universiteti i gjakovËs bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre....
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema:
“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”
Mentori Studentja
Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi
Gjakovë, 2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema:
“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”
Mentori Studentja
Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi
Gjakovë, 2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema:
“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”
Mentori Studentja
Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi
Gjakovë, 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në
përbërje:
1. _____________________ Kryetar
2. _____________________ Anëtar
3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:
1. ___________________ Kryetar
2. ___________________ Anëtar
3. ___________________ Anëtar
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Eukimit, me qëllim të arritjes së titullit:
Bachelor i Edukimit, Programi Fillor.
3
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT
Deklaroj se tema e diplomës është punimi im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet
tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të
cituara.
FALENDERIM
Në rradhë të parë falenderoj familjen time. Nuk do t’ia kisha dal mbanë pa
mbështetjen, inkurajimin dhe dashurinë tuaj të pafund!
Ndiej nevojën për të falenderuar profesorët e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë të
veçantë të programit fillor, të cilët me punë dhe përkushtim përcollën tek unë
njohuritë e nevojshme për tu formuar intelektualisht!
Falenderoj mentorin tim, Lulzim Zenelin, për ndihmën e vazhdueshme!
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj shoqërinë time për këshillat dhe
përkrahjen e vazhdueshme, jam me fat që janë pjesë e jetës sime.
4
Abstrakti
Gjatë jetës, gjithmonë kemi dëgjuar për moton “Dhëmbë të shëndoshë në trup të
shëndoshë”. Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të
dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, jo vetëm që do të kemi një buzëqeshje të bukur,
por edhe një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë.
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për dhëmbët e fëmijëve dhe pastaj t’i
informojmë për rëndësinë e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për
vetën. Kurrë nuk është vonë që të fillojmë t’i mësojmë fëmijët se sa e rëndësishme
është higjiena e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi.
Mos harroni se: nëse inkurajoni fëmijën të kujdeset vazhdimisht për higjienën e gojës
do ti ndihmoni ata qe në të ardhmen të kenë një buzëqeshje të bukur. Gjithashtu, do ti
ndihmoni ata të kenë dhëmbë pa dhimbje!
Fjalët kyqe: fëmijët, higjiena orale, dhëmbët, shëndeti
5
PËRMBAJTJA
Deklarata e origjinalitetit …………………………….........……………………… 3
Falenderim ………………………………………………………………………... 3
Abstrakti ……………………………………………….…………………………. 4
Përmbajtja…………………………………………………………………………. 5
Hyrja ……………………………………………………………………………… 6
1. DHËMBËT
1.1 Kaviteti oral ………………………………………………………….... 71.2Definicioni dhe emërtimi i tyre ……………………………………….. 71.3 Pjesët përbërëse të dhëmbit ……..……………...……………………... 81.4 Klasifikimi i dhëmbëve……………………...………………………... 9
2. GJENERATAT E DHËMBËVE
2.1Denticioni parësor …………………………………………….…….... 102.2Denticioni permanent………………………………………………... 11
3. SHKENCA E HIGJIENES DENTARE
3.1Përkufizimi i higjienës dhe pedodonti ………………………………... 12
4. HIGJIENA ORALE TEK FEMIJET
4.1 Protokoll për ndërhyrjen e hershme parandaluese …………………… 134.2Rëndësia e higjienës orale…………………………………………… 174.3Kujdesi i dhëmbëve sipas grupmoshave ……………………………... 194.4Këshilla për prindër ………………………………………………...... 21
PËRFUNDIMI ………………………………………………………………….. 23
LITERATURA…………………………………………………………………………24
6
HYRJE
Shëndeti oral në periudhën e fëmijërisë luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe ndikon
në shëndetin oral në faza te mëtejshme të jetës. Për këtë arsye problemet që mund të
shfaqen në këtë periudhë duhet të parandalohen dhe zgjidhen në mënyrë profesionale.
Ky punim është i fokusuar pikërisht në rëndësinë e higjienës orale në shëndetin e
dhëmbëve në përgjithësi, por në veçanti te fëmijët.
Në kapitullin e parë bëhet një trajtim i përgjithshëm i dhëmbëve ku përfshihen kaviteti
oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre.
Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për gjeneratat e
dhëmbëve dhe dallimin mes tyre.
Për definicionin e higjienës dhe shkencën që studion higjienën dentare mund të
kuptojmë më shumë në kapitullin e tretë.
Kapitulli i fundit por jo më pak i rëndësishmi, ai i katërti trajton ndërhyrjen e hershme,
rëndësinë, se si duhet të kujdesemi për shëndetin oral te grupmoshat e ndryshme të
fëmijëve dhe kemi përfshirë disa këshilla për prindërit!
