suplement panorama plus

11
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 13 TETOR 2012 Botim i PANORAMA GROUP Nr.375 Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS Birra e zezë... shije që nuk harrohet! Birra e zezë... shije që nuk harrohet! Personazhet VIP në 10-vjetorin e gazetës “Panorama”, fotot N N N A A A T T T A GALA A GALA A GALA A GALA A GALA Zbulohen fotot, Seldi e mohonte, por është fejuar zyrtarisht në Suedi faqe 14-15 PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH Ju rrëfej pasionin tim për Stinen FRANÇESKA FRANÇESKA FRANÇESKA FRANÇESKA FRANÇESKA Befasia e Adrian Gaxhës, mbas ndarjes i bën këngë Luanës PERSONAZHE PERSONAZHE PERSONAZHE PERSONAZHE PERSONAZHE faqe 21 faqe 17 faqe 22 Intervista

Upload: blerandrexhepi

Post on 08-Apr-2016

258 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

www.panorama.com.al

TRANSCRIPT

Page 1: Suplement Panorama plus

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 13 TETOR 2012Botim i PANORAMA GROUPNr.375

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

Birra e zezë... shije që nuk harrohet!

Birra e zezë... shije që nuk harrohet!

Personazhet VIP në 10-vjetorin egazetës “Panorama”, fotot

NNNNNAAAAATTTTTA GALAA GALAA GALAA GALAA GALA

Zbulohen fotot, Seldi e mohonte, porështë fejuar zyrtarisht në Suedi

faqe 14-15

PERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZH

Ju rrëfejpasionin timpër Stinen

FRANÇESKAFRANÇESKAFRANÇESKAFRANÇESKAFRANÇESKA

Befasia e Adrian Gaxhës, mbasndarjes i bën këngë Luanës

PERSONAZHEPERSONAZHEPERSONAZHEPERSONAZHEPERSONAZHE

faqe 21

faq

e 17

faqe 22

Intervista

Page 2: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012PANORAMA plus SUPLEMENT16

Po afron edicioni i tretë i spek-taklit ‘’Vip shpija’’. Këtë radhëedhe shikuesit shqiptarë do të kenëmundësi ta ndjekin atë përmes ek-ranit të platformës Digitalb, ndër-sa prezantuese e këtij edicioni dotë jetë bukuroshja Jonida Vokshi,vajza e cila njihet edhe si imazh ikësaj platforme. Për të mësuar mëshumë rreth këtij spektakli, nebiseduam me organizatorin dheproducentin e ‘’Vip shpija’’ FisnikVejsa, i cili zbulon disa nga per-sonazhet që do jenë prezent në këtëspektakël...

Së shpejti pritet të fillojë dheedicioni i tretë i spektaklit “VIPShpija”, nga inspiroheni të lanço-ni një spektakël të tillë?

Që në fillim përshëndes gazetën“Panorama” dhe e falënderoj qëgjithmonë ka gjetur hapësirë përprojektet tona. Jemi në përgatitjetfinale për fillimin e edicionit tëtretë, shtëpia është në përfundim esipër, ku enterieri do të jetë iveçantë në këtë edicion. Produksio-ni ynë përbëhet prej disa realityshow, prandaj zhvillojmë projektetë tilla. I pari ka qenë Shpija e Kos-ovës me banorë të thjeshtë, por pakpara se të mbarojë edicioni i parëna erdhi ideja që të realizojmë njëshow me fytyra publike dhe në sh-kurt të vitit 2010 vendosëm që bren-da shtëpisë t’u jepet rasti të hyjnëdhe fytyrave publike.

Këtë radhë keni mësyrë edhetregun medial në Shqipëri, men-

doni se personazhet që do shfaqendo të bëhen të famshëm edhekëtu?

Sa u përket personazheve, atajanë të famshëm, por vetëm do tëtregojnë mënyrën e jetesës së tyrenë kushte normale.

Sa do të kushtojë gjithë ky pro-jekt, dhe sa të kënaqur keni qenënga dy edicionet e kaluara?

Sa kushton? Këtë as prindërvetë mi nuk ua kam treguar (qesh). Sau përket edicioneve të kaluara se-

Ja personazhet VIP tereality show “VIP shpija”‘’Pjesëmarrës Shkëndije Mujaj dhe Zhaku, Enver

Petrovci, Ronela Hajati, Adelina Tahiri etj”

Flet organizatori i “Vip Shpija”, Fisnik Vejsa

cili ka pasur efektet e veta, duke unisur nga i pari me banorë si Stup-cat, Rozana Radi, Big Mama, Ber-tani etj., ku mbizotëroi humori dheduke vazhduar me edicionin e dytë,ku fitues doli Ardit Stafa, një per-sonazh kontravers. Sa i përket këtijedicioni, personazhet janë shumëinteresante, pasi shumica kanë kar-aktere të ndryshme.

A është e vështirë që të mblid-hen ne një vend personazhet enjohura?

BLERAND REXHEPI

Shumë e vështirë, por kësaj rad-he ka qenë më e lehtë, pasi si part-ner medial kemi Digitalbin dhepjesëmarrësit nuk kanë hezituar qëtë pranojnë ofertën.

Në bazë të cilit karakterpërzgjidhen?

Kur bëhet lista, e para gjë që men-dohet është karakteri energjik, kjoështë primare, pastaj vijnë përsh-tatshmëria e pjesëmarrësve mes tyre.

Mund të zbulojmë ndonjëemër konkurrent?

Mund të them vetëm se do të jenënga fusha të ndryshme të jetës pub-like, mund të cek vetëm që banorëdo të jetë një aktor i mirënjohurndërkombëtarisht që është 60 vjeç,deri te këngëtarja 20 vjeçe. Disa prejtyre janë Shkëndije Mujaj dheZhaku, Enver Petrovci, RonelaHajati, Adelina Tahiri etj.

Një nga lajmet më interesantetë këtyre ditëve ka qenë zgjedhjae kryetarit të ri të KQZ-së që do tëzinte vendin e Arben Ristanit,pasi këtij të fundit i mbarontemandati. Surprizë ka qenë emri injë zonje, e përzgjedhur nga max-horanca për të zënë këtë vend, icili ka shërbyer si burim konflik-ti në zgjedhjet e fundit lokale.Emri i Lefterije Lleshit arriti të fi-tojë postin e rëndësishëm, e votu-ar vetëm nga pozita në Parlament,me 73 vota, ditën e enjte. Ne mën-jëherë u interesuam të mësonimmë shumë mbi jetën e saj private,si një personazh për të cilin padyshim kurioziteti nuk mungon.Dhe ja çfarë mësuam... Para se tëzgjidhej kryetare e KomisionitQendror të Zgjedhjeve, LefterijeLleshit i është kërkuar divorc ngabashkëshorti i saj. Përmes njëpadie, bashkëshorti i saj, ArjanLleshi i ka kërkuar Gjykatës sëTiranës zgjidhjen e martesës meLefterije Lleshin. Padia në fjalëështë depozituar më 7 korrik nëkryesekretarinë e Gjykatës. Porçështja e divorcit është pushuarnga gjykata në seancën e parë tëshqyrtimit, më 19 shtator. Në pad-inë e depozituar në Gjykatë bash-

