universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i ... · tabela nr.33 paradigma e lakimve në...

136
Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE (për mbrojtjen e gradës “Doktor”) “ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE MORFOLOGJIKE TË SHQIPES” Doktorante: Udhëheqës shkencor: Msc. Gilberta Hadaj Akad. Ethem LIKAJ Tiranë, 2017

Upload: others

Post on 01-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

TEZË DOKTORATURE

(për mbrojtjen e gradës “Doktor”)

“ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE

MORFOLOGJIKE TË SHQIPES”

Doktorante: Udhëheqës shkencor:

Msc. Gilberta Hadaj Akad. Ethem LIKAJ

Tiranë, 2017

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

2

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

TEZË DOKTORATURE

(për mbrojtjen e gradës “Doktor”)

“Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes”

Udhëheqës shkencor: Akad. Ethem Likaj

Mbrohet, më ___.__. 2017 para jurisë:

1. _____________________________________________, kryetar

2. _____________________________________________, anëtar

3. _____________________________________________, anëtar

4. _____________________________________________, anëtar

5. _____________________________________________, anëtar

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

3

DEKLARATË

Nën përgjegjësinë time, deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar më parë. Punimi nuk

përmban material të shkruar nga ndonjë autor tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.

Nënshkrimi

Gilberta Hadaj

______________________

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

4

PËRMBAJTJA

LISTA E TABELAVE ............................................................................................................. 6

MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME ................................................................................... 9

ABSTRAKT ........................................................................................................................... 10

ABSTRACT ........................................................................................................................... 11

HYRJE - ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE MORFOLOGJIKE TË

SHQIPES ................................................................................................................................ 12

METODOLOGJIA E STUDIMIT ......................................................................................... 14

PJESA I MBIKARAKTERIZIMI ....................................................................................... 16

KREU I DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN EMËROR ................... 16

I.1 Mbikarakterizimi në sistemin rasor të emrave .............................................................. 16

I.1.1 Me reduktim të temës + mbaresë ............................................................................ 21

I.1.2 Me zgjerim të temës: zë ~ zëri ................................................................................ 23

I.1.3 Me lakim të dyfishtë ............................................................................................... 24

I.1.4 Lakimi i shquar si një mbikarakterizim paradigmatik ............................................ 28

II Mbikarakterizimi në shumësin e emrave ............................................................................ 30

II.1 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 32

II.2 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 34

II.3 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 36

II.4 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 37

II.5 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 38

II.6 Formimi i shumësit me ndërrime të tjera të zanoreve .................................................. 40

II.7 Formime shumësi me ndërrimet e zanoreve ose të grupeve të zanoreve me zero: ...... 42

II.8 Formime shumësi me ndërrime të bashkëtingëlloreve. ............................................... 44

II.9 Formimi i shumësit me: ............................................................................................... 47

II.10 Formimi i shumësit me: ............................................................................................. 49

KREU II – DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN MBIMËROR ............ 51

II.2 Mbikarakterizimi në kategorinë gramatikore të gjinisë ............................................... 53

II.3 Mbikarakterizimi në kategorinë gramatikore të numrit ............................................... 54

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

5

KREU III DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN PËREMËROR ....... 55

III.I Përemrat vetorë............................................................................................................ 55

III.2 Përemrat dëftorë.......................................................................................................... 57

III.3 Përemri lidhor i cili ..................................................................................................... 58

III.4 Përemri i pacaktuar të gjithë (i gjithë, e gjithë) .......................................................... 59

III.5 Përemrat pronorë ........................................................................................................ 60

KREU IV -DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN FOLJOR.................... 64

IV.3 Mënyra dëftore ........................................................................................................... 70

IV.4 Mënyra lidhore ........................................................................................................... 72

IV.5 Mënyra dëshirore ........................................................................................................ 73

IV.6 Mbikarakterizimi te foljet jam, kam dhe them............................................................ 79

PJESA II - HOMONIMIA GRAMATIKORE ...................................................................... 82

KREU V HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN EMËROR ........................... 82

V.1 Homonimia gramatikore në paradigmën rasore të emrave .......................................... 84

KREU VI HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN PËREMËROR .......... 95

VI.1 Homonima gramatikore në paradigmën e përemrave vetorë ..................................... 96

VI.2 Homonimia gramatikore në paradigmën e përemrave pronorë ................................ 101

KREU VII HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN FOLJOR ........................ 114

VII.1. Homonimia gramatikore në mënyrën dëftore të zgjedhimit vepror ....................... 115

PJESA III – TEMATIZIMI I FORMAVE GRAMATIKORE ............................................ 118

KREU VIII TEMATIZIMI I FORMAVE GRAMATIKORE .......................................... 118

VIII.1 Tematizime të formave gramatikore në sistemin emëror ...................................... 118

VIII.2. Tematizime të formave gramatikore në sistemin përemëror ................................ 121

VIII.3 Tematizimi i formave gramatikore në sistemin foljor ........................................... 123

PJESA IV PËRFUNDIME DHE BIBLIOGRAFIA ........................................................ 125

PËRFUNDIME .................................................................................................................... 125

Bibliografia ........................................................................................................................... 134

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

6

LISTA E TABELAVE

Tabela nr.1 Formime shumësi me ndërrimet a ~ e; a ~ e + ndërrime të tjera; a ~ e + ndërrime

të tjera + prapashtesën -ër; a ~ e + ndërrimi k : q + prapashtesa -e

Tabela nr.2 Formimi i shumësit me ndërrimin e ~ i + ndërrime bashkëtingëlloresh +

prapashetsa -e

Tabela nr.3 Formimi i shumësit me ndërrimin e ~ a; ndërrimin e ~ a + prapashtesën -ë

Tabela nr.4 Formimi i shumësit me ndërrimin ua ~ o + prapashtesën -nj; ua ~ o +

prapashtesën -je; ua ~ o + ndërrimin ll ~ j + prapashtesën -e;

Tabela nr.5 Formimi i shumësit me ndërrimin ye ~ e + ndërrimin ll ~ j; ye ~ e + ndërrimin ll

~ j + prapashtesën -e; ndërrimin ye ~ e + prapashtesën -rë

Tabela nr.6 Formimi i shumësit me ndërrime të tjera zanoresh a ~ ua, e ~ ye, o ~ ua, ua ~ a,

a ~ ë, ë ~ u.

Tabela nr.7 Formimi i shumësit me ndërrim të zanoreve ose të grupeve të zanoreve me zero:

ë ~ #; a ~ #; i ~ #; ër ~ #

Tabela nr.8 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve ll ~ j; all ~ j/enj/ej

Tabela nr.9 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve ll ~ j; ll ~ j + prapashtesa

-e

Tabela nr.10 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve k ~ q; k ~ q +

prapashtesa -e

Tabela nr.11 Formimi i shumësit me ndërrim të bashkëtingëlloreve n ~ nj

Tabela nr.12 Paradigma e lakimit e përemrit vetor unë (veta I, njëjës)

Tabela nr.13 Paradigma e lakimit e përemrit vetorë ti (veta II, njëjës)

Tabela nr.14 Paradigma e lakimit e përemrit vetor ne (veta I, shumës)

Tabela nr.15 Paradigma e lakimit e përemrit vetor ju (veta II, shumës)

Tabela nr.16 Paradigma e lakimit e përemrit lidhor i cili, e cila, numri njëjës.

Tabela nr.17 Paradigma e lakimit e përemrit lidhor i cili, e cila, numri shumës.

Tabela nr.18 Paradigma e lakimit e përemrit të gjithë.

Tabela nr.19 Foljet që pësojnë ndërrimin a ~ e dhe s ~ t

Tabela nr.20 Foljet që pësojnë ndërrimin a ~ o + mbaresa

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

7

Tabela nr.21 Foljet që pësojnë ndërrimin je ~ o + mbaresa a

Tabela nr.22 Foljet që pësojnë ndërrimin e ~ o + mbaresa a

Tabela nr.23 Foljet që pësojnë ndërrimin o : ua; ua : o

Tabela nr.24 Foljet që pësojnë ndërrimin e : ye

Tabela nr.25 Tabelë përmbledhëse me ndërrimet që pësojnë foljet gjatë zgjedhimit

Tabela nr.26 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e pashquar, numri njëjës

Tabela nr.27 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e shquar, numri njëjës

Tabela nr.28 Paradigma e lakimit të parë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Tabela nr.29 Paradigma e lakimit të dytë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Tabela nr.30 Paradigma e lakimit të tretë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Tabela nr.31 Paradigma e lakimit të katërt në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Tabela nr.32 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e pashquar, numri shumës

Tabela nr.33 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e shquar, numri shumës

Tabela nr.34 Praradigma e lakimit të parë në sistemin emëor, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Tabela nr.35 Praradigma e lakimit të dytë në sistemin emëor, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Tabela nr.36 Praradigma e lakimit të tretë në sistemin emëor, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Tabela nr.37 Tabela përmbledhëse e paradigmave të lakimit në sistemin emëror

Tabela nr.38 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së parë njëjës (unë)

Tabela nr.39 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së dytë njëjës (ti)

Tabela nr.40 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së parë dhe të dytë shumës (ne, ju)

Tabela nr.41 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së parë dhe të dytë shumës (unë, ti,

ne, ju)

Tabela nr.42 Paradigma e lakimit e përemrave vetor të vetës së tretë njëjës (ai, ajo)

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

8

Tabela nr.43 Paradigma e lakimit e përemrave vetor të vetës së tretë shumës (ata, ato)

Tabela nr.44 Tabela përmbledhëse e paradigmës së lakimit të përemrave vetorë.

Tabela nr.45 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (im, im-e, e mi-a)

Tabela nr.46 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (ynë, jonë, tanë, tona)

Tabela nr.47 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (yt, jote, e tu, e tua)

Tabela nr.48 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (juaj (m), juaj (f), tuaj, tuaja)

Tabela nr.49 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i tij, e tij, (njëjës dhe shumës))

Tabela nr.50 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i tij, e saj, (njëjës dhe shumës)

Tabela nr.51 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i tyre, e tyre, (njëjës dhe shumës)

Tabela nr.52 Tabela përmbledhëse e paradigmës së lakimit të përemrave pronorë.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

9

MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME

Arritja në përfundimin dhe finalizimin e këtij punimi nuk ishte meritë e njëanshme. Kjo meritë

së pari i takon Prof. Dr. Ethem Likaj, i cili me sugjerimet dhe konsulencat e vazhdueshme

ka qenë gjithmonë i gatshëm, i pakursyer në kohën e tij për realizimin dhe plotësimin me

sukses të këtij punimi. Kanë qenë udhëzimet e herë pas hershme të tij, kritikat dhe sugjerimet,

por së pari kujdesi i vazhdueshëm për të realizuar me kohë dhe saktësisht punimin e për ta

sjellë në gjendjen e tanishme. Gjithashtu shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të sinqertë

për gjithë stafin akademik të Departamentit të Gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe

Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës, sepse për punën tonë ndihma e anëtarëve të tij ka

qenë e kurdohershme, e drejtpërdrejt dhe e pakursyeshme.

Një falenderim i veçantë shkon për familjen time dhe në veçanti për dy vajzat e mija, kjo për

durimin që kanë treguar ndaj mungesave të herë pas hershme nga ana ime.

Ju faleminderit!

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

10

ABSTRAKT

Ndikimi i paradigmave karakterizohet nga veçori e prirje të cilat ndjekin përgjithësisht rrugët

tradicionale, por në mjaft raste vërehen edhe lëvizje ndërtimore të reja, madje edhe të

përkundërta.

Synimi i punimit është njohja dhe analiza e disa ndërtimeve kryesisht me drejtime zhvillime

të kundërta. Nga struktura e përgjithshme paradigmatike e sistemit morfologjik të shqipes

kemi marrë si objekt të studimit:

1. Dukuritë mbikarakterizuese të sistemit paradigmatik të shqipes. Synimi ka qenë jo vetëm

njohja thuajse tërësore e tyre, por, në radhë të parë, shpjegimi i tyre; arsyet e zhvillimeve të

këtij lloji.

2. Dukuritë e homonimisë gramatikore me synimin që të përcaktohen lidhjet dhe raportet sasiore

midis tërësisë së kuptimeve gramatikore dhe formave gramatikore në krejt paradigmën

morfologjike të shqipes, por edhe brenda një paradigme.

3. Dukuritë e tematizimit të formave gramatikore. Vështrimi i kësaj dukurie, që si tematikë

trajtohet për herë të parë, por është bërë me rezervë, sepse edhe evidentimi i tyre është i

vështirë. Për t’i njohur tërësisht ato, duhen njohuri të gjera, veç morfologjisë historike, edhe

njohuri të veçanta etimologjike. Tematizimi i formave gramatikore është trajtuar në dy rrafshe:

brenda një paradigme dhe jashtë saj deri në përgjithësimin e një forme si trajtë e përfaqësimit

fonologjik të fjalës përkatëse.

Mbështetur në këto tri veçori të paradigmës së fjalës shqipe do të bëjmë ndonjë përqasje për

të përcaktuar edhe prirjet e secilës karakteristikë më vete dhe në raport me njëra-tjetrën.

Studimi pretendon të japë një ndihmesë, qoftë edhe fillestare, në studimet mbi strukturën

morfologjike të shqipes dhe prirjet e mëtejshme të saj. Mund të shërbejë gjithashtu edhe si

bazë për studime më të gjera e më të thelluara në të ardhmen.

Fjalët kyçe: strukturë sintetike, strukturë analitike, sistem paradigmatik, hiperkarakterizim,

homonimi gramatikore, tematizim gramatikor.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

11

ABSTRACT

The influence of paradigms is characterized by features and tendencies that generally follow

the traditional ways, but in many occasions, new and even controversial construction

movements have been noticed.

The purpose of this paper is to recognize and analyze some of such constructions with mainly

opposite directions and developments. Out of the general paradigmatic structure of the

Albanian morphological system, we have taken as the object of this study:

1. The over-characterizing phenomena of the Albanian language paradigmatic system. The intent

here was not only their almost complete recognition, but, first of all, their explication; and

further, the reasons for developments of such type.

2. Phenomena of grammatical homonymy aimed at determining the links and quantitative

relations between the entirety of both grammatical meaning and forms in the whole Albanian

language morphological paradigm, but also within a certain paradigm.

3. Phenomena of thematization grammatical forms. Insight on this phenomenon has been first

treated as a topic, and yet with reserve, because their identification is difficult. To be fully

familiar with them, it is necessary to obtain extensive knowledge, namely, apart from historical

morphology even special etymological knowledge as well. Thematization of grammatical

forms has been dealt with at two levels: within a paradigm and outside it to the generalization

of a form as a figure of phonological representation of the relevant word.

Based on these three features of the Albanian speech paradigm, we will make any approach to

determine the trends of each characteristic separately and in relation to each other. This study

seeks to provide a contribution, be it rudimentary, in the studies of the morphological structure

of the Albanian language and its further inclinations. It can also serve as a basis for wider and

deeper studies in the future.

Key words: synthetic structure, analytical structure, paradigmatic system,

hypercharacterization, grammatical homonymy, grammatical thematic.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

12

HYRJE - ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE

MORFOLOGJIKE TË SHQIPES

Sistemi paradigmatik i gjuhës shqipe ka pësuar lëvizje të vazhdueshme, duke kaluar

nga tipi i njësuar sintetik në tipa të përzier, sintetiko-analitik ose analitiko-sintetik, kushtëzuar

edhe nga struktura morfologjike e formave përfaqësuese të çdo kategorie leksiko-gramatikore.

Strukturat e formave përfaqësuese të fjalëve, analitike ose sintetike, krahas zhvillimit paralel

të paradigmave përkatëse, në rrjedhë të kohës, kanë pasur edhe zhvillime të veçanta.

Zhvillimet e veçanta paradigmatike janë kushtëzuar, në radhë të parë, nga vendi i mjeteve

gramatikore të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe përgjithësisht ka zhvilluar mjetet gramatikore të

pasvendosura, duke ndjekur kështu rrugën e zakonshme të gjuhëve indoevropiane. Por në

periudha të zhvillimit vetiak ka përftuar dhe zgjeruar mjaft edhe mjete gramatikore të

paravendosura. Tipi paradigmatik me mjetet gramatikore të paravendosura është ruajtur si tip

analitik, kurse tipi i paradigmave me mjete gramatikore të pasvendosura, pavarësisht nga

rrethanat sintaksore të formimit të tyre, ka kaluar gjithmonë në sintetizëm. “Ky fakt gjuhësor

vërteton edhe dy sintaksa të veçanta të togfjalëshave përkatës dygjymtyrësh, të cilët, në kohë

të ndryshme, u gramatikalizuan në mënyra të ndryshme. Në periudhat më të hershme në

togfjalëshat dygjymtyrësh, që u gramatikalizuan në shkallë analitike e mandej në shkallë

sintetike, gjymtyra e parë ka pasur peshën më të madhe kuptimore se e dyta, kurse në periudha

më të vonshme, me ndonjë përjashtim, renditja ka qenë e kundërt.” 1(E.LIkaj, 1997, fq. 161)

Mjetet gramatikore ndihmëse të pasvendosura, edhe kur e kanë burimin nga fjalë të

plota, janë pasngjitur. Ky fakt gjuhësor mund të ndiqet edhe nga zhvillime gjuhësore të

dokumentuara, duke vazhduar kështu gjendjen tipike strukturore të fjalëfomës së gjuhës

shqipe. Pasngjitja e mjeteve gramatikore në gjuhën shqipe tregon një prirje të hershme të

lidhjeve gramatikore.

Sistemi paradigmatik morfologjik i shqipes është kushtëzuar nga struktura

morfologjike e formës përfaqësuese të fjalës. Format përfaqësuese me strukturë morfologjike

analitike kanë pasur një zhvillim paradigmatik të vaçantë.

Format përfaqësuese analitike, përgjithësisht, kanë zhvilluar edhe një paradigmë të

dyfishtë, me eptim në fillim dhe në fund të fjalës, me prirje drejt një thjeshtimi të

vazhdueshëm, me përfundime herë-herë tepër largvajtëse. Ky thjeshtim ka qenë i përligjur në

vështrimin morfologjik, sepse shprehja e kuptimeve gramatikore përmes mbikarakterizimeve

formale vetëm sa do ta rëndonte pa nevojë eptimin.

Zhvillimet paradigmatike të formave përfaqësuese sintetike të fjalëve kanë qenë të

tjetër lloji. Struktura paradigmatike te këto fjalë, krahas ndryshimeve që vërtetohen në mjetet

1 E. Likaj, Format analitike në gjuhën shqipe, 1997, fq. 161

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

13

gramtikore të pasvendosura, shpesh ndodhin edhe lëvizje të brendshme, ndryshime në

përbërjen e formës përfaqësuese, here si ndryshime shtesë, herë si ndryshime në vetvete.

Ndryshime morfologjike të veçanta te këto forma përfaqësuese sintetike vërehen edhe gjatë

ndërtimit të formave gramatikore analitike përkatëse.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

14

METODOLOGJIA E STUDIMIT

Studimi “Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes” është rezultat i një

pune hulumtuese disavjeçare. Hulumtimet kryesisht mbështetn në literaturën e vjetër dhe të re

që i është kushtuar kryesisht gramatikës së gjuhës shqipe.

Për realizimin e këtij punimi, në përpjekje për të trajtuar dhe analizuar sa më mirë dukurinë e

mbikarakterizimit, homonimisë gramatikore si dhe tematizimit të formave gramatikore jemi

mbështetur në disa metoda. Metodat e përdorura në këtë punim janë si më poshtë:

Metoda e hulumtimit dhe e gumbullimit të literaturës së përshtatshme që lidhet me

dukuritë e sipërpërmendura. Kjo metodë na ndihmon të marrim njohuri të plota shkencore

rreth çështjeve në fjalë. Materiali faktik gjuhësor, në radhë të parë, është mbledhur nga:

Fjalori i gjuhës shqipe (2006), Gramatika e gjuhës shqipe I (2002), Gjuha letrare shqipe për

të gjithë (1976) dhe Morfologji e eptimit të gjuhës së sotme shqipe (1989).

Metoda statistikore dhe krahasuese e cila na lejon të mbledhim të dhëna faktike, ti

organizojmë mirë ato dhe më pas të bëjmë krahasim për të arritur në analizë, në studim dhe së

fundi, në përfundime konkrete. Vlen të theksohet se si burim për realizimin e metodës

statistikore na ka shërbyer Fajlori i gjuhës shqipe (2006), nga i cili kemi vjelë të gjithë sistemin

emëror, mbiemëror, përemëror dhe foljor, në të cilin kemi shfaqje që kanë të bëjnë me çështjet

e trajtuara në këtë studim. Çdo çështje apo gjykim mbi teoritë e caktuara ilustrohet me shembuj

të nxjerrë nga fjalori.

Metoda analitike, e cila na ndihmon që nëpërmjet analizave të hollësishme të

paraqesim hap pas hapi të gjitha dukuritë që shoqërojnë çështjet në fjalë.

Pra mund t’i mëshojmë një rëndësi të madhe faktit që këto metoda, të ndërthurura së

bashku, na japin një pasqyrë të gjerë të çështjes së marrë në studim.

Pra gërshetitmi i këtyre metodave me njëra-tjetrën si edhe hulumtimi mbi literaturën gjegjëse

ka bërë që punimi të jetë sa më i plotë, i saktë dhe koherent, në të dhënat dhe analizat që ai

përcjell.

Disa nga aspektet metodologjike të këtij studimi janë:

a) Vëzhgimi dhe hulumtimi. Në këtë studim është hulumtuar në një literaturë të hershme si edhe

të kohëve të fundit në fushën e studimeve të gramatikës së gjuhës shqipe.

b) Kërkimi dhe skedimi. Vjelja e literaturës dhe skedimi i saj na ka shërbyer për të mbështetur

fakte e të dhëna të ndryshme, në analizën dhe statistikën dhe sigurisht në nxjerrjen e

përfundimeve.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

15

c) Analizimi i të dhënave. Pas çdo të dhëne apo fakti është gjithmonë një analizë e plotë, e

detajuar e cila mbështet studime të mirëfillta gjuhësore.

d) Referencat. Në punim pasqyrohen të gjitha referimet e burimeve, por sigurisht edhe

shpjegime e thellime të mëtejshme në lidhje me çështjen për të cilën ato janë përdorur.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

16

PJESA I MBIKARAKTERIZIMI

KREU I DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN EMËROR

I.1 Mbikarakterizimi në sistemin rasor të emrave

Në paradigmën e mirëfilltë rasore të emrave, mbikarakterizimi është i kufizuar. Por për

shqipen e cila karakterizohet nga eptimi, shfaqja e parafjalëve përfaqëson një shprehje të

dyfishtë lidhjeje. Në sistemin rasor të shqipes janë përzier të dy llojet e lidhjeve edhe lidhjet e

mirëfillta gramatikore të sendërtuara me mbaresa a morfema të tjera gramatikore, edhe lidhjet

gramatikore, të sendërtuara me anë parafjalësh. Janë zhvillime të cilat në çdo gjuhë pra edhe

në gjuhën shqipe, kanë vepruar në drejtime të kundërta: shtimi i lidhjeve parafjalore ka

pakësuar lidhjet gramatikore. Megjithatë kufizimi i eptimit të mirëfilltë rasor në të gjitha

njësitë gjuhësore, që paraprihet nga parafjalët dhe që duhej të zhvillohej paralel me të, nuk

është shumë largvajtës. Edhe faktori sintaksor i renditjes së gjymtyrëve është thuajse i

padukshëm. Kështu, në një vështrim të përgjithshëm, sistemi rasor i shqipes dallohet për

kufizim mjetesh gramatikore sesa për mbikaraterizimin. Edhe mjetet e mirëfillta gramatikore,

që sendërtojnë kuptimet rasore brenda një paradigme në çdo tip lakimi, ose janë reduktuar

tërësisht, ose janë kufizuar tejskajshëm. Në lëvizjet formale të sistemit rasor emëror të shqipes,

rol me shumë peshë ka luajtur përfitimi i kuptimit dhe i formës gramatikore të shquarsisë.

Mjetet gramatikore të shquarsisë kanë pasuar format pararendëse rasore herë të plota, herë të

reduktuara, herë të mënjanuara. Kjo duket më qartë te gjuhët që, për shprehjen e shquarsisë,

ruajnë forma analitike. Në gjuhën shqipe, për shkak të pasngjitjes së nyjave shquese,

zhvillimet formale të tyre (të nyjave) kanë ndodhur gjithmonë në bashkëvajtje me emrat.

Prandaj ka rëndësi të madhe edhe gjendja e sistemit paradigmatik rasor (në të pashquarën), që

gjeti sistemi paradigmatik nyjor, dhe zhvillimi i përbashkët i tyre, kur u kalua nga gjendja

analitike në gjendjen sintetike, d.m.th kur nyjat iu prapangjitën emrave.

Në gjendjen e sotme sistemi rasor në të pashquarën është mjaft i varfër. Në tërë paradigmën e

numrit njëjës dalin vetëm tri mjete rasore: i (i një lis-i ~ një lis-i ~ një lis-i), -u (i një fik-u ~

një fik-u, një fik-u …) dhe -e (i një vajze-e ~ një vajz-e). Por dihet që -i (i një lis-i) dhe -u (i

një fik-u) janë alomorfe. Historikisht e së njëjtës dukuri është edhe mbaresa rasore e gjinisë

femërore -e (i një vajz-e).

Dhe po të kemi parasysh që mbaresat rasore të indoevropianishtes kanë pasur të njëjtin burim,

sepse kryenin edhe të njëjtin funksion, atëherë të gjitha mbaresat rasore të sistemit të

dokumentuar të shqipes përbëjnë një sistem alomorfesh. Kështu që sistemi rasor i shqipes me

katër lakime është pasojë e alomorfisë, e cila shtrihet edhe në lakimin e shquar.

Dukuria e alomorfisë është shtrirë relativisht gjerë në sistemin morfologjik të gjuhës shqipe.

Ajo nuk ka prekur vetëm morfemat ndajshtesore eptimore, por edhe vetë temën e fjalës,

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

17

sidomos në sistemin foljor. Në sistemin emëror alomorfia shfaqet edhe në sisteme të ndryshme

lakimore, edhe brenda një sistemi. Shfaqet e ndryshme të saj, kanë sjellë edhe pasoja të

ndryshme. Te kategori të ndryshme fjalësh, ato kanë dalluar lakimet (lakimin e dytë nga i pari).

Kurse brenda një lakimi kanë shprehur vetëm të njëjtat kuptime gramatikore.

Në sistemin emëror alomorfia shfaqet:

- Në njëjësin e pashquar:

Rasa Mashkullore Femërore

Gjinore i lis-i i fik-u i, e fush-e lule-je

Dhanore lis-i fik-u fush-e lule-je

Rrjedhore lis-i fik-u fush-e lule-je

- Në njëjësin e shquar:

Rasa Mashkullore Femërore

Emërore lis-i fik-u fush-a kala-ja vegl -a

Gjinore I lis-it i fik-ut i fushë-s kala-së vegl-ës

Dhanore lis-it fik-ut fushë-s kala-së vegl-ës

Rrjedhore lis-it fik-ut fushë-s kala-së vegl-ës

Kallëzore lis-in fik-un fushë-n kala-në vegl-ën

- Në gjininë asnjanësë:

Rasa Asnjanëse

Emërore të ecur-it të ftohtë-t të kuq-të

- Në shumësin e pashquar:

Rasa mashkullore

Rrjedhore djem -sh nxënës-ish

Në shumësin e shquar:

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

18

Rasa Mashkullore Femërore

Emërore lisa-t djem-të fusha-t kala-të

Kallëzore lisa-t djem-të fusha-t kala-të

Në qoftë se numri i formave rasore është reduktuar mjaft ose është mënjanuar tërësisht, si tek

emrat e shquar të lakimit të katërt, pikërisht te ky sistem vërehet një seri alomorfesh thuajse

në të gjitha tipat e lakimit binar. Kështu, sipas një vështrimi të shpejtë të gjithë paradigmës

emërore, del se:

1. Në lakimin e tretë njëjës të shquar në rasën gjinore-dhanore-rrjedhore në këto trajta: -s, -së

dhe -ës (krah. fushë-s, liri-së dhe vegl-ës);

2. Në numrin shumës të shquar në emërore dhe kallëzore: -t, -të dhe -it (krah. mure-t, miq-të dhe

nxënës-it).

b. Alomorfe dymorfe brenda paradigmës së të njëjtit lakim ose të lakimeve të ndryshme:

1. Në kallëzoren e shquar të gjinisë mashkullore njëjës në lakimin e parë: -in dhe -në (lis-in,

vëlla-në);

2. Në njëjësin e shquar të gjinisë femërore në rasën kallëzore: -n dhe -në (vajzë-n dhe liri-në);

3. Në njëjësin e shquar të gjinisë asnjanëse në emërore dhe kallëzore: -t dhe -it (të ftohtë-t dhe të

folur-it);

4. Në rasën gjinore-dhanore-rrjedhore të pashquar dhe në emëroren e shquar të emrave të gjinisë

femërore: -e dhe -je/-a dhe -ja (përk. fush-e dhe lule-je; fush-a dhe lul-ja)

5. Në rasën gjinore-dhanore-rrjedhore të lakimit të parë dhe të dytë në njëjësin e pashquar: -i dhe

-u ((i) lis-i dhe (i) mik-u); i njëjti alomorf, por në emëroren e shquar njëjës (lis-i dhe mik-u);

6. Në rrjedhoren shumës të pashquar: -sh dhe -ish (djem-sh dhe nxënës-ish).

Alomorfet, që dalin në shqipen e sotme, janë krijuar brenda shqipes në rrafshin e morfologjisë

eptimore e zhvillimeve fonologjike të natyrave të ndryshme. Ato, përgjithësisht, janë trajta

burimore të ruajtura më mirë, trajta të reduktuara ose trajta të zgjeruara, por ndodh që alomorfi

të ndryshojë tërësisht fonologjikisht i kushtëzuar nga natyra e fonemës, me të cilën ai

bashkëndeshet. Kështu në tipin e parë të alomorfeve dallohen:

a. Morfe që ruajnë pak a shumë trajtën e parë burimore, ku përfshihet morfi:

1. -në (përk. vëlla-në, liri-në) i kallëzores së shquar njëjës të emarve të gjinisë mashkullore dhe

femërore;

2. -së i gjinore-dhanore-rrjedhores së shquar të numrit njëjës të gjinisë femërore (i liri-së ~ liri-

së ~ liri-së);

3. -të i emërores dhe kallëzores shumës të gjinisë femërore dhe mashkullore të disa emrave (miq-

të, kala-të).

b. Morfet e reduktuara, ku mund të përmendet, p.sh. -s-ja e disa emrave femërorë në njëjësin e

trajtës së shquar në gjinore-dhanore-rrjedhore (i lule-s ~ lule-s ~ lule-s).

c. Morfe të zgjeruara, që dalin:

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

19

1. Në kallëzoren e shquar njëjës të gjinisë mashkullore, në emëroren dhe kallëzoren e shquar të

emrave asnjanës, në emëroren dhe kallëzoren e shquar të disa emrave mashkullorë, si dhe në

rrjedhoren e pashquar shumës të disa emrave (përk. lis-in, mik-un, të folur-it, nxënës-it, peshq-

it);

2. Në rasën gjinore – dhanore- rrjedhore të pashquar njëjës si dhe emëroren e shquar të emrave

të tipit lule (përk. i lule-je ~ lule-je ~ lule-je, lul-ja).

3. Në rasën gjinore – dhanore- rrjedhore të emrave femërore të tipit vegël (vegl-ës)

Në tipin e dytë përfshihet morfi-u, që del në emëroren e shquar njëjës dhe në gjinore-dhanore-

rrjedhoren e pashquar të numrit njëjës të emrave mashkullorë, që mbarojnë me grykore ose

zanore të theksuar (mik-u, ari-u etj.).

Shkaktar dhe vendimtar në të gjitha dukuritë e sipërmenduara kanë qenë faktorët fonologjikë,

të cilët kanë vepruar në kushtet e bashkëndeshjes së mbaresave rasore me fundoret e temave

të emrave. Këta faktorë i kanë trazuar dhe po i trazojnë vazhdimisht fundoret e fjalëformave,

duke i bërë ato më të paqendrueshme.

