surja el-kehf · surja el-kehf [e transliteruar nё shkronja latine] bismilahirr-rrahmanirr-rrahim...

24
SURJA El-KEHF E transliteruar nё shkronja latine Pёrgatiti: Osman S. Osmani

Upload: others

Post on 31-Dec-2019

81 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

SURJA El-KEHF

E transliteruar nё shkronja

latine

Pёrgatiti: Osman S. Osmani

Page 2: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

Pёrmbajtja

Surja El-Kehf .................................................................................................................................................. 3

Hyrje .......................................................................................................................................................... 3

Surja El-Kehf .............................................................................................................................................. 3

Virtyti # 1 ................................................................................................................................................... 4

Virtyti # 2 ................................................................................................................................................... 5

Virtyti # 3 ................................................................................................................................................... 5

Kur mund tё kёndohet Surja El-Kehf ........................................................................................................ 6

Pёrfundim ................................................................................................................................................. 6

SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] ...................................................................................... 7

SURJA El-KEHF [nё gjuhёn shqipe] .............................................................................................................. 14

Page 3: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

Surja El-Kehf

Hyrje

I gjithë falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë

dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga ligësitë e vetvetes dhe nga veprat

tona të liga. Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush që mund ta lajthitë, dhe kë e lë All-llahu në

lajthitje, nuk ka kush që mund ta udhëzoj. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me

meritë përveҫ All-llahut, dhe dëshmoj e deklaroj se Muhammedi [sal-Allahu alejhi ve selam]

është rob dhe i Dërguar i Tij.

Kur'ani është Fjala e All-llahut dhe pa dyshim çdo musliman beson në vërtetësinë

dhe autencitetin e secilёs shkronjё tё tij. Duke u nisur nga kjo, muslimanin gjithmonё e

shoqёron etja për ta mësuar Kur'anin e Shenjtë dhe për t'u konsultuar me tё në çdo çështje

të jetës. Veç tjerash, muslimani Kur'anin e sheh si njё mjet tё domosdoshёm pёrmes tё cilit

synon ta fitoj pёrjetёsinё. Për tё, nuk ka tekst më tё shenjtë e as mё tё vërtetë se Kur'ani

dhe çdo gjë që vjen prej tij, ai pa hezitim e pranon, duke mos e vёnё nё pikёpyetje fare atё.

Përveç konsultimit me Fjalёn e All-llahut për t'u pajisur me udhëzime rreth kodit tё

mirёsjelljes, muslimani me Kur'an synon të arrijё begati dhe shpërblime nga All-llahu. Kur

bie fjala pёr shpërblime, ka disa ajete dhe Sure të Kur'anit si: Surja El-Fatiha, Surja Ihlas,

Surja Nas, etj., që lexuesit i sjellin shpёrblime mё tё mёdha mbi pjesën tjetër të Sureve. Një

Sure e tillë e Kur'anit është edhe Surja El-Kehf.

Surja El-Kehf

Surja El-Kehf është surja e 18-tё e Kur'anit. Nё tё tregohet historia e disa

besimtarëve, të cilëve kur u arriti mesazhi i së vërtetës, e pranuar atë. Megjithatë, ata u

Page 4: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

përballёn me refuzim nga shoqëria ku jetonin dhe si rrejdhojё ikёn nga qyteti dhe gjetёn

strehё dhe mbrojtje në një shpellë, ku All-llahu i bёri tё flejnё gjumë për shekuj me radhë

derisa tërë banorёt e qytetit tё tyre ishin konvertuar në besimtarë. Kjo Sure pёrcjellё

mesazhin se ata që i besojnё All-llahut dhe kërkojnë mbrojtjen e Tij, Ai i mbronё ata me njё

mbrojte qё bota nuk ka parë kurrё mё parё. Përveç këtij mesazhi të ndritshëm, Sureja

gjithashtu vjen me një shumëllojshmëri të virtyteve siç përshkruhet në hadithet e tё

Dёrguarit tё All-llahut, Muhammedit [sal-Allahu alejhi ve selam].

