sherh thalathat-il-usul · 2018-11-18 · është njohja e allahut, profetit të tij (salallahu...

130
Page 1 of 130 Sherh Thalathat-il-Usul (Shpjegimi i Tre Parimeve) Autor: Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206) Shpjegues i Librit:Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420) Përktheu: Valdet Gashi

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 1 of 130

Sherh Thalathat-il-Usul

(Shpjegimi i Tre Parimeve)

Autor: Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Shpjegues i Librit:Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

Page 2: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 2 of 130

الرحیم الرحمن هللا بسم

Page 3: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 3 of 130

Hyrje në librin "Thalathat-il-Usul"

Ky është një libërth i rëndësishëm në lidhje me besimin, që është shkruar nga Imam dhe Shejkh Ebu Muhammed bin Abdil-lah Abdil-Vehab bin Sulejman bin Ali et-Temimi el-Hanbeli. Ai ishte imami dhe ripërtëritësi i njohur, i cili jetoi gjatë gjysmës së dytë të shekullit 12 hixhri, që ishte një epokë kur besimet islame ishin zhdukur. Allahu e mëshiroftë atë dhe i dhëntë atij një vend të lavdishëm. Ai (Allahu e mëshiroftë) ua përsëriste nxënësve dhe xhematlinjve këto parime, në mënyrë që ata të mund t’i studiojnë ato dhe ti mësojnë përmendësh dhe që ato të nguliten në zemrat e tyre. Sepse këto parime janë bazë në Akide. Ai lindi në vitin 1115 hixhri dhe vdiq në vitin 1206 hixhri. Ai mbushi 91 vjet. Jeta e tij ishte e mbushur me mirësi, me thirrjen për në fenë e Allahut, me dhënien e mësimeve, me udhëzime dhe me durim gjatë vështirësive. Me të, Allahu i shpëtoi robërit e asaj kohe dhe vendet në Gadishullin Arabik. Pastaj thirrja e tij u përhap jashtë Gadishullit Arabik duke përfshirë Shamin, Egjiptin, Irakun dhe Indinë, falë thirrësave që e kumtuan thirrjen e tij dhe u zhvendosën në këto vende dhe librat që u përhapën nga ai (Allahu e mëshiroftë), mbështetësit e tij, ndihmësit dhe pasuesit e mëvonshëm thirrës për në fenë e Allahut.

Page 4: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 4 of 130

1.Dituria rreth Allahut, profetit të Tij dhe fesë Islame Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dije -Allahu të mëshiroftë- se ne jemi të detyruar t’i mësojmë katër çështje: E para: Dija e cila është njohja e Allahut, profetit të Tij dhe fesë islame me argumente. E dyta: Të vepruarit me të. E treta: Thirrja në të. E katërta: Durimi me problemet që mund të ndodhin gjatë saj. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

الحات وتواصوا لوا الص ين آ منوا وع ل النسان لفي خس ا

ن ال

والعص ا

ب بلحق وتواصوا بلص

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që

bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të

jenë të durueshëm.” El-Asr 103:1-3.

Imam esh-Shafi’i (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Page 5: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 5 of 130

“Sikur Allahu të mos u kishte shpallur krijesave të Tij ndonjë argument tjetër pos kësaj sureje, do të kishte qenë e mjaftueshme për ta.” Imam Bukhari (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kapitulli: Dija i paraprinë fjalës dhe veprimit. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

نبك تغفر ل واس ل اللل ا

ه ل ا فاعل آن

“Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë

askush pos Allahut kërko falje për mëkatin tënd.”Muhammed 47:19.

Allahu filloi pra me dijen para të folurit dhe veprimit.”

Shpjegimi Të gjithë besimtarët dhe besimtaret, të rinj dhe të moshuar, janë të obliguar që ti mësojnë këto çështje. Pyetja e parë është dituria. Njeriu është i detyruar që të mësojë dhe të reflektojë për tu mbështetur në qartësi. Ai duhet të ketë dije për fenë e Zotit të vet, gjë për të cilën e ka krijuar Allahu. Pra kjo dije është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash të mësojë në lidhje me Zotin e tij. Ai duhet ta dijë se Zoti i tij është Krijuesi i Cili e krijoi atë dhe e ka furnizuar atë. Ai i ka dhuruar atij shumë begati. Ai ka krijuar njerëz para tij dhe Ai do të krijojë të tjerë pas tij. Ai është Zoti i

Page 6: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 6 of 130

krijesave. Ai është Zoti i vërtetë. Askush tjetër nuk ka të drejtë të adhurohet; asnjë engjëll i afërt tek Allahu, asnjë profetë i dërguar, asnjë xhin, asnjë njeri, asnjë statujë, asgjë. I tërë adhurimi i përket vetëm Atij. Vetëm Ai (subhanehu ue te ala) ka të drejtë të adhurohet. Vetëm Zoti i krijesave ka të drejtë të adhurohet. Ai është Zoti yt, Krijuesi yt dhe Zoti i vërtetë (subhanehu ue te ala). Prandaj, mësoje pyetjen e parë. Mëso për Zotin tënd, profetin tënd (salAllahu alejhi ue selem) dhe fenë tënde së bashku me argumentet. Përmende Allahun dhe të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem). Mos fol sipas një mendimi apo sipas fjalëve të një personi. Fol sipas argumenteve në ajete dhe hadithe. Ky është Islami që je i detyruar ta miratosh dhe ta praktikosh. Feja islame është që ta adhurosh Allahun. Ai (subhanehu ue te ala) ka thënë:

ل ليعبدون نس ا

وما خلقت الجن وال

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Edh-Dharijat 51:56.

Ky adhurim është Islami; bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe shqyrtim i urdhrave dhe ndalesave të Tij. Njerëzit janë krijuar për këtë adhurim. Allahu i urdhëroi njerëzit dhe tha:

ك ا الناس اعبدوا رب ي آيه

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj…” El-Bekare 2:21.

Page 7: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 7 of 130

Adhuroje Atë duke iu bindur urdhrave të Tij dhe braktisi ndalesat e Tij. Nënshtrojuni Atij dhe adhuroje Atë (subhanehu ue te ala) të Vetëm. Kjo dije gjithashtu përfshinë dijen tënde lidhur me profetin tënd (salAllahu alejhi ue selem), Muhammed bin Abdil-lah bin Abdil-Mutalib el-Hashimi el-Kureshi el-Mekki dhe pastaj el-Medeni. Ti duhet ta dish se ai është profeti yt, dhe se Allahu e ka dërguar atë me fenë e vërtetë tek ti për të mësuar ty dhe për të udhëzuar ty. Ti duhet të besosh se ai është me të vërtetë i dërguari i Allahut dhe se Allahu e dërgoi atë për të gjithë xhinët dhe njerëzit. Është e detyrueshme për ta pasuar atë dhe për tu korrigjuar sipas metodologjisë së tij.

Page 8: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 8 of 130

2.Të vepruarit me dituri Çështja e dytë është të vepruarit përgjatë dijes. Kjo do të thotë se ti duhet të praktikosh veprimet e kësaj feje sikurse namazin, agjërimin, xhihadin, haxhin, besimin dhe devotshmërinë. Ti duhet ta praktikosh Islamin sepse ti je krijuar për këtë. Ti je krijuar për ta adhuruar Allahun. Ti je i obliguar që ta mësosh fenë e Allahut dhe ta praktikosh atë. Ti duhet ta adhurosh Allahun të vetmin, të falesh, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë. Ti duhet ta besosh Allahun, engjëjt e Tij, të dërguarit e Tij, librat e Tij, Ditën e Gjykimit dhe kaderin, i mirë apo i keq qoftë ai në raport me ty. Ti duhet të urdhërosh në të mirën, të ndalosh nga e keqja, të jesh i mirë ndaj prindërve të tu, të mbash lidhjet familjare dhe të tjera. Ti duhet të veprosh atë që Allahu të urdhëron, dhe të përmbahesh nga ajo që Allahu të ndalon. Ti duhet ti kryesh obligimet e tua.

Page 9: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 9 of 130

3.Thirrja në fe Çështja e tretë është thirrja në këtë fe. Pra ti duhet të thërrasësh në këtë fe, të këshillosh dhe të inkurajosh njerëzit që ti përmbahen asaj. Ti duhet të urdhërosh në të mirën dhe të ndalosh nga e keqja. Kjo është thirrja në fenë e Allahut. Çdo musliman është i detyruar që të thërrasë në fenë e Allahut aq sa ka mundësi dhe di. Secili, burrë apo grua, është i detyruar të thërrasë, predikojë, udhëzojë dhe të këshillojë në një mënyrë ose në një tjetër. Ata duhet të urdhërojnë njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun, të kujdesen për namazin, të japin zekatin, të agjërojnë Ramazanin, të kryejnë haxhin nëse kanë mundësi, të sillen mirë ndaj prindërve, të mbajnë lidhjet familjare dhe të përmbahen nga të gjitha mëkatet.

Page 10: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 10 of 130

4.Durimi me problemet në këtë rrugë Çështja e katërt është durimi me problemet në këto gjëra. Njeriu mund të haset në probleme. Ai mund të shqetësohet nga ata që i thërret në fe, nga familja e tij dhe të tjerët. Prandaj është e detyrueshme që të durosh dhe të shpresosh shpërblimin e Allahut. Besimtari duron me besimin në Allahun, me veprimet të cilat Allahu e ka urdhëruar dhe ndaluar atë, me thirrjen në fenë e Allahut, mësimdhënien fetare dhe me urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Të gjitha këto kërkojnë durim. E tërë feja kërkon durim. Kërkohet durim që të thërrasësh në fenë e Allahut, të falesh, të japësh zekatin, të agjërosh, të kryesh haxhin, të urdhërosh në të mirë, të ndalosh nga e keqja dhe të përmbahesh tërësisht nga mëkatet. Njeriu pa durim bie në ndalesat e Allahut, ose dështon në kryerjen e obligimeve të Allahut. Prandaj, Allahu (te ala) i tha të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem):

سل فاصب ك صب آولوا العزم من الره “Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e

vendosur.” El-Ahkaf 46:35.

ك واصب لحك رب

“Ti bëj durim në vendimin e Zotit tënd.” Et-Tur 52:48.

ل بلل واصب وما صبك ا

“Dhe ti bëj durim, se durimi yt është vetëm prej Allahut..” En-Nahl 16:127.

Page 11: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 11 of 130

ابرون آجره بغي حساب ما يوف الص ن ا

“Ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa

masë!” Ez-Zumer 39:10.

ابرين مع الص ن اللوا ا واصب

“Të jeni të durueshëm se Allahu është me durimtarët.” El-

Enfal 8:46.

Prandaj duroni në bindjen ndaj Allahut dhe në lënien e mosbindjes ndaj Tij, si dhe kini kujdes urdhërin e Tij dhe rënien në ndalesat që Ai u ka vendosur.

Page 12: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 12 of 130

5.E tërë feja në katër çështje Argument për këto katër çështje janë fjalët e Allahut (te ala):

الحات وتواصوا لوا الص ين آ منوا وع ل النسان لفي خس ا

ن ال

والعص ا

ب بلحق وتواصوا بلص

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që

bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të

jenë të durueshëm.” El-Asr 103:1-3. Në këtë sure madhështore ka argument për këto çështje. Kjo është e tërë feja. Qëllimi i tërë fesë është që të besosh, të veprosh, të thërrasësh në fe dhe të durosh. E vërteta duhet besuar dhe praktikuar. Pastaj duhet thirrur në të dhe duhet duruar me telashet. Të gjithë njerëzit janë në humbje:

ب الحات وتواصوا بلحق وتواصوا بلص ين آ منوا وعلوا الص ل ال ا

”… me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të

mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës he që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”

Allahu i ka veçuar vetëm ata. Të gjithë njerëzit janë të humbur dhe janë duke ecur në rrugën e shkatërrimit përveç atyre që besojnë, veprojnë, thërrasin në të vërtetën dhe thërrasin në durim. Ata janë fituesit me fat. Allahu është betuar në kohën për këtë. Ai (subhanehu ue te ala) e thotë të vërtetën, edhe nëse Ai nuk betohet. Megjithatë, Ai betohet për të theksuar situatën. Allahu (subhanehu

Page 13: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 13 of 130

ue te ala) betohet në kë të dojë nga krijesat e Tij. Askush nuk ka të drejtë që ta ndalojë Atë. Ai betohet në qiellin e stolisur me yje, në qiellin, në yllin, në mëngjesin, në diellin dhe dritën e tij, natën e errët, në yjet që bien dhe të tjera. Krijesat dëshmojnë madhështinë e Tij dhe se Ai (subhaneh) i Vetmi meriton të adhurohet. Ai gjithashtu betohet në këto krijesa për të karakterizuar madhështinë e tyre, sepse ato dëshmojnë njëshmërinë e Tij dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet. Ndërsa lidhur me krijesat, kështu që atyre iu lejohet që të betohen vetëm në Zotin e tyre. Atyre nuk u lejohet që të betohen në diçka tjetër përveç Allahut. Atyre nuk u lejohet që të betohen në profetët, në statujat, në njerëzit e devotshëm, në përgjegjësinë, në Qaben apo në diçka tjetër. Kjo është detyrë e muslimanit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që betohet në diçka tjetër pos Allahut ka rënë në idhujtari.” Ahmedi (1/47), Abdurr-Rrazak në ”el-Musanaf”

(15926), Ebu Davudi (3251), Tirmidhi (1535) dhe el-Hakim (7814). Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që betohet të betohet në Allahun ose le të hesht.”

Bukhari (6646) dhe Muslimi (1646). Të gjithë muslimanët janë të detyruar të kujdesen që të mos betohen në diçka tjetër pos Allahut dhe që ata të betohen në Allahun (subhanehu ue te ala) të Vetmin.

Page 14: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 14 of 130

6.Të vetmit njerëz fitimtarë Imam esh-Shafi’i1 (rahimehullah) ka thënë: “Sikur Allahu të mos u kishte shpallur krijesave të Tij ndonjë argument tjetër pos kësaj sureje, do të kishte qenë e mjaftueshme për ta.” Në një transmetim tjetër ai thotë: “Po ti kishin kushtuar njerëzit kësaj sure një mendim kjo do të kishte qenë e mjaftueshme për ta.” Do të thotë në qoftë se ata kishin menduar dhe reflektuar mbi të do të ishte e mjaftueshme që ata ti përmbahen të vërtetës, të kryejnë obligimet e Allahut dhe të përmbahen nga ndalesat e Tij. Allahu e qartësoi se ata që besojnë, bëjnë vepra të mira, thërrasin në të vërtetën dhe nxisin në durim janë fitimtarët dhe se të gjithë të tjerët janë humbës. Kjo sure argumenton se është e detyrueshme që të nxitësh, të këshillosh, të besosh, të durosh dhe të jesh i sinqertë dhe se është e pamundur që të arrish lumturinë pa këto katër karakteristika: besimi i vërtetë në Allahun dhe të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem), të veprosh të mirën, të thërrasësh në të vërtetën dhe të nxitësh në durim. Imam Bukhari2 (rahimehullah) ka thënë:

1 Imami i njohur i cili ishte një nga dijetarët më të mëdhenj dhe një prej katër imamëve. Emri i tij ishte Muhammed bin Idris esh-Shafi’i el-Matlabi. Ai u lind në 150h dhe vdiq në 204h. 2 Ebu Abdilah Isma’il bin Muhammed bin Ibrahim el-Bukhari. Ai erdhi nga Bukhara në Lindjen e Largët. Ai u lind në 194h dhe

vdiq në vitin 256.h Ai mbushi 62 vite. Ai është autor i “Sahi Bukharit” dhe tjera libra shumë të dobishme.

Page 15: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 15 of 130

“Kapitulli: “Dituria i paraprin fjalës dhe veprimit.” Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

نبك تغفر ل واس ل اللل ا

ه ل ا فاعل آن

”Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë

askush pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd.” Muhammed 47:19.

Pra Allahu filloi me diturinë para të folurit dhe veprimit.”

Page 16: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 16 of 130

7.Tri çështje që duhen ditur dhe praktikuar Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ti duhet të dish – Allahu të mëshiroftë – se është e detyrueshme për çdo burrë dhe grua muslimanë që të kenë njohuri lidhur me tre çështjet e mëposhtme dhe të veprojnë sipas tyre: Së pari: Allahu na ka krijuar, na ka furnizuar dhe Ai nuk na ka lënë pa qëllime. Ai na ka dërguar një të dërguar neve; ai që i bindet atij, hynë në xhenet, dhe ai që e kundërshton atë do të hyjë në zjarr. Argumenti për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

ل فرعون رسول فعص فرعون ليك رسول شاهدا عليك ك آرسلنا ا

ن آرسلنا ا

ا

سول فأخذنه آخذا وبيل الر

“Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te Faraoni të dërguar. E

Faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.” El-Muzzemmil 73:15-16.

E dyta: Allahu nuk pranon që dikush tjetër të adhurohet karshi Tij; as engjëll i afërt apo një profet i dërguar. Argumenti për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

آحدا فل تدعوا مع الل وآن المساجد لل

“Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askë tjetër me Allahun!” El-Xhin 72:18.