Kryetares së re të KQZ Lefterije Lleshi,i kërkoi i shoqi divorc në Gjykatë

cit, është seancë pajtimi. Por, gjyka-ta e ka pasur të pamundur t’ipyesë bashkëshortët Lleshi nëlidhje me vijimin e martesës sëtyre, pasi asnjë prej tyre nuk ështëparaqitur në seancë. “Nga shqyrti-mi gjyqësor në këtë fazë gjykimi,seancë pajtimi, rezultoi se: në se-ancë përgatitore paditësi ArjanLleshi nuk u paraqit edhe pse kish-te dijeni për datën dhe orën egjykimit e konfirmuar ngafletëthirrja me nr.14497 e datës13.07.2012. Paditësi nuk ka para-qitur asnjë shkak të arsyeshëm përmosparaqitjen në seancën e pa-jtimit, pasi nga verifikimet e bëranuk rezulton të jetë depozituarndonjë kërkesë me shkrim për sh-tyrje seance në kancelarinë eGjykatës. Gjithashtu dhe e paditu-ra nuk është paraqitur në gjykim,pasi nga aktet konfirmohet fakti qënuk ka marrë dijeni për gjykimin”,thuhej në vendimin e pushimit. Egjendur në këto kushte, në zbatimtë dispozitës ligjore përkatëse,gjyqtarja Irena Hoxha ka vendosurpushimin e gjykimit. Pas këtij ven-dimi nuk dihet nëse nga ana e bash-këshortit të kryetares se KQZ do tëripërsëritet padia për divorc nëGjykatën e Tiranës.

këshorti kërkonte zgjidhjen e mar-tesës, si edhe lënien e dy fëmijëvetë ardhur në jetë prej saj, bash-këshortes Lleshi. Në të njëjtënpadi, ai kërkonte të drejtën etakimit me fëmijët dy herë në javë,si edhe mbajtjen e tyre një muajgjatë pushimeve verore. Burime jozyrtare pranë Kuvendit bëjnë tëditur se Lefterije Lleshi jeton endarë nga bashkëshorti i saj prejmë se dy muajsh. Nuk dihet pseka ndodhur ky pushim i çështjes,ndërkohë që dyshimet shkojnëpër faktin se ajo mund të ketëkërkuar mirëkuptimin e bashkë-shortit që kjo çështje të lihet mbasepër më vonë, meqë tani ajo do tëmbajë një post shumë të rëndë-sishëm, do të ishte në qendër tëvemendjes dhe nuk i interesonteqë të lakohej çështja e divorcit.

PUSHIMI I ÇESHTJESVetëm pak ditë para se Lefter-

ije Lleshi të emërohej si kryetaree Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, Gjykata e Tiranës kavendosur të pushojë çështjen e sajtë divorcit. Më 19 shtator, dy bash-këshortët Lleshi duhet të para-qiteshin në Gjykatë për seancën eparë, që sipas procedurës së divor-

Zbulohet vendimi. Ditën e gjyqit palët nuk u paraqitën, dukee bërë të paqartë fatin e martesës së tyre

aktualit

et

aktualit

et

aktualit

et

aktualit

et

aktualit

et

Lefterije Lleshi dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Lleshi ka qenëpjesë e administratës së Kuvendit para se të zgjidhej kryetare e KQZ-së

IntervistaIntervistaIntervista

Page 3: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012 PANORAMAplusSUPLEMENT 17

Zbulohen fotot, Seldizyrtarisht i fejuar në Suedi

Siç njoftojnë mediat në Kosovë, edhepërkundër apelit që avokati mbrojtës Ari-anit Koçi, i këngëtarit të NRG Band (Be-snik Çaka), ka bërë për padinë e ngriturnga Prokuroria e Qarkut të Prishtinës nëlidhje me dëshminë që një vajzë e mitur kabërë kundër këngëtarit Çaka duke e aku-zuar atë për përdhunim (seks me një tëmitur), si duket Besniku do të ulet në bankëne të akuzuarve. Përveç këngëtarit, në tënjëjtën akuzë janë edhe gjashtë persona tëtjerë që shumë shpejt pritet të ulen nëbankën e të akuzuarve në Gjykatën eQarkut të Prishtinës. Ngjarja e ndodhur nëvitin 2008, në një motel rrugës për nëqytezën e Lipjanit, vazhdon të jetë në fokusdhe pas disa vitesh. Çaka disa muaj më

Rikonfirmohet akt-akuzakundër Besnik Çakës së NRG

Ka udhëtuar drejt Italisë (Riccione, Emilia-Romagna)për të mbaruar xhirimet e filmit italian, të cilin ajo e kish-te filluar para se të ngelë shtatzënë. Tani e ka më të lehtëtë aktrojë pasi nuk duhet të vendosë jastëk për të aktruarshtatzënë, por është një aktore shtatzënë. Çiljeta Xhilagaka hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë, duke lënë mën-janë aktivitetet muzikore, por ajo nuk është shkëputurnga projekti filmik të cilin e kishte filluar në shtetin ital-ian, ndoshta për shkak të kontratës së nënshkruar përbashkëpunim ose për dëshirën që në jetën e saj të ketë sikujtim një projekt kur ka qenë shtatzënë me fëmijën eparë nga lidhja me Tomasin. Këtë lidhje ajo e deklaruaredhe në një intervistë që këngëtarja ka dhënë ekskluziv-isht për gazetën “Panorama” muajin e kaluar, teksa ka-lonte muajin e katërt. ‘’Këtë herë i bëj xhirimet pa jastëkte barku se e kam origjinal’’, thuhet në komentin e bërënga vetë Çiljeta gjatë bisedës me miqtë e saj në facebook,të cilët i kërkonin asaj t’i vizitojë në disa vende nëpërEuropë, por për shkak të angazhimeve këngëtarja duhettë udhëtonte nga Italia në Belgjikë e më pas të kthehetpërsëri në Tiranë.

Ndërkohë që të gjithë presin duetin mes Seldit dhe Sinan-it, ju njoftojmë se ai do të dalë ditët e fundit të këtij viti sisurprizë për fansat e tyre, si dhe për festat e fundvitit. Ndërko-hë që dy këngëtarët e njohur e kanë rikuperuar shoqërinë etyre dhe tashmë shfaqen përsëri së bashku nëpër koncerte,pasi bashkimi bën fuqinë dhe Seldi e Sinani e kanë gjeturformulën e suksesit, bashkë paguhen dhe kërkohen mëshumë! Destinacioni i tyre më shumë është Europa, vendetku jetojnë shqiptarët, atje ku të gjithë çmenden pas Sinanitdhe Seldit. Herën e fundit ishin së bashku në Suedi ku per-formuan para një publiku të zjarrtë, e ndërsa Sinani ishtekthyer përsëri në Shqipëri, Seldi ka vazhduar argëtimin nëSuedi, por në shoqëri të së fejuarës së tij, Dafina Zekës. Edhepse nëpër shumë intervista kohëve të fundit nuk përmendaspak të fejuarën e tij Dafinën, ne kemi zbuluar edhe fotot efundit në të cilat Seldi shfaqet krah Dafinës nëpër sebepefamiljare të së fejuarës atje, siç është rasti në ditëlindjen enjë mbese të Dafinës. Nga imazhet të cilat i kemi siguruar,vërehet se Seldi shoqëron të fejuarën te familja e sajkur ka ndonjë festë familjare. E meqë ai nuk e për-mend aspak të dashurën e tij, ne ju tregojmë që Seldiështë ende në lidhje me vajzën e gazetarit të njohurMilaim Zeka, edhe pse nuk e ka pohuar asnjëherë qënga fillimi kur ne publikuam fotot e para të çiftit, tëcilat ishin bërë po ashtu në Suedi. Shteti skandinavngelet një nga më të preferuarit për Seldin, dhe mundtë ndodhë që në të ardhmen ai të vazhdojë të jetojëatje, pasi tashmë në familjen e Dafinës të gjithë e sho-hin si dhëndër të ardhshëm. Mundohet të jetë aq i fshe-htë për jetën private, saqë asnjë fjalë nuk e ka folurderi më tani për Dafinën. Madje as kjo e fundit nukështë prononcuar aspak, edhe përkundër tentativavetë shumta që kemi bërë. Por e rëndësishmja është qëlajmi mbi çiftin asnjëherë nuk na ka ikur...

