transmetimi dhe transmetueset e hadithitmburoja.net/pdf_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·...

38
1 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente të shkëputura nga kapitulli i parë i librit të Shejh Meshur bin Hasan Aal-Selman (hafidhehullah) “Dijetaret e Ndershme të Hadithit - Interesimi i Madh i Grave për Hadithin e Pejgamberit” Gratë janë gjysmat binjake të burrave në transmetim/shënim të hadithit Burrat dallojnë nga gratë sa i përket dhënies së dëshmive, kurse gratë janë gjysmat binjake të burrave në transmetimin dhe shënimin e haditheve dhe diturisë. Këtu vlen të përmendet se dallimi në dëshmi-dhënie dhe transmetim të hadithit ishte një çështje e cila e kishte preokupuar për një kohë të gjatë një dijetar kritik. Kjo njëherësh ishte arsyeja që e shtyu atë t’i rrekej studimeve për të parë dallimin mes këtyre dy parimeve. Ky dijetar ishte Imam el-Kerafi (rahimehullah) 1 “Dallimi mes dhënies së dëshmisë dhe transmetimit e shënimit të hadithit: Fillova me dallimin mes këtyre dy parimeve duke bërë hulumtime për gati tetë vite, por nuk pata sukses. I pyesja njerëzit e shquar për dallimin mes këtyre parimeve dhe verifikimin e secilit veç e veç, për shkak se secili në vete është dëshmi; ata thanë se dallimi mes këtyre dyjave është se:’dhënia e dëshmisë është e kushtëzuar, siç është, për shembull, numri i dëshmitarëve, gjinia, mashkull apo femër. Kurse, ky nuk është . Ja se çfarë thotë ai në librin e tij el-Furuk: 1 Ebu’l-Abas Shihabudin Ahmed ibn Idriz es-Senhaxhi el-Kerafi ishte dijetar malikij (shkollë juridike-sh.p.), i cili jetoi në qytetin Kerafa të Egjiptit. U lind diku në vitin 626 H/1228 e.s. dhe vdiq më 684 H/1285 e.s. Ai ishte i specializuar në gramatikën arabe dhe ka një punim të madh prej 14 vëllimesh të titulluar eth- Thakhireh fi Furu’il-Malikijeh (Beirut: Dar el-Gharb el-Islam, 1994 e.s., botim i parë). Botimi i dytë u publikua në EBA në vitin 1999 e.s. Ai është gjithashtu autor i Sherh Tenkih el-Fusul fi’l-Usul (Beirut: Dar ul-Fikr, 1973 e.s., kurse botimi i dytë Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1410 H/1989 e.s.), el-Ihkam fi Temjiz el-Fetaua en el-Ahkam ue Teserufat il-Kadi ue’l-Imam (Saktësimi në dallimin e opinioneve fetare prej rregullave juridike dhe në dallimin e veprës së gjykatësit prej asaj të Imamit), (Haleb: Mektebet ul-Metbu’at el-Islamijeh, 1967 e.s.) dhe el-Exhuiba el-Fakhirah ‘en el- Es’ila el-Faxhirah (Përgjigje Efikase ndaj Pyetjeve Arrogante) që është një kundërpërgjigje drejtuar të të krishterëve, bashkëkohanikëve të el-Kerafit, i cili e komenton Biblën bazuar në detajet e jetës dhe misionit të Profetit Muhamed (sal- lallahu alejhi ue selem). [Shënim i përkthyesit në anglisht]

Upload: trankhanh

Post on 16-Mar-2018

245 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

1 MBUROJA.net

Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente të shkëputura nga kapitulli i parë i librit të Shejh Meshur bin Hasan Aal-Selman (hafidhehullah) “Dijetaret e Ndershme të Hadithit - Interesimi i Madh i Grave për Hadithin e Pejgamberit”

Gratë janë gjysmat binjake të burrave në transmetim/shënim të hadithit Burrat dallojnë nga gratë sa i përket dhënies së dëshmive, kurse gratë janë gjysmat binjake të burrave në transmetimin dhe shënimin e haditheve dhe diturisë. Këtu vlen të përmendet se dallimi në dëshmi-dhënie dhe transmetim të hadithit ishte një çështje e cila e kishte preokupuar për një kohë të gjatë një dijetar kritik. Kjo njëherësh ishte arsyeja që e shtyu atë t’i rrekej studimeve për të parë dallimin mes këtyre dy parimeve. Ky dijetar ishte Imam el-Kerafi (rahimehullah)1

“Dallimi mes dhënies së dëshmisë dhe transmetimit e shënimit të hadithit: Fillova me dallimin mes këtyre dy parimeve duke bërë hulumtime për gati tetë vite, por nuk pata sukses. I pyesja njerëzit e shquar për dallimin mes këtyre parimeve dhe verifikimin e secilit veç e veç, për shkak se secili në vete është dëshmi; ata thanë se dallimi mes këtyre dyjave është se:’dhënia e dëshmisë është e kushtëzuar, siç është, për shembull, numri i dëshmitarëve, gjinia, mashkull apo femër. Kurse, ky nuk është

. Ja se çfarë thotë ai në librin e tij el-Furuk:

1 Ebu’l-Abas Shihabudin Ahmed ibn Idriz es-Senhaxhi el-Kerafi ishte dijetar malikij (shkollë juridike-sh.p.), i cili jetoi në qytetin Kerafa të Egjiptit. U lind diku në vitin 626 H/1228 e.s. dhe vdiq më 684 H/1285 e.s. Ai ishte i specializuar në gramatikën arabe dhe ka një punim të madh prej 14 vëllimesh të titulluar eth-Thakhireh fi Furu’il-Malikijeh (Beirut: Dar el-Gharb el-Islam, 1994 e.s., botim i parë). Botimi i dytë u publikua në EBA në vitin 1999 e.s. Ai është gjithashtu autor i Sherh Tenkih el-Fusul fi’l-Usul (Beirut: Dar ul-Fikr, 1973 e.s., kurse botimi i dytë Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1410 H/1989 e.s.), el-Ihkam fi Temjiz el-Fetaua en el-Ahkam ue Teserufat il-Kadi ue’l-Imam (Saktësimi në dallimin e opinioneve fetare prej rregullave juridike dhe në dallimin e veprës së gjykatësit prej asaj të Imamit), (Haleb: Mektebet ul-Metbu’at el-Islamijeh, 1967 e.s.) dhe el-Exhuiba el-Fakhirah ‘en el-Es’ila el-Faxhirah (Përgjigje Efikase ndaj Pyetjeve Arrogante) që është një kundërpërgjigje drejtuar të të krishterëve, bashkëkohanikëve të el-Kerafit, i cili e komenton Biblën bazuar në detajet e jetës dhe misionit të Profetit Muhamed (sal-lallahu alejhi ue selem). [Shënim i përkthyesit në anglisht]

Page 2: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

2 MBUROJA.net

rasti me transmetimin e hadithit, i cili mund të saktësohet prej një personi, një femre, dhe një robi.’ Megjithëkëtë, meraku nuk mu hoq dhe ende e kisha të paqartë këtë çështje. Kjo gjendje më përcolli, derisa hasa në librin Sherh ul-Burhan të el-Mazerit. Aty vërejta se ky autor e përmendte këtë çështje, të cilin ai e kishte verifikuar, dhe shënonte dallimin mes këtyre dy parimeve. El-Mazeri (rahimehullah) thotë: ‘Dhënia e dëshmisë dhe transmetimi i hadithit që të dyja janë dhënie e informacioneve, por njëri është i përgjithshëm dhe jo specifik, siç është transmetimi. Për shembull, fjala e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem):’Me të vërtetë, veprat janë sipas qëllimit’, dhe kjo nuk kufizohet tek ndonjë person i veçantë, porse ka të bëjë me të gjitha krijesat dhe vlen për të gjitha vendet dhe për të gjitha kohërat. Rasti i kundërt është me fjalën e drejtë, e cila kushtëzon atë çfarë është specifike, që thuhet para gjykatësit. Pra, kjo është ajo çfarë dëshmia është.’”1

1. Gratë janë njësoj si burrat në transmetim, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) kujdesej për arsimimin e grave dhe dëgjimin e hadithit të tij prej tyre, për shkak se gratë janë ndihmëtare të kësaj feje dhe kanë qenë të tilla prej momentit të parë kur i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) filloi t’i thërriste njerëzit në Islam. Në të dy Sahihët, përcillet prej Ebu Hurejres (radi Allahu anhu) të ketë thënë:“I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) u ngrit, kur iu shpall ajeti kuranor:

Qëllimi ynë këtu është të spikatim faktin se gratë janë gjysmat binjake të burrave në diturinë e transmetimit dhe shënimit të hadithit, dhe kjo mund të përmblidhet me sa vijon:

“Paralajmëroje (O Muhamed) farefisin tënd më të afërm” (Kuran, 26:214)

1 El-Furuk, vëll. 1, fq. 4-5.

Page 3: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

3 MBUROJA.net

dhe tha:“O ju kurejshë të tubuar, përgatitni vetët tuaja, sepse unë nuk mund t’ju shpëtoj assesi prej Allahut. O Beni Abd Menaf, nuk mund t’ju ndihmoj aspak te Allahu! O Abas bin AbdulMutalib, as juve nuk mund t’ju mbroj aspak prej Allahut! Oj Safijeh, tezja e të Dërguarit të Allahut, nuk mundem të të shpëtoj prej Allahut! Oj Fatime e bija e Muhamedit, kërko çfarë të duash prej pasurisë sime, por unë nuk mundem të të shpëtoj prej Allahut.”

Pra, përderisa i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) në paralajmërimin e tij i veçoi disa prej burrave të ndershëm dhe disa të tjerë prej të moshuarve, ai nuk la pa përmendur edhe disa gra të ndershme dhe disa të tjera prej të moshuarave. Kjo tregon se personaliteti i gruas në fe ishte i pavarur prej atij të burrit, dhe kjo qe kështu që nga ditët e para (të Islamit-sh.p.). Mësuesi, Muhamed el-Muntasir el-Katani, ia bashkëngjit hadithit të lartpërmendur këtë koment:

“Gratë arabe pothuajse nuk kishin dëgjuar për emrin e saj e ajo veçse u përgjigj qetë dhe me bindje:’Ja ku jam, ja ku jam, o thirrës prej qiellit, o besnik. Ne të kemi njohur ty që kur ishe i ri, kurse ti e ripërtërive botën. Besnikëria jote në premtimet e dhëna përcillet me veprat tua të mira dhe ne të njohim ty të jesh i pastër dhe i dëlirë. Pastaj u bëre bashkëshort dhe i vlefshëm për popullin tënd, i drejt dhe njeri që të kënaqë. Pastaj të njohëm ty si baba, kurse prejardhje jote familjare është fisnike dhe e pastër. Ti ke shfaqur karakteristika bujarie dhe ndershmërie. Kurrë më parë nuk kemi parë karakteristika të tilla atërore, sinqeritet, pastërti dhe përpikëri të tillë, kurse shembulli yt është sikurse ai i sihariqit, i përmbushur, udhëzues dhe udhërrëfyes.’”

يأمرهم بالمعروف وينهاهم عن المنكر ويحل لهم الطيبات ويحرم عليهم

“Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët 2F

1 e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur.3F

1” (Kuran, 7:157)

1 Vështirësitë në fe.

Page 4: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

4 MBUROJA.net

يا أيها الناس اتقوا ربكم الذي خلقكم من نفس واحدة وخلق منها زوجها وبث منهما رجالا كثيرا ونساء

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” (Kuran, 4:1)

للرجال نصيب مما اكتسبوا وللنساء نصيب مما اكتسبن

“Meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej4F

2 asaj që kanë punuar.” (Kuran, 4:32)

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Kuran, 16:97)

المؤمنون والمؤمنات بعضهم أولياء بعضو

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin.” (Kuran, 9:71)

“Me të vërtetë, gratë janë gjysmat binjake të burrave.”5F

3 Për këtë arsye, gratë arabe në të kaluarën qenë në rrugën profetike dhe fenë e vërtetë dhe u paraprinë të gjithë burrave, siç ishte Hadixheh bint Huvejlid, bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut (sal- 1 P.sh. masat e rrepta që kërkoheshin më parë për t’u penduar dhe ndëshkimet pa të drejtë kompensimi. 2 Kjo mund t’i referohet trashëgimisë, pagës dhe shpërblimit në botën e amshueshme. 3 I verifikuar nga Ahmedi (vëll. 6, fq. 256), Ebu Daudi (nr. 236), el-Bjeheki (vëll. 1, fq. 168) dhe Ibn AbdulBerri (vëll. 8, fq. 337) me zinxhir autentik transmetimi.

