tregëtia e lirë

16
Hyrje Me këtë punim dëshiroj të hulumtoj mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes të vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilat mund të arrihen me anë të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë në mes të këtyre vendeve. Vendet e Ballkanit, për të zhvilluar dhe forcuar raportet miqësore, kanë nevojë që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe sferat e këmbimit tregtar reciprok. Kjo, me siguri, do të kontribuojë në shpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe në inte- grimin ekonomik evropian, si dhe në përmirësimin e rapor- teve në mes të shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 1999, ekonomia e Kosovës ka shënuar prog- res të konsiderueshëm, dhe po përparon në rrugën drejt nor- malizimit të saj. Pas periudhës së rritjes rapide në fazën e rindërtimit, Kosova shënoi një rritje prej 3,2% në vitin 2004. Meqë rritja është arritur kryesisht duke iu falënderuar asis- tencës ndërkombëtare, dërgesës së parave (remitencave) nga diaspora si dhe shpenzimeve publike, mund të thuhet se ekonomia është larg asaj që të jetë e vetëqëndrueshme. Në vitin 2005, vlera e Bruto Produktit Vendor (BPV) arriti në 2,453 miliardë Euro. Me importe totale prej 1,180 miliardë euro dhe eksporte vetëm 50 milionë euro në vitin 2005, zvo- gëlimi i deficitit tregtar mbetet një prej prioriteteve ekono- mike të Kosovës. Kosova mbështet politikat e ekonomisë së hapur dhe arriti të nënshkruajë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL) me Shqipërinë në korrik të vitit 2003, ndërsa më vonë edhe me Republikën e Maqedonisë. MTL të ngjashme pritet që Dr. Myrvete Badivuku-Pantina Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor

Upload: heroid

Post on 13-Nov-2014

721 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: TREGëTIA E LIRë

Hyrje Me këtë punim dëshiroj të hulumtoj mundësitë për

bashkëpunim ekonomik në mes të vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilat mund të arrihen me anë të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë në mes të këtyre vendeve. Vendet e Ballkanit, për të zhvilluar dhe forcuar raportet miqësore, kanë nevojë që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe sferat e këmbimit tregtar reciprok. Kjo, me siguri, do të kontribuojë në shpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe në inte-grimin ekonomik evropian, si dhe në përmirësimin e rapor-teve në mes të shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 1999, ekonomia e Kosovës ka shënuar prog-res të konsiderueshëm, dhe po përparon në rrugën drejt nor-malizimit të saj. Pas periudhës së rritjes rapide në fazën e rindërtimit, Kosova shënoi një rritje prej 3,2% në vitin 2004. Meqë rritja është arritur kryesisht duke iu falënderuar asis-tencës ndërkombëtare, dërgesës së parave (remitencave) nga diaspora si dhe shpenzimeve publike, mund të thuhet se ekonomia është larg asaj që të jetë e vetëqëndrueshme. Në vitin 2005, vlera e Bruto Produktit Vendor (BPV) arriti në 2,453 miliardë Euro. Me importe totale prej 1,180 miliardë euro dhe eksporte vetëm 50 milionë euro në vitin 2005, zvo-gëlimi i deficitit tregtar mbetet një prej prioriteteve ekono-mike të Kosovës.

Kosova mbështet politikat e ekonomisë së hapur dhe arriti të nënshkruajë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL) me Shqipërinë në korrik të vitit 2003, ndërsa më vonë edhe me Republikën e Maqedonisë. MTL të ngjashme pritet që

Dr. M

yrvete Bad

ivuku

-Pan

tina

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor

Page 2: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 346

Kosova të nënshkruajë edhe me vendet tjera në rajon, por, në anën tjetër, këto Marrëveshje mund të kenë efekte negative në Buxhetin e Konsoli-duar të Kosovës në një afat të shkurtër. Por, këto janë veprime të domos-doshme që duhet të ndërmerren në mënyrë që të mbështetet rritja ekono-mike e Kosovës përmes përurimit të strategjive të qëndrueshme të ekspor-tit dhe investimeve të jashtme të drejtpërdrejta në Kosovë në afat të gjatë.

1. Hyrje Bota e sotme karakterizohet me procese të mëdha integruese rajonale

dhe botërore, të cilat po parashtrohen si nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillimin e ardhshëm ekonomiko-shoqëror, si dhe për realizimin e shka-llës më të lartë të mirëqenies së popujve. Me zhvillimin e hovshëm të for-cave prodhuese, sidomos me revolucionin e tretë tekniko-shkencor, tre-gjet kombëtare po bëhen tepër të ngushta, kurse nevoja e bashkëpunimit në mes të vendeve përherë më e madhe, duke parashtruar kështu nevojën e inkuadrimit të vendeve të ndryshme në kuadër te proceseve integruese ekonomike rajonale apo botërore, në kuadër të të cilave vjen deri te qar-kullimi i lirë i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe diturisë.

Gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, por edhe tani në fillim të sheku-llit XXI, vendet e ndryshme të botës po adoptojnë qasje të reja mbi zhbi-llimin, të bazuara në liberalizmin ekonomik dhe në pranimin se sot sfida më e madhe e tyre është integrimi në ekonominë botërore, ku e shohin shansin për zhvillimin e ardhshëm. Në kohën e sotme mënyrat e bashkë-punimit midis vendeve po bazohen në injorimin e kufijve ekzistues, bashkëpunimin reciprok midis popujve të botës të mbështetur në lirinë dhe barazinë midis subjekteve të ekonomisë së tregut.

Integrimet ndërkombëtare, në kuptimin e bashkimit të shteteve në rajone më të mëdha, kanë historinë e shkurtër, sepse nuk përmenden para vitit 1940. Në të vërtetë, ato janë paraqitur pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur me zhvillimin e hovshëm të forcave prodhuese dhe revolu-cionit shkencoro-teknologjik u paraqit nevoja e bashkëpunimit më të madh dhe të përhershëm ekonomik në mes të vendeve.

