tokat bujqesore, bleona mata, bota

24
TOKA BUJQëSORE ALARMI PËR SITUATËN SHËNDETËSORE Zbulohen farmacitë pa licencë, dhe punonjës të pakualifikuar Çmimet e reja për të gjithë vendin, komuna e bashki »4 PËRPLASJET NË TUBIME Goditet me vezë në Elbasan kreu i AD, Kreshnik Spahiu »6 E HËNË 1 PRILL 2013 VITI IX, NR. 2936 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com SHPRESë PëR BLEONëN Arrestohet 20-vjeçari, do trafikonte 8-vjeçarin »7 KOALICIONI I MAJTë Rama duhet të ftojë në bashkëpunim Metën Xhani Pitella bën thirrje për të dy partitë e majta në arritjen e një koali- cioni: Do nisë epokë ndryshe ekonomike dhe politike »2 Familja e Bleonës: I riu kishte lidhje me hallën e vogëlushes, ditën e zhdukjes ishte parë në Zapod. Policia rinis marrjen në pyetje REGJISTRIMI Në LISTA »3 Spiunazhi industrial prej 500 vitesh deri sot Si do të veprohet me banesat e ndërtuara pas vitit 2006 Legalizimet »13-17 Nga URAN BUTKA Enveri urdhëroi vrasjen e kosovarëve në Tivar Nga ARTAN DUKA Rilindja, vota e lirë dhe STV irlandez Nga NEBIL ÇIKA Morali politik si kërcënim elektoral për PD »18-19 »11 »10 Opinion Partitë e djathta kërkojnë nga PD mbledhjen në një tryezë në mesin e prillit. Shehi: Nuk jemi në listën e Partisë Demokratike »5 »8-9 ZBARDHEN ÇMIMET E VENDOSURA SIPAS METODIKëS Së RE SA DO Të VLEJë SIPëRFAQA Në RRETHINAT E TIRANëS DHE RRETHET E TJERA ÇMIMET Që JANë VENDO- SUR DHE PëR LIVADHE Në ZONAT TURISTIKE E mbinatyrshmja vs. racionales. Bota e “çmagjepsur”? Algoritmet, pushteti i heshtur i numrave ADN, njeriu që do të vijë BOTE & HISTORI »6 DHUNA NË FAMILJE 16-vjeçarja akuzon babain, më përdhunoi që 13 vjeç Familjarët: Fëmija ka shpifur, i ati e qëlloi se nuk e lejonte të rrinte në Facebook. 58-vjeçari mbetet në pranga

Upload: gazeta-metropol

Post on 11-Mar-2016

321 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

tokat bujqesore, bleona mata, bota

TRANSCRIPT

Page 1: tokat bujqesore, bleona mata, bota

Toka bujqësore

AlArmi për situAtën shëndetësore

Zbulohen farmacitë pa licencë, dhe punonjës të pakualifikuar

Çmimet e reja për të gjithë vendin, komuna e bashki

»4

përplAsjet në tubime

Goditet me vezë në Elbasan kreu i AD, Kreshnik Spahiu»6

E hënë1 prill 2013Viti iX, Nr. 2936TEl: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

shpresë për bleonënarrestohet 20-vjeçari,

do trafikonte 8-vjeçarin

»7

KoAlicioni i mAjTëRama duhet të ftojë në

bashkëpunim metënXhani Pitella bën thirrje për të dy partitë e majta në arritjen e një koali-cioni: Do nisë epokë ndryshe ekonomike dhe politike »2

Familja e Bleonës: I riu kishte lidhje me hallën e vogëlushes, ditën e zhdukjes ishte parë në Zapod. Policia rinis marrjen në pyetje

Dashamir Shehi kundër Mediut dhe Ndokës për zgjedhjet e qershorit

REGjiSTRimi në liSTA

»3

Spiunazhi industrial prej 500 vitesh deri sot Si do të veprohet me

banesat e ndërtuara pas vitit 2006

Legalizimet

»13-17

nga urAn butkA

Enveri urdhëroi vrasjen e kosovarëve në Tivar

nga ArtAn dukA

Rilindja, vota e lirë dhe STV irlandez

nga nebil ÇikA

Morali politik si kërcënim elektoral për PD

»18-19

»11

»10

opinion

Partitë e djathta kërkojnë nga PD mbledhjen në një tryezë në mesin e prillit. Shehi: Nuk jemi në listën e Partisë Demokratike

»5

»8-9

Zbardhen ÇmimeT e

vendosura sipas

meTodikës së re

sa do Të vlejë sipërfaqa

në rreThinaT e Tiranës

dhe rreTheT e Tjera

ÇmimeT që janë vendo-

sur dhe për livadhe

në ZonaT TurisTike

• E mbinatyrshmja vs. racionales. Bota e “çmagjepsur”?• Algoritmet, pushteti i heshtur i numrave• ADn, njeriu që do të vijëbote & histori

»6

dhunA në fAmilje

16-vjeçarja akuzon babain, më përdhunoi që 13 vjeçFamiljarët: Fëmija ka shpifur, i ati e qëlloi se nuk e lejonte të rrinte në Facebook. 58-vjeçari mbetet në pranga

Page 2: tokat bujqesore, bleona mata, bota

02 E hënë 1 prill 2013 •

« POLITIKË

SOCIALISTËT EUROPIANË APEL RAMËS DHE METËS PËR BASHKIM

Xhani Pitella: Mos humbisni shansinBashkohuni që të mund të qeverisni pas 23 qershorit

Oli Xhilaga

E majta shqiptare duhet të bashkohet, me qëllim që të mundësojë qeverisjen

e vendit pas 23 qershorit. Kreu i PS-së, Edi Rama, duhet të ndërmarrë hapin e nevojshëm për të ftuar në aleancë kreun e LSi-së Ilir Meta, ndërkohë që ky i fundit duhet ta pranojë një ftesë të tillë për të mirën e vendit. Ky ishte shkurtimisht mesazhi i përcjellë dje nga zëv-endëspresidenti i PE-së Xhani Pitella për drejtuesit e PS-së dhe të LSI-së. Por këtë apel Pitella e bazoi dhe e argumentoi pikërisht në zhvillimet e deritanishme në skenën politike.

ApeliPër zëvendëspresidentin

e Parlamentit Europian Xhani Pitella nuk ka kohë për të hum-bur as për popullin shqiptar, por as për të majtën shqiptare, ndaj PS-ja dhe LSI-ja duhet të bashkohen me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. “PS-ja dhe LSI-ja duhet të dalin të bashkuara në këto zgjed-hje për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta arrijnë këtë ndryshim përmes votës së lirë. Tani është rasti, nuk ka më kohë për të humbur për popul-lin shqiptar apo për të majtën shqiptare, qoftë për PS-në apo për LSI-në, që të bashkohen e të fitojnë. Dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara, përtej hendekut që i mban të ndarë, për të mirën e vendit. His-toria politike na mëson se kur eksperiencat e hidhura të së shkuarës shndërrohen në mësime për të ardhmen politika mund të arrijë trans-formime të paimagjinueshme në të mirë të popullit”, - thuhej në deklaratën e zëv-endëspresidentit të PE-së.

ArgumentiNë komentin e tij për situ-

atën politike në vend Pitella dha dhe argumentet se pse kërkonte bashkimin e PS-së dhe LSI-së. “Miku im Edi Rama, i cili ka udhëhequr një mod-ernizim mbresëlënës të Par-tisë Socialiste dhe ka përgati-tur një program tejet ambicioz ‘Për një Rilindje Shqiptare’, duhet t’i ofrojë publikisht dorën LSI-së, duke marrë përsipër përgjegjësinë e një udhëheqësi që ne të gjithë duam ta shohim sa më shpejt në drejtimin e Shqipërisë. Çdo socialist e progresist, që mezi e pret ndryshimin për të cilin ka luftuar 8 vjet rresht në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet ta nxisë dhe mbështesë fort Edi Ramën për të hedhur këtë hap të guximshëm”, - u shpreh Pitel-la. Gjithashtu arsyet radhitën dhe për Metën. “Miku im Ilir Meta, që zgjodhi të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës gjatë këtyre 4 vjetëve duke u përpjekur të kontribuojë për

“Berisha braktisi emigrantët shqiptarë”

Anëtarja e grupit të punës për programin në PS-së Milena Harito u ndal dje në një tjetër dështim të qeverisë “Berisha” e konkre-tisht te braktisja e emigrantëve shqiptarë. Sipas PS-së, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të adresuar çështjet që i shqetësojnë, apo qoftë dhe për t’u treguar se shteti shqiptar i konsid-eron ende emigrantët si qytetarë të këtij vendi. Sali Berisha ka provuar se nuk i sheh emigrantët si një grupim që kërkon vëmendje të veçantë nga qeveria, dhe kjo në një kohë kur ata janë ndër kontribuesit më të mëdhenj nëpërmjet dërgesave në ekonominë e Shqipërisë. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë, që sot, edhe pse me një rënie të ndjeshme, vlerësohen në 7 deri 8% të prodhimit të brendshëm bruto të Sh-qipërisë, kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbe-jnë si një ndihmesë e jashtëzakonshme për uljen e varfërisë, rritjen ekonomike, por dhe për ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të vendit”, - u shpreh Harito. Sipas saj, si për ironi për këtë ndihmesë Berisha ka 8 vjet që i shpërblen duke i lënë në harresë të plotë. “Pas 84 ditësh, kur Saliu të humbasë zgjedhjet më 23 qershor, ne do të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me emigrantët shqiptarë. Ne do t’u japim atyre të drejtën të votojnë, do të negociojmë në mënyrë prioritare një mar-rëveshje për pensionet me Italinë e Greqinë, do të kalojmë menaxhimin e konsullatave në du-art të përfaqësuesve të emigracionit dhe do të krijojmë paketa financiare lehtësuese për ata emigrantë që dëshirojnë të kthehen e të investojnë në Shqipëri”, - deklaroi përfaqësuesja e PS-së.

DEKLARATA

KOKA DHE NIKOLLI: DEKLARATAT ME SFOND POLITIK, KOMPETENCA E DPGJC-së “Përgjegjësia e Drejtorisë së Gjendjes Civile”

Minibashkitë socialiste hedhin poshtë deklaratat e PonesPretendim i zëvendësmin-

istrit të Brendshëm Ferdinand Pone se minibashkitë të ud-hëhequra nga socialistët kanë vonesa në ndarjen e qendrave të votimi është hedhur poshtë nga kryetarët socialitë. Sipas deklaratës së bërë rreth një javë më parë nga Pone, ai ka thënë se njësitë bashki-ake numër 7, 5, 1 dhe 4 të udhëhequra nga socialistët nuk kanë bërë ndarjen e QV-ve sipas Kodit Zgjedhor. Ky pohim i tij është hedhur poshtë nga dy kryetarë të njësive bashki-ake socialiste, që kanë shpre-hur se kjo deklaratë ka sfond politik. Erion Koka i njësisë numër 7 dhe Lindita Nikolli e asaj numër 1 shprehen se është ministria e Brendshme ajo që prodhon vonesat si dhe problemet me listat. Sipas dy drejtuesve vendore, pas këtyre akuza ka një sfond të pastër politik. “Në qoftë se më

datën 9 maj ata e kanë ndarë mendjen të bëjnë një diçka, po mundohen ta kamuflojnë me këto lloj mënyrash. Listat e zgjedhësve nuk i kanë bërë njësitë bashkiake, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, sepse ajo ka bërë ndarjen në sistem. Në qoftë se ne do të çonim një qendër votimi që kishte mbi

700 votues, atëherë sistemi automatikisht ose do ta nxir-rte zero, pra nuk do ta pasqy-ronte fare qendrën e votimit, ose do ta bënte vetë ndarjen”, - tha Koka. “Si gjithmonë kjo është një paaftësi dhe dëshirë e tyre për amulli dhe për vjed-hjen e votës me listat e zgjed-hësve ta drejtojnë gishtin drejt pushtetit vendor. Kur është

e ditur si drita e diellit që ne kryetarët e njësive bashkiake nuk kemi asnjë lloj të drejte dhe asnjë lloj kompetence për të bërë ndarjen në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, në përcaktimin e votuesve sipas çdo qendre votimi”,- tha Nikolli. Sipas Kodit Zgjedhor, asnjë qendër votimi nuk mund të ketë më shumë se 700 votues.

• Paraprakisht në

zgjedhje janë thirrur

të marrin pjesë rreth

3 milionë e 285 mijë

shtetas, që do të voto-

jnë në rreth 5 mijë e

400 qendra votimi,

1400 prej të cilave i

ka vetëm Tirana.

APELI I STANISHEVOK “Dy partitë kryesore të së majtës, PS-ja e Edi Ramës dhe LSI-ja e Ilir Metës, duhet të lënë mënjanë vizionet e vjetra e të bashkohen në emër të perspektivës së re progresiste”, - u shpreh dy ditë më parë presidenti i Partive Socialiste Europiane Sergei Stanishevok. “Nëse Partia Socialiste punon së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo siguron shanse më të mira për ndryshim më të madh në vend. Problemet individuale, ndasitë, konfliktet duhet të lihen pas”, - vlerësoi Stanishevok.

integrimin e Shqipërisë nga radhët e qeverisë, nuk duhet të refuzojë dorën që i ofron PS-ja. Ai duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë që ka sot e gjithë e majta sh-qiptare për të nxjerrë vendin nga një krizë që është e des-tinuar të thellohet akoma më shumë, nëse 23 qershori nuk sjell rotacionin politik. Çdo socialist progresist që mbështet LSI-në duhet ta nx-isë dhe mbështesë Ilir Metën për ta hedhur këtë hap”, - argumentoi Pitella. Ndër-kohë në këtë deklaratë zëv-endëspresidenti i PE-së nuk

fsheh besimin e tij drejt një bashkimi të tillë. “Si një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe i dy drejtuesve të cilëve po u drejtoj këtë apel, unë person-alisht mbetem shpresëplotë se koha shumë e kufizuar që ka mbetur për të marrë një vendim kaq historik do të shfrytëzohet prej tyre për të hapur një faqe të re për të majtën shqiptare dhe për Shqipërinë. Bashkimi Europi-an ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian. Mos e humbisni këtë shans historik”, - vlerësoi Pitella.

“Apeli për Ramën e Metën vjen për arsye se jemi të shqetësuar nga humbja e tretë radhazi e statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëria; të bindur se vetëm një qeveri e re socialiste dhe progresiste mund ta nxjerrë vendin nga kriza që po thellohet; me shpresë se vendi do të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor 2013; duke uruar që përfaqësuesit e së ma-jtës shqiptare do ta kup-tojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.”

Page 3: tokat bujqesore, bleona mata, bota

03• E hënë 1 prill 2013

»POLITIKË

Konventa e LSI-së, PD e PS mbajnë frymën

9 prill, pritet zgjedhja e koalicioneve të Metës

“Jo eufori me arritjet në 8 vjet qeverisje”

Mediu në Fier: Duhen thelluar më tej reformat e ndërmarra

“Tregues i bashkëjetesës fetare në vend”

Kryetari i FRD-së uron besimtarët për festën e pashkëve

Pas Konventës së Partisë Demokratike, pritet të zhvil-lohet një tjetër konvent e rëndësishme e një force tjetër të mazhorancës – LSI-së. Kjo konventë është tejet e rëndësishme për koalicionet zgjedhore, pasi vet kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, ka deklaruar se ky eveniment i partisë do të përcaktojë se në cilin krahë do të rreshtohet LSI-ja. Sipas drejtuesve të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, anëtarët e LSI-së do të votojnë për arritjet që kjo forcë politike ka bërë në këta katër vjet qeverisje, nëse këto do të jenë pozitive, atëherë Meta do të rreshtohet sërish përkrah Berishës në zgjedhje, nëse do të jenë negative, atëherë LSI-ja mund të kalojë në aleancë me

Kryetari i Partisë Repub-likane, Fatmir Mediu, mori pjesë në aktivitetin e degës së Fierit të Partisë Repub-likane. Gjatë fjalës së tij për-shëndetëse Mediu i cilësoi arritjet e kësaj mazhorance një hap përpara drejt familjes së madhe europiane, por theksoi se në asnjë mënyrë nuk duhet të arrihet në vetëkënaqësi dhe të ndalen ritmet e reformave. Pikërisht duke u ndalur në këtë pikë Mediu e vuri theksin edhe në bllokadën që PS-ja i ka bërë çështjes europiane. “Interesi politik i Partisë Socialiste doli mbi interesin e qytetarëve të Fierit dhe interesin tonë kombëtar. Nuk u votuan tri ligje të domosdoshme që Shqipëria të merrte statusin

Kryetari i FRD-së ka uruar të gjitha besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Në fjalën e tij Topi ka shprehur se kjo ditë dëshmon edhe bashkëjetesën e mirë që është ndërmjet komuniteteve fetare në vend. “Në emrin tim dhe të Frymës së Re Demokra-tike uroj të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë për festën e Pashkëve, me mbarësi dhe gëzime në familjet dhe jetët e tyre. Përmes ringjalljes së Jezu Krishtit dhe bekimit për qytetarët besimtarë vjen mesazhi i paqes dhe mirësisë, i zemrës së hapur dhe dashurisë më të madhe midis njerëzve. Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shoqërinë shqip-

Partinë Socialiste. Kjo konventë pritet t’i japë fund edhe heziti-mit të gjatë të politikanëve për të marrë në krahun e tyre LSI-në për shkak të mbështetësve që ka kjo forcë politike, që duke u përthyer në vota shkojë në më shumë mandate se të gjitha votat e disa prej partive që ato mund të kenë në koalicion. Pre-tendimet për të marrë LSI-në në koalicion kanë qenë nga të dyja palët, si nga Partia Socialiste, e cila i ka vendosur edhe klauzola, ashtu dhe nga kampi demokrat, ku prej më shumë se tre muajsh udhëheqësit më të lartë të kësaj force kanë shprehur dëshirën për ta pasur përkrah Ilir Metën në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi gara elektorale pritet që të jetë tejet e fortë nga të dyja kampet.

e vendit kandidat. Të lëmë mënjanë shijen e hidhur të konfliktit politik, shijen e hidhur të ndarjes, sepse ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë për shkak të bindjeve politike. Prandaj, motra dhe vëllezër, duhet të ulemi e të diskutojmë edhe me kundërshtarin tonë politik kur vjen fjala për jetën e qytetarit, kur vjen fjala për interesat kombëtare”, - tha Mediu. Gjatë këtij takimi, ku merrnin pjesë me qindra simpatizantë dhe anëtarë të kësaj force politike, u shpalos alternativa e djathtë e së ardhmes, mbështetja e elektoratit për zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe angazhimet e strukturave lokale për një rezultat sa më të lartë në zgjedhjet e 23 qershorit.

tare, një tregues i vlerës së çmuar të traditës pozitive të respektit të përbashkët për festat fetare. Në këtë ditë vëmendja jonë shkon te njerëzit në nevojë dhe apelon për më shumë kujdes e dashuri; shkon tek institu-cioni i familjes dhe apelon për forcimin e identitetit të saj; shkon te nevoja e madhe e shoqërisë sonë për më shumë komunikim, hapje, dialog, respekt dhe vlera morale, të cilat e ndihmojnë atë të përballet me çdo sakrificë dhe të vështrojë më me siguri drejt të ardhmes. Edhe një herë uroj të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë: gëzuar Pashkët dhe nga mot mbarësi në familjet tuaja!” - ka përfunduar urimin e tij kreu i FRD-së, Bamir Topi.

ALEATËT E PD-së NË PRITJE TË TRYEZËS SË KOALICIONIT

PD, koalicionet si më 2009-n. Përplasen interesat e partive

Ervin Koçi

Partitë aleate të PD-së kanë shkuar drejt një përplasje mbi formulën

e koalicioneve që do të ap-likoj e djathta. Sipas kreu të partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë”, Dashamir Shehi, aktualisht koalicioni i PD-së po funksionin me formulën e vitit 2009, ku secila parti ka kandi-datët e saj për deputetë dhe jo sipas variantit që u paraqit para një muaji, ku krerët e par-tive aleate do të ishin në listat e PD-së. Kjo sjell edhe një për-plasje në interesat e aleatëve të Partisë Demokratike, ku dy prej aleatëve historik të saj, Partia Republikane dhe Partia Demokristiane, kanë shprehu rezervat e tyre mbi këtë skemë koalicionesh dhe kanë ndry-shuar modelin me argumentin se nuk garantohet vota e tyre. Kryetari i LZHK-së theksoi për gazetën “Metropol” se ak-tualisht nuk ka asnjë tryezë koalicioni tek e djathta, se në fuqi është formula e zgjed-hjeve të 2009 dhe se partitë po përgatiten në fushatat e tyre zgjedhorë. “Deri tani është lënë në fuqi varianti i vi-tit 2009. Çdo parti do të dalë në zgjedhje me listën e saj të kandidatëve. Besoj se deri më datën 23 prill, që është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, do të zhvillo-het një tryezë koalicioni, por, me sa jam në dijeni unë, ky është varianti në fuqi”, - thek-soi Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së.

PërplasjetI pari që u shpreh kundër

kësaj formulës së vitit 2009 të koalicioneve ishte kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili theksoi se nga kjo formulë nuk u garantua sigu-ria e votës, duke nënvizuar se republikanëve u kanë ikur dy mandate deputetësh për shkak të shpërndarjes së votave. Veç Mediut edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka theksuar rreth 2 janë më parë për gazetën “Metropol” se formula e koalicionit të 2009-s nuk ishte e përshtatshme për këtë forcë politike, duke argumentuar me faktin se nuk garanton përfaqësimin e PDK-së në Kuvend. Veç këtyre dy aleatëve historik të Partisë Demokratike edhe një parti tjetër aleate, Bashkimi Liberal Demokrat, me në krye Arian Starovën, ka shprehur se përl-logaritja e votave nëpërmjet skemës së koalicioneve të vi-tit 2009 sjell një pabarazi në shpërndarjen e saj. “Ne mendo-jmë që ka një padrejtësi në për-llogaritjen e votave ndërmjet partive të mëdha dhe të vogla. Nga kjo pikëpamje, e vetmja kërkesë jona është: brenda koalicionit të rregullohen këto raporte. Një nga këto zgjid-hja do të ishte: të hapeshin

listat e PD-së për disa nga aleatët apo përfaqësues të partive të vogla”, - ka pohuar Starova. Kësisoj nga të gjitha këto pakënaqësi që vijë nga radhët e partive mbështetëse të së djathtës ka çuar në një kolaps interesash, ku forca kryesore, PD-ja, nuk po përm-bush kushtet e aleatëve të saj. Rrjedhimisht, lid nevoja për një tryezë koalicioni tek e djathta,

pasi pretendimet e partive të dyta sjell edhe një përplasje të fortë ndërmjet partive të një koalicioni. Pretendimi kryesor i partive të vogla është garanti-mi i barazisë së votës nëpërm-jet koalicioni, ku vetëm PR-ja në zgjedhjet e 2009 kishte garantuar një numër votash të barabartë me tri mandate de-putetësh, por që në parlament ka vetëm një mandat.

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, kërkon që te partitë e djathta të vendohet një skemë tjetër koalicionesh, ku kryesore është që të garantohet mbrojtja reciproke e votave.“Nëse do të garantohet një mbrojtje reciproke, ajo do të krijonte mundësinë që partitë të kishin një aktivizim jo vetëm të përcaktuar në rajone të veçanta, por në të gjithë rangun kombëtar, ku e bëjnë të vlefshme votën jo vetëm thjesht për interes të tyre, por për interes të partisë më të madhe të koalicionit”, . ka thënë Mediu.

Fatm

ir M

ediu

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Noka, ka theksuar për gazetën “Metropol” se formula e koalicion-eve e përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 nuk është e preferuar nga kjo parti, pasi bie në kontradiktë me interesat e saj. Ky refuzim i Ndokës vjen për arsye se kjo skemë nuk garanton një barazinë në shpërndarjen e vo-tave, ku në zgjedhjet e vitit 2009 kjo parti nuk mundi të kishte asnjë përfaqësues në Kuvend për shkak të formulës.

Nar

d N

doka

PD, 22 ditë kohë për një tryezë aleatësh

23 prilli afati i fundi për regjistrimin e koalicioneve

Sipas Kodit Zgjedhor, data e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore është 60 ditë para datës së zgjedhjeve, që përkon me ditën e 23-të të këtij muaji. Deri tani te partitë e djathta nuk është bërë as një tryezë koa-licioni për të përcaktuar aleatët e rij, ku deri më tani është paraqitur si hyrje e re partia e Dashamir Shehit, LZHK-ja. Mungesa e kësaj tryeze ka sjellë edhe përplasjet ndërmjet partive aleatë të së djathtës qeverisëse, ku dy prej par-tive historike përkrah PD-së, partia Republikane dhe ajo Demokristiane, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me formulën e koalicionit, ku kanë kërkuar një ndryshim të saj. Nga kampi tjetër socialistët kanë zhvilluar dy mbledhje me aleatët e saj, ku kanë përcaktuar partitë aleate, for-mulën se si do të bëhet përllogaritja e votave si dhe postet që kryetarët e partive përfitojnë. Kësisoj PD-së i kanë nge-lur 22 ditë për të përfunduar negociatat me aleatët e saj.

Page 4: tokat bujqesore, bleona mata, bota

04 E hënë 1 prill 2013 •

«SOCIALE

SHTOHEN GJUHËT E HUAJA, GREQISHTJA DHE TURQISHTJA LËNDË ME ZGJEDHJE

MASH shton lëndët me zgjedhje në minutën e fundit

Erta Bode

Në minutën e fundit Min-istria e Arsimit shton lëndë të tjera në grupin

e lëndëve me zgjedhje. Shtimi është bërë për gjuhët e huaja, përkatësisht gjuha greke dhe ajo turke, bën të ditur Ndriçim Mehmeti, drejtori i Agjencisë së Monitorimit të Cilësisë në MASH. Në lajmërimet e mëparshme nga Ministria e Arsimit asnjëherë nuk është bërë me dije se do të shto-het numri i lëndëve me zgjedhje e pikërisht me gjuhë të huaja. Tani gjuha turke dhe ajo greke do të jenë në listën e lëndëve me zgjedhje dhe çdo aplikues i formularit A-1z ka të drejtën t’i përzgjedhë ato. Ndërkohë që procesi i aplikimit të formu-larit A-1 ka mbaruar, këto lëndë shtesë do të shërbejnë vetëm për aplikuesit e formularit A-1z. Në ndarjen e formularëve nga Ministria e Arsimit përfaqësues të saj shpjeguan se formulari A-1z do të shërbejë për të gjithë kandidatët që e kanë mbaruar maturën vitet e kaluar dhe që këtë vit nuk figurojnë në regjis-trat e maturantëve. Mehmeti ka shpjeguar se shtesa e lëndëve konkretisht e këtyre lëndëve është bërë pas kërkesës së vetë aplikuesve. Mehmeti ka shpjeguar se këto lëndë shtesë u shërbejnë më së shumti fëmi-jëve të emigrantëve të kthyer në Shqipëri, që i zotërojnë mirë këto gjuhë të huaja si pasojë e faktit se kanë jetuar dhe janë arsimuar për vite me radhë në këto shtete. Drejtori vërteton gjithashtu se MASH është shumë në përkrahje të aplikuesve për arsimin e lartë, duke toleruar me ndryshimet e reja që është duke bërë. “Unë dua t’u shpjegojë të gjithë aplikuesve që u janë nënshtruar një herë apo më shumë se aq provimit të lëndëve me zgjedhje dhe, nëse herën e fundit kanë rezultuar mbetës në të dyja lëndët, mund të ndryshojnë zgjedhjen e lëndës; nëse kanë rezultuar mbetës vetëm në njërën, atëherë kanë të drejtë të ndërrojnë vetëm lëndën mbetëse, ndërsa lënda tjetër do të merret e mirëqenë me notën që është”, - ka shpjeguar Me-hmeti. Ai vazhdon shpjegimin duke thënë se kjo është një mbështetje e madhe për fëmijët e emigrantëve që janë kthyer për të studiuar në vendin tonë dhe gjithashtu për të vënë një kufi barazie mes maturantëve dhe aplikuesve. Faktikisht për lëndët me zgjedhje të formularit A-1, që plotësohet vetëm nga maturantët aktual, gjuhët e hua-ja janë lënë të gjitha si lëndë me zgjedhje, janë bërë në programin shkollor apo jo, kjo s’ka pasur rëndësi. Çdo maturant i është dhënë e drejta të zgjedhë një gjuhë që e di, edhe nëse s’e ka bërë në shkollë, ose dhe dy të tilla, por me kushtin që njëra të shërbejë si gjuhë e parë me zgjedhje dhe tjetra si e dytë, vetëm se duhet të plotësohen 8 kredite.

