të ushqyerit me gji

19
QENDRA KRYESORE E MJEKËSIS FAMILJARE Prizren QENDRA E TRAJNIMIT TË INFERMIERISË FAMILJARE PUNIM SEMINARIK Tema : TË USHQYERIT ME GJI

Upload: drenkolukaj

Post on 23-Oct-2014

179 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Të ushqyerit me gji

QENDRA KRYESORE E MJEKËSIS FAMILJAREPrizren

QENDRA E TRAJNIMIT TË INFERMIERISË FAMILJARE

PUNIM SEMINARIK

Tema :

TË USHQYERIT ME GJI

Punoi:26 prill 2012 Shqipe KRASNIQIPrizren Fatmire BYTYQI

Page 2: Të ushqyerit me gji

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA ............................................................................................. 2

Anatomia dhe fiziologjia e gjirit....................................................................3

Dobitë shëndetësore të qumështit të gjirit....................................................5

Gjidhënia........................................................................................................6

Rëndësia e gjidhënies për nënat.....................................................................7

Pozita e mirë dhe jo e mirë e gjidhënies........................................................9

Ushqimi i nënave gjatë gjidhënies ...............................................................11

Vetitë negative gjatë gjidhënies ..................................................................12

Literatura………………………………………………………….……....13

Page 3: Të ushqyerit me gji

HYRJE

ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA E GJIRIT

Gjiri është organ ndihmës, rëndom simetrik dhe qift i aparatit gjenital femëror.

Strukturën e gjinjëve e përbën e tërë pjesa që përfshin dhe mbulohet me lëkurën e

gjinjëve si: lëkura, nënlëkura, parenkima e gjinjëve, indi lidhor dhe indi dhjamor.

Fig.1.Anatomia dhe fiziologjia e gjirit

Page 4: Të ushqyerit me gji

Gjinjët bëjnë pjesë në organet riprodhuese. Ato kanë funksion shumë të rëndësishëm për

sigurimin e qumështit për foshnjën.

Gjëndrrat e qumështit zhvillohen nga rrudhat ektodermale që formohen në sipërfaqen

ventrale të embrionit.

Ato zgjerohen anash nga gjymtyrët e përparme, kah gjymtyrët e pasme dhe e formojnë

të ashtuquajturën “ udhë të qumështit ”.

Fig.2. Udha e qumështit.

Page 5: Të ushqyerit me gji

DOBITË SHËNDËTËSORE TË QUMËSHTIT TË

GJIRIT

Foshnja gjatë ditëve të para të lindjes është epiqendër e sulmeve të ndryshme si rezultat i

bakterieve, por qumështi i gjirit është prodhues i disa bakterieve kundërhelmuese, dhe

disa antitrupave (trupa imune) të cilat i vijnë në ndihmë foshnjes duke e mbrojtur atë nga

sëmundjet e ndryshme të ambientit rrethues.

Qumështi i gjirit nuk mund të krahasohet me asnjë qumësht artificial sepse:

- është i gatshëm

- i sterilizuar

- nuk përmban mikrobe dhe

- është i përgatitur të mbulojë të gjitha nevojat e foshnjes që nga lindja deri në

kohën e vetëushqyerjes.

Përmban komponente të ndryshëm e të detyrueshëm për ta ushqyer foshnjen si nga sasia

ashtu edhe nga lloji.

Elementet që përmban qumështi e favorizojnë dhe e zhvillojnë foshnjen fazë pas faze.

Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve

prandaj dhe është quajtur “vaksina e parë për bebet”. Ai përmban ushqimin e

nevojshëm për 6 muajt e parë dhe njëkohësisht i bën fëmijët rezistues ndaj

infeksioneve të ndryshme.

Page 6: Të ushqyerit me gji

Përmban substancën “Bifidus Faktor” që ndihmon bakterin Lactobacillus Bifidus

të shumohet në zorrët e fëmijës dhe ndalon bakteret e tjerë të shtohen dhe të

shkaktojnë diare.

Përmban ujë të mjaftueshëm për fëmijën edhe kur moti është tepër i nxehtë, në të

njëjtën kohë është zgjedhja numër një në ndalimin e dehidracionit.

Përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, dhe kjo është ajo për të cilën ka

më shumë nevojë fëmija.

Përmban hekur të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për t’u absorbuar në zorrët e

fëmijës, prandaj dhe tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës nuk vërehet

anemia dhe mungesa e hekurit.

Përmban enzimën LIPASE që tret lipidet dhe ndihmon në tretjen e qumështit

Page 7: Të ushqyerit me gji

GJIDHËNIA

Ndër mirësitë me të cilat karakterizohet periudha e parë e jetës së njeriut është edhe të

ushqyerit me gji.

Është faktor psikologjik, pasi dihet se nëna e cila e mban foshnjen në gji për disa muaj

me radhë, përveq ushqimit i jep fimijes edhe kujdesin dhe pregaditjen, te cilën mjekët e

quajnë faktorë që forconë lidhjet nënë – fëmijë dhe me ndikime mjaft pozitive pas

moshës së fëmijërisë.

Përmes gjirit fëmija përfiton cilësitë e nënës.

Gati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes edhe pse ka fëmijë të cilët duhet ta

mësojnë atë.

Ky instinkt është veqanërisht i fuqishëm nëse foshnja pas lindjes i vendoset nënës në

krahëror – kontakti lëkurë-lëkurë.

Fig.3. Mënyra e gjidhënies

Page 8: Të ushqyerit me gji

RËNDËSIA E GJIDHËNIES PËR NËNAT

Gjidhënia është e dobishme si për fëmijën ashtu edhe për nënën.

Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes rrit nivelin e sekretimit të hormonit

OXYTOCINE i cili ka disa funksione:

- bën uterusin të tkurret

- shpejton mbledhjen e tij dhe

- ul nivelin e gjakëderdhjes gjatë lehonisë.

Gjidhënia pengon fryrjen dhe qelbëzimin e gjirit nga qumështi i grumbulluar

Ulë rrezikun e osteoporozës

Mbron nënën nga dobësimi i eshtrave si dhe ndihmon shtyerjen e kohës së

sterilitetit.

Problemet të cilat mund ti hasim

Edhepse nënat ushqejnë fëmijët e tyre me gji nuk është gjithmonë e lehtë. Shumë nëna

kanë vështirësi në fillim .

Nëse foshnja mbahet gjatë në gji ose në njërin gji, mund të ndodhë rjepja e majes së

gjirit, ndërsa një gjendje të tillë e dikton shfaqja e plasaritjeve të cilat mund të jenë burim

për të ndodhur infeksioni.

Disa nga problemet më të shpeshta janë:

- zënia e gjirit me gjakë

- zënia e gjirit nga gjaku i grumbulluar

- mpirja e gjirit

- mastitis–infektimi i gjirit etj.

Page 9: Të ushqyerit me gji
Page 10: Të ushqyerit me gji

POZITA E MIRË DHE JO E MIRË E GJIDHËNIES

Pozita e mirë e gjidhënies është shumë e rëndësishme. Mënyra se si foshnja e kap gjirin

ka domethënie për sasinë e prodhimit të qumështit, për ngopjen e tij dhe mosshkaktimi i

disa problemeve gjatë procesit të gjidhënies.

Gjidhënia praktikohet disa herë në ditë prandaj duhet që nëna të vendoset në pozitë të

përshtatshme dhe mos të përjetojë lodhje dhe shtangime gjate këtij procesi.

Disa rregulla që duhet ti përmbahemi:

1. Nëna duhet të jetë e relaksuar dhe në pozicion të rehatshëm

2. Trupi i foshnjes duhet të jetë i ngjitur me trupin e nënës

3. Fytyra e foshnjes të jetë përballë gjirit

4. Maja e gjirit (papilla mamae) duhet të jetë në drejtim të fytit të foshnjes.

Fig.4. Pozita e drejtë e të ushqyerit Fig.5. Pozita jo e drejtë e të ushqyerit

Page 11: Të ushqyerit me gji

SA DUHET MBAJTUR NË GJI FOSHNJEN

Gjidhënia si një akt human dhe instikt i fortë fiziologjik duhet të kultivohet dhe të

monitorohet kujdesshëm.