Bashkimi (integrimi) ekonomik i botës me anë te këmbimit të mallra-ve dhe shërbimeve, licencave dhe diturisë, me eksportimin e kapitalit dhe bashkëpunimit ekonomiko-teknik dhe financiar paraqet njërën ndër karakteristikat kryesore të ekonomisë bashkëkohore. Marrëdhëniet sho-qërore globale me të gjitha kundërthëniet e tyre zënë vendin e parë në je-tën dhe zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore, në të cilën po vjen deri te bartja e njësive ekonomike dhe shoqërore prej suazave lokale dhe rajonale

Page 3: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 347

në përmasa botërore. Raportet e bashkëpunimit në mes të popujve dhe organizatave çdo herë janë më të mëdha dhe më intensive.

2. Integrimet ekonomike në Evropë Integrimet e para rajonale u krijuan në Evropën Perëndimore, Bash-

kësia Ekonomike Evropiane (BEE), e cila u themelua në vitin 1957, dhe Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila u themelua në 1959, si reagim ndaj të parës. Përndryshe, tentimet për bashkimin e Evropës ekzistojnë qysh prej Perandorisë Romake (shek. i I-rë para erës sonë deri në shek. e V-të). Pas dobësimit të kësaj Perandorie vetëm Karli i Madh (742-814) ka pasur sukses që të krijojë dhe të mbrojë në fillim të shekullit të IX- të integrimin e pjesërishëm të Evropës. Në historinë më të re Napo-leoni prej vitit 1809-1912 ka pasur sukses që të krijojë dhe të integrojë një pjesë të madhe të Evropës (por me shpatë), kurse pas tij Hitleri gjatë periudhës 1939-1945 ka tentuar të robërojë botën me përdorimin e meto-dave militaro-fashiste-raciste.1 Por, deri te bashkimi i vërtetë i Evropës ka ardhur tek në vitin 1957 me nënshkrimin e marrëveshjes së Romës mbi themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane, e cila në fillim numëron-te 6 shtete të Evropës Perëndimore: Francën, RF të Gjermanisë, Italinë, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun. Në vitin 1972 kësaj organizate iu bashkangjitën edhe Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka. Në vitin 1981 në këtë organizatë u anëtarësua edhe Greqia, kurse në vitin 1986 u anëtarësuan Portugalia dhe Spanja, duke u bërë12 anëtarë. Në vitin 1992 u nënshkrua marrëveshja e Mastrihtit kur iu vunë themelet e Bashkimit Evropian. Në vitin 1995 në këtë bashkësi integruese rajonale u anëtarë-suan edhe Austria, Finlanda dhe Suedia.

Gjatë viteve 80-të dhe 90-të, sistemin socialist të Evropës Lindore e përfshiu kriza ekonomike dhe shoqërore, duke paralajmëruar domosdo-shmërinë e transformimit të tij. Ky transformim që filloi në vitin 1990, parashtroi domosdoshmërinë e kalimit nga sistemi me ekonomi centra-liste të dirigjuar në një sistem demokratik dhe në ekonomi të tregut të mbështetur në konkurrencën e lirë të subjekteve ekonomike. Më 1 maj të vitit 2004 në BE u anëtarësuan 10 vende të reja, kryesisht vendet e Evro-pës Qendrore dhe Juglindore, disa prej të cilave dikur ishin në kuadër të Traktatit të Varshavës (SEV-it). Ky zgjerim i BE-së karakterizohet me pra-nimin e një numri më të madh të vendeve në kuadër të këtij integrimi ekonomik rajonal, për dallim nga zgjerimet e mëhershme të BE-së të cilat karakterizoheshin me pranimin e një numri të vogël të vendeve anëtare

1 Miroslav Jovanoviq, Ekonomika Evropske zajednice, Beograd, 1995, faqe 53.

Page 4: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 348

në BE. Me pranimin e këtyre vendeve (Republika Çeke, Sllovakia, Polo-nia, Hungaria, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Qiproja dhe Malta) numri i vendeve anëtare në BE u rrit në 25, dhe tashti ky integrim ekono-mik paraqet forcën më të madhe ekonomike botërore, i cili në gjirin e vet përfshin 455 milionë banorë, që paraqet 7,4% të popullsisë botërore.2 Rea-liteti tregon se të gjitha vendet anëtare të BE-së, në kuadër të këtij integ-rimi, kanë arritur rezultate të konsiderueshme dhe kanë pasur përfitime në çdo lëmi të jetës. Prandaj, sikurse për vendet e Evropës Perëndimore, Evro-pës Qendrore dhe asaj Juglindore, ashtu edhe për vendet e Ballkanit, inte-resi ekonomik duhet të jetë nxitës kryesor për integrim, i cili do t’i sjellë dobi të gjithë atyre që bashkëpunojnë, ndërsa armiqësitë duhet lënë të kaluarës.

Projekti më i ri që ka të bëjë me integrimet rajonale në Ballkan është projekti i ashtuquajtur Pakti i Stabilitetit, që paraqet një projekt të gjerë për bashkëpunimin ekonomik në Evropën Juglindore. Ky projekt ka për qëllim që me anë të bashkëpunimit ekonomik t’i shuajë dhe t’i anulojë tensionet etnike të cilat këtë pjesë të Evropës aq shumë e largojnë nga idetë dominuese të botës përparimtare dhe të civilizuar: injorimi i kufijve dhe qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, diturisë dhe kapitalit. Me fjalë të tjera të krijohet stabiliteti politik dhe ekonomik aq i nevojshëm për funk-sionimin e institucioneve demokratike, të shoqërisë civile dhe të ekono-misë së tregut. Esenca e kësaj iniciative është që të nxitet financimi i pro-jekteve të infrastrukturës, nxitja e investimeve private dhe eliminimi i ba-rrierave administrative në bashkëpunim me rajonin e Evropës Juglindore, dhe në këtë drejtim kanë filluar të duken edhe rezultatet e para, meqë nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit janë hartuar një sërë projektesh siç është një marrëveshje për krijimin e një tregu të integruar të elektricitetit si edhe një iniciativë e përbashkët për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organi-zuar. Poashtu, janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe të treg-tisë së lirë. Kur këto marrëveshje të vihen në jetë do të krijohet një treg rajonal me një popullsi prej 55 milionësh. Një treg rajonal i përmasave të tilla do të ofronte mundësi shumë më të mira biznesi dhe investimesh se sa në të vërtetë ofrojnë tregjet e ngushta lokale.3

3. Indikatorët ekonomikë të Rajonit të Ballkanit Perëndimor Ballkani si rajon, një kohë të gjatë, jo vetëm që u përballua me luftëra

në një pjesë të tij, por edhe ishte i rrezikuar nga zgjerimi i luftës në tërë

2 Musa Limani, Integrimet Ekonomike Evropiane, Prishtinë, 2004, faqe 39. 3 Elke Thiel, Universiteti i Bamberg-ut, Profesor i Jashtëm i Fakultetit Eknonomik të Univer-

sitetit të Tiranës, Integrimi Evropian i Shqipërisë: Aspektet Ekonomike, maj 2004, faqe 2.

Page 5: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 349

rajonin, gjë që i pengoi vendet e Ballkanit të përfshihen më me guxim në proceset integruese regjionale dhe botërore. Për vendet e Bakllkanit, tash-ti si detyrë prioritare parashtrohet nevoja e gjetjes së formës më adekuate të bashkëpunimit rajonal, për të cilin bashkëpunim kanë nevojë të madhe, për arsye se këto vende (por, jo të gjitha vendet e Ballkanit në nivel të një-të) ballafaqohen me norma të ulëta të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, shkallë të lartë të papunësisë, deficit në bilancin tregtar.

Prandaj, vendet e Ballkanit, derisa të tregojnë qartë se i kanë kapër-cyer ndarjet apo përçarjet etnike, ashtu siç bëri Evropa Perëndimore në vitin 1957, me rastin e themelimit të Bashkësisë Ekonomike Evropiane, do të kenë shumë vështirë të anëtarësohen në Unionin Evropian, çka e kanë për synim. Vendet e Ballkanit duhet të arrijnë këtë fazë ku do të zëvendë-sojnë dallimet etnike me qëllimet e përbashkëta , që të gjithë së bashku të jenë qytetarë të Evropës.

Vendet e Ballkanit sado që të kenë ngjashmëri në mes veti, prapë se prapë secili prej tyre i ka specifikat e veta, qoftë natyrore, shoqërore, eko-nomike, kulturore e të tjera. Këto vende duhet të shfrytëzojnë të gjitha po-tencialet e tyre të disponueshme me qëllim të rritjes së prodhimtarisë së tyre, në mënyrë që të kenë çka të këmbejnë në mes veti, e më pastaj të ofrojnë edhe në tregun evropian. Sipas të dhënave të vitit 2003, ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor karakterizohet me një deficit të lartë tregtar, i cili arriti në 26.5% të BPV-së. Eksportet e këtyre vendeve u rritën me një ritëm më të shpejtë se sa importet, duke u rritur me 5.4% kraha-suar me rritjen prej 1.2% të importeve. Edhe pse eksportet u rritën më shpejtë se sa importet, vendet e Ballkanit Perëndimor shënuan nivele të ulëta të eksporteve. Deficiti tregtar i këtyre vendeve me BE-në arriti shumën 4.0 miliardë euro, e cila është 12% e BPV-së mesatare të rajonit.4

4. Gjendja Makroekonomike në Kosovë dhe krahasimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjendjen reale në ekonominë e Kosovës e karakterizojnë tri shpërpje-

sëtime themelore makroekonomike dhe atë: bilanci tregtar negativ, nor-ma e lartë e papunësisë dhe struktura e pavolitshme ekonomike.

Pas periudhës së rritjes rapide të influencuar nga donatorët në fazën e rindërtimit, ekonomia filloi të ngadalësojë hapin e saj në vitin 2002. Një përjashtim paraqet viti 2004, kur u shënua një rritje prej 3,5-4%, ndërsa në vitin 2005 u shënua një rënie prej 0,2 – 0,5%.5

4 BPK, Raporti Vjetor 2004, faqe 21. 5 Aide Memoire of the IMF Staff Mission to Kosovo, July, 2005.

Page 6: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 350

Kjo normë negative e rritjes ekonomike rrjedh si rezultat i rënies së vazhdueshme të aktiviteteve të donatorëve në Kosovë, hendek i cili plotë-sohet drejtpërdrejt nga sektori privat. Ekonomia e Kosovës ende është shumë e varur nga asistenca e jashtme, kryesisht në formë të dërgesave të parave (rreth 15% të BPV-së) dhe asistencës së donatorëve (rreth 23% të BPV-së). Shkalla e lartë e varësisë nga jashtë vërehet nga deficiti i llogari-së korrente, i cili në vitin 2005 përbënte 30% të BPV-së para asistencës së jashtme. Ekonominë e Kosovës po ashtu e karakterizojnë norma e lartë e papunësisë si dhe të ardhurat e ulëta personale. Sipas të dhënave të Mini-strisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, në vitin 2004 norma e papunë-sisë ishte 42,3%, ose 301.314 të papunë të regjistruar. Krahasuar me vitin 2003, kjo normë pothuaj ka mbetur e njëjtë, por 72% të të papunëve janë më të rinj se 40 vjet.

Bazuar në të dhënat më të reja të Entit të Statistikës së Kosovës, num-ri i bizneseve të regjistruara në Kosovë kah fundi i muajit shtatorit të vitit 2005 ishte 48.4997, që krahasuar me vitin 2004 shënuan një rritje të konsi-derueshme. Ekonominë e Kosovës e karakterizojnë numri i madh i bizne-seve të vogla me 1-4 punëtorë, të cilët e përbëjnë 94% të numrit të për-gjithshëm të bizneseve. Nga aspekti i pronësisë, 90.3 % të bizneseve të reja të regjistruara gjatë vitit 2005 ishin biznese individuale. Sipas statisti-kave të vitit 2005, shumica e firmave ishin të koncentruara në sektorin e tregtisë/shërbimeve (rreth 50% të të gjitha firmave), transport dhe komu-nikacion (10-14%), hotele dhe restorante (8-10%), dhe ndërtimtari (4-5%). Pjesëmarrja e ndërmarrjeve prodhuese në numrin e përgjithshëm të ndër-marrjeve të regjistruara ishte ndërmjet 8% dhe 9%.

Tabela në vijim paraqet disa nga indikatorët kryesorë të Kosovës, të cilët pasqyrojnë situatën ekonomike në Kosovë.

Tabela 1. Treguesit kryesorë të Ekonomisë së Kosovës Indikatorët 2004 (Vlerësime) 2005 (Projektime)

Rritja e BPV Real (në %) 4.1 -0.2 BPV për një banor (në %) 2.4 -1.9 IÇK (në %) -1.6 -1.9 BPV (në milionë euro) 2,542 2,463 BPV për një banor (në euro) 1,294 1,232 GNDI për një banor (in euros) 1,384 1,301 Popullsia (në mija) 1,965 1,999 Eksportet (në milionë euro) 57 50 Importet (në milionë euro) 1,063 1,180

Burimi: Vlerësimet e Stafit të FMN në Kosovë/ NIA 28 February 2006 0833.xls

Page 7: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 351

Nëse këta tregues i krahasojmë me ata të Ballkanit Perëndimor, atë-herë do të shohim se ekonomia e Ballkanit Perëndimor shënoi rritje të BPV-së prej 4.7% gjatë vitit 2004. Kjo rritje kryesisht ishte rezultat i i rritjes së BPV-së reale në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH) dhe Serbi e Mali i Zi (SMZ), e cila në vitin 2004 u rrit me 5% krahasuar me 3.5% dhe 3.0% në vitin 2003. Rritja e BPV-së në Shqipëri në të njëjtën periudhë ishte 6%, kurse Maqedonia shënoi një ngadalësim në rritjen reale të BPV-së, e cila ra në 2% në vitin 2004 nga 3.2% në vitin 2003. Kroacia, në vitin 2004 për-jetoi një rënie të BPV-së reale nga 4.3% në vitin 2003 në 3.8%. Bullgaria dhe Rumania shënuan një rritje thelbësore në rritjen e BPV-së reale, për-katësisht 1.4 dhe 2.3%, më shumë se në vitin 2003. Treguesit kryesorë të ekonomisë për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shihen në tabelën vijuese6: Tabela 2. Treguesit kryesorë të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor Ballkani Perëndimor 2001 2002 2003 2004

Rritja reale e BPV-së % 5.1 3.7 3.6 4.7 Inflacioni (mesatarisht) % 44.1 12.0 6.6 5.6 Bilanci i përgjith. qeveritar % e PBB-s -2.8 -3.4 -2.6 -2.7 Të ardhurat gjithsej % e PBB-s 35.8 38.1 37.2 37.8 Shpenzimet gjithsej % e PBB-s 39.0 41.8 39.9 40.1 Bilanci tregtar me botën Miliardë € -8.2 -9.7 -9.7 n/a Bilanci tregtar me BE-15 Miliardë € -3.2 -4.1 -3.9 n/a Bilanci i llogarive rrjedhëse % e PBB-s -7.1 -10.7 -10.3 -11.6 Eksportet Miliardë € 4.6 4.7 5.0 n/a Importet Miliardë € 12.8 14.5 14.6 n/a

Burimi: European Commission –Directorate – General for Economic and Financial Affairs “West Balkans in Transition” 12/2004.

Aktualisht, Kosova me prodhimtarinë vendëse nuk mund t’i plotë-

sojë as nevojat e vendit, por për këtë qëllim importohen pothuaj edhe arti-kujt më elementarë. Vite me radhë, Kosova ballafaqohet me një deficit të lartë tregtar në këmbim me botën. Gjatë vitit 2005 Kosova shënoi një defi-cit tregtar prej 1.1 miliard euro. Megjithatë, vlen të përmendet se edhe pse ishte deficiti i lartë, janë shënuar disa ndryshime pozitive në strukturën e të mirave të importuara. Konkretisht, është rritur numri i makinerive, me-kanizmave teknike dhe mjeteve për prodhim të importuara, ndërsa është zvogëluar importi i mallrave të konsumit dhe produkteve finale. Rritja e importeve për 11% dhe ulja e eksporteve për 15.6% në vitin 2005, ndikoi 6 BPK, Raporti Vjetor 2004, faqe 20, 21.

Page 8: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 352

në rritjen e deficitit tregtar, i cili arriti vlerën prej 1,131 milionë eurosh (prej 1,007 milionë euro sa ishte në vitin 2004) dhe e solli shkallën e mbu-limit të importeve me eksport në 4.1%, prej 5.3% sa ishte në vitin 2004.

Në periudhën e pas luftës partneri kryesor tregtar i Kosovës është Bashkimi Evropian (Gjermania, Greqia, Sllovenia, Italia, Austria), pjesë-marrja e të cilit në importin e përgjithshëm të Kosovës në vitin 2004 ishte 26.7%, importe të cilat janë në rritje në krahasim me vitin 2003 për 17.3%. Sa i përket importit të Kosovës jashtë vendeve të Bashkimit Evropian, Maqedonia e zë vendin e parë me 14% të importeve të gjithmbarshme ose 149.2 milionë Euro në fund të vitit 2004, pastaj vijnë Turqia me 8.1%, Serbia dhe Mali i Zi me 6.8%, Bullgaria me 3.9% dhe Kina me 3.2%, ose shprehur në milionë euro përkatësisht me 86.8, 72.6, 42.1, 34.3. Sa i përket strukturës së importeve në Kosovë sipas grupit të mallrave në fund të vitit 2004 produktet minerale përbënin 173.1 milionë euro ose 16.2% të importeve gjithsej, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani përbënin 165.4 milionë euro të importeve, kurse grupi i tretë ku përfshihen maki-neritë, veglat, pajisjet elektrike, përbën 116.8 milionë euro ose 10.9%.

Vlera e eksporteve të Kosovës në vitin 2005 ishte 50 milionë euro (prej 57 milionë sa ishin në vitin 2004), duke shënuar një rënie prej 15,6% krahasuar me vitin 2004 por që karakterizohet me një përmirësim në rrit-jen e eksportit të produkteve bujqësore, sidomos të kafshëve dhe ushqi-mit të përpunuar. Po ashtu, ka pasur rritje në eksportin e produkteve mi-nerale dhe të lëkurës. Eksporti i produkteve të tekstilit ka rënë për më tepër se 60%. Metalet (kryesisht mbeturina) vazhduan të dominojnë në eksportet kosovare edhe në vitin 2005. Një element pozitiv është rritja e pjesëmarrjes së produkteve bujqësore në strukturën e eksporteve të për-gjithshme, edhe pse është një rritje simbolike. Megjithatë, norma e ulët e eksporteve si dhe struktura e produkteve të eksportuara ende mbesin një brengë e madhe për ekonominë kosovare. Tregu kosovar është i hapur për produktet e të gjitha vendeve, por Kosova nuk ka çka t’i ofrojë tregut rajonal dhe atij botëror, gjë që rrezikon bilancin tregtar të Kosovës. Sikur-se edhe për importe, partneri kryesor i Kosovës për eksporte është BE, i cili importoi nga Kosova 16.2 milionë euro, që paraqet 28.7% të vlerës së gjithmbarshme të eksporteve kosovare në vitin 2004 (në Itali u eksportuan 5.5 milionë euro, Greqi 4.3 milionë euro dhe në Gjermani 3.3 milionë euro). Jashtë zonës së BE-së, importuesi më i madh nga Kosova është Ma-qedonia me 9.6 milionë euro, që paraqet 16.9% të eksporteve të gjith-mbarshme të Kosovës. Sipas grupit të mallrave nga Kosova më së tepërmi janë eksportuar mbeturinat e metalit, pastaj produktet nga plastika dhe druri dhe më pas vijnë produktet ushqimore (vera, kërpudhat, etj.).

Page 9: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 353

5. Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë Vendet e Ballkanit, për të zhvilluar dhe forcuar raportet miqësore,

kanë nevojë që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe sferat e këmbimit tregtar reciprok. Kjo, me siguri, do të kontribuojë në shpejtimin e zhvilli-mit ekonomik dhe në integrimin ekonomik evropian, si dhe në përmirësi-min e raporteve në mes të shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) luajnë rol të rëndësishëm në dina-mikën e zhvillimit ekonomik si dhe në krijimin e kushteve të barabarta në treg. Sipas rekomandimeve të Paktit të Stabilitetit dhe Memorandumit të liberalizimit të tregut të vendeve të Evropës Juglindore, bazuar në dëshi-rën për zhvillimin dhe forcimin e raporteve miqësore, sidomos në fushën e tregtisë dhe të bashkëpunimit ekonomik, me qëllim të kontributit në zhvillimin ekonomik të vendit të vet, deri më tani Kosova ka nënshkruar Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Republikën e Shqipërisë dhe me Re-publikën e Maqedonisë. MTL në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është nënshkruar në korrik të vitit 2003, ndërsa në mes të Kosovës dhe Maqe-donisë në maj të vitit 2005. MTL-të e nënshkruara kanë filluar të tregojnë rezultatet e para. MTL me Shqipërinë ka ndikuar në shtimin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve me këtë vend e po ashtu edhe në dinamikën e ekonomisë kosovare. Ndërsa Maqedonia me nënshkrimin e MTL ka kri-juar parakushtet për produktet kosovare që të depërtojnë në tregun ma-qedonas duke margjinalizuar pengesat administrative dhe të taksave.

Gjatë vitit 2005 Kosova mbajti dy cikle të njëpasnjëshme të bisedave dhe të konsultimeve lidhur me hartimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Bosnjën dhe Hercegovinën. Bisedimet përfunduan me sukses në dhjetor të vitit 2005, pasi që të dy palët u pajtuan në disa çështje diskuta-bile, por nënshkrimi i MTL u programua për gjysmën e parë të vitit 2006.

Këto marrëveshje mundësojnë këmbim të plotë të lirë reciprok dhe pritet që të ndikojnë në rritjen e horizontit të këmbimit tregtar reciprok dhe të krijojnë shumë përparësi për komunitetet e bizneseve si edhe për konsumatorët.

Si u përmend më lartë MTL në mes të Kosovës dhe Shqipërisë u nënshkrua në korrik të vitit 2003. Kjo marrëveshje krijoi shumë përparësi për komunitetin e biznesit si dhe për konsumatorët. Produktet e përfshira në listën speciale të MTL janë liruar nga taksat doganore në të dy drejti-met prej 1 tetorit të vitit 2003. Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës (së bash-ku me UNMIK-un) janë duke themeluar gradualisht zonën e tregtisë së lirë, që paraqet periudhën e tranzicionit dhe do të përfundojë më 1 janar të vitit 2009, që është në pajtim me MTL dhe me definicionin e dhënë në

Page 10: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 354

Artikullin XXIV të GATT-it të vitit 1994, dhe me Marrëveshjen Marra-kesh, të themeluar nga Organizata Botërore e Tregtisë (WTO).

Dinamika e liberalizimit të plotë të tregtisë në mes të Kosovës dhe të Shqipërisë parasheh që tarifat doganore në import, të aplikuara në Shqi-përi, për mallrat me origjinë kosovare do të zvogëlohen gjatë periudhës katër vjeçare sipas këtyre shkallëve: prej 1 janarit të vitit 2004 në 60% të tarifës bazë, prej 1 janarit të vitit 2005, në 40% të tarifës bazë, prej 1 janarit të vitit 2006, në 20% dhe prej 1 janarit të vitit 2007 në 0%. Ndërsa, për ma-llrat e importuara në Kosovë, me origjinë nga Shqipëria, tarifat doganore do të reduktohen në një periudhë gjashtë vjeçare me këto shkallë: prej 1 janarit të vitit 2004, në 80% të tarifës bazë, prej 1 janarit të vitit 2005, në 70%, prej 1 janarit të vitit 2006, në 60%, prej 1 janarit të vitit 2007, në 50%, prej 1 ja-narit të vitit 2008, në 40% dhe në fillim të vitit 2009 këto tarifa do të jenë 0%.

MTL në mes të Kosovës dhe Shqipërisë parasheh liberalizimin e rreth 98% të produkteve industriale dhe rreth 60% të produkteve bujqëso-re. Shkalla e liberalizimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duket të jetë ndër shkallët më të larta të liberalizimit në rajon. Ekzistojnë rreth 200 pro-dukte brenda listës së produkteve bujqësore. Sipas të dhënave të Ministri-së së Tregtisë dhe të Industrisë, këmbimi tregtar i Kosovës me Shqipërinë gjatë periudhës tetor 2003 – Qershor 2004, prej nënshkrimit të MTL, arriti shumën prej 10.958.601 euro.

Vlera e eksportit: 1.440.441 euro Grup-artikujsh të cilët dominuan në treg gjatë nëntë muajve të parë

të implementimit të MTL ishin: 1. Metalet dhe artikujt metalik, 27.96% 2. Artikujt tjerë të ndryshëm, 19.72% 3. Artikujt ushqimor të gatshëm, pijet alkoolike dhe joalkoolike, dhe

duhani, 18.24% 4. Gur, gjips dhe artikujt e çimentos, 11.85% 5. Lëkurë dhe artikujt nga lëkura, 8.65%, etj. Vlera e importit: 9.518160 euro Grup-artikujsh të cilët dominuan në treg gjatë nëntë muajve të parë

të implementimit të MTL ishin: 1. Artikujt ushqimorë të gatshëm, pijet alkoolike, pijet jo alkoolike

dhe duhani, 34.55% 2. Metalet dhe artikujt metalik, 28.96% 3. Produktet minerale, 9.88% 4. Bimët dhe produktet e perimeve, 9.61%, etj. Analizat krahasuese të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqi-

përisë gjatë periudhës së përmendur tregojnë se eksporti është rritur për

Page 11: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 355

11.02%, ndërsa importi për 87.84%. Është evidente se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është rritur, por, gjithashtu është evidente se importet kosovare nga Shqipëria janë rritur shumë më tepër se sa eksportet e Kosovës në Shqipëri.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Republikën e Maqedonisë u nënsh-krua në qershor të vitit 2005, pas bisedimeve që zgjatën rreth gjashtë muaj. Kjo marrëveshje pritet të sjellë përfitim të dy palëve, por supozohet të ketë përmirësuar kushtet e këmbimit tregtar posaçërisht për Kosovën. Të gjitha eksportet industriale dhe bujqësore (pemët dhe perimet) me origjinë nga Kosova gëzojnë të drejtën e lirimit nga dogana për të hyrë në tregun maqe-don, i përbërë prej rreth 2 milionë njerëzish. Nafta dhe një varg pro-duktesh bujqësore të importuara nga Maqedonia janë element për taksa doganore gjatë periudhës transitore. Kështu, këto taksa do të sigurojnë të hyra plotë-suese buxhetore dhe në një masë do të mbrojnë industrinë e re të Kosovës.7

Tabela e mëposhtme paraqet analizat krahasuese të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës tetor – qershor 2003 dhe tetor – qershor 2004 të strukturuar sipas sektorëve.

Tabela 3. tregon se gjatë nëntë muajve të parë të implementimit të MTL në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, eksporti në Shqipëri është rritur tek instrumentet optike mjekësore, vajrat bimore dhe shtazore, gurët, gjipsi dhe artikujt e çimentos, bagëtia dhe produktet blegtorale. Ndërsa, eksporti në Shqipëri është zvogëluar te seksioni i efekteve të artit, pro-duktet minerale, bimët dhe produktet bimore, dru, kashtë dhe produktet e thëngjillit.

Bazuar në të dhënat e Shërbimit Doganor të UNMIK-ut, në vitin 2005 (janar-dhjetor) është shënuar një përmirësim në këmbimin tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në favor të Kosovës. Eksportet totale të Koso-vës në Shqipëri arritën në 5.240.000 euro, që është shumë më i lartë kraha-suar me nëntë muajt e parë të (1.440.441 euro) implementimit të MTL-së në mes të këtyre dy vendeve. Ndërsa, importet totale nga Shqipëria në të njëjtën periudhë ishin 18.042.000 euro, i cili pothuaj se është dyfishuar krahasuar me nëntë muajt e parë të implementimit të MTL-së (9.518.160 euro). Por, përmirësimi ka ndodhur te rritja e shkallës së mbulimit të importit me eksport, e cila në vitin 2005 arriti në 29.04% dhe pothuaj është dyfishuar në krahasim me nëntë muajt e parë të implementimit të MTL-së (15.13%).

7 European Union Pillar, Economic Policy Office, Kosovo Economic Outlook, March 2006,

faqe 8.

Page 12: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 356

Tabela 3. Këmbimi tregtar para dhe pas nënshkrimit të MTL-së

Burimi: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Krahasimi i këmbimit tregtar 2002/2003

Trendet e eksportit dhe të importit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

gjatë periudhës janar – dhjetor 2005 janë dhënë në tabelën e mëposhtme:

Tabela 4. Eksporti dhe importi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, janar-dhjetor 2005 në 000 €

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Eksporti 196.86 206.41 330.49 420.76 699.45 352.50 Importi 984.64 632.57 980.26 1,771.18 2,027.58 1,986.03

Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Totali

421.10 477.15 722.07 586.46 459.62 367.23 5,240.11 2,131.99 1,851.30 1,610.96 1,750.02 1,223.09 1,093.09 18,042.71

Burimi: UNMIK CUSTOMS SERVICES, Exports and Imports by Trading Partners, 2005, page 1.

Krahasimi i të dhënave të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe

Maqedonisë në vitin 2005 në periudhën para implementimit të MTL-së

EKSPORTI IMPORTI Nr

PËRSHKRIMI SIPAS KODEVE pa MTL me MTL

Dife-renca % pa MTL me MTL

Dife-renca %

1 Bagëti; produkte blegtorale 353 2.104 496.03 403.857 292.005 -27.70

2 Bimë dhe produkte bimore 134.371 38.814 -71.11 337.002 914.511 171.37

3 Perime dhe vajra shtazore 360 13.018 3516.11 3.635 240.647 6520.28

4 Produkte te gatshme ushqimore, pije

alkoolike dhe joalkoolike dhe duhan 109.771 262.691 139.31 2.472.888 3.288.603 32.99

