universiteti i gjakovËs “fehmi agani” e... · fjalën artistike, artet figurative me linja,...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR DHE FIZIK Mentori: Kandidatja: Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Almira Mataj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 07-Feb-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR DHE FIZIK

Mentori: Kandidatja:

Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Almira Mataj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

Bachelor i Edukimit-Programi Parashkollor.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

3

PËRMBAJTJA

FALENDERIME...........................................................................................................................5

ABSTRAKTI..................................................................................................................................6

HYRJA............................................................................................................................................8

KAPITULLI I

1. NJERIU DHE MUZIKA............................................................................................................10

1.1. Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës...............................................................................11

1.2. Qëllimet e edukimit muzikor parashkollor...........................................................................13

KAPITULLI II

2. ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR.....................................................................15

2.1. Ndikimi i muzikës në proceset njohëse-konjitive.................................................................15

2.1.1. Perceptimet....................................................................................................................15

2.1.2. Vëmendja.......................................................................................................................16

2.1.3. Të mësuarit.....................................................................................................................16

2.1.4. Kujtesa dhe harresa........................................................................................................17

2.1.5. Të menduarit..................................................................................................................18

2.2. Ndikimi i muzikës në proceset motivuese-motivacionin......................................................18

2.3. Ndikimi i muzikës në emocione-ndjenjat.............................................................................20

2.4. Ndikimi i muzikës mbi stresin, ankthin dhe depresionin......................................................21

2.4.1. Stresi..............................................................................................................................21

2.4.2. Ankthi............................................................................................................................22

2.4.3. Depresioni......................................................................................................................23

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

4

KAPITULLI III

3. ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN FIZIK............................................................................24

3.1. Ndikimi i muzikës në sistemin kardiovaskular.....................................................................24

3.2. Ndikimi i muzikës në presionin e gjakut..............................................................................25

3.3. Ndikimi i muzikës në sistemin imunitar...............................................................................25

3.4. Ndikimi i muzikës mbi dhimbjen.........................................................................................26

KAPITULLI IV

4. NDIKIMI I ZHANREVE TË MUZIKËS NË NE.....................................................................27

4.1. Zhanri i muzikës Pop, Techno, Country, Hip-Hop, dhe Reggae..........................................28

4.2. Zhanri i muzikës Metal.........................................................................................................28

4.3. Zhanri i muzikës Classical....................................................................................................28

4.4. Zhanri i muzikës Jazz............................................................................................................28

4.5. Muzika për fëmijë.................................................................................................................28

PLANI DITOR.............................................................................................................................30

REZYME......................................................................................................................................31

LITERATURA.............................................................................................................................33

BURIME NGA INTERNETI......................................................................................................34

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

5

FALËNDERIM

Kam kënaqësinë të falënderoj stafin e pedagogëve, që më kanë mbështetur dhe mësuar përgjatë

këtyre viteve të studimeve të mia. Iu jam mirënjohëse për çdo gjë që kanë bërë për ne, duke na

ndihmuar dhe motivuar drejt shtigjeve të dijes.

I jam shumë mirënjohëse profesoreshës Mimoza Kurshumlia, si udhëheqëse shkencore e punimit

tim, e cila nuk e kurseu asnjëherë kohën e saj dhe u tregua gjithmonë e gatshme me prezencën e

saj duke më këshilluar, ndihmuar dhe udhëzuar, gjë e cila rezultoi që unë ta kryej punimin në

kohën e dëshiruar.

Në fund dhe më e rëndësishmja është falënderimi ndaj Zotit dhe mirënjohja e thellë ndaj familjes

sime për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e ëndrrave të mia.

Ju faleminderit të gjithëve!

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

6

ABSTRAKTI

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema: ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR

DHE FIZIK. Punimi shtjellohet në katër kapituj ku synohet të sqarohet në mënyrë të qartë roli,

rëndësia dhe ndikimi pozitiv, që ka muzika në shëndetin tonë.

Muzika është art, që sot zë një vend të madh në jetën tonë. Ajo, ka aftësinë të përmirësojë jetën

në mënyra të ndryshme.

Do të fillojmë këtë punim me muzikën dhe rolin e saj në jetën e njeriut, duke treguar vendin e

jashtëzakonshëm që zë ajo në jetën tonë. Shoqërimi i muzikës na përcjell gjithë jetën, ku shumë

raste janë të përshkruara me muzikë, duke u nisur nga ato të hidhërimit deri tek ato të gëzimit.

Këtu kemi futur edhe rëndësinë e edukimit arsimor muzikor në zhvillimin psikik, fizik,

intelektual, social dhe moral të fëmijëve.

Do të sqarohet roli i muzikës në shëndetin mendor duke përfshirë ndikimin e saj pozitiv mbi

proceset njohëse-konjitive, motivuese dhe emocionale. Po ashtu, do të sjellim të dhëna se si

muzika mund të lehtësojë stresin, ankthin dhe depresionin.

Do të vazhojmë më tej me shëndetin fizik dhe rolin që luan muzika në mirëmbajtjen e tij. Sot,

muzika si mjet terapeutik, përdoret në mjekësinë moderne dhe dita ditës po kuptohet rëndësia e

saj në shërimin psikosomatik.

Në kapitullin e fundit janë paraqitur disa nga zhanret e ndryshme muzikore dhe ndikimi që ato

kanë në shëndetin tonë psikik dhe fizik.

Po ashtu, është paraqitur edhe një plan ditor i lëndës Edukatë Muzikore, në fushën kurrikulare

Artet.

Në përgjithësi kjo temë trajton ndërlidhjen e muzikës me shëndetin tonë të përgjithshëm duke

ndikuar fuqishëm mbi trupin, mendjen dhe emocionet tona. Ndikimi që ka muzika në trurin e

njeriut rezulton të rrisë aftësitë tona konjitive dhe të nxisë motivimin në jetën e përditshme.

Shumë çrregullime nisin në tru dhe në këtë temë do të trajtohen disa nga çrregullimet më të

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

7

shpeshta mendore dhe ndërlidhjen se si muzika ndikon në lehtësimin e tyre. Kjo temë paraqet

edhe aftësinë e jashtëzakonshme të muzikës në përmirësimin e mirëqenies tonë emocionale, duke

ndikuar me një fuqi të lartë në ndjenjat tona. Ndikimi i saj nuk ndalet me kaq, ajo vazhdon më

tutje në aspektin fizik duke përmirësuar shumë funksione jetësore në trupin tonë, të cilat

vërtetojnë lidhjen e muzikës me një shëndet të mirë fizik. Ne, si personalitete të ndryshme, mund

të pëlqejmë zhanre të ndryshme, por të gjithë ndikohemi nga muzika në mënyrën e njëjtë. E

fundit, por jo më pak rëndësore, do të jetë trajtimi i rëndësisë së muzikës te parashkollorët, duke

sjellë dobi të pafundme në zhvillimin e fëmijëve.

Fjalët kyçe: muzikë, shëndeti, ndikim, fëmijë, zhvillim etj.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

8

HYRJE

Përmes artit njeriu shpreh imagjinatën dhe ekzistencën krijuese. Muzika është art dhe shumë

raste të jetës sonë janë të përshkruara e të paraqitura përmes muzikës, duke u nisur nga çastet e

gëzimit deri tek ato të hidhërimit.

Jeta e njeriut pa shprehje artistike do të ishte e mangët, e zbrazët, gati e pamundshme.

Muzikologia Z. Lisa, thotë: “Njeriu e krijon dhe e zhvillon artin, mirëpo edhe vetë arti krijon te

njeriu nevojën për art, si dhe mundësinë për ta pranuar...” Vetë natyra e njeriut është e

brumosur me ndjeshmëri krijuese, prandaj edhe njeriu si qenie e vetëdijshme është i prirur për

krijimtari të ndryshme. Po ashtu në qenien e tij ekziston edhe nevoja për t’i jetësuar vlerat

artistike. Në këtë aspekt, arti është shumë i afërt për njeriun, sepse vepra artistike gjen rrugë drejt

botës emocionale-shpirtërore të tij për arsye të fuqisë shprehëse që ka. Për forcën ndikuese që

kanë artet, e posaçërisht muzika në njeriun (e jo vetëm në të) dihet kaherë. Kjo sensibilizon dhe

fisnikëron çdokënd, që e dëgjon, ku ndër të tjera ndikon në shpirtin dhe në trupin e tij.

Krahas kënaqësisë së të dëgjuarit apo pëlqimit të një zhanri të caktuar, muzika luan rol edhe më

të rëndësishëm te njerëzit. Një ndër to është roli në shëndetin tonë, sidomos në shëndetin mendor

dhe procesin e shërimit. Fuqia e saj, e pashpjeguar deri në fund, por plotësisht evidente, qëndron

edhe aty se ajo është përdorur në të kaluarën, ashtu si dhe sot, në mjekësi si mjet terapeutik. Ajo,

si mjet terapeutik, përdoret sidomos në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore, ndaj ekzistojnë

institucione të posaçme që merren me studimin e ndikimit të muzikoterapisë gjithandej botës.