KONTROLLE NË TREG PËR FARMACITË DHE PUNONJËSIT

Pa licensë, masa për 10 farmaciPunësohen persona që s’janë farmacistë

Farmacitë punojnë pa pasur licensën e biznesit që mbajnë të hapur. Gjatë kontrollit të bërë nga Urdhri Farmacistit 10 farmaci pu-nojnë pa licensën e biznesit. Ndërsa situatë kritike është punonjësi ndihmës që merret nga farmacisti dhe nuk është farmacist apo s’ka lidhje fare me këtë degë. U vërtetuan 13 raste punëtorësh dytësor që s’kanë lidhje me shërbimet far-maceutike. Shkeljet i konfirmoi kreu i Urdhrit të Farmacistit Arian Jaupllari, i cili bëri me dije se edhe në 5 agjenci farmaceutike të hapura nga Drejtoria e Shëndetit Publik janë të punësuar persona që nuk janë farmacistë, edhe pse biznesi ka lejen për ushtrim. Pas monitorimit të tregut të farmacive Jaupllari bën me dije se çdo rast që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar ka kaluar në shqyrtimin e situatës nga bordet mbikëqyrës, që do të marrin edhe masat. “Ka rreth 10 farmaci të palicensuara. Ato nuk janë licensuar as nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe as nga Minis-tria e Shëndetësisë. Gjithashtu

Plotësimi i formularit A-1z do të fillojë më 15 prill 2013 dhe është një formular që duhet të plotësohet nga të gjithë kandidatët që kanë dëshirë për të vazhduar arsimin e lartë, por që nuk figurojnë në reg-jistrat e kësaj mature. Pra, ata duhet ta kenë mbaruar maturën vitin e kaluar ose më parë. Në këtë formular është shtuar turqishtja dhe greqishtja si lëndë me zgjedhje.

Form

ular

i A-1

zNjë formular tjetër A-1z do të jetë sërish në muajin prill për të gjithë fëmijët e emigrantëve që do të kthehen për të vazhduar në Shqipëri arsimin e lartë. Ata duhet të mbarojnë shkollën dhe në maj janë të lirë të vinë të aplikojnë. Edhe formulari A-1 do të ketë një datë të dytë në maj për të gjithë ata që në plotësimin e tij janë shprehur se do të ndjekin studimet jashtë dhe u është djegur ajo mundësi.

Mun

dësi

a e

dytë

ka punëtorë që nuk kanë arsimin përkatës për të punuar në farmaci”, - deklaron Jaupl-lari. Ai tregon se në 6 muajt e fundit pas ngritjes nga Urdhri i Farmacistit të strukturës për mbikëqyrjen profesionale që merret me verifikime në

çdo farmaci. Inspektorët e Urdhrit të Farmacistit kanë realizuar 800 kontrolle, por ende ka shkelje në farmacitë e vendit tonë. Ndërkohë premtohet se do të merren masa, për popullin nuk bëhet e qartë asnjë masë.

JAUPLLARI“Unë jam koshient për shkeljet që bëhen nëpër farmaci dhe për këtë kemi ngritur inspektorët për të ushtruar kontrolle. Institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrollet dhe të marrin masat që shikojnë të arsyeshme. Dua të bëj të ditur se problem më i madh janë pronarët që kanë hapur një farmaci si biznes të tyrin, që kanë lejen, por që s’kanë lidhje me profesionin. Ata i gjen duke shpërndarë ilaçet e recetës së mjekut. Për këtë duhet të merren masa, si dhe për punëtorët dytësor, që edhe këta nuk kanë njohuri arsimore për farmacinë.”

Detajimet për 118 përfitimet e parakohshme të pleqërisë e ato familjare

Krahas përfitimeve të parakohshme organet e sig-urimeve shoqërore kanë detajuar edhe llogaritjet për pensionet e pleqërisë si dhe ato familjare, me të cilat do të trajtohen ish-ushtarakët. Gjatë javës që lamë pas ka përfunduar procesi i llogaritjes për caktimin e masës së pensionit që u takon në bazë të ligjit rreth 118 aplik-uesve të rinj të kësaj shtrese. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e pensioneve të lidhura për përfituesit e rretheve Lezhë, Shkodër, Sarandë, Korçë e Berat. Sipas ekspertëve të sigurimeve shoqërore, caktimi i pensioneve për këtë kategori është bërë menjëherë sapo organet përgjegjëse kanë depozituar të dhënat e kërkuara mbi vjetërsinë e punës si dhe pagën referuese që do të përdoret gjatë përllogaritjeve për të gjitha shtresat që përfshin kjo skemë. Procedurat për lidhjen e pensioneve do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim, pasi në total janë rreth 22 mijë aplikues, për të cilët do të operohet me rillogaritjen e pensioneve sipas për-caktimeve ligjore të klasifikuarave ndryshimet ligjore përkatëse. Lidhur me procesin e llogaritjes së përfitimeve organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se po vijon normalisht. Sipas tyre, menjëherë sapo ministritë e linjës sjellin të dhënat e kërkuara për secilin aplikues brenda 48 orëve nga marrja e këtyre të dhënave sigurimet llogaritin masën e pensionit që i takon secilit.

EMER ATESIA MBIEMER

Adriatik Rakip ShahinllariAeshref Ali BulicaAfin Nezir RamajAgim Hasan HoxhaAgim Sheref NelajAgron Bektash FrakulliAli Zenel CekajAliko Dule MurajAnesti Thoma BicolliArjan Yzet KacoroArqile Kozma MileAsqeri Idriz AliajAzem Riza HylviuBanush Bege BegajBarjam Sheref ÇelajBedri Fiqiri MullaBektash Ali SpahiuCelnik Aqif TabakuCobo Riza VeiziDemir Mustafa LaciDemir Nazif FetishaDemir Riza ShehajDhimiter Pasko GegepriftiDonika Sokrat PecuniDrita Halil KonomiDukagjin Hasan KociDurim Habil PllahaEfigjeni Thanas QendroEjell Ndoc JakuEmri Hasan DomiEnver Nuredin MetollariFatlli Hasan XhaferajFatmir Reshat PajaFehmi Hamdi ZaganiFerid Halit AlimaniFisnik Izet HykaFlamur Shefo ElmazajGani Dem HilajGezim Ali KaceliGjin Ndue KalthiGjyzel Dalan NelajGurali Ibrahimi QatoHajri Abdyl VeroshajHamid Jonuz PlakuHamit Musa MetaHasan Rustem MihaHeshtem Dervish StrokaHysen Mehmet FsharriIbrahim Zija ZeqoIlia Koco DhramiIsmail Hekuran SaraciIsmail Muharrem MerajIsuf Ibrahim HoxhaIsuf Myftar LazeJani Hajrulla VeliKujtim RapushajKujtim Novruz XhaferllariKujtim Zenel Cerri

Lazer Mehill GjeloshajLefter Dalan NelajLefter Raif TopalliLelo Hader LazajLeonidha Josif DukaLilo Kristo ThomoLiri Ali SelmaniLlazi Koli JataganiLluka Pilo VelcaLuciana Halil LushaMazllem Gurali MeleqiMihallaq Ilo BodiMinella Spiro BaskaMuhamet Fejzi BektashiMuhamet Rasim KeriMuhamet Shefki AllishaMuharem Neshat ZgjaniMyrteza Mustafa TafajMyzafer Ferid ZhejaniNasi Thimi KumarakuNdue Zef NdrekaOsman Islam GjiniOsman Jusuf CelaPellumb Besim CaushiPellump Agush BidollariPerparim Jazo CanajPetref Dule TafaPetrit Abduraman MemaPetrit Hysan TafaQazim Rakip EleziQershit Shahin BarolliRaif Myslim MusoRamazan Hasan ZyberiRefat Balil RakipiRidvan Emin RakipiRizvan Shaban HaxholliSabri Muslim KocajSafet Muharem MyrtollariSami Venetik AlishollariSelman Rafet MuroSelman Sali KasoSharaf Alush BaojaShezai Fejzo KasajSkender Xhelal LarakuSpartak Sadik MyftiuTahir Zenel MucollariThodhori Jani PapaThoma Kico LlavdanitiValerjan Haxhi MurtajValter Gani MalajVasil Jani JoanuVerdi Ali TakuViktor Nexhdet IsakuViktor Preke BuzukjaVioleta Haki HysaXhevait Sulo SulajYlli Ymer AlikajZef Pali NdreuZenel Hysni HakorjaZhifko Pandi Strerjo

Page 5: tokat bujqesore, bleona mata, bota

05• E hënë 1 prill 2013

»EKONOMI

KONFINDUSTRIA: TË NDALEN PAGESAT PËR IMPORTET PËRFITUESE

Industritë: Të kalojë paketa fiskaleTVSH për pajisjet, barrë e rëndë për ekonominë

PARASHIKIME OPTIMISTE PËR RRITJEN EKONOMIKE NË 2013

BSH: Në 2012 më shumë depozitaShqiptarët kursyen më shumë, rritja 7 për qind

Industritë kërkojnë përshpe-jtim të hyrjes në fuqi të paketës fiskale. “Konfindustria, duke marrë shkak nga kërkesat e e industrive vendore për kryerjen e investimeve të parashikuara, i kërkon qeverisë shqiptare, që të përgatisë dhe të miratojë në një kohë sa më të shpejtë paketën fiskale të premtuar. Shpejtësia e hyrjes në fuqi të paketës fiskale është e domosdoshme për të ndalur pagesat e TVSH për im-portet përfituese, që po vazhdon ende në dogana si kosto e rëndë në dëm të sipërmarrjeve si dhe mundësi për vendimarrjen politike për të provuar, se nuk kemi të bëjmë vetëm me premtime zgjed-hore”, - thekson Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë. Anëtarët e saj, investitorë vendas dhe të huaj të interesuar kanë shtuar kërke-sat për kohën e miratimit dhe hyrjes në fuqi të

vendimeve pozitive të paketës fiskale, kryesisht heqjen e TVSH për listën e makinerive, pajisjeve dhe lëndëve të para, që përdoren në ekonominë prodhuese. Sipas Buxhukut, ndikimi pozitiv veç in-vestimeve të sipërmarrjeve, shër-ben si nxitje për investime të reja. Vazhdimi i masave të ekzekutivit për heqjen e TVSH për investimet deri në 50 milionë lekë dhe së fundmi për sektorin bujqësor është veprim i mirëpritur në

kohën kur pasojat e krizës globale po ndihen me ashpërsinë më të madhe, që nga viti 2008 në ekonominë shqiptare. Pagesa e TVSH për makineri dhe pajisje ishte kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë prodhuese vendore duke bllokuar investimet në proces, ulur fuqinë inves-tuese të re dhe është shoqëruar me rënie të im-portit të makinerive dhe pajisjeve vitet e fundit.

Sistemi bankar gjatë vitit 2012 ka mbledhur më shumë depozita dhe ka dhënë më pak kredi. Shqiptarët janë bërë më të kujdesshëm ndaj kursimeve të tyre si efekt i krizës, me të cilën u përball rajoni. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2012 depozitat janë rritur muaj pas muaji, kryesisht në tremujorin e dytë dhe të tretë. Ndër në total rritja është afro 7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkaq, parashikimet optimiste për një rritje pozitive dhe të qëndrueshme për këtë periudhë të vitit sipas ekspertëve gjen një mbështetje të fortë, si rezultat i bilancit pozitiv me të cilin u mbyll sis-temi bankar gjatë vitit 2012. E thënë ndryshe, me bazë vjetore, depozitat janë rritur pothu-ajse dy herë më shumë se kreditë, pavarësisht se depozitat rriten mbi një bazë shumë më të

lartë, çka do të thotë se në vlerë absolute diferenca është më e madhe. Huaja në monedhën ven-dase gjatë 2012 u preferua më shumë, pasi interesi u konsiderua më i ulët. Ndërsa, në valutë inter-esi i kredisë rritet për shkak edhe të luhatjes së kursit të këmbi-mit. Në fund të tetorit, portofoli i kredisë në valutë ra në 62% të totalit, nga 65% që ishte në fund të vitit të kaluar. Po kështu, gjatë vitit të kaluar, kredia u rrit me

vetëm 21 miliardë lekë, ndërsa depozitat me 66 miliardë lekë, çka e ka bërë sistemin bankar gjithnjë e më likuid. Raporti mes kredive dhe depozitave ka zbritur më tej në 59.2%, nga 59.9% që ishte në fund të shtatorit. Rritja vje-tore e saj shënoi 6.5%, nga 10.8% dhe 12.2% që shënonte përkatësisht në fund të tremujorit të parë të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar.

Projektligji është domosdoshmëri për përmirësimet lidhur me përfor-cimin e rregullave të planifikimit, kontrollit dhe zhvillimit të terri-

torit, për të përballuar mungesën e përgjegjësisë, padrejtësitë e mundshme nga subjektivizmi, si dhe rritjen e shkallës së decentralizimit në këtë fushë. Projektligji parashikon parimin e krijimit të shanseve të barabarta në zhvillimin e pronës

nëpërmjet detyrimit për të përfshirë në instrumentet e deta-juara kuotat e pjesëmarrjes në zhvillimin e parcelave ndërtimore.

Ndryshimet e propozuara ndajnë konceptin e instrumentit vendor të planifikimit në instrument të përgjithshëm vendor të plani-

fikimit dhe në instrument të detajuar vendor të planifikimit. Ky i fundit, sipas ekspertëve, është një instrument më teknik. Instrumenti i detajuar vendor i planifikimit i kalon totalisht si kompetencë pushtetit vendor. Projektligji parashikon ngritjen

e këshillit teknik pranë drejtuesit të autoritetit vendor, i cili jep mendim në lidhje me instrumentat e detajuar të planifikimit.

ZBARDHET PROJEKTLIGJI I RI PËR GJOBAT LIDHUR ME SIPËRFAQET SHTESË

Rastet kur shkelet leja e ndërtimitPër mirëmbajtje mjafton deklarata në bashki, komunë a KKT

Brikena Dervishaj

Rritet përgjegjësia e au-toriteteve vendore dhe ashpërsohen gjobat për

thyerjen e kushteve të lejes së ndërtimit. Në projektligjin e hartuar nga Ministria e Pu-nëve Publike për planifikimin e territorit janë saktësuar disa probleme të hasuara më parë, si ato me shkeljen e lejeve të ndërtimit, si dhe janë vendo-sur më shumë kompetenca për kryetarin e komunës apo bashkisë apo Këshillin Kom-bëtar të Territorit lidhur me lejet zhvillimore. Ndër risitë e propozuara është edhe ajo për depozitimin e një deklarate me shkrim në komunë apo bashki për punime mirëmbajtjeje që është e mjaftueshme për au-torizimin për kryerje punimesh.

Shkelja e lejes së ndërtimitPër objekte me leje ndër-

timi, të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij ligji në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, me pasojë krijimin e shtesave në sipërfaqje dhe vëllim ndër-timor, leja e ndërtimit për sipërfaqjet shtesë jepet nga autoriteti përgjegjës sipas kësaj procedure, pasi aplikuesi paraqet projektin dhe kon-firmimin nga konstruktori i lin-cencuar për sigurinë e objektit me shtesat e kryera, paraqet pagesën e gjobës për sipër-faqjet shtesë, paraqet doku-mente që vërtetojnë të drejtat pasurore të kërkuesit dhe të së drejtës së tij për të kërkuar një zhvillim në pronën apo territor-in e përcaktuar, përfshirë mar-rëveshjet më bashkëpunëtorët ose palë të treta kur kjo gjë

është kusht paraprak për fiti-min e të drejtës së zhvillimit të pronës. Afati i dhënies së lejes së ndërtimit për këto kategori është brenda 30 ditëve nga paraqitja e dokumentacionit.

Lejet zhvillimoreNdryshimet e propozuara

prekin edhe kapitullin e lejeve dhe afateve të dhënies së tyre. Kështu lejet zhvillimore ndahen në leje zhvillimore

ndërtimi, infrastrukture, të veçanta dhe komplekse. Pro-jektligji detajon procedurat e shqyrtimit të lejes, përmba-jtjen e lejes, si dhe mënyrën dhe afatet e miratimit të lejes. Gjithashtu projektligji saktë-son edhe llojet e punimeve që përfshihen në secilën kategori, si dhe autoritetin përgjegjës për miratimin e këtyre lejeve zhvillimore ku kryesisht janë kryetari i komunës/bashkisë

apo Këshilli Kombëtar i Ter-ritorit. Projektligji parashikon edhe detyrimin e depozitimit me shkrim në bashki, komunë apo KKT, të deklaratës për kryerje punimesh për mirëm-bajtje, në struktura në pronësi të personit, apo në pasuri pri-vate apo publike për të cilat ai gëzon të drejta të ligjshme. Kjo deklaratë në këto raste është e mjaftueshme për autorizimin për kryerje punimesh.

Pas nenit 14 të shtohen nenet 14/1 dhe 14/2 si më poshtë:“Neni 14/1Në nenin 82 bëhen ndryshimet si më poshtë:a) pika 5 ndryshohet si më poshtë:“5. Moskryerja e afishimit të kërkesës për zhvillim, sipas nenit 70/15 të këtij ligji, ose të lejes në parcelë dhe përreth saj, ku kryhen punimet, sipas pikave 4 e 5 të nenit 75 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 30 000 lekë deri në 50 000 lekë”.b) pika 6 ndryshohet si më poshtë:“6. Shkelja e afatit të fillimit të punimeve, sipas pikës 5 të nenit 75 të këtij ligji, e vlefshmërisë ose e afateve të lejes, sipas neneve 70/18, 70/19, 70/20 dhe 70/21 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë”.c) në pikën 7 bëhen ndryshimet si më poshtë:i) shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:“a) pa pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor dënohet me gjobë nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë;ii) shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:“b) me pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor dënohen me gjobë nga 100 000 lekë deri në:i) 5 përqind të vlerës totale të punimeve të volumeve shtesë, për volume shtesë deri në 5 milionë lekë sipas preventivit të punimeve;ii) 10 për qind të vlerës totale të punimeve të volumeve shtesë, për volume shtesë mbi 5 milionë lekë sipas preventivit të punimeve”.ç) në pikën 8 bëhen ndryshimet si më poshtë:i) shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:“a) pa pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor dënohen me gjobë nga 100 000 lekë deri në 15 për qind të vlerës totale të punimeve të kryera pa leje si më poshtë:i) deri në 5 për qind për punime me vlerë deri në 5 milionë lekë;ii) deri në 10 për qind për punime me vlerë nga 5 deri në 10 milionë lekë;iii) deri në 15 për qind për punime me vlerë mbi 10 milionë lekë”;ii) shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:“b) me pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor dënohen me gjobë nga 100 000 lekë deri në 20 për qind të vlerës totale të punimeve të kryera pa leje si më poshtë:i) deri në 30 për qind për punime me vlerë deri në 10 milionë lekë;ii) deri në 20 për qind për punime me vlerë nga 10 deri në 50 milionë lekë;iii) deri në 15 për qind për punime me vlerë mbi 50 milionë lekë”;

Page 6: tokat bujqesore, bleona mata, bota

06 E hënë 1 prill 2013 •

« AKTUALITET

ELBASAN- Kreshnik Spa-hiu i ndjekur nga përfaqësues të tjerë të aleancës “Kuq e Zi” ka zhvilluar një tubim në qendër të qytetit të Elbasanit me pjesëmarrjen e dhjetëra ak-tivistëve. Në fjalën e tij Spahiu ka theksuar se më 7 prill ai do jetë në ballë të protestuesve para Kryeministrisë duke lar-guar pushtimin që vazhdon ende. “Ky njeri i cili vishet me antiplumb dhe ecën me auto-blindë, me një nga makinat më të blinduara, kur makina e tij kalon Librazhdin, celularët nuk punojnë në Elbasan se ka frikë nga populli i tij. Për këtë arsye ju ftoj juve të gjithëve, më 7 prill të bashkohemi si kurrë më parë për t’i thënë atij që nuk ka antiplumb që ta mbrojë atë nga vota e shqiptarëve. Shtetasi Berisha do të jetë shtetas deri më 7 prill se mbas 7 prillit ne e njohim të pandehur. Data 7 është dita kur ne do të fillojmë procedurat për dosjet e këtij njeriu, procedurat që do ta ço-jnë para drejtësisë”. Në përfun-

Plagosën dhe 4 anëtarë të një familjeje

Aksident në Lezhë-Milot, vdes 10-vjeçari

LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari me inicialet A. L. ka ndodhur dje në aksin Lezhë-Milot, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbi urën e lumit Mat. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe ka katër persona, pjesëtarë të familjes së 10-vjeçarit. Ata janë prindërit e viktimës Viktor dhe Lindita Lulaj, si dhe fëmijët e tjerë Renato e Klaudio. Mësohet se të katërt të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transpor-tuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Familja Lulaj udhëtonte në mjetin tip Ford, ndërsa e plagosura tjetër Elona Caushaj në mjetin tjetër tip tip ‘Porsch’. Mësohet se 10-vjeçari ud-hëtonte me familjen e tij drejt fshatit Tale në Lezhë, ndërsa iu është prerë rruga nga një mjet tip “Porsh” me targa të Zvicrës, me drejtuese Elona Caushaj edhe kjo e plagosur.

Drejtues i ekipit: Ti kthehet qytetit

Stadiumi i Sopotit i tjetërsuar, Bashkia zbulon faktin pas 4 vjetësh

LIBRAZHD- Stadiumi i Sopotit në Librazhd është pronë private. Në vitin 2009, Këshilli Bashkiak i Librazhdit e ka tjetërsuar këtë truall duke e privatizuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka zbuluar këtë fakt dhe ka gjashtë muaj që janë dorëzuar letrat nga bashkia, por ende nuk është kthyer përgjigje se çfarë do të bëhet në vazhdimësi, Fakt ky që ka sjellë reagime nga drejtuesit e klubit. Në lidhje me këtë çështje, kryebashkiaku i Librazhdit, Shefki Çota, tha se shqetësimi aktual i qytetarëve të qytetit është tjetërsimi i stadiumit që funksionon në qytetin e Librazhdit. “Ka një vendim të këshillit të vitit 2009 dhe zbardhur nga prefektura për tjetërsimin e fushës së futbollit. Këtë e ka kapur edhe Kontrolli i Shtetit në qytetin tonë gjatë vitit të kaluar për tjetërsimin e kësaj fushe. Kjo çështje është bërë shqetësuese, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje për komunitetin për këtë veprim që është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Shqetësimi ynë është që ky ambient sportiv t’i kthehet komunitetit dhe ekipit tonë”. Ndërkaq edhe shefi i klubit të Sopotit, Besnik Kola, është krejt papritur na del një problem që as e mendoja kurrë se mund të përballesha me të: privatizimi i fushës së futbollit. Është një fakt i rëndë për ne, sepse jemi përballë një pozicioni shumë të vështirë. Opinioni publik këtu është tepër sensibël ndaj këtij problemi. Unë jam veç një punonjës i bashkisë, pra thjesht mund ta vë në dijeni publikun se si kanë rrjedhur ngjarjet dhe se çfarë mund të bëjmë më mbrapa. Konkretisht këtu ka një listë inventarizimi të terreneve sportive të bashkisë që nga viti 1999, ku del se kjo fushë është e pafiguruar në inventarin e bashkisë. Mbas pak kohe pronari i tokës e ka marrë komplet terrenin sportiv, por nuk e di nëse është vetëm një fushë apo dhe tjera ku ne aktualisht luajmë. Duam që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”, përfundoi Kola. Aktualisht aktivitetet sportive në këtë fushë janë pezulluar në pritje të zbatimit të këtij vendimi që privatizon fushën duke e lënë këtë qytet pa stadium. L. Lleshi

Vizita në qytetin bregdetar

Kroçera “Costa Vouager” me 761 turistë çel sezonin e anijeve turistike

DURRES- Në portin e Durrësit, duket se ka nisur ardhja ndoshta e parakohshme e kroçerave dhe turistëve të huaj, të joshur nga bukuritë e bregdetit dhe natyra e Shqipërisë. Plot 761 turistë kanë mbërritur dje paradite në portin e Durrësit, në bordin e një kroçere gjigande. Anija turistike “Costa Vouager” de facto hapi sezonin e kroçerave në por-tin më të madh të vendit. Pjesa më e madhe e turistëve që udhëtojnë me anijen e kompanisë së madhe “Costa Crocere” janë 741 prej tyre nga Franca, ndërsa 20 vijnë nga Italia dhe Rumania. Kroçera me 761 turistë në bord u ankorua në kalatën 5, shumë pranë hyrjes kryesore të portit, çka u jep mundësinë mjaft turistëve të vizitojnë në këmbë qytetin antik. Për turistët e huaj është programuar edhe lëvizja me autobusë e grupeve të mëdha me turistë, të cilët pritet të vizitojnë Tiranën dhe Krujën. Anija turis-tike “Costa Vouager” ka lundruar në një pjesë të madhe të porteve të detit Mesdhe. Itinerari i saj është Marseille, (Francë), Corigliano, Calabro (Itali), Durrës, Dubrovnik, Zadar, Messina, Palermo dhe Genova. A. Ajazi

FIER-Dyshimet për incest brenda familjes kanë tronditur dje sërish opinionin publik. Një vajzë 16 vjeç ka akuzuar ba-bain e saj se e ka përdhunuar kur kjo ka qenë vetëm 13 vjeç, kurse familja hedh poshtë pre-tendimet e adoleshentes duke deklaruar se vajza u largua nga banesa pasi i ati e dënoi mos të hynte më në rrjetin social, Fa-cebook. Ndërkohë mësohet se babai ka pasur dhe probleme mendore. Vajza jetonte me ba-bain dhe gruan nga martesa e dytë e tij, njerkën.

Akuza Policia e Fierit ka arres-

tuar dje një 58-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëd-hënie seksuale me të bijën 16-vjeçare. Burime nga policia bëjnë me dije se është arres-tuar nën akuzën marrëdhënie seksuale me dhunë me të mi-tur 58-vjeçari me iniciale A.G nga Komuna Levan e Fierit. Sipas policisë, 58-vjeçari dy-shohet se ka abuzuar me të bijën 16-vjeçare, kur ajo ishte 13 vjeç. Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë vajza që kallëzoi në polici ngjarjen që ka ndodhur sipas saj. Policia e Fierit pohon se vajza kishte rreth 3 muaj që ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar tek disa të afërm të saj në Tropojë. Kallëzimi për rastin është bërë nga 16-vjeçarja, në Komisariatin e Policisë Tropojë, pasi vajza kishte rreth tre muaj

TUBIM ME MBËSHTETËS TË AK-së, SULMOHET NGA NJË PERSON

Goditet me vezë Kreshnik Spahiu në ElbasanPolicia: Hetim dhe për mbledhjen e paligjshme të kësaj force

dim të fjalimeve në tubimin e aleancës “Kuq e Zi” në sheshin “Gensher” përballë Rrapit të Bezistanit një person ka gjua-jtur në drejtim të podiumit me dy kokrra vezë, të cilat kanë përfunduar në poster duke kaluar pranë liderit të kësaj force politike Kreshnik Spa-hiu dhe Lusien Bashkurtit. Personi që sulmoi me vezë ishte rreth 50 vjeç dhe u neutralizua menjëherë nga

të rinj të aleancës “Kuq e Zi”, të cilët pasi e kanë sulmuar me shkelma dhe grushte e kanë larguar duke e ndjekur pas mes turmës nga anëtarë të aleancës “Kuq e Zi”. Drej-toria e Policisë ka reaguar menjëherë pas lajmërimit për incidentin. “Aleanca Kuq e Zi i ka bërë kërkesë policisë për zhvillimin e tubimit të ditës së djelë me qëllim garantimin e sigurisë. Policia e Elbasanit

i ka kthyer përgjigje që nuk mund të siguroheshin forca policie pasi ditën e dielë or-ganizohesh in aktivitete të tjera. Aleanca “Kuq e Zi”, sipas policisë e ka zhvilluar tubimin e saj të kundërligjshëm dhe megjithatë policia ka kryer punën e saj. Pasi është goditur kreu i aleancës me sende të for-ta, policia po punon për identi-fikimin e personave përgjegjës. Policia gjithashtu duke e për-caktuar tubim të paligjshëm ka deklaruar se do të marrë në pyetje përfaqësues të Aleancës pasi ky tubim nuk mund të lejo-hej sepse në sheshin “Gensher” kishte lëvizje njerëzish. Policia ka ofruar efektiva për realizi-min e këtij tubimi në Pallatin e Sportit, por që nuk është pranuar nga kjo forcë politike duke e zhvilluar në shesh. Nga ana e efektivave janë marrë në pyetje përfaqësues të AK pasi kanë detyruar persona të ndry-shëm të marrin pjesë në tubim përfundon komunikimi zyrtar i Policisë së Elbasanit. L. Lleshi

NDALOHET 58-VJEÇARI, MOHON NJERKA: E QËLLOI, DONTE TË RRINTE NË FB

Akuzon babain 16-vjeçarja: Më përdhunoi që para 3 vjetësh

që ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek të afërmit e saj në këtë rreth.

