zeneucrnom.orgzeneucrnom.org/pdf/femerore_e_luftes.pdf · la vitta e bella - jasmina teshanovqi 373...

446

Upload: truongdung

Post on 30-May-2018

221 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

E botuan:Gratë në të Zeza, Beograd, tetor 2008

Titulli i orgjinalit:"Ženska strana rata",

Gratë në të Zeza,Beograd, dhjetor 2007

E përgatitën:Lina Vushkoviq dhe Zorica Trifunoviq

Bashkëpunuan:Tamara Belenzada, Helena Rill, Stasha Zajoviq, Lino Velak,

Indira Topçagiq, Sanja Cesar, Luljeta Vuniqi

Përktheu:Naile Mala Imami dhe Remzije Ajeti

Lekturën dhe korrekturën:Naile Mala Imami

Përpunimi teknik:Marija Vidiq

Përpunimin grafik:Bojana Ban

Shtyp:Artprint

Tirazhi:500

Publikimin e këtij libri e mundësuan Kvinna till Kvinna, Suedidhe Quaker Peace & Social Witness, Londër

Mirënjohje

Para se gjithashë u falënderohemi të gjitha grave që i njohim dhe qënuk i njohim të cilat kanë folur dhe kanë shkruar për përvojat e veta nëluftërat nga hapësira e ish-Jugosllavisë rrëfimet e të cilave i kemi përfshirë nëkëtë përmbledhje. Ju falënderohemi grave të cilat i kanë shënuar rrëfimetdhe janë kujdesur që ato të botohen.

U falënderohemi autoreve/ëve të cilat janë pajtuar që edhe pa kom-pensim t'i botojmë disa pjesë të veprave të tyre: nga vepra e AlenkaMitroviqit, (Me zë kundër topave), Svetllana Gjorgjeviqit (Dëshmitë përKosovën), Mirosllava Malesheviqit (Didara - rrëfimi jetësor i një prizrenaseje),Jusuf Kadriqit (Bërçko: gjenocidi dhe dëshmimet), Radmila Sesarit (Radio-drama: Nëna Mejra - Gjurmët deri te e vërteta) dhe të Brendan MacQuillan-it (Zërat e agimit - dëshmitë e personave të shpërngulur).

Ju falënderohemi botuesve dhe redaktoreve/rëve për lejet përbotimin e disa teksteve pa kompensim: Simona Goldsteinit, drejtoreshës sëBotimit Antibarbarus (Seada Vraniqit: Para murit të heshtjes); Vesna Kesiqitdhe Qendrës për gra viktima të luftës, Zagreb: (Përmbledhja: Qendra për graviktima të luftës, Gratë i rikujtojnë kujtimet); Nebojsha Spajiqit (Fondacionipër paqe dhe zgjidhjen e krizave i Boris Vukobratit: Periudha e arsyes);Suada Kapiqit (FAMA: Rrethimi i Sarajevës - mars 1992 - mars 1996): HajraQatiqit (Shoqata e qytetarëve "Gratë e Srebrenicës" - Tuzëll: Vera vdek-jeprurëse e Srebrenicës '95); Mirsad Tokaçit (Mëkati i heshtjes - rrezik nga tëfolurit); Qendrës Autonome të Grave, Beograd, (Feministiçke sveske); ObradSaviqit (Rrethi i Beogradit: Letra nga dy Sarajeva); Vesna Nikoliq Ristanoviq(Instituti për Studime Krimonologjike - Beograd: Gratë e Krajinës, lufta, egzo-dusi dhe refugjatët); CNA, Sarajevë, Beograd Qendra për aksion të padhun-shëm, Sarajevë, Beograd (Nuk mundem ta kem unë mirë nëse im e ka keq;Të gjithë me dëshirë do ta hedhnin gurin) Jezdimir Milosheviq (Protector:Dritat në tunel); Shoqata e qytetarëve Civis, Beograd, (Gratë viktima tëluftës); Qendra për paqe, mosdhunë dhe të drejta të njeriut, Osijek (Rrëfimetnga Berka).

Falënderohemi Naira Hoxhiqit (Ankthi i natës) dhe TamaraMishkoviqit (Fëmijtë rrëfejnë) të cilat i kanë shkruar rrëfimet veçanërisht përkëtë libër. U falënderohemi grave të cilat i kanë shënuar rrëfimet të cilat boto-hen për herë të parë këtu: Vesna Kuluh (Magbula Dizdareviq: Rrëfimi im),Grave në vepër, Novi Sad, (Agnesh dhe Lilana Odaniq) dhe LlepaMlagjenoviqit (Igballe Rugova: Gjallë jam!).

U falënderohemi individeve/ëve të cilët kanë ndihumar që të gjejmë

libra ose në ndonjë mënyrë tjetër i kanë kontribuar realizimit të këtij projek-ti: Jasmina Teshanoviqit (e cila përveç ndihmës na i ka dhënë edhe rrëfimete veta), Llepa Mlagjenoviqit, Tanja Tagirovit, Olivije Rusovcit, SllavicaStojanoviqit, Christina Wassholmit, Goran Bubalos dhe Milosh Urosheviqit. Ufalënderohemi shumë personave të cilët këtu nuk i kemi theksuar për ndih-mën e pakursyer dhe për solidaritet.

U falënderohemi organizatave të cilat i kanë vënë në disponim bib-liotekat e veta dhe na kanë ndihmuar të gjejmë rrëfimet: Qendrës Autonometë Grave, Beograd, Shoqërisë Viktimologjike të Serbisë, Beograd; Fondit përtë Drejtën Humanitare, Beograd; Nismës së të Rinjëve për të Drejta tëNjeriut, Beograd, Infotekës - Zagreb; The International Commission onMissing Persons (ICMP), Sarajevë.

U falënderohemi donatoreve/ëve (Kvinna till Kvinnit dhe QuakerPeace & Social Witness) pa përkrahjen e të cilëve nuk do të botohej ky libër.

U falënderohemi për bashkëpunim dhe kontribut përkthyeseve, siedhe ekipit të realizimit teknik dhe grafik të librit në gjuhën shqipe.

Përmbajtja

Letër (në vend të hyrjes) - Lina 9Në emrin tim - Stasha Zajoviq 11

Vukovar _________________________________________________________________________ 15Me zë kundër topave - Alenka Mirkoviq 17

Para murit të heshtjes - Seada Vraniq _____________________________ 33Besima 35Enisa 41Fatima 46Selma 52Suada 59

Mashkulli është forcë e tmerrshme e dhunës dhe e dhembjes ______________________ 63

J. H. 65Para prindërve 68Sena 69Saida 70Bijelina 72Vishegradi 74Gërbavica - Sarajevë 75Kalinoviku 76Stolac 78I kam lutur të më vrasin - N. D. 81Prozor 84Sanski Most 86Kozarac 90Prijedori 92

Nuk kanë lënë gjë pa marrë __________________________________________ 95E rritur me dhunë - Romana Romaniq 97Errësira mbi Stradun 99I marrtë djalli 103Rijeka në të zeza 105Gjyshja Maca - Kryqi i thyer 107Vjera Solar 108

Rrethimi i Sarajevës ______________________________________________________ 109Letër - Mubera 111Rrethimi i Sarajevës: mars 1992 - mars 1996 112Kurrsesi të agojë 127Inja - Inja Pashaliq 129Miratimi i parë 139Me nacionalitet Muzicient - Suitë për Sarajevën e lindjes 141

Ik, largoji fëmijtë __________________________________________________________ 143Më shumë valixhe se sa duar - Merima Nosiq 145Kurrë më luftë! 153Lypësja 155Ik, largoji fëmijtë 157Rrëfimi im - Magbula Dizdareviq 159Rrëfimi i fëmijëve - Tamara Mishkoviq 161Qytet të cilit nuk ia japin të vërteten 163Ankthi i natës - Naira Hoxhiq 164Biba Metikosh 169Rrëfimi i Goga M. 171Karmen - Merima Tërbojeviq 181

Gratë e Krajinës ____________________________________________________________ 183Kosa 185Mirosllava 195Vedrana 201Zora 207

Srebrenica ____________________________________________________________________ 213I. P. 215S. S. 217S. H. 219H. H. 221S. M. 223GJ. O. 227Kada Hotiq 230Sabaheta Fejziq 234Shuhra Maliq 236Video incizimi më i mirë në botë - Nura Alispahiq 237

Zërat e të zhdukurve ____________________________________________________ 239Alma Rikalo Turula 241Smila Mitroviq 242Angjelka Arnautaliq 244Jasminka Kadriq 246Nëna Mejra - Gjurmët deri te e vërteta - Radmila Sesar 248Nusreta Sivac 256

Dritat në tunel ______________________________________________________________ 263Xhulka - Xhulka Xhaferoviq 265Më kujtohet 271Jetojmë së bashku - Nada Mladina 274Esma 276Jadranka 281

Gratë i rikujtojnë kujtimet ____________________________________________ 289Gacko 291Zenica 300Bosanska Krupa 307Rrëfimi i dytë i Goga M. 315Kur të kam parë për herë të parë - Rada Boriq 319

Kosova __________________________________________________________________________ 325Didare Dukagjini - Mirosllava Malesheviq 327Dëshmia për Kosovën - Svetlana Gjorgjeviq 338Përsëri bombat - Nora Ahmetaj 348Jam gjallë! - Igballe Rogova 350Do të më lindësh djalë! - Mihane Nartile Salihu 359Shënimet nga rruga nëpër

Maqedoni - Llepa Mlagjenoviq 362Duke e pritur Kosovaren - Borka Paviqeviq 365Ai e ka zvogëluar rëndësinë e të gjitha

grave në botë - Flora Brovina 367Ju lutem, mos heshtni më - Afërdita Jakupi 369

Ndërhyrja "humanitare" _______________________________________________ 371La vitta e bella - Jasmina Teshanovqi 373Lilana Odaniq 376Agnesh 380Punishtet për luftën e verës '99 385

Duke kaluar vijën _________________________________________________________ 391Duke kaluar vijën - Bilana Kashiq 393Iren Majer 394Heshtja - Seada Vraniq 395Skenari unik i përdhunimit - Seada Vraniq 396Në shtratin e Rachelinit - Eve Ensler 400Shënimet për jetën në prapavijë - Senka Knezheviq 404Njohja me vetveten - Nora Ahmetaj 407Shtatë vitet e mia të luftës - Tanja Tagirov 412Mbajmë mend - Llepa Mlagjenoviq

dhe Jadranka Miliçeviq 416Qytetet e ndara - Llepa Mlagjenoviq 423Shënim nga rruga - Gratë nga ndenjësja e

prapme e autobusit - Stasha Zajoviq 426Tri mijë trëndafila për tri mijë viktima - Nada Dabiq 429Zgjerimi i hapësirës sonë civile: gratë në

nismat paqësore - Vesna Tersheliq 432Bibliografia ___________________________________________________________________ 437

Letër (në vend të hyrjes)

Të dashura gra,

Po ju drejtohem me këtë formën më të dashur për mua, secilës indi-vidualisht dhe veçmas. Secilës prej jush që i keni shkruar ose i keni treguarpërjetimet e tjerat i kanë shënuar, si edhe juve të cilat do të lexoni këtë libër.Pikërisht ashtu siç ju kam pasur para syve derisa i kam lexuar përjetimettuaja, njëkohësisht ju kam parë edhe të gjitha ju të cilat do ta lexoni këtëlibër në të ardhmen.

Fjala gruaja është përdorur shumë, shpesh është keqpërdorur, ështështrembëruar dhe është interpretuar... Nga një anë gratë kanë qenë viktimatë vërteta të strategjisë specifike të luftës, nga ana tjetër ajo viktimë ështëpërdorur si "rast", si armë për propagandë lufte, që ato i ka bërë viktima tëdyfishta. Edhe pse i vogël është numri i atyre të cilët me kujdes kanë dëgjuarse çka u flasin gratë dhe të cilët me besnikëri i kanë shënuar dhe i kanë përu-ruar fjalët e tyre. Për mua ka qenë e rëndësishme të arrijmë deri te ato shën-ime, t'i grumbullojmë në një vend dhe kështu tua japim një forcë të re. Këtëpunë të madhe nuk do të filloja sikur të mos e kisha pasur përvojën emëparshme se gratë duan t'i dëgjojnë këto fjalë, se këto janë të rëndësishmepër to dhe se uria për të dëgjuar dhe për të këmbyer përvojat e luftës kurrs-esi nuk pushon. Këtë libër e shoh si stimulim që radhitja e përvojave tuajapersonale të vazhdojë (ashtu siç juve ju përgjigjet më së shumti) dhe mekëtë vazhdimisht të plotësohet historia e femrave. Për dallim nga ajo tjetra,e që gjithsesi është vetëm histori e meshkujve, e cila është e thatë dhepamëshirshëm e depersonalizuar, e cila nuk lejon që zëri individual të depër-tojë dhe të zërë vendin e duhur.

Pas kaq vitesh ndoshta duhet të bëhet një rishikim i asaj që kemipërjetuar dhe që kemi duruar. Duhet të rishikojmë se sa mundime tëpafundme të mëdha kemi investuar, për të kuptuar se sa ka qenë forca jonë.Duke i rikujtuar tragjeditë dhe të gjitha ato duresa të mundshme të mëso-jmë forcën tonë. Ky është qëllimi i këtij libri. Të shohim se sa të rëndësishmepër ne kanë qenë miqësitë e femrave, sa i kemi ndihmuar njëra tjetrës osesa është dashur të ndihmojmë. Të mbështetemi në forcat tona si qytetare mepërgjegjësi, të mos pranojmë të na mbajnë në rolin e viktimës, të mos pra-nojmë të na imponohet vetëm një rol i parëndësishëm kur merren vendimet,kurse para nesh po paraqesin kërkesa të mëdha në zbatimin e vendimeve tëcilat nuk janë tonat dhe të cilat madje për ne janë edhe të rrezikshme. Tërishqyrtojmë se çfarë është ajo traditë të cilën e kemi përcjellë dhe e kemi

9

ruajtur dhe a janë ato vlera tona të vërteta. Të vendosim vlera të reja të cilatu përgjigjen aspiratave tona të natyrshme për bashkëpunim dhe paqe të cilatdo ta nënkuptojnë para se gjithashë jetën pa frikë.

Kam marrë pjesë në shumë takime të grave dhe jam bindur se sa kaqenë e rëndësishme për gratë që të tregojnë se çka u ka ndodhur atyre nëluftëra dhe njëkohësisht të dëgjojnë se çka u ka ndodhur të tjerave. Tërrethuara me gra të gatshme që t'i dëgjojnë me kujdes, janë inkurajuar qëtë flasin edhe për gjërat për të cilat deri atëherë kanë heshtur për shkak senuk ka pasur kush t'i dëgjojë, ose ka qenë shumë e dhembshme të flasin përto, ose janë frikësuar nga pasojat. Njëri tregim e ka hapur tjetrin. E kemidëgjuar atë që kurrë nuk ka mundur të lexohet askund, që nuk ka hyrë në"versionin zyrtar". I kemi plotësuar njohuritë, i kemi hapur çështjet dhe ikemi rishqyrtuar, i kemi ndryshuar mendimet... E kemi konstatuar përgjegjës-inë e të tjerëve, por edhe e kemi përforcuar përgjegjësinë tonë qytetare. Ekemi krijuar përkrahjen.

Besoj se në këtë libër do të gjeni disa përgjigje dhe ndoshta do tëmësoni edhe gjëra tjera. Edhe më e rëndësishme është se do të gjeni dhe dotë ndjeni dhembshuri ndaj TJETRËS, ndoshta edhe vetëm për shkak të faktitse përmes përvojave të asaj Tjetrës do të rinjihni përvojën Tuaj. Secila për-vojë është unike dhe vetvetiu e pakrahasueshme. Secili shënim në këtë libër-antologji është personal, dhe një mori përvojash të këtilla personale e fitojnëforcën e të përgjithshmes.

Forca jonë mundet të jetë e madhe nëse i bashkojmë forcat tona tëvogla. Me forcat tona të bashkuara mundemi të luftojmë që kjo anë e paduk-shme e luftës të bëhet e dukshme. Nuk ekziston mundin në të cilin nuk vlentë investohet nëse zëri ynë i fuqishëm kundër luftës arrin të imponohet dhetë parandalojë luftërat e ardhshme.

E juaja Lina

***

Ky libër - antologji me rrëfime të grave për luftërat të cilat janë zhvilluar nëhapësirën e ish-Jugosllavisë prej vitit 1991-1999, është rezultat i gjurmimitnjëvjeçar në bashkëpunim me shumë organizata të grave, organizata të cilatmerren me të drejtat e njeriut, me ballafaqimin me të kaluaren dhe me paj-timin, si edhe me individet të cilat guximshëm kanë folur për përvojat e vetadhe të atyre të cilat/të cilët këto përvoja i kanë shënuar ose i kanë përuruar.Zgjedhjen e kemi bërë nga burimet të cilat kemi arritur t’i sigurojmë. Tëgjitha burimet të cilat i kemi pasur në disponim i kemi theksuar në Bibliografi.Shpresojmë se ky libër nuk do të mbetet i vetmuar, por do të nxisë hulum-time të mëtejme dhe libra të rinj.

Me përjashtim të disa shkurtimeve të domosdoshme të cilat janëshënuar (...), të gjitha tekstet i kemi paraqitur me besnikëri.

Përktheu: Naile Mala Imami

10

Në emrin tim

Gjatë këtyre viteve, jemi mësuar, të "ekspozohemi" nëpër metropoletë ndryshme: Romë, Madrid, Berlin, Nju-Jork...; jemi mësuar të japim"deklarata" të të ashtuquajturave mediave të mëdha; jemi mësuar të zgjero-jmë rrjetin e kundërinformatave nëpër mediat alternative në Itali, Gjermani,Spanjë; jemi mësuar të mbajmë "fjalime" para forumeve ndërkombëtare,kurse ata mezi që na kanë dëgjuar, na kanë dëgjuar vetëm për të qetësuarndërgjegjen.

Por këtu, para jush, unë nuk mundem as të "ekspozohem" as "të japdeklarata", as të mbaj fjalim. Siç kemi rënë dakord, në këtë sesion të ri plenartë grave do të duhej, "të ekspozoj" se çka kemi bërë gjatë këtyre pesë vitevenë Serbinë glaciale, të akulltë. Kam dashur ,, por nuk mundem. Tek e fundit,e di se e kemi përcjellë punën e njëra tjetrës gjatë tërë këtyre pesë viteve.

Edhe përkundër tërë vullnetit tim, edhe përkundër respektit tim mëtë thellë ndaj këtij vendi ku jemi, teme, unë nuk mundem para jush të shqip-toj tekstin të cilin e kërkojnë rrethanat e këtilla. Unë para jush dua të japdeklaratën e brishtësisë dhe të dashurisë.

Por nuk kam ditur si ta bëj këtë përveç të kërkojë këshillë ngashoqet dhe bashkëudhëtaret e mia në netët të cilat janë zvarritur në Serbinëglaciale të ftohtë. Më së shumti Marinës (Cvetajevës) dhe Ana (Ahmatovës),dhe Kasandrës. T'jua them atë që Sonjeçka ia ka thënë Marinës "duke qarëme lotët e nxehtë", gjatë dimrit të vitit 1918/19, në Rusinë e akulltë: "E di senë qytete tjera... Vetëm Ju, Marina, nuk jeni në qytetet tjera, kurse ato..."Sepse Nele, Bilana, Neva, Gjurgja, shoqet e mia të paraluftës, nuk janë nëqytetet tjera. Sepse Mirjanë nuk ka në qytetet tjera. Por kam dashur edheatë ta shoh dhe ajo të shohë se ne "gratë nga shteti agresor nuk e kemindryshuar raportin". Kam dashur, por nuk mundem. Sepse Mirjana nuk ështëmë në Zagreb as në qytetet tjera. Në qytetet tjera më nuk janë as Rada,Sandra, Sllavica, Tanja... shoqet e mia "të luftës". Në qytetin/et tjetër/ra - atoqytete tjera i dua sepse në to janë të tjerat të cilat i dua. "Po të tillë..." përd-hunues, maskarenj, luftëtarë, patriotë-vrasës, ka kudo, por në Beograd mësë shumti. Jo pse Beogradi është qytet i madh, por për shkak se e keqja mëe madhe ka ardhur nga Beogradi, sepse nga Beogradi ka filluar lufta.

Por këtë që mundem t'jua them ka kaluar përmes trupit tim. Kymendim është trupor. Jo vetëm për shkak se pesë vite duke e ekspozuartrupin tim në sheshin kryesor të Beogradit, bashkë me miket e mia, po ebëjmë të dukshme rezistencën ndaj regjimit serb dhe ndaj luftës. Për shkak

11

se jam dëshmitare e së vërtetës së Virxhinie Vulfit: "gratë mendojnë përmespërvojave të trupit të vet". Ose për shkak se Penelopa, përmes gojës sëAdriana Cavarero-s, na e ka lënë si zotim: "Derisa filozofët ndajnë, shprishin,Pelenopa këtë nuk e bën, ajo vetëm end, thur, atë që filozofët e kanë shpr-ishur, ndarë (shpirtin nga trupi)".

Kulti i takimit

Kur për herë të parë do të shkoj në Zagreb, të gjitha përsëri do t'ishoh. Përsëri. Ia kam thënë qëmoti Anës A., shoqes sime emotive, fshe-hësirës sime shpirtërore qëkur është kthyer në këto hapësira era glaciale. PorAna A., rrallë dhe pak e ka takuar Marina C, por e ka porositur: "Unë ju shoh,ju dëgjoj, ju ndjej Ju..." Edhe unë ju kam dëgjuar dhe ju kam ndjerë Ju. Ekam bartur me vete kudo nëpër Spanjë, vjershën "e ndjeshme" të Bilanës,drejtuar grupeve feministe të Beogradit:

"Kur mendojmë njëra për tjetrënMe milje larg ngabashkëNe nuk jemi vetëmParamendoJashtë vijave".

Dhe e kam përkthyer vjershën në gjuhën spanjolle. Edhe shoqet emia, antimilitaristet Concha, Yolanda, Almuena i bajnë ekspozitat e "Grave nëtë Zeza" nëpër Spanjë, por patjetër edhe vjershën e Bilanës. Unë e kam përk-thyer, kurse shoqja ime e dashur, poete nga Madridi, Michele, "e ka stilizuar".Rrjetat e brishta neliane të Nelës dhe të besnikërisë motërzore i kam barturme vete. Refuzimi i inatosur i Gjurgjës për logjikën e rreshtimit: "Nuk ekzis-tojnë serbe, kroate, ekziston Stasha nga Beogradi, Bilana nga Pançeva,d.m.th., ekzistojnë gratë për atë që janë, e jo sipas përkatësisë kombëtare".Këto fjalë të saj më kanë ndihmuar kur me qindra herë më kanë bezdisurduke më pyetur jashtë shtetit (por edhe këta brenda me agresivitet dhe papikë turpi): "Po çka jeni ju: serbe ose kroate ose... ? Unë jam ajo që e zgjedhtë jem. Unë jam krijesa ime individuale, siç do të thoshte Brodski.

Të mos lejojmë të na mashtrojnë tanët

Dhe derisa e shkruaj këtë, natyrisht natën e 22/23 tetorit të vitit 1996ende nuk e dimë a do të na japin vizën. Taktika e rraskapitjes. Llogarisin "sedo të na dalë për hundë". "Ata i vendosin vijat kurse ne ecim jashtë vijave". Injohim ne mirë ata. Në trupin tim së pari e kam përjetuar atë që na e kaporositur Kasandra: "Mos lejoni t'ju mashtrojnë tuajt", dhe ka shtuar "por

12

as ata tjerët " pastaj këtë, së bashku e kemi shndërruar në parim politik:Mosbindja ndaj qeverive, shteteve "tona", është formë e solidaritetit të grave.

Ne dhe Ata - është humnera e cila më ndan prej tyre, është "dalli-mi" i cili në mua nxit ngërç në bark. Dhe nuk mundem Anës A, t'ia plotësojpremtimin se "nuk dua as hakmarrje as indinjatë". Por edhe ti, Ana e kepyetur veten, kur "yjet e vdekjes" kanë qëndruar mbi juve, "kur do ta mar-rin dënimin?" Edhe unë pyes "kur do ta marrin dënimin?" administratorët evdekjes, të cilët "nën çizmet e përgjakura dhe autoburgat e zinj" jetojnë nështetin në të cilin jetoj edhe unë. Edhe sonte e pyes veten: "kur do ta mar-rin dënimin?" ndoshta për shkaqe vetjake. Dua t'ju shoh në Zagreb. Edhe"vetë është politike". Edhe "vetë është ndërkombëtare".

Në gjuhën e huaj edhe dhembjaështë më e vogël...

Nuk ju kam shkruar aq sa e kam ndjerë dhe sa kam dashur. Por mësë shumti kam shkruar dhe kam marrë letra në gjuhë të huaj. (Por a janëgjuhët e huaja ato nga shtëpia e gjerë e Mesdheut, ndaj të cilit edhe unë endjej përkatësinë shpirtërore dhe emotive?).

Në gjuhën e huaj e kam dëshmuar mundimin tim të brendshëm, siKasandra: "Dua të jem dëshmitare, e së paku një njeriu të gjallë, jo e cilitdoqë do të kërkonte dëshmimin prej meje". Në gjuhën e huaj dëshpërimi mëështë dukur më pak i tmerrshëm. Në gjuhën e huaj Ana më ka nxjerrë "turpin e zi nga zemra". Kurse në gjuhën time të bërtas nëpër rrugë "Beograd,zgjohu, Beograd turpërohu", si atë me Bilana Jovanoviqin, kur u ngjitëm nëatë kamionin e vjetër dhe kur i mashtruam organet e rendit - ja kjo ështëklithma ime publike, kjo është zgjedhja ime politike. Kurse Ana A, edhe mëtutje më nxjerrë " turpin e zi nga zemra ". E di, përgjegjësia, e jo faji. Porndoshta i akuzoj edhe të pafajshmit sepse "çdo gjë është ngatërruar në këtështet. Kurrsesi të mësoj kush është bishë, e kush njeri". Sepse në këtë shtet,era glaciale ende po vazhdon sepse shumë prej "miqësive të ngrira" ende përmua nuk janë shkrirë, sepse edhe kur eci rrugës edhe kur jam në autobus epyes veten: "A ka qenë ky në Vukovar? A ka përdhunuar ky nëpër Bosnje? Apo bën terror dhe a po vret nëpër Kosovë ky? A e ka goditur ky Sarajevënnga Pala?"

Në gjuhën e vet Michel më ka shkruar vjersha ngushëllimi, nëgjuhën e vet Aleks (Langer), shoku im i dashur, e ka ndarë shpresëntime/tonë. Dhe pastaj hidhërimi i thellë i të tjerëve e ka shkaktuar paaftës-inë e papërballueshme të Aleksit. Vetëvrasja e tij është "zgjedhja e tij e vet-misë definitive". Me muaj zgjedhja e Aleksit më ka munduar shumë. Edhe përkëtë në gjuhën e tij kam shkruar.

Në gjuhën tonë, gjuhën e nënave tona, dua ta ndaj me ju edhe tanibrishtësinë, edhe dhembjen edhe shpresën. Dua që edhe më tutje të thurim

13

rrjeta të mosbindjes ndaj të gjithë militaristëve: etërve të kombeve, rojtarëvetë traditës, moralit dhe kombit, rojtarëve të shteteve dhe kufijve. Mosbindjeedhe ndaj militaristeve të të gjitha ngjyrave dhe kombeve.

Miqësia dhe brishtësia do të na ruajnë prej tyre.

Stasha ZajoviqThënë në konferencën në Zagreb, në tetor të vitit 1996.

("Gratë për paqe " 1997)

Përktheu: Naile Mala Imami

14

VukovarAlenka Mirkoviq

Me zë kundër topave

Me zë kundër topave

Uvertura e luftës

(...)Si ngushëllim për të gjithë ne që kemi jetuar në Shapdul në atë kohë

ka qenë se edhe natën edhe ditën automobilat nëpër atë rrugë kanë kaluarshumë rrallë. Ishte kjo kohë e ndarë për njërin prej të shenjtërve tëSllavonisë - drekës familjare të dielave.

Unë dhe tezja sapo e patëm përfunduar. Mezi merrnim frymë ngangrënia e tepërt dhe i ankoheshim njëra tjetrës se nuk është dashur ta hanimatë pjesën e fundit të mishit dhe qeshnim me gllabërimin tonë, sepse edhepse ishim mjaft të ngira prapëseprapë mendonim për atë copën e ëmbëlsirëse cila priste ende e paprekur. Mbi shporet zihej kafeja e pasdites, tezja e për-gatiste tryezën, kurse unë sapo që fillova të lajë enët e drekës.

Përmes qetësisë së rrugës, ngadalë, nga larg, filluan të depërtojnëzërat e sirenave të automobilave. Ngadalë afrohej dhe shtohej dhe pasiqëdëgjuam shkurtër një kohë përfunduam se njëfarë kolone e automobilaveështë duke ardhur në drejtimin tonë.

(...)Nëpër erëpritësit e gati të të gjitha makinave ishin të ngjitura

fotografitë e Slobodan Milosheviqit. Në rimorkio të një kamioni luhatej"orkestra" - harmonisti dhe rreth dhjetë njerëz të përqafuar me shishe nëduar, të cilët uluritnin me sa zë që kishin: "Kush po thotë, e kush po gënjen,se Serbia është e vogël. S'është e vogël, s’është e vogël, tri herë ka luftuar.Dhe përsëri, nëse do të kemi fat..." Njerëzit qëndronin në rimorkiot e trak-torëve duke rrezikuar që për shkak të rrapëllimës të bien prej tyre prandajmbaheshin për anët e rimorkios vetëm me një dorë që të munden me tjetrënt'i ngrisin tre gishtërinj në ajër. Me duar të ngritura me të njëjtën përshënde-tje shiheshin edhe duart e njerëzve përmes dritareve të makinave,kamionëve dhe autobusëve dhe prej tyre dëgjoheshin ulurimat: "Kjo ështëSerbia..."

Meqenëse u kisha dhënë pakëz hua fqinjëve të mi! Më nuk u habitapse nuk po i shoh në ballkone. Skena ishte shqetësuese dhe për një momentedhe unë u pendova pse fare dola në ballkon. Mirëpo, djalli nuk më linte tëqetë dhe për shkak të diçkaje që as unë vetë nuk e kisha të qartë, e kamditur se atë që po e shoh është e rëndësishme.

E shqetësuar e shikova skenën në rrugë duke mos e kuptuar psefare jam e shqetësuar. Një pjesë e trurit më fliste se kjo është çmenduri

17

parazgjedhore si edhe ajo në e BDK javën e kaluar, mirëpo tjetra dërgontesinjale se megjithatë diçka nuk është në rregull. Shikova si në ethe, me mjaft,mjaft kujdes, gjithnjë derisa fotografia nuk m'u kthjellua dhe derisa nuk mëpëlciti para syve. Në kolonë nuk gjendej asnjë flamur jugosllav, asnjëfotografi e Titos, asnjë e ekipit të Yllit të kuq, asnjë skemë me pishtarë...Njerëzit të cilët tashmë kalonin nëpër rrugë para meje nuk brohoritnin as "Kjoështë Jugosllavia" as "Nuk e japim Jugosllavinë"... Por brohorisnin: "Kjo ështëSerbia". Pakënaqësia dhe shqetësimi fillestar më kaluan pakëz por tani ishae zemëruar. Cila Serbi në Vukovar o Zot i dashur....? Çka janë duke bërëkëta...?

(...)

***

Nga fundi i vitit 1990 kur filloi të shpërbëhet miqësia kroato-serbedhe martesat dhe kur bashkësia kroate dhe serbe tashmë praktikisht u nda,edhe me barrikada, edhe me vendndalime, e zbulova një veçanti timen. Muaedhe më tutje më besonte edhe njëra edhe tjetra palë. A më konsideroninmjaft të matur, të varfër, të mjerë ose naive, këtë kurrë nuk kam arritur tamësoj. Supozoj se të njohurit dhe miqtë e mi kroatë më njihnin mjaft mirëqë më konsideronin "Njërën prej të vetëve", kurse miqtë e mi serbë dhe tënjohurit ishin pakëz të hutuar me mbiemrin tim: ishte pak e besueshme sedikush me mbiemrin Mirkoviq mund të jetë ustashe. Me siguri edhe unë i kamkontribuar kësaj meqenëse nuk kam lejuar që të më fusin në ndonjërin prejkallëpëve, duke i dëgjuar me kujdes dhe me durim mendimet edhe të njërësedhe të palës tjetër, duke u pajtuar me gjërat të cilat më janë dukur të saktadhe duke i kundërshtuar ato të cilat më dukeshin të pavërteta, të tepruaraose nxitëse. (...)

***

Krishtlindja e vitit 1990 ishte festa fetare e fundit të cilën e kaluamnë paqe, kurse Pashkët e vitit 1991 të parat me radhë të festave fetare tëcilat na kanë dalë për hunde.

Në mëngjesin e Krishtlindjeve u zgjova shumë vonë. Festat fetareishin rast ideal që të kompensohen të gjitha ato ndërrime të orareve që ibënim për çdo javë në shkollë por as koha nuk ishte kurrfare - si e lindur përgjumë. Në gishtërinj vrapova deri në kuzhinë dhe duke kërcyer nga të ftohtite zjeva kafenë e pastaj shpejt u ktheva në shtratin e ngrohtë dhe e ndezatelevizorin.

Në televizion kishin qenë lajmet dhe në ekran ndërroheshin pamjete një rruge të mbuluar me mjegull: autobusi me dritare të thyera, veturat endihmës së shpejt, një polic i yni - i njësisë speciale i cili pinte duhan i qetëdhe disa të tjerë të cilët të fshehur pas drunjëve shikonin përreth me pushkëtë gatshme, bari i përgjakur në rrugë, tankset ngjyrë ulliri të incizuar ngastrehimorja. ...

18

Ia ngrita zërin televizorit dhe gradualisht disi arrita ta kuptoj se siserbët e Plitvicës e kishin sulmuar autobusin me policë të cilët ishin nisur qëtë ndërhyjnë. Njëri prej tyre kishte vdekur, kurse disa të tjerë ishin plagosur.Pas kësaj njësitë e APJ, me tankse dhe trasporterë, ishin ndalur midispolicëve dhe serbëve të cilët i kishin sulmuar dhe nuk lejonin që policët tëkalojnë dhe ta kryejnë punën e vet.

"Filloi..." më kaloi një mendim nëpër kokë. (...)

Maj 1991

(...)Nëse, madje edhe pas asaj që ka ndodhur dje, ka mbetur vetëm

edhe një fije shprese se gjërat do të mund të qetësoheshin sadopak, këtë eshuajti atë mbrëmje Televizioni i Beogradit me reportazhin nga Borovo-Sella.Fqinjtë tanë lavdëroheshin me vrazhdësi se sa policë i kishin vrarë dhe qesh-nin për fatkeqësinë të cilën e kishin nxitur. Forca, mbiforca dhe arrogancashpërthyen nga çdo lëvizje kurse kërcënimi nga secila fjali e shqiptuar.Ustashët, ushtashët, fashistët, kasapët... villnin urrejtje buzët e shtrënguaratë njerëzve të cilët dje ishin bërë vrasës. Ky nuk ishte arsyetim, as sqarim.Për këtë nuk kishte nevojë. Nuk kanë pasur pse të frikësohet as kujt t'iarsyetohet. Armata "Popullore" e Jugosllavisë, duke gjuajtur me armë ndajpolicëve kroatë, e kishte zgjedhur popullin të cilin do ta mbrojë dhe popullintë cilin do ta vrasë. Ishte ky mesazh i qartë për ne në anën tjetër të barrika-dave.

Atë natë fjeta vonë pasi që u ngiva duke qarë. Nuk e dija a mëshumë më ka tmerruar vetë ngjarja në Borovo-Sellë ose ajo se çka në faktdomethënë. Zemërimi, frika, poshtërimi, pamundësia - të gjitha këto më ishinpërzier dhe më silleshin në kokë. E kam ndjerë se tërë jeta ime krejtësishtdo të marrë një kahje tjetër, ndoshta tashmë mëngjesin e ardhshëm, dhe unënuk do të di as si, as pse, as për kë, as për çka. E ndjeva se jeta ime po mërrëshqet nga dora...

Disa njerëz, po të njëjtën natë, i kishin bërë planet për t'u larguarnë ndonjë vend më të sigurt. Të tjerët mendonin që gratë dhe fëmijtë t'i dër-gojnë te familja në anën tjetër të Danubit, e pastaj t'u bashkohen të vetëvenë ndonjë prej fshatrave "serbe". Të tretët përsëri i kishin ftuar të njohuritdhe miqtë që të informohen se kujt munden t'i drejtohen që të marrin armëdhe t'u bashkohen përgatitjeve për mbrojtjen e Vukovarit.

Atë natë zgjidheshin anët. Atë natë filloi lufta.

***

Ditë me radhë pas masakrës së policëve në Borovo Sellë Vukovariishte i ndërprerë nga bota sepse barrikadat ishin të vendosura në të gjitharrugët në rrethinën e tij. Në qytet filluan të mungojnë artikujt ushqimorë sipsh., qumështi, pemët dhe perimet, sepse ato kryesisht arrinin nga jashtë,kurse për bukë thjeshtë duhej të prisnim. Me bukën disi patëm fat: Dyqani i

19

vogël Park i Vupikut ishte në katin përdhesë të ndërtesës sime kurse hyrja nëdepon e tij saktësisht nën ballkonin tim. Për këtë arsye nuk më duhej të presbukën para dyqanit, por kohë pas kohe dilja në ballkon, dhe kur e shihjakamionin e furrës së bukës atëherë vrapoja nëpër shkallë dhe për disa min-uta triumfalisht kthehesha me një qese dhe me dy bukë. Edhe ashtu duhejtë pritet sepse një grumbull i bukës "shitej shumë shpejt" për disa minuta,dhe nëse mbeteshim pa të atëherë na duhej të presim, përsëri edhe një osedy orë.

Kamonët me qumësht nga Osijeku nuk mund të depërtonin deri nëVukovar. Fshatarët nga fshatrat përreth të cilët na i sillnin pemët, perimet,djathin dhe artikujt tjerë nuk mund të vinin por dyshoj se do të rrezikoninedhe sikur do të mundnin. Askush nuk mund të parashikonte se ku gjatërrugës do të hasnin në barrikada, ose çfarë do të mund t'i ndodhte sikur të"binte" në të. Magazina popullore e Vukovarit ka mbijetuar me rezervat eartikujve ushqimorë themelorë të cilat i kishim gjithnjë e më pak, kurseshitëset ngeshëm shëtitnin midis rafteve me mallin tjetër për të cilin, siç mëduket, askush nuk ishte shumë i interesuar. Farefisëve dhe miqve me kopshtepër një herë u është shtuar popullariteti.

(...)Përderisa në Lagjen Borovo zhvillohej beteja me armë, në valët e

Radio Vukovarit në Kroaci shpërthente lufta me fjalë. Kroatët i quanin serbëtçetnikë, donin të dinin për çka janë të rrezikuar serbët dhe çfarë miqsh janëata kur për shkak të Milosheviqit, Sheshelit dhe të ngjashmëve janë të gat-shëm të përdorin armët ndaj miqve të vet dhe ndaj fëmijëve të tyre. Serbëtapelonin me zemërim të madh dhe mundoheshin të shpjegonin se nuk duantë jetonin në shtetin e ustashëve, midis kasapëve ustashë, me vrazhdësi kër-cënoheshin se si tashmë "APJ do t'ju mbush mend", bërtisnin se nuk i frikë-sohen policisë ustashe, sepse njëherë tashmë i kanë mundur fizikisht nëBorovo-Sellë, se si Vukovari është qytet i serbëve dhe që ashtu edhe do tëmbetet... Një fjalë e rënde tërhiqte të dytën, e të tretën, e të pesten...Kohëpaskohe paraqitej dikush i cili i luste njerëzit që të mbledhin veten dhetë qetësohen sepse të gjithë do të biem viktimë.

E kam kuptuar se çka ka dashur Sinisha. Më mirë do të ishte qënjerëzit të shfryhen në eter se sa në rrugë. Edhe pse ishte vështirë edhevetëm të dëgjohen ai me këmbëngulje përpiqej që ta kanalizojë tërë atëzemërim. Kam mundur ta marrë me mend se si djersitej, i nevrikosur hyntedhe dilte nga studioja, bisedat telefonime me ata të cilët nuk i lëshonin nëeter dhe përpiqej të ishte zë i arsyes në situatën e cila kishte dalë jashtë kon-trollit. (...)

Gusht 1991

(...) Plagosja e Ivicës mjaft e ndryshoi qëndrimin tim ndaj luftës.Deri atëherë vdekja dhe plagosja ishin diçka që u ndodhte njerëzve tjerë,atyre të cilët nuk i njihja ose i kam njohur vetëm pak. Mendoj se luftën e kam

20

përjetuar si njëfarë rreziku të pacaktuar, diçka e keqe që ka mundur paprit-mas të më ndodh, por ende nuk isha e vetëdijshme çfarë domethënie ka ajoe keqe. Përvoja ime e luftës ende kishte të bëjë vetëm me pamjen televizivee cila me vete gjithnjë e përmbante një sasi të caktuar të irealitetit (sepsenëse diçka më nuk je në gjendje të shikosh vetëm e prek një tast dhe eshkyç), në përkushtimin e shpërthimeve dhe të të shtënave, lajmeve dhethashethemeve... Larg asaj që nuk ndjeja dhembshuri për ata të cilëve ukishte ndodhur kjo e keqe, se nuk kisha frikë, se nuk isha e brengosur dheqë nuk isha e preokupuar. Mirëpo, vetëm kur i pashë gjurmët nga plumbatnë shpinën e Ivicës, kur u përpoqa të paramendojë se si po e mban frymëndhe po e fsheh dhembjen që të mos e tradhtojnë para gjakpirësve të cilëtqëndronin mbi të, sikur të mendoja se kjo i ka ndodhur në një situatën mënormale, të përditshme, jetësore - duke u kthyer nga puna në shtëpi -atëherë u vetëdijësova se kjo mundet t'i ndodhë çdokujt, se kjo mundet tëmë ndodh edhe mua...

(...)Megjithatë, ajo e diele e 25 majit ka qenë shumë më ndryshe nga

ato me të cilat isha mësuar, e madje edhe ato të cilat gjatë kohës së funditishin bërë të zakonshme - të diela të kaluara në shtëpi, me veshë, me sy dheme tru tashmë të "ngulitur "në lajmet e RTV në tendosje të përhershme dhenë pritje "të diçkafit". Më kujtohet se si qysh në korrik për këtë ndjenjë tëtendosjes dhe të pritjes kam biseduar me Marijen. I kam thënë se përherëpo e ndjej veten si para njëfarë shtrëngate të madhe të verës: çdo gjë nëdukje është e qetë por dikund në horizont po grumbullohen retë e errëta dhepo ndjehet një presion i tmerrshëm i cili po ulet vetëm kur fillon të rigojë shiuose kur fillon të rrahurit. Marija është pajtuar me mua: "Ndoshta unë nuk dise çka jam duke folur, por do të doja që më në fund të ndodhë diçka, çkado,vetëm të ndërpritet kjo tendosje. Kjo më nuk mund të durohet."

(...)Sirena u dëgjua papritmas dhe me zë të ngjirur. Natyrisht, mendova

se është mesditë, mirëpo akrepat e orës treguan se tashmë është rreth orësnjëmbëdhjetë. Dhe sikur më në fund kanë arritur disa mysafirë të cilët i kemipritur, tezja u ngrit nga karriga dhe tha: "Ja ku janë..."

Nuk i dalloja sinjalet për alarm, por fare nuk dyshova se ai sinjal nukpo e paralajmëron rrezikun nga ajri. I mora gjërat për në strehimore, i hapadritaret të cilat ende ishin të mbyllura, e shtrëngova kapakun e bombolës megaz pranë shporetit, e mbylla derën dhe me vrap u nisa pas tezes në korridor.

Fqinjtë, disa ngadalë kurse disa shumë shpejtë, zbritnin në bodrum,i kishin hapur bodrumet e veta, i vendosnin në ta gjërat të cilat i kishin marrëme vete, e pastaj dolën në korridor dhe të frikësuar me gjysmë zëri e filluanbisedën. Askush nuk ishte i sigurt se si do të duhej të sillemi dhe çfaro do tëduhej të bënim. Të gjithë e kishim të gatshme pamjen mendore se herët osevonë do të na duhet të zbresim në bodrum, por askush nuk dinte se çfarëduhet të bëjmë pas kësaj.

(...)

21

Në redaksi kam hyrë e dihatur duke u rikthyer nga frika të cilën sapoqë e pata përjetuar. Josipi, teta Gordana, Zvezdana, Danilo, Mirjana, Brankodhe Zdravko më kanë përshëndetur me përzemërsi dhe me zë të lartë: "Jana erdhën forcat përforcuese!". Mirëpo përforcimi i tyre, i zbehtë nga frika,qëndronte midis dhomës duke bërbëlitur disa përgjigje të palidhura ndërveti.I pyeta çfarë bëjnë por nuk arritën as të fillojnë të më përgjigjen, kur përsëriu dëgjua sirena e alarmit. U nisëm të zbresim shkallëve dhe u ulëm në shkallënë ndërkat. Nuk kishte strehimore dhe ky ishte vendi më i sigurt në ndërtesë.

Derisa jashtë jehonin shpërthimet ata llomotitnin dhe i vetmi personpër të cilin me siguri mund të thuhej se frikësohet ishte Zvezdana. Rrinte ulure zbehtë dhe heshte pikërisht si edhe unë. E ndjeja veten tmerrësisht tëeksponuar në ato shkallë. Në trup më kishte hyrë të ftohtit, duart më drid-heshin por edhe pse përpiqesha që të përmbahem prapëseprapë unë kërce-ja sa herë që dëgjohej ndonjë shpërthim. Kisha dëshirë të madhe të ik prejatij vendi, por nuk kisha nga t'ia mbaj.

Shtator 1991***

Secili prej nesh e mban mend një ditë si ditë të të veten të "provëssë zjarrit". Sikur të më duhej ta përshkruaj se për secilin prej nesh cila kaqenë prova e zjarrit, me siguri këto do të ishin përjetime krejtësisht tëndryshme. Për disa ky ishte takimi i parë me vdekjen personale, për të tjerëtishte përjetim i parë i vuajtjes së vet ose të huaj dhe rënie viktimë, për tëtretët ende përvojë e papërjetuar e shkatërrimit të plotë... Mirëpo, mendojse të përbashkët të gjithë e kemi pasur ditën e provës së zjarrit kur kemipushuar të kryejmë punën tonë dhe kemi filluar ta jetojmë.

Dita ime ka qenë 13 shtatori.Nata ka qenë e tmerrshme.Qytetarët tërë mëngjesin na kanë ftuar të shkojmë te ta e të incizo-

jmë se çfarë u kanë bërë granatat një natë më parë shtëpive, ndërtesaveautomobilave, oborreve të tyre. Mundimet, dashurit e fituara me dhjetëv-jetësha janë zhdukur për një sekondë në të cilin dikush i panjohur ka vendo-sur që të drejtojë nishanin pikërisht në këtë drejtim.

(...)Njëri nga banorët na ka futur në bodrumin mbi të cilin granata e ka

qëlluar ndërtesën. Pamjen ende nuk e dinim: një pjesë e shkoqur endërtesës, gërmadha kudo përreth, copë të granatave të derdhura rrethvrimës... Ajo që mua më shokoi ishte pamja e bodrumit. Ka qenë shumë iftohtë edhe për rrethanat e verës, ishte i mbushur me lagështi, kurse në disavende muret dhe dyshemet ishin plotësisht të lagura. Midis këtyre murevegjendeshin shtretërit e improvizuar të mbuluar me mbuloja dhe me jastëk.Sipas gjërave të cilat qëndronin pranë disa shtretërve dhe sipas lodrave, ekuptova se në strehimore ka pasur edhe fëmijë të vegjël. O Zot, kam mend-

22

uar, nëse do të vazhdojnë granatimet ata fëmijë të gjitha ditët do t'i kalojnënë këtë duhmë, të ftohtë dhe lagështi!

(...)Për tre-katër minuta kemi arritur në hyrje të Borovo Commercit.

Derisa dolëm nga automobili e dëgjova një zë për të cilin më janë dashur disasekonda të kuptojë se i kujt është e pastaj, si edhe të gjithë të tjerët, jamhedhur përtoke. Snajperi! I biri i qenit na kishte parë: e kishte parë se nejemi civilë, e kishte parë shenjën e rregullt PRESS në erëpritësin e automo-bilit, e kishte parë kamerën të cilën e kishte Vinko - dhe edhe përkundërkësaj prap kishte shtënë! Gati galuç, duke u fshehur pas murit të vogël, vra-puam deri në hyrje dhe u futëm në një bodrum të gjerë të ndërtesës.

Para nesh shndriste një dritë e madhe, dhe një ambient i zbrazët. Nëtë ishin rreth pesëmbëdhjetë njerëz. Kishin ardhur nga anët e ndryshme tëLagjes Borovo sepse bodrumet e tyre ishin të pasigurt, të papërshtatshëmpër qëndrim në ta ose, thjesht nuk kishin fare bodrume. Disa rrinin nëkëmbë, disa ulur, kurse disa hynin dhe zhdukeshin diku në brendësi tëbodrumeve. Njeriu i cili na priti ishte me një pamje të ngrysët. Nuk ishteushtar, as që e kam parë ndonjë në afërsi. Ai na e kumtoi lajmin më të keq:disa njerëz e kanë humbur jetën, në mesin e tyre është edhe një djalëgjashtëvjeçar. Kanë qenë para hyrjes, kur është dëgjuar shpërthimi. Një kohëtë gjatë ka qenë qetë kur kanë dalë që t'i mbushin thasët me rërë për të për-forcuar strehimin. Atëherë ka ndodhur kjo: ka arritur një nga granatat dheka bërë masakër. Me siguri dikush i ka parë, pikërisht si edhe ne pak më parë,dhe ka lajmëruar ku duhet të gjuajnë.

(...) Pyeta a është i plagosur ndokush prej tyre dhe menjëherë e kafsho-

va buzën për shkak të "ndjeshmërisë"sime. Djaloshi i cili rrinte ulur në anëntime të djathë m'u afrua dhe unë ia afrova mikrofonin. Mund të ketë pasurpak më shumë se njëzet vjet dhe me siguri, ka punuar, në ndonjë ngarepartet e Uzinës së petëzimit, sepse e ka pasur atë ngjyrën karakteristikeçfarë e marrin punëtorët e uzinës së petëzimit pas disa vitesh pune me blozëdhe gomë. Fliste qetë, por qartë dhe shumë, shumë qetë. "Po, të dashurëntime e kanë plagosur. E kam futur në makinë dhe e kam dërguar në spital samë shpejtë që kam mundur, por ka pasur gjakderdhje... Unë nuk kammundur fare t'i ndihmoj."

(...) Derisa jam sjellë rreth e rrotur nëpër redaksi në regji cingërroi tele-

foni. E kapa receptorin duke shqiptuar menjëherë "Radioja kroate Vukovari",dhe e dëgjova një zë të dridhshëm femre. U përshëndet me gjentilesë dhe uprezantua. Më kaluan të dridhurat. Mbiemrin e saj e kam parë në listën e tëvrarëve. Nuk i kishte dëgjuar lajmet, por dikush i kishte thënë se motra e sajështë përmendur se gjendet në mesin e të vrarëve. Më luti që ta verifikojedhe një herë emrin. I thashë të presë pakëz edhe pse e dija se ai emër gjen-det në regjistrin e të vdekurve. Më është dashur kohë që ta mbledh vetendhe ta gjej mënyrë si t'ia kumtojë këtë.

23

"Zonjë, më vjen shumë keq, por ajo gjendet në listën e tëvdekurve,të cilën na e kanë dhënë. Unë ju luem ta ftoni spitalin dhe të veri-fikoni edhe njëherë."

Qetë duke qarë m'u falënderua dhe më përshëndeti para se që elëshoi receptorin. Të dyjat e dinim se nuk duhet t'i telefonojë spitalit.

Tetor 1991

(...)Tani ndërtesa u dridh nga shpërthimet. Ng muret ra suvaja kurse

nga forca e një shpërthimi u përmbys tryeza në të cilën hanim dhe luanimbixhoz. Granatat e arrinin njëra tjetrën kurse oshëtima e VBR-ve nga Baçkanuk pushonte. Dera e oborrit u hap nën presionin e shpërthimit, kurse Josipipa sukses përpiqej t'i ndalë me tryezë. Qeramidhet e thyera, tullat, xhami,llamarinat u shpërndan kudo rreth ndërtesës, derën e hyrjes e kishin mbulu-ar copat e predhave kurse në katin mbi ne, përmes dyerve të hapura të bal-lkonit, zëshëm oshëtonte zhurma e mureve të cilat rrënoheshin. Të tëkatërtët e shtrënguam njëri tjetrin në ambientin hapësinor për emitim.Askush nuk fliste asgjë, por edhe sikur të fliste asgjë nuk do të dëgjonim,sepse zhurma ishte shurdhuese.

(...)Kam menduar se nuk mundet të jetë më keq se ajo e atij mëngjesi,

por kishte edhe më keq. E kisha përshtypjen se secila granatë po e godetdrejtëpërsëdrejti ndërtesën tonë. I shikova shkallët mbi kokën tonë: deriatëherë më është dukur se jemi të sigurt kur i kemi mbi kokë tri, katër mbule-sa betoni, por tani kisha frikë se do të mund të shembej tërë ai beton dhe tëna mbulojë. Dyert e oborrit tërboheshin dhe hapeshin herë djathtas herëmajtas, kurse në oborr çdo gjë ishte e rrënuar dhe e thyer. Përsëri hyra nëambientin hapësinor për emitim dhe u palosëm si sardela njëri mbi tjetrin qëpërmes dyerve të hapura të mos na qëllojnë copat e predhave. Suvaja ngamuret si shiu binte mbi ne, na godiste gishtërinjtë e duarve me të cilët për-piqeshim të mbronim kokën, kurse përmes derës presioni i ngjeshte retë edendura të pluhurit kështu që mbetëm pa ajër dhe filluam të kolliteshim.

Josipi dhe Zdravko e kishin larguar batanien nga banka, e kishinhedhur mbi Zvezdanën dhe mbi mua, na shtyn edhe më thellë në njëhapësirë të vogël në të cilën kishim hyrë e pastaj u mbështetën mbi ne dukee futur hundën në batanie që të mbrohen nga pluhuri. Kurrfarë bubullime nukmund të krahasohej me zërat rreth nesh: oshëtimat e vazhdueshme, të plota,deri në çmenduri të zëshme na i shponin veshët dhe unë i mbulova me duar,fillova të cvilis dhe të dridhem e pakontrolluar. Kur oshëtima u qetësua pakëz,djemtë kërcyen që të mbyllin derën e oborrit kurse ne hymë nën mbulesë.Në ajër ende qëndronte pezull pluhuri, na kishte hyrë në gojë dhe në hundë,dhe në sy, dhe të gjithë të të katërtit ishim "të thinjur" nga pluhuri dhe mefytyrë të bardhë. E shikova ambientin në të cilin gjendeshim: sikur të mos ekishim ndrequr. Nuk pata menjëherë forcë që përsëri t'i përvishem punës. U

24

lëshova në bankë si thes, i mora cigaret nga dyshemeja, i shkunda ngapluhuri, e nxora një cigare, e kërkova rreth vetes shkrepsën dhe kur e gjeta,e ndeza cigaren dhe e kënaqur e nxora një tym duhani. Nuk di si dukesha,por kur e shikova Zdravkon ai i qetë tha: "Hallë, mirë është, kaloi..."

(...)Tankset nuk ishin akvizioni i vetëm në këtë ndërmarrje. Disa ditë pas

rrëmbimit të tyre, në Shtab dikush më futi në dorë një zarfë të zdërlaqur tëadresuar në një emër të panjohur. Gjendja çfarë ishte tregonte se zarfi ështëi vjetëruar, kurse shenjat e shumta të postave ushtarake të shtypura në zarf,tregonin se ka udhëtuar gjatë, nëpër rrugët përreth. Kjo ishte letra të cilën ekishin gjetur në xhepin e një tankisti të vrarë armik. E hapa me kujdes,ngadalë, sikur të jetë në të rreshtimi i ferrit. Nuk dija çfarë të pres. Ushtarëtarmiqësorë nuk i përjetoja si persona, si njerëz, si dikë kujt do të mund t'ishkruante dikush letër.

Letrën e kishte shkruar një grua, gjykuar në bazë të dorëshkrimit joaq e arsimuar dhe shumë e thjeshtë. Kishte filluar të shkruajë për shëndetine anëtarëve të familjes, kushërive dhe ia përcillte të falat të cilat ia kishin dër-guar miqtë dhe fqinjtë, e pastaj kishte filluar të ankohet se si ai nuk kishteqenë në shtëpi një kohë të gjatë dhe se sa vështirë e kishte që kishte mbe-tur vetëm me fëmijën dhe me prindërit e moshuar. E luste që të bisedojë meoficerët e vet që ta lëshojnë nga "stërvitjet ushtarake"; sepse paga e tij përta domethënë mjaft, dhe që ai ishte në stërvitje tashmë një kohë të gjatë.Shkruante se si djalit të vogël i kishte dalë edhe një dhëmbë i vogël, se sigjithnjë e më shumë po i ngjante babait dhe që do të fillojë të flasë, ende pau kthyer i ati... E pyeste pse nuk po lajmërohet një kohë të gjatë dhe e lusteqë t'i shkruajë sapo që të ketë mundësi. Të do bashkëshortja jote...

E palosa letrën dhe ngadalë e ktheva në zarfë. Pas kësaj e ndjevanjë mundim të madh. Më kaploi një ndjenjë e çuditshme, iracionale... Derisae lexova letrën sikur kam qenë në lidhje me atë grua, e dinte se kot po iashkruan atë letër, dhe megjithatë e kishte lënë që t'ia shkruajë ... Ajo kishtetë drejtë të dinte se bashkëshorti i saj është i vrarë, por nuk e dinte. Unë nukkam pasur kurrfarë të drejtë që ta lexoj atë letër, edhe pse e lexova... E ndje-va se kam bërë mëkat tmerrësisht të madh.

(...)Ky ishte një lloj i terapisë psikologjike. Herët ose vonë, secili do të

mund t'i bashkohej të kënduarit. Fillimisht qetë dhe si me turp, kurse mëvonë gjithnjë e më zëshëm. Ishin ato këngë të dasmave tona, "kirbaja" (tëfestave kishtare), ditëlindjes, mbrëmjet e maturës dhe të fushimit. Me siguringapak i kemi ftuar kohët në të cilat i kemi kënduar pa shoqërim artilerik.Ose vetëm jemi përpjekur që ta shtypin tingullin e tij nga jashtë dhe luhat-jen e tërë bodrumit dhe çdo gjëje në të, duke përfshirë edhe nervat dhe luk-thin tonë. Sa më shumë që oshëtinte jashtë, ne edhe më zëshëm këndonimdhe kjo ndjenjë e zbrasjes ishte e papërshkrueshme. Natyrisht, ajo nuk vintegjithnjë. Vazhdimisht ndokush ngritej nga tryeza dhe dilte në korridor që tëmos shihet se si po qan. Këto këngë gjithashtu e rikujtonin ndokë që më nuk

25

ishte aty, dikush që kishte shkuar larg ose kishte shkuar përgjithmonë.Nganjëherë e shkaktonin ndjenjën e pashpresë, sepse jeta më kurrë nuk dotë jetë si më parë, ndjenjën se ai ferr, frikë dhe dëshpërim nuk ka fund,ndjenjë se jemi të harruar dhe të braktisur, se të gjithë së bashku ndoshtanë mëngjes as nuk do të zgjohemi të gjallë...

Nëntor 1991

(...) Tri ditë më vonë, duke hyrë në strehimore, e kam parë duke qajtur

Jadranka Sembercin."Jaco, çfarë ka ndodhur?""Më ka vdekur Drago..." më tha dhe ia plasi vajit. E përqafova derisa

dëneste, kurse një grua rrinte ulur në heshtje pranë fëmijës së saj në dyshek,e guduliste dhe ia përkëdhelte këmbët dhe duart e vogla, me sy të kuq ngatë qarët. Përnjëherë Jadranka u ngrit, i fshiu lotët, e kapi fëmijën dhe eshtrëngoi për trupi. "Çfarë do të bëjmë ne tani pa babain tonë... ?", qetë ipëshpëriste derisa lotët përsëri filluan t’i rridhnin nëpër faqe. Me ditë pasvrasjes së bashkëshortit Jaca mezi fliste me njerëzit rreth vetes. Ia ka ndër-ronte rrobat e ushqente fëmijën, qëndronte pranë tij, e luhaste në duar dheqetë i fliste. Tërë bota e saj ishte ngushtuar në një copë të vogël të dyshekutnë të cilin qëndronte çdo gjë që i kishte nga jeta...

Të gjitha këto ngjarje, ndjenja dhe pamje më janë radhitur si tjeg-ulla dikund thellë. Mirëpo siç më është dashur të zhvilloj mekanizmin me tëcilin e kam drejtuar frikën, lodhjen, urinë, etjen dhe nevojat tjera fiziologjikepersonale, kështu më është dashur të zhvilloj edhe mekanizmin emocionalmbrojtës. E kam kyçur për çdo ditë kur jam kthyer në strehimoren tonë.Gjithnjë derisa kemi qenë në mesin e njerëzve nga strehimorja, derisa kemibiseduar me ta, ua kemi përcjellë lajmet e fundit nga qyteti, asnjëri prej neshnuk ka dashur të tregojë frikën, brengosjen, pesimizmin, zhgënjimin...Nuk ekemi bërë këtë sipas urdhrit, as me marrëveshje. Thjeshtë e kemi ditur semorali midis njerëzve është aq i ulët, saqë dyshimet tona, frikat dhe shpirt-ngushtësia thjeshtë do t'i preknin. Kështu si edhe klouni e kemi veshur nëfytyrë maskën e gëzimit dhe të optimizmit çdo herë kur jemi kthyer ngakujdestaria e kur kemi hyrë në strehimore, kemi kaluar kohën duke biseduardhe duke bërë shaka me njerëzit, duke u sjellë lajme të vogla të mira të cilatgjithnjë e më vështirë do të arrinin t'i gjenin...

As që e kam ditur se sa vështirë më është bërë kjo derisa një mëng-jes granata nuk ka rënë para vetë hyrjes së strehimores. Kam qenë shtrirënë "shtrat" kur është dridhur dhoma, kurse grumbulli i suvasë, pluhuri dhecopat e betonit kanë rënë mbi mua. Jam ngritur, kam filluar të shkundmbulesën dhe ta pastroj dyshekun, e pastaj përnjëherë e kam ndjerë njëdobësim, kam filluar ta shikoj dhomën e stërmbushur e të ndyrë, e kamlëshuar mbulesën nga dora, jam lëshuar në dysheme dhe kam filluar të qaj.

(...)

26

Natyrisht që më ka ardhur era. Kam qenë e ndyrë si derri. Nuk kammundur të rikujtoj se kur jam larë për herë të fundit, kurse më shumë se njëmuaj i kam veshur për çdo ditë të njëjtat rroba. Për çdo mëngjes kam për-dorur deodorant edhe pse e kam ditur se ai vetëm mundet dobët të masko-jë erën e pakëndshme e cila është përhapur rreth meje. Flokët i kam pasurtë ndyta dhe të yndyrshme, vetullat nuk i kam ndukur tashmë tre muaj, kursekëmbët as që kam guxuar t'i shikoj. Nga shprehitë e vetme higjienike tëcilave kam arritur rregullisht t'u përmbahem për çdo mëngjes kanë qenë qët'i laj faqet, dhëmbët, të krihem dhe të përdor letrën e tualetit. Rrobat e pas-tra për herë të fundit kam arritur t'i marr para një muaji, "përmes lidhjes ".

(...)Askush asnjëherë nuk na e ka marrë për të madhe që kemi qenë të

ndyrë. Tek e fundit, askush në qytet nuk është larë shumë më shpesh se saunë. Përveç fqinjve tanë në bodrumin nga ana tjetër e oborrit Kaplice. Atajanë larë me verë. E kanë gjetur një fuçi të madhe të mbushur me verë dhee kanë përdorur për larje. U është dukur gjynah më i vogël që t'u vijë era sidistileri se sa t'u vijë era në djersë dhe ndyrësirë. Ka pasur ditë që në strehi-more mezi kemi pasur ujë edhe për pije, nëse ka mundur të quhen ujë përpije një-dy litra fundërrinë, ujë me përplot bishtfultere. Nuk kemi pasurmundësi tjera përveç të mbyllim sytë dhe ta pijmë.

(...)Rastësisht ose jo, disa ditë pas atij mëngjesi kur Branko më ka gje-

tur duke qarë ka vendosur të ndajë pakëz ujë që të lahem. Kam menduar sekjo larje vetëm do të zbusë problemin sepse të gjitha rrobat të cilat i kampasur kanë qenë të ndyra. Më ka rënë ndërmend se Josipi para pak kohe eka marrë një pako me tri palë brekë të meshkujve, dhe e kam lutur që të m'ijapë një palë. Pas shumë lutjeve Josipi m'i ka dhënë brekët, kurse Branko eka ngrohur një litër ujë kurse litrin tjetër të ujit e ka lënë për ta ftohur ujin.I kam nxjerrë njerëzit nga dhoma e vogël, në karrige e kam vënë enën e dru-rit, e kam derdhur ujin dhe pastaj kam filluar të pastroj trupin me fërkim. Kure kam përfunduar, e kam ndjerë veten sikur i kam hequr dhjetë kilogramëprej vetes. Jam veshur dhe me një copë pëlhure në kokë kam shkuar deri teMelita dhe e kam lutur që të m'i qethë flokët sa më shkurtër që mundet.

E larë dhe me flokë të qethur jam kthyer të gjej parfumin e vogël tëcilin ma kanë sjellë për ditëlindje dhe kur e kam gjetur, e kam vënë mekënaqësi.

Pas kësaj përsëri kam qenë krijesë njerëzore normale femër.(...)

Gjërat kanë qëndruar keq, shumë keq.Vështirë është të përshkruhet gjendja kolektive e shpirtit që ka mbi-

zotëruar në qytet gjatë atyre ditëve të fundit. Ka qenë ky një konfuzion ipabesueshëm i ndjenjës. Kemi qenë të dëshpëruar. E kemi ditur se po ofro-het fundi, por nuk kemi mundur të bëjmë më asgjë që ta parandalojmë. Jemipajtuar me faktin se me siguri do të vdesim të gjithë duke e mbrojtur qytetin,dhe ky mendiim ende na është dukur më pak i tmerrshëm nga mendimi se

27

me të gjithë ata njerëz, gra dhe fëmijë kemi mundur të arrijmë në duar tëçetnikëve. Edhe pse në Shtab vazhdimisht kanë qarkulluar informatat përdërgimin e armëve dhe të njerëzve, edhe pse në bisedat private me Zagrebintë gjithë e kanë premtuar ndihmën, në Vukovar askush dhe asgjë nuk kaarritur. Por edhe pse në gojë e kemi ndjerë shijen e disfatës, edhe pse thel-lësisht në vetvete e kemi ditur se nuk kemi shpëtim, besonim së paku për njëçast në secilën prej informatave të tilla, shpresonim, kapeshim për njëkashte...

(...)Një djalosh i ri Jastrebi përpiqej që me radiolidhje të vendosë lidhjen

me njerëzit në pozita, mirëpo kjo ishte e pamundur. Çetnikët hynin në linja,e pengonin lidhjen, prandaj edhe përkundër të gjitha atyre fishkëllimave,ndërprerjeve dhe të ndonjë spiritualiteti, kemi mundur të këmbejmë dy-trifjalë. U pata mësuar në këtë zhurmë dhe me siguri edhe nuk do të mëshqetësonte aq shumë sikur në lidhje të mos hynte njëfarë çetniku i dehurme "programin e vet zbavitës ". Është sjellë si disc jockey, i lëshonte disakëngë të padurueshme popullore, kurse në pauza midis këtyre tmerrevemuzikore pyeste "çfarë janë kroatet" dhe kërcënohej se çfarë do t'u bëjë "kurtë lirojnë Vukovarin nga vagabondët ustashë". Më kaplonte mundimi edhenga ai zë edhe nga ajo se çfarë fliste edhe nga Marshi në Drinë të cilin elëshonte pas çdo të dytës këngë. Marshi në Drinë e emitonin edhe ngaaltoparlantët e instaluar në automjetin blindues të APJ me të cilin patrulloninnëpër pjesët e qytetit të cilat i kishin zënë. Dëgjohej shumë larg dhe nxistetrishtim.

(...)Në Kaplicë disponimi si në ndonjë ndejë. Njerëzit i kryenin punët e

zakonshme, hanin, i përgatisnin fëmijtë për gjumë, e pastaj uleshin dhe bise-donin të qetë, me gjysmë zëri. Ishin bërë të vetëdijshëm se askush nuk dot'u vijë për ndihmë, mirëpo askush nuk dëshironte që këtë ta thotë me zë atëqë tingëllonte si aktgjykim vdekës për ta, për familjet e tyre, për fëmijtë etyre...

Edhe mendimet e mia kanë qenë mjaft të errëta. Vetë vdekja nuk dotë më ishte aq e tmerrshme sikur të isha e sigurt se si para kësaj, nuk do tëmë tërheqin dhe nuk do të më mundojnë çetnikët e ndyrë të qelbur. Pas asajqë kam dëgjuar në radiostacionin e Jastrebit e kam ditur se, si grua nuk mëpret vetëm plumbi ose thika. Prandaj kam filluar të mendoj që t'i detyroj qëtë më vrasin para se që më fusin duart e tyre të ndyta në trup. Nuk kam qenëpsikikisht e gatshme për vetëvrasje, as edukata ime nuk është e tillë që ajotë jetë për mua e pranueshme. Në fund, njeriu normal nuk dëshiron të vritetderisa njëmend nuk gjendet në një situatë të tillë saqë ky është i vetmi shpë-tim... Prandaj e kam bërë planin: më është dashur të gjej disi një bombë,pushkë ose revolver. Kur të shoh çetnikët, do të vrapoj në drejtim të tyre, dotë ngris armën dhe nuk do t'u mbetet gjë tjetër përveç të më pushkatojnë.

Vesna dhe Sinisha nuk janë kthyer një kohë të gjatë nga Shtabi dhenë bazë të kësaj e kemi ditur se ndonjë e keqe e madhe ka ndodhur. Kur më

28

në fund u paraqitën mund të ketë qenë ora rreth dy e mëngjesit. Kanë hyrënë dhomën tonë shumë të qetë. Vesna ka ecur kokëulur e pastaj është ulurngadalë në skaj të dyshekut. Sinisha është ulur në sandukun e stacion trans-metuesit dhe qartë ka menduar si të na thotë atë që ka pasur për të nathënë. Vesna e ka ngritur kokën dhe më ka shikuar. Sytë i ka pasur të kuqnga lotët, kurse me buzë i ka formuar fjalët "mbaroi çdo gjë". E kam lëshuarkokën midis duarëve dhe kam dëgjuar se çfarë po thotë Sinisha. Jastrebi i ridhe policia ushtarake kanë vendosur sonte të tërhiqen nga qyteti dhe, nësekemi dashur, kemi mundur të nisemi me ta. Sinisha ka dashur që, secili përveten, të mendojmë mirë: "Rruga nuk do të jetë e lehtë dhe vlerësoni a jeninë gjendje ta përballoni. Nga ana tjetër, të gjithë e dini se sa jemi eksponuardhe për shkak të kësaj çfarë mundet të na ndodhë. Unë i fundit do të themçfarë kam vendosur... "

(...)Si nëpër ëndërr jam bërë e vetëdijshme për thirrjet e telefonit.

Djemtë e postës megjithatë e kanë ndrequr! Ka telefonuar dikush nga gaze-tarët, dhe nuk më kujtohet kush, dhe më ka pyetur se si është situata nëVukovar. Dhe sapo që kam filluar ta përsëris së papagall "nuk-mundem-t'ju -jap-kurrfarë-informatash" kur diçka është thyer në mua. Po pse po përpiqemtë hesht unë për këtë? Pse po e shtyj diçka që tashmë është bërë fakt i përg-jakur? Prandaj thjeshtë kam thënë: "Nuk ekziston më Vukovari, i dashurzotëri... Çdo gjë ka përfunduar...". Njeriu i shokuar ka heshtur dhe para seqë e ka bërë edhe ndonjë pyetje, unë e kam ndërprerë bisedën.

(...)E kam nxjerrë kuletën dhe bllokun e Kërkijevit. Kam rrëmuar nëpër

kuletë duke menduar se çfarë duhet të ruaj e çfarë të zhduk. Çfarë të bëjënëse më zënë? Çfarë rrëfimi do t'u them? Fletën për mobilizim kam vendo-sur ta ruaj. Do të më shërbej si preteks për uniformë, por nuk është e keqeas si preteks për punë: "Përndryshe, unë jam mësuese...". Në kuletë e kampasur edhe librezën e sindikatës së mësuesve e cila ka mundur të vërtetojëkëtë pohim. Kam vendosur ta ruaj edhe Press kartelën personale. Aty kaqenë edhe paga ime për muajin shtator. Nuk kam pasur ku ta harxhoj. Më kaardhur keq që nuk kam pasur marka gjermane. Do të ishte më mirë sikur t’ikisha sepse nëse më zënë, ndoshta urinë për vrasje do ta shuaja me tëholla... I kam lënë bashkë me pasaportën dhe me stolitë e nënës në strehi-more të ndërtesës, të mos shkatërrohen nga granatimi. Ha,ha! Uh sa do tëgëzoj ndonjë çetnik! E kam nxjerrë nga kuleta edhe llogarinë për rrymë elek-trike e cila ishte aty që nga shtatori... Ja gjërat të cilat pa dyshim duhet tëzhduken! Përveç llogarisë, letërnjohtimi personal i tezes dhe kuponi i pen-sionit... Tezja! Në tërë këtë tollovi deri tani fare nuk më ka rënë ndërmend!O Zot i madh, çfarë të bëj me të? Vëllai do të gjendet, ndoshta tashmë edheka dalë, por ajo... Nuk ka pasur mënyrë që ta nxjerrë nga qyteti, madje edhesikur t'i them se po largohem. Kam mundur vetëm të shpresoj se do të arri-jë të mbijetojë takimin e parë me çetnikët dhe që fqinjtë do të mbajnëgjuhën me dhëmbë që askush të mos vijë në lidhje me mua... E kam marrë

29

kuponin e saj të pensionit, llogarinë për rrymë dhe disa dokumente tjera dhejam nisur për në dhomën e fundit të depos në të cilën tashmë djemtë i kishinlloj lloj dokumentesh. I kam djegur dokumentet dhe jam kthyer në dhomënkryesore. Nga xhepi i xhaketës së kuqe i kam nxjerrë çelësat e shtëpisë. Edhepse më vinte të qaj, arrita të përmbahem dhe shpejt e shpejt i futa çelëst nëxhepat e xhaketës së maskuar.

(...)Tashmë grupi është nisur dhe Josipi dhe unë i jemi bashkuar. Kemi

dalë nga bodrumi i Shtabit e pastaj, jo si zakonisht përmes oborrit porpërmes një vrime të cilën e ka bërë granata në një nga muret anësore tëndërtesës, kemi dalë në fund të rrugës, pak para se të errësohet. Janëdëgjuar shpërthimet, është dëgjuar kënga Marshi në Drinë por kjo më askënuk e ka shqetësuar veçanërisht. Kemi ecur nëpër rrugën time Gunduliqeva,mirëpo vetëm përvijimet e qytetit më kanë rikujtuar atë. Çdo gjë ka qenë embuluar me galtinë, me xhama të thyer, tjegulla, qeramidhe, copë të llamar-inës dhe tela. Çdo gjë ka qenë e hirtë, madje edhe drunjtë, të zhveshur, medegë të thyera, me trungujt e rrafshuar nga predhat thërmuese. Nuk kapasur as një grimë ngjyrë... Ajrit i ka ardhur era pluhur dhe barut i nginjur.

(...)Kemi ecur shumë ngadalë duke i përcjellë hapat e atij para vetesh.

Kur kemi arritur deri te shkurret në të cilat ka qenë i zvarritur teli i minës metërheqje, e kemi mbajtur të larguar për atë që ka qenë pas nesh. Josipipapritmas e ka humbur baraspeshimin, është kapur për teli dhe mirë e katërhequr. Të gjithë kemi mbetur të shtangur në vend, por asgjë nuk ka ndod-hur! I kemi përbirë qyrrat dhe kemi vazhduar më tutje. Dikush nga grupi i cilika shkuar pas nesh nuk ka pasur fat të tillë. E kemi dëgjuar shpërthimin, epastaj edhe bërtimat e tmerrshme. Për një moment jemi qetësuar duke i prit-ur të shtënat, mirëpo më asgjë nuk është dëgjuar prandaj kemi vazhduar tëecim. Nuk kemi pasur kohë që të ndalemi, të mendojmë ose të shprehimkeqardhje. Jemi ngjitur përpjetë në maje e pastaj kemi hyrë në fushën memisër. Atje njeriu me kapelë kashte i cili na udhëhiqte është ndalur dhe kapritur të kalojmë pranë tij, e pastaj është kthyer prapa në drejtim të Vukës.Nuk e kam ditur kush na ka udhëhequr por kolona ka përparuar.

U jam frikësuar tingujve të cilët i kanë krijuar kallinjtë e thatë të mis-rit derisa kemi kaluar përmes tyre, mirëpo shumë shpejt, ka filluar të bjerënjë shi i mërzitshëm i ftohtë si të jetë porositur. Për disa minuta kam qenë elagur krejtësisht dhe kam filluar të dridhem nga dimri, mirëpo hapat epandërprerë me një ritëm të përshpejtuar më kanë ndihmuar që pakëz tëngrohem.

(...)Para se të agoi dita kemi dalë nga misri në një fushë të vogël të

pastër. Para nesh ka qenë një fushë e pastër e hapur, majtas dhe djathtas sajishte një misërishte, kurse majtas nga vendi ku kemi qëndurar një pyll i vogëli dendur. Grupi është ndalur dhe është tubuar. Dikush ka thënë që vetëm kjofushë na ndan nga Vinkovci, por që po zbardhon drita, e që më mirë është

30

të fshihemi në pyll e të pushojmë deri në mbrëmje. Njerëzit kanë filluar tëshpërndahen kudo dhe kanë filluar të kërkojnë vend për të fjetur. Josipi dheunë jemi ndalur pak, sepse e kam lutur të më pres derisa të shurroj, e pas-taj na është dukur që shkurra e afërt nuk është strehim aq i keq. Kemi hyrënë shkurren më të dendur dhe jemi përpjekur të flemë. Shiu nga degët ështëkulluar mbi ne, mirëpo kemi qenë aq të lodhur saqë përkundër çdo gjëjekemi fjetur.

Kur jam zgjuar, dita tashmë kishte zbardhur. Dielli kishte shndriturpërreth, çdo gjë ishte e qetë, zogjtë këndonin.

Ishte tepër ftohtë. u përpoqa që nga xhaketa të nxjerrë orën, porduart aq pa kontroll më janë dridhur saqë nuk kam arritur të hap pullat exhepit. Dhëmbët aq më kanë kërcitur saqë më është dridhur tërë nofulla. Kurjam përpjekur të ngritem e kam ndjerë një dhembje të fuqishme në gjurin emajtë dhe përsëri kam rënë përtokë. Pas disa përpjekjeve me mundime kamarritur të drejtohem. Josipi ka qenë në gjendje edhe më të keqe. Ai nuk kamundur të ngritet fare. Ka pasur dhembje jashtëzakonisht të mëdha në kof-shë. Jam përpjekur t'i ndihmoj dhe pas shumë mundimesh, duke u mbështe-tur në pushkë dhe në mua, është ngritur në këmbë, por ende nuk ka mundurtë ecën normal. E ka këputur një degë të fortë e cila i ka shërbyer si shkop.

(...)Shumë shpejt nga fusha "janë dukur" largpërçuesit gjë që ka qenë

shenjë e parë se jemi afër qëllimit. Mosbesimi im është shtuar kur e kam parështëpinë e parë edhe në fund - rrugën. Një rrugë të pastër të tërë normale!Kemi dalë në të me kujdes dhe pas një ecjeje të gjatë nëpër baltë e kampasur ndjenjën se po rri pezull. Siç duket këmbët tashmë vetë më lëviznin.Shtëpitë pranë rrugës kanë qenë të tërat, por janë dukur të braktisura. Kammundur të betohem se nga një oborr e kam dëgjuar pëllitjen e lopëve!

(...)Nuk mundem të shpjegoj kënaqësinë që e kam ndjerë nën dushin e

nxehtë kur tre muaj jam larë me disa litra ujë dhe pas dy netëve që u patëmngrirë. Thellësisht e kam thithur aromën e sapunit dhe të shampos. Vrullet endyta kanë rënë nga trupi im edhe pasiqë disa herë e kam fërkuar trupin mesapun, uji edhe më tutje ka qenë i ndytë. Flokët e pastër! Pasta për dhëm-bë! Mbathjet e pastra dhe veshmbathjet e pastra! Kam menduar se gjërat etilla më nuk ekzistojnë...

(...) Më ka zënë gjumi edhe para se që koka e ka prekur jastëkun. Çdo gjë ka përfunduar. Për mua lufta ka mbaruar dhe unë e kam

humbur. Ka qenë mirë të më zërë gjumi e të mos di më asgjë...

Alenka Mirkoviq

("91.6 MHZ - Me zë kundër topave" 1997)

Përktheu: Naile Mala Imami

31

Para murittë heshtjes

Seada Vraniq, 1966

Besima

***A gjendeni një kohë të gjatë në Zagreb?BESIMA: Sot është dita e tretë.A ndodheni për herë të parë këtu?B: Po si!Si arritët këtu?B: Si të gjithë të tjerët, nuk kam fluturuar.A keni ardhur me ndonjë grup më të madh refugjatësh?B: Vetëm ne të dyjat kemi ardhur.A keni pasur vështirësi gjatë kalimit të kufirit në Kroaci?B: Jo.Domethënë keni pasur leje të rregullta të kalimit.B: Të gjitha që nevojiten. Madje i zgjidha gërshetat dhe i vesha këta

pantallona.Pse e bëtë këtë?B: A ke parë ti ndonjëherë katolike me dimi? A nuk e di se nuk i

lëshojnë më myslimanët këndej? Dy muaj ajo u soll rreth e rrotull për atoleje. Fatbardhësisht midis katolikëve, tani quhen kroatë, ka edhe njerëzshpirtmirë dhe njëri i nxori ato leje. Unë nuk mendova se do t'i fitojmë. Porajo nuk hoqi dorë derisa i nxori ato letra se ne jemi katolike.

A është ajo mikeshë e juaja?B: Kjo nuk është puna jote! Ajo për mua është gjithçka.Pse erdhët në Zagreb?B: S’ është me rëndësi.Si nuk është me rëndësi, kur mikesha juaj dy muaj "u soll rreth e

rrotull" me qëllim që t'i marrë ato leje kalimi? Sigurisht ka ekzistuar ndonjëarsye e fortë.

B: Të të shohim ty. Më fal, pashë Zotin, më shpëtoi fjala. Këtu ështëmë lehtë të dëgjosh se çfarë i ka ndodhur bashkëshortit tënd.

Ku është njeriu, bashkëshorti juaj?B: Pse po më drejtohesh me "ju", unë nuk jam shumë më e vjetër se ti.Ju jeni më e re se unë, por është e zakonshme që gazetari t'i drej-

tohet bashkëbiseduesit të vet me "ju". Pse po i shmangeni bisedës të më tre-goni ku është bashkëshorti i juaj?

B: Ka dalë nga kampi qysh në muajin gusht. Edhe biri im doli.Bashkëshorti i saj nuk doli ende. As nuk dihet çfarë ndodhi me të. Këtë ekemi dëgjuara derisa ishim në Bosnje, por atje poshtë nuk mund të bëshasgjë. Këta të "Kryqit të Kuq të Bashkuar për refugjatë" mund ta rregullojnë

35

të shkosh me bashkëshortin në ndonjë shtet tjetër. Ai tashmë është atje.Edhe biri im është atje me të. Tani të gjithë po e rregullojnë atë këtu, sepseunë u thashë se nuk do të shkoj nëse nuk vjen edhe kjo me mua. Po ndih-mon edhe kjo zonja jote, e cila më bindi të të tregoj se si më kanë përd-hunuar ortodoksët. Zonja po thotë se kjo punë është e kryer, vetëm duhenedhe disa dokumente që të mund të udhëtojmë. Zonja do të më gjejë muadiçka për të veshur. Nuk mund të dal me pantallona para burrit. Ajo bërishaka me mua se duhet të dukem si zonjë, prandaj bashkëshorti im nuk dotë mund të më njohë. Edhe sikur të isha veshur me dimi, nuk do të më nji-hte. Jam dukur më mirë se çdo vajzë në fshat, kurse më shiko tani. Si lejlek!

Kur ju kanë përdhunuar?B: Kur e përdhunuan edhe atë tjetrën nga fshati.Ku ndodhi kjo?B: Po në shtëpi, vajzë.Në shtëpinë tuaj?B: Po, jo, vajzë, jo në timen. Në atë shtëpinë, ku ishim. Atje ku na

dërguan. Mua dhe atë Ta..., jo nuk do ta them këtë. Mua dhe një tjetër ngafshati na ndanë dhe na futën në kamion. Na shëtitën andej e këndej e pas-taj na lanë në shtëpi.

Në shtëpinë e kujt, ma sqaroni këtë?B: Kushedi e kujt është ajo shtëpi. Është e bukur dhe e madhe. Ka

një kopsht të madh. Atje na futën kur e sulmuan fshatin. Ne të dyjat atje,kurse të tjerat ose në kamp, ose i vranë.

Në cilin fshat keni jetuar? Si quhet fshati?B: Nuk do të të tregoj.Pse?B: Nuk do të të tregoj. Kot e ke, nuk dua të ta them.A është fshati në komunën e Kluçit.B: Në çka?A është fshati afër Kluçit?B: Po, nëse shkon me veturë. Pse po të intereson, vajzë. Nuk mund

të më detyrosh të tregoj cili fshat.Çfarë ndodhi në fshat?B: U vërsulën ortodoksët. Ushtria serbe. Sulmuan nga të gjitha anët.

Disa shtëpi i dogjën, ato që nuk i rrënuan. Vranë mjaft burra dhe gra. Disagra i bënë fatkeqe.

I bënë fatkeqe?B: Po si jo, vajzë. Ne themi i bënë fatkeqe, por me gjuhën moderne

thuhet i "përdhunuan". U turrën menjëherë mbi gra dhe vajza: para burrave,vëllezërve. Mos pyet. Ata ortodoksët e ndytë.

A ju përdhunuan atëherë?B: Jo, nuk dua ta humb shpirtin. Atje ku jemi ne, ku është shtëpia

jonë, vetëm dogjën çdo gjë dhe e përzunë popullin. I ndanë burrat nga gratë.nga ana e poshtme e fshatit përdhunuan dhe vranë. I dëgjuam se si po shti-jnë me armë. Disa edhe i therën i pulat. Dy nga poshtë kishin ikur dhe natreguan, por edhe ata së bashku me ne i përzunë. Edhe burrin tim dhe birin

36

tim. Mendova se do t'i vrasin. Pastaj mua dhe atë gruan që të thashë na ndanënga gratë e tjera dhe na futën në kamion. Na dërguan në atë shtëpinë. Atjeishin edhe dhjetë... Jo, prit t'i numëroj. Edhe tetë gra. Të gjitha të bukura.

Ku gjendet ajo shtëpi? A gjendet në Kluç?B: Në Kluç nuk është me siguri. Do ta dija sikur të ishte në Kluç. Kluçi

është qytet. Kam qenë atje, vajzë, njëqind herë. Nuk e di ku ndodhet shtëpia.Seriozisht nuk e di. Nuk është e sigurt, as Ajo.

Kush?B: Ajo që e pe, ajo që erdhi këtu me mua.Si quhet ajo?B: Edhe sikur të më djegësh në zjarr nuk do të ta thosha.A ju sollën së bashku me kamion në atë shtëpi?B: Jo. Ajo nuk është nga fshati. Ajo është qytetare. Ka shkollë. I di

të gjitha. Është shumë e mençur. Atë e gjeta në shtëpi. Atë e kishin sjellë ngaPrijedori, kurse bashkëshortin ia kanë burgosur. Atje të gjithë ata që ishin meshkollë, që nuk ishin ortodoksë, ose i kanë vrarë, ose i kanë dërguar nëkamp. E pyeta pse u kishin penguar ata me shkollë. Ajo thotë se ata ortodok-sët deshën që myslimanët, siç jam unë dhe bashkëshorti im dhe të tjerët, t'ilënë pa mend. Kjo është si t'ua mbyllësh çobanin deleve. Kafsha do të shko-jë drejt e para ujqve.

Ajo shtëpia, në të cilën ju vendosën, a ishte kamp?B: Çka po ndodh me ty, grua e çuditshme? Të thashë se ishte shtëpi.

Aso shtëpie, e di ku hyjnë vetëm burrat... për kurvëri. Atje na detyronin medhunë që të bënim kurvëri me ortodoksët, me ortodoksët serbë, me ushtarë.

Kush e mbante atë shtëpi?BA: Po shtëpia nuk është lopë që të udhëhiqet nga dikush.Kush e mbante atë shtëpi? Ndonjë burrë, ose ndoshta ndonjë grua?B: Çfarë gruaje, Zoti të gëzoftë! Gratë i futnin në magazinë. Rrinim

të shtrira vetëm në dërrasa, nëse ndonjëra kishte ndonjë fustan mund tëmbulohej me të. Sikur të vendosnim ne, nuk do të bënim kurvëri. Edhe tygjithçka po të bjerë ndër mend. Burrat na udhëhqinin. Ata ortodoksët, oseushtarët, ata serbët ortodoksë, vinin vazhdimisht.

Kur ju sollën në atë vend? Kur u sulmua fshati juaj?B: Menjëherë në fillim të luftës.Kur, në cilën kohë, në cilën datë?B: Po të thashë në fillim të luftës, në pranverë. Thuajse nuk po e di

kur filloi lufta. E rrethuan fshatin nga të gjitha anët dhe pastaj godit. Çfarë ju bënë kur ju dërguan në atë shtëpi?B: Menjëherë na bënë fatkeqe. Të dyjat, edhe mua edhe atë nga

fshati im. Mua lart në një dhomë, atë e mbajtën poshtë. Së pari e bëri këtëushtria, ata që na vozitën me kamion.

Ushtria? Sa veta ishin?B: Nuk e di. Mua më bënë fatkeqe dy persona, por nuk di sa e bën

fatkeqe atë. Më ra të fikët, sepse njëri më goditi.Çfarë ndodhi më vonë?B: Pastaj ai derri i trashë më tha se duhet të lahem.

37

Kush është "derri i trashë"?B: Mile, kush tjetër. Ai ishte kryesori, jo për ushtri por për ne. Ai i

caktonte cila dhe kur do të shkonte lart kur vinte ushtria. Nganjëherë dety-roheshim të shkonim të gjitha, sepse vinte një mori ushtarësh, asi çetnikëshortodoksë. Kur Mile nuk ishte, atëherë ata tretë komandonin me ne. As atanuk ishin ushtarë, por kishin pushkë. Edhe Mile kishte pushkë dhe revole.Mile është nga Serbia.

Si e dini këtë?B: Si të mos e di? Ai thoshte: "lepo"*, "belo"**, "bre"***. Të gjithë

ata njerëz të cilët flasin kështu janë nga Serbia.Çfarë ndodhi kur Mile ju tha të laheni?B: Atëherë edhe ai më bëri fatkeqe. Ai qe edhe më i keq se ushtarët.

Më "turulisi" aq shumë sa që volla. Gjysëm dite më "shaloi". Aq shumë mërraskapiti sa që një i tij, njëri pre shokëve të tij, që i ndihmonte, kur më patha, se ai do ta bëjë këtë një herë tjetër. Dhe e bëri, të nesërmen. Ata dy tëtjerët e bënë menjëherë pas Miles. Kur u ngopën, më hodhën si leckë, nëmagazinë, midis grave.

Pastaj më merrnin lart sa herë që vinte ushtria dhe sa herë që donteMile. Mile na dërmonte vetëm ne të dyjat. Mua dhe Atë, këtë që e ke parë.Prandaj ne laheshim sa herë që i duheshim atij. Lahesha shumë shpesh!

A vinin shpesh ushtarët?B: Po si jo, vajzë. Çdo ditë. Edhe ditën, edhe natën. Nuk mund të

durohej më. Ti as nuk mund ta marrësh me mend çfarë u bie ndër mendatyre të ndyrëve, çka nuk u vjen papritmas në tru.

A ju rrihnin?B: Nëse kundërshton, të mbytin, të dërmojnë. E tëra je në

hematome. Nëse nuk kundërshton, pasi kënaqet, të pështyn, të lagë me raki.Më së vështiri është kur të lagin me raki "poshtë". Djeg si zjarr i xhehnemit.I shuajnë edhe cigaret atje.

A kishi frikë nga shtatzënia?B: Jo!Jo? Po gratë tjera?B: Unë e kam lindur vetëm një. Kur i mbusha të shtatëmbëdhjetat e

linda djalin. Më nuk kam mbetur shtatzënë. Kisha nevojë për shërim, porbashkëshorti im nuk kërkoi ilaç për mua, sepse me gruan e tij të parë, rah-met shpirti i pastë, tashmë i kishte katër fëmijë. Të gjithë kanë dalur nëselamet, janë martuar. Gratë e tjera frikësoheshin. Vetëm edhe njëra përveçmeje nuk mbeti shtatzënë. Për atë nga fshati im, që sapo ishte martuar qeshtazënia e parë dhe ajo e shkreta përfundoi para pushkës.

Çfarë ndodhi me të?B: Mbeti shtatzënë dhe na tha se ajo më nuk dëshironte të jetonte.

Një ditë kur po nxirrnim qepë nga dheu, iu vërsul njërit që na ruante. Filloi

38

* "lepo" ndajfolja bukur, variant ekav që përdoret në Serbi ** "belo", domethënë bardhë, në dialektin që flitet në Serbi*** "bre", është pasthirrmë që përdoret në të folurit e Serbisë

të grindet me të. Erdhën me vrap edhe të tjerët, me pushkë dhe e vranë.Menjëherë dha shpirt. Nuk u mundua.

A e dinte Mile se disa gra kanë mbetur shtatzënë? A vërehej shtatzënia?B: Nuk brengosej për këtë. Për njërën ka mund ta dinte, sepse shi-

hej pak. Te të tjerat as nuk vërehej. Po, të gjitha ishim asht e lëkurë. Nga atomullenja dhe buka e mykur vetëm na nxitej nevoja të dalim "në fushë".

Sa kohë qëndruat në Shtëpi?B: Derisa nuk u sëmurëm?Po mendoni në ndonjë infektim?B: Po si. Të gjitha u sëmurëm. Të fundit u sëmurëm ne të dyjat, unë

dhe Ajo, kjo që erdhi me mua. Pastaj na përplasën të gjitha në kamion dhedrejt e te "ulprofoli".

Te kush?B: Nuk e di a te "ulprofoli", apo te ata të tjerët, nuk e di si quhen.

Ata për refugjatë!UNHCR?B: Ata janë për refugjatë. Njëri prej tyre na pyeti se si janë sjellë

me ne.Si e dini ju çfarë ju pyeti?B: Na tregoi ajo bishtdredhura, ajo gruaja. Ajo na i shpjegoi të gjitha

ato që i thoshte ai në gjuhën e huaj. Pastaj Kjo, kjo që e ke parë këtu deshit'i thotë atij njeriut në gjuhë të huaj çka përjetuam. Ajo e di gjuhën e huaj,sepse mësoi shkollë në Sarajevë. Deshi t'i tregojë çfarë na bënë ortodoksët,por nuk e lejoi ajo bishtdredhura. Sigurisht ajo bishtdredhura ishteortodokse. Ai e dëgjonte vetëm atë, kurse ajo e kishte gënyjer duke i thënëse kemi kaluar mirë. Thoshte ajo, bishtdredhura, çdo gjë "ke-ke", s'ka ku tëshkonte më mirë.

Kur dhe në cilin vend ju mori UNHCR-i?B: Nuk e di. Ishte shumë vapë. Muaji gusht. Ajo e di vendin, unë e

harrova.Ju nuk keni harruar. Pse nuk dëshironi të më tregoni? Vështirë do t’i

besojë dikush rrëfimit tuaj, nëse nuk dëshiroini madje as të tregoni vendinku ju mori UNHCR-i.

B: Ky nuk është kurrfarë rrëfimi. Kjo është e vërtetë e gjallë. As nukqaj kokën a do ta besojë dikush apo jo. E pse të mos e besonte? A thuandonjë grua e ndershme do të gënjente për vete e të thoshte se ka bërëkurvëri? Unë kam qenë grua e ndershme! Ajo ka qenë e ndershme dhe tëgjitha kanë qenë të tilla. A thua duhet të zhveshem dhe të gjithëve t'ua tre-goj gjinjtë. Ja, pasi ke ngulur këmbë, shiko: kush do ta fikte cigaren nëpërtrupin e vet? Shenja të tilla kam nëpër gjithë trupin. Prandaj edhe nuk kamdëshirë të shkoj te bashkëshorti. Menjëherë do ta kuptojë se çfarë më kandodhur. Për këtë arsye edhe nuk dua të shkoj pa Të. (Besima për njëmoment e shkopsiti bluzën. Në trupin e saj kishte gjurmë shumë të dukshmenga djeget.)

Çfarë bëri UNHCR-i me ju?B: Çfarë do të bënte? Na futën nëpër kamionë dhe autobusë. Mezi

39

na zuri. Nuk ishim vetëm ne nga shtëpia. Kishte shumë gra nga anë tëndryshme. Disa prej tyre ortodoksët i kishin mbajtur nëpër baraka, kurse disa nëpër shtëpi të tilla si ajo ku na mbajtën neve. Ajo thotë se kishte pasur shumë shtëpi të tilla. Shumë gra vollën derisa na shëtitin andej-kën-dej, kurse në Travnik për Zotin u desh menjëherë të shkojnë "të pastrohen",ta bëjnë atë "bortusin".

Kaluat nëpër Travnik?B: Nuk kalova. Atje na dërguan, në atë shkollën e madhe, "gji’nazin",

atje te uji, Lashva. Nuk na lanë menjëherë aty, por në një sallë tjetër. Ajo nukishte pranë ujit Lashva dhe është më e vogël, mirëpo nuk është tepër larg.Kur na kaloi ajo nga e cila ishim të sëmura, na dërguan në atë "gji’nazin".Ishte tollovi e madhe atje. Nuk kishim këmbën ku ta qesim. Thuajse krejtBosnja është strukur aty.

Në Travnik i shënonin gratë që ishin bërë fatkeqe. Ato, të cilat ulajmëruan. Asnjëra, e dashur, nuk dëshiron të lajmërohet po qe se nuk dety-rohet, nëse nuk i vjen shpirti në fyt. Mirëpo kur duhet të shkosh për të "abor-tuar", atëherë ata të shënojnë. Atëherë ua thua të gjitha. Nëse nuk do të tëshënojnë, thua: me bashkëshortin e kam, domethënë, nuk je e përdhunuar.Doktoresha Atë, këtë timen e shënoi. Çka është e vërtetë, është. Nuk e dety-roi. Por ajo ia plasi vajit.

Vështirë jetohet në Travnik. Edhe atë e sulmojnë serbët. Për çdo ditëbien bombat, por më larg nga çarshia. Njëmend është qytet i bukur. Njëqindherë është më i bukur se Kluçi.

E di. E njoh mirë Travnikun.B: Si e di? Ke qenë ndonjëherë atje?Sa kohë qëndruat në Travnik?B: Derisa nuk erdhëm këtu, në Zagreb. Menduam të qëndrojmë atje

dhe le të bëhet si të bëhet, mirëpo pastaj dëgjova se gjatë verësbashkëshorti dhe djali im kishin dalë nga kampi. Ajo, kjo e imja, kishte pyeturte "Kryqi i Kuq i Bashkuar për refugjatë" për bashkëshortin e saj dhe unë eluta të pyesë edhe për bashkëshortin tim a është së paku i gjallë. Ajo nuk ulargua pa e marrë vesh. Pastaj insistoi t'i rregullojë lejet për të ardhur këtu.I thashë se këtu myslimanët nuk i lëshojnë pa dokumente, domethënë që jekroat. Po mirë pse nuk më thua për Travnikun? A ke qenë atje?

Unë kam lindur në Travnik.B: Ke lindur atje? Shihe ti këtë. Ti e di se të gjitha janë të vërteta,

që nuk kam trilluar asgjë, por më provokon. Si mund ta di?B: Mirë. Për Travnikun mund të të flas me ditë të tëra. Nuk jam nga

ai vend, por mund të flas. Domethënë kam qenë atje. Nga Kluçi mund tëshkosh atje vetëm nëse je zog, ose nëse të marrin me veturë këta që i bartinrefugjatet kur serbët i bëjnë fatkeqe. Ti e ke ditur menjëherë se të gjitha janëtë vërteta. Vajzë, pse më provokove. Mjaft i kam hallet e mia.

Zagreb, 25 shkurt 1993***

40

Enisa

***

Më burgosën me datën 30 prill në mbrëmje. Atë ditë, herët nëmëngjes, e morën bashkëshortin tim. Nuk i di emrat e atyre njerëzve. Dy prejtyre kishin qenë të veshur me uniforma të policëve, i treti qe civil. Nuk jame sigurt a janë vendës, nga Prijedori. Gjatë disa muajve që nga shpërnguljanga Banjalluka, kam njohur shumë pak Prijedoras. Ishim çift i ri bashkëshort-or dhe nuk u lodhëm shumë që të gjejmë shoqëri.

Kishim miqësi, me një çift bashkëshortor pak më të vjetër, të cilëtbashkëshorti im i njihte që nga fëmijëria. Ata ia gjetën punën në Prijedor dhepër atë shkak u shpërngulën atje. Shpresova se edhe unë do të punësohematje lehtë, si mësuese, në ndonjë shkollë në periferi, ose ndonjë shkollëfshati. Miqtë tanë e braktisën Prijedorin dy muaj para se të na burgosin ne.Papritmas vendosën të ndërmarrin një hap të tillë duke na këshilluar edhe neqë të veprojmë ashtu. Fatkeqësisht, nuk i dëgjuam.

Mendonim se nuk do të ketë luftë. Mendonim se zhurmaxhitë serbëdo të qetësohen. Askush nuk i rrezikonte as në Bosnjë, as në Prijedor.Gjithmonë për çdo gjë serbët e kishin fjalën kryesore.

Kur erdhën ta marrin bashkëshortin tim, thanë se bëhet fjala vetëmpër një bisedë rutinore dhe nga policia do ta dërgojnë drejt në vendin epunës. Në atë moment ne nuk e dinim se pikërisht natën e kaluar, disa orëmë herët, policia ushtarake speciale serbe e kishte pezulluar qeverinë, qev-erinë legale në Prijedor dhe nuk e dinim se kishin filluar burgosjet.Bashkëshorti im nuk bëri rezistencë. I qetë u nis me ta. Në punë nuk ishteparaqitur dhe nuk e kam parë kurrë më.

Po i njëjti civil dhe njëri nga policët erdhën të më marrin mua. Mëthanë se vetëm duhet ta vërtetoj deklaratën e tim shoq se nuk kishte vepru-ar në SDA dhe për një ore ose dy orë do të kënaqem në përqafimin e ngro-htë të bashkëshortit tim. Ma ndjeu zemra se do të më ndodhte diçka e keqe,vetëm kur në veturën, e cila nuk kishte shenja të policisë, m'i lidhën sytë mediçka.

Pas një gjysëm ose një orë rruge me veturë, më nxorën nga auto-mobili dhe më futën në njëfarë dhomë. E di se nuk ishte në kate, pasi nuk ungjitëm shkallëve. Dikush më shtyri në dysheme. Ishte nga betoni. Kur u për-plas dera i zgjidha sytë. Ishte errësirë e plotë. E ndjeva frymëmarrjen e diku-jt dhe njëfarë pëshpëritjeje nëpër dhëmbë, prandaj supozova se nuk jamvetëm në dhomë. As që arrita të kuptoj për kë bëhet fjalë, sepse së shpejtiu hap dera duke lëshuar brenda pak dritë nga korridori. E vërejta një personme uniformë ushtarake dhe vetëm kur më bërtiti me sa zë që kishte pse i

41

kisha zgjidhur sytë, e kuptova se ishte grua. E përplasi derën me fuqi ashtuqë unë nuk arrita ta shfrytëzoj atë pak dritë dhe të shoh se kush tjetër ishtenë atë dhomë.

Pas disa çastesh u kthye përsëri me një mjet lidhjeje. Ishte ajo, nëfakt, një çorapë burrash, të cilën ma vuri mbi sy dhe e lidhi me një spango.Nga kundërmimi për pak nuk volla. Menjëherë pas kësaj më dërgoi në njëkthinë tjetër dhe më udhëzoi t'i zhvesh rrobat dhe t'i zbath këpucët. Ajo mahoqi nga dora orën, bylyzykun dhe unazën e martesës. Vathët m'i këputi meforcë nga veshët. Mbeta me sy të lidhur. Nuk pata guxim t'i zgjidh, as kur përnjë kohë të shkurtër mbeta vetëm.

Rojtarja u kthye shpejt edhe me një person. E dëgjova kur i tha atijpersonit tjetër: "Ja, ku e ke, bëj me qelbaniken çkado që të bjerë ndërmend." Personi tjetër ishte mashkull. E kuptova këtë posa më kapi për krahudhe më shtyri drejt njëfarë shtrati. "Vërtet, po qelbesh, zoti të vraftë. Më bër-titi tek veshi derisa me duar m'i shtypte gjinjtë. Nuk e kuptoj si e mora gux-imin të them se nuk po qelbem unë por çorapa. Me sa duket kjo më dolispontanisht. As që isha mjaft e vetëdijshme se çfarë thashë, sepse qesh aqe frikësuar si asnjëherë tjetër më parë në jetën time.

"Ahaaa, do të dëshiroje t'i zgjidh sytë, apo jo mësuese? Ke dëshirëtë më shohësh. E po mirë, shikoje Novicën tënd, por mbaje në mend seçorapet serbe nuk kundërmojnë. Duhet ta kesh për nder që serbi dëshiron tëtë q... A të kujtohet Novica nga klasa e katërt A "- pyeti duke ma larguarçorapën nga sytë.

Disa çaste nuk munda të shoh asgjë edhe pse drita ishte e ndezur.Vetëm pasi sytë m'u mësuan me dritë ia pashë fytyrën. Ishte i panjohur. Endenuk mund të besoj se ai që më përdhunoi ka qenë nxënësi im, ish-nxënësiim. Sipas moshës, ndoshta edhe do të mund të ishte nga gjenerata e parënë praktikën time si mësuese. Ishte më i ri se unë njëzet vjet, që do të thotëse atëherë kur unë fillova të punoj si mësuese, do të mund të ishte në klasëne katërt të shkollës fillore. Por, fytyra e tij për mua ishte e panjohur, nuk mëkujtohet asnjë nxënës me emër të tillë.

Atë natën e parë të internimit tim, më përdhunuan edhe shtatë tëtjerë, por asnjërit prej tyre nuk ua pashë fytyrat, sepse Novica, nëse vërtetai është emri i tij, pastaj përsëri m’i lidhi sytë. Para se të shkonte më lidhi përshtrati. E lidhur, me këmbë të hapura dhe duar të hapura mbi kokë, kamshërbyer për kënaqësinë e shtatë "Jugoviqëve". Kështu i përkëdhelte ajo gru-aja, rojtarja. Kohëpaskohe hynte në dhomë të verifikonte a duhej të mëlante. Më vonë e kuptova se "larje" do të thotë lagie me ujë të ftohtë në rastse i burgosuri alivanoset.

Të nesërmen me kamion më dërguan në një vend tjetër, së bashkume një grup të burgosurash, të cilat si unë i kishin sytë e lidhur dhe duart elidhura pas shpine. Pas një udhëtimi të gjatë me kamion na vendosën në njëfarë barake pa dritare, në të cilën depërtonte drita vetëm atëherë kur hapejdera. Nuk di ku ishte ai vend. Ndoshta afër Bosanska Gradishkës, sepsenjëherë e dëgjova njërin nga rojtarët që ia përmendi rojtarit tjetër se si iduhet të shkojë deri te gomisti në Gradishkë.

42

Nuk di të them saktë sa kam qëndruar aty, sepse në terr njeriu ehumb orientimin për kohën. E kam përshtypjen se në atë barakë të errët ekam kaluar një jetë të tërë. Derisa isha e mbyllur aty rojtarët më rrahën disaherë. Ashtu disa prej tyre e thyenin monotoninë, pasi para se ta rrahnin tëburgosurën ata së pari e përdhunonin.

Një rojtar (e quanin Kostur, edhe pse ishte majmok) me kondakun epushkës ma lëndoi nofullën e majtë dhe m'i theu të gjithë dhëmbët (në anëe majtë). Këtë në fytyrë e kam për kujtim nga Kosturi. Nga ai tmerroheshimmë së shumti, sepse ishte Sadist i vërtetë. Grave ua fuste shishen e birrësnë... dhe e detyronte secilën t'ia “thithte”. Mua provoi të ma fuste tytën e rev-oles... Instiktivisht u prapsa dhe e godita me këmbën, të cilën ai ishte i sig-urt se nuk do të guxoj as as nuk do të mund ta kundërshtoj, e kishte lidhurlehtë për shtrati. I befasuar dhe i tërbuar ma ktheu me kondak. Vetë godit-ja nuk më kujtohet. Gjëja e fundit që më kujtohet është lëvizja nga një kar-rige e kapi pushkën. Mendoj se shumë gjatë kam qenë e alivanosur.

Kur erdha në vete, ende ndodhesha në të njëjtën dhomë, në të cilënna përdhunonin rojtarët. Ata atë e quanin argëtim. Nofullën e kisha të lidhurme njëfarë lecke, kurse në gojë e kisha shijen e gjakut. Tërë koka mëdhimbte. Në atë moment gjëja e parë që më ra ndërmend ishte se sytë nuki kisha të lidhur. I vetmi Kosturi, secilës prej nesh ia zgjidhte sytë duke ulavdëruar se ai nuk i frikësohej askujt. Natyrisht, secilës para kthimit nëbarakë, përsëri ia lidhte sytë.

Meqë ishte vetëm në dhomë kisha mundësi ta shikoj me vëmendje.Ishte mjaft e vogël, rreth 15 metra katrorë, e ndoshta edhe më pak. Muretishin jashtëzakonisht të ndyta, me shumë njolla të gjakut. Disa njolla ishinfare të errëta, por kishte edhe njolla të njoma, të kuqe. Përveç shtratit dhedy karrige, në dhomë nuk kishte gjëra të tjera. Dritaret nuk kishin perde,prandaj dikush kishte ngjitur në xhama gazeta të reja, në disa vende tashmëtë grisura.

Ajo dritare e vogël më tërhoqi, por nuk kisha fuqi të ngritem ngashtrati dhe së paku për një kohë të shkurtër të hedh një sy jashtë. Dukendenjur shtrirë vetëm mund t'i përgjoja tingujt. I mbyllja sytë, sepse e kishapërshtypjen se atëherë dhembjet në kokë po më zvogëlohen. Kohëpaskohederi te unë depërtonin zërat e rojtarëve.

Në një moment dikush hyri në dhomë. Shtiresha se jam e alivanosurdhe në momentin kur mendova se nuk më shkoi për dore, dëgjova se po ithërriste dikujt t'i thotë Kostës se akoma është e alivanosur. Zëri tjetër iaktheu "Pse po interesohet Kosta aq shumë për atë turkeshë? Vallë nuk ështëdashuruar në të? Përsëri u dëgjua ai në dhomë, duke ia hedhur fjalën atij nëkorridor se Kosta e kishte njohur bashkëshortin tim, sepse së bashku e kishinkryer shkollën teknike në Banja Llukë. Shtoi gjithashtu se Kosta kishte men-duar të ëmbëlsohet i pari, por ai i vogli ia kishte hedhur.

Atëherë i thirri atij tjetrit të sillte ujë dhe të më kthente në tharkune derrave. Nuk kishte më kuptim të shtirem. I hapa sytë me qëllim që t'ishmangesha larjes, por kjo nuk i pengoi të derdhin tërë kusinë mbi mua. Siduket nuk dëshiruan ta kthejnë prapa kusinë plot me ujë. Duke më tërhequr

43

zvarrë nëpër tokë, më kthyen në barakë. Natyrisht, nuk harruan të m'i mbylinsytë.

Përsëri u gjenda në terr pa ajër të mjaftueshëm me dhembje tëpadurueshme në kokë dhe me shtrëngime në lukth, të cilat zgjatën me ditëtë tëra, sepse as racionet e rralla dhe të varfëra të peltes së misrit, të cilatna i jepnin për të na mbajtur në jetë, nuk mund t'i haja. Megjithatë, më erëndë se dhembjet dhe uria, më e rëndë se poshtërimi, i cili ta mbyt çdodëshirë për jetë, ishte informata se nuk do ta shoh më bashkëshortin. Edhepse kohë pas kohe ngushëllohesha se nuk do të thoshte se është i vdekurnëse Kosta "e ka njohur", njëfarë zëri i brendshëm më thoshte se nuk ështëi gjallë. Vendosa atëherë të ndërmarr diçka: ose të dal nga ai ferr, ose tëvdes. E dija se po të mos kem sukses, do të më vrasin. Nuk i frikësoheshavdekjes.

Meqë rojtarët më kursyen nga seancat e tyre sadiste kisha kohë tëmendoj dhe të vështroj pak rreth e rrotull, thënë më mirë ta hulumtoj situ-atën përreth, sepse në atë errësirë duart na i zëvendësonin sytë. E dija seasnjëra nga të burgosurat, të cilat siç edhe unë ishin në gjendje të mjerë, tërrahura, të rraskapitura dhe të torturuara, nuk ishin në gjendje fizikisht tëqëndrojnë me ato kafshë. Megjithatë, më e rëndë se kjo qe humbja eshpresës. Thjesht iu dorëzuan fatit. Shumë prej tyre i kam dëgjuar se si iluteshin Zotit që t'i merrte.

Duke i dëgjuar mendova se do të çmendem. Nuk di çka më shtyri tëmendoj se kjo ide edhe nuk do të ishte shumë e keqe. Atëherë vendosa: dotë çmendem do të luaj rolin e të çmendures. Nuk e dija si, por edhe nuk kamndonjë talent për aktrim. Të kënduarit m’u imponua si e vetmja mënyrë.Papritmas më lindi kjo ide.

Posa fillova ta ndjej veten më mirë dhe mund ta lëvizë gojën provo-va të këndoj me zë të vogël, kurse gruaja e cila rrinte ulur afër meje, të cilësnuk arrita kurrë t'ia shoh qartë fytyrën, Hatixhe J., kërceu rrëmbimthi dhe ulargua prej meje duke bërtitur: Kjo luajti mendsh, u çmend.

E ndjeva se edhe të burgosurat e tjera u mblodhën rreth meje. Mapreknin fytyrën, m'i preknin duart, më bënin pyetje të ndryshme. Nihada, mëe reja midis nesh, katërmbëdhjetë vjeçe, ia plasi vajit, por unë s'kisha mëkthim prapa. Vazhdova me këngët, të cilat i këndoja me fëmijët në shkollë.Gratë rreth meje filluan të komentojnë me zë se u çmenda nga goditja eKosturit në kokë. Njëra prej tyre, nuk e di cila, tha se kjo ndodhi ndoshta përshkak të bashkëshortit, se me siguri e kam kuptuar se serbët e kanë therur.Në vend që të klith, vazhdova të këndoj me zë edhe më të lartë.

A mund ta merrni me mend cila këngë m'u kujtua? Çfarë kënge?Serbe! Fillova të këndoj "Moj Millane, jabuko sa grane" (or Milani im, mollë edegës). Kurrë nuk më ka pëlqyer ajo këngë dhe as që e kam kënduar ndo-njëherë edhe pse nëpër ahengje kam kënduar ndonjëherë edhe këngë tëtyre. Barabartë me këngët e ashikëve.

Një rojtar vrapoi në barakë si i krisur, e pas tij edhe tjetri. Më nxorënjashtë. Me siguri ishin të shokuar me këngën time pasi harruan të m'i lidhinsytë. Më bërtisnin që të pushoj së kënduari, kurse unë e verbuar nga dielli i

44

kapsallita sytë dhe këndova me sa zë që kisha. Kisha një ndjenjë sikur të jemnë mjegull, por së shpejti fillova ta shikoj ambientin rreth e rrotull. Barakanga jashtë dukej si një depo e montuar. Ka mund të jetë depo ose uzinë, osepunëtori. Dërrasat në dritare ishtin të gozhduara. Pak më larg ishte një shtëpie vogël, shtëpi përdhese dhe një traktor me rimorkio para saj. Përfundova senë atë shtëpi gjendet dhoma, në të cilën na përdhunonin.

Rojtarët, ende të hutuar, më tërhoqën deri tek shtëpia dhe mëmbështetën për muri. Më i riu e drejtoi pushkën drejt meje, por unë vazhdo-va të këndoj. Atëherë ai më i vjetri e nxori nga çizmja një thikë dhe ma vurinën fyt. Ai ishte Kosturi. Atë, natyrisht tashmë e pata parë. U shtanga dhepër një çast heshta. Në realitet, nuk e dëgjova zërin tim edhe pse u përpo-qa ta hap gojën.

Mendova se nuk do të mund ta përmbaj veten. Nuk i frikësoheshapushkës, por më kapi paniku nga mendimi se Kosturi do të mund të më masakronte. Ai ishte në gjendje ta bënte këtë. As sot nuk e kam tëqartë si e mora forcë dhe vazhdova të këndoj. Nuk më kujtohet cilën këngëe këndova. E di vetëm se bërtisja me sa fuqi që kisha dhe nofulla më dhem-bte tepër shumë. Po e marr me mend se kjo i tërhoqi të tjerët të dalin ngashtëpia. Njëri prej tyre, i vetmi i qethur si duket dhe me rroba të hekurosurapyeti çfarë më ka ndodhur dhe pse nuk i kam sytë e lidhur. Kosturi iu përgjegj."Si duket, Kosta" simpatisë sate nuk do të duhet më t'ia lidhim sytë. Ështëçmendur.

Unë, natyrisht, vazhdova të këndoj, prandaj Kosta, ai që e kishte"njohur" bashkëshortin tim, urdhëroi të më "lanin". Më "lanë' disa herë, mëgoditën me shuplakë, ma vunë thikën në fyt e pastaj hoqën dorë. E inkura-juar, fillova të kërcej, gjoja se po vallëzoj. Madje në një moment desha t'i afro-hem Kostës të vallëzoj me të. Kostës, i cili ndoshta ma ka masakruarbashkëshortin tim. E di se kjo ju tingëllon e pabesueshme, por unë vërtetdesha ta bëj këtë që t'i bind se jam e çmendur. Kosta më pengoi dhe urd-hëroi të më kthenin në barakë.

Që nga ajo ditë, me ditë të tëra më testuan. Më dërgonin në atështëpizën dhe më rrahnin, më lagnin me ujë, por nuk më përdhunonin më.Në fillim kur më nxirrnin nga baraka m'i lidhnin sytë, por më vonë pushuanta bëjnë këtë. Natyrisht, grave të tjera nuk ua zbulova të vërtetën, se çmen-duria ime nuk është e vërtetë. Edhe sot më bren ndërgjegjja që me britmate mija i çmenda edhe ato. Frikësohesha se ndonjëra prej tyre do të më trad-htonte me qëllim që ta shpëtonte veten, ose së paku t'i zbuste torturat.

Të gjithë besuan në çmendurinë time, por edhe vetë kohë pas kohenuk isha e sigurt a jam ende njeri normal. Nuk këndova vetëm derisa isha ezgjuar, ëndërrat e mia qenë "të thurrura me këngë". Kjo më shpëtoi nga ferri.Mbijetova.

Zagreb, 16 korrik 1992

***

45

Fatima

***

Sa kohë ndodheni në kamp?FATIMA: Ku?Në lagjen për refugjatë.F: Ahaa, tashmë muajin e dytë. Po presim të na dërgojnë diku tjetër.Ju jeni nga Foça?F: Jo, unë jam nga Xhihaniqi.Xhihaniqi është fshat afër Foçës?F: Jo. Xhihaniqi është fshat afër Prusit, por nga ai fshat mund të

shkosh edhe në Baliq, edhe në Bugojnë dhe Donji Vakuf.E përmendët në treg Foçën dhe Gorazhdën, prandaj mendova se

keni jetuar në Bosnjen Lindore.F: Po, kam jetuar. Atje jam martuar. Bashkëshorti im është nga atje,

kurse unë kam lindur në Xhihaniq.Mirë, ku keni jetuar?F: Në Gjigjevë, në të vërtetë te Gjigjeva. Ne jemi pak më larg, në

kodër, por i takojmë Gjigjevës. Komuna na përfshin ashtu. Së andejmi mundkosh edhe në Foçë, edhe në Gorazhdë, ngado që të duash. Por, deri nëGorazhdë të duhet një ditë e ndoshta edhe më tepër të udhëtosh me kalë.Bashkëshorti im ka shkuar në Foçë më së shumti. Nisej atje në treg dhe kurduhej blerë diçka për shtëpi. Atje tek ne është bjeshkë. Mrekulli e Zotit. Kurmë dërgoi atje mendova se kurrë nuk do të mësohem, isha shumë e re. Umartova me të në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Erdhi në panair nëPrusac. Unë shkova atje me motrën. Ajo ishte më e vjetër i kishte mbushur22 vjet. Por ai ma vuri syrin mua. Edhe unë atij. Ishte i bukur si fotografi.Nuk kishte djalë më të mirë në panair. Më tha se është nga Foça. Unë e pyetaa është ky qytet i madh, kurse ai më tha po. Dhe ika me të. Si të mos ik, kursytë e tij nuk më dilnin nga mendja. Të kaltër si Drina.

Por më gënjeu, pakëz. Foçën as nuk e pashë. E pashë, por shumëmë vonë. Kur më dërgoi ta lind Vogëlushen, atëherë qeshë për herë të parënë Foçë. Pas fëmijës së parë, i cili qe djalë, gjashtë fëmijë më vdiqën. Edhei pari mezi mbeti gjallë. Kur mbeta me barrë me Vogëlushen, ai nuk u përm-bajt më dhe më tha: "Nuk do të shkosh më as te plakat, as te hoxhallarët.Do të të dërgoj në Foçë dhe le të të kontrollojnë mjekët". Në spital më thanëqë jam negative. Ndodh, me defekte. Edhe atij ia morën formulën e gjakut,por ai tha, se rezultati ishte pozitiv. Ai, tha që është mirë. Unë e pyeta a dotë më përzërë, kurse ai më tha: "Ec, mos u bë e marrë. Nuk do të kishapërzërë për asgjë në botë. Unë të dua ty më shumë se veten. E imja je. Dhe

46

për Zotin unë e linda Vogëlueshen në spital. Katër kilogramë e gjysmë. Tanie gjora e gjora është trembëdhjetë vjeçe.

A është bashkëshorti i juaj këtu me ju?F: Jo, mos e dhashtë Zoti. Serbët e mbajnë në burg në Foçë, nëse

të mjerin nuk e kanë vrarë. Falë Zotit që nuk është me ne. Njëqind herë deritani e kam falënderuar Zotin.

Pse? Për ç'arsye nuk dëshironi që bashkëshorti juaj të jetë me ju?F: Kështu, së paku nuk di gjë për turpin tim. Do të vriste veten po

ta dinte se ma kanë marrë fytyrën.A keni qenë të lumtur në martesë? A e doni bashkëshortin?F: Po të mos kisha qenë e lumtur, nuk do të mbetesha në atë vend

të egër. Babai do të më kthente prapa sikur ta kisha pasur keq. Si të mos edua një njeri të tillë. Kush nuk do ta donte pasi është njeri shpirt. Kurrë nukmë ka thënë ndonjë fjalë të keqe, kurrë nuk çoi dorë në mua. Por, këtë nukdo ta duronte.

Si arriti në burg?F: U nis për në Foçë që të shesë lopët. Shkoi pasdite dhe bujti një

natë te një kushëri e prej andej u nis për në Foçë. Nuk u kthye. Kushëriri edërgoi të birin të më tregonte se është në burg. Më tha se ka dëgjuar nganjë njeri se e ka zënë policia serbe, ajo që u nda nga policia "e vërtetë",boshnjake. Ai njeri tha se serbët në çdo moment mund ta sulmonin Foçën.Unë jam fajtore, unë ia mbusha mendjen t'i shiste lopët dhe të nisemi tëshkojmë te familja ime. E parandjenim të keqen.

Çfarë të keqe?F: Çfarë e gjeti familjen e nënës sime. Gjatë asaj luftës, në vitin

1941. E vranë çetnikët tërë fshatin, vetëm katër mbetën gjallë nga treqindshpirtra. Familja e nënës është nga Vishegradi. Atë, nënën time, ende ishtee vogël dhe tezen i shpëtuan gjermanët nga çetnikët. I sollën deri nëSarajevë. Pastaj kanë ardhur në Donji Vakuf. Nëna prej andej u martua nëXhihaniq. Çetnikët i kishin masakruar shtatëmbëdhjetë anëtarë nga familja egjyshit dhe xhaxhait. Këto m'i ka treguar nëna ime. Për këtë arsye unë fillo-va të frikësohem, kur filluan të flasin në radio se serbët po frikësohen dhe sene myslimanët po i rrezikojmë. Del se ne i kemi rrezikuar ata kurse shtetimerrte prej nesh dhe u jepte falas atyre. Vazhdimisht flisnin në Radio-Beograd se dofarë "muxhahedinësh" po i frikësojnë serbët dhe se myslimanëtjanë dofarë "bereta të gjelbërta". Thoshin se po ndodh që myslimanët duanqë Bosnja të bëhet si Iraku(Irani) dhe gratë të mbajnë ferexhe.

Të gjitha këto janë gënjeshtrat e tyre. Më ka treguar bashkëshortiim, kur u kthye një herë nga Foça dhe unë e pyeta a i kishte parë "muxha-hedinët" dhe ato "beretat" e gjelbërta, djalli i marrtë. "Jo, nuk i pashë", tha"për sytë e ballit nuk e pashë asnjë edhe pse pesë orë kam ecur nëpër Foçë".

Shkoi edhe në Gorazhdë dhe kur u kthye, më tha se as atje nuk ikishte parë as të parët, as të dytët. E kishte pyetur edhe një serb, Vasën,njeri i mirë, a i kishte parë ai ata mu-xha-he-di-nët, dhe ato be re tat, kurseVaso i kishte thënë se ai është budallallëk dhe se Millosheviqi po dëshiron t'ipërçajë serbët dhe myslimanët.

Unë frikësohesha dhe fillova t'ia mbush mendjen burrit tim t'i shes-

47

im lopët dhe të ikim. Mendova se është më mirë të mos jemi atje. Serbiaështë afër, prej andej do të mësyhen. Dhe ja, ai shkoi. Por, nuk u kthye më.Desha edhe unë të nisem për në Foçë, por Vogëlushja nuk më la. Tha: "Dotë të burgosin edhe ty nënë. Radioja lajmëroi se serbët kanë filluar ta bom-bardojnë Foçën".

Vogëlushja vazhdimisht më bindte të ikim, të mos presim të kthehetbabai, sepse ai nuk do të kthehet. Unë nuk bindesha. Një ditë erdhi aikushëriri, i cili i kishte bërë konak burrit tim. E kishte marrë edhe familjen dhenëpër pyll ishte nisur për në Gorazhdë. Na ftoi edhe neve dhe unë i premto-va se ne do të nisemi të nesërmen. "Duhet të përgatitemi", i thashë unë,kurse ai ma ktheu: "Mos po bëhet vonë nesër. Serbët po djegin dhe po vrasin.Janë çmendur, pika u raftë".

Para mbrëmjes kodrës ia vunë zjarrin. E dinim se po digjej fshati. Edogjën Gjigjevën. Pastaj dëgjova se e kishin sulmuar atë mëgjes. Vogëlushjadhe unë nuk guxuam ta kalojmë natën në shtëpi. I morëm bataniet dhefjetëm në pyll, nën një ah. Pylli ishte afër, pas shtëpisë, as njëqind metra larg.Në mëngjes u zgjuam dhe unë përgjova. Pashë se askush nuk është rrethshtëpisë. Qetësi, thuase çdo gjë ka vdekur përveç zogjëve. U kthyem nështëpi të marrim gjërat që na nevojiteshin dhe ushqimin. Dhe pastaj djalli mëçoi në stallë, një lopë kishte mbetur aty. Nuk qe e jona, por e fqinjëve. Ishtete ne për ta ruajtur, derisa Zejna të kthehej nga e bija. I thashë vetes: zgjid-he kafshën, së paku le të kullotë. Dhe pastaj e pashë se gjinjtë i ishin fryrë.Kishte shumë qumësht. "Më duhet ta mjel", mendova dhe sapo isha duke epërfunduar mjeljen, dëgjova një klithmë. E ktheva kokën, kurse ai në derëne stallës..."

Çfarë ndodhi pas kësaj?F: ... belaja, motër, belaja!A ju sulmoi ai?Në vend të përgjigjjes Fatima e uli kokën. E përsërita pyetjen. Edhe

më tutje mbrohej me anë të heshtjes. E lashë të qetë disa minuta, por pas-taj vendosa të rrezikoj: "A ju përdhunoi", e pyeta. U ngrit me shpejtësi ngatryeza, qëndroi disa çaste në këmbë pa fjalë dhe përsëri u ul. Pastaj duke eridëgjuar bisedën e incizuar, përfundova se do të shkonte po të dinte nga t'iambante.

I lashë disa minuta që ta mbledhë veten dhe pastaj ia përsërita pyet-jen. Nuk u përgjigj. Provova përsëri duke e pyetur a e kishte njohur atë njeri.Heshti, por nuk nuk dha më shenjë se dëshiron të ikën. E përsërita pyetjen.Më shikoi me një shikim të shkurtër dhe për befasinë time e mori në dorëfilxhanin me çaj tanimë të ftohtë. E prita derisa e piu çajin dhe e pyeta përsenuk dëshironte të tregonte çfarë i kishte ndodhur. "A do të lavdëroheshe time turpin tënd", mu përgjigj me pyetje. I thashë se nuk ka arsye të turpëro-het. Nuk e komentoi këtë, por e ndjeva se acarimi midis nesh filloi të zbutetpakëz. Vendosa ta shfrytëzoj këtë.

A ishte vetëm ai njeri?F: Jo nuk ishte. Ishin shumë. Pesëmbëdhjetë, ndoshta edhe më

shumë. Nuk ishin dele që t'i numëroj. A ishim me uniforma dhe a ishin të armatosur?

48

F: Ushtri është ajo, serbe, nga Serbia, "shqiponjat". Vogëlushja thotëse nuk ishin ata, por pjesëtarët e arkanit, Zoti ua ktheftë. E dogjën çdo gjëpërgjatë Drinës, i vranë burrat, kurse grave ua morën fytyrën. Jetën ma hel-muan dhe fëmijën ma shkatërruan, qentë ua hangshin mishin.

A e përdhunuan edhe bijën tuaj?F: Nuk do t'i tregoj të gjitha edhe po të ma copëtosh trupin. Pse,

vajzë je e tillë. A ke ti evlat? A ke ti bijë? A do të flisje ti për turpin e saj? Sinuk po e kupton një nënë?

E di se e keni vështirë të flisni për përdhunimin. Edhe gratë tjera,me të cilat kam biseduar, flasin për atë kundër dëshirës së tyre.

F: Nuk po kupton. Askush që nuk e përjetoi këtë, nuk e kupton. Aiështë turp për çdo grua të ndershme. Turp po si jo. Si do të dal parabashkëshortit, nëse e shoh ndonjëherë. Po më thonë ta bind Vogëlushen tëjapë adresën. Nuk kam zemër ta bindë. E di se nuk do të mund t’i dal para syve.

Adresën e kujt?F: Adresën e birit tim në Gjermani. Atje është tashmë gjashtë vjet.

Parvjet edhe u martua. Atje shkoi pas shërbimit ushtarak. Ka një punë tëmirë, është mekanik. Ai na shkroi letër dhe na ftoi të shkojmë atje, sepse nëBosnje do të bëhet luftë, kurse ne qeshnim me të prej nga ai në Gjermanimund ta dinte këtë.

Pse bija juaj nuk po e jep adresën? Kujt do të duhej t'ia jepte?F: Po, atyre nga Kombet e Bashkuara që po na vizitojnë, por mund

t'ia japë edhe Kryqit të Kuq, por ajo nuk e tregon. As unë nuk do ta jepja, potë isha në vendin e saj. Si do të dalë e shkreta para vëllait, ashtu e mjerë, eshkatërruar. Ajo thotë se më me dëshirë do të kërcente në lumë.

Ju a nuk e dini adresën?F: Si mundem ta di? Unë nuk i di ato shkronjat gjermane. E di vetëm

se ka një "osten" dhe një "shtrase".A ju kanë detyruar të shikoni, derisa e kanë përdhunuar bijën tuaj?F: Sa e mallkuar që je, dëshiron t'i dish të gjitha! Si nuk të vjen turp,

vajzë? Por as "sikijatrat"(psikiatrit), as ata që marrin shënime për përdhin-ime, nuk pyesin kështu. Nuk do t'u tregoja as atyre, mirëpo Vogëlushja udetyrua të shkojë te mjeku. E keqtrajtuan edhe nga përpara, edhe nga prapao Zot ruana, edhe në gojë, të rrahin për vdekje, veshkët t'i shkatërrojnë dheatëherë deshe apo jo duhet t'i tregosh mjekut. As nuk ke nevojë t'i tregosh,as nuk të pyet, ai tashmë e di. Si të mos e dinte kur arrijnë autobusët dhekamionët me gra dhe vajza të përdhunuara.

A ju kanë rrahur shumë? A e kanë rrahur bijën tuaj?F: Mua më kanë rrahur shumë, sepse nuk mund të shikoja çfarë po

i bënin asaj. Më goditnin në çdo pjesë të trupit. Ajo thotë se atë nuk e kanërrahur, vetëm e kanë lagur me ujë. Ndoshta do ta kishin rrahur edhe atë, porajo iku. Derisa "ma bënë atë", asaj iu kthye vetëdija, erdhi në vete. Kur e pase atë nuk po e shikojnë, iku dhe u fsheh në pyll. Dy persona u nisën pas saj.Gjuanin me pushkë nëpër pyll, por ajo ishte fshehur në një kaçube. Aty ekishte pritur Zinetën dhe Senën. Unë nuk e pashë gjatë kësaj kohe. Vetëmtë nesërmen paradite unë erdha në vete. Zineta ma lante fytyrën, Ajo dheSeno më hoqën nga dudi.

49

Çfarë dudi? Çfarë po bënit ju në dud?F: Nga dudi ynë, para shtëpisë. Qëndrova e varur në një degë. Mua

nuk më kujtohet kjo. Zineta më vonë më tregoi se kisha qenë e lidhur përkëmbësh dhe kisha qëndruar ashtu e varur. Kokën e kisha teposhtë. Ajo thotëse fytyrën e kisha si vishnje.

Kush është Zineta?F: Grua e emancipuar, e mençur, shpirt njeriu. Ajo është nga Foça,

kurse Seno është biri i saj, Senadi, një djalë shumë i mençur, një vit më imadh se bija ime. Ata u patën nisur nga Foça, kur serbët ia morënbashkëshortin. Ishin nisur nëpër pyll për të shkuar në Gorazhdë, sepse nëpërrrugën kryesore nuk mund të kalonim nga ushtria serbe. Seno i vogël e kishtepasur njëfarë harte. Ai më tha se në atë mund ta gjente tërë Bosnjen. Unënuk i besova: sa e madhe është Bosnja, kurse ajo farë harte, si e quajnë, njëcopë letër. Vogëlushja më tha se kjo është e vërtetë, sepse edhe ajo nëshkollë kishte një hartë të ngjashme. Ata e quanin hartë dhe në të ishte edheBosnja, edhe Jugosllavia edhe shtetet tjera.

Seno dhe Zineta hasën në bijën time, derisa fshehej në kaçube. Ajoi bindi të nisen me të deri te shtëpia që të më varrosin mua. Kishte menduarse jam e vdekur. Zineta ishte mëdyshur, ishte frikësuar, por Seno ishte nisurtë shohë çfarë ka ndodhur, prandaj edhe ajo ishte nisur pas tij. Më tregoi semezi më kishin hequr nga dega e dudit. Shtëpia po digjej ende, kurse stallanuk ishte më. Unë nuk i pashë, por ata më treguan kur u bëra pak më mirë.Ata për shkakun tim kishin mbetur tërë atë ditë dhe natën e dytë e kishinkaluar në pyll. Unë nuk mund të ecja. Zineta m'i dha rrobat e saj për t'iveshur. Vogëlushja i veshi pantallona dhe këmishën e Senos. Ne na u dogjçdo gjë. Nuk di a morën ata egërsirat ndonjë gjë apo jo.

Çfarë ndodhi me të tjerët në fshat? F: Në cilin fshat?Fshatin tuaj. Ku ishin fshatarët tjerë, a u dogjën edhe shtëpitë e tyre?F: Grua e çuditshme, ti mua fare nuk më paske dëgjuar. Të thashë

se edhe shtëpia e Zejnës u dogj. Edhe stalla iu dogj, kurse ajo Zejna, kaherëka shkuar te e bija në Mostar. I shoqi i vdiq para tri-katër vitesh. Gjingjevandodhet nga ana tjetër, pas kodrës. Të thashë se atje digjej çdo gjë një natëpara se të vinin te ne ata qentë. Unë nuk di ç'ndodhi me njerëzit nga fshati.Para pak kohe dëgjova se disa prej tyre i kanë vrarë.