Page 17: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 17 of 130

E treta: Ai që i bindet të dërguarit dhe adhuron vetëm Allahun, nuk i lejohet të kërkojë miqësi me ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, edhe nëse ata janë të afërmit e tyre më të afërt. Argumenti për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

ورسول ولو كنوا واليوم ال خر يوادهون من حاد الل د قوما يؤمنون بلل ل ت

ده ميان وآيم ال خوانم آو عشيتم آولئك كتب ف قلوب

آ بءه آو آبناءه آو ا

عنم ين فهيا رض الل تا النار خال ات تري من ت نه ويد خلهم جن بروح م

ه المفلحون ن حزب الل آل ا ورضوا عنه آولئك حزب الل

“Ti (Muhammed) nuk do të gjesh popull që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, të bëjë miqësi me ata që i

kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të ishin prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt (dritë, udhëzim të vërtetë) nga Vetë Ai. Dhe Ai do t’i shtijë ata në xhenete

nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë pala e Allahut. Vërtet! Është pala e Allahut që

do të jenë ngadhënjyesit.” El-Muxhadilah 58:22.

Shpjegimi Këto tre çështje janë ndër çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Teuhidin dhe të drejtat e Allahut (subhanehu ue te ala). Allahu ka krijuar krijesat që ata ta adhurojnë Atë. Ai nuk i ka krijuar ata paqëllim dhe pakuptim. Ai i ka krijuar ata nga një shkak madhështorë dhe një urtësi e fuqishme. Aty është lumturia e tyre.

Page 18: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 18 of 130

Aty është shpëtimi i tyre. Kjo është pikërisht se ata duhet ta adhurojnë vetëm Allahun. Allahu (te ala) ka thënë:

نس الجن خلقت ومال وال

ليعبدون ا

”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të

më adhurojnë.” Edh-Dharijat 51:56. Ai i obligoi me këtë adhurim kur Ai tha:

ك ا الناس اعبدوا رب ي آيه

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj.” El-Bekare 2:21.

ه يل ا

هك آل تعبدوا ا وقض رب

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni

tjetër pos Tij.” El-Isra 17:23.

ول تشكوا به شيئا واعبدوا الل ”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.”En-

Nisa 4:36.

ين مخلصا ل ال فاعبد الل

”Andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!” Ez-Zumer 39:2.

Page 19: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 19 of 130

ين مخلصي ل ال ل ليعبدوا الل وما آمروا ا

”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj

Tij.” El-Bejjineh 98:5. Allahu i ka urdhëruar ata në shumë ajete që ta adhurojnë vetëm Atë. Ai duhet të veçohet me adhurim duke përfshirë Lutjen (ed-du’aa), frikën (el-khauf), shpresên (er-rraxhaa`), mbështetjen (et-teuekkul), dëshirën dhe përmallimin (er-rragbeh), tmerrin (er-rrahbeh), namazin (es-salatu), agjërimin (es-saum), si dhe lloje të tjera të adhurimit. Allahu (xhela ue ala) është i Cili ka të drejtë të adhurohet dhe askush tjetër. Në adhurim hyjnë edhe urdhëresat e bëra dhe largimi nga ndalesat. Të veprosh atë që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) kanë urdhëruar është një adhurim. Të përmbajturit nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) kanë ndaluar është adhurim. Ky është Islami. Kjo është feja. Ky është besimi. Ky është udhëzimi. Mos u përkul në ruku për dikë tjetër përveç Allahut. Mos ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut. Mos lut askë tjetër pos Allahut. Mos u mbështet në dikë tjetër përveç Allahut, dhe kështu me radhë. Megjithatë, nuk është adhurim ti kërkosh një njeriu të pranishëm dhe të aftë ndihmë. Allahu (subhaneh) i tha Musait (alejhis-selam):

ه ي من عدو يعته عل ال ي من ش تغاثه ال فاس

“Njeriu i palës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” El-Kasas 28:15.

Por Musa (alejhis-selam) mundi ti ndihmojë atij.

Page 20: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 20 of 130

Ndërsa, ky është shirku i paganëve dhe është shirk i madh që ti lutesh një të vdekuri, një njeriu që mungon ,që nuk të dëgjon, apo një statuje, një xhini, një peme ose të ngjashme. Allahu (te ala) ka thënë se Llukmani tha në lidhje me këtë:

ك لظلم عظيم ن الش ا ي بن ل تشك بلل

“O djali im, mos i bëj Allahut shirk, sepse shirku është

padrejtësi e madhe!” Llukman 31:13.

ا كنوا يعملون كوا لحبط عنم م ولو آش

“Por sikur ata të kishin bashkuar të tjerë në adhurimin e Allahut, gjithçka që ata kanë punuar do të kishte për t’iu

shkuar huq.” En-Aam 6:88.

ك به ويغفر ما دون ذل لمن يشاء ل يغفر آن يش ن الل ا

“Pa dyshim që Allahu nuk fal që Atij t’i vihen shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) këdo që Ai

dëshiron.” En-Nisa 4:48.

كت ليحبطن عل ولتكونن ين من قبل لئ آش ل الليك وا

ولقد آوح ا

من الخاسين

“Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua janë të

asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve.” Ez-Zumer 39:65.

Page 21: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 21 of 130

Pra, Allahu na krijoi dhe na furnizoi dhe nuk na ka lënë të jetojmë të braktisur, por na urdhëroi që ta veçojmë Atë, t’i bindemi dhe t’i lëmë gjynahet dhe mosbindjen ndaj Tij.

Page 22: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 22 of 130

8.Ne nuk jemi lënë në këtë jetë pa qëllim

Allahu na ka krijuar dhe na ka furnizuar, dhe Ai nuk na ka lënë pa qëllim. Ai na ka urdhëruar që ta adhurojmë vetëm Atë, ti bindemi Atij dhe të mos i bëjmë mëkat Atij. Ai na dërgoi të dërguarin Muhammed (salAllahu alejhi ue selem). Ai ia shpalli Kuranin atij, në mënyrë që ne të jemi në rrugën e drejtë sipas udhëzimit të tij, të praktikojmë urdhrat e tij dhe tu shmangemi ndalesave të tij. E gjitha kjo bëhet me anë të dërguarit të Allahut, i cili ishte i fundit prej profetëve dhe të dërguarve Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Ai erdhi për t’ua mësuar njerëzve fenë e tyre. Ai është profeti i fundit, udhëheqësi i tyre dhe më i miri prej tyre. Ai që i bindet këtij të dërguari dhe i përmbahet fesë së tij hynë në xhenet. Ai që e kundërshton këtë të dërguar dhe devijon nga feja e tij hynë në xhehenem. Allahu (te ala) ka thënë:

ليك رسول شاهدا عليك ن آرسلنا ا

ا

”Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush…”

El-Muzzemmil 73:15. Do të thotë veprimet tuaja të cilat ai i dëshmon:

ل فرعون رسول ك آرسلنا ا

”… ashtu siç patëm dërguar edhe te Faraoni të dërguar.”

El-Muzzemmil 73:15. Pra ai (salAllahu alejhi ue selem) është një i dërguar:

Page 23: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 23 of 130

سول فأخذنه آخذا وبيل فعص فرعون الر

”E Faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.” El-Muzzemmil 73:16.

Faraoni u ndëshkua rëndë; ai u fundos në këtë jetë dhe në jetën tjetër e pret zjarri.

Page 24: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 24 of 130

9.Adhurimi është vetëm për Allahun Çështja e dytë është në fakt një studim i çështjes së parë, pra që ta dish se Allahu nuk pranon që dikush të adhurohet në vend të Tij. Sikurse Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi i Cili jep jetë dhe vdekje, të ka krijuar, të ka furnizuar me begati, kështu që Ai nuk pranon që ndonjë krijesë të adhurohet në vend të Tij. Asnjë profet, i dërguar, engjëll i afërt apo dikush tjetër nuk lejohet të adhurohet. Adhurimi është vetëm e drejtë e Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:

ه يل ا

هك آل تعبدوا ا وقض رب

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni

tjetër pos Tij.” El-Isra 17:23.

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë

ndihmë!” El-Fatiha 1:5. Shirku (idhujtaria) është mëkati më i madh. Shumë ajete në Kuran urdhërojnë që adhurimi të jetë vetëm për Allahun, dhe ndalojnë që diçka tjetër të adhurohet. Pra ti duhet ti kombinosh këto dy çështje; ti duhet të besosh se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i Cili jep jetë dhe vdekje, dhe ti duhet të besosh se vetëm Allahu ka të drejtë të adhurohet me anë të therjes së kurbanit, lutjes, agjërimit dhe gjërave të tjera. Allahu (subhaneh) ka thënë:

حي حن الر ل هو الرل ا

لم واحدم ل ا

لهك ا

وا

Page 25: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 25 of 130

”Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk meriton adhurim askush pos Tij, i Cili është Mëshirëplotë,

Gjithnjë mëshiron.” El-Bekare 2:163.

آحدا فل تدعوا مع الل وآن المساجد لل

“Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askë tjetër me Allahun!” El-Xhin 72:18.

Page 26: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 26 of 130

10.Urrejtja obligative e muslimanëve Çështja e tretë është një nga detyrat më të rëndësishme. Çdo burrë dhe grua muslimanë duhet ta dijë se nuk u lejohet të kenë dashuri ose ti duan idhujtarët. Ai që i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe e adhuron vetëm Allahun (xhele ue ala) duhet të ketë armiqësi dhe urrejtje ndaj jobesimtarëve për hir të Allahut. Atij nuk i lejohet që ti pëlqejë ata dhe ti dojë ata. Allahu (te ala) ka thënë:

ورسول واليوم ال خر يوادهون من حاد الل د قوما يؤمنون بلل ل ت ”Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e

Tij.” El-Muxhadilah 58:22. Kjo do të thotë se ti, Muhammed, nuk mund të gjesh besimtarë të vërtetë të jenë në këtë mënyrë. Allahu (te ala) ka thënë:

ين آ منوا ل تتخذوا الهيود والنصارى آولياء بعضهم آولياء بعض ومن ا ال ي آيه

المي ل يدي القوم الظ ن الله منم ا ن

هم منك فا يتول

”O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as nasarat

(krishterët). Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në

rrugë të drejtë popullin zullumqar.” El-Maideh 5:51.

Page 27: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 27 of 130

ن براء منك ذ قالوا لقومهم ا

ين معه ا براهي وال

نةم ف ا قد كنت لك آسوةم حس

كفرن بك وبدا بيننا وبينك العداوة والبغضاء آبدا ا تعبدون من دون الل ومم

وحده حت تؤمنوا بلل Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni pos Allahut, nuk besojmë

tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia dhe urrejtja derisa ta besoni vetëm Allahun.” El-

Mumtahineh 60:4. Prandaj është e detyrueshme që të urresh dhe të armiqësosh ndaj armiqve të Allahut dhe ti duash dhe pëlqesh besimtarët. Besimtari i do besimtarët e Allahut dhe robërit e devotshëm dhe të bashkëpunoj me ta në të mirën. Njëkohësisht ai i urren dhe ndien neveri për armiqtë e Allahut dhe ka armiqësi ndaj tyre edhe pse ai i thërret ata në Islam dhe i lejon ata të jetojnë në vendin e tij me kusht që ata të paguajnë një shumë të hollash për këtë. Kjo është p.sh detyrë e pushtetarit. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) mori pagesa nga jehudët, nasarat (të krishterët) dhe adhuruesit e zjarrit me kusht që ata të jetojnë nën pushtetin e tij. Një pagesë e tillë merret për mirëqenien e muslimanëve, e jo nga dashuria për mosbesimtarët. Këtë pagesë ata duhet ta paguajnë nëse refuzojnë të konvertohen në Islam. Ata në këtë rast nuk duhet të luftohen. Megjithëkëtë, ata duhet të urrehen dhe nuk duhet ti duam. Dhe në qoftë se ata refuzojnë të konvertohen në Islam dhe refuzojnë të paguajnë pagesën atëherë duhet të luftohen nëse ekziston mundësia për ta bërë këtë. Këto gjykime, megjithatë, vlejnë vetëm për jehudët, nasarat (të krishterët) dhe adhuruesit e zjarrit.

Page 28: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 28 of 130

Ndërsa lidhur me gjithë mushrikët (paganët) e tjerë, nuk pranohet asnjë pagesë prej tyre. Ata duhet të luftohen derisa të konvertohen në Islam. Shembuj të këtyre grupeve janë adhuruesit e idhujve dhe komunistët. Ata duhet, siç thashë të luftohen nëse ekziston mundësia për ta bërë këtë. Allahu (subhaneh) ka thënë:

بما ن اللن انتوا فا

ين كهه لل فا وقاتلوه حت ل تكون فتنةم ويكون ال

يعملون بصيم ”Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun.” El-Enfal 8:39.

ن ك ا ذلك خيم ل انفروا خفافا وثقال وجاهدوا بأموالك وآنفسك ف سبيل الل

كنت تعلمون

“Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten

tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.” Teube 9:41.

ذا انسلخ الشهر الحرم فاقتلوا المشكي حيث وجدتموه وخذوه فا

وه و كة واحص لة وآ توا الز ن تبوا وآقاموا الصاقعدوا لهم ك مرصد فا

غفورم رحيم ن الل فخلهوا سبيلهم ا

Page 29: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 29 of 130

“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vijuni pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allahu falë

është Mëshirues.” Teube 9:5. Ka shumë ajete të ngjashme. Allahu (subhaneh) urdhëron luftë nëse ka kapacitet për të luftuar. Allahu (azze ue xhel) gjithashtu ka thënë:

ل وسعها نفسا ا ف الل ل يك

”Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” El-Bekare 2:286.

تطعت ما اس قوا الل فات ”Kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi.” Et-Tagabun 64:16. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) vetë nuk i luftoi idhujtarët derisa ai nuk ishte në gjendje që ta bëjë këtë. Pastaj, Allahu (te ala) tha:

نه ده بروح م ميان وآيم ال آولئك كتب ف قلوب

”Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt (dritë, udhëzim të vërtetë) nga Vetë

Ai.” El-Muxhadilah 58:22. Do të thotë, Ai i forcoi ata me forcën e Tij.

Page 30: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 30 of 130

11.Hanifijjeh, feja e Ibrahimit Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ti duhet të dish – Allahu të bëftë bindës ndaj Tij – se Hanifijjeh është feja e Ibrahimit. Hanifijjeh do të thotë që sinqerisht ta adhurosh vetëm Allahun. Kjo është ajo me të cilën Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit dhe për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Allahu (te ala) ka thënë:

ل ليعبدون نس ا

وما خلقت الجن وال

”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Edh-Dharijat 51:56.

Kuptimi i ”të më adhurojnë” është që ta adhurosh Atë. Gjëja më madhështore që Allahu ka urdhëruar është Teuhidi. Teuhidi do të thotë që vetëm Allahu të adhurohet. Ndalesa më e madhe që Allahu e ka ndaluar është idhujtaria (shirku). Idhujtari do të thotë që të adhurohet dikush tjetër përveç Allahut. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

ول تشكوا به شيئا واعبدوا الل

”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” En-Nisa’ 4:36.

Shpjegimi

Page 31: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 31 of 130

Ai (rahimehullah) ka thënë: ”Ti duhet të dish – Allahu të bëftë bindës ndaj Tij…” dhe ta kombinosh mësimin me namaz. Ai (rahimehullah) ka thënë: ”… se Hanifijjeh është feja e Ibrahimit. Hanifijjeh do të thotë që sinqerisht ta adhurosh vetëm Allahun.” Prandaj Allahu i tha profetit të Tij:

براهي حنيفا وما كن من المشكي بع مل ا ليك آن ات

ث آوحينا ا

”Pastaj, ty të shpallëm: ”Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit,

se ai nuk ka qenë nga idhujtarët.” En-Nahl 16:123. Kështu Haniffijeh është besimi në të cilin Allahu adhurohet dhe dashurohet sinqerisht dhe refuzohet idhujtaria. Një Hanif është një person i cili i kthehet Allahut, duke injoruar çdo gjë tjetër, dhe e adhuron Atë sinqerisht. I tillë ishte Ibrahimi dhe pasuesit e tij, të tillë ishin profetët e tjerë dhe pasuesit e tyre. Ai (rahimehullah) ka thënë: ”Kjo është ajo me të cilën Allahu i ka urdhëruar të gjitha krijesat dhe për këtë qëllim Ai i krijoi ata.” Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë Allahun sinqerisht. Ai i ka krijuar ata për ta adhuruar Atë. Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë vetëm Atë kur ata falen, kur agjërojnë, kur luten, ti frikësohen, të shpresojnë në Të, të therin kurban për Të, të betohen vetëm në Të dhe të bëjnë çdo adhurim tjetër vetëm për Të. Çdo gjë duhet ti dedikohet Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:

Page 32: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 32 of 130

ه يل ا

هك آل تعبدوا ا وقض رب

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni të

tjetër pos Tij.” El-Isra 17:23.

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!” El-Fatiha 1:5.

ين مخلصا ل ال فاعبد الل

”Andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!” Ez-Zumer 39:2.

ك ا الناس اعبدوا رب ي آيه

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj…” El-Bekare 2:21. Njerëzit dhe xhinët janë krijuar për këtë adhurim; e adhurojnë vetëm Allahun, kryeni urdhrat e Tij dhe të përmbaheni prej ndalesave të Tij. Allahu (te ala) ka thënë:

ل ليعبدون نس ا

وما خلقت الجن وال

”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të

më adhurojnë.” Edh-Dharijat 51:56. Kjo do të thotë që ta adhurosh vetëm Atë duke kryer urdhrat dhe ti përmbahesh ndalesave.

