semundjet e ezofagut

6
SEMUNDJET E EZOFAGUT EZOFAGITI Definicioni, etiologjia dhe patogjeneza Demtimi i mukozes se ezofagut percillet nga inflamacioni i saj i njohur si ezofagit. Ai mund te kete ecuri akute dhe kronike dhe eshte pasoje e faktoreve kimike, mekanike dhe infektive. Ezofagiti akut mund te shfaqet gjate infeksioneve (kandidiaza, difteria, tifo abdominale) shpesh here me zgjerim te infeksionit prej gojes, faringut ose laringut. Ezofagiti akut mund te jete edhe i natyres korrozive (ezofagiti akut korrozive) si pasoje e demtimeve kaustike te rastesishme ose te qellimshme (tentime per vetvrasje) sikurse me sode kaustike, acide te ndryshme ose uje te vale. Ezofagiti kronik ndonese mund te shfaqet te alkoolistet kronike, me se shpeshti eshte pasoje e refluksit te lengut gastrik ne ezofag per nje kohe te gjate (ezofagiti kronik nga refluksi) i njohur klinikisht si semundja e refluksit gastro-ezofageal (GERD). Lengu acidik i lukthit demton mukozen ezofageale duke shkaktuar ndryshime inflamatore si hiperemi, erozion ose ne raste me te renda edhe ulceracion. Njihen disa faktore qe kontribuojne ne zhvillimin e GERD- it: abnormalitetet e sfinkterit te poshtem ezofageal, prezenca e hernise hiatale, klirensi jo-adekuat ezofageal (peristaltike defektoze e ezofagut), zbrazja e vonuar gastrike, shtypja e rritur intra-abdominale, obeziteti dhe faktoret dietare. Cilido nga keta faktore mund te marre primatin ne nje rast individual me GERD por ne te shumten e rasteve kemi prezencen e me shume se nje faktori. Tabloja klinike

Upload: arber

Post on 09-Jul-2016

45 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Ezofagu

TRANSCRIPT

Page 1: Semundjet e Ezofagut

SEMUNDJET E EZOFAGUT

EZOFAGITI

Definicioni, etiologjia dhe patogjeneza

Demtimi i mukozes se ezofagut percillet nga inflamacioni i saj i njohur si ezofagit. Ai mund te kete ecuri akute dhe kronike dhe eshte pasoje e faktoreve kimike, mekanike dhe infektive. Ezofagiti akut mund te shfaqet gjate infeksioneve (kandidiaza, difteria, tifo abdominale) shpesh here me zgjerim te infeksionit prej gojes, faringut ose laringut. Ezofagiti akut mund te jete edhe i natyres korrozive (ezofagiti akut korrozive) si pasoje e demtimeve kaustike te rastesishme ose te qellimshme (tentime per vetvrasje) sikurse me sode kaustike, acide te ndryshme ose uje te vale. Ezofagiti kronik ndonese mund te shfaqet te alkoolistet kronike, me se shpeshti eshte pasoje e refluksit te lengut gastrik ne ezofag per nje kohe te gjate (ezofagiti kronik nga refluksi) i njohur klinikisht si semundja e refluksit gastro-ezofageal (GERD). Lengu acidik i lukthit demton mukozen ezofageale duke shkaktuar ndryshime inflamatore si hiperemi, erozion ose ne raste me te renda edhe ulceracion. Njihen disa faktore qe kontribuojne ne zhvillimin e GERD-it:

abnormalitetet e sfinkterit te poshtem ezofageal, prezenca e hernise hiatale, klirensi jo-adekuat ezofageal (peristaltike defektoze e ezofagut), zbrazja e vonuar gastrike, shtypja e rritur intra-abdominale, obeziteti dhe faktoret dietare.

Cilido nga keta faktore mund te marre primatin ne nje rast individual me GERD por ne te shumten e rasteve kemi prezencen e me shume se nje faktori.

