shporta e - gazetasi.al · menutë e ejonës janë drejtuar kaj ku-zhinës italiane, por që ina...

62
PËR FESTAT E FUNDVITIT SHPORTA E

Upload: vonhi

Post on 29-Aug-2019

213 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

P Ë R F E S TAT E F U N D V I T I TSHPORTA E

Një vit i gjatë, i lodhshëm, një rutinë që nuk mbaron dhe çdo ditë aq e ngjashme me lodhjen e një dite më parë e çdo muaj po aq i ngarkuar me punë zyre, angazhime jashtë shtëpie e më pak kohë për argëtim, qetësi, reflektim vetjak dhe ngrohtësi familjare me nge?Është momenti i duhur, fundviti. Kjo periudhë mund t’ju japë një fund të bukur për çdo pakënaqësi apo përmbushjeje

në marrëdhëniet afektive të cilave u keni munguar.Një dhuratë e mirëmenduar sipas njohjes që keni për personin e dashur, dreka ose darka e Krishtlindjeve, darka e Vitit të Ri, udhëtime jashtë vendit. Gazeta “Si” ju vjen në ndihmë me një guidë modeste modeste përmes disa emra hotelesh, restorantesh dhe produkteve për dhurata.

HOTELE

Rogner Hotel

20:3024.12.2018

20:3031.12.2018

• Aperitivi i mirëseardhjes

• Performancë Live me muzikë ndërkombëtare dhe folklorike

• 8 Menu të krijuara nga shefat e Hilton

• Pije të palimituara

• Spektakël fishekzjarresh në tarracën e hotelit për të Mirëseardhur Vitin e Ri

Hilton Garden in Tirana

Çmimi për person - 109 euroFëmijët 0-6 vjeç - Falas

Fëmijët 7-10 vjeç - 50% zbritje

Classic Hotel TiranaDhomat janë komforte dhe të arreduara në mënyrë moderne. Ato janë të pajisura me:

kondicioner, dollape, pasqyra të mëdha, televizor me ekran të sheshtë, free Wi-Fi si dhe tualetin.

DHOMË DYSHE – DELUXE:

Duke nisur nga 55€/dita

Dhoma dyshe deluxe eshte e paisur me ballkon, ajër të kondicionuar, tualet, dush, dollap rrobash, tele-vizor plazma me kanale satelitore dhe internet falas. Gjithashtu ju do të ju ofrohet shërbim dhome gjatë

gjithë periudhës së qëndrimit tuaj.

DHOMË DYSHE – DELUXE:

Duke nisur nga 60€/dita

Dhoma dyshe deluxe është e paisur me ballkon, ajër të kondicionuar, tualet, dush, dollap rrobash, tele-vizor plazma me kanale satelitore dhe internet falas. Gjithashtu ju do ë ju ofrohet shërbim dhome gjatë

gjithë periudhës së qëndrimit tuaj.

DHOMË TEKE:

Nis nga 45€/dita

Dhoma teke është e paisur me ajër te kondicionuar, tualet, dush, dol-lap rrobash, televizor plazma me kanale satelitore dhe internet falas. Gjithashtu ju do të ju ofrohet shër-bim dhome gjatë gjithe periudhës së qëndrimit tuaj.

DHOMË DYSHE ose DOPIO:

Duke nisur nga 50€/dita

Dhoma dyshe është e paisur me ajër të kondicionuar, tualet, dush, dollap rrobash, televizor plazma me kanale satelitore dhe internet falas. Gjithashtu ju do të ju ofrohet shër-bim dhome gjatë gjithë periudhes së qëndrimit tuaj.

MENUJA E KRISHTLINDJEVEAperitivi i mirëseardhjes

MestavolineSallatë, miks djathrash, brusketa të ndryshme

Pjata IAntipastë prodhime deti

Karpaço salmoni,Karpaço karkaleci

Pjatë IISushi

Miks sushi

Pjata IIILevrek i pjekur

Lajthi, galete panko, salcë karrote, endive

Pjata IVFileto Viçi

Pure patatesh me tartuf, perime të pjekura, salcë mustardë

ËmbëlsirëCheesecake special, Luleshtrydhe

PijeVerë e bardhë Mon Plaisir, Verë e kuqe Monepulciano,

Birrë shqiptare, pije jo alkhoolike

Xheko Imperial

Muzikë LiveLandi dhe Orgesa Zaimi

Bari i hapur 1-3 AMSurpriza dhe animatorë për fëmijët

Fëmijët nën10 vjeç - 3000 lekë/personÇmimi për të rriturit - 6500 lekë/person

MENUJA E VITIT TË RI:

Darka nis në orën 20:000

Aperitivi i MirëseardhjesSallatë Ekzotike, Miks Djathrash, Miks Sushi, Brusketa të

ndryshme, Kokteij Karkalecash, Kallamarë të fërguar

Pjata ISalmon Gravlax dhe karkaleca

Pure Molle, xhel panxhari, karkalec i marinuar me safran

Pjata IIAragostë

Pjata IIISalmon i gatuar ngadalë

Salcë limoni, karrotë e pjekur, quinoaSorbeto

Pjatë IVFileto viçi

Pure patate me tartuf, perime të pjekura, salcë mustardë

Pjata V

Gjel deti Ballontina

Ëmbëlsirë INougat Papa

Stika, lajthi, krem, merengue

Ëmbëlsirë IIBakllava Tradicionale

PijeVerë e bardhë Mon Plaisir, Verë e kuqe Monepulciano,

Birrë shqiptare, pije jo alkhoolike

Muzikë LiveKejsi Tola, etj (Çift balerinësh)

Bari i hapur 1-3 AMSurpriza dhe animatorë për fëmijët

1-5 vjeç falas, 5-10 vjeç - 6000 lekë/ personÇmimi për të rriturit - 150000 lekë/person

