shqiperia informazion i pergjithshem

76

Upload: hoteleri-turizem-albania-albanian-tourism-low-cost

Post on 20-Jun-2015

4.712 views

Category:

Travel


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 2: Shqiperia informazion i pergjithshem

Hyrje ....................................................................... 3Mirë se vini në Shqipëri .................................... 4Gjeografia .............................................................. 5Historia .................................................................... 6Popullsia ............................................................... 10Gjuha ..................................................................... 10 Besimi fetar ......................................................... 11Klima ..................................................................... 12Ekonomia ............................................................ 13Bujqësia ............................................................... 13Burimet natyrore .............................................. 13Struktura politike ............................................. 13Si mund të vini në Shqipëri .......................... 14Formalitetet kufitare ....................................... 20Si mund të udhëtosh drejt Shqipërisë ...... 2110 turet e rekomanduara .............................. 26Akomodimet ...................................................... 34Restorantet ......................................................... 35Pika turistike ...................................................... 36Flora dhe Fauna ................................................ 37Liqenet dhe lumenjtë ..................................... 38

PËRMBAJTJA

Parkqet kombëtare .......................................... 39Muzetë ................................................................. 46Traditat shqiptare ............................................. 50Kultura .................................................................. 54Sporti ................................................................... 57Media .................................................................... 58Informacione të tjera të nevojshme .......... 62Aktivitete të lira ................................................. 65 Sistemi postar .................................................... 68Ambasadat .......................................................... 71

Page 3: Shqiperia informazion i pergjithshem

HYRJE

“Mirë se vini në Shqipëri”, një tabelë që të paraqitet në aeroportin “Nënë Tereza”, të uron mirëseardhjen në “vendin e Shqipo-njave”, i quajtur ndryshe Albania nga të huajt, ku mikëpritja është një traditë sheku-llore dhe ku realiteti shndërrohet në fantazi. Me klimën e saj të shumëllojshme, nga ajo mesdhetare deri në atë kontinentale, brenda një territori të vogël, me një histori të lashtë, qytete të vjetra arkeologjike, mesjetare dhe moderne, fshatra pikto-reskë, natyrë të mrekullueshme me relieve të thyera malore dhe kodrinore, fusha dhe pllaja të gjelbërta, një bregdet të mahnit-shëm me ujëra të kristaltë, ajo është një destinacion turistik i mrekullueshëm.

Shqipëria ndodhet në gadishullin ballkanik,në pjesën juglindore të Evropës. Ajo mund të vizitohet lehtësisht, jo vetëm me avion, por edhe në rrugë tokësore dhe detare. Territori i Shqipërisë shquhet për shumlloj-shmërinë e peisazheve, të cilat variojnë që nga plazhet ranore dhe shkëmbore, në sistemet lagunore, kodrat e valëzuara, malet e lartë, luginat e lumenjve me plot të papritura, një kompleks liqenesh të më-dhenj e të vegjël. E gjithë kjo larmi gjendet brënda një territori relativisht të vogël, prej 28.748 km2.

Ky vend i vogël mesdhetar ka pasuri dhe plazhe të virgjëra. Riviera shqiptare, aty ku malet ngrihen prapa plazheve, duke u bashkuar për të rritur intimitetin, është një nga perlat e Detit Mesdhe. Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mes-dhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime

të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj. Bien mesatarisht 1,430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Mendohet që rrjedha prehistorike e shqip-tarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian, të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin “pellazgë”. Ata konsiderohen si pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin “Albanët”, i cili ishte vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Përmes kësaj guide, synojmë të japim imazhin e Shqipërisë, për t’u njohur me bukuritë, historinë dhe traditat tona.

Guida përmban të dhëna për pozitën gjeografike, popullsinë, historinë, klimën, parqet kombëtare, muzetë, bregdetin, pyjet, gjuhën, fenë, pikat më tërheqëse turistike, informacion mbi pikat kufitare, etj. Gjithashtu vizitorët mund të informohen sesi të vijnë në Shqipëri, sugjerime dhe akomodime në hotele të ndryshme dhe shtëpi me qera që përmbushin të gjitha kërkesat e një turisti.Dëshira për të ruajtur bukurinë antike dhe pasurinë natyrore të Shqipërisë, po bën që ky vend të kthehet në një parajsë të vërtetë për të gjitha sezonet.

“Dielli në Shqipëri nuk perëndon kurrë dhe Shqipëria nuk ka për të perënduar kurrë si atraksion turistik”.

Page 4: Shqiperia informazion i pergjithshem

MIRË SE VINI NË SHQIPËRI

Sipërfaqja:28.748 km2

Kryeqyteti:Tirana

Popullsia: 3,150,886 banorë

Gjuha: Shqip

Monedha: Lekë

Regjimi: Demokraci parlamentare

Flamuri:Fushë e kuqe me shqiponjë

të zezë dy-krenare

Prefiksi Ndërkombëtar:

00 355

4

Page 5: Shqiperia informazion i pergjithshem

GjeografiaRepublika e Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 28,748 km2. Ajo shtrihet në Gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën juglindore të Evropës. Vendi kufizohet në veri me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e juglindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteve Adriatik dhe Jon. Kanali i Otrantos, vetëm 72 km i gjërë e ndan nga Italia. Shqipëria ndahet në katër njësi fiziko-gjeografike, të cilat janë alpet, krahina malore qëndrore, krahina malore jugore dhe ultësira perëndimore. Pjesën më të madhe të vendit, prej 2/3 e zënë malet dhe kodrat. Pjesa tjetër prej 1/3 zihet nga ultësirat, të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të vendit si dhe në fushë gropën e Korçës. Vendi është i pasur me liqene të mëdhenj e të vegjël. Liqeni i Shkodrës me 370 km2 është liqeni më i madh i krej gadishullit Ballkanik. Liqeni i Ohrit, me thellësi maksimale prej afro 300 metrash, përfaqëson liqenin më të thellë në Ballkan, ndërsa liqeni i Prespës, përfaqëson liqenin më të lartë tektonik të gadishullit të Ballkanit). Këto liqene gjenden në kufi me vendet fqinje. Shqipëria ka përafërsisht 450 km vijë bregdetare. Bregdeti Adriatik shquhet për plazhet ranore dhe të ceketa, këto të fundit shumë të përshtatshme për pushimet e familjarëve. Bregdeti i Jonit, i quajtur ndryshe “Riviera Shqiptare“, me shtrirje nga Vlora në Sarandë, shquhet për panoramat mjaft të bukura si dhe për cilësinë e lartë të ujrave detare.Ky bregdet është shkëmbor dhe kryesisht i ashpër me male të thepisur që bien me pjerrësi në det.

GJEOGRAFIA

Page 6: Shqiperia informazion i pergjithshem

HISTORIA

6

HistoriTerritoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vjetësh. Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo-Evropiane. Si rezultat i kësaj përzierje, u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët).Të bazuar në këtë popullsi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II-të dhe shekullit të I-rë para erës sonë, u krijua popullsia ilire. Pas rënies së saj, në vitin 30 para erës sonë, mbas zhvillimit të tre luftrave iliro-romake, Iliria ra në kontrollin e kësaj të fundit. Me ndarjen e Perandorisë Romake (395 paserës sonë), Iliria u bë pjesë e Perandorisë Bizantine.Edhe pse nën sundimin romak, ilirët ruajtën gjuhën dhe traditat e tyre ndër shekuj.Rruga tregtare më e rëndësishme midis Romës dhe Konstandinopolit, rruga Egnatia, kalonte përmes portit të Durrësit.

Tre perandorët e parë bizantinë (Anastasius i Parë, Justin dhe Justiniani i Parë) ishin me origjinë Ilire. Sulmet nga popullsi barbare migruese (visigotët, hunët, ostrogotët dhe sllavët), vazhduan gjatë shekullit të 5-të dhe 6-të. Në 1344 Shqipëria ishte nën sundimin e Mbretërisë Serbe. Pas rënies së saj në luftë me Turqinë në vitin 1389, lindën principatat arbëreshe, më e rëndësishmja ajo e Balshajve. Rajoni ishte i hapur ndaj sulmeve Otomane te cilët dalëngadalë arritën të vinin nën sundim Arbërinë. Kulmi i rezistencës antiosmane arriti gjatë viteve 1443 -1468, kur heroi kombëtar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) udhëhoqi përpjeket e shqiptarëve kundër otomanëve. Në këtë periudhë Arbëria u kthye në një faktor të rëndësishëm për gjithë Europën. Mbas formimit të koalicion-it të feudalëve arbër në Kuvendin Historik të Lezhës së mbajtur në 2 Mars 1444 HeroiKombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu udhëhoqi për 25 vjet rezistencën kundër

Page 7: Shqiperia informazion i pergjithshem

Monumenti i Heroit KombëtarGjergj Kastrioti - SkënderbeuTiranë

Page 8: Shqiperia informazion i pergjithshem

HISTORIA

8

rrezikut otoman. Këta të fundit u thyen gjatë tre rrethimeve të Krujes dhe vetëm 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, në 1478, ata arritën të merrnin atë. Për më shumë se 400 vjet Shqipëria ka qenë nën regjimin Otoman. Rezistenca shqiptare vazhdoi gjatë periudhave të mëpasme duke u frymëzuar sidomos nga lëvizja iluministe e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e cila lindi në shekullin e XIX. Përpjekjet dhe revoltat e njëpasnjëshme arritën pikën kulminante me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor 1912. Kuvendi i atjeshëm i Vlorës solli në fuqi qeverinë e parë shqiptare të udhëhequr nga Ismail Qemali. Gjatë Luftës së Parë Botërore e cila shpërtheu në 1914 Shqipëria u kthye në

shesh pushtimi të trupave të ndryshmesi Austro-Hungaria, Italia dhe Franca. Në vitin 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjës i cili pati për qëllim ruajtjen e tërësisë tokësore territoriale të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Ky Kongres shpalli Tiranën kryeqytet të vendit. Po në këtë vit Shqipëria u pranua në “Lidhjen e Kombeve”. Mbas një periudhë trazirash politike në vitin 1924 vendi kaloi revolucionin demokaratiko-borgjez dhe pas tij vendi u udhëhoq nga qeveria e Fan Nolit. Në vitin 1928, vendi u shpall monarki nën sundimin e mbretit Zogu I. Ky i fundit, ndoqi politikën e afrimit me Italinë dhe Britaninë e Madhe, por pa mundur të evitojë pushtimin ushtarak të Shqipërisë

Page 9: Shqiperia informazion i pergjithshem

HISTORIA

9

nga Italia fashiste. Në 7 Prill1939, vendi u pushtua nga trupat e Musolinit duke i dhënë fund regjimit të Monarkisë, që zgjati prej 11 vitesh. Në 1943 vendi u pushtua nga forcat naziste të Hitlerit. Rezistenca ndaj sulmeve të huaja njihet si fronti Antifashist Nacional Çlirimtar. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore solli në fuqi regjimin stalinist të Enver Hoxhës. Përreth 50 vjet, regjimi totalitar aplikoi politikën e vetizolimit, duke lënë vendin në varfëri ekonomike dhe krejtësisht të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Politika ekonomike e tij u bazua në parimin e “mbështetjes në forcat e veta” duke ndaluar marrjen e huave dhe kredive nga jashtë. Kjo situatë vazhdoi deri më 1991, kur Shqipëria si pasojë e erës së re qe fryu ne Europen lindore, doli përfundimisht nga izolimi. Nga viti 1991 deri në 1997 vendi u udhëhoq nga Partia Demokratike.