Tabloja klinike

Simptoma themelore te i semuri me ezofagit jane urthi (pyrosis-djegie retrosternale), dhembja retrosternale, disfagia, odinofagia si dhe regurgitimi i permbajtjes gastrike ne goje. Simptomat behen me te shprehura ose provokohen me te gelltitur ushqimin ose lengje si dhe me nderrimin e pozites trupore sikurse gjate perkuljes ose shtrirjes gje qe favorizon refluksin. Rendesa e simptomave nuk eshte e nderlidhur me shkallen (histologjike) e ezofagitit pra korelacioni mes tyre eshte i varfer. Dhembja ne kraheror nganjehere mund te jete e madhe dhe te imitoje nje angina pectoris, me gjase dhembja ne keto raste vie nga nje spazme e ezofagut e nxitur nga refluksi.

Komplikimet

Per shkak te proliferimit te indit lidhor ne muret e ezofagut mund te vie deri te striktura/stenoza (beninje) e ezofagut e cila prezantohet me disfagi qe eshte me e shprehur per ushqimin e forte se sa ate te lenget. Nje gjendje pre-malinje e njohur si ezofagu i Barretit eshte komplikim i GERD-it. Te ezofagu i Barret-it per ti bere balle me mire lengut gastrik, mukoza e pjeses se poshtme te ezofagut i nenshtrohet metaplazionit gjate te cilit epiteli normal skuamoze shnderrohet ne ate kolumnar (cilindrik) te tipit gastrik ose intestinal. Komplikime te ezofagitit jane edhe perforacioni, gjakderdhja dhe anemia percjellese.

Page 2: Semundjet e Ezofagut

Diagnoza

Per vertetimin e ezofagitit mund te behet ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik si edhe monitorimi 24-oresh i pH-se intraluminale. Marrja e biopsise eshte e dobishme ne rastet me ezofag te Barret-it. Ne diagnoze diferenciale duhet dalluar nga angina pectoris dhe semundjet malinje te ezofagut.

Mjekimi

Mjekimi i ezofagitit varet ne radhe te pare nga shkaktari. Nese eshte pasoje e nje infeksioni atehere trajtohet me antimikrobiket adekuat. Ne rast te refluksit-GERD shfrytezohen antacidet, inhibitoret e pompes protonike (PPI) dhe H2 bllokatoret qe te menjanohet efekti demtues i lengut gastrik. Efektive mund te jene edhe barnat prokinetike. Humbja ne peshe, shmangia e ushqimit precipitues dhe ngritja e pjeses se siperme te trupit ne shtrat jane disa nga masat e pergjithshme qe permiresojne gjendjen e te semurit me GERD. Tek ata te te cilet nuk arrihen rezultate permes masave te siperpermendura mund te kryhet nderhyrja kirurgjike.

HERNIA HIATALE

Hernia hiatale eshte forme e shpeshte e hernive diafragmale qe karakterizohet me kalimin (hernizimin) e kardias dhe fundusit permes hiatusit ezofageal ne zgavren e kraherorit. Ekzistojne tre tipe te hernise hiatale:

Hernia aksiale (rreshqitese) Hernia jo-aksiale (paraezofageale) Hernia e tipit te kombinuar

Hernia rreshqitese eshte tipi me i shpeshte, ajo perben 95% te rasteve. Ne hernien rreshqitese nje pjese e fundusit te lukthit me junksionin gastroezofageal ngjiten (rreshqasin per se gjati) neper hiatusin ezofageal ne toraks ku formohet nje zgjerim (dilatacion) ne forme kembane. Per dallim nga tipi rreshqites, hernia paraezofageale karakterizohet me futjen e nje pjese te fundusit krah ezofagut ne kafazin e kraherorit perderisa junksioni gastroezofageal mbetet ne vendin e tij normal.

Patogjeneza

Faktoret qe mundesojne zhvillimin e hernise hiatale jane zgjerimi i hiatusit ezofageal nga zvogelimi i tonusit muskulor, zvogelimi i elasticitetit te indit lidhor ose diafragma e dobet kongjenitale. Pervec ketyre rritja e shtypjes intraabdominale sikurse gjate kollitjes, vjelljes, shtatezanise, obezitetit kontribuojne ne krijimin e hernise. Refluksi i permbajtjes gastrike qe mund te paraqitet te hernia hiatale eshte pasoje e humbjes se gradientit te shtypjes ne mes te kavitetit abdominal dhe atij torakal i cili ne kushte normale ngushton hiatusin, gjithashtu ne refluks rol luan edhe zhdukja e kendit te pjerret ne mes te kardies dhe ezofagut.