7
DHËMBËT1.1.Kaviteti oral
Me kavitet oral kuptohen një sërë organesh dhe indesh që përfshijnë zgavrën e gojës
dhe që ndikon në funksionin përtypës dhe fonetik të tyre. Pjesët përbërëse të tij janë:
nofullat
dhëmbët
muskujt përtypës dhe të mimikës
gjuha, mukoza
gjëndrat e pështymës
1.2. Definicioni dhe emërtimi i tyre
Dhëmbët janë struktura të vogla të bardha në gojën e njeriut. Ata funksionojnë në
mënyrë mekanike për ndarjen e ushqimit në pjesë dhe përgatitjen e tij për kalim në
pjesën tjetër të sistemit të tretjes.Rrënjët e tyre janë të ngulitura në maxilla (nofulla e
sipërme), mandibulë(nofulla e poshtme) dhe janë të mbuluara nga mishërat e
dhëmbëve. Përbëhen nga inde të shumta me dendësi dhe fortësi të ndryshme.Dhëmbët
janë tiparet më të dallueshme(afatgjata) të gjitarëve prandaj për ta nevojitet një kujdes
i veçantë.
Janë zhvilluar shumë sisteme të shënimit të dhëmbëve nëpërmjet numrave, shkronjave
dhe kombinimit të tyre. Secili nga këto sisteme ka përparësitë dhe të metat e veta. Në
ditët e sotme pothuaj në të gjitha fushat shkencore, përfshirë edhe stomatologjinë,
përdoren të ashtuquajturat sisteme që mund të përpunohen. Përdorimi i sistemit unik
është mëse i nevojshëm, në mënyrë që regjistrimi i të dhënave t’u përshtatet kërkesave
shkencore dhe të jetë i lexueshëm e i qartë për të gjithë stomatologët nga mbarë bota.
Sistemi më i thjeshtë dhe njëkohësisht më i vjetri, është sistemi kordinat i shënimit të
dhëmbëve (Palmer – Zsigmondy) i vitit 1861. Sipas tij, dhëmbët e qumështit shënohen
me numra romakë I, II, III, IV dhe V kurse dhëmbët e përhershëm me numra arabë 1,
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. 1
1Hrvoje Brkic me bashkëpunëtorë, “Stomatologjia ligjore”,
8
1.3. Pjesët përbërëse të dhëmbit
Kurora
Eshtë pjesa e sipërme e bardhë e dhëmbit të cilën normalisht e shohim. Forma e
kurorës përcakton edhe funksionin e dhëmbit p.sh. dhëmbët frontal me formë të
mprehtë të kurorës si daltë janë për të prerë ushqimin ndërsa dhëmbët e pasmë apo
molarët kanë formë të rrafshtë që shërbejnë për bluarjen e tij.
Smalti
Eshtë ind me prejardhje epiteliare, i cili mbulon pjesën koronare të dhëmbëve dhe
është substanca më e fortë etrupit të njeriut. Smalti është i paaftë të riparojë nëse është
i dëmtuar. Ai mbështjellë kurorën e dhëmbit por nëse nuk mirëmbahet (pastrimi i
dhëmbëve) ai dëmtohet nga kariesi. Pra 96% e smaltit përbëhet nga minerale me ujë
dhe materiale organike. Ngjyra normale e smaltit ndryshon nga e verdha e lehtë në të
bardhën gri.
Dentina
Eshtë shtresa nën smaltin e cila përfaqëson indin bazë të dhëmbëve. Nga dëmtimi dhe
vetitë e saj, dentina i afrohet kockës por ndryshon prej saj nga fortësia dhe mungesa e
qelizave. Nëse kariesi vazhdon duke sulmuar smaltin, stacioni i ardhshëm do të jetë
dentina ku miliona kanale të vogla çojnë drejt pulpës së dhëmbit.
9
Pulpa dentare
Eshtëind i butë i cili gjendet në qendër të çdo dhëmbi, i pasur me fije nervore dhe enë
të gjakut. Ajo përfaqëson një masë konjuktivo – vaskulare e vendosur në zgavrën
natyrore të dhëmbëve ose në “dhomën pulpare”, e që vazhdon më poshtë në kanalet e
rrënjëve. Në momentin kur kariesi i afrohet pulpës, ndjehet dhimbja.
Rrënja
Paraqet pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofullës që quhet rrënja e
dhëmbit. Ajo përbën dy të tretat e dhëmbit.
1.4. Klasifikimi i dhëmbëve
Dhëmbët përbëjnë pjesën qëndrore të aparatit përtypës dhe ndahen në dhëmbëfrontal
dhe distal. Dhëmbët klasifikohen në:
incizivë (prerës) - 4 për çdo nofull
kanini (shqyes) - 2 për çdo nofull
premolarë (copëtues) - 4 për çdo nofull
molarë (bluarës) - 6 për çdo nofull
10
GJENERATAT E DHËMBËVE
Njeriu gjatë jetës së tij ka dy gjenerata të dhëmbëve(denticione):
Gjeneratën e dhëmbëve të qumështit (denticioni parësor)
Gjeneratën e dhëmbëve të përhershëm (denticioni permanent)
2.1. Denticioni parësorDhëmbët e qumështit fillojnë të dalin zakonisht gjatë periudhës gjashtë deri në tetë
muajshe te foshnjatku së pari dalin dhëmbët e poshtëm prerës e gradualisht të tjerët.