Pas trazirave të vitit 1997, si pasojë e falimentimeve të skemave piramidale, koalicioni i partisë Socialiste mori pushtetinderi në 2005. Po në këtë vit koalicioni i partisë demokratike mori përsëri pushtetin. Politika Shqiptare tashmë ka mundësuar anëtarësimin e vendit në forcat aleate të NATO-s dhe ka aplikuar për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Page 10: Shqiperia informazion i pergjithshem

GjuhaGjuha zyrtare është ajo shqipe. Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri e Toskë në jug. Ajo përbën një degë origjinale të veçantë të familjes Indo-Evropiane. Shqipja është një vazhdim i gjuhës Ilire dhe është pa dyshim njëra prej gjuhëve më të vjetra të cilat fliten në kontinentin Europian. Në leksikun e saj gjenden fjalë nga gjuhë të tjera si ajo turke, greke, latine dhe sllave, por ajo ka ruajtur origjinalitetin e saj si një gjuhë specifike. Gjuha e sotme zyrtare shqipe bazohet në dialektin Toskë.Alfabeti ka 36 shkronja, shqiptohen në të njëjtën mënyrë, gjë që e lehtëson dukshëm leximin e tyre.

PopullsiaPopullsia e Shqipërisë është afro 3.2 milion banorë, me një densitet prej 113 banorë për metër katrorë. Pjesa më e madhe e popullsisë banon në fshatra. Jetëgjatësia mesatare arrin në 72 vjeç, specifikisht 75 vjeç për gratë dhe 69 vjeç për burrat. Minoritetet përfaqësojnë rreth 3 % të popullsisë dhe pjesa më e madhe janë grekë, (të vendosur në pjesën jugore të vendit ne krahinat e Dropullit, Pogonit dhe Vurgut) dhe maqedonas në zonën e Prespës. Popullsia në qytetet kryesore të vendit është si më poshtë:Tirana 606 175 banorëDurrës 189 592 banorëShkodër 150 000 banorëVlorë 147 128 banorëSarandë 35 089 banorë

POPULLSIA & GJUHA

10

Page 11: Shqiperia informazion i pergjithshem

BESIMI FETAR

Besimi FetarKrishtërimi në Shqipëri u fut për herë të parë rreth vitit 59 pas Krishtit. Feja ortodokse depërtoi në viset shqiptare gjatë periudhës bizantine rreth vitit 323 pas Krishtit e ajo myslimane hyri në Shqipëri në shekullin e XIV. Më 1967 u ndaluan të gjitha llojet e besimeve në Shqipëri duke u mbyllur kishat, xhamitë, teqetë dhe shkollat fetare. Për 23 vjet Shqipëria qe i vetmi vend ateist në botë.Me 1990, pas lëvizjes demokratike, besimi fetar u la i lirë dhe u rindërtuan të gjitha kishat e xhamitë dhe mjaft objekte të tjera të besimit fetar, si dhe u hapën shkolla të ndryshme fetare. Sot në Shqipëri praktikohen disa fe tradicionale, siç janë ato myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane.

Page 12: Shqiperia informazion i pergjithshem

KLIMA

KlimaShqipëria ka një klimë Mesdhetare, e cila karakterizohet nga një verë e thatë dhe e nxehtë si dhe një dimër relativisht i butë dhe i lagësht. Gjithsesi, si pasojë e thyerjessë madhe të relievit ka një mori mikro-klimash dhe në zona të caktuara malore, reshjet e dëborës janë fenomen normal, ku shtresa e saj zgjat për muaj të tërë. Temperatura maksimale regjistrohet në 30 deri 35 gradë celsius, në jug të vendit në zonën bregdetare dhe në atë të Myzeqesë. Temperaturat mesatare minimale në brendësi të territorit arrijnë në -5 deri në -10 gradë celsius. Minimumi absolut ka arritur në -25,5 gradë celsius. Shqipëria ka rreth 270-300 ditë me diell në vit, gjë që bën të mundur që sezoni i plazhit të ketë një kohëzgjatje prej afro 5 muaj në vit.

12

Page 13: Shqiperia informazion i pergjithshem

EkonomiaEkonomia shqiptare bazohet ne sektoret e ndertimit, sherbimeve, bujqesie dhe transportit . Në këtë kuadër gjate viteve 2007-2008 kanë pësuar rritje aktivitete të tilla: si hoteleri, bar-restorante, qëndrat tregtare, transporti dhe ndërtime të ndryshme të infrastrukturës, shoqëruar këto me punësimin në rritje në zonat turistike. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë.

BujqësiaTregu bujqësor, që përbën më shumë se gjysmën e të ardhurave kombëtare të përgjithshme (GDP), po rritet edhe më shumë si rezultat i diversitetit të prodhimeve bujqësore.

Burimet natyrore Shqipëria, për sipërfaqen e saj të vogël, ka pasuri minerare të dukshme, ku mund të përmendet kromi (për rezervat e të cilit ajo rradhitet në vendin e tretë në botë ), bakri hekuri, nikeli (zë vendin e shtatëmbëdhjetë në botë për rezervat për frymë), qymyrguri, naftë gazi natyror, minerale jo metalore, etj.

Struktura politikeRepublika e Shqipërisë bazohet në një sistem pluralist demokratik. Figura më e lartë e vendit, Presidenti, zgjidhet nga parlamenti çdo pesë vjet. Parlamenti zgjidhet me votë popullore çdo katër vjet dhe vendi udhëhiqet nga Këshilli i Ministrave, i cili drejtohet nga Kryeministri.Qeveritë lokale drejtohen nga të zgjedhur direkt dhe në mënyrë proporcionale.

EKONOMIA & BUJQËSIA BURIMET NATYRORE & STRUKTURA POLITIKE

13

Page 14: Shqiperia informazion i pergjithshem

SI MUND TË VINI NË SHQIPËRI

Në rrugë ajroreTë gjitha fluturimet ajrore kalojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që ndodhet 17 km në veriperëndim të Tiranës. Lidhja e qytetit të Tiranës me aeroportin bëhet nëpërmjet shërbimit urban. Nisjet për në aeroport bëhen nga rruga “Dedë Gjo Luli”, pas Muzeut Kombëtar, të cilët nisen çdo një orë, duke filluar nga ora 07.00 deri në 19.00. Bileta kushton përafërsisht 2 euro. Funksionon shërbimi taksi, i cili kushton 20 euro.

Aeroporti “Nënë Tereza”Në aeroport ka dyqane dhe “duty free shop”, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë. Tel: 00355 4/2381800/1600 Fax: 00355 4/2379065. Për bagazhet e humbura gjatë fluturimit kontaktoni në numrat: Tel: 00355 4/2381681/82 Celular: 00355 69 20 66626E-mail: [email protected] Website: www.tirana-airport.com.al

Transport Travel Agencies operating in Albania-Tirana:

ADRIA AIRWAYS Bulevardi “Bajram Curri” Qendra Tregtare ETC, - TiranëTel: 00355 4/2272666/2274 666 Website: www.adria-airways.comOfron lidhje me Lubjanën, (Slloveni).

ALBANIAN AIRLINES Rruga ”Mine Peza” nr. 2, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tel: 00355 4/2235162/2269026Fax: 00355 4/2235138/2228461E-mail: [email protected] Website: www.albaniaairlines.com.alOfron lidhje me Romën, Milanon, Torinon, Bolonjën, Stambollin, Frankfurtin, Prishtinën, Zurihun, Athinën and Londrën.

AEGEAN AIRLINES Tel: 00355 4/2245100/2253342Prerja e biletave nëpërmjet agjencisë “Albturs Travel”.Ofron lidhje ajrore me Athinën. ALITALIA Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Hotel”Europapark” Tel/Fax: 00355 4/2230023. E-mail: [email protected]: www.alitalia.itOfron lidhje me Romën e Milanon.

AUSTRIAN AIRLINES Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Hotel “Europapark” Tel: 00355 4/2235029/2235028 Fax: 00355 4/2235026Website: www.austrian.com/alOfron lidhje me Vienën.

BELLE AIR Bulevardi “Zog I” Tel: 00355 4/2240194 Fax: 00355 4/ 2240213Website: www. belleair.alOfron lidhje me Gjenovën, Pizën, Veronën, Firencen, Milanon, Romën, Bolonjën, Forlin, Barin, Bergamon, Triesten në Itali. Me Prishtinën në Kosovë dhe Liezhin në Belgjikë. Është “low cost carrier”.

14

Page 15: Shqiperia informazion i pergjithshem

BRITISH AIRWAYS Tel: 00355 68 3229007/68 2011777 Ofron lidhje me Londrën.

HEMUS AIR Rruga e Durrësit, Tel: 00355 4/2230410 Fax: 00355 4/2228752 E-mail : [email protected] Website: www.hemusair.bgOfron lidhje me Sofien.

MALEV Rruga “Abdi Toptani”“Torre Drin center”, kati i dytë Tel: 00355 4/2227900 Fax: 00355 4/2234578E-mail: [email protected] Website: www.malev.comOfron lidhje me Budapestin.

OLIMPIC AIRWAYS Bulevardi “Zogu I” VEVE center, kati i dytë Tel: 00355 4/2228960/61Fax: 00355 4/2228959E-mail: [email protected] lidhje me Athinën.

TURKISH AIRLINES Sheshi “Skënderbej”“Hotel Tirana International” Tel: 00355 4/2234902/2228960 Fax: 00355 4/2228961 E-mail: [email protected] lidhje me Stambollin. LUFTHANSA Bulevardi “Zhan D’Ark” Pallatet e ShallvareveTel & Fax: 00355 4/2258010 Website: www.lufthansa.com Ofron fluturime në Mynih.

SI MUND TË VINI NË SHQIPËRI

15

Page 16: Shqiperia informazion i pergjithshem

SI MUND TË VINI NË SHQIPËRI

AGJENCIA TAULANTIA - Durrës Tel: 00355/052 222233/227333 Fax: 00355/052222911

AGOUDIMOS LINES - Durrës Rruga “Skanderbeg”, Nr. 111 Tel: 00355/052 224255

DUNI - Durrës Lagja Nr. 4 Rruga “Skanderbeg“Tel: 00355/052225338/224900Fax: 00355/052224012

KAD - Durrës Tel: 00355/052225154Fax: 00355/052220341

QUALITY LINE - Durrës Lagja Nr. 4,Lagja “Prokop Meksi”, 156 Phone & Fax: 00355/052224571

16

Në rrugë detareNë Shqipëri mund të hysh edhe nëpërmjet porteve të saj kryesorë. Disa kompani të huaja kryejnë shërbime të rregullta në portet, si më poshtë:

Porti i Durrësit Lidhet me portet italiane të Barit, Ankonës, Triestes, si dhe portin e Koperit në Slloveni.

Tel: 00355/052222028E-mail: [email protected] Autoritet portuale operojnë gjatë 24 orëve.

Porti i Sarandës Siguron lidhje të përditshme për pasagjerë me ishullin grek të Korfuzit. Tel: 00355/073222734E-mail: [email protected] portuale kryhen deri në orën 22.00.

Porti i Shëngjinit Veprimet portuale kryhen deri në orën 22.00.

Porti i Vlorës Lidhet me portet italiane të Brindizit dhe Otrantos. Tel: 00355/033224521 Fax: 00 355/033229417E-mail: [email protected] portuale kryhen deri në orën 22.00.

Page 17: Shqiperia informazion i pergjithshem

SI MUND TË VINI NË SHQIPËRI

Në drejtim rrugorRepublika e Shqipërisë lidhet me vendet e saj fqinje edhe nëpërmjet pikave te kalimit kufitar tokësor.KOSOVA- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafës së Morinës, (në anën Kosovare e quajtur pika e Vermicës), e cila lidh Kukësin me Prizrenin. E-mail: [email protected] - Nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, e cila lidh Bajram Currin me Gjakovën.- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafës së Prushit, e cila lidh krahinën e Bytyçit dhe Hasit me GjakovënGREQIA- Nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, e cila lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore kryhen pa ndërprerje përgjatë 24 orëve. E-mail: [email protected] - Nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës (Kristalopigi, në anën Greke) e cila lidh Korçën me Follorinën dhe Selanikun. Veprimet doganore kryhen pa ndërprerje përgjatë 24 orëve. E-mail: [email protected] - Nëpërmjet pikës kufitare të Tre Urave, e cila lidh Përmetin me Konicën. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00. E-mail: [email protected] Nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botit, e cila lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00. E-mail: [email protected] MALI I ZI- Nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit (Bozhaj në anën Malazeze), e cila lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën.

Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00. E-mail: [email protected] Nëpërmjet pikës kufitare së Murriqanit (Sukobin në anën Malazeze), e cila lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00. E-mail: [email protected] tel & fax: 00355 26290070- Nëpërmjet pikës kufitare së Vermoshit , e cila lidh krahinën e Kelmendit me zonën e Plavës dhe Gucisë. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.MAQEDONIA- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës (Kafasan, në anën Maqedonisë) e cila lidh Pogradecin me Strugën. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00 . E-mail: [email protected] tel & fax: 00355 8326166- Nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit , e cila lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe pjesën jugore të liqenit të Ohrit. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00. E-mail: [email protected] Nëpërmjet pikës kufitare të Bllatës, e cila lidh Peshkopinë dhe Bulqizën në Dibrën e Madhe. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00 . E-mail: [email protected] Nëpërmjet pikës kufitare të Goricës (Stenje, në anën Maqedone) e cila lidh brigjet e liqenit te Prespës së Madhe në të dyja anët e kufirit. Veprimet doganore kryhen deri në orën 19.00. E- mail: [email protected]

17

Page 18: Shqiperia informazion i pergjithshem

Nëpërmjet shërbimit të autobuzëve, qarkullohet gjithashtu edhe nëpërmjet qyteteve:

Tiranë - Tetovë, e qytete të tjera në Maqedoni nëpërmjet Qafë Thanës.

Tiranë - Prishtinë e qytete të tjera në Kosovë, nëpërmjet Morinës.

Korçë - Selanik, e qytete të tjera në Greqi, nëpërmjet Kapshticës.

Tiranë - Athinë, e qytete të tjera në Greqi, nëpërmjet Kakavijës.

Tiranë - Sofje, e qytete të tjera në Bullgari nëpërmjet Qafë Thanës.

Tiranë - Stamboll, e qytete të tjera në Turqi nëpërmjet Qafë Thanës.

Transport Travel Agencies operating in Albania:

INTERLINESBulevardi “Zogu I”, Nr. 39, - TiranëTel: 00355 4/2251866 Udhëton në Greqi.

POLLOGUBulevardi “Zog I”, Pallati 103, Nr. 2 - Tiranë Tel: 00355 692094906Udhëton në Maqedoni.

KLID BALLKAN INTERBUSRruga “Murat Toptani”, Nr. 26, - Tiranë Tel/Fax: 00355 4/2222228(Tiranë-Athinë-Tiranë) (Tiranë-Shkup-Tiranë)

VJOSA TRAVELSheshi “Willson“ - Tiranë Tel/Fax: 00355 4/2253929 Cel: 00355 68 2070360

JOY TRAVELStadiumi “Selman Stërmasi” Tel: 00355 4/2273030 Fax: 00355 4/2272992 (Tiranë-Athinë-Tiranë)

SKENDERBEURruga “Mine Peza”, Nr. 139, - TiranëTel & Fax: 00355 4/2234629(Tiranë-Selanik-Tiranë)

OSUMI TRAVEL Bulevardi “Zogu I” - Tiranë Tel: 0355 4/2255491/2272644 Fax: 0355 4/2255491/2272643(Tiranë-Athinë-Tiranë) (Tiranë-Selanik-Tiranë)

ALBA-TRANS Rruga ”Abdi Toptani”, Nr. 4, - Tiranë”Torre Drin” Center Tel: 0355 4/2259204/2228968 Fax: 0355 4/2270434 (Tiranë-Athinë-Tiranë)

SONDORBulevardi “Zog I” - Tiranë Tel & Fax: 00355 2225063 Cel: 00355 692394929Udhëton në Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi.

TIRANA METROPOL Bulevardi “Zog I” - Tiranë Phone: 00355 2253639Mob: 00355 692847201Udhëton në Kosovë.

18

SI MUND TË VINI NË SHQIPËRI

Page 19: Shqiperia informazion i pergjithshem

Një foto nga Shqipëria

Page 20: Shqiperia informazion i pergjithshem

FORMALITETET KUFITARE

Pasaportat Vizitorë të huaj, nga vendet e poshtë-shënuara, hyjnë në Shqipëri, me pasaportë, pa viza duke i’u nënshtruar rregullit të taksës hyrëse (10 euro). Përjashtohen nga kjo taksë vizitorët nga Polonia dhe Çekia. Kjo kategori vizitorësh të huaj që hyjnë pa vizë, kanë të drejtë qëndrimi në Shqipëri 30 ditë, me një të drejtë hyrjeje. Ky afat qëndrimi mund të zgjatet deri në 90 ditë kalendarike.

Australi LetoniAustri LihtenshteinBelgjikë LituaniBullgari LuksemburgKanada MalajziKroaci MaltëQipro HollandëRepublika Çeke Zelandë e ReDanimarkë NorvegjiEstoni Poloni Finlandë Portugali Francë RumaniGjermani San MarinoBritani e Madhe SingaporGreqi SllovakiHungari SlloveniIslandë SpanjëIrlandë SuediItali ZvicërJaponi TurqiKore e Jugut SHBA

Qeveria shqiptare ka ofruar lehtësi gjatë sezonit të verës (1 qershor - 30 shtator) për turistët e huaj me kombësi shqiptare. Këta të fundit mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë, duke paraqitur kështu kartat e identitetit.Vizitorët njëditor nuk paguajnë taksë

hyrëse. Grupet turistike të organizuara nga agjenci turistike, do t’i nënshtrohen rregullit të reciprocitetit, por nuk do të paguajnë më shumë se 10 euro, taksë kjo, jo e aplikueshme gjatë periudhës 1 maj deri në 1 nëntor. VizatVizitorë nga vendet si më poshtë, mund të pajisen me viza në çdo pikë hyrjeje, duke paguar taksën përkatëse: Maqedoni 10 euro (në rast se pajisen me vizë në ambasadë tarifa është 5 euro), Izraeli 30 euro. Vizitorë nga vende të tjera janë të detyruar të pajisen me viza pranë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendet e tyre përkatëse. Në vendet ku nuk ka përfaqësi diplomatike të Republikës së Shqipërisë, shtetasit e vendit përkatës duhet të kontaktojnë përfaqësinë më të afërt të Republikës së Shqipërisë në rajon. Ministria e Punëve të Jashtme në faqen e saj të internetit (www.mfa.gov.al), ofron informacion të plotë në shqip dhe anglisht lidhur me kërkesat e aplikimit të marrjes së vizave.DoganatTë gjithë sendet personale, të reja apo të përdorura, mund të futen në Shqipëri pa iu nënshtruar taksës doganore. Lejohen për konsumim personal cigare, pije e parfume.Janë të ndaluara futja e fishekzjarrëve, armëve, drogave narkotike e materialeve që cënojnë sigurinë publike. Kërkohet kartelë e objekteve për eksportimin e sendeve me vlerë, monedhave të vjetra, sendeve antike, librave apo veprave të artit, të cilat janë pjesë e kulturës dhe pasurisë kombëtare. Lutemi vizitoni faqen e internetit për informacione më të hollësishme www.dogana.gov.al

20

Page 21: Shqiperia informazion i pergjithshem

SI MUND TË UDHËTOSH DREJT SHQIPËRISË

RrugëtGjatësia rrugore në Shqipëri është 18,000 km, nga kjo gjatësi 7,450 km konsiderohen rrugë kryesore. Ky sistem rrugor mirëmbahet nga shërbimi shtetëror, në gjatësinë e të cilave janë aplikuar shenjat e sistemit ndërkombëtar rrugor.

Qarkullimi rrugorQarkullimi rrugor bëhet në të djathtë, i ngjashëm me atë të vendeve të tjera Evropiane. Shpejtësia maksimale e qarkullimit në qendrat urbane është 50 km/orë, në qendrat jo urbane është 90 km/orë.

Shërbimi taksiTaksi mund të gjesh kudo në Tiranë dhe dallohen nga ngjyra e tyre e verdhë. Shumica e taksive në Tiranë kanë taksimetër.

Agjenci taksishRadio Taxi “Korrekt” Phone: 00355/4 2244444 Radio Taxi Phone: 00355/4 2377777

Në qytete të tjera taksitë parkohen në anë të rrugëve, në stacionet e trenave, si dhe pranë hoteleve kryesore.

Në rrugë hekurudhoreSistemi i lidhjes hekurudhore është afërsisht 447 km me një kalim. Shqipëria lidhet me hekurudhë me Republikën e Malit te Zi, por ky shërbim nuk ofrohet për pasagjerë. Trenat nuk janë elektrik. Tre linjat hekurudhore të Shqipërisë janë:- Nga Tirana me drejtim Veriun, duke kaluar në Vorë, Mamurras, Laç, Milot, Lezhë, Shkodër, Bajzë, Hani i Hotit. (për pasagjerë deri ne Shkodër)- Nga Tirana me drejtim Juglindjen, duke kaluar në Durrës, Golem, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Guri i Kuq. Ky i fundit ndodhet fare pranë qytetit të Pogradecit. - Nga Tirana me drejtim Jugun, duke kaluar në Durrës, Golem, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Fier, Vlorë.

Stacioni hekurudhor i Tiranës gjendet në fund të Bulevardit “Zogi i I”. Tel: 00355 4/2251094

21

Page 22: Shqiperia informazion i pergjithshem

Riparim makinash Ky shërbim shtrihet në të gjithë vendin. Disa adresa mund t’i gjeni më poshtë:

Alpuka Rruga “Barrikadat”, Nr.131/1Tel: 00355 4/2243972

Anas Fiat LaprakëTel: 00355 4/2227888

Audi service Tel: 00355 4/8202972 Cel: 00355 692057773

BMW Group Autostrada Tiranë - Durrës Tel: 00355 4/2356526/2356488

Opel Noshi Autostrada Tiranë - DurrësTel: 00355 4/8200098/8200093

Kadiu Autostrada Tiranë - DurrësTel: 00355 4/8300074

Ultramotors Mitsubishi Rruga e Kavajës, Nr.116 Tel: 00355 4/2259024/2233650

Shërbimi karrotreci Tel: 00355 4/2363423 Cel: 00355 682065065

Stacione furnizimi me gaz janë të shpërndara në të gjithë territorin e vendit dhe në autostrada. Disa stacione furnizimi ofrojnë edhe shërbime si:dyqane, restorante, etj.

Makina me qeraNë Shqipëri ndodhen disa qendra të dhënies me qera të makinave, më poshtë adresat përkatëse:

Avis Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Hotel Europapark Tel: 00355 4/2235011 Cel: 00355 682055807Fax: 00355 4/2271960E-mail: [email protected] Website: www.avisalbania.com

Europcar Rruga e Durrësit, Nr. 61 Tel: 00355 4/2227888 Cel: 00355 682093922 Fax: 00355 4/2246511 E-mail: [email protected] Website: www.europcar.com Hertz Sheshi “Skënderbej” Hotel “Tirana International” - TiranëTel&Fax: 00355 4/2255028 Cel: 00355 682058775E-mail: [email protected] Website: www.herz.com

Sixt Rruga e Kavajës, Nr. 116 pranë “Classic Wolksvagen” - TiranëTel: 00355 4/2259020Fax: 00355 4/2233650 Cel: 00355 692068500 E-mail: [email protected]

SI MUND TË UDHËTOSH DREJT SHQIPËRISË

22

Page 23: Shqiperia informazion i pergjithshem

Transporti interurbanForma kryesore e transportit interurban në Shqipëri, ofrohet nga shërbimi me autobus dhe minibus privat.Nga Tirana rrugët kryesore: - Drejtimi i jugut: Tiranë-Berat Tiranë-Vlorë Tiranë-GjirokastërTiranë-Sarandë Autobusët nisen nga Rruga e Kavajës, pranë Fabrikës së Birrës. - Drejtimi i veriut: Tiranë-Kukës and Tiranë-Peshkopi Autobusët e këtij drejtimi nisen nga Lapraka.Autobusët në drejtim të Shkodrës nisen në adresën: Rruga “Karl Gega”, pranë stacionit të trenit, ndërsa minibusët nisen pranë Zogut të Zi. Minibusët për në Bajram Curri nisen në Rrugën “Murat Toptani”, pranë selisë të Partisë Demokratike. - Drejtimi juglindje: Tiranë-PogradecTiranë-Korçë Nisja bëhet nga stadiumi “Qemal Stafa”. Autobusët nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe Golemit (zona e plazhit), nisen nga stacioni i trenit. Minibusët për Korçë, Pogradec dhe Ersekë, nisen nga stadiumi “Qemal Stafa”.Minibusët për Elbasan nisen nga Bulevardi “Bajram Curri “, pranë Qendrës Tregtare ETC Autobuset për Lezhë nisen pranë stacionit të trenit. Minibuset për Krujë nisen në fund të rrugës “Mine Peza”.