Fakti gjuhësor që format rasore të emrit janë reduktuar, sidomos në shumësin e shquar dhe në

njëjësin e pashquar, ndërsa morfet e së njëjtës morfemë janë shtuar, të shpie në përfundimin

se në strukturën paradigmatike emërore faktorët fonologjikë po marrin përparësi në krahasim

me faktorët morfologjikë. Janë pikërisht faktorët fonologjikë që në rrjedhë të kohës kanë

vepruar kaq fuqishëm, saqë kanë ndryshuar edhe tipin e lakimit. Lëvizshmëria e strukturave

paradigmatike dhe përgjithësimi i tyre i largon ato nga lidhja me një kuptim gramatikor rasor

të qëndrueshëm. Dhe në këto raste vepron parimi i përgjithshëm gjuhësor se: “Në qoftë se

gjuha nuk ka nevojë për një formë të caktuar gjuhësore, ajo e braktis atë, ose i ndryshon asaj

vlerën”. Për gjuhën shqipe nuk ka nevojë të theksohet se, në qoftë se nuk do të ishin përftuan

nyjat shquese, të cilat jo vetëm zgjeruan strukturën ekzistuese të paradigmës, por në mjaft raste

u bënë shkak për zhvillime të tjera të njohura fonologjike, paradigma rasore emërore e saj do

të ishte më e thjeshtë nga ç’është sot.

Ndryshimet fonologjiko-analogjike, të cilat përgjithësisht kanë njësuar forma rasore brenda

një serie paradigmatike, tërthorë tregojnë se lidhjet sintaksore të emrit nuk po i nënshtrohen

formës, por më shumë po bëhen barrë e reksionit foljor. Shembulli i procesit të njësimit të

përfunduar plotësisht shihet te asnjanësit të ecurit, të shkruarit etj. Pyetjes nëse një kuptim

rasor i qartë dhe i dallueshëm kushtëzon- detyrimisht dhe gjithmonë – edhe një formë të

caktuar rasore, vështirë t’i përgjigjesh me bindje të plotë. Historikisht dihet se kuptime të qarta

të rasave të caktuara kanë gjetur shprehje te forma të tjera rasore, megjithëse ato kanë qenë

larg njëra-tjetrës.

Nga ana tjetër, për shkak të përfitimit të lakimit të shquar, mbaresat rasore të sistemit emëror

u zhvilluan edhe në vetvete, si mbaresa të së pashquarës, edhe në bashkëndeshje me nyjat

shquese, të cilat iu prapangjitën formave rasore paraprirëse.

Veç prirjes së përgjithshme të të gjitha gjuhëve indeoevropiane drejt reduktimit të sistemit

rasor, do theksuar se në gjuhën shqipe, së paku në dukje, në lakimin e pashquar, nuk është

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

20

vetëm emërorja dhe kallëzorja e numrit njëjës që janë bazuar; në të vërtetë, njësimi i mjeteve

ka kapur edhe rasat e tjera: gjinoren, dhanoren dhe rrjedhoren e të gjitha lakimeve. Edhe po ta

pranojmë si të vërtetë që mjeti i vetëm i rasës dhanore është i trashëguar nga një dhanore apo

vendore indoevropiane, para shtrirjes së këtij mjeti edhe në rasën gjinore apo rrjedhore, këto

rasa, për një periudhë sado të shkurtër, do të kenë dalë pa mbaresë. E në këtë rast shtrohet

pyetja: Në qoftë se rasat përkatëse e kanë humbur mbaresën e dikurshme, përse lind nevoja që

të përvetësonin një mbaresë tjetër të një rase, që ndryshonte mjaft prej tyre edhe kuptimisht,

edhe nga ana sintaksore, duke e shtuar barazinë formale me një rrugë të kundërt nga zhvillimet

e zakonshme, jo me reduktimin e formave rasore, por me zgjerimin e tyre me mbaresën e

dhanores -i dhe duke kaluar kështu nga një barazi formale dyshe në një barazi formale treshe:

dhanore = gjinore = rrjedhore. Njësimet formale rasore e kanë shoqëruar prej kohësh sistemin

morfologjik të gjuhës shqipe, pa u kushtëzuar thuajse asfare nga kuptimet rasore përkatëse.

Janë njësuar formalisht madje edhe rasa që kuptimisht janë dalluar dhe dallohen qartë nga

njëra – tjetra. Sot dalin njëlloj, por pa mbaresë, emërorja dhe kallëzorja për të gjitha lakimet;

por në sistemin përemëror ky njësim ka përfshirë dhanoren dhe kallëzoren (krah. format rasore

të theksuara dhe të patheksuara të përemrave vetorë në dhanore – kallëzore: mua/më ~ ty/të).

Këto lëvizje strukturore në sistemin morfologjik të gjuhës shqipe kanë përfshirë jo vetëm

sistemet më të vjetra, por edhe ato më të rejat, në të dy lakimet.

Zhvillimet e formave rasore të emrave nuk kushtëzohen vetëm nga lëvizjet e brendshme të

fjalëformës, që kanë të bëjnë, siç e kemi theksuar, me natyrën e theksit, me pozicionin e

mbaresave brenda fjalëformës dhe me natyrën fonetike të bashkëndeshjeve. Një rol me rëndësi

ka luajtur dhe luan edhe reksioni i foljeve; folje të caktuara karakterizohen edhe nga aftësia

përcaktuese rasore. Ky kushtëzim mund të vihet re veçanërisht te rasa kallëzore dhe dhanore,

formësimi i të cilave varet nga natyra foljore. Ndikimi i kësaj vetie foljore te përemrat vetorë,

siç dihet, ka qënë mjaft largvajtës. Për gjuhën shqipe rol vendimtar në zhvillimet rasore ka

luajtur përftimi i lakimit binar: lakim i pashquar ~ lakim i shquar. Prapavendosja e nyjës sipas

trajtave rasore përkatëse, krijoi një gjendje të re në fundoret e emrave. Prandaj, për të shpjeguar

gjendjen e sistemit razor të sotëm të emrave, duhet vërejtur kronologjikisht dhe krahasimisht

edhe gjendja e sistemit razor të lakimit të pashquar, edhe gjendja e sistemit të ri paradigmatik

të përftuar nga mjeti i ri gramatikor, nga nyja shquese, e cila, për shkak të natyrës formale

burimore del me trajta të ndryshme.

Nga ana tjetër, në krijimin e strukturave të reja formëformuese ndodhin më tej ndryshime në

përputhje me nevojat gjuhësore. Një mjet gramatikor që në një strukturë të caktuar

morfologjike luan rol me rëndësi, në një strukturë tjetër morfologjike mund të zhvleftësohet,

në qoftë se në formën pasuese mjete të reja e ruajnë rol të mjaftueshëm morfologjik. Këto

mjete të reja, fillimisht të njëvlefshme, me kohë marrin përsipër edhe shprehjen e kuptimeve

të tjera gramatikore. Një lëvizje e tillë kuptimore vërehet në mënyrë të dukshme edhe brenda

paradigmës së plotë rasore të emrave. Kështu, brenda lakimit të shquar mjetet gramatikore të

së pashquarës nuk vazhdojnë të kryjenë funksionet morfologjike të mëparshme, prandaj edhe

shtrihen në gjithë paradigmën duke u ndier më shumë si pjesë të përfaqësimit fonologjik të një

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

21

teme të re, e cila mund të shërbejë edhe si model e të ndihet si bazë për ndërtimin e formave

të tjera gramatikore. Ndodhin pak a shumë dukuri të ngjashme me formimet e ngushta

dialektore të emrave dikur asnjanës si, p.sh. ujë ~ ujë-t ~ ujt-i.

Lëvizjet e mëtejshme në sistemin rasor emëror vërehen edhe në lakimin e shquar, edhe në

lakimin e pashquar. Por ndryshimet në lakimin e shquar janë më të gjera, sepse në këtë lakim

struktura e fjalëformës ndryshon; ajo bëhet më e ndërlikuar; në përbërjen e saj përfshihen edhe

mjete të tjera gramatikore që shprehin kuptimin gramatikor të shquarsisë. Në këto kushte të

reja strukturore, edhe ndikimet ndërfonologjike e morfologjike shtohen. Ndonjëherë ato janë

kaq largvajtëse, sa ndryshojnë edhe strukturën morfologjike të përfaqësimit morfologjik të

vetë temës së emrit, duke shkaktuar në shumicën e rasteve dukurinë e mbikarakterizimit

morfologjik të fjalëformës. Sepse ndryshimet në strukturën e temës, pavarësisht nga arsyet

historiko-bashkëkohore qofshin, duke u bashkuar me morfemën shtesore (mbaresa a

prapashtesë), në fjalëformë del si një morfemë e dytë gramatikore.

Ndryshimet e temës, që mund të jenë pasojë e zhvillimeve historike ose të sotme, janë të

llojeve të ndryshme. Ato mund të paraqiten si ndryshime zanoresh e bashkëtingëlloresh –

brenda ose në fund të temës, si zgjerim ose edhe si reduktim i saj. Sidoqoftë kjo formë e re

(tema e ndryshuar e çdo lloji) brenda paradigmës përkatëse shfaqet si një alomorf, prandaj

gjatë studimit tonë do ta konceptojmë si përbërës të mbikarakterizimit.

Në sistemin rasor emëror dallojmë këto lloje mbikarakterizimesh:

I.1.1 Me reduktim të temës + mbaresë

a. Mbledhje të grupit zanor + mbaresë

Grupi i emrave të këtij lloji është relativisht i gjerë. Këtu përfshihen emra që mbarojnë me

togun zanor -ua; si:

Tabela nr.17 Emra të cilët në rasën gjinore-dhanore-kallëzore e mbledhin ua ~ o + i

Nr. Ndërrimi Emërore- Kallëzore Gjinore- Dhanore - Kallëzore Gjithsej

1

ua ~ o

(një) bardhua (një) bardhoi

26 2 (një) carrua (një) carroi

3 (një) cikofua (një) cikofoi

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

22

4 (një) cirlua (një) cirloi

5 (një) çapua (një) çapoi

6 (një) dragua (një) dragoi

7 (një) fajkua (një) fajkoi

8 (një) ftua (një) ftoi

9 (një) katua (një) katoi

10 (një) langua (një) langoi

11 (një) larua (një) laroi

12 (një) lëkua (një) lëkoi

13 (një) pallua (një) palloi

14 (një) potkua (një) potkoi

15 (një) radhua (një) radhoi

16 (një) skallua (një) skalloi

17 (një) thua (një) thoi

18 (një) vallkua (një) vallkoi

19 (një) vardua (një) vardoi

20 (një) vargua (një) vargoi

21 (një) virua (një) viroi

22 (një) zabua (një) zaboi

23 (një) zgjua (një) zgjoi

24 (një) krua (një) kroi

25 (një) fashuall (një) fasholli

26 (një) gërruall (një) gërrolli

Dihet që këta emra dikur mbaronin me rrokje fundore -o-, të mbrojtur nga një bashkëtingëllore

dhe u zbërthye në -ua- në kushte të tjera fonetike. Kështu rishfaqja e saj (e -o- së) në rasën

gjinore, dhanore dhe rrjedhore të trajtës së pashquar dhe në të gjitha trajtat e së shquarës, si

dhe në të gjithë format e shumësit është një lëvizje ciklike; një kthim në gjendjen e parë,

shkaktuar nga rikthimi në kushtet e mëparshme fonetike.

Mbikarakterizimi shfaqet përmes morfit me përbërsin -o-: kro- ~ krua dhe mbaresave që e

pasojnë atë në trajtën e shquar dhe të pashquar:

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

23

krua

Gj. Dh. Rr. kro-i

krua

E. kro - i

Gj. Dh. Rr. kro - it

Kall. kro - in

E. bardhua

Gj. Dh. Rr. bardho – i

E. bardho - i

Gj. Dh. Rr. bardho - it

Kall. bardho - in etj.

b. Rënia e zanore së patheksuar e temës + mbaresë

- Zanore fundore:

burrë burrë vajzë vajzë lule

burr - i burr - i vajz - e vajz – a lul – ja

burr – it

burr – in

- Zanore e rrokjes fundore:

libër

libr – i

libër

E. libr – i

Gj.Dh.Rr. libr –

it

Kall. libr – in

vegël

vegl – e

vegël

vegl – a

vegl – ës

vegl - ël

I.1.2 Me zgjerim të temës: zë ~ zëri

Edhe në këtë rast, si edhe në rastin e emrave në -ua, kemi një rikthim tek tema e parë, një

rikthim i shkaktuar nga krijimi, përmes prapavendosjes së mbaresave, tek kushtet e

mëparshme fonetike.

Zë Zëri – i

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

24

Zër-i

Zër-it

Zër-in

Gju

Gjur-i

Gju

Gjur-i

Gjur-it

Gjur-in etj

I.1.3 Me lakim të dyfishtë

Tipi më i veçantë i mbikarakterizimit rasor shfaqet tek emrat me temë analitike. Këto emra

dalin me temë të paranyjëzuar dhe janë tri llojesh:

a. Emrat e ditëve të javës: e hënë, e martë etj.

b. Mbiemra të nyjshëm të emërzuar: i miri, e mira etj.

c. Emra farefisnie: i biri, i ati etj.

- Emrat e ditëve të javës

Emrat e ditëve të javës, siç dihet, rrjedhin nga emërzimi i një forme gramatikore; ato

përfaqësohen tani si emra që kanë dalë nga tematizimi i një gjinoreje, i shkëputur nga një

sintagmë nominale përmes mënjanimit të gjymtyrës prirëse emërore. Prandaj edhe ka bartur,

tani si formë përfaqësuese, po atë strukturë si edhe gjymtyrë e sintagmës; pra si një emër i

paraprirë nga nyja që kishte edhe në formën e gjinores.2

Kjo rrugë formimi dhe kjo strukturë e veçantë emërore ka kushtëzuar edhe kategoritë

gramatikore të emrave të këtij tipi.

Në vështrimin përshkrues (sinkronik), këto emra dalin me një paradigmë të dyfishtë. Ata

lakojnë edhe nyjën e përparme, por eptohen si gjithë emrat e tjerë edhe në fund të tyre:

Emërore e hën–a Emër. /Kall. e hënë

Dhan. /Rrjedh. së hënë – s Dhan. /Rrjedh. së hënë- s

Gjinore i së hënë – s Gjinore I së hënë- s

Kallëzore të hënë – n

2 E. Çabej, Rreth disa çështjeve të histirosë së gjuhës shqipe, BUSHT, SSHSH, 1963, 3, fq. 75

Sh. Demiraj

E. Likaj, Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes, 2015, f. 106-107

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

25

Gjithë paradigma e këtyre emrave përfaqësohet nga mbikarakterizimi gjuhësor, i cili nuk

kushtëzohet nga ndonjë domosdoshmëri morfologjike, sepse, në të vërtetë, të gjitha kuptimet

gramatikore të tryre shprehen, si edhe te të gjithë emrat me strukturë sintetike, përmes eptimit

në fund të tyre. Kurse ndryshimet që pëson edhe nyja e përparme, janë krejt formale. Ato nuk

kushtëzohen nga lidhjet e reja, por trashëgojnë po ato lidhje dhe po ato forma që shfaqnin

dikur në sintagmën emërore burimore. Si elemente gjuhësore ato (nyjat) janë pjesë të

domosdoshme të temës, të ngjashme me parashtesat, prandaj janë edhe të pamungueshme.

- Mbiemra të nyjshëm të emërzuar

Mbiemrat e nyjshëm të emërzuar; ashtu si edhe emrat e ditëve të javës, kanë strukturë

analitike; edhe ata dalin me nyjë të përparme, e përcjellë nga mbiemri nga i cili kanë ardhur

në të njëjtën strukturë. Rrethana që këta emra janë përcjellë nga mbiemrat bashkë me nyjën,

tregon si edhe te mbiemrat, ato kanë qenë përbërës të temës; edhe aty ato historikisht janë

përftuar e dalluar si morfema fjalëformuese. Nga pikëpamja e strukturës mbiemrat e nyjshëm

të emërzuar janë të njëjtë me emrat e ditëve të javës, por ndryshojnë tërësisht nga rruga e

formimit, sepse mbiemrat e emërzuar janë shndërruar si të tillë nëpërmjet konversionit, kurse

emrat e ditëve të javës përmes tematizimit të një forme rasore. Të gjitha zhvillimet e tjera

paradigmatike janë të njëllojta. Edhe këta mbiemra të emërzuar kanë paradigmë të dyfishtë;

ata ndryshojnë njyjën e përparme sipas një paradigme të vecantë; ndryshojnë edhe nëpërmjet

një sistemi paradigmatik tjetër mbaresor.

E.

Dh.Rr.

Gj.

K

i gjat – i

të gjat – it

i të gjat – it

të gjat – in

E.K.

Dh.Rr.

Gj.

i gjatë

i gjat – i

i të gjat - i

E.

Dh.Rr.

Gj.

K.

e gjat- a

së gjatë– s

së gjatë – s

të gjatë – n

E.K.

Dh.Rr.

Gj.

E gjatë

Së gjat – e

I së gjat - e

Lidhjet e mirëfillta gramatikore këta emra i vendosin përmes eptimit në fund të fjalës si edhe

gjithë emrat e tjerë me strukturë sintetike. Këto mjete do të ishin të mjaftueshme. Por, siç

shihet, eptohen edhe nyjat e përparme, çka përfaqeson një zhvillim morfologjik të

panatyrshëm.Në qofte se në përbërjen e mbiemrit këto nyja të përparme ishin elemente te

domosdoshme të temës, sepse mungesa e tyre çmbiemërzon ose e zhvleftëson atë si fjalë, në

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

26

kushtet e emërzimit ruajtja e saj është tregues i vlerës së fituar historikisht së morfemës

leksikore.3

Ndërsa eptimi i tyre përfaqëson një gjendje të trashëguar nga përdorimi mbiemëror. Në

gjendjen e sotme paradigma e tyre shoqëron thjesht formalisht paradigmën e prapavendosur,

por vlera formale dhe jofunksionare e tyre është vërtetuar dhe në disa raste vërtetohet edhe

sot. Përgjithësisht nyjat e paravendosura te këta mbiemra të emërzuar janë njësuar, rrafshimi

i tyre është i plotë në numrin shumës, në të dy gjinitë dhe në të dy numrat.

Emërore të mirë të mirët të mira të mirat

Gjinore i të mirëve i të mirëve i të mirave i të mirave

Dhanore të mirëve të mirëve të mirave të mirave

Kallëzore të mirë të mirët të mira të mirat

Rrjedhore të mirëve të mirëve të mirave të mirave

Kurse në numrin njëjës procesi i njësimit ka përfshirë të gjitha rasat e zhdrejta në përdorimin

e shquar dhe të pashquar të mashkullorëve dhe në trajtën e pashquar të gjinisë femërore. Vetëm

në trajtën e shquar të njëjësit të gjinisë femërore format e nyjave të përparme dalin ende në tri

forma. Në këtë paradigm rasa emërore del me nyjën e (e mira), rasa kallëzore me nyjën të (të

mirën), kurse rasat e tjera, gjinorja, dhanorja dhe rrjedhorja me nyjën së (së mirës). Por edhe

në këtë paradigmë ka prirje që nyja e përparme së të kthehet në të. Format e gjinores – dhanores

– rrjedhores me së më shumë po përdoren me të.

Emërore i mirë i miri e mirë e mira

Gjinore i të miri i të mirit i të mire i së mirës

Dhanore të miri të mirit të mire së mirës

3 Shaban Demiraj në Gramatikë historike të gjuhës shqipe, 2002, fq. 417 i shpjegon kështu vlerat e nyjave të

përparme te mbiemrat: “Në këtë rast gjuha shqipe, për të shprehur përshtatjen formale të emrit me mbiemrin,

shfrytëzoi pikërisht një mjet gramatikor sui generistë vendosur para mbiemrit. E po të kihet parasysh fakti i

njohur që në gjuhën shqipe prej kohësh relativisht të hershme është përdorur rregullisht prapa emrit…, atëherë

rruga e natyrshmme për krijimin e këtij mjeti sui generisi shte përsëritja e treguesit gramatikor, që ndodhej në

fund të emrit paraprijës, d.m.th përsëritja e nyjës që prapme shquese, sepse mbaresat e rasave emërore dhe

kallëzore të trajtës së pashquar kishin rënë prej kohësh”

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

27

Kallëzore të mirë të mirin të mirë të mirën

Rrjedhore të miri të mirit të mire së mirës

Këto zhvillime, përgjithësisht njësime të nyjave të përparme, të cilat vihen re edhe te mbiemrat

e nyjshëm, e kanë qartësuar edhe po e qartësojnë edhe më tej mendimin se nyjat e përparme,

në qoftë se s’janë ndier, gjithmonë e më shumë po ndihen si elemente gjuhësore të

fjalëformimit se sa të formëformimit.4

- Emra farefisnie

Siç dihet, disa emra të hershëm farefisnie mund të përdoren edhe të paraprirë nga një me

funksionin e një pronori të vetës së tretë, si: i biri, e bija, i ati etj. 567

Një shpjegim me shumë interes jep edhe B. Bokshi.8 Për shkak të vlerës së veçantë leksikore

të nyjës para këtyre emrave, si nyja me vlerën e një pronori të vetës së tretë, këto struktura i

kemi veçuar nga dy strukturat e sipërpërmendura (strukturat e tipit të emrave të ditëve të javës

dhe të mbiemrave të nyjshëm të emërzuar).

Këto struktura i kemi përqasur me sintagmat pronor i paraprirë + emër farefisnie (im vëlla, im

atë), duke i marrë edhe atë si një lloj i veçantë sintagmash të afërta me ta. Megjithatë për këto

struktura do të theksojmë:

1. Ndryshe nga përdorimet pronor + emër, ato fromalisht paraqitin forma shumë të reduktuara

në trajtën e nyjave, të cilat tradicionalisht janë quajtur nyjë-pronor.9

2. Emrat që i pasojnë ato përdoren gjithmonë në trajtën e shquar (i biri, e motra …), ndryshe nga

sintagmat e tjera, emri pasues qëndron vetëm në të pashquarën (im bir, im vëlla …). Në kët

4 E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe, fq. 86-88 5 E. Likaj “Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes, 2015,” Burim historik i këtyre përdorimeve, megjithëse

është trajtuar në disa punime, ende nuk është shpjeguar në mënyrë bindëse”, fq. 104-106 6 Sipas S. Rizës, ndërtimet e tipit i biri, e bija etj. përfaqësojnë relike të kohës kur nyja shquese qëndronte para

emrit. S. Riza, Nyjat e shqipes, në: BUSHT, SSHSH, 1958/4, fq. 27 7Mendimin e S. Rizës e kundërshton Sh. Demiraj me argumentin se, në këtë rast, emri që vjen pas (nyjës), duhet

të kishte mbetur i paprapanyjëzuar dhe këtu do kishte ndikuar sado pak edhe fakti që në rastet e ngjashme të

përdorimit të pronorëve të vetës së parë dhe të dytë (përk. im vëlla, yt vëlla) emri pasues del i paprapanyjëzuar.

Më tej autori shton se “…sot për sot, mund të thuhet vetëm se është një albanizëm relativisht i moçëm dhe

historikisht i paqartë.” Sh. Demiraj, Gramatikë …, fq. 326 8 B. Bokshi, Rruga e formimit…, fq.377 shprehet “Në një periudhë të caktuar të zhvillimit të shqipes nyja e

përparme mbeti vetëm para gjinores dhe mbiemrit (të nyjshëm), kurse si nyjë shquese ajo “s’kishte më përdorim,

para emrit”. 9 K. Topalli në Gramatikë historike e gjuhës shqipe,2011, thekson se dëftorët para formimit të përemrave

pronorë të përngjitur, kanë pasur edhe vlerë pronori, gjithsesi ky pohim nuk duket i mbështetur” fq. 465-466

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

28

vështrim përdorimi formal i emrit që pason nyjen pronor përputhet me përdorimin e

zakonshëm të emrit në sintagmën me rend emër + pronor; edhe këtu emri përkatës del

gjithmonë në të shquarën (vëllai im …)

I.1.4 Lakimi i shquar si një mbikarakterizim paradigmatik

Në përftimin e lakimit binar lakimi i pashquar ~ lakimi i shquar kemi një proces linear të

njëpasnjëshëm dhe duke qenë se nyja e prapme e emrit rrjedh drejtpërdrejt nga zhvillimi i

përemrit dëftor anaforik, dalim në përfundimin që format e lakimit të shquar nuk janë gjë tjetër

veçse forma të lakimit të pashquar të pajisura me mjetin e ri përkatës të shquarsisë. Çdo formë

rasore e lakimit të shquar është formuar nga përngjitja e saj me formën rasore përkatëse të

nyjës.10

Përfitimi i kategorisë gramatikore së shquarsisë u shoqërua me zhvillime të reja strukturore të

paradigmës rasore. Shquarsia përballë pashquarsisë del si një kategori vijuese, prandaj edhe

mjetet përkatëse gjithashtu dalin si mjete shtesore. Pra, zhvillimi më i ri morfologjik mbuloi

më të vjetrin. Në këto kushte, format rasore të nyjave (të përemrave përkatës dëftor) ose iu

përshtatën formave respective rasore të lakimit të pashquar, ose këto të fundit u përshtatën me

to (format e nyjave). Ndodhën zhvillime të llojeve të ndryshme edhe në strukturën e

përfaqësimit fonologjik të emrit, edhe jashtë saj. Të dyja llojet e ndryshimeve krijuan një

gjendje gjuhësore të tillë që, brenda lakimit të shquar mjetet e lakimit të pashquar e humbën

vlerën funksionale rasore; për të shprehur këtë funksion u përshtatën mjetet e së shquarës të

cilat buruan nga një nevojë krejt tjetër morfologjike; nga nevoja për të shprehur kuptimin

gramatikor të shquarsisë. Kështu që, pas prapavendosjes së nyjave shquese, edhe njëherësh,

por sidomos në rrjedhë të kohës, struktura e mjeteve gramatikore të të dyja kuptimeve

ndryshoi. Pasojë e këtyre ndryshimeve janë seritë e alomorfeve të mjaft mbaresave, sidomos

në lakimin e shquar.11

Pavarësisht nga ndryshimet a zgjerimet e formanteve rasore të shqipes, karakterizuesit e

mirëfilltë të formanteve rasore gjendeshin kryesisht tek elementet pasuese shoqëruese të emrit.

Kjo dukuri mund të vërehet qartë te nyja shquese të emrave, të cilat në periudha më të hershme

kanë dalë si fleksion i mirëfilltë përemëror” jashtë formës rasore emërore.

Përgjithësisht zhvillimet, që vihen re në formantet rasore dhe jorasore të emrit: ndryshimet në

vetë mbaresën, zgjerimet e mbaresave, por edhe njësimet e tyre pasqyrojnë gjendje të

paqëndrueshme të sistemit rasor të shqipes. Vërehet përgjithësisht një zhvillim që u

nënshtrohet më shumë faktorëve fonetikë sesa morfologjikë. Këto procese ndihmohen edhe

nga zhvillime të tjera gjuhësore, si shtimi i numrit të parafjalëve, karakteri i lidhjeve valencore

etj. të gjitha këto së bashku ndihmojnë prirjen analitike të sistemit rasor të shqipes.

10 E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (morfologji historike), 2006, fq. 72-73 11 E. Likaj, Zhvillime të mjeteve gramatikore të gjuhës shqipe, 2015, 169-170

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

29

Këto ndryshime që mund të ndiqen qartë dhe mirë në shqipen e dokumentuar, duhet ta kenë

shoqëruar gjithë ecurinë e sistemit rasor të gjuhës shqipe edhe në periudhën më të hershme të

saj.

Në përballje me sistemin rasor të trajtës së pashquar, lakimi i shquar del më i larmishëm,

megjithëse, si sendërtues i kuptimit të vetëm të shquarsisë, mjeti përkatës morfologjik duhej

të dilte vetëm me një formë. Kjo lidhet me këto rrethana:

▪ Kuptimi i shquarsisë është kuptimi gramatikor më i ri sesa kuptimi gramatikor i rasës.

▪ Format e nyjave shquese janë forma rasore të trashëguara dëftorësh.

Por të dyja sistemet rasore, i pashquari dhe i shquari, përgjithësisht kanë pasur një prirje:

njësimin e disa formave rasore. Kjo dukuri vërehet jo vetëm në lakimin e shquar, çka do të

ishte e përligjur nga pikëpamja morfologjike, sepse mjetet e shquarsisë lidhen vetëm me një

kuptim gramatikor, por edhe në lakimin e pashquar, ku diferencimet formale rasore duhej t’u

përgjigjeshin kuptimeve të ndryshme rasore. Njësimet e nyjave në lakimin e shquar ndofta do

të ishin më largvajtëse, në qoftë se ato në rrjedhë të kohës nuk do t’u ishin përshtatur edhe

kuptimeve gramatikore rasore.

E. Çabej një ndër arsyet e përftimit të lakimit të shquar me nyja sheh edhe nevojën për një

hiperkarakterizim, kur shprehet se arsyeja sintaktike e vërtetë për një zhvillim të artikullit

dyfish e gjen në tendencën për një “hiperkarakterizim gjuhësor”.12

Ka një dallim themelor midis mjeteve rasore të lakimit të pashquar të emrave dhe mjeteve

gramatikore të së shquarës (nyjave shquese).

Mbaresat rasore të së pashquarës janë mjete lidhjeje të kushtëzuara nga raportet sintaksore që

ato vendosin me gjymtyrët e tjera. Prandaj ato janë disa formash, sepse shprehin edhe shumë

lidhje. Kurse mjetet e së shquarës (nyjat shquese) janë mjete gramatikore që lidhen vetëm me

kuptimin e caktimit. Prandaj, normalisht, ato duhet të kishin edhe të njëjtën formë. Në të

vërtetë ato dalin në seri formash, që historikisht i përgjigjen paradigmës së lakimit të pashquar.

Në strukturën e sotme morfologjike, ndryshimet formale të nyjave, që kanë qenë të nevojshme

për të shprehur vetëm një kuptim gramatikor që mbart lakimi i pashquar. Kështu që tani në

lakimin e shquar atom und t’i marrim edhe si mjete mbikarakterizuese për kuptimet e tjera

gramatikore jashtë shquarsisë.

mal- i

i mal- i- t

mal- i – t

mal- i – n

12 E. Çabej, Rreth disa ……, në Studime gjuhësore IV, fq. 109

mal- i – t

fik- u

i fik- u – t

fik- u – t

fik- u – n

fik- u – t

fush- a

i fushë- s

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

30

fushë- s fushë- n fushë- s

Por, siç e kemi theksuar, lëvizjet brenda strukturës së fjalëformës së re të lakimit të shquar nuk

e kanë ruajtur gjithmonë vijën normale të ndarjes midis mbaresës raspre dhe nyjës shquese.

Pra, jo në çdo rast mbaresat e së pashquarës janë ruajtur gjatë pasngjitjes së nyjave shquese.

Mbikarakterizimi është vërtetuar dhe shfaqet më qartë, kur në lakimin e shquar janë ruajtur

edhe mbaresat rasore të së pashquarës. Prandaj kjo dukuri shfaqet rasë pas rase e lakim pas

lakimi.

II Mbikarakterizimi në shumësin e emrave

Zhvillimet strukturore të paradigmës së shumësit të emrave të shqipes janë nga më të

ndërlikuarat. Shprehjet formale të shumësit te kjo kategori leksikore janë edhe mjaft të

larmishme, edhe të parregullta, saqë krijohet përshtypja e një zhvillimi kategorial kauotik.

Vetëm një kundërvënieje kuptimore gramatikore i përgjigjen mjete dhe forma të ndryshme

dhe të shumta gramatikore.

Rrugët e shprehjes së kuptimit gramatikor të shumësit janë:

1. Shumësi i njëjtë me njëjsin;

2. Shumësi i ndryshëm nga njëjësi, këtu përfshihen:

• Formimi i shumësit vetëm me anë të prapashtesave të shumësit: vajzë ~ vajz-a, kënd ~ kënd-

e, traktor ~ traktor-ë, lumë ~ lum-enj etj.

• Formimi i shumësit me ndërrim të tingujve të temës: dash ~ desh, mik ~ miq, zog ~ zogj etj.

• Formimi i shumësit njëherazi me mbaresë dhe me ndërrim tingulli: breg ~ brigj-e, shteg ~

shtigj-e, yll ~ yj-e etj.

