standardet e vlerËsimit tË nxËnËsve nË shkollËn fillore · në to, në plan të parë bën...

21
PROJEKTI I SHKOLLËS FILLORE NËNPROJEKTI: PËRPARIMI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVE Nënprojekti realizohet në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsimin Qytetar (MCGO) STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE SKICË

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

38 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

PROJEKTI I SHKOLLËS FILLORENËNPROJEKTI: PËRPARIMI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVENënprojekti realizohet në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsimin Qytetar (MCGO)

STANDARDET

E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NËSHKOLLËN FILLORE

SKICË

Page 2: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

1

HYRJE

Dokumenti Standardet e vlerësimit të nxënësve në shkollën fillore1 është përgatitur që, në pajtimme angazhimet në Koncepcionin e arsimit dhe edukimit fillor nëntëvjeçare, të kontribuojë përngritjen e cilësisë së vlerësimit të nxënësve në shkollën fillore në Republikën eMaqedonisë. Në të në radhë të parë merren parasysh njohuritë profesionale për ndikimine madh të cilësisë së vlerësimit në cilësinë e mësimit të nxënësve dhe në nivelin e tëarriturave të tyre në mësim (Torrance H. and Pryor J. 20012). Nga ana tjetër, duhet tëkihet parasysh se vlerësimi i nxënësve prej arsimtarëve, në radhë të parë, është proces ipërcjelljes që mund të përmirësohet nëse përmbushen disa standarde të caktuara përvlerësim cilësor.

Me vlerësim - në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale - nënkuptohet procesi i mbledhjesdhe interpretimit të informacioneve për mësimin dhe të arriturat e nxënësve qëpërdoren (1) për t’i informuar nxënësit dhe prindërit e tyre me përparimin e përvetësimittë njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve, (2) për t’u ndihmuar arsimtarëve që tamodifikojnë mësimin dhe aktivitetet e mësimit të nxënësve dhe (3) për t’i informuarsubjektet e tjera që sjellin vendime në lidhje me arsimin, me çka drejtpërdrejt i prekininteresat e nxënësve (p.sh.: vendime për përparimin e nxënësve, vendime për inkuadrimine tyre në programe dhe forma të caktuara mësimore etj.).

Me standard në këtë dokument nënkuptohet përshkrimi i nivelit të duhur të cilësisëme të cilin mund të vlerësohet praktika, por pa u dhënë nota precize për shkallëne përmbushjes së kërkesave.

Në këtë fazë standardet duhet të kuptohen para së gjithash si dokument që duhet tësigurojë një kuptim të ndarë ndërmjet ekspertëve dhe atyre që punojnë në praktikë kurështë fjala për vlerësimin cilësor dhe korrekt në shkolla. Në to, në plan të parë bën pjesëvlerësimi formativ, gjegjësisht përcjellja e mësimit dhe të arriturave të nxënësit gjatëmësimit, me qëllim që të përmirësohet mësimi dhe, në masë të madhe, t’i ndihmohetnxënësit që t’i përdorë potencialet e tij për të mësuar. Ato japin orientime për procedurattejet cilësore në procesin e vlerësimit të nxënësve në shkolla, por nuk i detajizojnë kufijtëse deri ku duhet të arrihet patjetër.

1 Standardet e vlerësimit të nxënësve në shkollën fillore i përgatiti Grupi punues për vlerësim në kuadërtë nënprojektit: Përparimi i vlerësimit të nxënësve në Projektin e USAID-it për shkollën fillore. Grupinpunues e përbëjnë: profesorë universitarë, këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, inspektor iarsimit, drejtorë të shkollave fillore, psikolog i shkollës dhe një arsimtari i shkollës fillore.Ato janë përgatitur me ndihmë profesionale të dr. Tomas Gerard Shil-it nga Qendra e Hulumtimeve nëArsim Dublin, dhe dr. Damian Pol Marçan nga Fakulteti i Arsimtarëve në kolegjin Triniti në Dublin,Republika e Irlandës. Grupi punues i fton të gjithë ata që në të ardhmen do t i përdorin këto standarde,që sugjerimet për përmirësimin e tyre t i dorëzojnë në adresën: Projekti i shkollës fillore Përparimi ivlerësimit, Bukureshka 91, Shkup ose ne e-mail: [email protected] Torrance, H. & Pryor, J. (2001) Developing Formative Assessment in the Classroom:using action research to explore and modify theory. British Educational Research Journal, Vol. 27, No. 5,2001, pp.615-631, http://www.moe.go.th/wijai/Developingformativeassess.htm

Page 3: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

2

Pritet që standardet para së gjithash të përdoren nga shkollat dhe arsimtarët përplanifikim dhe vlerësim, për të siguruar kështu vlerësim cilësor që do të kontribuojë nëpërmirësimin e mësimit dhe të vlerësimit, si dhe në vetëvlerësimin e cilësisë së notimit.Ato do t’i përdorë Byroja për Zhvillimin e Arsimit si mbështetje për ngritjen e cilësisë sëvlerësimit në shkolla. Standardet duhet t’i shërbejnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencëspër përmirësimin e vendimeve sistemore për vlerësimin shkollor, si dhe InspektoratitShtetëror të Arsimit që të hartojë tregues për matjen e cilësisë së vlerësimit në shkolla.

Pas një periudhe të caktuar të zbatimit eksperimental, planifikohet që Standardet tërishqyrtohen dhe të plotësohen me shembuj nga praktika, me çka do të lehtësohetpërdorimi i tyre.

Struktura e standardeveStandardet e vlerësimit të nxënësve në shkollën fillore janë dokumenti i parë që është përgatiturme qëllim që të standardizohet vlerësimi intern në shkollat fillore në Republikën eMaqedonisë. Për vlerësimet eksterne/të jashtme (Vlerësimi nacional në shkolla fillore dhepër maturën në fund të shkollimit të mesëm) ekzistojnë standarde që janë përgatitur ngaByroja për Zhvillimin e Arsimit në Sektorin për vlerësimin e të arriturave të nxënësve.Ato edhe pse janë përgatitur si dokumente interne, megjithatë mund të përdoren edhepër vlerësime të tjera eksterne.

Gjatë përgatitjes së Standardeve të vlerësimit të nxënësve në shkollën fillore janë përdorëdokumente të ngjashme nga vende të tjera,3 por korniza themelore ishte vendosur nëSeminarin e përgatitjes së standardeve për vlerësim në shkolla.4

Standardet janë bazuar në parimet e vlerësimit cilësor dhe korrekt që janë pjesë përbërësee standardeve.

Në këtë fazë, pra deri në përgatitjen e standardeve për profesionin e arsimtarit, pjesëpërbërëse e standardeve janë edhe kompetencat e nevojshme të arsimtarëve për vlerësim.Përgatitësit ishin të mendimit se në këtë mënyrë standardet do të mund të zbatohen mëlehtë në praktikë, para së gjithash në përkryerjen profesionale (interne dhe eskterne) meqëllim që kështu të sigurohen dituri profesionale për të arriturat e standardeve.