Kohëzgjatja e udhëtimit dhe çmimi i bile-tave për udhëtimet nga Tirana në drejtim të qyteteve të tjera janë, si më poshtë:Tiranë-Durrës (1 orë)-(100 lekë) Tiranë-Shkodër (2 orë 30 minuta)-(300 lekë)Tiranë-Vlorë (3 orë)-(300 lekë) Tiranë-Krujë (45 minuta)-(150 lekë)Tiranë-Sarandë (5 orë 30 minuta)-(1.000 lekë)Tiranë-Lezhë (1orë 30 minuta)-(150 lekë)Tiranë-Golem (1orë 10 minuta)-(150 lekë)

SI MUND TË UDHËTOSH DREJT SHQIPËRISË

23

Page 24: Shqiperia informazion i pergjithshem

Ujvarë në Theth

Page 25: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 26: Shqiperia informazion i pergjithshem

10 TURET E REKOMANDUARA

Bashkëngjitur po ju sugjerojmë 10 ture, të cilat ofrojnë një larmi si në aspektin kulturor e historik ashtu edhe në atë natyror.

Turi 1 Sarandë - Butrint - Gjirokastër

Qyteti i Sarandës, që njihet edhe si “porta detare jugore e Shqipërisë”, gëzon një pozitë mjaft të favorshme përballë ishullit grek të Korfuzit. Saranda dhe zona përreth saj përbëjnë një prej resurseve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.Qyteti antik i Butrintit shtrihet në jug të liqenit të Butrintit, rreth 18 km nga Saranda. Kjo është pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë, e cila që prej vitit 1992 ndodhet në listën e UNESCO-s. Objekte të tjera tërheqëse janë pikat e trashëgimisë kulturore e historike, si pika arkeologjike e Foinikes (në Finiq), kalaja e Lëkursit, (2 km në jug të Sarandës), rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve, kisha e Mesopotamit, si dhe pika natyrore e burimeve të Syrit të Kaltër. Nga Saranda ju mund të ndërmerrni një tur drejt qytetit me arkitekturë tipike të Gjirokastrës, e cila gjendet gjithashtu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 2006. Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish-diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit të njohur në Europë, Ismail Kadaresë.

Turi 2Vlorë - Nartë - Rradhimë Orikum - Amantia - Apolloni

Vlora është porti i dytë i vendit si dhe një prej rajoneve më të rëndësishme turistike të tij. Prej saj ju mund të ndërmerrni udhëtime të cilat do t’ju zbulojnë objekte interesante. Në veri të qytetit të Vlorës ndodhet laguna e Nartës, e cila është laguna e dytë për nga madhësia në Shqipëri. Ky është një vend mjaft i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë si dhe një vend mjaft i njohur në Shqipëri për prodhimin e verës artizanale të Nartës. Pranë lagunës, në Zvërnec, gjendet Manastiri i Shën Marisë. Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet qyteti i vogël i Orikumit, pranë të cilit ndodhet një port jahtesh, ku mund të parkohen deri në 650 të tillë. Orikumi përbën një park arkeologjik dhe është një prej qyteteve më të rëndësishme të botës antike. Aty mund të vizitoni teatrin e vjetër të Orikumit me kapacitet prej 500 vendesh si dhe kishën e Marmiroit. Përgjatë rrugës nga Vlora në Orikum do të kaloni plazhet e vogla me ujra mjaft të pastër të Jonufrit dhe Rradhimës.Një vend mjaft interesant është edhe Parku Arkeologjik i Amantias (pranë fshatit Plloçë) dhe stadiumi me të njëjtin emër.

26

Page 27: Shqiperia informazion i pergjithshem

10 TURET E REKOMANDUARA

Turi 3Llogara - Palasë - Dhërmi - Vuno Himarë - Qeparo - Borsh - Lukovë

Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Parku i Llogarasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare. Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve ajrore. Pas zbritjes së Qafës së Llogarasë, do të kaloni plazhet e para të Rivierës Shqiptare, të cilat shquhen për cilësinë shumë të lartë të ujërave detare. Ato fillojnë me Dhraleon e Palasës dhe më pas plazhet e Dhërmiut, (Jaliksari, Shkambo, Gjipea). Plazhi i Gjipesë shquhet për bukuri të rrallë, pasi shtrihet rrëzë një kanioni afro 70 metra të lartë. Pranë Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e “Piratëve”. Ndërsa në fshat mund të vizitoni kishat e Shën Mitrit dhe Shën Stefanit.

Turi 4Shkodër - Shirokë - Velipojë - Franc Josef Lezhë - Shëngjin - Kune Vain

Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqyteti i veriut”. Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Këtu mund te vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit. Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni me i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës. Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i Lezhës. Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë: Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, i cili u varros në katedralen e Shën Kollit në Lezhë në 1468, si dhe kalaja mbi qytet. Bregdeti i Lezhës ofron për ju plazhin ranor të Shëngjinit si dhe ekosistemin e rëndësishëm natyror të lagunave të Kune-Vainit në grykëderdhjen e Drinit. Një ekosistem tjetër interesant është edhe laguna e Patokut dhe grykëderdhja e Matit.

Page 28: Shqiperia informazion i pergjithshem

Turi 5Valbonë - Shoshan - Dragobi Selimaj - Rragam

Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare. Ajo është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë, e shpallur park kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Valbona gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit dhe është qendra kryesore e banuar e luginës. Duke eksploruar ketë luginë do të shikoni kanionin e Shoshanit si dhe fshtrat alpine të Dragobisë, Selimajt dhe Rragamit. Këtu mund të akomodoheni në strukturat e tipit “hane”. Mundësira të shumta për ngjitje malore, peshkim sportiv në lumin e Valbonës etj.

10 TURET E REKOMANDUARA

Page 29: Shqiperia informazion i pergjithshem

Turi 6Razëm - Bogë - Theth - Vermosh

Ky tur, ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të Alpeve Shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Nga fshati Dedaj, rruga kthen për në Razëm (pikë klimaterike) ose vazhdon drejt pikës tjetër të Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”. Pas Bogës, kalohet Qafa e Tërthores dhe mbërrini në pikën turistike të kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Ky tur ju jep mundësinë të eksploroni shpella të shumta karstike, të shihni ujëvarën e Grunasit në Theth si dhe të ushtroni aktivitete të shumta në natyrë. Vermoshi gjendet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, dhe ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë.

10 TURET E REKOMANDUARA

29

Page 30: Shqiperia informazion i pergjithshem

10 TURET E REKOMANDUARA

Turi 8 Lugina e Vjosës - Këlcyrë - Përmet

Përmeti, qyteti i luleve, trëndafilave, këngëve të pashoqe, pastërtisë dhe qetësisë, (i njohur në antikitet me emrin “Tryfilia”, i banuar nga fise Ilire), njihet si qendër administrative që në shek. XV-të. Ky tur ju njeh me bukuritë e luginës së lumit Vjosa, ku bie në sy gryka e ngushtë e Këlcyrës. Mundësi të shumta për organizimin e sporteve ujore si raftig, kajake, etj.

Turi 7Pogradec - Lin - Drilon

Rruga për në qytetin piktoresk të Pogra-decit kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe me thellësinë që arrin deri në 285 metra, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë 2-4 milion vjeçar, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish, nga të cilët 70% janë endemikë dhe 30% lloje buta-kësh. Prej Pogradecit mund te vizitoni fshatin e Linit në veri të Liqenit, i cili shquhet për bazilikën e tij me mozaikë që gjendet në kodër. Në krahun jugor rreth 6 km larg Pogradecit gjenden burimet e ujërave të Drilonit, të cilat ofrojnë një mjedis shplodhës dhe restorante të shumtë ku gatuhet Korani, një lloj trofte që jeton pothuajse vetëm në liqenin e Ohrit.

30

Page 31: Shqiperia informazion i pergjithshem

10 TURET E REKOMANDUARA

Turi 9Berat - Mali i Tomorrit Shpella e Pirrogoshit Kanionet e Osumit

Qyteti i Beratit, qyteti i njëmijë dritareve, me kulturë të lashtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një pikënisje e mirë për të eksploruar malin e Tomorrit, (i quajtur ndryshe “Olimpi Shqiptar”, ose froni i perëndive), i cili gjendet në një distancë prej 30-40 km larg qytetit.Ky mal, i cili përbën një park Kombëtar, është njeri prej maleve më të lartë në Shqipëri, (2.416 metra mbi nivelin e detit). Aty ndodhet edhe tyrbja e Abaz Aliut, i cili është një vend i shenjtë i sektit bektashinj. Për çdo gusht aty organizohet njëri prej pelegrinazheve më të mëdhenj në Shqipëri.

Turi 10Tiranë - Krujë - Durrës - Elbasan

Zemra e Shqipërisë, kryeqyteti Tirana, si gjithë metropolet e tjera evropiane, ka energji dhe lëvizje të pashtershme. Me bar-et, pub-et, restorantet, tavernat. Tirana është e bukur për t’u zbuluar dhe shijuar, si ditën ashtu edhe natën. Këtu gjenden muze nga më të rëndësishmit në rang kombëtar si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative etj. Qyteti historik i Krujës ndodhet 32 km larg Tiranës. Objekti kryesor turistik është kalaja e Krujës ku gjendet muzeu i heroit Kombëtar Skenderbeut së bashku me Muzeun Etnografik. Durrësi, porti më i madh i vendit ndodhet 34 km larg Tiranës. Është qyteti më i vjetër i Shqipërisë, me histori 3,000 vjeçare. Krahas plazheve të tij ju mund të vizitoni Amfiteatrin, (i dyti në gjithë Ballkanin për nga madhësia) si dhe Muzeun Arkeologjik. Qyteti i Elbasanit gjendet në juglindje të Tiranës. I njohur në antikitet me emrin Skampa, ai ka qënë një stacion i rëndësishëm i rrugës antike “Egnatia”. Objektet kryesore të qytetit janë muret e kalasë së Skampës, kisha e Shën Marisë brenda këtyre mureve, Muzeu Etnografik, hamami, xhamia e Nazireshës etj.

31

Page 32: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 33: Shqiperia informazion i pergjithshem

Burimet e ujërave të Viroit

Page 34: Shqiperia informazion i pergjithshem

HoteleNë rrugën bregdetare dhe në qendra turistike gjendet një numër i madh hotelesh dhe njësish të tjera akomoduese, të cilat ofrojnë lehtësira e shërbime të kënaqshme, restorante dhe plazhe private. Në faqet e internetit mund të gjeni informacion më të zgjeruar: www.albaniantourism.com www.albania-hotel.com

Shtëpi pritëseShtëpitë pritëse janë struktura familjare të cilat ofrojnë komoditet dhe një numër të kufizuar shtretërish. Shumë prej tyre ofrojnë edhe gatime tradicionale. Zonat kryesore ku ato ndodhen janë: Alpet Shqiptare, (Thethi, Vermoshi, Valbona), bregu i liqenit të Ohrit, (Pogradeci, Tushemishti), Riviera shqiptare (Dhërmiu, Himara, Qeporoi, Borshi, Saranda), pikat malore të qarkut të Korçës, (Dardha, Voskopoja, Vithkuqi), dhe bregdeti i Velipojës.