1. Tema të njëjta si në njëjës ashtu edhe në shumës13:

a. Emrat e gjinisë femërore të cilët mbarojnë me -e të patheksuar, me -o të patheksuardhe me një

zanore të theksuar si -i, -e, -a, -o: shtëpi, parti, qeveri etj.; dele, faqe, lagje, mace, nuse, shoqe,

zile etj.; kala, para, shaka etj.; pako, pallto, radio, teto etj.

b. Emrat e gjinisë mashkullorë të formuar me prapashtesat – (ë)s, (-ues) dhe –as: blerës, gjykatës,

kalorës, lexues, mësues, nënpunës, përkthyes, qitës, rrobaqepës, shitës, vendës, maqedonas,

elbasanas etj.

c. Disa emra të gjinisë femërorë që mbarojnë me –ë të patheksuar, veç atyre që në shumës marrin

prapashtesën –a. 14Me disa përjashtime të pakta si kafshë-kafshë, lopë-lopë, shtazë-shtazë,

13 Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe 1, fq. 96-105, 14 Po aty,

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

31

shumica janë emra jofrymorësh: brinjë, ditë, këmbë, këngë, lugë, mollë, rrugë, shkallë, udhë

etj.;

d. Disa emra të gjinisë mashkullorë, si: lot, qen, muaj, sy, thi, laro, ballë, palace, dukë, muze, tru

etj.

2. Tema të shumësit të ndryshme me ato të njëjësit, formimi i tij me anë të dy mjeteve:

2.1. Formimi i shumësit vetëm me anë të prapashtesave: -e, -a, -ë, -nj, -enj, -ër, -ra.

a. Prapashtesa –e; Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin të gjithë emrat mashkullorë, me

kuptim përgjithësisht abstract, emrat që mbarojnë me im, fjalët e huazuara që mbarojnë me –

on, ium, um etj.: mal ~ male, mur ~ mure, fis ~ fise, hotel ~ hotele etj.

b. Prapashtesa –a; Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin:

- Emra femërorë të cilët mbarojnë me zanoren –ë të patheksuar, e cila bie në formimin e numrit

shumës: arkë, - arka, bishë – bisha, fushë – fusha, pulë – pula, tufë – tufa, vajzë – vajza etj.

- Emra mashkullorë që mbarojnë me bashkëtingëllore si: bel - bela, brez - breza, cep - cepa,

çun - çuna, dem - dema, derr - derra, grep - grepa, gjel - gjela, gjemb - gjemba, gjym - gjyma,

kec - keca, krimb - krimba, plep - plepa, plis - plisa, plumb - plumba, qingj - qingja, rrip -

rripa, spec - speca, stol - stola etj.

- Emra femërorë që mbarojnë me –ël, -ëz, -ull, -ur, -ër si: gogël – gogela, pikël – pikëla, pupël

– pupla, mollëz – mollëza; kumbull – kumbulla, mjegull – mjegulla, nofull – nofulla, petull –

petulla, shpatull – shpatulla, vetull – vetulla; flutur – flutura, gjepur – gjepura; cilindër –

cilindra, emër – emra, kalibër – kalibra, kapistër – kapistra, kodër – kodra, kthetër – kthetra,

letër – letra, litër – litra, metër – metra, mjeshtër – mjeshtra, motër – motra etj.

- Emra asnjanës të cilat kanë prejardhe foljore: të qeshur-it – të qeshura, të qarë-t – të qara, të

bërtitur-it – të bërtitura etj.

c. Prapashtesa –ë; Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin vetëm emrat mashkullorë të cilët

janë fjalë të prejardhura me prapashtesat –ac, -aç, -ak, -an, -ar, -tar, -esh, -er, -it, -or, -tor, -

uk si: tullacë, gjëmbaçë, rrugaçë, durrsakë, ftujakë, romakë, rosakë, dibranë, shkodranë,

lumjanë, matjanë, detarë, formularë, kolonjarë, anëtarë, arsimatrë, luftëtarë, larashë,

rreshterë, togerë, karrocierë, artistë, sportistë, mallakastriotë, suljotë, patokë, dasmorë,

drejtorë, fjalorë, lakrorë, punëtorë, kovaçë etj.

d. Prapashtesa –nj, Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin emrat mashkullorë të cilët

mbarojnë me një zanore të theksuar, si: bari ~ barinj, dru ~ drunj, flori ~ florin, hero ~ heronj,

mi ~ minj, pe ~ penj etj.

e. Prapashtesa –enj, Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin një numër i vogël emrash

mashkullorë, si: lumë ~ lumenj, lëmë ~ lëmenj, përrua ~ përrenj, budalla ~ budallenj, fukara

~ fukarenj, maskara ~ maskarenj etj.

f. Prapashetesa –ër, Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin disa emra mashkullorë kryesisht

frymorë, si: prind ~ prindër, nip ~ nipër, rob ~ robër, çam ~ çamër, mbret ~ mbretër, rob ~

robër. Disa të tjerë e formojnë shumësin edhe me ndërrim të zanores së temës a ~ e, si: atë ~

etër, kunat ~ kunetër, skllav ~ skllevër, shtrat ~ shtretër.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

32

g. Prapashtesa –ra, Me këtë prapashtesë e formojnë shumësin janë disa emra femërorë dhe pak

më tepër mashkullorë që e formojnë shumësin me këtë mbaresë, të tillë si: gjak ~ gjakëra, pleh

~ plehëra, verë ~ verëra, fshat ~ fshatra, mall ~ mallra, lojë ~ lojëra, shi ~ shira, gjë ~ gjëra.

2.2. Formimi i shumësit me ndërrim të tingujve të temës:

Ndërrimi a ~ e : dash ~ desh, cjap ~ cjep, vllah ~ vlleh, natë ~ netë, kulaç ~ kuleç.

Ndërrimi k ~ q: armik ~ armiq, peshk ~ peshq, mik ~ miq, bujk ~ bujq, ujk ~ ujq etj.

Ndërrimi g ~ gj: zog ~ zogj, murg murgj.

2.3. Formimi i shumësit njëherazi me prapashtesë dhe me ndërrim tingulli: breg ~ brigj-e, shteg

~ shtigj-e, yll ~ yj-e, thes ~ thaës, natë ~ net etj.

Në këtë pasqyrë paradigmatike dallohen qartë tri drejtime zhvillimi të shprehjes së numrit:

1. Forma shumësi ku vija e kufirit të mjetit gramatikor të shumësit është e dukshme, si: lis-a,

vend-e, gur-ë etj. 15 Kjo është edhe rruga kryesore e ndërtimit të formës së shumësit, e cila

është kushtëzuar nga mënyra si është formuar historikisht e ashtuquajtura trajtë e shumësit të

emrave.16

2. Shumësa emërorë që nuk janë shprehur me mjete gramatikore shumësi, por me forma shumësi,

si: desh, cjep, kuleç, hamej, pleq, qe etj.

3. Shumësa emërorë të shprehur me forma të hershme shumësi, të pasura edhe nga mbaresa, si:

fretër, kunetër, barqe, harqe, yje, shtigje etj.

II.1 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin a ~ e;

b. ndërrimin a ~ e + ndërrime të tjera;

c. ndërrimin a ~ e + ndërrime të tjera + prapashtesën -ër;

d. ndërrimin a ~ e + ndërrimi k : q + prapashtesa -e

Tabela Nr.1 Formime shumësi me ndërrimet a ~ e; a ~ e + ndërrime të tjera; a ~ e + ndërrime

të tjera + prapashtesën -ër; a ~ e + ndërrimi k : q + prapashtesa -e

Ndërrimet e zanoreve a ~ e

15 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 82-90 16 E. Likaj, Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes, 2016, fq. 167-168

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

33

Nr. Ndërri

met

Mjet i vetëm

gramatikor

Edhe me

ndërrime

bashkëting

ëlloresh

a~e + prap.

-ër

a ~ e + k ~ q

+ prap. -e

a ~ e +

ndërrim

bashk. +

prap. -e

Gjithsej

1

a ~ e

cjap ~ cjep dhaskal ~

dhaskenj atë ~ etër bark ~ berqe

gardh ~

gjerdhe

26

2 dash ~ desh mashkull ~

meshkuj frat ~ fretër bark ~ berqe lak ~ leqe

3 vllah ~ vlleh plak ~ pleq kunat ~

kunetër

biçak ~

biçeqe

harrë ~

herre (a~e

dhe ë ~ #)

4 kulaç ~ kuleç

bakall ~

bakenj/bak

aj

lab ~ lebër

5 natë ~ netë

hamall ~

hamej/ham

aj

lugat ~

lugetër

6 çakall ~

çakaj/çakej

mëzat ~

mëzetër

7 skllav ~

skllevër

8 shtrat ~

shtretër

9 vëlla ~

vëlle(z)ër

Paraqitja grafike

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

34

Duke iu referuar Fjalorit të Gjuhës shqipe 2006 do të shohim se janë rreth 26 emra të cilët e

pësojnë këtë ndryshim. Në disa prej këtyre rasteve ky ndryshim del si mjet i vetëm gramatikor

dhe në disa të tjerë kemi edhe ndryshime të tjera. Emrat bakall, çakall, hamall dhe dhaskal në

shqipen e sotme dalin me disa trajta shumësi. Në Fjalorin e gjuhës shqipe 2006, shumësin e

këtyre emrave e gjejmë përkatësisht si bak-enj/bak-aj, çak-aj/çak-ej, ham-ej/ham-aj.

II.2 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin e ~ i

b. ndërrimin e ~ i + ndërrime bashkëtingëlloresh + prapashetsa -e

Mjet i vetëmgramatikor

Ndërrimebashkëtingëllores

ha~e + prap. -ër

a ~ e + k ~ q +prap. -e

a ~ e + ndërrimbashk. + prap. -e

Series1 5 6 9 3 3

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

35

Këtë ndërrim e shohim më të kufizuar, vetëm në fjalët: breg ~ brigj-e, shteg~shtigj-e dhe

shtrek~shtriqe. Siç shihet, këtu ndërrimi i zanoreve shoqërohet nga ndërrimi i

bashkëtingëlloreve dhe prapashtesa –e.

Tabela nr.2 Formimi i shumësit me ndërrimin e ~ i + ndërrime bashkëtingëlloresh +

prapashetsa -e

Nr. Ndërrimet

e ~ i + ndërrim

bashkëtingëlloresh

+ prap. -e Gjithsej

1

e ~ i

breg ~ brigj-e

3

2 shteg ~ shtigj-e

3 shtrek ~ shtriq-e

Paraqitja grafike

Për ndërtimin e shumësit me forma të veçanta të fjalës, nuk do të zgjatemi shumë. Në studim

ato do të përmenden për dy arsye:

1. Për t’i vënë në dukje si veçori të strukturës morfologjike të shqipes si dhe për të parë se ç’vend

zënë ato në sistemin e formimit të shumësit të emrave.

2. Për t’i përqasur ato me format analoge që ndërtohen edhe me ndryshime të tjera tingujsh.

Në vështrimin e parë duhet theksuar se ato forma zënë vend shumë të kufizuar në strukturën

morfologjike të shqipes. Ato janë kryesisht zhvillime historike, të shkaktuara nga arsye

fonetike dhe pjesërisht analogjike.

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

1

e ~ i + ndërrimbashkëtingëlloresh + prap. -e

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

36

II.3 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin e ~ a

b. ndërrimin e ~ a + prapashtesën -ë

Ndërrimi e~a ndeshet tek emrat gëthep~gëthapë(t), rreth-rrath-ë, thes~thas-ë, pëlle~ pëlla.

Tabela nr.3 Formimi i shumësit me ndërrimin e ~ a; ndërrimin e ~ a + prapashtesën -ë

Nr. Ndërrimet

Mjet i vetëm

gramatikor e ~ a e ~ a + prap. -ë Gjithsej

1

e ~ a

pëlle ~ pëlla gëthep ~ gëthap-ë

4

2 rreth ~ rrath-ë

3 thes ~ thas-ë

Paraqitja grafike

Shumësi i parë është ndërtuar me prapashtesën –a: pëlle – a pëlleja pëlla

Shumësi i emrave thesë dhe rrathë përkatësisht thasë dhe rrathë mendohet të jetë një shumës

i singularizuar (dukuria e metafonisë). 17 Sipas Cabejt, pas singularizimit të formës së

shumësit, format e njëjësit u përdorën me vlerën e shumësit, kur forma e këtij numri mund të

dallohej fare mirë nëpërmjet ndonjë formanti të posaçëm, siç ka ndodhur edhe te trajtat e

17 E. Çabej, Shumësi i singlarizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967 v.44

Mjet i vetëm gramatikor e ~ a e ~ a + prap. -ë

Series1 1 3

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

37

dokumentuara thas-ë, rrath-ë, ku fundorja /-ë/ duhet të jetë analogjike sipas tipit gur ~ gur-ë

etj.18

II.4 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin ua ~ o + prapashtesën -nj;

b. ndërrimin e shumësit ua ~ o + prapashtesën -je;

c. ndërrimin e shumësit ua ~ o + ndërrimin ll ~ j + prapashtesën -e;

Tabela nr.4 Formimi i shumësit me ndërrimin ua ~ o + prapashtesën -nj; ua ~ o + prapashtesën

-je; ua ~ o + ndërrimin ll ~ j + prapashtesën -e;

Nr. Ndërrimet ua ~ o + -nj

ua ~ o + -je

ua ~ o + ll ~ j +

prap. -e Gjithsej

1

ua ~ o

bardhua ~ bardh-

onj zgjua ~ zgjoje

shuall ~ shuaj

/shoje

29

2 carrua ~ carr-onj krua ~ kroje truall ~ troje

3 cikofua ~ cikof-onj fashuall ~ fash-oj

4 cirlua ~ cirl-onj gërruall ~ gërr-oj

5 çapua ~ çap-onj huall ~ hoje

6 dragua ~ drag-onj

7 fajkua ~ fajk-onj

8 ftua ~ ftonj

9 katua ~ kat-onj

10 langua ~ lang-onj

11 larua ~ lar-onj

12 lëkua ~ lëk-onj

13 pallua ~ pall-onj

14 potkua ~ potk-onj

15 radhua ~ radh-onj

16 skallua ~ skall-onj

17 thua ~ thonj

18 vallkua ~ vallk-onj

19 vardua ~ vard-onj

20 vargua ~ varg-onj

21 virua ~ vir-onj

22 zabua ~ zab-onj

Paraqitja grafike

18 Po aty,

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

38

Kjo mënyrë e formimit të shumësit që prek jo pak emra, mund të lidhet me rrugën e formimit

tipave të tjerë shumësi të ngjashëm me ta në temë dhe në prapashtesë. Formanti –nj (cirua ~

cir-o-nj) si trajtë afron, më drejt, është e njëjtë me formatin e emrave fto-nj etj., i cili është

shtrirë këtu për analogji. Kurse kalimi –ua- në –o- duket se përfaqëson një zhvillim të kundërt

të zbërthimit të –o-së së mbyllur nga një –n.

Dy grupet e tjera me ndërrimet –ua- o + j – e dhe ua o + ll j + e

përfaqësojnë raste të kufizuara të cilat duhet të jenë formuar shkallë-shkallë. Shkallët

pararendëse duhet të kenës qenë, përkatësisht:

zgjua zgjo- nj zgjoj zgjoje

truall tro- nj troj troje

II.5 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin ye ~ e + ndërrimin ll ~ j

b. ndërrimin ye ~ e + ndërrimin ll ~ j + prapashtesën -e

c. ndërrimin ye ~ e + prapashtesën -rë

Ndërrimi ye ~ e del tek emrat gavyell ~ gavyej, gërbyell ~ gërbej, gërfyell ~ gërfej; kapërcyell

~ kapërcej, fyell ~ fej-e “vrimë në trajtë kanali” dhe krye ~ kre-rë “kryetar, i parë”.19 Me

përjashtim të emrit krye, ku grupi –ye del në pozicionin fundor të temës, në të gjitha rastet e

tjera ky grup ndiqet nga-ll. Si rregull, si tregues gramatikor i shumësit shërbejnë vetëm

ndërrimetye ~ e dh e ll~j, por te fej-eështë shtuar edhe prapashtesa –e, kurse te kre-rë

prapashtesa-r(ë).

19 Fjalori i gjuhës shqipe, 2006

ua ~ o + -nj ua ~ o + -j ( e) ua ~ o + ll ~ j

Series1 22 2 5

0

5

10

15

20

25

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

39

Tabela nr.5 Formimi i shumësit me ndërrimin ye ~ e + ndërrimin ll ~ j; ye ~ e + ndërrimin ll

~ j + prapashtesën -e; ndërrimin ye ~ e + prapashtesën -rë

Nr. Ndërrimet ye ~ e + ll ~ j ye ~ e + ll ~ j +

prap. -e ye ~ e + pra. -rë Gjithsej

1

ye ~ e

gavyell ~ gavyej fyell ~ fej-e krye ~ kre-rë

6

2 gërbyell ~ gërbej

3 gërfryell ~ gërfyej

4 kapërcyell ~

kapërcej

Paraqitja grafike

Ndërrimet e grupit të parë (gërbyell ~ gërbej…) duhet të jenë paraprirë nga shkallë

ndërmjetëse gerbyej e mandej kanë përfunduar përmes një ndërrimi të dytë, në gërbej. Pra

duhet të kenë ndjekur këtë rrugë: gërbyell gërbyej gërbej.

Për këtë zhvillim na ndihmon shembulli fyell fyej fej feje, përmes formës

ndërmjetëse fyej, e cila megjithëse rrallë, është në përdorim. Sidoqoftë zhvillimet e

shkallëshkallëshme a të menjëhershme nuk janë pasoja të zhvillimeve fonetike me vlera

morfologjike.

Zhvillimi i formës fyell ~ fej-e paraqitet më i zgjeruar. Në formën përfundimtare feje, veç

zhvillimeve të brendshme, është shtuar edhe formanti karakteristik i shumësit –e (fej-e).

Format në përdorim tregojnë formantin –e forma përkatëse do ta ketë marrë në fund. Po të

kishim studime të plota fonotaktike, ndofta do të dukej më qartë se fundorja –lol nuk e pranon

fonemën –e. Kurse te forma përfundimtare feje, veç shfaqes së trefishtë të shumësit, vërhet

edhe lehtësia e kombinimit (shoqërimit) të –j-së (fej-e) me –e-në.

ye ~ e + ll ~ j ye ~ e + ll ~ j + prap. -e ye ~ e + pra. -rë

Series1 4 1 1

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

4.5

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

40

Te forma e shumësit të emrit krye ~ krerë duket se ndryshimi i brendshëm –ye- ~ -e- (krye -

kre-) duhet btë ketë ndodhur brenda formës së shumësit të ndërtuar me prapashtesën përkatëse

–rë: kryerë – krerë; ky ndërrim është gjithashtu pasojë e zhvillimeve të mëtejshme fonetike;

me sa duket, pa ndonjë vlerë të veçantë morfologjike.

II.6 Formimi i shumësit me ndërrime të tjera të zanoreve

Karahas ndërrimeve që kanë njëfarë dendurie, në formimin e shumësit të emrave gjejmë edhe

një numër të konsiderueshëm ndërrimesh të cilat për dendurinë shumë të vogël mund ti quajmë

të izoluara oseunike në llojin e vet. Por karakteri i izoluar i tyre nuk duhet ngatërruar me

funksionet gramatikore që bartin. Të tilla janë këto ndërrime zanoresh:

1. u~ ua te kalë ~ kuaj

2. e ~ ye te derë ~ dyer

3. i ~ je te vit ~ vjet

4. o ~ ua në kundërvënien dorë ~ duar

5. ua ~ a te grua ~ gra

6. a ~ ë te shpargër ~ shpërg-ënj

7. ë ~ u del te dhëndër ~ dhëndurë

Tabela nr.6 Formimi i shumësit me ndërrime të tjera zanoresh a ~ ua, e ~ ye, o ~ ua, ua ~ a, a

~ ë, ë ~ u.

Nr. Ndërrimet

të tjera a ~ ua e ~ ye i ~ je o ~ ua

ua ~

a a ~ ë ë ~ u

1 a ~ ua kalë ~

kuaj

2 e ~ ye derë ~ dyer

3 i ~ je vit ~

vjet

4 o ~ ua dorë ~

duar

5 ua ~ a

grua

~

gra

6 a ~ ë

shpargër

~

shpërgënj

7 ë ~ u

dhëndër

~

dhëndurë

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

41

Paraqitja grafike

Këto formime shumësi quhen të parregullta, duke u nisur nga forma e sotme e tyre. Kuptimi i

shumësit në këto fjalë shprehet me anë të ndërrimeve të tingujve.

Forma e shumësit duar është shpejguar si diftongim i -o-së së një forme të vjetër të njëjësit

(dor-). Diftongimi mund të ketë ndodhur kur -o-ja ka qenë në rrokje të mbyllur pra: dor- ~

duar.

Ndërsa për formën e shumësit të fjalës derë përkatësisht dyer, nuk janë dhënë shpjegime të

qarta, kjo për shkak të formës fillestare të kësaj fjale. Ky kalim pra i -e-së në ye (derë ~ dyer)

nuk gjen shpjegim në rregullat e fonetikës historike të shqipes.20

Shumësi i kalë ~ kuaj është shpjeguar duke u nisur nga burimi latin i fjalës (cabalus). Në këtë

fjalë kemi të pasqyruar një zhvillim sipas rregullave fonetike të gjuhës shqipe: cabálus >

cabal- (mbaresa -us nuk huazohet) > caál (-b-ja në trup të fjalës bie) > këál > kal > kalë.

Gjithashtu edhe trajta më e vjetër e këtij emir (kual) na dëshmon se ky emër nuk e ka formuar

shumësin me formantin /-i/, sepse përndryshe fundorja /-l/ do të ishte shndërruar në /-j/.21

Në shumësin e fjalës grua ~ gra paraqitet një vështërsi për sqarimin e kësaj dukurie, pasi

etimologjia e fjalës nuk është mjaft e qartë.22 Forma e njëjësit me togun zanor -ua- parakupton

një një trajtë më të hershme *gron, forma e shumësit mbetet e paqartë.

20 Likaj E. Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), Tiranë 2006, f.45-46 21 Demiraj Sh. Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, f.91 22 Çabej E. Studime etimologjike në fushë të shqipes, III, Tiranë, v.294

a ~ ua e ~ ye i ~ je o ~ ua ua ~ a a ~ ë ë ~ u

Series1 1 1 1 1 1 1 1

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

1.2

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

42

Ndërsa shumësi i fjalës dhëndër përkatësisht dhëndurë mund të shpjegohet nëpërmjet

zhvendosjes së theksit. Në këtë formë shumësi është shtuar edhe formanti -ë-.23

Emti vit ~ vjet, por zakonisht edhe vite, duket se ka pasur zhvillime ciklike. Për gjendjen e

sotme në përqasjen vit ~ vjet, duket se shumësi është ndërtuar përmes ndërrimit të brendshëm

-i- -je- (vit ~ vjet). Në të vërtetë, historikisht, ndërrimi ka ndodhur në drejtim të kundërt

-je- -i-. Ky ndërrim vërehet me shumicë në sistemin foljor (vjel ~ vilni, sjell ~ sillni etj).

Prandaj shkallëzimet kronologjike mund të kenë ndjekur këtë rrugë:

njëjës shumës shumësi i mbikarakterizuar

vjet vjete vite

Dhe, po të pranojmë këtë arsyetim historik, del se edhe forma e sotme vite paraqet një formë

shumësi të mbikarakterizuar.

II.7 Formime shumësi me ndërrimet e zanoreve ose të grupeve të zanoreve me zero:

a. ndërrimin ë ~ #

b. ndërrimin a ~ #

c. ndërrimin i ~ #

d. ndërrimin ër ~ #

Tabela nr.7 Formimi i shumësit me ndërrim të zanoreve ose të grupeve të zanoreve me zero:

ë ~ #; a ~ #; i ~ #; ër ~ #

Nr.

Ndërrimet

të tjera

ë ~ # a ~ # i ~ # ër ~ #

1 vegël ~ vegla budalla ~

budallenj njeri ~ njerëz drapër ~ drapinj

2 krikëll ~

kriklla fukara ~ fukarenj gjarpër ~ gjarpinj

3 vepër ~ vepra maskara ~

maskarenj shpargër ~ shpërgënj

4 kokërr ~

kokrra

qerrata ~

qerratenj

5 sarkazëm ~

sarkazma

6 fushë ~ fusha

7 vajzë ~

vajza….

23 Demriaj Sh. Gramatikë historike, 2002, f. 90

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

43

Paraqitja grafike

Formimi i shumësit të këtij grupi emëror që bjerrin -ë-në e temës: ë ~ #, shfaqin një

mbikarakterizim të veçantë që sendërtohet me rrudhje të temës dhe me një prapashtesë

shumësi. Natyrisht ky mbikarakterizim vërehet në përqasjen e formës së njëjësit me të

shumësit në vështrimin e një kundërvënieje krejtësisht formale e cila është pranuar si e tillë

për shkak të një shqiptimi më praktik, të ligjëruar edhe në normat drejtshkrimore.

Në shumësin e emrave të grupit tjetër: budallenj, maskarenj etj., kanë ndodhur zhvillime të

tjera fonetiko-analogjike. Format pararendëse duhet të kenë qenë forma shumësi, ku

prapashtesa e shumësit -enj këtu duhet të jetë shtrirë për analogji. Forma fillestare duhet të

ketë qenë *badallaenj; maskaraenj. Zhvillimet e mëtejshme do të kenë qenë fonologjike, të

përftuara përmes kontraksionit të grupit zanor -ae- e;

*maskaraenj maskarenj

Prandaj këtu nuk mund të flasim për një formë gramatikore mbikarakterizues.

Edhe format e shumësit gjarpinj, drapinj format pararendëse duhet t’i kenë pasur më të plota:

gjarpërinj gjarpinj

drapërinj drapinj

Sidoqoftë format e reduktuara mund të paranohen formalisht si hiperkarakterizim. Kurse

ndërtimi i formës së shumësit sarkazma nga sarkazema ka ndjekur të njëjtin zhvillim si edhe

vegëla vegla, emëra emra etj.

ë ~ # a ~ # i ~ # ër ~ #

Series1 80 4 1 3

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

44

II.8 Formime shumësi me ndërrime të bashkëtingëlloreve.

1. Emrat mashkullorë që dalin me fundoret -ull, -ill, -ell, -yll, -iell dhe -yell, e formojnë shumësin

duke ndërruar fundoren -ll në -j. E pësojnë këtë ndërrim edhe një pjesë e emrave më -all dhe

-oll.

2. Në kundërvënien temë e njëjësit – temë e shumësit, te shumica e emrave të mësipërm ndërrimi

shërben si tregues i vetëm i kuptimit të shumësit.

a) Në pak emra më -uall, -yell që e mbledhin ua në o dhe ye në e, ndërrimi ll-j shoqërohet edhe

nga ndërrimet e zanoreve.

b) Emrat njërrokësh me temë më -all, -ell, -ill, -yll dhe emrat dyrrokësh, tema e të cilëve në

shumës bëhet njërrokëshe (pika a), në shumës pas -j marrin edhe prapashtesaën -e. Shtimi i -

e- së temës njërrokëshe të shumësit të emrave, si truall ~ troj-e, nyell ~ nej-e, hell ~ hej-e, yll

~ yj-e etj., do shpjeguar me veçoritë e strukturës rrokjesore të kësaj teme.

II.8.1 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin ll ~ j

b. ndërrimin all ~ j/enj/ej

Tabela nr.8 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve ll ~ j; all ~ j/enj/ej

Nr.

Ndërrimet

të tjera

ll ~ j all ~ j /enj/ej

1 akull ~ akuj gamull ~ gamuj

skrupull ~

skrupuj

bakall ~

bakaj/bakenj

2 amull ~ amuj gargull ~ garguj sukull ~ sukuj

çakall ~

çakaj/çakej

3 apostull ~

apostuj grehull ~ grehuj

shakull ~

shakuj çatall ~ çataj

4 artikull ~

artikuj

grumbull ~

grumbuj

shekull ~

shekuj gandall ~ gandaj

5 avull ~ avuj gurgull ~ gurguj

shembull ~

shembuj

hamall ~

hamaj/hamej

6 barbull ~

barbuj idhull ~ idhuj

shpargull ~

shparguj

mangall ~

mangaj/mangalle

7 brumbull ~

brumbuj ishull ~ ishuj

tempull ~

tempuj djall ~ djaj

8 brufull ~

brufuj kafkull ~ kafkuj tingull ~ tinguj papagall ~ papagaj

9 cecull ~ cecuj kapitull ~ kapituj

trangull ~

tranguj

portokall ~

portokaj

10 cingull ~

cinguj

kërrikull ~

kërrikuj

trishull ~

trishuj strall ~ straje

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

45

11 cipull ~ cipuj konsull ~ konsuj

triskull ~

triskuj zall ~ zaje

12 dishepull ~

dishepuj kungull ~ kunguj turtull ~ turtuj

13 ehull ~ ehuj

matrikull ~

matrikuj

vishkull ~

vishkuj

14 famull ~ famuj mugull ~ muguj vrigull ~ vriguj

15 fashikull ~

fashikuj

ndryshkull ~

ndryshkuj

vrundull ~

vrunduj

16 frushkull ~

frushkuj orakull ~ orakuj

vrushkull ~

vrushkuj

17 fshikull ~

fshikuj popull ~ popuj

zgarbull ~

zgarbuj

18 gadishull ~

gadushuj prefull ~ prefuj

zhuzhull ~

zhuzhuj

19 qarkull ~

qarkuj

rrëqebull ~

rrëqebuj

mashkull ~

meshkuj

20 qefull ~ qefuj rrobull ~ rrobuj

rrumbull ~

rrumbuj

21 qerfull ~ qerfuj sekull ~ sekuj

rrushkull ~

rrushkuj

22 qipull ~ qipuj

Tabela nr.9 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve ll ~ j; ll ~ j + prapashtesën

-e

N

r.

Ndër

rime

tjera

ill ~ j ell ~ j yell ~ j + ye

~e uall ~ j iell ~ j

yll ~ j

+

prap-e

oll ~ j

1 kërmill ~

kërmij

kërcell ~

kërcej

drurryell ~

drurryej

buall ~

buaj

diell ~

diej

pyll ~

pyje

kaproll ~

kaproj

2 krongjill ~

krongjij

yvell ~

yvej

fëndyell ~

fëndyej

zhguall

~ zguaj

qiell ~

qiej

yll ~

yje

pinjoll ~

pinjoj

3 kongjill ~

kongjij dell ~ dej

gërfyell ~

gërfyej

huall ~

hoje

ëngjëll

n~

ëngjëj

4 thëngjill ~

thëngjij

hell ~

heje

rrëshyell ~

rrëshyej

truall ~

troje

5 ungjill ~

ungjij

skërfyell ~

skërfyej

shuall

~

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

46

shuaj/s

hoje

6 fill ~ fije nyell ~ nyej

7

rryell ~

rryej

8

gavyell ~

gavej

9

gërbyell ~

gërbej

10

kapërcyell

~ kapërcej

11

fyell ~

fyej/feje

Paraqitja grafike

Në këtë grup emrash që mbarojnë në temë me -ull, -ill, shumësi ndërtohet me këmbimin e

bashkëtingëllores -ll në -j: artikull ~ artikuj, kungull ~ kunguj; kërmill ~ kërmij, thëngjill ~

thëngjij etj.24 Por këtë ndërrim nuk e pësojnë emrat femërorë, të cilët karakterizohen gjithashtu

nga të njëjtat fundore; ata e formojnë shumësin me prapashtesa kumbull ~ kumbulla, sumbull

~ sumbulla. Por kjo ndarje që sot duket si klasifikim gjinor, historikisht duket se s’ka të bëjë

me arsye gramatikore. Në të vërtetë arsyet lidhen me përbërjen e tyre fonologjike të

dikurshme. Ata kanë mbaruar me një zanore çka e ka mbrojtur përbërjen bashkëtingëllore

24 Fjalori i gjuhës shqipe, 2006

ull ~ jall ~ j/enj/ej

ill ~ j ell ~ jyell ~ j +

ye ~euall ~ j iell ~ j

yll ~ j +prap.-e

oll ~ j

Series1 64 11 6 4 11 5 3 2 2

0

10

20

30

40

50

60

70

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

47

fundore nga palatizimi; ata kanë ndjekur rrugën e zakonshme e më të përgjithëshme të

formimit me prapashtesën e shumësit -a, e cila përgjithasisht karakterizon gjininë femërore.

