universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është...

41
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR Punim diplome TEMA: Folja si pjesë e ligjëratës në veprën “Mbretëria sekrete-Vullkani Gurgullues” UDHËHEQËSE SHKENCORE: STUDENTJA: Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli - Kryeziu Burbuqe Hajdaraj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 14-Feb-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

Punim diplome

TEMA:

Folja si pjesë e ligjëratës në veprën “Mbretëria sekrete-Vullkani Gurgullues”

UDHËHEQËSE SHKENCORE: STUDENTJA:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli - Kryeziu Burbuqe Hajdaraj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

2

Falënderime

Në radhë të parë, e falënderoj Zotin që më dha forcë që të arrij deri këtu, pastaj falënderoj

familjen që më kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme gjatë studimeve të mia, pa të cilët nuk do

të isha këtu ku jam.

Një falënderim i veçantë është për udhëheqësen shkencore të punimit tim Sindorela Doli-Kryeziu

për angazhimin që mori përsipër duke më orientuar dhe këshilluar gjatë përgatitjes së këtij

punimi.

Në fund, falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë

këtyre viteve studimi.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

3

Abstrakt

Mësimi i gjuhës është një ndër gjërat më të rëndësishme që mësimdhënësi duhet t’ia mësojë

nxënësit. Gjuha mendohet se ka lindur në bashkësinë primitive si mjet për të plotësuar nevojat

dhe marrëdhëniet në mes njerëzve dhe si e tillë që nga ajo kohë ka qenë pjesë e pandashme e

njeriut. Gjuha shqipe ashtu si edhe gjuhët e tjera ka gramatikën e saj e cila ndahet në fonetikë,

morfologji, sintaksë dhe leksikologji. Si temë për punimin tim kam zgjedhur që ta trajtoj foljen

sepse është një ndër gjërat më të rëndësishme të gramatikës që si mësues të ardhshëm do t’ia

mësojmë nxënësve. Vepra që kam analizuar është “Vullkani gurgullues” e shkruar nga

shkrimtarja angleze Rosie Blankes kjo vepër është për fëmijët e klasës së dytë dhe ka

shumëllojshmëri të foljeve që tregon se fëmijët që në moshë shumë të vogël kanë kontakt me

foljen. Folja është pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces. Ajo ka kategoritë

gramatikore të vetës, numrit, diatezës, kohës dhe mënyrës.

Fjalët kyçe: gjuha shqipe, folja, nxënësit, kategoritë, analiza, etj.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

4

Përmbajtja

Hyrje .............................................................................................................................................................. 5

Kreu I ............................................................................................................................................................. 7

1. Folja - Njohuri të përgjithshme ............................................................................................................. 7

1.1. Klasifikimi i foljeve sipas funksionit dhe kuptimit ......................................................................... 7

1.1.1. Foljet Ndihmëse .................................................................................................................... 7

1.1.2. Foljet gjysmëndihmëse ......................................................................................................... 8

1.1.3. Foljet kalimtare dhe jokalimtare ........................................................................................... 8

1.2. Kategoritë gramatikore të foljes ................................................................................................... 9

1.2.1. Kategoria gramatikore e vetës .............................................................................................. 9

1.2.2. Kategoria gramatikore e numrit.......................................................................................... 10

1.2.3. Kategoria gramatikore e diatezës ....................................................................................... 10

1.2.4. Kategoria gramatikore e mënyrës....................................................................................... 11

1.2.5. Kategoria gramatikore e kohës ........................................................................................... 12

1.3. Zgjedhimi i foljeve ....................................................................................................................... 13

1.3.1. Zgjedhimi vepror ................................................................................................................. 14

1.3.2. Zgjedhimi jovepror .............................................................................................................. 17

1.3.3. Format e pashtjelluara të foljes .......................................................................................... 20

Kreu II ......................................................................................................................................................... 22

2. Vepra “ Mbretëria sekrete - Vullkani Gurgullues” .............................................................................. 22

2.1. Të dhëna për autoren ................................................................................................................. 22

2.2. Të dhëna për veprën ................................................................................................................... 23

................................................................................................................................................................ 23

2.3. Folja në veprën “Vullkani Gurgullues” ........................................................................................ 24

Përfundime ................................................................................................................................................. 39

Literatura .................................................................................................................................................... 40

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

5

Hyrje

Gjuha është mjeti kryesor nëpërmjet të cilit komunikojnë njerëzit, pra, është mjet i

marrëdhënieve ndërmjet njerëzve që u jep mundësi për t’i shprehur mendimet, të merren vesh

me njëri-tjetrin dhe të organizojnë veprimtaritë praktike shoqërore.

Një ndër gjërat më të rëndësishme që mësimdhënësi duhet t’ia mësojë nxënësit është gjuha, që

njëkohësisht është edhe parakusht për të mësuar lëndët e tjera. Gjuha lidhet me përparimin

mendor të nxënësit.

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gramatika e saj ndahet në fonetikë,

morfologji dhe sintaksë. (Jashari, 2011)

Morfologjia është pjesë e gramatikës së gjuhës shqipe që studion format e ndryshme që i marrin

fjalët gjatë përdorimit si dhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.

Objekt kryesor i studimit të morfologjisë është fjala. Të gjitha fjalët sipas veçorive të

përbashkëta gramatikore dhe leksikore , grupohen në kategori leksiko-gramatikore të cilat quhen

pjesë të ligjëratës.

Pjesët e ligjëratës janë: emri, mbiemri, folja, ndajolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.

Në këtë punim kam shtjelluar temën folja. Arsyeja pse e kam zgjedhur këtë temë është që të

tregoj për rëndësinë e madhe që ka folja dhe përdorimi i rregullt i saj në gjuhën shqipe, sepse

folja ka zbatim shumë të madh gjatë komunkimit si në jetën e përditshme ashtu edhe në shkollë.

Vepra “Vullkani gurgullues” është një vepër mjaft e pasur me folje të mënyrave, vetave dhe të

kohëve të ndryshme.

Në kapitullin e parë të këtij punimi kam shtjelluar në mënyrë të përgjithshme çka është folja,

kategoritë gramatikore të saj. Kam treguar me shembuj rëndësinë që ka zgjedhimi i rregullt i

foljeve duke e shoqëruar me shembuj.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

6

Në kapitullin e dytë, në radhë të parë kam folur për veprën “Vullkani gurgullues” pastaj kam

folur për jetën e autorit dhe disa nga arsyet që e kanë shtyrë atë që ta shkruajë këtë vepër dhe në

fund kam shkruar disa folje që i kam gjetur në veprën “Vullkani gurgullues” duke treguar

kategoritë gramatikore të tyre.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

7

Kreu I

1. Folja - Njohuri të përgjithshme

Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që tregon veprim apo gjendje. P.sh. vëllai, qeni,

dera, e kuptojmë se është fjala për njerëz, sende apo kafshë, por ne nuk e dimë se çfarë po bëjnë

ata ose çfarë po ndodh me ta. Por, kur themi Vajza po mëson. Djali po fle, atëherë e dimë se çfarë

po bëjnë ata. Në fjalinë e parë vajza po kryen një veprim, ndërsa në rastin e dytë djali ndodhet në

një gjendje të caktuar. Shembujt e mësipërm tregojnë se folja është bërthama kryesore e fjalisë.

