universiteti “aleksandËr moisiu -...

54
Ismet BARDHOSHI Financa Personale UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ” DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE Mikroteza: FINANCAT PERSONALEMASTER PROFESIONAL ADMINISTRIM FINANCIAR PUNOI : Ismet BARDHOSHI DHJETOR 2012 PEDAGOGË UDHËHEQËS: DR. Uarda HOTI

Upload: others

Post on 14-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Ismet BARDHOSHI Financa Personale

UNIVERSITETI

“ALEKSANDËR MOISIU ” DURRES

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE

Mikroteza: “FINANCAT PERSONALE”

MASTER PROFESIONAL

ADMINISTRIM FINANCIAR

PUNOI : Ismet BARDHOSHI

DHJETOR 2012

PEDAGOGË UDHËHEQËS:

DR. Uarda HOTI

Page 2: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Ismet BARDHOSHI Financa Personale

Abstrakt:

Ky punim trajton financat personale, si një ndër cështjet më të diskutuara në ditët e sotme.

Punimi është i koncpetuar dhe trajtuar në katër çështje themelore përkatësisht: Kursimi,

Huamarrja, Sigurimi, Investimet.

Krahas përshkrimit të përgjithshëm të këtyre çështjeve, të problematikave dhe veçorive të

tyre është trajtuar dhe lidhja e tyre me edukimin si dhe ndikimin e këtij të fundit mbi

financat personale. Ne kete studim kemi lexuar shume raporte dhe publikime shqipetare

dhe te huaja kemi vrojtuar dhe analizuar shume faktore dhe ngjarje te ekonomise

kombetare dhe nderkombetare per te nxjerre perfundime realiste dhe shkencore per

financat personale si nje nga fushat me te prekshme dhe me te rendesishme per

konsumatoret.Përveç anëve pozitive që mund të ketë ky studim, ka edhe disa anë

negative, që urojmë që studimet në vazhdim, nga ana jonë apo nga të tjerë t‟i

përmirësojnë. Mund të përmendim, faktin se është një studim që nuk është shtrirë në të

gjithë territorin e vendit, por është përqëndruar në Tiranë. Nuk është përdorur një model

ekonomik për analizat dhe konkluzionet e dhena, thjesht interpretim i tyre bazuar dhe

krahësuar me literaturën.

Page 3: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Ismet BARDHOSHI Financa Personale

PËRMBAJTJA

PJESA I: NJOHJA, KUPTIMI, MENAXHIMI I FINANCAVE PERSONALE DHE

LIDHJA E SAJ ME EDUKIMIN FINANCIAR DHE KURSIMIN

1. Njohja, kuptimi, menaxhimi i financave personale dhe lidhja e saj me edukimin

financiar dhe kursimin............................................................................................

1.1. Parathënie................................................................................................

1.1.1. Gjërat që na duhen dhe gjërat që duam................................................

1.1.2. Por Çfarë duam në të vërtetë?................................................................

1.1. Çfarë kuptojmë me Financa Personale............................................................

1.2.1. Të kuptosh dhe menaxhosh Financat Personale....................................

1.2.2 . Parimi themelor në menaxhimin e Financave Personale.....................

1.2.3. Rëndësia e menaxhimit të Financave Personale....................................

1.2.4. Teknika efektive për menaxhimin e Financave Personale....................

1.2.5. Strategjitë familjare të jetës së përditëshme..........................................

1.2. Edukimi me financat personale........................................................................

1.3.1. Një strategji për të matur njohuritë financiare.......................................

1.3.2. Rëndësia e edukimit me Financat Personale.........................................

1.3.3. Rëndësia e të mësuarit...........................................................................

1.3.4. Ndikimi ekonomik i koncepteve financiare...........................................

1.3. Lidhja midis dijes dhe sjelljes..........................................................................

1.4.1. Origjina e Sjelljes së Kursimeve...........................................................

1.4.2. Financa e Sjelljes...................................................................................

1.4.2.1. Pse është e nevojshme financa e sjelljes?.........................................

1.4. Mundësitë dhe Mangësitë e zbatimit të teorive për edukimin financiare në

praktikë..........................................................................................................

1.5. Të rrisësh fëmijë të edukuar financiarisht.......................................................

1.6.1. Rëndësia e Kursimeve.........................................................................

1.6.2. Të marrësh hua për të kursyer?!..........................................................

1.6.3. Një shembull i mirë.............................................................................

PJESA II: HUAMARRJA NË FINANCAT PERSONALE

1. Hyrje.........................................................................................................................

2. Çfarë është kredia dhe cilat janë format më të përhapura të saj?.............................

2.1. Çfarë është kredia?...........................................................................................

2.2. Cilat janë format më të përhapura të kredisë....................................................

3. Menaxhimi i të ardhurave dhe i huamarrjes.............................................................

3.1. Menaxhimi i të ardhuarve..............................................................................

3.2. Menaxhimi i Huamarrjes...............................................................................

Page 4: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Ismet BARDHOSHI Financa Personale

3.3. Por çfarë duhet të kihet parasysh kur merret një kredi?..................................

3.4. Por sa të besueshëm janë huamarrësit?.............................................................

4. Aktiviteti i financimit te individeve ne Shqiperi.......................................................

4.1.Ecuria e kredise per Individe..............................................................................

PJESA III: SIGURIMET NË FINANCAT PERSONALE

1. Hyrje.........................................................................................................................

2. Sigurimi....................................................................................................................

2.1. Parimet e Sigurimit........................................................................................

2.2. Risku dhe Menaxhimi i Riskut......................................................................

2.3. Natyra e Riskut..............................................................................................

2.4. Proçesi i Menaxhimit të Riskut.....................................................................

3. Funksionimi i Mekanizmit të Sigurimit...................................................................

3.1. Polica e Sigurimit...........................................................................................

3.2. Karakteristika të Përgjithshme të Policës së Sigurimit..................................

3.3. Struktura e kontrates se sigurimit..................................................................

3.4. Llojet e sigurimit...........................................................................................

3.5. Cfare merret parasysh kur blihet nje sigurim................................................

PJESA IV: INVESTIMET NË FINANCAT PERSONALE

Karakteristika të investimeve familjare në Shqipëri.......................................

1. Arsyet për mosrealizimin me sukses të një qëllimi financiar………………

2. Portofoli i familjes ………………………………………………………..

2.1 Instrumenta “pothuaj cash” ……………………………………………….

2.2 Fondet e përbashkëta (Kompanitë Investuese – Mutual Funds) ………….

2.3 Investime në pasuritë e paluajtshme ………………………………………

2.4 Investimi në aksione ………………………………………………………

2.5 Aksionet e Preferuara dhe Investitori individual………………………….

2.6 Obligacionet……………………………………………………………….

2.7 Investimet spekulative…………………………………………………….

2.8 Planet e Pensioneve……………………………………………………….

3. Mundësitë për investim në tregun Shqiptar ..................................................

3.1 Struktura e përbërjes së portofoleve familjarë në Shqipëri...........................

3.2 Arsyet që ndikojnë në përzgjedhjen e investimeve prej shqiptarëve……..

4. Përfundime ..................................................................................................

5. Bibliografi dhe referenca ..............................................................................

Page 5: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Ismet BARDHOSHI Financa Personale

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Hyrje

Financat personale përbëjnë në ditët e sotme një nga çështjet më të diskutuara dhe

njëkohësisht më të prekshme nga të gjithë.

Financat personale luajnë një rol thelbësor në jetën e njerzve, pasi ndikojnë në cilësinë e

jetës së çdo individi çdo familje, të shoqërisë dhe të ekonomisë si një e tërë.

Cilësia e jetës së çdo individi është e lidhur ngushtë me të ardhurat që ai siguron,

ndërkohë që janë pikërisht niveli i njohurive financiare që ndikon drejpërdrejt në

menaxhimin e të ardhuarve.

Çështja e parë, fillon me një përshkrim të gjërave që “Ne duam” dhe atyre që vërtet “Na

duhen”, kjo për të treguar rëndësinë e njohjes dhe menaxhimit të Financave Personale.

Por çkuptojmë me Financa Personale? Përveç përkufizimit gjatë trajtimit të kësaj

çështjeje janë paraqitur përkufizime të dijes financiare nga studiues të ndryshëm. Të

njohësh dhe të menaxhosh financat personale do të thotë të njohësh edhe disa “teknika”

për t‟ja dal mbanë, disiplina dhe fondet e emergjencës mund të radhiten ndër të parat. Për

këto teknika nevojiten njohuri dhe dije; prej këtej mund të nxjerrim në pah rëndësinë dhe

ndikimin që ka edukimi mbi financat personale. Ndikim i cili nuk është vetëm mbi

individin apo familjen e tij, por ka pasoja mbi gjithë ekonominë

. Çështja e dytë, ka për qëllim të japë një përshkrim të përgjithshëm të tregut të

huamarrjes si pjesë e financave personale. Kjo çështje fillimisht jep një përshkrim të

përgjithshëm të kuptimit, dhe formave të ndryshme të huamarrjes. Në vijim tregohet se si

mund të menaxhohen niveli i të ardhurave dhe niveli i huamarrjes. Në përfundim me

qëllim krijimin e një kuadri më të qartë të zhvillimit dhe kuptimit që tregu i huamarrjes

ka në vendin tone.

Në çështjen e tretë, janë trajtuar sigurimet në kuadrin e financave personale, me qëllim

për të arritur në një konkluzion se sa të familjarizuar janë shqiptarët me sigurimet, sa

informacion dhe sa interes kanë ata në lidhje me sigurimet.Kjo çështje është e organizuar

në dy pjesë. Në pjesën e pare jepet një pasqyrë e përgjithshme mbi sigurimet në lidhje me

financat personale. Në pjesën e dytë pasqyrohet zhvillimi i tregut të sigurimeve në

Shqipëri.

Në çështjen e katërt, janë trajtuar karakteristikat e investimeve familjare në Shqipëri. Në

shumicën e rasteve, sapo dëgjojmë fjalën investim gjëja e parë që na shkon në mendje

është “rritja”, sepse automatikisht mendojmë për një investim të suksesshëm dhe një

investim i suksesshëm në vetvete do të thotë rritje.Qëllimi financiar për realizimin e një

kthimi të caktuar shoqërohet me shkallë të caktuara risku. Faktori jetësor që ka edhe

influencën më të madhe në përzgjedhjen e mjeteve ku do të investohet njihet si “toleranca

ndaj riskut të investimit”.

Page 6: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

KAPITULLI I

NJOHJA, KUPTIMI, MENAXHIMI I FINANCAVE PERSONALE DHE LIDHJA E

SAJ ME EDUKIMIN FINACIAR DHE KURSIMIN

1.1. Parathënie

Eshte diskutuar dhe debatuar jashtezakonisht shume per krizen e madhe financiare dhe

ekonomike qe ka perfshire tashme gjithe boten dhe kritikat kane ardhur nga te gjitha

drejtimet e grupet shoqerore por edhe ato qe kritikohen e gjykohen si kontribues ne kete

krize jane pothuajse te gjithe perfshire dhe organizmat rregullatore ,qeverite,institutcionet

financiare,individet ,akademia etj.Nen kete ide dhe observim ngacmues gjykojme qe do

te ndihmonte ne qartesimin e faktoreve qe sjellin efekte krize disa aspekte te financave

personale ne jeten tone te perditshme te cilat jane nje nder kontibuesit kryesore ne

gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e tranformuar ate ne sektorin

real te ekonomise.

Me avancimin e mëtejshëm të ekonomisë, kemi më pak ide se ku dhe si të prodhojmë.

Prodhimi, i cili reflektohet në të ardhurat që perfiton familja, duke u tejçuar në vështirësi

të menaxhimit të financave personale.Nga ana tjetër evolucioni i ekonomisë së tregut ka

zgjeruar mundësitë e konsumatorëve, investitorëve, dhe shoqërive. Shumëllojshmëria e

mallrave dhe shërbimeve që janë lehtësisht të arritshme (me një çmim të caktuar) do të

ishin befasues për njerëzit që jetojnin vite më parë. Kompleksiteti në rritje ndikon gati në

të gjitha vendimet e tregut, që nga zgjedhjet për ushqim, zgjedhja për të ngrënë në shtëpi

ose në restorante, zgjedhja për t‟u veshur, për pajisje elektronike, transport, strehim,

zgjedhjet për rrugët e karrierës, si dhe zgjedhjet në lidhje me kursimet dhe pse jo

investimet.Duke e parë në këtë vështrim, zgjerimi i tregut financiar ofron shumë

alternativa, megjithatë, vendimet financiare janë të ndërlikuar për shumë nga familjet e

sotme. Ndoshta ky konfuzioni ka lindur për shkak të shpejtësisë në cilat tregjet financiare

dhe instrumentet e reja financiare dolën, për shkak të nivelit të lartë të sofistikimit të tyre,

apo.......

1.1.1. Gjërat që na duhen dhe Gjërat që duam

Disa prej shpenzimeve që na duhen janë të listuara më poshtë:

Strehimi,

Ushqim

Shpenzime të nevojshme si gaz, energji elektrike, ujë dhe një linjë telefonike

Transport

Shërbime Shëndetësore

Arsim

Sigurim (për makinën ose sigurim vullnetar)

Shpenzimet e ardhshme

Kjo kategori përfshin çdo gjë që e dimë me siguri që do na duhet

patjetër në të ardhmen.Lista e mësipërme paraqet shkurtimisht disa

shpenzime që janë të domosdoshme për të mbijetuar.Shumica e

këtyre shpenzimeve nuk mund të shmangen, dhe si rrjedhim duhen

Page 7: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

marrë në konsideratë kur përpiqemi të menaxhojmë paratë. Çfarë mbeten pas këtyre

shpenzimeve, atëherë mund të shpenzohen për qëllime të tjera.

Disa prej shpenzimeve që duam janë të listuara më poshtë:

Pajisje shtëpiake

Televizorët

Makina

Ngrënia në lokal

Ushqimi i përgatitur

Alkoli

Shpenzime Personale

Rroba

Arsimi

Arsimi është ndoshta një nga gjërat më të zgjuara ku mund të shpenzohen paratë, pasi ai

do lejojë që të bëjmë më shumë para në të ardhmen. Megjithatë jo të gjitha shpenzimet

janë me vlerë të njëjtë,apo janë të duhura,aq më tepër kur ka ende shkolla shtetërore që

ofrojnë edukim me pagesa shumë më të ulëta krahësuar me privatet.

1.1.2. Por Ç’farë duam me të vërtetë?

Si treguam më sipër ka disa gjëra në jetë që duhet dhe nuk mund të shmangen nga

shpenzimet, sikurse ka edhe disa gjëra që dëshirojmë (të cilat mendojmë se kemi nevojë)

dhe kanë mundësi për t‟u shmangur nga shpenzimet. Nëse shpenzojmë para për gjërat që

na duhen,ka të ngjarë që të kemi me shumë të holla të kursyera. Nëse shpenzojmë të

gjitha paratë në gjërat që duam, atëherë mund të humbasim të gjitha paratë, por do të

kalojmë një kohë shumë të mirë dhe te argetueshme. Kjo është sigurisht, deri sa të

shpenzojmë gjithcka dhe të kuptojmë se s‟ka mbetur asgjë,aq më tepër atëherë kur kemi

nevojë më shumë. Kur është fjala për “sukses” në financat personale, duhet gjetur një

ekuilibër midis asaj që na nevojitet dhe asaj që dëshirojmë.

Nëse arrijmë të kemi një pamje të qartë të gjërave që na duhen në jetë (p.sh. pagesa e

dritave) dhe gjërave që duam në jetë (p.sh. të shkojmë për pushime), do e kemi shumë më

të lehtë për të marrë vendime në lidhje se si duhet t‟i shpenzojmë paratë. Askush nuk

thotë se nuk duhet të gëzojmë jetën, nuk është ky qëllimi i financave personale.

Përkundrazi,por paratë duhen administruar me mençuri, duke mos shpenzuar më shumë

nga ç‟mund të përballojmë, duke menduar për të kursyer një pjesë të të ardhurave dhe

duke i‟u shmangur kënaqësisë së menjëhershme.Duke menduar për të gjetur balancën

midis të ardhurave që fitojmë si dhe shpenzimeve që bëjmë lindin shumë pyetje;përse

është e rëndësishme që të planifikojmë financat personale? Cili është dallimi mes një

ideje të mirë dhe një të keqe?

1.2. Ç’farë kuptojmë me Financa Personale?

Në qoftë se fraza “financa personale” na bën të mendojmë për diskutime të gjata dhe

serioze, në lidhje me aksionet, obligacionet, të përvitëshmet, ose normat e interesit,kjo

përshtypje është pjesërisht e saktë - të gjitha këto çështje kanë vendin e tyre në botën e

Page 8: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

madhe të parave dhe të financave. Megjithatë, mënyra që shpreh më mirë frazën “financa

personale”, gjendet në fjalën e dytë,personale, që do të thotë; gjithëçka në lidhje me çfarë

ne bëjmë me paratë tona.

1.2.1. Të kuptosh dhe menaxhosh Financat Personale

Sipas statuseve të ndryshme në shoqëri, financat personale të njerëzve varen nga aftësitë

që kanë njerëzit për të rritur nivelin e të ardhurave. Disa nga të ardhurat janë të

trashëguara. Kjo mund të duket një rrugë e lehtë për stabilitetin financiar, por edhe ajo

vjen me disa përgjegjësi që janë të vështira për t'u arritur. Për shembull njerëzit mund të

trashëgojnë pasuri , por pastaj duke mos ditur si ta shtojnë apo ta ruajnë e humbasin ose e

pakësojnë. Pastaj atyre do u duhet të shesin këto pasuri të trashëguara,si psh shtëpinë, dhe

të fillojnë të punojnë më shumë, me qëllim për të përmbushur shpenzimet dhe të blejnë

një shtëpi tjetër për t‟a zëvendësuar.

Kështu, financat personale mund të konsiderohen si një bekim sepse detyrojnë njerëzit të

mendojnë për vendimet e tyre financiare. Financat Personale janë gjithashtu një mënyrë

e qartë drejtimi për të fituar para,që ka kufizime dhe komplikime. Megjithatë, duhet të

përmendet që ideja e një pune për gjithë jetën në kohët e sotme nuk gjen vend. Shumë

njerëz kanë filluar të punojnë në më shumë se një punë në mënyrë që t‟i sigurojnë të

ardhurat e nevojshme familjes. Ata nuk e bëjnë këtë nga dëshira por nga nevoja.Kjo për

shkak të mungesës së stabilitetit të vendit të punës dhe mënyra për të t‟ia dal mbanë këtij

jostabiliteti është nëpërmjet grumbullimit të pasurisë.

Një domosdoshmëri tjetër është kontrolli i shpenzimeve në mënyrë që financat familjare

të mos të ecin “kuturu”. Jeta është shumë më e lehtë kur financat personale renditen në

përputhje me rrethanat. E gjithë kjo nëse njohim,kuptojmë dhe menxhojmë financat

personale.Pa menaxhimin dhe kontrollin e duhur, portofoli jonë i financave personale

mund të dalë jashtë çdo parashikimi.

Në të njëjtën kohë duhet të pranojmë se nuk është gjithmonë e lehtë për të menaxhuar

financat personale. Ka kaq shumë tundimeve që na cojnë të shpenzojmë më tepër se

duhet. Për shembull, në periudhën e fundvitit,me rastin e Krishtlindjeve apo të Vitit të

Ri,të gjithë bëjmë shpenzime marramëndëse.Kjo lë një pyetje të hapur nëse financat

personale janë përparësi për njerëzit apo jo.

1.2.2. Parimi Themelor në Menaxhimin e Financave Personale

Personat me moshë madhore, i duhet të marrin përgjegjësi mbi portofolin e financave

personale.

“Arti” i menaxhimit të financave personale mund të mësohet përmes edukimit bazë në

shkollë ose mund të jetë një cilësi e lindur dhe e trashëguar nga familja.Te shqipëtarët

gjejmë këtë të dytën, jo keq, si tipar po të kemi parasysh aftësinë e prindërve tanë për t‟ia

dal mbanë vështirësive financiare. Por, a është e mjaftueshme vetëm kjo në kohët që po

jetojmë?!Duhen strategji për të përmirësuar vendimet financiare që merren aktualisht të

mbështetura në përvojën reale.

Pak njerëz mund të kenë vërtetë një eksperiencë perfekte, kur është fjala për financat

personale, sepse gabimet janë të zakonshme dhe startegjitë mungojnë për shkak të

Page 9: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

mungesës së njohurive të mjaftueshme mbi finacat personale. Është e çuditshme që

njerëzit ecin në të njëjtat kurthe që paraardhësit e tyre kanë përjetuar sikur të mos kenë

mësuar asgjë. Nuk ka shanse në jetë që mund të ofrojë një mundësi të dytë,të bësh një

gabim dhe më pas të kthehesh për ta rregulluar.Megjithatë parimi më themelor që do të

përcaktojë financat personale të njerëzve është aftësia e tyre për të kontrolluar të ardhurat

dhe shpenzimet. Borxhi është një nga problemet kryesore në menaxhimin e financave

personale. Sepse njerëzit mund të ngarkohen me norma shumë të larta

interesi.Menaxhimi i financave personale është një nga ato fusha që kërkojnë përqendrim

dhe disiplinë për të kapërcyer vështirësitë.

1.2.3. Rëndësia e menaxhimit të Financave Personale

Kur familjet nuk kanë mënyra për të përballuar uljet dhe ngritjet e të ardhurave dhe

shpenzimeve, ata shpesh i drejtohen miqve dhe të afërmve ose huadhënësve. Menaxhimi i

të ardhurave bazë është themeli për familjet që kërkojnë të bëjnë më të mirën me ato që

kanë.

Menaxhimi i financave personale është një ndërmarrje e rëndësishme me dy pasoja, afat

shkurtëra dhe afat gjata, për mirëqenien tonë dhe të familjes. Ashtu si bizneset kanë plane

të biznesit, ne individët duhet të kemi plane personale financiare. Në afat të shkurtër,

menaxhimi i financave personale nënkupton krijimin dhe mbajtjen e një buxheti. Buxheti

tregon sa të ardhura fitojmë dhe sa shpenzojmë, si dhe përse do i shpenzojmë këto të

ardhura. Buxheti ndihmon që të paguhen faturat në kohë si dhe menaxhimin e borxheve.