Këngëtari në festat familjare të Dafinës, e mohoi fejesën në media

5 muaj shtatzënë,Çiljeta udhëton në Italipër xhirimet e filmit“Tani e kam të lehtë të aktroj’’

herët është deklaruar i pafajshëm, ndërsaavokati mbrojtës ka shprehur pakënaqësitënë vendimin e gjykatës. Bazuar në emrin esaj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Prokuro-ria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut nëPrishtinë akt-akuzën kundër tij dhe gjash-të personave të tjerë. Nëse ai dhe të aku-zuarit e tjerë shpallen fajtorë, ata mund tëdënohen nga 1 deri më 10 vjet burg. “Kyvendim i gjyqtarit është thuajse pa arsy-etim për shkak se shtatë të pandehurit nëvendim arsyetohen me një fjali - e cila ështëcitim i dispozitës ligjore”, ka deklaruar përmediat në Kosovë avokati mbrojtës dukeshtuar: “Kjo tregon se gjyqtari nuk ështëthelluar fare në shkresat e lëndës”.

Page 4: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012PANORAMA plus SUPLEMENT 18

Nik Xhelilaj dalëngadalëpo bëhet një nga emrat më tëkërkuar në tregun kine-matografik turk. Nuk kanëkaluar shumë javë qëkur kafilluar të transmetohet seri-ali ‘’Qyteti i humbur’’ kuNiku aktron rolin e Kadiritdhe aktori i njohur shqiptarka dhënë edhe intervistën etij të parë për gazetën më tëmadhe turke “Hurriyet”, kutregon eksperiencën e tij siaktor dhe jetën në Turqi.

Keni ardhur nga Sh-qipëria këtu, mund të natregoni më shumë rreth his-torisë suaj?

Në fakt, para se të vij këtu,unë kam qenë në Londër.Kam lindur në Shqipëri dhepër herë të parë Turqinë evizitova në moshën 12 vjeçpër të ndjekur shkollën elartë ushtarake “Kuleli” tëStambollit, ku fillova të më-soj edhe leximin e parë nëgjuhën turke, por pas pesëmuajve unë u largova ngakëtu për shkak të disa ngjar-jeve që ndodhën në jetëntime.

Ishe ti ai që vendose tëstudioje në shkollën e lartëushtarake?

Jo, ishte babai im ai qëvendosi dhe kërkoi, ndaj mëdërguan këtu.

Pas largimit nga “Kule-li” ku u vendosët?

Atëherë unë shkova nëItali, kam qëndruar për njëkohë te disa kushërinj të mie më pas jam kthyer në Sh-qipëri, ku vendosa të studiojdhe punoj.

Në lidhje me shikuesh-mërinë e serialeve në Sh-qipëri, sa ndiqen?

Ndiqen shumë, madjetelevizionet furnizohen meseriale edhe nga jashtë si ngaTurqia e Brazili, por ka rasteqë televizionet turke transme-tohen nëpër platforma tëndryshme televizive në Sh-qipëri.

Cilat seriale ndiqen mëshumë atje sipas jush?

Unë nuk mund të them tëvërtetën në këtë rast, sepsenuk shikoj seriale për shkaktë kohës së limituar. Por ngaajo që kam dëgjuar nga famil-ja ime, mund të them lirishtse “Gümüº” dhe “Ezel” kanëthyer çdo rekord të shikuesh-mërisë...

Cila është pika kthesë ekarrierës sate deri më tani?

Ka qenë ky projekti im itretë me shkollën time që mëka hapur dyert gjithandej, njëfilm shqiptaro-gjerman që nëvitin 2010 ka marrë pjesë dheështë shpërblyer në Festiva-lin Internacional të Filmit nëMoskë. Gjergji mori çmiminsi “Aktori më i mirë”, ndërsagjithashtu edhe në festivaline filmit në Nuremberg moriçmimin për aktorin më tëmirë, përfshi këtu edhe nëtjetër festival në po të njëjtinvit.

Cili ishte objektivi i këtijfilmi?

Një i ri i cili kishte prem-tuar se do të martohet me njëvajzë nga fshati, por më pasai për të mbledhur para lar-gohet jashtë vendit...

Në projekt-serialin ‘’Qy-teti i humbur’’, si keni arri-tur të depërtoni?

Për këtë projekt unë kam

Ajo është një nga emrat që vazhdon të sfilojë përkompani të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, dukemos dashur të jetë shumë e pranishme me skan-dale nëpër media. Një personi të qetë si Lola Lumasigurisht që suksesi nuk i mungon. E lidhur prejnjë kohe në fejesë me djalin e një diplomati shqiptar,Luma vazhdon karrierën e saj si modele dhe ak-tore atje. Këtë verë ishte edhe në Shqipëri për viz-itë, ku realizoi një fotosesion të nxehtë, i cili vazh-don të komentohet ende. ‘’Këtë verë kur isha nëShqipëri kam realizuar fotosesionin më të mirë përmomentin, album ky që më ka gjetur më të zhve-shur se kurrë. Tani popunoj si modele përTerani Couture, nëNew York. Muajin qëvjen, jam e ftuar ngaAlbanian-AmericanSociety Foundationpër festimin e100-vje-torit të Pavarësisë sëShqipërisë, që do tëzhvillohet në CityHall (Bashki) të NewYorkut’’, thekson Lolae pasionuar pas viz-itës në Shqipëri, dukena dhuruar kështuimazhe të nxehta melinja perfekte të trupit.

Nik Xhelilaj në mediat turke,shpallet ylli i ri i telenovelave

Xhelilaj pë gazetën “Hurriyet”: Tani që aktroj te “Qyteti i humbur”, nëTurqi ndihem rehat njësoj si në Shqipëri

IntervistaIntervistaIntervista

BLERAND REXHEPI

marrë ftesë nga producenti imrekullueshëm Uygur Fay-sal Soyal, që menjëherë mëtregoi rolin e Kadirit.

Çfarë roli aktron Kadiri?

Për shkak të vështirësisësë gjuhës është një rol irëndë dhe i komplikuar përmua. Përveç kësaj, Kadirigjithmonë kërkon të ruajë

tirë, do një përpjekje të mad-he, edhe pse partnerët e artitjanë miq të mi. Puna ështëpunë kudo që të shkosh, kanjë detyrë qoftë në Mars aponë Hënë është e njëjtë, sepsekërkon punë.

Ndiheni rehat këtu?Shumë, është njësoj si Sh-

qipëria. Hera e parë që viz-itova vendin Bostançi, unë udashurova me atë vend,nëse një ditë do të kisha ven-dosur të jetoj në Turqi, sigur-isht që do kisha zgjedhurBostançin.

nderin e familjes së tij. Njëfamilje e ardhur nga Deti iZi dhe e vendosur në Stam-boll. Ky qytet i madh dhe meshumë mënyra për t’u argë-tuar, Kadirit nuk i bënshumë përshtypje për faktinse qëndron gjithmonë pranënënës së tij dhe te biznesidhe fëmija i tij. Për mua ësh-të një karakter shumë ibukur, sepse këta dy të rinjjanë shumë të pjekur.

Po si është mënyra e tëpunuarit në Stamboll?

Si për fillim shumë e vësh-

Lola Luma: Në Shqipëri realizovafotosesionin më të nxehtë

Pasi kaluan së bashku një pushim në bregdetin turk, me kthimin nëKosovë, këngëtarja Drenusha Latifi e dashuruar kokë e këmbë ka vendo-sur që të bëjë publike lidhjen e saj me Mendin, një biznesmen nga Lugi-na, por që jeton në Prishtinë. Mendi quhet djaloshi që ka fituar zemrën ebukuroshes kosovare njëherazi këngëtare, por me një bagazh të madhnë fushën e modës, si dhe e përzgjedhur si ‘’Miss Kosova’’ në vitin 2002.Drenusha nuk e ka pasur problem publikimin e lajmin, por ka pritur qëi përzgjedhuri i saj të jetë ai definitivi, që do e përmbushë atë emociona-lisht dhe që të jenë të dy të dashuruar pas njëri-tjetrit. E kush nuk dokishte dashur të ketë pranë vetes një biznesmen ose, në anën tjetër, njëfemër të bukur dhe të famshme?

Dorëzohet Drenusha, bënpublike lidhjen me Mendin

Për këtë projekt unëkam marrë ftesë ngaproducenti i mrekul-lueshëm Uygur Fay-sal Soyal, që men-jëherë mëtregoi roline Kadirit.

Page 5: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012 PANORAMAplusSUPLEMENT 22

Është bërë nënë dhe është rikthyer me njëklip-baladë, të cilin e ka realizuar gjatë mua-jve të fundit të shtatzënisë. Jehona Sopi këtoditë është shfaqur përsëri në publik për tëfestuar fejesën e koleges dhe mikes së saj VesaLumës, duke bërë kështu daljen e parë pub-like pas lindjes së vajzës dhe premierën e lin-jave të saj, të cilat kanë ndryshuar dukshëmgjatë shtatzënisë. Edhe pse siç ka theksuarkëngëtarja deri në muajin e shtatë e ka pasurbarkun shumë të vogël, Jehona për momen-tin nuk gëzon të njëjtat linja që ka pasur para

Askush nuk mund të besonte, po t’i kishim thënë para disavitesh se një vajzë e panjohur nga fshati, një ditë do të bëhet njënga emrat më të lakuar në media për gjithçka. Këtë fat e ka pasurkëngëtarja e njohur Linda Halimi (Edëards), e cila kohëve tëfundit gjithnjë e më shumë është e pranishme në media për ‘’skan-dalet’’ të cilat ndoshta edhe i imponon vetë. Pasi u bë si një seksilady, Linda këto ditë ka vendosur që të pozojë edhe nudo, ezhveshur ashtu siç e ka bërë nëna. ‘’Po, e kam bërë një foto nudo,mirëpo atë foto nuk e nxjerr. Kush do ta ketë fatin ta ketë i pariatë fotografi do e shohim (qesh), do ta publikoj ekskluzivisht përrevistën që e do ekskluzivitetin përpara se të nisem. Një foto ekam bërë nudo e shtrirë në karrige, kjo tjetra që e kam publikuarnuk ka të bëjë me foton që është e papublikuar. Është shumëartistike dhe aspak vulgare për mendimin tim. Thjesht e kambërë për qejfin tim dhe si mesazh që do të jetë se ‘’Ndihem rrehatme trupin tim, nën lëkurën time’’, pavarësisht çdo sfide me mbi-peshën dhe sfidat e tjera. Është një album me foto profesionale,të cilat janë bërë këto ditë dhe vazhdimisht do të nxjerr tëreja’’, thekson këngëtarja e njohur kosovare Linda Halimi sëcilës, siç duket, fati i ka buzëqeshur edhe në dashuri. Pasi kakurorëzuar me martesë lidhjen e saj me amerikanin Davon Ed-wards, me të cilin së shpejti pritet të udhëtojë drejt Shteteve tëBashkuara, ku kanë blerë edhe një shtëpi.

Jehona Sopi u fshihet fotografëvepër shkak të mbipeshës

se të ngelte shtatzënë. E shoqëruar nga disamikesha të saj si dhe me Vesën e duke festu-ar, Jehona gjithmonë ka dashur t’i ikë aparatitfotografik, i cili ka ndjekur eventin e fejesëssë këngëtares Luma, duke u fshehur, gjë qëshihet edhe nga fotot që kemi siguruar. Jeho-na, e cila njihet se gjithmonë ka pasur linjaperfekte dhe shumë unike në skenë, duket sei është dhënë shumë vajzës së vogël dherritjes së Arias, duke mos bërë shumë kujdespër linjat, gjë që shihet edhe në fytyrën e Je-honës...

Pozon nudo para se të niset përAmerikë, Linda Halimi: Ndihemmirë nën lëkurën time

Momente pikante në “Tirana Art Days”.Puthja pasionante e Anxhela Martinit përKryeministrin Berisha dhe prezenca eçiftit Shkëlzen Berisha dhe Sadie Ber-isha, ku kjo e fundit kishte veshur njëkostum të zi me të cilin binte mjaft nësy, meqë zonjat e tjera kishin preferuartë gjitha fustane.

Ofertat i ka si modele, por tashmëzbulon se ndër pasionet e saj të veçan-ta është dhe muzika. E pas ndarjes ngaErmali, Françeska Jaçe, konkurrentja18-vjeçare nga Vlora në “Big Brother5”, nuk u ka shpëtuar komenteve ni-sur nga foto të ndryshme që ka reali-zuar me djem të njohur të ekranit. Njëriprej tyre është kantautori Nesti Duka(Stine), të cilin ajo e ka mbështetur nëkonkurrimin e tij në “Kënga Magjike2012” me një këngë dashurie me titull“Ti je engjëll”. Françeska, e cila merrofertat e para në Kosovë, tregon përmiqësinë prej dy muajsh me Stinen,dhe planet e saj në modë, e po ashtu nëmuzikë.

Françeska, këto ditë i ke njoftuar fan- s a tpër tatuazhin tënd në trup “Live without regret”. Pse një tatuazhme këto fjalë?

Eh! Tatuazhi e ka një domethënie për mua. Duke qenë se përmoshën që kam, pra vetëm 18 vjeç, jam përpjekur shumë, poshumë për të arritur aty ku dua, dhe pa dyshim që do vazhdojende, ky tatuazh është tashmë në trupin tim për të treguar seasnjëherë s’do pendohem për ato çfarë bëj në jetë.

Pra, në jetë nuk ka veprime që ti i konsideron gabime?Jo, sepse jam e ndërgjegjshme për çdo veprim që bëj dhe gjith-

monë do përpiqem për këtë.Ndërkohë që si në rrjetet sociale ashtu dhe në biseda me miqtë e

tu, këto ditë po e mbështet shumë Nesti Dukën (Stine) në konkur-rimin e tij në “Kënga Magjike 2012”. Pse?

Po e vërtetë, dhe do vazhdoj ta bëj. Kënga e Stines “Ti je en-gjëll” është e bukur dhe veçanërisht teksti më pëlqen shumë.Kështu që unë mendoj se është një ndër këngët më të bukuraderi tani që janë prezantuar në garën e “Kënga Magjike”.