Standardet janë strukturuar ashtu që ta ndjekin logjikën e procesit të vlerësimit, porndarja në disa fusha është bërë me qëllim që atyre t’u kushtohet më shumë vëmendje5.

3 Principles for Fair Student Assessment Practices for Education in Canada (1993) Edmonton, Alberta,Joint Advisory Committee, Centre for Research and Applied Measurement; Assessment Standards forSchool Mathematics, (1995), National Council of Teachers of Mathematics, Reston, Virginia; Assessmentfor Learning, 10 principles, www.qca.org.uk ; Assessment principles- Victoria Australia, http//veils,vcaa.vic.edu.au/assessment/assessprinciples.html; Standards for Teacher Competence in EducationalAssessment of Students, American Federation of Teachers,National Council on Measurement inEducation,National Education Association (1990);Standardi za pedagosko i psiholosko testiranje,Amaricko udruzenje psihologa, Nacionalno vijece za merenje u obrazovanju (1992) Educa Zagreb;

, (2005), – , Byroja për Zhvillimin eArsimit, Sektori i provimeve, Shkup.4 Seminar: Përmirësimi i vlerësimit në shkolla. Përgatitja e standardeve për vlerësim, Kodeks përvlerësimin etik gjatë vlerësimit Materiale për stërvitje Ohër, 25-27 prill 2007.5 - me analizë të: Poposki K., G. Gjorgjievska, Z.Ançevska (2007), Përparimi i vlerësimit në shkollënfillore, Vlerësimi në mësimin lëndor në shkollën fillore, USAID Projekti i shkollës fillore.

Page 4: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

3

Ato janë grupuar në 5 fusha:I. Planifikimi i vlerësimitII. Zgjedhja e metodave dhe përpunimi i instrumenteveIII. Zbatimi i procesit të vlerësimitIV. Formimi i notësV. Informimi për njohuritë e vlerësimit

Në secilën nga këto fusha është formuluar një standard i përgjithshëm dhe janë ndarëdisa standarde të veçanta, ndërsa për secilin prej tyre janë dhënë orientime konkrete.

Duke e pasur parasysh se ky lloj i standardeve është përgatitur për herë të parë, në disapjesë të caktuara standardet janë përcjellë me shpjegime plotësuese dhe më shembuj që tëkuptohen më lehtë, ndërsa në fund është dhënë edhe një fjalor i termave profesionalë,shmangia ngaa të cilët ishte e pamundur edhe përkundër tentimit.

Page 5: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

4

PARIMET

1. Vlerësimi para së gjithash ka për qëllim t’i përmirësojë të arriturat e nxënësve.• Përmes vlerësimit nxënësit marrin informacione për atë se çka kërkohet nga ata

që të mësojnë. Sa do të mësojnë dhe si do të mësojnë, në masë të madhe varetnga vlerësimi që do të zbatohet.

• Vlerësimi shërben për ta nxitur nxënësin të mësojë dhe njëherazi i jep orientim sesi të mësojë për t’i shtuar të arriturat e tij në shkollë dhe jashtë saj, pra jo vetëmqë ta vërtetojë se sa ka arritur nxënësi të mësojë.

2. Vlerësimi siguron informacione të plota për të arriturat e nxënësit.• Vlerësimi siguron edhe informacione për atë se çka dinë nxënësit dhe çka mund

të bëjnë me atë që e dinë.• Me këtë vlerësim notohen dituritë dhe aftësitë e nxënësve, si dhe vlerat,

qëndrimet dhe shprehitë e tyre, që ndikojnë edhe në suksesin e shkollës dhe në tëarriturat jashtë saj.

• Me vlerësim fitohen informacione për anët e mira dhe për anët e dobëta tënxënësit, që pastaj do të përdoren që të përmirësohet përparimi i nxënësit në tëarriturat e tij.

3. Vlerësimi është pjesë përbërëse e procesit mësimor (në mësim dhe nëmësimdhënie).

• Ekziston një lidhje e qartë mes qëllimeve dhe përmbajtjeve të mësimit dhevlerësimit (ndërmjet asaj që mësohet dhe të asaj që vlerësohet).

• Mësimdhënia, mësimi dhe vlerësimi janë procese që ndërlidhen dhe sigurojnëkoherencë në mësim.

• Nga qëllimet dhe përmbajtjet mësimore varet se çka do të vlerësohet. Ndërkaqnga rrjedha e vlerësimit varet se si do të zhvillohet mësimi dhe cilat qëllime do t’iketë ai para vetes.

4. Vlerësimi bazohet në përdorimin e më shumë metodave të ndryshme• Përdorimi i metodave të ndryshme mundëson të minimizohen dobësitë dhe

kufizimet e secilës metodë veçmas.• Kur përdoren më shumë metoda të ndryshme, vlerësimi i merr parasysh stilet e

ndryshme të mësimit të nxënësve.

5. Vlerësimi është proces i vazhdueshëm• Vlerësimi përfshin aktivitete për përcjelljen dhe vlerësimin e punës dhe të

arriturave të nxënësve gjatë tërë vitit shkollor.• Përmes vlerësimit kontrollohet përparimi i të arriturave të nxënësve, që pastaj në

bazë të kësaj ata të orientohen drejt qëllimeve të parashtruara në mësim.

6. Vlerësimi është i drejtë• Drejtësia në vlerësim i referohet paanshmërisë gjatë zbatimit të vlerësimit, gjatë

vlerësimit të të arriturave dhe gjatë interpretimit dhe përdorimit të rezultateve.

Page 6: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

5

• Vlerësimi nuk favorizon (as për nga mënyra, as për nga përmbajtja) nxënës nëbazë të prejardhjes së tyre, si dhe në bazë të përvojave të tyre të mëparshme mearsimtarët dhe/ose me metodën e vlerësimit.

7. Vlerësimi është transparent• Nxënësit e dinë se cilat janë qëllimet e mësimit, cilat janë standardet që pritet t’i

arrijnë ata dhe si do të vlerësohet e arritura e tyre (çka duhet të mësojnë dhe çka,si dhe kur do të vlerësohet).

• Nxënësit dhe prindërit kanë qasje në vlerësim (në metodat që përdoren dhe nëpërfundimin e përdorimit të tyre).

8. Vlerësimi është valid dhe reliabil• Përmes vlerësimit merren informacione që janë të rëndësishme për qëllimet dhe

përmbajtjet e mësimit.• Në interpretimin e rezultateve të vlerësimit nuk përfshihen gjykimet mbi sjelljen,

aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve, të cilat nuk janë objekt i vlerësimit konkret.• Vlerësimi është konsistent nga një nxënës te tjetri dhe, mundësisht, nga një

arsimtar te tjetri.

Page 7: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

6

STANDARDET

I. PLANIFIKIMI I VLERËSIMIT

Vlerësimi duhet të jetë pjesë integrale e planifikimit të punës në shkollë.