Sistemi dhëmbor i përkohshëm kompletohet para moshës 3 vjeç (rreth 33 muajve të
parë të jetës). Dhjetë dalin në nofullën e sipërme (maxilla) dhe dhjetë në nofullën e
poshtme (mandibulë),pra në total 20.
Procesi i daljes së dhëmbëve të qumështit mund të shoqërohet ose jo me
shqetësime,kjo varet nga niveli i tolerimit të ndjeshmërisë dhe dhimbjes nga fëmija.
Te disa fëmijë simptomat shoqëruese të daljes fillojnë2-3 muaj para dhe përfshijnë:
shtim të sekrecioneve (jargëve)
fëmija është i prirur të kafshojë sende më shumë se zakonisht
oreksi është i pakësuar, ka temperaturë e kollë
gingiva rreth dhëmbit paraqitet e fryrë dhe e skuqur e në disa raste mund të
ketë njolla të bardha.
Dhëmbët e përkohshëm luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimeve të forta si
dhe nxitjen e zhvillimit të kockave dhe muskujve. Si rrjedhim, zhvillimi i pjesës së
poshtme të fytyrës është pjesërisht i varur nga përdorimi i nofullave. Dhëmbët e
përkohshëm ruajnë vendin e caktuar për dhëmbët e tjerë ose dhëmbët e përhershëm që
pritet të vijnë, gjithashtu dhëmbët e përparmë u nevojiten fëmijëve me qëllim që të
arrihet një shqiptim normal i tingujve (bashkëtingëlloreve) s, f, v, th dhe dh. Dhëmbët
e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Dhëmbët
“incizivë”(prerës) bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” bien në moshën 8-
12 vjeçare ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare.
Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbë të tjerë.
11
2.2. Denticioni permanent
Në mesin e dhëmbëve të përhershëm, 16 dalin në nofullën e sipërme dhe 16 në
nofullën e poshtme. Dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës 6 vjeçare. Këta
janë 28, ndërsa përfshirë këtu dhëmballët e pjekurisë në total janë 32 dhëmbë të
përhershëm.
Ndërrimi i dhëmbëve nga ata të fëmijërisë në ata permanent bëhet nga mosha shtatë
deri në dymbëdhjetë vjeçndërsa dhëmbët e pjekurisë paraqiten rreth moshës 20
vjeçare. Pas kësaj gjenerate të dhëmbëve nuk ekziston asnjë zëvendësim tjetër
natyrorë për dhëmbët.
12
Shkenca e higjienës dentare3.1.Përkufizimi i higjienës dhe pedodonti
Fjala “higjienë” vjen nga fjala e lashtë greke “hugieinon” që do të thotë
shëndet.Higjienë – tërësia e rregullave dhe masave praktike për ruajtjen dhe
përmirësimin e shëndetit .2Pedodontia ose mjekimi i dhëmbëve dhe gojës tek fëmijët3përqendrohet në dy shtylla kryesore:
1. Trajtimi i problemeve ku përfshihen: mbushjet, trajtimi i kanaleve ose heqja e
dhëmbëve
2. Dentistria preventive, e cila ka si qëllim mbrojtjen e dhëmbëve nga prishja.
Dentistria preventive primare e vë theksin në shkencën dhe praktikën e higjienës
dentare. Praktika e higjienës dentare është pjesë përbërëse e parandalimit primar të
sëmundjeve dentare.Higjiena dentare është përkufizuar si praktikë e kujdesit
parandalues të shëndetit oral dhe edukimit. Trajtimi i plotë i higjienës orale përfshin
shqyrtimin, diagnostifikimin, implementimin me një fokus në pastrimin e
thellëperiodontal, udhëzimet e higjienës orale dhe vlerësimin, që ofron një higjienist
dentar.
Kur përkufizohet higjiena dentare, është me rëndësi të përkufizohet gjithashtu
shëndeti publik dentar për shkak të marrëdhënies së ndërvarur ndërmjet dy disiplinave
në ofrimin e kujdesit të higjienës dentare. Shëndeti publik dentar është përkufizuar si
shkenca e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve dentare, duke promovuar
shëndetin dentar nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të komunitetit. Shëndeti publik
dentar fokusohet në kujdesin e shëndetit dentar dhe edukimin e një popullsie, duke e
vënë theksin te përdorimi i shkencës së higjienës dentare. Eshtë ajo formë e praktikës
dentare që i shërben komunitetit si pacient dhe jo si individ. Përfshihet me edukimin
shëndetësor të publikut, me kërkimin shkencor të aplikuar, me administrimin e
programeve të kujdesit dentar në grup si dhe me parandalimin e kontrollin e
sëmundjeve dentare bazuar në komunitet.4
2 Jani Thomai dhe të tjerët, Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 20063 Xhevdet Asllani, “BULETINI STOMATOLOGJIK, vellimi I”, Tirane, 19734 Christine N. Nathe dhe të tjerët, Shkenca e higjienes dentare, 2016, fq. 24
13
HIGJIENA ORALE TEK FEMIJET4.1. Protokoll për ndërhyrjen e hershme
parandaluese
Që në vitet e para të fëmijërisë është e rëndësishme ta mësojmë fëmijën të njohë
rregullat dhe të kujdeset për higjienën e tij vetjake. Zakonet e shëndetshme të
higjienës dhe ushqyerjes i bëjnë fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe i rrisin
vetëbesimin. Që fëmijët të jenë të pastër, të shëndetshëm dhe të bukur, ata duhet të
njohin dhe të përdorin rregullisht mjetet e higjienës.5Gjithçka duhet të filloj qënë
momentin kur foshnja akoma nuk ka lindur, me nënat e tyre si gra shtatzëna.
