uletin · 2019. 2. 7. · në kuadër të pp 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve...

18
Bulen Nr. 2, tetor 2018

Upload: others

Post on 28-Feb-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Buletin

Nr. 2, tetor 2018

Page 2: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Ky projekt ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në mes të universiteteve dhe ndërmarrjeve për zgjerimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, përmirësimin e plan progra-meve në harmoni me nevojat e ndërmarrjeve si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të IAL-ve në Kosovë. Menaxherët e ndërmarrjeve do të emërohen në një numër të komisioneve universitare si një zë i sektorit privat për t’ju ndih-muar universiteteve në projektimin e programeve studimore në harmoni me nevojat e ndërmarrjeve dhe tregut të punës.

Universitetet do të dërgojnë një numër të ligjëruesve të tyre nëpër kompani për një periudhë të shkurtër të angazhimit për të vrojtuar punën në kompani dhe, në konsultim me

menaxherët e kompanive, për t’i identifikuar sfidat me të ci-lat ata përballen. Ligjëruesit do të shfrytëzojnë njohuritë e tyre të kompanive dhe kuptimin e fituar intuitiv për formuli-min e rasteve studimore për lëndët e tyre. Partnerët me përvojë nga BE do t’ju asistojnë ligjëruesve kosovar në harti-min e rasteve studimore të cilat mund të përdoren në klasë. Përdorimi i rasteve studimore, në veçanti atyre të bazuara në kompanitë kosovare, është disi i pazakonshëm dhe do t’i ne-vojitet një ndryshim në strategjinë e mësimdhënies, mëximnxënies dhe vlerësimit. Ai do të ketë një ndikim të thellë në përvojën mësimore të studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Projekti ka filluar me 15 tetor 2015 dhe do të vazhdojë deri me 14 tetor 2018. Buxheti total i projektit është €722,093.00.

Universitetet e Ndërmarrësisë për Aleanca Industriale – EUFORIA

Objektivat specifike:

EUFORIA është një projekt bashkëpunimi në mes të

partnerëve vijues:

Partnerët Kosovar

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan Universiteti “Haxhi

Zeka”, Peja

RIINVEST College

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Universiteti

i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Partnerët e BE-së

Universiteti Staffordshire (Koordinator i Projektit),

Britani e Madhe

Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Munih, Gj Uni-

versiteti i Zagrebit, KR

Università Politecnica delle Marche, IT

Universiteti Nottingham Trent, BM

Partnerët Industrial

Hotel Dukagjini

Uje Rugove

TREPHARM

ENRAD

Partnerët nga OJQ-të

Oda Ekonomike e Kosovës

Gratë në Biznes

Krijimi i marrëdhënieve bilaterale në mes IAL-ve të vendit part-

ner dhe ndërmarrjeve në një bazë formale për aranzhimin e

përfaqësimit të ndërmarrjeve në komisionet universitare dhe

angazhimin e stafit dhe studentëve.

Përmirësimi i metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies

përmes zhvillimit dhe shfrytëzimit të rasteve studimore të ba-

zuara në përvojat specifike të kompanive partnere.

Realizimi i anketimeve të kompanive dhe marrja e informacion-

eve prapavajtëse për angazhimin e studentëve me qëllim të

identifikimit të aftësive dhe mangësive në njohuri nga ana e

studentëve dhe të diplomuarve si dhe përmirësimit të plan

programeve për përfshirjen e këtyre aftësive për rritjen e

aftësisë së të diplomuarve për të gjetur punë

Përmirësimi i qëndrueshmërisë së IAL-ve të vendit partner duke

iu ndihmuar atyre në krijimin e burimeve shtesë të të

ardhurave (p.sh. përmes organizimit të kurseve trajnuese dhe

ofrimit të shërbimeve për kompanitë, bazuar në nevojat e tyre

të identifikuara)

Themelimi i qendrave këshilluese për NMV të udhëhequra nga

stafi dhe studentët post-diplomik

Page 3: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Si pjesë e PP1, është krijuar softueri i specializuar për t’i ndihmuar Zyrtarët e Punësimit nga universitetet partnere në detyrën e tyre për ta lehtësuar punësimin e studentëve të tyre. Specifikimi i softuerit është përgatitur nga Zt. Bashkim Nurboja (UHZ Pejë) në konsultim me Zyrtarët e Vendosjes, pas trajnimit të tyre në Universite-tin Staffordshire, Britani e Madhe, në nëntor 2016.

Një ditë e trajnimit është mbajtur në UHZ Pejë të hënën me 31 korrik për Zyrtarët e Punësimit dhe versioni final i softuerit tanimë është i gatshëm dhe në dispozicion në ueb faqen e projektit.

Softueri përmban faqe për kompanitë për ngarkimin e konkurseve të tyre për punësim, si dhe faqet ku studentët mund t’i ngarkojnë fushat e tyre të interesit si dhe raportet e tyre pas përfundimit të punësimit.

Page 3

Projekti EUFORIA ka bërë avancim të konsiderueshëm që nga Buletini i parë. Të gjitha aktivitetet e projektit janë përfunduar dhe në disa raste aktivitete plotësuese janë aranzhuar për institucionet e vendit partner. Buletini i dytë shkurtimisht ilustron këto aktivitete në rendin e Pakove të Punës (PP) së projektit.

PP1: Dita e Trajnimit për Zyrtarët e Punësimit për Softuerin e Ri, 31 korrik 2017

PP1: Punëtoria Plotësuese për Lidhjet Universitet-Ndërmarrje, Universiteti i Zagrebit, 19-20 qershor 2018

Në një aktivitet plotësues të projektit, stafi nga universitetet tona partnere në Kosovë mori pjesë në një punëtori dy ditore për Lidhjet Universitet-Ndërmarrje dhe Zhvillimin e Shkrimeve Akademike. Punëtoria u organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Zagrebit, Kroaci, dhe u udhëhoq nga Znj. Paulina Lučić, Kryesuese e Zyrës për Konsulencë dhe Zhvillim të Karrierës. 12 anëtarë të stafit nga universi-tetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës dhe Kolegjit Riinvest morën pjesë në Punëtori.

Page 4: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u mbajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit nga gjashtë universitete partnere në Kosovë (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Ferizajit dhe Kolegjit Riinvest). Gjithsej 24 anëtarë të stafit morën pjesë.

Punëtoria u udhëhoq nga Prof Marina Dabic dhe Dr Usha Ramanathan nga Universiteti Nottingham Trent, BM (NTU). Pjesëmarrësit do ta kalojnë verën në zhvillimin e rasteve të tyre studimore, të cilat bazohen në kompanitë kosovare, par se të marrin pjesë në Punëtorinë pasuese të organizuar nga Universita Politecnica delle Marche, Ancona, Itali, në shtator 2017.

PP2: Zhvillimi dhe Shfrytëzimi i Rasteve Studimore në Mësimdhënie PP 2: Punëtoria e dytë e shkrimit të Rasteve Studimore në Kosovë, 13-15 qershor 2017

Page 4

Punëtoria e dytë për zhvillimin e rasteve studimore u mbajt në Universita Politecnica delle Marche, Ancona, Itali nga 5 deri 8 shtator 2017. Gjithsej 23 anëtarë të stafit nga gjashtë universitete partnere të Kosovës morën pjesë (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Ferizajit dhe Kolegji Riin-vest).

Punëtoria u udhëhoq nga Prof Marina Dabic nga Universiteti i Zagrebit (UNIZG) dhe Prof Muhamet Mustafa nga Kolegji Riinvest (Riinvest). Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit punuan me udhëheqësit e punëtorisë, individualisht dhe kolektivisht për zhvillimin e rasteve studimore të cilat ata tanimë i kishin filluar në punëtorinë e parë në Kosovë në korrik 2017. Të gjitha këto raste studimore u bazuan në kompanitë në Kosovë dhe do të përdoren në mësimdhënie në universitetet partnere në Kosovë.

PP2: Punëtoria e dytë për zhvillimin e rasteve studimore, Ancona, Itali, 5-8 shtator 2017

Page 5: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 5

Për t’ju mundësuar më tepër anëtarëve të stafit të universiteteve partnere kosovare që të mësojnë për përdorimin e rasteve stu-dimore në mësimdhënie, Profesori Paul Su-dnik nga Universiteti i Shkencave të Aplikua-ra në Munih (MUAS) ligjëroi 3 seminare me titullin “Mësimdhënia me Rastet Studimore”

25 tetor në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit nga Riinvest dhe UP-FE

26 tetor në UHZ Pejë për anëtarët e stafit nga UHZ Peja dhe UGJFA-Gjakova

27 tetor në UShAF

Seminaret në kuadër të PP2 – Zhvillimi i Rasteve Studimore për Mësimdhënie, 25-27 tetor 2017

PP3: Identifikimi i mungesës së aftësive dhe njohurive dhe integrimi i aftësive të nevojshme në plan programe Seminaret Plotësuese në kuadër të PP3: Zhvillimi i Plan

programit– integrimi i aftësive të punësimit në plan programe, 11-14 qershor 2017

Për t’ju mundësuar anëtarëve të stafit të universiteteve partnere të Kosovës për të dëgjuar se si aftësitë e punësimit integrohen në plan programin e Universitetit Staffordshire, BM (SU), Dr Jana Fise-rova nga Universiteti Staffordshire (SU) ligjëroi 4 seminare me titullin “Integrimi i Aftësive të Punësimit dhe Atributet e Studentëve në Plan Program” si në vijim:

11 prill 2017 në Kolegjin Riinvest

12 prill 2017 në Universitetin e Prishtinës –Fakulteti Ekonomik

12 qershor 2017 në Universitetin e Gjakovës për anëtarët e stafit nga UGJFA-Gjakova dhe Universiteti Haxhi Zeka Pejë

14 qershor 2017 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj për anëtarët e stafit nga UShAF dhe Universiteti Kadri Zeka Gjilan

Page 6: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 6

PP3: Punëtoria Plotësuese për Zhvillimin e Plan Programit për Përmirësimin e Plan programeve dhe integrimin e Aftësive të Punësimit dhe Atributeve të Studentëve,

Stoke on Trent, BM, 23-27 prill 2018

PP3: Punëtoria për Zhvillimin e Plan Programit për Përmirësimin e Plan Programeve dhe Integrimit të Aftësive të Punësimit dhe Atributeve të Studentëve, Nottingham, BM,

20-26 janar 2018

Stafi nga 6 universitete partnere në Kosovë (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Ferizajit dhe Kolegji Riinvest) morën pjesë në Punëtorinë për Integrimin e Aftësive të Punësimit dhe Atributeve të Studentëve në Plan Programe. Nikoqir i punëtorisë ishte Universiteti Nottingham Trent, BM prej 22 deri me 26 janar 2018.