Page 5: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

5 MBUROJA.net

lallahu alejhi ue selem), e cila qe e para që iu përgjigj thirrjes, i besoi dhe e inkurajoi të Dërguarin e Allahut. Ajo ia përforcoi zemrën Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem) për ta pranuar atë çfarë Allahu i kishte shpallur atij. Ai i tha asaj: “Kam frikë se do të më ndodhë diçka.” E ajo iu përgjigj: “Kurrë! Pasha Allahun, Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë.” Pastaj ajo ia përkujtoi atij karakterin e tij të lavdishëm dhe e drejtoi atë tek Warakah. Ibn Is’hak shënon si vijon:

“Hadixheja qe e para që besoi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe në të vërtetën me të cilën erdhi Pejgamberi dhe kështu ia lehtësoi telashet që e rëndonin atë (sal-lallahu alejhi ue selem). Ai nuk dëgjonte ndonjë të keqe e që atë të mos ia parashtronte asaj, në mënyrë që ajo ta përforconte atë dhe t’ia qartësonte atij çështjet e njerëzve.”

Pas saj erdhën gra tjera, siç ishin Esma bint Ebu Bekr, Um Emir ul-Muminin Abdullah bin Zubejr, Fatimah bint el-Hatab, motra e Umerit, prijësit të besimtarëve...”1

I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) kujdesej që gratë të dëgjonin atë çfarë është e dobishme dhe e veçonte rikujtimin për to.

Siç u përmend edhe më parë, gratë kërkuan nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) që atyre t’ua rezervonte një orë të veçantë mësim-besimi:“O i Dërguar i Allahut! Burrat shkojnë pas hadithit tënd, andaj ndaje një ditë edhe për neve që edhe ne të mësojmë atë çfarë Allahu ty të ka mësuar.” I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) iu përgjigj:“Mblidhuni në filan dite dhe në filan vendi”, pastaj gratë u mblodhën dhe ai shkoi t’i mësonte dhe t’i këshillonte ato. Prej asaj çfarë ai iu tha atyre veçojmë edhe këtë:“Nuk ka asnjë grua nga mesi juaj e cila i ka tre fëmijë e që ajo të mos mbulohet dhe mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.” Një grua pyeti: “Po nëse i ka pasur dy fëmijë?” Ai (sal-lallahu alejhi ue selem) iu përgjigj:“Edhe nëse i ka pasur dy fëmijë.”

1 Marrë nga një artikull i botuar pjesë-pjesë në Maxhallat ul-Muslimin (vëll. 5, nr. 4 dhe 5).

Page 6: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

6 MBUROJA.net

Ibn Xhurej përcjell nga Ata bin Xhabir bin Abdullah të ketë thënë1

Prandaj, kjo çështje nuk kufizohet vetëm te i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem), por është detyrë e dijetarëve dhe e kujdestarëve të çështjeve të grave që ata të interesohen në këtë sferë ashtu siç interesohej i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe Selefus Salih

:“I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) u ngrit dhe u fal në ditën e Fitër Bajramit (Eid ul-Fitr), dhe pas kësaj mbajti një hytbe (fjalim fetar). Kur e përfundoi, ai shkoi tek gratë dhe foli me to gjersa po mbahej i mbështetur për krahun e Bilallit, kurse ky i fundit e shtriu theuben (teshen) e tij në mënyrë që gratë të vendosnin aty sadakanë e tyre. Kurse, nga Ibni Abasi kemi këtë transmetim:“Ai mendoi se gratë nuk e kishin dëgjuar atë si duhet, prandaj shkoi të fliste dhe t’i nxiste ato për të dhënë sadaka.” Ibn Xhurej e pyet Atain:“A e ka për detyrë Imami t’i këshillojë gratë?” Atai iu përgjigj: “Po, ata (Imamët) kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë. E, çfarë kanë ata që nuk po e bëjnë këtë!?”

2. Gratë marrin dituri dhe e përcjellin atë ashtu siç bëjnë edhe burrat, me qëllim që ato të jenë të udhëzuara, çelësa të së mirës, larguese të së keqes. Fundja, bindja e saktë nuk mund të arrihet veçse nëpërmjet dijes. Dituria është absolutisht bindja më e mirë ndaj Allahut dhe kjo gjë iu bë e qartë një dijetares askete, Um Derda (radi Allahu anha)3

Çfarë i bënë sot edukatoret e ndershme, dijetaret dhe asketet të largohen nga këta shembuj? Daiu (thirrësi- sh.p.) selefi

e cila thotë:

“Kam kërkuar adhurimin nëpërmjet të gjitha gjërave dhe nuk kam gjetur diçka që të jep më shumë kënaqësi sesa kuvendimi i dijetarëve dhe rikujtimi që vjen prej tyre.”

1 Në Sahihët e Buhariut dhe Musilimit. [Shënim i përkthyesit në anglisht]. 2 Për shembullin e tyre do të bëhet fjalë në kapitullin vijues, inshaAllah. 3 Një sahabijeh e ndershme, gruaja e Ebu’d-Derdas (radi Allahu anhu); ajo vdiq diku në vitin 81 H/ 700 e.s. Ishte një grua e ditur në shkencat e hadithit, kurse Imam Buhariu thotë për të se gëzonte autoritet në këtë lëmi. Ibn AbdulBerri (rahimehullah) i referohej asaj si “një dijetare e shkëlqyeshme, grua e zgjuar, dhe në të njëjtën kohë shumë e devotshme.” (Shih Ibn AbdulBerri, el-Isti’ab fi Esma’il-Ensab). [Shënim i përkthyesit në anglisht].

Page 7: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

7 MBUROJA.net

AbdulHamed bin Bedis (rahimehullah)1

1 Ai është AbdulHamed bin Bedis, u lind në Kasantijeh (Konstantin), qytetin më të madh të Algjerisë Lindore, në vitin 1306 H/ 1889 e.s. Diplomoi në Universitetin Zejtuna të Tunisit në vitin 1912 e.s. e më pas shkoi në Mekë. Me t’u kthyer në Algjeri, filloi programin e tesfijeh dhe terbijeh (dëlirjes dhe edukimit-sh.p.) të popullit i cili ndodhej në amulli si pasojë e politikave paternaliste kolonialiste franceze, të cilat i kishin mbyllur shkollat arabe dhe Islame. Së bashku me Shejh Beshir el-Ibrahimin, themeluan Shoqatën e Dijetarëve Muslimanë të Algjerisë në vitin 1930 e.s. dhe hartuan një program i cili kishte për qëllim primar mësimin e arabishtes, Islamit dhe tefsirit. Ligjëratat e Ibn Bedis në tefsir (komentimin e Kuranit-sh.p.) zgjatën plotë 25 vite. Bin Bedis vdiq në vitin 1359 H/ 1940 e.s. [Shënim i përkthyesit në anglisht].

ia bashkëngjit, duke e sqaruar hadithin e parë, disa komente bindëse dy haditheve të lartpërmendura:

“Burrat donin që Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) t’i mësonte ata, kurse gratë nuk ishin në gjendje t’i rivalizonin ata. Ato uleshin në rreshtat e fundit të xhamisë dhe, nëse Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) do të ligjëronte diçka prej dijes pas namazit për to, me gjithë dëshirën e madhe që kishin për dije sikurse edhe burrat, ishte vërtetë e pamundur ligjëratën ta dëgjonin ashtu si duhej. Këto muslimane ishin të vetëdijshme se edhe ato, ashtu sikurse burrat, ishin përgjegjëse për zbatimin e Legjislacionit Hyjnor. Për këtë arsye, ato kërkuan nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) t’ua caktonte atyre një ditë sipas zgjedhjes së tij. Ai iu përgjigj kërkesave të tyre dhe u premtoi atyre se do t’ua caktonte një ditë e më pas ai u takua me to dhe u ligjëroi atyre, i këshilloi dhe ua mësoi atyre gjërat nga feja që ato duhet t’i dinin. Ai i njoftoi ato se, nëse një grua i humb tre fëmijë, ata do të jenë mbulojë dhe mburojë për të nga zjarri i xhehenemit (në Ditën e Llogarisë-sh.p.), për shkak të shpërblimit të madh që jepet për këtë sprovë të rëndë. Një grua druante se mirësia e Allahut ishte vetëm për atë grua e cila i kishte humbur tre fëmijë dhe se shpërblimi ishte i kufizuar, prandaj nga Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) kërkoi ta sqaronte këtë dhe ai e njoftoi atë se këtu hyn edhe ajo grua e cila i ka humbur dy fëmijë.”

Pastaj ai e lidh hadithin e parë me të dytin, duke nxjerr rregulla dhe dobi nga ky hadith, dhe korrekt shtron se:

Page 8: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

8 MBUROJA.net

“Gratë janë gjysmat binjake të burrave në përgjegjësi dhe ato e kanë obligim të arsimohen dhe të studiojnë. I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) i vizitonte dhe i mësonte ato ashtu siç përmendet në hadithin e Ibn Abasit se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) doli jashtë i shoqëruar nga Bilalli, duke menduar se gratë nuk e kishin dëgjuar atë si duhet, pastaj i këshilloi dhe i nxiti ato të jepnin sadaka. Një grua e dha një vath dhe një unazë si sadaka ndërsa Bilalli i mblodhi të gjitha në theuben e tij. Nuk lejohet që gratë të përzihen lirshëm me burrat gjatë studimeve, por duhet të caktohet një ditë e veçantë për to ashtu siç theksohet në hadith, apo që ato të rreshtohen prapa burrave, gjë që po ashtu theksohet në hadithin e Ibn Abasit (radi Allahu anhu), ku përmendet edhe caktimi i ditës për studimin e grave dhe kjo ditë përsëritej sa herë që e kërkonte nevoja.”

Më tej, ai përmend në nëntitullin ‘Pasimi i Shembullit’:

“Injoranca e grave sot vjen si pasojë e analfabetizmit,1

1 Sipas Arab Human Development Report (Raportit Arab i Zhvillimit Njerëzor) i vitit 2002 e.s. analfabetizmi i femrave të rritura është “murtajë e vendeve arabe” dhe gjendet në rritje e sipër. Ata vërejnë se në Egjipt, për shembull, 17 milionë njerëz janë analfabet (një e treta e popullatës) dhe shumica prej tyre janë femra. Së paku 42 % e femrave në Egjipt janë analfabete. Sipas UNESCO Institute for Statistics (Institutit të UNESCO-s për statistika) (2005-06 International Literacy Day ‘Women Still Left Behind’(2005-06 Dita Ndërkombëtare e Alfabetizmit ‘Gratë janë ende prapa’)), vlerësohet se në botë tani ekzistojnë 771 milionë analfabetë të rritur dhe gati dy e treta e analfabetëve të botës gjenden vetëm në 9 vende. 45% e 771 milionë analfabetëve jetojnë në Indi dhe Kinë (34% përkatësisht 11%). Shikuar në aspektin global, 82% e popullatës botërore raportohet të jetë analfabetë; 87% janë meshkuj, 77% femra. Diç nën 30% nga popullata analfabete e botës jeton në Afrikën sub-Sahariane. Përqindja e analfabeteve të rritura është 25% më e lartë se ajo e meshkujve në Angolë, Rep. Qendrore Afrikane, Çad, Rep. Demokratike të Kongos, Liberi, Marok, Mozambik, Togo dhe Jemen. Përqindja e analfabeteve në Mauritani është 74.4%. Sipas Compendium of Statistics on Illiteracy (Konspektit të Statistikave mbi Analfabetizmin) (SR5, nr. 35) të vitit 1995 e.s., 87 milionë analfabete jetojnë në Afrikën sub-Sahariane, 256 milionë në Azinë jugore, dhe 23 milionë në Karibe/Amerikën Latine. Vendet muslimane të Afrikës sub-Sahariane tek të cilat dominon përqindja më e madhe e analfabetizmit janë Nigeri, Çadi dhe Senegali, mirëpo ky i fundit ka disa projekte të mëdha për alfabetizëm, të cilat tashmë janë në zhvillim e sipër. [Shënim i përkthyesit në anglisht].

prandaj mëkati i madh bie mbi ata që janë përgjegjës për çështjet e grave. Dijetarët, trashëgimtarët e dijes profetike, janë përgjegjës për këtë

Page 9: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

9 MBUROJA.net

umet, si për burra, ashtu edhe për gra. Prandaj, ata duhet ta institucionalizojnë këtë obligim të madh të grave dhe t’i mësojnë ato në xhami, të ulura në rreshta, prapa burrave, ose në ndonjë ditë të caktuar enkas për to, duke pasuar kështu shembullin e mësuesit më të madh, paqja dhe mëshira qoftë mbi të.”

Ky dijetar i madh selefi (rahimehullah) sjell këtë konstatim në lidhje me arsimimin e grave:1

“Shtëpia është shkolla e parë dhe pikënisja e formësimit të njeriut, kurse fetaria e nënës është gurthemel për mbrojtjen e fesë dhe moralit. Defektet që i vërejmë në këtë drejtim burojnë kryesisht nga mungesa e edukimit islamik në shtëpi dhe nga mungesa e fetarisë së grave.”

2

“Përse gruaja dënohet për shkak të diturisë së saj? A mos vallë dituria na qenka pellg i lumturisë për burrat, kurse gjiriz për gratë? A mos vallë dituria paska efekt të dyanshëm; të mirë për burrat e të keq për gratë?”

Prej perlave të këtij dijetari mbi arsimimin e grave veçojmë edhe këto:

3

1 AbdulHamid bin Bedis, Huda en-Nubuveh (fq. 133). Shih edhe librin: Ibn Bedis, Hejatuhu ue Etherahu, vëll.2, fq. 198-200. 2 Esh-Shihab, nr. 11, vëll. 8 sha’aban 1354 H. 3 El-Muntekid, nr. 8, 30 muharrem, 1334 H.

