standardi i arritjev e gjuhË shqipe dhe …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski...

30
1 STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën: Fatmir Sulejmani - këshilltar pedagogjik (koordinues) Bukurie Mustafa - profesoreshë në shkollën e mesme "Arseni Jovkov", Shkup Tetovë, nëntor 2008

Upload: buiduong

Post on 08-Jun-2018

244 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

1

STANDARDI I ARRITJEV E

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI

Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën: Fatmir Sulejmani - këshilltar pedagogjik (koordinues) Bukurie Mustafa - profesoreshë në shkollën e mesme "Arseni Jovkov", Shkup

Tetovë, nëntor 2008

Page 2: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

2

Viti I Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Historia e gjuhës së shkruar shqipe

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - dinë për historinë e formimit të Gjuhës letrare shqipe;

KUPTIMI - e kuptojnë se gjuha është mjeti kryesor i komunikimit; - i njohin degët që e studiojnë gjuhën;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë dialektet nga gjuha letrare shqipe;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Fonetikë

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI - e njohin rrokjen; - e njohin përdorimin e zanores ë;

ZBATIMI

- e përdorin drejt theksin në gjuhën shqipe; - i ndajnë fjalët në rrokje; - e shkruajnë drejt zanoren ë të theksuar dhe të patheksuar; - e shqiptojnë drejt zanoren u dhe y; - i përdorin drejt diftongjet ua, ue, ie, ye;

Page 3: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

3

- i përdorin drejt togjet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj; - e përdorin drejt bashkëtingëlloren dridhëse rr;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Morfologji

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - e dallojnë gjininë e emrave; - e dallojnë shumësin e emrave të gjinisë mashkullore;

KUPTIMI - e njohin emrin si pjesë e ligjëratës; - i njohin kriteret e kuptimit (leksikor, sintaksor, morfologjik dhe të përshtatshmërisë);

ZBATIMI - i përdorin format e ndryshme të shumësit; - e përdorin shumësin e emrave që pësojnë ndryshime fonetike; - i përdorin drejt format foljore gjatë zgjedhimit vepror dhe jovepror;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 4: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

4

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Sintaksë

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI

- i njohin funksionet ligjërimore të fjalive si njësi sintaksore; - e njohin renditjen e njësive sintaksore (gjymtyrëve në fjali a në periudhë); - e njohin bërthamën kallëzuesore dhe gjymtyrët e dyta të fjalisë; - i njohin pjesët përbërëse të periudhës;

ZBATIMI - i ndajnë fjalitë në bazë të lidhjeve të ndryshme sintaksore; - i zbatojnë këto njohuri gjatë analizës së periudhave me bashkërenditje dhe me nënrenditje;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta të fjalisë; - e dallojnë togfjalëshin si njësi sintaksore;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Komunikim

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

Shkrimi/plotësimi i dokumentave të punës dhe i shkresave administrative... • CV (biografia) • paraqitja në konkurs • kërkesa • njoftimi • ankesa

Page 5: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

5

• raporti • procesverbali • ftesa • urimi • telegrami • letra • fjala e rastit • plotësimi i çeqeve dhe formularëve

KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Teoria e letërsisë

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI

- e njohin letërsinë si art i fjalës dhe si shkencë;

- i njohin fillet e letërsisë së shkruar;

- e njohin Historinë e letërsisë, Teorinë e letërsisë dhe Kritikën letrare; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 6: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

6

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Gjinitë dhe llojet letrare

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- i dallojnë llojet e epikës në vargje; - i dallojnë llojet e epikës në prozë; - e dallojnë romanin nga novela dhe tregimi; - e dallojnë poezinë lirike nga llojet epiko-lirike; - i dallojnë llojet e gjinisë dramatike; - e dallojnë temën dhe idenë e veprës letrare;

KUPTIMI

- i njohin veçoritë e gjinisë epike (epikës në vargje dhe epikës në prozë); - e njohin strukturën e poezisë lirike (ritmin, rrokjen, theksin, rimën, strofën); - i njohin veçoritë e poezisë lirike dhe llojet epiko-lirike (poemën, baladën…); - i njohin veçoritë e tekstit dramatik (konfliktin, dialogun, monologun, paraqitjen skenike etj.); - e njohin strukturën e veprës letrare;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 7: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

