terapia në çift

28
Terapia në çift 1 Terapia në Çift bazuar në Kontekst Manolita Hida Universiteti i Tiranës Fakulteti i shkencave Sociale Psikologji klinike Profesor: Gerti Janaqi

Upload: manolita

Post on 27-Apr-2015

1.551 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Terapia në çift

Terapia në çift 1

Terapia në Çift bazuar në Kontekst

Manolita Hida

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i shkencave Sociale

Psikologji klinike

Profesor: Gerti Janaqi

Page 2: Terapia në çift

Terapia në çift 2

Këshillimi martesor dhe në çift mund të konsiderohen si fëmijë të shekullit të XX. Gjithsesi

përpjekjet për të forcuar marrdhëniet martesore dhe për të zgjidhur konfliktet martesore janë po

aq të vjetra sa edhe vetë institucioni i martesës. Funksioni i ndihmimit të çifteve të sapo martuara

për të zgjidhur konfliktet e tyre martesore, tradicionalisht i takonte pjesëtarëve më të vjetër të

familjes, perspektiva e të cilëve mbi stresin martesor bazohej në eksperiencën vetjake. Me rënien

e influencës së familjeve të hapura rreth shek. XX, priftërinjtë dhe doktorrët merreshin në

ndihmë të çifteve të cilit kishin probleme. Që të dy këto, ishin grupe të natyrshme të cilët mund

të adresonin problemet martesore pasi ata kishin kontakt me anëtarët e familjes në periudha

stresuese të ciklit jetësor të familjes dhe kishin avantazhin e raporteve vepruese me familjen që

para se të hasnin në probleme. Tre dekada më parë fokusi i terapisë në çift dhe i terpistit ishte

ruajtja e martesës me çdo kusht, ndërkohë që sot, terapia në çift është kthyer në një instrument

më efektiv për të ndihmuar çiftet në arritjen e një niveli më të lartë zhvillimi dhe maturimi, në të

cilën rezultati mund të jetë të qëndruarit të martuar ose fitimi i divorcit. 1

Kjo esse do të jetë një esse analizuese në të cilën synohet të jepet një shpjegim në lidhje me

faktorët psikologjikë të cilët mund të çojnë në dështimin e një lidhje martesore. Veçanërisht kjo

esse do të përqëndrohet në teoritë të cilat fokusohen në kontekst dhe ravijëzojnë rolin e faktorëve

historikë, kontekstualë dhe organikë në predispozitën që kanë disa anëtarë të familjes për të

adoptuar disa sisteme besimi të caktuara ose të anagazhohen në modele ndërveprimi

problematike. Më specifikisht teoritë të cilat do të trajtohen janë teoria me në lidhje objektin dhe

teoria e atashimit, terapia në grup bazuar në kontekst dhe terapia integrative, analiza në lidhje me

teoritë e paraqitura si dhe konkluzionet.

Terapia në çift fokusuar në kontekst

Teoritë të cilat fokusohen tek konteksti përqëndrohen në terapitë tradicionale familjare që

ravijëzojnë rolin e faktorëve historikë, kontekstualë dhe organikë në predispozitën që kanë disa

anëtarë të familjes për të adoptuar sisteme besimi të caktuara ose të angazhohen në modele

1 Sholevar, P, G & Schwoeri, D, L. (2003).

Page 3: Terapia në çift

Terapia në çift 3

ndërveprimi problematike. Për këtë arsye ka disa shkolla të caktuara të cilat e ndalin punën e tyre

në këtë problematikë. Këto shkolla të cilat përfshihen në këtë kategori janë2:

Terapia Familjare ndërbreznore-Ngjarjet dhe marrdhëniet në familjen e origjinës të

klientit, të cilat kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në jetën aktuale të klientit, i

predispozojnë për të zhvilluar probleme në jetën aktuale dhe në familjen e tyre të

lindjes. (Përfaqësues; Boeen, 1978; Friedman, 1991; Kerr, 2003; Papero, 1990 etj.,).

Terapia Familjare Psikoanalitike

Praktikat bazuar në terapinë e Atashimit

Terapitë familjare eksperimentale-Theksojnë rolin e përvojave ndaluese ndaj rritjes

personale të cilat predispozojnë individët që të zhvillojnë probleme dhe të ruajnë

sjelljet problematike. (Përfaqësuese kryesore; Virgina Satir).

Terapitë multisistematike-Anëtarët e familjes mund të jenë të predispozuar për tu

angazhuar në ndërveprime të cilat krijojnë (ruajnë) modele-problemore në familje për

shkak të përfshirjes së vazhdueshme në tipe të veçanta sistemesh ekstrafamiljarë.

(Përfaqësuesi kryesor; S. Henggeler ).

Terapia Psikoedukacionale-I merr bazat e saj nga studimet empirike, të cilat kanë

treguar se disa individë janë gjenetikisht ose organikisht të predsipozuar për të

zhvilluar probleme psikologjike, të tilla si skizofrenia ose çrregullimet e humorit, dhe

se rrjedha e këtyre çrregullimeve ndikohet nga nivelet e stresit dhe mbështetjes nga

ana e mjedisit psikosocial për individët vulnerabël (disa nga përfaqësuesit: Anderson

et al., 1986; Atkinson & Coia, 1995; Barroëclough & Tarrier, 1992; Fallon et al.,

1993; Hatfield, 1994; Jewell, McFarlane, Dixon & Milkowitz, 2005, etj.,).