Dhomat:Teke - 60 euro/nata

Deluxe - 80euro/nataImperial - 100 euro/nata

Mak Albania

MBRËMJA GALA2018 - 2019

20:3031 Dhjetor 2018

Prestige

RESTORANTE

HISTORIAEjona është krijuar si një projekt. Syn-imi kryesor ishte të punësonte persona me aftësi të kufizuar. Në fillim kanë qenë dy vajza, njëra banakiere dhe tjetra në shërbim. Vajza që nuk flisnin dhe nuk dëgjonin. Por nuk funskionoi për shumë arsye.Inën, pronaren aktuale të Ejonës e ta-kova në një mëngjes të ftohtë, në fillim

Ejonatë dhjetorit. U ulëm në kopshtin e resto-rantit për të gjerbur kafenë dhe për të biseduar. Në atë kopësht që e miklo-jnë të gjithë, që përpos ushqimit dhe mikëpritjes është njënga arsyet krye-sore pse njerëzit bujtin aty.Ina që nga mënyra se si nis e më rrëfen për Ejonën, duket që e dashuron atë punë.“Në momentin që ne do ta merrnim, do të merrnim vetëm hapësirën me qira. Jo biznesin. Na erdhi keq që do të shuhej nisma. Na u duk ide e mirë sepse një biznes i vogël, ka kontribuuar në një kauzë shumë të madhe. Unë atëherë me bashkëshortin vendosëm ti blin-im pjesën që kishte mbetur dhe emrin. Ka qenë shumë e vështirë. Ishte krijuar idea se Ejona ishte një biznes vetëm për personat me aftësi të kufizuar dhe duhej shumë kohë për ta zhbërë këtë mendësi. Prandaj u mbajt edhe emri për të krijuar idenë që ky është mjedisi ynë, shtëpia jonë, restoranti ynë.”- më tregon Ina duke më thënë që u desh një vit i tërë

dhe një punë kolosale për të ndryshuar perceptimin e njerëzve për Ejonën e re.“Vajzat qëndruan për një periduhë 7 mu-jore deri në momentin që u ngrit puna dhe ato nuk e kishin shumë të përbal-lueshme vazhdimësinë.Në atë periudhë kemi mësuar shumë. Mësuam të flisnim gjuhën e tyre. Pa-varësisht se ishte periudhë shumë e vështirë, ishte shumë e bukur. U ndjemë pjesë të njëri-tjetrit.”

Ina me profesion është financiere, por ka punuar për vite si financiere në pro-jekte që kanë pasur të bëjnë me agri-kulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Dhe shërbimi është një trashëgimi që i vjen prej prindërve. Pavarësisht se me profe-sion respektivisht farmacist dhe inxhin-ier mekanik, e ëma dhe i ati, ata kanë qenë ndër të parët që kanë ngritur një menzë në Qytetin Studenti në Tiranë do vite më parë në pronën e tyre. “Kohën më të madhe të fëmijërisë e mbaj mend tek menza; tek lavamani duke larë enët. Pastaj kaloja të qëroja patatet. Këtë vlerësoj tek prindërit e mi që më kanë mësuar të jem e barabartë edhe me sta-fin. Që nuk jam ndjerë kurrë gocë e pro-narëve, por e barabartë me ta. Fakti që nuk kam lëvizje tek stafi është mësimi që kam marrë në vitet kur qën-droja tek menza e prindërve.”- mëtre-gon Ina.Dalëngadalë Ejona nisi të ndryshonte, vijon rrëfimin Ina, “ndryshoi menuja, u bënë disa investime. Edhe në arredim.Vendosëm të kishim impakt në pjesën eko. Çdo gjë këtu është dru i ricikluar. Interioriështë ideuar dhe zbatuar nga Pana. Gjithë druri që është këtu ështëi

trashëguar nga stërgjyshi i bashkëshor-tit. Një nga shtëpitë e vjetra tiranase. Mbi 100 vjeçare. Trarët e vjetër të shtëpisë qëjanë stazhonuar për shumë vite nga i ati i bashkëshortit dhe janë sot mobil-je për Ejonën.” Ina më thotë se, pjesa-miqësore e diferencon Ejonën. “Donim të bënim diçka në Bllok që të mos kishte lidhje me Bllokun.”Pra, vijon shpjegimin Ina, “qëtë mos de-tyroheshin klientët që të rregulloheshin, të vishnin taka, apo t’ju duhej të uleshin në një tavolinë që ti shihnin. Është për atë kategori njerëzisht të thjeshtë si ne, që duan të qëndrojnë rehat si në shtëpi.”Pika e fort e Ejonës, për Inën është menuja ditore. 15 produkte çdo ditë për

një javë, që ndryshohet çdo javë. Kjo për Inën, ka kosto, por konsiderohet si pikë e fortë. “Përveç kësaj, komponentët ndrysho-jnëçdo tre muaj sepse ndryshon sti-na dhe ne preferojmë të punojmë me produkte stine. Kjo krijon variacion dhe klientët nuk mërziten. Ne kemi që prej tre vjetësh klientë shumë besnikë, të cilët janë familjarë me ne.Në pjesën e drekës 80% e klientelës është e për-ditshme. Më shumë zyra; banka, zyra finance, call center, projekte.”- më tre-gon Ina.Kurse për pjesën e darkës është pak më ndryshe sepse klientela ka më shumë kohë në darkë për të qëndruar.