7

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia popullore

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - e njohin letërsinë popullore si paramodel i letërsisë së shkruar;

- i njohin veçoritë e folklorit dhe llojet e folklorit (lirikën, epikën historike dhe prozën); KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e dallojnë lirikën familjare e shoqërore;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Fillet e letërsisë botërore

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - dinë mbi fillet e letërsisë botërore...; - dinë për mitologjinë dhe figurat mitologjike;

KUPTIMI

- e njohin përmbajtjen e veprës “Epi i Gilgameshit“; - e njohin Homerin (si autor) dhe veprën homerike; - e njohin jetën dhe krijimatrinë letrare të Virgjilit; - i njohin personazhët e eposit dhe bëmat e tyre (figurën e Akilit, Odiseut, Agamemnonit, Hektorit, Priamit, Brizeidës etj.);

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë poemën “Eneida” (vetitë e personazheve, shprehjet dhe mjetet artistike të veprës);

Page 8: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

8

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Fillimet e letërsisë shqipe dhe periodizimi i saj

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI

- i njohin fillimet e letërsisë shqipe (periodizimin e saj, përfaqësuesit, dëshmitë dhe dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe); - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Barletit; - e kuptojnë rolin e veprimtarisë së humanistëve shqiptarë;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

-e analizojnë veprën “Historia e Skënderbeut “ (figurën e heroit tonë kombëtar);

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Humanizmi dhe renesansa në letërsinë evropiane

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA - kanë njohuri për Humanizmin dhe renesansën;

KUPTIMI

- e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Dante Aligierit (subjektin, personazhët, alegorinë shoqërore, filozofike dhe fetare të veprës “Komedia hyjnore“); - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Shekspirit; - i kuptojnë bëmat e personazhit kryesor – Hamletit;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 9: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

9

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia e vjetër shqipe

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - dinë për zhvillimin e letërsisë së vjetër shqipe; - dinë për fillet e letërsisë arbëreshe;

KUPTIMI

- i njohin përfaqësuesit kryesorë të kësaj letërsie; - e njohin jetën e Gjon Buzukut dhe “Mesharin”; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Pjetër Budit; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Frang Bardhit; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Pjetër Bogdanit; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Jul Varibobës; - e kuptojnë rëndësinë e “Mesharit” (në aspektin historik-letrar dhe gjuhësor-letrar); - e kuptojnë rëndësinë e veprës “Apologjia e Skënderbeut “; - i kuptojnë veçoritë artistike, (lidhjen e veprës “Gjella e Shën Mërisë Virgjër” me folklorin arbëresh);

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë veprën “Doktrina e krishterë”; - e analizojnë veprën “Çeta e profetëve”;

Page 10: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

10

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Klasicizmi në letërsinë evropiane

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI - e njohin klasicizmin - drejtimin e ri letrar i shekullit XVII; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Molierit;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë veprën “Mizantropi“;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Iluminizmi

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI - e njohin iluminizmin si drejtim letrar; - e njohin lëvizjen iluministe shqiptare; - i njohin iluministët shqiptarë: Theodor Kavaliotin, Dhanil Haxhiun dhe Dhaskal Todhrin;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 11: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

11

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia shqipe me alfabetin arabo-turk

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - dinë për letërsinë e shekullit XVIII (letërsinë shqiptare me alfabet arabo-turk);

KUPTIMI

- i njohin veçoritë kryesore të kësaj letërsie dhe përfaqësuesit e saj; - e njohin jetën dhe krijmtarinë e Muhamet Çamint; - e njohin jetën e Hasan Z. Kamberit dhe veçoritë e poezisë së tij; - i njohin elementet realiste në krijimet letrare të Hasan Z. Kamberit; - e njohin personalitetin dhe lirikat e Nezim Frakullës;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë veprën “Erveheja”; - i analizojnë vjershat e Nezim Frakullës.

