sesioni informativ per ftesën e parë për...

23
rural development for sustainable employment Sesioni informativ per ftesën e parë për propozime 30 Nëntor 2016 rural development for sustainable employment

Upload: others

Post on 23-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

rural development

for sustainable

employment

Sesioni informativ per ftesën e parë për propozime 30 Nëntor 2016

rural development for sustainable employment

Page 3: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Objektivi specifik i ftesës për propozime:

Krijimin e ndërmarrjeve agro-ushqimore për përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore

Si dhe promovimin e zinxhirit të vlerave bujqësore në komunat Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug.

Përmirësimin/rritjen e prodhimit primar bujqësor

Page 4: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Çështjet prioritare përfshijnë:

• PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS SË PRODHIMTARISË BUJQËSORE, ME QËLLIM TË RRITJES DHE PËRMIRËSIMIT TË PRODHIMIT DHE CILËSISË SË PRODHIMEVE BUJQËSORE;

• FUTJA E TEKNIKAVE DHE PRAKTIKAVE MODERNE TË MBARËSHTIMIT TË BAGËTISË DHE TË

KULTIVIMIT TË KULTURAVE BUJQËSORE, DUKE PËRFSHIRË EKSPERIMENTIMIN ME KULTIVARË DHE HIBRIDE TË REJA TË KULTURAVE BUJQËSORE, TË TILLA SI VARIETETET E REJA TË SALLATAVE, SI DHE PËRDORIMIN E PRAKTIKAVE TË ZHVILLUARA PËR ZGJATJEN E SEZONIT TË KULTIVIMIT;

• PËR TË ZGJERUAR NJË FERMË EKZISTUESE, PËR TË RRITUR NUMRIN E KOPEVE, PËR TË FILLUAR APO PËR TË NGRITUR NJË PEMISHTE.

• KRIJIMI APO PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS BUJQËSORE PËR PËRPUNIM, RUAJTJE DHE PAKETIM;

• PROJEKTET QË PROMOVOJNË BASHKËPUNIMIN NË ZINXHIRIN USHQIMOR NDËRMJET PRODHUESVE PRIMAR TË INDUSTRISË BUJQËSORE, INDUSTRISË SË PËRPUNIMIT DHE PALËVE TË TRETA;

• PROJEKTET QË NXISIN INOVACIONIN DHE ZHVILLIMIN E PRODUKTEVE TË REJA, DUKE SHTUAR VLERËN, BASHKËPUNIMET PËR TË SHFRYTËZUAR TREGJET E REJA DHE PËR TË SHKURTUAR ZINXHIRIN E FURNIZIMIT USHQIMORË DUKE I LIDHUR PRODHUESIT ME PËRPUNUESIT;

• MBËSHTETJA E FERMERËVE PËR KRIJIMIN DHE ZGJERIMIN E PRODUKTEVE ME VLERË TË SHTUAR, SI TË MARMALATËS DHE TË PRODUKTEVE TJERA, POR JO VETËM;

Page 5: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Çështjet prioritare përfshijnë:

• Mbështetja e prodhuesve të perimeve jashtë sezonit, me theks të veçantë në varietetet e

perimeve dhe sallatave në serra me sipërfaqe prej minimalisht 0.05 Ha;

• Projektet për promovimin e prodhimit natyral dhe organik;

• Projektet që mbështesin zhvillimin dhe zgjerimin e qasjes integruese në komunat e synuara, të cilat do të mbështesnin rritjen ekzistuese dhe potencialin e nën-sektorëve në komunat e synuara, si të: industrisë së zogjve për mish, produkteve pyjore jo-drusore, industrisë së përpunimit të mishit, industrisë së qumështit, qendrave të përpunimit të perimeve dhe qendrave për grumbullimin e perimeve;

• Projektet që ofrojnë perspektiva të punësimit edhe për fermerë të vegjël, me theks të veçantë në mbështetjen e grave, të rinjve, pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë të papunë, si dhe të personave me nevoja të veçanta të cilët janë të angazhuar në bujqësi dhe zhvillim rural;

Page 6: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Vlera për grante

• Shuma e përgjithshme indikative në dispozicion për këtë ftesë për propozime është 381,000.00 Euro. # Fusha Vlerat minimale dhe

maskimale në EUR

1 Prodhimi primar bujqësor 5,000-10,000

2 Projektet për përpunim të produketeve

bujqësore

10,000-25,000

3 Grantet grupore 20,000

Page 7: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Veprimtaritë e pranueshme për financim

• Përmirësimi i infrastrukturës së prodhimit bujqësor me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të prodhimit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore;

• Forcimi i kapaciteteve të njohurive rreth potencialeve në bujqësi;

• Lehtësimi i futjes së teknologjive të reja që lidhen me përpunimin bujqësor, higjienën, cilësinë dhe tregtimin;