Duhet nënvizuar gjithashtu atë se gruaja ishte ajo e cila i parapriu burrit në pasim të fesë dhe ia tejkaloi atij në cilësinë e kërkimit të diturisë dhe hulumtimit. Ajo u bë shkaktare që ai të bënte vepra të mira dhe ishte pikë referuese për zgjidhje të polemikave dhe mospajtimeve. Buhariu shënon në Sahih prej Abdullah ibn Abasit i cili thotë:

“Unë dhe nëna ime ishim nga të dobëtit. Nëna ime ishte nga gratë e unë nga fëmijët.”

Paraprakisht ai e përmend këtë:

Page 10: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

10 MBUROJA.net

“Ibn Abasi (radi Allahu anhuma) ishte me nënën e tij dhe që të dy ishin nga të dobëtit dhe të shtypurit. Ai nuk ndeu me babanë e tij, i cili kishte mbetur në fenë e komunitetit të tij.”

Nëna e Ibn Abasit i parapriu bashkëshortit të saj në iman. Ajo quhej Lubabeh bint el-Harith el-Hilalijeh, kurse kunja (nofka) e saj ishte Umu’l-Fadl. Ajo iu përgjigj thirrjes së të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe i besoi fesë së tij para se këtë ta bënte bashkëshorti i saj. Po ashtu, disa gra u bënë shkaktare që komunitetet e tyre të hynin në Islam. Në të dy Sahihët përcillet nga Imran bin Husejn (radi Allahu anhu) i cili thotë se ata (shokët e Profetit, radi Allahu anhum) ishin në një udhëtim me Pejgamberin (sal-lallahu alejhi ue selem). Ata nisën udhëtimin në fillim të natës dhe vazhduan të udhëtonin deri pak para agimit, gjersa arritën në një vend dhe pushuan. Për shkak të rraskapitjes që i kishte kapluar, ata flenë deri pas lindjes së diellit. I pari që u zgjua ishte Ebu Bekri dhe ai nuk e zgjoi nga gjumi Pejgamberin (sal-lallahu alejhi ue selem), derisa ai vet u zgjua. Më pas, u zgjua edhe Umeri. Ebu Bekri rrinte ulur pranë kokës së Pejgamberit dhe bënte tekbir duke e ngritur zërin, derisa u zgjua Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem). (Pasi udhëtuan edhe për pak kohë) Ai u ndal dhe e fali namazin e sabahut, kurse një bashkudhëtar i tyre u nda prej tyre dhe nuk u fal me ta. Kur u larguan nga aty, e pyetën atë:“O filan! Çfarë të ndaloi ty të faleshe me ne?” Ai u përgjigj:“Jam xhunub (në papastërti të madhe)”. Atij pastaj iu tha të merrte tejemum dhe ai u fal pasi e bëri këtë. Gjersa ishim duke udhëtuar, na kaploi etja dhe në rrugë e sipër takuam një grua e cila kalëronte mbi një kafshë dhe kishte me vete rezerva ushqimesh (dy trasta ujë). E pyetëm atë:“Ku mund të gjejmë ujë?” Ajo na u përgjigj:“Kuku! Po këndej s’ka hiç ujë”. I thamë:“Sa është largësia mes burimit të ujit dhe familjes tënde?” Ajo tha:“Një ditë e një natë”. Pastaj i thamë:“Shko te i Dërguari i Allahut”, kurse ajo na ktheu:“E çka është i Dërguari i Allahut?” Më nuk u morëm me të, derisa ajo erdhi ta takonte Profetin (sal-lallahu alejhi ue selem) me ne. Ajo i tha atij pikërisht atë çfarë na kishte thënë edhe neve, mirëpo shtoi atë se ishte bonjake. Ai i kërkoi asaj rezervat ushqimore e më pas fshiu grykën e trastave (aty ku ruhej uji) dhe të gjithë dyzet burrat prej nesh pimë nga aty, derisa u ngopëm. Secili prej nesh e mbushi bucelën e tij të vogël (e bërë prej lëkurës së kafshës) aq

Page 11: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

11 MBUROJA.net

shumë me ujë, sa ato gati se nuk pëlcitnin, por asnjëri nuk u dha ujë deveve të veta. Atëherë, ai (sal-lallahu alejhi ue selem) tha:“M’i sillni ato çfarë keni” dhe ata (shokët e Profetit) sollën pranë tij hurme dhe bukë, derisa mbërritën edhe anëtarët tjerë të familjes së saj me ç’rast ajo tha këto fjalë:“Unë ose kam takuar magjistarin më të madh të njerëzve, ose ky njëmend qenka profet ashtu siç pohojnë ata.” Më pas Allahu i udhëzoi ata njerëz, për shkak të kësaj gruaje. Ajo e përqafoi Islamin dhe njësoj veproi edhe komuniteti i saj.”1

Buhariu dhe Muslimi shënojnë në Sahihët e tyre nga Enes bin Malik (radi Allahu anhu) i cili thotë: “Tri grupe njerëzish shkuan tek shtëpitë e grave të Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem) për t’i pyetur ato rreth ibadeteve të tij (sal-lallahu alejhi ue selem).”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Pas kësaj muslimanët filluan luftën kundër atyre idhujtarëve të cilët ishin përreth territorit ku jetonte ajo grua, por nuk e sulmuan komunitetin e saj. Ajo i tha komunitetit të saj:’Unë nuk po e shoh se ata njerëz kanë ndonjë qëllim të keq në atë që po ju thërrasin juve. A nuk do ta pranoni Islamin?’ Ata iu bindën asaj e u bënë muslimanë.”

Kjo grua shfaqi mirësi ndaj komunitetit të saj dhe kjo fal takimit të saj me të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe trajtimit të mirë që ai dhe shokët e tij ia bënë asaj. Ajo e përqafoi Islamin dhe së bashku me të edhe komuniteti i saj. Të shumtë janë shembujt e grave të ditura dhe të dhëna pas studimeve, të cilat u paraprinë burrave dhe u bënë pika referuese për zgjidhjen e polemikave dhe mosmarrëveshjeve, në veçanti shembujt e Nënave të Besimtareve (riduan Allahi alejhin). Së shpejti do t’i sjellim disa shembuj konkret, por tani për tani do të mjaftonte të përmendeshin vetëm ca prej tyre:

1 Sahih Buhari, libri nr. 56, hadithi nr. 771 [Shënim i përkthyesit në anglisht].

Page 12: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

12 MBUROJA.net

Muslimi shënon në Sahihun e tij nga Thumameh bin Hazn el-Kushejri i cili thotë:“E takova Aishen dhe e pyeta për nebidh1, më pas ajo e thirri një robëreshë nga Etiopia dhe më tha:“Pyete atë, sepse ajo e përgatiste atë për të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem).”2

Këta dy shembuj tregojnë se burrat e kërkonin sunetin nga gratë e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem). Ja edhe disa shembuj tjerë që tregojnë gjykimin e tyre rreth mospajtimeve që kishin me fukahatë nga sahabet (radi Allahu anhu).

Muslimi shënon në Sahih nga Tavusi i cili thotë:“Isha me Ibn Abasin, kur ai i tha Zejd ibn Thabitit:’A gjykon ti se gruas me menstruacione i lejohet të shkojë pa e kryer rrethsjelljen (tawafin) e fundit përqark Shtëpisë (Qabes- sh.p.)?’ Ibn Abasi i tha:’Jo, pyete filan gruan prej Ensarëve, nëse atë e kishte udhëzuar i Dërguari i Allahut të vepronte ashtu?’ Ai (Tavusi) tha:’Zejd ibn Thabiti u kthye te Ibn Abasi dhe i tha:’Ti veçse e ke thënë të vërtetën.’”

Buhariu dhe Muslimi shënojnë në Sahihët e tyre nga Ebi

Selemeh i cili thotë:’Erdh një njeri te Ibn Abasi dhe Ebu Hurejra, u ul me ta dhe i pyeti:’Çfarë vendimi keni për një grua e cila u lind dyzet net pas burrit të saj?’ Ibn Abasi iu përgjigj:’Ideti (periudha e pritjes) i saj zgjat deri në fund të ciklit më të gjatë menstrual prej dy cikleve menstruale të përcaktuara.’ Unë (Ebu Selemeh) i thashë (se Allahu thotë):

وأولات الأحمال أجلهن أن يضعن حملهن

“Kurse, për gratë shtatzëna afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës.” (Kuran, 65:4)

1 Një lloj pije joalkoolike që konsumohej në kohën e gjeneratave të hershme dhe e cila iu servirej edhe Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem). [Shënim i përkthyesit në anglisht]. 2 Sahih Muslim, libri 22 (Kitab ul-Eshribe), shih hadithet nr. 4976 dhe 4920.

Page 13: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

13 MBUROJA.net

Ebu Hurejra tha:“Unë jam me djalin e vëllait tim (Ebu Selemeh) në këtë pikë.” Ibn Abasi e dërgoi më pas një shërbëtor te Um Selemeh për ta pyetur atë për këtë. Ajo i tha atij:“Bashkëshorti i Subejeh el-Eslemijeh u vra gjersa ajo ishte shtatzënë. Ajo lindi një foshnje dyzet ditë pas vdekjes së tij. Më pas, ajo mori një propozim martese, kurse i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) e martoi atë me dikë. Ebu’s-Senebil ishte ai i cili iu propozua asaj për martesë.” Në të vërtetë, gratë ndajnë me burrat verifikimin e çështjeve në lëmin e diturisë nëpërmjet diskutimeve dhe dialogëve që kanë për kusht kuptimin e rregullave të fesë dhe të ndalurit te suneti i prijësit të të Dërguarve (sal-lallahu alejhi ue selem) si pikë referimi. Umu’l-Fadl bint ul-Harith i dha fund një polemike që e patën disa njerëz rreth agjërimit të Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem) në ditën e Arafatit. Imam Buhariu dhe Muslimi shënojnë në Sahihët e tyre nga Umu’l-Fadl bint ul-Harith:

“Disa njerëz polemizuan rreth agjërimit të Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem) në ditën e Arafatit. Disa thanë se ai (sal-lallahu alejhi ue selem) agjëronte në atë ditë, disa të tjerë thanë se ai nuk e agjëronte atë. Kështu, unë ia dërgova atij (Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem-sh.p.) një gotë jogurt dhe ai e piu.”

El-Hafidh ibn Haxheri në lidhje me këtë transmetim thotë:

“Prej dobive të këtij hadithi janë: diskutimi i çështjeve të diturisë mes burrave dhe grave.”

Një grua e quajtur Um Jakub kërkoi prej Ibn Mesudit t’ia sqaronte asaj një çështje të cilën ajo e kishte dëgjuar prej tij. Ajo diskutoi dhe debatoi me Ibn Mesudin, derisa iu qartësua ajo çështje. Buhariu dhe Muslimi shënojnë në Sahihët e tyre nga Abdullah ibn Mesudi i cili thotë:

“Allahu i mallkoftë tatuazhbërëset, ato që tatuohen, gratë që praktikojnë nemis (shkuljen e vetullave) dhe ato të cilat lënë vrima mes dhëmbëve për t’u zbukuruar; ato e ndryshojnë krijimin e Allahut.”

Page 14: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

14 MBUROJA.net

Kjo thënie e tij i shkoi një gruaje nga fisi Beni Esad që quhej Um Jakub. Ajo shkoi te Ibn Mesudi dhe i tha:“Mua më kanë ardhur fjalë se ti ke mallkuar filan gruan.” Ai ia ktheu: “Pse mos t’i mallkoj ato të cilat i ka mallkuar Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe ajo që gjendët në librin e Allahut?!” Ajo i tha:“Unë sigurisht se e kam lexuar atë çfarë gjendet mes rrasave (Kuranin) dhe nuk kam gjetur atë që ju e thoni!” Ibn Mesudi i tha:“Po ta lexoje ashtu si duhet, do ta gjeje. A e keni lexuar aty ku thotë Allahu:

وما آتاكم الرسول فخذوهوما نهاكم عنه فانتهوا “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” (Kuran, 59:7) Ajo iu përgjigj:“Jo”. Ai i tha:“Kjo e ndalon atë.” Um Jakub i tha:“Por unë e shoh se në familjen tënde praktikohet një gjë e tillë!” Ai i tha:“Shko dhe shih!” Ajo shkoi dhe pa se ata nuk e bënin fare atë të cilën ajo e pohonte. Ibn Mesudi i tha: “Po ta bënte ajo një gjë të tillë, unë nuk do të doja të bëja seks me të.” Pra, nuk është aspak problem që gruaja të kërkojë sqarime rreth çështjeve që i përkasin fesë së saj ose të parashtrojë problematika të bazuara në dije tek dijetarët e shquar që njihen si të drejtë, që kanë takua dhe dituri. Në këtë mënyrë, ajo kërkon argumente dhe dëshmi të qarta, dhe kapet fort pas rregullave të Legjislacionit Hyjnor dhe kodit të sjelljeve që burojnë nga aty. Imam Ibn Kajimi (rahimehullah) thotë:

“Dituri është (çfarë) ‘Allahu thotë...’, (çfarë) ‘i Dërguari i Tij thotë...’, dhe (çfarë) ‘Sahabet (shokët e Profetit-sh.p.) thonë...’, dhe kjo nuk është diçka e rrejshme. Dituri nuk është të marrësh pjesë me budallallëk në mospajtimet mes të Dërguarit dhe mendimit të Fekihut”.