Virtyti # 1

Është transmetuar nga Ebu Seid El-Hudri [radij-Allahu anhu], se i Dёrguari i All-

llahut [sal-Allahu alejhi ve selam] ka thёnё:

"Kush e lexon Suren El-Kehf në natën e Xhumasё, një dritë do të shkёlqejё mes tij

dhe Shtëpisë së Lashtë (Qabes)." [Transmetuar nga el-Darimi, 3407. Ky hadith është

klasifikuar si sahih nga shejh Albani në Sahih el-Xhami, 6471]

Ky hadith tregon fuqinë e Sures nёse ajo lexohet në natën e Xhuma. Hadithi tregon

se Sureja sjell dritë për lexuesin dhe shkёlqimi i kёsaj drite mbulon zonën mes Qabes dhe

lexuesit, pa marrë parasysh largёsinё e lexuesit nga Shtëpia e All-llahut (Qabeja). Ky

shkёlqim i dritës mund të konsiderohet lirshëm si drita e bekimeve dhe mëshirës së

Allahut. Prandaj, pёrmes leximit tё kёsaj Sure në natёn e Xhuma, lexuesi fiton njё mëshirë

madhёshtore.

Sa i përket leximit të Sures El-Kehf të Xhumanё në mbrëmje, nё një tjetër hadith

thuhet:

"Kushdo që e lexon Suren El-Kehf në ditën e Xhuma, një dritë do të shkёlqejё prej

tij nga e xhumaja deri nё xhumanё tjetrën." [Transmetuar nga el-Hakimi, 2/399;.

Bejhekiu, 3/249. Hadithi ёshtё klasifikuar si sahih nga shejh Albani në Sahih el-Xhami,

6470]

Page 5: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

Prandaj, të Xhumanё në mbrëmje, muslimani duhet të gjejë kohë dhe ta lexoj Suren

El-Kehf ashtu qё të bëhet një nga të bekuarit.

Virtyti # 2

I Dёrguari i All-llahut [sal-Allahu alejhi ve selam] ka thënë:

"Ai i cili i nxё përmendësh dhjetë ajetet e para të sures El-Kehf, do të jetë i

sigurtё nga Dexhalli (Anti-Krishti)." [Sahihu i Muslimit, 809]

Dexhalli është një prej shenjave të përfundimit të kohёs dhe ai do të sjellë

shkatërrim për njerëzimin. Njerёzit me besim të ulët dhe të dobët do ta pasojnё atё. Në kёtë

kohë, ata që besuan do të kërkojnë ndihmë nga All-llahu i Plotfuqishëm për t'i mbrojtur nga

shkatërrimi i Dexhallit. Prandaj, nëse dikush dëshiron të jetë i sigurtё gjatë kohës së njё

ankthi të tillë, le të përpiqet t'i nxё përmendësh dhjetë ajetet e para të Sures El-Kehf.

Virtyti # 3

Nё njё transmetim tjetёr, pёrcillet se i Dёrguari i All-llahut [sal-Allahu alejhi ve

selam] ka thёnё:

“Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e Xhuma (të premten), një dritë do t'i shkëlqejë

poshtë këmbëve të tij e deri në qiell. Do ta ndriçojë kjo dritë atë deri në Ditën e Kiametit dhe i

falen atij mëkatet (e vogla që bëhen) mes dy Xhumave.” [E transmeton Imam Darimij në

Sunnenin e tij (2/454) dhe Seid Ibn Mensur (Allahu i mëshiroftë!), sikurse është përmendur në

"Telkhisul Khabir" me senedin e tij dhe burrat e zinxhirit janë të besueshëm. Hadithi është

Meukuf (fjalë e Sahabiut) dhe hadithi Meukuf është i saktë, kështu kanë thënë disa nga

dijetarët e hadithit.]