Buxheti ndihmon për të ruajtur dhe për të ndërtuar të ardhmen dhe për të përmbushur

qëllimet afatgjata financiare..

1.2.4. Teknika efektive për menaxhimin e Financave Personale

Literatura e ditëve të sotme ofron shumë teknika që ndihmojnë individët të menaxhojnë

financat e tyre personale më mirë. Këto teknika kërkojnë vendosmëri dhe mirëkuptim nga

ana e njerëzve,sepse ata nuk arrijnë të marrin vendime të mira për financat personale.Pasi

të kuptojmë gabimet, atëherë do jemi të gatshëm të bëjmë përmirësime të

konsiderueshme në lidhje me çështjet e financave personale. Kjo ka për qëllim të japë një

pasqyrë të shkurtër të dy teknikave të menaxhimit të financave personale:

-Disiplina është gjithmonë një element kyç i strategjive që janë përdorur për të

menaxhuar financat personale. Nëse është e domosdoshme të merret një vendim për të

shkurtuar shpenzimet është në dorë të individit që të vendosi që do të bëjë kështu,

përndryshe duhet të dijë që do të humbasë kontrollin mbi financat e tij personale.Të

gjithë duhet të përqëndrohemi në sjelljen më të mirë të financave personale në vend që të

gjejmë justifikime dhe të kërkonë ndryshime tjetërkund.

Ka një arsye pse disa shkurtime në shpenzimet janë të nevojshme dhe të gjithë duhet të

kemi disiplinë për ti mbështetur këto shkurtime.Njëra prej tyre është harresa për të

kontrolluar shpenzimet,e cila përfundon me nxjerrjen jashtë kontrollit të financave

personale.Financat Personale nuk janë “forcë” pas së cilës duhet të fiksohemi derisa të

mos jemi në gjendje të gëzojmë pamjet e jetës familjare. Është shumë më mirë që të kemi

një disiplinë që duhet ta ndjekim. Në këtë mënyrë është e garantuar që do kemi liri

Page 10: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

veprimi për të kënaqur disa prej dëshirave tona personale.Duhet të kuptojmë se financat

personale nuk janë gjithçka. Duhet të jetojmë jetën dhe nuk është në të mirën tonë të

vazhdojmë të shqetësohemi nëse jemi apo jo në gjëndje të kontrollojmë financat. Mund të

bëhemi obsesiv rreth financave tona dhe kjo nuk është rruga që na çon përpara sepse

fiksimi mbi disiplinën e tepruar të financave personale mund të na dekurajojë të bëjmë

gjëra të rëndësishme që duhen bërë. Jeta është e gjitha rreth një ekuilibëri dhe prania e

iniciativave të financave personale thjesht duhet të përmirësojë këtë ekuilibër.

-Grumbullimi i një Fondi Emergjence

Por shpesh jeta na rezervon gjëra që ne as nuk mund t‟i mendojmë se mund të

ndodhin.Këto mund të jenë një sëmundje, një aksident me makinë, apo edhe një pushim

nga puna. Kur jeta na hedh në këto të papritura, kjo na kushton! Kjo është arsyeja pse

duhet një fond emergjence.Çdo njeri duhet të ketë të paktën një llogari kursimi,apo edhe

thjesht para të hequra mënjanë, që të mund të përballojë shpenzimet e jetës së

përditëshme për nje periudhe kohe,apo per te perballuar nje rast a fatkeqesi.Për të arritur

këtë duhet caktuar një “buxhet mujor” si edhe duhet caktuar sa mund të heqim mënjanë.

Ngritja e një fondi emergjence duhet të jetë prioriteti ynë më i lartë.

Pasi të kemi krijuar një fond emergjence, është mirë që të hapim një depozitë kursimi në

mënyrë që të fitojmë interes me kalimin e kohës , apo në mënyrë që të mos tundohemi

nga dëshira të çastit për t‟i përdorur paratë e vëna mënjanë. Nuk duhet të harrojmë

asnjëherë, ky fond është vetëm për raste urgjente.Të blesh një veshje e re për dasëm nuk

është emergjence. Të kesh nevojë të riparosh makinën, është një rast urgjent,por jo

emergjencë.Duhet të mendojmë mirë përpara se të prekim fondin e

emergjencës!Kursimet për fondin e emergjencës nuk duhet të investohen në pasuri te

paluajtëshme. Ato duhet të jenë lehtësisht të arritëshme,si në një llogari kursimi pra duhet

te jene likujditete.

1.2.5. Strategjitë familjare të jetës së përditëshme

Sinergji është kur dy gjëra që punojnë së bashku prodhojnë një rezultat më të madh se

shuma e efekteve të tyre individuale - kur totali është më i madh se shuma e pjesëve.

Ekzistojnë libra që flasin për sinergji të ushqimit, veshmbathjeve, fitnes-it, shëndetit fizik

dhe mendor, etj. Unë besoj në sinergjinë e financave personale!Si mund të krijohet

sinergjia e financave personale? Është njëlloj si ligji i tretë i Newton-it: çdo veprim ka një

reagim të kundërt,në të njëjtën masë. Kështu çdo veprim ose vendim financiar krijon një

“reaksion” në një fushë tjetër të jetës financiare.

Çështja është që të krijojmë reagime pozitive, jo negative.Për shembull, blerja e një

shtëpie me kredi që është shumë e shtrenjtë do të krijonte negativitet në lidhje me

rrjedhjen e ardhshme të parave, negativitet që mund të çojë në thellim e defiçiteve të të

ardhurave financiare, ndoshta duke shkaktuar dëme të pariparueshme financiare.Ndërsa

sinergjia negative mund të krijojë një rënie spirale, sinergjia pozitive mund të nxisë rritje

financiare. Mendoni për kursimet që mund të krijojmë.Kjo është sinergji pozitive, që do

të na conte ne rritjen esigurise per te ardhmen.Ky është vetëm një shembull i sinergjisë

financiare në fushë e financave personale.Është edukimi financiar gërshetuar me

Page 11: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

eksperiencën jetësore,ajo e cila mund të na ndihmojë të kuptojmë se si të arrijmë sinergji

në financat tona personale.

1.3. Edukimi me financat personale

Individët përballen me menaxhimin financiar përditë, si shpenzimet për ushqime, blerjen

e veshjeve, blerje shtëpie ose makinë.Shumë nga këto vendime financiare që bëjmë sot

mund të kenë efekte që zgjasin për gjatë gjithë jetës.Edukimi për të menaxhuar paratë me

mençuri është një detyrë e vështirë për shumë njerëz, aq më tepër për individët që nuk

kanë aftësitë kryesore financiare dhe të cilët kanë pak ose aspak përvojë me menaxhimin

financiar.Shpesh arsimi fokusohet mbi atë se si të bëhemi persona të zotë për të fituar

para, me perqendrim në faktin se si të administrohen të ardhurat e fituara nga

biznesi.Shumë nga ajo që individët mësojnë rreth financave personale vjen nga familjet e

tyre.Shumë individë në jetë kanë aftësi të dobëta të menaxhimit financiar për shkak të

mungesës së arsimimit.

Duke pasur parasysh se shumë nga vendimet financiare që ne bëjmë gjatë jetës ndikojnë

në mirëqenien tonë si dhe të shoqërisë në tërësi,niveli i ulët i menaxhimit financiare

mund të kuptohet si një shqetësim i madh i lidhur drejtëpërsëdrejti me edukimin

financiar!!Ç‟kuptojmë me dije dhe edukim financiar?A ka vërtet ndikim edukimi

financiar në menaxhimin dhe në suksesin e të ardhurave tona personale?

Dija Financiare: Nënkupton aftësinë për të përdorur njohuritë për të menaxhuar burimet

financiare në mënyrë efektive për një jetë më të mirë .1

Edukimi Financiar: Është procesi me të cilin njerëzit përmirësojnë kuptimin për

produktet financiare, shërbimet dhe konceptet, kështu që ata janë të aftë për të bërë

zgjedhje të duhura, për të shmangur atë ç‟ka ju ofrohet, dhe të dinë se ku të shkojnë për

ndihmë dhe të ndërmarrin veprime të tjera për të përmirësuar mirëqënien e tyre aktuale.

1.3.1. Një Strategji për të matur njohuritë financiare

Meqënëse ka shumëllojshmëri të përkufizimeve për edukimin e financave personale,si

rrjedhim ekzistojnë shumë metoda që përdoren për matjen e shkallës së edukimit

financiar. Këto përfshijnë, për shembull, sa janë në gjëndje njerëzit të kuptojnë

institucionet financiare, të ardhurat e familjes, arsyet për të pasur një fond emergjence,

dhe njohuritë bazë të kredive. Kjo listë e dijes ka implikime të caktuar për atë që mund të

matet nën etiketën e edukimit financiare.Megjithatë,përkufizimi mbështetet kryesisht në

aftësinë për të përdorur njohuritë dhe aftësitë me qëllim arritjen e mirëqenies financiare,

dhe kështu është mjaft i bazuar në sjellje.

Do përpiqemi të argumentojmë se njohuritë financiare, aftësitë, dhe sjellja, si dhe

marrëdhëniet e tyre reciproke, të gjitha duhet të konsiderohen si një konceptim i edukimit

financiar. Në veçanti, njohuritë financiare paraqesin një formë të njohurive bazë

financiare,e refletuar në sjellje. Nga ana tjetër, njohuritë financiare, pasqyrohen në

njohuritë financiare të perceptuara (dije) dhe në aftësitë financiare. Sjellja aktuale

1 Ky përkufizim është bazuar në Jump$tart Coalition: http://www.jumpstart.org/guide.html

Page 12: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

financiare, nga ana tjetër, varet nga të treja njohuritë (njohuritë bazë dhe të perceptuara

dhe aftësitë). Së fundi, eksperienca e fituar nëpërmjet sjelljes financiare ndikon përsëri në

dy njohuritë financiare si atë bazë dhe atë të perceptuar. Këto marrëdhënie janë jo-

perfekte,përderisa një faktorë varet nga faktorë të tjerë të brendshëm apo të jashtëm të

individëve(p.sh., qëndrimet, burimet). Figura 1 paraqet këto marrëdhënie logjike midis

komponentëve të edukimit financiarë.

Figura 1.Model I Dijes Financiare2

1.3.2. Rëndësia e edukimit me Financat Personale Shumica e individëve janë ose të vetë-mësuar nga përvoja apo të edukuar nga familja,të

afërmit. Shumë studime,në botë, kanë treguar se arsimi financiare ka ndikim financiar në

mirëqenien e një individi. Për më tepër, studimet tregojnë se sjellja financiare është

njohuri specifike, që do të thotë se, ka disa lloje të veçanta të dijes financiare të lidhura

me lloje të caktuara të praktikave financiare. Për shembull, sa më shumë që një individ di

për kreditë, kursimin, dhe investimet, aq më shumë ka të ngjarë që ky individ të

angazhohet në këto praktika (Hilgert & Hogarth, 2008).

Përveç kësaj, ka disa kritere që kontribuojnë në menaxhimin e mirë financiar në familje,

duke përfshirë arsimimin, qëndrimet në drejtim të shpenzimeve,normat shoqërore

(Hilgerth & Hogarth, 2008 f. 312).Menaxhimi i praktikave financiare kufizohet vetëm në

efektin e tyre mbi gjëndjen financiare të familjes; studimet kanë treguar gjithashtu se

praktika e menaxhimit financiar mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik të një

individi. Me fjalë të tjera,një menaxhim i dobët financiar mund të çojë në më shumë

ankth dhe stres në jetë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për familjet e reja, të cilat

përballen më shumë me përvojën e vështirësisë financiare në fillim të viteve të tyre.

1.3.3. Rëndësia e të mësuarit

Është e rëndësishme të theksohet,se edukimi financiar nuk nënkupton që njerëzit të bëhen

ekspertë financiar, qëllimi është që,edukimi të forcojë individët me aftësi të mjaftueshme

dhe njohuri për të marrë vendime financiare dhe të bëjë që ata të kenë më shumë kontroll

mbi rrethanat e tyre. Edukimi financiar mund të ndihmojë njërëzit të kuptojnë mundësitë

financiare që kanë,të përfitojnë nga këto mundësi, të dinë të menaxhojnë marrëdhëniet

me huadhënësit sikurse dhe detyrime të tjera financiare.

2 Working Paper, Defining and Measuring Financial Literacy ANGELA A. HUNG, ANDREW M. PARKER,JOANNE K. YOONG, shtator 2009

Page 13: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Edukimi financiar në radhë të parë ka të bëjë,me dijet e konsumatorit në mënyrë që, ata të

kenë njohuri në lidhje me financimin në mënyrën që është më e rëndësishme për jetën e

tyre dhe u mundëson atyre që të përdorin këtë njohuri për të marr vendime të informuara.

Si pasojë e ndryshimit të strukturës së ekonomisë sonë,njohuritë financiare të fituara nga

eksperienca, janë bërë një mjet thelbësor mbijetese. Mungesa e njohurive të mëtejshme

financiare,si rrjedhim i shtimit të instrumentave të rinj financiar, mund të kontribuojë në

zgjedhje të dobëta financiare që mund të jenë të dëmshme si për individët ashtu edhe për

komunitetin. Ata që studiojnë njohuri financiare e kanë më të lehtë të kuptojnë se shumë

konsumatorë kanë mungesa të edukimit financiar,të nevojshme për të marrë vendime të

rëndësishme financiare në të mirë të interesave të tyre .

Në përgjithësi njohuritë financiare kanë lidhje të drejtpërdrejt me sjelljet financiare

(Hilgert, 2008). Konsumatorët kanë më shumë nevojë për një nivel të caktuar të kuptuarit

financiar në mënyrë që të vlerësojnë dhe krahasojnë informacionin në dispozicion për

produkte të ndryshme, si llogaritë bankare, llogaritë e kursimeve, kreditë dhe pse jo

opsionet e investimeve dhe të sigurimeve që ofrohen në vendet e tjera.Konsumatoret që

kanë nivel të ulët të njohurive financiare nuk janë në gjendje të llogarisin saktë interesin e

ofruar,dhe nuk i kuptojnë normat e interesit apo kushtet e investimeve të tyre.

1.3.4. Ndikimi Ekonomik i koncepteve financiare

Edukimi financiare është një çështje dy-dimensionale. Ai përfshin të kuptuarit e

koncepteve themelore financiare dhe aftësinë e disiplinën për të përdorur këtë

informacion për të marr vendime të mençura personale financiare. Këto vendime

përfshijnë, sa të shpenzohet, sa të kursehen, menaxhimin në mënyrë efektive të një

buxheti mujor, zgjedhjen e produkteve të duhura financiare dhe gatishmërinë për të

adresuar ngjarje të tjera të jetës, të tilla si planifikimi i një investimi. Edukimi financiar

është edhe për të arsyetuar,në rate kur marrim një kredi dhe të jemi në gjëndje për të

kuptuar se sa është e mjaftueshme,që mund të përballojmë dhe sa është shuma.

Ndërsa dikush mund të mendojë se edukimi jo i mjaftueshëm financiar është më i

përhapur në vendet në zhvillim, si Shqipëria, edukimi financiar është një çështje që

tejkalon barrierat politike, gjeografike dhe social-ekonomike,edukimi finanaciar eshte nje

problem edhe per vendet e zhviluara.

Burimi: ANZ Banking Group

Page 14: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

1.4. Lidhja midis dijes dhe sjelljes

Konsumatorët e arsimuar dhe të mirë-informuar mbi menaxhimin e financave

personale,janë më të aftë për të marr vendime të mira për familjet e tyre duke qenë në një

pozicion efikas për të rritur mirëqenien e tyre ekonomike si dhe të vendit ku ndodhen.

Kështu, edukimi financiar është i rëndësishëm jo vetëm për individët dhe familjet e tyre,

por për të gjithë komunitetin.Në ekonominë klasike, konsumatorët e informuar sigurojnë

“checks and balances”që i mbajnë shitësit e paskrupullt jashtë tregut. Ky fakt në Shqipëri

lë për të dëshiruar pasi, komsumatori ka disavantazh informacioni dhe kjo nënkupton se

duhet edukim i shoqerisë. Pavarsisht këtij fakti nuk ka ende ndonjë studim për dijet që

kanë shqiptarët në lidhje me menxhimin e financave personale,aq me teper kur ka hyre ne

fuqi ligji mbi vetdeklarimet e të ardhurave. Një revolucion për shqiptarët,ne aspektin e

menaxhimit financiar.

1.4.1. Origjina e Sjelljes së Kursimeve Nqs vëmë re të dhënat që janë pothuajse të njëjta që lidhen me kursimet e njerëzve dhe

sjelljet e tyre, ne mund të mendojmë se prirjet kursumatore të individëve udhëhiqen nga

dy predispozita gjenetike, transmetimi social nga prindërit te fëmijët e tyre, dhe

bashkëveprimi me mjedisin, ku mjedise të caktuara ndikojnë në përmirësimin e

gjenetikës. Sipas studimeve të shumta varianti gjenetik shpjegon rreth 35 për qind të

sjelljes së kursimeve në të gjithë individët, dhe ky efekt gjenetik është më i fortë atje ku

ka më shumë ndrydhje, në mjedise me status të ulët social-ekonomik. Transmetimi prind-

fëmijë ndikon kursimet për individët e rinj dhe ata që rriten në një mjedis familjar me pak

të ardhura.

Përvojat individuale të jetës janë një shpjegim i rëndësishëm për sjelljen në fushën e

kursimeve, kjo nuk është shumë e dukshme në komunitetet urbane. Në një botë që po

orientohet në drejtim të kursimeve, të kuptosh origjinën e sjelljes së kursimeve të

individëve është e rëndësishme.Ka ndryshime të mëdha midis individëve në lidhje me

pasurinë e grumbulluar gjatë viteve, madje edhe midis atyre me të ardhura të njëjta. Ky

ndryshim,bazuar kjo edhe ne përfundimet e studiuesve të ndryshëm, nuk mund të

shpjegohet me “rastësinë" e ngjarjeve (p.sh., trashëgimitë, statusi shëndetësor). Ndërkohë,

sjellja e kursimeve, si psh zgjedhja për të kursyer ose për të shpenzuar, është një

përcaktues i rëndësishme i ndryshimeve në akumulimin e pasurisë.3Këto përfundime

ngrenë një pyetje të rëndësishme:

Nga e ka origjinën sjellja e kursimeve të një individi ? Çfarë e bën një individ të jetë një

“dorëleshuar”, ndërsa një tjetër individ, me të ardhura shumë të ngjashme dhe

karakteristika të tjera social-ekonomike, kursimtar të një pjese të madhe të të ardhurave të

tij apo të saj? Këtë mund ta shpjegojë vetëm kryqëzimi i ekonomisë dhe biologjisë. Në

një model standard ekonomik, diferencat në sjelljet e kursimeve midis individëve janë të

lidhura me diferencat në preferenca. Disa teoricienë ekonomikë kanë propozuar së

fundmi që ekzistenca dhe forma e përgjithshme e preferencave të tilla janë rezultat i

përzgjedhjes natyrore (Rogers (1994), Robson (2001), Netzer (2009), Brennan dhe Lo

3 Friedman (1953) konstatoi se një pjesë e madhe e pabarazisë ekzistuese në pasuri mund të jetë rezultat i

njerëzve, për të kënaqur preferencat e tyre "(f. 290).

Page 15: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

(2009)), duke nënkuptuar se preferencat, si rrjedhim edhe sjelljet e kursimeve, janë të

përcaktuara gjenetikisht.Ka prindër që i japin fëmijëve të tyre një kasë, tani janë në modë

dhe po përdoren gjerësisht edhe llogaritë e kursimeve, për t‟i rrënjosur rëndësinë e të

qenit të lirë dhe për të kursyer, ndërkohë që prindërit e tjerë nuk e bëjnë. Kjo mardhënie

prind-fëmijë nënkupton se fëmijët përshtasin zgjedhjet konsum-kursim të prindërve të

tyre duke mësuar. Eksperiencat personale janë një shpjegim shumë i rëndësishëm për

sjelljen në sferën e kursimeve, duke ngritur pyetjen se cilat ngjarje të jetës janë më të

rëndësishme për të ndikuar në prirjet e një individi për të kursyer.Ne mendojme se nuk ka

një përgjigjë të thjeshtë dhe përfundimtare për këtë pyetje.

1.4.2. Financa e Sjelljes Sipas teorisë tradicionale financiare, bota dhe pjesëmarrësit e saj janë, për pjesën më të

madhe, racional në "maksimizimin e pasurisë". Megjithatë, ka shumë raste ku emocionet

dhe psikologjia ndikojnë vendimet tona, duke na bërë të sillemi në mënyra të

paparashikueshme apo të paarsyeshme. Financa e sjelljeve është një fushë relativisht e re

që kërkon kombinim të teorisë së sjelljes dhe psikologjisë me ekonomiksin dhe financën,

për të dhënë shpjegime përse njerëzit marrin vendime të paarsyeshme financiare. Deri në

fund të kësaj çështjeje, shpresojmë të interpretojmë një kuptim më të mirë të disa prej

anomalive (dmth, parregullsive) që teoritë aktuale financiare kanë dështuar të shpjegojnë,

si dhe disa nga arsyet themelore që bëjnë disa njerëz të sillen në mënyrë jo-racionale (dhe

shpesh kundër interesave të tyre).

1.4.3. Pse është e nevojshme financa e sjelljes?

Me kalimin e kohës, akademikë të fushave te financës dhe ekonomiksit filluan të gjejnë

anomali dhe sjellje që nuk mund të shpjegoheshin me teoritë në dispozicion4. Edhe pse

këto teori mund të shpjegojë disa ngjarje "ideale", bota e vërtetë provoi të jetë një vend

shumë i çrregullt, në të cilin pjesëmarrësit e tregut shpesh sillen në mënyrë të

paparashikueshme. Një nga supozimet më elementarë të ekonomiksit dhe financës është

se njerëzit janë të arsyeshëm në lidhje me "maksimizimin e pasurisë", të cilët kërkojnë të

rrisin mirëqenien tyre. Sipas ekonomiksit, emocionet dhe faktorë të tjerë të huaj nuk

ndikojnë te njerëzit, kur është fjala për të bërë zgjedhje ekonomike.