Terapia Familjare Psikanalitike

Terapia familjare me objekt marrdhëniet bazohet në supozimin se njerëzit janë të

predispozuar për tu anagazhuar në ruajtjen e modeleve ndërvepruese problematike sepse ata

udhëheqin marrdhënien aktuale në bazë të hartave të mardhënieve të pandërgjegjigjshme

2 A.Carr, 2006.

Page 4: Terapia në çift

Terapia në çift 4

primitive të cilat janë zhvilluar përgjatë vitetve të hershme të jetës (Fairbairn, 1952;M.Klein,

1964; Winnicott 1965). Këto marrdhënie të pandërgjegjshme primitive të vetes dhe të të tjerëve

bazohen në mardhëniet e hershme fëmije-prind të cilat përsëriten në marrdhëniet aktuale të

rëndësishme , të cilat referohen si “ lidhje-objekt ”.

Sipas Teorisë së lidhjes me objektin duke përdorur mekanizmat e ndarjes fëmijët shohin figurën

e nënës si dy njerëz të ndarë: Objekti i mirë të cilin e duan shumë dhe që përmbush nevojat e

tyre dhe objekti i keq me të cilin ata janë të nevrikosur sepse i frustron ato. Ata e bëjnë këtë

ndarje për tu mbrojtur kundrejt ankthit që ndiejnë kur nëna e tyre i frustron. Ata nevrikosen aq

shumë sa mund të “asgjesojnë” nënën prej të cilës janë tërësisht të varur . Shkatërrimi i nënës do

të përfshinte edhe shkatërrimin e vetes. Duke bërë ndarjen ata mund të mbrojnë objektivin e mirë

nga kërcënimi i “asgjësimit” dhe ti drejtojnë ndjenjat e zemërimit tek objekti i keq.

Fairburn3 argumentoi se objekti i keq ishte i ndarë më tej në një objekt nevojë-ngacmues e cila

dëshirohej nga fëmija dhe nevoja për mospranim ndaj objekteve përkundrejt të cilave fëmija ka

ndjenja inati. Ai argumentoi më tej se dy lidhjet midis sistemeve të objekteve kanë qenë të

represuara. Kështu personaliteti në teorinë në lidhjen me objektin përmban tre nënsisteme :

1. Vetja e ndërgjegjshme e atashuar me ndjenja të sigurisë ndaj një objekti ideal të mirë.

2. Dëshirë e represuar dhe sulm ndaj vetes i atashuar me ndjenja pakënaqësie ndaj një

objekti nevojë-ngacmues të dëshirueshëm.

3. Atashim mospranes i represuar ndaj vetes me ndjenja zemërimi dhe inati ndaj objektit

nevojë-ngacmues.

Bazuar tek lidhja e objektit në teorinë martesore dhe familjare në lidhjet afektive partnerët

projektojnë dëshirat e brendshme tek njëri –tjetri dhe induktojnë partnerin për tu konformuar

nëpërmjet proçesit të identifikimit projektiv. Në mardhëniet e shëndetshme partnerët

konformohen pjesërisht, por jo tërësisht ndaj projeksioneve, kështu ata nuk e frustrojnë në

mënyrë të tepruar njëri-tjetrin. Në mënyërë graduale partnerët mësojnë t’iu përgjigjen

realitetit të partnerëve të tyre dhe jo projeksioneve. Me maturimin e mardhënies dhe

3 Family therapy , A.Carr , fq 165 .

Page 5: Terapia në çift

Terapia në çift 5

përjashtimin e projeksioneve proçesi i projeksionit zëvendësohet nga projeksioni reciprok.

Partnerët pranojnë realitetin e njëri-tjetrit dhe ndonjëherë e marrin në konsideratë ose jo.

Në lidhjet problematike, partnerët ose konformohen së tepërmi ose nuk konformohen aq sa

duhet. Të dyja këto çojnë në zhgënjim, konflikt dhe projeksione të dyanshme në

mospranimin e objekteve. Në martesat ku ka distress partnerët induktojnë njëri-tjetrin

nëpërmjet identifikimit projektiv për tu konformuar ndaj roleve mospranuese. Kjo çon në

zhgënjime të dyanshme. Gjithsesi çifti qëndron bashkë për shkak të sistemit të dyanshëm

projektiv i cili lejon personat ta shohin veten si “tërësisht të mirë”dhe të mohojnë aspeketet

negative të vetes duke e parë partnerin si “tërësisht të keq”. Gjithashtu sistemi projektiv i

dyanshëm ruhet nga dëshira e të pandërgjegjshmes për të rimarrur dhe integruar objeketet e

mira dhe të këqia tek vetevetja.