Strategjitë parandaluese për to dhe foshnjat duhet të fillohen si një çasje
shumëplanëshe që lidh palët e interesuara për shëndetin oral. Protokolli për ndërhyrjen
e hershme parandaluese në plan të parë përfshin procesin e intervistës dhe seancat e
këshillimit që duhet të jenë të plota e specifike, por edhe të përmbledhura. Intervista
duhet të filloj me diskutimin e arsyeve se përse prindërit kërkojnë trajtim. Anamneza e
marrë në intervistën fillestare e ndihmon punonjësin dentar të zhvillojë programin më
të përshtatshëm dhe të individualizuar parandalues për familjen. Kategoritë me
informacion të dobishëm janë:
Rritja dhe zhvillimi -Një model jonormal i zhvillimit oral mund të zbulohet ose
dyshohet duke e bërë tëmenjëhershëm nevojën e referimit të një dentisti për vlerësim
të mëtejshëm. Gjithashtu, data e daljes së dhëmbëve të parë siguron një bazë për
përcaktimin e modeleve tëzhvillimit dentar dhe ndihmon në përgjigjen e pyetjeve të
prindërve përsa i përket zhvillimit dentar të fëmijës së tyre në të ardhmen.
Historia e ushqyerjes - Marrja e njohurive rreth modeleve të ushqyerjes gjatë
fëmijërisëështë kritike përtë asistuar dentistin në vlerësimin e rrezikut të fëmijës për të
zhvilluar kariesin e fëmijërisë së hershme nëpërmjet zbulimit të zakoneve të
mundshme të dëmshme potenciale për të ndihmuar nga një bazë rekomandimesh përsa
i përket praktikave të përshtatshme të ushqyerjes që minimizojnë potencialin për
sëmundje dentare.
5 Manual “PËR FËMIJË TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM DHE TË BUKUR”, Save the Children, Tiranë, 2017
14
Anamneza–Një anamnezë e plotëështë e rëndësishme. Njohuritë për çdo gjendje
sistematike që do të ndikonte negativisht në shëndetin dentar do ta ndihmonin
dentistin në zhvillimin e strategjive të përshtatshme parandaluese. Për shembull,
marrja e shpeshtë dhe për një kohë të gjatë e mjekimeve me bazë sakaroze do të
kërkonte rekomandime shtesë përsa i përket larjes së dhëmbëve për të kompensuar
rrezikun e rritur të kariesit nga marrja e sakarozës.
Vlerësimi parandalues– Informacioni përsa i përket zhvillimit dentar dhe
qëndrimeve shëndetësore dentare përveq praktikave aktuale të higjienës orale shërben
si një pikë fillimi për këshillimin e prindërve rreth një programi parandalues të
përshtatshëm për fëmijën e tyre. Një histori e prishjes së dhëmbëve në familje
(“dhëmbë të butë”) do të siguronte depërtimin në influencat mjedisore si dhe në
qëndrimet e prindërve rreth shëndetit dentar dhe do të udhëzonte diskutimet e dentistit
rreth strategjive parandaluese.