Në shumicën e rasteve, megjithatë, ky supozim nuk pasqyron se si sillen njerëzit në

botën e vërtetë. Fakti është se njerëzit shpesh sillen në mënyrë jo të arsyeshme.

Konsiderojmë faktin,pse shumë njerëz blejnë bileta llotarie apo vendosin shuma të mëdha

në baste sportive me shpresën për të fituar. Vë bast që shumë kush me situatën aktuale

ekonomike është duke thënë për veten, "Kam dëshirë të fitoj llotarinël!" A nuk e kemi të

gjithë këtë dëshirë?! Statistikat dhe faktet e financave tregojnë se shumica e njerëzve që

fitojnë llotari, përfundojnë edhe më keq se para fitimit të tyre! Të gjithë kërkojmë më

shumë të ardhura, pasuri, famë ,por pak njerëz kuptojnë se paratë nuk janë zgjidhje për

problemet e tyre, mënyra se si mendojmë për paratë është problemi dhe zgjidhja.

Kur e pyetën një herë, sipërmarrësin Henry Ford "Çfarë do bëni nëse humbisni çdo gjë që

keni?",ai u përgjigj: "Unë do ta zëvendësoj sërisht,madje edhe më shumë brenda 5 viteve

të ardhshme."Nga pikëpamja thjesht logjike, nuk ka kuptim të blesh një biletë llotarie apo

10 http://www.investopedia.com/university/behavioral_finance/default.asp

Page 16: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

të vësh para në baste sportive kur shanset e fitores janë kundër mbajtësit të biletës

(supozojmë 1 në n, ku n është nr.i biletave të shitura që shpesh kap vlera të larta, psh.1 në

150 mijë). Përkundër kësaj, miliona njerëz shpenzojnë para të panumërta në këtë lloj

aktiviteti. Janë këto anomali që shtynë akademikët për të parë në psikologjinë e njerëzve

dhe për të marre në konsideratë sjelljet e paarsyeshme dhe të pallogjikshme që financat

moderne kanë dështuar deri diku për ta shpjeguar. Financat e sjelljes kërkojnë të

shpjegojnë veprimet e njerëzve, ndërsa financat moderne shpjegojnë veprimet e "njeriut

ekonomik"( Homo economicus).5

Burimi: http://www.investopedia.com/university/behavioral_finance/default.asp

Ky funksion është një përfaqësim i ndryshimit në dobi (shuma e “dhimbjes” ose e

“gëzimit”) që është arritur si rezultat i një sasie të caktuar të fitimit ose humbjes. Ajo që

duhet theksuar është se jo të gjithë kanë një funksion vlere që duket tamam si ky, ky është

thjesht një tendencë e përgjithshme. Tipari më i dukshëm është se si një humbje krijon

një ndjenjë më të madhe dhimbjeje në krahasim me gëzimin e krijuar nga një fitim

ekuivalentë. Për shembull, gëzimi absolut i ndjerë në gjetjen e 50 $ është shumë më pak

se dhimbja e shkaktuar nga humbja e 50 $.

Rrjedhimisht, kur ndodhin ngjarje me fito/humb, çdo ngjarje vlerësohet veç e veç dhe

pastaj kombinohet për të krijuar një ndjenjë kumulative. Për shembull, sipas funksionit të

vlerës, në qoftë se gjejmë 50 $, por pastaj i humbasim shumë shpejt, kjo do të shkaktonte

një efekt të përgjithshëm -40 njësi dobie (gjetja e 50 $ shkakton 10 pikë në dobi (gëzim),

por duke humbur 50 $ shkakton -50 pikë në dobi (dhimbje) Të shumica prej nesh, kjo ka

kuptim.

1.5. Mundësitë dhe Mangësitë e aplikimit të teorive për edukimin financiare në

praktikë

Praktikuesit financiar shpesh përdorin rregullin e gishtit në përcaktimin e suksesit

financiar. Megjithatë, kjo këshillë popullore ka qenë e vështirë për të pranuar atë që teoria

thotë se është optimale.Teoria mundet të ndihmojnë praktikuesit të identifikojnë qëllimet

e gabuara. Teoria mund ti sigurojë praktikuesve një bazë për qëllimet e drejta. Teoria më

11 http://www.investopedia.com/university/behavioral_finance/default.asp

Page 17: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

e përdorur për kuptimin e financave personale është Teoria e konsumit e ciklit të jetës

(Ando dhe Modigliani 1963, Modigliani dhe Brumberg 1954, 1980).

Si një teori pozitive, ajo parashikon që individët marrin vendime për të konsumuar dhe

për të kursyer bazuar në pritshmëritë e jetës së tyre dhe në të ardhurat e pritshme gjatë

jetës. Kjo teori ka qenë testuar empirikisht, kritikuar, dhe përpunuar për të përfshirë

pasiguritë e jetës, trashëgimnitë, dhe ngjarjet e papritura të jetës - një literaturë shumë e

madhe për ta shqyrtuar këtu,dhe jashtë çështjes që trajtojmë, por që e mendova të

vlefshme për ta përmendur pasi prej saj mund të kuptojmë botën e financave personale .

Zhvillimi më interesant për praktikuesit e ciklit të jetës është fakti se tani ajo

konsiderohet si një teori normative, dhe si i tillë, funksionon shumë më mirë si një qëllim

për konsumatorët se sa rregulli i gishtit.Në qoftë se pranojmë që konsumatorët bëjnë

''gabime'' në lidhje me financat e tyre, atëherë sfida e ardhshme është të zbatojmë teorinë

për edukimin financiar në mënyrë që të ndryshojë sjellja e konsumatorëve. Për këtë

duhen përpjekje për të aplikuar teoritë nga fusha të ndryshme për të modeluar ndikimin e

edukimit financiar që i përshtaten më mirë vendit tonë.

Është me shumë rëndësi të dihet nëse edukimi financiar vërtet ndryshon sjelljen e

konsumatorëve. Natyrisht, realiteti mungon në hipotezat dhe testimet. Shumë faktorë të

tjerë, përvec edukimit financiar, ndikojnë në sjelljen financiare, të cilat dëmtojnë aftësinë

e kërkuesve dhe të studiuesve për të izoluar ndikimin që ka edukimi financiar. Edhe

studimet e kryera nga studiues të vende të tjera, si dhe praktikat e këyre vendeve,nuk

dihen nëse do i vijnë për shtat konsumatorëve shqiptarë. Një vështirësi tjetër qëndron në

zgjedhjen e rezultateve të përshtatshme që përputhen me aftësitë financiare të audiencave

të synuara. Nëse zgjidhen masa të papërshtatshme, ato mund të zmadhojnë ose

nënvlerësojnë ndikimin që edukimi financiar ka në sjelljet financiare. Shumë programe të

edukimit financiarë, jo në Shqipëri, që kanë për objektiv të ardhurat e ulëta të

konsumatorëve përqëndrohen kryesisht në rritjen e kursimeve duke i ndihmuar ata të

zvogëlojnë borxhin. Megjithatë, Scholz dhe Seshadri (2007) e kanë përdorur teorinë e

ciklit të jetës për të treguar se familjet me të ardhura të ulëta sillen në mënyrë optimale.

Ndërsa ne do të dëshironim që ata të kursenin më shumë dhe të akumulojnë pasuri, ata

janë duke bërë më të mirën e tyre, duke pasur parasysh kufizimet e tyre financiare.Të

gjithë jemi kurioz dhe duam të dimë nëse edukimi financiar funksionon. Për këtë, ne

kemi parë një rrymë në kornizat teorike të marra hua nga disiplinat e tjera për të vlerësuar

rolin që luan në edukimin financiar ndryshimi i sjelljeve të konsumatorëve financiare.

Teoria ekonomike nuk mund të varet mbi ''shpjegimin'' e sjelljes financiare (Friedman

1953). Por duhet të ndryshohet para se ato mund të aplikohen për ndryshimin e sjelljes

financiare. Dhe programet financiare të edukimit nuk mund të vlerësohen duke përdorur

''one-size-fits-all''. Natyra ndërdisiplinore e financave personale gjithashtu paraqet një

sfidë. Para se studiuesit mund të komunikojnë dobinë e teorisë, ata kanë nevojë të

zhvillojnë një kuptim më të mirë të teorive.

1.6. Të rrisësh fëmijë të edukuar financiarisht Prindërit janë shumë të shqetësuar në këto kohë të vështira ekonomike. Kushton më

shumë çdo gjë, që nga ushqimi, dritat, gazi dhe rrobat. Është e vështirë për të qenë një

shembull i mirë për fëmijët kur vjen puna për të qenë të kujdesshëm me paratë. Por t‟i

Page 18: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

mësosh fëmijët në lidhje me menaxhimin financiar është e rëndësishme, pasi nuk është

shumë herët për të mësuar fëmijët në lidhje me paratë. Djali im 9-vjeçar, Alteo ka një

kasë kursimesh. Ajo nuk është si kasat e zakonshme që ka më së shumti në treg. Kasa e

Alteos është e ndarë,si sirtarë, ku ka dhoma për kursimet, për shpenzimet, si edhe për të

investuar. Alteos i pëlqen ti vendosë lekët në sirtarë të ndryshëm ,sigurisht për lojë dhe pa

ja ditur kuptimin dhe vlerën se ajo është para dhe i duhet t‟i kursejë për më vonë.

Megjithëse kur vjen momenti për të shpenzuar për gjëra që Alteo kërkon,nuk lejon që

parat që i kemi dhënë, të merren nga kasa e tij."Kjo është një mënyrë për të mësuar se

çfarë është paraja për të."

Një sinonim me botën e të rriturve,jo të gjithë i kemi njohuritë mbi instrumentet

financiarë. Një fushë ku njohuritë financiare ende nuk i kanë përgatitur njerëzit është ajo

e kartave të kreditit.Të rinjtë,dhe jo vetëm ata,duhet të kuptojnë se ajo që ata blejnë ka

pasoja, paratë ndikojnë në disa aspekte të jetës së tyre. Prindërit mund të ndihmojnë me

bazat, por shumë prej tyre i mungon edukimi financiar. Gjithsesi prindërit mund të jenë

shumë të dobishëm për ti dhënë mësim fëmijëve të tyre në lidhje me paratë,edhe kur ky

edukim mungon ose është jo i mjaftueshëm ose i përshtatshëm për kohën kur jetojmë.

Unë gjithmonë përdor analogjinë e larjes së duarve, një fëmijë nuk e di pse është e

rëndësishme që të lahen duart; Ata kanë nevojë vetëm ta zbatojnë urdhërin e prindërve që

t‟u bëhet zakon. Edukimi financiar duhet të jetë në shkollë, pas shkolle dhe në

shtëpi.Fëmijët mund të mësojnë bazat e arsimit në shkollë, por në shtëpi ata mësojnë si

ndërthuren paraja dhe vlerat.

1.6.1. Rëndësia e Kursimeve

Njerëzit me të ardhura të ulta janë ashtu si gjithë të tjerët: ata nuk kursejnë aq sa ata do të

donin. Megjithatë, ndryshe nga të pasurit, njerëzit e varfër nuk marrin informacione

financiare që mund ti ndihmojnë ata të arrijnë më lehtë qëllimet e kursimeve të

tyre.Kredi-dhënia është vetëm një pjesë e ndihmës që bankat mund t‟i ofrojnë njerëzve.

Në një vend, sikurse është edhe Shqipëria, ku nuk ka plane kursimesh,edhe pse kursimet

janë të rëndësishme si faktor mirëqenie,kredia mund të plotësojë nevojat e njerëzve, por

me një kosto te caktuar.Shumica e kërkimeve shkencore në lidhje se si të nxiten njerëzit

të kursejnë është fokusuar në karakteristika të tilla si kostot e transaksionit, likuiditetet.

Edhe pse këto karakteristika ndikojnë në kursim dhe në përdorimin e llogarive bankare,

faktorë të tjerë shpesh edhe më të rëndësishëm, ndikojnë në kursim.

Për shembull, mund të sugjerojmë se karakteristika,e marketingut në shpalljen e kushteve

të depozitave do të rriste numrin e tyre. Kjo tregon se njerëzit e të gjitha shtresave social-

ekonomike drejtohen nga zgjedhja. Institucionet financiare i kushtojnë shumë rëndësi

normave të depozitave të kursimeve, madje ofrojnë norma më të ulta krahësuar me Bonot

e Thesarit ofruar nga qeveria,duke e bërë pjesën e pa-informuar të shoqërisë të keq

informohet duke besuar se Bankat janë më të besuara se vet shteti nën të cilin këto të

fundit ushtrojnë aktivitet (lidhja e normës së interesit me riskun). Kjo tregon se këto

institucione financiare janë më të ndjeshme ndaj normave të interesit krahësuar me

klientët e tyre,kjo si rrjedhim i asimetrisë së informacionit.Institucionet financiare në

vendet e pasura shpenzojnë shuma të mëdha parash për hartimin dhe testimin e

produkteve. Institucionet financiare tona duhet t‟i kushtojnë kujdes hartimit të produkteve

Page 19: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

që iu përshtaten më mirë njerëzve dhe sjelljeve të tyre. Duke ndihmuar njerëzit të

kursejnë mund të jetë shumë më e lirë dhe më pak e rrezikshme se sa t‟i ndihmosh ata të

marrin hua. Huamarrja ka vendin e vet, por theksimi në kredi i ka lënë pa mbikëqyrje

kursimet.

1.6.2. Të marrësh hua për të kursyer?!

Nuk është befasuese se kursimi është i vështirë për shumë prej nesh. Ne jemi të

padurueshëm, tundimet i kemi në dorë,sikurse dhe këshillat për kursime ideale. Në të

njëjtën kohë, nuk është e habitshme se shpenzimet janë më të arritshme. Por,

paradoksalisht, shpesh ndodh që të njëjtit njerëz që kanë kursime gjithashtu kanë

probleme për të përdorur këto kursime. Ata janë shpesh më të gatshëm të prishin gjithë të

ardhurat e tyre,duke mos kursyer,dhe për të shmangur këtë,marrin hua me norma interesi

të larta për të shmangur prekjen e kursimeve të tyre. Kjo çështje përshkruan huamarrjen

dhe kursimin, dhe jep një shpjegim të vështirësive në ri-krijimin e kursimeve. Modeli i

huamarrjes dhe në të njëjtën kohë i kursimit vihet re në shumë vende.Madje edhe në

vende të zhvilluara.

Do jetë kuptimplotë nqs ekonomiksi do të arrinte të shpjegonte pse njerëzit kursejnë dhe

marrin hua.Deri tani shumë ekonomistë kanë shpjeguar raste specifike, por fenomeni i

përgjithshëm mbetet një mister. Huamarrja është e nevojshme për të siguruar likuiditet në

raste urgjente.Por,ç‟mund të thuhet në rastet kur merret hua për të blerë një makinë dhe

nuk dëshirohet të prishet depozita e kursimit?!Ky argument me siguri nuk ka të bëjë me

likuiditetin apo me rastet urgjente.Portofolet e shqipëtarve tregojnë histori të

ngjashme:Në një lagje të Tiranës, Agroni negocioi një kredi prej 150‟000 lekë nga një

bankë, me 12 për qind interes vjetor, ndërkohë kur ai kishte 450‟000lekë në një llogari

kursimesh,që i ofronte 7 përqind interes vjetor. Të gjithë mund ta kuptojmë shtrenjtësinë

e kësaj zgjedhjeje,si edhe irracionalitetin. Por kur e pyeta Agronin pse e kishte bërë,ai tha

“Sepse duke marr kredi dhe duke pasur një këst fiks mujor, unë e di se jam në gjëndje që

ti paguaj paratë e kredisë. Në qoftë se unë do të tërhiqja kursimet e mia do të më duhej

një kohë shumë më e gjatë për t‟i zëvendësuar”.

1.6.3. Një shembull i mirë

Familjet që kam studiuar ishin me të ardhura të ulëta dhe mesatare,pikërisht për shkak se

të ardhurat janë të ulëta, njerëzit i kushtojnë energji të konsiderueshme menaxhimit të

financave të tyre,gjë që shumë prej tyre i‟a dilnin me sukses.Marrin në konsideratë

Dhuratën, një grua 49-vjeçare që jeton në Tiranë. Ajo fiton rreth 47 000 lekë në muaj si

sanitare për dy klientë.Çdo muaj ajo përdor njërën nga rrogat për shpenzimet e saj dhe të

familjes,dhe tjetrën përpiqet të mos e prek duke i vendosur ne një llogari rrjedhëse.

Mbajtja e një llogarie të tillë nuk i jep mundësi të fitoj nga interesi bankar, por i jep asaj

një mekanizëm me të cilin mund të kursejë gjysmën e pagës së saj çdo muaj - një

mekanizëm në përputhje me nocionin e "llogarive mendore" të përmendur më

sipër.6Dhurata gjithashtu kontribuon në sigurimin vullnetar për vitet e pensionit .

6 Richard H.Thaler ,“Anomalies: Saving, Fungibility,and Mental Accounts,” Journal of Economic

Perspectives 4, no. 1 (1990): 193-205.

Page 20: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Gjithashtu ajo nuk është pa borxh: ajo ka punuar dy vitet e fundit për të paguar dhe

mbyllur kredinë që kishte për blerjen e makinës së djalit,dhe ende punon për të mbyllur

overdraftt-in që morrën për fejesën e vajzës. Dhurata menaxhon një “portofol” të

veprimtarive financiare, të huamarrjes,kursimit dhe sigurimit.Ajo është, një menaxhuese

e mirë e të ardhurave ,edhe pse pa rritje të ardhurash dhe me shtim shpenzimesh arrin të

ul borxhet –dhe këtë ajo e bën pa ditur termat financiarë,por jo vlerën e tyre.

Page 21: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

KAPITULLI II

Huamarrja

Çfarë është kredia dhe cilat janë format më të përhapura të saj?

2.1.Çfarë është kredia?

Kredia, është një instrument financiar nëpërmjet të cilit mundësohet marrja hua e një

sasie parash, që duhet kthyer në një periudhë kohe të caktuar së bashku me një interes i

cili duhet paguar zakonisht me këste mujore ose tremujore (ndodh të paguhet edhe në

këste 6- mujore ose 1- vjeçare) pasi të jetë llogaritur një normë interesi. Shuma e parave

që merret hua në gjuhën e bankës quhet principal dhe kohëzgjatja që vendoset për të

paguar kredinë njihet si afati i kredisë.

Normë interesi: është çmimi që paguhet për përdorimin e parave të marra hua, ose

ndryshe kosto e huasë së marrë.Zakonisht normat e interesit shprehen në përqindje për

një afat njëvjeçar.

2.2.Format më të përhapura të kredisë për individë.

Në vend ekzistojnë një shumllojshmëri kredish, ndër të cilat mund të përmendim:

Kredia konsumatore: është një mjet financimi i shpejtë dhe fleksibël që mbulon

nevojat për blerje si psh; blerjet e pajisjeve elektronike, të mobilieve, të

autoveturave personale.

Kredia për shtëpi është një mundëson blerjen apo rregullimin e një shtëpie ose

një pronë të patundshme dhe është një prej llojeve më të zakonshme të kredive.

Kjo lloj kredie ofrohet me norma interesi dhe mundësi pagimi të ndryshme nga

një sërë huadhënësish, duke përfshirë edhe bankat dhe shoqëritë financiare.

Kredi për studime, mundëson marrjen hua të një shume parash për të vazhduar

studimet. Zakonisht kjo kredi ka një mundësi pagimi të ngadalësuar, për të lejuar

studentët të shlyerjnë kredinë, pasi të kenë mbaruar studimet.

Kredi për automjet, përdoret për blerjen e një automjeti, ku automjeti që blihet

mund të përdoret dhe si garanci për kredinë.

Fleksi kredi nga llogaria rrjedhëse është një paradhënie bankare, e cila ju

ndihmon të plotësoni nevojat financiare afatshkurtra. Kjo mundësi ofrohet për të

gjithë personat që kanë një llogari në bankën që e jep këtë lloj kredie.

Kartat e kreditit, vënë një shumë parash në dispozicion të klientëve të vlerësuar

si klientë të cilët janë në gjendje t‟i shlyejnë detyrimet e tyre brenda afatit. Shuma

e vënë në dispozicion për përdorim në përgjithësi ka një kufi, dhe çdo muaj

mbajtësit e kartave të kreditit, kryejnë pagesa në formën e interesit .

3. Manaxhimi i të ardhurave dhe i huamarrjes

Në vijim renditen disa mënyra të thjeshta nëpërmjet të cilave mund të menaxhohet më

mirë raporti, niveli i të ardhurave me nivelin e huamarrjes:

3.1 Menaxhimi i të ardhurave

Page 22: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Krijimi i të ardhurave është i vështirë ndërsa shpenzimi i tyre është gjëja më e lehtë.

Kështu është e këshillueshme mbajtja e një buxheti personal që jep mundësinë që të

kontrollohen të ardhurat dhe shpenzimet duke krijuar mundësi që të menaxhohen më mirë

kursimet. “Buxheti personal”, përfshin një strukturë të detajuar të të ardhurave dhe të

shpenzimeve dhe në një farë mënyre ai është “ndërgjegjja financiare”, pasi tregon se sa

fitohet dhe sa shpenzohet.

Nga njëra anë nëpërmjet tij mund të merret një informacion i saktë, mbi nivelin e të

ardhuarve dhe se ku shkojnë këto të ardhura. Në këtë mënyrë mund të shmangen shumë

shpenzime të vogla të panevojshme, të cilat janë të momentit apo që ndryshe mund të

konsiderohen si “blerje emocionale”, dhe të gjitha së bashku zënë peshë të

konsiderueshme në shpenzimet totale.

Nga ana tjetër ai shërben si një burim informacioni i organizuar, pasi duke ditur gjendjen

e saktë të situatës financiare, duke i`u referuar buxhetit, mund të llogaritet me saktësi

nëse mund të kryhet një blerje.