Page 6: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

Kur mund tё kёndohet Surja El-Kehf

Kjo Sure mund të lexohet gjatë natës sё Xhuma ose në ditën e Xhumasë. Nata e

Xhumasë fillon nga perëndimi i diellit tё ditёs sё enjte, dhe dita e Xhumasë mbaron me

perëndim të diellit tё ditёs sё premte. Prandaj koha për leximin e saj shtrihet nga

perëndimi i diellit tё ditёs sё enjte e deri në muzg të ditёs sё premte.

Pёrfundim

Në pak fjalë, Surja El-Kehf është një prej Sureve të njohura të Kur'anit. Përveç se jep

mesazhin e All-llahut pёr mbrojtjen e atyre që i qepen dhe i qëndrojnë besnikё rrugës sё

drejtë, Sureja gjithashtu vjen me një shumëllojshmëri të virtyteve. Ajo i ndihmon besimtarit

t'i shlyej mëkatet, të fitojё begatitё e Allahut të Plotfuqishëm dhe tё përgatitet për ditёt e

fundit. Për këtë arsye, çdo burrë dhe grua muslimane duhet të përpiqet ta bёjё zakon

leximin e Sures El-Kehf në baza të rregullta.

Page 7: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine]

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

(1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha.

(2) Kajjimel li jundhira be’sen shedidem mil ledunhu ve jubeshiral mu’mininel-ledhine

ja’melunes salihati enne lehum exhran hasena.

(3) Makithine fihi ebeda.

(4) Ve jundhiral-ledhine kaluttehadhellahu veleda.

(5) Ma lehum bihi min ilmiv ve la li abaihim keburat kelimeten tahruxhu min efvahihim ij

jekulune il-la kedhiba.

(6) Fe leal-leke bahiun nefseke ala atharihim il lem ju’minu bi hadhel hadithi esefa.

(7) Inna xhealna ma alel erdi zinetel leha li nebluvehum ejjuhum ahsenu amela.

(8) Ve inna le xhailune ma alejha saijden xhuruza.

(9) Em hasibte enne as'habel kehfi ver rekijmi kanu min ajatina axheba.

(10) Idh evel fitjetu ilel kehfi fe kalu rabbena atina mil ledunke rahmetev ve hejji’ lena min

emrina rasheda.

(11) Fe darabna ala adhanihim fil kehfi sinine adeda.

(12) Thumme beathnahum li na’leme ejjul hizbejni ahsa lima lebithu emeda.

(13) Nahnu nekussu alejke nebeehum bil hakk innehum fitjetun amenu bi rabbihim ve

zidnahum huda.

(14) Ve rabatna ala kulubihim idh kamu fe kalu rabbuna rabbus semavati vel erdi len

ned’uve min dunihi ilahel le kad kulna idhen shetata.

(15) Haulai kavmunettehadhu min dunihi aliheh lev la jetune alejhim bi sultanim bejjin fe

men adhlemu mimmeniftera alellahi kedhiba.

Page 8: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(16) Ve idhi’tezeltumuhum ve ma ja’budune il-lallahe fe’vu ilel kehfi jenshur lekum

rabbukum mir rahmetihi ve juhejji’ lekum min emrikum mirfeka.

(17) Ve terash shemse idha taleat tezaveru an kehfihim dhatel jemini ve idha garabet

takriduhum dhatesh shimali ve hum fi fexhvetim minh dhalike min ajetil-lah mej jehdil-

lahu fe huvel muhted ve mej judlil fe len texhide lehu velijjem murshida.

(18) Ve tahsebuhum ejkadhav ve hum rukuduv ve nukal-libuhum dhatel jemini ve dhatesh

shimali ve kelbuhum basitun dhiraajhi bil vesijd levit tala’te alejhim le vel-lejte minhum

firarav ve le muli’te minhum ru’ba.

