storytime park mk

2
U raaaaaaaaa, Nesër shkojmë në piknik! – brohoritën fëmijët. Me këtë lajm të mirë nxënësit e përfunduan ditën e shkollës. Gjatë rrugës drejt shtëpisë filluan që të merren vesh për piknikun e nesërm njëditor. – Unë do të blejë shumë gjëra ushqimore – tha Bojani. – Mirë, ndërsa unë do të blej lëngje të gazuara – shtoi Afrimi. Të gjithë u ndërlidhën me planet e tyre se kush dhe çfarë do të përgatisë për ekskursionin e nesërm. Autobusët tani më ishin para shkollës kur nxënësit arritën me çanta të mbushura dhe buzëqeshje të lumtur. Koha ishte me diell dhe e nxehtë. U nisën. Bojani u ul me Erollin. Menjëherë filluan të hanë. Secili nxirrte diç: patatina, smoki, çokolata.... Vetëm Kosta nxori një mollë. Ajo ishte e ndarë në pjesë që nga shtëpia dhe ai si shokë i vërtetë ua ofroi të tjerëve. – Oh, Kosta, kush do të hajë mollë? – e pyeti Bojani. – Çdo mëngjes ha nga pak fruta, kështu që mendova se ndoshta dikush nga ju do të donte – u përgjigj i qetë Kosta. – Çfarë molle ore – shtoi Maja – pranë gjithë këtyre patatinave dhe gjërave tjera... Në piknik 12

Upload: blagica-ilijevska

Post on 20-Feb-2016

227 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

StoryTime Park MK

TRANSCRIPT

Page 1: StoryTime Park MK

U raaaaaaaaa, Nesër shkojmë në piknik! – brohoritën fëmijët.Me këtë lajm të mirë nxënësit e përfunduan ditën e shkollës.Gjatë rrugës drejt shtëpisë filluan që të merren vesh për piknikun e nesërm njëditor.– Unë do të blejë shumë gjëra ushqimore – tha Bojani.

– Mirë, ndërsa unë do të blej lëngje të gazuara – shtoi Afrimi.

Të gjithë u ndërlidhën me planet e tyre se kush dhe çfarë do të përgatisëpër ekskursionin e nesërm. Autobusët tani më ishin para shkollës kur nxënësit arritën me çanta të mbushura dhe buzëqeshje të lumtur.Koha ishte me diell dhe e nxehtë. U nisën. Bojani u ul me Erollin.Menjëherë filluan të hanë. Secili nxirrte diç: patatina, smoki, çokolata....

Vetëm Kosta nxori një mollë. Ajo ishte e ndarë në pjesë që nga shtëpiadhe ai si shokë i vërtetë ua ofroi të tjerëve.

– Oh, Kosta, kush do të hajë mollë? – e pyeti Bojani.

– Çdo mëngjes ha nga pak fruta, kështu që mendova se ndoshta dikushnga ju do të donte – u përgjigj i qetë Kosta.

– Çfarë molle ore – shtoi Maja – pranë gjithë këtyre patatinave dhe gjërave tjera...

Në piknik

12

Page 2: StoryTime Park MK

13

Aventurat e Janës dhe Bojanit

– Të lutem mos u bëj qesharak - shtoi edhe dikush. Kosta u ndie i turpëruar. Nuk e priste këtë nga shokët e tij. Edhe mësuesi e vërejti, pornuk tha asgjë. Edhe ai u befasua nga nxënësit e tij, sidomos nga Bojani.

Arritën në livadh. U vendosën dhe e shikonin rrethinën. Hanin, por nukkishin kujdes për mbeturinat Hidhnin gjithandej. Mësuesi ua tërhoqivëmendjen disa herë, por ata sikur nuk e dëgjuan. Pasi që mbaruan së ngrëni, u ndanë në paralele dhe filluan të luajnë futboll.

Topi fluturonte në të gjitha anët, ndërsa fëmijët shkelnin mbi lule. Përsëri iu tërhoq vërejtja.

Atëherë Bojani bërtiti: – Vallë a nuk jemi në piknik! Mund të bëjmë çfarë të dëshirojmë!

Koha kalonte. Filluan përgatitjet për ikje. Asnjëri nga paralelja e Bojanit nuk mendoi ta mbledhë mbeturinën. Disa fëmijë nga paralelja tjetër filluanta mbledhin. Ata i mblidhnin të gjitha, pa pyetur se kush e kishte shkaktuarmbeturinën. Atëherë Bojani ju tha si në tallje: – O shokë ejani edhe te ne,te unë dhe Erolli ka edhe pak mbeturinë. Ejani dhe mblidheni atë!

Kjo i tejkaloi të gjithë kufinjtë. Mësuesi i tuboi rreth vetes dhe u tha se nukpo mund t’i njihte. Ai i pyeti se si janë sjellur sot në piknik, duke iu thënëse nuk mund t’i njihte ata. – Nesër do të bisedojmë për këtë sjelljetuajën!-theksoi mësuesi.

Ndërsa fëmijët në autobus duke u kthyer filluan të zbaviten, por megjithate mendonin se çfarë deshi t’u thoshte mësuesi. Ditën e ardhshme ai i priti nxënësit. Ora filloi me pyetjen: Si kaluat në piknik?

Ata u përgjigjën njëzëri: – SUPEEEEEEER!!!!

Ndërsa mësuesi me një ton serioz vazhdoi t’i pyes nxënësit e tij...

Mendoni: Cilat ishin pyetjet serioze, të cilat ua parashtroi mësuesinxënësve dhe ku kishin gabuar ata? Përfundojeni tregimin, gjatë të cilit do të hartoni edhe rregullore për sjellje në piknik.