Fillimisht për të ndërtuar një buxhet duhet të llogaritet se sa të ardhura sigurohen në një

muaj. Për të llogaritur këto të ardhura duhet të mendohen të gjitha burimet e tyre, qofshin

këto të qëndrueshme apo të rastit. Pasi të llogariten të ardhurat mujore, duhet të llogariten

shpenzimet mujore. Llogaritja e shpenzimeve është pak më e vështirë nga vetë natyra dhe

shumëllojshmëria e tyre. Shpenzimet mund të paraqiten në dy kategori, në shpenzime “të

domosdoshme” dhe “jo të domosdoshme”. Kjo krijon mundësinë e planifikimit të atyre

shpenzimeve që janë shumë të rëndësishme për të siguruar një jetesë normale dhe

gjithashtu, dhe mundësinë e kontrollit të disa prej shpenzimeve jo aq të domosdoshme,

dhe shpesh të rastësishme.Më pas nga totali i të ardhuave zbresim totalin e shpenzimeve

dhe në bazë të rezulatit, mund të merren vendime tashmë të “peshuara dhe të

mirëmenduara”.

3.2 Menaxhimi i huamarrjes

Pasi të konstatohen nevojat për huamarrje duhet të:

Së pari: të përllogaritet mundësia për huamarrje, duke kryer një përllogaritje të vogël për

të vendosur nëse me të ardhurat që disponohen, mund të paguhen këstet e huase. Për të

bërë këtë mund të përdoret informacioni i “buxhetit personal”. Në rastin e “fleksi kredi-

së”, kur nuk kërkohet pagesa e kësteve, të përllogaritet sa përqind e të ardhurave do të

kursehet në mënyrë periodike për të shlyer këtë kredi.

Së dyti: Të konsultohen disa huadhënës, duke përfshirë bankat, shoqëritë e kursim-

kreditit apo dhe fondacione të mikrokredisë, për të analizuar mundësitë e ndryshme që

ofrohen, në lidhje me afatet e maturimit, me përqindjen dhe llojin e normave e interesit,

me pagesat e komisioneve për të marrë hua, penalitetet për parapagimin , dhe më pas të

krahasohen elementet e mëposhtëm:

3.3. Por çfarë duhet të kihet parasysh kur merret një kredi?

Norma vjetore e interesit në përqindje.

Norma vjetore e huasë është elementi më i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë

kur jeni duke aplikuar për një kredi. Norma e interesit ndryshon në përputhje me

zhvillimet ekonomike. Për këtë arsye, në periudhën kohore të shlyerjes së kredisë mund

të ndodhë të ulet ose të rritet.

Page 23: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Interesi real: Interesi i paraqitur nga bankat për kreditë që ato japin, zakonisht paraqet

normën nominale. Interesi real llogaritet nëpërmjet një formule matematikore, e cila merr

parasysh kohëzgjatjen e kredisë, numrin e pagesave për shlyerjen e saj, komisionet,

sigurimet dhe shpenzime të ndryshme si dhe nëse në pagesat e para shlyhet vetëm interesi,

vetëm shuma e marrë kredi apo një kombinim i tyre.

Afati i kredisë.

Afati i kredisë është periudha kohore gjatë të cilës huamarrësi duhet të kryejë pagesat

kundrejt bankës, në mënyrë që të shlyejë kredinë e marrë së bashku me interesin e saj.

Pagesa mujore.

Pagesat mujore përfshijnë interesin e kredisë së përfituar dhe një pagesë të vogël të bazës

së kësaj shume pa interesin.

Kushtet e parapagimit.

Janë të parashikuar për ato raste kur, mund të krijohet mundëia që kredia të shlyhet para

afatit të vendosur në kontratën e kredisë. Kjo mundësi merret parasysh që në fillim dhe

kushtet e parapagimit përcaktohen në kontratë, ku për parapagimin mund të kërkohen

pagesa ekstra, në formën e komisioneve.

Garancia e kërkuar.

Zakonisht garancia mund të jetë një banesë e hipotekuar, që po ndërtohet ose do të blihet,

hipotekë e përkohshme e një prone tjetër apo garanci të tjera të pranueshme.Nëse nuk

mund të shlyhet dot kredija, mund të cënohen garancitë e depozituara për të përfituar

kredinë.

Në përfundim, është e këshillueshme të lexohet mirë përmbajtja e kontratës së huasë,

para së të nënshkruhet, për të evituar ndonjë të papritur të pakëndshme.

3.4 Por sa të besueshëm janë huamarrësit?

Kur kërkohet të merret një kredi duhet të kihet parasysh, që huadhënësi kërkon që të

vlerësohet dhe të faktohet mundësia për të shlyer kredinë dhe kryen një vlerësim të

aftësive për të marrë dhe për të paguar përsëri borxhin. Ky vlerësim i njohur si përcaktimi

i “Besueshmërisë së huamarrësit”, përcaktohet nga tre kritere të cilat njihen si tre “K”-të

e saj. Ka dhe 5 K

Kapitali.

Huadhënësi, para se të vendosë për të dhënë një kredi, do të interesohet të parashikojë se

ç‟do të ndodhë nëse huamarrësi nuk do të jetë në gjendje të shlyejë kredinë në të ardhmen.

Për këtë do të vlerësojë çfarë mjetesh apo kapitali ka huamarrësi, të cilat mund të shiten

në mënyrë që të përfitohen burime financiare të mjaftueshme për të paguar huanë. Mjeti

që përdoret “për të siguruar” apo për të garantuar një hua njihet si “kolateral”.

Karakteri.

Një kreditor kërkon të ketë disa të dhëna që huamarrësi është i përgjegjshëm dhe i kryen

pagesat në kohë. Karakteri i huamarrësit përcaktohet nga specialistët e huasë në banka, të

cilët kërkojnë një sërë informacionesh, ne lidhje me punësimin e qëndrueshëm , banesën,

gjendjen civile e nje sërë informacionesh të tjera personale për të përcaktuar

përgjegjshmërinë dhe stabilitetin e huamarrësit.

Kapaciteti

Huadhënësi gjithashtu do të përcaktojë kapacitetin për të marrë borxh. Në këtë mënyrë do

të kërkojë informacione mbi të ardhurat, mbi hua të tjera të cilat mund të rrezikojnë

aftësinë paguese. Më tej mjetet dhe niveli i të ardhurave do të krahasohen me kostot e

Page 24: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

huasë në mënyrë që të mund të përcaktohet nëse duhet apo jo të miratohet kredia e

kërkuar.

4. Aktiviteti i Financimit të Individëve në Shqipëri

4.1 Ecuria e kredisë për individë.

Kredia për individë, sidomos ajo konsumatore ka shfaqur kohët e fundit

rigjallërim,tendence kjo pozitive që pritet të vijojë edhe në periudhat në vazhdim, ndërsa

me ritme më të ulëta pritet të jetë rritja e kredive për shtëpi.Viti 2008 ishte vit “rekord”

për ecurinë e shpejtë të rritjes së kredisë për individët dhe ishte kryesisht kredia për shtëpi

që orientoi këtë ecuri. Periudhat vijuese shfaqën në fakt trend me rritje të moderuar,

kërkesa për blerjen e shtëpive dhe pasurive të paluajtshme përgjithësisht shfaqi

ndryshime në rritje me ritme më të ulëta dhe fundviti 2010 dhe ai 2011 tregojnë për

thuajse nivele të pandryshueshme të volumit të kredive retail deri herë herë edhe në rënie

të tij. Sa më sipër, e lidhur ngushtësisht me tregun e ndërtimit është diktuar pjesërisht

edhe nga rënia që pësoi e që vijon të ruajë ky treg.

Krahas rënies së kërkesës për këto kredi stepje u konstatua edhe nga oferta, e cila e

ndërgjegjshme për cilësinë e kredive të dhëna në vitet paraardhëse dhe atë çka këto kredi

filluan të prodhonin tentoi të ishte më e kujdesshme në gjenerimin e portofolit të ri. Kjo

në shumicën e rasteve u shoqërua me shtrëngim të kritereve të kredidhënies për kreditë

retail.Ajo çka po udhëheq tashmë trendet e kredidhënies është një kërkesë në rritje për

kredinë konsumatore dhe ende stagnacion në portofolin e kredive për shtëpi. Kjo edhe për

faktin se kredia konsumatore bazohet në nevoja më të vogla si pushime, arsim dhe

projekte të tjera të vogla ndërkohë që blerja e kredive për shtëpi është një projekt i madh

për të cilin indvidët, të gjendur edhe përballë pasigurisë për të ardhmen mendohen gjatë.

Megjithatë, eksperiencat dhe fuqia gjeneruese e kredive me probleme si nga bizneset

edhe nga individët duket të jetë përgjithësisht e ngjashme dhe segmentet nuk dallojnë

shumë për sa i takon cilësisë, megjithatë, në rastin e kredive për shtëpi të individëve,

natyra e kolateralit dhe rëndësia që ka ai për individin bën që ky i fundit të tregohet më i

kujdesshëm në shlyerjen e detyrimeve ndaj bankës. Ajo çka ndikoi negativisht aftësinë

paguese të individëve të cilët kishin marrë kredi në valutë ishte pikërisht nëncmimi i

monedhës vendase kudrejt monedhës së përbashkët europiane EUR.

Ky trend dukej se as nuk ishte parashikuar nga individët e as nuk ishte propaganduar

mjaftueshëm nga sektori bankar, duke gjetur individët të papërgatitur përballë

zhvlerësimit të shpejtë.Testet e stresit, që vlerësojnë impaktin e aplikimit të shock-ëve të

caktuar mbi kapitalin e bankave rendisin pikërisht rrezikun indirekt të kursit të këmbimit

si një ndër elementët kryesorë që mund të gjenerojë kredi me probleme duke gërryer

kështu kapitalin e bankave.Megjithatë, duket se individët e kanë të vështirë të zgjedhin

një kredi në monedhën vendase në kushtet kur:

1. çmimet e pasurive të paluajtshme janë në EUR dhe

Page 25: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

2. normat e interesit të kredive në valutë janë më konkuruese kundrejt atyre në LEK

Kjo shpjegon edhe kërkesën e kredisë në valutë e cila vijon të mbetet dominuese kundrejt

asaj vendase pavarësisht risqeve që vijnë me të. Megjithatë, vlerësimet e ekspertëve të

sektorit bankar rendisin ndër faktorët kryesorë të problemeve të individëve në ripagimin e

huave ndërprerjen e të ardhurave nga punësimi dhe rritjen e kostos së jetesës më shumë

se zhvlerësimin e lekut.Grafiku në vijim, prezanton ecurinë e kredisë për individë të

sistemit bankar. Gjatë thuajse tre viteve të fundit ky stok kredie është rritur me rreth 35.4

përqind.

Ecuria e kredise per individet (ne milione LEK)

80,000.00

90,000.00

100,000.00

110,000.00

120,000.00

130,000.00

140,000.00

150,000.00

Dec

-07

Jan-

08

Feb-08

Mar-0

8

Apr-08

May-

08

Jun-

08

Jul-0

8

Gsh

2008

Sep-08

Oct

-08

Nov

-08

Dec

-08

Jan-

09

Feb-09

Mar-0

9

Apr-09

May-

09

Jun-

09

Jul-0

9

Gsh

2009

Sep-09

Oct

-09

Nov

-09

Dec

-09

Jan-

10

Feb-10

Mar-1

0

Apr-10

May-

10

Jun-

10

Jul-1

0

Gsh

2010

(shënim: balancat negative tregojnë për shtrëngim të standarteve ndërsa ato pozitive për

lehtësim të tyre)

Ashtu sikundër konstatohet nga grafiku rritja ishte shumë e shpejtë gjatë vitit 2008 dhe

thuajse mbeti statike gjatë viteve 2009 dhe 2010 me nje rritje te lehte gjate vitit 2011.

Kjo ka qenë rrjedhojë e një sërë faktorësh që kanë modifikuar si kërkesën edhe ofertën

për kredi por që kanë të gjithë një emërues të përbashkët, situatën e vështirë ekonomike të

krijuar gjatë dy viteve të fundit. Duhet thene se ecura e kredise per individe vazhdon te

kushtezohet nga kerkesa e dobet e individeve dhe nga sjellja e kujdesshme e bankave ne

kredidhenie.Politika shtrenguese e bankave eshte zbatuar kryesisht nepermjet nepermjet

zgjerimit te marzhit per kredine me rrezik.Gjate vitit 2011 dhe 6-mujorit te pare te vitit

2012 bankat kane vazhduar shtrengimin e kushteve per kreditimin e individeve.

139,386 Mio LEK

102,930 Mio LEK

+ 35.4%

Page 26: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

KAPITULLI III

3. SIGURIMI

Në jurisprudencë dhe ekonomiks, sigurimi është një formë e menaxhimit të riskut që

kryesisht përdoret për t‟u mbrojtur kundrejt një humbjeje të rastësishme e të pasigurtë

mos eshte me mire potenciale. E rëndësishme është që individi të mbrojë burimet dhe

asetet e veta nga mundësia e humbjes financiare. Risku i këtyre humbjeve mund të

menaxhohet me anë të përdorimit efektiv të sigurimit. Sigurimi përkufizohet si transferim

i drejtë i riskut të një humbje nga një entitet tek një tjetër, kundrejt një pagese.

Transaksioni ka të bëjë me të siguruarin, i cili pranon një humbje të vogël të njohur në

formën e pagesës kundrejt siguruesit në këmbim të premtimit të siguruesit për të

kompensuar (dëmshpërblyer) të siguruarin në rast të një humbje të konsiderueshme. I

siguruari ka një kontratë që zakonisht njihet si policë sigurimi, e cila jep në mënyrë të

detajuar kushtet dhe rrethanat kur dëmshpërblehet i siguruari.

2.1. Parimet e sigurimit:

Sigurimi ka të bëjë me grumbullimin e fondeve nga shumë të siguruar me qëllimin për të

paguar humbje jo të zakonshme, por shkatërruese, që mund t‟u ndodhin të siguruarve. Pra

ata që janë të siguruar janë të mbrojtur nga risku kundrejt një pagese, pagesë e cila varet

nga shpeshtësia dhe rëndësia e ngjarjes që ndodh. Risku, kundrejt të cilit bëhet sigurimi,

duhet të plotësojë disa karakteristika në mënyrë që të jetë risk i sigurueshëm.

Parimet kryesore të Sigurimit:

Vullneti i mirë maksimal

Dëmshpërblimi

Zëvendësimi i të siguruarit7

Kontributi

Interes i Sigurueshëm

“Proximate Cause”

2.2. Risku dhe Menaxhimi i Riskut

2.3. Natyra e riskut:Risku është pasiguria mbi rezultatin e një situate apo ngjarje. Ai

lind nga mundësia që rezultati do të ndryshojë nga ajo çfarë pritej. Përsa i përket humbjes

financiare të mundshme risku konsiston në pasigurinë nëse humbja financiare do të

ndodhë dhe sa e madhe mund të jetë ajo. Ekzistojnë dy tipe risqesh:

1. Risk i pastër – ekziston kur nuk asnjë mundësi fitimi, por e vetmja mundësi është ajo

e humbjes – pra nuk ekziston mundësia e fitimit. Risku i pastër menaxhohet me anë të

sigurimit. Risku i pastër mund të kategorizohet si risk personal, risk i pasurisë dhe

risk ligjor.

7 Zëvendësimi (Subragation) – zakonisht i referohet rrethanave kur një kompani siguruese përpiqet të rikuperojë shpenizmet për një

deklaratë për zhdëmtim të paguar prej saj, në një kohë kur përgjegjëse për pagesën duhet të ishte një palë tjetër.

Page 27: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Risqet personale janë risqe që ndikojnë në mënyrë direkte, si sëmundjet,

paaftësitë apo vdekja.

Risku i pasurisë ndikon ose pasurinë e tundshme ose pasurinë e patundshme. Si

shembuj të riskut të pasurisë mund të përmenden rënia e zjarrit një shtëpie apo

vjedhja e një makine. Humbja e një pasurie zakonisht përfshin dy lloj humbjesh:

humbje direkte dhe humbje indirekte. Humbja direkte ka të bëjë me humbjen

apo dëmtimin e vetë pasurisë. Humbja indirekte është një humbje që krijohet

(shkaktohet) nga humbja direkte.

Risku ligjor është një tip i veçantë i riskut personal që një person do të paditet për

arsye të neglizhencës, shpërdorimit apo dëmtimit me dashje të pasurisë së nje

personi tjetër.

2. Risku spekulativ – ekziston në situata kur ka, si mundësi fitimi ashtu edhe mundësi

humbjeje. Ky risk është më tepër një karakteristikë e investimeve financiare. Shumica

e risqeve spekulativë nuk janë të sigurueshëm, pasi ato ndërmerren me shpresën për të

arritur një fitim.Risku i pastër është i sigurueshëm pasi ligji i numrave të mëdhenj

mund të aplikohet për të parashikuar humbjet e ardhshme dhe në këtë mënyrë mund

të llogaritet primi që duhet të paguhet duke u bazuar në humbjet e pritshme. Nga ana

tjetër risku spekulativ karakterizohet nga kushte më të variueshme duke vështirësuar

apo bërë të pamundur vlerësimin e humbjes së ardhshme. Gjithashtu, risku spekulativ

karakterizohet nga një frekuencë më e lartë e humbjes se risku i pastër.

2.4. Proçesi i Menaxhimit të Riskut

Termi menaxhim i riskut, zakonisht, nënkupton marrjen në konsideratë të të gjitha

metodave për trajtimin e riskut. Bizneset e përdorin këtë proces për të menaxhuar

ekspozimin ndaj riskut. Gjithashtu mund të përdoret nga individët për të menaxhuar

ekspozimet e tyre personale ndaj riskut. Në këtë rast menaxhimi i riskut njihet edhe si

menaxhimi i riskut personal. Ajo që duhet theksuar është se individët nuk janë në gjendje

aq sa bizneset për të përdorur teknika të tjera për t‟u mbrojtur ndaj ekspozimit ndaj riskut,

përveç sigurimit.Menaxhimi i riskut është proçesi i identifikimit dhe vlerësimit të

situatave që përfshijnë risk me qëllim përcaktimin dhe zbatimin e mjeteve të

përshtatshme për menaxhimin e tij.

Pra minimizon humbjen e mundshme financiare duke identifikuar burimet e mundshme

të humbjes, matur pasojat financiare të humbjes dhe hartimin e një plani të menaxhimit të

riskut për humbjet reale dhe pasojat financiare të kësaj humbje. Menaxhimi i riskut

kërkon që të bëhen rregullimet më efiçente përpara ndodhjes së një humbjeje në mënyrë

që të minimizohen efektet pas humbjes në gjendjen financiare të individit. Ky proçes

është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të financave personale, meqenëse mbron

përfitimet e planifikimit financiar. Sigurimi është thjesht një nga shumë mundësitë për të

trajtuar riskun dhe jo gjithmonë është zgjedhja më e mirë. Proçesi i menaxhimit të riskut

është një proçes i përbërë nga 5 hapa:

Page 28: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Hapi 1: Identifikimi i Burimeve të Riskut. Meqenëse zgjedhjet e sigurimit janë një

nënndarje e proçesit të manaxhimit të riskut, fillimi logjik i çdo programi të menaxhimit

të riskut është njohja e ekspozimeve ndaj riskut të një personi, pra identifikimi i

burimeve të riskut. Burimet e riskut janë artikujt që zotëron një individ dhe aktivitetet në

të cilat ai angazhohet duke e ekspozuar atë (individin) ndaj humbjeve të mundshme

financiare. Në menaxhimin e riskut individi duhet të bëjë një inventar të gjerave që

zotëron dhe të aktiviteteve që kryen me qëllim që të identifikojë ekspozimin ndaj riskut.

Disa nga risqet kryesore që mund t‟i shkaktojnë një individ humbje financiare janë:

Vdekja, Paaftesia, Aksidentet apo semundjet, Humje apo demtim te pasurise.

Secila prej këtyre ngjarjeve mund t‟i shkaktojë individit jo vetëm një krizë të ashpër

personale, por gjithashtu një humbje të mundshme të të ardhurave duke ndikuar vetë

individin, familjen e tij apo të dy së bashku. Në këtë mënyrë menaxhimi i riskut shërben

si një mjet për të limituar pasojat negative të ngjarjeve të tilla.

Hapi 2: Vlerësimi i Riskut dhe Humbjeve të Mundshme. Pas identifikimit të

ekspozimit ndaj riskut, individi duhet të vlerësojë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e humbjes.

Shpeshtësia e humbjes i referohet numrit të herëve që një humbje mund të ndodhë gjatë

një periudhe kohe. Ashpërsia e humbjes përshkruan madhësinë e mundshme të humbjes.

Me anë të matricës së mëposhtme pasqyrohet marrëdhënia që ekziston ndërmjet

shpeshtësisë së humbjes dhe ashpërsisë së humbjes në menaxhimin e riskut.Në këtë fazë

më e rëndësishme është ashpërsia e humbjes dhe pyetja që duhet t‟i bëjë vetes një individ

është “Sa shumë mund të humbas?”. Kur merren në konsideratë humbje të pronësisë

vlerësimi është më i lehtë, pasi thjesht bëhet një vlerësim i pronës. Humbjet nga

detyrimet janë më të vështira, sepse ashpërsia e humbjes varet nga rrethanat e personit që

dëmtohet.

Hapi 3: Të zgjedhësh si të trajtosh Riskun. Risku i humbjes mund të trajtohet në pesë

mënyra: shmangia e riskut, pranimi i riskut, kontrolli i humbjes, transferimi i riskut dhe

zvogëlimi i riskut. Secila strategji mund të jetë e përshtatshme në kushte të caktuara dhe

kombinimi që individi zgjedh do të varet nga burimi i riskut, madhësia e humbjes së

mundshme, perceptimet personale mbi riskun dhe burimet financiare që individi ka në

dispozicion për të paguar për humbjet.

Shmangia e riskut: Mënyra më e thjeshtë për të trajtuar riskun është shmangia e tij.

Duke ndjekur këtë mënyrë, individi shmanget nga zotërimi i artikujve apo zhvillimi i

aktiviteteve që e ekspozojnë atë ndaj humbjeve të mundshme financiare.

Pranimi i riskut: Pranimi i riskut me vetëdije luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin

e riskut. Pranimi i riskut për shkak të injorancës apo mosveprimit nuk është një mënyrë

efektive e menaxhimit të riskut. Kështu për shembull, shumë njerëz nuk blejnë sigurim

jete sepse e konsiderojnë atë një detyrë të frikshme e të pakëndshme.Gjithashtu pranimi i

riskut ka të bëjë edhe me trajtimin e riskut nga vetë individi edhe për arsye se sigurimi

nuk mund të blihet, sepse kushton shumë ose mosblerja është më kosto efektive.