Folja ka pesë kategori gramatikore: të numrit, të vetës, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Pra,

folja përbën pjesën kryesore të fjalisë, sepse pa folje zakonisht nuk ka fjali. Shumica e foljeve në

gjuhën shqipe tregojnë veprime që i kryen apo pëson kryefjala. Pra, foljet janë fjalë që tregojnë

subjektin se si vepron, pëson diçka, ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

Pjesa më e madhe e foljeve që përdoren në gjuhën shqipe kanë kuptim leksikor të plotë, por disa

e kanë humbur kuptimin leksikor bazë dhe përdoren si mjete gramatikore që janë foljet

ndihmëse, dhe disa të tjera përdoren me një kuptim leksikor të zbehur që janë foljet

gjysmëndihmëse. (Agalliu, 2002)

1.1. Klasifikimi i foljeve sipas funksionit dhe kuptimit

1.1.1. Foljet Ndihmëse

Quhen ato folje që shërbejnë për të ndërtuar forma analitike të foljes. Si folje të tilla në gjuhën

shqipe janë folja kam dhe jam të cilat kur i paravihen pjesores së foljes themelore i ndërtojnë

format analitike të së kryerës. P.sh. Kam mësuar. Jam mësuar. Këto folje humbasin kuptimin

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

8

leksikor dhe kthehen në fjalë shërbyese, por nganjëherë përdoren edhe me kuptim leksikor të

plotë.

Folja kam përdoret edhe për të ndërtuar formën e së ardhmes si p.sh. Kam për të mësuar. Ose

atë të së ardhmes së të shkuarës, përkatësisht të kushtores së sotme si p.sh. kisha për të larë.

Gjithashtu folja jam përdoret për të ndërtuar format analitikë të së tashmes dhe të pakryerës të

formës dëftore. Jam duke mësuar. (Agalliu, 2002)

1.1.2. Foljet gjysmëndihmëse

Foljet gjysmëndihmëse ndahen në foljet modale dhe këpujore. Foljet modale janë ato folje që

shërbejnë për të shprehur modalitet, pra, qëndrimin e folësit ndaj asaj që kumton. (Jashari, 2011)

Folje modale janë: mund, duhet, do, kam, jam.

Ndërsa, folje këpujore është folja jam që shërben për të lidhur pjesën emërore të kallëzuesit

emëror me kryefjalën.

1.1.3. Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Sipas mundësisë ose pamundësisë për të marrë një kundrinor foljet ndahen në dy grupe të

mëdha: Kalimtare (transitive) dhe jokalimtare (intransitive).

Foljet kalimtare emërtojnë veprime të cilat nuk mbeten tek ai që i kryen, por shkojnë e bien mbi

një person a send tjetër, që në fjali shprehet me anë të një emri, përemri apo çdo fjale tjetër të

emërzuar në rasën kallëzore pa parafjalë. Thënë shkurt, folje kalimtare janë ato që kanë mundësi

të marrin kundrina të drejta. Si p.sh. marr, nderoj, qep, etj.

Foljet jokalimtare emërtojnë veprime që mbetën tek ai që i kryen. Si p.sh. rri, hy, dal, eci, etj.

Por, nuk ka kufinj të prerë mes foljeve kalimtare dhe jokalimtare por kupimi i saj leksikor varet

në kontekstin ku është përdorur. (Jashari, 2011)

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

9

1.2. Kategoritë gramatikore të foljes

1.2.1. Kategoria gramatikore e vetës

Veta tek folja shpreh lidhjen ndërmjet folësit dhe kryefjalës së fjalisë. Folja ka tri veta, Ajo

mund të jetë në vetën e parë shumës ose njëjës ku e përfaqëson vet folësin ose një grup

personash ku bën pjesë folësi.

p.sh. Unë lexoj shumë.

Kur kryefjala përfaqëson bashkëbiseduesin ose një grup personash ku bën pjesë bashkëbiseduesi

atëhere folja është në vetën e dytë njëjës ose shumës.

p.sh. Ti punon çdo ditë .

Folja është në vetën e tretë njëjës ose shumës kur përfaqëson një apo disa persona apo sende që

nuk marrin pjesë në bashkëbisedim.

p.sh. Ata shkuan në shtëpi.

Veta I (Njëjës) – unë punoj

Veta II (Njëjës) – ti punon

Veta III (Njëjës) – ai/ajo punon

Veta I (Shumës) – në punojmë

Veta II (Shumës) – ju punoni

Veta III (Shumës) – ata/ato punojnë

Kategoria gramatikore e vetës shprehet me anë të mbaresave të veçanta vetore, por ndonjëherë

edhe pa mbaresa. Shumica e foljeve mund të përdoren në tri vetat, por ka disa që mund të

përdoren vetëm në vetën e tretë njëjës. Këto folje i ndajmë në dy grupe: Foljet njëvetore dhe

foljet pavetore. (Beci, 2004)

Foljet njëvetore janë ato folje që e kanë kryefjalën e shprehur ose të nënkuptuar.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

10

P.sh. Mjaullit macja, është e arsyeshme etj.

Foljet pavetore janë ato folje që nuk e kanë kryefjalën as të shprehur as të nënkuptuar.

P.sh. bën ftohtë, bubullinë, vetëtinë etj.

1.2.2. Kategoria gramatikore e numrit

Numri i foljes ka karakter gramatikor të thjeshtë sepse kushtëzohet nga ai i kryefjalës. Numri

njëjës tek folja emërton një veprim që kryhet nga një person, ndërsa në numrin shumës folja nuk

emërton shumë veprime por një veprim që kryhet nga shumë njerëz. P.sh.

Njëjës - Blerta po luante me top.

Shumës - Fëmijët po lunanin me top.

1.2.3. Kategoria gramatikore e diatezës

Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të

cilës shprehet lidhja midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës së fjalisë. (Jashari, 2011)

Morfologjikisht lidhja midis veprimit dhe kryefjalës shprehet në formën veprore dhe joveprore të

cilat i kundërvihen njëra-tjetrës. Në gjuhën shqipe dallohen katër diateza: diateza veprore,

diateza pësore, diateza mësore dhe diateza vetvetore.

Folja ndodhet në diatezën veprore atëherë kur ka formë veprore dhe emërton një veprim që

kryhet nga kryefjala.

p.sh. U ula pranë dritares, mbylla librin dhe fillova të shikoja.

Folja gjendet në diatezën pësore atëherë kur është në formën joveprore dhe e emërton një veprim

që e pëson kryefjala, pra, nuk e kryen kryefjala.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

11

p.sh. Gota u thye nga Yllka.

Folja gjendet në diatezën vetvetore atëherë kur janë në formën joveprore dhe emërton një veprim

të cilin kryefjala e fjalisë e kryen dhe e pëson njëkohësisht.

p.sh. Vajza e vogël u mësua të lahet dhe të vishet vet.

Folja është në diatezën mësore kur ka formën joveprore dhe emërton një veprim që e kryen vet

kryefjala.

p.sh. Blerina u gëzua për notën që e mori.

1.2.4. Kategoria gramatikore e mënyrës

Shpreh lidhjen midis veprimit të emërtuar nga folja dhe realitetit objektiv. Pra, me anë të kësaj

kategorie, folësi shpreh qëndrimin e tij të emërtuar nga folja, duke e paraqitur atë si të

mundshëm, të dëshirueshëm, të vërtetë etj. Këtë kategori gramatikore e kanë vetëm format e

shtjelluara të foljes. Kemi gjashtë mënyra të foljes që janë: mënyra dëftore, mënyra habitore,

mënyra dëshirore, mënyra lidhore, mënyra kushtore dhe mënyra urdhërore. (Beci, 2004) Sipas

kuptimeve modale që shprehin këto mënyra të foljes mund të ndahen në tri grupe:

Në grupin e parë hyjnë mënyrat që shprehin modalitetin e vërtetësisë që janë mënyra

dëftore dhe habitorja.

Në grupin e dytë hyjnë ato mënyra që shprehin modalitetin e mundësisë që janë mënyra

lidhore dhe kushtore dhe

Në grupin e tretë hyjnë ato mënyra që shprehin modalitetin e dëshirës që janë mënyra

dëshirore dhe ajo urdhërore.

Shembuj të mënyrave të foljes:

Mënyra dëftore – unë punoj

Mënyra habitore – unë punuakam

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

12

Mënyra lidhore – unë të punoj

Mënyra kushtore – unë do të punoja

Mënyra dëshirore – unë punofsha

Mënyra urdhërore - puno

1.2.5. Kategoria gramatikore e kohës

Nëpërmjet kësaj kategorie shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i emërtuar nga folja

dhe një çasti të caktuar, që merret si bazë për marrëdhëniet kohore.

Folja ka tri kohë themelore që janë: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. Koha e shkuar e foljes i

ka pesë forma që janë: e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, më së e kryera dhe e kryera e

tejshkuar. Ndërsa e ardhmja ka katër forma: koha e ardhme, e ardhme e përparme, e ardhme e së

shkuarës dhe e ardhme e përparme e së shkuarës.

Koha e tashme – Unë mësoj shumë.

Koha e kryer

e pakryera –Unë mësoja shumë.

e kryera e thjeshtë – Unë mësova shumë.

e kryera – Unë kam mësuar shumë.

më së e kryera – Unë kisha mësuar shumë.

e kryera e tejshkuar – Unë pata mësuar shumë.

Koha e ardhme

koha e ardhme – Unë do të mësoj shumë.

koha e ardhme e përparme – Unë kam për të mësuar shumë.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

13

koha e ardhme e së shkuarës – Unë do të mësoja shumë.

koha e ardhme e përparme e së shkuarës – Unë do të kisha mësuar shumë.

Mënyra dëftore ka tri kohët themelore të foljes me gjithsej 10 forma. Mënyra kushtore, habitore,

dëshirore dhe lidhore kanë nga dy kohë themelore të tashmen dhe të shkuarën dhe mënyra

urdhërore ka një kohë të tashmen.

1.3. Zgjedhimi i foljeve

Zgjedhimi në gjuhën shqipe është dy llojesh: vepror dhe jovepror. (Agalliu, 2002) Foljet e

rregullta ndahen në tri zgjedhime:

Në Zgjedhimin e I bëjnë pjesë ato folje që në vetën e parë njëjës në kohën e tashme të mënyrës

dëftore marrin mbaresën –j: Mëso-j, shko-j etj. Ky zgjedhim ka tri shkallë:

Klasa I – bëjnë pjesë foljet që në vetën e parë dhe të dytë të kohës së kryer të thjeshtë

përfundojnë me –va, -ve.

P.sh. mësova, mësove, jetova, jetove etj.

Klasa II- në këtë klasë bëjnë pjesë foljet që në kohën e kryer të thjeshtë marrin prapashtesat –t,

- jt. (Nushi,1998)

P.sh. mbaj, mbajta etj.

Klasa III – këtu bëjnë pjesë foljet që në të kryerën e thjeshtë e zgjerojnë temën me –r.

P.sh. bëj, bëra.

Në zgjedhimin e II bëjnë pjesë foljet me temë në bashkëtingëllore që në tri vetat njëjës dalin me

mbaresë zero:

P.sh.mbyll, rrit, shes etj.

Klasa I – bëjnë pjesë foljet të cilat gjatë zgjedhimit nuk e ndryshojnë zanoren e temës.

p.sh. vendos, vendosa etj.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

14

Klasa II – bëjnë pjesë ato folje që gjatë zgjedhimit e ndryshojnë zanoren e temës.

p.sh. çjerr, çora, ndjek, ndoqa, etj.

Në zgjedhimin e III bëjnë pjesë foljet me temë zanore a tog zanor, që në tri vetat njëjës të

mënyrës dëftore dalin me mbaresë zero:

p.sh.di, pi, fle etj. (Jashari, 2011)