• Mbështetja e sinergjive ndërmjet bujqësisë dhe formave të tjera të bizneseve;

• Përmirësimi i magazinimit të produkteve të gatshme;

• Promovimi i produkteve të reja të përpunuara;

• Mbrojtja e tokës bujqësore për ruajtjen / përmirësimin e prodhimit;

• Merren parasysh edhe çështjet e ndërlidhura siç janë barazia gjinore (përfshirja e grave fermere kanë përparësi) dhe mbrojtja dhe menaxhimi i mjedisit;

Page 8: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Veprimtaritë dhe kostot e papranueshme për financim • Blerja e traktorëve dhe pajisje të tjera mbështetëse, që ndikojnë vetëm tek një

numër i kufizuar i përfituesve.

• Materialet harxhuese, si farërat dhe plehrat pa ndonjë koncept themelor.

• Kërkesat për lopë qumështore apo bagëti të tjera, pa shpjegim të duhur të kthimit të investimeve (ROI), si dhe për përfitime të tjera relevante.

• Shpenzimet e shkaktuara para se të jepet granti ose pas përfundimit të kontratës.

• Shpenzimet për stafin dhe personelin tjetër.

• Shpenzimet për paisje të përdorura.

• Shpenzimet e zakonshme operative (si shpenzimet për materialet harxhuese, të mirëmbajtjes dhe të ngjashme).

Page 9: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Kriteret për kualifikim të aplikuesve

• Aplikuesit e pranueshëm i përkasin njërës prej kategorive të mëposhtme: fermerëve, shoqatave të fermerëve, bizneseve lokale, shoqatave bujqësore, organizatave jo-qeveritare, autoriteteve lokale, sipërmarrësve;

• Aplikuesit duhet të jenë banorë të, dhe/ose të kenë biznes apo organizatë të regjistruar në komunën e Prishtinës, Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut;

• Fermerët me tokë të punueshme me sipërfaqe maksimale prej 5 hektarë dhe jo më pak se 0.5 hektarë;

• Fermerët që nuk kanë qasje në inpute bujqësore të cilësisë së lartë, në grante dhe subvencione, shërbime dhe pajisje;

• Fermerët me kapital të kufizuar, duke përfshirë bagëtinë: fermerët që posedojnë midis 3 deri 10 lopë qumështore e të cilët dëshirojnë të aplikojnë për rritje të numrit të bagëtisë dhe/ose të përmirësimit të strukturës së mbarështimit të lopëve qumështore, si dhe për përmirësimin e kushteve të stallave; fermerët të cilët posedojnë tufë të vogël të bagëtisë e që dëshirojnë të përmirësojnë kushtet e stallave (d.m.th. pronarët e vegjël të fermave me minimalisht 10 dhe maksimalisht 100 bagëti të vogla);

• Fermerët dhe/ose bletarët të cilët posedojnë midis 20 deri në 30 koshere;

Page 10: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Kriteret shtesë për aplikuesit e përzgjedhur:

• Aplikuesit e përzgjedhur duhet të ofrojnë dokumente të pronësisë së tokës/arave të cilat planifikohen të mbillen, ose të ofrojnë kontrata të qirasë me periudhë minimale dhjetë vite nga data e para-përzgjedhjes për dhënien e grantit nga projekti.

• Për projektet për zgjerimin e prodhimit të perimeve jashtë sezonit dhe të frutave në komunat e synuara, aplikuesit do t'i kërkohet që të ofrojë një analizë fizike dhe kimike të dheut në fazën e zbatimit të grantit të projektit. Përveç kësaj, do të rimbursohen vetëm fidanët e certifikuara.

Page 11: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Përqindja e financimit

Veprimtaritë Shkalla e grantit

Projektet për promovimin e kulturave të reja bujqësore Deri në 80% të kostove të pranueshme

Projektet për promovimin e produkteve të reja të

përpunuara.

Deri në 75% të kostove të pranueshme

Përmirësimi i teknologjisë së sistemit të ujitjes dhe të teknologjive tjera të pemishteve ekzistuese.

Deri në 75% të kostove të pranueshme

Projektet për përmirësimin e zinxhirit të vlerave të prodhimit të produkteve të qumështit.

Deri në 75% të kostove të pranueshme

Projektet për krijimin e pemishteve të reja. Deri në 75% të kostove të pranueshme Përmirësimi i zinxhirit të vlerave të prodhimit të produkteve pyjore jo-drusore, me theks të veçantë në manaferrat dhe frutat tjera të malore.

Deri në 75% të kostove të pranueshme

Projektet e fokusuara në rritjen e numrit të bagëtisë (d.m.th. lopët, dhitë, por jo vetëm), të pasuar me përmirësimin e kapaciteteve të stallave dhe kulturave.

