strategjia e shërbimeve këshilluese për · pdf file1 republika e...

49
1 REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL 2012-2016 Prishtinë, Qershor 2012

Upload: vanbao

Post on 06-Feb-2018

242 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

1

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL 2012-2016

Prishtinë, Qershor 2012

Page 2: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

2

Tabela Përmbajtjësore

LISTA E SHKURTESAVE, TABELAVE DHE FIGURAVE ........................................... 5

I. HYRJA .................................................................................................................................. 6

I. 1 METODOLOGJIA _______________________________________________________ 7

I. 2 OBJEKTIVI DHE SYNIMET E STRATEGJISË ____________________________________ 7

I. 3 OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL __________________________________________________________________7

I. 4 PËRFITUESIT E SHKBZHR-SË ____________________________________________ 8

II. PËRSHKRIMI I GJENDJES SË TANISHME PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL ..................................................................................................................................... 9

II. 1 KONTEKSTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL ______________________________ 9

II. 2 GJENDJA E TANISHME E FERMERËVE NË KOSOVË ____________________________ 10

II. 3 KLIENTËT POTENCIAL PËR SHËRBIMIN KËSHILLUES PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL _________________________________________________________________11

III. PËRSHKRIMI I GJENDJES SË TANISHME PËR SISTEMIN E SHËRBIMEVE

KËSHILLUESE NË BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL ............................................. 11

III. 1 SHËRBIMET KËSHILLUESE PUBLIKE _____________________________________ 12

III. 1.1 Niveli qendror __________________________________________________ 12

III. 1.2 Niveli regjional _________________________________________________ 12

III. 1.3 Niveli komunal__________________________________________________ 13

III. 2 SHËRBIMET KËSHILLUESE PRIVATE ______________________________________ 14

IV. MISIONI DHE VIZIONI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE

ZHVILLIMIN RURAL ........................................................................................................ 14

IV. 1 VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E SHKBZHR -SË _______________________________ 14

IV. 2 MISIONI I SHKBZHR – SË ____________________________________________ 15

V. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI

DHE ZHVILLIM RURAL .................................................................................................. 15

V. 1 AKTIVITETET PËR ARRITJEN E OBJEKTIVËS I ________________________________ 15

V. 2 AKTIVITETET PËR ARRITJEN E OBJEKTIVËS II _______________________________ 16

V. 3 AKTIVITETET LIDHUR ME TË ARRITURAT E OBJEKTIVËS III ____________________ 17

VI. BAZA LIGJORE E SHËRBIMEVE KËSHILLUES.. ................................................ 17

VI. 1 STRUKTURA E ARDHSHME ORGANIZATIVE E SHËRBIMIT KËSHILLUES PËR BUJQËSI

DHE ZHVILLIM RURAL ____________________________________________________ 18

VI. 3 DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE, MBPZHR ___________________ 20

VI. 2 QENDRA INFORMATIVE KËSHILLUESE KOMUNALE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL__ ______________________________________________________________ 21

Page 3: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

3

VI. 3 OFRUESIT PRIVAT TË SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL__ ______________________________________________________________ 22

VI. 4 NDËRLIDHJA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE ME NJËSINË PAGESAVE _____________ 22

VI. 5 LIDHJA E EKSTENSIONI ME INSTITUTET KËRKIMORE PËR BUJQËSI _____________ 22

VI. 6 FAKULTETI I BUJQËSISË _______________________________________________ 23

VI. 7 SISTEMI I INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT PËR SHËRBIMET KËSHILLUESE ________ 23

VI. 7.1 Qendra koordinuese informative, objektivat, detyrat dhe aktivitet ___23

VI. 7. 2 Marrëdhëniet me media __________________________________________ 25

VI. 7.3 Marrëdhëniet me shërbimet simotra me shtetet e rajonit, të BE-së dhe me gjerë_25

VII. MONITORIMI DHE VLERËSIMI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE ............... 25

VII. 1 NEVOJA E MONITORIMIT DHE VLERËSIMIT _______________________________ 25

VII. 2 MONITORIMI I AKTIVITETEVE TË DEPARTAMENTIT TË SHËRBIMEVE KËSHILLUESE 26

VII. 3 PËRGJEGJËSITË MONITORUESE ________________________________________ 27

VII. 4 SUBJEKTI I MONITORIMIT ____________________________________________ 27

VII. 5 MJETET MONITORUESE ______________________________________________ 27

XIII. INFRASTRUKTURA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE ................................... 28

XIII. 1 NEVOJAT PËR INFRASTRUKTURËN E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PUBLIKE NË

NIVELIN QENDROR DHE KOMUNAL __________________________________________ 29

IX. PLANI I PUNËS DHE BUXHETI PËR VITIN 2012 – 2016 ..................................... 30

IX. 1 AKTIVITETET - TRAJNIMI I KËSHILLTAREVE NË NIVEL QENDROR, KOMUNAL DHE

PRIVAT _________________________________________________________________30

IX. 2 PJESA TEKNIKE E TRAJNIMEVE DHE KËSHILLAVE PËR FERMER DHE KOMUNITETIN _30

IX. 3 ORGANIZIMI I UDHËTIMEVE TË NDRYSHME STUDIMORE NË RAJON DHE ME GJERË_ 30

IX. 4 ORGANIZIMI DHE MBAJTJA E SEMINAREVE DHE KATALOGËVE ________________ 31

IX. 5 OFRIMI I KËSHILLAVE DHE VIZITAVE NË FERMA DHE NË QENDRËN INFORMATIVE

KËSHILLUESE ___________________________________________________________ 31

IX. 6 ZHVILLIMI DHE SHPËRNDARJA E MATERIALIT INFORMATIV __________________ 31

IX. 7 PËRKRAHJA E NJËSISË SË PAGESAVE/AGJENSISË SË PAGESAVE ________________ 32

IX. 8 OFRIMI I INFORMATAVE RRETH NGJARJEVE _______________________________ 32

IX. 9 MENAXHIMI DHE SHMANGIA E PROBLEMEVE DHE GABIMEVE_________________ 33

IX. 10 FINANCIMI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL ____ 33

X. TREGUESIT E MONITORIMIT PËR VITET 2012 – 2016 ...................................... 34

XI. PËRFUNDIMET ............................................................................................................. 38

XII. SHTOJCA ..........................................................................................................................

XII. 1 SHTOJCA NR. 1 _____________________________________________________ 40

XII. 2 SHTOJCA NR. 2 STRUKTURA INDIKATIVE E DSHK – SË _____________________ 41

XII. 2.1 Organogrami i Departamentit të ShKBR -së ______________________ 43

XII. 3 SHTOJCA NR. 3- GJENDJA E TANISHME DHE INFRASTRUKTURA E NEVOJSHME PËR

DEPARTAMENTIN E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR ZBATIMIN NORMAL TË DETYRAVE _ 44

Page 4: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

4

XII. 4 SHTOJCA NR. 4- GJENDJA E TANISHME E KOMUNAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

DHE INFRASTRUKTURA E NEVOJSHME PËR SECILËN ZYRE KOMUNALE PËR ZBATIMIN

NORMAL TË DETYRAVE ___________________________________________________ 45

XII. 5 SHTOJCA NR. 5 -BUXHETI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM

RURAL__ ______________________________________________________________ 47

Page 5: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

5

LISTA E SHKURTESAVE, TABELAVE DHE FIGURAVE

GP – Grupet Punuese

DSHK - Departamenti i Shërbimeve Këshilluese

DSHKBZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural

PSHKP – Përforcimi i Shërbimeve Këshilluese Përkrahëse

SHKR – Shërbimet Këshilluese Rurale

PZHR - Programi për Zhvillimin Rural

SHKBZHR – Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

MBPZHR – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

NSH - Ndërmarrjet Shoqërore

Tabela nr. 1. Kategoritë e fermave sipas madhësisë së sipërfaqes punuese

Grafika nr. 1 Aktorët kryesorë të shërbimit këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovës

Page 6: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

6

I. HYRJA

Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është themeluar dhe funksionon që nga viti 2004 me përkrahjen e projektit “Përforcimin e shërbimeve këshilluese dhe përkrahëse” (SASS) dhe projekteve tjera pasuese SASS 2 dhe RAS, si dhe projekteve të financuara nga Qeveria me mjetet buxhetore për mes projektit ,,Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshilluese”. Duke përkrahur dhe avancuar zhvillimin e bujqësisë me këshilla bujqësore me qëllim të përkrahjes të fermerëve dhe komunitetit, në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Andaj shërbimet këshilluese bujqësore dhe rurale, si domosdoshmëri e kohës janë shumë të rëndësishme për arritjen e objektivave të MBPZHR-së dhe ndihmojnë zbatimin e planit për bujqësi dhe zhvillim rural 2007/2009/2010 – 2013. SHKR-ja merr rolin e ndryshimit të shërbimeve këshilluese i cili në vete përfshinë kujdesin ndaj ambientit, mirëqenies së kafshëve, inkurajimin e zhvillimit grupor të fermerëve, lidhjet në mes të prodhuesve, përpunuesve, tregtuesve, furnizuesve me inpute, paketim më të mirë, kualitet të përmirësuar dhe furnizim të vazhdueshëm! Për rritjen e aftësisë konkurruese dhe inovacioneve në sektorin agro-rural

ekziston nevoja për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë menaxhuese

bujqësore të fermerëve.

Plotësimi i kërkesave të fermerëve për prodhime kualitative dhe sipas

kërkesave të tregut, vlerësimi i nevojave në terren janë dhe do të jenë sfidat

kryesore të shërbimeve këshilluese (në veçanti kërkesat veterinare dhe

fitosanitare, kërkesat për mirëqenien e kafshëve, mbrojtja e mjedisit, cilësia

dhe prodhimi higjienik, etj.) të cilat kërkojnë qasje në kuadër të fondeve

shtetërore dhe ndërkombëtare.

Menaxhimi i qëndrueshëm i tokave bujqësore përfshirë realizimin e një sërë

aktivitetesh, të cilat në një anë përmirësojnë teknologjitë dhe metodat e

prodhimit bujqësor, ndërsa në anën tjetër mundëson realizimin e aktiviteteve

të ndërlidhura me ruajtjen e ambientit përfshirë (ujin, tokën dhe ajrin),

shëndetin e kafshëve dhe bimëve, mirëqenien e kafshëve, shëndetin publik,

sigurinë e ushqimit dhe sigurinë e kushteve profesionale.

Ekonomia rurale në Kosovë dominohet nga ndërmarrjet e vogla të cilat kanë resurse të kufizuara për të financuar zhvillimin dhe modernizimin e tyre.

Page 7: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

7

Shumë prej këtyre bizneseve janë krijuar nga personat me pak përvojë dhe me kapital të limituar. Ndërmarrësit në zonat rurale janë të rrezikuar nga mungesa e tregjeve, mungesës së kapitalit dhe qasjes së pamjaftueshme në shërbimet këshilluese që do të ndihmonte në zhvillim të biznesit.

Për përhapjen e teknologjive të reja dhe dhënia e këshillave teknike për fermerë përmes shërbimeve këshilluese, burimet njerëzore dhe buxheti i mjaftueshëm janë faktorët kryesorë për funksionimin efikas të SHRK-së.

I. 1 Metodologjia

Për hartimin e strategjisë së SHKBZhR-së, MBPZHR-ja ka themeluar gjashtë grupe punuese (GP) të cilët punuan në kapituj të ndarë e që ishin të ndërlidhur me:

bazën ligjore të shërbimeve këshilluese, infrastrukturën e shërbimeve këshilluese, resurset njerëzore, ofrimin e cilësisë monitoruese dhe vlerësimin e shërbimeve

këshilluese, krijimin e sistemit të informimit dhe komunikimit për shërbimet

këshilluese, planin e punës (programi dhe buxheti për vitin 2012-16).