Menutë e Ejonës janë drejtuar kaj ku-zhinës italiane, por që Ina më thotë se do të fusë edhe kuzhinën tradicionale të preferuar aq shumë nga huajt. “Sepse edhe ne kur dalim jashtë Tirane kërkojmë djath nape, qepë të njomë dhe një vend ku të qëndrojmë si në shtëpi”.“Shefi i kuzhinës ka më shumë ekspe-riencë në këtë lloj kuzhine brenda dhe jashtë vendit. Abi Cani është shefi ynë 25 vjeçar. Ai ka nisur punën që 16 vjeç. Është nga ata pak nxënës të shkëlqyer që i ka nxjerrë shkolla Hoteleri Turizëm.”Restoranti funskionon me prenotime,

Menuja është e thjeshtë. “Këmbëngulim më shumë tek shija dhe sasia, edhe tek estetika më pak. Për ne është e rëndë-sishme që klienti të kthehet sërish tek Ejona.”Ejona në fakt nuk njihet për luks, as për trend në kuptimin e trendit që kanë restorantet në zonën e Ish Bllokut. Ejona ka një lloj trendi të vetin.“Pika më e fortë e Ejonës do të vazh-dojë të jetë qasja shumë sociale që ne ofrojmë, vlera shoqërore. Pika më e dobët, që jemi një restorant pranveror,

veror. Dimrin nuk e kemi pikë të fortë sepse hapësira e kopshtit pavarësisht se shumë e bukur dhe e preferuar është më e madhe se pjesa brenda”.Ina më tregon se investimi kryesor dhe më i madh ka qenë Kuzhina. “Çdo gjë nga e para.”Për Ejonën punojnë 15 vetë, pjesa më e madhe në kuzhinë dhe pjesa tjetër është pjesa e shërbimit. Aktualisht stafi po tra-jnohet për pjesën e sigurisë ushqimore me një zonjë amerikane qëështë e çer-tifikuar në Amerikë për këtë drejtim.

por këtë filozofi e kanë futur të huajt, ata e kanë kërkuar.“Frekuentohet shumë nga të huajt që punojnë në Tiranë. Janë besnik të dark-ës. Kanë kohën e tyre dhe e shijojnë.”Një menu darke me supë, sallatë dhe pjatë kryesore tek Ejona kushton 600-800 lekë. Klientët e përditshëm janë të orientuar drejt dy pjatave.Darkat kanë më shumë pjata mesi, an-tipasta, pjata kryesore, alkhool. Janë tavolina që zgjasin mbi një orë. Klientët paguajnë 1500 lekë personi për darkë. Ina më tregon se prej një muaji është pub-likuar menuja e re. Kurse për Krishtlindjet menuja është në grup sepse targeti që prenoton janë kryesisht zyra dhe familje. Deri më tani pranë Ejonës kanë prenotuar 5 gurpe, 4 shqiptare dhe një i huaj.

KRISHTLINDJEMenu I

Tagliera për verën - 1 për 4 personaBrusketa - 1 për 2 personaKërpudha - 1 për 2 personaSall chef - 1 për 3 persona

Tris pastash - 1 për 4 personaFileto viçi me krem tartuf dhe kërpudha champignon

Total - 2100 për personMenu II

Tagliera për verën - 1 për 4 personapite &pate - 1 për 2 personakërpudha - 1 për 2 personaSall mix - 1 për 3 persona

Bërxollë qingji pjata kryesore Total - 1600 për person

Lista e verave në ofertë gjatë këtij fundviti:Verë e kuqe

BARBERA D’ asti - 1500 lekëCabernet Corte Federico - 1200 lekë

Merlot Corte Federico - 1200 lekëKallmet Arbëri - 1700 lekë

Memoro Rosso Piçini - 2100 lekëVerë e bardhë

Sheshi Bardhë Arbri - 1500 lekëSono vino Chardonay - 1200 lekë

Chardonay trentino mezzacorona - 2000 lekë

MENU E PERSONALIZUARMenutë janë përgatitur enkas për këto ditë festash.Për të gjithë që dëshirojnë menu të personalizuara, Il Gusto i realizon sipas dëshirës dhe buxhetit të klientit.

Darka e Krishtlindjes në 24 Dhjetor, ora 20:00 vjen me një organizim ele-gant dhe plot shije. Muzika Live me këngëtarët e talentuar Uendi Man-caku dhe Edmont Mancaku, do t’ju shoqërojë për gjatë gjithë mbrëmjes.

Il Gusto

Il Gusto bistro

Rruga: Jul Variboba, Tirana, Albania - Cel: 069 206 0099

Kosherja

2 Luanët

Era 2

Floga

26

Padam

PUSHIME

KOLASHIN/MALI I ZIDT. 22 - 24.12.2018 - 119 euroDT. 24 - 26.12.2018 - 149 euro(dy darka festive dt. 24 & 25 të perfshira)

Çmimi përfshin:Çmimin për person në dhomë dysheAkomodimi në hotel për 2 netë/3 ditëMëngjesi dhe darkaPërdorimi i faciliteteve të hotelit si: Xhakuzi, Sauna, Hamam

Fëmijët deri në 5 vjeç- FALAS

Taksa e turisitShënim: Transporti sipas dëshirës, nëse dëshironi të udhëtoni me agjensinë është 30 euro për person të rritur dhe 25 euro për fëmijët.

Four Points by Sheraton

BIANCA RESORT & SPA

Cosmos Tours

KOLASHIN/MALI I ZIDT. 22 - 24.12.2018 - 139 euroDT. 24 - 26.12.2018 - 189 euro(dy darka festive dt. 24 & 25 të perfshira)

Çmimi përfshin:Çmimin për person në dhomë dysheAkomodimi në hotel për 2 netë/3 ditëMëngjesi dhe darkaPërdorimi i faciliteteve të hotelit si: Xhakuzi, Sauna, Hamam

Taksa e turisitShënim: Transporti sipas dëshirës, nëse dëshironi të udhëtoni me agjensinë është 30 euro për person të rritur dhe 25 euro për fëmijët.