Page 33: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 33 of 130

12.Urdhëresa më e madhe dhe ndalesa më e madhe

Gjëja më e madhe që Allahu ka urdhëruar është Teuhidi. Teuhid do të thotë se i tërë adhurimi duhet t’i kushtohet vetëm Allahut. Ty nuk të lejohet të adhurosh të tjerë pos Tij. Nuk të lejohet të adhurosh ndonjë statujë, ndonjë profet, ndonjë engjëll, ndonjë gur, ndonjë xhin apo ndonjë gjë tjetër. Allahu (subhaneh) ka thënë:

ا كنوا يعملون كوا لحبط عنم م ولو آش ”E sikur t’i bënin shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte

për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar.” En-Aam 6:88.

كت ليحبطن عل ولتكونن ين من قبل لئ آش ل الليك وا

ولقد آوح ا

من الخاسين

”Ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: ”Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua janë të asgjësuara dhe ti do të

jesh prej të humburve.” Ez-Zumer 39:65. Bukhariu dhe Muslimi transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) u pyet:

”Cili mëkat është më i madhi?” Ai u përgjigj: ”Që të adhurosh dikë karshi Allahut, kur Ai është që të krijoi ty.”

Iu tha: ”Cili mëkat vjen pastaj?” Ai u përgjigj: ”Që ta mbytësh fëmijën tënd nga frika e ai do të hajë me ty.” Iu tha: ”Cili mëkat vjen pastaj?” Ai u përgjigj: ”Që të bësh zina me gruan e komshiut tënd.” Bukhari (447) dhe Muslimi

(86).

Page 34: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 34 of 130

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bëri të qartë se idhujtaria është mëkati më i madh, më i keq dhe më i rrezikshëm. Në një hadith tjetër, profeti (salAllahu alejhi ue selem) thotë: ”A të mos ju tregojë për mëkatin më të madh?” Ne, thamë:

”Po, o i dërguari i Allahut.” Ai tha: ”Ti bësh idhujtari Allahut.” Bukhari (5976) dhe Muslimi (87).

Teuhid pra d.m.th që Allahu të veçohet me adhurim. Idhujtaria (shirku) është të adhurosh dikë tjetër pos Allahut, ti frikësohesh dikujt tjetër pos Allahut, të shpresosh në dikë tjetër pos Allahut, të therësh kurban për dikë tjetër pos Allahut, të betohesh në dikë tjetër pos Allahut, ose ti dedikosh ndonjë formë tjetër adhurimi dikujt tjetër pos Allahut. Të gjitha këto janë idhujtari e madhe pavarësisht nëse atij që i lutesh është një profet, një engjëll, një xhin, një pemë, një shkëmb apo diçka tjetër. Prandaj Allahu (te ala) ka thënë:

ول تشكوا به شيئا واعبدوا الل

”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” En-Nisa 4:36.

Fjala ”asnjë send” është përmendur në formën e papërcaktuar në kontekste mohimi dhe kështu përfshin gjithçka. Allahu (subhaneh) ka thënë:

ين مخلصي ل ال ل ليعبدوا الل وما آمروا ا

Page 35: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 35 of 130

”Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” El-Bejjineh

98:5. Gjëja më e madhe që Allahu ka urdhëruar është Teuhidi, dhe kjo është që të adhurohet vetëm Allahu, dhe gjëja më e rëndë që Ai ka ndaluar është idhujtaria (shirku), dhe kjo është që të adhurohet diçka karshi Allahut (azze ue xhel). Prandaj shpesh ndodhë që Allahu (subhanehu ue te ala) urdhëron Teuhidin dhe ndalon idhujtarinë (shirkun) në librin e Tij.

Page 36: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 36 of 130

Parimi i Parë (Njohja e Allahut)

Page 37: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 37 of 130

13.Tre parimet Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në qoftë se pyetesh: ”Cilat janë tre parimet që kërkohet ti di çdo njeri?”, ti përgjigju: ”Robi duhet të ketë njohuri për Zotin e tij, fenë e tij dhe profetin e Tij Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem).” Në qoftë se pyetesh : ”Kush është Zoti yt?”, ti përgjigju: ”Zoti im është Allahu që më rriti (zhvilloi) mua dhe pjesën tjetër të krijesave me mirësinë e Tij. Atë e adhuroj dhe unë nuk adhurojë dikë tjetër pos Tij. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

رب العالمي الحمد لل

”Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2. Çdo gjë përveç Allahut është e krijuar dhe unë jam një pjesë e këtij krijimi.”

Shpjegimi Këto janë tri parimet që përfshijnë të gjithë fenë; Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është profeti yt? Këto tri pyetje do ti shtrohen robit në varr. Kur të pyetesh: ”Kush është Zoti yt?”, ti përgjigju: ”Zoti im është Allahu që më rriti (zhvilloi) mua dhe pjesën tjetër të krijesave me mirësinë e Tij. Atë unë e adhuroj dhe unë nuk e adhurojë askë tjetër pos Tij. Ai është Zoti i të gjithëve. Allahu (te ala) ka thënë:

رب العالمي الحمد لل

Page 38: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 38 of 130

”Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2. Xhinët, njerëzit, kafshët, malet dhe pemët i përkasin krijimeve. Allahu (te ala) ka thënë:

توى عل م ث اس تة آي ماوات والرض ف س ي خلق الس ال ك الل ن ربا

ار يطلبه حثيث يل الن رات العرش يغش الل مس والقمر والنهجوم مسخ ا والش

ربه العالمي بأمره آل ل الخلق والمر تبارك الل Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin hyjnor). Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe

hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është

Allahu, Zoti i botëve.”Al-A’raf 7:54. Pra, ai është Zoti i gjithësisë. Krijesat dhe çështja e tyre janë të Tij. Është i adhuruari i im. Prandaj, Ai (subhaneh) tha:

ين من قبلك لعلك تتقون ي خلقك وال ك ال ا الناس اعبدوا رب ي آيه

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të

shpëtuar).” El-Bekare 2:21. Atë e adhuroj dhe unë nuk adhurojë dikë tjetër pos Tij. Argument janë fjalët e Tij (te ala):

Page 39: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 39 of 130

رب العالمي الحمد لل

”Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2. Do të thotë i gjithë lavdërimi i takon Allahut. Adhurimi i përket lavdërimit i cili është ”hamd”. Çdo gjë tjetër pos Allahut është e krijuar. Xhinët, njerëzit, kafshët dhe malet janë të gjitha të krijuara. Unë jam një nga krijesat që Allahu i ka krijuar dhe formuar. Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë Atë. Të gjitha krijesat në mesin e xhinëve dhe njerëzve që janë përgjegjës për veprimet e tyre, janë të detyruar ti binden Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe ta adhurojnë vetëm Atë. Gjithashtu, engjëjt janë të obliguar që ta adhurojnë vetëm Allahun. Prandaj Allahu (te ala) tha për engjëjt:

ما آمره ويفعلون ما يؤمرون ل يعصون الل

”Që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” Et-Tahrim

66:6.

ل لمن ارتض وه من خشيته يعل ما بي آيديم وما خلفهم ول يشفعون ا

مشفقون

”Ai (Allahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndërmjetësojnë pos për

atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.” El-Enbija 21:27-28.

Page 40: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 40 of 130

14.Kështu e njeh Zotin tënd të Cilin e adhuron Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në qoftë se pyetesh: ”Si e njeh Zotin tënd?” përgjigju: ”Përmes shenjave (argumenteve) dhe krijesave të Tij. Shenjat (argumentet) e Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Krijesat e Tij përfshijnë shtatë qiejt dhe shtatë tokët, ajo çka ato përmbajnë dhe çka ka ndërmjet tyre. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

مس ول للقمر مس والقمر ل تسجد وا للش ار والش ومن آ يته الليل والن

ه تعبدون ين كنت ا

ي خلقهن ا ال واسدوا لل

”Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni

vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë.” Fusilet 41:37.

Pos kësaj Ai (te ala) tha:

توى عل م ث اس تة آي ماوات والرض ف س ي خلق الس ال ك الل ن رب ا

م ار يطلبه حثيثا والش يل الن س والقمر والنهجوم العرش يغش الل

ربه العالمي رات بأمره آل ل الخلق والمر تبارك الل مسخ

Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin hyjnor). Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe

hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja,

Page 41: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 41 of 130

vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve.” El-A’raf 7:54.

Zoti është ai që adhurohet. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

ي ين من قبلك لعلك تتقون ال ي خلقك وال ك ال ا الناس اعبدوا رب ي آيه

ماء ماء فأخرج به جعل لك الرض فراشا ماء بناء وآنزل من الس والس

آندادا وآنت تعلمون علوا لل ك فل ت من الثمرات رزقا ل

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të

shpëtuar). Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi

lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka

shokë).” El-Bekare 2:21-22. Ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ai i Cili ka krijuar të gjitha këto gjëra, Ai e meriton adhurimin.

Shpjegimi

Autori (Allahu e mëshiroftë!) thotë se në qoftë se ti je musliman, ti pyetesh për mënyrën se si e ke njohur Zotin tënd të Cilin e adhuron, kështu që ti duhet të përgjigjesh se e njeh Atë përmes shenjave dhe krijesave të Tij. Kjo do të thotë se ti e njeh Atë përmes shenjave të Tij të shumta dhe krijesave madhështore që dëshmojnë se ai është Zot i Fuqishëm dhe Krijues i Gjithë-Dijshëm i Cili meriton adhurimin.

Page 42: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 42 of 130

Të gjitha këto gjithashtu dëshmojnë se Ai krijon çka të dojë, Jep dhe mbanë, sjell dobi dhe dëmton. Çdo gjë është në dorën e Tij (subhanehu ue te ala). Ai është që ka të drejtë të adhurohet nga ne me anë të bindjes, duave, lutjeve për ndihmë dhe të gjitha veprave e tjera dhe adhurimet të cilat ne i kryejnë. Kjo është arsyeja pse na ka krijuar Allahu. Allahu (te ala) ka thënë:

ل ليعبدون نس ا

وما خلقت الجن وال

”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të

më adhurojnë.” Edh-Dharijat 51:56. Kjo do të thotë që të adhurosh vetëm Atë dhe ti bindesh vetëm Atij, të pasosh librin e Tij dhe të respektosh urdhrat dhe ndalesat e Tij me fjalë dhe me vepra. Argument i njohjes së Allahut përmes shenjave të Tij janë fjalët e Tij (te ala):

مس ول للقمر مس والقمر ل تسجدوا للش ار والش ومن آ يته الليل والن

ه تعبدون ين كنت ا

ي خلقهن ا ال واسدوا لل

”Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni

vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë.”

E gjithë kjo argumenton se Ai është Zoti i krijesave dhe Krijues i gjithëdijshëm. Ai e bën natën që të vijë me errësirën e saj dhe ditën me dritën e saj; kur dita vjen nata zhduket. Ky diell ngrihet mbi

Page 43: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 43 of 130

njerëzit e gjithë botës. Të gjithë përfitojnë prej tij. E njëjta gjë vlen edhe me hënën gjatë natës dhe ndryshe. Ato i përkasin shenjave madhështore të Allahut. Edhe toka është e tillë me të gjitha malet e saj, me lumenjtë, oqeanet, pemët dhe kafshët. Qielli të cilin njerëzit e shohin është gjithashtu një nga shenjat e Allahut që dëshmon madhërinë e Tij dhe se Ai është Zoti i krijesave, dhe Krijuesi i Gjithëdijshëm i Cili është i Vetmi që meriton adhurimin. Prandaj, Ai tha:

مس ول للقمر مس والقمر ل تسجدوا للش ار والش ومن آ يته الليل والن

ه تعبدون ين كنت ا

ي خلقهن ا ال واسدوا لل

”Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni

vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë.”

Kjo do të thotë që ju nuk duhet ti adhuroni këto krijesa. Adhurojeni Atë (subhanehu ue te ala), i Cili i krijoi dhe formoi ato. Ai është që e meriton bindjen dhe nënshtrimin e robit. Urdhrat e Tij duhet të praktikohen dhe ndalesat e Tij duhen shmangur. E gjithë kjo duhet të bëhet nga nderimi dhe adhurimi, frika ndaj ndëshkimit të Tij dhe dëshira për shpërblimin e Tij.

Page 44: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 44 of 130

15.Zoti i juaj është Allahu, Krijuesi Allahu (subhaneh) ka thënë:

توى عل م ث اس تة آي ماوات والرض ف س ي خلق الس ال ك الل ن ربا

رات مس وال قمر والنهجوم مسخ ار يطلبه حثيثا والش العرش يغش الليل الن

ربه العالمي بأمره آل ل الخلق والمر تبارك الل Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin hyjnor). Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe

hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është

Allahu, Zoti i botëve.” Al-A’raf 7:54. D.m.th, o ju robër xhinë dhe njerëz! Zoti juaj është Allahu. Zoti juaj d.m.th Krijuesi juaj, është Ai që meriton të adhurohet, dhe Ai nuk ka shok:

توى عل العرش م ث اس تة آي ماوات والرض ف س ي خلق الس ال

”… është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin hyjnor).

Kjo do të thotë se Ai (subhanehu ue te ala) u ngritë mbi fron dhe qëndroi mbi të. Dituria e Tij është në çdo vend kurse Ai është mbi fron, dhe mbi të gjitha krijesat e tjera. Froni i Tij është çatia e krijesave dhe ai është krijesa më e lartë. Allahu (xhela ue ala) është mbi të. Ai është ngritur mbi të në atë mënyrë siç i përket

Page 45: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 45 of 130

Madhështisë së Tij. Asnjë prej cilësive të Tij nuk i ngjajnë cilësive të krijesave. Allahu (te ala) ka thënë:

ميع البصي ءم وهو الس ليس كثل ش

”Asgjë nuk i përngjet Atij. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” Esh-Shura 42:11.

ولم يكن ل كفوا آحدم

”Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” El-Ihlas 112:4. Allahu ka thënë:

ار يغش الليل الن

”Ai e mbulon ditën me natën.” Do të thotë, Allahu e mbulon njërën me tjetrën;

يطلبه حثيثا

”… që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës).”

Do të thotë se ato ndjekin njëra-tjetrën me nxitim. Kur njëra përfundon fillon tjetra dhe anasjelltas, derisa të ndodhë Dita e Gjykimit:

رات بأمره مس والقمر والنهجوم مسخ والش

Page 46: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 46 of 130

”edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar

sundimit të Tij.”

Ai krijoi diellin, hënën dhe yjet, i krijoi të nënshtruara ndaj urdhrave të Tij. Ato i binden dhe i nënshtrohen urdhrit të Tij (subhaneh):

آل ل الخلق والمر

”Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.” Prandaj është Ai është që krijon dhe urdhëron. Ai është Krijuesi që urdhri universal i të Cilit zbatohet në krijesa në mënyrë të pashmangshme. Allahu (te ala) ka thënë:

ذا آراد شيئا آن يقول ل كن فيكون ما آمره ا ن

ا

“Sigurisht që Urdhëri i Tij, kur Ai dëshiron një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” - dhe ajo është e bërë

(në çast)!” Ja-Sin 36:82.

ل واحدةم كمح بلبص وما آمرن ا

”Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa hap e mbyllë

sytë.” El-Kamer 54:50. Vendimi universal i Allahut nuk mund që të mos ndodhë. Prandaj, Ai tha:

ربه العالمي آل ل الخلق والمر تبارك الل

Page 47: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 47 of 130

”Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. Allahu bekon, Zoti i botëve!”

Fjala:

تبارك الل

”Allahu është Ai i Cili bekon.” Do të thotë se Ai posedon një bekim përfundimtar. Kjo fjalë nuk i përket askujt tjetër pos Allahut. Nuk është e lejuar për të aplikuar atë në një person dhe t’i thuash ”Bekofsh”. Kjo nuk lejohet. Kjo i përket siç thamë vetëm Allahut. Gjithashtu, ka thënë Allahu (te ala):

ء قديرم ش ي بيده المل وهو عل ك تبارك ال

“I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai, në Dorë të të Cilit është Mbisundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.”

El-Mulk 67:1. Kurse për krijesën thuhet: “BarekAllahu fij fulan” Allahu i dhëntë bereqet filanit! Ose: “Fulan Mubarek” Filanit i është dhënë bereqet. Kurse shprehja “Tebarekte” nuk përdoret për asnjë tjetër pos Allahut të vetëm.