Ku u nisët kur u bëtë më mirë?F: Unë nuk dita as nga të shkoj, as çfarë të bëj, mirëpo Zineta tha

se mund të shkonim vetëm në drejtim të Gorazhdës, përmes pyllit, sepsenëpër xhade është shumë rrezik. Ka shumë serb dhe tankse. Seno naudhëhiqte. Ai vazhdimisht i shikonte drunjtë dhe kërkonte dofarë rrathësh tëkuq dhe të bardhë. Vogëlushja më tha se aty sillen ata të cilët ngjiten nëpërbjeshkë. Dhe për Zotin, arritëm të gjallë në Gorazhdë. Qe shumë rrezik.Njëherë për pak nuk hasëm në çetnikë, ndërsa dy herë pati përleshje armëshdhe plumbat fluturonin mbi kokat tona. Para Gorazhdës i takuam ushtarëttanë. Ata u habitën, kur Seno u tregoi nga cila anë kemi kaluar. Njëri prejtyre, një i ri, na futi në Gorazhdë.

50

Sa kohë qëndruat në Gorazhdë?F: Gati dy muaj. Qëndruam te disa miq të Zinetës. Njerëz të mrekul-

lueshëm, por të varfër. I shpenzuan të gjitha. Nuk kishin më ushqim.Luftohej. Granatat binin çdo ditë dhe një ditë Zineta tha të nisemi në drejtimtë Konjicës. Ajo rrugë ishte shumë më e gjatë dhe më e rëndë. Me ditë tëtëra udhëtuam nëpër pyll. Pikërisht kur arritëm para vetë Konjicës, tashmëgjysmë ore ishim me dy udhëheqës të tjerë, të cilët duhej të na çonin nëqytet, kur ra një granatë dhe e goditi Senon, kurse një pjesë e granatës ikaloi Zinetës nëpër dorë. Ranë më shumë se njëqind granata, por ajo e godi-ti mu atë. E mallkuar qofsha pse nuk më goditi mua!

Në Konjicë Zineta u detyrua të shkonte te mjeku, humbi shumë gjak.Kur na vendosën në një sallë, ku fëmijët para luftës kishin ushtruar, unë men-dova se do të na zihet fryma, nuk munda t’i shtrijë as këmbët, s'kishte vend,ishte shumë ngushtë, kurse refugjatë kishte me qindra. Posa e ndjeu Zinetaveten më mirë, unë thashë të shkojmë më tutje, por ajo nuk mund të ecte.E humbi dëshirën për jetë, e theu vdekja e Senos. Mirëpo, edhe ajo e pa senuk mund të qëndronim më shumë në Konjicë: që nga mëngjesi deri nëmbrëmje përveç urisë së përhershme i kishim edhe granatat përmbi kokë.

Pas dy muajsh, ajo gjeti disa njerëz, kroatë, të cilët menduan tëshkojnë në Mostar dhe ne u nisëm me ta. Atje, përsëri çdo gjë ishte nën gër-madhë. Më ra ndër mend Zejna, e cila më kishte thënë se kurrë nuk kishteparë qytet më të bukur se Mostari. Aty nuk e patëm mirë. Nuk u bëhej qejfiqë po vinin refugjatët. Unë pyeta pse edhe ata janë kundër nesh, kurse njëgrua, katolike, refugjate si unë, më tha se kishte dëgjuar se Mostari duhet tëbëhet qytet i kroatëve, për këtë arsye nuk i dëshirojnë myslimanët. Unë këtofjalë nuk i kuptova fare. Mezi prita të na dërgojnë më tutje. Dhe një ditë përZotin erdhën ata nga njëfarë komesariati dhe na thanë se nesër do të nise-mi. Dhe vërtet u nisën dy autobusë. Të gjithë udhëtarët ishin gra me fëmijëdhe një numër shumë i vogël burrash pleq. Të gjitha gratë ishin fatzeza.

Si e dini ju këtë, a keni biseduar me to për këtë punë?F: Vajzë, për atë nuk bisedohet.Si e dini ju pra që ishin "fatzeza"?F: Si nuk mund ta di! Shikojnë përdhe, por edhe nëse të shikon, sytë

i rrotullon pa ndjenja. Të gjitha ato, serbët i shkatërruan, Zoti i vraftë.Ku ju dërguan?F: Në det. E pashë detin për herë të parë në jetën time. As nuk kam

mund të marr me mend se ai ujë është aq i madh, në televizion ai nuk shi-het. Edhe vogëlushja ime për herë të parë u kthjell kur e pa detin. I zgurdul-loi sytë thuase donte ta përbinte. Pastaj përsëri u tërhoq në vete. Prej andejna shëtitën me veturë me ditë të tëra derisa na sollën këtu, në lagjen e refug-jatëve. Zineta mbeti në vendin e quajtur Promajne. Edhe atje gjithashtu kashumë refugjatë. Ne tani po presim të na dërgojnë në ndonjë shtet tjetër. Nëlagje flitet se shtetet e tjera janë pajtuar të na pranojnë. Unë nuk e besojkëtë. Çfarë u duhen fatzezat.

Zagreb, 5 nëntor 1991

***

51

Selma

***

Që nga mesi i vitit 1991, në mesin e serbëve, me të cilët jamshoqëruar nuk munda më t'i njoh njerëzit e njëjtë çfarë më janë dukur mevite të tëra. Nuk po them se të gjithë ishin për luftë, por përnjëherë të gjithëfilluan të flasin se si janë të rrezikuar, se si nuk mund të jetohet më bashkëdhe se është mirë që secili të shkojë në anën e vet. Disa, madje hapur flis-nin se si myslimanët duhet të shpërngulen nga Banjalluka. U shmangeshanjerëzve të tillë. U shmangesha grindjeve. Përpiqesha të punoj e të bëhemsikur nuk po vërej asgjë të posaçme, thuase nuk dëgjoj edhe ditën, edhenatën: "Myslimanë, korba të zinj, ditët i keni të numëruara" .

Madje edhe në muajin dhjetor e punësova një serbe edhe pse nëkonkurs u paraqit një myslimane. Pas shkurorëzimit, para dy vitesh, shitorjamë takoi mua. Ish-bashkëshorti im u martua përsëri. Dëgjova se para fillim-it të luftës kishte shitur tërë pasurinë dhe ishte kthyer në Serbi, ku edhe unjoha me të në një ekskursion të shkollës.

Kur filloi lufta e dija se edhe mua së shpejti do të më duhet ta brak-tisë Banjallukën. Serbët e kishin tërë pushtetin dhe menjëherë filluan t'i keq-trajtojnë myslimanët, t'i minojnë shtëpitë, t'i thejnë lokalet, "kafiteritë",dyqanet. Filluan edhe burgosjet dhe largimet masive të punëtorëve mysli-manë dhe kroatë nga puna.

Kisha rreth 15.000 marka gjermane, por e gjeta personin e gabuar,i cili më premtoi se së bashku me një oficer të APJ-së, për tre mijë markagjermane do ta rregullojë që me një aeroplan ushtarak të kaloj në Beograddhe prej andej pastaj të shkoj nga të dua. Qëllimi im ishte të udhëtoj për nëMynih te shoqja ime. Pastaj dëgjova se paratë e mia i shërbyen atij njeriu tatransferojë familjen e vet. Pastaj, disa më thanë se ajo s'është e vërtet,mirëpo ai fatkeq u burgos. Nuk pata kohë të hulumtoj rreth kësaj. Kërkovazgjidhje tjetër.

Pastaj një mikeshë nga shkolla, serbe më premtoi se i vëllai do tëprovojë të më ndihmoj që ta braktisë Banjallukën, prej të cilës nuk mund tëdilej pa leje të posaçme. Një pasdite erdhi në banesën time, nga e cila qënga dita kur ma ndaluan të punoj nuk dola asnjëherë. Më tha se pas dyditësh ajo dhe i vëllai do të vijnë të më marrin. Nuk kërkoi të holla paraprak-isht, por vetëm më tha t'i bëj gati të hollat dhe të marr me vete pasaportëndhe shumë pak gjëra personale. Ajo e mbajti premtimin. Të pasnesërmen ajotrokiti në derën e banesës sime, por unë më nuk qeshë atje. Qeshë një kat

52

më poshtë, në banesën e fqinjit. Nuk di çfarë i thanë "banorët" e rinj. E divetëm se doli nga ndërtesa duke vrapuar dhe hypi shpejt në veturën e të vël-lait, e cila u nis menjëherë.

E shikova këtë nga dritarja, pas perdes. Nuk guxova të lajmërohem.Nuk ka guxuar askush ta dijë që jam aty, se ekzistojë. Qeshë qenie amorfe,e rrahur për vdekje dhe e përdhunuar.

Më përdhunuan një ditë më herët, më 21 gusht. Ndodhi kjo herët nëmëngjes kur hynë me dhunë në banesën time. As nuk i ranë ziles, as nuktrokitën, thjesht e thyen derën.

Nuk di sa ishte ora. E di vetëm se më zgjoi një zhurmë jashtëzakon-isht e madhe. As nuk arrita të ngritem nga shtrati kur ia behën në dhomëne fjetjes. Së pari i pashë dy veta me uniforma, pa shenja, me shapkë serbe."Ngritu, kurvë! Na jep të hollat!" E tha këtë shumë qetë, duke u zgërdhirë.U ngrita, kurse ai tjetri ma grisi fustanin e natës. Provova ta marr pelerinën,mirëpo tjetri ma hodhi fjalën se nuk jam në sfilatën e modës dhe t'ia japmenjëherë paratë, të gjitha që i kam.

U thashë se të hollat gjenden në dhomën tjetër, në dhomën e ditësdhe u nisa drejt derës, kurse ai më doli përpara dhe më kapi për krahërori.Më shtrëngoi aq shumë sa që klitha. Më goditi me shuplakë, kurse tjetri iahodhi fjalën duke i thënë të përmbahet, derisa të mos ua jap paratë. Mëlëshoi dhe unë hyra në dhomën e ditës, në të cilën i takova edhe dy të tjerë.Ishin në uniforma. Njërin prej tyre e kisha parë edhe më herët. Kthehejshpesh në bufenë përballë dyqanit tim. Atëherë ishte civil. Nuk ia di emrin,por fytyrën ia kam mbajtur në mend.

Ai tashmë e kishte gjetur çantën time. Në të ishin një shumë e par-ave në dinarë dhe saktësisht 3000 DM, të cilat i kisha përgatitur, siç më kishtethënë mikesha, bashkë me pasaportën dhe disa fotografi. Tjetri po i bastistedollapet, por nuk gjeti asgjë, sepse unë pjesën tjetër të parave i kisha fshe-hur në "nishanin" e fustanit, në të cilën kisha ndër mend të udhëtoj. Njëpjesë tjetër, 4000 DM ishin në këpucë. Vazhduan të bastisin, në rrugë e sipërduke mbledhur stolitë nga ari. Nuk kam pasur koleksion të madh, por qe njëunazë shumë e çmueshme, dhuratë nga babai dhe një bylyzyk.

"I njohuri" im në fund e humbi durimin, më goditi duke kërkuar ngaunë t'ua jap edhe pjesën tjetër të parave dhe ma ofroi grykën e revoles nëtëmth. I thashë se paratë janë në këpucë, kurse paratë e tjera që i kam pasuria kam dhënë një oficeri të APJ-së për fluturimin deri në Beograd. "Cilës APJ?S'ka më APJ, tani ajo është vetëm ushtri serbe, he nanën turke ty ta q..." mëbërtiste.

Ai pas kësaj më përdhunoi. Në dysheme. Duart m'i lidhi me rrethore.Në të vërtetë, i shtrëngoi dhe i lidhi për këmbëza të tavolinës. Tjetri ishtefutur në kolltuk dhe shikonte duke dhënë vërejtje vullgare. U përpoqa të bër-tas, mirëpo përdhunuesi më godiste me grusht në gojë. Përpak nuk m'u zufryma, sepse gjaku më derdhej në fyt.

Pas këtij më përdhunuan edhe ata dy të tjerët, të cilët qenë nëdhomën time të gjumit. Njëri më rrahu, kurse tjetri jo. Kur i erdhi radha të

53

katërtit, atij që tërë kohën shikoi çfarë po ndodhte, së pari më goditi merrethatore ashtu që në fund m'i liroi duart dhe më urdhëroi të gjunjëzohem.I hapi pantallonat dhe bërtiti: "Thithma, lavire!"

Pastaj më goditi me çizme, mirëpo para se të ndodhte kjo ata tre tëtjerët dolën nga banesa. Ai mbeti, si duket duke shpresuar se do të gjejëedhe të holla tjera. Ai më kujtohet si nëpër mjegull. E di se isha e shtrirë nëdyshemenë e dhomës sime të ditës, e mbuluar me gjak, mirëpo nuk më kuj-tohet fare a kisha dhembje. E vetmja gjë që më kujtohet është jehona eçizmeve. Pastaj edhe kjo mori fund. Çdo gjë u qetësua.

U përpoqa të ngritem kur e ndjeva shtrëngimin e dorës së dikujt nëkrah. Mendova se është ai përsëri. Nuk ishte. Qe kjo fqinja nga banesa nënbanesën time. Nuk mund të besoja. Do ta prisja këdo tjetër, por vetëm atëjo. Që kur kanë ardhur, para tri vitesh, nuk foli me mua, sepse në vend t’ishpreh mirëseardhje asaj iu vërshua banesa me ujë nga pakujdesia ime. Ajoqe aq këmbëngulëse në hidhërimin e saj saqë nuk pranoi t'ia paguajmëdëmin, as nuk pranoi që im shoq t'u ndihmonte që t’ua gëlqerosim banesën.Shembullin e saj e ndoqi edhe i shoqi, i cili më shmangej nga rruga, kur mëtakonte ndonjëherë, mirëpo kur nuk mund të më shmangej, në shkallë, nëndërtesë e ulte kokën.

Dhe mu kjo fqinje, i vetmi person në ndërtesë, me të cilin nuk kampasur kurrfarë raportesh, erdhi të ma ofrojë fijen e kashtës së shpëtimit."Shpejt, shpejt, do të kthehen", thoshte duke më ndihmuar të ngritem. Mëçoi deri në banesën e vet. Në të vërtetë, më tërhoqi zvarrë shkallëve, sepseunë nuk mund të ecja.

Më fshehu në dollapin, në të cilin pas disa minutash filloi të mëmungonte ajri. Gjëja e fundit që më kujtohet është zhurma karakteristike efshirjes me leckë. Më vonë fqinjët më treguan se kanë qenë detyruar t'i lajnënë shpejtësi gjurmët e gjakut nëpër banesë dhe shkallë.

Më zgjoi një prekje e ftohtë dhe e dhembshme në fytyrë. Në fillimnuk shihja asgjë, mirëpo kur të pamurit m'u kthjelltësua pak, e njoha fqinjëntime, e cila rrinte e gjunjëzuar pranë meje dhe me një leckë të lagur ma fsh-inte fytyrën. Përsëri u zhyta të terr dhe kur u zgjova isha e shtrirë nëdysheme. Trupi më ishte shtangur, mirëpo nuk ndieja dhembje. Vetëm qëtmerrësisht më ushtonte diçka në kokë. Vetëm pas përpjekjes së tretë arritata ngrit dorën drejt fytyrës. Preka me dorë një fashë të ashpër. Derisa e ngri-ta dorën vërejta vija ngjyrë hiri-të kaltër në mëngë. Dikush ma kishte veshurnjë pizhamë meshkujsh.

Rrija e shtrirë e palëvizshme duke provuar t'i lëvizja gishtat e këm-bës. Të kuptuarit se nuk jam e paralizuar, nuk më pëlqeu posaçërisht. Nërealitet, për mua ishte krejt njësoj. Pas një kohe bukur të gjatë, në dhomëhyri fqinja dhe kur vërejti se jam e zgjuar m’u afrua dhe më pëshpëriti: "Moske frikë! Do ta jap një analgin". Ma solli gotën me një lëng të bardhë, të cilënma dha ta pi me anë të biules. Për atë heroizëm, më dukej, se nevojitej tërënjë përjetësi. Lëngu qe i idhët, prandaj gati nuk volla.

Nuk di a fjeta menjëherë, mirëpo ajo shije e idhët në gojë është

54

gjëja e fundit që më kujtohet. Kur u zgjova përsëri në dhomë qe një errësirëe plotë. Tërë trupi më dhembte, por nuk e dëgjoja më ushëtimën në kokë.Filloi të më kujtohet: e thyen derën me dhunë, më përdhunuan, më rrahën...Me orë të tëra qëndrova ashtu e shtrirë dhe vetëm diku nga mëngjesi më zurigjumi, por më duket se pas disa minutash më zgjoi një vaj fëmije.

M'u kujtua se fqinja kishte lindur fëmijë në muajin mars. Së shpejtidëgjova së pari një zë femre e pastaj një zë mashkulli që përzihej me të qarëte fëmijës. Në një moment e dëgjova gruan kur tha: "lajmëro se nuk do tëshkosh. Është më mirë të jesh këtu, nëse ata të çmendurit paraqiten përsëri."

Tashmë qe zbardhur drita kur gruaja hyri në dhomë me një gotë nëdorë. Mendova se përsëri më solli atë lëngun e idhët. Qe një qumësht i ngro-htë, qumështi më i ëmbël që kam pirë ndonjëherë, edhe pse të pirët përmesbiules më shkaktoi dhimbje. Më pyeti a mund të lëviz, kurse unë iu përgjig-ja me mërmëritje. Desha ta pyes cila ditë është, por vetëm mërmërita. ""Çfarë të kanë bërë! Egërsirat!", tha dhe doli nga dhoma.

Më vonë derisa m'i hoqi fashat, të cilat kundërmonin tmerrësisht,arrita ta pyes cila ditë është dhe sa është ora. Tha se së shpejti do të bëhetmesditë dhe se është 22 gushti. Përsëri m'i vendosi fashat prej mishit tëfreskët, "rriskat e mishit të lopës", duke më sqaruar se mishi i freskët më sëmiri i shëron lëndimet dhe shumë më shpejt largohen të enjturat. Tha se dotë më vendoste në shtrat posa t'i kthehet i shoqi nga tregu. Ishin frikësuarse e kam kurrizin të lënduar, prandaj më kishin lënë të shtrirë në dysheme.Derisa fliste kujdesej për mua si një infermiere e shkathtë.

Pasdite, me ndihmën e saj arrita t'i bëj dy-tre hapa. Kjo qe ngritjaime në Mont Everest. Kur pa se po e vështroj pizhamën, ma sqaroi se ështëe të shoqit pasi nuk arriti ta gjejë të veten. "Nuk arrita të marr asgjë ngabanesa jote, përveç këtij fustani, të cilin tashmë është dashur ta laj, edhe psedyshoj që gjurmët e gjakut do të zhduken pa e zier." Tha dhe e nxorr prejnën shtratit boshqen e vogël. Qe ky fustani, në të cilin pata vendosur ta brak-tis Banjallukën. M'u kujtua edhe terri, edhe mikesha e cila më pat premtuarse do të vinte të më merrte me të vëllain. Por, nuk qeshë e sigurt a u kamtreguar përdhunuesve se në nishanin e atij fustani kam qepur 5000 MGJ. Ithashë, në realitet më shumë me gjestikulacione se sa me fjalë, që ta shtri-jë fustanin dhe ta heqë perin nga nishani. Kur e nxori bankënotën e parë,buzëqeshi dhe tha se ka Zot, kur i nxori edhe paratë tjera, më pyeti a kampasur për qëllim ta braktis Banjallukën. Iu përgjitha dhe disi arrita t'ia sqarojplanin që me aeroplan të kaloj në Beograd. Më shikoi disa çaste e pastaj mezë të lartë e tha dyshimin e saj: "Ndoshta ajo t'i ka përgatitur të gjitha. Nëfund të fundit do të shohim. Nëse nuk paraqitet në orën nëntë e gjysmë, nukështë e pastër."

Në orën nëntë e gjysmë, në realitet disa çaste më herët, hyri nëdhomë dhe më ndihmoi t'i afrohem dritares. Më mbante derisa shikojapërmes perdes. Kur para ndërtesës u ndal një "njëqind e njësh", m'u lehtë-sua shpirti. "Më vjen mirë për ty!, më tha.

Në atë banesë mbeta 76 ditë dhe askush përveç atyre të dyve nuk

55

e diti këtë. E mbanin fshehur, madje edhe nga miqtë e tyre më të afërt. Gjatëasaj kohe jeta ime ishte në duart e tyre. Po të merrej vesh se po më mban-in fshehur, ndoshta edhe do t'i vrisnin edhe pse të dytë ishin serbë. Tani, mesiguri më kuptoni pse nuk dua t'i publikoni emrat e tyre edhe pse e kanë mer-ituar të shkruhen me shkronja të arta. Janë të rrallë njerëzit, të cilët do tërrezikonin jetën personale dhe fatin e fëmijës së vet me qëllim që të shpëto-jnë personin, me të cilin as nuk kishin folur.

Pas pesëmbëdhjetë ditësh ndihesha shumë më mirë. Kisha endehematome nëpër trup, por kam mundur të ec. Një ditë fqinja më rrëfeu çfarëkishte ndodhur pasi ajo më kishte nxjerrë nga banesa ime. Ata, të poshtërit,përshunuesit ishin kthyer në banesën time pas një ore ashtu që ajo dhe ishoqi kishin pasur kohë t'i pastrojnë gjurmët e mia të gjakut nëpër shkallëdhe në banesën e tyre. Natyrisht përdhunuesit më kishin kërkuar, kishinpyetur për mua, madje i kishin bastisur disa banesa, mirëpo nuk kishindyshuar aspak, kur kjo u kishte thënë se unë isha personi i fundit në këtëbotë, të cilës do t'i ndihmoja, sepse nuk kishte folur me mua që kur ishteshpërngulur në atë ndërtesë.

Nuk e pata lehtë të mësohem me jetën në ilegalitet. Në çdo momentmë duhej të mendoja në faktin se me asgjë, madje edhe me erën e cigaresnuk duhet ta zbuloj ekzistencën time. Natyrisht, e lashë duhanin dhe u mëso-va që me orë të tëra të qëndroj e qetë në një vend. Ndodhte që u vinin miqtë dhe qëndronin deri vonë në mesnatë. Gjatë asaj kohe unë djersiteshanën shtrat në dhomën "time" të vogël. Kur isha vetëm në banesë, nuk bëjaasnjë lëvizje, as nuk e ndizesha dritën, as që më shkonte ndër mend ta për-dor banjon ose wc-në.

Kur më nuk më erdhën të përmuajshmet, nuk dyshova në asgjë.Mendova se kjo më ka ndodhur për shkak të traumës. Shtatëzania ishtemundësi e përjashtuar, sepse me vite të tëra i kisha "thyer" pragjet eklinikave në Sarajevë, Zagreb, Lublanë. Pata shkuar edhe në Lipik (dëgjovase serbët e shkatërruan plotësisht) dhe në Daruvar. Nuk mund të mbeteshashtatzënë. Mu për këtë arsye më la im shoq. Familja e tij dëshironin që djalii tyre i vetëm t'u dhuronte trashëgimtarë.

Dyshova vetëm kur filluan të përzierat në mëngjes dhe kur përn-jëherë filluan të më pengojnë të gjitha erërat. Ia thashë këtë fqinjes. U zbehe tëra. Atëherë për herë të parë e pashë se vërtet e kapi frika. Megjithatë, emblodhi veten dhe më tha të mos brengosem, sepse ajo disi do të gjentendonjë zgjidhje për këtë. Atëherë ma pranoi se i shoqi tashmë kishte provuar,përmes të vëllait, oficer në Serbi që të më nxjerrë nga Banjalluka, por ky ifundit kishte refuzuar këtë. Ndihesha mjerueshëm, por më e keqe se ndjen-ja e mundësisë ishte njohrua se pas gjithë atyre përpjekjeve që të mbetemshtatzënë, tani e kam në bark një fëmijë të padëshirueshëm. Mendova...

Në këtë vend Selma e ndërpreu rrëfimin e saj. Në shirit ishin incizuarpas kësaj së pari dënesjet e qeta e pastaj çdoherë më të forta, të cilat nëfund ishin kthyer në vajtim me britmë. E ndala kasetofonin, mirëpo ajo reagoi

56

në mënyrë histerike. "Duhet ta përfundoj këtë", bërtiti dhe e shtypi sustën ekasetofonit.

A thua vallë, kam mundur ta lind? Po ai gjatë tërë jetës së vet do tëishte i damkosur vetëm për shkak se unë desha të bëhem nënë. Zonja V. mëpropozoi ta lind dhe pastaj ta jap për adoptim. Unë nuk jam aq e guximshmesa ta bëj këtë. Sikur ta kisha lindur, nuk do të mund të ndahesha nga fosh-nja. A thua vallë pata ndonjë zgjidhje tjetër përveç atij abortimi të mallkuar?Po të mund ta bëja atë në Banjallukë, do të shkoja në spital menjëherë.

Fqinja ime gjatë ditëve të ardhshme sillej me një rezervë bukur tëmadhe. E di se frikësohej. Nuk dinte si të më ndihmonte. Një pasdite i shoqihyri në dhomën time. Përndryshe, nuk e praktikonte këtë. "Ju lutem, mos udëshpëroni. Do të gjendemi disi. Por, unë do t'ju nxjerr nga ky vend, edheme kusht që qielli të rrënohet", më tha me qëllim që të më inkurajonte.

Pas disa ditësh m'i ktheu të hollat. Tha se së shpejti do të më nevo-jiten. Pastaj m'i solli një palë këpucë, nuk ishin të reja por numri më përsh-tatej. Nuk më sqaronte asgjë, por gjykuar sipas disponimit të saj më të mirëpërfundova se nuk kishte dështuar çdo gjë dhe se megjithatë ekziston njëshpresë.

Shpresa u rrit kur më pyeti a do të mund ta qep për dy ditë një kos-tum që do të dukej si uniformë. Iu përgjigja se po të kisha makinë qepëse,për dy ditë do të mund ta kisha veshur tërë një njësi. Doli nga dhoma dhe ukthye me një material gabardinë. Tha se ky kostum ishte për mua.

Makinën e qepjes, një "singericë" të re e solli i shoqi të njëjtënmbrëmje. E kishte blerë vetëm për 50 marka gjermane nga një stërshitës nërrugën "Gospodska". Më tha menjëherë t'i përvishem punës, sepse deri pas-nesër, në mbrëmje, duhet të jem gati. Mbeta e shtangur.

Të njëjtën mbrëmje, mbi tryezën e kuzhinës, me një palë gërshërëmjaft të topitura e preva risinë time të modës. Të nesërmen "qiradhënësja"ime i hoqi pullat nga manteli i saj. Përshtateshin me ngjyrën e kostumit tëgabardinit. Isha duke e qepur pullën e fundit kur i shoqi u kthye nga puna.Qe aq i befasuar sa që nuk mundi ta fshehte befasinë: "Ju nuk jeni njëra ndërrrobaqepëset më të mira, ju jeni rrobaqepësja më e mirë", më lavdëroi dhepastaj iu kujtua se më nevojitet edhe një bluzë dhe i propozoi të shoqes tëkërkojë ndonjë këmishë të përshtatshme në garderobën e saj. Mirëpo, ajonuk kishte asnjë këmishë me ngjyrë të kaltër dhe ai në fund e nxori njëkëmishë të vet. Atëherë ma shpjegoi se për kalimin tim në Kroaci ishte marrëvesh me disa "unproforë", për pagesë, natyrisht. Unë duhej të dukesha si"unproforkë".

Nuk di si e prita nisjen. Atë natë dhe tërë ditën e nesërme truri m'udridh nga shqetësimi, por edhe nga frika se mos do të dështojë gjithë plani.Siç po e shihni pati sukses. Nga banesa, nga këndi im sekret u nisa më 5 nën-tor në orën 2 e 45 minuta para mëngjesit, duke e lënë fqinjën time, atë gruatë dashur me lot në sy. Edhe unë qava. I shoqi më dërgoi me veturë deri tevendi i caktuar, deri te një shtëpi në rrugën "Nuria Pozderac", ku duhej të mëmerrte njeriu i cili ishte në lidhje me "unproforët". Gjatë rrugës deri atje fqin-

57

ji m'i dha disa këshilla rreth pagesës që duhej t'ua bëja "unproforëve", të cilëtu ndërruan në katër ekipe - dy në Bosnje dhe dy në Kroaci.

Pikërisht në orën tre erdhëm në vendin e caktuar. Fqinji atëherë mëtha të kujdesem për këmishën e tij, sepse ajo ishte këmisha e tij më e dashur.Para se ta hapte derën ma lëshoi në dorë njëfarë letre të vogël. Pastaj epashë se në atë letër ishte një numër telefoni në Vjenë, në të cilin duhej tëlajmëroja se "Petroviqët janë në Zagreb dhe janë mirë", që do të thoshte seunë arrita të kaloj me sukses.

Me xhipin e UNPROFOR-it dhe me kapelën e kaltër në kokë u nisanga një paralagje e Banjallukës diku në orën shtatë të mëgjesit. Gjatë udhë-timit nuk pata asnjë problem, duke përfshirë këtu edhe kalimin nga Bosnjanë Kroaci. Problemi i vetëm qe vonesa dy orëshe e një ekipi të UNPROFOR-it. Në Zagreb arrita në mesditë. Pata një fat që personi i parë, të cilit iuparaqita në Kryqin e Kuq qe zonja V. Që nga ai moment ajo e mori përsipërkujdesin për mua. Kurrë nuk do të mund t'i dal borxhit asaj gruaje të mrekul-lueshme.

Para tri javësh ajo më gjeti punë. Punoj "në të zezë" në një butikmode. Do të më paguajnë shumë më pak se sa vlen puna ime, mirëpo unëjam e kënaqur. Posa të këndellem do t'i përvishem punës. Më duhen edhe1800 marka për të kaluar ilegalisht në Gjermani. Natyrisht, ilegalisht. Sindryshe? Unë jam person pa identitet.

Zagreb, 5 dhjetor, 1992

***

58

Suada

***

E di që ju interesojnë rastet në Bërçko, por unë nuk mund t'ju flasshumë për këtë, sepse pas okupimit të qytetit, shumë pak kam lëvizur nëpërqytet. Kam kontaktuar shumë pak me njerëz. Të gjithë miqtë tanë, nëmomentin e fundit, para rrënimit të urës, u larguan. Ne hamendeshim. Epaguam shtrenjtë këtë.

Tim shoq e morën kah mesi i majit, më 16 maj, në mbrëmje, midisorës nëntë e njëzet minuta. Nuk qeshë në banesë kur ndodhi ajo, sepsefjetën fëmijët, shkova deri te fqinja në katin e parë. Dy ditë para kësaj asajia morën bashkëshortin. Edhe ata janë myslimanë dhe janë të vetmit, përveçnesh, që kishin mbetur në hyrjen tonë. Nga ndërtesa u shpërngulën 16 famil-je myslimane, kurse në banesat e tyre menjëherë u vendosën serbët.

Atë mbrëmje u nisa te ajo, sepse atë pasdite më tregoi se një e njo-hur e saj, serbe atë mbrëmje do t'ia sillte ndonjë lajm për të shoqin. Qe njëminutë në nëntë kur nga banesa jonë u nisa në katin e tretë. Im shoq mbetinë banesën tonë. Ai më propozoi të mos pres deri në mëngjes, por të shkojmenjëherë dhe të pyes çka të re. Mbeta tek ajo njëzet minuta duke mosmarrë vesh asgjë, sepse e njohura e saj nuk ishte lajmëruar. Kur u ktheva nëbanesën time, im shoq nuk ishte aty.

Qeshë në panik, sepse e dita që ai nuk del nga banesa për t'u shëti-tur natën. Ai as ditën nuk kishte guxim të dilte në rrugë, sepse myslimanëtnuk i "gëlltiste" vetëm nata por edhe dita. Flitej për qindra njerëz që i kishinmarrë dhe likuiduar. Mendoj se ishte fjala për mijëra, sepse këtu nuk kamtakuar asnjë qytetar të Bërçkos që nuk e ka, ose nuk e njeh ndonjë, të ciline kanë vrarë ose mbyllur në Llukë.

Kur erdha pak në vete, vërejta se çdo gjë ishte në vendin e vet.Natyrisht, së pari fëmijët, të cilët flenin qetë në dhomën e vet. Nuk vërejtaasnjë shenjë të dhunës, përveç porosisë së tij të papërfunduar: "Mos u bren-gos...", e kishte shkruar në një copë letre. Ishte evidente se e kanë marrëme dhunë, edhe pse pa zhurmë të madhe, sepse në të kundërtën fëmijët dotë zgjoheshin nga gjumi. Me orë të tëra mbeta e shtangur duke mos diturçfarë të bëj dhe kujt t'i drejtohem për ndihmë.

Të nesërmen, në mëngjes e mora me telefon mikun e tij të mirë,serb. Askush nuk u përgjigj. E mora me mend se janë në punë. Pasditeprovova përsëri dhe u paraqit në telefon gruaja e tij. Ai nuk ishte në shtëpi.Deri në mbrëmje telefonova disa herë dhe vazhdimisht paraqitej e shoqja. Nëfund asaj i tregova për tim shoq. Më premtoi se do ta përcillte porosinë time.Të nesërmen, pasdite, siç më propozoi ajo, telefonova përsëri. Më tha se iakishte përcjellë porosinë time të shoqit dhe ai kishte premtuar se do të bëjëkrejt çka mund të jetë në mundësinë e tij, megjithëse ishte shumë rrezik.

59

Këtë të fundit as që qe e nevojshme të ma thoshte. Këtë e dija edhe vetë.Ditën e katërt pas burgosjes së tim shoq, dy veta erdhën në banesën

time. Qe para mbrëmjes. Ende nuk qe errësuar krejtësisht. Kishin veshur uni-forma,me maska dhe kishin armë me vete. Nuk i njihja. Mendoj se nuk kanëqenë nga Bërçko. M'i morën të gjitha të hollat, 900 marka gjermane(MGJ),orën dhe stolitë e mia: dy zingjirë, bylyzykun dhe tri unaza. Thanë se kyështë kontributi im vullnetar për popullin serb dhe Republikën Serbe.

E shikuan banesën, por nuk prekën asgjë. Madje, njëri prej tyre,përafërsisht moshatarë i tim shoq, tridhjetë e pesë vjeçar, e pyeti time bijë siquhet dhe ia ledhatoi flokët. Tjetri më pyeti pse nuk e braktisa Bërçkon dheunë i thashë se nuk kam bërë asgjë të keqe dhe nuk kam arsye të frikëso-hem. M'u përgjigj se e kam të keqe "racën" dhe se duhet të shporrem ngatoka serbe. Sa më parë, aq më mirë.

Pasi e shikuan mirë banesën, ai i njëjti më urdhëroi të hyj në banjo,kurse "kolegu" do të mbetet me fëmijët. Më përdhunoi në shtratin tim tëmartesës. Nuk më goditi, madje tha se nuk kishte dëshirë t'i rrihte femrat.M'u kërcënua që të mos e refuzoj dhe të mos bërtas, sepse "kolegu" e humbshpejt durimin e pastaj e shtrëngon thikën.

Nuk lëshova asnjë zë, madje as nuk m'u përlotën sytë. "Ishe e urtësi qengj"", tha derisa po e vendoste revolverin në këllëf. Pastaj më urdhëroitë shkoj deri në dhomën, ku ishin fëmijët dhe ta pyes kolegun a dëshironedhe ai. "Pyete në mënyrë të sjellshme, ashtu siç i ka hije serbit: Zotëri, adëshironi të më q...", më tha duke u zgërdhirë. Duke e vërejtur luhatjen time,ma hodhi fustanin dhe bërtiti: "Nisu, nënën ta q...!" E dëgjova.

Ai tjetri, "kolegu", së pari më mati me shikim duke e fiksuar, mëduket, çdo pjesë të trupit tim. Pastaj ngadalë, tha fjalë për fjalë: "Jam ngop-ur tashmë me p... e turkeshave, por meqë më duhet, nuk më vjen rëndë.Nuk do të dëshiroja të të refuzoj, meqë po më lut në mënyrë aq të bukur".Ai më përdhunoi në banjo. Kokën me dhunë ma futi në wë-cë dhe më përd-hunoi nga prapa. As ai nuk më rrahu. Megjithatë në kokë më mbeti njëgungë. Gunga m'u formua nga skaji i wc-së.

Derisa ende ishim në banjo më urdhëroi që në afat prej pesë minu-tash "të shporrem me gjithë pjellën time" nga banesa. Duke parë më vonëse e kam marrë valixhen, ma ndaloi të marr çkado përveç rrobave në trup.Vetëm fëmijëve ua mora xhaketat, por nuk më lejuan të marr shishen dhequmështin për tim bir.

Tashmë qe errësuar kur dola nga ndërtesa. As nuk dija nga t'ia mbaj,as nuk dija çfarë të bëj. Pata ndër mend, që së paku atë natë të strehohemte fqinja në katin e parë, ajo tek e cila qeshë kur ma morën burrin, por sapoarrita në katin e dytë dëgjova britma dhe dënesje, të cilat sa më shumë që iafrohesha banesës së saj bëheshin më të fuqishme. Nuk di a po i rrihnin, apopo i përdhunonin, atë dhe të bijën. Për to deri tani nuk kam mund të marrasnjë lajm, edhe pse pyes për to vazhdimisht qoftë tek refugjatët e tjerë,qoftë te Kryqi i Kuq.

Personi i vetëm që më ra ndër mend në atë moment dhe e cila qemë së afërmi banesës sime, qe një e njohur, serbe. Dikur kemi punuarbashkë dhe kemi pasur një shoqëri të mirë. Kur e ndërroi punën, nuk u pamë

60

me vite të tëra. Para pak kohe erdhi e u vendos në të njëjtën rrugë, njanjëqind metra larg ndërtesës sime. Nganjëherë takoheshim, por nuk evizitonim njëra-tjetrën. Më pat treguar se është shkurorëzuar dhe është mar-tuar për herë të dytë dhe se i shoqi nuk i do ndenjat në shtëpi. Ky ishteshkaku pse nuk e vizitova asnjë herë.

Derën ma hapi i shoqi. U shtanga, sepse m'u duk aq ballëngrysur saqë më me dëshirë do të ikja po të kisha ku. Më tha se e shoqja nuk ishte nështëpi, por po e priste në çdo moment dhe nëse është urgjent, mund ta pres.Kur hyra brenda i thashë se ushtarët, dy ushtarë më kanë përzënë nga bane-sa ime. Vërejta se pamja e fytyrës i ndërroi. U bë më e butë, shumë më ebutë. Menjëherë më pyeti a janë të uritur fëmijët dhe e hapi frigoriferin, i ciliishte përplot, siç ishte edhe frigoriferi im dikur kur jetonim mirë.

Vetë më propozoi të hyj në banjo dhe të "rregullohem" dhe kur uktheva në kuzhinë, bija ime tashmë po hante një senduiç, kurse ai e mbantenë prehër birin tim. Më propozoi që vet nga qumështi dhe biskotat t'ia për-gatis ushqimin, duke më kërkuar falje që nuk ka tjetër ushqim për fëmijë.

Para se të kthehej e shoqja, së bashku me nënën e vet, e cila poqëndronte tek ata tashmë dy muaj, më pyeti a kam ku të shkoj. I thashë senuk di nga t'ia mbaj dhe i rrëfeva për tim shoq. Nuk tha asgjë. Heshti derisae ushqeva tim bir. Pastaj, papritmas, më pyeti a mbrohem nga shtazënia. Përpak nuk më ra pjata nga dora. Ai njeri, i cili po më njihte vetëm qe gjysmëore, e dinte saktë çfarë më ka ndodhur.

Për dallim nga ai e shoqja u soll si bushtër e vërtetë. Kur më pa, nëtë njëjtin moment nga fytyra iu zhduk ajo buzëqeshja për mua shumë e njo-hur, për shkak të së cilës dikur mua më qe veçanërisht simpatike. Menjëherëmë tha se ata po jetonin me vështirësi dhe se ardhja ime e ka sjellë në rrezik.Më tha që në realitet, mund ta kaloj natën, meqë tashmë ndodhem aty, porse ajo nuk mund të kujdeset për fëmijët e mi, sepse po të dëshironte halletë tilla, do t'i kishte lindur fëmijët e saj.

Më vonë, pasi i vura në gjumë fëmijët, deshi me mua ta shoshistepolitkën, edhe pse i shoqi disa herë e qortoi duke i thënë se është epakëndhsme të diskutohet tani për gjëra të tilla. Unë nuk i përgjigjesha,sepse mua as nuk më jetohej, lëre më të interesonte politika, por ajovazhdimisht bluante. Edhe po të mos varesha nga ajo, pas asaj që më kishtendodhur, nuk do të isha në gjendje t'i kundërvihesha, edhe për kundër faktitse fliste marrëzi dhe gënjeshtra që i njihte tërë bota. Në një moment i shoqie ndërpreu mjaft ashpër, kur filloi të thoshte se si myslimanët janë krijesatmë gënjeshtare, se si ata imagjinojnë likuidimet dhe masakrat, ndërsa pikamë kulminante e gënjeshtrave janë të ashtuquajturat përdhunimet. Nëna esaj, një fshatare primitive nga Krepshiqi, e ndihmonte duke thënë, se si ajoe dinte se pa e lëvizur bushtëra bishtin qeni nuk leh.

Në mëngjes, para se të niset në punë, i shoqi para saj dhe sës’ëmës, më tha të mos dal askund nga banesa dhe të ndihem si në shtëpinëtime, kurse ai do të provojë të gjejë ndonjë lidhje që të më ndihmonte tëkaloj në Kroaci. E ndjeva veten keq, sepse e njohura ime u skuq. Filloi tëkërkonte falje duke u arsyetuar se është e nervozuar për shkak se po iprezentojnë serbët si plaçkitës dhe vrasës, ndërsa ajo nuk mund të duronte

61

që të gënjehet ashtu për popullin e saj. Para se të niset në punë, më tha qët'u jap fëmijëve çkado që u nevojitet nga frigoriferi dhe të mos ia vë veshin"plakës" dhe "bërbëlitjeve" të saj.

"Plaka" nuk më la të qetë dhe tërë kohën u mundua të ma mbushtemendjen që të largohem, sepse po ia shkatërroja martesën bijës së saj. Po tëkisha ku, unë do të shkoja, por fatkeqësisht, personat e vetëm, prindërit eshoqes sime më të mirë, e cila tashmë dy vjet jeton në Australi, më thanë hapurse nuk kanë ndër mend t'i rrezikojnë të gjitha për shkak të një myslimaneje.

Nga mesdita cingërroi telefoni dhe unë ia dhashë "plakës" dëgjue-sen. Thirrja si duket qe për mua, sepse e dëgjova kur tha se kam dalur jashtëqë t'i shëtis fëmijët. Pas një gjysmë ore, telefoni cingërroi përsëri, por kësajhere unë u bëra e pasjellshme dhe vetë u lajmërova në telefon. Bëra mirë,sepse bashkëshorti i së njohurës sime më tha të bëhem gati dhe pas një oreai do të vinte të më merrte duke u befasuar si kam guxuar të dal fare ngabanesa. Më tha gjithashtu të mos brengosem, nëse ai vonohet.

Erdhi, megjithatë, vetëm pas orës tre e gjysmë. E shoqja tashmë qekthyer nga puna. Më tha që i shoqi do të vonohet, sepse kanë dalur disaprobleme të vogla. Ishte me një disponim më të mirë. Më ofroi ushqim, porunë nuk munda të ha. Kisha ndjenjën se lukthin e kam përplot, edhe pse 24orë nuk kisha vënë gjë në gojë.

Dola nga Bërçko me veturë të ambulancës dhe pastaj udhëtuam gatidyzet minuta. Deri në vendin e caktuar, në Savë ku hypën në barkë, përveçvozitësit bashkë me ne ishte edhe bashkëshorti i të njohurës sime. Para setë hypin në barkë, ai njeri fisnik ma dha një batanie që ta përdor në rast senë anën tjetër të lumit detyrohem ta kaloj natën jashtë dhe 50 MGJ që të mëgjenden për çdo rast. Më premtoi se do të përpiqet të marrë ndonjë lajm përtim shoq dhe po të jetë e mundur do t'i ndihmojë të lirohet. Nuk di kush indihmoi, ai apo dikush tjetër, megjithatë im shoq ia doli të ikte nga kampi.Një ditë para ikjes një rojtar e lajmëroi që të bëhej gati dhe të nesërmen idha afat 15 minuta që të ikte, paraprakisht duke i shpjeguar, në hollësira, ngaduhet të shkonte që të arrinte deri te territori që ishte nën kontrollin eushtarëve boshnjakë.

Nga ana tjetër, në Kroaci, e kalova natën në një shelgjishte. Posazbritëm nga barka, filloi sulmi. Bombat fluturonin mbi kokat tona. Shtihejedhe nga njëra, edhe nga tjetra. Në djall të mallkuar, shtihej. Gjëmonte. Tokadridhej. Tashmë u bë natë, kur u qetësua çdo gjë dhe unë me fëmijët umbështolla në batanie dhe e kaluam natën aty.

Në mëngjes hasëm në patrullën e ushtrisë kroate. Na e treguanrrugën dhe një kohë udhëtuan me ne. Deri në Zhupanj na përcolli me veturënjë ushtar kroat. Pastaj, deri në Zagreb nuk patëm kurrfarë vështirësish,përveç që rruga qe lodhshme dhe e gjatë. Të afërmit i befasuam, por edheua prishëm komoditetin. Tani në një banesë dydhomëshe jemi tetë persona.

Zagreb, 3 shtator 1992***

Përktheu: Naile Mala Imami

62

Mashkulli është forcë e tmerrshme e

dhunës dhe e dhembjes

J. H.

Ishte e diel, më 10 maj të vitit 1992, rreth orës katër pasdite kur nëderë të bodrumit, ku isha fshehur me familjen time, farefisin dhe miqtë u vër-sulën pjesëtarët e Arkanit, rreth 30 prej tyre. E kishin pasur ndërmend tëhedhnin bombën brenda. Tezja ime i luti që të mos e bëjnë këtë. Papritmasu paraqit në derë një arkanoc dhe mjaft ashpër na u drejtua duke na thënëqë të dorëzohemi. Dolëm nga bodrumi me duar të ngritura lart. Na rreshtu-an në kolonë njërin pas tjetrit dhe na morën me vete. Shkuam pas tyre kësh-tu rreth njëmijë metra. Gjatë tërë asaj kohe binin granatat. Na shpien në njështëpi gjysmë të rrënuar. Aty qëndruam rreth gjysmë ore, derisa ata plaçk-itën dhe derisa i morën të gjitha gjërat me vlerë. Prej atyhit u nisëm për nëqendër të qytetit dhe aty na futën në një banesë.

M'u afrua një arkanovc dhe më urdhëroi që të nisem me të nëdhomë. Më tha të zdeshem. Fillova të dridhem, të qaj dhe ta lus që të mosma bëj këtë, se jam ende e re dhe virgjëreshë. Më shau nënën myslimanedhe më vuri thikën në fyt. Kërkoi që të zdeshem sa më shpejt sepse më thase i ka disa punë të rëndësishme.

I hoqa vetëm pantallonat. Më urdhëroi që të zdeshem e tëra, prejkokës deri në thembra. Meqenëse përsëri nuk e bëra atë që kërkoi prej mejeai më shqeu të gjitha rrobat nga trupi. Mbeta lakuriq e zdeshur dhe fillova tëtërhiqem prapa. Më rrahu aq fortë saqë e humba vetëdijen. Mirëpo kjo nuke pengoi që të bëjë atë që e kishte pasur ndërmend. Kur erdha në vete epashë afër meje. Rrinte me shishe në dorë dhe pinte. U përpoqa të ngritem,por më shtyri dhe përsëri u shtri afër meje.

Dikush trokiti në derë. Arkanovci u ngrit dhe doli, por hyri tjetri. Ikishte flokët dhe sytë e zinj dhe një mjekër të vogël. Më përshëndeti dhe uul në shtrat pranë meje. U ktheva anash dhe fillova të vishem. Me forcë mëkapi për dore dhe filloi të më puth. U mundova të mbrohem sepse tmerrë-sisht e ndjeja veten keq. Më paralajmëroi që të mos veproj kështu, sepse dotë kaloj edhe më keq. Edhe ai më përdhunoi. Pas kësaj mbeta vetëm. Qavadhe i shkula flokët. Mendova në vetvete se tashmë nuk jam më vajzavirgjëreshë e nënës.

Mendimi për nënën me tmerronte edhe më shumë. E ndjeja vetensi person krejtësisht tjetër. Nuk mund të besoja se më ndodhi tërë ai bar-barizëm. U përpoqa të ngritem, por më ra të fikët. Kisha dhembje të mëdha.Mirëpo, më vonë u ngrita disi, e hapa derën dhe u nisa të shkoj te familjaime. Kalova pranë katër ushtarëve serbë të cilët ishin ulur rreth një tavoline.Më shikuan të befasuar. E ula shikimin sepse në mesin e tyre ishin edhe ata

65

dy të cilët më përdhunuan. Kur hyra në mesin e anëtarëve të mi të familjes,nëna kërceu dhe më përqafoi. Të dyjat qamë, por një ushtar serb na detyritë heshtim dhe na ndau. Kur u ula menjëherë e vërejta se nuk është tezja.Mendova se ku është, se çfarë mundet t'i ketë ndodhur. Më kaloi nëpër kokëse edhe atë e kanë marrë si edhe mua. U mundova të bind veten se ndosh-ta nuk është, por më hutoi ajo që të gjithë heshtnin, pse është qetësi aq emadhe. Në fund një ushtar serb u ngrit në këmbë dhe tha se menjëherë dotë kthehet. U kthye me tezen time e cila dukej e zbehur dhe krejtësisht ehumbur. Kur e shikova dhe kur më ra ndërmend ajo që mua më ndodhi fillo-va të qajë me të madhe. Ushtari serb e hapi thikën dhe bërtiti: "Mjaft më!"E ndërpreva të qarët me zë por vazhdova të qaj me dënesë.

Pas pak, në dhomën tonë, hyri një ushtar serb dhe tha që të gjithëtë dalim. Na futën në një kamion dhe na nisën për në kampin e Llukës. Atygjetëm mjaft njerëz. E ndalën gjyshin dhe gjyshen time, kurse ne, mearsyetim se nuk ka vend, përsëri na futën në kamion dhe na kthyen nëbanesën e mëparshme. Mirëpo as në atë banesë nuk qëndruam gjatë. Përsërina urdhëruan që të hymë në kamion. Tashmë kishte perënduar dielli kurarritëm para ndërtesës së Kryqit të Kuq. As aty nuk mundën të na pranojnë,kështu që herën e dytë na dërguan në kampin Lluka. Na futën në një zyrenë të cilën një njeri, me gjurma të gjakut në kokë, i grumbullonte disa gjëratë shpërndara. Dukej mjaft i frikësuar. Edhe unë u tmerrova dhe mendova sedo të na vrasin. Aty e kaluam natën. Në mëngjes na thanë se duhet të nalargojnë nga Lluka, por që për ne nuk ka vend askund. Tezja ime propozoiqë të na dërgojnë në banesën tonë në lagjen Kolubara, meqenëse ajo taniishte e zbrazët, gjë që ata u pajtuan.

Në banesë pamë gjithçka. E kishin shkatërruar derën e hyrjes,sendet e shpërndara, të gjitha gjërat e vlefshme i kishin vjedhur: videon,televizorin, kasetofonin, dhe shumë gjëra tjera. Aty e kaluam natën, por edhenuk fjetëm, sepse tërë natën ata hynin dhe dilnin. Më përdhunuan mua,tezen dhe nënën time. E detyruan nënën time të shikojë derisa më përdhuno-jnë, të shikojë shfryrjet e tyre ndaj meje. Më përdhunuan dy persona. Erraskapitur nga mundimet, dhembjet dhe hidhërimi, më zuri gjumi pak paramëngjesit. Nga gjumi më zgjoi granata e cila kishte rënë në afërsi. Atë mëng-jes na futën në autobus dhe na shpien në Brezovo Pole.

Në Brezovo Pole kemi qenë relativisht të qetë rreth një muaj.Atëherë erdhën e na morën dhe na dërguan në Lonçar. Aty qëndruam tri ditë.Na thanë se të gjithëve do të na kthejnë në shtëpitë tona, për çka ne ugëzuam jashtëzakonisht shumë. Arritën dhjetë autobus në të cilët na futëndhe nuk u ndalëm derisa arritëm në Bërçko. Kur dolëm nga Qyteti, gratë epyetën shoferin pse nuk po ndalen, ku po na qojnë. Ai vetëm i uli krahët, siarsyetim se nuk di asgjë. E kaluam edhe Brezovo Polen dhe autobusi nuk undal. Gratë kërcyen nga ulëset, filluan të bëjnë zhurmë, bërtisinin dhe qanin,por asgjë nuk ndihmonte. Autobusët u ndalën pasi që dy orë na shëtitën meautobus rreth disa kodrave. E pamë se kemi arritur në Majevicë. Aty i kalu-am pesë ditë të tmerrshme. Fjetëm në autobus në këmbë, kurse gjatë ditës

66

e hanim nga një rriskë buke. Natën e tretë në autobus filluan të hyjnëushtarët serbë dhe t’i nxjerrin vajzat për t'i përdhunuar, kështu që kjo mëndodhi edhe mua. Na kanë përdhunuar në pyll. Dëgjoheshin britmat, të qarëtdhe klithmat, por kohëpaskohe edhe të shtënat, sepse disa vajza edhe ivranë..

Përsëri na futën në autobus dhe na nisën në drejtim të panjohur.Shpresat e mia se ky është fundi i mundimeve tona, kishin qenë të kota. Nandalën në Capardë, në komunën e Kalesisë, dhe na futën në një sallë tëmadhe. Nëna, vëllai dhe unë ishim ulur dhe shikonim a mos po e shohimndonjë të njohur. Në atë moment më ka kapur për dore një ushtar serb dhemë urdhëroi që pa fjalë të nisem pas tij. Edhe përkundër asaj vrazhdësie epyeta ku dhe pse po më merr, kurse ai e hoqi pushkën dhe ma drejtoi. E kup-tova se çfarë po përgatitet. Nëna bërtiti të më lërë, se jam e bija e saj, kurseai e drejtoi pushkën në drejtim të saj dhe e vuri gishtin në gishtëz të saj. Mëtërhoqi për dore dhe unë u nisa. Kur e ktheva prapa e pashë nënën dhe vël-lain tim duke qarë. Më dërgoi në një shtëpi në të cilën çdo gjë ishte e shpërn-darë përreth dhe kërkoi prej meje të mos qajë, por unë nuk munda tëndalem. U ul në një shtrat dhe më urdhëroi që të zdeshem. E hoqa vetëmbluzën. M'u afrua dhe më hoqi të gjitha rrobat nga trupi. Unë vazhdova tëqajë edhe më tutje. Më goditi me shuplakë dhe më tha të shtrihem në shtrat.Më përdhunoi. Pasiqë e kreu "punën", u ngrit dhe doli, dhe pas tij hyri ushtaritjetër i cili poashtu më përdhunoi. E dëgjova se i pari quhet Sllavko. Të dytitnuk ia mësova emrin, kurse i treti i cili në të njëjtën dhomë më përdhunoiquhej Dragan. Dragani dhe dy ushtarë tjerë serbë tërë natën me radhë mëkanë përdhunuar. Në mëngjes pata dhembje të mëdha në trup kështu që nukmund të lëvizja fare. Hyri një ushtar serb dhe më tha se do të më kthej tenëna ime. U ngrita me mundime të mëdha dhe u nisa pas tij. Të mitë mëpërqafuan nga gëzimi që më panë ende të gjallë. E vërejta shoqen timeAlmën e cila poashtu qëndronte e hidhëruar pranë meje. Iu ofrova dhe epyeta ngadalë a i ka ndodhur edhe asaj si mua. Ajo më thënë se e kanë përd-hunuar dy persona.

("Bërçko: Gjenocidi dhe dëshmimet" 1998)

67

Para prindërve*

Kam lindur në vitin 1958 në Bërçko dhe jam nënë e dy fëmijëve.Lufta më ka zënë në shtëpinë e prindërve të mi. Në fillim të majit, kur tash-më e kishin pushtuar qytetin, kanë ardhur dy ushtarë serbë dhe më kanë urd-hëruar të vishem dhe të nisem pas tyre. Më kanë dërguar në lagjen Ciganlukdhe më kanë futur në një shtëpi. Aty më kanë përdhunuar të dytë. Më parëmë kanë keqtrajtuar dhe më kanë munduar. Njëri ka qenë nga Beogradi,kurse për të dytin nuk di. Ishte zeshkan dhe trupvogël, mezi pak më i gjatëse një metër. Kur më kanë kthyer, u kam thënë prindërve të mi se më kanëmarrë në Garnizon që t'ua qep flamujt serbë. Të nesërmen kanë ardhurpërsëri. Kam ikur në shtëpinë e fqinjëve, por më kanë gjetur dhe me kërcën-im armësh përsëri më kanë dërguar në të njëjtën shtëpi në Ciganluk. Çdo gjëmë kanë bërë si edhe ditën e parë, por që kësaj here i kishin sjellë edhe disanjerëz nga e njëjta lagje që të shikojnë se çfarë u bëjnë ata grave myslimane.Kjo ka qenë jashtëzakonisht nënçmuese, por asgjë nuk kam mundur të bëj.

Herën tjetër më kanë marrë më 28 qershor, në festën serbe në Ditëne Vidit. Kësaj here kanë ardhur të më marrin rreth 5-6 veta. Kësaj radhe nëmesin e tyre ka pasur edhe serbë të Bosnjës. Nuk më kanë keqtrajtuar vetëmmua por edhe prindërit e mi. Kanë kërkuar të holla, edhe pse tashmë i kishinplaçkitur. Babait i kërcënoheshin se duhet të braktisë shtëpinë, sepse nëse dota gjejnë herën tjetër do ta vrasin. Njëri prej tyre më ka futur në dhomëntjetër. E kam ditur se çfarë do dhe e kam refuzuar. Më ka paralajmëruar seta kem parasysh se ai është çetnik, se e ka zakon të therë, dhe që sa mëparë duhet të vendos, sepse nuk ka shumë kohë. Përsëri e kam refuzuar. Aika thënë se do të më përdhunojë dhe do ta therë nënën time e cila ishte eshtrirë në shtrat, e që pas saj e njëjta gjë më pret edhe mua. Më ështëdashur të nisem. I ati nuk ka mundur të më ndihmojë asgjë. Ai që më përd-hunoi e ka pasur emrin Predrag. E kam mbajtur mend këtë emër sepse ekanë ftuar që t'i thonë që të mos më lërë të vishem. E kam dëgjuar britmëne babait: "A edhe të tjerët do ta përdhunojnë"? Të gjithë më kanë përd-hunuar dhe m'i kanë bërë gjërat tjera të neveritshme, dhe këtë paraprindërve. Prindërit më kanë ngushëlluar, por mua nuk më është jetuar më.

Nuk ka kaluar shumë kohë pas kësaj dhe përsëri më kanë përdhunuar.Gjatë natës dikush ka trokitur në derë. E kam zgjuar babain dhe ai ka dalë e kahapur derën. Në derë ka qenë një ushtar serb me mjekër, i gjatë dhe thatanik.Babait i ka thënë që të largohet ose do ta vrasë. E kam ditur se çfarë do dhe ekam lutur që të mos më bëjë këtë. E kam gënjyer se jam e martuar për serb,por kjo nuk më ka ndihmuar. Më ka vendosur pushkën në bark, dhe më ka sharë"bukën" (sharje e zakonshme e serbëve) dhe më ka thënë se do të më hapëvrimën në bark nëse nuk qetësohem. Më ka goditur me grusht në gojë dhe mëka hedhur për betoni në oborr. Më ka grisur rrobat nga trupi dhe më ka dërguarpas shtëpie. E ka lënë anash pushkën dhe e ka marrë thikën. Më ka keqtrajtu-ar dhe më ka përdhunuar.

("Bërçko: gjenocidi dhe dëshmimet" 1998)

68

* titulli i red.

Sena

Mua më kanë përdhunuar shumë herë dhe në shumë vende, krye-sisht për shkak se nuk kam dashur t'ua zbulojë ku i kam fshehur të hollat dhegjërat tjera të çmueshme. Menjëherë pasiqë e kanë pushtuar qytetin mëkanë përdhunuar në shtëpinë time në lagjen Gërçica. Këtë e kanë bërëDragani dhe Zorani. Zorani ka qenë nga Paraqini në Serbi. Së pari më kanërrahur e pastaj më kanë përdhunuar. Pas kësaj më kanë përdhunuar nëkampin e Llukës. Këtu më ka përdhunuar Konstantin Simonoviqi, atëherëkomandant i kampit. Më ka përdhunuar në zyren e vet, ku më ka detyruar tëshërbej kafe. Zyren e ka pasur përplot me thika, gërshërë, kabllo të rrymëselektrike, shkopinj gome dhe mjete tjera për mundime. Në kampin Lluka mëka përdhunuar edhe një ushtar nga Serbia, të cilin e kanë quajtur Dugi.

Zorani një ditë ka ardhur më ka nxjerrë nga kampi Lluka dhe më kadërguar në shtëpinë time në Gërçicë. Përsëri prej meje ka kërkuar të holladhe ar. Meqenëse kam refuzuar që t'ia jap, më ka hedhur në vaskën me ujëdhe e ka kyçur rrymën elektrike. Këtë nuk kam mundur ta përballoj dhe iakam dhënë 3.000 marka gjermane. M'i ka hedhur për fytyre dhe më kathënë: "A është e mundur që i ke vetëm këto?" Arin nuk kam mundur t'ia jap,sepse as që e kam pasur me vete sepse më herët e kam lënë te fqinja GjukaPavloviq. E ka marrë sepse ka llogaritur se mua do të më vrasin dhe që kësh-tu nuk do të ketë nevojë as ta kthejë. I kam thënë Zoranit se këto janë tëtërat që i kam. Më është afruar dhe me një pistoletë të vogël më ka goditurnë ballë. Edhe pse ka qenë pistoletë "frikësuese", më ka mbuluar gjaku.Zorani pas kësaj më ka dërguar në zyren e avokaturës së bashkëshortit timdhe më ka urdhëruar që të bëjmë kontratën me të cilën unë kinse ia fal ambi-entet hapësinore. Meqenëse në kontratë është dashur të shënohen të dhë-nat personale, e kam mësuar se e ka mbiemrin Toliq dhe që është ngaParaqini në Serbi.

("Bërçko: Gjenocidi dhe dëshmimet" 1998)

69

Saida

Ka qenë nata e 28 korrikut të vitit 1992 kur në Brezovo Pole kanëarritur ushtarët serbë të cilët janë quajtur tigrat e Arkanit. I kanë kërkuardhjetë vajza që në Bërçko t'ua pastrojnë banesat. Kanë pohuar se asgjë tëkeqe nuk do të na bëjnë, që të mos brengosemi. Më kanë marrë mua,motrën time dhe një shoqe tonën. Meqenëse nuk kemi pasur kurrfarëgjasash që t'i kundërshtojmë, kemi hyrë në veturën e tyre dhe jemi nisur meta. Mirëpo, kur na kanë dërguar në një banesë të braktisur të boshnjakëvenë Bërçko, na kanë thënë që më kurrë nuk do t'i shohim nënat tona, por edheqë do të mendojnë a të na lënë gjallë apo jo. Kështu na janë kërcënuar rrethnjë ore, e pastaj kanë filluar ta marrin njërën pas tjetrës.

Motrën time e ka marrë një djalë me emrin Nenad. Ai ka qenë ngaBërçko. Ka thënë se ai dëshiron t'u hakmirret myslimaneve, t'i turpërojë dhet'ua shkatërrojë rininë. Mua më ka marrë një djalë të cilin e kam njohur mëherët. Ka qenë gjeneratë e vitit 1971, trupmadh, i gjatë, bjondin. Ka pasursyze me dioptri të madhe. Më është afruar dhe më ka thënë: "Ka ardhur ditaqë të zgjedh cilën "myslimane" e dua, sepse ato nuk mund të refuzojnë ser-bët." Më ka dërguar në dhomën tjetër. Më ka pyetur për babain dhe përnënën dhe më ka premtuar se do të më shpëtojë nëse e pranoj vullnetarishtatë që ai e kërkon prej meje. Më ka pyetur a kam të dashur dhe ku është.Kam heshtur. Më ka thënë se më mirë është të flas, sepse për të fare nukparaqet problem të më vras, sidomos që ka ardhur që të bëjë këtë, dhe qëne, në fakt, as që e kemi merituar më mirë. Tërë kohën kam qarë dhe e kamlutur që mua dhe motrën të na kthejë te nëna. Më ka pyetur a jamvirgjëreshë. I kam thënë po. I ka ardhur mirë, sepse si mashkull i parë do tëlë gjurmë në jetën time. Edhe më tutje kam qarë, e kam lutur dhe e kam për-betuar që të mos më bërë këtë. Më ka goditur me shuplakë dhe më ka urd-hëruar që të zdeshem. Këtë nuk e kam bërë. Më është kërcënuar se, nësenuk e bëj këtë, do të sjellë edhe pesë persona të më përdhunojnë. Jamzdeshur dhe i jam dorëzuar fatit.

Ka qenë i vrazhdë, i neveritshëm dhe çdo gjë më e keqe që mundettë thuhet. Nga dhoma tjetër në të cilën e kanë futur motrën dhe shoqen tonëjanë dëgjuar britmat dhe qarjet. Është dëgjuar edhe se si po i rrahin. Edhemë shumë më ka vrarë mendimi se motra ime ka qenë vetëm katërmbëd-hjetë vjeçe, edhe pse as unë nuk kam qenë shumë më e vjetër. Kur e kambaruar këtë Sasha dhe pasiqë pak e kam mbledhur vetveten, jam nisur tëshoh se çfarë po ndodh me motrën. Para meje ka qëndruar Nenadi i cili ekishte përdhunuar. Ai ishte i i dobët, i gjatë, bjondin. Më ka thënë se motrapërpak më ka vdekur, dhe nëse mundem t'i ndihmoj, sepse ai nuk mundet t'i

70

ndihmojë pasiqë e ka bërë atë që ka dashur. Motra kishte qenë e shtrirë nështrat duke dënesur. Më ka pyetur duke qarë se çfarë më ka ndodhur muadhe a jam mirë. Sasha pas meje ka shkuar dhe e ka përdhunuar edhe shoqentime Almen. Na kanë mbajtur aty dy ditë. Na kanë dhënë të pijmë pije në tëcilën e kanë hedhur drogën.

Ditën tjetër, rreth orës gjashtë pasdite, ka ardhur eprori i tyre GoranPetroviq dhe i ka pyetur a duan të na mbajnë ende. Kanë thënë që nuk duandhe kanë kërkuar vajza tjera. Gorani na ka kthyer në Brezovo Pole. E kemigjetur nënën e sëmurë, të cilës i kishte rënë të fikët dhe tërë kohën kishteqenë në gjendje kritike. Mezi ka mbetur gjallë. Kurrë nuk do të harroj lotët esaj të gëzimit kur na ka parë përsëri. Na ka thënë të mos brengosemi dhe tëmos vuajmë, se kjo që na ka ndodhur, thjeshtë, është dashur të na ndodhë,se me rëndësi është që kemi shpëtuar gjallë, se jemi të reja dhe që jeta ështëpara nesh. E kam ditur se po na ngushëllon, edhe pse po vuan sikur edhene.

Nuk kemi pasur qetësi as në Brezovo Pole. Për çdo natë kanë hyrëushtarët serbë dhe na kanë keqtrajtuar. Na kanë thënë që fati ynë varet ngakapiten Dragani (Dragan Vasilkoviq, vër. e au.) dhe që neve do të na bëjnëatë që e thotë ai. Pas dhjetë ditësh na kanë thënë se do të na dërgojnë nëBijelinë. Na kanë këshilluar që të hollat, arin dhe gjërat tjera të çmueshme t'ilëmë te ta, sepse kjo mundet të paraqesë rrezik në rrugë. Në fakt, kanëdashur të na plaçkisin ata, e jo serbët e Bijelinës. Na kanë futur në nëntëautobus. Kur kemi arritur në Bijelinë, në autobus kanë hyrë ushtarët serbëdhe kanë kërkuar që të dalin të gjitha vajzat, sepse u duhen për të punuarnë kafene dhe në restorante. Këtë nuk e kanë lejuar ata të cilët na kanëshoqëruar. Kanë thënë se po na dërgojnë në drejtim të Capardës, ku gjendetushtria serbe. Na kanë paralajmëruar që të mos gëzohemi që na kanë shpë-tuar, sepse atje ku po na dërgojnë nuk na pret asgjë e mirë, se u jemi nëdisponim dhe që munden të bëjnë me ne çfarë të duan.

Kur kemi arritur në Capardë, na kanë pritur disa dhjetëra qindraushtarë serbë. Na kanë futur në një sallë të madhe. Më parë na i kanë marrëedhe ato pak të holla dhe ar të cilat kemi arritur t'i ruajmë deri atëherë. Nësallë i kanë futur më së paku njëmijë gra, vajza dhe fëmijë. Nuk ka qenëasnjë mashkull i rritur. Kanë thënë se do të ndalin vajzat, kurse nënat mefëmijë të vazhdojnë rrugën në drejtimin i cili ka qenë nënë kontrollin eArmatës së BeH. I kanë ndarë rreth njëqind e pesëdhjetë vajza. Në mesin etyre ka pasur edhe gra të reja, madje edhe tri shtatzënë. E kanë lëshuarpërmes altoparlantit incizimin e britmave të grave. Me këtë kanë dashur tëna frikësojnë, se me këtë janë duke i vrarë nënat tona.

Motra ime, unë dhe tri vajza tjera jemi ndarë anash. Na është afru-ar një ushtar serb, sipas theksit do të thosha se ka qenë nga Mali i Zi, dhena ka premtuar se do të na ndihmojë. Jemi gëzuar sepse tashmë një herëkemi qenë të përdhunuara. Ky ushtar e ka mbajtur premtimin. Të tjerat nuke kanë pasur këtë fat - të gjitha i kanë munduar dhe i kanë përdhunuar.

("Bërçko: Gjenocidi dhe dëshmimet" 1998)

71

Bijelina

Sulmi në Bijelinë ka filluar në prill të vitit 1992. Menjëherë kanë fil-luar aksionet e befasishme të policisë, i kanë arrestuar meshkujt dhe i kanëdërguar në policinë serbe. Nuk kemi guxuar të ecim me dimi, gjithashtu nukkemi guxuar të kryejmë ritualet fetare, nëpër xhami vazhdimisht kanë shtënëme armë. As varrimet nuk kemi guxuar t'i bëjmë sipas ritualeve fetare.Shumë shpejt kanë filluar t'i mbushin shtëpitë tona me refugjatët serbë. Atai kanë zënë shtëpitë madje edhe më herët.

Bashkëshorti im ka arritur të fshihet nga mobilizimi deri në janar tëvitit 1994. Atëherë e kanë zënë dhe e kanë dërguar të hapë llogore nëMajevicë, pas 15 ditësh ka vdekur. Unë kam mbetur vetëm, shtatzënë, megjashtë fëmijë.

Në janar të vitit 1994 më ka hyrë në shtëpi një djalë me uniformë,nga Kozluku, serb, refugjat i Zenicës. U prezantua si polic ushtarak. Kamqenë vetëm me fëmijë. Më ka thënë të mbështetem për muri dhe ka filluartë më prek. Aty kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët, ata kanë qenë ulur nështrat dhe kanë qarë. E kam pasur veshur një fund të gjatë, të cilin krejt maka grisur. Kam bërtitur dhe kur e kam parë që nuk ka armë kam filluar tëmbrohem. Pasiqë unë jam tërhequr prapa, ai më ka thënë: "Meqenëse nukpo do ti, edhe më mirë vajzën tënde". E bija ime Z. është 14 vjeçe por mjafte zhvilluar nga trupi. Atëherë kam gjetur edhe më shumë forcë dhe kam fil-luar të zihem fizikisht me të, duke luftuar me forcat mbinjerëzore që të mosmë marr vajzën. Ai ka dëgjuar kur u kam thënë fëmijëve që të shkojnë të fto-jnë babain. Që ta largoj nga vajza i kam thënë: "Nëse duam të bëjmë diçka,eja të hyjmë në dhomë". Kam arritur ta mbyll në dhomë, duke shpresuar seJ. do të arrijë shpejt dhe do të mund të mbrohem. Kështu edhe ka ndodhur.Edhe pse e kam mbyllur derën, ai ka arritur të thyejë derën dhe të dalë nëoborr. Në atë moment ka vrapuar edhe bashkëshorti im. Ai që më ka sulmuarështë vëllai i refugjates e cila ka jetuar në shtëpinë fqinje. Ata kanë ardhurnga Zenica. E ka kapur pushkën nga shtëpia e motrës, dhe ka dashur të navrasë. Fatbardhësisht nuk ka pasur plumba. Anëtarët e asaj shtëpie e kanëkthyer brenda në shtëpi.

Bashkëshorti im, pa kurrfarë mundësi ka qëndruar ulur dhe ështëdridhur. Ka qenë i vetëdijshëm se nuk guxon ta prekë. Ka shkuar dhe e kalajmëruar rastin në polici ushtarake. Kanë ardhur tre policë dhe e kanë marrësulmuesin në stacionin e policisë. Kjo më nuk është përsëritur. Brenda shtatëditëve bashkëshortin ma kanë vrarë. Asnjë pjesëtar i asaj ushtrie nuk ka ard-hur më të më pyes si po jetoj.

72

Unë shumë pak kam qarkulluar nëpër Janjë, sepse kam shumë fëmi-jë. Jam tërhequr sidomos pas vrasjes së bashkëshortit dhe jam brengosurpër fëmijë. Kështu ka qenë deri në gusht të këtij viti.

Atëherë ka ardhur në Janjë V. GJ. Ka filluar spastrimi etnik. Na kathënë: "Nëse nuk doni të shkoni, do t'ju hedh teposhtë Drinës". Meqenësebashkëshorti më ka vdekur duke hapur llogore, nuk më është dashur tëpaguaj asgjë. Gjatë natës me të madhe i kanë marrë familjet myslimane. Nëgrupin tonë të parë, nuk i kanë ndarë meshkujt e aftë për ushtri.

Në një pyll të dendur na i kanë marrë të hollat. Janë kërcënuar sedo të vrasin tërë familjen, nëse ndokush e fsheh arin.

Në shtator të vitit 1994 kemi arritur në Tuzllë. Tani jam me fëmijë nëlagjen e refugjatëve Vishqa.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

73

Vishegradi

Në qershor të vitit 1992 kam qenë në shtëpi me nënën, motrën dheme katër fqinje kur në orën dy pas mesnate ka hyrë një grup çetnikësh, 8prej tyre në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra. Të gjithëve u ka ardhur eraalkool. Na e kanë sharë nënën myslimane, i kanë thyer gjërat nëpër shtëpi,na kanë bërtitur, kanë kërkuar të holla dhe ar, më kanë pyetur ku është babaiim, a është me "beretat e gjelbërta" dhe të tjera. Në mesin e tyre e kam njo-hur një djalë nga Vishegradi, e kanë quajtur N., 24 vjeç, me rroba me maska,e ka pasur një shall të zi rreth qafe, beretën e kuqe në kokë. Me sjelljen agre-sive veçanërisht është theksuar G.

Motra ime e vogël 3 vjeçe ka qarë dhe ka bërtitur, dhe i është ngji-tur nënës sime për trupi, kurse Zh. është afruar e ka kapur thikën e madhedhe ia ka afruar motrës nën fyt motrës tri vjeçe dhe i ka bërtitur: "Hesht".Vajza përnjëherë është nemitur. Pastaj fqinjin I. K. e kanë marrë në dhomëntjetër, e kanë detyruar të shtrihet për dysheme, e pastaj me kondak tëpushkës e kanë goditur në boshtin e kurrizit. Ai pak para se të ndodhë kjo ekishte operuar kurrizin, pastaj ia kanë futur në gojë tytën e pushkës, nga ecila ka pështyrë gjak. Të nesërmen e kanë marrë dhe prej atij momenti i kahumbur çdo gjurmë.

Të njëjtën ditë, na kanë urdhëruar që të gjitha të zdeshemi gjë qëna është dashur ta bëjmë me përdorimin e dhunës, dhe aty kemi qenë unë,nëna S., tezja R., atëherë shtatzënë në muajin e katërt, motra E., dhe fqinjaS. K. G. i ësht afruar R. dhe e ka goditur me gjithë forcën në bark. Të gjithakemi qenë lakuriq të zdeshura. Më kanë kapur për dore dhe kanë kërkuar tënisem me ta. Më kanë urdhëruar të mbështetem për muri, atëherë njëri prejtyre e me tehun e thikës më ka kaluar nëpër dorë nga e cila ka filluar të mërrjedh gjaku. Të tjerët kanë qeshur kurse ai është përgatitur dhe më ështëvërsulur. Unë tërë kohën kam bërtitur, jam munduar të mbrohem me këmbëdhe duar, e pastaj e kam humbur vetëdijen. Kam menduar vetëm në një gjë,si të shpëtoj dhe si nëpër mjegull e kam dëgjuar se po më shajnë nënënturke. Më asgjë nuk më kujtohet derisa nuk më ka përqafuar nëna, e cila mëka zgjuar dhe më ka ngushëlluar se çdo gjë do të jetë në rregull.

Kam dëgjuar nga gruaja F. H., e një të njohuri tim, se vajzën e tyreme forcë e kanë marrë në Hotelin Vilina Vlas ku i ka kaluar 9 ditë dhe gjatëasaj kohe e kanë përdhunuar shumë herë. Ajo tani jeton në botën e jashtme.Kam dëgjuar se i ka ndihmuar një çetnik që të dalë, i cili ka pasur urdhër qëta vrasë, sepse ka qenë dëshmitare e shumë vrasjeve në Hotelin Vilina Vlas.Sh. Sh. personalisht më ka folur se shoku i saj i shkollës, nuk më kujtohetemri, nga Vishegradi e ka përëdhunuar në shtëpinë e saj në prani të vajzëssë vet gjashtëvjeçare. E di se J., është nga Vishegradi, dhe që është 23 vjeçe,përndryshe shumë e bukur. Atë e ka përdhunar në shtëpinë e saj një çetnikdhe pas kësaj ajo ka bërë vetëvrasje duke kërcyer nga dritarja nga kati itretë.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

74

Gërbavica - Sarajevë

E pashë K. që bërtiste si e çmendur kur ata me dhunë e detyruan tëhyjë në banesë. U mundova që sa më shpejt të ndërroj rrobat por nuk arri-ta të vishem kur ata u paraqitën në derë. Më kanë kërkuar letërnjohtimin dheme siguri atëherë e kanë mbajtur për vete, pastaj kanë filluar të hapin valix-het e paketuara. Ushqimin, barnat dhe gjërat e kozmetikës i ndan dhe i rua-jtën për vete. Më thanë se këto u nevojiten për ushtrinë serbe. Në njërën prejvalixheve ma gjetën diplomën për fakultetin e kryer, të cilën para meje e hod-hën në dysheme dhe më thanë: "Kjo te Alia nuk do të nevojitet". M’i kanëmarrë të gjitha stolitë e arit nga çanta dhe një transistor të vogël.

Pas kësaj më detyruan të hyj në kuzhinë dhe njëri prej tyre filloi tëmë bërtas: "Ku i ke fshehur devizat dhe stolitë e arit?". Pastaj më ka urdhëru-ar që të heq rrobat dhe të heq çizmet. Fillova të qaj dhe t'i lus të mos mëzdeshin, sepse jam grua në moshë, kurse stolitë e arit m'i patën marrë tëtjerët më herët. Kur ua thashë këtë i pari prej tyre m’u kërcënua që tëzdeshem që të mos më zdesh ai. Duke qarë u thashë se kjo nuk është nërregull dhe që unë e kam birin tim i cili është më i vjetër se sa ata. Ai i parima ka drejtuar pistoletën, tashmë isha krejtësisht e zdeshur, më ka thënë tëhyj në dhomë. Dy të tjerët kanë shkuar në dhomën tjetër dhe i kam dëgjuarse si po i rrokullisin gjërat nëpër dhomë. Meqenëse kam mbetur me këtë tëparin në dhomë ai më është kërcënuar me thikë në dorë dhe më ka urdhëru-ar që të ulem ose do të më masakroj. Atëherë më ka përdhunuar në mënyrëbrutale. Pastaj më ka urdhëruar që të rri në dhomë dhe i ka ftuar edhe atady tjerë që edhe ata të veprojnë njësoj, gjë që ata kanë refuzuar. Ai i pari mëka urdhëruar që shpejt të vishem, të mbledh gjërat e mia dhe të nisem nëdrejtim të Shopingut, dhe më ka thënë se nëse kthehem ai do të vijë nëmbrëmje dhe do të sjellë edhe disa të tjerë që të më përdhunojnë. Duke vra-puar nga ndërtesa njëri prej tyre ka gjuajtur me plumba mbi kokën time.

Kam vrapuar deri te Shopingu. Ka qenë diku rreth orës 17,00, dhepara Shopingut kanë qëndruar ushtarët e të së ashtuquajturës ushtrisë serbeme shenjë në anën e majtë të gjoksit. Më kanë pyetur pse jam vonuar, sepsekalimi përtej ure tashmë ishte ndalur. U kam thënë se jam vonuar për shkakse më kanë përdhunuar, për çka njëri prej tyre më ka pyetur pse nuk e kamlajmëruar këtë në milici. U kam thënë se këtë e ka bërë milicia e tyre. Ai injëjti ushtar më ka thënë që këtë e kanë bërë pjesëtarët e fundit të Arkanit.Në atë moment ka hyrë një ushtar serb me uniformë me maska dhe meberetë të kuqe në kokë i armatosur me pushkë automatike dhe ka pyeturkush është kjo, duke menduar në mua, dhe kur ka dëgjuar se jam kroate kafilluar të më bërtas dhe më ka urdhëruar që të mbështetem për muri dhe maka drejtuar pushkën. Vazhdimisht e ka përsëritur se do të vrasë të gjithëkroatët dhe që Milacka nga kufomat tona do të kundërmojë.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

75

Kalinoviku

Në Kalinovik kam jetuar gjithnjë derisa më kanë arrestuar në gushttë vitit 1992. Arrestimin e ka bërë M. V. dhe një njeri i panjohur. Me mua ikanë arrestuar edhe vajzat e mia, si edhe B. I. dhe J. Myslimanët tjerë tëKalinovikut tashmë i kishin futur në Shkollën fillore. Para se të errësohet i kanësjellë gratë dhe fëmijtë nga fshati Jelashac. Klasa ka qenë shumë e vogël përtë gjithë ne, por diku vonë në mesnatë jemi shtrirë njëri pranë tjetrit në bankadhe nën to, kurse disa kanë qëndruar tërë natën ulur. Pesë ditët e para farenuk na kanë sjellë ushqim, e pastaj kanë filluar të na sjellin mëngjesin dhedrekën. Në mëngjes na e sillnin një rriskë buke me gjysmë pashtete, kursepër drekë ndonjë gjellë dhe këtë më shumë ujë se sa gjellë. Gjellën nuk kishimme çka ta nxjerrim, por këtë na shërbenin konservat e pashtetës.

Diku nga mbrëmja e gushtit të vitit 1992 i kanë marrë vajzat ngaklasa jonë.

Të nesërmen, diku pak para mbrëmjes, një çetnik trupmadh,flokëshkurtër ka hyrë në klasën tonë dhe ka kërkuar gjëra të arit dhe të holla.Vazhdimisht ka shëtitur nëpër klasë dhe na është kërcënuar që të dorëzojmëarin. Ne ia kemi qenë të detyruara që t'ia japim atë që e kemi pasur. Të gjithakëto kanë ndodhur gjatë muajit gusht të vitit 1992. Të njëjtën ditë pas njëkeqtrajtimi dhe shfryrjeje të tmerrshme e kanë vrarë K. S. dhe B. E. E kamparë se si P. E. e ka rrëmbyer me forcë S. K. dhe ka filluar ta rrahë fizikisht nëkorridor, dhe sapo që janë mbyllur dyert ne më nuk kemi guxuar as të shiko-jmë fshehtazi. Nga klasa tjetër e kanë sjellë E. B. dhe një çetnik i panjohur,e ka ftuar Z. R. që të niset me ta. Kur është kthyer na ka thënë se ka qenëe pranishme kur e kanë keqtrajtuar dhe kur e kanë rrahur fizikisht Z.R. E. B.dhe më asgjë nuk ka folur, por vetëm ka heshtur. Pas kësaj janë dëgjuar tështënat, kurse M. na ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur, por në fakt në atëmoment e kanë vrarë S. K. dhe E. B., dhe një burrë 35 vjeçar të Gaçaninit.

Të nesërmen na kanë thënë banorët e Gaçanit se i kanë nxjerrë trikufoma. Në gusht të vitit 1992 na kanë dërguar në fermë në Pavlovc. Me nenë karroceri kanë qenë 6 çetnikë, të cilët vazhdimisht e kanë rrahur Z. H. dukee goditur me këmbë në kokë, dhe e kanë urdhëruar që të bartë flamurin etyre. E kanë detyruar që të bëjë kryq dhe vazhdimisht ia kanë sharë nënën emyslimane. Në kabinë kanë qenë edhe dy çetnikë të panjohur. Në Pavlovckemi zbritur nga kamioni të të 12 gratë, kurse në kamion ka mbetur Z. H. Nemenjëherë na kanë ndarë që t'i ndreqim shtretërit dhe kur ka arritur me auto-mobil luksoz një vojvodë i panjohur, na kanë ftuar që të gjitha me të të hamëdarkë në një tryezë. Ne nuk kemi dashur të hamë darkë dhe u kemi thënë senuk jemi të uritura. Pas darkës së tyre kemi kaluar në dhomën tjetër, ku vojvo-da ka biseduar me ne. Kur e ka pyetur një vajzë nga Gaçani se sa vjet i ka,ajo i është përgjigjur se është 13 vjeçe, por edhe i biri i tij i cili kishte ardhurme vojvodën ka thënë që është 13 vjeç. Pas kësaj përsëri na kanë ndarë qët'i rregullojmë shtretërit unë, B., dhe dy gra nga Gacka dhe vajza 13 vjeçe.

Ia kemi rregulluar dhomën vojvodës së panjohur. Pasi që është errë-suar, çetnikët të cilët kanë ardhur me ne me qiri ose fener i kanë zgjedhurgratë për t'ua ndrequr shtretërit. Në njëfarë kohe na ka kthyer me një veturë

76

luksoze një çetnik i quajtur "Z. H" deri te shkolla fillore. Pasiqë kam dalë ngaautomobili kam vrapuar në shkollë dhe kam trokitur me të madhe në derë,por në tërë shkollën kishte mbizotëruar një heshtje e tmerrshme, kurse dyertishin të gozhduara. Unë duke bërtitur dhe duke e shtyrë derën kam arritur tëhapë derën, kurse fëmijtë duke qarë kanë vrapuar te unë.

Çetnikët ia kanë kërkuar 1 500 MGJ për Z. H., dhe na janë kërcënuarse do të na vrasin fëmijtë nëse nuk ua japim markat. Kanë hyrë dy çetnikë,kanë kërkuar përsëri marka. Ai i cili më ka dërguar në Pavlovc në dhomë, mëka prekur nëpër trup që të shohë a mos kam ndokund marka të qepura nërroba. Kur e ka parë që nuk kam marka, më ka pyetur a janë fëmijtë e mi, atatë cilët kanë qarë rreth meje, dhe ai ka shkuar. Sapo që kanë kërkuar tëzdeshemi, disa gra nga frika kanë filluar të zdeshen, mirëpo kur e kanë parëqë nuk kemi marka janë larguar.

Pak para mbrëmjes në fund të gushtit të vitit 1992, ka ardhur një icili më ka ftuar dhe më ka pyetur se si quhem dhe a mos jam bashkëshort-ja e M. Fëmijtë rreth meje kanë qarë. Më ka ftuar të dal dhe t'i marrë fëmi-jtë me vete. Në korridor më ka pyetur a mos po e njoh dhe më ka thënë seai është D. K. dhe që jeton në Tërnovë.

Pas pesë orësh jam kthyer në klasë. Të nesërmen më ka ftuar meemër dhe me mbiemër që të dal. Unë kam dalë me vajzën e vogël S. më kathënë që ta kthej vajzën prapa. Unë jam kthyer në klasë dhe e kam lënë Z.R. Më kanë dërguar në klasën tjetër të zbrazët. Ka hyrë D. dhe më ka thënëqë i kanë vdekur dy xhaxhallarë dhe që ia kanë vrarë kunetët e mi. I kamthënë që pse duhet të pësoj unë për shkak se kunetët e mi e kanë vrarë dikë.E kam lutur që të më lëshoj, më ka thënë që të zdeshem ose do të m'i përd-hunojë fëmijtë. Është shfryrë në mua, dhe gjatë tërë kohës ka hyrëshoqëruesi i tij nga Serbia. Pastaj më ka lënë me një çetnik tjetër nga Serbia,kështu që në mua janë shfryrë 2-3 orë. Në fund më është kërcënuar që përkëtë nuk guxoj t'i flas askujt. Më ka thënë se përsëri do të kthehet të nesër-men. Edhe pse askujt asgjë nuk i kam thënë, gratë e kanë marrë me mendse po na përdhunojnë kështu që të nesërmen të gjitha janë nisur në drejtimtë derës dhe kanë protestuar për shkak të përdhunimit dhe ndaj veprimevetë tyre ndaj nesh. Ne jemi nisur përpara dhe kemi thënë le të na vrasin, sepsenuk kemi mundur të durojmë më terroret e tyre. Ata kanë arritur të na kthe-jnë dhe të na qetësojnë.

Në fund të gushtit të vitit 1992 ka filluar këmbimi për çetnikët e vrarënë Jakomishli. I kanë sjellë 40 gra për këmbim, por pasiqë nuk e kanë gjeturnjë çetnik, i kanë kthyer 10 gra, por ato të nesërmen janë këmbyer. Kur kemiarritur në Jakomishle na kanë zbritur nga kamioni dhe i kanë lëshuar 3 gra tëkalojnë në anën tonë, pasiqë ta gjejmë dhe ta ngarkojmë një çetnik të vdekur.Meqenëse atë ditë nuk e kemi gjetur të njëmbëdhjetin, na janë kërcënuar sedo të na i vrasin fëmijtë nëse nuk e gjejmë dhe nuk e dorëzojmë.

Nga kufomat, asnjëri prej tyre nuk ka qenë nga të njohurit, të gjithëata kanë qenë serbë dhe malazez. Kanë qenë edhe fëmijtë me mua, dhe pasiqë vazhdimisht kanë qarë dhe kanë bërtitur, më kanë lejuar që t'i dërgoj e t’il me S. M. Pasiqë e kam gjetur dhe e kam dorëzuar edhe çetnikun e dytë tëvrarë, më kanë lejuar që të kaloj në anën tonë.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

77

Stolac

Gjatë kohës së agresionit të Këshilllit Kroat të Mbrojtjes (MMK)* nëBunë, gjatë muajit maj, qershor dhe korrik të vitit 1993, në shtëpinë në Bunëme mua kanë qenë babai, nëna dhe vëllezërit e mi.

Gjatë majit dhe qershorit të vitit 1993 KKM e ka ndërmarrë aksion-in e gjerë dhe me plan për çarmatosjen e myslimanëve, pjesëtarëve të deri-atëhershëm të KKM nga Buna. Aksionet kanë qenë të shpeshta dhe në çdomoment kanë hyrë me dhunë nëpër shtëpi, i kanë bastisur shtëpitë dhe kanëkërkuar armë nga popullsia myslimane. I kanë plaçkitur automobilat dhepronën e myslimanëve të Bunës.

Në qershor të vitit 1992 rreth 12 orë në mëhallën tonë në të cilënkemi jetuar, kanë hyrë luftëtarët e KKM me një veturë "kombi". Ka filluar nëmënyrë masive të arrestojnë dhe të marrin myslimanët. Arrestimin dhe mar-rjen e civilëve e kanë bërë disa luftëtarë të cilët nuk i kam njohur. Luftëtari icili e ka marrë babain tim ka qenë trupmadh, zeshkan, ka pasur mustaqe,flokëzinj dhe i shkurtër.

Pasiqë i kanë marrë meshkujt, unë bashkë me nënën dhe me vëllaini kam kaluar netët në shtëpi dhe në bodrumin e shtëpisë H. Gjatë ditës kemiqenë në shtëpinë tonë dhe i kemi kryer disa punë nëpër shtëpi dhe rreth saj,kurse gjatë natës kemi qëndruar në bodrumin e shtëpisë H.

Situata në mëhallë nuk ka ndryshuar gjithnjë deri në mes të korrikuttë vitit 1993 kur të gjithëve na kanë zgjuar të shtënat e fuqishme, të cilatkanë depërtuar deri te na. Kemi supozuar se është duke u zhvilluar ndonjëbetejë, ka pasur veprime të fuqishme luftarake, është dëgjuar zjarri artilerik,granatat kanë rënë kudo përreth, kurse ne kemi qenë në bodrum.

Në një moment në atë bodrum kanë hyrë luftëtarët e KKM, i kanëshikuar gratë në bodrum, por fatbardhësisht nuk e kanë parë M. i cili atëherëishte fshehur në pjesën e bodrumit me thëngjill. Luftëtarët e kanë braktisurbodrumin, dhe pasiqë kanë pushuar të shtënat ne kemi dalë jashtë bodru-mit. Në atë moment ka arritur një luftëtar i cili i është drejtuar nënës simenga e cila i ka kërkuar 500 marka gjermane për të liruar vëllain tim. Nënakëtë nuk ka mundur ta bëjë, sepse nuk i ka pasur ato të holla.

Në korrik të vitit 1993 pas orës 15,00 kam qenë me nënën dhe mevëllain në shtëpinë e H. V. Kanë hyrë tre luftëtarë nga të cilët njëri ka qenëshumë i gjatë, bjondin, me vath në vesh, me uniformë me maska. Na kanëurdhëruar që të dalim jashtë. H., ia kanë marrë vathët e arit dhe derisa kemi

78

* Këshilli Kroat i Mbrojtjes (KKM)

qëndruar para shtëpisë ku na kanë nxjerrë, ata luftëtarë ia kanë vënë zjarrinshtëpisë. Para kësaj H. ia kanë kërkuar 1000 marka gjermane që të mos iadjegin shtëpinë, dhe pasiqë nuk i ka pasur që t'ua japë ato të holla ata e kanëdjegur. H. ka qarë dhe i ka lutur që të mos e bëjnë këtë, se nuk ka të holla,por njëri nga luftëtarët me ofiqin "J." ka hyrë në shtëpi dhe e ka djegur. Nejemi tmerruar, këtë e kemi shikuar pa zë, kurse H, e tërë në ngërç ka qarë.

Në korrik të vitit 1993 rreth orës 16,00 para shtëpisë sonë në të cilënkemi qenë, ka arritur vetura Lada Niva, me ngjyrë të kuqe, në të cilën kanëqenë dy luftëtarë. Luftëtari me ofiqin R. dhe një, i cili është paraqitur sikolonel, i cili në veshin e majtë e ka pasur një vath, ka qenë rreth 25 vjeç,mesatarisht i zhvilluar, bjondinë, përkatësisht më shumë lëkurverdhë, kapasur bluzë të zezë dhe uniformë me maska. Flokëshkurtër, me mjekër dheme mustaqe të rruara. Të dytë kanë shkuar deri te shtëpia e B., e pastaj kamparë përmes dritares së shtëpisë në të cilën kam qenë, se si B., po ua qonkafenë e zier në atë shtëpi.

Pas një kohe të shkurtër, në shtëpinë tonë ka hyrë luftëtari R. dhemua dhe nënës sime na ka urdhëruar që të nisemi me të. Na kanë dërguarnë shtëpinë e B. dhe kanë filluar të na marrin në pyetje. Luftëtari të cilin ekam përshkruar si lëkurverdhë, ka filluar të shtrojë gjithfarë pyetjesh, të cilatnuk kanë pasur kurrfarë kuptimi dhe të cilat më shumë kanë shërbyer për tëmë frikësuar se sa për të marrë ndonjë informatë.

Pas një gjysmë ore që më kanë bërë pyetje të këtilla R., e ka urd-hëruar nënën time që të niset me të dhe ata dy kanë dalë nga shtëpia. Kyluftëtari lëkurverdhë i cili ka qenë me mua, ka shkuar deri në kuzhinë dhe ekam parë duke e mprehur thikën. Derisa ka qenë në kuzhinë, ka filluar tëzdeshet dhe më ka thënë se i duhet të më përdhunojë, se rrethanat janë tëtilla dhe që, se ai nuk mundet të ndryshojë asgjë, thjeshtë se ai duhet ta bëjëkëtë. Kjo më ka shokuar. Më ka urdhëruar që të zdeshem, gjë që unë nukkam dashur ta bëj. E ka marrë pushkën dhe ma ka drejtuar, dhe ka shtënëme një plumb. Kam menduar dhe jam pajtuar me faktin se do të më vras,por ai ka shtënë në tavan.

Ai në atë moment ka qenë vetëm me brekë të shkurtër. Unë i kampasur veshur tutat e poshtme me ngjyrë të kaltërt dhe një bluzëkrahëshkurtër me ngjyrë portokalli. E kam lutur dhe e kam përbetuar që tëmos më bëj këtë, por ai fare nuk ka dëgjuar. Më ka urdhëruar që të zdeshemmenjëherë dhe të shtrihem në pjesën e krevatit tresh në dhomën e ditës, gjëqë e kam bërë. Vetë akti i përdhunimit nuk më kujtohet, e di se është shtrirëmbi mua dhe më ka përdhunuar. Kësaj here nuk më ka rrahur. Çdo gjë kazgjatur pak, kurse unë kam qenë e tëra me gjak, ky ka qenë kontakti im iparë fizik dhe marrëdhënia e parë me një mashkull. Zh. është ngritur, ështëveshur kur e ka mbaruar. Unë jam ngritur në këmbë dhe ende kam qenë eshokuar, jam përpjekur të vishem. Atëherë në dhomë ka hyrë R. Kur më kaparë se po vishem R. më ka ftuar të nisem me të.

Më ka dërguar në një dhomë po të asaj shtëpie dhe më ka mbështe-tur në një vitrinë. Në një pozitë të tillë R. më ka përdhunuar brutalisht.

79

Dhunimin e ka bërë në një pozitë gjysmë në këmbë, ai nuk është zdeshur,vetëm e ka shkopsitur zinxhirin e pantallonave dhe më ka përdhunuar. Kur eka mbaruar, më ka thënë që mundem të kthehem në shtëpi. Ende kam qenënë shok, dhe kur jam nisur më ka dhënë një qese me kafe të bluar që të "qojnë shtëpi". Kur jam nisur R. më ka thënë se do të më var nëse dëgjon se ikam thënë ndokujt për këtë që më ka bërë.

Gjatë kthimit jam takuar me nënën time. Kam hyrë në shtëpi dukeqarë dhe i kam thënë nënës sime se dy veta më kanë përdhunuar. Nëna ime,bashkë me Sh. më kanë larë, më kanë dhënë tableta për qetësim dhe mëkanë shtrirë në shtrat. Mezi kam arritur të qetësohem nga të dridhurat dhenga një ndjenjë e çuditshme e frikës dhe e dhembjes.

Atë mbrëmje në shtëpinë tonë kanë arritur pjesëtarët e Policisëushtarake të KKM dhe na kanë urdhëruar që të përgatitemi, rreth orës 19,bashkë me civilët tjerë myslimanë nga Buna, mua më kanë dërguar nëÇaplinë. Atë natë na kanë dërguar para silosit në Çaplinë i cili ka qenë i mbyl-lur. Prej atyhit pasiqë na kanë ndalur pakëz, dhe pasiqë silosi ka qenë imbushur përplot me njerëz, na kanë dërguar në kampin e Dretelit, dhe prejatjehit përsëri në Poçitel.

Në korrik të vitit 1993 nga Poçiteli na kanë marrë të gjithëve. Dikushprej grupit tonë e ka pyetur D. se çfarë po ndodh, ku dhe pse po na dërgo-jnë, por ai është bërë sikur nuk di asgjë dhe që nuk mundet të na thotëasgjë. Me siguri pasiqë nuk kanë mundur askund të na vendosin, luftëtarëte KKM na kanë shëtitur nëpër tërë Hercegovinën Perëndimore, dhe kjo rrugëka zgjatur 24 orë, që më në fund, duke mos ditur as vetë çfarë të bëjnë mene, na kanë kthyer në Bunë dhe prej atyhit na kanë ndjekur me këmbë përnë Blagaj.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

80

I kam lutur të më vrasin

Kam shikuar nga nënçatia e një ndërtese të braktisur se si disanjerëz të panjohur po i nxjerrin gjërat nga banesa ime në Çaplinë.

E kam ndjerë golgotën e luftës në lëkurën time.I kam tre djem. Më i madhi është i martuar dhe jeton në Republikën

e Kroacisë.Djali i mesëm ka qenë nëntëmbëdhjetë vjeçar kur ka filluar lufta. E

ka zënë në Prevllakë. Është nisur për në Split, pastaj në Zagreb e deri nëHungari, për të arritur pas tre muajve në Beograd. Djali më i vogël ka studi-uar në Sarajevë dhe pasiqë më nuk kemi mundur t'i dërgojmë të holla kashkuar për Banjallukë, e pastaj në Kluç, e më vonë në Beograd.

Bashkëshorti im i ndjerë Desimiri dhe unë kemi mbetur në Çaplinë.Ai tashmë një vit ka qenë shfrytëzues i pensionit invalidor, kurse unë endekam punuar.

Natën kanë filluar të na vijnë njerëzit me maska, dhe na janë kër-cënuar... na kanë marrë veçmas në biseda informative. Secilën herë kur kanëardhur në banesë çdo gjë na e kanë thyer, na i kanë fikur me këmbë TV, i kanëpërplasur gjërat. Fytyrat i kanë pasur me maska, kurse ballin e kanë pasur tëlidhur me shall. Me vete kanë pasur thika dhe bomba të varura nëpër trup.

Një natë na kanë nxjerrë para ndërtese. Pas kësaj ndërtese e kanëvrarë njëfarë S. E. Na kanë futur në automobil në të cilin që më parë kishinqenë ulur tre persona me maska dhe na kanë dërguar në periferi në njështëpi. Është krijuar një agoni: keqtrajtimi, e kanë fikur dhe e kanë ndezurdritën, e kanë mbajtur gishtin në këmbëzën e pushkës dhe kanë qeshur mene për shkak se kemi qenë të hutuara. Na kanë ndarë. Nganjëherë e kanëfikur qiriun e nganjëherë më kanë goditur me çizme. Më kanë futur midiskëmbëve dhe më kanë këputur qaforen e artë nga qafa, e pastaj më kanëgrisur edhe rrobat. Disa i kam njohur sipas zërit. Kanë qenë nga fshti Soviq(Lubushko) dhe Zhivnice te Tuzlla. Të tretin e kanë quajtur Çikago. Shumëka ngjarë në birin tim, por edhe kanë qenë edhe moshatar. Më i riu në mestyre e ka nxjerrë thikën. Kam dëgjuar se vazhdimisht po e hapin dhe po embyllin derën. Ka qenë kjo një natë pa fund. Bashkëshortin tim e kanë ven-dosur para dere të dëgjojë. Kur kam ardhur në vete kam qenë krejtësisht epërgjakur. Të nesërmen në mëngjes na kanë dërguar në fshatin Kravicë. Atyjanë folur gjëra të tmerrshme për familjen Tripiq e cila e ka mbajtur kafe-nenë. Edhe dy gra i kanë përdhunuar në Çaplinë. Njërën prej tyre e kam njo-hur mirë. Është quajtur Jelena, kurse e dyta ka qenë D. Olga të cilën e kanëngujuar në kampin Dretel. Vdekja... për mua do të ishte e mirë, por nuk mëka marrë.

Më kanë kthyer në shtëpi. Më së shumti më ka ndihmuar fqinja Katadhe prifti katolik i cili ka shkuar në polici dhe ka kërkuar të na kthejnë dhe tëna lënë të qetë. Turnet janë ndërruar. Më së vështiri ka qenë kur ka ardhurndërrimi nga Kluçi, veçanërisht njëfarë Vinko B. E kemi pasur një fqinj kroati cili edhe përkundër rrezikut të vet na e ka sjellë ushqimin në qese për ple-

81

hëra. Kam qarë dhe jam lutur që mundimet e mia të mbarojnë.Një mëngjes kam marrë guxim dhe kam shkuar te një njeri i cili ka

qenë komandant kryesor në Çaplinë (njëfarë Luburiqi) dhe e kam lutur që tëmë vrasë dhe kështu të përfundojnë mundimet e mia. Atë natë nuk kanë ard-hur në banesën tonë. Kemi qenë të qetë. Kata më ka treguar se përdhunue-sit atë natë e kanë kaluar në paraburgim por të nesërmen i kanë lëshuar. Çdogjë është varur nga ajo se kush është në ndërrim. E di se të mërkurave, tëenjteve dhe të premteve ka ardhur Vinko me ftesën e fqinjit Seje, ështëdehur në kafene dhe na e ka thyer banesën. Më vonë sapo që e kanë vëre-jtur fqinjtë, menjëherë e kanë lajmëruar... mjeku Maqin i lajmëronte Katës,Kata priftit, dhe prifti shkonte në polici. Dhe kështu kjo është përsëritur ngadita në ditë... shpesh e kanë mbyllur, e pastaj, sapo që ka arritur turni tjetër,ata përsëri e kanë lëshuar të dalë në liri. Një natë kam bujtur në radiostacionte Suda, gazetar i cili tani jeton në Norvegji.

Ndërtesën e kanë ruajtur katër persona. Shpesh e kam pyetur vetënkujt i është dashur tërë kjo? Kemi qenë njerëz të thjeshtë. Nuk kemi qenë nëasnjë parti... Përsëri na e kanë lidhur telefonin. Na është dashur të paraqite-mi për çdo gjysmë ore në komandë. Burgu ka qenë i mirë në krahasim meditën, javën dhe muajt e jetës nën torturë. Herën e fundit kur ka ardhurVinko që të thyejë derën e banesës e kam marrë kabllon e fshesës elektrikedhe jam përpjekur të var veten, por më kanë shpëtuar Kata dhe prifti të cilëtme kohë e kanë njohtuar policinë. Prej atëherit asgjë tjetër nuk di përveç seVinko edhe sot shëtit lirisht nëpër rrugët e Shibenikut sikur të mos kishtendodhur kurrë asgjë. Vëllai im e njeh mirë, ka qenë profesor i tij.

As shërbimi i sigurimit të ndërtesës nuk ka ndihmuar. Më ështëdashur të braktisë banesën. Na kanë vendosur në një nënçati. Banorët endërtesës sonë kanë dalë dhe e kanë shikuar arrestimin e tre personaveekstremë arrestimin e të cilëve e ka urdhëruar KKM, përkatësisht disa per-sona të shërbimit special nga Zagrebi (Zharko). Pas kësaj më kanë shpjerënë SPB. Disa njerëz të cilët më kanë njohur... kanë qarë. Më në fund njëfarëOzreni i Domanoviqëve ka pasur mëshirë dhe është përpjekur të më nxjerrënga Çaplini. Atëherë me të madhe është folur se stomatologët dr. KuzmanNikollën dhe bashkëshorten e tij i kanë vrarë në mënyrë brutale. Djaloshi icili i ka mbledhur pjesët e tyre të trupit dhe i ka varrosur është sëmurë dhebrenda vitit ka vdekur.

E kam marrë lejen më 19/20 janar të vitit 1993 me ndihmën eZharkut. Kam vendosur të largohem. Bashkëshorti im ka mbetur. Kam hyrënë autobus në Çaplinë. Pranë meje ka qenë ulur një grua me dimi. Ka thënëse po shkon nga Mostari dhe që ka mbetur pa vajzë. Në Split ka qenë kon-trolli i udhëtarëve, por fatbardhësisht nuk kanë hyrë në autobus. Kam vazh-duar deri në Zagreb. Atëherë më ka rënë ndërmend se Kata më ka paketuardiçka për të ngrënë. E kam çmbështjell... Ka qenë një kivi. Besomëni se edhesot e kësaj dite saherë që e shoh kivin kjo më kujtohet.

Në Zagreb më ka pritur i ati i resë sime dhe më ka blerë biletën derinë Hungari, duke më bindur se nuk mundem të ndalem në Zagreb. Nuk i kampasur dokumentet e rregullta në bazë të të cilave do të dilja nga Republika e

82

Kroacisë, por vetëm lejen deri në Zagreb. Jam ulur pranë asaj gruaje e cilamë ka thënë se është hungareze dhe që është nisur për në Suboticë, dhe ecila ka qenë për të vizituar familjen në Split. Në kufi një kohë të gjatë ia kashpjeguar nëpunësit kufitar se garanton për mua dhe që unë jam nisur metë për në Suboticë. Mezi më kanë lëshuar. Atëherë më ka shpjeguar se edheatë e kanë gjuajtur me gurë në Split, vetëm për shkak se është nga Subotica.Bashkëshorti i saj ka punuar në Suboticë në SPB. Më ka ftuar edhe mua edhegruan me dimi që të pushojmë te ajo. Unë menjëherë kam refuzuar sepsekam pasur frikë nga uniforma policore. E ka kuptuar frikën time. Më ka ndih-muar sepse ma ka blerë biletën për Beograd sepse unë nuk e kam pasur val-utën e duhur. Kur kam arritur në peron nuk kam mundur të besoj se ka ard-hur momenti kur do të dal lirisht nga autobusi dhe pa frikë se do të më sul-mojë ndokush. Më ka pritur biri im. Kjo ka qenë e tmerrshme. Të gjithë nëautobus kanë qarë. Shumë shpejtë, në vend të fatit dhe paqes, më janëparaqitur problemet psikike si pasojë e traumave që kam përjetuar, të cilatpastaj me vite i kam shëruar. Bashkëshortin edhe më tutje e kanë keqtrajtu-ar, e kanë zdeshur lakuriq, e kanë mbyllur në garazh... E kanë rrahur nëDomanoviq... mos dhashtë Zoti që ndokujt t'i ndodhë, as atyre që na e kanëbërë këtë. Një natë dikush ka ardhur dhe e ka hapur garazhin. Bashkëshortiim ka dalë në rrugë ku kalimtarët e kanë marrë dhe e kanë quar në kishë qëta veshin. Ka jetuar si shtazë. Lejen nuk ka mundur ta marrë sepse nuk kapasur kurrfarë dokumentesh. E kanë këmbyer në vitin 1996 kur me ndërhyr-jen e Ministrisë dhe me nënshkrimin e zotit Veselinoviq edhe pse është i lin-dur në Valevë edhe përkundër asaj që është shtetas i Serbisë.

Në SMZ nuk ka mundur të fitojë pensionin, kurse në BeH nuk kaguxuar të kthehet që ta rregullojë. Meqenëse ka lindur në Valevë, nuk kapasur status të refugjatëve, dhe me këtë as të drejtën për ndihmë human-itare ose vendosje në ndonjë qendër. Të sëmurë dhe të rraskapitur kemimarrë banesë me qira. I kemi ndërruar 33 qiradhënës. Asnjëherë askush ngainstitucionet shtetërore të Serbisë ose të BeH nuk na ka vizituar. Gjatëshërimit shumëvjeçar në Beograd kam vendosur të bëj edhe një ekspertizëte gjinekologu specialist. Kjo për mua ka qenë përjetim i më të keqes. Kjoështë vetëm një pjesë e vogël e rrëfimit tim. Kjo nuk është asgjë në krahasimme atë që kam përjetuar në Çaplinë.

Edhe sot kam frikë nga uniforma dhe nuk mundem të fle pa dritë tëndezur. Secii kriminel pa marrë parasysh cilit kombi i takon e ka merituar mëshumë se sa dënimin... unë këtë dënim nuk e di, nuk mundem ta caktoj nëBeograd.

Bashkëshorti im ka vdekur në fund të shtatorit të vitit 2005 nëBeograd.

N. D.

(me kërkesën e shfrytëzueses, në vend të emrit dhe të mbiemrit të plotë, i kemi përdorur inicialet)

("Gratë viktima të luftës" 2006)

83

Prozor

Përndryshe unë kam jetuar në Shkrobuçan, bashkë me prindërit emi dhe aty kam qëndruar deri në korrik të vitit 1993. Përherë kemi jetuar mefrikë, sepse luftëtarët KKM vazhdimisht kanë lëvizur nëpër fshatra dhe kanëshkaktuar panik në mes të popullit. Unë, e ëma ime dhe i ati, kemi vendosurtë shkojmë për vizitë te daja dhe dajesha ime, për të cilin vend kemi mend-uar se është më i sigurt. Kështu atë natë kemi bujtur aty.

Mirëpo, në shtëpinë ku ka banuar daja im kanë ardhur luftëtarët eKKM, rreth 16 veta. Të gjithë kanë qenë me uniforma dhe të armatosur,kurse disa e kanë pasur edhe fytyrën të lyer me ngjyra.

Pak para mbrëmjes mua më ka urdhëruar N. M. të dal para shtëpisë,kurse në shtëpi kanë mbetur ia ati dhe e ëma ime, daja i cili në ndërkohëështë kthyer në shtëpi, dajesha. Pak më herët e kanë marrë I. S. dhe për tëmë vonë kam dëgjuar se e kanë vrarë, por nuk i di rrethanat.

Mua më ka marrë me vete N. përafërsisht rreth 500 metra, dhe sapoqë kemi hyrë në pyll te një govatë. Aty më ka përdhunuar N. Derisa ai e kabërë këtë, janë dëgjuar të shtënat në drejtim të shtëpisë. Në ndërkohë ekanë kërkuar N. dhe e kanë ftuar. Në drejtimin tonë kanë ardhur dy luftëtarëdhe N. u ka dalë përpara duke menduar se edhe ata do të më përdhunojnë.Njëri prej tyre M. S. m’u ka afaruar, kurse luftëtari tjetër, me emrin D., dhe ipërmenduri N., kanë shkuar në drejtim të shtëpisë. Kur më është afruar M.S. unë ende kam qenë e shokuar dhe kam qarë, dhe ai atëherë më ka thënëtë nisem pas tij, sepse nuk kam ku të qëndroj. Kështu unë jam nisur pas tij,por as ai as të tjerët nuk më kanë lënë të hyj në shtëpi që të shoh se çfarëka ndodhur, as të marrë ndonjë gjë nga gjërat e mia.

Derisa kemi ecur rrugës me M. S. unë e kam pyetur a janë të gjithëtë vrarë, kurse ai më është përgjigjur: "Mendoj se po, por besomë se unënuk i kam vrarë".

Më vonë, derisa kam shkuar me M. S. në drejtim të Prozorit, ai mëka treguar se N., me siguri do të më vriste sikur të mos mendonte se edheata do të më përdhunonin, ata dy me të cilët jemi takuar.

Kalimthi, derisa kemi udhëtuar në drejtim të Prozorit, më ka pyetura mos kam ndokë nga familja në Prozor që të më lërë aty, por kur i kamthënë se nuk kam asnjë të njohur, ai ka thënë se ai do të kujdeset për këtëdhe që dikush duhet të më pranoj. Kështu më ka lënë te një plakë, kurse tënesërmen kam shkuar te P. Z., e cila ka pranuar të qëndroj te ajo. Kam qën-druar aty vetëm një ditë, sepse të njëjtën mbrëmje rreth orës 12, ka ardhurluftëtari A.V dhe më ka marrë, kinse, po më kërkon komandanti i policisë. Më

84

kanë dërguar në shtëpinë e R. M. në Prozor. Së pari më ka përdhunuar P., epastaj K. Kjo ka zgjatur tërë natën dhe. Përveç atyre dyve të tjerë nuk kapasur. Në mëngjes më janë kërcënuar se nuk guxoj të dal askund dhe të ikën,sepse do të më vrasë, e nëse do të fshihem në ndonjë shtëpi atëherë do tëna djegin të gjithëve.

Kështu kam mbetur në atë shtëpi plotësisht e shokuar dhe e frikë-suar. Natën tjetër kanë ardhur B. A. dhe P. V., dhe më kanë përdhunuar edheata. Më kanë detyruar të pi alkool me ta dhe më kanë detyruar të marrëdrogë, gjë që e kam bërë, sepse thjeshtë kam qenë në (pa)mëshirë të tyrepa pasur ndonjë mundësi që të më mbroj ndokush. Kjo ka zgjatur me ditë.Kanë ardhur edhe të tjerë nga ushtria kroate të cilët më kanë përdhunuar.Kështu më kujtohet se kanë ardhur nga: Karlovci, Osijeku, Vinkovci dhe disavende tjera, por nuk më kujtohen emrat. Gjatë ditës shpesh më kanë dër-guar që t'ua pastrojë kafenet dhe banesat e luftëtarëve, ku vazhdimisht kampërjetuar keqtrajtime të reja. E di se në shtëpinë në të cilën kam qëndruarunë kanë sjellë edhe vajza tjera. I kam parë vetëm dy, kurse të tjerat i kanëfutur nëpër dhomat tjera kështu që nuk e di për cilat vajza është fjala, vetëmi kam dëgjuar të qeshurat dhe orgjitë dhe nga rrëfimet kam mundur të kup-toj çfarë perversionesh kanë bërë, sepse të gjitha këto i kam dëgjuar ngadhoma në të cilën kam qenë. Për një vajzë e di se quhet S. dhe që është ngaZenica, pastaj një tjetër me emrin A. nga Vakufi i Sipërm, kurse të tjeravenuk ua kam ditur emrat.

Kjo ka zgjatur kështu rreth katër muaj dhe për çdo ditë dhe natëështë përsëritur, kështu që më nuk kam qenë as e vetëdijshme se çfarë pondodh rreth meje. Aty i kanë sjellë nganjëherë edhe meshkujt myslimanë dhei kanë rrahur në dhomën tjetër duke u kërkuar të holla dhe ar, të gjitha këtoi kam dëgjuar, edhe pse zakonisht ia kanë lëshuar zërin muzikës maksimal-isht, për të mos u dëgjuar bërtimat.

B. A. më ka thënë njëherë se ata i kanë djegur prindërit e mi, se atajanë edhe shpëtimtarët e mi, dhe që ata do të më shpëtojnë nga mundimet.Shpesh kanë folur për krimet e veta dhe kur e vërenin se unë po i dëgjojatëherë më nxirrnin nga dhoma.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

85

Sanski Most

Në maj të vitit 1992, diku rreth orës një, dikush ka trokitur në derëne hyrjes së shtëpisë sonë. Kemi dëgjuar se dy herë e ka goditur me pushkë,dhe që disa zëra të panjohur po kërkojnë të hapim derën. Fare nuk kanëtreguar kush janë, kurse ne nuk i kemi njohur këta vizitues të papritur.Meqenëse ne nuk kemi guxuar të hapim derën e hyrjes e cila atë mbrëmjeka qenë e mbyllur, ata e kanë thyer me forcë dhe kanë hyrë në shtëpi. Kanëqenë pesë djem, të gjithë ata i kanë pasur më shumë se 25 vjet. Katër prejtyre kanë qenë me uniforma civile, kurse i pesti ka qenë me uniformë memaskë dhe e ka pasur çorapën e gjelbërt në kokë, me vrimat e hapura rrethgojës, syve dhe hundës. Të gjithë kanë qenë të armatosur. Ky me çorapë nëkokë disi ka folur në mënyrë të çuditshme, sikur ka folur në ndonjë gjuhë tëhuaj.

Prej të gjithë atyre, unë i kam njohur dy. I pari është quajtur M. G.nga fshati fqinj. Ky M. G. ka shkuar në të njëjtën shkollë e cila ka qenë nëfshatin tonë dhe në të cilën kam qenë unë. Ai ka qenë një ose dy gjeneratapara meje. Edhe G. mua më ka njohur. Para agresionit e ka pasur zakon tërrihet me njerëz, askund nuk ka punuar. Pas agresionit ndaj Republikës sëBeH, serbët për të kanë folur si për luftëtarin më të madh, mirëpo, mysli-manët ia kanë pasur frikën. Ai i ka plaçkitur fshatrat, i ka rrahur njerëzit tanëdhe ka vrarë. Bashkë me djemtë e fshatit të vet, G. i ka përndjekur banorëte fshatit: Modër, Skuçan, Vakuf dhe Goricë, të gjitha të komunës së SanskiMostit.

I dyti nga këta ardhës të papritur në shtëpinë tonë ka qenë J. M. M.i lindur në vitin 1972 dhe e ka vijuar të njëjtën shkollë fillore si edhe unë,para agresionit ai nuk ka qenë djalë problematik dhe për të nuk është folursi për M. G. Dy djemtë tjerë atë natë unë i kam parë mirë dhe e kam mbaj-tur mend pamjen e tyre, edhe pse i kam takuar për herë të parë.

Sapo që e kanë thyer me forcë derën e shtëpisë sonë, kanë hyrë nëdhomën e ditës në katin përdhesë ku kemi qenë ne. Njëri prej këtyre djemvee ka goditur me kondak të pushkës vëllain tim të madh në stomak, pa kurr-farë arsye. Z. e ka humbur frymën, dhe ka rënë në dysheme. I ati im i kathënë: "Mos m'i prekni fëmijtë, kurse mua bëmëni çfarë të doni". Pas këtyrefjalëve të babait, njëri nga djemve e ka goditur babain tim me pistoletë nëpjesën e përparme të kokës. Unë tani nuk di cili prej tyre e ka bërë këtë. Paskësaj goditjeje babain tim i është mbuluar fytyra me gjak. Kam qëndruar afërnënës sime kur më është ofruar M. G., më ka kapur përkrahu dhe më kalarguar pak më larg në të njëjtën dhomë dhe më ka mbështetur për muri,

86

kështu që unë kam qenë me fytyrë ballë për ballë me të, M. G. ka filluar tëm'i prekë gjinjtë dhe fytyrën. Unë jam munduar të mbrohem dhe kam qarë.Edhe nëna ime atëherë ka bërtitur: "Mos ma prekni vajzën". Sapo i kadëgjuar fjalët e nënës, M. G. më ka nxjerrë nga dhoma dhe më ka shtyrë meforcë në dhomën tjetër në katin përdhesë. Më ka futur në një pjesë tëngushtë midis murit i cili ka qenë midis dollapit dhe murit fqinj. Aty thjeshtëmë ka ngjitur për muri, kështu që edhe më tutje unë kam qëndruar me fytyrëtë kthyer, kurse duart i kam pasur të lëshuara poshtë. Në atë dhomë kamqenë unë dhe ai djaloshi bjondin me flokëkaçurrelë deri në supe, me shirit tëkuq të lidhur në ballë. Fare nuk e kam vërejtur kur ka hyrë në dhomë djaloshiflokëkaçurrel. Sapo që M., më ka futur në dhomë dhe më ka mbështetur përmuri, ai ka dalë nga dhoma.

Dera e dhomës ka qenë e hapur. Përmes derës së hyrjes ka mundurtë shihet mirë ai vend ku kam qenë unë e mbështetur për muri, d.m.th., kumë ka vendosur M. E kam parë përmes derës së hyrjes së kësaj dhome, kumë kanë sjellë, se si e kanë rrahur babain tim, i cili ka qenë në kuzhinë. Ekanë rrahur të gjithë djemtë, të cilët kanë ardhur atë mbrëmje në shtëpinëtonë. E kam parë se i ati im ka qenë krejtësisht i përgjakur nga goditjet, nukka mundur të përballojë goditjet dhe ka qëndruar i ulur galiç në dyshemekurse ata e kanë rrahur edhe më tutje. Nga vendi në të cilin kam qëndruarvetëm i kam parë vëllezërit e mi dhe nënën. Në një moment e kam dëgjuarzërin e vëllait Z. i cili ka thënë: "Nënë, unë këtë nuk mundem ta përballoj më,do të kërcej për dritare". Ai i ka thënë këto fjalë atëherë kur ka dëgjuar seunë jam duke qarë në dhomën tjetër. Unë kam qarë kur e kam parë se çfarëdo të më ndodh dhe kur më kanë urdhëruar që të zdeshem. Mua së paridjaloshi flokëkaçurrel më ka pyetur sa vjeçe jam. I kam thënë se kam lindurnë vitin 1974, dhe ai nuk më ka besuar. Më ka thënë se ai ka lindur në vitin1973 dhe që kemi shkuar bashkë në shkollë. Më ka thënë se unë jam më emoshuar dhe që me qëllim po i them se jam më e re. Unë as atëherë nukkam mundur ta rikujtoj se ai djalosh njëmend ka qenë në shkollë me mua.

Në dhomën time papritmas i kam parë katër djem, në mesin e tëcilëve nuk ka qenë vetëm ai i cili e ka pasur çorapën e gjelbërt në kokë. Mëkanë urdhëruar që të zdeshem, por unë nuk i kam dëgjuar. Atëherë dy mëkanë kapur për këmbësh dhe për duarsh kurse të tjerët me dhunë më kanëzdeshur. Unë së pari pak kam qëndruar në këmbë, e pastaj më kanë rrëzuarnë dysheme, kështu që më kanë shtrirë me shpinë për toke.

I pari më ka përdhunuar J., dhe këtë në prani të tre shokëve të vet.Në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, unë i kam pasur pak më shumë se 18vjet. Më herët nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj. Para se qëmë kanë përdhunuar, disa prej tyre më kanë pyetur a kam pasur deri atëherëmarrëdhënie seksuale me meshkuj. U jam përgjigjur se nuk kam pasur. Mëkanë thënë se nuk më besojnë dhe që ata do ta verifikojnë këtë. Derisa njëripas tjetrit më kanë përdhunuar, nganjëherë e kanë fikur dritën e nganjëherëe kanë ndezur. Mua rreth një ore sa kanë qëndruar në dhomë, më kanë përd-hunuar të të katërtit, përveç atij të pestit i cili ka qenë i maskuar me çorapë

87

të gjelbërt në kokë dhe me uniformën me maska. Këta djem nuk i kanë hequrrrobat nga trupi vetëm i kanë zdeshur deri dikund pantallonat dhe brekët.Unë jam përpjekur të mbrohem nga djemtë që të mos më përdhunojnë. Jammunduar të mbrohem prej tyre, por nuk kam pasur sukses pasiqë kanë qenëtë katërt në dhomë, kurse unë vetëm. I kanë ndihmuar njëri tjetrit që t'ibëjnë ballë rezistencës sime. Tre më kanë mbajtur për këmbësh dhe përduarsh, derisa njëri prej tyre më ka përdhunuar. Unë gjatë asaj kohe kamqëndruar e shtrirë në dysheme të dhomës sonë krejtësisht lakuriq. Derisanjëri prej tyre më përdhunonte të tjerët m’i preknin shputat e këmbëve.

Derisa më përdhunonin kërkonin prej meje të tregoj se edhe unë pokënaqem gjatë atij akti. Më kanë kafshuar nëpër pjesët e ndryshme të trupit,më godisnin kur unë përpiqesha të mbrohem, më rrihnin me shuplaka kurunë qaja, dhe më kthenin në pozitën e cila u përgjigjej atyre. Unë e kamndjerë veten tmerrësisht keq derisa më kanë bërë këtë, kam pasur dhembjetë mëdha, por edhe fakti se këtë e kanë ditur prindërit dhe vëllezërit e mi tëcilët kanë qenë në dhomat tjera ka qenë shumë i dhembshëm, të cilët ndosh-ta edhe e kanë parë. Unë supozoj se i ati im pjesën më të madhe të këtijkeqtrajtimi e ka parë, sepse ai ka qëndruar i lënduar para derës së dhomësnë të cilën më kanë përdhunuar.

Derisa më ka përdhunuar djaloshi flokëkaçurrel me shirit të kuq nëballë, njëri nga djemtë i është drejtuar me fjalët: "Mos më R., çka mendonsikur kjo gjë t'i ndodhë ndonjërës prej motrës sonë, këtë që po ia bëjmë nekësaj". Kur e ka dëgjuar ermin R., djaloshi flokëkaçurrel me shirit të kuq iaka sharë nënën dhe i ka thënë: "Mos ma përmend emrin".

Gjatë tërë kohës derisa më ka kanë përdhunuar, vrazhdësinë më tëmadhe e ka treguar J.M. Në fakt, ky është djali i parë i cili më ka përdhunuardhe i cili më ka zhvirgjëruar.

Pas më shumë se një ore njëri nga djemtë i ka paralajmëruar tëtjerët: "Braktisne këtë shtëpi ose do të përdor armën". Këtë e ka përsëriturpas një kohe, pas së cilës të gjithë e kanë braktisur dhomën në të cilën mëkanë përdhunuar. Kur e kanë braktisur dhomën në të cilën më kanë përd-hunuar, djaloshi i cili u ka thënë të tjerëve që të shkojnë, sepse në tëkundërtën do t’i vrasë, mua më ka thënë: "Mos u ngrit dhe mos shiko nëçfarë drejtimi po shkojmë, përndryshe do të të vras".Këtë e ka thënë djaloshii gjatë, i dobët me flokë të shkurtër dhe të krehura në një anë, i cili ka pasurxhinse dhe fanellë të bardhë.

Derisa më kanë përdhunuar djemtë më kanë sharë "nënën mysli-mane", kanë kërkuar prej meje që edhe unë të jem më aktive në aktin epërdhunimit, por unë këtë nuk kam mundur ta pranoj. Mua më kanë rrahurnëpër të gjitha pjesët e trupit, por më së shumti në kokë, sapo që kanë fil-luar të më përdhunojnë, derisa kam pasur forcë t'u bëj rezistencë. Më vonëmë kanë qëlluar kur kam bërtitur sepse nuk kam mundur të durojë dhemb-jet të cilat m'i kanë shkaktuar. Të gjithë ata kanë qenë të vrazhdë, fare nukmë kanë kursyer, më kanë kafshuar nëpër pjesët e ndryshme të trupit dukem'i lënë në këtë mënyrë gjurmët në formë të vrajave dhe të gjurmëve të

88

përgjakura. Më së shumti vraja dhe gjurmë gjaku kam pasur rreth qafe.Këta djem mua më kanë lënë lakurq në dhomë. Kur kanë dalë ata

nga shtëpia jonë, jam ngritur nga dyshemeja, i jam ofruar dollapit dhe e kammarrë një robdëshambër dhe e kam veshur. Kam qenë aq e rraskapitur përshkak të veprimeve të vrazhda të këtyre djemve ndaj meje saqë mezi kamlëvizur. Kam pasur turp të madh nga anëtarët e familjes, edhe pse nuk kamqenë fajtore për këtë që më ka ndodhur. Në dhomën e ditës i kam gjeturvëllezërit të cilët kanë qenë duke qëndruar pranë nënës të cilës i kishte rënëtë fikët. Mendoj se asaj i ka rënë të fikët për shkak se ka qenë e vetëdijshmese çka po më bëjnë mua, edhe pse edhe atë, para se që më kanë përdhunuarmua, e kanë keqtrajtuar. Unë ia kam prekur fytyrën dhe e kam thirrur dukeqarë. Në një moment, nëna më ka shikuar dhe e ka kuptuar se gjendempranë saj. Fjalët e para të cilat i kam dëgjuar atëherë prej nënës kanë qenë:"O bija ime po ty të kanë përdhunuar ". Vetëm kam qarë edhe më shumë,sepse nuk kam pasur forcë t'i them nënës asnjë fjalë.

Të nesërmen mua dhe babain na kanë dërguar në kontroll mjekësornë Sanski Most. Atje na ka dërguar policia serbe, edhe pse ne fare nuk e kemilajmëruar këtë ngjarje. Më kanë thënë se për shkak të përdhunimit tëshumëfishtë kam pasur edhe disa lëndime të brendshme të cilat nuk kammundur t'i shoh vet. Pas tërë kësaj, unë e kam ndjerë veten tmerrësisht keq,më janë dobësuar nervat. Shpesh kam pasur kriza nervore. Fatbardhësisht,nuk kam mbetur shtatzënë, kështu që nuk më është dashur të bëj ndërpre-rjen e shtatzënisë. Pas tërë kësaj që më ka ndodhur, unë i kam parë vetëmM. i J., dmth., personat të dhënat e të cilëve i di mirë dhe për të cilët jam esigurt se kanë marrë pjesë në përdhunim.

Më shumë e kam takuar J., sepse ai ka qenë i caktuar që, si polic,me disa policë tjerë, kinse të ruajë fshatin tonë në të cilin kam vazhduar tëjetoj. Me një rast kur rastësisht kam kaluar pranë J., e kam vërejtur mirë seatij i ka ardhur keq që më ka parë, sepse e ka kthyer kokën dhe është bërësikur nuk më sheh. Me asnjë gjest nuk ka dashur të më bëj me dije se ne dyjemi takuar, dhe këtë për mua në një mënyrë të tmerrshme. Për shkak të sit-uatës në të cilën kam qenë, nuk kam guxuar në asnjë mënyrë t'ia bëj me dijeJ. se unë e di mirë se ai ka qenë në grup me tre djemë të cilët më kanë përd-hunuar më 01.05.1993. në mbrëmje në shtëpinë time. Edhe J. për herë tëfundit e kam parë në gusht të vitit 1994, kur, ne e kemi braktisur vendin nëtë cilin kemi jetuar deri atëherë.

Shpesh e kam parë edhe M. G. rastësisht në kalim, por me të nukkam biseduar. Saherë që e kam parë më ka kapluar një frikë e madhe, e cilamë ka paralizuar. Asaj fytyre i jam frikësuar edhe më vonë. Çdo herë e kamditur se edhe M. G. më ka njohur, por gjithnjë e ka kthyer kokën anash sikurnuk më sheh. Tre djemtë tjerë më kurrë nuk i kam parë.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

89

Kozarac

Më nuk më kujtohet data kur më kanë zënë as kur nga kampiOmarska më kanë transferuar në Tërnopole, por me sa më duket kjo kazgjatur rreth një muaj e gjysmë. Dy çetnikë kanë ardhur në shtëpi dhe mëkanë detyruar mua dhe fqinjën time K. që të shkojmë në SPB në Prijedor. Atymë kanë munduar, fizikisht dhe më kanë përdhunuar. Dy çetnikë më kanëmbajtur, kanë qenë të armatosur, kurse i treti këtë ma ka bërë atë, së parimë kanë zdeshur me forcë dhe më kanë hedhur në dyshemenë e një bodru-mi. Nuk e njoh asnjërin prej tyre, por kur më kanë marrë në SPB e kam parëdhe e kam gjetur në dhomën ku i merrnin në pyetje njerëzit fqinjin tim B. B.me rroba ushtarake të larme i armatosur me pistoletë dhe me automatik. Kurkam hyrë aty ai më ka njohur, por nuk më ka kthyer përgjigjenr kur e kampërshëndetur, por ka dalë dhe më ka marrë në pyetje një tjetër. Të nesër-men me kamion na kanë dërguar në kamp. Menjëherë në Omarska më kanëvendosur në mesin e grave të zëna robër. Kanë qenë më shumë se 30.

Gjatë kohës derisa kam qenë në kamp më së vështiri ka qenë kurmë kanë marrë në pyetje. Aty më kanë rrahur të dy çetnikët, më kanë keq-trajtuar, më janë kërcënuar dhe më kanë hedhur nëpër korridor. Kam rrëshqi-ur në gjoks rreth 2 m. Me atë rast më është drejtuar me bërtimë: "Do tëflasësh ti, do të flasësh" dhe më ka pyetur se a mos kam thënë diku se tëgjitha nënat serbe dhe bashkë me to edhe fëmijtë e tyre duhet djegur. I kamthënë se nuk kam thënë dhe kujt kam pasur për t'i thënë, si do ta them këtë.Ai më ka kapur me duar për fyti dhe më ka hedhur për dyshemeje duke m'ukërcënuar. "Do të më flasësh ti mua, do të më flasësh". Dy-tri herë kështumë kanë dërguar dhe më kanë marrë me vete derisa nuk ka ardhur D., i cilipërmes dritares ka thënë: "Lëshone, a nuk e shihni se është grua e vjetër,çfarë kërkoni prej saj ". Më nuk më kanë marrë nga grupi.

Gratë tjera i kanë marrë. Nuk di çfarë u kanë bërë atje atyre, porvetëm e di se kur janë kthyer kanë qarë, kanë heshtur, nuk kanë folur asgjë,por këtë edhe nuk do të mund ta bënin, sepse ne e kemi pasur të ndaluarqë të flasim. Vetëm një herë J. ka arritur të më tregojë vrajën që ia kanëbërë, njollat i ka pasur nëpër tërë shpinën dhe më ka thënë se ia kanë thyerbrinjtë. Unë kam qenë e moshuar, atëherë i kam pasur 62 vjet, por njësojkështu ka qenë edhe një e zënë robër e cila i ka pasur më shumë se 60 vjet,serbe, nuk e kam njohur më herët. Një herë e kam parë në Omarska, por tëgjitha gratë tjera, ose ua kam ditur emrin ose vetëm i kam njohur sepse ikam parë më herët.

Mua në kamp më kanë sjellë në mesin e grave të fundit. Pas meje e

90

kanë sjellë vetëm M., vajzë e re dhe e bukur. Kur më kanë sjellë mua atogratë rreth 30 që i kam gjetur aty më kanë pyetur: A mos i ke parë fëmijtëe mi, bashkëshortin tim, vëllain tim?", kështu që vetëm për familje kanëpyetur. Duke pëshpëritur i kemi treguar njëra tjetrës për burrat të cilët kanërënë viktimë, e sidomos për ata në Shtëpinë e bardhë.

Pas 5-6 ditësh pasiqë kam qenë ulur në korridor pranë J. C. dhe Z.R. kur ka ardhur D. T., personalisht e njoh nga Kozarci dhe me të edhe njënjeri me rroba të larme, të armatosur me automatikë dhe me pistoleta.Atëherë ai tjetri më ka shikuar mua dhe ka thënë: "Shih gjyshet edhe gjysh-ja ka arritur", kurse D. T., i është përgjigjur: "Gjyshja nuk po dëshiron të pra-nojë asgjë, gjyshja do të këndojë". Më askë nuk e kam njohur në Omarskë,por në Tërnopol i kam njohur shumë fqinjë serbë nga Prijedori, por tani nukmë kujtohen emrat e tyre.

Në Tërnopol, ne 30 veta për ato 5 ditë, na i kanë sjellë 5 kg bukë.E kam vërtetimin kur kam qenë në Tërnopol, ma ka dhënë P. Ç., ai ka punuarnë Kryqin e Kuq. Në vërtetim shkruan edhe kur kam dalë. Unë as që e shikojdatën por me sa më duket në Tërnopol kam qenë gjithsej 5 ditë. Pas kësajkam shkuar në Prijedor dhe aty për çdo ditë kam përjetuar keqtrajtime dhekërcënime. Kështu nga dita në ditë ka qenë edhe në fillim të prillit të vitit1994, ku nën presion të tmerrshëm e kam braktisur Prijedorin.

