veproni pËr ta parandaluar diabetin - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që...

37
VEPRONI VEPRONI PËR TA PËR TA PARANDALUAR PARANDALUAR DIABETIN DIABETIN VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN Pako këshillash për parandalimin e diabetit të tipit 2 në Evropë

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

VEPRONIVEPRONIPËR TAPËR TAPARANDALUARPARANDALUARDIABETINDIABETIN

VEPRONIPËR TAPARANDALUARDIABETIN

Pako këshillash për parandalimine diabetit të tipit 2 në Evropë

Page 2: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin
Page 3: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

AUDIENCA E SYNUAR:

Pakoja e këshillave IMAGE për parandalimin e diabetit ofron informata praktike për të gjithë ata që janë të përfshirë në kujdesin shëndetësor dhe në aktivitetet e parandalimit për të rriturit që janë në rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 (të cilit në këtë tekst do t'i referohemi si 'diabet'). Kjo përfshin ata që punojnë në shërbimet primare dhe të specializuara të kujdesit shëndetësor, mjekët, ekspertët e aktiviteteve fizike, dietologët, infermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin e diabetit (p.sh. mësuesit, partnerët e biznesit).

Pakoja e këshillave IMAGE për parandalimin e diabetit gjithashtu ofron informata të dobishme për politikanët dhe hartuesit e politikave shëndetësore në nivel lokal dhe kombëtar që janë të interesuar për të krijuar një ambient që mundëson plakjen e shëndoshë dhe zbatimin e rekomandimit të OBSH-së se “ne duhet të bëjmë që zgjedhja e shëndoshë të jetë zgjedhja e lehtë.”

ORIGJINA:

Pakoja e këshillave IMAGE për parandalimin e diabetit është njëri ndër produktet e krijuara nga grupi studimor evropian i projektit IMAGE. Është e bazuar në udhëzuesin e IMAGE-it të bazuar në prova dhe në planin e trajnimit për menaxherët e parandalimit të diabetit dhe është më mirë që të përdoret së bashku me këto produkte.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni ueb faqen www.image-project.eu

3

Page 4: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

PërmbledhjaNevoja për ndryshimPse ka ardhur koha që të veprohet?Si mund të bëj ndryshim?Buxheti & financat e një programi për parandalimSi të hartohet buxheti dhe financat për një program për parandalim Listë kontrolli “Si të fillohet” Tabela / kalkulimi i buxhetit për koston e programitIdentifikimi i personave të rrezikuarSi të identifikohen personat e rrezikuar Mjetet për identifikimin e rreziqeve Vlerësimi finlandez i rreziqeve FINDRISC Sfidat e punës me grupet me rrethana të veçantaNdryshimi i shprehive të mënyrës së jetesësSi të ndryshohen shprehitëAktivitetet fizike për parandalimin e diabetitUdhëzime si të ushqehemi për ta parandaluar diabetinShprehitë tjera që duhen marrë parasysh Shembuj planesh të ndryshimit të shprehive Afati i këshillueshëm kohor i programit Synimet SMART Tabela e planit të veprimit Ditari i aktiviteteve fizike Ditari i ushqimit

Efektet e pafavorshme të intervenimeve të mënyrës së jetesës dhe vlerësimi i programit Rreziqet dhe efektet e pafavorshmeVlerësimi dhe sigurimi i cilësisë Vlerësimi IMAGE mbledhja e të dhënave për sigurimin e cilësisëBashkoni forcat për të bërë ndryshim!Literatura

3 59

1419 21262829 31363841425253555657

596061

6365

TABELA ETABELA EPËRMBAJTJESPËRMBAJTJESTABELA EPËRMBAJTJES

Shtojca është etheksuar me shirittë gjelbër në skajtë faqes së tërëdokumentit.

END

IXAPP

4

Page 5: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

PËRMBLEDHJE PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHMEE PËRGJITHSHMEPËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHMEKur i pyesim njerëzit se çfarë çmojnë më së shumti, shëndeti është zakonisht në krye të listës. Edhe pse ekziston kujdesi efikas për shumë sëmundje kronike, qëndron fakti se për pacientin, tatimpaguesin dhe tërë shoqërinë

PARANDALIMI ËSHTË MË I MIRË SE MJEKIMI. Diabeti dhe komplikimet e tij paraqesin rrezik të madh për mbijetesën dhe mirëqenien e një numri në rritje të njerëzve. Parashikohet që njërit në dhjetë evropianë të moshës 20-79 vjeçare do t'i krijohet diabeti deri në vitin 2030. Dikur ishte sëmundje e pleqërisë, ndërsa tani është e zakonshme në mesin e të rriturve të të gjitha moshave dhe po fillon t'i godasë adoleshentët, e madje edhe fëmijët. Diabeti përbën 18% të shpenzimeve të përgjithshme për kujdesin shëndetësor në Evropë.

E MIRA E PUNËS ËSHTË SE DIABETI MUND TË PARANDALOHET. Dëshmitë bindëse tregojnë se shenjat e para të diabetit mund të parandalohen apo të ngadalësohen shumë tek individët me rrezikshmëri të lartë (personat me rregullim të dobët të glukozës). Hulumtimet klinike kanë treguar një zvogëlim të krijimit të diabetit prej 50% duke bërë ndryshime relativisht modeste në stilin e jetesës që përfshijnë adoptimin e një diete të shëndetshme, rritje të aktiviteteve fizike dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Që nga atëherë, këto rezultate janë riprodhuar në programe reale të parandalimit. Madje edhe një ngadalësim prej disa vitesh në avancimin e diabetit pritet që t'i zvogëlojë komplikimet që kanë të bëjnë me diabetin, siç janë sëmundjet e zemrës, veshkave dhe të syve që si rrjedhojë të zvogëlohen kostot që i bëhen shoqërisë.

Një qasje gjithëpërfshirëse në parandalimin e diabetit duhet ta kombinojë parandalimin primar të bazuar në popullsi me programe që synojnë personat me rrezikshmëri më të lartë. Kjo qasje duhet të marrë parasysh rrethanat lokale dhe diversitetin brenda shoqërisë moderne (p.sh. pabarazitë sociale). Sfida shkon përtej sistemit të kujdesit shëndetësor. Ne duhet ta inkurajojmë bashkëpunimin nëpër shumë sektorë të ndryshëm: edukatorët, organizatat joqeveritare, industria e ushqimit, mediet, planifikuesit urbanë dhe politikanët – të gjithë këta luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

5

Page 6: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

NDRYSHIMET E VOGLANDRYSHIMET E VOGLATË MËNYRËS SËTË MËNYRËS SËJETESËS DO TË SJELLINJETESËS DO TË SJELLINNDRYSHIME TË MËDHANDRYSHIME TË MËDHANË SHËNDET.NË SHËNDET.

ME PËRPJEKJE TËME PËRPJEKJE TËPËRBASHKËTA DO TËPËRBASHKËTA DO TËARRIJMË TE MË SHUMËARRIJMË TE MË SHUMËNJERËZ.NJERËZ.

KOHA PËR TË VEPRUARKOHA PËR TË VEPRUARËSHTË TANI.ËSHTË TANI.

NDRYSHIMET E VOGLATË MËNYRËS SËJETESËS DO TË SJELLINNDRYSHIME TË MËDHANË SHËNDET.

ME PËRPJEKJE TËPËRBASHKËTA DO TËARRIJMË TE MË SHUMËNJERËZ.

KOHA PËR TË VEPRUARËSHTË TANI.6

Page 7: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

PSE ËSHTË KOHAPSE ËSHTË KOHATË VEPROHET?TË VEPROHET?PSE ËSHTË KOHATË VEPROHET?Epidemi alarmante

Në Evropë, rreth 55 milionë të rritur e kanë diabetin.

Deri më 2030, kjo shifër parashihet që të rritet në 66 milionë të rritur.

Rritja më e madhe e incidencës është në grupmoshat 30-40 vjet. Kjo ka dhe do të ketë ndikim të fuqishëm në ekonomitë kombëtare për shkak të humbjes së produktivitetit.