Kërkimet më të reja i plotësojnë njohuritë se muzika ndikon edhe në pakësimin e perceptimit të

lodhjes psikofizike (sipas dr. Karageorgisit – Qendra e Hulumtimeve, BBC)

Përpos ndikimit pozitiv që ka te të rriturit, muzika ndikon jashtëzakonisht favorshëm edhe te

fëmijët, ku edukimi dhe arsimimi muzikor paraqet rëndësi të madhe për ta sepse aktivizon

proceset psikike duke zhvilluar imagjinatën krijuese te fëmijët, ku ndër të tjera ndikon edhenë

formimin e ndjenjës morale te nxënësit, duke aftësuar fëmijët për të përjetuar dhe kuptuar të

bukurën, muzika luan rol të rëndësishëm në zhvillimin shpirtëror dhe fizik të nxënësit, sepse bart

gëzim shpirtëror dhe gjallëri fizike në jetën e tij.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

9

Për të vërtetën se muzika është e shkrirë në të gjitha poret e jetës së njeriut, s’duhen shumë

shpjegime. Sidomos sot, zhvillimi i teknologjisë e bën të mundur praninë e saj të gjerë. Kjo ka

bërë që muzika të komunikojë në çdo skutë të planetit tonë.1

Me të vërtetë, a mund të imagjinohet jeta pa muzikë?! Pa ninullat e ëmbla! Pa muzikën plot

gjallëri! Pa meloditë, që prekin thellë në shpirtin tonë! Për shumë nga ne, pa muzikë, jeta do të

ishte e mërzitshme. Mund të vërehet lehtë se si relaksohemi me muzikë pas një dite të lodhur,

duke ndjerë lodhjen të largohet bashkë me tingujt. Pastaj, kur jemi të zemëruar, një muzikë e

lehtë në sfond arrin të qetësojë fortunën brenda nesh. Gëzimin, kush mund ta shoqërojë më mirë

se sa një muzikë e gjallë që na bënë të vallëzojmë plot hare. Edhe në momentet më të vështira,

muzika është ajo që na ngushëllon. Ajo është dhuratë për ne, dhe si të tillë, duhet ta çmojmë për

dobitë e pafundme që na sjell.

1 (Spahiu, S. 2008), Fq. 19-20

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

10

KAPITULLI I

1. NJERIU DHE MUZIKA

Shkenca dhe arti janë dy format kryesore të veprimtarisë shpirtërore, me të cilat njeriu shpreh

ekzistencën krijuese. Si njëra, ashtu edhe tjetra veprimtari janë shprehje imagjinare-intelektuale.

Derisa, mendimi shkencor arrin në sferat imagjinare krijuese në bazë të gjykimeve logjike, arti

më tepër i merr nxitjet dhe mbështetjen, po ashtu nga sfera imagjinare-krijuese, por me një

substrat të fuqishëm emocional.

Shumë raste të jetës sonë janë të përshkruara me muzikë. Kumbimet tingëllore e përcjellin

njeriun, gati në të gjitha situatat jetësore. Ato shoqërojnë lindjen, po ashtu dhe vdekjen. Muzika i

jep shpirt gëzimit, haresë. Nën ndikimin e saj trimërohemi, marrim fuqi për të përballuar

vështirësi të mëdha. Është evidente fuqia e saj emotive shumë e lartë. Ninullat prehëse, me tinguj

të ëmbël dhe ritëm të qetë, i sjellin foshnjës gjumin. Kënga, si shprehje e zëshme e gëzimit të

individit ose të një grupi social ka rol të pazëvendësueshëm. Hapi i fëmijëve dhe i ushtarëve

rrjedh më mirë me muzikë. Kënga me brohoritjen e saj ngazëllen dhe trimëron njeriun. Edhe

pikëllimi bëhet më i madh kur dëgjohen akorde trishtuese. Punëtorët që punojnë duke dëgjuar

muzikë, nën ndikimin e saj, arrijnë efekte më të mëdha pune. “Arti është jeta. Ai është aty pranë

nesh, në ne dhe ne jemi në të.” Në të vërtetë jeta nuk mund të merret me mend pa art, pa muzikë.

Njeriu ndikohet nga fuqia shprehëse e saj, ajo na mahnit, ajo jep impulse për synime e veprime të

shumta.2

Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi

emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon të gjithë trupin, ndërsa një melodi e

fuqishme arrin të na bëjë të qajmë pa pushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë, duke kërcyer.

Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje edhe tek i njëjti person ndikon

ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të

ndryshme ndaj muzikës.

2 Po aty, fq. 19-20

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

11

Muzika ka një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik,

në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por, ndikim më të madh ajo ka në procesin

e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe

mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë, që është i domosdoshëm në

muzikë, aftësia për të organizuar kohën, vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt luajnë një rol

pozitiv në procesin e të menduarit. Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të

mësuarit. Është zbuluar se vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e

përqëndrimit dhe të performancës. Ekzistojnë hipoteza se disa lloje të veçanta instrumentesh më

tepër të lehta dhe të mesme japin një ndihmesë shumë të madhe në procesin e të mësuarit.3

1.1. RËNDËSIA EDUKATIVO ARSIMORE E MUZIKËS

Artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve shprehëse specifike. Kështu, letërsia flet me

fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika

edukon dhe arsimon me mjetet e saj shprehëse – tingujt muzikorë të organizuar në pikëpamjë

melodike, metro-ritmike, harmonike, formale, stilistike, dinamike, koloristike etj.

Muzika shpreh gjendjen emocionale të njeriut duke i mundësuar përjetim dhe përceptim estetik

të realitetit, pra, “muzika është njohje emocionale e botës shpirtërore”.

Fuqia e madhe shprehëse që ka ky art, bën që të depërtojë thellë në vetëdijen, madje edhe në

nënvetëdijen tonë. Pikërisht këtu qëndron mundësia për ndikim edukativ-arsimor të muzikës.

Muzika ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, si:

Komponent i edukimit estetik – Edukimi dhe arsimimi muzikor merr pjesë në

edukimin estetik duke e zhvilluar muzikalitetin e nxënësit, duke e aftësuar për ta

përjetuar dhe kuptuar të bukurën muzikore. Para së gjithash, duke e aftësuar ta ndiejë

karakterin shprehës të veprës së dëgjuar ose të interpretuar. Përjetimi emocional dhe

nxitja e veprimtarisë krijuese muzikore e pasurojnë personalitetin e nxënësit në aspektin

estetik, gjë që çon drejt burimit dhe formimit të ndjenjave muzikore estetike. Edukimi

dhe arsimimi muzikor do të synojnë nga formimi i ndjenjave muzikore-estetike të

3 (https://www.shqiperia.com/Pse-te-gjithe-njerezit-e-duan-muziken.17251/)

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

12

nxënësve, duke i vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me vetë artin muzikor. Qëndrimi i tyre

estetik do të arrihet më së miri kur të aftësohen të kenë ndjeshmëri emocionale, ta

përjetojnë të bukurën muzikore, ta njohin dhe së fundi të shprehen në mënyrë kreative

nëpërmjet saj.

Komponent i formimit moral-shoqëror – Nxënësi duke kënduar, dëgjuar muzikë ose

duke luajtur në instrument, bashkë me nxënësit tjerë, e përjeton veten si pjesëtar i grupit,

duke koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e vet me kërkesat e përbashkëta. Ai në

këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë ndaj shokëve.

Kështu fillon të gërshetohet puna dhe përgjegjësia vetjake dhe e përbashkët e nxënësit.

Puna në klasë, në kor, në orkestër është një rregullator ku veprimtaria e çdo nxënësi

sublimohet me kërkesat e muzikimit të përbashkët duke kuptuar se vetëm një zë i bukur

nuk mund ta zgjidhë problemin e muzikimit të përbashkët, ndërsa ai është harmonik

vetëm kur zërat e të gjithëve rrjedhin dhe shkrihen në pajtim të plotë. Edukimi dhe

arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës morale të nxënësit, si

dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij.

Komponent i aktivizimit të proceseve psikike – Në procesin edukativ-muzikor nxiten

dhe zhvillohen proceset psikike në mënyrë specifike, pikë së pari nëpërmjet përjetimit

dhe njohjes së vetëdijshme. Format e ndryshme të punës edukativo-muzikore zhvillojnë

vëmendjen herë në ritëm, herë në melodi e herë në të dyjat. Po ashtu, duke e nxitur dhe

trimëruar të shprehurit e lirë muzikor, sidomos spontanitetin në improvizime muzikore,

ndikohet në zhvillimin e imagjinatës krijuese të nxënësit. Më dukshëm se në proceset e

tjera psikike, edukimi dhe arsimimi muzikor ka rëndësi në zhvillimin e emocioneve të

nxënësit. Fuqia dhe pasuria e emocioneve të përjetuara varen nga karakteri shprehës i

veprës së dëgjuar, këngës së kënduar, pjesës së interpretuar. Duke dëgjuar muzikë,

nxënësit bëhen më të ndjeshëm, më të drejtpërdrejtë në përjetimin, kuptimin e të bukurës

muzikore. Vlen të përmendet roli i këndimit në përsosjen e të folurit, ngase nëpërmjet

këndimit shprehjeplotë arrihet të folurit e tillë, prandaj këndimi përdoret si stimulues

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

13

emocional edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, në përmirësimin e pengesave në të folurit

e fëmijëve, sidomos në zbutjen e belbëzimit.

Komponent i zhvillimit fizik të fëmijëve – Edukimi dhe arsimimi muzikor duke nxitur

procese psikike, njëkohësisht ndikojnë edhe në proceset fizike, sepse ato janë të

ndërlidhura dhe të kushtëzuara. Kjo është plotësisht e kuptueshme kur dihet se muzika

ndikon në tërë qenien fizike të njeriut. Muzika ndikon në lëvizjet, frymëmarrjen dhe

qarkullimin e gjakut. Këndimi, në mënyrë të veçantë zhvillon aparatin e këndimit, ngase

të gjitha organet që marrin pjesë funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar. Lidhjet e

muzikës dhe të lëvizjes janë të thella dhe shumëfish të gërshetuara. Lëvizjet e nxënësve

me muzikë janë të organizuara, më të gjalla, më plastike, përkatësisht emocionalisht më

të ngjyrosura. Sidomos lojërat dhe vallet janë formë e shkëlqyeshme e punës edukativo-

arsimore, nëpërmjet së cilës në mënyrë harmonike zhvillohen lëvizjet euritmike të

nxënësve. Ndikimi i tërësishëm i muzikës në zhvillimin shpirtëror dhe fizik të nxënësit

është i rëndësishëm, sepse bart gëzim shpirtëror dhe gjallëri fizike në jetën e tij.4

1.2. Qëllimet dhe objektivat e edukimit muzikor parashkollor

Qëllimi i edukimit dhe i arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i kushteve për

zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijës, duke mundësuar në këtë

mënyrë, që zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i suksesshëm dhe më i plotë.

Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i edukimit

muzikor, që i shprehur në mënyrë më koncize, do të thotë: nxitja e fëmijëve për ta përjetuar artin

muzikor dhe për t’u shprehur në mënyrë të lirë me mjetet shprehëse muzikore, varësisht nga

mundësitë e tyre. Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore

është një proces i gjatë i transformimit kuantitativ dhe kualitativ i dispozitave muzikore të

trashëguara. Prandaj, edukimi muzikor ka një varg objektivash të qarta edukative:

- para së gjithash, veprimtaria muzikore duhet t’u sjellë fëmijëve gëzim dhe disponim të

mirë, si dhe të nxisë emocione pozitive;

4 (Spahiu, S. , 2008), fq. 22-24

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

14

- nëpërmjet procedurave edukative-muzikore përkatëse me moshën, të inicohet interesimi

për muzikë, përkatësisht për dëgjim të muzikës;

- të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra,

të nxiten mundësitë krijuese të tyre;

- të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëpërmjet ndjenjës ritmike, melodike e të

memories muzikore;

- të kultivohet dhe të zhvillohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim dhe

muzikalitet individual dhe të përbashkët.

Realizimi i objektivave edukative-muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese dhe

përceptuese të fëmijëve të kësaj moshe.5

Nuk është vështirë të kuptohet që muzika adekuate ndikon pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve

parashkollorë. Kur fëmijët dëgjojnë muzikë, sidomos në grup me fëmijë të tjerë, trupi i tyre fillon

menjëherë me lëvizje dhe vallëzim, dhe në këtë mënyrë, ata ushtrohen fizikisht, gjë që është

shumë e mirë për shëndetin e tyre fizik. Kjo, po ashtu nxit socializimin me fëmijët e tjerë dhe

formon ndjenjën morale duke treguar respekt ndaj shokëve kur koordinojnë lëvizjet në grup.

Përmes këngëve të ndryshme për fëmijë, të cilat kanë karakter edukativ, fëmijët përpos që

argëtohen me këto këngë, ata mësojnë edhe gjëra të reja. Gjithashtu, fëmijët që kanë pengesa në

të folur apo belbëzojnë, nëpërmjet këndimit shprehen më lehtë dhe në këtë mënyrë përmirësojnë

të folurit. Kënga sjell hare, gëzim dhe gjallëri tek fëmijët.

Një edukim muzikor i mirëfilltë ka rëndësi të madhe sepse zhvillon fëmijët në të gjitha aspektet e

zhvillimit të individit.

5 Po aty, fq. 34-35

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

15

KAPITULLI I DYTË

2. ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale. Ndikon në

mënyrën se si mendojmë, ndjehemi dhe veprojmë. Shëndeti mendor është i rëndësishëm në çdo

fazë të jetës, që nga fëmijëria dhe adoleshenca deri në moshën e rritur.

Gjatë rrjedhës së jetës, nëse hasim probleme të shëndetit mendor, atëherë mendimi, gjendja dhe

sjellja jonë mund të ndikohen. Shumë faktorë kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor,

duke përfshirë:

Faktorët biologjikë, si gjenet ose kimia e trurit

Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi

Historia familjare e problemeve të shëndetit mendor6

Muzika përmirëson shëndetin e trurit dhe funksionin e tij në shumë mënyra. Muzika ndikon në

zgjuarsinë, lumturinë dhe produktivitetin në çdo moshë. Të dëgjosh muzikë është mirë, të luash

muzikë është edhe më mirë.7

2.1. Ndikimi i muzikës në proceset njohëse-konjitive

Muzika dhe proceset njohëse-konjitive janë të ndërlidhura ngushtë mes vete. Ajo arrin të ndikojë

në mënyrën se si ndihemi, duke ndryshuar edhe perceptimin tonë ndaj botës. Muzika e zhanrit

tonë të pëlqyer mund ta rrisë disponimin duke ndikuar drejpërdrejt edhe në rritje të vëmendjes

drejt një detyre të caktuar, po ashtu një muzikë adekuate mund të ndikojë edhe në të mësuar duke

rritur përformancën mendore si dhe duke aktivizuar trurin. Ajo ka aftësinë të përmirësojë

kujtesën duke na kthyer shumë pas në kohë. Muzika, si burim kreativiteti, mund të stimulojë

trurin edhe në të menduarit kreativ.

Me anë të muzikës aktivizohen një sërë procesesh që ndikojnë pozitivisht në shumë nëndarje, si:

6 (http://www.mentalhealth.gov/basics/what-is-mental-health) 7 (https://bebrainfit.com/music-brain/)

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

16

2.1.1. Perceptimet

Perceptim quajmë atë proces njohës-psikik me anë të të cilit, në vetëdijen tonë në mënyrë të

drejtpërdrejtë, pasqyrojmë objektet me veçantitë e tyre në tërësi. Perceptimi, si proces psikik i

natyrës më të ndërlikuar është përgjegjës për njohjen dhe përjetimin e gjësendeve në tërësi.

Perceptimet realizohen në lidhje të ngushtë gati me të gjitha proceset e tjera psikike, si: kujtesën,

vëmendjen, të menduarit e të folurit, ndjenjat, vullnetin etj. Ato bëhen edhe më të plota, më të

sakta dhe më të thella, kur në to marrin pjesë edhe ndjenjat e atij që percepton, vullneti dhe

interesimet e tij.8

Muzika dhe gjendja shpirtërore janë të ndërlidhura ngushtë; dëgjimi i një kënge të trishtuar ose

të lumtur në radio mund të na bëjë të ndihemi më të trishtuar ose më të lumtur. Megjithatë,

ndryshimet e tilla të humorit jo vetëm që ndikojnë në mënyrën se si ndihemi, por ndryshojnë edhe

perceptimin tonë. Për shembull, njerëzit njohin fytyrat e lumtura nëse ndjehen të lumtur vetë.9

Muzika rezulton të ketë një lidhje të fortë me perceptimin tonë. Pra, mënyra se si ne e

përceptojmë botën nuk varet vetëm nga ajo që dimë, por edhe nga mënyra se si ndihemi. Duke

pasur parasysh se muzika ka një impakt të madh në ndjenjat tona, ajo duke ndryshuar mënyrën se

si ndihemi, do të ndikojë edhe në ndryshimin e perceptimit tonë të botës.

2.1.2. Vëmendja

Vëmendja është drejtim i vetëdijes sonë në një objekt a detyrë të caktuar. Ajo lidhet ngushtë me

veprimtarinë e njeriut, me shprehitë e zakonet, me vullnetin, prirjen dhe talentin e tij.10

Përfitimet e muzikës, për trurin e njeriut janë të shumta. Hulumtimet më të fundit kanë treguar se

dëgjimi i muzikës mund të “motivojë” trurin për të mësuar. Në këtë mënyrë muzika mund të ketë

efekt pozitiv në rritjen e vëmendjes në një detyrë të caktuar.