(19) Ve kedhalike beathnahum li jetesaelu bejnehum kale kailum minhum kem lebithtum

kale lebithna jevmen ev ba'da jevm kalu rabbukum a'lemu bi ma lebithtum feb’athu

ehadekum bi verkikum hadhihi ilel medineti fel jendhur ejuha ezka taamen fel je'tikum bi

rizkim minhu vel jetelattaf ve la jush’iranne bikum ehada.

(20) Innehum ij jadhheru alejkum jerxhumukum ev juijdukum fi mil-letihim ve len tuflihu

idhen ebeda.

(21) Ve kedhalike a’therna alejhim li ja’lemu enne va’dellahi hakkuv ve ennes saate la rejbe

fiha idh jetenazeune bejnehum emrahum fe kalubnu alejhim bunjana rabbuhum a'lemu

bihim kalel-ledhine galebu ala emrihim le nettehidhenne alejhim mesxhida.

(22) Se jekulune thelathetur rabiuhum kelbuhum ve jekulune hamsetun sadisuhum

kelbuhum raxhmem bil gajb ve jekulune seb'atuv ve thaminuhum kelbuhum kur rabbi

a’lemu bi iddetihim ma ja’lemuhum il-la kalilun fe la tumari fihim il-la miraen dhahirav ve

la testefti fihim minhum ehada.

(23) Ve la tekulenne li shej’in inni failun dhalike gada.

(24) Il-la ej jeshaellahu vedhkur rabbeke idha nesite ve kul asa ej jehdijeni rabbi li akrabe

min hadha rasheda.

(25) Ve lebithu fi kehfihim thelathe mietin sinine vezdadu tis’a.

(26) Kulil-lahu a’lemu bima lebithu lehu gajbus semavati vel erd ebthir bihi ve esmi ma

lehum min dunihi miv velijjiv ve la jushriku fi hukmihi ehada.

(27) Vetlu ma uhije ilejke min kitabi rabbik la mubbeddile li kelimatihi ve len texhide min

dunihi multehada.

(28) Vasbir nefseke meal-ledhine jed’une rabbehum bil gadati vel ashijji juridune

vexhhehu ve la ta’du ajnake anhum turidu zinetel hajatid dunja ve la tuti men agfelna

kalbehu an dhikrina vettebea hevahu ve kane emruhu furuta.

Page 9: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(29) Ve kulil hakku mir rabbikum fe men shae fel ju’miv ve men shae fel jekfur inna a’tedna

lidh-dhalimine naran ehata bihim suradikuha ve ij jestegijthu jugathu bi main kel muhli

jeshvil vuxhuh bi’sesh sherabu ve saet murtefeka.

(30) Innel-ledhine amenu ve amilus salihati inna la nudij’u exhra men ahsene amela.

(31) Ulaike lehum xhennatu adnin texhri min tahtihimul enharu juhal-levne fiha min

esavira min dhehebiv ve jelbesune thijaben hudram min sundusiv ve istebrakim muttekiine

fiha alel eraik ni’meth-thevab ve hasunet murtefeka.

(32) Vadrib lehum metheler raxhulejni xhealna li ehadihima xhennetejni min a’nabiv ve

hafefnahuma bi nahliv ve xhealna bejnehuma zer’a.

(33) Kiltel xhenetejni atet ukuleha ve lem tadhlim minhu shej’ev ve fexherna hilalehuma

nehera.

(34) Ve kane lehu themer fe kale li sahibihi ve huve juhaviruhu ene ektheru minke malev

ve eazzu nefera.

(35) Ve dehale xhennetehu ve huve dhalimul li nefsih kale ma edhunnu en tebide hadhihi

ebeda.

(36) Ve ma edhunnus saate kaimetev ve leir rudidtu ila rabbi le exhidenne hajram minha

munkaleba.