Page 3: Semundjet e Ezofagut

Tabloja klinike

Ndonese ne te shumten e rasteve asimptomatike, hernite hiatale mund te percillen me refluks te permbajtjes gastrike gje e cila manifestohet me simptoma perkatese: djegie retrosternale (urthi), regurgitimi, spazmi (shiko ezofagitin).

Komplikimet

Ezofagiti, ezofagu i Barret-it, striktura e ezofagut, ulcera peptike e ezofagut, perforacioni, gjakderdhja, anemia, volvulusi i hernise.

Diagnoza Te dhenat anamnestike, ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik

Mjekimi (shiko ezofagitin)

AHALAZIONI

Definicioni, etiologjia dhe patogjeneza

Ahalazioni eshte crregullim funksional te i cili mungon relaksimi normal i pjeses perfundimtare te ezofagut. Deri te kjo vie si rrjedhoje e 1. hipertonicitetit te sfinkterit te poshtem ezofageal qe deshton se relaksuari ne pergjigje ndaj procesit te gelltitjes dhe 2. aperistaltikes. Shkaktari nuk njihet (dyshohet per etiologji autoimune, neurodegjenerative, virale) por eshte verejtur lirimi defektoz i neurotransmitereve (oksidi nitrik) nga ana e neuroneve inhibitore ne sfinkterin e poshtem ezofageal si dhe inflamacioni i pleksusit mienterik me reduktim te numrit te qelizave ganglionare. Pra te ahalazioni kemi nje disfunksion neuromuskulor i cili prodhon nje obstruksion funksional te ezofagut i shoqeruar edhe nga mungesa e valeve peristaltike prepulzive gje qe pamundeson kalimin adekuat te ushqimit prej ezofagut ne lukth dhe keshtu ushqimi fillon te ngec ne ezofag (staze) dhe si pasoje ndodhe dilatimi dhe ndryshimet inflamatore te ezofagut. Pjesa e poshtme e ezofagut eshte plotesisht e ngushtuar kurse pjesa proksimale e zgjeruar, kjo njihet si megaezofagus.

Tabloja klinike

Simptomat qe shoqerojne ahalazionin jane: disfagia, ndjesia e presionit ne epigastrium dhe regurgitimi i ushqimit nga ezofagu i dilatuar. Disfagia zhvillohet gradualisht dhe ne fillim eshte intermitente dhe me e theksuar ne ushqim te forte. Regurgitimi i permbajtjes se ezofagut me se shpeshti ndodhe gjate shtrirjes vecanerisht naten (regurgitimi nokturnal). Disa te semure nganjehere perjetojne episoda te dhembjes ne kraheror qe jane pasoje e spazmeve te ezofagut e te cilat nganjehere gjasojne me dhembje te origjines kardiake.

Komplikimet

Per shkak te stagnimit te ushqimit ne ezofag mund te lajmerohen ndryshime inflamatore te mukozes, pra nje ezofagit. Mund te ndodhin edhe erozione, ulceracione dhe gjakderdhje. Gjate regurgitimit te ushqimit nga ezofagu mund te aspitohet permbajtja dhe te shfaqet pneumonia aspirative. Eshte hetuar nje incidence e rritur e kancerit ezofageal te personat qe vuajne nga ahalazioni.

Page 4: Semundjet e Ezofagut

Diagnoza Ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik

Mjekimi

Trajtimi farmakologjik pergjithesisht jep rezultate te dobeta. Ahalazioni mund te trajtohet ne menyre endoskopike me dilatim pneumatik permes balones se pozicionuar ne sfinkterin e poshtem ezofageal. Ne menyre endoskopike mund te behet edhe injektimi i toksines botulinike ne sfinkterin e poshtem ezofageal. Nese keto metoda nuk kane sukses atehere mund te kryhet edhe intervenimi kirurgjik - miotomia e njohur si operacioni i Heller-it.