Në përbërje të GP–së ishin të përfshirë ekspertët nga komunat, MBPZHR–ja, shoqëria civile dhe ekspertë ndërkombëtar. I. 2 Objektivi dhe synimet e strategjisë

Strategjia synon të ndihmoj rrjetin e shërbimeve këshilluese kombëtare në mënyrë të drejtë dhe sa më funksionale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në identifikimin e kërkesave të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe zgjedhjen e tyre ndërmjet këshilltarëve të rrjetit të shërbimeve këshilluese. I. 3 Objektivat specifike të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim

rural

Rritja e numrit të fermerëve dhe palëve tjera me interes që marrin këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural. Përshtatja e shërbimeve këshilluese sipas nevojave dhe kërkesave të fermerëve dhe palëve tjera me interes. Promovimi, zbatimi i politikave zhvillimore kombëtare dhe programeve kombëtare dhe ndërkombëtare për përkrahjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Page 8: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

8

I. 4 Përfituesit e SHKBZHR-së

Me avancimin dhe përkrahjen e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural do të rritet niveli i përgjithshëm i njohurive të fermerëve, trajnimi i fermerëve për të menaxhuar me sukses fermën, rritjen e të ardhurave në fermë, mbështetje në zgjidhjen e problemeve që lidhen me prodhimin, çështjet ekonomike dhe organizative të fermave, ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisin, përcjelljen e të arriturave shkencore dhe trendët në BE, duke u bazuar në kërkesat e tregut. Shërbimet këshilluese do të jenë përgjegjëse për ndërtimin e kapaciteteve teknike në nivel ferme, me qëllim të arritjes së një sektori më ekonomik, konkurrues, si dhe të orientuar drejt tregut të brendshëm dhe jashtë Kosovës. Gjithashtu, shërbimet këshilluese do të përkrahin fermerët për të aplikuar për grante dhe subvencione sipas programeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe programeve të BE–së, si dhe donatorëve tjerë që është domosdoshmëri e kohës. Fermerët do të përfitojnë këshilla teknike në të gjithë sektorët e bujqësisë (blegtori, pemëtari, vreshtari, perimtari, në çështjet ekonomike, sociale, juridike, në marketing dhe fushat të tjera të bujqësisë).

SHKBZHR–ja gjithashtu do të përkrah avancimet dhe aftësimet nga institutet

kërkimore për bujqësi dhe universitetet. Strategjia do të përkrah

bashkëpunimin ndërmjet këshilltareve dhe institucioneve kërkimore, si:

Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë, Instituti i Bujqësisë në Pejë dhe institucionet

kërkimore jashtë vendit që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe

zhvillimit rural.

Drejtoritë komunale për bujqësi paraqesin burimin e rëndësishëm të

këshilltarëve të sektorit publik, resurset e tyre materiale janë mjaft të

kufizuara, si dhe detyrat e këshilltarëve janë të shpërndara përgjatë

funksioneve të shumëfishta të kërkuara nga ata dhe shpesh nuk janë efikas

në kryerjen e detyrave.

Do të ngritet në secilën komunë nga një Qendër Këshilluese Informative për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Fermerët do t’i marrin informacionet dhe këshillat për bujqësi dhe zhvillim rural. Qendrat këshilluese do të jenë të pajisura mirë me informacione dhe materiale për ekstension. Në secilën qendër këshilluese informative për bujqësi dhe zhvillim rural do të aktivizohet së paku një këshilltar për këshilla për bujqësi dhe zhvillim

Page 9: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

9

rural, që do të jenë në shërbim të fermerëve dhe komunitetit, me qëllim të adresimit të nevojave të tyre. Përfituesit e synuar të SHKBZHR-së janë:

Fermerë të vegjël - ekzistencial: fermerët që aktualisht nuk kanë të ardhura të kënaqshme nga bujqësia dhe shpesh kanë burimet tjera të të ardhurave, siç janë paratë e dërguara nga vendet e jashtme.

Fermerë potencial (gjysmë) komercial: fermerët që varen nga bujqësia për të ardhurat e tyre, me mjaft resurse për të rritur dhe zgjeruar ndërmarrjet e tyre dhe me potencial për të fituar të ardhura të kënaqshme nga aktivitetet bujqësore.

Fermerë komercial: fermerët që janë ose mund të bëhen fermerë rentabil komercial. Banorët tjerë rural që jetojnë në zona rurale, por nuk janë drejtpërdrejt të angazhuar në bujqësi.

Të gjitha këto do të arrihen me një përkrahje të mirë të Qeverisë për sa i përket financave dhe logjistikës. II. PËRSHKRIMI I GJENDJES SË TANISHME PËR BUJQËSI DHE

ZHVILLIM RURAL

II. 1 Konteksti për bujqësi dhe zhvillim rural

Faktet pasuese theksojnë rëndësinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural në ekonominë e Kosovës. Sipërfaqja më e madhe e tokës bujqësore në Kosovë punohet nga shumë ferma të vogla ekzistenciale (86% e tërë tokës bujqësore), me një madhësi mesatare prej 2.2 ha të ndarë në disa ngastra. Tabela në vazhdim pasqyron gjendjen reale në këtë sektor. Jo më shumë se 3,000 ferma janë më të mëdha se 10 ha, nga totali i vlerësuar prej 150,000 fermave. Tabela nr. 1. Kategoritë e fermave sipas madhësisë së sipërfaqes punuese Kategoria Numri i

fermave Sipërfaqja mesatare në hektar

% e fermave

Tokë e kultivuar (në ha)

Mesatarja e sipërfaqes së përgjithshme

Fermat ekzistenciale

120 000 < 2 80% 220 000 45.83%

Fermat potenciale komerciale

23 000

2 – 5 14.3% 105 000 21.87%

Fermat komerciale

7 025 5-10 5.0% 135 000 28.12%

NSH 10 > 10 0.7% 20 000 4.18% Totali 150,035 100% 480 000 100%

Page 10: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

10

Edhe pse sektori i bujqësisë përfshinë përafërsisht 131% të BPV-së së Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) merr vetëm 0.97% të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për të financuar aktivitetet e saj. Gjithashtu edhe zhvillimi rural në nivelin komunal ka nivele më të ulëta të financimit. Bujqësia është burimi më i madh në rritje ekonomike dhe të punësimit në Kosovë. Ushqimi përfshinë rreth 61% të shpenzimeve të ekonomive shtëpiake, përafërsisht është në bukë dhe drithëra (19%), qumësht, djathë dhe ve (17%), mish (15%) dhe perime (13%). Eksporti i prodhimeve bujqësore është ende i vogël, i cili kërkohet gjithnjë të rritet për prodhimet e rëndësishme dhe përpunimin e tyre. Përparësia qëndron në prodhimin e kulturave me potencial prodhues dhe përfitime më të larta, mirëpo për shkaqe të sigurisë së ushqimit kërkohet vazhdimësia e prodhimit të kulturave me prodhim të ulët dhe përfitime të vogla, siç janë drithërat. Megjithëse ndërmjetësimi financiar përmes bankave dhe institucioneve mikrofinanciare është rritur fuqimisht që nga 2008-ta, ajo ende gjendet në një bazë ekstreme të ulët dhe ka pasur shumë pak investime në sektorin e bujqësisë. Tani janë shtatë banka komerciale që operojnë në Kosovë, 19 institucione financiare pa depozitime të njohura nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), që kryesisht përbëhet nga institucionet mikrofinanciare. Për të ri-strukturuar sektorin agro-rural që të jetë në linjë me atë të BE–së dhe për të përmirësuar standardin e jetesës së popullatës rurale në Kosovë, mbetet që të eliminohen vështirësitë kyçe në sektorin rural në përgjithësi, si dhe në sektorin bujqësor në veçanti, të parapara sipas planit për bujqësi dhe zhvillim rural.

II. 2 Gjendja e tanishme e fermerëve në Kosovë

Si rezultat i kufizimeve të lartpërmendura, fermerët janë duke u ballafaquar me vështirësi në të qenit konkurrues për shkak të:

Mungesës së njohurive të përgjithshme të fermerëve dhe deri në një masë, të këshilltarëve për teknikat moderne të prodhimit, menaxhim të biznesit të fermës, si dhe të aftësive të marketingut që do të thotë aplikimi i kufizuar i teknologjive të reja dhe shkathtësive moderne të punës;

Vështirësive në qasjen e kredive, për shkak se fermerët nuk kanë kolateral të mjaftueshëm dhe bankat kanë njohuri të kufizuar bujqësore;

1 ESK 2009

Page 11: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

11

Kamatave të larta - kreditë komerciale dhe mikrofinanciare nuk mund të përballohen financiarisht;

Strukturës dhe infrastrukturës së dobët të fermës, që si pasojë karakterizohet me humbje të tregjeve për prodhime dhe pamjaftueshmëri të resurseve financiare të ndara për përkrahjen e bujqësisë;

Shërbimeve rurale këshilluese jo adekuate dhe mungesa e konsistencës të shpërndarjes së këshillave teknike;

Shfrytëzimit jo adekuat i tokës dhe mungesa e konsolidimit; Sistemit të dobët të ujitjes dhe i kufizuar në mbulim të teknologjisë; Përdorimit të kufizuar të analizave të tokës; Numrit të kufizuar të shoqatave të prodhuesve dhe mungesës të

rregulloreve; Cilësisë së ulët të prodhimeve bujqësore; Të hyrave të ulëta në dispozicion të ekonomive shtëpiake; Niveli i ulët i edukimit të fermerëve ndërmjet moshës madhore të

fermerëve dhe popullatës që jetojnë në viset rurale; Standardi i ulët i jetesës në zonat rurale, për sa i përket infrastrukturës

fizike dhe sociale. Qeveria është duke ofruar mbështetje financiare përmes granteve dhe pagesave direkte për fermerë me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në fermë. Kështu që, është e nevojshme që fermerët të përkrahen me këshilla teknike në përgatitjen e projekteve, si dhe mbushjen e aplikacioneve, ndërsa një kërkesë e tillë e fermerëve mund të realizohet vetëm me një shërbim të qëndrueshëm këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural. Të dhënat rreth numrit të fermerëve, si dhe madhësisë së fermës janë paraqitur në tabelën numër 1.

II .3 Klientët potencial për shërbimin këshillues për bujqësi dhe zhvillim

rural

Bazuar në përvojat e deritanishme, klientët e shërbimeve këshilluese do të jenë të gjitha kategoritë e fermerëve e në veçanti fermerët e vegjël dhe fermat gjysmë komerciale, ku rreth 80% të tokës bujqësore gjenden në duart e tyre; si dhe klientët që merren me veprimtari jo bujqësore - kërkesat e tyre janë më të ndryshme dhe më komplekse sesa fermerët që merren me bujqësi bazuar në kërkesat e tyre.

III. PËRSHKRIMI I GJENDJES SË TANISHME PËR SISTEMIN E

SHËRBIMEVE KËSHILLUESE NË BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural gjerë me tani janë dhënë përmes tri burimeve kryesore:

Page 12: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

12

Këshilltarët nga sektori publik (MBPZHR dhe komunat), OJQ–të, këshilltarët vendor dhe ndërkombëtar, kooperativat, Nga sektori privat: furnizuesit me inpute, veterinarët, shoqatat e

fermerëve, etj. Sektori për shërbimet këshilluese në kuadër të MBPZHR–së, me ndihmën e projekteve të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore për përkrahjen e shërbimeve këshilluese ka krijuar bazën e të dhënave. Baza e të dhënave përmban të dhëna për këshilltar dhe subjekte këshillëdhënëse të cilat janë aktive dhe të gatshme në çdo kohë t’iu përgjigjen kërkesave të fermerëve me këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural. Këshilltaret kategorizohen sipas shërbimeve të specializuara që ata ofrojnë. Qasja e fermerëve mund të behet përmes linkut të shërbimeve këshilluese në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net. Bashkëpunimi ekzistues dhe struktura organizative ndërmjet MBPZHR–së, komunave dhe sektorit privat nuk janë efektive sa duhet dhe duhet të përmirësohen. Këtë e kanë shkaktuar shumë faktor: mos ndarja e përgjegjësive, këshilltarët e ngarkuar me shumë aktivitete tjera jashtë shërbimeve këshilluese, lëvizshmëria e kufizuara e këshilltarëve në terren, qendrat informative këshillues jo të pajisura mirë me logjistikë dhe buxhet të kufizuar (apo fare për shërbime këshilluese). III .1 Shërbimet këshilluese publike Shërbimet këshilluese publike janë të organizuar në tri nivele:

Niveli qendror, Niveli regjional dhe Niveli komunal.

III .1.1 Niveli Qendror

Shërbimi këshillues në nivel qendror është i organizuar si sektor në kuadër të Departamentit të Zhvillimit Rural dhe Shërbimeve Këshilluese (DZHRSHK) ku janë 4 të punësuar: shefi i shërbimeve këshilluese dhe tre zyrtarë të lartë për trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve, zyrtari për informim dhe rrjet, si dhe zyrtari për monitorim dhe vlerësim. Roli i stafit qendror të shërbimeve këshilluese është në koordinimin dhe organizimin e të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Kosovës.

III .1.2 Niveli regjional

Përfshin shtatë regjione: Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Gjakovën, Ferizajn dhe Mitrovicën, ku në një regjion është i punësuar një zyrtar për

Page 13: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

13

zhvillim rural dhe i cili ka luajtur rolin e koordinatorit për organizimin e aktiviteteve me komunat e regjionit për shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

III .1.3 Niveli komunal

Komunat në Kosovë kanë nga një drejtori të bujqësisë ose udhëheqës, ku secila nga ato ka të punësuar 3 deri 8 zyrtarë për bujqësi, ku për shërbime këshilluese është shfrytëzuar zyrtari i zhvillimit rural komunal. Roli kryesor i zyrtarëve komunal ka qenë në dhënien e këshillave dhe informacioneve sipas kërkesave të fermerëve dhe komunitetit, duke bashkëpunuar me zyrtarët regjional. Në komunat e reja janë në fazën e konsolidimit organizativ të drejtorive/sektorëve për bujqësi. Struktura udhëheqëse dhe stafi profesional në komuna janë si në vijim:

27 komuna kanë drejtori për bujqësi, 7 komuna kanë sektor për bujqësi brenda drejtorive tjera në komuna, 85 zyrtarë/këshilltarë me kualifikim superior/Fakulteti i Bujqësisë, 17 zyrtarë me profesione të tjera/ekonomist, jurist, shkolla e lartë dhe

e mesme e bujqësisë. Analizat e ofruesve publik për shërbimet këshilluese tregojnë se implementimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR–së në përkrahje të projekteve nga qendra deri te baza-fermeri dhe implementimi i strategjisë së shërbimeve këshilluese nuk kanë qenë shumë të suksesshme për shkak se

Page 14: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

14

këshilltarët komunal kanë marrë detyra prej ministrisë e janë paguar prej komunave, që do të thotë se u janë përgjigj drejtorive komunale, si dhe ngarkesa me shumë aktivitete jashtë profesionit të tyre.

III .2 Shërbimet këshilluese private

Në kuadër të shërbimit këshillues privat bëjnë pjesë: organizatat qeveritare dhe jo qeveritare; sektori privat, furnizuesit e inputeve, veterinarët dhe kompanitë për shërbimet këshilluese. Një numër i konsiderueshëm i organizatave jo qeveritare dhe këshilltarëve privat ofrojnë këshilla teknike për bujqësi dhe zhvillim rural. Kompanitë private dhe OJQ–të janë ofruesit më të mëdhenj me këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural. Përafërsisht 1,400 ekspertë për bujqësi në Kosovë punojnë për këtë sektor me orar të plotë, qoftë në sektorin publik, privat apo vullnetarisht, duke iu ndihmuar fermerëve në zgjedhjen e kërkesave të tyre, por nuk janë të organizuar mirë dhe jo të përhershëm, si dhe këshillat jepen ‘ad hock’ pa një organizim të mirë. Aktualisht nuk posedojmë të dhëna të sakta për ShRK nga sektori privat dhe OJQ-të. Megjithatë, këshillat e ofruara nga sektori privat dhe OJQ-të kanë qenë dhe janë burim i mirë i informacionit për fermerë dhe komuniteti, por jo edhe i qëndrueshëm, meqë këto shoqata nuk kanë vepruar gjithherë, por kohë pas kohe. Veterinarët privat të regjistruar në Odën Veterinare të Kosovës gjithashtu ofrojnë shërbime këshilluese. Burim i mirë i informacionit për fermerë dhe komunitetin janë edhe furnizuesit e inputeve, shoqata dhe kooperativa. Edhe pse janë themeluar dhe veprojnë disa shoqata fermerësh, funksionimi dhe organizimi i tyre nuk është i nivelit të kënaqshëm. Organizimi dhe kryerja e aktiviteteve në nivel më të mirë nga SHKR është arrit gjatë implementimit të projekteve nga buxheti i Kosovës për shërbime këshilluese nga MBPZHR-ja, por me përfundimin e projekteve, këto aktivitet kanë ngec dhe nuk janë zhvilluar me intensitet të mjaftueshëm.

IV. MISIONI DHE VIZIONI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR

BUJQËSI DHE ZHVILLIMIN RURAL

IV. 1 Vizioni për zhvillimin e SHKBZHR-së Krijimi i një sistemi të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural i cili mund të qaset lehtë dhe i cili ofron këshilla kualitative dhe me kohë për fermerë dhe palët tjera me interes.

Page 15: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

15

IV .1 Misioni i SHKBZHR–së

Misioni i SHKBZHR-së është të përkrah dhe promovon bartjen e njohurive dhe teknologjive me qëllim të zhvillimit të resurseve njerëzore, natyrore dhe financiare në sferat rurale të Kosovës. Shpërndarja e njohurive të reja, si dhe metodave dhe materialeve përmes hulumtimeve dhe dhënia efektive e njohurive të reja teknike dhe këshillave janë faktorët kryesorë të suksesit. Tani deri, në një masë janë të kufizuar dhe kërkojnë të përkrahen me pranimin e stafit të ri, pajisje, infrastrukturë, logjistikë dhe rritje të buxhetit, këtë për arsye të rritjes së produktivitet dhe prodhim cilësor. Misioni i SHKBZHR–së është në përputhje me misionin e MBPZHR-së, me qëllim të ngritjes së të ardhurave bujqësore të fermës përmes ngritjes së produktivitetit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Kjo do të arrihet duke ofruar një ambient i cili inkurajon fermat komerciale për të zgjeruar dhe pasur qasje drejt shërbimeve të nevojshme, si dhe fermerët gjysmë - komercial potencial për fermerë komercial, fermerët e vegjël dhe agrobizneset. Ministria, gjithashtu ka një rol që të hartoj politikën për zhvillim rural që janë jashtë sferës bujqësore.

V. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR

BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Objektivat kryesore për shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural janë përfshirë si në vijim:

Rritja e numrit të fermerëve dhe palëve tjera me interes që marrin këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural;

Përshtatja e shërbimeve këshilluese sipas nevojave dhe kërkesave të fermerëve dhe palëve tjera me interes;

Promovimi, zbatimi i politikave zhvillimore kombëtare dhe programeve kombëtare dhe ndërkombëtare për përkrahjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

V .1 Aktivitetet për arritjen e objektivës I

Aktivitetet kryesore për arritjen e objektivave janë si në vijim: Transformimi i zyrave komunale këshilluese për bujqësi në zyrat

lokale këshilluese që shërbejnë si qendra komunale informativo- këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural në të gjitha komunat e Republikës se Kosovës;

Ofrimi i informimit të fermerëve dhe palëve tjera me interes për rolin dhe rëndësinë e shërbimeve këshilluese;

Page 16: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

16

Asistencë fermerëve në identifikimin e mundësive të ndryshme për zhvillimin e agrobiznesit të përfshirë në bazë të analizës së tregut;

Shtimi i vizitave në ferma për ofrimin e informacionit dhe këshillave, sipas nevojave të fermerëve dhe bizneseve përkatëse;

Shtimi i konsultimeve për bujqësi dhe zhvillim rural, duke iu ofruar qendrave komunale informative këshilluese;

Ofrimi i konsultimeve për identifikimin e mundësive jo bujqësore për diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në sferat rurale për fermerë, individë, grupet vetë-ndihmuese, shoqatat, grupet blerëse, kooperativat, grupet e marketingut, etj;

Shfrytëzimi i kanaleve të ndryshme të komunikimit (materialet informuese, TV, radio, internet, gazeta, e-mail, etj.) për mesazhet e ndryshme dhe informatën sipas nevojave të fermerëve dhe komunitetit;

Njohja e teknikave moderne të shërbimeve këshilluese (p.sh. qasje grupore, grupeve vet-ndihmuese, demonstrimeve fushore, trajnimeve dhe vizitave), për të arritur numrin më të madh të përfituesve, duke përdorur në mënyrë racionale resurset në dispozicion;

Shpërndarja e njohurive dhe ofrimi i këshillave teknike me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe produktivitetit në prodhimtarin bimore dhe blegtorale, si dhe të përmirësimit të efikasitetit të saj;

Emërimi dhe rritja e numrit të këshilltarëve në të gjitha qendrat komunale informative këshilluese;

Inkurajon fermerët në përshtatjen e prodhimtarisë së tyre sipas kushteve dhe rrethanave natyrore të regjioneve dhe tregjeve;

Organizimi i trajnimeve për fermerë.

V. 2 Aktivitetet për arritjen e objektives II

Aktivitetet kryesore për arritjen e objektivave janë si në vijim: Të ofroj literaturë të re për këshilltarët nga fushat e specializuara për

bujqësi dhe zhvillim rural; Ngritja e kapaciteteve të këshilltarëve në qendrat komunale

informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; Trajnim i këshilltarëve për praktikat më të mira të menaxhimit të

biznesit të fermave, të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe aktivitetet jo bujqësore rurale;

Mbështetjen, transformimin e produkteve të reja dhe teknologjive nga bujqësia dhe institutet relevante kërkimore;

Inkurajon dhe përkrahë fermerët për unitetin e kooperativave, organizatave të prodhuesve dhe shoqatat, si dhe përkrahjen e këtyre organizatave reciproke dhe organeve me shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Page 17: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

17

Përgatitja dhe kryerja e pyetësorëve specifik dhe anketave për vlerësim të nevojave të fermerëve të shërbimeve këshilluese dhe palëve tjera në interes, si dhe analizimin e rezultateve;

Organizimi i takimeve me këshilltar për shkëmbimin e njohurive dhe praktikat më të mira për bujqësi dhe zhvillim rural;

Së paku një herë në vit, të organizohen takime në tavolinë të rrumbullakëta me këshilltarë të zyrave komunale për të diskutuar për çështjet dhe problemet që kanë të bëjnë me shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural me pjesëmarrjen e më shumë fermerëve aktiv, OJQ-të regjionale, shoqatat e degëve, përfaqësuesit e institucioneve tjera publike/komunale, regjionale dhe palët tjera me interes;

Monitorimi dhe vlerësimi i organeve të shërbimeve këshilluese.

V. 3 Aktivitetet lidhur me arriturat e objektivës III

Aktivitetet kryesore për arritjen e objektivave janë si në vijim: Inkurajimi i fermerëve për përdorimin e metodave për prodhimtarinë

bujqësore të cilat mundësojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe pjellshmërinë e tokës, përmes zbatimit të bujqësisë ekologjike dhe rritjen e nivelit të cilësisë dhe sasisë të kulturave dhe prodhimeve bujqësore dhe rurale;

Shpërndarja e informacionit tek fermerët dhe palët tjera me interes dhe ofrimi i këshillave për programet për zhvillim rural dhe masat për pagesa direkte;

Shpërndarja e informatave për fermerët dhe palët tjera me interes ofrimi i këshillave për programet tjera mbështetëse për bujqësi dhe zhvillim rural;

Përkrahja e fermerëve në plotësimin e aplikacioneve për grante dhe subvencione, sipas programeve të Qeverisë dhe programeve të ndryshme ndërkombëtare;

Shpërndarja e informacioneve të fermerët dhe palëve me interes për standardet e BE–së në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

VI. BAZA LIGJORE E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE

Kosova nuk ka ligj të veçant për shërbimet këshilluese dhe si bazë e punës është marrë LBZHR, Ligjit për farëra dhe pesticide, si dhe direktivat dhe rregulloret e KE-së, nenin 12 dhe 13 të Rregullores së Këshillit të Evropës (EC) Nr. 73/2009, të datës 19 janar 2009, e cila përcakton rregullat e zakonshme për skemat e përkrahjes direkte sipas politikës së përbashkët bujqësore dhe krijimin e skemave mbështetëse të fermerëve, që amendamentojnë Rregulloren (EC) Nr. 1290/2005, (EC) Nr. 247/2006, (EC) Nr. 378/2007 dhe shfuqizojnë Rregulloren (EC) Nr. 1782/2003.

Page 18: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

18

Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për organizimin dhe funksionimin e shërbimit këshillues, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësive, tejkalimit të vështirësive dhe pengesave për ofrimin e shërbimeve kualitative dhe në kohë për fermerët do të nxirret Ligji për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Pas miratimit të Ligjit të shërbimeve këshilluese do të nxirren aktet nënligjore për zbatimin e tij që përfshijnë:

Organizimi, përgjegjësitë, të drejtat dhe obligimet e shërbimeve qendrore këshilluese;

Përgjegjësitë, të drejtat dhe autoritetet e shërbimeve lokale këshilluese;

Kushtet e shërbimeve këshilluese dhe procedurat e personave juridik për regjistrim në Regjistrin e Ndërmarrjeve të Shërbimeve Këshilluese Bujqësore në Ministri;

Forma, përmbajta dhe procedura e dhënies së licencës për personat juridik që ofrojnë shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve shtetërore apo/dhe fondeve ndërkombëtare;

Implementimi i metodave të punës të shërbimeve këshilluese; Forma, përmbajta dhe procedura e provimit profesional dhe

certifikata e lëshuar për personat fizik që kryejnë shërbimet këshilluese publike dhe private;

Përbërja, operacioni dhe autorizimet e komisionit për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punëve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

VI. 1. Struktura e ardhshme organizative e shërbimit këshillues për bujqësi

dhe zhvillim rural

Struktura e ardhshme organizative e SHKBZHR–së do të jetë si në vijmë:

Page 19: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

19

Partnerët e SHKBZHR–së janë:

Departamenti i shërbimeve këshilluese, MBPZHR-ja; Qendrat informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; Ofruesit e shërbimeve këshilluese private; Njësia e pagesave; Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë; Institutit i Bujqësisë në Pejë; Fermerët dhe komuniteti.

Sektori i shërbimeve këshilluese i cili vepron në kuadër të Departamentit të Zhvillim Rural dhe Shërbimeve Këshilluese të MBPZHR–së, me riorganizimin e ri do të ngritet në nivel departamenti të shërbimeve këshillimore. Për më shumë informata shih shtojcën nr. 2 Organizimi dhe funksionimi i sistemit të shërbimeve këshilluese do të bëhet në bazë të ligjit për shërbimin këshillues, akteve nën ligjore për zbatim të këtij ligji dhe rregullores për organizimin e brendshëm të MBPZHR-së.

MBPZHR

Departamenti i shërbimeve

këshilluese

Qendrat informative

këshilluese komunale për

bujqësi dhe zhvillim rural

Fermerët dhe komuniteti

150,000 ekonomi familjare me 577.000 ha tokw tw

punueshme dhe kullosa

Sektori privat, furnizuesit e

imputeve, kompanitë

këshilluese dhe OJQ - të

Fakulteti i bujqësisë ne Prishtinë/

Instituti i bujqësisë në Pejë

Njësia e Pagesave

Page 20: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

20

VI .3 Departamenti i Shërbimeve Këshilluese, MBPZHR-së

Departamenti i Shërbimeve Këshilluese, do të jetë i vendosur në Prishtinë në MBPZHR, ku do t’i ketë tri divizione me ekspertë të fushave përkatëse. Ekspertët duhet të jenë specialist të bujqësisë dhe zhvillim rural dhe të luajnë rol në përkrahjen e ekspertëve të qendrave komunale informative këshilluese. Departamenti do të organizohet në formën më të mirë të mundshme për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e fermerëve dhe komunitetet.

Aktivitetet kryesore të Departamentit të Shërbimeve Këshilluese (DSHK) do të jenë:

Organizimi, koordinimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës;

Koordinimi, organizimi dhe përkrahja e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Përkrahje e këshilltarëve komunal në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështjet ligjore, barazi gjinore, çështjet sociale dhe zhvillim rural;

Hartimi i programeve dhe planeve vjetore, si dhe planeve afat - mesme për shërbimet këshilluese, duke bashkëpunuar me përfaqësuesit e të gjitha qendrave informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Përgatitja e materialeve për ekstension, praktikave të mira këshilluese, broshura, fletëpalosje, mesazhe, si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Përkrahje e zbatimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe pagesat direkte duke ofruar konsultime dhe përhapë të gjitha informacionet për programe për mënyrën e zbatimit;

Përkrahje e fermerëve në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështje ligjore, barazi gjinore dhe zhvillim rural;

Trajnimi i këshilltarëve në nivel komunal dhe qendror – fushat e përgjithshme dhe të specializuara (prodhimin e bimëve, mbarështimi i kafshëve, ekonomisë, marketingu, etj.);

Trajnimi i metodave speciale dhe mjeteve komunikuese për ofrimin e këshillave;

Organizimi i vizitave studimore brenda Kosovës dhe jashtë saj për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojat e fituara;

Organizmi dhe mbajta e seminareve, demonstrimet, ekspozitat bujqësore, etj;

Propozimi i politikave për shërbimet këshilluese duke marr parasysh planin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural dhe kërkesat e fermerëve dhe komunitetit;

Hartimi i planit vjetor, afat mesëm dhe afatgjatë për shërbimin këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural.

Page 21: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

21

VI .2 Qendra informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural

Çdo komunë do të themeloj një qendër informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural, e cila duhet të jetë e përhershme dhe e arritshme për fermerë dhe komunitetin, e cila duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e materialit për këshillime. Për më tepër, qendrat informative këshilluese do të jenë bartëse të konsultimeve dhe këshillave për fermerë dhe komunitetin, sipas nevojës dhe kërkesave të transferimit të teknologjive të reja, në përgatitjen dhe plotësimin e aplikacioneve për subvencione dhe projekteve që financohen nga buxheti i Kosovës dhe programeve zhvillimore të BE–së dhe donatorëve të tjerë. Pas miratimit të Ligjit për shërbime këshilluese, këshilltarët komunal për bujqësi duhet të kalojnë në kuadër të DSHK në MBPZHR. Qendrat informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural do të kenë se paku një ekspert - këshilltar. Qendrat informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural në komuna do të organizohen/ristrukturohen brenda MBPZHR–së. Numri i këshilltarëve në qendra informative këshilluese do të caktohet varësisht nga madhësia dhe pozita gjeografike e komunës, siç është paraqitur në Aneksin Nr.___ të kësaj strategjie! Nëse këshilltarët komunal, për shkaqe të arsyeshme nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime këshilluese, atëherë ata do të zëvendësohen përkohësisht me këshilltarë nga komuna tjetër fqinje. Qendrat informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural do të organizohen dhe koordinohen nga nivel qendror i shërbimeve këshilluese. Aktivitetet kryesore të qendrave informative këshilluese do të jenë:

Vizitat në ferma duke ofruar konsultime në terren; Identifikimi i nevojave të informimit dhe zhvillimit dhe shpërndarja e

materialeve informative; Organizimi dhe mbajta e seminareve, demonstrimeve, ekspozitave

bujqësore, etj; Ofrimi i konsultimeve të specializuara (rreth prodhimtarisë bimore,

blegtorale përpunimit dhe zhvillimit rural );

Përkrahja e Njësisë së Pagesave/Agjencia e Pagesave brenda MBPZHR–së, përmes ofrimit të konsultimeve rreth PZHR–së dhe pagesat direkte, aktivitetet informative, përkrahjen e fermerëve në mbushjen e aplikacioneve, etj;

Organizimi i vizitave studimore brenda Kosovës dhe jashtë saj për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përfitimi i përvojave;

Identifikimi i praktikave më të mira, mësimet e nxjerra dhe resurset njerëzore të zhvilluara të komunës, të cilat mund të jenë të dobishme

Page 22: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

22

për të tjerët, mund të ndihmojnë në shpërndarjen e tyre brenda komunës;

Ngritja e vetëdijes së shërbimeve këshilluese brenda komunës, përfshirë ofruesit tjerë të shërbimeve dhe u ofron klientëve që mund të kenë qasje në shërbimet këshilluese, përkrahëse dhe informative;

Ofron legjislacionin në fushën e bujqësisë, mundësitë e kreditimit të biznesit, kushtet dhe subjektet që e ofrojnë atë/marketingun e prodhimeve bujqësore, çmimet, tregjet, standardet, menaxhimin e fermës, plane biznesi, etj;

Mbajtja e një regjistri për të gjithë fermerët që kanë përfituar shërbime këshilluese.

VI. 3 Ofruesit privat të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural

Ofruesit privat të shërbimeve këshillave për bujqësi dhe zhvillimi rural janë: këshilltarët privat, furnizuesit e inputeve bujqësore, OJQ–të, veterinarët, shoqatat e fermerëve dhe këshilltarët ndërkombëtar, etj. Të gjithë ofruesit privat të shërbimeve këshilluese ofrojnë shërbime për fermerë në mënyrë direkte apo indirekte, por këto nuk janë të qëndrueshme dhe të përhershme dhe jo të organizuara. Ofruesit privat janë burim i mirë i bartjes së njohurive dhe informacioneve për fermerët, por duhet një koordinim dhe organizim i mirë me shërbimet këshilluese që shërbimet e dhëna për fermerë të jenë të koordinuara në mënyrë që mos të vije deri të dyfishimi i aktiviteteve për shërbime këshilluese.

VI .4 Ndërlidhja e shërbimeve këshilluese me Njësinë e Pagesave

Shërbimet këshilluese do të luajnë rolin kryesor në përcjelljen e informatave të nevojshme për programet që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural, përgatitjen dhe plotësimin e aplikacioneve. Shërbimet këshilluese kanë rolin kryesor në përkrahjen e fermerëve në të gjitha fushat e informimit për aktivitetet e Njësisë së Pagesave/Agjencisë së Pagesave. Shërbimet këshilluese do të jenë në bashkëpunim shumë të ngushtë me Njësinë e Pagesës për zbatimin e programeve zhvillimore të Qeverisë dhe BE–së, si dhe donatorëve tjerë që kanë të bëjnë me zhvillim e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

VI .5 Lidhje e Ekstensioni me - Institutet Kërkimore për Bujqësi

Bartja efektive dhe e shpejtë e produkteve të reja, inovacioneve dhe teknologjive, rezultatet e aktiviteteve të instituteve kërkimore për bujqësi është e nevojshme, nëse ai komunitet bujqësor dëshiron të bëhet dhe mbetet konkurrent. Edhe pse këshilltarët marrin informatat e tyre prej shumë burimeve, hulumtimi është një nga burimet më të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Kosovë, lidhjet mes fermerëve dhe hulumtuesve nuk janë mjaft të zhvilluara dhe kanë nevojë të përmirësohen.

Page 23: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

23

Shërbimi Këshillues duhet t’i shfrytëzojë praktikat më të mira bujqësore, demonstrimet fushore, zbatimin e teknikave të reja si mjete këshilluese për të krijuar lidhje efektive ndërmjet fermerëve, këshilltarëve dhe hulumtuesve.

VI .6 Fakulteti i Bujqësisë

Lidhjet ndërmjet shërbimet këshilluese dhe hulumtuese janë esenciale për sistemin formal të edukimit të këshilltarëve. Shërbimi këshillues ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e specialistëve të arsimit që t’i zhvillojnë programet e tyre (kurrikulat) në mënyrë që studentët tani t’i plotësojnë kërkesat për ekonominë e tregut. Universitetet dhe kolegjet duhet të kenë një rol në arsimimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të këshilltarëve dhe ekspertëve për bujqësi dhe zhvillim rural në bazë të nevojave dhe kërkesave në terren. VI. 7 Sistemi i informimit dhe komunikimit për shërbimet këshilluese

Format e komunikimit janë të ndryshme dhe për të funksionuar si duhet rrjeti i shërbimeve këshilluese, duhet të përdoren këto forma të komunikimit:

Sistemi raportues, Ueb faqja-posta elektronike, Interneti dhe ekstraneti, Telefoni.

VI. 7.1 Qendra koordinuese informative, objektivat, detyrat dhe aktivitet Objektiv i përgjithshëm i qendrës është që të garantoj shpërndarjen e informimit aktual dhe të dobishëm për fermerë dhe komunitetet rurale dhe bujqësore. Qendra këshilluese informative do të jetë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të qendrave komunale informative konsultative, shpërndarjen e informacionit tek fermerët dhe komunitetet rurale dhe anasjelltas. Qendra koordinuese informative do të:

Monitoroj përgatitjen e informacionit dhe shpërndarjes efektive të informacionit në nivel komunal nga zyrtarët e shërbimeve këshilluese komunale;

Siguron aktivitetet për përkrahjen e informacionit të ndërmarrë nga komunat dhe partnerë tjerë të shërbimit;

Zhvillon dhe koordinon rrjetin e partnerëve për të identifikuar, sistemuar dhe publikuar, si dhe përkrahur informacionin për klientët dhe partnerët e shërbimeve këshilluese të Kosovës;

Monitorimi i zhvillimit të materialeve të reja dhe efektive të informacionit.

Page 24: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

24

Përdoruesit e fundit që do të përkrahen nga Qendra Koordinuese Informative janë si në vijim:

Fermerët, Bizneset e fermave, Agrobizneset, Komunitetet rurale.

Qendra do të krijoj, zhvilloj dhe mirëmbajë një bazë të të dhënave për informata dhe materiale që janë relevante për përkrahjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Qendra do të përgatis materiale për fermerët, komunitetin, partnerët dhe ofruesit e shërbimeve këshilluese. Aktivitetet e përbashkëta do të zbatohen ndërmjet Departamentit të Shërbimit Këshillues (DSHK) dhe Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun brenda MBPZHR–së përfshirë organizimin e veprimeve të informacionit, përmirësimin e reputacionit të medieve të DSHK –së, TV dhe intervistave të radios. Qendra koordinuese informative do të vendos dhe siguroj që qendrat komunale informative për bujqësi dhe zhvillim rural do të jenë të vendosura brenda zyrave ekzistuese të drejtorive komunale për bujqësi. Qendra koordinuese informative do të:

Mbikëqyrë themelimin dhe instalimin e të gjitha qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural dhe do të siguroj që ato të jenë të pajisura me materiale relevante dhe pajisje të nevojshme për zhvillimin normal të aktiviteteve në qendër;

Mbaj regjistrin e inventarit për të gjitha mjetet në qendrat informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Trajnoj, përkrah dhe ofroj menaxhim funksional në përgatitje të informimit rreth ligjeve dhe rregulloreve të nxjerra nga departamenti për legjislacion në Ministri dhe jashtë saj, të cilat janë të rëndësishme për fermerët dhe komunitetin;

Përkrah, mbikëqyr dhe kontrollon udhëheqjen efektive të qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

Monitoroj përdorimin dhe influencën e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për klientë dhe partnerë, e posaçërisht shërbime informative relevante, ndikuese, me kohë dhe cilësi të ofruara;

Të pranoj raporte të rregullta dhe në bazë të kërkesave të jap raporte ‘ad hok’ stafit menaxhues të MBPZHR–së rreth funksionit të qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

Page 25: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

25

VI. 7.2 Marrëdhëniet me media

Qendra koordinuese informative do të mbaj marrëdhëniet me media, si në ato të shkruara ashtu edhe elektronike, sipas nevojave të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Do të mbaj bazën e të dhënave me detajet e kontakteve për të gjithë partnerët kyç të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

VI. 7.3 Marrëdhëniet me shërbimet simotra me shtetet e rajonit, të BE-së

dhe me gjerë

Shërbimet këshilluese gjatë rrugëtimit të tyre që nga viti 2004, kanë filluar së ekzistuari dhe kanë krijuar marrëdhënie edhe me shërbimet këshilluese të vendeve tjera (Shqipëri, Maqedoni, Slloveni, Itali, etj.). Duhet të jetë kompetencë e Zyrës për Informim dhe Komunikim së bashku me Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave që të vazhdoj këto marrëdhënie. Qendra koordinuese informative do të mbaj dhe zgjeroj këto kontakte në të mirë të zhvillimit të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, përmes shkëmbimit të eksperiencave, si dhe propozimin e projekteve të përbashkëta. VII. MONITORIMI DHE VLERËSIMI I SHËRBIMEVE KËSHILLUESE

VII. 1 Nevoja e monitorimit dhe vlerësimit

Monitorimi është pjesë themelore e procesit menaxhues të ofrimit të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Do të përkrah Departamentin e ardhshëm të shërbimeve këshilluese DSHK për të përcaktuar objektivat e saj, projektimin e shërbimeve, aktiviteteve dhe të organizoj ofrimin e shërbimeve këshilluese të përfituesve. Procesi menaxhues i ofrimit të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural është paraqitur më poshtë:

Page 26: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

26

VII .2 Monitorimi i aktiviteteve të Departamentit të Shërbimeve Këshilluese

Monitorimi sistematik i aktiviteteve të Departamentit të ardhshëm të Shërbimeve Këshilluese synon në:

Rishqyrtimin e performancës së DSHK–së ndaj objektivave të saj të gjithëmbarshme strategjike dhe planin e zhvilluar operativ;

Identifikimin e ndryshimeve të nevojshme në planin operativ për implementimin e aktiviteteve të DSHK–së dhe aktivitetet këshilluese bujqësore në nivel komunal;

Përkrahja e procesit të planifikimit të shërbimeve të DSHK–së dhe aktivitetet e ekspertëve individual dhe azhurnimi i saj;

Përkrahja e vendimeve menaxhuese; Marrja e mësimeve të mësuara; Kontrollimi i përdorimit dhe ndarjes së resurseve të ndërlidhura me

ofrimin e shërbimeve këshilluese; Ofrimi i transparencës dhe përgjegjësisë së aktiviteteve të DSHK–së.

Sistemi monitorues do t’i ndihmojë DSHK–në të identifikojë se çfarë informata i nevojiten dhe të sigurojë se këto informata janë në dispozicion për DSHK–në kushtet e nevojshme dhe në format që janë të përdorshme.

Page 27: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

27

VII. 3 Përgjegjësitë Monitoruese

Në kuadër të DSHK–së, eksperti për monitorim dhe vlerësim do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e monitorimit sistematik të të gjitha aktiviteteve të DSHK-së në emër të Shefit të Departamentit. VII. 4 Subjekti i Monitorimit

Monitorimi duhet të përmirësoj influencën e përgjithshme të aktiviteteve të DSHK–së të përfituesve të objektivitetit, me fjalë tjera ‘monitorimi për ndikime’. Prandaj janë nivelet e ndryshme të aktivitetet e monitoruar siç kërkohen: Niveli 1: Progresi ndaj objektivit strategjik të DSHK–së (p.sh. progresi për të shtuar ofrimin e përgjithshëm të shërbimeve kualitative këshilluese dhe mbështetëse); Niveli 2: Progresi ndaj objektivave të çdo shërbimi, siç janë regjistruar në planin operativ për implementimin e aktiviteteve të DSHK–së dhe aktiviteteve bujqësore dhe këshilluese në nivel komunal. VII .5 Mjetet monitoruese

Mjetet për monitorim do të përdoren si në vijim: Letërkëmbimi hyrës dhe dalës i regjistrit që përfshin informatën rreth

subjektit të letrës, afati për realizimin e detyrave të përshkruara në letër, ekspert përgjegjës;

Raportet e vizitave në terren; Studimet; Analizat; Raportet e studimeve/vizitave ndërkombëtare; Raportet për buxhet dhe financa; Raportet ‘ad hoc’; Analiza/informata bazike; Raportet mujore, tremujore dhe vjetore të stafit; Indikatorët monitorues.

Në grafikun në vijim është paraqitur zinxhiri i monitorimit dhe raportimit, sipas pikave të lartshënuara!

Page 28: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

28

XIII. INFRASTRUKTURA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE

Shërbimet Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës (SHKBZHRK), gjatë punës së tyre duhet të kenë një infrastrukturë të nevojshme, në mënyrë që të kryejnë shërbimet e tyre për fermerët dhe komunitetin. Gjendja ekzistuese e infrastrukturës së shërbimeve këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural është e dobët dhe nuk i plotëson kushtet për kryerjen e aktiviteteve në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, ne duhet të kujdesemi për rrjetin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillimin rural për të krijuar kushte dhe hapësirë të nevojshme të veprimit, për të realizuar objektivat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në vijim është paraqitur gjendja e tanishme e infrastrukturës së shërbimeve këshilluese publike për bujqësi dhe zhvillimin rural në nivel qendror dhe komunal. Zyra Qendrore e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural e Kosovës gjendet në Prishtinë dhe është Sektori i shërbimeve këshilluese në kuadër të MBPZHR-së /Departamentit të Zhvillimit Rural/. Sipas strukturës aktuale të MBPZHR-së në këtë sektor janë 4 të punësuar. Ata punojnë në zyrat 2 x 25 metër katror që për momentin janë të mjaftueshme për takime me fermerët dhe komunitetin. Sektori i shërbimeve këshilluese nuk ka vende të

Page 29: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

29

posaçme të dedikuara për trajnime të ndryshme dhe në shumë raste e merr me qira nga organizatat të tjera apo vende të ndryshme. Buxheti është i limituar dhe nuk mbulon kërkesat e Sektorit për shërbime këshilluese, ndërsa lëvizja e këshilltarëve është mjaft e kufizuar, ku departamenti i zhvillimit rural ka vetëm një automjet. Me numrin aktual të personelit, hapësirat e zyrës dhe pajisjet për punë janë të mjaftueshme, përveç automjetit dhe sallës trajnuese te cilat nuk janë në dispozicion sipas nevojës dhe në kohën e duhur. Por, me përfshirjen e këshilltarëve shtesë dhe zyrtarëve në qendër do të rriten kërkesat për hapësirë për të vepruar në kushtet normale. Sa i përket situatës në komuna gjendja është edhe më e ndërlikuar, sepse këshilltarët komunal i përgjigjen kuvendeve komunale e jo Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR-së). Në këtë mënyrë, infrastruktura e tyre varet kryesisht nga interesi i komunës për sektorin e bujqësisë. Secila komunë ka zyre të caktuar për këshilltarët, mirëpo madhësia e tyre ndryshon. Secili këshilltar ka një kompjuter në shërbim për nevoja personale e nganjëherë edhe e ndan me kolegët e punës të cilët punojnë në atë zyre. Në disa komuna mungojnë pajisjet bazë, si: tavolinë për takime, raftet, printeri, fotokopjuesi, skaneri dhe pajisjet bazë që nevojiten për funksionimin e këtyre qendrave informative. Një ndër problemet kryesore është lëvizshmëria e këshilltarëve dhe komunikimi me fermerë dhe këshilltarë në terren për shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Prandaj, automjetet janë më se të nevojshme për vizitat e fermerëve dhe për të kryer punët e tyre në terren nga shërbimet këshilluese. Disa komuna ua sigurojnë veturat këshilltarëve të tyre në raste të nevojshme, mirëpo planifikimi duhet të jetë më i hershëm dhe varet nga rëndësia e punës. Zakonisht, komunat nuk e llogarisin bujqësinë si të rëndësishme dhe u japin prioritet punëve tjera të komunës. Në të njëjtën kohë buxheti për infrastrukturën e shërbimeve këshilluese është i pamjaftueshëm, sepse buxheti zakonisht ndahet për rrogat e këshilltarëve për bujqësi e në disa raste planifikohet buxhet edhe për projekte zhvillimore në komuna që kanë të hyra më të mëdha.

XIII. 1 Nevojat për infrastrukturën e shërbimeve këshilluese publike në

nivelin qendror dhe komunal

Me riorganizimin e strukturës së MBPZHR-së, Sektori për shërbimet këshilluese duhet të riorganizohet në Departamentin e Shërbimeve Këshilluese, ku në përbërjen e vet do të ketë tri divizione në nivelin

Page 30: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

30

qendror dhe në secilën komunë nga një qendër këshilluese informative për bujqësi dhe zhvillim rural.

Informatat e hollësishme rreth gjendjes së tanishme dhe infrastrukturës së nevojshme për departamentin e shërbimit këshillues për zbatimin normal të detyrave është dhënë në shtojcën Nr. 3.

IX. PLANI I PUNËS DHE BUXHETI PËR VITIN 2012 – 2016

IX. 1 Aktivitetet - Trajnimi i këshilltarëve në nivel qendror, komunal dhe

privat

Trajnimi i këshilltarëve në nivel qendror dhe komunal do të bëhet në fusha të ndryshme duke përcjell të arriturat dhe teknologjitë e reja në bujqësi dhe zhvillim rural. Ata janë të trajnuar dhe të kyçur në mënyrë proaktive me klientët dhe zhvillojnë raporte afatgjate me ta dhe do të trajnohen vazhdimisht sipas kërkesave të tregut dhe kohës. Kjo do të kërkoj nga këshilltarët që të kenë resurse dhe përkrahje për të takuar klientë të rinj, në një kohë dhe vend, kur klientët janë në gjendje të diskutojnë nevojat e tyre dhe planet e tyre. Për më tepër, ata do të bëjnë vizita të shpeshta në fermë, do të ofrojnë trajnime, do të marrin pjesë në programe dhe konferenca dhe do të bëjnë krejt çka munden për t’u bërë të njohur nga fermerët dhe komuniteti rural duke u përgatit dhe trajnuar vazhdimisht. IX .2 Pjesa teknike e trajnimeve dhe këshillave për fermerë dhe komunitetin

Për t’i përfshirë të gjithë fermerët me këshilla teknike dhe profesionale është shumë me rëndësi që shërbimi këshillues të përkrahet dhe të transformohet sipas kërkesave të kohës. Fermerët, tani përmes këshilltarëve duhet të njoftohen me të gjitha të arriturat shkencore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. E gjithë kjo ka të bëjë me trajnime dhe këshillime teknike për fermerët në punimin e tokës, analizat kimike dhe pedologjike të tokës, teknikat e mbjelljes, përdorimi i farës me potencial gjenetik prodhues, krasitjen e pemëve, mbrojtjen e bimëve, niveli i higjienës, sistemin e mjeljes, pastrimin e pajisjeve për mjelje, zgjedhja e racave, të ushqyerit e të gjitha kategorive të kafshëve, shfrytëzimin e kullosave, ruajtjen e ambientit, tregtimin e prodhimeve bujqësore dhe zhvillimi rural, mbushjen e aplikacioneve, si dhe ofrimin e të gjitha informatave të nevojshme që ndërlidhen me programet e bujqësisë dhe zhvillimit rural. IX .3 Organizimi i udhëtimeve të ndryshme studimore në rajon dhe më gjerë

Shërbimet këshilluese janë themeluar në Republikën e Kosovës por me një përvojë jo më të gjatë se në punën e tyre. Tani jemi duke bërë riorganizimin e sektorit të shërbimeve këshilluese të sektorit të departamentit, ku me specifikat e veta pasi që me riorganizimin e ri duhet të organizohen

Page 31: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

31

udhëtimet studimore jashtë vendit me qëllim të edukimit profesional dhe përfitimit të përvojave të vendeve përreth dhe shteteve të BE -së. Të kontaktohen shërbimet këshilluese të vendeve përreth, të njoftohemi me përvojat e tyre në fushën e ekstensionit. Metodat e këshillimit, qasja e këshilltarëve ndaj fermerëve, përvojat e tyre komunikuese me prodhuesit e produkteve bujqësore, komunave, asociacioneve të fermerëve, kooperativave, turizmin rural, përvojat e tyre në praktikat e mira këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe në mbrojtjen e mjedisit.

IX . 4 Organizimi dhe mbajtja e seminareve dhe katalogëve

Seminaret mund të organizohen në forma dhe karakter e të ndryshme,

varësisht prej qëllimit të organizimit të seminarit. Mund të përdoren

tema të ndryshme, siç janë p. sh. të arriturat e shërbimeve këshilluese,

prezantimi i tyre dhe diskutimi, pastaj vlerësimi i nevojave për

këshillime, trajnime ,etj. Meqë rëndësia e mbajtjes dhe organizimit të

seminareve, punëtorive dhe aktiviteteve tjera dhe, SHKBRK duhet të

përgatis katalogët që do të përmbajnë kohën, vendin, agjendën dhe

përafërsisht numrin e pjesëmarrësve në këto aktivitete!

IX. 5 Ofrimi i këshillave dhe vizitave në ferma dhe në qendrën informative

këshilluese

Mënyra më e mirë e bartjes së njohurive dhe dialogimi me fermerë është kontakti i drejtpërdrejt në fermë dhe në qendrën informative këshilluese. Kjo metodë mund të përdoret në qendrën informative këshilluese, në fermë, në pika grumbulluese, në tregje, në pikat furnizuese të inputeve bujqësore, etj. Vizitat në ferma përveç këshillimit kanë për qëllim edhe konstatimin dhe diskutimin rreth planeve menaxheriale të fermës (planet për të siguruar më shumë tokë, për të zgjeruar sipërfaqen e një kulture të caktuar ose numrit të bagëtisë, për të përmirësuar ekonomitë familjare bujqësore, për të siguruar mekanizëm bujqësor, për t’i përmirësuar aftësitë e stafit të fermës, për të gjetur tregje të reja ose më të mira ose për të gjetur furnitorë më të mirë të inputeve, për të marrë financime shtesë, si dhe për të arritur marrëveshje për evitimin e problemeve të paraqitur në fermë). Vizitat e tilla udhëhiqen nga vet ekspertët e shërbimeve këshilluese, të cilët janë të gatshëm të fillojnë të ofrojnë shërbime, duke u bazuar në nevojat që ata i identifikojnë gjatë vizitës në terren. IX .6 Zhvillimi dhe shpërndarja e materialit informativ

Departamenti i shërbimeve këshilluese do të luaj rolin e depos qendrore për informata përgjatë një vargu të temave të ndërlidhura me bujqësi dhe

Page 32: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

32

zhvillim rural. Informatat dhe resurset do të jenë në dispozicion për ofruesit tjerë të shërbimeve përmes qendrave informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Qendrat informative këshilluese do të jenë të lidhura dhe të përkrahura nga stafi qendror i shërbimeve këshilluese të cilat do të përforcohen me ekspertë të fushave të ndryshme të specializuara dhe të gjithë së bashku do të përbëjnë rrjetin e shërbimeve këshilluese. Shërbimi qendror do t’i koordinoj rrjedhat e informatave relevante në tërë territorin e R. së Kosovës. Në këto informata do të kenë qasje të gjithë klientët e shërbimeve këshilluese dhe palët tjera me interes. Shërbimi qendror këshillues do të jetë i lidhur me komunat, në mënyrë që të ofroj informata teknike të freskëta dhe materiale të trajnimit të përgatitura nga ekspertët e shërbimit qendror; departamentet teknike të MBPZHR-së, Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë, Instituti i Bujqësisë në Pejë, nga projektet e ndryshme që përkrahin shërbimin këshillues dhe furnizuesve me inpute. Këto informata do të vihen në dispozicion të fermerëve në formë të materialit të shtypur dhe në formë elektronike (fletëpalosjeve, broshurave, artikujve, etj.). IX. 7 Përkrahja e Njësisë së Pagesave / Agjencisë së Pagesave

Me qëllim të gjenerimit të të hyrave për fermerët, rritjen e rendimentit, prodhim cilësor, mbështetjen e vendeve të punës, si dhe krijimin e vendeve të reja, kërkohet një përkrahje shumë e fortë nga shërbimi këshillues rural përveç asaj me mjete financiare. Sektori i bujqësisë ka nevojë për ristrukturim të fermave dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore të qëndrueshme. Tani fermerët janë duke u përkrahur me pagesa të drejtpërdrejta dhe projekte në ristrukturimin e potencialit fizik, për këtë arsye është e domosdoshme përkrahja e tyre më e madhe në plotësimin e aplikacioneve, pranimin e aplikacioneve, përgatitjen e projekteve dhe zbatimin e tyre. Përcjelljen e të gjitha informatave për programet që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural. Andaj, shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rurale do ta luaj rolin kryesor në përkrahjen e fermerëve. IX .8 Ofrimi i informatave rreth ngjarjeve

Shërbimi këshillues bujqësor rural duhet të jetë gjithherë në gatishmëri t‘i përcjell të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë për interesin e fermerëve dhe komunitetit. Të jetë i informuar mirë për mbajtjen e panaireve për bujqësi, konferencave dhe punëtorive të ndryshme, ku mund të marrin pjesë fermerët dhe ekspertët e shërbimeve këshilluese për fushat përkatëse të tyre, për informimin e tregut, për rezultatet e arritura të fermerëve, për kuriozitete të ndryshme që janë shumë interesante për fermerët dhe komunitetin, njohja me praktikat e mira dhe të këqija në biznes. Të gjitha këto mund të bëhen në forma të ndryshme (internet – ueb faqes të SHKBRK-së, përmes gazetës, TV-së dhe radios).

Page 33: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

33

IX. 9 Menaxhimi dhe shmangia e problemeve dhe gabimeve

Është shumë me rëndësi gjetja e zgjidhjes dhe evitimi i problemeve, si dhe menaxhimi i tyre. Gjithherë duhet të evidentohen problemet duke mbledhë shënime dhe informata. Për problemet dhe zbrazëtirat që paraqiten gjatë aktiviteteve të shërbimeve këshilluese duhet të bëhet planifikim mbi zgjidhjen e tyre. Problemet mund të prezantohen në forma të ndryshme përmes diagrameve apo tabelave që të bëhet edhe zgjidhje e tyre në mënyrë të organizuar. Për më tepër, duhet të diskutohen idetë për të bërë listën e zgjidhjeve dhe evidentimin e problemeve. Po ashtu, duhet të vazhdohet në mbledhjen e informatave dhe të bëhet monitorimi për të vërtetuar së problemet janë zgjidhur. IX. 10 Financimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural Rritja e buxhetit të kërkuar për periudhën 2012-2016 është e ndërlidhur apo në korrelacion më aktivitetet që parashihen t’i ofrojë DSHKBZHR-ja. Këto aktivitete përfshijnë: Shpenzimet e transportit në nivel qendror dhe lokal për t’i mundësuar stafit që të punojë me partnerët dhe përfituesit e shërbimeve këshillimore bujqësore-rurale. Stafi qendror i DSHK–së në Ministri dhe ai në qendra informative këshilluese pritet që të shpenzojë së paku 50% të kohës së vet në ofrimin:

e këshillave, informatave dhe materialeve për ekstension, shpenzimet e operimit të qendrave informative këshilluese në nivel

lokal për ofrimin e këshillave dhe aktiviteteve trajnuese, shpenzimet e rritura të komunikimit që kërkohen për të zhvilluar dhe

mirëmbajtur rrjetin e ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve, përfshirë ofruesit nga OJQ-të dhe sektori privat,

shpenzimet tjera të pa sistemuara. Financimi publik për shërbimet këshilluese dhe përkrahëse në Kosovë aktualisht është tepër i ulët. Ofrimi i shërbimeve këshilluese dhe përkrahëse rurale është pjesë qendrore e politikës zhvillimore të MBPZHR-së dhe paraqet një instrument politikash që mund të stimulojë dhe promovojë zhvillimin e bujqësisë. Në këtë aspekt, pa një financim adekuat e gjithë veprimtaria DSHKBRK do të jetë i pamundur apo do të zhvilloj aktivitete në mënyrë jo të kënaqshme.

Page 34: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

34

X. TREGUESIT E MONITORIMIT PËR VITET 2012 – 2016

Treguesit Njësia

matëse

Viti

Totali i

planifikuar 2012 2013 2014 2015 2016

12

Fermerët dhe komuniteti që ka marrë konsultime (çdo vit)

Numër 236000 30000 38500 47500 55000 65000

23

Rritja e numrit fermerëve dhe

komunitetit që ka marrë

konsultime në krahasim me

vitin e kaluar

% 12.72 16.31 20.12 23.3 27.54

34 Vizita në fermë (çdo vit) Numër 186456 25920 33264 41040 42271 43961

4

Rritja e numrit të vizitave në

fermë në krahasim me vitin e

kaluar

% 13.9 17.84 22.0 22.67 23.58

65 Konsultimi në zyrë (çdo vit) Numër 2304 2534 2787 3065 3371

2 Për llogaritje janë marrë 263 ditë pune, duke i zbrit ditët e pushimit mesatarisht 22 ditë pune dhe festa 7

ditë pune, ku gjithsej për këshilltarë janë llogarit 234 ditë pune.

3 Aktiviteti Fermerët dhe komuniteti që ka marrë konsultime (çdo vit) janë marrë për bazë numri i

këshilltarëve për vitin 2012, gjithsej 60 këshilltar me nga dy këshilla në ditë minimumi, si dhe gjithsej 250 ditë pune, kurse për vitin 2013 janë marrë 77 këshilltarë për vitin 2014 janë llogarit për 95 këshilltarë për vitin 1015 dhe 2016. 4 Vizita në fermë (çdo vit) është llogaritë për 60 këshilltarë për tri ditë në terren dhe nga tri ferma në ditë për vitin 2012 për vitin 2013 për 77 këshilltarë, për vitin 2014-95 këshilltarë, kurse për vitet tjera këshilluese

llogarit 3% më shumë krahasuar me vizitat në vitin paraprak. 5 Konsultimi në zyrë (çdo vit)

Page 35: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

35

76

Konsultime të specializuara

për prodhimtarinë e bimëve

(në vit)

Numër 864 864 864 864 864

87

Konsultime të specializuara

për mbarështimin e kafshëve

(në vit)

Numër 2016 2016 2016 2016 2016

98

Konsultime të specializuara në

ekonomik dhe marketing (çdo

vit)

Numër 288 288 288 288 288

109

Konsultim të specializuara për

Programin e Zhvillimit Rural

(çdo vit)

Numër 1824 1824 1824 1824 1824

11

Konsultimet - Totali i siguruar

(në vit) Numër 24960 4992 4992 4992 4992 4992

12

Rritja e konsultimeve totale të

ofruar të krahasuara me % nga

viti i kaluar

% 13.9 18.5 20.4 22.4 24.6

6 Konsultime të specializuara për prodhimtarinë e bimëve në vit janë llogaritë nga një ditë konsultime në

javë, duke i përfshi 9 ekspertë me nga 2 konsultime në ditë, që do të thotë 9 eks. x 1 javë = 9 ekspertë x 2

konsulta në javë = 18 konsulta x 48 javë = 864 konsultime në tërë territorin e Kosovës për prodhimtarinë

bimore në vit.

7 Konsultime të specializuara për mbarështimin e kafshëve (në vit) llogarit nga një ditë konsultime në javë duke i përfshi 21 ekspertë me nga 2 konsultime në ditë, që do të thotë 21 eks. x 1 javë = 21 ekspertë x 2 konsulta në javë = 42 konsulta x 48 javë = 2016 konsultime në tërë territorin e Kosovës për mbarështim të kafshëve. 8 Konsultime të specializuara në ekonomik dhe marketing (çdo vit) llogarit nga dy ditë konsultime në javë duke i përfshi 1 ekspert me nga 3 konsultime në ditë, që do të thotë 1 eks. x 1 javë = 1 ekspert x 2 ditë në javë kon. = 2 x 3 konsulta në javë = 6 konsulta x 48 javë = 288 konsultime në tërë territorin e Kosovës për ekonomi dhe marketing. 9Konsultim të specializuara për Programin e Zhvillimit Rural (çdo vit) llogarit nga një ditë konsultime në javë duke i përfshi 38 ekspertë me nga 1 konsultime në ditë që do të thotë 38 eks. x 1 javë = 38 ekspertë x 1 ditë në javë kon. = 38 kon. në javë x 48 javë = 1824 konsultime në tërë territorin e Kosovës për programet e zhvillimit rural.

Page 36: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

36

1310

Aktivitetet e informacionit në

nivel lokal seminare,

demonstrime,

mbledhje informacioni

Numër

5

34

34

5

34

34

5

34

34

5

34

34

5

34

3

1411 Aktivitetet e informacionit në

nivel qendror seminare,

takime informative

Numër

2

34

2

34

2

34

2

34

2

34

15

Përgatitur materiale

informuese (sipas llojit) (çdo

vit)

Numër 20 25 30 35 40

1612

Aktivitetet e përbashkëta me

institutet kërkimore për

bujqësi dhe të tjera të ngjashme

(në vit)

Numër 7 8 10 11 13

1713

Projektet e zhvilluara nën

programin e Zhvillimit Rural

(çdo vit)

Numër 34 38 40 45 50

18

Trajnime të fermerëve dhe

palëve të tjera (çdo vit) Numër 5000 5500 6000 6500 7000

10 Aktivitetet e informacionit në nivel lokal (seminare, demonstrime, mbledhje informacioni, etj.). Në nivel komunal 12 takime mujore për secilën qendër informative, që do të thotë 34 qendra x 12 takime mujore = 408 mbledhje informativë. Pesë seminare brenda vitit për rrjetin e shërbimeve këshilluese dhe demonstrime fushore në secilën qendër informative nga një në vit, që do të thotë 34 demonstrime fushore për tema të ndryshme. 11Aktivitetet e informacionit në nivel qendror (seminare dhe mbledhje informacioni, etj.). Në nivel qendror,

12 takime mujore për stafin qendror dhe 2 seminare në vit për rrjetin e shërbimeve këshilluese dhe

partneret e saj.

12 Aktivitetet e përbashkëta me institutet kërkimore për bujqësi dhe të tjera të ngjashme në vit do të

mbahen aktivitet të përbashkëta duke i përfshi: hulumtime, demonstrime, trajnime, etj. 13 Projektet e zhvilluara nën programin e Zhvillimit Rural (çdo vit) nga një projekt ne secilën qendër informative.

Page 37: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

37

19

Numri i aktiviteteve për

ndërtimin e kapaciteteve (çdo

vit)

Numër 10 10 10 10 10

20

Raportet mujore të përgatitura

në vit Numër 564 564 564 564 564

21

Raportet e përgatitura

tremujore në vit Numër 140 140 140 140 140

22 Raportet vjetore të përgatitura Numër 107 107 107 107 107

23

Numri i planeve vjetore të

përgatitura për aktivitetet e

bujqësisë dhe zhvillimit rural

për qendrat informative

këshilluese komunale

Numër 95 95 95 95 95

24

Plani i përgatitur vjetor për

aktivitetet e Shërbimit

Këshillimor për Departamentin

po / jo po po po po po

25

Ngritja e qendrës së

informacionit Koordinues për

shërbime këshilluese (në nivel

qendror)

po / jo Po po po po po

26

Vendosja e brendshme e

sistemit të bazës së të dhënave

në nivel qendror

po / jo jo po po po po

27

Realizimin e anketave për

fusha specifike, në të cilat

fermerët dëshirojnë për të

marrë konsultime dhe

studimet mbi vlerësimin e

fermerëve dhe njerëzve të tjerë

Numër 4 4 4 4 4

Page 38: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

38

për konsultime të marra (në

vit)

28

Kontrolle të kryera nga

departamenti i shërbimeve

këshilluese në zyrat

informative Këshilluese

komunale të shërbimeve

këshilluese (çdo vit)

Numër 100 130 150 170 190

XI. PËRFUNDIMET

Në bazë të analizave dhe përvojës së deritashme kemi ardhur në përfundim që Kosovës dhe popullatës së saj rurale (fermerëve ekzistencial, potencialisht komercial dhe ata komercial) më së miri do t’i shërbente një sistem i Shërbimit Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural mirë i organizuar dhe i përkrahur nga qeveria, duke mos lënë anash shërbimet këshilluese private. Vetëm një sistem i tillë i koordinuar dhe i strukturuar do të mundësonte mobilizimin e resurseve të domosdoshme njerëzore dhe financiare dhe do të ofronte këshilla të përshtatshme për kategoritë e ndryshme të fermerëve dhe komuniteteve rurale. Megjithatë, për të funksionuar sistemi i shërbimeve këshilluese është e nevojshme të ketë një burim të sigurtë financimi për të mbështetur aktivitetet e Shërbimit Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Për të avancuar shtrirjen e shërbimit këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural, strategjia propozon të themeloj Departamentin e Shërbimeve Këshilluese me qendra informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural. Strategjia parasheh që rolin dhe përgjegjësinë e shërbimeve këshillues për bujqësi dhe zhvillm rural të merr MBPZHR – DSHK së bashku me komunat – drejtoritë për Bujqësi. Elementet më kritike që Shërbimi këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural të jetë i suksesshëm janë:

Që sistemi i shërbimeve këshilluese të jetë në funksion të fermerëve dhe komunitetit duhet të përgatitet Ligji për shërbime këshilluese, që do t'i rregulloj të gjitha çëshjet me komuna dhe bartjen e stafit nga komunat në sistemin e shërbimeve këshilluese;

Page 39: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

39

Arritja e një marrëveshje me komunat, lidhur me përfshirjen e stafit të tyre bujqësor brenda sistemit të propozuar të shërbimeve këshillues;

Të sigurohet që fermerët e shërbyer nga këshilltarët privat dhe publik të jenë të aftë për të bërë presion, nëse jo, të kenë kontroll të plotë mbi sistemin e shërbimeve këshilluese;

Të përzgjidhen me kujdes këshilltarët më të mirë në dispozicion, bazuar në aftësitë dhe gatishmërinë e tyre teknike në ofrimin e trajnimeve dhe këshillave teorike dhe praktike;

Të sigurohet që stafi të ketë mjetet e nevojshme për të kryer misionin e vet, duke përfshirë mjetet e transportit dhe komunikimit që janë të nevojshme për të punuar me klientët;

Të fitohet mbështetja në formë të ndihmës financiare dhe teknike nga burimet kombëtare, si dhe nga donatorët ndërkombëtar për të mbështetur zbatimin e strategjisë;

Të forcohen dhe sigurohen lidhjet efektive me hulumtimet në fermë’ dhe institucionet bujqësore në nivelet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare;

Lidhjet në mes të shërbimeve këshilluese, institucioneve financiare, edukimit rural, marketingut dhe hulumtimit, posaçërisht hulumtimit në fermë, duhet të zhvillohen më tutje;

Arritja e niveleve të pranueshme të produktivitetit bujqësor, kualitetit, efikasitetit dhe konkurrenca janë sfidat kryesore për MBPZHR-në.

Megjithatë për shfrytëzimin e resurseve njerëzore të ministrisë, komunave dhe sektorit privat ka nevojë për një bashkëpunim më të mirë. Struktura organizative më e mirë, përforcim të logjistikës me buxhet, si dhe rritjen e numrit të këshilltarëve. Pengesa kryesore me të cilën ballafaqohet MBPZHR-ja është mungesa e financimit. Fondet e qeverisë janë të kufizuara edhe pse ka trend të lëvizjes në aspektin pozitiv. Shërbimi i ekstensionit do të jetë një nga instrumentet e rëndësishëm për realizimin e politikave të MBPZHR-së për zhvillimin e bujqësisë dhe atë rural në përgjithësi.

Ekstensioni publik do të vazhdoj të mbetet një nga ofruesit me të mëdhenj të këtij shërbimi (i organizuar dhe drejtuar nga MBPZHR – Departamenti i Shërbimeve Këshilluese - DSHK).

Page 40: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

40

XII. SHTOJCA

XII .1. Shtojca Nr. 1

Nr.

Ko

mu

na

Ble

gto

ria

Pem

ëtar

ia

Vre

shta

ria

Pro

dh

imta

ria

bim

ore

dh

e

mb

rojt

je t

e

bim

ëve

Per

imek

ult

ura

me

pro

dh

imta

ri

bim

ore

Kës

hil

ltar

ët e

shër

bim

eve

kës

hil

lues

e

To

tali

To

tali

1 Prishtinë 1 1 1 3

2 Drenas 1 1 2

3 Fushë Kosovë 1 1 1 2

4 Obiliq 1 1 2

5 Shtime 1 1 2

6 Lipjan 1 1 1 3

7 Podujevë 1 1 2

8 Prizren 1 1 2

9 Rahovec 1 1 1 3

10 Malishevë 1 1 2

11 Dragash 1 1 2

12 Suharekë 1 1 2

13 Mitrovicë 1 1 2

14 Skënderaj 1 1 2

15 Shtërpcë 1 2

16 Junik 1 1

17 Mamushë 1 1 2

18 Vushtrri 1 1 3

19 Pejë 1 1 1 3

20 Istog 1 1 2

21 Klinë 1 1 2

22 Deçan 1 1 2

23 Gjakovë 1 1 2

24 Gjilan 1 1 1 1 3

25 Kamenicë 1 1 2

26 Viti 1 1 1 3

27 Novobërd 1 1

28 Kaçanik 1 1

29 Ferizaj 1 1 1 3

30 Han i Elezit 1 1

31 Zubin Potok 1 1

Page 41: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

41

32 Zveqan 1 1

33 Leposaviq 1 1

34 Graqanicë 1 1

Totali 13 6 6 9 34 68

XII. 2. Shtojca Nr.2 - Struktura indikative e DSHK–së

Nr Fushat e ekspertëve Nr. i stafit

Divizioni

1 Shefi 1 Jo

2 Asistent teknik i Shefit 1 Jo

3 Ekspert për blegtori 1 Këshilla teknike

4 Ekspert për pemëtari dhe vreshtari 1 Këshilla teknike

5 Ekspert për Lavërtari dhe perimekulturë 1 Këshilla teknike

6 Ekspert për mbrojtjen e bimëve 1 Këshilla teknike

7 Ekspert për ekonomi, përfshirë marketingun 1

PZHR, këshilla ekonomike, sociale dhe ligjore

8 Ekspert për zhvillim rural, kooperativa dhe shoqata 1

PZHR, këshilla ekonomike, sociale dhe ligjore

9 Ekspert për shërbime juridike 1

PZHR, këshilla ekonomike, sociale dhe ligjore

10 Ekspert për çështje sociale dhe gjini 1

PZHR, këshilla ekonomike, sociale dhe ligjore

11 Ekspert për teknologji informative 1

Informim, bashkëpunim, monitorim dhe trajnim

Page 42: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

42

12 Ekspert për trajnime dhe ndërtimin e kapaciteteve 1

Informim, bashkëpunim, monitorim dhe trajnim

13 Ekspert për informim, bashkëpunim dhe rrjet 1

Informim, bashkëpunim, monitorim dhe trajnim

14 Ekspert për Monitorim dhe vlerësim 1

Informim, bashkëpunim, monitorim dhe trajnim

Total 14

Page 43: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

43

XII. 2.1 Organogrami i Departamentit të ShKBRK-së

Drejtori Departamentit të Shërbimeve Këshilluese

Divizioni për këshilla ekonomike,

sociale dhe juridike

Divizioni për informim,

bashkëpunim, monitorim dhe

trajnim

•Ekspert për teknologji informative

•Ekspert për trajnime dhe ndërtim të kapaciteteve

•Ekspert për informim, bashkëpunim dhe rrjet

•Ekspert për monitorim dhe vlerësim

•Ekspert për blegtori

•Ekspert për pemëtari dhe vreshtari

•Ekspert për lavërtari dhe peirmkulturë

•Ekspert për mbrojtjen e bimëve

•Ekspert për ekonomi, përfshirë tregun

•Ekspert për zhvillim rural, kooperativa dhe shoqata

•Ekspert për shërbime juridike

•Ekspert për çështje sociale dhe gjini

Divizioni i Shërbimeve

Këshilluese teknike

Qendrat informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural

Page 44: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

44

XII. 3 Shtojca Nr. 3 - Gjendja e tanishme dhe infrastruktura e nevojshme për Departamentin e

Shërbimeve Këshilluese për zbatimin normal të detyrave

Pajisje Gjendja e tanishme

Infrastruktura e nevojshme për departamentin e shërbimeve këshilluese për zbatimin normal të detyrave

Hapësira e Zyrës 50 m

15 metra katror për çdo këshilltar (hapësira e lartpërmendur është kërkuar sipas legjislacionit kombëtar)

Tavolina e punës së këshilltarit

Secili këshilltar ka tavolinë të punës

Për çdo këshilltar - 1 tavolinë dhe 2 karrige (një për këshilltar dhe një për vizitor)

Tavolina e vizitorëve Vetëm zyra e shefit ka tavolinë 1 tavolinë me 6 karrige për secilin

divizion

Raftet Të plotësohet sipas pranimit të punëtorëve

Minimum 2 rafte për secilën zyre

Tabela e vizatimit Secili divizion duhet të ketë tavolinë pune

1 tabelë e vizatimit për secilin divizion

Kompjuteri dhe laptop

Secili këshilltar ka kompjuter të tavolinës dhe laptop

Për çdo këshilltar – 1 kompjuter (desktop, monitor, maus, tastierë, licencat e softwerit, etj); Për çdo divizion – 1 laptop (përfshirë licencat e softwerit) për nevojat zyrës dhe në terren

Çanta e dorës për laptop Asnjë këshilltar nuk ka çantë për laptop

Për çdo divizion – 1 çante të dorës për laptop për vizitat në terren

Aparatet multifunksionale

Ekziston një aparat multifunkcional

Për çdo divizion - 1 aparat multifunksional (printer, skaner, fotokopje)

Librat Në kuadër të sektorit nuk ka biblotekë

Bibloteka me 20 libra bazike të cilat do të shërbenin për këshillime të fermerëve

Aparate digjitale Të gjithë këshilltarët kanë aparat digjital

Për çdo divizion – 1 kamerë digjitale

Projektori Është një projektor Për çdo divizion - 1 projektor

Telefoni

Të gjithë e kanë telefonin zyrtar

Për çdo këshilltar - 1 telefon mobil dhe 1 telefon për zyre; Për çdo divizion – 1 telefon me lidhje (numri) për dy këshilltar

Automjeti Nuk ka veturë për shërbime këshilluese

Gjatë 3 viteve të ardhshme, secili divizion duhet të pajiset me automjet për vizitat në terren

Interneti Të gjithë këshilltarët kanë internet

Lidhja e internetit për çdo këshilltar

Page 45: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

45

XII. 4 Shtojca Nr. 4 - Gjendja e tanishme e komunave të Republikës së Kosovës dhe

infrastruktura e nevojshme për secilën zyre komunale për zbatimin normal të detyrave

Hapësira e zyrës dhe pajisje

Gjendja e tanishme Infrastruktura e nevojshme për çdo zyre komunale për zbatimin normal të detyrave

Hapësira e Zyrës Minimumi 9 metra katror - maksimumi 24 metra katror

15 – 30 metër katror për çdo këshilltar (hapësira e lartpërmendur kërkohet sipas legjislacionit nacional)

Tavolina e punës së këshilltarit

1 tavolinë dhe 1 karrige Për secilin këshilltar - 1 tavolinë dhe 2 karrige (një për këshilltar dhe një për vizitor)

Tavolina e vizitorëve

0 apo 1 tavolinë me maksimumin e 4 karrige 1 tavolinë me 6 karrige për secilën zyre

Raftet 0 apo 1 rafte për secilën komune Minimumi 1 raft për secilën zyre

Tabela e vizatimit

Shumica nuk kanë (vetëm 10% e zyrave kanë)

1 tabelë për vizatim për secilën zyre

Tabela e shpalljes

Asnjëri nuk ka zyre 1 tabela për shpallje për secilën zyre

Kompjuteri dhe laptopi

Shumica kanë kompjuter personal (80% e zyrës), por vetëm disa prej tyre kanë laptopa (10% të zyrave)

Për secilin këshilltar - 1 kompjuter (desktop, monitor, maus, tastierë, licencat për softwer, etj); për secilën zyre - 1 laptop (përfshirë licencat për softwer) për zyre nevojitet edhe për terren

Çantë për laptop Asnjë qendër nuk ka çanta për laptop Për secilën zyre - 1 çantë për laptop për vizitat në terren

Aparate multifunksionale

Asnjëri nuk ka zyre nuk ka aprat multifunkcional

Për secilën zyre - 1 aparat multifunksional (printer, skaner, fotokopje)

Dhoma e vogël e arkivës

Asnjëri nuk ka zyre Një dhomë e vogël e arkivës për secilën zyre

Librat Zyra ka broshura dhe fletëpalosje por nuk ka literaturë dhe libra të specializuara

Për secilën zyre – biblioteka me 10 libra bazike të cilat do të shërbenin për t’i këshilluar fermerët

Aparat digjital Rreth 20 – 30 % e këshilltarëve kanë kamera digjitale

Për secilën zyre – 1 aparat digjital për punë në terren dhe dokumentacioni i rezultateve në terren

Projektor Asnjëra qendër informative nuk ka projektor Për secilën zyre - 1 projektor

Telefon Të gjithë këshilltarët në zyre kanë telefona mobil, ndërsa një pjesë e këshilltarëve telefon

Për secilin këshilltar - 1 telefon mobil dhe 1 aparat telefoni për

Page 46: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

46

fiks në qendër informative këshilluese 30% të qendrave nuk kanë

zyre; për secilën zyre – 1 telefon lidhja (numri) për dy këshilltarë

Automjeti Vetëm 2/3 e komunave kanë mundësi të shfrytëzojnë rregullisht automjetin – të tjerët duhet të planifikojnë më herët shfrytëzimin e tyre

Gjatë 4 viteve të ardhshme, secila zyre duhet të pajiset me automjete në vizitat në terren

Page 47: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

47

XII. 5 Shtojca Nr. 5 - Buxheti i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural

Plani për Buxhetin e Shërbimit Këshillimor në € Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015 Viti 2016

SHKBRK

Nu

mri

i n

jësi

ve

Sh

pe

nz

ime

t e

një

sisë

To

tali

Nu

mri

i n

jësi

ve

Sh

pe

nz

ime

t e

një

sisë

To

tali

Nu

mri

i n

jësi

ve

Sh

pe

nz

ime

t e

një

sisë

To

tali

Nu

mri

i n

jësi

ve

Sh

pe

nz

ime

t e

një

sisë

To

tali

Nu

mri

i n

jësi

ve

Sh

pe

nz

ime

t e

një

sisë

To

tali

1. Hapësirë e Zyrës në bazë të çmimit për m² 680 60 40,800 920 60 55,200 950 60 57,000 950 60 55,200 950 60 55,200 shpenzimet (energji elektrike, ujë, ngrohje) 34 720 24,480 34 720 24,480 34 720 24,480 34 720 12,600 34 360 12,600

shpenzimet e sigurisë së objekteve 4 4,800 19,200 4 4,800 19,200 4 4,800 19,200 4 4,800 19,200 4 4,800 19,200

2. Kompjuteri, rrjeti i printerëve dhe pajisjeve tjera 68 500 34,000 3. Printer Desktop 35 200 7,000 - - - - - 4. Printimi i materialit (letër + broshura) 68 120 8,160 95 120 11,400 110 120 13,200 110 120 8,250 110 120 13,200

5. Printimi i materialit për informim - Materiali promovues për TV, radio

përgatitja e materialit për mesazhe, shpallje, etj. 50 480 24,000 50 480 24,000 40 500 20,000 40 500 20,000 35 600 21,000

6. Shpenzimet për internet (telefon) 68 100 6,800 110 100 11,000 110 100 11,000 110 100 26,400 110 100 30,800 7. Shpenzimet e postës 68 40 2,720 110 50 5,500 110 60 6,600 110 60 6,600 110 60 6,600 8. Gazetat dhe materiale tjera për fushat e specializuara. Literaturë

shkencore 400 10 4,000 450 10 4,500 500 15 7,500 350 15 5,250 250 15 3,750

9. Shpenzimet për organizimin e seminareve, demonstrime dhe aktivitete tjera të informacionit

5 2,500 12,500 5 2,500 12,500 5 2,500 12,500 5 2,500 12,500 5 2,500 12,500

10. Materiali tjetër i zyrave 73 100 7,300 110 100 11,000 110 100 11,000 110 100 11,000 110 100 11,000

TOTAL Mallrat dhe shërbimet 190,960 178,780 182,480 177,000 185,850 1. Drejtor i departamentit 1 6,000 6,000 1 6,000 6,000 1 6,000 6,000 1 6,000 6,000 1 6,000 6,000

Page 48: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

48

2. Shef i divizionit 3 5,500 16,500 3 5,500 16,500 3 5,500 16,500 3 5,500 16,500 3 5,500 16,500 3. Zyrtarët e lartë 12 5,000 60,000 12 5,000 60,000 12 5,000 60,000 12 5,000 60,000 12 5,000 60,000 4. Zyrtarët komunal - këshilltarët 68 4,500 306,000 95 4,500 427,500 95 4,500 427,500 95 4,500 427,500 95 4,500 427,500

TOTAL Pagat 388,500 510,000 510,000 510,000 510,000

Shpenzimet e trajnimeve dhe vizitave për këshilltar 10 7,500 75,000 10 9,200 92,000 10 11,000 110,000 10 11,000 110,000 10 11,000 110,000

1. Shpenzimet e udhëtimit (me aeroplan, bus, tren, veturë, taxi) 75 500 37,500 110 500 55,000 110 400 44,000 110 300 33,000 110 300 33,000 Lëndë djegëse 37 2,500 92,500 37 2,500 92,500 37 2,500 92,500 37 2,500 92,500 37 2,500 92,500

2. Riparime dhe mirëmbajtje, duke përfshirë shërbimet e jashtme për

mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrës 37 500 18,500 37 500 18,500 37 500 18,500 37 500 18,500 37 500 18,500

3. Riparimi, mirëmbajtja dhe regjistrimi i automjeteve 37 1,000 37,000 37 1,000 37,000 37 1,000 37,000 37 1,000 37,000 37 1,000 37,000 4. Shpenzimet e trajnimeve për fermer 1,000 100 100,000 900 100 90,000 800 100 80,000 700 100 70,000 600 100 60,000

TOTAL Shpenzimet për udhëtime dhe trajnime 360,500 385,000 382,000 361,000 351,000 Shpenzimet kapitale Blerja e automjeteve 37 18,000 666,000 Riparimi, ndërtimi 50,000

TOTAL Shpenzimet kapitale 716,000 0 0 0 0

TOTAL BUXHETI për Shërbimet Këshilluese 1,655,960 1,073,780 1,074,480 1,048,000 1,046,850

Page 49: STRATEGJIA E SHËRBIMEVE KËSHILLUESE PËR · PDF file1 republika e kosovËs/republika kosova/ republic of kosova qeveria e kosovËs / vlada kosova /government of kosova ministria

49