Por është folur se mes jush ekziston diçka, ndërsa jeni parë nëshoqërinë e njëri-tjetrit. Çfarë mund të thuash, sa kohë keni që njihe-

Françeska e “BB”: Ju rrëfejpasionin tim për Stinen

ni?Unë

mundt ëthem vetëm kaq, që bashkë me Stinen kemi dy muaj që njihemi.Jemi takuar rastësisht dhe jemi miq të mirë me njëri-tjetrin.

Si kantautor që është, ty të ka bërë ndonjë ofertë për të qenë imazhnë klipet e tij?

Jo absolutisht, pasi të them të drejtën këto janë gjëra që muanuk më interesojnë.

Po të realizosh ndonjë këngë, a është ndër hobet e tua?Kjo po më pëlqen, pasi unë kam pasur dëshirë të realizoja një

këngë, por që për momentin e kam lënë pezull.Ti e ke shprehur gjithmonë që profesioni yt është modelingu. Gjatë

qëndrimit tënd në Prishtinë munde të krijoje ndonjë kontakt?Po, ofertat në Kosovë janë kryesisht rreth modelingut, dhe për

këtë qëllim sot nisem për në Gjakovë. Do të qëndroj atje për real-izimin e një kalendari. Ndërkohë që kam dhe oferta të tjera përt’u bërë imazh i një kompanie, por jam ende në bisedime.

Page 6: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012PANORAMA plus SUPLEMENT14

VIP-at te 10-vjetorii gazetës “Panorama”

Ka qenë një natë e veçantë ajo e festës së 10-vjetorit të gazetës “Panorama”.Stafi organizues kishte menduar që në këtë festë të bënte bashkë jo vetëmmiqtë dhe dashamirësit e kësaj gazete, por sidomos protagonistët e saj, që jui gjeni vazhdimisht në faqet e saj. Duke filluar nga kreu i shtetit, politikanë tëtë gjitha kaheve politike dhe biznesmenë të njohur në vend, në këtë festë nukmunguan personazhet e botës së show-bizit, të cilët janë vazhdimisht protag-onistë në faqet e suplementit “Panorma plus”. Ata i janë bashkuar gëzimit tëfestës sonë, paçka se nuk kanë munguar me disa syresh edhe përplasjet përshkak të scoop-it që kanë provokuar për ngjarje të ndryshme, të cilat janëpasqyruar te “Panorama”. Vajzat bukurushe të botës së spektaklit ia kanështuar edhe më shumë lezetin festës sonë, duke bërë gjithçka të duket jovetëm magjepsëse, ashtu siç ishte ajo atmosferë, por edhe shumë sensuale.Ne po ju sjellim një galeri fotografish mbi disa nga këta personazhe, në pam-undësi për t’i pasqyruar të gjithë. Natyrisht gjejmë rastin për t’i falënderuar tëgjithë që u bënë pjesë e gëzimit tonë.

Në festën e gazetësnuk munguan edhe Ber-tina Mehmeti, protago-niste shumë e pëlqyer e“Big Brother 3”, e cila ish-te e shoqëruar nga drejtorii revistës “Shqip” ArjanKonomi, por dhe ErjonZeqiraj, ish-protagonist i“Big Brother 3” dhe ish-idashuri i Bertinës. Sot Er-joni është edhe një ngaprezantuesit e ekranevetona. Ai në këtë festë kapreferuar të shoqërohetnga miku i tij Dritani,edhe ai ish-protagonit i“Big Brother 5”. Pasndarjes, mbase Erjonitdhe Bertinës nuk i kishterastisur të ishin të dy nëtë njëjtin ambient, por ajoqë vumë re ishte fakti seata as nuk e përshënde-tën njëri-tjetrin, në ndry-shim nga shumë raste tëtjera ndarjesh, kur dy ish-ët mbeten miq.

Nuk mund të mungonin në festën tonë dy nga vajzat që kanë mundur tëkapin më shpesh kopertinën e gazetës “Panorama” të ditës së shtunë. Er-mela Mezuraj, fituese e “Big Brother 4”, një vajzë shumë e shkathët dhesimpatike, që ka kuriozuar vazhdimisht publikun për jetën e saj, në këtëfestë ka ardhur e shoqëruar nga Joti, i dashuri aktual. Ndërsa ka preferuar tëvijë e pashoqëruar Françeska, vajza ish-protagoniste e “Big Brother 5”, ecila ra në sy të të ftuarve për bukurinë e saj.

Bertina dhe Erjoni nukkanë mbetur as miq

Sharmi i vajzave të “Big Brother”

Në foton qendrore: Presidenti i“Panorama Group”, Irfan Hysenbelliu,Rezarta Shkurta, Marina dhe LuanaVjollca, Vita GogeFoto lart: Gazmend Paja, Ornela Bregu,Kasem Hysenbelliu, Marjana Kondi,Klotilda Harka, Salsano RapiFoto poshtë: Arjon Muça, Pali Kuke,Ardit Gjebrea

Eni Koçi

Në punë dhe jashtë saj, regjisori i mirënjohur Pali Kuke dhe show man-i ArditGjebrea janë gjithmonë bashkë. Madje edhe shtëpitë e pushimit i kanë marrë nëtë njëjtin vend, te Gjiri i Lalzit. Praktikisht, një çift i pandashëm

Page 7: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012 PANORAMAplusSUPLEMENT 15

Redon Makashi, Gentjan Zenelaj, Julian Deda, Pirro çako

Redon Makashi, Rozana Radi, Gerta Heta me bashkëshortin

Manjola Nallbani, Klodiana Shala

Kryetari i LSI, Ilir Meta, nuk ka preferuar të lëvizë shumë gjatë dark-ës, për t’u takuar me të njohurit e tij. Gjatë gjithë kohës ai ka shkëm-byer dialogë me zë të ulët me ministrin e sapozgjedhur të Shënde-tësisë, Vangjel Tavo, i cili iu bashkua LSI pak muaj më parë

Argita Berisha në festë ishtepa bashkëshortin, për arsyese ai ishte jashtë shtetit

Momenti i prerjes së tortës nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani,ish-presidentët Mejdani, Moisiu dhe Topi. Mbase nuk do kemi më rastintë shohim kreun e shtetit dhe paraardhësit e tij, të gjithë me nga një thikëtë madhe në dorë. Falë Zotit, po bëheshin gati thjesht për të prerë tortëne festës së 10-vjetorit të gazetës “Panorama” nën një atmosferë magjike

Olta Gixhari

Fatmir Mediu, Sokol Nako, Rudina Magjistari, Flamur Noka, MuratBasha. Ministri i Mjedisit, Mediu, ka preferuar që gjatë darkës tëtakojë shumë njerëz, miq dhe të njohur të tij

Sheila Haxhiraj, fituesja e “X Fac-tor” tashmë ftohet si një person-azh VIP, falë çmimit të parëBertina Mehmeti e Arjan Konomi

Page 8: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012PANORAMA plus SUPLEMENT20

E lidhur shpirtërisht meartin, ajo s’mund t’i devijojënë asnjë rast, sado pragma-tist qoftë, siç ndodh edhe nëintervista mediatike. Elia Za-haria është e fejuara e princitLeka dhe rikthehet në skenësi aktore dhe këngëtare nëribashkimin e “Spirit Voice”pas 11 vitesh. Ne teatër luankomedi, ku mesazhi që jepështë shumë metropolitan,ndërsa thuhet “Harrojedashurinë”. Ndërsa në re-alitet për Elian dashuria ësh-të e para në listën e principe-ve që ajo ka në jetë. Në këtëintervistë tregon për jetën e sajnë Oborrin Mbretëror dhe ar-syen pse ka lënë për një mo-ment tjetër ceremoninë edasmës.

