sheera_shqip_gusht

4
Në këtë botim: - Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012-2015 - Samiti Global i Grave Kuala Lumpur, Malajzi - Përfituese e Programit “Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012 – 2015” Znj. Fatime Limaj - “Takimi i tretë Strategjik me Ekspert për Gratë Sipërmarrëse” - Konferenca me temën: “Gratë Sipërmarrëse si një Katalizatorë për Ndryshim – Gratë Tejkalojnë Ndarjen” - Vizitë Studimore në Shqipëri “Transferimi i Njohurive në Sektorin - Rural” B U L E T I N Vëllimi 4, / Gusht /2013 SHOQATA AFARISTE E GRUAS “MBËSHTETJE PËR GRATË SIPËRMARRËSE NË AGROKULTURË 2012-2015” Në Muajin Prill 2013, trajnimet në regjionin e Gjilanit kanë përfunduar ku nga ky program kanë përfituar 234 gra fermere. Programi është duke vazhduar në regjionin e Gjakovës deri në muajin Tetor 2013, ku edhe do të përfundojnë trajnimet me temë “Si të filloni Biznesin Tuaj”. SHE-ERA prej muajit Gusht 2013, ka filluar kursin e biznesit për gratë dhe vajzat e zonave rurale në regjionin e Mitrovicës duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore ku nuk mungon interesimi i grave për të përfituar nga ky projekt. Grupi i parë i kursit të biznesit për gratë sipërmarrëse në agrikulturë është duke u ndjekur në komunën e Vushtrrisë, ku përfituese të këtij grupi janë 24 gra, ndërsa grupi i dytë do të mbahet në fshatin Runik (Komuna e Skenderajt) në muajin Shtator 2013. SHE-ERA është duke punuar në formimin e grupeve të tjera në regjionin e Mitrovicës, duke kontaktuar gratë e interesuara që të përfitojnë nga shërbimet të cilat do t'iu ofrohen në ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit. Kursi i biznesit zgjatë një muaj dhe pas përfundimit me sukses, pjesëmarrëset do të pajisen me biznes plane dhe certifikata bazuar në rezultatet e treguara gjatë trajnimit si dhe në vazhdimësi puna e tyre do të monitorohet dhe promovohet nga stafi i SHE-ERA's. Gjithashtu gratë sipërmarrëse në Agrikulturë në vazhdimësi do të informohen dhe do të ndihmohen në aplikimin e grandeve të cilat ofrohen nga partneret e tjerë zhvillimore dhe nga institucionet qeveritare të vendit. Mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012-2015 1 Mbështetja për Gratë Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012 – 2013, është projekt i cili zbatohet nga Shoqata Afariste e Gruas SH-ERA, dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. Objektivat e projektit janë: Të kontribuojë në arritjen e objektivave të Strategjive Kombëtare për Agrikulturë dhe Zhvillim Rural ( PZHRB) dhe Programin Kombëtarë për Barazi Gjinore. Projekti fokusohet në katër regjione: Gjakova, Gjilani, Mitrovica dhe Peja. Këto regjione konsiderohen si më kryesoret në Kosovë, të cilat disponojnë potencial për rritje dhe zhvillimi të agrikulturës në vendin tonë.

Upload: she-era

Post on 22-Oct-2015

12 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Në këtë botim:

- Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012-2015

- Samiti Global i Grave Kuala Lumpur, Malajzi

- Përfituese e Programit “Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012 – 2015” Znj. Fatime Limaj

- “Takimi i tretë Strategjik me Ekspert për Gratë Sipërmarrëse”

- Konferenca me temën: “Gratë Sipërmarrëse si një Katalizatorë për Ndryshim – Gratë Tejkalojnë Ndarjen”

-Vizitë Studimore në Shqipëri “Transferimi i Njohurive në Sektorin - Rural”

B U L E T I NVëllimi 4, / Gusht /2013

SHOQATA AFARISTE E GRUAS

“MBËSHTETJE PËR GRATË SIPËRMARRËSE NË AGROKULTURË 2012-2015”

Në Muajin Prill 2013, trajnimet në regjionin e Gjilanit kanë përfunduar ku nga ky program kanë përfituar 234 gra fermere. Programi është duke vazhduar në regjionin e Gjakovës deri në muajin Tetor 2013, ku edhe do të përfundojnë trajnimet me temë “Si të filloni Biznesin Tuaj”.