Që të sigurohen tregues relevantë për mësimin dhe të arriturat e nxënësve, vlerësimiduhet të jetë pjesë e planifikimeve të niveleve të ndryshme në kuadër të shkollës.

1. Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor për punëne shkollës.• Shkolla duhet të ketë politikë të harmonizuar dhe të përkufizuar me shkrim për

vlerësim, e cila do të jetë e bazuar në gjendjen e shkollës dhe do të jetë bazë përplanifikimin e vlerësimit.(Për shembull: një pjesë e politikës shkollore për vlerësim duhet të jenë qëllimet dhe mënyrat epërmirësimit të vlerësimit në nivel të shkollës, si dhe rritja e objektivitetit, etikës, vazhdimësisë,mënyrave të informimit të prindërve etj.)

• Vlerësimet përmbledhëse formale për secilën lëndë dhe për secilën periudhëduhet të planifikohen në nivel të shkollës.(Për shembull: nëse nuk planifikohet koha e testimeve përmbledhëse, e hartimeve me shkrim, edorëzimit të portofolave dhe raporteve nga aktivitetet e projektit, nga kjo mund të ndodhë qënxënësit të jenë shumë të ngarkuar me vlerësimin, gjë që dukshëm mund të ndikojë në notat e tyrepër një periudhë ta caktuar.)

• Shkolla duhet të planifikojë aktivitete për përcjelljen e cilësisë së vlerësimit nëshkollë.(Për shembull: aktivitetet vijuese për përcjelljen e vlerësimit (suksesi, metodat që përdoren),hulumtimet e aktiviteteve për përmirësimin e vlerësimit, analizat periodike, anketat)

• Shkolla duhet t’i planifikojë mënyrat sesi do t’i informojë prindërit, vetëqeverisjenvendore dhe organet kompetente shtetërore, si dhe opinionin më të gjerë përvlerësimin dhe të arriturat e nxënësve.

• Shkolla duhet ta planifikojë zhvillimin profesional dhe mbështetjen profesionalepër kuadrot në çështjen e vlerësimit.

• Shkolla duhet të planifikojë që të sigurojë kushte materialo-teknike për zbatimin evlerësimit.(Për shembull: të sigurojë letër për shtypjen e instrumenteve, mundësi për kopjimin e materialeve,hapësirë për ruajtjen e portofolave dhe punimeve, kushte pune për realizim praktik)

• Gjatë planifikimit në nivel shkollor duhet të merren parasysh planifikimet që kanëtë bëjnë me vlerësimin në nivel shtetëror dhe lokal.(Për shembull: ndryshime konceptuale dhe normative të vlerësimit, plane strategjike në Ministrinëe Arsimit, plane të vetëqeverisjes vendore, vlerësime të planifikuara nacionale dhendërkombëtare.)

2. Vlerësimi është pjesë përbërëse e punës së aktiveve profesionale dhe eshërbimit profesional në shkollë.

• Aktivet profesionale duhet të planifikojnë metoda që do të përdoren për vlerësim,si dhe për harmonizimin e kritereve për formimin e notave, për gjurmimin eaktiviteteve për përmirësimin e vlerësimit, për përsosjen profesionale tëvlerësimit, për vizita të ndërsjella etj.

Page 8: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

7

• Shërbimi profesional duhet të planifikojë se në cilën mënyrë dhe kur do t’uofrohet ndihmë profesionale aktiveve dhe arsimtarëve të caktuar në lidhje mevlerësimin.(Për shembull: për hartimin e instrumenteve, ndihmë metodologjike në hulumtimet aksionaale përvlerësim, analiza e të arriturave, vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta.)

3. Arsimtari duhet ta planifikojë vlerësimin në planet vjetore, tematike dhe ditore.• Arsimtari duhet ta planifikojë vlerësimin në pajtim me qëllimet e mësimit.

(Qëllimet e mësimit më së miri do të harmonizohen me vlerësimin nëse kjo planifikohet në tënjëjtën kohë edhe si pjesë përbërëse e mësimit.)

• Gjatë planifikimit të vlerësimit formativ, arsimtari duhet t’i marrë parasyshdituritë e mëparshme të nxënësve, aftësitë e tyre të ndryshme dhe nevojat eveçanta të nxënësve të caktuar.

• Arsimtari duhet ta planifikojë përdorimin e metodave dhe zgjedhjen/përpunimine instrumenteve për përcjellje, kontrollim dhe vlerësim të mësimit dhe tëarriturave.

• Arsimtari duhet ta planifikojë se kur dhe si do t’i informojë nxënësit, prindëritdhe subjektet e tjera kompetente për mësimin dhe të arriturat e nxënësve.

• Arsimtari në vazhdimësi duhet ta përshtatë planifikimin e vlerësimit varësisht nganjohuritë e vlerësimit paraprak.

Page 9: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

8

II. ZGJEDHJA E METODAVE TË VLERËSIMIT DHE HARTIMI IINSTRUMENTEVE

Metodat6 e vlerësimit duhet të korrespondojnë me qëllimet dhe kontekstin evlerësimit.

Metodat duhet të kuptohen si strategji të parashtrimit të pyetjeve, detyrave dhe kërkesavetë tjera të nxënësve nga arsimtari me qëllim të mbledhjes së informacioneve përvlerësimin e përparimit në procesin e mësimit dhe të rezultateve që i arrijnë nxënësit.

1. Duhet të zgjedhen metoda të ndryshme për vlerësim dhe tëzgjedhen/hartohen instrumente adekuate.• Për kontrollimin e të arriturave të qëllimeve dhe detyrave të mësimit duhet të

sigurohen më shumë metoda të vlerësimit.(Për atë se sa dhe cilat metoda do të zgjedhen dhe cilat instrumente duhet të zgjedhen/hartohen,më së miri është të vendoset paralelisht me planifikimin e mësimit.)

• Arsimtari duhet t’i zgjedhë metodat që sigurojnë inkuadrimin e nxënësve nëvlerësim.(Për shembull: metodat e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të ndërsjellë, nxënësi të ketë mundësi tëzgjedhë se në cilën mënyrë do t’i prezantojë disa nga të arriturat e tij etj.)

• Metodat e zgjedhura duhet të mundësojnë vlerësim të të gjitha aspekteve tëzhvillimit të personalitetit të nxënësit.

• Gjatë zgjedhjes së metodave dhe instrumenteve duhet të kihet parasysh mosha,përvoja e kaluar e nxënësve dhe konteksti në të cilin ato do të zbatohen.(Paralelisht duhet të vendoset për metodat që do të përdoren për vlerësimin e rrjedhës së mësimitdhe vlerësimit në fund të një periudhe të caktuar me qëllim që të formohet nota, me çka do t’isigurohet nxënësit njohje më e madhe me metodat e vlerësimit; nuk duhet të zgjedhen metodatpër të cilat nuk ekziston mundësi për zbatimin e tyre praktik – p.sh.: paraqitje praktike eeksperimentit nëse për të nuk ka kushte.)