Sidoqoftë të gjitha format e shumësit ndërtohen me një mjët të vetëm gramatikor, me

ndërrimin e bashkëtingëllores fundore. Vetëm emrifill i këtij grupi e ndërton shumësin edhe

me nje prapashtesë: fill ~ fije. Në këtë rast, me sa duket, shoqërimi edhe me prapashtesë

shkaktohet edhe nga arsye fonologjike dhe shqiptimore.

Zhvillime paralele kanë ndodhur edhe me emrat që mbarojnë me -ell; në këtë grup, gjithashtu

veçohet emrihell, i cili e formon shumësin me mbikarakterizim heje.

Emrat që mbarojnë në temë me -all, e formojnë shumësin me rrugë të ndryshme; disa e

formojnë vetëm me ndërrimin e -ll-së fundore në -j: çatall ~ çataj, djall ~ djaj; mangall ~

mangaj; por edhe mngalle; të tjerë e formojnë shumësin me mbikarakterizime dy llojesh:

1. Me ndërrim të zanores dhe të bashkëtingëllores; hamall ~ hamej, çakall ~ çakej, por edhe

çakaj.

2. Me ndërrim të bashkëtingëllores dhe me një prapashtesë: strall ~ straje, zall ~ zaje, por edhe

zeje…

Një formim pak a shumë i njëjtë vërehet edhe te emrat yll dhe pyll. Një mbikarakterizim i

shkallëzuar vërehet edhe te emrat më -yell si: fëndyell ~ fëndyej ~ fëndej, skërfyell ~ skërfyej

~ skërfej etj. Ky zhvillim ka ndjekur rrugën e zakonshme të evolucioneve të togzanoreve në

rrjedhë të kohës dhe në ditët e sotme.

Me formimin e shumësit të emrit fyell zhvillimet kanë qenë edhe më lrgvajtëse, sepse

ndërrimet fonologjike janë shoqëruar edhe me prapashtesën e shumësit -e: fyell ~ feje.

II.9 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin k ~ q

b. ndërrimin k ~ q + parashtesën -e

Tabela nr. 10 Formimi i shumësit me ndërrimin e bashkëtingëlloreve k ~ q

Nr. Ndërrimet k ~ q k ~ q + prap. -e Gjithsej

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

48

1

k ~ q

bretk ~ bretq bark ~ barqe myshk ~ myshqe

51

2 bujk ~ bujq bisk ~ bisqe park ~ parqe

3 fik ~ fiq bllok ~ blloqe qark ~ qarqe

4 krushk ~ krushq brisk ~ brisqe qoshk ~ qoshqe

5 mik ~ miq cak ~ caqe qyrk ~ qyrqe

6 mushk ~ mushq cik ~ ciqe rrezik ~ rreziqe

7 ndalk ~ ndalq cirk ~ cirqe rrushk ~ rrushqe

8 peshk ~ peshq çark ~ çarqe sfurk ~ sfurqe

9 plak ~ pleq çek ~ çeqe stok ~ stoqe

10 tirk ~ tirq çok ~ çoqe shark ~ sharqe

11 turk ~ turq disk ~ disqe shirk ~ shirqe

12 ujk ~ ujq dushk ~ dushqe shkak ~ shkaqe

13 ermik ~ ermiq gjak ~ gjaqe shtrak ~ shtarqe

14 hamurik ~

hamuriq hak ~ haqe shtrek ~ shtriqe

15 visk ~ visq hark ~ harqe tork ~ torqe

16 këllk ~ këllqe thark ~ tharqe

17 lak ~ leqe zblok ~ zbloqe

18 myk ~ myqe zbverk ~ zverqe

Paraqitja grafike

Përgjithësisht emrat që mbarojnë në bashkëtingëlloren -k, formën e shumësit e kanë ndërtuar

duke e ndryshuar këtë bashkëtingëllore. Por, megjithëse emrat e këtij tipi kanë pasur struktura

të afërta, zhvillimet në shumës nuk i kanë pasur njëlloj. Pjesa më e madhe e tyre, krahas

k ~ q k ~ q + prap. -e

Series1 15 36

0

5

10

15

20

25

30

35

40

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

49

ndryshimit të bashkëtingëlloreve së temës nga k në q, janë zgjeruar edhe me prapashtesën e

shumësit -e.

Arsyet e ndryshimeve në temat e këtyre emrave janë të karakterit historiko-fonologjik, kurse

zgjerimi i tyre me parashtesën -e, që sot duket si një mbikarakterizim, lidhet me arsye

morfologjike, por që u përkasin periudhave të caktuara historike.

II.10 Formimi i shumësit me:

a. ndërrimin n ~ nj

Tabela nr.11 Formimi i shumësit me ndërrim të bashkëtingëlloreve n ~ nj

Nr. Ndërrimet n ~ nj Gjithsej

1

n ~ nj

barbun ~ barbunj

7

2 bërcan ~ bërcanj

3 bërshen ~ bërshenj

4 gocan ~ gocanj

5 kacarran ~

kacarranj

6 kulmetin ~

kulmetinj

7 vidan ~ vidanj

Paraqitja grafike

Duket qartë që mbikarakterizimi vërtetohet me ndryshime në temën e emrit, të cilat mund të

jenë edhe të gjera, dhe me një mjet karakteristik shumësi. Prapashtesa karakteristike, që

1

n ~ nj 7

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

50

shoqëron trajtën e ndryshuar emërore, është e-ja; në raste të rralla vërehet edhe prapashtesa -ë

dhe –nj.

Historikisht ndryshimet më temën emërore janë pasoja të ndikimeve fonologjike, të cilat në

periudha të caktuara përgjithësisht përfaqësonin tregues me vlera morfologjike. Përgjithësisht

prapashtesa shtesore e shumësit i gjeti të ndryshuara temat emërore.

Ndër shkaqet që kanë shkaktuar dukurinë e mbikarakterizimit në formimin e shumësit mund

të përmenden:

1. Tematizimi i formave gramatikore. Mund të themi se ka ndodhur një lloj singularizimi në këto

formime të shumësit si psh.:

*stag-i *stegi *stigi shtigj shtigj-e

Deri te trajta shtig-, siç dihet, ndryshimet kanë qenë të karakterit fonetik dhe jo të karakterit

morfologjik.

Pra siç shihet kemi në radhë të parë dukurinë e metafonisë a ~ e (stag-i ~ steg-i), më pas kemi

përsëri një metafonizim e ~ i (stegi ~ stigi) dhe palatalizimin g ~ gj ( stigi ~ shtigj), pra

shumësi shtigj e përftuar në rrugë fonetike duhet të jetë singularizuar, edhe në këtë formë është

ndier edhe si formë përfaqësuese e fjalës, nga kjo formë e singularizuar është formuar një

shumës i dytë, por tani me prapashtesën -e.

2. Nuk është e pamundur që këto formime të ashtuquajtura “të hiperkarakterizuara” të formuara

nën një perceptim tjetër: rrjedhojat shtigj-, brigj-, leq- etj.., të përftuara nga ndikimet fonetike,

ndryshonin kaq shumë nga format parësore të njëjësave përkatës: *stag, *brag, *lak, saqë ato

do të jenë perceptuar si fjalë krejt të reja, prandaj edhe kanë formuar një shumës të zakonshëm

me prapashtesën -e.25

25 E. Likaj, Zhvillimi i mjeteve gramatikore të shqipes, 2015, fq. 167-168

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

51

KREU II – DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN MBIMËROR

Emri dhe mbiemri kanë qenë gjithmonë të lidhur si nga ana kuptimore ashtu edhe nga ana

gramatikore. Por format eptimore të mbiemrit janë më të vona se ato të emrit, pasi janë

formantet e emrit të cilat janë shtrirë edhe te mbiemri. Mbaresat e mbiemrit janë pasojë e

përshtatjes së tij me emrin, zhvillimi i tyre ka qenë i lidhur ose në varësi të emrit. Eptimi te

mbiemri është pasuruar ose varfëruar në varësi nga afria apo largësia nga emri. Kështu që

ndryshimet eptimore të mbiemrit kanë ndodhur paralelisht me ato të emrit. Rrjedhimisht

humbja e eptimit rasor tek emri, ka ndodhur edhe te mbiemri.26

Lidhjet semantike të mbiemrit me emrin kanë qenë të qëndrueshme dhe të kushtëzuara.

Mbiemri27është një njësi semantike gjithmonë e varur. Kjo lidhje semantike e tij me emrin, si

fjalë që emërton tipar, natyrisht ka gjetur edhe shprehje sintaksore.

Strukutra sintaksore e kësaj lidhjeje në periudha të ndryshme gjuhësore ka qenë e ndryshme.

Në përputhje me strukturat sintaksore të kësaj lidhjeje (sintagme), janë zhvilluar edhe mjete

gramatikore të mbiemrave. Kur topika e mbiemrit ndaj emrit ishte e lëvizshme, përgjithësisht,

kur ai (mbiemri) ishte larg emrit, ai i kishte të domosdoshme mjetet e shprehjes mjetet e

shprehjes gramatikore, të cilat, siç dihet, ishin të njëjta me ato të emrit.

Por kur mbiemri fitoi pozicion pranemëror, pra, kur sintagma mbiemërore (mbiemër + emër

ose emër + mbiemër) u ndie si një lidhje unike, që në çdo rast përdorimi lëviste thuajse si një

gjymtyrë e vetme, mjetet e njëjta a të afërta gramatikore, edhe te emir edhe te mbiemri, nuk

ishin të domosdoshme; ato i ruajti vetëm gjymtyra emërore. Një process i tillë vërehet në

zhvillimin e mjeteve gramatikore të rasës te mbiemrat. Ata në shqipen e sotme dalin pa

mbaresa rasore. Por te mbiemrat e nyjshëm këtë rol thuhet se e luajnë nyjat e përparme.28

II.1 Mbikarakterizimi në kategorinë gramatikore të rasës

26 E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), 2006, f. 81 27 Mbiemër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton një tipar (cilësi, veti, marrdhënie) të sendit dhe përshtatet në

gjini, numër dhe rasë me emrin e këtij sendi. Mbiemri ka kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit e përnjë pjesë

edhe të rasës, të varura nga kategoritë e emrit. Veç kësaj ka edhe kategorinë e shkallës, të cilën emri nuk e ka. 28 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2005, 417. Por E. Likaj në “Zhvillime të mjeteve

gramatikore të gjuhës shqipe” mendon se: “…… format e veçanta të nyjave të përparme të mbiemrit janë

kryesisht forma të mbetura të dëftorëve anaforikë të kushtëzuara nga lidhjet sintaksore me emrin prijës, të cilat,

bashkë me kuptimin leksikor, humbën edhe vlerat gramatikore, duke dalë vetëm si morfema leksikore të temave

mbiemërore.” fq.92

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

52

Duke u nisur nga fakti gjuhësor që në shqipen e sotme në sintagmën emër + mbiemër i nyjshëm

me ndryshimin e rasës së emrit ndryshon pjesërisht edhe nyja e përparme, vetë nyja e përparme

është marrë edhe si një morfemë gramatikore me vlerë formëformuese.

mal- ø i lartë

i një mal- i të lartë

mal- i të lartë

mal- øtë lartë

mal- i të lartë

mal- i i lartë

i mal- it të lartë

mal- it të lartë

mal- in e lartë

mal- it të lartë

fushë-ø e gjerë

i fush- e të gjerë

fush- e të gjerë

fushë- ø të gjerë

fush- e të gjerë

fush- a e gjerë

i fushë- s së gjerë

fushë- s së gjerë

fushë- n e gjerë

fushë- s së gjerë

male- ø të lartë

i male- ve të lartë

male- ve të lartë

male- ø të lartë

male- sh të lartë

male- t e larta

i male- ve të larta

male- ve të larta

male- t e larta

male- ve të larta

Në të gjitha sintagmat e sipërpërmendura gjatë lakimit vërehen dy paradigma, një paradigmë

rasore tek emri e pasvendosur dhe e pasngjitur dhe në një paradigm tjetër rasore te mbiemri e

paravendosur, por e pangjitur.

Po të mbajmë parasysh rrethanën që mbiemrat e shqipes në një periudhë të hershme kanë pasur

të njëjtat mbaresa rasore si edhe emrat dhe mandej, në kushtet e reja sintaksore të ngulitjes së

tyre pranë emrave, i humbën ato si të panevojshme, rishfaqja e mjeteve të reja përmes nyjave

të përparme, kur edhe renditja e ngulitur (emër + mbiemër) shërben në vetvete si një mjet i

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

53

veçantë gramatikor, paradigmën mbiemërore mund ta marrim si një shfaqje

mbikarakterizuese.

Shfaqjen e mbikarakterizimit në këtë rast e shohim jo thjesht në strukturën e mbiemrit, por në

strukturën e sintagmës në përqasjen e drejtpërdrejt të mbaresave rasore emërore me nyjat

përgjegjëse sipas rasave, sepse sintagma emër + mbiemër në çdo rast përdorimi paraqitet si

një njësi gjuhësore.

II.2 Mbikarakterizimi në kategorinë gramatikore të gjinisë

Ndërsa në kategoritë e tjera gramatikore, të gjinisë dhe të numrit, mbiemri i nyjshëm

mbikarakterizimin në shumë raste e shfaq në vetvete, brenda strukturës së tij.

Kategoria e gjinisë

i madh ~ e madh- e

i keq ~ e keq- e

i fisëm ~ e fism- e

i sotëm ~ e sotm- e

i afërm ~ e afërm- e

i panumërueshëm ~ e panumërueshm- e

i ndreqshëm ~ e pandreqshm- e etj

Mbikarakterizimi shfaqet edhe me ndryshimin e nyjës së përparme i në e, çka do të ishte

ndryshim i mjaftueshëm nga pikëpamja morfologjike, edhe me mbaresën e gjinisë femërore –

e në fund të mbiemrave përkatës. Nga ana tjetër, edhe vetëm mbaresa e gjinisë femërore –e do

të ishte plotësisht e mjaftueshme për të shprehur të njëjtin kuptim, pa qenë nevoja të

ndryshonte, krahas saj, edhe nyja e përparme i në e.

Madje, po ti përmbahemi kriterit të vendosur se çdo ndryshim shtesë në paradigmën e çdo

fjale përbën një mbikarakterizim, atëherë te disa prej këtyre mbiemrave, si te i sotëm ~ e sotme,

i fismë ~ e fisme etj, mbikarakterizimi është i trefishtë sepse gjatë shprehjes së gjinisë femërore

te këta mbiemra, krahas ndryshimit të nyjës së përparme i në e dhe mbaresës femërorizuese -

e, ka rënë edhe zanorja e temës –ë.

Ndërkaq mbetet e vështirë për t’u shpjeguar pse te mbiemra të tjerë me strukturë të njëjtë

fonologjike nuk është vërtetuar ky mbikarakterizim. Mbiemrat i gjatë, i gjerë, i bukur etj

gjininë femërore e formojnë vetëm me ndryshimin e nyjës së përparme i në e: i gjatë ~ e gjatë,

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

54

i gjerë ~ e gjerë etj. Por, nga ana tjetër, këtu zhvillime të kundërta e theksojnë edhe më shumë

mbikarakterizimin te mbiemrat përkatës.

II.3 Mbikarakterizimi në kategorinë gramatikore të numrit

Edhe kategoria e numrit te një pjesë e mirë e mbiemrave të nyjshëm shprehet edhe me mjete

gramatikore të paravendosura (me nyja të përparme), edhe me mbaresa të veçanta shumësi.

Por kjo dukuri nuk shtrihet te të gjithë mbiemrat. Te mbiemrat e gjinisë mashkullore kjo dukuri

është mjaft e kufizuar. Në këtë mënyrë e shprehin numrin shumës mbiemrat i madh ~ të

mëdhenj, i keq ~ të këqinj, i vogël ~ të vegjël etj.

Mbikarakterizimi i këtij lloji shtrihet më gjerë:

a. te mbierma prejpjesorë:

e hapur ~ të hapura

e mundur ~ të mundura

e shkruar ~ të shkruara

e folur ~ të folura

e dëgjuar ~ të dëgjuara

e mësuar ~ të mësuara

e skuqur ~ të skuqura

e zier ~ të ziera etj.

b. te mbiemra të tjerë:

e fortë ~ të forta

e zezë ~ të zeza

e dobët ~ të dobëta

e rëndë ~ të rënda

e lartë ~ të larta

e bardhë ~ të bardha

e ftohtë ~ të ftohta

e larë ~ të lara etj.

Në format e shumësit të mbiemrave bie në sy:

1. Mbiemrat e nyjshëm mashkullorë, të cilët shumësin përgjithësisht e formojnë vetëm me

ndryshimin e nyjës së përparme i në të (i hapur ~ të hapura, i fortë ~ të fortë, i afërt ~ të afert

… etj).

2. Mbiemrat e nyjshëm femërorë të formuar me nyjë të përparme dhe me prapashtesë ndryshojnë

vetëm nyjën e përparme. Rrethana që këta mbiemra mbarojnë me mbaresën femërorizuese –

e, me sa duket, nuk i lejon ata të marrin edhe një mbaresë tjetër shumësi, që është karakteristike

për gjininë femërore. Nga ana tjetër, edhe bashkëndeshja e saj me mbaresën femërorizuese –e

do të krijonte vështirësi shqiptimi.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

55

KREU III DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN PËREMËROR

Sistemi përemëror i gjuhës shqipe është shumë i larmishëm, prandaj edhe zhvillimet nuk kanë

qenë të njëjta te të gjitha llojet.

Klasa e përemrave dallohet në gjithë sistemin e pjesëve të ligjëratës për veçori gramtikore të

shumëllojshme. Kjo lidhet me dy arsye kryesore: Njëra ka të bëjë me burimin e tyre, tjetra me

rrethanën që ata, përgjithësisht, kanë qenë elemente gjuhësore skajore të disa pjesëve të

mëvetësishme të ligjëratës.

Në nënklasat e ndryshme të përemrave të shqipes së dokumentuar krahas risive të shumta si

edhe ndikimeve nga emrat, mbiemrat dhe numërorët bien në sy ende disa tipare arkaike.

III.I Përemrat vetorë

Përemrat vetorë në shqipen standarde dalin me këtë paradigmë:

Në numrin njëjës

Tabela nr.12 Paradigma e lakimit e përemrit vetor unë (veta I, njëjës)

Rasa Veta e parë

Emërore unë

Kallëzore mua më

Dhanore mua më

Rrjedhore me-je

Në këtë paradigmë vërehen dy zhvillime të kundërta:

1. Dhanorja dhe kallëzorja, megjithëse janë dy rasa që dallohen qartë në përdorim dhe në kuptim,

prej kohësh janë njësuar; një dukuri morfologjike e cila duket se po paraprin edhe prirje të

tjera në sistemin emëror e mbiemëror.

2. Rasa rrjedhore, përkundrazi, del me një formë me- të mbikarakterizuar. Ajo veç trajtës së

dukshme rrënjore, që e dallon mjaft mirë nga trajtat e tjera rasore, është zgjeruar edhe me një

mjet tjetër gramatikor, me mbaresën -je, të njëjtë me emrat e gjinisë femërore të trajtës së

pashquar njëjës që mbarojnë me -e në temë (lule-je, dele-je etj), me sa duket të shtrirë së pari,

për shkak të ngjashmërisë strukturore me emrat njërrokësh të tipit re (re-je), be (be-je) etj.29

29 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002,

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

56

Gjendja formale e kësaj rase pasqyron një fakt të dukshëm, që vërtetohet edhe nga rrjedhorja

e shumësit të këtyre përemrave, ku mund të vërehet qartë i njëjti zhvillim. Por, në qoftë se

shtrirja e mjeteve është e dukshme, arsyet e shtrirjes janë përcjellë vetëm me sintagmën

“shtrirje analogjike” e të përfocuar me termin “hiperkarakterizim”. Po ta përqasim edhe me

rrethanën tjetër që kjo rasë, ndryshe nga dhanorja, shoqërohet edhe me parafjalë, atëherë del

se shprehja gjuhësore është e trefishtë. Për çudi; këtu zhvillimet kanë qenë të kundërta. Njëri

zhvillim, shoqërimi me parafjalë, ka shkruar sipas prirjes së përgjithshme për analitizëm, kurse

i dyti, zhvillimi hiperkarakterizues paraqet një vazhdim e përforcim të mëtejshëm të

sintetizimit. Sido qoftë, këtu funksioni rasor i është nënshtruar më tepër modelit formal sesa

mënyrës gjuhësore të shprehjes.

Tabela nr.13 Paradigma e lakimit e përemrit vetor ti (veta II, njëjës)

Rasat Veta e dytë

Emërore ti

Dhanore ty/të

Kallëzore ty/të

Rrjedhore te-je

Siç shihet, edhe në paradigmën e këtij përemri vërehet e njëjta dukuri. Edhe këtu rasa rrjedhore

është shprehur dyfish, edhe me një rrënjor të veçantë, që dallohet qartë në gjithë paradigmën,

edhe me formatin -je (te-je), që është po i njëjti mjet, që dilte edhe në rrjedhoren e përemrit

unë (me-je), për të cilin mund të japim tënjëjtat arsyetime.

Në numrin shumës

Tabela nr.14 Paradigma e lakimit e përemrit vetor ne (veta I, shumës)

Rasat veta e pare

Emërore ne

Dhanore ne-ve na

Kallëzore ne na

Rrjedhore ne-sh

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

57

Te ky përemër rrjedhorja ne-sh ka përgjithësuar një mbarësi rasore emërore (libra-sh), por në

këtë rast mund të flasim vërtet për një nevojë formale shprehjej, sepse siç shihet edhe nga

paradigma, prej kohësh si temë e këtij përemri ishte përgjithësuar forma e hershme e

kallëzores. Për shkak të ndryshimeve fonetiko-analogjike, në një periudhë të caktuar të

zhvillimit të shqipes të gjitha format rasore të këtij përemri u njësuan. Të gjitha zhvillimet e

mëtejshme, zgjerimet me mbaresa rasore emërore, shfaqen, në një periudhë tjetër të

mëvonshme gjuhësore, atëherë kur u ndie nevoja për dallimin e saj formal.

Te zhvillimet e kësaj paradigm, por, siç do ta shohim më tej, edhe te paradigma të tjera, vërehet

qartë se për një kohë të gjatë ndryshimet formale janë zhvilluar në drejtime të kundërta; herë

- herë paradigma ishte rrudhur, herë - herë është zgjeruar.

Dukuria e shfaqjeve ciklike vërehet në çdo ecuri gjuhësore. Por rastin tipik e përfaqëson

paradigma e zhvilluar e emrave në lakimin e shquar njëjës në përqasje me paradigmën e

reduktuar të së pashquarës.

Tabela nr.15 Paradigma e lakimit e përemrit vetor ju (veta II, shumës)

Rasa veta e dytë

Emërore ju

Dhanore ju-ve ju

Kallëzore ju ju

Rrjedhore ju-sh

Në paradigmën e këtij përemri vërehen po ato dukuri morfologjike që ndeshen te përemri ne.

III.2 Përemrat dëftorë

Në gjuhën shqipe ndeshen këta dëftorë:

- Për gjininë mashkullore: ai dhe ky (ata, këta)

- Për gjininë femërore: ajo dhe kjo (ata, këto)

- Për gjiininë asnjanëse: ata dhe këta (ata, këto)

Si përemra dëftorë përdoret edhe i tillë, i këtillë, i atillë.

Në paradigmën e shumësit të dëftorëve ai/ky, ajo/kjo; ata/këta; ato/këto, kanë ndodhur thuajse

të njëjtat dukuri analogjiko-morfologjike si edhe te përemrat vetorë të numrit shumës.

Në këtë paradigmë, në përqasje me paradigmën e njëjësit përkatës, forma e rrjedhores së

njëjësit asi / aso është tematizuar; dhe është zgjeruar mandej me mbaresën e rrjedhores shumës

(asi-sh/ aso-sh), si edhe te vetorët shumës (ne-sh ~ ju-sh).

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

58

III.3 Përemri lidhor i cili

Përemri lidhor i cili ka lidhje sintaksore të dyfishtë: në gjini dhe në numër ai përshtatet me

paraprijësin, kurse rasa e tij përcaktohet nga funksioni sintaksor që kryen në fjalinë ku bën

pjesë.

Format rasore të përemrit i cili:

Tabela nr.16 Paradigma e lakimit e përemrit lidhor i cili, e cila, numri njëjës.

Numri njëjës

Rasat Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore i cil- i e cil- a

Gjinore i të cil- it i së cil- ës

Dhanore të cil- it së cil- ës

Kallëzore të cil- in të cil- ën

Rrjedhore të cil- it së cil- ës

Tabela nr.17 Paradigma e lakimit e përemrit lidhor i cili, e cila, numri shumës.

Numri shumës

Rasat Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore të cil- ë- t të cil- a- t

Gjinore i të cil- ë- ve i të cil- a- ve

Dhanore të cil- ë- ve të cil- a- ve

Kallëzore të cil- ë- t të cil- a- t

Rrjedhore të cil- ë- ve të cil- a- ve

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

59

Siç dihet, përemri i cili del me një paradigmë të dyfishtë.

Mjetet gramatikore (morfemat gramatikore) vendosen edhe para edhe pas fjalës, megjithatë

vlerat gramatikore të morfemave të paravendosura ndryshojnë prej morfemave të

pasvendosura, sepse kanëvlerë të dyfishtë. Në strukturën e përemrit shfaqen si elemente të

përfaqësimit fonologjik të fjalës, si morfema fjalëformuese fjalëdalluese, sepse e dallojnë atë

nga përemri pyetës cili 30.

Kurse përmes ndryshimeve formale shprehin edhe kuptimet përkatëse gramatikore; pra luajnë

edhe rol formëformues. Ndërsa morfemat e pasvendosura luajnë vetëm rol morfologjik

kuptimor.

Shprehja e dyfishtë e kuptimeve gramatikore te ky përemër, lidhen me zhvillimin historiko-

analogjik. Shprehja e kuptimeve gramatikore me anë të morfemave të pasvendosura, është në

përputhje me natyrën e përgjithshme të gjuhës, pra edhe me natyrën e gjuhës shqipe. Kurse

morfemat e paravendosura me vlerë kuptimore gramatikore nuk përfaqësojnë një nevojë

morfologjike të domosdoshme. Me sa duket, format e vecanta që marrin këto nyja të

paravendosura ose trashëgojnë gjendje të hershme gjuhësore, ose janë zhvillime analogjike

sipas mbiermave të nyjshëm të emërzuar.

III.4 Përemri i pacaktuar të gjithë (i gjithë, e gjithë)

Te Buzuku dhe Matrënga është përdorur pa nyjën e përparme të dhe më vonë është shfaqur

përdorimi i tij me këtë nyjë. Nyja të, i ose e dalin si elemente të gatshme, ndaj burimi i tyre

është analogjik31.

Përgjithësisht kuptimet gramatikore ky përemër i shpreh vetëm me ndryshimet që pëson nyja

e përparme. Kurse kuptimin e gjinisë femërore më shumë i shpreh me rrugë të dyfishtë, edhe

me ndryshimin e nyjës së përparme e në të, edhe duke marrë një morfemë -a në fund të tij.

Natyrisht kjo gjendje gjuhësore vërehet në përballje vetëm me formën përgjegjëse të së njëjtës

gjini në numrin njëjës.

e gjithë ~ të gjith-a

Shfaqja e dyfishtë e formës së shumësit të këtij përemri është përftuar pas shoqërimit të tij me

nyjë të përparme. Ky përemër edhe si strukturë dhe si paradigmë ndoqi mbiemrat e nyjshëm.

Tabela nr.18 Paradigma e lakimit e përemrit të gjithë.

30 Lidhur me formimin e përemrit i cili, ka dy mendime një mendim si parësor nxjerr pyetësin cili; prej tij me

nyjë të përparme, është formuar lidhori i cili (shih Sh. Demiraj……) Një mendim tjetër si përemër parësor pranon

përemirn lidhor i cili; prej tij mandej është veçuar cili me rënien e nyjës së përparme (shih. E. Likaj Mbi burimin

dhe vlerat e përemrave cili dhe i cili, në SF 1997/1-4) 31 Përdorimin e nyjës para gjithë Çabej e lidh me nevojën për të dhënë me intesitet të veçantë konceptin e tërësisë.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

60

Mashkullore Femërore

Rasat Njëjës Shumës Njëjës Shumës

Emërore i gjithë të gjithë e gjithë të gjitha-a

Gjinore i e të gjithëve i e të gjithëve i e të gjithave i e të gjithave

Dhanore të gjithëve të gjithëve të gjithave të gjithave

Kallëzore të gjithë të gjithë të gjitha të gjitha

Rrjedhore të gjithëve të gjithëve të gjithave të gjithave

III.5 Përemrat pronorë

Përemrat pronorë të shqipes së dokumentuar nuk janë homogjenë për nga mënyra e ndërtimit.

Ata paraqiten me dy struktura:

1- Struktura të përngjitura: im, jonë, ynë etj.

2- Struktura të paranyjëzuara: i tij, i saj, e mi, e tu etj.

3- Pronorë-nyjë: i ati (= ati i tij), e bija (=bija e tij) etj.32

Edhe nga mënyra se si formohen përemrat pronorë, mund t’i ndajmë në tri grupe kryesore:

1- Pronorët e krijuar në rrugë analogjike: e mi, e tu etj.

2- Pronorët e formuar me përngjitje: jonë, imi etj

3- Pronorë të krijuar nga mbiemërzimi i gjinores së vetorëve të vetës së tretë: i tij, i saj etj.

Si rrjedhim i një vargu ndryshimesh të karakterit fonetik dhe analogjik, paradigmat e

pronorëve të dy vetave të para, sidomos gjatë shekujve të fundit, i janë nënshtruar një procesi

thjeshtimi largvajtës.

Pronorët e grupit të dytë paraqesin një rrugë formimi të vështirë dhe për këtë arsye studiuesit

ndahen në dy lidhur me burimin e vlerat e tyre.33

Duke u nisur nga gjendja e shqipes standarde pronorët dalin me një paradigmë mjaft të

larmishme.

32 E. Likaj, M. Cabej, Morfologjia e shqipes standarde, 2013, 112-114 33 Bopp-i mendon se elementet e para të këtyre pronorëve janë formës të përemrave dëftorë, kurse elementet e

dyta janë gjinore të vetorëve përkatës. Pra, te pronori jonë, p.sh. tek element i parë jo- duhet parë forma e

emërores së dëftorit (a)jo, kurse tek elementi i dytë –në gjinorja e vetorit të vetës së pare shumës (i) ne, e cila

jashtë theksit, në përbërjen e pronorit, përfundoinë –në (jo+ne>jonë).

Pedersen-i mendon se tek elementi i pare duhet pare nyja, kurse tek elementi i dytë mbeturina e një pronori të

lashtë. Pra, te pronori im, p.sh. elementi i pare i- përfaqëson nyjën, kurse elementi i dytë –m përfaqëson pronorin

e vjetër të reduktuar (i+m>im).

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

61

Pronorët të cilët kanë një strukturë të përngjitur, kanë një paradigmë lakimi të veçantë, ku ke

mi të gërshetuar element të supletivizmit dhe të mbareave të zakonshme.

Njëjës

E. libri im

Gj. librit tim

Dh. librit tim

K. librin tim

Rr. librit tim

vajza jonë

(i) vajzës sonë

vajzës sonë

vajzën tonë

vajzës sonë

Shumës

E. libri ynë

Gj. (i) librit tonë

Dh. librit tonë

K. librin tonë

Rr. librit tonë

librat tanë

(i) librave tanë

librave tanë

librat tanë

librave tanë

Veta

Veta I libri im

Veta II libri yt

Vajza ime

Vajza jote etj.

Mashkullore

libri ynë

libri im

Femërore

shtëpia jonë (supletivizëm)

shtëpia ime (mbaresë)

Pronorët të cilët kanë një strukturë të parnyjëzuar, kuptimet gramatikore i shprehin, ashtu si

mbiemrat e nyjshëm, kryesisht me ndryshimin e nyjës së përparme ose edhe me mbaresa.