Familjarët mohojnë Njerka e vajzës, gruaja e

dytë e personit të arrestuar ka mohuar incestin brenda familjes. Prenda Geci ka thek-suar se vajza ka trilluar lidhur me ngjarjen. “Babai, i ati, e qël-loi me pëllëmbë se vajza donte të rrinte vetëm në Facebook. Tani ajo trillon”, tha nëna në

polici duke mbrojtur të shoqin, shtetasin, Adem Geci. Njerka po ashtu pohon se dhe të afërmit në Tropojë, djemtë e tezes, kushërinj të së thjesh-trës nuk kanë marrëdhënie të mira me të shoqin, Ademin, dhe kjo sipas saj, mund të ketë ndikuar në këtë çështje den-oncimi që ka bërë vajza nga Komisariati i Tropojës.

Fqinjët Njëra prej fqinjëve shprehet

se nuk e beson që kjo ngjarje të jetë e vërtetë. “Janë një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, nëna e vajzës është zonjë grua, dhe babai, burrë zotni. Janë të qetë, për-shëndesin, të edukuar, nuk e besoj dot”. Por e pyetur nëse babai i vajzës, 58-vjeçari që është vënë nën pranga ka pas-ur probleme mendore, fqinja pohon “po ka pasur njëherë, ka pak probleme, por e shoqja i rri në gatishmëri për çdo gjë”.

Page 7: tokat bujqesore, bleona mata, bota

07• E hënë 1 prill 2013

»AKTUALITET

Policia: Është Marian Kola

Shqiptari i arratisur nga burgu vra greken 25 vjeçe

Një nga persona që qëlloi për vdekje aksidentalisht vajzën greke, 25 vjeçe, rezulton të jetë një nga 8 sh-qiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Athinë-Thiva, ndërsa autori është shtetasi shqiptar Marian Kola. Policia ka publikuar edhe foton e Marjan Kolës, duke sqaruar se gjurmët e tij janë gjetur në restorantin e grabitur nën kërcënimin e armëve. Më pas grupi i shqiptarëve, ku bënte pjesë shtetasi Marjan Kola, u vu në ndjekjen e policisë dhe iu kundërpërgjigj asaj me zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjar-rit, mbeti e vdekur 25 vjeçarja që ishte duke udhëtuar me makinën e saj. Policia vazhdon operacionin për identifikimin e shqiptarëve të tjerë.

Ngjarja te “Kodra e Priftit”

Vranë me shufra hekuri një17-vjeçar, në burg 3 të rinjtë

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sig-urisë burg pa afat për tre adoleshentë të cilët dyshohen se kanë vrarë 17-vjeçarin Gjergji Prenga. Para gjykatës dolën dje Skerdilajd Hyka, Besart Seci dhe Jetmir Katana dhe janë njohur me masën e sigurisë së dhënë nga gjyqtari i gatshëm. Pas verifikimit të provave të sjella nga prokuro-ria, Gjykata e Tiranës ka rikthyer në qeli tre adoleshentët pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, por edhe me persona të tjerë që janë shpallur në kërkim ditën e enjte në mbrëmje kanë rrahur për vdekje, me mjete te forta Gjergji Prengën. Ngjarja ndodhi te “Kodra e Priftit”, ndërsa u shpall në kërkim edhe një tjetër person.

Durrës, e plagosura 35 vjeç

Godet me sëpatë gruanevëllait për kufirin e tokës

DURRES- Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku babai i mori jetën vajzës, një tjetër krim është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Burri ka goditur me sëpatë bashkëshorten e vëllait të tij, duke bërë që kjo e fundit të dërgohet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës pas një konflikti për kufirin e tokës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për këtë rast. E dëmtuara është identifikuar si Rozeta Tahiraj 35 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike.

KUKES- Një fëmijë 8 vjeç është shpëtuar dje nga trafiki-mi, ndërsa një dritë jeshile është ndezur për gjetjen e Bleona Matës, vajzës 6 vjeç që u zhduk 3 vite më parë në qarkun e Kukësit.

Tentativa për trafikim i 8-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orgjocë në komunën e Zapodit në rrethin e Kukësit. Një i ri 20-vjeçar ka grabitur mbrëmjen e së premtes një fëmijë të mitur 8-vjeçar për qëllime trafikimi. Përmes një deklarate për sht-yp, policia e qytetit veri-lindor bëri të ditur arrestimin e Beg-zim Isës, nën akuzën e rrëm-bimit të të miturve me qëllim trafikimin. Sipas të dhënave policore, Isa e ka rrëmbyer 8-vjeçarin në qendër të fshatit, gjatë së premtes në mbrëmje. Policia e Kukësit arriti ta gjejë të miturin vetëm të shtunën në mbrëmje pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga informatorët e saj. I ndalu-ari Begzim Isa ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë. Gjatë marrjes në pyetje në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, ai pranoi fajësinë e krimit të rëndë, por ende nuk është sqaruar se cili ishte destina-cioni i synuar i këtij rrëmbimi. Fëmija 8-vjeçar pasi ka kaluar 24 orë nën ndikimin e dhunës psikologjike nga rrëmbyesi i tij ka shfaqur probleme të rënda. Ai i rrëfeu policisë se rrëmbyesi e kishte kërcënuar me pistoletë se do ta vriste. Fëmija është dërguar për trajtim në qen-drën rajonale shëndetësore

TEKSA KTHEHEJ PËR NË BANESËN E SAJ

Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin, ngacmoi 12-vjeçaren

RRËFIMI: LARGOHEJ E KTHEHEJ SHPESH

Pendohet babai vrasës, qëlloi me armë të bijën 2 ditë më parë

DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg, për 31-vjeçarin Fis-nik Kuka me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. Në seancën gjyqësore e mbajtur tre ditë pas ar-restimit të 31-vjeçarit me arsim të lartë dhe beqar, organi i akuzës i përfaqësuar nga proku-rori Drini Pali ka kërkuar burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në pol-ici nga prindërit e një të miture 12-vjeçare, për ngacmim seksual. Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, detyrim paraqitjeje, me pretend-imin se 31-vjeçari, i cili vuan nga sëmundja e Epilepsisë dhe që duhet të shtrohet në spital, por që kjo kërkesë është hedhur poshtë nga

gjykatësja e çështjes Shpëtime Pitaku, e cila vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg. Në sallën e gjyqit nuk ka marrë pjesë asnjë

prej familjarëve të Kukës, ndërsa 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në datë 28 Mars, pasi ka ngacmuar seksualisht, një 12-vjeçare banore e Durrësit, teksa kthe-hej për në banesën e saj. Nga burimet zyrtare mësohet se 31-vjeçari, pas përfundimit të ar-simit të lartë në degën Italisht ka punuar në call center në Durrës dhe në Tiranë dhe vuante nga sëmundja e Epilepsisë. Prindërit e së miturës

kanë qenë të traumatizuar dhe kanë kërkuar dënimin maksimal të pedofilit, duke ja lënë në dorë gjithçka drejtësisë dhe policisë.

Ka shfaqur shenja pendimi për krimin ba-bai që vrau vajzën me armë zjarri mbrëm-jen e të shtunës në Lezhë. Vajza largo-hej shpesh herë nga shtëpia dhe rikthehej sërish, por pasditen e sotme babai nuk e ka toleruar më vajzën e tij dhe e ka qëlluar me automatik. Viktimë e këtij krimi në familje është Valentima Begu 19 vjeç e divorcuar vetëm një vit më parë, ndërsa babai vrasës Nikoll Begu 53 vjeç është dorëzuar pas krimit. Nga hetimet e para dhe dëshmitë e familjarëve, Valentina ishte larguar prej 3 ditësh nga shtëpia pa lënë asnjë adresë dhe është rikthyer rreth mesditës. Pas mbërritjes në banesë të të

atit ka nisur edhe debati mes tyre. Duke mos gjetur asnjë mënyrë komunikimi dhe asnjë bindje nga vajza e tij Nikoll Begu ka marrë

armën dhe e ka shkrehur mbi 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur atë. Familjarët kanë lajmëru-ar policinë, të cilët e kanë gjetur brenda në banesë autorin dhe e kanë ar-restuar atë. Policia ka thënë se 53-vjeçari ka deklaruar se vajza e tij nuk i bindej, largohej në mënyrë të vazhdueshme nga shtëpia dhe kthehej sipas dëshirës se saj, duke e bërë sipas tij sit-uatën e patolerueshme, ndaj edhe e ka qëlluar.

Babai vrasës ka qenë në gjendje të renduar psikologjike, ndërsa ka shfaqur shenja pen-dese për krimin e kryer prej tij.

KUKËS, SHPRESA DHE PËR BLEONA MATËN. SHOQËROHET NË POLICI KUSHËRIRA

Arrestohet 20-vjeçari, tentoi të trafikojë drejt Kosovës të miturin

të Kukësit. Babai i fëmijës që u rrëmbye nga 20-vjeçari bëri me dije se ngjarja i ka shokuar. “Djali është i trembur, unë jam i shokuar. Ngjarjen ia kam lënë në dorë policisë, unë e bëra de-noncimin. Jam i lumtur që djali im është shëndoshë e mirë!”, tha Avni Serani. Banesa e per-sonit që dyshohet si rrëmbyes i fëmijës dhe familjes së fëmi-jës janë vetëm 200 metra larg njëra-tjetrës. Të dyja familjet banojnë në Gjoricë.

Reagojnë familjarët e Bleona Matës

Lajmi për arrestimin në Kukës të një personi që dy-shohet se bën pjesë në një bandë trafiku të fëmijëve ka

zgjuar shpresat mbi gjetjen e vogëlushes, Bleona Mata. Gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, pohoi se gruaja e tij ka parë një 20-vjeçar në fshat ditën që u zhduk Bleona. “Na është hapur një dritare e madhe, saqë është kapur ky djali kemi dyshime të sakta se mund të jetë ai rrëmbyesi. Gruaja ime, gjyshja e Bleonës, e ka parë këtë 20-vjeçarin ditën që u zhduk Bleona. Kemi dyshime se ai ka lidhje me rrëmbimin. Kemi shpresa se vajza është gjallë dhe ishallah kthehet në shtëpi”, tha gjyshi i Bleonës, Zenel Matës. Ai ka pohuar se pasi ka mësuar lajmin në tel-evizor ka folur me telefon me policinë. “Para 1 ore kontak-

tova me policinë dhe më thanë që po merren me këtë problem dhe që do më raportojnë për gjithçka”, thotë Zenel Mata. Ndërkohë po kaq i menjëher-shëm ka qenë dhe reagimi i nënës së vazjës së humbur. Ajo ka dyshime të forta se va-jza e saj mund të jetë rrëmbyer nga Begzim Isa, 20- vjeçari që akuzohet për rrëmbimin e një 8-vjeçari në Kukës, për qëllime trafikimi. Bukurie Mata, shpre-het se ditën kur u rrëmbye e bija, vjehrra e saj e ka parë këtë person, por sipas saj nuk ka treguar. Bukuria shprehet se 20-vjeçari e ka rrëmbyer Bleonën në bashkëpunim me kushërirën e parë të vajzës, Qamile Mata. “Bleona është rrëmbyer nga 20-vjeçari në bashkëpunim me Qamilen, kanë pasur lidhje. Është edhe mbesë në atë lagje. Unë e kam denoncuar në polici këtë rast”, thotë ajo. Ndërsa shpreson që një ditë të rishohë edhe njëherë vajzën e saj, ajo shton se, “Bleonën mund ta ketë shi-tur për birësim, e dinë shumë mirë kujt ia kanë dhënë va-jzën, kujt ja kanë shitur. Unë e pres me padurim gjetjen e vajzës”, rrëfen ajo. Bleona Mata humbi para 3 vitesh në muajin maj në zonën e Za-podit të Kukësit. 6-vjeçarja u zhduk në mënyrë misterioze rreth orës 17:00 të datës 22 maj të vitit 2010, ndërsa për zbardhjen e së vërtetës u an-gazhuan shumë forca policie. Në momentin e humbjes, va-jza ka qenë në shoqërinë e 5 kushërirave. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.

Page 8: tokat bujqesore, bleona mata, bota

08 E hënë 1 prill 2013 •

« ÇMIMI I TOKAVE BUJQËSORE

BERATKomuna Tok bujqë. LivadheArrze 203 114 Poshnje 203 114Agim 203 114Çiflik 203 114Hinge 203 114Syzez 203 114Malas Grope 203 114Gajde 203 114Kuç 203 114Velabisht 203 114Bilce 203 114Polikesht 203 114Drobonik 203 114Duhanas 203 114Veternik 203 114Malas Bregas 203 114Goriçan 203 114Pobrat 203 114Rerez Kumarak 203 114Samatice 203 114Sqepur 203 114Kutalli 203 114Allambreas 203 114Cukalat 203 114Çer 203 114Donofrese 203 114Otllak 203 114Dyshnik 203 114Lapardha 1 203 114Lapardha 2 203 114Ullinjas 203 114Morace 203 114Drenovice 203 114Vertop 203 114Bistrovice 203 114Pashalli 203 114Banaj 203 114Sheq gajde 203 114Polizhan 203 114Kodras 203 114Remance 203 114Groriçan 203 114Krotine 203 114Orizaj 203 114Vadice 203 114Miminas 203 114Roshnik 203 114Bodgan Poshtëm 203 114

KUÇOVA Drizë 268 114Ferre Kozare 268 114Gege 268 114Havales 268 114Kozare 268 114Salce Kozare 268 114Zorave 268 114Fier Minar 268 114Frasher 268 114Perondi 268 114Rreth Tapi 268 114Tapi 268 114

SKRAPARÇepan 216 114Ujanik 216 114Novaj

DIBËRBllatë e Poshtme193 105Herbel 193 105Kllopisht 193 105Burim 193 105Pesjake 193 105Podgoric 193 105Vojnik 193 105Plafe 105Pollozhan 105Tomin 105Zogjan 105Dohoshisht 105Bujgjunec 105Bellove 105Greve 105Melan 105Pjece 105Trepce 105Kastriot 105Kukej 105Limjan 105Bllate Siperm 105Tren 105Sohodoll 105Kllopcisht 105Katund i vogel 105Kercisht siperm 105Majtare 105Kishavec 105Kancer 105

Fushe Muhur 105BrezhdanCetush 105Bllice 105Fushe Cidhen 105Gryke Noke 105Rashpoje 105Selane 105Ushtelenze 105Bahute 105Staravec 105Shemçan 105Zimur 105Cerian 105Rabdisht 105Zagrad 105Ilince 105Pejke 105Brest Siperm 105Brest posht 105Fush Kastriot 105Borovjan 105Deshat 105Mustafe 105Sine Siperm 105Sohodoll Vogel 105Vrenjt 105Fushe Lire 105Borie Lure 105Arth 105Gure Lure 105Lure vjeter 105Aremolle 105Krej Lure 105Pregj Lure 105Sumej 105Vlashej 105Macellare 105Çermen 105Fushe Vogel 105Kerçisht Posht 105Kovashice 105Pocesite 105Dovolan 105Erebare 105Grezhdan 105Popinat 105Gradec 105Muhurr 105Bullaq 105Hurdhe Muhurr 105Rreth Kale 105Shqarth 105Vajmedhenj 105Katund i Ri 105Hotesh 105Lishan Poshtem 105Lishan Siperm 105Arap Siperm 105Arap Poshtem 105Selishte 105Kacni 105Lukan 105Murre 105Qafe Murre 105Seliste Siperm 105Zall Reç 105Bardhaj Reç 105Draj Reç 105Gjur Reç 105Hurdh Reç 105Kraj Reç 105Ndershesh 105Qaf Draj 105Tharke 105Lace 105Renz 105Arraz 105Gur i Zi 105Lazrej 105Koder Leshaj 105Sine Poshtem 105 Çidhen 105

DURRES Gjepalaj 339 151Hardhishte 339 151Bize 221 151Draç 339 151 Gjurcaj 339 151Kuraten 235 151Lalez 339 151Shetaj 339 151 Bisht Kamez 111 151Erzen 339 151Jube 2317 182Katund i ri 1365 151Qerret 339 151Rinia 1554 151 Bilalas 339 151Karpen 339 151

Karreç 339 151Maminas 339 151Rubjeke 339 151Arapaj 339 151Bozanxhie 339 151Manskuri 339 151 Rrashbull 339 151Romanat 339 151Shenevlash 674 151Shkallnur 339 151 Borake 339 151Koxhas 339 151Pejze 339 151Rreth 339 151Sallmone 339 151Xhafzotaj 339 151Kulle 339 151 Manez 339 Guzaj 339 151 Hamallaj 339 151 Rade 339 151Shkalle 339 151Hamallaj 339 151 Rrushbull 339 151 Verdardhe 339 151

ELBASANGjnuk 238 114Shirgjan 238 114Deshran 238 114Drizaj 238 114Grekan 238 114 Rrenes 238 114Gurras 238 114Rrase posht 238 114Bathes 238 114Bujqes 238 114Jagodine 238 114Kuqan 238 114Mjekes 238 114Tregan 238 114Bradashesh 238 114Katund i ri 238 114Karakullak 238 114Kusarth 238 114Rikas 238 114Shijon 238 114Reçan 238 114Lugaj 238 114Murras 238 114Papërr 238 114Ullishtaj 238 114Valias 238 114Vidhas 238 114Banje 238 114Floq 238 114Klos 238 114Lumas 238 114Qyrkan 238 114Melsh 238 114Dushk 238 114Seferan 238 114Marines 238 114Shtith 238 114Cerrik 114Broshke 238 114Gjyrale 238 114Gostime 238 114Malasenj 238 114Shtepanje 238 114Shtermen 238 114Labinot Fushe 238 114Mengel 238 114Xibrake 238 114 Polis vogel 238 114Vreshtaj 238 114Fuhe bull 238 114Kutalli 238 114Cestije 238 114Linas 238 114Mollas 238 114Kamuna 238 114Selite 238 114Hajdarani 238 114Gjolish 238 114Shushice 238 114Turbull 238 114Liçaj 238 114Shales 238 114Dragot Mollas 238 114Xibrak 238 114Gjergjan 238 114Gjonme 238 114Keshtjelle 238 114Bujaras 238 114Muriqan 238 114Thane 238 114Dragot 238 114Dragot Dumre 238 114Kajan 238 114Lisaj 238 114

Merhoj 238 114Balldren 238 114Kryezjarth 238 114Gjinar 45

PEQIN Lazarej 333 114Bishqem 333 114Bishqem fushe 333 114Çengelaj 333 114Gryksh i madh 333 114Leqit 333 114Pajovë 333 114Kurtaj 333 114Karinë 333 114Vashaj 333 114Çopane 331 114Fatish 253 114Paulesh 333 114Lolaj 333 114Përparim 333 114Uruçaj 333 114Hasmashaj 333 114Rrumbullak 333 114Bardhaj 333 114Çelhakaj 333 114Karthinekë 333 114Shezë e madhe 333 114Gramsh 174 114Çekinë 174 114Cerunjë 174 114Drizë 174 114Shemrize 174 114Koçaj 174 114Qerret 174 114Ostenth 174 114Trashovicë 174 114Bersnik poshtëm 174 114Kodovjat 174 114Mashan 174 114Kukur 174 114Pishaj 174 114Qurrez 174 114Gjeraqine 174 114Poroçan 174 114Harunas 174 114Narte 174 114Skenderbegas 174 114Fushez 174 114Dushk 174 114Zgjup fushe 174 114Lubinje 174 114Bregas 174 114

LIBRAZHDArrez 105Babje 105 108Dorez 105Dragostunje 105 108Guzavesh 105Kuterman 105Librazhd qendër 105Spathar 191 105Bardhaj 105Katjel 105Kotodesh 105Rrajce fushe 191 105Sutaj 191 105Berzhite 191 105Dritaj 105Gurre 105Karkavec 191 105Pishkash 105Pishkash verë 105Qukës shkumbin 105Farret 105Shoponje 105Stranik 105Stravaj 105 Dardhe 191 105Hotoisht 191 105Kokreve 191 105Vehçan 105Vullçan 191 105Zhyre 105Zgosht 191 105Borove 105Llange 105Zabzun 105Gostime 191 105Gurshpate 105Mirake 105Polis 105Vilan 105Funarez 105Zdrajsh 105Lunk 191 105Rrashtan 154 105Marinaj 105Qarrishte 105Togez 105

Skenderbej 105Urake 105Qokez Skenderbej 105Skroske 105Menik 105Fanje 105Qaferr 105Sopot 105Buzgare 105Prevall 105Dranovice 105Kostenje 105Letem 105Koshorisht 105Stebleve 105Sebisht 105Moglice 105Prodan 105Sheh 105Orenje 105Floq 105Gurakuq 105Ballgjin 105Rinas 105Zdrajsh verri 105Neshte 105Mexixe 105Prenjas fshat 105

FIERKallm i madh 370 151Mbrostar 437 151Petove 249 151Vajkan 370 151Verri 370 151Kallm vogel 370 151Libofsh 426 151Metaj 370 151Rreth libofsh 404 151Vanaj 370 151Dallas 370 151Agim 370 151Havales 370 151Ndernenas 370 151Hasturkas 370 151Adriatik 370 151Çlirim 370 151Drize 370 151Vadhize 330 151Zhupan 416 151Mujalli 370 151Grecalli 370 151Afrim i ri 370 151Baltez 370 151Darezez e re 370 151Hoxhare 370 151Povelice 370 151Dermenas 370 151Pojan 370 151Kryegjate 370 151Havaleas 370 151Radostine 370 151Sullaj 370 151Hamil 370 151Muçaj 370 151Fushe 370 151Sheq marinas 370 151Topojë 370 151Grykë 370 151Seman 370 151Gjokalli 370 151Sheq 370 151Seman i RI 370 151Bacove 370 151Levan 290 151Shtyllas 370 151Ferras 370 151Peshtan i madh 370 151Peshtan i vogël 370 151Bishan 370 151Bashkim 370 151Martine 370 151Pishe poro 370 151Qarr 370 151Kafaraj 370 151Frakull madhe 370 151Peshtan breg 370 151Sheq Mujsalaj 370 151Kraps 370 151Mbyet 370 151Patoz Fshat 370 151Portez 370 151Plyk 370 151Lalarr 370 151Beline 370 151Frasher 370 151Verbas 370 151Zharrez 370 151Sheqishtev 370 151Luar 370 151Marines 370 151

Page 9: tokat bujqesore, bleona mata, bota

09• E hënë 1 prill 2013

»ÇMIMI I TOKAVE BUJQËSORE

Vidhishte 370 151Ngjeqan 370 151Arapaj 370 151Strum 370 151Velimsh 370 151Suk siperm 370 151Banaj 370 151Dukas 370 151Fasturkas 127Kasnice 151Gjonç 157Ade 157

LUSHNJEKarbunar 427 151Saver 502 151Çukas i ri 502 151Mazhaj 502 151Toshkez 502 151Grabian 502 151Staravec 502 151Ferras 502 151Çizme poshtme 502 151Shenepremte 502 151Terbuf 502 151Bubullime 502 151Halilaj 502 151Imesht 502 151Eskaj 502 151Gjonas 502 151Pirre 502 151Kamçishte 502 151Golem i madh 752 151Plug 502 151Allprenaj 502 151Shegas 502 151Hajdaraj 502 151Golem i Vogël 420 151 Dushk i Madh 502 151Gramsh 502 151Zhame Sektor 502 151Konjat 502 151Dush Peqin 502 151Gur 502 151Karavasta e re 502 151Kryekuq 502 151Remas 502 151Muçias 502 151Karavasta 502 151Kamenice 502 151Biçakaj 502 151Kasharaj 502 151Stan Karbunar 502 151Kash bardhe 502 151Barbullinje 502 151Fier Shegan 502 151Jeta e re 502 151Koçaj 502 151Cinar 502 151Çukas vjeter 502 151Barbunje 502 151Fier seman 502 151Goric 502 151Gradishte 863 151Kemishtaj 502 151Bitaj 502 151Kolonje 542 151Lumth 502 151Rrapez sektor 502 151Gorre 502 151Bishqethem 502 151Shakull 502 151Rrapez fshat 502 151Krutje siperme 502 151Ngurrez madhe 524 151Rrupaj 502 151Krutje poshtme 502 151Fier i ri 502 151Zhume 502 151Lifaj vjeter 502 151Kadiaj 502 151Ngurrez vogel 502 151Arres 502 151Gjaze 502 151Mize 502 151Xenge 502 151Germenj i madh 502 151Germenj i vogel 502 151Hallvaxhias 502 151Bregas 502 151Dushk çam 502 151Zharnec 502 151Bishçukas 502 151Divjake 151 182

MALLAKASTERAranitas 150 114Kalenje 150 114Bejar 150 114

GJIROKASTER

Arshi Lenga 286 164Asim Zeneli 286 164Krine 286 164Tranoshisht 286 164Prongji 286 164Homelce 286 164Palokaster 286 164Mashkullore 286 164Dhuvjan 286 164Gline 286 164Goranxi 286 164Lugar 286 164Terihat 286 164Derviçan 286 164Vanister 286 164Haskove 286 164Vrahogoranxi 286 164Jorgulat 286 164Vodhine 286 164Lazarat 286 164Valare 286 164Karjan 286 164Kakoz 286 164Gjat 286 164Erind 286 164Nokove 286 164Mingul 286 164Kellez 286 164Dhoksat 286 164Qesorat 286 164Labove e vogel 286 164Hundekuq 286 164Andon Poçi 286 164Picar 286 164Shtepez 286 164Çatister 286 164Bulo 286 164Stegopull 286 164Suhe 286 164Labove poshtme 286 164Drino 286 164Frashtan 164Grapsh 164Kakavije 164Selo 164Nepravishte 164

TEPELENEMamaj 150 114Luzat 150 114Memaliaj fshat 150 114Mirine 150 114Qesarat 150 114Iliras 150 114Amanikaj 150 114Labi martalloz 150 114Salari 114

PERMETKuqar 179 114Varibob 179 114Qilarishte 179 114Petran 179 114Kosine 179 114Piskove 179 114Grabove 179 114Pacomit 179 114Kutal 179 114Mbrezhdan 179 114Baldonje 114Pagri 114

KORÇËDrithare 212 105Kloce 212 105Kembetheker 212 105Sheqeras 212 105Podgorie 212 105Bregas 212 105Zvirne 212 105Qurishte 212 105Leminot 212 105Veliterne 212 105Shqitas 212 105Novosele 212 105Burimas 212 105Pendavin 212 105Plase 212 105Zvezde 212 105Beras 212 105Lumalas 212 105Nevicissht 212 105Porodine 212 105Kuç i zi 212 105Belorta 212 105Melcan 212 105Dishnice 212 105Vincan 212 105Zbog 212 105Qershize 212 105Pirg 212 105

Vreshtas 212 105Symiz 212 105Fshati Maliq 212 105Libonik 212 105Poceste 212 105Vloçisht 212 105Biranj 212 105Malavec 212 105Çiflig 212 105Barç 212 105Mborje 212 105Mollaz 212 105Kamenice 212 105Bolgarec 212 105Shamoll 212 105Ravonik 212 105Dersnik 212 105Pojan 212 105Remsec 212 105Zemblak 212 105Turan 212 105Polen 212 105Sovjan 212 105Vashtemi 212 105Voskop 212 105Leshnje 212 105Pulahe 212 105Ujebardhe 212 105Drenove 212 105Terove 212 105Bodoshtice 212 105Qatrom 212 105Kakaç 212 105Kreshpanni 212 105Rov 212 105Draman 212 105Shkoze 212 105

KOLONJERehove 142 105Selenice 142 105Taç Poshte 142 105Vrepcke 142 105Skorovot 105

POGRADECBuçimas 200 105Geshtenjas 200 105Gurras 200 105Remaj 200 105Tushemisht 200 105Verdove 200 105Çerrave 200 105Leshnice 200 105Nizhavec 200 105Grabovice 200 105Pretushe 200 105Qershize 200 105Memlisht 200 105Piskupat 200 105Udenisht 200 105Radokal poshte 200 105Sabinje 200 105Dunice 200 105Bahçallek 200 105Çervenake 200 105Buqez 200 105Lin 200 105Peshkepi 200 105Lumas 200 105Blace 200 105Bletas 200 105

SHKODERAshte 333 122Barbullush 333 122Kosmaç 333 122Mali jushit 333 122Melgush 333 122Plezhe 333 122Ranxe 333 122Stajke 333 122Mali Hebaj 333 122Bleran 333 122Shkjeze 122Berdice siperme 122Renc 122Pulaj 122

MALESI E MDHEBoriç i madh 231 121Boriç i vogel 249 121Gjorm 231 121Grile 233 121Ktosh 231 121Omare 233 121Rrash 212 121Grude fushe 231 121Demiraj 231 121Aliaj 231 121Ivanaj 231 121

Bajze 231 121Pjetroshan 231 121Vukpal 231 121Premal 231 121Goraj Budishte 231 121Kamice Flake 231 121Bogiç palvar 231 121Dober 231 121Jubice 231 121Kalldrun 231 121Sterbeq 231 121Vrith 231 121Rapsh 121

TIRANEÇekrez Morine 232 138Dritaz (Tapize) 202 138Zall Herr 448 138Pinar 327Ahmetaq 517 138Fushe Preze 448 138Preze 448 138Breg Shkoze 448 138Fikas Petrele 448 138Mullet 448 138Petrele 266 138Picall 448 138Stermas 448 138Farke madhe 448 138Fark vogel 448 138Lunder 448 138Mjull Bathore 448 138Sauk 448 138Selite 448 138Linze 448 138Priske e madhe 448 138Surrel 448 138Lanabregas 448 138Shish tufinë 448 138Berzhite 448 138Dobresh 448 138Isuf Muçaj 448 138Prush 448 138Bultice 448 138Lalm Sharre 448 138Kashar 448 138Katund i ri 448 138Mezez Yzberisht 448 138Yrshek 448 138Berxull 448 138Peze e Vogel 448 138Peze e Madhe 448 138Peze Helmes 448 138Varosh 448 138Paskuqan 448 138Paskuqan 2 548 138Babrru 448 138Valias 324 138Fruti kulture 297 138Laknas 374 138Marikaj 448 138Muçaj 448 138Picar 448 138Gjokaj 448 138Marqinet 448 138Sharge 448 138Kavaje 327 151Bago 327 151Hajdaraj 327 151Peqinaj 178 151Rrakull 324 151Synej 327 151Hazdushk 327 151Hamenraj 327 151Sinaballaj 327 151Beden 327 151Blerimaj 327 151Luz ii vogel 327 151Vorrozen 375 151Golem 327 151Kanaparaj 327 151Karpen 137 147Qerret 327 151Seferaj 327 151Zik Xhafaj 327 151Golemas 327 151Kryemedhenj 327 151Tilaj 327 151Agonas 327 151Çete 327 151Cikallesh 327 151Helmas 327 151Habibaj 402 151Momel 327 151Shtodher 327 151Çollakaj 327 151Kryezi 327 151Ballaj 327 151Domen 327 151Petke milot 361 151Rreth greth 327 151

Shardushk 353 151Spille 327 151Zhabjak 327 151Kryevidh 327 151Patk imilot 327 151Kazie 327 151Sterbeg 327 151German 327 151Harizaj 327 151Luz i madh 442 151Lekaj 327 151Luz i vogel 327 151Shkozet 327 151Kalush 327 151Keçukaj 327 151Vile Ballaj 376 151Gose e madhe 327 151Gose e vogel 327 151Rogozhine 327 151

VLOREKanine 327 197Kerkove 327 197Narte 327 197Hoshtinme 327 197Panaja 327 197Zvernec 393 168Babice e madhe 327 197Bestrove 327 197Sherishte 327 197Akerni 327 197Cerkovine 327 197Delisuf 327 197Mifol 327 197Novosele 327 197Trevllazer 327 197Bishan 327 197Dellenje 327 197Fitore 327 197Poro 327 197Risili 390 197Shushice 327 197Bunavi 327 197Çeprat 327 197Llakatund 327 197Armen 327 197Lubonje 327 197Picar 327 197Mesarak 327 197Qeparo 327 187Palase 327 198Gjileke 327 197Dhermi 327 227Ilias 327 197 Vuno 327 215Radhime 327 324Tragjas 191 197Dukat fushe 327 197Dukat fshat 197

SARANDEMetoq 243 151Gjashte 243 151Shellegar 243 151Borsh 243 151Nivice 243 151Shen vasil 243 151Lokove 243 151Sasaj 243 151Piqeras 243 151Qazim Pali 243 151Corraj 243 151Fterre 243 151Vagalat 243 151Kullurice 243 151Lefter Talo 243 151Ksamil 310 151Çuke 243 151Dritas 243 151Aliko 243 151Çaush 243 151Neohor 243 151Tremul 243 151Rahulle 243 151Pllake 243 151Jerme 243 151

DELVINE Vllahat 243 151Bamatat 243 151Rusan 243 151Stjar 243 151Vrion 243 151Çlirim 243 151Mesopotam 243 151Velahove 243 151Brajl 243 151Sirakat 243 151Kostar 243 151Krane 243 151Ardhasove 243 151

Page 10: tokat bujqesore, bleona mata, bota

10 E hënë 1 prill 2013 •

« opinion

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka dhënë një leksion morali jo vetëm klasës politike, por gjithë opinionit publik shqiptar me qëndrimin e tij në Komisionin e Ligjeve disa ditë më parë. Ai nuk i ka mbështetur dy kandidatu-rat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për vendet vakante në Gjykatës Kushtetuese, të diskutuara në Komisionin e

Ligjeve, gjë që besohet se është dhe një nga shkaqet e shtyrjes së miratimit të tyre nga Kuvendi i Shqipërisë një javë më parë. Shkak është bërë puna e tyre në strukturat hetimore të diktat-urës komuniste para viteve ’90 dhe implikimi në hetimet e dëni-met politike për llogari të saj. “Vota ime është pro zotit Xhezair Zaganjori dhe vota ime është ‘abstenim’ për dy kandidaturat e tjera të Gjykatës Kushtetuese. Linja politike dhe morale që kam mbajtur edhe në të gjitha rastet e tjera besoj se në këtë rast është një logjikë e pastër shkak-pasojë”, - deklaroi Alibeaj në mbled-hjen e fundit të Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, ku u shqyrtuan kandidaturat e Presidentit Nishani, duke dëshmuar kështu integritet politik e politik të paparë me parë. të paktën në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse me-dia, që dëshmoi edhe një herë kontrollin politik mbi të, i dha pak rëndësi këtij veprimi të z. Alibej, ai përbën pa dyshim një nga ras-tet më të spikatura politike, duke theksuar domosdoshmërinë e moralit politik, por dhe fatkeqësinë e mungesës së tij në radhët e klasës sonë politike. Në fakt, pritej që një qëndrim si ky i z. Alibeaj të reflektohej edhe nga Presidenti e Republikës, i ardhur nga mazhoranca, dhe nga anëtarët e tjerë demokratë të Komi-sionit të Ligjeve, gjë që, fatkeqësisht, nuk ka ndodhur, të paktën jo këtë herë. Qëndrimi korrekt me moralin politik i z. Alibeaj çon në rihapjen e debatit aq të diskutuar mbi seriozitetin e antiko-munizmit të shumicës aktuale politike dhe raportin e saj sa të paqartë aq dhe të pasinqertë me të kuruarën komuniste, krimet dhe autorët e saj. Mendoj se propozimi nga Presidenti i emrave të implikuar në krime dhe votimi nga shumica e deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve të këtyre dekreteve e vë në dyshim antikomunizmin e PD-së në prag të zgjedhjeve poli-tike. Dua të theksoj se një nga pikat më të forta, për të mos thë-në e vetmja që e veçon atë si antikomuniste nga rivalja e saj, PS-ja, ka qenë qëndrimi ndaj diktaturës komuniste, që në këtë mandat qever-isës është shprehur kryesisht tek emërimet, sidomos në gjyqësor, ku pjesorja e individëve në krimet e diktaturës komuniste ishte ven-dosur si një standard i panegociueshëm, gjë që ka marrë dhe mira-timin e shumicës së shqiptarëve. Mund të thuhet pa frikë se ky standard ishte i vetmi akt apo veprim konkret që na kujtonte ende se PD-ja ishte partia antiko-muniste e këtij vendi, cilësi që i ka siguruar

asaj që nga 1990-a e këtej të paktën 30% të votave të saj në të gjitha zgjedhjet. Shumë dekrete presidenciale apo propozime të tjera janë rrëzuar nga ky komision apo parlamenti pikërisht për shkak të këtij fakti. Kështu, kandidatura e Artan Hoxhës për President të Republikës, një propozim i PD-së, u rrëzua vetëm pak minuta para votimit në parlamentet, pasi akuzohej si bashkëpu-nëtor i Sigurimit të Shtetit, gjë që, sipas vetë z. Hoxha, bëhej fjalë vetëm për një firmë të marrë me mjete presioni, një gjë e njohur për kohën e diktaturës. Vexhi Muçmata, ish-prokuror, aktualisht kandidat për deputet i PS-së në Kukës, u rrëzua si kandidaturë pikërisht nga ky komision parlamentar për shkaqe të ngjashme me arsyet që z. Alibeaj pruri si argumente për abstenimin e tij ndaj dy dekreteve në fjalë të Presidentit Nishani. Ka dhjetëra kandidatura e dekrete që në këto vite të qeverisjes demokratike janë rrezuar nga Kuvendi pikërisht për implikimin në krime të ko-munizmit, atë standard të moralit politik që e ndan më shumë PD-në nga PS-ja: qëndrimin ndaj diktaturës dhe krimeve të saj. Por ndërsa djeg një të akuzuar si bashkëpunëtor i institucioneve të dhunës politike të diktaturës, siç ishte kandidati për president Hoxha, PD-ja miraton dekrete të firmosura nga Presidenti i zgjed-hur prej saj, z. Nishani, të punëtorëve të këtyre institucioneve. Që të merremi vesh në këtë pikë, besoj se biem dakord që punëtorët e institucioneve janë më përgjegjës për krimet e diktaturës sesa bashkëpunëtorët e tyre. Nuk e di motivimin e këtij veprimi nga ana Shkëlqesisë së Tij. z. Nishani dhe anëtarëve demokratë të Komisionit të Ligjeve përveç z. Alibeaj, por mendoj se ky ndryshim qëndrimi e standardi pikërisht në prag të zgjedhjeve përbën një problem serioz politik e elektoral për të. Me shumë të drejtë PD-ja ka sulmuar ish-presidentin Topi për dekretimet dhe dekorimet e autorëve të krimeve të diktaturës komuniste dhe shumë prej tyre janë rrezuar pikërisht për këtë arsye apo standard. Kjo tolerancë apo ky qëndrim ndryshimi me dekretet me të njëjtat probleme të z. Nishani duket se i zhvleftëson këto akuza dhe në kohën që po ndodh i jep pikë politike e elektorale z. Topi, i cili garon në këto zgjedhje kundër PD-së. Por ka edhe një gjë tjetër thelbësore që i bën këto dy dekrete të Presidentit dhe miratimin e tyre në parla-ment nga PD-ja të rrezikshme nga pikëpamja politike e elektorale. Gjykata Kushtetuese është akuzuar nga lidershipi i PD-së dhe

krejt e djathta si autore kryesore e rrëzimit të ligjit të lustracionit, sepse shumica e anëtarëve të saj ishin në konflikt interesi, pasi kishin qenë vetë gjykatës e hetues të diktaturës komuniste. Në këtë logjikë i bie që ishte detyrim për PD-në të pastronte ketë gjykatë nga anëtarët në konflikt interesi me ligjin kundër krimeve të komunizmit realizimi i të cilit mund të bëhej vetëm nëpërmjet emërimeve të reja sipas standardit të aplikuar për shumë të tjerë më parë. Zëvendësimi me të tjerë anëtarë në konflikt interesi apo edhe më keq shtimi i anëtarëve të tillë duket mungesë absurde e moralit politik, por dhe një papërgjegjshmëri politike sa e dys-himtë aq dhe e pajustifikuar politikisht dhe elektoralisht. Leksioni i moralit që z. Alibeaj demonstroi me qëndrimin ndaj dy dekreteve në fjalë vlen jo vetëm për grupin parlamentar të PD-së. Presidenti Nishani, e sidomos këshilltarët e tij të prezantuar si antikomu-nistë apo si përfaqësues të shtresave të tilla shoqërore kanë sig-urisht përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar nga këto dy dekrete qoftë edhe për heshtjen apo mosreagimin ndaj një zhvil-limi si ky. Rrëzimi i kandidaturës së z. Hoxha për president u bë pikërisht në emër të antikomunizmit dhe që kreu i shtetit të mos binte më në pozita si këto, përndryshe ç’kuptim kishte rrëzimi i tij? Pikërisht për veprime të tilla z. Topi hyri në konflikt me bazën e djathtë të politikës dhe elektoratin shqiptar që e zgjodhi e kthyer tashmë në një goditje fatale për karrierën e tij. Por ndërsa z. Topi po e merre vetë përgjegjësinë elektorale të veprimeve të tij, pasi kandidon kundër PD-së, përgjegjësia për veprimet e z. Nishani e veçanërisht deputetëve të PD-së shkon te z. Berisha dhe kundër përpjekjeve të tij për një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e 23 qershorit. Më habit gjithashtu edhe qëndrimi i shoqatave të ish-të përndjekurve apo partive të djathta antikomuniste, që deri tani kanë heshtur ndaj dekreteve të Presidentit. Përveç Artur Roshit të PBKD-së askush nuk ka pasur guximin të kundërshtojë publikisht këto dekrete, gjë që e bën efektin e leksionit moral de-putetit Alibeaj edhe më të gjerë e më domethënës.

Por ka edhe një tjetër aspekt që e bën më serioz dhe më të vlerësuar qëndrimin politik e moral që z. Alibeaj demonstroi me abstenimin e tij në Komisionin e Ligjeve. Në rrethet politike e meditaike ky veprim i tij shihet si një guxim i tepruar, që mund t’i dëmtojë rëndë karrierën politike në PD dhe kandidimin në

zonë të sigurt të listave të saj për deputetë, që pritet të publikohen ditët në vazhdim. Unë personalisht nuk hyj tek ata që e besojnë një zh-villim të tillë. Fakti që ai midis konformizmit dhe moralit zgjodhi këtë të fundit i bën nder më së pari vetë PD-së dhe poli-tikës së saj. Pas një man-dati qeverisje të vështirë e të shtangur edhe për shkak të koalicionit me një parti qartësisht të majtë si LSI-ja, morali politik dhe politikanët që e kanë ende atë janë ato që PD-ja ka nevojë më shumë se kurrë nevojë për të fituar, nëse seri-ozisht e do një gjë të tillë në këto zgjedhje.

Morali politik si kërcënim elektoral për PD-në

Nga Nebil ÇiKA

Page 11: tokat bujqesore, bleona mata, bota

11• E hënë 1 prill 2013

»opinion

Retorika e rilindjes, ndonëse “muzikë” për veshin e elektoratit, që të mos mbetet e tillë, lyp ide-alizëm qytetar, kurajë politike, shokë shumë dhe angazhim solemn se në rast dështimi hapet kra-hu. Ndryshe, veç një vijë e hollë e ndan prej naiv-itetit apo cinizmit politik, tipik për tranzicionin që rilindja synon të lërë pas.

Mes shumë sfidave jetike për një demokra-ci normale, fokus parësor i rilindjes duhet të jetë rikthimi i Kushtetutës në identitet (respektimi i së drejtës së autorit apo verdiktit referendar) dhe me të rishikimi i ligjit zgjedhor. Shpirti i rilindjes mbetet vota e lirë, gjurma ku hedh shtat çdo gjë më pas, por ajo është e tillë kur votuesi e ndien se ia vlen të votohet, sepse nuk intimidohet, nuk tjetërsohet dhe nuk vete dëm.

Autopsia e ligjit “spanjoll”

Ligji “spanjoll” nuk i përmbushi pritshmëritë në respektimin e shenjtërisë së votës sepse:

1) Rrit koston oportune të votës (risku “po sikur”?) - vota për subjektin e preferuar perceptohet se vete dëm dhe deri indirekt shpie ujë në mullirin e një subjekti të papëlqyer, me efekt polari-zimin e politikës dhe tkurrjen e ofertës zgjedhore në kurriz të partive të reja, vogla apo të pavarurve, pavarësisht potencialit të tyre.

2) Imponon zgjedhjen për votuesin me listën e mbyllur të de-putetëve të emëruar, që urohen paraprakisht.

3) Shpërfill vullnetin e anëtarësisë teksa lista imponohet nga lideri me ndikim në entuziazmin dhe impenjimin gjatë fushatës zgjedhore.

4) Provokon përçarje të minutës së fundit në “tenderin” për listë me kosto konfuzioni në elektorat (p.sh. qejfmbetje se lideri nuk zgjodhi mes politikanëve qëndresëtarë, por prej të tretëve anonim në politikë, bile duke iu lutur prej vitesh (!) etj., patetizma me gjenezë këtë ligj zgjedhor).

5) Bën virtual raportin votues-deputet dhe i jep prioritet varë-sisë së deputetit ndaj liderit, sepse të qenët sërish në listë varet ekskluzivisht prej tij.

6) Cenon të drejtën e përfaqësimit si përmes limiteve të zh-balancuara për të nxjerrë një deputet, injorimit të proporcionalit kombëtar, diskriminimit pozitiv etj., ku sërish partitë e reja apo të vogla kanë më pak gjasa të votohen për shkak të riskut të “fishekut” të vetëm, ndonëse mbeten zgjedhja ideale, situatë kjo që rëndohet edhe prej buxhetit elektoral, që favorizon partitë e mëdha që në start (!).

7) Kuota e femrave për deputete si në vetvete paradoksal

(himnizohen për zotësi dhe ndërkohë u jepet një dorë (!) dhe dis-kriminues (patronazh ndaj seksit të dobët (!), bie ndesh me pa-rimin e meritokracisë dhe krijon precedent për absurde të tjera – kuota për të rinjtë, pleqtë, personat me aftësi të kufizuara, mi-noritetet, homoseksualët etj.

8) Cenon të drejtën e qytetarit për qeverisje efektive për shkak të mazhorancave fluide dhe të brishta që pjell duke ndikuar në performancën dhe etikën e qeverisjes, e cila mbetet peng e klientelizmit, monopolizimit të ministrive sipas pazareve në koa-licion etj.

9) Nuk promovon parlament me integritet, pasi rëndom de-putetët janë të besuar të kryetarit, që nuk kanë respekt as për vetveten (p.sh. ndryshimet kushtetuese në injorim të copyright-it të popullit dhe një greve urie) sikurse syresh që u thinjën në ato karrige, e konsiderojnë atë si shtëpi (deri në deklarata butaforike se nuk do ta ndërronin për poste ministrore (!).

Në këtë kontekst, ndërsa flasim për rotacion lideri, duhet të flasim edhe për rotacion të “byrove politike” që na kanë mbirë në derë, sepse dikur kishim një, ndërsa tani kemi me dhjetëra dhe që falë edhe këtij ligji zgjedhor, bubërrojnë prej dekadash. Një moçal politik ky që jo vetëm nuk freskohet, por ndot çdo prurje të re, për të mos thënë se shpesh e reja, me gjithë bujën mediatike, përbëhet nga individë që pavarësisht CV dhe integritetit rriskojnë të thirren “deputetë” vetëm për t”u vënë në rresht, hedhur hi syve elektoratit dhe bërë kamikazin e radhës.

Mes votës “irlandeze” dhe “fishekut” të vetëm

Sfida e çdo ligji zgjedhor është balanca mes përfaqësimit dhe qeverisjes efektive. Nëse pranojmë se ligji “spanjoll” dështoi, atëherë alternativat janë rikthimi te ligji “gjerman” apo risia me ligjin “britanik” apo “irlandez”. Ligji “gjerman”, ndonëse ofronte një përfaqësim dhe qeverisje solide, u anatemua për shkak të abuzimit, që fare bukur mund të parandalohet me legjislacion. Ligji “britanik” apo mazhoritari i pastër ndërkohë sërish mund të provokojë bumerang në përfaqësueshmëri (polarizon skenën poli-tike) pavarësisht efektit në qeverisje efektive.

Një qasje risi dhe me interes për realitetin tonë për shkak të ngjasive demografike do të ishte ligji “irlandez”, apo ndryshe STV (single transferable vote – vota e transferueshme), specifika e të cilit është se ndryshe nga të tjerët, ku votohet vetëm për një sub-jekt, ai mundëson votimin e shumëfishtë, d.m.th. për më shumë se një subjekt. Duke reduktuar riskun e votës së “humbur” e shman-gur dilemën e “fishekut të vetëm” ai i ofron votuesit shansin për të votuar për më shumë se një subjekt sipas preferencës vetjake (p.sh. 1 apo preferenca e parë për subjektin më të pëlqyer, 2 për

subjektin si zgjedhje e dytë e kështu me radhë).Etiketohet si votë e transferueshme, sepse gjatë numërimit

ato transferohen nga një subjekt tek tjetri në varësi të kufijve për përzgjedhje (p.sh. kandidati më pak i votuar eliminohet dhe votat e tij kalojnë për llogari të preferencës së parafundit, kandi-dati më shumë i votuar “shkarkon” votat e tepërta mbi kufirin e nevojshëm për fitore te preferenca e dytë etj.) Procesi përfshin një seri rikalkulimesh “eliminim-kualifikim” deri në listën finale të fituesve (sipas mandateve për zonë) që garanton një balancë të prioriteteve të votuesit.

Ligji “irlandez” (STV) ofron shans për këdo për t’u zgjedhur, qoftë partie e re, kandidat alternativ i së njëjtës parti, individ i pa-varur me reputacion në zonë etj., sepse zhbën riskun e “fishekut” të vetëm, ndërsa votuesi voton për disa preferenca njëkohësisht (p.sh. edhe për partinë e tij, por edhe për një të pavarur që ushqen respekt). Ai motivon raportin votues-deputet, ndërsa për rizgjed-hje, se sa simpatia e liderit partiak, vlen imazhi në elektorat.

Rishikimi i kuadrit zgjedhor duhet të përfshijë edhe prob-lematika të tjera (administrimi i zgjedhjeve, buxheti, market-ingu etj.) sikurse edhe ndjeshmëri si diskriminimi pozitiv, vota e 16-vjeçarëve (çështje delikate dhe spekulative kjo e kapacitetit mendor të votuesit, sepse është si të ngresh pikëpyetje për qas-jen racionale në votim të të moshuarve, që nuk janë vetvetja, sëmurëve, pakicave të margjinalizuara etj.).

Rilindje përmes votës së lirë

Hapi i parë i divorcit me tranzicionin duhet të jetë shënjtërimi i votës dhe rikthimi i autoritetit të votuesit. Nëse votuesi ende nuk ka emancipimin e atij perëndimor, kjo nuk duhet të përbëjë një alibi për politikën për të spekuluar me “dobësitë” e tij.

Nëse elektorati, jo rrallë, shfaq simptomat e turmës fanatike dhe sindromës “Barabbas” (hajduti i dënuar që turma i fali jetën ndërkohë që Krishtit i ktheu shpinën), është në nderin e rilindjes që politika jo vetëm të mos e marrë atë të mirëqenë, apo më keq të spekulojë me cinizëm me besnikërinë e votuesit, por të bëjë të sajën në iluminimin e racionalitetin e votës. Duke sanksionuar me ligj apo kod etik, p.sh. evitimin e instrumenteve të marketin-gut politik që motivojnë emocionin ndaj nacionalitetit te votuesi - gara e mitingjeve kudo e kurdo, debate “gjelash”, që provokojnë adrenalinë te votuesi, reklama agresive e iluzive etj.

Dy dekada divorc me monizmin e kanë tejkaluar tanimë bazën e krahasimit me të, sikundër ky i fundit bënte më 1939. Referencë mbetet realiteti europian dhe ndërkohë që mirëqenia europiane do kohën e saj, me politikën europiane të respektit ndaj votës së lirë jemi të vonuar. Pa të gjithçka merret peng. Rilindja vetë.

Jo vetëm largësia, por edhe nëse do të isha në Tiranë, nuk jam unë ai që e gjykoj ose e paragjykoj këtë veprim, të ci-lin vetëm i biri i të akuzuarit, Sajmir Tahiri, dhe kryesocial-isti Edi Rama e gjykojnë dhe e paragjykojnë. Bëhet fjalë për një arrestim të një qytetari shqiptar, një veprim të policisë shqiptare, i quajtur menjëherë në reagimin e tyre nga të sipërcituarit si arrestim politik dhe hakmarrje poli-tike. Babai i deputetit socialist Sajmir Tahiri është paraqi-

tur në gjykatën e Tiranës, ku sipas shtypit shqiptar i është dhënë vlerësimi i masës së sigurisë. Bashkim Tahiri u arrestua në fillim të javës për akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Prokuroria kërkoi lirimin duke i dhënë masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”

Burimet nga prokuroria thanë se për Bashkim Tahirin dhe Na-dire Tagën kërkohet “detyrim për paraqitje” dhe vazhdim i heti-meve në gjendje të lirë, ndërsa për Dritan Gjizën “arrest shtëpie”. Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan më 25 mars nga sektori i krimit ekonomik e financiar i policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë. Ata akuzohen për kalimin e një sasie ilaçesh kontrabandë nga pika kufitare e Dur-rësit, sipas policisë me vlerë mbi 10 mijë euro.

Ndërkohë për ironi të faktit Sajmir Tahiri e quan arrestimin e babait të tij politik, por ai më pas deklaron që “babai im të heto-het, sepse Berisha s’ma mbyll gojën”. Kurse kryesocialisti Rama e quan arrestimin e bërë nga policia për kontrabandë ilaçesh si një hakmarrje politike dhe “një turp për policinë shqiptare”.

Pra, edhe të hetohet, edhe Berisha “s’ma mbyll dot gojën”, edhe “hakmarrje politike”, “një turp” e tjera, që domethënë në sh-qip “vidhni dhe merruni me korrupsion në emër të opozitarizmit, se Berisha nuk na e mbyll dot gojën”. Kësaj i thonë “hipi kalit se të vrava, zbriti kalit se të vrava”.

Kini parasysh deklaratat e Sajmir Tahirit dhe të Edi Ramës për drejtësinë shqiptare, për zgjedhjet e vitit 2009, 2011, Gërdecin, gjyqin Meta-Prifti, ngjarjen e 21 janarit e tjerë. Ata e kanë quajtur “sistemin më të rrënuar dhe më të korruptuar” në Shqipëri. Tani lirimin e babait të deputetit socialist Sajmir Tahiri e quajnë një turp të policisë dhe një veprim i drejtë i drejtësisë.

Lind pyetja: a duhet t’i besojmë policisë dhe të dëgjojmë vendimin e drejtësisë, apo duhet të dëgjojmë Sajmir Tahirin e Edi Ramën, që bërtasin se babai i Sajmirit nuk ka të bëjë me shkelje të ligjit?