Page 12: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

12

Viti II Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Klasifikimi i gjuhëve

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA - e dinë se gjuha shqipe bën pjesë në grupin e gjuhëve Indoevropiane;

KUPTIMI - i njohin kriteret e klasifikimit të gjuhëve;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Fonetikë

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI

- e njohin drejtshkrimin e bashkëntingëlloreve të zëshme në pozicione të ndryshme të fjalës; - e njohin drejtshkrimin e bashkëtingëlloreve s, z, sh, zh dhe ç në pozicionet nistore të fjalëve; - e njohin drejtshkrimin e ndërzanores j; - e njohin drejtshkrimin e bashkëtingëllores h në pozicione të ndryshme; - e njohin mënyrën e përdorimit të drejtë të shkronjave të mëdha;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 13: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

13

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Morfologji

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA - dinë për foljet kalimtare dhe jokalimtare;

KUPTIMI - i njohin mbiemrat si pjesë të ndryshueshme të ligjëratës;

- i njohin kategorinë gramatikore të gjinisë së mbiemrave; - i njohin mënyrat e formimit të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm; - i njohin shkallët e mbiemrave; - i njohin numërorët; - i njohin foljet njëvetore e pavetore; - i njohin diatezat e foljes;

ZBATIMI - i përdorin drejt mbiemrat; - e përdorin drejt kategorinë e shkallës te mbiemrat;

ANALIZA VLERËSIMI

KRIJIMTARIA

- i dallojnë mbiemrat nga ndajfoljet;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Sintaksë

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA

KUPTIMI - e njohin rendin e zakonshëm të përbërësve të fjalisë;

ZBATIMI

Page 14: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

14

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë përbërësit kryesorë të fjalisë - grupin emëror (kryefjalën) dhe grupin foljor (kallëzuesin); - i dallojnë fjalitë njëkryegjymtyrshe; - i dallojnë fjalitë e pagjymtyrëzueshme pohore e mohore (fjalitë pyetëse, nxitëse e thirrmore);

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Biseda, tregimi, ritregimi, njoftimi, shkrimet letraro-shkencore dhe publicistike

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- bisedojnë/diskutojnë lirshëm; - vlerësojnë dhe pranojnë mendimet e të tjerëve; - flasin për tema dhe probleme të ndryshme; - diskutojnë për problemet ekologjike, për biznesin etj.; - bisedojnë për modën; - i tregojnë dhe i ritregojnë ngjarjet e përjetuara; - flasin ose shkruajnë mbi përmbajtjen e një vepre të caktuar arti; - flasin a shkruajnë lidhur me mbresat nga një film i shikuar artistik ose dokumentar; - i dallojnë format e ndryshme të njoftimit; - i dallojnë tekstet letrare, shkencore e publicistike;

KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 15: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

15

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Romantizmi në letërsinë evropiane

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - dinë për përfaqësuesit dhe veprat kryesore të kësaj periudhe letrare; - i dallojnë karakteristikat e artit dhe letërsisë romantike; - i dallojnë elementet romantike;

KUPTIMI - i njohin kushtet dhe rrethanat që ndikuan në paraqitjen e romantizmit evropian; - e njohin jetën dhe aktivitetet letrare të Bajronit; - e njohin jetën dhe veprën e Pushkinit;

ZBATIMI - e komentojnë veprën “Çajld Harold”; - e komentojnë veprën “Eugjen Onjegin”;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia e Rilindjes Kombëtare

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - kanë njohuri për kohën dhe rrethanat e paraqitjes së kësaj epoke;

KUPTIMI

- i njohin përfaqësuesit më të rëndësishëm të Rilindjes kombëtare; - i njohin veprat e Naum Veqilharxhit, Konstantin Kristoforidhit e të Sami Frashërit; - e njohin Humanizmin dhe Renesansën; - shpjegojnë përmbajtjen dhe rolin e përfaqësuesve të Rilindjes kombëtare;

ZBATIMI

Page 16: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

16

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- dallojnë Rilindjen kombëtare shqiptare prej drejtimit letrar të romantizmit.

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Romantizmi në letërsinë shqipe

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- e njohin kohën dhe rrethanat e paraqitjes së romantizmit;

- e njohin jetën dhe veprat letrare të De Radës;

- e njohin jetën dhe veprën e Gavrill Darës;

- e njohin jetën dhe lirikën e Serembes; - e njohin jetën e Anton Santorit dhe dramën “Emira”; - e njohin jetën dhe veprat e Naim Frashërit; - e njohin jetën dhe veprat e Pashko Vasës; - e njohin jetën dhe veprën letrare të Mjedës;