Page 48: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 48 of 130

16.Zoti është Ai që adhurohet Zoti është Ai që adhurohet, ndërsa krijesat janë çdo gjë tjetër si xhinët, njerëzit, qielli dhe toka. Ai (subhanehu ue te ala) është Zoti dhe Krijuesi i çdo gjëje. Allahu (te ala) ka thënë:

ي جعل ين من قبلك لعلك تتقون ال ي خلقك وال ك ال ا الناس اعبدوا رب ي آيه

ماء ماء فأخرج به من الثمرات ماء بناء وآنزل من الس لك الرض فراشا والس

آندادا وآنت تع لمون علوا لل ك فل ت رزقا ل

”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të

shpëtuar). Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi

lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka

shokë).” El-Bekare 2:21-22. Ai i ka krijuar të gjitha, ato që kanë qenë para nesh dhe ato që vinë pas nesh, të gjithë para Ademit dhe çdo gjë pas tij. Ai i ka krijuar të gjithë ata për ta adhuruar Atë dhe për t’iu frikësuar Atij. Allahu (te ala) ka thënë:

لعلك تتقون

”… që të jeni të devotshëm.” Ai (subhaneh) përmendi disa nga veprat e Tij dhe tha:

ماء بناء ي جعل لك الرض فراشا والس ال

Page 49: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 49 of 130

”Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin

kulm…” Ai e ka krijuar tokën si një vend pushim dhe një djep për njerëzit ku ata jetojnë, ndërtojnë, flenë dhe ecin. Kjo tokë është përforcuar me malet. Ai e ka ngritur qiellin si kulm dhe një çati që mbulon. Megjithatë, njerëzit ia kthejnë shpinën mbrekullive të Tij. Ai e zbukuroi atë me yje, me diellin dhe hënën:

ماء ماء وآنزل من الس

”… e prej qiellit ju lëshoi shi …” Do të thotë prej qiellit:

ك فأخرج به من الثمرات رزقا ل ”… me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju.” Lloje të ndryshme të furnizimeve në çdo vend. Allahu e ngjall tokën pasi ajo ka qenë e vdekur. Pastaj Allahu (te ala) ka thënë:

آندادا وآنت تعلمون علوا لل فل ت ”Pra mos i bëni Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai

nuk ka shokë)”

Do të thotë të njëjtë dhe të barabartë me Të që ju adhuroni karshi Tij, d.m.th mos i shoqëroni në adhurim statujat, xhinët, engjëjt apo

Page 50: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 50 of 130

diçka tjetër. Adhurimi është vetëm e drejtë e Allahut. Ai nuk ka dikë të njëjtë, të barabartë ose ekuivalentë me të. Ai është Zoti i vërtetë. Idhujtarët e kishin zakon që të adhuronin statujat, xhinët, engjëjt, dhe të tjerët karshi Allahut dhe u kërkonin ndihmë atyre. Allahu i dënoi ata për këtë dhe e qartësoi se këto krijesa nuk kanë të drejtë të adhurohen, dhe se ata nuk janë të aftë për asgjë pa lejen dhe caktimin e Allahut (subhaneh). Hafidh Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) tha në interpretimin e tij të Kuranit se, Allahu është që ka krijuar të gjitha këto gjëra si qiejt, tokën, frutat, pemët, shiun dhe gjërat e tjera, prandaj Ai ka të drejtë të adhurohet dhe ti bindemi sepse Ai është i Gjithëdijshmi Zoti dhe Krijuesi. Allahu (te ala) ka thënë:

حي حن الر ل هو الرل ا

لم واح دم ل ا

لهك ا

وا

”Zoti juaj është Një! S’ka zot tjetër (që meriton

adhurim) përveç Atij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!” El-Bekare 2:163.

Page 51: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 51 of 130

17.Llojet e ndryshme të adhurimit Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Adhurimi është disa llojesh, pra Islami me shtyllat e tij është adhurim, namazi, agjërimi…, gjithashtu besimi që përfshinë veprat e zemrës, besimi në Allahun, engjëjt, librat, profetët, Ditën e Gjykimit, kaderin (përcaktimin), gjithashtu frikën, shpresën, mbështetjen, përmallimin, përulësinë, butësinë, frikën, pendimin, lutjen për ndihmë, lutjen për mbrojtje, lutjen për shpëtim, zotimet dhe të gjitha adhurimet e tjera të cilat Allahu i ka urdhëruar. Të gjitha këto adhurime i përkasin vetëm Allahut. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

آحدا فل تدعوا مع الل وآن المساجد لل ”Vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me Allahun!” El-Xhin 72:18.

Ai që ndonjë prej këtyre adhurimeve ia dedikon dikujt tjetër pos Allahut është mosbesimtarë idhujtarë. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

ه ل يفلح نه ا ما حسابه عند رب ن

لها آ خر ل برهان ل به فا

ا ومن يدع مع الل

الكفرون ”E kush adhuron me Allahun edhe ndonjë zot tjetër, për të

cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.” El-Mu’minun

23:117.

Page 52: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 52 of 130

Hadithi thotë: ”Lutja është adhurimi.” Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

يدخلون ون عن عبادت س تكب ين يس ن التجب لك ا هك ادعون آس وقال رب

داخرين جن

Zoti juaj ka thënë: ”Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj

Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” Gafir 40:60.

Shpjegimi Ka lloje të ndryshme të adhurimit. Një prej tyre është Islami me shtyllat e tij. Të gjitha veprat islame, si namazi dhe agjërimi, të cilat Allahu i urdhëron i përkasin adhurimit. E njëjta gjë vlen edhe me besimin me veprat e tij të brendshme si besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe kaderin duke përfshirë të mirën dhe të keqen në të. Frika, dashuria dhe shpresa janë gjithashtu shembuj të adhurimit. Po ashtu ihsani që do të thotë që ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë. Kjo gjithashtu i përket adhurimit, ajo është në të vërtetë adhurimi më i lartë dhe më madhështorë. Çdo person që është përgjegjës për veprimet e tij është i detyruar që sinqerisht ta adhurojë vetëm Allahun. Atij nuk i lejohet që të adhurojë profetët, njerëzit e devotshëm dhe besnik, statujat, pemët, gurët apo yjet karshi Allahut. Adhurimi është e drejtë e Allahut vetëm. Ai (te ala) ka thënë:

Page 53: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 53 of 130

آحدا فل تدعوا مع الل وآن المساجد لل

”Vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me Allahun!”

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ty kërkojmë

ndihmë! “El-Fatiha 1:5.

ذا من ك ا ن

ن فعلت فا

ما ل ينفعك ول يضه ك فا ول تدع من دون الل

المي الظ ”Dhe mos lut tjetër kë pos Allahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë

padrejtë vetvetes..” Junus 10:106.

ه ل يفلح نه ا ما حسابه عند رب ن

لها آ خ ر ل برهان ل به فا

ا ومن يدع مع الل

الكفرون

”E kush adhuron me Allahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para

Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.”

مس والقمر ك يري يل وسر الش ار ف الل ار ويولج الن يولج الليل ف الن

ين تدعون من دونه ما يملكون من هك ل المل وال رب سمى ذلك الل لجل مه

Page 54: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 54 of 130

ن تدع تجابوا لك ويوم القيامة قطمي ا عوا ما اس وه ل يسمعوا دعاءك ولو س

ئك مثل خبي كك ول ينب يكفرون بش ”Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën

në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është Allahu,

Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).

Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t’ju përgjigjen juve në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E

askush nuk të informon ty si i Dijshmi (Allahu).” El-Fatir 35:13-14.

Page 55: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 55 of 130

18.I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut Allahu (subhaneh) shpjegoi se lutja e tyre është idhujtari. Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar që sinqerisht të adhurojnë vetëm Allahun. Shpresa nuk do të jetë në dikë tjetër pos në Allahun. Nuk duhet pasur frikë asnjë tjetër pos Allahut. Nuk duhet kërkuar ndihmë nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet kërkuar furnizim nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet therur kurban për asnjë tjetër përveç Allahut. Nuk duhet zotuar për asnjë tjetër përveç Allahut. Nuk duhet pasur frikë asnjë tjetër përveç Allahun. Nuk duhet falur namazin për asnjë tjetër përveç Allahut. Nuk duhet agjëruar për asnjë tjetër përveç për Allahun dhe kështu me radhë. I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut. Ai që adhuron ndonjë besimtarë të devotshëm, profet, statujë, dru ose gur me adhurim, therje kurbani, zotime, me namaz, me agjërim apo ndonjë gjë tjetër, ai është një idhujtarë i pafe. Ai i ka bërë idhujtari Allahut dhe ka adhuruar dikë tjetër pos Tij. Kështu vepruan paganët e lashtë, kur ata adhuruan varret, pemët, gurët dhe statujat. Prandaj, Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

ا كنوا يعملون كوا لحبط عنم م ولو آش ”E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta)

kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar.” En-Aam 6:88

المي من عليه الجنة ومأواه النار وما للظ م الل فقد حر ه من يشك بلل نا

آنصار

Page 56: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 56 of 130

”Se, me të vërtetë, kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij xhenetin dhe strehim i tij është zjarri.” El-

Maideh 5:72.

كت ليحبطن عل ولتكونن ين من قبل لئ آش ل الليك وا

ولقد آوح ا

اكرين فاعبد وكن من الش من الخاسين بل الل ”Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (profetëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok,

me siguri do të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar.” Ez-Zumer 39:65-66.

Të gjitha llojet e adhurimit duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Ai që ia dedikon ato një statuje, një peme, një shkëmbi ose një varri është idhujtar. Allahu (te ala) ka thënë:

ه ل يفلح نه ا ما حسابه عند رب ن

لها آ خر ل برهان ل به فا

ا ومن يدع مع الل

الكفرون

“E ai që u lutet të tjerëve krahas Allahut s’ka asnjë argument për këtë, por gjithësesi llogaria e tij është tek

Allahu. E s’ka dyshim që mosbesimtarët s’kanë për të shpëtuar.” El-Mu’minun 23:117.

Page 57: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 57 of 130

19.Lutja lejohet ti drejtohet vetëm Allahut

Hadithi thotë: “Lutja është palca e adhurimit.” Në një formulim tjetër thuhet: “Lutja është vetë adhurimi.” Allahu (subhaneh) ka thënë:

يدخلون ون عن عبادت س تكب ين يس ن التجب لك ا هك ادعون آس وقال رب

جن داخرين ”Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj

Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” Gafir 40:60. Allahu e quajti lutjen adhurim kur Ai tha:

ون عن عبادت تكب ين يس ن ال ا

”e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj

Meje…”

domethënë tregohen mendjemëdhenj që të më luten Mua. Lutja do të thotë që robi të përul veten përpara Allahut dhe t’i lutet Atij dhe ti kërkojë Atij shpëtimin dhe furnizimin. Tërë kjo është adhurim. Kur kjo u kushtohet statujave, pemëve, shkëmbinjve ose

Page 58: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 58 of 130

të vdekurve, praktikuesi i tyre bëhet idhujtar. Prandaj, është e detyrueshme që të ruhesh nga të gjitha idhujtarit, qoftë e vogël apo e madhe, dhe duhet të adhurosh vetëm Allahun. Megjithatë, është e padëmshme për të kërkuar nga një njeri i gjallë dhe i pasur, në lidhje me diçka që ai është në gjendje të jap. Kjo nuk është idhujtari. Nëse ti e lutë vëllain tënd që të ndihmojë për të prerë një pemë ose gërmoj një pus, atëherë kjo është e padëmshme. Ka thënë Allahu (subhaneh) në rrëfimin për Musanë (salAllahu alejhi ue selem):

ه ى من عدو ل ي عتهۦ عل آ ى من ش ل

ثه آ تغ س

فأ

”… e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” El-

Kasas 28:15. Izraeliti i kërkoi Musait ndihmë kundër koptit. Musai sigurisht që kishte mundësi t’i ndihmojë atij për shkak se ai edhe fliste dhe dëgjonte. Ti i lutesh një krijese lidhur me diçka që vetëm Allahu mundet, qoftë ajo krijesë prezentë apo jo, dhe të besoi se kjo lutje mund të sjell dobi ose dëm kjo është në dobi ose në dëm kjo është idhujtari. Allahu (te ala) ka thënë se ata thanë:

ه ول ينفعهم ويقولون هؤلء شفعاؤن عند ما ل يضه ويعبدون من دون الل

الل ”Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Junus

10:18.

Page 59: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 59 of 130

Ata mendojnë se në qoftë se i adhurojnë, ata munden që të ndërmjetësojnë tek Allahu në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre, apo i sjell ata më afër Allahut. Allahu (subhaneh) ka thënë se ata thanë:

زلفى ل اللبون ا ل ليقر

ما نعبده ا

”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë

sa më afër Allahut.” Ez-Zumer 39:3. Kjo dëshmon devijimin dhe injorancën e tyre në lidhje me ndërmjetësimin dhe për atë të cilin do të ndërmjetësojë. I tërë ndërmjetësimi i përket Allahut (subhaneh). Ai është që vepron me krijesat e Tij si të dojë. Ai lejon të ndërmjetësohet vetëm për atë me veprimet e të cilit Ai është i kënaqur. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij. Allahu (te ala) ka thënë:

ذنه ل ب

ي يشفع عنده ا من ذا ال

”Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?”

El-Bekare 2:255.

ل لمن ارتض ول يشفعون ا

”… dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të

cilin është i kënaqur Ai.” El-Enbija 21:28. Ndërmjetësimi ndodhë vetëm pasi që Allahu i jep leje ndërmjetësuesit dhe kënaqet me atë për të cilin ndërmjetësohet. Ai

Page 60: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 60 of 130

(subhaneh) nuk kënaqet me dikë tjetër përveç pasuesve të Teuhidit. Është transmetuar se Ebu Hurejrah (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Kush është i lumturi që do të marr hise nga ndërmjetësimi yt o i dërguari i Allahut?” Ai (salAllahu

alejhi ue selem) tha: “Ai që sinqerisht nga zemra thotë ”La ilahe ilAllah.” Bukhari (99).

Transmetuar nga Bukhari në Sahihun e tij. Sikurse u përmend, ndërmjetësimi është i lejuar vetëm për monoteistët besimtarë, fjalët dhe veprat e të cilëve Allahu është i kënaqur.

Page 61: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 61 of 130

20.Frika dhe llojet e saj Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti për frikën janë fjalët e Tij (te ala):

ؤمني ن كنت مه فل تافوه وخافون ا

”po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse

jeni besimtar.” El-Imran 3:175.

Shpjegimi Kur autori (Allahu e mëshiroftë) përmendi llojet e ndryshme të adhurimit, ai përmendi frikën në mes tjerash. Frika ndahet në tre lloje: 1 – Frika e fshehtë. Kjo frikë është obligim që ti kushtohet vetëm Allahut, sepse Ai mund të bëj gjithçka. Është që njeriu duhet ti frikësohet e ti përulet. Allahu (te ala) ka thënë:

ن وخافون تافوه فل ؤمني كنت ا مه

”po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse

jeni besimtarë.” Al-Imran 3:175

ل الل ولم يش ا

”…e nuk i frikësohet askujt pos Allahut.” Teube 9:18.

Page 62: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 62 of 130

شوا الناس واخشون فل ت ”Mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më

frikësoheni.” El-Maideh 5:44. Është e detyrueshme për t’iu përulur dhe frikësuar Allahut. Sepse është Ai që kthen dhe rrotullon zemrat, dhe Ai është i fuqishëm për çdo gjë. Ai është i Cili sjell dobi dhe dëm, jep dhe ndalon. Është e detyrueshme për t’iu frikësuar vetëm Atij. Kjo llojë frike lejohet t’i kushtohet vetëm Allahut dhe në të gjitha çështjet. Bëhet fjalë që njeriu të frikësohet për shkak të fuqisë së veçantë dhe të fshehur, jo për ndonjë gjë që preket. Prandaj, disa adhurues të varreve besojnë se disa njerëz janë në gjendje të kenë në mundësi krijimin krahas Allahut (xhela ue ala). Të njëjtën gjë ata besojnë për statujat, xhinët dhe gjëra të tjera. Kjo është idhujtari e madhe. Ata mendojnë se ata kanë aftësinë për të dhënë dhe ndalur, për të devijuar zemrat dhe për të sjellë vdekje pa ndonjë shkak që shihet. 2 – Frika për shkak të gjërave të prekshme. Këtë lloj frike e përmendi Allahu (te ala) në tregimin e luftës së Uhudit. Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) e morri vesh se paganët dhe jehudët ishin nisur drejt tyre, Allahu shpalli:

ؤمني ن كنت مهف آول ياءه فل تافوه وخافون ا يطان يو ما ذلك الش ن

ا

”Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte

me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju frikësojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.”

Al-Imran 3:175. Shejtani i frikëson njerëzit me miqtë e tij. Ai bën ata që ti vlerësojnë në atë masë saqë të frikësohen prej tyre. Megjithatë, Allahu thotë:

Page 63: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 63 of 130

فل تافوه

”po ju mos u frikësoni prej tyre.” Mbështetuni në Mua, përgatitni forca dhe mos u brengosuni për ta. Allahu (te ala) ka thënë:

ك وعدو بط الخيل ترهبون به عدو الل ة ومن ر تطعت من قو ا اس وا لهم م وآعده

يعلمهم م ل تعلمونم الل وآ خرين من دون

“Dhe bëni gati kundër tyre gjithë fuqitë që keni, bashkë me kalorinë (dhe me mjetet e sotme më të përkryera për luftë) për ta frikësuar armikun e Allahut dhe tuajin si dhe

të tjerët përveç këtyre, të cilët ju mund të mos i njihni, por që Allahu i njeh mjaft mirë.” El-Enfal 8:60.

Frika nga gjërat materiale është e padëmshme për besimin. Është frika ndaj të fshehurës e cila është e ndaluar. Shembuj të frikës nga gjërat materiale është frika ndaj vjedhësve, hajdutëve apo armiqve. Në këtë rast, lejohet përgatitja e armëve të kërkuara. Prandaj Allahu (te ala) ka thënë:

يعا ين آ منوا خذوا حذرك فانفروا ثبات آو انفروا ج ا ال ي آيه “O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.” En-

Nisa 4:71.