Në lidhje me këtë, Imam esh-Sheukani thotë:

“Nuk transmetohet prej asnjë dijetari të ketë refuzuar thënien e ndonjë gruaje vetëm pse ajo është grua. Sa shumë prej sunetit umeti ka zbatuar nëpërmjet pranimit të thënies së një sahabieje

Page 15: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

15 MBUROJA.net

(bashkëkohëse e Profetit, alejhi selatu ue selem-sh.p.)? Kjo nuk mohohet prej askujt që ka sadopak dituri”.1

“Prej udhëzimit të shokëve të Profetit - e ata na mjaftojnë ne - është se ata pranonin thëniet e Burejras para se ajo të lirohej, dhe i pranonin thëniet prej Nënave të besimtarëve, Aishes dhe Um Selemes, si dhe thëniet e grave tjera”.

Shpjeguesi i Musallam eth-Thebut sjellë këtë konstatim:

“Thënia e femrës së drejtë pranohet pa qenë e domosdoshme që mashkulli të jetë i pranishëm me të, për dallim prej dhënies së dëshmisë që kushtëzohet me të qenit mashkull”.

Më pas ai vazhdon komentin:

2

Po si qëndron puna e atyre që janë më të ulët në pozitë se Aliu (radi Allahu anhu)?

Sahabet (shokët) më të njohur të Pejgamberit, Imamët e Hadithit dhe dijetarët më të mëdhenj studiuan tek transmetueset (e hadithit-sh.p.), morën transmetimet e tyre dhe i pranuan thëniet e tyre. Ja edhe lista e personaliteteve të shquara që merrnin dituri prej grave: Sahabiu i famshëm Ali ibn ebi Talib (radi Allahu anhu): A mund të pasohet shembull më i mirë dhe a mund të ketë status më të mirë sesa ai i Ali ibn Ebi Talibit? Ky det i diturisë, i pashoq në veprat, në urtësinë dhe në afërsinë e tij me të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem). Ai e merrte Hadithin nga një robëreshë e liruar e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem), e cila i kishte shërbyer atij. Ajo ishte Mejmunah bint Sa’d.

3

1 Nejl ul-Eutar, vëll. 8, fq. 22. 2 Feth ul-Rahmut Sherhu Sahih Musallam eth-Thebut, vëll. 1, fq. 144. 3 Shih biografinë e Mejmunas në el-Isabah, vëll. 7, fq. 173, dhe në el-Eudat ul-Hixhab, vëll. 2, fq. 286.

Page 16: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

16 MBUROJA.net

Imam Muhamed bin Shihab ez-Zuhri (vdiq 124 H/ 741 e.s.): Ky dijetar (rahimehullah) transmetoi prej shumë grave. Ai transmetonte prej Amrah bint AbduRrahman bin Sa’d bin Zerarah el-Ensarijeh el-Medenijeh, e cila kishte transmetuar shumë nga Aishah (radi Allahu anha) dhe vdiq para vitit 100 H. Ez-Zuhri mori shumë transmetime prej saj.1 Ai, gjithashtu, transmetoi prej një gruaje që quhej Nedbe, një robëreshë e liruar e Mejmunes, gruas së Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem).2 Ai, po ashtu, transmetoi prej tri grave tjera dhe qe i vetmi që transmetoi prej tyre. Këto gra ishin Fatimah el-Kheza’ijeh, Hind bint el-Harith el-Farisijeh dhe Um Abdillah ed-Dusijeh.3

Ai (rahimehullah) transmetonte prej Aisheh bint Sa’d bin Ebi Uekas ez-Zuhrijeh el-Medenijeh (vd. 117 H/ 735 e.s.). Ajo kishte transmetuar prej babait të saj dhe prej Um Dherit. Thuhet, gjithashtu, se ajo kishte takuar gjashtë prej Nënave të besimtarëve. Një grup dijetarësh kishin transmetuar prej saj; në mesin e tyre ishin el-Xhe’id bin AbdirRrahman, Ejubi, el-Him bin Utejbeh, Ebu Zinadi, Muhaxhir bin Mesmar, Ubejdeh bin Nabil dhe dijetarët tjerë. El-Exhli thotë për të:“Ishte një femër e besueshme, pasardhëse medinase.” Kurse El-Halili thotë për të:“Maliku nuk transmetonte prej asnjë gruaje tjetër përveç saj.”

Imam Malik bin Enes (Imami i Darul Hixhres)- (vdiq 179 H/ 795 e.s.):

4

Ai transmetoi prej Um Umar bint Hasen bin Zejd eth-Thekafi.

Imam Ahmed ibn Hanbel (Imami i Ehli Sunetit) – (vdiq 241 H/ 855 e.s.):

5

1 Tehdhib ut-Tehdhib, vëll. 11, fq. 466. 2 Ibid. vëll. 11, fq. 482. 3 Shih el-Munferidat ue’l-Uehdan, fq. 11, të Imam Muslimit. 4 Tehdhib ut-Tehdhib, vëll. 11, fq. 464. 5 El-Bidajeh ue’n-Nihaje, vëll. 1, fq. 328, biografinë e saj e gjejmë edhe në el-‘Ibr, vëll. 3, fq. 46, në Tarikh ul-Bagdad, vëll. 14, fq. 443, dhe në Shedherat uth-Thehab, vëll. 3, fq. 132.

Page 17: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

17 MBUROJA.net

El-Kadi Ebu Ja’la el-Ferra (vdiq 458 H/ 1066 e.s.): Ai kishte dëgjuar transmetime të haditheve prej Umus-Selem bint el-Kadi Ebi Bekr Ahmed bin Kamil bin Halaf bin Shexhereh el-Bagdadijeh. Kunja (nofka) e saj ishte Umul-Fet’h. Një grup dijetarësh kishin dëgjuar transmetime prej saj, kurse ajo kishte dëgjuar transmetime prej Muhamed bin Ismail el-Beslani dhe prej të tjerëve. Ibn Kethiri, pasi përmend një transmetim të Ebi Ja’alas prej saj, thotë për të:“Asaj iu dhanë lëvdata prej më shumë se një personaliteti, për shkak të fesë dhe dijes që kishte. Ajo u lind në muajin Rexheb të vitit 298 H (mars, 911 e.s.) dhe vdiq në muajin Rexheb të vitit 390 H (qershor, 1000 e.s.)”1

Aty kah fundi i fjalorit të tij biografik et-Tehbir fi’l-Mu’xhem el-Kebir, në kapitullin e titulluar “Gratë të cilat më kanë diktuar (me shkrim-sh.p.)”

Imam Ebu Sa’d es-Sem’ani (vdiq 562 H/ 1172 e.s.):

2, ai përmend dijetarët tek të cilët kishte studiuar duke i radhitur sipas alfabetit emrat e tyre. Aty përmblodhi emrat e 69 dijetareve dhe transmetueseve të Hadithit prej të cilave ai kishte dëgjuar (transmetime- sh.p.) apo i kishin dhënë atij ixhazeh3

Ai i lavdëronte ato dhe shprehte fjalë miradije për to, për karakterin e tyre, adhurimet që i bënin, dhe diturinë që kishin. Për shembull, ai thotë për Um Selemeh el-Hesnabijeh dhe Um Ali et-Turkijeh (vd.

për atë që ato kishin transmetuar.

1 Ibn ul-Xheuzi, Menakib ul-Imam Ahmed bin Hanbel, fq. 54. 2 Et-Tehbir, vëll. 2, fq. 396. 3 Ixhazeh është autorizim apo licencë të cilën garantuesi-ja apo mësuesi-ja i/e tekstit apo tërë librit (libri i mësuesit-ës apo ndonjë punim tjetër të cilin vetë mësuesi/ja e merë përmes zinxhirit të transmetuesve që arrin deri te transmetuesi-ja i parë) ia jep studentit apo e autorizon atë për ta transmetuar librin apo ndonjë punim tjetër. Kjo është një nga mënyrat e pranimit të transmetimit të Hadithit. Në Ixhaze zakonisht shënoheshin detaje të ndryshme siç janë, vendi, data, emrat e atyre të cilët formonin zinxhirin e transmetimit, etj. Për fat të keq, disa muslimanë nga lëvizja e “Islamit tradicional” ia tepruan duke tejzmadhuar vlerën e ixhazes dhe pohuan gabimisht se një mori dijetarësh selefi (të kohës sonë-sh.p.) “nuk posedojnë ixhazeh.” Kjo pastaj bëri që ata të pajiseshin me lloj-lloj ixhaze të dyshimta dhe të pasigurta, e tëra sa për t’u thënë se ka ixhazeh; madje disa prej tyre blenë me para ixhazeh vetëm sa për t’i mbajtur ato si kujtim. [Shënim i përkthyesit në anglisht]

Page 18: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

18 MBUROJA.net

539 H):“Gra me moral të lartë” 1, kurse për Umu’r-Rahman et-Temimijeh thotë:“Një grua e devotshme që jetoi gjatë dhe pati jetë të mirë.”2

Për Umu’l-Kahir el-Kushejrijeh (vd. 530 H/ 1136 e.s.) thotë:“Një grua e devotshme, që bënte shumë adhurime dhe kishte shumë mirësi.”

3

Për Ematullah el-Kushejrijeh (vd. 541 H) thotë:“Ajo ishte prej grave të devotshme”

4

Për Umu’l-Beha el-Asbahanijeh thotë:“Një grua e devotshme. Ajo ishte nga njerëzit e Kuranit dhe ua mësonte atë fëmijëve.”

5

Për Zejneb el-Asbahanijeh thotë:“Një grua e devotshme dhe e dëlirë”

6

Për Um Halef esh-Shehamijeh (vd. 547 H/1152 e.s.) thotë:“Një grua e dëlirë, mbulojë, dijetare me moral të lartë.”

Atë e kishte bartur babai i saj prej Asbahanit për ta dëgjuar Hadithin, siç dokumenton es-Sem’ani.

7

Për Umu’r-Rida el-Asbahanijeh thotë:“Një grua e devotshme, e dëlirë, që kishte mirësi të madhe dhe bënte shumë adhurime.”

8

Për Umu’l-Fadl el-Meruazijeh (vd. 545 H) thotë:“Një grua e devotshme dhe e dëlirë, e cila bënte shumë shpesh namaz.”

9

Për Umu’l-Fadl el-Kesmanijeh (vd. 529 H) thotë:“Ishte e ditur në fikh, grua e devotshme prej njerëzve të mirë dhe të fesë.”

10

1 Et-Tehbir, nr. 1125, 1127. 2 Ibid. Biografia nr. 1131. 3 Ibid. Biografia nr. 1132. 4 Ibid. Biografia nr. 1133. 5 Ibid. Biografia nr. 1135. 6 Ibid. Biografia nr. 1147. 7 Ibid. Biografia nr. 1150. 8 Ibid. Biografia nr. 1162. 9 Ibid. Biografia nr. 1172. 10 Ibid. Biografia nr. 1175.

Page 19: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

19 MBUROJA.net

Për Umu’l-Benin ez-Zindehanijeh (vd. 533 H) thotë:“Ajo kishte dëshirë të madhe për hajr, kishte shumë mirësi dhe ishte e mirë ndaj njerëzve.”1

Për Umu’l-Hajr en-Nejsaburijeh (vd. 533 H) thotë:“Një grua e devotshme nga njerëzit e Kuranit dhe mirësisë. Ajo ua kishte mësuar Kuranin fqinjëve të mi.”

2

Çfarë mund të vërejmë nga shumica e këtyre biografive është ajo se këto gra vinin prej shtëpive të diturisë dhe ishin të lidhura me dijetarë të moshuar dhe muhadithinë (dijetarë të Hadithit). Për shembull, ai (Imam es-Sem’ ani), kur përmend Um Halef esh-Shehamijeh Se’ideh bint Zahir bin Tahir esh-Shehamin (një dijetar i njohur i Hadithit) thotë:“Ajo u rrit derisa u bë e pashembullt në transmetimin e Hadithit. Ajo e kishte dëgjuar Hadithin prej gjyshit të saj Eba AbdirRrahman Tahir”. Ai më tej shton:“Ajo m’i ka diktuar disa pjesë në Nejsabur.”