(37) Kale lehu sahibuhû ve huve juhaviruhu e keferte bil-ledhi halekake min turabin

thumme min nutfetin thumme sevvake raxhula.

(38) Lakinne huvellahu rabbi ve la ushriku bi rabbi ehada.

(39) Ve lev la idh dehalte xhenneteke kulte ma shaellahu la kuvvete il-la bil-lah in terani

ene ekal-le minke malev ve veleda.

(40) Fe asa rabbi ej ju’tijeni hajram min xhennetike ve jursile alejha husbanem mines

semai fe tusbiha saijden zeleka.

(41) Ev jusbiha mauha gavran fe len testeij’a lehu taleba.

(42) Ve uhijta bi themerihi fe asbeha jukal-libu keffejhi ala ma enfeka fiha ve hije havijetun

ala urushiha ve jekulu ja lejteni lem ushrik bi rabbi ehada.

(43) Ve lem tekul lehu fietuj jensurunehu min dunil-lahi ve ma kane muntesira.

(44) Hunalikel velajetu lil-lahil hakk huve hajrun thevabev ve hajrun ukba.

Page 10: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(45) Vadrib lehum methelel hajatid dunja ke main enzelnahu mines semai fahteleta bihi

nebatul erdi fe asbeha heshimen tedhruhur rijah ve kanellahu ala kul-li shej’im muktedira.

(46) Elmalu vel benune zinetul hajatid dunja vel bakijatus salihatu hajrun inde rabbike

thevabev ve hajrun emela.

(47) Ve jevme nusejjirul xhibale ve teral erda barizetev ve hashernahum fe lem nugadir

minhum ehada.

(48) Ve uridu ala rabbike saffa le kad xhi’tumuna kema halaknakum evvele mer-ratim bel

zeamtum el-len nexh’ale lekum mev’ida.

(49) Ve vudial kitabu fe teral muxhrimine mushfikine mimma fihi ve jekulune ja vejletena

mali hadhel kitabi la jugadiru sagijratev ve la kebiraten il-la ahsaha ve vexhedu ma amilu

hadira ve la jadhlemu rabbuke ehada.

(50) Ve idh kulna lil melaiketisxhudu li ademe fe sexhedu il-la iblis kane minel xhinni fe

feseka an emri rabbih e fe tetehidhunehu ve dhurijjetehu evlijae min duni ve hum lekum

adduvv bi’se lidh dhalimine bedela.

(51) Ma esh-hedtuhum halkas semavati vel erdi ve la halka enfusihim ve ma kuntu

muttehidhel mudiline aduda.

(52) Ve jevme jekulu nadu shurakaijel-ledhine zeamtum fe deavhum fe lem jestexhibu

lehum ve xhealna bejnehum mevbika.

(53) Verael muxhrimunen nara fe dhanu ennehum muvakiuha ve lem jexhidu anha

masrifa.

(54) Ve le kad sar-rafna fi hadhel kur’ani lin nasi min kul-li methel ve kanel insane ekthera

shej’in xhedela.

(55) Ve ma menean nase ej ju’minu idh xhaehumul huda ve jestagfiru rabbehum il-la en

te’tijehum sunnetul evveline ev je’tijehumul adhabu kubula.

(56) Ve ma nursilul murseline il-la mubeshirine ve mundhirin ve juxhadilul-ledhine keferu

bil batili li jud-hidu bihil hakka vettehadhu ajati ve ma undhiru huzuva.

(57) Ve men adhlemu mimmen dhukkira bi ajati rabbihi fe a’arada anha ve nesije ma

kaddemet jedah inna xhealna ala kulubihim ekinneten ej jefkahuhu ve fi adhanihim vakra

ve in ted’uhum ilel huda fe lej jehtedu idhen ebedâ.