Terapia martesore me në lidhje objektin është një ndërhyrje me kohë të gjatë në të cilën çiftet

vlerësojnë të përdorin vetëpërmbajtjen dhe interpretimin brenda mardhënies së tyre që lidhja

të jetë më e lirë nga proçeset projektive të dyanshme dhe të mësojnë të pranojnë njëri-tjetrin

ashtu siç janë. Pra, në këtë formë eksperiencat e hershme të fëmijërisë me objektet primare

bëhen pjesë e një drame të brendshme e cila mbahet në mendje si një kujtim i cili rivihet në

skenë. Në përsëritjen e dramave familjare të brendësuara, vihen në lëizje përpjekjet për të

patur atashim ose për ti kontrolluar të dyja në rolet që mund të luajë individi (Pines, 1988).

Pikërisht një vend të dorës së parë në punën e tij në lidhje me atashimin i ka dhënë edhe

J.Bowlby.

J. Bowlby dhe Teoria e atashimit.

John Bowlby (1969, 1973, 1980, 1988), megjithëse ishte një nga terapistët e parë familjarë

në Angli, ishte gjithashtu edhe një themeluesit kryesor të Teorisë së atashimit, i cili bazohej

në shpjegimin mbi lidhjet fillestare midis fëmijëve dhe personave që kujdesen për ta mbi

zhvillimin e marrdhënieve familjare kuptim plota dhe problemore. Bowlby argumentoi se

sjellja atashuese, e cila është gjenetikisht e programuar dhe e domosdoshme për mbijetesën e

Page 6: Terapia në çift

Terapia në çift 6

qënieve, del në pah tek fëmijët gjashtë muajsh deri në tre vjeç kur përballen me rrezikun. Në

rrethana të tilla, fëmijët kërkojnë afërsi me personat të cilët kujdesen me ta. Pasi gjejnë

siguri tek ta, ata kthehen në aktivitetin e tyre të eksplorimit të mjedisit rreth personit

përkujdesës. Ky cikël përsëritet sa herë që fëmija percepton ndonjë kërcënim dhe nevojat e

tyre atashuese për kënaqësi, siguri dhe mbrojtje aktivizohen. Pas përsëritjesh të herë pas

hershme, fëmija ndërton një model të brendshëm të atashimit mbi marrdhëniet bazuar në

mënyrën në të cilat këto episode janë menaxhuar nga kujdes dhënësit në përgjigje të nevojave

të fëmijës për afërsi, qetësi dhe siguri. Modelet e brendësuara janë harta marrdhëniesh

konjitive të bazuara në përvojat atashuese të hershme, të cilat shërbejnë si shabllone për

zhvillimin e marrdhënieve intime të mëvonshme. Modelet e brendësuara i lejojnë individët

që të bëjnë parashikime se si vet këta persona dhe personat e tjerë të rëndësishëm rreth tyre

do të sillen në të ardhmen brenda marrdhënies. Studimet empirike me nënat dhe fëmijë kanë

treguar se atashimi fëmijë-prind mund të klasifikohet në katër kategori të ndryshme. Puna e

mëvonshme mbi mardhëniet intime në moshë madhore ka treguar se këto katër tipe

marrdhëniesh atashimi kanë patur kontinuitet mbi ciklin jetësor individual dhe se

matrrdhëniet e rëndësishme të të rriturve mund të klasifikohen në katër kategori ekuivalente

(Cassidy & Shaver, 1999). John Byng – Hall (1995) ka argumentuar se stilet e organizimt

familjar munden gjithashtu të klasifikohen në katër kategoritë e tipeve të atashimit (Figura

1.0) .

Page 7: Terapia në çift

Terapia në çift 7

Fëmijë i sigurtë

I rritur i sigurtë

I sigurtë

Fëmija është autonom

I rrituri është autonom

Prindërimi është i përgjegjshëm

Stili i Familjes është i përshatshëm

Stili B

Fëmijë ambivalent dhe ankthioz

I rritur i shqetësuar

I pasigurtë

Fëmija është i nevrikosur

I rrituri është ishqetësuar

Prindërimi është ndërprerës

Stili familjar është i koklavitur/i

mbyllur . Stili C

Fëmijë shmangës

I rritur i hallakatur

I pasigurtë

Fëmija është shmangës

I rrituri është distant

Prindërimi është refuzues

Stili familjar është i shkëputur

Stili A

Fëmijë i ç`organizuar

I rritur i frikësuar

I pasigurtë

Fëmija është ngjitës / shmangës

I rrituri afrues/shmanges konfliktesh

Prindërimi është abuzues ose mungon

Stili familjar është i ç`orientuar

Stili D ose AC

Figura1.0 Kategoritë e tipeve të atashmit

Page 8: Terapia në çift

Terapia në çift 8

Atashimi i sigurt në fëmijëri dhe partnerët martesorë reagojnë ndaj partnerëve të tyre ose

prindërve të tyre sikur të jenë një bazë e sigurt nga e cila mund të eksplorohet bota. Prindërit dhe

parnerët në lidhje të tilla janë në harmoni dhe të përgjegjshëm për nevojat e fëmijës ose partnerit.

Familjet me atashim të sigurtë janë të lidhura në mënyrë përshatëse dhe fleksible me njëri-tjetrin.