Page 64: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 64 of 130

Allahu (subhaneh) i tha Musait (alejhis-selam) i cili kishte frikë nga Faraoni dhe populli i tij, kur e braktisi Egjiptin:

المي ن من القوم الظ قب قال رب ن فخرج منا خائفا يت

”E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar.” El-

Kasas 28:21. Frika nga gjërat materiale është, siç e thashë një frikë e padëmshme (për besimin). Por nuk lejohet të frikësohesh aq shumë nga armiku, në mënyrë që të mos dalësh në luftë kundër tyre dhe të mbështesësh të vërtetën. Në vend të kësaj frika duhet ta bëj personin që të përgatitet ndaj armikut dhe të jetë i vëmendshëm. 3 – Frika nga gjërat e natyrshme. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore që të ketë këtë frikë. Kjo është e padëmshme (për besimin). Shembuj të kësaj frike është frika nga gjarpërinjtë, akrepat dhe shtazët e egra, prandaj ata shmangen prej tyre dhe i vrasin ato. Duhet qëndruar larg nga vende të tilla në mënyrë që të mos dëmtojnë. Kjo është e pashmangshme. Allahu i ka krijuar njerëzit me instinkt për frikë nga gjërat e dëmshme në mënyrë që ato të shmangen. Njeriu ka frikë nga i ftohti prandaj ai vishet me rroba të trasha. Ai ka frikë urinë prandaj ha. Ai ka frikë etjen prandaj pi. Çdo gjë është e natyrshme dhe e padëmshme.

Page 65: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 65 of 130

21.Mbështetja në Allahun është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për mbështetjen si adhurim janë fjalët e Tij (te ala):

ؤمني ن كنت مهوا ا فتوك وعل الل

”Dhe vetëm Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë të

sinqertë.” El-Maideh 5:23.

به فهو حس عل الل ومن يتوك

”Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” Et-Talak 65:3.

Shpjegimi

Edhe mbështetja tek Allahu është adhurim. Mbështetje do të thotë që t’ia dorëzosh të gjitha çështjet Allahut dhe t’i mbështetesh Atij në çdo kohë, paralelisht duke vepruar atë që kërkohet. Ti i mbështetesh Allahut për t’i shpëtuar të keqes, sprovave, për të fituar furnizimin, për të hyrë në xhenet dhe të shpëtosh nga xhehenemi, ndërsa njëkohësisht vepron në një mënyrë të përcaktuar që kërkohet për çdo gjë. Allahu (te ala) ka thënë:

ؤمني ن كنت مهوا ا فت وك وعل الل

”Dhe vetëm Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë të

sinqertë.” El-Maideh 5:23.

Page 66: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 66 of 130

به فهو حس عل الل ومن يتوك ”Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” Et-Talak 65:3.

Kjo do të thotë se Allahu i mjafton atij.

Page 67: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 67 of 130

22.Shpresa, frika dhe përulësia ndaj Allahut janë adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti për shpresën, frikën, përulësinë janë fjalët e Tij (te ala):

ات ويدعوننا رغبا ورهبا وكنوا لنا خاشعي كنوا يسارعون ف الخي ”Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe

gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh.” El-Enbija’ 21:90.

Shpjegimi

Të gjitha këto i përkasin adhurimit. Allahu (te ala) ka thënë për profetët:

ات ويدعوننا رغبا ورهبا وكنوا لنا خاشعي كنوا يسارعون ف الخي ”Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe

gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh.” El-Enbija’ 21:90.

Kjo do të thotë se ata frikësoheshin, ata i frikësoheshin Allahut. Ata ishin të përulur, do të thotë të nënshtruar, para madhështisë së Tij.

Page 68: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 68 of 130

23.Pendimi tek Allahu është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për pendimin si adhurim, janë fjalët e Tij (te ala):

ون ك وآسلموا ل من قبل آن يأتيك العذاب ث ل تنص ل رب وآنيبوا ا

”Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me Besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si

muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” Ez-Zumer 39:54.

Shpjegimi

Edhe pendimi është adhurim. Ai (te ala) ka thënë:

ون ك وآسلموا ل من قبل آن يأتيك الع ذاب ث ل تنص ل رب وآنيبوا ا

”Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me Besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si

muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” Ez-Zumer 39:54.

Pendim do të thotë që ti kthehesh Allahut, të pendohesh tek Ai dhe t’i bindesh Atij. Ky është një adhurim i përkushtuar Allahut. Njerëzit janë të detyruar që ti kthehen Allahut, të pendohen tek Ai dhe ti binden Atij.

Page 69: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 69 of 130

24.Ti lutesh Allahut për ndihmë është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për lutjen për ndihmë si adhurimet janë fjalët e Tij (te ala):

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë

ndihmë!” El-Fatiha 1:5. Në hadith thuhet:

”Nëse do të kërkosh ndihmë, kërkojë ndihmë Allahut.” Ahmedi (1/307) dhe Tirmidhi (2516) i cili tha: ”Hadithi është i mirë

dhe autentik.”

Shpjegimi Lutja për ndihmë është adhurim. Allahu (te ala) ka thënë:

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë

ndihmë!” El-Fatiha 1:5.

Robi duhet të lus Allahun për ndihmë në përgjithësi, dhe që ta bëj atë që ta kujtojë Atë, ta falënderojë Atë, ti bindet Atij, dhe të bëjë gjitha veprimet e tjera të mira në veçanti. Lute Allahun për ndihmë para çdo detyre.

Page 70: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 70 of 130

25.Ti lutesh Allahut për mbrojtje është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për lutje për mbrojtje janë fjalët e Tij (te ala):

قل آعوذ برب الفلق

”Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit.” El-Felek 113:1.

قل آعوذ برب الناس ”Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!” En-

Nas 114:1.

Shpjegimi Lutja për mbrojtje është që të kërkosh nga Allahu që të mbrojë nga e keqja dhe që të drejtohesh tek Ai. Ai (te ala) ka thënë:

قل آعوذ برب الفلق

”Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit.” El-Felek 113:1.

قل آعوذ برب الناس

”Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!” En-Nas 114:1.

Page 71: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 71 of 130

Allahut duhet lutur për mbrojtje kundër shejtanit dhe të gjitha gjërave të tjera të dëmshme dhe armiqësore. Kjo është e urdhëruar. Allahu (te ala) ka thënë:

يعم عليم ه س ن ا تعذ بلل يطان نزغم فاس ا يزنغنك من الش م

وا

“Edhe nëse të vjen ndonjë pëshpëritje e ligë prej shejtanit, atëherë kërko mbrojtje e mbështetje tek Allahu. Vërtet Ai

është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” Al-A’raf 7:200.

Page 72: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 72 of 130

26.Ti lutesh Allahut për shpëtim është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti se lutja për shpëtim është adhurim janë fjalët e Tij (te ala):

تجاب لك ك فاس تغيثون رب ذ تس ا

“Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur.” El-Enfal 8:9.

Shpjegimi

Edhe lutja për shpëtim është adhurim. Në rast të vështirësive, ti duhet të lutësh Allahun për shpëtim kundër armikut, për shi të bekuar në thatësirë, apo për largimin e vështirësive. Allahu (te ala) ka thënë:

تجاب لك ك فاس تغيثون رب ذ تس ا

“Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u

është përgjigjur.” El-Enfal 8:9.

Page 73: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 73 of 130

27.Therja e kurbanit është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti se therja e kurbanit është adhurim, janë fjalët e Tij (te ala):

رب العالمي ل شيك ل وبذل آ ن صلت ونسك ومحياي وممات للقل ا

ل المسلمي مرتوآن آو ”Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i

pari i muslimanëve!” En-Aam 6:162-163. Argumenti nga Sunneti është:

”Mallkimi i Allahut është mbi atë që ther kurban për dikë tjetër pos Allahut.” Muslimi (1978).

Shpjegimi

Edhe therja e kurbanit është një adhurim. Allahu (te ala) ka thënë:

ن صلت ونسك قل ا

”Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime…” En-Aam

6:162163. Do të thotë therja e kurbanit tim.

Page 74: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 74 of 130

28.Zotimi është adhurim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti se betimet janë adhurim, janë fjalët e Tij (te ala):

تطيا ه مس يوفون بلنذر ويافون يوما كن شه ”Ata janë që i zbatojnë zotimet e tyre dhe i frikësohen një

dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.” El-Insan 76:7.

Shpjegimi Edhe zotimi është adhurim. Allahu (te ala) ka thënë:

يوفون بلنذر

”Ata janë që i zbatojnë zotimet e tyre…”

يعلمه ن اللذر فا فقة آو نذرت من ن وما آنفقت من ن

”Allahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni

zbatuar ndonjë zotim.” El-Bekare 2:270. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që ka bërë një zotim se do t’i bëjë një adhurim Allahut duhet ta bëjë atë adhurim, ndërsa ai që ka bërë një zotim për ndonjë mëkat, nuk duhet ta bëjë atë.” Bukhari (6696).

Page 75: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 75 of 130

Zotimi është pra adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Ai që zotohet duhet ta përmbushë atë. Megjithatë, zotimi nuk është i pëlqyer, sepse me të njeriu obligon veten dhe sjell vështirësi. Prandaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndaloi zotimin dhe tha: “Ai nuk sjell asnjë të mirë. Ato dalin vetëm nga koprracia.”

Bukhari (6608) dhe Muslimi (1639). Por pasi të bëhet një zotim, duhet përmbushur atë. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që ka bërë një zotim për një adhurim ndaj Allahut duhet ta bëjë atë.”

Nëse ai zotohet për të bërë një adhurim të tillë si namazi, agjërimi dhe lëmosha, ai duhet ta përmbushë atë.

Page 76: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 76 of 130

Parimi i Dytë (Njohja e Fesë Islame)

Page 77: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 77 of 130

29. Parimi i dytë është njohja e Islamit sipas argumenteve.

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Parimi i dytë është njohja e Islamit sipas argumenteve. Islami do të thotë nënshtrim ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrim ndaj Tij me adhurim dhe heqje dorë nga shirku dhe praktikuesit e tij. Ai përbëhet nga tre grada; Islami, besimi dhe ihsani. Çdo nivel përbëhet nga shtylla.

Shpjegimi Ky është parimi i dytë; njohja e fesë Islame. Feja përbëhet nga tre grada të cilat i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) i ka qartësuar. E para është Islami. Islam do të thotë që adhurimi sinqerisht ti përkushtohet vetëm Allahut. Islami është nënshtrimi ndaj Allahut me adhurim. Vetëm Ai duhet të adhurohet dhe asgjë tjetër. Përveç kësaj, duhet distancuar nga idhujtaria dhe praktikuesit e saj. Kur robi të plotësojë këtë, ai konvertohet në Islam, në kuptimin se ai i nënshtrohet Vetëm Atij me adhurim dhe refuzon idhujtarinë dhe idhujtarët. Allahu (te ala) ka thënë:

تمسك بلعروة الوثقى ل انفصام لها فقد اس اغوت ويؤمن بلل فمن يكفر بلط ”Kushdo që mohon taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet

kurrë.” El-Bekare 2:256. Mohimi i taghutit do të thotë të distancohesh nga idhujtaria dhe praktikuesit e saj, e qorton dhe e konsideron atë të jetë e rreme.

Page 78: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 78 of 130

Gjithashtu besimi dhe ihsani kanë grada. Të gjitha përfshihen në fenë Islame. Këtë fe Allahu e ka bërë obligim për robërit e Tij, dhe i dërgoi të gjithë të dërguarit e Tij me të. Niveli i Islamit përfshin veprat e dukshme.

Page 79: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 79 of 130

30.Pesë shtyllat e Islamit Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Grada e parë: Islami ka pesë shtylla: Shahadeti (dëshmia) se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi për në shtëpinë e shenjtë të Allahut.

Shpjegimi Islami pra ka pesë shtylla: Shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi për në shtëpinë e shenjtë të Allahut për atë që ka mundësi. Është konfirmuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut

dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi në Ramazan dhe haxhi për në shtëpinë e

Allahut.” Bukhari (8) dhe Muslimi (16).

Page 80: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 80 of 130

31.Kuptimi i shahadetit të parë Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti për shahadetin (dëshminë) janë fjalët e Tij (te ala):

ل هو ال ل ا

ل هو والملئكة وآولوا العل قأ ئما بلقسط ل ا

ل ا

ه ل ا آن شهد الل

عزيزالحكي

”Allahu dëshmon se La Ilahe il-la Hu’ue (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë)

edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La Ilahe il-la Hu’ue (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të

adhurohet përveç Atij), i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” Al-Imran 3:18.

Kjo do të thotë se askush tjetër pos Allahut të Vetëm nuk adhurohet me të drejtë. Kjo mohon se askush tjetër pos Allahut nuk ka të drejtë të adhurohet, dhe kjo konfirmo se vetëm Allahu ka të drejtë të adhurohet. Ai nuk ka ortak në adhurim, sikurse Ai nuk ka ortak në sundimin e Tij. Shpjegimi që e qartëson këtë edhe më shumë janë fjalët e Tij (te ala):

هيد ه س ني فطرن فا ل ال

ا تعبدون ا م ن براء م ن

براهي لبيه وقومه ا

ذ قال ا

وا

مة بقية ف عقبه لعلهم يرجعون ينوجعلها ك

”(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi i tha babait të vet dhe popullit: ”Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,

përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë. Dhe

Page 81: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 81 of 130

ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen

prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.” Ez-Zhukhruf 43:26-28.

ول نشك ل اللل كمة سواء بيننا وبينك آل نعبد ا

قل ي آهل الكتاب تعالوا ا

وا فقولوا اشهدوا بأن ن تول فا شيئا ول يتخذ بعضنا بعضا آربب من دون الل ب

ا مسلمون

”Thuaj (O Muhammed): “O ithtarë të Librave të Parë! (jehudi e të krishterë): Ejani te një fjalë që është e drejtë

dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë

Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut.” Pastaj në qoftë se ata

largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë (besimdrejtë).” Al-Imran 3:64.

Shpjegimi

Shtylla e parë e Islamit është shahadeti se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë pos Allahut. Me të robi hynë në Islam. Ai dëshmon se nuk ka zot tjetër të vërtetë pos Allahut. Kjo do të thotë se askush pos Allahu nuk adhurohet me të drejtë. Shahadeti edhe mohon dhe pohon. Ai mohon se askush tjetër pos Allahut nuk ka të drejtë të adhurohet, dhe ai pohon se vetëm Allahu ka të drejtë të adhurohet. Allahu (te ala) ka thënë:

تعي ك نس يك نعبد وا ي

ا

Page 82: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 82 of 130

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti kërkojmë ndihmë!” El-Fatiha 1:5.

ين مخلصي ل ال ل ليعبدوا الل وما آمروا ا

”Nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,.” El-Bejjineh

98:5.

هو ال هو الحقه وآن ما يدعون من دونه هو الباطل وآن الل ذل بأن الل

عله الكبي

”Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i Vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është Batil (e rreme, e humbur, e kotë). Dhe

vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.” Haxh 22:62. Shahadeti pa vepër është i padobishëm. Nuk sjell fare dobi që të thuhet se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut nëse nuk e adhuron vetëm Allahun. Një shahadet i tillë është i kotë. Hipokritët e thonë shahadetin pa besuar në të, prandaj ata janë në thellësinë më të ulët të zjarrit. Ai që thotë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut dhe adhuron varre dhe statuja, atëherë nuk përfiton nga shahadeti, sepse ky shahadet është i pavlefshëm.

Page 83: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 83 of 130

32.Kuptimi i shahadetit të dytë Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumenti për shadetin (dëshminë) se Muhammedi është i dërguari i Allahut, janë fjalët e Tij (te ala):

لقد جاءك رسولم من آنفسك عزيزم عليه ما عنته حريصم عليك بلمؤمني رؤو

حيم مر ف ”Juve ju erdhi i dërguar nga mesi i juaj, atij i vjen rëndë

për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për

besimtarët.” Teube 9:128. Shahadeti se Muhammedi është i dërguari i Allahut do të thotë se urdhrat e tij duhet të kryhen, fjalët e tij duhet të pranohen, ndalesat e tij duhet të shmangen dhe se vetëm Allahu duhet të adhurohet sipas ligjësimit të tij.

Shpjegimi Shahadeti i dytë është se Muhammedi është i dërguari i Allahut. Prova për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

لقد جاءك رسولم من آنفسك

”Juve ju erdhi i dërguar nga mesi juaj.”

Page 84: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 84 of 130

Do të thotë se ju e njihni Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), sepse ai është prej jush dhe i përket fiseve tuaja fisnike të Benu Hashimit:

عزيزم عليه ما عنته

”…i vjen rëndë për vuajtjet tuaja.” Ai shqetësohet nga ajo që ju shqetëson juve:

حريصم عليك

”… është lakmues i rrugës së drejtë për ju.” Ai interesohet për udhëzimin tuaj dhe shpëtimin tuaj nga zjarri. Allahu (te ala) ka thënë:

دم رسول الل حم مه

”Muhammedi është i dërguari i Allahut.” El-Fet’h 48:29. Pas këtij shahadeti, robi është i detyruar që të kryejë urdhëresat e tij (salAllahu alejhi ue selem) në mënyrën më të mirë të mundur, të pranojë fjalët e tij, të përmbahet nga ajo që ai ka ndaluar dhe të adhurojë vetëm Allahun sipas ligjësimit të tij (salAllahu alejhi ue selem). Këto katër çështje prandaj janë të nevojshme: 1 – Urdhërimi i tij (salAllahu alejhi ue selem) për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dhe që të përmbushen gjërat e tjera.