8 (Spahiu, B., 2007), fq. 139-140 9 (https://www.sciencedaily.com/releases/2011/04/110427101606.htm) 10 (Spahiu, B., 2007), fq. 160

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

17

Studimet më të fundit zbulojnë se dëgjimi i muzikës që pëlqejmë mund të ketë efekt pozitiv në

disponimin tonë, duke rritur fokusin mendor dhe përmirësuar vullnetin për të na mbajtur me

sukses në detyrë, madje edhe kur preferojmë të jemi duke bërë diçka tjetër.11

2.1.3. Të mësuarit

Me ndihmën e perceptimeve, si proces i parë i njohjes, njerëzit krijojnë mundësi për të mësuar.

Mësimi na ndihmon të shpjegojmë informatat që vijnë nëpërmjet perceptimit, për t’i regjistruar

pastaj në kujtesën e tyre.

Njeriu, gjatë zhvillimit të tij, kalon nëpër periudha të veçanta ndryshimi. Ai, për t’u përshtatur

dhe për të ndryshuar me sukses vetveten dhe ambientin ku jeton, është dashur që në shumë raste

të ndryshojë sjelljen dhe veprimin e tij. Kjo mënyrë e ndryshimit të njeriut, në përgjithësi, arrihet

në rradhë të parë me anë të të mësuarit.12

Studime të shumta kanë treguar se muzika mund të ndikojë në të mësuarit dhe të përmirësojë

performancën mendore, duke aktivizuar trurin dhe duke promovuar një mjedis mendor më

kreativ. Nëse nuk mund të gjejmë një mjedis të qetë për të studiuar, përdorimi i një palë kufjesh

mund të jetë i dobishëm, duke na ndihmuar të krijojmë një mjedis të qetë dhe të personalizuar pa

shqetësime.

Mirëpo, në mënyrë që muzika të ketë efekt pozitiv në përqendrimin dhe performancën tonë

akademike, duhet zgjedhur muzikën adekuate, që nuk na shpërqëndron gjatë të mësuarit.13

2.1.4. Kujtesa dhe harresa

Njerëzit, me anën e proceseve njohëse, janë në gjendje të pasqyrojnë në vetëdijen e tyre jo vetëm

objektet dhe dukuritë e botës materiale, që veprojnë drejtpërdrejt në shqisat e tyre, por edhe atë

që është ndier ose përceptuar më parë.

11 (http://www.csinow.edu/blog/how-much-does-listening-to-music-affect-your-studying/) 12 (Spahiu, B., 2007), fq. 171-173 13 (http://www.csinow.edu/blog/how-much-does-listening-to-music-affect-your-studying/)

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

18

Kujtesa, si proces i ndërlikuar psikik, ka lidhje të ngushtë me proceset e tjera njohëse,

interesimet, aftësitë, temperamentin, karakterin, shprehitë, dhe të gjitha ato atribute që e

dallojnë një person nga tjetri. Ky proces psikik përfshin në vetvete të mbajturit mend, njohjen,

riprodhimin dhe harresën.14

Studimet e fundit pohojnë se ka një lidhje midis muzikës dhe kujtimeve tona më të thella, e cila

nxit përmirësimin e kujtesës. Ndonjëherë na ndodh të dëgjojmë ndonjë këngë të vjetër prekëse

dhe të na sjellë shumë kujtime të bukura. Fuqia e muzikës është aq e fortë sa që krijon disa lidhje

të veçanta në mendjet tona, veçanërisht gjatë fazave të hershme të jetës.

Muzika mund të ndihmojë njerëzit me kujtesë të dëmtuar të kujtojnë disa ngjarje nga e kaluara e

tyre. Kjo është më e dobishme me njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit. Nga ana tjetër,

po ashtu të luash një instrument muzikor mund të përmirësojë kujtesën.15

2.1.5. Të menduarit

Të menduarit është proces që mbështetet në të dhënat e njohjes ndijore për përvojën e kaluar, por

është edhe proces i veçantë psikik që çon në njohuri të reja, në përgjithësime, në zbulimin e

ligjeve që përcaktojnë dukuritë që ndodhin në natyrë dhe në shoqëri.

Zhvillimi i të menduarit të individit nuk përcaktohet vetëm nga përvetësimi i ligjeve që

përcaktojnë dukuritë apo fenomenet e ndryshme, por edhe nga përvetësimi i përvojës shoqërore,

përvojë kjo që fitohet nga familja e më vonë edhe në shkollë.16

Një studim i ri paraqet muzikën si një burim kreativiteti. Meqenëse muzika është treguar të

përmirësojë njohurinë dhe të përmirësojë të mësuarit dhe kujtesën në studime të tjera, mendohet

që po ashtu muzika ka ndikim pozitiv edhe në të menduarit krijues dhe problem-zgjidhjen.

Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës së lumtur rrit performancën mbi të menduarit e

përgjithshëm divergjent. Ato tregojnë se njerëzit mund të duan të dëgjojnë muzikë të gëzuar

derisa ata punojnë – veçanërisht nëse kanë nevojë të dalin me mënyra të reja për të parë një

14 Po aty, fq. 200-201 15 (http://www.musicthinktank.com/blog/how-music-affects-your-memory.html) 16 (Spahiu B. , 2007), Fq. 235-236

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

19

problem të veçantë. Siç përfundojnë autorët: “dëgjimi i muzikës mund të jetë i dobishëm për të

promovuar të menduarit kreativ në mënyra të lira dhe efikase në mjedise të ndryshme shkencore,

arsimore, dhe organizative, kur nevojitet të menduarit kreativ”.17

2.2. Ndikimi i muzikës në proceset motivuese – motivacionin

Ndryshe nga qeniet e tjera të gjalla, njeriu, pasi që është në gjendje të pasqyrojë realitetin

objektiv, e njëherësh ta përjetojë atë, qoftë ai pozitiv, qoftë negativ, është në gjendje edhe të

veprojë në situata të ndryshme me qëllim të caktuar.

Termi motiv rrjedh prej nocionit latin motion, që do të thotë lëvizje, lëvizës, nxitje. Pra, me fjalën

motiv kuptojmë ata faktorë të brendshëm, psikikë dhe organikë, të cilët vënë në lëvizje individin,

e orientojnë atë për realizimin e qëllimeve të caktuara. Ndërkaq, me termin motivacion kuptojmë

jo vetëm vënien në lëvizje të organizmit të njeriut, dirigjimin dhe orientimin e tij nga objekte të

caktuara, por edhe sjelljen e njeriut, perceptimet, kujtesën dhe të menduarit e tij.18

Shkencëtarët kanë zbuluar se cila muzikë është më e mira për një humor të veçantë. Për

shembull, ambientet dhe meloditë natyrore janë më të mira për produktivitet, dhe muzika e lehtë

pop mund të na vë në një gjendje shpirtërore motivuese. Muzika krijon një sfond motivues për të

gjitha aktivitetet tona, duke ndikuar në durimin e tyre fizik dhe mendor.

Arsyet se pse muzika është e mirë për motivimin janë të shumta, disa nga to janë:

1. Muzika redukton lodhjen – Stresi dhe lodhja janë vrasësit e parë të motivimit. Shumë

shpesh ndihemi shumë të lodhur, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Ndërsa pushimi

dhe fjetja është opsioni më i mirë, shpesh është e pamundur ta bëjmë këtë, për shkak të

rrethanave të caktuara.

Hulumtimet kanë treguar se muzika ka efekte pozitive në lodhjen mendore të shkaktuar

nga detyrat rutinore. Por, si mund të ndihmojë muzika për të luftuar lodhjen dhe për të

rritur motivimin? Duke dëgjuar muzikë, ajo na sjellë diçka të re dhe të freskët, e cila

ndihmon trurin tuaj të shpëtojë nga rutina dhe të shpërqëndrohet pak nga ajo. Në këtë

17 (https://greatergood.berkeley.edu/article/item/how_music_helps_us_be_more_creative) 18 (Spahiu, B., 2007), fq. 260-261

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

20

rast, shpërqëndrimi është i mirë, ushqen trurin e njeriut për të vazhduar punën dhe

përmirëson qëndrueshmërinë fizike.

2. Muzika rrit stimulimin – Muzika është në gjendje të rrisë stimulimin, pasi ekziston një

lidhje midis neuroneve të auditimit dhe neuroneve motorike. Kjo është arsyeja pse

muzika shpesh na bën më të lëvizshëm dhe motivon trupin tonë për të lëvizur. Aktiviteti

fizik ndez aktivitetin mendor, prandaj muzika nxit produktivitetin dhe motivimin.

3. Muzika dhe koordinimi motorik – Zakonisht në sallat e palestrës bëhen ushtrime në

lëvizje sipas ritmit të muzikës. Ky është një shembull i shkëlqyer se si muzika është e

lidhur me koordinimin motorik. Por, si ndikon koodinimi motorik në motivimin tonë? Ka

një lidhje të drejtpërdrejtë midis këtyre dy nocioneve. Ndërsa njerëzit lëvizin drejt ritmit

të muzikës, kjo jo vetëm që ndihmon në koordinimin motorik të tyre, por gjithashtu rrit

edhe vetëbesimin. Po ashtu, është e sigurt të thuhet se muzika ka një impakt në ndërtimin

e karaktereve, duke ndihmuar në vendosshmëri dhe motivim.