Ai u udhëhoq nga Prof Marina Dabic dhe Dr Thomas Graham (Universiteti Nottingham Trent) dhe Dr Jana Fiserova (Universiteti Staffordshire). Punëtoria i njohu pjesëmarrësit më mënyrën se si aftësitë e punësimit dhe atributet e studentëve janë të integruara në plan programe të NTU dhe SU.

Një punëtori plotësuese për Zhvillimin e Plan programit u mbajt në Universitetin Staffordshire, BM, me 23-27 prill 2018. Stafi nga universitetet partnere në Kosovë (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, dhe Kolegji Riinvest) morën pjesë në Punëtorinë për Integrimin e Aftësive të Punësimit dhe Atri-buteve të Studentëve në Plan programe. Ai u udhëhoq nga Prof Marina Dabic (Universiteti Nottingham Trent dhe Universiteti i Zagrebit) dhe Dr Ahmad Mlouk, Mr Karl McCormack dhe Mr Mark Ëordley (Universiteti Staffordshire). Qëllimi i punëtorisë ishte që t’iu mundësohej pjesëmarrësve të mësojnë se si t’i ndryshojnë plan programet e tyre për ta integruar punësimin në përmbajtjen e tyre, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e lëndëve që ata i ligjërojnë duke theksuar rëndësinë e punësimit të studentëve për IAL dhe duke iu ofruar modele të praktikës më të mirë në dy universitetet e BM.

Page 7: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 7

Ky kurs u organizuar përmes partnerit tonë OJQ, Oda Ekonomike e Kosovës, për ta theksuar rëndësinë e marrëveshjes MSA për kompanitë kosovare, në veçanti kompanitë e orientuara në eksport. Prof Gazmend Qorraj (Universiteti i Prishtinës) dhe Zt Jeton Statovci (Departamenti i Doganave të Kosovës) udhëhoqën këtë trajnim.

PP4 Kurset trajnuese për Kompanitë

Pas Anketimit të Ndërmarrjeve dhe identifikimit të fushave në të cilat kompanitë ndjenin se kishin nevojë për trajnim plotësues, projekti organizoi tetë punëtori trajnimi për kompanitë. Disa nga këto punëtori u organizuan bashkë me profesorët e BE-së dhe Kosovës, të tjerat vetëm nga profesorët kosovar. Profesorët kosovar kishin mundësinë që ta kalonin një javë në njërin nga institucionet part-nere të BE-së, duke punuar me një koleg nga BE-ja, për përgatitjen e materialit trajnues.

Parashikimi biznesor (16 nëntor-22 dhjetor 2017)

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Mundësitë Biznesore në Kosovë (15-16 mars2018)

Ky kurs u organizua nga Kolegji Riinvest për ban-kat dhe institucionet financiare, me fokus në rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe çështjeve relevante rregullative. Dr Mohammad Hasan (Universiteti Staffordshire) dhe Dr Driart Elshani (Kolegji Riinvest) udhëhoqën këtë trajnim.

Ky kurs u organizuar nga Kolegji Riinvest për menaxherët e mesëm të familjarizuar në kompanitë me parime statistikore dhe metoda të parashikimit biznesor. Zt Endrit Pllashniku dhe Zt Gent Beqiri (Kolegji Riinvest) udhëhoqën këtë trajnim.

Siguria kibernetike për Bankat dhe Institucionet Financiare

(15-16 qershor 2017)

Teknologjia e Dizajnit (28 mars - 4 maj 2018)

Ky kurs u organizuar për më tepër se dy muaj në Universitetin e Shkencave të Ap-likuara në Ferizaj (UShAF). Ai iu prezantu-a një grupi të kompanive lokale në zonën e Ferizajit për t’i njoftuar me zhvillimet e reja në teknologjinë e dizajnit, përfshirë dizajnin e ndihmuar nga kompjuterët, sistemet kompjuterik për kontroll nume-rik, inxhinieri reversë dhe printim 3D. Prof Mohamad El-Mehtedi dhe Dr To-masso Mancia (Universiteti i Ankonës) dhe Prof Bujar Pi- ra, Dr Rrahim Sejdiu dhe Mr Flamur Sali- hu (UShAF) udhëhoqën këtë trajnim.

Page 8: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Ky kurs u organizuar përmes partnerit tonë OJQ, Oda Ekonomike e Kosovës, për ta thek-suar rëndësinë e sigurisë së internetit për të gjitha kompanitë, në veçanti atyre që janë të përfshira në transaksione financiare përmes internetit.

Dr Mohammad Hasan (Universiteti Staffordshire) dhe Dr Driart Elshani (Kolegji Riinvest) udhëhoqën këtë trajnim.

Kanalet e Marketingut dhe Shpërndarjes në Epokën Digjitale (7-8 maj 2018)

Page 8

Siguria e Transaksioneve Financiare të Bazuara në Internet (17-18 prill 2018)

Ky kurs u organizuar përmes partnerit tonë OJQ, Oda Ekonomike e Kosovës, për ta theksuar rëndësinë e internetit dhe mediave sociale për marketing dhe shpërndarje, në veçanti rëndësinë e marketingut digjital për kompanitë kosovare. Dr Nurdilek Dalziel (Universiteti Staffordshire) dhe Mr Denis Spahija (Universiti i Gjakovës Fehmi Agani) udhëhoqën këtë trajnim.