Ndërsa tipi i sigurtë i atashimit është i lidhur me autonominë, tre tipet e tjera të atashimit janë të

lidhura me me ndjenjë pasigurie. Fëmijët me atashim ankthioz kërkojnë të vendosin atashim me

prindërit e tyre nëpërmjet ndarjes por gjithashtu janë të paaftë për të përfituar prej tij. Ata ngjiten,

qajnë ose kanë shpërthime inati. Partnerët martesorë me këtë stil atashimi janë shumë të mbyllur

por dhe shumë të pakënaqur. Familjet e karakterizuara nga atashim ankthioz janë jashtëzakonisht

të mbyllur të turbulluar ose të kenë kufij të depërtueshëm midis nënsitemeve familjare. Fëmijët

me atashim shmangës kontaktojn me prindërit e tyre pas ndarjes. Janë të zymtë. Partnerët

martesorë me këtë stil atashimi tentojnë të jenë distant dhe të pakënaqur. Familjet e

karakterizuara nga marrdhënie shmangëse janë të papërkushtuara dhe të kenë kufij të

papërshkrueshëm midis nënsistemeve familjare. Fëmijët me stil atashimi të çorganizuar të cilët

provojnë ndarjen tregojnë aspekte prindërore ankthioze dhe shmangëse. Atashimi i çorganizuar

është një korelacion midis abuzimit fëmijëror, neglizhimit dhe mungesës së hershme prindërore ,

humbjes ose zisë. Marrdhëniet martesore dhe familjare të çorganizuara karakterizohen nga

afrime – shmangie të konflikteve, çorientim, ngjitës dhe zymtësi .

Terapia Kontekstuale dhe Integrative

Në këtë mënyrë në terapia me kontekst grupin këto rimiratime të së pandërgjegjshmes

rezultojnë në luajtjen e roleve të caktuara si dhe në zgjedhjen e të tjerëve dhe induktimin e të

tjerëve për të marrë përsipër rolet e nevojshme koresponduese të cilat do të lejojnë që drama e

tyre të shfaqet edhe së jashtmi. Grupi duhet të sigurojë stimujt interpersonal të cilët evokojnë të

pandërgjegjshmen e secilit prej individëve në lidhje me marrdhëniet e brendësuara. Puna e grupit

të psikoterapisë qëndron në vendosjen e një mjedisi të sigurtë i cili do ti mundësojë anëtarëve të

grupit të rimiratojnë dhe të analizojnë dramatizimet e shformuara të brendshme. Kur grupi

shërben si një kuti (kontenier) aspektet primitve, të mohuara dhe të shformuara mund të

Page 9: Terapia në çift

Terapia në çift 9

përmirësohen dhe mbërthimi pas modeleve arkaike familjare mund të mundet (R. Klein et al.,

1992). Në terapinë aftashkurtër pritet që pacienti të qënrdojë aty për 12 javë, dhe për të gjithë

grupin data e përfundimit të terapisë është e njëjtë. Gjithashtu nuk lejohen që pacientë të rinj të

futen në grup. Periudha e shkurtër kohore e terapisë krijon presion tek anëtarët e grupit për të

punuar në mënyrë të shpejtë dhe aktive. Terapisti zakonisht është aktiv. Për shkak të limit në

kohë, terapisti nuk mund të presë që të mbledhë fakte substanciale para se të bëjë interpretimet.

Aftësitë si terapist kërkojnë familajritet në lidhje me tema dhe role tipike, identifikim te

menjëhershëm të prezencës së tyre në grup dhe ndërhyrja të duhura ndaj shqetsimeve të

zmadhuara të pacientëve. Terapisti në terapinë afatshkurtër duhet të jetë i mirë pajisur me të

dhëna. Qëllimi specifik është arritja e progresit në një zonë specifike, si rezultat i të cilit grupet

afatshkurtër konsiderohen pothuajse homogjenë për shkak të simptomavë të përbashkëta dhe

zonës së limituar të asocuar konfliketeve. Kjo gjë konsiderohet edhe si e nevojshme për të arritur

vendosjen e kohezionit në grup, aleancën terapeutike dhe një proçes optimal psikoterapie.

Përpos të gjitha rregullave të përshkruara më sipër një tjetër shkollë psikoterapeutike që

bazohet në këto rregulla janë edhe adlerianët. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ata mbështesin të

gjithë rregullat dhe idetë mbi teorinë me në lidhje objektin ao edhe vetë teorinë e atashimit, por

ata e mbështesin praktikën dhe teorinë e tyre në një këndvështrim më të gjerë dhe jo të ndarë, për

ta njeriu duhet parë si një i tërë dhe i panadarë (G.Boeree,2004 ). Sigurisht që kjo shkollë është

ndikuar nga idetë e Adlerit i cili ka qenë edhe themeluesi i terapisë integrative ose terapisë

adleriane afatshkurtër për çiftet (TAAÇ).