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

91

Prijedori

Pasiqë e kanë sulmuar fshatin tim, kam qenë dëshmitare e masakrëssë civilëve të tragjedisë më të madhe. Nuk e kam ditur se mundet të ketëgjëra të cilat janë edhe shumë më të këqia se sa vdekja. Motra ime ka lindurnë bodrumin në të cilin jemi fshehur gjatë kohës kur e kanë sulmuar fshatintonë. Pas fshatit të Rizvanoviqëve, dhe pasiqë kanë ardhur çetnikët, i kamparë fëmijtë e vrarë prej tri deri në tetë vjet në afërsi të shtëpisë sime. E kamparë xhaminë e shkatërruar dhe një njeri të cilin e kishin marrë. Disa njerëzprestigjiozë të cilët i kanë marrë i kanë goditur me plumb në kokë. Përtokekanë qenë të shtrirë në një pozitë groteske. Gjyshin tim të cilin e kanëakuzuar për vrasjen e serbëve e kanë vrarë. Ne jemi fshehur në bodrumin enjë shtëpie të braktisur. Shtëpinë tonë nuk e kanë prekur.

Atë ditë kanë arritur disa çetnikë. E kanë kërkuar një njeri i cili ështëfshehur në pyllin e afërt. Njëri nga çetnikët, rreth 30 vjeç më ka urdhëruartë hyj në shtëpi me të. Më është dashur. Kam qenë tepër e frikësuar dhe nuke kam ditur se çfarë më pret. Vetëm e kam ditur se nëse refuzoj tërë famil-ja ime do të jetë në rrezik. Kur kemi hyrë në shtëpi ka kërkuar të holla, ardhe gjërat tjera të vlefshme. Ka mundur të marrë çfarë ka dashur. Ka kërkuartë pranoj se ku është fshehur ai njeri. Nuk jam përgjigjur. Më ka urdhëruarqë të zdeshem, kam qenë e tmerruar.

I kam hequr rrobat dhe papritmas çdo gjë në mua është ndarë. Nënlëkurën lakuriqe kam menduar se do të vdesë. I kam mbyllur sytë. Nuk kammundur ta shikoj. Më ka goditur dhe kam rënë. Atëherë ka kërcyer mbi mua.Më ka përdhunuar. Kam qarë, kam bërtitur dhe kam pasur mjaft gjak. Kamqenë për herë të parë me një mashkull. Më ka urdhëruar të ngritem. Kamdashur t'i marrë rrobat dhe të mbulohem, por ai më ka thënë mos i prek rro-bat. Më ka urdhëruar që të rri e shtrirë dhe të pres. Më ka paralajmëruar qëtë kem kujdes se çfarë bëj, sepse mbaj përgjegjësi për fatin e familjes sime.Ka dalë, ka shikuar përreth që të bindet se nuk po e sheh askush, e pastaj ika ftuar edhe dy çetnikë që të hyjnë. E kam ndjerë veten të humbur. Nukkam ndjerë asgjë kur kanë dalë.

Nuk e kam ditur sa kohë kam qëndruar në dysheme. Ka hyrë nënaime dhe më ka gjetur të shtrirë. Shikimi i saj, derisa kam qenë në një gjend-je aq përçmuese, për mua ka qenë edhe më i rëndë se sa tërë ajo që më kandodhur. Përnjëherë e kam kuptuar se çfarë kamë ka ngjarë. E kuptova semë kanë përçudnuar, përdhunuar dhe përgjithmonë deformuar. Nëna ime eka ditur se çfarë po përjetoj. Ky ka qenë momenti më i hidhërueshëm në jetëttona. Të dyjat kemi qarë, kemi bërtitur. Më ka mbuluar. Bashkë jemi kthyer

92

93

në bodrum. E mbaj mend se çfarë më ka ndodhur pastaj, si në ndonjë mjeg-ull, si një ëndërr e shtrembëruar.

Na kanë dërguar në Tërnopole, dhe prej atyhit në Travnik përmesVllashicës, rreth 30 km më larg. Në Travnik jam kthyer nga ajo ëndërr, gjend-je konfuzioni. Tani, nganjëherë e pyes veten a më kanë ndodhur të gjitha atogjëra mua. Mua - prej të gjithë njerëzve. Nëna më ka ndihmuar jashtëzakon-isht shumë. Dua të bëhem nënë një ditë. Por si? Për mua, mashkulli ështëforcë e tmerrshme e dhunës dhe e dhembjes. E di se nuk janë të gjithë si kjopamja ime, por frika të cilën e ndjej është më e madhe se sa ndjenja logjike.Nuk mundem t'i ndihmoj vetvetes.

(Burimi i të dhënave: Qendra Informative e Kroacisë Zagreb)

("Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit" 2000)

Përktheu: Naile Mala Imami

Nuk kanë lënë gjë pa marrë

E rritur me dhunë

Në vitin 1991 kam jetuar në qytetin i cili për mua ka qenë vendi ivetëm ku kam mundur të jem plotësisht e lumtur. Shtëpia, prindërit dhemiqtë kudo rreth meje. Të gjithë kemi qenë të barabartë. E kemi dëgjuar tënjëjtën muzikë, i kemi lexuar të njëjtat libra, kemi qenë të rinj të cilët nukkemi pasur kurrfarë brengash. Kemi jetuar sot për nesër. Edhe pse në Pakracnga marsi i vitit 1991 është ndjerë lufta në ajër, ne kësaj nuk i kemi kushtu-ar rëndësi. Si ka mundur të ndjehet lufta në qytetin e bashkimit, në qytetinme përplot harmoni? Kush ka mundur të thotë se do të ndahemi? E pastajka ardhur ai gushti i cili ka qenë i rrezikshëm për të gjithë ne. Jemi larguarnga qyteti duke mos e ndjerë se kurrë më nuk do të shihemi. Madje as nukjemi përshëndetur. "Ne do të kthehemi". Kjo ka qenë fjalia e fundit të cilën ekemi shqiptuar, duke mos e ndjerë se nuk kemi të drejtë/se nuk është ashtu.

E kam braktisur qytetin duke i shikuar të gjitha ato ndërtesa, rrugë,parqe, e ato sikur më flisnin se kurrë më nuk do të shihemi. Filloi lufta. Kudorreth meje të shtënat, zhurma e aeroplanëve, gjak, frikë. E ndjeva se mëduhet t'u ndihmoj atyre njerëzve edhe pse isha vetëm 17 vjeçe. Meqenëseatëherë i kisha mbaruar dy vite të shkollës së mesme të mjekësisë kamshkuar në spital që t'u ndihmoj. Nuk e kam kuptuar se jam bërë pjesë e tyre,se në njëfarë mënyre jam bërë pjesë e historisë e cila është shkruar atje.Mirëpo, ata më kanë dërguar në një fshat i cili ka qenë krejt afër Pakracit.

Vija e parë e luftimit, kurse unë si infermiere në atë vijë të parë tëluftimit. Ka rënë terri. Kam dalë në kodër dhe e kam shikuar Pakracin. Pakracika qenë i tëri në flakë. Paramendone ndjenjën në të cilën ne e kemi pariqytetin duke u zhdukur, qytet në të cilin i keni kaluar momentet më të buku-ra. Sikur ju zhduket një pjesë e trupit. Duke e shikuar qytetin e kam kuptuarse kjo nuk është ndonjë ëndërr e keqe por ky është realitet. Në atë momentjam bërë e rritur. Jam rritur me dhunë.

Pas dy muajve jam nisur për Beograd, në një mjedis të ri, në mesine disa njerëzve të rinj. Unë për ta kam qenë e huaj. Të folurit tjetër, mental-iteti tjetër. Nuk i kam takuar atij mjedisi por nuk kam pasur ku të shkoj.

Kanë kaluar tri vite prej atëherit. Unë edhe më tutje jam e huaj porjam e huaj në qytetin tim. Atje kanë arritur disa njerëz të rinj, disa adolesh-entë të rinj kurse qyteti e ka humbur shpirtin. Edhe në pjesën tjetër të qytetitku jam rritur, nuk mund të shkoj. Atje janë armiqtë. Por edhe unë jam rritur.E kam kapërcyer këtë kufi midis fëmijërisë, jetës pa brenga dhe reale, jetësserioze dhe të rëndë. E kam kapërcyer murin. Pas vetes e kam lënë fatin,jetën pabrenga, lehtësinë e jetës. Tani gjendem në një mjedis me përplot

97

brenga. Prej meje pritet të jem e pavarur dhe të kem seriozitetin e jetës.Prapa nuk mundem. Nuk mundem prapa përtej murit. Më duhet të

shkoj përpara. Jeta është para meje. E kam ditur se më duhet t'i shtyp emo-cionet e mia dhe të harroj të kaluaren. E kam filluar një jetë të re dhe jamduke i bërë inat me sjelljen time dhe me këmbëngulësin time. Jam duke kalu-ar përmes saj duke iu kthyer ardhmërisë dhe duke e harruar të kaluaren.

Romana Romaniq

("Feministiçke sveske" 2/1994)

98

Errësira mbi Stradun*

Tani në Dubrovnik gjendja është mjaft e rëndë, sepse kemi pasurreduktim të rrymës elektrike. Kemi qenë pa rrymë elektrike nga ora shtatë emëngjesit deri në orën pesë pasdite. Pasi që nuk ka pasur rrymë elektrike,nuk kanë punuar as pompat të cilat e hedhin, të them ashtu, kanalizimin pakmë larg qytetit, kështu që plazhet kanë qenë mjaft të ndotura. Është paraqi-tur salmonella në qytet, sepse kur nuk ka rrymë elektrike, nuk ka ujë të nxe-htë dhe kështu me radhë, kështu që unë, duke ardhur në Beograd, gjëja eparë që e kam vërejtur ka qenë lumi Sava i cili shndrriste me një bukuri dhemenjëherë u kam thënë fëmijëve të mi: "Shkojmë të lahemi mirë". Tashmëtri herë jam larë te blloku ku banoj. Sava është lumë i pastër, kështu që tëthem, është zëvendësim mjaft i mirë për detin e shkretë i cili tani më nukngjan në asgjë. Shpresojmë se do të jetë më mirë.

Sa i përket luftës dhe ngjarjeve në Dubrovnik, për këtë është mjaftvështirë të flitet, sepse besoj se ka shumë njerëz të cilët e duan Dubrovnikundhe ajo që do të rrëfeja gjithsesi do të shkaktojë dhembje të madhe, e kjoështë, se tepër shumë, shumë, është dëmtuar qyteti i vjetër. Unë vetëm dotë paraqes përshtypjet personale. Për shembull, unë kam pasur dëshirë tëmadhe të shëtis në Stradun deri vonë në mbrëmje kur nuk ka shumë njerëz,sepse më është dukur që ai gur ka një ngjyrë të veçantë, shkëlqim dhe tej-dukshmëri. Në Stradun ekzistojnë dyzet e nëntë vrima nga granatat. Këtovrima tani përkohësisht janë të mbyllura që njerëzit të mos bien kur të ecin,me një të ashtuquajtur beton i butë ose me diçka të tillë, kështu që nëmbrëmje kur Straduni është i zbrazët, kur e shikoni kështu këtë sipërfaqe,duket me njolla, dhe përveç saj edhe rrezet dalin nga ato njolla, kështu qëduket tepër keq. Dikund rreth katër shtëpi plotësisht janë të djegura të cilatjanë duke u meremetuar tani. Po arrin mjaft ndihmë nga Belgjika dhe Francanë material ndërtimor, kështu që mendoj se kulmet në qytetin e vjetër rela-tivisht mirë janë meremetuar.

Popullsia e qytetit të vjetër, kryesisht, është mjaft e vjetër, kështu qënjerëzit kanë pësuar mjaft, mjaft, mjaft... Mirëpo, çdo gjë ka qenë mjaft mirëe organizuar. Menjëherë kanë filluar të punojnë së pari çajtoret, pastaj edhekuzhinat popullore dhe populli disi është grumbulluar, kështu që ka ekzistuaredhe njëfarë vargani Libertas i cili është kujdesur për njerëzit e moshuar dhekështu me radhë... Edhe unë jam angazhuar pak në këtë...

Mirëpo, pasojat e këtij shkatërrimi janë të tmerrshme, për shkak se

99

* titulli i red.

derisa ka qenë bombardimi, derisa kanë shtënë me armë, njerëzit disi janëpërpjekur që të shpëtojnë kokën, kështu që nuk kanë menduar shumë,përveç saj tre muaj kemi qenë pa rrymë elektrike dhe pa ujë. Është dashurtë mbledhim krënde për të zier drekën. Unë i kam parë herë në njerëz të cilëtmidis rrugës, në shkallë, e kishin ndezur zjarrin nga arkat e pemëve dhe tëperimeve dhe atëherë e kishin vendosur trekëmbëshin në të cilin zienin nukdi çka, sinqerisht t'u them... a ishte ai kaçamak ose ndonjë gjellë e nxehtëkryesore të hanë diçka.

Përvoja ime me këta njerëz të moshuar më ka befasuar tmerrësisht,sepse disi e kam paramenduar se njerëzit e vjetër janë njerëz të cilët bëjnëzhurmë, të cilët shfaqin pakënaqësi dhe kështu me radhë... Mirëpo, e kamparë një durim tejet të madh, në një harmoni, një qëndrim jetësor se kjoështë diçka kalimtare, se vetëm këtë duhet të përballojmë, se nuk duhet tëkemi urrejtje ndaj askujt dhe se çdo gjë do të kalojë - sikur të jetë fjala përndonjë fatkeqësi elementare. Disa herë kam qenë e pranishme në Stradun,kur vinte cisterna me ujë njerëzit shkonin dhe e merrnin ujin e pastaj kurlargohej cisterna njerëzit shkonin dhe përsëri e merrnin zorrën e ujit dhe për-piqeshin të nxirrnin prej saj edhe ato pak pika uji të cilat kishin mbetur nëpërgypat e saj. Përveç kësaj i kam parë disa aparate tepër të përshtatshme siçjanë për shembull, qafa e shishes së Coca-Colës me një pjesë të shishes elidhur për skaj të ullukut, kurse në qafen e shishes zorra me të cilën lagejparku ku pastaj këtë zorrë e tërhiqnim ku donim për të siguruar njerëzitsadopak ujë. Për larjen e enëve, kryesisht e përdornim ujin e detit. Kështujam njohur me një njeri shtatëdhjetë e tri vjeç i cili shkonte në Porporel tëprekë sadopak detin dhe i cili në mes të dimrit kishte rënë në det me rroba.Mirëpo, siç themi ne, zoti i ruan të çmendurit, pleqtë dhe fëmijtë. Ai nuk morias inflamacion të mushkërive, asgjë, u kthye në shtëpi... Njerëzit ishinmësuar - unë nuk kam mundur t'u besojë syve të mi se po e nxjerr të gjallëdhe të shëndoshë.

Besomëni se ka pasur njerëz dhe gra të cilët ka qenë vështirë qënjeriu t’i kuptojë. Jam njohur me një vajzë e cila shkonte nëpër strehimoredhe organizonte lojëra për fëmijë. Meqenëse nëpër ato strehimore të mëdha,d.m.th., fortifikime ekzistonin disa agregate, aty kishte dritë, kështu që atyzihej kafeja ose gratë sillnin atë që kishin në shtëpi dhe aty e zienin drekëne përbashkët të cilën ua ndanin atyre të cilëve u nevojitej më së shumti, ple-qve dhe fëmijëve. Kështu që njerëzit gjendeshin në të gjitha mënyrat emundshme.

Gjatë kohës së bllokimit dyqanet kanë qenë boshe, vetëm bukë kapasur për çdo ditë. Buka nuk ka munguar asnjë ditë. Nuk e di dot si, por edi se kështu ishte.

Ka ndodhur që në mëngjes të jepet alarmi për rrezikun epërgjithshëm dhe ai alarm nuk ka pushuar për shembull, një muaj. Atëherëtri ditë frikësoheshim, largoheshim, tri ditë dëgjoheshin të shtënat me armëdhe çdo gjë tjetër, e pastaj ditën e katërt nuk dëgjoheshin, atëherë njerëzitnuk mund të duronin më dhe dilnin. Edhe unë një ditë kam dalë dhe kam

100

shkuar në maje, aty në ujëvare. Thjeshtë më nuk kam mundur të duroj.Desha që prej atij vendi të shikoj a ka anije në det. Në atë moment u dëgjuase ka rënë një copë e granatës në park mbi shtëpinë time dhe mua më kambuluar me gurë. Atëherë e kam kuptuar se kjo është gjë serioze dhe që nëkëtë mënyrë mundem të humb jetën, në fakt, kur djalli të bindë të shkoshëe të shikosh se çfarë po ndodh". Duhet të largohemi dhe të mos dalim derisazgjat... Por keq ka qenë kjo që ka qenë - na goditnin me armë pesë gjashtëorë e pastaj, qetësi, dhe sapo njeriu mendonte se ka pushuar, atëherë dëgjo-hej edhe një për të cilën as që ke shpresuar... Kryesisht kështu binin viktimëcivilët. Sepse nuk mundnim të përballonim më as ngujimin e shpirtit, sepse- në një moment njeriu thjeshtë çmendet. Varet, si kush. Kishte njerëz të cilëtnuk dilnin as kur mund të dilej nga strehimorja. Kanë qëndruar edhe njëmuaj ditë dhe kanë jetuar atje. Plotësisht janë mësuar me të, në një farë,nuk mundem të them krejtësisht bodrum, por kështu në një hapësirë ku ekanë ndjerë veten të sigurt.

Dubrovniku në të kaluaren e vet nuk është mësuar të jetë i bombar-duar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e ka bombarudar as Hitleri...Kështuqë, askush nuk mund ta merrte me mend. Unë i kam takuar shokët emi të shkollës dhe kam biseduar me ta, disa prej tyre thoshin: "Po kjo ështëgjë e tmerrshme, ti fare nuk e di se çfarë po ndodh, do të bombardojnëDubrovnikun". Por unë njëmend kam menduar se ata janë disa qyqar të mjerëtë cilët aq janë frikësuar saqë mendojnë se edhe Dubrovnikun do ta bombar-dojnë. Unë u thosha: "A keni luajtur menç, çfarë po ju bie ndërmend, sepsekjo nuk vjen në shprehje se ndokush do të bombardojë Dubrovikun, po kjoështë përmendore"; dhe që të gjitha ato marrëzira të cilat i mendon njeriu.

Për njerëzit të cilët e kanë bombarduar Dubrovnikun fare nuk kammenduar. Sepse për mua kjo ishte si, si... Unë këtë nuk mundem ta përshkru-aj, kjo gjendje mendore është e papërshkrueshme. Unë këtë, njëmend, nukmundem t'ua them se çfarë kam menduar, sepse nuk kam menduar asgjë.Unë nuk kam mundur ta kuptoj", se po ndodh kjo që ndodhi. Unë kur e kamdëgjuar granatën e parë e cila... Por është mjaft tipike, është dallim i madhkur granatat bien nëpër pjesën e vjetër të qytetit, nëpër gurë, pra, osedikund më larg. Ai zë që dëgjohej kur binte granata nëpër ata gurë, ju këtëthjeshtë, nuk mundeni ta kuptoni se kjo po ndodh. Unë nuk di si t'jua shpje-goj. Unë e kam parë se si është djegur hoteli Imperial nga dritarja dhe i kamparë trarët e djegur se si binin dy kate më poshtë dhe kjo dukej sikur tëshikoja ndonjë film. Isha plotësisht, si në ata filmat e katastrofës, kur flutur-ojnë anash ato teneqet dhe çdo gjë tjetër... Në të njëjtën kohë kur është dje-gur hoteli Imperial është djegur edhe Qendra e Inter Universitetit. Unë kammenduar se në atë moment po përmbyset bota. Unë i jam falënderuar prov-idencës që kur kjo ndodhi isha vetëm në shtëpi dhe me siguri për këtë arsyeshpëtova pa u çmendur, sepse mund të bëja çfarë të doja, kjo do të thotë,se bërtisja, qaja kurdoherë që më vinte, siç thuhet me sa zë që kisha. Kamqarë me sa zë që kam pasur saqë edhe fyti më ka dhembur. Më vonë qetë-sohesha sepse, kjo megjithatë ishte vetëm shfryrje kur njeriu mundet të

101

qajë, kur të qahet dhe kur nuk ke pse të fshihesh prej askujt... Atëherë njëkohë e kam lutur Zotin nga thellësia e shpirtit që të mos fryjë fryma, sepsetërë Dubrovniku do të digjej. Aty janë shkaktuar dy djegie të pakuptueshme.Qendra Interuniversitare e cila ishte krejtësisht e rregulluar, e tëra në dru, meplot libra, ju mundeni të paramendoni se në çka ka... Spektakël ka qenë rrethtij, parku Gradac me pisha, rrëshera dhe kështu me radhë... Si nuk u dogjëntë gjitha fare nuk e di.

Nga shumë njerëz kam dëgjuar njëfarë keqardhjeje, se kanë pasurmiq, se kanë pasur njerëz të cilët i kanë njohur me vite. Përafërsisht fjalia ecila përsëritej atëherë ishte - "Ata as një kartolinë nuk na e kanë shkruar, tëna pyesin, a jemi gjallë?" Nëse për këtë flitej, të gjithë këtë e thoshin dhe kjoishte fjalia të cilën zakonisht e dëgjonim. "Po ata as një kartolinë nuk na ekanë dërguar të na pyesin a kemi mbetur gjallë?" Me këtë mendonin përmiqtë e vet në Beograd, të cilët i kanë kaluar pushimet verore atje dhe etj....Natyrisht, unë lidhur me këtë zakonisht përgjigjesha se kjo propagandë emediave është aq e neveritshme, saqë njerëzit, me siguri, frikësohen mos poi bëjnë njëri tjetrit keq, dhe që këtu nuk bëhet fjalë se ata janë të pashpirtetj... Mirëpo... mendoj se njerëzit tani aq shumë janë mësuar me këtë saqëmë nuk reagojnë si njerëz... Më duhet ta pranoj se pakëz jam e zhgënjyer.Nuk mendoj se njerëzit janë të këqij, por... Kryesisht biseda zhvillohej kësh-tu: "Si je, kur ke ardhur, e për Zotin vështirë do të shkojmë më në det ne!"Nganjëherë mendoja në vetvete: "Vështirë do ta keni", duke menduar në atëmentalitet, sepse nëse dikujt i janë djegur shtëpitë dhe ka mbetur kurrkundpa asgjë, atëherë ai e ka më vështirë. Por dete ka, nuk është i vetmi DetiAdriatik...

("Periudha e arsyes" 1994)

102

I marrtë djalli

Spliti është qytet në të cilin ka mjaft njerëz të cilët nuk kanë punë.Ekonomia është mjaft e bllokuar, lidhjet e ndërprera. Nuk ka lidhje rrugësh,nuk ka lidhje hekurudhash. A e di çfarë, çdo gjë ka marrë fund, kur gjendeshnë këtë situatë. Kështu që kjo në Split ndjehet.

Në Split kam qenë kur ka qenë Dita e shtetësisë së Kroacisë, sepse,më duhet të them, kam qenë e befasuar. Kemi dalë jashtë, ka qenë ditë ebukur me diell. Kur kemi arritur në rivierë unë mikeshes sime i kam thënë:"A nuk po vëren diçka?" Ajo më pyeti: "Çka?" "Po a nuk e sheh se këtu nukështë asnjë flamur në tërë rivierën, edhe pse sot është festë shtetërore? Javetëm një flamur atje poshtë në kishën e Shën Franit."

Në tërë rivierën e Splitit nga hoteli Belvia deri lart te tregu, nuk kaqenë asnjë flamur. Më vonë u diskutua për këtë - kush është fajtor pse nëSplit nuk janë varur flamujt, por kjo është kështu, simptomë. A e di çka,njerëzit janë të brengosur; si të mbijetojnë kur nuk ka punë.

Më duhet të të them se njerëzit me të cilët jam takuar kanë qenë tëlodhur më me luftë! Besomëni se nuk ekziston njeri me të cilin jam takuar, icili nuk ka thënë: "Mjaft më!" Por e mirë ka qenë njëra prej tyre, kur unë epyeta: "Si je?" - ajo bërtiti: "Djalli më marrtë mua kur edhe këtë e kam për-jetuar. A e ke parë se çfarë na ka ndodhur? Djalli i marrtë, edhe ata që i kanëlindur ata!". Ajo është grua e vjetër. "Nuk kam unë askënd i cili është nëfront", më ka thënë, "por mjafton që po i shikoj ata të rinjë, të cilët po i var-rosin". Kështu, më duhet të të them' mirë, unë po lëviz në një mjedis të cak-tuar, nuk kam lëvizur në mjedisin e përfaqësuesve të pushtetit, që të mun-dem të të them se si ata i shikojnë këto, por këtyre njerëzve të zakonshëm- lufta u ka ardhur mbi krye.

Në Biograd, çfarë të të them? Biogradi faktikisht është në front. Unëjam mësuar me Biogradin dinamik, me Biogradin me përplot njerëz, meBiogradin në të cilin kërkohen dhoma për të banuar gjatë verës. Tani kamardhur në Biogradin tmerrsisht të zbrazët, si fantazmë, duket krejtësishtbosh. Kur shëtit nëpër plazh, nuk gjen njeri të gjallë, kur shëtit nëpër rivierë,askush nuk ndalet në rrugë. Të pakët biogradas janë në Biograd, kanë ikurnëpër ishuj, sepse kohë pas kohe e kanë granatuar. Në Biograd e ke situatëne këtillë. Hotelet janë të mbushur me refugjatë, vilat përplot me refugjatëdhe i sheh njerëzit të cilët as vetë as anëtarët e familjes nuk i kanë nëpërshtëpi. Kështu që, sa më përket mua, Biogradi mua ka lënë, më duhet tëthem, një përshtypje deprimuese. Dhe jo vetëm përshtypje, nuk është për-shtypje, por me këtë jam larguar e hidhëruar. Është e tmerrshme kur tërë

103

këtë e di, por njerëzit jetojnë. Sa i përket takimit tim me njerëz, unë kamqenë e befasuar sepse nga disa prej të cilëve as që kam pritur se do të mëafrohen e do të më pyesin: "Si jeni, a keni ardhur, fal Zotit që po takohemisepse nuk jemi parë tashmë tri vjet, si i keni anëtarët e familjes, si po jetoni?"e kështu me radhë... Unë pakëz jam befasuar për disa që po më lajmërohen.Me ta e kam pasur vetëm një përshëndetje mirëdita, rrofshi dhe kjo ka qenëe tëra, kalimthi.

Unë nuk kam pasur asnjë takim të pakëndshëm. Mirëpo, më duhettë të them diçka që është mjaft hidhëruese. Të gjitha këto granatime, vetëfakti që t'i je në front, shkakton mosbesim të madh ndaj atyre tjerëve. Edheunë atje kam pasur mundësi të shikoj TV e Beogradit. Ai më mirë shihet sesa vetë TV i Zagrebit, meqenëse Çelevcin e kanë mbajtur këta, krajishnikët,dhe kur e krahasoj - kur e shikoj Programin e parë të Beogradit dhe pastajProgramin e parë të Zagrebit atëherë e vërej se është njësoj, pa dallim.Mirëpo, kjo i zemëron te njerëzit kjo shkakton zemërimindinjatë. Pse? Deri kurmendojnë? Nuk ka ujë, sepse të gjitha burimet kanë mbetur lart dhe janë tëmbyllura, nuk ka rrymë elektrike dhe ky ka qenë problem i veçantë, apo jo?

Në një dyqan, ne të dyjat kemi hyrë të blejmë diçka. Një biogradasee vjetër me ato kostumet e tyre, fshatare, më ka thënë: "Paskeni ardhur, a?Keni ardhur, a? Edhe keni çfarë të shihni. Zoti u vraftë, a keni parë ku na kanësjellë?" Kurse unë ia ktheva menjëherë: "Siç keni zgjedhur dhe siç keni votu-ar, ashtu edhe e keni". "Kush ka votuar, unë? Unë nuk kam votuar për ta,djalli i marrtë, e sheh se çfarë po bëjnë? Fëmijtë po na i vrasin. Për kë dhepse?" Ose rasti tjetër menjëherë pas këtij. Nga dyqani kemi hyrë në Shtëpinëe shëndetit. Mikesha ime kishte dalë për të blerë barna dhe në një momentnjë grua e njohu dhe filloi të bërtasë me sa zë që kishte, duke iu drejtuar meemër: "Nuk është gjallë më Miro im, nuk ekziston më Miro, e mjera unë. Zotii vraftë, e kanë vrarë. E kanë marrë në front në mbrëmje, kurse të nesërmenka rënë viktimë. Edhe pse ka qenë pa punë, kurrë prej nënës të holla nuk kakërkuar, ka jetuar duke zënë peshq. Sapo që është kthyer nga deti e kanëmarrë. Zoti i vraftë, na i kanë vrarë fëmijtë". Kurse mikesha ime mundohejta qetësonte duke i thënë: "Qetësohu, të lutem". "Pse të qetësohem. Ka ard-hur ai nga policia të më shprehë ngushëllime dhe të më thotë se duhet tëkrenohem që më ka vdekur biri për Kroacinë, kurse unë i kam thënë:"Dhashtë Zoti që edhe ti ta puthësh birin tënd të ngrirë".

("Periudha e arsyes" 1994)

104

Rijeka në të zeza*

Kur arrita në Zagreb, prita se do të kem një liri më të vogël, lirinëtime personale, mendoj ndjenjën time të lëvizjes së lirë nëpër qytet, mirëpo,kam përjetuar vetëm befasi. E kam parë Zagrebin si një qytet plotësishtevropian, me shumë drita, mallra, gra të pastra, me aromë të mirë, po psevishen në mënyrë tepër luksoze, zagrebaset kurrë nuk kanë qenë të tilla, gjëqë të gjithëve ua shpjegoj këtë përshtypjen time me një fjalë e cila, siç duket,pikërisht kështu u përgjigjet, e ky është fakti se Zagrebi është qytet i përzi-er. Megjithatë të gjithë u përmbahen disa ligjshmërive dhe rregullave urbanepër jetën në qytet, gjë që domethënë se, janë të pastër, të rregullt, të sjell-shëm... Unë kam shëtitur nëpër qytet, psh., nëpër librari, për çdo ditë kamblerë artikuj ushqimorë, dhe nuk kam mundur gjithnjë të kontrollohem,meqenëse jetoj dhe jam rritur në Beograd, që gjithnjë të them: "kruh" "mli-jeko" (bukë, qumësht) kështu që shpesh herë më ka shpëtuar ndonjë fjalë edialektit ekav, dhe asnjëherë nuk kam përjetuar asgjë të pakëndshme.

Meqenëse familja ime banon afër ish-Shtëpisë së APJ, tani Shtëpisësë Gardës, për çdo mëngjes i kam takuar, në numër të madh, ata personaushtarakë duke shkuar në vende të punës dhe poashtu edhe aty e kam për-dorur një shprehje, e cila më duket që në mënyrë figurative e shpreh përje-timin tim se si i kam parë ata. Ata shkojnë si baletan nëpër rrugë. Janë tëpastër, pa armë, largohen anash kur hasin në civilë dhe nuk mbahen sikapadai. Së paku unë nuk e kam parë. Mendoj se ndjehet nevoja e Zagrebitdhe pushtetit të tanishëm që Zagrebi të paraqitet në dritën sa më të mirëevropiane.

Kur kam arritur në Rijekë, aty kam menduar se do të ndjejë veten sinë shtëpinë time. Në Rijekë jeton motra ime dhe aty kam shkuar atje disaherë në vit dhe thjeshtë, edhe pse nuk është qyteti im i lindjes, kam mend-uar - se ai është ai i vërtetë. Përveç kësaj, gjatë viteve të fundit gjithnjë kamdëgjuar se Istra dhe Rijeka, janë diçka tjetër. Edhe këtu jam befasuar, sepseRijeka ishte e mbushur me rroba të zeza në shenjë zie. Gati çdo e dyta shtëpie kishte dikë që ia kishin vrarë, plagosur ose përdhunuar në Dalmaci, sepsenjë numër i madh i dalmatinasve jeton në Rijekë. Edhe shtëpi të rrënuaranëpër Posedarje, Biograd, Zadër... Pastaj raportet, sidomos ata nga Zadra,Shibeniku dhe nga ato qytete, ne këtu fare nuk dimë për to, ato vazhdimishtrrënohen dhe mendoj se janë nga fundi. Ai popull që jeton atje njëmendjeton një një ferr. Edhe personat ushtarakë në Rijekë kur i kam takuar,atëherë ata nuk kanë qenë më si ata baletanët e Zagrebit, siç them unë, por"luftëtarë rambo". Shpesh i kanë pasur shamitë e lidhura përmbi ballë, të

105

* titulli i red.

gjithë ata kanë qenë disi djem trupmëdhenj, të zhvilluar, më kanë rikujtuarkrajishnikët tanë, të cilët qarkullojnë këtu nëpër Beograd. Për dallim nga per-sonat ushtarakë të Zagrebit ata kishin armë dhe gjatë rrugës i mbanin duartgjerazi trupit, si kaubojë, dhe unë, pa vetëdije, largohesha prej tyre. Por ekam vërejtur se kështu silleshin edhe të tjerët. Gjatë natës dëgjoheshin tështënat, njerëzit argëtoheshin, por edhe armët i ngrehnin në disa raste kur ikishin llogarit e pasqaruara. Gjatë kohës derisa kam qëndruar në Opati, kapasur edhe të vrarë.

Si pasojë e, siç duket, këtyre fatkeqësive familjare dhe mjerimit tënjerëzve, një numër i madh i të rinjëve, njerëz të moshës mesatare, vetëparaqiteshin vullnetarisht për front, por edhe një numër i madh i të rinjëvenga Rijeka ishte rekrutuar. Dhe këtë pikërisht tani në këtë periudhën e fun-dit. Kështu që nuk e kam gjetur pamjen ku ndjehet një lumturi dhe kënaqësi,të cilën kam menduar se do ta gjej në Rijekë. Edhe pse kam lëvizur edhevetëm, kam shkuar edhe në plazh, por jo shumë, dhe këtu në magjistrale, nënjë sallë pritjeje, kam hasur në një dokument të cilin e kam parë qysh paratri vitesh, ku me shkronja të zeza shkruante: "Kjo është Serbia". I kishte rënëdikush vizë, dhe e kishte shkruar: "Kjo është Rijeka", dhe atëherë edhe kësaji kishte rënë vizë dikush, dhe e kishte shkruar: "Kjo është Kroacia", kurse nëntë shkruante: "O budalla kjo është sallë pritjeje". Kam dëgjuar se diçka engjashme ka qenë në Istër në ndërtesën e postës.

Populli është mjaft alergjik në dialektin ekav në Rijekë, kështuqëmadje edhe dalmatinasve ua tërheqin vërejtjen, ata gjithnjë thonë letërnjo-htimin, tani duhet të thonë kartë e identifikimit, kështu që edhe njerëzit të cilëtjanë kroatë, por para se gjithashë dalamtinasit, duhet të mësojnë të folurit e ri.

Meqenëse kam shkuar për çdo ditë, kam blerë, e kam parë senjerëzit njësoj po vuajnë keq. Inflacioni po rritet. Inflacioni i tyre matet përçdo muaj, kurse i yni siç duket dy herë në ditë. Mund të blejnë vetëm gjëratthemelore, gjë që ne tani këtu tashmë nuk mundemi: bukën, qumështin...Tregu i gjelbërt është deri diku, unë kam bërë shaka dhe të mive u kamthënë, një rapsodi në të gjelbërt.

Edhe në Zagreb, sidomos në Zagreb, por edhe në Rijekë, për shem-bull, kam marrë pjesë në atë MIK "Meloditë e Istrës dhe të Kvarnerit". NëZagreb në sheshin pranë kathedrales, është ekzektuar një melos dalmatindhe kështu, kur i kam rrumbullakësuar të gjitha, sepse gjatë kthimit përsërijam ndalur në Zagreb, atëherë e kam krijuar përshtypjen të cilën e kam pasuredhe në fillim sepse në fakt, siç njerëzit kryesisht thonë, fashizmi marshonedhe në njërin edhe në shtetin tjetër. Vetëm që theksi diku prej këtuhit vihetdisi me vetëbindje se Kroacia është shtet fashist. Mendoj se plotësisht ështëi njëjtë edhe njëri edhe tjetri dhe që, meqenëse fashizmin gjithnjë e përcjel-lë kiçi, kiç është atje, kështu gjithnjë me shkronja të mëdha, me të kuq, porqë ai kiç dallon, aq sa dallohen mentalitetet e këtyre dy popujve, serbëve dhekroatëve. Atje kiçi është austrohungarez operetik, ajo princesha e çardakutdhe kështu me radhë, kurse në Serbi, siç thonë ata, bizantin. Kështu që edhekjo përshtypje më ka krijuar pamjen se njëmend jemi popuj vëllezër.

("Periudha e arsyes" 1994)

106

Gjyshja MacaKryqi i thyer

(...)

Që nga fëmijëria më është dashur të punoj mjaft, qysh herët e kamkuptuar se asgjë nuk fitohet vetvetiu. Kam lindur në Zhumberk, e kam kalu-ar fëmijërinë dhe rininë e hershme. Nuk ka qenë kjo jetë me bollëk, por siedhe të gjithë të rinjtë, kam qenë e lumtur dhe e kënaqur. Jam fejuar për njëdjalë të mirë, por ka vdekur në Luftën e Dytë Botërore. Kam vuajtur, por jetamë ka detyruar të shkoj përpara, nuk kam mundur të shikoj vetëm prapa.

Jemi vendosur në Berak, jam martuar për një njeri të vyeshëm dhetë ndershëm. Kanë qenë këto vite të vështira të pasluftës. Nuk kemi pasurasgjë përveç dhjetë gishtërinjëve. Kemi filluar që nga fillimi, dhe, fal Zotit,kemi arritur sukses. I kam lindur tre fëmijë, mundimi ynë e ka fituar një kup-tim të ri: kemi dashur t'u ndihmojmë fëmijëve që të kenë kushte normale përjetë. E kanë ditur sa vështirë e kemi, kështu që edhe vetë kanë luftuar. Kaardhur koha kur kam mundur të pushoj pak, kam qenë e lumtur - djemtë emi janë punësuar, i kanë ndërtuar shtëpitë, i kanë krijuar familjet e veta...

E pastaj - përsëri lufta. Më kujtohet lufta e kaluar, por besomëni, kjoka qenë shumë më e keqe. Kam menduar: "Kujt i kam bërë keq unë plak dhee sëmurë!". Kështu kam mbetur në fshat edhe kur ka hyrë ushtria. Në mesine tyre ka pasur gjithfarë njerëzish, por i kanë kontrolluar dhe nuk i kanë lejuartë bëjnë gjëra të tmerrshme. Por këtë e kanë bërë fqinjët tanë të deritashëm.

Ç'është ajo që ndodh në kokën e njeriut saqë mundet të mundojë aqshumë fqinjët dhe të njohurit e vet të deriatëhershëm? E kam vështirë tëmendoj për këtë, e lëre më të flas, kur më kujtohen ato pamje të fytyrave tëmundura dhe të deformuar, trupave të gjymtuar. I kanë rrahur pa shikuar ajanë pleq ose të rinj. Mua më kanë rrahur me kryq të thyer në kokë derisa nukështë thyer i tëri. Më kanë lidhur për kumbulle që të shikoj se si po plaçkisindhe se si po e shkatërrojnë shtëpinë e birit tim. Nuk kanë lënë gjë pa marrënga shtëpia... Më së vështiri e kam pasur kur vazhdimisht më kanë thënë setë dy bijtë e mi kanë vdekur, por unë nuk kam ditur a t'u besoj apo jo.

Më vjen keq që ata njerëz nuk janë përgjigjur për veprat e veta tëkëqia. Këtë e kanë bërë njerëzit me emër e me mbiemër e jo popujt. Njerëzite ndershëm dhe të drejtë, të të gjitha kombeve dhe feve, kanë rënë viktimanga mendjet e tilla të errësuara. Ndoshta kur nuk do të nxirren para bankëssë drejtësisë, por jam e sigurt, se para drejtësisë së Perëndisë do të dalin.

("Rrëfimet nga Berku" 2001)

107

Vjera Solar

Meqenëse bashkëshorti im Jovani, është serb, ai ka shkuar te vëllaii vet në Zemun, bija ime e ka kryer shkollën e kozmetikës në Beograd.Meqenëse i dashuri i saj ka qenë në Sisak, kur e ka kryer shkollën, ështëkthyer këtu. Një kohë, pak, ka qenë në shtëpi, pastaj ka shkuar te i dashurii vet, me të ka jetuar, është dashur të kurorëzohen". Përndryshe, ai është ngaSarajeva, nga Sokolci, dhe atë ditë, kur kjo ka ndodhur, ai ka shkuar përSarajevë, deri ku ka arritur kurrë nuk kam arritur të zbuloj, sepse atë ditë nëmbrëmje, më datën 17 shtator pas orës njëmbëdhjetë në mbrëmje, kur kafilluar ora policore, ma kanë vrarë bijën time.

Ndjehem sikur nuk i takoj askujt. Që nuk jam e askujt. Sepse nukkam kurrfarë të drejtash. Edhe pse tashmë katërmbëdhjetë vjet jam dukeluftuar për bijen time, e duke luftuar për bijën time po luftoj edhe për njerëz-it tjerë. Nga rafineria i kanë marrë dhe i kanë vrarë inxhinierët, drejtorët...unë e di se para kësaj lufte nuk kanë mundur nga rafineria të nxjerrin as njëshishe benzinë, por gjatë luftës kanë mundur t'i nxjerrin njerëzit e t'i vrasin,i kanë nxjerrë nga rafineria por askush nuk i ka parë, mendoj se kjo është epamundur. Deri në vitin 1995 kanë mundur të flasin se kanë dalë përtej, krye-sisht të gjithë serbët të cilët janë zhdukur, por pas "Shtrëngatës" as përtejnuk janë, e ku janë tani?

Derisa organet e drejtësisë nuk i krijojnë kushtet për drejtësi, pa emarrë parasysh kombësinë, për të gjithë, për të gjithë që kanë rënë viktimënë këtë luftë, nuk ka drejtësi, nuk ka pajtim. Derisa unë nuk e mësoj se kushma ka vrarë fëmijën dhe pse. Sepse si mundet dikush të jetë në liri i cili i kavrarë njëqind njerëz? Si? Unë e di se serbët kanë therur, por për zotin kanëtherur edhe kroatët. Dhe këtë mjaft!

("Të gjithë me dëshirë do ta hidhnin gurin" 2006)

Përktheu: Naile Mala Imami

108

Rrethimi i Sarajevës

Letër

Urime Vitin e Ri

Sarajevë, 16.I.96

Të nderuara gra të Beogradit. E kam lexuar letrën tuaj në të cilën po e shprehni keqardhjen tuaj për ne! Po endjeni dhembjen, brengën dhe hidhërimin tonë, për çka ju falënderohem. Unë jam një plakë e cila të gjitha mundimet i kam përjetuar por përsëri jam e lumtur që ka njerëz të mirë.

Të dashura beogradase Sarajeva është qytet i shenjtëejani dëshironi dëshirat Tuaja dhe ato do t'ju realizohen. MbiSarajevën engjëjt fluturojnë dhe secilit do t'i sjellin gëzimdhe dëshira. Ne na e kanë sjellë inkurajimin.

Me nderime

Mubera

111

Rrethimi i Sarajevësmars 1992 - mars 1996

Me snajper drejt turmësRadmila Stojadinoviq, përkthyese

Atë ditë më 5 prill '92 u nisa me qytetarët e tjerë të Sarajevës paraKuvendit, në të vërtetë... Një grup, ma merr mendja diku maksimalisht rrethnjëqind njerëz, u drejtua drejt urës së Vërbanjit. Edhe ne erdhëm të ajo urë,aty askush nuk kishte asnjë gur në xhep e të mos flas për ndonjë armë tjetër.Deshëm ta kalojmë urën, mirëpo nga ana tjetër e urës drejt nesh ishin drej-tuar tytat e pushkëve, pikërisht te shtëpia e Oxhakxhiut dhe te ajo pika e kar-burantit, saktësisht përballë urës së Vërbanjit. Unë erdha mu deri te skaji dhegati e kalova urën, mirëpo në atë çast ata nuk shtinin me armë. Një gruaatëherë thjesht i sfidoi, e hapi mantelin dhe u tha "hajde tash gjuani". Unëpo ecja ngadalë, isha e veshur, ashtu në stilin qytetar, siç vishemi të dielave.Kisha veshur një kostum ngjyrë blu të errët, kisha vënë syze, në dorë pombaja një çantë dhe kisha mbathur këpucë me take të larta. Në një momentpranë rrethojave të urës vërejta që ata po afroheshin, po afrohej një grupnjerëzish, që në realitet e kishte kaluar urën e Bashkim vëllazërimit. Edhe unëua bëra me dorë: ejani, ejani këtu. Në atë moment serbet që ishin me maskafilluan të shtijnë me armë. Dhe dëgjova ulurima. Një njeri që ndodhej mupara meje filloi të lëkundej. Unë mendova, shih këtu paska edhe të dehur.Megjithatë njeriu u rrëzua, atëherë dikush e tërhoqi për këmbësh dhe prapatij mbeti një vragë... vragë gjaku. Unë u habita fare. Në një moment dëgjo-va një zë që thërriste: shtrihu, shtrihu poshtë. Shikova rreth vetes, të gjithëishin shtrirë, vetëm unë po qëndroja në këmbë në urë. Dhe unë... u hutovaaq shumë, sa që unë në realitet u shtriva në shpinë. Pas një kohe dikush bër-titi: tërhiqu, tërhiqu! Unë shikova sërish rreth vetes, të gjithë ishin tërhequr,sërish vetëm unë kisha mbetur... thjesht mu në mes të urës. Dhe pastaj utërhoqa edhe unë. Dhe në atë moment u lëndova pak në shpinë.

Këshilla për mbijetesëShemsa Mehmedoviq, inxhiniere e telekomunikimit

Çdo gjë që mund të digjej vinte në shporetin tonë. Unë në fillimkisha pak dru, domethënë familja ime kishte disa dërrasa dhe disa dërrasa tëvogla, bile edhe pak thëngjill. Por ato rezerva u shpenzuan shumë shpejt.

112

Dhe pas kësaj mbeta e vetme me idetë e mia si... si ta zgjidh këtë problem.Më duhet të them që unë vetë i sharroja ato dru, u mësova ta bëj atë punë.Bëja brikete nga pluhuri i thëngjillit. Këtë e bënim ne të gjithë sipas disateknologjive tonat. Të gjithë gjenim mënyra të krijonim gjëra që mund të dig-jeshin. E çka shërbente tjetër për djegie? Është vështirë të numërohen tëgjitha ato që digjeshin. Digjeshin... digjeshin pjesë të gjërave të drurit, tëcilat na dukeshin që nuk janë aq të rëndësishme, apo jo. Librat, të cilët nukna dukeshin aq të rëndësishëm... posaçërisht të rëndësishëm në atëmoment. Shishet e plastikës dhe të gjitha objektet e mundshme nga plasti-ka. Sepse plastika digjej shumë mirë, por kundërmonte jashtëzakonishtshumë. I digjnin pjesët e tepisonëve, shtrojat. Disa njerëz u detyruan të dje-gin madje edhe dyshemetë ku jetonin, mobiliet e veta. Unë falë Zotit nukqeshë e detyruar ta bëj këtë. Por në një rast dogja kompletin e Shollohovit,më kujtohet fare mirë. Doni i qetë quhej kompleti. Gjithsesi, të gjitha këto qëdigjeshin, bile edhe rrobat e vjetra, një ditë të gjitha ato u shpenzuan, uzhdukën. Dhe ne detyroheshim të gjindeshim edhe më tutje... Ky ishte ai viti,sa i përket ngrohjes, viti i urisë '95, kur vërtet u detyruam ta ndezim zjarringjatë tërë verës, por nuk kishte më se çka të digjej. Mua më ra ndër mendtë filloj t'i djeg degët e vogla. Degë të vogla, të holla dhe të thata, degë tëcilat veç e veç nuk bënin punë, por unë i lidhja në tuba... ky ishte, më duketnjë zbulim imi. Këto ishin dru të bëra nga degëza drunjësh të lidhura metraka të bëra nga çorapet e vjetra. Efekti nuk ishte kushedi se çfarë. Që tëbëhej një dru i tillë duhej mjaft mund, por kjo ishte një punë e dobishme. Imbir dhe unë kemi bërë mjaft shumë drunj të tillë. Dhe kështu këta drunj posai vendosje në shporet sa qel e mbyll sytë ndizej zjarri, por vetë mundi për tabërë atë dhe vetë puna për ta bërë atë ishte e dobishme, jo vetëm përshporetin, por edhe për trurin tim. Sepse duke punuar diçka të dobishme nëluftë unë ndihesha mirë, ndihesha normale. Dhe mendoj që shpëtova ngaçmenduria mu për shkak se u angazhova shumë fizikisht.

Mështekna e shpëtuar nga prerjaZdravka Gutiq, amvise

Ajo mështeknë është mbjellë para 15 vitesh, kur u shpërngulëm ne.Ishte një dru i vogël, të cilin të gjithë ne e kultivonim dhe kujdeseshim përtë si për një fëmijë. Ajo mështeknë arriti të rritet me gjatësi deri në katin egjashtë. Dhe gjëja e vetme e bukur që mund të shikonim jashtë nga dritar-ja ishte ajo mështeknë, e cila neve na e ofronte freskun dhe fare thjesht atogjethe që luhateshin në erë e kishin një kuptim për ne. Kishte kuptimin e njëjete që po krijohej në atë oborr. Një mbrëmje, kur përndryshe është hesht-je, vetëm prisnim ndonjë kumbim të granatave, ose MKA-ave, ose TKA-ave,ose ku di unë, e dëgjuam tingullin e motorit të sharrës. E kjo ishte shenjë qëdikush kishte ardhur ta prente mështeknën tonë. A thua ai do të ngrohej memështeknën tonë, apo do t'ia shiste dikuj, por e dinim që në realitet askush

113

nuk mund të ngrohej shumë me atë mështeknë. Ajo nuk ishte dru i dobishëmpër ngrohje. Kurse për ne e kishte kuptimin e simbolit të jetës së vetme nëatë oborr. Ne atëherë të gjithë vrapuam jashtë. Unë madje rrëmbeva në dorërevolen e burrit tim. Isha në gjendje të shtij me armë në njeriun që donte tapriste drurin tim. Dhe pastaj madje... unë nuk qeshë e vetme. Të gjithë fqin-jtë dolën jashtë. Dikush me kokteje molotovi, të cilat ne normalisht i kishimpërgatitur që t'i përdornim në rast se vijnë çetnikët deri te strehimorja jonë,ne do të mbroheshim, së paku në strehimore do t'i hedhim ato kokteje. Dhekur dolëm të gjithë, kishim në mesin tonë edhe disa të rinj që ishin kthyernga fushëbeteja, të gjithë kishim diçka në dorë. Dikush kishte bombë dore,dikush revole, dikush koktej. Dhe ata dy të rinj, të cilët kishin ardhur taprsinin mështeknën, ata u frikësuam aq shumë... sepse ishin të vetëdijshëmqë ne po e mbronim në të vërtetë një mështeknë të armatosur, thuase pombroheshim nga një çetë e armikut.

Rruga e TërshçanitAmina Begoviq, aktore

Pse katër janari për mua ishte interesant? Kjo është ajo, kur njeriunganjëherë thotë, unë tani do ta festoj ditëlindjen time të dytë. Unë u gjen-da në mes të asaj rrugës së Tërshçaniat, sepse po kaloja nga ajo anë. Duhejtë shkoja në Unis në Ambasadën e Fëmijëve, sepse mendova meqë ështëmjegull dhe ata nuk mund të më shihnin në atë rrugë. Dhe unë fare mirë dhengadalë u nisa nëpër atë rrugë dhe çfarë ndodhi? Filluan të shtënat. Dhenatyrisht unë ata nuk i shihja, por ata më shihnin mua. I dëgjoja plumbatdhe po shihja se diçka po prapsej nga toka. Dhe këto janë gjëra, të cilat nërealitet mund të përjetohen vetëm në ëndrra. Si p.sh. njeriu ëndërron që povrapon dhe pastaj vrapon, por në të vërtetë nuk mund t'i lëvizë këmbët. Janëtmerrësisht të rënda. Kjo ndodh në ëndërr dhe mua më ka ndodhur shpesh,por kur kam qenë e vogël shumë më shpesh. Por të ndodh edhe në jetë.Përnjëherë gjendesh i gozhduar në mes të rrugës. Je i vetëdijshëm ç'ështëajo rrugë dhe përnjëherë dikush shtie me armë dhe ti nuk mund të lëvizësh.Dhe kjo është ajo, vetëm në një çast dhe menjëherë e hedh hapin dhe nise-sh. Po mendoj, në parim gjatë gjithë kohës së luftës njerëzit nuk kaloninnëpër atë rrugën e Tërshçanit, sepse e dinin ç'është ajo. Edhe unë e dija,gjithashtu. Por ekzistonin... disa arsye, për të cilat unë dola, megjithatë nëatë rrugë. Sepse qe zbatuar sistemi i daljes në derën sekondare. Të gjithë nedilnim në ndonjë derë sekondare. Për fat, ne kishim dalje në oborr dhe mundtë dilej përmes atij oborri. Por ato janë oborre të vjetra, është dhé dhe kurbinte shi atje bëhej shumë baltë. Unë i pastrova këpucët, sepse duhej të diljanë qytet, duhej të punoja ndonjë shfaqje, ose të paraqitesha në promovimine ndonjë libri, prandaj për mua ishte e rëndësishme që unë të rregulloheshaqë të dukesha bukur, të gjithë ne dëshironim të dukeshim bukur. Pastaj i pas-trova këpucët dhe për hirë të Zotit, po si mund të kaloja unë nëpër atë oborr,

114

kur atje kishte aq shumë baltë. Ndërsa fakti që në rrugën Tërshçanska shti-hej nga snajperi, kjo s'kishte lidhje. Nuk do të shtijnë në mua, por nuk duat'i ndot këpucët. Dhe ekzistonte edhe një arsye. Në oborrin tim ishin dy qen...të disa fqinjëve. Dhe shumë shpesh fqinjët i lëshonin qentë që të silleshin tëlirë vërdallë. Mirëpo, unë frikësohem jashtëzakonisht shumë nga qentë, qëkur di për veten time, unë tmerrësisht shumë frikësohem nga qentë. Por qëkur di për veten time unë nuk frikësohesha tmerrësisht shumë nga snajperët,sepse nuk e dija ç'janë ata. Domethënë, unë nuk dal në oborr, nëse Çiçi dheRiki janë në oborr, sepse tmerrësisht frikësohem nga qentë. Kurse snajperinuk do të shtijë në mua, domethënë unë mund të dal në rrugën Tërshçanska.

Si të kalohet pistaNermina Kapiq, pronare e dyqanit të luleve

Me muaj, me ditë unë nuk kam mund të fle duke menduar që nukmund ta kaloj pistën. Erdha te pista, më 28 mars 1993 dhe u përpoqa takaloj, mirëpo nuk pata sukses. Natën e parë shkuam ne 11 veta me fëmijëtdhe u nisëm të gjithë së bashku, mirëpo as nuk e patëm parasysh ç'ështëpista dhe që nuk do ta kalonim. Megjithatë, kunata ime me të birin u nda ngane dhe e provoi dhe e kaloi pistën. Unë e provova po atë natë, por pa suk-ses, më ktheu Unprofori. Ia behu një ushtar, i cili e kaloi pistën disa herë dheduke parë që nuk po mund ta kaloja më tha mua" Le të provojmë së bashku".Ai e mori fëmijën tim që kishte vetëm 16 muaj dhe ai... paj... tha: "Ti vrapopas meje". Unë u nisa dhe e mora me vete edhe bijën e motrës sime, e cilaasokohe kishte 13 vjet. Ai e kaloi, kurse ne Unprofori na ktheu përsëri dhene përsëri mbetëm. Na vendosi në një mjet transporti dhe shkuam nëKotorac. Sërish duke u kthyer nga Kotorci... paj... deri te ai kalimi, ku po ekalonim pistën, ai u kthye dhe tha që fëmijën tim ia kishte dorëzuar një gru-aje... paj... me fëmijë. Asgjë nuk kuptoja, ku di unë, por atë natë pistën ekaloi ajo kunata ime. Prandaj e pyes veten, kujt? Çka? Si? Ai thoshte: "Iadhashë gruas me fëmijë". Unë atë natë provova edhe një herë, Unpofori natheu përsëri, kështu tri herë, katër herë me radhë atë natë, por pa sukses.Dhe pastaj u kthyem në Koloni, tani nuk e di ku e kam fëmijën. Telefonat nukpunojnë, në realitet ishte vetëm një nga Hrasnica, mirëpo nuk kishim shans.Më duket, më parë kemi mund ta marrim ndonjë qytet tjetër, sesa Sarajevëndhe... paj përmes amatorëve burri arriti të thotë që fëmija është në vend tësigurt, mendoj edhe pse fëmija nuk e njihte të atin, shkoi shumë i vogël, ukthye përsëri shumë i vogël, nuk e kishte idenë kush ishte babai i tij... dhekështu asgjë. Kështu atë natë mbetëm në Hrasnicë. Nuk fjetëm, ndejtëmzgjuar, përsëri diku në mes të natës, ishte ora dy kur u nisëm nga Kolonijadrejt Butmirit, më këmbë, ngadalë nëpër hënë. Thoshim se nuk do të mundta kalojmë, sepse më e keqja ishte hëna, e cila bënte dritë dhe e ndriçontëtërë pistën, kështu që nuk kishte shans ta kalonim. Atë natë e provuampërsëri, një herë, dy herë, tri herë, katër herë, por pa sukses. Përsëri u

115

kthyem në Koloni dhe pastaj unë... natën e tretë... e kaluam, në realitet burriim e kishte dërguar një djalë që gjithashtu kishte qenë në Ushtri, i cili e nji-hte atë pistë përmendësh, siç thuhet, dhe pastaj... unë... atë natë ai djalëmua dhe bijën e motrës sime... paj... na ndihmoi ta kalojmë. Në të vërtetëmë tërhoqi zvarrë, sepse unë nuk mund të ecja, unë e hoqa pallton, i hoqatë gjitha rrobat... paj edhe fanelën, nuk di, me qëllim që ta kisha më lehtë,që të mund të vrapoja. Kur arrita në gjysmë të pistës, disa gra rrinin ulur,kishin ndezur cigaret, unë nuk e kisha të qartë... paj... çfarë po bënin aty nëmes të pistës, sepse aty vdisej. I pyeta në cilin drejtim shkoni ju a ne drej-tim të Sarajevës, apo Hrasnicës. Më thanë në drejtim të Hrasnicës. Dhe pas-taj aty kinse pushova pak, vrapova deri te një istikam dhe aty përsëri prita,sepse aty më së shumti... ai... shndritësi... ai ka shtënë armë. Kështu atypushova nja pesë-gjashtë minuta, derisa djaloshi e kaloi bijën e motrës sime.Pastaj ai tha: "Sa ke fuqi tani që të vrapojmë deri te ndërtesat e para?" Dhekështu erdha deri në Sarajevë.

Masakra te Birraria në rend për ujëMaja Tuliq, qytetare

Më 16 janar u nisa me mikeshën time drejt Birrarisë, si çdonjëri ngane, çdo të dytën ditë që të mbush enët me ujë për familjen. Ishte një ditëjashtëzakonisht e bukur dhe e kthjellët, kështu që në gjysmë të rrugës mike-sha ime më pyeti: "Pse nuk i vure syzet e tua të diellit, aq bukur të rrinë?"Kur ishim te Shtëpia e Shëndetit Stari Grad (Qyteti i Vjetër) shikova në drej-tim të Trebeviqit, sepse ishte një e çarë... është midis shtëpive e hapur farenë drejtim të Trebeviqit. Dhe pyetesha meqë është kaq kthjellët dhe unëmund të shoh çdo pishë, a thua si më shohin ata mua? Erdhëm deri te kroii parë, i cili është nja 15-20 metra larg nga kroi, në të cilën, po atë ditë, uvranë... gjashtë, shtatë bashkëqytetarë tanë. Mu kur erdha unë në radhë përujë dhe vura kanistrën time prej 20 litrash ujë, mu në atë çast fijuuu. Unë epashë granatën, ajo si një veturë shkonte përgjatë rrugës, asaj rruge tërrëpinët, të ngushtë. Mua më shkoi nëpër kokë mendimi, duhet shtrirë, duhetpërkulur. Mirëpo unë nuk qeshë në gjendje ta bëj asnjërën. Granata e goditindërtesën. Bota filloi të rrënohet. Të gjithë pa dashje filluan të ikin në drej-tim të Shtëpisë së Shëndetit, shtëpisë prej betoni. Vetëm unë u ndava dheika në drejtim të një shtëpie të vogël boshnjake, porta e të cilës ishte me hal-lkë dhe ishte e mbyllur. Ashtu fillova të trokas në derë, trokisja me atë hal-lkë. Një gjyshe plakë e hapi, më kapi për dore dhe më futi në depon e vet,ku ishte ajo me nipin e saj, të birin mometalisht e kishte në front, kurse ereja ishte në punë, ndërsa ajo me të nipin ishte strehuar aty në atë depo.Unë qëndrova me ta në atë depo nja 15-20 minuta kur ra granata tjetër diku,poashtu afër. Vetëm e dëgjova mikeshën time, e cila po bërtiste: "Majo, kuje?" Meqë edhe ajo quhet Maja, unë nga kjo anë e avlisë i përgjigjesha dhei bërtisja me sa zë kisha: "Majo, ku je ti?" Kur dola, oh, ashtu si ishte rruga

116

e pjerrët, kishte akull, uji rridhte përgjatë rrugës, ashtu e bartte gjakun mevete. Tashmë kishin arritur veturat, intervenuan dhe i morën ata të vrarë dhetë palgosur. Di vetëm se nuk pata më guxim të kthehesha për karrocën timedhe kanistrat e mi të ujit. Të gjitha këto i bëri mikesha ime. Unë vetëm vrapo-ja, vrapoja pa asnjë arsye. Granatat ranë, të gjitha morën fund, nuk kishtemë nevojë për vrapim, ajo që duhej të bëhej do të bëhej. Vrapova, vrapovaedhe kur hyra në shtëpi, vetëm vrapoja dhe pas kësaj katër muaj nuk dolanga shtëpia, as para strehimores sime. Gjatë atyre katër muajve shpesh mëka ndodhur ta ëndërroj atë jehonë, atë granatë, por në lokalitete tëndryshme të Sarajevës. Kështu një herë pashë në ëndërr që unë me dy fëmi-jët e mi dhe burrin tim po shkonim me veturë nga Shtëpia e Mallërave nëdrejtim të shtëpisë sonë, meqë në atë kohë rruga e Titos ishte rrugë me dykahje dhe po ai kumbim dhe e njëjta granatë e goditi Gradinën. Dhe kjo mëndodhte shpesh... paj... një kohë të gjatë, shumë të gjatë më vonë e kamëndërruar atë kumbim. Atë populll, atë gjak, atë rrugë. Edhe sot e kësaj ditekurrë më nuk kalova nëpër atë rrugë.

Sarajevasit shkruajnë ditareShemsa Mehmedoviq, inxhiniere e komunikimit

Unë kam shkruar ditar. Jam njëra nga ata që kanë shkruar ditarë. Qënga dita e parë e zhvendosjes sime nga Dobrinja, prej nga na dëbuan çet-nikët, unë u detyrova të shkruaj. Nuk mund ta sqaroj pse e bëja këtë punë,por thjesht kjo për mua ishte njëfarë nevoje e përditshme, siç ka nevojëdikush të pijë ujë, ose të ushqehet, unë duhej të shkruaja. Ishte ky vendi, kuunë mund të qaja hallet, ku dikujt... askujt tjetër nuk ia tregoja ndjenjat emia në atë moment. Ishte ky vendi ku unë mendoja. Isha në një situatëjashtëzakonisht të vështirë, por jo më të vështirë se njerëzi e tjerë.Prapëseprapë për mua ishte situatë e vështirë. Burri im shkonte vazhdimisht,largohej nga unë, shkonte dhe luftonte në fushëbetejë. Dhe kjo zbraztirë etmerrshme që krijohej në mua për shkak të largimeve të tij duhej ta gjentevendin e vet në letër. Kur më kujtohen disa gjëra, njeriut i rrjedhin lotët, pornuk e di cili do të jetë ky moment. Unë shkrova ditar deri në një datë të cak-tuar, deri në fillim të vitit '96, kur lindi bija ime. Ky ishte një moment... e kishapritur atë fëmijë shtatë vite. Pas lindjes së birit tim të parë edhe kjo çudindodhi në luftë, mund ta merrni me mend. Njerëzit ishin të dëshpëruar shti-hej me armë kudo, qyteti ishte i granatuar, kurse unë isha krijesa më e lum-tur, sepse do të kisha foshnjen time. Gjatë atyre ditëve burri im u shkarkuanga detyra pas katër vite istikamesh, balte dhe frike, gjithashtu u kthye edhenëna ime pas tri vjet e shtatë muajsh internimi në Gjermani. Shkrova ditarçdo ditë, çdo ditë deri në atë moment. Dhe në atë moment unë atë ditar, atëdëshmitarin tim thjesht e shkatërrova. Doja t'i harroja të gjitha, që të gjithaato t'i lë prapa vetes, sepse më ndodhën gjërat më të bukura që mund të

117

ndodhin. Mbetëm pa apartament, mbetëm pa asnjë mjeti financues, por muamë lindi goca dhe kjo ishte gjëja më e bukur në atë moment. Ditarin e dogja.Të kaluarën thjesht doja ta zhdukja, siç përmbytet anija në ujë dhe e mbu-lon uji me qëllim që asgjë më të mos njihet në shpirtin tonë. Le të mbetennë kujtesë, por ne duhet të vazhdojmë të jetojmë.

Apel artistëve të botësJasna Dikliq, aktore

Përpiqeshin që të vinim çdo ditë. Unë jam njëra nga ata që medëshirë të madhe dhe me nevojë të madhe por edhe më njëfarë lloj inati çdoditë vija në Teatrin Kamertal 55. E dini, ekziston një gjë, e cila mendoj se kaqenë si një ide, si një mënyrë, me të cilën ata nga kodra përpiqeshin të nashkatërronin, e kjo ishte që të na e shkatërronin dinjitetin njerëzor. Lufta enjerëzve të teatrit ka qenë pikërisht lufta për dinjitetin njerëzor. Po të ishimorganizuar në kuptimin e mosluajtjes, në kuptimin e atij lloji të rezistencës,mendoj që ai dinjitet njerëzor do të ishte akoma më i shkatërruar. Kishim tëdrejtë, kjo ishte një oazë e iluzionit në teatër, iluzionit se ekziston një jetënormale. Them iluzion, për shkak se ai zgjaste dy orë.

Këshilla për mbijetesëJana Grebo, nxënëse

Unë dëgjoja muzikë, muzikë rok. I merrja tekstet e këngëve dhepastaj i këndoja ato me qinda herë. Dhe kështu më kalonin ditët. Pastaj kurqetësohej pak, atëherë dilja jashtë. Edhe pse, edhe atëherë nuk ishte e sig-urt. Por ajo ideja, e kupton, mua nuk do të më ndodhë... ajo... sillu nëmënyrë normale. Por, atëherë kur i ndodhte dikuj që unë e njihja, atëherë fil-loja të brengosesha edhe për veten dhe për të gjithë ata që i dua, pastaj...ja... pak sërish e kalon kohën në bodrum, pastaj përsëri del jashtë dhe kësh-tu me radhë. Dhe vetëm, e kupton, ja... ja... do të kalojë edhe kjo dhe nëardhmëri do të kem çka të rrëfej... ja. Po ajo frikë për vdekje, të cilën unëpërpiqesha ta fshihja aq shumë, prapëseprapë vërehej. E di që e vërenin ataqë më njihnin. Megjithatë... ja... çkado që ndodhte, ato të shtëna dhe ajoluftë, unë isha e vetëdijshme për atë, por në të gjitha mënyrat përpiqesha tafsheh. Sepse, me atë sjelljen time unë ndikoja në rrethin tim dhe te më tëafërmit e mi. Dhe kur ndodhte që ndonjë gjë e tmerrshme i ndodhte dikuj nëluftë, atëherë përpiqesha thjesht ta harroj këtë dhe të kaloj në gjëra të tjera.Por diku në nënvetëdije akoma e kujtoja atë ngjarje. Dhe kështu u përpoqatë vazhdoj më tutje.

118

Uria në SarajevëMinka Muftiq, aktore

Kur po shkonim të zgjidhnim kostumet, meqë merrnin kostume ngafundusi, sepse nuk ishte e mundur të bëheshin kostume të reja... Unë kishaveshur, të gjithë ishin në atë garderobën tonë, konkretisht në aneksin errobaqepësisë unë isha duke e provuar kostumin dhe isha kthyer vetem nganjëra anë në drejtim të pasqyrës dhe Kaça më tha: "Oh, shkëlqyeshëm,shkëlqyeshëm, do ta lëmë atë kostum." Ai nga njëra anë kishte mëngë. Kuru ktheva nga ana tjetër, ky ishte një fustan të them aq asimetrik, pyeta: "Eçfarë do të bëjmë me këtë detajin nga shfaqja e Bijafrit?" Sado që mund tëtingëllojë shumë, shumë paradoksale lufta është njëra ndër periudhat më tëbukura të jetës sime. Ishte e tmerrshme të ballafaqohesh me... në çdomoment me vdekjen, me tragjeditë, me plagosjet. Mirëpo, ajo ana tjetër,është pastërti e emocioneve, të cilat ne i këmbenim me njëri-tjetrin. Çdo gjëishte e qartë, çdo gjë ishte e thjeshtëzuar deri në pikën njerëzore, deri nëpikën humane dhe kjo ishte e mrekullueshme. Kur njeriu kishte frikë, ethoshte se kishte frikë, kur e donte dikë e thoshte menjëherë, e tregontekëtë. Nëse dëshironim ta ndihmonim njëri-tjetrin e bënim këtë. Pra, të gjithaato që mund t'i bënim për shkak të rrethanave objektive.

Uria në SarajevëGordana Sheriq, amvise

Çdo hapësirë e mundshme që ekzistonte... mendoj që nuk ishte ple-hërishte e vërtetë... vërtet shfrytëzohej. Mbilleshin të gjitha perimet e mund-shme. Nga majdanozi, selinoja, karrotat, domatet. Kështu nëpër ballkone,bile edhe midis rrugës së Titos, pranë Shipadit, gjatë asaj vere keni mund tëshihni nëpër saksi domate të shkëlqyeshme. Njerëzit thjesht ndaleshin dhemahniteshin. Ato perime e zëvendësonin njëfarë rregullimi të luleve. I patëmharruar fare lulet. Të gjitha saksitë dhe të gjitha hapësirat, të cilat dikur ishinnën lule tani ishin nën perime. I gatuanim ato gjellë, posaçërisht mendoj...në ato gjellët e dendura me panxhar, pak majdanoz, pak... Patatja ishte disivërtet delikatesë, ia shtonim një patate që ta bëjë aromën dhe shijen më tëmirë. Kryesisht, të gjithë ne patëm humbur peshë bukur shumë. Nga dhjetë-pesëmbëdhjetë kilogram dhe kënaqeshim vetëm me nevojat elementare përtë mbijetuar, kurse vitamina vërtet nuk kemi pasur. Këto pak, ja, na mungo-nin, por kryesisht gjithë ato perime, kurse për pemët as nuk mund të men-dohej, as të ëndërrohej, të gjitha ato perime përgatiteshin me minimumin eenergjisë. Të themi me nja pesëmbëdhjetë faqe të ndonjë reviste. Të themi,konkretisht te unë shërbeheshim me revistën e Burdës. Ju keni mund të zieninjë supë..., e cila siç thoshte im shoq ishte një e shpëlarë e vërtetë, por përne kjo ishte megjithatë diçka që na mbante në jetë.

119

Lexues më shumë se kurrëHatixha Demiroviq, drejtoreshë e bibliotekës së qytetit të Sarajevës

Disi u organizuam në fillim të vitit '93 dhe që nga atëherë ajo punëe përditshme pa marrë parasysh humbjen e 130.000 librave. Operohej menumrin 130.000, 150.000, por përafërsisht ky është rreth 40% e fondit.Lexuesit vinin, gjenin ngushëllim në fondin tonë të librave, romanet e vjetra,revistat e vjetra. Lexohej çdo gjë që nga romani Doktor Zhivago deri te liter-atura më e re, deri te libri shkencor. Thjesht kishim përshtypjen se shumëshpesh u nevojiteshim njerëzve. Na ndodhi edhe një situatë tjetër qëndërtesën tonë qendrore, përkatësisht depon qendrore të librave, ku ishtelibri shkencor, rreth 100.000 libra në atë adresë, pra ndodhi që ajo ndërtesëtë jepej për një ambasadë të huaj dhe në mes të vitit '94, kur lufta në masëtë madhe shpërtheu në Sarajevë, kur nuk mund të kalohej nëpër rrugë ngabreshëritë e plumbave të snajperistëve, nja njëzet gra në të vërtetë i bartënata 100.000 libra në duar nëpër urën Skenderia. E vërteta ishte se kishim njëndihmë të vogël nga Mbrojtja Civile, mirëpo ato gra i evakuan ato libra, ebartën periodikun të rëndë edhe nga pesëdhjetë kilogram. Revistat e mëdhatë lidhura dhe kështu me radhë dhe kështu me radhë. Patëm edhe të lënd-uar, edhe të vrarë, mirëpo të gjitha këto neve nuk na penguan të punojmëçdo ditë, të jemi në shërbim të fëmijëve, studentëve dhe punëtorëve shken-cor. U shkruan edhe libra, e dini edhe vetë, vepra shkencore, të gjitha dukeu mbështetur në fondet tona.

Këshilla për mbijetesëZlata Huseinçehajiq, pronare butiku

Para luftës jam marrë me qepjen dhe shitjen e fustanave të nuseve.Mendoja që kjo punë është thjesht një punë luksoze, nga e cila kurrë nuk dotë mund të fitoja në ndonjë periudhë krize. Në fillim të luftës e shpenzuamshumë shpejt të gjithë atë pjesë të parave që patëm të gjithë ne. Butiku imgjendej në vijën e parë, prandaj gjithë këtë mall e tërhoqëm në një hapësirëtavani, ja sa për ta strehuar. Aspak nuk ia vumë më vëmendjen. Filluan tëvijnë njerëz, të themi kah fundi i vitit '93. Ose të themi kah mesi, filluan tëvijnë miqtë e mi të pyesin "Zlatë, a ke ndonjë nga ato gjëra?" "Kam". Dhekështu fillova të fitoj për jetë. Fustana nusërie, shisnim fustana nusërie, shis-nim më pak, por atëherë kemi shitur më shumë se tani, sepse kishim tëthemi përfitues të luftës. Njerëzve, për të cilët atëherë nuk ishte shtrenjtë.Jepnim edhe me qira. Fillova të punoj edhe zbukurime nusërie... në atë kohëe kisha beben e vogël. Po nuk e di, unë e punoja në shtëpi një lule, një ngaato dekorimet për flokë, diçka specifike dhe me paratë që i fitoja me atë, unëbleja një pako pelena, të cilat unë vetes në atë kohë sigurisht nuk do të mund

120

t'ia ofroja, sepse këto ishin jashtëzakonisht të shtrenjta. Por edhe ajo luljaime që e punoja ishte shumë e shtrenjtë, mirëpo dikush e blente atë dhekryesisht, po them tani duhet të merrem me atë zanat të mrekullueshëm,vetëm për shkak se jam e lumtur që në atë kohë lufte unë veten dhe famil-jen time, një pjesë të madhe e kam financuar dhe mbajtur gjallë me atëzanatin tim, i cili duket luksoz, ja si i panevojshëm, diçka, diçka me të cilin...marrëzi. Për pjesën më të madhe të njerëzve kjo është marrëzi.

Të mbetesh njeri normal në BosnëNurxhihana Gjoziq, kryeredaktore

e revistës Corridor dhe Gruaja 21

Deri në mëngjes punova në përpilimin e koncept propozimit tëgazetës, qëllimi i të cilës ishte ndihma njerëzve në mbrojtjen e shëndetitmendor. Pra, ndihma që në situata jonormale të mbetemi normalë. BarbaraSmit kishte thënë që kurrë në botë, duke u bazuar në njohuritë që ka ajo,nuk është bërë ndonjë gazetë për shëndetin mendor, gazetë do të punohejnë mënyrë popullore dhe e cila do të ishte e përshtatshme për publikun egjerë lexues. Por, thamë, do ta provojmë dhe nëse kemi sukses, mirë është.Njerëzit në fillim e pranuan me mosbesim edhe gazetën Koridor, edheKëshillimin e parë për ndihmë psikologjike, por pikërisht duke punuar para-lelisht edhe njërën, edhe tjetrën ia dolëm që te njerëzit ta neutralizojmë mos-besimin që kishin shumica. Ja, për shembull gjatë 6 muajve të parë 130 mijëpersona u drejtuan në Këshillim, sepse pas të parit, nisi punën Këshillimi idytë, pastaj i treti. Gjithsej nisën punën shtatë Këshillime në pjesë tëndryshme të qytetit. Qëllimi i atyre këshillimeve ishte të jenë në vendet që...që janë qarkulluese, të përshtatshme për njerëzit, që njerëzit lirisht të tëmund të vinin dhe të deklaronin: Unë kam frikë. Në atë kohë në qytet ishteprezente teza që të gjithë do të çmendemi. Unë atëherë jetoja në Dobrinjëdhe lëvizja mjaft në mënyrë jonormale dhe kudo i dëgjoja njerëzit, të cilëtishin të stërfrikësuar për shkak se rreth e rrotulll tyre binin granatat, përshkak se gjithkah digjej zjarri, për shkak se ishte një ferr i vërtetë. Për njerëz-it kjo ishte jonormale, sepse vërtet ishte jonormale. Shpesh dëgjohej një fjalie tillë si: "Ne do të çmendemi, ne do të çmendemi". Kjo ishte teza, e cilamendoj se plasohej me qëllim nëpër Sarajevë, sepse edhe kjo ishte një ngamënyrat e shumta të luftës, kurse titulli i tekstit ishte "Frika në gjunjë". Mekëtë tekst, me këtë titull, të cilin ne shpesh e shfrytëzonim në raste tëndryshme, njerëzit filluan ta kuptojnë që është në rregull që ata frikësohen,që duhet të frikësoheshin, që duhej të qanin, që duhej të bërtisnin e të çir-reshin, sepse kjo është mënyrë, njëra nga mënyrat e lirimit nga stresi,posaçërisht ishte e rëndësishme që njerëzit të mbështeteshin të njëri-tjetri,të kuptojnë që ajo që po u ndodhte atyre po u ndodhte edhe të tjerëve.Njerëzit kalonin kilometra e kilometra të tërë në kohën kur ishte jashtëzakon-

121

isht e rrezikshme të ecej nëpër rrugët e qytetit. Mirëpo, për ta shkuarja nëkëshillim, shkuarja në vendin, ku thjesht mund të flisnin për atë që ndienin,atë që e mendonin ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit dhe kjonë të vërtetë na inkurajonte, sepse po bëhej fjalë për një numër shumë tëmadh njerëzish. Unë pak më parë përmenda një shifër. Më kujtohet shifra,deri te e cila arritëm, 200.000 njerëz.

Masakra në MarkaleVahida Tvico, shitëse

Po punoja në treg. Rreth orës 12 derisa po punonim, unëvazhdimisht i thoja burrit tim të shkojmë në shtëpi. Më kishte kapluar njëfarëfrike dhe doja të shkoja në shtëpi. Ai tha: "Na lë të qetë sa të pijmë nga njëcigare". Mbetëm. Në atë moment ra një granatë. Kur ra ajo granatë unë ishaulur mbi tezgë, nga ai çast nga frika unë fillova të ikë nën tezgë. As vetë nuke di nga... Jam rrëzuar. Burri më kishte kapur për krahu, nuk dija më asgjë.Kur kam ardhur pak në vete, kur u ngrita, kur erdha në vete pashë se çdogjë në treg ishte rrënuar. Nga frika filluam të ikim. Unë as nuk dija ku, as nukdija çfarë po ndodhte. Kur erdha unë burri më dërgoi te nipi i tij në njëkafene. Dridhesha. Unë nuk e dija si dhe çfarë kisha bërë në ato momentedhe çfarë kishte ndodhur me mua derisa... derisa erdha në shtëpi. Kur arri-ta në shtëpi, pastaj gjithë ajo pamje nga tregu më dilte përapa. Vetëm dëgjo-ja se si bërtisnin, se si fluturonin. Unë as nuk e kam idenë as çfarë ndodhi,as si ndodhi. Më ka mbetur vetëm frika. Asokohe isha edhe shtatzënë, kësh-tu që edhe ajo shtatzëni kur e linda vogëlushen. Fëmija është i sëmurë. Katemperaturë të lartë. Si duket diçka nga ajo frikë ka kaluar edhe tek fëmijagjatë shtatzënisë. E çfarë do të bëhet më vonë këtë do ta shohim. Tani po edërgoj vazhdimisht te mjekët.

Trëndafilat në rrugën TërshçanskaAmina Begoviq, aktore

11 shtator 1994. Snajperët përsëri filluan të shtijnë nëpër rrugënTrshçanska, ashtu siç shtijnë çdo ditë. Kjo ishte drita e vetme në ërrësirën, ecila na ndriçonte disa sekonda, derisa fluturonte plumbi shndritës, shëndritejhapësira dhe ne shihnim çfarë po ndodhte brenda. Shtatori është një ngamuajt më të bukur në Sarajevë, di të jetë shumë i bukur. Rreth e rrotull ështëngjyrë gri, qyteti është i rrënuar, çdo gjë u dogj. Ndërtesat e unisonit tash-më janë djegur, duken shumë të shëmtuara. Përnjëherë në atë ngjyrën grimatanë rrugës Trshçanska, para ndërtesave të Unisonit, unë pashë disatrëndafila jashtëzakonisht të bukur. Trëndafila, të cilët dikush i kishte mbjel-lë, derisa ishte akoma paqe dhe derisa ajo duhej të dukej ashtu. Këta

122

trëndafila pak janë egërsuar gjatë asaj lufte. Askush nuk i ka... a dini...askush nuk i ka prerë, nuk i ka ujitur e tjerë. Mirëpo, kjo është në gjithë atëngjyrën gri. Domethënë kur askush nuk mund të dilte ta pastronte atë rrugënTërshçanska. Kur askush nuk pati guxim të dalë rastësisht me ndonjë fshesët'i largojë ato mbeturina të xhamave, përnjëherë nga gjithë ajo aty mbijnëdisa trëndafila. Ndjenjat e mia ishin... por jo nuk mund të përshkruhet ajobukuri, ajo lumturi të cilën e ndjeva atëherë. Unë u bëra gati dhe shkova ekalova matanë asaj rrugës Trshçanska, njeriu i shtrëngon dhëmbët dhevrapon sa mundet... sepse ishte ditë e kthjellët... sa më shpejt që ishte emundur, i mora me vete një palë gërshërë, pastaj i këputa dhe i solla nëdhomën time. Më vonë, kur më pyesnin njerëzit prej nga më kishin ardhurtrëndafilat unë u thosha: "Nga hapësira para ndërtesave të Unisonit". Atathoshin: "Kjo është e pamundur, nuk ke shkuar, vallë matanë rrugësTrshçanska për shkak të trëndafilave,?" U përgjigjesha: "Po".

Gjurmimi për drurëSabiha Nadareviq, amvise

Drurët ishin tmerrësisht të shtrenjta. Askush nuk ishte në gjendje t'iblente. Unë personalisht shkoja çdo ditë deri në mesditë dhe pasdite përdrurë. Meqë vishja vazhdimisht pantallona ngjyrë gështenje dhe bluzë tëgjelbër, shami të gjelbër, ashtu që çetnikët të mos më shihnin nga Boria, ngaTrebeviqi. Shkoja pas Xhavid Haveriqit, prapa shkollës çdo ditë. Nga pesëthasë unë i shtyja me këmbë, dy thasë nën sqetull, kurse tre thasë i shtyjame këmbë. Por, ata nuk ishin drurë të fortë. Këto ishin gjilpëra nga majat edrurëve të pishës. Ishin gjilpëra, më besoni. Dhe unë kur i sillja në shtëpipastaj... kisha një shporet të vogël, të cilin e shfrytëzoja për të zier një kafe.Ky ishte një shporet i vogël në miniaturë. E kur ata rrëzonin ndonjë, unë nëmëngjes zgjohesha kur e dëgjoja motorin, punon lart, unë vrapoja për atadrurë, besoni apo jo, në të njëjtin pyll. Kjo kur binte ndonjë dru i madh,invazion njerëzish e sulmon atë dru. Kurse unë marr atë që më mbetet...ashtu nga pak. Unë isha e kënaqur. Por kur fitoja ndonjë degë, kjo për muaishte premi. Pastaj me anë të shtizave e tërhiqja mbi kurriz, kështu e tërhiq-ja deri në shtëpi që të mbijetonim.

Udhëtimi nëpër tunelGertruda Munitiq, primadonë e Operës së Sarajevës

Herët në mëngjes, në orën pesë vetura më solli para hyrjes në tunel.Ai tunel ishte aq i vogël, sa që unë si të thuash as nuk e pashë. Gjatë tërëkohës e pyesja shoferin ku është ai tunel, ku është ai tunel. Po, këtu ështëthoshte ai. Unë i thashë: "Ç'është kjo vrimë? Po mos u tallni me mua. Po si

123

do të kalojmë aty?" Ndërsa unë përndryshe kam një, nuk dua ta quaj fobi tëtmerrshme, një frikë nga hapësirat e mbyllura. Nuk i dua hapësirat shumë tëmbyllura, por nuk i dua as lartësitë e mëdha. Mirëpo, unë nuk e dija akomase çfarë po më priste. Dhe kështu erdhëm ne deri te ai tunel dhe pritnin tëvinte karroca, e cila duhej të bartte bagazhin tim dhe personi i cili po më për-cillte më tha: "Zonja Gertrudë, ju lutem, ju uluni mbi bagazhin tuaj, kurseunë do ta shtyj atë, sepse askush nuk mundet... natyrisht tuneli është aq ingushtë, i vogël. Ju duhet madje edhe të përkuleni, sidomos kur ecni askushnuk mund të vijë nga ana e kundërt." Kurse pas meje ishte... paj një hordhinjerëzish. Mendoj 10 apo 20 njerëz. Pra, edhe ai insert është intersant, mundtë them spirituoz. Unë, siç jam gjithmonë e kthjellët dhe gazmore dhegjithomë dëshiroj që nga çaste të zymta të krijoj ndonjëfarë bukurie, poredhe nga frika, natyrisht. Unë më shumë frikësohesha nga tuneli, se sa tëkaloja nëpër Sarajevë nëpërmes të granatve, njëfarë frike e çuditshme mëkaploi në atë tunel. Dhe unë u ula në atë karrocë, kurrë nuk do të mund taharroj atë ngjarje, u ula mbi ato valixhe, ulem kështu i mbaj këmbët dhekështu. Dhe pastaj ia filloj: "la, la, la, la, la, la, la, O sole mio, tjararari"! Egjithë kjo shkonte akoma ngadalë... "Kvore, kvore, ingrato", asgjë, kurse unë"haaaaaa", kurse ata prapa meje: "Oh, Gertruda, ju lutem mosni!" Kurse unësërish - aaaaa, i jap vetes fuqi. Që ta vras frikën, kurse këta prapa meje mëthoshin: "Gertruda, po ju përbetojmë në Zotin mosni më, do të rrëzohet i tërëtuneli, do të bjerë mbi ne nga zëri i juaj". Pastaj filluam të qeshim aq shumë,sa që unë ato sa... njëqind metra... sa ishin nuk e di as sa ishin. Ajo ecje kaloisa qel e mbyll sytë dhe erdhëm deri te dalja, dolëm jashtë, kurse atje të shtë-nat e armëve nuk pushonin.

Kurorëzimi në rrethimSmilja Gavriq, qytetare

Ai kurorëzimi im dhe vetë vendimi ynë që të kurorëzohemi në mestë luftës, poashtu më dukej normal në atë moment pa marrë parasysh tëgjitha të tjerat, një skamje totale, si do ta përgatitisnim në përgjithësi atëkurorëzim, si do t'i qerasnim njerëzit, miqtë tanë të dashur që do të jenëprezent. Asgjë nuk na dekurajonte, as fakti që nuk kisha fustan nusërie, asfakti se çfarë do të veshja, as im shoq, i cili ishte refugjat. Mirëpo, ai fitoi njëpalë këpucë nga në mik yni i dashur, e fitoi një sako nga një kushëri imi, ifitoi një palë pantallona poashtu të huaja, kurse unë... unë thashë: "Çfarë dotë bëj unë me veten time?" Ai tha: "Po ja, hape dollapin, do të gjesh diçka".Dhe vërtet ashtu u bë. E gjeta një fustan, të cilin dikur moti e pata blerë dikunë Athinë, dhe natyrisht u detyrova ta laj. Nuk kishte as pastrime kimike, nukka asgjë, por pas të gjithave, pas larjes unë nuk mund ta hekurosja, e dini.Dhe kështu unë e veshur me atë fustan të pahekurosur i prita të gjithëmysafirët, të gjithë. Mua edhe sot me kujtohet shoku më i mirë i burrit tim,

124

i miri Goran, i cili më tha: "Po si do të shkosh në kurorëzim ashtu e pahekuro-sur?" Por mua kjo gjë aspak nuk më brengoste, as nuk më pengonte, as nukkishte kurrfarë domethënieje ai fustan i pahekurosur. Prapë të gjithë ne nëgjithë atë... si të them në një atmosferë të mrekullueshme, bile edhe kurshkuam... shkuam në kurorëzim në këmbë. Nuk kishim as vetura, nuk kishteasgjë, më këmbë shkuam të gjithë së bashku, por kur u kthyem, fatkeqë-sisht, filloi granatimi sa që u detyruam ja... sapo dolëm u shpërndamë dheduke vrapuar shkuam u mblodhëm në një restorant të vogël, ku sipërmarrjae burrit tim, ja na kishte përgatitur një drekë dhe kështu... aty patëm rastintë hamë mish të vërtetë.

LindjaHatixha Demiroviq, drejtoreshë e

Bibliotekës së qytetit të Sarajevës

Atë ditë, më 7 qershor të vitit '95 ishte një sulm i përgjithshëm nëSarajevë. Unë, natyrisht nuk e dija që do të ndodhte gjithë ajo. Më kishincaktuar terminin për lindje, për prerje cezariane dhe nga aspekti mjekësorishte rregulluar çdo gjë. Më kujtohet kur më zgjoi infermierja, "Hatixhe, kelindur djalë", vetëm këtë e dija dhe dija që kisha shumë të ftohtë. Një gjend-je gjysmë e vetëdijshme. E kam parë edhe një lehonë pranë meje, ajo kishtevizitë, unë zhdukesha dhe kthehesha në atë dhomë dhe ndodhi ajo që pondodhte. Në një moment dëgjova krisma armësh dhe përsëri e humba vetendhe kështu me radhë dhe në një moment i hapa sytë dhe e ndjeva se diçkanuk është në rregull. Mendimi i parë që më kaloi nëpër kokë ishte granata,sepse një përvojë të tillë të plagosjes nga pjesë të granatës e kisha pasur nëvitin '92. Dhe vetëm për çdo rast e nxora dorën sipër mbulesës dhe e pashëtë gjakosur dhe vetes i thashë, po, kjo është ajo që ndodhi edhe në vitin '92.E ktheva kokën kah dhoma, shoh që nuk është askush, jam aty vetëm dhefillova të thërras "motër", ajo u paraqit në derë, kurse unë i thashë "grana-ta", kurse ajo ma ktheu "Jo çfarë granate, nuk ka eksploduar granata". Unëvetëm ia tregova dorën time të përgjakur dhe ajo vrapoi, e shikoi dhe dolijashtë, e thirri mjekun dhe ky shikoi dhe përsëri doli jashtë dhe atëherë u kri-jua një vrapim gjithandej. E nxorrën atë...atë, jo karrocën, por shtratin. Enxorën shtratin në korridor, e di që në korridor ishin... ishte një shpalir i tërëburrash që kishin ardhur në komisionet mjekësore. Ky ishte spital ushtarak,pra nga pavioni në pavion dhe pashë që ata burra qanin. Thjesht në çdo tëdytin kam parë lot. Të gjithëve u vinte... të gjithëve u vinte keq, të gjithëveu vinte... të gjithë kishin frikë. Unë në gjithë ato rrethana nuk kisha shumëfrikë, sepse në atë moment unë u vetëdijësova që unë kisha lindur dhe fos-hnja është në vend të sigurt, kurse mua, ja më kishte plagosur një plumb osenjë pjesë e granatës. Por do të më arnojnë, sepse e kishin arnuar edheMarkun, atë fqi-njin tonë, i cili banonte afër meje, atë e kishte plagosur

125

plumbi i snajperit. Meqë e kanë qepur atë do të më qepin edhe mua. Ky ishtemendimi i parë dhe pastaj sjellja vërdallë deri te salla e kirurgjisë, sepse tëgjithë qenë hutuar. Nuk dinin nga t'ia mbanin tani, si ta thërasin ashensorin.Mua akoma nuk më kishte kapluar frika, deri në çastin kur erdhi mjeku, dokorNakashi dhe tha: " Po çfarë ke, Hatixhe?" Pastaj më kujtohet që e kam kapurdorën e tij me të dyja duart dhe atëherë më kaploi frika. Mirëpo ai i tha infer-mieres motër jepjani kompletin e vogël. Më siguri ata kanë ndonjë mjetmatës shifror të vetin, atëherë e kuptova që nuk jam shumë e plagosur.Sepse derisa ekziston njëfarë kompleti i vogël, i cili do të përdoret aty, do tëthotë ekziston edhe kompleti i madh - domethënë nuk jam shumë e plago-sur. Dhe nuk më kujtohet më asgjë, deri në çastin kur më kthyen përsëri nëkorridor. Atëherë ndjeva që kisha dhimbje në bark dhe atëherë ma shpjeguanpër se bëhej fjalë. Plumbi nga shndritësi i vdekjes kishte kaluar nëpërdritaren e dhomës së spitalit, në të cilën unë isha shtrirë, në të cilën mëkishin vendosur pas operacioit cezarian. Ma shpjeguan që nuk jam shumë eplagosur. Unë pas kësaj doja të thoja që plumbi më dogji pak... dhe në rrugëe sipër u dredhua në panel-pllakën, në atë panel-pllakën e shpalljeve përmjekët. Pra, kishte kaluar nëpër kornizën e derës nga dritarja, kishte kaluarnëpër disa dyshekë, panele, nëpër tri bataniet e mia, nëpër mbulesën, me tëcilën më kishte mbuluar infermierja, sepse kisha shumë të ftohtë dhe kësh-tu më dogji mua pak. Mirëpo. Hamza im ishte mirë, unë qëndrova edhe tetëditë në spital. E nxora foshnjen jashtë të gjallë dhe të shëndoshë. Unë dolame këmbë të mia dhe vazhdova të kryej punën time. Qeshë vetëm 18 ditënë pushim lehonije dhe menjëherë fillova të punoj.

("Rrethimi i Sarajevës" 2005)

126

Kurrsesi të agojëLetra nga Sarajeva

E dashura ime,Të falënderoj për të njëmitën herë për pakon e muajit të tretë, të

cilin e morën para pak ditësh. Më së shumti të falënderoj për letrën, të cilësi gëzohem më së shumti. Të falënderoj për sheqerin, i cili këtu në treg shitetpër 20-25 marka, kurse tek humanitarja i kemi marrë 400 gram për dy per-sona. Bukur moti.

Mometalisht me duart nuk kam probleme të mëdha. Vetëm në rastetkur i vë në ujë, në ndërrimin e temperaturës, ato e ndërrojnë ngjyrën dhebëhen ngjyrë vjollce. Është pasojë e dimrit. Në të gjithë dhjetë thonjtë janëgungat, të cilat po rriten në drejtim të majës së thoit. Kur nuk ka ujë, kursterna nuk vjen - është e tmerrshme. E kur vjen pesë marka kushton mbush-ja e secilit kanister, pavarësisht sa është i madh. Gjatë tërë vitit të shkuar nukkemi ngrënë as një kilogram perime. Vetëm të ketë bukë, edhe pse me ditëtë tëra na mungon, pastaj do të hamë bukë dhe domate, të cilat i kemi mbjel-lë në ballkon dhe do të bëhet mirë...

Tani me vijën e trupit askush nuk ka problem, tani kemi problem merënien e flokëve, plasaritjen e thonjëve, plasaritjen e lëkurës dhe tëngjashme... Më është dukur se më asgjë e keqe nuk mund të ndodhë, sedimri i kaluar dhe tani vera pa ujë, por më keq se të gjitha këto është atmos-fera e getos dhe mentaliteti i Gestapos. Të mos e elaboroj në detaje. Beso,të gjithë, mu të gjithë, pa marrë parasysh besimin dhe nacionalitetin dëshi-rojnë që kjo të ndalet dhe të largohen nga ky qytet i fantazmave. Po të mëvendoste dikush tani në një qytet normal, mendoj që do të ndihesha thuasekam ardhur nga ndonjë planet tjetër dhe do të më duhej shumë, shumë kohëqë të mësohem me jetën normale njerëzore.

E kur përsëri, nëse do ta përjetoj këtë ndonjëherë, ta shoh përsëribirin tim, i cili është larg nga unë, ai do të jetë ndonjë djalë tjetër - një i ri irritur, ngapak i huaj, e jo biri im i vogël, të cilin e kam parë herën e funditpara një viti, kur i kishte katërmbëdhjetë vjet. Nuk di si do t'i kalojë festat,as ku, as me kë, as me çka dhe kjo pafundësisht më bën fatkeqe.

E dashura nënë, Erna na shkroi dhe na tregoi që kishte folur me telefon ty dhe se ti

kishe qenë shumë e pikëlluar dhe e brengosur për ne. Do të dëshiroja të tëthem që të mos brengosesh, kurse vetë e di që nuk mund të mos brengose-

127

sh. Të gjithë do të dëshironim të jetonim siç kemi jetuar dhe të na kthehenfëmijët. Në kohën e fundit nuk kemi marrë asnjë letër as nga ju ngaBeogradi, as nga Zagrebi, as nga Pozhega. Zemrën e kam aq të copëtuar.Megjithatë, shpresojmë për më të mirën dhe kjo na inkurajon. Kur para disaditësh bënë një anketë dhe pyetën se cila është gjëja më e vështirë për nenë këtë luftë: mungesa e ngrohjes, ujit, energjisë elektrike, unë pa u hamen-dur u përgjigja që gjëja më e rëndë për mua në këtë luftë është ky izolimdhe kjo ndarje nga ata që i dua shumë. Nënë, do të vij unë te ti së shpejti.Të jeshë e sigurt, vetëm kujdesu për veten dhe më prit. Ju përshëndesshumë dhe ju dua shumë. Na shkruani, ju lutem.

Të dashurit e mi,Gati katër muaj nuk kam asnjë lajm të vërtetë nga ju. Pesë pakot

tuaja që na i keni dërguar kishin rëndësi jetike për ne. Qepët dhe patatet qëi morëm nga ju na e bënë ushqimin tonë më të llojllojshëm. Tani, bashkë mepranverën do të fillojnë të mbijnë hithat, lule dylli dhe barërat e tjera. Secilinga ne e ka bërë nga një kopsht të vogël në taracë. I këmbejmë farërat dhegjërat e ndryshme nga pakot dhe kështu ndihmojmë njëri-tjetrin reciprokisht.Më së vështiri po i pranoj lajmet. Po më vjen jashtëzakonisht rëndë për juveatje. Më lajmëroni, ju lutem sinqerisht, si është nëna? Ju lutem.

Tani në këtë kohë atje te ju fillojnë të piqen qershitë. Vetëm mundta marr me mend sa bukur është. Situata e vërtetë e nënës për mua nukështë e qartë, por po e parandiej. Jam e paaftë të bëj çfarëdo qoftë. Prandajpo hesht. Ndoshta edhe nga turpi. Po llogaris që në rastin më të mirë, rrethtre qershorit do të mund të nisem për Beograd. Mendoj që jam duke jetuarpër atë ditë.

Ajo që ishte më e rënda në këtë luftë të fëlliqur, në të cilën secilisecilin e mashtron nuk është as ushqimi i dobët, as të ftohtët, as granatat,as mungesa e ujit dhe energjisë elektrike, por humbja e shpresës... Nervatna janë dobësuar shumë. Nuk po mund t'i përballojmë ato që po i shohimdhe dëgjojmë rreth vetes. Po i dëgjojmë lajmet edhe nga njëra anë, edhenga tjera, por vetëm për të keq. Shumë rrallë po dëgjoj që njeriu i ka ndih-muar njeriut

Nuk e di ku do të kthehen fëmijët e mi një ditë. Nuk e di as çfarëmendojnë, as si janë bërë gjatë këtij viti. Me shpresë se do t'ju shoh, ju duashumë.

("Periudha e arsyes" 1994)

128

InjaSarajevë, 24. VII '93

Të dashurit e mi, Po të përpiqesha t'ju flas për këtë qytet, më së miri do të ishte të fil-

loj nga disa pika lidhur për atë se çfarë mungon këtu dhe se si mund të jeto-het edhe pa ato.

Gjëja më e padhimbje është energjia elektrike. Pjesa më e madhe eqytetit nuk e ka në vazhdimësi këtë energjent që nga nëntori i vitit '92. Nekemi qenë ndër fatlumët e rrallë, të cilët kemi qenë në njëfarë prioriteti tëujit, kështu që këtë luksozitet e kemi pasur në disponim gjatë tërë muajitmars dhe prill. Atëherë përsëri mungoi, kështu që nga prilli kemi pasur rrymëdy herë dhe këtë e patëm që nga mesnata deri në orën gjashtë në mëngjes.Gjatë atyre netëve "fatlume" nëpër shtëpitë tona vetëm ushton dhegumëzhin - dhe të gjithë jemi në këmbë. Kyqen lavtriçet, hekurat, mbushengjenratorët... thënë shkurt energjia nuk është ndonjë problem i tepruar.Sepse, rrobat mund të lahen edhe me dorë, dhomat mund të pastrohen mefshesa dore, hekuri mund të nxehet edhe në gaz, lajmet mund të dëgjohente fqinjtë, të cilët i kanë gjeneratorët e mbushur... dhe kryesisht çdo gjëështë OK. Por kur energjia elektrike mungon në tërë qytetin - ne mbetemi paujë dhe pa telefon. Na mungojnë 45 ditët e fundit. Fatbardhësisht nëpërqytet janë organizuar muslluqe publike (qeveria jonë e qytetit fare seriozishti quan KORITA) dhe atje mund të furnizohemi me ujë. Gjatë dimrit këto mus-lluqe nuk kanë qenë, prandaj prisnim në rend nga pesë gjashtë orë nëpërbodrume, ku arrinte uji, që të mund të sillnim në shtëpi nga 20-30 litra ujë.Muslluku është disa kilometra larg nga ndërtesa jonë dhe mund t'ju them qëuji larg është artikulli më i rëndë në natyrë. Për një jetë sado pak normalejanë të nevojshme së paku 25 litra ujë gjatë ditës. Kam qenë shumë e dësh-përuar derisa nuk mësova ta ngas biçikletën, por që nga atëherë furnizimi meujë gati më është bërë diçka argëtuese. Me biçikletë po i bart nga pesë kanis-tra pesëlitërsh dhe meqë e kam shkurtuar shumë kohën që më duhej për tabërë këtë punë, mund ta bëj atë nga disa herë në ditë pa ndonjë mundim,kështu që zakonisht gjithmonë kam edhe pak ujë rezervë. Kjo në të vërtetëështë e domosdoshme, sepse posa të fillojnë luftimet bjen nga kombinimiudhëtimi dhe atëherë zgjidhja e vetme është mbledhja e ujit të shiut.

Dhe më në fund gazi. Mungesa që na godet shumë më rëndë ështëmungesa e gazit. Të mos kesh gaz do të thotë të vraposh poshtë-lartë nëpërparqe të mbledhësh krande dhe letra (të cilat janë mbledhur moti) të gjithakëto të ndizen në shporetët e improvizuar nga konzervat, në të cilat detyro-

129

hemi të fryjmë pa ndalur, deri sa nga tava të mos dalë buka e vogël e zezë,një grusht oriz, ose një pjatë ose dy me gjellë të bërë nga ndonjë barë.Mometalisht nuk kemi energji elektrike, ujë dhe gaz. Megjithatë gjëja që mësë shumti po më tmerron është invazioni i brejtësve. Edhe apartamenti ynëështë plot me minj. Nuk ekziston agjë kundër këtyre krijesave bezdisëse -dhe të më falni që po ia lejoj vetes një pafytyrësi aq të madhe dhe që podetyrohem t'ju lutem që në rast se nuk është shumë shtrenjt, të përpiqeni tëna dërgoni ndonjë ngjitës apo çfarëdo mjeti kundër këtyre krijesave të voglaneveritëse, për shkakun e të cilëve me netë të tëra unë nuk fle (nga frikasemos po zgjohem me miun ose miun e gjirizit në dorë, në bark apo nëfytyrë...). Vërshimin e bumballave as nuk dua ta përmend, ka një vit që unëfle me pantofla nën jastëk.

Të gjitha këto gjëra me kalimin e kohës shndërrohen në përditshmëritë zakonshme dhe kjo është ajo që po më frikëson më së shumti. Aftësia eadoptimi të secilit individ si duket është e pakufishme, kurse sindromi i bejru-tit po hyn këtu në dyer të mëdha. "Jeta normale midis granatve dheplumbave të pushkëve." Po më frikëson tmerrësisht shumë edhe fakti që nëmënyrë drastike po rritet numri i njerëzve, për të cilët lufta është bërë profe-sion dhe burim i vetëm i fitimit. Kur them "në mënyrë drastike" po mendoj qëvitin e ardhshëm ajo përqindje do të kapë shifrën 90%. Një numër kaq i madhnjerëzish që mbetet në këtë terren do të mund të mbijetojnë vetëm përmesluftës dhe punëve që kanë të bëjnë me luftën. Të gjitha profesionet normale(përveç mjekëve dhe zjarrfiksëve) e kanë humbur kutpimin. Tashmë mëshumë se një vit është fare e pakuptimtë të jesh jurist, parukier, rrobaqepës,ekonomist, arkitekt, murator, minator, aktor, piktor, ose çfarëdo qoftë tjetër.Nëse nuk e ke njërin nga profesionet më të reja (ato nuk dua t'i numëroj, qëkjo letër megjithatë të arrijë te ju) thjesht nuk ke shans as të mbijetosh.

Në tërë këtë kaos ka edhe gjëra të bukura, të sjella deri në absurd.Edhe pse bërlloku nga rrugët nuk është mbledhur më shumë se dy muaj dhepërkundër faktit që gjendja në barkun tonë është e ngjashme me gjendjennë qytet - shoqëria ime po krijon xhaz grupe nëpër bodrume, në fqinjësiështë hapur një stripotekë e shkëlqyeshme, po rrezitemi dhe po stërpikemime ujë nëpër oborre dhe kurrë nuk janë lexuar libra më të mirë në një sasikaq të madhe. Thjesht njeriu pas Jungut, Borhesit ose Kantit nuk mund tëmerret intenzivisht me problemet "mizerabël" të kësaj bote, siç janë uji,rryma dhe gazi, ndërsa luftën është më e dobishme ta vështrosh nga këndisocial-patologjik, se sa nga këndi i granatës, e cila para një gjysmë ore u për-plas në oborrin tim.

Nuk po shoh dalje. Me babin po një bëj korrespondencë të kursyernë stilin "jemi gjallë dhe shëndosh" dhe për gjithpërfshirësen nuk kemimundësi (por edhe është e rrezikshme), por më intereson jashtëzakonishtshumë ta di nga e merr ai tërë atë energji të brendshme të optimizmit. Sipasvlerësimeve të mia e gjithë kjo mund të zgjasë me dhjetra vite dhe do të ishajashtëzakonisht e lumtur sikur vitin e ardhshëm në këtë periudhë situata tëishte e pandryshueshme, e them këtë sepse konsideroj që mund të ndrysho-

130

jë kryesisht vetëm për të keq.Shpresoj që nuk ju kam bezdisur dhe nuk kam qenë tepër e hollë-

sishme. U përpoqa t'jua ofroj një pjesëz të atmosferës së këtushme. Në këtëçast mendova se si njerëzit nga ky qytet përpiqen që të afërmve të tyre - atjediku - t'u shkruajnë letra gazmore, spirituoze dhe optimiste, kurse marrësit eatyre letrave pasi i lexojnë dëshirojnë ta vrasin veten. Prandaj në fund duat'ju them që e gjithë kjo nuk duhet t'jua ligështojë zemrën (meqë edhe unënuk jam aq depresive), sepse e gjitha thjesht është kështu, përditshmëri,rutinë, "gjendje normale". Më besoni, sado që kjo tingëllon e pabesueshme- gjithë këtë është më lehtë ta jetosh se sa të shkruash për të, por besoj,edhe ta lexosh.

Shëtisni nëpër park për mua dhe pini një birrë të ftohtë. Ruajeniveten dhe - çdo gjë do të jetë OK.

Ju dua shumë.E juaja Inja

Sarajevë, 3. III 1994.

Të dashurit tanë,Sot Sasha na e solli letrën tuaj. Po rri ulur tashmë dy orë, tri orë (nuk

di sa kohë ka kaluar) dhe po mendoj intenzivisht për ju, për babin tim - përraportet tuaja. Ndoshta do t'ju tingëllojë çuditshëm, por unë nuk e njoh mjafttim atë. Gjëja e vetme që di për të - është fakti që e dua shumë dhe men-doj që është i mrekullueshëm. E di edhe pse po e them këtë dhe unë farenuk jam fëmijë i dashuruar parasyeshëm. Çdo gjë të bukur që posedoj e kammarrë nga ai. Kjo kryesisht erdhi në shprehje në këto kohë të çmendura lufte,kur çdo gjë është përplot ndyrësi dhe mjerim. Babi në mënyrë të pavërejtur,gjatë tërë jetës më injektoi diçka të ngjashme me serumin kundër gjithëkësaj dhe në fund arriti të krijojë një mrekulli të gjenetikës pedagogjike. Kjomrekulli quhet - të mos kesh dilemë.

Thjesht, jam imune ndaj sëmundjeve të tipit - të urresh, të lakmoshose të ndihesh mjerueshëm... Mos më keqkuptoni. Asesi nuk mendoj që jame përkryer. Larg asaj. As nuk po e pohoj që im atë është i përkryer. E di vetëmqë jam e kënaqur që jam e tillë dhe i jam mirënjohëse për këtë, sepse kjoështë kryesisht meritë e tij. Shumë njerëz që njoh unë janë shkatërruar nëkëtë luftë, ose së shpejti do të shkatërrohen dhe kjo pastaj eksplodon mëshumë se të gjitha granatat në këtë botë. Megjithatë, unë kam për të mësuarakoma më shumë për këtë aftësi luftarake të quajtur - të jetosh, prandaj iadërgoni amanetin tim dhe i thoni që më nevojitet urgjentisht për shkak tëvazhdimit të mësimit të edukimit. Nuk kam asgjë kundër që ai të tërhiqet kurta mbarojë punën e filluar, por meqë unë jam një fëmijë më i ngathët në tënxënë, lirisht le të llogaritë edhe shumë dekada të punës intenzive dhe le tëmos përpiqet që të bëjë çfarëdo mashtrimi qoftë. Po më vjen shumë rëndë

131

që letrat midis nesh janë të kursyera dhe me shpatë cenzure mbi kokë, ndajnuk po mund t'i shkruaj asgjë lidhur me ato çështje.

Qysh para nja njëzet ditësh kemi marrë një pako të mrekullueshmenga Milica, por vetëm para dy tri ditësh na arriti plikoja me letrën e saj dhetë Omerit. Çdo gjë po ecën disi keq, prandaj po e shfrytëzoj këtë rast, për tëcilin mendoj se është më i sigurt se sa lidhja përmes Ndihmës Humanitare,që të dërgoj edhe letrën për Milicën. Ju lutem që t'ia përcillni dhe mos u hid-hëroni që gjithmonë po ju ngarkoj me ndonjë letër. Aty u përpoqa t'ia shpje-goj Milicës fenomenin e pakove në këtë qytet. Mendoj që ky është një ngakuriozitetet e kësaj lufte dhe do t'ju interesojë. Nga Beba dëgjova për projektin, në të cilin po punoni dhe me ditë të tëra popërpiqem t'ju gjej. Pikërisht edhe tani (ora është 22) u përpoqa, por passhumë mundimesh hoqa dorë. Po mundohem dhe vazhdimisht po provoj,sepse çdo ndryshim është dhuratë e vërtetë për shqisat tona, të cilat këtoditë janë shkrirë në dy veshë të mëdhenj. Të tjerat pak a shumë i kemi lënëpas dore. Prandaj, vazhdimisht edhe ditën edhe natën diçka po përgjojmë.Nga detonimet e largëta dhe të afërat, përmes të gjitha radio stacioneve tëmundshme të arsyeshme deri te ato thirrjet aq mirë të dëgjueshme nga fqin-jësia. Nëpërmes dritareve tona të najlonit kemi transmetimin direkt të kro-nikës së qytetit: "Arriti uji në bodrum!", "Edo, shko për ta marrë human-itaren", "A arriti buka?"... Prandaj, më besoni, në këtë qytet, të cilit ia kanëmarrë të gjitha përveç veshëve, keni një publik të mrekullueshëm por shumëtë ashpër. Gjatë muajve të gjatë pa energji elektrike jetojmë me argëtimin, icili përmes gjeneratorëve gjysmë të zbrazur dhe tranzistorëve të riparuararrin deri te veshët tanë të uritur. Pastaj ata veshë kapërdijnë çdo gjë. Si dez-ert vijnë primitivizmat dhe marrëzitë që pluskojnë nëpër eter. Një pikëpamjee veçantë e argëtimit është komentimi i zëshëm i lajmeve, të cilat autorët etyre të mjerë i kanë shpikur si ndonjë gjë jashtëzakonisht serioze. Ky ështënjëri ndër argëtimet kolektive ku të gjithë gajasen së qeshuri. Më së shpeshtikomenti as nuk është i nevojshëm, disa stacione vazhdimisht na argëtojnë.Ekziston vetëm një gjë që nuk është as për veshët më të fuqishëm: ky ështëpatetizmi, i cili po më shkakton neveri dhe për të në këto terrene do të cak-toja burg të përjetshëm. Asgjë nuk mund të të poshtërojë dhe lëndojë, siçmund ta bëjë i marri patetik para mikrofnit, ose me pend në dorë. Këtunjerëzit e kanë të përkryer aftësinë dalluese për këtë dhe e vërejnë edhe kurshfaqet në dozat më të vogla. Prandaj edhe po frikësohem nga letrat e mia.Ndoshta disa gjëra, të cilat vërtet janë prezente këtu, dikujt prej anash mundt'i duken si bërllok.

Jam e stërlumtur që jeni aty, ku jeni dhe po i bëni gjërat që po i bëni.Mund ta ndjekim edhe programin e Parë të TVBG dhe mendoj që kushdo qëe do trurin e vet duhet që së paku përkohësisht të ikë nga ai qytet. Sidomosnjerëzit si ju nuk e kanë merituar të jetojnë në një kaos të tillë. Kam qenëshumë e brengosur për ju dhe jam e brengosur edhe tani për të gjithënjerëzit që i dua atje. U dëshiroj fat të gjithë atyre që kanë mbetur. Ju dëshi-roj fat edhe juve që përfundimisht të jetoni një jetë normale dhe me dinjitet.

132

E gjithë kjo një ditë duhet të kalojë. Deri atëherë të gjithëve na nevojitennerva shumë të trashë dhe të shëndosha. Për herë të parë po ju shkruaj pahezitime. Deri tani jam frikësuar që me ndonjë mendim timin do të mund t'jushkaktoj juve ndonjë problem. Kudo ka plot të marrë. E gjithë kjo bashkëështë kundër natyrës dhe jo asaj njerëzore, por natyrës në kuptimin e ndër-rimit të stinëve të vitit, lindjes së diellit, gravitacionit, të çdo gjëje që narrethon. Çdo herë e më shumë po më duket se kjo edhe nuk mund të mbi-jetojë gjatë. Do të bie pingul atje, ku e ka vendin dhe do të zhduket vetëmnë absurditetin e vet. Ajo ditë e vlen të pritet. Shpresoj të ndodhë gjatë jetëssime. Deri atëherë më qëndroni të lumtur në botën normale.

Duke menduar për juve më duket se vuajtjet tuaja në realitet janëshumë më suptile dhe më të dhimbshme se tonat, sepse ju keni mundësizgjedhjeje. Mos i dëgjoni fjalët e kota për trimërinë e sarajevasve dhe mosna admironi. Trimëria ime nuk është zgjedhja ime. Ajo u rrit në mua kundërvullnetit tim dhe unë mund të them vetëm se jam varietet i ri i kësaj lufte.Fakti që unë nuk po hidhem (më) në dysheme, kur po godet granata nëndërtesën time ose ndërtesën fqinje, ose kur vrapoj dhe e kaloj udhëkryqin,në të cilin para tre minutash dikush u vra, kurse snajperi edhe më tutje nukpushon së shtëni - kjo nuk është trimëri. Kjo është jeta ime dhe jeta e tëgjithë njerëzve këtu. Unë sinqerisht shpresoj që një ditë do të mund t'ia lejojvetes atë luksin që të jem qyqari më i madh në këtë botë. Tani nuk mund tëbëhem e tilllë, sepse thjesht nuk do të mbetem e gjallë, nëse vetes i lejojsulme të frikës së zogut. Frika nuk ekziston, ekzistom vetëm TMERRRI.

Ai tmerr është futur në gjërat dikur fare të zakonshme. Shumë vetu-ra që shkojnë rrugës dhe lëshojnë sinjalin e sirenës gjithmonë kanë qenëasociacin i dasmës ose të diçkaje të gëzueshme. Sot ai sinjal është tingull ivdekjes. Pas çdo masakre nget me nxitim nëpër qytet deri në spital orkestrifantazmë i sirenave të automobilëve. Ato mjete transporti thërrasin për ndih-më në vend të udhëtarëve të tyre të masakruar. Nga ai tingull më rrotullohetlukthi dhe do të më rrotulllohet deri sa të jem gjallë. Truri im ka vendosurnjëfarë cenzure dhe në shkallën e caktuar të tmerrit thjesht refuzon të pra-nojë informata. Mirëpo tingulli, për të cilin po ju flas, po e depërton edhe atëbllokadë. Vdekjen në Markale e kam shikuar si diçka që ka rënë në qytetintim nga ndonjë dimesion tjetër. E kuptova vetëm pasi e dëgjova atë tingull.Vdekja në Markale është diçka që me trurrin njerëzor normal nuk mund tëpërfshihet. Nuk po më habitin idiotët paljanë që pohojnë që ato ishin kukul-lla. Është shumë më lehtë edhe më normale të besosh që ata ishin kukulla.Megjithatë njëra ndër ato kukulla quhej Zlatko Çosiq dhe kishte studiuar memua. Ai treg i asaj dite nuk ishte nga dimensionet tona. Kjo është SF e pastër.Edhe shumë pamje dhe ngjarje të shumta mund t'i përshkruhen atij zhanri.Im atë gjithashtu jeton në një dimension tjetër. Përndryshe, si do të mbete-sha normale me njohurinë që ai jeton një kilometër larg nga dritarja ime dheunë me muaj nuk po mund ta marr vesh as a është gjallë.

Unë, përndryshe edhe më tutje po e kaloj kohën kot dhe kjo po mëmundon shumë. Në nëntor do t'i fitoj kushtet për regjistrimin në regjistrin e

133

avokatit dhe shpresoj që nga atëhere edhe do të ketë ndonjë punë më nor-male. Tani, edhe po të mund të punoja në mënyrë të pavarur, më së shumtika punë rreth lëndëve penale, të cilat në këtë luftë janë jashtëzakonisht tëmundimshme. Nganjëherë po e shkruaj ndonjë kontratë ose autorizim krye-sisht miqve.

Nga ana tjetër kam mësuar një varg punësh të pazakonshme, tëcilat po ma lehtësojnë jetën. Kështu tani di në mënyrë perfekte të bëj jufkadhe të thur çorape. Edhe juve do t'jua thur nga një palë me lara. Ju duashumë. Ju për mua jeni befasia më e mrekullueshme në jetë. Kam menduarqë të gjithë miqtë e babait tashmë kaherë kanë harruar që ekzistoj. Pastaj uparaqitët ju.

E juaja Inja

Sarajevë, 5. III 1994.

E dashura Milica jonë,Qysh para dy javësh e kemi marrë pakon tuaj të mrekullueshme, por

unë vetëm tani gjeta kohë që t'Ju falënderohem shumë, shumë për këtë.Muajin e fundit në qytet është shumë tollovi e madhe. Ato dy fjalë - "tollovie madhe" kanë një kuptim të veçantë, sepse kriteri i TOLLOVISË kaherë i kakaluar të gjithë kufinjtë e normales. Pati shumë zhurmë, dhimbje dhe pasig-uri. Megjithatë gjëja më e rëndësishme është që granatimi pushoi. Sipas sta-tistikave në këtë qytet gjatë një dite kanë vdekur 10 njerëz. Nuk ështëvështirë të llogaritet sa jetë janë kursyer që nga 6 shkurti (II) deri sot. Taniçdo gjë është më e lehtë.

Na kemi prekur shumë me kujdesin Tuaj. Unë di shumë pak për Ju.Mezi di pak nëpërmjet të babit. Letrën Tuaj të mrekullueshme ua kam lexu-ar shumë miqve të mi. Për ne ka shumë rëndësi një përkrahje e tillë. Pranonipërshëndetje nga shumë miq të mi, të cilëve ua keni dëshmuar që besimi nënjerëz nuk është i kotë, sado që po na e dëshmojnë të kundërtën.

Po e marr me mend që po ju intereson përpjekja e jetës në këtëqytet. Kam frikë se ju mund të kuptoni shumë pak gjëra që më rrethojnë dhefalë zotit që është ashtu. Edhe ne, poashtu, kemi një pamje të zbehtë tëtmerrit Tuaj. Gjëja më e rëndësishmë për ne është të bëjmë tifozëri për tëgjithë Juve - njerëz të mrekullueshëm dhe normalë - që keni mbetur të tillë,besoj, me mund të madh.

Dëshiroj t'Ju shkruaj se sa shumë na keni gëzuar me dhuratën tuaj.Kjo për ne është diçka e posaçme. Do të përpiqem t'Jua sqaroj përjetimin equajtur - pako: një kuti kartoni e mbushur me ushqim për ne kaherë kamarrë një rëndësi fare të veçantë. Duke e bartur në shtëpi (përkatësisht dukee tërhequr, zakonisht, me saje ose karrocë) më kaplon ndenja sikur po e marrme vete mikun e dashur në shtëpinë time për të pirë kafe. Dhe pastaj, kurarrij ta tërheq deri te kuzhina jonë (zakonisht aty fillon rituali i hapjes sëpakos) dhe kur e hap nga ai së pari dalin erërat e dashurisë dhe kujdesit, të

134

cilat në të njëjtin çast fillojnë të ma ushqejnë trurin dhe shpirtin me njohur-inë që unë nuk jam vetëm, që dikush është në anën time, që më do dhekujdeset për mua, më kupton, dëshiron që unë të mbijetoj. Pastaj edhe nëmua rritet përgjegjësia për faktin që unë duhet të mbijetoj, duhet të jem eshëndoshë dhe gjallë. Të gjitha këto duhet t'i bëj, me qëllim që të mos ezhgënjej mikun e dashur dhe dashurinë e tij shumë të madhe të paketuar atynë një kuti të thjeshtë kartoni. Më duhet të them gjithashtu se sa e çudit-shme është kjo ndjenjë - të marrësh dashurinë në një kuti të tillë kartoningjyrë gështenje të lidhur me një litar. Ajo (pra, ajo dashuri) fluturon dhe dele para nga pakoja, fillon të kërcejë nëpër shtëpi, të na prekë secilin veç e veçdhe të na përkëdhelë, të na bëjë të lumtur. Në hapjen e pakos, përndryshenë mënyrë solemne merr pjesë tërë familja. Të gjithë duartrokasim, kërce-jmë, gëzohemi, nganjëherë ngapak edhe qajmë. Gjithsesi së pari i nxjerrimtë gjitha gjërat nga kutia dhe gërmojmë nëpër fundin e kutisë, që rastësishttë mos e lejojmë të na ikë ndonjë letërz, e cila është fshehur atje. Pastaj içpshtjellim gjërat, të cilat janë mbështjellur me gazeta dhe ato gazeta i lex-ojmë. Pastaj i lë të gjitha dhe paramendoj sesi dhe ku dikush ka blerëushqim, si i ka rënë ndër mend për ne derisa e ka blerë atë ushqim, se si eka bartur deri në shtëpi, se e ka bërë pakon gati, si ka qëndruar në radhëpër ta dërguar. Mendoj për faktin se si edhe Ju mu sikur unë brengoseni ado të arrijë ajo pako fare dhe kur do të arrijë.

Më në fund, kur pakoja të shpaketohet i qasemi konsultimit me tëgjithë anëtarët e familjes. Diskutojmë një kohë të gjatë dhe me kujdes përfaktin çka dhe sa do t'i japim dikujt. Këtu bëhet fjalë për një zakon, i cili ështëi vjetër aq sa edhe këto pako lufte, por për të cilin nuk kam shkruar deri tani.Në të vërtet nga secila pako ndahen gjërat e imta (supat, nga disa kumbul-la, qepët) dhe këto u ndahen njerëzve të dashur (të cilët veprojnë poashtukur ata marrin pako, ose kur në ndonjë mënyrë tjetër arrijnë deri te ushqi-mi). Në shikim të parë këto janë gjëra të imta, por për ne këtu secila nga atogjëra të vogla ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Kështu me një pakogëzohen dhe lumturohen së paku pesë-gjashtë familje. Kur diskutimi të për-fundojë, shkojmë me pastat e zgjedhura te miqtë tanë në fqinjësi. Atje uadorëzojmë dhuratat dhe me orë të tëra bisedojmë rreth asaj se si ka arriturnjë pako, nga kush ka ardhur, përmes kujt ka arritur se si e kemi bartur derinë shtëpi. Ata e admirojnë begatinë e dhuratave, kurse ti i ngushëllon qëedhe pakoja e tyre, të cilën po e presin tashmë me muaj, me siguri shumëshpejt do të arrijë. Dhe nëse vërtet e marrin, atëherë ata vijnë të ne dhekështu vazhdon në rreth...

Vetëm të përmend edhe që Ju kurrë nuk do të jeni të vetëdijshëmderi në cilën masë shfrytëzohet dërgesa, e cila arrin deri te ne. Në fund tëfatit të secilës pako, ambalazhi komplet (mendoj në ambalazhin e secilëspjesë në pako) përfundon në shporet dhe me të mund të zihet një drekë ebegatshme dhe e mrekullueshme.

Ju lutem shumë që këtë letrën time të mos e keqkuptoni. Unë vetëmdesha t'Jua bart një pjesë të atmosferës rreth vetes dhe pikërisht pjesën më

135

të bukur të saj.Shpresoj që edhe Ju tani jetoni pak më lehtë. Po dëgjoj që çmimet

po bien dhe gjoja se jeta po normalizohet. Megjithatë Ju dëshiroj shumë lum-turi dhe fuqi. Çmenduria duhet ta përjetojë fundin e vet logjik. Deri atëherëdo të qëndrojmë, qoftë edhe për hirë të kureshtjes.

Ju dua shumë dhe po Jua dërgoj edhe një FALEMNDERIT të madhepër mysafirin gazmor në kutinë e kartonit.

E juaja Inja

Sarajevë, 9. VIII 1994.

Të dashurit e mi,Dje kam takuar një mik, përmes të cilit e kam dërguar letrën time të

fundit dhe u tmerrova kur e kuptova që ai njeri akoma nuk ka dalë nga qyteti.Shpresoj, që nëse më në fund kjo postë do të niset, me anë të kësaj lidhje-je do t'i merrni dy letrat e mia. Po ta dija këtë do të gjeja ndonjë mënyrëtjetër që t'ju lajmërohem.

Jo shumë moti kam qenë te Beba dhe jemi kënaqur në ballkonin esaj me një mëngjes të begatë dhe kualitativ dhe me mjaft kafe (sapo i kishtearritur pakoja nga Emiri). Gjatë gjithë kohës e kemi përsëritur fjalinë: "Po tëna shihte Omeri tani". Thjesht ishte e pakëndshme sa bukur ndiheshim. Dhevendosëm që t'ju bindim se nuk keni arsye të brengoseni per ne.

Përndryshe, Beba e mori një apartament në Fushën e Alipashës, nërendin e parë. Është në katin e njëmbëdhjetë. Udhëtimi deri te ajo është njëaventurë e vërtetë, lojë e quajtur "Bëhu Rambo" në kohëzgjatje prej rreth dyorësh. Posa të hysh në tramvaj në Marindvor, duhet të shtrihesh në dyshe-menë e tramvajit, sepse akoma ka shumë të tillë që përpiqen të të godasinme snajper drejt në kokë. Nëse mbjieton dhe nëse komunikacioni nuk ndalet(sepse në çdo moment dikë e godasin, atëherë tramvaji ndalet) me këtë mjettransportues mund të arrish deri te ndërtesa e televizionit. Pastaj pason ecjamë këmbë rreth 45 minutash nëpërmes të peizazheve të çuditshme.Frekuentimi i madh i komunikacionit në këmbë shkaktoi që në ato pjesë tëzhvillohet tregtia deri në përmasa të paparashikueshme. Në çdo hap të gjithëshesin gjithçka dhe atmosfera në mënyrë të papërballueshme t'i përkujtontollovitë e njohura të Orientit: njerëzit shtyhen dhe bëjnë pazar, hanë pula tëpjekura të mbështjellura me gazeta, tregtarët u turren kalimtarëve dhe kën-dojnë me zë të lartë dofarë këngësh (shpesh me refrene të turpshme). Meqënë Sarajevë dhe rrethinë çdo milimetër i tokës është i punuar dhe i mbjellë,gjatë tërë kohës më duhet të kaloj midis ndërtesave dhe misrit derisa disa dhivazhdimisht më përcjellin ose vështrojnë (unë kam një frikë paniku nga kaf-shët me brirë). Gjëja më e keqe nga të gjitha është se nuk e njoh terrenin dhendihem fare e pasigurt, sepse nuk e di nga cila anë më "kanë" në shënjestër(snajeristët). Pastaj kur më në fund arrij te rrokaqielli i saj gjithmonë gjendetndonjë i marrë që me këmbëngulje përpiqet të më bind të hip në ashensor.

136

Sepse, "Është fare e sigurt që edhe po të ndalet energjia elektrike,Meho do të na nxjerrë. Po ai, për hirë të Zotit, është njeri aq i ndërgjegjshëmdhe i sigurt dhe pse ju të gjithë në përgjithësi jeni aq dyshues". Unëmegjithatë nuk lejoj të dështoj, iu rrekem shkallëve dhe kur trokas në derëne Bebës, kam një nevojë tmerrësisht të madhe për një mjek të praktikës sëpërgjithshme dhe një psikiatër të mirë.

Jo shumë moti nga shtëpia e saj u ktheva me një traktor, sepsetramvajët nuk punonin. Ishte fat që për atë rast pata qenë e veshur nëmënyrë të përshtatshme - pata veshur kompletin e mendafshtë ngjyrë tëpërhimtë në të gjelbër, pata mbathur këpucët italiane dhe në dorë kisha çan-tën e lustralinës, gjë që në mënyrë perfekte i argëtoi udhëtarët e tjerë nëtraktor). Sidoqoftë vizita Bebës në realitet është një udhëtim i vërtet turistikdhe ndihmon në zbutjen e ndjenjës së klaustrofobisë.

Ekziston edhe një vend tjetër ku shkoj unë për t'i ndihmuar vetes.Ky është parku i madh në qendrën e Sarajevës dhe jam në gjendje që aty t'ikaloj edhe nga pesë-gjashtë orë. Ai park është i vetmi vend i ruajtur dhevërtet është i mrekullueshëm. Gjej një pozitë, nga e cila nuk shoh asgjëpërveç gjelbërimit dhe kështu me orë të tëra unë bëj fotosintezë. Kam njënevojë tmerrësisht të madhe të jem me natyrën. Aq shumë gjëra jonormalena janë futur nën lëkurë, saqë nuk e di a do të mund të bëhemi ndonjëherënë jetë ata të vjetrit.

Një mik imi punon në MPB (Ministrinë e Punëve të Brendshme) dhepo më bind që të shkoj dhe ta vizitoj babin. Unë këtë, natyrisht do ta bëjamenjëherë, por babi shumë herë më kishte porositur në mënyrë të theksuarqë të mos e bëj këtë gjë. Tani jam duke pritur ndonjë njeri të besueshëm tëvijë dhe ta pyes përsëri. Po të isha e sigurt që ato porosi ai po m'i dërgon përshkak se po frikësohet për mua, nuk do të hamendesha asnjë çast, por kamfrikë se atij mund t'i shkaktoj ndonjë problem.

Ai akoma është në atë filmin e tij të vjetër. Jo shumë moti kemi marrëdy porosi përmes Kryqit të Kuq. Do t'ju citoj diçka nga ato. Porosia e datës23VI 94: "...Nëse është akoma në Sarajevë (mendon në sekretareshën tonë),do të mund të filloni të punonit bashkë, kurse unë jam i sigurt (që) do të vijt'ju ndihmoj deri në fund të verës". Porosia e datës 10VII 94: "...duke ubazuar në shpejtësinë e arritjes së poshtës dhe porosive, me siguri letrat ekujdesshme nga ju do të arrijnë edhe një gjysmë viti pas përfundimit të luftës,përkatësisht deri në fund të këtij viti, sepse lufta këto ditë do të përfundojë."

Po më çmend ai optimizëm i tij, sepse më asgjë nuk po e justifikon.Mendoj se po shkruan kështu, sepse letrat e mia çdo herë e më shumë pobëhen më depresive, prandaj dëshiron të më ndihmojë dhe të më inkurajo-jë. Por, nëse ky nuk është shkak, ai po ikën nga realiteti deri në atë pikë, saqë nuk e kam të qartë se si një njeri aq i arsyeshëm, i cili gjithmonë ka qenëi motivuar me qëllime të drejta dhe të realizueshme ka mund të shndërrohetnë një utopist aq të madh. Fjalitë e tilla dhe të ngjashme ai po i përsërit nëatë mënyrë tashmë gati dy vjet dhe vetvetes i jep të drejtë që nuk ndërmerrasgjë, sepse gjithsesi, të gjitha vetvetiu së shpejti do të zgjidhen. Më frikë-

137

son gjendja e tij, sepse mendoj që nuk është e natyrshme.Shpresoj që kjo letër të arrijë deri te Ju së shpejti dhe se nuk do të

humb diku rrugës.Sikur të qetësohej çdo gjë disi me anë të ndonjë mrekullie, aq

shumë do të doja të jetonit në Sarajevë. Një ditë, kur të kalojë çdo gjë, men-doj që ky qytet ka më së shumti shanse të bëhet përsëri ai i vjetri. Edhe këtuka tmerre, por megjithatë vetëm pak njerëz janë sëmurë nga urrejtja epamëshirshme. Ndoshta edhe po gaboj, por unë dhe qyteti nuk po grindemi.

Më shkruani diçka shkurt.Ju dua. Inja.

Sarajevë, 30. XI 1994.

Sapo lexova letrën time të pakryer dhe nuk dua ta hedh. Do t'juadërgoj së bashku me letrën e re.

O Zoti im, a është e mundur që edhe unë ia arrita ta përjetoj gëz-imin dhe relaksimin. Këtë po jua shkruaj dhjetë minuta pas bisedës me babindhe Omerin. Akoma po më buçet koka. Vetëm tani pasi përfundoi biseda poe kuptoj që çdo gjë është e vërtetë, që nuk do të më zgjojë askush nga gjumii mrekullueshëm. Kur shikoj në drejtim të shtëpisë së babit po ndiej dhimb-je. Ky është asi lloji i dhimbjes, të cilën e ndien kur bart diçka jashtëzakon-isht të rëndë dhe pastaj e lëshon atë peshë. (Por kësaj here dhimbja nukështë në kryqëza por në kokë). Atëherë të duhen disa minuta të drejtohesh,kupton që më nuk ka peshë, dhimbja zhduket dhe paraqitet një lehtësim. Porakoma është prezente frika. Ajo është bërë kronike dhe si çdo sëmundjetjetër e atij lloji - vështirë shërohet. Më duhet të luftoj kundër saj.

Kur më the, Omer, se do të na lidhësh*, së pari mendova: nuk guxojtë alivanosem dhe nuk guxoj të filloj të qaj, sepse nga kjo mund ta humb tëfolurit. Jam shumë krenare që nuk ndodhi asnjëra nga këto. As tani nuk pomund ta kuptoj që një fat aq i madh më ka rënë në kokë dhe kaloi pa udënuar (kjo është ajo frika e pashërueshme). Zëri i tij... Zoti im!!! Dhe zë nor-mal, zëri i tij i pandryshuar, intonacioni, ritmi i fjalisë... të gjitha aq natyr-shëm. Nuk kam mund kurrë të mendoj që fakti që unë po e dëgjoj - zërin ezakonshëm të babit tim përmes një dëgjueseje të zakonshme telefoni - do tëmë bënte aq, aq shumë të lumtur. Bashkë me atë zë ishin prezente aty edhetë gjitha të tjerat: fytyra e tij, buzëqeshja...

Hej, Shef, nuk e ke idenë çfarë të mire ke bërë! Ju puth. Inja

Inja Pashaliq("Letra nga dy Sarajeva" 1996)

138

* Është fjala për lidhjen me lidhje telefonike me babain, i cili në atë moment gjendej në Beograd, pas daljes nga Gërbavica

Miratimi i parë

Mendoj që ne, të cilët në shpirt ndihemi se jemi jugosllavë jemi nënumër shumë të madh, ne që këmi ardhur në situatë që të mos kemi guximtë themi çfarë jemi, si ndihemi. Thjesht të detyronin të deklarohesh në bazëtë asaj se prej nga e ka prejardhjen emri yt. Për mua ka qenë i tmerrshëmmiratimi im i parë - miratim, e thënë në mënyrë të shëmtuar - situata kur përherë të parë në jetë kam thënë se jam muslimane. Dhe këtë për herë të parënë jetë ia kam thënë tim biri pesëvjeçar, të cilit duhej t'i shpjegohej qëMuslimanët nuk janë popull aspak më i ndyrë, as më i shëmtuar se popujt etjerë. Çfarë situate ishte ajo?