Plotësimi (shtesa) me flour – Eshtë e rëndësishme për dentistin të dijë nëse fëmija ka
çasje ndaj flourit në ujin e pijshëm. Nuk është i mjaftueshëm përcaktimi që familja
jeton në një komunitet të flourizuar. Me raste, familja mund të pijë ujë në shishe, që
përmban sasi të panjohura të flourit. Nga ana tjetër, një familje që pi shumë ujë mund
të marrë ose të mos marrë flour nëmënyrë sistematike në varësi të përqëndrimit të
flourit në ujë. Përpara se të përshkruhen suplemente fluori, uji duhet të testohet për
përqëndrimin e fluorit dhe suplementet duhet të përshkruhen në varësi të tij. Disa
familje jetojnë në njësi rurale me ujë pusi, por fëmija e kalon shumicën e ditës në
kopsht ose shkollë me ujë të fluorizuar. Prandaj, një vlerësim i kujdesshëm i të gjitha
burimeve të marrjes së ujit duhet të realizohet përpara se të jepen rekomandime në
lidhje me suplementet e fluorit. 6
6Christine French Beatty & Amy Teague, “Aksesorët për kujdesin personal”
15
Nëse sasia ditore e fluorit është e pamjaftueshme, prindërit duhet të informohen se
doza të vogla ditore japin përfitime për dhëmbët e fëmijës. Fillimisht, suplementimi
arrihet më mirë nëpërmjet përdorimit të fluorit me pika. Rreth moshës 3 vjeçare kur
fëmija fiton aftësinë e të përtypurit të tabletave, fluori me pika mund të zëvendësohet
me atë me tableta. Më vonë, ndërkohë që fëmija fiton aftësinë e të përtypurit të
tabletës, pështyma e ngarkuar me fluor mund të rrotullohet në gojë dhe më pas të
përtypet për të siguruar një aplikim total si dhe përfitime sistematike. Praktika e
përdorimit të një tablete në ditë duhet të vazhdojë nga mosha foshnjore deri në
fëmijëri, të paktën deri në moshën 12 vjeçare, megjithëse shumë besojnë se
suplementet e fluorit duhet të përdoren për aq kohë sa fëmija ose i rrituri ka mungesa
të marrjes së tij.
Higjiena orale – Një vlerësim i aktiviteteve pastruese aktuale të dhëmbëve është i
rëndësishëm për të përcaktuar rolin e prindërve në higjienën orale të fëmijës së tyre.
Shumë prindër mendojnë në mënyrë të gabuar se është e përshtatshme që i vogli i tyre
të lejohet ti lajë vetë dhëmbët. Nëse dhëmbët e një foshnje pastrohen, është e
rëndësishme për dentistin të përcaktojë si, kur dhe nga kush dhe të pyes nëse prindërit
kanë vështirësi gjatë këtij procesi. 7
Procesi i edukimit mund të fillojë më mirë me shpjegimin nga një pediatër rreth
pasojave tëmarrjes së vazhdueshme të lëngjeve me sheqer. Mjeku mund të ndihmojë
më tej në reduktimin e problemit nëpërmjet përshkrimit të formulave të qumështit që
përmbajnë sasi sa më të vogël sheqeri. Për shembull, ka një shkallë të konsiderueshme
në sasinë e sheqerit që gjendet në ushqimet e ndryshme për fëmijë, të disponueshme
në treg. Si përfundim, dentisti duhet të theksojë nevojën për programe të edukimit
dentar në shkollat e mesme dhe komunitet për të ndërgjegjësuar prindërit e ardhshëm
rreth përgjegjësive në kujdesin dentar të fëmijëve të tyre.
7Sharon G. Peterson, “Shtatzënia dhe femijeria”,
16
Në një studim, pothuajse gjysma e prindërve të intervistuar kishin filluar programet e
pastrimit të dhëmbëve për foshnjat e tyre 12 muajshe dhe 75% e tyre e kishin bërë një
gjë të tillë në moshën 18 muajshe. Me një program pastrimi të tillë dhëmbësh të
foshnjës dhe të fëmijëve të vegjël, vetëm një sasi e vogël e pastës së dhëmbëve me
fluor, afërsisht sa madhësia e një bizele, duhet të përdoret për të shmangur mundësinë
që fëmija të përtyp një sasi të tepërt fluori. Rreth moshës 6 vjeçare, fëmija mund të
filloj shpërlarësit ditorë me fluor si pjesë e programit të përgjithshëm gjatë gjithë jetës
për shëndetin oral.
Pikat e mëposhtme janë një sërë pyetjesh të rekomanduara për t’ua bërë grave
shtatëzëna dhe nënave të reja brenda 30 ditëve të ardhjes në jetë të fëmijës.
A keni probleme me dhëmbët tuaj?
A ka familja juaj probleme të trashëguara / sëmundje që prekin dhëmbët?
Ae dini statusin e fluorizimit të ujit që pini?
A i lani dhëmbët dhe a i pastroni me fill interdentar rregullisht?
Kur foshnja juaj të rritet, a mendoni se mund ta ndihmoni në parandalimin e
prishjes së dhëmbëve?
Çfarë gjërash dëshironi të bëni për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës tuaj?
Nëbazë të informacionit të marrë në këtë pikë, dentisti duhet të jetë gati të sigurojë
rekomandime se si prindërit mund të luajnë një rol aktiv në parandalimin e sëmundjes
dentare te foshnja e tyre duke marrë përgjegjësitë për higjienën e tij/saj orale.8
8Christine N. Nathe, “Pediatria”
17
4.2. Rëndësia e higjienës orale
Përse është i rëndësishëm kujdesi ndaj dhëmbëve të qumështit?