TAAÇ përdor një larmishmëri teknikash dhe startegjish. Terapisti duhet të jetë i aftë të integrojë

një llojshmëri trajtimesh për të përshatur nevojat unike të individit dhe të çiftit. Kohë pas kohe

terapisti duhet të fiksojë strukturën, dhe në raste të tjera do ti duhet të krijojë një komunikim të

drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Terapisti gjithashtu mund të lajmërohet edhe për ndërhyrje në

kriza ose të krijojë një atmosferë të sigurtë për të bërë të mundur ndodhjen e komunikmit. Disa

çifteve u nevojitet të punojnë mbi ndjenjat, ndërkohë që të tjerëve u nevojitet të punojnë mbi

mendimet dhe ndjenjat. Në këtë formë nevojitet që terapisti të jetë sa më fleksibël dhe të

integrojë sa më shumë strategji të mundshme. Drejtimi i adlerianëve është ndihma për të

Page 10: Terapia në çift

Terapia në çift 10

ndihmuar çiftet që të përdorin burimet e tyre. Koncepti i kurajos u jep çifteve shpresë dhe aftësi

për të sfiduar shumëllojshmërinë.

Principet bazë të terapisë adleriane

Psikologjia adleriane është një sistem teorik esencialisht i bazuar në kuptimin holistik,

qëllimshmërisë, konjicioneve dhe shoqërisë. Ajo fokusohet në marrdhënien ose në modelet

ndërvepruese midis partnerëve. Shpesh adlerianët përdorin termin “besoji vetëm lëvizjeve”.

Ndërveprimi, komunikimi dhe lëvizja midis partnerëve janë funksionale dhe të drejtuara

qëllimisht. Lëvizja mbart dhe tregon qëllimet, ndjenjat dhe vlerat të cilat ndikojnë në sistemin e

marrdhënies. Është thelbësore të kuptohet lëvizja psikologjike midis çiftit që krijon konflikt ose

bashkëpunim. A janë ata duke lëvizur sëbashku apo të ndarë veçmas? Terapisti duhet të

përqëndrohet në vëzhgimin dhe kuptimin e asaj se çfarë partnerët bëjnë në vend që të fokusohen

në atë se çfarë ata thonë. Historikisht i është kushtuar një vëmendje e madhe komunikimit verbal

midis partnerëve. Njohja e lëvizjeve e cila është bashkëpunuese dhe lëvizjeve rezistuese është ajo

që i tërheq individët drejt njëri-tjetrit. Kjo është gjithashtu edhe baza e shkaktarëve të konfliktit.

Ajo që i tërheq individët ndaj nëri-tjetrit është gjithashtu bazë e konfliktit në marrdhënie.

Secili prej partnerëve ka kapacitetin kreativ për të zgjedhur dhe krijuar perceptimin dhe kuptimin

e tij/saj. Çifti ndihmohet që të shohi qëllimet dhe konfliktet e ardhshme. Zgjedhja është një

komponent thelbësor nga të gjitha sjelljet, por refuzohet vazhdimisht në marrdhënet njerëzore.

Çiftet ndihmohen të kuptojnë se nëpërmjet besimeve, sjelljeve dhe qëndrimeve ata bëjnë

zgjedhje të reja. Besimet, sjelljet dhe ndjenjat të cilat ekzistojnë në sistemin midis partnerëve

janë rezultat i perceptimeve subjektive. Sjellja është një funksion i perceptimit individual.

Terapisti ndihmon partnerët të kuptojnë kuptimin që janë duke i dhënë eksperiencës vetjake.

është shpesh e nevojshme për terapistin që të shenjëstrojë modele transgjenerativë. Marrdhëniet

kanë potencialin për keqkomunikim të vazhdueshëm, sepse secili prej partnerëve përgjigjet në

formën në të cilën ka mësuar në familjen e origjinës.

Page 11: Terapia në çift

Terapia në çift 11

Proçesi i terapisë afatshkurtër

Sikundër shumica e modeleve të terapisë afatshkurtër, ka një pranim të limiti kohor të terapisë

TAAÇ(varion nga 10 deri në 15 seanca). Fokusi i çdo seance është të punuarit me një çështje

kyçe. Terapisti siguron një stil këshillimi optimist dhe direktiv në të cilin simptomat shihen si

zgjidhje ndaj problemeve. Çdo seancë mbyllet me caktimin e detyrave bihejviorale (Bitter &

Nicoll, 2000)4. Fokusi i ndërhyrjes detyron kryerjen e pyetjeve të tilla si: “Kush është secili prej

personave?”, “Kush janë ata si çift? ”, “Ç᾽farë kërkon secili prej tyre nga terapia?”, “Ç᾽farë kanë

bërë ose nuk kanë bërë që i ka çuar drejt drejt një marrdhënie jot ë suksesshme?”, dhe “Ç᾽farë

bënin ata kur marrdhënia ishte e kënaqshme?”.

Në fazat fillestare të TAAÇ, terapsiti duhet të vërë në “shënjestër” detyrat e ndërhyrjes, duke u

siguruar që çiftit i është dhënë çfarë dëshironin prej terapisë. Terapisti i kushton një vëmendje të

madhe shkallës së angazhimit ndaj proçesit terapeutik .

Qëllimet e TAAÇ

Proçesi Katër hapësh në TAAÇ

Trajtimi përfshin identifikimin e mekanizmave jo ndihmues dhe të zhvillojë mundësi të reja.