E. vajza e tij Gj. i vajzës së tij

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

62

D. vajzës së tij

K. vajzën e tij

Rr. vajzës së tij

libri i tij

i librit të tij

librit të tij

librin e tij

librit të tij

Pronorët – nyjë, kuptimet gramatikore i shprehin si nyjat e përparme:

E. i biri

Gj. i të birit

Dh. të birit

K. të birin

Rr. të birit

e bija

i së bijës

së bijës

së bijën

së bijës

Brenda paradigmës së ndërlikuar të pronorëve, krahas formave të thjeshta të shprehjes së

kuptimeve gramatikore, vërehen edhe këto seri të formave të dyfishta:

Shprehje e dyfishtë në:

Gjini

Tanë ~ tona yt ~ jote

Për përemrin tanë shfaqja e dyfishtë del tek elementët e para, përmes kundërvënies ta- ~ to-,

por edhe përmes mbaresës -a të gjinisë femërore.

Te përemri yt gjininë e shfaq edhe përmes kundërvënies formale yt ~ jot-, edhe përmes

mbaresës -e (jot-e).

Shprehja e dyfishtë e kategorisë së gjinisë te këta përemra historikisht nuk lidhet me arsye

morfologjike gjinore, por me rrathënën që ata janë fjalë të përngjitura, ku format e veçanta të

elementeve të para përfaqësojnë format e veçanta parësore.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

63

Elemente të dyta, -a (ton-a) dhe -e (jot-e), janë mjete të mirëfillta morfemore të përgjithësuara

këtu për analogji me mbiemrat e panyjshëm të gjinisë femërore.

Por, në këtë rast, analogjia nuk është pasojë e një nevoje morfologjike, por e trysnisë së

shumësit mbiemëror, me të cilët pronorët kanë ngjashmëri edhe kutpimore (semantike), sepse,

si edhe mbiemrat përcaktojnë, edhe sintaksore, sepse, gjithashtu si mbiemrat, lidhen me

ermrat.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

64

KREU IV -DUKURITË MBIKARAKTERIZUESE NË SISTEMIN FOLJOR

Zhvillimet morfologjike në sistemin foljor janë më të gjera sesa në sistemet e tjera

morfologjike. Këto zhvillime kanë prekur kryesisht mbaresat vetore, por në mjaft raste edhe

temat e tyre. Prandaj edhe klasifikimi i kësaj klase fjalësh në zgjedhime është më i vështirë.

Ndryshimet më të theksuara vërehen te foljet jam, kam dhe them, por edhe te grupe të tjera

foljesh të zgjedhimit - o/-io ndryshimet nuk janë të pakta. Brenda sistemit paradigmatik foljor

ka zgjerime të formave gramatikore, pra përftime të formave të reja gramatikore, për shkak të

nevojës së shtimit të kuptimeve të reja gramatikore ; ka kufizim të formave gramatikore; ka

njësime formash gramatikore, por vërehen edhe mjaft mbikarakterizime formale.

Struktura e temave të fjalëve në gjuhën shqipe në zhvillimet paradigmatike përgjithësisht është

e qëndrueshme. Por njihen edhe mjaft ndryshime. Përgjithësisht ndryshimet janë pasojë e

ndikimeve fonetike në rrjedhë të kohës. Për gjendjen e sotme, meqë janë ndryshime që

ndodhin në paradigmë, pra përfaqësohen si ndryshime paradigmatike, çdo ndryshim

përfaqëson edhe një mjet të mëvetësishëm, të pamëvetësishëm ose shtesor gramatikor. Në disa

raste këto ndryshime të kushtëzuara fonetikisht, nuk janë të motivuara edhe morfologjikisht.

Prandaj, prej kohësh dhe në kohë, nën trysninë e sistemit, vërehen rikthime në trajtën e njësuar

të temës. Kështu, p.sh te grupi i foljeve, që në vetën e parë njëjës të dëftores të zgjedhimit

vepror dalin me -s dhe -t (spërkas/spërket, kullos/kullot….) pavarësisht nga shkaqet që kanë

çuar në këto dysi, prirja është për t’u rikthyer te tema e njësuar me -t.

Por mbikarakterizimi shfaqet kryesisht edhe këtu te folje që gjatë paradigmës ndryshojnë

temën. Mbikarakterizimi përgjithësisht nuk shtrihet në gjithë paradigmën, por në trajta të

veçanta të saj; brenda një kategorie gramatikore ose edhe jashtë saj.

Prandaj mbikarakterizimin mund ta kërkojmë vetëm te grup foljet.

Ndryshime që brenda paradigmës pësojnë ndërrimet s : t + a : e : i; a : o

IV.1. Ndërrimi a ~ e + s ~ t

Këtë ndërrim e pësojnë ato folje të cilat dalin me temë më –as: vras, shkas, buças, brohoras,

humbas, ngas etj. dhe janë rreth 25 folje që bëjnë pjesë në këtë grup.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

65

Tabela nr.19 Foljet që pësojnë ndërrimin a ~ e dhe s ~ t

Nr. Ndërrimet Ndërrimi a ~ e + s ~ t Gjithsej

1

a ~ e + s ~ t

ngas ~ nget humbas ~ humbet

25

2 ngjas ~ ngjet këlthas ~ këlthet

3 shkas ~ shket këllas ~ këllet

4 vras ~ vret kërcas ~ kërcet

5 brohoras ~ brohoret mërdhas ~ mërdhet

6 buças ~ buçet pëlcas ~ pëlcet

7 çokas ~ çoket pëllas ~ pëllet

8 gërgas ~ gërget përkas ~ përket

9 gërhas ~ gërhet spërkas ~ spërket

10 gërthas ~ gërthet trokas ~ troket

11 godas ~ godet bërtas ~ bërtet

12 rrëshqas ~ rrëshqet flas ~ flet

13 trokas ~ troket

IV.2. Ndërrimi a ~ o + mbaresë

Këtë ndërrim e pëson një numër i vogël foljesh të cilat në kohën e kryer të thjeshtë dalin me

o: dal – dol-a, marr – mor-a, flas ~ fol-a.

Tabela nr.20 Foljet që pësojnë ndërrimin a ~ o + mbaresa

Nr. Ndërrimet Ndërrimi a ~ o +

mbaresa

1

a ~ o

dal ~ dol-a

2 marr ~ mor-a

3 flas ~ fol-a

Ndryshimet që po ndodhin në paradigmën e së tashmes së dëftores të zgjedhimit vepror janë

dy llojesh:

1. Ndryshime brenda temës, si: vras ~ vret ~ vret, flas ~ flet ~ flet etj., të cilat vërtetohen në

vetën e dytë dhe të tretë njëjës. Këto ndryshime shprehin një mbikarakterizim të brendshëm,

sepse kuptimet gramatikore përkatëse shprehen edhe me kthimin e -s së temës në -t, edhe me

ndërrimin e -a- së temës në -e-. Këto ndryshime fonetike të karakterit historiknuk kanë

ndodhur në të njëjtën kohë, por njëri pas tjetrit. Fillimisht është vërtetuar metafonia, d.m.th

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

66

kthimi i -a- së në -e- dhe është ndjekur më vonë edhe nga rikthimi i -s-së (të vetës së parë) në

-t.34

Ndryshimet e karakterit fonetik, që kanë ndodhur brenda një forme të hershme morfologjike,

në përqasje me formën e vetës së parë (vras, flas, etj) nga vështrimi i sotëm, përfaqësojnë

vërtet një formë morfologjike, por të ndërtuar me dy ndryshime fonologjike.

2. Ndryshime brenda temës + mbaresa

ngas flas

nget flet

nget flet

ngas im flas im

ngit + ni flit + ni

ngas in flas in

Ndryshime të këtij lloji janë të kufizuara; në të tashmen e dëftores brenda kësaj paradigme

vërtetohen vetëm në vetën e dytë shumës. Në këtë vetë forma gramatikore është ndërtuar edhe

me mbaresën karakteristike të saj -në, por, në përqasje me vetën e parë (si formë përfaqësuese),

del edhe me dy ndryshime në temë: me ndërrimin e -a-së në -i- (vras ~ vrit-), edhe me

ndërrimin e -s-së në -t (vras ~ vrit-), çka në të vërtetë, historikisht është një rikthim te trajta e

temës parësore.

Një mbikarakterizim i këtij lloji brenda paradigmës të së pakryerës vërtetohet edhe në vetën e

tretë të numrit njëjës, ku, krahas mbaresës -te, ndërrohet fundorja e temës së kësaj kohe nga -

t në -s:

ngit ja flit ja

ngit je flit je

ngis te flis te

ngit nim flit nim

ngit nit flit nit

ngit nin flit nin

Një këmbim i tillë, i ndikuar nga format ngas ~ ngasim ~ ngasin, por i kërkuar për të mënjanuar

shqiptimin e vështirë të dy t-ve njëra pas tjetrës, ndofta edhe mund të mënjanohej. Do të ishte

më e pranueshme ruajtja e përbërjes së temës në gjithë paradigmën, sepse forma të tilla në

vetën e tretë njëjës është pranuar për një grup foljesh, si: hesht ~ heshtte, mposht ~ mposhtte…

34 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 86;

E. Likaj, Zhvillimi eptimit në gjuhën shqipe, 2003, fq. 149

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

67

etj., pavarësisht nga rrethana që ky grup foljesh në të gjitha llojet e paradigmave del vetëm me

-t në temë.

Ndërsa në përqasje me paradigmën e kohës së tashme, të gjitha format vetore të së pakryerës,

me përjashtim të vetës së dytë shumës, dalin të mbikarakterizuara, sepse, veç kundërvënies së

mbaresave përkatëse në kundërvënie qëndrojnë edhe temat.

ngas ~ ngitja flas ~ flitja

nget ~ ngitje flet ~ flitje

nget ~ ngiste flet ~ fliste

Mbikarakterizimi shtrihet gjithashtu edhe në të gjitha format vetore të së kryerës së thjeshtë.

Edhe këtu në kundërvënie me të tashmen dhe të pakryerën qëndrojnë edhe mbaresat, por

edhe temat, të cilat për arsye gramatikore janë të apofonuara:

ngas ~ nga va flas ~ fol a

nga ve fol e

nga u fol i

nga më fol ëm

nga të fol ët

nga në fol ën

Në paradigmën e së tashmes së lidhores ka një mbikarakterizim të brendshëm që vërehet në

vetën e dytë shumës flitni.

Të flas

Të flasësh

Të flaës

Të flasim

Të flitni

Të flasin

Të vras

Të vrasësh

Të vrasë

Të vrasim

Të vritni

Të vrasin

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

68

Mbikarakterizimi i brendshëm në këtë vetë është shprehur edhe me kundërvënien e temave

(flit-, përk. vrit- për vetën e dytë shumës dhe temës së njësuar në të gjitha vetat e tjera vras-),

edhe me mbaresën përkatësisht të vetës së dytë shumës -ni.

Por mbikarakterizimi shtrihet edhe jashtë paradigmës të së tashmes së lidhores. Në përqasje

me të tashmen e dëftores të mbikarakterizuara janë edhe veta e dytë dhe e tretë njëjës, sepse

kundërvënie në këto dy veta në temën e njësuar të lidhores (tani në trajtat vras- dhe flas-) ndaj

temës të së tashmes së dëftores (vret- dhe flet-), por edhe me mbaresat përkatëse -ësh; përk. -

ë (të vras-ësh, të vras-ë; përk. të flas-ësh, të flas-ë) ndaj mungesës së mbaresës në të tashmen

e dëftores (vret, flet). Këto dy ndryshime shoqërohen edhe me të-në e lidhores që paraprin të

dyja vetat.

Në të tashmen e dëshirores dallohet prapashtesa karakteristike e saj -fsh-/-sh-. Por, po të

mënjanojmë këtë mjet gramatikor, që është i domosdoshëm për shprehien e kuptimit

gramatikor të mënyrës, në krahasim me të tashmen e dëftores ndryshimet vetë pas vete janë të

dyfishta. Së pari temat e tyre ndryshojnë tërësisht nga ana formale, spese, siç dihet, dëshirorja

ndërtohet kryesisht mbi bazën e temës të së kryerës së thjeshtë35 e cila në këto kohë ndryshon

nga tema e së tashmes së dëftores; ndryshimi i dytë vërehet në sistemin e mbaresave:

vras vra fsh a flas fol sh a

vret vra fsh flet fol sh

vret vra f të flet fol te

vras im vra fsh im flas im fol sh im

vrit ni vra fsh i flit ni fol sh i

vras in vra fsh in flas in fol sh in

Për shkak të faktit gjuhësor që format e habitores kanë mbaresa karakteristike të dalluara në

gjithë sistemin paradigmatik foljor të shqipes dhe të rrethanës tjetër që ato janë ndërtuar mbi

bazën e temës së pjesores,36 edhe në të tashmen, edhe në të pakryerën dalin të markuara me

temë dhe me mbaresa krejt të veçanta.

vras

vret

vret

35 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 383

E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe, 2003, fq. 206-207 36 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 388

vras im

vrit ni

vras in

vra kam

vra ke

vra ka

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

69

vra kemi

vra keni

vra kan

vrak ësha

vra këshe

vra kësh

vra këshim

vra këshit

vra këshin

flas

flet

flet

flas im

flit ni

flas in

fol kam

fol ke

fol ka

fol kemi

fol keni

fol kanë

fol kësha

fol këshe

fol kësh

fol këshim

fol këshit

fol këshin

Në zgjedhimin jovepror si forma të mbikarakterizuara dalin format e së tashmes dhe të së

pakryerës të dëftores dhe të lidhores, me përjashtim të vetës së dytë shumës, ku temat përkatëse

përkojnë me ato të formave përkatëse të zgjedhimit vepror.

vras

vret

vret

vras im

vrit ni

vras in

vrit-em

vrit-esh

vrit-et

vrit-emi

vrit-eni

vrit-en

vrit-esha

vrit-eshe

vrit-esh

vrit-eshim

vrit-eshit

vrit-eshin

përflas

përflet

përflet

përflas im

përflis ni

përflas in

përflit-em

përflit-esh

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

70

përflit-et

përflit-emi

përflite-ni

përflit-en

përflit-esha

përflit-eshe

përflit-esh

përflit-eshim

përflit-eshit

përflit-eshin

Edhe në këtë zgjedhim mbikarakterizimi mbështet në dy kundërvënie të shkaktuara nga

ndryshimi në tema dhe mbaresa.

Ndryshime që brenda paradigmës pësojnë ndërrimet -je- ~ -i- + mbaresë; - je- ~ -o-+ mbaresë.

Foljet me ndërrimin -je- ~ -o- përbëjnë grupin më të madh të kësaj klase, gjithsej 28: mbjell

(mbjell ~ mboll-a), ndjell, pjell, sjell, përcjell, mbështjell, vjell, zhdërvjell, mjel (mjel ~ mol-

a), vjel, bjerr (njerr ~ bor-a), çjerr, shtjerr, pjerr, nxjerr, tjerr, vdjerr, përmjerr, shpërndjerr,

prier, rrjedh (rrjedh ~ rrodh-a), pjerdh, vjedh, vjerdh (zvjerdh); djeg (djeg ~ dogj-a), dirgjem

(* djerg) ~ dorgj-a, ndjek (ndjek ~ ndoq-a) dhe (për-)pjek.

Tabela nr.21 Foljet që pësojnë ndërrimin je ~ o + mbaresa a

Nr. Ndërrimet Ndërrimi je ~ o + mbaresa a

1

je ~ o

bjerr ~ bor-a pjerr ~ porra

2 çjerr ~ çorra përcjell ~ përcolla

3 dirgjem ~ dorgja përmjerr ~ përmora

4 djeg ~ dogja përpjek ~ përoqa

5 mbjell ~ mbolla rrjedh ~ rrodha

6 mbështjell ~ mbështolla shpërndjerr ~ shpërndorra

7 mjel ~ mola shtjerr ~ shtorra

8 ndjek ~ ndoqa tjerr ~ torra

9 ndjell ~ ndolla vdherr ~ dorra

10 njerr ~ norra vjedh ~ vodha

11 nxjerr ~ nxorra vjel ~ vola

12 pjek ~ poqa vjell ~ volla

13 pjell ~ polla vjerdh ~ vordha

14 pjerdh ~ pordha zhdërvjell ~ zhdërvolla

Foljet e këtij grupi kundërvënien e dyfishtë e vërtetojnë edhe në temë, edhe në mbaresë.

IV.3 Mënyra dëftore

Dëftore

e tashme

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

71

sjell

sjell

sjell

sjellim

sill ni

sjellin

pjek

pjek

pjek

pjekim

piq ni

pjekin

nxjerr

nxjerr

nxjerr

nxjerrim

nxirr ni

nxjerrin

Në këtë grup foljesh ndryshimi i dyfishtë i brendshëm shfaqet në temën e vetës së dytë

shumës sill-, përk. piq- dhe nxir-, të cilat qëndrojnë përballë temës së njësuar me togun -je-

(sjell, pjek, nxjerr etj) dhe mbaresës së vetës së dytë shumës -ni, e cila qëndron përballë të

gjitha mbaresave të tjera vetore.

Mënyra dëftore

E tashme E pakryer E kryer e thjeshtë

sjell

sjell

sjell

sjell im

sill ni

sjell in

sill ja

sill je

sill te

sill nim

sill nit

sill nin

soll a

soll e

soll i

soll ëm

soll ët

soll ën

pjek

pjek

pjek

pjek im

piq ni

pjek in

piq ja

piq je

piq te

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

72

piq nim

piq nit

piq nin

poq a

poq e

poq i

poq ëm

poq ët

poq ën

nxjerr

nxjerr

nxjerr

nxjerr im

nxirr ni

nxjerr in

nxirr ja

nxirr je

nxirr te

nxirr nim

nxirr nit

nxirr nin

nxor a

nxor e

nxor i

nxor ëm

nxor ët

nxor ën

Siç shihet nga tabelat e mësipërme, dy kohët e tjera të dëftores, e pakryera dhe e kryera e

thjeshtë, në përqasje me të tashmen temat jo vetëm që i kanë të njësuara por edhe të ndryshme

nga ajo. Nga ana tjetër, edhe mbaresat vetore i kanë krejt të ndryshme. Është e veçantë që

temat e veçanta të tyre në të pakryerën dhe të kryerën e thjeshtë, me ndryshimet përkatëse

dalin si morfema gramatikore, si alomorfe, por nën vështrimin e sotëm, edhe vetëm

kundërvënia e mbaresave, ose edhe vetëm kundërvënia e temave do të ishin dukuri

morfologjike të mjaftueshme për të bërë edhe dallimet kuptimore gramatikore përkatëse.

Prandaj, gjithmon nën vështrimin sinkronik, të dy ndryshimet, të dyja kundërvëniet, në tema

dhe mbaresa, përbëjnë një dallim formal të dyfishtë.

IV.4 Mënyra lidhore

Mënyra lidhore

Dëftore E tashme E pakryer

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

73

sjell

sjell

sjell

sjell im

sill ni

sjell in

të sjell

të sjell ësh

të sjell ë

të sjell im

të sill ni

të sjell in

të sill ja

të sill je

të sill te

të sill nim

të sill nit

të sill nin

Në të tashmen e lidhores është veta e dytë dhe e tretë njëjës që dallohen nga vetat e tjera

përgjegjëse të dëftores edhe me pjesëzën e paravendosur karakteristike të lidhores të, edhe me

mbaresat –ësh, përk. –ë (të sjell-ësh ~ të sjell-ë).

Kurse e pakryera është në opozicion formal edhe me temën e njësuar e të ndryshuar, edhe

mbaresat e veçanta të saj. Te foljet e tjera të këtij grupi pjek dhe nxjerr etj., në lidhore vërehen

gjithashtu të njëjtat kundërvënie si te folja sjell.

Dëftore

Lidhore

E tashme E tashme E pakryer

pjek

pjek

pjek

pjek im

piq ni

pjek in

të pjek

të pjek ësh

të pjek ë

të pjek im

të piq ni

të pjek in

të piq ja

të piq je

të piq te

të piq nim

të piq nit

të piq nin

IV.5 Mënyra dëshirore

Në paradigmën e kësaj mënyre vetëm veta e dytë shumës del në opozicion të dyfishtë me të

tashmen e dëftores. Në opozicion qëndrojnë edhe temat përkatëse sill- (dëftore) sjell-

(dëshirore), edhe mbaresat –ni (dëftore) dhe –i (dëshirore).

sill ni ~ sjell çi

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

74

piq ni ~ pjek shi

merr ni ~ marr çi

Ndryshime që brenda paradigmës pësojnë ndërrimet –e-: -i-; -e-: -o- + mbaresa.

Ndërrimi e ~ o del në një numër të kufizuar foljesh, kryesisht tek ato ku e ndiqet nga

bashkëtingëllorja dh: bredh (bredh ~ brodh-a), dredh, hedh, tëhidhet, kredh, shkredh, mbledh,

tredh, zgjedh, heq dhe qërheq. Nga foljet më -eq, heq (dhe gërheq) është e vetmja që pëson

apofoninë e ~ o në të kryerën e thjeshtë. Të gjitha foljet e tjera me temë më -e nuk e ndërrojnë

e-në në o.

Tabela nr.22 Foljet që pësojnë ndërrimin e ~ o + mbaresa a

Nr. Ndërrimi

Ndërrimi e ~ o + mbaresa

a

1

e ~ o

bredh ~ brodh-a

2 dredh ~ drodha

3 hedh ~ hodha

4 tëhidhet ~ tëhodha

5 kredh ~ krodha

6 shkredh ~ shkrodha

7 mbledh ~ mblodha

8 tredh ~ trodha

9 zgjedh ~ zgjodha

10 heq ~ hoqa

11 gërheq ~ gërhoqa

Te ky grup foljesh vërehen po ato dukuri mbikarakterizuese që ndodhën edhe te grupi i foljeve

që në temën e tyre kanë grupin tingullor –je- (sjell, pjek etj.)

Ndryshime që brenda paradigmës pësojnë ndërrimet o : ua; ua : o + mbaresa

Ky është grupi më i madh i foljeve, ku dukuritë mbikarakterizuese janë edhe më të kufizuara.

Tabela nr.23 Foljet që pësojnë ndërrimin o : ua; ua : o

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

75

Nr.

Ndërrimi o

~ ua ose e

kundërta

folje me temë më -

o

folje me temë më -

ua Gjithsej

1

o ~ ua

beso-j blua-j

1600

2 dërgo-j krua-j

3 kupto-j pagua-j

4 trego-j shkrua-j

5 hibridizo-j shqua-j

6 rrua-j

7 shua-j

8 trua-j

Dukuritë mbikarakterizuese për ndërrimet o:ua shfaqen brenda paradigmës të së kryerës së

thjeshtë të mënyrës dëftore në kundërvënien e tashme - e kryer e thjeshtë në përqasjen e

formave përkatëse të shumësit:

E tashme E kryer e thjeshtë

besoj

beson

beson

beso jmë

beso ni

beso jnë

beso va

beso ve

beso i

besua m

besua t

besua n

Kurse në ndërrimet –ua- : -o- mbikarakterizimi vërehet në kundërvënien njëjës shumës të së

kryerës së thjeshtë, sepse në njëjës temat ruajnë zanoren –o- ; në shumës e zbërthejnë atë në –

ua. Por në kundërvënie qëndrojnë edhe mbaresat në përqasje me vetat përkatëse.

Dëftore

E tashme E kryer e thjeshtë

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

76

shkrua j

shkrua n

shkrua n

shkrua jmë

shkrua ni

shkrua jnë

shkro va

shkro ve

shkro i

shkrua m

shkrua t

shkrua n

Në mënyrën lidhore në të dy grupet e foljeve ndryshimet vërehen në shfaqjen e dyfishtë të

mjeteve gramatikore në vetën e dytë dhe të tretë njëjës të lidhores. Këto forma dallohen nga

format vetore përkatëse të dëftores nga paraprirja me pjesëzën të ( të shkruash ~ të shkruajë)

dhe nga mbaresat –sh dhe –ë (të shkrua-sh ~ të shkruaj-ë).

Dëftore

Njëjës

Lidhore

Njëjës

V. II shkrua n të shkrua sh

V.III shkrua n të shkruaj ë

Ndryshime që brenda paradigmës pësojnë ndërrimet e : ye; ye : e + mbaresa

Edhe te këto dy grupe foljesh mbikarakterizimi vërehet në po ato forma që vërehet edhe te

grupet foljore, që ndërrojnë o : ua ose ua : o.

Tabela nr.24 Foljet që pësojnë ndërrimin e : ye

Nr.

Ndërrimi e

~ ye ose e

kundërta

folje dy- e tre

rrokëshe me

temë më -e

folje

njërrokëshe

folje me temë

më -ye Gjithsej

1 e ~ ye arsej kthe-j ~ kthyem gërrye-j 78

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

77

2 bymej shfre-j ~

shfryem krye-j

3 çapëlej lye-j

4 dafnjej ngjye-j

5 dëfrej rrye-j

6 fërshëllej shlye-j

7 gënjëj shqye-j

8 gjyfqej trushkye-j

9 hakërrehem thye-j

10 kalbëzej yej

11 …65 zhyej

Paraqitja grafike

Dëftore

e tashme e kryer e thjeshtë

dëfre j

dëfre n

dëfre n

dëfre jmë

dy-tri rrokwshe me temw mw-e

folje njwrrokwshe folje me temw mw -ye

Series1 65 2 11

0

10

20

30

40

50

60

70

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

78

dëfre ni

dëfre jnë

dëfre va

dëfre ve

dëfre u

dëfrye m

dëfrye t

dëfrye n

Tema e së tashmes dëftore për vetën e parë, të dytë dhe të tretë shumës (dëfre-), të foljeve që

pësojnë ndërrimin e : y, qëndron në opozicion me teman e së kryerës së thjeshtë (dëfrye-), si

opozicion i parë. Kurse opozicioni i dytë shfaqet në përqasjen e mbaresave vetore të shumësit

të kuhës së tashme me të kryerën e thjeshtë.

E tashme

dëfre -jmë

dëfre -ni

dëfre -jnë

E Kryer e thjeshtë

dëfry- em

dëfry –et

dëfry –en

Opozicioni i dyfishtë vërehet edhe brenda vetë paradigmës të së kryerës së thjeshtë:

1. Tema e njëjësit dëfre: 2. tema e shumësit dëfrye

mbaresat vetore të njëjësit: mbaresat vetore të shumësit

Veta I dëfre –va

Veta II dëfre –ve

Veta III dëfre –u

dëfrye –m

dëfrye –t

dëfrye -n

Kurse në ndërrimet ye :e mbikarakterizimet brenda paradigmës së të kryerës së thjeshtë

vërehen në kundërvënien e temave të njëjësit, të cilat dalin me –e- (p.sh lyej ~ le-va) dhe

temave të shumësit të cilat ruajnë togun –ye- (lye-m), si kundërvënien e mbaresave të veçanta

për secilën vetë të njëjësit dhe të shumësit.

lye j

lye n

lye n

lye jmë

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

79

lye ni

lye jnë

le va

le ve

le u

lye m

lye t

lye n

Në përqasje me paradigmën e së tashmes së dëftores dhe të së pakryerës së dëftores, janë

format vetore të numrit njëjës të së kryerës së thjeshtë që mbikarakterizohen. Ato ndryshojnë

nga format vetore të njëjësit të së tashmes edhe nga temat në kundërvënien lye- ~ le-, edhe

në kundërvënien e mbaresave sipas vetave përkatëse.

Në lidhore si forma të mbikarakterizuara dalin dy vetat e njëjësit të së tashmes, të cilat

gjithashtu dallohen nga pjësëza të dhe nga mbaresat e veçanta vetore.

të lye sh

të lyej ë

IV.6 Mbikarakterizimi te foljet jam, kam dhe them

Këto folje sot dalin me një paradigmë mjaft të përzier për shkak të zhvillimeve fonetike dhe

analogjike, të cilat kanë prekur edhe temën, edhe mbaresat.

Në vështrimin sinkronik, paradigma e së tashmes së dëftores së këtyre foljeve paraqitet si

zhvillim supletiv. Veçimi i temës parësore sot është vëshitë të bëhet.37

jam

je

është

jëmi

jeni

janë

kam

ke

ka

kemi

keni

kanë

them

thua

thotë

themi

thoni

thonë

37 Sh. Demiraj në Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 325 mendon se temat e foljeve kam dhe jam

kanë ndikuar te njëra- tjetra. Folja jam ~ je … ka ndikuar te folja kam përmes –e-së së temës parësore, kurse

folja kam ka ndikuar te folja jam përmes –a-së së temës përkatëse.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

80

Në qoftë se te folja jam marrim si temë parësore atë me je, atëherë format e vetës së parë dhe

të tretë njëjës (jam ~ është) dhe veta e tretë shumës (janë) dalin sit ë mbikarakterizuar përmes

ndryshimeve në temë dhe mbaresave përkatëse.

Për foljen kam me ndryshime të dyfishta dalin format e vetës së parë dhe të dytë shumës (kemi

~ keni), në qoftë se si temë parësore merret tema me –a.

Kurse për foljen them e cila del me tri tema (the-, thua, tha-), por që si parësore është pranuar

ajo me –o- (tho-), janë format vetore të vetës së parë njëjës (them) dhe ajo e vetës së parë

shumës (themi) të cilat kuptimet gramatikore përkatëse i shprehin edhe me ndryshime në temë

(tha-: the-), edhe me mbaresa të veçanta (the-m: the-mi).

Tabela nr.25 Tabelë përmbledhëse me ndërrimet që pësojnë foljet gjatë zgjedhimit

Nr. Ndërrimet Nr. I foljeve që i pësojnë këto ndërrime

1 s ~ t + a ~ e 25

2 a ~ o 3

3 e/je ~ o 28

4 e ~o 11

5 o ~ ua 1600

6 e ~ ye 78

Paraqitja grafike

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

81

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

1600

S ~ T + A ~ E A ~ O E/JE ~ O E ~O O ~ UA E ~ YE

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

82

PJESA II - HOMONIMIA GRAMATIKORE

Shqipja karakterizohet nga dy zhvillime morfologjike formëformuese të kundërta; nga

mbikarakterizime të formave gramatikore dhe nga njësime të formave gramatikore. Megjithatë

zhvillimet dhe prirjet e këtyre dukurive kanë qenë dhe janë të shkallëve të ndryshme.

Mbikarakterizimet janë kryesisht pasoja të zhvillimeve historike, që u takojnë periudhave

gjuhësore me fleksion përgjithësisht të gjallë. Por kjo dukuri ka ardhur duke u kufizuar.

Procesi i njësimit të formave gramatikore ka qenë më i gjerë, sepse faktorët që kanë ndikuar

këtë proces kanë qenë edhe më shumë, edhe më aktivë.

Rrafshimet formale në gjuhën shqipe kanë ecur në përputhje me prirjen e përgjithshme të

kalimit të saj nga një gjuhë e tipit sintetiko-analitik në një gjuhë të tipit analitiko-sintetik.

Dukuria e njësimit të formave gramatikore nuk ka vepruar njëlloj në të gjitha kategoritë

leksiko-gramatikore. Kështu që, megjithëse kategoritë karakterizohen nga kuptime të njëjta

gramatikore, format gramatikore i kanë zhvilluar në mënyra të ndryshme. Shpejtësia e

zhvillimeve të tyre kushtëzohet nga lidhjet e përgjithëshme sintaksore dhe nga lidhjet e veçanta

sintagmatike.

KREU V HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN EMËROR

Për sa i përket sistemit të rasave në gjuhën shqipe Sh. Demiraj pohon se, “…megjithëqë numri

i tyre është pakësuar, për çdo rasë janë përftuar nga dy forma, një për trajtën e shquar dhe

një për trajtën e pashquar. Për pranimin e një rase të caktuar duhen marrë parasysh këto

kritere:

1. Ajo duhet të dallohet qartë nga rasat e tjera, të paktën, në një nga të katër format e njëjësit e

të shumësit.

2. Funksioni a funksionet e saj duhet të dallohen nga ato të rasave të tjera.

3. Ajo duhet të ketë zhvilluar kundërvënien formale dhe kuptimore e pashquar ~ e shquar.”38

Por në përgjithësi sistemi rasor i shqipes, në krahasim me tipin e hershëm, është kufizuar.

Kufizimi ka përfshirë sistemin në tërësi, duke kaluar nga sistemi i indoeuropianishtes së

përbashkët me tetë rasa, në sistemin e sotëm me pesë rasa. Por edhe sistemi me pesë rasa

përcaktohet nga gjithë paradigma rasore në të gjitha kategoritë gramatikore.