Elia, rikthehesh me pro-jekte paralele, që janë rib-ashkimi i “Spirit Voice” dhekomedia “Harroje dashur-inë”. Si do i përshkruaje atovite larg karrierës artistikenë Shqipëri?

Unë kam tashmë dy vite qëjam rikthyer dhe vendosurnë Shqipëri. Rikthimi ishteshumë i thjeshtë, pasi unë ikreva studimet e mia në Par-is, arrita ta prek skenën atje,krijova miqësi që do zgjasingjithë jetën, ndërsa prindëritdhe të afërmit i kam të gjithëkëtu. Gjatë kësaj kohe kammarrë pjesë në dy shfaqje te-atri “Shtrigat e Salemit” dhe“Dashuri e hidhur”. Mund tëthem se e konsideroj një fat tëmadh mundësinë që më ësh-të dhënë për të performuar nëskenën e Teatrit Kombëtar.Dua të theksoj që unë kampasur shansin të luaj edhe nëskena franceze, por asnjëherënuk mund të krahasohet meemocionet që të jep gjuha jote.I fejuari im, princi Leka, gjith-ashtu u bë shkak që vendimipër t’u kthyer të ishte sa më inatyrshëm.

“Harroje Dashurinë”është një komedi reale, kusi të gjithë personazhet:Genci Fuga, Helidon Fino,Lulzim Zeqja e XhevahirZeneli vendoseni në roletprotagoniste të një intrigeme tradhti. Si e ndien vetennë këtë rol?

Jam shumë entuziaste përpunën e bërë në këtë shfaqje.Kjo pasi ekipi është i mrekul-lueshëm dhe harmonia nëgrup është çelës për mbarëva-jtjen e një projekti. Regjisoridhe autori i veprës, ErionKame, ka ditur të zgjedhë njëkast aktorësh të përshtat-shëm me rolet që ai ka krijuar.Roli më ka pëlqyer që në lex-imin e parë, madje më ka en-tuziazmuar pasi unë e duapafundësisht komedinë, mëfrymëzon, më emocionon.

Çfarë komentesh ke mar-rë nga nëna jote, Yllka Mujosi profesioniste, po nga prin-ci Leka, si mashkulli yt nëkrah?

Nëna ime është e kënaqurnga puna që kemi bërë tëgjithë, pa dyshim ajo si pro-fesioniste ka këshillat e sajgjithmonë për të mirën eevolucionit të personazhit.Unë e shoh në dritë të syrit

pasi kam besim të verbër nëgjykimin e saj. Të fejuarit timi ka pëlqyer shumë, edhe aisi i gjithë publiku na kambështetur me të qeshurat etij.

Pas 11 vitesh “SpiritVoice”, grupi i parë femërornë muzikën shqiptare, u rik-thye në spektaklin “100 vjet

muzikë”. E kishit mbajturmiqësinë me vajzat dheKeli, saksofonistin?

Për sa i përket ribashkimittë grupit “Spirit Voice”, kjoka qenë një dëshirë e për-bashkët e të katërve. Ne nuke kemi përjetuar këtë kohë sindarje përfundimtare, pasishkëputja u bë në një momentsuksesi të plotë, ndaj dhe kyribashkim erdhi në mënyrëkrejt të natyrshme dhe aspaktë sforcuar. Mund të them senuk jemi ndarë kurrë, kjo pasimiqësia ka vazhduar ndërvite, me të tre pjesëmarrësit etjerë. Pa dyshim për Dorinënmalli ishte shumë i madhpasi kishim 11 vjet pa u parë,madje tani që ka ikur përsërinuk më besohet që e takova,më duket si ëndërr e bukur.Ndërkohë besoj do jemi më

Elia Zaharia: Ja çfarë e pengon martesën tonë

Të thuash “Princi dhe Princesha” në ditët e sotmeështë të imagjinosh një jetë si në përralla. Ju bëni jetënmë të bukur që mund të bëhet?

Mendoj se vetëm në përralla jeta është ideale, mar-rëdhënia me botën që na rrethon gjithashtu. Jeta jonë ësh-të mjaft komplekse, me momente lumturie, siç edhe meshqetësime. Por ajo çka është më e rëndësishmja në njëmarrëdhënie, është dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin.Kjo e bën jetën përrallë, jo titujt apo statusi.

Cilat janë kufizimet në jetën tënde si pasojë e të jet-uarit në Oborrin Mbretëror?

Nuk besoj se kam ndier kufizime, pasi vetë jeta që unëkam bërë, është e përmbajtur. Nuk mendoj se ka kufizimespecifike, janë po ato rregulla që çdo familje e rregullt ka.

Merrni ftesa të ndryshme nga familje mbretërore nëbotë, dhe cila ka qenë pritja më e fundit?

Familja mbretërore shqiptare ka pasur dhe do ketë miqtë mirë kudo në botë, pasi lidhjet janë krijuar mbi baza tëshëndetshme. Rasti i fundit ku morëm pjesë, ishte në njëmbrëmje gala në Suedi, të ftuar nga familja mbretëroresuedeze. Princi i Suedisë është afërsisht moshatar me princLekën, ndaj patën plot biseda të këndshme për të ndarësë bashku.

Ti i përket botës së artit, po sa pranë politikës je, metë cilën është më shumë i angazhuar princi Leka?

Të them të drejtën, unë jam e përfshirë në jetën artis-tike, ndaj politika nuk më zgjon ndonjë interes të veçantë.Unë di të them që e dua vendin tim shumë, më ka mun-guar shumë gjithë ato vite, i ndiej në shpirt të gjithë hapatpozitivë, siç edhe me dhembin në shpirt të gjitha pa-drejtësitë. Jam idealiste, i dua njerëzit e ndershëm qëpunojnë me përgjegjësi për të mirën e ne të gjithëve. Artistëtpër shembull janë kyçi i evolucionit të një vendi. Nësedëshiron të shohësh progres, duhet t’i kthesh sytë ngaarti, pasi ai është i vetmi që pasqyron kohën.

“Jemi princër jo ngatitujt, por nga dashuria”

Intervista PlusKLOTILDA HARKA

pranë, pasi kemi plane për nëvazhdimësi, por do t’ia lëmëkohës.

Qëndrojmë pak te fejesame princin Leka. U fol përnjë martesë pak kohë mëparë. Jemi kureshtarë tëdimë se kur do të organizo-het një ceremoni e tillë...

Nuk kemi ende një datë tëpërcaktuar. Jemi fokusuar nërikthimin e eshtrave tëMbretit Zog, gjë e cila ështëshumë e rëndësishme për netë dy. Në këtë 100-vjetor Pa-varësie është parësore të res-pektojmë të parët tanë, e ardh-mja aty është, nuk ikën.

Dhe pas martesës vijnëfëmijët, keni planifikuar tëbëheni prindër së shpejti?

Patjetër që fëmijët janëdhurata më e bukur që Zotina jep, dhe jam e bindur që

nuk ka njeri në botë të jetë in-diferent përpara tyre. Unëbesoj në Zot dhe, kur Ai taketë shkruar, gjërat do ndo-dhin.