Im bir e festonte ditëlindjen dhe duhej ftuar miqtë në atë festë.Natyrisht unë i numëroja emrat e fëmijëve, të cilët duhej të vinin. Thashë:"dhe Muhamedin". Kurse im bir tha: "Jo, mami, Muhamedin jo". Unë ubefasova - "Pse?" Mendova që ndoshta ishin grindur. Ai tha: "Jo Muhamedin,ai është Mysliman, atë nuk do ta ftojmë" Unë e pyeta: "Nga e di ti këtë?" Aiu përgjigj: "Më kanë treguar fëmijët e tjerë në oborr". "Po pse ç'lidhje kanëse Muhamedi është mysliman?" "Jo, mami. Muslimanët janë të ndyrë, unënuk dua të luaj me të, as nuk do ta ftoj në ditëlindje."

Kjo ishte e tmerrshme. Kur u përpoqa që tim biri t'ia shpjegoj qëedhe gjyshja e tij është myslimane, që tezja e tij e dashur është myslimane,që unë nëna e tij jam musliamne, ai filloi të qante...

Kjo ishte e tmerrshme. Më tha: "Të gjithë mund të jenë muslimanë,por ti jo". Unë e përqafova dhe e putha dhe pastaj fillova t'ia shpjegoj. Iavizatova hartën e Jugosllavisë, republikës sonë, ia shpjegova cilët popuj jeto-jnë aty, që s'ka rëndësi fare kush cilit popull i përket, që të gjithë jemi njerëzdhe që nuk kemi asnjë arsye për urrejtje në bazë përkatësisë nacionale... kjopër mua ishte e tmerrshme, sepse për herë të parë erdha në situatë t'i tre-goj tim biri që unë jam myslimane, edhe pse edhe sot tri vjet pas kësaj ngjar-jeje unë vërtet ndihem jugosllave...

Por askund më njeriu nuk mund të deklarohet ashtu. Së pari filloi nëBosnë. Në bazë të emrave. Të thonë: "Jo ti nuk je i tillë. Ti i takon atij pop-ulli". Dhe pastaj kur për shkak të luftës në Sarajevë ika me familjen time nëGjermani edhe gjermanët e kishin pranuar atë model tonin. Nëse je ngaJugosllavia, atëherë je nga një "Jugosllavi e re e tmerrshme, nga një Serbi etmerrshme". Dhe nëse insiston të mbetesh jugosllav mund të mbetesh paleje qëndrimi. Ose nuk të pyesin fare: "Ah, po, vendi yt i lindjes ështëSarajeva, ti je Boshnjak". Dhe nuk ka bisedë më tutje.

Unë jam nga Sarajeva, nga një familje e vjetër myslimane. Nga një

139

familje ku jerëzit kanë qenë religjioz, por kurrë nuk kanë qenë nacionalistë.Burri im, ai është nga një familje malazeze-ortodokse, familje e cila nënndikimin e këtyre lojërave të tmerrshme politike thjesht është sjellë në njësituatë që të deklarohet si familje serbe. Një familje e ndershme e mirë dhenikoqire. Edhe im shoq, edhe unë kemi ardhur në një situatë aq të çmendur,jo vetëm pse filloi lufta në BeH, por ne thjesht nuk kishim hapësirë, nukekzostonte më vend askund ku do të mund të jetonim normalisht. Cilës ushtrit'i bashkangjiteshim. Në kë të shtinim me armë? A të shtinim me armë ngaSarajeva në të afërmit dhe miqtë në Pale, në gjyshen dhe gjyshin e dashurtë fëmijëve të mi, ose prapë nga Pala, përkatësisht nga kodrat përreth tështinim në miqtë e dashur në Sarajevë, në nënën time, në motrën time... Etmerrshme. Për ne zgjidhja vetme ishte të iknim nga aty.

Vetëm pak ditë pas fillimit të luftës në Sarajevë apartamentin tonë,apartamentin e prindërve të mi e bastisi ushtria myslimane. Beretkat e gjel-bra. Për shakk se dhëndrri është Vllah, një serb nga Pala. Që pastaj, ndosh-ta menjëherë një muaj apo dy pas fillimit të luftës në prillin e vitit të kaluarvjehrrës sime të dashur fqinjet e saj, ndoshta të dashura, i kishin thënë: "OZot i dashur, çfarë përjetove ti, që reja e jote të të bëhet armiku më i madh"

Gjithë farefisi im mbeti në Sarajevë - nëna ime, motra ime. Farefisii burrit itm, natyrisht akoma është në Pale. Kjo ishte e tmerrshme, këto ishindy botë të pabashkueshme... dhe është e pakuptueshme që vetëm ato 14 kme ndajnë Sarajevën dhe Palen, që në një kohë aq të shkurtër të ndërtohetnjë mur i pakalueshëm midis njerëzve, midis njerëzve që janë shoqëruar aqbukur, për të cilët e di që vërtet janë dashur...

Edhe këtu në kurbet, këtu në Gjermani ne marrim letra nga Sarajevadhe marrim letra edhe nga Pala... njëri-tjetrin e përshëndesin përmesGjermanisë.

("Periudha e arsyes" 1994)

140

Me nacionalitet MuzicientSuitë për Sarajevën e lindjes

Unë quhem Violeta Smajiloviq, jam e lindur në Sarajevë dhe jam meprofesion muziciente, më saktësisht violiniste. Momentalisht jetoj në Dallas,në Amerikë, ku jam në një lloj perfeksionimi. Familja ime është e shpërndarë.Unë shumë shpesh them: fatbardhësisht prindërit më vdiqën para luftës.Vëllai im mbeti në Sarajevë dhe ai në të vërtetë poashtu po e bën një gjestshumë të bukur. Edhe ai po lufton gjithashtu, por jo me armë ai po lufton memuzikë. Ai është violonçelist dhe në realitet e shpreh tërë mllefin dhe pikël-limin e vet ai në atë mënyrë. Nga ana tjetër kam tri motra, të cilat gjendennë Lubjanë. Dy që jetonin atje një kohë të gjatë dhe të tretën, e cila iku atjediku gjatë nëntorit të vitit të kaluar nga Sarajeva dhe midis të tjerashpeshonte dyzet e katër kilogramë...

Çfarë ndodh kur mendoj për Sarajevën? Shumë shpesh gjej rrugë,të cilat kur kam qenë në Sarajevë, nuk i kam vërejtur fare. Mirëpo, nëmendimet e mia gati çdo ditë gjej ashtu disa qoshe, disa kënde, disa rrugë,të themi nëpër Bashqarshi... përpiqem t'i mbaj në kokën time. Kur mendojqë ato më nuk janë të tilla, natyrisht pikëllohem, mirëpo duke e ditur qëabsolutish nuk mund të bëj asgjë kundër kësaj, përpiqem ta bëj punën timemë së miri që mund ta bëj dhe në këtë mënyrë ta shpreh gjithë dhimjentime, pikëllimin tim dhe mllefin tim në fund të fundit

Mendoj që ky është i vetmi kontribut, të cilin unë mund ta jap. Sepsekam parë më shumë modele njerëzish: disa qajnë, disa vajtojnë, të tjerëtluftojnë, të themi duke rrëfyer, mirëpo asgjë nga këto nuk mund t'i shpëtojëata njerëz, të cilët kanë mbetur atje... Dhe jam e sigurt që as instrumenti imnuk mund ta bëjë atë, por në realitet më duket, që megjithatë ky është kon-tributi më i madh që mund ta jap unë. Para së gjithash konsideroj që muzi-ka është një mjet shumë, shumë i fuqishëm i komunikimit. Duke iu falënderu-ar kësaj lufte, e kuptova se sa mjet i fuqishëm i komunikimit është muzika.Ja po jua jap vetëm një shembull: një kompozitor anglez David Vajld, i ciliishte tronditur thellë me ato që po ndodhnin në Bosne dhe Hercegovinë, sak-tësisht në Sarajevën time dhe i cili qe tronditur me gjestin e vëllait tim, qëpo bënte muzikë për të gjitha viktimat dhe në atë mënyrë po e shprehtegjithë pezmin e vet, së pari ia kishte komponuar një kompozim vëllait tim,kurse më vonë një tjetër ma kishte dedikuar mua. Ajo quhet suita "Vaji iBosnës dhe Hercegovinës". Mua më ka dodhur, kur është ekzekutuar përherë të parë, premiera është bërë në Paris, që njerëzit kanë qarë së bashkume mua. Unë ë përfundova ekzekutimin, kjo më ndodhi për herë të parë dhe

141

në realitet qe hera e vetme që unë po qaja në skenë... Unë fare thjeshtdëgjoja të qara njerëzish. Kur e përfundova, dëgjohej, nuk shiheshin lotët,por dëgjoheshin rënkimet... Këta ishin francezë. Dhe atëherë e kuptova samjet i fuqishëm ishte muzika, sa shumë emocione në realitet mund të bartennë atë mënyrë... pra, muzika është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht efuqishme dhe mendoj që kjo është zgjedhja ime që në këtë mënyrë ta shprehatë që e mendoj, sepse me anë të fjalëve është shumë, shumë më vështirëdhe pastaj rrezikojmë të futemi në debate politike, të futemi në disa prob-leme nacionale, me të cilat absolutisht nuk kam kurrfarë lidhjeje. Në pyetjencilit nacionalitet i takoj unë përgjigjem "Unë jam muziciente sipas përkatësisënacionale!"

("Periudha e arsyes" 1994)

Përktheu: Remzije Ajeti

142

Ik, largoji fëmijtë

Më shumë valixhe se sa duar

Fqinji më solli me veturë deri në Tillavë dhe më la aty. Kur u ndamëmë pëshpëriti: "Askujt asgjë mos i thuaj, askush nuk ka nevojë të dijë sekush je". Këto fjalë më shqetësuan, saqë mbeta pafjalë duke shikuar përreth.Dy fëmijtë e mi mbaheshin për këmbjet e pantallonave të mi kurse foshnjendhjetëmuajshe e kisha para duarsh. Rreth meje njerëzit e armatosur dhe tëveshur me uniforma të ndryshme dhe me shenja të ndryshme. Në livadhin eafërt ka zbritur helikopteri në të cilin i hedhin arkivolët me kufoma. Më kaploitmerri. Gjendem këtu, duke pritur kot transportin. Pikëmbërritja ime e parëështë Pale, ku do të duhej të kaloj natën. Në dorë me nervozizëm po ezhubros një copë letër në të cilën shkruan emri i njeriut te i cili do të duhejtë vendosem. Kurrë nuk e kam parë. E vetmja gjë që di për të është i ati ifqi-njit tim. Më në fund u ndal një furgon në të cilin hymë disi në të. Në tënuk ka ulëse. E shtriva jorganin e foshnjes në dyshemen me pluhur për tëvendosur fëmijtë, kurse unë vetë u ula në pluhur.

Udhëtimi deri në Pale zgjati dy orë, sepse udhëtuam nëpër rrugënanësore. Më në fund arritëm, në pikëmbërritje dhe dolëm nga furgoni krejtë-sisht të bardhë nga pluhuri. Shikoj përreth andej këndej, të gjithë janë nisurdikund, kurse unë po qëndroj e hutuar, sepse nuk kam nga të nisem. Hyj mefrikë në një kafene dhe me gjentilesë e lus kamarierin që të më lejoj të tele-fonoj. Një njeri i moshës së re e shtyu telefonin në drejtimin tim, duke mosmë bërë kurrfarë pyetjesh. E ktheva numrin e shënuar të telefonit dhe prita.Telefoni ra, por askush nuk u paraqit. Mendova, se për shkak të kohës sëmirë njerëzit kanë dalë jashtë, prandaj as mikpritësi im nuk është në shtëpi.E zhgënyjer e lëshova receptorin. I mora fëmijtë dhe një grumbull gjërash tëcilat më është dashur t'i marr me vete për shkak të fëmijëve. Nuk kammundur t'i marr të gjitha valixhet në duar. I lidha valixhet njërën për tjetrëndhe kështu i tërhoqa. Me vështirësi, por disi po e vazhdoj rrugën. Nuk i kalo-va as njëqind metra, kur para meje u ndal një makinë. Kur e pashë këtë njerime uniformë, u stepa dhe menjëherë e mblodha veten, duke menduar: "Poky njeri nuk di kush je ti". Hyra me fëmijtë në makinë dhe pa më bërë shumëpyetje ky njeri më çoi deri në adresë të caktuar. Mikpritësi im qëndronte nëportë dhe pa interesim na shikonte. Që të dal nga situata e pakëndshme, nxi-tova t'i them: "Xhaxha Dushko, ju arritën mysafirët"! Njeriu shikonte me mos-besim, sepse para vetes e kishte një person të cilin kurrë nuk e kishte parëderi atëherë. Shumë shpejt i tregova kush jam dhe nga arrita aty, që ushtarii cili kishte ardhur me mua të mos vërejë asgjë të pazakonshme. Mikpritësigjentil i mori i valixhet e mia dhe i lëshoi nën një dru. Bari ishte i gjelbërt si

145

tapet, kurse dielli i pranverës më verbëroi, sepse dyzet ditët e mëparshme ikisha kaluar në bodrum. E refuzova ftesën e mikpritësit që të hyj në shtëpi,sepse kisha dëshirë që sa më gjatë të qëndroj ulur në atë bar të butë dhe tëthith ajrin e pastër. Mikpritësit na e liruan një dhomë dhe na i dhanë mbule-sat e bukura të bardha. Pas më shumë se një muaji i hoqa prej vetes rrobatqë kisha. Në shtëpi kam fjetur e veshur, kurrë nuk dihet kush do të trokasëdhe kur do të më duhet shpejt e shpejt t'i zbres fëmijtë e mi në bodruminme lagështi. Kështu edhe fjetëm. Paqja dhe qetësia na bën mirë, kështu qëfjetëm mirë.

Rreth orës gjashtë më nxori gjumin një trokitje e lehtë në derë.Mikpritësja e kishte zier kafen dhe më ftoi që të pimë. Kjo grua e mirë edhepërkundër kundërshtimit tim ishte bërë gati të na përcjellë. Kur u ndamëqajtëm dhe e përqafova si nënën time, kurse ajo me lotë në sy dhe duke nae bërë me dorë na përcolli kur hymë në autobusin i cili u nis për Beograd.

Udhëtimi kaloi me kontrolla të përhershme. Ne grave askush asgjënuk na pyeti. Në Vlasenicë, nëpër të cilën kaluam, e në të cilën kam lindurunë, na priti një grup njerëzish. Prita që në atë grup të vetëm po e shoh edhemotrën time të vetme. Është dashur të më sjellë pak të holla. Edhe pseshoferi nxitoi përmes grupit të njerëzve, unë e vërejta motrën time. Fëmijtëdhe unë në mënyrë instiktive kemi filluar t'i bërtasim shoferit që të ndalet dheai pas njëqind metrash u ndal. Motra krejtësisht e dihatur e arriti autobusindhe më dha të hollat dhe një trastë përplot me ëmbëlsira. Motrën timebashkë me bashkëshortin e vet e kanë arrestuar në Vllasenicë dhe i kanë dër-guar në kamp, kështu që as sot e kësaj dite nuk di gjë për ta. Kurrë nuk dot'ia fal vetes pse atëherë nuk e mora me vete. Në autobus njerëzit rreth mejeflisnin për tmerret e luftës, secili e kishte parashikimin e vet për ngjarjet. Unëe hutuar qëndroja, i shikoja përmes dritares vendet të cilat aq shumë i kamdashur, kurse tani dua të shkoj sa më larg. E dëgjoj radion me një muzikë tëpanjohur të cilën deri atëherë unë nuk e kisha dëgjuar. Muzika nuk përputhetme atë që jam rritur unë, të cilën e kam dëgjuar gjatë jetës së deritashmenë Jugosllavinë e Titos." I këndonin këngët e çetnikëve, i dëgjoja, por nukkisha koment. Po ne ndryshe na kanë edukuar! Kam lexuar një mori librashpër çetnikët, ustashët, myslimanët dhe për tradhtarët tjerë të popullit tonë.O Zot, habitem ku kam ardhur unë, dua të plas vajit, por nuk guxoj. Me forcëi mbaj lotët të cilët si për inat shndrisin në sytë e mi.

Pas disa orësh udhëtimi autobusi u ndal në autostradë dhe shoferidisi si pa interesim i paralajmëroi udhëtarët të cilët ishin nisur për Shabac sekëtu mund të dalin, sepse nuk do të hyjë në stacion të qytetit. Unë dhe disaudhëtarë dolëm. Përsëri i vetmi problem - si të marrë më shumë valixhe sesa që kam duar. Qëndrova aty një kohë dhe përsëri i lidha valixhet dhe fillo-va t'i tërheq nëpër asfaltin e ndytë dhe të vrazhdë. Njerëzit kalonin dhe tëgjithë shikonin pa zë, por askush nuk dëshiron të ndihmojë. Meqenëse kishashumë pak të holla, nuk kisha mundësi të paguaj taksinë deri në stacion tëautobusit. Rruga ishte e gjatë rreth dy kilometra dhe ne e kaluam, por asvetë nuk di si.

146

Kështu e lodhur dhe e hidhëruar arrita në stacion dhe aty u ula tëpushoj. Askund nuk nxitoj, të gjithë autobusët dhe trenat e mi kanë shkuarqëmoti, sidomos më atë 3 dhe 4 prillin. Kur e mblodha veten pakëz iu ofro-va sportelit dhe e bleva biletën për Mitrovicën e Sremit. Autobusi u nis përdisa minuta. Njerëzit e shtynin njëri tjetrin, nxitonin që të zënë vendet, kursemua më duhej të fus në autobus një grumbull gjërash dhe meqenëse më nukkishte vend u ula në valixhet e ndyta dhe përgjysmë të grisura. Askush asgjënuk më pyeti. Një djalosh m'u afrua dhe më pyeti a mos jam refugjate, unëvetëm iu përgjigja me kokë dhe nuk pata guxim as ta shikoj. Më dukej se dotë filloj të ulërij. Ai në dorë më shtiu një monedhë të zhubrosur dhe më thaqë fëmijëve t'ua blejë një lëng. Kjo më hidhëroi edhe më shumë dhe fillovatë qaj me sa zë që kisha. Të gjitha këto po ndodhin kundër vullnetit tim, pornuk jam në gjendje të kontrolloj veten.

Udhëtimi deri në Mitrovicën e Sremit zgjati shumë pak, së paku unëe pata një ndjenjë të këtillë. Në stacion menjëherë kalova në autobusin i cilika shkuar për në fshatin i cili ka qenë pikëmbërritja e fundit. Gjatë rrugëskemi kaluar nëpër një fshat të pasur të Sremit rrëzë Frushka Gorës. Misri,luledielli dhe bimët tjera të cilat sapo kishin mugulluar lakoheshin nga tëprekurit e butë të frymës. Drithërat e rritura tashmë valaviteshin si valët egjalla të detit. Dielli i përgjakur larg në perëndim ngadalë vdiste. Përmesdritares së autobusit e shikoja atë pamje të cilën nuk mundesh ta shikosh nëBosnje. Atje, mbi malet mjaft të larta dielli agon edhe më i zverdhuar, nuk kaperëndim nostalgjik si këtu në Sremin e rrafshtë. Shpirti im është i zbrazët,sytë e thatë, sepse lot më nuk kam.

Shtëpia në të cilën do të duhej të banoj gjendet në fillim të fshatit.Këtë e kam kuptuar kur kam dalë nga autobusi në ballkon kur i kam parë disapersona të njohur. Dy mikeshat e mia nga Sarajeva, të cilat më herët e kanëbraktisur fshatin, tani gjendeshin aty, derisa fëmijtë vraponin rreth shtëpie.Edhe pse stacioni nuk është pranë kësaj shtëpie, e luta shoferin i cili ishtegjentil që ta ndalë autobusin dhe ne kërcyem për një sekondë.

Mikeshat e mia nuk u befasuan kur më panë, sepse e kanë ditur mëherët se do të vijmë. Nuk është dashur asgjë t'i themi njëra tjetrës, sepselotët në sytë e tyre dhe në sytë e mi kanë folur shumë. Kur janë larguar atonga Sarajeva, u pata premtuar se do ta braktis Sarajevën vetëm nëse situa-ta do të përkeqësohet, prandaj largimi im u ka folur çdo gjë.

Ardhja e një myslimaneje në një fshat me popullsi gati njëqindpërqind serbe nuk ka kaluar pa rënë në sy. Meshkujt më kanë shikuar mekurreshtje, kurse gratë me dyshim. Detyra ime e parë dhe e vetme ka qenëqë t'i bind se këtu kam ardhur me qëllime të mira, se nuk kam kurrfarë lid-hje me ata të cilët luftojnë kundër serbëve në Bosnje dhe serbët kundër tyre.Kam filluar të kryej të gjitha punët sa më mirë. Në atë fshat për herë të parëe kam marrë shatin në dorë, por shumë shpejt jam mësuar ta përdor sikurtë kisha punuar me të tërë jetën. E kam mësuar se çfarë do të thotë tëpunosh me mëditje, gjë që unë këtë vetëm e kam parë në film ose e kamlexuar në libra.

147

Në fshat disa njerëz kanë filluar "të më duan", simpatitë ishin tëdyanshme. U kam ndihmuar grave të vjetra në kopsht, të gëlqerosin shtëpitë,të lajnë dhe të therin derrat, etj. Për këtë më kanë dhënë ushqim dhe veshm-bathje. Jeta ka shkuar përpara, siç më duket, pa brenga dhe mirë. Por nukka qenë gjithnjë kështu. Në fshat kanë jetuar njerëzit të cilët kanë arritur ngaBosnja diku në vitet e gjashtëdhjeta. I janë kërcënuar kryefamiljarit tështëpisë se do ta vrasin, dhe njerëzve të cilët janë shoqëruar me mua. Ështëdukur se njerëzit kësaj nuk po i kushtojnë vëmendje tepër të madhe. Kur ekam kuptuar se si mysafir jam duke e sjellë mikpritësin në një situatë tëpakëndshme, kam dashur që në fshat të gjej një shtëpi për të banuar.Njerëzit në fshat janë të pasur dhe të gjithë përveç shtëpisë së re e kanëedhe nga një shtëpi të vjetër. Por askush as në shtëpinë më të vjetër dhe mëtë keqe pa rrymë elektrike dhe pa ujë nuk ka dashur të ma jap me qira. Tëgjithë e gjejnë nga një preteks të mos më pranojnë. Kam parë shumë lot nësytë e grave të moshuara derisa kam kërkuar kulm mbi kokë. Kur në fund ekam kuptuar për çka bëhet fjalë, kam pushuar të kërkoj shtëpi, të mundojvetveten dhe fshatarët.

Sa më shumë që ka ecur koha, gjithnjë e më shumë e kam pasurmë të qartë se më duhet të largohem nga fshati. Gjatë verës dhe vjeshtëskam mundur të fitoj për nevojat themelore, sepse paketi i Kryqit të Kuq nukmjaftonte. Meqenëse isha larg nga qyteti, vetvetiu isha larg edhe nga ajo qëKryqi i Kuq ua ndante të tjerëve (fletoret, librat, lapsat, veshmbathjen, etj.).Ka ardhur dimri, kurse gjatë dimrit në fshat nuk kam punë. Nuk kam mundurt'i lejoj vetes që obligimet e mia (qumështin për foshnjen dhe për gjërat tjeratë domosdoshme) t'i paguajnë të tjerët.

Kam vendosur të largohem. Por ku??? As që kam ëndërruar se ekzis-tojnë strehimet kolektive ku banesën dhe ushqimin mund ta keni falas.Vendosa të kthehem në Bosnje. Pikëmbërritje ishte Fojnica dhe shtëpia eprindërve të mikeshës sime. Por për të marr këtë rrugë më duhet pasaporta,sepse më duhet të kaloj përmes Hungarisë dhe Kroacisë. Në çantë me vite ekam pasaportën time boshnjake të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë qyshnë vitin 1990, kurse tani është viti 1992. Si të vazhdoj pasaportën kur kammbetur pa asnjë metalik në xhep, dhe nuk dua të kërkoj prej të tjerëve?Vendosa të shes unazën e martesës së bashkëshortit tim të cilën ma kadhënë kur jemi ndarë. Unë timen as që e kam pasur, sepse jam martuar paunazë, por kjo është çështje tjetër. Fotografitë për pasaportë kushtojnë nëntëmarka, kurse unë unazën mundem ta shes për tetë marka. Po ku të gjej tëhollat për taksat dhe gjërat tjera?

Hyra në një dyqan për fotografim dhe e luta fotografistin që të mëbëj fotografitë sa më lirë. Ia shpjegova situatën dhe m'u duk se ai më besoi.Pas disa sekondash vendosi që të m'i bëj fotografitë për gjysmë çmimi sa dotë duhej të kushtonin. Ende ka njerëz të mirë thashë me vete! Një fakt i këtil-lë papritmas më inkurajoi, më nxeu zemrën.

Të nesërmen u nisa me fëmijtë që të shkojmë në qytet të fotografo-hemi. Qyteti është qytet dhe çdo gjë ka për t'u blerë. Biri im i vogël kërkoi t'i

148

blej qifle, kurse unë nuk kisha të holla t'ia blej. Pikërisht aq sa kisha mëduheshin për taksa. Edhe unë e kisha ngrënë një qifle të nxehtë, të skuqurdhe të butë, sapo që ka dalë nga furra. I shpjegova birit se nuk kam të holladhe që duhet ta harrojë qiflen. Kurse fëmija si fëmijë filloi të qajë dhe të bër-tas: "Provoje të mos kesh!".

Pasi që prita një muaj, dhe pasi që më mori në pyetje në mënyrë tëhollësishme një personi i autorizuar i MPB për ardhjen time dhe duke mëpyetur se ku është bashkëshorti im, e mora pasaporton me afatin e vlefsh-mërisë deri në vitin 1995. Isha e lumtur!!! Problemi ishte që t'i palos gjëratdhe të vendos çfarë të marrë, e çfarë të lë. Të gjitha ato kanë qenë gjëra tëvjetra, por për mua të domosdoshme. Pasiqë mendova mirë e mirë i palosatri valixhe dhe tashmë isha e përgatitur për udhëtim.

Gjashtëmbëdhjetë prilli, çfarë rastësie! Pikërisht në atë ditë, por pasnjë viti, përsëri e mora rrugën, me fëmijë, me një grumbull gjërash. Fqinjtëmë përcjellin, të gjithë qajnë.

Pikëmbërritja jonë është Novi Sadi. Nga Novi Sadi nisemi për Bajë,qytet në Hungari, pastaj për Zagreb dhe më tutje deri në Fojnicë. Në kufirinjugosllav kemi pritur pak më gjatë por kemi kaluar pa problem. Hymë nëkufirin hungarez. Doganieri hungarez na i shikoi pasaportat. Të gjithë udhë-tarët i tregojnë pasaportat e kaltërta me simbolin kroat. Unë dhe dy udhë-tarë i kemi pasaportat e kuqe. Doganieri më pyeti ku jam nisur. Ia shpjego-va. Ai e kërkoi vërtetimin, treqind marka dhe letërgarancinë për në Kroaci. Kutë marrë unë treqind marka, mezi i kam grumbulluar të hollat për rrugë? Poras në Kroaci nuk kam askë i cili do të më dërgonte letërgaranci. Unë, ish-sportiste, kam udhëtuar shpesh në botën e jashtme, dhe nuk mundem të vijnë vete tani se çfarë po kërkojnë tani prej meje. Asgjë nuk e kuptoj!Doganieri u largua, por pas pak kohe na ftoi ne me pasaporta të kuqe që tëdalim nga autobusi dhe të nxjerrim gjërat tona. Hungarezët nuk e duanngjyrën e kuqe, por që nuk do të na lënë të shkojmë më tutje nuk mundemtë besoj. Në atë moment i kam urryer hungarezët, i shikova fytyrat e tyre tëmarra, por asnjëri prej tyre nuk dëshironte të bisedojë me mua. Përsëri imblodha gjërat dhe fëmijtë dhe u ktheva prapa në Jugosllavi.

Të pandihmë rrimë ulur në një bankë dhe të të katërtit qajmë. Kutani? Në fshat nuk dua të kthehem. Njerëzit ndalen dhe na pyesin pse qajmë.Të gjithë duan të na ndihmojnë. Ballkanasit tanë të marrë! Në një pjesë tëkëtij shteti të mallkuar rrihen, kurse në tjetrin dëshirojnë të ndihmojnë.Askush nuk më pyet as kush jam as çfarë jam. Të gjithë vetëm pyesin seçfarë mund të bëjnë për ne. Para nesh u ndal një autobus me regjistrim tëhuaj dhe prej tij doli një zonjë shumë e bukur. Tashmë një vit nuk kam parëgrua të rregulluar mirë. Na u afrua dhe në gjuhën serbe na shpjegoi se ajoështë nga Vojvodina, se janë me punë në Austri, se shkojnë për të vizituarfamiljen për festat e Pashkëve. Na ofroi transportin me këtë autobus deri nëvendin në të cilin duam të shkojmë. E pranova ofertën. Hymë në autobus.Njerëzit më shikojnë me kurreshtje dhe me keqardhje. Të gjithë ofrojnësenduiç, lëng, çokollatë. Një zonjë pranë meje duke qarë më shpjegoi se nuk

149

ka fëmijë, por që ndjen dhembje për të gjitha viktimat e luftës, e sidomospër fëmijë. Fëmijtë e mi të lumtur i hapin dhe i hanë çokollatat. Fytyrat tash-më i kanë të ndyra. Le t'i kenë. As që përpiqem t'ua fshij. Le të ngihen! Çokol-latë nuk kanë parë me sy një vit.

Mendoj ku të nisem. Sombori, Subotica ose ndonjë vend tjetër itretë? Për mua krejt njësoj, ku më lënë, ai do të jetë qyteti im dhe aty do tëmë duhet të kërkoj "shtëpinë time". Prapëseprapë e zgjodha Suboticën, asvetë nuk di pse. Në ndarje "mikpritësja" më ofroi disa monedha dhe pak met-alikë. I shikova dhe qesha, po këto janë marka. Nuk janë mjaft, por mjafto-jnë si ndihmë e parë.

Mbrëmja është mbrëmje. Nuk di çfarë të bëj, ku të gjej strehim. Njënjeri më ofroi që për pesë marka të më dërgoj deri në Kryqin e Kuq.Meqenëse tani i kisha të hollat, menjëherë e pranova ofertën e tij. Arritëmpara një ndërtese të vjetër në qendër të Suboticës. Drita shihej nga dritaret,gjë që ishte shenjë se punojnë. Në këtë zyrë rrinte një njeri dhe lexontediçka. Ngadalë trokita në derë dhe hyra, kurse pas meje edhe djemtë e mitë ndyrë nga çokollata. Kur ia shpjegova këtij njeriu se çka krejt më ka ndod-hur, ai e mori telefonin dhe e ftoi dikë. E dëgjova duke i thënë: "E kam njërast të pashpresë, pranoji së paku sonte". Lutja pati sukses, sepse ai njeri nau drejtua dhe na tha që këtë natë do të kaloni me fëmijtë në shtëpinë Djepi.Me transport të qytetit arritëm deri te kjo strehimore dhe infermierjakujdestare na pranoi mjaft mirë. Një anë e kësaj strehimoreje ishte e destin-uar për nënat refugjate me fëmijë të vegjël. Të gjithë donin të dinë kush jamdhe nga vij. Pas kryerjes së të gjitha formaliteteve, u lamë dhe u shtrimë nështrat. Fëmijtë fjetën menjëherë, kurse unë nuk munda, sepse isha e bren-gosur se çfarë do të ndodhë me ne të nesërmen. Në saje të Komesariatit përrefugjatë, e fitova lejen për qëndrim të mëtejmë në këtë objekt.

I kam kaluar pesë muaj të paharrueshëm. Liqeni i Paliqit na e kaofruar paqen dhe sigurinë dhe këtu e kemi ndjerë vetën si në det. E kemiharruar kush jemi dhe pse jemi aty. Kemi shëtitur nëpër rrugët e qytetit sepsekemi qenë të përmalluar për qytet dhe kjo na ka tërhequr dhe na ka shqetë-suar. Tërë kohën time të lirë e kam kaluar me fëmijtë e braktisur, të cilët janëbonjakë të kësaj strehimoreje. Sidomos i kam dashur foshnjet njëvjeçare.Nuk di kush e ka pasur më vështirë, ata ose ne. Fatkeqësia na ka bashkuar.

Por lumturia zakonisht zgjat pak. Drejtoresha e strehimores ka ven-dosur t'ua suprimojë të drejtën refugjatëve për strehim dhe prej saj na ështëdashur të largohemi. Përsëri ndarje, lot. Biri im i madh përsëri e ka braktisurshkollën dhe miqtë të cilët i ka gjetur brenda kësaj kohe. Përsëri shtrohetpyetja - nga t'ia mbajmë tani? Por tani është shumë më lehtë të qëndrohetpas kësaj pyetjeje sepse nuk ekzistojnë ato pasiguritë e dikurshme. Tani përne kujdeset Komisariati për refugjatë. Autobusi vjen para strehimores Djepidhe ne katër veta me fëmijë dhe me valixhe dalim. Të tjerat u ndalën nëSuboticë për të kërkuar strehim privat.

Derisa ecnim me autobus komfor, më rikujtohej rinia ime, ditët kurkam udhëtuar pa brenga nëpër atdheun tanë të dashur nga Trigllavi deri në

150

Gjevgjeli. Më dukej se jam duke udhëtuar për në takim të basketbollistëveose në ndonjë turn tjetër. Nga mendimet më largoi biri im i cili bërtiste megëzim: "Nënë, pylli!" Çfarë pylli këtu në mes të Banatit? Po në Vojvodinë nukka pyje, përveç në Frushka Gorë. E shikoj, njëmend pylli. E verifikoj njohur-inë time nga gjeografia dhe më rikujtohet se këto do të mund të ishin pyjete Ranishtes së Deliblatit.

Shumë shpejt kemi arritur në lagjen e ndërtuar në pyll. Na ka priturnjë grup i fëmijëve kureshtarë. Kemi dalë nga autobusi dhe i kemi marrëgjërat tona. Shoferi ka nxituar prapa, duke mos na dhënë kohë që të pendo-hemi dhe të kthehemi për Suboticë. Shoqet e mia kanë qenë të zhgënjyerame vendin dhe këtë e kanë shfaqur me zë. Unë nuk kam pasur rrugëdaljetjetër dhe më është dashur të mbetem. Jam përpjekur që në atë ambient tëzbuloj çdo gjë që është e bukur: terrenet sportive, pyllin, paqen, qetësinë,dhe përsëri perëndimin nostalgjik të diellit. Por, kam pasur frikë nga njerëz-it. Tepër shumë më ka interesuar struktura nacionale e popullsisë së lagjes.O Zot, çfarë kohëra janë këto! Dikur kësaj fare nuk i kam kushtuar rëndësi.Po unë kam qenë e martuar për një njeri të konfesionit tjetër dhe kjo kurrënuk më ka penguar. Zëvendësi gjentil i drejtorit më ka shpjeguar se këtu kakombësi të ndryshme dhe që këtu nuk ka diskriminime. Dhe njëmend,njerëzit përgjegjës të cilët punojnë nuk kanë bërë asnjëherë kurrfarë dallimi,por kanë bërë vetë banuesit.

Arritja ime në dhomën e pavionit Danubi është komentuar me fjal-inë: "Erdhi myslimania, nga ka ardhur pikërisht në këtë pavijon?"Djemtë e mikurrë nuk dalin, dhe shkaqe janë - konfliktet e përhershme me fëmijë. Përsërisharjet e ndryshme: myslimanë, ustashë. Më vinte keq prej fëmijëve, sepseende nuk ishin të fuqishëm të mbroheshin vetë. Tek e fundit, fëmijtë janëfëmijë dhe nuk duhet t'u zihet për të madhe. Ndarja e parë e rrobave përfëmijë deri në moshën dy vjeçe më ka sjellë shqetësim dhe hidhërim. Birittim të vogël ia kishin dhënë vetëm një palë papuçe, sepse për rrobat tjerakinse nuk kemi pasur nevojë. Fëmija si fëmijë është gëzuar mjaft, sepsepapuçet ngjanin në lepuroshin e vogël.

Një ditë kur ishim duke ngrënë drekë më është ofruar një grua dhemë ka pështyrë para pesëdhjetë njerëzve. E kam dëgjuar duke thënë: "Ty tëkanë dhënë papuçe, kurse nipit tim nuk i kanë dhënë, myslimane moj! Çfarëpo bën t'i këtu? Fëmijtë e tu do të duhej të jenë lakuriq dhe të zbathur." I kathënë edhe disa gjëra tjera, por unë nuk e kam dëgjuar. E kam dëgjuarzukamën në kokë, dhe tërë trupi më është dridhur. Kam menduar se do tërrëzohem. E kam lënë drekën të cilën sapo e kisha filluar dhe duke vrapuarkam dalë nga restoranti. Lotët mi kanë mbuluar sytë. Më është dukur se shu-mica e njerëzve në restorant po e lejon këtë veprim të kësaj gruaje të keqe.

Gjatë këtyre ditëve kam qenë e pikëlluar. Kam dashuar të vdes, porçfarë do të ndodhë me tre fëmijët ende të vegjël që të kujdesen përvetveten. Me përkrahjen e miqve të cilët i kam gjetur edhe këtu, disi e kamtejkaluar situatën e krijuar. Gjatë natës shpesh kam qarë, kurse ditën e kamkaluar duke bredhur poshtë lartë duke e mbajtur për dore birin tim më të

151

vogël. Sapo kjo kaloi dhe pakëz e harrova, më gjeti halli tjetër. Mikesha metë cilën jam takuar për çdo ditë, erdhi një ditë mjaft e shqetësuar. E hutuarmë shpjegoi se i është kërcënuar një profesor nga Sarajeva për shkak se poshoqërohet me mua. Edhe vetë kam pasur rastin të dëgjoj se si po kërcëno-het "se do të bëjë spastrimin e myslimanëve" nga Serbia, nëse radikalët dotë marrin pushtetin. E kam ditur se radikalët, së paku për momentin, nukkanë pasur gjasa të marrin pushtetin, por kurrë nuk dihet. Përsëri hidhërimdhe lotë. Me net të tëra kam menduar se çfarë mëkati kam bërë ndaj Zotit,që njerëzit po sillen kështu ndaj meje. Unë e di se dëshpërimi im rrjedh ngaajo se nuk jam në gjendje të mësohem me këtë. Po, si të pajtohem kur kamjetuar në qytetin me dashurinë më të madhe të mundshme të përzierjes kon-fesionale. Kaluan zgjedhje, kështu që munduesi im ka pushuar të më kër-cënohet, së paku tani për tani.

Para Vitit të Ri më arriti paketa nga fshati në të cilin kam banuar nëSrem. Paketa ishte me përplot dhurata të ndryshme. M'i kanë dërguar njerëz-it të cilët më kanë dashur dhe më duan. Jam shumë e lumtur jo për shkaktë paketës, por për shkak të njohurisë se ekzistojnë njerëz të gatshëm që t'iduan njerëzit pa e marrë parasysh përkatësinë kombëtare.

Merima Nosiq

("Feministiçke sveske" 1/1994)

152

Kurrë më luftë!

Jam nga Bosnja, dhe quhem refugjate. Shenjë dëshpëruese.Kam ikur me bashkëshortin tim nga shtrëngata e luftës më

17.11.1992, nga Kulen Vakufi, komuna e Bihaqit. Këtu lufta ka filluar më11.06.92. Gjatë këtyre ditëve tek ne çdo gjë ka qenë në flakë, tankset dhegranatat kanë rrënuar çdo gjë që ka mundur të rrënohet. Ka pasur mjaft vik-tima. A ju kujtohen ato pamjet e luftës nga televizioni. Edhe zhurma egranatave ende gjendet në kokën time dhe në ankthet e natës. Shpesh nukmundem të fle. Kam frikë t'i mbyll sytë. Granatat përsëri prej dikund po vijnë.Edhe pse në atë panik të ikjes shumica kanë arritur të ikin, ne na ka zbulu-ar pylli i rralluar i pranverës dhe na kanë zënë robër. Na kanë kthyer nështëpitë e plaçkitura, na kanë keqtrajtuar, na i kanë lidhur prangat dhe nakanë marrë në pyetje për çdo ditë. Kemi qenë të uritur, kurse frika na ka hyrënë çdo pjesë të trupit.

Një ditë derisa i kam ndihmuar fqinjit që të vjelë kumbullat që tëpërgatisim pekmez, për të cilin jam gëzuar mjaft, na ka befasuar breshëria eplumbave në drejtimin tonë. Jemi larguar, ka qenë aq zhurmë, kurse nga frikaritmet e zemrës na kanë rrahur edhe më shpejtë. Pastaj kur kam dashur taftoj fqinjin të shoh a është gjallë, nuk kam mundur të flas. Kjo ka zgjatur disaditë. Pas kësaj kanë filluar hallet e mia. Kam belbëzuar dhe vështirë i kamlidhur fjalët. Edhe deri më sot, përkundër të gjitha përpjekjeve nuk kam arrit-ur të kthej të folurit tim të vjetër, të sigurt dhe të rrjedhshëm. Zëri im tanikalon përmes një kanali të padepërtueshëm, frymëmarrjen e rregullt e paran-dalon ndonjë kapak në stomak. Buzët e mia nuk munden gjithnjë t'i arrijnëmendimet e mia. Prej atëherit koka ime është sikur të ma kishte shtypurdiçka, kurse në trup e ndjeje sikur më kalojnë disa milingona nëpër të, kësh-tu që kur më rraskapitin largohen pak e pastaj përsëri kthehen.

Atë ditë i kanë pushkatuar 53 civilë. Bashkëshorti im rastësisht iështë shmangur pushkatimit duke kërkuar disa perime nëpër kopshtet e brak-tisura. Është kthyer në shtëpi krejtësisht i frikësuar. Kemi vendosur të ikim.Natën, pranë shumë rojeve, me dy valixhe. Atëherë na është dashur të kalo-jmë lumin e ftohtë të Unës dhe përmes pyjeve kemi hasur në bazën francezetë UNHCR. Ata janë kujdesur për ne, na kanë mbrojtur, na kanë ushqyer dhena kanë transportuar për Zagreb. Edhe këtu kemi hasur në vështirësi të reja,sepse unë jam katolike, kurse bashkëshorti im është mysliman dhe si refug-jatë nuk i kemi pasur të njëjtat të drejta për ushqim, për mbrojtje shëndetë-sore dhe vendstrehim. Përmes Martin Fisherit dhe shumë njerëzve të vullnetittë mirë, kemi arritur në Bonn më datën 05.03.93. Përsëri si refugjatë.

153

Tani kur ka përfunduar lufta, Bosnja është rrënuar, 200.000 varre,t'ju them si ndjehem unë. Nuk mundem ta njoh vetveten, tani edhe prej parapesë vitesh. Kam qenë e lumtur, grua afariste, me mjaft të holla dhe pasuripër deri në fund të jetës. Bosnja jonë ka qenë e vogël, por e bukur. Nëqytetin tim ka pasur çdo gjë si edhe këtu në Bonn, përveç tramvajit dheautomatit për cigare. Tani, një vit pas luftës, qyteti im Kulen Vakufi i takonFederatës, ende nuk ka as rrymë elektrike, as ujë. Telefonat nuk punojnë,fabrikat janë rrënuar dhe janë plaçkitur.

Kurse unë në banesën time në Bonn vazhdimisht më duket se duhettë mbyllem edhe me ndonjë dryrë dhe shpesh kam nevojë që në secilëndhomë përsëri të mbyllem. Kam ëndërra të këqia me pamje të luftës dhe tëkufomave të përgjakura dhe të klithmave të tyre. Tërë këtë e mbaj në vetesi barrë të tmerrshme nga e cila nuk mund të lirohem.

Kur kur do të më duhet të kthehem në Bosnjën e ndarë në kombësi,ku unë si katolike dhe bashkëshorti im si mysliman do të kemi sigurinë kurtë gjithë ndër vjeti janë vrarë? Unë do të kem problem për shkak të tij, kurseai për shkak të meje.

Dhe më mirë do të ishte të jem ende në Bosnje në varr, sesa kjo tani- një refugjate e përvuajtur. Askund e mirëseardhur dhe gjithnjë edhe mëtutje e përndjekur... gjithnjë deri në vdekje.

O Perëndi, bëj pyetje kur do të ma dërgosh. Atëherë me siguri do tëpushoj të jem refugjate. Faleminderit të gjithëve të cilët po na ndihmojnë kurse ata të cilët mendojnëse ne tani mund të kthehemi prapa në Bosnje, le të përpiqen të bëjnë nështëpitë e veta vetëm një vrimë në kulm, le të shkyçin rrymën elektrike dhengrohjen vetëm një muaj, le të heqin vetëm një dritare në banesë dhe le tësjellin e të pijnë ujin nga Rajna... që kështu të përpiqen të jetojnë një pjesëtë vogël të jetës tani në Bosnje. Le të përpiqen të mbijetojnë me 100-200MGJ sa ne tani i dërgojmë familjes katëranëtarëshe.

Dhe e rekomandoj secilit prindi në mbarë botën: "Thuaj birit tëndende të vogël: Kurrë mos shko në luftë!" .

Dhe t'ju them edhe këtë: unë e dua Bosnjën time, ajo për mua ështëvendi më i dashur. Një ditë unë do t'i KTHEHEM.

Bonn, më 4 tetor 1996.

Refugjatja

("Gratë për paqe" 1997)

154

Lypësja*

Nuk ka kush të mi mbajë fëmijtë. Bashkëshorti Zhivkoviq Sreta, mëka vdekur. Si t'ju them - ai është serb. Por derisa ka qenë koha të punohet,derisa kemi jetuar në liri, ne kemi shkuar në punë dhe kemi punuar me atëhekurin. Në Knin kemi qenë shtatë vite në vend hedhurinash. Këtu kemipunuar për të fituar diçka për fëmijët, për të pasur diçka ata. Mirëpo, ai e kandjerë veten shumë keq kur e ka parë popullin e vet, kur kanë thënë:"Largohuni nga ekrani", nëse këtë e keni shikuar, që të largohen nga ekranikur i kanë treguar ato kufomat, ai e ka përjetuar shumë keq këtë. Ai vetë kathënë: "Po shkoj të mbroj fëmijtë e mi, shtetin tim, Republikën time, e nësevdes, le të vdes".

I kam tre fëmijë. Mua më duhet të lyp për të mbajtur fëmijtë e mi,sepse ata nuk i kanë dy prindërit. Vetëm njërin - dhe këtë mua. Më japinnjëzet dinarë dhe njëzet e pesë kilogramë miell dhe një pako higjienike. Nëkëtë paketë janë dy shampo, një pastë për dhëmbë, brusha, tre kilogramëpluhur për larje dhe tri-katër konserva dhe letër higjienike për WC. Aty gjen-det edhe pajisja për rruarje por unë më nuk kam mashkull në shtëpi.

I kam thënë kështu: "Sreto, mos shko nëse nuk je i ftuar, sepse këtafëmijë varen prej teje". Ai ka thënë kështu: "Unë do të shkoj të mbroj vendintim, fëmijtë e mi, nëse vdes le të vdes". Vazhdimisht ai e ka përcjellë këtë. Aju kujtohet kur ka qenë vazhdimi i Ditarit, gjatë dimrit të parvjemtë, ai kaqenë në gjendje të shikojë tërë natën, vetëm ta shikojë Ditarin. Unëvazhdimisht jam munduar që ta tërheqë prej tij dhe i kam thënë: "Mos e bërëkëtë, sepse ne i kemi tre fëmijë". Unë nuk di a do ta shkonte ai në atëplumbin e parë, që atë ta qëllojë ose kushdo, ta shkatërrojë, por ai vetëm kathënë: "Nuk është me rëndësi a do të më shkatërrojnë kroatët ose mysli-manët, dhe ku ta dijë unë, me rëndësi është që unë të shkoj, e nëse kthe-hem do të jetë mirë, nëse nuk kthehem, unë për këtë nuk jam aspak fajtor".Nga Ditari e kam tërhequr. Ai ka qenë me nerva edhe para kësaj edheatëherë kur është folur për Mandën, se ajo po i zhvarros dhe ku të di, ai kure ka parë atë, ai ka thënë: "Një grua të vrasë fëmijtë tanë, kurse unëmashkull të rri në shtëpi e të ha e të pi, kurse të tjerët të vdesin? Jo!" Ainjëzet ditë fare nuk ka ngrënë. Ai vetëm ka pirë kafe dhe ka pirë duhan. Dhevetëm për këtë ka menduar, si do të shkojë dhe si do të jetë kjo. Unë e kampyetur disa herë: "Pse je ti i tillë dhe pse ty të interesan kaq kjo?" Ai më kathënë: "Më intereson vetëm që të mundem t'u hakmirrem kroatëve ose mys-

155

* titulli i red.

limanëve". Unë i kam thënë: "Kjo nuk është me rëndësi, ti vetëm nuk mundeshasgjë të bësh". Kështu që fare nuk kam mundur ta bind që të tërhiqet prejkësaj.

Edhe unë jam shëruar pas tërë kësaj. Kam qenë në Spitalin e neu-ropsikiatrisë në Mitrovicë. Po pi barna për nerva. Kur më kanë lajmëruar atamua, se ai nuk është gjallë më unë jam nisur për Beograd që ta identifikoj...Fare nuk mundem të vij në vete... Kur e kam parë ai fare nuk ka pasur sy.Ka qenë krejt i sakatuar. Në trup ia kishin vizatuar një trëndafil... Nuk mun-dem... Aty ia kishin vizatuar një trëndafil... Nuk mundem më...

Unë nuk kam shtëpi të vërtetë. Unë kam një kasolle përdhese, nësee dini çfarë është kasollja përdhese, ajo - toka e gropuar. Bija ime çdo herëmë thotë: "Nënë, sikur të ishte babai gjallë tani, ne nuk do të jetonim kësh-tu". Sepse ai kur ka qenë gjallë, unë kurrë në jetë nuk kam lypur. Atëherëajo më thotë: "Sikur të ishte babai gjallë ne fare nuk do të mundoheshimkështu". Unë mundohem sa mundem që ata të mos e ndjejnë. Nuk është kyproblem. Duke lypuer unë atyre do t'ua siguroj dhjetë dinarë për bukë dhepër qumësht. Ky i vogli ende është në gji, i madhi i ka dy vjet e gjysmë. Unëe kam aq vështirë, saqë nuk di çfarë të bëj me jetën time. Unë kam ardhurnë situatë që të dal e të vras veten.

("Periudha e arsyes" 1994)

156

Ik, largoji fëmijtë*

Të dish, atëherë më kanë sjellë në thesin e të të vdekurve. Ah, pseZoti nuk më mori atëherë, po si duket nuk merr edhe ai gjithçka. Por ndosh-ta është më mirë. Kush do të më kujdesej për Jankun, tani? Ai i ka vetëm 15vjet dhe është fëmijë shumë i mirë. Atëherë në spital nuk kam mundur takuptoj se Mira ime ka vdekur.

Unë jetoj në Bioshqë. Ky fshat është te Ilijashi. Ilijashi është nënkodra, në kodër janë vijat e serbëve. Më njëzet e tetë dhjetor të vitit 1992myslimanët janë nisur nga qyteti Visoko dhe i kanë shpërthyer vijat. Tërënatën kanë shtënë me armë. Nuk e kemi ditur se myslimanët i kanë zënëpozitat. Në mëngjes rreth orës gjashtë e gjysmë kam dalë në ballkon. Epashë se po gjuajnë, fëmijtë flenin, babai kishte zënë pozitën. Tërë plumbatkishin rënë para ballkonit tonë. Nëna e cila natyrisht ishte zgjuar nga gjumimë tha: "Ik vajzë nga ballkoni, se do të të qëllojnë. "Kur kam shikuar përbal-lë shtëpisë sonë, kam pasuar çfarë të shoh, myslimanët. I kishin uniformat enjëjta si tonat, vetëm zambakoret i kishin në mëngë. Bërtisnin, shanin dhe ibinin diçkafit. Kështu veprojnë ata gjithnjë kur pushtojnë. Ua q... Aty ka qenëedhe tezja ime. Ajo na tha: "Merrni gjërat e nevojshme, zgjoni fëmijtë e tëikim." O Zot i Madh, kur e kam zgjuar Mirën time, Jankun. I thashë: "Biri imvishu mirë, ndihmoji motrës, vishuni me rroba të trasha, duhet të ikim."

Mira ime nuk kuptonte asgjë. Çfarë di fëmija çfarë është lufta. O Zot,vetëm kur më kujtohet. Mira tërë kohën ka qarë. Nuk ka mundur as të hajë.E pyetsha: "Bija ime a të të përgatit diçka nëna?" "Jo mëmë. Vetëm ti rri afërmeje, qëndro këtu". U nisëm në drejtim të shtëpisë së tezes. Të gjithë kishinikur. Tërë fshati ishte nisur në të njëjtën rrugë në drejtim të strehimores. Iaq... nënën edhe atij që e ndërtoi aq poshtë. Thua se nuk kemi mundur ta ndër-tojnë/gropojmë atë strehimore në fshatin tonë. Të gjitha kolonat arritën tëshmangen, vetëm e jona, e fundit pësoi. Nëna, unë, Mira ime, Janko dhe tezja,vrapuam. Vrapuam, vrapuam e pastaj u ulëm galuç, shikuam anash e pastajvrapuam përsëri. Nuk kemi guxuar as të vrapojmë lirisht, sepse kishte grana-ta dhe breshëri plumbash. Binin para dhe pas nesh, kurse ne ishim në rrugë.Tezja u fsheh në hendekun pranë rruge. I thashë: "Nuk mund të fshihem,çfarë të bëj me fëmijtë?" Atëherë ajo më tha: "Tani do të të ndihmoj unë."

Dhe sapo që i ka thënë këto fjalë, nënën e qëlluan plumbat. Ajo bër-titi: "Rado, ik, largoji fëmijtë! Të gjithëve do të na vrasin, mua më qëlluan."Tezja kërceu t'i ndihmojë dhe e ndërpreu breshëria e plumbave. Pas kësajnuk jetoi as tri ditë. Unë më nuk dija se nga të sillem. Kudo gjak rreth nesh.Vetëm e kam ditur se fëmijtë duhet t'i strehoj si të mundem dhe si të di? Ipërqafova unë ata dhe i detyrova të zvarriten nëpër tokë para meje, kur edhemua më qëlloi diçka në këmbë. Nuk e kam ndjerë dhembjen, vetëm m'umpinë këmbët. Ndjeva diçka të nxehtë dhe e pashë gjakun e kuq si trëndafili

157

* titulli i red.

i cili derdhej. Vinte aroma e gjakut kështu e rëndë dhe e ngjitshme.Përpiqesha të mbledh veten, t'i strehoj fëmijtë: I kam bërtitur

Jankut: "Janko, biri im, ruaje motrën." Kur Mira ime e pa tha: "Nënë, po typo rrjedh gjaku!" Dhe ajo është mundur të kthehet, nuk e ka ngritur kokënas 20 centimetra nga asfalti, vetëm të shikoj ku jam plagosur, kur në ballë ekanë goditur plumbat dhe koka i ka rënë në gjoks të Jankut. Çdo gjë u zhvil-lua para syve dhe unë përnjëherë u ngriva. Përnjëherë e pashë kokën e sajdhe xhaketën e Jankut të përgjakur, sikur dikush të kishte derdhur gjak. Upërpoqa të mbyll sytë. Përsëri t'i hap, mendova se kjo ende nuk është evërtetë, por gjithnjë ishte ajo pamje e njëjtë - koka e saj e shkapërderdhurnë gjoksin e tij. Nuk di sa kohë kam shikuar ashtu dhe jam dridhur.

Derisa britma e Jankut më ndërpreu: "Nënë, na e vranë motrën!",Jo bir, jo. Vetëm ti zvarritu përtokë. "Po nënë, shikoje." O nëna ime, çfarë tëbëj tani? Sikur të mundem ta shpëtoj Jankun, por nuk mundem sepse jam eplagosur. Granatat binin, plumbat fishkëllonin. I thashë Jankut: "Lëshoje, bir,kokën e motrës, zvarritu ngadalë dhe ik, por mos u ngrit në këmbë vetëmzvarritu. "Jo nënë, nëse ty të vrasin, do të kërcej të më vrasin edhe mua."."Jo bir, vetëm ti zvarritu për tokë", e binda unë atë, por ai u ngrit dhe vrapoi.Unë mundohesha ta thërras, por nuk kisha forcë. Derisa ai vrapoi nuk gjua-jtën me armë ose unë nuk dëgjova. Ndoshta kanë mbetur pa municion, kushe di, vetëm e kam dëgjuar atë duke bërtitur: "Gjallë jam nënë, u strehova."Dhashtë Zoti të jetë ashtu. Atëherë unë e mjera kisha frikë për Mirën time.Mendoja se ende është e gjallë, edhe pse e pashë se ia kanë shkapërder-dhur kokën. Dëgjova se po vjen një autoblindë. Thashë, tani do të ma shke-lin fëmijën në mes të rrugës, më duhet ta largoj. U mundova që ta largojvetëm pak nga rruga, por nuk munda të ngritem - i kisha këmbët e plago-sura. Disi u zvarrita, e kapa nën sqetull dhe për këmbë u ngrita në gjunj, nukmë dhemb asgjë, nuk ndjejë asgjë. Nuk di sa ka zgjatur kjo. Oh nëna ime,sapo që jam zvarritur deri në skaj të rrugës, diçka më preu në bark. Por nuke lëshova Mirën time. E shtyra anash, u ktheva dhe e pashë që zorrët kanëfilluar të më dalin. I shtyva poshtë me dorë dhe u shtriva në asfalt. Thashëpër veten... le të pëlcas.

E vetmja gjë që më kujtohet është se ka arritur autoblina dhe na kambledhur atëherë nëpër rrugë. Nuk e kam ditur se është e jona. Mirën timee kanë dërguar në mortore. Mua në spitalin e Ilijashit, e pastaj në Pale ku përherë të parë më kanë operuar. Këtu unë e kam përjetuar vdekjen klinike dhekrizën e nervave, çdo gjë për një natë. Pastaj me helikopter më kanë trans-feruar në Spitalin Mjekësoro-Ushtarak, e pastaj edhe në Spitalin DragishaMisheviq, ku më kanë bërë gjashtë operacione dhe kështu mbijetova.

Po të them, vëlla, nuk e do Zoti secilin. Vetëm sikur të mos më vdistevajza. Nënën e kam pasur të plagosur, vetëm plagën tejshkuese. Shpejtështë rikëndellur, por tani po ecën më ngadalë. I ati im atëherë krejtësisht kaluajtur mendsh. Për fat, Zoti më ruajti Jankun. Vetëm të ndërpritet lufta eshkretë, dhe Zoti të ma ruaj Jankun.

("Periudha e arsyes" 1998)

158

Rrëfimi im

Vitet e luftës, mendoj si data nuk i mbaj. E di shumë mirë kur çkaka ndodhur, por cilin vit dhe datë mos më pyet.

Më kujtohet mirë se ka qenë dimër dhe që uria me të madhe katrokitur në derën e familjes sime tek e fundit si edhe në dyert e shumëbanorëve të Gorazhdecit. Për të siguruar disi një kilogram bukë bashkëshortiim Feridi ka shkuar të punojë te disa njerëz të cilët ia kanë paguar mëditjetme miell dhe kjo ka qenë pak, një grusht miell për tërë ditën ose i kanëdhënë raki meqenëse e kanë ditur dashurinë e tij për këtë pije. E kishashumë vështirë t'i shikoj fëmijtë të cilët sapo errësohej shkonin në shtratduke u munduar në këtë mënyrë që ta mashtrojnë urinë. Hanim vetëm njëherë në ditë dhe këtë fasule me një rriskë buke të hollë.

Një ditë kemi vendosur të shkojmë në Grebak. Deri atëherë shumëështë folur se kjo është rrugë e rrezikshme, se si mund të ngrihemi, se sinjerëzve po u humbin gjurmët dhe se si po i zënë robër çetnikët, ose së pakuashtu siç njerëzit janë jonjerëz dhe si nuk duan të të ndihmojnë kur bie nëbaltë përmes së cilës kanë kaluar para teje me qindra njerëz. Jam frikësuarnga këto rrëfime por edhe kam shpresuar se kjo nuk është gjë aq etmerrshme. Kur u kam thënë fëmijëve se dua, domethënë se më duhet tëshkoj në Grebak, nuk kanë dashur as të dëgjojnë por kanë vendosur të nisenedhe ata me mua duke menduar se kështu do të jemi më të sigurt dhe mëmirë do të kujdesemi për njëri tjetrin. Feridi nuk ka dashur të mbetet anashpor ka thënë se nëse është e shkruar që në Grebak të vdesim të gjithë osetë ngrihemi po shkojmë të gjithë.

Ashtu edhe ndodhi.Zbardhi edhe ajo ditë. Diku rreth orës katër e gjysmë të mëngjesit

ne të katërt kemi dalë nga shtëpia dhe asnjëherë nuk e kemi kthyer kokën,na kanë thënë që nëse e kthen kokën prapa kjo të sjellë prapësi - ters.Tmerrësisht ka qenë ftohtë. Na është dashur të vishemi mirë meqenëse njëpjesë të rrugës e kemi kaluar në kamionë të hapur. Në vendin e takimit ështëformuar kolona e gjatë mbi tre kilometra. Njeri pas njeriu, grua pas gruaje,fëmijë pas fëmije. Këmbë pas këmbe. Kur jemi afruar afër pozitave të çet-nikëve është përshpëritur që të heshtim. Gjatë rrugës kemi hasur në plaka tërraskapitura të cilat nuk kanë mundur as të shkojnë më tutje, fëmijtë janëpërpjekur t'i ngrisin, por edhe ato i kanë lutur që t'i lënë të vdesin aty sepsenuk munden më. Ndonjërin prej tyre e ka zënë gjumi në kolonë dhe vetëmnga rreshti është ndarë duke shkuar në ndonjë rrugë të vet. Unë çdo momentkam pasur kujdes. Fëmijtë nuk i kam nxituar por i kam lutur të mos flejnë,

159

të mbahemi njëri për tjetrin. Valixhet të cilat i kemi marrë për t'i mbushur memiell, edhe pse kanë qenë boshe kanë qenë tmerrësisht të rënda, njëqindherë më ka rënë ndërmend t'i hedh e pastaj ia marrsha Melihës ose Mirsaditqë t'ua lehtësojë pakëz atyre. Edhe Feridi vepronte kështu.

Në një fushë na kanë thënë të pushojmë sepse na pret një ngritje emadhe dhe e rëndë. Mirsadin tim sapo që e ka prekur borën dhe është ulure ka zënë gjumi. Melihën gjithashtu. Unë jam përpjekur t'i mbaj të zgjuarsepse e kam ditur se çfarë do të thotë të flejnë në borë. Ata më kanë lutur,të lutem nënë lërmë vetëm pak, vetëm të mbyll sytë, nuk po fle vetëm po imbyll sytë, lërmë të pushoj. Zemra donte të më pëlcas. I kam shtyrë, i kamftohur me borë, i kam thirrur. Nganjëherë kisha sukses por nganjëherë ndon-jërin prej tyre e kishte zënë gjumi, gërhiste.

Kur kanë urdhëruar të nisemi, të gjithë ata të cilët i kishte zënëgjumi kanë mbetur të flenë në borë, njerëzit vetëm pa fjalë kanë kaluarpranë tyre, nëse ndokë e njihnin përpiqeshin ta zgjojnë, por u duhej të vazh-dojnë më tutje sepse kolona ecte, nuk kishin kohë për të pritur.

Mendoj se atë natë janë ngrirë në borë më shumë se pesë njerëz.Kur kemi arritur në Grebak e kemi gjetur në stallë gjysmëboshe, jemi

shtrirë nëpër dysheme dhe kemi fjetur. Më në fund edhe unë kam mundur tëpushoj.

Pas tri orësh pushim i kemi mbushur thasët me miell dhe i kemi hed-hur në shpinë dhe përsëri jemi kthyer në të njëjtën rrugë për në shtëpi. Kthimi ka qenë shumë më i vështirë sepse tani kemi qenë të ngarkuar. Shpinana dhembte sepse kurrsesi nuk mundnim të rregullonim të shkretat valixhetë mos na vrasin në shpinë, fëmijtë i banin të vetat, kishin vështirësi por nukankoheshin. Vetëm Mirso më ka thënë, nënë kur të kthehemi në Gorazhdëmë gatuaj një bukë të madhe dhe vetë do ta ha.

Ashtu edhe ndodhi.

Rrëfmin e tregoi Magbula Dizdareviq nga Gorazhda,e shënoji Vesna Kuluh, 2007.

(publikohet për herë të parë)

160

Rrëfimi i fëmijëve

Atëherë i kam pasur 14 vjet. Ka qenë ky viti 1994. Mirë më kujto-het... dimri ka qenë shumë i bukur. Janari... Më së shumti i kam dashurmbrëmjet e asaj periudhe shumë të bukur dimërore. U jam gëzuar takimeveme miqtë. Disi atëherë të gjithë e kemi dashur shumë më tepër njëri tjetrin.Kjo na ka ndihmuar që të kalojmë më lehtë kohën gjatë luftës. Të cilën ështëdashur ta kalojmë...

Granatat, vrasjet, plagosjet, përdhunimet, të ikurit, bujtjet nëbodrum, humbjen e kontakteve me anëtarët më të afërt të familjes të cilëtnuk kanë qenë më larg se 5 kilometra, pritja e babait nga vija e luftimit, bren-ga për nënën, vëllain sipas mënyrës sime... të gjitha janë këto gjëra me tëcilat unë jam rritur. Natyra ime e kthjellët më ka mbajtur dhe më ka ndih-muar të mbijetojë, tek e fundit si edhe sot.

Nga të gjitha të këqiat të cilat më kanë ndodhur mua dhe të cilatkanë ndodhur rreth meje më së shumti e mbaj mend atë dimër. Kemi qenëtë uritur. Përnjëherë ka pushuar ndarja e ndihmës humanitare, të gjitha edherezervat e fundit janë harxhuar, nuk kemi pasur më ku t'i marrim. As bar nukka pasur, është zhdukur nën borë; ka qenë dimër i madh dhe i ashpër.

Babai ka qenë në vijë të luftës, e kanë dërguar në Treskavicë dhepikërisht në atë periudhë disi është ndalur më shumë se sa zakonisht. Nështëpi, saktësisht në bodrum, me gratë dhe me fëmijtë tjerë kemi mbeturvëllai, nëna dhe unë. Vëllai i ka pasur 12 vjet. Shtatë ditë pa pushuar kemingrënë vetëm oriz të zier. Nuk më kujtohet në çka e kemi zier, mendoj se shu-mica këtë e kanë bërë pikërisht në borën e shkrirë. Dhe nuk e shoh pse tëmos e kemi bërë edhe ne këtë?

E vetmja gjë nga razervat që kemi pasur kanë qenë sapunët e pop-ullarizuar "kabash". Po ku t'i hamë ata?

Krejtësisht rastësisht, nënën, edhe ashtu të dobët, të rraskapitur portë guximshme, e ka pyetur një mike jo aq e afërt:

"Djalin e ke ende të vogël, a do ta lëshosh vajzën që të niset me mua?" "Ku?" e ka pyetur nëna. "Në Pazariq," është përgjigjur gruaja. "Atje është vëllai im dhe ata

kanë patate, por nuk kanë sapuna. Për një sapun mundesh të fitosh 1 kgpatate. Sa sapuna i keni?"

Nëna ime ka arritur t'i gjej 10 sapuna në shtëpi. Nuk ka pasur zgjed-hje tjetër por të më dërgoj, ashtu të uritur, të ec me këmbë malin e Igmanitderi në Pazariq.

U nisëm herët në mëngjes dhe u ngjithëm lart e më lart. Isha eshqetësuar, e përfrikësuar, por edhe e brengosur se si do ta kem pa vendintim, nënën, vëllain dhe popullin të duroj madje disa ditë. Kjo ishte hera eparë që kisha shkuar dikund gjatë luftës. Kjo ishte shumë më ndryshe se satë ndenjurit ulur në bodrum. Në një valixhe ushtarake në shpinë nëna m'i vurisapunat dhe u nisëm. Atë ditë unë i ndreqa edhe flokët kaçurrele, sikur tëdalë me shoqet e jo të marrë një rrugë aq të largët. Pak edhe u rregullova.

161

Nuk më erdhi vështirë as që ngjitem lart, edhe pse çdo pjesë e trupit mëdhembte dhe mezi ngjitesha përpjetë malit.

Tërë kohën na është dashur të nxitojmë sepse na shihnin nga kodratpërredh dhe mundeshin të na gjuajnë. Atëherë e kuptova se instikti për tëmbijetuar i mund të gjitha frikat. Ecëm pa pushuar fare. Mua më është dukurse kurrë nuk do të arrijmë. Kur më në fund kemi arritur në mbrëmje, e kamgjetur ushqimin më të mirë në botë te vëllai i mikeshës së nënës. Atë mbrëm-je hëngra darkë si e çmendur, por më vinte keq sepse nëna dhe vëllai nukishin aty. Të nesërmen na është dashur të nisemi më tutje. Më kujtohet semezi u ngrita nga dhembjet që i ndjeja në trup. E dija se na pret një rrugë egjatë por kisha frikë se edhe nuk do të mundemi menjëherë që me sukses tëzëvendësojmë mallin të cilin e kishim. Në një moment e kam pyetur veten:"A jam unë matrapaze? E tillë nuk dua të bëhem." Por pastaj e kam ngushël-luar veten se unë nuk jam matrapaze por vetëm dikush që dëshiron t'i ndih-mojë nënës dhe vëllait të vet të mbijetojnë. Kjo më ka mbajtur.

Unë kisha fat të madh dhe menjëherë në shtëpinë e parë, ku jetontenjë plak i vjetër, i ndërrova të gjithë sapunët. Atij gjyshit i vinte keq prej mejedhe në vend që të më japë 10 kg patate më dha 16 kilogramë. Unë e luta qëtë më jap më pak sepse unë e kam vështirë që t'i baj. Ai qau dhe më luti qët'i marr. Unë atëherë nuk e kam ditur pse po qan, por edhe unë kam dashurtë qaj dhe e kam lutur që të më zvogëlojë barrën.

Unë punën time menjëherë e mbarova. Njerëzit tjerë nuk patënshumë fat kështu që na është dashur edhe katër ditët e ardhshme të kalo-jmë duke ecur. Unë valixhen time tepër të rëndë e mbaja tërë kohën nëshpinë. Më ka vrarë aq shumë në shpinë saqë mendoj se i kam tejkaluar tëgjithë kufijtë e durueshmërisë. Unë i kam fshehur lotët, kam qarë por edhemë tutje e kam bajtur valixhen. Krenaria ime nuk më lejonte që t’ia lejojndokujt të më ndihmoj edhe pse më pyesnin. "Jo, unë këtë mundem", kamthënë gjë që edhe sot sillem kështu.

Momenti më i mirë në jetën time ka qenë kur jam nisur prapa përt'u kthyer në shtëpi. Disi më duket se jam kthyer shpejt. Nuk kam pasur frikëprej asgjëje. As zbritjes përmes atij malit të njëjtë.

"Le të më shohin, le të më gjuajnë, së paku patatet i kanë arriturnënës dhe vëllait. Dikush do t'ua dërgojë nëse më ndodh diçka".

Ata më kanë pritur në dritare, kishin qenë disi edhe më të dobët dhemë të holluar nga shëndeti. U gëzuan tepër shumë kur më panë. Shumëkrenare ua dhashë patatet (për të cilat më vonë na kanë dhënë mjaft miell)dhe po atë mbrëmje pa e marrë parasysh inflamacionin e muskujve dhe lod-hjen, dola jashtë dhe u shoqërova me miqtë sikur kurrë asgjë nuk të moskishte ndodhur.

Tërë luftën e kalova në Hrasnicë pranë Sarajevës. I kam pasur 12vjet kur filloi dhe 16 kur përfundoi lufta. Fatbardhësisht gjatë luftës nuk ekam humbur askë nga anëtarët e familjes por megjithatë mjaft kam humbursi edhe të gjithë të tjerët.

Tamara Mishkoviq, 2007

(publikohet për herë të parë)

162

Qytet të cilit nuk ia japin të vërtetën

Mostarin e kam braktisur me ndihmën e miqve të mi kroatë dhemyslimanë, të cilët kanë dashur të më ndihmojnë që të mbijetojë,përndryshe, ata tetë muaj atje... Qoftë të më kenë sjellë ushqim, qoftë të mëkenë ofruar ndonjë mbrojtje aq sa ata kanë mundur, por sidoqoftë ata këtëe kanë bërë thjeshtë për shkak të të gjitha atyre viteve të cilat i kemi kaluarpara kësaj dhe kurrë nuk e kam ndjerë se ata më shikojnë më ndryshe përshkak të tërë asaj që ka ndodhur në Mostar. Edhe pse disa prej tyre i kanëhumbur anëtarët e afërt të familjes, edhe pse në familjet e tyre kanë ndod-hur edhe përdhunime, ua kanë djegur shtëpitë, ata, thjeshtë, mua nuk mëkanë shikuar si dikush që është fajtor.

Prandaj unë sot këtu - në situatën në të cilën unë më nuk e kamshtëpinë time, në të cilën unë nuk jam e sigurt a do të kthehem më, dhe aekziston ajo e kaluar në të cilën unë kam jetuar dikur, por ardhmëria - përardhmërinë as që guxoj të mendoj. Unë gjithashtu nuk e gjykoj asnjë popullpër atë që më ka ndodhur. Thjeshtë, nuk ndjej urrejtje ndaj asnjërit prej pop-ujve. Unë mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë një ditë se edhe të mirënedhe të keqen e kanë bërë disa persona të caktuar.

Në periudhën e parë, kur arrita këtu në Serbi, për shkak se nukdesha kurrë të them atë që ndoshta këtu do të më rriste imazhin, se kroatëtdhe myslimanët janë popull gjenocid, kurse të gjithë serbët naivë dhe tëpafajshëm, unë fillimisht e hasa në një mur njëmend të madh rreth vetes.Për këtë e ndjeva veten jashtëzakonisht keq. Në atë periudhë, kur i dëgjojalajmet dhe kur i lexoja gazetat të cilat kisha mundësi t'i siguroj, thjeshtë,mendova se këtu askush kurrë nuk dëshiron ta pranojë të vërteten. Më vonë,kur u njoha edhe me disa mikesha të miat, natyrisht, këtu para se gjithashëjanë Gratë në të Zeza, dhe disa njerëz të cilët punojnë këtu për atë që tëdëgjohet e vërteta, unë tani ndjehem shumë më mirë. Tani e kam një rrethmiqsh dhe fare nuk mendoj si atëherë në atë takimin e parë me Beogradin,se Beogradi është një qytet i cili nuk e do të vërtetën. Beogradi është qytettë cilit nuk po ia japin të vërteten.

("Periudha e arsyes" 1994)

163

Ankthi i natës

Kur kam vendosur të shkruaj për përvojën time gjatë luftës, kambesuar se do të përqendrohem në disa ngjarje konkrete. Tani, kur jam ulurtë shkruaj, përkujtimet po më rrjedhin. Aq janë të gjalla dhe aq janë tëdhembshme. Paraqitet frika, ajo frikë, e cila gjatë tërë luftës më ka detyruarvazhdimisht të jem në lëvizje. Frika, urrejtja, pamundësia. Të gjitha këto sibombë e kurdisur, kanë qenë në mua. Në të njëjtën kohë jam frikësuar poredhe kam urrejtur. Jam frikësuar dhe i kam urrejtur të gjithë ata të cilët nuki shoh, të gjithë ata të cilët janë larguar nga Zenica, sepse çdo largim më kabërë më të vetmuar dhe më të pasigurt. Një kohë të gjatë më është dashurtë kuptoj se urrejtja ime nuk është e orientuar ndaj askujt konkretisht, se ajoështë shprehje e pamundësisë sime, mosbesimit se kjo po ndodh, mosbesi-mi se po na fusin në disa korniza kombëtare, se për shkak të kësaj po vriten,se dikush mundet të më urrej dhe se dikush mundet të frikësohet për shkaktë meje vetëm për shkak se unë jam Naira - myslimane.

Kur e kam kuptuar këtë, urrejtja ime është shndërruar në përkrahjetë njerëzve tjerë, e vetvetiu edhe të vetvetes.

Gjatë luftës kam jetuar në pjesën e qytetit, i cili, kryesisht ështëgranatuar. Ka qenë ky ndërtim i vjetër, krejtësisht i pasigurt dhe ipadëshirueshëm për kushte lufte. Pa bodrume, pa pllakë, pa asnjë mur tëdyfishtë... tërë kjo e ka përforucuar përshtypjen time të pamundësisë.Granatimi nuk ka qenë intensiv, por gati për çdo ditë. I hidhnin vetëm disagranata, vetëm aq sa të ndjehemi të pasigurt, meqenëse e dinin se pasiguriae çmend njeriun. Kjo ka qenë luajtje me nerva. E bija ime Meliha i ka qenë6 vjeç. Si edhe çdo fëmijë i moshës së saj, ka pasur nevojë për lojë. Ku?Pyetje e përhershme! Ta lëshosh jashtë ose ta mbash brenda në shtëpi.Çfarëdo që vendosesha, isha e pakënaqur.

Viti 1993. Vit i bllokimit. Pa rrymë elektrike, pa ujë dhe pa ushqim.E bija ime fillon në shkollë. Kjo ka qenë dita më e tmerrshme në jetën time.Dihet se është gjë e natyrshme që njeriu të dëshirojë që fëmijtë t'i kenëkushtet më të mira se që i ka ai. Bija ime nuk i ka pasur as përafërsishtkushtet e ngjashme çfarë kanë qenë të miat. Më kujtohet dita ime e parë eshkollës. Nëna e ime ka qenë e veshur me një kostum të ri, të gjelbërt. Unëkam qenë e veshur me rroba të reja, me bishtalec. Mësuesja ime ka pasurflokë të rregulluar. Më kujtohet ajo atmosferë solemne. Ashtu kam qenëkrenare që kam filluar të shkoj në shkollë. Aq kam qenë e lumtur. Ajo ka qenënjë ndër ditët më të rëndësishme në jetën time. Me dëshirë e kujtoj.

Nisja e Melihës në shkollë më ka mbushur përplot hidhërim. Kamqarë. Në vend të atmosferës me lule - ngërç. A do të prononcohet sirena përrrezik të përgjithshëm? Melihës ia kam blerë çantën e librave në treg. Mirëështë edhe se patëm fat ta blejmë! Vajza duhet të shkojë në shkollë, por nukka këpucë. Dyqanet janë tmerrësisht të zbrazëta, vetëm nga ndonjë artikull.Tërë ditën kam shkuar nëpër dyqane me këpucë, duke kërkuar numër 33. Më

164

në fund në dyqanin e këpucëve Beograd (çfarë ironie!) i gjeta çizmet egomës pa astar. Numër 34. Fakti që nuk kanë astar nuk paraqet problem, letë mbathë çorapë leshi. Kam qenë aq e lumtur gjë i kam gjetur. Kur ia kamdhënë të hollat shitëses dhe kur më ka thënë se nuk mundet të paguajë,sepse nuk ka të imëta, më ka kapur paniku. Çfarë të bëj nëse vjen i blenndokush këto çizme të vetme?! Si do të shkojë Meliha në shkollë? Jam ulurdhe kam pritur, kam pritur, gjithnjë derisa nuk është paraqitur një shitëstjetër dhe i ka sjellë të hollat e imëta. Më në fund i kam pasur në dorë këtoçizme gome numër 34 dhe kam qenë e lumtur! Ai vit ka qenë çmendinë evërtetë. Më shumë nxënësit kanë qenë në bodrum, se sa në mësim, por gjëjame rëndësi është që mbijetuan.

Pranvera e vitit 1994, definitivisht zhbllokimi i Zenicës dhe fundi ikonfliktit të Armatës së BeH dhe KKM. I kemi miqtë në Zhepçë, rreth 40 kmnga Zenica. Në Zenicë ka qenë Armata e BeH, në Zhepçë edhe KKM. Ne jemimyslimanë, ata kroatë. Kur kanë filluar konfliktet, janë ndërprerë lidhjet tele-fonike dhe nuk kemi pasur kurrfarë informatash prej tyre. E atëherë, njëditë,në valë të konflikteve, arriti mesazhi përmes radioamatorëve. Lajmërojnëse janë të gjallë. Duan të dinë si jemi ne. Kam qenë aq e lumtur që janëlajmëruar, që mendojnë për ne. Kjo ka qenë dëshmi e miqësisë sonë.

Pas pushimit të konflikteve është nisur konvoji i parë nga Zhepça përZenicë nën patronatin e kishës katolike. Në krye ka qenë fra Stipani. Ai njeriaq shumë ka bërë për Zenicën. Njerëzit e kanë dashur dhe e kanë respektu-ar. E kanë quajtur fra Sulo. Nga Zhepça kanë arritur pakot. I kanë përgatiturmiqtë dhe farefisët. Në mbrëmje, rreth orës 21, derisa qëndronim ashtu parrymë elektrike dhe e thithnimu aromën e qiriut, na kanë ftuar nga drejtoriae Zhupës. Na thanë që edhe për ne ka aritur paketa nga Zhepça. E kam pran-uar këtë si lajmin më normal. Kam shkuar në shtrat, por nuk kam mundur tëfle. Jam rrotulluar, jam kthyer herë në njërin krah herë në krahun tjetër dheatëherë me zë kam thënë se jam duke menduar për këtë paket. Paketa kaqenë shenjë se dikush mendon në mua, në ne. Aq herë e kam pasur për-shtypjen se na kanë harruar të gjithë, se më askush nuk brengoset për ne.Dhe atëherë kur merr çfarëdo dëshmie se për dikë je i rëndësishëm, se men-don në ty, kjo të japë vullnet të kërkosh kuptimin e jetës, veçanërisht nëluftë...

Kemi shkuar në drejtorinë e Zhupës në orën tetë e tridhjetë, edhepse na kanë thënë të shkojmë rreth orës 11,00. Thjeshtë nuk kemi mundurtë presim. E kemi marrë paketën dhe me nxitim kemi shkuar në shtëpi, kuna ka pritur vajza ime e vogël. Kur e ka hapur paketën, në krye kemi parëpashteta dhe çokollata. Një çokollatë ka qenë e hapur. Pastaj mikesha më kathënë se për këtë konvoj ka mësuar papritmas dhe që i kanë pasur vetëmdisa orë që ta dorëzojnë paketën, ashtu që e kanë hedhur atë që e kanëpasur në shtëpi, madje edhe çokollatën e hapur. Kur Meliha e ka parëpashtetën dhe çokollatën, për të cilat qëmoti kishte harruar se ekzistojnë, kafilluar të qajë. Ka filluar të dënesë. Kjo gjë nuk mund të përshkruhet. Edhetani kur shkruaj, e dëgjoj të dënesurit e saj dhe i shoh lotët e saj. Miell, vaj,

165

sheqer, oriz dhe nganjëherë djathë, ky ka qenë ushqimi kryesor gjatë luftës,të tjerat gjëra vetëm kanë mundur t'i paramendojmë.

Atë vit arrita të shkoj deri te ata, për Pashkë. Udhëtimi i cili zgjat 40minutë, zgjati disa orë. Kontrollimet, verifikimi i letrave... Një pjesë me auto-bus, një pjesë të rrugës me këmbë... Por kur e kam parë! E pabesueshme"Sikur dje të kishim qenë së bashku, e jo që ka kaluar një vit. Kemi ndenjurnë kuzhinën e saj, dhe duke pirë kafe kemi biseduar, siç kemi vepruar gjith-një më herët. Në një moment e kam kuptuar se midis saj dhe meje nuk kandryshuar asgjë, vetëm kemi biseduar për gjërat tjera. Bisedat i kemi pasurtë ndryshme, por raporti ynë ka mbetur i njëjtë. Kjo është ajo që më ka bërëtë lumtur. Më nuk kemi folur për fëmijtë, për fakultetin, rregullimin eshtëpisë, kemi biseduar për atë që kemi përjetuar në luftë. Kjo për mua kaqenë dëshmi se miqësinë e vërtetë nuk mundet ta zhdukë asgjë. E kamndjerë lumturinë e pakufishme. Kam pasur përshtypjen e lirisë, sepse kammundur të shkoj e t'i vizitoj miqtë e mi.

Gjatë luftës kam punuar në Qendrën për Gra NPA. Kam punuar mefëmijët e moshës parashkollore dhe njëkohësisht jam aftësuar për dhënien epërkrahjes psiko-sociale. Vitin 1995 e ka shënuar rënia e Zhepës dhe eSrebrenicës. Një pjesë prej tyre, ata të cilët kanë pasura fat të dalin ngaSrebrencia, është dashur të vijnë në Zenicë, përkohësisht. Në hyrje-dalje tëqytetit, është ndërtuar qendra pritëse, në fakt, është bërë lagja e tendave.Ka qenë e rrethuar, që njerëzit të mbrohen nga gazetarët dhe nga kur-reshtarët tjerë. Gazetarët kishin arritur nga të gjitha anët dhe i pritnin auto-busët. Grupi ynë nga Qendra për gra është dashur të ndihmojë me rastin evendosjes në tenda, dhe të ofrojnë ndihmën e parë psikologjike.

Në qendrën pritëse kemi arritur në mesditë. Mendova a të pi ndon-jë tabletë për qetësim, por një kolege më tha se dëshiron që të gjitha t'i për-jetojë. Kam menduar që ka të drejtë. Njëmend, këtë duhet përjetuar...

Në fillim kam qenë mjaft nervoze, e pastaj kemi filluar me shakatë.Ky ka qenë humor i zi, sa që nuk ka si të jetë më i zi. Kjo ka qenë mënyrajonë e mbrojtjes. Kemi pritur. Orët kanë kaluar. Ka ardhur nata, kurse ngaautobusi nuk kishim kurrfarë gjurme. Na kanë sygjeruar, çfarë do të duhej, eçfarë nuk do të duhej të bëjmë, kur ata të arrijnë. Na thanë që duhet të jemitë përgatitur për të gjtiha reagimet e mundshme të këtyre njerëzve. Ka fillu-ar të frikësohemi. Secili prej nesh është dashur të hyjë në autobus?! Çka t'uthemi? Mirëseerdhët në Zenicë!? Çfarë ironie! Po, çka kemi për t'u thënë? Kjopyetje më jehonte në kokë. E rraskapitur, e frikësuar, e humbur, për një çastmë ka zënë gjumi. Më kanë zgjuar. Kishte kaluar mesnata, autobusët kishinarritur. Shiheshin kamerat rreth hyrjes në qendrën e pritjes.

Unë është dashur të hyj në autobusin e parë. Nuk kam qenë evetëdijshme se më kanë kapur të dridhurat. Këtë ma ka thënë të nesërmenkolegia ime. Më tha se e tëra jam dridhur. E kam lutur dikë, fare nuk di kë,që me mua të hyjë dhe të qëndrojë pas shpinës sime, që së paku të ndje-hem e sigurt. Kam hyrë dhe i kam shikuar. Janë dukur aq të rraskapitur, tëdërmuar, të pajetë. Vetëm pleq, fëmijë dhe gra. Sikur të mos kishin pasur jetë

166

në to. Bëra selamet. Kjo më ka rënë në mend. Vetëm më kanë shikuar dhee kanë lëshuar kokën. U kam thënë se do t'u ndihmojë rreth vendosjes.Përsëri asgjë. Për çudi, autobusi ka qenë plot, por në të ka mbizotëruar njëqetësi fantazme.

Njerëzit shumë shpejt janë vendosur në tendat e veta. Disa kanëkërkuar bonbona për qetësim. Disa kanë bërë abdest për t'u falur. Disa janëu lur para tendave dhe kanë shikuar pafjalë. Një plak e kishte humburbashkëshorten, kështu që e kemi kërkuar. Një njeri kishte dhembje në xhoksdhe kishte filluar të dridhet. Kam vrapuar që të ftoj mjekun. Kur jemi kthyer,e kam parë se katër veta po e bajnë. Njëri për njërën dorë, tjetri për tjetrën,i treti për njërën këmbë, i katërti për tjetrën. Sikur të banin thasin, e jo njeri-un. Ai dridhej. E kanë lëshuar në tokë. Njeriu dha shpirt. Ka ardhur të vdesënë Zenicë! Ky ka qenë takimi im i parë me vdekjen. Sy më sy.

Jam nisur më tutje të bëj vizitën, nga tenda në tendë. E kam dëgjuarqetësinë. Qetësi e tmerrshme. Aq njerëz në një vend, por aq qetësi. Etmerrshme, e padurueshme, e ngjeshur me frikë. Do të doja që kurrë më tëmos e përjetoj. Qetësi, e cila thyen, çmend, dhemb.

Atë mëngjes, arrita në shtëpi rreth orës katër e gjysmë. Me vete ipata marrë numrat e telefonave, numrat e anëtarëve të tyre të familjes dhemiqve nga Sarajeva. Kam arritur në shtëpi dhe kam filluar t'i ftoj. Nuk jamngarkuar me kohën, sepse e kam ditur se njerëzit i presin informatat, seduan të dijnë a i kanë të vetët gjallë ose jo. I kam ftuar dhe kam folur meta. Kanë qenë këto biseda të prekshme. Farefisi, i frikësuar a kanë arriturgjallë deri në Zenicë, kanë qarë, kanë folur, kurse unë i kam dëgjuar. Më kuj-tohet një bisedë, një zonjë, kur ka dëgjuar se e ka renë e gjallë, ashtu eshqetësuar ka filluar të flasë: "Vetëm ajo le të vijë... Të mos brengoset fare...Kemi çdo gjë edhe të ushqehemi edhe të vishemi... Thuani le të ketë kujdeskur të kalojë tunelin, të lakojë me kujdes kokën që të mos e thyejë..."

Gjatë ditëve të ardhshme, rregullisht kemi shkuar në kamp. Njerëzitkanë filluar ngadalë të flasin. E kam parë një vajzë dhjetëvjeçe, e cila kishteshkuar për pushim shkollor te gjyshja dhe aty kishte mbetur. E ëma kishteqenë në Sarajevë dhe në ndërkohë kishte lindur. Nuk e kanë dëgjuar gjatënjëra tjetrën. Në moment më ra ndërmend se mundem ta marr me vete nështëpi që të flas me t'ëmën. Po çka nëse e ëma ka vdekur? Ç'të bëj? Kamvendosur që t'i telefonoj nënës së saj, dhe pastaj varësisht nga situata tëvendos çfarë të bëj më tutje. Kur kemi hyrë në banesë, sjellja e saj dhereagimet e saj kanë qenë të prekshme.

"Po ky është shtrat... Ke edhe TV... Shikoje tavolinën...". e tëra engazëllyer ka folur, duke hyrë nga dhoma në dhomë. Atëherë më ka rënëndërmend se ata janë tërhequr në pyll dhe që kështu kanë jetuar me muaj.Banesa ime për të ka qenë diçka që ajo tashmë qëmoti e ka humbur - sigur-inë, komoditetin, thjeshtë shtëpinë...

I kam telefonuar nënës së saj. Për fat, gruaja ka qenë e gjallë.Biseda e gocës dhjetëvjeçe me nënën e vet askë nuk do të mund të linteindiferent. "Çfarë ke nënë? Mirë jam, mos qaj. Kemi pasur çfarë të hamë. Si

167

është vëllai? Si je ti? Mos qaj. Ç'ke nënë? Mos qaj..."Ishin këto fjalë sikur tënjë plake, edhe pse i ishte vetëm dhjetë vjeçe.

Kujtimet ende më vërshojnë. Lufta na ka ndarë nga njerëzit tanë tëdashur. Disa ndoshta kurrë më nuk do t'i shohim, kurse disa ndoshtaprapëseprapë i gjejmë. Unë mikeshën time e kam gjetur pas 14 vitesh. Ajoështë serbe dhe është ndrikulla e vajzës sime. Kur ka filluar lufta, ka qenë nëBanjallukë. Kur ka pushuar lufta, jam përpjekur ta marrë në telefon, pornumri i telefonit kishte ndryshuar. E ka ndërruar firmën, e ka ndërruarmbiemrin. Kurdoherë që jam takuar me ndokë nga Banjalluka, e kam luturqë të përpiqet të gjejë informata për të. Dhe asgjë. Kështu me vite. E pas-taj, për habi të Zotit, në vitin 2006, përsëri kam shkuar në Banjallukë një njëseminar dhe e kam shikuar një zotëri, i cili më është dukur i njohur. Përmesbisedës jemi përpjekur të zbulojmë nga njihemi. Atëherë kemi konstatuar senjihemi nga Qyteti i studentëve Bjelava në Sarajevë, ku kemi banuar gjatëkohës së studimeve. Ky zotëri ka qenë një i njohur yni i përbashkët. Më thase para disa ditësh ka biseduar me mikeshën time për mua. Ajo është nëBanjallukë! Menjëherë i kemi telefonuar. Gjëja e parë që e ka thënë është:"Oj grua, që kur jam duke të kërkuar!" Edhe unë e kam kërkuar atë.Asnjëherë nuk kam pushuar. Pas 14 vitesh, përsëri jemi bashkë. E bija imemë në fund e ka gjetur "ndrikullën" e vet nga Banjalluka, siç ka thënë kur kaqenë e vogël. Dhe përsëri ajo ndjenja, sikur të mos kishte ekzistuar fare ajondërprerje. Vetëm kemi vazhduar, në fakt tani më të pjekura dhe pak më tëmoshuara. Miqësia është miqësi.

Kjo luftë, ka ndikuar që ndihem e pandihmë, të njihem me formatmë intensive të frikës, kur ke frikë për jetën personale, jetën e fëmijës tënd,jetën e prindërve, miqve tu... Kjo luftë më ka treguar se sa e padurueshmeështë pasiguria... se si qetësia mund të jetë e tmerrshme... Dua që këtëkurrë më, kurrsesi të mos e përjetoj, as unë as kushdo qoftë. Dua që mëkurrë askush të mos e përjetoj atë qetësi, atë pasiguri, atë pamundësi dheatë frikë.

Kjo luftë, ka ndikuar që të vlerësoj veten, vlerat e mia, miqtë e mi.Ka qenë sprovë e madhe. Jam krenare dhe e kënaqur që vlerat e mia nukjanë luhatur dhe që kam marrë dëshmi për miqësitë e mia.

Dua që sa më shumë njerëz të përjetojnë këtë kënaqësi, të jenë kre-narë me vetveten, të jenë krenarë që janë njerëz. Vetëm njerëzit e lumturmunden të ndërtojnë paqen; të pakënaqurit munden të udhëheqin vetëm nëdhunë, në luftë.

Për të çmuar njeriu veten dhe vlerat e veta, për të fituar dëshmi përmiqësitë e veta, e vetmja gjë që i nevojitet është vullneti dhe guximi.

Naira Hoxhiq, 2007

(OJQ Sezam, Zenicë)(botohet për herë të parë)

168

Biba Metikosh*

Quhem Habiba, dhe kam e lindur në vitin 1942 në Vishegrad. Pakpara lindjes sime familja ime nga Vishegradi ka ikur në Sarajevë për shkaqetë njëjta për të cilat unë sot me fëmijën tim gjendem në Zagreb. Është thënë"Historia përsëritet", gjë që pikërisht rasti im e konfirmon.

Tërë jetën time kam jetuar në Sarajevë. E kam mbaruar FakultetinJuridik. Jam martuar për Vasilin. Kam jetuar në një martesë të lumtur në tëcilën në vitin 1979 na ka lindur vajza Dunja. Njëmend e kemi pasur jetën elumtur derisa filloi lufta.

Pas shpërthimit të luftës në BeH, tashmë në prillin e kahmotshëm tëvitit 1992, jam nisur me fëmijën në rrugën time të rrezikshme. Atë ditë pran-verore me diell e kemi braktisur familjen tonë, Sarajevën, me siguri sot qytetimë i njohur në botë. Kanë rënë bombat, kanë rënë viktimë njerëzit dhe janështuar varrezat. Sot në atë qytet, deri para pak kohe qytet i mrekullueshëm,shumëkombësh, shumëetnik, me plot rini dhe jetë, ka më shumë të vdekurse sa të gjallë.

Kemi arritur në Zagreb. Kemi menduar se lufta në BeH nuk mundettë zgjasë, se mosmarrëveshjet kombëtare duhet të zgjidhen shpejt sepse nëBeH nuk ka shumë familje njëkombëshe. Mirëpo, lufta nuk ka pushuar, kursebija ime dhe unë nuk kemi pasur prej çkafit të jetojmë.

Ka filluar të rrënohet bota ime. Kam menduar të bëj vetëvrasje.Dikur grua e suksesshme, e pavarur, grua afariste, sot më nuk është nëgjendje t'ia sigurojë vetvetes dhe fëmijës së vet kushtet elementare për jetë.

Deri para pak kohe hapësira territoriale e ish-Jugosllavisë ka qenëedhe atdheu im. Tani, po thonë, më nuk është. Në Kroaci nuk kam të drejtëtë punësohem as të kem identitet, sepse nuk e kam parashenjën e përshtat-shme kombëtare. Pa sukses kam kërkuar çfarëdo pune e cila do të na emundësojë të ushqehemi.

Një ditë, duke bredhur pashpresë, duke kërkuar dritë në errësirë,jam gjetur në një mjedis plotësisht të panjohur, por të këndshëm. Kjo kaqenë qendra për gra viktima të luftës.

Për to nuk ka qenë me rëndësi kush jam, nga jam. Për to ka qenëme rëndësi që jam grua të cilës duhet t'i ndihmojnë, e cila nesër do tëmundet t'u ndihmojë grave tjera fatzeza.

Më ka lindur përsëri dëshira të jetoj, të punoj. E kam mbaruar tra-jnimin dhe kam filluar të punoj për formimin e grupit vetëndihmës nëpër

169

* titulli i red.

kampet e refugjatëve. Kaq është kjo e dhembshme, sepse duke punuar megratë refugjate jam duke punuar në traumën time dhe jam duke e tejkaluar.

Takimi me gratë nga kampi duket si takim me fatkeqësinë. Krijohetnjë përshtypje se këta janë trupa njerëzor të cilët janë sëmurë. Secila pjesëe indit të sëmurë veçanërisht duhet të shërohet dhe të lidhet. Kjo është punëe cila kërkon mjaft durim dhe mirëkuptim.

Dhe kur njeriu e kupton se durimin dhe mirëkuptimin njëmend e kamjetin e vetëm për punë, atëherë përpiqet ta zhvillojë sa më shumë që ështëe mundur. Jo gjithnjë, por megjithatë në një masë të madhe shihen edherezultatet. Gratë në këtë gjendje arrijnë të ngriten në këmbë.

Përvoja ime jetësore në Qendër plotësisht është plotësuar edhe menjë cilësi të re. Jam rritur pa babain dhe kam qenë e detyruar që të punojedhe "punët e meshkujve". Kam menduar se është krejt njësoj a ështëdikush mashkull ose femër, sot këtë më nuk e mendoj. Jam e lumtur që kre-jtësisht me sy tjerë e shikoj mashkullin ose femrën. Mendoj se meshkujt,sikur të mendonin për gjininë e vet siç mendoj unë për timen, do të shihninse njëmend janë gjini me handikapë. Meshkujt të cilët janë suptilë, të brishtëdhe besnikë në shumicën e rasteve njerëzit i përjetojnë si të feminizuar. Kurfemrat sillen me "ashpërsi", dmth., të vendosura, nuk bëhen diçka që nukpajtohet me normat e shoqërisë, bëhen qenie njerëzore të mrekullueshmepër mua mjaft të dashura.

Pas një viti pune në vetveten dhe me gratë tjera ende ndjejë dhem-bje. Nganjëherë mendoj se tërë bota është rrënuar në mua, se nuk do të kemsukses. Megjithatë, dhembja për çdo ditë është më e vogël, kurse shpresate mia për jetë më të mirë gjithnjë e më të mëdha.

Tërë bota do të jetë shtëpia ime e re.Të shpresosh - kjo është një nga tragjeditë njerëzore.

(Qendra për gratë viktima të luftës: Përmbledhja 1994,"Gratë i rikujtojnë kujtimet" 2003)

170

Rrëfimi i Goga M.

Vesna dhe Dinka: A ke arritur të palosësh të gjitha gjërat?Goga: Po, kryesisht. I kam lënë disa gjëra. Si mendoni se duhet të

fillojmë bisedën, nga të dhënat e mia personale?V: Le të jetë ky rrëfimi. Fillo të na tregosh si ke arritur nga Sarajeva,

pse je larguar, kush të ka mbetur në Sarajevë nga familja, kë e ke marrë mevete? Dhe pse në kë të moment do të kthehesh në Sarajevë? Si është zhvil-luar fati yt në këtë luftë?

G: Me rëndësi është që e ëma ime është italiane, pra "fashiste",kurse i ati ortodoks, pra "çetnik", e martuar për kroat, pra "ustash". Çfarë jamunë pra? E kam vendlindjen, por nuk kam kombësi, nuk kam shtetësi. Kamqenë jugosllave gjë që tani është mëkat i madh, apo jo? Edhe pse e kamndjerë veten mirë kudo si në shtëpi. Në tërë këtë nuk kam mundur të gjen-dem sepse kurrë nuk jam rritur si serbe. I ati im është ortodoks, porasnjëherë askush as në brezin e pesëmbëdhjetë nuk ka jetuar në Serbi. Atajanë banorë të Sarajevës, tashmë brezi i katërt i familjes së tij jeton nëSarajevë. E ëma është italiane, katolike, por nuk është fetare e madhe. Nëkishë nuk ka shkuar, por e ka pasur festën e vet fetare dhe fenë e vet.

(...)D: A ke sot ende ndonjë lidhje me familjen në Itali? A të kanë ndih-

muar gjatë kësaj lufte?G: Po, kam, por ata nuk kanë mundur të më ndihmojnë asgjë. Së

pari, ata janë mjaft të moshuar, kurse unë nuk kam mundur të shkoj atjesepse nuk kam mundur të udhëtoj. Nuk e kam çertifikatën e shtetësisë, asleje-udhëtimin, nuk kam dokumente, nuk mundem të kaloj kufirin. E dini simendohet - nëse dal nga Kroacia më nuk do të mundem të kthehem. E humbstatusin e refugjatit. Kam pasur biseda telefonike me ta, më kanë ofruar njënjëfarë ndihme, por nuk kam mundur të mbështetem në të. Nuk kam pasurvullnet të shkoj te ta, sepse kjo definitivisht ka qenë diçka tepër larg. Dukee marrë parasysh se e ëma ime është në Sarajevë, nuk kam dashur të shkojaskund jashtë. Në fakt, vazhdimisht kam pritur të kthehem. Kur tërë kjo kandodhur në Sarajevë, kur kanë hyrë dhe e kanë pushtuar Gërbavicën time,pa të shtëna armësh, pa asgjë, mendoj çetnikët...

V: A ka qenë Gërbavica pjesë e Sarajevës me popullsi kryesishtserbe?

G: Jo, absolutisht jo. Në ndërtesën time asnjë banesë nuk ka qenë"e pastër" në aspektin kombëtar. Të gjithë kanë qenë të përzier. Nëse

171

prindërit nuk kanë qenë të përzier, atëherë fëmijët e të të gjitha kombësvejanë martuar ndër veti. Serbët menjëherë e kanë pushtuar Gërbavicën sepsepër ta ky vend ka qenë i përshtatshëm në aspektin strategjik, i lidhur mePalen.

V: A ka paraqitur problem përkatësia jote e papërcaktuar kombëtarenë Sarajevë?

G: Jo, absolutisht jo. Në Sarajevë asnjëherë askush nuk ka mundurtë thotë se ka qenë i rrezikuar ose se ka pasur probleme për shkak të gjëravetë tilla. Unë veçanërisht për nëntëdhjetë përqind të miqve të mi nuk di as sotçfarë janë, sepse emrat i kanë njësoj, veçanërisht ata kroatë dhe serbë. Nenë familje, i kemi festuar të gjitha festat, edhe ortodokse edhe katolike edheshtetërore. Kemi dashur që të kemi shtëpinë me përplot njerëz. Mendoj sekjo është gjë e mrekullueshme.Si pamje më e bukur nga fëmijëria ime mëkujtohet kur i ati im i ka sjellë nënës sime një "krisbaum" të vogël përKërshëndella. Jam rritur në tolerancë të plotë. Kur kanë arritur të gjithë ataserbë, ata çetnikë, nuk kam dalluar asgjë timen pa e marrë parasysh fenë ebabait tim. Unë nuk jam as fetare, as nuk shkoj në kishë. Dashuria ime ështënjëfarë dashurie e imja, nderi dhe diçka e tillë … T'i duash njerëzit dhe tëbësh sado që mundesh gjëra të mira.

D: A ke pasur probleme kur në Gërbavicë kanë ardhur ushtarët?G: Nuk kam pasur probleme të mëdha. Mirë, më kanë bastisur

shtëpinë, por kemi kaluar mirë. Njëri prej atyre treve që kanë ardhur, njëdjalë, mysliman dhe ka qenë shoku i shkollës së fqinjes sime kështu që e kakursyer shtëpinë tonë.

V: Si ka mundur të jetë një mysliman në ushtrinë serbe?G: Po, mendoj, për pagë të mirë. Ai ka ardhur si ushtri serbe, si "çet-

nik", ka qenë ai sulmi i parë kur kanë hyrë pjesëtarët e Sheshelit dhe tëArkanit …

(...)V: Me kë ke jetuar ti në banesë atëherë?G: E ëma, unë dhe biri im.V: Ke qenë e divorcuar?G: Po, tashmë 7 vjet jam e divorcuar. Bashkëshorti im është gjetur

në atë - anën tonë.V: Anën boshnjake ende e quan anën "tonë".G: Po… unë njëmend tani më nuk di si çka të quaj. A mund të më

thuash ti?V: Jo, jo, nuk mundem. Më intereson të mësoj çfarë ti mendon dhe

çfarë ndjen?G: Unë nuk ndjej asgjë. Vetëm shpresoj se Sarajeva do të mbetet

Sarajevë. Nuk besoj se në vende më të vogla do të ketë fat. Shumë të këqiakanë ndodhur, shumë njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë të këqia kanëpërjetuar, shumë gjëra të tilla kanë ndodhur. Mediat e kanë bërë të veten,edhe propaganda. Në shtëpinë tonë nga fillimi në banesën time ka qenështabi ku jemi grumbulluar: Jasna, myslimane e martuar për kroat, Safeta,

172

myslimane puro, por kunatat i ka serbe, edhe unë. Ato te unë e kanë ndjerëveten më të sigurta sepse në derën e banesës sime ka qenë i shkruar emri iserbëve... Tërë ditën e kanë kaluar te unë, jemi përpjekur që ta mbrojmënjëra tjetrën.

D: A je frikësuarG: Po. Pastaj kam pasur edhe disa probleme, më janë kërcënuar -

më kanë kontrolluar me kë po shoqërohem, si po shoqërohem - "Duhet t'upërdhunojmë të gjithave, ju nuk jeni kurrfarë serbe …"

D: A kanë hyrë shpesh në shtëpinë tuaj?G: Po, kanë ardhur në shtëpi.V: Si, a kanë hyrë me dhunë ose keni qenë të detyruara t'i lejoni të

hynë?G: Lufta është me përplot absurde. Kur ka hyrë ushtria serbe, me

çetnikët në krye, ne kemi qëndruar para shtëpisë. Para saj, rreth diku 20 ditë,fare nuk kemi dalë nga bodrumi sepse kanë shtënë me armë. Nuk e kemiditur kush po gjuan, ndaj kujt po gjuajnë. Nuk e kemi ditur se nga Gërbavicajonë po e gjuajnë qytetin tonë. Kemi menduar se dikush ne po na gjuan.Radioja ka përhapur dezinformata totale, vazhdimisht na kanë folur - ruanu,po vijnë grupet e njerëzve dy nga dy - tre nga tre, po i plaçkisin banesat, eshumë gjëra tjera. Në ndërtesën tonë i kemi krijuar barrikadat në dyer të cilatnuk do të mund t'i hiqnin as 10 njerëz dhe tërë natën e kemi kaluar nëbodrum. Nuk kishim as rrymë elektrike. Një natë meshkujt tanë të cilët ikishin dofarë armësh kanë shikuar përmes vrimash dhe përnjëherë kanëthënë - tanksën e kanë kthyer në drejitmin tonë. U krijua një panik dhe kurkanë trokitur çdo gjë kemi hapur shpejt, nuk kemi pasur kurrfarë mundësietjetër. Nuk është bërë fjalë për grupet prej tri-katër vetave por çetnikët tëcilët definitivisht kanë hyrë në Gërbavicë. Kur kanë hyrë, i kanë bastisur tëgjitha banesat duke kërkuar armë. Një mashkull e kanë marrë me vete nëPale, pastaj është këmbyer për disa serbë nga Sarajeva. Nuk kemi guxuar tëdalim jashtë gjithnjë derisa nuk kemi mësuar se çfarë po ndodh dhe se çfarëmundet të na ndodhë. As plehërat nuk i kemi hedhur, kur më në fund e kemiparë se mundemi së paku deri te kontejneri të dalim, dhe atëherë ishim edhekurreshtare... Në atë moment të gjithë kemi zbritur. Kemi qëndruar parandërtese dhe kur i kemi parë se po vijnë rreth njëzet veta prej tyre. Në kryetë të gjithë këtyre ushtarëve ka qenë një njeri të cilin unë e kam njohur. Nukmë është kujtuar nga e njoh. Më vonë doli se ka qenë punëtor te vëllai im.Ai mua më është lajmëruar dhe me gjentilesë më ka pyetur a na duhet ndon-jë gjë, dhe a po na shqetëson ndokush? "Askush nuk po na shqetëson".Njëherë fqinjit tanë të parë, Shishit, mysliman, i ka thënë - ti je mysliman, tifare të mos dalësh nga shtëpia, ti je në paraburgim. Kështu ka qenë disa ditë.Mua më ka ardhur keq - si qen ka qenë i mbyllur në shtëpi, nuk ka guxuaras të ofrohet te dritarja, as të shikojë përmes dritares. Shkova unë te koman-danti i cili rrinte aty që ta lus që së paku të mundet të dalë e të shikojë parashtëpie. I thashë: "Lëre njeriun, nuk do të bëjë asgjë, është njeri i moshuar".Ai më tha: "Mirë, le të dalë". I ndërtuam bankat dhe dolëm të rrimë ulur para

173

shtëpisë, para vetë hausterit, askush nuk ka mundur të lëvizë më tutje. EdheShishko kështu rrinte i ulur me ne, e meqenëse ai ka pasur dëshirë të pijë,është dehur një ditë me ata dofarë çetnikësh. Ne gratë kemi shkuar nështëpi. Kryesisht kemi qëndruar në shtëpi sepse jemi frikësuar mos po i biemnë sy ndokujt, secila prej nesh ka qenë "e hijshme" në atë luftë. Në mesditëdikush më trokiti mua në dorë. Kur e hapa derën qëndronte në këmbë njëçetnik - ai çetniku nga filmat e luftës të cilët i kemi shikuar si të vegjël: mepushkë, me bombë, me mjekër, i dehur, i ndyrë, çdo gjë. I thashë:"Urdhëroni!" Ai më tha: "Unë kam ardhur këtu të pijë një kafe!" Unë i thashë:"Këtu nuk ka kurrfarë kafeje". Ai më tha: "Krejt njësoj, por unë do të pikafe".I thashë më vjen keq, por unë nuk mundem të të ziej kafe. Mirëpo aihyri brenda, shkoi drejt në kuzhinë, i zgurdulloi sytë, dhe filloi të më pro-vokoj: "Oj vajzë bukuroshe ", e gjëra të tilla. Unë ia ktheva: "Si nuk turpëro-hesh, je më i ri se unë, unë për ty jam grua e moshuar", por ai më tha: "Tinuk e do ushtrinë serbe". Unë iu përgjigja: "Dëgjo, unë nuk dua kurrfarëushtrie". Tmerrësisht jam frikësuar.

D: Rrëfimet për përdhunime tashmë janë dëgjuar …G: Po, tashmë gjithçka kemi dëgjuar. Kam pasur frikë të madhe, por

kam dashur t'i tregoj se prej tij nuk frikësohem. Atëherë kam qëndruar afërdritares, ne jemi në katin e katërt, dhe kam menduar: "O Zot, nëse ai do tëpërpiqet, atëherë unë do të kërcej për dritare, çfarë të bëj tjetër".

D: Ke menduar të kërcesh për dritare?G: Në atë moment ka ardhur nëna ime. Ajo është mjaft e moshuar,

nuk dëgjon mirë. E kam dëgjuar zërin e saj kur ka thënë: "Pse ju keni ardhurkëtu, çka ju dëshironi, kafe? Si t'ua ziej kafenë bija ime kur nuk ka?" Ajo nëasnjë moment nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodh, është zënë me të, i kathënë: "Ju jugosllavët jeni mjaft të ndyrë, përherë ziheni dhe rriheni". Atëherëai ka filluar t'i flasë diçka asaj, jo kjo, jo ajo, atëherë unë kam kaluar pranëtij dhe kam shkuar te fqinja ime dhe i kam thënë të shkojë ta kërkojë policinë,këdo, sepse më ka hyrë një çetnik i dehur në shtëpi. Ajo e gjora ka trokiturprej dere në derë, askush nuk dashur ta hapë. Në rrugë ka hasur në disapolicë të cilët kanë ardhur, tre prej tyre, kanë hyrë brenda dhe kanë pyeturçfarë ka ndodhur. Përsëri jam kthyer pranë dritares sime, për të mos e sjellëtani nënën time në rrezik, për të mos i rënë ndërmend përsëri çetnikut.Fatbardhësisht, ka qenë mjaft i dehur. E kanë nxjerrë nga banesa, kam men-duar se do të na vrasë të gjithëve, sepse nuk ka dashur të dorëzojë armët.

V: Si është sjellë ushtria në atë kohë?G: Policia ka qenë serbe. Na kanë thënë që asnjëri prej atyre që e

kemi gjetur këtu nuk ka pse të brengoset. Nëse do të ketë probleme le të naparaqitet ne. Përreth tërë shtëpisë ka qenë ushtria, shtabi policor dheushtarak, ambulanca dhe 5 transporterë. Në krye ka qenë një ushtar i vërtetëi cili është sjellë në mënyrë mjaft korrekte që nga fillimi. Më ka thënë se kaqenë në Zagreb ku e ka humbur banesën, në Slloveni e ka humbur atdheundhe tani ka ardhur aty ta mbrojë nderin. Se ai nuk ka ndërmend të përnd-jekë askë, as myslimanët, as kroatët, të gjithë do të mbeten aty ku janë. Në

174

fakt nuk mundem të them se aty përreth nesh ka pasur përndjekje, njerëzitjanë larguar nga frika e madhe. Por ka pasur mjaft grupe të tilla të cilat kanëbërë kërdi.

V: Çfarë kanë bërë?G: Në një shtëpi në afërsi ka banuar një familje, ai ka qenë mysli-

man, ka vdekur, i martuar me austriake, ajo i ka pasur dy reja. Te ta ka hyrëme forcë një grup prej tre vetash, njëfarë Batko famëkeq i cili i ka përd-hunuar edhe gratë 80 vjeçe. Serbet, kroatet, për të ka qenë krejt njësoj. Njeriplotësisht i çrregulluar, i lëshuar nga çmendina për të shërbyer qëllimit. Kurkanë hyrë, bijtë i kanë dërguar në burg në Kullë, kurse bashkëshortet e tyrei kanë dërguar në një banesë dhe tri ditë janë shfryrë në to.

D: A është ditur për këtë?G: Nuk është ditur derisa njëra nga rejat ka kërcyer nga dritarja,

atëherë është ditur se aty diçka po ndodh. Atëherë ka shkuar policia e cila eka arrestuar atë Batkon. Gruaja ka pasur lëndime të mëdha, e kanë dërguarnë një banjë diku në Serbi. Vjehrra ka ikur, kinse është paraqitur nga Austria.Renë tjetër e kanë gjetur në banesë dhe atë e kanë përdhunuar. Atë njëushtar serb me emrin Misho, një i dërguar i Perëndisë, e ka dërguar teprindërit e vet. Unë e kam njohur, ka qenë klient yni në bankë. Më ka pyetura kam mundësi t'i ndihmoj diçka dhe më ka treguar këtë rrëfim: "A mund tëshkosh te ajo të pish kafe e të bisedosh pak me të sepse është e vetmuar,ka kaluar gjëra të tmerrshme". Atëherë ynë këtë ia kam thënë shoqes simeJasnës. E kemi vizituar, kemi pirë kafe me të. Kurrë nuk ka folur për këtë për-vojë, kemi folur për jetën, jetën e dikurshme, në mënyrë të padetyrueshme.Më është dukur krejtësisht mirë. Vazhdimisht e kam pyetur veten nga po emerr ajo atë energji dhe forcë, madje ka ditur edhe të tregojë njëlloj gëzimi.Tani kur e analizoj, e di se është një gjë krejtësisht tjetër, tani di shumë gjëratë cilat më herët nuk i kam ditur. Ai Misho ia ka siguruar dokumentet false,dhe me makinë e ka dërguar në Beograd dhe mendoj se tani është nëHolandë. Ky është një nga rastet konkrete të tmerrshme për të cilin unë di.

V: Ai ushtar a e ka paraqitur te ndokush?G: Ka qenë i indinjuar, madje është përpjekur të largohet nga

Gërbavica, të braktisë atë ushtri, por nuk ka pasur mënyrë sepse aty e kapasur tërë familjen. Madje ka shkuar në Beograd, dhe përsëri kur është kthy-er ka thënë: "E vetmja gjë që mundem është të mbetem e të humb jetën".Ka pasur raste që ka shkuar dikush i ka përndjekur njerëzit nga banesa dheai pastaj i ka kthyer. Shumë njerëzve u ka ndihmuar dhe shumë njerëz i kashpëtuar. Mua konkretisht më ka siguruar njëfarë qetësie. Ai është një njerii ri ndoshta 33 ose 34 vjeç, inxhinier i makinerisë. E ka mbrojtur shoqen timeJasnën, saherë që është dashur, kemi mundur t'i drejtohemi për ndihmë.

(...)D: Kur ke vendosur që definitivisht të largohesh nga Sarajeva?G: Në fakt tërë kohën kam menduar të largohem, por njeriu është i

lidhur për këto gjëra të shkreta. Nuk janë këto gjëra, kjo është shtëpia jote,kjo është diçka që e ndërton tërë jetën, që paraqet diçka për njeriun. Është

175

pyetje edhe çfarë nderi është të qëndrosh në atë qytet tëndin dhe të mosjapësh kurrfarë kontributi tënd. Mirëpo koha ka ikur, pak gjëra kanë qenë tëcilat kam mundur unë t'i bëj. Kur ka vdekur fqinji ynë askush nuk ka dashurtë shkojë ta varrosë, të gjithë janë tmerruar. Është dashur të shkohet nëmaje të malit Grac ku kanë shtënë snajperistët nga kjo ana jonë dhe ka qenëjashtëzakonisht gjë e rrezikshme të shkohet deri te shoqata për varrime. Sitë thuhet: "Ejani varrosne një kroat". Askush nuk ka pasur guxim. Atëherëunë kam thënë: "Mirë, atëherë po shkoj unë, unë jam ortodokse". Kur kamshkuar, aty kishin qenë ulur tre ushtarë, i pyeta a është kjo shoqata e cilamerret me varrimin e njerëzve, ata më thanë po. U thashë: "Na ka vdekurnjë fqinj, dhe nuk dimë çfarë të bëjmë". Njëri prej tyre më pyeti: "A ështëmysliman?", unë i thashë: "Jo, jo". "Mirë", tha: "Ç'është?" Unë i thashë seështë kroat. Ai më tha: "Nuk ka problem, ne të gjithë njësoj i varrosim".Njëmend kanë qenë gjentilë dhe kanë insistuar që dikush të shkoj me ta qëbindet se si ata mirë e bëjnë këtë, se nuk është e vërtetë se njerëzit i hed-hin në thasë. E bija e atij zotëriut që vdiq njëmend shkoi me ta me furgon,erdhën para shtëpisë, e morën kufomën dhe e dërguan në Lukavic. Më kathënë se këtë e kanë bërë në mënyrë korrekte. Nuk ka pasur kurrfarë rituali,por myslimanët, serbët dhe kroatët i varrosnin veçmas, por në mënyrë kor-rekte. Disa gjëra të imëta kam mundur t'i bëjë e t'i eksponohem më shumëse sa që të tjerët kanë menduar, por vazahdimisht kam pasur frikë tëtmerrshme. Kam pasur frikë sepse ishte përhapur fama se të gjithë fëmijëtnga martesat e përziera janë kopilë, se pa e marrë parasysh që i ati im ështëortodoks, dhe e ëma katolike, unë për ta nuk ekzistoj.

D: Për bashkëshortin askush nuk të ka pyetur?G: Vazhdimisht më kanë pyetur, kurse unë kam thënë: "Jam e divor-

cuar dhe nuk nuk di fare ku është." Dhe atëherë ka filluar… Njerëzit i kanëthyer banesat e zbrazëta, kanë rrëmbyer, kanë marrë gjëra prej tyre. Naështë dashur t'i pastrojmë ato obanesa në të cilat ishte kalbur tërë ai mish,krimbat ecnin nëpër banesa, tashmë kishte filluar të kundërmonte një erë efortë. Atëherë na kanë urdhëruar që të gjithë të shkojmë nëpër ato banesa et'i thyejmë. Ushtria i ka thyer banesat dhe ka marrë çdo gjë që u ka pëlqyer,kurse ne gratë kemi mbetur aty dhe i kemi larë. Këtë nuk e kam parë në jetë,të lash e të vjellësh. Kishin kaluar plot 40 ditë që nuk kishim rrymë elektrikedhe njerëzit e kishin lënë ushqimin në frigoriferët e banesave të braktisura,kjo ka qenë një gjë e tmerrshme. Njerëzit thjeshtë e shfrytëzonin rastin tëmarrin çdo gjë që u ka pëlqyer, ishin shndërruar në një formë të tmerrshme,të rrëmbimit... merrnin me vete çdo gjë. Kjo ka qenë gjë e tmerrshme, kursedjali i shikonte të gjitha këto. E kam parë se njëmend më nuk kam çfarë tëbëj më. Dhe kështu e kam marrë vendimin të nisem, por së pari të kthehemta marrë nënën, sepse e ëma nuk ka pasur kurrfarë dokumentesh, e ka pasurpasaportën të cilës më parë i kishte kaluar afati, të cilës kam mundur t'iavazhdojë afatin në palën palën serbe, por nuk e pranonin si të vlefshme ashungarezët as kroatët. Atëherë kam menduar të nisem në Zagreb dhe asajt'ia rregulloj në ambasadën italiane dokumentet e saj e të kthehem ta marr.

176

Mirëpo, ky ka qenë vendim mjaft naiv sepse kanë qenë të mbyllura të gjitharrugët. Kur kam hyrë në kufirin hungarez, kroatët e kishin mbyllur kufirin. Dyditë kam qëndruar në Hungari dhe atëherë ka ardhur një kushërirë e imja emë ka marrë, ka arritur të grumbullojë disa nënshkrime dhe dokumente dhemë ka marrë me vete për Kroaci. Një kohë të gjatë kam qëndruar pa kurr-farë statusi, sepse më datën 23.09.1992, e kam marrë lejen të qëndrojëvetëm 14 ditë. Kushërira ime i ka kërkuar erdhe 40 ditë, por meqenëse biriim quhet Milosh na i kanë dhënë vetëm 14 ditë. Prapëseprapë kemi mbetur,por kur është bërë ai regjistrimi i madh në tremujorin e parë të vitit 1993,atëherë pa problem më kanë dhënë statusin e refugjates dhe kartonin.

(...)V: Sa kohë ke qenë pa kurrfarë pune pasiqë që ke arritur në Zagreb?G: Prej shtatorit të vitit 1992 deri në janar të vitit 1993, në fund të

muajit të parë kam dëgjuar për Qendrën.V: Si e ke tejkaluar këtë periudhë?G: Tmerrësisht kam qenë e vetmuar, e kam pasur shumë keq.

Kushërira ime me të cilën jam rritur, të cilën e kam pasur si motër nga e ëma,me të cilën i kam kaluar pushimet verore dhe nuk kemi pasur kurrë asnjëmosmarrëveshje , ajo ka filluar të më bëjë probleme të tmerrshme. Së parimë ka lutur shumë që të vij. Kur kam ardhur, atëherë... " Si quhet djali yt,po unë më nuk mundem ta quaj ashtu, mua po më bëjnë problem njerëzitqë i kam serbët në shtëpi..." Kurse unë kam qenë në depresion, depresion tëtmerrshëm... U afruan Pashkët, u afrua ditëlindja e nënës. Kam dashur men-jëherë të kthehem në Sarajevë pas njëzet ditësh ose një muaji, por më nukka ekzistuar linjë komunikimi. Nuk kam mundur kurrsesi të gjej mënyrën qëtë kthehem, kam qenë në kurthë. Nuk kam dalë nga shtëpia, sepse e kamditur që nuk mundem të dalë askund.

D: Çfarë ka ndodhur më tutje me kushërirën tënde?G: Unë nuk mundem t'i kuptoj ata njerëz… Jo, nuk mundem t'i kup-

toj, nuk mundem as t'i arsyetoj. E kam kuptuar se më duhet të largohem dhediku nga mesi i janarit për pak jam gjetur në rrugë. E kam një mike ndrikul-la e parë e së cilës jam, ajo është nga Sarajeva, jam rritur me të. Jeton këtu.Ajo më ka ndihmuar shumë. Më ka gjetur banesën dhe gjërat të tjera... Unëkam ikur nga Sarajeva për shkak të asaj urrejtjes së tmerrshme për shkak tëserbofilisë. Ata i kanë sjellë njerëzit e vet, i kanë punësuar atje, i kanë hapurdisa komuna. Kam menduar se në Zagreb është më ndryshe. Zagrebin gjith-një e kam dashur shumë, e dua tepër shumë Zagrebin sepse pushimet verorei kam kaluar aty...Kur përsëri kam hasur në urrejtje, urrejtje të tmershme, kjomë ka përulur plotësisht, gjë që mendoj se edhe këtë duhet kuptuar. Luftabën gjithçka nga njerëzit. Edhe miqtë kanë ditur të më provokojnë se sivogëlushi e ka emrin e "neveritshëm", se si është zeshkan, sesi është i këtil-lë dhe i atillë. Kinse serbët janë kryesisht të zinj. A ka dikush faculetë? Kjodhemb jashtëzakonisht shumë, nuk është kjo përvojë e përgjithshme, por ja,disa njerëz i kam dashur. Kur kam filluar këtu të punoj, kjo e ka ndryshuarjetën time. Më ka ndihmuar. E vetmja gjë që më ka munduar tërë kohën

177

është që nëna më ka mbetur atje, vetëm, e sëmurë dhe e plakur. Por edheajo e shkreta në atë luftë e ka ndryshuar natyrën dhe karakterin, është emoshuar, ajo nuk ma ka falur që nuk jam kthyer. Së paku ajo të dalë.

(...)V: Pse pikërisht tani ke vendosur të kthehesh?G: Për shkak se pikërisht kam dëgjuar se është shumë keq, e dobët.

E dini çka, ndoshta kjo është ndonjë dobësi e imja sepse thjesht nuk mun-dem të përballoj që nëna ime të vdesë me ndonjë mallkim në gojë se unëpër të nuk kam bërë asgjë, që nuk i kam ndihmuar. Nuk mundem të jetoj metë... Vërtet jam duke vuajtur, sepse për të jam mjaft e lidhur, praktikisht kurrënuk jam ndarë prej saj, ajo njëmend ka qenë nënë e shkëlqyer. Tërë jetënka qenë nënë e shkëlqyer. E ka rritur birin tim dhe tani ne e kemi lënë vetëm.Jam përpjekur që ta bind vetveten se megjithatë jeta e saj është e fundit, seajo ka pasur jetë të shkëlqyer dhe martesë të shkëlqyer dhe mundem tëthem familje të shkëlqyer, fëmijtë. Nuk ka pasur kurrfarë problemesh me ne,babai im ka qenë bashkëshort i shkëlqyer, kanë pasur të holla, mendoj se eka jetuar një jetë të bukur.

V: Pse ke vendosur të kthehesh, cila ndjenjë të ka shtyrë?G: Po. thjesht, ky është obligim imi, borxhi im ndaj saj. Ndoshta do

të duhej në radhë të parë të mendoj për birin tim dhe të mbetem këtu, pornuk mundem. Edhe pse, tmerrësisht jam e frikësuar dhe pyes veten a do tëmundem të hyj sot në atë autobus. Aq kam frikë. I kam marrë adresat egrave në Beograd, m'i ka dhënë Nela.

(...)V: Shpjegona pak raportin tënd ndaj grupit të grave këtu, ndaj

Qendrës. Si i mban mend fillimet e punës sonë?G: (...) Kam mësuar mjaft, por në fakt kam përvojë të madhe jetë-

sore e cila më ka ndihmuar. Instiktin e kam më të mirë se sa që jam emençur. Punishtet kanë qenë shumë të mira, ato me anglezet kanë qenëshumë të mira. Gjithnjë dikund kam mundur të mbjell diçka të mirë. Do tëdoja që të vazhdoj punën, të zgjerohet projekti, sepse kjo është një gjëshumë e mirë. Gjatë kësaj kohe, në një ambient të këtillë, në këtë urrejtje tëgjenden aq gra të shkëlqyera me vullnet aq të mirë, po kjo është gjë eshkëlqyer, kjo i jep njeriut shpresë se megjithatë nuk është çdo gjë aq tmer-rësisht e zezë.

(...)V: A ke punuar me gratë e përdhunuara?G: Ka qenë një Azra nga Prijedori, grua e moshuar, ka shkuar për

Amerikë. Ajo ka qenë e përdhunuar, mjaft brutalisht, në të gjitha mënyrat ..edhe me pushkë edhe ashtu edhe kështu dhe këtë para syve të bashkëshort-it të saj dhe nuk ka dashur askujt t'i flasë për këtë. Mua më është drejtuar,kjo për mua ka qenë shenjë inkurajuese. Së pari më ka treguar kur kemiqenë vetëm e pastaj këtë ia ka thënë tërë grupit. Në saje të viteve të saj, mesa më duket.... ka arritur të përballojë këtë, ka qenë 69 vjeçe.

V: Si e ka pranuar grupi, dhe si keni punuar në grup?

178

G: Grupi e ka pranuar mjaft mirë. Azra ka qenë një grua e pazakon-shme... I ka pasur disa momente të vetat të këqia, të punosh me të ështëdashur mjaft durim. Por gratë tjera as nuk kanë reaguar tepër shumë, vetëmkanë folur, e dimë, e kuptojmë. Nuk ka pasur kurrfarë bisedash ose qën-drimesh të hapura lidhur me të, në fakt nuk kanë dashur t'i komentojnë.

V: A e ke përshtypjen se gruas megjithatë i ka ndihmuar fakti që çdogjë e ka thënë para grupti të grave tjera?

G: Mendoj se po, sepse ajo më herët nuk ka dashur të bisedojë measkë për këtë, e pastaj ka filluar të bisedojë me mua. Disa herë kemi qën-druar ulur në bankë në kamp dhe kemi biseduar dhe ajo ka filluar të hapetnë bisedë me mua. Herën e parë ka thënë: "unë gjithçka kam përjetuar",kurse herën e dytë: "Ta dini ju…" Thjeshë unë e kam pasur një ritëm timin.Në fund para të gjithëve e ka treguar çdo gjë në hollësira. Madje një kohë kaqenë kryesorja në grup. Në njëfarë mënyre i ka animuar të gjitha. Ka diturtë jetë e gëzuar, ka ditur të shpjegojë barcoleta, disa përvoja të vetat ngarinia, madje një kohë na e ka mbajtur atmosferën e mirë në grup, pasiqë katreguar se çfarë i ka ndodhur. Vjen njëfarë momenti kur të gjithë heshitn, eçfarë të bëjmë tani, atëherë Azra gjithnjë fillon: "Ejani gra, ejani të shohimsi jeni... Çfarë ke ti..." Ka qenë shumë mirë. Në fund ka shkuar për Çigako.

V: Si është sjellë bashkëshorti i saj ndaj saj?G: Krejtësisht normalisht. Pikërisht e kam pyetur, si reagon për këtë

Gjyshi.... Ajo më ka thënë: "Po i ka ardhur keq të mjerit". Ai është i vjetër,me diabet, është shumë më i vjetër se ajo. Kurrë me asgjë nuk ia ka zënëkokën, thjeshtë as që ka folur për këtë. Të dini, ajo ka qenë grua që nuk kaditur shkrim-lexim, por është grua mjaft e mprehtë nga mendja. Ajo nuk dias të nënshkruhet, por e ka pasur tërë atë urtësinë të cilën e kanë gratë efshatit dhe ka pritur që vetëm të vlerësojë kur dhe si. Dhe pikërisht ka vepru-ar me urtësi. Njëmend njeriu duhet të ketë respekt ndaj saj.

D: A je përshëndetur me gratë në kamp?G: Dje u kam thënë grave të mia se po shkoj. Kam menduar të mos

u them. Por do të ishte gjë e dobët. Ato kanë filluar aq shumë të qajnë saqëkjo as që ka mundur të ndalet. Atëherë i kemi rikujtuar fillimet tona, se si nëfillim kemi qenë 6 deri 7. U kemi thënë se do të pranojmë dy vajza të reja,ndoshta do të jenë madje edhe më të mira se ne dyjat, se nuk kanë nevojëpër asgjë të brengosen as të frikësohen. Përveç kësaj, këto të katërtat shko-jnë në Gjermani, pastaj Pushkarica shkon në Kaliforni për një muaj, kështuqë në një farë mënyre grupin e kemi nën kujdes. Këto të rejat do t'i angazho-jmë në grup të marteve. Kështu që disi jam e qetë, vetëm që nuk do të jematy që t'i përcjellë.

V: Çfarë janë përvojat tua me punën në grup, mendoj se askushkëtu më herët nuk ka punuar kështu?

G: Kjo është një gjë e shkëlqyer ku edhe ato dje kanë përfunduarkështu. Ja, shihni, po thonë, asgjë mirë... mobiliet, automobilat, asgjë nukështë e rëndësishme, me rëndësi është kështu kur ne jemi të gjitha sëbashku, kur bisedojmë, kur kemi kujt t'i ankohemi, kur kam me kë të qaj, me

179

kë të qeshem. Kjo është një gjë shumë e mirë. Unë kam qenë skeptike nëfillim, se si do të funksionojë kjo kur këtyre njerëzve konkretisht do t'u duhenaq gjëra. Çfarë mundem t'u ndihmojë unë atyre, e mjera unë, çfarë mundemt'u ofrojë unë atyre, adresën ku të shkojnë të kërkojnë të holla... por nukështë fjala për këtë. Ato thonë: "Ne një orë para se të vini ju ne mblidhemidhe ju presim". Mendoj se ndjenja se diku e kanë dikë që pak edhe të kujde-set për to, t'i shoqërojë, se kanë miq, është më e rëndësishmja. Edhe vetëthonë: "E vetmja gjë që vlen në këtë botë është miqësia".

Bisedën me aktivisten e Qendrës e kanë zhvilluarDinka Koriçiq dhe Vesna Kesiq

(Qendra për gratë viktima të luftës - Përmbledhja 1994;"Gratë i rikujtojnë kujtimet" 2003)

180

Karmen

Ky tregim quhet kështu rrëfimi i një gruaje kushtuar tjetrës(Karmenes sime), por njëkohësisht ky është edhe rrëfim kushtuar të gjithagrave të cilat kanë përjetuar përvojë të ngjashme si unë, ose së paku soli-darizohen me ne gratë të cilat lufta na ka detyruar të luftojmë për ekzis-tencën e thatë.

Rrëfime si ky imi, fatkeqësisht ka mjaft. Secili ka ndodhur në pjesine vendit i cili dikur ka qenë shtet i mirëqenies, paqes, jetës pa brenga - nëJugosllavi, në atdheun tim i cili më nuk ekziston.

Tani atdheu im është Bosnja dhe Hercegovina; ai do të jetë ky, madjeedhe nëse fuqitë e mëdha botërore vendosin ta ndajnë ose ta shkatërrojnë.

... Mirëpo unë kësaj here nuk dua të flas se sa jashtëzakonishtvështirë është të dalësh nga Sarajeva derisa gjuajnë me granata, se si biri imi ka pasur sytë përplotë me frikë, se sa tmerrësisht vështirë ka qenë të nise-mi në pasiguri, ku nuk ju pret askush, pa pikë shprese, me zemër përplotfrikë... Dua të them diçka tjetër - të flas për solidaritetin e grave, për pikë-pamjen e grave në luftë, për faktin se nuk është frazë kur thuhet se asnjëmashkull nuk është në gjendje të durojë dhe të bëjë aq sa mundet një grua.Këtë e dëshmon edhe rrëfimi im.

Kam mbijetuar bashkë me fëmijën në saje të ndihmës së miqve tëmi, në saje të bindjes së thellë se mundem të kem sukses, se vetëm mëduhet të përballoj vështirësitë. Në Beograd, ku në fillim si refugjate, kryesishtmë kanë ndihmuar vetëm gratë, aktivistet e guximshme Gratë në të Zeza,vullnetaret e telefonit SOS -për gra, të cilat gati të vetmet e kanë ngritur zërinkundër politikës së pushtetit, kundër secilës dhune, kundër dhunës ndajgrave e cila është bërë instrument për shkatërrimin moral të një populli.Meqenëse kam qenë gazetare e gazetës "Oslobogjenja", e cila edhepërkundër të gjitha vështirësive edhe sot botohet në Sarajevë dhe bën për-pjekje për BeH unike dhe qytetare, në Beograd nuk kam guxuar të flas kukam punuar. Nuk kam guxuar të flas si quhem, sepse menjëherë do të dëgjo-ja: Ajo është myslimane, ajo nuk na takon ne. Kurse unë tërë jetën kambesuar se jam fëmijë i tërë planetit, banore e Tokës, dhe asgjë tjetër.Fatbardhësisht, për mikeshat e mia as kombi as emri im nuk ka qenë merëndësi.