1.3.1. Zgjedhimi vepror

Mënyra dëftore

e tashme e pakryer

e kryer e thjeshtë e kryer

Unë shkruaj shkruaja shkrova kam shkruar

Ti shkruan shkruaje shkrove ke shkruar

Ai/ajo shkruan shkruante shkroi ka shkruar

Ne shkruajmë shkruanim shkruam kemi shkruar

Ju shkruani shkruanit shkruat keni shkruar

Ata/ato shkruajnë shkruanin shkruan kanë shkruar

Më së e kryer E kryer e tejshkuar

E ardhme E ardhme e përparme

Unë kisha shkruar pata shkruar do të shkruaj do të kem shkruar

Ti kishe shkruar pate shkruar do të shkruash do të kesh shkruar

Ai/ajo kishte shkruar pati shkruar do të shkruajë do të ketë shkruar

Ne kishim shkruar patëm shkruar do të shkruajmë do të kemi shkruar

Ju kishit shkruar patët shkruar do të shkruani do të keni shkruar

Ata/ato kishin shkruar patën punuar do të shkruajnë do të kenë shkruar

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

15

Mënyra habitore

E tashme E pakryer

E kryer Më së e kryer

Unë shkruakam shkruakësha paskam shkruar paskësha shkruar

Ti shkruake shkruakëshe paske shkruar paskëshe shkruar

Ai/ajo shkruakësh shkruakësh paska shkruar paskësh shkruar

Ne shkruakemi shkruakëshim paskemi shkruar paskëshim shkruar

Ju shkruakeni shkruakëshit paskeni shkruar paskëshit shkruar

Ata/ato shkruakan shkruakëshin paskan shkruar paskëshin shkruar

Mënyra lidhore

E tashme E pakryer

E kryer Më së e kryer

Unë të shkruaj të shkruaja të kem shkruar të kisha shkruar

Ti të shkruash të shkruaje të kesh shkruar të kishe shkruar

Ai/ajo të shkruajë të shkruante të ketë shkruar të kishte shkruar

Ne të shkruajmë të shkruanim të kemi shkruar të kishim shkruar

Ju të shkruani të shkruanit të keni shkruar të kishit shkruar

Ata/ato të shkruajnë të shkruanin të kenë shkruar të kishin shkruar

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

16

Mënyra kushtore

E tashme

E kryer

Unë do të shkruaja

do të kisha shkruar

Ti do të shkruaje

do të kishe shkruar

Ai/ajo do të shkruante

do të kishte shkruar

Ne do të shkruanim

do të kishim shkruar

Ju do të shkruanit

do të kishit shkruar

Ata/ato do të shkruanin

do të kishin shkruar

Mënyra dëshirore

E tashme

E kryer

Unë shkrofsha

paça shkruar

Ti shkrofsh

paç shkruar

Ai/ajo shkroftë

pastë shkruar

Ne shkrofshim

paçim shkruar

Ju shkrofshi

paçi shkruar

Ata\ato shkrofshin

paçin shkruar

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

17

Mënyra urdhërore

E tashme

Ti shkruaj

Ju shkruani

1.3.2. Zgjedhimi jovepror

Ky lloj zgjedhimi është vendosur të quhet jovepror për të mos e rënduar tekstin me një term të

zgjatur si zgjedhimi pësor-vetvetor-mësor.

Format foljore të zgjedhimit jovepror ndërtohen me tri mjete gjuhësore të ndryshme:

1. me anë mbaresash

2. me anë të pjesëzës u dhe

3. me anë të foljes ndihmëse jam. (Jashari, 2011)

Mënyra dëftore

e tashme

e pakryer e kryer e thjeshtë e kryer

Unë shkruhem Shkruhesha u shkrova jam shkruar

Ti shkruhesh Shkruheshe u shkrove je shkruar

Ai/ajo shkruhet Shkruhej u shkrua është shkruar

Ne shkruhemi Shkruheshim u shkruam jemi shkruar

Ju shkruheni Shkruheshit u shkruat jeni shkruar

Ata/ato shkruhen Shkruheshin u shkruan janë shkruar

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

18

Mënyra habitore

E tashme

E pakryer E kryer Më së e kryer

Unë u shkruakam u shkruakësha qenkam shkruar qenkësha shkruar

Ti u shkruake u shkruakëshe qenke shkruar qenkëshe shkruar

Ai/ajo u shkruaka u shkruakësh qenka shkruar qenkësh shkruar

Ne u shkruakemi u shkruakëshim qenkemi shkruar qenkëshim shkruar

Ju u shkruakeni u shkruakëshit qenkeni shkruar qenkëshit shkruar

Ata/ato u shkruakan u shkruakëshin qenkan shkruar qenkëshin shkruar

Më së e kryer

E kryer e tejshkuar E ardhme E ardhme e përparme

Unë isha shkruar qeshë shkruar do të shkruhem do të jem shkruar

Ti ishe shkruar qe shkruar do të shkruhesh do të jesh shkruar

Ai/ajo ishte shkruar qe shkruar do të shkruhet do të jetë shkruar

Ne ishim shkruar qemë shkruar do të shkruhemi do të jemi shkruar

Ju ishit shkruar qetë shkruar do të shkruheni do të jeni shkruar

Ata/ato ishin shkruar qenë shkruar do të shkruhen do të jenë shkruar

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

19

Mënyra lidhore

E tashme

E pakryer E kryer Më së e kryer

Unë të shkruhem të shkruhesha të jem shkruar të isha shkruar

Ti të shkruhesh të shkruheshe të jesh shkruar të ishe shkruar

Ai/ajo të shkruhet të shkruhej të jetë shkruar të ishte shkruar

Ne të shkruhemi të shkruheshim të jemi shkruar të ishim shkruar

Ju të shkruheni të shkruheshit të jeni shkruar të ishit shkruar

Ata/ato të shkruhen të shkruheshin të jenë shkruar të ishin shkruar

Mënyra kushtore

E tashme

E kryer

Unë do të shkruhesha do të isha shkruar

Ti do të shkruheshe do të ishe shkruar

Ai/ajo do të shkruhej do të ishte shkruar

Ne do të shkruheshim do të ishim shkruar

Ju do të shkruheshit do të ishit shkruar

Ata/ato do të shkruheshin do të ishin shkruar

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

20

Mënyra dëshirore

E tashme

E kryer

Unë u shkrofsha

qofsha shkruar

Ti u shkrofsh

qofsh shkruar

Ai/ajo u shkroftë

qoftë shkruar

Ne u shkrofshim

qofshim shkruar

Ju u shkrofshi

qofshi shkruar

Ata/ato u shkrofshin

qofshin shkruar

Mënyra urdhërore

E tashme

Ti shkruhu

Ju shkruhuni

1.3.3. Format e pashtjelluara të foljes

Për nga forma e ndërtimit, format e pashtjelluara të foljes ndahen në dy grupe: në grupin e parë

hyjnë pjesorja dhe format e tjera të pashtjelluara që ndërtohen mbi bazën e saj; përcjellorja dhe

mohorja. Në grupin e dytë përfshihen format e pashtjelluara të llojit për të parë, për të punuar

etj., që janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës.

Pjesorja - tema foljore që formohet nga kjo formë e pashtjelluar e foljes përkon me atë të

kryerës së thjeshtë ose të kohës së tashme, por mund të jetë e ndryshme prej këtyre dy kohëve.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

21

Unë kam mësuar shumë për provime.

Mohorja – kjo formë e pashtjelluar e foljes ndërtohet duke ia paravendosur pjesores pjesëzën

pa.

Nuk mund ta kalosh provimin pa mësuar.

Përcjellorja – ndërtohet duke ia paravendosur pjesores pjesëzën duke.

Fitova shumë para duke punuar.

Paskajorja – kjo formë ndërtohet duke i paravendosur emrit prejfoljor asnjanës pjesëzen për.

(Agalliu, 2002)

Ne shkuam për të larë ca rroba.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

22

Kreu II

2. Vepra “ Mbretëria sekrete - Vullkani Gurgullues”

2.1. Të dhëna për autoren

Autorja e serisë së librave “Mbretëria sekrete” është Rosie Blankes e cila është shkrimtare për

fëmijë nga Anglia. Ajo u rrit në një fshat të vogël në jug-perëndim të Anglisë. Ëndrra e saj ka

qenë që të shkruaj libra aventuresk. Ajo e kaloi gjithë fëmijërinë duke ëndërrur për krijime

magjike dhe vende të largëta.

Autorja Rosie Blankes ka qenë

gjithmonë shumë afërt me dy shoqet

e saj, gjë që ka qenë inspirim për të

për ta shkruar veprën për treshen

magjike: Jasemina, Samëra dhe Eli.

Përveç “Mbretërisë sekrete” ka edhe

libra të tjerë si: serinë e librave

“Princesha Sekrete”.

Pas suksesit me serinë e librave

“Mbretëria sekrete” Rosie Bankes u bë autore e shkrimeve për shkollën fillore. Seria e librave

“Mbretëria sekrete” përbëhet prej shtatë vëllimesh dhe prej më shumë se tridhjetë librash disa

nga librat janë: “Guma e sirenës”, “Pallati i magjepsur, “Lugina e njëbrirëshit”, “Plazhi

vezullues”, “Ishulli i reve”, ”Mali magjik” etj.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

23

2.2. Të dhëna për veprën

“Vullkani gurgullues” është libër i

vëllimit të dytë nga gjithsej shtatë

vëllimet të serisë së librave “Mbretëria

sekrete”. Këtë libër Rosie Blankes e

shkroi në vitin 2013.

“Vullkani gurgullues” është një vepër

për fëmijët e moshës 7-8 vjeçare.

Tema që trajtohet në këtë vepër është

mjaft interesante dhe mjaft atraktive

për fëmijë. Autorja në vepër ka

përdorur një fjalor mjaft të thjeshtë që

t’i përshtatet audiencës.

Kjo vepër përbëhet nga shtatë kapituj.

Dhe, pothuajse çdo faqe e librit është e ilustruar me vizatime. Në kapitullin e parë autorja në pika

të shkurta na tregon personazhet kryesore të veprës, pastaj vazhdon me aventurat që ata kalojnë

dhe në fund kemi një përfundim të lumtur.

Në këtë vepër kemi rrëfimin për tri vajza të cilat zbulojnë një botë të fshehtë dhe aty brenda

gjejnë gjithçka, por si në çdo përrallë tjetër edhe këtu kemi një luftë që zhvillohet mes të mirës

dhe të keqes. Eli, Samëra dhe Jasemina janë tri shoqe të ngushta të cilat janë miket e Mbret

Gazmorit ( i cili është personazh pozitiv në përrallë) dhe kemi personazhin negativ që është

Mbretëreshë Zemërkeqja. Tri vajzat e ndihmojnë Mbretin Gazmor që ta shpëtojë mbretërinë nga

mbretëreshë Zemërkeqja e cila dëshiron ta shkatërrojë. Tri vajzat kalojnë në disa aventura mjaft

interesante, dhe çdo fëmijë që e lexon këtë vepër do të dëshironte të ishte pjesë e tyre,.

Personazhet e veprës janë:

Samëra

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

24

Eli

Jasmina

Mbret Gazmori

Mbretëresha Zemërligë

Triksi

Klara Kolumbus

2.3. Folja në veprën “Vullkani Gurgullues”

Sikur edhe në veprat e tjera edhe në këtë vepër autori nuk ka iu ka shmangur përdorimit të foljes.

Në këtë vepër ka shumëllojshmëri të foljeve duke

filluar nga mënyra, kohët etj. Si shembull e kemi të

ilustruar fotografinë më poshtë. Kemi foljet si:

nxiti, jemi, përkulur, ishte, binin etj. Pra, shumica e

foljeve janë në njërën nga kohët e shkuara të

mënyrës dëftore.

Folja nxiti – është në vetën e tretë njëjës, mënyra

dëftore, koha e kryer e thjeshtë, numri njëjës.

Folja jemi – është folje ndihmëse, veta e parë

shumës, mënyra dëftore, koha e tashme.

Folja ishte përkulur – është në vetën e tretë, numri

njëjës, mënyra dëftore, koha e shkuar ( zgjedhimi

jovepror).

Folja binin – veta e tretë, numri shumës, mënyra dëftore, koha e pakryer.

Folja përpiqej – veta e tretë, numri njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

25

Folja të hipte – veta e tretë, numri njëjës, mënyra lidhore, koha e pakryer.

Folja vendosi – veta tretë, numri njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë.

“Nuk kemi marrë asnjë mesazh nga ti-e-di-se-çfarë”.

E ke fjalën për këtë ti-e-di-se-çfarë? Pyeti Samëra duke nxjerrë një kuti druri nga çanta e saj.

“Kutia Magjike!” thirri Eli. Samëra e vendosi mbi çelim me kujdes. Në pjesën anësore të kutisë

ishin gdhendur sirena, njëbrirësha, dhe krijesa të tjera të mrekullueshme, ndërsa në qendër të

kapakut ishte një pasqyrë e rrethuar me gjashtë gurë të çmuar. Kutia magjike vinte një vend i

quajtur Mbretëria Sekrete. Mbret Gazmori që sundonte atje, ia kishte dalë mbanë ta shpëtonte

mbretërinë. Kur atë e kishin zgjedhur si sundimtar në vend të motrës së tij të ligë, Mbretëreshës

Zemërkeqja, ajo kishte fshehur gjashtë rrufe të tmerrshme nëpër tokat e Mbretërisë Sekrete, për

të krijuar probleme dhe për t’ua prishur qejfin të gjithëve. Kutia mgjike kishte udhëtuar drejt

botës së njërëzve dhe kishte gjetur të vetmit njerëz që mund të prishnin yshtjet e tmerrshme të

Mbretëreshës Zemërkeqja – Samërën, Jasminën dhe Elin.” (Blankes, 2018, fq.14)

Kjo pjesë e marr nga libri tregon në pika të shkurta për personazhet e veprës dhe është një hyrje e

shkurtër e përrallës. Pra, tregon se si Mbret Gazmori ia kishte arritur të shpëtonte mbretërinë

disa herë me radhë nga Mbretëreshë Zemërkeqja me ndihmën e tri shoqeve të ngushta të cilat

ishin Eli, Samëra dhe Jasmina të cilat me guximin e tyre ja kishin arritur ta mposhtin

Mbretëreshën.

Në këtë vepër janë përdorur shumë foljet në mënyrën dëftore të kohës së kryer të zgjedhimit

vepror si p.sh. kishin zgjedhur, kishin fshehur, kishte gjetur, kishte udhëtuar. Kjo kohë e foljes

ndërtohet duke ia paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam.