Një listë me udhëtime për Krishtlindje & Vitin e Ri.Këtë vit, 1% e vlerës që ju do të shpenzoni për udhëtimet tuaja pranë

Kalemi Travel do të shkojë për bamirësi për Festat e Fundvitit!

PAKETAT PËR KRISHTLINDJE:• Bianca Resort - 3 dite - 215€ • Mavrove - 23 Dhjetor, 3 dite - 169€ hotel Bistra 4* • Radika Resort - 4 dite - 219€ • Rome - 5 dite, 22 Dhjetor - 279€ • Venecia – Verona - 21 Dhjetor, 5 dite - 279€ • Bukuresht - 21 Dhjetor, 5 dite - 199€ • Sarajeve - Mostar - Medjugorje - 23 Dhjetor - 89€ • Beograd - 23 Dhjetor, 3 ditë - 109€ (me mengjes + darke) • Meteora - 2 Ditë - 49€ • Pragë - 22 Dhjetor, 7 Ditë - 239€ • Mostar – Medjugorje, 2 dite - 60€ • Stamboll – Selanik – Sofje - 21 Dhjetor, 5 ditë - 159€ • Selanik - 23 Dhjetor, 3 ditë - 89€ • Sofje - 23 Dhjetor, 3 ditë - 99€ • Dubrovnik - 23 Dhjetor, 3 ditë - 99€ • Shtutgart, Strasburg, Zyrih - 22 Dhjetor, 7 Ditë - 329€ • Vjenë – Budapest – Beograd - 21 Dhjetor, 5 dite - 199€ • Paris - 22 Dhjetor, 7 dite - 349€ • Stamboll - 22 Dhjetor, 4 dite - 109€

PAKETAT PËR VITINERI:• Viti i Ri me feste Shqiptare dhe humor Shkodran në

Montenegro Beach Resort 4* - 3 Ditë - 189€ • Stamboll – Selanik – Sofje - 29 Dhjetor, 5 dite - 189€ • Stamboll (me avion) - 29 Dhjetor, 5 dite - 329€ • Stamboll (me autobus) - 30 Dhjetor, 4 dite - 149€ • Sarajeve dhe Bjelasnica - 30 Dhjetor 4 dite - 179€ • Vjenë - 4 Ditë - 429€ (me avion) • Vjenë dhe Pragë - 6 Ditë - 499€ (me avion) • Mavrovë - 99€ • Resort Arxhena - 3 Ditë - 137€ • Sofje dhe Selanik - 4 Ditë - 139€ • Strugë - 49€ • Kolashin - 86€ • Manastir – Bitola - 3 Ditë - 139€ • Paris - 4 Ditë - 499€ (me avion) • Selanik - 66€ • Paris, Bruksel, Amsterdam - 8 Ditë - 649€ (me avion) • Janinë - 4 Ditë - 319€

Kalemi Travel & Tours

Vas Tour

VITI I RI NE BEOGRAD 30 Dhjetor - 2 JanarDuke filluar nga 439 euro/person

Përfshihet:• Transporti me autobus komod Tiranë - Aeroport i Podgoricës - Tiranë• Fluturimi Podgoricë - Beograd - Podgoricë• Transferta aeroport - hotel - aeroport• Akomodimi në hotel 3 netë me mëngjes• City Tour me guidë lokale• Taksat e qytetit

DHURATA

Nëse do të donit që dhuratat tuaja për këtë dhjetor të flisnin shqip, një mundësi janë reçelërat e glikotë e Anxhelës. Edhe në shporta nëqoftëse i doni të paketuar estetikisht në këtë mënyrë.Anxhela, e ka trashëguar dashurinë për gatimin e reçelit dhe glikosë nga familja e saj kolonjare.“Edhe pse prindërit më kanë lindur në Ti-ranë, unë kam përpara syve pamjen kur tezet konkuronin me njëra-tjetrën se kush do të bënte glikonë më të mirë. Kur jeton në një mjedis të tillë këto gjëra të injekto-hen pa dashje dhe unë tani e kutpoj që gatuaj siç gatuante ime më dhe tezet e mia”-kujton Anxhela në një intervistë të para do kohësh për gazetën “Si”.

SHPORTAT

• 1600 lekë - përmban 1 gliko, 1 reçel, ëmbëlsira me reçelërat tanë

• 2100 lekë - përmban 1 gliko, 2 reçelë, ëmbëlsira me reçelërat tanë

• 2600 lekë - përmban 1 gliko, 2 reçelë,1 shurup, ëmblësira me reçelërat tanë

AJKUNA PËR FESTAT OFRON:Reçel - qershie, luleshtrydheje, kajsie, pjeshke, kumbulle, fiku, manaferre, mje-dre, karrote, kungulli, molle, dardhe, ftoi.Glikotë - dardhe, patëllxhani, ftoi, porto-kalli, limoni.

Shportat kompozohen sipas dëshirës së klientëve.

Ajkuna - Reçelët dhe glikotë e Anxhelës

36

Sadmira Malaj është një vajzë e diplo-muar në Arkitekturë dhe Zhvilim Urban. Ajo nisi të jetëzojë dëshirën e saj për të krijuar blloqe artizanalë vetëm një vit më parë me 200 lekë. Sot ajo ka shtuar cilësinë dhe prodhimin e produktet e saj kërkohen edhe jashtë kufijve. “Një fjongo për Ty” është emri i projektit të Sadmirës, e cila vjen mirëfilli në kon-ceptin e produkteve dhuratë.

“Një fjongo për ty” prodhon 3 kate-gori blloqesh.