Pas Beogradit kam arritur në Trieshtë, rastësisht, për të marrë pjesënë Konferencën kushtuar grave të ish-Jugosllavisë, të cilën e kanë organizuaritalianet në Qendrën për gra në Via Gambini në Trieshtë. Kam shkuar dhekam qëndruar për ta pritur bashkëshortin "gazetarin i cili tashmë më shumë

181

se një vit është në ferrin e Sarajevës) që eventualisht të fillojmë jetën përsëriqë nga fillimi. Në Trieshtë jam njohur me Karmen, një grua me njohuri tëmëdha dhe me karakter të fortë, grua e cila më ka mbjellur forcë të re përjetë, grua e cila më ka detyruar të jetoj. Si? Karmen thjesht nuk i njeh dësh-timet, kurrë nuk dorëzohet. Nuk lejon që asnjë grua të dorëzohet. Kamdëgjuar se si flet se si për çdo gjë ka luftuar vetë, se çdo gjë e ka krijuar vetëpër veten. Grua e cila kurrë nuk ka dashur të pranojë se ekziston gjinia "mëe fortë" dhe "më e dobët".

Në botën tonë ekziston vetëm mendimi për të, jo edhe fakti real.Karmen më ka mësuar se kjo njëmend është kështu. Nuk kemi mundur tëbisedojmë shumë, sepse mosnjohja e gjuhës nuk ka lejuar, por i kam kup-tuar porositë e saj. Porositë e saj më kanë bërë më të fortë. E kam kuptuarse unë mbaj përgjegjësi për fëmijën tim, për veten, se më duhet të luftoj, jovetëm të ankohem, pa e marrë parasysh që situata në të cilën kam qenë kaqenë më se e ashpër. Kam jetuar në banesën e saj, kam vështruar dhe kammësuar. As tani kushtet reale të jetës sime nuk kanë ndryshuar për më mirë,por jam e gatshme të shkoj përpara, të mos dorëzohem, që situatën time tashikoj më ndryshe e jo si zakonisht. Pse? Sepse vetvetes ia përsëris disa herënë ditë ligjin të cilin e kam mësuar nga mikesha ime Karmen: Kur mendon seje viktimë e luftës, humbëse e përhershme, ti edhe do të jeshë ajo. Nukguxon të të mendosh ashtu. E vërtetë, e kam verifikuar. Nuk e kam ndjerëveten grua humbëse të mjerë dhe të përvuajtur. Shumica janë habitur kur mëkanë parë, sepse kanë pritur të shohin viktimën. E kam bindur vetveten seçdo gjë që ka ndodhur nuk është faji im, por rezultat i çmendurisë kolektive.

Shpesh mendoj për mënyrat me të cilat do të mund t'u ndihmojanjerëzve dhe grave tjera të cilat janë në situatë edhe më të keqe. Në bisedapërpiqem t'i bind se nuk duhen të jenë patetike dhe të shkaktojnë keqard-hje, sepse me këtë te njerëzit tjerë nuk do të zgjoj mirësinë dhe fisnikërinë.

Në grupet e grave të cilat merren me problemet e grave të përd-hunuara në luftë insistojë në idenë kryesore se jeta e gruas së përdhunuarnuk ka përfunduar dhe që ato nuk kanë bërë asgjë që i ka shkaktuar "turp"familjes së tyre. Për turpin flasin burrat dhe baballarët - jo gratë. Ato nukjanë viktima; meshkujt janë viktima të vërteta të politikave të veta,mbikëqyrjes, pasionit dhe instiktit. "Nderin" e ka humbur mashkulli, e jo gru-aja; asaj nuk i duhet dekorata e cila ndahet në shkallëzimin e vlerave të cilati kanë vendosur meshkujt...

Mendoj dhe bisedoj me gratë. Dua t'ua tregoj "sekretet" tona tëmesazhit të grave. Mesazhet dhe të vërtetat të cilat m'i ka dorëzuar mikeshaime Karmen.

Derisa është edhe vetëm një grua e tillë pranë meje unë nuk kam frikë.

Merima Tërbojeviq

("Gratë për paqe" 1994)

Përktheu: Naile Mala Imami

182

Gratë e KrajinësGratë e Krajinës - lufta,

egzodusi dhe refugjatët,1996

Kosa

Kur kemi dalë nga shtëpia ende nuk kemi pasur kurrfarë lajmërimi.Ende nuk kishte filluar bombardimi, ende nuk kishte rënë asnjë bombë. Kamlindur në fshatin Kovaçicë afër Vojniqit, në komunën e Vojniqit, jam e martu-ar në fshatin Vile, Kolariq, në komunën e Vojniqit. Për mua më mirë është qëkam lindur dhe që jam martuar në Vojniq. E kam pasur afër edhe njërin edhetjetrin fshat kështu që nuk më është dashur të nisem as për Karlovc, asaskund tjetër, për ato dokumente (kroate). Vetëm dy muaj e gjysmë për pas-aportë. Që nuk është mirë nuk është. Kurrë nuk kam menduar se nuk do t'ishoh më fëmijtë e mi... Tani kam humbur çdo gjë, por edhe sikur të moskisha asgjë prej tërë asaj, vetëm ta kisha birin tim të gjallë.... (qan). Sikur takishte ruajtur Zoti vetëm edhe ato dy ditë të mbijetonte, çdo gjë do të ishtemë lehtë... (qan).

Të premten kur kanë ardhur të më lajmërojnë se më nuk është,askush nuk ka dashur të ma thotë. Unë e kam parë në bazë të tyre: dy i kamnjohur kurse të tretin nuk e kam njohur, e pastaj kam dëgjuar se cili ka qenëi treti. Kur Branko M. ka dalë ngadalë nga vetura dhe e kam parë njeriun sesi po qëndron, unë e kam ditur se diçka ka ndodhur, sepse kurrë ai nuk kaqenë i tillë. Iu afrova. E pyeta: "'Çfarë ka ndodhur Branko?" Ai nuk më foliasgjë. Kur e kam parë se është zverdhur në fytyrë, e kam pyetur: "Më thuaj,Branko, ku e kam birin tim të vetëm? Ku e kam Lubanin?" Asnjëri nga të tretëasgjë nuk ka folur. Pas kësaj, mua më ka rënë të fikët. E kam parë pranëvetes fqinjen e parë, i kam parë të triat dhe jam ulur në karrige në oborr. Sakam ndejtur aty, nuk di, dhe e tëra kam qenë e lagur nga uji që më kanë he-dhur të më kaloj të fikët. Ato trijat kanë ardhur. Shikonin çfarë të bëjnë, kutë vendosin arkivolin dhe përsëri asgjë nuk më thoshin. I pyeta: "Më thuanise ku e kam birin!" Përsëri ata heshtnin... Askush nuk më thoshte - nuk e kemë Lubanin tënd, e ka humbur jetën. Të gjithë vetëm më shikonin dhe qanin.Unë e kam pasur krejtësisht të qartë sapo që i kam parë ata rreth vetes, edhepse askush asgjë nuk më thoshte. Kurse ai është dashur të më kthehet tëenjten. Tri javë nuk më ka ardhur në shtëpi.

Të shtunën e kemi varrosur, çdo gjë në shpejtësi. Në mbrëmje - tëgjithë janë shpërndarë, përsëri kam mbetur vetëm. Tërë natën kam qëndru-ar ulur kështu në shtrat. Dritë nuk kishte, disa qirinj u dogjën, u fikën... Rriulur... Si dru. Nuk e kam askë askund. Mezi pres të agojë. Dal jashtë...Kthehem në shtëpi. E shikoj orën. Ora pesë e gjysmë. Them: "Mirë është.Tani do të agojë". Kur i ushqeva në mëngjes të gjithë bagëtitë erdhi gjyshjaAnka - vjehrra ime. Ajo ishte mua ka qenë. Dhe ne u përgatitëm të shkojmë

185

në varreza. Ajo më tha: "Do të vij unë me ty, nuse." I thashë: "Mirë." Nukështë askush as nga fqinjtë, të gjithë përgatite të ikin... Dhe u ngrit fqinjadhe biri i saj, kurse nipi i saj i tha gjyshe Ankës: "Ik, tani do të na bombar-dojnë." Asaj të mjerës i vinte keq të më lërë, të mbetem vetë, por unë e dijase është frikacake. I thashë: "Shko nënë, unë e di se ti frikësohesh, kurseunë do të rri." "Po nuk mundesh, nuse, të mbetesh këtu, eja edhe ti". Nukdo të shkoj unë askund.

Në atë moment ka arritur fqinji im dhe ka kërkuar prej meje që t'iajap rimorkion time për traktor, sepse është më e madhe se sa e tij. Më kaftuar që edhe unë të nisem me ta, por unë kurrsesi nuk kam dashur: kammbledhur lule dhe kam shkuar te varrezat. Duke u ngjitur lart ashtu siç i kampasur lulet dhe qirinjtë në të dy duart, i kam rënë gjurit (edhe tani ende mëdhemb dhe gjatë natës i vë kompresa) për një shtylle të betonit në një varr.Aq më ka dhembur saqë kam rënë si qiri, jam alivanosur... Kur më ka kaluar,e kam parë se kisha qenë e shtrirë në bar, lulet kishin rënë, qirinjtë ishinshtrembëruar. E shikoj qiellin, i shikoj përreth përmendoret. Më bie ndërmendse jam te varrezat. Atëherë ngadalë ngritem, e ndez qiriun, qaj dhe vajtoj.Kur zbrita nga varrezat, nuk kam parë njeri të gjallë, të gjithë kishin ikur, tëgjithë... Vetëm të lehurit e qenëve në fshat. Bagëtitë i kishin lëshuar dhe ishinnisur. Madje kishte ikur edhe fqinji më i afërt, bashkëshortja e të cilit ka qenërëndë e sëmurë nga kanceri dhe gati e palëvizshme e cila vazhdimisht kathënë se ajo kurrsesi nuk do të largohet. E kishin lënë dhomën pa fshirë, aqsa kishin nxituar dhe sapo që anëtarët e familjes e kishin bindur të niset nëshpejtësi. Por, edhe sikur ta kisha ditur se edhe ata do të nisen, unë nuk dotë nisesha me ta.

Kështu ata kanë shkuar të dielen, kurse të hënën në orën dy kanëarritur të plaçkisin myslimanët e Kladushës. Ushtria kroate ka arritur lart me12 tankse, atëherë shtatë kilometra para shtëpisë sime janë parkuar. A i kanëlënë ato tankse ata e kanë shkuar të plaçkisin nëpër fshat, ose ndokush tjetër,unë nuk e di... Sepse tri lloje të ushtrisë kanë qenë... Kush mundet të dijë...

Të hënën unë kam fjetur në arën time, kurse të marten 9 myslimanëkanë ardhur në shtëpinë time. Të gjitha kornizat e dyerve m'i kanë thyer,sepse dyert kanë qenë të mbyllura... Unë kam shkuar që të mbledh karotapër derra, kur kam dëgjuar se po bëjnë zhurmë, unë jam kthyer në shtëpidhe i kam parë gjashtë veta. U kam thënë: "Çka po bëni ju, po unë ende jamgja-llë." Kur njëri pas tjetrit kanë ikur, nuk di nga kanë shkuar. Tërë natënkanë qenë ndezur qirinjtë në kuzhinë dhe në dhomën e ditës. Kurse unë fillo-va të kërkoj atë që e pata fshehur në pleh, atë e gjeta. Armët të cilat i patafshehur në gropë, ato nuk i kishin gjetur. Por i mjeri biri im, atë që e ka marrëme vete, të vdekur e kanë plaçkitur, shokët e tij, vëllezërit e tij dhe kumbarët.

Unë askund nuk kam dashur të shkoj deri të marten në orën njëm-bëdhjetë derisa nuk është ndalur zjarri në shtëpinë e fqinjit të cilën e kishtedjegur ushtria kroate. Ajo ka qenë larg rreth 600 metra... Aty kanë arriturautobus pas autobusi - prej tyre dilte ushtria dhe sapo dilnin shkonin passhtëtisë së fqinjit tim, lart, në pusi. Unë kam menduar që nëse vijnë të fshi-

186

hem pas një kaçube, dhe kur të bjerë terri të kthehem në shtëpi. Kur të shko-jnë ata, unë do t'i mbyll bagëtitë në stallë. Por jo, nuk ndodhi ashtu... Ataishin shpërndarë edhe nëpër fshat edhe nëpër kodra dhe kudo. Ata ishinndalur pikërisht aty ku unë e kisha planifikuar të shkoj e të fshihem në atëpyll. Të gjithë ishin ndalur njëri pas tjetri në një metër. Në pritë.

Unë ju nisa të fshihem poshtë nën një shkurre por kur shikova nëdrejtim të kodrës, i pashë të gjithë që ishin shtrirë. Kurse nga poshtë mysli-manët kishin filluar të plaçkisin shtëpitë dhe e kishin ngarkuar një kamion meshumë gjëra, i cili u përmbys. Kur u dëgjua zhurma, kjo u duk sikur të ishtepërmbysur shtëpia trikatëshe. Unë e kam dëgjuar këtë por nuk e kam parëse po digjet ajo shtëpi. Kur kam dalë unë jashtë oborrit tim në rrugë, sepseshtëpinë e kam pasur menjëherë pranë rrugës, atëherë menjëherë e kamparë se asaj shtëpie po i del flaka. Mund të ndodhë se në atë shtëpi ka pasurmunicion dhe për këtë arsye e kanë djegur. I pashë, ishin ndarë: nga njërakodër hynin në një shtëpi, kurse nga tjetra, në shtëpinë tjetër... Kurse atakatër myslimanët vinin prej poshtit pranë meje dhe pranë kashtores sime.Dhe tani.. Unë nuk kisha asgjë me vete. Vetëm xhaketën, të cilën e kishahedhur mbi dorë. Unë ata i pyeta: "Djem, ku të shkoj unë tani?" "Gjyshe, kutë dini." Unë iu bashkova atyre. Kur kam biseduar me ta e kam parë prejposhtit se po vjen ushtria dhe të gjithë shtinin me armë përpjetë. Kur ata ekanë parë këtë, ata janë kthyer nëpër të njëjtën atë rrugë në të cilën u përm-bys kamioni me mall. Unë tani mendova: Unë do të shkoj në atë pyllin timatje ku nuk ka ushtri e do të fshihem atje... Unë shkova përmes rrugës, kurseata tërhiqeshin anës rrugës... Dhe u larguan ata deri te një arë e imja dheaty u ndalën katër prej tyre, kurse unë e vazhdova rrugën. Kur kam arriturdhe e kam shikuar rrugën, e kam pyetur veten se a do të mundem unë tëngjitem deri te kaçuba që të fshihem deri në mbrëmje, sepse nuk ka ushtri.Por kurrsesi, ata prej atyhit shtinin me armë, saqë vetëm thyheshin degët...Unë e vazhdova rrugën, dhe shkova në njërën prej arave të mia, me misër,dhe u ndala aty... Kur e kam parë se po afrohen të njëjtët ata myslimanë nëfshat me traktorë, me kuaj për të plaçkitur. Ndoshta kam qenë aty rreth njëorë dhe nuk kam guxuar askund të dal nga ai misër... Doja të ngjitem derinë një kodër nga e cila mundem të shoh shtëpinë time se a po digjet.Atëherë kalova përmes misrit tim dhe hyra në misrin tjetër të motrës sime,sepse arat i kemi njëra pranë tjetrës. Çfarë të bëj tani. E shoh, një njeri.Mendova se është mysliman, e kishte hedhur mbi supe një mbulesë. Por nuke ishte. Kishte qenë fqinji im i parë. Edhe ai poashtu kishte mbetur vetëm.Por ai kishte mbetur te një mik kroat, duke menduar se do të gjej shpëtim teai. Kështu derisa është kthyer ai të marten në orën dhjetë të mëngjesit, mys-limanët tashmë ia kishin therur delet, i kishin lëshuar bagëtitë, kuajt, derrat,të gjitha i kishin lëshuar... Kur erdhi i pa tri dele të therura dhe të varura, uakishin nxjerrur të përmbrendshmet dhe çdo gjë... Ai i ka gjetur vetëm ato tëcilat u kishin rënë myslimanëve nga vetura dhe ato i ka marrë.

Dhe unë iu paraqita atij: "Ilia, a je ti. "Po mikeshë?". Më tha: "Ngado t'ia mbajmë tani?" "Unë nuk di." I thashë. "Unë do të ngjitem lart të shoh

187

se a po digjet shtëpia ime." Ai më tha nga do t'ia mbash pastaj. "Atëherë dotë shkoj në shtëpi," i thashë. Erdhi edhe ai dhe u ngjitëm lart afër asajkaçubes, dhe unë u lodha dhe nuk mund të ecja më, më binte terri syve...As nuk mund të dëgjoja, as nuk mund të shihja më. Dhe unë u ula, ai mbetilarg. Unë u lakova dhe i hodha duart mbi fytyrë, kur tre myslimanë kishinqenë pas meje të cilët më pyetën: "Gjyshe a po pushon?" Mua m'u dridhzemra, sidomos kur njëri prej tyre e kishte veshur bluzën që ia kishin marrëLubanit tim. Më nuk kam mundur të përballoj. Thashë - tani me siguri kanëmarrë çdo gjë dhe më nuk më ka mbetur asgjë nga shtëpia... Kurse Ilia qën-dronte më larg dhe tani priste të shohë se çfarë më ka ndodhur. Kur ata ularguan, ai m'u afrua dhe m'i pa duart duke m'u dridhur, thonjtë më ishin bërëtë kaltër, më pyeti a kam etje, unë vetëm ia bëra me kokë. Derisa qëndrontepak më lart se sa ku isha unë, kur përnjëherë kanë filluar të shtinin me armërreth shtëpisë së tij... Unë qëndrova ashtu një kohë derisa nuk më kaloi aimundim e pastaj ngadalë u nisa të shkoj më afër tij dhe i thashë se kam etje,se më nuk mundem dhe që duhet të shkojmë të marrim ujë në gurrë.

Dhe kur kjo më kaloi mua unë ngadalë zbrita poshtë, deri te kuna-ta ime dhe te kushërira e saj... Ata atje mbledhnin, mblidhnin çdo gjë qëmundnin... Kishin qenë duke u nisur me veturë, i kishin lëshuar kuajt, lopët,derrat, delet. Kur ata kanë shkuar dhe i kanë marrë të gjitha ato, unë kamshkuar deri te një shtëpi e një plake. Trokita, trokita në dritare, por nuk uparaqit askush. Por dëgjohej një zhurmë. Unë e mora një shishe për të marrujë kur i pashë dy dhi të mbyllura në një dhomë, të cilat bënin zhurmë. E lavashishen dhe e mbusha me ujë. E piva pak ujë. Dola para shtëpisë, por unëpërsëri kisha mundim dhe nuk shihja asgjë, dhe krejt e volla ata ujë ashtu tëftohtë siç ishte kur e piva. As nuk u nxe. Fillova të nxitoj, më duhet të shkoj.Duke shikuar nga një shtëpi në tjetrën i pashë në një vend, disa njerëz dhe thashë ose janë myslimanët, ose ushtria. Nëse do të gjuajnë, le të gjua-jnë... U nisa ngadalë përgjatë asaj rruge, dhe në dorë e kisha shishen meujë. U ngjita lart, Ilia më tha: "Si guxon të shkosh ashtu nëpër rrugë, a nuke sheh ushtrinë." I thashë: "Le të më vrasin, vetëm të mos më keqtrajtojnë."Më tha: "Ata nuk do të keqtrajtojnë ty, ata do të vrasin menjëherë." Kur atapërsëri janë kthyer në fshatin e tyre, atëherë ne nga ajo kodër jemi larguarderi te një shtëpi dhe kemi shikuar se çfarë po bëjnë. Plaçkisnin çdo gjë qëmundnin...

U afrua nata. Filloi të bjerë shi. Frynte një frymë e ftohtë saqë nukmund të qëndronim jashtë. Unë i kisha këmbët e zbathura, disa opinga nëkëmbë dhe në trup një bluzë me mëngë të shkurtër dhe këmisha që e kishaveshur. Asgjë tjetër... Prej atyhit kaluam në Periqe... Ilia më tha të shkojmë,kurse unë i thashë: "O Ilia, çfarë të bëjmë atje kur as atje nuk ka asgjë - çdogjë e kanë marrë. "Ne shkuam atje përmes misërishtes. Unë në një qoshe ipata mbështjellur tre kallama misri dhe u ula, kurse Ilia më tha: "Unë poshkoj brenda të kërkoj pak duhan që të ndez." Binte shi. Ai më ftoi. "Ja këtuka karrige, këtu do të ndalemi e të fshihemi, por edhe kulmi qenka i mirë qëtë mos lagemi nga shiu." Çfarë të shohim në mëngjes: çdo gjë brenda e

188

kishin përmbysur - shtretërit dhe çdo gjë tjetër, nuk kemi mundur të hymëaty në dhomë. E pastaj nuk kishim çfarë të hamë. Unë nuk isha e uritur, porai ishte. Unë asgjë nuk kisha ngrënë gjatë atyre ditëve përveç që e kam pirëkafenë të dielen me gjyshe Ankën.

Këtu i kaluam ne tri ditë në atë shtëpi të zbrazët. Kalonte ushtriakësaj here e këtillë, asaj here e atillë. Nuk e dinim kush çfarë uniforma ka.Dikush kishte kapela prej kaoboji, ato të zezat. Dikush kishte shalle të zinj tëlidhur mbi ballë, këta kishin kapela. Njëri i tha Ilisë: "Gjysh, a je vetëm aty?"Ilia tha: "Nuk jam." "Me kë je, tjetër?" Ai tha: "Është një plakë." "A ështëbashkëshortja jote?", e pyeti. Ai i tha: "Jo. Ajo është fqinje. Ka mbetur siedhe unë vetëm." "Dëgjo," i tha, "na kanë thënë myslimanët se nga ajoshtëpia e madhe e bukur e drurit që e ka pamjen nga rruga një plakë ka dalëdisa minuta para se të bëhet nami. Le të kthehet nuk do t'i mungoj as qimjae flokut." Kurse unë i thashë Ilisë: "Unë do të shkoj në shtëpi," Ilia më tha:"Cico, ku do të shkosh. Ai shiriti i zi i shkretë që e ke. Po tërë ai ushqim qëe ke përgatitur për varrim që e kanë gjetur në shtëpi. Ata do të pyesin sekush të ka vdekur, ty do të bjerë të fikët, ata ty do të keqtrajtojnë, do të lod-hin, do të gulfasin, kush e di se çfarë do të të bëjnë..." Unë nuk do të shkoj.

Të enjten, kur u ndal pakëz shiu, por murmuriste mjaft, mendova tëlargohem prej atyhit. Dëgjuam se një plakë ka mbetur atje, mendova të shkojunë te ajo plakë, sepse e njoh mirë. Por binte shi. Të premten në mëngjeskur u ndal shiu, por ishte shumë ftohtë, frynte era, nuk mundnim të dilnim,kur përsëri erdhën ata dhe përsëri pyetën kush është dhe Ilia tha se ështënjë plakë kurse ata e përsëritën se asaj as qimja e flokut nuk do t'i mungo-jë nëse kthehet. Dhe shtuan: "Nëse nuk ka çfarë të hajë le të vijë në kazanintonë, ne do ta ushqejmë". Po pse të më japin ata mua të ha, kur unë i kam15 derra, mbi 80 copë pula, nëntë lopë. Përsëri unë do të shkoj. Tri ditëjashtë shtëpisë janë shumë... Dhe unë vendosa të nisem. Dhe arrita deri afërasaj gruas të cilën desha ta shoh por në atë moment i pashë katër veta. Uktheva prapa. Kurse Ilia më tha: "Pse nuk po shkon?" I thashë: "hesht, jakëtu janë." Ilia tha: "Ti sot po mundohesh mjaft të shkosh. Tashmë njëqindherë të kam thënë se si është te ti dhe mos shko". Por unë dola dhe kur ush-tria kaloi atje në një arë që të shkoj te ajo gruaja te e cila më vonë kam qenë6 muaj. I thashë Ilisë: "Po shkoj te ndrikulla Ranka, ajo nuk ka shkuaraskund. Nëse nuk më pranon, unë nuk di nga t'ia mbaj." Ilia më tha: "Unënuk do të shkoj." Unë i thashë: "Unë do të shkoj." Dhe kështu në orën pesëtë premten shkova te ndrikulla Ranka. Më pa kunata e saj e sëmurë e cilaatëherë ka qenë te ajo. Më pa nja 500 metra larg duke shkuar, dhe tha: "Oj,Ranka, ja po vjen Cica te na!" Dhe më doli ajo rreth 50 metra përpara. Kurmë pa ajo, më tha: "O, Cico, a je ti?" "Po" i thashë. "Po ku ke qenë deri mëtani oj e mjerë?" Unë fillova t'i tregoj. Dhe kur shkova poshtë, Ranka ka qenëshumë e gëzuar dhe e lumtur. I ka pasur disa punëtorë. Sepse është dashurtë nxjerrë ujin, sepse nuk ka pasur rrymë elektrike kështu që i është dashurqë të nxjerrë ujin me dorë nga pusi. Dhe kështu unë me ta bisedova dheqava. Kur në atë moment erdhi edhe Ilia, edhe pse pak më parë tha se nuk

189

do të vijë. Ajo doli shpejt dhe shkoi të përgatis diçka për të ngrënë, unë ithashë, që nuk dua bukë, por vetëm ujë... Dhe të nesërmen, e shtunë, unëu zgjova në orën 5 të mëngjesit dhe i thashë kushërirës: "Unë do të shkoj nështëpi." Kur ajo më tha mua: "Çfarë shtëpie, Cico, ja ku janë atje myslimanët,ata do të vrasin..." Dhe tha: "Nuk kam më kafe përveç për tre filxhana... Porne të trijat tani do ta pimë këtë." Më tha: "Xhaxheshë, eja, plotësomadëshirën." Kur unë e piva atëherë atë kafe, m’u duk se mundem të ngjitemnë Velebit, ashtu diçka m'u duk lehtë. E kisha lënë një kilogram kafe nështëpi, dhe ndoshta 20 kilogramë sheqer... E luta atë: "Xhaxheshë, mos ithuaj ndrikullës Ranka që unë po shkoj në shtëpi." Më tha: "Unë nuk do t'ithem por ti mos qëndro atje gjatë që të brengosem unë për ty. Unë do tëulem poshtë në kopshtin e pemëve dhe do të shikoj dhe do të dëgjoj ty. Ado të jesh ti në ndonjë rrezik."

Unë kur kam hyrë në shtëpi i kam parë të gjitha. Kashatorja kishteqenë e zbuluar... Shtëpia kishte qenë me kulm të zbuluar nga kjo anë e obo-rrit, kurse në atë nga rruga, deri te ushtria rrinte ashtu siç ka qenë. Vetëmtë mendohet se nuk e kanë plaçkitur. Pa dyer, pa dritare, tri stufa, lavatriçja,atëherë, frigoriferi i madh. Ajo që nuk u është dashur: w-cë, vaska krejtësishte thyer, çdo gjë në banjo që nuk u është nevojitur. Dhomat - po ato nukdukeshin si dhoma, dukeshin si stallë e derrave. Çdo gjë ishte urnebes... Asshtretër, as dollapë askund. Në mes të dhomës e kishin hedhur kapotën dhemantelën time dhe mbi to i kishin derdhur tri kova me dhjamë, enët i kishinmarrë... Nuk kishte mbetur asgjë, as filxhanat e kafesë. Makinën qepëse ekishin nxjerrë në oborr, dhe e kishin thyer. Traktorit ia kishin hequr të gjithapjesët, rashqelin, dhëmbëzorët, gomat. Traktorin nuk kanë mundur tandezin, ishin përpjekur që ta hedhin në përrua, nga ajo ana e rrugës, tëgjitha pjesët ia kishin marrë. Pajisjet për korrje i kishin marrë. Makinënshirëse pak më tutje e kishin përmbysur, qe dy muaj qëkur është ushtriakroate atje, unë nuk kam pasur mundësi të afrohem atje dhe nuk kammundur të shoh se a kanë marrë diçka prej saj...

Dhe kështu, ushtria kroate e ka pasur një barrakë montazhi aty afërkashtores sime. Dhe kur Ranka ka dalë para shtëpisë së vet, më ka thënë:"Ja, Cico, po shihet drita në shtëpinë tënde." Unë i thashë: "Unë më kurrënuk do të ndez dritën atje." Kështu - se ka qenë lehtë nuk ka qenë. Kur kaqenë dita e mirë asnjëherë nuk kam guxuar të shkoj te varrezat, por vetëmkur ka pasur mjegulla dhe shi. Sepse, varrezat janë në kodër, kurse ata nërrafshinë. Dhe gjithnjë mund të shohin se kush po shkon te varrezat.

E pastaj të dielen kam shkuar te varrezat. Kur kam arritur atje, çdogjë e kishin shkatërruar: shihej se pak më parë kishin qenë - edhe gjurmëtnë tokë vëreheshin. Kudo që kanë qenë vazot i kishin hequr, por përmendoretnuk i kishin prekur... Nuk kishin thyer asgjë, përveç që i kishin gjuajtur vazotnëpër tokë. Edhe një njeri i moshuar ka mbetur. Ai ka qenë i lindur në vitin1914. Të gjithë anëtarët e familjes së tij janë larugar: së pari mbesa kashkuar për vizitë te familja, e pas saj edhe të tjerët. Ai ka mbetur, por nukdihet se çka ka ndodhur me të. A e kanë vrarë myslimanët ose ushtria... Me

190

siguri ata kanë kërkuar të hyjnë në shtëpi e ai nuk i ka lënë e pastaj ata ekanë vrarë. Më vonë na kanë thënë myslimanët se e kanë gjetur vetëm kape-len dhe kapotën e tij... Derrat e kanë ngrënë të vdekur...

Një mëngjes, ka qenë me mjegull, askujt nuk i kam thënë ku do tëshkoj dhe çka... Kur i kam ushqyer bagëtitë, kam shkuar te varrezat dhe atjekam vajtuar mirë, dhe jam nisur.. Kur jam afruar afër shtëpisë kam hasur nëpolicinë e tyre. Unë u nisa në drejtim të tyre, kurse ata më pyetën: "Gjysheku je nisur?" U thashë: "Në shtëpi." "Ku e ke shtëpinë?" Thashë: "Ja atje, porajo ka qenë shtëpi, kurse tani nuk është më." Më thanë: "Si nuk është. Ështëajo ndërtesa e madhe, e bukur." U thashë: "Nga ajo ana juaj është e bukur,por kaloni në anën tjetër, atje është çdo shkatërrinë." Më thanë: "Pse poshkoni në shtëpi?" "Dua të shikoj a i kam lopët?" "Sa lopë, i keni gjyshe?" Uthashë: "I kam pesë lopë," "A keni ndonjë dokument, gjyshe?" U thashë:"Unë letrat jam duke i pritur, por ja shikone këtë vërtetim me të cilin mun-dem të shkoj ku të dua!" Kur ia dhashë vërtetimin, ai as që e shikoi, vetëme palosi dhe më tha: "Mund të shkoni gjyshe." Kur u ngjita lart, atje teshtëpia e fqinjit tim të parë. Atje dy ushtarë i sharronin trarët. Ato ishin krejttë kalbur, vetëm binin copët... Kalova unë pranë atyre, shkova të shikoj atjeku i kam parë duke kullotur dy lopë. Atje katër prej tyre i copëtonin dosat.Atje një femër e ruante një lopë e cila kulloste e lidhur. Unë e përshëndeta:"E dashur, ku janë ato dy lopët të cilat kullosin këtu për çdo ditë?" "Njëraështë aty lart e lidhur, kurse tjetrën nuk mundesh të lidhësh kurrsesi." "Si?"Thashë: "Ajo e ka lëkurën e rjepur rreth brinjëve, qafën e ka me përplotplagë nga zingjiri, por secilin zingjir e heq. Ajo shkon nëpër ara dhe kullotdhe në mbrëmje kthehet." Unë fillova të qaj. "Pse po qani, gjyshe?" "Ajoështë lopa ime, i thashë." "Si e dini?" "E kam parë këtu një ditë. Po shkoj tashoh." "Po vij edhe unë me ju," tha bulla. "Ku e keni shtëpinë." I thashë:"Këtu, këtej. Ka qenë shtëpi, por më nuk është - tani është shkatërrinë." Kurshkova atje më larg: lopa ime ishte në misërishte. Unë e thirra, kur ajo filloitë luajë dhe e lëkundte kokën dhe mua afrua te krahu. Unë fillova të qaj,qante, bulla, qante lopa. Të tria qanim... Ajo më tha: "Gjyshe, pasiqë ështëe juaja, po e shoh se është e juaja, merrne ". I thashë: "Nuk kam litar." Unëu nisa për në shtëpi, kur bulla më tha: "Gjyshe, po vij edhe unë me ju që tashoh shtëpinë tuaj." Derisa arritëm para shtëpisë, lopa vetëm vinte pas neshderi në shtëpi. Për mua më nuk ishte interesant të shoh atë mjerim dhe çdogjë që e kishin shkatërruar, por për mua ishte interesant të gjej një litar qëta marr lopën. Ne dolëm nga oborri, kurse lopa qëndronte . Sa herë që eshikoja unë ajo e zgjaste trupin dhe pëlliste. Kur arritën katër myslimanë dhee ftuan lopën që të shkojë te ata. Atëherë bulla u tha: "Djem, lërne lopën,lopa është e kësaj plake, lopa është e saj." Ata thanë: " Pasiqë është e esaj,le ta marrë." U thashë: "Nuk kam litar, djem." Njëri tha: "Ja merre litarin."Dhe unë e lidha me litar dhe e mora një misër që më lehtë të kalojë përroin.Unë nuk e kam ditur se lopa gjithsesi do të niset pas meje, po ajo do tëngjitej edhe në kulm të shtëpisë pas meje. Dhe kështu e kam marrë me veteunë te ndrikulla Ranka...

191

Edhe lart kemi vdekur nga frika: nuk e kemi ditur se fqinjët kanëarmë në shtëpi. Atëherë sa herë që kalonte ushtria, ata na keqtrajtonin, napyetnin ku janë të tjerët, ku i keni djemtë. Na thoshin: "Nuk po duan të natregojnë se ku i kanë djemtë, se ata po shtinë me armë ndaj nesh. Ua q...nënën e serbëve..." "Si nuk i keni", na thoshin, "djemtë tuaj. Secila prej jushi ka nga dy, nga tre. Kush do të shtinte me pushkë po të mos i kishit ju." Kurunë jam përpjekur me këmbëngulje që t'ia shpjegoj se nuk kam djalë,atëherë ai më nuk më ka pyetur. Më pyeste mua: "Ku ka ikur ky plehu lart(fqinji im)?" Unë i thosha: "Nuk di, kanë shkuar atje ku kanë shkuar tëtjerët." Atëherë një zonjë e shtëpisë më pyeti: "A e njihni ju?" Unë thashë:"Po pra, sa herë kam kaluar unë këtu si të mos e njoh." Gjithçka kanë bërë...Por nuk mundem të them se të gjithë kanë qenë të këqij. Ka pasur gjithfarë,asnjë njeri nuk është i njëjtë me tjetrin... Për Zotin, më këtë nuk do të mundta përballoja... Atëherë kam qenë si dru, nuk jam frikësuar prej asnjë gjëje.Vetëm jam frikësuar se e gjallë do të m'i presin gishtërinjtë, do të m'i nxjer-rin sytë ose do të ma presin hundën, veshët. Nuk do të frikësohesha se dotë më vrasin... Prandaj e kam pasur një bombë me vete që të vras veten nësemë zënë.

Atëherë fillova të nxjerr dokumentet. M'i dhanë 200 kuna në Kryqine Kuq. Më tha ajo infermierja: "Cico, përgatiti dokumentet, kur të keshmundësi, unë do t'i jap të hollat për rrugë, kurse ti merri këto për letra." Ekemi paguar vetëm pasaportën 128 kuna, kurse tjerat: fotografitë, doku-mentet, nuk i kemi paguar. Në Vojniq jam fotografuar: nuk kemi paguarasgjë, as fotografitë, as letërnjohtimet. Më kanë dhënë pasaportën, letërnjo-htimin. Vetëm për pasaportë kam pritur dy muaj e gjysmë... Tërë kohën kamqenë te Ranka. Ata edhe më tutje kanë qëndruar atje: ndrikulla, bashkëshortii saj i palëvizshëm, dhe disa të tjerë nga familja. Por si të largohen, kur atanuk munden të shkojnë deri në Vojniq për këto letra. Unë kam shkuar, të mosju gënjej, më së paku 165 herë në Vojniq për pasaportë. Ai është 16 kilome-tra larg: 8 poshtë 8 lart. Saherë që kam shkuar atje i kam parë vetëm ata tëBanjallukës (refugjatët) në listë. Nga serbët nuk ka qenë asnjëri. Kur ishimduke pritur në rresht, të pyesim atje, kur një grua nga rreshti më tha: "Cico,shiko se çfarë shkruan në shtëpinë e Mustafës." Kur e lexova, me germa tëmëdha të shtypit shkruante: "Vdekje serbëve." Thashë: "Do të vdesim, nukna duhet as çertifikata e shtetësisë, as pasaporta."

Kur Lubica ime e ka dërguar ankesën, atëherë kanë ardhur të mëmarrin. Por Lubica nuk ka guxuar të theksojë se Lubani e ka humbur jetënnë gusht të vitit 1995, por e ka shkruar se ajo ka ndodhur në vitin 1991. Tëhënën, kur erdhi të më marr, aq shumë ka rënë borë saqë i gjallë kush nukmund të dilte nga shtëpia. E hapa derën. Atëherë më tha: "Mirëdita, gjyshe.Më nevojitet filan grua." I thashë: "Unë jam." "Më duhet të bisedoj diçka meju." I thashë: "Urdhëroni në shtëpi..." U ulëm ne. Më pyeti: "Gjyshe, adëgjoni mirë?" I thashë: "Dëgjoj, nëse nuk shoh." Më tha: "Ju e keni vajzënatje në Jugosllavi." I thashë: "Po, ajo është atje më shumë se 20 vjet. Ajoështë atje vendase." "Mirë... Ajo dje më ka shkruar dhe ka kërkuar që ju të

192

shkoni në Jugosllavi të bashkoheni me të. Mua më nevojiten dokumentettuaja." Dhe tha: "Unë do të vij rreth Krishtlindjeve katolike dhe ju të jeni epërgatitur." Dhe ai njëmend erdhi për festën e shën Nikollës të marten nëmëngjes në orën pesë e gjysmë. Unë ende nuk u pata përgatitur, por nukkemi mundur të presim, kanë ardhur të më marrin me automobil dhe mëkanë pritur derisa jam përgatitur. "Ejani, ejani," më tha, "çdo gjë është gati,ne kemi ardhur t'ju marrim, dhe i kemi njohtuar që t'ju presin në orën 11 nëBeograd." Dhe të gjithë më kanë përcjellë me atë automobil përtej kufirit derinë Hungari... Kanë qenë një vajzë dhe një djalë. Të rinjë. Nga Reparti përrefugjatë. Atë që kishin marrë për të ngrënë, më kanë dhënë edhe mua.Edhe kafenë, edhe banane, mandarina, senduiçë... Shefi i tij ia ka zënë përtë madhe që nuk e ka kopjuar pasaportën time që të shihet fotografia. Porkanë rënë dakord se ajo nuk është e nevojshme, sepse unë jam grua emoshuar, se unë nuk kam me vete kurrfarë materiali propagandues, as armë,por po shkoj te vajza ime që të më mbajë. I ka thënë shefi: "O i marrë, a dotë më thuash ti mua se si duket ajo femër, a është e re ose e vjetër, ti e keparë tashmë tri herë, kurse unë ende nuk e di as si duket!" Dhe ata dy atjekanë qeshur në veturë. Dhe ai disa herë më ka pyetur gjatë rrugës se a e didhe a e njoh atë që do të më pres në Hungari. Më ka thënë: "Bija juaj dhedhëndri nuk kanë pasaporta, por e kanë dërguar një njeri t'ju presë." Ne kemiarritur në kufi në orën 10 dhe kemi pritur deri në orën dy. Nuk do të na vinteradha kurrsesi. Para nesh kanë qenë 10-12 vetura. Por ata e kanë njohurveturën, dy prej tyre erdhën, i shikuan pasaportat dhe vetëm na dhanë shen-jë me dorë dhe për gjysmë ore ishim gati. Atje (në Hungari) nuk e dinin seku është stacioni i autobusit, kurse ata aty ishin marrë vesh të na presin. Atae morën një hungarez, i thanë eja me ne, drejt e në stacion. Ai që na solli uparkua në anën e majtë, kurse ai njeri i cili më priste ishte parkuar në anëne djathtë. Veturë pas veture. Biri i tij e kishte ftuar dikë nga familja në Zagrebqë të pyes a kam arritur unë në Beograd. Unë nuk kisha arritur ende, kursekoha e caktuar kishte kaluar. Njeriu rrinte si në therra... Dhe tani, ne dolëmnga vetura dhe hymë në stacion. Ai djali më tha mua: "Teto, eja të shkojmë,këtu jemi marrë vesh." Dhe u nisëm. Kur ne përsëri shkuam në sallën e prit-jes, kur ai kunati që më priste i kishte lëshuar ata dy, kurse mua më kishteparë për dritare dhe i hapi duart në derë që unë të mos mundem të kaloj.Ata aq u gëzuan, u gëzuan më shumë se unë, sepse, nuk mund të mëkthenin më në Kroaci, dhe do t'u duhej të më përcellin deri në Beograd.

Këtu do të rri me bijën time dhe me nipat. Si të rri atje kur jamvetëm. Atje nuk ka njerëz, vetëm disa pleq. Unë kur shkoj në Vojniq unë ekam më vështirë të kthehem nga Vojniqi se sa të shkoj atje. Nuk e kam askëtë njohur... Por edhe ashtu, derisa ka qenë lufta, unë aq kam insistuar, aqkam qenë e guximshme, saqë për mua ka qenë njësoj a është mesditë osemesnatë. Unë vetëm kam pritur të përfundojë lufta, që të qetësohet kjo, qëbiri im të gjejë diçka nga shtëpia që i kam siguruar dhe që kam pasur unë(qan)... Ai gjithnjë më ka thënë: "Nënë, çfarë na duhen pesë lopë?" "Biri im,a nuk e sheh se sa kushtojnë varrimet." "Nëse ti për këtë e flijon veten dhe

193

punon?..." "Po me siguri e kam merituar të më therësh një viç..." Por fatideshti të ndodhë e kundërta...

Por më dhemb, padrejtësia e njeriut. Kur është dashur të largohemi,ka ardhur fqinji im tri herë të më pyes për rimorkio dhe nuk ka guxuar. Nëfund ka ardhur fqinji i tij dhe imi dhe më ka pyetur: "Cico, a mundesh të najapësh rimorkion, nëse mbetemi gjallë, e nëse kthehemi, dhe e gjejmë do takthejmë, nëse mbetemi gjallë, e nuk e ruajmë, do ta paguajmë." U kamthënë: "Lojo, merrne." "Por a e dini edhe çka tjetër," më ka thënë, "nëse tido të vish, eja, ose nëse do të marrim diçka nga gjërat tuaja, ti përgatiti dhene do ta marrim." Unë i thashë: "Lojo, unë nuk dua. A do të shkoje ti Lojo:sikur dje ta kishe varrosur birin, kurse sot të ikësh. Nuk do të mund ta bëjeas ti." Ai vetëm u kthye - asgjë nuk tha. Unë pastaj i kam takuar ata nërrugën kur shkohet për në shtëpinë time. Tashmë gjyshja më nuk ishte teunë. Ata e kanë marrë rimorkion dhe ceradën time. Tani ai po kërkon që unët'ia paguaj të holla që ai e ka nxjerrë prej atyhit. Por sikur të mos e kishtepasur rimorkion time nuk do të mund të merrte gjërat e veta, as të largohetai, as nuk do të mund ta merrte nënën e vet të palëvizshme. Kurse tanikërkon që unë t'ia paguaj. Po askund nuk ka diçka të tillë, njerëz. Edhe ashtujam e mjerë dhe çdo gjë kam humbur...

194

Mirosllava

Unë jam nga një fshat afër Dvorit në Unë. Aty është kufiri midisBosnjes dhe Hercegovinës dhe Kroacisë. Fshati quhet Zakop. Gjatë luftës,unë shpesh kam mbetur vetëm me fëmijtë kur bashkëshorti im ka shkuar nëfront. Kjo është ngarkesë mjaft e madhe psikike. Për shembull, në atëkomunën tonë fatkeqe janë dëgjuar shpërthimet nga të gjitha anët. Tërë kjoështë në vijën ajrore prej afër pesëdhjetë kilometrash dhe aty janë dëgjuarshpërthimet edhe nga fushëbeteja e Kninit, edhe nga e Petrinjës por edhenga e Kostajnikut, edhe këtej nga pala boshnjake - Bihaçi, Krupa. Kur e dinise e keni bashkëshortin dikund në front, dhe i dëgjoni shpërthimet aq tëfuqishme atëherë vetëm e pritni atë lajmin e keq. Ose është i plagosur, oseështë i vdekur. Vetëm kjo mund të ndodhë. Kjo është gjë e tmerrshme. Nëkëtë rast nervat shkatërrohen. Kjo është frikë e përhershme. Gjithnjë kenifrikë nga sulmet e papritura të grupeve terroriste. Edhe pse unë asnjëherënuk kam përjetuar ndonjë masakër ose diçka të ngjashme. Por kam pasurfrikë nga myslimanët. Për shembull, kushëriri im, i cili e ka humbur jetën nëfushëbetejën e Kladushës, e kanë shëmtuar. E kanë zënë të gjallë dhe ia kanëlidhur shtangat për këmbë dhe për duar, e kanë lidhur me pranga dhe e kanëdetyruar që kështu të ecën. Kjo është gjë e tmerrshme. Atëherë e kanëtherur, e kanë mbajtur kufomën dy muaj e gjysmë e pastaj të tillë e kanëekstraduar. Ai muaj maj kanë qenë me vapa të mëdha dhe në atë arkivolin etij ishin grumbulluar mizat. Kur ne rrinim pranë arkivolit e dëgjonim zukatjene mizave në të. Ai ka qenë 25 vjeçar. Kjo është gjë e tmerrshme. Kur e dinise në atë arkivol është dikush që e kini dashur, që e keni ushqyer. Aty ku kamjetuar unë, i kemi pasur shtëpitë afër njëra tjetrës, vetëm gardhi na ka ndarë.Më kujtohet kur ka lindur. Edhe e kam ushqyer edhe ia kam ndërruar skuti-nat dhe tani përnjëherë e kuptoni se ai fëmijë më nuk jeton. Kemi qenëngushtë të lidhur. Unë nuk kam pasur vëlla nga e ëma prandaj djali i axhëspër mua ka qenë sikur të ishim nga një nënë. Atë fëmijë të tij e kam dashursi timin.

Jam frikësuar derisa fëmijtë kanë qenë në shkollë. Sepse UNPRO-FORI ka qenë i vendosur në këndin e lojërave për fëmijë, afër shkollës. Jamfrikësuar nga bombardimi. Kam pasur frikë edhe kur kanë hyrë në shkollë nëmëngjes. Në orën 7 është dashur të nisen, kurse gjatë dimrit në këtë kohëende ka qenë errësirë. E kanë pasur rreth një kilometër rrugë nga shtëpiaderi te autobusi. Atëherë u jam frikësuar sulmeve terroriste të grupeve tëmyslimanëve. Kam pasur frikë kur kanë dalë në stacionin e autobusëve: a dot'i fusë ndokush me dhunë në veturë, a do t'i shëmtojë, a do t'i marrë, a mos

195

nuk do të kthehen në shtëpi etj. Kjo më ka penguar. Më ka penguar që tënjëjtit njerëz, politikanë e kanë krijuar këtë kaos, këtë cirk, e pastaj shumëpak janë kujdesur për popullsi, e veçanërisht për gra. Mashkulli ështëmashkull, dihet, ai duhet të shkojë në front dhe ai shkon. Kurse për gruandhe për fëmijtë rrallëkush kujdeset. Secila ka qenë e detyruar të kujdesetvetë për fëmijtë dhe për veten. Për shtëpinë, për bashkëshortin, t'ia lajë rro-bat, t'ia hekurosë. A e dini ju se si duket njeriu kur kthehet në shtëpi pas 8ditëve që ka qëndruar në llogor? Kujt i ngjan ai? Askush asnjëherë nuk kapyetur se si po i përballon ajo grua, a e ka vështirë.

Jemi nisur më 6 gusht. Na kanë thënë se do të shkojmë vetëm përtri-katër ditë. Të marrim gjërat më të domosdoshme, të largohemi derisa tëluftojnë ushtritë ndërmjet veti që të mos e humbin jetën civilët, që të mos ibombardojnë kroatët vendet e banuara etj,. Mirëpo nuk ka pasur kurrfarënjohtimesh zyrtare se duhet të largohemi. Atje e kemi pasur një radiostaciontë mjerë i cili është quajtur Radio Banija. Të shtunën e kemi dëgjuar tërëditën atë radio. Mirëpo, atëherë, njerëzit flisnin, ka rënë Petrinja, ka rënëGlina, ka rënë Knini. Ka rënë Benkovci, populli nisej, tërhiqej. Njëmenddëgjoheshin oshëtimat. Por të gjithë ne kemi menduar se po vjen Arkani, sepo vjen Shesheli, se po vjen armata jugosllave që të na mbrojë. Ne të gjithëkështu kemi menduar. Me net janë dëgjuar oshëtimat. Ne kemi menduar sepo na vjen ushtria në ndihmë. Kështu që përmes atij fshatit tonë shumë paknjerëz kanë kaluar të cilët kanë ikur. Vetëm gjatë natës janë dëgjuar trak-torët, automobilat. Por kush e di këtë. Natë ishte. Verë ishte. Bosanski Novika qenë afër. Të rinjtë shkonin nëpër disko, në teatër, shkonin në hotel, nëkorzo, dhe ato gjërat e budallallëqe të tilla. Askush nuk e ka vërejtur senjerëzit po largohen. Dhe me sa më duket ka qenë ditë e shtunë, kur ka ard-hur një kushëri i bashkëshortit tim dhe na ka thënë të përgatisim gjërat mëtë nevojshme, rrobat, dhe të marrim ushqim për tri ditë. Duhet të dalim qëkroatët të mos e bombardojnë Dvorin, që të mos i bombardojnë fshatrat, qëtë mos ketë viktima të civilëve. Ka thënë se janë duke e bombarduar Kninindhe që ka mjaft gra, fëmijë, pleq, se ka mjaft të vdekur nëpër rrugë. Për t'iushmangur kësaj, do të tërhiqemi rreth 20 kilometra në drejtim të Banjallukës,deri te fshati Svodno. Aty do të tërhiqemi, kjo do të zgjasë më së shumti triditë dhe, atëherë tha se do të kthehemi të gjithë. Përmes radios kemi dëgjuarse komuna e Dvorit duhet të pranojë prej 50-60 000 refugjatë. Aty ka qenëbaza logjistike e UNPROFOR-it. Kanë thënë se do të dërgojnë aty ushqimindhe që të gjithë refugjatët duhet të vendosen aty rreth UNPROFOR-it, në sal-lën e kinemasë, në shkollë, në qendrën e shkollave të mesme, në kuvendinkomunal... Që ata njerëz të strehohen ashtu që të mos jenë jashtë. Mirëpo,ata nuk janë ndalur aty por të g jithë janë nisur pë rnë Jugosllavi. Të dielentërë fshati ka vendosur të niset. Të gjithë jemi nisur bashkë. Më duket se kaqenë ora tre e gjysmë pas dite. Të gjithë jemi nisur në një kolonë. Momentimë i vështirë ka qenë kur kam dalë nga oborri (qan). Njëmend, kjo është etmerrshme. Ky ka qenë momenti më i vështirë, e pastaj kemi filluar të ecim.Mendoj, se më së vështiri e kemi pasur derisa jemi nisur. Po ushtria jonë, e

196

cila e ka mbrojtur atë vendin deri te myslimanët, as nuk është tërhequr, asnuk janë kthyer në shtëpi. Nuk kemi ditur asgjë. Kemi menduar, se pasiqë atanuk po tërhiqen, që situata nuk është aq e tmerrshme. Mirëpo, kur e kemikaluar urën dhe e kemi parë se po tërhiqemi me popullsinë civile të Petrinjes,Kostajnicës, Glinës dhe të vendeve tjera nga Krupa e Kninit, se po ikën ush-tria, vetëm atëherë e kemi kuptuar se e kemi marrë rrugën pa kthim. Derisaikën ushtria, kjo domethënë ti nuk ke kurrfarë kthimi, nuk do të kthehesh më.Kjo njëmend ka qenë gjë e tmerrshme. Vdekje psikike. Të gjithë së bashkukemi shkuar deri në Banjallukë. Atëherë disa janë ndalur në Banjallukë, disakanë vazhduar më tutje. Ne 5-6 familje nga fshati im kemi shkuar së bashkuderi në Bijelinë, dhe këtu atëherë jemi ndarë, kush si ka kaluar. I kemi pasurme vete rrobat, bataniet, jastëkët. Asgjë të vlefshme nuk kemi marrë. Tëgjitha këto i kemi marrë duke nxituar, në panik: nuk i kemi marrë gjërat qëna nevojiten por ato që nuk na nevojiten. Bashkëshorti im ka qenë epror rez-ervë para lufte. Dhe kur ka filluar ajo luftë, atë e kanë ftuar dhe ia kanëdhënë të udhëheqë një batalion. Mirëpo, atëherë kur është dashur të nisemi,ai fare nuk është kthyer në shtëpi. Së paku sikur të kishte ardhur ai e tëthotë: "Po shkoni në rrugën pa kthim, më nuk do të kthehemi." Edhe unifor-mën e tij dhe shumë gjëra tjera të panevojshme i kam lënë në valixhen e tijushtarake, ato gjërat e pakuptimta të ushtrisë. Kam menduar se: do të kthe-hemi në shtëpi, të mos i marr e t'i baj ato, sepse mos më humbin ndokund.Ne jemi takuar në Svodno. Unë nuk e kam ditur as a është gjallë ose i vdekur,as a është i zënë robër. Kurse populli si populli. Në kolonë flitej se si mysli-manët kanë arritur deri te një fshat, deri te Tërgoviku, dhe që po e ndalinushtrinë, kurse që kroatët po shkelin me tankse. Ka qenë kjo një situatë qënjeriu të çmendet.

Gjatë rrugës ne nuk jemi ndarë. Kemi shkuar me traktor të gjithë sëbashku. Por a e dini pse disa njerëz e kanë humbur jetën? Për shembull, tëgjithë pleqtë kanë mbetur. Nuk kanë dashur të largohen. E pastaj kur ështëbërë masakra në Dvor, bombaradimi i civilëve, kur i kanë shkelur me takse,me traktorë dhe me vetura, atëherë të gjithë ata njerëz të cilët kanë mbetur,kanë ikur nëpër pyje dhe livadhe. Dhe aty njerëzit e kanë humbur jetën. Osepër shembull, ushtria. Kë nuk e kanë pritur. Unë e kam pritur bashkëshortintim në Svodno. Por jo vetëm unë por edhe të gjitha gratë nga fshati im i kanëpritur bashkëshortët e vet. Sepse marrëveshja ka qenë që të mos largohemiderisa nuk vijnë ata ose derisa nuk dihet ndonjë gjë. Ku janë dhe si janë.Kështu ne vetë jemi marrë vesh. Të dimë ku janë. Sepse nuk kam mundurunë të nisem në rrugë me dy fëmijë dhe me plakën, e të mos e di ku e kambashkëshortin. Kur ka ardhur ai të gjithë jemi nisur. Kështu edhe ushtria. Kapasur mjaft gra nga Dvori. Dvori është shpërngulur dy ditë më herët, edhepse ne këtë nuk e kemi ditur. Kur ka ndodhur ky tmerr, ajo masakër ngaZhirovci deri te Dvori, atëherë këtu njëmend ka ikur kush ku ka mundur dheështë fshehur atje ku ka arritur të fshihet. Kush nuk ka arritur të fshihet, mesiguri e kanë vrarë, e kanë shkelur. Këtë masakër e kanë bërë kroatët.Shumicën atëherë e kanë vrarë. Kroatët e Petrinjes u kanë dalë përpara

197

banorëve të Liçanit, unë mendoj te Zhirovci. Aty ka qenë një bazë e madheushtarake, hangarët nëntokësorë për aeroplanë. Ata u kanë dalë aty në pritdhe ua kanë prerë rrugën. Dhe atëherë prej së larti nga Kostajnica njësoj.Kanë bërë masakër të tmerrshme pikërisht prej Dvorit në drejtim të BosanskiNovit dhe nga Zhirovci deri në Dvor. Atëherë pikërisht është tërhequr legjiae zezë e Nishit. Ushtria është tërhequr, kurse ata tashmë kanë hyrë dheatëherë ka ndodhur masakra e tmerrshme.

Ne kemi udhëtuar me traktor. Rruga ka qenë më se e tmerrshme.Mos dhashtë Zoti të më duhet edhe një herë të kthehem, që njeriu të përje-tojë edhe një herë atë, unë atë nuk do të mund ta përballoja. Derisa endekemi qenë në Svodno, aty ka qenë e vendosur tërë teknika e luftës. Aty kaqenë çdo gjë që është tërhequr nga Krajina e Kninit. Aty kanë qenë edhetankset, edhe radarët edhe topat, kamionët, autobusat. Tërë pajisja e luftëska qenë e vendosur aty. Vetëm një natë kemi bujtur aty dhe atëherë më kakapur frika njëmend nga bombaradimi. Një grumbull i madh njerëzish aty eka humbur jetën, ka rënë viktimë.

Nga Prijedori deri në Banjallukë kemi kaluar përmes vendbanimevenë të cilat ka pasur kroatë. Një natë kemi bujtur në një motel të braktisur. Tënesërmen në mëngjes, kur jemi zgjuar, e kemi parë se aty ka shtëpi. U nisa,shkova unë deri te një zonjë që ta pyes a mundem unë dhe fëmijtë të lahe-mi. Këta janë fëmijë të cilët janë mësuar të lahen për çdo mbrëmje. Edhe ajogrua njëmend ka qenë gjentile. Dhe kështu, duke biseduar, na pyeti ajo ngajemi dhe kush jemi dhe kështu unë ia thashë asaj të gjitha. Ajo tha: "E diniçka zonjë, mua më kanë ofruar që të ndërroj shtëpinë për Pakrac." E pyeta"Pse", zonjë?" Ajo më tha: "Të dini, unë jam kroate". Por njëmend mirë nakanë pritur. Unë e pyeta: "A po ju keqtrajton ndokush zonjë, a po ju kërcëno-hen gjatë natës, a po ju troket në derë?" Ajo tha: "Jo". "Po pse atëherë", ithashë, "doni ta ndërroni shtëpinë për Pakrac?" "E dini çka" , më tha,"bashkëshorti im është i moshuar dhe po e detyrojnë ashtu të moshuar tëmarrë pjesë në stërvitje ushtarake". Unë atëherë i thashë se unë jam serbedhe që bashkëshorti im është serb, se kemi jetuar në një komunë serbe. Ikam thënë se të gjithë të rinjtë, prej moshë 18 deri 45 vjeçe kanë qenë nëfront. Kurse ata prej moshës 45 deri në moshën 70 vjeçe kanë pasur oblig-im pune. Të shtunave dhe të dielave i kanë hapur llogoret, kurse gjatë ditëvetjera kanë punuar nëpër fabrika, i kanë ngarë autobusët, kamionët... "Jumendoni" i thashë unë asaj, "se nëse e ndërroni shtëpinë dhe shkoni nëPakrac, se Tugjmani nuk do t'ju detyrojë të punoni. Të gjithë janë njësoj ush-tria e detyron popullsinë civile të punojë". Kur ajo grua fillojë të qajë! "E diniçka, zonjë", më tha, "mua këtë askush deri më tani nuk ma ka thënë".

Unë jam reale. Sa më përket mua, kjo luftë fare nuk na ështëdashur. Nesër sikur të jetë ashtu siç ka qenë unë do të kthehesha. Unë i kampasur koleget myslimane, kroate. Unë përndryshe jam tregtare me profesion,e kam mbaruar shkollën e tregtisë dhe kam punuar 20 vjet në shtëpinë emallrave në Bosanski Novi. Ne kemi qenë të përzier, ka qenë një shoqëri eshkëlqyer, si motra kemi qenë. Kur zotërinjtë kanë shkuar në Brione, asnjë

198

njeri i gjallë nuk ka thënë, as kush ka të drejtë as kush nuk ka, por vetëmkanë thënë duhet t'i vrasim! Atëherë është folur se janë 6 njerëz të cilët duanme çdo kusht të mbajnë pushtetin në këtë mënyrë dhe që ata duhet t'ivrasin. Në vetë komunën e Bosanski Novit kanë qenë 1000 martesa tëpërziera: edhe serbet janë martuar për myslimanë, edhe serbi e ka martuarmyslimanen. Dhe aty njerëzit kanë jetuar jashtëzakonisht mirë, kanë pasurharmoni ndër veti dhe martesat nuk janë prishur. Të dini se si jam larë te ajokroate: si në shtëpinë time. As nuk më ka lejuar që të përdor peshqirin timtë cilin e kisha marrë nga shtëpia. Ajo më tha, do të të nevojitet për rrugë.Më ka dhënë peshqirin dhe sapunin, dhe të gjitha gjërat tjera. Jam larë edheunë edhe bashkëshorti edhe fëmijtë. Ajo grua i ka pasur edhe dy lopë dhetërë atë ditë na ka dhënë qumësht. Ka pasur mjaft foshnje të vogla ngaPetrinja. Atëherë gratë janë frikësuar se çfarë do të bëjnë me foshnjet, sepseaskush gjatë rrugës nuk u ka dhënë qumësht. Dhe njëmend kësaj gruaje, iulumtë, ajo na e ka dhënë. Unë nuk di si e kanë përballuar ato gra. Vapat kanëqenë të mëdha. Në mëngjes jemi nisur në orën 4 e gjysmë. Që të ecim derisaështë fllad. Gratë kanë vdekur duke lindur fëmijë, foshnjet kanë vdekur. Nësendonjë grua është gjetur në ndonjë rrugë ku nuk ka pasur as shtëpi as asgjë.Çfarë ka pasur të bëjë? E kanë kapur dhembjet, duhet të lindë: ose do tëvdesë ose do të lindë. Njësoj ka ndodhur edhe me foshnjet.

Nuk ka pasur as përcjellje policore, as ndihmë të shpejtë, asgjë. Kjoka qenë e tmerrshme. Më falni, ka qenë sikur të jemi kafshë. Si kopen edeleve kur e futni në rresht e pastaj ajo vazhdon, ngadalë ngadalë, metër përmetër. Dikujt i prishej traktori, dikujt i pëlciste goma e tij. Derisa del prejkolone, e derisa e tejkalon atë. Unë shumë keq e kam përjetuar faktin qëaskush nuk u është afruar atyre grave që t'i pyesë si janë, a janë të sëmura,a po ju nevojtet ndonjë gjë nga gjërat higjienike. Ka pasur njerëz që nuk kanëpasur kohë të marrin asgjë me vete. Paramendone ju një grua të cilës i vijnëmenstruacionet, e ajo nuk ka asgjë me vete. Kjo është gjë e tmerrshme. Nukka pasur mundësi të lëshohen të kalojnë gratë shtatzënë, të sëmurat,lehonat. Vetëm nga Shoqata e taksive të gjelbërt dhe të verdhë kanë ardhurdhe ata kanë kaluar në drejtim të kundërt dhe janë ndalur para secilës qer-reje me qe, te secili traktor dhe kanë pyetur kush është i moshuar, i sëmurë.Dhe kështu, dikush paraqitet dhe ata e marrin. Vetëm ata, askush tjetër.Përveç ne, në rrugë ka vdekur një lehonë e cila i ka lindur dy binjak. Kavdekur edhe ajo edhe foshnjet. I kam parë duke e nxjerrë edhe gruan edhefoshnjet e vdekura. Kjo ka qenë e tmerrshme. Njerëzit vdiqnin gjatë rrugës.Për shembull në fund të rrugës e varrosnin njeriun pa askë dhe asgjë. E mbu-lonin përmbi dhe me diçka që të mos i bjerë dheu drejtpërsëdrejti në sy. Kjoka qenë e tmerrshme. Për shembull, kemi hasur në shumë kryqe gjatërrugës. Pranë asfaltit. Me siguri që kanë qenë varreza pasiqë kanë pasur kryq.

Tërë populli ka qenë i shastisur. Nuk ka pasur forcë. Vetëm t'i shiko-jë njeriu ata pleq. Kjo njëmend, ka qenë e tmerrshme. Të mjerët pleq. Ishinstrukur, vetëm sytë u shiheshin dhe asgjë tjetër. Edhe heshtja. Dhe ndonjëqarje e fëmijëve. Kur i jemi afruar Bërçkos, aty dikund 10-15 kilometra ai kor-

199

ridor nga lumi i Savës, njeriu përmes kolonës ka filluar të flasë: "Ejani vetëmtë kalojmë Bërçkon, munden të na bombardojnë, ejani bëne këtë, ejani bëneatë. Këtu është afër, munden të na bombardojnë me aviacion." Atëherë fëmi-jtë e mi i ka kapur paniku. Më thoshin: "Çfarë do të bëjmë ne nënë, nëse nabombardojnë?" O biri im, po ku të di unë se çfarë do të bëjmë. Ka pasur mjaftbanorë të Liçanit dhe të Kordunit të cilët kanë shkuar në Petrovc dhe të cilëtkanë treguar se si i kanë bombarduar. Vetëm këtu fëmijtë i ka kapur paniku.

Në Republikën Serbe nuk është organizuar kurrfarë paniku në kup-timin e ndarjes së ushqimit ose të gjërave më të domosdoshme. Vetëm ajoqë ka qenë në Banjallukë, askund tjetër asgjë nuk na kanë dhënë. Kur kemiarritur në Serbi, në Kuzmin ka qenë i organizuar ushqimi, kanë punuar kuzhi-nat, por përsëri as këtë nuk e ka organizuar shteti. Vetë banorët e Kuzminite kanë organizuar këtë. Kur kemi arritur këtu në bostbllokun e Beogradit,atëherë aty ka qenë Kryqi i Kuq. Aty na e kanë dhënë nga një kilogramë bukëdhe disa konserva. Lëng nuk na kanë dhënë. Gjatë rrugës, kur ndaleshim tëpushojmë, përsëri qytetarët na jepnin. Ndihmë në të holla, lëngje, rroba.Asgjë nuk ka qenë e organizuar. Një farefis yni ka ardhur dhe i ka rregulluartë gjitha në postbllok. E ka nënshkruar dhe e ka marrë një letër nga Kryqi iKuq. Atëherë policia na ka orientuar nga cila anë të shkohet. Në Beogradkemi arritur më 15 gusht.

Sikur një anëtar i familjes të mos më kishte gjetur punë të punoj teai në firmë, nuk do të punoja ashtu siç nuk punojnë me mijëra gra. Kjo përmua është gjë e çmueshme. Psikikisht ndjehem më mirë. Sikur të mos puno-ja me siguri do të gjendesha në ndonjë spital psikiatrik. Kështu njeriu del, imbaron ato 8 orë pune, nuk mendon. Atëherë kur kthehet në shtëpi gjithnjëka çfarë të lajë, të hekurosë. Mendon më pak në ato gjëra. Puna të cilën jamduke e punuar nuk ka kurrfarë lidhje me profesionin tim. Aty e bëjmë pake-timin e farëve. Nuk është punë e vështirë, por është pakëz e bezdisshme.

Në fillim, kur kemi arritur, psikikisht e kam pasur shumë vështirë. Ekam ndjerë veten tmerrësisht keq. Njeriu nuk mundet të kthejë asgjë, të bëjëasgjë. Hyn në një mjedis sikur të bjerësh nga qielli. Sikur të bjerësh në detdhe kudo rreth teje është deti, kurse ti nuk mund të bësh asgjë. Kështu ekam ndjerë veten. Me ditë kam pasur dhembje koke. Ndoshta këto dhembjekanë qenë pasojë e ngarkesës psikike. Kurse tani sa më shumë që po kalonkoha, njeriu po fillon të mësohet. Mirëpo megjithatë në ndërdije mendoj seprapëseprapë do të kthehem. Unë do të kthehesha nesër sikur Tugjmani t'igarantonte ushtrisë serbe ndonjë amnisti, se nuk do të ketë gjykime. Vetëmkjo më ngarkon, përndryshe nesër do të kthehesha atje? Mirëpo sikur tëduhej të kthehemi, e nëse nuk do të bënin amnistimin e tërë meshkujve,atëherë nuk do të kthehesha. Atëherë më me dëshirë do të shkoja në Afrikë,se sa të kthehem atje e të ma marrin bashkëshortin: ose ta vrasin ose tadënojnë. Çfarë të bëj unë atje me dy fëmijë dhe me gjyshen e plakur?

200

Vedrana

Gjatë tërë këtyre viteve të luftës jeta ka qenë e vështirë.Bashkëshorti vazhdimisht ka qenë në front kështu që unë dhe bija ime kemiqenë vetëm. Kam punuar dhe jam kujdesur për të faktikisht vetëm. Ai ishte15 ditë në front, vinte një-dy ditë në shtëpi që të lahet dhe t'i ndërrojë rro-bat dhe kthehej përsëri në front. Kur bashkëshorti ka shkuar herën e parë nëfront, nuk e kam ditur ku është. Unë kam shkuar në punë dhe nga punavazhdimisht kam qarë. Kur vinte në shtëpi, të gjitha rrobat i kishte të ndotu-ra me ngjyrë të zezë. Këtë nuk mund ta lante as lavatriçja por më duhej parasaj dy herë t'i ziej. Edhe ai ishte krejtësisht i zi, i pa rruar, i dobët. Ka qenëdimër dhe aty ku kanë fjetur ka pasur lagështi. Ka qenë në vijën e parë tëfrontit. Secilën herë e ka përgatitur për vete një plumb dhe bombën. Vetëmtë mos u bjerë i gjallë në duar. Më vonë ka arritur të kalojë në një front tjetër.Aty e ka pasur më lehtë. Kur vinte në shtëpi nuk dinte çfarë të bëjë mevetveten. Vetëm mendonte se çfarë po ndodh atje. Unë kam shkuar në punë.Së pari në mëngjes e kam dërguar bijën time të vogël në kopsht, kurse pasdite e kam marrë. Kur kam punuar pasdite, e kam paguar një grua që tëkujdeset për të. Kam shkuar në punë vetëm që të ruaj vendin e punës. Jopër shkak të pagës, sepse pagat nuk kanë qenë kurrfare. Gjysmë viti kampunuar pa asnjë dinarë. Vetëm që ta ruaj vendin e punës. Nga paga nuk kammundur ta paguaj as kopshtin për fëmijë. Nëna më ka sjellë mish, vezë dhegjëra tjera që disi të përballojmë krizën. Kur i kishte një-dy ditë të lira, shkon-im në fshat, ose te familja e tij ose te e imja. Kjo ka ndodhur rrallë. Një herënë një-dy muaj. Vazhdimisht i kemi dëgjuar lajmet, ku çka ka ndodhur. Kushka vdekur, e kush është zënë robër. Vetëm kam menduar se familjes sime dot'i ndodhë diçka. I kam dy vëllezër, por edhe kushërinjtë tjerë të gjithë kanëqenë në front. Dhe kështu, vetëm kam pritur, kam dëgjuar se kujt çka do t'indodhë. Shumë keq e kam përjetuar kur djali i kunatit e ka humbur jetën. Kaqenë në të gjitha vijat e luftës, kurse e ka humbur jetën duke hyrë në qytetme motor. Vetëm kam shikuar se çfarë po ndodh dhe kam menduar se çfarëmë pret mua nesër.

Meshkujt kanë shkuar të luftojnë në front, por edhe ne gratë kemiluftuar psikikisht. Mua më ka ftuar kunata që të shkoj te ajo. Unë nuk kammundur. Si ta lë bashkëshortin? Kur të vijnë në shtëpi pas 10-15 ditësh e tëmos na gjejë. Megjithatë vitin e kaluar vendosa të marr pushim vjetor e tëshkoj të pushoj. Tërë kohën kam menduar se çfarë po ndodh atje. Nuk kammundur t'ia fal vetes pse shkova në pushim.

Dhe sapo që kam menduar se do të qetësohet, se do të rregullohet

201

situata, se do të merren vesh, kam mbetur shtatzënë me vajzën e vogël.Atëherë është ndërlikuar situata edhe më shumë. Dy muaj para se të ikim,më ka vdekur i ati. Ka pasur infarkt. Pas kësaj më së shumti kam qenë tenëna në fshat. Tashmë kam qenë në pushim mjekësor. Kemi arritur t'ia mba-jmë babait të dyzetat. Kam qenë shtatzënë dhe këtë mezi e kam përballuar.Një ditë para se të ikim, mezi jam zgjuar në mëngjes. Nuk kam mundur asnjëfjalë të them. Vazhdimisht e kam pyetur veten pse po e ndiej veten ashtu.Dikujt diçka do t'i ndodhë. Atë ditë është dashur të kthehet bashkëshorti imnga fronti. Ai më ka thënë të mos dal në qytet, sepse ai do të vijë te na nëfshat. Autobusët nuk kanë qarkulluar atë ditë. Unë kam menduar si do të vijëai dhe a do të niset fare. Nuk i kemi dëgjuar lajmet. Nuk e kemi ndezur asradion as televizorin. Fqinja ka ardhur dhe më ka thënë që i ka shikuar lajmetdhe që situata është vështirësuar shumë. Për dy djem të fqinjëve nuk ështëditur asgjë. Disa janë plagosur, e disa e kanë humbur jetën. Më tha se disakanë thënë se ka rënë Grahovo. Nëse Grahovo ka rënë, atëherë, ne nuk kemiçfarë të presim.

Të nesërmen ka ardhur motra dhe më ka thënë: "Eja përgatitigjërat, nisemi... Nëna ka mbetur duke qarë. Kështu kemi hyrë në veturë.Motra nuk ka pasur radio në veturë kështu që nuk kemi mundur të dëgjojmëlajmet. Kështu kemi arritur në shtëpi. Menjëherë kam shkuar te fqinja. Ajomë ka pyetur pse nuk po nisemi kur aq njerëz tashmë kanë shkuar. Pak kushnë atë kohë kishte mbetur, veçanërisht pak fëmijë dhe gra shtatzënë. Unë ikam thënë: "Po si të nisem unë kështu shtatzënë, në muajin e shtatë. Ku tëshkoj unë përveç në shtëpinë time?" Ajo përsëri më tha se do të duhej tënisem me vajzën. Bashkëshorti ishte në front. Çfarë të bëj aty me fëmijë. Unëmendova: "Nuk do të shkoj askund. Ai kur të vijë në shtëpi nuk ka asgjë asushqim të zier për të ngrënë, as rroba të lara që t'i ndërrojë, as asgjë. Kur tëkthehet në shtëpi do të jetë si në shtëpi të huaj. Ai nuk është mësuar që kurtë kthehet në shtëpi të mos na gjej. Ai mundet të shkojë te e ëma që ta viz-itojë, por pastaj menjëherë kthehet në shtëpi." Dhe unë vendosa të moslargohem. Edhe pse unë i shikoja gratë nga ballkoni duke përgatitur kovat emëdha me benzinë, prapëseprapë nuk kam dashur të nisem. Kam menduarse ka ende mjaft njerëz. Ku të rrinë ata, aty do të rri edhe unë. Nuk kammenduar fare që të ruaj kokën time. Ka kaluar një javë që kur ka rënëGrahovo deri sa kemi dalë ne. Sapo që ka rënë Grahovo, njerëzit me tëmadhe kanë filluar të largohen. Por mjaft edhe kanë mbetur. Ka pasur njerëzqë kanë vendosur të mos ikin dhe që nuk kanë ku, as te kush. Kemi pasurdisa shpresa sepse është folur se në qytetin tonë nuk do të ndodhë asgjë.Mjaft na kanë inkurajuar përmes televizionit. Se ka armë, ushqim dhe çdogjë. Atëherë ka ardhur edhe patriarku. Na kanë thënë se qyteti ynë gjithnjëka qenë i serbëve dhe që gjithmonë edhe do të mbetet i serbëve.

Bashkëshorti është kthyer në shtëpi një ditë para se që ne kemi dalënga qyteti. Ata dy kanë marrë leje të largohen vetëm për një natë. Të lahen,të ndërrojnë rrobat dhe në mëngjes të kthehen. Kurse gjatë atyre ditëve kaqenë kaos në qytet. Gjatë viteve të fundit shumë njerëz patën filluar të

202

sëmuren nga nervat. Shumica prej tyre ia kanë marrë jetën vetes. Fqinja ecila ka banuar përballë rrugës sime kishte bërë vetëvrasje dhe rëndë e kishteplagosur vajzën e vet. Për to nuk ka ditur askush natë e ditë. Kjo për mua kaqenë shok. Bashkëshorti i saj ka qenë në front kurse i biri në ushtri. Ka thënëse do të vrasë edhe veten edhe vajzën që të mos i përdhunojnë, që të mosu bien të gjalla në duar. Mjaft ka pasur raste të tilla. Atëherë kur njerëzit eshihnin se më nuk kanë kurrfarë rrugëdalje. Na kanë mbajtur në lajthim. Nakanë thënë që të presim se do të na sjellin ndihmën. Kur është kthyerbashkëshorti, unë atëherë përgatita diçka për darkë dhe ai shkoi i ndërroi rro-bat. Shkuam për vizitë te fqinjtë dhe te familja. Kur u kthyem, i mora enët qët'i heqë nga pjatalarësja. Llogarita se do të kem kohë që t'i laj nesër. Mirëpo,në orën pesë na ka zgjuar, mirë e kanë quajtur "shtrëngata". Bashkëshorti eka kapur vajzën nga shtrati dhe kemi qëndruar në korridor sepse aty kemiqenë më të mbrojtur. Kur ai e ka lëshuar që të shkoj ta marrë batanien që tambështjellë, unë e kam ngritur. Kam qenë në muajin e shtatë të shtatzënisë.Nuk është dashur që ta ngrisë vajzën. Unë e kam ngritur, por kam menduarse çfarë i kam bërë këtij fëmijës tjetër. Në atë moment m'u afrua bashkëshortidhe më tha: "Pse po e mban?" Mua më dukej se është më e sigurt paraduarsh. Nuk kam mundur ta lëshoj'. E kisha përshtypjen se diçka po ma merr.Në atë moment (ne kemi qenë në katin përdhesë) të gjithë zbritnin prej sëlarti. Fqinjtë, ashtu siç kanë qenë në pizhama. Në orën 5,05 minuta ështëdëgjuar sirena. Në orën pesë e gjysmë na është ndalur rryma elektrike, ujidhe telefoni. Nuk kemi pasur kurrfarë lajmesh. Vetëm na sulmonin, na sul-monin. Nuk dinim nga t'ia mbanim. Aty e kam pasur edhe motrën, edhe tezenedhe vëllezërit. Të gjithë edhe pse kemi qenë aty afër, nuk mund të dëgjon-im as të dinim asgjë për njëri tjetrin. Sepse as nuk guxonim të shikonimjashtë. As përmes dritares. Kemi hyrë në strehimore. Aty kanë qenë të gjithënga ndërtesa. Kemi arritur vetëm të kthehemi e të marrim sheqer dhe kafe.Pasiqë unë e kam pasur një bombolë me gaz kemi arritur të ziejmë kafenëdhe të vlojmë qumështin për fëmijë. Askush nuk ka pasur bukë, por ngadarka ajo që ka mbetur atë e kemi ngrohur që ta hamë. Prej orës 5 deri nëorën një, nuk ka kaluar asnjë sekondë që nuk na kanë sulmuar. Diku nga ora13.00 janë ndalur një kohë, pastaj përsëri na kanë sulmuar, e pastaj janëndalur 10-15 minuta. Këtë e kanë bërë siç duket që ne të nisemi. Edhe kurjemi nisur përsëri e kanë sulmuar atë anë. E kanë ditur se ku po shkojmë.Ata na kanë pasur në shuplakë të dorës. Atë ditë kush është gjetur në rrugë,ai nuk është kthyer. Sepse na kanë sulmuar nga të gjitha anët. Ne mendon-im se tani do të na mbrojnë tanët. Por çfarë. As që janë dëgjuar. Kurse nevena ishte ndalur rryma elektrike, nuk kishim lajme. Tanët nuk lajmëroheshin.Kemi arritur të dëgjojmë lajmet e tyre. Ata thoshin: "Ndaluni, nuk do t'ubëjmë asgjë. Pritna." Ku të presim. E di se çfarë do të më ndodh nëse mëzënë në strehimore, në shtëpi. Thika. Unë mjaft e kam shikuar atë pamje:vajzën time para duarve dhe thikën e tyre. Kjo për mua ka qenë diçka më evështira. Vetëm të dal. Unë në atë moment nuk kam menduar se çfarë do tëmë mbetet, çfarë do të marrë me vete. Nuk di çfarë do të kisha marr për-

203

para. Vetëm kam menduar të dalim njëherë. Le të gjejnë strehimoren ezbrazët, banesën e zbrazët. Ne kemi dalë kur pakëz ka qenë qetësi. Ne ekemi kërkuar fenerin, ndonjë vajgur, ndonjë qiri. Natë. Ne e kemi mbushurfenjerin me plot vajgur dhe kemi kërkuar një vend ku ta varim në ndonjëgozhdë që të shihet mirë. Unë kam dalë jashtë që të shoh se çfarë po bëjnëfqinjtë. Veturë pas veture niseshin. Bashkëshorti më ka thënë të mos dal, porunë i kam thënë se nuk do të më qëllojnë. Por kurrë nuk e di se çfarë tëpretë. E kam parë fqinjen duke qarë. Kishin qenë duke e mbushur veturënme benzinë. Ne kështu kishim vendosur që të rrimë, por tani përgatiteshimtë dalim. Nuk dinim as ku, as me çka. Automobilin e kemi pasur të prishur.Benzinë nuk kishim. Fqinja nga ndërtesa përtej rruge kishte ardhur të shikojse ku jam, por nuk mund të kthehej nga zjarri. Një fqinj, njeri i moshuar, natha që ka benzinë. I ka thënë bashkëshortit tim që ai ta ngasë veturën.Bashkëshorti im e ka veshur uniformën dhe është ulur të na dërgoj deri tetezja ime në fshat. Bashkëshorti ka menduar të na dërgojë e të kthehet. Përfat atë ditë nuk ka pasur autobus dhe nuk ka mundur të dilet nga ndërtesa.Ai do të nisej nga shtëpia me çkado qoftë. Mirëpo, nuk ka pasur gjasa.

Fqinjtë të gjithë përgatiteshin. Shtinin në vetura çka mundnin. Fqinjai ka pasur dy foshnje, dhe nuk ka pasur me çka të largohet. Nuk kemi pasurorganizim në qytet. Nëpër rrugë kudo kishte gjak. Kur njerëzit kanë dalë,ashtu i kanë sulmuar. Kush si e ka humbur jetën në rrugë, nuk ka pasur kohëqë ndokush t'i largojë kufomat. Një grua tërë ditën ka mbetur e varur përtejballkonit. Ndaj çdo gjëje kanë shti me armë. Por e kanë ditur se ku ështëUNPROFORI. Vetëm ata nuk i kanë gjuajtur. Ata kanë kaluar lirisht. Nuk ekanë goditur asnjë objekt të tyre, as veturat, asgjë të tyre. Por e kanë qëllu-ar kazermën, stacionin e policisë. Të gjitha atyre ua kanë vënë zjarrin. Kaqenë tym i madh.

Kur kemi hyrë në veturë, unë jam kthyer në shtëpi që të shoh se sie kam lënë bombolën me gaz, të shkyç televizorin, i kam larguar perdet qëtë mos ndizen, i kam lëshuar roletnet dhe i kam hapur dritaret. Kemi mend-uar të shkojmë te tezja sepse ajo e ka pasur bodrumin brenda në tokë. Kurkemi arritur atje, e kemi parë se e kishte ndezur veturën. Ajo ishte përgati-tur të niset. Ne nuk e kemi ditur se kanë filluar të dalin me të madhe nga tëgjitha fshatrat. Tezja tashmë çdo gjë kishte palosur dhe ishte përgatitur tëniset, kurse ne menduam të ndalemi te ajo. Kur kemi arritur, na ka thënë:"Sa mirë që erdhët. Nuk po do plaka të dalë nga shtëpia." Ne kemi shkuardhe e kemi pyetur gjyshen pse nuk po do të dalësh, por ajo na tha: "Nuk duatë dal nga shtëpia ime. Ku të shkoj? 'Nisuni ju. Unë do të ruaj shtëpinë." Dhene mezi e kemi bindur se nuk kemi çfarë të ruajmë dhe që do të nisemi tëgjithë. Dhe kështu jemi nisur më 4 gusht në mbrëmje. Veturë pas veture nëkatër kolona kemi qenë. Tollovi. Ngadalë. Ngadalë. Kurrsesi. Ecnim, por nukdinim as ku, as deri kur. Asgjë. Jam ulur, e kam mbledhur veten dhe vetëmkam menduar si do të kaloj. Sikur të mos isha shtatzënë, unë do ta kisha mëlehtë për veten. Unë jam nisur nga strehimorja me rroba të vjetra. Nga frikakam ndjerë të ftohtë. Vetëm e kam veshur robdëshambërin e dimrit dhe një

204

xhemper të vjetër të bashkëshortit. Ndjeja të ftohtë. Vetëm dridhesha.Tezessime i kam kërkuar diçka që të mbështillem. Ajo na i ka dhënë dy bataniedhe bashkëshortit disa xhemperë dhe xhaketa. Vajzës ia pata marrë vetëmtutat që t'ia veshë mbi bluzën pa mëngë. Të gjitha ato kanë qenë të vjetra.Asgjë nga rrobat e reja nuk kam marrë. Në një thes të vogël i pata futur disarroba dhe fotografitë para disa ditësh. Vetëm këto i kam marrë në një valix-he. Nga dokumentet nuk kam marrë asgjë. As çertifikatën time, as të tij, asletërnjoftimin, asgjë. As librezën e shëndetësisë. Në çantë e kam pasurlibrezën e shtatzënisë. As ushqim nuk kam marrë asgjë. Kur jam nisur ngashtëpia nga frigoriferi kam marrë pak ushqim të ngrirë. Kam menduar se dotë jemi shumë, që të kemi diçka që mund të hahet me lugë. Tezja ka qenënë fshat dhe ajo ka arritur të përgatisë. Ajo e ka pjekur bukën. Ka pasur nështëpi suxhukë, kurse nga kopshti ka marrë domatet dhe trangujt. Ka pasurpër të gjithë ne mjaft ushqim. Por më e keqe është etja. Nuk kam ndjerëndonjë uri por më merrte etja. Vazhdimisht kam pasur etje. Edhe tezja kishtemarrë me vete proshutë. Ajo në atë diell është fërguar. Edhe më shumë kemipasur etje pasiqë e kemi ngrënë këtë.

Kemi ecur ngadalë. Mendoj se më shpejt do të ecnim këmbë. Natë.Dikush mbetej pa benzinë. Dikujt i prishej vetura. Bllokohej rruga. Kjo as nukmund të shpjegohet as të përshkruhet. Frikë. Kemi bujtur në Petrovc.Atëherë kemi pasur benzinë vetëm edhe për disa kilometra. Kur jemi nisur,ne kemi qajtur të gjithë njëri për tjetrin. Nuk kam ditur as për motrën as përvëllain. Nuk kam ditur a do të arrijnë të dalin. Sikur të kisha pasur mundësit'i telefonoj unë asaj ose ajo mua. Por telefoni nuk ka punuar, por nuk kemiguxuar as të shkojmë me veturë deri te ajo sepse jemi frikësuar se gjatë asajkohe derisa shkoj te ajo që ta shoh mundem të humb jetën unë ose ajo.

Kur jemi nisur, benzina nuk është ndarë falas. Kur kemi arritur derinë Petrovc, bashkëshorti ka shkuar me kovë që të blejë benzinë por ështëkthyer vetëm me 5 litra. Edhe këto mezi ia kanë dhënë kur ka thënë se e kabashkëshorten shtatzënë dhe që do të lindë. I kanë thënë se këto 5 litra i kamjaft deri në spitalin e parë. Aty benzina ka qenë 4,5 ose 5 DM. Kemi arrit-ur deri te një automekanikë dhe kemi kërkuar prej tij që të na shesë benz-inë. Ai na ka thënë që nuk ka, por që pika e benzinës është edhe 5 kilome-tra. Ai ka shkuar deri te pika e benzinës këmbë, ose e ka ndalë dikë, nuk di.Kryesore është kthyer këmbë. Edhe atje i ka blerë 5 litra. Jemi nisur më tutjedhe kemi arritur deri te një kafene. Kemi hyrë në kafene. "Na jepni të pimë,a ka diçka?" Ai ka thënë: "Ka, birra kushton 5 DM, lëngu 3 MGJ, kafeja 3MGJ." Aty kemi pirë, meshkujt birrë, kurse ne gratë lëngje. Ne i kemi paguar21 MGJ. Sa më shumë që pi ndjen etje edhe më të madhe. Kemi pasur pakujë, por ajo ishte vluar në veturë. E kemi lutur dhe e kemi përbetuar këtë nëpikë të benzinës që të na japë benzinë. Ai na ka thënë që nuk ka. Nuk kamdhe nuk kam, thoshte. Kur ne e kemi bindur që të na japë ai na ka thënë 5MGJ për një litër. Dhe na i dha. Të gjithë kanë shpëtuar në shpinën time. Unështatzënë, duhet të lindë. Vapë. Kisha mundime. Vajza e vogël. Çfarë të bëjnëse më ndodh ndonjë gjë? Kush të më shpëtoj? Çdo gjë që kisha, dinarin e

205

fundit isha e gatshme ta jap vetëm të gjej strehim dikund. Dhe kështuarritëm t'i blejmë 15-20 litra. Për benzinë i kam harxhuar 100 MGJ deri nëBanjallukë.

Kur kemi kaluar nëpër Bosnje aq keq na kanë shikuar. Meshkujt nathoshin: "Ku po shkoni, ku po ikni, a nuk ju vjen turp? I keni lënë shtëpitë.Pse nuk po luftoni? Shihni, shihni burrat!" Kërkonim ujë, kurse ata nathoshin: "A e dini sa kushton uji?" Atëherë na i kanë paguar me marka copate sapunit. Bukën me marka. Më vonë kemi dëgjuar që këto i kanë ndarëfalas. Unë i kam parë disa gra duke qarë. Kanë thënë: "O njerëz ajo që ju kandodhur ju na pret edhe ne." Pak të tillë ka pasur. Kemi kaluar përmes asajBosnjes. Kemi shkuar nja 50 km kur na kanë thënë të kthehemi dhe të shko-jmë rrugës tjetër. Kjo për mua ka qenë ndjenjë e tmerrshme. Serbë janë siedhe ne. Edhe ata pastaj kjo e njëjta gjë i ka pritur. Por nuk kanë qenë tëvetëdijshëm për këtë. Kemi udhëtuar natë e ditë për të arritur deri nëBanjallukë. Më duket se momenti më i vështirë ka qenë kur kam hyrë nëbanesë te motra. Jam shtrirë në shtrat. Atëherë kam qenë e vetëdijshme seunë më kthim nuk kam. Vajza ime vazhdimisht më ka pyetur: "Nënë, pse nukmë ke lejuar ta marrë atë kukullën e madhe, vetëm atë?" Unë i kam thënë:"Bija ime, të lutem mos ma përmend më atë. Sepse atje na ka mbetur çdogjë." E ftonin vajzat të dalë jashtë, kurse ajo më thoshte: "Nënë, unë dua tëdal të luaj, por nuk mundem të të lë ty. Nënë, të lutem mos qaj. Na ka mbe-tur çdo gjë. Nuk dua të të përmend më asgjë". Por ajo mua më ka thënë kurjemi nisur: "Nënë, eja të marrim videon, të marrim atë kukullën." Unë i kamthënë: "Bija ime, çfarë të duhet tani kukulla. Nuk do të luash. Do të kthehe-mi ne në shtëpi." Vajza ka qenë më e mençur se sa unë. Kam pasur mjaftdeterxhent. Nuk kam dashur të pres momentin e fundit. E kam ditur se mëduhet të lind foshnjen. Dhe çdo gjë e kam përgatitur në thasë për foshnjen.I kam larë, i kam hekurosur të gjitha. Ajo mua më ka thënë që të gjitha atot'i marrim, e të nisemi, kurse unë jam nisur sikur të kthehem për një-dy ditë.Kam marrë rroba aq sa të kem në strehimore. E vetmja gjë që kam marrënga shtëpia janë fotografitë. Edhe kasetofonin që të kemi në veturë të dëgjo-jmë lajmet. Asgjë më shumë.

Unë, bashkëshorti, vajza ime dhe tezja, pastaj kemi vazhduar me njëfqinj për Beograd, me veturë, te vajza e tezes. Atje kam dëgjuar për të tjerët.Të gjithë e kanë pasur numrin e telefonit të motrës e na kanë lajmëruar.Bashkëshorti im ka mbetur në urën e Pavloviqit sepse aty kemi pasur prob-leme. Kur kemi arritur deri në kufi, na kanë thënë se e lëshojnë në veturëvetëm një mashkull. Në veturën tonë kanë qenë dy meshkuj: bashkëshorti imdhe ai njeriu i cili e ka ngarë veturën. Na kanë thënë se njëri duhet të kthe-het në fushëbetejë. Kështu bashkëshorti im ka mbetur aty. Fare nuk e kamditur se ku do ta dërgojnë. Kam menduar se nuk do ta shoh më. E kampyetur veten: " Ku do të luftojë? Ku e ka shtëpinë? Nuk ka as shtëpi as asgjë."

Tani jam e ngarkuar me vajzën e vogël sepse ka probleme shënde-tësore. Tani jam duke menduar vetëm për të. Që të jetë çdo gjë në rregull.Nuk kam kohë të mendoj as për veten as për shtëpinë.

206

Zora

Kam lindur në Lushka Pallankë, në një vend të vogël nën Gërmeç,midis Sanski Mostit dhe Bosanska Krupës. Në vitin 1977 jam martuar tëPetrinja. Aty më kanë lindur dy vajzat. Në vitin 1980 kam filluar të punoj. Sëpari kam punuar si asistente, e më vonë si teknike e dhëmbëve. Kam punuarderi në vitin 1991, përkatësisht derisa ka shpërthyer konflikti midis serbëvedhe kroatëve. Kur e BDK ka hyrë në Petrinjë, ata fizikisht nuk e kanë keqtra-jtuar popullin por kjo ka qenë një luftë psikologjike. Në mbrëmje nga ora tetëe gjysmë e më tutje asnjëherë nuk e kemi ditur se shtëpinë e kujt e kanëminuar. Atëherë nga frika tërë natën kam shëtitur nga dritarja në dritarenëpër shtëpi.

Kur ka përfunduar viti shkollor, fëmijtë si edhe gjithmonë, kanëshkuar në Bosnje te gjyshja për pushime verore, kurse unë e kam marrëpushimin vjetor. Bashkëshortit tim qysh në vitin 1990 e kanë nxjerrë ngapuna. Kemi mundur të supozojmë se këtë e kanë bërë për shkak se ështëserb sepse arsye tjetër nuk ka pasur. Meqenëse nuk ka punuar, të gjithëbashkë atëherë kemi shkuar në Bosnje dhe kemi qëndruar atje deri në fundtë pushimit tim vjetor. Atëherë ende nuk është ditur se të gjithë meshkujt dotë shkojnë në kazerma, përkatësisht se do të fillojë ndonjë konflikt i armato-sur. Atje kam qëndruar deri në fund të pushimit vjetor dhe pastaj jam kthy-er që të punoj për të mos e humbur punën. Bashkëshorti ka mbetur me fëmi-jtë në Bosnje. Ka qenë një tendosje e madhe, ka pasur roje, pjesëtarët e PDKkanë shëtitur me kallash nëpër qytet. Kur kam shkuar nga lagjja ime në punë,e kam parë në kambaren e kishës dritaren e hapur dhe gypin e pushkëmi-tralozit. Por kur jam kthyer nga puna dritarja ka qenë e mbyllur. Atëherë jamfrikësuar shumë. Nën shtëpi e kemi pasur një bodrum, kurse fqinjtë tanë nuke kanë pasur, kështu që në mbrëmje kanë ardhur me fëmijtë te na.

Me koleget e punës nuk kam pasur kurrfarë problemesh. Nuk ështëndjerë asgjë e pazakonshme. Ndoshta ato kanë biseduar për këtë kur nukkam qenë unë aty. Nuk di. Ndodhi ashtu që nga ata që punonin, vetëm unëkam qenë serbe. Të gjithë serbët tjerë kanë qenë në pushim vjetor. Kolegettë cilat kanë qenë aty kanë thënë se asgjë nuk do të ndodhë, edhe pse ështëndjerë se megjithatë diçka do të ndodhë. Atëherë më 27 gusht gjatë natëszengat dhe ushtria kanë rënë në konflikt. Zengat e kanë sulmuar kazermën,kurse ushtria i është përgjigjur sulmit duke e sulmuar postkomandënpolicore. Në ndërkohë bashkëshorti im ka arritur në Petrinj. Unë në mëngjesjam zgjuar dhe jam nisur në punë. Gjatë atyre ditëve i kanë arrestuar serbëtkështu që i kam thënë bashkëshortit që të mos dalë askund kur unë nuk jamaty. Djali i fqinjit i ka pasur 5 vjet dhe mund të thuhet se e ka parë. Një natëmë parë e kemi parë cisternën e parkuar pranë një vetëshërbimi. Kur jamnisur të shkoj në punë në mëngjes, kur kam dalë nga lagjja jonë, e kam parëse aty ishte parketuar edhe një tërheqës rrugor, i cili e kishte zënë rrugën. Ekam parë se gjatë natës i kishin vendosur pengesat nga thasët e mbushur

207

me rërë. Kam menduar çfarë të bëj: të kthehem në shtëpi ose të vazhdoj.Vendosa të shkoj në punë që të përshëndetem me kolegët dhe pastaj të kthe-hem në shtëpi dhe të shkoj te fëmijtë në Bosnje. Kalimthi e kam takuar njëshoqe, përndryshe serbe, dhe i kam thënë se e kam ndërmend të largohemprej këtuhit. Ajo më tha që të mos largohem sepse asgjë nuk do të ndodhë.Njësoj më kanë thënë edhe koleget kroate me të cilat kam shkuar të për-shëndetem në punë. Ato aty kanë qenë me familjet e veta, kurse unë isha endarë nga fëmijtë e mi. Thashë nëse ndodh ndonjë gjë, unë nuk mundem tëshkoj më te fëmijtë e mi. Unë u përshëndeta me to. Në ndërkohë erdhiJadranka e cila ka qenë në pushim vjetor dhe për të cilën kam dëgjuar se eka pasur për detyrë nga drejtori që të përcjellë kush ku po shkon. Unë jampërshëndetur edhe me të. Kur kam arritur në gjysmë të rrugës, mua më karënë ndërmend se çfarë kam bërë. Kam menduar se për shkak të largimit timsonte do të vijnë ta marrin bashkëshortin tim. As nuk mund të kthehesha nëpunë, as të shkoj në shtëpi. Bashkëshorti më ka pyetur se çfarë ka ndodhur.Nuk i kam thënë asgjë. Diçka e gënjeva pse jam kthyer në shtëpi. Për këtëia kam treguar në vitin 1993 se çfarë ka ndodhur. Dhe unë përsëri u kthevanë punë. U thashë që bashkëshorti më ka thënë se kjo nuk është asgjë dheqë duhet ta respektojë pushtetin. Tashmë e kam parë se çfarë marrëzie kambërë. Kam mundur ta vërë në rrezik edhe jetën e tij edhe timen. Atë natëkam vendosur që unë të shkoj te fëmijtë, kurse bashkëshorti në kazermë.

Në mëngjes bashkëshorti më ka thënë: "Mos qaj, do të vërejnë se tëjanë skuqur sytë." Dhe atëherë, ne u nisëm nga shtëpia, arritëm deri te heku-rudha. Ai vazhdoi drejt, kurse unë u ktheva majtas për në stacion të autobusit.Nuk guxuam as të përshëndetemi. Kam dashur të qëndroj atje, porbashkëshorti më ka thënë: "Jo." Nëse duhet dikush të humbë jetën, mjaftështë njëri. Ne i kemi dy vajza, dhe ti për to je më e rëndësishme se sa unë.Ti shko të jesh me to. Së paku një prind të kenë." Ai ka qenë një moment itmerrshëm i ndarjes sonë: bashkëshorti shkoi në kazermë, kurse kudo përrethishin pjesëtarët e zengave. Nuk dihej a do ta pranojnë në kazermë ose do takthejnë ashtu siç i kanë kthyer shumë prej tyre duke u folur se ende asgjë nukështë duke ndodhur. Njerëzit nuk kanë ditur çfarë të bëjnë, as nga t'ia mbajnë.

Atë natë para se të nisem unë e kam përgatitur një valixhe të madhedhe dy çanta. Por unë këto nuk kam mundur t'i marrë. Dhe i kam nxjerrë. Mëka rënë ndërmend se fëmjtë janë nisur në Bosnje vetëm në rroba të verës. Ikam vënë në valixhe xhaketat e tyre të dimrit, pantallonat, çizmet, tërëgarderobën e dimrit. Që fëmijët të kenë - unë do ta kem lehtë. Ndokush dotë më jap diçka. Kur kam arritur në Zagreb nuk kam ditur çfarë të bëj me atogjëra. Nuk kam guxuar t'i telefonoj as motrës as askujt që ata të mos kenëproblem për shkak të meje. Unë gjithnjë kam menduar se dikush po më për-cjellë. Kam shkuar që t'i lë gjërat në garderobë. Kam arritur atje dhe ai njeriue ka lexuar se jam nga Petrinja dhe më ka thënë: "Zonjë, po ju jeni ngaPetrinja. Si është atje?" Unë i thashë që nuk ka probleme. Ai më pyeti si ështënë disa fshatra rreth Petrinjes. Unë i thashë që atje, ku janë tanët, nuk kaprobleme, por aty ku popullsia është e përzier ngapak po ndodhin disa prob-leme. Njëri tjetrit po ia mbushin mendjen. Tani ti mendo cilët janë tanët. I

208

lashë unë ato valixhe, sepse autobusin e kisha në orën dy e gjysmë. Shkovame këmbë deri në Sheshin e Republikës dhe më tutje. Kështu e vizitova tërëqytetin, por kurrsesi të kalojë koha. Tërë kohën kam menduar se çfarë do tëndodhë nëse ai shikon çka kam në valixhe. Nëse i sheh rrobat e dimrit, do takuptojë se jam serbe dhe që po largohem. Edhe unë isha me njëqindmundime. U ktheva prapa. Diku rreth orës 13. Mendova të shkoj t'i marrë val-ixhet. Në ndërkohë ishte bërë ndërrimi. Tani punonin njerëzit tjerë. I mora val-ixhet. U ktheva dhe nuk e vërejta se ndokush po më shikon. E prita autobusin.

Arrita të kaloj në Bosnje edhe pse gjatë rrugës na kanë ndalur dhena kanë keqtrajtuar pjesëtarët e zengave. Në autobus edhe pse isha ulur ungrita dhe ia lëshova vendin një gruaje me fëmijë. Shoferi kishte pranuarnjerëz për dy autobusë. Në autobusë kryesisht kanë qenë gratë me fëmijëdhe pleqtë. Dikund në gjysmë të rrugës midis Zagrebit dhe Novskës në auto-bus kanë hyrë tre pjesëtarë të zengave. Na kanë thënë që autobusi është istërmbushur dhe të gjithë ata që janë në këmbë duhet të dalin dhe të rrinëaty. Aty ka qenë edhe pylli dhe nuk ka pasur askund asgjë. Askund shtëpi.Shoferi ka thënë që është dashur të pranojë më shumë udhëtarë për shkakse autobusi tjetër është prishur. Gruaja të cilës ia kam lëshuar vendin mëofroi që të ulem, por refuzova. Ku do të dal jashtë ajo me fëmijë. Aty qën-druam një orë. Na kanë thënë se jemi çetnikë, se po shkojmë te çetnikët.Nga drejtimi i kundërt, nga Novska në drejtim të Zagrebit ka ardhur edhe njëpatrullë e zengave. Është afruar një njeri për të cilin është parë se është imirë dhe na ka pyetur çfarë problemi kemi. Gjithashtu ka thënë se e di se tëgjithë ata janë çetnikë, por ka thënë të na lëshojnë sepse megjithatë ato janëgra dhe fëmijë. Në fund ky njeriu i mirë e ka bindur dhe na kanë lëshuar qëtë hymë në autobus. Kjo ka qenë pesë ditë para rrënimit të urës te Novska.Sikur të mos kisha dalë atëherë më nuk do të mund të dilja. Atëherë në njëmoment kam menduar se më asnjëherë nuk do t'i shoh më fëmijtë e mi, por,ja, pata fat të hyj në Bosnje.

Në Bosnje kam qenë me fëmijë deri në fund të majit të vitit 1992.Petrinjën e kanë marrë serbët në shtator të vitit 1991, por lidhjet kanë qenëtë ndërprera saqë për bashkëshortin tim nuk kam ditur asgjë deri në nëntortë vitit 1991. Bashkëshorti në nëntor ka arritur të vijë që të shihemi dhe unëprej atëherit disa herë kam shkuar në Petrinje që të punoj diçka në shtëpidhe rreth shtëpisë që të shihet se dikush jeton aty sepse gjatë asaj kohe metë madhe i kanë plaçkitur shtëpitë. Njëherë fëmijtë kanë pasur dëshirë tëmadhe që të shkojnë në Petrinje sepse u patën përmalluar për shtëpi. Tëgjithë që kanë shkuar, kryesisht janë kthyer të zhgënjyer sepse shumë prejtyre kanë qenë të rrënuara. Mirëpo, fëmijtë e mi kanë qenë të lumtur sepsepërsëri kanë qenë në shtëpi të vet. Bashkëshorti na ka pritur dhe menjëherëka shkuar në front. Ne jemi përgatitur dhe kemi rënë në gjumë. Përnjëherëka filluar granatimi. Vajzat kanë vrapuar dhe kanë ardhur te unë. Unë i kamngushëlluar se granatimi nuk është afër edhe pse edhe unë jam frikësuar. Atopastaj i ka zënë gjumi, por unë nuk kam fjetur tërë natën.

Unë nga Bosnja jam kthyer në Petrinje më 23 maj të vitit 1992 dukemenduar se aty do të mbetemi të jetojmë edhe më tutje. Në Petrinje kam

209

qenë deri më 4 gusht të vitit 1995. Atë ditë në mëngjes në orën 5 ka filluarsulmi i përgjithshëm. Granatimi dhe bombardimi me aviacion. Edhe më herëte kemi ditur se do të ketë konflikte, por fare nuk e kemi ditur se do të jetënë përmasa të tilla si atëherë. Unë jam zgjuar herët në mëngjes. Kam qenëvetëm. Jam përgatitur dhe kam zbritur në katin përdhesë. E kam ndezurradion. Nuk kam ditur çfarë të bëj. Rreth orës shtatë e gjysmë jam përgati-tur të shkoj në punë. Fqinja më ka thënë se nëse shkoj atëherë jam e çmen-dur. Sikur ta kisha ditur se do të ndodhë kështu ndoshta do të kisha përgat-itur diçka nëpër shtëpi që të marrë me vete. Në ndërkohë një fqinj e ka hum-bur jetën. E ka pasur bashkëshorten dhe tre fëmijë. Kam shkuar te ta që t'undihmoj. Aty kemi qenë 4-5 familje në atë bodrum. Ai bodrum ka qenë imadh. Pasdite, rreth orës 6, na kanë sjellë lajmin që të tërhiqemi. Atëherë ikam pasur disa minuta që të paketoj valixhet. Unë e kam marrë me veturëfqinjën, tre fëmijtë e saj dhe nënën e saj. 18 vite më herët nuk e kam ngarëveturën. Pas 18 vitesh e kam marrë timonin në duar. Më së vështiri e kampasur që në veturë me mua ka qenë fqinja me fëmijtë e vet. Kam pasur frikë.Shumë vështirë ka qenë gjatë natës.

Kur kemi arritur deri në Dogjosh, fshat afër Petrinjes, atëherë kamparë shumë njerëz, ushtarë të rinjë dhe e kam kuptuar se për ne më kthimnuk ka. Unë besoj se Kreu e ka ditur se do të ndodhë kjo sepse funksionarëtkomunalë të Petrinjes qysh në muajin maj kanë filluar të nxjerrin gjërat eveta, që në fund të majit, kur ata i kanë nxjerrë gjërat e veta, ia kanë ndalu-ar popullit që edhe ata të veprojnë njësoj. Dy ditë më herët se sa që ka rënëKrajina te ne në repartin e dhëmbëve ka ardhur një gjeneral dhe na ka bindurse nuk ekziston kurrfarë rreziku se do të bjerë Krajina. Ai të nesërmen djaline vet e ka dërguar për Serbi gjë që do të thotë se e ka ditur se çfarë do tëndodhë. Bashkëshorti im ka qenë në vijën e parë të cilën e kanë mbrojturmirë dhe kanë qenë të befasuar kur kanë dëgjuar se duhet të tërhiqen. Nukkanë ditur as pse as ku.

Unë në orën 10 të mbrëmjes kam arritur në Prijedor dhe u jamparaqitur fëmijëve. Me rëndësi ka qenë që fqinjen me fëmijë ta vendosdikund. Ajo i ka ftuar disa anëtarë të familjes në Beograd të cilët i kanë thënëqë të hyjë në autobusin e parë e të niset për Beograd. E kam lënë te ndriku-lla dhe kam shkuar te fëmijtë e mi që të mos brengosen. Për bashkëshortinnuk kam ditur deri të dielen në mbrëmje. Ai më ka lajmëruar se ka dalë ngaPrijedori kështu që me fëmijë kam shkuar te ai. Kjo ka qenë me 5 gusht. Kaqenë gjë e tmerrshme. Kam shkuar nga Prijedori në drejtim të Sanski Mostit,kurse gjatë rrugës kemi hasur në kolonat të cilat vinin nga Grahova, ngaDërvari. Shumë njerëz me bagëti. Nëpër rrugë kanë ecur në tri kolona. Kapasur shumë fëmijë të vegjël të cilët kanë qenë në vetura me familjet e veta.Njëri prej gazetarëve ka arritur të incizojë kolonat kështu që kemi pasur fatqë për këtë të mësojë opinioni. Por nuk ka qenë ai i vetmi por shumica prejtyre në ato momente kanë qenë me familjet e veta.

Unë e vetmja kam shkuar në atë drejtim. Atëherë unë e kam pasurtë qartë, se si na kanë mashtruar dhe na kanë shitur, se kështu do të ndo-dhë edhe me këtë pjesë të Bosnjës dhe që nuk kemi çfarë të presim më aty,

210

por që duhet të nisemi për Serbi. I kemi marrë disa gjëra të cilat i kemi pasurnë Prijedor dhe të cilat na i kanë dhënë familja dhe mikesha ime Vesna dheatëherë kemi vazhduar rrugën më tutje për në Banjallukë. Aty kemi hyrë nënjë kolonë e cila ka pritur në rradhë për benznë. Ne këtë nuk e kemi ditur,por nuk kemi ditur as për rrugën e vjetër përtej Laktashit. Kanë qenë gjashtëkolona dhe 8 kilometra kemi shkuar dy ditë e gjysmë. Nuk kam dashur tëmarrë shumë bukë sepse kam llogaritur që për një ditë do të arrijmë nëSerbi. Atëherë vajza dhe unë kemi shkuar 8 kilometra këmbë deri në Laktashqë të blejmë bukë. Ka qenë tollovi e madhe. Populli ka pritur nga disa orë nërresht. Kemi arritur të blejmë bukë dhe të marrim ujë. Ne 10 cm kemi lëvizurnga vendi për 2 orë. Kur e kemi parë se edhe dy ditë do të qëndrojmë nëseudhëtojmë ashtu atëherë disi jemi kthyer dhe kemi shkuar në atë rrugën evjetër. Atëherë relativisht shpejt kemi arritur deri te Çuprija e Pavloviqit. Atykemi arritur në orën pesë e gjysmë kurse në orën dy pas mesnate kemi kalu-ar përtej. Bashkëshorti im aty e ka pyetur një milic se si mundet të arrijë derinë Apatin sepse aty e ka motrën. Ai na ka thënë që askund të mos ndaheminga kolona por të shkojmë në Shimanoc ku është vendgrumbullimi për refu-gjatë ku do të na i japin dokumentet me të cilat do të mund të shkojmë kutë duam. Ne u kemi besuar këtyre fjalëve. Jemi nisur me kolonën. Kolonën eka shoqëruar milicia. Ka filluar të agojë. Për mua ka qenë aq e tmerrshmesaqë kam menduar se ata do të na shpiejnë në ndonjë kamp. Ia kam thënëkëtë bashkëshortit, kurse ai më ka thënë se jam e çmendur. Çfarë kampi? Ajokolonë disi më ka rikujtuar deportimet nga ajo lufta. Dikund nga ora pesë egjysmë, e kam parë në një portë një burrë dhe një grua. Jemi ndalë dhe unëi kam pyetur se ku shpie kjo rrugë. Ata kanë thënë për Bogatiq. Kjo për muanuk ka pasur ndonjë rëndësi sepse asnjëherë më për nuk kam dëgjuar përBogatiq. I kam pyetur ku mund të shkohet prej Bogatiqit. Ajo më ka thënëmundet të shkohet në Rumë ose në Shabac. Kemi thënë: "Mirë. Prej atyhitdimë të shkojmë për Apatin." Kemi menduar që këto gjëra të cilat i kemimarrë dhe ato të cilat na i kanë dhënë të mitë në Bosnje, t'i lëmë te kunataime në Apatin. Kemi menduar të kërkojmë dikund punë dhe shkollë për fëmi-jë. Sepse ne nuk kemi pasur ndonjë qëllim ku të shkojmë. Te secili kryqëzimku jemi ndalur ka qenë milicia. Dhe ne nuk kemi mundur të ndahemi sepsevazhdimisht na kanë kthyer në kolonë. Kur kemi arritur në postbllok nëShimanovc, vajzat e kanë parë se po shitet njëfarë lëngu dhe kanë dashur tëpinë sepse kanë pasur etje. Bashkëshorti ka shkuar t’ua blejë lëngun vajzavedhe kur u kthye pas disa minutave ka qenë krejtësisht i zbehur. Më ka thënë:"Shko e telefonoji ndokujt që njeh, sepse po duan të na qojnë në Kosovë."Kështu me mashtrim na kanë sjellë deri në Shimanovc. Mezi kam arritur tëmarrë në telefon kushëririn tim dhe ai ka ardhur dhe na ka dërguar nëBanovc. Te ai kemi qëndruar dy ditë. Pastaj kemi shkuar në Rumë ku kemigjetur banesë. Bashkëshorti ka filluar të punojë në Hërtkovc. Aty nuk më kapëlqyer vetë sistemi i punës sepse në punë kanë bërë lëshime të mëdha. Dhepastaj bashkëshorti rastësisht, duke e lexuar një shpallje lidhur me makinate zdrukthtarisë, e ka gjetur një njeri nga Vërnjaçka banja. Kështu kemi ard-hur në Vërnjaçka banjë ku mendojmë të mbetemi për gjithmonë. Aty na e

211

kanë dhënë një shtëpi që të banojmë përkohësisht.Derisa kemi qenë në Vojvodinë, shumica e njerëzve kanë ditur të na

thonë pse jemi larguar, pse nuk kemi luftuar. Sikur të ishte urdhëruar që tëluftohet, të gjithë do të luftonin. Askush nuk do të braktiste vatrat e veta.Tani ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur as gjatë Luftës së I as gjatë Luftëssë II Botërore, as gjatë kohës së turqve. Vështirë e kam pasur të braktisëPetrinjën: shtëpinë të cilën e kemi ndërtuar dhe të cilën e kemi lënë ende pai përfunduar punimet. Aty kam jetuar 19 vjet dhe vështirë e kam pasur tabraktisë. Bashkëshorti e ka pasur edhe punishten e zdrukthtarisë. Por mëvështirë e kam pasur kur ka rënë Bosnja Perëndimore ku kam lindur, ku ekam kaluar fëmijërinë time, rininë time dhe ku kanë jetuar katër stërgjyshërite mi. Kështu e kanë pasur të gjithë ata nga Republika e Krajinës Serbe tëcilët janë larguar. Nënës sime të vjetër 80 vjeçe i është dashur të braktisështëpinë të cilën nuk ka pranuar ta braktisë në vitin 1947 kur është bërë kol-onizimi dhe kur e ka fituar shtëpinë në Vojvodinë.

Kur kam ardhur krejtësisht e hidhëruar në Rumë, dhe kur kamshkuar në dyqan që të kërkoj bukë. Qëkur di për veten unë them bukë (hleb).Një zonë pas meje më ka thënë: "Zonjë, a nuk e dini se thuhet lebac?" Muaas në Kroaci kurrë nuk më kanë korrigjuar kur e kam kërkuar bukën (hleb).Nuk jam unë fëmijë prej një viti që të mundesh të më mësosh ashtu. Kjoështë një e folme të cilën unë e kam mësuar që nga fëmijëria. Unë me kohëdo të pranoj edhe gjuhën e re. Por për këtë do të duhet të kalojnë 5 ose 10vjet. Por mendoj se theksin nuk do të mundem ta pranoj asnjëherë.

Këtu njerëzit po na ndihmojnë aq sa po munden. Vështirë ështësepse shumë ndërmarrje nuk punojnë. Nuk mundet dikush të të japë ty nësenuk ka as vetë. Po shoqërohemi me një familje nga Banja dhe me një ngaPetrinja. Të tjerat ende nuk i kam njohtuar. Unë nuk mundem këtu të shkojte fqinjtë e të them: "Mirëdita fqinje. Unë jam fqinja jote e re. Më fto." Sa edi unë ata do të duhej të më ftojnë sepse ata këtu janë vendas. Unë jam ngaBosnja ku mentaliteti i popullit është më ndryshe. Gjithnjë kemi pasur kohëtë ulemi e të bisedojmë.

Kur kemi qenë në Vojvodinë, miqtë tanë të cilët na e kanë gjeturbanesën, na kanë dhënë atë që kanë mundur të na japin. Por çfarë të najapin kur edhe ata vetë presin t'u japë dikush. Mund të thuhet se nuk kanëmundësi as vetes t'ia sigurojnë bukën, e lëre më t'i ofrojnë dikujt tjetër. Atana kanë sjellë saherë që kanë mundur. Edhe fëmijëve. Sanksionet i kanë var-fëruar të gjithë. Disa njerëz kanë dëshirë të thonë se tashmë 4 vjet janë dukevuajtur për shkak të nesh. Po ju nuk vuani për shkak të nesh. Për shkak tëkujt vuajmë ne? Kjo ka qenë një politikë më e madhe të cilën ne tani nuk ekuptojmë. Momentet më të vështira gjatë rrugës kanë qenë kur e kam kup-tuar se më nuk ka kthim dhe derisa nuk e kam ditur se çfarë ka ndodhur mebashkëshortin. Më së vështiri e kanë ato familje të cilët e kanë humbur krye-familjarin. Ose kur nëna e ka humbur birin. Për të është krejt njësoj kush dota marrë pushtetin.

Përktheu: Naile Mala Imami

212

Srebrenica

I. P. (1963)

Në shkurt të vitit 1993, i kemi përjetuar ofensivat më të rënda të çet-nikëve në Cerskë dhe na është dashur të nisemi në drejtim të territorit të lirëtë Srebrenicës. Së pari kemi arritur në Konjeviq-Pole ku kemi kaluar natën.Të nesërmen ka arritur gjenerali francez, Filip Morion me përcjelljen e vet.Çetnikët e kanë granatuar vendin ku ka pasur shumë njerëz. Granata ia kakëputur një njeriu kokën, dhe ai ka qenë Avdo Huseinoviq. Për pak të mëvdesin fëmijtë aty. E bija e Reshid Qelebiqit e ka humbur jetën nga copa epredhës. Pjesët e trupit të saj janë shpërndarë nëpër turmën e njerëzve.Mendoj se atëherë është plagosur edhe një ushtar nga përcjellja e FilipMorionit. Atë natë i kemi gjetur strehimoret, kurse rreth orës 22.30 jemi nisurpër në Srebrenicë. Herët në mëngjes kemi arritur në Srebrenicë dhe nuk kemipasur ku të strehohemi nga rruga, sepse ka qenë tollovi e madhe. RrethSrebrenicës janë zhvilluar betejat.

Në Srebrenicë i kam kaluar 21 ditë me bashkëshortin, dy fëmijtë,vjehrrin, vjehrrën dhe kunetët. Konvojët të cilët e kanë sjellë ushqimin, kanëfilluar të bartin popullin në Tuzllë. Pas dy ditësh kam arritur të hyj në kamionme dy fëmijtë. Ka qenë tollovi e madhe, me mijëra njerëz i kanë rrethuarkamionët. Gati të na zihet fryma. Më është dukur se me mijëra njerëz kemiqenë në kamion. Me ndihmën e bashkëshortit arrita të hyj në kamion dhe kuru nisa ai më tha: "E paç me fat!"

Në barrikadën e parë i kam parë 12 çetnikë të cilët kanë filluar të nabërtasin, të na shajnë nënën myslimane dhe të na kërcënohen se do të nagjejnë në Tuzllë. Në kamion nuk e kam njohur askë, sepse kryesisht kanëqenë aty gratë nga fshati i Osmaçës. Kamoni kohëpaskohe ka frenuar dhe kashkuar para prapa, kështu që gratë binin njëra mbi tjetrën. Në atë tollovi mëka humbur biri im i madh. Kishte rënë nën këmbët e grave, por arrita tanxjerr. Mirëpo, atëherë më humbi biri im më i vogël. Nuk pata askë që të mëndihmoj që ta shpëtoj nga ajo tollovi. Tërë kjo ka ndodhur në rrethinën eBratuncit. Birit tim gjashtëvjeçar ia kanë zënë fryma derisa e kam nxjerrë ngakëmbët e njerëzve. Në duar më ka vdekur duke e lëshuar frymën e fundit.Pas kësaj unë më nuk kam ditur asgjë për vete. Më kanë hedhur ujë të fto-htë.

Në Bratunc gratë serbe në rrugë u kanë dalë para kamionëve. Disame thika në duar na kanë bërtitur se do të na i vrasin fëmijtë. Kur kemi kalu-ar përmes Bratuncit nga kamioni tjetër ka arritur të kalojë në kamionin tonëkunata ime dhe të më marrë birin tim të madh me vete.

Në Zvornik atë ditë kishte qenë ditë tregu, edhe aty na janë kër-

215

cënuar se do të na hedhin në Drinë. Dymbëdhjetë çetnikë kanë hyrë nëkamion dhe ua kërkuan të hollat dhe arin grave. Unë ende birin tim të vdekure kisha në duar. Në kamion iu zu fryma edhe një gruaje njëzetvjeçeshtatëzënë nga Osmaça, një gruaje të vjetër dhe vajzës shtatëvjeçe tëSenaid Shilkoviqit. Gjithsej katër vetave u është zënë fryma në kamionin nëtë cilin isha unë.

Nuk kishim as ushqim as ujë gjatë asaj rruge. Derisa kemi kaluar nëterritorin e lirë edhe disa herë gjatë rrugës na kanë ndalur dhe na kanëofenduar. Diku pasdite kemi arritur në Tuzllë. Aty na kanë pritur mirë. Nakanë ofruar lëngje, portokaj, bukë dhe çdo gjë tjetër, por unë nuk isha përasgjë. Sikur të kisha pasur thikë do ta vrisja veten në ato momente. E kamparë kur nga kamioni ma kanë nxjerrë birin tim të madh Edinin, kurse birintim të vogël të vdekur, dy njerëz me uniforma e kanë marrë dhe e kanë hed-hur në skele. Pas kësaj, birin tim më kurrë nuk e kam parë. Dy persona mëkanë dërguar në Mejdan ku më kanë dhënë katër gjilpëra. Të nesërmen nëmëngjes rreth orës shtatë kam ardhur në vetvete, e kam gjetur birin tim tëmadh te nusja.

Bashkëshorti Rrahmani dhe anëtarët tjerë të shumtë të familjes nukjanë kthyer kur më nga Srebrenica.

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998)

216

S. S. (1970)

Rreth orës dy e gjysmë pasdite, më 19 korrik, kam dalë ngaSrebrenica. Të nesërmen, para pritës së parë, diku rreth mesdite, e kamtakuar Kemën dhe Edin Hajdareviqin, babë e bir, kushërinjtë e mi. Unë, siedhe shumica e banorëve të Srebrenicës, kemi menduar se gjatë kësaj rrugenuk do të na ndodhë asgjë e keqe. Kam besuar në mënyrë naive se kolonënprej pesëmbëdhjetë mijë njerëzve do ta lëshojnë të kalojë. Përveç kësaj kammenduar se rruga do të zgjasë gjithsej 24 orë. Atë pasdite kemi rënë të stër-lodhur sepse para saj nuk kishim fjetur as nuk kishim ngrënë shtatë ditë.Gjatë pushimit, kur e kam pyetur një njeri i cili e njeh mirë terrenin - për sakohë do të arrijmë deri në Tuzllë, duke shpresuar se do të më thotë nesër, aimë ka shikuar, ka qeshur pakëz dhe më ka thënë:

"Sanela po ne sapo që jemi nisur!"Edini pesëmbëdhjetë vjeçar e kishte një kapelë në kokë dhe ishte

shumë i hareshëm dhe buzagaz. Atëherë mendoja se është shumë i lumtursepse për herë të parë po merr pjesë në diçka që është e madhe që kamundur të shikojë vetëm në film. Ka qenë përafërsisht tri orë para vrasjes sëtij. Granatat e para të cilat e kanë goditur grupin i kanë vrarë banorët eSrebrenicës. Këtu e ka humbur jetën Nino Avdiq nga Petriça dhe EdoHajdareviqi. Shumica janë plagosur. Kur gjatë pushimit tonë, këto granatakanë filluar të bien, kam menduar se çetnikët rastësisht na kanë granatuar nganjë largësi e madhe. Por, pastaj kanë filluar të shtënat nga rruga e Bratuncit,Konjeviq - Poles - Kasabës së Re. Kemi qenë të rrethuar. Ka filluar paniku.

Kam hasur në Kemën të cilin e kishin plagosur në të dy këmbët. Mëtha se Edini e ka humbur jetën nga granata. Në një moment, në tërë atë tollovi,pas Kemës, të cilin të plagosur e bartnin të mbështjellur me një mbulesë, sikuru krijuar kolona. Kam menduar - O Zot, njësoj si të shkoj në varrimin e tij.

E kam pyetur: "Kemo, ku është Edo?" Lotët kanë filluar t'i rridhninvetë nëpër faqe, por kjo nuk ishte qarje e zakonshme. Thjeshtë gjendesh aty,dhe nga tërë ajo që ndodh rreth teje nuk ke kohë që t'i shprehësh emocionettua, të bërtasësh ose të bësh zhurmë. Gati çdo gjë që është jonormale, nëato momente bëhet normale. Njëmend janë të pamjaftueshme që të shpje-gojnë dhe t'i shqiptojnë të gjitha ato ngjarje.

"Të dish bir im", kështu më është drejtuar, "mos qaj". Ai më nukekziston, por çdo gjë do të jetë në rregull", e ka përsëritur këtë disa herë.

Më ka shikuar edhe një herë dhe pastaj aq fuqishëm e ka kafshuarme dhëmbë buzën e poshtme saqë ka filluar t'i rrjedhë gjaku prej saj. Pastaje ka shikuar qiellin dhe atëherë kam menduar se ai më nuk është me ne, nëatë pyll. Më është dukur sikur në kokë po i sillet filmi që nga lindja e birit,

217

lodrat dhe hapat e parë të Edinit, të gjitha ndjesat dhe hidhërimet jetësore,deri te ndjesa e fundit me birin kur të vdekur e kishte mbajtur në duar.

Rreth orës shtatë, pesëmbëdhjetë minuta pas këtij takimi, ka filluarsulmi i vërtetë i çetnikëve ndaj nesh nga të gjitha anët. Më vonë kam dëgjuarse Kemon, në tollovinë e madhe e cila u krijuar, e kanë shkelur në stampedo.

Vëllain e kam takuar në fillim të rrugës, në Shushnjar. Nuk kemishkuar bashkë. Herën e dytë e kam parë gjatë kohës së pushimit duke fje-tur. Ka qenë krejtësisht i rraskapitur. Përveç kësaj, e ka parë Edinin e vrarëdhe ka qenë afër vendit ku shumë njerëz e kanë humbur jetën nga granata.E kam lutur që të më shoqëroj dhe të jetë në afërsinë time. Më vonë kammësuar se ai me qëllim kishte vendosur, edhe pse nuk më ka thënë, që tëndahemi ne dy, që së paku njëri prej nesh t'i shpëtojë vdekjes.

Pas këtij takimi, për vëllain më nuk kam ditur asgjë gjatë rrugës,edhe pse i kam pyetur të gjithë ata të cilët kanë qenë nga ai rreth. Para setë hymë në territorin e lirë, një natë më parë, më ka humbur çanta në pyll.

(...)Ai pyll ku më ka humbur çanta ka qenë mjaft i errët. Vëllai njëzet

ditë pas meje ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë pranë vendit ku kanë qenë 4-5 kufoma. Kur dikush i ka thënë: "Kthehu dhe shiko!" Ai është kthyer dhe nëatë vend i ka gjetur fotografitë e mia. Të gjitha kanë qenë të grisura përgjys-më. Atëherë i ka lindur një shpresë e re dhe e ka ditur se jam gjallë.Përndryshe gjatë tërë rrugës deri në Tuzllë ai ka pasur një ndjenjë të tillësikur dikush është duke e tërhequr për dore dhe duke i treguar se ku duhettë lëvizë. Në situatat kritike dhe në pritë ka arritur të gjejë rrugëdalje, edhepse nuk e ka njohur rrugën.

Një muaj pasiqë kam arritur në Tuzllë për herë të parë kam shkuarnë treg. Kam mbetur si e shtangur para një gruaje rome e cila i hidhte fallme letra një vajze bjondine.

"Çdo gjë po e qëllon", thoshte bjondina."Sa kushton",e kam pyetur. "Pesë marka", më është përgjigjur kjo

grua rome.Kur kam shikuar në kuletë, i kam parë tri marka. "A mundesh për tri?""Mundet", më është përgjigjur dhe kur i ka hedhur letrat dhe më ka

thënë:"I ati është i zënë robër dhe nuk do të vijë gjatë në shtëpi, kurse

vëllain e ke në rrugë. Dy meshkuj zeshkanë i kanë ndihmuar dhe ai tashmëka arritur në Tuzllë."

"Oj grua, mos më gënjej edhe ashtu më është mërzitur jeta", i kamthënë.

"Jo, jo nuk po gënjej. Ty në shtëpi është duke të pritur lajmi për vë-llain", më ka thënë dhe unë jam larguar. Në shtëpi kam filluar t'i tregoj nënësdhe tezes se çfarë më ka ndodhur në treg. Ende pa e mbaruar, ka rënë tele-foni. Një mik më ka lajmëruar:

"Sanela, vëllai të ka arritur në Tuzllë".

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998)

218

S. H. (1974)

Luftën e kam pritur në fshatin tim të vendlindjes. Me gëzim e patëmpritur pranverën dhe ardhjen e festës së Bajramit. As që na ka shkuar mend-ja se ai do të jetë Bajrami më i zi në jetët tona.

Minierën Sase e kanë pushtuar shumë shpejt. Shtëpia ime ka qenënë afërsi të Rudnikut, kështu që na kanë urdhëruar që menjëherë të shpërn-gulemi nga shtëpia. Unë dhe familja ime jemi nisur në drejtim të fshatitPoloznik. Në fshatin e lindjes kanë mbetur disa myslimanë. Të gjithë ata ikanë vrarë, duke i djegur në një shtëpi.

Kur kemi arritur në Poloznik, menduam se kemi shpëtuar dhe që mëluftë nuk do të ketë. Mirëpo, më 16 maj të vitit 1992 nga copat e predhavetë granatës është plagosur vëllai im M. H. Rikëndellja e tij ka zgjatur gjatëtërë luftës. E kemi përjetuar urinë dhe varfërinë. Ushqimin e kemi siguruarnëpër fshatrat e braktisura dhe të rrënuara të myslimanëve. Më 5 qershor tëvitit 1992 kemi arritur në Srebrenicë. Në Srebrenicë ka mbizotëruar një urimë e madhe se sa nëpër fshatra. Srebrenica ka arritur të mbrohet në saje tëluftëtarëve tanë. Kur ka arritur UNPROFOR-i kanë pushuar veprimet e luftës,vrasjet dhe garanatimi. Në Srebrenicë jam martuar me S. H. dhe kam qenëshumë e lumtur.

Në qershor të vitit 1995 më ka lindur djali, vetëm një muaj para seqë e kanë pushtuar çetnikët Srebrenicën. Më 11 korrik jam ndarë ngabashkëshorti dhe jam nisur për në Potoçare. Kurrë nuk mundem t'i harrojësytë e tij të përlotur kur e ka puthur birin e vet njëmuajsh kur jemi ndarë.Më vonë kam mësuar nga disa bashkëqytetarë se bashkëshorti im ka qenënë Kravicë në mesin e të zënërve robër.

Në Potoçare i kam kaluar dy ditë e dy netë. Gjatë asaj kohe nuk kamngrënë asgjë, edhe më është dashur ta ushqej foshnjen. Britmat e grave dhetë fëmijëve vazhdimisht përsëriteshin kur çetnikët hynin midis popullit dhe inxirrnin meshkujt. Ishte gjë e tmerrshme të dëgjosh vajtimet dhe britmat efqinjëve dhe të bashkëqytetarëve të mi. Kam menduar për fatin ebashkëshortit tim, vëllait dhe të babait të cilët patën shkuar përtej pyllit.

Natën e dytë në Potoçare më ka kapluar një çmenduri dhe histeri. Ekam lënë foshnjen dhe jam përpjekur të bëj vetëvrasje. Këtë nuk më kanëlënë ta bëj të pranishmit, të cilët më kanë dhënë ndihmë. Kam ardhur nëvetvete dhe e kam marrë foshnjen. Duke qarë dhe e rraskapitur jam nisur nëdrejtim të kamionit për evakuim në drejtim të Tuzllës.

Gjatë rrugës i kam parë me mijëra të zënë robër dhe me qindra tëvdekur pranë rrugës. I kam parë fytyrat e pandihmë të bashkëqytetarëve të

219

mi. Asnjërin prej anëtarëve të familjes sime nuk e kam parë në mesin e tëzënërve robër. Kam menduar që t'ia bëj vetes atë më të keqen, nëse do tëshihja ndonjërin prej të anëtarëve të mi në mesin e të zënërve robër. Kurndalej autobusi, çetnikët na kërkonin marka gjermane. Na janë kërcënuar sedo të na therin me thikë nëse nuk ua japim të hollat. Ata që i kanë pasur, uakanë dhënë.

Pasi që kemi arritur në Tishq më tutje rrugën e kemi kaluar dukeecur këmbë deri në territorin e lirë. Këtë rrugë e kam përballuar me vështirësisepse e kam pasur forcën e fundit. Për disa ditë jam rikëndellur, por prejatëherit e deri më sot hidhërimi dhe dhembja nuk më janë ndarë.Bashkëshorti im, babai dhe vëllai nuk janë paraqitur më. Sot jetoj nëVogoshq me nënën dhe me birin tim dyvjeçar. Po i shikoj të mitë më tëdashur, kurse biri im vazhdimisht e përmend babain, edhe pse nuk e ka njo-hur fare. Shpresoj se edhe unë do të ketë pak fat e do të paraqitet ndonjëriprej të mive.

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998)

220

H. H. (1966)

Në Srebrenicë kam banuar afër spitalit. Kohën më të madhe e kemikaluar duke u fshehur nëpër bodrume nga bombat dhe granatat e çetnikëve.Situatën më të vështirë e kemi pasur sepse me ditë nuk kemi pasur ushqim,derisa nuk ka filluar të arrijë ndihma me konvoj dhe nga aeroplani. Është për-mirësuar gjendja me ushqim, por ka arritur fatkeqësia tjetër. Motra ime emadhe ka vdekur duke vrapuar të gjejë paketat me ushqim të cilat binin ngaaeroplani. E ka humbur jetën kur i ka rënë platforma me ushqim.

Në korrik të vitit 1995, pas granatimit shumëditësh çetnikët kanë fi-lluar sulmin ndaj Srebrenicës. Populli ka qenë i frikësuar dhe shpëtimin e kakërkuar duke ikur në drejtim të kampit të KB, në Potoçare. Pas granatimit teVezionica e kam humbur lidhjen me familjen time. Është krijuar një kaos dhetë gjithë kanë ikur. Një fëmijë ka vdekur, dhe ka pasur mjaft të plagosur mbitë cilët njerëzit kanë shkelur. Në atë tollovi e kam gjetur një mikeshë. Ajokishte mbetur vetëm dhe kishte qenë duke qarë mjaft. Jemi kapur pas njëkamioni në të cilin kanë qenë të plagosurit dhe kështu kemi arritur nëPotoçare. Të plagosurit i kanë vendosur në Fabrikën e akumulatorëve. Edhene kemi hyrë aty, duke menduar se do të jemi në vend të sigurt. Më vonë ekemi parë se më mirë do të ishte sikur të kishim mbetur me popullin jashtëfabrike, sepse më parë do të arrinim deri në Tuzllë dhe nuk do të shihnimgjëra të tmerrshme.

Në fabrikë i kemi kaluar tri ditë e tri netë. Ditën e dytë ka ardhurRatko Mladiqi dhe një fëmije i ka dhënë çokollatë. Pas pesëmbëdhjetë minu-tash ai fëmijë ka ikur nga e ëma duke folur, se ajo nuk është e ëma e tij. Tënjëjtën ditë i kanë grumbulluar të plagosurit dhe i kanë dërguar dikund, kursene kemi mbetur në fabrikë me shumë meshkuj. Gjatë natës i kanë nxjerrëmeshkujt nga fabrika, dhe ata më nuk janë kthyer. Nuk kam mundur të fleasnjë natë. Rreth orës tre para mëngjesit një njeri e ka varur veten. Kjo kaqenë skenë e tmerrshme. Popullin e ka kapur paniku. Një grua ka filluar tëbërtasë dhe është përpjekur që ta ther veten me thikë. Atëherë është krijuarnjë panik saqë nuk është ditur se çfarë po ndodh fare.