KampingShqipëria ofron lehtësira dhe sipërfaqe për kamping e parkime të cilat mund të sigurohen pranë disa hoteleve të mëdhenj si dhe pranë plazheve të vendit. Zona mjaft të përshtatshme janë Velipoja, Orikumi etj.

AKOMODIMET

34

Page 35: Shqiperia informazion i pergjithshem

RestorantetNë Shqipëri mund të bësh një zgjedhje të larmishme në këtë shërbim. Ka restorante të një cilësie të lartë e të stilit ndërkombëtar, të mëdhenj, të vegjël e shumë popullor, të cilat gjenden në Tiranë dhe në qytete të tjera të mëdha.Në to shërbehen specialitete të ndryshme duke filluar që nga ato më tipike shqiptare dhe mesdhetare, e duke vazhduar me specialitete italiane, greke, turke, franceze, meksikane, indiane, japoneze etj. Pija tradicionale alkolike shqiptare është rakia, (e prodhuar kryesisht nga rrushi).Prodhohen dhe konsumohen gjithashtu vera, konjaku, etj. Kafeja, gjithashtu, (turke ose ekspres), është një pije mjaft e pëlqyer.

RESTORANTET

35

Page 36: Shqiperia informazion i pergjithshem

PIKA TURISTIKE

Bregdeti AdriatikDeti Adriatik fillon nga dalja e lumit të Bunës në rrethin e Shkodrës dhe përfundon në hyrje të gjirit te Vlorës. Është një bregdet ranor dhe i cekët, duke qenë në këtë mënyrë mjaft i përshtatshëm për pushimet e familjarëve. Plazhet e tij janë Velipoja, Rana e Hedhun, Shëngjini, Talja, Patoku, Gjiri i Lalzit, Durrësi, Golemi, Mali i Robit, Spilleja, Divjaka, Semani, Darzeza dhe Plazhi i ri i Vlorës. Lagunat e shumta ofrojnë mundësi të veçanta për të apasionuarit e natyrës, ekoturizmit, peshkimit etj. Gjuetia, gjithashtu, mund të praktikohet në disa nga këto zona të pasura.

Bregdeti JonKy breg shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në kepin e Stillos në kufi me Greqinë. Shquhet për ujëra të thella dhe shumë të pastra, brigje shkëmbore me plazhe të vegjël e intime. Është ideal për sportet ujore si zhytjet, lundrimin etj.

Turizmi rural dhe malorTerritori i Shqipërisë ka disa rajone, ku ky lloj turizmi është i aplikuar.

Riviera shqiptare: Dhërmi, Himarë, Qeparo, Vuno, Borsh, etj.

Zona e alpeve: Thethi, Vermoshi, Valobona, Rrogami, etj.

Zona juglindore:Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, Boboshtica, Ohri, Prespa, etj.

36

Page 37: Shqiperia informazion i pergjithshem

FloraFlora e Shqipërisë është shumë e pasur, duke filluar nga bimësia Mesdhetare dhe duke mbaruar me ahet alpine. Ajo përmban 3,220 lloje bimësie. Kjo florë përbën 29% të specieve Evropiane dhe 47% të florës së gadishullit të Ballkanit. 1% janë bimësi endemike dhe 5% nënendemike, ndërsa 85% e llojeve të bimësisë janë pjesë e florës Mesdhetare e të Evropës qëndrore, dhe pak specie i përkasin Evropës Perëndimore.

FaunaShqipëria paraqet një faunë të pasur e me varietete të dukshme. Fauna tokësore përbëhet nga gjitarët si: ujku, rrëqebulli, macja e egër, ariu i murrmë, derri i egër, kaprolli, dhelpra, nusja e lalës, lepuri i egër lundëra, etj. E pasur është edhe fauna e shpendëve, llojshmëria e të cilëve arrin në 350 në të gjithë vendin, si: pelikani, gjeli i egër, qukapiku, shqiponja e artë, skifteri etj. Fauna ujore përmban lloje të ndryshme peshqish, ku më të përhapur janë: sardelja, qefulli, barbuni, krapi, trofta me pika, etj. Në bregdetin Adriatik janë shfaqur edhespecie të rralla si peshkaqeni, foka mes-dhetare (monacus momacus) etj. Në liqe-nin e Ohrit gjejmë specie të vecanta si: peshku Koran, sfungjeri i Ohrit dhe disa lloje butakësh.

FLORA & FAUNA

37

Page 38: Shqiperia informazion i pergjithshem

Liqenet kryesoreLiqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishu-llin e Ballkanit, shtrihet në zonën Veriperë-ndimore të vendit. Sipërfaqja e tij arrin në 368 km2 dhe 149 km2 prej saj është pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë. Thellësia e tij arrin në 10-12 m dhe ka origjinë tektoniko-karstike. Në Juglindje ndodhet liqeni i Ohrit me origjinë karstike dhe me sipërfaqe 367 km2. Ky është liqeni më i thellë i gadishullit ballkanik, afërsisht 300 metra thellësi maksimale. Më në jug ndodhen dy liqene të tjerë me origjinë tektonike, Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, respektivisht 285 dhe 44 km2 të cilët janë liqenet më të lartë tektonik të ballkanit, (mbi 800 metra lartësi mbi nivelin e detit). Shqipëria ka gjithashtu disa liqene artificiale si rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve, siç janë liqeni i Fierzës,Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit. Në zonën e Dumresë, (qarku i Elbasanit), ka afro 69 liqene karstike. Ndër-kohë që në zonën e Lurës, Balgjait, Doberdol Sylbicës, etj., gjenden disa komplekse liqenesh akullnajor.

LIQENET & LUMENJTË

38

Lumenjtë kryesorë:Lumenjtë kryesorë të vendit janë: Drini (285 km), Semani (281 km), Vjosa (272 km), Shkumbini (182 km), Mati (115 km), Buna (44 km), dhe Erzeni (109 km).

Page 39: Shqiperia informazion i pergjithshem

Parku Kombëtar i DajtitKy park ndodhet në lindje të Tiranës dhe shtrihet në sipërfaqen 3,300 hektarë. Parku është rast tipik për shtrirjen e bimësisë me kate, duke filluar që nga shkurret me gjelbërim të përhershëm e deri tek dushqet. Parku frekuentohet nga vizitorë të shumtë. Ai quhet ndryshe,”ballkoni natyror i Tiranës”. Aty mund të shkohet edhe me teleferik, udhëtim i cili zgjat vetëm pak minuta dhe ju ofron pamje të mrekullueshme.

Parku Kombëtar i LurësKy park ka një sipërfaqe rreth 1280 hektarë në lindje të rrethit te Dibres. Parku ofron mundësi mjaft të mira të ekoturizmit. Objekte të veçanta janë 12 liqenet akullnajore , ku më i bukuri është Liqeni i Luleve , i cili gjatë verës mbulohet në sipërfaqe nga zambakë të bardhë uji. Ofron mundësi për ekoturizmin , shëtitjet me kuaj në fushën e Pelave etj.

PARQET KOMBËTARE

39

Page 40: Shqiperia informazion i pergjithshem

Parku Kombëtar i Divjakës Parku Kombëtar i Divjakës ka një sipërfaqe 1,250 hektarë, pjesë e Lagunës së Karava-stasë. Parku përbën ekosistemin më të rëndësishëm të vendit. Kjo është pika më perëndimore në Europë ku folëzon Pelikani kaçurrel (Pelicanis crsipus).

Parku Kombëtar i LlogarasëShtrihet në drejtimin jugor të qytetit të Vlorës. Parku është një vend tipik ku kombinohet ajri detar me atë malor dhe ku mund të ushtrohen sporte ajrore si pasojë e erërave të favorshme.

PARQET KOMBËTARE

40

Parku Kombëtar i luginës së ValbonësParku, me një shtrirje 8,000 hektarë, ndodhet në veriperëndim të Bajram Currit. Biodiversiteti i tij i veçantë e bën parkun më tërheqës për turistët. Këtu ka disa fshatra alpine të cilët ofrojnë akomodim në struktura tipike të llojit të haneve.

Page 41: Shqiperia informazion i pergjithshem

Parku Kombëtar i Malit të TomorritMe një sipërfaqe 4,000 hektarë, parku shtrihet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ofrohen mundësi për ngjitje alpine. Këtu çdo vit të muajit gusht organizohet pelegrinazhi më i madh i sektit bektashi në Shqipëri për nder të Abaz Aliut.

Parku Kombëtar i Hotovës Parku ndodhet në rajonin e Frashërit me një sipërfaqe 1,200 hektarë, 25 km në veri-lindje të qytetit të Përmetit. Mbizotërojnë masivet e bredhave.

41

PARQET KOMBËTARE

Parku Kombëtar i Zall GjocajtParku ndodhet në verilindje të qytetit të Burrelit, me shtrirje 140 hektarë, me një numër të konsiderueshëm burimesh ujore dhe lugina të pyllëzuara.

Parku Kombëtar i Qafë Shtama Parku ndodhet 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, me një sipërfaqe 2,000 ha.Është një pikë klimaterike me ndikime pozitive për personat të cilët kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes. Këtu gjendet burimi i ujit të pijshëm, i njohur si “Kroi i nënës Mbretëreshë”, pasi ky burim është konsumuar nga familja mbretërore shqiptare e Zogollëve.

Page 42: Shqiperia informazion i pergjithshem

Parku Kombëtar i PrespësParku ka një sipërfaqe 27,750 hektarë dhe shtrihet në kufi të tre shteteve; Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Ai është parku më i madh kombëtar i vendit. Në këtë park ndodhen edhe liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël, si dhe burimet e tyre ujore. Parku shquhet sidomos për faunën (shpendë të ndryshëm) si dhe për kishat e tij eremite.

Parku Kombëtar i ButrintitParku shtrihet 25 km në jug të qytetit të Sarandës. Parku ka vlera të larta arkeologjike, shkencore, turistike dhe biodiversitet të veçantë. Shtrirja e parkut është 2,500 hektarë. Mbizotërojnë dafinat dhe drurë të tjerë të lartë. Aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë zonë janë turizmi blu i Ksamilit, ekoturizmi në liqenin e Butrintit, peshkimi, sportet ujore, etj.

Parku Kombëtar i DrenovësParku ndodhet në jug të qytetit të Korçës dhe ka një sipërfaqe 1,380 hektarë. Parku është i pasur me burime ujore si, ai i Shën Gjergjit, Pllica, Çardakut, etj. Bimësia për-bëhet sidomos nga bredhat. Bien në sy edhe gjeo monumente si “Guri i Capit”.

42

PARQET KOMBËTARE

Page 43: Shqiperia informazion i pergjithshem

43

PARQET KOMBËTARE

Parku Kombëtar i ThethitParku i Thethit shtrihet në Alpet e Shqipërisë, Bjeshkët e Namuna dhe sipërfaqja e tij arrin në 2,630 hektarë. Parku shquhet për mbulesën e dëndur drunore ku rriten edhe ahe 200 vjeçarë. Ofrohet akomodim në strukturat e llojit të haneve. Mundësi të shumta për ngjitje malore, biçikleta malore, peshkim sportiv në përroin e Thethit etj.