0

1

2

6

12

11

10

9

8

7

5

4

3

Uni

ted

King

dom

Irel

and

Swed

en

Den

mar

k

Belg

ium

Net

herl

ands

Luxe

mbo

urg

Finl

and

Ital

y

Gre

ece

Bulg

aria

Czec

h Re

publ

ic

Hun

gry

Slov

akia

Slov

enia

Spai

n

Rom

ania

Fran

ce

Mal

ta

Latv

ia

Esto

nia

Lith

uani

a

Pola

nd

Aus

tria

Ger

man

y

Cypr

us

Port

ugal

2010 Rritja deri më 2030

Prevalenca e parashikuar e diabetit te të rriturit e moshës 20-79 vjeçare në vendet e BE-së. Burimi: IDF Diabetes Atlas, [8]

7

Page 8: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Faktorët e rrezikut: obesiteti,dieta jo e shëndetshme dhe të qëndruarit ulur.

Diabeti krijohet si rezultat i ndërveprimit në mes të gjeneve dhe mënyrës së jetesës. Obesiteti është faktor i rëndësishëm rreziku për diabet. Më se gjysma e të rriturve evropianë mund të klasifikohen si persona me mbipeshë apo me obesitet. Gjenetikisht, shumica prej nesh nuk i përshtatemi sa duhet stilit modern të jetesës me rezervat e pandërprera të ushqimeve dhe pijeve me energji të lartë dhe kërkesave minimale për aktivitet fizik.

Çfarë e shkakton diabetin?

Diabeti shkaktohet nga pamundësia e qelizave të trupit që të reagojnë në insulinë dhe si rrjedhojë indet e trupit e absorbojnë më pak glukozën nga gjaku (“rezistenca në insulinë”). Për ta kompensuar këtë, pankreasi prodhon dhe sekreton më shumë insulinë për ta pastruar glukozën e gjakut nga qarkullimi. Me kalimin e kohës, pankreasi dobësohet dhe nuk është në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme për t'i plotësuar kërkesat e trupit. Kjo shkakton ngritjen e glukozës në gjak (hiperglikemia) dhe në fund e krijon diabetin.

Numri i madh i rasteve të panjohura

Avancimi i diabetit zakonisht merr shumë vite dhe kryesisht nuk ka simptoma. Kjo do të thotë se numri i njerëzve që nuk e dinë se e kanë diabetin është shumë i madh. Studimet vlerësojnë se për secilin një a dy raste të diagnostikuara ekziston një i pazbuluar.

8

Page 9: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Komplikimet nga diagnostikimi i vonshëm

Diabeti është sëmundje e rëndë. Nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të çojë në komplikime serioze dhe të kushtueshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, neuropatia diabetike, sindroma e shputës diabetike me amputime, dëmtimi i veshkave dhe verbëria. Hiperglikemia (madje edhe para diabetit) e rrit gjithashtu edhe rrezikun kardiovaskular dhe e keqëson infeksionin periodontal (sëmundjen e mishit të dhëmbëve).

Kostoja për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe për shoqërinë

Sa më shumë që të zgjasë sëmundja, aq më tepër janë gjasat që do të ketë komplikime të kushtueshme. Në vendet evropiane, diabeti përbën 18% të totalit të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor. Me një popullsi në plakje, gjasat janë që këto kosto të rriten nëse epidemia nuk mund të kthehet. Përveç kësaj, kostoja për shoqërinë nëpërmjet humbjes së produktivitetit mund të jetë madje edhe pesëfishi i kostove të drejtpërdrejta të kujdesit shëndetësor. Pastaj diabeti ka edhe ndikim të madh në cilësinë e jetës së pacientit dhe të familjes së tij.

Parandalimi është i mundshëm:Dëshmi nga studime ndërkombëtare

Dëshmitë e eksperimenteve të mëdha nga Finlanda, Suedia, SHBA-të, Kina, India dhe Japonia kanë vërtetuar se intervenimet në mënyrën e jetesës mund t'i ndalojnë ose të paktën t'i ngadalësojnë shenjat e para të diabetit te njerëzit të cilët janë me rrezikshmëri të lartë. Çelësi i parandalimit është ndryshimi i mënyrës së jetesës, siç është zvogëlimi i peshës (kur pacientët ishin me mbipeshë), rritja e aktiviteteve fizike, ndryshime për ta rritur marrjen e fibrave dietetike dhe zvogëlimi i konsumimit të yndyrave në përgjithësi dhe të yndyrave të ngopura në veçanti. Sa më shumë prej këtyre synimeve që i arrinin pjesëmarrësit, aq më tepër ulej rreziku që ta fitonin diabetin.

9

Page 10: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

ARRITJA E PESË SYNIMEVE TË NDRYSHIMIT TËARRITJA E PESË SYNIMEVE TË NDRYSHIMIT TËMËNYRËS SË JETESËS* E KA PARANDALUARMËNYRËS SË JETESËS* E KA PARANDALUARDIABETIN PËR SË PAKU 7 VJET NË STUDIMINDIABETIN PËR SË PAKU 7 VJET NË STUDIMINFINLANDEZ PËR PARANDALIMIN E DIABETITFINLANDEZ PËR PARANDALIMIN E DIABETIT(SPD)(SPD)

ARRITJA E PESË SYNIMEVE TË NDRYSHIMIT TËMËNYRËS SË JETESËS* E KA PARANDALUARDIABETIN PËR SË PAKU 7 VJET NË STUDIMINFINLANDEZ PËR PARANDALIMIN E DIABETIT(SPD)

0

2

6

10

8

4

0 1 2 3 4 5

Rast

et e

reja

të d

iabe

tit p

ër 1

00 p

erso

na n

ë vi

t

Numri i synimeve* të arritura

* Synimet e programit ishin: jo më shumë se 30% e energjisë ditore nga yndyrat; jo më shumë se 10% e energjisë nga yndyrat e ngopura; së paku 15g/1000kcal fibra; së paku 30 min/ditë aktivitete mesatare fizike; së paku 5% zvogëlim i peshës. (Modifikuar nga: Lindström et al [2006])

Këto të gjetura nga studimet klinike janë përsëritur me sukses në programe “reale” parandaluese në ambient të kujdesit shëndetësor në shumë vende të Evropës.

Dobitë ekonomike dhe sociale nga parandalimi i diabetit

Efikasiteti i kostos për intervenimet në mënyrën e jetesës është dokumentuar në një sërë eksperimentesh klinike. Kostoja e intervenimeve parandaluese duhet të krahasohet me koston e konsiderueshme vjetore të mjekimit të diabetit dhe të komplikimeve të tij.

10

Page 11: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

SI MUND TË BËJSI MUND TË BËJNDRYSHIM UNË?NDRYSHIM UNË?SI MUND TË BËJNDRYSHIM UNË?Parandalimi si përpjekje e përbashkët: Partnerët kryesorë që duhen angazhuar

Diabeti nuk është vetëm problem individual shëndetësor, por është edhe problem publik shëndetësor. Rritja e prevalencës së diabetit e ka origjinën në ndryshimet kulturore dhe në politikat që qëndrojnë shumë larg sektorit të shëndetësisë. Rrjedhimisht, përgjegjësia për përpjekjet parandaluese nuk varet vetëm nga sistemi i kujdesit shëndetësor. Një strategji efikase kërkon veprim si në nivel individual, ashtu edhe në atë shoqëror. Prandaj duhet të përfshihet një gamë e gjerë partnerësh në të dy qasjet.

Pse dhe si të përfshihen partnerët e kornizës shoqërore

Parandalimi efikas i diabetit për individët duhet të rrënjoset në një ambient shoqëror mbështetës. Prandaj, të gjithë partnerët shoqërorë duhet të synojnë që të krijojnë një ambient më pak obesogjen (që shkakton obesitet) / diabetogjen (që shkakton diabet), për të mundësuar ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe qëndrueshmërinë e atyre ndryshimeve. Në kushte ideale, promovimi i ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetet fizike duhet të bëhen pjesë e një “fushate mediale” që do të përfshinte shkollat, universitetet, komunitetet, ambientet e punës etj. që të tërhiqen njerëzit t'i zgjedhin ato për shkak të efekteve të tyre në përmirësimin e shëndetit.

Këshilla praktike për mbështetje shoqërore Kontaktimi me vendpunimet për mbështetjen e promovimit të shëndetit Kontaktimi me restorantet dhe lokalet në zonën tuaj dhe sugjerimi që t'u vendosin etiketa menyve (përmbajtja e yndyrave, fibrave dhe energjisë), opsionet e shëndetshme dhe fushatat Bashkëpunimi me kopshte, shkolla, universitete dhe qendra të edukimit të të rriturve duke ofruar programe për të ushqyer të shëndetshëm dhe për aktivitete fizike Kontaktimi me klube lokale sportive dhe sugjerimi i promovimeve për grupe të veçanta dhe zbritje për klientë me rrezikshmëri të lartë

11

Page 12: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Mediat lokale dhe kombëtareOfrojnë informata të vazhdueshme,

të hollësishme dhe të besueshme lidhurme çështjet që kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës.

Autoritetet lokale dhe kombëtare

Janë përgjegjëse për planifikimin e strategjive afatgjata, qëndrueshmërisëdhe menaxhimit të cilësisë së efekteve parandaluese.

Niveli individualGrupi i synuar: personat me rrezikshmëri të lartë për DMT2

Synimi: Të promovohet ndryshimi i stilit të jetesës për ta zvogëluar rrezikun për diabet dhe për ta përmirësuar shëndetin

Aktorët e përfshirë: Ekipi shumëdisiplinor i mjekëve, dentistëve, infermierëve, ekspertëve të shëndetësisë publike, psikologëve, dietologëve të licencuar dhe specialistëve të ushtrimeve fizike.

Programet tjerarelevante parandalueseMeqë masat për parandalimin apo ngadalësimin e diabetit të tipit 2 janë efikase në menaxhimin e obesitetit (dhe ko-morbiditetet e tij), si dhe ndikimi i arterosklerozës së hershme që shkakton sëmundjet kardiovaskulare, do të duhej të ekzistonte një procedurë për t'u rrjetëzuar me programet relevante parandaluese dhe me aktivitetet publike edukative.

Niveli shoqëror

Grupi i synuar: e tërë popullata

Synimi: Integrimi i një ambienti më pak obesogjenik/diabetogjenik/pa lëvizje

Aktorët e përfshirë:

Vendimmarrësit lokalë/urbanistët, kopshtet dhe shkollat, komunitetet, industritë, klubet/objektet sportive, shoqatat e pacientëve, kompanitë e sigurimit shëndetësor.

Niveli politik: Shëndetësia në TË GJITHA politikat, e ndjekur nganjë plan kombëtar i veprimit për parandalim, të fokusuar në:

a) Avokim b) Mbështetje të komunitetit c) Ndryshime fiskale dhe legjislative, duke përfshirë infrastrukturën d) Angazhimin e sektorit privat (p.sh. shëndeti në vendpunim dhe garantimi i politikave të shëndetshme në industrinë e ushqimit)

12

Page 13: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Të bashkëpunohet me organizata joqeveritare (p.sh. shoqata të pacientëve) Të kërkohet nga autoritetet lokale dhe kombëtare ose nga vendimmarrësit (p.sh. politikanët) që ta mbështesin promovimin e shëndetit Të përfshihen kompanitë e sigurimit/sigurimit shëndetësor Të rritet interesimi i medieve lokale dhe kombëtare, p.sh. duke angazhuar njerëz të spikatur si “ambasadorë” për promovimin e stilit të shëndoshë të jetesës apo duke filluar ndonjë garë (p.sh. “Kompania më e shëndetshme”, “Klasa më e shëndetshme”, “Komuna më e shëndetshme”) Të shfrytëzohen kanalet e komunikimit (p.sh. audio, video, shërbime mobile, media sociale) Të krijohet një ueb faqe që e promovon stilin e shëndetshëm të jetesës

Si të ndërtohet një ekip shumëdisiplinor i parandalimit

Parandalimi i diabetit kërkon përfshirjen e disa disiplinave profesionale, duke përfshirë mjekësinë, ndryshimin e shprehive, të ushqyerit dhe aktivitetet fizike. Për ta ndërtuar një ekip të fortë të parandalimit dhe një rrjet profesionistësh, synoni të angazhoni ekspertë të këtyre fushave të ndryshme, të cilët kanë interesim dhe entuziazëm për parandalimin e diabetit. Mos harroni që çdo program i parandalimit duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i ndjeshëm për dallimet kulturore dhe etnike.

Këshilla praktike për rrjetëzim

Vlerësoni kapacitetet tuaja (çfarë shkathtësish keni dhe a janë të azhurnuara?) Merrni vesh nëse ka projekte ekzistuese relevante; identifikoni mundësitë për bashkëpunim (p.sh. projekte që fokusohen në parandalimin e obesitetit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të frymëmarrjes, problemeve degjeneruese të nyjave, depresionit) Përfshini njerëzit që janë përgjegjës për alokimin e fondeve për kujdes shëndetësor në komunën/qendrën tuaj Krijoni rrjete apo 'qarqe cilësie' të njerëzve që janë aktivë në parandalim, në mënyrë që të mund të shkëmbeni përvoja dhe të mësoni prej njëri- tjetrit Zhvilloni shkathtësitë tuaja të avokimit dhe të marketingut

13

Page 14: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

SI TË BËHETBUXHETISI TË BËHETBUXHETIDHE FINANCAT PËRDHE FINANCAT PËRNJË PROGRAMNJË PROGRAMPARANDALIMIPARANDALIMI

SI TË BËHETBUXHETIDHE FINANCAT PËRNJË PROGRAMPARANDALIMIKostoja për person për intervenimet parandaluese të diabetit ndryshon konsiderueshëm nga vendi në vend dhe varësisht nga mjedisi, forma dhe intensiteti i intervenimit të ofruar.

Bëni një buxhet real

Merrni parasysh:

Shpenzimet administrative Pagat Shpenzimet e udhëtimit Shpenzimet e laboratorit Shpenzimet e intervenimit Ndërtesat Materialet

Burimet e mundshme të të hyrave: Financim alternativ publik, p.sh. financim bamirësie apo bursa Kontribute nga partnerët bashkëpunëtorë Financim privat, trashëgimi, kompani të sigurimit shëndetësor Pagesa për pjesëmarrje Kontribute të pjesëmarrësve në seminare Organizata bamirëse dhe hulumtuese

Numri i klientëve që mund të trajtohen nga ekipi i parandalimit që punon me orar të plotë varet nga faktorë të ndryshëm (buxheti, ambienti, numri i kontakteve, etj.).

14

Page 15: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

LISTALISTAKONTROLLUESEKONTROLLUESE“SI TË FILLOJMË”“SI TË FILLOJMË”

LISTAKONTROLLUESE“SI TË FILLOJMË”Faza përgatitore

1. Kur planifikoni një program për parandalimin e diabetit mendoni me diapazon të gjerë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse përtej grupeve që i keni synuar në fillim, mendoni për grupmoshat, grupet etnike dhe për ato familjare. Cilët anëtarë të komunitetit tuaj janë në rrezikshmëri më të lartë dhe/ose kanë më shumë nevojë për aktivitete parandalimi? 2. Mësoni përpara për grupet e synuara Për rrjetin dhe raportet e tyre Ku jetojnë/punojnë, etj.? Çfarë dini për grupin? Çfarë është bërë në këtë grup përpara? Çfarë ka funksionuar e çfarë s'ka funksionuar? Cilët kanë qenë faktorët e suksesshëm? 3. Merruni vesh lidhur me aleancat strategjike. Ky është një aspekt i rëndësisë së madhe nëse planifikoni të zbatoni një projekt parandalimi. 4. Drejtori/udhëheqësia e lartë duhet ta miratojë projektin dhe angazhimin në të ardhmen. Krijoni një atmosferë pozitive bashkëpunuese me të gjithë punëtorët, tregoni respekt, dëgjoni, përfshini dhe angazhoni. 5. Zgjidhni objekte të përshtatshme për programin e intervenimit afër vendit ku jetojnë apo punojnë pjesëmarrësit. Bashkëpunoni me organizata lokale, kompani të sigurimeve, qendra për kujdesin shëndetësor, spitale, ekipe sportive, shkolla e të tjera. Objektet duhet të kenë hapësira të mjaftueshme si për tubime të mëdha/takime/ligjërata, ashtu edhe për konsultime individuale e analiza. Hapësira të mjaftueshme për kujdesin e fëmijëve me aktivitete për t'i mbajtur të angazhuar nëse është e nevojshme. Cili është objektivi i juaj kryesor – çfarë planifikoni të arrini? Objektivi i përgjithshëm duhet të jetë i qartë dhe konkret, ndërsa rezultatet duhet të krahasohen me synimet e programit.