2. Metodat e vlerësimit dhe instrumentet gjegjëse duhet të mundësojnë mbledhjetë të dhënave valide për mësimin dhe të arriturat e secilit nxënës.

• Metodat dhe instrumentet e vlerësimit duhet të jenë të lidhura me qëllimet dhedetyrat e programit mësimor.

• Metodat e vlerësimit duhet t’i mundësojnë secilit nxënës t’i shfaqë të arriturat etij.(Arsimtari duhet të përdorë metoda të ndryshme për t’i kontrolluar qëllimet e njëjta, që ashtu t’imundësojë secilit nxënës t’i shfaqë të arriturat e tij, madje në mënyrën që atij më së shumti ipërgjigjet, p.sh.: disa nxënësve më shumë u përgjigjet të pyeten gojarisht, e disa të tjerë më mirëshprehen me shkrim.)

6 Përdoren më shumë lloje të metodave, si p.sh.: (1) metoda për kontrollim gojor (bisedë, diskutim,ekspozim gojor, provim me gojë); (2) metoda për vlerësimin e përgjigjeve me shkrim (teste, përgjigjetë pyetjeve), punime të tjera të shkruara (ese, punime letrare, raporte nga hulumtimet) dhe punimeindividuale (vizatime, modele, paraqitje grafike, portofol); (3) metoda për kontrollimin e aftësimitpraktik (aftësive dramatike, muzikore, paraqitjeve fizike, punës praktike).

Page 10: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

9

3. Gjatë zgjedhjes së metodave dhe zgjedhjes/hartimit të instrumenteve duhet tëkihet parasysh qëllimi për çka do të përdoren.

• Arsimtari duhet të zgjedhë metoda dhe të zgjedhë/hartojë instrumente në pajtimme qëllimin e vlerësimit.(Për shembull: kur vlerësohet sesi nxënësi mëson dhe përparon, në çka është më i mirë e në çkaduhet të përmirësohet, përparësi duhet t’u jepet metodave që më lehtë e paraqesin atë dhe që mëlehtë përshtaten me paraqitjen e mësimit, p.sh.: shënime anektodike. Kur kemi për qëllim tëformojmë notë, do të përdoren më shumë metoda të ndryshme, me më shumë objektivitet dheme paraqitje më të lartë në raport me përmbajtjet, p.sh.: teste, punime më komplekse dhe fletëanalitike si instrumente.)

• Gjatë zgjedhjes së metodave dhe teknikave për qëllime të ndryshme të vlerësimit,arsimtari duhet t’i ketë parasysh potencialet dhe kufizimet e tyre.(Për shembull: nëse qëllimi i vlerësimit është rangimi i nxënësve për nevoja të caktuara, përparësiduhet t’i jepet instrumentit objektiv, p.sh.: testit. Ndërkaq, nëse qëllimi jonë është përcjelljaprocesit të mësimit, do të zgjedhet metodë e cila nuk është patjetër të jetë shumë objektive, porduhet të zbatohet lehtë në mësim, p.sh.: vëzhgimi.)

Page 11: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

10

III. ZBATIMI I PROCESIT TË VLERËSIMIT

Përmes procesit të vlerësimit nxënësve duhet t’u mundësohet të mësojnë dhe tashfaqin diturinë e tyre, shkathtësitë, qëndrimet ose sjelljet që janë objekt i

vlerësimit.

Procesi i vlerësimit i ka dy funksione: (1) ta paraqesë përparimin dhe të arriturat enxënësve gjatë procesit arsimor dhe (2) ta mbështetë mësimin e nxënësve që ata t’i arrijnërezultatet me të larta që mund të arrihen.

1. Vlerësimi duhet të niset nga qëllimet e programit mësimor dhe t’i marrë nëkonsideratë mënyrat e mësimdhënies dhe të mësuarit.• Nxënësit qysh më parë duhet të jenë të njoftuar me atë që pritet ta mësojnë (duke

u bazuar në qëllimet dhe programin) dhe me atë që do të vlerësohet.• Vlerësimi bazohet në qëllimet e programit atëherë kur arsimtari i përfshin të

gjitha qëllimet gjatë mësimdhënies dhe i përcjell e i vlerëson të arriturat enxënësve në raport me secilin nga qëllimet e parashtruara.

• Kur e formon notën, arsimtari përdor informacione dhe e vlerëson vetëm atë qëështë mësuar dhe pikërisht në mënyrën si është mësuar.(Për shembull: nuk duhet të vlerësohet aftësia e zbatimit të diturive të caktuara nëse gjatë mësimitnxënësit nuk janë aftësuar për të.)

2. Nxënësve duhet t’u shpjegohet se pse kontrollohen dhe vlerësohen dituritë etyre, dhe si do të përdoren rezultatet e fituara.• Kur kontrollohen dituritë, aftësitë, shkathtësitë dhe qëndrimet e nxënësve, si

hyrje në përmbajtjet mësimore, rezultatet e nxënësve nuk vlerësohen, porpërdoren për planifikimin e mësimdhënies dhe mësimit (notimi disgnostik).

• Kur vlerësohet sesi përparon nxënësi, në çka është më i mirë, e çka duhet tëpërmirësohet, rezultatet e tij përdoren që të hartohet koment, shpjegim dheorientim për punën e mëtejme (notimi formativ).

• Kur vlerësimi bazohet në matjen e të arriturave të nxënësit në fund të një tërësietë caktuar mësimore ose në një periudhë të caktuar kohore (tremujor,gjysmëvjetor, fund i vitit), rezultatet përdoren që të formësohet nota për tëarriturat e deriatëhershme (notimi sumativ-përmbledhës).

3. Orientimet për aktivitetin që vlerësohet duhet të jenë të qarta, të plota dheadekuate me moshën dhe aftësitë e nxënësve.• Nxënësi duhet të ketë orientime të qarta në lidhje me aktivitetin që vlerësohet (si

të punojë, sa kohë ka në disponim etj.)• Nxënësit duhet t’i tregohet se çka vlerësohet në aktivitetin konkret.

(Për shembull: në një hartim të caktuar me shkrim do të vlerësohet vetëm kompozicioni apo edhekompozicioni, dhe respektimi i rregullave gramatikore, edhe drejtshkrimi; në detyrën ematematikës do të vlerësohet vetëm rezultati i fundit apo edhe procedurat dhe reyultatipërfundimtar.)

• Nxënësit qysh më parë duhet t’i njohin kriteret që do të përdoren për vlerësimin eaktivitetit dhe rezultatet e atij vlerësimi (çfarë rëndësie i jepet secilit komponent tëaktivitetit).

Page 12: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

11

(Për shembull: sa pikë vlen secili element i portofolit; sa vlen përmbajtja, kompozicioni dhedrejtshkrimi në një hartim me shkrim.)

• Nxënësve me nevoja speciale gjatë vlerësimit duhet t’u jepen udhëzime tëpërgatitura enkas për ta, të cilat do të jenë të përshtatura me aftësitë e tyre.