SHE-ERA prej muajit Gusht 2013, ka filluar kursin e biznesit për gratë dhe vajzat e zonave rurale në regjionin e Mitrovicës duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore ku nuk mungon interesimi i grave për të përfituar nga ky projekt. Grupi i parë i kursit të biznesit për gratë sipërmarrëse në agrikulturë është duke u ndjekur në komunën e Vushtrrisë, ku përfituese të këtij grupi janë 24 gra, ndërsa grupi i dytë do të mbahet në fshatin Runik (Komuna e Skenderajt) në muajin Shtator 2013.

SHE-ERA është duke punuar në formimin e grupeve të tjera në regjionin e Mitrovicës, duke kontaktuar gratë e interesuara që të përfitojnë nga shërbimet të cilat do t'iu ofrohen në ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit.

Kursi i biznesit zgjatë një muaj dhe pas përfundimit me sukses, pjesëmarrëset do të pajisen me biznes plane dhe certifikata bazuar në rezultatet e treguara gjatë trajnimit si dhe në vazhdimësi puna e tyre do të monitorohet dhe promovohet nga stafi i SHE-ERA's. Gjithashtu gratë sipërmarrëse në Agrikulturë në vazhdimësi do të informohen dhe do të ndihmohen në aplikimin e grandeve të cilat ofrohen nga partneret e tjerë zhvillimore dhe nga institucionet qeveritare të vendit.

Mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës

Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012-2015

1

Mbështetja për Gratë Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012 – 2013, është projekt i cili zbatohet nga Shoqata Afariste e Gruas SH-ERA, dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Objektivat e projektit janë: Të kontribuojë në arritjen e objektivave të Strategjive Kombëtare për Agrikulturë dhe Zhvillim Rural ( PZHRB) dhe Programin Kombëtarë për Barazi Gjinore.

Projekti fokusohet në katër regjione: Gjakova, Gjilani, Mitrovica dhe Peja. Këto regjione konsiderohen si më kryesoret në Kosovë, të cilat disponojnë potencial për rritje dhe zhvillimi të agrikulturës në vendin tonë.

Samiti Global i Grave - Kuala Lumpur, Malajzi

Përfituese e Programit “Mbështetje Grave Sipërmarrëse

në Agrikulturë 2012 – 2015” Znj. Fatime Limaj

Qershor 2013,

Samiti Global i Grave u mbajt në Kuala Lumpur të

Malajzisë, ku pjesëmarrës ishin 1100 gra nga 70

shtete të Botës. Në këtë Samit delegacioni i

Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Presidentja

Znj. Atifete Jahjaga, me mbështetjen e Presidentes u

përfaqësua edhe nga gratë Znj. Mirlinda Kusari

Purrini përfaqësuese e Rrjetit të Grupeve të Grave të

Kosovës (Drejtoresh Ekzekutive e SHE-ERA) dhe

Znj. Afërdita Saraqini Kelmendi, Presidente e

Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës.

Samiti u konceptua si lidhje në të cilën të gjithë sektorët - publik, privatë dhe jofitimprurës u mblodhën së bashku nën

vizionin e përbashkët për zgjerimin e mundësive globale ekonomike të grave nëpërmjet të shkëmbimit të zgjidhjeve

strategjike dhe punës krijuese nga gratë udhëheqëse në pjesë të ndryshme të botës. Përmes një forumi vjetor, hulumtim,

tryeza të rrumbullakëta dhe programe të tjera, qëllimi i Samitit Global ishte promovimi dhe informimi i grave

sipërmarrëse, si dhe avancimi ekonomik i tyre. Seancat plenare dhe panelet ishin të një kalibri shumë të lartë, ku na u dha

mundësia që të takohemi dhe të shkëmbejmë përvojat me gra liderë nga qeveria dhe biznesi, dhe të mësojmë për statusin e

grave në nivel global.

2

Gratë Sipërmarrëse në Agrikulturë vazhdojnë të jenë të suksesshme në fushën e Agrikulturës duke sjellë rezultate në

sektorin privat pas përfundimit me sukses të trajnimeve një mujorë me temë: Si ta fillojmë një biznes të suksesshëm.

Zj. Fatime Limaj nga Banja e Malishevës, e cila vazhdon traditën shumë vjeçare të familjes saj, në sektorin e agrikulturës

duke u marrë me kultivimin e pemëve, me fokus të veçantë kultivimin e dredhëzave në tokë të hapur dhe në sera,

kultivimin fidanëve dhe rritjen e tyre siç janë: domatet, tranguj dhe mbi 4 lloje të specave.