3 Ai, gjithashtu, përmend gruan e djalit të këtij muhadithi dhe thotë: “Um Enes Sitik (e njohur ndryshe edhe si Siti) bint Ebi Hasen AbdilGafar bin Ismail bin AbdilGafir el-Farisi, një grua e devotshme dhe e dëlirë, gruaja e AbdulHalikut, Shejhut tonë, birit të Shejhut tonë Ebi Kasim esh-Shehami. Ajo kishte dëgjuar (hadithin-sh.p.) nga gjyshi i saj Ismail bin AbdulGafir...” Më tej vazhdon:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Nejsabur.”4

Ekziston edhe një biografi për një të afërme të tij (të Imam es-Semanit) për të cilën ai thotë:“Umu’l-Keram Sherifah, e bija e Shejhut tonë, Imam Ebi Abdillah Muhamed bin Fadl es-Sa’idi el-Feravi...një grua e devotshme nga fëmijët e dijetarëve, ajo kishte dëgjuar (Hadithin -sh.p.) prej gjyshit të saj nga ana e së ëmës, Eba AbdarRrahman Tahir bin Muhamed esh-Shehami dhe nga një grup i ngjashëm dijetarësh. ...Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.)”

5

Kurse në një biografi për një të afërmeje tjetër të tij, ai thotë:“Umu’s-Sa’d Fatimah bint Ebi Nasr Halaf bin Tahir bin Muhamed esh-

1 Ibid. Biografia nr. 1183 2 Ibid. Biografia nr. 1187 3 Ibid. Biografia nr. 1150 4 Ibid. Biografia nr. 1158 5 Ibid. Biografia nr. 1159

Page 20: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

20 MBUROJA.net

Shehami... një grua e devotshme, e cila kishte dëgjuar (Hadithin-sh.p.) prej gjyshit të saj Eba AbdarRrahman esh-Shehami... Kam dëgjuar disa pjesë të Hadithit prej saj.”1

Imam es-Sem’ani shumë prej këtyre dijetareve të Hadithit i cilësonte si “shtëpi të hadithit” ose “shtëpi të diturisë.” Nganjëherë ai përmend të afërmit e tij prej dijetarëve, qoftë ai baba, nënë ose vëlla, dhe më pas thotë se transmetuesja është gruaja e filanit dhe e filanit. Për shembull, pasi përmend Tekijeh bint Ebi’l-Kasim bin Umar el-Asbahani (vd. 541 H) ai thotë:“... Ajo është e bija e Shejhut tonë, Umu’l Beha Fatimah bint Ebi’l Fadl ibn Ebi Sa’d ibn el-Bagdadi, motra e Ebi’l-Kasim Mahmud, bashkëshortja e Ahmed bin Ebi’l-Futuh el-Hurasanit.”

2

Sa i përket biografisë së Um Shemasah Xheuher Naz bint Ebi’l-Kasim Zahir bin Tahir esh-Shehami, ai thotë:“Kam dëgjuar (Hadithin-sh.p.) prej saj dhe prej të atit, xhaxhait, bashkëshortit, vëllezërve dhe të afërmve tjerë të saj numri i të cilëve arrin diku në njëzet.”

3

Në biografinë e Umu’r-Rahim Herrah bint Ebi Nasr AbdirRrahman bin AbdilKerim el-Kushejri (vd. 534 H), thotë:“Ajo u martua për Umar ibn Ebi Nasr es-Sefar” dhe më pas shton:“Kam transmetuar (Hadithin) prej saj dhe prej motrës së saj.”

4

Në biografinë e Um Abdillah Heurasti bint Ebi’l-Feth Nasir bin Ahmed el-Ejadi es-Sarkhasi (vd. 542 H), ai shënon:“Ajo vjen nga një shtëpi e diturisë dhe e hadithit; ajo kishte dëgjuar (Hadithin-sh.p.) prej të atit Eba’l-Feth el-Ejadi.”

5

Në biografinë e Um Shems Hajsatah bint Ebi Ishak Ibrahim bin AbdilUehab ibn Muhamed ibn Mendeh, ai shënon:“Kishte prejardhje fisnike në Hadith.”

6

1 Ibid. Biografia nr. 1184 2 Ibid. Biografia nr. 1129 3 Ibid. Biografia nr. 1130 4 Ibid. Biografia nr. 1136 5 Ibid. Biografia nr. 1138 6 Ibid. Biografia nr. 1139

Page 21: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

21 MBUROJA.net

Në biografinë e Hadixhah bint Ebi Sa’id Isma’il bin Umaru bin Muhamed el-Buhejri, ai shënon:“Ajo vjen nga një shtëpi e diturisë, moralit të lartë dhe e çiltërsisë; ajo kishte dëgjuar (Hadithin) nga i ati i saj Isma’il.” Në biografinë e Umu’l-Fatuh Rabi’eh bint Ebi Mu’amer bin Ahme del-Lunbani (vd. 534 H), shënon:“Ajo është bashkëshortja e Shejhut tonë, Ebi Sa’d Ahmed bin Muhamed bin Ahmed ibn el-Bagdadi el-Hafidh, dhe vjen nga një shtëpi e hajrit.”1

Në biografinë e Umu’l-Fida Sit el-Xhelil bint Ebi Muhamed bin el-Hasen bin el-Husejn el-Uethabi, shënon:“Bashkëshortja e shejhut tonë, Isma’il bin Muhamed el-Hafidh, një grua e devotshme, që vjen nga një shtëpi e diturisë dhe mirësisë.”

2

Në biografinë e Um Nexhm (e njohur gjithashtu si Umu’l-Fekhr) Sit ul-Irak bint Ebi Mudar AbdilUahid bin Mutahir el-Bezani, ai shënon:“Ajo vjen nga një shtëpi e famshme e Hadithit dhe fëmijëve të njohur; ajo ka dëgjuar (Hadithin-sh.p.) prej gjyshit të saj Eba’l-Fadl el-Mutahir bin AbdilUahid el-Bezani.”

3

Në biografinë e Umu’l-Aziz Shukr bint Ebi’l-Ferexh el-Isfarani, ai shënon:“Një grua prej fëmijëve të dijetarëve të Hadithit.”

4

Në biografinë e Tahirah bint Ebi Bekr bin Ebi’l-Kasim el-Heshab, ai shënon:“Një grua e devotshme prej fëmijëve të muhadithinëve.”

5

Në biografinë e Aishah bint Ebi Nasr Ahmed bin Mensur es-Sefar, ai shënon: “Një grua e devotshme dhe e dëlirë, që vjen nga një shtëpi diturie.”

6

Në biografinë e Afaf bint Ahmed (vd. 544 H), ai shënon:“E bija e Shejhut tonë, Ahmed bin Muhamed bin Muhamed, motra e Ebi’l-Fadl AbdurRahimit dhe Ebi’l-Feth AbdurRrahmanit.”

7

1 Ibid. Biografia nr. 1144 2 Ibid. Biografia nr. 1153 3 Ibid. Biografia nr. 1154 4 Ibid. Biografia nr. 1160 5 Ibid. Biografia nr. 1165 6 Ibid. Biografia nr. 1170 7 Ibid. Biografia nr. 1179

Page 22: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

22 MBUROJA.net

Në biografinë e Ajn Shems bint el-Mufedal bin el-Mutahir el-Bezani, ai thotë për të:“Vjen nga një shtëpi e Hadithit dhe e përparimit.”1 dhe të njëjtin koment e jep edhe në biografinë e Umu’l-Keram (e njohur edhe si Umu’l-Hajr) Fekhr un-Nisa bint Ebi’l Feda’il.2

Imam es-Sem’ani kishte dëgjuar Hadithin prej këtyre grave që jetonin gjithandej botës së gjerë Islame, në gjirin e së cilës asokohe kishte vende dinjitoze. Nganjëherë ai përmend në detaje e nganjëherë vetëm shkarazi disa prej dijetareve prej të cilave ai kishte marrë Hadithin dhe transmetimet tjera. Për disa prej tyre ai thotë se përcillnin shumë transmetime, kurse për disa të tjera vetëm ca transmetime të izoluara. Ai, gjithashtu, përmend atë se baballarët e këtyre dijetareve të Hadithit kishin udhëtuar me to, me qëllim që ato (bijat e tyre-sh.p.) ta dëgjonin Hadithin. Ai nuk shënonte se kishte takuar ndonjë dijetare të Hadithit gjatë kohës së tij e të mjaftohej vetëm me marrjen e ixhazeve prej tyre. Kjo që themi mund të vërehet përmes fjalëve të tij si në vijim. Ai thoshte se kishte dëgjuar prej tyre në Asbahan

3, Herrat4, Nejsabur5, Sarkhas6, Hemadhan7, Feushenxh, Mihaneh1

1 Ibid. Biografia nr. 1180 2 Ibid. Biografia nr. 1192 3 Njihet ndryshe edhe si Isfahan (ose Esfahan), provincë në Iranin e sotëm. [Shënim i Përkthyesit në anglisht].

, dhe Damaskë. Në biografinë e

4 ose ‘Herat’, sot ky qytet ndodhet në veri-perëndim të Afganistanit, pranë kufirit me Iranin, shih: http://www.lib.utexas.edu/maps/middle_east_and_asia/iran_country_profile_2004.jpg - zmadhoje hartën për të parë detajet në hartën e këtij vendi. [Shënim i Përkthyesit në anglisht] 5 Njihet ndryshe edhe si Nishapur në gjuhën perse, shkruhet edhe si Nishabur, Nisapur, Nejshabur ose Neisabur. Ky qytet ndodhet në Hurasan (Kurasan), i cili ndodhet në pjesën lindore të Iranit të sotëm, mes kryeqytetit regjional Meshhad dhe Sebzevar, në afërsi të kufirit me Afganistanin. [Shënim i përkthyesit në anglisht]. Shih: http://www.lib.utexas.edu/maps/middle_east_and_asia/iran_country_profile_2004.jpg [Shënim i përkthyesit në anglisht] 6 Sarakhas, ose ‘Sarakhs’, ndodhet në afërsi të qytetit Meshhad të provincës së Hurasanit, në kufirin lindor të Iranit me Turkmenistanin. U plaçkit nga mongolët në vitin 617 H, por u rindërtua në shekullin e nëntëmbëdhjetë e.s. nga Nasirudin Shaahu i dinastisë Kaxhar. [Shënim i përkthyesit në anglisht] http://www.lib.utexas.edu/maps/middle_east_and_asia/iran_country_profile_2004.jpg 7 Në Iranin e sotëm verior, shih hartën më sipër. [Shënim i përkthyesit në anglisht]

Page 23: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

23 MBUROJA.net

Um Selemeh Aminah bint Ebi Tahir AbdulKerim el-Hesnabadhijeh, ai shënon:“Kam dëgjuar disa gjëra elementare prej saj në Asbahan.”2

Në biografinë e Tekijeh bint Ebi’l-Kasim el-Esbehanijeh (vd. 541 H), ai shënon:“Në Asbahan kam dëgjuar prej saj atë çfarë unë mendoj se është një pjesë (e hadithit) dhe më nuk kam dëgjuar asgjë prej saj dhe nuk kam arritur të kopjoj asnjë shkrim, Allahu e di më së miri.”

3

Në biografinë e Um’un-Nexhm el-Fedlauijeh, bashkëshortja e Ebi Bekr Muhamed bin Ahmed bin Ali el-Hatibit, ai shprehet:“Kam dëgjuar disa gjëra elementare prej saj në Asbahan, në shtëpinë e bashkëshortit të saj.”

4

Në biografinë e Umur-Rida Dau’ bin Ebi Shukr el-Asbahanijeh, ai shënon:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Asbahan”

5

Në biografinë e Um ul-Beha Fatimah bint Ebi’l-Fadl (vd. 539 H) ai e përshkruan atë të kishte “autoritet të madh në Hadith” dhe thotë se ajo kishte transmetuar nga një grup dijetarësh. Më tej, shton Imam es-Sem’ani:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Asbahan; ajo vdiq në pleqëri. Ajo e vetme ka transmetuar prej disa dijetarëve dhe ajo çfarë kam dëgjuar prej saj kanë qenë tri pjesë të hadithit të Ebi Dhefr bin Muhamed el-Ala me transmetim të saj nga Ebi’l-Fadl er-Razi prej Ebi’l-Kasim bin Fenakit. Prej saj, gjithashtu, kam dëgjuar Feua’id ul-Eutar dhe Feua’id Ebi Bekr el-Mukri të Ibn Tahir eth-Thekafit, prej Ebi Bekrit

6

Në Sarkhas (që zakonisht shkruhet si ‘Sarakhs’) es-Sem’ani kishte dëgjuar (Hadithin apo transmetimet tjera-sh.p.) prej Um Abdillah Heurasti el-Ijadijeh për të cilën thotë:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Sarkhas”

, me lexim të saj.