4. Vlerësimi duhet të zbatohet në kushte që janë adekuate me qëllimin evlerësimit dhe me metodën që zbatohet.• Vlerësimi duhet të zhvillohet në atmosferë që nuk nxit refuzim dhe ndjenja jo të

këndshme te nxënësit.• Kur vlerësimi e ka për qëllim përmirësimin e mësimit, atmosfera duhet të jetë e

tillë që t’i mundësojë atij pa frikë t’i shprehë edhe dobësitë dhe vështirësitë e tij nëmësim.

• Kur vlerësimi shpie në formimin e notës, kushtet duhet të mundësojnë qënxënësi ta shprehë maksimumin e të arriturave të tij.(Për shembull: askush nuk duhet t’i pengojë gjatë kontrollimit, atij duhet t’i mundësohet t’iprezantojë punimet e tija më të mira.)

• Kur nxënësit i jepet për detyrë me qëllim që të vlerësohet arritja e tij, duhet tëmerret parasysh edhe materiali i punës dhe koha e nevojshme për realizimin edetyrës.(Për shembull: koha për kryerjen e detyrës duhet të jetë e mjaftueshme, të mos kërkohet materialqë nuk gjendet lehtë.)

• Kur zbatohet kontrollimi i të arriturave me qëllim që të formohet nota, nxënësitme kohë duhet të jenë të informuar për përmbajtjen, mënyrën dhe kohën evlerësimit.

5. Gjatë vlerësimit arsimtari duhet të veprojë drejt dhe me korrektësi me të gjithënxënësit• Të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësi që përmes aktivitetit që vlerësohet ta

shprehin maksimumin e tyre (të kenë mundësi të punojnë detyra me nivele tëndryshme të ndërlikueshmërisë).(Për shembull: një nxënësi të dobët të mos i jepet qëllimisht ndonjë detyrë e vështirë.)

• Arsimtari duhet të jetë i drejtë ndaj të gjithë nxënësve gjatë procesit të vlerësimit(të gjithë t’i nxisë, asnjërin të mos e favorizojë ose ta injorojë, askënd mos ta ofendojë etj.)

• Arsimtari duhet të zbatojë kritere të njëjta të vlerësimit për të arriturat e njëjta nganjëri nxënës te tjetri dhe nga një situatë në tjetrën.

• Nota mund të formohet vetëm në bazë të rezultateve të aktiviteteve për të cilatnxënësit edhe më parë kanë pasur përvojë.(Për shembull: të mos formohet notë per punë ë projekt nëse nxënësi nuk ka punuar në projekt.)

6. Procesi i vlerësimit dhe dhënies së pikëve të nxënësve duhet të jetë adekuatme metodën e vlerësimit dhe të zbatohet sipas procedurave të vendosura.• Për metoda dhe teknika të ndryshme të vlerësimit duhet të përcaktohen edhe

mënyra adekuate të dhënies së pikëve në përgjigjet e dhëna (punimet,prezantimet).(Për shembull: në një test me zgjedhje të shumëfishtë secila përgjigje do të marrë nga një pikë,ndërsa te një ese do të merret parasysh secili aspekt i punimit (stili, kompozicioni, drejtshkrimietj.) dhe do të vlerësohet me pika të caktuara sipas përshkrimeve të cilësisë.)

• Arsimtari qysh para zbatimit të procesit të vlerësimit duhet t’i mendojë kërkesat esecilit komponent që vlerësohet dhe t’i përshtatë ato me arsimtarët e shkollës(mundësisht edhe më gjerë).

Page 13: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

12

7. Procesi i vlerësimit dhe dhënies së pikëve duhet të realizohet sipasudhëzimeve të përgatitura qysh më parë.• Arsimtari duhet t’u përmbahet me përpikëri udhëzimeve dhe kritereve të

vlerësimit – të jetë i vetëdijshëm dhe t’i ulë në minimum ndikimet e mundshme tëkarakteristikave të parëndësishme të përgjigjes/punimit për notat dhe gabimet enatyrës subjektive.(Për shembull: te përgjigja me gojë në të cilën vlerësohet të kuptuarit, për cilësinë e njëjtë tëpërgjigjes, përgjigjja e njëjtë e nxënësit që shprehet më rrjedhshëm me gojë të mos vlerësohet mëlartë se përgjigjja e nxënësit që ka vështirësi në të shprehur me gojë; mos t’i vlerësojë më lartëpëergjigjet me kualitet të ulët të atyre nxënësve që më heret kanë treguar njohuri të larta.)

• Arsimtarët e lëndës së njëjtë duhet ta kryejnë me përpikëri vlerësimin dhedhënien e pikëve për punimet e njëjta sipas udhëzimeve dhe kritereve tëvendosura.(Për shembull: secili arsimtar për secilin kriter të japë numër të njëjtë të pikëve, e jo njëri tëvlerësojë me rreptë e tjetri të jetë më “i butë”.)

8. Nxënësit duhet të jenë të informuar drejt për mënyrën sesi i marrin pikët nëpërgjigjet e tyre gjatë kontrollimit të të arriturave• Nxënësit çdoherë duhet ta dinë se në cilën mënyrë do të vlerësohen

përgjigjet/punimet e tyre.• Nëse bëhen ndryshime në mënyrën e dhënies së pikëve në raport me kriteret e

përgatitura në fillim, nxënësit duhet të jenë të informuar për këtë.(Për shembull: më pas është vërejtur se nuk janë paraparë pikë për ndonjë përgjigje të saktë tëtestit, më pas ka ndryshuar rëndësia që u jepet aspekteve të caktuara gjatë vlerësimit të ndonjëpune.)

• Nxënësve duhet t’u jepen shembuj për përgjigjet e vlerësuara (punime, hartime,teste) dhe shpjegime adekuate për atë se pse është vlerësuar ashtu.

• Për secilin vlerësim të përgjigjes/punimit arsimtari duhet t’i japë nxënësitshpjegim (me gojë ose me shkrim) që do të jetë i bazuar në argumente dhe i cili indihmon nxënësit që ta përmirësojë arritjen e tij.

• Arsimtari duhet t’u mundësojë nxënësve të inkuadrohen në kontrollimin erezultatit të dhënies së pikëve/vlerësimit.

• Kur nxënësi dhe prindi janë të pakënaqur me rezultatet e fituara të vlerësimit të tëarriturave, kontrollimi i rezultatit duhet të bëhet bashkë me arsimtarin.

Page 14: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

13

IV. FORMIMI I NOTËS7

Formimi i notës për nivelin e të arriturave të nxënësit në një lëndë të caktuar dhepër një periudhë të caktuar duhet të nxirret përmes procedurave që mundësojnë

që nota të jetë shprehje reale e të arriturave dhe në pajtim me qëllimetprogramore të periudhës së vlerësimit.

Formimi i notës nënkupton rezymim të rezultateve nga një ose më shumë vlerësime, sidhe formim dhe shprehje të gjykimit vlerësues për nivelin e të arriturave.