Menaxhimi i Projektit (16 maj deri me 18 qershor 2018)

Ky kurs u organizua nga Kolegji Riinvest. Qëllimi i kursit ishte krijimi dhe zgjerimi i njohurive dhe aftësive të nevojshme për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve që në mënyrë më sistematike bazohen në ciklin e plotë për menaxhimin e projektit, dhe pajisja e menaxherëve të projektit me njohuri për filli-min e projektit, planifikimin, aspektet financia-re dhe mjetet për monitorimin e projektit. Zt Urgan Alija dhe Zt Albert Jakupi (të dy nga Ko-legji Riinvest) udhëhoqën këtë trajnim.

Aftësitë Kreative dhe Inovative (13-14 qershor 2018)

Ky kurs u organizuar përmes partnerit tonë OJQ, Oda Ekonomike e Kosovës, për ta theksuar rëndësinë e dhënies së mundësisë punonjësve të një firme që rregullisht të mendojnë për inovaci-on, të kërkojnë mënyra më të mira për kryerjen e punës së tyre. Profesori Besnik Krasniqi (Universiteti i Prishtinës) dhe Dr Fisnik Recica (Kolegji Riinvest) udhëhoqën këtë trajnim.

Page 9: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 9

PP4: Qëndrueshmëria Financiare e Universiteteve Takimet me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe anëtarët e Kuvendit të

Kosovës për Qëndrueshmërinë Financiare të Universiteteve Kosovare

Me 6 shtator 2018, një delegacion i përfaqësuesve të projektit EUFORIA vizituan Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për tu takuar me Ministrin H E Shyqiri Bytyci dhe për të diskutuar rezultatet e Pakos së Punës 4 të projektit për Qëndrueshmërinë Financiare të Universiteteve në Kosovë. Diskuti-met theksuan problemet e metodës aktuale të financimit të universiteteve në Kosovë, ofruan shembuj të metodave tjera të financimit të arsimit të lartë, të tilla si ato të Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kroacisë, dhe ofruar sugjerime për politikëbërësit në Kosovë për atë se si të përmirësohet situata aktua-le përmes zbatimit të një sistemi të bazuar në autonominë financiare të universiteteve të cilat do ta rris-nin qëndrueshmërinë financiare të universiteteve. Në modelin e propozuar, universitetet do të kishin mundësi t’i kishin llogaritë e tyre bankare dhe aftësinë për gjenerimin e të ardhurave të reja nga buri-met vendore, të BE-së dhe burimet tjera (përfshirë kompanitë private) për hulumtim, konsulencë dhe shërbime profesionale. Universitetet gjithashtu do të kishin të drejtën të vendosnin se si t’i shpenzonin të hyrat plotësuese të realizuara vetvetiu, sipas ligjeve të ndryshme të tilla si ato për financat publike, punësimin, prokurimin publik, tatimet, etj.

Ministri i falënderoi pjesëmarrësit për komentet dhe sugjerimet e tyre dhe u pajtua që t’i përcjellë këto çështje dhe të organizojë takime tjera me Rektorët e Universiteteve Kosovare për t’i diskutuar më tej këto sugjerime.

Në takim morën pjesë përfaqësues të gjashtë Universiteteve partnere kosovare (Prof Shaban Buza, Rek-tor i Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani; Prof Fadil Millaku dhe Prof Ibish Mazreku, Rektor dhe Zëvendës Rektor i Universitetit Haxhi Zeka; Dr Bashkim Nurboja, Universiteti Haxhi Zeka; Prof Agron Baj-raktari, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; Prof Muhamet Mustafa i Kolegjit Riin-vest; Prof But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Prishtinës; Prof Ymer Havolli, Universite-ti i Prishtinës; Dr Gezim Tosuni, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti Kadri Zeka, Gjilan; përfaqësuesit nga universitetet partnere të BE (Prof Iraj Hashi, Koordinator i Projektit EUFORIA dhe Mrs Jenny Her- bert, Menaxher i Projektit EUFORIA, Universiteti Staffordshire; Prof Lajos Zager dhe Prof Juri-ca Pavicic, Dekan dhe Zëvendës Dekan, Fakulteti Ekonomik dhe Biznesor, Universiteti i Zagrebit; Prof Marina Dabic, Universiteti i Zagrebit dhe Universitetit Nottingham Trent; Prof Giuseppe Canullo, Univer-sita Politecnica Delle Marche, Ankona).

Page 10: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 10

Takimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Përfaqësuesit e projektit EUFORIA pastaj morën pjesë në një takim në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Dr Lumir Abdixhiku, Kryeseuesin e Komisionit për Buxhet të Kuvendit dhe Prof Avdullah Hoti, Udhëheqës i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje Financiare të Kuvendit, për ta diskutuar temën e njëjtë.

Dy anëtarët e Kuvendit u përfshinë në diskutimet me përfaqësuesit e projektit EUFORIA dhe parashtru-an një varg pyetjesh për metodat alternative për financimin e arsimit të lartë dhe rëndësinë e të ardhu-rave të jashtme. Ata gjithashtu premtuan që ata do t'i përcjellin këto çështje në Komisionin për Arsim dhe Komisionin për Buxhet si dhe do të thërrasin seanca për përmirësimin e ligjit për arsimin e lartë.

Në takimin në Kuvend morën pjesë Prof Shaban Buza, Rektor i Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani; Prof But Dedaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës; Prof Ymer Havolli, Universiteti i Prishtinës; Dr Bashkim Nurboja, Universiteti Haxhi Zeka; përfaqësuesit e universiteteve partnere të BE (Prof Iraj Hashi, Koordinator i Projektit EUFORIA dhe Znj. Jenny Herbert, Menaxhere e Projektit EUFORI-A, Universiteti Staffordshire; Prof Lajos Zager dhe Prof Jurica Pavicic, Dekan dhe Zëvendës Dekan, Fa-kulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Zagrebit; Prof Marina Dabic, Universiteti i Zagrebit dhe Universiteti Nottingham Trent; Prof Giuseppe Canullo, Universita Politecnica Delle Marche, Ancona).

Një seri prej dhjetë punëtorive u organizuan nga projekti për të ofruar trajnim për NVM-të në pjesë të ndryshme të Kosovës (përveç njërës që u mbajt në Maqedoni) dhe për një mori temash me interes për NVM-të, në veçanti NVM-të në pronësi të afaristeve. Partneri ynë Femra në Biznes luajti një rol të madh në organizimin e këtyre punëtorive përgjatë Kosovës.

PP5: Punëtoritë për Qendrat Këshillëdhënëse për NVM

Page 11: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Second project Planning and Monitoring Meeting

The second Project Planning and Monitoring Meeting was held on 4 and 5 September 2017 at Universita Politecnica delle Marche, Anco-na, Italy (UNIVPM). Representatives from all six Kosovar universities (Universities of Gjako-va, Gjilan, Peja, Prishtina, Ferizaj and Riinvest College), together with representatives from the University of Zagreb, UNIVPM and the Pro-ject Coordinator and Project Manager from Staffordshire University met to review the ac-tivities of the past year and plan for the final year of the project.

The EACEA’s Assessment of the Intermediate Report of the Project, the Coordinator’s Re-sponse to this Assessment and the internal Evaluation Report, produced by Prof Marina Dabic (UNIZG) and Mr Denis Spahija (UGJFA), were also discussed. Decisions on the spend-ing of the remainder of the equipment budget and deadlines for submission of case studies (WP2) were also made.

Punëtoria për Ngritjen e kapacitetit të ndërmarrësve femra në Planifikim Biznesor dhe Financim – Pejë

Page 11

Punëtoritë për Bizneset Fillestare për Bujqit Femra - Ohër

Një punëtori për përmirësimin e njohurive të grupit të Bujqve femra në Kosovë në hapjen e bizneseve dhe Shkrimin e një plani biznesor, rrjetëzimin dhe mentorimin u mbajt me 24-26 korrik 2017 në Ohër, Maqedoni. Punëtoria u udhëhoq nga Prof Ymer Havolli nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës dhe Majlinda Mazelliu nga OJQ Gratë në Biznes.

Një punëtori për ngritjen e kapacitetit të ndërmarrësve femra në planifikim biznesor dhe zhvillim në regjionin e Pejës, Kosovë u mbajt me 20-21 nëntor 2017 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në burimet njerëzore dhe marketing, sistemin tatimor në Kosovë, qasjen në financa dhe rrjetëzimin.

Punëtoria u udhëhoq nga Profesor Ymer Havolli nga Universiteti i Prishtinës (UP-FE), Znj. Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes) dhe Vjosa Hajdari nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ-Pejë), me mbështetjen administrative nga Znj. Tahire Gashi nga Gratë në Biznes.

18 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NMV-të morën pjesë në Punëtori.

Page 12: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Second project Planning and Monitoring Meeting

The second Project Planning and Monitoring Meeting was held on 4 and 5 September 2017 at Universita Politecnica delle Marche, Anco-na, Italy (UNIVPM). Representatives from all six Kosovar universities (Universities of Gjako-va, Gjilan, Peja, Prishtina, Ferizaj and Riinvest College), together with representatives from the University of Zagreb, UNIVPM and the Pro-ject Coordinator and Project Manager from Staffordshire University met to review the ac-tivities of the past year and plan for the final year of the project.

The EACEA’s Assessment of the Intermediate Report of the Project, the Coordinator’s Re-sponse to this Assessment and the internal Evaluation Report, produced by Prof Marina Dabic (UNIZG) and Mr Denis Spahija (UGJFA), were also discussed. Decisions on the spend-ing of the remainder of the equipment budget and deadlines for submission of case studies (WP2) were also made.

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për rritjen e kapacitetit të ndërmarrësve femra në planifikim biznesor dhe zhvillim në Komunën e Isto-gut, Kosovë u mbajt me 15 dhe 16 shkurt 2018 në Qendrën e Trajnimit në Komunën e Istogut. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketingun Digjital, Zhvillimin Biznesor për NVM-të dhe Qasjen në Financa.

Punëtoria u udhëhoq nga Profesori Ymer Havolli dhe Profesori Visar Rrustemi nga Universiteti i Prishtinës (UP-FE) dhe Znj Majlinda Mazelliu nga

Gratë në Biznes (GnB) me mbështetjen e Znj Tahire Gashi nga GnB. 20 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Ditën e dytë të punëtorisë (16 shkurt) Kryetari i komunës së Istogut, Zt. Haki Rugova, i cili ia ofroi projektit qendrën e trajnimit të komunës falas, vizitoi punëtorinë, ku iu adresua NVM dhe u zotua se ai dhe komu-na e tij do t’i përkrahin NVM të grave për zhvillimin e mëtejmë të ideve të tyre biznesore dhe t’i bëjë kon-kurruese në Istog dhe regjionin më gjerë.

Punëtoria për Planifikim Biznesor dhe Marketing Digjital për Ndërmarrësit Femra– Istog

Page 12

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për rritjen e kapaciteteve të ndërmarrësve femra në planifikim biznesor dhe zhvillim në Komunën e Klinës, Kosovë u mbajt me 7 dhe 8 shkurt 2018 në OJQ Qendra e Trajnimit Zana në Klinë. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketingun Digjital.