7

1 Në Turkmenistanin e sotëm [Shënim i përkthyesit në anglisht] 2 Et-Tehbir, biografia nr. 1125 3 Ibid. Biografia nr. 1129 4 Ibid. Biografia nr. 1137 5 Ibid. Biografia nr. 1162 6 Ibid. Biografia nr. 1189 7 Ibid. Biografia nr. 1138

Page 24: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

24 MBUROJA.net

Në Herrat ai kishte dëgjuar prej EmaturRrahamn et-Temimijeh dhe thotë:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Herrat.”1

Në Nejsabur es-Sem’ani kishte dëgjuar koleksionet e dijetarëve, në mesin e të cilëve ishin Ematul-Kahir el-Kushejrijeh në biografinë e së cilës ai shprehet:“Kam dëgjuar prej saj (leximin e) disa dorëshkrimeve të Hadithit në Nejsabur”

2, Umul-Ghafar en-Nejsaburijeh, për të cilën thotë:“Kam diktuar (me shkrim-sh.p.) prej saj në Nejsabur”3

“Babai i saj kishte jetuar ne Kan el-Furus. Termi ‘Kan’ lidhej me Ebi’l-Hasen AbdulGafar bin Muhamed el-Farisi prej të cilit ajo kishte dëgjuar një libër të cilin ai vetë e kishte dëgjuar dhe studiuar. Ky libër është Sahihu i Muslim ibn el-Haxhaxh, dhe librin me titull Gharib ul-Hadith i Ebi Sulejman el-Hatabit. Unë kam diktuar prej saj në Nejsabur dhe një pjesë të cilën ajo e transmetonte prej librit el-Arab’in të Hasen bin Sufjan, me zinxhir të saj transmetimi prej AbdilGafir, ky prej Ibn Hamdanit e ky prej tij (Hasen bin Sufjan); dhe një pjesë nga libri Emali el-Hakim Ebi Ahmed el-Hafidh, të cilën ajo e transmetonte prej AbdilGafirit e ky prej Ahmed el-Hafidhit; si dhe dy pjesë prej Hadith Ebdan el-Xhoualiki...”

si dhe dijetaret e rangut të Umu’l-Hajr en-Nejsaburijeh, duke e përshkruar në detaje studimin e tij nën mbikëqyrjen e saj:

4

Në Hamadan, es-Sem’ani kishte dëgjuar prej Da’un-Nehar el-Makdisijeh, dhe thotë:“Kam dëgjuar (leximin e) dorëshkrimeve të Hadithit nga ajo në Hamadan.”

5

Në Damask kishte dëgjuar prej Umu’l-Aziz el-Isfarahijeh, për të cilën thotë:“Ajo u lind në Sur dhe më pas babai i saj e dërgoi atë në Damask, qytet në të cilin jetuan më pas.” dhe shton:“Ajo më ka diktuar (me shkrim-sh.p.) në Damask.”

6

1 Ibid. Biografia nr. 1131 2 Ibid. Biografia nr. 1132 3 Ibid. Biografia nr. 1143 4 Ibid. Biografia nr. 1187 5 Ibid. Biografia nr. 1164 6 Ibid. Biografia nr. 1160

Page 25: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

25 MBUROJA.net

Në Mihaneh ai kishte studiuar tek Umur’-Rida bint Ebi Sa’id për të cilën thotë:“Në Isfarain ajo kishte dëgjuar prej Muhamed bin el-Hasen bin Talhah el-Mehrexhanit, kurse në Saua prej Eba Abdillah Muhamed bin Ahme del-Kafehi dhe të tjerëve.” Es-Sem’ani më pas shton:“Kam diktuar prej në Mihaneh.”1

Në Feushunxh atij i kishte diktuar Umu’l-Fadl el-Belkhijeh.

2

Ai mori ixhazeh prej shumë transmetueseve dhe muhadithah (dijetareve të Hadithit-sh.p.), siç ishin Tekijeh bint el-Mufedel, në biografinë e së cilës ai shprehet me këto fjalë:“Nuk jam dakord se kam dëgjuar ndonjë gjë prej saj. Ajo shkroi një ixhazeh për mua në vitin 532 H.”

3

Umu’l-Feth Xhelileh es-Sixhzijeh për të cilën thotë:“Ajo shkroi një ixhazeh për mua në vitin 530 h, dhe nuk e kam takuar atë në vitin 540 H.”

4

Hadixhah bint Ebi Sa’id en-Nejsaburijeh, për të cilën thotë:“Ajo shkroi një ixhazeh për mua në vitin 512 H.”

5

Um Muhamed Zulejha el-Asbahanijeh, në biografinë e së cilës ai shprehet:“Nuk është e vërtetë se unë kam dëgjuar ndonjë gjë prej saj; ajo shkroi një ixhazeh për mua.”

6

Umu’l-Feth Zejneb bint Ebi Shuxha Shiruejh bin Sheredam nga banorët e Hamadanit, për të cilën thotë:“Ajo shkroi një ixhazeh për mua.”

7

Um Ahmed Terfah bint Abdillah el-Keraxhijeh, për të cilën thotë:“Ajo më dha një ixhazeh më 529 H, dhe nuk e kam takuar atë në vitin 527 H.”

8

1 Ibid. Biografia nr. 1145 2 Ibid. Biografia nr. 1171 3 Ibid. Biografia nr. 1128 4 Ibid. Biografia nr. 1134 5 Ibid. Biografia nr. 1142 6 Ibid. Biografia nr. 1146 7 Ibid. Biografia nr. 1148 8 Ibid. Biografia nr. 1166

Page 26: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

26 MBUROJA.net

Um ul-Benin Fatimah bint Abdillah el-Xheuzedanijeh nga Asbahani, për të cilën shprehet si vijon:“Ajo e vetëm ka transmetuar në kohën e saj librin el-Mu’xham el-Kebir dhe librin el-Muxh’am es-Saghir nga et-Taberani, përmes transmetimit të saj prej Ibn Rejdha e ky prej vetë autorit. Ajo ka transmetuar gjithashtu librin el-Fitan të Nu’ejm bin Hamad el-Meruazi, përmes transmetimit të saj prej Ibn Rejdha, ky prej Taberanit, ky prej Ebu Rejdha AbdurRrahman bin Hatim el-Muradi e ky prej autorit. Ajo shkroi një ixhazeh për mua, por jo me dorën e saj, duke përfshirë të gjithë ata prej të cilëve ajo kishte dëgjuar në transmetimet e saj.”1

Imam es-Sem’ani shkruante edhe rreth atyre dijetareve të Hadithit prej të cilave ai kishte marrë një numër të madh hadithesh. Për shembull, në biografinë e Umu’l-Beha el-Asbahanijeh, ai shkruan:“I kam shkruar tri hadithe prej saj.”

2

Në biografinë e Umu’l-Beha Kajseteh et-Teheranijeh shkruan:“E kam shkruar një hadith prej saj.”

3

Në biografinë e Um Muhamed Dharifeh bint Ebi’l-Hasen bin Ebi Kasim shkruan:“E kam dëgjuar një hadith prej saj në Belkh”

4

Imam es-Sem’ani kishte dëgjuar gjithashtu një pjesë të Hadith Ebi’l- Abas es-Siraxh nga Um Ahmed Fatimah bint el-Hasen el-Bejhekijeh

5 dhe një pjesë të Hadith Ebi Hafs el-Kulas nga Um Nexhm Sit ul-Irak el-Enberijeh; 6por, për këtë nuk ishte shumë i qartë dhe i mjaftoi të thoshte:“Kam shkruar disa pjesë prej saj në Nejsabur.”7 8

1 Ibid. Biografia nr. 1185 2 Ibid. Biografia nr. 1135 3 Ibid. Biografia nr. 1140 4 Ibid. Biografia nr. 1167 5 Ibid. Biografia nr. 1182 6 Ibid. Biografia nr. 1154 7 Ibid. Biografia nr. 1150 8 Ndonëse e kam përmbledhur disi prej Shejh Meshurit tekstin origjinal, aty edhe më tej vazhdon lista e gjatë e dijetareve të Imam es-Sem’anit (rahimehullah). [Shënim i përkthyesit në anglisht]

El-Hafidh Ibn Asakir (vdiq 571 H/ 1176 e.s.):

Page 27: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

27 MBUROJA.net

Ky është el-Hafidh Ibn Asakir, një nga dijetarët më të besueshëm në transmetimin e Hadithit në kohën e tij. Për këtë shkak, atij i qe dhënë epiteti “hafizi (memorizuesi-sh.p.) i umetit” Ibn Asakiri (rahimehullah) mori hadithe prej njëmijedyqind dijetarëve, në mesin e të cilëve ishin diku rreth tetëdhjetë dijetare. Ai (rahimehullah) shkroi një biografi për to.1

El-Hafidh es-Silafi e përmend, gjithashtu, el-Khafreh bint Mubeshirin. Ai e kishte klasifikuar një shënim nga ajo dhe thoshte:“El-Khafreh njihej si ‘Xhedideh’ dhe kishte transmetuar dhe përfituar nga i ati i saj dhe nga një grup dijetarësh të Egjiptit. Ne i lexonim asaj nëpërmjet Ebi’l-Hasen bin Tufal en-Nejsaburit, Ebi Tahir bin Sa’dun el-Meusilit dhe të tjerëve. Ajo vdiq në muajin Xhumade el-Ula, më 528 H. Për vdekjen e saj u njoftova me shkrim nga Ebi’l-Husejn bin Seuaf i Egjiptit.”

A kemi dëgjuar ndonjëherë prej popujve të botës të kenë pasur dijetarë të cilët kanë studiuar në çfarëdo lëmi tek tetëdhjetë dijetare? El-Hafidh Ebu Tahir es-Silafi (vdiq 576 H): Ai kishte transmetuar hadithe prej dhjetëra dijetareve të Hadithit dhe është prej atyre që përcollën shumë transmetime. Është mbi një mijë numri i dijetarëve prej të cilëve ai kishte marrë dituri. Es-Sefadi thotë në librin e tij el-Uafi bi’l-Uejfijet se vetëm në Asbahan numri i dijetarëve prej të cilëve es-Silafi kishte mësuar e kalon shifrën gjashtëqind, kurse transmetimet e tij i kishte vërtetuar prej shumë grave e jo vetëm prej Tekijeh bint Ghajth. Es-Silafi (rahimehullah) thotë:“Tekijeh bint Ghajth bin Ali el-Ermenazi es-Suri, e cila njihet ndryshe edhe si Sit un-Na’m, ka transmetuar tek unë; sytë e mi nuk kanë parë poete si ajo.” Unë (Shejh Meshhuri) them: Ajo është Tekijeh bint Ebi’l-Ferxh Ghajth bin Ali bin AbdusSelam bin Muhamed ibn Xhafer es-Sulemi el-Ermenazi. Ebu’l-Hasen Ali bin el-Mufedel el-Makdisi dhe të tjerët kanë dëgjuar (Hadithin) prej saj. Ajo ishte e ëma e Ebi’l-Hasen Ali bin Fadil bin Hamdun es-Surit.

2

1 Mu’xham el-Udebe, vëll. 5, fq. 40-41. Shih fragmentin e botuar të Tarikh ud-Dimeshk (volumi dedikuar grave). 2 Mu’xham us-Sefer, nr. 120

Page 28: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

28 MBUROJA.net

El-Hafidh es-Silafi nuk la pa përmendur edhe Hadixhah bint Ahmed prej së cilës kishte klasifikuar një shënim dhe thoshte: “Babai i saj ishte muhadithi dhe vëllain e kishte, po ashtu, muhadith, kurse motra e saj transmetonte hadithe ashtu siç transmetonte edhe ajo. Dijetarët e saj ishin: Ibn AbdulUeli, Ibn ud-Delil, babai i saj, kurse ixhazen e mori nga Ebi’l-Uelid. Ne i lexonim asaj nëpërmjet të gjithë atyre dijetarëve, kurse sa i përket motrës së saj, Terfah, nuk kemi gjetur dikë që ka transmetuar prej saj pos të atit të saj. Hadixhah vdiq në muajin Rebi’ uth-Thani më 526 H. Ajo ishte e virgjër dhe nuk ishte martuar. Ajo në testamentin e saj e kishte lënë amanet që unë t’ia falja asaj namazin (e xhenazes-sh.p.). Allahu e pastë mëshiruar dhe qoftë i kënaqur me të.”1

El-Hafish es-Silafi e përmend gjithashtu Rebi’ah bint Ebi Hakim. Ai e kishte klasifikuar një shënim prej saj dhe thoshte:“Ajo është një grua shumë e devotshme. Babai i saj ishte Ebu Hakim el-Khabri, i cili shquhej për avancim në dije mbi obligimet (fetare-sh.p.). Djali i saj ishte Ebu’l-Fadl Muhamed bin Nasir bin Muhamed bin Ali, pra, edhe ky vinte nga një familje e diturisë dhe mirësjelljeve, dhe dëgjoi me ne shumë hadithe prej disa dijetarëve.”

2

Këta ishin disa prej të cilëve kishte transmetuar el-Hafidh es-Silafi për të cilin thuhet:“Një hafiz i Islamit, më i miri mbi faqen e dheut në transmetim të Hadithit. Kishte devotshmëri në fe. Ishte i besueshëm dhe ishte i ditur.”

3

Ishin të shumta edhe mësueset e tij, kurse Ibn ul-Ebar në biografinë e el-Hafidh es-Silafit shënon si vijon:“Disa shokë të tij kishin përpiluar biografitë e dijetareve me radhitje alfabetike.”