1. Procedurat për rezymimin dhe interpretimin të rezultateve, gjegjësisht përformimin e notës për nivelin e të arriturave të nxënësit në një periudhë të caktuar,duhet të zhvillohet sipas rregullores normative; këto standarde dhe politikashkollore e vlerësimit janë harmonizuar në nivel të aktiveve profesionale.

• Të gjithë arsimtarët e shkollës duhet t’i njohin dhe në mënyrë të njëjtë t’ikuptojnë dhe zbatojnë Standardet e vlerësimit.

• Politika shkollore e formimit të notës duhet të jetë e njohur për ta dhe të jetë epranuar nga arsimtarët.

• Aktivet e arsimtarëve duhet t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre në lidhje merezymimin dhe interpretimin e rezultateve të vlerësimit dhe formimit të notësdhe, sipas tyre, të veprojnë.(Për shembull: në nivel të aktivit duhet të përgatiten tregues dhe kritere për formimin e notave –çka do të merret parasysh dhe sa do të jetë pjesëmarrja në notë.)

• Shkolla është e detyruar t’i njoftojë nxënësit dhe prindërit e tyre me mënyrat evendosura të rezymimit dhe interpretimit të rezultateve të vlerësimit dhe formimittë notave.

2. Të arriturat e nxënësit (dituritë, shkathtësitë), mundi i investuar, pjesëmarrjaaktive në procesin mësimor dhe sjellja e nxënësit duhet të vlerësohen në veçanti.

• Në një koment ose vlerësim të rezultatit duhet të përfshihen vetëm treguesit esuksesit dhe të arriturave të qëllimeve që vlerësohen.(Për shembull: kur vlerësohen të arriturat e nxënësit dhe formohet nota në ndonjë lëndë, nëformimin e notës nuk duhet të merret parasysh sjellja e nxënësit ose motivimi i tij për mësim. Kurte një nxënës, përveç të arriturave, merret parasysh edhe ajo që ai është i rregullt, i disiplinuar dhei zellshëm, ndërsa te një tjetër, përveç të arriturave, gjatë formimit të notës merret parasysh seështë i padisiplinuar, jo shumë aktiv në orë, atëherë te nxënësi i parë rritet vlera e të arriturave,ndërsa te i dyti zvogëlohet).

• Qëllimet jokognitive në mësim (sjellja, qëndrimet, motivimi etj.), që nuk janëdhënë në mënyrë eksplicite në programin mësimor të lëndës, vlerësohen ndarasdhe hyjnë në notën e sjelljes.(Për shembull: nëse për shkak të padisiplinës nxënësi merr notë më të ulët, atëherë nota bëhetinstrument për disiplinimin e nxënësve.)

7 Formimi i notës, si një akt përfundimtar i proceseve të kontrollit dhe vlerësimit, nënkupton përfundimdhe interpretim të të dhënave (rezultateve) të mbledhura dhe dhënie të një gjykimi (përfundimi,dëftimi), me të cilin shprehen karakteristikat e vlerave të të arriturave dhe të përparimit të nxënësit,ndërsa nota shprehet me gojë ose me shkrim me numra, shkronja, shkallë të gjykimeve, kategori osemund të jetë e kombinuar.

Page 15: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

14

3. Nota duhet të formohet në bazë të të dhënave të mbledhura nga ekzemplarë tëmjaftueshëm të përmbajtjeve dhe aktiviteteve të realizuara në periudhën për tëcilën bëhet vlerësimi, ndërsa formimi dhe kuptimi i saj duhet të jenë të qarta.

• Gjatë formimit të notës, thuaja secili program i përmbledhur (tema, fusha) duhettë jetë e përfaqësuar në mënyrë adekuate në vëllimin e saj dhe në rëndësinërelative të periudhës gjegjëse të vlerësimit.

• Nota e secilës periudhë të vlerësimit duhet të formohet në bazë të më shumëkontrolleve, mundësisht duke zbatuar metoda të ndryshme.

• Që të mund të shpjegohet më mirë formimi i notës përmbledhëse, si dhe kuptimii saj, duhet të sigurohet përshkrim adekuat i rezultateve në të cilat do tëmbështetet ajo, të jetë i qartë secili rezultat i veçantë dhe të jetë i përshkruarhollësisht procesi sipas të cilit rezultatet e caktuara kombinohen në një notë tëpërbashkët.

4. Kriteret e formimit të notës për të arriturat duhet të jenë të përkufizuar saktëdhe të bazohen në qëllimet e programeve mësimore (standarde)

• Për formimin e notës përfundimtare (përmbledhëse), për shkallën e të arrituravetë qëllimeve programore në një periudhë të caktuar, duhet të përdoren vetëmkritere të përcaktuara në bazë të standardeve.(Normat, që janë krijuar në bazë të të arriturave të grupit – paraleles, nuk duhet të përdoren sikriter për vendosjen e notës përmbledhëse.)

• Për formimin e notës duhet të përdoren kritere analitike që janë përkufizuar mepërshkrime të niveleve dhe cilësisë.

• Kriteret e vendosjes të notës përmbledhëse duhet të jenë të njohura qysh më parëpër nxënësit, madje mundësisht edhe ata vetë të marrin pjesë në hartimin e tyre.

• Kriteret e notimit intern duhet të jenë të harmonizuara me kriteret e notimitekstern.(Çdoherë kur ekzistojnë, duhet të përdoren standardet/nivelet e vendosura në vlerësimetnacionale dhe ndërkombëtare)

5. Nota duhet të arsyetohet• Nxënësit dhe prindit duhet t’i sqarohet mënyra si është formuar nota.• Rezultatet që i ka arritur nxënësi duhet të shpjegohen edhe në aspekt të

rrethanave subjektive dhe objektive në të cilat janë arritur ato.(Faktorë të ndryshëm objektiv dhe subjektiv mund të kenë më shumë ose më pak ndikim pozitivose negativ në të arriturat e nxënësve të ndryshëm. Për faktorë merren: mosha, aftësitë, motivimi,gjinia, pasqyra për vetveten, vetërespekti, nevojat specifike, qëllimet, dëshirat dhe interesat enxënësit, gjegjësisht statusi socio-ekonomik i familjes së nxënësit, përfshirë këtu edhe mjedisin mëtë gjerë në të cilin ai mëson dhe jeton.)

• Gjatë shpjegimit të rezultateve të arritura duhet të merren parasysh edhekufizimet e ndryshme (dobësitë) e natyrës metodologjike dhe të natyrave të tjeranë zbatimin e vlerësimit.(Për shembull: edhe kur ekzistojnë kritere të vlerësimit, gjatë notimit të përgjigjeve me gojë duhettë kihet parasysh prania e subjektivitetit në vlerësim; vlerësimi i zgjidhjes në shumë detyra që nukjanë të strukturuara mirë është më i vështirësuar etj.)

• Me qëllim që rezultatet e fituara të merren si të vlefshme, gjatë interpretimit tëtyre patjetër duhet të mbahet llogari edhe për kufizimet e pranishme dhe përgabimet e mundshme.