Zakonisht risqet e pranuara nga individi ndodhin me një frekuencë më të lartë, por kanë

një ashpërsi të ulët.

Page 29: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Kontrolli i humbjes: Kjo mënyrë e trajtimit të riskut është hartuar për të zvogëluar

shpeshtësinë e humbjes dhe ashpërsinë e humbjes.Kompanitë e sigurimit kërkojnë që të

siguruarit të bëjnë përpjekje për kontrollin e humbjes ose ofrojnë zbritje për ata

policëmbajtës që i zbatojnë ato.

Kontrolli i humbjes funksionon ose nëpërmjet parandalimit të humbjes, që ka të bëjë me

zvogëlimin e probabilitetit të riskut, ose zvogëlimit të humbjes, që minimizon humbjen.

Humbjet mund të parandalohen duke identifikuar faktorët që rrisin mundësinë e ndodhjes

së një humbje, dhe më tej të veprohet me eleminimin e faktorit ose duke minimizuar

efektin e atij faktori.

Transferimi i riskut: Një mënyrë tjetër e trajtimit të riskut është ajo e transferimit të tij.

Në një transferim risku, një shoqëri sigurimi bie dakord të rimbursojë individin për një

humbje financiare. Sigurimi përfaqëson një metodë të transferimit të riskut, megjithëse jo

të gjithë transferimet e riskut mund të klasifikohen si sigurim, pasi sigurimi përfshin

transferimin e riskut deri në zvogëlimin e tij.

Zvogëlimi i riskut: Metoda e pestë e trajtimit të rsikut është ajo e zvogëlimit të tij.

Sigurimi përdoret nga ata që kanë polica që një shoqëri sigurimi të mbulojë të gjithë apo

një pjesë të riskut të individit, duke zvogëluar kështu nivelin personal të riskut.

Hapi 4: Zbatimi i Programit të Menaxhimit të Riskut. Hapi i katërt i menaxhimit të

riskut është ai i zbatimit të metods së përzgjedhur për trajtimin e riskut. Për shumicën e

personave kjo nënkupton blerjen e sigurimit për të transferuar dhe zvogëluar riskun.

Blerja e sigurimit ka të bëjë me përzgjedhjen e tipit të policës dhe mbulimit, shumën e

mbulimit dhe burimet e mbrojtjes së sigurimit.Shpesh personat pyesin veten se çfarë tipi

sigurimi të blejnë dhe sa çfarë mbulimi të zgjedhin.Për përzgjedhjen e shumës së

mbulimit duhet përdoret humbja maksimale e mundshme apo i ashtuquajturi parimi i

humbjes së madhe: Siguro humbjet që nuk mund të përballoni.

Hapi 5: Vlerësimi dhe Rregullimi i Programit. Hapi final në menaxhimin e riskut ka të

bëjë me rishikimin periodik të programit të menaxhimit të riskut. Risqet me të cilët

dikush përballet në jetë ndryshojnë vazhdimisht, rrjedhimisht një program i menaxhimit

të riskut duhet të rishikohet herë pas here. Për disa lloje ekspozimesh, si p.sh. zotërimi i

një autoveture, rishikimi një herë në vit është i mjaftueshëm; për sigurimin e jetës

rishikimi mund të kryhet një herë në 3 – 5 vjet apo sa herë ndryshon struktura e familjes

apo gjendja e punësimit. Rregullimet e nevojshme duhet të zbatohen menjëherë me

qëllim që të reflektojnë ndryshimet në ciklin e jetës së personit. Shumë individë mbeten

me të njëjtën policë sigurimi, e cila nuk i përshtatet më nevojave të tyre thjesht sepse ata

blejnë një policë sigurimi njëherë dhe injorojnë nevojat e tyre për sigurim me vite të tëra.

4.Funksionimi i mekanizmit te Sigurimit:

Sigurimi është një mekanizëm për transferimin dhe zvogëlimin e riskut që një numër i

madh individësh ndajnë humbjen financiare të disa anëtarëve të këtij grupi.Sigurimi

është grumbullim i parave nga një shoqëri, nga një grup individësh apo organizatash, për

të paguar humbjet e rastësishme që mund të ketë secili prej tyre. Sigurimi mbron çdo

individ të grupit duke zëvendësuar një humbje financiare të pasigurtë - e ndoshta të

Page 30: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

madhe – me një pagesë të caktuar, por të ulët.Një tjetër mënyrë se si mund të shihet

sigurimi është ajo që sigurimi ka të bëjë me grumbullimin e humbjeve midis klientëve.

Në shkëmbim të humbjes së një shume të vogël parash në formën e një primi – klientët

shpërblehen (zhdëmtohen) kundrejt një humbjeje të madhe. Kështu humbja mesatare

midis një grupi njerëzish zëvendësohet për humbjet reale.

Sigurimi është transferimi i riskut tek një shoqëri sigurimi, e cila grumbullon humbjet e

shumë njerëzve dhe siguron zhdëmtimin e atyre që përjetojnë një humbje.Një shoqëri

sigurimi merr primet dhe i investon ato. Një shoqëri sigurimi duhet që të fitojë

mjaftueshëm nga primet dhe investimet për të paguar jo vetëm humbjet e atyre që janë të

siguruar, por edhe të sigurojë veprimtarinë operative të shoqërisë dhe të realizojë fitim.

Prime të Përballueshme

Primi që paguhet nga individi për t‟u siguruar përbëhet nga katër elementë:

Pjesën e individit të humbjes së grupit.

Rezervat e shoqërisë së sigurimit për të paguar humbjet e ardhshme.

Një pjesë të shpenzimeve të administrimit të planit të sigurimit.

Tolerancë për të realizuar fitim. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se para

së gjithash primi për sigurim duhet të jetë i përballueshëm, në të kundërt shumë pak

njerëz do të blinin një sigurim. Në rast se shumë pak njerëz do të blinin sigurimin,

risku do të shpërndahej midis shumë pak personave, por sa më i pakët numri i

personave që blejnë një sigurim, aq më i lartë do të ishte prim në mënyrë që të

mbuloheshin humbjet e mundshme. Gjithashtu, primi duhet të jetë në mënyrë të

konsiderueshme më i ulët se mbulimi i policës, në të kundërt njerëzit thjesht do të

vetë-siguroheshin.

3.1. Polica e Sigurimit

Polica e sigurimit është kontrata ndërmjet personit që blen sigurimin (i siguruari) dhe

shoqërisë së sigurimit (siguruesi), kontratë e cila përcakton deklaratat për zhdëmtim që

ligjërisht duhet të paguhen nga siguruesi. Në shkëmbim të primit, siguruesi paguan të

siguruarin për dëme që shkaktohen nga shkaqe të mbuluara. Kontratat e sigurimit

hartohen në mënyrë që të plotësojnë nevoja specifike, rrjedhimisht kanë mjaft

karakteristika që nuk gjenden në tipe të tjera kontratash. Polica e sigurimit përmban të

drejtat dhe përgjegjësitë e të dy palëve.

3.2. Karakteristika te pergjithshme te polices se sigurimit:

Kontrata e sigurimit është një kontratë sipas së cilës siguruesi do të paguajë të siguruarin,

në rast se ndodhin disa ngjarje të përcaktuara. Në bazë të parimit të rastësisë, ngjarja

duhet të jetë e pasigurtë. Disa nga karakteristikat e përgjithshme të policës së sigurimit

janë:

Kontratat e sigurimit zakonisht janë kontrata të standardizuara (njëra palë ka fuqinë

për të hartuar kontratën), sepse siguruesi është ai që ka hartuar kontratën e përcakton

kushtet e saj dhe i siguruari nuk ka aftësi për të bërë ndryshime në të. Një kontratë

sigurimi duhet të hartohet me kujdes me qëllim që të jetë efektive dhe të sigurojë

mbulimin e synuar. Për këtë arsye kontratat e sigurimit janë në mënyrë të

Page 31: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

konsiderueshme të standardizuara. Një tjetër arsye pse këto kontrata janë të

standardizuara është se shoqëritë e sigurimit mund të llogarisin prime konkurruese

duke u bazuar në studime aktuariale, të cilat nga e tyre bazohen në disa kufizime dhe

udhëzime të caktuara. Rrjedhimisht, shumica e kontratave të sigurimit nuk mund të

negociohen. Megjithatë, i siguruari mund të kërkojë shtojca dhe përjashtime specifike

nga polica. Një shtojcë përbën një shtesë apo ndryshim të policës bazë në mënyrë që

ajo t‟i përshtatet situatave individuale.

Meqenëse kontratat e sigurimit nuk janë të negociueshme, në rast se në këtë kontratë

ka gjëra të dykuptimta ai që mban përgjegjësi për këtë është siguruesi. Ka raste kur

policat e sigurimit shiten pa u parë fare nga të siguruarit. Kontratat e sigurimit janë

kontrata të rastësishme8, në kuptimin që shumat e shkëmbyera nga i siguruari dhe

siguruesi janë jo të barabarta dhe në varësi të ngjarjeve të ardhshme të pasigurta.

Kontratat e sigurimit janë të njëanshme, dmth. vetëm siguruesi bën premtime

ligjërisht të detyrueshme në kontratë. I siguruari nuk është i detyruar apo nuk i

kërkohet të paguajë primin, ndërsa siguruesi është i detyruar të paguajë përfitimin

sipas kontratës në rast se i siguruari ka paguar primet dhe janë plotësuar kushte të

tjera themelore.

Kontratat e sigurimit udhëhiqen nga parimi i vullnetit të mirë, parim sipas të cilit të

dy palët e kontratës së sigurimit të veprojnë në besim dhe në veçanti i siguruari duhet

të japë (zbulojë) të gjithë informacionin e rëndësishëm që lidhet me riskun që do të

mbulohet.

3.3. Struktura e Kontratës së Sigurimit

Shumica e policave të sigurimit janë të standardizuara dhe kjo për disa arsye:

Kërkesat ligjore në lidhje me atë se çfarë duhet të mbulojnë policat e sigurimit.Niveli i

primeve bazahohet mbi studime aktuariale të riskut të sigurueshëm dhe këto studime janë

të vlefshme vetëm për humbjet.Parandalimi i dykuptimësisë.Zakonisht struktura e një

police sigurimi është mjaft e ngatërruar dhe e ngarkuar me përkufizime specifike. Por siç

e përmendëm, ato janë të standardizuara, pra kanë strukturë të ngjashme, kështu që me

kuptimin e strukturës së policës së sigurimit, një person mund të kuptojë më lehtë se çfarë

mbulon dhe çfarë nuk mbulon polica e sigurimit.

3.4. Llojet e Sigurimit

Risqet e Individit: Fillimisht po japim shkurtimisht risqet kryesore që kanë të bëjnë me

një individ dhe më tej, në bazë të këtyre risqeve, do të përshkruajmë shkurtimisht

sigurimet më kryesore. Në lidhje me individin analizohen tre risqe kryesore.

Së pari, risku i vdekshmërisë. Edhe pse vdekja është e sigurt, momenti i ndodhjes së saj

nuk është. Familjarët të orientuar si mbajtës të familjes do të donin të siguroheshin

kundrejt largimit të hershëm.Risku i vdekshmërisë është një rast klasik ku pritet që

sigurimi të realizohet në mënyrën e duhur. Nga ana individuale (i siguruari), rasti është

padyshim i rrallë, kështu që shpenzimet administrative nuk janë shumë të larta. Humbja

është gjithashtu e përcaktuar mirë, dhe rreziku moral është më pak i mundur të ndodhë.

8 Kontrata ku performance e njërës apo të dy palëve është në varësi të ndodhjes së një ngjarje të caktuar

Page 32: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Nga ana e ofertës (siguruesit), është relativisht e lehtë për të diversifikuar riskun e

vdekshmërisë midis njerëzve, mëqenëse normat e përgjithshme të vdekshmërisë janë

përgjithësisht mjaft të qëndrueshme.

Së dyti, risku për shëndetin - më konkretisht risku i ndodhjes së kushteve që janë të

shtrenjta për t‟u trajtuar. Risqet që kanë të bëjnë me shëndetin klasifikohen në dy

kategori:

Risqet afatshkurtër të shëndetit dhe risqet afatgjate te shendetit.

Së treti, risku i pasurisë dhe aksidenteve. Njerëzit zotërojne shtëpi, makina dhe mallra të

konsumit që mund të digjen, përplasen apo thyhen. Si pasojë, ata mund të duan t‟i

sigurojne ato. Sigurimi i pronës dhe aksidenteve ka shumë atribute që janë të favorshme

për mbulimin e sigurimit. Një anë negative e sigurimit të pronës dhe aksidenteve është

rreziku i moralit.Ndërsa risqet e vdekshmërisë, shëndetit dhe pronës/aksidenteve janë

risqet më kryesore kundrejt të cilëve sigurohen individët, e rëndësishme të theksohet se

ka risqe të tjera.

Më poshtë po paraqesim disa nga llojet më kryesore të sigurimeve.

Sigurimi i automjetit:

Sigurimi i atomjetit mbron nga humbja financiare në rast të një aksidenti. Ky sigurim

është një kontratë ndërmjet policëmbajtësit dhe shoqërisë së sigurimeve. I siguruari bie

dakord të paguajnë primin dhe shoqëria e sigurimeve bie dakord të paguaj humbjet siç

është përcaktuara në policë.

Sigurimi i automjetit ofron mbulimin e pronës, përgjegjësisë dhe mjekimin:

Mbulimi Pronës paguan për dëmtimin ose vjedhjen e makinës.

Mbulimi Përgjegjësisë paguan për përgjegjësi ligjore të të siguruarit për dëmtime

trupore ose dëmtime të pronës të të tretëve.

Mbulimi Mjekësor paguan për koston e trajtimit të dëmtimeve, rehabilitimit dhe

ndonjëherë humbje të pagës, etj.

Sigurimi i shtepise,-Sigurimi i Pronarëve të Shtëpive ofron mbrojtje financiare

nga fatkeqësitë. Ajo është një paketë policash, që do të thotë që ajo mbulon si

dëmtim të pronës dhe përgjegjësitë, ose përgjegjësi ligjore, për ndonjë dëmtim

të pronës të të siguruarit ose familjarëve të tij të shkaktuar nga njerëz të tjerë.

Dëmet e shkaktuar nga fatkeqësitë më të madha janë të mbuluara, por ka edhe

përjashtime. Polica standarde e pronarëve të shtëpive nuk mbulojnë përmbytjet,

tërmetet apo mirëmbajtjen e dobët. Një policë standarde e pronarëve të shtëpive

përfshin katër lloje themelore të mbulimit që përfshijnë:

1. Mbulim për Strukturën e Shtëpisë

Kjo pjesë e një police paguhet për të riparuar apo rindërtuar një shtëpi në qoftë se ajo

është e dëmtuar ose shkatërruar nga zjarri, stuhia, breshëri, rrufeja ose fatkeqësi të tjera të

listuara në policë.

Page 33: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

2. Mbulim për Sendet Personale

Mobilje, veshje, pajisje sportive dhe sende të tjera personale janë të mbuluara nëse ato

janë vjedhur ose shkatërruar nga zjarri, stuhia apo fatkeqësi të tjera të siguruara. Shumë

kompani ofrojnë mbulim për 50 deri 70 për qind të shumës së sigurimit në strukturën e

një shtëpie. Kjo pjesë e policës përfshin mbulimin pa kusht. Kjo do të thotë se gjërat janë

të mbuluara kudo në botë, përveç nëse i siguruari ka vendosur kundër mbulimit pa kusht.

3. Mbrojtja nga Përgjegjësia Mbulimi i përgjegjësisë mbron nga kostoja e padive për dëmtime trupore ose të pronës që i siguruari apo anëtarët e familjes shkaktojë për njerëzit e tjerë. Pjesa e përgjegjësisë e policës paguan për të dy kostot; mbrojtjen e të siguruarit në gjykatë dhe ndonjë kosto të gjykatës deri në limitin e policës.

4. Shpenzimet Jetësore Shtesë

Kjo paguan kostot shtesë të banimit në vende të tjera në qoftë se një shtëpi është e

pabanueshme për shkak të dëmtimit nga një zjarr, stuhi apo fatkeqësi tjetër e siguruar.

Ajo mbulon faturat e hotelit, ushqimi në restorant dhe shpenzimet e tjera shtesë të

shkaktuara nga jetesa në vend tjetër, ndërsa shtëpia është duke u rindërtuar.

Sigurimi i Jetës

Shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë sigurimin e jetës të jetë guri themeltar i

planifikimit financiar të shëndoshë. Ai mund të jetë një mjet i rëndësishëm në situatat e

mëposhtme:

1. Zëvendësimi i të Ardhura për Personat në Ngarkim

Nëse njerëzit varen nga të ardhurat e një individi, sigurimi i jetës mund të zëvendësojë të

ardhurat nëse personi vdes. Shembulli më i zakonshëm i kësaj është prindëri me fëmijë të

vegjël.

2. Pagimi i Shpenzimeve Finale

Sigurimi i jetës mund të paguajë shpenzimet e funeralit dhe të varrimit dhe shpenzimet e

tjera zyrtare dhe administrative, borxhet dhe shpenzimet mjekësore që nuk mbulohen nga

sigurimi shëndetësor.

3. Krijimi i një Trashëgimie për Trashëgimtaret

Edhe ato që nuk kanë pasuri të tjera për të trashëguar, mund të krijojnë një trashëgimi,

duke blerë një police sigurimi jete dhe emërtimin e trashëgimtarëve të tyre si përfitues.

4. Krijon një Burim Kursimesh

Disa lloje të sigurimit të jetës krijojnë një vlerë në të holla që, në qoftë se nuk paguhet si

përfitim me vdekjen, mund të huazohen apo të tërhiqet me kërkesë të pronarit..

Llojet e Sigurimit të Jetës

Ka dy lloje kryesore të sigurimit të jetës:

Sigurimi me Kusht: Ky sigurim është sigurim i pastër i jetës. Ju paguani një prim vjetor

për të cilat keni marrë një sasi të caktuar të mbrojtjes së sigurimit të jetës. Nëse ju,

personi i siguruar, vdisni, përfituesit merr paratë.

Page 34: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Sigurimi i Vlerave Cash: Të gjitha policat e tjera të sigurimit të jetës (e përhershme,

universale, e ndryshueshme, dhe kështu me radhë), kombinojnë sigurimin e jetës me një

funksion të supozuar të kursimeve. Jo vetëm primet tuaja që paguajni për sigurimin e

jetës, por një pjesë e tyre kreditohen në një llogari që rritet në vlerë me kalimin e kohës,

duke supozuar që ju vazhdoni t‟i paguani primet tuaja. Në sipërfaqe, kjo tingëllon

potencialisht tërheqëse. Njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë se të gjitha dollarë tyre të

paguara si prime janë duke u flakur tutje. Por ky lloj i sigurimit të jetës ka një “kleçkë” –

policat e sigurimit “cash value” kushtojnë shumë më tepër në krahasim me policat e

sigurimit me kusht.

Sigurimi Shëndetësor Afatgjatë Sigurimi shëndetësor afatgjatë paguan për shërbime për të ndihmuar individët të cilët nuk

janë në gjendje për të kryer aktivitete të caktuara të jetës së përditshme pa ndihmë, ose

kërkojnë mbikëqyrje për shkak të një dëmtimi të njohur.Sigurimi i invaliditetit, i cili

plotëson sigurimin shëndetësor, ndihmon për të zëvendësuar të ardhurat e humbura në

qoftë se një individ nuk është në gjendje të punojë për shkak të paaftësisë.

Ka tre mënyra themelore për të zëvendësuar të ardhurat.

1. Sigurimi i Pagesës së Paftësisë së Kufizuar nga Punëdhënësi

2. Kontributet për Sigurim Social për Aftësi të Kufizuar

3. Polica e Sigurimit të të Ardhurave Individuale të Invaliditetit

3.5Çfarë merret parasysh kur blihet një sigurim

1. Sigurohu për gjëra të mëdha, mos u mundo për gjëra të vogla

2. Bli mbulim të gjerë

3. Krahaso disa sigurues

4.Tregu i Sigurimeve

Tregu shqiptar i sigurimeve karakterizohet nga një zhvillim i dukshëm duke zgjeruar

veprimtarinë e tij, por si çdo treg ai përballet me përparësitë dhe problemet e tij.

Ndër përparësitë përmendim:

ekzistencën e një kapaciteti tregu ende të pashfrytëzuar,

vendosjen e tarifave të reja në një nivel më të ulët se tarifat e mëparshme,

rritja e peshës specifike të sigurimit vullnetar në këtë treg.

Ndër problemet përmendim:

mungesa e informacionit përsa i përket sigurimeve,

mungesa e edukatës për t‟u siguruar,

niveli i lartë i sigurimeve të detyrueshme krahasuar me ato vullnetare,

konkurenca e ashpër, niveli i ulët i të ardhurave etj.

Page 35: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

KAPITULLI IV

Karakteristika të investimeve familjare në Shqipëri

1. Investimet familjare në botkuptimin e individit apo familjes

Në shumicën e rasteve, sapo dëgjojmë fjalën investim gjëja e parë që na shkon në mendje

është “rritja”, sepse automatikisht mendojmë për një investim të suksesshëm dhe një

investim i suksesshëm në vetvete do të thotë rritje.Qëllimi financiar për realizimin e një

kthimi të caktuar shoqërohet me shkallë të caktuara risku. Faktori jetësor që ka edhe

influencën më të madhe në përzgjedhjen e mjeteve ku do të investohet njihet si “toleranca

ndaj riskut të investimit”. Është kjo arsyeja që konsulentët financiarë shumë shpesh

realizojnë anketa, duke plotësuar një sërë pyetsorësh për të gjykuar se si ndjehen njerëzit

kur humbasin paratë e tyre. Pavarësisht se si shprehet tolerancë ndaj riskut, temperament

i riskut, profil i riskut, tolerancë e riskut të të investuarit etj, në vetvete koncepti është i

njëjtë, probabiliteti që një investitor të marrë risk mbi vete.

Më poshtë po prezantojmë tri kategori të riskut të investimit (kryesisht ato variojnë nga

tre në shtatë). Ndarja në këto kategori është bërë duke marrë në konsideratë faktin se si

ndjehet një investitor lidhur me riskun e investimit, sa luhatje të disfavorshme tregu mund

të tolerojë, si dhe nga niveli i fitimit që ata presin të sigurojnë në rastin kur tregjet janë në

rritje. Kategorizimi i mëposhtëm bëhet pikërisht për faktin se investitori duke gjetur veten

në një apo më shumë prej tyre zgjedh edhe modelin e portofolit përkatës (sigurisht ky i

fundit, në përgjithsi ofrohet nga konsulentët financiarë). Shpesh në literaturë këto

kategori njihen edhe si filozofi investimesh. Më poshtë po sqarojmë secilën prej

tyre:Nëse ndiqet një filozofi konservative investimesh, ndërmerret shumë pak risk dhe

zakonisht shpërblehet me norma relativisht të ulta kthimi.

Këta lloj investitorësh njihen edhe si “shmangës risku”. Investitorët konservatorë

kujdesen më shumë për inflacionin, i cili mund të ulë vlerën e investimeve të tyre. Ata

shpesh mbrohen nga humbjet me maturime të shkurtra (një ose dy vjeçare) dhe

mundohen të sigurojnë fitimeve për periudha më të gjata kohore (zakonisht pesë ose

dhjetë vjet).Nëse filozofia që ndiqet është një filozofi e moderuar investimesh, atëherë

investitori është mikpritës vetëm për një shkallë të caktuar risku. Një investitor i

moderuar pranon riskun e humbjes kapitale por jo të një shkalle të lartë. Taktikat e një

investitori të moderuar konsistojnë në shitjen e letrave me vlerë kur çmimi rritet me 25%,

dhe shpërndarjen e Fondeve të investimeve ndërmjet tre apo katër mundësive. Zakonisht

këta investitorë investojnë në aksione që kanë përvojë pagese dividenti, Fondet e

Përbashkëta me të ardhura dhe me rritje, obligacione të koorporatave me reputacion të

lartë në treg, obligacionet qeveritare, letra me vlerë me të ardhura të ndryshueshme dhe

pasuri të paluajtshme. Një investitor i moderuar për 1.000$ të investuar mund të humbasë

300$ në vit ose të fitojë 200$.

Nëse qëllimi i një investitori është të realizojë një kthim shumë të lartë dhe kështu të

ndërmarrë një shkallë të lartë risku, atëherë filozofia që ai ndjek është një filozofi

spekulative investimesh, dhe shpesh ai quhet “kërkues risku”. Taktikat në këtë rast mund

të konsistojnë në investimin e Fondeve në një aksion të vetëm, me shpresën që vlera e tij

Page 36: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

do të rritet 10% në 90 ditët që vijojnë, duke dhënë si rezultat një kthim vjetor prej afro

40%. Me arritjen e kësaj vlere, investitorët mund ti shesin këto aksione dhe paratë e

marra u japin mundësi për ti investuar diku tjetër. Megjithatë, spekulatorët janë të

përgatitur që mund të pësojnë humbje të konsiderueshme të përkohshme, ndoshta me një

rënie 30% për 90 ditë, me pritjen që një rritje e fortë do të ndodhë në të ardhme të afërt.

Grafiku. Piramida e riskut në investime

Kontratat e ardhshme

Opsionet call

Aksionet spekulative

Obligacionet junk Koleksione (antikuare)

Partneritete të kufizuara Opsione put

Pasuri e paluajtshme Fond i Përbashkët me rritje agresive

Fond i Përbashkët me rritje dhe të ardhura Aksione me rritje

Aksione blue-chips Fond i Përbashkët të ekuilibruara

Obligacione të koorporatave të cilësisë së lartë Aksione të preferuara

Sigurime të konvertueshme Obligacione të cilësë së lartë

Obligacione bashkiake Të përvitshme Fonde pensionesh

Sigurime jete Llogari rrjedhëse

Obligacione kursimi Çertifikata depozitash Llogari bankare të siguruara Siguracione thesari

Risqet kryesore për investimet familjare janë: risku i inflacionit, i deflacionit, i normave

të interesit, financiar, i tregut, i likuiditetit, i tregtueshmërisë dhe ai politik.

Më poshtë po japim një tabelë, me nivelin e riskut që shoqëron llojet e investimeve ne

kushtet e individit:

- Rritja e potencialit per fitime kapitale - Rritja e riskut te investimeve

- Rritja e sigurisë së principalit - Rritja e riskut te humbjes së fuqisë blerëse

Page 37: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Tabela. Risku i Investimeve

Familjet do të krijojnë portofolët e tyre të investimeve duke pasur parasysh këto sjellje

ndaj riskut dhe kthimit, si dhe ti përshtasin ato me qëllimet financiare që kanë përcaktuar.

1.1. Arsyet për mosrealizimin me sukses të një qëllimi financiar

Mund të ndodhë shpesh që qëllimi apo objektivat financiare të familjes të mos arrihen.

Mospërmbushja e objektivave financiare, shpesh mund të shoqërohet edhe me pasoja dhe

probleme të tjera. Në vijim mund të citojmë disa prej faktorëve që ndikojnë negativisht

në arritjen e objektivave.

(1) shtyrja e investimeve ose zvarritja e tyre

(2) mungesë e qëllimeve specifike

(3) mungesë e përgjegjshmërisë

(4) mungesë njohurish dhe informacioni për investimet

(5) investim në blerje kur çmimet janë të larta.

(6) gabime në llogaritje

(7) pasja e investimeve të parapëlqyera.

(8) injorimi i investimeve që ata zotërojnë

(9) humbja e durimit.

(10) ndjekja e modeleve të gabuara – duhet investiguar përpara sesa të merret një

investim.

(11) mungesa e njohurive dhe informacionit për taksat (12) pagesë primesh të larta për

sigurimet.

(13) dështim për zotërimin e një linje krediti.

(14) mungesë diversifikimi.

Lloji i investimit

Lloji i riskut

inflacioni

deflacion

i

norma

e

interesit

financia

r

tregut

tregtue-

shmëria

likuidite

ti

politik

Llogari kursimi i lartë i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët

Llogari rrjedhëse mesatar i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët

Sigurime i lartë i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët i ulët

Bono i lartë i ulët i lartë mesatar mesat

ar

i ulët i ulët i ulët

Aksione mesatar mesatar mesatar mesatar i lartë i ulët i ulët i lartë

Fond i Përbashkët mesatar mesatar mesatar mesatar i lartë i ulët i ulët i lartë

Pasuri e

paluajtshme

i ulët i ulët mesatar i ulët i ulët i lartë i lartë i lartë

Metalet e çmuar

opsionet, kontrata

të ardhme

i ulët i ulët i ulët i lartë i lartë i lartë i ulët i lartë

Page 38: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

(15) mungesë disipline në ndjekjen e taktikave të investimeve.

2. Portofoli i familjes

Shpesh mendojmë se një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk e shohin si të

rëndësishëm proçesin e investimit. Përveç faktit të mungesës së kapitalit për të investuar,

në të shumtën e rasteve njerëzit mendojnë se që të investojnë duhet të jenë profesionistë,

gjë që mund të zgjidhet shumë mirë nëpërmjet mbështetjes nga konsulentë financiarë.

Investimi nuk është një lojë. Ai shërben për të krijuar një marrëveshje afatgjatë që

përfshin një riklasifikim të thjeshtë të prioriteteve financiare. Ne heqim dorë sot nga disa

shpenzime për argëtim apo të tjera kënaqësira, për të pasur një të ardhme më të sigurt.

Investimet familjare klasike konsistojnë në:

1.1 Instrumenta “pothuaj cash”

Pavarësisht vlerës së pasurisë, të gjithë janë të interesuar në mbajtjen e një sasie të

hollash në formën e pothuaj parasë së gatshme. Arsyeja kryesore që ndikon në marrjen e

këtij vendimi, është se individët (familjet) mund të përballen me nevoja të ngutshme për

të holla, kryesisht si pasojë e ndodhjes së ngjarjeve të paparashikuara. Pra në portofolët e

investitorëve, bëjnë pjesë edhe instrumenta “pothuaj cash”, që siç dihet ofrojnë likujditet

dhe siguri të lartë. Mbasi planifikohet mbulimi i shpenzimeve për nevojat bazë në familje,

mënyra e parë klasike e investimit që i vjen ndër mend investitorit, për paratë e para të

kursyera është pikërisht hapja e një llogarie kursimi.Mundësi tjetër do të ishte pikërisht

investimi në instrumenta të tregut të parasë. Ky është një term i përgjithshëm që përdoret

për të karakterizuar një numër llogarish që ofrojnë norma interesi më të larta sesa

llogaritë tipike të kursimeve, dhe që ofrojnë disa privilegje të përdorimit të çeqeve (check

ëriting), por të limituara.

Këto llogari zakonisht ofrohen nga bankat, shoqëritë e kursimit dhe huasë, unionet e

kreditit, kompanitë e shërbimeve financiare, Fondet e Përbashkëta dhe institucione të

tjera financiare.Mundësia e tretë, është investimi në instrumenta kursimesh me risk më të

ulët por me maturim më të gjatë. Dy instrumenta tipikë të tillë janë obligacionet e

kursimeve qeveritare (gov saving bonds) dhe çertifikatave të depozitave. Këto tipe

instrumentash paguajnë norma interesi më të larta, por në të njëjtën kohë ngrijnë paratë

për disa muaj apo edhe më tepër. Ajo që vlen për tu përmendur në këtë rast, është fakti se

paratë që investohen në to, në përgjithsi sigurohen nga dy mundësitë e

sipërpërmendura.Në përgjithsi këto lloj instrumentash, nuk është se njihen si investime të

mirëfillta, por si elementë kursimi. Ata minimizojnë riskun e tregut dhe të mospagesës,

duke qënë në të njëjtën kohë shumë të ekspozuar ndaj riskut të normave të interesit (sepse

ofrojnë kryesisht norma fikse interesi), dhe në një shkallë të caktuar ndaj riskut të

inflacionit.

2.2 Fondet e Përbashkëta (Kompanitë Investuese – Mutual Funds)

Fondet e Përbashkëta (Fondet e Përbashkëta të Investimeve) janë kompani që mbledhin

Fondet e shumë aksionerëve (familjarë), të cilët kanë investuar në aksione të kompanisë

investuese duke qënë edhe pronarë të këtij të Fondi. Fondet e mbledhura, kompanitë

Page 39: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

investuese i investojnë duke i diversifikuar në letra me vlerë qeveritare dhe të

koorporatave.Ideja e bashkimit të parave për investim filloi në Evropë, në mesin e viteve

1800. Fondi i parë i Përbashkët u themelua në SHBA, në 1893 në Universitetin e

Harvardit (për fakultetin dhe stafin). Për herë të parë, zyrtarisht Fondi i Përbashkët u

themelua më 21 mars 1924, në Boston. Ndoshta, as vetë krijuesit e tyre, nuk mund ta

imagjinonin se sa popullorë do të bëheshin këto Fonde në të ardhmen. Ai u quajt Trusti i

Investitorëve të Massachusetts. Pas një viti, vlera e këtij Fondi u rrit nga 50.000$ në

392.000$ (me rreth 200 aksionerë). Aktualisht vetëm në SHBA ka mbi 10.000 Fonde të

Përbashkëta, me një vlerë totale rreth 7 trilion $, dhe rreth 83 milion investitorë

individualë9.

Problemet e tregjeve të aksioneve më 1929- e njohur si e marta e zezë, dita më e keqe në

tregjet amerikane të aksioneve me një rënie rekord prej 12%, zvogëluan ritmet e rritjes së

Fondeve të Përbashkëta.Fondet e Përbashkëta janë investime klasike për familjet dhe në

kohët e sotme janë bërë shumë popullore. Më shumë se 25% e familjeve amerikane kanë

investuar në to. Po tu referohemi shifrave në Bursën e Nju Jorkut ka të listuara më tepër

Fonde të Përbashkëta sesa kompani të tjera. Investimi në Fondet e Përbashkëta është një

mundësi e mrekullueshme për investimet familjare. Ato janë mënyra më e mirë për të

diversifikuar një investim të vetëm të ndërmarrë nga individët. Kjo alternativë është e

njohur për lehtësinë e investimit, si dhe likuiditetin që ofron.

Gjithashtu, investitori duke investuar në një Fond të Përbashkët, merr konsulenca prej

ekspertëve të fushës me një kosto shumë të ulët, këshillime që i shërbejnë edhe për

investime të tjera.Historikisht, të gjithë Fondet e Përbashkëta të investimeve janë

menaxhuar në mënyrë aktive, që do të thotë se një profesionist i vetëm ose një grup

profesionistësh marrin vendimin të blejnë apo të shesin, bazuar mbi objektivat e shkruara

të Fondit. Sot janë përhapur gjithshtu investimet në Fondet e Indekseve, të cilat

manaxhohen në mënyrë pasive duke qënë se ndjekin rrjedhën e një indeksi të caktuar.Në

ditët e sotme, ku po flitet gjithnjë e më tepër për globalizim, individët po ndeshin sfidën e

dëshirës për investime ndërkombëtare, dhe ndoshta mënyra më e mirë për të arritur këtë,

është investimi në Fondet e Përbashkëta.

Objektiva t e Fondeve të Përbashkëta

Objektivat e Fondit të Përbashkët duhet të deklarohen në dokumentat zyrtare të tij. Në to

përfshihen edhe eksperienca e manaxhimit të Fondit, statusi financiar, ndonjë problem

ligjor që mund të ndikojë në të ardhmen e kompanisë dhe risku me të cilin përballet.

Fondet e Përbashkëta duhet të përcaktojnë një prej katër objektivave thelbësore: 1) rritjen

2) të ardhurat 3) rritjen dhe të ardhurat dhe 4) qëndrueshmërinë.

Objektiva e rritjes

Një Fond i Përbashkët me një objektivë të tillë fokusohet në një rritje afatgjatë ose në një

vlerësim të çmimit të letrave me vlerë në portofol, më shumë sesa në shpërndarjen e

dividentëve. Zakonisht këto kompani blejnë dhe mbajnë aksione të kompanive në rritje,

9 Investment Company Institute

Page 40: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

të cilat nuk kanë si qëllim të shpërndajnë dividentë por të riinvestojnë pjesën më të

madhe të fitimeve të tyre. Aksione të kompanive të tilla, zakonisht vlerësohen në

periudha afatgjata të cilat rrisin edhe vlerën e kompanisë investuese. Këto kompani

përpiqen për të siguruar një kthim total shumë të kënaqshëm për investitorët që janë të

gatshëm të mbartin një shkallë të caktuar risku. Kthimi kryesisht konsiston në dividentë

të vegjël, në disa të ardhura nga shpërndarja e fitimit kapital dhe në mënyrë thelbësore në

vlerësim të çmimit.

Objektiva e të ardhurave

Kur Fondi i Përbashkët është më tepër i fokusuar në realizimin e të ardhurave të larta,

qëllimi kryesor janë normat e larta të interesit dhe të dividentëve. Realizimi i fitimit

kapital sigurisht që është një objektivë por e “dorës së dytë”. Këto kompani në përgjithsi

investojnë në blerjen e obligacioneve, aksioneve të preferuara dhe aksioneve blue-chip të

kompanive me historik fitimesh dhe dividentësh të lartë. Kthimi kryesisht do të

konsistojë në dividentë të lartë, të ardhura nga shpërndarja e fitimeve kapitale dhe me një

probabilitet shumë të vogël nga vlerësimi i çmimit.

Objektiva e rritjes dhe e të ardhurave

Një kompani që ka si objektivë kombinimin e rritjes dhe të të ardhurave, njihet edhe si

kompani që ka si qëllim të realizojë një kthim deri diku agresiv, jo aq të ulët sa ai i ofruar

nga Fondet me objektivë të ardhurat, por jo aq të lartë sa Fondet me objektivë rritjen.

Portofolë të tillë konsistojnë në një kombinim të letrave me vlerë, por të përqëndruar

kryesisht në aksione të zakonshme. Këto Fonde u ofrojnë investitorëve pagesë

dividentësh, shpërndarje të fitimeve kapitale dhe një mundësi të mirë për vlerësim të

çmimeve.

Objektiva e qëndrueshmërisë (ekuilibrave)

Fondet e Përbashkëta që kanë si objektivë qëndrueshmërinë kryesisht konsistojnë në

mbrojtjen e kapitalit të shoqëruar me rritje dhe të ardhura normale. Rritja dhe të ardhurat

variojnë sipas kushteve ekonomike, ndërsa qëndrueshmëria (ekuilibri) mbetet tendenca

kryesore. Në kushtet e një ekonomie në zgjerim, portofoli duhet të përfshijë shumë

aksione blue-chip me rritje, ndërsa në kushtet e një ekonomie në rënie, kompania duhet të

blejë më shumë obligacione dhe aksione blue-chip me të ardhura për tu mbrojtur. Këto

kompani ofrojnë risk finaciar të ulët të shoqëruar me të ardhura nga dividenti të ulta, të

ardhura të ulta nga shpërndarja e fitimit dhe mundësi të kufizuara nga vlerësimi i çmimit.

Ku konsistojnë portofolët e Fondeve të Përbashkëta?

Duke qënë se ekzistojnë një numër shumë i madh Fondesh të Përbashkëta, pothuaj

gjendet gjithmonë diçka që i përshtatet nevojave të investitorëve. Çdo Fond përzgjedh

lloje të ndryshme investimesh, në përputhje me objektivat që ka ndërmarrë. Këto

investime fillojnë nga letrat me vlerë qeveritare dhe aksionet me të ardhura blue-chip,

deri te obligacionet junk, te letrat spekulative, të cilat janë letra me vlerë që akoma nuk

tregtohen për publikun. Gjithashtu, madhësia e Fondit ka rëndësi të madhe. Kështu

Fondet e vegjël (më pak se 100 milion $) shfaqin fleksibilitet më të madh, se Fondet e

mëdha të cilët preferojnë të kenë portofolë më të qëndrueshëm.

Fondet e Përbashkëta, sipas llojit të portofolëve që krijojnë, ndahen në këto tipe kryesore:

Page 41: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Fonde me Aksione të Zakonshme,

Fonde me Obligacione dhe Aksione të Preferuara,

Fonde të Balancuara,

Fonde me Obligacione Bashkiake (të përjashtuara nga taksat),

Fonde të Specializuara

Fonde të Tregut të Parasë

Kostot e Investimit në Fondet e Përbashkëta

Kostot e Investimit në Fondet e Përbashkëta përfshijnë detyrime dhe komisione të

ndryshme.

a) Kosto shitjeje. Zakonisht Fondet e Përbashkëta kërkojnë pagesën e një komisioni

për të investuar pranë tyre, i cili mblidhet nga personeli i shitjes së Fondit, planifikuesit

financiarë, bankat, ose firmat broker. Zakonisht këto komisione janë në masën 7,5%-

8,5% të vlerës së transaksionit dhe paguhen që në blerjet fillestare. Fondet me komisone

të ulta zakonisht kërkojnë 2%-4%. Fondet, të cilët nuk aplikojnë një kosto të tillë njihen

si Fonde pa ngarkesë (no-load funds). Çmimi i shitjes është sa vlera neto e letrave me

vlerë ku investohet.

b) Kosto të fshehura. Shumica e Fondeve pa ngarkesë, aplikojnë kosto të fshehura, të

cilat zvogëlojnë kthimin e pritur të investitorëve. Kostoja e fshehtë më e zakonshme është

pikërisht ajo që mbulon shpenzimet për reklamë, marketing e logjistikë të Fondit. Kjo

kosto zakonisht llogaritet në masën 0,25%-1,5% të vlerës neto të mjeteve të Fondit.

Gjithashtu, këtu do të përfshihen dhe kostot që duhet të paguajnë aksionerët nëse ata do ti

rishesin Fondit aksionet që kanë blerë pranë tij. Këto variojnë nga 1%-6%. Kështu për

shembull, në qoftë se investitori i rikthen aksionet e tij brenda një viti, atij mund ti

faturohet një komision prej 5%, një shifër që vjen duke u zvogëluar me kalimin e viteve,

psh mbas 6 apo 7 vjetësh mund të arrijë në 0% komision.

c) Kosto manaxhimi. Manaxherët profesionistë që janë të punësuar pranë Fondeve të

Përbashkëta për ekspertizën në investim dhe aftësitë manaxheriale, paguhen nga mjetet e

Fondit, dhe ndërsa mjetet e Fondit rriten edhe shpërblimi për këta profesionistë do të

rritet. Në varësi të madhësisë së tij, kostot manaxheriale variojnë nga 0,35% në 1,5% e

vlerës së mjeteve në bazë vjetore. Kostot manaxheriale zbriten kur llogaritet vlera neto e

mjeteve.

Përfitimet Unike nga Investimi në Fondet e Përbashkëta

Manaxhimi profesional dhe diverifikimi i investimeve në Fondet e Përbashkëta, e bën

investimin në to shumë të ndryshëm sesa thjesht blerja e aksioneve të zakonshme apo

obligacioneve të një koorporate. Disa prej arsyeve që mbështesin klasifikimin e këtyre

investimeve si unike, janë:

Riinvestimi i menjëhershëm i dividentëve dhe i fitimeve kapitale të shpërndarë. Shumica e

Fondeve lejojnë (madje disa kërkojnë) riinvestim të menjëhershëm të të ardhurave.

Sigurisht që kjo varet edhe nga dëshira e investitorit. Mbi tre të katërtat e investitorëve të

këtyre Fondeve, zgjedhin riinvestim të të ardhurave të tyre.

Transferta automatike elektronike. Investitorëve ju ofrohet mundësia e investimit të

shumave periodike nëpërmjet transfertave elektronike nga llogaria e tyre drejt Fondit.

Transaksione me telefon.

Page 42: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Privilegji i ndryshimit (shkëmbimit). Një privilegj i tillë nënkupton që nëse nevojat apo

objektivat e aksionerit ndryshojnë, atëherë atij mund ti shkëmbehen aksionet (mbi bazë

vlere), me aksione të një Fondi tjetër që manaxhohet nga e njëjta kompani.