(58) Ve rabbukel gafuru dhur rahmeh lev juahidhuhum bi ma kesebu le axhele lehumul

adhab bel lehum mev’idul lej jexhidu min dunihi mev’ila.

Page 11: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(59) Ve tilkel kura ehleknahum lemma dhalemu ve xhealna li mehlikihim mev’ida.

(60) Ve idh kale musa li fetahu la ebrahu hatta ebluga mexhmeal bahrajni ev emdije

hukuba.

(61) Felemma belega mexhmea bejnihima nesija hutehuma fettehadhe sebilehu fil bahri

seraba.

(62) Felemma xhaveza kaleli fetahu atina gadaena le kad lekijna min seferina hadha

nesaba.

(63) Kale eraejte idh evejna iles sahrati fe inni nesitul hute ve ma ensanihu il-lesh shejtanu

en edhkurah vet-tehadhe sebilehu fil bahri axheba.

(64) Kale dhalike ma kunna nebgi fertedda ala atharihima kasasa.

(65) Fe vexheda abdem min ibadina atejnahu rahmetem min indina ve al-lemnahu mil

leddunna ilma.

(66) Kale lehu musa hel ettebiuke ala an tual-limeni mimma ul-limte rushda.

(67) Kale inneke len testetij'a meije sabra.

(68) Ve kejfe tasbiru ala ma lem tuhit bihi hubra.

(69) Kale setexhiduni in shaellahu sabirav ve la a'sij leke emra.

(70) Kale fe initteba'teni fe la tes'eleni an shej'in hatta uhdithe leke minhu dhikra.

(71) Fentaleka hatta idha rakiba fis sefineti harakaha kale eharakteha li tugrika ehleha le

kad xhi’te shej’en imra.

(72) Kale e’lem e kul inneke len testetij’a meije sabra.

(73) Kale la tuahidhni bima nesitu ve la turhikni min emri usra.

(74) Fentaleka hatta idha lekija gulamen fe katelehu kale e katelte nefsen zekijjetem bi

gajri nefs le kad xhi’te shej’en nukra.

(75) Kale elem e kul leke inneke len testetij’a meije sabra.

(76) Kale in seeltuke an shej’im ba’deha fe la tusahibni kad belagte mil ledunni udhra.

(77) Fentaleka hatta idha eteja ehle karjetinistet’ama ehleha fe ebev ej judajjifuhuma fe

vexheda fiha xhidaraj juridu ej jenkadda fe ekameh kale lev shi’te lettehadhte alejhi exhra.

(78) Kale hadha firaku bejni ve bejnik se unebbiuke bi te’vili ma lem testeti’ alejhi sabra.

Page 12: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(79) Emmes sefinetu fe kanet li mesakine ja’melune fil bahri fe eradtu en eijbeha ve kane

veraehum melikuj je’hudhu kul-le sefinetin gasba.

(80) Ve emmel gulamu fekane ebevahu mu'minejni fe hashina ej jurhikahuma tugjanev ve

kufra.

(81) Fe eradna ej jubdilehuma rabbuhuma hajram minhu zekatev ve akrabe ruhma.

(82) Ve emmel xhidaru fe kane li gulamejni jetimejni fil medineti ve kane tahtehu kenzul

lehuma ve kane ebuhuma saliha fe erade rabbuke ej jebluga eshuddehuma ve jestahrixha

kenzehuma rahmetem mir rabbik ve ma fealtuhu an emri dhalike te’vilu ma lem testi’ alejhi

sabra.

(83) Ve jes’eluneke an dhil karnejni kul seetlu alejkum minhu dhikra.

(84) Inna mekkenna lehu fil erdi ve atejnahu min kul-li shej’in sebeba.

(85) Fe etbea sebeba.

(86) Hatta idha belega magribesh shemsi vexhedeha tagrubu fi ajnin hamietiv ve vexhede

indeha kavma kulna jadhel karnejni imma an tuadhibe ve imma an tetehidhe fihim husna.