Deri në 80% të kostove të pranueshme

Projektet, ideja kryesore e të cilëve është blerja e mekanizimeve bujqësore, pajisjeve për përpunimin e ushqimit dhe të pajisje të tjera, që ndikojnë vetëm tek përfituesit individual.

Deri në 60% të kostove të pranueshme

Projektet e fokusuara vetëm në blerjen e inputeve bujqësore të tilla si: farë, pleh dhe inpute të tjera.

Deri në 50% të kostove të pranueshme

Projektet e fokusuara vetëm në blerjen e lopëve qumështore dhe të bagëtive të tjera, pa veprimtari të planifikuara për përmirësimin e kushteve të stallave dhe/ose kulturave.

Deri në 50% të kostove të pranueshme

Projektet për kultivimin e perimeve jashtë sezonit. Deri në 80% të kostove të pranueshme

Page 12: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Aplikimi • Aplikuesi dorezon nje propozim ku do te beje

pershkrimin e idese se projekit. Aplikuesi mund te aplikoj ne te tre gjuhet: Shqip, Serbisht dhe Anglisht, duke perdorur format e shkarkuara nga web faqja e projektit :www.resi-ks.org.

• Aplikacionet e plotesuara me dore, nuk do te

pranohen.

• Kerkohet nga aplikuesit te dorezojne nje propozim origjinal ne nje zarf te mbyllur te formatit A4 i cili shenohet me “Aplikacioni Teknik”. Tabela me te dhenat personale do te dorezohet ne nje zarf tjeter te mbyllur duke perdorur formatin e shkarkuar nga: www.resi-ks.org.

• Te dyja zarfet pastaj vendosen ne nje tjeter zarfe te

jashtem te formatit A3. Aplikacioni i kompletuar ( pjesa a: forma e aplikacionit teknik), buxheti (pjesa b: buxheti ) dhe te dhenat personale ( pjesa c: tabela e te dhenave personale ).

Page 14: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Kalkulimi i thjeshtë i ROI/Kthimit të investimeve:

• Total investimi: 15,000 Euro; • Profiti ne vitin e pare: 16,000 Euro;

ROI= (Profiti-Totali i investimeve)/Totalin e investimeve=(16,000-15,000)/15,000= =1000/15,000= 6%

Page 15: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Aplikimi

Nje zarf i formatit A3 me aplikacionin e kompletuar

Nje zarf me te dhena personale

Nje zarf me aplikacionin teknik(përshkrimi i

projektit dhe buxhetin)

Page 16: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Aplikimi dhe afatet e dorëzimit

• Aplikuesit duhet të dorëzojnë propozimin, me një përshkrim të projektit ideor. Aplikuesit mund të aplikojnë në gjuhën angleze ose ato vendore, duke përdorur formularin që mund të shkarkohet nga faqja e internetit të RESI-t: www.resi-ks.org. Aplikimet e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Raundi i financimit Afati për dorëzimin e propozimeve Vlerësimi

Thirrjet për propozime nga RESI, që

synojnë përmirësimin/rritjen e

prodhimit primar bujqësor, krijimi i

ndërmarrjeve agro-ushqimore për

përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e

produkteve bujqësore dhe promovimin e

zinxhirit të vlerave bujqësore në

komunat: Prishtinë, Novobërdë,

Kamenicë dhe Ranillug.

20 Janar 2017,

ora 16:00

Finalizimi i procesit te vlerësimit nga fillimi i muajit shkurt të vitit 2017

• Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të afatit për dorëzim, nuk do të pranohen.

Page 17: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Dorëzimi i aplikacioneve

Titulli: Ftesa e parë për propozime-Projekti RESI

Për: Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Prishtinës, Rr. UÇK-2-10000, Prishtinë, Kosovë, Zyra 7

• Zarfi i jashtëm i aplikacionit duhet të përmbajë

Page 18: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Procesi i aplikimit

Sesionet informative

Fillimi i aplikimit

2 Dhjetor 2016

30 Nëntor 2016

5,6 dhe 7 Dhjetor 2016

Afati për pyetje për sqarime shtesë

12 Janar 2017 ne 23:59

Dorëzimi i aplikacioneve

20 Janar 2017, ne 1600

Page 19: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Vlerësimi dhe përzgjedhja

Hapja e aplikacioneve

23 Janar 2017

Informimi i aplikuesve

Nënshkrimi i kontratave

15 Shkurt 2017

6 Shkurt 2016

Vizitat e verifikimit

Page 20: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Vlerësimi i aplikacioneve

• Vlerësimi i propozimeve do të bëhet në tri nivele, nga një komision i pavarur vlerësues ndërkombëtar, si dhe do të miratohet nga donatori. EKIPI I PROJEKTIT NUK DO TË JETË PJESË E VLERËSIMIT.