4. Muzika, relaksimi dhe motivimi – Tashmë veç dihet për aftësitë e muzikës për t’i

ndihmuar njerëzit të relaksohen. Por, si lidhet kjo me motivimin? Lirimi nga stresi dhe

relaksimi i mendjes dhe trupit janë ilaçet natyrale për një tru të lodhur. Muzika shërben si

një shpërqëndrues natyral për të gjitha problemet që e shqetësojnë mendjen, duke

kontribuar në masë të madhe në cilësinë e relaksimit të njerëzve. Muzika është në gjendje

të sjellë mendjet në paqe, të cilat më vonë do të ndihmojnë në aftësinë për përqëndrim.

Kështu, muzika, relaksimi dhe motivimi janë të lidhura ngushtë, pasi muzika ndihmon në

rimbushjen dhe ushqimin e mendjes dhe trupit.19

Muzika, po ashtu, ka rëndësi të madhe në motivimin e fëmijëve parashkollorë. Të mësuarit e

fëmijëve nëpërmjet këngëve do të jetë njëkohësisht argëtues dhe efektiv. Gjithashtu, muzika

mund të motivojë fëmijët të mësojnë një gjuhë të huaj. Fëmijët kur janë më të vegjël e kapin më

lehtë një gjuhë dhe periudha në parashkollor është koha më e mirë për të mësuar gjuhë të reja.

Nëse këta fëmijë do të ekspozohen ndaj konteksteve të ndryshme, që përmbajnë një gjuhë të

caktuar, ata do të motivohen në mësimin e saj. Mirëpo, duhet gjetur metodat, që motivojnë

fëmijën për të mësuar dhe një nga metodat për motivimin e tyre do të ishte padyshim, mësimi

nëpërmjet këngës.

19 (https://makingmusicmag.com/music-motivation/)

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

21

Po ashtu, një muzikë pak më e shpejtë për fëmijë, adekuate për nga përmbajtja e tekstit dhe

melodisë, do të nxisë gjallërimin e fëmijëve duke motivuar ata për të lëvizur. Në këtë mënyrë do

të rritet aktiviteti fizik, gjë që është jashtëzakonisht e mirë për shëndetin e tyre.

2.3. Ndikimi i muzikës në proceset emocionale – ndjenjat

Për të kuptuar botën e brenshme të njeriut, duhet të njohim edhe emocionet e tij – ndjenjat.

Njeriu, jo vetëm që i pasqyron në mënyrë aktive objektet, dukuritë dhe i njeh ato, por ai mban

edhe një qëndrim të caktuar ndaj tyre. Këto kualitete ai i arrin me ndihmën e ndjenjave të

ndryshme, p.sh., disa ngjarje njeriun e shqetësojnë, të tjerat e gëzojnë, e bëjnë entuziast, i ngjallin

admirim. Në këtë mënyrë njeriu përjeton kënaqësinë, hidhërimin, revoltën etj. Pra, emocionet

shprehin raportin e njeriut ndaj gjësendeve, situatave, njerëzve të tjerë dhe vetvetes.20

Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi emocionet, ajo ka aftësinë të manipulojë me to.

Ka tendencën të largojë ndjenjat e këqija dhe trishtimin duke ndihmuar edhe në harmonizimin e

gjendjes shpirtërore. Këto efekte pozitive japin edhe këngët e sidomos baladat e dashurisë, gjë që

ndihmojnë në krijimin e një gjendje të theksuar emocionale. Sigurisht që një pjesë e emocioneve

krijohen në sajë të tekstit të këngës, por ato që krijojnë efektet më të forta janë tingujt, pra vetë

muzika. Një pjesë e njerëzve ndjejnë ndryshime në rrahjet e zemrës, e një efekt të tillë e japin

edhe kordat instrumentale. Por, ky është vetëm fillimi i investigimeve mbi efektet që krijon

muzika në gjendjen tonë emocionale, dhe arsyet pse ne e dëshirojmë kaq shumë atë. E vërteta,

sigurisht është se askush deri më sot nuk i njeh arsyet se pse njerëzit i përgjigjen në mënyra të

caktuara muzikës. Por më së të qarta janë efektet që ajo na krijon dhe gjendjen e këndshme

emocionale që përjetojmë kur dëgjojmë muzikë.21

2.4. Ndikimi i muzikës mbi stresin, ankthin dhe depresionin

2.4.1. Stresi

“Qelizat e trurit krijojnë ide. Stresi i vret qelizat e trurit. Stresi nuk është ide e mirë.”

20 (Spahiu, B., 2007), fq. 291 21 (https://www.shqiperia.com/Pse-te-gjithe-njerezit-e-duan-muziken.17251/)

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

22

Frederick Saunders (1879-1947)

(laurat i urdhrit më të lartë ushtarak britanik)

Stresi është shkaku kryesor i çrregullimeve në trurin e njeriut bashkëkohor, e jo thjesht pengesë

sipërfaqësore, që reflektohet vetëm me nervozizëm, ndjeshmëri, me çalim të kujtesës, me

dhembje koke ose me lodhje. Çrregullimet në tru janë pasojë e përjetimeve të shpeshta

emocionale, të frikës, ndjenjës së kërcënimit, mbingarkesës, tensioneve të vazhdueshme psikike,

pasigurisë, konflikteve dhe faktorëve të tjerë të shumtë, që sjellin pasoja ose shkaktojnë dëmtime

të thella funksionale dhe strukturore në tru. Për këtë arsye, stresi është i lidhur me 70-90% të

sëmundjeve bashkëkohore dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, me më se 70% të simptomave

psikosomatike.

Thelbi i reagimit ndaj stresit është fakti se nxitet në tru e pastaj, përmes nervave dhe hormoneve,

menjëherë përhapet nëpër tërë trupin.22

Muzika mund të ndikojë në zvogëlimin e stresit. Fuqia qetësuese e saj ka një lidhje unike me

emocionet tona, kështu që ajo mund të jetë një mjet jashtëzakonisht efektiv në menaxhimin e

stresit.

Dëgjimi i muzikës mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm relaksues në mendje dhe në trup,

veçanërisht muzika e ngadalshme dhe e qetë klasike. Ky lloj i muzikës mund të ketë një efekt të

dobishëm në funksionet fiziologjike, duke ngadalësuar pulsin dhe normën e zemrës, duke ulur

presionin e gjakut dhe duke ulur nivelet e hormoneve të stresit. Muzika, me pak fjalë, mund të

veprojë si një mjet i fuqishëm për menaxhimin e stresit në jetën e njerëzve.

Kur njerëzit janë shumë të stresuar, ekziston një tendencë për të shmangur aktivisht dëgjimin e

muzikës. Ndoshta ndjehet si humbje kohe, duke mos ndihmuar për të arritur ndonjë gjë, por siç e

dimë, produktiviteti rritet kur stresi reduktohet, kështu që kjo është një fushë tjetër ku mund të

fitohen shpërblime të mëdha. Ajo thjesht kërkon një përpjekje të vogël për të filluar me të.

Duke kënduar (ose duke bërtitur) së bashku mund të jetë gjithashtu një lirim i madh i tensionit.

Muzika qetësuese përpara gjumit nxit paqen dhe relaksimin dhe ndihmon në nxitjen e gjumit.23

22 (Starc & Ramadani, 2018), fq. 25-26 23 (https://psychcentral.com/lib/the-power-of-music-to-reduce-stress/)

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

23

2.4.2. Ankthi

Çrregullimet e ankthit përfshijnë një shumëllojshmëri të frikës dhe fobisë. Të përfshira në këtë

përkufizim janë kushte të tilla si sulmi i panikut, agorafobia, ankthi i përgjithshëm, stresi

posttraumatik etj.24

Stresi dhe ankthi janë kushte të shëndetit mendor në të cilat njerëzit vuajnë nga pamundësia për

t’u çlodhur ose për të përballuar stresin e jetës. Të shqetësuarit e tepërt, ndjenjat e stresit dhe

ankthit mund të çlirojnë kortizolin e hormoneve të stresit. Përderisa jeta mund të jetë stresuese

dhe shqetësimi mund të mos largohet, të mësuarit për t’u përballur me stresin dhe ankthin në

mënyra të shëndetshme mund të jetë e dobishme për shëndetin mendor dhe atë fizik.

Muzika mund të jetë një nga mënyrat e dobishme për t’u përballur me ankthin:

Mund të përdoret si një komponent i zhurmës në sfond, kur meditojmë dhe përdorim

ushtrime të frymëmarrjes së thellë;

Llojet e ndryshme të muzikës mund të përdoren për të iu përshtatur disponimit dhe

emocioneve (duke i kushtuar rëndësi tempos, harmonisë dhe ritmit);

Përdorimi i muzikës së qetë (si muzika klasike) mund të zvogëlojë efektet e ankthit;

Dëgjimi i tekstit mund të jetë ngushëllues, veçanërisht nëse kënga ka një mesazh

pozitiv.25

2.4.3. Depresioni

Depresioni është një çrregullim i humorit, i cili mund të ndikojë rëndë në mënyrën se si

mendojmë, ndiejmë dhe trajtojmë aktivitete të përditshme, të tilla si gjumi, ngrënia dhe puna.

Simptomat e depresionit përfshijnë:

Gjendja e vazhdueshme trishtuese dhe e shqetësuar;

Energji minimale dhe lodhje e shtuar;

Vështirësi me gjumin, me të zgjuarit herët ose gjumë i tepërt;

24 (Brannon & Feist, 2000), Fq. 161 25 (https://thriveglobal.com/stories/the-power-of-music-to-cope-with-stress-and-anxiety/)

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

24

Humbje interesi në hobi dhe aktivitete të tjera;

Ndjenja e fajit, pafuqisë dhe pavlefshmërisë;

Vështirësi në përqëndrim, kujtesë ose marrje të vendimeve;

Mendime vetvrasjeje apo vdekjeje, apo përpjekje për vetëvrasje;

Ndjenja e mungesës së shpresës, vetmisë dhe pesimizmit;

Ndryshime të oreksit dhe peshës.

Muzika shërben si një mjet efektiv për luftimin e depresionit. Terapia muzikore është e njohur

për të bërë mrekulli për njerëzit që vuajnë nga depresioni. Terapeutët e muzikës janë zakonisht

muzikantë të aftë që kanë njohuri të thella se si muzika mund të ndihmojë në stimulimin e

përgjigjeve emocionale për t’u çlodhur apo për t’i ndihmuar njerëzit në shërimin e çrregullimeve

mentale, veçanërisht depresionit.26

26 (https://thriveglobal.com/stories/how-does-music-help-combat-depression/)

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

25

KAPITULLI III

3. ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN FIZIK

Shëndeti fizik është gjendja e të qenit i lirë nga sëmundjet ose lëndimet. Shëndeti fizik përfshin

një gamë të gjerë fushash duke u nisur nga një dietë e shëndetshme, peshë të shëndetshme,

shëndetin e dhëmbëve, higjienën personale dhe gjumin.27

Aq shumë sa ndikon muzika në shëndetin mental, ne përfitojmë edhe fizikisht nga dëgjimi i

muzikës. Ndonëse mund të duket e pamundur, por muzika ka efekte shëruese në trupin tonë.

Këto efekte përfshijnë:

Përmirëson funksionin e zemrës,

Ul presionin e gjakut,

Rrit sistemin imunitar,

Lehtëson dhimbjen.28

3.1. Ndikimi i muzikës në sistemin kardiovaskular

Sistemi kardiovaskular pompon gjakun që hapet në të gjithë trupin, duke shpërndarë oksigjenin,

ushqimin dhe elementet kimike, të nevojshme për qelizat. Gjatë funksionimit normal, sistemet

kardiovaskulare, respiratore dhe digjestive janë të integruara: sistemi i tretjes prodhon lëndë

ushqyese dhe sistemi i frymëmarrjes furnizon trupin me oksigjen, të cilat qarkullojnë përmes

gjakut në pjesë të ndryshme të trupit.

Sistemi kardiovaskular përbëhet nga zemra dhe enët e gjakut.29

Një studim i ri tani shton

shëndetin kardiovaskular në listën e përfitimeve të mundshme të muzikës, duke sugjeruar se

mund të shkaktojë drejtpërdrejt ndryshime fiziologjike, që rregullojnë presionin e gjakut, ritmin e

zemrës dhe frymëmarrjen.

27 (http://www.bridgewater.nhs.uk/bolton/the-parallel/physical-health/) 28 (https://www.tigerfitness.com/blogs/health/music-mental-physical-health) 29 (Brannon & Feist, 2000), fq. 234

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

26

“Muzika shkakton një ndryshim të vazhdueshëm, dinamik dhe deri diku të parashikueshëm në

sistemin kardiovaskular”, tha Luciano Bernardi, profesor i mjekësisë në Universitetin e Pavias

në Itali.30

3.2. Ndikimi i muzikës në presionin e gjakut

Kur zemra pompon gjakun, forca duhet të jetë thelbësore për qarkullimin e energjisë për një cikël

të tërë përmes trupit dhe prapa në zemër. Në një sistem të shëndetshëm kardiovaskular, presioni

në arterie nuk është problem sepse arteriet janë mjaft elastike. Ndërsa, në një sistem

kardiovaskular të sëmurë, presioni i gjakut në arterie mund të sjellë pasoja serioze.31

Studimet kanë treguar se muzika ndikon në sistemin nervor autonom dhe si rezultat ka ndikim

edhe në sistemin kardiovaskular. Muzika mund të ulë ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut, të

qetësojë frymëmarrjen dhe të zvogëlojë hormonet e stresit. Muzika klasike përdoret më shpesh

gjatë terapisë. Një studim në Spitalin Marien Herne Universitatsklinikum në Gjermani ka zbuluar

se së bashku me muzikën e Bach, Strauss dhe Moxartit, muzika rock po ashtu mund të ulë

presionin e gjakut. Por, efektet më të forta u arritën duke përdorur muzikën klasike. 32

3.3. Ndikimi i muzikës në sistemin imunitar

Sistemi imunitar përbëhet nga indet, organet, proceset që mbrojnë trupin nga materialet e huaja,

të tilla si bakteret, viruset, dhe kërpudhat.

Ndryshe nga një sistem i centralizuar si zemra apo truri, sistemi imunitar përhapet në të gjithë

trupin në formën e sistemit limfatik.

Funksioni i sistemit imunitar është në përgjithësi për të mbrojtur kundër lëndimit dhe në mënyrë

specifike për të ruajtur vigjilencën ndaj substancave të huaja që trupi ka hasur. Sistemi imunitar

duhet të jetë jashtëzakonisht efektiv për të parandaluar 100% të bakterieve, viruseve dhe

kërpudhave që dëmtojnë trupin tonë (R. J. Glasser, 1976).33

30 (https://www.scientificamerican.com/article/music-therapy-heart-cardiovascular/) 31 (Brannon & Feist, 2000), fq. 241 32 (https://www.dw.com/en/how-heavy-metal-music-lowers-blood-pressure/a-19349712) 33 Po aty, fq. 139-140

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

27

Dëgjimi i muzikës mund t’i japë sistemit tonë imunitar një rritje dhe mund të ndihmojë në

luftimin e sëmundjeve, kanë zbuluar studiuesit.

Shkencëtarët zbuluan se pas dëgjimit të vetëm 50 minuta muzikë energjike të vallëzimit, nivelet

e antitrupave te vullnetarët u rritën. Ata gjithashtu gjetën se nivelet e hormoneve të stresit, të cilat

mund të dobësojnë sistemin imunitar, u zvogëluan pas ekspozimit ndaj muzikës. Po ashtu,

vullnetarët që luajtën ndonjë instrument muzikor me goditje përfituan me rritje imuniteti.34

3.4. Ndikimi i muzikës mbi dhimbjen

Ideja që muzika mund të shërojë shpirtin ose “qetësojë bishën e egër” tashmë është e njohur. Një

numër i madh hulumtimesh mbështetin pohimin se muzika mund të lehtësojë dhimbjen fizike.

Studimet kanë treguar se muzika është një lehtësues efektiv për dhimbje, si vetëm ashtu edhe si

një ndihmës në lidhje me llojet e tjera të terapisë. Studimet afatgjata të terapisë muzikore në

menaxhimin e dhimbjeve kanë treguar se ajo është e lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetës

dhe reduktimin e konsumimit të lehtësuesve të dhimbjes.

Dhimbja është një proces shqisor që e ndiejmë në trup, dhe një fenomen subjektiv i ndikuar nga

proceset psikologjike dhe emocionale nga secili trup individual.

Muzika lehtëson stresin dhe ankthin (dhe në këtë mënyrë zvogëlon dhimbjen) duke siguruar

zbavitje. Në fakt, disa lloje të muzikës duket se mund të jenë më të dobishme se sa disa të tjera.

Për një kohë të gjatë është kuptuar se muzika e zgjedhur nga pacienti ka tendencën të jetë më

efektive. Në veçanti, pa marrë parasysh zhanrin, muzika që shpreh kënaqësi, rezulton të jetë

muzika më efektive në reduktimin e dhimbjes. Më shumë kërkime mbetet të bëhen dhe më

shumë hipoteza të testohen para se muzika të mund të përdoret në mënyrë efektive në mjediset

klinike.