Plane tërheqje sistematike. Të gjithë Fondet e Përbashkëta ofrojnë plane të ndryshme që

u japin mundësi aksionerëve të tërheqin (nëse ata dëshirojnë) të ardhura periodike nga

investimi në këtë Fond. Sigurisht për tu bërë pjesë e këtyre planeve nevojitet një

minimum i vlerës neto të mjeteve që investohen në këtë Fond, psh 5.000$, dhe gjithashtu

edhe vlera e tërheqjes duhet të jetë më e madhe se një limit i përcaktuar, psh 50$.

Kjo tërheqje mund të jetë vetëm pjesë e fitimit apo e dividentëve, por mund të plotësohet

edhe nga likuidimi i një pjese të aksioneve që zotërohen, deri në shkrirjen përfundimtare

të tyre, gjë që do të thotë edhe mbarimi i së drejtës për të qënë aksioner i këtij Fondi.

Garanci (kolateral) për huatë. Një numër i konsiderueshëm, gjithnjë e në rritje, Fondesh

ofrojnë mundësinë e përdorimit të investimit pranë tyre si kolateral për huatë që

aksionerët duan të marrin pranë institucioneve huadhënëse. Plane pensionesh. Shumë

Fonde kanë siguruar mundësinë e investimit të parave të aksionerëve të tyre për moshën e

pensionit, gjë që do të thotë që gjatë gjithë kësaj kohe të ardhurat në trajtën e dividentëve

dhe fitimit, riinvestohen në Fond por në të njëjtën kohë janë të përjashtuara nga taksat.Në

paragrafët më lart, u specifikuan avantazhet e investimit në Fondet e Përbashkëta, dhe

mundësitë që ofrojnë këta të fundit. Patjetër që lind pyetja: A duhet të tërhiqemi nga

investimi i ndërmarrë në Fonde, dhe të shesim aksionet që zotërojmë? Kur duhet

ndërmarrë ky hap?.Këshillohet shitja e aksioneve që zotërohen pranë Fondeve të

Përbashkëta, kryesisht në situatat e mëposhtme:

Ndryshime thelbësore në vlerën neto të mjeteve. Dimë që vlera e mjeteve ndryshon

shumë gjatë gjithë kohës që paratë janë të investuara në Fond. Është e pranueshme që kjo

vlerë të variojë deri në 25% gjatë një periudhe një vjeçare.

Sjellja e Fondit ku është investuar në krahasim me Fondet e tjera të ngjashme (me të

njëjtat objektiva), gjatë periudhave të tregjeve në rënie. Në qoftë se rënia është shumë më

e madhe, dhe rimëkëmbja në një kohë më të gjatë atëherë ka probleme me stafin

manaxherial të Fondit dhe në këtë moment, mund të këshillohet shitja e aksioneve.

Performancë e dobët gjatë periudhave të tregjeve në rritje. Situata është e ngjashme me

situatën më lart, por pritet një rritje e ngjashme, dhe një fitim të paktën 2% më i lartë, nga

obligacioni i një koorporate.

Tendenca e tregjeve sugjeron ndryshim. Investitorët duhet të jenë gjithnjë “vigjëlentë”,

lidhur me atë se çfarë po ndodh me tregjet, ciklin e biznesit. Nqs jemi në momentet

kulmore të rritjes apo rënies (pika më e lartë apo më e ulët), atëherë këshillohet të shiten

aksionet. Kur një treg aksionesh në rritje ka arritur pikun, investitori i Fondit me rritje,

me siguri do të shohë vlerën e lartë të investimit që të fillojë të bjerë. Po ashtu, ekonomia

fillon ta marrë veten pas një rënie, kështu që këshillohet shitja e aksioneve në një Fond

me të ardhura, përderisa nuk pritet që normat e interesit të rriten shumë shpejt. Një nga

avantazhet e investimit në Fondet e Përbashkëta të familjeve është pikërisht që gjatë

luhatjeve të tregjeve mund të ndryshohet shumë shpejt investimi nga një lloj Fondi në një

tjetër.

Page 43: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Do të këshillohet shitja kur familja (individi) ka nevojë për cash. Në këtë rast një

familjeje mund ti nevojiten para, për blerjen e një shtëpie banimi, për shkollimin e

fëmijëve, apo për përmbushjen e ndonjë nevoje tjetër të paparashikuar. Megjithatë,

patjetër që edhe në këto raste duhet të bëhen planifikime të mëparshme, gjë që nënkupton

që aksionet të shiten në momentin më të mirë të mundshëm, pra edhe me çmimin më të

lartë të mundshëm. Kështu psh shpenzimet për edukim, deri diku janë të parashikueshme

në një horizont dy vjet përpara sesa të ndodhin, kështu që në horizontin dy vjeçar, gjendet

edhe momenti më i mirë për të shitur aksionet që zotërohen.Marrja e vendimit për blerjen

e një shtëpie banimi, për individin do të thotë shumë më tepër sesa sigurimi i një strehe

për të jetuar. Individët e dinë shumë mirë se ky është edhe një investim, dhe me një

probabilitet të lartë, asaj do ti rritet vlera me kalimin e viteve.Pasuria e paluajtshme është

pasuri e cila konsiston në tokë, dhe në të gjithë pasuritë e tjera, të cilat janë të lidhura në

mënyrë të qëndrueshme me tokën, të shoqëruar me të gjithë të drejtat dhe privilegjet që

ofrojnë.Njerëzit investojnë në pasuritë e paluajtshme për arsye ekonomike dhe

joekonomike.

Ndër arsyet joekonomike do të përmendim faktin që shumica e investitorëve dëshirojnë të

jenë shumë të përfshirë në investimet që ata ndërmarrin, si dhe ata ndjehen të kënaqur

dhe krenarë duke qenë pronarë të kësaj pasurie të paluajtshme. Arsyeja kryesore e

investimit në pasurinë e paluajtshme është ekonomike, maksimizimi i kthimit pas taksave.

Pasuria e paluajtshme u ofron investitorëve një kthim një deri dy herë më të lartë sesa

kthimi nga investimi në aksionet e zakonshme. Megjithatë në këtë rast, investitorët

pranojnë marrjen e një risku më të lartë dhe heqjen dorë nga likuiditeti.Të gjithë

investimet me të drejtë pronësie ofrojnë një kthim të pritshëm, të bazuar në të ardhurat e

marra dhe rivlerësimi i çmimit, (të ardhurat e zakonshme dhe të ardhurat kapitale).

Përmendim katër faktorë si më kryesorët për realizimin e kthimit nga investimi në

pasurinë e paluajtshme: a) mundësia për realizimin e një cash flow pozitiv, b) mundësia

për vlerësim të pasurisë (rritje e çmimit), c) efekti i levës financiare dhe d) trajtim i

favorshëm fiskal, pasi kryesisht ofrohen mundësi për zbritje nga të ardhurat për tu tatuar,

të një sërë elementëve, si psh: zhvlerësimi i pasurisë së paluajtshme, shpenzimet e

riparimit, të mirëmbajtjes, siguracionet, interesi për huanë e hipotekës, përjashtimi nga

taksat e shkëmbimit të pasurive kur kjo nuk shoqërohet me shtesë pagese, etj.Jo vetëm në

vendet në zhvillim, por edhe në ato të zhvilluara, shpesh investimi më i madh familjar,

është pikërisht shtëpia e banimit. Kjo pasuri e paluajtshme përbën edhe vlerën më të

madhe të portofolit për këto familje.

Disavantazhet e Investimit në Pasuri të Paluajtshme

Sigurisht që mundësia e realizimit të një kthimi të lartë, shoqërohet edhe me një shkallë të

lartë risku dhe pasigurie. Kthimi në këto lloj investimesh realisht nuk është më në ritmet e

20 apo 30 vjetëve më parë (kështu në disa vende të zhvilluara, ai ka rënë nga nivelet 18%

në 7%). Përveç kësaj rënie, ka edhe disa disavantazhe, ku ndër më kryesorët po

përmendim: risku financiar, më tepër angazhim se shumica e investimeve të tjera,

administrimi i pasurisë së paluajtshme kërkon kohë (kosto oportune e lartë), dhe shitja e

tyre shpesh konsiderohet e vështirë.

Page 44: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Sa duhet të paguajë një investitor për të blerë një pasuri të paluajtshme?

Zakonisht përdoren tre metoda për të përcaktuar çmimin për pjesë të pasurisë së

paluajtshme:

Multiplikatori (shumëzuesi) i të ardhurave bruto (MAB). Kjo është një metodë e cila

përcakton çmimin që duhet paguar për blerjen e pasurisë së paluajtshme, duke vënë në

raport çmimin e kërkuar (ask), ose vlerën e tregut të pasurisë, me të ardhurat vjetore

aktuale nga qeraje.

qerajangaaktualeardhuratte

pasurineperkuaricmimiMAB

ker

Ky koefiçient është i ngjashëm me raportin P/E për aksionet e zakonshme. Zakonisht

publikimet dhe ekspertët e tregut lokal të pasurive të paluajtshme, vlerësojnë tendencën e

këtij koefiçienti për tipe të ndryshme pasurish të paluajtshme. Pra nëpërmjet

informacionit të marrë për të, investitorët përcaktojnë çmimin e pasurisë së paluajtshme

si produkt i MAB me të ardhurat vjetore aktuale nga qeraja.

Norma e kapitalizimit, e cila gjerësisht përdoret për të përcaktuar normën e kthimit nga

investimi në pasuritë e paluajtshme. E njohur ndryshe edhe si produktiviteti i të ardhurave

(income yield), llogaritet nga raporti i të ardhurave neto (vitin e parë) me vlerën totale të

investimit, apo çmimin e kërkuar.

Skontimi i flukseve të parasë. Metodë që konsiston në përcaktimin e çmimit të pasurive

të paluajtshme duke ju referuar flukseve të parasë pas taksave dhe kthimit nga investimi i

parave, e cila shërben për të aktualizuar vlerat e flukseve neto të parasë.

Në shumë shtete, në qoftë se investimi në pasurinë e paluajtshme ka si qëllim blerjen e

një shtëpie për pushime, ateherë interesi për kredinë e marrë për të dhe taksat e pasurisë

janë të zbritshme.

Investimet indirekte në pasurinë e paluajtshme.

Do të kosiderohen si investime indirekte ato lloj investimesh ku investitori nuk mban

titullin ligjor të pronësisë. Duke qënë se ekzistojnë Sindikata dhe Truste të Pasurive të

Paluajtshme, titulli ligjor i pronësisë mbahet nga Trusti (Institucion individual ose

financiar), i cili manaxhon dhe investimin. Një formë tjetër e investimeve indirekte është

të investosh në trajtën e një huaje për pronarin e pasurisë së paluajtshme, gjë që do të

thotë të fitosh si të ardhura normën e interesit për huanë që do të paguajë pronari i

pasurisë së paluajtshme.Kur këshillohet shitja e pasurisë së paluajtshme? Shitja e

pasurisë së paluajtshme këshillohet kryesisht në situatat e mëposhtme: investimet nuk

kanë rezultuar të suksesshme, ndjehesh i lodhur nga të qënurit pronar i një pasurie të

caktuar, ekziston mundësia e një investimi alternativ.

2.4 Investimi në Aksione

Aksioni ndryshon shumë nga përmbajtja gjenetike, nga alternativat e tjera të investimit.

Kur investohet në çertifikata depozitash apo në llogari bankare realisht nuk blihet asgjë.

Thjesht i jepen paratë hua dikujt që është i gatshëm të paguajë interes për to. Kur

investohet në pasuri të paluajtshme, është e vërtetë që blihet diçka e prekshme. Me

kalimin e kohës, vlera e saj mund të rritet për shkak të inflacionit.Nëse investohet në një

kompani (aksione), do të rriten fitimet e investitorëve sepse, vetë kompania do të rritet.

Kompania mund të rrisë numrin e asortimenteve që hedh në treg, numrin e punëtorëve,

Page 45: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

dhe si rrjedhim të ardhurat nga shitja, fitimin dhe duke pasur parasysh që një pjesë e mirë

e këtij fitimi rikapitalizohet në ndërmarrje, ajo zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Në të shumtën e rasteve kthimi i portofolit të aksioneve tejkalon të gjitha kthimet e

llojeve të tjera të investimeve, përfshirë këtu edhe obligacionet, çertifikatat e depozitave

dhe letrat qeveritare. Jeremy Siegel, profesor finance në shkollën Ëharton, vërtetoi faktin

e mësipërm, duke studiuar kthimin e tregut të aksioneve nga viti 1802 deri më 1997, dhe

gjeti që në total kthimi i portofolit të aksioneve tejkalon kthimet e të gjitha llojeve të tjera

të aktiveve. Aksionet janë instrumenta pronësie me të drejtë mbi mjetet dhe fitimet e një

koorporate. Ato u shiten investitorëve për të financuar përmbushjen e qëllimeve të

koorporatave.Aksionet përfaqësojnë fitim potencial në të ardhmen për investitorët, për

faktin se aksionmbajtësit zotërojnë një pjesë të drejtimit të ardhshëm të kompanisë.

2.5 Aksionet e Preferuara dhe Investitori individual

Me përafërsi llogariten që 90% e aksioneve janë aksione të zakonshme, sepse ato janë

shumë më tërheqëse se aksionet e preferuara. Në përgjithsi legjislacioni tatimor nuk lejon

koorporatat që të zbresin dividentët e aksioneve të preferuara para tatimit. Koorporatat

emëtojnë më tepër obligacione sesa aksione të preferuara, sepse ju kushton më pak.

Ndërsa për individët, dividenti i aksionit të preferuar është i zbritshëm para pagimit të

taksave. Megjithatë, koorporatat janë blerësit më të mëdhenj të aksioneve të preferuara

dhe jo individët (në SHBA, koorporata mund të zbresin para taksave 85% të vlerës së

dividentëve që ata marrin).Duke qënë se aksionet e preferuara ofrojnë divident fiks,

investimi në to kryesisht tërheq investitorët të cilët kërkojnë pagesë dividentësh të lartë.

2.6 Obligacionet

Shumë njerëz që investojnë në aksione shpesh nuk e kuptojnë rolin e madh që ka

ekzistenca e obligacioneve në portofolët e tyre. Të investosh në obligacione është më e

lehtë dhe me më pak kosto, në ditët e sotme në krahasim me 20 apo 30 vjet më parë.

Shpesh ata sigurojnë një kthim më të lartë se llogaritë e kursimit, çertifikatat e depozitave

dhe shumë aksione.Investimi në obligacione njihet ndryshe edhe si investimi në letra me

vlerë me të ardhura fikse. Në këtë rast investitorët janë të sigurt për marrjen e një të

ardhure periodike (klasikja tremujore ose gjashtëmujore), si dhe rikthimin e shumës së

investuar (vlerës emërore).

Marrja mbi vete e një risku financiar të vogël, nënkupton që edhe kthimi do të jetë i

vogël, kur krahasohet me investime tipike që ofrojnë norma kthimi të larta, si aksionet e

zakonshmë dhe pasuritë e paluajtshme. Obligacionet kanë disa karakteristika kryesore:

kontratë ligjore e shkruar, vlerë emërore, datë maturimi, krijimi fondesh rezervë nga

kompania për shlyerjen e vlerës emërore në fund të afatit të maturimit (shumica e

kompanive e ofrojnë), janë të siguruara (obligacione hipotekore, obligacione me kolateral,

obligacione me garanci pajisje) ose të pasiguruara, të gjitha obligacionet e reja janë të

regjistruara, konvertueshmëria, të drejtë për blerje aksionesh me çmime të preferueshme,

tipari i thirrjes apo riblerja e tyre nga kompania.

Tipet kryesore të obligacioneve:

o Obligacionet e koorporatave.

o Letrat me vlerë qeveritare, të tipit: bono thesari, obligacione thesari, çertifikata

(qeveritare) obligacionesh etj.

Page 46: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

o Obligacionet bashkiake, janë borxhe afatgjatë që merren nga organet e qeverisjes

lokale, dhe përdoren për të investuar projekte publike, si rrugë, ura, parqe, kopshte, etj.

o Obligacione të tipeve të veçanta - obligacionet që u interesojnë më tepër

investitorëve janë ato që thjesh paguajnë interes rregullisht dhe kthejnë vlerën emërore në

afatin e maturimit.

Avantazhet dhe disavantazhet e investimit në obligacione

Avantazhet

o Norma interesi më të larta se llogaritë e kursimeve. Investitori siguron të ardhura

më të larta sesa po të investonte në llogari kursimi.

o Kthim i sigurt i principalit.

o Paqëndrueshmëri më të vogël se aksionet.

o Të ardhura të rregullta. Pagesa me interes fiks përfaqëson një shumë të njohur

parash e cila do të merret periodikisht.

o Diversifikim portofoli.

o Kosto blerjeje të ulta.

o Manaxhim i lehtë.

o Të ardhurat nga obligacionet bashkiake, janë të përjashtuara nga taksat.

Disavantazhet

o Lëvizjet në normat e interesit ndikojnë në çmimin e obligacionit. Çmimet e

obligacioneve ndikohen nga kërkesa dhe oferta, dhe kryesisht nga kostoja e parasë.

o Çmimet e obligacioneve janë shumë të paqëndrueshme.

o Të pambrojtura ndaj inflacionit.

o Principali nuk vlerësohet në kohë.

o Vështirësia e riinvestimit.

o Taksa të larta..

o Mundësi të pakta diversifikimi për investitorët e vegjël.

2.7 Investimet spekulative

Investimet spekulative, të njohura ndryshe edhe si investimet me risk të lartë, janë

investime të cilët mbartin një risk të konsiderueshëm humbjeje, kundrejt një fitimi të lartë

të mundshëm. Kjo gjë nënkupton që përveç mundësisë së realizimit të fitimeve shumë të

larta, ekziston një rrezik i dukshëm për humbjen e një pjese të konsiderueshme apo edhe

të të gjithë kapitalit të investuar. Investimet spekulative përfshijnë investimet reale (të

prekshme), siç janë a) metalet e çmuara- ari, argjendi, platini, b) koleksionet- stampa,

vepra arti, monedha dhe c) gurët e çmuar- diamantë, rubin, smeraldë, zafir, etj..

2.8 Planet e Pensioneve

Në ditët e sotme, kur është rritur mosha mesatare e jetëgjatësisë, njerëzit janë më të

edukuar dhe si rrjedhim kanë pritje më të mëdha nga jeta, një vend të rëndësishëm në

portofolët e individëve do të zënë planet e pensioneve. Individët pretendojnë që gjatë

periudhës së pensionit (kur ata nuk janë aktivë për punë) të kenë një nivel të kënaqshëm

jetese – të ngjashëm me atë para daljes në pension. Sigurisht që koha më e mirë për të

filluar këto lloj investimesh është në moshë të re, edhe pse kjo nuk është shumë e lehtë,

pasi në këtë moshë individët përballen me këste shlyerje kredish (makina, shtëpi), si dhe

shpenzime jetese të larta. Për më tepër, kur jemi në moshë të re, pleqëria na duket e largët

dhe mendojmë se mundësia për të kursyer më vonë për këtë periudhë është më e madhe.

Page 47: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Ekspertët llogarisin që në mënyrë që pensionistët të kenë një jetesë komode, u nevojiten

70%-80% të të ardhurave që zotëronin para se të dilnin në pension. Pensionistëve në

zonat rurale u kushton jetesa shumë më pak se në zonat urbane, apo më mirë të themi në

qytetet e mëdha. Shpenzimet tipike që ulen për pensionistët janë në sigurim jete, transport,

tatime e taksa, shlyerje kredish (nqs këto kanë zgjatur deri afër daljes në pension), ndërsa

ato që rriten janë kryesisht për sigurim shëndetsor dhe shpenzime mjekësore.Një pjesë e

të ardhurave që nevojitet sigurohet nga përfitimi nga skema shtetërore e sigurimeve

shoqërore, një pjesë nga interesat dhe fitimet e investimeve të ndryshme dhe një pjesë,

shumë e konsiderueshme sigurohet nga planet e pensioneve.Kontributi që derdhet pranë

planit të pensionit është i zbritshëm para tatimeve.

Kështu që ky investim shoqërohet me këto përfitime kryesore:

a) zbritja para tatimeve u jep mundësinë e kursimit, pra edhe të kontributeve më të mëdha.

b) reduktim i taksave edhe për të ardhmen, pasi interesat, dividentët dhe fitimet kapitale

janë të patatueshme derisa të fillojë tërheqja nga plani i pensionit, gjë që ndikon në

mundësinë për rritje të investimeve nëpërmjet akumulimit.

Planet e pensioneve janë të dy tipeve kryesore:

a) plane pensione të sponsorizuara nga punëdhënësit,

b) plane pensionesh personale.

Sigurisht, që për t‟ju përshtatur kërkesave të tregut, ekzistojnë tipe të ndryshme planesh

brenda secilit grup të sipërpërmendur, apo edhe në skemën shtetërore të sigurimeve

shoqërore.

Strategjitë e investimeve të ndërmarra prej individëve, ndryshojnë gjatë periudhës së

pensionit, duke e vënë theksin veçanërisht në mbrojtjen e të ardhurave.

Të gjithë pasuritë e krijuara nga investimet e ndërmarra prej individëve, që u përmendën

më lart, shpesh lihen trashëgimi te pasardhësit. Nqs personi vdes pa përgatitur një

testament për pasuritë që ai zotëron, atëherë e drejta për të vendosur se kush do të jenë

përfituesit, i takon shtetit (ku personi është rezident) në varësi të legjislacionit përkatës.

Sigurisht që një ndarje e tillë, në përgjithsi nuk përkon me dëshirat që do të kishte personi

për ndarjen e pasurisë.

2. Mundësitë për investim në tregun shqiptar

Investimet familjare, edhe pse janë të llojeve të ndryshme, përsëri janë të kufizuara në

krahasim me mundësitë për investim të sipërmarrjeve. Në shumicën e literaturës të huaja

gjithmonë theksohet ky fakt. Pra edhe në vendet e zhvilluara, ku tregjet monetarë e të

kapitalit janë të zhvilluar, ku bursat kanë një historik të gjatë dhe janë shumë funksionale,

përsëri mundësitë për investimet familjare janë të kufizuara. Në kushtet e vendit tonë, një

vend në zhvillim, me nivel të lartë varfërie, me të ardhura për frymë të ulët, dhe

karakteristika të tjera të ngjashme, ku Bursa ka vetëm 15 vjet e krijuar dhe që “nuk

funksionon”, pritet që mundësitë për investim të jenë jo vetëm të kufizuara.