Fokusi ndodh me aspektet konjitive të proçesit të këshillimit. Terapisti kupton se partnerët mund

të jenë të ç᾽inkurajuar dhe sillen në mënyrë joefektive për shkak të konjicioneve të gabuara të

cilat i kanë çuar në sistemin e tyre të besimeve dhe qëllimeve. Terapistët Adlerianë besojnë se

pasi partnerët janë të ndërgjegjësuar dhe korigjojnë gabimet bazë, ata do të ndihen dhe do të

sillen më mirë. Në këtë formë terapisti tenton të shohë për gabime edhe më të mëdha në formën e

të menduarit të cilat përfshijnë çështje të tilla si mosbesimi, egoizmi, dhe pritshmëri joreale.

Seanca e terapisë strukturohet rreth 4 objektivave kryesorë të cilët i korrespondojnë 4 fazave të

proçesit terapeutik:

1. Hapi I: Marrdhënia. Vendosja e një marrdhënie empatike në të cilën çifti ndihet i kuptuar

dhe i pranuar nga terapisti.Terapisti ndihmon klientin që të lidhet me burimet e tij/saj të

4 Carlson , J ; Wats , E . Rrichard & Maniacci , M. (2006) A.Adler , Theory and Practice . APA , Washington DC . fq 181

Page 12: Terapia në çift

Terapia në çift 12

brendshme ose të jashtme. Kjo përpjekje ka si synim lëvizjen dhe fuqizimin e çiftit për të

patur një jetë më kënaqësi sjellëse së bashku. Sipas Bitter dhe Nicoll (2000) 5, një

marrdhënie cilësore bazohet në respekt reciprok, kërkon vëmendje dhe tërheqie me çiftin

dhe me atë se çfarë ata sjellin në terapi, dhe lehtësohet nga bashkëpunimi që kërkon të

bëjë një ndryshim të menjëhershëm në jetën e çiftit.

2. Hapi II: Vlerësimi. I ndihmon çiftet të kuptojnë besimet e tyre, ndjenjat, motivet dhe

qëllimet që të cilat përcaktojnë stilin e tyre të jetesës. Kjo përfshin si vlerësimin formal të

shkruajtur ashtu edhe proçesin e vlerësimit. Çiftet mund të plotësojnë inventarë (lista)

prioritare për terapinë të cilat sigurojnë informacion rreth problemit; kur filloi; ngjarjet

përshpejtuese; historinë mjekësore; historinë sociale; dhe pse ata janë në terapi. Forma të

tjera janë ndihmuese. Mund të ndërmeret edhe një intervistë mbi stilin e jetesës (Mini life

style intervieë); inventari i imazhit; gjenogramat; inventarët martesorë dhe mekanizma

për personalitetin janë ndihmuese. Terapistit gjithashtu i nevojitet të vlerësojë nivelin e

konflikteve martesore dhe fazën e ndryshimit. Është e nevojshme që e gjithë kjo

proçedurë është e nevojshme që ti përshtatet trajtimit specifik të çiftit që paraqitet.

3. Hapi III: Insajti. Ndihmon çiftet të zhvillojnë insajt mbi qëllimet e marra gabim dhe

sjelljet vetëshkatërruese dhe të gjejnë një kuptim, i cili do të rrisë nivelin e pjesëmarrjes

dhe shkallën përshtatjes.

4. Hapi 4: Riorientimi. I ndihmon çiftet të marrin parasysh alternativat ndaj problemit,

sjelljes ose situatave dhe të bëjnë përpjekje për ndryshim. Përfitimet terapeutike ruhen në

kohë nëpërmjet strategjive për parandalimin e relapseve.

Gjithsesi pacientët kalojnë nëpër një tjetër proçes i sili shihet si i nevojshëm për të reduktuar

rrezikun e një dështimi apo relapsi. Secili prej pacientëve përpara se të futet në proçesin e

terapisë së grupit ndjek një trajnim paraparak mbi proçedurat të cilat konsiderohen si primare për

terapinë dhe të cilat tentojnë të përgatisin pacientin mbi detyrat e punës në terapinë në grup.

Objektivat e trajnimit përfshijnë; lehtësimin e pritjes, qëndrimin për gjatë gjithë zgjatjes së 5 Carlson , J ; Wats , E . Rrichard & Maniacci , M. (2006) A.Adler , Theory and Practice . APA , Washington DC . fq 182

Page 13: Terapia në çift

Terapia në çift 13

grupit, proçese grupi të dëshirueshme, dhe rezultate të favorshme. Objektivat që duhen krijuar sa

më shpejt janë; krijimi i pritshmërive realiste në lidhje me sjelljet e dëshirueshme të pacientit,

zakonshmëria e rolit të terapistit, ngjarje tipike të terapisë; reduktimi i ankthit; vendosja e

marrdhënieve të mira; rritja e pjesëmarrjes; vetë-hapje, dhe feedback interpersonal. Në më të

shumtën e trajnimeve paraterapeutike proçesi ndosh si të jetë pjesë e intervistës fillestare midis

pacientit dhe terapistit. Rishikimet e kërkuesve (Piper & Perrault, 1985; Yalom, 1995) sugjerojnë

se pregatitja e kujdesshme nëpërmjet proçedurave të trajnimeve paraterapeutike është një

investim i mirë burimesh.