Të shpresojmë se një ditë terapia muzikore do të njihet përgjithësisht si një mënyrë e thjeshtë, me

kosto efektive dhe pa ndonjë rrezik të lartë për nxitjen e shërimit psikosomatik.35

34 (https://www.telegraph.co.uk/news/uknews/2569640/Music-can-boost-your-immune-system.html) 35 (https://www.psychologytoday.com/us/blog/why-music-moves-us/201111/music-and-pain-relief)

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

28

KAPITULLI IV

4. NDIKIMI I ZHANREVE TË MUZIKËS NË NE

Muzika dhe zhanret e saj të ndryshme mund të ndikojnë fizikisht dhe mentalisht në njerëz të

ndryshëm, si dhe në mënyra të ndryshme. Siç thoshte Platoni:

“Muzika është një ligj moral. Ajo i jep shpirt universit, krahë mendjes, fluturim imagjinatës, dhe

bukuri dhe hare jetës dhe gjithçkaje”.

Prandaj, edhe pse ne mund të reagojmë ndaj zhanreve të ndryshme muzikore në mënyrën tonë,

në aspektin e muzikës në përgjithësi, ne të gjithë jemi të prekur nga ajo në të njëjtën mënyrë.

Sipas hulumtimeve, pavarësisht se ne të gjithë kemi preferencat tona të zhanreve të ndryshme

muzikore, të gjitha zhanret kanë një efekt të sinkronizuar në trurin tonë.36

Shijet muzikore të njerëzve mund të ndikohen shumë nga familja dhe rrethi, sidomos tek fëmijët

sepse muzika që dëgjojnë prindërit, gjyshërit, motrat e vëllezërit mund të bie në kontakt edhe me

ta. Të rriturit dëgjojnë muzikë me përmbajtje të ndryshme, varësisht nga zhanri që pëlqejnë dhe

shpesh muzika që ju servohet fëmijëve nga familja mund të ketë përmbajtje jo adekuate, e cila

mund të ndikojë negativisht tek ata.

Fëmijët mbajnë mend shumë fjalët që i dëgjojnë, kështu që ekspozimi i tyre ndaj një gjuhe të

papërshtatshme që nxit dhunën ose përçarjet racore mund t’i shtyjë fëmijët të përvetësojnë atë

lloj qëndrimi. Disa studime tregojnë se fëmijët që lejohen të dëgjojnë tekste me shprehje

eksplicite si muzika rap, muzika e dhunshme apo edhe muzika e rëndë metalike kanë tendencën

të jenë emocionalisht më të ngarkuar, të depresionuar, të ndihen konfuz dhe ndonjëherë të

mendojnë edhe për vetëvrasje dhe vrasje.

Edhe nivelet e caktuara të tonalitetit në muzikë mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët

sepse kërcitja e fortë e kitarave dhe instrumenteve të tjera muzikore mund t’i shqetësojë fëmijët

dhe të shkaktojë nervozizëm, ankth dhe depresion tek ata.37

36 (https://itssaraglows.wordpress.com/2016/05/16/how-music-genres-affect-the-brain/) 37 (https://wehavekids.com/parenting/Good-And-Bad-Effects-Of-Music-On-Children)

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

29

Prandaj duhet pasur kujdes të madh në muzikën që u ekspozohet fëmijëve. Në anën tjetër,

muzika e duhur për parashkollorët do të ketë, pa dyshim, karakter edukativ dhe argëtues për ta.

4.1. Zhanri i muzikës Pop, Techno, Country, Hip-Hop dhe Reggae

Këto zhanre janë klasifikuar së bashku sepse pothuajse në të folur, ato prodhojnë të njëjtin efekt

për shkak të ritmit të kapshëm, të vazhdueshëm dhe të përsëritur. Muzika e këtyre zhanreve

prodhon shumë dopaminë dhe frymëzon njerëzit të kenë dëshirën për të vallëzuar dhe kënduar.

Në përgjithësi, këto lloje të muzikës rrisin pulsin e zemrës dhe i bëjnë njerëzit më energjikë.

4.2. Zhanri i muzikës Metal

Për shkak të strukturës së dendur të këtij zhanri dhe tempos së shpejtë, muzika Metal do të nxisë

menjëherë pompimin e gjakut. Kjo muzikë ndikon që truri të ndizet me shumë aktivitet, duke

mbytyr ndjenjat e stresit dhe zemërimit, si dhe duke ofruar një rrugë me përplot emocione.

4.3. Zhanri i muzikës Classical

Muzika klasike aktivizon shumë fusha të trurit. Ajo është një lehtësues i madh i stresit, shpesh

krijon qetësi shpirtërore, me ç’rast duke nxitur lirimin e dopaminës krijohet edhe një ndjenjë

relaksi në të njëjtën kohë.

4.4. Zhanri i muzikës Jazz

Muzika Jazz mund të krijojë një shkallë të madhe të stimulimit nervor hiperaktiv. Ky zhanër

gjithashtu priret të mbështetet në “thirr-dhe-përgjigju”, një stil ku muzikantët e caktuar “flasin

me njëri-tjetrin” nëpërmjet instrumenteve të tyre muzikore, e cila në anën tjetër aktivizon zonën

e trurit që ndërlidhet me sintaksën e gjuhës.38

4.5. Muzika për fëmijë

Muzika adekuate për moshën e fëmijëve parashkollorë kontribuon në zhvillimin e aftësive që do

të vazhdojnë të jenë të dobishme në fazat e mëvonshme të jetës. T’u mësosh fëmijëve këngë dhe

vjersha, që rimojnë do t’i ndihmojë ata të bëhen lexues më të mirë në fazat e mëvonshme të

38 (https://www.solidwheel.com/how-different-music-genres-affect-the-brain/)

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

30

fëmijërisë. Kur këndojmë vjersha, natyrisht që flasim më qartë dhe më ngadalë se normalisht, që

është një mënyrë e mirë për fëmijët të mësojnë fjalët dhe ta kuptojnë se si janë formuar. Ata, po

ashtu, kanë dëshirë të imitojnë, kështu ata do të argëtohen jashtë mase duke bërë lëvizje dhe

fytyra qesharake me prindërit apo mësuesit e tyre.

Të gjithë e dimë se parashkollorët e duan përsëritjen, p.sh. se sa shpesh i dëgjojnë këngët e

preferuara dhe çdoherë lumturohen. Përsëritja është çelësi i mësimit, duke ndihmuar fëmijët të

mësojnë aftësi të reja. Studimet tregojnë se fëmijët që e duan muzikën dhe që këndojnë vjersha

rregullisht kanë tendencën të marrin më pak kohë në të mësuarit e të folurit. Ata tashmë kanë

zhvilluar fjalorin për të shprehur veten dhe gjithashtu bëhen më krijues dhe më të sigurt në vete.

Fëmijët kanë një sasi të madhe të energjisë dhe të shtojmë këngë në kohën e tyre të lojës është

mjaft e rëndësishme. Këngët e përcjellura me lëvizje trupore jo vetëm që do t’u japin kënaqësi

fëmijëve, por edhe do të përmirësojnë aftësitë motorike të tyre. Këngët parashkollore rreth

pjesëve të trupit janë veçanërisht zbavitëse dhe një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar fëmijët të

bëjnë identifikimin dhe mësimin e pjesëve të trupit të tyre.

Nëpërmjet këngëve të ndryshme parashkollore, fëmijët mund të mësojnë disa aftësi themelore.

Përsëritja e shkathtësive të caktuara si alfabeti dhe ngjyrat nëpërmjet këngëve do të jetë

jashtëzakonisht efektive dhe argëtuese për ta.39

Rëndësia e këngëve për fëmijët rezulton të jetë e madhe, duke shërbyer si shoqërues i dobishëm

dhe frytdhënës gjatë edukimit të tyre arsimor. Përmes muzikës fëmijët do të motivohen të

mësojnë ngjyrat, shkronjat, numrat dhe shumë koncepte të tjera arsimore. Përveç që fëmijët do të

përfitojnë nga muzika, ata edhe do të zbaviten duke kënduar dhe duke luajtur. Mirëpo, duhet

pasur gjithmonë kujdes në muzikën që iu servohet fëmijëve, sepse një koncept jo adekuat mund

të ndikojë vërtetë negativisht tek ata. Në të kundërt, muzika dhe këngët me përmbajtje të duhur

për fëmijët, do të ndikojnë në një edukim arsimor të mirëfilltë të muzikës.

39 (https://www.earlychildhoodeducationzone.com/importance-learning-song/)

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

31

PLANI DITOR I PËRPILUAR SIPAS KORNIZËS KURRIKULARE TË KOSOVËS

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT MËSIMOR

Fusha kurrikulare: Artet / Lënda: Ed. Muzikore / Shkalla e kurrikulës: 0 / Klasa: Përgatitore

Tema ( nga plani dymujor):

Këngët

Rezultati i të nxënit të temës/lëndës (nga plani dymujor): Këngët

trajtojnë tema të ndryshme për moshat e tyre

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6, IV.4, V.5

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1, 1.5, 1.6

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: “Meloditë e kafshëve”

Fjalet kyçe: mace, qen, lopë, kalë, ari, luan etj.

Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore: Krijon melodi nga gjuha apo zërat e kafshëve.