• Art Edition (Be serious, souvenir, etj) Kushton 1000-2500 lekë + vlerën e

personalizimve

• Proffessional Edition Kjo kategori po testohet. Filozofia,

Blloku shërben si mjet pune që i për-shtatet nevojave.

• Leather Edition në bashkëpunim me Creative Atelier është i një cilësie tjetër. Është formati që mbart një sta-tus. Ka pamje më serioze , qëndron në Vintage. Është më parktik në për-dorim. Kushton 3000 - 5000 lekë.

“Këtë vit kam menduar për muajin dh-jetor. Ne mendojmëçfarë kemi bërë gjatë vitit, çfarë do të lëmë pas. Blloqet festive bartin ngjyrën festive, por bren-da fletët kanë pamje antike qëpeshojnë nostalgjinë për atë që po ikën, por edhe të ardhmen që do të shkruhen”- thotë Sadmira.

Një Fjongo për ty - Blloqe artizanalë

37

Propozimet e librave të përzgjedhur nga “SI” mund ti gjeni tek “Bukinist on line”, “Adrion”, “Albania”, “Friend’s book house”, “E Përshtatshme” me ofertat përkatëse.

Libra

38

39

40

Këshillat në lidhje me verën për tryezat tuaja familjare, apo për përzgjedhjen në restorant, apo edhe për dhuratë ne i kemi pikën e fortë të shportës sonë. Këshillat i kemi marrë nga Z. Dashamir Elezi, Presi-denti i somelierisë shqiptare dhe anëtar i somelierëve të botës.Ai ka një vend joshës ku degustohen dhe blihen verërat, Class Wine quhet.

Si kurorëzohet tryeza festive?!

Me verën.

Kur shkova për ta takuar, edhe pse vend i vogël me dy tavolina, kishte një lloj magjie.I rrethuar nga verëra, dhe në banak një zotëri me uniformë që më ngjasoi me një maxhordom filmash i jepte mjedisit një lloj sharmi tjetër. Nëse do mendoni se do t’ju këshillojmë më shumë verëra të huaja se sa ato shqip-tare, gaboheni. Z. Elezi aktualisht asis-ton me këshilla disa kantina vere shqip-tare dhe është shumë krenar për punën dhe cilësinë konkuruese që ato ofrojnë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.Para do ditësh, në Amerikë ka mbërritur një kontenier me verëra shqiptare, më tre-gon z. Elezi.

41

Class Wines

“Ne si somelieri i Shqipërisë kemi dhënë një kontribut

vendimtar.”

“Është një lloj krenarie, jo mburrje. Që në themelimin e saj në 2005-ën, kemi bërë të mundur që një grup të rëndësishëm enologësh në Itali dhe është në fakt zv presidenti i gjithë enologëve italianë, Luigi Costantini, që po asiston rreth 12 kantina shqiptare. Është krijuar edhe një laborator, i vetmi i akredituar në Shqipëri për çertifi-kimin e verës. Të gjithë kantinat shqiptare që kanë marrë një njohje të caktuar, janë pjesë e asistimit të këtyre enologëve.”- thotë Z. Elezi. Ai më rrëfen se kanisur të bëjë nënpro-dukte të verës që kur ishte preadoleshent. Dy të afërm të familjes së tij kanë qenë në fushë, agroonom dhe tjetri në fermën e Spitallës. Ka patur qasje të kahershme me frutikulturën.

Ai e zhvilloi pasionin duke ndjekur shkollën e somelierisë. Më pas ka marrë pjesë në konkurse botërore. Z. Elezi është anëtar i panelit botëror të degustimeve të verës që prej 2007-ës. Dhe kaqë në 2009 qëasiston në mënyrë intensive disa prodhues shqiptarë. Ai më tregon se verërat shqiptare i kadër-guar edhe nëpër aktivitete ndërkom-bëtare; Ancona-Itali, Francë, qoftë në Bullgari, etj të cilat janëçmuar me medalje

argjendi dhe bronxi, me çmim mirënjohje-je. Për Elezin, niveli i cilësisë së produktit shqiptar ështëi lartë plus. “Nuk jemi aspak inferior.Ne synojmë të hapim rrugën e es-kportit të verës edhe me vendet e tjera.Ata nuk kanë Shesh të bardhë, Shesh të Zi, nuk kanë Kallmet, etj. Këto janë pro-dukte tipike shqiptare. Çelsi i suksesit të verërave shqiptare është autenticiteti. Në këtë kuptim, verërat shqiptare e kanë tre-gun të hapur, duhet të punojnë thjesht për cilësinë. Cilido konsumator kërkon një

42

produkt ndryshe nga ajo qëështë mësuar të konsumojë.”- më thotë ai.Ai më shpjegon se teknika mund të jetë ndërkombëtare, por cilësia dhe mikrokli-ma e bëjnë autoktone.Class Wine ofron prej dy vitesh për tregun shqiptar verë të kantinave ndërkombëtare; franceze, italiane, greke, kilene, moldave, sllovene. “Ne u japim mundësinë së pari të haujve sepse ata kanë më shumë kuri-ozitet, por kjo nuk do të thotë që ne vendo-sim doganë në derën e dyqanit për shqip-tarët. Nga kultura që të huajt kanë, janë më të hapur në mendje se sa shqiptarët kur iu sugjeron diçka. 50% klientë ndër-

kombëtarë dhe 50% klientë që pranojnë këshilla përsa i përket raportit cilësi-çmim. Sepse jemi të qëndrueshëm në treg, ne nuk shesim thjesht dhe vetëm produkt, por ofrojmë kulturë.Të huajt kërkojnë mendim. Nuk dinë çfarë prodhohet në Shqipëri, për shkak të informacionit të mangët edhe nga vetë prodhuesit. Ne u sugjerojmë që nëqoftëse merr 3 shishe, merr dy të huaja dhe një shqiptare për të provuar diçka lokale me cilësi.Në herën e parë janë skeptikë, por kur

43

kthehen ndryshon raporti ose marrin vetëm shqiptare. Na ka ndodhur që të huaj porosisin me arka verë shqiptare.”- më tregon Z. Elezi. Në ClassWine ai tregton verëra shqiptare nga kantina Belba, Kallmeti, Caco, Me-nea e Korçës, të cilat janë edhe më të kërkuarat. Balaj, Vreshti i Pashait, Duka, Bardha. Herta qëgjendet në Maminas ka varietetin sheshi i zi.Për verërat e huaja Elezi përmend Primiti-vo di Manduria, Uva di Troia, Negra Ama-ro, Monte Pulcanon e Abbruzzos, etj.