(87) Kale emma men dhaleme fe sevfe nuadhibuhu thumme juraddu ila rabbihi fe

juadhibuhu adhaben nukra.

(88) Ve emma men amen ve amile salihan fe lehu xhezaenil husna ve senekulu lehu min

emrina jusra.

(89) Thumme etbea sebeba.

(90) Hatta idha belaga matliash shemsi vexhedeha tatluu ala kavmil lem nexh’al lehum min

duniha sitra.

(91) Kedhalike ve kad ehatna bima ledejhi hubra.

(92) Thumme etbea sebeba.

(93) Hatta idha belaga bejnes seddejni vexhede min dunihima kavmel la jekadune

jefkahune kavla.

(94) Kalu ja dhel karnejni inne je’xhuxhe ve me’xhuxhe mufisidune fil erdi fe hel nexh’alu

leke harxhen ala an texh’ale bejnena ve bejnehum sedda.

(95) Kale ma mekkenni fihi rabbi hajrun fe eijnuni bi kuvvetin exh’al bejnekum ve

bejnehum redma.

Page 13: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

(96) Atuni zuberal hadid hatta idha sava bejnes sadafejni kalenfuhu hatta idha xhealehu

naran kale atuni ufrig alejhi kidra.

(97) Femestau ej jadh-heruhu ve mestatu lehu nakba.

(98) Kale hadha rahmetum mir rabbi fe idha xhae va’du rabbi xhealehu dekka ve kane

va’du rabbi hakka.

(99) Ve terakna ba’dahum jevmeidhij jemuxhu fi ba’div ve nufiha fis suri fe xhema’nahum

xhem’a.

(100) Ve aradna xhehenneme jevmeidhil lil kafirine arda.

(101) El-ledhine kanet a’junuhum fi gitain an dhikri ve kanu la jestetij’une sem’a.

(102) E fe hasibel-ledhine keferu ej jettehidhu ibadi min duni evlija’ inna a’tedna

xhehenneme lil kafirine nuzula.

(103) Kul hel nunebbiukum bil ahserine a’mala.

(104) El-ledhine dale sa’juhum fil hajatid dunja ve hum jahsebune ennehum juhsinune

sun’a.

(105) Ulaikel-ledhine keferu bi ajati rabbihim ve likaihi fe habitat a’maluhum fe la nukijmu

lehum jevmel kijameti vezna.

(106) Dhalike xhezauhum xhehennemu bima keferu vettehadhu ajati ve rusuli huzuva.

(107) Innel-ledhine amenu ve amilus salihati kanet lehum xhennatul firdevsi nuzula.

(108) Halidine fiha la jebgune anha hivela.

(109) Kul lev kanel bahru midadel li kelimati rabbi le nefidel bahru kable en tenfede

kelimatu rabbi ve lev xhi'na bi mithlihi mededa.

(110) Kul innema ene besherum mithlukum juha ilejje enema ilahukum ilahuv vahid fe

men kane jerxhu likae rabbihi felja’mel amelen salihav ve la jushrik bi ibadeti rabbihi

ehada.

Page 14: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

SURJA El-KEHF [nё gjuhёn shqipe]

Me emrin e All-llahut, Mёshiruesit, Mёshirёbёrёsit

1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi

ndonjë kundërthënie.

2 (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë)

ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se

ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.

3 Duke qenë në të përgjithmonë.

4 Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.

5 Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe

është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.

6 A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij

ligjërimi (Kur'anit)?

7 Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të

jetë më vepërmirë.

8 Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).

9 A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona

më të çuditshme?

10 Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote

mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"

Page 15: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

11 Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me

radhë.

12 Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz

në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.

13 Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e

tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.

14 Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti

ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të

thoshim diçka shumë mizore!

15 Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të

qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?

16 Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë

strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në

çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.

17 Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur

perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte

një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë

që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.

18 Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në

krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes.

Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej

tyre.

19 Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë

fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një

pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni

njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të

Page 16: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për

ju".

20 Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në

fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.

21 Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se

premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme

(kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për

çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më

së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre

një xhami".

22 Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe

thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë:

"Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre,

përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre

vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".

23 Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"

24 Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe

thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi

kehfit)".

25 (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.

26 Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e

tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij

ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush".

27 Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë

fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.

Page 17: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

28 Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për

qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e

kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh

dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.

29 E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të

mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e

nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar

është ajo pije, e vend i keq është ai".

30 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin

atij që është bamirës.

31 Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen

me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë,

janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur

është ai.

32 E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i

dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre

dujave bimë të tjera.

33 Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të

rrjedhë një lumë.

34 Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu

krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"

35 Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes

(duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"

36 "Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem

te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".

Page 18: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

37 Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi

ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"

38 "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"

39 E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-

llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak

prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).

40 Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i

shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).

41 Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!

42 Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte

shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i

kisha bërë Zotit tim askë shok!"

43 E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta

pengojë.

44 Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë

dhe te Ai është përfundimi më i mirë.

45 E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne

e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes

vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo

send.

46 Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave

është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.

47 (Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe

Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.

Page 19: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

48 Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët

ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju

ringjallje".

49 Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të

dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të

madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën

padrejt askujt.

50 (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai

ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta

merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i

shëmtuar është ai i jobesimtarëve!

51 Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e

vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.

52 E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I

thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i

zhdukim.

53 Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë

shtegdalje prej tij.

54 Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar)

më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.

55 Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë

falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të

mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.

56 Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë,

ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të

vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.

Page 20: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

57 Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua

kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre

mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim,

andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.

58 Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë

që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos

Tij nuk do të gjejnë ata strehim.

59 Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për

shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.

60 (përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta

arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë".

61 Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku)

mori rrugën e vet si (strofull) në det.

62 Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin),

meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".

63 Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova

peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në

mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"

64 Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së

tyre prej nga kishin ardhur.

65 Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi

mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

66 Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më

mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"

67 Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!"

Page 21: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

68 "Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"

69 (Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të

kundërshtoj ty për asgjë!"

70 Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të

tregoj për të".

71 E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai

(Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të

hatashme?"

72 Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"

73 (Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë

shoqërim timin (lehtësoma punën)!"

74 Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai)

Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"

75 Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"

76 (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më

lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"

77 Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin

ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty

një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur

do t'u merrje shpërblim për këtë!"

78 Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të

tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"

79 Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj

atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).

Page 22: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

80 Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata

të dy në humbje e në mosbesim.

81 Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në

respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).

82 Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një

thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta

arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit

tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të

Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!

83 Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me

shpallje)".

84 Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta

arrijë.

85 Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).

86 Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me

lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i

marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"

87 Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë,

pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".

88 Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë

(xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).

89 Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).

90 Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë

ndonjë mbulojë prej tij (diellit).

Page 23: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

91 Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe

sundimin e drejtë të tij).

92 Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes -

nga veriu).

93 Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk

kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).

94 Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në

tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë

mes nesh dhe mes tyre?"

95 Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo

që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe

mes atyre!".

96 Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e

bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë

atij!"

97 E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.

98 Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim,

Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".

99 (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata

të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i

tubojmë.

100 Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët

(trishtues).

101 Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të

dëgjonin (fjalët e All-llahut).

Page 24: SURJA El-KEHF · SURJA EL-KEHF [e transliteruar nё shkronja latine] Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (1) El hamdu lil-lahil-ledhi enzele ala abdihil kitabe ve lem jexha’al lehu ivexha

102 A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës)

robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.

103 Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"

104 Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë

se janë kah bëjnë mirë.

105 Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij,

andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë

vlere.

106 Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe

argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.

107 S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet

e Firdevsit.

108 Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).

109 Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të

shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai

(deti)".

110 Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është

Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në

adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".