Janë jo të pakta rastet ku prindërit e kanë neglizhuar kujdesin ndaj dhëmbëve të
qumështit bazuar në faktin që ata janë të përkohshëm në gojë. Eshtë e vërtetë që
dhëmbët e qumështit kanë një kohë të kufizuar për të qëndruar në gojë por brenda
këtij afati kohor që natyra u ka caktuar, ata duhet të qëndrojnë të shëndetshëm e të
kuruar deri kur t’u vijë koha biologjike për t’u ndërruar. Dhëmbët e qumështit ruajnë
hapësirën për dhëmbin e përhershëm që do vijë, ndaj heqja para kohesi rezultat i
moskujdesjes ose moskurimit do të sjellë probleme në pozicionimin e dhëmbëve të
përhershëm si pasojë e mungesës së hapësirës. Nga ana tjetër edukimi që në vegjëli
për kujdes të rregullt dentar është një garanci për të ardhmen pra një zakon i mirë i
përvetësuar nga fëmijë në individë në moshë madhore. Një fëmijë i mësuar me një
kujdes të rregullt dentar nga ana e prindit dhe mjekut ka më pak gjasa të preket nga
kariesi, krahasuar me një fëmijë të neglizhuar në këtë drejtim. Në sistemin dhëmbor
pasojat që vijnë nga neglizhimi i vazhdueshëm i kujdesit që në vegjëli janë të
parikthyeshme dhe rikuperimi i tyre do kërkojë kosto të larta biologjike, kohore dhe
ekonomike.
Kontroll i vazhdueshëm
E këshillueshme është që të shkohet me fëmijën për vizitën e parë te dentisti, më
përpara se të kenë dalur njëzet dhëmbët e parë të qumështit ose të shkohet midis
moshës dy dhe tre vjeçare. Në vizitën e parë bëhet njohja me ambientin e klinikës
dentare, bëhet kontrolli i dhëmbëve dhe përveç kësaj, prindërit udhëzohen mbi
kujdesin që duhet t’u kushtojnë dhëmbëve të fëmijëve, regjimin në ushqim dhe
përdorimin e fluorit. Kontrolli i rregullt nga dentisti njëherë në vit luan një rol të
rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijëve. Eshtë mjaft e rëndësishme që
takimi i parë i fëmijës të mos jetë i motivuar nga dhimbja e ndonjë dhëmbi në mënyrë
që në vazhdimësi fëmija të bëjëlidhjen dhimbje/dentist sepse dëmton rëndë
bashkëpunimin mes tyre në të ardhmen.
18
Larja e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve me furçë, dy herë në ditë, bëhet duke përdorur një sasi të
mjaftueshme pastë dhëmbësh me përqindje fluori 0.1% F. Fluori është pjesë e procesit
të forcimit dhe rregullimit të dhëmbëve që ndodh vazhdimisht në sipërfaqe të tyre, për
më tepër, ka ndikim në ndalimin e punës së bakterieve që shkaktojnë gërryerjet dhe
prishjen e dhëmbëve. Për sa i përket sasisë së duhur të pastës që duhet vendosur në
furçën që fëmija përdor me daljen e dhëmbëve të parë deri në dy vjeç, duhet përdorur
një masë e tillë, që është afërsisht sa një e katërta e sipërfaqes së thoit të gishtit të
vogël të fëmijës. Keni parasysh rastet kur, fëmijët nën gjashtë vjeç gëlltitin pastë
dhëmbësh, prandaj është e rëndësishme që fëmijët të mos e vendosin vet pastën mbi
furçë dhe sigurisht duhet ruajtur pasta në një vend ku ata të mos e arrijnë. Kur kanë
dalur të gjithë dhëmbët e qumështit, njëzet gjithsej, deri në moshën gjashtë vjeçare,
atëherë vihet mbi furçë një sasi paste afërsisht e barabartë me sipërfaqen e thoit të
gishtit të vogël të fëmijës. Nuk është e rekomandueshme që të bëhet shpëlarje e gojës,
pas furçimit të dhëmbëve, mjafton të pështyhet. 9
Si ti lajmë dhëmbët?
Furça e dhëmbëve mbahet në një kënd prej 45° nga këndi i dhëmbëve.
Shpërndani pastën në dhëmbë dhe filloni të lani dhëmbët ngadalë, duke pasur
kujdes që furçën ta lëvizni në mënyrë që dhëmbët tuaj të lahen deri te qafa e
dhëmbit.
Kur lani dhëmbët duhet të keni parasysh që t’i lani mirë në sipërfaqen ku
kafshohet.
Çdokush nga ne duhet të zhvillojë një teknikë të vetën, në mënyrë që të mos
harrojë asnjë dhëmb pa e larë.
Tek dhëmbët frontal dhe ata të qenit, furça mbahet në drejtim horizontal.
Edhe mbi fizura (gropëzat e dhëmballëve) duhet ta përdorni mirë furçën në
mënyrë që të hiqen të gjitha mbeturinat ushqimore.