Kur s’kapen kriminelët dhe hajdutët, menjëherë del Edi Rama dhe thotë se “në Shqipëri s’ka shtet, shteti është dorëzuar para kriminelëve dhe hajdutëve”. Ndërkohë, kur shteti arreston ndonjë, syresh si ky Bashkim Tahiri, me lidhje politike me të majtën, e sidomos Partinë Socialiste, i biri një deputeti që çirret më shumë thuhet se ka arrestuar kundërshtarët politikë - gajde e dëgjuar kjo që nga koha e “Rilindjes” së Partisë Socialiste.

Andaj mendojë se më në hall në Shqipëri sot është policia, që i arreston dhe drejtësia që të nesërmen i liron. Mbasi çdo arrestim që bëhet në Shqipëri, ndaj ndonjë personi dhe i lidhur me opoz-itën, sipas tyre është politik.

Dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri, se këtu në SHBA të vënë hekurat dhe nuk ka askush të drejtë të gjykojë ose të paragjykojë policinë dhe drejtësinë amerikane, se përndryshe ndëshkohet. Në Amerikë më shumë se një recetë quhet e kundërligjshme, nëse futet në vend nga jashtë kufirit

Kështu, koincidenca e solli që për të njëjtin veprim dhe të njëjtën ditë në Nju-Jork një doktor arrestohet për kontrabandë il-açesh, shitjen e tyre ilegale, ndërkohë që në Tiranë babai i Sajmir Tahirit vetëm pse ai është deputet dhe i Partisë Socialiste lirohet, madje i biri dhe Edi Rama kërkojnë të poshtërojnë policinë.

Sipas aktit “Marketing Prescription Drug” të vitit 1987, çfarëdolloj dërgese dhe futje ilaçesh në SHBA nga Kanadaja dhe Meksiko apo vendet e tjera është e paligjshme për këdo tjetër, dhe nëse prodhuesit janë origjinal për të sjellë ilaçe deri te qytetarët që sjellin ilaçe me recetë në vend. “Megjithatë, zyrtarët federalë kanë vendosur të ushtrojnë me maturi zbatimin ligjit me ilaçet që kanë të bëjnë me një recetë sjellë përtej kufirit, me kusht që ilaçet të mos jenë narkotikët ose substancat e tjera të kontrol-luara që kanë të bëjnë me sëmundje të rënda. Kjo do të thotë se për aq kohë si një person sjell ilaçe më shumë se një furnizim se tre muaj për përdorim personal, zyrtarët e kufirit në përgjithësi e shikojnë në mënyrë tjetër, e cila konsiderohet ilegale dhe e kundërligjshme”, - thotë Thomas McGinnis, drejtor i çështjeve far-maceutike për “US Food and Drug Administration (FDA)”, shkruan Milwaukee Journal Sentinelin në mars 2013.

Rilindja, vota e lirë dhe STV irlandez

Kur rrekesh të bësh policin dhe gjykatësin

Nga prof. as. dr. ArtAN Xh. DUKA

Nga beqir SiNA, Nju-Jork

Page 12: tokat bujqesore, bleona mata, bota

12 E hënë 1 prill 2013 •

« zoDiak

horoskopijavorDashi

Çdo tabu që keni pasur në jetën në çift do bjerë gjatë kësaj jave. Përfitoni sa të mundni nga ambienti i ngrohtë që do krijohet dhe kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. Për beqarët ka mundësi të ndodhë një takim i bukur në mes të javës. Përfitoni, por merrini gjërat sa më sh-truar. Financat do fillojnë të përmirësohen mjaft falë një ndihme të madhe që do ju japë dikush. Dielli, Jupiteri dhe Marsi do kujdesen për shën-detin tuaj. Do jeni plot energji dhe nuk do keni as shqetësimin me të vogël. Edhe për jetën pro-fesionale do jetë një javë e suksesshme. Më në fund do merrni të gjitha meritat që keni dhe do ndiheni më mirë. Disave do u bëhet një propozim i mire i cili nuk duhet humbur. Në familje ambi-enti do jetë i ngrohtë dhe i qetë.

DemiNë përgjithësi klima në çift do jetë e mirë

gjatë kësaj jave. Duhet të vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të mirëkuptueshëm me atë që keni në krah. Beqarët edhe pse nuk do e presin do kenë një takim impresionues që ditën e parë. Përgatituni për emocione të forta. Financat do jenë të mira prandaj mund të bëni edhe ndonjë investim me rëndësi. Dielli dhe Mërkuri do ju japë më shumë gjallëri dhe rezistencë. Ata që vuajnë nga ndonjë lloj alergjie duhet të mbrohen pak, ndërsa të tjerët nuk do kenë asnjë shqetësim. Në pune do e keni të vështirë të përqendroheni dhe të gjykoni si duhet. Kujdes sepse në fakt ditën e enjte ose të premte do ju duhet të mer-rni vendime të rëndësishme nga të cilat varet e ardhmja. Jeta familjare do jetë si gjithmonë.

BinjakëtMarrëdhënia me partnerin do fillojë të

përmirësohet këtë javë, megjithëse sërish ju do tregoheni paksa kokëforte për disa gjëra. Toler-anca duhet të mbizotërojë në çdo kohë. Beqarët do arrijnë të realizojnë takimin e shumëpritur edhe pse personi në të vërtetë nuk do jetë një princ i kaltër. Të ardhurat do përmirësohen dita ditës. Mundohuni të tregoheni gjithmonë të ma-tur me shpenzimet. Neptuni do krijojë probleme me gjumin dhe në fakt kjo do ju bëjë të mos ndi-heni në formën më të mirë. Kujdesuni më shumë për veten tuaj dhe mirë do bëni mos e teproni me ushqimet e yndyrshme. Në punë do e keni më të lehtë të arrini atje ku doni sepse keni kohë që mundoheni. Nuk do ju mungojë kurajoja. Me familjarët tregohuni më të arsyeshëm.

GaforrjaNë fillim të kësaj jave do keni goxha mos-

marrëveshje dhe debate me atë që keni në krah, çka do ju mërzisë pa masë. Me kalimin e ditëve gjërat do qetësohen dhe do rivendoset bashkëpunimi. Për një pjesë të beqarëve, një miqësi e hershme mund të shndërrohet në dashuri pasionante. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë për të blerë atë që i pëlqen. Situata nuk është ende e qëndrueshme. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Merruni me pak sport dhe shmangni lodhjen e tejskajshme. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zem-rës duhet të bëjnë më shumë kujdes. Familja do jetë mbështetje për gjithçka.

luaniDo jeni shumë nervozë gjatë kësaj jave dhe

nuk do acaroheni nga çdo detaj i vogël. Partneri nuk do dijë si të sillet sepse në fakt ju do jeni të padurueshme. Do bënit mirë të qëndronit pak vetëm. Beqarët do përfitojnë pa fund nga liria e tyre dhe nuk do dëshirojnë aspak të krijojnë një lidhje. Financat do jenë të mira nëse trego-heni të kujdesshëm me shpenzimet. Nuk është momenti as për të bërë transaksione të mëdha.

Shëndeti do jetë i mirë deri në ditën e katërt, por do ketë disa probleme të vogla më pas. Merrni masat e duhura dhe besojuni vetëm mjekëve specialistë. Në punë do merrni mbështetjen e shefave për të nisur një projekt afatgjatë dhe të vështirë. Do lodheni paksa por rezultatet do ju kënaqin. Familja nuk do ketë probleme.

VirgjereshaMarrëdhënia në çift nuk do jetë aspak ash-

tu si ju e prisnit këtë javë. Debatet do jenë të pafundme dhe shpesh do mërziteni me njëri-tjetrin. Beqarët do kenë takimin më të rëndë-sishëm të jetës së tyre dhe do krijojnë një lidhje shumë të fortë. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira tregohuni të kursyer me shpenzimet. Nuk ka ardhur ende momenti të blini gjithçka që ju pëlqen. Për një shëndet të mirë duhet pasur kujdes me ushqimet dhe gjumin. Sheqernat duhen shmangur sa më shumë të jetë e mundur. Mos harroni as të pini ujë herë pas here. Dielli dhe Hëna do jenë në anën tuaj në planin profe-sional. Pak nga pak do arrini t’i realizoni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Me familjaret do diskutoni qetësisht për gjithçka.

peshorjaDo e kontrolloni me shumë kujdes dhe maturi

partnerin gjatë kësaj jave. Keni disa dyshime falë të cilave nuk mund të jeni dot të qetë. Me kalimin e ditëve do e kuptoni se është gjithçka një ide e gabuar e juaja. Beqarët do joshen mjaft nga per-sonat shumë më të rinj se ata. Mbase ngaqë doni të provoni çmenduri dhe emocione më të forta. Në planin financiar mos filloni asnjë operacion pa qenë të sigurtë. Koha nuk kthehet më pas. Shën-deti do jetë kryesisht i mirë, por nuk duhet të ek-sperimentoni shumë me rezistencën që keni. Në punë do përvishni mëngët dhe do bëni gjithçka nga e para. Do lodheni pak, por rezultatet do jenë të shkëlqyera. E sigurtë është që rutina do mbarojë. Jeta familjare do jetë si gjithmonë.

akrepiAta që janë në çift do fillojnë të mendojnë për

të ardhmen dhe do bëjnë disa plane. Yjet këshillo-jnë të tregoheni realistë dhe të mos ëndërroni më shumë sesa duhet. Beqarët nuk do jenë të privi-legjuar në sektorin e dashurisë. Mundohuni të mos bini në pesimizëm, por të përfitoni sa të mundni nga liria që keni. Në planin financiar do mbizotëroje

ekuilibri. Do e dini mirë sa të shpenzoni që buxheti të mos tronditet. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer dhe plot energji. Ata që vuajnë nga sëmundje kronike do fillojnë një trajtim të ri edhe më të efektshëm. Në punë do keni të gjitha mjetet për të kaluar pengesat dhe për të arritur atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Edhe jeta famil-jare nuk do jetë më pak e bukur.

ShigjetariKëtë jave as nuk duhet ta përkëdhelni

shumë, por as ta lini pas dore partnerin. Trajto-jeni atë mirë dhe jepini vendin që i takon. Nga ana tjetër yjet këshillojnë të mendoheni njëqind herë para se të flisni. Beqarët, nën ndikimin e Hënës, nuk do kenë fat në dashuri kështu që do ngelen sërish vetëm. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa në mënyrë që ta stabili-zoni buxhetin. Shëndeti nuk do jetë shumë i keq, por duhet thënë se herë pas here mund të ndi-heni nervozë. Pini kamomil ose ndonjë çaj tjetër qetësues. Nga ana tjetër flisni aq sa duhet që të jeni me rezistencë. Në punë ambienti do jetë i tensionuar dhe rivaliteti i fortë. Do ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira por të nevojshme. Për jetën familjare duhet të kujdeseni më tepër.

BricjapiKjo javë do jetë plot të papritura për jetën

tuaj në çift. Do ju pëlqejë si origjinaliteti, po ashtu edhe fantazia. Do ketë momente edhe kur ta ngacmoni ose ta kundërshtoni part-nerin dhe atmosfera do tensionohet. Beqarët do tërhiqen mjaft nga aventurat dhe nuk do parapëlqejnë të nisin një lidhje serioze. Me fi-nancat duhet të tregoheni më diplomatë dhe të mos bëni shpenzime të pamenduara. Shën-deti mund të ketë disa probleme dhe ato do lidhen kryesisht me ushqimin e tepruar dhe të pazgjedhur. Mund të lindin probleme me tretjen e ushqimit kështu që bëni kujdes. Në planin profesional pritet që gjërat të shkojnë shumë mirë. Do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta konsoliduar situatën. Në familje do mbani përgjegjësitë që ju takojnë.

ujoriKa rrezik që klima në çift të mos jetë shumë

e ngrohtë gjate kësaj jave. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqarët jo vetëm që do kenë takime in-teresante, por do mendojnë shpejt të krijojnë një lidhje. Në fakt personat që do ju ngacmojnë janë interesantë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri. Nuk do shpenzoni kuturu dhe nuk priten vështirësi. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por probleme te mëdha nuk do keni. Shmangni perimet që përmbajnë fibra. Jupiteri do ju ndihmojë të arrini atje ku dëshironi në sek-torin profesional. Do i kaloni me sukses sfidat që do ju dalin përpara. Jeta familjare do jetë e qetë.

peshqitTë gjithë ata që janë në çift do kenë një javë

me elektrizuese dhe të mbushur me risi. Hes-htja më në fund do largohet nga jeta juaj dhe do ndiheni më së miri. Beqarët do kërkojnë gjatë gjithë javës personin e duhur, por vetëm ditët e fundit do ketë mundësi të vërteta për ta gjetur atë. Financat nuk do kenë as përmirësime dhe as vështirësi. Mundohuni të shpenzoni me ma-turi. për shëndet të mirë duhet të bëni kujdes me të ftohtin. Mos u gënjeni nga ndonjë rreze dielli që mund të dalë sepse do sëmureni. Nëse jeni të stresuar, çokollata e zezë do ju bëjë mirë. Në punë mos u besoni të gjithë atyre që do ju ofrojnë ndihmën e tyre. Disa do kërkojnë thjesht t’iu shpërqendrojnë ose do ju çojnë në rrugë të gabuar. Jeta familjare do jetë e këndshme.

Page 13: tokat bujqesore, bleona mata, bota

13• E hënë 1 prill 2013

»GoSSip

boTaS p e c i a l e

»

»

»

15

14

16

Spiunazhi industrial prej 500 vitesh deri sot

algoritmet, pushteti i heshtur i numrave

e mbinatyrshmja vs. racionales. Bota e “çmagjepsur”?

60 vjet më parë, jeta jonë mori formën e një helike. Mole-

kula e ADN u shfaq përpara syve të James Watson dhe Francis Crick në 1953 në një laborator të Cambridge, dhe më 25 prill të atij viti zbulimi u botua në revistën “Nature”. Sot, tek molekula që përbën boshtin e çdo lloj forme të jetës mbi tokë janë besuar shumë shpresa. Mes atyre që kanë parë më larg se të tjerët është shkencëtari amerikan Craig Venter. Bashkëautori i ndarjes në sekuenca të ADN së njeriut, sot drejton institutin që mban emrin e tij dhe që mbledh 500 studiues. Tre vjet më parë ai shpalli krijimin e formës së parë të jetës artificiale: një bakter (pagëzuar me emrin Synthia) që jeton falë një ADN të krijuar tërësisht në laborator. I pakënaqur prej polemikave që shpërthyen në atë rast, tani shpall një tjetër zbulim.

ndërkohë, si është Synthia?

Mirë, por e analizojmë një ekzemplar të ri. Deri në fund të vitit do të bëjmë një tjetër larjmërim.

na jepni ndonjë të dhënë.

Nuk mund të them më shumë. Kemi pyetur gjithmonë nëse mundemi të projektojmë një qenie të gjallë në komp-juter, duke nisur nga zero. ADN e projektuar në kompjuter më pas do të bëhej bashkë në laborator. Dhe në fund nuk mbetej veç të shihnim nëse ajo gjenomë do të bënte të funksiononte një qenie e gjallë. Një qelizë, për shembull.

Jeta e lindur nga silici. ndërkohë, ku ka përfunduar Synthia?

Në frigorifer. Për ne për-faqësonte një eksperiment pilot. Ishte e rëndësishme për të demonstruar që metoda funksionon, por ishte vetëm një rezultat paraprak për të kaluar në fazën e mëtejshme.

imagjinojmë të gjejmë jetë në mars. a pritet e bazuar në aDn?

E gjithë jeta, ashtu si e njo-him, është e bazuar në ADN. Dhe përbërja kimike e univer-sit është e ngjashme me atë të tokës. Patjetër që pres të gjejmë jetë diku tjetër në univ-ers. Nuk besoj se ka evoluar si e jona, për arsye se rruga që ka ndjekur njeriu ka qenë me etapa të shpejta. Ndoshta do të jetë vetëm jetë mikrobike, por kiminë e saj e imagjinojmë të bazuar në karbonin dhe në informacionet që përmbahen dhe transmetohen prej ADN.

pra, do të dimë të inter-pretojmë në rast se gjejmë jetë jashtëtokësore?

Nuk do ishte as e nevo-jshme të sillnim në tokë

ADNNjeriu që do të vijë

kampionë të një ADN marsiane. Organizimi i një tran-sroporti të tillë do të kërkonte miliarda dol-larë, ndërsa ne mund të përdorim pajisje për sekuencën gjenetike direkt në Mars apo në planetin ë fjalë, për të dërguar më pas informacionet në formë dixhitale në tokë. Në atë pikë nuk do të na ndalonte asgjë madje edhe për të krijuar një marsian në laborator.

60 vjet më parë pamë për herë të parë aDn-në. Që atëherë, struktura e saj me helikë të dyfishtë është bërë ikonë e jetës. a do të arrijmë të imagjinojmë një formë të ndryshme?

Nuk mendoj se do të funksiononte një helikë e tre-fishtë apo e katërfishtë. Dhe mendoj se në 60 vitet e fundit shkenca ka përjetuar periud-hën më të jashtëzakonshme të njerëzimit. Në 1953, kur Watson dhe Crick botuan stu-dimin për helikën e dyfishtë, ideja që ADN ishte ndoshta përgjegjëse për trashëgiminë gjenetike nuk ishte afirmuar tërësisht. Zbulimi kish ndod-hur dhjetë vite më herët, por jo të gjithë shkencëtarët ishin të bindur. Disa besonin që informacioni biologjik kalonte përmes proteinave.

aDn është përdorur për depozitimin e librave, muzikës, pamjeve. në gjenomën e Synthias keni futur pasazhe nga

uliksi i Joyce. Molekula e

jetës mund të përdoret si një

bibliotekë e aleksan-drisë në miniaturë?

Natyra përdor ADN 4 miliardë vite për të depozituar

informacione. Metoda nuk ka rivalë.

Megjithatë, gjenomi ka lejuar evolucionin e

specieve të gjalla përmes muta-cioneve që, herë

pas here krijojnë një ndryshim në

organizëm. Për këtë ar-sye është e domosdoshme

që ADN të mos jetë tërësisht stabël dhe herë pas here të lejojë gabime. Nuk do të doja

që kodi i llogarisë sime bankare të depozitohej në një molekulë të tillë.

Biologjia sintetike, apo më saktë aftësia për të krijuar aDn artificiale në laborator, a mund të zgjidhë disa probleme të njerëzimit?

Do të na lejojë të vazh-dojmë të kemi ujë të pastër, burime të rinj ushqimi dhe energjie, vaksina, ilaçe dhe metoda për riciklimin e anhid-ridit karbonik. Kemi filluar nga algat. Duke punuar me ADN e tyre ne arrijmë që t’i nxisim të prodhojnë proteina, acide, an-tioksidantë më të fuqishëm se ata aktualë. Për të përballuar problemin e ndotjes, mund të rrisim kapacitetin e algave për të kapur anhidritin karbonik në atmosferë, apo t’i shtyjmë që të prodhojnë lëndë djegëse të pastra. Jemi duke studiuar një biologji të re që do të na lejojë

të prodhojmë shishe plastike duke u nisur nga anhidridi karbonik dhe jo nga nafta.

nuk do të kemi më nevo-jë për bujqësinë, peshkimin apo ushqimin?

Pas dhjetë vitesh popullsia e botës do të rritet me një mil-iard vetë. Imagjinoni t’i shto-jmë një tjetër Kinë planetit tonë. Do të vetëdijësohemi që nuk mund të prodhojmë ush-qim për të gjithë pa shteruar burimet natyrorë. Duhet të shpikim teknika të reja për t’u ushqyer, përndryshe do të anulojmë gjithë format e tjera të jetës në planet.

3 vjet më parë nisët një bashkëpunim 600 milionë dollarësh me exxon Mobil për të prodhuar biokar-burant nga algat. por rezultatet nuk ishin ata të dëshiruarit. përse?

Harxhuam kohë për të demonstruar atë që mund të kuptohej që në fillim: sasia e karburantit të prodhuar nga al-

gat në mënyrë natyrore është shumëe ulët. Teknika nuk do të bëhet asnjëherë ekonomike. Që kur nisëm të përdorim bi-ologjinë sintetike për të modi-fikuar ADN e organizmave vegjetues po shihen hapat përpara që po bëjmë. Kemi arritur të përmirësojë me tre herë eficencën, në krahasim me fotosintezën natyrore. Kemi testuar algat tona si në serat e institutit, ashtu edhe në disa liqene që kemi krijuar në natyrë.

një prej aplikimeve është revolucionarizimi i vaksinave.

Vaksina e parë e lindur nga gjenetika u miratua disa muaj më parë në Evropë. Shërben për të luftuar një lloj menin-gjiti dhe për të kemi punuar që nga 1997. Atë vit, ekipi ynë përfundoi sekuencimin e gjenomit të bakterit që shkak-ton sëmundjen, meningjokoku B. Duke përdorur instrumenta të bioinformatikës, pikasëm

ata fragmente të gjenomit që janë më pak të prekur nga pre-sioni evolutiv. Duke qenë pjesë të qënrueshme të ADN, mund të ofrojnë një kundërshtar fiks për ilaçin. Shkencëtarët kërkuan dhe gjetën një vaksinë në gjendje të godiste pikërisht këta kundërshtarë. Për herë të parë në histori një vaksinë u krijua duke u nisur jo nga mikroorganizmi përgjegëjs për sëmundjen, por vetëm nga sekuenca e ADN të tij. Të njëjtën teknikë po e përdorim kundër gripit. Jemi në gjendje të prodhojmë një agjent imu-nizues në më pak se 12 orë, ndërsa me mënyrën tradicion-ale duheshin disa muaj.

pra, nuk është e vërtetë që gjenetika nuk vlen për jetën e përditshme.

Kjo tregon se sa e rëndë-sishme është koha. Hapat nuk hidhen për një natë. Kanë kaluar 15 vite nga koha kur ndërtuam sekuencën emen-ingjokokut, deri kur ilaci u miratua në Evropë.

Ju besoni se trashëgimia gjenetike ka më shumë rëndësi se mjedisi?

E besoj për një qelizë, nuk jam i bindur që vlen edhe për një qenie njerëzore.

13 vjet më parë, kur u përfundua sekuencimi i aDn të njeriut, u premtua një kurë për shumë sëmundje.

Disa shkencëtarë bënë shumë premtime në atë kohë. Mendoni për shifrat e jetës njerëzore. Njëqind trilionë qeliza, dyqind trilionë bakltere. Mund të mendojmë një ditë të rimishërohemi në një amebë apo në një bakter dhe në këtë rast jeta do të ishte më e lehtë. Zbulimi i kompleksitetit është detyra e shkencës. Nëse mendojmë progresin e 100 viteve të fudit duhet të ndihemi të mrekuluar. Një shekull më parë mjekësia dhe biologjia pothuajse nuk ekzistonin. Sot, sa më shumë njohim, aq më shumë insru-menta kemi për progres. Si mund të mos jemi optimistë?

James Watson dhe Francis Crick

Shkencëtari amerikan Craig Venter

Page 14: tokat bujqesore, bleona mata, bota

14 E hënë 1 prill 2013 •

« Bota

Çfarë ndodh nëse detyron për javë të tëra një kërkues të apasionuar pas sërfit që të bëjë një punë të mër-

zitshme dhe të përsëritur në një labora-tor? Që do të përpiqet të thjeshtësojë jetën, dhe do ta bëjë me mënyrën e shkencëtarëve: duke krijuar një algoritëm, domethënë një formulë që përmban udhëzimet për të kryer një detyrë të caktuar, duke e përsëritur gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Këtë ka bërë Kary Mullis, biolog kalifornian. Duhej të siguronte një segment të ADN me helikë të dyfishtë duke kopjuar në pafundësi një fije me helikë teke. Kështu Mullis – ishte viti 1983 – krijoi algoritmin e nevojshëm për të programuar një makinë në gjendje që të përsërisë cikle të ndryshëm të ngrohjes dhe ftohjes, duke kopjuar në pafundësi atë pjesë të ADN-së. Kishte lindur PER (Polymerase chain reaction): ky sistem, brenda pak orësh dhe në mënyrë automa-tike, mund të bënte punën e disa javëve. Në këtë mënyrë Mullis mund t’i kushtohej më në fund sërfit. Dhe të merrte, në vitin 1993, çmimin Nobel për Kiminë.

Algoritmet janë kudo, jo vetëm në laboratorët e bioteknologjisë. Nuk ka fushë të jetës së përditshme, që nga qarkullimi i trenave e deri tek funk-sionimi i semaforëve, që nga kërkimet në Google e deri tek investimet në Bursë, që nuk udhëhiqet nga algoritmet. “Tashmë pothuajse 70 për qind e transaksioneve aksionarë në SHBA kryhet prej këtyre formulave matematike, të quajtura edhe “bot”, thotë Christopher Steiner, gazetar amerikan, autor i librit “Automate This”, i cili përshkruan impaktin e algoritmeve në shoqërinë tonë. “U apasionova pas kësaj teme në vitin 2008, duke folur me Dave Cummings, një inxhinier elektronik që ka themeluar TradeBot, një prej operatorëve kryesorë financiarë që përdor sisteme të kompjuterizuar. Cummings është bërë një prej më të mirëve në fushën e tij duke punuar nga një vend i humbur si Kansas City. E megjithatë, tashmë bankierët e Nju Jorkut dhe Çikagos janë krejtësisht të varur prej tij”.

Por ka algoritme që janë shumë pranë të gjithëve ne. “Komandojnë programet e lavatriçes dhe të pjatalarëses ose bëjnë të funksionojë timoni hidraulik apo Abs i një automobili”, shpjegon Andrea Bonarini, profesor i Elektronikës dhe Informacionit në Universitetin e Milanos dhe ekspert i inteligjencës artificiale. “Vetëm në një makinë ka mbi dyzetë, pa të cilët nuk do të mund të ngisnim maki-nën as për dhjetë metra”. Pra, janë receta me udhëzimet për të kryer një veprim të caktuar. Disa janë të famshëm, si “Pag-eRank”, sistemi i klasifikimit të faqeve të internetit që e ka bërë Google motorin e kërkimit më të përdorur në botë.

“Forca e madhe e algoritmeve”, shpj-egon Steiner, “është se mund të zbërthe-jnë çfarëdolloj veprimi, edhe ata më kompleksët, në një sekuencë hapash me vetëm dy opsione. Është sistemi binar, i përcaktuar nga Gottfried Leibnitz, filozofi gjerman i lindur në 1646, sipas të cilit ekzistonin vetëm dy ekstreme absolutë: Zoti dhe asgjëja. Duke e transferuar idenë në nivel matematikor, Leibnitz krijoi një sistem përllogaritjesh në të cilin të gjithë operacionet shprehen me përdorimin e vetëm dy shifrave, 0 dhe 1”. Dhe pikërisht kështu funksionojnë kompjuterët. Pra, algoritmet, janë instrumenta të përsosur për të bërë ekzekutimin në kompjuter të çfarëdolloj operacioni. Si për shembull

të bësh të fluturojë një avion vetëm me pilotin automatik.

Por algoritmet nuk kufizohen në kry-erjen e detyrave të thjeshta. Po bëhen gjithnjë e më kompleksë, të fuqishëm, në gjendje të mësojnë dhe të bëhen autonomë. Si ata të matematicienit Tuomas Sandholm, i Carnegie Mel-lon University, që mësojnë të luajnë poker për të sfiduar kampionët e Texas Hold’em. Apo si ai i realizuar nga Milind Tambe (Universiteti i Southern Califor-nia): duke studiuar lëvizjet, mund të pikasë persona të dyshimtë në Aeropor-tin Ndërkombëtar të Las Vegasit dhe të parandalojë akte terroristë.