Për shkak të veçorive të ndryshme strukturore të temave emërore, në numrin njëjës nuk kemi

vetëm një tip paradigmatik, por disa tipa të përfshirë në lakime të ndryshme.39

38 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 92-95 39 E. Likaj, M. Çabej, Morfologji e shqipes standarde, 2010, fq. 57

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

83

Një rol të dukshëm në dallimin e paradigmave, pra në ndarjen e emrave në lakime, kanë luajtur

alomorfia dhe analogjia por edhe emrat e lakimit të dytë, p.sh. dallohen si lakim i veçantë

vetëm për shkak të alomorfisë së mbaresave -i, -it, -in, të lakimit të parë (mal-i ~ mal-it ~ mal-

in) dhe -u, -ut, -un të lakimit të dytë (fik-u ~ fik-ut ~ fik-un) etj. Këtu, në lakimin e dytë,

mbaresat dalin me përbërsin -u- (fik-u-t ~ fik-u-n) dhe jo me -i- (si te mal-i-t ~ mal-i-n), vetëm

se ky emër del me temë në -k. Kurse roli i analogjisë – kryesisht në njësimin e formave rasore

– në sistemin rasor të shqipes është mjaft i qartë. P.sh. forma e dhanores shumës -ve (libra-ve)

është shtrirë edhe në rrjedhore (pranë libra-ve) për analogji me numrin njëjës, ku prej kohësh

kishte ndodhur ky njësim (krah.: dh. lis -it ~ rr. lis-it) etj.

Për përcaktimin e tipave të ndryshëm të lakimeve në shqipen standarde, mbështetemi në

mbaresën e trajtës së shquar të emërores njëjës.

Në numrin shumës tipat e lakimit janë njësuar; pra, në numrin shumës nuk kemi paradigma të

ndryshme; të gjithë emrat kanë të njëjtin sistem mbaresash.

Shqipja karakterizohet nga një system binary lakimi; emrat kanë një paradigm rasore për

lakimin e pashquar dhe një paradigmë tjetër për lakimin e shquar. Kjo kundërvënie formale e

dy paradigmave të veçanta shpreh edhe një kundërvënie kuptimore gramatikore. Të marra në

tërësi, ato shfaqin një kategori të veçantë të emrit, kategorinë e shquarsis-pashquarsisë.

Kundërvënia formale morfologjike shprehet me dy paradigma të veçanta për trajtën e pashquar

dhe një tjetër për trajtën e shquar. Paradigmës së vetme të së shquarës, i kundërvihet një

paradigm pjesërisht e dyfishtë e së pashquarës, si më poshtë:40

Forma e pashquar e emrit: plep

Forma e shquar e emrit: plepi ~

Forma e pashquar e paraprirë nga një: një plep

Por brenda një mikroparadigme kufizimet formale shkojnë edhe më tej, sepse format përkatëse

gramatikore rasore nuk janë më shumë se katër.

Kufizimet në të gjithë sistemin rasor janë kushtëzuar dhe kushtëzohen nga lindja e parafjalëve

dhe faktorë të tjerë sintaksorë e fonetikë.

40 E. Likaj, Morfologji e shqipes standarde, 2010, fq. 57-58

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

84

V.1 Homonimia gramatikore në paradigmën rasore të emrave

- Në njëjësin e pashquar

Në shqipen standard emrat në trajtën e pashquar dalin me këtë paradigmë:

Tabela nr.26 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e pashquar, numri njëjës

Rasa Lakimi i parë Lakimi i dytë Lakimi i tretë Lakimi i katërt

emërore libër fik vajzë të ecur

gjinore libr-i fik-u vajz-e të ecur-i

dhanore libr-i fik-u vajz-e të ecur-i

kallëzore libër fik vajzë të ecur

rrjedhore libr-i fik-u vajz-e të ecuri

Siç shihet, në këto paradigma për të katër lakimet emërorja dhe kallëzorja dalin me të njëjtën

formë, me një formë dalin edhe dhanorja me rrjedhoren. Çështja nëse kjo barazi formale është

e shtrirë nga një rasë në tjetrën apo kjo është gjendja e përftuar për arsye të zhvillimeve

fonetike, i ka ndarë prej kohësh studiuesit shqiptar dhe të huaj, që janë marrë me evolicionin

e sistemit razor të shqipes.41

Por pavarësisht nga arsyet që kanë shkaktuar këto zhvillime, shqipja e folur dhe e shkruar e ka

pranuar këtë gjendje gjuhësore, ku rasa me kuptime dhe funksione krejt të ndryshme, siç është

kallëzorja ndaj emërores dhe dhanorja ndaj rrjedhores, shprehen me të njëjtën formë.

Zhvillimet diakronike dhe sinkronike të morfologjisë së shqipes kanë treguar dhe tregojnë se

lidhjet eptimore gjithmonë e më shumë po kufizohen dhe po zëvendësohen me lidhje të tjera.

Në shqipen topika nuk ka zënë ende atë vend që ka zënë në gjuhët që e kanë humbur eptimin

razor, megjithëse në disa përdorime të thjeshta është vetëm topika që dallon funksionin e

kundrinorit të drejtë (në kallëzore) nga funksioni i kryefjalës (në emërore). Në të vërtetë, së

paku në shqipen e sotme, për emëroren dhe kallëzoren nuk është forma rasore morfologjike

që vendos lidhjen sintaksore, por drejtimi i foljes.

Kurse për dy homonimet e tjera morfologjike, për dhanoren dhe rrjedhoren, veç drejtimit të

foljes, janë edhe parafjalët që vendosin më qartë dhe më plotë lidhjet gramatikore.

41 S. Riza në “Emrat në shqipe: Sistemi i rasave dhe tippet e lakimit “, 1965, f. 11 mendon se ” … në historinë

e shqipes parletrare, barazia morfologjike e kallëzores së një emri (qoftë mashkullor, qoftë femëror) me

emëroren përkatëse ka përbërë pikërisht një çfaqje jo sinkretizmi të mirëfilltë por bashkëndeshje tingullore”.

Duke kundërshtuar tezën e N. Joklit që këtë njësim e mbështet në arsye fonetiko-analogjike. Gjuhëtar të tjerë

kanë ndjekur njërin a tjetrin studiues.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

85

- Në njëjësin e shquar

Në njëjsin e shquar vërehen të tjera lëvizje në paradigmë.

Tabela nr.27 Paradigma e lakimve në sistemin emëror, trajta e shquar, numri njëjës

Rasat Lakimi i parë Lakimi i dytë Lakimi i tretë Lakimi i katërt

emërore libr-i fik-u vajz-a të ecur-it

gjinore libr-it fik-ut vajzë-s të ecur-it

dhanore libr-it fik-ut vajzë-s të ecur-it

kallëzore libr-in fik-un vajzë-n të ecur-it

rrjedhore libr-it fik-ut vajzë-s te ecur-it

Siç shihet, në këtë paradigm njësimi formal ka vazhduar në rasën dhanore dhe rrjedhore, kurse

emërorja dhe kallëzorja kanë pasur zhvillime të ndryshme. Rrathana që në trajtën e pashquar

këto dy rasa (emërorja dhe kallëzorja) janë njësuar pa e trazuar komunikimin, do ta pranonte

edhe njësimin sin ë trajtën e shquar, sepse kushtëzohen nga të njëjtat lidhje sintaksore, pra janë

të njëjtat rasa që vednosin të njëjtat lidhje. Ndryshon vetëm kuptimi i shquarsisë por jo ai i

rasës. Megjithatë zhvillimet formale në këto dy rasa kanë qenë të ndryshme; në këtë trajtë ato

nuk janë njësuar, sepse në strukturën morfologjike të tyre kanë vepruar faktorë të tjerë fonetikë

në kohë më të vona. Tani forma e hershme e kallëzores së pashquar, e njëjtë me formën e

emërores, është zgjeruar me formatin e ri të shquarsisë, që ndryshonte tërësisht nga formati i

ri i emërores, sepse u përcoll në këtë rasë në formën rasore të dëftores nga i cili vinte.

Në lakimin e katërt, siç dihet, format rasore janë njësuar. Aty dallohet vetëm rasa gjinore e

cila paraprihet vetëm nga nyja të. Rafshimi formal i rasave të emrave të këtij lakimi është një

tregues i nevojës së emrave në përgjithësi për t’u çliruar nga ngarkesa eptimore rasore.

Lindja e nyjave shquese dihet që e ka ringjallëruar eptimin razor të emrave. Nyjat shquese si

morfema të reja, të prapavendosura dhe të eptueshme e trasformon strukturën e mëparshme

morfologjike të emrave. Në kushtet e reja elementet gjuhësore të lidhura në varg suksesiv në

fund të emrave u shtuan. Tani pas fundoreve të temave, veç mbaresave rasore të së pashquarës,

u shtuan edhe nyjat shquese, të cilat, megjithëse lidheshin vetëm me kuptimin e shquarsisë,

dilnin me forma të ndryshme. Prandaj ndërveprimet e ndërndikimet u shtuan, duke e ruajtur

eptimin e mëparshëm ose duke e zgjeruar atë. Megjithatë, siç tregon paradigma e asnjanësve,

por pjesërisht edhe e emrave mashkullorë e femërorë, prirjet njësuese vazhduan dhe vazhdojnë

edhe më tej.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

86

Tabela nr.28 Praradigma e lakimit të parë në sistemin emëor, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Lakimi i parë Numri njëjës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore libër libri

Gjinore libri librit

Dhanore libri librit

Kallëzore libër librin

Rrjedhore libri librit

Paraqitja grafike

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

6

4

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

87

Tabela nr.29 Paradigma e lakimit të dytë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Lakimi i dytë Numri njëjës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore mik miku

Gjinore miku mikut

Dhanore miku mikut

Kallëzore mik mikun

Rrjedhore miku mikut

Paraqitja grafike

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

6

4

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

88

Tabela nr.30 Paradigma e lakimit të tretë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Lakimi i tretë Numri njëjës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore vajzë vajza

Gjinore vajze vajzës

Dhanore vajze vajzës

Kallëzore vajzë vajzën

Rrjedhore vajze vajzës

Paraqitja garafike

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

6

4

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

89

Tabela nr.31 Paradigma e lakimit të katërt në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri njëjës

Lakimi i katërt Numri njëjës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore të folur të folurit

Gjinore të foluri të folurit

Dhanore të foluri të folurit

Kallëzore të folur të folurit

Rrjedhore të foluri të folurit

- Në numrin shumës

Siç dihet, tipat e lakimit në numrin shumës janë njësuar. Arsyeja kryesore e këtij zhvillimi

lidhet, në radhë të parë, me rrethanën që morfemat rasore sendërtojnë lidhjet sintaksore te çdo

emër, e për pasojë te secili duhet të shfaqet edhe i njëjti system morfemash. Këtu mund të kenë

ndikuar edhe këto dy rrethana:

1. Përgjithësisht mendohet se format gramatikore të shumësit e kanë burimin te një formë rasore

e emrit në shumës4243

2. Pas krijimit të temës së shumësit, fundoret e këtyre formave krijonin kushte fonetike të

pranueshme për tu përshtatur vetëm me një system morfemash rasore të shumësit.

- Në shumësin e pashquar

Tabela nr.32 Paradigma e lakimeve në sistemin emëror, trajta e pashquar, numri shumës

Rasat Lakimi i parë Lakimi i dytë Lakimi i tretë Lakimi i katërt

emërore libra fiq vajza të ecura

gjinore libra-ve fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

dhanore libra-ve fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

kallëzore libra fiq vajza të ecura

rrjedhore librave fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

Në shumësin e pashquar emërorja dhe kallëzorja prej kohësh dalin të njësuara. Këto dy rasa

që karakterizohen nga lidhje sintagmatike të veçanta e të qëndrueshme, format e hershme i

kanë reduktuar secila më vete deri në një përputhje të plotë. Një përputhje thuajse e plotë

vërehet edhe te dhanorja dhe te rrjedhorja e re. Rrjedhorja me mrofemën gramatikore -sh

42 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, fq. 121 42 E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (morfologji historike), 2003, fq. 203

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

90

(male-sh) është e domosdoshme vetëm në lidhje të caktuara sintagmatike, si: fjalë burrash,

vepër trimash etj.

Përgjithësisht ka një paralelizëm në njësimin e formave gramatikore rasore që mbështetet në

modele që shtrihen për shkak të analogjisë gramatikore.

- Në shumësin e shquar

Megjithëse eptimi rasor në të dy aspektet, në aspektin e shquar dhe të pashquar, karakterizon

të njëjtat lidhje, zhvillimet formale ndryshojnë për arsye se me kalimin nga trajta e pashquar

në të shquarën, përbërja strukturore e fjalëformës ndryshon; fillimisht ajo vetëm është

zgjeruar; me kalimin e kohës brenda strukturës së re, sidomos në fundoret e saj, ku ndodhen

mbaresat dhe prapashtesat, kanë bashkëvepruar faktorë fonetikë dhe morfologjikë.

Tabela nr.33 Paradigma e lakimeve në sistemin emëror, trajta e shquar, numri shumës

Rasat Lakimi i parë Lakimi i dytë Lakimi i tretë Lakimi i katërt

emërore libra-t fiq-të vajza-t të ecura-t

gjinore libra-ve fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

dhanore libra-ve fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

kallëzore librat fiq-të vajza-t të ecura-t

rrjedhore libra-ve fiq-ve vajza-ve të ecura-ve

Në vështrimin historik, te paradigma e shumësit të shquar vërehen dy lloj procesesh

morfologjike të kundërta, zgjerime dhe kufizime fjalëformash. Zgjerimi i fjalëformës lidhet

me përfitimin e kategorisë së re gramatikore të shquarsisë-pashquarsisë, ku morfemat

pararendëse rasore të shumësit të pashquar u pasuan nga morfemat gramatikore të së shquarës.

Por në shqipen e re fjalëforma e shumësit të shquar në rasën gjinore, dhanore dhe rrjedhore u

rrudh përsëri, duke humbur morfemën e së shquarës -t.

Format rasore të shumësit të shquar deri vonë ruanin morfemën e lakimit të shquar -t.

Gj.

Dh.

Rr.

i bjeshkëvet

bjeshkëvet

bjeshkëshit

i bjeshkëve

bjeshkëve

bjeshkëve

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

91

Kështu, në shqipen e sotme në paradigmën e shumësit të shquar vërehen dy dukuri

homofonike:

1. Forma e emërores së shquar është njësuar me formën e kallëzores së shquar.

2. Format e dhanores dhe të rrjedhores së shquar janë njësuar me format e dhanores dhe të

rrjedhores së pashquar.

3. Format e rrjedhores janë njësuar me ato të dhanores

Në paradigmën e emrave të shquar, përgjithësisht, vihet re kjo dukuri: në ato raste ku brenda

paradigmës mbaresat e së pashquarës dallohen sipas rasave, procesi i njësimit të nyjave

shquese paraqitet më largvajtës dhe, anasjelltas, atje ku treguesit e së pashquarës janë njësuar,

nyjat shquese diferencohen sipas rasave. 44

Në këto njësime rol kryesor, ndër të tjera ka luajtur analogjia. Procesi analogjik, që është

zhvilluar në rrjedhoren e shquar dhe të pashquar njëjës, është shtrirë edhe në rrjedhoren e

shquar shumës. Edhe këtu, në emrat e të tri gjinive, rrjedhorja e vjetër me nyjen shquese –s(ë),

është zëvendësuar nga forma e gjinore-dhanores –t(ë) me rrugë analogjie.

Përkimi fonetik i formave të trajtës së pashquar të rasës gjinore e dhanore me rrjedhoren ndikoi

në njësimin e këtyre rasave edhe në trajtën e shquar.45 Kjo dukuri do të ketë shkaktuar pastaj

edhe zëvendësimin gradual të formës së rrjedhores shumës më –shi-t nga ajo e dhanores më –

ve-t.46

Gj.Dh. (i) djal-i i djal-i-t (i) djem-ve-t

Rr. djal-i i djal-i-t djem-ve-t

Tabela nr.34 Praradigma e lakimit të parë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Lakimi i parë Numri shumës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore libra librat

44 E.Likaj, Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, 1984, fq. 56 45 Sh. Demiraj, Morfologjia historike e gjuhës shqipe, 1976, fq. 89 46 I.Ajeti, Historia e gjuhës shqipe, 1969, fq.33 M.Domi, Morfologji historike e shqipes, 1961, fq. 18-19

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

92

Gjinore librave librave

Dhanore librave librave

Kallëzore libra librat

Rrjedhore librash librave

Paraqitja grafike

Tabela nr.35 Praradigma e lakimit të dytë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Lakimi i dytë Numri shumës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore miq miqtë

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

5 5

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

93

Gjinore miqve miqve

Dhanore miqve miqve

Kallëzore miq miqtë

Rrjedhore miqsh miqve

Paraqitja grafike

Tabela nr.36 Praradigma e lakimit të tretë në sistemin emëror, trajta e shquar dhe trajat e

pashquar, numri shumës

Lakimi i tretë Numri shumës

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore vajza vajzat

Gjinore vajzave vajzave

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

6

4

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

94

Dhanore vajzave vajzave

Kallëzore vajza vajzat

Rrjedhore vajzash vajzave

Paraqitja grafike

Tabela nr.37 Tabela përmbledhëse e paradigmave të lakimit në sistemin emëror

Sistemi emëror

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

60 32 28

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

10

5 5

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

95

Paraqitja grafike

KREU VI HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN PËREMËROR

Sistemi përemëror i gjuhës shqipe është shumë i larmishëm, prandaj edhe zhvillimet nuk kanë

qenë të njëjta te të gjitha llojet. Në këtë sistem gjenden trajta përemërore të trashëguara, por

edhe mjaft trajta të tjera të zhvilluara brenda shqipes. Këto zhvillime nuk vihen re vetëm në

paradigmën e tyre, por edhe në strukturën përfaqësuese të përemrave. Në strukturën

paradigmatike të përemrave, përgjithësisht, nuk gjenden mjete gramatikore të mirëfillta

karakteristike për përemrat. Ndryshimet karakteristike gramatikore, duke u nisur nga gjendja

e sotme, përgjithësisht, vërehen në temat e tyre, kurse mjetet e mirëfillta gramatikore, që

ndeshen në disa forma gramatikore të tyre, janë ndikime të pjesëve të tjera të ligjeratës, me të

cilat ata afrojnë, kuptimi ose struktura. Edhe nga ndërtimi i formës përfaqësuese përemrat

Kuptime gramatikore, 60

Forma gramatikore, 32 Forma të

pësëritura, 28

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

96

ndryshojnë nga njëri-tjetri. Zhvllimet e përemrave janë të dukshme dhe të shpejta. Kjo mund

të vihet re në periudhën e dokumentuar të shqipes, mjaft që t’u hedhësh një sy pronorëve nga

autorët e vjetër deri në ditët e sotme.47

VI.1 Homonima gramatikore në paradigmën e përemrave vetorë

Paradigma rasore e përemrave vetorë është e përzier. Aty gjen tipologji të ndryshme, por në

përbërjen e saj (të paradigmës) nuk gjen morfema gramatikore karakteristike; kuptimet rasore

përgjithësisht shprehen me forma supletive.

Në përqasje me paradigmat e përemrave të tjerë vetorët kanë disa veçori:

1. Përemrat vetorë janë përemrat që dalin me një paradigmë të veçantë, pasi në rasën kallëzore

dhe dhanore kanë dy forma rasore, njëra është trajta e plotë e tyre (mua, ty, neve, ne, juve, ju,

atë, ata, atyre) dhe tjetra trajta e shkurtër (më, të, na, na, ju, ju, e, i, u).

2. Në përgjithësi prirja e sistemit rasor e shqipes i ka të njëjta emëroren dhe kallëzoren, por te

vetorët është rasa dhanore e cila është e njëjtë me kallëzoren (dhanorja mua/më, ty/të etj. dhe

kallëzorja mua/më, ty/të etj).

3. Vetorët dalin edhe në raste të tjera me dy forma të njëjta.

Përemrat vetorë të vetës së treta dalin me trajta të shkurtra, pa zanoren instore a-, në rasën

gjinore, kallëzore dhe rrjedhore, në rastet kur ata shoqërohen me parafjalët përkatëse (Ika me

të (atë). Prej tij (atij) arrita deri këtu. Ndaj tyre (atyre) nuk kam asnjë pakënaqësi.48

1. Format rasore të tij ndërtohen kryesisht përmes supletivizmit (emërore unë; kallëzore mua;

E. ti, K. ty etj)

2. Në rasën rrjedhore, krahas trajtave më të përdorura e të zakonshme atij, asaj, atyre, pranohen

si forma dysore normative edhe asi, aso, asish / sish, asosh/sosh apo syresh.

3. Trajtat e shkurta a të patheksuara, në rrethana e me funksione të caktuara sintaksore, mund të

bashkohen me njëra-tjetrën ose me pjesëza a forma gramatikore, duke iu nënshtruar disa

dukurive fonetike a analogjike.

Brenda paradigmës së çdo vetori vërehen këto njësime morfologjike:

Te përemri vetor i vetës së parë njëjës

Kuptimet rasore të këtij përemri shprehen me forma supletive. Përgjithësisht forma e emërores

së tij, si e çdo vetori tjetër, që është edhe forma përfaqësuese e tij, ndryshon nga forma e rasave

të tjera; është njëherësh edhe më e qëndrueshme, sepse është e lidhur edhe me vetën e foljes.

Paradigma e këtij vetori, por edhe e vetorit të vetës së dytë njëjës, veçohet në tërë sistemin

paradigmatik rasor, sepse bashkon dy rasa me funksione dhe kuptime krejt të ndryshme në të

njëjtën formë. Në këtë paradigmë dhanorja dhe kallëzorja edhe si trajta të plota edhe si trajta

të bashkuara shprehen me të njëjtën formë, përk.: mua/më, në dhanore; mua/më edhe në

kallëzore.

47 E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), 2006, fq. 95-96 48 E. Likaj, M. Çabej, Morfologji e shqipes standarde, 2010, fq. 104-105

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

97

Tabela nr.38 Paradigma e lakimit e përemrit vetor së vetës së parë njëjës (unë)

Rasat Veta I njëjës

Emërore unë

Dhanore mua, më

Kallëzore mua, më

Rrjedhore meje

Ky bashkëpërkim, a shtrirje e një forme rasore te tjetra është shenjë e hershme e prirjes së

shqipes për reduktimin e eptimit edhe në sistemin përemëror. Periudha e vërtetetimit të kësaj

dukurie duhet të jetë relativisht e vjetër, sepse është shtrirë edhe në trajtat e shkurtra në të dy

rasat.

Në vetën e dytë njëjës

Zhvillimet formale në paradigmën e këtij vetori kanë ndodhur paralelisht me ata të vetës së

parë. Edhe në paradigmën e këtij vetori trajtat e plota dhe të shkurtra në dhanore dhe në

kallëzore dalin njëlloj. Duke qenë se përbërja fonetike e tyre është krejt e ndryshme, njësimet

ka mundësi të jenë bërë më shumë për arsye analogjike e më pak fonetike.

Tabela nr.39 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së dytë njëjës (ti)

Rasat Veta II njëjës

Emërore ti

Dhanore ty, të

Kallëzore ty, të

Rrjedhore teje

Në vetën e parë dhe të dytë shumës

Në këtë numër dalin me të njëjtën formë emërorja dhe kallëzorja. Ky barazim formal i

përgjigjet pjesërisht edhe zhvillimit të emërores dhe të kallëzores së emrave. Këto dy rasa

shpesh janë njësuar gjatë zhvillimit historik të tyre. Historikisht ato kanë pasur pikënisje të

ndryshme.49

49 Sipas Meyer-it, ne vjen nga një formë e kallëzores indoev. *nos-, kurse na- nga një emërore *nos- ( shih për

këtë Sh. Demiraj, Gramatikë…, 2002, fq. 221). Këtë mendim mbështet edhe B. Bokshi në veprën e vet “Për

vetorët e shqipes”, Prishtinë 2004, f. 128-129. Kurse përemri ju është zhvilluar nga përemri indoevrop. *uos/ues

(më gjerë shih Sh. Demiraj, Gramatikë …, 2002, fq. 222-223 dhe B. Bokshin “Për vetorët e shqipes”, 2004, fq.

120-121.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

98

Kanë dhënë përfundime të ndryshme, por edhe janë përzier, duke zëvendësuar njëra-tjetrën.

Tabela nr.40 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së parë dhe të dytë shumës (ne, ju)

Rasat Veta I shumës Veta II shumës

Emërore ne ju

Dhanore neve, na juve, ju

Kallëzore ne, na ju, ju

Rrjedhore nesh jush

Forma e vetës së parë ne që është pranuar si formë normative në shqipen standarde, fillimisht

ka qenë e kallëzores; më vonë është përgjithësuar edhe si emërore.

Ndryshe nga numri njëjës, forma bazë e vetës së parë dhe e vetës së dytë shumës, është e njëjtë

në të gjitha rasat. Emërorja dhe kallëzorja ruajnë të njëjtën formë, kurse dhanoret dhe

rrjedhoret janë zgjeruar me mbaresat rasore përkatëse të shumësit të emrave ( përk. –ve dhe –

sh: neve, juve ~ nesh, jush). Para ndikimit analogjik të sistemit rasor duket se format e

shumësit dilnin vetëm me një formë; pra nuk eptoheshin. Pra reduktimi i formave rasore dhe

në raste të veçanta, mënjanimi tërësor i tyre ka qenë dukuri morfologjike e njohur nga periudha

të hershme.

Tabela nr.41 Paradigma e lakimit e përemrit vetor i vetës së parë dhe të dytë shumës (unë, ti,

ne, ju)

Rasat Veta I njëjës Veta I shumës Veta II njëjës Veta II shumës

Emërore unë ne ti ju

Dhanore mua, më neve, na ty, të juve, ju

Kallëzore mua, më ne, na ty, të ju, ju

Rrjedhore meje nesh teje jush

Paraqitja grafike

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

99

Në vetën e tretë njëjës

Ndryshe nga veta e parë dhe e dytë, në vetën e tretë njëjës është forma e dhanores e gjinisë

mashkullore dhe femërore që del e njëjtë jo me kallëzoren, por me rrjedhoren.

Tabela nr.42 Paradigma e lakimit e përemrave vetor të vetës së tretë njëjës (ai, ajo)

Rasat Veta III njëjës Veta III njëjës

Emërore ai ajo

Gjinore atij asaj

Dhanore atij, i asaj, i

Kallëzore atë, e atë (të), e

Rrjedhore atij asaj (saj)

Ky njësim mund të ndiqet edhe historikisht; njësimi ka ndodhur në periudhën pasbuzukiane;

është forma e dhanores që është shtrirë dhe në rrjedhore. Këtu zhvillimet kanë ndjekur po atë

rrugë që kanë ndjekur edhe format rasore emërore dhe është e qartë që këtu rolin vendimtar e

ka luajtur analogjia gramatikore.

Në numrin shumës njësimet formale rasore janë më largvajtëse, sepse njësimi ka përfshirë

emëroren, kallëzoren, dhanoren dhe rrjedhoren. Përgjithësisht njësimet në numrin shumës

kanë qenë më përfshirëse. Në rastin e përemrave të vetës së tretë kushtet për njësime të tilla

analogjike kanë qenë më të përshtatshme, si fjalë që zëvendësojnë emra në përdorime të

veçanta sintaksore.

Tabela nr.43 Paradigma e lakimit e përemrave vetor të vetës së tretë shumës (ata, ato)

8

6

Kuptime gramatikore Forma gramatikore

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

100

Rasat Veta III shumës Veta III shumës

emërore ata ato

gjinore atyre atyre

dhanore atyre, u atyre, u

kallëzore ata(ta), i ato (to), i

rrjedhore atyre (tyre) atyre (tyre)

Paraqitja grafike

- Trajtat e shkurtra

Për vetën e parë dhe të dytë në njëjës dhe në shumës njësimi shtrihet dhe te trajtat e shkurtra.

Trajtat e shkurtra të dhanoreve dalin të njëjta me trajtat e shkurtra të kallëzoreve, çka tregon

se njësimet kanë pasur traditë të gjatë përdorimi.

Njëjës Shumës

Veta I Veta II Veta I Veta II

Dh. mua: më

K. mua: më

ty: të

ty: të

neve: na

ne: na

juve: ju

ju: ju

Në përqasje të trajtave të shkurtra të dhanoreve njëjës me dhanoret shumës, vërehet që format

e trajtave të shkurtra të dhanoreve u përgjigjen formave të plota më të hershme; ato nuk u

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë R S Ë R I T U R A

20

14

6

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

101

përgjigjen trajtave të plota neve – juve, por trajtave të reduktuara të periudhës kur ato nuk ishin

plotësuar ende me mbaresën –ve të sistemit emëror.

Tabela nr.44 Tabela përmbledhëse e paradigmës së lakimit të përemrave vetorë.

Përemrat vetorë

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

36 26 10

Paraqitja grafike

VI.2 Homonimia gramatikore në paradigmën e përemrave pronorë

Ndikimet analogjike të sistemit emëror dhe mbiemëror tek përemrat pronorë kanë qenë ose të

drejtpërdrejta, ose të tërthorta. Duke i krahasuar edhe me përemrat e tjerë, pronorët kanë pësuar

ndryshime fonetike dhe gramatikore më të dukshme. Këto ndryshime shihen në thjeshtimin e

madh që ka pësuar paradigma e tyre.50

Siç dihet, paradigma e lakimit e përemrave pronorë shkon paralelisht me paradigmën e lakimit

të emrave që shoqërojnë këta pronorë. Nëse nuk do të shoqëroheshin me emrat përkatës, ata

nuk do të kishin këto forma që kanë sot. Pasqyra e lakimit të pronorëve të shoqëruar me emra

dhe mbiemra dëshmon se tek ata kanë ndodhur të njëjtat procese njësimi si tek emrat dhe në

analogji me ta. Njësimi i gjinore-dhanore-rrjedhores tek emrat shkaktoi njësimin edhe në

format rasore paralele të pronorëve.51

50 E. Likaj, Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, 1984, fq. 87-94 51 Po aty

Kuptime gramatikore, 36

Forma gramatikore, 26

Forma të pësëritura, 10

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

102

E. djali im

Gj. i djalit tim

Dh. djali tim

K. djalin tim

Rr. djalit tim

vajza ime

vjazës sime

vajzës sime

vajzën time

vajzës sime

E. djali ynë

Gj. i djalit tonë

Dh. djalit tonë

K. djalin tonë

Rr. djalit tonë

vajza jonë

i vajzës sonë

vajzës sonë

vajzën tonë

vajzës sonë

E. djali yt

Gj. i djalit tënd

Dh. djalit tënd

K. djalin tënd

Rr. djalit tënd

vajza jote

vajzës sate

vajzës sate

vajzën tënde

vajzës sate

Fakti që dëshmon për njësimin analogjik të formave të pronorëve sipas paradigmës së emrave

që ata shoqërojnë, është rrafshim i plotë i formave rasore të pronorëve në gjininë asnjanëse:

E. djathët tim

Gj. i djathit tim

Dh. djathit tim

K. djathët tim

Rr. djathit tim

djathët tonë

i djathit tonë

djathit tonë

djathët tonë

djathit tim

E. djathët tënd

Gj. i djathit tënd

Dh. djathit tënd

K. djathët tënd

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

103

Rr. djathit tënd

djathët tuaj

i djathit tuaj

djathit tuaj

djathët tuaj

djathit tuaj

Pra në gjininë asnjanëse përveç gjinores-dhanores-rrjedhores kemi të njësuar edhe dy rasat e

tjera emërore-kallëzore.

Për përemrin e gjinisë mashkullore im në gjininë femërore është ndjekur e njëta rrugë si

formimi i mbiemrave të gjinisë femërore me formantin e.

besnik ~ besnike im ~ ime

Paradigma e lakimit të pronorëve në përgjithësi është e larmishme. Ndryshimet që kanë pësuar

këto struktura kanë ndodhur jo vetëm në fundoret e tyre por edhe në brendësi të tyre. Struktura

e brendshme e tyre po njësohet nën ndikimin e sistemit emëror dhe atij mbiemëror. Në sistemin

mbiemëror kanë përvetësuar mjete gramatikore (nyjat) ndërsa në sistemin emëror kanë

zgjedhur modelin.