Punëtoria u udhëhoq nga Profesori Ymer Havolli dhe Profesori Visar Rrustemi nga Universiteti i Prishtinës (UP-FE) dhe Znj Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB) me mbështetjen e Znj Tahi-re Gashi nga GnB. 19 pjesëmarrës nga OJQ-të lo-kale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Punëtoria për Planifikim Biznesor dhe Zhvillim në Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketing Digjital për Ndërmarrësit Femra – Klinë

Punëtoria për Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketingun Digjital për NVM-të – Deçan

Një punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM-të për ngritjen e kapacitetit të ndërmarrësve femra në planifikim biznesor dhe zhvillim në komunën e Deçanit, Kosovë u Mbajt me 10 dhe 11 mars 2018 në Restaurantin “Tropical”, Deçan.

Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në Kanalet e Shpërndarjes, Marketingun Digjital dhe Qasjen në Financa. Punëtoria u udhëhoq nga Profesori Visar Rrustemi nga Universiteti i Prishtinës dhe Znj Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB) me mbështetjen e Znj Tahire Gashi nga GnB. 21 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Page 13: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 13

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për ngritjen e kapaciteteve të NMV-ve në Menaxhimin Biznesor në Komunën e Podujevës, Kosovë u mbajt me 6 dhe 7 prill 2018 në Restorantin “ORA”, Podujevë. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në Planifikim Biznesor dhe Inovacion dhe Menaxhim të Burimeve Njerëzore.

Punëtoria u udhëhoq nga Profesori Besnik Krasniqi dhe Profesori Ymer Havolli nga Uni-versiteti i Prishtinës (UP-FE) dhe Znj. Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB). 23 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Punëtoria gjithashtu u mbulua nga mediat me bazë në Prishtinë, gazeta Lajmi.net.

Punëtoria për Planifikim Biznesor dhe Inovacion për NVM-të – Podujevë

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për ngritjen e kapacitetit të Ndërmarrësve në komunën e Gjakovës, Kosovë u mbajt me 27 dhe 28 prill në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, ndërtesa e Rektoratit. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në MSA dhe mundësitë biznesore në Kosovë; Zhvillim Biznesor; zhvillim të Burimeve Njerëzore dhe Marketing Digjital.

Punëotira u udhëhoq nga Profesor Gazmend Qorraj dhe Profesor Ymer Havolli nga Universiteti i Prishtinës (UP-FE) Zt Jeton Statovci nga Autoriteti Doganor i Kosovës dhe Zt Denis Spahija nga Uni-versiteti i Gjakovës Fehmi Agani (UGJFA).

9 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Punëtoria për MSA dhe Mundësitë Biznesore për NMV-të – Gjakovë

Page 14: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Second project Planning and Monitoring Meeting

The second Project Planning and Monitoring Meeting was held on 4 and 5 September 2017 at Universita Politecnica delle Marche, Anco-na, Italy (UNIVPM). Representatives from all six Kosovar universities (Universities of Gjako-va, Gjilan, Peja, Prishtina, Ferizaj and Riinvest College), together with representatives from the University of Zagreb, UNIVPM and the Pro-ject Coordinator and Project Manager from Staffordshire University met to review the ac-tivities of the past year and plan for the final year of the project.

The EACEA’s Assessment of the Intermediate Report of the Project, the Coordinator’s Re-sponse to this Assessment and the internal Evaluation Report, produced by Prof Marina Dabic (UNIZG) and Mr Denis Spahija (UGJFA), were also discussed. Decisions on the spend-ing of the remainder of the equipment budget and deadlines for submission of case studies (WP2) were also made.

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve në Menaxhim Biznesi në Prishtinë, Kosovë, uu mbajt në regjionin e Prishtinës, Kosovë me 4 dhe 5 kor-rik 2018 në Kolegjin Riinvest, Prishtinë. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në: Kontabilitet dhe Sis-tem tatimor në Kosovë, Marketing Digjital, Menaxhim të Burimeve Njerëzore

Punëtoria u udhëhoq nga Znj Vjosa Hajdari nga Universiteti Haxhi Zeka, Pejë (UHZ), Zt Denis Spa- hija nga Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani (UGJFA) dhe Profesor Ymer Havolli nga Fakulteti

Ekonomik, Universiteti i Prishtinës (UP-FE), me mbështetjen e Znj Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB) dhe Zt Endrit Pllashniku nga Kolegji Riinvest (Riinvest). 19 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Punëtoria për Sistemin Tatimor dhe Marketingun Digjital për NVM-të – Prishtinë

Page 14

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për ngritjen e kapaciteteve të NMV-ve në Menaxhim Biznesor dhe Zhvillim në komu-nat e Lipjanit dhe Shtimes, Kosovë u mbajt me 22 dhe 23 qershor 2018 në “Swiss Bar”, Lipjan. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në: Kontabilitet dhe Sistem Fiskal në Kosovë; NVM-të dhe Qasja në Financa; Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketingu Digjital.