15

Page 16: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Financat: Shqyrtoni nevojat dhe burimet tuaja të financimit. Krijoni një plan financimi. Etika: Aplikoni për lejet e nevojshme dhe miratimet për mbledhjen e të dhënave (autoritetet për mbrojtjen e të dhënave). Siguroni të gjitha sigurimet e nevojshme.

Përshkrimi dhe planifikimi i projektit

1. Bëni një plan të hollësishëm duke përfshirë:

Afatin kohor – llogaritje reale lidhur me afatet kohore në faza të ndryshme Kush është popullsia e synuar? Me çfarë është i familjarizuar grupi i synuar? Çfarë u mungon? Numri i përafërt i pjesëmarrësve që duhet të përfshihen Si? – Nga ku do të rekrutohen pjesëmarrësit dhe si? Struktura e intervenimit – seancat grupore/individuale, përmbajtja dhe shpeshtësia e seancave Përmbajtja e intervenimit – aktivitetet praktike, siç janë aktivitetet fizike, ushtrimet në ambient të mbyllur apo të hapur, seanca gatimi, terapi kognitive, intervista telefonike, platforma interneti, përdorimi i mjeteve të komunikimit masiv, etj. Nevojat e veçanta – p.sh. përkthimi, lëvizshmëria e kufizuar/çështjet e qasjes Përcjellja e zhvillimeve

16

Page 17: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Rekrutimi i anëtarëve të ekipit të projektit

1. Përzgjedhja e një ekipi shumëdisiplinor është thelbësore. Është tejet vendimtare që të përzgjidhen anëtarë të ekipit që e bëjnë projektin përvojë optimale për pjesëmarrësit. Kjo do t'ju ndihmojë që ta përcaktoni shkallën e vijimit dhe do ta zvogëlojë mundësinë e braktisjes së projektit. 2. Vendosni se cili do të jetë grupi qëllimor (gjinia, mosha, përkatësia etnike – apo familjet) para se t'i ftoni bashkëpunëtorët. 3. Vlerësoni kapacitetet tuaja dhe sigurohuni që shkathtësitë e anëtarëve të ekipit tuaj të jenë plotësuese dhe të mbulojnë një gamë të gjerë shkathtësish dhe njohurish që nevojiten (duke përfshirë ekspertizën në këshilla për të ushqyerit dhe aktivitetet fizike dhe ndryshimin e shprehive). Anëtarët e ekipit duhet t'i kenë këto cilësi:

Talentin për punë ekipore Shpirt luftarak Të kënaqen me sfida Të kenë respekt për pjesëmarrësit, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinia, religjioni, profesioni, gjendja socio-ekonomike dhe qëndrimi

4. Kur i përfshini partnerët bashkëpunues, sigurohuni që të gjithë të jenë në dijeni për kufizimet kohore dhe që ta kuptojnë dhe ta pranojnë se çfarë do të thotë të jesh i përfshirë në program. 5. Ekipi duhet të ketë edhe përvojën edhe aftësinë për të punuar brenda një ekipi ndërdisiplinor. 6. Secili duhet të flasë me pjesëmarrësit në mënyrë të barabartë dhe të sigurohen që të gjithë pjesëmarrësit të pranohen, edhe nëse janë në ndonjë grup.

Rekrutimi i pjesëmarrësve

Rekrutimi është pjesë vendimtare e projektit.

1. Bëni një afat real kohor 2. Përdorni strategji të ndryshme identifikimi dhe rekrutimi. Burimet mund të përfshijnë:

Mjekët Qendrat lokale shëndetësore / shërbimet e mjekësisë së punës / farmacistët Shkollat, vendpunimet

17

Page 18: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Kontaktet/rrjetet e vetë pjesëmarrësve Interneti Mediat e komunikimit masiv Posta

Puna praktike e projektit

Një projekt i përgatitur dhe i projektuar mirë do të ndihmojë në thjeshtësimin e udhëheqjes së programit të intervenimit, duke përfshirë ballafaqimin me ngjarje të paparashikuara. Përfshini në buxhet të projektit artikuj që duhet të porositen më përpara.

1. Rekrutimi

Kriteret e përfshirjes – si dhe ku të takohen pjesëmarrësit Peshorja dhe matësi i gjatësisë – ku gjenden këto pajisje? Shiriti matës i plastikës për matjen e belit – përcillni udhëzuesit ndërkombëtarë Pyetësorët sipas nevojës / dëshirës Fleta e strukturuar e dokumentacionit

2. Testimi

Kampionët e gjakut dhe pajisjet, testimi i gjakut, procesimi, ruajtja dhe analizat Shiriti për vrapim për testimin e gjendjes fizike, pedometri, matja e aktiviteteve Ditarët e ushqimit dhe të aktiviteteve fizike Glukometrat

3. Seancat / ligjëratat grupore

Kompjuteri dhe projektori LCD Tabela / Dërrasa me kapëse për letra Pajisjet audio-vizuale Tabela e bardhë Ilustrimet e qarta dhe përshkruese

18

Page 19: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

4. Ditarët për pjesëmarrësit që t'i shënojnë aktivitetet fizike dhe shprehitë e të ushqyerit

5. Aktivitetet fizike dhe praktike

Grupet / individët Brenda / jashtë Moti, pushimet, festat fetare, etj. Aktivitetet e reja Kurset e gatimit Koha e ditës dhe koha e vitit

6. Materialet mbështetëse

Lodrat dhe pajisjet e vizatimit për fëmijë Radio me CD nëse dëshirojnë të dëgjojnë muzikë Informata të azhurnuara lidhur me ekipet / organizatat në atë zonë ku mund të regjistrohen pjesëmarrësit.

MUAJIFazapërgatitorePlanifikimi

Ekipi i rekrutimitPjesëmarrësitE rekrutimitIntervenimi

Vlerësimi

0 2 4 6 8 10 12 14 16 18

FIGURA: Mostra e afatit kohor

19

Page 20: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

TABELA /TABELA /KALKULIMIKALKULIMII BUXHETIT PËRI BUXHETIT PËRKOSTON EKOSTON EPROGRAMITPROGRAMIT

TABELA /KALKULIMII BUXHETIT PËRKOSTON EPROGRAMITKostoja administrative

Qiraja për zyrë, salla takimesh, etj. Menaxhimi i projektit (administratori, kontabilisti) Rekrutimi i pjesëmarrësve Informimi, reklamimi, prezantimet e shkruara dhe qasja në internet Shpenzimet operative

Pagat

Koordinatori i projektit Personeli në stacionet e testimit Menaxherët e parandalimit – ekipi shumëdisiplinor (me orar të plotë/gjysmë-orar) Përkthyesit Shpenzimet operative

Udhëtimi dhe ushqimi

Takimet (menaxhimi i programit, rrjetëzimi, edukimi) Udhëtimi dhe transporti për punëtorët e projektit.