Pronori i vetës së parë i gjinisë mashkullore im sot del vetëm me dyforma rasore: im dhe tim,

pra është njësuar forma e rasës gjinore ose dhanore:

im

tim

tim

tim

tim

Në gjininë femërore pronori ka marrë mbaresën karakteristike të kësaj gjinie –e, por ka

përgjithësuar edhe i-në e rasës emëror.

im-e

sim-e

sim-e

tim-e

sim-e

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

104

Në gjininë asnjanëse format rasore janë njësuar tërësisht; ato sot dalin në formën tim.

tim

tim

tim

tim

tim

Përemrat pronorë (e mi, e mia,), kanë pasur një ndikim të madh nga ana e mbiemrave të

nyjshëm si përsa i përket nyjës ashtu edhe mbaresës ( e mi-a).

Tabela nr.45 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (im, im-e, e mi-a)

veta e parë

Rasa njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore im im-e e mi e mi-a

Gjinore tim si-m-e të mi të mi-a

Dhanore tim si-m-e të mi të mi-a

Kallëzore tim ti-m-e e mi e mi-a

Rrjedhore tim si-m-e të mi të mi-a

Paraqitja grafike

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë R S Ë R I T U R A

20

911

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

105

Në vetën e parë shumës vihen re po ato procese si edhe në vetën e parë njëjës: në gjininë

mashkullore pësëri kemi dy forma rasore, veçse këtu nuk është përgjithësuar forma e rasës

gjinore-dhanore, por ajo e kallëzores së gjinisë femërore. 52 Në gjininë femarore është

përgjithësuar -o-ja e emërores.53

ynë jonë

tonë sonë

tonë sonë

tonë tonë

tonë sonë

Në gjininë asnjanëse kemi një përgjithësim të të gjitha rasave. Po ashtu edhe në të tri gjinitë e

numrit shumës kemi një njësim të formave gramatikore.

tonë tanë tona

tonë tanë tona

tonë tanë tona

tonë tanë tona

tonë tanë tona

tonë tanë tona

Tabela nr.46 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (ynë, jonë, tanë, tona)

52 S. Riza, Pronorët e shqipes (punim historiko-kritik), BUSHT, BUSHT, SSHSH 3, 1959, 53 Sh. Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe, 1975, f. 154-155

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

106

Paraqitja grafike

Në vetën e dytë të numrit njëjës përveç emërores kemi të njësuar të gjitha rasta e tjera.

yt

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë R S Ë R I T U R A

20

7

13

veta e parë

Rasa njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore y-në jo-në ta-në to-n-a

Gjinore to-në so-në ta-në to-n-a

Dhanore to-në so-në ta-në to-n-a

Kallëzore to-në to-në ta-në to-n-a

Rrjedhore to-në so-në ta-në to-n-a

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

107

tënd

tënd

tënd

tënd

Në gjininë femërore kemi tri forma.

jot-e

sat-e

sat-e

tënd-e

sat-e

Tabela nr.47 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (yt, jote, e tu, e tua)

Veta e dytë

Rasa njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore y-t jo-t-e e tu e tu-a

Gjinore tën-d sa-t-e të tu të tu-a

Dhanore tën-d sa-t-e të tu të tu-a

Kallëzore tën-d tën-d-e e tu e tu-a

Rrjedhore tën-d sa-t-e të tu të tu-a

Paraqitja grafike

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

108

Format e shumësit e tu, e tua kanë marrë nyjën e përparme dhe mbaresën e mbimrave.

Në vetën e dytë shumës të gjinisë mashkullore përveç rasës emërore kemi të njësuar të gjitha

rasat e tjera. Gjinia femëore na del me tri forma. Ndërsa në gjininë asnjanëse kemi një njësim

të të gjitha formave.

M

juaj

tuaj

tuaj

tuaj

tuaj

F

juaj

suaj

suaj

tuaj

suaj

A

tuaj

tuaj

tuaj

tuaj

tua

Tabela nr.48 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (juaj (m), juaj (f), tuaj, tuaja)

Veta e dytë

Rasa njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore juaj juaj tuaj tuaj-a

Gjinore tuaj suaj tuaj tuaj-a

Dhanore tuaj suaj tuaj tuaj-a

Kallëzore tuaj tuaj tuaj tuaj-a

Rrjedhore tuaj suaj tuaj tuaj-a

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë R S Ë R I T U R A

20

911

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

109

Paraqitja grafike

Siç shihet edhe nga tabela në numrin shumës këto forma janë njësuar plotësisht.

Tabela nr.49 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i tij, e tij, (njëjës dhe shumës))

Veta e tretë

Rasa Njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore i tij e tij e tij e tij

Gjinore të tij së tij të tij të tij

Dhanore të tij së tij të tij të tij

Kallëzore e tij e tij e tij e tij

Rrjedhore të tij së tij të tij të tij

Paraqitja grafike

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E

F O R M A T Ë P Ë R S Ë R I T U R A

20

4

16

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

110

Tabela nr.50 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i saj, e saj, (njëjës dhe shumës)

Rasa Njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore i saj e saj e saj e saj

Gjinore të saj së saj të saj të saj

Dhanore të saj së saj të saj të saj

Kallëzore e saj e saj e saj e saj

Rrjedhore të saj së saj të saj të saj

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

20

4

16

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

111

Paraqitja grafike

Tabela nr.51 Paradigma e lakimit të përemrave pronorë (i tyre, e tyre, (njëjës dhe shumës)

Veta e tretë

Rasa Njëjës Shumës

mashkullore femërore mashkullore femërore

Emërore i tyre e tyre e tyre e tyre

Gjinore të tyre së tyre të tyre të tyre

Dhanore të tyre së tyre të tyre të tyre

Kallëzore e tyre e tyre e tyre e tyre

Rrjedhor

e

të tyre së tyre të tyre të tyre

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

20

4

16

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

112

Paraqitja grafike

Në paradigmën e këtyre përemrave (i tij, e tij; i saj, e saj; i tyre, e tyre) ) do të shohim se kemi

rasën e emëror dhe rasën kallëzore që na dalin të njësuar si edhe rasën gjinore-dhanore-

rrjedhore që na dalin të njësuara .

Pra si përfundim mund të themi se i gjithë sistemi i formave të përemrave pronorë, pavarësisht

nga drejtimet e ndryshme që ka marrë, dëshmon në fund të fundit, se ai gjithmonë e më shumë

po riorganizohet mbi bazën e sistemit mbiemëror. Kjo prirje, që është e përgjithshme, vihet re

jo vetëm në mjaft tregues gramatikorë por edhe në strukturën e brendshme të vetë pronorëve. 54 Lidhja emër + pronor sa vjen edhe po zbeh më tepër vlerat gramatikore të pjesëve përbërëse

të pronorëve.

Ashtu siç shprehet edhe E. Likaj “….Pikërisht kjo veçori e pronorëve në shqipen e sotme për

herë e më shumë po zbehet, sepse trajtat e pronorëve po njëhësohen, po humbasin kështu

vlerat morfologjike të mëparshme. Ata po harminizohen si një tërësi e vetme leksikore, për t’u

54 E. Likaj, Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, 1984, fq. 93

K U P T I M E G R A M A T I K O R E

F O R M A G R A M A T I K O R E F O R M A T Ë P Ë S Ë R I T U R A

20

4

16

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

113

përshtatur si strukturë pjesërisht me mbiemrat e panyjshëm e pjesërisht me mbiemrat e

nyjshëm.”55

Pra si rrjedhojë e këtij procesi kemi pradigmën e pronorëve (im, ynë, yt, juaj etj.) me dy forma,

ndërsa pronorët e vetës së dytë dhe të treta të gjinisë femërore, numri njëjës) dalin me tri forma.

Pra të gjitha këto procese të përfunduara dhe riorganizimet e mësipërme të cilat, ende s’kanë

përfunduar, po bëhen kaq largvajtëse, saqë vetë format tanë, tona, tuaj, tuaja, s’ndihen si

forma rasore, por si përfaqësuese, si njësi thjesht leksikore. E pikërisht, sipas nesh, më afër

kësaj gjendjeje janë format e pronorëve im, ynë, yt e juaj dhe pak më larg, por përsëri drejt

njësimit janë edhe format e pronorëve ime, jonë, jote, juaj. 56

Tregues të kësaj prirjeje janë luhatjet që vihen re shpesh në përdorimin e formave tim, tonë,

tënd, tuaj, në vend të formave të rregullta të emërores përk. im, ynë, yt, juaj; apo të formave të

kallëzores time, tonë, tënde, tuaj në vend të formave të gjinore-dhanore-rrjedhores përk. sime,

sonë, sate, suaj të clat po bëhen edhe më të pranueshme për ndjenjën gjuhësore të folësit.57

Në të gjithë sistemin e formave të përemrave pronorë kjo prirje është themelore. Pra na del se

cila formë bëhet përfaqësuese për atë paradigmë lakimi, përgjithësisht në paradigmën e

përemrave pronorë si formë përfaqësuese meret rasa kallëzore.

Tabela nr.52 Tabela përmbledhëse e paradigmës së lakimit të përemrave pronorë.

Paraqitja grafike

55 E. Likaj, Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, 1984, fq. 93 56 Po aty, 57 Po aty,

Përemrat pronorë

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

140 41 99

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

114

KREU VII HOMONIMIA GRAMATIKORE NË SISTEMIN FOLJOR

Strukturat foljore në përgjithësi në gjuhën shqipe kanë ndjekur sistemin por ka pasur edhe

ndërhyrje jashtë sistemit. Këto ndryshime mund të shihen edhe si ndryshime të mirëfillta

gramatikore. Ndikimet me karakter fonetik dhe analogjik kanë bërë që ndryshimet në sistemin

eptimor të jenë më të shpeshta, kjo edhe për shkak të funksionit që ato kryejnë.

Struktura fonologjike e mjaft foljeve në rrjedhë të kohës në gjuhën shqipe është çorganizuar,

në vështrimin që trajta pasuese u janë shmangur trajtave të njësuara fillestare. Proces i cili ka

prekur foljet me temë në bashkëtingëllore si flas, bërtas, spëkas; dal, pjek, marr etj. 58

Ndryshimet që sistemi foljor ka pësuar nuk është vetëm në një drejtim por edhe në drejtime të

kundërta. Kalimi nga një gjendje në një tjetër, apo kthim në gjendjen e mëparshme kanë qenë

të dukshme në këtë sistem, dallime të cilat vërehen jo vetëm në përfaqësimin fonologjik të

foljeve por edhe në mjetet e tyre eptimore.59

58 E. Likaj. Zhvillimi i mjete gramatikore në gjuhën shqipe, 2015, fq. 178 59 Po aty, fq. 178

Kuptime gramatikore, 140

Forma gramatikore, 41

Forma të pësëritura, 99

Kuptime gramatikore Forma gramatikore Forma të pësëritura

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

115

Duke përjashtuar dukurinë e supletivizmit, larmia tematike brenda së njëjtës folje është një

gjendje gjuhësore e përftuar si pasojë e zhvillimeve fonetike. Kështu tema e ndryshuar është

e lidhur me kuptime gramatikore. Ndryshimet në strukturën e temës së këtyre foljeve, kur

mjetet gramatikore të shprehjes janë të qarta e të dukshme, janë asnjanëse ndaj kuptimeve

gramatikore.60

VII.1. Homonimia gramatikore në mënyrën dëftore të zgjedhimit vepror

Forma të njësuara foljore në mënyrën dëftore vërehen brenda një miniparadigme, edhe jashtë

saj. Njësimet kanë ndodhur kryesisht ne numrin njëjës; ato janë shkaktuar për arsye fonetike;

kryesisht për shkak të rrethanës që mbaresat vetore në këtë numër kanë qenë të patheksuara,

të ndihmuara edhe nga fakti i përgjithshëm gjuhësor që kuptimet vetore foljore kanë

mundësinë e shprehjes së tyre të dyfishtë edhe me mbaresa vetore, edhe me përemra vetorë.

Njësimet e formave vetore në mënyrën dëftore janë tri llojesh:

1. Forma vetore të njëjta të sendërtuara përmes mbaresave të njëjta, si veta e dytë dhe e tretë

njëjës e foljeve të zgjedhimit të parë, që në vetën e parë njëjës të kohës së tashme marrin

mbaresën –io

lexoj

lexon

lexon

lexojmë

lexoni

lexojnë

bëj

bën

bën

bëjmë

bëni

bëjnë

2. Forma të njësuara përmes rënies së mbaresave, si foljet e zgjedhimit të tretë, folje të klasës së

parë të zgjedhimit të dytë, si dhe folje të klasës së dytë të grupit a:

pi

pi

60 Po aty, fq. 179

pi

pimë

pini

pinë

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

116

mbyll

mbyll

mbyll

mbyllim

mbyllni

mbyllin

heq

heq

heq

heqim

hiqni

heqin

3. Format të njësuara përmes ndryshimeve të brendshme të temës:

kërcas

kërcet

kërcet

kërcasim

kërcisni

kërcasin

marr

merr

merr

marrim

merrni

marrin

Në të vërtetë, historikisht, të tri llojet e njësimeve janë pasojë e gjendjeve gjuhësore

përgjithësisht të njëjta, por me zhvillime të mëtejshme të ndryshme fonetike.

Në të tri rastet mbaresat në numrin njëjës kanë rënë, por në rastin e parë mbaresa e vetës së

dytë dhe të tretë –n historikisht ka qenë pjesë e temës së një grupi të madhe foljesh e cila është

shtrirë edhe te shumë folje të tjera dhe sot ka marrë vlerat e një mbarese.

Edhe format e njësuara të grupit të tretë pasqyrojnë gjendje të re të zhvillimeve të shkaktuara

nga një metafoni.

Nga njësimet e përfutara në dy paradigma të ndryshme, mund të përmendim format e vetës së

dytë dhe të tretë shumës të së tashmes dhe të së kryerës së thjeshtë të foljeve njërrokëshe të

zgjedhimit të tretë.

E tashme E kryer e thjeshtë

Ne pimë

Ata pinë

Ne pimë

Ata pinë

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

117

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

118

PJESA III – TEMATIZIMI I FORMAVE GRAMATIKORE

Dukuria gramatikore e shndërrimit të një forme gramatikore në një temë të re si formë

përfaqësuese e fjalës ose si një temë brenda një paradigme ka qenë mjaft e përhapur në

zhvillimin historik të strukturës morfologjike të shqipes. Ajo është shtrirë në gjithë sistemin

morfologjik të pjesëve të ndryshueshme të ligjeratës. Tematizimet e formave gramatikore janë

gjendje të reja gjuhësore të përftuara për shkaqe psikologjike, sociale dhe gjuhësore.

KREU VIII TEMATIZIMI I FORMAVE GRAMATIKORE

VIII.1 Tematizime të formave gramatikore në sistemin emëror

Në sistemin emëror rastet më të shumta dhe më të dukshme të tematizimit vërehen në

kategorinë gramatikore të numrit. Gjatë zhvillimit të strukturës morfologjike të shqipes mjaft

forma të shumësit janë përdorur si njëjës. Por ky process kalimi vërehet edhe në shqipen e

sotme kryesisht në dialekte të veçanta. Këto shndërrime të formës së shumësit në njëjës

përgjithësisht janë quajtur shumësa të singularizuar. Për shkak të sendërtimit të kësaj dukurie

në periudha të ndryshme; shpesh edhe në periudha shumë të vjetra ato e kanë zëvendësuar

tërësisht njëjësin dhe kanë formuar një shumës të ri. Një studim të veçantë për këtë dukuri ka

kryer prof. E. Çabej61, botuar së pari në gjermanishte dhe përkthyer edhe në shqipe me

emërtimin “Fjala vise dhe shumësat e singularizuar në gjuhën shqipe”. Në këtë punim Çabej

thekson “… Kjo dukuri gramatikore është shumë më e shpeshtë në shqipen nga sa është

menudar deri tani. Procesi që ka vepruar në këtë mes në shumicën e rasave ka qenë i dyfishtë:

së pari pështë përdorur një emër në shumës; pastaj nga trajta e shumësit është formuar një

njëjës i ri, pra është singularizuar shumësi. Ky proces, që çfaqet dhe në të tjera gjuhë 62, ka

zënë shpeshherë rrënjë aq të thella, mbulimi i njëjësit të mëparmë nga ana e shumësit ka qenë

aftësia gjurmuese e gjuhëtarit për ta diktuar”.

Shumësat e singularizuar mund të klasifikohen në dy grupe:

1. Shumësa të singularizuar që e kanë humbur njëjësin, si: gjeth (nga *gath), gjel (nga lat. Galli)

etj.63

61 Studimi fillimisht është shkruar në gjuhën gjermane dhe botuar në të përkohshmen polake Lingua Posnaniensis, bleu VII (1959), por më vonë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Më parë me këtë dukuri është marrë Jokli, por në mënyrë të përmbledhura në një shkrim të botuar në SF 30, 204v; 36, 1588 vv ( shih për këtë Sh. Demiraj Gramatikë historike, 2002, 178) 62 Shembuj prej keltishtes te Pedrseni, Kelt. Gram. I 374; V. Henry, Miscellanea Ascoli (1901) 213, 221 v. Prej gjermanishtes e prej gjuhëve romane te Jokli IF 30, 205; sh. Edhe W. Havers, Handbuch der erklarenden Syntax 224. Për rumanishten khs. Capat, lature, paiu, tarmur€ të Puscariu, Etym. Wb. D. rum. Spracher Nr. 269, 950, 1248, 1715. Khs. Dhe J. Byck- A. Graur, De l’influence du pluriel sur le singulier des noms en roumain, Bulletin Linguistique I (1933) 14-57. 63 Shih për këtë Studime Shqiptare, Libr. 39, Prishtinë, f. 177-188 etj.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

119

2. Shumësa të singularizuar që kanë edhe formë njëjësi, si: fill ~ fije ~ fija, gjeth ~ gjethe ~ gjethja

etj.

Arsyet e përdorimeve të formave të shumësit si njëjës Çabej e shpjegon kështu: “… Në

pikëpamje gramatikore parimi që vepron në këtë proces është analogjia: është prirja për të

bërë baras tek emri, njëjësin e shumësin. Si në më të shumtat procese të analogjisë, edhe këtu

kemi të bëjmë fund e krye me një dukuri të gjuhës popullore, që në rasat më të shumta paraqitet

nëpër dialekte. Te huazimet këto formime rrjedhin kryesisht nga fakti që populli i thjeshtë

trajtën e njëjësit që kanë fjalët në gjuhën nga janë marrë (si p.sh. në turqishten) nuk e di

fare.”64

Roli i analogjisë këtu është i njohur, por besojmë se arsyeja kryesore e këtyre kalimeve mund

të lidhet me rrethanën që kjo dukuri ndodh kryesisht tek emra që në shumës pësojnë ndryshime

në temë dhe, siç e kemi theksuar edhe te mbikarakterizimi, forma e re e shumësit konceptohet

si një fjalë tjetër, si formë e re përfaqësuese dhe mbi këtë formë është ndërtuar një shumës

tjetër.

Historikisht të gjitha të ashtuquajturat tema të shumësit s’janë tjetër gjë veç forma rasore të

shumësit që janë konceptuar si forma përfaqësuese shumësi. Ka shumë mundësi që formantet

e shumësit ta kenë burimin te forma të veçanta rasore të shumësit. Një formë rasore e shumësit,

ajo më e dukshmja, më e përgjithshmja dhe më e përdorshmja mund të jetë tematizuar; të jetë

konceptuar si temë dhe mandej kësaj rase-temë t’i jenë prapangjitur mbaresat e tjera rasore të

shumësit. Dhe në qoftë se pranohet që shqipja vërtet ka pasur dikur një formant shumësi të

emërores *-i, i cili ka lënë gjurmë te emrat plak ~ pleq, ka ~ qe etj., atëherë del se është forma

e emërores që është tematizuar; asaj mandej i janë prapangjitur mbaresat sipas rasave.

Zakonisht ndodh kështu që forma përfaqësuese përgjithësohet, por, kur brenda paradigmës

përkatëse ka edhe forma të tjera të njëjta me të, atëherë tematizimi është më i pranueshëm dhe

më i zakonshëm.65

lisa t

lisa ve

lisa ve

lisa t

lisa ve etj

Në sistemin paradigmati rasor në vështrimin sinkronik tematizimet janë të kufizuara. Kështu

në njëjësin e gjinisë femërore format rasore të trajtës së shquar s’janë ndërtuar nga format e së

64 E.Çabej, Studime shqiptare, Vepra të zgjedhura, Prishtinë 2008, fq. 278

65 E. Likaj, Zhvillime të mjete gramatikmore të shqipes, 2015, fq. 167

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

120

pashquarës dhe format nyjore përkatëse, por mbi bazën e formës së emërores dhe të kallëzores

së pashquar66, që ka shërbyer si temë e re brenda kësaj paradigme.

vajza

vajzë s

vajzë s

vajzë n

vajzë s

Pavarësisht nga zhvillimet e veçanta historike që kanë ndodhur67, edhe paradigma e njëjësit

të shquar të emrave të gjinisë mashkullore, në vështrimin e parë duket se të gjitha format e

rasave të zhdrejta janë ndërtuar mbi bazën e emërores së shquar.68

lis i

lisi t

lisi t

lisi n

lisi t

Dukuria e tematizimit të një forme rasore vërehet qartë në ndonjë të folme, siç është rasti i

tematizimit të formës së asnjanësit të shquar të emrit ujët: ujti, njësitë ~ njësiti, ku format

përkatëse të së shquarës njëjës (uji), përk. shumës (njësitë) janë shndërruar në tema dhe

ndërtojnë një paradigmë të re.

ujt i njësit i

ujt it i njësit it

ujt it njësit it

ujt in njësit in

ujt it njësit it

66 Mendimi më i përgjithshëm është se lakimi i shquar është ndërtuar duke iu prapangjitur format e nyjave

shquese formave përkatëse rasore të së pashquarës. 67 E. Cabej në artikullin “Rreth disa çështje të historisë së gjuhës shqipe “(BUSHT, SSHSH, 1963/3) mendon

se -i-ja hyri këtu nga emërorja e shquar ose gjinore – dhanorja e pashquar. 68 Sh. Demiraj në Gramatikë historike e gjuhës shqipe, 2002, 183 shprehet se lakimi i shquar është ndërtuar

mbi bazën e formave të së pashquarës etj.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

121

Në të vërtetë, me vështrimin e sotëm, në format e lakimit mbaresat e së pashquarës nuk e

luajnë më funksionin që luanin në të pashquarën. Funksionin rasor tani e luan nyja shquese,

krahas kuptimit të mirëfilltë të caktuesisë. Prandaj brenda lakimit të shquar format e së

pashquarës ndihen më shumë si tema të veçanta sesa si forma rasore.

Tek emrat e lakimit të katërt ky është një fakt që duket edhe formalisht.

E. të ecurit

Gj. i të ecurit

Dh. të ecurit

K. të ecurit

Rr. të ecurit

VIII.2. Tematizime të formave gramatikore në sistemin përemëror

Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë njëjës kuptimet rasore i shprehin me forma

supletive. Kurse në numrin shumës brenda paradigmës rasore ruhet e njëjta temë, që sot përkon

me formën përfaqësuese të tyre.

E. ne69 ju70

Dh. neve juve

K. ne ju

Rr. nesh jush

Por historikisht forma bazë e ka burimin tek një formë e kallëzores, e cila u shtri mandej edhe

në emërore dhe më vonë u tematizua, duke shërbyer si bazë për të gjitha rasat. Mbaresat -ve,

perk. -sh janë përgjithësime të mëvonshme, të shtrira në rasat përkatëse për analogji me

shumësin e emrave.

Shembulli tipik dhe më i qartë i procesit të shndërrimit të një forme gramatikore në temë

gramatikore mund të vërejmë te përemri lidhor i cili dhe pyetësi cili.

69 Forma ne mendohet se vjen nga një kallëzore indoevropiane * nos. 70 Kurse forma ju nga një bazë * vos.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

122

Përemri cili përfaqëson një njësi leksikore të ndërtuar me një mjet gramatikor formal të njëjtë

me nyjën shquese të emrave të lakimit të parë në numrin njëjës: cili. I njëjti proces gjuhësor

është vërtetuar edhe te lidhori i cili. Pikërisht format cili, i cili, të cilat formalisht paraqiten si

emërore të përemrave përkatës, brenda paradigmave, shfaqen si tema.

cili

i cilit

cilit

cilin

cilit

i cili

i të cilit

të cilit

të cilin

të cilit

Siç shihet, brenda këtyre paradigmave -i-ja, qoftë te cili, qoftë te i cili nuk ndihen si morfema

gramatikore, por si fonema të formës përfaqësuese të fjalëve.

Shndërrime të njëjta strukturore kanë ndodhur edhe te përemrat e pacaktuar njëri ~ njëra, tjetri

~ tjetra, njëri ~ tjetri, ndonjëri ~ ndonjëra, të tjerët ~ të tjerat.

Të gjitha këto fjalë si formë përfaqësojnë temat e tyre, kurse nyjat -i-, -a-, -t-, elemente

strukturore të ngjashme nga funksioni me morfemat fjalëformuese:

njëri

i njërit

njërit

njërin

njërit

njëra

i njërës

njërës

njërën

njërës

tjetri

i tjetrit

tjetrit

tjetrin

tjetrit

tjetra

i tjetrës

tjetrës

tjetrën

tjetrës

njëri-tjetri

i njëri-tjetrit

njëri-tjetrit

njëri-tjetrin

njëri-tjetrit

të tjerët

i e të tjerëve

të tjerëve

të tjerët

të tjerëve

të tjerat

i të tjerave

të tjerave

të tjerat

të tjerave

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

123

VIII.3 Tematizimi i formave gramatikore në sistemin foljor

Sistemin foljor të shqipes lëvizje në përbërjen e temave dhe në tema të plota e kanë shoqëruar

atë thuajse në të gjitha fazat e zhvillimit të tij.

Në këtë sistem më mirë se në çdo sistem tjetër vërehen edhe tematizime të plota edhe

tematizime të pjesshme. Tematizimet e pjesshme brenda një paradigme ose në paradigma të

ndryshme mund të shpjegohen historikisht, kurse tematizimet e plota janë plotësisht të

dukshme.

Tematizime të plota në sistemin foljor vërehen kryesisht te folje, të cilat në vetën e dytë shumës

të së tashmes së dëftores pësojnë ndryshime fonetike në temë, si: sjell, pjek, djeg, marr, dal

etj. Te të gjitha këto folje e pakryera e dëftores përkatëse ndërtohet mbi bazën e tematizimit të

formës pararendëse të vetës së tretë njëjës. Tematizimi i kësaj vete është shtrirë në të gjithë

paradigmën e së pakryerës.

Forma pararendëse

v. III njëjës

ai sill

Paradigma e sotme

sil ja

sill je

sill te

sill nim

sill nit

sill nin

ai piq

piq ja

piq je

piq te

piq nim

piq nit

piq nin

ai dil

dil ja

dil je

dil te

dil nim

dil nit

dil nin

Tematizimi i plotë në të pakryerën e dëftores ka ndodhur edhe te foljet jam, kam dhe them.

Edhe te këto folje është tematizuar forma paraprirëse e vetës së tretë njëjës.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

124

ai ish

ish a

ish e

ish te

ish im

ish it

ish in

ai kish

kish a

kish e

kish te

kish im

kish it

kish in

ai thosh

thosh a

thosh e

thosh te

thosh im

thosh it

thosh in

Ky lloj tematizimi nuk është shtrirë në të gjithë miniparadigmën por vetëm në një pjesë të saj.

Ky proces ka prekur folje që i takojnë zgjedhimit më -io, si bëj, vras, pëlcas, kërcas etj.

bëj

bën

bën

bëj më

bëni

bëj në

vras

vret

vret

vras im

vrit ni

vras in

Kështu te folja bëj historikisht format vetore të vetës së parë, ndoshta edhe të vetës së tretë

shumës, janë ndërtuar mbi bazën e formës së vetës së parë. Kurse format e vetës së dytë njëjës

dhe shumës ndoshta mbi bazën e formës vetore të vetës së tretë njëjës. I njëjti zhvillim vihet

re edhe te foljet e grupit vras, pëlcas etj. Edhe këtu format vetore të vetës së parë dhe të tretë

shumës janë ndërtuar mbi bazën e formës së vetës së parë njëjës, e cila brenda kësaj paradigme

është shndërruar në temë.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

125

PJESA IV PËRFUNDIME DHE BIBLIOGRAFIA

PËRFUNDIME

I

Sistemi eptimor i shqipes, krahas prirjeve kryesore për kalimin nga zhvillimet sintetike

në zhvillime sintetiko-analitike, karakterizohet edhe nga zhvillime të veçanta, të cilat në mjaft

raste të krijojnë përshtypjen e zhvillimeve të kundërta. Ka zhvillime paradigmatike të

mbikarakterizuara, d.m.th. kuptime të veçanta gramatikore të shprehura me më shumë se një

mjet gramatikor; nga ana tjetër, ka edhe mjaft kuptime gramatikore të shprehura me të njëjtat

mjete grakmatikore, a më drejtë, me të njëjtat forma gramatikore. Kjo shpjegohet me

ndërveprimin e faktorëve historikë fonologjikë dhe të faktorëve sistemorë e analogjikë. Këta

faktorë, me sa duket, kanë vepruar në çdo kohë, por secili ka pasur shkallën e vet të ndikimit

në përshtatje me rrethanat e përgjithshme gjuhësore të çdo etape zhvillimi. Pasoja të këtyre

zhvillimeve janë kthimet dhe rikthimet herë të gjera dhe herë të kufizuara nga një gjendje

gjuhësore të një tipi strukturor në një gjendje tjetër. Edhe shtrirja e ndikimit të këtyrë faktorëve

ndryshon nga një kategori leksiko-gramatikore në një tjetër.

Mbikarakterizimi në paradigmën e mirëfilltë rasore të emrave është mjaft i kufizuar.

Por për shqipen, e cila karakterizohet nga eptimi, përftimi i parafjalëve përfaqëson një shprehje

të dyfishtë të lidhjeve, sepse përzihen kështu të dy llojet e lidhjeve: lidhjet gramatikore, të

shprehura me mjete eptimore gramatikore dhe lidhje gramatikore, të shprehura me mjete

leksikore (me parafjalë). Në një vështrim të përgjithshëm, shqipja mjetet gramatikore, në

raport me kutimet gramatikore, i ka mjaft të kufizuara, kurse mbikarakterizimi bie ndesh me

prirjen e përgjithshme. Në lëvizjet formale të sistemit rasor emëror të shqipes, rol me shumë

peshë ka luajtur përftimi i kuptimit dhe i formës gramatikore të shquarsisë. Mjetet gramatikore

të shquarsisë kanë pasuar forma pararendëse rasore herë të plota, herë të reduktuara, herë të

mënjanuara. Kështu që zhvillimet formale të tyre (të nyjave) kanë ndodhur gjithmonë në

bashkëvajtje me format paraprirëse të lakimit të pashquar.

Në gjendjen e sotme sistemi rasor emëror në të pashquarën është mjaft i varfër. Në tërë

paradigmën e numrit njëjës dalin vetëm tri mjete rasore. Por dihet që dy prej këtyre mbaresave,

-i-ja dhe –u-ja (lis-i, fik-u), janë alomorfe. Historikisht rrjedhim i së njëjtës dukuri është edhe

–e-ja e gjinisë femërore (fush-e). Në të vërtetë, të gjitha mbaresat rasore të sistemit të

dokumentuar të shqipes përbëjnë një sisitem alomorfesh. Kështu që sistemi rasor i shqipes me

katër lakime është pasojë e alomorfisë. Fakti që format rasore të emrit janë reduktuar, sidomos

në shumësin e shquar dhe në njëjësin e pashquar, ndërsa morfet e së njëjtës morfemë janë

shtuar, të shpie në përfundimin se në strukturën paradigmatike emërore, krahas modeleve

morfologjike sistemore, edhe faktorët fonologjikë kanë luajtur dhe luajnë një rol mjaft të

rendësishëm. Janë pikërisht faktorët fonologjikë që në rrjedhë të kohës kanë ndryshuar edhe

tipin e lakimit. Për gjuhën shqipe nuk është nevoja të theksohet se, në qoftë se nuk do të ishin

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

126

përftuar nyjat shquese, të cilat jo vetëm zgjeruan strukturën paradigmatike ekzistuese, por në

mjaft raste u bënë shkak edhe për zhvillime të tjera fonologjike, paradigma rasore e emrave

do të ishte shumë më e thjeshtë nga ç’është sot.