Punëtoria u udhëhoq nga Znj Vjosa Hajdari nga Universiteti Haxhi Zeka, Pejë (UHZ), Znj Majlinda Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB) dhe Zt Denis Spahija nga Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani (UGJFA). 23 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Punëtoria për Qasjen në Financa dhe Marketing Digjital për NVM-të – Lipjan

Punëtoria për Qasje në Financa dhe Marketing Digjital për NVM – Mitrovicë

Një Punëtori e Qendrës Këshillëdhënëse për NVM për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve në Menaxhim Biznesi dhe Zhvillim në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, Kosovë u mbajt me 25 dhe 26 qershor 2018 në Qendrën e Trajnimit të Agjencisë për Zhvillim Regjional, Mitrovicë Veriore. Qëllimi i punëtorisë ishte fokusi në: Kontabilitet dhe Sistem Fiskal në Kosovë; NVM-të dhe Qasja në Financa; Kanalet e Shpërndarjes dhe Marketingu Digjital.

Punëtoria u udhëhoq nga Zt Denis Spahija nga Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani (UGJFA), Znj. Malina Mazelliu nga Gratë në Biznes (GnB) dhe Znj. Vjosa Hajdari nga Universiteti Haxhi Zeka, Pejë (UHZ). 32 pjesëmarrës nga OJQ-të lokale dhe NVM-të morën pjesë në Punëtori.

Page 15: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 15

PP6: Cilësia

Vlerësimi i Brendshëm i Projektit Në kuadër të PP6.2, Profesor Marina Dabic (UNIZG) dhe Zt Denis Spahija (UGJFA) realizuan vizita monitoruese te të gjitha universitetet partnere në Kosovë për ta vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e aktiviteteve të projektit në secilin institucion. Ata u takuan me Dekanët, Rektorët dhe Zëvendës Rektorët bashkë me një numër të stafit të cilët morën pjesë në Punëtoritë ose trajnimin e organizuar nga projekti. Vizitat u realizuan me 6-8 qershor dhe 12 qershor 2017. Raporti i Monitorimit të Brendshëm do të diskutohet në Takimin e Dytë Planifikues dhe Monitorues në shtator 2017.

Vlerësimi i Jashtëm i Projektit

Si pjesë e PP6.3, Profesori Bassem Kaissi nga Universiteti Modern i Biznesit dhe Shkencës, Bejrut, Li-ban, realizoi vlerësimin e jashtëm të projekti nga data 11-15 janar 2018. Ai vizitoi gjashtë universitetet partnere kosovare dhe takoni personat kontaktues, Rektorët ose Dekanët e fakulteteve relevante, dhe stafin tjetër të cilit kishin marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të projektit, ku diskutuan implementi-min e projektit dhe përvojat e pjesëmarrësve. Prof Kaissi do të përpilojë një raport për gjetjet e tij i cili do të dërgohet në EACEA dhe do të jetë në dispozicion në ueb faqen tonë të projektit.

Vlerësimi i dytë i brendshëm i Projektit

Si vazhdim i monitorimit të brendshëm të projektit të ndërmarrë në qershor 2017, Profesor Marina

Dabic (UNIZG) me mbështetjen e Zt Denis Spahija (UGJFA) realizuan takime me përfaqësuesit e të gjit-

ha universiteteve partnere në Kosovë për ta vlerësuar ndikimin e aktiviteteve të projektit në secilin

institucion. Takimet u realizuan prej 5 deri 7 shtator 2018. Raporti për monitorimin e dytë të

brendshëm do të përpilohet.

Page 16: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Page 16

Shpërndarja e fundit dhe takimet e projektit EUFORIA u realizuan në Prishtinë me 10-11 korrik 2018, me pjesëmarrjen e shtatëdhjetë persona-ve. Pjesëmarrësit e aktiviteteve të Pa-kove të ndryshme të Punës prezantuan përvojat e tyre të punës në këtë pro-jekt. Rektorët, Zëvendës Rektorët dhe Dekanët e universiteteve pjesëmarrëse përmblodhën ndikimin e projektit në universitetet e tyre. Zyrtarët për punësim të universiteteve partnere diskutuan progresin e krijimit të lidhje-ve dhe nënshkrimit të MM-ve me ndërmarrjet dhe punësimin e studentëve në ndërmarrje. Disa nga Pjesëmarrësit në Punëtoritë për Zhvillimin e Plan programeve dis-kutuan përvojat e tyre gjatë pjesëmarrjes në këto punëtori dhe se si subjektet e tyre janë ndikuar nga Punëtoritë CD. Ngjashëm, disa nga kolegët që udhëhoqën Kurset e Trajnimit për ndërmarrjet që u orga-nizuar përmes organizatave tona partnere, Oda ekonomike e Kosovës, Kolegji Riinvest dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpjeguan se si periudha e studimit në universitetet partnere të BE-së ju kanë ndihmuar që ta përgatisin materialin trajnues për këto kurse dhe se si ata kanë përfituar nga mësimdhënia e tyre e rregullt. Partneri Gratë në Biznes i cili organizoi Punëtoritë NVM në dhjetë lokacio-ne në Kosovë diskutuan përvojat e tyre dhe se si kjo mund të zgjerohet për të mbuluar shumë pjesë tje-ra të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e takimit të shpërndarjes ishte lansimi i librit ‘Nga Teoria në Praktikë: Rastet Studimore të Kompanive Kosovare’. Ky libër përmban 28 raste studimore të kom-panive kosovare të realizuara nga stafi nga gjashtë universitetet partnere në Kosovë të cilët morën pjesë në katër punëtori në përpilimin e rasteve studi-more në Prishtinë, Nottingham dhe Ankona dhe u mbështetën nga kolegët e BE-së. Rastet studimore pastaj u përkthyen në gjuhën shqipe ashtu që të mund të përdoren nga studentët në një varg të kurseve universitare. Kop-

jet e librit gjithashtu do të shpërndahen jo vetëm për universitetet partnere por edhe për universitetet jo partnere në Kosovë. Kopjet gjithashtu i janë dërguar një numri të universiteteve në Shqipëri dhe uni-versiteteve shqip folëse në Maqedoni përfaqësuesit e të cilëve u ftuan në Takim. Prof Muhamet Musta-fa, nga Kolegji Riinvest, e redaktoi librin dhe e menaxhoi publikimin e tij.

