seminari urbanizem

16
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS KATEDRA E URBANIZMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR VITI SHKOLLOR 2011/2012, SEMESTRI I V-të URBANIZMI 1 Dimensioni: Social Gjakovë Studenti:Genc Demiraj 52/09 Asistent: Ilir Gjinolli

Upload: genc-demiraj

Post on 21-Apr-2015

127 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Seminari Urbanizem

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËSKATEDRA E URBANIZMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

VITI SHKOLLOR 2011/2012, SEMESTRI I V-tëURBANIZMI 1

Dimensioni: Social

Gjakovë

Studenti:Genc Demiraj 52/09

Asistent: Ilir Gjinolli

Janar 2012

Page 2: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Dimensioni social është një faktor i rendësishëm në urbanizëm.Hapësira dhe shoqëria janë të ndërlidhura në mes veti në një shkallë të madhe.Urbanistët krijojnë mjedise urbane gjë që ndikon drejpërdrejt në aktivitetet shoqërore,mirëpo edhe kto ambiente të krijuara modifikohen në mënyrë të vazhdueshme nga shoqëria.Temat kryesore që do të trajtohen në dimsnsionin social janë: I. Relacioni në mes të njerëzve dhe hapësirës II. Konceptet e ndërvarura të domenit publik dhe jetës publike III. Koncepti i fqinjësisë IV. Siguria V. Qasja dhe lehtësia e lëvizjes

I. Relacioni në mes të njerëzve dhe hapësirës

Gjakova si qytet me një të kaluar historike,ka përjetuar ndryshime të dukshme gjatë periudhave kohore.Ndryshimi më i madh që mund të vrehet është kalimi apo zhvendosja e qendrës nga Carshia e madhe në rrugën "Nëna Terezë",edhe pse nuk mund të quhet një zhvendosje drastike duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e aktiviteteve ditore(tregtare) zhvillohet në pjesën e Carshisë së madhe

Foto.1.1.Pamje nga carshia në një ditë tregu

Page 3: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Zhvillimi i hovshëm i kësaj pjese të qytetit ndodhi në shekullin e XVII-të.Formësimi që i ndodhi kësaj pjese ndikoj që kjo pjesë e qytetit të shfrytëzohet nga tregarë dhe zejtarë të ndryshëm duke ndikuar në krijimin e një ambienti të këndshëm shoqëror.Rrugët gjarpërore jo shume të gjera,fasadat e ulta me hapje të shumta,ndërtimet kryesisht të drurit bënë që carshia e madhe të ketë një rehati dhe komfor në aktivitetet e përditshme njerëzore.Aktivitetet që janë zhvilluar në këtë pjesë kanë qenë të shumta qofshin ato të domosdoshme,opsionale apo edhe sociale.Rrethi i krijuar në këtë hapsirë është shfrytëzuar mjaft mirë nga njerëzit për qëllimet e tyre ditore.

Foto.1.2.Pamje nga qendra në Carshinë e madhe

Page 4: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Foto.1.3.Pamje nga një rrugë në carshinë e madhe

Ndryshimet që kanë ndodhur pas luftës si pasojë e shkatrrimeve të shumta bënë që Gjakova të pësojë dëmtime të mëdha infrastrukturore,si pasojë edhe aktivitetet e zhvilluara më parë në këtë pjesë të reduktohen në mënyrë drastike.Tani qendra e qytetit kalon në rrugën "Nëna Terezë",kalim ky i kushtëzuar si nga lidhja e kësaj rruge me qytetin tjetër Pejën poashtu edhe nga ndërtimet e shumta të pasluftës.Hapsira e krijuar në këtë pjesë të qytetit është paksa e ngulfatur pa ndonjë plan të mirëfilltë urban mirëpo e adaptuar nga shoqëria.Tani shumica e aktiviteteve zhvillohen në këtë pjesë të qytetit.Kualiteti i këtyre hapsirave publike nuk është se mund të trajtohet si kualitative mirëpo prap se prap në këtë hapsirë zhvillohen të gjitha llojet e aktiviteteve.

Page 5: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Shoqëria ka ndikuar më shumë se sa një plan i hartuar nga urbanistët.E shtyrë nga nevojat personale,qytetarët kanë krijuar një rigrupim të ri në këtë hapsirë.Edhe pse pa ndonjë dizajn të mirë urban prap se prap kultura e përgjithshme ka ndikuar në sjellje të mirë të shoqërisë.

Page 6: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

II. Konceptet e ndërvarura të domenit publik dhe jetës publike

Jeta publike në Gjakovë me parqe të pakta është më shumë e koncentruar nëpër kafiteritë e qytetit.Kafeteritë janë të koncetruara në carshinë e vogël,si dhe janë të frekuentuara në masë më të madhe nga rinia.Grupmoshat tjera të shoqërisë më shumë preferojnë qetsinë familjare,duke marrë parasysh edhe humbjet njerëzore të pas luftës si dhe ndryshimet teknologjike që kanë ndodhur duke përfshirë internetin dhe televizionin,bënë që jeta publike e zhvilluar para luftës të ketë ndryshim nga ajo e pasluftës.Rënia e rëndësisë së aktiviteteve publike si në të gjitha vendet poashtu edhe në Gjakovë ka ndodhur siq edhe është pritur.