Algoritmet e parë për të luajtur në Bursë, krijuar në vitet tetëdhjetë nga programuesi Thomas Peterffy kufizo-heshin në arrjen prej linjave telefonike të vlerave të aksioneve dhe të përcakonin blerjen apo shitjen vetëm në pak situ-ata veçanërisht të avantazhuara. Për-doreshin me kujdes nga krijuesi i tyre, që sot është një manjat i Uall Street. Ndërsa pasardhësit e tyre sot bëjnë me qindra oferta në sekondë, në shumë raste vetëm për të gënjyer algoritme të tjerë konkurrues dhe për t’i shtyrë që të rrisin ose të ulin çmimet. “Rezultati”, shpejgon Steiner, “është që gjatë një hapjeje të Bursës i gjithë sistemi amerikan i telekomunikacionit është i mbingarkuar me të dhëna, që në shumicën e rasteve shërbejnë vetëm për oferta false të bler-jeve apo shitjeve. Dhe e gjitha me një shpejtësi marramendëse, që një operator njerëzor nuk mund ta ndjekë”.

Mjafton një “bug” në program për të shkaktuar një rrëmujë të madhe. Sic ndodhi më 6 maj 2010, kur në Bursën e Nju Jorkut, për 6 minuta treguesi i Dou Jones humbi 998.5 pikë, baraz me një miliardë dollarë: rënia më shkatërrimtare e historisë. Grupe të fuqishëm industrialë dhe financiarë panë aksionet të binin në vlerën e vetëm një cent, për t’u rikthyer më pas në atë fillestare të 40 dollarëve. Çfarë kishte ndodhur? Askush nuk e ka zbuluar asnjëherë, por është e mundur që të ketë pasur një problem në algoritmet e softuerëve të blerjes së aksioneve.

“Pikërisht sasia e pazakontë e të dhënave që shërbejnë për t’i ushqyer ka revolucionarizuar botën e algorit-meve”, shpjegon Massimo Marchiori, matematicien dhe informaticien italian që jep mësim në Universitetin e Padovës, një prej baballarëve të algoritmit të Google. “Deri 5 vjet më parë të gjithë të dhënat e një algoritmi mund të qëndronin në një kompjuter dhe në një vend fizik të mirëpërcaktuar. Sot, masat e të dhënave të prodhuara nga Google, Facebook etj që përmbajnë informacione themelorë për të gjithë ne, janë kaq të mëdha saqë janë të shpërndara në një rrjet shumë të gjerë server-sh të lidhur mes tyre në internet. Është problemi i “big data”, që ngre edhe problemin e aksesit në të dhëna, të cilat janë pronësi e këtyre grupeve. Studiuesit që do të donin t’i përdorin, për të zhvilluar algoritme të rinj më eficientë dhe të do-bishëm për të gjithë, nuk mund ta bëjnë”.

Po si mund të përdoren këto të dhëna? “Skenari më stimulues”, përgjigjet Mar-chiori, “është një algoritëm që di të kup-tojë atë që ne themi: mënyrën si e themi, frazat, sarkazmën, ironinë. Një instrument i tillë mund të kuptojë pyetjet tona dhe të na japë përgjigje logjike. Do të ishte hapi i parë drejt inteligjencës artificiale”.

Fantashkencë? Aspak: në 2011 një

sistem i inteligjencës artificiale i IBM, Uatson, ka fituar në SHBA një konkurs televiziv “Jeopardy”. “Një lojë e mprehtë”, saktëson Marchiori, “gjithçka e bazuar në metaforat, shumë e vështirë edhe për ne njerëzit. Është i jashtëzakonshëm fakti që e ka fituar një kompjuter”.

Por ka edhe sisteme, si ata të krijuar nga Bruce Bueno de Mesquita, profesor i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut, në gjendje të parashikojë skenarë të ardhshëm në zona të nxehta gjeop-olitikisht. De Mesquita ka parashikuar, me një vit më herët, rënien e Presidentit egjiptian Mubarak, kur pranvera arabe ishte ende në fillimet e saj.

Nuk është rastësi që edhe ushtria amerikane fokusohet në këtë sektor kërkimesh: në kademinë ushtarake të Uest Point është krijuar një skuadër e specializuar, NSG, që është në gjendje të identifikojë elementët qendrorë të një rrjeti terrorist thjeshtë duke për-punuar në kompjuter marrëdhëniet mes të dyshuarve.

Në ndërkohë një kompani në Chicago, Narrative Science, ka krijuar algoritme në gjendje të shkruajnë artikuj: njëri doli në muajin gusht në periodiken ekonomike “Forbes”. Ishte shkruar kaq mirë, saqë askush nuk e kuptoi që ishte bërë nga një dorë virtuale. Dhe ka algoritme në gjendje të shkruajnë libra brenda pak minutash duke gërmuar informacione nga interneti, si ata të ekonomistit amerikan Phil Parker apo të shtëpisë botuese “Nimble Books”.

“Për zhvillimin e algoritmeve të rinj”, thotë megjithatë Marchioni, “është themelore që të dhënat të jenë të hapura për të gjithë. Për shembull të dhënat statistikore duhet të konsiderohen një e mirë e përbashkët dhe t’u jepen studiuesve, duke mbrojtur privatësinë e personave, por duke punuar njëkohësisht për dobinë e të gjithëve”. Nëse kjo nuk ndodh, rreziku është teknokracia: një botë e qeverisur nga një elitë që zotëron dijen teknologjike dhe të dhënat për ta ushqyer. Në një skenar të tillë krijuesit e algoritme mund të bëhen më të paguar edhe se yjet e kinemasë.

Risku nuk është aq shumë që algorit-met “vjedhin” vende pune, sepse njeriu do jetë gjithmonë i nevojshëm për të kontrolluar makinat. Më tepër, thotë Luca Chittaro, docent në universitetin e Udines dhe ekspert i ndërveprimeve “njeri-mak-inë “duke ia besuar një detyrë algoritmit e zhvendosim problemin gjetkë, sepse futet një tjetër lloj gabimi, ai i program-uesit. Me riskun e Bug-eve, gabimeve në programacion, apo të modeleve shumë të thjeshtësuar që rrezikojnë të dështojnë. Edhe kontrolli i këtyre sistemeve nuk është i lehtë dhe mund të prodhojë ga-bime të tjerë: për shembull, kompjuterët në bordin e avionëve kanë marrë një numër gjithnjë në rritje funksionesh, dhe sot një faktor i ri risku është moskuptimi mes automatizimit dhe pilotit: shpesh herë shkakton aksidente”.

Në fund, është risku i dekualifikimit. “Nëse ua besojmë makinave, humbasim aftësinë në një punë”. Ashtu sikurse makinat llogaritëse na kanë çmësuar të bëjmë llogarira. Jo shumë keq? Varet. Rrezikojmë të bëhemi kaq të varur nga makinat sa që, nëse gabojnë, nuk dimë më çfarë të bëjmë. Siç ndodhi në Lom-bardi dhjetorin e kaluar, kur një gabim në programim të programit që rregullonte turnet e makinistëve bllokoi për ditë të tëra trafikun hekurudhor.

ALGORITMETPushteti i heshtur i numrave

Drejtojnë avionët, luajnë në bursë, parashikojnë motin, fitojnë konkurse dhe shkruajnë libra: ja pushteti i heshtur i algoritmeve. Që na e bëjnë më të rehatshme ekzistencën,

por mund të prodhojnë edhe telashe të paparashikueshëm

Page 15: tokat bujqesore, bleona mata, bota

15• E hënë 1 prill 2013

»Bota

Dyshime për rojën e natës. Shfaqet shumë herët në fabrikë gjatë ditës”.

Alfred Krupp, i mbiquajtur “mbreti top” për armën e ndërtuar nga fabrika e tij e çe-likut, nuk besonte tek askush. Shihte kudo spiunë dhe ishte ndër të parët, në 1875, që krijoi një trup privat policie për të mbrojtur stabilimentet e tij nga sytë e të huajve. Më shumë se një shekull më vonë, spiunazhi industrial kthehet të jetë aktual me betejën ligjore mes Apple dhe Samsung, që sfidohen në sallat e gjykatave të gjysmës së botës duke de-noncuar shkeljen e patentave të tyre nga ana e konkurentit.

Flitet apo jo, spiunazhi industrial është në rritje ek-sponenciale. Sipas një studimi të botuar nga Observatori për sigurinë informatike, për shembull, vjedhja e informa-cioneve strategjikë në dëm të sipërmarrjeve të Verilindjes është rritur me 800 për qind krahasuar me një vit më parë. Ka që e shpjegojnë këtë rritje me krizën ekonomike, që ka shtyrë shumë kompani të gjejnë rrugë të shkurtra për të arritur tek suksesi. Por spiunazhi industrial ka në të vërtetë origjinë dhe arsye shumë më të vjetra.

Nën piramidatPërgjatë historisë, nuk kanë

munguar asnjëherë përp-jekjet për të vjedhur sekretet e prodhimit. Egjiptianët, për shembull, provuan shumë herë që të shtinin në dorë dijen për proceset që përdornin ititët për realizimin e armëve të hekurit. Shumë fat patën të dërguarit e një perandori japonez të shek-ullit II, që u kthyen në shtëpi nga Kina pasi kishin kuptuar teknikën për endjen e mëndaf-shit. Por edhe evropianët, tashmë në vitin 700, nisën që të prodhonin objekte porcelani falë një ati jezuit, Francois Xavier d’Entrercolles, që arriti të sjellë në Francë që nga Kina disa kampionë porcelani të nxjerrë nga qyteti i fshehtë i Jingdezhen.

“Në epokën paraindustri-ale”, thotë Luca Mocarelli, do-cent i historisë ekonomike në Universitetin e Milanos Bicoça “pajisjet dhe makineritë nuk ishin shumë të ndërlikuara dhe kështu që rezultonin lehtë-sisht të riprodhueshme. Më e rëndësishme ishte aftësia e krahut të punës dhe për këtë teknikat përcilleshin përmes një stazhi të gjatë”.

Për të zotëruar dijen, të gjithë truqet ishin të mirë. Anglezi Richard Foley, për shembull, në vitet 600 brodhi të gjithë Zvicrën në kërkim të informacioneve për përpun-imin e hekurit, duke u shtirë si një violinist endacak.

Revolucioni ndustrial në fund të shekullit XVIII ndryshoi botën, dhe jo vetëm atë të pro-dhimit. Anglia u bë destinacioni i të gjithë spiunëve të Evropës kontinentale. Makinat ishin ende relativisht të thjeshta dhe më shumë se shtënia në dorë

SPiuNazhi INDusTRIAL

Flitet apo jo, spiunazhi industrial është në rritje eksponenciale. Sipas një stu-dimi të botuar nga Observatori për sigurinë informatike, për shembull, vjedhja e informacioneve strategjikë në dëm të sipërmarrjeve të Verilindjes është rritur me 800 për qind krahasuar me një vit më parë. Ka që e shpjegojnë këtë rritje me krizën ekonomike, që ka shtyrë shumë kompani të gjejnë rrugë të shkurtra për të arritur tek suksesi

e projekteve, objektivi ishte që të bindeshin teknikët që dinin t’i ndërtonin dhe përdornin që të transferoheshin në vendet e spiunëve. Jo më kot qeveria e Madhërisë së Saj ndalonte me masa të rëndë argimin e ekspertëve të saj. Belgu Lievin Baeuns, në fillim të 800-tës rrezikoi jetën e tij në përpjekjen për të nxjerrë të copëtuar një tjerrës pambuku një makinë me avull dhe, më e rëndësishme, duke u përpjekur të çojë në Gand disa punëtorë të speciali-zuar. Ia doli.

Por mjeshtrat e vërtetë të spiunazhit industrialishin japonezët. Në gjysmën e dytë të 800, të vetëdijshëm për vonesën e tyre industriale në krahasim me fuqitë evropiane, u dyndën në kontinentin e vjetër në kërkim të shanseve. Paraqiteshin tek kompanitë duke u hequr sikur do të blinin, e në fakt kopjonin. Jo pa incidente. Siç ndodhi kur, tek riprodhonin prototipin e një

pompe me motor, nuk kuptuan që kish një vrimë në cilindra. U shkoi keq.

Por dinin edhe të përdornin si duhej shumë prej sekreteve industrialë që zotëronin. Për shembull prodhimin e lenteve optike të cilësisë së lartë: edhe falë spiunazhit në shek-ullin e kaluar, “Made in Japan” u bë sinonim i aparateve foto-grafikë të cilësisë së lartë me çmime më të ulët në krahasim me ata të Evropës.

Megjithatë, spiunazhi industrial e bëri kërcimin e madh në fillimet e 1900. Siç shpjegon Luca Mocarelli “duhej që të shmangej një legjislacion për patentat shumë i fuqishëm e që i mbronte shumë mirë shpikjet”. Por makinat dhe pro-ceset prodhues po bëheshin më të komplikuar dhe teknologjia mori një rol detem-inues: Spiunazhi u bë “shken-cor” dhe nisi të kërkojë aftësi dhe burime shumë të mëdha. Me Luftën e Parë Botërore zbritën në tërren të bashkuara industria dhe politika: studio-heshin armë të reja sekrete për të kapërcyer ngecjen e luftës në llogore. Ishte rasti i gazeve mbytës që u vunë në zbatim prej shkencëtarit gjerman Fritz Haber. Aleatët i zbuluan falë spiunit francez Charles Lucieto, që në mënyrë rokamboleske arriti të sjellë në Paris një predhë të mbushur me gazin në fjalë. Pastaj, mes dy luftërave botërore, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik dominonin terrenin e spiunazhit ekonomik, por edhe në SHBA nuk humbej kohë, aq sa Ulmont Cunning, drejtor i shoqërisë private të spiunazhit, pohoi se kish kryer pothuajse 28 mijë operacione, sovjetikët zotëronin planet për realizimin e avionit supersonik Concorde. Mendohet që ai që ua solli ishte spiuni gjermano-lindor Herbert Steinbrecher, që i riprodhoi në mikrofilma,

i futi në një tubetë paste dhëmbësh dhe ua la rusëve në një banjë publike në Ostenda-varshavë. Pak kohë më vonë doli në skenë Tupolevi 144, e që shumë shpejt nga shtypi anglez u pagëzua me emrin “Konkordosky”.

Kriza ekonomike që pasoi shokune naftës të 1973 kontirbuoi për ta bërë edhe më popullor spiunazhin indus-trial. Amerikanët denoncuan disa herë raste misteriozë të transferimit të teknolog-jisë nga Silicon Valley drejt Moskës, dhe me rënien e Murit të Berlinit në 1989, fenomeni u shumëfishua. Qoftë edhe për vazhdimësinë e aktivitetit të shumë spiunëve të Luftës së Ftohtë, që tani rrezikonin papunësinë.

Megjithatë, nuk është vetëm paraja prapa vjedhjes së sekreteve industrialë. Rob-ert Farr, autor i librit Techno-spie, që doli në mesin e viteve ‘70, i kushtonte një kapitull të tërë rasteve të grave të shtyra që të bëheshin “spiune për dashuri”. Por ka që e bëjnë për një parim të drejtësisë sociale, duke i kaluar për shembull sekrete të mëdhenj industrialë vendeve në zhvillim.

Dhe ka që spiunojnë për hakmarrje: “Më nënvlerësonin”, ishte komenti i një kimisti të ndaluar në vitet nëntëdhjetë në Milano. Kishte një valixhe me një miliardë lireta që i kish fituar pasi kish dhënë formulën e një lubrifikanti revolucionar.

Një tjetër shembull? Në 2007 kryemekaniku i Ferrarit, britaniku Nigel Stepney, fillim-isht tentoi të sabotojë veturat në çmimin e Madh të Monakos, më pas ia kaloi projektet e makinës së re McLarenit. Kur u zbulua ajo që kish ndodhur, skuadra angleze humbi pikët e klasifikimit dhe mori një gjobë 100 milionë dollarë. Stepney u dënua me 20 muaj.

Page 16: tokat bujqesore, bleona mata, bota

16 E hënë 1 prill 2013 •

« Bota

Mathias Messenholler*

Rruga e “Orti di San Giorgio” ndodhet në një lagje dekadente të Sirakuzës. Më shumë një shteg se sa një rrugë, me pak gjelbërim,

mure ngjyrë gri. Në një barakë në Nr. 11 jetojnë An-gelo dhe Antonina Iannuso bashkë me nënën, vël-lanë dhe motrën e Angelos. Dhoma e çiftit është e vogël: krevati, komodina, tryeza, disa karrike, një legen për t‘u larë. Në mur ndodhet një reliev me suva të lyer, Zemra e papërlyer e Marisë. Është një dhuratë për dasmë, në lartësinë e traditës. Antoni-na nuk është veçanërisht besimtare, Angelo pret më shumë nga sindikatat se sa nga Zoti.

Ashtu siçdo ditë, edhe më 29 Gusht 1953, të shtunën, punëtori doli nga shtëpia në mëng-jes. Pa qejf. Gjatë gjithë natës Antonina ka vuaj-tur nga dhimbjet e barkut, dhe aty nga ora tre e mëngjesit ka humbur shikimin. 20-vjeçarja është shtatzënë dhe shtatzania është e vështirë. Por Iannuso nuk mund të mungojë as edhe një ditë në punë. Rreth orës 08.30, bashkëshortes i kthe-het shikimi pas një vale të re dhimbjesh. Sheh Ma-rinë në mur dhe mrekullohet. Duket se prej fotos del një lëng. Antonina thërret kunatën, e cila afro-het dhe konstaton: nga sytë e Marisë dalin lot.

Kur kthehet nga puna në mbrëmje, Angelo Iannuso gjen një turmë njerëzish që ka bllokuar hyrjen e rrugës Orti. Njerëzit sa vijnë e shtohen pranë shtëpisë dhe apartamentit të tij. Policët hapin një shteg për ta lënë të hyjë. Edhe ai vetë konfirmon mrekullinë. Në ditët në vijim, mijëra vetë shohin relievin dhe e fotografojnë, mbledhin lotët me topa pambuku. Herë pas here familja ngre portretin tek hyrja e shtëpisë, për të mos lejuar njerëzit të futen brenda.

Vetëm më 1 shtator në orën 11 të mëng-jesit, Madonna pushon së nxjerri lotë. Në këtë moment, shqetësimet e Antoninës janë zhdu-kur tashmë. Në 5 shtator, lutjet drejtuar figurës së Marisë shërojnë nga poliomeliti vogëlushen Enza Moncada, 3 vjeç. Dy ditë më vonë, një tjetër top pambuku i lagur me lotët shëron një pelegrine, Anna Gaudiosa Vassallos nga një sëmundje e mitrës. Besimtarë nga e gjithë Italia nisen në pelegrinazh me destinacion Sirakuzën.

Në fillim të shekullit XX sociologu Max Veber konstatoi se për njeriun modern gjithçka është e përllogaritshme. Teknika dhe shkenca kanë asgjësuar çdo lloj magjie. Veber e quajti këtë koncept „çmagjepsja e botës“: shumë shpejt u shndërrua në një thënie proverbiale dhe duket se përmbledh në mënyrë të përsosur epokën moder-ne. Madje edhe një teolog protestant si studiuesi gjerman Rudolf Bultmann në vitin 1941 pranoi se asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund „të përdorë energjinë elektrike dhe radion, të shfrytëzojë ku-rat mjekësore moderne dhe në të njëjtën kohë të besojë në botën e shpirtërave dhe te mrekullive të Testamentit të Ri“. George Bernard Shaw, dra-maturg dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, pohonte se ka vërejtur situatën e kundërt: „Dua të them se për sa u takon mrekullive dhe shenj-tëve, profetëve dhe magjistarëve, monstrave dhe përrallave të çfarëdolloji, shekulli XIX dhe aq më shumë ai i XX, mund t‘i japin pikë shekullit XV“.

Kontrolli i të pashpjegueshmesNë Vatikan ekziston një autoritet që preten-

don mrekullitë, për të lëshuar në këmbim dekla-ratën e bekimit apo të kanonizimit. Duke apli-kuar këtë sistem, deri në vitin 2005 Papët kanë kanonizuar plot 784 shenjtë, 650 prej të cilëve në shekullin XX, 482 gjatë Papatit të Gjon Palit II (1978-2005). Duke shtuar edhe 1338 bekime, në kohën e Vojtilës janë njohur plot 1820 mre-kulli. Një rekord historik.

Pavarësisht se sa njerëzit mund të dinë për Zotin dhe për shenjtët, për ekzistencën e mrekul-live janë të shumtë ata që nuk ushqejnë dyshime: 55 vetë në njëqind besojnë në shfaqjet e mrekul-live të tipit fetar, 45 i konsiderojnë të pamundura apo të pamundshme. Për këtë argument është kryer një prej sondazheve më të gjerë në nivel botëror, International Social Survey Programme, që ka ekzaminuar opinionet e 40 kombeve. Ia vlen të nxjerrësh në pah edhe dallimet rajonalë:

Në Turqi, pothuajse 93 vetë në njëqind besojnë tek mrekullitë, në Republikën Çeke vetëm 23, në Rusi 51, në SHBA 78, pothuajse e njëjta përqindje e regjistruar në Itali, Afrikën e Jugut apo Meksikë. Nga ana tjetër, të habisin vlerat e skandinavëve të ftohtë, nga 24 për qind në Danimarkë, në 37 për qind në Norvegji.

Në nivel global, shumë shoqëri të botës men-dojnë se diagnoza e Veberit për një epokë indi-

ferente të racionalitetit apo programi i Bultman-nit i një kristianizmi „të çmitizuar“ kanë mbetur koncepte të puro intelektualë. Megjithatë, për shumë kohë studimi i fesë tek mrekullitë është kufizuar në ekzaminimin e epokave të kalua-ra, të njohura si naive. A thua shkenca nuk do të donte të njihte këtë fqinj të fshehur, bash-këkohësin e vet, që banon në portën përballë. Vetëm prej pak kohësh situata ka ndryshuar dhe historianët gjermanë Alexander Geppert dhe Till Kossler e përshkruajnë shekullin XXI si „një epokë mrekullis par excellence“.

Nga se vjen? Çfarë i shtyn njerëzit që dëg-jojnë radion (dixhitale) dhe ia besojnë jetën e tyre konstruktorëve të avionëve dhe anestezi-stëve, të besojnë në black out-e spontanë të lig-jeve të natyrës? Dhe si funksionojnë mrekullitë?

Mbi të gjitha, për zakon. Praktikisht të gjithë kulturat pretendojnë ndodhinë e ngjarjeve të panatyrshme. Kristianizmi nuk ngrihet mbi një doktrinë filozofike apo morale, por mbi historinë e një Zoti që u bë njeri, transformoi ujin në verë, eci mbi ujë, shëroi të sëmurët, u ringrit dhe shkoi në qiell mu përpara syve të dishepujve të tij.

Ndërhyrja e të mbinatyrshmes nuk mund të jepej në mënyrë më drastike dhe plastike (për të mos folur për krijimin dhe rikthimin e ardhshëm apokaliptik të Jezusit). Në sytë e bashkëkohës-ve të lashtësisë kjo histori dukej si ekstravagan-te. Sepse bota e perëndive të tyre ishte më e shumëllojshme dhe e ngjashme me njeriun se sa e bënte Zoti i vetëm e i gjithëpushtetshëm i he-brenjve dhe të krishterëve. Si grekët, ashtu edhe romakët zotëronin një shumëllojshmëri definicio-nesh për të mbinatyrshmen, monstrat, bukuritë e admirueshme, shenjat dhe ndihmat hyjnore, bëmat heroike. Natyra dhe metafizika shkonin në

harmoni tek perandorët romakë që konsiderohes-hin gjysmëperëndi, si dhe në terapitë mjekësore. Mrekullia, në aspektet e saj të shumtë, i përkiste përditshmërisë tamam si altari shtëpiak. Kontra-ste të fortë me normalitetin në stilin e Jezusit, që shëronte të sëmurët me një fjalë të vetme apo ringjallte të vdekurit, ishin të rezervuar për leg-jendat apo për artin, apo gjithësesi për besimet popullorë. Kur kristianët e parë u nisën në mision me këto historira, kundërshtarët e tyre të kënduar i kritikuan se përhapnin mashtrime apo truqe. Pa-varësisht kësaj, feja e re u përhap mes popullsive të perandorisë romake, dhe bashkë me të termi i „mrekullisë“ pagëzuar prej baballarëve të Kishës: në një moment të caktuar, ky Zot ndërpret rendin e gjërave që ai vetë ka krijuar. Por, vetëm ky Zot ama. Edhe nëse një perandor pagan si Mark Aureli mblidhte në Romë priftërinj nga e gjithë bota për të mos iu kundërvënë asnjë hyjnie, shumë shpejt të krishterëve iu desh të luftojnë kundër të gjithë konkurrentëve të tjerë. Nga ana e tij, komuniteti i Jezusit hidhte poshtë praktikat magjike si mashtri-me, vepra të djallit dhe supersticionit, ose bënte të vetat: shumë shpejt Kisha mësoi të adaptonte traditat pagane me ritet e krishterë. Jo pak vende pelegrinazhi kanë një traditë parakristiane. Xhelo-ze për monopolin e vet, Kisha bëri hapin e parë të madh për të shpjeguar të pashpjegueshmen dhe për ta mbajtur nën kontrollin e vet.

Përdhosje dhe metafora të shenjtaHapi i dytë ndodhi me revolucionin shkencor

të shekullit XVII, që kishte projektin ambicioz të zbulimit të mistereve të natyrës me një analizë jo

E MbiNaTYRShMJa vs. RaCioNaLESA është bota e “çmagjepsur”?

Angelo dhe Antonina Iannuso

Page 17: tokat bujqesore, bleona mata, bota

17• E hënë 1 prill 2013

»Bota

të parandaluar dhe me kombinime matematikorë: pikërisht ajo që në dukje ishte kundër rregullave i shtynte natyralistët që të gjenin shpjegime. Do të kishin preferuar të eleminonin tërësisht mrekullinë duke u kufizuar në konsiderimin e Zotit vetëm në rolin e tij të krijuesit, si një orëndreqës që sheh të kryhet vepra e tij. Që nga ai moment, gjithçka ndodhi si në përalla: çdo mrekulli e zbuluar fsheh një tjetër, e cila ka edhe më shumë efekt për arsye se shkenca nuk arrin të gjejë një përgjigje të men-jëhershme. Në këtë kontekst, avantazhi i besimit tek mrekullitë qëndron në faktin që jo çdo gjë që ndodh e ka një shpjegim. Feja pikas kështu atë që është e pashpjegueshme dhe e shfrytëzon. Që do të thotë: është feja që krijon mrekullinë, dhe jo na-tyra misterioze. Vetëm atje ku „nuk ka shpjegime të gatshëm, por një legjendë“, thoshte Robert Pfaller, profesor vienez i filozofisë, „paraqitet mun-dësia për një mrekulli“. Mrekullia ka më shumë ne-vojë për fenë nga sa ka feja nevojë për mrekullitë.

Disa mrekulli legjendare të shekullit XX nuk kanë qenë ngjarje fetare në kuptimi klasik. Në vi-tin 1914 francezët ndalën përparimin e ushtrisë gjermane me „mrekullinë mbi Marna“; gjashtë vjet më vonë Polonia shpalli fitoren e saj kundër Ar-matës së Kuqe si „mrekullia e Vistolës“; në Luftën e Dytë Botërore miliona gjermanë u kapën pas „armës së mrekullisë“ së Hitlerit; katastrofa u pa-sua nga „mrekullia ekonomike“: pak a shumë në të njëjtën periudhë revolucioni sovjetik shpalli pro-gresin teknik si mrekullinë e „vërtetë“. Sigurisht, formula propagande, metafora. Por më të forta se sa një lojë e padëmshme fjalësh. Kur politika përdor termin „mrekulli“, ajo luan me vetëdije apo

në mënyrë të pavetëdijshme me ndjenjat fetare. Nuk është për t‘u habitur, mbi të gjitha në një epokë që historiani kozmopolit Eric Hobsbaum e ka quajtur „shekulli i ekstremeve“, i shënuar prej revolucionesh, betejash mes konceptimeve të ndryshëm për botën, një luftë atomike, utopi të mëdha dhe pasiguri e dëshpërim.