4 Eth-Thehabi thotë se ai nuk kishte dëgjuar prej më shumë se tetë dijetareve në Bagdad.5

1 Ibid. nr. 121 2 Ibid. nr. 143 3 Ghajet un-Nihajeh fi Tabekat il-Kura, vëll. 1, fq. 103 4 Muxham fi Eshab il-Kadi el-Imam Ebi Ali es-Sefadi, fq. 50, dhe në Fahrus ul-Faharis ue’l-Ethbat, vëll. 2, fq. 995. 5 Sijar Alem un-Nubala, vëll. 21, fq. 12

Imam Ibn el-Xheuzi (vdiq 597 H/ 1201 e.s.):

Page 29: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

29 MBUROJA.net

Ai thotë në fund të librit të tij për dijetarët tek të cilët ai kishte studiuar1

E para: Fatimah bint Muhamed bin el-Husejn bin Fedlujeh er-Razi el-Bezar. Për të thotë:“Ajo ishte Shejhe e jona, Fatimah, një qortuese dhe fetare e devotshme. Ajo kishte një ribat ku mblidheshin gratë e devotshme. Ajo kishte dëgjuar Hadithin nga Eba Xhafer bin el-Meslemeh, Eba Bekr el-Hatib dhe të tjerët. Ajo vdiq në muajin Rebi el-Euel të vitit 521 H (mars, 1127 e.s.).”

se kishte dëgjuar Hadithin prej tri grave dhe e përcjellë zinxhirin e tij të transmetimeve të tri haditheve prej tyre, nga një hadith prej secilës:

2

E dyta: Fatimah bint Ebi Hakim Abdullah bin Ibrahim el-Kabri. Ai thotë për të:”Ajo ishte Shejhe e jona, halla e Shejhut tonë Ebi’l-Fadl bin Nasir. Ishte grua e mirë. Vdiq në muajin Rexheb të vitit 534 H.”

3

E fundit: Shuhdah bint Ahmed bin el-Fexhr bin Umar el-Ibri, për të cilën thotë:“Shuhdah kishte dëgjuar (Hadithin) prej Xhafer bin es-Siraxh, Teradit dhe të tjerëve. Ajo kishte bukurshkrim dhe jetoi në vendin e Hilafetit. Ishte e devotshme dhe kishte karakter të lartë. Vdiq diku rreth moshës 100 vjeçare në muajin Muharrem të vitit 574 H (qershor, 1178 e.s.) dhe u varros në varrezat afër Bab Bejruz.”

4

Unë (Shejh Meshhuri) them: Ajo mbante llagapin ‘Fakhrun-Nisa’ dhe kishte dëgjuar shumë (hadithe-sh.p.) dhe pati jetë të gjatë duke u bërë kështu autoriteti më i besueshëm në transmetimin e Hadithit në kohën e saj. Shumë hoxhallarë kishin dëgjuar prej saj, përfshirë këtu edhe Imamët e famshëm, siç janë es-Sem’ani, Ibn Asakiri, el-Hafidh AbdulGhani, Ibn Kudame, el-Hafidh AbdulKadir er-Rehavi

1 Fq. 198 2 Meshajik Ibn ul-Xheuzi. Gjithashtu, vërejmë në el-Muntedham (vëll. 10, fq. 7-8) se ai kishte dëgjuar prej saj nga leximi i një shejhu të tij, Shejh Nasirudini, të Dham ul-Ghibeh të autorit (Ebu Is’hak) Ibrahim el-Harbi (198-285 H) dhe nga Mexhalis Ibn Sem’un të Ibn Nekudit, prej tij, me transmetim të saj, pastaj nga libri Musned esh-Shafi dhe nga punimet tjera. 3 Meshajik Ibn ul-Xheuzi, fq. 201, shih gjithashtu el-Muntedham, vëll. 10, fq. 88 4 Meshajik Ibn ul-Xheuzi, fq. 202

Page 30: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

30 MBUROJA.net

dhe shumë të tjerë lista e të cilëve është e pafundme. Ajo, gjithashtu, përcolli shumë transmetime.1

El-Mundhiri nuk i kufizoi transmetimet e tij vetëm prej dijetarëve, porse i zgjeroi ato duke marrë edhe nga dijetaret. Kjo tregon se çfarë ndikimi kishin muslimanet në jetën akademike, kurse për përfshirjen e tyre në këtë arenë tashmë u fol. Në Fustat dhe Kairo, el-Mundhiri kishte dëgjuar hadithe prej Sefa el-Ejsh bint Abdullah el-Eshrefijeh el-Hemzijeh el-Kusrijeh, e cila njihet ndryshe edhe si ‘Shemseh’. Ajo ishte një robëreshë e liruar e el-Kadi el-Eshref Ebi’l-Kasim Hamzah bin Ali bin Uthman el-Mahzumit (vd. 627 H)

El-Hafidh el-Mundhiri (vd. 656 H/ 1258 e.s.):

2

Ai kishte dëgjuar hadithe edhe nga Shejhah Um Hasen Ghadibah

.

3 bint Enan bin Humejd es-Sa’di (vd. 635 H).4

Ai kishte dëgjuar hadithe nga Shejhah Umu’l-Fadl Karimah bint AbdulHak bin Hibatullah Ibn Thafir bin Hemzeh el-Keda’ijeh et-Talibijeh esh-Shafijeh (vd. 641)

5

Ai mori (hadithe-sh.p.) nga Umu’l-Hajr Fetuh bint Ibrahim bin Uthman bin Ebi’l-Kasim esh-Shamijeh el-Misrijeh (vd. 625 H).

, një grua me karakter të ngritur.

6 Ky dijetar nuk la pa përmendur pikat e përfitimit që pati nga Shejhah Um Ebi’l-Abas Azizeh bint AbdulMalik bin Muhamed bin AbdurRrahman el-Kureshijeh el-Hashimijeh el-Endelusijeh el-Mersijeh, ajo ishte kurtubijase (kordobase) me prejardhje, por vdiq në Egjipt më 634 H (1236 c.e.).7

Ai dëgjoi hadithe nga një Shejhe e devotshme, Um Muhamed Hadixhah bint el-Mufedel bin Ali Ibn Muferexh, ajo ishte me origjinë makdisijane (nga qyteti që ndryshe njihet edhe si

1 Shih Tekmilati Ikmal il-Ikmal të Ibn es-Sabunit, me redaktim të Dr. Mustafa Xhevad (Bagdad: 1377 H/ 1957 e.s.), fq. 84-85. 2 Et-Tekmilah li-Uefijetil-Neklah. Biografia nr. 2320 3 Ajo quhej ndryshe edhe ‘Azijeh’ dhe ‘Azizeh’. 4 Et-Tekmilah li-Uefijetil-Neklah. Biografia nr. 2776 5 Ibid. Biografia nr. 3142 6 Ibid. Biografia nr. 2202 7 Ibid. Biografia nr. 2747

Page 31: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

31 MBUROJA.net

‘Jerusalem’), por qe lindur në el-Iskenderijeh (Aleksandri), ku edhe vdiq më 618 H (1221 e.s.). Ajo ishte motra e njërit prej shejhëve të el-Mundhirit, Ebi’l-Hasen el-Makdisi (vd. 611 H). El-Mundhiri thotë:“Unë paraqita pranë saj një leje për të transmetuar hadithe nga një grup dijetarësh (të cilët i kishin dhënë asaj ixhazeh) dhe transmetoja me lejen e saj dhe dëgjoja gjithashtu prej saj.”1

Në Damask, ai kishte dëgjuar prej Shejhah Sit ul-Kutubah Ni’ma bint Ali bin Jahja bin et-Turrah el-Bagdadi (vd. 604 H/ 1207 e.s.).

Ai, me gjasë, kishte dëgjuar prej saj (hadithe-sh.p.) gjersa ishte Aleksandri.

2 Ai, gjithashtu, kishte dëgjuar prej Shejhës e cila kishte autoritet në Hadith, Umu’l-Fadl Karimah bint AbdulUehab bin Ali bin Hidr bin Abdullah bin Ali el-Kureshijeh el-Esedijeh ez-Zubejrijeh ed-Dimeshkijeh (vd. 641 H). El-Mundhiri thotë për të:“Ajo ka transmetuar shumë hadithe dhe thuhet se kishte transmetuar për gjashtëdhjetë vite tek. Atë e kam takuar në njërën prej shtëpive të saj të hapura në Damask dhe kam dëgjuar hadithe prej saj. Ajo më dha ixhazeh në vitin 595 H.”3

Në Kajro nga Shejhah Um AbdilKarim Fatimah, bija e Shejh Ebi’l-Hasen Sa’d ul-Hajra bin Muhamed bin Sehl el-Ensari el-Endelusi el-Bilnisi (vd. 600 H/1203 e.s.). El Mundhiri thotë për të:“Ajo kishte transmetuar shumë hadithe në Damask dhe Kajro. Një grup prej dijetarëve tonë kishin dëgjuar prej saj. Ne morëm ixhazeh prej saj.” Ai definitivisht shprehte fjalë miradije për të duke thënë se ajo përhapte shumë dituri Islame.

4

Prej grave të Aleksandrisë të cilat i kishin dhënë atij ixhazeh, ishin Shejhah Hadixhah, bija e el-Hafidh Ebi Tahir Ahmed ibn Muhamed bin Ahmed es-Sulemi el-Asbahanijeh, e cila ishte me prejardhje nga Aleksandria (vd. 623 H/1226 e.s.).

5

Në Bagdad, el-Mundhiri mori dhe dëgjoi hadithe prej Umu’l-Heja Ferhat bint Keratash bin Tentash edh-Dhifri el-Euni (vd. 598 H/1202

1 Ibid. Biografia nr. 1803 2 Ibid. Biografia nr. 1008, shih gjithashtu Dhejl ur-Reudetejn, fq. 63 3 Ibid. Biografia nr. 3125 4 Ibid. Biografia nr. 773 5 Ibid. Biografia nr. 2120

Page 32: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

32 MBUROJA.net

e.s.).1 Ai kishte dëgjuar hadithe edhe nga Um Ela Atikah, bija e el-Hafidh Ebi A’la el-Hasen bin Ahmed el-A’tar el-Hamadanijeh (vd. 609 H/1212 e.s.).2

Një tjetër grua që i kishte dhënë ixhazeh el-Mundhirit ishte Um AbdurRrahman Sejideh el-Kutuba, bija e Ebi’l-Beka Jahja bin Ali bin Hasen el-Hamadani. Ajo ishte me prejardhje nga Bagdadi dhe vdiq më 611 H

Ajo ishte prej dijetareve të Hadithit që kishte transmetuar bukur shumë, përfshirë këtu edhe librat e mëdha të Hadithit.

3

Veç tjerash, el-Mundhiri kishte përfituar edhe nga Umu’l-Heja Hafsah bin Ahmed bin Muhamed bin Mensur bin Thabit bin el-Harith bin Mula’ab el-Bagdadijeh el-Ezxhijeh (vd. 612 H)

.

4, dhe prej Shejhah Deu’us-Sebah Lamijeh7, bijës së Shejhut bamirës, Ebi Bekr el-Mubarek bin Kamil el-Bagdadi el-Hafafah. Ajo vdiq më 613 H.5

Ai kishte dëgjuar edhe nga Kurat ul-Ajn bint Jakub bin Jusuf bin Umar bin el-Husejn el-Bagdadijeh (vd. 624 H/1227 e.s.)

6 dhe nga EmatulUahid Sefijeh bint AbdulXhebar bin Hibatullah bin el-Kasim bin Mensur bin Bendar el-Bagdadijeh (vd. 624 H). Secila prej tyre i kishte dhënë el-Mundhirit ixhazeh në muajin Shaban të vitit 610 H (dhjetor, 1213 e.s.)7

El-Mundhiri përfitoi edhe nga Umu’l-Fadl Lubabeh, bija e Shejh Ebi’l-Abas Ahmed ibn Ebi’l-Fadl bin Ahmed bin Mazru el-Bagdadi el-Harbi - i njohur si ‘Ibn Thelaxhi’ -, e cila vdiq në vitin 625 H,

.

8

1 Ibid. Biografia nr. 684 2 Ibid. Biografia nr. 1253 3 Ibid. Biografia nr. 1302 4 Thuhet se njihej ndryshe edhe si ‘Nur ul-Ajn’ 5 Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah. Biografia nr. 1510 6 Ibid. Biografia nr. 2146 7 Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah. Biografia nr. 2148 8 Ibid. Biografia nr. 2215

dhe nga ‘fisnikëria e grave’, Ematullah, e njohur ndryshe edhe si Aminah, bija e Imam Ebi’l-Hasen Ahmed bin Abdullah bin Ali bin Abdullah bin el-Ebnusi el-Ensari esh-Shafi’i (vd. 628 H). Kjo e fundit

Page 33: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

33 MBUROJA.net

i kishte dhënë atij ixhazeh në muajin Dhu’l-Kadeh të vitit 608 H (prill, 1212 e.s.).1

Këtu duhet përmendur edhe Um Ali Ferhah bint Ebi Sa’d bin Ahmed bin Temirah el-Bagdadijeh el-Harbijeh e cila vdiq në vitin 629 H.

2

Në Asbahan, nga Shejhah Um Hani Afifeh bint Ahmed bin Abdullah bin Muhamed el-Asbahanijeh el-Farufanijeh (vd. 606 H/1209 e.s.).