Ndryshimet e formave rasore nuk kushtëzohen vetëm nga lëvizjet e brendshme të

fjalëformës, që kanë të bëjnë me theksin, me pozicionin e mbaresave brenda fjalëformës dhe

me natyrën fonetike të bashkëndeshjeve. Një rol me rendësi ka luajtur dhe luan edhe reksioni

i foljeve; folje të caktuara karakterizohen edhe nga aftësi përcaktuese rasore. Ky kushtëzim

mund të vihet re mjaft mirë veçanërisht te rasa dhanore dhe kallëzore, formësimi i të cilave

varet nga natyra foljore.

Fjalëforma emërore, pas pasvendosjes së nyjave shquese, të cilat, për shkak të natyrës

burimore, dilnin dhe dalin me trajta të ndryshme, përkohësisht mbeti si e tillë. Më tej ndodhën

ndryshime të reja në përputhje me nevojat gjuhësore. Një mjet gramatikore, që në një strukturë

të caktuar morfologjike luan një rol me rëndësi, në një strukturë tjetër morfologjike mund të

zhvleftësohet, në qoftë se në formën pasuese mjetet e reja kryejnë funksione të mjaftueshme

morfologjike.

Lëvizjet në sistemin rasor emëror vërehen në lakimin e shquar dhe të pashquar, por

ndryshimet në lakimin e shquar janë më të gjera, sepse në këtë lakim struktura e fjalëformës

ndryshon; ajo bëhet më e ndërlikuar; në përbërjen e saj përfshihen edhe mjetet gramatikore të

shprehjes së shquarsisë. Në këto kushte ndikimet ndërfonologjike dhe morfologjike shtohen.

Ndonjëherë ato janë aq largvajtëse, sa ndryshojnë edhe përbërjen fonologjike të temës, duke

shkaktuar kështu dukurinë e mbikarakterizimit morfologjik të fjalëformës.

Ndryshimet në strukturën e temës gjatë paradigmës, pavarësisht nga arsyet historiko-

bashkëkohore, kur bashkohen me morfemën shtesore, në fjalëformë del si një morfeme e dytë

gramatikore.

Ndryshimet në temë janë të llojeve të ndryshme. Aty mund të jenë ndryshime zanoresh

dhe bashkëtingëlloresh, brenda temës ose në fund të temës; mund të paraqiten si zgjerim ose

si reduktim i temës. Sidoqoftë kjo formë e re (forma e temës së ndryshuar e çdo lloji) brenda

paradigmës përkatëse shfaqet si një alomorf, prandaj brenda studimit tonë e kemi konceptuar

si përbërës të mbikarakterizimit.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

127

Në sistemin rasor emëror kemi dalluar këto lloje mbikarakterizimesh morfologjike:

1. Me reduktim zanoresh + mbaresë, ku përsëri kemi veçuar:

a. Mbledhje të grupit zanor + mbaresë, si: bardhua ~ bardho – i, ftua ~ fto –i, krua ~ kro –i, thua

~ tho – i etj.

b. Rënia e zanores së patheksuar të temës + mbaresë, si: burrë ~ burr –i, vajzë ~ vajz–a, libër ~

libr – i, vegël ~ vegl – a etj.

2. Me lakim të dyfishtë tek emrat e ditëve të javës, te mbiemrat e nyjshëm të emëzuar dhe tek

emrat e farefisnisë të paraprira nga nyja-pronor: e hënë, i gjati, i biri etj.

Te ky grup emrash kuptimet gramatikore shprehen edhe me ndryshimin e nyjës së përparme,

edhe me mbaresat përkatëse.

Në të vërtetë, kuptimet gramatikore të këtyre emrave shprehen, si edhe te gjithë emrat

e tjerë me strukturë temore sintetike, me anë të mbaresave, që qëndrojnë në fund të tyre. Kurse

ndryshimet që pësojnë nyjat e përparme, janë krejt formale. Ato nuk kushtëzohen nga lidhjet

e reja gramatikore, por trashëgojnë po ato lidhje dhe po ato forma që shfaqnin dikur në

sintagmën burimore. Si elemente gjuhësore nyjat në përbërjen e tyre janë përbërës të

domosdoshëm të temës, të ngjashëm me parashtesat, prandaj janë edhe të pamungueshme.

3. Lakimi i shquar i emrave si një mbikarakterizim paradigmatik

Përftimi i lakimit të shquar të emrave është pasojë e një procesi linear të

njëpasnjëshëm. Format e lakimit të shquar janë forma të lakimit të pashquar të plotësuara me

mjetin e ri gramatikor të shquarsisë. Çdo formë rasore e lakimit të shquar është formuar nga

përngjitja e saj me formën rasore përkatëse të nyjës. Shquarsia përballë pashquarsisë del si një

kategori vijuese, prandaj edhe mjetet gramatikore përkatëse janë mjete shtesore. Zhvillimi më

i ri morfologjik (shquarsia) mbuloi më të vjetrin. Në këto kushte, format rasore të nyjave ose

iu përshtatën formave përkatëse rasore të lakimit të pashquar, ose këto të fundit u përshtatën

me to (me format e nyjave). Pavarësisht nga ndryshimet a zgjerimet e mjeteve rasore të

shqipes, karakterizuesit e mirëfilltë rasorë gjenden në fund të emrave. Format e veçanta të

mbaresave rasore të trajtës së pashquar janë të kushtëzuara nga lidhjet sintaksore që vendosin

emrat me gjymtyrë të tjera dhe, në vartësi të këtyre lidhjeve, shprehin edhe disa kuptime. Kurse

nyjat shquese u përftuan për të shprehur vetëm një kuptim gramatikr, kuptimin e shquarsisë.

Prandaj, normalisht, ato duhet të kishin të njëjtën formë. Por, në të vërtetë, ato dalin në një seri

formash, që historikisht i përgjigjen paradigmës së dëftorit, nga i cili kanë ardhur, duke dalë

kështu si një mbishtresëzim paradigmatik mbi paradigmën e lakimit të pashquar Kështu që,

tani, në paradigmën e lakimt të shquar ato ndihen si mjete mbikarakterizuese rasore. Por

lëvizjet brenda strukturës së fjalëformës së re të lakimit të shquar nuk e kanë ruajtur gjithmonë

vijën normale ndarëse midis mbaresës rasore të së pashquarës dhe nyjës shquese.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

128

Mbikarakterizimi është vërtetuar dhe shfaqet më qartë, kur në lakimin e shqaur janë ruajtur

edhe mbaresat rasore të së pashquarës. Prandaj mbikaraterizimi nuk shfaqet në sistem, por rasë

pas rase dhe lakim pas lakimi.

Zhvillimet strukturore të paradigmës së shumësit të emrave janë nga më të ndërlikuarat.

Shprehjet formale të shumësit te kjo kategori leksikore janë aq të larmishme dhe të parregullta,

saqë krijohet përshtypja e një zhvillimi kaotik.

Në përgjithësi dallohen tri drejtime zhvillimi të shprehjes së shumësit të emrave në

gjuhën shqipe:

1. Forma shumësi të ndërtuara me prapashtesa shumësi. Në këto formime vija e kufirit të mjetit

gramatikor të shumësit është e dukshme. Kjo është edhe rruga kryesore e formimt të shumësit

të emrave në shqipe.

2. Shumësa të ndërtuar me forma të veçanta emrash.

3. Shumësa të ndërtuar me forma të veçanta emrash të pasuar nga prapashtesa.

Mbikarakterizimi në shumësin e emrave shfaqet në dy forma:

a. Me dy ndryshime morfonologjike brenda së njëjtës formë: plak ~ pleq, ka ~ qe etj.

b. Me ndryshime të temës së emrit dhe me prapashtesa: pyll ~ pyje, yll ~ yje, shteg ~

shtigje, breg ~ breigje etj.

Ndryshimet në temat emërore janë pasoja të ndikimeve fonologjike. Prapashtesa

shetsore e shumësit, përgjithësisht, i gjeti të ndryshuara temat emërore.

Ndër shkaqet që kanë kushtëzuar dukurinë e mbikarakterizimit të formave të shumësit, mund

të përmenden:

1. Një formë e caktuar e ndërmjetme shumësi mund të jetë përdorur edhe si njëjës, edhe si shumës

dhe më vonë, duke u ndier vetëm si njëjës, ka marrë një prapashtesë karakteristike shumësi.

Kështu, p. sh. forma paraprirëse e shumësit shtigje mund të ketë qenë *shtigj; kjo formë, duke

u përdorur edhe si njëjës, ka formuar një shumës të dytë me prapashtesën e shumësit –e: shtigj

+ e shtigje.

2. Nuk është e pamundur që këto formime, të ashtuquajtura “të mbikarakterizuara”, të jenë

ndërtuar nën një perceptim tjetër: rrjedhojat *shtigj -, * brigj -, *leq – etj., të përftuara si

pasojë e ndikimeve fonetike, ndryshonin kaq shumë nga format e mëparshme të njëjësit, perk.

*stag -, *brag -, lak etj., saqë ato janë perceptuar si fjalë krejt të reja, mbi bazën e të cilave

është krijuar një shumës i zakonshëm me –e.

Po të mbajmë parsysh rrethanën që mbiemrat e shqipes në një periudhë të hershme

kanë pasur të njëjtat mbaresa rasore si edhe emrat, dhe mandej, në kushtet e reja sintaksore të

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

129

ngulitjes së tyre pranë emrave, i humbën ato si të panevojshme, rishfaqja e mjeteve të reja

përmes nyjave të përparme, kur edhe renditja e ngulitur (emër + mbiemër) shërben në vetvete

si një mjet i vaçantë gramatikor, paradigmën mbiemërore mund ta marrim si një shfaqje

mbikarakterizuese. Mbikarakterizimin në këtë rast e kemi parë jo thjesht në strukturën e

mbiemrit, por në strukturën e sintagmës në përqasjen e drejtpërdrejtë të mbaresave rasore

emërore me nyjat përgjegjëse sipas rasave, sepse sintagma emër + mbiemër, në çdo rast

përdorimi, paraqitet si një njësi gjuhësore. Ndërsa në kategoritë e tjera gramatikore, të gjinisë

dhe të numrit, mbiemri i nyjshëm mbikarakterizimin në shumë raste e shfaq edhe me mbaresa,

edhe me ndryshimin e nyjës së përparme.

Mbikarakterizimi në sistemin përemëror ka shfaqje të ndryshme te klasa të ndryshme

përemrash. Përgjithësisht në paradigmën e tyre vërehen dy zhvillime të kundërta: njësime

formash gramatikore dhe mbikarakterizim formash gramatikore. Te përemrat vetorë

mbikarakterizimi është kufizuar vetëm vetëm te format e rrjedhores njëjës të vetës së parë dhe

të dytë (perk. unë ~ meje, ty ~ teje).

Shfaqja më e plotë e mbikarakterizimit gramatikor duket te përemri lidhor i cili.

Morfemat gramatikore te ky përemër vendosen edhe para, edhe pas tij. Por vlerat gramatikore

të morfemave të paravendosura (të nyjave që e paraprijnë) janë të dyfishta, sepse në strukturën

e përemrit ato shfaqen edhe si elemente të përfaqësimit fonologjik të fjalës, si morfema

fjalëdalluese, edhe si morfema formëformuese. Kurse morfemat e pasvendosura luajnë vetëm

rol morfologjik kuptimor. Shprehja e dyfishtë e kuptimeve gramatikore te ky përemër lidhet

me zhvillimet historike kryesisht analogjike. Shprehja e kuptimeve gramatikore me anë të

mbaresave të pasvendosura është në përputhje me natyrën e përgjithshme të shqipes, kurse

eptimi i morfemat e paravendosura, në të vërtetë, nuk përfaqëson një domosdoshmëri

morfologjike. Vetë ato dhe eptimi i tyre ose trashëgojnë një gjendje gjuhësore të hershme, ose

janë zhvillime analogjike. Këto karakteristike morfologjike vërehen përgjithësisht edhe te

përemart e tjerë të paranyjëzuar.

Brenda paradigmave të ndërlikuara të pronorëve, krahas formave të thjeshta të

shprehjes së kuptimeve gramatikore, vërehen edhe seri formash të mbikarakterizuara. Forma

të mbikarakterizuara shfaqen në shprehjen e kategorisës së gjinisë te pronori tanë dhe yt: tanë

~ tona dhe yt ~ jote përmes kundërvënies së dyfishtë formale, nga njëra anë tan - ~ to- dhe –

ë ~ -a, nga ana tjetër y - ~ jot - dhe - e. Shprehja e dyfishtë e kategorisë së gjinisë te këta

përemra nuk lidhet me arsye morfologjike, por me rrethanën që ata janë fjalë të përngjitura,

ku format e elementeve të para përfaqësojnë forma të veçanta të fjalëve nga kanë ardhur. Kurse

elementet e dyta janë njësi të mirëfilta morfemore të shtrira përmes analogjisë me mbiemra e

gjinisë femërore. Edhe analogjia nuk ka qenë nevojë morfologjike, por pasojë e trysnisë së

formave të shumësit të mbiemrave.

Në sistemin paradigmatik foljor të shqipes vërehen ndryshime të natyrave të ndryshme.

Në strukturën paradigmatike ka zgjerime, kufizime të formave gramatikore; ka njësime

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

130

formash gramatikore, por vërehen edhe mjaft forma të mbikarakterizuara. Mbikarakterizimet

shfaqen kryesisht te folje, të cilat gjatë paradigmës ndryshojnë temën. Mbikarakterizimi

përgjithësisht nuk shtrihet gjatë gjithë paradigmës, por në trajta të veçanta; brenda së njëjtës

paradigmë ose edhe jashtë saj. Mbikarakterizimi ndeshet te foljet, që brenda paradigmës ose

në paradigma të ndryshme pësojnë ndërrime të bashkëtingëlloreve ose të zanoreve të temës,

përgjithësisht të pasuara edhe nga mbaresa:

a. -s në –t edhe –a- në –e- e më tej në –i- dhe mbaresë: ngas ~ nget ~ ngitni; -a- në –o- dhe

mbaresë : dal ~ dola.

Mbikarakterizimi mund të shfaqet vetëm brenda temës ose edhe me ndryshime në temë të

pasuara edhe me një mbaresë brenda paradigmës:

1. të së njëjtës kohë : vras ~ vret (dy ndryshime brenda temës), vritni (ndryshime në temë pasuar

edhe nga mbaresa) ose

2. të kohëve të ndryshme: ngas (e tashme) ~ ngava (e kryer e thjeshtë), flas (e tashme) ~ fola (e

kryer e thjeshtë)

3. të mënyrave të ndryshme: flet (v. e dytë dëftore) ~ të flasësh (v. e dytë lidhore) etj.

4. të diatezave të ndryshme: vras (diateza veprore) ~ vritem (diateza pësore) etj.

b. -je- në –i- dhe mbaresë, -je- në - o- dhe mbaresë: sjell ~ sillni; sjell ~ solla etj. Edhe këto

mbikarakterizime shfaqen brenda një paradigme ose edhe në paradigma të ndryshme.

c. –e- në –i- dhe mbaresë ose –e- në –o- dhe mbaresë: bredh ~ bridhni, dredh ~ brodha.

d. -o- në –ua- dhe mbaresë; -ua- në -o- dhe mbaresë: besoj ~ besuam etj.; bluaj ~ blova etj.

e. –e- në –ye- dhe mbaresë; -ye- në –e- dhe mbaresë: dëfrejmë ~ dëfryem, lyej ~ leva etj.

II

Njësimet morfologjike në gjuhën shqipe kanë ndjekur prirjen e përgjithshme të kalimit nga

tipi morfologjik sintetiko-analitik në tipin analitiko-sintetik. Shpejtësia e zhvillimeve të kësaj

dukurie është kushtëzuar nga lidhjet e përgjithshme sintaksore dhe nga lidhjet e veçanta

sintagmatike. Në lakimin e pashquar njëjës, siç dihet, është njësuar rasa emërore me kallëzoren

dhe dhanorja me rrjedhoren. Zhvillimet diakronike dhe sinkronike të morfologjisë së gjuhës

shqipe kanë treguar dhe tregojnë se lidhjet eptimore gjithmonë e më shumë po kufizohen dhe

po zëvendësohen me lidhje të tjera. Në shqipe topika ende nuk ka zënë atë vend që ka zënë në

gjuhë të tjera, që e kanë humbur eptimin rasor. Në lakimin e shquar njësimet vazhdojnë vetëm

për dhanoren dhe rrjedhoren. Rrethana që emërorja dhe kallëzorja në trajtën e pashquar janë

njësuar pa e trazuar komunikimin, do ta pranonte njësimin edhe në trajtën e shquar, sepse

kushtëzohen nga të njëjtat lidhje sintaksore; pra janë të njëjta rasa, që vendosin edhe të njëjtat

lidhje. Ndryshon vetëm kuptimi i shquarsisë, por jo edhe i rasës. Diferencimi rasor në këtë

trajtë është kushtëzuar nga forma rasore e dëftorit nga i cili vjen nyja shquese përkatëse.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

131

Në numrin shumës kanë ndodhur ndryshime eptimore të tjera. Me kalimin nga trajta e

pashquar në të shqaurën, përbërja strukturore e fjalëformës del më e gjerë se në numrin njëjës.

Fillimisht fjalëforma vetëm sa është zgjeruar, por, me kalimin e kohës, brenda strukturës së

re, sidomos në fundoret e saj, ku ndodheshin edhe prapashtesat e shumësit, kanë

bashkëvepruar faktorë fonetikë dhe morfologjikë. Në vështrimin historik, në paradigmën e

shumësit të shquar vërehen dy procese morfologjike të kundërta: zgjerim dhe kufizim

fjalëformash. Zgjerimi i fjalëformës lidhet me përftimin e kategorisë së re gramatikore të

shquarsisë, ku moremat pararendëse rasore të shumësit të pashquar u pasuan nga morfemat

gramatikore të shquarsisë. Më tej, në shqipen e re, fjalëforma e shumësit të shquar në rasën

gjinore, dhanore dhe rrjedhore u rrudh përsëri, duke humbur treguesin e shqiuarsisë.

Në paradigmën e emrave të shquar përgjithësisht vërehet kjo dukuri: Në ato raste, ku

brenda paradigmës mbaresat e së shquarës dallohen sipas rasave, procesi i njësimit të nyjave

shquese paraqitet më largvajtës; anasjelltas, atje ku trguesit e së pashquarës janë njësuar, nyjat

shquese diferencohen sipas rasave. Në këto njësime rol kryesor, ndër të tjera, ka luajtur

analogjia.

Paradigma rasore e vetorëve të vetës së parë dhe të dytë njëjës veçohet në tërë sistemin

paradigmatik rasor, sepse bashkohen në të njëjtën formë dy rasa me funksione dhe kuptime

krejt të ndryshme, dhanorja dhe kallëzorja. Ky njësim përfshin trajtat e plota dhe trajtat e

shkurtra. Ky bashkëpërkim a shtrirje e një forme rasore te tjetra është tregues i hershëm i

prirjes së shqipes për reduktimin e eptimit. Në numrin shumës dalin me të njëjtën formë

emëroret dhe kallëzoret, por në një periudhë më të hershme, me të njëjtën formë duhet të kenë

dalë edhe rasat e tjera. Më vonë dhanoret dhe rrjedhoret janë riformuar, duke u zgjeruar me

morfema rasore emërore.Në vetën e tretë shumës njësimet janë më largvajtëse, sepse ato

shtrihen edhe në dhanore dhe rrjedhore, si dhe në kallëzore dhe emërore. Në tërësi 36

kuptimeve gramatikore të përemrave vetorë u përgjigjen vetëm 26 forma gramatikore, sepse

10 prej tyre përsëriten. Struktura e formave përfaqësuese dhe e paradigmave të

pronorëve kanë qenë në lëvizje të vazhdueshme, falë ndryshimeve konceptuale dhe ndikimeve

të paradigmave të emrave dhe të mbiemrave. Ndryshimet mund të ndiqen edhe në periudhën

e dokumentuar të shqipes. Ndryshimet te pronorët kanë ndodhur edhe në vetvete, edhe

paralelisht me paradigmën e emrave që i shoqërojnë dhe me paradigmën e mbiemrave. Prirja

ka qenë thjeshtimi i vazhdueshëm i tyre. Për të vërtetuar këtë prirje, mjaton t’i hedhim një

vështrim raportit të kuptimeve të përgjithshme gramatikore të pronorëve me format

gramatikore të tyre. Pronorët përdoren me 140 kuptime gramatikore, por të gjitha këtyre

përdorimeve u përgjigjen vetëm 41 forma gramatikore; 99 forma gramatikore të tyre përsëriten

dy ose më shumë herë.

Lidhja e vazhdueshme dhe e domosdoshme emër + pronor, si një sintagmë e qëndrueshme, po

i zbeh - në mjaft raste edhe i ka mënjanuar - vlerat gramatikore të përbërësve të pronorit.

Pronorët po harmonizohen si njësi formale leksikore, duke u ndikuar edhe nga strukturat e

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

132

ngjashme mbiemërore. Forma që përgjithësohet brenda paradigmës ose si formë përfaqësuese,

përgjithësisht, është ajo e kallëzores, si formë më e plotë dhe me përdorim të gjerë.

Struktura fonologjike e mjaft foljeve në rrejdhë të kohës është çorganizuar, në

vështrimin që trajtat pasuese u janë shmangur trajtave të njësuara fillestare. Ky proces ka

prekur, në radhë të pare, mjaft folje që mbarojnë me bashkëtingëllore. Larmia tematike brenda

së njëjtës folje – me përjashtim të foljeve supletive – është gjëndje gjuhësore e përftuar për

shkak të zhvillimeve fonetike. Por riciklimet, kalimi nga një gjendje gjuhësore në një tjetër

dhe rikthimet në gjendjen e mëparshme, janë të dukshme. Të dy proceset gjuhësore, ndryshimi

dhe njësimi, janë zhvilluar dhe zhvillohen paralel, me përparësi herë të njërit proces, here të

tjetrit.

Njësimi i formave gramatikore është një dukuri që vërehet kryesisht në trajta vetore të

mënyrës dëftore. Njësimet vërehen brenda një paradigme dhe jashtë saj. Forma vetore janë

shtrirë te njëra tjetra për arsye fonetike ose analogjike. Kjo dukuri është e përhapur kryesisht

në numrin njëjës, në radhë të parë, për shkak të rrethanës së njohur që mbaresat vetore të

njëjësit kanë qenë jashtë theksit. Por, në përgjithësi, shkaku kryesor është fakti i përgjithshëm

gjuhësor që kuptimet vetore kanë mundësi shprehjeje të dyfishtë, edhe me përemra vetorë (a

fjalë të tjera), edhe me mbaresa vetore.

Njësimet e formave vetore të foljeve në mënyrën dëftore janë tri llojesh: forma vetore

me mbaresa vetore të njëjta; forma të njëjta pa mbaresë dhe forma të njësuara përmes

ndryshimeve të brenshme të temave.

Në të vërtetë, historikisht, të tri llojet e ndryshimeve janë pasojë e gjendjeve gjuhësore,

përgjithësisht, të njëjta, por që u janë nënshtruar zhvillimeve të ndryshme fonetiko-analogjike.

III

Dukuria e shndërrimit të një forme gramatikore në një temë, si formë përfaqësuese e

fjalës, ose si një temë brenda një paradigme, ka qenë mjaft e përhapur në zhvillimin historik

të strukturës morfologjike të shqipes. Ajo është shtrirë në gjithë sistemin morfologjik të

pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës.

Në sistemin emëror rastet më të shumta të tematizimit të formave gramatikoe vërehen

në kategorinë gramatikore të numrit. Gjatë zhvillimit të strukturës morfologjike të emrave,

mjaft forma shumësi janë përdorur si njëjës. Këto forma të shumësit të përdorura si njëjës,

përgjithësisht, janë quajtur shumësa të singularizuar. Për shkak të këtij kalimi, të shumtën e

herës këto forma të shumësit konceptohen vetëm si njëjsa dhe formojnë një shumës të ri.

Historikisht edhe çdo formë e shumësit të emrave të sotëm mendohet se e ka burimin te

tematizimi i formës gramatikore të emrores së emrit përkatës.

Në sistemin paradigmatik rasor, në vështrimin sinkronik, tematizimet janë të kufizuara.

Kështu, brenda paradigmës së lakimit të shquar të emrave të gjinisë femërore njëjës është

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

133

forma e kallëzores së pashquar e cila shërben si temë e brendshme për ndërtimin e formave të

tjera rasore të së shquarës. Kurse për gjininë mashkullore mendohet se është emërorja e shquar

njëjës që shërben si temë e brendshme për të ndërtuar rasat e tjera.

Në sistemin përemërore dukuria e tematizimit të një forme rasore vërehet në

paradigmën e vetorëve në numrin shumës. Te përemrat ne dhe ju, historikisht, mendohet se

janë forma të kallëzores që u tematizuan, që u shndërruan në forma përfaqësuese. Nga

përemrat e tjerë mund të përmendim pyetësin cili, lidhorin i cili dhe të pacaktuarit njëri dhe

tjetri, ku duket qartë që një formë e pajisur formalisht me nyjën e mashkullorit –i (lis-i)

shërben si temë paradigmatike për secilin prej tyre etj.

Në sistemin foljor më mirë se në çdo sistem tjetër vërehen edhe tematizimet e plota,

edhe tematizimet e pjesshme. Tematizimet e pjesshme brenda një paradigme ose në paradigma

të ndryshme mund të shpjegohen vetëm historikisht, kurse tematizimet e plota janë të

dukshme. Tematizimi i plotë, p. sh. duket tek e pakryera e foljeve sjell, djeg, del etj. Të gjitha

këto folje të pakryerën e ndërtojnë mbi bazën e formës së vetës së tretë të hershme, perk. (ai)

sill, (ai) digj, (ai) dil etj.

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

134

Bibliografia

• Agalliu F. Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1988

• Agalliu F. dhe të tjerë, Hyrje në gjuhësi, 1970

• Agalliu F. Mbi pjesët e ligjeratës në gjuhën shqipe (Çështje të fonetikës dhe gramatikës së

shqipes së sotme, Tiranë, 1972)

• Agalliu F. Rreth kategorisë së numrit të emrit në gjuhën shqipe, SF, 1975. 1

• Agalliu F., Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1988

• Ajeti I., Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike), Prishtinë, 1969

• Ajeti I., Kërkime gjuhësore, Prishtinë 1994

• Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 2006

• Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë 2002

• Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë 2002

• Bokshi B. Rruga e formimit të fleksionit nominal të shqipes, 1980

• Bokshi B., Për vetorët e shqipes, Prishtinë, 2004

• Bokshi B., Periodizimi i ndryshimeve morfologjike të shqipes, Prishtinë, 2010

• Buchholz O., Mbi gërshetimin e aspekteve morfologjike e sintaksore tek rasat në gjuhën

shqipe, Gj. Alb. SShF, VII-1977

• Buchholz O., Mbi kategorinë gramatikore të shquarsisë/pashquarsisë dhe mbi kategorinë

semantiko-funksionale të determinativitetit e indeterminativitetit. Seminari Ndërkombëtar

për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (1980). Prishtinë 1982

• Çabej E. Shumësi i singlarizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967

• Çabej E. Studime etimologjike në fushë të shqipes, III, Tiranë

• Çabej E. Studime shqiptare, Vepra të zgjedhura, Prishtinë 2008

• Çabej E., Hyrje në historinë e gjuhës shqipe; 2. Fonetika historike e gjuhës shqipe

(Dispensë). Tiranë, 1960

• Çabej E., Hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoevropiane (Dispensë), Prishtinë,

1973

• Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, bleu II, A-B, Tiranë 1976.

• Çabej E., Studime gjuhësore I, II, Prishtinë 1976

• Çeliku M., Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme letrare shqipe, Tiranë, 1997

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

135

• Cipo K., Gramatika shqipe, 1949

• Cipo K., Morfologjia historike e shqipes, Tiranë, 1949

• Demiraj Sh. Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë 2015

• Demiraj Sh. Rreth kategorisë gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe, SF,

1970, 1

• Demiraj Sh. Singularizimi i shumësit të emrave në gjuhën shqipe, SF, 1985, 4

• Demiraj Sh., Fonologjia historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1996

• Demiraj Sh., Morfologji historike e gjuhës shqipe, vëll. I. Tiranë, 1973

• Demiraj Sh., Morfologji historike e gjuhës shqipe, vëll. II. Tiranë, 1976

• Demiraj Sh., Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë 1971

• Demiraj Sh., Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe, Tiranë, 1975

• Dhrimo A., Kategoritë gramatikore të mbiemrave, SF, 1970/3

• Dhrimo A., Mbi disa çështje të klasifikimit morfologjik të mbiemrave në shqipen e sotme

letrare, SF, 1969/1

• Domi M., Morfologjia historike e shqipes (Dispensë), Tiranë, 1961

• Domi M., Probleme të historisë së formimit të gjuhës shqipe, arritje dhe detyra, I, II, SF,

1982/3,4

• Fiedler W. Dei Pluralbildung im Albanischen, Prishtinë, 2007

• Gjinari J., Mbi nyjën e përparme të shqipes në aspektin e lidhjeve gjuhësore ilire-shqiptare,

SF, 1972/4

• Gjuha letrare shqipe për të gjithë (1976)

• Hysa E. Rreth përdorimit të së pakryerës së dëftores në gjuhën shqipe, SF, 1975, 3

• Hysa E., Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare, në: Gjuha jonë,

Tiranë 1985/1

• Ismajli R., Artikuj mbi gjuhën shqipe, Prishtinë, 1987

• Ismajli R., Gramatika e parë e gjuhës shqipe, Botim kritik. Prishtinë, 1982

• Jokl N., Marrdhëniet e afërisë së shqipes me gjuhët e tjera indoevropiane, SF, 1967/3. “Dei

Sprache” IX/2. Ëien, 1953

• Lafe E., Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, Morfologjia, IV, Tiranë 1971

• Lafe E., Shqipja standarde në vështrim strukturor dhe funksional, SF, 2002, 3-4

Zhvillime karakteristike të strukturave morfologjike të shqipes

136

• Likaj E., Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, Tiranë 1984

• Likaj E., Çabej M, Morfologji e shqipes standarde, Tiranë 2010

• Likaj E., Fleksioni indoevropian, Tiranë, 2005

• Likaj E., Format analitike në gjuhën shqipe, 1997

• Likaj E., Mbi burimin dhe vlerat e përemrave cili dhe I cili, në SF 1997/1-4

• Likaj E., Mbi formimin e gjinores së emrave në gjuhën shqipe, SF, 1998/3-4

• Likaj E., Mbi vendin e mjeteve të eptimit në gjuhën shqipe, SF, 2002/3-4

• Likaj E., Mbi zhvillimin e disa formave gramatikore, SF, 1977/4

• Likaj E., Pronorët e shqipes nga Buzuku në ditët tona. Seminari XVIII për Gjuhën,

Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, Prishtinë, 1995

• Likaj E., Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes, Tiranë 2015

• Likaj E., Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), Tiranë 2003

• Lloshi Xh., Shqipja, gjuhë e hapur dhe dinamike, Tiranë 2011

• Lyons J., Hyrje në gjuhësinë teorike, Tiranë 2001

• Mansaku S., Ndërtimet me foljen ndihmëse kam + paskasjore tek autorët e vjetër, SF,

1980/2

• Memushaj R. Morfonologjia e eptimit të shqipes standard, Tiranë 2012

• Memushaj R., Morfologji e eptimit të gjuhës së sotme shqipe Tiranë, (1989).

• Meyer G., Albanesische Studien, III, Ëien, 1896

• Riza S. Nyjat e shqipes BUSHT, SSHSH, 1958

• Riza S. Pronorët e shqipes (punim historiko-kritik), BUSHT, 2 dhe 3, 1959

• Riza S., Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit, Tiranë, 1965

• Riza S., Nyjat e shqipes në tekstet e pesë autorëve tanë më të vjetër, SF, 1983/1

• Riza S., Probleme të nyjave të shqipes, SF, 1982/2

• Riza S., Pronorët e shqipes, BUSHT, SSHSH, 1959/2-3; 1960/3

• Riza S., Studime albanistike, Prishtinë, 1979

• Sapir E., Gjuha- Hyrje në studimin e ligjërimit dhe sistemin fonetik, Rilindja, 1980

• Sheperi I.D., Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, Vlorë 1927

• Thomai J., Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë 1984

• Topalli K. Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011