Page 44: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 45: Shqiperia informazion i pergjithshem

Lagja “Mangalem”, Berat

Page 46: Shqiperia informazion i pergjithshem

Tiranë

Muzeu Historik KombëtarTel: 00355 4/2223446 00355 4/2228389 00355 4/2223977 Orari i vizitave: 10.00-17.00 të Dielën 10.00-15.00, pushim të Hënën E-mail: informacioni@albmuseum, Website: www:albmuseum.comAdresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skëndërbej”, - Tiranë.

Muzeu Arkeologjik Tel: 00355 4/2226541Orari i vizitave: 10.30-14.00 pushim të Shtunën dhe të Dielën Adresa: Sheshi “Nënë Tereza”

Muzeu i Shkencave Natyrore Tel: 00355 4/2229028Orari i vizitave: 08.00-15.00 pushim të Shtunën dhe të DielënAdresa: Rruga e Kavajës.

Galeria Kombëtare e Arteve Tel: 00355 4/2233975 Orari i vizitave: 09.00-13.00, 17.00-20.00 pushim të Hënën Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Vlorë

Muzeu i Pavarësisë Tel: 00355/33 229419 Orari i vizitave: 09.00-13.00 and 17.00-20.00

pushim të Hënën

MUZETË

46

Page 47: Shqiperia informazion i pergjithshem

Krujë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”Tel: 00355 511 22225 Orari i vizitave: 09.00-13.00, 15.00-18.00

pushim të Hënën Adresa: Kështjella e KrujësNë periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 08.00-13.00, 16.00-19.00.

Muzeu Kombëtar EtnografikTel: 00 355 511 24485 Orari i vizitave: 09.00-13.00, 15.00-18.00 pushim të Hënën Adresa: Kështjella e KrujësNë periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 08.00-13.00, 16.00-19.00.

Durrës

Muzeu ArkeologjikTel: 00 355 52 222253. Orari i vizitave: 09.00-15.00

pushim të Hënën Adresa: Rruga “Taulantia”

Muzeu EtnografikTel/Fax: 00355 52 223150. Orari i vizitave: 09.00-13.00

pushim të Hënën

Amfiteatri i DurrësitËshtë i hapur gjatë gjithë kohës.

MUZETË

47

Page 48: Shqiperia informazion i pergjithshem

Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Tel: 00355/82 243022 Orari i vizitave: 09.00-13.00 and 15.00-18.00 pushim të Hënën Në periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 08.00-13.00, 16.00-19.00

Muzeu Kombëtar i EdukimitTel: 00355/82 243022 Orari i vizitave: 09.00-13.00, 15.00-18.00

pushim të Hënën Adresa: Lagja 12, Bulevardi “Shën Gjergji” Në periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 08.00-13.00, 16.00-19.00

Berat

Muzeu Kombëtar “ONUFRI” Tel: 00355/32 232248 Orari i vizitave: 09.00-16.00 pushim të Hënën Në periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 09.00-13.00; 16.00 -19.00

Muzeu Kombëtar Etnografik Tel: 00355/32232224 Orari i vizitave: 09.00-13.00 dhe 15.00-18.00 pushim të Hënën Në periudhën Maj - Shtator, oraret janë: 08.00-13.00; 16.00-19.00

Adresa: Lagja “13 Shtatori”

48

MUZETË

Page 49: Shqiperia informazion i pergjithshem

49

Gjirokastër

Muzeu i ArmëveTel: 00355/84 262460Orari i vizitave: 08.00-16.00

pushim të Shtunën dhe të Dielën

Muzeu EtnografikTel: 00355/84 2624 60Orari i vizitave: 09.00-19.00

pushim të Hënën dhe të Martën

Shkodër

Muzeu HistorikTel: 00355/22 243213 Orari i vizitave: 08.00-14.00

pushim të Shtunën dhe të Dielën

Muzeu i Kalasë së Rozafës Tel: 00355/22 243213 Orari i vizitave: 09.00-14.00

Galeria Kombëtare e Fotove “MARUBI” Tel: 00355/22 243467 Orari i vizitave: 08.00-16.00 pushim të Shtunën dhe të Dielën

Peshkopi

Muzeu Historik i DibrësTel: 00355/21 282516 Cel: 00355/682309998 Orari i vizitave: 09.00-13.00; 14.00- 16.00

pushim të Shtunën dhe të Dielën Adresa: Bulevardi “Elez Isufi”

Lezhë

Muzeu Kombëtar i varrit të SkënderbeutCel: 00355/692147344 00355/683647880Orari i vizitave: 09.00-13.00; 16.00-19.00

pushim të Hënën Adresa: Lagja “Skanderbeg”

MUZETË

Page 50: Shqiperia informazion i pergjithshem

TRADITAT SHQIPTARE

Folklori Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili i ka rrënjët në lashtësi. Folklori shqiptar është i pasur me vlera artistike, dhe vazhdon të pasurohet edhe në ditët e sotme. Ai konsiston në letërsi, muzikë, koreografi e dramë. Ai përmban krijime, rrëfime, legjenda, anektoda, proverba e thënie popullore. Një numër i konsiderueshëm vëllimesh muzikore, koreografike e letrare folklorike janë publikuar gjatë viteve të fundit. Tetë volume folklorike letrare dhe dhjetë volume të “Folklorit Muzikor Shqiptar” janë botuar në Prishtinë.

Muzika folklorikeKëngët folklorike dhe vallet kanë shoqëruar gjithmonë evenimentet e jetës shqiptare, si: dasmat, luftërat dhe ceremonitë mortore. Ato kanë karakteristika të ndryshme në rajone të ndryshme të vendit. Ekzistojnë tre standarte krahinore të muzikës folklorike shqiptare.

Diatoniku muzikor i veriut, këndohet nga një këngëtar burrë dhe shoqërohet me instrumentin çifteli dhe lahutë, por shpesh edhe me gajde.

Muzika polifonike është traditë e jugut. Kënga shoqërohet nga dy apo më shumë zëra. Këngët trajtojnë tema historike dhe epiko-lirike.

Muzika popullore. Këngët shoqërohen me instrumentë ose orkestër të vogël.

50

Page 51: Shqiperia informazion i pergjithshem

TRADITAT SHQIPTARE

Festivali Kombëtar FolklorikFestivali Kombëtar i folklorit është një eveniment i rëndësishëm në Shqipëri. Ai organizohet çdo 4 vjet në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës. Grupet folklorike pjesëmarrëse në këtë festival janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, Turqia, SHBA, Greqia si dhe vende të tjera.Në këtë festival janë të ftuar edhe grupe folklorike nga vende të tjera ndërkombëtare.

Festivali Kombëtar i Sazeve dhe Orkestrës folklorike të KorçësKlarineta tradicionale e Shqipërisë, sazja, muzika e të cilës luhet në Shqipërinë e jugut e veçanërisht në qendrat urbane si: Korça, Vlora, Pogradeci, Përmeti, Berati, Leskoviku etj.

Festivali Kombëtar i Rapsodisë dhe instrumentistëve të folklorit në LezhëNë këtë festival marrin pjesë rapsodistë nga Shqipëria e Veriut. Ky eveniment i dedikohet rapsodistëve që interpretojnë këngët e tyre me instrumentë si: lahuta, çiftelia e sharkia.

Festivali Kombëtar i Këngëve qytetare në ElbasanKy festival organizohet në ditën e parë të pranverës në qytetin e Elbasanit.

Festivali Kombëtar i Iso-Polifonisë në VlorëFestivali Kombëtar i Iso-Polifonisë është një aktivitet origjinal, i fuqishëm, promotor i folklorit muzikor shqiptar në këtë fushë.Në 25 Nëntor 2005, UNESCO e deklaroi Iso Polifoninë shqiptare “Pjesë e mjeshtërisë dhe pasurisë gojore të njerëzimit”.

51

Page 52: Shqiperia informazion i pergjithshem

52

TRADITAT SHQIPTARE

Festivali Kombëtar i instrumenteve folklorikë në Gjirokastër.Është një eveniment multikulturor që qëndron krah festivalit folklorik të Gjirokastrës.

Festivali Ndërkombëtar “Përmeti ndërkulturor” në PërmetKy është i vetmi festival ndërkombëtar etnik, kulturor e gjuhësor i minoritetit në Shqipëri, i cili mbështetet edhe nga CIOFF, një organizatë ndërkombëtare që promovon foklorin.

Festivali folklorik “Sofra Dardane” në Bajram CurriKy festival synon të promovojë kërkime, ruajtjen dhe pasurimin e folklorit verior e Kosovar, si dhe etnografinë e kësaj zone.

Festivali “Oda Dibrane” në PeshkopiKy aktivitet ka filluar në vitin 1994 dhe tani është bërë një traditë e kërcimeve dhe këngëve humoristike.

Page 53: Shqiperia informazion i pergjithshem

Vallja tradicionale e logut

Page 54: Shqiperia informazion i pergjithshem

KULTURA

Letërsia dhe ArtiLibri i parë shqip është ”Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Letërsia e hershme përfaqësohet nga libra me karakter fetar, ku shprehet rezistenca ndaj dominimit turk. Autorët më të njohur të kësaj letërsie janë: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, etj. Letërsia shqiptare njeh hovin më të madh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Kjo letërsi ndërthur shpirtin iluminist, romantik, demokratik të shkrimtarëve të asaj periudhe. Autorët më të spikatur të letërsisë së Rilindjes janë: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, De Rada, etj. Gjatë periudhës së Pavarësisë, letërsia trajtoi të njëjtën temë të patriotizmit të Rilindjes, duke u thelluar më shumë në karakterin demokratik. Figurat më të shquara të kësaj periudhe janë: Fan Noli, si një publicist, poet, përkthyes dhe një figurë politikane, Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, etj.

Pas luftës së dytë botërore, realizmi socialist kushtëzoi tematikën e letërsisë.Edhe pse me një tematikë të kushtëzuar, janë realizuar një numër i madh veprash artistike me vlerë. Mund të përmenden shkrimtarët Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, etj. Veprat e novelistit Ismail Kadare janë përkthyer në 40 gjuhë të huaja dhe në vitin 2005 është nderuar me çmimin “Man Booker International”. Kadare është kandiduar për Çmimin Nobel në fushën e letërsisë.

54

Page 55: Shqiperia informazion i pergjithshem

KULTURA

KinematografiaKinematografia shqiptare është krijuar pas luftës së dytë botërore rreth viteve 1947. Filmi i parë shqiptar “Tana” është prodhuar në vitin 1952. Disa nga filmat shqiptarë janë të njohur edhe nga publiku evropian. Ata janë vlerësuar me çmime në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit janë realizuar disa filma, të suksesshëm dhe që kanë marrë shumë çmime në festivale dhe konkurse të ndryshme në Evropë dhe më gjërë. Disa prej të këtyre filmave janë shfaqur edhe nga kanale televizive të Evropës. Një zhvillim të konsiderueshëm ka marrë dhe filmi i shkurtër e i animuar. Tani në Shqipëri janë hapur dy shkolla të profilizuara kinematografike.

TeatriTeatri shqiptar ka një traditë të gjatë. Ky fakt mbështetet nga pasuria kulturore e amfiteatreve që datojnë në shekujt IV e të III para Krishtit. Teatri amator ka zanafillën e tij që në “Rilindje” dhe krijoi traditat e tij në Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan.Shqipëria është vendlindja e aktorit me famë ndërkombëtare, Aleksandër Moisiu.Në Shqipëri, studiohet në degën e aktrimit ka Akademinë e Arteve të Bukura, në degën e aktrimit. Grupe profesioniste teatrale me shfaqjet e tyre janë prezente në qytete të ndryshme të vendit. Institucionet artistiko-kulturore me aktivitet në Tiranë janë: Teatri Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Shfaqjet variete dhe Teatri i Kukullave.

55

Page 56: Shqiperia informazion i pergjithshem

Monumentet e KulturësShqipëria është një vend me një civilizim të hershëm. Për këtë flasin vendbanimet prehistorike, pikat arkeologjike me stile dhe ndikime ilire, helene e romake. Kishat e shumta bizantine dhe sidomos post- bizantine. Shqipëria me historinë, kulturën mijëvjeçare, ju ofron të gjitha mundësitë të vizitoni gjurmët e arkitekturës së hershme si dhe monumente të reja që i përkasin periudhave të mëvonshme në gjithë Shqipërinë.

KULTURA

56

ArtizanatiArtizanati shqiptar ka një traditë të gjatë. Ilirët dhe Arbëreshët në kohët e hershme, kanë patur një nivel të lartë të zhvillimit të punimeve artistike, duke përdorur një teknikë të veçantë. Më të përmendura janë punimet e kostumeve me motive të folklorit artistik kombëtar. Punime të tjera janë prodhimet me filigram, gdhëndjet me dru, alabastër, punimet në kockë, qeramikë, gurë, prodhimet me lesh e lëkurë. Gjithëllojet e këtyre punimeve kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, për origjinalitetin e tyre dhe vlerën e lartë teknike e artistike.

Page 57: Shqiperia informazion i pergjithshem

SPORTI

Sportet tradicionaleStadiumet e hershme, të zbuluara në disa qytete, tregojnë jetëgjatësinë e traditës së sporteve në vendin tonë. Në Shqipëri janë të njohur e praktikohen pothuajse të gjithë llojet e sporteve europiane. Sporti më popullor është futbolli. Sporte të tjera të përhapura janë: peshëngritja, mundja, qitja, basketbolli, volejbolli, boksi, etj.Aktivitetet sportive janë të grupuara në Klube e Federata sportive.

57

Page 58: Shqiperia informazion i pergjithshem

GazetatNë Tiranë botohen një numër i madh gazetash dhe revistash periodike. Gazetat dhe revistat e huaja, shiten në hotele e librari.

MEDIA

58

RadioRadio Tirana është stacion publik. Funksionojnë edhe një numër i madh radiosh private. BBC transmeton në valët 103.9 FM, Zëri i Amerikës në 107.4 FM.

Page 59: Shqiperia informazion i pergjithshem

InternetiShërbim interneti mund të gjesh në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pagesa për një orë shërbim interneti, në kafe internet varion në 100-150 lekë.

TVNë Shqipëri ushtrojnë aktivitet një numër i konsiderueshëm stacionesh televizive publike e private.

Page 60: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 61: Shqiperia informazion i pergjithshem

Perëndim në plazhin e Vlorës

Page 62: Shqiperia informazion i pergjithshem

INFORMACIONE TË TJERA TË NEVOJSHME

Sistemi monetarMonedha shqiptare quhet lek dhe gjendet në prerjet 5000, 1000, 200, 100 dhe në qindarka 100, 50, 20, 10 e 5 lekë. Këmbimi valutor në monedhë të huaj publikohet çdo ditë. Makineritë elektronike për të kryer veprime të ndryshme gjendennë qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Bankat, pjesa më e madhe e hoteleve dhe disa restorante pranojnë përdorimin e kartave të kreditit, si dhe çeqeve. Praktikohen me shumë pagesat kesh. Kartat e kreditit më të njohura janë: Amerikan Exspress, Dinner Club, Visa, Maestro, (nga Banka ProCredit).

Orari i veprimeve bankare është nga e hëna në të premte 08.30 deri në 15.30

Lista e bankave që operojnë në Shqipëri janë si më poshtë: Alpha Bank Tel: 04/2240 478 Fax: 04/2232 102E-mail: [email protected]: Bulevardi “Zog I”, nr. 47. - Tiranë

Intesa San PaoloTel: 04/2276 000 & 276222 Fax: 04/2248 762E-mail: [email protected] site: www.ambankalb.com Adresa: Rruga “Ismail Qemali” nr. 27. - Tiranë

CBA Tel: 04/ 2272 168Fax: 04/ 2271 262E-mail: [email protected] Web site: [email protected]

Credins Bank Tel: 04/ 2234 096 & 2233 912 Fax: 04/ 2222 916E-mail: [email protected] site: www.bankacredins.com Adresa: Rruga “Ismail Qemali” nr. 21.Tiranë

Popular Bank Tel: 04/ 2280442/3 Fax: 04/ 2280441Cel: 0682060974E-mail: [email protected] site: bpopullore.com Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Twin Towers - Tiranë

Bis Bank Tel: 04/ 2280 555 Fax: 04/ 2280 356E- mail: [email protected] site: www.bisbanca.comAdresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Twin Towers - Tiranë

NCBank (BKT) Tel: 04/ 2266 276 Fax: 04/ 2266 282Web site: www.bkt.com.alAdresa: Bulevardi “Zhan D’Ark” - Tiranë

Emporiki Bank Tel: 04/2 258755 04/2 2258760 Fax: 04/ 2258752E-mail: [email protected]

62

Page 63: Shqiperia informazion i pergjithshem

INFORMACIONE TË TJERA TË NEVOJSHME

First Investment Bank Tel: 04/ 2276702Fax: 04/ 2280210E-mail : [email protected]: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Twin Toewrs, kati i dytë - Tiranë

NBG Bank Tel: 04/ 2233621Fax: 04/ 2233613E-mail: [email protected]: Rruga e Durrësit Godona Comfort - Tiranë

Pro Credit Bank Tel: 04/ 2271275 04/ 2240777 Fax: 04/ 2220774E-mail: [email protected] site: www.procreditbank.com.al

Raiffeisen Bank Tel: 04/ 2274 910 Fax: 04/ 2227 262 04/ 2147 912 Web site: www.raiffeisen.alBulevardi “Bajram Curri”, ETC - Tiranë

Tirana Bank Tel: 04/ 2277700Fax: 04/ 2263022 E-mail: [email protected] site: www.tiranabank.alAdresa: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” P.O. Box: 2400/1

World Bank Tel: 04/ 2 280 650/1 Fax: 04/ 2 240 590Web site: www.worldbank.org.al

UBA Tel: 04/2 227 408 04/2 228 873 Fax: 04/2 228 460Tel & Fax: 04/2 224 608E-mail: info@ ubaal.comAdresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 8. - Tiranë

Union Bank Tel: 04/ 2 258 081 Fax: 04/ 2273880E-mail: [email protected]: Bulevardi “Zog I” - Tiranë

BIA Tel: 04/ 2 233 965 Fax: 04/ 2 235 700E-mail: [email protected] site: www.bia.com.al Adresa: Rruga e Barrikadave” nr. 3. - Tiranë

Bank of Albania Tel: 04/ 2 222 230 04/ 2 222 752 04/ 2 222 152 Sheshi “Skënderbej” - Tiranë

63

Page 64: Shqiperia informazion i pergjithshem

Festat zyrtare:1 & 2 Janar Viti i Ri14 Mars Dita e Pranverës22 Mars Dita e Sulltan Novruzit1 Maj Festa e Punëtorëve18 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës28 Nëntor Festa e Pavarësisë29 Nëntor Festa e Çlirimit25 Dhjetor Krishtlindjet

Festat fetare (sipas kalendarit përkatës) janë gjithashtu ditë pushimi:12 Prill Dita e Pashkëve Katolike 19 Prill Dita e Pashkëve Ortodokse20 Shtator Dita e Bajramit të Madh27 Nëntor Dita e Bajramit të Vogël

Koha lokale: Ndryshimi i orës bëhet 2 herë në vit, të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të muajit tetor.

Korenti elektrik: 220 volt, përdorimi elektrik është i njëjtë me atë Evropian.

Njësia matëse: Sistemi metër

Uji i pishëm: Uji i pishëm është i kontrolluar dhe klorizuar në të gjithë rrethet.

Guida dhe përkthyes: Agjencitë e udhëtimeve janë të detyruara të ofrojnë shërbimin e përkthyesve profesional gjatë gjithë turit.

Shërbime dentare: Shërbimi dentar mund të gjendet në sektorin privat.

Oraret e shërbimit zyrtar:Zyrat qeveritare 08.00 - 16.30 (pushim shtunë, dielë.)Bankat 08.30 - 15.00 (mbyllur të shtunë dhe të dielë)Dyqanet 09.00 - 20.00 (disa mbyllur të dielën)

Informacione rreth turizmit në Shqipëri

Informacione rreth turizmit në Shqipëriwww.albaniantourism.com

Agjencia Kombëtare e Turizmitwww.akt.gov.al

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve www.mktrs.gov.al

Ministria e Punëve të Jashtme www.mfa.gov.al

Informacione rreth hoteleve në Shqipëriwww.albania-hotel.com www.albania-holidays.com www.inyourpocket.com/albaniawww.outdooralbania.com www.dogana.gov.al

64

INFORMACIONE TË TJERA TË NEVOJSHME

Page 65: Shqiperia informazion i pergjithshem

AKTIVITETE TË LIRA

Aktivitete të liraRelievi dhe bukuritë e natyrës shqiptare mundësojnë kryerjen e aktiviteteve të lira të tipave të ndryshme si: ecje, ngjitje në mal, çiklizëm, ski, hipizëm, not, peshkim, kanoe e sporte të tjera. Të interesuarit e sporteve të lira mund të kontaktojnë me organizatat e poshtëshënuara, të cilat organizojnë sporte të lira.

Aeronautika shqiptare President: Alket Islami Fax: 00355 4/2367071 Cel: 00355 692042222 E-mail: [email protected] Web site: www.flyzone.com www.albanianairsports.com

Profesionistë të aventurës Barka uji, ngjitje në mal, kanoa, etj. Drejtor ekzekutiv: Gent MatiTel/Fax: 00 355 4/2227121 Mobil phone: 00 355 69 21 888 45 E-mail: [email protected] Web site: www.outdooralbania.com

Federata shqiptare e ipizmit President: Ali Ohri Sekretar i Përgjithshëm: Arjan Rugji Tel. 00 355 42 225 222 Cel: 00 355 69 20 650 74

Shoqata e gjuetareve dhe peshkatareve amatorePresident: Bujar Hyka Sekretar i Përgjithshëm: Jorgo Lako Tel: 00 355 4/ 2232884 Cel: 00 355 68 20 659 59

65

Page 66: Shqiperia informazion i pergjithshem

Federata shqiptare e volejbollit President: Gjergj Liqejza Sekretar i përgjithshëm: Leonard Tase Tel: 00 355 4/ 2228196 Cel: 00 355 69 21 431 26

Federata shqiptare e skivePresident: Shkëlqim Mema Sekretar i përgjithshëm: Astrit Hutka Tel: 00 355 4/ 2228499 Cel: 00 355 68 24 267 79

Federata shqiptare e alpinizmitPresident: Koço Jani Sekretar i Përgjithshëm: Ilir Cule Cel: 00 355 4/ 2228499

Blue SubPresident: Igli PustinaSekretar i Përgjithshëm: Arian Gace Cel: 00 355 69 20 796 63

66

AKTIVITETE TË LIRA

Page 67: Shqiperia informazion i pergjithshem

Kanionet e Osumit

Page 68: Shqiperia informazion i pergjithshem

UPS service Adresa: Rruga “Pjeter Bogdani”, “Teuta building” - Tiranë. Orari: 08.30-17.30 nga e Hëna 08.00-14.00 të Shtunën Pushim: e Dielë Tel: 04 2259742 Fax: 04 2259743Cel: 068209000 E-mail: [email protected] site: www.ups.com

FedEx service Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, “Kullat Binjake” - Tiranë Orari: 08.30 -16.00 nga e Hëna në të Premte, 09.00-12.00 të Shtunën Pushim: e DielëTel: 04 2253203 Fax: 04 2253630E-mail: [email protected] site: www.fedex.com

TNT service Adresa: Rruga “Mine Peza”, Nr. 2. - Tiranë Orari: 08.00-17.00 Pushim: e Dielë Tel: 042234914Fax: 042235489E-mail: [email protected] Web site: www.tnt.com

SISTEMI POSTAR

Shërbimi postar shqiptar njihet me inicialet “PTT”. Posta qëndrore kryen veprime nga ora 08.00 deri në 20.00.

Nga e hëna në të premten Tel. 00355 42 222315.

Përveç postës kombëtare, ofrohen edhe shërbime postare të shpejta si: DHL, EMS, ACS, UPS, FEDEX, etj.

DHL service Adresa: Rruga “Ded Gjo Luli”, Nr. 6, Tiranë. Orari: 08.00-18.00 nga e Hëna në të Premte, 08.00-12.00 të Shtunën Pushim: e Dielë Tel: 04 2233932 Fax: 04 2257294 E-mail: [email protected] site: www.dhl.com

EMS service Adresa: Rruga “Çamëria” - Tiranë Posta QëndroreOrari: 08.00-13.00 Tel: 04 2245309

68

Page 69: Shqiperia informazion i pergjithshem

SISTEMI POSTAR

Posta rekomandeKy shërbim kryhet vetëm në postën qëndrore dhe shërben për dërgimin apo marrjen e dokumentave postare nga vende të ndryshme.

Shërbimi i faksitKy shërbim kryhet edhe ne postën shqiptare.

Posta e sendeve me vlerePosta ofron edhe shërbimin e dërgimit në vende të tjera të sendeve apo dokumentave me vlerë.

Shërbime të tjera të PTT Në të gjitha degët e postave mund të kryhen këmbim i valutës së huaj.

TelefonataNë posta ofrohet shërbimi i telefonave me një çmim ekonomik, si dhe përdorimi i telefonave me kartë.

Ofrohen shërbimet e telefonave celularëKompanitë celulare që kryejnë shërbim celular në territorin e Shqipërisë janë: AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile. Këto kompani kanë marrëveshje me pjesën më të madhe të vendeve Evropiane. Në rast se dispononi celular me roaming mund të përdoret në Shqipëri. Vërejmë se kosto e përdorimit të celularit në Shqipëri është më e lartë se në vende të tjera të Evropës (në rastet e roaming).

Numra të shërbimit publikEmergency numbers:Police 129Fire 128Hospital emergency 127Night pharmacy 04/22 222 41

Policia: “Shqiponja” 126/129Directorat of Shkodra 022 423 23 Directorat of Velipoja 026 7802 07Directorat of Durrësi 052 2231 51 052 2221 51Directorat of Vlora 033 2239 10 033 2229 50Directorat of Orikum 039 2123 33Directorat of Himara 039 2323 44 Directorat of Korça 082 2426 96Directorat of Saranda 085 2222 05 Directorat of Ksamil 089 2321 56Directorat of Gjirokaster 084 2636 82 084 2623 33Directorat of Pogradec 083 2223 59Directorat of Shengjin 028 2123 99 028 2123 98

Urgjenca mjeksore Nr. 127 është numuri i kontaktit të urgjencës për të gjithë Shqipërinë dhe gjithmonë do të funksionojë për të ofruar ndihmë mjeksore.

Numurat e telefonikë të urgjencave në qytete: Tirana 04/2222235Durrësi 052/222222Kavaja 055/242828Berati 032/234222Korça 082/222552Pogradeci 083/224444Vlora 033/224151Gjirokastra 084/262222Saranda 085/222312Fieri 034/222021Kukësi 024/222308Shkodra 022/247289

69

Page 70: Shqiperia informazion i pergjithshem

Kuçova 0311 Shkodra 022Kukësi 0242 Tepelena 0814Laçi 053 Vlora 033Lezha 0215Librazhdi 0514

Administrata shtetëroreOrari 08.00-16.30 Pushim: të Shtunë dhe të Dielë

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Tel: 00 355 4 2232488 Web site: www.mtkrs.gov.al

Agjencia Kombëtare e Turizmit Tel/Fax: 00 355 4 2273281E-mail: [email protected] [email protected] Web site: www.albaniantourism.com www.akt.gov.al Drejtoria e Marketing-Promocionit Tel: 00 355 4 2273425

Bankat Orari 08.30-15.00

Pushim: të Shtunë dhe të Dielë

Dyqanet Orari 09.00- 20.00 Pushim: të Dielën

Prefiksi telefonik i Shqipërisë 00 355Qyteti Prefiksi

Ballshi 0313 Libohova 0881 Bajram Curri 0213 Lushnja 035Berati 032 Rrësheni 0216Burreli 0217 Rrogozhina 0577Bulqiza 0219 Maliqi 0861Bilishti 0811 Memaliaj 0885Cërriku 0581 Orikumi 0391 Delvina 0815 Patosi 0381 Durrësi 052 Përmeti 0813Elbasani 054 Poliçani 0368 Erseka 0812 Përrenjasi 0512 Fieri 034 Puka 0212Gramshi 0513 Pogradeci 0832Gjirokastra 084 Peqini 0512 Himara 0393 Peshkopia 0218Kavaja 0554 Saranda 085Kruja 0511 Selenica 0392Kopliku 0211 Skrapari 0312Korça 082 Shijaku 0571

SISTEMI POSTAR

70

Page 71: Shqiperia informazion i pergjithshem

AMBASADAT

Ambasada Amerikane American EmbassyRruga e Elbasanit, Nr. 103 Tel: 04/ 2247285 Fax: 04/ 2232222E-mail: [email protected]

Ambasada Angleze British EmbassyRruga “Skanderbeg” Nr. 12Tel & Fax: 04/ 2234973/4/5 E-mail: [email protected]

Ambasada e Arabisë Saudite Saudi Arabia Embassy Rruga ”Abdi Toptani” Torre “Drin”, kati i 5-tëTel: 04/ 2248306/7/8Fax: 04/ 2229982 E-mail: [email protected]

Ambasada AustriakeAustrian EmbassyRruga “Frederik Shiroka” Nr. 3 Tel: 04/ 2233144Fax: 04/ 2233140E-mail: [email protected] [email protected]

Ambasada BoshnjakeBosnja-Hercegovina EmbassyRruga “Themistokli Germenji”, Nr. 5Tel: 04/ 2230454Fax: 04/ 2234848

Ambasada Bullgare Bulgarian EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 12Tel: 04/ 2233155Fax: 04/ 2232272 E-mail: [email protected]

Ambasada Çeke Czech EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 10Tel: 04/ 2234004Fax : 04/ 2232159E-mail: [email protected]

Ambasada Daneze Danish EmbassyRruga “Nikolla Tupe”, Nr. 1Tel: 04/ 2280600Fax: 04/ 2280630E-mail: [email protected] site: www.ambtiran.um.dk

Ambasada Egjiptiane Egyptian EmbassyRruga ”Skanderbeg”, Nr. 43Tel: 04/ 2233022Fax: 04/ 2232295 E-mail: [email protected]

Ambasada Franceze French EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 14Tel: 04/ 2234250Fax: 04/ 2234442 Web site: www.ambafrance-al.org

Ambasada GjermaneGerman EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 8 Tel: 04/ 2274505/6/7/8/9Fax: 04/ 2233497E-mail: [email protected] site: www.tirana.diplo.de

71

Page 72: Shqiperia informazion i pergjithshem

Ambasada GrekeGreek EmbassyRruga “Frederik Shiroka”, Nr. 3Tel: 04/ 2274644Fax: 04/ 2234140E-mail: [email protected] site: www.greekembassy.alKonsullataTel: 04/ 2234291Fax: 04/ 2234443Konsullata në Korçë dhe Gjirokastër

Ambasada HollandezeRoyal Netherlands Embassy Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 10Tel: 04/ 2240828Fax: 04/ 2232723E-mail: [email protected] [email protected] Web site: wwwmfa.nl/tir

Ambasada Hungareze Hungarian EmbassyRruga “Skanderbeg“, Nr. 16Tel: 04/ 2232238Fax: 04/ 2233211 E-mail: [email protected]

Ambasada IranianeIranian EmbassyRruga “Mustafa Matohiti”, Nr. 20Tel: 04/ 2227698 04/ 2255038Fax: 04/ 2230409

Ambasada ItalianeItalian EmbassyRruga “Papa Gjon Pali”, Nr. 2Tel: 04/ 2275900Fax: 04/ 2274900E-mail: [email protected] site: ambtirana.esteri.itKonsullatat në Shkodër dhe në Vlorë

Ambasada KinezeChinese EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 57Tel: 04/ 2232385Fax: 04/ 2233159 E-mail: [email protected]

Ambasada Kroate Croatian EmbassyRruga “Abdi Toptani”Torre “Drin” Pallati 4/1Tel: 04/ 2228390Fax: 04/ 2230578E-mail: [email protected]

Ambasada Libiane Libyan EmbassyRruga “Arben Broci”, Nr. 6Phone: 04/ 2379114Fax: 04/ 2379117E-mail: [email protected]

Ambasada MaqedonaseMacedonian EmbassyRruga e Kavajës, Nr. 116Tel: 04/ 2230909Fax: 04/ 2232514E-mail: [email protected]

AMBASADAT

Page 73: Shqiperia informazion i pergjithshem

Ambasada PalestinezePalestine EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 6/1/1 Tel & Fax: 04/ 2265804E-mail: [email protected]

Ambasada Polake Polish EmbassyRruga e Durrësit, Nr.123Tel: 04/ 2234190 Fax: 04/ 2233364E-mail: [email protected]

Ambasada RumuneRumanian EmbassyRruga “Themistokli Germenji”, Nr.1 Tel & Fax: 04/ 2256072Fax: 04/ 2256072E-mail: [email protected]

Ambasada RuseRusian EmbassyRruga “Asim Zeneli”, Nr. 5 Phone: 04/ 2256040 Fax: 04/ 2256046 E-mail: [email protected]

Ambasada e Republikës SerbeSerbian Republic EmbassyRruga ”Donika Kastrioti”, Nr. 9/1Phone: 04/ 223209Fax: 04/ 2232089 E-mail: [email protected]

Ambasada SpanjolleSpanish EmbassyRruga “Skanderbeg”, Nr. 43Tel: 04/ 2274961 Fax: 04/ 2225383 E-mail: [email protected]

73

AMBASADAT

Page 74: Shqiperia informazion i pergjithshem

Ambasada SuedezeSwedish EmbassyRruga “Qamil Guranjaku” Pallati 12, shk 1, 3 H, Tel: 04/ 2347524 Fax: 04/ 2347525 E- mail: [email protected]

Ambasada TurkeTurkish EmbassyRruga e Elbasanit, Nr. 65Tel: 04/ 380350Fax: 04/ 347767E-mail: [email protected]

Ambasada e Republikës së Kosovës Kosova EmbassyRruga “Scanderbeg”

Ambasada e Vatikanit Vatican EmbassyRruga e Durrësit, Nr. 13Tel: 04/ 2233516Fax: 04/ 2232001E-mail: [email protected]

Ambasada ZvicerianeSwiss EmbassyRruga e Elbasanit, Nr. 81Tel: 04/ 2234888Fax: 04/ 2234889E-mail: [email protected]

Konsullata e KanadasëHonorary Consulate of CanadaRruga “Dervish Hima”Kulla, Nr. 2, Ap. 22Tel: 04/ 2257274/5Fax: 04/ 2234889E-mail: [email protected]

Ambasada e Urdhrit Sovran të Maltës Embassy of the Malta Military Sovereign OrderHotel “Rogner Europapark” Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”Tel & Fax: 04/ 2223636 E-mail: [email protected]

Ambasada e NorvegjisëNorway EmbassyBulevardi “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Sky TowerTel: 04/ 2221666Fax: 04/ 2221507E-mail: [email protected]

74

AMBASADAT

Page 75: Shqiperia informazion i pergjithshem
Page 76: Shqiperia informazion i pergjithshem

Rruga “Abdi Toptani”, Nr.4, AL 1010 Tiranë, Tel: +355 42 273 778, Tel/Fax: +355 42 260 224

www.akt.gov.al www.albaniantourism.com

[email protected] [email protected]