44

Në Class Wine çmimi për shishe varion nga 450 lekë deri në 4800 euro. Për këtë të fundit Z. Elezi më thotë se nuk e di nëse do të ketë ende gjendje pasi është preno-tuar prej kohësh.“Ne nuk mund të fusim për hatër verëra në dyqan. Ne kemi një karakteristikë të raportittë cilësisë me çmimin që është arma jonë e fortë.Ne i degustojmë verërat përpara se ti fu-sim në dyqan. Nëse kalon testin tonë, ka-lon çdo lloj testi tjetër.”- thotë ai.Klientët më të shumtë shpenzojnë në dy-qan nga 3000 – 7000 lekë. Ka edhe nga ata klientë, që janë më të paktë që shpen-zojnë mbi 10 000 lekë dhe nën 2000 lekë.“Përpara se të vije ti”- më thotë z. Elezi kemi shpërndarë 250 shporta për Vitin e Ri”.“Ne sugjerojmë; 2 shishe verë të vendeve të ndryshme, një djath të stazhionuar 30

vjeçar, pandoro, reçel tipik shqiptar, një pasta artizanale, një salcë tartuf dhe një sallam artizanal i huaj.-110 euro. Vlera më e lartë është vera.”Produktet që ofron Class Wine nuk gjen-den kund tjetër, pasi janë ekskluzivitet i tij. Class Wine ka përgatitur 6 lloje shpor-tash për festat e fundvitit me një diapason çmimi nga 4500 lekë – 60 000 lekë. “Një pjesë e kanë marrë. Të tjerë e kanë lënë për më vonë. Ne i personalizojmë shportat.Vjet çudia më e madhe është se kemi bërë shporta deri në 9 të darkës në datën 31 dhjetor.” – më tregon Z. Elezi.

45

46

Le Futur ështënjë dyqan tipik dhuratash (gift store). Besmir Këllezi, manaxheri ekzekutiv i saj ka meritën që këtë brand rus ta sjellë edhe për shqiptarët.Madje, françaizi i blerë 70 mijë dollar 10 vite më parë, ështëmarrë për të gjithë Europën Perëndimore, Lindore dhe Ballkanin.Gjithçka ka nsiur nga një dhuratë që Besmiri ka marrë do vite më parë nga bashkëshortja e tij ruse. Bëhet fjalë për një dhuratë anti stress nga Le Futur në Moskë,Zen Garden. “Ishte shumë e lezetshme. Sa e mora, fola me kom-paninë ku punoja, hyra në faqen e tyre ëeb dhe i kontaktova për ta sjellë në

Shqipëri. Udhëtimi im i parënë Moskë ka qenë për punë. Zen Gardeni është funksional për zyrë, anti stres dhe e rua-jmë si sytë e ballit sepse aty nis çdo his-tori.”- më tregon Besmiri tek jemi ulur në zyrën e tij në katin e sipërm të dublexit të megastore Le Futur.Kujtimi i parë i tij prej hapjes më nëntë dhjetor 2008 është se gjithçka shkoi për mrekulli sepse ishin festat e kishte tmer-rësisht shitje, “por kurba ra në mënyrë dramatike në janar. Nuk ia rekomandoj njeriu të hapë biznes në dhjetor.”- më thotë Besmiri duke qeshur. Ndër dhuratat më të kërkuara është Mar-rësi i Vendimeve. Është produkti mëi

shitur i të gjitha kohërave edhe pas 10 vjetësh. Ti bën një pyetje dhe topi mag-netik rrotullohet. Aty ku ndalon, ajo është përgjigjja. (po, jo ndoshta). Çmimi është 1900 lekë. Në fillim ka qenë 3200 lekë.Le Futur ka klientë të të gjitha moshave, më tregon Besmiri. Le future funskionon me trended he koleksione.Të huajt zënë 40% të të gjithë klientëve. U del edhe si atraksion turistik në Trip Advisor. “Ata janë persona që shpenzojnë. Me-satarisht të huajt shpenzojnë 4000-5000 lekë. Nuk shpenzojnë më shumë se kanë merak pagesën e bagazheve. Zyrat deri në 1000 lekë.”- më thotë Besmiri. Çmi-

Le Futur - Një dhuratë nga Rusia e largët

47

met e produkteve në Le Futur variojnë nga 50-40 000 lekë.Arsyeja që edhe pse hapëm Le Futur Mega Store Dublex është që të gjitha produktet e lira, të ekspozohen në të dy katet. Ne e kemi idenë se dhurata duhet të ketë sy. Kur është funskionale, e gjetur nuk ka rëndësi çmimi. Tek ne me 1500 lekë bën një dhuratë shumë të mirë”.Për Besmirin, bërja e dhuratësështë pro-cess. “Ne e konceptojmë tjetër. Ti kalon 45 minuta në dyqan, ke dëshirë të ar-gëtohesh dhe mbushesh me emocione të bukura. Ne ofrojmë për klientët tanë paketimi falas, çantat e kartonit falas që janë edhe ekologjike, kartolinat falas.”