Kur ka zbardhur dita, i kam thënë mikes sime se po shkoj të marrujë. Kam dalë në derë nga e cila një natë më parë i kanë nxjerrë meshkujt.Kam kaluar pas një kamioni dhe i kam parë 5-6 njerëz të masakruar, pa koka.Jam kthyer dhe pas kamionit i kam parë katër çetnikë ulur duke pirë. Pranëtyre kanë kaluar dy gra, njëra ka qenë shtatzënë. Njëri nga çetnikët i zemëru-ar i ka pyetur nga kanë ardhur, kurse ato vetëm e kanë treguar shishen meujë. Pastaj tjetri e ka kapur për dore gruan shtatzënë dhe me thikë ia ka çarë

221

barkun nga i cili i ka nxjerrë dy foshnje. E kam dëgjuar që ka arritur të thotëfjalët: "Nënë, më shpëto". Më nuk ka folur.

Kam ikur jam kthyer në fabrikë pa marr ujë fare. Mikesha më kathënë se ka filluar evakuimi dhe që ne kemi mbetur të zëna robër. Kam ven-dosur të nisemi më tutje. Litarët kanë qenë në dyer. Aty ka qëndruar njëushtar i cili nuk na ka lënë të dalim. Megjithatë, i kemi kërcyer litarët dhekemi filluar të vrapojmë në drejtim të autobusit. Në atë vrapim e kam vërej-tur se kam shkelur në dorë të një njeriu të therur me thikë. Në rrugë ka qenënjë autobus dhe një kamion rreth të cilit ka pasur shumë pak njerëz. Jo largnga autobusi dikush pas shpine më ka tërhequr dhe më ka thirrur me emër.Tërë e frikësuar, jam kthyer dhe e kam parë se ai është fqinji im serb. Më kapyetur ku më ka mbetur familja, kurse unë vetëm i kam ulur krahët, sepsenuk kam ditur asgjë për ta.

Më ka thënë të hyj në autobus, e jo në kamion. Një çetnik anash kathënë të na kthejnë në fabrikë, por ky fqinj im nuk e ka dëgjuar, por na kashoqëruar deri te autobusi dhe ka thënë të heq xhemperin e gjelbërt, sepsedo të mund të më keqtrajtonin për shkak të ngjyrës së gjelbërt. Kemi gjeturvend në autobus dhe jemi nisur.

Mikesha ime ka qenë jashtëzakonisht e frikësuar, kështu që unëgjatë tërë rrugës e kam inkurajuar dhe e kam ngushëlluar që të përballojmë.Pas Kravicës, çetnikët kanë hyrë në autobus, kanë pyetur për disa njerëz ngaPotoçare, kanë kërkuar ar, të holla dhe dokumente. Kush i ka pasur, ua kadhënë. Pastaj dy çetnikë e kanë sjellë një vajzë, të cilën nuk e kam njohur.Ka qenë e tëra e lagur dhe e rraskapitur. Ka rënë në dysheme të autobusit.Kur është nisur autobusi i jam ofruar dhe e kam lutur që të ulet. Ajo dukeqarë ka thënë: "Vrismëni" Më kanë përdhunuar!" Edhe unë kam qarë ngadhembja për atë vajzë. I është afruar një e njohur e saj, dhe ajo deri në fundtë rrugës është kujdesur për të.

Kemi arritur në Kladnjë, e pastaj në aeroportin e Dubravës te Tuzlla.Pas dy ditësh i kemi gjetur familjet tona".

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998

222

S. M. (1966)

Nga 10 korriku i vitit 1993 kam filluar të punoj në MSF (Mjekët pakufi). Kur çetnikët kanë filluar sulmin ndaj Srebrenice, më 8 korrik të vitit1995, kam qenë në shtëpi. Nuk kam mundur të shkoj në punë. E kam kalu-ar tërë ditën në strehimore. Kur kam dalë nga strehimorja, tashmë ka qenëmbrëmje. Populli ka filluar të tërhiqet në drejtim të Baratovit. Kështubashkëshorti dhe unë jemi nisur me njerëzit tjerë. Bashkëshorti ka shkuar nëpostë, sepse ka punuar në ndërlidhje, kurse unë te mikesha në banesë. Atye kemi kaluar natën deri në mëngjes. Bashkëshorti ka ardhur dhe na kathënë të mos frikësohemi, sepse së shpejti do të arrijnë aeroplanët e NATOSdhe do t'i sulmojnë çetnikët dhe do të na mbrojnë. Mëngjesi ka ardhur, porkurrfarë gjurme nga aeroplanët nuk ka pasur. E kemi pritur edhe mesditen.Atëherë kam shkuar në postë që të bisedoj me bashkëshortin çfarë të bëjmëmë tutje. Ai më ka thënë: "Ku të jetë tërë populli, aty të jesh edhe ti, kurseunë po shkoj përtej malit". Kështu jemi ndarë njëri prej tjetrit. Nuk më karënë ndërmend t'ia japë valixhen e shpinës me ushqim. Kjo ka mbetur te unë,kurse ai është nisur në mal vetëm me pak duhan.

Në Potoçare kam arritur në mbrëmje dhe kam bujtur në një shtëpiafër Fabrikës së akumulatorëve. Edhe pse kam qenë afër vendit të punës,nuk kam arritur të paraqitem në punë. Në mëngjes kam dalë në rrugë dhe ekam takuar shefen time Kristinën dhe Emirën, përkthyesen tonë. Shefja kaarritur të më fus në fabrikë. Kur kam hyrë, përpak më ka rënë të fikët.Njerëzit rrinin në ujë dhe në baltë, të plagosurit rënkonin. Nuk e kam kup-tuar se çfarë po ndodh. Aty i kam kaluar dy ditë e një natë. Kemi qenë tëpandihmë. Përndryshe, unë kam punuar në MSF si kuzhiniere. Kam pritur sedo të kemi shumë punë dhe që do të na duhet të përgatisim shumë ushqimpër të plagosurit. Mirëpo, për fatkeqësi të madhe, të gjithë i kishin ngriturduart prej nesh edhe nga të plagosurit edhe nga të sëmurët. Në fakt, eprorëttanë dhe ushtarët e KB, ne të cilët deri atëherë kemi qenë të punësuar, na ekanë ofruar ushqimin, ujin dhe disa lëngje, por ne as që kemi mundur tëhamë as të pimë. E kam kuptuar se në çfarë situate jemi dhe që nuk mundettë na ndihmojë as ajo që jemi të punësuar në KB dhe MSF. Për fatin tim tëkeq, aty e kam pasur edhe vëllain tim të palëvizshëm me bashkëshorten dheme një fëmijë. Në këtë kaos vetëm kam dashur që nga ai vend të ik sa mëparë. E kam pasur një ndjenjë të çuditshme se aty na kanë mbyllur si peng-je. Në një moment përsëri jam takuar me shefen dhe i kam thënë se unë dotë dal jashtë, se nuk mundem ta duroj këtë më. Ajo vetëm me gisht më kabërë: "Jo, jo!" Gjithnjë do të më tingëllojnë në vesh britmat e fëmijëve të

223

uritur, britmat dhe të dënesurat e dhembshme të të plagosurve dhe të tësëmurëve, kurse ne nuk kemi pasur mundësi që t'u ndihmojmë. Më ka ftuarDulo, kuzhinieri dhe më ka thënë që ka arritur të përgatisë disa supa. Por,çfarë skene e tmerrshme ka qenë ajo. Me mijëra duar u zgjatën që të siguro-jnë nga një lugë supë, kurse ne nuk kishim mjaft as për fëmijë dhe të plago-sur. Pakëz jemi organizuar sepse personeli unë mjekësor ka siguruar pakëzbarna kundër dhembjeve, disa infuzione dhe fasha, që së paku të kujdesemipër të plagosurit më të rëndë.

Atë ditë, më 12 korrik, e "kanë evakuar" grupin e parë të të plago-surve dhe të personelit mjekësor dhe unë me ta arrita ta dërgoj edhe vëllaintim të palëvizshëm. Sapo që i kanë larguar, nuk ka kaluar asnjë orë, dhe mëka ftuar Dulo dhe më ka thënë: "Senada, përgatitni lesat dhe platformat, pona i kthejnë të të plagosurit. Nuk i kanë lëshuar në Urën e verdhë!"

Ne jemi përgatitur që t'i pranojmë, por i kemi pritur një kohë tëgjatë. Zbardhi dita, kurse të të plagosurit ende nuk i kishin kthyer. E kishinkthyer personelin mjekësor, por nuk ishte kthyer me ta tekniku mjekësorKadir Abdurahmanoviq (më herët ka jetuar në Kasabën e re). Askush nuk edinte ku ishin zhdukur të plagosurit. Unë kam menduar në vëllain tim: çfarëdo të ndodhë nëse çetnikët e shtinë në grusht të vet? Jam brengosur, natyr-isht edhe për të tjerët, por vëllai është vëlla.

Agoi 13 korriku. Shefja ime dhe përkthyesja Emira e kishin gjeturdikund një foshnje 10-muajshe. Shefja më dha foshnjen, kurse Emira mëtha: "Senada ti nuk ke fëmijë, duhet ta pranosh që ta ruash këtë foshnje. Ika vdekur e ëma, kurse çetnikët ia kanë marrë një babai foshnjen prej doredhe atë e kanë dërguar dikund!" Unë, kështu e humbur thashë që unë s'kamhaber për kujdesin e fëmijëve, por e kam pranuar foshnjen. Vajza ka qenë elagur, e ndyrë dhe e uritur. Vazhdimisht ka qarë. Unë e kam bartur midis pop-ullit dhe kam kërkuar a ka dikush diçka nga rrobat që t'ia ndërroj dhe pakushqim që ta ushqej. Fatbardhësisht, një grua, Magbule Mashiqi, më kadhënë një palë pantallona dhe një bluzë të fëmijës së vet. Te ushtari i KB kamgjetur qumësht dhe çaj që ta ushqej foshnjen. Ajo ka ngrënë pa pushuar çdogjë që i kam dhënë, por kurrsesi nuk ka pushuar të qajë. Siç duket ka qenëe tmerruar nga tërë ajo tollovi dhe vapë. Kam gjetur një tabletë apaurinë dheia kam dhënë foshnjes. Disi ka fjetur. E kam lënë në veturë të MSF meMagbulen dhe me fëmijën e saj. Kam dalë me një grup të grave dhe fëmi-jëve dhe kam hyrë në një autobus me civilë. Në livadhin përtej Fabrikës sëakumulatorëve, kalimthi e kam vërejtur një grup të madh me pleq. Kishinqenë ulur, kurse valixhet me gjëra gjendeshin jo larg tyre të hedhura në njëgrumbull. Kemi kaluar përmes Bratuncit dhe deri në Kravicë asgjë nuk kandodhur. Në Kravicë na kanë ndalur një kohë të shkurtër dhe në një kodërkam parë shumë meshkuj tanë të zënë robër. Rrinin ulur dhe digjeshin nëdiell të zdeshur deri në brez. Afër Kravicës, dikund te Sandiqi, nga një për-rua çetnikët i kanë nxjerrë të zënët tanë robër. Kanë qenë me duar të lidhu-ra pas qafe. Në mesin e tyre e kam njohur Sakib Salkiqin - "E ëmbël",Sabahudin Dervisheviqin (e ka ngarë GAZIN në minierë) edhe një njeri nga

224

Fojara. Jo larg atij përroi na kanë ndalur që të mund të kalojnë transporterëte çetnikëve. Kanë shkuar në drejtim të Bratuncit, kanë shtënë me armë dhekanë festuar, kurse pas tyre kanë shkuar tre-katër tërheqës rrugor me çet-nikë të dehur. Shoferi na ka thënë të heshtim dhe të mos i shikojmë, sepseshumica e çetnikëve janë të dehur. Shoferi ka qenë gjentil ndaj nesh. Na kaofruar ujë që të freskohemi dhe bukë nëse ndokush ishte i uritur. MidisKasabes dhe Miliqit na kanë ndalur dy çetnikë. Me ta ka qenë një djalosh mesyze. Djaloshi ka hyrë me një kuti me cigare të Marlboros dhe na ka pyetura pi duhan ndokush prej nesh. Shoferi i ka thënë: "Të gjitha ata pinë duhan,lëri ato cigare sepse unë do t'ua ndaj". Ai e ka bërë këtë dhe ka dalë ngaautobusi, e pastaj ata dy çetnikët tjerë e kanë dërguar më larg. Kur jeminisur, një grua pas meje ka filluar të qajë. Ka thënë që ai ka qenë i biri imotres së saj. Më në fund kemi arritur deri në Tishq. Aty çetnikët e kanë urd-hëruar shoferin që autobusi ynë të niset në drejtim të pyllit për të cilën kashpjerë një rrugë e shtruar me çakël. Atëherë kam menduar se po na pretajo më e keqja. Çfarë kërkojmë ne në pyll, nëse nuk na e përgatisin ndonjëtë keqe? Kolonat me gra dhe fëmijë kanë shkuar në drejtim të Kladnjës,kurse grupi ynë është ndalur në pyll pranë rrugës. E kam ndjerë se po mëkaplon djersa, por sidomos më janë djersitur shuplakat e duarve. Djersa mëka rrjedhur përmes gishtërinjëve si nga çezma. Një çetnik na është ofruardhe ka thënë të nisemi edhe ne me njerëzit tjerë, por të shkojmë ngadalëdhe të mos pimë ujë sepse është i helmuar, kurse rruga anash e minuar. Kurkemi kaluar pranë rojtarëve çetnikë, një reflektor i madh e ka ndriçuar rrugëndhe pyllin. E kam parë teknikun tonë të mjekësisë Kadir Abdurahmanoviqintë cilin e kanë marrë me të plagosurit nga Potoçari. E ruanin dy çetnikë, kursekokën e kishte pasur të lidhur me fasha. Gjatë rrugës Raza Fazliqi dhe unë ekemi gjetur Rabia Haxhimujagiqin të paralizuar. Ka qenë e mbëshjellur mebatanie dhe e shtrirë përtokë. Ne dyjat, e kemi marrë me vete ashtu tëmbështjellë me batanie për në Kladnjë.

(...)Agresori i ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme që të na

shkatërrojë, dhe një nga më të rrezikshmet ka qenë uria. Vdekja e bardhë kambizotëruar në Srebrenicë. Rezervat e ushqimit janë zhdukur sepse na ështëdashur t'u ndihmojmë me mijëra njerëzve të cilët kanë kërkuar shpëtim nëSrebrenicë. Ka ardhur koha që më askush askujt nuk mundet t'i ndihmojë.Kjo ka qenë periudha më e vështirë e luftës. Më nuk kam menduar se sagranata do të bien dhe a do të vritem. Vetëm kam menduar, çfarë të hamënesër në shtëpinë boshe. Bashkëshorti im një ditë ka vendosur të niset përtë siguruar ushqim, dhe një nga mundësitë ka qenë të shkojë në territorin epushtuar ku për një thes grurë ka mundur ta humbë kokën nga armiku. Ështënisur në fshatin Volavicë të cilin e kanë pushtuar çetnikët. Për rrugë ia kampërgatitur një copë buke misri, kurse gjysmën tjetër e kam lënë që t'ia japkur të kthehet nëse nuk arrin të gjejë asgjë nga ushqimi. Ka mbetur atje dyditë e dy net. Kam jetuar e frikësuar për jetën e tij. Fatbardhësisht, ka arrit-ur të sigurojë një thesë grurë dhe ta sjellë në shtëpi. Ka qenë krejtësisht me

225

plagë, vetëm disa pjesë të rrobave i kishin mbetur. Ka ecur i zbathur, kështuqëkur është kthyer këmbët i ka pasur të përgjakura dhe të masakruara. Ekemi ruajtur atë thes me grurë që sa më gjatë të na zgjasë. Saherë që kampërgatitur bukë, mendimi i parë ka qenë - "Çfarë do të bëj kur ta harxhojkëtë": Pastaj ka arritur dhurata nga qielli.

Na kanë lajmëruar se aeroplanët me parashutë do të hedhinushqimin në Srebrenicë. Pas tërë asaj që kemi përjetuar, as nuk kam shpre-suar as që i kam besuar kësaj. Mirëpo më 8 mars pas mesnate, bashkëshortimë ka thirrur: "Senada, zgjohu, ja aeroplanët". Menjëherë jam zgjuar. Jeminisur në drejtim të zhurmës së aeroplanit dhe të ndriçimit të sinjalit - poçetnë parashuta. Sa kemi ecur, nuk di. Vetëm e di se kemi shkuar larg ngaqyteti, pranë Petriqit, Uçin Bashqes, e deri në Orlovinë. Bashkëshorti më kahumbur. Kam arritur të gjej 4 paketa, por më nuk e kam ditur rrugën për nështëpi. Pakot kanë qenë të rënda. As që kam menduar t'i lërë kur ky ka qenëshpëtimi i vetëm që të mbijetojmë dhe kjo më ka dhënë forcë që të qëndroj.E kam dëgjuar pas vetes një zë femre, dikush më thoshte: "Ja, ti i ke gjeturkatër paketa, kurse unë asnjë, i kam dy fëmijë të uritur në shtëpi."Kur jamkthyer e kam parë fqinjën time Razën. I kam thënë, ja dy paketa, do t'i nda-jmë, vetëm të lutem më ndihmo të dal prej këtuhit, sepse unë nuk e dirrugën për në shtëpi." Nuk di a nga gëzimi i madh ose nga lodhja, më nukkam ditur se ku gjendem. Megjithatë, më ka rënë ndërmend se është 8 marsi- Dita e grave dhe i kam thënë vetvetes: "Sa dhuratë e mirë për 8 mars."Kështu unë dhe Raza kemi arritur në shtëpi.

Pas disa ditësh, përsëri bashkëshorti më ka ngritur nga shtrati.Atëherë na është dashur të shkojmë në Bojnë sepse pakot i kanë hedhur nëatë hapësirë. Ka rënë borë. Një kohë të gjatë i kemi kërkuar paketat dhe jemingrirë nga të ftohtët. Kur kemi arritur në shtëpi tashmë kishte zbardhur drita.Kemi qenë të lumtur dhe të kënaqur. Më nuk do të jemi të uritur.Paramendone, pas aq kohe kur e hapni pakon e gjeni pak kripë, kafe dhearka me galeta. Sasia nuk ka qenë e madhe, por për ne ka qenë një pasurie tërë. Kur kam filluar të dridhem nga të ftohtët, atëherë e kam parë se jamnë pizhamë me mëngë të shkurtër, e zbathur, pa çorapë vetëm me disa opin-ga, kam shkuar për të kërkuar ushqim. Tërë natën e kam kaluar kështu nëborë, e që për këtë nuk kam qenë e vetëdijshme. Atëherë më ka kapluar një-farë hidhërimi dhe dëshpërimi. O Zot, ç' është kjo? Kujt i kemi bërë kaq keqne? Çfarë janë duke na bërë dhe në emër të kujt? Çka kanë bërë me jetëntonë të bukur? E kam ndjerë një nënçmim të papërshkruar."

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998)

226

GJ. O. (1977)

Fundi i klasës së katërt është ofruar, kurse "matura e vogël" për neështë dashur të jetë diçka e veçantë. Para se që e kam pritur fundin e vititshkollor njerëzit kanë filluar të largohen nga Srebrenica me të madhe. E kampërcjellë shoqen time të deriatëhershme më të mirë me lotë në sy, dukeshpresuar se shumë shpejt do të kthehet. Më vonë e kam kuptuar se ajo kaikur nga lufta dhe nga të këqijat që i sjell lufta. E ka shpëtuar vetveten, kurseunë kam mbetur në Srebrenicë duke përjetuar vuajtje të mëdha. Deri atëherëluftën e kam kuptuar vetëm si film.

Pas hyrjes së ushtrisë armiqësore në qytet rreth shtatëdhjetë vetaprej nesh jemi fshehur në pyll. Unë ende atë e kam kuptuar joseriozisht.Takimi i parë me granatimin më ka frikësuar, por kam gjetur forcë dhe kamfilluar ta ngushëlloj nënën, e cila dridhej nga frika. Pesëmbëdhjetë ditë jemifshehur nëpër pyll, e pastaj jemi kthyer në shtëpinë tonë. Në Srebrenicë kanëfilluar të vijnë grupe refugjatësh - muhaxherë. Këtë fjalë për herë të parë ekam dëgjuar nga gjyshja ime e cila shpesh ka thënë: "Mos dhashtë Zoti luftëe të presësh të jeshë muhaxher?" Srebrenica shumë shpejtë e ka fituar num-rin më të madh të banorëve se sa që ka pasur para lufte.

Pas bombardimit të parë me aeroplan mua më ka rënë të fikët.Gradualisht ka filluar të mos ketë ushqim. Mua dhe vëllain nëna na kakëshilluar që të fillojmë të zvogëlojmë racionet, sepse ndoshta qysh nesërnuk do të kemi çfarë të hamë. Kemi gatuar bukë misri dhe bukë nga mielli itërshërës dhe e kemi ngrënë bajat, pas dy tri ditësh. Daja për çdo ditë mëka sjellur mua dhe vëllait nga një copë buke misri të hollë të lyer me xhem.E ka përgjysmuar dhe na ka thënë që kjo është një ëmbëlsirë. Për çdo ditëne e kemi pritur në portë që të vijë e të na sjellë ëmbëlsirën. Një mëngjesnuk është paraqitur. E kemi pritur edhe dy - tri ditët e ardhshme, por asgjë.Sipas lotëve të nënës e kemi ditur pse nuk ka ardhur.

Kur kanë ardhur konvojët e UNHCR gjendja me ushqimin është për-mirësuar pakëz. Shkolla nuk ka punuar dy vite. Vitin e tretë e ka filluarpunën, por vonë për mua, sepse jam martuar. Me bashkëshortin mirë kamjetuar dhe na ka lindur një djalë. Atëherë ka ardhur korriku i kobshëm i vitit1995. Prindërit e mi dhe vëllai kanë ardhur te unë, sepse unë kam banuarafër bazës së KB. Rreth orës 12 të gjithë jemi nisur për në Potoçar. Në njëpjesë të rrugës meshkujt janë nisur në drejtim të pyllit. Me foshnjen timekatërmuajshe para duarve jam nisur pas grave tjera. Jam përmbajtur të mosqaj, por lotët më kanë rrjedhur vetvetiu. Nëna dhe vëllai dymbëdhjetë vjeçarkanë qenë me mua.

Në Potoçar na kanë grumbulluar njëri mbi tjetrin në katër fabrika. Trinet i kam kaluar në një shesh-stërvitjeje. Gjatë natës janë dëgjuar rënkimet

227

e grave të cilave ua kishin marrë fëmijtë e moshës së mitur. Kur para mën-gjesit njerëzit kanë fjetur nga lodhja, çetnikët, e veshur me uniforma të KB,kanë hyrë në mes nesh dhe na i kanë rrëmbyer meshkujt dhe fëmijtë.Atëherë është krijuar një kaos. Gratë bërtisnin, kurse shumë njerëz kishin fi-lluar që instiktivisht të kërcenin në këmbë dhe fillonin të iknin dhe të vraponinpa ndonjë qëllim. Shkelnin mbi ata të cilët kishin qenë të shtrirë përtokë, mbifëmijtë të cilët flenin. Vraponin 100 deri 200 metra, por dalje nuk kishte,sepse çetnikët ishin kudo rreth nesh. Atëherë njerëzit ktheheshin në vendetë veta deri në valën e re të britmave dhe të ikjeve. Kanë kaluar tri net meshumë frikë dhe çmenduri.

Ditën e tretë kanë shkuar shtatë-tetë kamion me gra dhe fëmijë ngaPotoçari, kurse ne në një tranzistor të vogël kemi dëgjuar se kanë kaluar nëterritorin e lirë. Ditën e katërt kanë ardhur rreth dhjetë kamiona për evakuim.Nëna ka qenë buzë thyerjes së nervave dhe ka thënë që nuk mundet të për-ballojë edhe një natë në atë ferr. Jemi nisur në drejtim të portës sëimprovizuar nga dy gurë të mëdhenj katror. Këtu nga gratë i kanë ndarë tëgjithë meshkujt më të vjetër se 12 vjeç. Duke iu afruar portës më kanëlëshuar këmbët nga frika për vëllain. Për fat të mirë nuk e morën. Para neshkanë qenë rreth dhjetë kamionë dhe autobusë në të cilët çetnikët me pushkëi futnin njerëzit. Kemi kaluar pranë dy autobusëve përplot me njerëz dhekemi arritur deri te kamioni, e pastaj kam dëgjuar kur njëri nga çetnikët kathënë: "Ju të tretë, ejani këtu!"

Gjaku më është ngrirë në enë të gjakut. Aq shumë e kam shtrën-guar foshnjen para duarve saqë vetëm kur foshnja ka filluar të qajë ngashtrëngimi, unë jam ardhur në vetvete. I jam ofruar çetnikut, kurse ai ngapllaka e gurit e ka kapur një grumbull ar dhe më ka thënë të ofroj duart.Foshnjen ia kam dhënë nënës dhe i kam zgjatur duart. Çetniku në duar tëmia e ka derdhur arin, e pastaj e ka marrë një medaljon dhe i ka thënë nënëssime: "Këtë duhet ta tregoni në Bratunc!" Nëna ka filluar të bërtasë dhe tëkërkojë ndihmë. Disa sekonda nuk kam ditur se çfarë po ndodh, e pastaj iakam kthyer arin çetnikut dhe kam filluar të bërtas me zë. Tre çetnikë men-jëherë kanë vrapuar dhe kanë filluar me kondakë të pushkëve të na fusin nëkamion. Nëna është dukur si e çmendur. Është kapur për anën e kamionitdhe ka filluar të bërtasë. Unë e vëllai kur jemi përpjekur që ta heqim ka thënëse do të kërcejë. Ua kam dhënë foshnjen grave në kamion dhe pastaj kamfilluar ta largoj nënën nga anët e kamionit. Më ka premtuar se më nuk do tëbëjë probleme. Kam hipur në kamion dhe e kam marrë foshnjen time e cilakishte qenë duke qarë, por nënën më nuk e kam gjetur. Jam ngritur dhe ekam parë nënën e cila pa lëvizur qëndronte në rrugë. Çetnikët kanë bërtiturqë të niset kamioni. Unë jam ngritur në këmbë dhe kam shikuar nënën timenë rrugë gjithnjë derisa ka mundur të shikohet nga kamioni. Jam ulur dhe ekam shikuar vëllain tim dymbëdhjetë vjeçar duke qarë i cili e mbante foshn-jën time. Tani jam unë ajo e cila duhet vëllain dhe foshnjen time t'i shpëtojtë gjallë deri në territorin e lirë.

Rruga ka qenë me lakesa, i jemi ofruar Bratuncit. Kamioni ështëkthyer majtas në drejtim të Kravicës, e pastaj kanë filluar të bien gurtë mbi

228

ne. Kam shikuar fshehurazi dhe e kam parë se si njerëzit përgjatë rrugësnëpër të cilën kemi kaluar kishin filluar të na gjuajnë me gurë. Një gurë mëka qëlluar në kokë, kështu që kam rënë mbi një grua e cila kishte qenë ulurafër meje.

Vëllai e ka marrë një batanie dhe e ka hapur që ta mbrojë foshnjennga gurët. Gurët kanë rënë mbi shpinën dhe kokën time, por dhembje nukkam ndjerë. Vetëm kam dashur të mbroj vëllain dhe foshnjën time.

Vëllai disa herë më ka pyetur për nënën, por unë nuk i jampërgjigjur asgjë. Pas një ore e gjysmë të udhëtimit kamioni është ndalur. Kamshikuar përpara dhe e kam parë se autobusi para nesh ka filluar të zbrazet.Dy çetnikë i kanë mbështetur shkallët në kamionin tonë dhe na kanë urd-hëruar të dalim. Ne kemi qenë pranë kabinës së kamionit dhe kemi pritur qëgratë para nesh të dalin. I kam parë në rrugë katër meshkuj dhe një djaloshtë rrethuar me çetnikë dhe kam menduar: "O Zot a nuk është ky fundi? Çfarëdo të bëj me vëllain?" E kam shikuar vëllain dhe në sytë e tij e kam parë see ka kuptuar çfarë po ndodh. Kemi mbetur vetëm në kamion dhe na ështëdashur të dalim. Më ka shikuar dhe ka thënë: "Mos u brengos për mua." Jamlëshuar teposhtë shkallëve. Jam lëshuar një, dy hapa, e pastaj i kam zgjaturduart që të ma jap foshnjen. Në atë moment, çetniku i cili ka qëndruar nëtokë pranë shkallëve më ka thënë: "Jepma foshnjen unë do ta ruaj!"

Jam ndalur, kurse mendimet pa menduar më kanë kaluar nëpërkokë. Nëse ia jap foshnjen mundet të ma marrë ose ta përplasë për toke,nëse e vëren se është mashkull. Vëllai ende ka qëndruar në kamion. Unë jamkthyer në kamion dhe i kam thënë vëllait të zbresë. Kur ka qenë në shkallëne tretë ia kam dhënë foshnjen. Çetniku vetëm e ka shikuar këtë. Atëherë kamzbritur edhe unë. E kam kapur vëllain për dore dhe i kam thënë të nxitojë pasnjerëzve tjerë. Rruga ka qenë përplot me çetnikë dhe unë i kam dëgjuar sesi na gjuajnë me fjalë, ofendojnëë dhe na provokojnë, por unë kam shikuarnë tokë dhe kam nxituar. Vëllai e ka bajtur foshnjen dhe dy valixhe në shpinë.Nga frika as që më ka rënë ndërmend se të gjitha këto janë rëndë për t'i baj-tur, sepse me rëndësi ka qenë të ikim nga ai vend dhe nga ata njerëz të këqij.

Rreth një kilometër e gjysmë ka qenë ushtria çetnike nga të dy anëte rrugës. Njerëzit nxitonin. Në një moment kur kemi kaluar nëpër pyll kammenduar se na kanë sjellë aty që të na pushkatojnë, sepse çetnikë më nukkishte. Atëherë përsëri është paraqitur ushtria dhe unë kam dëgjuar se sipëshpëritet se ata janë tanët, por nuk kam besuar. Ndoshta çetnikët i kanëveshur rrobat e tyre? Kam dëgjuar dikë duke më thirrur me emër dhe këm-bët më kanë lëshuar. Me siguri dikush më ka njohur! Mbaruam! Jam ndalurdhe e kam përqafuar birin dhe vëllain tim, sepse kam menduar se erdhi fundi.

Dikush më ka lëkundur, dhe unë e kam shikuar atë person, dukemos reaguar. Ai kishte qenë bashkëshorti im. Atëherë e kam kuptuar se jamnë mesin e tanëve. Jam ulur në rrugë dhe kam filluar të qajë, duke e mbaj-tur foshnjen para duarve. Kam qarë si fëmijë i vogël, por edhe kam qenëfëmijë.

("Vera e ndjerë e Srebrenicës '95" 1998)

229

Kada Hotiq

Unë ndjehem jashtëzakonisht mirë që kam ardhur në Beograd, qëkam pasur mundësi të vij pas... Në vitin 1988 kam qenë këtu kur e kam sje-llë nënën time në spital.

Unë e di se tashmë jeni mjaft të lodhur duke i dëgjuar rrëfimet, porkini durim, sepse njëmend kjo është e vërtetë, sepse edhe unë jam dësh-mitare e ngjarjeve të tragjedisë në Srebrenicë. Unë e kam përjetuar luftëndhe çdo gjë në lëkurën time. Në fillim kur ka filluar lufta në vitin 1992, ndajnesh kanë shtënë me çdo gjë - edhe aeroplanët, edhe granatat, edhe bom-bat, edhe pushkët edhe TKA edhe MKA edhe nuk diçka jo, është dëgjuarzhurmë e madhe. Srebrenica është në një fushëgropë e vogël. Në kodra kanëqenë armiqtë të cilët na kanë sulmuar. Ne kemi qenë të befasuar; nuk di, nukdi pse ka filluar lufta. Sikur të kisha besuar se do të fillojë lufta, familjen timedo ta bindja të dalim nga Srebrenica. Nuk do të qëndronim që të përjetojmëgjithçka aty. Mirëpo, atë vit në vitin 1992 dhe 1993 kemi duruar të gjithatmerret edhe urinë, kripë nuk kemi pasur kurrsesi, ushqimin e patëm ngrënë.Kemi pasur shumë njerëz të cilët kanë ikur para pushkëve, të cilët kanë ikuraty, duke menduar se është territor i lirë, e në fakt ne nga ai territor i lirë ekemi krijuar kampin, sepse kemi qenë të rrethuar, nuk kemi mundur të bëjmëasgjë, thjesht, njerëzit kanë vdekur edhe nga uria. Kështu që kam qenë edetyruar të shkoj me gra gjatë natës - jemi organizuar nga treqind gra, që tëshkojmë në territorin të cilin e kanë kontrolluar serbët. Ato kanë qenë, ara tëmyslimanëve të cilat atë vit i kishin mbjellur njerëzit, ndonjë misër ishte iprashitur, ndonjë jo, dhe gjatë natës duke u fshehur e kemi vjedhur misrin.Ka filluar edhe borë të bjerë, vjeshta ka ardhur, më duket se edhe dimrikishte filluar. Misri ishte i vogël, nuk kishim shumë për të vjelë. Tërë natënecnim nëpër ara. Shpesh ka ndodhur që gratë tona duke vrapuar që të gje-jnë ushqim, të cilat kanë luftuar që të mundnin urinë, të shkelin minat, dhetë mbeten atje nëpër ato ara të mbjellura me grurë, nëpër ato ara pranëDrinës. Nga dy ditë, ose dy netë e një ditë, kam udhëtuar vetëm që të gjej25 kilogram misër. Kështu kam vepruar 19 herë, që të ushqej familjen. Nuke kam lejuar birin të shkoj, jam frikësuar se do ta zënë robër ose do të shkelnë ndonjë minë. Nuk kam mundur të lejoj që ai të shkojë për ushqim e tëbjerë viktimë. Jetën time e kam rrezikuar, unë vlej më pak se sa ai. Natyrisht,që secili fëmijtë e vet i do më së shumti.

Mirëpo në vitin '93, kur ka arritur Filip Morioni në Srebrenicë, kur ekemi ndalur ne gratë, e kemi krijuar gardhin me ferra, nuk e kemi lejuar tëdalë, sepse atëherë kemi qenë më së shumti të rrezikuar që të na zhdukin.

230

Atëherë kanë shtënë nga të gjitha anët - është mbuluar toka nga granatat,nga gjithçka. Ne nuk kemi pasur as strehimore ku të fshihemi, sepse thjeshtkanë qenë vetëm objektet e banimit. Strehimore të vërteta nuk kemi pasur.Më shumë na kanë mbrojtur pyjet, ata përrenjtë. Në maje të pyllit lart kanëqenë njerëzit të cilët kanë shtënë, kurse ne kemi qenë në... në përrenjtëposhtë. Kanë shtënë me armë në drejtimin tonë. Aq afër kanë qenë saqë nekemi mundur edhe komandat e tyre t'i dëgjojmë. Ka qenë një frikë aq emadhe. Unë gjatë asaj kohe të luftës asnjëherë nuk e kam veshur pizhamën.Me këpucë, në tuta dhe me xhinsa kam fjetur. Kemi luftuar si të sigurojmëkëtë, si të sigurojmë atë, luftë për çdo gjë në luftë, vazhdimisht frikë. Unënuk di nga e kam gjetur forcën dhe guximin, që të shkoj edhe përtej atyrepyjeve edhe përtej atyre viseve kodrinore çfarë është ajo Bosnja jonë, dheajo Srebrenica jonë. Ajo Srebrenica ime. Dhe këto janë, them, përpjekjetjashtë-njerëzore në të cilat kam jetuar unë dhe një mori grash. Gratë e kanëbajtur atë luftë në shpinë, të ushqejnë fëmijtë, edhe të lajnë, dhe të përbal-lojnë çdo gjë që ka ndodhur.

Mirëpo, tragjedia më e madhe e cila më ka gjetur mua dhe familjentime dhe me mijëra gra të këtilla siç jam unë: Në vitin 1995, më 11 korrik,kur e kanë marrë përsëri Srebrenicën, ne kemi mbetur pa meshkuj. Njëmijëe dyzet e dy fëmijë të mitur në Potoçare i kanë marrë, nuk dihet ku janë.Pesëqind e gjashtëdhjetë gra të reja të cilat i kanë marrë. Aty ka qenë edheUNPROFORI, bataloni holandez, ata tërë këtë e kanë shikuar. Aty kanë qenë.Ushtritë nga të gjitha anët, edhe ushtria e Serbisë ka qenë, ushtria e rreg-ullt. Ka qenë edhe gjenerali Mladiq. Kur ka ardhur aty, kur një kohë tëshkurtër... ka qenë televizioni dhe kamerat, u ka hedhur fëmijëve çokollatadhe bukë, dhe atëherë kjo shpejt ka pushuar, atë e ka bërë vetëm që ta inci-zojnë. E pastaj u ka dhënë urdhër luftëtarëve të vet, u ka thënë: "Këtë shansmë kurrë nuk do ta keni". Atë që e kam përjetuar atë natë, besomëni, ështënjë tmerr.

Përveç meje, aty ka qenë edhe një grua me pesë fëmijë të cilës paraduarve ia kanë therur djalin 13 vjeç. Gruaja filloi të bërtasë, dhe tha "ne këtatë unproforit po na i therin me thikë fëmijtë". Por ata nuk kanë qenë pjesë-tarët e unproforit, ata kanë qenë luftëtarët serbë, të cilët ishin veshur merroba të unproforit, sepse atëherë ua kishin marrë uniformat. Unë kam men-duar se ata po e mbrojnë popullin, se ata janë të UNPROFOR-it, dhe që tanido ta mbrojnë popullin aty, dhe që diçka do të ndodhë me ne, se do të naevakuojnë dikund. Besomëni as që më ka rënë ndërmend, për banesën tëcilën e kam pasur të mobiluar, ku tridhjetë vjet me bashkëshortin tim kaminvestuar që ta kemi jetën sa më komode. As nuk kam menduar në të, asSrebrenica nuk më ka rënë ndërmend, as për territorin, vetëm të shpëtojmëgjallë. Mirëpo, ma morën bashkëshortin, ma morën vëllain aty nga kampi iUNPRFORIT në Potoçare, në Srebrenicë. Biri im është përpjekur të depërto-jë nëpër pyll, edhe vëllai im i dytë është përpjekur të depërtojë nëpër pyll,kunati im - asnjëri prej tyre nuk është kthyer.

Por besomëni se nuk ka më vështirë se sa pasiguria. Të jetosh, e të

231

mos e dish se ku janë. Unë i jap vetes të drejtë të dyshoj, se dikund janë tëzënë robër, se janë duke vuajtur, se po i shfrytëzojnë, se janë të uritur, sejanë duke ngrënë bukën e tharbëtuar, se janë... ndoshta një herë në ditë, senuk e shohin as ditën, as diellin as muajin, dhe që janë dikund në dofarëgropash nëntokësore ku mihen xehet dhe ku të di unë. Unë tani, mendoj, ijep vetes të drejtë që edhe për këtë të mendoj, sepse nuk di, është shifër emadhe, 10 700 njerëz për tri ditë janë zhdukur. Edhe sikur të ishin pula, kjoështë shumë. Edhe pulat t'i therni, kjo është... shumë. Këta janë njerëz.Bashkëshortin tim e kanë gjetur dikund te Zvorniku, në njëfarë varreze tëcilën e kanë ripaketuar, varrezë bartëse. Edhe atë e kanë identifikuar. Ai dotë ketë varrin e vet.

Pas tërë kësaj që kam përjetuar, me gratë e mia të cilat e kanë fatinsi edhe unë, edhe më të rëndë... ka gra që nga katër djem nuk i kanë më,dhe të cilat nuk kanë më asnjë mashkull të vet në shtëpi, madje nuk u kambetur asnjë nga femrat. Ka edhe gra të tilla, një mori grash te na. Tani jeminë Sarajevë, në Tuzllë, dhe kështu. Ende nuk mundemi, ende askush, si tëthuash, nuk është kthyer; është një numër i vogël, ata janë pleq kryesisht,të cilët janë kthyer në Srebrenicë. Ende është situata e vështirë atje, ata kanëluftuar për atë territor, të jetë i tyre vetëm territori... ai ka qenë i përbashkëtdhe nuk e kemi pasur ngushtë. Kurse tani duhet të jetë vetëm i një populli,kurse tjetri duhet të shkatërrohet. Njerëz a është në rregull kjo? Kjo nukështë e drejtë. Unë tani e kam organizatën Lëvizjen e nënave të enklavavetë Srebrenicës dhe të Zhepës, shoqatë e qytetarëve të cilët luftojnë për tëdrejtat e veta që të gjejmë të zhdukurit, t'i varrozim siç i ka hije njeriut dhet'ua ndërtojmë përmendoret, dhe për këtë kemi luftuar që të fitojmë terrenin,sepse edhe për këtë na është dashur të luftojmë, për vendin tonë kemi luftu-ar. Në vendin tonë, në shtetin tonë, në Srebrenicën tonë, t'i varrosim njerëz-it. Dy vite kemi luftuar për këtë. Tani mendoj se në pranverë do të bëhen atovarrosje, së paku të marrim pak frymë lirisht, gjashtë mijë trupa tashmë janëzhvarrosur. Vetëm një numër i vogël është identifikuar, por do t'i varrosimnjerëzit me N. N., dhe kur të vijë koha do të identifikohen, do të kenë emrin.Duhet të rehatohen eshtrat që të qetësohen shpirtat, këto u takojnë të gjithafeve. E dimë se... se kjo është gjë njerëzore.

Por, nuk jam hakmarrëse. T'ju them sinqerisht, hapur, jo pse jamkëtu, në Beograd, para njerëzve të kombit tjetër, por mendoj në ata fëmijë.Duhet t'u krijohet ardhmëria. T'u afrohemi, nuk mund të kthehet ajo që tash-më ka ndodhur. Ajo e keqe që ka ndodhur, unë nuk po them kush e ka shkak-tuar, dikush ka qenë shkaktar i saj, por nuk është tërë populli, nuk ështëmasa... të mos na ndodhë kjo që më ka ndodhur mua edhe grave të mia nëBosnje. Të krijojmë dashuri, të ndërtojmë, ta kemi mirë, të na jetojnë fëmi-jtë në paqe dhe të rriten. Kjo është dëshira ime. Për shkak të nipave të miqë i kam, vitet e mia më nuk janë me rëndësi, unë ndoshta do të jetoj pesë-gjashtë vite, ndoshta do të jetoj më shumë, e ndoshta nuk do të jetoj as kaq,por jeta ime gjithsesi ka përfunduar. Unë nuk kam ndonjë gëzim të madh.Mua kur më bie ndërmend se biri im Samiri më nuk ekziston, se nuk e di pse

232

ka shkuar, pse nuk jeton, as eshtrat nuk ia kam gjetur, unë nuk ndjehem eqetë dhe nuk ndjehem mirë. Por kam dëshirë që së paku nipat e mi të jeto-jnë mirë. Të kenë ekzistencën e sigurt, të kenë njerëz... Çdo gjë po e them,unë jam besimtare, unë kur i ngris duart dhe i lutem Zotit, jepna udhëheqësite mençur, të cilët do të kenë dashuri, të cilët do të dinë se çfarë do të thotëpaqe për të gjithë njerëzit. Nuk mund të jenë vetëm disa në paqe, e të gjithëtë tjerët të cilët vuajnë, dhe të jemi të qetë, nuk mundet kështu. Nëse jo,nëse nuk jemi rehat të gjithë së bashku. Unë kam qenë e qetë para lufte.Kam jetuar mirë. Dhe nuk hyj në hollësira se a ka bërë dikush ndonjëherëndonjë gabim. Por unë kam jetuar mirë. Unë e kam thënë pikërisht këtë nëkëtë libër, kur kemi qenë si komb të pa përcaktuar, kur nuk na është pranuarkombi, unë kurrë nuk e kam ndjerë veten të nënçmuar. Unë i kam pasur tëgjitha të drejtat si edhe ata të tjerët të cilët kanë qenë të përcaktuar. Sepse,thjeshtë, kemi jetuar në paqe, kemi ndërtuar, kemi punuar, kemi jetuar mirë.

Nuk dua t'ju bezdis më, unë vetëm këtë desha ta them. Mesazhi imështë që të vetëdijësohemi njëmend, që të gjitha urrejtjet t'i varrosim, tëndërtojmë ardhmërinë, t'ua krijojmë bukurinë gjeneratave të reja të cilat ikemi edhe fëmijëve dhe nipave tanë, dhe të gjithë atyre që do të jetojnë nëkëto hapësira. Ky ka qenë fati ynë, fat tjetër nuk kemi. Mundemi të rrihemipakufi. Të gjithë janë të varfër tani aty ku ka pasur luftë, askush nuk ka fitu-ar. Edhe ai që e ka fituar territorin e pastër, ai është i vrarë, në të më nukvlen asgjë. Industria është shkatërruar. Edhe natyra, edhe bujqësia edheindustria dhe çdo gjë tjetër që është krijuar brenda pesëdhjetë vitesh,më nukekziston. Tani janë të varfër të gjithë. Mjerim, besomëni mjerim. Të vini nëSrebrenicë, të shihni njerëzit - unë shkoj atje. Tani e kanë shprehi të thonë,"nuk di çfarë na gjeti, dikush na ka grindur", kinse dikush nga jashtë; osethonë: "unë nuk kam qenë këtu, unë kam qenë në Beograd, në Shabac,dikund, këtej ose jashtë ". Kemi qenë, dhe kanë qenë, dhe lufta është zhvil-luar, kanë fishkëlluar granatat. Njerëzit i kanë vrarë. I kanë varfëruar. Porkëtë ta ndërprejnë. Ju faleminderit.

(Nga përurimi i librit Swanee Hunt "Kjo luftë nuk ka qenë e jona: Boshnjaket e ripërtërijnë paqen"

Më 23 janar 2002. Qendra Kulturore e Beogradit)

233

Sabaheta Fejziq

Në Potoçare kam arritur më 11 korrik me birin tim në orët e pasdites,dhe aty kemi gjetur shumë popullsi të ikur. Ka qenë vapë e madhe, natën eparë e kam kaluar me birin tim në një fabrikë të rrënuar. Më 12 korrik të vitit1995 kemi qenë (mos) mëshirë të çetnikëve, Armatës Popullore tëJugosllavisë, formacioneve të ndryshme paramilitare dhe serbëve vendas,fqinjëve të mi. Menjëherë pas hyrjes së tyre ata kanë filluar t'i ndajnë djemtëdhe meshkujt. Nëse ndokush nga familja e tyre e afërt do të pyeste se ku poi qojnë, ata janë përgjigjur se po i qojnë për t'i marrë në pyetje, dhe që paskësaj do t'i kthejnë. Mirëpo, ata i kanë marrë ata, dhe më kurrë nuk janëkthyer. As sot e asaj dite nuk dihet se ku janë ata.

Unë atëherë e kam ndjerë një frikë, jam frikësuar për sigurinë e birittim, kështu që e kam braktisur atë hapësirë të mbyllur, kam dalë në vend tëhapur që të jemi me popullin, duke menduar se në këtë mënyrë do të ruajbirin tim. Por situata është përkeqësuar, gjithnjë e më shumë ka pasur çet-nikë dhe të tillë me uniforma. Kanë qenë të armatosur me thika, pushkë,rrathë fishekësh... kanë qenë tmerrësisht të armatosur. Atëherë e kam parëfqinjin tim Sreten Petroviqin dhe Milisav Gavriqin, rreth njëqind metra ngavendi ku kam qenë. E kam lënë fëmijën te nëna e cila ka qenë me ne, që tëshkoj deri te ta dhe që t'i lus që të më shpëtojnë fëmijën, sepse tashmë kamqenë e vetëdijshme se çka na pret në Potoçare. Jam nisur të kaloj nëpërmasë, por të gjithë kemi qenë të mbështetur njëri mbi tjetrin, kështu që mevështirësi kam depërtuar, por në një moment nëpër kokë më ka kaluarmendimi, se më duhet të kthehem në vendin në të cilin e kam lënë fëmijën.Kjo ka qenë më e fortë se sa unë. Sapo që jam kthyer prapa e kam gjeturnënën duke qarë. E kam pyetur, "nënë ku është Rijadi", kurse ajo duke qarëmë ka thënë "e morën, këtu janë afër". O bobo, nëna ime, ata ma morëndjalin. Unë kam vrapuar deri në vendin ku qëndronin dhe e gjeta djalin nënjë grup të meshkujve myslimanë, derisa rreth tyre ishin çetnikët e armato-sur. "Pse ma keni marrë djalin", i kam pyetur. "Çfarë të intereson ty pse ekemi marrë, duam vetëm ta marrim në pyetje, dhe menjëherë do ta kthe-jmë". Unë atyre u kam thënë, "nuk keni ju çfarë ta pyetni. Nëse keni dikë këta pyetni, ajo jam unë. Lëreni djalin tim, kurse mua merrmëni e pyetmëni.Çfarë di fëmija? Ai asgjë nuk mundet t'ju thotë". Ata kanë filluar të më sha-jnë, nuk më kanë dhënë fëmijën. Atëherë unë kam filluar t'u kërcënohem: "Edini çka, tani do t'u them këtyre të UNPROFOR-it se çfarë jeni duke bërë ju",dhe këtu kjo më ka ndihmuar. Ata ma kthyen birin tim. Unë e mora dhe uktheva te nëna. Kemi qenë tmerrësisht të frikësuar. E dinimn se situata ishte

234

edhe më e rrezikshme, e ndjeja se asnjë mashkull ose djalosh nuk do tëshpëtojë nga çetnikët.

Kam qenë aty tërë ditën, por nata më e vështirë ka qenë më 12 dhe13 korrik. Më 13 korrik jam nisur ma birin tim në drejtim të kamionave dheautobusëve të cilët e kanë bërë deportimin nga Potoçari. Së pari më ështëdashur të kaloj murin e njerëzve të bërë nga ushtarët holandez, e pastajpranë çetnikëve të radhitur të cilët qëndronin pranë rrugës, gjithnjë deri tekamionat dhe autobusët me të cilët duhej të na deportonin. Kam kaluarpranë ushtarëve holandezë, por kur jam afruar afër çetnikëve, ata më janëofruar dhe birit tim i kanë dhënë të niset djathtas, kurse unë të shkoj maj-tas. Unë atyre u kam thënë: "Nëse biri im shkon djathtas, unë do të shkojme të". Nuk më kanë lejuar të shkoj me të. Kemi filluar të shtyhemi. Ata ekanë tërhequr djalin nga vetvetja, unë e kam tërhequr nga vetvetja. I kamlutur: "Ju lutem, mos ma merrni djalin! Ky është fëmia im i vetëm. Unë nukkam fëmijë tjerë. Nëse duhet dikush të shkoj, unë ju lutem, merrmëni mua,por lëreni fëmijën..." Asgjë nuk më ka ndihmuar. Ma kanë marrë birin tim meforcë. Atëherë nuk kam mundur as të qaj. Fëmija ka qarë. Kurrë nuk do tëharroj lotët e tij të mëdhenj që kanë rrjedhur nëpër faqet e tij të bardha, ngasytë e tij ngjyrë hiri të mbylltë. Kur e kam parë se më asgjë nuk mundem tëbëj, kam rënë në gjunj, i kam zgjatur duart dhe kam thënë: "Ju lutem, vris-mëni". Njëri prej tyre e ka drejtuar pushkën. Mendova: "Shyqyr Zotit, do tëmë vrasin, mirë është...". Mirëpo, njëri prej tyre tha: "Po pse po e vret mys-limanen". Më është afruar, më ka kapur për gjoksi, dhe më ka hedhur nëkamion. Në të njëjtin moment kamioni është nisur. Kam qëndruar e shtrirënë dysheme të atij kamioni dhe nuk më kujtohet rruga prej Potoçari deri nëTishq... Ja tashmë dhjetë vite qëkur jam duke hulumtuar për fatin ebashkëshortit dhe të birit tim. Kaluan dhjetë vite, kurse unë ende nuk di asgjëpër fatin e birit tim. Nuk di a do të gjej ndonjë pjesë të vogël të trupit të tij.

(Srebrenica: Jashtë dyshimit të bazuarBeograd - Konferenca, më 11 qershor të vitit 2005;në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare)

235

Shuhra Maliq

I kam humbur dy djem, tre kunetë, pesë djem të kunetëve dhe dykunata dhe motra më është djegur në komunën e Bratuncit, në shtëpinë evet dhe shumë gra tjera, por nuk ua di emrat, por atyre ua di motra imeSheqire Vlasija. Dhe ja këtë katastrofë e kemi përjetuar gjë që nuk munde-mi ta ha-rrojmë kurrë, atë pamje të Srebrenicës sonë dhe të Potoçarëve tanë,kampet tona nuk mundemi t'i harrojmë kurrë në jetë. Po e inkurajojmë njëratjetrën, por unë e kam vështirë. Po i japim kurajo njëri tjetrit dhe po u flasimkëtyre gazetarëve, dhe po tronditemi por edhe duam, ne jemi popull inatçi,për inat edhe kemi mbetur gjallë. Duam të inkurajojmë njëri tjetrin dhe tëecim kokëlartë dhe me ballë të hapur. Djemtë, burrat, vëllezërit, baballarët,vjehrrit dhe kunetët tanë kurrë nuk kanë qenë kriminelë, nuk kanë qenë, asnuk janë, prandaj me krenari dhe me guxim po e theksoj këtë. E kamvështirë, por dua të dëshmoj timen, timen se unë jam dikush dhe diçka.

(nga ekspozita "Zërat e të humburve" 2002)

236

Video incizimi më i mirë në botë

Unë jam Nura Alispahiq, nënë e djaloshit të vogël nga Srebrenica,pushkatimi i të cilit është treguar në video incizimin e publikuar në dhjetëv-jetorin e masakrës në Srebrenicë.

Inçizimin e kam parë në shtëpinë time, në televizion në orën23.00. Moderatori ka paralajmëruar: "Tani nëna do ta njoh birin, kursemotra vëllain..."

Zemra më ka rrahur më shumë sepse e kam parë se bëhet fjalë përtragjedinë e Srebrenicës. E kam parë kamionin... djemtë e lidhur të rraska-pitur se si pjesëtarët e njësisë speciale shpejt e shpejt i kanë nxjerrë ngakamioni. I katërti ka qenë biri im Admiri. I vranë të katërt të parët. Biri imme një tjetër i barte të vrarët, e pastaj i morën edhe ata, ua lidhën duart...po hanin çamçakëz.

I vranë edhe ata dy.Ka qenë vetëm fëmijë. Ka qenë frikacak. Nuk ka ditur të përdorë

pushkën, as që e ka dashur. E kam lënë në Srebrenicë të uritur dhe tëenjtur.

Në fillim kam shpresuar se do të vijë, e pastaj me vite e kam vajtu-ar dhe zemra më është copëtuar, por kur e kam parë incizimin kam filluar tëkërkoj ndihmë kështu e pafuqi.

I kam shqetësuar të gjithë fqinjtë.Të nesërmen, ka ardhur bija ime nga puna dhe më ka thënë: "Nënë,

më duhet të them diçka, por nuk di si.""E di bija ime...", i thashë, "e kam parë unë atë incizim mbrëmë..."Të nesërmen te unë kanë ardhur Hajra Qatiq dhe Nura Begoviq nga

Shoqata me një gazetare, e pastaj kanë arritur edhe shumë të tjerë.Veçanërisht e kam pasur vështirë kur kanë ardhur tetë gazetarë ngaAustralia, me incizim. Më kanë pyetur: "... nënë cili është biri yt?"

Nuk di si e kam përjetuar tërë këtë. Rregullisht pi barna.E di se Qeveria e Republikës Serbe është dashur ta respektojë

Vendimin e Institucionit për të Drejtat e Njeriut në BeH dhe që ka vepruarsipas tij dhe e ka hartuar Raportin me të cilin e pranon përgjegjësinë përgjenocidin në Srebrenicë, por nuk i ka arrestuar dhe nuk i ka proceduar krim-inelët e luftës.

237

Srebrenica gjatë luftës ka qenë e vërshuar me refugjatë, sepse kaqenë e shpallur zonë e mbrojtur. Kemi jetuar vështirë pa ushqim dhe pa ujë.Vdekja është kërcënuar nga të gjitha anët. Lufta na i ka sjellë të gjitha tëkëqiat.

Nura Alispahiq

("Gratë viktima të luftës" 2006)

Përktheu: Naile Mala Imami

238

Zërat e të zhdukurve

Alma Rikalo Turula

Para se gjithash mirë dita. Unë quhem Alma Rikalo. Nuk di si të fi-lloj por ju lutem më përkrahni pakëz. Të jetosh 12 vite me një prindër, pas12 vitesh të mbetesh edhe pa të njëmend është vështirë. E kam pasur babaini cili ka jetuar me mua 12 vjet. Në fillim të prillit, saktësisht më 8 prill të vitit1992, të gjithë familjarisht janë përcaktuar që të shkojmë në një fshat afërFoçës nga i kemi ne rrënjët. Mirëpo siç është folur për luftën, pas disa ditëshnjëmend ka filluar lufta në kuptimin e plotë të fjalës. Të gjithë kemi dalë epastaj jemi përpjekur të gjejmë shpëtim në Mal të Zi. Kemi arritur në Mal tëZi, por pas shtatë deri dhjetë ditësh policia malazeze m'i ka marrë tre vëllezërpas të cilëve kanë mbetur gratë dhe fëmijtë. Më të vegjëlit i kanë pasur 7muaj. Tashmë 13 vjet jemi duke gjurmuar për ta. I kanë dërguar në ShtëpinëNK në Foçë. Madje edhe para se të shkojnë në Shtëpinë NK i kanë rrahurfizikisht në Mal të Zi por për këtë le të turpërohen ata. Gjëja tjetër, pasiqëkemi arritur në Shtëpinë NK në Foçë, e di se kanë qenë poshtë dhe që i kanëparë të zënët robër, zoti, ta quaj kështu, i cili gjendet në aktakuzën eGjykatës së Hagës, Dragan Zelenoviq, saktësisht është kumbari i babait tim,Rikalo Huseinit. Ai ka punuar me të dhe ai është përpjekur në Shtëpinë NKpër të, por në çfarë mënyre, këtë më së miri e di ai. Edhe unë i lus hetuesite Hagës, pasiqë ta arrestojnë dhe ta dërgojnë në Hagë që ta pyesin për ta,që më në fund pas 13 vitesh të mësohet e vërteta ku janë tre vëllezëritRikalo. Sepse ata njerëz nuk i kanë bërë keq askujt dhe për asgjë nuk janëfajtor. O njerëz të mi, ata e kanë nënën 65 vjeçe, e cila ndoshta as nuk dotë presë t'i gjej, t'i varrosë në mënyrë dinjitoze. Së paku kaq i keni borxh.Çdo gjë ia keni shkatërruar, çdo gjë ia keni marrë. Nuk ka ku të kthehet. Sëpaku kthenia fëmijtë, por në arkivole dhe turp ju qoftë dhe turpërohuni përatë që e keni bërë. Dhe do të shkojmë deri në fund që të nxirren paragjykatës së drejtësisë, pavarësisht çfarë drejtësie do të jetë. Dhe pak ështëajo që po i dënojnë, për krimet çfarë i kanë bërë, dënime të vogla po mar-rin. Shumë të vogla. Familjet e veta i kanë siguruar por kanë mbetur që netë na bëjnë çfarë të duan. Të na i presin veshët dhe të na i therin fëmijtë.Ata nuk janë njerëz, ata janë monstrumë. Dhe e kam rastin dhe dua të them,sa i përket kthimit në Foçë, mendimi im personal është, e drejta ime person-ale është të them: Unë si fëmijë i rritur në qytet, në atë qytet, dua të themse kurrë nuk do të kthehem. Jo pse nuk e dua, nuk i dua ata njerëz. Kjo nukështë urrejtje por nuk i dua. Mua mjaft të këqia më kanë bërë që të mos idua. Jo pse i urrej, unë nuk i dua. Ata janë njerëz pa shpirt dhe pa zemër,pa kurrfarë ndjenje dhe ndërgjegje. Unë mendoj se kjo mjafton.

(Foçë 1992: Jashtë dyshimit të bazuar - dëshmimi publikBeograd - Konferenca, më 28 janar 2006;

në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare)

241

Smila Mitroviq*

Dragani im ka qenë fëmija i vetëm, prandaj ai ka qenë në jetën tonësiç thuhet gëzimi i parë, shkon në ushtri e pastaj martohet, kështu themi ne...

Por atë mëngjes, çdo gjë që e kemi bërë dhe e kam punuar në këtëbanesë - i kemi bërë përgatitjet dy tri ditë - atë mëngjes kur jemi ulur, kemimbetur vetëm ne të tretë, të tjerët u patën shpërndarë, mysafirët dhe famil-ja shkuan, ata do të vijnë që ta përcjellin deri te kazerma.

Kemi qenë ulur kur unë e kam parë lotin në sytë e tij, atëherë sikurishte i vetëdijshëm se po e braktis shtëpinë dhe ku të di çka...Atëherë u ngri-ta dhe thashë, nuk dua që ai t'i shohë lotët e mi, si do të sillet ai pastaj? Ungrit dhe tha: "Jo nënë nuk do të ndodhë asgjë", sepse "kjo është për ne,aty janë edhe shokët e mi", pastaj ai u inkurajua vetë.

Kur jam kthyer në shtëpi, atëherë e kam parë se sa vështirë e kam,atëherë e kam ndjerë një zbrastësirë në shtëpi, ende nuk kishte dalë ngaBjelina, nuk kishte hyrë ende në autobus... qava. Atëherë pata mundësi tëqaj. M'u afrua bashkëshorti dhe më tha: "Pse po qan", sepse, "ai nuk do tëjetë vetëm, ai po shkon këtu në Banjallukë, kjo nuk është asgjë".

Nuk di si t'ju them, mendoj, tani po bie se unë po e zmadhoj si nënë,por ai për mua ka qenë çdo gjë në jetë. Unë sapo që jam martuar, unë kamthënë që dua të kem fëmijë, kjo për mua ka qenë në radhë të parë, kurrë nukkam menduar të kem shtëpi dhe të holla dhe ku të di çka, siç thuhet çdo gjëpastaj ka ardhur edhe banesa edhe puna edhe të hollat, edhe çdo gjë.

Dhe na ka ftuar më pesë ose shtatë shtator të (1995), nuk mund tërikujtoj tani dhe më ka thënë "unë e mbaroj, të hënën do të vij", ajo ditë kaqenë e premte kur ka telefonuar. Ne kemi qenë të lumtur, thashë tani do tëvijë dhe unë ia bleva një xhaketë, thashë me vete tani do të fillojnë mësimetnë fakultet, i kam librat e tij dhe çdo gjë tjetër, edhe indeksin.

Kurse të hënën në punë mua më thanë koleget e punës: "Smilo a kedëgjuar se ka rënë Sërbobrani?" U thashë: "Nuk kam dëgjuar dhe pse po endizni radion tani në orën pesë?" Ato vetëm e shikuan kështu njëra tjetrën,kinse ato kanë dëgjuar, kurse unë jo, ato me këtë kanë menduar në birin tim.

Bashkëshorti im më telefonoi: "Smilo duhet të shkojmë lart nëSërbobran", më tha, "Nuk është askund Dragani".

Dhe ja kjo po zgjat deri në ditën e sotme. Kurrë nuk mundesh tëflesh qetë. Bashkëshorti im Milo, siç thuhet, ka vdekur për shkak të kësaj, ainuk ka mundur të përballojë këtë, ai i ka pasur 47 vjet. Në mbrëmje shtri-

242

* Sipas dëshirës së autores janë bërë korrigjimet dhe plotësimet e tekstit të mëparshëm.

heshim pakëz e pastaj edhe unë edhe ai ngriheshim, ai pinte duhan, natënpinte edhe kafe, unë rrija e shtrirë por nuk flisja... Këtë që kam përjetuargjatë këtyre 12 viteve të fundit nuk ua dëshiroj as armiqve më të mëdhenj.

Dhe kështu nga dita në ditë, më së vështiri e kemi kur është ditëlind-ja e tij, kur e shoh në televizion se po mbarojnë mësimet në shkolla... Këtoditë, aq më shqetësojnë, saqë shpesh pyes prej çfarë materiali jam unë qënuk po e marr rrugën e përjetshme te Dragani dhe Milo im.

(nga ekspozita "Zërat e të zhdukurve" 2002)

243

Angjelka Arnautaliq

Unë kam mbetur në Bërçko me bashkëshortin Fikretin e sëmurë dheme dy djem Jasminin dhe Damirin. Birin Jasminin ma kanë marrë menjëherënë fillim të luftës dhe për fatin e tij nuk kam ditur asgjë. E mësova krejtësishtrastësisht. Ja se si ndodhi kjo.

Kam shkuar të bëj një kontroll në Shtëpinë e shëndetit më 22 maj tëvitit 1992, kur te Posta më ndali një njeri i rëndë rreth njëqind e pesëdhjetëkilogramë. Në trup ka pasur gjithfarë armësh: thika, pistoleta, bomba, pushkë.Më pyeti ku jam nisur dhe unë i thashë. Ma kërkoi letërnjohtimin, por unë nuke kisha me vete. U nis me mua në shtëpi që të verifikojë. E mori çelësin prejmeje, e hapi derën e hyrjes, atëherë shtëni me një plumb në paradhomë. Mëpyeti ku i mbaj dokumentet. I tregova. E mori kuletën dhe prej saj i nxori trilibreza të partisë: të bashkëshortit, të birit Jasminit dhe timen. I grisi librezatduke sharë se si Tito na i ka q... nënën. Në kuletë i kam pasur 5.000 markagjermane, të cilat i mori dhe i futi në xhep për vete. Kur e pa fotografinë eJasminit më pyeti çka e kam këtë. I thashë se ai është biri im. Ai më tha: "Unëe kam ther me thikë." Kam rrënë në dysheme. Ai ma ka lënë atë thikë, në fakte kam gjetur në pragë të derës. Ende jam duke e ruajtur.

Më vonë mësova se si më kanë vrarë birin. E kanë dërguar në Llukë,e pastaj e kanë nxjerrë që t'ua riparojë veturën. Në një moment, derisa kaqenë i zënë me punë, i kanë thënë që të vrapojë, të ikën. Nuk e ka ditur pse,por ka vrapuar. Milosh Milosheviq nga Vërshani te Bijelina e ka goditur mearmë në njërën këmbë kurse Kosta Kostiq nga Modrani në këmbën tjetër.Kosta Kostiq pastaj i është ofruar dhe e ka ther. Më vonë e kam njohur birintim në varrezën masive te Ferma. Ka qenë pa kokë.

Milosh Milosheviq, Kosta Kostiq dhe Ratko Staniq, nga fshatiMegjash i Bijelinës nuk e kanë vrarë vetëm birin tim, por me qindra boshn-jakë në lagjen Kolobara. Ata kanë bërë kërdi nëpër këtë lagje. Kanë hyrënëpër shtëpi, kanë plaçkitur dhe e kanë vrarë kë kanë dashur. Për këtë asku-jt nuk i kanë dhënë llogari. Unë e di se e kanë vrarë berberin, MuhamedZelenjakoviqin, birin e tij dhe djalin e vëllait. I kanë vrarë edhe tre vllezëritTerziq: Muhamedin, Ekremin dhe Enesin. Personalishat e kam dëgjuar MiloshMilosheviqin kur është lavdëruar se në Kollobarë e ka përdhunuar çdo femërprej 13-60 vjeçe.

Nuk kemi guxuar të mbyllim shtëpinë. Ka guxuar të hyjë kush kadashur dhe kur ka dashur. Janë paraqitur si togë për ndërhyrje të shpejtë. Nëmesin e tyre ka qenë njëri të cilin e kanë quajtur Tuli. Nëna më ka thënë see kam të familjes. Ia kam sharë atë gjini. I kam thënë se Tuli personalisht

244

më ka plaçkitur, se më ka ndjekur me pistoletë. Unë motrat e mia më farenuk i pranoj për motra, as vëllain për vëlla. Ata për mua janë të vdekur. NëBërçko serbët kanë bërë krim të tmerrshëm. Me siguri i kanë vrarë pesë mijënjerëz. Sa njerëz nuk janë më vetëm në Kollobarë, por çfarë ka ndodhur metërë qytetin. Nuk ka vrarë shumë vetëm Goran Jelishiqi. Krah për krahu metë është edhe Ranko Çeshiqi. Ai ka vrarë me qindra njerëz. E MonikaSimonoviq. Për të kam dëgjuar se njerëzit i ka vrarë ashtu që njerëzve meshishe të thyer ua ka çarë barkun. Sidomos ka pasur qejf t‘i vrasë gratë. Atanë Bërçko, në mesin e serbëve, nuk janë vrasës por heronj. Unë këtë po ethem, edhe pse jetoj me ta, sepse nuk u frikësohem. Për mua jeta më nukka kuptim. Një natë e kam parë ëndërr birin tim Jasminin. Më thërriste: "Psenuk po më nxjerr prej këtuhit?" E di se është varrosur në varrezë masive, pornuk e di a është ende atje. Kam dëgjuar se e kanë hapur varrezën e që ekanë hedhur sodën e gjallë që të zhdukin gjurmët. Sikur të kisha mundur t'iagjej së paku eshtrat, nëse nuk kam arritur ta ruaj të gjallë.

("Bërçko: gjenocidi i dhe dëshmimet" 1998)

245

Jasminka Kadriq*

Na është dashur të vendosim flamujtë e bardhë nëpër shtëpi që atatë dijnë kush është mysliman, sepse në cilëndo shtëpi që ka qenë flamuri ibardhë është ditur se është mysliman. Edhe pse ata e kanë ditur se sa jemimeshkuj e sa femra, pa e marrë parasysh moshën, ata kanë pasur çdo gjë,i kanë pasur listat mirë të korrigjuara.

Unë kam qenë aty vetëm me fëmijë. E kam vjehrrin e palëvizshëmnë karrocë, unë kam qenë ulur pranë karrocës, me fëmijë, vjehrra dhe kunatiim më i vogli. Ata këtë kunatin tim e kanë marrë përjashtë, normal që tavrasin, në fakt atëherë kemi qenë të sigurt se po i qojnë në kamp. Por në atëmoment ka ardhur një serb, i cili e njeh tërë familjen time dhe këtë vjehrrintim dhe e ka kthyer kunatin prapa. Ai e ka kthyer, pas dhjetë minutash ka ar-dhur grupi tjetër, dhe e ka nxjerrë përsëri përjashtë. Në atë moment përsëriai i njëjti njeri ka arritur, përsëri e ka kthyer. E atëherë ne ia kemi kërkuar njëletër që të na japë, që kunati të mbetet me vjehrrin tim, që mundet të mbetetaty. Ai na e ka dhënë këtë letër, dhe sapo që ka shkuar ai përsëri ka ardhurgrupi i tretë krejtësisht i ri. Ka filluar të shajë dhe ka pyetur se kush ia kadhënë këtë letër, ka thënë se ata do të bisedojnë personalisht me atë serbmirëpo kështu kunati im i ka shpëtuar vdekjes. Edhe të gjithë ne aty nështëpi. Bashkëshorti im, dy kunetër dhe fqinjtë kanë qenë të fshehur atyposhtë te shtëpitë e poshtme ku ka qenë misri, pylli. Aty kanë qenë tri ditë.Ato tri ditë kanë qëndruar trupat e të gjithë të vrarëve, të të gjithë bosh-njakëve. Pas tri ditësh kanë ardhur kamionët, i kanë grumbulluar trupat etyre dhe pastaj kanë shkuar prej shtëpie në shtëpi dhe na kanë thënë neveqë të shkojmë, por ku as ne vetë nuk e kemi ditur nga t'ia mbajmë.

E hënë. Unë e kam parë bashkëshortin tim të marten, të mërkurendhe të enjten, ditën e fundit. Të enjten në mbrëmje ka ardhur ai dhe kunatidhe pikërisht këtu në këtë dhomë, edhe pse kuzhina ka qenë tjetër, poshtëka qenë ajo, tani nuk është më si ka qenë. Aty kemi qëndruar. Biri im ka qenënë gjumë. Ata i kanë mbushur çantat e veta me ushqim. Asgjë nuk më kathënë, vetëm kur është nisur të dalë në derë më ka thënë: "Ruaje fëmijën".Kjo domethënë më datën njëzet, njëzet e tre unë e kam parë atë për herë tëfundit, në vitin 1992, në muajin korrik. Kunati im ka qenë me të në të njëjtingrup, trembëdhjetë prej tyre mungojnë nga ai grup, të cilin e kanë zënë nëmalin Karan dhe e kanë dërguar në Keraterm. Në Keraterm vetëm kanë buj-tur dhe i kanë futur në kamionë, kinse i kanë dërguar për të punuar diçka.

246

* Sipas dëshirës së autores janë shtuar plotësimet në tekstin e mëparshëm.

(Në atë Keraterm unë kam punuar 9 vjet kurse bashkëshorti im 2 vjet.)Pas masakrës së popullsisë myslimane në fshatin tim, gratë, fëmijtë

dhe pleqtë i kanë përndjekur nga shtëpitë dhe i kanë dërguar në kampinTërnopole. Aty kemi qëndruar shtatë ditë, atëherë na kanë futur në kamionëpër transport mallrash. Kamionët kanë qenë të mbyllur me mbulesa nga tëcilat nuk kemi mundur të shohim se çfarë po ndodh përjashtë, as që kemimundur të shohim kurrsesi se nga po shkojmë ose në çfarë drejtimi. Nëkamionë kanë qenë përafërsisht nga 500 njerëz: të gjithë kemi qenë njërimbi tjetrin, nuk kemi pasur as ujë as ushqim, por nuk kemi pasur as mjaftoksi-gjen që të mund të marrim frymë nga një mundim aq i madh kështu qëshumicës i është zënë fryma.

Me ata kamionë na kanë përndjekur në Travnik.

(nga ekspozita "Zërat e të zhdukurve" 2002)

247

Nëna MejraGjurmët deri te e vërteta

Mejra: Si t'ju them... tetë vjet kam gjurmuar derisa nuk i kam gje-tur fëmijtë e mi. Kur i kam gjetur, atëherë kam qenë nëna më e lumtur nëbotë. Edhe pse kanë qenë eshtra, unë kam qenë nëna më e lumtur në botë,dhe bashkëshorti im më i lumturi në botë. Që së paku t'i varrosim fëmijtëtanë. Tani e di ku e kanë varrin, shkojmë te varret, u dërgojmë lule, bisedoj...Kështu e kam më lehtë.

(...)Në Prijedor kam jetuar, kurse sipas lindjes jam bërçane. Domethënë, kam lin-dur në Bërçko dhe aty kemi jetuar dhe pastaj në vitet e shtatëdhjeta kemikaluar në Prijedor. Në vitin 1992 kur ka filluar agresioni ndaj BeH, atëherëEdna ime ka qenë studente, në vitin e dytë të Akademisë Pedagogjike, kaardhur në Prijedor. Edini atëherë nga Sarajeva ka ardhur këmbë në Prijedor.Janë nisur të dytë në Lidhjen patriotike. Nuk kam mundur t'i ndal. Ednën ekam lutur që të mos shkojë, por të shkojë në Gjermani. Nuk ka dashur.

(fragmend nga libri "Rruga deri te e vërteta " e Mejra Dautoviqit)Në prill të vitit 1992. Më tridhjetë prill Edna përgatitet të dalë në

qytet që të takohet me koleget e veta. E ka përcjellë se çfarë po ndodh. Ështëkthyer shpejt. Meqenëse prej meje kurrë asgjë nuk ka fshehur, më ka thënë:"Nënë, diçka po ndodh!". Në kafene, Helena dhe Bila më kanë thënë se duhettë kthehem më herët në shtëpi. Atë natë ushtria dhe policia serbe e kanëmarrë qytetin e Prijedorit.

Qysh të nesërmen në mëngjes, në ndërtesën e komunës dhe nëobjekte tjera të rëndësishme i kishin ngritur flamujt serbë. Në hotelin"Prijedor" dhe në rrokaqiejt tjerë ishin paraqitur snajperistët. Atëherë përmyslimanët kanë filluar vështirësitë e mëdha. Gjatë atyre netëve, fqinjtë tanëmyslimanë dhe anëtarët e familjes sime, kanë filluar të bëjnë roje. Sepse mënuk kemi mundur të lëvizim, as të flemë të qetë. Në atë kohë, autobusët eshumtë niseshin për në Kroaci. Ata të cilët mundën të ikin, ua këmbëve metë katrat. Atëherë, herën e fundit e kam përcjellë birin tim. E kam lutur tëniset për në Kroaci, por ai më tha: "Jo, nënë! Po shkoj ta mbroj Prijedorindhe Bosnjën time. Nuk jam qyqar të ik."

Kur shkoi, binte shi. Në dalje nga shtëpia, e ktheu kokën dhe tha:"Ja, nënë, këtë kuletë dhe ruaje mirë derisa nuk kthehem."

Edvini shkoi.Disa ditë pas kësaj edhe Edna ka shkuar lart, në Hurevë, sepse

248

Prijedori ka qenë vështirë të mbijetojë.O Zoti im i madh, kur i kam përcjellë fëmijët e mi, pamjet e tyre të

fundit më janë ngulitur në kokë aq qartë dhe dhembshëm. Dhe e kam diturse kurrë më nuk do të shihemi.

Mejra: Më tridhjetë maj janë përpjekur të ndërmarrin aksionin nëPrijedor dhe këtë 132 prej tyre... të gjithë ata kanë qenë djem dhe e vetm-ja femër në mesën e tyre ka qenë Edna ime. Kanë hyrë në Prijedor, janë zhvi-lluar betejat. Edvinin e kanë zënë robër. Edna është fshehur 4-5 ditë, ka qenëme të plagosurit dhe ata janë tërhequr pasiqë nuk u kanë arritur forcat për-forcuese. Janë tërhequr në thellësi në drejtim të lumit Sani. Edna është fshe-hur disa ditë nëpër bodrume sepse nuk ka mundur të kalojë në territor të lirë.Është kthyer në shtëpi. Ditën e dhjetë kanë ardhur me urdhër që ta marrin.Kjo ka qenë policia e Prijedorit. Kanë ardhur me urdhër. Na kanë thënë seduhet të shkojë në polici të japë deklaratë.

I ka mbathur sandalet e zeza, një këmishë të hollë, ka qenë e veshurlehtë dhe unë asgjë nuk kam mundur t'i them. Vetëm pa u vërejtur ia kambërë me kokë që të mos tradhtojë askë. Sepse Edna ka ditur shumë gjëra.

Ata e kanë marrë. Edna është nisur. Nuk kemi guxuar të bëjmë aslëvizjen më të vogël të trupit as unë as Uzeiri. As ajo. Thjesht ka dalë, ështëulur në automobil. Një polic një kohë ka qëndruar te automobili. Pas kësaj tëgjithë janë ulur dhe janë nisur.

Pas kësaj Uzeiri ka shkuar në stacionin policor që të shohë se çfarëka ndodhur. Edna tashmë ka qenë në Omarska.

(fragment nga libri i Mejres)Kanë kaluar ditët dhe minutat të cilët për mua kanë qenë si vite. Për

Ednën as gjurmë, as zë. Më ka kapur dëshpërimi. Kam rënë në depresion.Nuk kam mundur as të ha, as të fle. Më nuk kam dashur të jetoj më. E kamlutur Zotin të më marrë.

Megjithatë, ditën e gjashtëmbëdhjetë, ka rënë telefoni. Një zë femrelajmëron se Edna është gjallë. Dhe pastaj kam filluar të gjurmoj. Kam dashurt'i dërgoj Ednës diçka nga rrobat. E kam lutur secilin nga fqinjtët serbë të mëndihmoj, por vazhdimisht më ka pritur heshtja. Ose nuk kanë guxuar ose nukkanë dashur të më thonë.

Disa herë jam përpjekur të arrij deri në Omarska. Por kot. Kam ofru-ar çdo gjë që kemi pasur, vetëm dikush të ma bëj të mundur të shoh bijëntime.

Ditën e shtatëmbëdhjetë nga arrestimi i Edinit erdhi një fqinje dhemë tha se ajo e njeh njërin nga rojtarët i cili, kinse u ka ndihmuar mysli-manëve në burg. Jam tmerruar prej kësaj. Ai rojtar është quajtur Kvoçka dheqysh atëherë është ditur se në kamp i ka keqtrajtuar dhe i ka vrarë mysli-manët.

E kisha paketën e përgatitur për Ednën. E di se tashmë 20 ditë nukka si të ndërrojë rrobat. Dhe kështu... një ditë dikush troket në derë. Shikova

249

fshehtazi për dritare dhe e pashë vajzën e njërës prej fqinjeve të mia. Më thaqë shpejt të përgatis atë që kam për t'ia dërguar dhe më dha një pusullë tëshkruar me dorën e Ednës. Aty ka qenë lista e gjërave të nevojshme. Në fundshkruante se na do shumë.

Mejra: Tetëmbëdhjetë ditë nuk kemi ditur fare a është gjallë apo jo.Jam përpjekur të shkoj në Omarskë. Nuk më kanë lejuar. E kam luturNebojsha Babiqin që t’i ndihmojë. Me të ka kaluar Edna, por e patën ndër-prerë këtë lidhje pesë-gjashtë muaj para se të fillojë lufta. Ai ka qenë serb.E kam lutur Nebojshën që të shikojë, t'i ndihmojë sepse ai ka qenë hetuesnë Omarskë. Fatkeqësisht nuk ka dashur t'i ndihmojë, dhe më vonë kamdëgjuar se pikërisht ai e ka marrë në pyetje, e ka munduar më së shumti. Aiështë fajtor i vdekjes së saj.

Një muaj e gjysmë e kanë marrë në pyetje dhe e kanë munduar...ja shihni. I keni këtu artikujt e prerë nga nga gazetat dhe dëshmitë e atyreqë kanë mbijetuar. Ja, aty shkruan se aq shumë e kanë munduar, në mbrëm-je e kanë nxjerrë nga dhoma e kampit, kurse në mëngjes e kanë sjellë. Kurështë paraqitur në mëngjes e keqtrajtuar, mezi ka folur këto fjalë: "Ujë!Vetëm pakëz ujë!"

Ja, urdhëroni, lexojeni këtë...E kanë munduar sepse u ka takuar beretave të gjelbërta. Faktikisht,

të gjithë myslimanët kanë qenë të zënër robër, e ata kanë qenë me mijëra,për serbë, ata kanë qenë "Beretat e gjelbërta".

(fragment nga libri i Mejres)Më tre gusht të vitit 1992. Në orën 15 pasdite. Erdhi një fqinj dhe

më tha se gratë kanë arritur në kampin Tërnopole. Edhe më herët në atëkamp i kanë kthyer disa njerëz të caktuar. E kanë bërë këtë sipas disaklasave: A, B, C... Këta të fundit i kanë vrarë. Atë natë, as unë as Uzeiri sytënuk i kemi mbyllur. Kemi shpresuar se do të na e kthejnë Ednën tonë. NëTërnopole. Mirëpo, kjo shpresë e jona nuk ka zgjatur shumë.

Jam zgjuar herët dhe jam nisur për në stacionin hekurudhor. Treni icili është nisur për në Banjallukë nuk ka qenë për myslimanë. Por përushtrinë serbe. Ne dhjetë veta jemi nisur këmbë nëpër hekurudhë rrethdhjetë kilometra. Kudo ka qenë vetëm ushtria serbe. Por ne nuk jemi frikë-suar. Kemi pasur vullnet të madh.

Kemi hasur në rojën e parë para Tërnopoles. I kemi lënë letërnjo-htimet. U patëm bërë njësoj dhe nga lodhja nuk mendonim fare se çfarëmundet të na ndodhë. Donim vetëm t'i shohim fëmijtë tanë.

Ne që patëm shkuar për vizitë na urdhëruan që të shkojmë në drej-tim të portës. Atëherë me qindra të zënët robër ishin nisur në drejtim të telit.Kemi qëlluar në rrugë kur kanë hyrë me forcë transporterët ndërkombëtarëme kamera të kyçura. Këto pamje i ka parë bota.

Jam kthyer në shtëpi e shtangur.

250

Mejra: Pas një muaji e gjysmë, diku rreth 5 gushtit, kanë lajmëru-ar se kanë arritur gratë në kampin e Tërnopoles. Kam shkuar të kërkoj Ednëntime. Atë ditë nga Omarska dhe Keraterma i kanë sjellë të zënët robër. Meatë rast nuk ke mundur të njohësh as anëtarët më të ngushtë të familjes.Femrat e zëna robër kanë vrapuar para meje, më kanë përqafuar. Ato kanëqenë me Ednën time. I kam pyetur ku e kam vajzën. Më kanë thënë se Edna"ka shkuar" për këmbim. Kam menduar se është e gjallë. Fare nuk kam gux-uar të mendoj atë më të keqen.

Atëherë kanë filluar mundimet dhe gjurmimet e mia.

(fragment nga libri i Mejres) "Para mesnate më 20 korrik të vitit 1992 ", e rikujton Nuska (Nusreta

Sivac, grua e cila e ka mbijetuar kampin dhe përdhunimet dhe ka folur hap-tazi për këtë) "në dhomën tonë ka hyrë Zhelko Meakiq, komandant i kampit,dhe ka thënë: 'Le të përgatitet Edna Dautoviq'.

Nga dhoma tjetër e kanë ftuar Sadeta Medunjanin, kurse gjatë natësedhe dyzet meshkuj. U kanë thënë që të gjithë do të shkojnë për t'i këmby-er. Në Liçko Petrovosellë. Me zili i kemi përcjellë. 'Të lumtë ata', kemi thënë.'Ata shpëtuan, por kush e di se çfarë do të ndodhë me ne'.

Edna është përgatitur shpejt. Kurse Jadranka Cigel ia ka dhënë njëkuti me cigare. Është përqafuar me ne. Kurse mua më ka thënë se nëse dale gjallë nga kampi t'u them prindërve të saj që të mos brengosen për të. Dheqë ajo do t'u paraqitet kur të ketë mundësi.

Magbula Beshireviq, Esma Elezoviq dhe Zlata Cikota nga WC-a fshe-htazi i kanë shikuar duke hyrë në autobus me regjistrim të Bihaqit në të cilinme germa të mëdha ka shkruar AUTO-SHKOLLA SHESHEL kanë hyrë Edna,Sadeta edhe dyzet të zënër robër dhe kanë shkuar për t'i këmbyer në LiçkoPetrovosellë. Ai këmbim asnjëherë nuk është vërtetuar as që është mësuarndonjëherë ndonjë gjë më shumë për Ednën, Sadetën dhe të gjithë të zënëtrobër të cilët atë natë i kanë marrë me autobusin e Auto-shkollës Sheshel."

(dëshmia e Nusrete - Nuske Sivacit)

(fragment nga libri i Mejres)Ditët po kalojnë. Hidhërimi im dhe i Uzeirit është gjithnjë e më i

madh. Nuk kemi kurrfarë gjurmësh për fëmijtë tanë. Kam shkuar në Prijedornë Kryqin e kuq në të cilin është formuar shërbimi i kërkimit. E kam gjeturnjë vajzë Cecën, ia kam treguar fotografinë e Ednës dhe i kam treguar seçfarë më kanë thënë gratë të cilat kanë mbijetuar Omarskën. E kanë dërguarmesazhin në Bihaq dhe në Liçko Petrovosellë. Pas disa ditësh ka arriturpërgjigjja: nuk ka pasur kurrfarë këmbimi.

Nuk di se çfarë më mban. Por, unë ende kam shpresë se Edna ështëgjallë.

Mejra: Unë dhe bashkëshorti im, kemi qenë në Prijedor gjithnjë deri

251

në vitin 1995. Në muajin e dhjetë kemi dalë. Atëherë nuk kemi dalë, por nakanë përndjekur. Kur Armata e BeH e ka çliruar Bosanski Petrovcin dheDërvarin. Atëherë na është dashur të dalim, sepse atëherë serbët kanë ikurnga Dërvari dhe Petrovci. Domethënë, atëherë na është dashur të dalim ngaPrijedori. Kurse deri atëherë nuk ke mundur të dalësh. Nëse nuk ke pasurletërgaranci prej dikujt kush do të të pranojë ose do t'i dërgojë të hollat - nukke mundur të dalësh. Meqenëse bashkëshorti im ka qenë privatist, për fat tëkeq, sidomos këtij nuk i kanë dhënë leje. Sidomos që fëmijtë kanë qenë nëtë, nuk ka pasur kurrfarë shprese. E kemi pritur vdekjen dhe jemi frikësuarjashtëzakonisht shumë.

Në vitin 1992, atëherë na është dashur të bajmë shiritat e bardhëdhe flamujt e bardhë i kemi vënë jashtë, në shtëpi, që kështu të shënojmëse kjo shtëpi është e myslimanëve ose e kroatëve.

Por të them se ka pasur shumë pak njerëz të ndershëm të kombë-sisë serbe. Edhe ata pak që kanë qenë, nuk kanë guxuar të të ndihmojnë.Sepse, u shkonte koka.

Për shembull: Për atë të dashurin e parë dhe të fundit të Ednëssime, Nebojshën, unë kurrë në jetë nuk do të mund të mendoja se ai djalëdo të kalonte në PDS dhe që ai do të mund të bëhej jonjeri. Para luftës kapunuar me myslimanë, e ka humbur vëllain para lufte disa vjet dhe se ai dota marrë në pyetje dhe do ta keqtrajtojë Ednën, personalisht ai vetë, këtënuk kam mundur ta besoj. Ai madje edhe e ka shikuar se si po e mundojnë.Çfarë dashurie ka qenë atëherë ajo? Kurse ajo nuk ka pasur pushkë në dorë.Ajo nuk e ka vrarë askë. Ajo nuk e ka lënduar askë.

(fragment nga libri i Mejres)Ditët po kalojnë. Përsëri kam shkuar në Kryqin e kuq. Ceca më ka

thënë se Edna është në burgun e Stara Gradishkës. Më ka dhënë numrin etelefonit në të cilin mundem t'i telefonoj. Kam vrapuar në telefon dhe e kamftuar. Më është paraqitur një zë femre dhe më ka thënë që aty nuk ka kurr-farë burgu. Më ka dhënë një numër tjetër. Në atë numër më ka dhënë njënumër tjetër të tretë, dhe kështu pafund... Më në fund më kanë dhënë njënumër telefoni të ndonjë kapiteni në Banjallukë i cili kinse, mban përgjegjësipër kërmbime. Pas përpjekjeve të shumta kam arritur ta marrë në telefon. Udëgjova me kapitenin... po, ai më tha se ka qenë për këmbim atë ditë, pornuk është në evidencë emri dhe mbiemri i vajzës suaj. Më tha edhe se nukka pasur kurrfarë këmbimi nga Omarska. Ai më tha edhe këtë se disa rojtarëkanë vepruar siç kanë dashur vetë. Ai kapiten më ka dhënë numrin e Kryqittë Kuq Ndërkombëtar në Banjallukë.

Dhe kështu, kam vazhduar përmes këtij ferri...Ende shpresoj se i kam fëmijtë gjallë. Pres të më paraqiten.

Mejra: Në vitin 1995, kur kemi dalë nga Prijedori, kam filluar gjur-mimin intensiv. Menjëherë në Bosanski Petrovac jam inkuadruar në Shoqatëne Grave Boshnjake dhe në Kryqin e Kuq, kështu që e kam vazhduar gjur-

252

mimin. Kam shkuar menjëherë në Bihaq, meqenëse derisa kemi qenë nëPrijedor i kemi marrë informata se i kam fëmijtë gjallë, se me ta është bërëkëmbimi, se janë në Bihaq dhe që janë në Korpusin e pestë të (Armatës BeH)etj. Kam shkuar në Bihaq, u ngjita lart në komandën e Armatës ku gjendej,në Korpusin e pestë. Më thanë se ai këmbim kurrë nuk është bërë. Atëherëkam filluar të gjurmojë nga varreza në varrezë.

Varreza e parë, ajo ka qenë në Hërgar, aty kam qenë kur ështëhapur varreza e parë. Me mua ka qenë edhe zonja Fadila Hoxhiq. Ajo më kandihmuar mjaft. Dhe kështu, nga Hërgara deri në Lanishtë, Hrastovën eGllavicës... të gjitha varrezat i kam vizituar me radhë. E kam numëruar dhee kam shikuar secilën kockë.. Atëherë e kam kërkuar Ednën.

Në fakt, më duhet të them se në vitin 1996 në Sarajevë nëKonferencën e Grave të BeH dhe të tërë botës, atëherë për herë të parë kamfolur për gjenocidin ndaj boshnjakëve në Prijedor dhe për fëmijtë e mi. Kamfolur për Omarskën dhe për kampet tjera. Dhe prej atëherit kam filluar inten-sivisht të gjurmoj.

Faktikisht (shëmon dhe ndalet)... e kam marrë aktvendimin ushtarakpër Edvinin se e ka humbur jetën në vitin 1992 më 30 maj, se është varro-sur në Sredice. Ky vend është te Prijedori. Këtë e kanë deklaruar disa dësh-mitarë. Po është e vërtetë se atëherë pesë djem e kanë humbur jetën, pornuk është Edvini im në mesin e tyre. Edvini është plagosur rëndë, është zënërobër dhe është keqtrajtuar rëndë në Omarskë. E kanë vrarë në shtëpinë ebardhë të njohur. Këtë e kam mësuar më vonë kur zoti Bajramoviq më kathënë të shkojmë në vitin 1999 kur do të arrijnë kufomat nga varreza Kevlanite Kozarci (midis Kozarcit dhe Omarskës) të shikoj në Lushka Pallankë, nëShtëpi. Sapo kam dëgjuar se kanë arritur mbetjet trupore të kufomave, kamshkuar, jam regjistruar në librin e atyre të cilët i kërkojnë të vetët... jam nisurnë drejtim të rrobave të cilat kanë qenë të radhitura në radhë dhe i kam parënjë palë çizme. Ato çizme më kanë tërhequr meqenëse Edvini im ka shkuarme çizme ushtarake në kodër. Para atyre çizmeve kanë qenë një palë tutadhe një copë e mantelës. Më vonë e kuptova se Edvini im ka qenë me atorroba. Por nuk kanë qenë rrobat e tij.

Jam kthyer dhe inspektorit Shlivar ia kam dhënë deklaratën: që ngalindja e fëmijëve deri në atë ditë kur për herë të fundit kanë shkuar. Atëherëkam përjetuar një befasi dhe shok të madh, të them ashtu, dr. Sarajliq i kasjellë nga dy koka njeriu dhëmbët dhe flokët në një qese. Unë e kam marrëatë në dorë së pari një palë dhëmbë dhe i kam lëshuar... Pastaj edhe të tjerëtdhe siç duket këtë e ka dashur i lumi Zot, i kam nxjerrë dhe i kam thënë:"Mjek, ky është fëmija im. Këta janë dhëmbët e birit tim." Ata e kanë shikuarnjëri tjetrin. Dhe atëherë pas një viti e tetë muaj kam dëgjuar se ata kanëmenduar se unë "kam luajtur" mendsh në atë moment.

Kam kërkuar nga mjeku që të (më) dërgoj lart në depon tjetër kujanë kufomat, në fakt eshtrat. Më ka thënë: "Mosni nënë, nuk do të mundenitë përballoni". Unë i kam thënë: "Jo. Mos u brengosni ju për këtë, ky ështëproblemi im. Dua të më dërgosh t'i shoh."

253

Dhe kjo është dukur si ndonjë film. Kur hymë në depo natyrisht sëpari e bëra duan e Fatihës, pastaj arritëm edhe deri te thesi ku ishin mbetjettrupore, nën numrin 014 KV 004. Mjeku e hapi thesin, e mori pjesën esipërme të kokës dhe sheshin e kokës dhe këtë pjesën e poshtme të dhëm-bëve, e vuri kafkën atje në zbrazëtirat e syve dhe të hundës... Dhe në atëmoment, mua më është paraqitur pamja e bashkëshortit tim dhe e birit timEdvinit. Ata i ngjanin njëri tjetrit si veja vesë. Thashë: "Ky është biri im."Ndoshta ky është vullneti i Zotit që në atë moment të më paraqitet saktësishtfytyra e birit tim.

Atëherë mjeku e ka nxjerrë nga thesi një pjesë të kofshës së këm-bës, kockën dhe pjesën e poshtme të këmbës. Atëherë e ka marrë dorën,pastaj shpinën - kështë që çdo gjë është përputhur. Edhe vitet edhe gjatësia.Edvini ka qenë i gjatë 194 cm dhe kështu kam arritur të zbuloj mbetjet tru-pore të Edvinit.

Prej atëherit për çdo të enjte, katër muaj të plotë kam shkuar nëLushka Pallankë. Për çdo të mërkure e kam pasur nga një pjesë të re tëkatrorit magjik se ai pikërisht është Edvini. Dhe pastaj dikund në prill meinsistimin e zonjës Eva Klonovski, e kemi dhënë gjakun për ADN. Ky gjakështë dërguar në Madridë për ta bërë analizën. Në atë kohë zonja BrendaHola, prokurore publike në Gjykatën e Hagës ka arritur te unë në BosanskiPetrovc, në shtëpi bashkë me disa të tjerë. Më kanë bërë disa pyetje,meqenëse unë jam dëshmitare në Hagë. Atëherë e kam lutur zonjën Brendaqë Haga të japë dritën e gjelbërt për hapjen e varrezës te Bosanska Krupa.Kam pasur informata për atë varrezë, vetëm është nevojitur leja e Gjykatëssë Hagës që të hapet. Më kanë premtuar se kjo do të lejohet menjëherë.

Pas një muaji varreza ka qenë e përgatitur dhe mua më kanë ftuarqë të shkoj në Sanski Most ku kishte arritur zoti Amor Mashoviq dhe të gjithëtë tjerët. Me ta kam rënë dakord dhe pas dy ditësh kam qenë në varrezë kurkanë filluar t'i nxjerrin trupat e pajetë. Ajo është varreza, në gropën Lisac nëDubovikun e vogël, te Bosanska Krupa.

Atë ditë i kanë nxjerrë tetëmbëdhjetë trupa.Kam arritur në shtëpi dhe jam sëmurë. Kam përfunduar në spital.Të nesërmen në mëngjes ka shkuar bashkëshorti im. Ua ka dërguar

të gjithëve drekën. Atëherë Ednën e kishin nxjerrë.Pas shtatë ditësh në spital, unë kam kërkuar nga mjeku të më lëshoj

për fundjavë. Zonja Eva Klonovski më ka lajmëruar se kockat kanë arritur nësallën Shekovaç në Sanski Most. Atë ditë ka qenë edhe përurimi i librit:"Prijedorçanët pa pikë faji", ky është libri i parë për 3.200 banorë të Prijedorittë cilët janë zhdukur.

Kam shkuar dhe atë ditë e kam mbajtur Ednën time në duar.Më 1 tetor e kam zhvarrosur Edvinin. Më 7.10 e kam mbajtur

xhenazën. Kjo ka ndodhur në vitin 2000. Çdo gjë ka ndodhur në vitin dy mijë.Edvinin e kam gjetur dhe e kam njohur në shkurt të vitit 2000.

Ednën e kam gjetur më 26 qershor. Atëherë e kanë nxjerrë ngagropa Lisac dhe ajo ka qenë në duart e mia më një korrik.

254

Ky është rast specifik, siç duket këtë i dashuri Zot e ka caktuar që t'izhvarros dhe t'i njoh... Me sa duket i kanë vrarë bashkë. Edvinin e kanë vrarëmë 16 korrik të vitit 1992, kurse Ednën e kanë vrarë më 24 korrik të vitit1992. Për disa ditë i kanë zënë robër, për disa ditë i kanë vrarë, për disa muajjanë gjetur dhe janë varrosur.

Edhe pse e kam mbajtur xhenazen në shpejtësi, kjo është bërë gatipër shtatë ditë, kanë qenë më shumë se pesëqind njerëz... Ata kanë qenëmiqtë tanë. Jemi nisur (kur ka arritur xhenazja) nga shala e Shekovaçës... karënë shi. Kur kemi arritur te Petrovci... është ndalur shiu. Derisa në mesditëjemi falur... shi nuk ka rënë. E kemi nisur xhenazen në drejtim të Bihaqit, karënë shi. Në hyrje të Bihaqit... shiu është ndalur. Qielli është mbyllur. Gjithnjëderisa ka zgjatur mbajtja e xhenazes... shi nuk ka rënë. Kur i kemi hedhurlopatat e fundit dhe kur i kemi hedhur lulet... shiu ka filluar të rigojë. Kurkemi hyrë në autobus... shiu ka filluar të bjerë nga qielli dhe nga toka.

Mejra: Hymë në varrezat e Humës (kjo është në Bihaq). Po shko-jmë në vareza të Edvinit dhe të Ednës. Fëmijëve tanë. Të shihni ku i kam var-rosur unë fëmijtë e mi. Dhe të shihni sa bukur e kanë. Ja tani, po afrohemi...ja këtu janë varrezat civile, ja këtu janë varrezat e katolikëve, kurse këto janëvarrezat e shehidëve, këtu janë luftëtarët... ja këtu janë edhe fëmijtë e mi tëvarrosur. Edini rahmetli dhe Edna rahmetli. Më 07.10 vitin e kaluar i kemi va-rrosur këtu, kurse vitin e kaluar ua kemi vënë shenjat dhe i kemi rrethuar.Këta janë fëmijtë tanë për të cilët kemi gjurmuar tetë vite dhe me ndihmëne Zotit i kemi gjetur dhe i kemi varrosur. Dhe tani e kemi shpirtin e qetë. Mendihmën e Zotit vijmë këtu dhe i vizitojmë fëmijtë tanë, i vizitojmë varret etyre, falemi... dhe ja, çfarë t'ju them: e kemi më lehtë. Shumë, shumë mëlehtë. Kur i kemi gjetur, i kemi identifikuar dhe i kemi varrosur... tani e kemishpirtin më të qetë.

(...)Unë nuk e urrej askë. Atij që ua ka bërë këtë fëmijëve të mi, këtë

nuk mundem t'ia harroj. Këtë nuk mundem ta bëj kurrsesi. Sepse, kjo do tëishte gjynah. E vërteta nuk guxon të harrohet, nuk duhet nëse duam bashkë-jetesë dhe nëse duam të pajtohemi atëherë e vërteta nuk duhet të varroset.E vërteta duhet të dihet.

(...)

("Nënë Mejra - Gjurmët deri te e vërteta"nga Radio reportazhi i Radmila Sesarit, 2001)

255

Nusreta Sivac

Para se që të filloj të flas për përvojat e mia që i kam përjetuar nëPrijedor në vitin 1992, konkretisht në kampin Omarska, dua t'ju përshëndestë gjithëve. Më vjen mirë që mundem të flas për përvojat e rënda dhe tëmundueshme. Mirëpo, më vjen keq që sot nuk mundem ta ndaj rrëfimin timme bashkëqytetarët e mi serbë të cilët, fatkeqësisht, nuk kanë ardhur të nadëgjojnë ne që kemi mbijetuar. Natasha (Kandiq) tashmë ka thënë, unë jamNusreta Sivac, e lindur në Prijedor, kam jetuar në Prijedor, kam punuar nëgjykatën komunale si gjykatëse e civilëve gjithnjë deri në vidin 1992 kur ser-bët natën e 29 dhe 30 prillit me dhunë e kanë marrë pushtetin. Pra, e kanëpezulluar pushtetin e zgjedhur në mënyrë ligjore dhe i kanë zënë të gjithapozitat në qytet. Ne në Prijedor e kemi ndjerë më parë luftën se sa njerëzitnë pjesët tjera të Bosnjes dhe Hercegovinës, duke e marrë parasysh se jemi24 km larg nga Kroacia. Shumë prijedoras i kanë marrë ftesat dhe i kanëmobilizuar në frontin e Sllavonisë Perëndimore, kanë filluar të ngriten ten-sionet në fillim të luftës në Kroaci. Mirëpo, njerëzit kanë filluar të bien vik-timë në Prijedor kur e ka marrë pushtetin Partia Demokratike Serbe me ndih-mën e ushtrisë, e cila ende atëherë deklarohej si Armatë Popullore eJugosllavisë, dhe me ndihmën e policisë. Atëherë kanë filluar të nxjerrinnjerëzit nga puna.

Unë më shumë do të përqendrohem në përvojën time personale.Unë si zakonisht ditën e parë të punës pas atij grusht-shtetit, siç e quajmëne, kam shkuar në punë, mirëpo para ndërtesës së gjykatës e kam parë njëgrumbull njerëzish të armatosur, e kishin vendosur njëfarë postblloku, dhemë kanë pyetur se ku po shkoj. Unë u kam thënë se po shkoj në punë,mirëpo ata e kanë nxjerrë njëfarë liste dhe më kanë thënë që më unë nukpunoj aty. Nuk kam pasur tjetër çfarë të bëj përveç të kthehem në shtëpi,dhe atëherë e vetmja gjë që kam mundur të bëj është që tani kam mundurtë dëgjoj radion serbe, që ka qenë nën kontrollin e atij pushtetit të sapo-emëruar që ka emituar dofarë shpalljes nga shtabi i krizës. Për herë të parëkam dëgjuar se ekziston ai shtab i krizës në Prijedor. Ja edhe tani mundemt'i përgjigjem zotit Haxhoviq në pyetjen, ka pyetur për shirita dhe për flamuj,nga ai Shtab i Krizës është dhënë kumtesa që të gjithë qytetarët e kombë-sisë joserbe në rast të qarkullimit nëpër qytet duhet të bajnë rreth dore shir-itin e bardhë dhe që në dritaret e shtëpive dhe banesave të veta të vendosinflamujt e bardhë. Është vendosur edhe ora policore e cila, natyrisht ka qenënë fuqi vetëm për popullsinë joserbe. Në atë moment kam menduar se kjoështë gjëja më tragjike që ka mundur të më ndodhë, që ndokush pa kurrfarë

256

arsye të më nxjerrë nga puna, për shkak se jam, boshnjake.Mirëpo, kjo nuk kishte qenë rënie viktimë, më vonë e kam parë se

çfarë do të thotë njëmend të biesh viktimë.Ka filluar të flitet nëpër qytet se ekzistojnë dofarë kampesh, në

Omarskë, Keraterm, Tërnopole. Unë kam menduar se aty i qojnë vetëmmeshkujt, as që më ka kaluar nëpër kokë se edhe unë do të përfundoj nënjërin nga kampet më famëkeqe në rajonin e ish-Jugosllavisë.

Së pari kanë filluar sulmet ndaj fshatrave: më 22 maj ka filluar sulmindaj fshatit Hambarinë, më 24 maj sulmi ndaj Kozarcit. Kolonat e mëdha menjerëz kanë filluar të arrijnë nga ato fshatra në qytet, mirëpo unë kam jetu-ar në një lagje ku na kanë thënë që ne ata njerëz nuk guxojmë t'i pranojmëdhe që nëse i pranojmë, se për këtë do të japim përgjegjësi për pasojat.

Mua nuk më kanë arrestuar në mënyrë klasike si shumë bashkëqyte-tarë të mi. Më 08.06.1992 mua më ka thënë kunata ime se vë-llain tim ekanë marrë në postkomandën policore në bisedë informative. Natyrisht, qëkëtë e kam përjetuar shumë rëndë sepse vëllai im në atë kohë i ka pasurfëmijtë e vegjël. Mirëpo, vëllai im kur është kthyer në mbrëmje më ka ftuarqë të shkoj te ai, sepse ne kemi banuar afër njëri tjetrit, të më thotë se kandodhur një gabim i madh, se ka qenë në Omarskë dhe që atij i kanë thënëse unë duhet të paraqitem në mëngjes në postkomandën policore nëPrijedor. Unë e kam pyetur se çfarë po thotë ai ashtu dhe çfarë lidhjesh kamunë me të. Ai ka thënë se këtë atij personalisht ia ka thënë Mirosllav Kvoçka,tani i lirë, i cili i ka vuajtur dy të tretat e dënimit në Hagë dhe i cili është kthy-er në Prijedor, i cili është fqinji im dhe të cilin e takoj për çdo ditë. Natyrisht,të nesërmen, u jam paraqitur në komandën policore, por para se të arrijpostkomandën policore, kam kaluar pranë ndërtesës së gjykatës, sepse kamdashur t'i pyes kolegët e mi a mos dinë diçka pse më ftojnë mua në polici.Ata më kanë injoruar, më kanë thënë se kjo është çështje e policisë. Dhekështu mua më kanë futur në një autobus me përplot njerëz të armatosur tëcilët natyrisht në atë moment shumicën prej tyre nuk i kam njohur dhe mëkanë dërguar në rrugën Prijedor - Banjallukë. Natyrisht që unë nuk kam dituras ku më qojnë, sepse askush asgjë nuk më ka folur, kështu që unë kamarritur në Omarskë më datën 09.06.1992.

Më kanë thënë të ulem e të pres dhe që të njëjtën ditë do të më ma-rrin në pyetje. E kam parë një pamje të tmerrshme, ajo që kam parë më kashokuar, në atë moment i kam parë me mijëra njerëz, shumicën nuk i kamnjohur, edhe tri nga Kozarci, njërën prej tyre e kam njohur. Atë ditë më kanëmarrë në pyetje në atë ndërtesën e drejtorisë dy hetues nga Prijedori të cilëti kam njohur qysh para lufte, më kanë pyetur disa pyetje të përgjithshme përreferendumin për Bosnjën dhe Hercegovinën sovrane dhe të pavarur, a kamdalë unë në referendum, më kanë pyetur për disa njerëz të cilët fare nuk ikam njohur, kështu që unë në atë moment kam menduar se ky është rast përndonjë aktakuzë të rëndë, të cilën unë do ta marr, do ta lexoj etj. Kjo kazgjatur ndoshta një orë, për mua ka qenë sa tërë jeta, dhe gjatë tërë kohëssa më kanë marrë në pyetje në drejtim tim ka qenë i drejtuar snajperi ose

257

pushka, unë as sot nuk i dalloj armët, kështu që nuk e di saktësisht se çfarëka qenë. Kur kanë përfunduar të më marrin në pyetje, më kanë thënë tëzbres poshtë në restorant, dhe që, nëse më bie ndërmend ndonjë hollësirë,tua them këtë rojtarëve që përsëri të më marrin në pyetje. Më kanë thënëedhe që nuk mund të më kthejnë në Prijedor sepse kanë problem me benz-inë, se nuk kanë veturë, kurse unë në mënyrë naive kam menduar se ndosh-ta do të më kthejnë, se do të gjejnë benzinën. Këto tri gratë të cilat i kampërmendur, të cilat aty kanë pasur një stazh jo aq të vogël, më kanë thënëse prej atyhit askush kurrë nuk ka dalë që kur janë ato janë duke qëndruaraty. Atë natë e kam kaluar në Omarskë dhe të nesërmen në orën 9,00 tëmën-gjesit kanë filluar të arrijnë të zënët robër në grupe prej rreth 30njerëzve në atë restorant në të cilin kam qëndruar bashkë me ato tri gratë.Edhe ato tani e kanë ndarë njëfarë ushqimi, unë ende asgjë nuk kam ditur,natyrisht që për dy muaj sa do të qëndroj aty do të radhis figurat në kokëntime. Tashmë kam parë shumë njerëz. Më së shumti ka pasur intelektualë,shumë pak ka pasur intelektualë nga Prijedori të cilët nuk e kanë kaluar asnjënga këto tri kampe. I kam parë kolegët e mi të punës, gjykatësit, kryetarine gjykatës, mjekët, in-xhinierët, njerëzit prestigjioz në Prijedor, personalitetete shquara, njerëz të pasur, të cilët pasurinë e vet e kanë fituar me punën evetë, pjesëtarë të partive politike, të Partisë së Aksionit Demokratik dhe tëBashkësisë Demokratike të Kroacisë, i kam parë edhe disa djem, ende nuk edi nga kanë arritur aty, kam parë njerëz të vjetër, njerëz të rraskapitur. Gjatëatij qëndrimi e kam kuptuar se ata janë njerëz i kanë sjellë aty kur e kanëbërë spastrimit etnik të fshatit, të cilët aty i kanë sjellë me qëllim sepse kanëekzistuar dofarë listash.

Kampi ka funksionuar në tri turne të rojes dhe secili turn i rojës e kapasur shefin. Rojet dhe rojtarët janë ndërruar. Aty kanë ekzistuar hetuesit ekampit të cilët për çdo ditë i kanë marrë në pyetje të zënët robër pa kurrfarëakuze me shkrim, në dhoma në të cilat gjatë natës gratë i kanë kaluar netët.Pra, ambientet e kampit kanë qenë të mbushura me meshkuj, kurse mbirestorant kanë qenë dy ambiente dhomash ku kanë qëndruar gratë, gjithsej36 prej tyre, plotësisht të izoluara nga meshkujt. Gratë e kanë pasur edheatë obligimin e punës që u duhet t'ua ndajnë ushqimin e vetëm të ditës tëzënëve robër në Omarskë. Ai ushqim zakonisht e ka pasur një rriskë buke,pak fasule të zier ose dy fletë lakra, dhe meqenëse ka qenë verë dhe kanëqenë temperaturat e larta, ai kryesisht ka qenë i prishur. Kështu që në kampshumë shpejt janë paraqitur sëmundjet e barkut, veshëve, për shkak të atyrekushteve të rënda, të pamundshme nuk kishte as ujë, atje ku ishin meshku-jt kushtet ishin edhe më të vështira, atyre u duhej në të njëjtën dhomë tëkryejnë edhe nevojat fiziologjike. Kurse dita ime dhe e grave kur zbritnim nërestorant nga ato dhomat e katit, fillonte duke i numëruar të vrarët në liva-dhin para shtëpisë së bardhë. Dhe secilën herë njëra tjetrës i pëshpëritnimsa ti i ke numëruar, ndonjëherë deri në 30, ndonjëherë 25, varësisht kur.

Sipas garderobës kemi mundur të dimë se për kë ka mundur të jetëfjala nëse dikë mirë e njihni, aty nuk ka çka të bisedohet, nuk e ndërroni

258

garderobën, me ato që keni arritur me to do të qëndroni. Zakonisht rojtarëtkanë pirë shumë. I kanë rrahur njerëzit. Shumë shpesh e kemi pasur rastinqë në dhomën, në të cilën i kam kaluar netët me gratë tjera, në njërëndhomë kanë qenë 18 gra, dhe në të dytën 18, të gjejmë veglat për mundimine njerëzve. Kur vinim në mbrëmje nga restoranti në këto dhoma që të kalo-jmë natën, dhomat ishin të përgjakura, dyshemeja ishte plot me gjak, murete përgjakura, gjenim gjurmë të rrobave të grisura nga goditjet. Dy herë iakemi dorëzuar drejtorisë së kampit veglat të cilat i kemi gjetur, ato kanë qenësende prej hekuri, druri, shkopinj, disa sfera hekuri. Dhe gjatë ditës kur zbrit-nim në restorant që të ndajmë ushqimin, dëgjonim bërtima të tmerrshme tënjerëzve të cilët i merrnin në pyetje, të cilët kërkonin ndihmë, qanin, bërtis-nin, dëgjonim thyerjen e gjërave. Kështu rojtarët e shtonin zërin e muzikësnë restorant që ne të dëgjojmë sa më pak ato bërtima të të zënëve robër. Nëato grupe në të cilat të zënët robër vinin në restorant që të hanë ushqimin,shumë shpesh e kam pasur rastin që të shoh bashkë babë e bir, ka pasur çiftebashkëshortësh të zënë robër, bashkëshortja qëndronte në njërën dhomë,kurse bashkëshorti në pjesën tjetër të kampit, fëmija në pjesën e tretë tëkampit, kështu që nuk mund të kishin kurrfarë kontakti.

Gjithnjë kur flas për përvojën time, nuk mundem të harroj njëmoment kur ka ardhur një rojtar i dehur me shapkë serbe dhe kur kolegessime ia ka gdhendur kryqin në faqe. Ajo ka qenë një grua e moshuar, gruashumë prestigjioze, ajo vetëm ka qëndruar e qetë, këtë e ka përballuar gja-llë, mirëpo pastaj e kanë marrë dhe deri më sot nuk e kanë gjetur askund,në asnjë varrezë masive. Gjithashtu më kujtohet një skenë, njëherë na kanëushtruar që të këndojmë këngët serbe për Drazha Mihajloviqin, për Serbinë,dhe ne nuk kemi ditur çka ushtrojnë ata, sikur të ekzekutojë ndonjë kor.Natyrisht, atëherë nuk e kemi ditur se do të vijë të na vizitojë një delegacioni madh i Republikës Serbe ku edhe Radisllav Bërgjanini ka qenë në mesin etyre, Stojan Zhuplanini; Radisavi është dënuar në Hagë, kurse Stojani endeështë në arrati. Kështu të zënëve robër u është dashur të këndojnë këngëtdhe të presin delegacionin e lartë me tre gishtërinj të ngritur lart dhe meparullat "Rroftë Serbia", etj. Për shkak të këtyre kushteve të pamundshme,për shkak të urisë, shumë shpejt janë paraqitur sëmundje të ndryshme,njerëzit kanë vuajtur shumë. Mirëpo, njeriu nuk ka pasur kujt t'i drejtohet përndihmë. Kështu me një rast rojtarët janë argëtuar mjaft mirë kur i kanëdetyruar të zënët robër të zhveshen lakuriq dhe t'i lajnë me ujë nga zorrët emëdha me të cilat lahen kamionët, në fakt makineria e rëndë. I kanë nxjer-rë në pistë dhe i kanë spërkatur me ato zorrë nga të cilat ata kanë rënë, disajanë alivanosur, disa nga rraskapitja. Në mesin e tyre ka qenë edhe një gruae vetme e cila nuk ka mundur të jetë me ne gratë por ka qenë e izoluar nështëpinë e bardhë, Haja Haxhiqin, të cilën e kanë detyruar të zdeshet lakuriq,dhe kështu kanë bërë orgji në kamp. Fatkeqësisht, as Hajra kurrë më nukështë gjetur, e kanë zhdukur dikund, me siguri është në ndonjë nga varrezatmasive.

Njëmend nuk kam dëshirë që të përdor numrat kur flas për këtë që

259

ka ndodhur në Omarskë, sepse ende këto të dhëna janë duke u vërtetuar.Me mijëra njerëz kanë kaluar nëpër kamp. Kalonin nëpër rreshtimin e roj-tarëve të cilët kalimthi i rrihnin. Ai i cili nuk e hante ushqimin, nëse nuk ishtenë gjendje për shkak të lodhjes, pleqërisë, sëmundjes, atëherë e rrihnin nërestorant para syve të grave, nganjëherë edhe për vdekje. I kam shikuarbashkëqytetarët e mi, personat e mi të dashur, anëtarët e familjes, miqtë sesi zhduken. Në një moment e kam parë që nuk ka mbetur më askush ngaorganet e drejtësisë, që në kamp mbeta e vetmja. Nuk ishte më askush ngamjekët e Prijedorit, përveç mjekut Sadikoviqit, i cili më nuk donte të vinte aspër të ngrënë këtë ushqim. Kështu që edhe unë kam qenë në atë radhën përvdekje, kështu e kam lutur Zotin që të më zhdukin, të përfundoj aty, sepsemë ka mbytur ajo gjendje e pamundësisë, aty nuk kam mundur të ndryshojasgjë, çdo gjë që ka thënë ose ka reaguar njeriu ka qenë rrezik. Më e keqjaka qenë kur i lajmëronin ndonjërit prej rojtarëve se i ka vdekur dikush nëfront, atëherë fillonte hakmarrja ndaj të zënërve robër, atëherë masakroninnëpër kamp.

Mirëpo, gjatë tërë kohës që kam qëndruar në kamp, vetëm një herëmë kanë marrë në pyetje, më nuk më kanë ftuar që të më pyesin gjë, sepsevazhdimisht e kanë sjellë dikë të ri, dhe siç duket nuk kanë arritur, kryesishtprej 36 grave, pesë mike të miat nuk e kanë mbijetuar Omarskën, tri prej tyrejanë zhvarrosur, për dy ende po vazhdon gjurmimi. Dy janë zhvarrosur nërajonin e komunës Bosanska Krupa, pra tani në pjesën federale të BeH nënjë gëlqerore, njëra prej tyre ka qenë studente, i ka pasur vetëm 22 vjet. Nëmesin e neve grave ka pasur prej moshës 18 deri në moshën 70 vjeçe. Kapasur intelektuale, ka pasur amvise, kryesisht të gjitha kanë qenë gra pres-tigjioze dhe ndonjëra e cila do të mbaronte aty, e cila ka qenë vetëm e qëështë dashur t'ia marrin banesën ose diçka, kështu që e kanë sjellë në kamp.Sa vështirë e kam pasur ta shikoj miken time Sedima Menkoviqin e cila dydjemtë i ka pasur në kamp, të cilëve ajo nuk ka mundur t'ua hedhë asnjërriskë buke. Ose Fikreta Pervaniqin e cila i ka pasur katër djemtë e zënë robërnë Omarskë, kurse për bashkëshortin nuk ka ditur as ku është ose çfarë kandodhur me të. Sadita Medunjanin të cilën e kanë marrë kinse për ta këm-byer me dikë, pastaj është gjetur në njërën prej varrezave masive, dhe birine saj të vetëm i cili i ka shpëtuar Omarskës, ose bashkëshortin e saj të ciline kanë masakruar para shtëpisë së bardhë. Njëmend më nuk mundem të flaspër ato hollësira, sado që u ka folur Natasha se unë mundem, sepse, natyr-isht secilën herë më kaplojnë emocionet dhe shqetësohem kur flas për tërëkëtë.

Rojtarët ne na thoshin se ne aty jemi mjaft të sigurt, se aty e kemimë mirë se sa në qytet, sepse atje forcat myslimane po i sulmojnë forcatkroate, se kanë arritur hosovët, zengët, nuk di unë kush, dhe që ne jemimjaft të sigurt, kështu që duhet të jemi të lumtur që jemi në kamp. Rojtarëtna kanë folur edhe se trajtimi është në nivel, për shkak se në Zenicë gratëtmerrësisht keqtrajtohen seksualisht. Në Tuzllë kanë lindur jeniçerët, se nëSarajevë po masakrojnë serbët, se po i hedhin në Kopshtin zoologjik në

260

Luginën e pionirit, etj. Natyrisht që ne këto vetëm i kemi dëgjuar dhe kemiheshtur. Kur është dëgjuar për kampin e Omarskës dhe kur është parala-jmëruar ekipi i ITN ne e kemi kuptuar se po ndodh diçka në Omarskë, sepsetë zënëve robër u është dashur të pastrojnë kampin, të rregullojnë këtë. Më3 gusht na ka ftuar neve grave komandanti, përkatësisht drejtori ZhelkoMehiq i cili tani është transferuar nga Haga në Sarajevë, në Gjykatën e BeH,dhe zëvendësi i tij, të përgatitemi dhe të shkojmë dikund. Ne e kemi pyeturku, ata kanë thënë në Tërnopole. Dhe kështu ndodhi, një grup grash, edhemua me atë grup na kanë transferuar në kampin e Tërnopoles dhe atje i kamkaluar pesë ditë dhe pastaj më kanë lëshuar në shtëpi me disa garanci.Mirëpo, unë më nuk kam pasur as shtëpi, as banesë sepse në banesën timegjatë kohës derisa kam qenë në Omarskë ishte vendosur kolegia ime epunës, një kolege shumë e mirë e imja, e kombësisë serbe, kështu që prak-tikisht unë nuk kam pasur ku të jetoj. Unë kam qenë te disa miq, të njohur,kushëri dhe e kam pasur një dëshirë të vetme, vetëm ta braktis qytetin tim.Me shumë peripeci të mëdha, vërtetime të cilat më është dashur t'i marrënga ai pushtet, këtë e kam arritur disi në muajin tetor, e pastaj kam shkuarnë kampe për refugjatë, përmes Koracisë, forcave të UNPROFOR-it të cilatkanë qenë në këto pjesë të pushtuara, në Dvor në Unë (Un), kam shkuar nëKraoci dhe atje kam qenë katër vite. Në Bosnje jam kthyer në fund të vitit1996 në Sanski Most, sepse në Prijedor nuk kam mundur as të paramendojtë shkoj, tek e fundit as që ka mundur dikush të shkoj atje as për vizitë. Nëverë të vitit 2002 jam kthyer në Prijedor në banesën time. Mirëpo nuk mëkanë pranuar fqinjtë e mi, në fillim asnjëri prej tyre nuk ka dashur të më për-shëndes. Kur e kanë parë se njëmend unë jam kthyer aty që të jetoj nëbanesën time, më kanë shkruar me-njëherë për mirëseardhje një mbishkrimtë madh pranë derës sime "Omarska". Natyrisht që kam filluar t'i takoj tëgjithë ata hetuesit e shumtë, të gjithë ata njerëz të cilët në kamp i kanëmarrë njerëzit në pyetje, i kanë munduar të zënët robër, por ja kam mbeturkëtu, dhe falë Zotit, as që e kam ndërmend të largohem nga Prijedori.

Fatkeqësisht, Prijedori, ende nuk është ballafaquar me atë që kandodhur. Ja unë në Beograd tashmë tri herë, po e flas këtë, kurse në Prijedorende jo. Ende, pa i marrë parasysh aq aktgjykime të Tribunalit të Hagës, pae marrë parasysh se janë zbuluar më se pesëdhjetë varreza masive dhe meqindrja varreza individuale, pa e marrë parasysh librin e të zhdukurve të cilëne ka botuar Organizata Joqeveritare Burimi, ku me emër, mbiemër, numrin eamzës thuhet se 3227 civilë të Prijedorit janë vrarë, në mesin e tyre 128 fëmi-jë, gra, Prijedori nuk dëshiron të ballafaqohet me këtë dhe nuk dëshiron qëta pranojë këtë. Ne jemi përpjekur të ndërtojmë një Përkujtimore memorialetë kampit Omarska në shenjë përkujtimi të viktimave, por kemi hasur nërezistencë jashtëzakonisht të madhe, edhe pse qyteti ka qenë përplot mepërmendore të luftëtarëve serbë, dhe ai që kurrë nuk ka qenë në Prijedor,sikur të vinte tani, do të mendonte se këtu kanë rënë viktimë vetëm serbët.Natyrisht, ende nuk janë gjetur të gjithë njerëzit, ende njerëzit e zhvarrosurnga varrezat masive nuk mund të varrosen në Prijedor, por transportohen në

261

pjesën federale në Sanski Most ku bëhet identifikimi. Për atë që kam përjet-uar unë personalisht dhe që çdo gjë e kam parë në kamp, unë dy herë kamdëshmuar para Tribunalit të Hagës, në rastin Kvoçka dhe të tjerët dhe nërastin e Bërgjaninit - Taliqit, përkatësisht Bërgjaninit, sepse Taliqi tashmë kaqenë në Beograd në spital meqenëse ka qenë tepër shumë i sëmurë.Natyrisht që e kam ndërmend që çdo herë që më fton gjykata t'u përgjigjemftesave që të dëshmoj.

(Prijedori 1992: Jashtë dyshimit të bazuar - dëshmimi publikKonferencë kushtuar të vërtetës gjyqësore dhe viktimave,

Beograd, më 24 qershor të vitit 2006,në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare)

Përktheu: Naile Mala Imami

262

Dritat në tunel

Xhulka

Të gjitha do t'i rrëfej, siç ka qenë. Dhe të gjitha me radhë. Do tëkujdesem që të mos e kapërcej ndonjë ngjarje dhe të mos harroj ta përmendndonjë person. Nuk do të duhej të harroj ta përmend ndonjë person. Kur fi-lloi tollovia në Rogaticë, mua të mitë më dërguan nga shtëpia në qendër tëqytetit. Më akomoduan në njëfarë apartamenti. E di, njerëzit mblidheshin nëgrupe nëpër apartamente, sepse ashtu ndiheshin më të sigurt. Një mëngjes,nuk di saktësisht të të them cila datë ishte, erdhën disa persona te dera dhena thanë që të gjithë duhet të shkonim në shkollë. Në gjimnazin, nëRogaticë. Për Zotin, aty qenë mbledhur mjaft njerëz. Aty kishim ushqim. Najepnin. Zienim disa lloj supash dhe hanim. I përgatitnim në disa shporetë. Mesiguri dikush i kishte sjellë ata shporetë aty dhe ne e përgatitnim ushqiminnë ta. Unë qëndrova aty nja pesëmbëdhjetë ditë, deri sa një ditë na thanëqë të bëhemi gati. Na thanë: duhet të largoheni prej këtu. Nuk na thanë kudo të shkojmë. Për Zotin as nuk pyeti dikush. Nuk guxonte. I ndanë gratë,fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, kurse burrat në anën tjetër. Ata mbetën nëRogaticë dhe çfarë ndodhi pastaj me ta unë nuk e di. I sollën dy kamionë tëmëdhenj dhe unë aty pashë çfarë pashë - shkova unë nga Rogatica.

Mua ata njerëzit nga shkolla u detyruan të më bartin në duar, derite kamioni, sepse unë që nga mosha ime tridhjetë vjeçare jam e sëmurërëndë. Dhembjet e eshtrave. Nyjet. Unë kam ecur me paterica deri diku paraluftës, kurse që nga ajo kohë unë jam fare e palëvizshme. Më sollën deri tekamioni. Për mua do të ishte më lehtë po të më futnin në autobus, por çfarët'i bësh. Kur më afruan deri te kamioni unë aty e njoha birin e fqinjit tim tëparë - Mirko e quanin. Oh, më shkoi ndërmend ta thërras. E kisha atëdëshirë, sepse më dukej se diçka do të më ndihmonte. Por, jo as nuk kishtenevojë të më ndihmonte, mjaftonte vetëm të më lajmërohej. Mirëpo nukdeshi. E ktheu kokën në anën tjetër. Por, më beso, kur unë u ula në kamione parandieja se do të mbetem diku na xhade kur të na përplasin. Thuasedikush erdhi dhe më tregoi për këtë. Dhe ashtu ndodhi.

Njëri prej tyre tha: "Jepjuni nga një bombë,le ta vendosin përfundi vetes"

Na sollën ata neve deri në Hresh, mund të jetë diku aty nga mesdi-ta. Doli ai popull, për Zotin, ishim diku rreth dyqind. Mua sërish ata njerëzitmë nxorën nga kamioni. Ata ushtarët që e përcillnin kolonën e kamionëve

265

dhe autobusëve na thanë që të gjithë të shkojmë poshtë në Sarajevë. Dhetë shohësh për një moment gjithë ai popull u shpërnda. U nisën në këmbënë drejtim të Sarajevës. Mua as që më shikoi dikush. Kot që ai ishte populliim, askush nuk pyeti kah do t'ia mbaj unë ashtu e palëvizshme. Është luftë.Secili kujdeset për veten. Shkuan edhe ata kamionët, edhe ata autobusët.Shkoi edhe ajo ushtria. Mbeta unë në atë xhade dhe ndodhi pikërisht ashtu,siç e kisha parandier se do të bëhet. Me mua në atë kohë në xhade mbetiedhe një grua. Ajo quhej Mina Çurevac. Edhe ajo ishte e palëvizshme. Ishtemë e vjetër se unë - gati njëzet vjet. Kishte përafërsisht tetëdhjetë vjet. Atyku mbetën, kështu, pranë xhadesë, ishin dy shtëpi nga njëra anë. Të dyjatishin njësoj. Derisa ne rrinim ashtu, erdhi një grua nga njëra shtëpi, edhe pseaskush nuk e thirri dhe na solli kafe. Po, për Zotin. I pimë ne pak ato kafe,sepse nuk guxon as të pish shumë kur je i palëvizshëm. Nëse të bezdis nevo-ja nuk mund të shkosh askund. Kur, nuk kaloi shumë kohë, ajo gruaja enjëjtë erdhi dhe na solli pite. Ashtu, aty në xhade. Ajo, siç tha kishte shpre-suar se dikush do të vinte të na merrte. Kjo, pastaj e kuptova kishte qenëNedelka Çvoro. Ajo kishte jetuar aty para luftës, por pastaj ishte strehuar meburrin dhe dy bijt e saj në Pale. Aty vinte vetëm gjatë vikendit. Kurse atë ditëishte e diel.

Rrinim ne aty, ashtu në atë xhade, po afrohej muzgu, kur ia behuushtria serbe, një grup, vinin nga detyra, si duket e kishin turnin. Nuk dua tamëkatoj shpirtin, askush prej tyre nuk na ngacmoi. Na ofruan cigare. Unënuk pija duhan dhe nuk e mora, kurse Mina po. Na thanë: çfarë po bëni jukëtu, nuk mund të rrini ju këtu na xhade. Ishte njëri në mesin e tyre, ashtuzeshkan trupshkurtër, më i vjetër se unë, kishte diku mbi gjashtëdhjetë vjet,nuk ia di as emrin, as mbiemrin. Vetëm di që e kishte shtëpinë aty diku, afërxhadesë, por nga ana tjetër. Ai u tha ushtarëve të tjerë: po jepjuni nga njëbombë ta vendosin përfundi vetes! Asgjë, ne vetëm heshtnim. Për Zotin,menduam që ai do të na vrasë. Më beso, po të pyetej ai, atëherë ndoshtaedhe do të na vriste.

Eh, tani, kur do fati, në atë moment prej dikah po vinte në shtëpivëllai i asaj Nedelka Çvoro-s. Milan Simoviq quhet ai. Nuk di prej nga erdhi.Si duket kishte punuar në fushë. Shtëpia e dytë, afër shtëpisë së Nedelkës,ishte e tij. Njëra nga ato shtëpitë që ishin të njëjta. Ai jetonte aty me nënën,gruan dhe dy fëmijë. Gruaja e tij ishte infermiere, e bija ishte nxënëse nëklasën e pestë, kurse i biri akoma nuk shkonte në shkollë. Më vonë ne e kup-tuam si kishte ndodhur. Nedelka, kur ishte nisur për në Pale me burrin dhetë bijtë, i kishte thënë së ëmës: ja nënë çelësat e shtëpisë sime dhe nëseaskush nuk vjen t'i marrë ato gra, të lutem t'i dërgoni në shtëpinë time. Nënae Milanit, Stana Simoviq quhet, si duket ia kishte thënë këto të birit dhe aimenjëherë erdhi te ne në xhade. Ai u tha ushtarëve: A do të më ndihmoni t'ibartim me batanije dhe t'i dërgojmë brenda në shtëpi. Ata thanë po. Dhe atavërtet na bartën. Na vendosën na kanape dhe aty ne të dyjat qëndruam katërditë dhe pesë net.

Sa shumë u kujdesën ata për ne. Ajo gjyshja, nëna e Milan

266

Simoviqit, ajo kishte shumë angazhime, kishte edhe dele, edhe lopë dhe përtë gjitha ajo duhej të kujdesej, sepse gruaja e Milanit duhej të shkonte nëpunë, por prapësëprapë, posa agonte, ia behte ajo të na e hapte derën. Ehapte derën, kurse moti ishte shumë i bukur, si të ishte gjysma e verës, siçthuhet. Na sillte kafe çdo mëngjes, pastaj na e sillte mëngjesin dhe çdo gjëqë na nevojitej. Na sillte gjithçka. Sidomos gjella me mish të bardhë. Unë ithosha: nuk duhet, ti bona* vajzë, të na sjellësh asgjë, vetëm ujë na sill qëtë kemi. Mua më thahej goja, meqë isha shumë e dobët nga ato nyjet. Kurseajo thoshte: jo, unë do t'ju sjell juve qumësht në vend të ujit. Mirë, thashunë, nëse keni, mundeni, por ne nuk po jua kërkojmë atë. E pastaj ajo nasolli djathë - të yndyrshëm dhe të payndyrshëm, pastaj mazë, pastajqumësht dhe kos. Po vetëm ta dish sa shumë na "shikuan". Dhe, për Zotin,në atë kohë kishin shumë punë për të bërë. Bari kositej dhe mblidhej. Milaninë mbrëmje vinte nga puna në fushë dhe menjëherë vinte te ne, të na shi-hte dhe pyeste a na duhet ndonjë gjë. Na sillte përpara karrigen, në të ven-doste ujin, shkrepsën dhe qiririn - asokohe nuk kishte energji elektrike. Nalente aty cigaret dhe na thoshte: ju lirisht më tregoni për çfarë keni nevojë.Unë do t'jua sjell. Unë këtë kurrë nuk do të mund t'ua harroj atyre, derisa tëvdes. Unë çdokujt ia kam treguar këtë. Erdhi edhe ai televizioni nga Pala dhena xhiroi. Unë ua rrëfeva të gjitha ashtu, siç ishin. Erdhi edhe ai UNPROFOR-i. Erdhi aty, prandaj unë i luta që të na marrin me vete dhe të na dërgojnëposhtë në Sarajevë. Kurrsesi, nuk deshën të na marrin me vete dhe ne tëdyjat qëndruam aty katër ditë. Gjatë gjithë asaj kohe Simoviqët na bënëhyzmet.

Mendoj që ka qenë ditë e premte, kur ia behu Nedelka me burrindhe fëmijët. Menjëherë na pyeti si jemi. Unë i thashë që po më vjen turp qëgjyshe Stana na bën aq shumë hyzmet, përkundër të gjitha atyre obligimeveqë i ka, poashtu edhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së Milanit. Ithashë, ju lutem na ndihmoni që të vendosemi diku, kudo. Pastaj erdhi burrii saj dhe shkoi diku me veturë. Nuk kaloi shumë dhe erdhi me autoambu-lancë. Ai tha se e kishte rregulluar që të na vendosin në spital në Pale, pas-taj prej aty, me siguri mund të na evakuojnë në Sarajevë, kur të jetëmundësia. Erdhëm në Pale, në spitalin Koran. Për Zotin, aty nuk deshën tëna pranojnë. Na dhanë një autoambulancë tjetër. Thanë: i dërgoni nëSokolac. Mua, për Zotin, nuk më erdhi mirë që thanë të shkojmë në Sokolac.Pashë unë që po largohem nga Sarajeva, Zoti e di kur do të kthehem. Erdhëmme atë autoambulancën tjetër në Sokolac, në spitalin ushtarak. Eh, gati har-rova një fjalë. Kur u nisëm nga Hresha, përveç meje dhe Mina Çurevac-in nëtë njëjtën autoambulancë e morën me vete edhe një plakë tjetër. Quhej MuliaAjanoviq. Kishte përafërsisht tetëdhjetë vjet. Edhe ajo ishte nisur atë ditë meatë popullatën, pastaj gjoja se ajo kishte qenë e lëvizshme, por e shkretaishte lodhur dhe ishte ulur pranë një druri që të pushonte dhe aty e kishtezënë gjumi. Si plakë ma. Por nuk kishte pasur askë të vetin të afërm që ta

267

* bona - shprehje në të folurën e boshnjakëve që përdoret me kuptimin përkëdhelës: e dashur

merrte me vete, siç nuk kam pasur as unë. Derisa kishte qenë në gjumë prejdikah kishte "ardhur" plumbi apo granata dhe e kishte plagosur në këmbë.Ajo këmbë, Zot falëm, i ishte krimbur dhe serbët e kishin gjetur dhe tani evendosën aty me ne në autoambulancë. Në Spitalin ushtarak doktorët ia lid-hën plagën, por të plagosurit serbë nuk lejuan që të na vendosin aty, pran-daj na vendosën në Spitalin psikiatrik. Aty, në atë spital punonte një grua qëquhej Mahira Tokiq dhe ata e pyetën atë a do t'i pranonte në spital tri gjyshe.Ajo tha po dhe kështu ne të trijat erdhëm në Sokolac. Në Sokolac unë mbetady vjet, kurse ato dy gjyshet e tjera, Mina dhe Mulija vdiqën aty nga vdekjanatyrore. Jetuan më shumë se një vit nga koha kur erdhëm në Sokolac. I var-rosën menjëherë aty afër spitalit, nën një dardhë. Aty, në ato varreza i var-rosnin të gjithë ata që vdisnin në spital pa marrë parasysh nacionalitetin.Çfarë t'i bësh, si duket ashtu e kanë pasur të shkruar nga Zoti.