Në çdo rast, shekulli u demonstrua „racional“ të paktën në zgjedhjen e mjeteve të veta tekni-ke. Në Nëntëqindën dominuan bindja e vendosur tek superioriteti i kombit, fitorja mbi socializmin, superioriteti natyror i racës dominuese, që janë të gjitha varietete të fesë së laicizuar. Duke transfor-muar ngjarje profane në metafora të shenjta, te-zat politike që u referohen mrekullive legjitimojnë raportet e forcës. Parimi është gjithmonë abuzimi emotiv. Mrekullitë hedhin në erë çfarëdolloj argu-mentimi objektiv. Atje ku verifikohet diçka e supo-zuar si e pamundur, skeptiku të jep përshtypjen e një njeriu jobesues, që shet mend, e që duhet bërë të heshtë. Mrekullitë, nga ana tjetër, verifikohen më të shpeshta në praninë e përplasjeve të forta ideologjike. Një shikim i dytë i politikës së shenj-tërimit të Vatikanit tregon mbi të gjitha që është e drejtuar për nga Azia Lindore dhe Amerika Latine. Pra, rajone ku katolicizmi është në konkurencë të fortë me fetë e tjera. Dhe ku, siç është formuluar nga Geppert dhe Kossler, mirëpret në mënyrë si-stematike „shenjtë popullorë me kontakte lokalë“. Besimtarët nuk habiten. Zoti shkon në ndihmë të Kishës së ty ku dhe kur është e nevojshme. Siç ndodhi në vitin 1953 në Sirakuzë.

Në kërkim të një domethëniejeNë javët pas shfaqjes së lotëve, çdo ditë me

mijëra vetë shkonin në Sicili, bëhet fjalë për më shumë se një milionë pelegrinë nga e gjithë Italia, madje edhe nga jashtë vendit. Mes tyre, shumë të sëmurë: fytyrat e mbushura me djer-së dhe lotë luteshin për ndihmën e Madonës. Shumë shpejt nisën lajmet për shërime të pa-besueshëm. Për Kishën zyrtare bëhej fjalë për një armë me teh të dyfishtë. Nuk ka asgjë më të vështirë për të menaxhuar se sa një mrekulli të ndodhur para një publiku të madh. Mund të përdoret për qëllime propagande, por ekziston rreziku i pallogaritshëm i humbjes së kontrollit mbi besimtarët entuziastë dhe të vihesh në lojë apo kompromentohesh prej sharlatanëve.

Ndërkohë që Madona në shtëpinë e Iannusos vazhdonte të qante, kardinali Baranzini emëroi një komision investigimi. Në 1 shtator policia shoqëroi pesë njerëz të shkencës në rrugën e Orti. Ata morën disa lotë që dilnin nga pjesa e majtë brenda e figurës, një centimetër kub. Në pjesën e pasme, relievi ishte i lagur, boja në pjesën e ekspozuar nuk paraqiste anomali as edhe kur shihej me lente zmadhuese. Komisioni në fillim dhe më pas ekspertët e konsultuar në faza të mëvonshme përjashtuan mundësinë që të bëhej fjalë për një iluzion optik, për një kon-densim sipërfaqësor, për “djersitje” të suvasë, apo për një gënjeshtër. Një analizë zbuloi se lëngu kishte të njëjtën përbërje kimike si lotët e njeriut. Vetëm pasi mori relacionet, më 19 sh-tator kardinali Baranzini kërkoi transferimin e portretit të Madonës, të lustruar me bojëqiell, të kuqe, të bardhë e rozë, në një vend të shenjtë të improvizuar në sheshin “Euripidi“.

Kur shërimet nisën të rriten në numër, kardi-nali dërgoi ekspertë të tjerë të asistuar nga një komision mjekësor, për të rindërtuar të kaluarën e sëmundjeve, filtruar shërimet spontanë dhe të refuzonin shërime eventualë imagjinarë apo të stimuluar. Baranzini bëri të pamundurën për të siguruar mrekullinë e tij. Në të njëjtën kohë u angazhua për t’i dhënë një kuptim. Në fakt, Ma-dona kishte lotuar në heshtje. Për çfarë? Përse në Sirakuzë, përse në atë moment?

Mbrëmjen e 8 shtatorit kardinali iluminoi popullatën: Madona kishte qarë sepse biri i saj ishte fyer, aty dhe atëherë, prej një sjelljeje të frymëzuar nga djalli. Të gjithë e dinë se për çfarë fliste. Në zgjedhjet e qershorit, demokristianët kishin humbur shumicën absolute, në Sirakuzë pushteti i kish kaluar një koalicioni të përbërë nga komunistë dhe socialistë.

Dhe lagja e punëtorëve përreth rrugës Orti is-hte një prej bastioneve të tyre: siç thotë rrëfimi zyrtar i ofruar më vonë “me ardhjen e barit të keq komunist lagja u kontaminua me të kuqe”. Veç të tjerash, aty sapo ishte vendosur edhe një komunitet baptist. Dhe për të përfunduar, edhe vetë Angelo Iannuso, i “infektuar” prej ideve të së majtës, kishte marrë pjesë në manifestime sindikaliste. Kështu, Baranzini e transformoi lo-timin në një manifest antikomunist.

Mënyra e procedimit dhe interpretimi i kar-dinalit nuk ishin të pazakontë. I pazakontë ës-htë në fakt tempizmi me të cilin ai krijoi faktet. Që në dhjetor kleri sicilian deklaroi se donte të ndërtonte një vend të shenjtë për portretin. Ba-ranzini fliste hapur për faktin që Sirakuza do të mund të bëhej një prej destinacioneve kryesorë të pelegrinazhit Marian, si Lourdes apo Fatima.

Edhe Vatikani mbeti i impresionuar nga do-kumentimi shterues që iu bë këtij rasti. Apo nga presionet e Baranzinit, që tashmë nuk lejonin më të bëjë hapa pas. Në tetor 1954 Papa Piu XII shpalli zyrtarisht si mrekulli lotimin e Ma-donës së Sirakuzës. Politika romane e mrekulli-ve u përball shumë shpejt me një rezistencë të fortë në brendësi të radhëve të saj. Me kalimin e shekujve, kleri shpesh herë është ankuar për padenjësinë intelektuale të kësaj strategjie, të predispozimit të saj për mashtrim, për ambicien dhe lakminë e karakterit profan.

Në vitin 1955 një prift shkruante se këmbën-gulja me të cilën Madona shfaqet kohët e fundit është shkatërrimtare, madje është i bindur që “shfaqjet e Madonës, që tani bëjnë shumë zhur-më, nuk janë të Madonës, domethënë të Zotit”.

Në konkurrencën protestante, që nuk njeh rregulla, pasioni për të “pabesueshmen” jep frute të tjerë. Që nga shekulli XVIII disa teologë të ilu-minuar likuidojnë madje edhe mrekullitë e Jezusit si mashtrime, madje vetë ringjalljen si “marrëzi universale”. Por, në brendësi të komuniteteve, ky mendim nuk ka ngjitur asnjëherë, përkundrazi, si-domos tek ata evangjelistë amerikanë, një degë e protestante vecanërisht besnike ndaj Biblës.

Këtu, me efekte publicitarë më efikasë se kurrë, dëbohen demonët, shërohen të sëmurët, pretendohet të merren përgjigje për lutjet. Si funksionon? Shumë edukativ nga këndvështrimi psikologjik është ajo që thotë antropologia Tania Luhrmann në studimin e saj mbi Vineyard Chris-tian Fellowship of Sarah, në Palo Alto, California. Disa vite më parë, Sarah po shëtiste me disa bashkëdishepuj, e lumtur, plot entuziasëm, kur mbetjet e një zogu bien mbi këmishën e saj: “Zoti më ka dhënë një shuplakë” sepse ndihem e pa-varur, interpreton Sarah. Glasa zogu si ndërhyrje hyjnore. Pa kontrollin e një autoriteti eklesiastik, besimi në mrekullitë bie shpesh në qesharaken. Duke zbuluar kështu një strukturë paranojake. Besimtari sheh atë që do të shohë, dhe më saktë në lidhje logjike superiore, duke anuluar gjithë pjesën tjetër. Si për shembull, që Zoti i Sarah vi-het për të korrigjuar humorin e saj, por nga ana tjetër shfaqet krejt i pandjeshëm ndaj genocidit që ndodh pothuajse në të njëjtën kohë në Darfur.

Përkime dhe numra të mëdhenjShembulli zbulon një vetëdije të spikatur të

vetvetes. Mund të shërbejë për të kompensuar atë “pafuqi nariziste” diagnostikuar nga Zig-mund Frojdi për njeriun modern, i vetëdijshëm që është Toka që rrotullohet rreth Diellit dhe jo e kundërta, që specia jonë nuk është unike, bio-logjikisht është kushëri i majmunit, që as edhe intelekti ynë nuk reagon dhe vendos i lirë, por manipulohet nga e nënvetëdijshmja.

Kur flet për mrekullitë, sipas Frojdit, njeriu rebelohet ndaj mungesës së rëndësisë së vet-vetes. Në një univers të ndërtuar prej forcave, ligjeve dhe probabiliteteve fizikë, asgjë tjetër.

Në interpretimin e Sarah manifestohet një reagim mbrojtës. Dhe besimi i saj është një rast i izoluar, por ilustron një kategori të tërë fenome-nesh të shpjeguar si “të mbinatyrshëm”, sipas të njëjtit parim. Ky parim funksionon sipas “rregul-lit të numrave të mëdhenj”. E njëjta gjë vlen për “ndjesinë e vdekjes”. Dikush mendon për një të njohur, dhe pak minuta më vonë i vjen një te-lefonatë për t’i thënë se ai ka vdekur. Një për-kim tronditës. Por psikologu kalifornian Michael Shermer ka përllogaritur që, duke konsideruar afro 300 milionë banorët në SHBA, ky përkim mund të verifikohet 77 herë në ditë.

Edhe për shpëtimet prej mrekullive, skenari ës-htë i ngjashëm. I varrosuri për së gjalli i nxjerrë i

paprekur pas disa ditësh, fëmija i mbijetuar pasi ka rënë nga kati i gjashtë, supersticioni për një tragje-di ajrore: bëhet fjalë për një shoqërim të pamundur të ligjeve kompleksë të natyrës që, duke konside-ruar numrin në rritje të aksidenteve të përditshëm, verifikohet me një probabilitet të caktuar. Pastaj i takon vëzhguesit të zgjedhë mes ndërhyrjes hyj-nore apo matematikës, pro apo kundër një legjen-de domethënëse. Duke marrë parasysh që ndjesia e lumturisë dhe prirja e njeriut për të perceptuar mbijetesën e tij në mënyrë më të thellë se sa vdekjen e tjetërkujt, flasin në favor të mitit.

Shuarjet spontaneÇështja ndërlikohet kur bëhet fjalë për shëri-

met e mrekullive. Mjekësia klasike prej kohësh i ka klasifikuar si produkt i diagnozave të mëpars-hme të gabuara. Në ndërkohë disa studiues të afirmuar kanë pranuar, përtej efekteve psikoso-matikë dhe qetësuesve, edhe të ashtuquajturat “shuarje spontane”: një i sëmurë me kancer në 60-100 mijë shërohet pa asnjë lloj shpjegimi sh-kencor. Nuk mund të flitet për shpërblim të be-simit: mes pelegrinëve në Lourdes përqindja nuk është më e lartë. Dhe studimet e lidhjes mes lut-jeve dhe shërimeve nuk ofrojnë prova bindëse.

Shërimet spontanë nuk janë provë e ekzis-tencës së Zotit, më shumë provojnë se sa e paplotë është ende dija jonë për sëmundjet dhe shërimet. E anasjellta, nuk mund të përjashtohet eventualiteti i një shërimi për mrekulli deri sa mjekësia nuk gjen një përgjigje më të mirë. U ta-kon teologëve që të shpjegojnë vullnetin e Zotit.

Shkenca nuk ka asgjë për të thënë kur bëhet fjalë për çështje të mbinatyrshme. Ky të paktën është mendimi i përhapur edhe mes studiuesve jo fetarë, hedhur poshtë me vendosmëri edhe nga ateistë me bindje si Richard Daukins, biolog i famshëm evolucionist. Daukins e konsideron çdo spekulim metafizik si irracional, të pamoti-vuar dhe të dëmshëm, një nënprodukt fatal të evolucionit njerëzor. Të tjerë teoricienë prezu-mojnë se fillimisht shoqëritë njerëzore kishin arsye të forta për të zhvilluar praktika magjike, mëkat që në vijim këta avantazhe u transformu-an në disavantazhe. Disa studiues të funksio-neve cerebralë janë në kërkim të një „ndjesie të hyjnores“ e programuar gjenetikisht, që e lidhur me përjetime individualë mund të shpjegojë shtytjen kokëfortë për fenë: vizionet e mrekul-live përshkruhen si një lloj defekti neuronal. Psikologët, nga ana e tyre, kanë konstatuar një lidhje mes fëmijërisë traumatike, arratisë në një botë fantastike dhe ndjeshmërisë për fenomene paranormalë, që bën që edhe persona jofetarë të besojnë tek UFO apo fenomene psikikë. Këto qasje kanë prirjen të transformojnë në patologji tendencën e besimit tek mrekullitë; Pfaller zg-jedh një tjetër perspektivë. Filozofi përshkruan nga njëra anë një „fetishist“ jo fetar që beson në mrekullitë, nga ana tjetër një paranojak: ndërkohë që paranojaku që beson në mrekul-litë pëlqen të shfaqet disi i papërshtatshëm pra i veçantë, në sytë e bashkëkohësve, fetishisti argëtohet duke luajtur me të çuditshmen. Ose: përballë një përditshmërie të parashikueshme dhe të rregulluar në çdo detaj, e pazakonshmja, sensacionalja dhe stimuluesja. Iluzioni gudu-lisës që ka dicka më shumë, diçka më argëtuese se sa normaliteti gri. Fetishisti nuk kërkon kupti-min, por një diversion. Diku mes këtyre dy pole-ve duhet të lëvizë masa që beson në mrekullitë.

Robert Pfaller nuk sheh bumin e mrekullive si një shenjë force, por si simptomë të krizës së fesë së institucionalizuar, shenjë që menaxhimi i rregullt nuk kënaq më besimtarët, që hierarkia ka humbur autoritet. Në 1953, në Sirakuzën tonë, kardinali Baranzini menaxhoi me aftësi mrekullinë e tij të lotimit, për të rimiqësuar fenë. 4 vite pas ngjarjes erdhën projektet për ndërti-min e altarit të Madonës së Lotëve, një strukturë monumentale 103 metra e lartë, në gjendje të mbajë 17 mijë vetë. Pa u shqetësuar nga gjithë prognozat për braktisjen, ajo shpall se besimi tek mrekullitë jo vetëm ka mbërritur deri në epokën moderne, por në të triumfon.

Sot, vendi i shenjtë duket me dimensione të tepërt, jashtë kohe. Pavarësisht asaj që ndodh në Via dei Orti, mrekullia e një fluksi të vërtetë dhe të madh pelegrinëzh nuk u vërtetua. Sirakuza nuk arriti të zërë një vend në radhëtë parë mes destinacioneve të pelegrinazhit. Ndoshta sepse mrekullia e Baranzinit ishte shumë e lidhur me kohën, me Luftën e Ftohtë. Apo sepse teologët si Bultmann kishin të drejtë: nëse Zoti ekziston, ai është shumë më lart se lojërat e pushtetit.

*Historian, gazetar

Page 18: tokat bujqesore, bleona mata, bota

18 E hënë 1 prill 2013 •

« DoSSieR

Masakra e Tivarit, Enveri urdhëroi:

“Vrisni kosovarët!”Nga Uran butka

Masakra e Tivarit, apo më gjerë tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa re-

alizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër për mungesë të dhënash e do-kumentesh, por dhe për fshehje të së vërtetës. Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjer-rë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.

Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.

Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platfor-ma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllav-isë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërm-jet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtarë.

Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konk-ret i PKJ-së dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ush-trisë NÇJ iu dha nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)

Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZNA-s dhe nga detash-mentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërn-guljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagan-donte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nën-shtruar dhe tjetërsuar etnikisht.

Por në kushtet e Luftës së Dytë dhe men-jëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e prak-tikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndi-hmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë. Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nën-shtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake

jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjer-manët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera sh-qiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”

Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga do-kumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Sh-qipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe briga-dave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizi-min e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i do-kumentuar.

Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Di-vizionit V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vull-netarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI tek ushtria jugosllave.

Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës.

Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizion-in V të Shqipërisë.

Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d. 206, v.1945)

Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin

vizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftu-ar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.

E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reak-sionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)

Në muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI (Brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)

Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:

“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni,

të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Ju-gosllavisë, gjenerallejtënant Peko Dapçeviç.

Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjith-shëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës ka-limin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi për të luftuar kundër “push-tuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u for-mulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V. Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F. Shtabi i Përgj.)

Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Sh-qipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Doku-mente, Shtabi Përgj., vol.II)

Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I:

“Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviç, shën. im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekon-spirohet!” (AQSH, Fondi 14)

Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndih-monin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:

“Të mos u tregohet inglizëve objektivi i briga-dave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë” (AQSH, F.14)

Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organi-zata të fuqishme politike dhe ushtarake nacion-aliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kom-bëtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare.

Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe di-

të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet...” (AQSH, Fondi. 181, d.45)

Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refu-zuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari poli-tik, nënkolonel Krsto Filipoviç. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)

Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.

Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.

Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit

Page 19: tokat bujqesore, bleona mata, bota

19• E hënë 1 prill 2013

»DoSSieR

thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashko-heshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.

Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës: “T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj,

dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945)

Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndër-varur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V dhe VI të Sh-qipërisë, u dorëzoheshin pabesisht OZNA-s dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfun-donin si mish për top në kolonat e vdekjes, që

donas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Sh-qipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare së pari lejoi që kol-onat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkak-tare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo le-joi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”, - konstatonte Zekeria Cana.

gjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Ju-gosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:

“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë push-katuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga or-ganet e UDB-së. Në këto masakra të pashem-bullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark. Min. Jashtme, v.1949, D.191)

Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushta-rak, Bedri Spahiu:

“Xhelatët e Rankoviçitit, që janë shquar për krimet e tyre alla fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto ma-sakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjak-shme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca në gjyqin e K. Xoxes, 1949)

Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e më se 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por au-toritetet e Shqipërisë ia faturuan Koçi Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.

Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.

Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahi-nës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mo-bilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit sh-qiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon

së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.

“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, - parashtron Azem Hajdini, - duke men-duar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër ter-ritorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin tortu-rat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”( A.Hajdini, Letër e hapur)

Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër di-nake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.

“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, de-risa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duar-trokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)

Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.

Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 sh-qiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë.

Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qyte-tin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.

Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.

Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, man-dej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas për-llogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.

Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë sh-qiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqip-tare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.

Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, re-zulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 - 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4000-t. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.

Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkun-drazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.

Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona.

Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish.

Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kul-turuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.

Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta his-torike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbe-tet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit europian.

ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje..

Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batal-ion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, man-dej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqe-

Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:

“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga gru-pi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetash. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzo-hen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)

Siç shihet qartësisht nga ky dokument, as-

se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autorite-tet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protes-tuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të sh-qiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)

Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini - Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës

Page 20: tokat bujqesore, bleona mata, bota

20 E hënë 1 prill 2013 •

« LibrariFrancesco Comina

Ndihet një aromë e ëmbël poezie në papafingon e Roberto Keller-it, botues i vogël i Rovereto-s, që ka botuar kryeveprën e Herta Muller-it, fit-

uese e Nobel-it për Letërsinë. Selia është e gjitha atje: pak metra katrorë, brenda apartamentit të rrugës Rog-gia. Libra gjithandej, dy kompjuter, një bibliotekë kuqerreme, një printer, një fotokopje dhe një katalog me nja pesëmbëdhjetë tituj. Roberto, me syze drejtëkëndëshe prej skeleti metalik, ka një buzëqeshje të çiltër, fytyrë të sinqertë, mustaqe e mjekërr të shkurtër. Lëviz duart e shkathta mbi skrivani, ndërsa mendon shtigjet e maleve, me çantën e shpinës plot me libra. Poshtë shtëpisë, furgoni me kutitë plot libra, gati për t’i çuar në ndonjë panair apo në ndonjë treg. Ka bërë shumë kilometra ai furgon: në Spanjë, Austri, Gjermani, Zvicër, Francë, Portugali.

Në të kanë hipur autorët që ka zb-uluar, libra, botues, lexues, pelegrinë të kulturës dhe të botimit, bashkëpu-nëtorë, vullnetarë, protagonistë të një ëndrre të përbashkët: përhapjen e historive të botës duke kaluar nga Trentino Alto Adige, vend i ndërm-jetëm midis dy rrymave kulturale evropiane, asaj mesdhetare e tjetrës nordike. Gjatë shëtitjeve apo ngjitjes nëpër male, kanë lindur mendime, ide, lidhje personale me zëra të rëndë-sishëm të letërsisë evropiane, për ne të panjohur ende. Askush në Itali nuk kishte arritur të botonte ndonjë vepër të shkrimtares rumune, që kishte guxuar të sfidonte diktaturën e Çausheskut, para se të strehohej në Berlin. Shtëpitë e mëdha botuese e konsideronin Herta Muller-in një au-tore të periferisë, pak të pëlqyeshme, që shkruante një prozë të ndërlikuar, pothuajse të pamundurpër t’u përk-thyer. Keller ndërkaq u krodh me pasion në historinë e saj, i hyri në brendësi të shpirtit dhe kuptoi bazën e stilit e muzikalitetin themelor. Pasi lexoi romanin e saj, ai vendosi men-jëherë të negocionte me botuesin gjerman për të blerë me një çmim sa më të ulët të mundshëm të drejtat e autorit për atë kryevepër, që më pas magjepsi Akademinë Suedeze: “Il paese delle prugne verdi” (Vendi i kumbullave të gjelbërta).

Dhe ia doli mbanë. Pagoi më pak se një mijë euro dhe vendosi të bënte një botim prej një mijë kopjesh. Pastaj, si zakonisht, ngarkoi kutitë mbi furgon dhe filloi t’i bjerë poshtë e lartë Ital-isë. Prezantimin e librit të Muller-it, si dhe shitjen e bënte ai vetë, në vend, përpara tezgës së tij. Kjo i ndodhi edhe në festivalin e Letërsisë në Man-tova. Edhe kur nuk arrin të prenotojë një tezgë të veten, ai pranon edhe gjysmën me një botues të vogël të periferive. E bukura është, sipas tij, të komunikosh, të shkëmbesh libra, kata-logë, sugjerime. Udhëtimi i tij i fundit me furgon ishte disa muaj më parë në Lana të Alto Adige-s, ku Muller mba-jti një konferencë në gjermanisht në Kulturtage (Ditët e Kulturës).

Keller flet ngadalë. Picërron sytë dhe kujton sesi nuk arriti të marrë pjesë në festivalin e botuesve të pa-varur në Pisa: “Isha mbi furgonin tim, ngarkuar me dhjetë kuti me libra, kur një mik gazetar më thërret e më thotë se duhej të kthehesha me nx-itim në Rovereto, sepse më kërkonin të gjithë, dhe sakaq më jep lajmin se çmimi “Nobel” sapo i ishte dhënë Her-

Keller-botuesi i vogël kamikaz që fitoi “Nobelin”, ndërsa shiste libra nëpër tezga

ta-s. Nuk arrija të besoja, isha shumë i emocionuar. Ndalova në vend dhe u ktheva me një frymë në shtëpi. Qava me dënesë sa u çlirova pastaj thirra të gjithë miqtë, bashkëpunëtorëte vull-netarët, për të kuptuar e organizuar atë situatë të papritur. E festuam me Chinotto”.

Roberto ka një pasion të çudit-shëm për kujtimet e vjetra. Është dhe pak supersticioz.

Ndodh ngandonjëherë që emrat parashikojnë fatin. Keller në gjerman-isht do të thotë papafingo. Ajo e tij ndodhet poshtë çatisë së shtëpisë. Ai atje lë shpesh takim me një grup lex-uesish të apasionuar që zgjedhin tek-ste, përkthime, projekte të pabotuara, pavarësisht nga interesi ekonomik apo tendencae tregut. Pasi ka ven-dosur të botojë ndonjë autor, Kel-ler matet mirë për numrin e kopjeve. “Fillimisht” thotë “shtyp një mijë, bëj një shpërndarje të parë nëpër librari,

por shumicën e shes vetë. Përpiqem gjithashtu të marr pjesë mundësisht në të gjitha ekspozitat, panairet apo tregjet e librave”. Telefoni i shtëpisë vazhdon të bjerë. Në papafingo - një ecejak i vazhdueshëm njerëzish. Nga ora në orë qetësia shndërrohet në kaos të vërtetë. Por këto ritme nuk i përshtaten filozofisë së Keller-it: “Natën, pasi Herta mori Nobelin, dola nëpër rrugët e Rovereto-s. E kuptoja shumë mirë Herta-n, që ato ditë e kishte shkëputur telefonin. Kur nuk je mësuar me zhurmën e kronikës e me presionin e pafund të tregut, e ke të vështirë të rezistosh. Megjithatë, isha i vetëdijshëm për çastin e volit-shëm që po jetonim dhe vendosëm t’i përgjigjemi me botimin e njëzetë mijë kopjeve të librit të saj, që do të shpërndaheshin në ditët e mëvon-shme dhe, po të ishte e mundur, do të shtypnim edhe tituj të tjerë të Herta-s. Pa ndihmën e bashkëpunëtorëve të

çmuar si Marzena Borejczuk, që fillim-isht zgjodhi me mua Muller-in, si dhe të përkthyeses Alessandra Henke, nuk do të kisha bërë asgjë.

Unë e konsideroj veten një botues endacak, të ngjashëm me krijimtarinë e Herta-s. Në lëvizjet e mia të përher-shme kërkoj gjithmonë magjepssh-mërinë, të papriturën, fantazinë, dialogun ndërmjet kulturave, domos-doshmërinë për t’u paraqitur si letërsi alternative nëpër botë. Kërkoj edhe perfeksionim në përkthim, besoj tek profesionistët që gërrmojnë në bur-imet leksikore, përpiqem të sjell në shtëpi vepra që vështirë gjejnë treg në Itali. Dhe e bëj me pak shpenzime, por me shumë pasion. “Librat më të bukur lindin rrugës”, vazhdon Keller dhe kujton udhëtimin në furgon me shkrimtarin Santiago Roncagliolo: “Më ndihmonte të shisja librat, pastaj ven-dosëm të hidhnim në treg një libër të tij. Ai libër u bë një best seller, i dha edhe çmimin Alfaguara. Tani, Roncagl-iolo botohet nga Garzanti”.

Njërin nga autorët më të rëndë-sishëm të katalogut të tij, Keller e ka zbuluar tre vjet më parë në një librari të vjetër rrugës për në Santiago de Compostela: “Si një alpinist i mirë”, tr-egon Roberto, “u nisa në udhëtim. Me të arritur në Burgos, fillova të shoh libraritë. Duke përfituar nga fakti se isha i vetmi botues italian, që mbaja lidhje të drejtpërdrejtë me librarët, mbushja gjithmonë edhe më shumë me libra çantën e shpinës. Në një moment takova pronarin e vjetër të librarisë “Luz y Vida”, një librar i mosh-uar dhe erudit, si ata të dikurshmit. Falë tij zbulova Esquivias. E lexova me një frymë dhe e botova me titullin “Inquetudine in paradiso” (Ankth në Parajsë). Shpresoj të ruaj këtë mënyrë të punuari. Dua të mbetem një botues i vogël, që shijon aromën e librave e kërkon të reja nëpër vendet ku takohen librarë të vjetër e lexues të paepur të një letërsie të vërtetë. Ç’kam përfituar? Falë çmimit të dhënë Muller-it, për herë të parë munda edhe të mbuloj shpen-zimet e botimit. Por fitimi nuk është gjithçka. Shtëpia jonë botuese është një laborator, jo një ndërmarrje”.

Përktheu nga italishtja: Edi Salla

Unë e konsideroj veten një botues en-dacak, të ngjashëm me krijimtarinë e Herta-s. Në lëvizjet e mia të përhershme kërkoj gjithmonë magjepsshmërinë, të papriturën, fan-tazinë, dialogun ndërmjet kulturave, domosdoshmërinë për t’u paraqitur si letërsi alternative nëpër botë. Kërkoj edhe perfeksionim në përkthim, besoj tek profesionistët që gërrmojnë në burimet leksikore, përpiqem të sjell në shtëpi vepra që vështirë gjejnë treg në Itali. Dhe e bëj me pak shpenzime, por me shumë pasion.