(Beci, 2004)

Pastaj, kemi folje në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të zgjedhimit jovepror si p.sh. ishin

gdhendur. E cila ndërtohet duke ia paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së

tashme të foljes ndihmëse jam. Më rrallë, kemi folje të formës së pashtjelluar si paskajorja p.sh.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

26

për të krijuar. Paskajorja ndërtohet duke i paravendosur emrit prefoljor asnjanës pjesëzën për.

(Agalliu, 2002)

Një lloj tjetër i foljes shumë e përdorur në këtë vepër është ajo e kohës së pakryer të mënyrës

dëftore si p.sh. vinte, sundonte, shpëtonte, etj.

“Apo të paktën ta hapim Kutinë Magjike” tha Eli. Nëse mund të shohim dhuratat e

mrekullueshme që na kanë dhënë, atëherë nuk do të na dukej se thjeshtë kemi parë në ëndërr.

Brenda në kuti ishin gjashtë ndarje të vogla dhe në secilën ndarje kishte nga një send magjik që

vajzave ua kishin dhuruar gjatë aventurave të tyre. Aty gjendej një hartë e Mbretërisë Sekrete,

një bri i vogël i argjendtë, i njëbrirëshit që i bënte ato të flasin me kafshët, një karistal që e

kontrollonte motin, një orë që ngrinte kohë, një perlë që i bënte të padukshme dhe një çantë e

vogël e mbushur me pluhur magjik brenda saj, për t’iu plotësuar nga një dëshirë secilës.

Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse do t’i nxirrnin këto sende jashtë për t’i vështruar, por

vajzat e dinin se kutia hapej vetëm kur këto dhurata ishin të nevojshme.

Eli ia hodhi sytë pasqyrimit të tyre në pasqyrën e kapakut dhe psherëtiu “vërtet kam mall për

Mbret Gazmorin dhe Triksin…”

“Do të doja t’i shoh sërish njëbrirëshit”tha Samëra.

“Dhe të gjitha sirenat, elfët dhe xhuxhët” shtoi Jasmina. (Blankes, 2018, fq.16)

Ҫdo herë që tri vajzat i kishin ndihmuar Mbret Gazmorit që të shpëtonte mbretërinë nga

Mbretëreshë Zemërkeqja, mbreti i kishte shpërblyer ato me nga një dhuratë magjike. Ato kishin

gjithsej gjashtë dhurata.

Ky është një shembull mjaft i mirë për fëmijë sepse tregon se veprat e mira çdoherë

shpërblehen.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

27

Edhe në këtë paragraf është përdorur folja kryesisht në kohën e shkuar të mënyrës dëftore si p.sh.

kanë dhënë, kemi parë. pastaj kemi folje në kohën e pakryer të mënyrës dëftore si p.sh. bënte,

kontrollonte, ngrinte, ishin, dinin. Kemi folje edhe në kohën e më së të kryer të kësaj mënyre si

p.sh. kishin dhuruar. As në këta paragrafë nuk mungon koha e kryer e thjeshtë si p.sh. hodhi.

Përveç këtyre formave të foljeve kemi edhe folje të mënyrës dëftore të kohës së ardhme si p.sh.

do të doja., që është koha e ardhme e së shkuarës. Dhe folje të zgjedhimit jovepror të mënyrës

dëftore si p.sh. hapej.

Siç shihet edhe nga shembujt e mësipërm pjesa më e

madhe e foljeve të përdorura në këtë kapitull janë në

njërën nga format e kohës së shkuar të mënyrës

dëftore. Koha e shkuar me pesë nënndarjet që i ka

tregon veprime të përfunduara para çastit të

ligjërimit.

Përshkrimi të cilin e ofron autorja në vepër sidomos

në këtë pjesë të librit zgjon imagjinatën e fëmijëve

dhe i fut ata në një botë të fantazisë duke ngjyrosur

imagjinatën e tyre dhe duke e bërë veprën shumë

atraktive. Sidomos në pjesët ku tri vajzat mund të

flasin me kafshët, pastaj personazhet tjerë jo real që

gjenden në vepër si zanat, elfët etj., që çdo fëmijë do

të donte t’i takonte.

Foljet që autorja i ka përdorur në këtë pjesë të kapitullit janë: mbanin, trokiti, këndoi, merr,

festohet, fliste, u shfaqën.

Këto folje shumica janë në mënyrën dëftore si mbanin, fliste (koha e pakryer), pasi që Trokiti,

festoi, (koha e kryer e thjeshtë) dhe përveç zgjedhimit vepror kemi edhe folje të zgjedhimit

jovepror si folja u shfaqën që ështe në kohën kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore dhe ndërtohet

duke ja paravendosur foljes pjesëzen u. (Agalliu, 2002)

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

28

Pjesë e marrë në kapitullin e dytë të veprës:

“Ato ndriçuan për një çast dhe pastaj lëvizën rrëmbimthi lartë në një shpërthim dritash ngjyrë

purpuri dhe u sollën rrotull kokave të vajzave e në një re vezulluese. Jasmina, Samëra dhe Eli

shtrënguan fort duart e njëra-tjetrës kur ndjenë që këmbët po u shkëputëshin nga toka. Vorbulla

e ajri i shkundi tutje dhe ato ranë mbi diçka të butë, rrethuar nga një re xixash purpuri. Ndërsa

ajri po kthjellej, vajzat hodhën sytë rrotull. Ishin ulur mbi një sofa të rehatshme, në një dhomë të

stërmadhe me mure në ngjyrë të kaltër të thellë si bishti i palloit dhe me tavan të lartë me kube.

Kishte dritare të mëdha që binin mbi kopshte të bukura dhe nga çatia vareshin llambadarë

rrezëllitës, që shkëlqenin nga dritat. Në njërën anë të hollit një tufë e vogël me gishto po

akordonin instrumentet muzikorë, ndërsa në anën tjetër një grup zanash fluturonin anës mureve,

duke varur shirita të gjatë me drita ngjyra-ngjyra.” (Blankes, 2018, fq.26)

Në këtë pjesë të librit përveç foljeve në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore (ndriçuan,

lëvizën, shtrënguan, fluturonin, etj.) autorja ka përdorur edhe forma të pashtjelluara të foljes si

p.sh. duke varur që është në formën e pashtjelluar përcjellore pasi që është ndërtuar duke ja

paravendosur pjesores së foljes pjesëzen duke.

Edhe pse foljet kam dhe jam në shumicën e rasteve gjatë ligjërimit përdorën si fjalë shërbyese,

ato nganjëherë përdoren edhe me kuptim të plotë si në paragrafin e mësipërm:

P.sh. Kishte dritare të mëdha….

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

29

Pasi që Mbret Gazmori bie në kurthin e

Mbretëreshës Zemërligë treshja bëhen

bashkë me zanën dhe mendojnë se si ta

shpëtojnë mbretin nga ajo magji e keqe që

mbretëresha i kishte bërë mbretit.

Ato nisën për të gjetur gjashtë përbërësit

sekret të cilët u nevojiten për ta bërë

shurupin i cili mund ta shërojë mbretin

nga magjia.