9https://www.landlaeknir.is
19
4.3. Kujdesi i dhëmbëve sipas grupmoshave
Fëmija 0-2 vjeç
Derisa fëmijës ende nuk i kanë dalur dhëmbët e parë ju duhet të pastroni zgavrën e
gojës me një garzë të pastër dhe të butë të paktën dy herë në ditë pasi mikrobet dentare
lindin bashkë me fëmijën. Edhe në periudhën e daljes së dhëmbëve duhet ndjekur i
njejti ritual. Disa ditë pas daljes së dhëmbit të parë ju duhet ta pastroni atë me një
furçë të vogël dhe të butë. Fillimisht duhet ta bëni vetëm me ujë, për të filluar sipas
rekomandimit të dentistit, në një moment të caktuar përdorimin e pastës së dhëmbëve.
Higjiena e gojës gjatë muajve të parë të jetës është e rëndësishme pasi nëse nuk do ti
pastroni fëmijës gojën, dhëmbët mund të preken nga kariesi sapo të dalin. Në moshën
1vjeçare ju duhet ti bëni fëmijës vizitën e parë te dentisti. Gjatë kësaj vizite ju do të
kuptoni nëse jeni kujdesur apo jo në mënyrën e duhur për dhëmbët e fëmijës.
Gjithashtu kjo do të ndihmojë që fëmija juaj, duke e njohur që në moshë të vogël
dentistin dhe rolin e tij, mos të ketë frikë nga ai kur të jetë më i rritur.
Fëmija mbi 2 vjeç
Pasi fëmija ka bërë 2 vjeç, duhet të filloni ti përdorni pastë dhëmbësh me përmbajtje
fluori e cila ndihmon në parandalimin e kariesit. Pasi që fëmija nuk ka mësuar ende ta
pastroj gojën plotësisht, ju duhet ta ndihmoni në fund të larjes duke ia pastruar
dhëmbët me një garzë të butë dhe të lagur me ujë. Para moshës 3 vjeçare ju duhet ta
mësoni fëmijën ta largojë ‘mashtruesen për bebe’ ose gishtin (nëse ka zakonin ta
thithë atë), pasi në të kundërt kjo do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgavrës së
gojës dhe dhëmbëve. Në moshën 3-4 vjeçare fëmija fillon të mësojë të lajë vetë
dhëmbët. Ju duhet të zgjidhni gjithmonëbrushën e përshtatshme për fëmijën tuaj. Mes
moshës 3 dhe 5-vjeçare, duhet ta dërgoni fëmijën tek dentisti çdo 6 muaj, sepse kështu
do të mundësohet zbulimi i hershëm i kariesit apo i ndonjë anomalie dentare te fëmija
juaj dhe normalisht kurimi që në moshë të vogël do të jetë më efektiv.
20
Fëmija mbi 6 vjeç
Pas moshës 6 vjeçare një moment i rëndësishëm për fëmijën është zëvendësimi i
dhëmbëve të qumështit me të përhershmit. Duhet gradualisht ti shpjegoni fëmijës këtë
proces, me qëllim që kur ti bjerë dhëmbi i pare të mos trembet. Nëse dalja e dhëmbëve
të përhershëm nuk do të jetë e rregullt, ka shumë mundësi që hapësira ndërmjet
molarëve të qumështit dhe dhëmbëve të përhershëm të jetë shumë e ndjeshme ndaj
kariesit. Këshillohet që krahas pastrimit me brushë dhe pastë dhëmbësh të përdoret
filli pastrues. Fëmijët e kësaj moshe nuk janë në gjendje të kujdesen në mënyrë
perfekte për dhëmbët prandaj deri në moshën 8-9 vjeçare ju duhet të jeni
prezentëderisa është duke larë dhëmbët me brushë apo derisa është duke përdorur
fillin pastrues. Duhet treguar kujdes për pastrimin e dhëmbëve anësorë sepse atje
zakonisht grumbullohen më shumë papastërti dhe fëmija atë pjesë zakonisht e ka të
vështirë ta pastrojë. Pas moshës 6 vjeçare ju duhet të filloni ti përdorni fëmijës pastë
dhëmbësh me përmbajtje fluori deri në 1.500 ppm (pjesë për million).
Fëmija mbi 8 vjeç
Nëse i keni mësuar fëmijës si të kujdeset në mënyrën e duhur për higjienën e gojës,
pas moshës 10 vjeçare ai nuk do të ketë nevojë për ndihmën tuaj derisa është duke larë
dhëmbët. Si zakonisht detyra juaj është të zgjidhni brushën e përshtatshme për fëmijën
dhe ti kujtoni se duhet të bëjë pastrimin e gojës në mëngjes, në darkë dhe pasi ka
ngrënë diçka të ëmbël ose ka pirë një pije me sheqer. Mundohuni ti mësoni fëmijës
tuaj të mos hajë ëmbëlsira midis vakteve por nëse dëshiron diçka të ëmbël ta hajë atë
menjëherë pas vaktit të rradhës. Pas moshës 12 vjeçare, fëmija duhet të përdorë
rregullisht fijen pastruese për hapësirat midis dhëmbëve.
21
4.4. Këshilla për prindër
Nga lindja deri në tre vjeç:
Kujdesuni për gingivat (mishërat e dhëmbëve) duke i kontrolluar herë pas here
sepse nga gingiva të shëndetshme dalin dhëmbë të shëndetshëm!