Në Nëntor të vitit 2009, Zj. Limaj themeloj shoqatën “Fatjona”, e cila vazhdon të jetë aktive në panaire dhe aktivitete të

ndryshme të organizuar nga Qeveria Qendrore dhe Lokale si dhe nga Shoqëria Civile.

Shoqata “Fatjona” nën udhëheqjen e zj. Limaj ka 26 anëtare të rregullta me pagesë, të cilat gjatë sezonit të verës janë të

angazhuar kryesisht në kultivimin dhe konservimin e perimeve ndërsa disa nga anëtaret e Shoqatës “Fatjona” gjatë sezonit

të dimrit merren me veprimtari artizanale. Shoqata me resurset e veta ka investuar në ngritjen e një sere e cila fillimisht

është ndihmuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke ju ofruar fidanë për fillimin e

veprimtarisë, ndërsa pajisjet për ngrohjen e serës iu janë ofruar si donacion nga CDF.

Është vështirë të sigurohet qëndrueshmëri e biznesit dhe sigurim të tregut në Kosovë, sepse mungojnë politikat

stimuluese për bizneset e vogla familjare. Është më se e nevojshme që të investohet në vazhdimësi në përsosjen e

teknologjisë të përpunimit dhe konservimit të produkteve sipas kërkesave të tregut dhe standardeve të kërkuara brenda

tregut vendorë thotë Zj. Limaj.

Zj.Limaj është anëtare e SHE-ERA's, e cila nuk heziton që sukseset e saj ti ndajë edhe me gratë tjera fermerë si shembull i

mirë për sipërmarrësin e gruas.

Konferenca me temën: “Gratë Sipërmarrëse si një Katalizatorë

për Ndryshim – Gratë Tejkalojnë Ndarjen”

Më 9-12 Qershor 2013, në qytetin e Budvës, Mali

i Zi u mbajt takimi me ekspertët “ Takimi i Tretë

Strategjik me Ekspert për Gratë Sipërmarrëse”.

Takimi i radhës ishte vazhdimësi e punës së

vendeve të Evropës Jug-Lindore, ku secili shtet

pjesëmarrës prezantojë të arriturat e tyre gjatë një

viti, duke theksuar mundësitë për krijimin e një

ambienti më të volitshëm të bërit biznes për gratë

duke u bazuar në politikat e Aktit të Biznesit të

Vogël të Bashkimit Evropian deri te realizimi i

objektivave të tyre. Vendet përfituese të këtij

takimi ishin: Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova,

Moldavia, Serbia, Mali i Zi, ish Republika

Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia.

Në Qershor 2013, në Mitrovicë u mbajt konferenca me temën: “Gratë Sipërmarrëse si një Katalizatorë për Ndryshim - Gratë tejkalojnë ndarjen, organizuar nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (Shoqatë e komunitetit Serb në Mitrovicën Veriore) e cila u mbështet nga UNDP. Qëllimi i Konferencës ishte fuqizimi i grave ndërmarrëse dhe zhvillimi i rolit të tyre në tejkalimin e ndarjes së komuniteteve, për t'i forcuar ato dhe për të rritur potencialin e tyre duke mbledhur gra nga nivele dhe fusha të ndryshme si: politik, biznes, organizata të grave, universitete dhe gratë liderë.

Republika e Kosovës, u përfaqësua nga Shoqata Afariste e Gruas “SHE-ERA” Znj. Rizvanolli dhe Rrjeti i Grave ” Qeliza”, Zj. Bejtullahu ku prezantuan ambientin e të bërit biznes për gratë, sfidat dhe problemet me të cilat përballen, kontributi dhe angazhimi i institucioneve qeveritare për arritjen e objektivave të “Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë”.