KUPTIMI

- e komentojnë poemën “Këngët e Milosaos”; - e komentojnë poemën “Kënga e sprasme e Balës”; - i komentojnë poezitë: “Kënga e mallit të pare”, “Vrull”, “Detari”; - i komentojnë veprat: “Lulet e verësë” dhe “Bagëti e bujqësia”; - e komentojnë romanin “Bardha e Temalit“ dhe poezinë “O moj Shqipëri”; - e komentojnë përmbledhjen “Juvenilia” dhe poemën “Andrra e jetës “;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 17: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

17

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Realizmi në letërsinë evropiane

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - i njohin kushtet dhe rrethanat e paraqitjes së realizmit evropian; - e njohin biografinë e Honore de Balzakut;

KUPTIMI - e komentojnë romanin “Xha Gorio”; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë tiparet kryesore të këtij drejtimi letrar në përqasje me drejtimin pararendës;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Realizmi në letërsinë shqipe

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - i njohin momentet historiko-shoqërore të paraqitjes së realizmit në letërsinë shqipe; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Çajupit; - e njohin jetën dhe veprën poetike të Asdrenit;

KUPTIMI - i komentojnë vargjet e përmbledhjes “Baba Tomori”; - i komentojnë lirikat më të njohura të Asdrenit;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 18: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

18

Viti III Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Leksikologji - Fjala dhe veçoritë e saj; Njësitë frazeologjike

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - i njohin sinonimet, homonimet dhe antonimet; - e njohin kuptimin themelor të fjalëve dhe kuptimet tjera leksikore;

KUPTIMI - e kuptojnë se fjala ka përmbajtje dhe formë;

ZBATIMI - i përdorin gjatë komunikimit njësitë frazeologjike; ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë njësitë frazeologjike;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Morfologji

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA - kanë njohuri mbi emrin;

- kanë njohuri mbi llojet e përemrave; - kanë njohuri mbi pjesët e pandryshueshme të ligjeratës;

KUPTIMI - i njohin tipat e lakimit të emrave; - i njohin foljet ndihmëse dhe gjysmëndihmëse;

ZBATIMI - i lakojnë emrat në numrin njëjës dhe shumës;

- i dallojnë kategoritë gramatikore të përemrave;

Page 19: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

19

ANALIZA VLERËSIMI

KRIJIMTARIA

- i dallojnë format e shtjelluara të foljes nga format e pashtjelluara;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Sintaksë

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - kanë njohuri mbi periudhën (fjalinë e përbërë) si njësi sintaksore;

KUPTIMI - i njohin llojet e fjalive të bashkërenditura (strukturën, lidhëzat, mënyrën e formimit dhe rregullat e bashkimit të tyre);

ZBATIMI - i përdorin fjalitë e bashkërenditura në komunikimin me gojë dhe me shkrim; ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i dallojnë fjalitë me bashkërenditje prej fjalive me nënrenditje;

Page 20: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

20

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Shkrimi kreativ; Mediat ; Prezantimi.

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- njihen me karakteristikat e shkrimit kreativ - (llojet, strukturën dhe funksionin e eseve); - shkruajnë ese me tema të ndryshme, duke bërë hulumtime dhe duke mbledhur të dhënat e nevojshme për shkrimin e tyre; - njihen me historinë e gazetës dhe media të tjera; - kuptojnë funksionin e mediave në botën moderne dhe në shoqëri; - komunikojnë natyrshëm me mediat; - komentojnë e analizojnë me sy kritik informacionet e mediave; - vetëdijësohen për rolin e rëndësishëm të mediave në kultivimin dhe ruajtjen e pastërtisë së gjuhës; - dallojnë mediat e shkruara dhe ato elektronike (e dallojnë gazetën nga radioja dhe televizioni, radion nga televizioni etj.); - njihen me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shtëpive mediatike; - njihen me funksionin e reklamës dhe rëndësinë e saj në botën e marketingut dhe biznesit; - e kuptojnë rolin e dërguesit dhe pranuesit të reklamës;

KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 21: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

21

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi dhe lektyrë Përmbajtja: Realizmi në letërsinë evropiane

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- i njohin përfaqësuesit dhe veprat kryesore të kësaj periudhe letrare; - i njohin kushtet dhe rrethanat e paraqitjes së realizmit evropian; - i dallojnë karakteristikat e artit dhe letërsisë realiste; - e dallojnë realizmin nga romantizmi dhe nga drejtimet tjera letrare; - i njohin të dhënat mbi jetën dhe veprën e Dostojevskit- njërin prej krijuesve më të famshëm të realizmit evropian; - i njohin të dhënat biografike të Tolstoit;

KUPTIMI

ZBATIMI - i komentojnë idetë në veprën e Dostojevskit;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi dhe lektyrë Përmbajtja: Letërsia bashkëkohore evropiane

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- e njohin letërsinë bashkëkohore evropiane, përfaqësuesit dhe veprat më të njohura të kësaj periudhe letrare; - i dallojnë veprat e ndryshme letrare (të simbolizmit, impresionizmit, ekspresionizmit, futurizmit, dadaizmit etj.); - i njohin të dhënat biografike të Edgar Alan Posë, nismëtarit të letërsisë bashkëkohore

Page 22: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

22

botërore; - i njohin të dhënat biografike të Sharl Bodlerit dhe rolin e tij në modernizimin e poezisë evropiane;

KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë poezinë "Korbi"; - e komentojnë kuptimin e poezisë simbolike të Bodlerit;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi dhe lektyrë Përmbajtja: Letërsia shqipe e gjysmës së parë të sh. XX

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- i njohin autorët dhe veprat më të arrira të kësaj periudhe letrare; - i njohin rrethanat e zhvillimit të kësaj faze të rëndësishme të letërsisë shqipe; - i njohin të dhënat biografike dhe aktivitetin letrar të Gjergj Fishtës; - i dallojnë elementet epike dhe lirike të veprës së Fishtës; - i njohin të dhënat jetësore dhe figurën poliedrike të Faik Konicës; - i njohin të dhënat biografike të Fan Stilian Nolit; - i njohin preokupimet letrare, publicistike e kulturore të Fan Stilian Nolit; - e njohin jetën dhe kryeveprën e lirikut të dalluar, Lasgush Poradecit, frymën e re që solli poezia e tij në letërsinë shqipe të viteve të '30-ta; - i dallojnë tiparet e lirikës së këtij gjeniu; - e njohin biografinë e Ali Asllanit; - i dallojnë elementet realiste dhe ato të humorit, nëntekstin dhe gjuhën alegorike që përdor A. Asllani; - e njohin jetën dhe veprat kryesore të nismëtarit të prozës moderne shqiptare, Mitrush Kutelit; - i rikujtojnë të dhënat kryesore mbi jetën dhe veprën e Migjenit;

Page 23: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

23

- e njohin kontributin e Migjenit në zhvillimin e poezisë dhe letërsisë shqipe; - i dallojnë elementet moderne të veprës së Migjenit; - e njohin biografinë e Kristo Floqit; - e njohin kontributin e Kristo Floqit në zhvillimin e dramaturgjisë shqiptare dhe vlerat artistike të veprës së tij; - e njohin veprën e njërit prej romansierëve të parë shqiptarë, Sterjo Spasses dhe rolin e tij në emancipimin tonë të përgjithshëm; - e njohin biografinë dhe veprën e bardit të poezisë shqipe, Esad Mekulit;

KUPTIMI

- komentojnë pjesët të veprës “Lahuta e Malcisë “; - komunikojnë lirshëm me veprën letrare të Konicës; - i analizojnë poezitë e Nolit; - i analizojnë poezitë e Lasgushit; - i komentojnë tregimet e zgjedhura të Mitrush Kutelit;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- i analizojnë poezitë e E. Mekulit...

Page 24: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

24

Viti IV Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Histora e gjuhës së shkruar - Fillet e gjuhës letrare shqipe…

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - i njohin dëshmitë, dokumentet dhe tekstet e para të shkruara në gjuhën shqipe; - dinë mbi udhën zhvillimore te ABC-së shqipe;

KUPTIMI - i kuptojnë rrethanat e formimit të gjuhës së sotme letrare shqipe; - shpjegojnë mbi vendin që zë Gjuha shqipe në mesin e gjuhëve indoevropiane…;

ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: FONETIKË - Thellimi i njohurive paraprake nga lëmi i fonetikës (aparati i të folurit…; theksi, rrokja…; përdorimi i drejtë i disa tingujve (ë, y, rr…); përdorimi i drejtë i diftongjeve (ua, ue, ie, ye…) dhe togjeve të bashkëtingëlloreve (mb, nd, ng, ngj…); përdorimi i shkronjës së madhe...

Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA - e njohin aparatin e të folurit dhe mënyrën e artikulimit të tingujve në gjuhën shqipe…;

- e njohin përdorimin e shkronjës së madhe...; KUPTIMI - kanë kuptim për theksin dhe rrokjen (ndarjen e fjalëve në rrokje...);

ZBATIMI - i përdorin drejt tingujt karakteristikë të gjuhës shqipe (ë, y, rr…);

- i përdorin drejt diftongjet (ua, ue, ie, ye…) dhe togjet e bashkëtingëlloreve (mb, nd, ng,

Page 25: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

25

ngj…); ANALIZA

VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: MORFOLOGJI -Thellimi i njohurive paraprake mbi pjesët e ndryshueshme të ligjeratës…; Folja (mënyrat e foljës, kohët e thjeshta dhe të përbëra të foljes, zgjedhimi vepror dhe jovepror në mënyrën dëftore…)

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- i dallojnë pjesët e ndryshueshme të ligjeratës (emrin, mbiemrin, foljen, numërorin, përemrin) dhe kategoritë e tyre gramatikore; - i dallojnë kohët e thjeshta dhe të përbëra të foljes; - dinë të zgjedhojnë foljet (në të dy diatezat) nëpër kohët e mënyrës dëftore…;

KUPTIMI - e njohin kategorinë gramatikore të mënyrës dhe të kohës së foljës;

ZBATIMI - i përdorin drejt gjatë të folururit dhe gjatë të shkruarit pjesët e ndryshueshme të ligjeratës;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 26: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

26

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: SINTAKSË - Thellimi i njohurive paraprake mbi llojet e fjalive sipas kumtimit (qëllimit të thënies) dhe sipas përbërjes…; Rendi i bashkimit të fhjalëve në fjali…; Fjalitë e nënrenditura (kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, përcaktore, rrethanore, vendore, kohore, mënyrore, qëllimore, shkakore, rrjedhimore, kushtore, lejore, krahasore); Shenjat e pikësimit...

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA - e njohin rendin e bashkimit të fjalëve në fjali…; - i njohin llojet e fjalive të nënrenditura, me strukturën, me lidhëzat dhe me mënyrën e formimit dhe rregullat e bashkimit të tyre;

KUPTIMI - kanë kuptim për fjalitë e nënrenditura dhe përdorimin e tyre...;

ZBATIMI - i përdorin drejt, gjatë të folurit dhe gjatë të shkruarit, tipat e fjalive sipas kumtimit (qëllimit të thënies) dhe sipas përbërjes; - i përdorin drejt shenjat e pikësimit dha e kuptojnë funksionin e tyre;

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Komunikimi praktik dhe profesional – TREGIMI, RITREGIMI, DISKUTIMI, NJOFTIMI; Të shkruarit e teksteve për qëllime praktike...

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- tregojnë lirshëm e pa probleme në gjuhën letrare shqipe për ngjarje e fenomene të jetës shoqërore, politike e kulturore; - e kultivojnë respektin, tolerancën, kujdesin për të mirat e përgjithshme…; - ritregojnë me gojë dhe me shkrim mbi ngjarje të përjetuara, mbi vepra të lexuara, mbi

Page 27: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

27

emisione televizive dhe mbi filma të shikuar…, duke respektuar rregullat e gramatikës së gjuhës shqipe…; - diskutojnë rrjedhshëm për qëndrimet personale dhe ato të shokëve të tyre mbi feniomenet dhe ngjarjet e ndryshme…; - shfrytëzojnë fakte dhe argumente gjatë diskutimeve me të njohurit e me të panjohurit; - referojnë në mënyrë të pavarur mbi ndonjë ngjarje të rëndësishme; - prezantojnë rrjedhshëm e kuptueshëm (me gojë e me shkrim) fakte të hulumtuara paraprakisht…; - bëjnë njoftime me gojë e me shkrim për ngjarjet e rëndësishme në punë, në shkollë, në shoqëri… - shkruajnë tekste për qëllime praktike, të bëjnë hartime të bukura mbi tema të ndryshme…; - rregullojnë një tekst me rend të përmbysur sipas normave gramatikore...

KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

Page 28: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

28

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore; Poezia, proza (tregimi, romani, drama); Karakteristikat e letërsisë së realizmit socialist; Aktiviteti letrar i autorëve P. Marko - “Hasta la vista“, J. Xoxa - “Lumi i vdekur”, D. Agolli -”Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, I. Kadare - ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, A. Pashku - “Oh”, M. Isaku - “Plagët”, A. Islami - “Fatiana”, A. Shkreli - “Sytë e Evës”, N. Rrahmani - “Malësorja”, A. Podrimje - “Lum lumi”, A. Gajtan - “As dru as zog - dashuri”...

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- i njohin veçoritë e letërsisë shqipe të kësaj periudhe; - flasin mbi tendencat e reja të udhës zhvillimore të poezisë shqipe - mbështetjen e saj në poezinë e traditës dhe afrimin me poezinë moderne evropiane e botërore; - dinë për jetën dhe aktivitetin letrar të P. Markos; - dinë për jetën dhe aktivitetin letrar të J. Xoxës; - tregojnë për frymën e re që solli në letërsinë shqipe poezia e D. Agollit; - dinë për jetën dhe veprën letrare të autorit më të njohur shqiptar të sh. XX - Ismail Kadaresë; - e njohin biobibliografinë e A. Pashkut; - dinë mbi subjektin e romanit “Oh” dhe flasin për të me ndihmën e arsimtarit; - e njohin jetën dhe veprën letrare të Murat Isakut; - dinë mbi rëndësinë dhe rolin që luajti vepra e M. Isakut në zhvillimin e letërsisë dhe shijes estetike te një pjesë e shqiptarëve …; - e njohin jetën dhe veprën letrare të A. Islamit; - lexojnë poezi dhe romanin “Fatiana”…; - e njohin jetën dhe aktivitetin letrar të A. Shkrelit; - lexojnë tregime të zgjedhura nga përmbledhja “Sytë e Evës”; - e njohin jetën dhe veprën e autorit A. Gajtani; - lexojnë poezitë e përmbledhjes “As dru as zog - dashuri”;

KUPTIMI

- i njohin rrethanat në të cilat u krijua letërsia e kësaj periudhe, autorët më eminentë dhe arritjet më kulmore… brenda trojeve shqiptare dhe në diasporë; - komunikojnë lirshëm me kryeveprat e prozës shqiptare; - e kuptojnë përmbajtjen dhe mesazhet e romanit “Hasta la vista“;

Page 29: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

29

- e kuptojnë frymën antidiktaturë të veprës së I. Kadaresë; - e komentojnë veprën ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”; - e kuptojnë gjuhën alegorike të autorit në romanin e njohuir ”Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”; - i njohin karakteristikat e letërsisë së realizmit socialist (letërsinë pragmatike…); - komunikojnë lirshëm me poezitë e vëllimit “Lum lumi”;

ZBATIMI

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA

- e analizojnë me ndihmën e arsimtarit romanin “Lumi i vdekur”; - e analizojnë romanin “Malësorja”; - e analizojnë romanin “Plagët”;

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia moderne botërore…; Jeta dhe vepra e autorëve F. Kafka - “Procesi”, A. Kamy - “I huaji, E. Heminguej - “Plaku dhe deti”, G. G. Markez - “Njëqind vjet vetmi”...

Niveli i të menduarit Standardi

MBAMENDJA

- e njohin jetën dhe veprën letrëre të këtij gjeniu të letërsisë së përbotshme; - lexojnë ndonjë tregim ose pjesë të zgjedhura nga romani “Procesi” dhe t’i komentojnë bashkë me arsimtarin…; - dinë mbi biobibliografinë e F. Kafkës; - e njohin biografinë interesante dhe veprën madhore të shkrimtarit të madh - E. Heminguejit; - dinë mbi jetën dhe veprën e G. G. Markesit;

KUPTIMI

- i kuptojnë zhvillimet historike, politike e shoqërore të sh. XX - proceset letrare - karakteristikat e drejtimeve të reja letrare dhe përfaqësuesit e tyre…; - e komentojnë romanin “I huaji” (tema, ideja, personazhët...); - e komentojnë pjesë nga romani “Njëqind vjet vetmi”...;

ZBATIMI - e analizojnë romanin “Plaku dhe deti”...

Page 30: STANDARDI I ARRITJEV E GJUHË SHQIPE DHE …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski jazik...GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Shkolla e mesme profesionale (I – IV) Përgatitën:

30

ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA