verejtje - sh.m.e "ali hadri" peje...parimet kryesore të kontabilitetit ne lidhje me të...
TRANSCRIPT
VEREJTJE
Ju lutem që gjatë pjesëmarrjes në
mesimin online të veproni të gjithë në
këtë mënyrë:
1. Ndaleni kameren tuaj gjatë pjesëmarrjes
ne mesimin online që mos të shkaktojmë
pengesë gjatë lidhjes dhe komunikimit
2. Ndaleni mikrofonin tuaj, që të mos
krijojmë interfoni të zerit gjatë mesimit
3. Nese keni dicka per te thene atehere
shfrytezoni pjesen e chatit per te shenuar
Lenda : Kontabilitet
Drejtimi: Administrim Biznesi dhe Kontabilitet
Profesoreshe: Atifete Misiri
Pejë, Maj 2020
Parimet kryesore të Kontabilitetit
Natyra dhe burimet e parimeve
Periudha kontabel
Jetegjatesia e biznesit
Baza monetare e kontabilitetit
Parimi i kompetences (krahasimit)
Parimet kryesore të kontabilitetit ne
lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet
Regjistrimi dhe pasqyrimi në kontabilitet i të
ardhurave dhe shpenzimeve të biznesit është I
lidhur me zgjidhje ne një sërë problemesh.
Për zgjidhjen e ketyre problemeve kontabilistët
përdorin disa parime përgjithësisht të pranuara,
disa supozime, qe shpesh quhen postulate.
Natyra dhe burimet e parimeve
Kontabiliteti financiar ka si qëllim bazë furnizimin
me informacion të përsonave që veprojnë jashtë
njësisë, dmth të mbajtëseve të obligacioneve, të
bankave ose kreditorëve të tjerë, të shtetit e të
publikut të gjërë.
Këta persona nuk kanë burim tjetër informacioni
në lidhje me njësinë ekonomike për të cilën do të
marrin një vendim përvecse informacioni që
publikohet nga kontabiliteti financiar.
Natyra dhe burimet e parimeve
Rregullat fundamentale të kontabilitetit financiar
pra lehtësojnë komunikim midis njësive dhe
personave ose entiteteve të jashtme që kanë
nevojë për informacione mbi një njësi ekonomike.
Me termin “parim” do të kuptohet, sipas
përcaktimeve të bëra nga standardet
ndërkombëtare të kontabilitetit, “një ligj ose
rregull e përgjithshme e përshtatur ose shpallur
si drejtim i veprimit, një bazë e drejtimit ose një
mbështetje e veprimit praktik.
Natyra dhe burimet e parimeve
Vihet re që ky përcaktim përshkruan një “parim”
si ligj ose rregull i përgjithshem që duhet
përdorur si drejtim i veprimit praktik.
Kjo do të thotë që parimet e kontabilitetit nuk
përcaktojnë me saktësi se si duhet të regjistrohet
cdo ngjarje e vecantë e jetës së njësisë.
Nga kjo rrjedh, që në praktiken kontabël, ka
shumë regjistrime që ndryshojnë ndjeshëm nga
njëra në tjetren.
Natyra dhe burimet e parimeve
Pra nevoja e parimeve kontabël e ka burimin tek vetë
natyra dhe roli i informacionit që jep sistemi i
kontabiltetit nëpërmjet pasqyrave financiare.
Përdoruesit e pasqyrave financiare duhet të jenë të
sigurt që informacioni i marrë nga pasqyrat financiare
të njësive ekonomike të ndryshme të jetë i ndërtuar
mbi bazën e parimeve të njejta.
Vetem kështu ata mund të krahasojnë informacionin
e marrë për njësi të ndryshme e mund të marrin
pastaj, bazuar në këtë informacion.
Natyra dhe burimet e parimeve
Pranimi i përgjithshëm i një parimi ose të
një rregulle kontabël përgjithësisht varet
nga plotësimi i tre kritereve të mëposhtme:
◦ Përkatësia
◦ Objektiviteti
◦ Aplikueshmeria
Periudha kontabel
Me periudhë kontabël (ose ushtrimore) do të kuptohet
periudha e kohes me e vogel se jeta e biznesit, qe
sherben për dhënien e informacioneve kontabël për
nevojat e drejtimit.
Kjo periudhë shenohet në pasqyrat financare dhe
mund të jetë 1 vit, 6 muaj, 3 ose 1 muaj. Periudha
kontabël prej 12 muaj quhet vit financiar ose fiskal.
Për disa njësi biznesi si vit financiar shërben viti
kalendarik kurse per disa të tjera viti financiar i cili
korrespondon me ciklin vjetor të aktivitetit të biznesit.
Periudha kontabel
Në kontabilitet mund të dallohen:
◦ Kosto e periudhës, e cila përfaqëson koston qe ndikon ne
krijimin e të ardhurave vetëm në një periudhë të caktuar
dhe jo në periudhat e ardhshme, psh pagat e punonjësve,
materialet e harxhuara, etj. Kjo kosto paraqitet në pasqyren
e të ardhurave si shpenzim i periudhës.
◦ Kosto qe do të ndihmojë në krijimin e te ardhurave në
periudhat e ardhshme, psh ndërtesat, investimet,
sigurimet e parapaguara etj. Kjo kosto nuk paraqitet si
shpenzim në pasqyren e të ardhurave por paraqitet ne
bilanc si aktiv.
Periudha kontabel
Skematikisht mund të paraqitej:
Zgjedhja e periudhës kontabël bëhet për zgjatje të
barabartë të kohës me qellim që të mund të bëhen
krahasime të informacionit kontabël. Në kontabilitet kjo
njihet me emrin parimi i periodicitetit.
Kosto e periudhës
Si shpenzimPasqyra e të ardhurave
dhe shpenzimeve
Kosto e periudhës
Si aktiv Bilanci
Jetëgjatesia e biznesit
Përcaktimi i të ardhurave dhe shpenzimeve lidhet
dhe me percaktimin e zgjatjes së jetës së biznesit
e cila nuk dihet me saktesi sesa do jetë.
Për të ndërtuar një pasqyrë financiare, kontabilisti
duhet të bëjë një supozim në lidhje me aftesinë qe
ka biznesi për të vazhduar me tej aktivitetin.
Ky parim njihet me emrin parimi i vijueshmërisë
dhe shpesh edhe biznesi në aktivitet. Ky supozim
është shume i rëndësishem, sidomos ne vlerësimin
e aktiveve te biznesit
Baza monetare e kontabilitetit
Të ardhurat dhe shpenzimet mund të llogariten
edhe në bazë të parave të marra dhe të paguara.
Ky quhet parimi i bazës monetare të kontabilitetit.
Sipas këtij parimi kontabiliteti ndërtohet mbi baza
monetare në bazë të të cilit, të ardhurat do të
regjistrohen si të perfituara në periudhën në të
cilen merren paratë, kurse shpenzimet si të kryera
në periudhën kur paguhen paratë për to.
Parimi i kompetences
Me qëllim që të ardhurat dhe shpenzimet të
përcaktohen drejt se cilës periudhë i përkasin,
duke përcaktuar drejt keshtu dhe të ardhuren neto
të biznesit, përdoret parimi i kompetences.
Sipas këtij parimi të ardhurat duhet ti përkasin
përiudhës kontabël në të cilen janë shitur
produktet, mallrat ose janë kryer sherbimet dhe
shpenzimet duhet ti përkasin periudhës kontabël
në të cilen ato janë përdorur për të prodhuar të
ardhurat.
Burimet e parimeve
Parimet kontabël nuk janë kodifikuar në një burim të vetëm
të ngjajshëm, si për numrin e detajeve ashtu edhe për
autoritetin e tij, më atë të kodifikimit të parimeve ligjore mbi
bazën e të cilit avokatët bazohën në mënyrë absolute.
Kështu vendet anglo saksone si burim të parimeve
kontabël të tyre kanë standardët ndërkomëtare të
kontabilitetit apo parimet përgjithësisht të pranuara të
kontabilitetit kurse vendet e Bashkimit Evropian kanë patur
si burim kryesor të përbashkët direktivat e nxjerra në
fushën e kontabilitetit e të pasqyrave financiare si edhe
rregullimin kontabël të secilit vend.
Detyre shtepie
1. Cfarë kuptoni me parimin e periodicitetit?
2. C’ është periudha kontabël?
3. Përse shërben periudha kontabël?
4. C’ është parimi i vazhdueshmërisë në kontabilitet?
5. Cfarë rëndësise ka parimi i vazhdueshmërisë në
kontabilitet?
6. Cfare kuptoni me parimin e bazës monetare në kontabilitet?
7. Nga ndryshon parimi i bazës monetare nga parimi I
krahasimit (kompetencës)?
***Informacion: Po ashtu, pyetjet i gjeni në faqe 151.
Pyetje