Gratë pjesëmarrëse të vendeve të Evropës Jug-Lindore u informuan për krijimin e Odës Ekonomike të Grave (G 7) një nga qëllimet e Samitit Presidencial të Presidentes Znj.Jahjaga, Ndarja e çmimeve për gratë e suksesshme sipërmarrëse nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Znj.Kusari-Lila gjatë “Ditëve të Biznesit të Vogël 2013” , ndryshimi i bazës për të dhënat e regjistrimi të biznesit nga ana e MTI-së, në favor të nxjerrjes së numrit të bizneseve në pronësi të grave me anë të një rubrike të re ku shënohet pronari i biznesit dhe gjinia - mashkull apo femër, si dhe mbështetja e grave sipërmarrëse në Agrikulturë nga Ministri Z.Stavileci, (MBPZHR), përmes grandeve, promovimit të kulturave bujqësore (panaireve), subvencioneve, dhe organizimit të konferencës tradicionale “Ditët e Grave Rurale” . Gratë pjesëmarrëse në takim vlerësuan si një arritje të madhe për mbështetje të grave sipërmarrëse nga ana e institucioneve qeveritare të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u rekomandua: Krijimi i bazës së të dhënave për pronësinë e bizneseve nga femrat për ato shtete të cilat nuk e kanë krijuar ende, Ligji për trashëgimi të përkrahet në mënyrë që femrat të kenë qasje në pronë dhe kapital familjar, (sipas të dhënave që korrespondojmë vetëm 2% e grave posedojnë pronë). U rekomandua që vitin e ardhshëm të punohet një platformë në nivel rajonal e cila do të vlerësohet dhe do të përfshijë të gjitha platformat e shteteve pjesëmarrëse në një platformë të vetme.

Folës në këtë konferencë ishte ftuar edhe SHE-ERA, ku i'u dha rasti që përmes prezantimit të aktiviteteve të shoqatës të

informojë më gjerësisht gratë e regjionit të Mitrovicës dhe të pranishmet me projektin i cili mbështetet nga MFA Danida

“SWEA 2012-2015”, ku ftojë të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të gjitha komuniteteve që të lajmërohen dhe të

përfitojnë nga ky program. 3

“Takimi i tretë Strategjik me Ekspert për Gratë Sipërmarrëse”

STAFI I SHE-ERA s:

Mirlinda Kusari Purrini – Drejtore EkzekutiveArdiana Qela – Menaxhere e ProjektitYmrane Nura / Administratore / FinancaZana Rizvanolli – Koordinatore e TrajnimeveEdita Axhemi – Asistente e TrajnimeveArdita Rizvanolli – Trajnere ( Rajoni i Mitrovicës)Sabrie Jagxhiu Zhubi – Asistente (Rajoni i Mitrovicës)Bujar Haxhibeqiri – Vozitës & logjistikë

ANËTARËT E BORDIT TË SHE-ERA s:

Xheraldina Vula – Kryetare e borditJustina Shiroka PulaLulzin CelaLuljeta VuniqiBurbuqe Berisha

ANËTARE NDERI:Naxhije Buqinca

Marte Tunaj njëra nga përfitueset e kursit të biznesit “ Si të fillojmë një biznes të suksesshëm “nga fshati Novosellë (Komuna e Gjakovës) së bashku me katër përfituese të tjera nga regjioni i Gjilanit, në kuadër të programit “Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrikulturë 2012-2015” (projekt i mbështetur nga Ministria e punëve të Jashtme të Danimarkës), patën rastin të jenë pjesë e vizitës zyrtare studimore në Shqipëri që u zhvillua në kuadër të komponentës së parë “Transferimi i njohurive në sektorin rural”.

Vizitat studimore të organizuara nga MBPZH me mbështetje të Bankës Botërore po ju mundësojnë fermerëve kosovar dhe Agro-përpunuesve që të fitojnë eksperienca të reja dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre me fermerë dhe agro-përpunues të tjerë në Shqipëri dhe rajon.

Vizitë Studimore në Shqipëri “Transferimi i Njohurive në Sektorin Rural”

EKIPI I SHE-ERA s

4

Në këtë vizitë katër ditore Zj. Tunaj, dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi të vizitojnë edhe fabrikat e përpunimit të qumështit në Kavajë, Rrogozhinë dhe Lushnje. Gjatë kësaj vizite fermerët morën shembujt më të mirë mbi punën e fermerëve të cilët veprojnë në Shqipëri. Zj. Tunaj, thekson se fermerët nga Shqipëria treguan një interesim të madh të bashkëpunimit sa i përket cilësisë dhe higjienës gjatë përpunimit të produkteve të qumështit sipas standardeve të cilat kërkohen nga tregu Evropian.

KËSHILLTARË TË LARTË PËRÇËSHTJE EKONOMIKE DHE GJINORE

Glynis LongJocelyne Talbot

Linku për anëtarësim:http://she-era.org/~sheera/?page_id=482

SHOQATA AFARISTE E GRUASSHE-ERA

Rr.Ismail Qemali nr.9 (Çarshia e Jupave)Tel: +381 (0) 390 323 194Fax: +381 (0) 390 323 194

Email: [email protected]: www.she-era.org