Kriteret e suksesit: Dallon melodinë sipas kafshëve. Ngjyros kafshët.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Kafshë lodra, ngjyra, fletë të bardha.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

Gjuhë Shqipe, Matematikë, Ed. Figurative.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS GJATË ORËS MËSIMORE

PJESA HYRËSE: Përshëndetja me fëmijët, takimi i ditës (data, dita, muaji dhe viti).

Krijim i melodive duke imituar kafshët e ndryshme.

PJESA KRYESORE: Fëmijët ndahen sipas kafshëve, bashkëbisedojnë në gjuhën e tyre.

Gjuhë Shqipe: Klasifikojnë kafshët sipas shkronjës. Njohin tingujt që i krijojnë.

Matematikë: Bashkësi me kafshë.

PJESA PËRFUNDIMTARE:

Ed. Figurative: Ngjyros figurën e kafshës sipas tingullit që e dëgjon.

Fëmijët krijuan melodi të ndryshme.

VLERËSIMI I NXËNËSVE: Vëzhgim, informata kthyese, koment.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: Ngjyrosje, krijim i melodisë, bashkësi.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

32

REZYME

Muzika është arti, pa të cilën jeta do të ishte e mangët dhe e zbrazët. Vlerat artistike që ne i

përjetojmë çdo ditë, e bëjnë botën tonë më të bukur dhe më të harmonizuar. Arti na përcjell në

çdo hap të jetës, si dhe ai është kudo me ne. Forca ndikuese e tij arrin deri në shpirtin, mendjen

dhe trupin tonë.

Muzika luan një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Roli i saj arrin të përmirësojë jetën në çdo

aspekt.

Fuqia e muzikës arrin thellë në shpirtin e fëmijëve, duke i gjallëruar dhe duke bartur gëzim në

zemrat e tyre. Përmes muzikës fëmijët zhvillojnë imagjinatën krijuese, formojnë ndjenjat morale

dhe aftësohen për të përjetuar dhe kuptuar të bukurën.

Përpos ndikimit pozitiv, që muzika ka te fëmijët, po ashtu ajo luan një rol të pazëvendësueshëm

edhe te të rriturit. Nuk kënaqen vetëm fëmijët me muzikë. Krahas kënaqësisë së të dëgjuarit apo

pëlqimit të zhanrit tonë të caktuar, muzika luan rol në mirëmbajtjen e shëndetit tonë. Ajo, i jep

shpirt gëzimit, na trimëron, na gjallëron. Ajo qetëson “bishën e egër” brenda nesh. Përderisa disa

tinguj arrijnë të stimulojnë trupin tonë për të kërcyer me gëzim, disa të tjerë na bëjnë të qajmë pa

pushim. Kjo tregon fuqinë jashtëzakonisht emotive të muzikës.

Shëndeti jonë mendor përfiton nga muzika duke përmirësuar të menduarit tonë kritik, kujtesën

duke rritur përqëndrimin tonë, duke krijuar te ne një gjendje shpirtërore motivuese dhe duke

manipuluar me emocionet tona, me ç’rast ka tendencën të largojë ndjenjat e këqija duke na

shtyrë drejt një harmonizimi shpirtëror. Fuqia e saj qetësuese zbret nivelet e hormoneve të stresit

duke na bërë të ndjehemi të relaksuar mentalisht dhe fizikisht. Ajo gjithashtu shërben si një mjet

efektiv për luftimin e depresionit.

Përpos përfitimeve në shëndetin mendor, kuptuam se ne përfitojmë nga muzika edhe në

shëndetin fizik, duke përmirësuar funksionin e punës së zemrës, si dhe duke na sjellë një rritje në

sistemin imunitare ndër të tjera duke lehtësuar dhembjet në trupin tonë.

Ne dëgjojmë muzikë çdo ditë, por asnjëherë nuk mendojmë rreth ndikimit që muzika ka në ne.

Duke qenë të vetëdijshëm se shëndeti është ai që kërkon vëmendjen më të madhe, nëpërmjet

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

33

këtij punimi kuptuam që muzika padyshim që bën pjesë në një ndër faktorët që luajnë rol në

mirëmbajtjen e tij.

Me shtjellimin e kësaj teme u munduam të shpalosim njohuri të rëndësishme lidhur me rolin që

ka muzika, e cila në të vërtetë krijon një impakt të madh te ne, për të cilin shumë nga ne nuk jemi

të vetëdijshëm. Mënyra se si muzika prek trurin dhe zhvillon proceset e tij është mbresëlënëse.

Vërejtem, që fuqia e muzikës depërton thellë në shpirtin tonë, duke ndryshuar mënyrën se si

ndihemi. Po ashtu, kuptuam që ajo ka aftësinë të përmirësojë funksione jetike, duke u bërë

kështu një komponent i rëndësishëm në mirëqenien e shëndetit tonë fizik.

U bë e qartë që te fëmijët muzika është një ndër faktorët më të rëndësishëm, e cila luan rol

thelbësor në zhvillimin e tyre psikik, emocional, fizik etj. Fëmijët e duan muzikën dhe me një

muzikë të mirë dhe adekuate për ta, ata mund të përfitojnë zhvillime të shumanshme, mësim,

socializim dhe kënaqësi.

Po të shfrytëzohet në mënyrën e duhur, muzika është ai art, i cili mund ta bëjë jetën më të lehtë

dhe më efikase, duke kontribuar në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

34

LITERATURA

1. Spahiu, Seniha : “Metodika e mësimit të muzikës” - Shtëpia botuese “LIBRI SHKOLLOR”,

Prishtinë, 2008

2. Spahiu, Besnik : “Psikologjia – proceset psikike” - Shtypi “DRITApress”, Prishtinë, 2007

3. Radovan Starc, Hetem Ramadani : “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” - Shtëpia

botuese “Minerva”, Tiranë, 2018

4. Linda Brannon, Jess Feist : “Health Psychology-An introduction to Behavior and Health”

- Wadsworth/Thomson Learning, United States of America, 2000

BURIME NGA INTERNETI

1. https://www.shqiperia.com/Pse-te-gjithe-njerezit-e-duan-muziken.17251/ qasur me 23.06.2019

2. http://www.mentalhealth.gov/basics/what-is-mental-health qasur me 23.06.2019

3. https://bebrainfit.com/music-brain/ qasur me 23.06.2019

4. https://www.sciencedaily.com/releases/2011/04/110427101606.htm qasur me 23.06.2019

5. http://www.csinow.edu/blog/how-much-does-listening-to-music-affect-your-studying/ qasur

me 28.06.2019

6. http://www.csinow.edu/blog/how-much-does-listening-to-music-affect-your-studying/ qasur

me 28.06.2019

7. http://www.musicthinktank.com/blog/how-music-affects-your-memory.html qasur me

28.06.2019

8. https://greatergood.berkeley.edu/article/item/how_music_helps_us_be_more_creative

qasur me 23.06.2019

9. https://makingmusicmag.com/music-motivation/ qasur me 23.06.2019

10. https://psychcentral.com/lib/the-power-of-music-to-reduce-stress/ qasur me 23.06.2019

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

35

11. https://thriveglobal.com/stories/the-power-of-music-to-cope-with-stress-and-anxiety/ qasur

me 24.06.19

12. https://thriveglobal.com/stories/how-does-music-help-combat-depression/ qasur me 24.06.19

13. https://www.tigerfitness.com/blogs/health/music-mental-physical-health qasur me 24.06.19

14. https://www.scientificamerican.com/article/music-therapy-heart-cardiovascular/ qasur me

25.06.2019

15. https://www.dw.com/en/how-heavy-metal-music-lowers-blood-pressure/a-19349712 qasur

me 25.06.2019

16. https://www.telegraph.co.uk/news/uknews/2569640/Music-can-boost-your-immune-

system.html qasur me 25.06.2019

17. https://www.psychologytoday.com/us/blog/why-music-moves-us/201111/music-and-pain-

relief qasur me 26.06.2019

18. https://wehavekids.com/parenting/Good-And-Bad-Effects-Of-Music-On-Children qasur me

09.07.2019

19. https://itssaraglows.wordpress.com/2016/05/16/how-music-genres-affect-the-brain/ qasur me

26.06.2019

20. https://www.solidwheel.com/how-different-music-genres-affect-the-brain/ qasur me

26.06.2019

21. https://www.earlychildhoodeducationzone.com/importance-learning-song/ qasur me

29.06.2019

22. http://www.bridgewater.nhs.uk/bolton/the-parallel/physical-health/ qasur me 28.06.2019

23. https://www.earlychildhoodeducationzone.com/importance-learning-song/ qasur me

29.06.2019

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” E... · fjalën artistike, artet figurative me linja, ngjyra, figura, pastaj vallëzimi me lëvizje etj. Muzika edukon dhe arsimon me mjetet

36

Punimi: “ROLI I MUZIKËS NË SHËNDETIN MENDOR DHE FIZIK”

Autore: Almira Mataj

Lektore: Mr.Sc. Elinda Rexha Pruthi; Nënshkrimi:

Gjakovë, më 16.7.2019