Page 16: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

15

6. Nxënësit dhe prindërit duhet të jenë të informuar se kanë të drejtë të ankesëspër notën.

• Nxënësi dhe prindi duhet të jenë të informuar për të drejtën dhe procedurën eparashtrimit të ankesës për notën e dhënë.

• Secila ankesë duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet sipas procedurës së përshkruarme ligj ose me parime të tjera.

Page 17: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

16

V. INFORMIMI PËR NJOHURITË E VLERËSIMIT

Informimi për njohuritë e vlerësimit duhet të paraqiten me kohë, të jetë i qartë, isaktë dhe i përdorshëm për ata që kanë nevojë për të.

Informimi për të arriturat dhe njohuritë e tjera që janë fituar nga vlerësimi kanë përqëllim që të sigurojnë informacione relevante për të gjitha subjektet e interesuara (nxënës,prindër, arsimtarë) dhe institucione (vetëqeverisja vendore, institucionet profesionale,Ministria e Arsimit dhe Shkencës), që sjellin vendime të ndryshme që kanë lidhje me tëmësuarit, mësimin, përparimin e vlerësimit dhe të arsimimit në përgjithësi.

1. Informimi për njohuritë e vlerësimit duhet të bëhet sipas akteve normative,politikës shkollore të vlerësimit dhe Standardeve të vlerësimit.• Të gjithë në shkollë duhet të jenë njoftuar me aktet normative që e rregullojnë

vlerësimin, politikën shkollore dhe Standardet e vlerësimit.• Gjatë vendosjes për ndonjë informim që nuk është e rregulluar me akte

normative (ligj, rregullore), duhet të kihet parasysh qëllimi, forma, përmbajtja,niveli i detajeve, shpeshtësia, përcaktimi i kohës dhe besueshmëria.

• Në vendosjen e mënyrës dhe llojeve të informacioneve që janë përshkruar meaktet normative, duhet të përfshihen, pos tjerash, edhe drejtori, shërbimiprofesional dhe arsimtarët.(Për shembull: shpeshtësia dhe mënyra e informimit të prindërve, llojet e raporteve për të arrituratnë nivel të shkollës, formularët e vlerësimit analitik etj.)

2. Informacionet gojore dhe me shkrim nga vlerësimi vijues duhet të jenë tëlidhura me qëllimet e mësimit.

• Informacionet e vlerësimit vijues që janë të dedikuara për nxënësit dhe prindëritduhet të jenë të lidhura me informacionet që u jepen atyre për qëllimet që duhett’i arrijnë nxënësit.(Informacionet për këto qëllime duhet të jepen para ndonjë tërësie dhe aktiviteti programor tëmësimit, ndërsa informimi për të arriturat duhet t’i referohet përparimit dhe të arriturave të atyreqëllimeve.)

• Informimi që ka për qëllim përmirësimin e mësimit duhet të përmbajë përshkrimtë anëve të mirë dhe dobëta të mësimit dhe të arriturave të nxënësit, si dhe të japëorientime si duhet të përdoret potencialet e tij në mësimin e mëtejmë.

• Për nevojat e tij, arsimtari duhet të bëjë pasqyrë të rezymuar të njohurive ngavlerësimi vijues.(Ato mund të jenë vetëm pasqyrë “në kokë” ose shënime të shkurtra që shërbejnë si përkujtuesgjatë planifikimit të punës.)

3. Sistemi i informimit duhet të mundësojë informim cilësor të prindërve.• Prindërit duhet të informohen rregullisht për mësimin dhe të arriturat e fëmijës së

tyre.(Përveç informimit për të arriturat në fund të periudhave të përshkruara të vlerësimit (tremujor,gjysmëvjetor, fundi i vitit), prindërit duhet të marrin edhe informacione të rregullta me gojë oseme shkrim (në takime individuale, shënime me shkrim, fletë kontrolluese, komente të punimeve tëshkruara të nxënësve etj.)

Page 18: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

17

• Informacionet për prindërit dhe nxënësit duhet të jepen me gjuhë dhe stil qëështë i qartë për ata.

• Përmbajtja e informacioneve për prindërit duhet të paraqesë bazë të mirë përtakime dhe biseda ndërmjet arsimtarit dhe prindërve.(Mbledhjet mund të jenë të iniciuara nga arsimtari ose nga prindërit. Kur ka mundësi, në të mundtë marrin pjesë edhe vetë nxënësit. Informacionet duhet të japin mundësi të diskutohen tëarriturat, të qartësohet kuptimi i rezultateve të vlerësimit, i komenteve të rezymuara dhe i notave,si dhe të bëhet marrëveshje për aktivitetet.)

4. Qasja në informacionet e vlerësimit duhet të rregullohet me politikën shkolloretë vlerësimit në pajtim me ligjet dhe deklaratat e pranuara për të drejtat e njeriut.

• Duhet të shihet se cilat lloje të informacioneve të vlerësimit janë të arritshme, përcilat subjekte dhe me çfarë kushtesh.(Për shembull: sipas rregullave, institucioneve gjegjëse lokale dhe shtetërore, si dhe opinionit mëtë gjerë, duhet t’u mundësohet të kenë qasje vetëm në të dhëna përmbledhëse (përveç në raste tëankesave), pra jo edhe në të dhëna individuale; prindërve dhe subjekteve të tjera që në mënyrë tëdrejtpërdrejtë janë përgjegjëse për mësimin e nxënësit duhet t’u mundësohet të kenë qasje në tëdhënat individuale vetëm për nxënës konkret.)

• Informacionet për rezultatet e arritura nga arsimtarët dhe kuadri tjetër arsimorduhet të përdoren në pajtim me profesionin dhe për qëllime konstruktive e nëdobi të nxënësve.(Për shembull: arsimtari që ka informacione për notat e nxënësit në lëndë të tjera, informacionetmund t’i përdorë vetëm në kuptim pozitiv.)

5. Dëftesat si dokumentacione pedagogjike duhet të dëshmojnë se nxënësi mesukses e ka mbaruar klasën dhe të sigurojnë informacione valide për suksesin earritur.

• Notat e dëftesave duhet të nxirren në bazë të të dhënave valide.• Notat e dëftesave janë tregues subjektiv i shkallës së të arriturave të qëllimeve

programore për klasën gjegjëse.

Page 19: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

18

KOMPETENCAT E ARSIMTARËVE PËR VLERËSIMNË PAJTIM ME STANDARDET E VLERËSIMIT

I. Planifikimi i vlerësimit

Arsimtari (i/e) di:

1. Se planifikimi i vlerësimit është pjesë integrale e procesi të planifikimit të mësimit.2. Se qëllimet e programit mësimor ndërlidhen me qëllimet e vlerësimit3. Për llojet e vlerësimit dhe funksionin e tyre në procesin e mësimdhënies dhe mësimit.

• Notimi diagnostik me të cilin mblidhen të dhëna për gjendjen fillestare qëështë e rëndësishme për mësimin e ardhshëm (paranjohuritë e nxënësit,interesat, motivimi, aftësitë).

• Notimi formativ si një vlerësim që paraqet përcjellje të vazhdueshme dhekontroll të mësimit dhe të arriturave të nxënësit dhe udhëzim i tij në mësimine mëtejmë.

• Notimi sumativ- përmbledhës si vlerësim i të mësuarës me qëllim të formimittë notës për të arriturat e nxënësit në një periudhë të caktuar.

Arsimtari është i aftësuar:

1. Në të gjitha llojet e planifikimit të mësimit në mënyrë adekuate ta ndërthurë edhevlerësimin.

2. Në të gjitha llojet e planifikimit t’i ndërlidhë qëllimet e vlerësimit me qëllimet emësimit.

3. Në mënyrë dinamike ta planifikojë procesin e mësimit dhe të vlerësimit, gjithë kjo nëbazë të informacioneve të fituara nga vlerësimi.(Në bazë të njohurive të vlerësimit paraprak, me logjikë t’i ridefinojë qëllimet dhe taplanifikojë mësimdhënien, mësimin dhe vlerësimin. Për planifikimin e tillë të mësimitdhe në kuadër të vlerësimit arsimtari duhet ta njohë metodën e gjurmimit aksional.)

4. Në mënyrë ekipore t’i planifikojë aktivitetet e vlerësimit.(në nivel të aktivit profesional t’i planifikojë kriteret, metodat, kohën e vlerësimitpërmbledhës etj.)

II. Zgjedhja e metodave të vlerësimit dhe zgjedhja/hartimi e/ i instrumenteve

Arsimtari (i/e) di:

1. Metoda të ndryshme të vlerësimit dhe instrumente adekuate.2. Për karakteristikat e metodave të vlerësimit (validitet, reliabilitet, objektivitet).3. Cilat kritere janë të rëndësishme për zgjedhjen e instrumenteve

(para së gjithash validitet, objektivitet, racionalitet).

Arsimtari është i aftësuar:

1. Të zgjedhë metoda dhe të përgatitë instrumente për vlerësim me qëllim që ashtu tësigurojë informacione valide për mësimin dhe të arriturat e nxënësve konformqëllimit të vlerësimit.

2. Të zgjedhë metoda adekuate konform moshës së nxënësve dhe nevojave të tyremësimore, si dhe të përshtatë dhe përgatitë instrumente adekuate.

3. Ta analizojë cilësinë e metodave dhe instrumenteve që i zgjedh / përgatitë.

Page 20: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

19

III. Zbatimi procesit të vlerësimit

Arsimtari (i/e) di:

1. Për karakteristikat e vlerësimit cilësor (validitet, reliabilitet, objektivitet, transparencë).2. Se qëllimi parësor i vlerësimit është që të kontribuojë në përmirësimin e të arriturave

të nxënësve.3. Se përmes procesit të vlerësimit sigurohen tregues të rëndësishëm për të arriturat e

nxënësit dhe për cilësinë e realizimit të programit mësimor.4. Se informacioni kthyes që i jepet nxënësit për mësimin dhe arritjen e tij është

vendimtar për orientimin e mësimit të mëtejmë.5. Principet e përgatitjes së instrumenteve të vlerësimit dhe zbatimin e tyre.6. Për kufizimet dhe gabimet në procesin e vlerësimit.7. Për vlerësimet eksterne (nacionale dhe ndërkombëtare) dhe me to për standardet që

kanë lidhje me të arriturat.8. Si është rregulluar vlerësimi në aspekt normativ (me ligje, rregullore, udhëzime).

Arsimtari është i aftësuar:

1. Të zbatojë metoda dhe t’i vlerësojë efektet e zbatimit të tyre.2. Të përgatitë dhe të përdorë instrumente të ndryshme të vlerësimit (p.sh.: detyra, teste,

çek-lista, fletë analitike) dhe udhëzime të vlerësimit.3. Në mënyrë sistematike ta përcjellë përparimin e nxënësve dhe t’i shënojë njohuritë

cilësore dhe sasiore të vlerësimit.4. Të interpretojë rezultate të vlerësimeve të ndryshme (vlerësime formale dhe

joformale), si dhe t’i identifikojë të arriturat dhe lëshimet e nxënësve.5. T’i inkuadrojë nxënësit në procesin e vlerësimit.6. Të japë informacion kthyes cilësor që do t’i ndihmojë nxënësit në mësimin e

mëtejmë.7. Ta krijoj klimë të volitshme që nxënësit të mund t’i shfaqin arritjet e tyre.8. Të zbatojë teste të standardizuara të diturisë dhe t’i interpretojë treguesit e

përgjithshëm të arritjes së nxënësve.9. Të përdorë aplikacione të gatshme kompjuterike të vlerësimit (banka të ajtemëve,

teste kompjuterike, portofoli elektronike etj.)

IV. Formimi i notës

Arsimtari (i/e) di:

1. Se nota përmbledhëse formohet në bazë të më shumë vlerësimeve.2. Për llojet e kritereve të vlerësimit (kritere të bazuara në norma dhe kritere të bazuara

në standarde).3. Për funksionin e udhëzimeve të dhëna dhe për procedurat e interpretimit të

rezultateve të arritura.

Arsimtari është i aftësuar:

1. Në përpikëri ta zbatojë politikën shkollore dhe rregulloren normative për formimin enotave.

2. Që në bazë të informacioneve të mbledhura për të arriturat e nxënësit të formojënotë valide dhe përmbledhëse objektive.

Page 21: STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE · Në to, në plan të parë bën pjesë ... Vlerësimi duhet të jetë i planifikuar në programin zhvillimor vjetor

20

3. Ta prezantojë dhe shpjegojë mënyrën e formimit të notës.

IV. Analiza dhe informimi për njohuritë nga vlerësimi

Arsimtari (i/e) di:

1. Se çfarë informacione jepen në vlerësime tëllojeve ndryshme dhe për subjekte tëndryshme.

2. Procedurat themelore për përpunimin dhe analizën e treguesve cilësorë dhe sasiorë tëvlerësimit.

3. Për procedurat e përgjithshme të komunikimit në lidhje me vlerësimin me subjekte tëndryshme.

4. Se të dhënat e vlerësimit mund të përdoren edhe në mënyrë joetike.

Arsimtari është i aftësuar:

1. Rregullisht dhe drejt t’i informojë prindërit për përparimin fëmijës së tyre.2. Në shpjegimin e rezultateve t’i marrë parasysh kushtet në të cilat janë arritur ato

(socio-ekonomike, kulturore etj.)3. Të përgatitë raporte për të arriturat në nivel të paraleles ose lëndës mësimore dhe t’i

interpretojë ato.4. Të japë informacione për të arriturat e nxënësve në mënyrë të kuptueshme për

pranuesit.5. Të ketë kujdes për besueshmërinë e informacioneve dhe të tërheqë vërejtjen për

përdorimin e tyre joetik.