Nuk e fsheh që jeni çiftvërtet i dashuruar, po xhe-lozi ekziston mes jush?

Xhelozia për mua është e

dëmshme në një mar-rëdhënie. Në çift duhet pasurbesim, duhet që partnerin takesh shok. Unë kështu e kon-ceptoj, ndaj nuk mendoj se nëçiftin tonë ka xhelozi në kup-timin e rëndë të fjalës. Nëseka është aq sa duhet, për tabërë sa më të bukur lidhjen.

Ai provon adrenalinën etë gjitha kategorive tënjerëzve, nga një diletant qëdo të bëhet artist e deri teKryeministri i vendit, që kanë dorë gjithçka e gjithkënd.Rezart Veleshnja flet përsekretin e zbutjes aktorialenga mashkull në femër, dhetë qeshurat që shkakton ngaskena e “Portokallisë”.

Si aktor profesionist, përty është më e vështirë tabësh publikun për të qe-shur apo për të qarë?

Dihet botërisht që pub-likun është më e vështirë tabësh të qeshë.

E në këtë sezon të ri tëspektaklit “Portokalli”,është pëlqyer shumë kar-akteri i Betimit, ku ti për-dor shpesh fjalën “smirë”.Çfarë të ka frymëzuar përrealizimin e këtij person-azhi?

Frymëzimi vjen nga reali-teti, sepse Betimit i duket qëçdo gjë e bën perfekt dheSala (Salsano) ka smirë, inat

ose zili që Betimi i bën mirëaudicionet e tij.

Po ashtu të kemi parë tëimitosh Sali Berishën në“Portokalli”. Tashmë Ber-isha do imitohet paralelisht

nga Agron Llakaj. Çfarë ibashkon dhe i dallon SaliBerishën e “Portokalli” ngaai i “Al Pazar”?

Shumë Berisha u bënë, pratre Berisha! Një dhe mezi po

Rezart Veleshnja: Unë si Sali Berishë,do e mund Edi Ramën në duel

e suportojmë (qesh).Nëse si personazhi i Sali

Berishës do të bëje një duelskenik në “Portokalli”, mecilin politikan do të dëshi-roje të ishe në duel?

Dueli ngelej vetëm me EdiRamën (si personazh), por doe mundja pa diskutim, se s’dojem vetëm do kem dhe ThomaDhinë me vete, kështu që 2 me1 fitojmë ne (qesh).

Profesioni yt është aktor,që herë pas here imiton poli-tikanë. Po a janë aktorët tëinformuar për gjithçka qëndodh në këtë vend, ty të in-tereson politika?

Një artist nuk do t’ia dijë përpolitikën. Por në Shqipëri dos’do, do ia dijë, sepse sa haptelevizorin në shtëpi vetëm përpolitikën flitet 24 orë në 24.Madje është vështirë që të sho-hësh një shfaqje teatri apondonjë telekomedi (flas për TVqë u paguajmë taksën), sepsedo dëgjohet të flitet vetëm përarritjet e qeverisë. Madje kjofjalë s’do na hiqet për të pak-ten 10 vjet nga mendja, pra

fraza “arritjet e qeverisësonë”. E kështu pra, duams’duam, ne jemi të infor-muar. E mua personalisht,të them të drejtën, nuk mëintereson. Por dhe të mer-rem pak e kam qejf, sepsepolitika në Shqipëri real-isht është një “Portokalli” emadhe.

Të kemi parë të luashmjaft karaktere femrashnë “Portokalli”. Do sjellëshkëtë sezon ndonjë person-azh nga politika apotelevizioni?

Në fakt, këtë pyetje mabëjnë njerëzit në rrugë, sido-mos gratë, të cilat sa më sho-hin thonë: “Të keqen nona iqan ato gratë aty ke ‘Por-tokallia’ kur i imiton, apo sii ke dhe kofshët e drejta tëshkon ty”. Dhe them mevete, po pse më thonë vetëmmua të shkretit, ka dhe tëtjerë që luajnë femra sa tëduash, pse më thonë mua?!Për shembull Romiri kaqenë shumë herë femër dhenuk i thotë njeri gjë (qesh).

IntervistaIntervistaIntervista

Page 9: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012 PANORAMAplusSUPLEMENT 19

I gjeni tek dyqanet “Neranxi”I gjeni tek dyqanet “Neranxi”I gjeni tek dyqanet “Neranxi”I gjeni tek dyqanet “Neranxi”I gjeni tek dyqanet “Neranxi”

Page 10: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012PANORAMA plus SUPLEMENT21

Ka arritur të marrë rreth400 mijë klikime në youtubevetëm në pesë ditë kënga“Ngjyra e kuqe”, ku aikonkurroi në duet me Flori-an Beqirin, këngëtarin 10-vjeçar nga Shkupi. Duket sepas dështimit të vitit të kalu-ar, ku konkurroi në “Këngamagjike” me të njëjtën këngëqë kishte konkurruar në njëfestival në Maqedoni, Gaxhakëtë vit konkurrimin e morishumë seriozisht, pasi kamenduar të vijë me një his-tori personale dashurie. Fja-la është pikërisht për tekstine këngës, që thuhet se ështënjë dedikim pasionant përLuana Vjollcën, një ngaikonat e spektakleve në “TopChannel”. Adriani, i cili kapasur një lidhje mbitrevjeçare me Luanën, ka ven-dosur që edhe pas deklarat-ave në media për ndarjen ngaajo, t’i shprehë asaj respek-tin dhe dashurinë për atëçfarë kanë kaluar bashkënëpërmjet kësaj kënge, që deritani ka rezultuar mjaft epëlqyer. Të dielën e kaluar nëprogramin e “E Diela Sh-qiptare”, Adriani dhe Flori-ani performuan këngën etyre, e cila është punuar nëstudion e Gaxhës në Shkup.Natyrisht që kuriozitet ng-jallën vargjet e këngës, që re-alisht i dedikoheshin njëfemre, e përshkruar si “fa-tale” nga këngëtari, pra që edëshiron kushdo që e sheh,por që ajo zemrën ia ka faluratij. Miq të afërt të tyre kanëdëshmuar se këngën ai e kashkruar posaçërisht për Lu-anën, kur ata ishin duke jet-uar lidhjen në momentet kul-minante të saj, por që Adri-anit i ka pëlqyer shumë si

Jo vetën në ekran poredhe në komunikimin epërditshëm ajo ështëshpotitëse, aq sa për të pro-vokuar biseda me doza hu-mori. Dhe programi “I lovemy country” (E dua vendintim) ndërtohet pikërishtmbi bisedat plot batuta, qëdy skuadrat VIP shkëmbe-jnë me njëra-tjetrën nëgarën ku zbulojnë veten nëatë çfarë dinë mbi Sh-qipërinë. Xhemi Shehu fletnë këtë intervistë për të pa-priturat e javëve në vazh-dim dhe impresionet eshow-t të ri që prezantonnë “Top Channel”, ku per-sonazhet e njohur zbulojnëshpirtin e garës. Po ashtupranon t’i nënshtrohet njëtesti personal, sikur të ish-te pjesë e “E dua vendintim”.

Moderon spektaklin metitull “E dua vendin tim”.Ke provuar shumë emi-sione në “Top Channel” në10 vjet karrierë, po a ështëky formati yt i preferuar?

Në fakt, në çdo programqë kam bërë jam munduar tëjap maksimumin. Por tëthem të drejtën ky është for-mati që po më pëlqen mëshumë dhe jam e bindur sedo më pëlqejë dhe më shumënë puntatat në vazhdim.