3 Ajo ishte nga dijetaret dhe transmetueset e virtytshme të punimeve të Suneneve dhe Mesanideve.4

Një dijetare tjetër e cila i kishte dhënë el-Mundhirit ixhazeh, ishte Shejhah Um Habibeh A’ishah, bija e el-Hafidh Ebi Ahmed Mu’amer bin AbdulUahid bin Rexha’ bin el-Fakhir el-Asbahanijeh (vd. 607 H).

Eth-Thehebi e lavdëronte shumë këtë dijetare.

5

Në Asbahan ishte edhe Umu’n-Nur Ejnush-Shems bint Ahmed bin Ahmed bin Ebi’l-Ferxh eth-Thekafi (vd. 610 H)

Ajo ishte një muhadithe e famshme, që vinte nga një familje e cila shquhej për transmetime të haditheve.

6

Në Nejsabur el-Mundhiri mori ixhazeh më shumë se një herë nga Shejhah Umu’l-Mu’ejid Zejneb,

. el-Mundhiri thoshte për të:“Ajo na ka dhënë ixhazeh për të gjitha ato që i kishte dëgjuar në Asbahan në muajin Sefer të vitit 609 H.”

7 bija e Shejh AbdurRrahman bin el-Hasen Ahmed bin Ahme del-Xhurxhani, i cili ishte me prejardhje nga Nejsaburi, por jetonte në esh-Sha’r. Ajo vdiq më 615 H (1218 e.s.).8

1 Ibid. Biografia nr. 2230 2 Ibid. Biografia nr. 2378 3 Ibid. Biografia nr. 1132 4 Ibid. Ibn Nektah në et-Tekjid (letra nr. 232) kishte dëgjuar gjithashtu prej saj. 5 Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah. Biografia nr. 1149 6 Ibid. Biografia nr. 1288 7 Njihej edhe si ‘Hurrah’ 8 Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah. Biografia nr. 1648

Ajo është një nga transmetueset e librave kryesorë të Hadithit. Hadithit. Edhe Ibn Nukteh kishte dëgjuar (hadithe-sh.p.) prej saj. Eth-Thehebi thoshte për të:“Me vdekjen e saj u humb edhe zinxhiri i

Page 34: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

34 MBUROJA.net

transmetimeve i cili gëzonte një status të lartë.”1 Asaj lëvdata i shprehu edhe Ibn Hallikan2 dhe es-Sefedi.3

Në Hamadan, el-Mundhiri mori më shumë se një herë ixhazeh prej Shejhah Fatimah bint el-Hasen bin Ahmed el-Hamadani, e cila vdiq më 617 H.

4

Sa i përket Damaskut, aty përmendet Shejhah Umu’l-Fadl Zejneb bint Ibrahim bin Muhamed bin Ahmed bin Isma’il el-Kejsi, e cila i kishte dhënë ixhazeh el-Mundhirit. Ajo u martua për hatibin AbdulMalik bin Zejd ed-Dule’i dhe vdiq në Damask më 610 H.

5 Ai, gjithashtu, mori ixhazeh prej saj nëpërmjet Shejhah Um Muhamed Rebi’ah bint Ahmed bin Muhamed bin Kudameh el-Makdisijeh (vd. 620 H)6 si dhe nëpërmjet mbesës së saj (të bijës së vëllait), Shejhës agjëruese, Ema bint Muhamed bin Ahmed bin Muhamed bin Kudameh el-Makdisijeh (vd. 631 H/1234 e.s.).7

Në qytetin e Haranit, el-Mundhiri mori ixhazeh prej Umu’l-Keram Zehra, bijës së el-Hafidh Ebi Muhamed AbdilKadir ibn Abdillah ez-Zehaui, dhe vdiq më 632 H.

8

Imam edh-Dhehebi mori dituri (të dobishme) nga një grup dijetarësh. Ishte zellmadh në kërkim të diturisë, veçanërisht në

Shembujt e dhënë më sipër tregojnë përkushtimin dhe preokupimin e grave me Hadithin profetik dhe transmetimet tjera. Kjo ishte një dukuri shumë e përhapur dhe një normë e mirëngulitur gjithandej botës Islame, e cila nuk kufizohej vetëm në ndonjë shtet të veçantë. Imam edh-Dhehebi (vdiq 748 H/1347 e.s.):

1 Tarikhul-Islam, letra nr. 217, Paris 1582. 2 Uefejatul-A’jan. Biografia nr. 237 3 El-Uafi, vëll. 8, letra nr. 106 4 Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah. Biografia nr. 1883 5 Ibid. Biografia nr. 1286 6 Ibid. Biografia nr. 1951 7 Ibid. Biografia nr. 2544 8 Ibid. Biografia nr. 2622, shih gjithashtu atë çfarë parapriu nga libri i el-Mundhirit Et-Tekmilah li-Uefijatil-Neklah (fq. 118-125) me redaktim të Dr. Bashar Euad Ma’rufit.

Page 35: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

35 MBUROJA.net

transmetim të Hadithit. Në mesin e dijetarëve prej të cilëve Imam Dhehebiu mori dituri në transmetimin e Hadithit qe edhe një grup dijetaresh (Sh.p.- Më shumë rreth mësueseve të Imam Dhehebiut kliko në http://mburoja.net/PDF_files/77961414-6a44-42e7-97d7-bd696aa79b87.pdf), shumë prej të cilave ai i përmend në librin e tij Mu’xham ush-Shujuh. Por, këtu përmbledhtazi do të përmendim një mësuese prej së cilës Imam Dhehebiu nuk kishte dëgjuar (hadithe-sh.p.) dhe ndjeu pikëllim për shkak të pamundësisë për ta takuar atë. Ajo ishte Um Muhamed Sejideh bint Musa bin Uthman el-Maranijeh el-Misrijeh (vd. 695 H/1296 e.s.). Imam Dhehebiu (rahimehullah) në biografinë e dijetareve të përpiluar nga ai, thotë: Udhëtova për të studiuar tek ajo, por ajo kishte ndërruar jetë gjersa unë ndodhesha ende në Palestinë në muajin Rexheb të vitit 695 H (maj, 1296 e.s.).”1

Ai, gjithashtu, thotë:“Mezi s’prisja ta takoja atë dhe mu për këtë mora udhë për në Egjipt duke e ditur se ajo ishte ende gjallë. Por, kur hyra në këtë vend, e kuptova se ajo kishte ndërruar jetë dhjetë ditë para se unë të arrija aty. Ajo vdiq në ditën e Xhuma, më 6 Rexheb gjersa unë ndodhesha në Uadi Fehma.”

2

Ju mjafton grave si fisnikëri fakti që njëra prej tyre jetoi në prani të dijetarëve të këtij kalibri dhe pati rol të rëndësishëm në arsimimin dhe gjidhënien e tij, duke kombinuar kështu transmetimet me qumësht. Kjo grua quhej Sit ul-Ehl bint Uthman dhe kishte marrë ixhazeh prej Ibn Ebi Jusr, Xhemaludin bin Malikut, Zuhejr bin Umar ez-Zura’i dhe një grupi tjetër dijetarësh. Imam Dhehebiu na e bën të qartë

3

1 Mu’xham ush-Shujuh, biografia nr. 325 2 Tarikhul-Islam, fq. 246 3 Mu’xham ush-Shujuh, biografia nr. 311

se ai kishte transmetuar edhe prej saj. Në kapitullin e tretë të këtij libri do të përmendim, inshaAllah, disa gjëra sa të habitshme aq edhe të hirshme nga transmetimet e këtyre dijetareve të Hadithit, prej të cilave, siç thotë vetë Imam Dhehebiu, ai mori dituri dhe përfitoi shumë. Imam Ibn Kajimi (vdiq 751 H/1350 e.s.):

Page 36: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

36 MBUROJA.net

Ibn Rexhebi1 dhe ed-Davudi2 thonë se Ibn Kajimi kishte dëgjuar (hadithe-sh.p.) prej Fatimah bint Muhamed ibn Shejh Ibrahim bin Mahmud bin Xheuhar el-Beta’i. Ajo ishte një muhaditheh e cila kishte transmetuar Sahih Buharin nga Ibn Zubejdi, kurse Sahih Muslimin e kishte dëgjuar prej Ibn Husejrit, një Shejh i dijetarëve Hanefij të asaj kohe. Ajo kishte dëgjuar edhe nga Ibn Reuahah. Ajo ishte një fetare e devotshme me autoritet në Hadith. Vdiq në moshën 86 vjeçare në muajin Sefer të vitit 721 H.3

E treta: Ata të cilët morën prej Ibn Haxherit nëpërmjet memorizimit dhe përpilimit; këtu es-Sekhaui përmend vetëm Sit ur-Rukab, bijën e Ali bin Haxher, motrën e Hafidh Ibn Haxherit.

Imam Ibn Haxher el-Eskalani (vdiq 852 H/ 1448 e.s.): Es-Sekhaui në biografinë e Shejhut të tij përmend, si konkluzion të Prijësit të besimtarëve në Hadith, Hafidh ibn Haxher el-Eskelanit, emrat e dijetarëve të tij (Ibn Haxherit-sh.p.). Es-Sekhaui i sistemoj emrat e dijetarëve në tri kategori: E para: Ata që dëgjuan hadithe prej Ibn Haxherit; es-Sekhaui këtu përmend njëzet gra. E dyta: Ata të cilët i dhanë Ibn Haxherit ixhazeh; es-Sekhaui këtu përmend tridhjetë gra.

4

Vetë Ibn Haxheri përmend

5

1 Dhejl ut-Tabekat il-Hanabilah, vëll. 2, fq. 448 2 Tabekat ul-Mufesirin, vëll. 2, fq. 91 3 Sih Shadherat udh-Dheheb, vëll. 6, fq. 28 4 Shih: el-Xheuahir ue’d-Durar fi Terxhumati-Shejh il-Islam Ibn Haxher, vëll. 1, fq. 128, 139, 140, 143, 144, 149, 150, 152, 154, 157, 158, 163, 164, 169. 5 Shih: Mu’xham ul-Mu’asis, vëll. 1, fq. 468, 470, 471, 559, 571, 572, 588, 589, 590, 592, 593, 595, 596, 597, 610, 615, 616, 617.

një grup dijetaresh që i kishin dhënë atij ixhazeh ose tek të cilat ai kishte lexuar klasifikimet e dijetarëve të mëhershëm të hadithit. Këtu nuk kemi mundësi t’i përmendim emrat e të gjitha dijetareve, porse kjo tregon vazhdimësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në transmetimin e hadithit gjatë shekullit të nëntë pas Hixhretit.

Page 37: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

37 MBUROJA.net

Shembujt e tillë janë të panumërt dhe do të ishte shumë e vështirë që të përmblidheshin të gjithë në një vend. E tërë kjo tregon se dijetarët e famshëm, pavarësisht vendndodhjeve të tyre të ndryshme, përgjatë shekujve përfituan një bagazh të pafund njohurish prej dijetareve në lëmin e hadithit. Allahu është Ai që jep suksese dhe askush s’është si Ai. Tiparet e ndritura të dijetareve të Hadithit Po e përfundojmë këtë kapitull duke vënë në spikamë tiparet e lavdishme të transmetueseve të Hadithit, të cilat ishin bartëse të shumë transmetimeve. Përderisa gënjeshtra preku shumë prej transmetuesve të Hadithit të të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem), gratë, në anën tjetër, duke qenë të shumta në numër, nuk ranë pre e të gënjyerit të qëllimshëm në shënimin e Hadithit. Këto gra nuk qenë kokëkrisura për të gënjyer për hadithin e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selem). Kjo për shkak se ato ishin shumë të dhëna pas Hadithit dhe shfaqnin mëri ndaj të gënjyerit për të. Kjo më së miri dëshmohet nga deklarata e Imamit të Xherh ue’t-Tadil në kohën e tij, Hafidhit, kritikut të transmetimit të Hadithit, Imamit të madh, Shemsudin edh-Dhehebi, të cilën e shënon në paragrafin e parë, ku flitet për dijetare, të librit të tij Mizan el-Itidal fi Nekdir-Rixhal1

Kjo dëshmi na e shpalos edhe njëherë karakterin e ndritshëm të dijetareve të Hadithit në dituri dhe mësimdhënie. Ato shquheshin për fetari, devotshmëri, ndershmëri, drejtësi, besueshmëri në dituri dhe transmetime dhe mu për këtë atyre iu shprehën shumë lëvdata. Nga studimet dhe hulumtimet e detajuara nuk gjejmë ndonjë transmetuese të jetë përshkruar me tedlis (anashkalim apo pështjellim të transmetimeve-sh.p.), apo t’i ketë përzier dhe

:

“Unë nuk di ndonjë grua prej transmetueseve të Hadithit të jetë akuzuar (për shkak të të gënjyerit) apo të jetë refuzuar (për shkak të të gënjyerit).”

1 Vëll. 4, fq. 604

Page 38: Transmetimi dhe transmetueset e Hadithitmburoja.net/PDF_files/cf2f5a2a-08a1-44dc-9ce2-fc5b91… ·  · 2011-11-031 MBUROJA.net Transmetimi dhe transmetueset e Hadithit Fragmente

38 MBUROJA.net

ngatërruar transmetimet. Nuk përmendet që ndonjë dijetare të ketë pasur këso cilësi.

Përktheu: Visar Zeka