Sa herë që e kishte turnin e vet infermierja Sllava, ajo më nxirrte jashtë që të më ngrohte pak dielli

Që është mirë të jesh në spital nuk është, por më duket që më mirëishte edhe në spital, sesa në Sarajevë të më kishin goditur granatat. Aty, nëSokolac edhe doktoreshat, edhe infermieret u kujdesën shumë për mua. Mesiguri më kuptonin, sepse unë isha shumë e sëmurë, kisha dalë nga shtëpiaime dhe nuk kisha askë timin me vete. Ato nganjëherë më sillnin ilaçe edhenga shtëpitë e tyre. Më duhet të t'i përmend edhe emrat e tyre, nuk do tëishte në rregull të mos i përmend. Nga doktoreshat aty kanë qenë: MiraXheriq, pastaj njëfarë Branka Kovaçeviq ishte një grua e re dhe e bukur. Mëvonë erdhi Mila Çajiq, e cila më kuptonte shumë dhe bisedonte me muashumë. Ajo erdhi të më tregonte kur duhej të dilja nga spitali. Nga infer-mieret dua të përmend Nera Zoranoviq-in, Jasenka Vukoviq-in dhe SlavaRadoviq-in. Ato u kujdesën shumë për mua dhe për mua kujdes në atë kohëishte vetëm fakti që vinin dhe bisedonin me mua me dashamirësi. Ajo Slavasë bashku me të sëmurët e tjerë dinte të më barte nëpër shkallë dhe të mënxirrte jashtë që të më ngrohte pak dielli. Unë i thosha asaj: Mos, vajzë, mosu mundo ti me mua. Por kot. Ajo më bante edhe përkundër lutjes sime. Mëthoshte: duhet të dalësh pak jashtë që të të ngrohë dielli. Sa herë që e kishteturnin e saj, ndërsa koha ishte e bukur ajo më nxirrte jashtë. Edhe ato tësëmurat në dhomën e të cilave isha e shtrirë, edhe ato kujdeseshin për muadhe më bënin hyzmet.

Në atë spitalin, në Sokolac, mua më erdhën në vizitë edhe fqinjët emi nga Rogatica, tani do të të rrëfej se si ndodhi. Një i sëmurë nga Rogatica,i cili "ishte i shtrirë" në atë spital psikiatrik më thotë mua një ditë që një ditënë dyqanin e tij në Sokolac e kishte parë Cicën duke punuar. Ai endej nëpërSokolac, sepse nuk ishte shumë i sëmurë. E kjo Cica, kjo është NadaRadovanoviq. Ne të gjithë e njihnim si Cica. Ajo para luftës kishte punuar nënjë dyqan afër shtëpisë sime dhe ne të dyjat kishim kujdes për njëra-tjetrën.

268

Kur u "ndez" në Rogaticë ajo erdhi te motra e saj në Sokolac.Kur unë e kuptova këtë, e mora një pusullë dhe shkrova: Cico, eja të

unë, ja unë jam në spitalin psikiatrik në Sokolac, reparti numër tetë, dhomanumër pesë. E tani dëgjoje këtë. Dua sinqerisht të të rrefej si ndodhi. Tëgjitha unë ia shkrova ashtu dhe në fund u nënshkrova si Millena. U frikësovase po të nënshkruhesha Xhulka ajo nuk do të vinte. Ku mund ta dija unë seçfarë mendonte ajo. Luftë është. Por kisha dëshirë të më vinte. Sikur kishimtreguar kujdes për njëra-tjetrën në Rogaticë. Nga ai i sëmuri që më foli përCicën e kuptova që ajo tani banon te motra dhe shtëpia e asaj motrës së sajishte aty në Sokolac, te dyqani i qilimave. Ia dhashë atë pusullën atij të sëmu-rit, Memedali quhej dhe i thashë ta kërkonte atë shtëpi dhe t'ia jepte pusul-lën Cicës. E kishte gjetur ai shtëpinë, por Cicën nuk e kishte gjetur në shtëpi,por vjehrrën e motrës së saj dhe ia kishte dhënë pusullën. Kur kishte ardhurnë shtëpi burri i motrës së Cicës, e ëma ia kishte dhënë atë pusullë dhe ai ekishte lexuar. Tashmë po binte terri, kishte ikur drita, kur ai menjëherë erdhinë spital që të shohë kush është ajo Millenë. Erdhi me një infermiere nërepartin numër tetë, dhomën numër pesë dhe pyeti kush është aty Milla. Nukpyeti kush është Millena - por Milla. Ajo infermierja i tha që në atë repart nukka Millenë, por ka një Millë, e cila ishte në dhomën numër gjashtë, afërdhomës sime. Shkojnë ata te ajo Milla, por ajo u thotë që nuk e kishte asnjëide as për pusullën, as për Cicën. Vazhdojnë ata të kërkojnë nga dhoma nëdhomë dhe e takojnë atë Memedalinë, i cili e kishte dërguar atë pusullë dheai i solli ata para meje dhe u tha: ajo ma ka dhënë atë pusullë që ta dërgoj.

M'u afrua ai njeriu mua, kurse infermierja rrinte te dera dhe unë atyiu prezentova atij drejt kush jam. Ai buzëqeshi dhe iu kthye infermieres, iabëri me sy dhe i tha: shikoje ti këtë të mençurën, çfarë i ka rënë ndër mend.Aty ne biseduam pak dhe ai më tha që Cica kishte shkuar në Serbi, por dotë kthehet atë mbrëmje dhe ai do t'i thotë asaj që të vijë të më vizitojë. Dhe,për Zotin, posa zbardhi mëngjesi, mua më erdhi Cica ime. Kur u paraqit nëatë derë, unë nuk di, m'u duk si të më ishte paraqitur në derë bija ime. Mëvinte mirë, e dashur që të shihja këdo nga Rogatica, dikur jetohej mirë dhepastaj: përnjëherë... Filluam ne të puthemi dhe të qajmë. Të dyjat. Cica mësolli atëherë gjithçka për të ngrënë. Dhe përsëri më vinte dhe më sillte gjithç-ka: edhe pizhama, edhe pulover... Gjithçka. Kur u kthye në Rogaticë, përsërimë vinte në vizitë herë pas herë dhe më sillte gjithçka. Një herë më erdhiedhe i ati dhe më solli një tranzistor. Të ri. Më thotë ai: Ja, Xhulkë, që tëmund t'i dëgjosh porositë nga Kryqi i Kuq, ndoshta mund të marrësh veshdiçka për të afërmit e tu. Mu ashtu më tha.

Një mbrëmje ai erdhi te unë dhe më tha: "A do të ktheheshe, ti Xhulkë, në shtëpi?"

Nuk të tregova, drejtori i atij spitali në Sokolac, ishte doktor MomirJankoviq dhe ai sa herë kalonte ai më afrohej dhe më fliste me dashamirësi.

269

Vazhdimisht më pyeste: A do të dëshiroje ti Xhulkë të shkoje në shtëpi, kurseunë ia ktheja: Po unë do të kthehesha po të mund të kthehesha. Kështu negjithmonë bënim shaka kur vinte ai. Një mbëmje erdhi ai dhe më tha: a dotë shkosh ti Xhulkë në shtëpi? Nuk tha a do të doje të shkoje, por a doshkosh. Unë menjëherë e vërejta këtë. I thashë: Eh, drejtori im, do të shko-ja po të kisha mundësi. Kurse ai ma ktheu: pra, do të shkosh, ka ardhurtelegrami. Kështu tha dhe - u largua. Nga ai moment unë shpresoja që do tëlargohesha prej aty. Që nga ajo kohë kaloi gati një muaj, por asgjë. Kur njëditë, pas mëngjesit më nxori mua Slavka jashtë - kur ia behu drejtori dhe mëtha: prej nga ti Xhulkë jashtë? Unë i thashë atëherë: ju drejtor më thatëatëherë që erdhi telegrami, por që nga ajo ditë nuk u paraqitët as ju, astelegrami. Kurse ai më tha: Eh, Xhulkë kërkohej të pritej pak. Dhe hyri nëndërtesë. Mëngjesin e ardhshëm erdhi në dhomën time ajo doktoresha MillaÇajiq dhe më pyeti si jam dhe çfarë po bëj. Ja, i thash, jam "djegur" pak, djekam qenë jashtë. Kurse ajo ma ktheu: A do shkoje ti në shtëpi? Uh, i thash,ju vazhdimisht po talleni me mua. Jo, më tha ajo, unë të them sinqerisht.Mos u shqetëso kurrsesi - ti do të shkosh në shtëpi. Në atë moment nëpërmua më duket kaloi diçka si një korrent. Në një moment i ftohtë, në njëmoment i nxehtë. Kurse ajo më pyeti a kam ngrënë mëngjes. I thashë: nukkam ngrënë, akoma nuk na e kanë sjellë mëngjesin. Kurse ajo ma ktheu:gjithsesi duhet të hash mëngjes dhe shpreso në arritjen e veturës për ty qënga ky moment deri në mbrëmje. Nëse rastësisht nuk vjen deri në mbrëm-je, në mëngjes me siguri do të vijë.

Mua ma sollën mëngjesin, por unë as nuk e shijova. Gjatë tërë kohësshikoja nëpër dritare - koha ishte e bukur - po afrohej së shpejti ora dym-bëdhjetë, kur... ia behu vetura! E dëgjova unë doktoreshën Milla duke thirrur:Shkoni, ndihmoni Xhulkës! E sheh unë e pashë që ajo ishte vetura që kishteardhur për mua. Më nxorën deri te ajo veturë e Kryqit të Kuq. U mblodhënshumë njerëz që të më përcillnin. Njëfarë Zora, ajo ishte nga Grbavica, hyrinë veturë brenda me mua dhe më puthte duke thirrur: Xhulka ime, si do t'iabëj unë pa ty? Atëherë të gjithë filluam të qanim! Nuk di deri ku kemi udhë-tuar me atë veturë, por di që në një vend jemi ndalur dhe kemi ndërruarveturën dhe me atë veturën tjetër unë erdha në Sarajevë, te djali im. Por, mëbeso, po të mos ishin ata Simoviqët nga Hresha dhe ajo Nedelka, unë kurrëmë nuk do ta shihja tim bir. Saktësisht ata ma shpëtuan jetën.

Xhulka Xhaferoviq

("Dritat në tunel" 1999)

270

Më kujtohetTaibja

... Më kujtohet fqinja ime Taibe Hoxhiq. Qëndronim ashtu me orë tëtëra para shtëpisë dhe bisedonim, bisedonim, bisedonim... kush e di për çfarëbisedonim. Dhe qeshnim. Edhe tani e mbaj shaminë e kaltër, të cilën ma kadhënë Taibja. Para se të ikja unë me bijën time për në Minhen, ma dhuroiatë shami të kaltër. I kishte sytë të kaltër si kjo shami. "Posa të kthehemmenjëherë do të shkojmë te Asimi që të hamë mushkëri dhe çebapë. Dheruaji të gjitha rrëfimet që të kemi për çka të bisedojmë dhe të qeshemi. Kikujdes për veten". Taibja, fqinja ime më e mirë. E kisha si motër. Edhe mëshumë se motër. Prandaj tani po hesht dhe po i ruaj të gjitha rrëfimet e buku-ra për ne. Kur të kthehet të kemi për çfarë të qeshim.

Shaja Atiq, 47 vjeç, amviseVendi Olovo te Sarajeva

***Ne të dyjat gjithmonë ishim bashkë. Të më përmendje mua e të mos

thuhej asgjë për Aidën, të jesh me Aidën e të mos jesh me mua - epamundur! Kemi qenë sinonim i shoqërisë, sinqeritetit. Përndryshe kujt do t'iankohesha unë, me kë do të qeshja deri në çmenduri, sekretet e kujt do t'iruaja, problemet e kujt do t'i dëgjoja - po të mos ishe ti. Ti, shoqja ime mëe mirë. Edhe sonte nëse je e zgjuar, mos rri e pikëlluar. Unë dhe ti do të jemisërish bashkë. Do t'i qahemi njëra-tjetrës për profesorët, keqkuptimin eprindërve. Do të bartim së bashku "kurbanët" për Bajram, vezët e dekoruarapër Pashkë. Do të përgatitemi për të dalë së bashku në qytet, në shëtitjegjatë mbrëmjeve të ngrohta verore. Atëherë nuk do të kemi frikë nga askush,askush nuk do të mund të na ndajë për shkakun se ti je mysliimane, kurseunë serbe. Sonte mos rri e pikëlluar dhe kurrë mos qaj për mua! Unë do tëkthehem me siguri. Do të vij të të përqafoj, që të "ngopemi muhabet" dhe"të ngopemi duke qeshur", ashtu siç dimë vetëm ne.

Kujto secilën gjë të bukur që kemi përjetuar dhe ajo do të bëhetardhmëri!Sonte mos qaj! Unë do të vi të marr buzëqeshjen tënde dhe do të ta dhurojkëngën më të bukur.

Sanja Ristiq

271

E dashura Sanja ime,Kurrë as nuk kam mund të mendoj se unë dhe ti do të mbajmë kësh-

tu korrespondencë, ose se do të ndahemi kështu për një kohë kaq të gjatë.Më ka marrë malli shumë për nënën tënde dhe për vëllain tënd, por më sëshumti për ty. Unë këtu ndihem monotone. Ti nuk je dhe unë gjatë tërë ditësnuk dal rri në shtëpi. Daljet nuk janë si më parë. Shpesh jam me Aidën,Almën, Azelmën dhe Larisën. Të përmendim shumë shpesh, kur jemi bashkë(kur do të na vish, a thua si dukesh dhe a na kujton ti neve). Do të dëshiro-ja të vish Sanja dhe së paku për një orë ta shohësh këtë mallkimin tonë. Etë shohësh akoma kush na mungon! Eh, Sanja ime, çfarë do të mund të tëshkruaja, ose aq më mirë të të flisja, por ndonjë herë tjetër. Tani na mbetetkështu dhe derisa ky llumi ynë të mos mbushet mend do të detyrohemi tëdurojmë kështu dhe të presim. Pikërisht dje kam qenë në dhomën tënde, mëduheshin disa fletore të klasës së parë. Nuk munda ta frenoj vajin, që talehtësoj veten, sepse ngado që sillem më duket se do të të shoh ty. Akomamë vështirë më ka ardhur kur e kam parë babain tënd. O Zoti im, e gjithëkjo më dhemb shumë. Kur ai na tha që do të largohej, në mua thuase vdiqçdo gjë, sepse nuk di kur do të shihemi unë dhe ti. Të gjithë jemi të pezmat-uar dhe unë po e humb shpresën për jetë. Nuk mund të vazhdoj tani përkëtë, sepse edhe tani diçka po më gulçon!

Më vjen keq për gjyshin tënd. Kemi mjaft humbje edhe ashtu, taniedhe kjo. Nga familja ime e ngushtë nuk mungon askush, por mungojnëshumë shokë tanë të klasës, pastaj ata me të cilët kemi dalur. Është vrarëedhe Samiri ynë (i Sanelës) dhe shumë të tjerë si ai...

Tani po të përshëndes, të dëshiroj shumë fat nga të gjithë ne: nëna,babai, Xhenada, Xheneta, Ajdini, Rexha. Por edhe nga Begzagja. Ajo kurrënuk do të të zëvendësojë, as nuk mund të të zëvendësojë. Ki kujdes përveten!

Aida, e cila të do shumë, shumë.

P.S. Nëse nuk mund t'i lexosh të gjitha nuk kam unë faj, faj ka qiriu.

***

Telefoni cingërroi. Ah, ky telefon! Kushedi sa herë në ditë po cingër-ron. Thjesht kam filluar të kem frikë prej tij. Jo, jo kësaj radhe nuk ështështabi i krizës. Tani Zadja, fqinja ime po më fton në kafe.

Fqinja Zade më vinte shpesh në vizitë. Ishte pak më e re se unë, ekthjellët, shkëlqente nga bujaria dhe kishte një sens të madh për humor. Nëgjërat më të thjeshta ajo gjithmonë gjente ndonjë element për të krijuar njërrëfim qesharak. Ishte kënaqësi të pije kafe dhe të bisedoje me të. Ajo ishte"hokatarja" ime, siç thuhet te ne. Por gjatë atyre ditëve, atyre ditëve të rëndaçdo gjë ndryshoi, madje edhe Zadja. Pinim kafe dhe bisedonim për luftën.

272

Zadja dhe unë pyeteshim si është e mundur kjo. Ishim të pikëlluara dhe tëpërvajshme. Pinim kafe, kurse lotët na rridhnin edhe mua, edhe Zades. Kurrënuk e kam parë Zaden të pikëlluar. Kurrë nuk e kam parë të qajë, sepsekishte një natyrë të kthjellët dhe shumë gazmore. Por atë ditë lotët nuk mundtë ndaleshin. Qanim dhe pinim kafenë e ftohtë, kurse dy bijtë e saj të vegjëlluanin rreth nesh. As ndërmend nuk më shkoi që ajo do të jetë kafja jonë efundit. Kjo ishte dita ime e fundit në viset e mia dhe kafja e fundit me Zaden.

Mendoj që kurrë më nuk do të kem mikeshë të tillë.

Nada Ristiq, 42vjeçareMikulje - Teshanj

***Më kujtohet që kam qenë e lumtur, ishte kjo kaherë, kur kam ditur

t'i gëzohem çdo mëngjesi të ri, çdo trëndafili të lulëzuar, çdo jete të re. Tanie gjithë kjo është një e kaluar e largët, sepse në mua çdo gjë që qe e bukuru dogj, u venit. Rrallë më kujtohet e do të dëshiroja ta kujtoj fëmijërinë time,lojërat me Vinkon, Rosën, Goranin, Taiben, Hajrën, Mujën. I gëzoheshim çdotakimi, festonim ditëlindjet, përcjelljet, dasmat, i ruanim së bashku delet, ishkruanim së bashku detyrat, mblidhnim sanën, ndërtonim ura, rrugë,bashkonim njerëz, dëfreheshim. Qemë të vegjël, por shkonim së bashku meprindërit tanë në ndërtimin e rrugës që zgjatte nga disa muaj. Gjëja e vetmeqë ëndërronim ishte sesi do të jetë momenti kur të kalojë vetura nëpërrrugën tonë. Kur voziteshim askush në botë nuk ishte më i lumtur se ne.

Jetën tonë të përbashkët e shkatërruan të tjerët, njerëzit e dështu-ar, por sigurisht për një kohë të shkurtër. Do të jetojmë ne përsëri së bashku.Dhe përsëri do të ndërtojmë me fëmijët tanë.

Dobrinka MariqMikulje

("Më kujtohet" 1995)

273

Jetojmë së bashku*

Për ne në Bosnjë, por edhe në Tuzëll, për secilin është rëndë kurduhet të flasim se si ndihemi. Unë ndihem krijesa më e pikëlluar kur u shkru-aj letra miqëve, farefisit. Me siguri për shkak se vetëm atëherë analizojmë sesi ndihemi. Dhe pastaj ditën që vjen të gjithë kemi më pak fuqi. Prandajshumë shpesh i shmangemi mundësisë që t'u shkruajmë njerëzve letra dhet'i njohtojmë si ndihemi që të mos i pikëllojmë ata, sepse i duam.

Sot është shumë më mirë se para një viti. Para një viti kishte shumëmë shumë uri, kishte dimra më të ashpër, nuk kishte energji eletrike, nukkishte ngrohje. Këto kështu po duken si numërime, e dini, por në jetë ështëshumë vështirë t'i përjetosh të gjitha këto. Në vend të kafesë piqej gruri,leblebitë, por edhe ajo situatë kaloi. Tani ka edhe kafe, mund t'i kemi tëgjitha ato me pak para, meqë nuk marrim rroga. Ndihma humanitare shpërn-dahet, por u ndahet vetëm refugjatëve. Qytetarëve të Tuzllës u është dhënënë sasi të kufizuara dhe shumë rrallë, për shkak se sasitë e ndihmave sa janëtë nevojshme për tërë qytetin nuk kanë arritur kurrë në qytet.

Tuzlla para se të fillonin veprimet luftarake në të kishte pranuar njënumër shumë, shumë të madh të refugjatëve dhe ishte ballafaquar me atëproblem, domethënë shumë kohë para se të prekej edhe vetë nga flakët eluftës. Këta refugjatë janë nga Podrimja, nga Zvorniku, nga Bratanci,Vlasetinca - po i përmend me radhë, ashtu siç ishin dëbuar njerëzit ngavendet e tyre dhe ishin detyruar të strehoheshin, pastaj nga Bijelina, Cerska,Konjeviqi, Polja dhe këto janë ato vende. Këta përveç që janë njerëz të lënëpa vatrat e tyre dhe kanë ardhur në qytet, këta janë njerëz që kanë përjet-uar tragjedi personale, dëbime. Më të afërmit e tyre janë vrarë, ata janëabuzuar dhe u nevojitën shumë shkathtësi të pushteteve lokale, pastaj nëfund të fundit edhe partive politike, të cilat punuan me ata njerëz, që gjërattë mbaheshin nën kontroll.

Refugjatët e fundit nga Bijelina dhe Janja rrëfejnë që në Bijelinë, tekalimi ku i kishin depërtuar në këtë anë që është nën kontrollin e ushtrisë sëBdheH, u kishin dhënë porosinë që në Tuzëll të kërkonin të dëboheshin tëgjithë serbët nga Tuzlla dhe këta mund të gjenin për vete akomodim nëTuzëll. Unë nuk them që ata kanë thënë kështu, por atyre u kishin thënë për-faqësuesit e pushtetit serb atje që ata ta kërkojnë këtë.

Është e mundur që edhe në vetë qytetin e Tuzllës ka pasur edhekërkesa të tilla individuale, por kurrë nuk ka pasur nga ana e pushtetit, askurrë pushteti nuk e ka përkrahur një gjë të tillë. Serbët në Tuzëll ndihen përnjë përqindje më keq në raport me banorët e tjerë. Ja, pikërisht për shkak të

274

* titulli i red.

porosive të tilla, të cilat dikush i jepte, ose për shkak të porosive ku thuhet -kërkojmë t'i lironi serbët e Tuzllës. Por, të themi askush nuk mund ta thotëkëtë në emër të të gjithë serbëve, sepse në atë moment ndoshta së pakujanë pesë njerëz, të cilët as që mendojnë të largohen prej këtu.

Ne jetojmë bashkë. Unë nuk kam kurrfarë problemesh, nuk shohndonjë ndryshim të atmosferës. Motoja e atij ekipit tonë në repartin e kujde-sit intenziv, ku unë jam shefe është që nëse dikush dëshiron të ziejë diçkamund të ziejë vetëm kafe dhe - pas asaj ne vazhdojmë të punojmë.

Është shumë më i rëndësishëm ai shoqërim yni kur kemi ndonjë hall.E ndihmojmë njëri-tjetrin reciprokisht. Para një viti në ditën e Barjamit tëramazanit u granatua Tuzlla. Herët në mëngjes u godit edhe apartamenti im.Fqinjët e mi erdhën të më ndihmonin që ta pastrojmë atë, por së pari erd-hën të shohin se si jemi, sepse u frikësuam jashtëzakonisht shumë. Dheatëherë ndoshta e kam pasur më së vështiri - jo pse u godit banesa ime, porkur dolëm ashtu me fytyra të palara dhe të pakrehur në shkallë, sepsegranatat akoma po binin pa u ndalur, doli fqinja ime Zineta, na shikoi dhe tha:"O njerëz, a do ta hamë ne atë bakllavanë time dhe a do ta pijmë atë kafenëe bajramit, ç'është kjo kështu? Eja Nadë hy në shtëpi!" Mirëpo edhe nekishim përgatitur disa hurmashica, edhe pse nuk jemi mysliimanë, por tëgjithë kishim përgatitur diçka, sepse është Bajram, mendoj - edhe ne mundtë na vijë dikush. Pikërisht atëherë e pata vështirë. Diçka ma zuri frymën nëfyt dhe qeshë e tërbuar që nuk kisha mundësi nga zemra t'ua uroj atyrenjerëzve Bajramin, sepse janë njerëz shumë të mirë. Kjo është ajo ndjenja etë qenit jo i rehatshëm për serbët në situata të tilla.

Rruga nga Tuzlla në Sarajevë zgjati 30 orë. Nuk di t'ju them tëdrejtën sa kilometra ka, sepse rrugëtimi bëhej nëpër disa rrugë, nëpër të cilatne nuk kemi shkuar kurrë më parë. Udhëtuam me kamion, pastaj ai kamiongjatë natës u ndal së bashku me kolonën e veturave të tjera, sepse thanë -ka të shtëna. Nuk mund të shkohej më tutje dhe duhej ta prisnim mesin enatës, kur pritej që ai dikushi që qëndronte pranë atyre MKA-ave1, ose TKA-ave2, ose minahedhësit të kotet pakëz, pastaj kamionët, autobusët dhe tëtjerët mund të lëshohen tatëpjetë Igmanit pa drita, pa frena që të mos vëre-hen. Atë natë askush nuk guxoi të lëshohej as ashtu, sepse një kamion ugodit dhe shoferi në të u vra dhe askush nuk mundi të kalonte.

Të nesërmen kur agoi dita, mua nuk më mbeti asgjë përveç se meplaçkat e mia të lëshohem në këmbë tatëpjetë Igmanit deri te Hrasnica dhepastaj ta lus dikë që të më ndihmonte, pra të intervenohej që unë të kalojanëpër atë tunelin famoz para mesditës, kur tuneli hapet, që të mos mbetemedhe një ditë duke pritur hyrjen në tunel. Kurse tuneli ishte fare i papërsh-tatshëm për lartësinë time, natyrisht edhe të shumë njerëzve të tjerë. Ai ishteshumë i ulët, i ngushtë, i lagësht, ka ujë por është rruga e vetme, nëpërm-jet të cilës mund të hyhet dhe të dilet nga Sarajeva.

(mars 1995)Nada Mladina

("Periudha e arsyes II" 1998)

275

1 MKA është shkurtesa për Mitrolez Kundër Ajror2 TKA është shkurtesa për Top Kundër Ajror

Esma

Na tregoni diçka për veten në pika të shkurtra ?Unë jam nga Prijepolja, Sanxhaku. Këtu në Sarajevë jam tashmë

tridhjetë vjet. Kam dy bij, im shoq ka shkuar në atë botë, siç thuhet... jamnë pension.

Kur ktheheni në përiudhën e fillimit të viteve të nëntëdhjeta, para luftës çfarëju kujtohet ?

Njeriut më së shpeshti i kujtohen ashtu ato ditët e luftës, atogranatat, siç thuhet. Kur apelohej që të ikim, kur fshiheshim nëpër bodrumedhe nëpër fqinjë. Unë me fëmijët. Nganjëherë te vetura, nganjëherë atyposhtë te fqinji i ndjerë Branku - aty kemi qenë më së shumti, e kalonimnatën. Gjithë fqinjësia, të gjithë së bashku.

A keni ndier atëherë ndonjë urrejtje, ndonjë tërbim ?Jo, nuk kam ndier. Nuk di. Unë kam pasur shumë frikë, me fëmijët

pranë vetes vetëm prisja se çfarë do të ndodhte më tutje. Kjo për mua ishtepjesa më e rëndë. Disi ke njëfarë frike në organizëm dhe të gjitha ato situa-ta, kur nuk mund të flesh, kur mendon a do të të trokasin në derë, sepseishim aty në vijën e parë. A thua do të të vinë në derë. Kjo ishte e vetmjagjë që më frikësonte. Përndryshe, sa u përket fqinjëve të tjerë, e kisha mëlehtë që i kisha ata. Kjo do të thotë shumë. Mua më kujtohet, shkonim tegjyshi, gjyshi nuk frikësohej. Atje shtihej me armë, kurse ai sillej poshtë-lart... kur mblidheshim të gjithë në grumbull nuk frikësoheshim. Në mesintonë kishte të të gjitha anëve - edhe mysliimanë, edhe kroatë, edhe serbë.Të të tri nacionaliteteve.

Po si ia shpjegonit ju vetes, midis kujt po bëhej ajo luftë ?Kurrsesi nuk e kam të qartë, më beso. Unë jam nga Prijepolja, atje

poashtu kam fqinj serbë, ja mund të t'i tregoj fotografitë, vitin e kaluar kanëardhur këtu te unë. Këtu kanë qenë ulur. Dhe pastaj çfarë është dallimi tani,si duhet unë ta ndiej dallimin tani? E gjithë kjo dallon nga një njeri te tjetri.Nuk di, nuk mund të jem e mençur kurrsesi ç'është e gjithë kjo...

As tani nuk keni përgjigje ?Vërtet nuk kam përgjigje.

Sa i përket tani kësaj sitate, si ju duket kjo juve ?

276

Por, të të them, ne këtu kemi mbetur të njëjtë, ashtu siç kemi qenë.Disa kanë qenë këtu gjatë tërë kohës, disa janë kthyer, disa kanë ikur, siç iaka bërë ai fqinji ynë M. E di, të gjithë këtu rreth meje kanë qenë serbë.

Mua më kujtohet se si unë dhe i ndjeri Branko, ndjesë pastë, kemingrënë bakllavanë e bajramit të vitit '92, para luftës. Ai erdhi këtu te unë,unë nuk e kisha idenë se çfarë po përgatitej. Flitet se disa atëherë kanë pasurarmë nëpër shtëpi, unë nuk kam pasur as thikë të topitur, siç duhet. Ajo qëështë, është. Dhe erdhi ai para Bajramit. Unë e pyeta a është e vërtetë kjoqë po flitet, kurse ai mu përgjigj: "Për Zotin, Esma ime, nuk do të jetë mirëpuna". Kurse unë ia ktheva - le të shkojë në dreq, si nuk do të jetë mirë. Porunë mendoja, se më parë do të shpërthente diçka nga anash, sesa nëSarajevë. Unë dhe burri im nuk e kemi pasur idenë se pikërisht nëpërSarajevë do të bubullonte ashtu dhe pikërisht në Qytetin e vjetër, së pari dhemë së shumti. Vazhdimisht shkonin tanket, i dërgonin lart tranzit, kurse ngane askush nuk reagonte - i shikonim nga ballkonet. Branko thoshte qëvazhdimisht po ia thërrasin të birin, asokohe tashmë në Kroaci kishte filluarlufta. Kurse gruaja e tij më thoshte mua: "Unë nuk lejoj që dikush ta vrasëbirin tim, as nuk lejoj që biri im ta vrasë dikë. Kjo nuk është në rregull". Dheata shkuan në Zvicërr, kurse Branko i ndjerë mbeti këtu që ta ruante shtëpinëdhe provoi ai të shkonte te kushërinjtë e vet në Marin Dvor dhe kur u nis m'ila çelësat e shtëpisë mua dhe më tha: "Ja çelësat dhe pashë jetën, nësedikush do të hyjë në shtëpinë time mos të shkatërrojë, por ta hapë dhe le t'imarrin të gjitha, por mos të ma shkatërrojnë shtëpinë". Ai është para tëvërtetës së Zotit, kurse ne jemi në botën e rrejshme. Por, çfarë as dy ditë nukmundi t'i përballonte atje, ditën e tretë - ja u kthye.

Dhe sa herë që kishin festa fetare, gjithmonë xhaxhi Branko u jeptefëmijëve bombone, çokollata. Ata na ftonin dhe unë gjithmonë shkoja në fes-tat e tyre. Unë këtë kurrë nuk mund ta harroj, pastaj edhe ata na vizitoninpër Bajram! Duhet ta themi të vërtetën!

Më vizitonin dhe edhe sot e kësaj dite më vizitojnë. Dhe kur im shoqvdiq të gjithë erdhën që të na shprehin ngushëllime, edhe ne shkuam kur evranë xhaxhi Brankon...

Atë vitin e parë të luftës fqinja J. kishte përgatitur turshitë, kishtebërë shumë pekmez, të gjitha ato xhaxhi Branko i ndau dhe ua dha fqinjëve.Pastaj ata na dërguan pako nga Zvicrra!

Kurse ngjarja kur e vranë xhahxi Brankon gjatë luftës... Oooooh, uzgjuam një mëngjes, shoh unë që diçka nuk ishte në rregull. Kur ne shkuamposhtë, ku ishte xhaxhi Branko, një fqi më tha "hesht Xhulë, e vranë..." Pokush e vrau, thashë, e vraftë nëna e vet? Ndihesha aq keq sa që kisha për-shtypjen se diçka po thyhej në mua. Atëherë vërtet e kam pasur shumërëndë. E di çfarë, mendova që do të bie në humnerë. Ashtu ndihesha. Sepse,ti nuk sheh gjëra të tilla. Ti dëgjon që po shtiejnë me armë dhe të gjitha këto,granata fluturojnë rreth e rrotull teje. Por kjo ishte diçka tjetër... dhe e vranë"tanët"

Por t'jua rrëfej edhe këtë - unë punoja në fabrikë dhe erdhi një ditë

277

njëfarë S. Nga Vukovari. Ai ishte teknolog në fabrikën në Borovë, erdhi ai dhebërtiste: Në Vukovar rrënuan çdo gjë; për Zotin as këtu nuk do të jetë mirë,kini kujdes! Meqë ai ishte i varfër ne u mboldhëm dhe ia mbaruam nga njëpalë këpucë për të dhe për familjen e tij... aq rëndë na erdhi neve atëherë,duke mos ditur se së shpejti ashtu do të ndodhë edhe te ne! Kur filloi nëSarajevë, ai pastaj u largua...

Po ata që shtinin me armë nga kodra, si i përjetonit ata?Si? Po lëre, pashë Zotin... Kjo është ruajna Zot. Unë nuk di, unë nuk

kam fjalë t'i përshkruaj ata çfarë njerëzish janë. Kur shkova në Prijepolje nëvitin 1996, për herë të parë pas luftës dhe unë u nisa me fëmijët. Ne shkon-im nga Gërbavica. E dini çfarë frike kam pasur, kur kemi qenë në Gërbavicëdhe duhej të zbrisnim në Llukavicë, prej aty të shkonim me autobus për nëSerbi. Unë prisja vetëm të thonë u prish autobusi, që të më tekej të kthe-hem. Aq shumë kisha frikë. Por njëkohësisht doja të shkoja që të shihjanënën, vëllain...

E tani kjo situatë... e di çfarë, unë rrëqethem, kur ai thotë unë jamnë Bosnjë, por nuk bëj tifozin e Bosnjës! Mendoj, duhet të jemi realë. Po simund të të mos përkrah unë ty, që je këtu me mua, këtu jetojmë... Paj, mëi afërt është fqinji, se sa kushëriri i largët.

Po mua pikërisht ajo fqinja e njëjtë J. më dërgoi te mjeku kur kamqenë e sëmurë. Askush tjetër, por ajo. Dhe unë tani asaj duhet t'i themdiçka? Lëreni, ju lutem...

Kur dëgjoni sot që duhet të ndodhë pajtimi, si e kuptoni ju këtë?Po vërtet nuk e di... ata duhet të pajtohen atje, ata politikanët, ata

të më falësh mutat! Çfarë kam unë të pajtohem me dikë, po unë as që jamgrindur. Ne këtu e kemi pasur rastin e një fqinji, ka qenë gjithmonë idhnak,por as me të kurrë nuk jam grindur. Edhe ky tjetri që shkoi dhe nuk na thaasgjë, madje edhe sot, kur takohemi unë bisedoj më të - si jeni, ç'kemi. Edheai na merr me telefon që të na urojë Bajramin. Dhe me kë duhet unë të paj-tohem? As nuk jam grindur, as fqinji me mua nuk është grindur, as unë mefqinjin.

Po në këtë nivelin pak më të lartë, në nivelin shtetëror?Për mua ky nuk është vetëm problemi i politikës, por politikanët u

përçanë. Ata u përçanë, kurse njerëzit u vranë pa asnjë pikë faji. E tha metë drejtë dikush një mbrëmje - më shumë dua ta ruaj kokën time, sesashtetin. Po në fund të fundit, njeriu ka të drejtë. Po ne nuk kemi shtet. Nukkemi, ja shiko vetëm se çfarë po bëhet.

Po çfarë është kjo BdheH, nëse nuk është shtet?Po çfarë është? Tokë e shpërndarë, ja çfarë është. Kurse unë nuk

mund të bëhem e mençur dhe të di se çfarë duhet të bëhet, a më beson. Sesi e pështjelluan ata, unë vërtet nuk di... vetëm po më vjen keq për rininë

278

sot. Çfarë do të bëjnë ata sot, nesër? Dhe le të mbarojnë shkolla, dhe tëgjitha këto, dhe përsëri kah dhe si do të shkojnë më tutje? Ata lart ia kanësiguruar vetes jetën edhe nipave të vet, edhe stërnipave të vet... e çfarë sig-uruam ne për fëmijët tanë? Në mënyrë të ndershme... në çdo gjë ndersh-mërisht, bukur, por falë Zotit, le të jemi shëndosh. Besoj që ka Zot...

Si do të dëshironit ju që kjo shoqëri të dukej, kjo BdheH?Ashtu siç ka qenë përpara, vëlla. E bashkuar, siç thonë një shtet, një

kryetar, të gjithë bashkë edhe serbët, edhe kroatët, edhe mysliimanët...kurse ata që nuk duan ashtu të dëbohen. Eeee, nuk ekziston Goli Otoku. Këtuunë mendoj në këta politikanët që po pështjellojnë, mendoj në ata,.. jo nëpopullin...

Po, a po shihni ju këtu diku përgjegjësinë e atij populli "të thjeshtë"?Po çfarë mund të bëj unë tani? Prej nga unë mund ta di a ke shtënë

me armë ti apo jo? Po unë nuk di, nuk di, nuk mund të jem aq e mençur...Këtë fillova të ta rrëfej, kur po udhëtoja për në Prijepolje, nëpërmes tëTrebeviqit. Lart kishte bunker pranë bunkerit, domethënë dikush duhej tadinte se ekzistonin ata. Ata nga lart na kishin si në shuplakë të dorës... kjonuk është ndjenjë e thjeshtë... më e keqja është që serbët e bënë gjithë këtëpështjellim, disi edhe sot ata janë brejtës për atë të veten, ata nuk duan senuk duan, ata duan diçka të tyren dhe kot. Po e sheh edhe vet. Po çfarë duanata të veten, po ne të gjithë jemi nga mishi e gjaku. Të gjithë ne do të dalimpara një Zoti. Por varfanjakët çfarë të bëjnë? Mbulohu, duro deri sa tëmundesh...

A mendoni që për ato gjërat që ndodhën gjatë luftës duhet të flitet sot? Çfarëtë bëhet me ato gjëra?

Po ato nuk duhet heshtur, duhet të jemi realë. Duhet të flasim, le tëdihet! Dua të ta them edhe këtë - fëmijët e mi kur u nisën në shkollë... kjonuk është në rregull. Kur kam mund unë ta mësoj historinë e Luftës së Parëdhe Dytë botërore, pse tani të heshtet kjo histori? Atyre nuk u lejohet që përshumë gjëra të flitet në histori. E pse? Po nuk i bëmë të gjitha ato unë dheti! Le të dihet, le të dalë e vërteta në shesh, le të dihet çka? Kur e di Zoti, leta dinë edhe njerëzit. Kjo është thënie e moçme. Si mund të ta fsheh unë tytani, nëse ndonjë të afërm tëndin diku e kanë vrarë ose masakruar? Nukbëhet për Zotin. Ose siç them unë, si mund unë ta harroj për shembull tëmirën e dikuj? Qoftë në fqinjësi, qoftë kudo tjetërkund, as fëmija im poash-tu nuk mund ta harrojë të mirën që i është bërë. Por nuk mund ta harrojë astë keqen. Ashtu siç nuk mund t'i harroj unë ato rastet, atë mirësinë e tëndjerit Branko, ndoshta edhe ata nuk mund t'i harrojnë ato vrasjet e tyre dhedëbimet e tyre dhe të gjitha...

Çfarë mund të ndikojë që kjo të mos heshtet?Jo, mos të lejojë rinia që të heshtet! Fëmija im nuk mund të harro-

279

jë se si gjëmonin granatat dhe të gjitha, kurse unë e dërgoja në strehimoretë mësonte. Fëmija kurrë nuk mund ta harrojë atë. Natyrisht, fëmija im dotë kontaktojë në mënyrë normale me fëmijën tënd, sepse atë nuk e bëri fëmi-ja yt, por disa koka të krisura. Kjo nuk do të harrohet kurrë, jo pa kaluar njëkohë, por me kalimin e kohës do të avullohet. E kjo më së shpejti do të mundtë nisej po të fillonte prodhimi, sikur rinia të punonte, po të kishte njëfarëlirie. Nuk ekziston më ajo liria e dikurshme, Tamara ime.

A do të mund të zhvillohej ekonomia sipas mendimit tuaj, e të mos merremime çështjen kush është përgjegjës për luftën dhe të gjitha ato?

Po gjërat do të përmbylleshin po të dënoheshin ata kryesorët.Atëherë të gjitha ngadalë, ngadalë, ngadalë do të lëviznin. Edhe këtoentitetet do të hiqeshin dhe rinia do të bashkohej dhe të gjitha ato. Edheindustria të lëvizë. Po, për Zotin, me barkun zbrazët dhe me ato dhimbje nukmund të shkohet më tutje... Pra, ja im bir po punon me serbët dhe le tëpunojë. Pastaj edhe ti je serbe, apo jo? Po të prehesh ti, po të prehem edheunë - gjakun e kemi të njëjtë!

Bisedën e zhvilloi: T. SH.

("Nuk mundem ta kem mirë unë nëse fqinji im e ka keq" 2005)

280

Jadranka

Të lutem më thuaj diçka për veten...Ja, unë jam Jadranka, jam njëzet e nëntë vjeçare e gjysmë, edhe

pak dhe do t'i mbush tridhjetë. Punoj si profesoreshë e matematikës nëshkollën e mesme teknike në Lloznicë. Kjo është puna ime, çdo ditë në front,në ngadhnjimin e vetes dhe njerëzve të tjerë...

Si ndikuan në ty këto vitet e nëntëdhjeta, këto luftëra? A mund të thuashdiçka për atë, e di që të kanë ndodhur shumë gjëra...

Me kalimin e kohës dhemb çdo herë më pak, kjo është e para, porsa më shumë që po ecën koha po i shoh ato që vlejnë dhe të tjerat. Siç tëthashë pak më parë (para intervistës) jam në kontakt me fqinjët nga Kroacia,të cilët edhe gjatë viteve të luftës ishin njerëz dhe ata praktikisht na ruajtënnga disa të tjerë që nuk qenë aq të mirë... Ata edhe më tutje mbetën njerëz,nuk ndryshuan, kështu që mendoj që ajo që kishte vlera atëherë ka vleraedhe tani e tutje... kurse ajo qe nuk ka vlera, del mbi sipërfaqe, a ështëashtu? Dhe kjo për mua është ngushëllim, fakti që ata që ishin të mirë nukndryshuan fare, kjo më shtyn të ec tutje dhe të besoj në të mirën, nënjerëz... por edhe shpresoj që ata që nuk qenë të mirë do të përmirësohen(buzëqeshje). Mendoj që secili ka të drejtë të gabojë, por edhe të përmirë-sohet.

Çfarë të ndodhi gjatë atyre viteve të luftës, viteve të nëntëdhjeta? Ke jetuarnë Kroaci dhe pastaj kur filloi lufta, ti u shpërngule...

Ah, po, kaluam nga Shibeniku në Knin për një vit e gjysmë dhe para"Olujës" ("Shtrëngatës") u larguam nga Knini dhe shkuam në Kosovë dhepastaj nga Kosova... Por edhe në Kosovë, shqiptarët që ishin atje, meqë kamkontaktuar vetëm me fqinjët shqiptarë, ishin njerëz jashtëzakonisht të mirë,njerëz të kulturuar. Pasi ndodhën të gjitha, kur ndodhën problemet atapërsëri mbetën njerëz dhe nuk ndryshuan aspak, na thanë që po të varej ngaata, ata nuk do të dëshironin që ne të largohemi, por nuk mund të bëninasgjë, sepse po e sillnin edhe veten në rrezik. Në ato momente të rënda atanjerëz mbetën njerëz. Pastaj nganjëherë edhe jemi takuar, vijnë për shem-bull në dyqan, në atë ndërtesën e izoluar serbe dhe pastaj në mënyrëdiskrete pyesin, përshëndesin të gjithë në shtëpi dhe më përshëndesin medorë, kur kalojnë atypari, në mënyrë diskrete që të tjerët të mos i shohin, pornuk e kanë ndryshuar fare mendimin e tyre për ne, por as ne për ata. Kjoështë ajo njerëzorja, kjo përjetohet, nuk ka nevojë askush ta përshkruajë, ta

281

potencojë, ti e sheh këtë, e ndien. Bile edhe kur nuk thuhet, e sheh nga sjell-ja e tyre.

Gjatë këtyre viteve sa kanë lënë gjurmë te ti të gjitha këto?Mendoj që më kanë përforcuar dhe mendoj që pikërisht fakti që unë

kam pasur fat të njoh njerëz të mirë në ato momente të rënda më pengoi qëtë bëhem me paragjykime, të urrej dikë, sepse ata njerëz i fshijnë të gjithaato gjërat e këqija që kanë ndodhur. Është e mjaftueshme të kesh dy njerëz,bile edhe një mjafton që të hedhë në hije gjithë këtë të keqe. Por megjithëse,pati trishtim në fillim, por nuk ka urrejtje, thjesht kam qenë e pafuqishme,pra unë nuk kam bërë asnjë të keqe, pse u dasht të ndodhin të gjitha këto?Por ndodhën që unë të forcohem dhe që t'i njoh vlerat e vërteta në jetë...

Si e shikon ti me gjithë atë përvojën tënde pajtimin. Çfarë paraqet për ty paj-timi?

Po unë me askë konkretisht nuk kam qenë në konflikt që të grindem,por në planin më të gjerë është vështirë, më duket.

Pse?Paj nuk di, ndiej që ka mjaft arsye, sidomos midis njerëzve që nuk

përjetuan asgjë nga ato dhe që nuk dinë shumë për konfliktet, mendoj që kamjaft mosinformim dhe paraqgjykime dhe pastaj dëgjon aty disa deklarataqë të lënë pa gojë - nuk e kanë idenë se çfarë ndodhi, por urrejnë atje dikë,të cilin as nuk e njohin. Kështu që së pari duhet të punohet nga pak me fak-tin që njerëzit së pari duhet t'i thyejnë ato botëkuptime të këqija, sepse nukmund ta urresh dikë, nëse nuk e njeh, sidomos gjithë një nacionalitet. A enjeh ti secilin nga ai nacionalitet dhe të mund të vish deri te konkludimi qëtë gjithë janë të këqinj? Kurse ti je më i miri. E kjo është gjëja më e keqe, aiqë është i mirë ai fare nuk e potencon që është i mirë, njerëzit e shohin qëështë i mirë, kurse njerëzit që nuk janë të mirë ata rrëfejnë se janë hyjnor,kurse në realitet tingëllojnë mendjefyçkë dhe pikërisht ata në realitet i hed-hin benzinë zjarrit... Fatkeqësisht, elementë të tillë ka në të gjitha anët, sashoh unë. Ka edhe nga ana serbe, edhe nga ana kroate, edhe në Bosnjë...

Domethënë, sipas teje pajtim do të thotë thyerje e paragjykimeve?Po mendoj që e para është kjo. Sikur për shembull të rinjtë nga

Serbia të mund t'i njihnin të rinjtë nga Kroacia, nga Bosnja... shumë prej tyrekanë lindur pas luftës dhe nuk kanë pasur rast të shohin si ka qenë përpara.Dhe tani duke u bazuar në disa rrëfime në shtëpi dhe në shoqëri ata krijojnënjëfarë pamjeje për diçka, për të cilën në realitet nuk kanë kurrfarë ideje.Fatkeqësisht, të gabuar. Sikur së paku të rinjtë të mund të shoqëroheshin,sepse ata janë megjithatë ardhmëria. Ajo që më brengos është se shumë tërinj po largohen dhe po mbeten pleqtë, që nuk janë edhe aq tolerantë...

Ti the që paragjykimet janë të parat, çfarë ka tjetër?

282

Paragjykimet me siguri janë problemi më i madh. Pastaj puna meveten. Të themi, mua si pjesëtare e popullit serb, karakteristika që nuk mëpëlqen është ajo e tipit ne jemi "populli më i mirë, ne si ne, popull hyjnor",nuk di çka nuk jemi tjetër, kurse në realitet kjo nuk është fare kështu...

Mjaft njerëz merren gjëra, në të cilat nuk besojnë dhe do të duhejtë gjenin diçka që vërtet u përgjigjet dhe ta bëjnë atë punë e jo të rreken mediçka nga jashtë dhe fare të mos futen në esencë të problemit, pastaj tëvalvitin disa etiketa, parolla në realitet të zbrazëta, si tenxherja e zbrazët pabazë... kjo më nevrikos pak që njerëzit nuk punojnë me veten, por ia fusinkot. Kjo është sikur kur njerëzit e pastrojnë shtëpinë e vet dhe nuk kanë kohëtë shikojnë oborret e huaja, por këtu si duket secili shikon tjetrin, çfarë men-don tjetri, çfarë thotë tjetri, kurse veten e përjashton; kopshti i tij mbulohetnga bari, kopshti i shpirtit të tij mbushet me baroja.

Domethënë, njerëzit megjithatë të zbresin pak në tokë. Që nukështë pikërisht çdo gjë ashtu perfekte, veçanërisht te populli serb; pastajdofarë viktimash, po pritni pak, ngadalë, po nuk jeni ju viktimat e vetme...

Kush do të duhej të punonte në pajtim, në thyerjen e paraqgjykimeve dhenë gjërat e tjera, të cilat ti i përmend? Kush do të duhej ta bënte këtë? Kurdëgjohet se do të duhej bërë diçka askush nuk thotë se kush do të ishte aiqë do ta bënte?

Mendoj që ky është problem i mentalitetit në përgjithësi, do të duhejqë parku të jetë i pastër, do të duhej të mos kishte bërllok, pra domethënë -ne do të duhej ta bënim atë. Sepse, nëse unë e hedh bërllokun në kontejn-er e jo pranë tij, nuk do të ketë bërllok. Secili duhet të niset nga vetja e vet,duhet të punojë me veten, të pajtohet me veten e vet para së gjithash, sepsemjaft njerëz janë në konflikt me veten, kjo shihet në shoqëri sa shumë grind-je ka, sa shumë vrasje... si të ndërtohet paqja kur ti nuk je në paqe me vetentënde?

Domethënë, secili njeri do të mund të punonte në atë. Si?Ekzistojnë disa vlera esenciale njerëzore, të cilat duhet respektuar,

vetëm po t'i repsektonin të gjithë dhjetë urdhërat e Zotit, në botë fare nukdo të kishte probleme. Duhet startuar nga ndonjë gjë e verifikuar, ndoshta joideologji ose teori, por nga diçka që vërtet ka vlera, por si të fillohet nga ajokur njerëzit nuk duan as të dëgjojnë. Ja, unë konkretisht nëse shoh që dynjerëz po rrihen, provoj të bëj diçka, ose nëse dëgjoj shprehjen "ne viktima"menjëherë u them, e kanë bërë këtë edhe tanët në Kosovë veçanërisht, atoqë unë i kam parë... Kështu kur po bisedoja një herë me një kolege dhe irrëfeja se si serbët kanë plaçkitur dhe vjedhur dhe unë me sytë e mi i kamparë, ajo më tha: "E sheh këtë, unë kurrë nuk do të mund të mendoja që kjoishte ashtu". Nëse së paku një njeriu ia hap sytë është e majftueshme që sëpaku pak të fillojë të mendojë me kokën e vet, e jo vetëm të pranojë atë qëtë tjerët vazhdimisht ia derdhin pandërprerë dhe atë vazhdimisht të njëjtëngjë. Që së paku të jetë i përgatitur që t'i derdhin në tru gjëra të ndryshme

283

dhe të mund të dallojë çfarë është e vërtetë, e çfarë nuk është... Për pajtiminkryesisht as që mendohet, njerëzit janë zhytur në problemet e veta të përdit-shme. Do të ishte bukur të jetonim në raporte miqësore me ish shtetet, dikurrepublikat tona, për shembull të kemi raporte si me Bullgarinë, Rumuninë,Hungarinë, ashtu disi, sinqertë por në distancë që të mos shkrihemi përsërishumë, që të mos pëlcasë përsëri sherri. Sepse, po më duket që ish shtetipaska qenë i formuar kundër vullnetit të qytetarëve të tyre.

Ti the që mund të nisesh nga vetja ashtu që ofron informacione. A ekzistonedhe diçka tjetër që ti mund të bësh si "njeri i thjeshtë"?

Ky është një hap, unë vazhdimisht i kam këto paragjykime mbikokë... sikur të mund t'i thyeja këto dhe unë po mundohem, aq sa mundem.Jo vetëm kundër nacionaliteteve të tjera, por edhe grupeve në shoqëri.

Cilat frikëra ekzistojnë, cilat janë pengesat për pajtim?Mendoj që te secili popull ekziston frika se mund të ndodhë përsëri

ajo që ndodhi. Prandaj besoj që është më mirë që nga njëfarë distance të fil-lojë pajtimi, por jo siç ndodh kur dy shoqe grinden dhe askush nuk është mëe mirë se ato dhe përsëri shpërthen grindja, por ato raporte reciproke duhettë përpunohen në mënyrë themelore; por tani është vështirë, sepse njerëzitnuk përzihen mjaftueshëm. Ja po e shikoj televizionin kroat dhe serb, poshoh që ka shumë paragjykime në të gjitha anët për anën e kundërt... Sikurnjerëzit të mund të udhëtonin më shumë, të shoqëroheshin, por janë prob-lemet ekonomike dhe nuk mund të udhëtohet; ndoshta dofarë kampesh mëtë lira për rininë, që njerëzit të njihen, që të kuptojnë që ka njerëz normalëedhe në anën tjetër, që nuk janë të gjithë me brirë dhe të mos ndodhë diçkaqë dikush ua ka mbjellë "të gjithë kroatët janë të këtillë, të gjithë shqiptarëtjanë të atillë". Një shoqe e imja nga kori tash së voni ka qenë në Gjermaninë një kamp rinor dhe atje ka njohur disa të rinj kroatë dhe thotë seshoqërinë më të bukur e ka pasur me kroatët, edhe pse ajo ka lindur pas vitit1980 dhe nuk ka pasur rast të shoqërohet me ta, ja, thotë që gjuha i kishteafruar dhe janë shoqëruar më së shumti nga të gjithë të tjerët. Kanë mbeturnë kontakt dhe për shembull në jetën e saj deri tani nuk ka pasur rast tëshohë kroatë.

Pak më parë the se frikësohesh që do të mund të përsëritej pësëri diçka etillë. Ç'mund të bëhet me atë të kaluar që diçka e tillë të mos përsëritet kurrë?Çfarë të bëhet me të? Disa thonë të harrohet, disa thonë duhet ballafaquarme të, disa të falet - si i sheh ti këto? Çfarë të bëhet me atë të kaluar?

Si matematiciente, meqë të gjitha po ndodhin në mënyrë periodike,kam frikë që lufta është funksion periodik - çdo njëzet, tridhjetë, pesëdhjetëvjet... Është më mirë të bëhet ballafaqimi me të, se të harrohet... ekzistojnëdisa gjëra që nuk mund të harrohen. Është vështirë të harrohet, sepse ajoështë si plagë e infektuar, pastaj ajo qelbet, është më mirë që ajo të pastro-het, derisa plaga është e freskët. Po si të pastrohet? Paj nuk di, para së

284

gjithash ata që i kanë bërë ato krime, që kanë vrarë njerëz, kanë dhunuar,kanë plaçkitur - të dalin para drejtësisë. Nuk di a ekziston diku ajo drejtësi,sepse kur njerëzit kryesor në gjyqësi marrin mito, kujt t'i besosh? Sikur atanjerëz të mund të shplaheshin, të pendoheshin, por si t'i detyrosh ata të pen-dohen?

Po si t'ia bëjnë "njerëzit e thjeshtë"? Çfarë të bëjnë ata me të kaluarën e tyre,çfarë të bësh ti me të kaluarën tënde?

Secili bart aq sa mund të bart, aq edhe i është dhënë. Unë e kamshqyrtuar, e kam përpunuar problemin ashtu që të nxjerr nga gjithë ajo qëndodhi vetëm atë që është e mirë. Dhe ata njerëz që i kanë përgjakur duart,nëse jo asgjë tjetër, te ata ngadalë duhet të fillojë të punojë ligji i ndërgjeg-jes. Kështu për shembull ka njerëz që vet paraqiten, që vet fillojnë të rrëfe-jnë çfarë ka ndodhur, sepse i bren ndërgjegjja, sepse kanë zemër dhe shpirt.

Motra ime ka punuar aty, në Lloznicë, në një kafiteri. Një ditë kishteardhur një djalë, në gjendje të dehur ai kishte qarë dhe kishte thënë që ainuk kishte dashur t'i bënte ato; ajo kishte filluar ta pyeste çfarë. Ai kishtethënë që atij si ushtar i thjeshtë i kishin dhënë urdhërin që t'i vriste disa civilëdhe ai kishte qarë duke thënë "unë nuk kam dashur ta bëj atë, unë nuk kamdashur ta bëj atë", domethënë, megjithatë njëfarë brejtjeje e ndërgjegjesekziston. Nëse ai drejtëpërdrejt nuk mund t'u kërkojë falje njerëzve, të cilëveua ka vrarë dikë, megjithatë në shpiritn e tij ka depërtuar fakti që nuk ështëdashur ta bënte atë... gjëja më e keqe është, kur njerëzit bëjnë diçka dhejanë të bindur që ajo që kanë bërë është e mirë, e nuk është, p.sh. "mbyteshqiptarin, mbyte serbin, mbyte kroatin? E pse? Edhe atë e ka lindur nëna,edhe për të do të vajtojë nëna. Por po më duket që njerëzit e thjeshtë qënuk kanë kaluar nëpër të gjitha këto ndoshta nuk janë të ngarkuar me këtë.Është pikëpyetje a mendojnë ata fare për pajtimin, a ndiejnë nevojë ata tëpajtohen me dikë, me të cilin as që janë grindur?

A ke ti nevojë të mendosh për pajtimin ?Diçka nuk jam e sigurt, posaçërisht meqë unë nuk kam qenë në

ndonjë konflikt të drejtpërdrejtë, nuk kam ndonjë arsye, për të cilën do të mëvinte keq, nuk i kam bërë askujt asnjë të keqe. E di që fqinjëve të mi shqip-tar, meqë ata nuk kishin qenë aty gjatë bombardimeve, disa të tjerë u kishinhyrë nëpër apartamente dhe i kishin hallakatur, kurse unë kam hyrë dhe atogjëra i kam kthyer në vend të vet, sepse më vinte keq për ata njerëz... përshembull ai ishte profesor i anatomisë, më vinte keq që librat të mbetenashtu të shkapërderdhura dhe unë i ktheva ato nëpër vendet e veta. Çfarëmund të bëja tjetër?

Kur fqinja ime shqiptare u kthye nga Maqedonia banesa e saj kaqenë në kaos. Ata nuk e hanë mishin e derrit; ia kishin lënë një kokë derri,të pjekur dhe të krimbur mbi tryezë, gruaja villte në shtëpinë e vet dhe nënaime më dha t'i dërgoj çaj, disa qese të nanës dhe kamomilës. Gruaja filloi tëqante dhe nxori para të paguante, kurse unë i thashë: "Jo, fqinje kurrsesi!".

285

Nuk mund të besonte, motra ime shkoi t'i ndihmonte t'i lante tepihët. Kjondodhi pikërisht në periudhën nga 10 deri 20 qershor, pikërisht kur çdo gjë'u rrotullua'. Motra ime kishte një mik shqiptar dhe gjatë kohës së luftës aidhe familja e tij kanë qenë të mbyllur në banesën e vet dhe ajo disa herëshkoi te ata, edhe pse kjo gjë ishte e rrezikshme edhe për shkak të policisë,edhe për shkak të të gjithave, të shkohet dhe të trokitet në derë të dikujt.Pastaj kur ne nuk kishim ushqim ata na sollën miell dhe qumësht dhe atë nganjë pjesë tjetër e qytetit. Ti e rrezikoje jetën të shkoje dhe të ktheheshe. Ajonjerëzorja, ajo është e vetmja gjë që mbetet, këto janë ato shkëndijat ngaajo blozë që mbeti prapa, ajo mirësi njerëzore akoma po lëshon shkëndija.Nuk kam trishtim, nuk dua të helmohem. Për fatin e mirë, Zoti ma ka dhanëmundësinë ta shoh atë anën e mirë, mirësi ka gjithkund, kush do ta shoh -e sheh, por kush nuk do ta shoh, nuk e sheh... unë dua ta shoh.

Çfarë do të thotë për ty ballafaqim me të kaluarën? A është ky ballafaqim mepërgjegjësinë?

Ky është ballafaqim me vetveten, çfarë ke bërë vet, pendim, qëvetveten ta rishikosh që ta kuptosh që ajo nuk është gjë e mirë.

Çfarë mund të bëjë populli për çështjen e pajtimit? Për shembull, çfarë mundtë bëjë populli, të cilit i takon ti?

Para së gjithash të ndalet së aktruari viktimën. Jo që aktrojnë, pormendoj që aq shumë u është rrënjosur ajo gjë, sa ata vërtet mendojnë dhebesojnë që janë viktima, pastaj të respektojë edhe viktimat e huaja, jo vetëmtë vetat. Ekzistojnë të dhëna sa ka të zhdukur. Kur përmendet sa janë tëzhdukur nga ana serbe le të përmenden edhe shifrat sa janë të zhdukur edhenë anët e tjera. Nuk jam për statistika matematikore, sa bën ajo në përqind-je në raport me popullin, sepse secila viktimë është njësoj e vlefshme, aiështë fëmija i dikujt, ose vëllai i dikujt, burri ose babai i dikujt. Siç ndodh, kurthuhet - u vranë aq njerëz, psh pesë njerëz, këto janë pesë familje të ngush-ta dhe të gjëra, kjo nuk guxon të thuhet ashtu. Te ne ka edhe tendenca tëtilla si "kjo është shifër e vogël". Po ajo nuk është ndonjë shifër e madhe! Përdikë që i ka ndodhur ajo tragjedi, ajo është e gjithë bota, ashtu që nuk e di...që të bisedohet pak më shumë. Po mirë, po bisedohet, por e gjithë ajo disipritet me thikë. Po pati në B92, ka emisione të tilla dhe unë i kam shikuar,më kanë shkaktuar tronditje, por i kam shikuar. Më mirë të përjetoj trondit-je, sesa ta gënjej veten. Për shembull më ka goditur shumë, kur kam dëgjuarpër Srebrenicën, vetëm në vitin 2001, deri atëherë nuk kam ditur asgjë... Nukkishim para për antenë sarelitore, nuk kam pasur mundësi të dëgjoj radio-stacionet e huaja, as të lexoj shtypin e huaj; thjesht nuk e kam ditur. Muamë ka treguar një kolegë dhe kur pa se unë nuk po di asgjë, më tha që unëpo aktroj shumë mirë. Kurse unë vërtet nuk kam ditur asgjë. Ky është ai faktia dëshiron ti... por kur nuk ke mundësi të shikosh edhe anën tjetër, por kevetëm RTS tënde dhe sinjalin e dobët të RTS-2, ose e shikon atë ose asgjë.Dhe unë nuk kam ditur.

286

Si e ndjeve veten kur e kuptove atë?Menjëherë më është kujtuar Kragujevci. Pesëdhjetë vjet flitet për

atë, vërtet është e tmerrshme, ti flet për atë ngjarje pesëdhjetë vjet, kursepesë vjet nuk e përmend Srebrenicën... nuk qëndron çështja në faktin, kurdikush ndaj teje është i keq dhe ti bëhesh edhe më i keq se ai, por përpiqutë mbetesh ai që je, të mbetesh më i mirë se ai. Kjo më frikëson. Këtë nuke ka bërë vetëm një njeri, por shumë sish...

Kur thua që atë nuk e ka bërë një njeri, por shumë sish, si e sheh tipërgjegjësinë, a është ajo individuale, kolektive? Ç'dodh me fajin?

Si mund të jetë kolektive, kur unë nuk kam qenë e informuar asatëherë kur ka ndodhur. Kjo ishte e tmerrshme dhe kur e kam parë në B92unë jam tmerruar. Kolektive? Nuk jam e sigurt. Kjo është e vështirë, nuk diçfarë do të mund të bëja lidhur me atë çështje edhe po ta kisha ditur.

Po tani?Kur fillojnë të thonë "janë vrarë aq", mund të them "edhe nga ana

tjetër janë vrarë rreth dyzet mijë". Është marrëzi të them kështu, sepse çdonjeri është njeri... Jeto ti me faktin që nuk di ku është një i yti i afërm përdhjetë vjet. Çfar mund të bëj unë - çfarë të them. Nganjëherë pyetem ç'ështëajo që i ndan njerëzit, a është ky ndonjë përbërës në gjak që përcakton çfarje ti, çfar nuk je.

Si e sheh ti ardhmërinë me një të kaluar të tillë?Oooohhhhh... ajo që më brengos më së shumti është që kanë mbe-

tur aq shumë të korruptuar, në duart e të cilëve do të mbetet ky shtet. Ataqë kanë vlera, ikin jashtë. Kjo më brengos dhe jo vetëm njerëzit nga Serbia,ikin edhe nga Kroacia, Bosnja, mbeten vetëm të vjetrit plot hidhërime. Tanipo përgjithësoj, ka këtu edhe njerëz që mendojnë. Njerëzit në pushtet nëkëto shtete janë produkt i trupit votues në shtetet e veta, atyre që i kanëzgjedhur. Tani ne mund të themi njerëz të këqinj - pushteti i keq. Kjo mëbrengos.

A mund të flasim për përgjegjësinë e atij trupi votues?Paj, ka shumë rezignacione, "po çfarë mund të bëj unë", ka mjaft

njerëz, të cilëve kjo nuk u intereson, çdoherë e më pak dalin në zgjedhje.Ndoshta nuk kanë kohë për shkak të halleve, problemeve, nuk ka kohë as tëmendohet dhe pastaj vjen një i marrë i ri dhe fillon lufta. Kam frikë... nëse tinuk do të marrësh pjesë në atë, do dikush tjetër. Dhe ai tjetri do të jetë shu-micë, edhe pse ndoshta ai nuk është shumicë. Për shkak se të tjerët heshtin.Për shembull shumica e britanezëve nuk pajtohen që të dërgohen ushtarë nëIrak, por janë dërguar, sepse ata që kanë dalur në zgjedhje janë për atë,kurse ata që nuk pajtohen me këtë nuk kanë dalur në zgjedhje, nuk u intere-son. Atë që ke mund edhe ta pengosh, tani e bën dikush tjetër. Nuk është aqe shndritshme...

287

Para se të fillojmë intervistën më rrëfeve diçka që të kishte asocuar në paj-tim... që u ke shkruar letra fqinjëve të tu në Kroaci.

Që nga viti '91 kur u larguam, njerëzit deri në fund mbetën njerëz,dolën të përshëndeten me ne përkundër thirrjeve dhe kërcënimeve të kalim-tarëve, të cilët nuk na njihnin. Derisa numrat e telefonit ishin të njëjtë, dëgjo-heshim me telefon. Ngadalë kontakti u zhduk, gati katërmbëdhjetë vjet.Pastaj vendosa t'u shkruaj, t'u rrëfej pak për ne dhe pastaj ata u lajmëruan.Nuk kishte ndryshuar asgjë. Kur dikush është njeri, mbetet njeri... pati edhelot... fqinja jonë u emocionua, edhe ne u emocionuam. Pse u emocionuamne? Është pikëllues fakti që përnjëherë je i ndarë nga dikush, me të cilin jerritur dhe je shoqëruar çdo ditë, gjysmën e jetës sate. Pastaj takon shumëpak njerëz, siç ka qenë ai dikushi, kështu që edhe ajo me siguri ka menduarnjësoj. Na ftuan që të shkojmë dhe ne i ftuam ata. Një pjesë e shpirtit tëndtë xigëlon, sepse ata janë pjesë e jotja dhe ti je pjesë e tyre. Vetëm pak eshkulim për shkak të disa të tjerëve... kur flitet për diçka, thuase shkrihetvlera e tij. Por duhet të flitet. Nëse e mban në vete nuk do ta dijë askush.

A ke edhe diçka të shtosh për fund?Që secili të niset nga vetja. Ka asi që nuk duan, ka asi që nuk dinë...

Si t'u ndihmojmë. Atë që mund ta bëj, atë po e bëj. Fatkeqësisht, nuk mundtë bëj shumë, por nëse e shkund së paku një njeri që të mos e aktrojë hero-in që valvit me shpatën nëpër ajër, që leh dhe nuk ha, që ta zbres pak nëtokë... edhe e pakta është mjaft, pak nga pak. Sikur secili të bënte nga pak,me siguri do të krijohej diçka e madhe. Aq sa të mundem, mendoj që po iadal. Vetëm kur dikush të thotë: "ja për këtë kurrë nuk kam mund të mendoj",domethënë ja, tani po mendon! Mandej ndoshta do t'i tregojë edhe dikujtjetër nga rrethi i vet, i cili kishte menduar njësoj dhe pastaj ajo informatëdo të përhapet si valë.

Bisedën e zhvilloi: H. R.

("Nuk mundem ta kem mirë unë nëse fqinji im e ka keq" 2005)

Përktheu: Remzije Ajeti

288

ash

Gratë i rikujtojnëkujtimet

Gacko

Unë jam më se dyzet vjeçare. Para luftës jetova në hapësirat eRepublika Serbskës. Qyteti im është qyteti Gacko, në Hercegovinën Lindore.Jam inxhiniere e diplomuar dhe kam pasur një jetë jashtëzakonisht të mirë.Kam punuar në një objekt të madh industrial, i cili ma mundësonte një jetëshumë të mirë. U punësova në ndërmarrjen time thjesht ashtu që unë erdhanë vendin e duhur në kohën e duhur, atyre u duhej një perosn me profesion-in që kisha dhe mua m'u dha rasti që në atë kohë të kyçem dhe ta fitoj atëvend pune. Kisha një rrogë shumë të mirë dhe atëherë ajo eknonomi nuk mëinteresonte shumë. Mendoja që gjithkah është mirë, nëse unë jam mirë aty.

Kisha familjen tre fëmijë dhe bashkëshortin. Edhe ai punonte në tënjëjtin objekt si edhe unë. Kishim një apartament dydhomësh në qendër tëqytetit.

Kam qenë e angazhuar në organizata të ndryshme që nga organi-zatat rinore deri sa isha e re dhe tutje deri te organizata e sindikatës. NëLidhjen Komuniste hyra disi në një mënyrë interesante. Kolegu im që ishteedhe shefi im, kur pati disa probleme në atë aktivitetin e vet politik më thaqë po ta pyesnin ai do të më propozonte mua. Ai ishte i një feje tjetër, ishteserb dhe atëherë me të kisha raporte normale. Atëherë e kisha shef por edhesot mendoj për të njësoj si atëherë para luftës. Mendoj që ende ka mbeturme disa kualitete normale njerëzore, të cilat as lufta, as ndarjet nuk arritënt'ia ndryshojnë.

Popullata në qytet ishte e përzier. Aty jetonin kryesisht myslimanët,të cilët tani quhen Boshnjakë dhe Serbët. Përqindja e myslimanëve në qytetishte më e madhe në krahasim me serbët, por tërë komuna kishte më shumëserbë në raport me myslimanët. Kroatë kishte pak, ndoshta kanë qenë njëpërqind.

Kishte pak martesa të përziera, por kishte mjaft shumë kontakteshoqërore, kumbari, miqësi midis njerëzve të religjioneve të ndryshme.Zënka nacionaliste nuk kishte, ose kishte shumë rrallë. Kryesisht nga anaserbe ishin disa njerëz, të cilët ishin të njohur si nacionalistë, por ata utreguan më të mirë për nacionalitetin tjetër, se sa ata që nuk u deklaruan sinacionalistë.

Nuk e di, atëherë nuk pati fare kurrfarë problemesh. Raportet midisnjerëzve ishin solide, madje mund të thuhet edhe të mira. Mund të udhëton-im, të shkonim në det, të udhëtonim jashtë shtetit, të shoqëroheshim, mundt'i zgjidhnim lirisht profesionet tona, të shkojmë në shkollat, të cilat na

291

pëlqenin, sepse ekonomikisht qëndronim mirë dhe mund t'ia ofronim vetes tëgjitha këto. Vendet ku shkolloheshim ishin kryesisht Mostari dhe Sarajeva.Aty shkonin më shumë myslimanët, kurse serbët preferonin më shumë tëshkonin në Beograd. Por në Beograd mund të shkonin vetëm ata që ishin mëtë pasur, sepse shkollimi atje ishte më i shtrenjtë. Ata që ishin pak më tëdobët materialisht shkonin për shkollim në vende më të afërta, shkonin nëMostar dhe në Sarajevë. Mund të them që Gacko ishte komuna, e cila sipasstatitstikës kishte numrin më të madh të intelektualëve në raport me numrine banorëve të të gjitha nacionaliteteve, përkatësisht të atyre dynacionaliteteve.

Ne thjesht nuk mund të besonin që lufta mund të vinte në Gacko,sepse raportet reciproke më herët ishin të jashtëzakonshme.

Derisa këta nga viset e rrethinave ndoshta shprehnin pak më shumëtipare tipike nacionale të vetat, vendasit kryesisht silleshin mirë, por mendojqë atëherë askush askë nuk e rrezikonte. Kështu mendoja atëherë, mirëpotani mendoj fare ndryshe, sepse nuk po mund të besoj që lufta ia doli t'indryshonte njerëzit që nga baza, totalisht, dikush aty megjithatë kishte men-duar ndryshe.

Për mua lufta ishte një ide e imagjionuar dhe mendoja që kurrë nukdo të mund të pushoj së punuari, që Jugosllavia kurrë nuk do të copëtohet,sepse e konsideroja vend ideal. Kam qenë thjesht e edukuar në atë frymë.

Mirëpo, që nga viti '91 u ndje diçka, njerëzit thjesht ndryshuan,njerëzit e nacionaliteteve të ndryshme pushuan të komunikojnë me njëri-tjetrin, komunikohej vetëm, kur ishte disi e detyrueshme, domethënë kurkishte të bënte me punën. Raportet u distancuan në mënyrë drastike, u fto-hën dhe ishin fare ndryshe.

Në vitin '91 edhe unë e ndjeva luftën. Asokohe tashmë grupe të rez-ervistëve filluan të shkojnë në Mostar. Ato ishin mjete të rënda luftarake,përkatësisht kamionë të rezervistëve, nga të cilët shtihej me armë, ashtu qëne e dinim që diçka po përgatitej në Hercegovinë. Pastaj në vitin '92 erdhënkolona të të zhvendosurve nga Foça. Në një rast edhe unë dola, sepse erdhinjë autobus plot me refugjatë, gra dhe fëmijë nga Foça, thjesht dola të shikojçfarë njerëzish po vinin me ata atuobusë. Fakti tjetër që më paralajmëroi përfaktin që do të ketë luftë qe krijimi i Shqiponjave të Bardha, njësive paramil-itare, në radhët e të cilës qe kyçur llumi nga radhët e popullatës serbe. Ataishin të rinjë, të cilët nuk ishin shkolluar askund, të cilët kishin nxitur zënkaedhe më herët, madje midis atyre anëtarëve të njësive paramilitare kishteedhe fëmijë të luftëtarëve të Luftës së Dytë, domethënë fëmijë të njerëzvetë shquar, njerëzve të rëndësishëm të, cilët dikur ishin oficerë në atëushtrinë, në Luftën e Dytë Botërore, të cilët nga ajo luftë kishin dalur memedalje, të cilët kishin shërbyer si shembull për të gjithë. Madje edhe fëmi-jët e tyre iu bashkuan formacioneve të tilla dhe ata mbillnin frikë, më vonëedhe vdekje mbi popullatën myslimane.

292

Pastaj filloi djegia e kafiterive brenda vetë vendit. Ndodhi kjo njëmbrëmje në Gacko, diku para Një Majit të vitit '92. Atëherë erdhi deri te dje-gia e kafiterive të njerëzve të komunitetit mysliman.

Rreth nesh çdo gjë ishte në flakë, edhe kafiteritë edhe dyqanet. Atëmrëmjë hodhën edhe zola edhe mina.

Atë natë, thjesht e bënë skenarin për luftë. Ata shtinin me armë, atambroheshin, ata nga Shqiponjat e Bardha. Ishin shumë, shkuan madje edhederi te varrezat e myslimanëve, inskenuan një gjendje të vërtetë lufte. Mesiguri, ky është supozimi im, donin të tregohej, se çfarë po përgatitej nëqytet dhe çfarë na priste aty.

Ajo mbrëmje mua m'i hapi sytë dhe që atëherë unë vendosa ta brak-tis Gackon. Të gjithë ata që mbetën përjetuan gjëra të tmerrshme. Një muajqe qetësi e përkohshme, madje njerëzit edhe punonin, por përgatitej çdo gjëpër atë pastrim etnik. Edhe ata që mbetën, ose u dërguan nëpër llogore, oseu vranë, ose u dëbuan për në Maqedoni.

Për shkak të rrezikut për jetë unë më datën 4 maj '92 e braktisashtëpinë së bashku me fëmijët e mi.

Kur e braktisa shtëpinë e kuptova këtë si lehtësim, sepse aty me ditëtëra nuk mund të fleja normal, më kishte kapluar një frikë se dikush do tëhynte brenda në shtëpi, sepse qarkullonin llojlloj rrëfimesh. Familjetngjesheshin ashtu të lidhur sipas farefisnisë, nga dy tri familje flenin në njëbanesë. Unë nuk shkova askund, babai im thjesht më thoshte vazhdimisht,jo kurrsesi, këto janë marrëzi, asgjë nuk do të ndodhë nga ato gjëra, njerëz-it flasin ashtu kot, çfarë lufte, s'ka asgjë nga ajo punë, këtu populli është nor-mal, kjo nuk do të ndodhë. Dhe gjithmonë ndihem fajtore që lejova të mëbindte ashtu dhe lejova të ma jepte një pamje aq joreale të situatën, kurseunë nga ai prisja që si një njeri më i vjetër të më japë një këshillë, shiko, bir,po përgatitet luftë, shko ti, ruaje kokën tënde dhe të fëmijëve të tu. Ndoshtado ta braktisja Gackon edhe më herët, po të kishte ai një qëndrim tjetër, porunë mbështetesha në qëndrimin e tij me këmbëngulje.

Shkova në një vend më të afërt ku jetonte një kushëri imi. Ishte largnja dy, tri ose katër kilometra.

Tani momentalisht ai vend është i braktisur, sepse vendi gjatë luftësu pastrua etnikisht plotësisht dhe u rrafshua me tokën totalisht. Ky është njëfshat, në të cilin kanë jetuar kryesisht myslimanët, nuk kishte serbë, sepsefshatrat kanë qenë kryesisht etnikisht të pastra, ose ishin fshatra serbe osemyslimane.

Së pari ndodhën burgosjet e një grupi myslimanësh. U kapënmeshkujt e moshave më të pjekura dhe bijtë e tyre, kryesisht nga një shtëpiu morën nga dy vëllezër me fëmijët e tyre dhe u dërguan në llogor në Bileqë,pastaj diku në Mal të Zi, nuk di ku. Ata përjetuan gjëra të tmerrshme, i keq-trajtuan, por mbetën të gjallë, mirëpo shumica prej tyre tani janë invalidë.Pastaj pasoi shtënja me armë.

Luftën myslimanët nuk mund ta pranonin, sepse nuk ishin të

293

armatosur. Kishte aty-këtu ndonjë armë, dikush individualisht kishte, kishinpushkë gjuetie, disa më të vogla, kështu që ata i përdorën ato, mirëpo meato nuk mund të arrihej asgjë, mendoj nuk ishte armatim i barabartë. Ngaana tjetër serbët dhe rezervistët ishin të armatosur mirë, ata ishin popull qëkishin armatim më të mirë.

Unë shkova në Trebinje. Nuk arrita të marr asgjë me vete, vetëmdisa gjëra të vogla personale, kryesisht gjëra për fëmijët. Im shoq nuk arrititë dalë nga Gacko, sepse për meshkuj në atë kohë nuk ishte e lirë lëvizja nëdrejtim të Trebinjes. Ai mbeti me të ëmën në mal dhe qëndroi në strehim tëgrave, fëmijëve dhe burrave dhe jetoi aty dy muaj. Në Trebinjë bujta një natënë një familje trebinjane dhe të nesërmen u detyrova të kërkoj leje për daljeqë të shkoj në Dubrovnik. Deri në Dubrovnik shkova me autobus. Në atubusnuk pati ndonjë problem, dëgjoheshin ashtu disa këngë nacionaliste, këngëtë çetnikëve, mirëpo vërtet deri deri në Trebinje askush nuk na ngacmoi. Nëstacion morëm ato farë lejesh ushtarake, të cilat duhej t'i kishim, sepse poshkonim në drejtim të Dubrovnikut.

Në Dubrovnik mbrojtja civile na pranoi shumë mirë. Na ofruan ako-modin në hotelin Libertas. Kjo ishte vetëm tranzit, në kalim, kurse qendratpranuese ishin në Korçullë, në Peljeshac, atje kishte shumë refugjatë. NëDubrovnik qëndruam vetëm një natë dhe të nesërmen me anije u nisëm nëdrejtim të Rijekës, në të vërtetë cak (vendi ku duhej të shkonim) e kishimSlloveninë.

Në Slloveni jetova dhjetë muaj në qendrën e strehimit për refugjatëtnga Bosnja. Unë, fëmijët dhe nja dhjetë gra të tjera. Ishim gjithsej rrethpesëdhjetë veta. Shkuam atje nga kushtet e një jete normale në disa kushte,nuk di, sipas mendimit tim kushte të burgut. Sa i përket lirisë së lëvizjes kemiqenë nën mbikëqyrjen e një kontrolli të ashpër. Nuk e di pse Sllovenia ndër-mori masa të tilla kujdesi, ndoshta me arsye, por për mua kjo ishte epakuptueshme, posaçërisht në raport me gra dhe fëmijë. Pati edhe shembujtë shëmtuar nga ana e refugjatëve, të cilët atë situatë thjesht e kuptuan nëmënyrën e tyre. Pati edhe jetë të shfrenuar të individëve dhe ndoshta pikër-isht për këtë arsye ata i ndërmorën ato masa më të ashpra kontrolli.

Nuk pati kurrfarë ndihme, kryesisht vetëm ato që i dha ajo qeveriae Sllovenisë. Ky ishte ushqimi në kuzhinë, me të cilin ne nuk mund të përsh-tateshim. Ushqimi ishte i dobët, por ishte ndihma e vetme nga Italia. Atavërtetë ofruan ndihmë të përzemërt, posaçërisht për fëmijët dhe refugjatët,aq sa patën mundësi, posaçërisht ai Karitasi i tyre, pastaj disa individë tëpasur, të cilët ofruan ndihmë individuale për refugjatët.

Pas dhjetë muajsh unë vura kontakt me tim shoq. Ai që kur ishte nëGacko kishte dëgjuar që ne ishim larguar. Nëpërmes të radio lidhjeve disi ekuptuam që ata po jetojnë në pyll, ushqehen me frutat e pyllit dhe jetojnë nëmënyrën më primitive, siç kanë jetuar njerëzit dikur. Në apartament nuk kishte

294

pasur guxim të shkonte, sepse ata që kishin mbetur në qytet ishin zënë.Shumica prej tyre ishin vrarë, kurse disa i kishin dërguar në llogorin e Biljeqit.

Pastaj im shoq kishte arritur të dilte nga andej nëpërmjet të maleve.I nxori një grup i njerëzve të armatosur, të cilët asokohe ishin në

njësitë ushtarake të KKM-s. Ata ishin gjithashtu myslimanë, njerëz ngaGacka, të cilët kishin ardhur dhe i ishin bashkëngjitur KKM-s. KKM-ja kishtearmatim më të mirë, kështu që ata i kishin armatosur, sepse ishin në dijenipër atë operacion që ata shkojnë për të shpëtuar popullatën civile. Uamundësuan dhe nja dhjetë prej tyre shkuan dhe shpëtuan ndoshta rreth 300njerëz nga vendi ku ishin strehuar. Përmes bjeshkëve udhëtuan ndoshtakatër ose pesë ditë në Igman dhe kështu i sollën deri në Mostar.

Biseduam me telefon, ai na merrte shpesh në telefon, e dija gjend-jen, e dija që në Mostar gjendja ekonomike ishte shumë e rëndë dhe që luftaakoma nuk kishte pushuar, por unë thjesht dëshiroja të kthehesha. Nukmund të mësohesha në kushtet e Sllovenisë, ishte tmerrësisht vështirë.

Pas dhjetë muajsh unë shkova drejt Rijekës, nga Rijeka deri në Splitdhe pastaj nga Spliti me një autobus kroat erdha me fëmijët deri në Mostar.Ndodhi kjo në vitin '93, para konflikteve të kroatëve dhe myslimanëve.Atëherë e pashë përsëri tim shoq.

Këtu e gjeta vendin për të jetuar dhe pikërisht në shtëpinë ekushëririt tim, sepse para se të vija unë ata më kishin thënë që ekzistonte njëgarsonierë në atë shtëpi, ku ti mund të jetosh më fëmijët dhe unë erdha aty.

Nja dy muaj jetuam disi normal, ndodhte aty-këtu ndonjë granatë ngakëto vise prej nga serbët gjuanin nga mali lart, nën Velezhje dhe pastaj më 9maj '93 filloi konflikti. Atë ditë u hodhën 1000 granata në Mostar. Unë nukbesoja se do të mbetej dikush i gjallë, aq e tmerrshme ishte gjithë situata.

Këtu jeta qe e tmerrshme për të gjithë ne, ushqimi i dobët, nukkishin ushqim fare. Ndalohej gjithë ushqimi që vinte në drejtim të Mostarit,kështu që popullata këtu për nëntë muaj jetoi thënë drejt nga asgjë. Jetuamnga barishtat që i mblidhnim natën, nga orizi që kishim, pastaj nga disambetje të disa ushqimeve, as vetë Zoti nuk e di si mbijetuam. Nuk kishteasgjë, jetohej tmerrësisht keq.

Granatim kishte çdo ditë. Unë jetova në bodrum me siguri shtatmuaj. Ky ishte thjesht një bodrum pa dritare, pa agjë, një strehimore atom-ike. Madje tri herë e ndërrova vendin kur granatohej.

Atë shtëpinë, tek e cila unë sapo u shpërngula, atë e rrënuan. Sëpari e dogjën, pastaj VBR-oja ajo që nxirte një numër të madh projektilesh errënoi fare. Ishte fat i vërtet që së pari u dogj dhe unë arrita të dal prej saj.Strehimorja e dytë qe gjithashtu një bodrum, i cili gjithashtu u granatua dheprej aty u detyrova të ikja. Srtehimi i tretë qe një bodrum në atë rrugën krye-sore ku e kalova pjesën tjetër të kohës. Vetëm dy muaj jetuam ashtu disi nor-mal, kurse shtatë muaj jetova nën dhe.

Kur përfundoi lufta me të vërtetë, më besoni që po të më pyestedikush nuk do të dija të tregoja, kështu e përjetoj tani këtë, do të dëshirojaqë kjo të mos më kujtohet kurrë më.

295

Ne nuk besonim se lufta përfundoi. Unë atëherë, si edhe të tjerët,nuk mund të ecja normalisht rrugës, por ecja me frikë dhe ecja nën strehëtë shtëpive. Mendoj që për secilin që kishte ardhur nga jashtë ne dukeshimjonormalë, sepse jetuam në kushte jonormale dhe nuk patëm sukses tëadoptohemi në atë, me faktin që erdhi paqja, por gjithmonë kur shkonimdiku mendonim kjo shtëpi është e mirë për strehim nga granatat, në kupti-min se ka vend për t'u strehuar në rast sulmi.

Që nga atëherë nuk pati luftë, ndoshta ndodhi ndonjë granatë aty-këtu, edhe pastaj pati lëndime, por luftë më nuk pati.

Meqë çdo gjë ishte e rrënuar, atëherë erdhi edhe Bashkimi Europiannë Mostar dhe filloi rindërtimi i qytetit. Situata me ushqime u përmirësua.Ushqim kishte pak më shumë. Shikuar nga ky pikvështrim tani ushqim kishtepak, vetëm në sasi të kufizuara. Na jepnin qumësht, yndyrë, miell, oriz,makarona dhe kështu njëfarë ushqimi themelor. Vinte edhe ndihma human-itare. E di që mielli ishte nga amerika apo Bashkimi Europian, nuk e di burim-in, por di që bashkësitë lokale ua ndanin popullatës ushqimin në disa pakokartoni.

Ato sasi të ushqimeve në fillim ishin të mjaftueshme, por me kalim-in e kohës, bëheshin çdo herë më të vogla, kështu që tashmë ka dy vjet qëshumica e njerëzve nuk marrin asgjë. Me punësimin e disave ndihma human-itare bëhej çdo herë e më e vogël, përkatësisht i largonin banorët nga listandihma humanitare. Atëherë unë u kyça në një organizatë dhe aty mbetaderi më sot. Aty u punësova në vitin '95. Im shoq nuk punon askund. Fëmijëtshkojnë në shkollë. Problemi më i madh për mua këtu është pasiguria, sepseunë këtu kam një punësim të përkohshëm dhe një vendim të përkohshëm tëapartamentit. Çdo gjë për mua është e përkohshme. E kjo përkohshmërizgjat tashmë shtatë vite.

Në vendin prej nga jemi dëbuar, janë dëbuar të gjithë. Është prob-lem se çfarë do të ndodhë me pronat tona që kanë mbetur atje, me aparta-mentet, me tokën dhe me shtëpitë private.

Shtëpinë time e pashë edhe një herë vitin e kaluar. Apartamenti kukam jetuar unë nuk është rrënuar, por nuk pata guxim të shkoj dhe të hyjaty, thjesht pata frikë nga reagimi i banores dhe nuk desha ta sjell veten paranjë sprove që dikush të më presë keq. Disa të tjerë kanë provuar të hyjnënëpër shtëpitë e tyre, por të rrallëve ua kanë lejuar të hyjnë, kanë hasurthjesht në rezistencë, nuk mund të hysh, ua mbyllin derën etj.

Mirëpo, e vizitova shtëpinë e babait tim, në të cilën jetojnë serbët.Shkova së bashku me babain tim dhe njerëzit atje na pranuan në mënyrë farenormale. Ata njerëz ishin nga Mostari dhe ata patën njëfarë qëndrimi farenormal për ardhjen tonë, ndaj dëshirës sonë që të vijmë dhe ta shohimshtëpinë tonë. Por unë thjesht nuk ndihesha mirë. Kisha një ndjenjë të keqe,një ndjenjë jashtëzakonisht të keqe.

296

Mendoj që kishte kaluar një periudhë bukur e madhe që kjo ndodhindoshta dy vite pas Dejtonit, atëherë populli kishte pak më shumë dëshirëqë të kthehej. Mirëpo kjo tani është çdo herë e më vështirë, sepsendryshimet ndihen në secilin segment të jetës. Ky nuk është më vendi ku keniqenë dikur. Ne do të na duhej të mësohemi në atë jetën atje, në vendin tonë.Besoni, që sa më përket mua personalisht, unë vështirë do të kthehesha, pornuk mund të flas në emrin e të gjithëve. E di që prindërit e mi me padurimdo të prisnin të kthehen pa marrë parasyh rrethanat.

Në Mostar e tillë është situata, në pjesën lindore jeton shumicaboshnjake, kurse në pjesën perëndimore shumica kroate. Në Mostar unë këtënuk e përjetoj siç e përjetojnë vendasit. Ata thonë, dhe natyrisht ata e për-jetojnë më rëndë, sepse shumica prej tyre kanë apartamente në Mostar nënjërën apo në tjetrën anë dhe nuk mund të kthehen. Të tillë ka shumë, porthjesht në zemrën time këtë nuk e përjetova aq rëndë, si vendin prej ngakam ardhur unë.

Pse ndodhi e gjithë kjo kurrë nuk do të mund ta kuptoj. Nevazhdimisht flisnin që jemi në Europë, që jemi popull europian, por mendojqë askund asnjë popull i qytetëruar nuk do të mund ta bënte një vepër tëtillë. Sepse asnjë njeri normal nuk pati interes nga lufta, asnjë njeri normal.Sipas mendimit tim këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit primitiv, vërtet. Unëkëtë kurrë nuk mund ta kuptoj. Disa njerëz vërtet gjatë luftës përfituan dheu pasuruan, ndërsa më së vështiri e kaluan të internuarit dhe të dëbuarit,sepse ata i humbën të gjitha ato që mezi i fituan me vite të tëra. Humbëntraditën, emrin, në disa vende njerëzit nuk do të kthehen kurrë, ata emra nukdo të ekzistojnë kurrë më.

Dikush thjesht dëshiroi që ta rrumbullakësojë një krijim shtetërordhe ta konsiderojë të vetin, ja. Tani jemi dëshmitarë të krijimeve etnikisht tëpastra, të cilat i krijuan. Në Bosnjë dhe Hercegovinë kemi tri pjesë. Në njëpjesë kemi shumicën absolute të banorëve serb dhe atë Federatën, e cilasipas mendimit tim është shumë e luhatshme, sepse aty janë dy popuj, tëcilët akoma nuk i kanë pastruar hesapet me njëri-tjetrin.

Unë mendoj që nuk duhet të bëhet më kurrë luftë, por nuk e di,vërtet nuk di. Por po të fillonte përsëri lufta, me siguri nuk do ta prisja mëkëtu. Gjithmonë kujdesem ta kem pasaportën të gatshme dhe të kemmundësi të ikë jashtë.

Kjo është dëshira ime dhe këtë do ta bëja me siguri në çdo rrethanëdhe kurrë më asnjë ditë nuk do të prisja në luftë, kurrë. Do të dëshiroja tëvras veten menjëherë.

Dëshiroj që edhe Bosnja dhe Hercegovina përfundimisht të qëndro-jë në këmbë të veta, që njerëzit të lirohen nga ato simptome nacionaliste dhetë mendojnë më shumë rreth problemeve ekonomike. Situata ekonomikeështë e vështirë dhe është vështirë të punohet dhe të veprohet politikisht nëvendin, i cili përjetoi një luftë dhe shkatërrime aq të tmerrshme, por mendojqë të gjithë duhet të lirohen nga ai nacionalizëm.

297

Është më mirë të mendojnë në faktin kush me kë do të bëjë tregti,kush është partneri i tyre dhe kështu me radhë. Njerëzit që e kuptuan drejtekonominë ata edhe sillen ashtu dhe për këtë arsye kanë sukses. Ata njerëzedhe tani jetojnë mirë.

Në aspektin global situata ekonnomke është e keqe, nevojiten sa mëshumë industri themelore, duhet të hapen sa më shumë vende të reja pune,punësime, edhe gruas duhet t'i ofrohet vendi i duhur, sepse mendoj që gratëjanë fuqi, e cila mund ta nxjerrë këtë shoqëri nga kriza, në të cilën është zhy-tur, sepse gratë përhapin demokracinë. Ato në esencë kanë më shumë idepër demokracinë se sa burrat. Mendoj që ai socializmi, në kohën e para luftësishte diçka që njerëzit i futi në një apati. Ai nuk jepte pamje reale përekonominë. E gjithë kjo paraqitej në mënyrë joreale dhe mendoj që ajo sit-uatë ekonomike e shtyri mjaft shumë vendin tatëpjetë kodrës. Por unë nukdo ta pranoja as këtë modelin tani, as modelin e para luftës. Ne duhet tëzgjedhim ndonjë model, i cili është i ngjashëm me modelin e perëndimit,sepse mbrojtja e pronës private duhet të jetë orientim themelor. Mua mëpëlqejnë ato principe, respektimi i të drejtave njerëzore dhe mbrojtja epronës private, kjo është ajo që ne na duhet ta pranojmë si model, diçka qëështë e përshtatshme për kushtet tona dhe për njeriun tonë. Ne nuk mundta marrim thjesht modelin perëndimor, nuk mund ta marrim modelinamerikan, sepse ne nuk kemi bazë për këtë. Ne akoma nuk jemi në atëshkallë të qytetërimit, rrugët tona historike janë të ndryshme, njerëzit tanëjanë ndryshe dhe kjo është çështja.

As ai socializmi nuk qe ideal, ai vërtet në dukje dukej i tillë si në për-ralla, mirëpo ishte i rrejshëm. Sepse mu si kala prej letre u shkatërrua ajoekonomi. Sa i përket situatës së tashme politike, ajo është kurrfare. Sërishtnë pushtet janë partitë nacionale, sërisht në pushtet janë njerëzit që janëjashtëzakonisht shumë të orientuar drejt bazës nacionale dhe unë nuk kamsimpati ndaj asnjë partie, madje edhe ndaj PAD-s* që i përfaqëson boshn-jakët. Mendoj që edhe aty ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë.

Në njëfarë mënyre çdo gjë filloi për shkak të interpretimit tëndryshëm të religjionit, përkatësiht për shkak të kepërdorimit të religjionit.

Ata që i takojnë një religjioni tjetër, konkretisht tani serbët dhekroatët ata mendonin që ai religjioni i tyre është në një nivel më të lartë nëraport me islamin dhe ata konsideronin se këtë duhet ta shkatërronin. Jo tëgjithë, por grupe të caktuara njerëzish. Unë mendoj që secilin religjion duhetrespektuar dhe secili religjion në bazë ofron të mira. Mendoj që ajo laramanina jep një begati më shumë, religjionet mua nuk më pengojnë, aq më shumësipas mendimit tim është më interesante, vërtet. Unë mendoja kështu gjith-monë. Mua më së shumti më godet fakti që gjithmonë kam jetuar me njerëzqë paskan menduar ndryshe dhe unë nuk e dija këtë.

298

* Partia e Aksionit Demokratik

Tani për çdo njeri është i rëndësishëm identiteti, edhe për mua ështënjësoj. Për boshnjakët posaçërisht tani është shumë i rëndësishëm. Shumicaprej tyre nuk ka pasur ndonjë identitet të vetin, ose qëndrimin ndaj identitetite kanë pasur të paqartë. Myslimanët nuk e dinin çfarë janë, sepse një kohëdisa ishin serbë, kryesisht këta lartë në pjesën, ku tani është serbe, kurse tëtjerët anuan kah kroatët, por nuk i takonin as njërës palë, as tjetrës. Pastajedhe njëra palë, edhe tjera i mtonin, kurse tani për njeriun e ndershëm ështënormale ta ketë identitetin e vet dhe të jetë dikushi. Boshnjakët nuk e kishinshtetin e tyre amë, nuk kishin në kë të mbështeteshin, por nuk i pranonte asnjëra palë, as tjetra.

Pati raste të tilla që dëshironin të jenë njëra përkatësi ose tjetra,kurse unë thjesht doja të jem ajo që jam, sepse unë këtë nuk mund tazgjedh. Unë jam qytetare e Bosnjës dhe Hercegovinës. Jam boshnjake ngaBosnja. Ky është identiteti im. Mua më ka lindur boshnjaku, përkatësishtboshnjakja dhe unë jam detyruar të jem ajo që jam, këtë nuk kam mundurta zgjedh.

Mirëpo, ka edhe në këtë anë shumë intriga dhe disa janë bërë bes-imtarë të flaktë e kurrë nuk kanë qenë të tillë. Sa më përket mua, unë mbetame të njëjtin qëndrim në raport me religjionin. Marr nga religjioni atë qëështë më e mira, raportin ndaj njerëzve, raportin human dhe njerëzor ndajsecilit. Nuk jam bërë myslimane më e madhe se sa kam qenë, por kam mbe-tur e njëjtë, siç kam qenë sa i përket kësaj çështjeje. Religjionin duhet takuptosh drejt në kuptimin që të mos e urresh tjetrin. Nëse i përket njëreligjioni të mos e urresh njeriun tjetër, kështu e kuptoj unë religjionin. I ofrojpaqe secilit, por unë nuk e di a është e mirëseardhur kjo ofertë e imja.

Për ardhmërinë time personale dëshiroj që të kem një vend pune tësigurtë, që fëmijët e mi të kenë një mundësi që të arsimohen dhe të zgjid-him problemet tona të banimit. Me siguri do të mbetem në Mostar, sepse unëmegjithatë jam njeri lokalist. Nuk do të dëshiroja të shkoj gjëkundi, do tëdëshiroja ta ndërtoja ardhmërinë time këtu për veten dhe fëmijët e mi.

Të gjithëve do t'u dërgoja një këshillë që të jenë të kujdesshëm pamarrë parasysh me kë kanë kontakte, që gjithmonë të kenë një dozë rezerve,sepse t'i besosh dikuj verbërisht, siç u tregua në këtë shembull nuk ështëmirë. Askush askujt të mos i besojë plotësisht, sepse ajo verbëri shumënjerëz i ka sjellë deri te humbja e jetës, deri te humbja e atyre të mirave nëtë gjitha aspektet.

(Zërat e agimit - dëshmitë e personave të shpërngulur 2005;dëshmi të mbledhura prej vitit '97-'99)

299

Zenica

Jam 35 vjeçare dhe para luftës kam jetuar në Zenicë me prindërit.Ne kishim një shtëpi private në një paralagje të Zenicës. Punoja në Zenicëdhe kisha një vend pune të shkëlqyeshëm. Punonte vëllai im, babai, nënadhe unë. Para luftës ishte vështirë të gjendet një punë e mirë dhe kishteshumë të papunë. Personalisht te unë standardi i jetës ishte shumë i mirë.Unë mendoj se përgjithësisht të gjithë jetonin mirë. Secili punonte dhe ikishte kushtet elementare.

Rreth vendit tim kishte vetëm myslimane dhe kroatë. Pra, ishtepikërisht një vend i përzier. Njëri i tillë, tjetri i atillë. Serbët qenë në pjesëntjetër të Zenicës, perndryshe thuhet se në Zenicë ishin rreth 50 përqind mys-limanë, 25 përqind serbë dhe 25 kroatë - para luftës e tërë komuna e Zenicës.

Njerëz të ndryshëm punonin dhe jetonin së bashku, e jetonin njëjetë normale. Ne kurrë nuk kontaktonim si të ishim miq, nuk e vizitonim njëri-tjetrin. Por përshëndeteshim si fqinjë. Babai im nuk kishte ndonjë mik që ivinte në shtëpi. Në shtëpinë time jo. Ku di unë që nga kohët e mëhershmeishte ashtu, por mënyra e sjelljes në stilin mirë mëngjes, mirë dita, mirëmbrëma dhe nuk kishte kurrfarë problemesh. Edhe koleget e mia në vendine punës i takonin një besimi tjetër fetar, edhe kolegët e babit, edhe kolegëte secilit, punohej në mënyrë normale, nuk shikohej në asgjë.

Unë mendoj që atëherë ishte bukur, që nuk duhej të ndryshohejasgjë, që jetohej nga puna vetanake dhe jam e mendimit që nuk ka rëndësikush është ai fqinj. Le ta jetojë ai jetën e vet, kurse unë do ta jetoj jetëntime. Fakti që drejtorin e kishe të një feje tjetër, komshiun të një feje tjetër,kjo nuk ka rëndësi.

Unë nuk besoja se do të ketë luftë deri sa nuk dola nga shtëpia ime.Kam thënë që serbët i filluan të parët ato konflikte, thosha që nuk mund tanine, tani unë po flas për atë popullin tim, të luftojmë me myslimanë, as mys-limanët me ne, kur jemi njëri ky e tjetri ky. Mendoja që kjo nuk mund tëbëhej. Që komshiu nuk do ta sulmojë babain tim, as babi im komshiun, i ciliishte mysliman. Nuk besoja kurrë që mund te ndodhte kështu. Problemi nëZenicë filloi në Amiq, më 16.04.'93, Para Ahmiqit nuk pati ashtu probleme tëveçanta, nuk pati probleme në ndonjë familje ose të ngjashme. Deri atë ditë.

Kur u sulmuan Ahmiqët, atëherë shumë myslimanë nga Vitezi kalu-an në Zenicë dhe normalisht atëherë kroatët në Zenicë ishin të poshtmit.Pastaj myslimanët i sulmuan ata që ishin nga ajo anë, kroatët. Ata u dëbuannga aty, tani ndodhi ajo e dini shko ti tani atje. Edhe mua më thoshin - shkoti tani te të tutë.

300

Ahmiqët ishin ushtri e BdheH, konflikti në Zenicë ndodhi midisUshtrisë dhe KKM-s. KKM-ja ishte shumë më e dobët. Ata përjetuan shumësulme, pastaj aty diku ata treguan mbrojtje, ku di unë, në atë territorin kuështë vendi im. Nga Zenica u nxorr shtatmadhori i KKM -s përmes territorittonë, pranë shtëpisë sime dhe shtëpive të kushërinjve të mi. Aty ndodhi një-far rezistence dhe pastaj Ushtria e BdheH u revanshua - i dogjën shtëpitë nëato pjesë të Zenicës. Më 18.04.'93, edhe vendi im u dogj. Ushtria ishte më efuqishme, KKM-ja u dorëzua dhe në Shtëpinë NP (Ndëshkuese Përmirësuese)i mbyllën ata që i alivanosën.

Edhe ne u detyruam të shpërngulemi nga shtëpia. Ishte etmerrshme. Gjyshja ime, nëna ime dhe unë deshëm të dalim nga shtëpia,meqë të gjithë kushërinjtë tanë po shkonim dhe KKM-ja na thoshte që t'ibraktisim shtëpitë, thoshte që të gjithë civilët duhej të tërhiqeshin. Im vëllaishte në vijat e KKM-s, kurse im atë nuk deshi ta braktiste shtëpinë. Aithoshte: "Nuk dua të dal, askujt nuk i kam bërë ndonjë faj". Atëherë unë ithashë: "Nëse babi ti nuk do, nuk dua as unë". Nëna tha: "Nëse nuk doni ju,nuk do askush", mirëpo e lëshuam shtëpinë të gjithë, kur filluan të shtënatdhe granatimi dhe ku di unë, kur Ushtria iu afrua shtëpive, atëherë e brak-tisëm të gjithë. Asgjë nuk patëm mundësi të marrim me vete nga shtëpia.Unë dola nga shtëpia dhe pashë një mik timin, i cili kishte qenë në KKM, njëkolegë imi i shkollës dhe e thirra: "Goran, nga po shkon?". Meqë KKM-ja udorëzua, anëtarët e KKM-s iknin, njëri këndej tjetri andej. Mundoheshin tëshpëtonin, i hiqnin uniformat e ku di unë. Unë i thashë: "Goran, kah poshkon?".

Ai më tha: "A ende jeni në shtëpi a?" Unë ia ktheva: "Po jemi tëgjithë." Kurse ai më tha: "Braktiseni shtëpinë!" Në afat prej gjysmë ore ikëm.

Unë e ndjeva veten shumë keq kur e braktisa shtëpinë. Nuk di, si tëkishte qenë ëndërr. Si të mos kisha qenë e vetëdijshme. Thjesht, unë mendo-ja që të nesërmen do të vi përsëri në shtëpinë time dhe do ta vazhdoj jetën aty.

Shkuam në qytet te daja im, në Zenicë dhe qëndruam aty shtatëditë. E kjo është interesante për këtë rrëfim. Im atë u kthye pas dy orësh nështëpinë tonë. Vetëm erdhi na dërgoi ne te daja dhe tha: "Unë po shkoj nështëpi". Babi dhe disa ta afërm u kthyen nëpër shtëpitë e veta. Babai im ishteduke qëndruar para shtëpisë, derisa një pjesëtar i Ushtrisë po i nxirrtegjësendet nga shtëpia jonë. Një komshi yni, i cili kishte qenë atëherë me timatë, një civil mysliman i kishte thënë babit tim, mos trego kush je, sepse këtujanë përzier komshinjtë myslimanë, civilët tanë dhe pjesëtarë të Armatës nëuniforma. Ishin të përzier dhe kështu këta pjesëtarët e Armatës nuk e dininkush ishte babi, a është komshi mysliman, vendës ose kroat, pronar shtëpie.Ata gjatë asaj nate, ndodhi kjo në muzg nga ora pesë deri në mëngjes idogjën nëntë shtëpi dhe gjashtë i zbrazën. Shtëpia jonë nuk u dogj, porvetëm ishte zbrazur. Diku pas mesnatës ai na u lajmërua me telefon. Lidhjetme Zenicën punonin kështu që ai u paraqit me telefon te daja dhe tha që aiështë gjallë dhe na porositi që të mos brengosemi, se ai do të vinte në mëng-jes, sepse nuk donte të nisej në mbrëmje për shkak se kishte dy kilometra egjysmë rrugë nga atje deri në qytet. Të nesërmen një kushëri na pyeti kush

301

dëshironte të vizitonte shtëpitë e veta, sepse ai kishte një furgon, automobildhe do të na dërgonte atje. Unë qeshë personi i parë femër që shkoi atje lartnë mëgjes në orën gjashtë. Përndryshe, meqë atje kishte ushtri, nakëshillonin që atje lart kurrsesi të mos shkonin femrat, por të shkonin vetëmburrat. Kur shkuam patëm çfarë të shihnim. Shtëpia jonë vetëm ishte zbrazur,thjesht çdo gjë ishte nxjerrur jashtë. Ato që kishin mbetur nga mobiliet emëdha dollapët e dhomës së fjetjes ishin rrëzuar dhe shkatërruar, dritaretishin thyer. E gjithë kjo ndodhi brenda natës. Meqë babi gjithë këtë e kishteshikuar ulur në bankën para shtëpisë e kishte njohur njërin prej tyre. Ai djalëi ri është nga qyteti ynë, por nga një pjesë tjetër e qytetit.

Ne qëndruam te një kushëri. Qëndruam te ai disa ditë, por unë çdoditë shkoja në shtëpinë time. Nuk e lejonim nënën dhe gjyshen të shkonin,sepse ishin keq me shëndet. Nëna ime është e sëmurë, fizikisht është esëmurë, prandaj nuk e lejuam të shkojë atje dhe t'i shohë të gjitha ato. Nukdëshironim t'i shihte të gjitha ato, sepse kjo do ta shqetësonte shumë. Njësojedhe gjyshen, grua plakë.

Im vëlla meqë kishte qenë në KKM nuk guxonte të qëndronte nështëpi. Ai nja dy muaj ndejti fshehur, derisa Armata nuk e zuri dhe e dërgoinë shtëpinë NP dhe e mbylli atje.

Atmosfera në Zenicë ishte shumë e tensionuar. Ishte e mjerë dhedhe fatkeqe. Ne nuk kaluam aq keq. Shtëpia jonë nuk u dogj. Kurse shtëpitëe kushërinjve tanë u dogjën të gjitha. U dogj çdo gjë.

Pas shtatë ditësh babi dhe nëna u kthyen në shtëpinë e vet. Atëherëvinin nga SFOR-i dhe jepnin najlona me armaturë, ushqim dhe ato gjërat ele-mentare. Dritaret u gozhduan dhe disi u rregullua pak. Pas kësaj u kthyen nështëpi dhe deri sa u nënshkrua paqja e me Vitezin, Zenica një vit ka qenëqytet i mbyllur, i bllokuar. Deri sa nuk u nënshkrua ajo marrëveshje e paqesmidis myslimanëve dhe kroatëve situata ishte e tmerrshme. Unë kam qenënë Zenicë, në shtëpi. Im atë një vit nuk fjeti në shtëpi. Vinin në shtëpi,trokisnin dhe e kërkonin. Thjesht nga frika im atë dhe disa kushëri u orga-nizuan dhe u përgatitën. Thjesht nuk donin të vinte dikush natën dhe t'i sul-monte pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre, prandaj ata vendosën të qën-drojnë jashtë dhe të bëjnë roje për të kontrolluar kush po vjen, pse po vjendhe çfarë po kërkon. Që të jemi të përgatitur. Në atë kohë, kur ndodhi kjo,unë nuk punova shtatë ditë. Paraqitesha me telefon në ndërmarrjen time dheu thosha që nuk mund të shkoja në punë për shkaqet e vërteta. Drejtori imdhe zëvendësvdrejtoresha i dinin të gjitha, prandaj më thanë që nuk ka kur-rfarë problemi, sepse do ta rregullonin këtë duke i shëndrruar ato ditë ose nëditë të lira, ose në ditë të pushimit vjetor. Kur të shohësh që mund të vish nëpunë eja. Kështu ndodhi për shtatë ditë, pastaj fillova të shkoj në punë. Edheim atë punonte. Ai ndoshta nuk punoi tri ose katër ditë dhe menjëherë filloitë dilte në punë.

Më vonë për një kohë nuk na lejuan të shkojmë në punë. Ishin atypjesëtarët, të cilët ne i quajmë "muxhahedinë" me çallma, me ato shpatat.Ata qëndronin nëpër rrugët rreth Zenicës. Kjo pjesa, ku jam unë aty, është

302

një rrugë që shpie për Vitez. Ata qëndronin aty dhe nuk na lejonin të shkon-im në punë. Të gjithë duhej të kishin një letër që dëshmonte që jemi të oblig-uar të shkojmë në punë. Ku shkojmë, kur kthehemi deri në sa punojmë.Vetëm për shkakun se ishim kroatë.

Atë vit unë tërë vitin punova, shkova në punë. Rroga ishte e vogël,ishte pesë marka - pesë marka për tërë muajin, por punoja. Nuk më larguanatëherë vetëm pse jam kroate. Jo! Këtë nuk mund ta them. Jo! Po jetaatëherë ishte shumë e vështirë. Nuk kishim miell, bukë, na mungonin gjëratelementare. Ishtë vështirë për të gjithë, pa marrë parasysh kush ishte, qoftëmysliman, qoftë kroat, qoftë serb. Rrugët ishin të mbyllura, ushqimi nukmund të arrinte, jetonim nga rezervat.

Pas vitit 1994 kur u nënshkrua paqja, atëherë im vëlla u lirua ngashtëpia NP për një shumë të madhe parash. Paguam në shtëpinë NP që talirojnë, sepse im vëlla nuk pranoi t'u bashkangjitej rradhëve të Armatës. Kushpranonte, pra, që të jetë pjesëtar i Armatës ai lirohej dhe menjëherë dërgo-hej në njësi, rrjeshtohej në Armatë. Ai nuk deshi. Unë dhe im vëlla kur u nën-shkrua paqja kaluam në Vitez. Unë pak nga frika, pak nga skamja, sepse nukkishim asgjë. E braktisa punën dhe e braktisa Zenicën. Vëllai im e braktisi,sepse u gjend para alternativës ose Armatë, ose ik. Nuk mund të them qëdikush nga myslimanët më keqtrajtoi. As në vendin e punës nuk kam pasurkurrfarë sulmesh fizike, por kishim diskutime oratorike, apo jo. Në kuptiminunë e mbroja timen, pala tjetër të veten, por diçka konkrete nuk kam pasur.

Prindërit mbetën në shtëpi dhe ata edhe sot e kësaj dite janë nëZenicë, në shtëpinë tonë. Imë vëlla u paraqit në brigadën zenicase KKM dhembeti në Vitez.

Unë qëndrova disa ditë në Vitez, derisa disa kolegë dhe kolege nukm'i dërguan disa para për të paguar rrugën Vitez - Çaplin. Poshtë në Çaplinkisha shumë të afërm dhe miq, të cilët e kishin braktisur Zenicën dhe kishinshkuar poshtë. Aty në lagjen vagon qëndrova një vit. Kjo është e pikël-lueshme. Kjo periudhë qe vërtet shumë e vështirë.

Në Çaplin ne në lagjen vagon kishim ushqim. Po, ishte një kuzhinë,kishte mëngjes, drekë dhe darkë. E merrnim me vete tenxheren shkonim nëvagonin që ishte kuzhinë dhe e merrje racionin.

Edhe tani aty ka shumë njerëz, njerëz të riatdhesuar nga Gjermaniadhe nga këto shtetet prej nga po kthehen. Në vitin 1996 aty kishte shumëpak njerëz, në lagjen vagon, tashmë qenë shpërndarë, mirëpo tani ështëpërsëri plot.

Atëherë u paraqita në ushtrinë - KKM. Unë punova në KKM me rrogëpër një vit. Vërtet shkova në vijën e frontit, por vetëm afër shtatmadhorit,nuk isha në istikame. Terreni, shtatmadhori, komanda.

Më vinte mirë, sepse rroga ishte e mirë, e madhe. Duhej t'u ndih-moja edhe familjes sime atje. Vendosa ta bëj këtë dhe më vjen mirë që ebëra. Mjaft miq të mi ishin atje. Çdo gjë ishte për mrekulli.

E braktisa ushtrinë, sepse m'u mërzit, pak kushtet, terreni, atëherëishin aksionet çdo javë gjatë vitit 1995. Aksione të shpeshta, terrene, puna

303

në vendin ku isha, të mos i rrëfej tani të gjitha këto. Të gjitha këto më qenëneveritur, si grua.

E braktisa ushtrinë dhe u ktheva në Mostar në drejtorinë e kësajndërmarreje, në të cilën pata punuar para luftës. U paraqita dhe u thashë qëkam punuar aty dhe aty, kam qenë në ushtri, jam shkarkuar dhe pyeta a kagjasa për të punuar aty, meqë unë kam dhjetë vjet përvojë pune aty paraluftës dhe e njoh mirë natyrën e punës aty. Meqë edhe në Mostar ishteaktuale ndarja e punëve dhe të gjitha këto, kishin nevojë për kuadër,përkatësisht punëtorë, të cilët kishin përvojë pune para luftës, të cilët ishintë orientuar, punëtorë me përvojë. Edhe nga Mostari më thanë, nga ndërmar-rja që tani kemi në disponim qytetet e pushtuara në Olujë. Kemi: Jajcen,Drvarin, Glamoçin dhe Grahovën. Meqë unë jam nga Bosnja e mesme, tash-më jam boshnjake apo jo, nuk jam hercegovase nga poshtë, ata më thanëqë më së miri do të ishte të pranoj ose Drvarin, ose Jajcen. Që të punoj nëfilialat e asaj ndërmarrjes sonë në ato qytete. Unë asokohe pak frikësohesha.Kah? Kah? Si t'ia bëja vetëm, pasi që jam e lirë, nuk jam e martuar. Si do tëgjendesha, e kështu me radhë. Atëherë ata të ndërmarrjes më thanë: "Netashmë kemi vënë kontaktet me ato qytete, jemi njohur, ne do t'i marrim metelefon, do t'i informojmë për të gjitha dhe çdo gjë do të jetë sipas mar-rëveshjes".

Para luftës, këtu në Jajce në këtë ndërmarrjen time nuk punoi asnjëkroat. E tash, meqë këtë qytet e ka nën kontroll KKM-ja, ai e ka pushtuar dhekëtu është pushteti kroat, duhet të punësohet kroati. Kështu më dërguanmua, sepse është më afër Bosnjës së Mesme, më afër qytetit tim Zenicës, sesa Drvari. Para luftës nuk kam qenë kurrë në Drvar dhe në atë pjesë tëBosnjës. Dhe kështu erdha këtu. Tashmë tri vite jam këtu.

Kështu erdha unë në Jajce, por këtu nuk po ndihem si e dëbuar. Mesiguri po të mos ndodhte lufta unë nuk do të isha këtu. Por të jesh e dëbuarkjo menjëherë konsiderohet se je pak edhe i rrezikuar, që je në njëfarëmënyre i refuzuar në disa aspekte. Unë nuk ndihem ashtu. Jetoj këtu, mëdhanë apartament. Jetoj, punoj kam rrogën dhe po ndihem bukur. Ja kësh-tu. Këtu jam vërtet e kënaqur që nga dita e parë. Ndoshta unë jam e tillë,ndoshta pikërisht pse jam e tillë po ndihem bukur. Asnjë çast nuk kam për-jetuar keq faktin që unë erdha këtu nga një vend tjetër dhe nga këta njerëzkëtu nuk kam përjetuar diçka të keqe. Jo! Vërtet këtë nuk mund ta them.Sepse çdokush që ka qenë këtu gjatë atyre ditëve të para, ditëve të vështi-ra, kushdo që ka mund disi të më ndihmojë më ka ndihmuar. Por që të mëpengojë, jo.

Tani për tani nuk mendoj të shkoj të jetoj në Zenicë, sepse nuk kampunë atje. A do të më pranonin tani në ndërmarrjen time, nuk kam pyetur.Sepse, pas shkuarjes sime u bënë shumë fjalë, ofendime dhe kështu meradhë, por me fjalë. Nuk do të dëshiroja të kthehem atje në atë rreth. Ja, nëZenicë kanë ardhur shumë njerëz nga anë të tjera, myslimanë të qyteteve tëtjera, natyrisht ata janë punësuar në vendet e lira, kështu që ky është vetëm

304

rotacion. Brenga më e madhe për mua janë prindërit e mi. Janë plakur, janëtë sëmurë dhe kjo më brengos shumë. Do të dëshiroja të jenë të shëndoshë,e kush nuk do ta dëshironte këtë, o Zoti im. Falë Zotit që shëndeti im taniështë i mirë, të trokas në dru. Shkoj në Zenicë, kur e lyp nevoja, nëse atyreu duhet diçka dhe dëgjohemi me telefon. Kam qenë vikendin e shkuar. Shkojdhe kaloj pranë komshinjve të mi myslimanë, të cilët e dinë ku jam dhe asgjënuk ndodh. Mirë dita, mirë dita. Si më parë.

Nuk e di pse ndodhi lufta - unë vetëm di që kjo nuk duhej të ndod-hte. Unë i fajësoj serbët, sepse çdo gjë ishte planifikuar nga ana e tyre. Nukdo të flisja për këtë. Në të shumtën e rasteve brigada shkoi pas serbëve.Serbët filluan të parët. Sipas mendimit tim të gjitha këto i kishin planifikuarata. Ne i ndiem ato probleme para luftës. Vërtet. Nuk mund të thuhet. Nuke di çfarë i nxiti njerëzit.

Sipas mendimit tim, pas gjithë këtyre viktimave nga njëra palë dhenga tjetra, por edhe nga pala e tretë çdo gjë do të duhej të përfundontendryshe. Të ndahen që të tri anët. Ashtu siç u nda Republika Serbska edhekëto dy anët e tjera të ndahen, ky është mendim im. Duhet bërë ndarjenmidis kroatëve dhe myslimanëve. Dhe urdhëroni, le të jetojë nëse dikush donë territorin e ndonjë kombi tjetër. Siç është te serbët. Por jo kështu siç ështëtani, pas gjithë atyre viktimave dhe gjithë asaj që ndodhi midis kroatëve dhemyslimanëve, unë nuk shoh jetë të përbashkët. Kurse tani ja po dëshmohetse mund të jetohet edhe pranë njëri-tjetrit. Njëra palë pranë palëve të tjera- kurse së bashku jo.

Kur e vështroj gjithë këtë në retrospektivë, asgjë e bukur nuk më kandodhur. Pjesa më e veshtirë për mua ka qenë uria në Zenicë. Kjo për muaqe shumë e vështirë. Kur e ndani copën e bukës në katër pjesë, kurse atëtjetrën nëse ekziston, e leni për nesër. Kur unë ia jepja nënës gjysmën ajo erefuzonte, sepse ma jepte mua, ti je më e re, të duhet më shumë. Kjo nukmund të harrohet. Atëherë, gjatë asaj kohe, nëna ime humbi peshë tridhjetëkilogram dhe në vitin 1994, në muajin shkurt ajo u shtri në spital në Zenicë.Nga uria, rraskapitja fizike dhe psikike.

Nuk di çfarë do të bëja po të fillonte lufta përsëri. Më me dëshirë metë gjithë të afërmit e mi do të isha larguar që të mos shoh, të mos marr pjesënë atë luftë. Kam kushëri nëpër shtete të tjera që shkuan atje për shkak tëluftës - Australi, Amerikë, Gjermani, Holandë. Disa kushëri që janë në Australimendojnë të mos kthehen kurrë.

Më parë nacionaliteti im nuk ishte shumë i rëndësishëm, kurse tanika rëndësi të madhe. Më parë unë vërtet kam qenë kroate dhe jam deklaru-ar si katolike, festoja Kërshëdellat, Pashkët e kështu me radhë. Kjo aspak nukishte e çuditshme, as e tmerrshme, as nuk ishte i veçantë fakti se çfarë je.Kurse tani kjo për mua ka rëndësi të madhe. Unë jam katolike sipas besimitfetar dhe kroate sipas kombit. Shtetësia - Bosnja dhe Hercegovina.Boshnjake. Për mua është shumë e rëndësishme të kem identitet, të di kushjam dhe çfarë jam dhe tani është më e rëndësishme se përpara. Nuk di pse.

305

E praktikoj religjionin tim njësoj si më parë. Më parë shkoja rrallë,edhe tani shkoj rrallë. Edhe prindërit e mi nuk janë në kishë çdo të diel.Mendoj që populli im tani shkon më shumë se përpara në kishë. Nuk di pse.Kjo megjithatë është individuale.

Edhe pikëpamja ime për religjionet e tjera është e njëjtë. Le të jenëaty. Nëse njeriu është njeri dhe nëse ecën në ndonjë rrugë njerëzore, nuk karëndësi.

Unë do ta zgjidhja po të më jepej mundësia atë Jugosllavinë e vjetër.Në Jugosllavinë e vjetër personalisht asgjë të keqe nuk përjetova. Me sa diunë as babai im, jetoi, punoi, mori paga, nuk qe i rrezikuar, as i sulmuar përshkakun se ishte ai që ishte, jetohej dhe punohej fare në mënyrë normale.Nuk shikoheshin ato gjëra. Kishim gjithçka. Tani janë shpërndarë miqtë, fqin-jët, tani atje janë prindërit vetëm, vuajnë. Babi nuk deshi të largohej ngashtëpia. Kjo thoshte është shtëpia ime, nuk kam faj, nuk dua, do të vdes këtudhe kështu me radhë. Tani ka mbetur në atë shtëpi, tani ata i kanë gjëratelementare, ata kanë ushqim. Dhe jetojnë. Shumë kroatë e kanë braktisurZenicën dhe shumë pak prej tyre po kthehen. Nuk ka më miq, nuk ka kushëri,hap dyert, shtëpitë e djegura, të braktisura, kjo i trondit psikikisht.

Situata ekonomike në BdheH është e rëndë. Kaloni, udhëtoni. Çdogjë është e rrënuar, e djegur, e shkatërruar. Duhen shumë para, shumë mjetedhe shumë gjëra. Por edhe situata politike është e rëndë. Më duket se atjeçdo gjë po sillet në rreth. Po ndërrohen kokat, kurse populli vetëm po qën-dron ashtu.

Do të ketë kthim të refugjatëve, por në çfarë përqindjeje dhe në cilinqytet nuk di. Por disa të njohur të mi, fqinjë e ku di unë, kushëri, miq, jo.Tani akoma më shumë ikin edhe këta që kanë mbetur deri tani. Disa nukkanë vende pune, disave u është mërzitur gjithë kjo gjendje. Këta pak më nëmoshë që kanë fëmijë shkojnë diku me fëmijët e vet. Kështu veprojnë edheata që janë atje, planifikojnë të shkojnë në Kroaci, disa tashmë janë vendo-sur, po blejnë shtëpi. Mendoj që gjithë kjo do të pastrohet etnikisht edhe paluftë brenda pak vitesh.

Dëshira ime personale është që të jetë paqe, të jetohet, të shkojmëpërpara, të ndërtojmë, të rindërtojmë që të dukemi më mirë. Natyrisht shën-deti është në radhë të parë, të jemi shëndosh. Edhe për BdheH që e gjithëkjo të qetësohet, të bëhen përpjekje të harrohet, por kjo është shumë evështirë.

Për lexuesit dua t'u them që të mos e përjetojnë gjithë këtë që epërjetuan të tjerët. Unë nuk kam përjetuar shumë, ajo që përjetova unë nukqe aq e tmerrshme në krahasim me atë çfarë përjetuan disa njerëz. Mos epërjetofshin. Le ta lexojnë këtë si "Ndodhi kjo dikur atje në Ballkan"

(Zërat e agimit - dëshmitë e personave të shpërngulur 2005;dëshmi të mbledhura prej vitit '97-'99)

306

Bosanska Krupa

Unë kam lindur në vitin 1967. Para luftës jetoja në Bosanska Krupë,në qytet. Jetuam atje unë, im shoq, fëmija, atëherë ishte i vogël tre vjeç,vjehrri, vjehrra, kunata, burri i saj dhe dy fëmijët e tyre. Plot shtëpia.Punonim të gjithë. Im shoq punonte edhe punë private, edhe kishte një vendpune në një ndërmarrje shtetërore. Vjehrri, gjithashtu ishte jurist, pak paraluftës u pensionua, vjehrra gjithashtu punonte, kunata gjithashtu punonte siarsimtare, kurse dhëndrri punonte në industrinë e tekstilit. Unë mendoj qënuk ka në botë shtet, ku punëtori mund të jetonte mirë, të ketë shtëpi, tëblejë veturë, të shkojë çdo vit në pushime në det. Në atë kohë unë mendo-ja, se im bir do të ketë aeroplan, kurse ai sot ka një fëmijëri më të keqe sefëmijëria ime.

Tani kur e kthej filmin prapa, unë vërtet nuk di se çfarë na mungoineve atëherë. Mendoj që nuk kemi ditur t'i vlerësojmë ato që i kemi pasur,mendoj që nuk kemi ditur të kënaqemi me ato që i kemi disponuar. Ajo kohae komunizmit ka qenë koha e vëllazërim- bashkimit, kohë kur nuk ke diturkush është kroat, as mysliman, as serb, kjo nuk dallohej fare.

Ne kemi qenë matanë Unës, ku shumica e banorëve kanë qenë mys-limanë. Aty ku ishte shtëpia jonë rreth e rrotull kanë qenë myslimanët dhekurrë asnjë fjalë të shëmtuar askush nuk e tha. Kroatë kishte shumë pak,disa familje. Raportet midis njerëzve ishin të shkëlqyeshme, deri nëmomentin, kur filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, derisa nuk filluan të veprojnëpartitë. Deri atëherë fare nuk dinim kush çka është. Unë shkoja në shkollë,vetëm shumë më vonë kur e ktheva filmin në retrospektivë, e kuptova që nëklasë kemi qenë vetëm pesë serbe, të gjithë të tjerët ishin myslimanë.

Unë mendoj që politikanët na kanë mashtruar shumë mirë, që ekërkuan të keqen atje, ku nuk ekzistonte, që e gjithë kjo që u krijua nëmënyrë artificiale, është e shpifur. Ne mund të flasim çfarë të duam, por tëgjithë ne kishim jetë të mirë.

Për herë të parë ndjeva se do të ketë luftë kur filloi me Slloveninënë vitin '91. Kjo përfundoi shpejt, prandaj ne menduam që ky ishte fundi.Pastaj pas kësaj lëvizi Kroacia. E kjo, megjithatë për ne ishte më afër. Mirë,prapë edhe Kroacia edhe Krajina RAS* (Provincat Autonome Serbe), edhe atadisi shpejt u qetësuan. Kur erdhi në radhë Sarajeva, atëherë për Zotin, mënuk qemë aq indiferentë. Pas Sarjevës erdhën në radhë ne. Unë mendoj qëmenjëherë pas Sarajevës edhe Krupa hyri në luftë.

307

* Rajoni Autonom i Serbëve

Në qytezën Otoci, myslimanët e zunë rob Martiqin. Ai ishte polic dhee mori pushtetin në Krajinën RAS. E zunë rob, mendoj pa të drejtë, sepse aiishte kroat, ç'lidhje kishte që ai kalonte aty. E mbajtën disa ditë dhe pastaj ngaKrajina RAS, ata nga atje u ngritën të gjithë, si duket, as nuk di çfarë ndodhi.

Lufta te ne filloi më 21 prill 1992. Pastaj Martiqi u lirua, policia u ndanë polici serbe dhe myslimane. Në atë kohë ne gjatë vikendeve kur vinte eshtuna dhe e diela shkonim të gjithë në fshat vetëm të mos jemi në qytet.Atëherë nuk shtihej me armë, por situata ishte shumë e tensionuar, diçka nëajër rrinte pezull, njëfarë ndjenje e çuditshme. Kur shkonim nëpër qytet, çdogjë disi ndodhte shpejt, nuk ndaleshim rrugës, të bisedonim si dikur. Askujtnuk i binte ndër mend të dilte për të shëtitur. Kështu ndodhi nja një ose dymuaj. Pastaj filluan rojet e natës. Çdo fshat mbante roje të natës. Në njëfshat kanë hasur në dy ushtarë, as sot e kësaj dite nuk di të cilit nacionalitetishin, me rëndësi është që është shtënë me armë në ta. Ata u dërguan nëspital. Kjo ishte e shtëna jonë e parë. Meqë dhëndrri im punonte në spital, aina tregoi çfarë kishte ndodhur, që ekzistojnë ato lloje të roje të natës, qëekzistojnë dofarë ushtrish, diçka po ndodhte. Atëherë unë dhe kunata imeme fëmijët shkuam në një kampshtëpizë. Një fqinj yni mysliman na e dha atëkampshtëpizë, kinse se në rast se fillon lufta ai nuk e kishte vendin lart, sepsekampshtpiza ishte në një fshat serb. Ne qëndruam lart katër pesë-ditë dhetashmë vendosëm të kthehemi. Nuk ka luftë dhe ne vendosëm të kthehemiprapa. Më 21 prill, në orën pesë diku para mbrëmjes filluan të shtënat. Imshoq mbeti në shtëpi, xhaxhallarët dhe familjet e tyre të gjithë mbetën nështëpi. Im shoq punonte në një fshat mysliman dhe kurrë nuk pati asnjëproblem, as kurrë askush një fjalë të rëndë nuk ia foli. Dhe ai shkonte nëpunë, vinte gjatë vikendeve te ne lart në vikendicë, na vizitonte meqë unëasokohe nuk punoja, isha në pritje. Kunata ime udhëtonte dhe shkonte nëshkollën ku punonte, autobusët qarkullonin dhe në mbrëmje vinte lart.Vjehrri dhe vjehrra kur panë që ne dolëm me fëmijët, erdhën edhe ata mene, kështu që vetëm im shoq dhe burri i kunatës sime shkonin në shtëpi dheflenin atje. Në atë kohë, kur filloi lufta, im shoq ishte në shtëpi, kurse dhën-drri ishte nga këto anë. Atëherë edhe filluan të shtijnë me armë. Pati edhegranatime dhe pastrim të qytetit. Pastaj ata e pastruan edhe rrethinën, një-soj si qytetin. Dhe kur qyteti ra në duart e serbëve, atëherë kufi u bë Una.Shtëpia jonë mbeti matanë Unës, atje në territorin mysliman. Ne këndejdolëm më herët dhe mbetëm këndej, në atë fshat deri në vitin '95 Në mua-jin shtator shtëpinë tonë e mori flaka, u dogj. Kush e dogji nuk e di.

Meqë qendra e qytetit u përkiste serbëve, prindërit e mi mbetën nëapartament. Xhaxhai im, i cili punonte në Gjermani, e kishte një shtëpi nëperiferi, tri kilometra larg qytetit, atëherë unë erdha aty dhe jetova në atështëpi tri vjet, nga viti '92 deri në vitin '95.

Granata e parë qe e tmerrshme, snajperi i parë gjithashtu qe itmerrshëm. Pastaj ne këto as që i numëronim, më në fund u mësuam të jeto-jmë me to. Im bir luante para shtëpisë, ku fluturonin plumbat, ku snajperi

308

nuk pushonte së shtëni, ku binin pa ndërprerë granatat, u mësuam me to.Për mua shumë më e vështirë ishte kur u nënshkrua ajo Marrëveshja eDejtoni dhe kur erdhëm këtu. Për mua më lehtë ishte të jetoj me ato grana-ta se sa këtu. Granatime dhe të shtëna me armë kishte çdo ditë dhe çdo natënga viti '92 deri në vitin '95. Kur nuk dëgjonim të shtëna ne frikësoheshim,sepse deri sa nuk shtihej diçka ndodhte, kurse kështu me ato krisma dhegranata u mësuam. Për snajperin e dinim kah mund të gjuante, kah ka duk-shmëri, ku është rrezik. Që nga fillimi pati shumë të vrarë, derisa nuk umësuam. Gjatë vitit të fundit tashmë qemë mësuar dhe kjo filloi të na dukejjetë normale. Mund të flenim, u adaptuam me të gjitha. Nuk kishim asenergji elektrike, as ujë, por atëherë çdo gjë dukej normale. Njeriu mund tëpërballojë gjithçka dhe kushedi se ku janë kufinjtë e qëndrueshmërisë, atëZoti e di.

Im shoq ishte në front. Secili mashkull, edhe babai im, i cili ishtepara pensionit. Askush nuk mund të zgjidhte, pushka duhej marrë në dorë.Vetëm ata që ia dolën të ikin dhe të dalin jashtë kufirit në Serbi, por pas dy,tri vitesh edhe ata u kthyen. I burgosnin atje dhe i sillnin. Thjesht nuk kishimzgjedhje.