20

Page 21: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Kostoja e vlerësimit të rrezikut

Ndërtesat dhe pajisjet e testimit (testi i gjakut, analizat, pyetësorët)

Kostoja e programit të intervenimit

Ndërtesat dhe pajisjet e testimit (testi i gjakut, analizat, pyetësorët) Ndërtesat dhe pajisjet për intervenime të ndryshme Pajisjet për zyrë (nga kompjuterët deri te lapsat) Telefonat dhe komunikimi Menaxhimi i cilësisë

Burimet e mundshme të të ardhurave

Financim alternativ publik Sigurimet shëndetësore Kontributet nga partnerët bashkëpunëtorë Financimet private, trashëgimia Kontributet e pjesëmarrësve në seminare Të hyrat tjera

21

Page 22: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

SI TË IDENTIFIKOHENSI TË IDENTIFIKOHENPERSONAT EPERSONAT ERREZIKUARRREZIKUAR

SI TË IDENTIFIKOHENPERSONAT ERREZIKUARFaktorët e rrezikut për diabet

FAKTORËT E MODIFIKUESHËM TË RREZIKUT janë të lidhur me rrezikun më të lartë për diabet. Këta janë faktorët ku duhet të synoni t'i mbështesni ndryshimet për parandalimin e diabetit. Më të rëndësishmet janë:

Mbipesha dhe obesiteti Rreziku i rritur: indeksi i masës trupore (BMI) 25 – 30 apo beli 80 – 88 cm (femrat) or 94 – 102 cm (meshkujt) Rrezikshmëria e lartë: BMI > 30 apo beli > 88 cm (femrat) ose > 102 cm (meshkujt) Për grupet tjera etnike joevropiane, pikat e kufirit janë më të ulëta (shih Alberti et al. (2009))

Niveli i ulët i aktivitetit fizik (shih kapitullin Aktiviteti fizik për parandalimin e diabetit Ushqimi jo i shëndetshëm (shih kapitullin Të ushqyerit dhe udhëzime dietale për parandalimin e diabetit) Hiperglikemia: mbi 30% e njerëzve me hiperglikemi e fitojnë diabetin brenda 5 viteve të ardhshme, që do të thotë se e kanë rrezikun mbi 10 herë më të lartë se një person mesatar Glukoza e dobët në esëll IFG: glukoza në plazmë esëll 6.1 – 6.9 mmol/l (110 – 125 mg/dl) Toleranca e dobët e glukozës IGT: glukoza e plazmës 2 orë pas ngarkesës me 75g glukozë 7.8 – 11.0 mmol/l (140 – 199 mg/dl) në testin oral të tolerancës së glukozës (OGTT)

Hipertensioni dhe çrregullimet e lipideve: këta indikatorë të sindromës metabolike shpesh korrespondojnë me hiperglikemi Depresioni: mund të shoqërohet me mungesë aktivitetesh fizike dhe dietë jo të balancuar.

22

Page 23: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

FAKTORËT E PAMODIFIKUESHËM janë të dobishëm në identifikimin e individëve të cilët do të përfitonin nga ndryshimi i mënyrës së jetesës. Më të rëndësishmit janë:

Mosha: me rritjen e moshës rritet edhe rreziku; kufiri i rekomanduar kohor për vlerësim të rrezikut është > 40 vjet Historia e diabetit në familje: shenjë për predispozita gjenetike Përkatësia etnike: personat me origjinë nga Azia Juglindore, Japonia dhe Kina kanë rrezikshmëri më të lartë Femrat me diabet të shtatzënisë apo që kanë lindur foshnja me peshë > 4kg – indikator që ka tendenca për çrregullime glikemike Historia e sëmundjeve kardiovaskulare: shenjë e metabolizmit të çrregulluar Pesha e ulët në lindje: lindja me peshë të ulët ka predispozita për diabet

FAKTORËT AMBIENTALË TË RREZIKUT i kontribuojnë mënyrës së jetesës. Në kushte ideale, kushtet ambientale duhet ta bëjnë mënyrën e jetesës që e përmirëson shëndetin zgjedhje të lehtë, atraktive dhe të përballueshme për të gjithë (qasja e popullsisë). Faktorët ambientalë të rrezikut përfshijnë:

Ambienti që e nxit mosmarrjen pjesë në aktivitete fizike, p.sh. mungesa e shtigjeve për biçikleta, shesheve të lojërave, objekteve sportive Ambienti që nxit një dietë jo të shëndetshme, p.sh. mungesa e vetëshërbimeve apo mensave në vendpunime me opsione të shëndetshme dhe të përballueshme të ushqimit dhe pijeve Statusi i ulët socio-ekonomik Kufizimet kulturore dhe religjioze Stresi dhe shqetësimi, p.sh. papunësia, problemet me partnerë, morbiditeti i shumëfishtë, izolimi social i të moshuarve.

23

Page 24: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Vlerësimi i rrezikut

Një program i mënyrës së jetesës që ka për qëllim rritjen e aktiviteteve fizike dhe ndryshimet në dietë mund të jetë i dobishëm për shumë njerëz. Megjithatë, meqë burimet janë zakonisht të kufizuara, programet intensive duhet të planifikohen për individët me rrezik të lartë të krijimit të diabetit (qasja e rrezikut të lartë). Për identifikimin e të rriturve me rrezik të lartë mund të përdoren disa qasje. Ju lutemi kini parasysh që nuk ka vlera absolute të pragut të rrezikut, prandaj kriteret e përfshirjes duhet të bazohen në kombinimin e faktorëve të rrezikut dhe të burimeve në dispozicion.

Janë zhvilluar disa algoritme për MATJEN E RREZIKUT, në mënyrë që të vlerësohet rreziku për diabet (shih Shtojcën). Vlerësimi finlandez i rrezikut për diabet FINDRISC (shih Shtojcën) është njëri prej shembujve. Është pyetësor i nivelit të ulët, i shpejtë, i thjeshtë dhe joinvasiv që jep një llogaritje të përafërt të rrezikut të individit për ta fituar diabetin në 10 vitet e ardhshme. Atë mund ta plotësojë vetë personi, gjë që do të mund të shërbente si “mini-intervenim” meqë jep informata lidhur me faktorët e rrezikut për diabet në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u kuptuar. Nëse vlera është e lartë (>14), rekomandohet një test i gjakut për të detektuar mundësinë për diabet (e 'standardi i artë' i testeve është OGTT-ja).

KËRKIMET KOMPJUTERIKE TË BAZAVE EKZISTUESE TË TË DHËNAVE, p.sh. dosjet e pacientëve të mjekëve të praksës së përgjithshme mund të përdoren për identifikimin e individëve me rrezikshmëri të lartë. Algoritmi i kërkimit mund të përfshijë parametra ekzistues, siç janë mosha, BMI-ja, glukoza në gjak esëll, shtypja e gjakut dhe historia e diabetit në familje (shih Shtojcën).

HIPERGLIKEMIA mund të diagnostikohet me matjen e glukozës në gjak ose esëll (IFG) ose pas ngarkesës me glukozë (IGT). Disa individë me rrezik të lartë mund të kenë diabet të padiagnostikuar më parë (p.sh. glukoza në esëll > 7.0 mmol/l (126 mg/dl) ose glukoza pas 2 orësh > 11.1 mmol/l (200 mg/dl) or HbA1c > 6.5) dhe duhet të referohet më tutje për trajtim.

24

Page 25: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Shtegu i kujdesit për dhënësin e kujdesit shëndetësor

Pyetësori i rrezikutKërkimi në bazëne të dhënave për

faktorët e rrezikut

Kontrollimi në çdorast për faktorët

e rrezikut

Rreziku i ulët:Rivlerësoni pas 3

vitesh nëse ndodhinfaktorët e rrezikut

Testet për diagnostikim: OGTT

FPGHbA1cDiagnostikimi i

rasteve të rejatë diabetit

RREZIKU I LARTË

Varësisht nga zgjedhja e pacientit

Udhëzimi përkujdes dhe edukim

për diabet

Udhëzimi përintervenim /

mjekim

S'ka intervenimtë mëtejmë

Intervenimi përmënyrën e jetesës

Monitorimi dhe përcjellja

Për më shumë hollësi, ju lutemi shihni “IMAGE-Udhëzues për parandalimin e diabetit” [15]25

Page 26: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Shumë njerëz me të cilët dëshironi të kontaktoni nuk do ta shohin nevojën që të bëjnë diçka pasi që subjektivisht ndjehen të shëndoshë dhe nuk i kuptojmë implikimet e të qenit në rrezik të lartë për diabet. Shpesh minoritetet etnike / imigrantët dhe njerëzit me status të ulët socio-ekonomik kanë një profil të rrezikshmërisë së lartë. Mund të ketë sfida tjera në angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve këtyre shtresave të popullsisë (shih Shtojcën). Strategjitë dhe këshillat praktike për inkurajimin e pjesëmarrjes në aktivitete të intervenimit:

Personalizoni rreziqet dhe përfitimet: “Si do të ndikonte diabeti në jetën tënde?” Theksoni përfitimet pozitive afatshkurtra, e jo rreziqet afatgjata: “Nëse e bëni këtë, do të humbni peshë dhe do t'ju rritet niveli i energjisë / do të ndjeheni mirë për veten tuaj (si dhe do ta zvogëloni rrezikun për ta fituar diabetin)” Kini kujdes me gjuhën që përdorni: mos flisni për “pacientë” por për “klientë” – njerëzit me të cilët punoni akoma nuk janë të sëmurë! Përqendrohuni në shëndet, jo në sëmundje Shfrytëzoni rrjetin tuaj të parandalimit për komunikim dhe motivim, p.sh. mjekët dhe farmacistët kanë besueshmëri të madhe, prandaj do të mund të vepronin si “rekrutues” dhe motivues Sigurohuni që profesionistët shëndetësorë që i japin udhëzimet të jenë të vetëdijshëm për përfitimet e programit parandalues dhe nëse është e përshtatshme, të ndërmarrin hapa për ta forcuar besimin e tyre që programet intervenuese janë të vlefshme Filloni me një sistem ku kërkoni nga klientët që i trajtoni që t'ua shpërndajnë pyetësorin FINDRISC të afërmve dhe miqve të tyre Ofroni stimulime Ofroni mundësi zgjedhjeje në formë të intervenimit (grupe, individuale, informata për vetë-ndihmë) Nëse personi nuk ka dëshirë apo mundësi për të marrë pjesë tani, pyeteni prapë më vonë; kurrë s'është vonë të korren përfitimet e ndryshimit të mënyrës së jetesës!

26

Page 27: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

VEGLAT PËRVEGLAT PËREKZAMINIMIN EEKZAMINIMIN ERREZIKUTRREZIKUT

VEGLAT PËREKZAMINIMIN ERREZIKUTRezultatet e ekzaminimit për DT2 prevalent

REZULTATI DHE BURIMI VARIABLAT E PARASHIKUESHME

The Dutch score Diabetes Care22:213; 1999

The Cambridge risk scoreDiabetic medicine 23:996; 2006

The Danish risk score DiabetesCare 27:727-33; 2004

FindRISK GermanyHorm Metab Res. 2009; 41:98

The ADA risk score DiabetesCare 18:382; 1995

Mosha, gjinia, BMI-ja, obesiteti, përdorimi i ilaçeve kundërshtypjes, historia e diabetit në familje, aktiviteti fizik.

Mosha, gjinia, BMI-ja, historia e diabetit në familje, përdorimi i ilaçeve kundër shtypjes apo atyre asteroide, pirja e duhanit.

Mosha, gjinia, BMI-ja, historia e diabetit në familje, shtypja e lartë, aktiviteti fizik.

Mosha, BMI-ja, beli, përdorimi i ilaçeve për shtypje të gjakut,historia e nivelit të lartë të glukozës në gjak.

Mosha, gjinia, lindja e foshnjës së madhe, raca, arsimimi,obesiteti, stili joaktiv i jetesës, historia e diabetit në familje.

The Finnish diabetes risk scoreFINDRISCwww.diabetes.fi/english/risktest

Mosha, BMI-ja, beli, përdorimi i terapisë kundër shtypjes,historia e nivelit të lartë të glukozës në gjak, aktiviteti fizik,konsumimi i pemëve dhe perimeve, historia e diabetit në familje.

Australian risk scoreAUSDRISKwww.ausdrisk.com

Mosha, gjinia, etnia, historia e diabetit në familje, historia e nivelit të lartë të glukozës në gjak, përdorimi i terapisë kundër shtypjes, pirja e duhanit, konsumimi i pemëve dhe perimeve, aktiviteti fizik, beli.

The German diabetes risk scorewww.dife.de

Mosha, beli, gjatësia, historia e shtypjes së lartë të gjakut, aktiviteti fizik, pirja e duhanit, konsumimi i mishit të kuq, bukës së zezë, kafesë dhe alkoolit.

27

Page 28: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Rezultatet e ekzaminimit për DT2 incident

REZULTATI DHE BURIMI VARIABLAT E PARASHIKUESHME

The Rancho Bernardo StudyDiabetes Care 28:404; 2005

DESIRDiabetes Care 31:2056; 2008

Mosha, gjinia, trigliceridet, glukoza esëll

Beli, hipertensioni dhe pirja e duhanit (M) ose historia ediabetit në familje (F) + glukoza e gjakut esëll

Diabetes risk score for urbanAsian IndiansDiabetes Research and ClinicalPractice 70:63; 2005

The Framingham OffspringStudy Archives of InternalMedicine 167:1068; 2007

Glukoza esëll, indeksi i masës trupore, kolesteroli HDL, niveli i triglicerideve, shtypja e gjakut, historia e DT2 te prindërit

The ARIC StudyDiabetes Care 28:2013; 2005

Mosha, përkatësia etnike, beli, gjatësia, glukoza esëll,shtypja sistolike e gjakut, historia e diabetit në familje + kolesteroli HDL dhe trigliceridet

The Finnish diabetes risk scoreFINDRISC www.diabetes.fi/english/risktest

Mosha, BMI, beli, përdorimi i terapisë kundër shtypjes,Historia e nivelit të lartë të glukozës, aktiviteti fizik, konsumimi ipemëve dhe perimeve, historia e diabetit në familje

The San Antonio Heart StudyAnnals of Internal Medicine136:575; 2002

Mosha, gjinia, BMI-ja, përkatësia etnike, glukoza esëll, shtypjasistolike e gjakut, kolesteroli HDL, historia e diabetit në familje+ glukoza 2-orëshe, shtypja diastolike e gjakut, kolesteroliTotal dhe LDL, trigliceridet

Mosha, BMI-ja, beli, historia e diabetit në familje,aktiviteti fizik

University of NottinghamQDScore®www.qdscore.org

Mosha, gjinia, përkatësia etnike, indeksi i masës trupore, pirjae duhanit, historia e diabetit në familje, privimi nga shoqëria,trajtimi i shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrësdhe përdorimi i kortikosteroideve

Për më shumë hollësi, ju lutemi shihni “IMAGE-Udhëzues për parandalimin e diabetit” [15]

28

Page 29: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

VLERËSIMIVLERËSIMIFINLANDEZ IFINLANDEZ IRREZIKUT PËRRREZIKUT PËRFINDRISCFINDRISC

VLERËSIMIFINLANDEZ IRREZIKUT PËRFINDRISC

PYETJE PËRGJIGJE REZ.

Mosha (vite)

Indeksi i masës trupore (BMI)

Beli (cm)

A i bëni zakonisht së paku 30 minuta aktivitetfizik në punë dhe/ose gjatë kohës së pushimit(përfshirë aktivitetet e zakonshme ditore)?

Sa shpesh hani pemë apo perime?

A keni marrë ndonjëherë ilaçe për shtypjetë lartë të gjakut rregullisht?

A keni zbuluar ndonjëherë që keni nivel tëlartë të glukozës në gjak (p.sh. gjatë ndonjëekzaminimi mjekësor për ndonjë sëmundjeapo gjatë shtatzënisë)?