Page 85: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 85 of 130

2 – Fjalët e tij (salAllahu alejhi ue selem) rreth botës tjetër, xhenetit, xhehenemit dhe gjërat e tjera duhet të konfirmohen. 3 – Ndalesat e tij (salAllahu alejhi ue selem) për zina, kamatën dhe gjërat e tjera që Allahu dhe i dërguari i Tij i kanë ndaluar duhet të shmangen. 4 – Allahu duhet të adhurohet vetëm përgjatë legjislacionit të tij (salAllahu alejhi ue selem). Robit nuk i lejohet që të shpik në fe diçka që Allahu nuk ka përcaktuar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që bën një vepër që nuk i takon fesë sonë, ajo do

të refuzohet.” Muslim (1718).

“Ai që sjell një vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë është e refuzuar.” Bukhari (2697) dhe

Muslimi (1718). Do të thotë nuk i pranohet.

Page 86: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 86 of 130

33.Argumentet për namazin, zekatin si dhe shpjegimin e Teuhidit

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argumentet për namazin, zekatin si dhe shpjegimin e Teuhidit janë fjalët e Tij (te ala):

كة لة ويؤتوا الز ين حنفاء ويقميوا الص مخلصي ل ال ل ليعبدوا اللوما آمروا ا

وذل دين القيمة ”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj

Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.” El-

Bejjineh 98:5.

Shpjegimi Argumentet për namazin, zekatin si dhe shpjegimin e Teuhidit janë fjalët e Tij (te ala):

كة لة ويؤتوا الز ين حنفاء ويقميوا الص مخلصي ل ال ل ليعبدوا اللوما آمروا ا

وذل دين القيمة ”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj

Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë…” Ky është shpjegimi i Teuhidit:

Page 87: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 87 of 130

كة وذل دين القيمة لة ويؤتوا الز ويقميوا الص ”…ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e

drejtë.” Allahu (te ala) po ashtu tha:

غفورم رحيم ن اللكة فخلهوا سبيلهم ا لة وآ توا الز ن تبوا وآقاموا الص

فا

”Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin

zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allahu falë është Mëshirues.” Teube 9:5.

ين عاهدته من المشكي ل ال ورسول ا براءةم من الل

”Lirim nga të gjitha detyrimet (ju shpallet) nga Allahu dhe

i dërguari i Tij mbi ata mushrikë (idhujtarë, paganë, mosbesimtarë të Njësisë së Allahut) me të cilët ju bëtë

marrëveshje të ndërsjellë.” Teube 9:1.

Page 88: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 88 of 130

34.Argumenti për agjërimin Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për agjërimin janë fjalët e Tij (te ala):

ك تتقو ين من قبلك لعل يام ك كتب عل ال ين آ منوا كتب عليك الص ا ال ي آيه

ن ”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të

bëheni të devotshëm.” El-Bekare 2:183.

Shpjegimi Dëshmia vlen deri tek fjalët e Tij (te ala):

ن الهدى والفرقان فم نات م لناس وبي ي آنزل فيه القرآ ن هدى ل شهر رمضان ال

م آخر ي ةم من آي هر فليصمه ومن كن مريضا آو عل سفر فعد نشهد منك الش

عل ما هدا وا الل ة ولتكب ريد اللهبك اليس ول يريد بك العس ولتكلوا العد

ك ولعلكتشكرون

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).

Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është I sëmurë ose gjendet në udhëtim

e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka

Page 89: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 89 of 130

agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. (Ai don që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për

atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” El-Bekare 2:185. Kjo do të thotë që ju jeni të obliguar që ta agjëroni Ramazanin çdo vit.

Page 90: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 90 of 130

35.Argumenti për haxhin Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Argument për haxhin janë fjalët e Allahut (te ala):

ن هللا غن ليه سبيل ومن كفر فا

تطاع ا عل الناس حجه البيت من اس ولل

عنالعالمي

”Dhe haxhi (udhëtimi për të vizituar Qaben) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet. Dhe kushdo që nuk beson (mohon haxhin si shtyllë të Islamit), atëherë Allahu është më i Pasuri, nuk ka nevojë për askënd në

Alemin (ndër njerëz, ndër xhinë, ose në mbarë gjithësinë. Ai është Krijuesi i saj).” El-Imran 3:97.

Shpjegimi

Argument për haxhin janë fjalët e Allahut (te ala):

ن هللا غن ليه سبيل ومن كفر فا

تطاع ا عل الناس حجه البيت من اس ولل

عنالعالمي ”Dhe haxhi (udhëtimi për të vizituar Qaben) është një

detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet. Dhe kushdo që nuk beson (mohon haxhin si shtyllë të Islamit), atëherë Allahu është më i Pasuri, nuk ka nevojë për askënd në

Page 91: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 91 of 130

Alemin (ndër njerëz, ndër xhinë, ose në mbarë gjithësinë. Ai është Krijuesi i saj).”

Haxhi duhet të kryhet të paktën një herë në jetë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Haxhi kryhet një herë. Çdo gjë përtej kësaj është vullnetare.” Ahmedi (1/255), Ebu Davudi (1721), Nesai (2619), Ibn Maxheh (2886) dhe el-Hakim (1728). Saktësuar nga el-Hakim

dhe Dhehebi është pajtuar.

Page 92: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 92 of 130

36.Gjashtë shtyllat e besimit Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Grada e dytë është imani (besimi). “Besimi përbëhet nga më shumë se shtatëdhjetë degë. Më

e larta e saj është fjala ”La ilahe ilAllah”, dhe më e ulëta është të largosh diçka të dëmshme nga rruga. Turpi është

gjithashtu një degë nga degët e besimit.” Shtyllat e tij janë gjashtë: Besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe kaderin (përcaktimin), të mirën në të dhe të keqën në të. Argument për këto gjashtë shtylla janë fjalët e Tij (te ala):

هوا وجوهك قبل المشق والمغرب ولكن الب من آ من بلل يس الب آن تول ل

واليوم ال خر وال مل ئكة والكتاب والنبيي

“Nuk është El-Bir (përkushtim, drejtësi dhe çdo lloj veprimi tjetër në bindje ndaj Allahut) se ju e ktheni

fytyrën tuaj drejt lindjes dhe (apo) perëndimit (në falje), por El-Bir është (cilësi e atij) i cili beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në Melekët, në Librin, në profetët.” El-

Bekare 2:177. Argument për përcaktimin janë fjalët e Allahut (te ala):

ء خلقناه بقدر ن ك ش ا

Page 93: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 93 of 130

”Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader (Paracaktimi Hyjnor i të gjitha gjërave para krijimit të

tyre, shkruar në Librin e Ruajtur Hyjnor të Vendimeve për çdo ndodhi të çdo gjëje – El-Leuh El-Mahfudh).” El-Kamer

54:49.

Shpjegimi Imani është i lidhur me zemrën. Allahu duhet të besohet se Ai është Zoti i krijesave që vetëm Ai meriton të adhurohet. Engjëjt duhet të besohen edhe gjithashtu Librat e zbritur, të dërguarit, ringjallja pas vdekjes, xheneti, xhehenemi dhe kaderi, të mirën në të dhe të keqën në të. Të gjitha këto janë të lidhura me zemrën. Kjo është një bazë e nevojshme. Nuk ka Islam pa Iman dhe Iman pa Islam. Të dyja janë të nevojshme. Islami i pjesëve të trupit është i nevojshëm. Islami i zemrës dhe Imani janë gjithashtu të nevojshme. Prandaj Allahu i përmendi ato në Librin e Tij madhështorë. Gjithashtu i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë. Islami është nënshtrimi i dukshëm, që do të thotë ti bindesh Allahut dhe të mos e kundërshtosh Atë. Imani përfshinë veprat e fshehura që janë të lidhura me zemrën dhe besimin me të. Ndonjëherë Imani quhet edhe Islam dhe anasjelltas. Kur vetëm Imani përmendet ai përfshin të dyja. Kur vetëm Islami përmendet ai gjithashtu përfshin të dyja. Ai (te ala) ka thënë:

سلم ال ين عند الل ن ال

ا

”Padyshim se feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.” El-Imran 3:19.

Page 94: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 94 of 130

Ai përfshin të fshehurën dhe të dukshmen. Po ashtu kur vetëm Imani përmendet ai përfshinë të dyjat. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin autentik: ”Besimi përbëhet nga më shumë se shtatëdhjetë degë. Më e larta e saj është fjala ”La ilahe ilAllah”, dhe më e ulëta

është të largosh diçka të dëmshme nga rruga. Turpi është gjithashtu një degë nga degët e besimit.” Muslimi (35).

Këtu Imani mbulon çdo gjë; shtyllat e dukshme të Islamit dhe të gjitha veprat e tjera të dukshme dhe të fshehura. Ai gjithashtu përfshin ihsanin.

Page 95: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 95 of 130

37.Ihsani Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Grada e tretë është ihsani. Ai ka një shtyllë të vetme dhe, ajo është që ta adhurosh Allahun sikurse ta shohësh Atë. Ai të sheh ty edhe në qoftë se ti nuk e sheh Atë. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

نون حس ين ه مه ال قوا و ين ات مع ال ن الل ا

”S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm

dhe me ata që kanë ihsan.” En-Nahl 16:128.

ه هو ا ناجدين ا ي يراك حي تقوم وتقلهبك ف الس حي ال عل العزيز الر وتوك

ميعالعلي لس

“Dhe mbështetu e vari shpresat tek i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti. I Cili të sheh ty (O Muhammed) kur ti

ngrihesh (vetëm, natën për faljen e Tahaxhud-it: falje jo e detyruar pas mesit të natës). Dhe lëvizjet e tua në mesin e

atyre që bien në sexhde (në faljen e përbashkët në Xhami). Vërtet që Ai, vetëm Ai është Gjithëdëgjuesi, i

Gjithëdituri.” Esh-Shuara 26:217-220.

ل كنا وما تكون ف شأن وما تتلوا منه من قرءان ول تعملون من عل ا

ة ف ثقال ذر ك من م ب ذ تفيضون فيه وما يعزب عن ر عليك شهودا ا

بي ل ف كت ب مهل ول آكب ا ما ء ول آصغر من ذ لس

لرض ول ف آ

آ

Page 96: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 96 of 130

“As ti (O Muhammed) nuk bën ndonjë vepër, as nuk

këndon ndonjë pjesë nga Kur’ani dhe as ju (njerëz) nuk bëni ndonjë vepër (të mirë ose të keqe), veçse Ne jemi Dëshmues mbi ju kur ju e kryeni atë. Dhe asgjë nuk i fshihet Zotit tënd qoftë sa një atom në tokë a në qiell

qoftë. Dhe as çfarë është më e vogël se ajo, dhe as çfarë është më e madhe, veçse shkruhet në Librin e Qartë.”

Junus 10:61.

Shpjegimi

Ihsan është pra që të përsosësh si anën e jashtme ashtu edhe adhurimin e brendshëm. Qëllimi është që ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë. Ai të sheh ty edhe në qoftë ti nuk e sheh Atë. Ai që e ka parasysh këtë kur e adhuron Allahun e plotëson ihsanin dhe arrin çdo të mirë. Allahu (subhaneh) ka thënë:

نون حس ين ه مه ال قوا و ين ات مع ال ن الل ا

”S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm

dhe me ata që kanë ihsan.”

ني قريبم من المحس ن رحت الل ا

”S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre që

kanë ihsan.” Al-A’raf 7:56. Ka shumë ajete të tjera me domethënie të ngjashme.

Page 97: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 97 of 130

38.Hadithi i Xhibrilit në lidhje me Islamin, besimin (imanin) dhe ihsanin

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dëshmia për këtë është hadithi i vërtetë i transmetuar nga Umer bin el-Khatab (radijAllahu anhu):

”Një ditë, kur ne ishim ulur me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem), një njeri erdhi tek ne me rroba

shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e

njihte atë. Ai u ul pranë profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e profetit dhe i

vendosi duart e tij mbi kofshët e tij. Ai tha: ”O Muhammed, më informo mua rreth Islamit! I dërguari i Allahut

(salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç

Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh

Ramazanin dhe të bësh haxhin në Shtëpinë e Shenjtë nëse ke mundësi.” Ai tha: ”Ke thënë të vërtetën.” Ne u

befasuam sepse ai e pyeste atë dhe pastaj ia konfirmonte se ai e kishte thënë të vërtetën. Pastaj ai tha: ”Më informo rreth besimit (imanit)!” Ai tha: ”Besimi (imani) është që të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij,

Ditën e Fundit, dhe të besosh në përcaktimin, se e mira dhe e keqja vijnë prej Allahut.” Ai tha: ”Ke thënë të vërtetën.” ”Ai tha: më informo rreth ihsanit!” Ai u

përgjigj:” Ta adhurosh Allahun sikurse po e sheh Atë. Se edhe pse ti nuk e sheh Atë, vërtetë Ai të sheh ty.” Ai tha:

”Më njofto rreth Çastit.” Ai tha: ”I pyeturi nuk di më

Page 98: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 98 of 130

shumë se pyetësi.” Ai tha: ”Më lajmëro për shenjat e tij!” Ai tha: ”Kur robëresha do të lind zonjën e saj, dhe do ti

shihni barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të varfër se si do të garojnë në ndërtimin e ndërtesave të larta.” Pastaj ai shkoi dhe unë mbeta ulur për një kohë të gjatë. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”O Umer, a e di se kush ishte pyetësi?” ”Unë u përgjigja: ”Allahu dhe i dërguari i

Tij e dinë më së miri.” Ai tha: ”Ai ishte Xhibrili që erdhi tek ju për t’jua mësuar fenë tuaj.” Muslimi (8).

Page 99: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 99 of 130

Parimi i Tretë (Njohja e profetit tonë Muhammed salAllahu alejhi ue selem)

Page 100: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 100 of 130

39. Parimi i tretë është të njohësh profetin tënd Muhammedin

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Parimi i tretë është të njohësh profetin tënd Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem). Ai quhej Muhammed bin Abdil-lah bin Abdil-Mutalib bin Hashim. Hashim ishin prej Kurejshëve, Kurejshët janë prej arabëve, dhe arabët janë pasardhësit e Ismailit (alejhis-selam), birit të Ibrahimit, Halilit (alejhis-selam) – qofshin hamdet më të larta dhe salavatet me të dhe me profetin tonë.

Shpjegimi Ky është parimi i tretë; njohja e profetit tonë Muhammed (salAllahu alejhi ue selem). Njeriu është i detyruar që të njoh profetin e tij, që Allahu ia ka dërguar atij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem), ia ka sqaruar dispozitat me të cilat Allahu e ka detyruar dhe ia ka sqaruar adhurimin për të cilin Ai e ka krijuar atë. Ky profet quhej Muhammed (salAllahu alejhi ue selem). Ai është profeti i fundit dhe i dërguari i Allahut për të gjithë xhinët dhe njerëzit. Allahu e dërgoi atë për të gjithë njerëzit. Allahu (te ala) ka thënë:

يعا ليك ج ا ن رسول الل

ا الناس ا قل ي آيه

”Thuaj (Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i

Allahut tek të gjithë ju.” Al-A’raf 7:158.

Page 101: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 101 of 130

لناس بشيا ونذيرا ولكن آكث الناس ل يعلمون ة ل ل كف وما آرسلناك ا

”Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhde dhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por

shumica e njerëzve nuk e dinë.” Sebe’ë 34:28. Emri i tij ishte Muhammed, Ahmed, el-Hashir, al-Mahi dhe el-Mukafi sepse ai është profeti i fundit. Ai është profeti i pendimit, profeti i mëshirës dhe profeti i butësisë. Këta janë të gjithë emrat e tij (salAllahu alejhi ue selem). Emri më i njohur, më i mirë dhe më madhështorë është megjithatë Muhammed, të cilin ia dha familja e tij dhe që përmendet në Kuran. Allahu (te ala) ka thënë:

دم رسول الل حم مه

”Muhammedi është i dërguari i Allahut.” El-Fet’h 48:29. E njëjta gjë vlen për emrin Ahmed. Këtë emër e përmendi Isai (alejhis-selam) kur dha lajmin përgëzues për ardhjen e tij:

ما بي قا ل صد ليك مه ا ن رسول الل

ائيل ا س

ذ قال عيس ابن مري ي بن ا

وا

ه آحد يدي من الت ا برسول يأت من بعدي اس وراة ومبش

”Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: ”O beni israilë, unë jam i dërguar i Allahut tek ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të

vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” Es-Saff 61:6.