Ke prezantuar pro-gramin e parë të dielën, kuu vunë në garë dy skuadrame katër personazhe tënjohur. Sa të përgatitur t’udukën ata realisht?

Skuadrat më surprizuanvërtet me informacionin qëkishin dhe me seriozitetin qëe morën garën. Por gjithsesidua të përsëris që ështëthjesht një lojë, ku argëtimiështë kryefjala.

Tashmë që do bësh këtëspektakël, do të ndodhë tëtakohesh me shumë per-sonazhe të njohur. Si bëhetpërzgjedhja e tyre, dhe kanga ata që ngurrojnë të

marrin pjesë për t’u testuar“live” në ekran?

Përzgjedhja është e kush-tëzuar nga krahina apo qyte-tet që janë në garë. Për sa ipërket ngurrimit, deri taniasnjë nga personazhet nukka thënë jo. E kanë pritur meshumë dëshirë dhe sportiv-itet.

Ndërkohë elemente tëspektaklit janë humori dhebatutat. A do të jenë të hapurpër ngacmime dhe humorpersonazhe të tjerë, pavarë-sisht profesionit?

Shpresoj që po. Ata që pra-nojnë të bëhen pjesë e këtijprogrami duhet të kenë shpirtgarues, por pa e tepruar.

Do të ketë politikanë qëdo të garojnë në këtë pro-gram, po analistë apo bi-znesmenë?

Sigurisht që po.

Intervista PlusU beson specialiteteve

tradicionale shqiptare qëmbajnë në formë fizikuntënd? Cila është pjata idealepë ty?

Pulë me pilaf.Cilët janë aktorët e parë

shqiptarë që kanë shkëm-byer puthje kinemaje, po ak-torët e fundit në një film sh-qiptar?

Tinka Kurti dhe NaimFrashëri, ndërkohë me kal-imin e viteve janë puthurshumë çifte dhe s’i kamshënuar të them të drejtën.

Shqipërinë ke menduarta lësh ndonjëherë përgjith-monë, për çfarë arsyeje do ebëje dhe me cilin vend do ezëvendësoje?

Asnjëherë për asnjë vend.Në një të ardhme, mes

një fytyre me pak rrudhadhe asaj plastike, cilën dozgjidhje?

Sot për sot them rrudhat.

Befasia e Adrian Gaxhës, mbasndarjes i bën këngë Luanës

“Ngjyra e kuqe”, vargjet qëAdriani ia drejton Luanës

Ngjyra e kuqe shumë i ngjanShumë është seksi, shumë është e gjatë2 herë nuk mund ta shikojKrejt botën ta ledhatojmë...

Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantëI çmendi krejt djemtë anembanëTë gjithë duan ta kenë pranë, por kot e kanëSe zemrën ty kam me ta dhanë...

Takat e kuqe sot ka veshSa bukur dukej nuk e ke idenëPranë teje tash sapo kaloiNuk mbeti njeri që s’e shikoiSa e bukur, i çmendi krejtE imja do të jesh

këngë dhe ndaj ka vendosurtë konkurrojë me këtë historidashurie të jetës së tij në njëfestival prestigjioz, siç është“Kënga Magjike”. Madjethuhet se edhe vetë Luanaështë çuditur, se pse Adrianika vendosur ta bëjë publikepikërisht tani këtë këngë, përekzistencën e së cilës ajo kaqenë në dijeni. Për krijimin ekëngës “Ngjyra e kuqe”,Adriani është frymëzuar nganjë kopertinë reviste, ku Lua-na pozonte e gjitha në të kuqe,përfshi edhe flokët. Ndërko-hë që nga ana e saj, Luananuk ka preferuar të flasë përlidhjen me Gaxhën, nëse mestyre ekziston miqësia edhepasi ai është shprehur se janëndarë. Pas deklarimit tëkëngëtarit se ata s’janë mëbashkë, Adriani dhe Luanau fotografuan në një mbrëmjenë Gostivar, në një tavolinë kuishin me ta edhe Big Mama e

Xhemi Shehu: Edhepolitikanët do jenëpjesë e kuicit

një femër e panjohur. Ky faktu komentua në media si his-toria e dashurisë në një provëtë dytë, e cila përfundoi paradisa muajve, por që kishte fil-

luar të ringjallej. Gjithsesi,ndër komentet që u bënë, ish-te dhe varianti se mes tyregjithçka ka mbaruar, dhe seata shoqërohen veç si miq.

Rikthimi i këngëtarit italian Adriano Çelentano pas 18vitesh në skenë, jo vetëm për italianët por edhe për neshqiptarët ishte një ngjarje historike, ndërsa na bëri tapërjetonim gjithë show-n e legjendarit në skenën “Are-na”. Ndaj me sa duket, moderatori i njohur Adi Krasta kamenduar që ta ndjekë nga afër koncertin e tij pak ditëmë parë, me qëllimin që gjithçka ndoqi nga afër dhe për-jetoi “live”, ta rrëfejë ekskluzivisht në programin e tij “AShow” në “Vizion Plus”. Bëhemi kureshtarë të ndjekimKrastën në një rrëfim të tillë, apo në një portretizim qënatyrisht do të ketë doza të forta vërtetësie, ashtu siç ai kavendosur të bëjë me çdokënd në programin e tij. Koncer-ti madhështor që e riktheu Çelentanon te kënga “live”,pas një shkëputjeje të gjatë prej 18 vjetësh u komentuanë të gjitha “sitet” virtuale,ku fansat nuk i kursyenkritikat për Çelentaton 74-vjeçar, që sipas tyre zëri iishte fikur, ndërkohë që ekishte theksuar zakonin etë folurit shumë në skenë,pa marrë parasysh që kon-certi ishte konceptuaredhe si një “talk show”.Koncerti i tij “Rock Econo-my” ishte planifikuar nëdy net, ku Çelentano për-fitoi të trajtonte çështje tëmprehta shoqërore, të cilati ka për zemër. Veç spek-tatorëve të panumërt që

Adi Krasta i dashuruar me Çelentanon,e ndjek “live” në koncertin e Veronës

kishin mbushur sheshin, një pjesë e të cilëve në kuadërtë krizës ekonomike kanë përfituar bileta me çmim njëeuro, rreth 9 milionë shikues në Itali e kanë ndjekurpërmes ekranit të madhin Çelentano, duke shënuar edhenjë tjetër rekord për të. 74-vjeçari ka kënduar këngë tëreja dhe të vjetra, si “Il ragazzo della via Gluck”, “Svalu-tation” apo “Pregherò”, të cilat i ka ndërprerë shpesh mepauza për t’u lënë vend reflektimeve të tij nga tema so-ciale, fetare, politike, por entuziazmi i të pranishëmveka qenë shumë i madh dhe fansat shpreheshin të eturpër të dëgjuar legjendën e muzikës. Një moment i bukurka qenë edhe dueti me mikun dhe kolegun e tij, XhaniMorandi, me të cilin ka kënduar edhe këngën “Ti pensoe cambia il mondo”, që ka elektrizuar 12 mijë spekta-

torët e pranishëm në skenën “Arena”.

Page 11: Suplement Panorama plus

E SHTUNE 13 TETOR 2012 PANORAMAplusSUPLEMENT 19 PANORAMA

ILILILILILVVVVVAAAAA TTTTTAREAREAREAREAREKLOTILDA HARKA