A është diagnostikuar ndonjë anëtar i familjessuaj të ngushtë apo ndonjë i afërm tjetër mediabet (tipi 1 apo tipi 2)?

<4545 - 5455 - 64

>64

<25>25 - 30

>30

M <94, F <80M 94 - <102, F 80 - <88

M >102, F > 88

PoJo

Çdo ditëJo çdo ditë

JoPo

JoPo

JoPo: gjyshi/ja, tezja, halla, daja,

xhaxhai apo kushëriri i parëPo: prindi, vëllai, motra apo fëmija im

GJITHSEJ REZ.:

rrezik i ulëtrrezik paksa i rritur

rrezik mesatarrrezik i lartë

rrezik shumë i lartë

<7:7-11:

12-14:15-20:

>20:

29

0234

013

034

02

01

02

05

03

5

Page 30: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

SFIDAT GJATËSFIDAT GJATËPUNËS ME GRUPETPUNËS ME GRUPETME RRETHANA TËME RRETHANA TËVEÇANTAVEÇANTA

SFIDAT GJATËPUNËS ME GRUPETME RRETHANA TËVEÇANTAMinoritetet etnike / imigrantët

Shmangni çfarëdolloj stigmatizimi. Konsideroni dhe flisni me të gjithë individët në mënyrë të barabartë. Sfidat do të jenë të ndryshme për gjeneratën e parë, të dytë dhe të tretë për shkak të gjuhës, nivelit të arsimimit dhe problemeve që kanë të bëjnë me të jetuarit në dy kultura të ndryshme. Imigrantët që nuk vijnë nga vendet perëndimore shpesh klasifikohen si “grup me status të ulët socio-ekonomik” për shkak të të ardhurave të ulëta dhe arsimimit të ulët. Disa mund edhe të mos kenë arsimim formal. Megjithatë, kjo ndodh shpesh për shkak se nuk kanë pasur kurrë mundësi që të shkojnë në shkollë, kështu që nuk do të thotë se janë të privuar nga shoqëria. Përvojat nga projektet e imigrimit tregojnë se përdorimi i përkthyesve është thelbësor, veçanërisht në fazën hyrëse. Përvojat nga projekti InnvaDiab në Norvegji tregojnë më tej se përdorimi i njerëzve të thjeshtë lokalë si përkthyes funksionon shumë më mirë sesa përdorimi i përkthyesve profesionistë. Në Gjermani, iniciativa MiMi (migruesit për migrues) është një iniciativë e suksesshme parandaluese. Përkthyesit lokalë synojnë të flasin me imigrantët në një mënyrë që i qetëson ata, “veçanërisht në nivel të tyre religjioz dhe kulturor”. Kini kujdes sepse edhe nëse pjesëmarrësit imigrantë mund të ballafaqohen me gjuhën e përditshme, ata mund të mos i kuptojnë pyetjet mjekësore apo abstrakte dhe zakonisht nuk mjafton të ndërmerren veprimet e duhura mjekësore e të diskutohen vetëm shkurtimisht ndryshimet në mënyrën e jetesës.

30

Page 31: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Si punëtorë shëndetësorë, ne duhet të jemi të hapur dhe në gjendje t'i pranojmë dallimet e ndryshme në mes të kulturave. Është gjithashtu e rëndësishme që të jeni të vullnetshëm të mësoni për kulturën, vlerat dhe jetën e përditshme të klientit. Ne duhet t'ua përcjellim këtë imigrantëve, në mënyrë që ata ta ndjejnë se i kuptojmë dhe i pranojmë karakteristikat e tyre të veçanta. Kjo do të thotë se ne duhet ta kuptojmë qartë situatën dhe kulturën e tyre, si në vendin e tyre të origjinës, ashtu edhe në vendin e tyre të ri. Nevoja për respekt të ndërsjellë duhet të theksohet pandërprerë. Shmangia e keqkuptimeve është thelbësore për respekt të ndërsjellë. Krijoni një klimë që lë vend për kulturën e klientit. Konsultimet në fazat e planifikimit me përfaqësuesit e grupeve të veçanta etnike të cilave do t'u ofrohen programe parandaluese të diabetit është e domosdoshme për të bërë planifikim dhe adaptim adekuat.

Njerëzit me të ardhura të ulëta

Shmangni çfarëdolloj stigmatizimi. Konsideroni dhe flisni me të gjithë individët në mënyrë të barabartë. Është thelbësore që të flisni me ta, e jo t'u flisni atyre! Shpesh është e vështirë të arrihet te ky grup, edhe pse ata kanë nevojë të madhe për të bërë programe intervenimi për ndryshimin e mënyrës së jetesës. Ata shpesh u shmangen informatave shëndetësore nëse p.sh. i kanë përjetuar ndryshimet e shprehive si dërrmuese dhe kufizuese më parë. Përvoja me njerëzit me status të ulët social është shumë e ngjashme me imigrantët, prandaj edhe mund t'i përdorim këshillat e njëjta dhe t'i ndjekim procedurat e njëjta.

31

Page 32: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

SI TË NDRYSHOHENSI TË NDRYSHOHENSHPREHITËSHPREHITËSI TË NDRYSHOHENSHPREHITËElementet e një programi efikas të intervenimit për ndryshimin e mënyrës së jetesës

Ndryshimi i shprehive është proces kompleks. T'i ndihmoni një personi ta ndryshojë një shprehi ekzistuese kërkon: Intervenim dhe këshilla të përshtatura individualisht Mbështetje për krijimin e motivimit për të bërë ndryshime, për të vendosur synime dhe për të planifikuar veprime Mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm për t'i mirëmbajtur ndryshimet dhe këshillat se si të menaxhohen pengesat Më poshtë e kemi dhënë një model që tregon proceset e përfshira në ndryshimin e shprehive. Shembujt e përmbajtjes së mundshme për tri seanca të ndryshimit të shprehive (Inicimi i motivimit; Ndërmarrja e veprimit; Mirëmbajtja e motivimit) mund të gjenden në shtojcë.

Motivimi Veprimi Mirëmbajtja

SHPREHIA

Të kuptuarit e procesit

Hulumtimidhe rritja

e motivimit

Angazhimi imbështetjes

Shoqërore

Vendimipër të

vepruar

Planifikimii veprimit

Veprimi.Përparimi i

Vetëmo-nitorimit

Rishikimi ipërparimit

dhemotivimit

Menaxhimii pengesave

Filozofia gjithëpërfshirëse:Thekso fuqizimin / zotëro synimet, rrezikun dhe veprimet. Zhvillo veglat, strategjitë dhe motivimit për ta menaxhuar mënyrën e jetesës në afat të gjatë.

Një model procesi për mbështetjen e ndryshimit të shprehive të jetesës.Burimi: Greaves & Sheppard, 2009

32

Page 33: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Konsiderata të rëndësishme gjatë mbështetjes së ndryshimit të shprehive

PËRGJEGJËSIA PËR NDRYSHIMIN E SHPREHIVE: Ndryshimi i shprehive është përgjegjësi e individit, por me mbështetjen e ofruesve të kujdesit shëndetësor. Përpiquni të krijoni një raport të një 'ekspertize të barabartë'; individët janë ekspertë për rrethanat e tyre dhe për atë që funksionon për ta; ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë informata eksperte që mund të jenë të dobishme për individin. F U Q I Z I M I : Pë rq e n d ro h u n i n ë fuqizimin e individit. Ndryshimi i shprehive nuk është proces pasiv dhe vetëm individi në fjalë mund t'i bëjë ndryshimet e nevojshme. Inkurajoni dhe ndihmoni që klienti ta krijojë besimin se ai/ajo do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.

ZGJEDHJA: Gjithmonë duhet të jetë zgjedhja e individit për ta ndryshuar një shprehi. Tregoni klientëve për të gjitha informatat relevante dhe mbështetni ata gjatë procesit të vendimmarrjes. Nëse një individ ka b e s i m , m e n d o n s e ë s h t ë e rëndësishme dhe është i gatshëm ta ndryshojë një shprehi, atëherë mund të bëhet një plan veprimi. Nëse ai/ajo nuk është i gatshëm/me për të ndryshuar, atëherë ky vendim duhet të respektohet. Thoni qartë se dera është gjithmonë e hapur për diskutime dhe vendime në të ardhmen. MBËSHTETJA: Nevoja e mbështetjes për individët do të ndryshojë. Secili është ndryshe dhe përshtatja e intervenimit për t'iu përshtatur individit është thelbësore.