Page 102: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 102 of 130

Prandaj, ai quhej Muhammed, emri i babait të tij ishte Abdullah, gjyshi i tij quhej Shejbeh, por e thërrisnin Abdul-Mutalib, dhe babai i gjyshit të tij quhej Hashim. Hashimi ishte i pari i Kurejshëve, po ashtu edhe Abdul-Mutalibi. Hashim ishte nga Kurejshët që është një fis i madh, dhe janë arabët më të mirë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte më i miri i trungut dhe prej fisit të Hashimit. Hashimi janë fisi më i mirë i Kurejshëve. Është thënë se Kurejsh ishte një njeri me emrin Fihr bin Malik. Një tjetër mendim është se ai quhej en-Nedhr bin Kenaneh, gjyshi i Fihr bin Malikut. Kurejshët janë të arabizuar dhe kanë mësuar gjuhën arabe. Atyre u dha një gjuhë e qartë arabe. Ata janë më shumë arabë se sa fisi Kahtan. Prandaj, thuhet se ka arabë burimorë dhe ata që janë bërë arabë. Këta të fundit janë pasardhës të Ismailit (alejhis-selam), birit të Ibrahimit, Halilit (alejhis-selam).

Page 103: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 103 of 130

40.Kështu Muhammedi u bë profet dhe i dërguar

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ai jetoi gjashtëdhjetë e tre vjet; dyzet vjet para thirrjes profetike dhe njëzet e tre vjet si një profet (nebij) dhe i dërguar (resul). Ai u shpall profet (nebij) me [ajetin] ”Lexo!” Dhe u shpall i dërguar (resul) me [suren] ”Muddethir”. Vendlindja e tij ishte Meka. Allahu e dërgoi atë për të paralajmëruar kundër idhujtarisë dhe të thërras në Teuhid. Dëshmia për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

جز فاهر ول تمن وثيابك فطهر والره ك فكب ثر قم فأنذر ورب ا المد ي آيه

ك فاصب تكث ولرب تس

”O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua

pastroi! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd

duro!” El-Muddethir 74:1-7. Ajeti:

قم فأنذر

”Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)!” Do të thotë paralajmëro kundër idhujtarisë dhe thirr në Teuhid.

ك فكب ورب

Page 104: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 104 of 130

”Dhe madhëroje Zotin tënd!” Do të thotë madhëroje Allahun me Teuhid.

وثيابك فطهر

”Dhe rrobat tua pastroi!” Do të thotë pastrojë veprimet tuaja nga idhujtaria.

جز فاهر والره

”Dhe të keqes së ndyrë largohu!” Do të thotë idhujve largohu. Ikja prej tyre do të thotë shmangja dhe largimi prej tyre dhe adhuruesve të tyre.

Shpejgimi Profeti i ndershëm Muhammed (salAllahu alejhi ue selem) filloi si profet (nebij) me zbritjen e [ajetit] ”Lexo!”. Gjëja e parë që iu shpall atij ishte:

ي خلق ك ال اقرآ بس رب

”Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë).” El-‘Alak 96:1.

Kështu, ai u bë profet (nebij). Ndërsa ai ishte në Shpellën Hira, kur i erdhi Xhibrili dhe e urdhëroi atë për të lexuar këtë sure. Menjëherë

Page 105: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 105 of 130

pas, erdhi tek ai me ajetet e sures “El Muddethir”. Ai u bë i dërguar (resul) me fjalët e Allahut:

ثر قم فأنذر ا المد ي آيه

”O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)!”

Xhibrili (alejhis-selam) erdhi tek ai, e urdhëroi atë për të lexuar dhe atij i erdhi vështirë, dhe u tha familjes “Më mbuloni, më mbuloni”… për shkak të frikës që e kishte goditur dhe shtypjes që ia kishte bërë Xhibrili. I Cili i kishte thënë: “Lexo”, si përgatitje për shpalljen që do t’i vijë. Pas kësaj, Allahu ka thënë:

قم فأنذر

”Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)!” Ngrihu dhe paralajmëro popullin! Kështu, ai u bë i dërguar (resul).

ك فكب ورب

”Dhe madhëroje Zotin tënd!” D.m.th respektoje me Teuhid.

Page 106: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 106 of 130

وثيابك فطهر

”Dhe rrobat tua pastroi!” Pastroj veprat prej idhujtarisë, sepse nuk është për qëllim pastrimi i rrobave sepse namazi akoma nuk i ishte bërë obligim. Pra është për qëllim pastrimi i veprave:

ولباس التقوى ذل خيم ”…po petku i devotshmërisë, ai është më i miri.” El-A’raf

7:26. Veprat pra mund të quhet për rroba.

جز فاهر والره

”Dhe të keqes së ndyrë largohu!” Janë për qëllim statujat. Për t’u distancuar nga to dhe adhuruesit e tyre.

Page 107: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 107 of 130

41.Namazi farz bëhet obligim Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Për dhjetë vjet ai thirri në Teuhid. Pas dhjetë vitesh u ngrit lart në qiell (Mi’raxh) ku u obligua me faljen e pesë namazeve. Ai u falë 3 vjet në Mekë. Pastaj u urdhërua të emigrojë në Medine.

Shpjegimi Për dhjetë vjet ai thirri në Teuhid dhe paralajmëroi kundër idhujtarisë. Ai i urdhëroi njerëzit që të ndalen nga adhurimi i të tjerëve pos Allahut (subhaneh) dhe që ta adhurojnë vetëm Atë kur ata të falen, të bëjnë betime, të therin kurban dhe gjëra të tjera. Pastaj u ngrit lart në qiell me Xhibrilin (salAllahu alejhime ue selem). Qiejt iu hapën në mënyrë që ai të mund të ngjitej në qiellin e shtatë sa që dëgjoi lapsat duke shkruar. Pastaj Allahu (xhela ue ala) e thirri atë, foli me të dhe e urdhëroi me pesë namazet. Në fillim ai ishte urdhëruar me 50 namaze, por pasi ishe lutur për lehtësim, Allahu i bëri pesë. Allahu (subhaneh) tregoi se namazet janë pesë në numër, por shkruhen si 50 në Pllakën e ruajtur. Ai që kujdeset për to shpërblehet për 50 namaze. Çdo vepër e mirë shpërblehet dhjetëfish. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) zbriti me atë urdhër. Namazet do të faleshin pesë herë në ditë; Dreka, ikindia, akshami, jacia dhe sabahu. Ai u falë tre vjet në Meke para se të emigronte. Pasi që Kurejshët e shqetësonin atë (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij gjithnjë e më shumë, ai emigroi në Medine. Allahu i kishte dhënë leje për t’u larguar nga Meka për në Medine tek Ensarët, për t’u shpëtuar shqetësimeve dhe padrejtësive të Kurejshëve. Në kohën e haxhit, Ensarët (radijAllahu anhum) i

Page 108: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 108 of 130

premtuan atij betimin e besnikërisë ndaj tij që të shpërngulet tek ata dhe që ta mbështesin atë. Pas betimit të besnikërisë Allahu e lejoi atë të emigrojë tek ata. Para kësaj, disa nga shokët e tij tashmë kishin emigruar në Abisini tek Nexhashiu dhe kishin qenë atje për një kohë. Me kalimin e kohës, edhe ata u shpërngulën në Medine ku të gjithë zunë vend, elhamdulilah.

Page 109: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 109 of 130

42.Detyrimet e mbetura ligjësohen Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Hixhret do të thotë emigrimi nga një vend joislam në një vend islam. Të gjithë njerëzit në këtë umet janë të obliguar që të emigrojnë nga vendi joislam në vend islam. Hixhreti vazhdon deri në Ditën e Gjykimit. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

تضعفي ف ين توفاه المل ئكة ظالمي آنفسهم قالوا في كنت قالوا كنا مس ن الا

واسعة فتاجروا فهيا فأولئك مأواه جن الرض قالوا آلم تكن آرض الل

تطيعون ان ل يس ساء والول جال والن تضعفي من الر ل المس وساءت مصيا ا

ا غفورا عفو آن يعفو ع نم وكن الل حيل ول يتدون سبيل فأولئك عس الل

“Sigurisht për ata të cilët melekët i marrin në vdekje ndërkohë që po i bënin padrejtësi vetvetes së tyre duke qëndruar me jobesimtarët, në një kohë kur shpërngulja ishte e detyrueshme për ta, ata (melekët) u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Melekët u thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë dhe e mjaftueshme për ju për t’u

shpërngulur në të?” Njerëz të tillë do ta gjejnë vendbanimin e tyre në xhehenem. Sa përfundim i keq! Përveç të dobëtëve, burra, gra dhe fëmijë, të cilët nuk mund të mendojnë ndonjë rrugëdalje dhe nuk janë në

gjendje të drejtohen në rrugën e tyre. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Dhe Allahu është kurdoherë Falës,

gjithnjë Falës i Madh.” En-Nisa’ 4:97-99.

Page 110: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 110 of 130

ي فاعبدون ين آرض واسعةم فا

ين آ منوا ا ي عبادي ال

”O robërit e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra

vetëm Mua më adhuroni!” El-Ankebut 29:56. El-Baghaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ”Ky ajet është shpallur në lidhje me muslimanët e Mekës që nuk kishin emigruar akoma. Allahu i quajti ata besimtarë.” Argumenti për hixhretin nga Sunneti, janë fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem): ”Hixhreti nuk ndalet derisa të ndalet pendimi, dhe pendimi

nuk ndalet deri sa dielli të lind nga perëndimi.” Ahmedi (4/99), Ebu Davudi (2479) dhe Darimi (2416).

Pasi ishin vendosur në Medine, ai obligoi dispozitat e tjera të islamit, duke përfshirë zekatin, agjërimin, haxhin, ezanin, xhihadin, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin e së keqes. Ai e përmbushi këtë për 13 vite. Pastaj vdiq (salAllahu alejhi ue selem), por feja e tij mbeti; kjo është feja e tij. Nuk ka asnjë të mirë vetëm se ka thirrur në të dhe nuk ka asnjë të keqe vetëm se ai ka paralajmëruar kundër saj. Mirësia në të cilën ai bëri thirrje është Teuhidi dhe çdo gjë tjetër që Allahu e do dhe që e kënaq Atë. E keqja ndaj së cilës ai paralajmëroi është idhujtaria dhe çdo gjë tjetër që Allahu e urren dhe refuzon. Allahu e dërgoi atë tek të gjithë njerëzit dhe i urdhëroi të gjithë xhinët dhe njerëzit që t’i binden atij (salAllahu alejhi ue selem). Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

Page 111: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 111 of 130

يعا ليك ج ا ن رسول الل

ا الناس ا قل ي آيه

”Thuaj (Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i

Allahut te të gjithë ju.” Al-A’raf 7:158. Allahu përsosi fenë me anë të tij (salAllahu alejhi ue selem). Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

سلم دينا اليوم آكلت لك دينك وآتممت عليك نعمت ورضيت لك ال

”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush

dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” El-Maideh 5:3. Dëshmia për vdekjen e tij (salAllahu alejhi ue selem) janë fjalët e Tij (te ala):

تصمون ك ت ك يوم القيامة عند رب نيتونث ا م م ن

ك ميتم وا ن

ا

”Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur. E pastaj, në Ditën e Ringjalljes pranë Zotit tuaj do të

gjykoheni.” Ez-Zumer 39:30-31. Pasi që njerëzit të vdesin ata do të ringjallen. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

رجك ترة آخرى منا خلقناك وفهيا نعيدك ومنا ن

”Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.” Ta-

Ha 20:55.

Page 112: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 112 of 130

خراجا آنبتك من الرض نباتث يعيدك فهيا ويرجك ا والل

”Dhe Allahu ju ka nxjerrë juve prej tokës. Pastaj ju kthen

në të dhe do t´iu nxjerrë prej saj përsëri (në Ditën e Gjykimit).” Nuh 71:17-18.

Pas ringjalljes, njerëzit do të sillen para drejtësisë dhe do të shpërblehen për veprat e tyre. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

ن نوا بلحس ين آحس ين آساؤوا بما علوا ويزي ال ليجزي ال ”Dhe vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë – që t’i

shpërblejë ata që bëjë të keqën me atë që ata kanë bërë (ti ndëshkojë në xhehenem) dhe që Ai ti shpërblejë ata që

bëjnë të mirën me më të mirën.” En-Nexhm 53:31. Ai që e përgënjeshtron Ringjalljen bën mosbesim (kufr). Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

لت ن يبعثوا قل بل ورب لتبعث ث لتنبؤن بما ع ين كفروا آن ل زع ال

يسيم وذل عل الل

”Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: ”Po, pasha Zotin tim, patjetër do të

ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!” Et-Tagabun 64:7.

Shpjegimi

Page 113: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 113 of 130

Pasi që profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte emigruar dhe ishte stabilizuar në Medine, ai u obligua me obligimet e tjera, duke përfshirë zekatin, agjërimin e Ramazanit, haxhin, xhihadin, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin e së keqes. Tani Medina ishte bërë një vend islamik dhe kryeqyteti i parë i muslimanëve. Prandaj u ligjësuan edhe obligimet e tjera. Prandaj ata mund të urdhëronin në të mirë dhe të ndalonin nga e keqja. Kjo ishte një mëshirë nga Allahu (azze ue xhel) që këto obligime hyrën në fuqi vetëm pas emigrimit në Medine. Megjithatë, baza për obligimin e zekatit ishte bërë tashmë në Mekë. Allahu (te ala) ka thënë në suren ”El-En’am” që është shpallur në Mekë:

وآ توا حقه يوم حصاده ”… dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve).” En-

Aam 6:141. Ndërsa dispozitat e hollësishme janë shpallur në Medine. Po ashtu agjërimi i Ramazanit u obligua dy vjet pas emigrimit. Haxhi u obligua nëntë ose dhjetë vjet pas emigrimit. Atëherë Allahu shpalli:

ن هللا غن و ليه سبيل ومن كفر فا

تطاع ا عل الناس حجه البيت من اس لل

عن العالمي ”Dhe haxhi është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden ta bëjnë atë. Dhe kushdo që nuk beson (mohon haxhin si shtyllë e Islamit) le ta dijë se Allahu është më i Pasuri, nuk ka nevojë për gjithësinë e

Tij.” El-Imran 3:97.

Page 114: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 114 of 130

Ajeti është në suren ”El-Imran” që u shpallë në Medine. Edhe xhihadi u urdhërua në Medine. Në fillim ai luftoi vetëm në vetëmbrojtje. Me kalimin e kohës, ai mori urdhër për të nisur luftën dhe për të luftuar jobesimtarët, edhe pse ata nuk e kishin sulmuar atë. Ai i thirri ata në fenë e Allahut; ose ata konvertoheshin në Islam ose përndryshe ai i luftonte derisa të konvertoheshin. Ndërsa ithtarët e librit (jehudët dhe të krishterët) trajtoheshin ndryshme. Ata mund të paguanin taksa (xhizjen) për mbrojtje nëse nuk konvertoheshin në islam. Edhe pse mexhusët (adhuresit e zjarrit) trajtoheshin në këtë mënyrë; ata ose konvertoheshin në islam ose paguanin taksa për mbrojtje. Të gjithë mosbesimtarëve të tjerë iu dhanë dy zgjedhje; konvertimi në Islam apo lufta, sipas mundësive. Pasi Allahu me të e kishte plotësuar fenë, ia mori jetën në vitin e 10 (pas emigrimit në Medine). Ai tha:

سلم دينا اليوم آكلت لك دينك وآتممت عليك نعمت ورضيت لك ال

”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush

dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” El-Maideh 5:3. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

تصمون ك ت ك يوم القيامة عند رب نيتونث ا م م ن

ك ميتم وا ن

ا

”Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur. E

pastaj, në Ditën e Ringjalljes pranë Zotit tuaj do të gjykoheni.” Ez-Zumer 39:30-31.

Page 115: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 115 of 130

Pasi që njerëzit të vdesin ata do të ringjallen. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

خ راجا آنبتك من الرض نباتث يعيدك فهيا وي رجك ا والل

”Dhe Allahu ju ka nxjerrë juve prej tokës. Pastaj ju kthen

në të dhe do t´iu nxjerrë prej saj përsëri (në Ditën e Gjykimit).” Nuh 71:17-18.

ن يبعثوا قل بل ورب لتبعث ث ين كفروا آن ل لت وذل زع ال لتنبؤن بما ع

يسيم عل الل ”Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të

ringjallen. Thuaj: ”Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo

për Allahun është lehtë!” Et-Tagabun 64:7.

ن نوا بلحس ين آحس ين آساؤوا بما علوا ويزي ال ليجزي ال

”Dhe vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë – që t’i shpërblejë ata që bëjë të keqën me atë që ata kanë bërë (ti ndëshkojë në xhehenem) dhe që Ai ti shpërblejë ata që

bëjnë të mirën me më të mirën.” En-Nexhm 53:31. Njerëzit do të dalin në gjykim dhe do të shpërblehen në Ditën e Gjykimit. Ata do të marrin librat e tyre (të veprave) ose në dorën e tyre të djathtë ose në dorën e majtë. Banori i xhenetit e merr librin e tij në dorën e djathtë, banori i xhehenemit e merr librin e tij në dorën e majtë.