• Sa realist dhe i realizueshme është veprimtaria a propozuar; • Cilësia e strategjisë së paraqitur; • Kapaciteti (i ndërmarrjes, individit ose grupit të komunitetit) për

të menaxhuar veprimtarinë; • Kostot e duhura dhe te arsyeshme (të justifikueshme); • Numri i vendeve të krijuara të punës dhe qëndrueshmëria e

tyre; • Qëndrueshmëria e projektit; • Ndikimi i projektit në integrimin gjinor/pjesëmarrja e grave

fermere; • Ndikimi i projektit në mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit,

çfarë ndikimi do të ketë projekti në mjedis - krijimi i kushteve për të shmangur efektet negative në burimet natyrore prej të cilave varen veprimet, si dhe në mjedisin më të gjerë natyror.

• Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të njoftohen përmes e-mailit, më së voni brenda 1 muaji pas përfundimit të afatit të dorëzimit (deri më 20 Shkurt 2017).

Page 21: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Informata shtesë rreth aplikimit

• Thirrjet telefonike ose takimet me stafin e projektit RESI, NUK JANË TË LEJUARA.

• Pyetjet në lidhje me procedurat e jo në lidhje me përmbajtjen mund të dërgohen me e-mail në këtë adresë: [email protected], jo më vonë se 5 ditë para afatit të dorëzimit të aplikacioneve.

Page 22: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Procesi i verifikimit

• Nëse informatat në aplikacion nuk përputhen me gjendjen në teren - aplikuesi nuk do të jenë të ligjshëm për çdo financim të mëtejshëm nga projekti RESI (në listën e zezë)

• Ofertat e dorëzuara nga Aplikuesi pasi u

zgjedhur pasqyrojnë një çmim më të lartë se çmimet e tregut, aplikuesi do të futet në listë të zezë.

• Për projektet e përzgjedhura verifikimi në teren është parashikuar:

Page 23: Sesioni informativ per ftesën e parë për propozimeresi-ks.org/shq/wp-content/uploads/sites/2/Sesioni-in...Projektet për promovimin e produkteve të reja të përpunuara. Deri në

Menaxhimi i granteve • Pasi të përfundojë procesi i vlerësimit, ekipi i projektit RESI do të kërkojë nga përfituesit e para-përzgjedhur të

granteve që të ofrojnë të paktën tri oferta të marra nga shitësit e ndryshëm, për pajisjet e nevojshme ose shërbimet e parashikuara nga projekt propozimet.

• Ekipi i projektit RESI do të mbledhë dhe kontrollojë ofertat, për të verifikuar nëse ato pasqyrojnë çmimin e vërtetë të tregut. Nëse ofertat e mbledhura nga projekti RESI janë 20% më të lira se sa mesatarja e 3 ofertave të ofruara nga aplikuesi - aplikuesi nuk do të jetë i pranueshëm për çfarëdo financimi të mëtejshëm nga projekti RESI.

• Pas përfundimit të përzgjedhjes, marrëveshjet e nën-kontraktimit do të nënshkruhen me secilin përfitues të përzgjedhur, mes tyre dhe projektit CARE International në Ballkan/RESI. Në marrëveshjen e nën-grantit, projekti pret rezultate dhe tregues të matshëm që do të përcaktohet dhe dakordohen me përfituesin.

• Kontributi/pjesëmarrja financiare e aplikuesit duhet të investohet në fazën e parë të realizimit të projektit. Kjo duhet të dëshmohet me fatura origjinale, transfertat bankare të bëra me furnizuesit/kontraktorët dhe me listën e garancionit për pajisjet e reja.

• Investimet e bëra duhet të inspektohen nga ekipi e projektit RESI dhe nga stafi i komunave përkatëse. Kontributi/pjesëmarrja financiare e aplikuesit duhet të realizohet brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të kontratës me projektin CARE International në Ballkan/RESI. Në rast se aplikuesi nuk i përmbush kërkesat për kontributin/pjesëmarrjen financiare, projekti CARE International në Ballkan/RESI rezervon të drejtën për të rialokuar fondet në projekte të tjera.

• Përfituesit e përzgjedhur nuk do t'i ofrohet asnjë parapagim nga ana e projektit CARE International në Ballkan/RESI. Pagesat do të bëhen në bazë të parimit të rimbursimit.

• Investimet e bëra nga ekipi i projektit CARE International në Ballkan/RESI dhe të financuara nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) duhet të ruhen për një periudhë minimale prej 10 viteve, pas realizimit të projektit.

• Monitorimi dhe vlerësimi (M&V) do të zhvillohet rregullisht nga ekipi i projektit RESI dhe do të mbështetet nga stafi teknik përkatës nga komunat partnere: Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug.