studimi i politikave (hyrje)

24
Analizë Politike + Vlerësim programesh Studimi i politikave (Hyrje)

Upload: alaqua

Post on 31-Jan-2016

65 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Studimi i politikave (Hyrje). Analizë Politike + Vlerësim programesh. Analiza e politikës është nocion shkencor, sipas të cilit përcaktohet cila prej strategjive të ndryshme alternative është - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Studimi i politikave (Hyrje)

Analizë Politike + Vlerësim programesh

Studimi i politikave (Hyrje)

Page 2: Studimi i politikave (Hyrje)

Analiza e politikës është nocion shkencor, sipas të cilit përcaktohet cila prej strategjive të ndryshme alternative është

më optimale për të arritur një qëllim, duke pasur gjithnjë në konsideratë marrëdhënien midis politikës dhe objektivave të

saj. Megjithatë, analiza politike mund të ndahet në dy fusha të mëdha.

Analiza e politikës është analitike dhe përshkruese: -dmth, bëhen përpjekje për të shpjeguar politikat dhe

zhvillimin e tyre. Analiza e politikës është parashikuese: ajo përfshin jo

vetëm formulimin e politikave por edhe propozimekonkrete për realizimin e tyre.

Page 3: Studimi i politikave (Hyrje)

Fusha e interesit dhe qëllimet e analizës përcaktojnë edhe llojin e analizës së kryer. Një kombinim i analizës së

politikës, së bashku me vlerësimin e programit do të përkufizohet si studim i politikës.

Analiza politike aplikohet shpesh në cështjet e sektorit publik, por gjithashtu edhe në fusha të tjera dhe forma

organizimi. Analiza e politikës i ka rrënjët e saj në analizën e

sistemeve të krijuar nga Shtetet e Bashkuara Robert McNamara Sekretari i Mbrojtjes gjatë Luftës së Vietnamit. Megjithë kompleksitetin e tematikave rreth analizës politike janë pranuar tre forma të analizës: parashtrimi, procesi politik dhe meta politika.

Page 4: Studimi i politikave (Hyrje)

Parashtrimi ka të bëjë me problemet individuale dhe zgjidhjet e tyre. Në parashtrimin e kësaj forme të

analizës vend të rëndësishëm zënë niveli mikro, pra detajet teknike me qëllim për të identifikuar zgjidhje më

efektive dhe më efikase në aspektin teknik dhe ekonomik (p.sh. shpërndarja më efikase të burimeve).

Page 5: Studimi i politikave (Hyrje)

Procesi politik bazohet në proceset politike dhe aktorëve të përfshirë në to. Paraqitja e problematikes eshte

ne nivelin e mesem dhe ne interpretimin e saj problemi është zakonisht i një natyre politike. Ky proces synon

të përcaktojë cfarë veprimesh duhet të ndërmerren dhe cfarë mjetesh duhet të përdoren për të bërë të mundur

sqarimin e rolit dhe ndikimit të grupeve të ndryshme të interesit në procesin e vendimmarrjes politike. Ai synon

përcaktimin se çfarë procese dhe mjetet janë përdorur dhe përpiqet të shpjegojë rolin dhe ndikimin e palëve të

interesuara në procesin e politikave. Duke ndryshuar fuqinë relative dhe ndikimin e grupeve të caktuara (p.sh,

rritjen e pjesëmarrjes publike dhe konsultime), zgjidhjet e problemeve mund të identifikohen.

Page 6: Studimi i politikave (Hyrje)

Meta-politika është niveli më i lartë i analizës. Ajo ka të bëjë me strukturën politike, analizën strukturore dhe

faktorët politikë dhe ekonomikë që bashkëveprojnë me të. Synimi është që përmes kësaj analize të gjenden

pikat dhe problemet strukturore të cilat duhet të ndryshohen në mënyrë që problemi I ngritur të marrë rrugën e

zgjidhjes.

Page 7: Studimi i politikave (Hyrje)

Metodologjia e analizës politikeAnaliza e politikave realizohet përmes metodologjive të

ndryshme duke përdorur njëkohësisht të dy metodat:cilësore dhe metoda sasiore, si dhe raste

studimore, analiza statistikore sondazhie etj. Njëmetodologji e zakonshme është përcaktimi i problemit

dhe kriteret e vlerësimit, identifikimi të gjitha alternativat, vlerësimi i tyre dhe të rekomandojë një axhendë më të favorshme politike.

Modele të analizës politikeEkzistojnë shumë modele për të analizuar krijimin dhe

zbatimin e politikave publike. Analistë përdorin këto modele për

të identifikuar aspekte të rëndësishme të politikës, si dhe të shpjegojnë dhe të parashikojnë politikën dhe pasojat e saj.

Page 8: Studimi i politikave (Hyrje)

Disa modele janë:Modeli analizocentrik (që vë në qendër të

vëmëndjës analizën si proces): përqëndrohet në probleme të vecanta dhe në zgjidhjet e tyre. Qëllimi i metodës përmblidhet në një shkallë të vogël dhe interpretimi që i bën problemit është zakonisht teknik. Qëllimi bazë është identifikimi i zgjidhjes më efikase në këndvështrimin teknik dhe ekonomik.

Page 9: Studimi i politikave (Hyrje)

Modeli institucional: Politika publike është e përcaktuar nga institucionet politike, që i japin legjitimitetin e

politikave. Qeveria përgjithësisht aplikon politika që vlejnë për të gjithë qytetarët dhe shoqërisë; njëherësh ajo ka

monopolin e përdorimit të pushtetit për zbatimin e këtyre politikave. Pushtetet kushtetuese si legjislativi, ekzekutiv,

dhe gjyqësor, janë shembuj të institucioneve që i japin legjitimitet politikave.

Page 10: Studimi i politikave (Hyrje)

Modeli i Procesit: Krijimi i politikave është një proces kompleks që realizohet përmes këtyre hapave:

Identifikimi i problemit dhe kërkesa e qeverisë për veprim Formulimi i propozimeve të ndryshme nga partitë politike

e grupe interesi Përzgjedhja dhe vendimmarrja politike, proces që i jep

legjitimitet politikës Zbatimi i politikës dhe vendimmarrjes së zgjedhurKy model ka ndeshur në kritika të shumta për arsyen se

konsiderohet si model linear dhe shumë i thjeshtë. Në praktikë rrallë ndodh që fazat e modelit të jenë kaq lineare, zakonisht problemet që kërkojnë zgjidhje janë komplekse dhe për pasojë, mund të ndodhë që procesi zgjidhës i tyre të mos respektojë këto faza shkencore

Page 11: Studimi i politikave (Hyrje)

Modeli racional: Modeli racional i vendimmarrjes ka të bëjë me marrjen e vendimeve logjike në aplikimin e

politikave publike. Ai zbatohet njëherësh edhe në sferën private për shkak të funksionit dhe rezultateve të tij

positive. Herbert Simon, babai i modeleve racionale, e përshkruan racionalitetin si "një stil të sjelljes që është e

përshtatshme për arritjen e qëllimeve të caktuar, brenda kufijve të imponuar nga kushtet e dhëna dhe kufizimet".

Page 12: Studimi i politikave (Hyrje)

Është e rëndësishme të theksohet modeli realizohet në disa parakushte që e bëjnë atë efektiv e të realizueshëm.

Të tilla janë, psh, o Modeli duhet të zbatohen në një sistem të

qëndrueshëm o Qeveria është një aktor racional dhe unitar dhe se

vendimet e saj lexohen si zgjedhje racionale Problemi politik është shumë i qartë o Nuk ka kufizime në afate kohore dhe në kosto Modelet racionale synojnë që në kontekstin politik të

arrijnë qëllime maksimale sociale. Bazuar në këtë qëllim madhor

Simon ka identifikuar hap pas hapi të gjitha analizat e nevojshmë për vendimet racionale që priten të merren.

Page 13: Studimi i politikave (Hyrje)

Mbledhje dhe analizë për infomacionet inteligjente mbi të dhënat, identifikimin e problemeve dhe shanseve të

mundshme Hetimi dhe analiza e detajuar i problemeve Vlerësimi i pasojave të të gjitha opsioneve Pasojat që kanë të bëjnë me vlerën e të gjitha

vendimeve të mundshme, duke pasur parasysh se cila vlerë është më prioritare për analizën politike (psh, realizueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit), të cilat më pas ballafaqohen dhe gjykohen me pasojat e mundshme të të gjitha opsioneve vendimmarrëse

Zgjedhja e opsioneve të preferuara, kuptimin si duhet të të gjitha problemeve , mundësive e pasojave, si dhe gjykimi më pas i tyre në raport me synimin kryesor

Page 14: Studimi i politikave (Hyrje)

Autorë të tjerë, si studiuesët, Wiktorowicz dhe Deber, përshkruajnë në studimin e tyre "Rregullimi i bioteknologjisë: një

politikë racionale në politikat e zhvillimit" një këndvështrim tjetër racional mbi zhvillimin e politikave. Sipas këtyre

autorëve, hapat kryesorë të përfshirë në marrjen e një vendimi të arsyeshëm janë:

1. Organizim i kuptueshëm dhe analizim i informacionit2. Pasojat e mundshme të secilit opsion në diskutim3. Probabiliteti që çdo rezultati i mundshëm do të

materializohet4. Vlera (dobia) e përllogaritur në rast të cdo rezultati të

mundshëm

Page 15: Studimi i politikave (Hyrje)

Renditja e fazave të vendimmarrjes për një analizë politike racionale kanë qënë objekt diskutimi dhe debati edhe nga

autorë të tjerë të politologjisë. Psh, dy studiues të tjerë, Patton dhe Saëicki bëjnë një renditje tjetër të fazave drejt një analize politike racionale. Sipas tyre këto faza janë:

Përcaktimi i problemit duke analizuar të dhënat dhe informacionin e mbledhur.

Identifikimi i kritereve për vendimmarrje, të cilat kanë rol specifik në zgjidhjen e problemit.

Page 16: Studimi i politikave (Hyrje)

Vendimmarrësi duhet të marrë parasysh cilët janë faktorët më relevantë për një vendim të arsyeshëm dhe

efektiv. Hartimi i një liste të shkurtër të alternativave të

mundshme, të cilat mund të kenë sukses në zgjidhjen e

problemit Nevoja për një analizë kritike dhe vlerësimi për të

gjitha kriteret e aplikuara. Psh, anët e forta dhe të dobta të

cdo alternative të përdorur Vendimmarrësi vlerëson çdo alternative kundrejt

kritereve, dhe zgjedh alternativën e preferuar. Mbi zgjedhjen e berë krijohet dhe realizohet

politika

Page 17: Studimi i politikave (Hyrje)

Modeli i vendimmarrjes racionale mund të jetë i aplikueshëm me sukses në aktivitete private jashtë sferës publike.

Problemi qëndron se vendimmarrja në këtë rast lidhet me tregues dhe synime të tjera nga vendimmarrja politike në

parlamenti apo në qeveri. Në jetën e përditshme ka problematika komplekse sociale, që kërkojnë bashkëveprim për

zgjidhje me një sërë faktorësh të tjerë socialë, politikë, ligjorë etj, gjë që rrallë ndodh të jenë të realizueshme vetëm

përmes interesit privat. Në institucionet politike rreziqet janë më të mëdha, por një pjesë e tyre janë të padukshme dhe

mund të mos kenë menjëherë impakt negativ, ndaj edhe kjo metodë analize është më frutdhënëse

Page 18: Studimi i politikave (Hyrje)

Analizat politike racionale mund të ndahet në gjashtë nivele të ndryshme të analizës. Në këtë pjesë të analizës, janë të

rëndësishme dhe me ndikim direkt të gjithë faktorët politikë, socialë, ekonomikë, etj. Pjesë e analizës është identifikimi I

këtyre faktorëve dhe përqasja e tyre me krirete e vendimmarrjes politike. Për shembull, kriteret e vendimmarrjes të

përdorura në analizat e politikave mjedisore shpesh janë përzierje e një sërë faktorësh specifikë, si:

Ndikimet ekologjike - të tilla si biodiversiteti, cilësia e ujit, cilësia e ajrit, cilësia e banimit, cilësia e jetës, etj.

Efikasiteti ekonomik: - i shprehur me analizën e përfitimeve dhe të kostove

Page 19: Studimi i politikave (Hyrje)

Drejtësia e shpërndarjes së kapitalit: - ndikimet e politikës në shpërndarjen e të ardhurave, gjendja e popullsisë, investimet në kërkesat e tyre kryesore, të ardhurat, profesioni, etj.

Niveli i pranueshmërisë sociale / kulturore: - përmasat e pranimit ose refuzimit të vendimeve politike për shkak

të tipareve kulturore Prakticiteti operacional: - kapacitetet e

kërkuara për të vënë në jetë politikën Ligjshmëria: - potenciali që politika të

realizohet dhe mbështetet në legjislacion Pasiguria: - Problemet që mund të krijohen

në aplikimin e politikës, rreziqet eventuale.

Page 20: Studimi i politikave (Hyrje)

Disa prej kritereve të mësipërme psh, përfitimi ekonomik, - janë lehtësisht të dallueshme dhe të matshme, por ndërkohë

ka kritere të tjera, psh cilësia e mjedisit, për të cilat është e vështirë të bëhen kalkulime të sakta. Suksesi i politikës

është ndërveprimi i të gjithë faktorëve, duke i dhënë rëndësi atyre që janë më prioritarë, në mënyrë që politika të jetë

efektive dhe analiza e mjedisit politik të jetë sa më e saktë.Procesi i identifikimit të kritereve prioritare mund të ndikohet

edhe nga presionet e jashtme që vijnë nga politika nënivele të larta. Psh, vendimmarrësit mund të priren ti japin

më shumë prioritet cështjeve që kanë efekt të menjëhershëm

social dhe impakt publik.

Page 21: Studimi i politikave (Hyrje)

Metodat e Vendimmarrjes për Analiza Politika

Pasi është bërë evidentimi dhe vlerësimi i alternativave politike, hapi tjetër është vendimi se cilat politika alternative

duhet të zbatohen. Krahasimi i alternativave politike mund të jetë një proces relativisht i thjeshtë nëse ndodh që

qëllimet dhe pritjet politike të analizës janë të dukshme dhe të matshme me të njëjtin kriter klasifikimi. Në këtë rast

vemendja kryesore e analistit politik mbetet vetëm përllogaritja e kostove financiare të procesit. Në anën tjetër kur

mjetet matëse mund të jenë të ndryshme atëherë krahasimi i alternativave politike mund të jetë një proces i komplikuar.

Në këtë rast analisti politik do të duhet të gërshetojë konceptet e shërbimeve të përgjithshme me qëllime të ndryshme

në një rezultat të vetëm, dhe ky është një proces shumë i vështirë.

Page 22: Studimi i politikave (Hyrje)

Studiuesit Weimer dhe Vining sugjerojnë rregullin "të shkojnë, të mos shkojmë", rregull i cili mund të jetë efektiv në

përdorimin e metodave midis shumë alternative politike. Në rastin e kësaj vendimmarrjeje për disa ose të gjitha

ndikimet politike mund të caktohet pragje të cilat shërbejnë për të eliminuar të paktën disa nga alternativat politike. Si e

tillë, çdo alternative politike që nuk e plotëson këtë prag mund të hiqet nga shqyrtimi. Nëse vetëm një alternativë të

vetme politike përmbush të gjitha kufijtë e ndikimit atëherë ajo duhet konsideruar si një "bazë analize" për çdo ndikim

politik. Përndryshe, nëse midis shumë alternativave eleminohen vetëm disa, ato që mbeten duhet të analizohen më

hollësisht në lidhje me vlerën e tyre në publik / treg në mënyrë që një vendim mund të bëhet.

Page 23: Studimi i politikave (Hyrje)

Modeli i grupit Roli i sistemit politik është të krijojë frymë

co-oekzistente dhe zbatimi përmes interesave të ndryshme

konfliktuale në shoqëri.Modeli Elitë Politika është pasqyruese e interesave të

atyre individëve, të cilët kanë më shumë pushtet në shoqëri, shumë

më tepër sesa masa e madhe e njerëzve.

Page 24: Studimi i politikave (Hyrje)

VAZHDON