si për vajzat, si për djemtë

20
Si për vajzat, si për djemtë

Upload: unicefmk

Post on 22-Jul-2016

296 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Albanian language book 9 from the “Druzinata MELA” early childhood education picture book series

TRANSCRIPT

Page 1: Si për vajzat, si për djemtë

Si për vajzat, si për djemtë

Page 2: Si për vajzat, si për djemtë
Page 3: Si për vajzat, si për djemtë

Si për vajzat, si për djemtë

Page 4: Si për vajzat, si për djemtë

Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të

konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në

zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe

UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup.

Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e

Ambasadës Britanike në Shkup.

Page 5: Si për vajzat, si për djemtë

Si për vajzat, si për djemtëAutor i tekstit: Renata Dedova

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska

Page 6: Si për vajzat, si për djemtë

Ishte një ditë e bukur me diell, ndaj fëmijët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) po rrinin ulur mbi një batanije te parku rreth ndërtesës ku banonin. Ata bisedonin për gjëra të ndryshme. Papritmas afër tyre kaloi një fëmijë i ndërtesës përbri, të cilin Marko e njohu pasi më parë së bashku me të kanë shkuar në kopsht. Ai qe me të ëmën dhe vetëm i përshëndeti shkurt, por takimi me të zgjoi shumë kujtime te anëtarët e shoqërisë. Ata sollën ndër mend çdonjëri se çfarë sirtari kishte atëherë, ku i mbanin lodrat, ç’lojë pëlqenin më shumë, ku kishin shëtitur, cilin ushqim e hanin më me shije, cilat veprimtari që bënin me edukatoren ishin më interesante... Të gjitha këto gjëra fëmijët i mbanin mend mirë e mirë dhe i rikujtonin me shumë ëndje, madje edhe shprehën dëshirën sikur të mund të ktheheshin sërish atje, së paku për disa ditë.

4

Page 7: Si për vajzat, si për djemtë

5

Page 8: Si për vajzat, si për djemtë

Por për një çast Markoja u rrënqeth dhe tha: “Mirë, le të kthehemi në kopshtin e fëmijëve, vetëm se të propozojmë disa gjëra të ndalohen rreptësishtë!”. Të gjithë me habi e kthyen shikimin nga ai për të kuptuar se ku saktë e kishte fjalën. Më tej ai sqaroi: “Tani m’u kujtuan edhe disa gjëra të tjera që ndodhnin atje, por nuk ishin fare në rregull. Bie fjala, mbaj mend si njëherë po vizatoja diçka dhe duke kaluar një fëmijë ma derdhi ujin qëllimisht mbi vizatim. Mua kjo më preku jashtëzakonisht dhe u shkreha në vaj, kurse edukatorja m’u afrua dhe m’u drejtua me fjalët ‘Hajde, mos qaj – ti je mashkull! Çunat nuk duhet të qajnë!’. Këto fjalë më bënë të ndihem edhe më keq...”. Enisës i erdhi keq dhe tha: “Mund ta marr me mend si je ndier! Ti je zemëruar shumë dhe ke dashur të qash, po dikush s’ka dashur të të lejojë! Si është e mundur kjo gjë? Mua kur më qahet – qaj lirisht.” Ndërkohë edhe Luani e mori fjalën: “Mirë de, mirë, po kur ia krisin vajit femrat, askush nuk i ndalon. Mirëpo kur fillon të qajë ndonjë djalë, edhe unë e kam vënë re t’i thonë fjalë të tilla.” Anën e hidhëruan shumë këto fjalë, ndaj reagoi: “Ti Marko, pse kurrë nuk më ke treguar për këtë gjë?”, kurse ai uli kokën dhe ia ktheu me zë të ulët: “Po, më vinte turp. Unë mendoja se në kopsht ashtu duhet të jetë – aty nuk duhet të qajnë djemtë.” Pastaj Ana shpjegoi: “Edhe vajzat edhe djemtë kanë në sy kanale për të nxjerrë lotët. Pra, edhe ato edhe ata mund të qajnë. Nuk e di nga i ka shkrepur dikujt në mendje se nuk duhet të qajnë djemtë! Kur lind fëmija në spital, ai qan - qoftë vajzë ose djalë. Madje a e mban mend dhe babanë – disa herë e kemi parë me lot në sy.” Këtë e plotësoi Enisa me fjalët: “Kur ke ndonjë gulç në shpirt dhe të vjen të qash, më mirë është t’ia krisësh vajit dhe kështu pak të lehtësohesh, sesa të ngulfatesh duke druajtur se ç’do të thonë të tjerët!”.6

Page 9: Si për vajzat, si për djemtë

7

Page 10: Si për vajzat, si për djemtë

Ndërkaq Luani tash rikujtoi edhe diçka tjetër nga vitet në kopsht: “Mua me kujtohetkur erdhi te ne një djalosh me bluzë ngjyrë trëndafili dhe kur një grup fëmijësh filluan t’i bërtitnin: ‘gjel kokoshe – çupë laroshe’!”.Enisa shtoi: “Me siguri fëmija ka qenë i lumtur me atë xhaketë. Ndoshta i’a kanë dhuruar për ditëlindje...”. Tash edhe Markoja i nevrikosur ndërhyri: “Sa punë pa mend, dikush t’i ndajë ngjyrat në mashkullore dhe femërore. S’ka në botë një gjë të tillë. Veshje me çdo ngjyrë mund të ketë gjithkush. Edhe unë e kam një këmishë të kuqe që më pëlqen shumë.” Në këto e sipër Enisa u ndërlidh: “Pikërisht ashtu sikundër që edhe unë e kam një bluzë shumë të bukur bojë qielli! Aq shumë më pëlqen sa, po të mundem, e veshi për çdo ditë – verë e dimër!”

8

Page 11: Si për vajzat, si për djemtë

9

Page 12: Si për vajzat, si për djemtë

Ana disi ra në mendime, pastaj deshi t’ua bëjë me dije të tjerëve: “Meqë po flasim për ndodhi të tilla të pahijshme – tash m’u kujtua ajo që më ngjau para disa ditësh. Po luaja

futboll me nxënësit e klasës dhe kur më pa një vajzë, më përqeshi duke më quajtur ‘mashkullore’. Edhe pse s’ia dija kuptimin e plotë kësaj fjale, e mora vesh se ajo deshi të më fyente. Unë vetëm që i thashë se ma ka ëndja shumë të luaj futboll, pa marrë parasysh se a luaj me djem, me vajza ose në ndonjë skuadër “të përzier”. Atëherë ajo thartoi buzët dhe ia mbathi.” Luani u qesh dhe tha: “Pse nuk e thirre atë vajzë ta provonte një herë si duket ta drejtosh topin me këmbë dhe sa kohë i duhet të stërvitet që këtë gjë njëmend ta bëjë aq bukur si ti? Ajo as me mend nuk mund ta marrë se sa i lumtur është ai që shënon gol ose ia pason topin me saktësi

një bashkëlojtari tjetër...” Markoja, që dëgjonte gjithë gëzim, plotësoi: “Pikërisht mbrëmë ndoqa në televizor një ndeshje futbolli midis dy skuadrash të femrave. Që

do të thotë mund të luajë çdokush çfarë dëshiron, po të ketë ku e me kë të luajë dhe të mos i pengojë askujt. Kjo është njëlloj sikur ta përqeshësh një vajzë nëse ajo luan

me karrocë. Pa shikoni në rrugë sa shumë femra ngasin veturat! Madje në një rast disa rrugë qenë të mbyllura për kalimtarët, sepse atë ditë kishte një garë femrash me vetura dhe u desh të sillemi me të mitë nëpër disa rrugica anësore!”.

10

Page 13: Si për vajzat, si për djemtë

11

Page 14: Si për vajzat, si për djemtë

12

Edhe Anës iu kujtua një situatë e ngjashme: “Njëlloj është edhe kur djali luan me kukulla! A vetëm për vajzat i kanë bërë ato? Madje kjo sa e pakuptimtë: shumë nga djemtë kur të rriten do të bëhen prindër dhe do të kenë dëshirë të luajnë me fëmijët e tyre!”. Pastaj Enisës

i erdhi ndër mend një ngjarje e tillë e padrejtë: “A e mbani mend njëherë kur bënte shumë nxehtë dhe unë i preva flokët fare shkurt? Sa mirë ndihesha se nuk më pengonte asgjë,

as flokët s’më bënin vapë. Po të nesërmen, sa më panë disa fëmijë thanë se flokët e shkurtra i mbajnë vetëm djemtë!”. Kur e dëgjoi këtë gjë Markoja, tha me zemërim: “Nga e kanë nxjerrë këtë ide? Ajo këngëtarja ime e dashur ka flokë të shkurtra dhe i rrinë shumë bukur! Më bie ndër mend se edhe ty Enisa të ngjanin shumë flokët e prera shkurt. Kjo është njësoj sikur t’i thuash një djali se nuk guxon të mbajë flokë të gjata, sepse ashtu mund t’i mbajnë vetëm vajzat! Ndërsa unë kam parë sa e sa djem me flokë të gjata – këngëtarë, artistë, futbollistë..., po asgjë s’kishin mangët!”.

Page 15: Si për vajzat, si për djemtë

13

Page 16: Si për vajzat, si për djemtë

Duke biseduar në këtë mënyrë, fëmijët e shoqërisë MELA nuk e vërejtën fare se kishte filluar të ngryset. Para se të niseshin për në banesa, Luani i vuri kapakun bisedës: “Duke qenë se shumë fëmijë mendojnë se vetëm vajzat duhet të gatuajnë, a bën që së pari të vini për disa minuta të gjithë tek unë në banesë? E kam një recetë të përsosur për një sallatë frutash të mrekullueshme!”. Me ta dëgjuar të gjithë nxituan drejt banesës së Luanit për të shijuar befasinë gjellëbërëse më të re! Ai dinte të rrinte qetë-qetë, por t’i befasonte me ndonjë gjë që kishte mësuar ta bënte në kuzhinë dhe ajo ishte gjithmonë aq e shijshme, sa në fund çdonjëri kërkonte nëse kishte mbetur edhe një porcion. Asnjeri nuk dyshonte se kështu do të ndodhte edhe kësaj here.

14

Page 17: Si për vajzat, si për djemtë

15

Page 18: Si për vajzat, si për djemtë

Botues: UNICEF

Për botuesin: Nora Shabani

Redaktor: Violeta Petroska-Beshka

Autor i tekstit: Renata Dedova

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu

Ilustrues: Rumena Najçevska

Dizajni: KOMA

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Si për vajzat, si për djemtë / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.)ISBN 978-9989-116-95-7 (кн.)1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98853642

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015

Page 19: Si për vajzat, si për djemtë

Shoqëria MELA

Gjyshi i verbër

Hirushi

Bajrami

Syzet e Enisës

Garat e shkollës

Andreja dhe macja e vogël

Shëngjergji

Gjuha e Sarës

Gjuhë të ndryshme

Ndodhitë e Enisës

Loja me hije

Markoja në karrocë

Familje të ndryshme

Dasma

Pashkët

Si për vajzat, si për djemtë

Pitër Pani

Flluska sapuni

Të gjitha Tregimet

me figura Shoqëria

MELA

Page 20: Si për vajzat, si për djemtë