Page 21: tokat bujqesore, bleona mata, bota

21• E hënë 1 prill 2013

»LibrariTITULLI: Gur i zhvendosurGJINIA: PoeziAUTORI: Nikola MadzirovSHQIPËROI: Milena Selimi

Për sa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me

ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë indi-vidualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret”.“Der Spiegel” NIKOLA MADZIROV

Kur koha do të mbarojëMbetje nga një shekull tjetër ne jemi.Prandaj nuk mundem përshtëpi të flas, aspër vdekje dhe dhimbje të përgatitura.Asnjë rrëmihës pa leje deri më sotnuk i ka zbuluar muret midis nesh,as të ftohtin në eshtratnga mbetjet e gjithë shekujve.Kur koha do të mbarojë, përtë vërtetën do bisedojmë aherëdhe në ballin tonë xixëllonjatdo të formojnë yjësi.Asnjë profet i rremëthyerje gotash nuk ka parashikuar, asprekje dy pëllëmbësh – dytë vërtetash të mëdha që uj’ të pastërrrjedhin.Mbetje nga një shekull tjetër ne jemi.Si ujqër, para nishanit të përjetshmit faj,në peizazhet e vetmisë së zbuturzhytemi.

ZbulimPrej kohësh nuk i përkas askushitsi monedhë e rënë nga cepi i ikonës së vjetër.Jam i shpërndarë mes trashëgimish dhe amanetesh të rreptapas grilave fatesh të dhëna.Historia është kufiri i parë që duhet ta kaloj,pres zërin të ndarë nga bashkëtingëllimi i bindjespër lashtësinë time të më njoftojë.Si monument bronzi nën sheshin me yje jam unë,mbi të cilin zogjtë himnet e shpresës këndojnë,si një pendë në lëvoren e vezës e shoh veten,që flet për largimin e parakohshëm dheardhjen e jetës së re.Shtëpia ime përditënën tendën e botës fshehtas ndryshonvetëm fëmijëria është si mjaltqë nuk lejon gjurmë të huaj brenda vetes.Pushtim i pavullnetshëm i hapësirësKur të largohemipërbërja e ajrit do ndryshojë,trishtimi heshturazi do rrëshqasëulluqeve nga jashtësi hija e hardhucës së trembur.Çdo zgjim përtej shtratitdo të gjykohet,çdo mbushje dhe zbrazje e gjoksitdo bëhet pushtim i pavullnetshëm i hapësirës.Afërsia do t’na arratiset nga duartsi pika e ujit nga trupi i peshkut të kapur.Me prekjen, kur ngrysen dielli dhe hëna,ato sërisht të largëta mbeten,bëhet natë, gjumë i rremë i gjethevei hijeve, i kafshëve të egra.

I shpejtë është shekulliI shpejtë është shekulli. Të isha erë,do t’i zhvoshkja koret e pemëvedhe fasadat e ndërtesave në periferi.Të isha flori, nëpër bodrume do më mbanin të fshehur,në tokë të shkrifët midis lodrash të thyera,harruar nga baballarët, por i paharruar gjatënga bijtë e tyre.

Të isha qen, nuk do të kisha frikë,nga të arratisurit, të isha hënënuk do të trembesha nga dënimet me vdekje.Të isha orë murido t’i mbuloja plasaritjet e murit.I shpejtë është shekulli. I përjetojmë tërmetet e dobtame sy drejtuar nga qielli, jo nga toka.Dritaret i hapim për të hyrë ajërnga vendet ku asnjëherë nuk kemi qenë.Luftrat nuk ekzistojnë, sepse dikush çdo ditëpo i plagos zemrat tona. I shpejtë është shekulli.Më i shpejtë se fjala.Të isha i vdekur, të gjithë do më besoninkur të heshtja.

Para se ne të lindnimRrugët ishin të asfaltuarapërpara se ne të lindnimtë gjitha yjësitë tashmë ishin krijuar.Gjethet kalbeshinnë cep trotuari.Argjendi nxihejmbi lëkurën e punëtorëve.Eshtrat e dikujt rriteshinnë kohëzgjatjen e ëndrrës.Evropa po bashkohejpërpara se ne të lindnim dhe flokëte një vajze qetësishtshtriheshin mbi sipërfaqene detit.Shtëpi të shkatërruaraNë koshin e plehrave pashë flokënga krehja jote kur zgjoheshin zogjtë dhe bota.Në pasqyrë pashë një shikim dhe në shikimin shumë shtëpi dhe qiej.Të pashë si ecën në qytete që nuk janë në librat shkollorëtë historisë dhe si ndahet shtrati në natë dhe ditë kur ti nuk je,dhe dita bëhet natë, ndërsa nata strehë. Unë nuk kam diellnë sytë e mi, as bimë në duart e shtrira.Do të përdredh hekurat që ruajnë kopshtetnga udhëtarët e natës. Do të mbuloj ditënme shallin e mëndafsht’ të qafës tënde,me flamurin e paqes e territoreve të pranisë sonë të dëshmuar.Letrat tona elektronike nuk mund të zbehen,adresat na mbeten të njëjta edhe kur ikim që këtej,nga vetja, nga gjerësia e varësisë sonë tejet e lashtë.Pash se si dikush tjetër i shkruan emrat tanënë muret e kështjellave, xhamive dhe bazilikave mbuluar me borë.E pashë dhe hijen tënde si ngrihej mbi trupin timndërsa zbrisje shkallët e strehimeve të zbuluarapas të gjitha luftrave të njohura.Prej asaj kohe çdo qelq më verbon,çdo fjalë e mohuar më mbulon sytë me heshtje. Pashë.Shtëpitë tona të shkatërruara ishin zhvendosje e botës,e kujtesës, e kujtesës.

E padukshmePrej meje diçka po dele ngjeshur si tym zjarri i porsafikur,e largët si fara e hedhur drejt diellit.Fytyra ime venitet nga psherëtimambi pasqyrën,rëndoj si perde që gjithmonë peshonpër të prekur qilimin me skaje holluar.Të shoh në ëndërr pa folur për këtë,bëhem pa hapësirë si flamur i mbështjellë,rreth shtizës së pjerrët.Mundem të të thërras vetëm përmes kohëssepse ajo ka gjithnjë e më pak pushtues,do doja të kthehesh me fluturatasnjëherë të gatshme të shihen .Dhe errësira tinaz tërhiqet brenda vetes.E lashtë është dëshira e prekjes së ballitkur nuk shikon askushi.Nga çdo shenjë e trupit tim Unë jam një lypës që nuk ka guximt’i kërkoj vehtes lëmoshë.Mbi pëllëmbët e mija janë linjat e prera dheplagët e të gjitha ledhave të pajetuara,temperaturat e pamatura të ballit,gërmimet e egra të dashurisë.Nga çdo shenjë e trupit timdel nga një e vërtetë.Rritem dhe zvogëlohembashkë me ditën, vrapoj pa frikëdrejt thellësive të së parësdhe rreth meje gjithçka është në lëvizje:guri shndrrohet përherë në mur shtëpie,shkëmbi në një kokërr rëre.Kur ndaloj të marr frymë,zemra më fort dëgjohet.

TITULLI: Ditari rozë, vëllimi i dytëORIGJINALI: Pink Diary

GJINIA: Letërsi për fëmijëAutori: Jenny

SHQIPËROI: Ilir Haxhi

Tashmë Kiokoja vuan pasojat e zemërimit të Akemit e, ndërsa

vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të vrazhdë ndaj saj, një ndihmë e papritur i vjen për t’i ndriçuar jetën. Ndër-

kohë, Sashikoja, duke parë që lidhja e saj po dobësohet, ven-dos të lërë një takim dashurie

me Tomin, për të qartësuar gjërat mes tyre. Por, Akemi merr masat e duhura për t’i penguar.

TITULLI: Ç’mendim ka Minotauri për PoezinëGJINIA: PoeziAUTORI: Miroslav HolubSHQIPËROI: Arben Dedja, Edion Petriti

“Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit. Bëhet fjalë për një anatomi tejet serioze dhe të zhdërvjellët të botës, tepër e dhembshur për të qenë dashakeqe, tepër skeptike për të qenë e magjishme, një poezi ku inteligjenca dhe ironia bëjnë t’u ndjehet prania pa shqepuar mrekullinë a të tjera mençuri më pak therëse.” Seamus Heaney Mbi autorin Miroslav Holub lindi më 23 shtator 1923 në Pilsen (Bohemi). Studioi mjekësi në Univerzita Karlova (Pragë) ku edhe filloi punën, fillimisht në Departamentin e Filozofisë dhe Shkencave, duke u marrë me psikiatri. Atëherë filloi të shkruajë edhe poezitë e para. Më 1953 kreu specializimin në patologji të përgjithshme dhe në vitin 1954 në imunologji e mikrobiologji. Mbrojtja e doktoraturës përkoi me botimin e vëllimit të tij të parë poetik (1958). Më vonë (1965 – 1968) punoi si imunolog në SHBA dhe Gjermani. Qysh nga viti 1967, kur poezitë e tij u botuan në anglisht nga Penguin, filloi të përkthehet gjerësisht. Holubi ka botuar në Çeki 16 libra poetikë dhe 10 në prozë dhe eseistikë, si dhe 165 artikuj shkencorë dhe 3 monografi.

TITULLI: Shtatë australianët e vegjëlORIGJINALI: Seven little australiansGJINIA: RomanAUTORI: Ethel TurnerSHQIPËROI: Viola Robo

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit. Njerka e tyre, Esteri, që ka lindur vetëm më të voglin prej tyre, është vetëm njëzet vjeç dhe nuk ka përvojë në rritjen e fëmijëve. Babai i tyre është ushtarak dhe pret që fëmijët e tij të sillen mirë, ndërkohë që gati nuk merret fare me ta. Por si do të vazhdojnë ngjarjet në këtë familje me këto personazhe? Autorja Ethel Turner ka shkruar 40 romane dhe librat e saj janë shtypur me tirazhin më të madh në Australi. “Shtatë australianët e vegjël” është lexuar dhe pëlqyer nga lexuesit në mbarë botën dhe ka qenë vazhdim-isht në shtyp për më shumë se njëqind vjet. Ethel Turner ka vdekur më 1958, duke lënë si memorial të saj një libër që tani cilësohet si klasik në letërsinë për fëmijë. Që atëherë libri është botuar mbi 50 herë. Ky libër është plot aventura. Që nga fillimi e deri në fund, do të qeshni dhe do të qani. Meqë mosha e personazheve varion nga një deri në gjashtëmbëd-hjetë vjeç, ky libër i drejtohet një rrethi të gjerë lexuesish.

Page 22: tokat bujqesore, bleona mata, bota

22 E hënë 1 prill 2013 •

« SPECIALE

Debatet mbi Izraelin kanë tendencën të krijojnë një nivel të pazakontë zemërimi dhe sarka-zmi, gjë që i shtyn edhe njerëzit më të mençur

të krijojnë argumente të dobëta dhe të ndalojnë tek tallje fëminore. Ky fenomen u bë shumë i dukshëm në Nju-Jork, ku dhjetë anëtarë të këshil-lit të qytetit i dërguan një letër presi-dentit të Kolegjit të Bruklinit, duke e kritikuar departamentin e tij të shken-cave politike, sepse kishte bashkëfi-nancuar vizitën e lëvizjes “BDS”, një organizatë që bën thirrje për bojkot, ndalimin e investimeve dhe për sank-sione “kundër Izraelit derisa ky vend të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e palestinezëve.” Anëtarët e këshillit nuk u munduan të fshih-nin ndonjë gjë. Ata shkruan: “Një pjesë e rëndësishme e financimeve të shkollës suaj vijnë direkt nga dol-larët e taksave të njerëzve në shtetin dhe qytetin e Nju-Jorkut. Çdo vit ne ligjvënësve na kërkohet të shtojmë fonde në mbështetje të programeve dhe iniciativave të këtyre shkollave dhe luftojmë shumë për t’i siguruar këto fonde. Çdo dollar që ne i japim Kolegjit të Bruklinit nënkupton se një dollar më pak hiqet nga ndonjë punë tjetër e rëndësishme. Ne nuk besojmë se dollarët po përdoren nga kolegji juaj në atë mënyrë që qytetarët tanë do të dëshironin të përdoreshin. Ne besojmë te parimi i lirisë akademike. Gjithsesi, besojmë edhe në parimin se nuk duhet të mbështesim shkolla që kanë programe që ne i gjejmë të çu-ditshme dhe të gabuara. Kështu, nëse kjo gjë ndodh, do ta kundërshtojmë atë me ashpërsi dhe do t’ju kërkojmë të rimendoheni kur të kërkoni ndihmë apo sponsorizime zyrtare”. Zbulimi i kërcënimit për tërheqjen e financimit për kolegjin solli debat të madh nga progresistët, si dhe deklarata të ash-pra në mbrojtje të këshillit nga Liga Kundër Shpifjeve dhe Alan Dershow-itz, profesori i njohur i ligjit në Harvard. Retorika ishte gati apokaliptike nga të dyja anët: mbështetësit e vendimit të departamentit për të sponsorizuar vizitën ankohen për faktin se këshill-tarët e qytetit po përdorin “taktika të pista dhe një fushatë frikësimi”, ndërsa Alan Maisel, një mbështetës i këshillit, paralajmëroi për një “holokaust të dytë”, nëse debati mbi sanksionet ndaj Izraelit zhvillohet me mbështetjen e kolegjit. Në një shkëm-bim e-mail-esh mes palëve ata u an-gazhuan në sulme personale, duke vënë në pikëpyetje nacionalitetin, inteligjencën dhe integritetin e tjetrit. Presioni mbi Kolegjin e Bruklinit fil-loi të ulej kur kryebashkiaku Michael Bloomberg u bashkua me bordin e redaktorëve të “New York Times” dhe pjesës progresive të këshillit, të cilët folën në mbështetje të lirisë akade-mike. Bloomberg shkoi aq larg sa kra-hasoi këshilltarët e letrës kërcënuese me zyrtarët e censurës së Koresë së Veriut. Komentet e tij prekën një pikë nevralgjike: “Unë personalisht mendoj krejtësisht ndryshe nga BDS-ja dhe thirrjet e tyre për bojkot, tërheqje in-vestimesh dhe sanksione. Siç mund ta dini, jam një mbështetës i madh i Izraelit, aq i madh sa vështirë se mund të gjeni tjetër në qytet, por unë jam tërësisht dakord me të drejtat e aka-demikëve për të sponsorizuar një de-bat për çfarëdolloj teme që ata zgje-dhin. E kam fjalën, nëse ti dëshiron të shkosh në një universitet ku qeveria vendos se çfarë lloje debatesh janë të hapura për diskutim, mendoj se duhet të aplikoni në ndonjë shkollë në Korenë e Veriut. Gjëja e fundit për të cilin kemi nevojë është që këshilltarët e qytetit të fillojnë të menaxhojnë në

IZRAELITËT s’i prek dot kush

detaje se çfarë lloje programesh or-ganizojnë universitetet tona publike dhe të bazojnë fondet mbi vendimet e pikëpamjeve politike të profesorëve. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të dëmshme për universitetet dhe stu-dentët”. Kryebashkiaku ka të drejtë në të dyja drejtimet: ndërhyrja e ash-për e këshilltarëve në çështje akade-mike është po aq e gabuar sa edhe misioni i BDS-së. Grupimi nuk pranon idenë e Izraelit si shtëpi për popullin

hebre dhe këmbëngul zgjidhje me një shtet, një teori në të cilën Izraeli, siç e njohim ne, duhet të pushojë së ekzis-tuari. Ka shumë për të debatuar mbi këto propozime dhe ka mënyra më të mira për të strukturuar një debat mbi to. Këto nuk përbëjnë arsye të shëndosha për të shtypur të drejtën e universitetit për të financuar zhvil-limin e debatit. Gjatë zhvillimit të këtij debati, protestat kundër tyre sho-qëruan Judith Butler dhe Omar Bar-

ghouti, përfaqësues të BDS-së. Dhe ndërsa debatuesit flasin për vend-banimet, të drejtat e njeriut dhe nëse Izraeli është një shtet aparteidi (dhe nuk është) një problem më i madh, do të diskutohet në sfond: çfarë është ekzaktësisht liria akademike? Der-showitz hedh poshtë pretendimin se letra e këshilltarëve të qytetit kërcënon lirinë akademike. Sipas tij, janë profesorët e departamentit të shkencave politike, jo këshilltarët,

ata që përbëjnë një kërcënim real. Ja si e argumenton ai: “Unë mendoj se, nëse do të isha student në Kolegjin e Bruklinit sot, nuk do të përpiqesha të diplomohesha në shkenca politike nga frika se mbështetja ime për Iz-raelin dhe kundërshtimi im për BDS-në mund të më vinte para paragjyki-meve në sytë e profesorëve që kanë mbështetur BDS-në, rrjedhimisht duke diskriminuar këndvështrimin tim në tregun e ideve. Si mund të siguro-hem unë se mendimet e mia nuk do të diskriminohen kur të vijë puna për të vendosur notën për mua? Ky është problemi real në vendimin e Kolegjit të Bruklinit për të bashkëfinancuar dhe mbështetur fushatën e BDS-së”. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta siç i tregon Dershowitz. Kolegji e ka vo-tuar mbështetjen për debatin (por nuk e ka mbështetur BDS-në). Arsyetimi i Dershowitz është që zhvillimi i një de-bati krijon një atmosferë pariteti ide-ologjik në çështjen Izrael-Palestinë, ku proizraelitët nuk janë të mirëpritur. Por Dershowitz shkon edhe më tutje dhe kërkon që liria akademike duhet të shpëtohet. Ai thotë: “Një studente e shkencave politike në Kolegjin Bruk-lin tha se ishte e frikësuar të kritikon-te departamentin e saj, sepse një gjë e tillë mund ta dëmtonte. Një studen-te tjetër tha se ndihej jo shumë rehat kur i vinte ndër mend të ngrinte dorën dhe të argumentonte me profesorin, i cili kishte votuar për zhvillimin e de-batit”. Por e gjitha kjo është në fund të fundit një konkluzion absurd që ne nxjerrim nga argumentimi i Dershow-itz: profesorët nuk duhet të tregojnë bindjet e tyre, madje as nuk duhet të votojnë zhvillimin e një debati mbi një çështje të debatueshme, sepse përn-dryshe studentët me këndvështrim tjetër mund të ndihen të persekutuar. Duke e zbatuar këtë konkluzion në fusha të tjera, mund të themi se de-bati mbi kontraceptivin mund të fyejë një student katolik. Debati mbi sulmet me avionë pa pilot mund të frikësojë një student pacifist. Argumentimi në mbrojtje të kritikës së Marksit mbi ka-pitalizmin mund t’i frikësojë studentët liberalë. Në fakt, asnjë nga këto raste nuk mund të konsiderohet si sulm mbi lirinë akademike të studentëve. Akade-mikët shkruajnë libra, mbajnë fjalime dhe publikojnë blogje. Gjithashtu ata mbështesin zhvillimin e debateve dhe folësit shumë shpesh nuk bien dakord me ta. Nëse studentët frikësohen nga një debat kaq lehtë, është vështirë që ata të jenë studentë. Yllpress.com

Page 23: tokat bujqesore, bleona mata, bota

23• E hënë 1 prill 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Konte me “muskuj” për Bajernin, Pogba në fushë

Juventusi ka nisur mi-sionin “Champions”. Pasi ka likuiduar Interin dhe hipotekuar një tjetër copë të titullit në Itali, skuadra e drejtuar nga Antonio Konte ka zhvilluar të dielën paradite një seancë të shkurtër stërvitore dhe rreth orës 17:00 ka “zbarkuar” në Mynih për ndeshjen e së martës në Champions ndaj Bajernit.Ideja Pogba

Trajneri i Juventusit Antonio Konte dalëngadalë ka qartësuar idetë e tij për skuadrën që pritet të hedhë në fushë ndaj Bajernit. Numri një i stolit të kampionëve të Italisë pas seancës së të dielës po mendon të ndryshojë diçka nga moduli fitues që po përdor në Serie A, 3-5-2. Konte kërkon një skuadër sa më të fuqishme fizikisht për të përballuar makinerinë gjermane. Dhe në veçanti kërkon kujdes maksimal për goditjet standarde. Nisur nga kjo, në këto orë ka marrë më shumë formë ideja për të ndërtuar një mesfushë luftarake me Pogba në qendër të mesfush-ës, Peluzo në të majtë dhe me Markizion prapa sulmuesit të vetëm, një tjetër e re kjo e Kontes. Sulmi

Duke qenë se Konte e ka ndarë mendjen për të luaj-tur me një sulmues të vetëm, mediat italiane kanë ngritur pyetjen se cili do të jetë personi i ngarkuar për të mbaj-tur nën presion mbrojtjen e Bajernit. Nëse do të kemi një skuadër fizike në fushë pritet që sulmi t’i besohet Mirko Vuçiniçit. Natyrisht nëse ky i fundit kalon gjendjen gripale që e la jashtë sfidës ndaj Interit dhe seancës së të dielës. Në të kundërt, nëse malaziasi nuk ia del gati do të jetë balotazh mes Matrit dhe Kualiarelës.

Gomez dhe Alaba gati për Juven

Trajneri i Bajenrit, Jup Hajnkes do të ketë të gatshëm edhe dyshen Gomz-Alaba për ndeshjen e së martës në Champions ndaj Juventusit. Të dy lojtarët kanë rikuperuar nga lëndimet e marra dhe janë vënën nën urdhrat e teknikut Hajnkes.

Nojer: Harroni 9 golat, ndaj Juves tjetër melodi

Portieri i Bajernit, Manuel Nojer ka përgëzuar skuadrën për fitoren 9:2 në Bundesligë ndaj Hamburgut. Megjithatë ai ka qenë i prerë duke e krahasuar këtë sfidë me atë të së mar-tës ndaj Juventusit. “Shpresoj të mos humbasim shkëlqimin ndaj Juventusit. Por për një gjë jam më shumë se i sigurt, se nuk kemi për të shënuar 9 gola”- ka thënë Nojer.

1800 euro një biletë për të parë Ibrahimoviçin e Mesin

Çmimet e biletave për të ndjekur sfidën mes PSG-së dhe Barcelonës kanë arritur në stratosferë. Një tifoz që dëshi-ron të ndjekë në “Parc des Princes” këtë sfidë mund të sigurojë një biletë çmimi i së cilës varion nga 52 në 1800 euro. Biletat për këtë sfidë janë shitur prej 2 javësh. Por si gjithnjë në këto raste biletat e blera tashmë janë nxjerrë sërish në shitje në të zezë me çmime marramendëse që shkojnë deri në 1800 euro. Pas këtij lajmi klubi parisien ka bërë me dije se do të çelë një hetim.

Kalon frika, Varane gati për Murinjon

Alarmi i kuq për Rafael Varanen ka kaluar. Mbrojtësi i Re-alit të Madridit është stërvitur rregullisht të dielën dje ka hedhur kandidaturën e tij për të qenë titullar në ndeshjen e së mërkurës në “Bernabeu” ndaj Gallatasarajit. Prania e francezit ishte vënë në dyshim si pasojë e një kontraksioni muskulor, por gjithçka ka kaluar pa problem dhe Varane do të jetë në shërbim të Murinjos për këtë takim.

Barcelona do të udhëtojë e plotë drejt Parisit për ndeshjen e parë çerekfinale të martën në mbrëmje ndaj SG-së. Span-jollët kanë rikuperuar në kohë trajnerin Tito Vilanova, mes-fushorin Ksavi Hernandez dhe mbrojtësin Zhordi Alba. Pa dyshim që lajmi kryesor që jepet nga shtypi spanjoll ka të bëjë me kthimin në de-tyrë të trajnerit Tito Vilanova. Tekniku, i cili kaloi më shumë se dy muaj në SHBA për t’u kuruar pas operacionit ka drejtuar të dielën seancën e parë stërvitore që pas kthimit në Spanjë. Ndonëse e diel dhe ndonëse ditë feste – Pashkët katolike – Barcelona nuk e ka ndalur punën, ndonëse ajo

Barcelona me Vilanovën, Ksavin e Albën në Paris

nuk ka qenë me ngarkesa maksimale. Tekniku Vilanova, i cili shmangu udhëtimin drejt Vigos ka zbritur rregullisht në fushë. Të rejat e tjera pozitive

për Barcelonën vijnë edhe nga gjendja e lojtarëve. Në se-ancën e së dielës janë stërvitur edhe dy lojtarët që munguan në takimin e së shtunës për-

ballë Celtës, Ksavi Hernandez dhe Zhordi Alba. Mesfushori dhe mbrojtësi janë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe janë përf-shirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Paris për takimin e së martës ndaj PSG-së. Në këtë listë është përfshirë edhe portieri Vik-tor Valdes, i cili nuk mund të aktivizohet në kampionat si pasojë e pezullimit. Kështu ek-uipazhi i Barcelonës pritet të jetë pothuajse i plotë. Të vet-met mungesa të Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions janë Karles Pujol i dëmtuar si dhe mesfushori Pedro Rodrigez, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.

TIRANA NGJALLET NË KRUJËBardheblutë i kanë dhënë fund rezultateve negative, me një fitore të thellë 3-0, në Krujë, përballë Kastriotit

Tirana gjen buzëqeshjen me fitoren e thellë 3-0 në Krujë për-ballë Kastriotit. Me mungesa të

shumta, për arsye dëm-timi dhe pezullimi, forma-cioni bardheblu i hedhur në fushë nga trajneri Nevil Dede tregon një dëshirë të jashtëzakonshme për të marrë maksimumin. Me Gilman Likën kapiten dhe me një portier debutues, 18-vjeçari Caka, Tirana është përballur me Kas-triotin që kishte lojtarët më të mirë në fushë. Ndeshja është zhvilluar në një fushë të rënduar, por lojtarët e të dyja skuadrave sfidojnë këtë pengesë dhe dhurojnë një lojë të bukur, ku dëshi-ra për të luftuar është jashtëzakonisht shumë e madhe. Pavarësisht kësaj dëshire pjesa e parë mbyl-let në barazim pa gola. Tirana në pjesën e dytë luajnë më mirë se vendasit dhe goli nuk ka vonuar. Në minutën e 61-të bard-heblutë kanë kaluar në avantazh me anë të Abila-liaj, që në shtyllën e parë e ka të lehtë të dërgojë topin në rrjetë. Krutanët hidhen në sulm për golin e barazimit, por Tirana godet sërish. Terreni i keq nuk bëhet pengesë për një aksion të bukur të bardhe-bluve, që finalizohet me gol nga kapiteni Gilman Lika, në minutën e 71-të. Triumfi bardheblu vuloset 7 minuta më vonë, kur Çota, shënon golin e tretë, duke ngjitur Tiranën në vendin e 5-të, katër pikë larg Flamurtarit të vendit të tretë.

VLLAZNIA NUK FAL BERATASITVllaznia pakryer formalitetin me Tomorin

e rënë tashmë nga kategoria, duke fituar 2-1 dje në “Loro Boriçi”. Me dy gola të Arsen Hajdarit, ekipi shkodran ka mundur beratasit në një ndeshje nën nivelin mesatar. Pas golit të parë nga Hajdari që në minutën e 12-të, Vllaznia e ka ulur shumë ritmin e lojës, çka i ka dhënë mundësi miqve nga Berati që të hedhin sytë me guxim nga porta vendase. Kështu beratasit kanë arritur të barazojnë përkohësisht, në minutën e 23-të me anë të Mitrajt. U duk se mund të kishte ndonjë surprizë, por vetëm dy minuta më pas, Arsen

Hajdari, ka shënuar sërish, duke i kthyer gjërat në normalitet. Minutat e mbetura të pjesës së parë dhe e gjithë pjesa e dytë u shtynë nga të dy ekipet në mënyrë paksa të mërzitshme. Me këtë fitore shkodranët ndajnë tashmë vendin e 5-të dhe të 6-të me Tiranën, në kuotë të barabartë pikësh, nga 32 secila. Diferenca e tyre me Kukësin dhe Flamurtarin është katër pikë, ndërsa nga Teuta e vendit të dytë 6 pikë. Një hen-dek i rikuperueshëm teorikisht, po të kemi parasysh numrin e pikëve që janë ende në lojë deri në fund të kampionatit.

Page 24: tokat bujqesore, bleona mata, bota

24 E hënë 1 prill 2013 •

« hipotekat