5 Produkte minerale 36.218 480 -98.67 591.491 940.635 59.03

6 Produkte të Industrisë kimike 24.177 64.151 165.34 54.417 253.510 365.87

7 Artikuj nga plastika dhe goma 36.291 15.323 -57.78 20.447 42.990 110.25

8 Lëkurë dhe produkte të lëkurës 33.583 124.540 270.84 0 35.420

9 Dru, kashtë dhe produkte nga thëngjilli

69.300 22.487 -67.55 39.865 31.869 -20.06

10 Dru dhe/ose brumë të materialeve të

ndryshme 23.080 13.407 -41.91 39.442 57.213 45.06

11 Tekstil dhe produkte të tekstilit 10.891 31.662 190.72 0 1.416

12

Veshje të gatshme, ambrella, produkte

të puplave, lule mjekësore dhe bimë 16.601 12.135 -26.90 0 313 /

13 Gur, gjips dhe artikuj të çimentos 7.600 170.679 2145.78 30.910 9.808 -68.27

14 Metal dhe artikuj metalik 424.887 402.748 -5.21 280.166 2.756.735 883.96

15

Makineri dhe pajisje të elektro-telekomunikacionit

178.336 77.532 -56.52 188.077 178.869 -4.90

16 Mjete dhe pajisje të transportit 70.104 30.732 -56.16 1.428 0 -100.00

17 Artikuj optikë, medicinalë dhe të

artikuj të ngjashëm 200 15.000 7400.00 1.496 961 -35.76

18 Artikuj të ndryshëm të prodhuar 58.580 283.991 384.79 600.389 472.655 -21.28

19 Efekte të artit 62.723 0 -100.00 1.570 0 -100.00

Totali 1.297426 1.440.441 11.02 5.067.080 9.518.160 87.84

Page 13: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 357

(janar-maj 2005) dhe periudhës pas implementimit të MTL-së (qershor-dhjetor 2005), tregon se indikatorët nuk ishin në favor të Kosovës, sepse importet u rritën shumë më tepër se sa eksportet. Në fakt, importet u rri-tën për 95.8%, ndërsa eksportet u rritën për 36.8%. Gjatë periudhës janar-maj të vitit 2005 (para MTL-së), importet e Kosovës nga Maqedonia ishin 74.217.000 euro, ndërsa eksportet e Kosovës në Maqedoni ishin 4.065000 euro dhe shkalla e mbulimit të importit me eksport ishte 5.48%. Por, gjatë periudhës qershor-dhjetor të vitit 2005 (pas MTL-së) importet e Kosovës nga Maqedonia ishin shumë më të larta (145.325000 Euro) dhe eksportet e Kosovës në Maqedoni ishin vetëm 5.560.000 euro, ndërsa shkalla e mbuli-mit të importit me eksport ra në 3.8%. Importet e gjithmbarshme të Koso-vës nga Maqedonia në vitin 2005 ishin 219.543.000 euro, ndërsa eksportet e gjithmbarshme të Kosovës në Maqedoni ishin 9.626.000 euro, shkalla e mbulimit të importit me eksport ishte 4.38%. Të gjitha këto të dhëna bëjnë me dije se Kosova duhet të ndryshojë politikën e saj ekonomike në mëny-rë që të përmirësojë bilancin e saj tregtar.

Në vitin 2005, Pakti i Stabilitetit filloi diskutimet në drejtim të thelli-mit të nivelit të bashkëpunimit tregtar nëpërmes të krijimit të Zonës Uni-ke Rajonale të Tregtisë së Lirë. Pjesëmarrësit e rrjetit të MTL-ve bilaterale në mënyrë unanime kanë shprehur përkrahjen e tyre për këtë iniciativë, dhe siç e dimë kohëve të fundit në Bukuresht, kryeministrat e tetë vende-ve të Evropës Juglindore (SEE) hapën negociatat rreth zgjërimit të Marrë-veshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEEFTA). Vende anëtare të CEEFTA-s tashmë janë Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të anëtarësohen edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia e Mali i Zi. Ekziston konsensusi që Kosova plotësisht të integrohet në kuadër të kësaj iniciative të re, e cila do të krijojë mundësi të re për Kosovën që të zgjerojë dhe të thellojë marrë-dhëniet e saj ekonomike tregtare. Struktura e re e CEEFTA-s do të mbu-lojë tregtinë rajonale me mallra dhe shërbime, mbrojtjen e pronësisë inte-lektuale, konkurrencës dhe furnizimet publike. Vendet e Evropës Juglin-dore prej vitit 2001 në mënyrë të ndërsjellë kanë nënshkruar 31 marrë-veshje bilaterale për tregti të lirë. Sipas të dhënave të Komisionit Evro-pian, e gjithë kjo ka kontribuar në rritjen e tregtisë në kuadër të rajonit, e cila prej vitit 2002 deri në vitin 2004 është rritur për 33%, prej 2.6 në 3.5 miliardë euro.8 Prandaj, pritet që të gjitha vendet anëtare të përfitojnë nga bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar rajonal.

8 http://www.rtklive.com/site/news_view.php?id=30716.

Page 14: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 358

6. Konkluzion Në bazë të të dhënave të një hulumtimi të bërë nga ana e Agjencionit

Rajonal të Ndërmarrjeve në Prishtinë (REA Prishtina) me ndërmarrësit kosovarë, lidhur me efektet e MTL-së në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në rezultatet e bizneseve kosovare, mund të thuhet se komuniteti i bizne-sit në Kosovë, një vit pas implementimit të MTL-së në mes të këtyre dy vendeve, mendon se ata janë në pozitë më të pavolitshme se sa komuni-teti i biznesit në Shqipëri, për shkak se Shqipëria ka një listë më të gjatë të produkteve origjinale të cilat mund t’i ofrojë në tregun kosovar. Nga ana tjetër, Shqipëria duke qenë shtet, ka një mundësi më të madhe në zhvilli-min e strategjisë ekonomike e cila ofron përkrahje dhe stimulim zhvillimit të prodhimtarisë vendore.

Sipas mendimit të komunitetit të biznesit kosovar, ata ballafaqohen me mungesë të masave stimuluese për zhvillim, sidomos prodhuesit. Ve-tëm 16% të ndërmarrësve të anketuar mendojnë se ndërmarrësit kosovarë kanë përfituar më shumë nga MTL-ja, 40% të ndërmarrësve të anketuar mendojnë se ndërmarrësit shqiptarë përfitojnë më shumë nga MTL-ja, kurse 44% mendojnë se të dy palët përfitojnë në mënyrë të barabartë. Kra-has faktorëve të pavolitshëm për ndërmarrësit kosovarë, që u përmendën më lartë, ata nuk shohin ndonjë rrezik nga MTL-ja. Por, ata presin nga autoritetet kosovare të krijojnë një ambient më të volitshëm dhe më për-krahës për ndërmarrësi, duke nënkuptuar respektimin e ligjeve dhe kry-erjen e obligimeve për të gjithë në mënyrë të barabartë.