Cilat janë mundësitë që ofron tregu shqiptar?

Depozitat bankare - Investimi klasik i familjeve shqiptare është depozitimi i parave pranë

bankave. Në vitet e para të pluralizmit individët i kishin të depozituara paratë e tyre,

Page 48: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

kryesisht në Bankën e Kursimeve, pasi Banka Kombëtare Tregtare ofronte shërbime për

ndërmarrjet dhe bizneset. Sistemi bankar shqiptar pësoi një zhvillim me ritme shumë të

shpejta pas trazirave të vitit 1997. Kështu tregu ynë pësoi një bum të rritjes së numrit të

bankave të nivelit të dytë, si me kapital të huaj ashtu edhe me kapital vendas.

Paratë pranë bankave depozitohen, në trajtën: e llogarive rrjedhëse, depozitat pa afat dhe

depozitat me afat.Niveli i depozitave ne Shqiperi ka rritje progresive per cdo vit si ne

valute te huaj ashtu edhe ne monedhen vendase Lekun.

Bonot e Thesarit - Bonot e Thesarit,janë një instrument tipik në krijimin e portofolëve

familjarë.Bonot e para të thesarit u emëtuan në Shqipëri për herë të parë në vitin 1994.

Përveç faktit se numri i instrumentave financiarë të përshtatshëm për familjarët është

shumë i vogël,siguria që ofrojnë letrat me vlerë qeveritare është një arsye thelbësore që

në portofolët e familjeve shqiptare një pjesë e parave të kursyera,janë në trajtën e bonove

të thesarit.Kjo është karakteristikë sidomos për familjet,ku kryefamiljarët kanë nivel të

lartë arsimi, pasi janë edhe më pranë informacionit në këtë fushë. Edhe pse paradoks,

norma e interesit e BTH në Shqipëri ka qënë gjithmonë më e lartë se e depozitave me të

njëjtin afat maturimi, edhe pse risku i investimit në këto të fundit është më i lartë se ai i

investimit në Bonot e Thesarit.

Obligacionet qeveritare - Në Shqipëri për herë të parë obligacionet qeveritare filluan të

emëtohen në vitin 1991, për mbulimin e huave të këqija të ish kooperativave bujqësore.

Këto obligacione u maturuan në fund të viteve 1990.Në tetor 2002, emëtohen

obligacionet e para qeveritare të mirëfillta, me afat maturimi 2 vjeçar. Në tetor të 2005 u

emëtuan obligacione qeveritare 5 vjeçare. Nuk mund të konsiderohet një instrument

investimi, pasi pothuaj nuk përmenden investime të këtij tipi.

Aksionet - Edhe pse në Shqipëri ekziston një numër i madh shoqërish aksionere, në

Bursën e Tiranës realisht nuk është regjistruar asnjë e tillë. Realisht rregullorja e kësaj

burse nuk është pengesë për problemin në fjalë, por besoj se janë vetë bizneset të cilat në

kushtet e informalitetit të lartë, dhe të mungesës së kulturës apo traditës në operacione

bursash, nuk janë shtyrë për tu listuar pranë BT. Megjithatë në kushtet kur roli që ka

Bursa në treg është i pakonsiderueshëm, nënkupton që pritjet prej saj janë pothuaj zero.

Fakti që në Shqipëri ka shoqëri aksionere dhe që dita ditës shtohet numri i tyre (nga

burime jozyrtare), nënkupton që në treg ka mundësi për të investuar në aksione,

pavarësisht se nuk ofrohet likujditeti klasik i aksionit, si letër me vlerë.

Aktivitet biznesi - Shpesh nuk është shumë i qartë dallimi ndërmjet investimit në aksione

dhe hapjes së biznesit. Arsyeja kryesore është se në shumicën e rasteve aksionerët

shfaqen në trajtën e aksionerëve të mëdhenj apo shumë të mëdhenj (që zotërojnë deri

edhe në 98% ta aksioneve të shoqërisë), gjë që do të thotë se manaxhimi i shoqërisë

aksionere është i ngjashëm me atë të një biznesi individual apo një bashkëpronësie.

Fillimi i një aktiviteti biznesi (kryesisht familjar) kërkon jo vetëm iniciativë, por edhe një

kapital të caktuar. Mënyra se si sigurohen burimet e financimit, ndryshon gjatë ciklit të

jetës së biznesit. Më poshtë po paraqesim një model klasik, të sigurimit të këtyre

burimeve.

Page 49: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Burimet e financimit te bizneseve familjare

0%

20%

40%

60%

80%

100%

krijimi hapat e

pare

rritja zhvillimi

Cikli i jetes se biznesit

burime të veta

nga familjarë dhe miq

hua bankare

rikapitalizim i fitimeve

Siç, shihet edhe nga grafiku, kapitali për të hapur një aktivitet biznesi kryesisht sigurohet

nga burime të veta. Një pjesë e konsiderueshme sigurohet nga mbështetja financiare e

familjarëve dhe e miqve, ndërsa një pjesë e vogël sigurohet nëpërmejt huave bankare. Në

hapat e parë të tij, ky aktivitet kryesisht financohet nga burime të veta dhe huatë bankare

të cilat rriten në mënyrë të konsiderueshme gjatë kesaj faze. Ndërkohë që gjatë rritjes së

biznesit, pesha që zë huaja bankare në financim vazhdon e rritet, porn ë këtë fazë një

pjesë e financimit fillon të sigurohet nëpërmjet rikapitalizimit të fitimeve të biznesit.

Zërat e burimeve për fazën e rritjes, vazhdojnë të jenë dhe burimet kryesore në fazën e

zhvillimit, me një rritje në peshë të fitimeve që rikapitalizohen.

Fondet e Pensioneve - Pensionet shtetërore në shumicën e vendeve nuk është se ofrojnë

një nivel shumë të kënaqshëm jetese. Është kjo arsyeja kryesore që ka nxitur investimin

në skema private Fonde Pensionesh, për të plotësuar mangësitë në fjalë.

Në vendin tonë për shumë kohë ka ekzistuar vetëm skema shtetërore e sigurimeve

shoqërore (ISSH), e cila është për tu vënë në dukje që ka reflektuar probleme të mëdha

sidomos që mbas vitit 1997. Për të vërtetuar këtë fakt, nuk është e nevojshme tu

referohemi statistikave, por vetëm realitetit të hidhur të nivelit të ulët të jetesës së

pensionistëve në Shqipëri. Është kjo arsyeja kryesore që tregu ynë duhej të ishte i etur për

skemat private të Fondeve të pensioneve.

Por, a funksionojnë realisht këto Fonde?

Aktualisht në Shqipëri operojnë disa Fonde Private Pensionesh si: Sigma IPP, Raiffeisen

Pensions dhe CAPITAL etj. Aktiviteti i tyre është në nivele të kënaqshme.

Mugesa e kulturës apo eksperiencës në skema të tilla është një nga faktorët kryesorë, që

frenon iniciativën e investimit në këto skema. Për më tepër kriza ekonomike botërore e

fund-vitit 2008 (gjithsesi me ndikim të konsiderueshëm për një vend si i yni me ekonomi

modeste), destabiliteti politik i vitit 1997, falimentimi i firmave piramidale, dhe më pas,

paniku i madh i për mundësinë e humbjes së depozitave bankare, janë ngjarje që kanë

lënë një “shije” të hidhur te qytetarët, që sigurisht do kohën e vet për tu “harruar”. Një

faktor tjetër, po aq i rëndësishëm sa dy të parët është edhe niveli i ulët i të ardhurave të

individëve, apo më mirë të themi niveli i lartë i varfërisë në vend.Informaliteti i lartë në

Page 50: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Shqipëri10

, nuk nxit bizneset që të bëjnë sigurime suplementare për punonjësit e tyre, pasi

dihet që ata janë kontribues klasikë për disa tipe të veçantë fondesh.

Pasuritë e paluajtshme – Ashtu siç dihet karakteristika kryesore e investimeve në

pasuritë e paluajtshme, është pikërisht mbrojtja nga inflacioni. Krahas kënaqësisë morale

që të jep zotërimi i një prone, është pikërisht kjo arsyeja që i bën pasuritë e paluajtshme

në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e tjera, një nga investimet më të dëshirueshme prej

investitorëve. Mundësia e vjeljes së të ardhurave nga dhënia me qera e pasurisë së

paluajtshme (për aktivitet biznesi, banim etj) është një avantazh tjetër që duhet

përmendur për këtë tip investimi.

Qeradhënia e pasurive të paluajtshme është karakteristike sidomos për qytetin e Tiranës,

ku edhe qeratë janë më të larta, në krahasim me qytetet e tjera.Sektori i ndërtimeve në

Shqipëri ka qënë një nga më të zhvilluarit, që pas viteve 1990. Nevojat gjithnjë e në rritje

për strehim ( të përmendura në kapitullin e dytë), bënë që ky sektor të kishte një zhvillim

shumë të madh. Ky bum ndërtimesh në Shqipëri, shpesh jashtë kontrollit të autoriteteve

vendore, ndikoi në dëmtimin e infrastrukturës ekzistuese duke shfaqur një sërë

problemesh që janë të dukshme edhe sot. Është kjo arsyeja që është theksuar që proçesi i

urbanizimit, tashmë duhet kryer paralelisht me atë të legalizimeve, që ka dalë si prioritar.

por edhe për vende të tjera. Mbajtja në shtëpi e parave, vazhdon të jetë një problem për

vendin tonë, edhe pse është një paradoks.

3.2 Arsyet që ndikojnë në përzgjedhjen e investimeve prej shqiptarëve

Siç u përmend edhe më lart, shumica e investimeve të shqiptarëve janë në llogaritë e

kursimit (depozitat e kursimit). Dy arsyet kryesore që i nxisin individët për të investuar

në to (duke përfshirë Bono Thesari) janë: në 59,2 % të rasteve, risku i ulët (zgjidhet si

alternativë “jemi më të sigurtë”), dhe në 17.78% të rasteve likuiditet i lartë (zgjidhet si

përgjigje “i mbaj në shtëpi”).Investimi i dytë klasik për familjarët shqiptarë, është

investimi në pasurinë e paluajtshme. Investimi në pasurinë e paluajtshme arrin në 12.7%

dhe konsiston kryesisht në: shtëpi banimi, pronë për tu dhënë me qera ose për tu rishitur,

tokë, shtëpi pushimi.Dy arsyet kryesore që nxisin këtë lloj investimi, janë siguria dhe

normë kthimi e lartë. Ndër arsye të tjera përmendim: domosdoshmëria për të plotësuar

nevojën për strehim, si dhe kënaqësi shpirtërore që vjen nga të qënit pronar.Investimi në

aktivitet biznesi përbën rreth 11.2% të rasteve, kryesisht është përzgjedhur sepse ofron

norma të larta kthimi. Edhe një formë tjetër si alternativë investime përbën dhënia hua të

tretëve, e cila nxitet nga dy arsye kryesore: e para, si pasojë e traditës – pra mbështeten

financiarisht të afërm apo rreth i ngushtë shoqëror. Risku që merret në këtë rast është i

lartë, pavarësisht se nuk ofrohen norma kthimi. Arsyeja e dytë konsiston në norma kthimi

të larta. Në këtë rast bëhet fjalë për dhënie të parave me interes, apo që njihet në jetën e

përditshme “dhënie parash me fajde”. Në kushtet e informalitetit të lartë në treg, ky është

një fenomen që ndeshet shpesh. Huamarrësit ofrojnë norma të larta kthimi. Në qoftë se do

ti krahasonim me interesat e depozitave të kursimit janë 4-5 herë më të larta. Risku që

merret në këtë rast është shumë i lartë.

Page 51: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Konkluzione dhe Rekomandime Përpjekja për të zgjeruar aksesin financiar te njerëzit me të ardhura të ulta dhe te ata më

pak të informuar do sugjeronim të merrte dy drejtime.E para është ofrimi i kredive mikro

dhe e dyta nxitja e kursimit afat-gjatë me një motiv psh për strehim,apo për qellime të

tjera.Një rekomandim i vlefshëm,meqënëse kemi treguar rëndësinë e kursimive, është

pasja e një fondi emergjence. Por kush duhet të ketë një fond të tillë? Përgjigja jonë pa

hezitim do ishte:të gjithë!Megjithëse sugjerimet tona shkojnë në veçanti për ata që kanë

borxhe dhe ata që janë të papunë.Një grup tjetër “kanditat” mund të jenë ata që janë në

prag pensioni dhe ata që sapo kanë filluar të menaxhojnë financat e tyre,pra të rinjtë.

Dhe duke vazhduar me të rinjtë,mund të sugjerojmë se do ishte frutdhënëse edukimi nga

ana e organeve publike dhe institucioneve financiare,realizuar kjo nëpërmjet studimeve të

mirëfillta që këto organe duhet të kryejnë për të njohur nevojat e vërteta që paraqet

shoqëria shqiptare si dhe aplikimin e rezultateve të këtyre studimeve vecanërisht për

brezin e ri.Një sugjerim tjetër lidhet përsëri për institucionet financiare të cilave i‟u del si

detyrë të studiojnë më konkretisht tregun dhe t‟i orientojnë njerëzit drejt kursimeve.

Në vëndin tonë periudha 2010- 2011 ka shfaqur nivele thuajse të pandryshueshme të

volumit të kredive për individë deri herë herë edhe në rënie të tij, karahasuar me vitin

2008. Kjo ka qenë rrjedhojë e një sërë faktorësh që kanë modifikuar si kërkesën edhe

ofertën për kredi por që kanë të gjithë një emërues të përbashkët, situatën e vështirë

ekonomike të krijuar gjatë dy viteve të fundit dhe rritja e pasigurise per te ardhmen.

Mungesa e informacionit për format më të përhapura të kredive dhe për karakteristikat e

tyre, si psh; lloji i kredise dhe përqindja e normës së interesit.

Mospërdorimi i një plani buxhetor për kryerjen e shpenzimve dhe për menaxhimin sa më

të mirë të ardhurave.

Publiku i gjerë në përgjithësi dhe në veçanti ata që janë pjesë e tregut të huasë, duhet të

jenë më të vëmendshëm ndaj burimeve të informacionit tek të cilat ata kanë akses lirisht,

siç është interneti, broshurat, publikimet e institucioneve financiare dhe në veçanti ndaj

institucioneve ku ata paraqesin kërkesën dhe nënshkruajnë kontrata kredie.

Rekomandojmë të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e tregut të huasë që përpara

se të paraqesin kërkesën e tyre për huamarje,të kryejnë një përllogaritje të vogël, të të

ardhurave dhe shpenzimeve mujore dhe në këtë të konstatojnë mundësitë e tyre për

huamarrje, sepse ndërrmarrja e veprimeve financiare të pamatura mund të krijojë si

pasojë probleme fianciare te medha.

Së fundmi është e këshillueshme për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e

tregut të huasë përpara se të paraqesin kërkesën e tyre për huammarje, të konsultohen me

disa huadhënës, të shqyrtojnë disa oferta të bankave, shoqërive të kursim-kreditit apo

dhe të fondacione të mikrokredisë, për të analizuar mundësitë e ndryshme që ofrohen.

Struktura e primeve, megjithëse në përmirësim, përbëhet kryesisht nga sigurimi i

detyrueshëm motorrik. Pesha që zënë sigurimet vullnetare është në rritje, ndërsa sigurimi

i jetës, edhe pse në rritje, zë një peshë të vogël në totalin e sigurimeve.

Rritja e sigurimeve vullnetare reflekton një tendencë në rritje të ndërgjegjësimit të

konsumatorit për nevojën e transferimit të rrezikut në shoqëritë sigurimit..

Ka mungesë të theksuar informacioni/njohurish përsa i perket sigurimeve si dhe

mosnjohje e funksionimit të sigurimeve.

Page 52: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Ka mungesë të edukatës për t‟u siguruar

Ekziston një korelacion pozitiv ndërmjet nivelit të të ardhurave dhe sigurimit të bërë

privatisht në mënyrë vullnetare.Promovimi i informimit dhe edukimit të individëve në

lidhje me çështjet e sigurimit. Programet e edukimit duhet të zhvillohen në mënyrë të tillë

që arrijnë dy objektiva kryesorë:

Të rrisë njohuritë dhe përgjegjësinë për risqet ndaj të cilëve mund të ekspozohet një

individ si dhe mbi mënyrat që sigurimi mund të mbulojë sa në mënyrë efektive ato risqe.

Të bëjë të mundur që qytetarët të zhvillojnë njohuritë, kuptimin, aftësitë e nevojshmë për

të kuptuar dhe vlerësuar policat që ata kërkojnë dhe u duhen, të dinë se ku të kërkojnë për

informacione shtesë, etj.

Përgjegjës për edukimin në lidhje më sigurimet duhet të jenë jo vetëm institucionet

publike përkatëse, por gjithashtu edhe pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve duhet të

inkurajohen që perveç informacionit mbi produktet që ata ofrojë të angazhohen edhe në

iniciativa të tjera për të informuar mbi riskun, masat për zvogëlimin e tij si dhe

mekanizmat e mbulimit. Duhet të kihet parasysh që këto veprimtari duhet të jenë

qartësisht të ndara nga marketingu dhe reklamimi që zhvillojnë shoqëritë private për të

tërhequr konsumtorë.

Struktura e investimeve në portofolet familjare, përbëhet kryesisht nga investimi në

depozite kursimi, që zë edhe 49.4% të investimeve gjithsej. Pesha që zënë investimet në

pasuri të paluajtshme është në rritje 12.7% kundrejt 11.2% në investime biznesi.

Ka mungesë informacioni/njohurish përsa i perket alternativave të investimeve si dhe

mosnjohje e funksionimit të instrumentave financiarë.

Rritja e besimit në instrumentat financiarë që ofrohen nga sistemin bankar (sidomos pas

krizës ekonomike botërore të fundvitit 2008, që përfshiu dhë vendin tonë), përbën një nga

drejtimet kryesore sidomos për të ndikuar në uljen e përqindjes së individëve që I mbajnë

paratë në shtëpi; pra për të thithur këto burime financimi në tregun monetar.

Ekziston një korelacion pozitiv ndërmjet nivelit të të ardhurave dhe investimeve në

fushën e pasurive të paluajtshme, në biznes dhe bonove të thesarit (pra personat me nivel

më të lartë të të ardhurave janë të prirur të investojnë portofole me investime pa dhe me

risk).

Page 53: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

Bibliografi dhe Referenca

1. Economist in the Finance Team of the Development Research

http://econ.worldbank.org/external/default/main?authorMDK=642766

andtheSitePK=469372andpagePK=64214821andmenuPK=64214916andpiPK=64214942

2. James E Quigley (2009): The Case for Financial Literacy in Developing Countries –

www.worldbank.org

3. Perry VG (2008). Is ignorance bliss? Consumer accuracy in judgments about credit

ratings. J. Consumer Affairs 42(2): 189-205.

3. Making the Case for Financial Literacy – 2005. Nga http://www.jumpstart.org

/download.cfm.

5. Hilgert,Marianne, Jeanne Hogarth, and Sondra Beverly (2008), “Household Financial

Management: The Connection betëeen Knoëledge and Behavior,”

6. OECD (2006),he Importance of Financial Education

7. Barbara O‟Neill,„„Twelve Key Components of Financial Wellness,‟‟Journal of Family

and Consumer Sciences, vol. 94, no. 4 (2002).

8.Working Paper nga Marianne A. Hilgert dhe Jeanne M. Hogarth, I Board’s Division of

Consumer and Community Affairs and Sondra G. Beverly, of the University of

Kansas,2005

9. Social Development Issues (forthcoming); Arthur B. Kennickell, Martha Starr-

McCluer,and Annika E. Sunde´n, „„Saving and Financial Planning”

10.Working paper Richard H.Thaler ,“Anomalies: Saving, Fungibility,and Mental

Accounts,” Journal of Economic Perspectives 4, no. 1 (1990): 193-205

11. Working Paper,Defining and Measuring Financial Literacy ANGELA A. HUNG,

ANDREW M. PARKER,JOANNE K. YOONG,shtator 2009

12. Cole, S. & Shastry, G.K. (2009). If you are so smart, why aren’t you rich? The effects

of education, financial literacy, and cognitive ability on financial market participation.

Harvard Business School Working Paper .

13.Banka e Shqipërise, publikime, Edukimi i financave personale, “Borxhi dhe kredia,

një çështje interesi”, “Përse duhet të keni një buxhet personal”,

www.bankofalbania.gov.al;

14.Thomas Garman and Raymond E. Forgue,2008, “Personal Finance”, Ninth Edition.

15.Mehr,Robert I. and Emerson Cammack, 1980, “Principles of Insurance”, Eighth

Edition. Richard D. Irëin.

16.OECD recommendation on good practices for enhanced risk aëareness and

education on insurance issues, March 2008

17. Banka e Shqipërisë, Raporti i Politikës Monetare dhe Raporti i Stabilitetit

Financiar, www.bankofalbania.gov.al;

18. Personal Finance Fourth Edition (2009) (Kapoor-Dlabay-Ahmad-Hughes);

OECD (2005) e përshkruan edukimin financiar si “procesin në të cilin konsumatorët

përmirësojnë kuptimin dhe konceptet mbi produktet financiare,dhe nëpërmjet

informacionit,instruksioneve dhe këshillave financiare,zhvillojnë aftësitë për të qenë më

të kujdesshëm ndaj risqeve dhe mundësive financiare,për të bërë zgjedhje të

informuara,të dinë kujt t‟i drejtohen për ndihmë,dhe të ndërmarrin veprime efektive për të

përmirësuar mirëqënien e tyre”(f.26)

Page 54: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Financat-Personale.pdf · gjendjen ku precipiton sistemi financiar ne teresi dhe duke e

Financat Personale Ismet BARDHOSHI

19. Improving Financial Literacy.Jeanne M. Hogarth, Federal Reserve Board, U.S.A

20. Jump$tart Coalition: http://www.jumpstart.org/guide.html.

21.Richard H.Thaler ,“Anomalies: Saving, Fungibility,and Mental Accounts,” Journal of

Economic Perspectives 4, no. 1 (1990): 193-205.

22.http://www.investopedia.com/university/behavioral_finance/default.asp.