Ditën e dytë të Takimit u diskutuan mësimet e përgjithshme të projektit dhe ajo se si partnerët mund të ndërtojnë nga arritjet e tij. Një numër i ideve për projektet e ardhshme u diskutuan dhe partnerët u paj-tuan që t’i përcjellin ato. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan çështjen e Qëndrueshmërisë Financiare të Universiteteve në Kosovë dhe vendosën t’i ftojnë Ministrat e Arsimit dhe Financave dhe përfaqësuesit e Kuvendit në një takim në shtator për t’ju theksuar rëndësinë e autonomisë financiare të universiteteve dhe mënyrat e ndryshimit të ligjeve aktuale për lehtësimin e kësaj autonomie.

PP7: Shpwrndarja dhe Qwndrueshmwria e Aktiviteteve tw Projektit dhe Rezultatet

PP7 – Shpwrndarja Finale dhe Takimet e Projektit

Page 17: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Second project Planning and Monitoring Meeting

The second Project Planning and Monitoring Meeting was held on 4 and 5 September 2017 at Universita Politecnica delle Marche, Anco-na, Italy (UNIVPM). Representatives from all six Kosovar universities (Universities of Gjako-va, Gjilan, Peja, Prishtina, Ferizaj and Riinvest College), together with representatives from the University of Zagreb, UNIVPM and the Pro-ject Coordinator and Project Manager from Staffordshire University met to review the ac-tivities of the past year and plan for the final year of the project.

The EACEA’s Assessment of the Intermediate Report of the Project, the Coordinator’s Re-sponse to this Assessment and the internal Evaluation Report, produced by Prof Marina Dabic (UNIZG) and Mr Denis Spahija (UGJFA), were also discussed. Decisions on the spend-ing of the remainder of the equipment budget and deadlines for submission of case studies (WP2) were also made.

Page 17

PP7: Shpërndarja

Postimi në Facebook i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyci pas takimit me delegacionin EUFORIA me 6 shtator

Një strategji për arsimin e lartë në Kosovë

Sot isha nikoqir i partnerëve të projektit EUFORIA në kuadër të programit ERASMUS +, të udhëhequr nga koordinatori i projektit Prof. Iraj Hashi nga Universiteti Staffordshire.

U informova nga partnerët të këtij projekti për rëndësinë e projektit në funksion të ngritjes së ka-paciteteve në arsimin e lartë. Gjithashtu, në këtë takim, partnerët e projektit folën për çështjen e sistemit të financimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

E vlerësoj lartë rëndësinë e projektit EUFORIA për faktin që qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i lidhjeve mes universiteteve dhe ndërmarrjeve në Kosovë për përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, punësimit të të diplomuarve dhe kontributit në financimin e arsimit të lartë në uni-versitetet e Kosovës.

MASHT është në proces të formimit të një ekipi të ekspertëve në bashkëpunim me mbështetësit tanë ndërkombëtar për hartimin e një strategjie për funksionimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë, dhe sigurisht në kuadër të kësaj strategjie do të rregullohet çështja e fi-nancimit të Universiteteve.

Projekti EUFORIA është një konsorcium i gjashtë institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë (Universitetet e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Ferizajt dhe Kolegjit Riinvest) dhe pesë universi-teteve nga Bashkimi Evropian: Universiteti i Ankonës (Itali), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universi-teti i Shkencave të Aplikuara në Munih (Gjermani), Universiteti Nottingham Trent dhe Universiteti Staffordshire (Britani e Madhe).

Page 18: uletin · 2019. 2. 7. · Në kuadër të PP 2.1, një punëtori e dytë për shkrimin e rasteve studimore u m ajt me 13-15 qershor 2017 në Kolegjin Riinvest për anëtarët e stafit

Takimi i dytë për planifikimin dhe monitorimin e projektit u mbajt me 4 dhe 5 shtator 2017 në Universita Politecnica delle Marche, Ankonë, Itali (UNIVPM). Përfaqësuesit nga gjashtë universitetet kosovare (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Ferizajit dhe Kolegji Riinvest), bashkë me përfaqësuesit nga Universiteti i Zagrebit, UNIVPM dhe Koordinatori i Projektit dhe Menaxheri i Projektit nga Universiteti Staffordshire u takuan për rishikimin e aktiviteteve nga viti paraprak dhe planit për vitin final të projektit.

Gjithashtu u diskutuan Vlerësimi i Raportit të Ndërmjetëm të Projektit nga EACEA, Përgjigja e Koordina-torit ndaj Vlerësimit dhe Raporti i Vlerësimit të Brendshëm, i shpalosur nga Prof Marina Dabic (UNIZG) dhe Zt Denis Spahija (UGJFA). Gjithashtu u bënë vlerësimet për shpenzimet e pjesës së mbetur të buxhetit për pajisje dhe afatet kohore për dorëzimin e rasteve studimore (PP2).

Page 18

PP8: Menaxhimi dhe Koordinimi

PP8: Takimi i Dytë për Planifikimin dhe Monitorimin e Projektit

EUFORIA

http://euforia-kosovo.com/