Lajini dhëmbët vetëm me furçë në fillim! Eshtë e rëndësishme që fëmijët të
mësohen me furçën çdo ditë. Më vonë mund të provoni edhe pastën për fëmijë.
Nuk do të jetë e lehtë në fillim por mos u dorëzoni! Gjëja më e rëndësishme është
që fëmijët të familjarizohen me brushën e dhëmbëve.
Mos e vini në gjumë fëmijën me biberonin me qumësht, lëng frutash ose ushqim
të gatshëm (shfaqet i ashtuquajturi kariesi i biberonit)!
Jepini fëmijës tuaj ujë midis vakteve!
Caktoni një vizitë te dentisti rreth moshës 1 ose 2 vjeç! Kjo do ta ndihmojë
fëmijën që të mos ketë frikë nga dentisti.
Tre deri në pesë vjeç:
Vazhdoni të praktikoni larjen e dhëmbëve me fëmijët! Gjatë kësaj kohe mund ti
mësoni që ti lajnë vetë dhëmbët.
Filloni të përdorni nga pak pastën me përmbajtje fluori kur fëmija mëson të
pështyjë!
Vazhdoni ti jepni ujë midis vakteve dhe limitoni ushqimet e pasura me
karbohidrate, pijet e ëmbla, karamelet dhe çamçakëzat!
Shkoni te dentisti për kontrolle të rregullta (një herë në 6 muaj)!
22
Pesë deri në dymbëdhjetë vjeç:
Mos e lejo fëmijën të luajë me dhëmbët që i lëvizin me duar të palara!
Kur fëmijës i bie një nga dhëmbët e qumështit shfrytëzojeni rastin për t’u mësuar
rëndësinë e përkujdesit për dhëmbin e ri që do t’u dale, në vend që të fokusoheni tek ai
që ka rënë!
Mos hiqni dorë nga kontrolli deri sa fëmijës ti bëhet zakon larja e dhëmbëve!
Kujdesuni që fëmija juaj ti lajë dhëmbët dy herë në ditë!
Kujdesuni që fëmija juaj të bëjë zgjedhjen e duhur në ushqim dhe pije!
Keni kontakt të rregullt me dentistin! Përveç pastrimit, parandalimit dhe mbajtjes
në kontroll të kavitetit oral shumë dentistë mund të marrin masa parandaluese
ortodentike në rastet kur nevojitet aparat për drejtimin e dhëmbëve.
Si prind, ju keni një rol kryesor në formimin e së ardhmes së fëmijës tuaj. Kjo përfshin
dhe kujdesin për shëndetin e gojës. Me ndihmën tuaj, fëmija juaj mund të ketë dhëmbë
dhe gingiva të shëndetshme dhe sigurisht një buzëqeshje që do ti bëjë ata të lumtur për
pjesën e mbetur të jetës së tyre.
23
PËRFUNDIMI
Kurrë nuk është vonë që të filloni t’i mësoni fëmijët se sa e rëndësishme është higjiena
e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi. Higjiena e gojës rritë vetëbesimin. Dhëmbët e
prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve, përpos që paraqesin problem shëndetësor janë
edhe një siklet i madh estetik, që ndikojnë në uljen e vetëbesimit. Atëherë kur ke erë të
keqe nga goja, të tjerët do të ikin nga ti dhe në këtë mënyrë, do të ndihesh i izoluar
dhe i lënë anash.
Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të dhëmbëve dhe mishit
të dhëmbëve, ju jo vetëm që do të keni një buzëqeshje të bukur, por edhe një shëndet
të përgjithshëm shumë më të mirë.Në fakt, trupi i shëndoshë dhe dhëmbët e shëndoshë
nuk shkojnë pa njëri-tjetrin.
Shëndeti oral në periudhën e fëmijërisë luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe ndikon
në shëndetin oral në faza të mëtejshme të jetës. Për këtë arsye problemet që mund të
shfaqen në këtë periudhë duhet të parandalohen dhe zgjidhen në mënyrë profesionale.
Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur…
24
LITERATURA
Libra
Christine N. Nathe dhe të tjerët, Shkenca e higjienes dentare, 2016.
Christine French Beatty & Amy Teague, Aksesorët për kujdesin personal
Christine N. Nathe, Pediatria.
Jani Thomai dhe të tjerët, Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.
Hrvoje Brkic me bashkëpunëtorë, Stomatologjia ligjore, Prishtinë, 2005.
Meg Horst Zayan, Pastat e dhëmbëve, shpëlarësit dhe çamçakëzat.
Sharon G. Peterson, Shtatzënia dhe fëmijëria.
Xhevdet Asllani, Buletini stomatologjik, vëllimi I, Tiranë, 1973.
Burime nga interneti
Manuel “PËR FËMIJË TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM DHE TË BUKUR”, Save the
Children, Tiranë, 2017
https://www.landlaeknir.is