Është më se e qartë se për një vend të vogël si Kosova rëndësia e inte-grimeve rajonale është e madhe. Kosova, deri më tani veç e ka promovuar politikën e saj të tregut të hapur dhe nënshkroi dy MTL (me Shqipërinë dhe Maqedoninë), kurse pritet nënshkrimi edhe i një MTL brenda këtij viti (me Bosnjën dhe Hercegovinën) si dhe MTL me vendet tjera në rajon. Këto Marrëveshje mund të kenë efekte negative në Buxhetin e Konsoli-duar të Kosovës në një afat të shkurtër. Por, këto janë veprime të domos-doshme që duhet të ndërmerren në mënyrë që të mbështetet rritja ekono-mike e Kosovës përmes promovimit të strategjive të qëndrueshme të eks-portit dhe Investimeve të Jashtme të Drejtpërdrejta në Kosovë në afat të gjatë. Komuniteti i biznesit kosovar është i vetëdijshëm se MTL paraqet dëshirën për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet miqësore, posaçërisht në fushën e tregtisë dhe të bashkëpunimit ekonomik, me qëllim të kontri-buimit në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe të vendeve tjera si dhe të shtimit të këmbimit tregtar reciprok dhe janë të gatshëm të veprojnë në këtë drejtim.

Page 15: TREGëTIA E LIRë

Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit... 359

Në afat të gjatë, edhe Rajoni i Ballkanit mund të përfitojë nga Koso-va. Potencialet që Kosova mund t’i ofrojë tregut rajonal janë këto:

a) Kosova ka një popullsi shumë të re. Gjysma e popullsisë së Koso-vës është nën 27 vjet, ndërsa, çdo vit, rreth 30.000 njerëz hyjnë në tregun e punës. Të papunë në Kosovë janë kryesisht të rinjtë, meqë 72% të të papunëve janë nën moshën 40 vjeçare.

b) Eksporti i energjisë në tregun rajonal mund t’i ofrojë të hyra plotë-suese Kosovës. Kosova ka përparësi në prodhimin e rrymës nga linjiti. Konsiderohet se rezervat e linjitit në Kosovë janë të mëdha, rreth 14.3 miliardë tonelata. Çmimi i prodhimit të rrymës nga linjiti në Kosovë është çmimi më i lirë në zonë (0.62 euro/GJ), në krahasim me Bullgarinë (0.88 euro/GJ) dhe Serbinë e Malin e Zi (1.34 euro/GJ)9 Sektori i minierave po ashtu paraqet një mundësi për prodhimin industrial si dhe për eksport. Kosova posedon sasi të konsiderueshme të plumbit, zinkut, nikelit dhe magneziumit.

Si mund të shihet, problemi kryesor i ekonomisë kosovare është ni-veli i ulët i prodhimit, i cili ka ndikim negativ në këmbimin tregtar të Ko-sovës me vendet tjera. Prandaj, në të ardhmen politika fiskale dhe mone-tare e Kosovës duhet të orientohet në stimulimin e prodhimit vendës. Në këtë mënyrë, me anë të inkurajimit të industrisë së prodhimit vendës ne do të krijojmë kushtet për zvogëlimin e shkallës së varësisë nga tregu i jashtëm, të ofrojmë më shumë lloje të produkteve në tregun e jashtëm dhe si rezultat i këtyre do të vijë deri te përmirësimi i bilancit tonë tregtar.

Referencat

Aide Memoire of the IMF Staff Mission to Kosova, July 2005 Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovë (BPK), Reporti Vjetor 2004, Prishtinë Agjencioni Regjional i Ndërmarrjeve në Prishtinë (REA Prishtina), Economic

Impact Rewiev of the Kosova-Albania Free Trade Agreement, October 2004, Prishtinë

Banka Botërore, Kosova Monthly Economic Briefing, November/December 2005, Prishtinë

Badivuku-Pantina, M., 2001, Korporatat Multinacionale dhe roli i tyre në krijimin e Rendit të Ri Botëror, Prishtina, Kosovë

Badivuku-Pantina, M., 2005, Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik regjional, Prishtinë, Kosovë

Berisha, S., 2002, Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, Kosovë

9 Source:”REBIS: GIS-Raporti final”, PwC Konzorciumi, Financed by the CARDS Program

of EU, December, 2004.

Page 16: TREGëTIA E LIRë

Dr. Myrvete Badivuku-Pantina 360

Elke Thiel, Universiteti i Bamberg-ut, Profesor i Jashtëm, Fakulteti Eknonomik, Universiteti i Tiranës, Integrimi Evropian i Shqipërisë: Aspektet Ekonomike, Maj 2004

European Integration of Albania: Economic Aspects, University of Bamberg, Fore-ign Proffesor, Economic Faculty, University of Tirana, May 2004, Albania

Enti i Statistikës së Kosovës, Llogaritë Qeveritare të Kosovës 2003, Prishtinë, Kosovë

European Commission –Directorate – General for Economic and Financial Affairs “West Balkans in Transition” 12/2004.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovë – Changes in Classification on National Income Accounts (NIA), Kosova Main Indicators, 2004-2007, April 2005, Prishtina, Kosovo

Jovanović, M., 1995, Ekonomika Evropske Zajednice, Beograd Limani, M., 2004, Integrimet Ekonomike Evropiane, Prishtinë, Kosovë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Raporti Vjetor 2004, Prishtinë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Monitoruesi Mujor Makroekonomik, Prill

2005, Prishtinë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Krahasimi i këmbimit tregtar 2002/2003,

Prishtinë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Marrëveshje për Tregtinë e Lirë ndërmjet

Qeverisë të Republikës së Shqipërsë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Përkohshëm të Kosovës në emër të Institucioneve të Përkohëshme Vetë-Qeverisëse të Kosovës, 2003, Prishtinë, Kosovë

Ministry of Trade and Industry, Proposal of Interim Protocol on Free Trade Between the Government of the Republic of Macedonia Represented by the Ministry of Economy and the United Nations Interim Administration Mission in Kosova (UNMIK), May 2005, Prishtina, Kosovo

UNMIK European Union Pillar, Economic Policy Office, Kosova Economic Outlook, March 2006, Prishtinë

“REBIS: GIS – Raporti Final”, PwC Konzorciumi, Financuar nga Programi CARDS i BEsë, 31 Dhjetor 2004, Prishtinë, Kosovë

Raporti i Progresit të Kosovës për vitin 2005, Komisioni Europian, Bruksel, Nëntor 2005, SEC (2005) 1423

UNMIK European Union Pillar, Economic Policy Office, Inducement of Kosova Economic Growth, July 2005, Prishtina, Kosovo

UNMIK Customs Services, Exports and Imports by Trading Partners, 2005 www.rtklive.com/site/news_view.php?id=30716