Ai më thotë se njerëzit kanë nisur të ble-jnë dhuratat e festave. Këtë vit në trend janëproduktet me Panda dhe produktet për zyra që janë të përbëra me materiale të ricikluara, produktet me temina. Kurse vitin e kaluar trendi kanë qenë Uni-corn dhe Emoji. Besmiri më shpjegon se të gjitha katego-ritë vijnë për të bërë dhurata. Fëmijët zënë 16% të klientelës. Ata preferojnë kryesisht legot, board games-lojëra në grup- anti stress 200-800 lekë. “Produktet antistress janë në fakt shumë të kërkuara nga shqiptarët.”- më thotë duke buzëqeshur. Adoleshentët zënë 30-35% të klientelës.Ata preferojnë produktet me drita, gotat, arkat e kursimit.Dhurata standarte që pëlqehen nga të gjithë janë 40% e klientëve.Dhurata për një gjyshe ose gjysh mund të jetëlupa zmadhuese, dritat që ven-dosen tek libri 500 - 3500 lekë, kollaret dhe shajet 100% mëndafsh që janë me design nga Shqipëria (si psh.pallati me shigjeta).Ky është edhe produkti më i shitur për të huajt. Ajo që i diazinon është një vajzë ruse që jeton në Londër.

Shalli kushton 4900 lekë, kurse kollarja 5900 lekë. Ata që preferojnë produktet e mëndafshit janë kryesisht institucioni i Presidencës qëi merr për delegacione,zyrtarë, deleg-acione të huaja, të huajt që duan simbole shqiptare, por jo flamuj.

48

Arnold Bezhani dhe Ejona Karkini janë dy studentë të vitit të tretë në degën e Arkitekturës tek Universiteti Epoka. Prej dy vitesh ata krijojnë terrariume në min-iaturë. “Që kur jam njohur me Jonën në shkollën e arkitekturës. Kishim një pasion të përbashkët që ishin bimët, kultivimi dhe rritja e tyre. Duke kërkuar, duke u in-formuar më shumë për botën tjetër që na pëlqente, arritëm në termin terrarium.”- më tregon Arnoldi tek jemi ulur në një bar kafe pranë rrugës “Myslym Shyri”.Ata nisën ta praktikonim vetë, pa mar-rë leksione dikund. “Meqënëse kemi një koleksion të gjerë bimësh, rreth 400 të tilla, kjo na ndihmoi shumë. Unë jetoj në shtëpi private, Jona në apartament. Fil-limisht nisi si pasion personal, por vumë re që na i kërkonin të afërm, shokë, sho-qe, miq. Dhe nisëm të bënim më tepër.”- rrëfen Arnoldi.Fillimisht ata nuk kanë shpenzuar shumë për ta nisur këtë aktivitet, pasi mjetet e punës i kishin gati. “Gjyshi ka patur një garazh më parë me shumë vegla të

ndryshme, pas vdekjes së tij, ato vegla i kam trashëguar unë.”

Çmimet e terrariumeve variojnënga 2000 lekë e lart.

Dy shokët e klasës punojnë vetëm në fundjavë, pasi gjatë javës janë në uni-versitet. “Terrariumi ka disa shtresa, ashtu si toka jashtë. Pjesa e dukshme, pjesa sipër janë bimët e gjalla. Pastaj është një shtresë myshk ose barishte, pastaj dheu, më poshtë vendosim një shtresë të thatë, pastaj vendosim gurë në madhësi të ndryshme në varësi të bimëve. Ka disa bimë që kërkojnë më shumë ujë se disa të tjera, në këtë rast vendosim gurë më të mëdhenj që të mbajnë më shumë ujë. Ato bimë që kërkojnë më pak ujë, ne i bëjmë me rërë. Zakonisht përdorim gurë me ng-jyra. Krijojmë një interior. Kjo varet edhe nga shijet e njerëzve. Terrariumi është jetëgjatë. Duke qenë se ne nuk përdorim kimikate, aty ekosistemi është njësoj si

Craftypot_ne - Terrariume artizanale

49

jashtë. Uji filtrohet dhe qarkullon njësoj si në tokë. Nuk kanë nevojë për shërbim. Nuk duhet të qëndrojë vetëm në diell të fort dhe nuk duhet ujitur.”- tregojnë Ar-noldi dhe Jona. Deri tani ata kanë patur 3 kategori klientësh. Njerëz që i marrin për dhurata, ata që janë të apasionuar pas bimësisë, por nuk kanë mjedis se ku ti mbajnë lu-let dhe terrariumi është një mënyrë e mirë për të patur bimë në shtëpi, ata që pose-dojnë biznese dhe mjedise zyrash që i kërkojnë për dekor. “Ka patur klientë që janë rikthyer. Kemi patur edhe klientë nga qytete të tjera, por transportin e bëjmë brenda Tiranës pasi produktet tona janë shumë delikate për tu transportuar me postë. Ne kujdesemi vetë për transportin, për të qenë sa më të besueshëm.”- thotë Arnoldi.Synimi i tyre është të kenë një mjedis të tyren që të shërbejë si ekspozitë dhe si punishte. Ata besojnëta realizojnëëndrrën e tyre brenda 2019-ës.Dita e tyre nis duke ujitur lulet e më pas në shkollë. Pasditeve shohin porositë.Ata thonë sepër të ndërtuar një terrarium kërkon maksimumi 3 ditë.

Arnoldi dhe Jona kanë menduar edhe për produktet festive. “Provimet na vonuan pak, por i kapëm festat. Tema do të jenë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Çmimet do të jenë të njëjtat. Standarti ynë është pak më ulët se dyqanet e za-konshme të luleve.