Page 116: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 116 of 130

Peshorja e banorit të xhenetit do të peshojë rëndë, e banorit të xhehenemit do të peshojë lehtë. Mëkatarët janë në rrezik. Pjatë peshorja e tyre mund të peshojë më rëndë në qoftë se ata pendohen ose nëse Allahu (subhaneh) i falë ata, ose në qoftë se ata bëjnë vepra të mira. Ajo gjithashtu mund të peshojë pak, në mënyrë që ata të futen në zjarr. Aty ata do të ndëshkohen për aq kohë sa dëshiron Allahu. Pastaj Allahu i nxjerr ata sepse ishin muslimanë. Prandaj, çdo person përgjegjës është i obliguar që të largohet prej mëkateve, të pendohet vazhdimisht dhe ti përmbahet rrugës së drejtë. Sepse ai nuk e di se kur do të vdesë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që muslimani të veproj me vendosmëri dhe të luftojë kundër vetes, në mënyrë që ai të pasojë rrugën e drejtë dhe që sinqerisht të pendohet për të gjitha mëkatet e tij. Qëllimi është që ai të vdesë në një gjendje të mirë dhe në rrugën e drejtë, pas së cilës ai fiton lumturinë dhe shpëtimin në Ditën e Gjykimit.

Page 117: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 117 of 130

43.Shpalljet e të gjithë profetëve dhe të dërguarve

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Allahu dërgoi të gjithë të dërguarit si përgëzues dhe paralajmërues. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

سل ةم بعد الره حج ين ومنذرين لئل يكون للناس عل الل بش رهسل مه

“Të dërguar që ishin përgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve, njerëzit të mos kenë fakt

(arsyetim) para Allahut.” En-Nisa’ 4:165. I pari ishte Nuhu (alejhis-selam) dhe i fundit ishte Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i fundit. Argumenti se Nuhu (alejhis-selam) ishte i dërguari i parë i Tij (te ala):

ل نوح والنبيي من بعده ليك ك آوحينا ا

ن آوحينا ا

ا

”Ne të dhamë shpalljen ty sikurse i patëm dhënë shpalljen

Nuhut dhe profetëve pas tij.” En-Nisa’ 4:163.

Shpjegimi I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) është dërguar tek i gjithë njerëzimi; tek gjithë xhinët dhe gjithë njerëzit. Ai (te ala) ka thënë:

يعا ليك ج ا ن رسول الل

ا الناس ا قل ي آيه

Page 118: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 118 of 130

“Thuaj (Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” Al-A’raf 7:158.

لناس بشيا ونذيرا ولكن آكث الناس ل يعلمون ة ل ل كف وما آرسلن اك ا

“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por

shumica e njerëzve nuk e dinë.” Sebe’ë 34:28. Ai (salAllahu alejhi ue selem) është pra profeti i fundit, pas tij nuk do të ketë profet tjetër. Edhe të dërguarit e tjerë u dërguan tek umetet e tyre si përgëzues dhe paralajmërues. I dërguari i parë ishte Nuhu (alejhis-selam) i cili u dërgua pasi që populli i tij kishte filluar të adhurojnë idhujt. Para tij, ishte Ademi i cili ishte profet i dërguar dhe i besuar. Allahu e dërgoi atë tek pasardhësit e tij në mënyrë që ata mund të adhurojnë Allahun sipas sheriatit të cilin Ademi (salAllahu alejhi ue selem) i ati i tyre kishte ardhur. Pasardhësit ishin musliman dhe të udhëzuar derisa idhujtaria u shfaq në popullin e Nuhit (alejhis-selam). Pastaj Allahu e dërgoi Nuhun (alejhis-selam) tek ta. Ai ishte i dërguari i parë që iu dërgua popullit pasi ishte shfaqur idhujtaria. Çdo populli Allahu i ka dërguar një të dërguar. Adit ia dërgoi Hudin (alejhis-selam). Themudit ia dërgoi Salihun (alejhis-selam). Pastaj Ai e dërgoi Ibrahimin, Lutin dhe Shuajbin, njërin pas tjetrit, duke përfshirë Musain, Harun, Isain, Ejubin, Davudin dhe Sulejmanin. Ata u përmbyllën me Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem). Ai (salAllahu alejhi ue selem) është i dërguari i fundit, më i miri. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

Page 119: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 119 of 130

سل ةم بعد الره حج ين ومنذرين لئل يكون للناس عل الل بش رهسل مه

“Të dërguar që ishin përgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim)

para Allahut.” En-Nisa’ 4:165. Ata kumtuan lajme përgëzuese do të thotë se ua premtuan xhenetin atyre që u binden. Ata paralajmëruan do të thotë se paralajmëruan idhujtarët ndaj zjarrit dhe ndëshkimit të dhembshëm në qoftë se ata e kundërshtojnë Allahun. Allahu e dërgoi edhe Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) si përgëzues dhe paralajmërues. Allahu (te ala) ka thënë:

ذنه ب ل الل

ا ونذيرا وداعيا ا ن آرسلناك شاهدا ومبش

ا النبه ا ي آيه

نيا اجا مه وس

“O ti profet, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar

përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.” El-Ahzab 33:45-46.

بك وخات النبيي وكن الل جالك ولكن رسول الل دم آب آحد من ر ا كن محم م

ء علميا ش

“Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë profetëve, e Allahu është gjithnjë i Gjithëdituri për çdo

gjë.” El-Ahzab 33:40.

Page 120: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 120 of 130

Të gjithë popujt ishin të detyruar të pasojnë të dërguarit e tyre dhe ti nënshtroheshin udhëzimit të cilin ata kumtuan. Allahu i ka premtuar atij që e bën këtë lumturinë në të dy jetët. Megjithatë, shumica e tyre i kundërshtuan dhe e luftuan atë që të dërguarit e tyre kumtuan. Allahu (te ala) ka thënë:

وما آكث الناس ولو حرصت بمؤمني ”Dhe prapë shumica e njerëzve nuk do të besojnë edhe sikur ti ta lakmosh këtë (që njerëzit të besojnë).” Jusuf

12:103.

ن تطع آكث من ف الرض يضلهوك عن سبيل الل وا

“Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” En-Aam 6:116.

كور ن عبادي الش وقليلم م

“E nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” Sebe’ë 34:13.

ل فريقا من المؤمني بعوه ا بليس ظنه فات

ق علهيم ا ولقد صد

“Në të vërtetë, Iblisi realizoi mendimin e vet ndaj tyre,

ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.” Sebe’ë 34:20.

Të gjithë të dërguarit i thirrën popujt e tyre që të adhurojnë Allahun të vetëm, ti binden Atij dhe të përmbahen nga idhujtaria dhe kundërshtimi i Tij. Allahu (te ala) ka thënë:

Page 121: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 121 of 130

اغوت واجتنبوا الط ة رسول آن اعبدوا الل آم ولقد بعثنا ف ك

”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë:

”Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni taghutit!” En-Nahl 16:36.

Do të thotë, binduni Atij, e adhuroni vetëm Atë, përmbajuni fesë së Tij dhe mos adhuroni taghutin.

Page 122: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 122 of 130

44.Domethënia e taghutit Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Allahu u dërgoi të dërguar të gjithë popujve, nga Nuhu deri tek Muhammedi. Ata i urdhëruan njerëzit që të adhurojnë vetëm Allahun dhe i ndaluan ata që të adhurojnë taghutin. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

اغوت واجتنبوا الط ة رسول آن اعبدوا الل آم ولقد بعثنا ف ك

”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: ”Adhuroni vetëm Allahun, e largohuni nga taghuti!” En-

Nahl 16:36. Ibn-ul-Kajimi ka thënë: “Taghut është gjithçka që adhurohet, pasohet dhe i bindet, për të cilën robi i tejkalon kufijtë.” Do të thotë ai që pasohet në të pavërtetën dhe të bindurit në diçka tjetër përveç ligjit të Allahut. Taghutët janë shumë, por kryesorët e tyre janë pesë: 1 – Iblisi. 2 – Personi i cili thërret të tjerët për ta adhuruar atë, siç bëri Faraoni. 3 – Ai që adhurohet nga të tjerët dhe kënaqet me këtë. 4 – Kush pohon se e di gajbin (të fshehurën).

Page 123: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 123 of 130

5 – Ai që me qëllim gjykon me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

اغوت ويؤمن بلل شد من الغي فمن يكفر بلط الره بي ين قد ت كراه ف الل ا

يعم عليم س تمسك بلعروة الوثقى ل انفصام لها والل فقد اس

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. Kushdo që mohon taghutin dhe beson në Allahun, ai është

kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” El-Bekare 2:256.

Shpjegimi Taghut është gjithçka që adhurohet në vend të Allahut dhe ai kënaqet nga ajo. E njëjta gjë vlen me atë që gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç asaj që ka shpallur Allahu, ose thërret në të. Taghut i ka rrënjët në fjalën الطغيان që do të thotë tejkalim kufirit. Taghut është pra dikush që e tejkalon kufirin. Këtë ai e bën ose me idhujtarinë dhe mosbesimin e tij ose me thirrjen e tij në të lartpërmendurën. Më e keqja e tyre është Iblisi, Allahu e mallkoftë. Ai është edhe lideri i tyre. E njëjta gjë vlen edhe për personin i cili i thërret të tjerët që ta adhurojnë atë dhe të kënaqet nga adhurimi i të tjerëve, sikurse veproi Faraoni dhe Nemrudi. Në të njëjtin grup hynë ai që pohon se ai ka dije rreth gajbit (të ardhmes). Shembuj të këtyre njerëzve janë fallxhorët, shortarët dhe magjistarët, si gjatë kohës pagane si pas asaj të islamit. Është gjithashtu ai që qëllimisht gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç asaj që ka shpallur Allahu. Këta janë taghutët më të mëdhenj. Secili që e kalon kufirin dhe e kundërshton Allahun është taghut.

Page 124: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 124 of 130

Allahu (te ala) ka thënë:

شد من الغي الره بي ين قد ت كراه ف ال ل ا

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota.” Veprimi i drejtë është islami dhe gjithçka që profeti (salAllahu alejhi ue selem) kumtoi. E keqja është mosbesimi dhe devijimi. Ai (te ala) ka thënë:

اغوت ويؤمن بلل فمن يكفر بلط

”Kushdo që mohon taghutin dhe beson në Allahun…” Mohimi i taghutit do të thotë ta refuzosh atë dhe ta konsiderosh atë të kotë. Prandaj, ai duhet të refuzojë idhujtarinë. Të besosh në Allahun do të thotë të pranosh se Allahu është i adhuruari yt i vetëm dhe Zoti i vërtetë, beson në librin dhe Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe i nënshtrohesh atij. Ata që e bëjnë këtë janë besimtarë. Pastaj Allahu (te ala):

يعم عليم س تمسك بلعروة الوثقى ل انفصام لها والل فقد اس “…ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet

kurrë. Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” Do të thotë kanë zgjedhur një strehë të sigurt, pra shahadetin (dëshminë) se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut. Kushdo që e bën këtë është kapur për një nyjë të shtrënguar që nuk zgjidhet. Ai që kapet pas shahadetit me sinqeritet

Page 125: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 125 of 130

dhe i përmbahet atij, do të fitojë xhenetin dhe lumturinë. Shahadeti ka shtatë kushte; vetëm Allahu duhet të adhurohet, duhet ti bindemi Atij dhe libri i Tij duhet të pasohet. Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i fundit dhe i dërguari i fundit. Ai është i dërguari i Allahut që i është dërguar tërë botës; të gjithë xhinëve dhe të gjithë njerëzve. Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar t’i binden atij (salAllahu alejhi ue selem) dhe të pasojë sheriatin e tij. Askujt nuk i lejohet që të mos e pasojë atë. Sheriati i tij (salAllahu alejhi ue selem) ka anuluar të gjitha sheriatet e mëparshme. Allahu (te ala) ka thënë:

يعا ليك ج ا ن رسول الل

ا الناس ا قل ي آيه

“Thuaj (Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i

Allahut te të gjithë ju.” El-A’raf 7:158.

Para kësaj Allahu (subhaneh) tha:

ي آنزل معه آولئك ه بعوا النهور ال وه وات روه ونص ين آ منوا به وعز فال

المفلحون

“Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët

janë të shpëtuarit.” El-A’raf 7:157.

ومن يكفر ب ه من الحزاب فال نار موعده

Page 126: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 126 of 130

“Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kuranin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është

zjarri.” Hud 11:17. Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin autentik: ”Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk

ka as jehudi, e as nasara (të krishterë) nga ky umet që dëgjon për mua dhe pastaj vdes pa besuar në atë me të

cilën unë jam dërguar, vetëmse do të hyj në zjarri.” Muslimi (153)

Ka shumë ajete të ngjashme dhe hadithe në lidhje me këtë. Dijetarët janë të bashkuar se askujt nga ky umet nuk i lejohet që të braktis sheriatin e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe se kushdo që mendon ndryshe është kafir.

Page 127: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 127 of 130

45.Fundi i librit “Sherh Thalathat-il-Usul”

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kjo është domethënia e dëshmisë “La ilahe ilAllah – nuk merion të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”. Në hadith thuhet: “Islami është çështja kryesore. Shtyllat e tij është namazi dhe maja e shtizës së saj është lufta në rrugën e Allahut.” Ahmedi (5/237), Tirmidhi (2616), i cili tha se hadithi është i mirë

dhe autentik, Nesai (11394) dhe Ibn Maxheh (3973). Dhe Allahu e di më mirë.

Shpjegimi Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre, duhet të adhurojnë vetëm Allahun dhe asgjë tjetër dhe mohojnë taghutin dhe adhurimin kushtuar atij. Ata janë të detyruar që të adhurojnë vetëm Allahun, të pasojnë librin e Tij (subhanehu ue te ala) dhe të respektojë urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Çështja kryesore është Islami. Islami është dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, dhe se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është i dërguari i Allahut. Ai që i përmbahet shahadetit hyn në Islam. Shtylla e Islamit është namazi, që është shtylla e dytë e Islamit. Namazi është shtylla më e madhe e Islamit pas shahadetit. Pas kësaj vjen zekati, agjërimi, haxhi dhe urdhëresat e tjera.

Page 128: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 128 of 130

Lufta në rrugën e Allahut është maja e shtizës së islamit. Sepse me të mbrohet dhe ruhet feja. Me të njerëzit thirren në fenë e Allahut dhe detyrohen të veprojnë në përputhje me të vërtetën. Në këtë mënyrë ajo është maja e shtizës dhe Allahu e di më mirë.

Page 129: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 129 of 130

Pasqyra e Lëndës

⚫ Hyrje në librin "Thalathat-il-Usul"....................................3 1. Dituria rreth Allahut , profetit të Tij dhe fesë Islame..............4 2. Të vepruarit me dituri.......................................................8 3. Thirrja në fe.....................................................................9 4. Durimi me problemet në këtë rrugë…………………...............10 5. E tërë feja në katër çështje……………………………………........12 6. Të vetmit njerëz fitimtarë………………................................14 7. Tre çështje që duhen ditur dhe praktikuar……………….…....16 8. Ne nuk jemi lënë në këtë jetë pa një qëllim........................22 9. Adhurimi është vetëm për Allahun………………….................24 10. Urrejtja obligative e muslimanëve…………………..................26 11. Hanifijjeh, feja e Ibrahimit...............................................30 12. Urdhëresa më e madhe dhe ndalesa më e madhe…..………..33

PARIMI I PARË

(Njohja e Allahut)................................................................36

13. Tre parimet....................................................................37 14. Kështu e njeh Zotin tënd të Cilin e adhuron........................40 15. Zoti i juaj është Allahu, Krijuesi.........................................44 16. Zoti është ai që adhurohet...............................................48 17. Llojet e ndryshme të adhurimit.........................................51 18. I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut................................55 19. Lutja lejohet ti drejtohet vetëm Allahut.............................57 20. Frika dhe llojet e saj........................................................61 21. Mbështetja në Allahun është adhurim...............................65 22. Shpresa, frika dhe përulësia ndaj Allahut janë adhurim.......67 23. Pendimi tek Allahu është adhurim.....................................68 24. Ti lutesh Allahut për ndihmë është adhurim.......................69 25. Ti lutesh Allahut për mbrojtje është adhurim…………………...70 26. Ti lutesh Allahut për shpëtim është adhurim......................72

Page 130: Sherh Thalathat-il-Usul · 2018-11-18 · është njohja e Allahut, profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe fesë islame me argumente. Robi prandaj duhet para së gjithash

Page 130 of 130

27. Therja e kurbanit është adhurim.......................................73 28. Zotimi është adhurim......................................................74

PARIMI I DYTË

(Njohja e Fesë Islame).........................................................76

29. Parimi i dytë është njohja e Islamit sipas argumenteve.......77 30. Pesë shtyllat e Islamit......................................................79 31. Kuptimi i shahadetit të parë.............................................80 32. Kuptimi i shahadetit të dytë.............................................83 33. Argumentet për namazin, zekatin si dhe shpjegimin e Teuhidit................................................................................86 34. Argumenti për agjërimin..................................................88 35. Argumenti për haxhin......................................................90 36. Gjashtë shtyllat e besimit.................................................92 37. Ihsani............................................................................95 38. Hadithi i Xhibrilit në lidhje me Islamin, besimin dhe Ihsanin.97

PARIMI I TRETË

(Njohja e Pejgamberit tonë, Muhammedit salAllahu alejhi ue

selem)..................................................................................99 39. Parimi i tretë është të njohësh profetin tënd

Muhammedin....................................................................100 40. Kështu Muhammedi u bë profet dhe i dërguar…….............103 41. Namazi farz bëhet obligim……………….............................107 42. Detyrimet e mbetura ligjësohen………..............................109 43. Shpalljet e të gjithe profetëve dhe të dërguarve...............117 44. Domethënia e taghutit...................................................122 45. Fundi i librit “Sherh Thalathat-il-Usul”..............................127