Programi intervenues për ndryshim të shprehive duhet të përfshijë: Mbështetjen për ndryshime në dietë dhe në aktivitet fizik Mbështetjen për vetë-monitorim dhe vetë-rregullim – të inkurajohen individët për t'i monitoruar nivelet e aktivitetit fizik dhe të ushqimit (ditarët për aktivitete dhe ushqim mund të ndihmojnë nëse pacienti është i vullnetshëm) dhe të inkurajohet menaxhimi personal i ndryshimit të shprehive të tyre (p.sh. reflektimi i rregullt mbi përparimin, me fokus në identifikimin e gjërave që funksionojnë dhe në zgjidhjen e problemeve, siç është paraqitur më poshtë). Caktimi i synimeve – planifikoni se kur, ku dhe si do ta zbatoni shprehinë e re. Sigurohuni që synimet të jenë SMART: specifike, të matshme, relevante dhe me afate të caktuara (time-framed). Konsideroni caktimin e synimeve afatshkurtra dhe afatgjata

33

Page 34: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Planifikimi i veprimeve – plani i veprimit duhet t'i përfshijë tri pjesë: Synimet e qarta Informatat e qarta lidhur me atë se kush e ofron mbështetjen sociale, kur dhe ku do të jepet kjo mbështetje dhe Strategjitë e përballimit lidhur me atë se si të merremi me problemet që mund të dalin Strategjitë e përballimit dhe zgjidhja e problemeve – sqaroni se si duhet të identifikohen dhe të tejkalohen barrierat që i pengojnë individët për t'i arritur synimet e tyre dhe si të zgjidhen / trajtohen problemet kur ato ndodhin (p.sh. si mund të rishikohen planet e tyre që të funksionojnë më mirë). Mbështetja sociale – angazhoni të tjerët që janë të rëndësishëm, siç janë familja, miqtë dhe ata me probleme të njëjta për të ndihmuar në mbështetjen / inkurajimin e ndryshimit të shprehive. Mbështetja mund të jetë emocionale, praktike apo informative (p.sh. ndihmë në planifikimin e aktiviteteve). Inkurajoni klientët që ta ftojnë një mbështetës në seanca nëse dëshirojnë. Një fokus të fortë në strategji, i cili ndihmon që të mbahen ndryshimet në shprehi – p.sh. përdorimi i strategjive të rikthimit (p.sh. t'ua sqaroni që pengesat janë normale dhe krijojnë përvoja të dobishme të mësimit, të identifikoni se çfarë i ka shkaktuar pengesat dhe të bëni plane tjera të përballimit për t'u marrë me këto barriera të ndryshimit).Shih Shtojcën për më shumë hollësi.

Mbështetja e njerëzve për të bërë ndryshime në shprehitë e tyre nuk është e thjeshtë dhe në kushte ideale kërkon trajnim adekuat. Intervenimi efikas mund të të ofrohet ose individualisht (në katër sy) ose në grup (shih Shtojcën te shembulli “planet e seancave të ndryshimit të shprehive”). Përzgjedhja e mënyrës së intervenimit duhet të bazohet në objektet lokale, burimet dhe preferencat e klientit. Përmbajtje shtesë edukative lidhur me aktivitetin fizik dhe dietën e shëndetshme duhet të integrohet në program (shihni pjesët në vijim)

34

Page 35: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Afati kohor për implementimin e programit për intervenim në mënyrën e të jetuarit: Shembull

Programi për intervenim në mënyrën e të jetuarit mund të zbatohet për një periudhë pesëjavore me seanca shtesë të mirëmbajtjes në gjashtë javët pasuese. Seancat kyçe të intervenimit aktiv janë një herë në javë gjatë 3 javëve të para; JAVA 1 zhvillimi i motivimit, në JAVËT 2 dhe 3 merren vendimet, mësohen strategjitë e përballimit dhe zhvillohet plani i veprimit. JAVA 4 është pas një hapësire kohore prej dy javësh për t'ua mundësuar individëve që të largohen dhe ta provojnë planin e tyre të veprimit, në mënyrë që ta kuptojnë se çfarë funksionon e çfarë jo. JAVA 5 është seanca e parë e mirëmbajtjes, që përfshin rishikimin e përparimit dhe menaxhimin e rikthimit. Edukimi lidhur me dietën dhe aktivitetin fizik (në kushte ideale përfshin teknika të të mësuarit aktiv) duhet të shpërndahet apo të integrohet përbrenda seancave të ndryshimit të shprehive, edhe pse rekomandohet të të krijohet motivimi para çfarëdo inputi të hollësishëm edukativ. Seancat e mëtejme të mirëmbajtjes pastaj mund të qasen në periudha gradualisht më të gjata me zvogëlimin e nevojës për mbështetje, p.sh. pas një muaji, dy muajsh e pastaj pas tre muajsh.

Në Shtojcë është paraqitur një afat i sugjeruar kohor për intervenim.

Intensiteti i intervenimit:

Synoni që të MAKSIMIZONI SHPESHTËSINË APO NUMRIN E KONTAKTEVE, veçanërisht në fazën e intervenimit aktiv (faza kur krijohet motivimi, bëhen planet dhe iniciohen e praktikohen shprehitë e reja. Është e qartë se mundësia për ta bërë këtë do të varet nga burimet në dispozicion.

35

Page 36: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin

Komunikimi efektiv Kur diskutojmë me klientë për ndryshimin e shprehive, është me rëndësi që të shmangim qasjen për të dhënë vetëm këshilla. Për ta përmirësuar mënyrën e komunikimit me individët, përqendrohuni në TRI fusha:

TË FOLURIT: përqendroni vëmendjen që të flisni me qartësi dhe qëllim Përdorni fjalë të kuptueshme. Mos gjykoni dhe kini respekt. Flisni me shpejtësi mesatare.

TË DËGJUARIT AKTIV: përqendroni vëmendjen në personin që flet dhe përcillni me kujdes ato që thotë Reflektoni lidhur me atë se çfarë thotë klienti dhe qartësoni pozitën e tyre. Tregoni interesim në idetë e pacientit dhe inkurajoni/lëvdoni çfarëdolloj “bisede ndryshimi” që është pozitive. Përmblidhni ato që janë thënë. Zgjeroni apo interpretoni idetë e tyre – pyesni nëse interpretimi i juaj është i saktë.

KOMUNIKIMI JOVERBAL: Një pjesë e madhe e komunikimit është joverbal dhe mund të jetë në përputhje apo në kundërshtim me atë çfarë thuhet Mbani kontakt të mirë me sy Përdorni një ton të zërit të ngjashëm me atë të personit që kërkon ndihmë Pohimi i herëpashershëm me kokë, buzëqeshja dhe gjestet me duar kur është e përshtatshme.

Një qasje që mund të përdoret për të diskutuar ndryshimin e mënyrës së jetesës është intervistimi motivues (IM). IM është mënyrë e këshillimit të drejtpërdrejtë e përqendruar në personin, që ka për qëllim që ta përmirësojë motivimin e brendshëm të personit për ta ndryshuar shprehinë duke hulumtuar dhe zgjidhur ambivalencën . në këtë mënyrë të këshillimit, raporti në mes të individit dhe profesionistit është më tepër raport partneriteti sesa raport ekspert/marrës. Profesionisti e respekton autonominë e individit dhe lirinë e zgjedhjes (dhe pasojave) lidhur me shprehinë e tij/saj.

36

Page 37: VEPRONI PËR TA PARANDALUAR DIABETIN - diabeti-kosova.org fileinfermierët dhe të gjithë ata që planifikojnë apo që tashmë janë të përfshirë në intervenimet për parandalimin