Për arsye marketingu You tube dhe Insta-gram na shërbejnë për marketing.”- thotë Arnoldi.Katër produktet që të rinjtë e arkitekturës kanë sjellë për festa janë me motivet e nje-riut prej bore dhe në varësi të madhësisë kushtojnë 2000 - 3500 lekë.

Çfarë dhurate mund ti bëhet një femre kur është e apasionuar pas bukurisë dhe produkteve bimore natyrale? Kozmetika është ajo që të vjen ndërmend. M&Dështë krejtësisht branbd shqiptar i nisur nga një studente shqiptare asoko-he në Athinë. Ajo është biologe e cila që në moshë mëtë re ka qenë e apasionuar pas estetikës dhe bukurisë. Gjithashtu ka dashur shumë bimët dhe produk-tet natyrale. Mendoi që të studiontemë pas rreth bimëve mjekësore dhe rritjes natyrale të tyre në Athinë. Më pas ka vazhduar një specializim për aroma therapy, ku ka studiuar se si përdoren vajërat natyralë në produktet kozmetike. Dhe duke pasur këto dashuri, vendosi të prodhonte produkte për personat që kanë të njëjtin pasion me të. Nerta jetonte dhe i prodhonte produk-tet në Greqi dhe i dërgonte në Shqipëri me postë. “Unë isha një ndër klientet e saj të para në Shqipëri. Vura re se kishte

M&D - Çfarë dhurate do një femër

shumë njerëz që i donin këto produkte, por kërkonin një mënyrë më të thjeshtë dhe mendova që ta hap një Branch në Tiranë përballë stadiumit “Dinamo”. “- më tregon Denisa, ajo që posedon pikën në fjalë.Produktet aktualisht prodhohen një pjesë e madhe në Tiranë, në një labo-rator që Nerta ka ngritur, por një pjesë prodhohet edhe në Athinë sepse ajo është mes Athinës dhe Tiranës. Në lab-oratorin e Tiranës punojnë shtatë perso-na. Të gjithë biologë. Në të gjenden produkte bimore natyrale për të gjitha moshat. Nga 0 vjeç deri për moshën e tretë. Vajërat, kremrat e trupit, shampot e kokës dhe të trupit, krem-ra, serume, maska fytyrë e flokë, scrub. Janë produkte pa alkhool dhe pa kimi-kate. Produkte zbukurues dhe kurativë. Ka produkte për adoleshentë që kanë probleme me puçrrat, etj. Lëndët e para merren në kompani pres-tigjoze europiane. Kryesisht Nerta fur-nizohet në Francë. Për festat e dhjetorit të gjitha produktet në M&D vijnë me 20% ulje plus një sa-pun ose skrub fytyre dhuratë.

50

Kremi by Nerta - 6500 lekëKrem fytyre by Nerta - 4000 lekëSerumi i fytyrës - 3000 lekë

Seti i flokeve përmban:Shampo - 980 lekëMaska - 1400 lekëZbutës - 860 lekëMëndafsh flokësh - 1000 lekë

Seti për trupin përmban: Krem trupi - 1400 lekëShampo trupi - 1400 lekëBody spray - 1400 lekë

51

Shtëpia e lodrave - Për më të vegjëlit

Janë më të vegjël, por më të rëndësish-mit. Fëmijët kanë nisur ti kërkojnë dhu-ratat e tyre herët.Në “Shtëpinë e lodrave” tek rreth rrotul-limi i sheshit Wilson, shitësja më thotë se klientët e vegjël i kanë bërë zgjedhjet e tyre të para.

Çmimi i tyre nis nga 1200 lekë.

Trendi për vajzat janë koleksioni i kukul-lave LOL, të cilat janë personazhe nga filmat.

Loja mos u nxeh për fëmijët 6 vjeç +, por edhe për të rriturit.

Monopolis 8 vjeç +.

Ka nisur të pëlqehet shahu shumë këtë vit. Një lojë shah kushton 2400-4200 lekë.

Kërkohen gjithashtu edhe produktet Squash-antistres të cilat kanë me-kanizmin qëi mban edhe tek çelësat- që nisin nga 5000 lekë.

Legot kërkohen shumë për fëmijët nga 5-12 vjeç. Legot Friends aktualisht kush-tojnë 3400 lekë me ofertë nga 4400 lekë.

LODRAT E BEBEVE.Më e kërkuara është BABY CRY, të cilës pasi i heq biberonin qan. Kjo kukull kushton 4000 lekë.

Për djemtë mbi 6 vjeç lodra më e kërkuar është Fuga që rrotullohet, e cila nis nga çmimi 1700 lekë.

Kërkohen gjithashtu makinat, zjarrfikset, vaporët, makinat e policisë, ambulan-cat. Transformers-robotë që kthehen në makina.

Edhe armët mbeten të preferuarat e fëmi-jëve, çmimi i të cilave është në varësi të gjatësisë dhe se sa larg e hedh plumbin.Çmimi i tyre 1700 - 9800 lekë.

Shitësja më thotë që me nisjen e dh-jetorit ka më shumë blerje dhe mesatar-isht janë bërë 40 shitje në ditë.

52

Kjo është vetëm një shportë modeste propozimesh nga “SI”. Kësaj mund ti shtoni

çokallata nga Walker, bizhuteri të ndryshme nga artizanë të rinj shqiptarë si Smeruci, udhëtime në

ferma dhe bujtina të ndryshme jashtë Tirane si Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës, etj.

Por jam e bindur që ndërsa lexoni shkrimin, ju do të frymëzoheni për të nxitur me fantazinë tuaj

shumë ide të tjera për dhurata, madje mund t’i krijoni edhe vetë ato në mënyrë artizanale.

52 www.gazetasi.al

Gazeta “Si” Ju uron

Gëzuar Festat!