Foto.2.1.Pamje nga parku i qytetit.

Page 7: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Zhvendosja e jetës publike në atë më intime është edhe rezultat i dinamikës jetësore,poashtu e kushtëzuar edhe nga ekonomia e brishtë familjare.Mirëpo në parqet e vogla të qytetit ende mund të ndjehet jeta publike e frekuentuar kryesisht nga grupmoshat e vjetra.

Foto.2.2.Pamje tjeter nga parku

Në përgjithësi mund të themi se jeta publike është reduktuar në masë të madhe edhe pse ka tendenca që të ruhet dinamika jetësore e kohërave më të vjetra.

Page 8: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

III. Koncepti i fqinjësisë

Ndërtimet e shumta të pas luftë kanë bërë që qyteti i Gjakovës të zgjerohet duke u ndarë në lagje edhe më të mëdha.Kufijtë e lagjeve paraprake kanë nryshuar,duke bërë që të ktetë një rigrupim më ndryshe.Zgjerimi i qytetit ka ndikuar edhe në një rikonfigurim të ri të lagjeve.Ndërtimet më të shumta kanë ndodhur në pjesën që tani quhet "blloku i ri i qytetit".Edhe pse ndëritme të reja prap se prap nuk ka pasur një rregullim urban dhe si pasojë ka ardhe te një ngulfatje e re në qytet.Madhësia reale e lagjeve nuk mund të bazohet më në distanca otpimale të ecjes deri në shkollë pasi që zgjerimi ka qenë mjaft i madh,poashtu edhe kufijt nuk mund të definohen mjaft qartë,ndoshta veqori e mirë nëse bazohemi në atë se qfare thotë Jane Jacobs-"lagjet janë më të suksesshme nëse nuk dihet se ku fillojnë dhe ku mbarojnë".

Page 9: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

IV. Siguria

Siguria është një faktorë mjaft i rëndësishëm për funksionimin e një shoqërie.Duke u bazuar në ndryshimet e fundit politike dhe shoqerore mund të themi që në qytetin e Gjakovës ka një siguri të mjaftueshme.Ndryshimet që janë bërë në trafik duke krijuar rrugë një kahëshe si dhe me kufizimet e shpejtësise brenda qytetit është krijuar një ambient më i sigurtë,mirëpo prap se prat vrehen situata të rrezikshme të shkaktuara nga vetë vozitësit.Shtëpitë individuale janë të mbrojtura në mënyrë private,ndërsa banimi kolektiv edhe pse i kanoset rrezikut në masë më të madhe kultura e përgjithshme përsëri bën që të mos ketë eskalime të situatave.Qyteti i Gjakovës nga ëikitravel.org klasifkohet si një qytet me siguri të lartë,duke i siguruar turistët se mund të ecësh në cdo kohë gjatë natës dhe të mos brengosesh për asgjë.

Foto.3.1.Pamje nga rruga "Nëna Terezë".

Page 10: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

V. Qasja dhe lehtësia e lëvizjes

Gjakova si qytet nuk karakterizohet me hapsira të mëdha publike ndaj edhe qasja ndaj atyre hapsirave ekzistuese nuk është e mirë.Parkingjet e pamjaftueshme,rrugët e ngushta,trotuaret e zvogluara bëjnë që qasja e banorëve në hapsira të ndryshme publike mos të jetë e mjaftueshme.Poashtu edhe qasjet vizuele janë të kufizuara si pasojë e ndërtimeve të ndryshme me apo pa leje.Ndoshta si qasje simbolike më e mirë mund të veqohet Carshia e madhe edhe pse me rrugë të ngushta dhe me pothujse fare trotuare nuk është se ka ndonjë qarkullim të sigurtë.

Foto.3.1.Pamje nga një rrugë në qarshinë e madhe.

Page 11: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012

Gjakova si qytet nuk mund të klasifikohet si qytet i madh ndaj dhe nuk ka një rrjet të rregulluar urban të transportit.Mjetet e vetme të qarkullimit janë brenda qytetit janë veturat private,taxit e ndryshme,motocikletat etj.Përparësi është edhe konfiguracioni i rrafshtë i terenit gjë që e bën të lehtë edhe qarkullimin me bicikleta.Stacioni i autobusëve gjindet në hyrje të qytetit dhe është i vetmi stacion nga qytetarët e Gjakovës mund të udhëtojnë jasht qytetit.

Page 12: Seminari Urbanizem

Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-Katedra e Urbanizmit dhe Planifikimit Hpësinor-Viti shkollor 2011/2012