Si qënie njerëzore që jemi ne kemi ndërveprim social me njerëz të tjerë dhe në një pikë të

rëndësishme ndërveprimi ynë me pjesën tjetër varet nga mënyra sesi ne i ndërtojmë marrdhëniet

me të tjerët dhe sesa ne jemi të aftë të kuptojmë apo të “lexojmë” ato çka ndjejnë të tjerët. Prej

miliona vjetësh, kjo aftësi e jona për të “lexuar” është bërë pjesë e trashëgimisë tonë biologjike

(Donald Norman; 2004). Kontakti ynë me botën e jashtme varet në masë të madhe nga stili i

atashimit. Atashimi i sigurtë me persona të tjerë kthehet në jë burim të besimit në vetvete dhe

botës e cila promovon reziliencën dhe se midis frikës dhe rrezikut mund tia dalësh mbanë. Për

fëmijët dhe të rriturit , kufijtë e sigurtë janë mbrojtja e parë kundër traumave psikopatologjike

(Finkelhor & Browne, 1984; Van der Kolk, 1996). Ndërsa duke iu rikthyer temës së

marrdhënieve në çift , ato “pushtohen” nga kujtime traumatike të të pandërgjegjshmes të cilat

nuk i lejojnë që të jenë qënie me potencial sigurie. Dhunimi i ndërveprimit bëhet më pas “burim

dhe zgjedhje ndaj rrezikut” (Main & Hesse, 1990, fq. 163) duke krijuar një ngurtësim të dyfishtë

i cili është prezent në të gjithë çiftet e konfliktuara në të cilat individët kanë nevojë për suport

emocional nga figurat e atashimit por me të cilat ata janë në konflikt ose prej të cilave janë të

kërcënuara (Gottman, Coan, Carrere, & Swanson, 1998; Kobak & Duemmler, 1994). Përgjigjet

konstruktive të organizuara ndaj partnerit dhe ndërveprimeve të cilat ushqejnë të mësuarit e ri

bëhen pothuajse të pamundura. Atashimi dhe eksperienca në tërësi khtehet si rezulatat në një stil

të çorganizuar dhe kaotik (Main & Hesse) , ndërkohë që projeksionet e dyanëshme e çojnë

marrdhënien drejt konfliketeve edhe më të ashpra. Një stil atashimi jo i përshtatshëm dhe

marrdhëniet të cilat fokusohen tek objekti çojnë pashmangshmërisht drejt marrdhënieve

konfliktuale dhe prishjes së “homeostazës” në çift . Pra, bazuar në këto dy teori duket sikur cikli

Page 14: Terapia në çift

Terapia në çift 14

ploteson vetveten , ajo çka merret në jetën si fëmijë tenton të zhvillohet dhe të ripërsëritet në

jetën si një indvid i rritur , pra me pak fjalë duket sikur geshtalti përmbush ciklin e tij . Partnerët

mund të kenë përzgjedhur si bashkëshortin apo bashkëshorten e tij/saj një individ i cili përmbush

ato dëshira apo nevoja të paplotësuara të cilat mund të jenë mbartur që nga fëmijëria (Dreikurs,

1946, pp. 68-69) 6.

Natyrisht që këto teori nuk janë deçizive dhe përfundimtare për të përcaktuar nga e kaluara atë

që do të jetë individi , duhet konsderuar edhe një tërësi faktorësh të tjerë ndikues , qofshin në

jetën e individit fëmijë apo në jetën si adult, por ajo që mbase duhet patur parasysh është analiza

që duhet të kryhet në këto raste ku këto teori të mos shihen të para si entitete të veçuara por të

integruara me njëra – tjetrën ato mund të japin një shpjegim më real dhe më afër së vërtetës dhe

fakteve, duke ndihmuar edhe në përcaktimin e qartë të qëllimeve dhe funksione të terapisë,

natyrisht duke vënë theksin edhe tek problemi i mundshëm.

Rrjedhimisht, jo gjithmonë është e destinuar që jeta prezente të vendoset nga modele dhe

ndikime të së shkuarës, por forca individuale dhe mbështetja e partnerit ose nga persona të

tjerë mund të bëhen parashikues të përmirësimit dhe rregullimit të atyre ngjarjeve dhe sjelljeve

vetëshkatërruese (Van der Kolk, Perry, & Herman; 1991).

Një lidhje e sigurtë me partnerin krijon një strehë të sigurtë të cilat ndihmojnë të reduktohet

zemërimi, inati, dhe frika në mënyrë progresive me përmirësimin e marrdhënies dhe me një

imazh pozitiv për veten. Forma e angazhimit me figurat atashuese reflekton strategji të cilat janë

mësuar si mënyra kooperimi me emocionet negative. Siguria që fitohet nga partneri ndihmon që

të punohet në një formë konstruktive me ripërjetimin e simptomave emocinale sugjestionuese të

tilla sikundër janë makthet e natës, mendimeve të padëshiruara dhe fleshbekeve. Ndihma dhe

prania e një partneri koperues ndikon në zëvendësimin e ndjenjave negative të tilla si

vetëdëmtimi dhe të veçimit (ndarjes), (S.Johnson, 2004).