Autorja në këtë pjesë jep një shembull

mjaft të mirë për fëmijët duket treguar se

kur dikush gjendet në vështirësi duhet ta

ndihmojmë dhe po ashtu vetëm duke u

bërë bashkë mund t’i tejkalojmë

vështirësitë që kemi dhe ta mposhtim

kundërshtarin.

Foljet që autorja i ka përdorur më shumë në këtë pjësë i përkasin kohës së ardhme të mënyrës

dëftore por nuk mungojnë as kohët e tjera.

“Jasmina, Eli dhe Samëra u tmerruan. “Një… një bretk!” Iu mor goja Mbret Gazmorit. “Do të

shndërrohem në… në një bretk?” Po! Sytë e akullt të Mbretëreshës Zemërkeqja shkëlqyen nga

kënaqësia. “Ndërsa ne flasim, magjia po fillon të të shndërrojë. Ajo do ta përfundojë punën e vet

në mesnatën e ditës pas ballos pranverore dhe atëherë, unë do ta sundoj mbretërinë!”

“Do të ketë gjithnjë vend për ty këtu në pallat – në pellg”

“Të thashë se do të pendoheshe që i prishe rrufetë e mia, Gazmor.”

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

30

“Do ta sundoj këtë mbretëri sipas mënyrës sime dhe nuk do të ketë më as ball, o as festa, asnjë

argëtim”. (Blankes, 2018, fq.38)

Në këtë pjesë zhvillohet një dialog në mes Mbret Gazmorit dhe Mbretëreshës Zemërligë dhe

foljet e përdorura në këtë pjesë janë në kohën e ardhme të mënyrës dëftore si p.sh. do të punoj,

do ta sundoj etj. Kjo kohë e foljes ndërtohet duke i paravendosur pjesëzen do të kohës së tashme,

mënyra lidhore. Kuptimi themelor i kohës së ardhme të mënyrës dëftore është që të tregojë një

veprim i cili pritet të kryhet para çastit të ligjërimit. (Agalliu, 2002)

Folja do të shndërrohem i përket kohës së ardhme të zgjedhimit jovepror.

Zakonisht foljet në këtë vepër janë në vetën e tretë njëjës ose shumës, por në këtë rast kemi të

përdorur edhe vetën e parë njëjës si p.sh. “Do të shndërrohem në… në një bretk?

Po ashtu kemi të përdorur llojllojshmëri të diatezave por sidomos asaj veprore. Si tek shembulli

më poshtë ku tregon një veprim që e kryen kryefjala.

“Triksi dhe Mejbella trokitën unazat e tyre dhe kënduan :

“Magji e piksit frikën t’ua largojmë ,

Atë që ndodhi këtu, ata ta harrojnë”.” (Blankes, 2018, fq.47)

Në këtë pjesë të shkëputur të përrallës kemi të përdorur

foljen në mënyrën lidhore e cila shpreh modalitetin e

mundësisë dhe karakteristikë për të është prania e

pjesëzes të përpara secilës formë.

Siç shihet edhe në fotografi folja në mënyrën lidhore

është e shoqëruar nga folja gjysmëndihmëse modale

mund.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

31

“Mund të përdorim slitën magjike të Mbret Gazmorit” tha Samëra.

“Ajo mund të të çonte kudo që do të doje brenda Mbretërisë së fshehtë” tha Triksi.. (Blankes,

2018, fq.55)

“Ato arrinin të dëgjonin tingullin e një përroi që gurgullonte aty pranë. “Shikoni sa shumë

zogj!” tha Samëra me një frymë. Papagaj me ngjyra të ndezura silleshin fluturim mbi kokat e

tyre, me bishtat që linin pas vete rrëke xixash në ajër. “ Klara duhet të jetë diku këtu pranë” tha

Eli duke hedhur sytë rrotull.” (Blankes, 2018, fq.58)

Foljet e nënvizuara më lartë janë në kohën e tashme ose të pakryer të mënyrës lidhore.

Pjesë e marrë në kreun e gjashtë:

“Unë e para do t’ju tregoj këtyre vajzave se ku janë hojet e mjaltit të flluskëbletëve dhe ti nuk

mund të më ndalosh”.

“Kështu mendon ti!” qeshi me të madhe Mbretëreshë Zemërkeqja. “Pasi të kem përfunduar me

ty, s’do të vlesh asnjë grosh”. Ajo ngriti dorën dhe e drejtoi nga Klara.

“Mendje, mendje turbullohu,

Si në labirint ngatërrohu,

Asgjë nuk të ndihmon, asgjë nuk të shëron,

Vetëm kur këngën e mbretëreshës flluskëbletë dëgjon” (Blankes, 2018, fq.67)

Në këtë pjesë kemi përdorimin e foljeve në mënyrën urdhërore që paraqet një urdhër dhe

karakteristikë për këtë mënyrë të foljes është se ajo mund të përdoret vetëm në vetën e dytë

njëjës ose shumës si p.sh. turbullohu, ngatërrohu. Foljet në këtë rast i përkasin zgjedhimit

jovepror.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

32

Në shembujt në vijim kam paraqitur disa folje

që i kam gjetur në vepër dhe kam treguar

kategoritë gramatikore të tyre.

dolën – është folje në kohën e kryer të thjeshtë

të mënyrës dëftore, veta e tretë shumës.

mund ta shihnin – është folje në mënyrën

lidhore të cilës i paraprinë folja modale , koha e

pakryer, veta e tretë shumës.

dilnin – është në kohën e pakryer të mënyrës

dëftore, veta e tretë shumës.

gumëzhinin – kjo folje është në kohën e

pakryer të mënyrës dëftore, veta e tretë shumës.

kishin parë – është në kohën më së të kryer të

mënyrës dëftore veta e tretë shumës.

fluturonin – është folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, veta e tretë shumës.

ulëshin – është folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, veta e tretë shumës (zgjedhimi jovepror).

mbulonte – është folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës.

është – është folje ndihmëse, mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës.

Pra, siç shihet edhe nga shembujt e mësipërm, veta që autorja e ka përdorur më shumë në vepër

është veta e tretë shumës, por nganjëherë edhe njëjës.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

33

mund të na tregosh - është folje në

mënyrën lidhore, koha e tashme, veta e dytë

njëjës.

pyeti – folje në mënyrën dëftore, koha e

kryer e thjeshtë, veta e tretë njëjës.

duke qeshur – është folje që i përket

formave të pashtjelluara të foljes, në këtë

rast përcjellores, që është në kohën e

tashme, veta e tretë njëjës.

thirri – është në mënyrën dëftore, koha e

kryer e thjeshtë, veta e tretë njëjës.

duke treguar – është e formës së

pashtjelluar përcjellore, koha e tashme, veta

e tretë njëjës.

fluturonin – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës.

silleshin – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës ( zgjedhimi jovepror)

shtynë – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

bëni – mënyra urdhërore, veta e dytë, numri shumës.

klithi – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

të ulemi – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës, (zgjedhimi jovepror).

vunë – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

u afruan – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës, (zgjedhimi

jovepror).