Ditëve dhe muajve të parë nëna e ve foshnjen në gji sa herë që ajo qanë.

Foshnja për 24 orë kërkon të pijë 7 - 8 herë

Foshnjen duhet mbajtur në gji 15-20 minuta

7- 8 minuta në njërin gji

7- 8 minuta në gjirin tjetër dhe atë me një radhitje:

- djathtas – majtas herën e parë

- majtas – djathtas herën e dytë

me qëllim që të ndodhë zbrazja e mirë e gjinjëve.

Page 12: Të ushqyerit me gji

USHQIMI I NËNAVE GJATË GJIDHËNIES

Qfarë ushqimi duhet të hajë nëna gjatë kohës së gjidhënies për një ushqim me gji të

suksesshëm?

Një ushqim i balancuar gjatë shtatzanisë dhe pas shtatzanisë favorizon dhënien me gji.

Prandaj ushqimi i nëns duhet të jetë i shumëllojshëm, të përfshijë ushqime bimore, shumë

fruta, produkte të qumështit, produkte të mishit etj.

Në gatim është e preferueshme që të përdorim kripë të jodizuar dhe fluor.

Për formimin e kockave foshnja ka nevoj shumë pr kalcium dhe fosfat prandaj nëna duhet

të pijë 200-500 ml. qumësht ose të hajë produkte të qumështit.

Foshnjat kanë nevojë për vitamina të shumta, posaqërisht për vit.C prandaj nënat duhet

që minimum një herë gjatë ditës të hanë fruta dhe perime.

Foshnjet kanë nevojë për hekur për formimin e gjakut, i cili gjendet në mëlqi, mish dhe

në të verdhën e vezës prandaj nënat duhet ti hanë këto lloje të ushqimit.

Nëna e cila e ka foshnjen në gji pi për nevojat e saj normale min.1 litër lëngje shtesë në

ditë ku hyjnë lëngjet e frutave dhe llojet e ndryshme të çajrave.

Është mirë që ti shmangemi sheqerit sintetik dhe produkteve që përfitohen nga ai,

ushqimet djegëse dhe gjerave tjera irituese, që hyjnë në qumështin e gjirit dhe mund të

ngacmojnë foshnjen.

Page 13: Të ushqyerit me gji

VETITË NEGATIVE GJATË GJIDHËNIES

Janë:

alkooli dhe duhani.

Nënat që përdorin alkoolin dhe duhanin rrezikojnë në mënyrë indirekte jetën e foshnjes

sepse absorbohen nga gjëndrat e qumështit .

Barërat

Sa herë që këshillohet dhënia e një ilaçi nënës që ushqen me gjifoshnjen e vet duhet

marrë parasysh këto gjëra:

- barërat të cilat nuk duhet të merren gjatë ushqyerjes me gji

- barërat që duhet të përdoren me kujdes gjatë ushqyerit me gji

Kjo sepse barnat mund të:

- pengojnë ose te nxisin prodhimin e qumështit

- ndryshojnë përbërjen e qumështit

- kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për fëmijën.

QUMËSHTI I GJIRIT

mënyra më e mirëmë e sigurtë

më e shëndetshme

Page 14: Të ushqyerit me gji

më e lirë e të ushqyerit të foshnjes suaj!

LITERATURAT

Dr.Selami Sylejmani, ‘SËMUNDJET E GJIRIT” Orbis,Prizren, 2009

http://www.zeriyt.com/kendi-i-prinderve/gjidhenia-ilac-per-nenen-dhe-

femijen-t40073.0.html

http://www.albeu.com/lifestyle/pse-gjidhenia-eshte-esenciale-/29700/

http://breziiri.com/2011/01/23/qendrimi-i-islamit-ndaj-gjidhenies/gjidhenia/

http://www.mjeksia.net/gjidhenia-ilac-per-nenen-dhe-femijen/

http://snowboardtravel.co.uk/?tag=gjidhenia