6 Cituar nga libri “Adlerian Therapy-theory and practice” , fq 181 .

Page 15: Terapia në çift

Terapia në çift 15

Përfundime

Eksperiencat e hershme në fëmijëri por veçanërisht lidhja me prindërit luan një rol të

rëndësishëm në hartat që krijohen dhe përvetësohen nga ana e fëmijës të cilat riluhen sërisht në

jetën e tij si një individ i rritur. Këto marrdhënie reflektohen në jetën në çift duke riluajtur sërisht

marrdhëniet e kaluara në kohën e tashme. Terapia familjare me objekt marrdhëniet bazohet në

Page 16: Terapia në çift

Terapia në çift 16

supozimin se njerëzit janë të predispozuar për tu anagazhuar në ruajtjen e modeleve

ndërvepruese problematike sepse ata udhëheqin mardhënien aktuale në bazë të hartave të

mardhënieve të pandërgjegjigjshme primitive të cilat janë zhvilluar përgjatë viteve të hershme të

jetës (Fairbairn, 1952;M.Klein, 1964; Winnicott 1965). Këto mardhënie të pandërgjegjshme

primitive të vetes dhe të të tjerëve bazohen në mardhëniet e hershme fëmije-prind të cilat

përsëriten në mardhëniet aktuale të rëndësishme , të cilat referohen si “ lidhje-objekt ”.

Gjithashtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe marrdhëniet atashuese midis fëmijës dhe prindit,

marrdhëniet atashuese jo të sigurta kontribuojnë në një të rritur i cili është i paaftë për të

vendosur marrdhënie të shëndetshme me të tjerët, si rezultat i rivënies në jetë të hartave të

marrdhënieve të shkuara.

Gjithsesi terapitë kontekstuale kanë tentuar që pjesëmarrja në grupin e terapisë kontekstuale të

sigurojë stimujt interpersonal të cilët evokojnë të pandërgjegjshmen e secilit prej individëve në

lidhje me marrdhëniet e brendësuara si dhe në vendosjen e një mjedisi të sigurtë i cili do ti

mundësojë anëtarëve të grupit të rimiratojnë dhe të analizojnë dramatizimet e shformuara të

brendshme. Ndërsa terapia integrative bazuar në principet e terapisë adleriane nuk e ndal

këndvështrimin vetëm në marrdhëniet e hershme problematike të individit por tenton të japë një

përqasje holistike duke përfshirë të gjithë atë çka prek sfera njerëzore dhe më konkretisht

individi: qëllimet, konjicionet dhe shoqëria, duke kombinuar edhe një sërë teknikash dhe

metodash të cilat lejojnë një trajtim më të plotë të çifteve të cilat kërkojnë trajtim.

Pavarësisht se ajo çka përjetohet dhe mësohet në fëmijëri luan një rol të rëndësishëm , do të ishte

një gabim nëse do të ndaleshim vetëm në këto teori, ato mund të shërbejnë si bazë për të analizën

dhe trajtimin e problemit por që mbase nuk do të ishin të plota nëse nuk merren parasysh edhe

faktorët individualë si dhe mbështetja nga ana e personave të tjerë.

Për këtë arsye është e domosdoshme një këndëvshtrim sa më i plotë që të tjetë i mundur, pasi

individi si një qënie sociale është i destinuar të jetojë në kontekstin të cilin atij fillimisht i jepet i

gatshëm por që më pas ai do të ketë mundësi ta ndërtojë edhe vetë. Në këtë formë individi mund

ka aftësinë që të superojë atë që mund të konsiderohet si jo e shëndetshme dhe problematike , por

kjo gjithmonë në varësi të forcave individuale dhe mundësisë për të ndryshuar.

Page 17: Terapia në çift

Terapia në çift 17

Referenca

Atkinson. L, & Goldberg.S, (2004). Attachment Issues in Psychopathology an Intervention. New Jersey: Lawrence Erlbaum Associates, Inc.

Boeree, J. (2004). Teoritë e Personalitetit. Tiranë: Plejad.

Carr, A . (2006) . Family Therapy. John Wiley & Sons .

Page 18: Terapia në çift

Terapia në çift 18

Carlson, J.W, E . Rrichard & Maniacci , M. (2006). A.Adler, Theory and Practice. Washington DC, APA .

Charman,D. (2004). Core Processes in Brief Psyshodynamic Psychotherapy:Advancing Effective Practice. New Jersey: Lawrence Erlbaum Associates, Inc.

Kaslow,W.F. (2002). Comprehensive Handbookof Psychotherapy. Volume I. PsychoDynamic Object –Relations. John Wiley & Sons.

Sholevar,P,G & Schwoeri, D,L. (2003) .Textbook of family and couples therapy (1 st ed). Washington Dc:APA.

Weiner, B, I &Bortsein, F, R. (2009). Principles of Psychotherapy(3rd ed). New Jersey: John Wiley & Sons, Inc.