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

34

të ishe – folje e mënyrës lidhore, koha

e pakryer, veta e dytë, numri njëjës.

tregoje – mënyra dëftore, koha e

pakryer, veta e dytë , numri njëjës.

gjendej – mënyra dëftore, koha e

pakryer, veta e tretë, numri njëjës,

(zgjedhimi jovepror).

dolëm – mënyra dëftore, koha e kryer

e thjeshtë, veta e parë, numri shumës.

gjetëm – mënyra dëftore, koha e kryer

e thjeshtë, veta e parë, numri shumës.

duke përkëdhelur – forma e

pashtjelluar përcjellore, koha e

tashme, veta e tretë, numri njëjës.

duke treguar – forma e pashtjelluar

përcjellore, koha e tashme, veta e

tretë, numri njëjës.

mbeti – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

u përkul – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës, (zgjedhimi

jovepror).

ka nevojë – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë, numri njëjës.

të bëjë – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

shpjegoi – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

35

kam kërkuar – mënyra dëftore, koha e

kryer, veta e parë, njëjës.

kam ëndërruar – mënyra dëftore, koha e

kryer, veta e parë, njëjës.

do të doje – mënyra dëftore, koha e

ardhme e së shkuarës, veta e dytë, numri

njëjës.

pyeti – mënyra dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

tha – mënyra dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

gjeta – mënyra dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, veta e parë, numri njëjës.

rriten – mënyra dëftore, koha e tashme,

veta e tretë, numri shumës (zgjedhimi jovepror).

fluturoi – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

dha – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

nisi – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

të dëgjonin – mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

u tha – mënyra dëftore, e kryera e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës (zgjedhimi jovepror)

do të bëjmë – mënyra dëftore, koha e ardhme, veta e parë, numri njëjës.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

36

tha – mënyra dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

ishte – mënyra dëftore, koha e

pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

pohoi – mënyra dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

pres – mënyra dëftore, koha e tashme,

veta e parë, numri njëjës.

të kthehemi – mënyra lidhore, koha e

tashme, veta e parë, numri shumës,

zgjedhimi jovepror.

vras – mënyra dëftore, koha e tashme,

veta e parë, numri njëjës.

është – mënyra dëftore, koha e

tashme, veta e tretë, numri njëjës.

duhet të gjejmë – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

duhet të shkojmë – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës.

shtoi – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

të kthehem – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës, zgjedhimi jovepror.

u valëzua – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës (zgjedhimi

jovepror).

mund të kishte përfunduar – mënyra lidhore, koha më së e kryer, veta e tretë, numri njëjës.

priste – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

37

mund t’i fshihni - mënyra

lidhore, koha e tashme, veta e

dytë, numri shumës.

të arrijnë – mënyra lidhore, koha

e tashme, veta e tretë, numri

shumës.

të jenë – mënyra lidhore, koha e

tashme, veta e tretë, numri

shumës.

thuajuni – mënyra urdhërore,

koha e tashme, veta e dytë, numri

shumës.

t’i kërkojnë – mënyra lidhore,

koha e tashme, veta e tretë, numri

shumës.

nxori – mënyra dëftore, koha e

kryer e thjeshtë, veta e tretë,

numri njëjës.

shkoni – mënyra urdhërore, koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës.

fshihni – mënyra urdhërore, koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës.

duam – mënyra dëftore, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës.

morën – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

nisën të lëvizin – nisën- është folje aspektore që shënon fillimin e një veprimi, të lëvizin – është

në mënyrën lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

t’i ndajmë – mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

38

të fillojmë - mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës.

t’i fshehim – mënyra lidhore, koha e tashme, veta parë, numri shumës.

duke ua mbushur – forma e pashtjelluar përcjellore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës.

rendën – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

39

Përfundime

Gjuha shqipe është një pasuri që na kanë lënë të parët tonë dhe detyra jonë si mësues është jo

vetëm ta ruajmë por të sigurohemi që edhe brezat pas nesh ta trashëgojnë.

Tema “Folja” është një temë të cilën e kanë trajtuar shumë njerëz. Gjatë trajtimit të foljes në

kapitullin e parë kam ardhur në përfundim se mësimi i foljes është një temë shumë e rëndësishme

dhe ne si mësimdhënës të ardhshëm duhet të kujdesëmi që fëmijëve t’ua mësojmë në mënyrë sa

më të mirë.

Vepra “Vullkani gurgullues” është një vepër për klasën e dytë, gjatë analizimit të kësaj vepre

kam ardhur në përfundim se mënyra më e përdorur e foljes është mënyra dëftore dhe kohët që

autorja ka përdorur më shumë në shkrimin e kësaj vepre janë e pakryera dhe e kryera e thjeshtë,

kjo vepër është e shkruar në vetën e tretë (njëjës dhe shumës). Gjithashtu më i përdorur është

zgjedhimi vepror.

Vepra “Vullkani gurgullues” është një vepër e shkruar me aq mjeshtri e cila zgjon imagjinatën e

fëmijës dhe i fut ata në një botë të fantazisë, llojshmëria e foljes është ajo që e bën edhe më

atraktive këtë vepër.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

40

Literatura

Literatura bazë:

Agalliu, . F, Angoni. E, Demiraj.Sh, Dhrimo.A, Hysa.E, Lafe.E, Likaj.E, (2002) Gramatika e

Gjuhës Shqipe, Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Jashari. A , Kryeziu.B, (2011), Gjuhë Amtare, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës.

Beci. B, (2004), Gramatika e Gjuhës Shqipe Për Të Gjithë, Tiranë, EDFA

Nushi. M, (2013), Gjuha e Sotme Shqipe, Gjakovë, Universiteti i Prishtinës

Blankes. R, (2018), Mbretëria Sekrete- Vullkani Gurgullues, Prishtinë, Damo

Literatura shtesë:

Munishi. Z, (2013), Zgjedhimi i Foljeve, Prishtinë, Artini

Demiraj. Sh, (1980), Morfologjia Historike e Gjuhës Shqipe I dhe II, Prishtinë, Enti i Teksteve

dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome Të Kosovës

Marrë nga: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/09/Mirela-Xhaferraj-

Fakulteti-i-Gjuheve-te-Huaja.pdf Xhaferraj. M, (2012), Paralelizma në Strukturën Gramatikore të

Shqipes e të Greqishtës( Sistemi Foljor), Tiranë, Universiteti i Tiranës.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Diateza (rrejdh nga greqishtja diathesis) është një kategori gramatikore e foljes nëpërmjet të cilës shprehet lidhja midis veprimit

41