Ushqim kishim mjaft. Askush nuk ishte i uritur në atë kohë. Kishinedhe para mjaft, patëm marrë me vete. Gjatë muajve të parë ishet vështirëderi sa nuk u hap korridori me Serbinë. Kur u hap ai korridor, atëherë mallinormalisht vinte, ushqimet. Ishte ndihma humanitare Kryqi i Kuq. Gjatë tërëkohës arrinte mielli, vaji, garderoba. Të gjitha gjërat tona mbetën në shtëpi,ato të gjitha u dogjën. Kur e braktisëm kampshtëpizën, morëm me vete mëpak gjëra se sa kishim sjellë kur erdhëm. Te ne kështu ishte, nëse ndodhtendonjë ofenzivë, atëherë civilët tërhiqeshin. Kështu ne gjatë atyre tri katërviteve vazhdimisht ikëm, prandaj meqë puna erdhi që ne vërtet të ikim, nemendonim që do të ktheheshim përsëri, kështu që na mbetën edhe ato që isollëm. Dolëm me qese najloni në dorë, me disa gjëra elementare për fëmi-jët, ndonjë veshje dhe kaq. Për gjëra të tjera, si për mobilie askush nuk men-donte. Që në vitin '92 unë e tejkalova dhimbjen që e lëshova vendin tim. Derisa shtëpia ishte e tërë, gatë tërë kohës shpresoja, se megjithatë do të kthe-hemi. Mirëpo, kur u dogj mbeti aty vetëm gërmadhë. Për kampshtëpizën qëna e lëshoi ai njeriu nuk më erdhi aspak keq. Për çfarë të më vinte keq?!

Në fillim të shtatorit të vitit '95, kur u dorëzua Krajina RAS, kur udorëzua Drvari, Petrovaci, myslimanët dhe koratët nga lart u nisën nëpërDrvar dhe Petrovc, kështu që ata na vinin neve pas shpinës. Nuk kishte ushtritë mjaftueshme që t'i ndalonte. Mirëpo, unë mendoj që gjithë këtë lojë e bëripolitika, sepse ajo anë mund të mbrohej po të donin. Edhe ne pamë kur utërhoq ushtria, u tërhoq artileria, atëherë u nisëm edhe ne me fëmijët. Unisën të gjithë, mbetën shumë pak civilë. Disa nga ushtria u vranë, disa uburgosën. Pak në krahasim me atë që ka mund të ndodhë.

Të gjithë u nisëm në drejtim të Prijedorit dhe Banja Llukës, sepsekjo ishte rruga e vetme qe mund të merrnim. Kishim veturë. Vjehrri im e

309

ngiste veturën, im shoq edhe atëherë ishte në front, dhëndrri gjithashtu.Gjatë tërë kohës derisa qemë në atë pjesën e territorit nga Krupa, na përcol-lën granatat. Ne qemë ndër të parët që u nisëm, sepse ne të parët e pamëçfarë po ndodhte. Edhe ushtria na tha që t'i largojmë fëmijët nga ai vend. Nënjë vend tek vendi i quajtur Novo, nja pesëmbëdhjetë civilë u vranë nga gra-natimi.

Ne shkuam të parët në Prijedor. Aty kishim disa kumbarë, të cilët asnuk i kishim njohur, por ja. Kur ndodh e keqja atëherë të gjithë kujtohemi përsecilin, kështu te ata qëndruam dy muaj.

Nuk e kam idenë pse erdhëm këtu. Kjo ishte politikë e dikuj, unë nukdi. Ata na premtuan gjoja se atje ka çdo gjë që na nevojitet, ka shtëpi, kavende për tu akomoduar. Në atë kohë im shoq ishte liruar dhe ai solli njëveturë dhe na mori të gjithëve. Kunata ime mbeti në Prijedor, sepse aty morinjë apartament. Me një dhjetor ne u nisëm dhe arritëm këtu pas dy ditësh,dy ditë sepse kolonat ishin shumë të gjata dhe udhëtohej nga dy tri ditë. Dheqë nga atëherë jemi këtu në kamp. Për këtë kamp askush nuk e dinte seekziston. Lajmëruan në komunë dhe poshtë ishin njerëzit që tashmë kishinorganizuar ku do të vendosej secili. Zakonisht atje ku ishte akomodimi më imirë vendoseshin gratë me fëmijë dhe pleqtë, kurse të tjerët u vendosënnëpër shkolla.

Këtu bëhet një jetë jonormale. Për mua jetë normale është që njeriutë punojë dhe të jetojë nga djersa e vet dhe të ketë diçka të veten. Mirëpo,ne nuk kemi asgjë tonën, as nuk kemi gjasa të gjejmë punë. Ekonomia nëgjithë Republikën Serbska është ose kurrfare, ose ka lëvizur shumë pak. Kurpunohet, gjatë verës shkohet te privatët në Serbi ose aty diku në rrethinë,Bijelinë. Ata mihin, vjelin speca e kështu me radhë. Kur vjen dimri atëherë tëgjithë e presim pranverën që të fillojnë punët.

Deri në vitin '98, deri verën e kaluar burimi i vetëm i të ardhuraveishte familja ime që më ndihmonte. Kam një vëlla në Serbi, dy xhaxhallarënë Danimarkë, të cilët çdo muaj na dërgonin nga një ndihmë. Ia dolëm qëedhe ne të fitonim diçka. Vjehrri dhe vjehrra edhe pse kishin pensionet etyre, shkuan të mihin, të vjelin pemë si të gjithë të tjerët këtu. Unë nuk shko-va asgjëkundi, kisha fëmijën e vogël.

Kemi edhe këtu ndihma. Rregullisht marrim ushqim dhe miell, pemëdhe perime të freskëta. Të gjitha ata që japin ndihma janë organizata tëhuaja, më as nuk di sa janë, secilën herë është një tjetër. Kurse nga Kryqi iKuq vendor unë mendoj që ne këtu nuk marrim asgjë. Nga ai marrin ndihmavetëm ata që janë të akomoduar nëpër shtëpi. Po edhe vendorët tanë nukkanë çfarë të na japin.

Tani kam njëfarë sigurie. Im shoq gjeti një punë të përheshme dhenuk kam më vështirësi të mëdha si më parë. Nuk është më situata si atëherë,kur unë vija këtu dhe prisja në rend për të marrë disa konserva. Do të ishtefat që unë të kem mjaft para dhe të shkoj të blej ato që më nevojiten e jo të

310

pres që dikush të më japë diçka. E tani shpresoj, po mendoj që do të duhejtë marrim ndonjë akomodim. Unë do të shkoja të banoj edhe në apartamentose shtëpi private, por Banja Lluka është jashtëzakonisht e populluar, kashumë organizata të huaja, që kanë atje zyrat e tyre prandaj apartamentetjanë shumë më të shtrenjta se në Beograd. Ne që kemi dofarë rrogash nor-male nuk mund ta paguajmë atë, ose do të mund ta paguanim, por nuk dotë kishim me çka të jetonim.

Shtëpinë nuk e pamë më kurrë. Atëherë kur u dogj, shkuam tashohim në vitin '95 dhe që nga atëherë askush më nuk shkoi. Unë nuk kamfare dëshirë të shkoj. Vetëm do të zhgënjehesha. Çfarë do të shihja?!Gërmadha. Megjithatë, këtyre që u shpëtuan shtëpitë të tëra, shkonin. Paradisa ditësh shkuan me autobus dhe populli shkoi dhe i vizitoi. Disa i pranuannë shtëpi, disa nuk i pranuan, disa mundën t'i shohin, disa madje edhe pinëkafe dhe biseduan. E gjithë kjo të shpjerë tek e njëjta pikë, ajo thjesht mënuk është e jotja dhe pikë.

Unë ndiej njëfarë sigurie të mbetemi në Banja Llukë. Im shoq kapunë, unë ndoshta do të gjej më vonë, ndoshta nuk do ta gjej.

Nuk di pse ndodhi lufta dhe kush pati nevojë për të. Unë mendoj qëe gjithë kjo ngjau rreth ndarjes së Jugosllavisë, kur filluan lëkundjet, kur uzgjuan ato orientimet nacionale, ato partitë, kur myslimanët gjetën dofarëudhëheqësish të vet, kroatët të vetët, serbët të vetët. Mendoj që e gjihë kjoështë thjesht zgjim i nacionalizmit në njerëz. Sipas mendimit tim të gjithëjanë fajtorë njësoj për luftën. Mirëpo, në atë kohë nuk mund të bëhej zgjed-hje, ajo ishte njëfarë euforie. Përnjëherë askush nuk kishte vlerë për ne. Përserbët nuk kishin vlerë myslimanët, për myslimanët serbët, për kroatët asnjëra, as tjera palë. Njerëzit i orientonte nacionalizmi, vetëm nacionalizmi.Për një mysliman, për shembull ka faj ndonjë serb që ai nuk kreu fakultetindhe anasjelltas. Për çdo gjë fajtor ishte dikush tjetër. Pati aty edhe përfituestë luftës nga të gjitha anët. Dikush doli mbi sipërfaqe, dikush u mbyt, bilenga lart e shtypën. Populli i thjeshtë, shumica e popullit janë vetëm humbës.Lufta nuk solli asgjë të mirë, pikërisht asgjë. Para disa ditësh, mbetëm paenergji elektrike dhe unë mendova për hirë të Zotit, a ka diku në botë që pop-ulli luftoi që ta ketë më keq?! Tani unë nuk kam televizor, nuk arrita ta sjell,fëmija im tani nuk ka televizor fare, kurse unë e kam pasur. Dhe në vend qënga gjenerata në gjeneratë të shkojmë drejt një jete më të mirë, ne kthehe-mi prapa. Ne tani blejmë disa shporetë të përdorur, të cilët populli i hodhi, tëcilët nuk u nevojiten më; frigoriferët i riparojmë, i riparojmë televizorët bardhe zi dhe tani për tani këtë gjendje kemi, kurse dikur i patëm të gjitha.

Nuk mendoj që duhet të ndodhë përsëri lufta. Sa më përket mua,nuk duhej as kjo që ndodhi. Mendoj që ne të gjithë kemi humbur dëshirëndhe të gjithë e kemi kuptuar që kjo nuk çon askund, që e gjithë kjo ka mundtë zgjidhet ndryshe.

Të kthehet e kaluara që së bashku të jetojmë dhe punojmë si dikur

311

dyshoj se mund të bëhet. Populli humbi shumë. Ai që nuk dha viktima, prapëdisi ajo familje ndihet ndryshe. Kurse për atë që ka humbur dy, tre nga famil-ja, kjo thjesht nuk mund të harrohet. Tjetër gjë ishte në vitin '41. Atëherë nekishin agresorin gjerman dhe kur shkuan ata dhe dolën si të mundur, sërishne jemi ndryshe me njëri-tjetrin. Komunizmi ishte vëllazërim-bashkim, tëgjitha ato disi ishin të barazuara. Mirëpo, kjo është ndryshe. Kjo qe luftënacionaliste, këtu ka shumë më shumë probleme. Ne nuk shohim se do tëmund të bëhej një jetë normale si dikur. Ndoshta me kalimin e kohës, nësembetet kështu, ata në Federatë, kurse ne në Repubika Serbskën, ndoshta mekalimin e viteve do t'i kthehemi ekonomisë së përbashkët. Ndoshta pas disavitesh, mbas dhjetë vitesh, njëzet, pesëdhjetë por t'i lejohet popullit që aivetë ta bëjë këtë. Nëse kjo ndodh me dhunë mendoj që ky do të jetë një ferredhe për njërën, edhe për palën tjetër.

Po të fillonte përsëri lufta do të ikja sa më larg po qe se më jepetrasti. Nuk do të mund të më arrinin, sa shumë do të ikja. Ne në vitin '92 nukpatëm rast të ikim. Thjesht kufiri u mbyll. Kah t'ia mbanim me familje?! Nukka mundësi, nuk ke ku.

Unë para së gjithash jam njeri. Të gjithë ne kemi lindur si serb, mys-limanë, asi ose kësi, më nuk di as unë. Unë mendoj që njerëzorja është diçkaqë duhet të jetë gjëja primare kudo. Mirëpo, ne këtë njerëzoren e harruam.Ne këtë e harruam që nga viti '91 dhe u nisëm nga fakti që esenciale ështëtë jesh serb. Sa më të madh që e bartin kryqin, aq serb më të mëdhenj dotë jemi, sa më të madhe ta bartim hanën dhe yllin, aq myslimanë më të mëd-henj do të jemi. Unë nëse jam serbe dhe nëse shkoj në kishë dhe nëse ilutem Zotit kjo është qështje e imja personale, diçka intime e imja. Nuk duhettë dekorohem me atë dhe ta shqiptoj këtë me gjithë zërin. Kjo është çësht-je e orinetimit personal. Popujt që nuk e kanë besimin dhe religjionin e vetnuk mund të jenë as njerëz të mirë, as fqinj të mirë, as miq të mirë. Duhetpatjetër të ketë diçka të veten, ndonjë rrënjë prej nga rrjedh. Tani doli mbisipërfaqe nga fillimi i luftës deri tani, pikërisht ajo më e keqja në njerëz.Askund më nuk ka të mirë. Të gjithë frikësohemi se dikush do të na bëjëndonjë të keqe, që dikush do të na tradhëtojë, që më askund nuk shohimnjeri të mirë. Nëse dikush na ndihmon për shkakun se jemi të dashur për tëdhe për shkak se ndihet ashtu, të gjithë shikojmë, mendojmë që ai sigurishtka ndonjë dobi nga ajo punë, derisa ai po na ndihmon. Megjithatë, po e vërejqë tashmë edhe kjo po zhytet dhe po vjen njëfarë ekulibrimi.

Ne kemi qenë nën pushtetin komunist për 50 vite, ku feja ka qenëe ndaluar, ku nuk ke mund të jesh anëtarë i partisë komuniste, nëse jereligjioz. Nëse beson në diçka, kjo nuk mund të ndodhte. Nxënësit eshkëlqyeshëm propozoheshin për anëtarë të Partise Komuniste. E tani, nësenuk do, pse nuk do, ti shkon atje në atë mbledhjen dhe shpjegon pse nukdo. Në atë kohë kjo ishte diçka fare normale. Me vetë faktin që ti ishe komu-nist nuk ke mund të shkosh as në kishë, as të festosh festat fetare, as

312

Kërshëndellat. Ishin Viti i Ri, Një Maji dhe ato festat e tjera. Kur filloi luftadhe kur e gjithë ajo ra në ujë të ftohtë dhe kur u dëshmua që jo nuk kishtevlerë, ato 50 vite janë dështim, pastaj ne iu kthyem skajshmërisë. Nga ajoskajshmëria kur nuk besuam në asgjë, ne tani besojmë në çdo gjë. E tanijemi kësi serbësh, tani jemi kësi myslimanësh, tani jemi kësi kroatësh. Edheato që nuk do i bënim dikur tani i bëjmë, thjesht për t'u dëshmuar se si ne ipërkasim asaj, si mundemi, si dimë. Unë besoj që shumica nga ne as sot ekësaj dite nuk e dinë kuptimin e vërtetë të besimit, sepse kjo nuk mund tëmësohet për një vit. Kjo është diçka që mësohet nga fëmijëria.

Prindërit e mi kurrë nuk i festuan festat fetare, kurrë nuk shkuan nëkishë. Në Bosanska Krupë as nuk kishte kisha. Është rrënuar dhe djegur nëvitin '41 dhe kurrë më nuk u ndërtua. Ishte një kishë katolike dhe një xhami.Në prag të luftës, kur filluan të veprojnë partitë, atëherë u ndërtua kisha, porvetëm u ndërtua dhe iu bë kulmi, fare nuk i shërbeu qëllimit, sepse për këtëedhe filloi lufta. Kështu që unë për fenë nuk di asgjë, prindërit e mi nuk dinë,sepse ata janë të asaj gjeneratës së luftës. Tani im bir e ka lëndën e fesë nëshkollë. Unë mësoj me të për fenë, duke lexuar së bashku më të për fillimine krijimit të botës, besimit, festave fetare. Dhe e gjithë kjo është argëtuese,por për asgjë nuk duhet detyruar të tjerët. Nëse dikush do ai vetë do të ori-entohet.

Disa politikanë kanë theksuar që deri te lufta erdhi për shkak tëreligjioneve të ndrysme, sepse e dinë pikën më të dobët të popullit. E jo, nukka pasur familje që të mos jetë e përzier, që të mos kenë myslimanë dhekroatë në familje. Unë mendoj që në gjithë Jugosllavinë nuk kishte familje tëtilla. Të gjithë ne në familje kemi pasur ndonjë fe tjetër. Pikëvështrimi im përreligjionet e tjera nuk ka ndryshuar për shkakun se ndodhi lufta. Për muanjerëzit janë njerëz akoma. Atë që e kemi humbur ne, e kanë humbur edheata. Askush nuk fitoi, të gjithë jemi njësoj. Nuk kam humbur asnjë të afërmqë të ndiej ndonjë urrejtje, thjesht ndiej vetëm pikëllim. Më vjen keq për tëgjithë.

Për mua ardhmëria është vetëm në ekonomi. Nëse nuk startonekonomia nuk ka gjasa të mbijetojmë. Kjo ndihmë do të pushojë kurdoqoftë.Lufta mori fund, është viti i katërt që është paqe. Unë habitem edhe me atoorganizata që akoma dërgojnë ndihma. Po, lufta mbaroi, o populli im, edhenë anët e tjera duhen ndihma. Ne akoma po i japim zjarr lart nëpër kuvendedhe mbledhje, akoma ne nuk u japim atyre të drejtë, ata neve, akoma pozihemi me fjalë, po grindemi. Në realitet populli i thjeshtë as nuk ka vendepune, as nuk ka ndonjë ardhmëri. Unë them, nuk ka nevojë më që ata muatë më shpërngulin prej këtu, le të më japin një vend pune dhe unë vetë dot'ia ndërtoj vetes ardhmërinë. Unë po të kem punësim dhe njëfarë sigurieekzistenciale unë do të shkoj të banoj në apartament privat, ose do të ndër-toj diçka. Unë mendoj që po t'u jipej rasti fëmijëve të luajnë dhe të vendosin,do ta zgjidhnin këtë më mirë se ata lart. Më bukur flasin ata analfabetët në

313

treg se sa ata lart kur i dëgjon. Më janë neveritur të gjitha. Edhe pse dola nëkëto zgjedhjet e fundit, mendoj që nuk do të dal më në asnjë zgjedhje. Kjopër mua është thjesht humbje kohe.

Për mua ajo jeta në Jugosllavinë e vjetër ishte jetë e vërtetë. Kjoakoma nuk ka marrë fund. Republika Serbska akoma nuk është RepublikaSerbska, Federata nuk është Federatë, akoma trajtohet njëfarë BdheH, diçkae përbashkët, në të cilën të gjithë kemi të drejtë. Në realitet nuk kemi kurr-farë të drejtash. Gjithçka disi demokratike... Çfarë kemi ne nga kjo?! Nukkemi asgjë. Për ne është njësoj. Për këto katër vite që kur mori fund lufta,për ne nuk ndryshoi asgjë.

Unë mendoj, nuk jam aq e mençur, nuk jam as politikane, mendojqë duhet të mbetet kështu siç është: Republika Serbska dhe Federata. Le tëjetë njëfarë kufiri dhe le të dihet kujt çfarë i përket. Kurse fakti se a do t'iadalim ne me kalimin e kohës që të pajtohemi me njëri-tjetrin, të them ashtu,dhe të vazhdojmë njëfarë jete normale, kjo le t'u mbetet njerëzve. Sepseështë normale, atyre u kanë mbetur shtëpitë në anën serbe, ne na kanëmbetur shtëpitë në anën myslimane, që të gjitha t'ia lënë popullit. Unë po tëdua të kthehem, unë do të kthehem, nëse dua ta shes atë, që të na mundë-sohet që t'i shesim, që të bëhet ndonjë këmbim. Që të përfundojë kjo, disitë përzihet e jo që gjithçka të bëhet disi me dhunë. Dhuna nuk solli asgjë tëmirë. Unë mendoj që çdo gjë mund të zgjidhet në ndonjë mënyrë normale,mënyrë njerëzore, me ndonjë bisedë, që kjo ndihmon shumë më shumë, sesa me nervozë dhe i detyruar me dhunë.

Shpresat dhe dëshirat e mia personale për ardhmërinë personalejanë një jetë normale. Ata nuk janë të detyruar të më japin mua asgjë sa ipërket akomodimit. Unë e di që kjo nuk do të ndodhë kurrë. Asksuh nuk dotë na ndërtojë asgjë dhe nuk do të na japë asgjë dhe të thotë, ja, zotëri, kjoështë shtëpia jote dhe ja ku i ke çelësat. Po, kjo nuk ekziston, por njeriuvetvetes ia organizon jetën dhe atë që arrin ta bëjë, atë do ta ketë. Asgjënuk bie nga qielli.

Porosia e vetme, të cilën unë do ta thosha është që të mos ketë mëkurrë luftë askund, në asnjë vend. Që njerëzorja të jetë në rend të parë, pas-taj të gjitha të tjerat, edhe feja, edhe religjioni, edhe të gjitha të tjerat. Atëqë nuk ia dëshironi vetes, të mos ia dëshironi as të tjerëve. Unë mendoj qëkjo është gjëja e vërtetë.

(Zërat e agimit - dëshmitë e personave të shpërngulur 2005;dëshmi të mbledhura prej vitit '97-'99)

314

Rrëfimi i dytë i Goga M.

Kjo bisedë midis Goga M. dhe Vesna K. është bërë disa herë kahfundi i vitit 2002 dhe në fillim të vitit 2003, përmes postës elektronike dhetelefonit në relacionin Zagreb-Veronë, ku jeton sot Goga M. me të birin pasie braktisi Sarajevën.

Goga M.:Ciao cara, Pas një heshtjeje të gjatë, ja përfundimisht po përpiqem që të të

përgjigjem në pyetjet e tua. Natyrisht heshtja ka qenë vetëm e jashtme.Gjatë tërë këtyre ditëve, konkretisht nga momenti, kur i lexova (siç të thashëmbrëmë: pyetje e tipit "kallashnikov"), nxitën një furtunë të tmerrshme. Uringjallën të gjitha ato, që duke u mbrojtur, i fusim në dhé dhe i lëmë përndonjë kohë, kur mund të ballafaqohemi me to pa dhimbje, ose kur të jemitë gatshme ta pranojmë atë dhimbje. Sepse humbjet gjithmonë janë ato qëjanë, ndoshta vetëm mësohemi të jetojmë me to.

Vesna: Si e kujton sot shkuarjen tënde nga Zagrebi dhe ngaQendra, në korrik të vitit 1993, kur së bashku me birin tënd njëmbëdhjetëvjeçar, Lukun, u ule në autobusin për Beograd, u nise në rrugë për Sarajevë,përmes Hungarisë…?

Goga M.: Më kujtohen fare mirë mikeshat e mia, të cilat erdhën tëmë përcillnin; Biba me sytë plot lot dhe me dhuratë, një kryq të artë me njëletërz, të cilat edhe sot i mbaj me vete: Ju ruajtë Zoti! Hyj në autobus mekatër valixhet e mia, përplot ilaçe, ushqime, sapunë dhe shamponë, kryesishtme gjëra, për të cilat e dija që nuk mund të gjenden në Sarajevë, ose kush-tojnë tepër shumë. Në autobus gati të gjitha ishin gra. Nëna, motra,bashkëshorte më të dashurit e të cilave falë fatit ose zgjedhjes (kush e di)ishin në Serbi. Ah ato GRA, GRA. Heshtje. Secila me medimet e veta, mefrikat e veta. Erdhëm në kufi. Para hyrjes në Hungari kontrolli kroat. Kontrollii bagazhit dhe urdhëri që gjithë përmbajtjen e valixheve ta zbrazim në kon-tejner, i cili ishte vënë me rregull dhe i ri fingo. Akoma më kujtohet sa ishkëlqyer ishte nga brenda, kurrë më parë nuk kisha parë kontejner aq tëpastër. Edhe sot në çdo ditë të mallkuar sa herë që e hedh bërllokun më kuj-tohet ai kontejneri në kufirin kroat. U përpoqa t'ua sqaroj që unë po shkoj nëSarajevë, jo në atë Beogradin e tyre të zymtë, që ilaçet janë për nënën time,i luta së paku për një pako… asgjë. TË GJITHA përfundojnë në kontejnerin epastër dhe të shkëlqyer. Madje edhe mantaret. Një grua qante duke lëshuarngadalë brenda përshutën, të cilën e kishte ruajtur dy vjet për të birin. Porçfarë mund të bëjnë një autobus përplot, gra të cilat po udhëtonin në drej-tim të gabuar përballë dy tre kufitarëve përplot atdhetarizëm. Pra, më thuaj,

315

kush është aty trim, kush është aty i fuqishëm? Kur u shkarkuam kështu ngabarra, autobusi mundi të vazhdonte tutje. Hungaria. Në këtë doganë ishavetëm unë problem, sepse gjoja se frikësoheshin që unë do të mbeten nëHungari. Donin të më deportonin në Maqedoni. Unë nuk desha të zbres. Përhirë të Zotit, tani vetëm Maqedonia më mungon. Do të më duhej përsëri tamësoj gjuhën (bëj shaka). Një grua më pëshpërit: "Jepju ndonjë markë". Nukmund të vendosja aq lehtë për këtë shpenzim, por pas dy orë negociatash tëgjitha u rregulluan me dyqind marka. Vazhduam tutje. Beogradi. Kaos, shtyr-je, tollovi, zhurmë. Arrita të blej biletën për Sarajevë, u vendosëm me tim birnë autobus dhe pas nja dhjetë orë udhëtimi, nëse mund të quhet ashtu sha-lakatja në autobusin e tipit transport urban me karriga të forta, erdhëm derinë Pale. Tashmë ishte vonë dhe as nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë trans-port për në Sarajevë. Në mëngjes po. Më kapi paniku, nuk e njihja askë nëPale, nga të gjitha anët kishte përplot ushtarë, tashmë u bë ftohtë edhe pseishte verë. Koha kalonte, im bir dhe unë mbetëm ashtu në xhade, megjësendet (edhe pse shumë më të lehta) me mijëra mendime e sulumuantrurin tim, terri kërcënonte. Pashë një veturë dhe thjesht u turra dhe hyra nëtë. Brenda ishte një ushtar që u tmerrua nga turri im… që mos ta dhe mostë mërzis ia dola ta bind që të më voziste deri në Sarajevë. Thënë sinqerishtgjatë tërë kohës dërdëlliti, por unë arrita… edhe pse ishte aq errët sa që nuke dija që arritëm. Fillova t'i njoh ndërtesat, askund nuk kishte dritë, ishte njëqetësi totale. Sarajevë, dashuria ime.

E di përpara, sa herë që shkoja në pushime në det kisha dëshirë tëkthehesha në muzg. Gjithmonë kthehesha me padurim që t'i shikoj ato dritatë Sarajevës dhe zemra më rrihte si e çmendur, padurueshëm. Udhëtoja medëshirë, por kthehesha me dëshirë edhe më të madhe, gjithmonë duke men-duar - kushedi çfarë ka ndryshuar derisa kam munguar unë. Natyrisht, gjith-monë çdo gjë ishte si më parë dhe qetësia më kthehej.

V: Si të priti nëna? G: Nëna ime, fqinjtë e mi, gati sa nuk u besonin syve. E kupton nga

qyteti, nga i cili gati të gjithë ikin… përnjëherë dikush u kthye. U dukej si një-farë përmirësimi, gjë që natyrisht nuk ishte. Na pritën edhe tri vite të gjatalufte. Lufte dhe përcjelljeje. Por, kthimi nuk e ktheu paqen në zemrën time.Kur mënjgesin e ardhshëm shkova ta vizitoj Grbavicën dhe ato që i pashë masollën një pikëllim të përjetshëm. Mund të bëjnë dhe kanë bërë, kanë rindër-tuar dhe ndërtuar, por megjithatë çdo gjë është ndryshe. Përgjithmonë.

(...)V: (...) Si dukej jeta në Grbavicë gjatë atyre viteve të luftës?G: Kryesisht, erdhën shumë të dëbuar nga ana tjetër e qytetit, natën

e kishin kaluar lumin, vinin dhe shkonin drejt Beogradit dhe tutje, varësishtkush si ia dilte. Janë krijuar miqësi të reja dhe çdo mbrëmje mblidheshim tëlumtur që jemi në numër të njëjtë si dje. Festonim çdo gjë që mund të fes-tohej, ditëlindjet, shkuarjet e dikuj, letrat. Lindën dashuri, lindën fëmijë. Kurçdo e nesërme është e pasigurtë, njerëzit përpiqen nga e sotmja të nxjerrinsa më shumë që mund të nxirret.

V: Pse dhe si vendose më në fund të ikësh nga Sarajeva dhe pikër-

316

isht në vitin 1996, kur lufta përfundimisht mori fund?G: Kur lufta mori fund, kur Grbavica "u lirua", në Grbavicë ne

mbetëm në një numër të vogël. Në ndërtesën time nga 36 apartamentet saishin mbetën vetëm pesë apartamente të banuara. Meqë apartamenti imishte i shkatërruar, unë isha në njëfarë apartamenti të huaj serb, pronari i tëcilës ishte larguar. Para se të hynte ushtria boshnjake, të gjithë ishimregjistruar te UNHCR-i, ose te ndonjë organizatë tjetër e huaj, që të jemi tëmbrojtur nga shpërthimi eventual i urrejtjes së çlirimtarëve. Të gjithë ata qëe kaluan luftën në Grbavicë barazoheshin me çetnikë. Gjatë ditës marshonintrupat e huaja "duke na ruajtur", mirëpo gjatë natës askush nuk qëndronteas afër. Trokitjet nëpër dyer, kërcënimet, rrahjet e shumta… Apartamenti kuishim vendosur ne menjëherë iu nda një "personi meritor", i cili natyrishtinsistoi të shpërngulemi, por MENJËHERË. Takimet e llojllojshme, të pakënd-shme… por kur mu në Qendrën Tregtare përjetova të më pështyjnë - në kup-timin e plotë të fjalës - vetëm pse mbaj kryq në qafore, kurse atë kryq unëe mbaj gjatë tërë jetës dhe as gjatë kohëve të komunizmit më të zi askushasgjë nuk më ka thënë, mendoj që kjo ishte ajo pika, që më bëri të vendospër shkuarje. Im bir gjithashtu me tërë pjekurinë e një 14 vjeçari, i cili u bëburrë para kohe (jo vetëm ai, ky është fati i të gjithë fëmijëve, të cilët e për-jetuan luftën në cilëndo mënyrë, ato fëmijëri janë këputur si me shpatë)ndikoi te unë që të marr vendimin për largim.

Kështu filluam të bëhemi gati, t'i paketojmë valixhet. Të largoheshdhe të dish se po largohesh përgjithmonë, është ndjenjë e çuditshme. Tëdetyrohesh të zgjedhësh çfarë të marrësh, e çfarë të lësh, kur çdo imtësi eparëndësishme të flet diçka dhe ka vlerë, sepse e ke blerë pikërisht atë ditënkur… Dhe kështu e bën selektimin e jetës personale, i lidh kujtimet dhe për-piqesh të jesh reale dhe të marrësh vetëm atë që është e dobishme. Dhedetyrohesh të thuash: I Falënderohem Zotit që jemi gjallë, por nuk je shumëe sigurt që je fitimtare.

Gjithsesi, siç të kam thënë, nuk ka vendim të gabueshëm - tëmbetesh, ose të shkosh. Të gjithë jemi fatkeqë, edhe ata që mbetën, edhene që shkuam. Mirëpo im bir po shkollohet, shoqërohet, jeton në paqe. Dheky ishte synimi im.

V: Shkove në Itali. Si, pse?G: Ja kësaj radhe udhëtojmë, por në grup prej tre vetash. Nëna ime,

im bir dhe unë. Nëna ishte me shëndet shumë keq, 86 vjeçare, kishte tëdëmtuar shikimin dhe dëgjimin. Ti gjithmonë më flisje për faktin se si rapor-ti midis nënës dhe bijës është i rëndë, i komplikuar. E sheh, unë tani raportintim me nënën time nuk e shoh më të komlplikuar, kurrsesi. E shoh vetëm sidashuri, të cilën ne ia dhamë njëra-tjetrës, të ndërthurur dhe shoh që njëra-tjetërs i kemi dhënë çdo gjë, kur ajo tjetra kishte nevojë, mendoj që secilaprej nesh e ka paguar pjesën borxhit të vet. Por jo si obligim pune, ose sidetyrë sepse kjo duhet bërë. Jo, por për shkakun se DËSHIROJ, DUA.

Kur ndonjë grua e merr ndonjë vendim që duket i rëndë, që duketsi sakrificë dhe ndoshta madje edhe e palogjikshme, atëherë kjo analizohetdhe arrihet deri të kompleksi, arrihet deri te përfundimi për ndonjë reagim të

317

kushtëzuar etj. Mirëpo, kur një MASHKULL vendos, ai e bën këtë sepse ështëTRIM. A nuk të duket që po gabojmë. E dashur Vesna, i kam parë gratë tonanëpër kampe, të përqafuara, të frikësuara, për herë të parë të lëshuara nëforcat e vetvetes (duke pranuar urtësisht që po frikësohen), por të cilatgjetën forcë dhe të cilat shkuan përpara. Mos harro se gati të gjitha ishingjysmëanalfabete!

(...)19 janar 2003 (e-mail)

(...)Pra, ti po më pyet se çfarë më bie ndër mend, kur mendoj për të

gjitha ato që ndodhën me ish Jugosllavinë. Mendimi im i parë është: O Zot,çfarë na bënë! Mendimi i dytë i shpejtë si mendimi i parë: O Zot, çfarë lejuamtë na bëjnë! Është lehtë të akuzohet se NA kanë bërë diçka dhe na ka bërëdikush diçka. Çfarë bëmë ne gjatë asaj kohe? U lëshuam si dele, ose nukpatëm mundësi të ndërmarrim asgjë, ose nuk ditëm, nuk deshëm, ne njerëz-it e vegjël që e paguam çmimin e plotë për të gjitha (çmim të cilin po epaguajmë akoma, borxhi është i përjetshëm). Kush e di këtë?

Eh, pse erdhi deri te e gjithë kjo? Për këtë pyetje ka shumë përgjig-je, kurse përgjigjen e vërtetë nuk e di askush, ose ai që e di nuk do ta thotë.Të gjithë ne individualisht kemi teorinë tonë dhe me siguri secila është endryshme, prandaj çdo diskutim për të gjitha këto shndërrohet në analizë tëzbrazët.

Mendoj se të gjitha luftërat janë njësoj të vrazhda dhe kjo luftë nukështë aspak më e vrazhdtë nga të tjerat. Fakti që e kemi përjetuar personal-sisht në vetë të parë, natyrisht që e bën më të vrazhdën.

E di, Vesnicë, kur mendoj për të gjitha, më kujtohen memoaret eHadrianit, ku ai përafërsisht thotë kështu: të gjitha ndryshohen, të gjitha për-parojnë, teknika, shkenca, medicina, çdo ditë sjell zbulime të reja, vetëmNJERIU, natyra e tij, karakteri mbetet i njëjtë, etja e përhershme për forcë,për pushtet, mbetet e njëjtë! Le të më falë Hadriani im i adhuruar për citimin,i cili nuk është tamam i saktë, por kuptimi është ky.

Për Tribunalin e Hagës? Kemi qenë dëshmitarë të proceseve tëndryshme. Njëri prej tyrë është ai e Nirnbershkit, e përcollëm SimonVizentalin në luftën e pafundme në zbulimin e krimeve të luftës dhe do tëishim pafundësisht mirënjohës sikur të dënohej çdo kriminel. Shpresoj që dotë ndodhë kështu edhe tani.

Çfarë po ndodh në tokat e ish Jugosllavisë po i përcjell aty-këtu, nukkam rast ta lexoj shtypin tonë, kurse shtypi i këtushëm me vite të tëra nuk ipërmend ato hapësira. JEMI PLOTËSISHT TË HARRUAR. Nuk ka më lajmetronditëse nga Ballkani.

Planet e mia për ardhmërinë? Atë që e planifikoj maksimalisht ështëjava. Të gjitha të tjerat varen prej asaj se çfarë vjen dhe nëse vjen. Unë nukkam ardhmëri, kam vetëm të kaluar dhe të tashme. (…)

("Gratë rikujtojnë kujtimet" 2003)

318

Kur të kam parë për herë të parë

Biseda me Habiben (Bibën) Metikosh, refugjaten nga Sarajeva,aktivisten e Qendrës për gratë viktima të luftës, refugjaten në Kanadë, e rik-thyer në Bosnjë.

(Email-i i Radës):

(...) shpesh shkruan se si të kujtohet koha në zagreb, ngjarjet nëqendër e është dashur t'i shënosh nëse nuk kemi arritur të shkruajmë deri sashkonim te gratë nëpër baraka në rrathë duhej ta bënim këtë më vonë. tigjatë netëve tua kanadiane, unë në netët e mia finlandeze. më vjen keqsepse çdo ditë e me vonë jam më e vetëdijshme që ajo që kemi bërë ishtee vlefshme, mirëpo nëse nuk shënohet bjen në harresë. ne, besoj kemimësuar edhe për luftën, edhe për dhunën e luftës, për gratë, për inkura-jimin... kemi provuar, mendoj së pari në kroaci, modelet feministe, kemiudhëhequr procese feministe. në kohën kur dikush do të thoshte mjafton tëmbijetsoh ne mësuam... mirëpo të gjitha ato duhej t'i shënonim. shumicanga pjesëzat tona kanë shkruar rrëfime, kanë bërë filma në kohën, kur nepërpiqeshim t'i harrnojmë jetët tona, kur kemi qenë zëri i arsyes në atmos-ferën e një mendimi të njëanshëm politike kjo ishte legjitime, edhe vetë ikemi përkrahur të gjitha ato që i shënonin ngjarjet tona, të gjitha ato qëkaluan nëpër qendrën tonë. por është koha që edhe vetë të shënojmë diçka.mendoj që është mirë edhe të shkruhet, ashtu siç u flisnim grave, sikur t'ishënonim së bashku kujtimet. të shkruarit është si terapi. shumë njerëzthonë që kjo u shërben edhe shkrimtarëve të mëdhenj...

(...)Rada: (...) Kur u largove nga Sarajeva për çfarë mendove?Biba: 11 prill 1992. Çdo gjë erdhi aq vrullshëm sa që nuk qe e

mundur të mendohej. Një panik i përgjithshëm. Të gjitha rrugët të bllokuara.Qyteti i ndarë me barikada. Nëna në njërën pjesë të qytetit, motra me famil-jen e saj në pjesën tjetër, unë me familjen time ne pjesën e tretë.Komunikimet njëra pas tjetrës filluan të shuhen, televizioni nuk emitonte pro-grame. Granatat fluturonin shfrenueshëm sipër ndërtesës sonë (fatbardhësi,sepse godasin antenën e TV-së Hum).

Granatat i shikojmë nga dritarja… në një moment si rrezik tëtmerrshëm, në një moment si fishekzjarre. Si duket po ndodh diçka etmerrshme, por ne nuk jmei aq të vetëdijshme as të kuptojmë çfarë është kjo.

Unë jam 50 vjeçare, kurse fëmija ka 12 vjet.Fëmija i pritur trembëdhjetë vjet me dëshirë të madhe duhet të

vritet! Për çfarë? Pse?

319

Vasko (im shoq) përpiqet që nënën time të palëvizshme ta dërgojëte motra ime dhe ta vendosë atje në vend "të sigurt". Kalon nëpër barikadatserbe, sepse nëna është në pjesën e qytetit, të cilën e kanë pushtuar serbët.Ai ia del që (në karrocën e invalidëve) ta nxjerrë nga apartamenti dhe tashtyjë në drejtim të motrës. E shkreta plakë, meqë me vite të tëra është elidhur me shtratin dhe nuk kishte dalë jashtë me vite tha: "Oh, Vasko, saështë ndërtuar Sarajeva".

Nuk e dinte e shkreta që Sarajeva pikërisht në atë moment po rrëno-hej. Rrënoheshin edhe shtëpitë tona, jetët tona dhe botët tona.

Mendoja: nëna tani është te motra dhe unë duhet ta largoj fëmijënqë të mos më vritet. Aeroporti i Sarajevës është vendi ku njerëzit thjeshtluftonin për një biletë, në të cilën në vend të numrit shkruante JETË.

Çdo gjë duket si Sajgoni (filmi për evakuimin e shtetasve amerikanënga Sajgoni).

Mendoja asokohe, duke e shikuar atë film që kjo ishte e tmerrshme,por megjithatë ky është film - neve nuk na ndodh. Tani kjo që po ndodhtenuk ishte film. Ishte një realitet i vrazhdë. Njerëzit shkelnin njëri mbi tjetrin,duke u përpjekur që me dhunë të hyjnë në aeroplan. Pas tri ditësh pritjejedhe lufte ia dolëm që unë dhe fëmija im të hyjmë në një aeroplan, njëtrasporter ushtarak në të cilin ishin 600 njerëz, që bartte familje të person-ave ushtarak për në Beograd. Mirë, mendova, kjo nuk mund të zgjasë shumë.Më së shumti nja pesëmbëdhjetë ditë dhe do të kthehemi në shtëpi.

Mirëpo, ne akoma nuk u kthyem në shtëpi, kurse sot është data 22nëntor 2002.

R: Kur të pashë për herë të parë në Qendër (mendoj që ti ma hapederën) nuk e dija që ti je refugjate. Ndodhta për shkak se deri atëherë dukepërkthyer për një gazetare finlandeze, tashmë edhe vetë krijova pamjen "edëshiruar" për to. I shihja refugjatët që arrinin në Kroaci dhe akomodoheshinnëpër salla sportive në Sisak, ose Karllovc me pak plaçka që kishin arritur tëmbledhin në shpejtësi. Edhe sot më kujtohet pamja: gra dhe fëmijë në sta-cionin hekurudhor, nëpër vagonët e zbrazët të trenit të ndalur në dhevogëlushja shtatë vjeçare e cila po e fshinte xhamin e dritares në kupe, dukeprovuar që kupenë ku ishin nëna e saj, gjyshja dhe motrat ta shndërrojë nështepinë e saj të re. Të gjithë të tjerët thuase nuk e dinin që ky tren nuk dotë udhëtojë kurrë. Ti, megjithatë, ke pasur, më kujtohet, flokë të shkurtërdhe të verdhë, dukeshin thuase sapo je kthyer nga parukeri dhe kishegarderobë jashtëzakonisht elegante. Dhe qesheshe me zë të lartë. Dukeshesi një grua që e kishte humbur rrugën në hapësirën ku silleshin shumë të rejadhe gra në moshë, aktiviste dhe refugjate. Si "e humbe rrugën" në Qendër.

B: Zagreb, tetor 1992. Rrija ulur në tramvaj dhe vozitesha pa ndon-jë cak. Mund të vozitesha ashtu sa të dëshiroja, sepse në fillim si refugjatë ekishin pa pagesë transportin urban. Shumë shpejt na e ndërprenë këtë,sepse refugjatët filluan të arrijnë në një numër enorm. Në stacionin e tram-vajit Stacioni hekurudhor në tramvaj hyri një e njhohur e imja nga SarajevaGoga Markoviq. Para një kohe të shkrutër u njohëm me njëra-tjetrën në një

320

tubim të Sarajevasve. Nga ai moment gati vazhdimisht kemi qenë bashkë.Përpiqeshim së bashku të gjenim ndonjë mundësi punësimi çfarëdo qoftë(ajo më një fëmijë njëmbëdhjetë vjeçar, kurse unë me një fëmijë dymbëd-hjetë vjeçar) me qëllim që të mund t'i ushqenim fëmijët. Atëherë ajo më thaqë një grua, poashtu nga Sarajeva i kishte thënë që disa vasha nga Zagrebipo e themelojnë njëfarë organizate joqevetare dhe po kërkojnë më shumëgra, të cilat do të punonin në të. Tubimi i parë duhej të mbahej në rrugënTkalqiq nr. 38, të mërkurën, në orën pesë pasdite.

Natyrisht, shkuam.(…) Filluam të punojmë nëpër kampet e refugjatëve në muajin maj

1993. Dëshiroja jashtëzakonisht shumë t'u ndihmoja atye grave, por përZotin, duke mësuar shumë shkathtësi për mënyrën e mbijetimit të tmerrevete luftës, arrita t'i ndihmoj edhe vetes. Mendoj dhe besoj që kemi qenë tëdobishme.

R: (…) Çfarë të duket që kemi fituar për veten duke udhëhequr gru-pet e vetëndihmëse?

B: I ndihmova vetes ashtu që mendoja që nëse dua t'u ndihmojgrave në grup unë për to duhet të jem "shembull i gjallë" pozitiv. Edhe vetëisha refugjate nga Bosnja, por gjithmonë e mirëmbajtur dhe e qeshur. Itrimëroja gratë ashtu që u flisja që ne duhet të jetojmë për të sotmen dhetë nesërmen, por kurrsesi për të djeshmen. Duhet të kemi kujdes për vetendhe pamjen tonë, sepse kjo vërtetë varet nga ne vetë, nga askush tjetër.Secila grua në fund të takimit merrte detyra shtëpie për takimin e ardhshëm.Njëra duhej t'i prente flokët, tjetra duhej t'i lyente flokët, e treta të heqëshaminë (të cilën e kishte mbajtë gjithmonë) dhe të bëjë një frizurë etj… mëkujtohen situatat qesharake kur unë dhe partnerja ime e parë Maja (njëvashë e mrekullueshme) i dërguam gratë tona në të ashtuquajturin GjendjaAlfa, duke i udhëzuar që në atë gjysmëgjumë të shkojnë në ndonjë vend kudo të ndihen mirë. Duke u kthyer në realitet ne bisedonim për atë shëtitjeimagjinare, ku kishin qenë dhe si ndiheshin. Disa prej tyre e përshkruanin mengjyra aq të gjalla përjetimin e vet, kurse disa shtiheshin thuase kanë qenëdiku, por në realitet as që kishin lëvizur nga kampi. E pikëllueshme ishte qëgratë në fillim mendonin që ne jemi mësueset e tyre, e jo bashkudhëtaret etyre, ishim krahëror për të qarë hallet dhe duar të shtrira për ndihmë, pran-daj na gënjenin që të na e bënin qejfin. U nevojit shumë kohë që t'i afrojmëdhe t'u afrohemi dhe pas kësaj ato të fitojnë besimin tonë dhe shumë hallet'i zgjidhnim së bashku duke qeshur dhe duke bërë shaka. Vetë nuk guxojatë dorëzohesha. Natyrisht, kishte situata kur kemi qarë së bashku. Të gjithane, megjithatë jemi nga gjaku dhe mishi.

(...)

(Email-i i Radës, midis intervistës)Duke të lexuar m'u kthyen pamjet, poshtërimet e të gjithë neve (deri

dje), bashkëqytetarëve/bashkështetasve tanë. këtu është gjithsesi edhendjenja personale e humbjes. pasiguria. mendoj që dikur asksuh nuk do tëmund ta përshkruajë atë atmosferë në qytet. pasigurisë nga njëra anë

321

(frikave të vërteta nga bombardimet e mundshme) por edhe atmosferave tëkrijuara artificialisht të urrejtjes ndaj çdo gjëje që është ndryshe (domethënëjo-kroate). më kujtohet se si në tramvaj një grua e pyeste tjetrën: a shkojnëkëta tanët në strehimore (me tanët mendonte serbët), kurse kjo i përgjigjejqë nuk shkojnë. kurse mua më lindi dëshira t'u thosha a mos po mendojnëvallë që ata "tanët" e dinë kur do të jetë ose kur nuk do të jetë alarmi i rre-jshëm. unë i kam parë fqinjët serbë nga pertinja, të cilët kishin ardhur te ebija në zagreb se si të shtënguar rrinin në një kënd të strehimores (që kishinlënë çdo gjë në petrinjë) dhe i dëgjonin disa duke thënë që tani duhet tëgjithë serbët të dëbohen nga strehimorja… më kujtohet edhe rrëfimi përkunatën tënde, për të cilën ti më nuk ishe e rëndësishme, posa ia dole tavendosësh dunjën në amerikë… çfarë po ndodh me njerëzit në luftë? ku pozhduket empatia, ndjenja esenciale njerëzore për të tjerët. vrasësit, plaçk-itësit ata që në luftë gjejnë arsyetime për diçka që përndryshe do ta bëninedhe ashtu, por i ashtuquajturi populli i thjeshtë, të cilit njësoj përnjëherëshu rriten dhëmbët e syrit… sikur të mund ta prekja me gishta atë atmosferëtë vitit '94 dhe '95, kur flet për situatën kur kroatët e nxitnin luftën me mys-limanë në bosnje. më kujtohet se në çfarë gjendje ishin gratë tona mysli-mane. që nuk guxonin as të dilnin nga kampi, sepse, më kujtohet, sheksiatëherë ishte nënkryetar i kuvendit fliste duke shkumbëzuar që deri sa ne poi ushqejmë gratë dhe fëmijët e tyre, ata po vrasin vëllezërit tanë kroatë… dhesi të dalësh si grua në rrugë, të mos them me dimi…

(...)R: (…) Si u përpoqe ta zgjidhësh problemin tënd "privat"?B: Dunja duhej të fillonte të shkonte në shkollë. Nuk kishim letra

dokumente personale, sepse ato që shkruheshin në dokumentet e Dunjës nukishin të përshtatshme për shtetin e sapoformuar të pavarur të Koracisë. BabaiVasilje, nëna Habiba. Nuk ekzsitonte kombinim më i keq për një fëmijë.

Te Radmila M. situata ishte e ngjashme, por në shikim të parë edhemë keq, sepse i biri quhej Llazar. Gjetëm një zgjidhje. Po shkojmë të kryqë-zohemi. Do të bëhemi kroatë dhe askush nuk do të na ndajë.

Në famullinë e Bistrës gjetëm një prift të mrekullueshëm, i cili nukna pyeti asgjë dhe pranoi të na kryqëzonte. Qëndruam në rend para priftit:Jovo (60 vjeç), pranë tij reja e vet Munevera (25 vjeç) e cila në krahërormbante fëmijën e vet Majën (1 vjeç), pastaj Dunja (12 vjeç) dhe në fundHabiba (50 vjeç). Të gjithë morëm emra të përshtatshëm Vasilje u bë Vllatko,Llazari Luka, Jovo Joshko, Habiba (unë e shfrytëzova emrin, me të cilinMartina tashmë më kishte pagëzuar) Biserka. Me certifikatën e pagëzimit (qëpërveç certifikatës së shtetësisë ishte dokument shumë me rëndësi) ia dolëmt'i regjistrojmë fëmijët në shkollë. Por certifikatën e shtetësisë dhe me këtëedhe dokumentet e tjera që e kishin kuptimin e jetës, për Zotin nuk i fituam,sepse për ta marrë atë dokument atëherë kërkohej të ishe kroat i pastërarian, kurse ne sipas vlerësimit të tyre (nëpunësve të qeverisë) nuk ishim. Tëgjithë dokumetat që kishim ishin të datavë të reja. Duhej diçka "e vjetër".Jeta megjithatë vazhdonte.

322

(…)R: … Më kujtohet, shumë gra rrëfenin që më të vështirë e kishin të

jenë refugjate në Kroaci, tokën të cilën "deri dje" e kishin konsideruar tëveten, kurse tani është fare armiqësore ndaj tyre, se sa në amerikat osekanadatë e largëta…

B: Derisa Dunja ishte në Zagreb ne ishim vendosur në një banesë tëmotrës së tim shoq (që e kishin tepricë). Pas shkuarjes së Dunjës në Amerikëmua më dëbuan nga ai apartament si e papërshtatshme ose tashmë nuk dipse. U gjeta në rrugë. Ku të gjej tani kulm mbi kokë? E deshpëruar sorollate-sha rrugëve të Zagrebit, duke u ndier më e mjera nga të gjithë të mjerët.

Më kujtohet se si ne të dyja ecnim nga njëri skaj i Zagrebit në tjetrinme shpalljen në duar duke kërkuar të gjejmë ndonjë apartament për mua. Igjetëm disa që do të mund t'i merrja (mendoj mund t'i mbuloja financiarisht).Ti vije me mua nga dera në derë duke më inkurajuar që të mos zbulohemkush jam, por edhe për shkakun që ti ishe "kroatja" e vërtetë edhe sipas tëtë folurit edhe sipas sjelljes dhe kur e lypte nevoja paraqiteshe në emrin tim.A të kujtohet pse në fund nuk arritëm të gjejmë asnjë apartament? Ke qenëe hidhëruar si mace e egër. Ndodhte që kur merreshim vesh për çmimin dheshpërnguljen, pronari në fjalë ashtu kalimthi më pyeste: Zonja Metikosh, junatyrisht e keni dokumetin e shtetësisë? Po si jo i përgjigjesha. Dhe kurrë mënuk guxonim të paraqiteshim në atë adresë. Pas një muaji të hulumtimit përtë gjetur banesë për mua durimi yt u shpenzua, u hidhërove dhe the "do tëvish te ne". Nga ky moment do të vish te unë dhe do të mbetesh aty deri nëfund të luftës. Kështu unë mbeta tre muaj në komunën e Boriqit. Shumëmiqësi dhe lidhje familjare u ndërprenë, sepse nuk i bënë ballë provës sëkohës. Por, njëkohësisht në hapësirën e vogël të njerëzores së mbetur, lindënmiqësi të reja. Kështu edhe unë në momentet më të rënda të jetës sime nëZagreb lidha akoma miqësi të reja. Megjithatë fati është element, i cili nëvlerësimin e jetës bart numrin më të madh të poenave. Për fatin tim të mirëmua fati nuk më ka braktisur asnjëherë. Përveç fatkeqësive "të rregullta" qëbart me vete gjendja e luftës, ne refugjatët patëm përvoja të dhimbshme qëu shpërndamë dhe shpesh na u shkapërderdhën familjet anekënd. Përçarjet,inatet, keqkuptimet, lakmia dhe të tjerat që shkojnë me to, ndodhnin edhenë familjet deri atëherë të organizuara mirë dhe stabile. Motrat më nuk janëmotra, vëllezërit më nuk janë vëllezër, kurse këto në përjashtim të vdekjesjanë humbje të tmerrshme. Ato janë humbje të pazëvendësueshme dhekurrë më nuk mund të kthehen si dikur. Këto plagë nuk shërohen.

Meqë sipas të gjitha rrëfimeve politike për ardhmërinë dhe ndodhitëmomentale u bë e sigurt që nuk ka jetë për martesat e përziera në Bosnjë(ministri i atëhershëm për kulturë i Bosnjës dhe Hercegovinës publikishtdeklaroi që fëmijët e martesave të përziera janë "kopilë") unë u mora vesh meVaskon që të aplikoj për t'u shpërngulur në Kanada. Pas problemeve të shum-ta, Vasko ia doli të dilte nga Sarajeva. I la the të gjitha ato që me vite të tërai kishim ndërtuar. M'u bashkëngjit në Zagreb, ku së bashku prisnin vizat holan-deze dhe shkuarjen drejt diçkaje të panjohur. Kjo ndodhi më 17 maj 1995.

323

R: Në Kanada ju ia filloni nga "e para". Sa është thjesht e vështirëpër njerëzit e moshave tuaja, e përvojave tuaja, arsimimeve tuaja të filloni"jetë të re"?

B: Arritëm në tokën e premtuar Kanada, në qytetin Winnipeg. Pritjaqe e bukur, koha e bukur, njerëzit të përzemërt. Menjëherë shkuam në shkol-lën e gjuhës (të cilën ende nuk e kemi mësuar). Filluam të kërkonim punë.Nuk ka, nuk ka, nuk ka, nuk ka…

Korrik 1995: Na shoqëron fëmija i pritur me dashuri të madhe.Gëzohemi si fëmijë të vegjël, sepse përfundimisht të gjithë jemi së bashkupas plot tri vjetësh. Në korrikun e vitit 1996 u shpërngulëm në Toronto. Qytetmë i madh dhe me siguri edhe mundësitë për të gjetur punë janë më tëmëdha, menduam. Mirëpo, mundësitë për punësimin e njerëzve në moshëngjashtëdhjetë vjeçare, sidomos kur fillojnë diçka nga vetë fillimi, janë kurr-fare. Më ndërkohë realizuam të drejtën për njëfare ndihme, nga e cila jeto-jmë edhe tani. Sot, Dunja e përfundoi shkollimin e saj (letërsinë botërore mepsikologjinë, por studioi edhe një vit plotësues dhe e fitoi licencën që të japëanglisht për të rritur (ESL) dhe do mbetet në Kanada, kurse ne të dytë për-fundimisht po kthehemi në shtëpi.

(…)Sipas natyrës unë jam një person që duhet të punoj diçka, madje

edhe me kusht që ajo diçka të jetë diçka e parëndësishme. Gjatë këtyrëviteve të fundit nuk punoj asgjë përvec punëve të shtëpisë. Më mbetënvetëm dy role: i nënës dhe i bashkëshortes. Kjo për një person që e do punënme pasion çfare jam unë është pak, përkundër faktit që janë të rëndësishme.Në jetën time profesionale nuk po ndodh asgjë sepse kjo as nuk mundëso-het. Me ardhjen time desha ta shfrytëzoj edhe njohurinë dhe përvojën timetë fituar në Qendër. Desha të punoj me refugjatët e tjerë, por përveç rasteveindividuale asgjë të organizuar nuk ia dola të bëj. Këtu administrata ka rreg-ullat e veta, puna me refugjatë është isntitucionalizuar dhe t'u afrohesh atyreisntitucioneve, përveç tjerash duhet të kesh njohurinë e gjuhës angleze nënivel. Njohuria e pamjaftueshme e gjuhës është faktor limituues, kurse vitetjanë faktor limitues që të mësohet. Çdo gjë bëhet në kohë të vet, thotë pop-ulli. Prapa meje janë tridhjetë e pesë vite përvojë pune dhe gjashtëdhjetëvite jetë. Nuk do të duhej të jem mosmirënjohëse ndaj vetes. Ekziston kohakur njeriu shkon në pension. Të kthehem në shtëpi për mua e ka kuptimin tëjesh Zot në shtëpinë tënde. Në nënqiellin tonë akoma shumë gjatë nuk do tëjetë e mundur të jetosh pa brenga dhe pa frikë. Dëshiroj të kthehem nështëpi, edhe pse atje jeta nuk do të jetë lule, as pa brenga, sepse jamsëmurë nga një sëmundje e keqe e quajtur NOSTALGJI. Edhe pse shkaktarii sëmurjes është i njohur, ilaçi nuk u gjet dhe nuk mund të merret me recetëtë mjekut. (…)

Rada Boriq

("Gratë i rikujtojnë kujtimet" 2003)

Përktheu: Remzije Ajeti

324

Kosova

Didarja

Po afrohet kriza

Pas mandatit në Kuvendin Krahinor, jam emëruar në LidhjenSocialiste Krahinore. Aty kam qenë anëtare e Kryesisë dhe kryetare e Këshillitpër Shëndetin dhe Politikën Sociale. Në atë vend pune kam qenë deri në vitin1986. Më herët e kam përmendur se Lidhja Socialiste, si organizatë politike,nuk ka pasur kurrfarë mundësie të vendosë për mjetet në të holla; për fak-tin SI dhe ku do të harxhohen të hollat e fituara ka vendosur KuvendiKrahinor. Prandaj, detyra jonë ka qenë të analizojmë gjendjen, t'ia dërgojmëraportet Kuvendit, të sygjerojmë se cilat janë përparësitë (secili nga fusha evet), ku duhet të investohen mjetet gjithsesi (psh., për blerjen e barnave),përkatësisht të zbulojmë problemet dhe të propozojmë zgjidhjet e mund-shme. Mirëpo propozimet dhe referatet tona kanë qenë të kota kur të hollaka pasur gjithnjë e më pak. Ka kaluar koha e përparimit, kur tërë shtetijetonte mjaft mirë dhe këtë në saje të kredive të huaja. Arritnin kërkesat përpagimin e borxheve. Në Kosovë, në rajonin gjithnjë më të pazhvilluar, krizavijuese ndjehej edhe më fuqishëm. Të hollat të cilat vinin nga fondet për tëpazhvilluar gjithnjë e më dobët i mbulonin nevojat në rritje. Ndjehej munge-sa e të hollave për barna, për spitale, por njëkohësisht edhe presioni në entetpër punësim bëhej gjithnjë edhe më i madh, vende të punës nuk kishte mjaftnë krahasim me numrin e njerëzve. Kriza sociale gjithnjë e më shumë thel-lohej, por krahas me të edhe ajo politike.

Shkalla e papunësisë në Kosovë në fund të viteve të shtatëdhjeta kaqenë më e madhja në shtet, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi edhe te popull-sia serbe edhe te shqiptare. Tendosjet ndërnacionale u patën shtuar. Shumëserbë vështirë e përballonin që shqiptarët si popullsi shqiptare të kenë për-parësi me rastin e punësimit; nga ana tjetër, edhe përkundër kësaj, gjithnjëe më i madh ishte numri i shqiptarëve, tani edhe me arsim të lartë dhe uni-versitar, të cilët pritnin në byrot për punë, pa kurrfarë pune dhe perspektive.Gjatë atyre viteve nacionalizmi shqiptar filloi të manifestohet gjithnjë e mëzëshëm, i ushqyer sipas mendimit tim nga pakënaqësitë sociale të njerëzve.Siç dihet, shpërthyen demonstratat e vitit 1981, të cilat kanë filluar si shpre-hje e protestës së studentëve kundër kushteve jopërkatëse në qendrën e stu-dentëve, që më në fund t'i karakterizoj parulla e njohur "Kosova - Republikë".Mua kjo më ka gjetur plotësisht të papërgatitur. Edhe më herët e kam vëre-jtur qartë se kriza po afrohet, por përmasat e pakënaqësisë fare nuk i kamvlerësuar, por sidomos më kanë befasuar demonstratat aq masive, qartë mirëtë organizuara dhe kërkesat e hapura nacionaliste. Edhe pse kam qenë atje

327

në asnjë moment nuk e kam vërejtur se po përgatitet diçka e tillë. Qetësimi i situatës ka qenë vetëm në dukje. Në opinion gjithnjë e

më hapur është dëgjuar shprehja e nacionalizmit. Fillojnë të përhapen rrë-fimet se e kujt "është e drejta e përparësisë" në Kosovë: a u takon ajo tëparëve të ilirëve nga të cilët, supozohet, se e kanë prejardhjen shqiptarët,ose "gjithmonë" ka qenë e serbëve. Është folur edhe privatisht edhe publik-isht për këtë se kush në fakt është pakicë në Kosovë, kush kë po e eksploa-ton, ku cili pushtet e ka vjedhur njërën përkatësisht palën tjetër. Njëra palë ika numëruar serbët e vendosur në Kosovë nga viset tjera midis dy luftërave,që të dëshmojnë se si vendës "të vërtetë" ka pak, ndërsa të tjerët se si ngaShqipëria po vendosen me dhjetëra mijëra njerëz për t'u shtuar numri ishqiptarëve. Për bashkësinë në Kosovë, si oborr të përbashkët i cili u takonnjësoj të gjithëve të cilët jetojnë aty, është folur gjithnjë e më rrallë. Secili kafilluar të tërheq në anën e vet. Unë e kam ndjerë veten gjithnjë e më keq,disi midis dy zjarreve. Për shembull, më kanë takuar serbët të cilët më kanënjohur dhe më kanë pyetur: "Çfarë po duan këta tutë, a nuk ua kemi dhënëtë gjitha?'' Në fillim kam hyrë në debate të atij lloji, i kam pyetur cilët janëata "të mitë" dhe cilët janë ata "ne" të cilët ua kanë dhënë çdo gjë, dhe akanë ata shqiptarë për ndonjë gjë të drejtë ose si qytetarë të klasës së dytëe kanë fituar si dhuratë "prej nesh" atë që nuk u takon. Kurse në anën tjetërme brengosje gjithnjë e më shumë kam dëgjuar bisedat të cilat kanë filluartë përhapen për Shqipërinë si shtet i drejtësisë dhe i barazisë (domethënë,si diçka krejtësisht e kundërt me shtetin tonë), dhe të cilave shumica plotë-sisht atëherë u kanë besuar. Shumë shpejt e kam parë se shqyrtimet për këtotema plotësisht janë të pakuptimta, dhe që pas tyre gjithnjë jam më e zhgën-jyer. Si të bindësh fare dikë kush Shqipërinë e Enver Hoxhës e konsideron sishtet të lumturisë? Ose me dikë që konsideron se shqiptarët "po shumëzo-hen në mënyrë malore" për të shtyrë serbët të largohen nga Kosova?Propagandat e të dy palëve janë marrë me gjysmë të vërteta me të cilatnjeriu i palumtur, sipas rregullit më parë u beson atyre se sa fakteve. Politikazyrtare atëherë ende apelonte për durim dhe logjik, por logjika dhe durimikanë munguar. Stamboliqi dhe udhëheqësia me plot të drejtë, sipas mendim-it tim kanë insistuar që kriza e Kosovës duhet të zgjidhet në nivel federal, siproblem i tërë shtetit, e jo vetëm si i Republikës së Serbisë. Masat të cilatudhëheqësia e atëhershme i ka ndërmarrë që të parandalohet rritja e mëte-jme e tendencave seperatiste midis shqiptarëve e kanë pasur për shkak tëkësaj përkrahjen e praktikisht të gjitha udhëheqësive partiake dhe repub-likane, si edhe të udhëheqësisë shqiptare, lojale ndaj bashkësisë jugosllave.Mirëpo, paralelisht me këto përpjekje që të gjendet zgjidhja logjike dhe tëqetësohet situata, vazhdimisht është shtuar pakënaqësia e serbëve nëKosovë. Marrëdhëniet ndërnacionale bëhen gjithnjë e më të këqia. Pasdemonstratave të vitit 1981 numri gjithnjë e më i madh i familjeve serbe ebraktis Kosovën: shumica nuk kanë mundur të durojnë majorizmin, shumicajanë larguar nga frika e separatizmit shqiptar, shumica nuk e kanë duruarndryshimin e situatës së krijuar pas plenumit të IV, por shumica pikërisht një

328

situatë të këtillë të tendosur kur tërë shteti demonstratat e vitit 1981 i ka cilë-suar dhe i ka dënuar si nacionaliste, i kanë përdorur si mbulesë të fitojnëpunë ose banesë në Beograd. Natyrisht që ka pasur edhe presione, pornatyrisht që ka pasur edhe shumë shpërngulje në saje të shumave të mëdhatë cilat i kanë ofruar gastarbajterët shqiptarë për banesa dhe për tokë.Investimi i mirë në pasuri të paluajtshme zakonisht nuk ndodh nën presion,por atëherë për këtë nuk është folur në këtë mënyrë. Secili largim ngaKosova, nën çfarëdo kushtesh dhe shkaqet të ketë qenë, është quajtur"shpërngulje nën presion". Ndaj serbëve janë bërë apelet në të gjitha niveletzyrtare që të mos largohen, sepse kjo edhe më shumë e ka vështirësuar edheashtu baraspeshimin e çrregulluar kombëtar. Njëkohësisht, kjo është dësh-muar shumë shpejt, disa qendra tjera të pushtetit paralel politik kanë punuarme këmbëngulje që situata të mos qetësohet; këto qendra i kanë hutuar ser-bët e Kosovës që të ngriten në mbrojtjen e të drejtave të veta kombëtare, tëmos pranojnë kompromise, e kanë përhapur në mesin e tyre frikën dhe pakë-naqësinë. Janë shtuar forcat e reja politike të cilat zgjidhjen e shpejt të çësht-jes kombëtare serbe do t'ia besojnë Slobodan Milosheviqit.

Personalisht gjithnjë e më pak, kudo dhe në çfarëdo shoqërie, e kamndjerë veten në shtëpi. Deri në mesin e viteve të tetëdhjeta, sa i përketparashikimit të situatës së Kosovës, e kam përkrahur plotësisht udhëheqës-inë politike të atëhershme republikane dhe krahinore. Përveç kësaj, sishqiptare me orientim jugosllav kam konsideruar si obligim të vetin që kudoqë të mundem të kundërshtoj nacionalizmin shqiptar (në raportet personalenë radhë të parë, sepse profesionalisht, fusha ime ka qenë shëndetësia, mar-rëdhëniet ndërnacionale kanë qenë detyrë e funksionarëve partiakë). Por kur,në mes të viteve të tetëdhjeta, deri atëherë me ashpërsi të paparë ka filluarfushata mediale kundër shqiptarëve në Serbi, atij kori nuk kam mundur t'ibashkohem. Për një kohë të shkurtër edhe në media edhe në opinion publiktë gjithë shqiptarët plotësisht janë barazuar me nocionet e irredentit dhe tëterrorizmit. Të gjithë janë konsideruar si element armiqësor. E befasuar mekëtë sasi të urrejtjes të cilën e kanë mbjellë mediat kam vendosur që të izolo-hem plotësisht nga çdo gjë. Meqenëse asnjëherë nuk kam qenë e afërt menacionalistët shqiptarë, me të njëjtën neveri jam larguar edhe nga ai serb.Aq sa ka qenë larg për mua mendimi që të angazhohem në aspektin shqip-tar në mesin e shqiptarëve, aq më ka tmerruar edhe mendimi që nganacionalistët serbë të fitoj titullin "shqiptare e ndershme". As që kam mundurta paramendoj se urrejtja mundet të rritet në përmasa të tilla. Ata pak njerëztë guximshëm në Serbi të cilët e kanë kundërshtuar këtë urrejtje duke e ftuaropinionin për logjikë dhe fillimin e shqyrtimit serioz për situatën në Kosovë,janë shpallur tradhtarë të popullit serb. Më së vështiri ka qenë fakti qëdisponimi kundër shqiptarëve është theksuar fuqishëm - më herët në fjalimetpublike kurrë diçka e tillë nuk është lejuar, më herët kurrë një shovinizëm itillë nuk ka mundur të manifestohet pa u dënuar. Tani gjuha e urrejtjes jovetëm që ka kaluar pa kurrfarë dënimesh, por shprehësit kryesorë kryesishtkanë qenë punëtorë prestigjiozë publikë, shkrimtarët, intelektualët.

329

Natyrisht, kjo ka prodhuar pakënaqësi edhe më të madhe, "radhitjen më tëmadhe të rreshtave", nacionalizmin dhe disponimin e përgjithshëm kundërserbëve. Në vend që të kërkohet mënyra që ajo popullsi më shumë tëinvolvohet në shoqëri jugosllave, që të qetësohen pasionet, që të qetësohennacionalizmat, praktikisht është bërë çdo gjë që kjo të mos ndodhë. Ështëdukur sikur me qëllim po veprohet që hendeku midis dy popujve i cili tash-më ka ekzistuar, të thellohet deri në pamundësi për përmirësim. I kam njo-hur shumë shqiptarë të cilët kanë qenë qytetarë lojalë të Jugosllavisë dhe tëSerbisë, të cilët një disponim të këtillë kundër shqiptarëve të cilën e kanë për-forcuar mediat serbe thjeshtë i kanë detyruar që të "përcaktohen". Për shem-bull i kam njohur disa studendë shqiptarë të cilët gjatë atyre viteve pa suk-ses janë përpjekur të gjejnë banesë në Beograd - zonjat e shtëpive kanërefuzuar që t'i pranojnë sapo që kanë dëgjuar se si quhen, ose e kanë dallu-ar theksin, gjë që ka qenë vetëm një nga "vyrtytet" e asaj histerie tëpërgjithshme të cilën e kanë prodhuar mediat "e dirigjuara". I kam lexuar atoshkrimet në "Politikë" (sidomos në atë rubrikën e njohur "Jehonat dhereagimet") duke mos u besuar syve të mi. Më shumë se dy vite janë radhi-tur në gazeta dhe në televizon lajmet për përdhunimet dhe përpjekjet e dhu-nimit në bazë etnike, për "mafinë shqiptare" e cila po bën kontrabandë medrogë dhe me deviza, të përmend vetëm këto. Shkrimet për përdhunimet,gjë që është logjike, kanë shkaktuar në opinion indinjatë të veçantë. A duhettë theksoj fare se dhunën mbi gruan e konsideroj krim të egër të cilin duhetdënuar me dënimin më të madh? Ose se madje edhe vetëm një grua e përd-hunuar është numër i madh? Mirëpo, këtu, fjala ka qenë se tekstet e gaze-tave për temë i kanë pasur vetëm përdhunimet "etnike", kurse ato tjerat të"zakonshme", vetëm janë përmendur, pa koment dhe pa reagime të lexuesvetë indinjuar. Bashkë me emrat (ose inicialet) të kryerësit të veprës dhe vik-timës patjetër është shtuar edhe përkatësia kombëtare, por vetëm që përd-hunuesi ka qenë shqiptar kurse viktima serbe. Në rastet tjera, shumë më tënumërta, origjina etnike nuk është theksuar, kështu që është krijuar bindjase shqiptarët në fakt janë të vetmit të cilët i përdhunojnë femrat. I kam bërëpyetje se sa njerëz e vërejnë këtë? A ka në mesin e përdhunuesve serbë,hungarezë, boshnjakë, kurse në mesin viktimave të përdhunimit a ka gra tëkombësive tjera përveç serbe? Sa lexues kanë bërë pyetje a është me rëndësipër një krim të tillë për cilin komb bëhet fjalë? Sa njerëz kanë reaguar në faktpër kombësinë e jo për dhunën, sikur gruaja e përdhunuar më pak është elënduar nëse krimin e ka bërë ndonjë pjesëtar i kombësisë së saj. Sa njerëze kanë parë se bëhet fjalë për fushatën e orkestruar e cila ka filluar me qël-lim që të shtojë frikën, zemërimin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve? E të mosflas për faktin se tekstet e këtilla janë publikuar para se që fare është zhvil-luar procesi gjyqësor dhe konstatimi i fakteve. Por faktet qartë atëherë nukkanë qenë të rëndësishme as që i kanë interesuar ndokujt. Shprehia eshënimit të përkatësisë kombëtare bashkë me lajmet për përdhunimet duk-shëm është harruar kur është realizuar ai qëllim - popullsia serbe është mobi-lizuar në mënyrë masive për përkrahjen e zgjidhjeve të krizës së Kosovës të

330

cilën e ka përgatitur udhëheqësia nga Beogradi në krye me kryetarin e ri tëLidhjes Komuniste të Serbisë, Slobodan Milosheviqin. Dhe ajo është përgati-tur për ndryshimin e pozitës kushtetuese të krahinave, në të gjitha mënyrat,pra edhe me dhunë brutale (për çka më së shumti është dashur të homogj-enizohet opinioni publik serb), sepse pak besohet se shqiptarët e Kosovës megjithë dëshirë do të pranonin të heqin dorë nga autonomia dhe përsëri tëvihen nën kontrollin e Serbisë. Nuk jam eksperte për të drejtën kushtetuese,ndoshta Kushtetuta nga viti 1974 njëmend ka mbetur e pathënë dhe nuk eka shprehur deri në fund tërë ndërlikueshmërinë e marrëdhënieve tëRepublikës së Serbisë dhe të krahinave të saj. Në Kuvendin republikan tëSerbisë, kanë qëndruar përfaqësuesit e Kosovës dhe të Vojvodinës dhe kanëvendosur në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështjen e tërë Republikës, por mekëtë edhe të Serbisë së ngushtë, kurse në kuvendet krahinore nuk ka pasurpërfaqësues nga Serbia e ngushtë. Një qëndrim i këtillë me siguri nuk kaqenë i qëndrueshëm për një afat të gjatë. Sidoqoftë, siç duket procesi ipavarësimit të krahinave patjetër ka shpjerë deri te krijimi edhe i dy njësivetë barabarta federale ose deri në tetë republika jugosllave dhe kjo elitës sëatëhershme politike dhe kombëtare në Serbi kurrsesi nuk i është përgjigjur.Për t'u përmirësuar kjo asimetri, a do të dhe si do të vinte deri te ndryshimete Kushtetutës përmes rrugës së rregullt ligjore, për t'u zgjidhur tensionetekzistuese kombëtare në Kosovë, tani është vështirë të thuhet. Sikur tëfitonte statusin e Republikës, Kosova në Bashkësinë demokratike jugosllavetë popujve të barabartë a do të kishte arsye të ndahet dhe t'u bashkohet(atëherë) bunkerëve të Shqipërisë së mbyllur dhe të izoluar, nuk vlen tëparashikohet pas tërë asaj se çfarë ka ndodhur. Sidoqoftë, ka qenë e qartëse atëherë për disa qarqe politike (partiake) dhe intelektuale në Serbi kjoçështje është bërë aq e rëndësishme sa që më nuk i kanë zgjedhur mjetetqë të arrihet me forcë ndryshimi i Kushtetutës, por për dhunë edhe brutalitetme të cilin, fatkeqësisht, për-njëherë e kanë filluar "zgjidhjen" e problemitnjëmend nuk ka arsyetim. Absolutisht çdo gjë ka qenë kundërproduktive, nëdëm të njërës dhe të tjetrës palë, dhe të tërë shtetit. Siç duket sot, më sëshumti në dëm të vetë serbëve të Kosovës.

Nga ana ime mund të them se shteti im është zhdukur edhe para seqë është shpërbërë Jugosllavia në luftërat të cilat kanë pasuar. E kam hum-bur pikën e mbështetjes: kudo që jam paraqitur e kam ndjerë veten si trup ihuaj. Në një histeri të përgjithshme të gjithë kanë folur vetëm për politikëdhe të gjithë në mënyrë të zjarrtë ua kanë mbajtur anën të vetëve. Dhe jovetëm në Kosovë. Tërë shteti ka qenë i përfshirë me virusin nacionalist.Obsioni komunist ndoshta krejtësisht me të drejtë e ka humbur betejën his-torike, por në vend të saj çfarë është ofruar - vetëm nacionalizmi. "Tëpërzierit" më në asnjë mjedis nuk kanë qenë të dëshirueshëm nëse nga iden-titeti i vet nuk e kanë hequr përbërësin "e gabuar". Atë që me krenari e kamkultivuar aq vite, "përzierja" ime e cila ka qenë tërë jeta ime, për një kohë tëshkurtër në sytë e shumicës është bërë diçka e turpshme, një e metë të cilënduhet fshehur.

331

Rri mënjanë

Fatbardhësisht, nuk kam pasur probleme serioze, në kuptimin e sul-meve ose kërcënimeve fizike. E kam humbur "të vetmin" dhé nën tokë. Mënuk i kam takuar asnjërës palë. Kam vazhduar të punoj, pa ndonjë vullnetdhe motivim. Mandati im i fundit para pensionit ka qenë deputete në Dhomëne Republikave të Kuvendit Federal (ende ka ekzistuar RSFJ), kam qenë nëKëshillin administrativ ato katër vite, prej vitit 1987 deri në vitin 1991. Në atorrethana shkuarja në pension për mua ka qenë një lehtësim i madh. Në tënjëjtën periudhë kam qenë edhe kryetare e Këshillit botues të revistës"Nada", gjë që ka qenë mjaft interesante dhe relaksuese.

Pikërisht gjatë atyre viteve privatisht më kanë ndodhur disa gjëramjaft të vështira. Së pari në vitin 1986 më ka vdekur vëllai Enveri. Vetëmbashkëshortja e tij, vëllai më i vogël dhe unë e kemi ditur se ka kancer ngai cili ka qenë i sëmurë, e kishte kaluar fazën e metastazës dhe që i kishinmbetur vetëm edhe disa muaj jetë. Ai nuk ka guxuar të dijë të vërtetën eplotë, sepse nuk do ta pranonte terapinë, nuk do të kishte vullnet të luftojë.Kështu, ka besuar se do të fitojë, kurse ne e kemi vizituar për çdo ditë dhee kemi përkrahur dhe jemi bërë sikur besojmë në rezultat të mirë sa edhe ai.Tmerrësisht ka qenë vështirë ta shikojmë në sy dhe ta gënjejmë se çdo gjëdo të jetë në rregull, aq vështirë sa edhe njohuria se nuk ka shpresë.Sëmundjen e tij dhe vdekjen e kam përjetuar mjaft keq. Kështu pastaj e kamhumbur çdo vullnet, hidhërimi për vëllain është zëvendësuar me disponimetdepresive, me frikat pa emër. Më së shumti kohën e kam kaluar në shtëpi.Për fat timin të madh, të njëjtin vit ka lindur mbesa ime Luna, e bija e Goranitdhe e Mashës. Lindja e saj i ka dhënë impuls të ri jetës sime. Udhëtimet,takimet, lodhja prej gjithçkaje, çdo gjë e kam përballuar më lehë kur e kamditur se me të do të luaj saherë që të vij në Beograd. Puna më nuk më kainteresuar, në një atmosferë të këtillë e vetmja gjë që kam dashur ka qenëqë të mos tërheq vëmendjen ndaj vetvetes, që të jem e pranishme sa mëpak. Nuk kam munguar në seancat e Kuvendit, por as nuk jam theksuar.Sinqerisht, kam pritur të plotësoj kushtin për pension të plotë. Pastaj, në vitin1988, Tosha ka pasur infarkt zemre. I është dashur të operohet, ia kanë ven-dosur tre bajpasë në spitalin e Beogradit. Më duket se tërë këtë më vështirëe kam përballuar unë se sa ai. Pastaj edhe vetë kam filluar të sëmurem, siçvjen kjo me vite, anemia, reuma, dhe më në fund operacioni i lukthit, men-doj, në vitet e nëntëdhjeta. Shkaqet shëndetësore kanë qenë arsye mjaft tëfuqishme që nuk jam paraqitur askund dhe që nuk kam marrë pjesë në asgjë.Nga ana tjetër, vështirë e kam përjetuar faktin që më është dashur tëtërhiqem dhe të izolohem. Unë e cila nuk kam mundur asnjë ditë të kaloj pashoqëri dhe biseda, kam ikur në vetmi që të shpëtoj veten. Me kohë e kamndërtuar një taktikë të veçantë të ikjes; i kam zgjedhur dy familje në të cilatpër politikën dhe për ngjarjet aktuale nuk është folur dhe me radhë i kamvizituar. Njëherë shkoja te kunata ime Jela e cila ka qenë vejushë dhe i karritur nipat e vet, herën tjetër te farefisja e largët e cila për shkak të sëmund-

332

jes ka qenë gati e palëvizshme. Këto kanë qenë botëra të mbyllura të cilatrealiteti i jashtëm gati nuk u ka interesuar dhe kjo më është përgjigjur. I kampranuar ofertat, e kam pirë me ta në qetësi çajin tim të pasdites, kam folurpër shëndetin, për fëmijtë dhe kohën, asgjë më shumë aq - shpëtimprurëse.Këto kanë qenë të vetmet destinacionet e mia. Kjo e zemëronte mjaftToshën. Ai më fliste: "Po prej çkafit, moj po ikën, as ti nuk e ke lakuar Drinënas nuk mundesh ta drejtosh". Kam ikur nga diskutimet politike, madje edheme të, sepse këto më nuk kanë qenë diskutime. Polarizimi nacional tashmëka qenë aq i fuqishëm saqë është bërë gati e pamundur të gjendesh në njëshoqëri të përzier të anës së kundërt. Edhe nëse diçka fillonte do të përfun-donte ose me konflikt ose me ndarjen e shpejt që të mos shkaktohet konflik-ti. Njerëzit me të madhe u patën klasifikuar sipas bazës kombëtare (së pakute ne në Prishtinë dhe në qarqet në të cilat kam lëvizur unë) kështu që janëshoqëruar ndër veti vetëm njëkombësit dhe njëmendimtarët. Unë aty nukkam pasur vend. Me siguri ka pasur përjashtime (ndoshta ata të cilët nuk ikam njohur), por midis të njohurve të mi shqiptarë nuk kam takuar person icili ka thënë ndonjë gjë kundër nacionalizmit shqiptar, as midisserbëve/malazezve në Prishtinë nuk kam njohur njeri i cili nuk e ka mbështe-tur Milosheviqin (po flas për fundin e viteve të tetëdhjeta dhe fillimin e tënëntëdhjetave) - të gjithë kanë folur vetëm se si populli i tyre është irrezikuar. Natyrisht, serbët e Kosovës e kanë pasur pas vetes tërë aparatinshtetëror të Serbisë, edhe ushtrinë edhe policinë të gatshme të mbrojëinteresat e rrezikuara kombëtare të serbëve, gjë që shqiptarët e Kosovësnatyrisht nuk e kanë pasur, dhe ky ka qenë dallim i madh, thelbësor. Ky dal-lim, unë mendoj, vendosmërisht e ka orientuar zhvillimin e ngjarjeve nëKosovë në dhjetëvjetëshin e ardhshëm.

Madje edhe bashkëshorti im disa vite ka qenë në anën e politikës sëMilosheviqit. Ishte në pension dhe nuk kishte mënyrë që këtë ta shprehë nëmënyrë tjetër përveç privatisht, në shtëpi dhe në mesin e miqve, nëse joaktivisht, së paku si simpatizues. Dorën në zemër, i ka pasur edhe disa vëre-jtje dhe shumë gjëra kurrsesi nuk i ka lejuar, nacionalizmin gjithsesi jo, porështë ndjerë se anueshmëria e tij po shkon në atë anë, nëse për asgjë tjetërsepse Milosheviqin e ka sharë më së paku - diku deri te huaja për Rilindjenekonomike të Serbisë, Dafinës dhe hiperinflacionit, pastaj edhe ai e ka ndë-rruar pllakën. Më duket se kjo më së shumti te ai ka ndodhur nga frika ngandryshimet, nga vendosja e sistemit shumëpartiak, që për të si njeri ikohërave të tjera (sidomos e ka goditur kur në ato garat e para shumëparti-ake është përmendur mundësia e kthimit të monarkisë, ose suprimimi i pen-sioneve dhe i privilegjeve tjera luftëtarëve të LNÇ), sidoqoftë, i është dashurmjaft kohë të pranojë se "Milosheviqin e ka vlerësuar gabimisht". Disa herëjemi konfrontuar seriozisht rreth kësaj, e pastaj e kam kuptuar se shqyrtimete pafrytshme të pensionistëve jo vetëm që e prishin disponimin por edhe edëmtojnë zemrën e tij, prandaj edhe prej saj kam hequr dorë. Në Beogradnga Masha i kam mbledhur numrat e vjetër të javores Vreme dhe i kammarrë me vete në shtëpi që në qetësi t'i lexoj se si mendon (dhe se ekzis-

333

ton) një "Serbi tjetër". Kjo për mua ka mjaftuar.Pas ngjarjeve të burshme të Kosovës nga fundi i viteve të tetëdhje-

ta dhe fillimi i të nëntëdhjetave: mitingjet, demonstratat, pezullimet, arres-timet, suprimimi i autonomisë, deri te vetëshpallja e republikës, orëspolicore, lnxjerrjes nga puna etj., vijnë, siç dihet, ngjarjet edhe më dramatikenë pjesën tjetër të shtetit. Një kohë Kosova ka mbetur anash, derisa nëqendër të interesimit kanë qenë luftërat në Kroaci dhe në Bosnje. Fëmijtëgjithnjë e më shumë kanë bërë presion ndaj nesh që të shpërngulemi nëBeograd. Ne nuk kemi dashur të largohemi nga Kosova. Prishtina ka qenështëpia jonë e vetme, çfarë të bënim ne në Beograd, sidomos që Gorani dheSuzana me familjet e veta atëherë kanë jetuar në shtetet tjera. Argumentiynë ka qenë: "Për ne në Kosovë nuk është rrezik, kujt munden t'i pengojnëdy pleq". Në fakt, nuk kemi dashur të dëgjojmë atë që Gorani që nga vetë-fillimi, nga Seanca e tetë famoze, me brengosje e ka thënë se çfarë do tëndodhë me siguri. E ka ndjerë brendinë e politikës së tërësishme tëMilosheviqitt para shumë analistëve politikë, për ne edhe të mos flasim (edhepse ai me politikë asnjëherë nuk është marrë kurse ne jemi marrë), na kaparalajmëruar se kriza e Kosovës në fund nuk do të zgjidhet ndryshe përveçme forcë, se atëherë me siguri tërë shteti do të shpërbëhet, dhe na kakëshilluar që të shpërngulemi. Ne njëmend nuk u kemi besuar parashikimevetë tij të errëta, madje as kur ka filluar lufta serioze në Kroaci. Todorit atëherësidomos nuk kemi mundur t'i themi asgjë kundër APJ e të mos zihemi. Secilënherë që na ka telefonuar Gorani ai na ka pyetur a e kemi planifikuar shpërn-guljen në Beograd, ne i jemi shmangur t'i përgjigjemi drejtpërsëdrejti, madjejemi përpjekur që t'ia shpjegojmë se si atyre në botën e jashtme gjithnjë pou duket më keq se sa që në fakt është.

Ai është nevrikosur që asgjë nuk po kuptojmë. Me rastin e një taki-mi është ulur me ne dhe ka filluar të na flasë përreth se si në gazeta e kalexuar se policia e ka ndërmarrë një aksion të armatosur në një "fshat shqip-tar prej 7000 banorëve". E kemi kuptuar se ku e ka qëllimin, dhe kemi nxi-tuar që t'i shpjegojmë se si ato janë incidente sporadike, se situata gradual-isht do të qetësohet etj. Ka qenë kjo dikund në fund të viteve të nëntëdhje-ta, kur atëherë relativisht ka qenë gjendja e qetë - duhej të zhvillohet dia-logu "më tutje", në fakt me mijëra njerëz të larguar nga puna, ku shkollatpunonin nëpër shtëpi private, përleshjet e kohëpaskohshme të policisë megrupe të vogla të armatosura, por megjithatë relativisht qetë në krahasim meluftërat dhe shkatërrimet të cilat tashmë kishin ndodhur në anët tjera - ka fil-luar të përkeqësohet. Atëherë Gorani na ka pyetur - çka mendoni, deri kurmundet të ruhet pushtetin me forcë, me ndihmën e ushtrisë dhe të policisë?Dhe, çfarë mendoni, sa do të kalojë derisa të themi një fshat i tillë nuk ngritetnë rezistencë të armatosur, derisa çdo gjë nuk shndërrohet në kryengritje tëpërgjithshme popullore? Dhe ka pyetur, çfarë mendoni, ku ende ekzistonndonjë fshat prej shtatë mijë banorësh, çfarë perspektive kanë getot e tillapa shkolla, dyqane, rrugë, komunikime me botën? Ato rriten vetëm numerik-isht, në to rriten gjeneratat të cilave ardhmëria nuk u premton asgjë dhe ata

334

daljen nga një burg i tillë shumë shpejt do të kërkojnë në armë. Kjo ështëedhe rruga e vetme e cila u ka mbetur. Do të ndodhë kjo, ka thënë, tërë ush-tria e të rinjëve të cilët nuk do të dijnë asgjë përveç të shtënë me armë dhetë luftojnë në mënyrë fanatike, sepse nuk do të kenë çfarë të humbin përveçjetës së vet. Do të armatosen dhe do të organizohen në ushtri të vërtetë, ecila do të luftojë me ushtrinë serbe dhe me policinë deri në shfarosje.Njëmend a keni arsye të mbeteni aty dhe të pritni që ajo të ndodhë? Nësepritni që të shkaktohet kaos i plotë, kam frikë se në fund do të ikni me gjëratnë qese najloni, para ndonjë ushtrie, a është me rëndësi para cilës, kështuka thënë. Shumë mirë më kujtohen fjalët e tij. Atëherë ende as nuk ështëbërë fjalë për krijimin e UÇK, lufta të cilën Gorani e ka paralajmëruar ështëdukur krejtësisht joreale, por ato fjalë të tij më kanë detyruar që për herë tëparë njëmend të ballafaqohem me zhvillimin e mundshëm të ngjarjes.Atëherë për herë të parë edhe Tosha dhe unë kemi filluar seriozisht të men-dojmë që të largohemi. Na ka rënë ndërmend Shtrëngata dhe kolona e refug-jatëve nga Krajina me traktorë (dhe me gjërat në qese najloni!!) të cilat ikemi shikuar në televizion. Më në fund edhe ne e kemi kuptuar se nuk gux-ojmë të presim që nga shtëpia jonë të ikim në ndonjë kolonë.

Beogradase

Në Beograd kemi kaluar në pranverë të vitit 1998. Më parë ngadokumentet personale më është duhur ta heqë mbiemrin Gjorgjeviq, sepseligji, për të parandaluar shpërnguljen, ua ka ndaluar serbëve domethënëjoshqiptarëve) shitjen e pasurisë së paluajtshme. Me mbiemrin Dukagjinikam mundur pa problem të shes shtëpinë tonë në Prishtinë. Gjë plotësishtabsurde, e kam hequr mbiemrin e serbëve pikërisht atëherë kur ai ka mundurtë më ndihmoj mjaft kur të vij në Beograd dhe jam shpërngulur në Beogradsi shqiptare "e pastër" pikërisht atëherë kur kjo edhe për njërën edhe përtjetrën palë ka qenë zgjedhja absolutisht më e papopullarizuar. Por kështuështë dashur, asgjë këtu, së paku unë, nuk kam mundur të zgjedh, tek e fun-dit, ndonjë anë "e imja" as që ka ekzistuar. Familja ime dhe mikeshat e miamë të afërta e kanë përkrahur vendimin për largim. Askush prej tyre nuk kamundur të dijë se sa e tmerrshme do të jetë të jetosh në Prishtinë, por ekanë ndjerë se po vjen kohë edhe më e keqe dhe kanë konsideruar se më sëmiri është të largohem, derisa ende mundem. Ata nuk e kanë pasur. I kamdëgjuar, edhe disa komente përbuzëse të bashkëqytetarëve të mi për faktinqë unë si shtëpi timen e kam zgjedhur pikërisht Beogradin dhe këtë tani.Pastaj e kam përjetuar edhe nga ndonjë shikim përbuzës të disa beogradasve(në sportele, në dyqane) kur e kanë dëgjuar emrin ose theksin tim. As përnjërën as për të dytën nuk kam qenë indeferente, por jam përpjekur t'iinjoroj. Miqtë e vjetër më kanë pranuar pa kurrfarë problemi, dhe në Beogradfatbardhësisht kam mjaft.

Nga të gjitha shkaqet që të vendosemi në Beograd njëri megjithatëka qenë më i rëndësishmi: Masha dhe Luna janë kthyer këtu përsëri përgjith-

335

monë, kështu që kemi mundur t'i shohim shumë më shpesh. Atëherë ështëkrijuar edhe një arsye e mirë dhe e rëndësishme: nipi Noami, i biri i Suzanësdhe i Stefanit, gëzimi ynë i ri i madh. Beogradi kështu është bërë qendër etubimit familjar: Gorani edhe ashtu i kthehet familjes së vet, Suzana vjen mefamiljen e vet (ne jetojmë në banesë të saj), dhe për fatin tim të madh, poshihemi më shpesh se sa kur kemi qenë në Prishtinë, e sidomos më shpeshse sa do të mundnim sikur të kishim qëndruar në Prishtinë.

Jam ndarë nga familja dhe nga miqtë duke mos e ditur se kjo ështëedhe hera e fundit që jemi bashkë. Pas një kohe të shkurtër që jemi mësuarme jetën në qytetin e madh, në Kosovë aq janë përhapur konfliktet saqë mëmençuri ka qenë të mos udhëtohet. Nuk kam dashur të vij në situatë qëndonjë të njohuri në rrugë t'i arsyetohem pse "kam ikur", ose ndonjëbashkëudhëtari në autobus (tashmë janë bërë udhëtimet e pastra etnike,shqiptarët më nuk udhëtojnë për Beograd) të fillojë të më marrë në pyetjekush jam dhe nga jam. Më herët në biseda të tilla me dëshirë ia kam shkur-tuar vetes kohën gjatë atyre pesë orëve në autobus, por më herët nuk kamqenë "të tjerët". Më nuk ka ardhur në shprehje të lëshohet njeriu në aventu-ra të tilla. Poashtu edhe vëllain e kam këshilluar që të mos më vij për vizitë.Atëherë edhe NATO-ja i ka filluar bombardimet, pas të cilave udhëtimi nëKosovë është bërë jo vetëm i pakëshillueshëm por edhe i pamundur.

Vështirë mundem ta përshkruaj se si e kam ndjerë veten gjatë bom-bardimit. E kam ndarë fatin e bashkëqytetarëve të tjerë: kam pritur të bjerëalarmi, kam pritur të dëgjoj se çka krejt është goditur, kam pritur të vijërryma, kam pritur të blej bukë, i kam sharë amerikanët, e pafrikësuar kamecur nëpër qytet "për ndonjë punë" me Toshën edhe gjatë kohës sa kazgjatur alarmi. E kam duruar tmerrin i cili na ka ndodhur ashtu siç e ka duru-ar shumica e njerëzve rreth meje. Me njerëzit nga rrethi im e kam ndarë fatintonë të përbashkët. Për rënien viktimë të njerëzve nga ana tjetër jam frikë-suar në vetvete. Mua më ka mbetur atje familja më e ngushtë dhe miqtë, siedhe ne këtu të rrezikuar nga bombat e NATOS nga ajri, kurse në tokë tëlënë në (jo)mëshirë të formacioneve ushtarake dhe paramilitare. Për çdo ditëkam kaluar orë të tëra pranë telefonit duke u përpjekur të dëgjoj se çfarë kando-dhur me vëllain tim, me familjen e tij, me fëmijët e vëllait tjetër, memiqtë. Ata kanë vepruar atje njësoj. Jemi vënë në kontakt përmes Suzanësnë Paris ose përmes Lekës, vëllait në Berlin, rreth e përreth, vetëm t'ilajmërojmë njëri tjetrit se jemi gjallë. E bija e vëllait tim Nora, bashkëshortii saj dhe fëmijtë, për shembull, janë përndjekur në Maqedoni.Fatbardhësisht, janë vendosur në Tetovë, në një familje, te e cila i kanë kalu-ar katër muaj. Me ditë askush nuk e ka ditur as ku janë as a janë gjallë. Nëbanesën e tyre në Prishtinë kanë hyrë njerëzit e armatosur me uniforma dhei kanë urdhëruar që për pesë minuta ta braktisin banesën. Para ndërtesësështë bërë tollovi. Atëherë dikush është përpjekur të ndajë dhe të marrë mevete bashkëshortin e tij, por ka hequr dorë kur Dea, vajza e tyre, e ka rrëm-byer t'jatin dhe fuqishëm e ka përqafuar dhe ka filluar të qajë me tërë zërin.Kjo me siguri e ka shpëtuar, sepse siç duket në atë tollovi të përgjithshmedhe kaos i cili ka qenë para ndërtese nuk ka mundur të zhvillohet çdo gjë

336

sipas planit. Për këtë kam dëgjuar më vonë, kur Nora me familje është kthy-er në Prishtinë. Dhe për tërë këtë nuk kam pasur me kë të bisedoj nëBeograd, kujt ka mundur në Beograd t'i interesojë, në rrethana luftarake dhepasluftarake fati i "armikut" së paku edhe të këtilla çfarë është familja eNorës. Por edhe si të flas, edhe fëmijtë e atyre njerëzve në mënyrë tjetërkanë rënë viktimë: disa i kanë dërguar të luftojnë, disa kanë ikur në botën ejashtme, disa e kanë kaluar kohën nëpër strehimore, askush këtu nuk kaqenë i kursyer. Rrëfime dhe fate të ngjashme ka pasur mjaft edhe nëpërBosnje dhe Hercegovinë edhe nëpër Kroaci. Se si e kam ndjerë veten në atokushte mendoj se deri në fund mund ta kuptojnë vetëm ata me kombinim tëngjashëm të palumtur të origjinës, me lidhje familjare dhe identitete. Jamfrikësuar se lufta vetëm do të përkeqësojë gjërat, kushdo që e shpall fitorenkam qenë e bindur se nga ajo të gjithë do të dalin si humbës, dhe çdo gjëqë ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve në Kosovë dëshmon se me të drejtëjam frikësuar. Së paku sa i përket asaj gjësë themelore dhe për mua më tëvlefshme - që Kosova të jetë vend për bashkëjetesë të qetë të të gjithë qyte-tarëve të saj. Ai ind themelor është ndarë dhe mendoj se të gjithë"rrobaqepësit", e sidomos forcat ndërkombëtere të cilat kanë mandat që nëatë vend të palumtur në planet të sigurojnë paqen dhe rendin, do të mundo-hen mjaft derisa nuk e arrnojnë përsëri.

Për këto gjashtë vite asnjë herë nuk kam qenë në Prishtinë. Në këtëmoment nuk di as a do të shkoj ndonjëherë atje. Po dëgjohem me telefonme të mitë dhe me disa miq, me rëndësi është të di si janë, por për mëshumë se kjo nuk jam në gjendje. Nganjëherë dëshiroj që përsëri të shëtisnëpër Prizren - së paku fshehtazi, nën ferexhe, askush të mos më njoh, sidikur, por shumë shpejt vij në vete, e di se kjo më nuk është e mundur. Ekam zëvendësuar Kalanë me Kelemegdanin dhe nuk është keq - nuk ështënjësoj, por edhe ashtu asgjë më nuk është njësoj. Pas të gjitha gjërave mundtë them se për mua shumë domethënë se, edhe përkundër të gjitha marrëd-hënieve të ndërprera ndërnacionale, së paku lidhjet tona familjare dhe disamiqësi shumëvjeçare kanë mbetur të paprekura. Fëmijtë e mi dhe fëmijtë evëllezërve të mi, dhe miqtë të cilët i kanë pasur që kur kanë qenë fëmijë, dhefëmijtë e tyre, kanë arritur të mbeten mbi urrejtjen me të cilën kemi qenë tëhelmuar të gjithë me vite. Me siguri edhe nuk e dinë se sa u jam mirënjo-hëse për këtë që gjatë gjithë kohës e kanë mbajtur komunikimn e rregullt.Tepër shumë besoj se nuk janë të vetmuar, madje kam dëgjuar edhe përshembuj tjerë të ngjashëm dhe kjo më plotëson shpresën se nuk është çdogjë pa kthim, se nuk ka ndryshuar dhe nuk është ndërprerë, se (madje edhenë Kosovë!) përsëri mund të jetohet bashkë, siç duket brenda ndonjëfarëEvrope shumëetnike dhe shumëkulturore. Vetëm ky atëherë më nuk do tëjetë rrëfimi im, por, shpresoj, ndonjë rrëfim më i mirë dhe më i lumtur se sarrëfimet e mia dhe të gjithë nipave tanë.

Didare Dukagjini, e shënoi Mirosllava Malesheviq

("Didara - Rrëfimi jetësor i një prizrenaseje" 2004)

337

Dëshmia për Kosovën

"Azilantët"

Në vjeshtë të vitit '97 kanë filluan të mbijnë postblloqet. Azilantëtshumë shpejt kanë ardhur me aeroplanë të veçantë. Fluturime të zakonshmetë civilëve ka pasur zakonisht të marteve dhe të enjteve. Madje edhe nga dyose tre aeroplanë kanë fluturuar njëri pas tjetrit. Ka qenë e tmerrshme tëshikosh në ato rrethana policinë e pajisur mirë dhe të armatosur dhemeshkujt të cilët me orë dalin nga ndërtesa, gati në kolonë, pas kontrollimitdhe verifikimit të dokumenteve. Në këto situata patjetër aty ka qenë edhekomandanti, por kanë ardhur edhe veturat nga Prishtina ose "autoburgu",për t'i marrë ata të cilët, me pranga në duar, nga aeroplani i kanë dërguardrejt e në SPB - të Prishtinës ose në burg. Njëherë e kam parë një njeri i cilii ka pasur prangat në duar, por edhe duart i ka pasur të lidhura me diçkanjërën për tjetrën, kështu që vështirë ka ecur me hapa të vegjël deri te vetu-ra e cila ka ardhur për ta marrë dhe në të cilën e kanë shtyrë me forcëpolicët. Disa prej atyre azilantëve i kanë ndalur aty në stacion të policisë ngadisa orë, ka pasur të atillë të cilët kanë dalë me fulltakë dukshëm të freskëtnëpër fytyrë dhe duar. Duke qarë. (...)

Shkurt '98

(...) Jam nisur nga aeroporti me veturë deri në Malishevë. Në post-bollokun policor te Gllogovci "rregullisht" jam ndalur dhe duke mos u besuarsyve të mi e kam shikuar një pamje të rëndë, por kur e kam nisur veturënpërpara kur më kanë dhënë shenjën, kam mundur të dëgjoj edhe çfarë poflitet. Nuk kam guxuar të tregoj se jam tronditur me pamjen. Dy gra dhe njëmashkull, rreth pesëdhjetë vjeçar, kanë qëndruar pranë rrugës, në çorapë.Valixhet e tyre kishin qenë të bastisura dhe të shpërndara pranë asfaltit,kurse disa pak më larg, gati në kanalin pranë rrugës. Këpucët i kanë pasurtë shpërndara pranë tyre. Gratë dridheshin nga frika dhe të dënesurit. Disaherë i goditi me shuplakë polici, aq sa e pashë unë, dhe këtë e bënte sikurtë argëtohej. U bërtiste dhe i shante:

"Nuk ka UÇK te ju, apo jo? Kë po mundoheni ta bëni budalla ju? Jumendoni se ne jemi të çmendur? Sa të holla ua keni sjellë? Për armë, të navrisni?" (...)

Maj '98

(...) Jam ngjitur në një rrugë të vogël pak më lart, dhe sa më shumë

338

që i jam afruar pikës më të lart, ashtu para syve të mi është zbuluar pamja,për të cilën kam menduar se është pamja e fundit të cilën do ta shoh. Ngaana tjetër e asaj përpjetëze nga të dy anët e rrugës më është paraqitur njëpamje para syve: së pari i kam parë kokat e njerëzve, atëherë krahët, duartdhe armët e kthyera në drejtimin tim, pantallonat dhe në këmbë këpucë tëzakonshme, civile. Edhe sikur të kisha dashur, sikur të kisha mundur të bëjdiçka, nuk do të mund të lëvizja. Kur e kam hedhur shikimin në pasqyrë pra-pashikuese dhe i kam parë prapa njerëzit e ngjashëm të cilët me siguri qëkishin dalë nga pylli sapo që unë kam kaluar. Por edhe sikur të mos ishin ata,prapa nuk do të mund të kthehesha për shkak të rrugës së keqe dhe tëngushtë. Mendoj se edhe njeriu i cili ka qenë pranë meje, gjithashtu ka qenëi frikësuar. Duke mos i lëvizur buzët më ka pëshpëritur: "Mos u frikëso, nejemi këtu".

Kur kemi zbritur në pjesën e rrafshtë të rrugës, nga kaçuba ka dalënjë mashkull i gjatë, i ri, zeshkan, mendoj se e ka pasur mjekrën e qethur.Më ka dhënë shenjë që të ndalem dhe unë jam ndalur dhe e kam hapurdritaren deri në fund. Njëkohësisht nga ana tjetër e dritares më është ofru-ar një njeri tjetër, fytyrën e të cilit atëherë nuk e kam parë, nuk kam guxuartë kthej kokën anash, dhe qetë ka biseduar me udhëtarin tim. Njeriu memjekër të zezë më ka përshëndetur në gjuhën shqipe. Kam qenë si robot,makinë, jo krijesë njerëzore, ose së paku jo plotësisht. Të gjitha veprimet ikam bërë pavetëdije, por megjithatë një mendim më ka kaluar nëpër kokë:"Tashmë e di se si ndjehen shqiptarët, ose së paku shumica e tyre, në secilinpostbllok, në çdo disa kilometra." (...)

Fundi i qershorit '98

(...) Nuk e kam ndjerë veten mirë dhe nuk e kam pasur lehtë që tëtransportoj një grua të sëmurë nëpër të gjitha ato postblloqe dhe nëpër aqpolici. Nuk kam guxuar të nisem vetëm në atë rrugë, më kanë thënë edhe qëgruaja është shumë e sëmurë. Radosavi dhe Vera nuk kanë qenë këtu. I birii tyre Dragani i vetmi ka qenë i lirë dhe ka pranuar të vijë me mua. "Po shkojme ty. Nëse ti nuk frikësohesh, as unë nuk guxoj të pranoj frikën."

E kemi gjetur adresën në Prishtinë, të cilën na e kanë lënë. As vetënuk e di se çfarë kam ndjerë kur e kam parë se si po e bajnë zonjën Karoçi.Ka qenë e vendosur në barela të vërteta, gati e tëra në gjips. E kam lëshuarndenjësen dhe e kam tërhequr përpara. E kemi shtrirë një mbulesë, që tëpërgatisim shtratin sa më të rrafshtë për të. I kemi marrë dokumentet e sajdhe ujin dhe jemi nisur. Dragani është ulur pranë ndenjëses së prapme, i cilikohëpaskohe me peshqir të lagur ia ka lagur fytyrën. Ka pasur dhembje tëmëdha, tërë rrugën ka qarë, por është munduar të mos na shqetësojë dhetë na frikësojë ne dy. Është vërejtur se po vuan. Më vonë më kanë thënë seka kancer të eshtrave, nuk di si quhet kjo drejt në mjekësi, e ka operuar kël-lkun, mendoj të këmbës së djathtë, prandaj e ka pasur tërë këmbën, madjeedhe boshtin e kurrizit deri në shpinë të fiksuar me gjips. Cili monstrum,

339

madje qoftë edhe polic, qoftë edhe njëqind herë serb, edhe nëse njëmijëherë është "serbomadh", do të mund ta prekte një grua të tillë? Dhe kush dotë mund të më parandalonte, me çka do të më frikësonte, të mos përpiqemsë paku t'i dal krahë asaj gruaje dhe t'i ndihmoj? Mirëpo nuk është lehtë tëkalosh pranë Sredskës famëkeqe, e cila ka qenën nën komandën e drejtpër-drejtë të birit më të keq të botës njerëzore, Krigerit, ose Shqekiqit. Na kanëndalur në Sredskë. Deri atëherë nuk kemi pasur kurrfarë problemesh. Nësecilin postbllok vetëm na i kanë shikuar dokumentet dhe gruan me dhemb-je dhe na kanë lëshuar që qetë të vazhdojmë rrugën tonë. Por, jo edheShqekiqi!

"Dil jashtë! Ti, a ke ndonjë dokument? - i ka bërtitur Draganit.Dragani ka qenë frikacak dhe pak i është dashur që të zverdhet nga frika."Kam", ia ka dhënë letërnjohtimin e vet.

"Serb! Po e nget shqiptaren. Ku e ke uniformën dhe pushkën?"Dragani ka filluar të tundet.

"Nxirrne përjashtë, që të shohim se çfarë ka nga armët nën të?" Jamzemëruar. E kam ditur se nuk guxoj ta zemëroj shumë, e kam ditur se mundtë na bëj gjithçka, më është dashur ta qetësoj veten dhe zemërimin tim, pormegjithatë nuk kam arritur të ndalem. "Jo, zotëri. Nuk mundem ta lëviz këtëgrua. Kjo ka dhembje të tmerrshme, nuk mundem ta mundoj edhe mëshumë. Nën të nuk ka asgjë përveç ulëses dhe batanies. Është mëkat talëvizim. Kjo është vetëm grua, e moshuar, grua e sëmurë, po kthehet nga njëoperacion i rëndë, nga spitali. "

"Ty të vjen keq për të? Më siguri i ka pjellë më së paku pesë terro-ristë. A do të qash edhe ti për të?" - më ka bërtitur. Besoj se gruaja në veturëçdo gjë ka dëgjuar. Jam turpëruar për shkak të atij njeriu. "Duke qarë", i jampërgjigjur.

(...)Shumë shpejt pas kësaj, nga aeroporti e kam marrë birin e saj dhe

dy vajzat për fundjavë, që të shohin nënën e vet, dhe përsëri i kam kthyernë aeroport. Të dy herave Vera ka qenë me mua. Nuk jam e sigurt sa herë ikam bartur gjithsej me veturë, por për çdo fundjavë, gjatë pak më shumë senjë muaji, dikë e kam dërguar ose e kam kthyer nga shtëpia e tyre. Kanë ard-hur me radhë që të jenë pranë nënës, nga disa ditë. Pastaj më kanë lajmëru-ar se ka vdekur. Më është dashur t'i pres në aeroport dy vajzat e saj, të birinme bashkëshorten. Për Verën nuk ka pasur vend. Aeroplani është vonuar dheunë e kam ngarë veturën sa më shpejt që kam mundur që të arrijmë mekohë në varrimin e caktuar për orën dy pasdite. Të gjitha postblloqet i kemikaluar pa problem, si edhe zakonisht. Mirëpo, në Brezovicë na ka priturShqekiqi. Kur e kam parë, fyti më është shtrënguar. Ka qenë me uniformëdhe sapo që na ka parë, ka hyrë në kontejner dhe e ka dërguar një njeri merroba civile që të marrë dokumentet, mendoj se ka qenë ndihmës osezëvendës i komandantit. Kur ai njeri ka qenë vetëm, ose pa praninë eShqekiqit ose kur nuk ka qenë afër tij, në cilindo postbllok, vetëm na i kashikuar dokumentet, e ka shikuar veturën përbrenda, gjë që është detyrë e

340

secilit polici në postbllok, dhe na ka lëshuar që të vazhdojmë qetë rrugëntonë, pa asnjë fjalë të keqe, ofendime, kërcënime. Mirëpo, kur ka qenë"shefi" i tij aty, ai vetëm i ka ulur krahët. Nuk ka guxuar ta kundërshtojë përtë mos nxitur zemërimin e tij kundër vetes, ose ka dashur "të përparojë"edhe vetë në shërbim dhe nuk ka dashur t'ia zërë për të madhe. Kështu edhekësaj here, i ka mbledhur pasaportat dhe dokumentet e mia dhe ia ka dër-guar Shqekiqit.

"Mos dilni nga vetura, ka urdhëruar Shqekiqi", ka thënë qetë sikur ivjen keq për këtë.

"Por zotëri, a ju kujtohet ajo gruaja e palëvizshme që e kam barturpara një muaji. Ajo është nëna e tyre, ka vdekur, dhe varrimi është në orëndy." Me shikim ka folur se e kupton dhe që i vjen keq, megjithatë ka qenë idetyruar t'i dërgojë dokumentet tona në kontejner. Pas meje të tri gratë ereja kanë qarë. Gjithashtu edhe zotit Karoçi me siguri i është zënë fryma ngahi-dhërimi, por me siguri edhe nga nënçmimi dhe zemërimi. Edhe unë e kampasur vështirë. Kemi qëndruar më shumë se një orë në veturë, dielli na kadjegur dhe na ka rraskapitur. Pranë nesh kanë kaluar mjaft vetura të cilat pasnesh kanë arritur në postbllok, e kanë kaluar kontrollin dhe kanë vazhduarrrugën e vet. Nuk kam mundur më vetëm të rri ulur e të pres. E kam diturse ai njeri i sëmurë, i armatosur vetëm po shfryhet. E kam urrejtur. Kam dalënga vetura dhe jam nisur të shkoj në kontejner. Njeriu me rroba civile më kashikuar me sy hapur, dhe sapo që kam hyrë brenda ai ka ikur. Shqekiqi ikishte këmbët në një karrige ose në ndonjë tavolinë të vogël, tashmë nuk mëkujtohet, ishte futur në një kolltuk dhe pinte diçka nga një kanaqe.Dokumentet ishin në tryezë, para tij. Kam hyrë dhe jam ndalur para tij, pranëçizmeve të tij.

"Zotëri, jepnani dokumentet, njerëzit duhet të arrijnë në varrim tënënës së vet."

"A do t'i ftosh të ndalen pranë rrugës, atje. Edhe ti me ta.Tani do t'jupushkatojmë dhe vetëm t'ju shtyjmë poshtë, në humnerë." Edhe një njeri kaqenë brenda me të, ka qenë ulur, dhe ka qeshur me një gaz gjëmues sikurtë kishte dëgjuar ndonjë mahi të mirë. Jam kthyer të dal jashtë. (...)

"Ku je nisur?" - më ka bërtitur. Jam ndalur në gjysmë lëvizje. "Bir në gjunj dhe lutu që të mos i vras " - më ka urdhëruar. Polici

tjetër e ka mbledhur veten nuk është qeshur më. Ndoshta ndonjë gjë i kaarritur në tru, kush e di. Një moment jam ndalur e pastaj kam rënë në gjunj.

(...)

15 qeshor

(...) Është ngritur në këmbë, është sjellë rreth meje, sikur dëshirontë më thotë se nuk po nxiton, është ndalur para meje dhe fuqishëm më kagoditur me shuplakë. Si i ati im kur kam qenë e vogël. Përsëri kam qenë nëbodrum. Por jo vetëm unë, tërë Kosova, të gjithë banorët e Kosovës kanëqenë në bodrum. Shumica e civilëve janë dridhur, si unë në atë moment (...)

341

Më ka goditur me shuplakë edhe një herë. "Për kë po punon? Për këpo spiunon?" "Nuk di çfarë ju përgjigjet më mirë, që t'jua them. Nuk punojpër askë përveç për veten dhe për komunën të cilës ia paguar tatimin nga icili edhe ju e merrni pagën. Kjo është e tëra. Jeni më i fuqishëm, mund tëbëni çfarë të doni, por nuk është në rregull. Dua të shkoj në shtëpi " - derisae kam thënë këtë ai më ka goditur me shuplaka.

Është zemëruar, e ka nxjerrë pistoletën, më ka kapur me njërën dorëfytyrën dhe e ka shtrënguar fuqishëm, përafërsisht aty ku bashkohen njollat.Ka ndjerë dhembje të madhe fizike, jashtëzakonisht të madhe. Më ka futurgypin e pistoletës në gojë, mendoj se e kam ndjerë se është e yndyrshme.Kam dashur të them "Kjo më dhemb, më ke lënduar", por nuk kam mundurnga shtrëngimi i tij. Por edhe do të ishte marrëzi, sepse ai edhe ka dashur tëmë lëndoj. Kam qenë e vetëdijshme se nuk po i shkon mendja të më vrasë,këtë nuk do ta bënte këtu, të ndyj dyshemen, kjo menjëherë më ka rënëndërmend. Ka dashur vetëm të më përul, të më shkel si krimb, të më tregojurrejtjen e vet, të më frikësoj. E ka larguar pistoletën në një dollap të met-altë pas kokës sime dhe më ka goditur edhe një herë me shuplakë. Përsëri,sikur kur kam qenë e vogël, e kam ndjerë gjakun e nxehtë që po rrjedh ngahunda. Nga kjo jam luhatur dhe kam anuar në drejtim të dollapit, por nukkam rënë. Më ka kapur fytyrën me duar, dhe më ka shtyrë kokën fuqishëmnë mur. Fuqishëm, por jo aq tepër, kështu së paku kam menduar atëherë.Kam qenë e sigurt se mundet edhe më shumë edhe më fort. I biri serbit, poli-ci serb, djaloshi malazez. I ka rrahur gratë dhe fëmijtë në rrugë. Zoti e vraftë!Më ka ndrydhur kokën për muri. Një, dy, tri herë... E kam ndjerë veten tëlodhur, të rraskapitur, trupi më ka lëshuar, sikur të kisha ngarë veturën memijëra kilometra pa pushim, dhe pikërisht jam shtrirë në shtrat dhe kam fil-luar të fle si e vdekur, të hyj në një thellësi të panjohur për të këndshme. Ekam ndjerë aromën e metalit, ndoshta kam menduar se është nga tyta e pis-toletës. Nëse fare kam mundur të mendoj. Më ka kapur për dore dhe më kashtyrë në ko-rridor.

(...)Jam rikëndellur mjaft që të mundem të ngaj veturën, në fakt

ngadalë dhe shumë më tepër duke u përqendruar në veprime të zakonshme,refleksive. Kurrë më nuk kam mundur të flas si para atij pesëmbëdhjetë qer-shorit. Shumë emra, personalitete, ngjarje, i kam dëgjuar diku në lajme, pornuk mundem t'i rikujtoj, ose jo krejtësisht qartë, dhe gjithsesi jo para se qënjë kohë të gjatë nuk i sjell nëpër memorie, nga i di, ku saktësisht e kanëvendin. Vështirë mundem t'i radhis fjalitë, shumë, shumë më vështirë se samë herët. Nganjëherë humbem në gjysmë të fjalisë dhe më duhet të përqen-drohem, të bëj përpjekje, që përsëri të zë fillin dhe ta përfundoj deri në fund,ashtu siç kam dashur, ose së paku mjaft qartë. Vetëm ai që më njeh parapesëmbë-dhjetë qershorit, mundet të shohë krejtësisht qartë sa çka mbeturprej meje, pas atij takimi të kobshëm" me Shqekiqin. Secili takim me të e kamarrë një pjesë timen, secili shikim i tij, fjalë, ofendim, sharje, kërcënim,goditje, e ka marrë pakthim shëndetin tim, jetën time. Mirëpo edhe tërë atë

342

që ua ka bërë palëve të mia, dhe jo vetëm atyre. Të gjithë ata njerëz që ikam parë se i ka lënë në postblloqe, e të cilët nuk i kam takuar në kthim,edhe pse në secilën veturë, në secilin këmbësor, i kam kërkuar me shikim,për secilin prej atyre njerëzve më ka ardhur keq dhe kam menduar për të njëkohë të gjatë.

(...)

Mars '99

Është përgatitur "spastrimi i madh" i Kosovës, të cilin do të përpiqemta shpjegoj ashtu siç e kam parë, dhe ashtu siç e kam përjetuar, ashtu siç ekam parë me sytë e mi ose e kam dëgjuar prej njerëzve. Që kurrë më asku-jt dhe askund të mos ndodhë! Dukej sikur të gjithë serbët njëkohësisht tëkishin dalë nga shtëpitë e veta dhe të kishin vrapuar në mënyrë panike nganjë dyqan në tjetrin, duke u përpjekur që të sigurojnë sa më shumë rezervatë ushqimit, edhe te diçka që mundet të duhet në luftën e gjatë kundër tërëbotës. "Do të kalojnë më keq se sa në Vijetnam, të gjithë do të vdesim nëseduhet, por ata nuk do ta robërojnë Serbinë. Ne jemi populli më kokëfortë nëbotë. Forcat "demokratike" nuk janë në gjendje të durojnë humbjet nënjerëz. Si do t'ia shpjegojnë opinionit të vet dhe si do të justifikojnë jetët ehumbura të qytetarëve të vet?" - është pëshpëritur por edhe me zë ështëkërcënuar. Sikur të gjithë të ishin zënë në ndonjë ethe të çuditshme, meeufori. "Nuk munden ata të depërtojnë kufirin, nuk do t'ua lejojmë të hedhinkëmbën në territorin tonë, madje edhe nëse të gjithë do të vdesim. Serbiado të dalë në anën tonë, nëse e robërojnë Kosovën, do të arrijnë edhe nëBeograd."

(...)Atë natë ka rënë bomba e parë. Jadranka ka kërcyer dhe ka filluar

të bërtasë. Nuk e kemi ditur ku ka rënë saktësisht, por, gjykuar në bazë tëshpërthimit të fuqishëm, ka qenë afër. Është ndalur rryma elektrike, jashtëjanë dëgjuar britmat e grave.

(...)"O bobo, po ata njëmend po na bombardojnë? Do të na vrasin të

gjithëve ", ka qarë. "Jo, mos u frikëso. Duhet të jesh e vetëdijshme. Kush edi sa do të zgjasë lufta, do të të duhet forcë të kalosh dhe të mbetesh gjallënë të. Tani unë dhe ti do të bëjmë një strehimore të mirë. Eja, qetësohu, kampërvojë nga Bosnja. Atje njëherë kam shkuar për vizitë e cila ka zgjatur shtatëditë dhe gjatë asaj kohe prej atyre njerëzve kam dëgjuar shumë për luftëndhe si të mbrohem nga bombat të cilat bien afër. Nëse bien tepër afër, atëherënuk është shumë e rrezikshme, dhe nuk e ndjen. A të kam inkurajuar?"

"Edhe më shumë më ke frikësuar. Si mund të jesh aq e qetë, nuk ekuptoj."

"Jadranka, ti ke harruar që tërë vitin e kaluar e kam zhvilluar luftëne pakursyer për mbijetesë. A e di ti sa forcë dhe guxim duhet të kesh për tëmarrë rrugën për në Gjakovë dhe që më parë të jesh e sigurt se do të takosh

343

me qindra policë nga atë cilët çdo i dyti dëshiron të të shohë të vdekur. E lëremë Shqekiqi? Kjo për mua ka qenë luftë. Kjo nuk është kurrgjë. Nuk mënevojiten sedativët, besomë".

E kemi tërhequr shtratin pranë murit të dytë, ndarës dhe të fortë,mbajtës, dhe e kemi larguar nga i jashtmi. Edhe nëse rrëzohet shtëpia, aimur me siguri nuk do të rrëzohet. E nëse megjithatë edhe ai rrëzohet, kjo dotë thotë se bomba ka rënë tepër afër, dhe me siguri as nuk do ta ndjenim.Në këtë rast krejtësisht është njësoj në cilin kënd është shtrati.

(...)Zhuja ka mbetur me ne rreth dy muaj dhe rregullisht nga ka njohtu-

ar për të gjitha ngjarjet jashtë: për lëvizjet e ushtrisë dhe të policisë, përobjektivat të cilët janë sulmuar, të cilët janë qëlluar, për kolonat e refugjatëveshqiptarë të cilët e braktisin shtetin në drejtim të Maqedonisë dhe tëShqipërisë, për keqpërdorimet e këtyre kolonave për zhvendosjen e ushtrisëdhe të policisë pranë kolonave të civilëve nga një pozitë në tjetrën. Gjithnjëe ka pasur pranë vetes radiostacionin dhe e kemi pasur rastin edhe vetë tëdëgjojmë shumëçka prej tyre, pra edhe nga janë dhe saktësisht kur kanë flu-turuar aeroplanët me barrë vdekjeprurëse, në cilin drejtim qarkullojnë, kurpriten. Disa net kemi dëgjuar dhe kemi shikuar bombarderët e natës nëqiellin mbi Kosovë, nganjëherë kemi shikuar edhe përpjekjet e ushtrisë që tëqëllojë ndonjërin prej këtyre aeroplanëve.

(...)Të gjitha objektet civile i ka zënë ushtria, policia, rezervistët: çdo gjë

ka qenë e stërmbushur me armë dhe municion. Shkolla teknike, pesëdhjetëmetra nga shtëpia ime, gjithashtu ka pasur përplot ushtri dhe municion, dhegjatë tërë kohës së bombardimit, ka ekzistuar rreziku i madh që NATO, dukei ndjekur qëllimet ushtarake, të vërejë edhe këtë, e kjo për shumë civilë,duke përfshirë edhe mua dhe Jadrankën, ka qenë vdekje (...)

***

Ajo që ka ndodhur në afërsinë time, mendoj se është pamja eKosovës në dimension të vogël, dhe jam e sigurt se në mbarë Kosovën kanëndodhur gjëra të ngjashme ose edhe më të tmerrshme.

Disa ditë nga fillimi i luftës, e kam vërejtur përmes dritares seDragani, i biri i Verës , po i sjell pakot me ushqim, lëngje, dhe që disa herëështë kthyer nëpër rrugë në drejtim të kryqëzimit, dhe përsëri ka sjellë pakotë ngjashme. E kam ditur se po plaçkisin dhe kam dalë në ballkon.

"O Dragan, ku e ke marrë atë? Pse po vepron ashtu?" "Po i zbrasimdyqanet e shqiptarëve , duhet t'u vihet zjarri, është dëm të shkatërrohet çdogjë në to", është përgjigjur sikur është krejtësisht në rregull atë që ështëduke e bërë.

"Mos, Dragan, kjo është vepër penale, do të të shohë dikush, do tëpërgjigjesh."

"Kujt t'i përgjigjem, po atje ka edhe polici edhe ushtri. Madje edhe

344

ata po marrin, po e zgjedhin mallin më të mirë. Çdo gjë është legale." (...)"Çfarë po plaçkisni, cilin dyqan?" "Të gjitha dyqanet e shqiptarëve.

Tani kemi kaluar në marketin Eni" - është përgjigjur. "Pse Enin, njeri? Po atajanë të mirë, të gjithëve u kanë ndihmuar, secilin e kanë respektuar?" -vështirë kam arritur ta fsheh zemërimin tim.

"Të gjitha tjerat tashmë janë plaçkitur. Furra e bukës është djegur,edhe disa dyqane janë duke i djegur. Ka mbetur Eni".

"Dragan, mos merr pjesë në të, do të pendohesh një ditë. Mos, nëbodrum është njeriu i cili e ruan dyqanin, ndoshta nuk ka guxuar të dalë,ndoshta është ende brenda. Lëreni të dalë, nëse e digjni, lëshone të gjallë.A jeni ju normalë të digjni njerëzit e gjallë? O njeri vetëdijësohu, nuk je ivogël. Të mos të kapë e keqja. Sikur të gjithë janë çmendur! Ti së paku nukke qenë i keq, çfarë ka ndodhur me ty?" "Edhe nëse del, edhe ashtu do tavrasin, nëse fare e lënë të dalë. Aty është edhe Vladani, ti e di se ai është içmendur." "Mos lejo ti të të përfshijë një çmendinë e tillë. Vetëm njeriuvështirë i sëmurë mundet të vrasë pa kurrfarë arsye njeriun tjetër. Kush podjeg? Kush po vendos se çkafit do t'i vihet zjarri?" - duke m'u zënë fryma ngapamundësia. "Këtë Vlladani e di më mirë se unë. Ai ka kontaktuar me njerëz-it me maska, unë vetëm shkoj me ta që t’u tregoj cila shtëpi është e jona ecila e shqiptarëve. Atëherë zakonisht vijnë tre ushtarë me maska ose trepolicë, dhe kur ne nxjerrim çdo gjë nga dyqani, ata e djegin. A ka policë dheushtarë me uniforma, a do të thotë se edhe ata e dinë se çkafit po i vihetzjarri dhe pse, dhe kush po djeg."

Ka rënë terri. Kam dalë dhe jam ngjitur në gardh. Janë dëgjuar tështënat, e kam parë flakën e cila e prekte qiellin, pikërisht nga drejtimi ku kaqenë Eni. Më është dukur se po i dëgjoj britmat e dikujt, zërin e mashkullit,kam qarë. E kam lutur Zotin vetëm të më duket, se ai zotëri me flokë të thim-ta, nuk ka qenë në bodrum, as ndokush tjetër. Nuk kam guxuar të qaj paranjerëzve të shfrenuar, të egërsuar. Kam hyrë në shtëpi. Ditën tjetër e kampyetur Draganin: "Çfarë ka ndodhur me marketin?"

"Është djegur deri në themel. Siç duket njëmend dikush ka qenëbrenda. Janë dëgjuar britmat, por shkurtër. Me siguri i është zënë fryma ngatymi."

(...)Në oborr, të parin nga hyrja në rrugë, kanë qenë dy shtëpi. Njëra ka

qenë më brenda oborrit, dhe e para është plaçkitur. Prej saj të gjithë ngarruga, duke përfshirë edhe një oficer të rregullt të Ushtrisë së Jugosllavisë, icili ka banuar në shtëpinë fqinje, por i cili ka pasur informata se është dukeu plaçkitur shtëpia, i kanë plaçkitur gjërat dhe i kanë bajtur, madje edhe Verae ka nxjerrë bojlerin nga banjoja dhe e ka sjellë në shtëpi. Kurse oficeri nëfjalë para të të gjithëve, ka vrapuar me karrocë, e ka paketuar në të pjata-larësen, elementet e kuzhinës, i "ka humbur" nëpër rrugë sepse i ka mbushurshumë dhe përsëri me nxitim i ka paketuar, i ka dërguar në shtëpi të vet dhepërsëri është kthyer. Ka qenë kjo një pamje të cilën është dashur "të përjetë-sohet", që të gjithë të qeshin dhe të shohin atë ushtar serb se si i grumbul-

345

lon gjërat e vjedhura nëpër rrugë. Kur e kanë plaçkitur atë shtëpi, ia kanëvënë zjarrin, por nuk janë përpjekur shumë që ajo të digjet deri në fund.Mirëpo shtëpia pranë saj është djegur deri në themel, madje edhe mëshumë. Ajo ka pasur bodrum, dhe të gjithë e kanë ditur, njësoj si edhe unë,se në atë shtëpi ka mjaft refugjatë. Unë e kam vërejtur se aty është barturushqimi në sasi të mëdha disa muaj më parë dhe kam supozuar se në atështëpi nuk është e mundur të jetojnë vetëm anëtarët e asaj familjeje jo aqtë madhe, por me siguri pranojnë "mysafirë" nga fshtrat e rrezikuara tëDrenicës ose të rajoneve tjera, si tek e fundit edhe të gjitha shtëpitë e shqip-tarëve të cilat kanë pasur bodrume dhe kanë mundur t'i pranojnë anëtarët evet të familjes. Këtë shtëpi nuk e kanë plaçkitur, por vetëm e kanë djegur.Shpesh në atë shtëpi e kam parë një grua plakë, dhe besoj se pikërisht brit-mat e saj i kam dëgjuar gjatë kohës derisa është djegur shtëpia.

(...)Ditën e parë pas vizitës që më ka bërë Miki nuk kam mundur të duroj

e të mos dal në fillim të rrugës nga kam mundur të shoh rrugën kryesore ecila ka shpjerë në drejtim të stacionit hekurudhor. Kam dashur që vetë të bin-dem në kolonat e njerëzve të mjerë të cilët janë përpjekur të zënë vendin evet në "trenin e shpëtimit", për të cilin Miki më ka thënë se e nget plot treninvetëm në drejtim të kufirit e pastaj kthehet prapa i zbrazët. Kam dalë dhekam shikuar. Po, kjo ka qenë e vërtetë. Njerëzit në kolonë kanë ecur nga drej-timi i Prishtinës në drejtim të stacionit hekurudhor. Në atë kolonë ka pasurgra, fëmijë, pleq. E kam parë një pamje të tmerrshme e cila ende më rri parasyve. Në një karrocë kopshti ka qenë ulur një plak, kurse karrocën e ka shtyrënjë grua e re, me siguri vajza, reja ose mbesa. Nuk ka dashur ta lërë, kurseai nuk ka mundur të ecën. E kam shikuar disa minuta dhe vetë jam bindurnë rrëfimet për kolonat e mërgimtarëve të cilët kanë shëtitur nëpër skajet eKosovës, ose me durim e kanë pritur radhën që t'i lënë dokumentet e vetapolicisë dhe ta braktisin shtetin e vet pa kurrfarë dëshmisë se i takojnë, oseqë shteti u takon atyre. Për dallim prej shumicës së bashkëkombasve të mi,nuk kam besuar në rrëfimin se të gjithë ata njerëz nuk do të kthehen një ditënë vatrat e veta.

(...)Kanë arritur grupe të mëdha të ushtrisë, policisë dhe civilët. Fushë

Kosova ka qenë e ndarë në dy tabore të kundërshtuara. Kanë shikuar se sipo formohen kolonat, i kanë shikuar bashkëkombasit e vet nga rajonetkufitare se si me nxitim po e braktisin Kosovën. Njëra palë, të mbytur në urre-jtje, të keqen, por edhe në gjëra më të këqia, i kanë nxitur ata të tjerët, mëtë matur, të cilët kanë mbetur "me duar të pastra", por jo edhe me fytyrë tëpastër, që sa më parë të braktisin Fushë Kosovën. Sapo që aeroplani i fundite ka braktisur Kosovën qielli mbi Kosovë, ata të cilët "kanë nxjerrë përfitimetë mëdha", menjëherë kanë filluar të palosin gjërat dhe të nxjerrin së parigjërat e vjedhura, për çdo rast. Oficerët e Ushtrisë së Jugosllavisë e kanëpasur më së lehti. Ata kanë qenë të privilegjuar, i kanë pasur kamionët e vetushtarakë me të cilët i kanë shpërngulur edhe gjërat e veta edhe të huaja.

346

Civilët të cilët nuk kanë pasuar "fat", si, Vera, që të sigurojnë motokultiva-torin, ose si disa edhe "më të lumtur" deri te traktori, kot kanë vrapuar dhei kanë lutur njerëzit me furgona që t'i shpërngulin. Çmimi ka qenë rrethnjëmijë marka për një "udhëtim", deri në qytetin e parë në Serbi, por çdoditë është rritur shumë e më shumë. Edhe kjo, natyrisht, për ata që kanëpasur fat të gjejnë kamion.

(...)Darko, Violeta, Davidi dhe unë kemi dalë më 19 qershor, me njërën

prej kolonave të fundit të ushtrisë. Nuk kam dashur të largohem, por nukkam pasur forca as të ndalem. E kam pyetur veten a do të kisha kohë qëshqiptarëve të cilët janë kthyer t'u them: "Jo, unë nuk e kam lënduaraskë."Por a do të më dëgjonin fare? Kush i ka dëgjuar edhe britmat e civilëvetë tyre? Prandaj më mirë ka qenë të largohem, derisa nuk qetësohen ndjen-jat, derisa njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur, derisa nuk fillojnë tëmendojnë logjikshëm dhe arsyeshëm.

(...)Kemi hyrë, si edhe të tjerët, në kolonën e veturave ushtarake. Kemi

shkuar në drejtim të Mitrovicës dhe i kemi takuar në drejtim të kundërt,shqiptarët të cilët janë kthyer në shtetin e vet, me siguri nga Mali i Zi. Ështëironi, që ne jemi larguar me dokumente të cilat nuk kanë pasur kurrfarëvlefte për ne, kurse ata janë kthyer pa dokumente dhe askush nuk i ka pyeturme çka e dëshmojnë se janë qytetarë të Kosovës. Shiu ka rënë gjatë tërërrugës. Ndoshta qielli ka qarë për shkak të jetëve të njerëzve, për fatet enjerëzve? Ndoshta ka dashur të lajë gjakun nga toka e Kosovës?

Svetlana Gjorgjeviq

("Dëshmia për Kosovën" 2003)

347

Përsëri bombat

Prishtinë, 5 shkurt 1999

Të dashura gra,Meqenëse për çdo ditë po e pyes veten a do të mbijetoj deri nesër

ose a do të jem gjallë nesër, e kam ndërmend t'ju shkruaj Juve dhe tërëbotës dhe të shpreh ndjenjat dhe përvojën time. Së paku le të jetë edhevetëm përvojë ose ndjenjë, por kam frikë se, gjë që është shumë e mundur,të mbetet edhe si... (nuk dua të theksoj këtë fjalë sepse më kap frika).

Do të filloj për paranojën. Fare nuk e di a është kjo paranojë oserealitet. Mirëpo, njerëzit të cilët më njohin mirë dhe e dinë ku shkoj unë dheçfarë bëj, më dijnë si vajzë të fortë, të fuqishme dhe të guximshme. Ata men-dojnë se unë nuk di të frikësohem kurrë dhe prej asgjëje!!!

Megjithatë gra të dashura, tani frikësohem jashtëzakonisht shumë,dhe paramendojeni - në mes të Prishtinës. Kam frikë nga secili njeri i panjo-hur i cili më afrohet në rrugë, nga cilido drejtim, kam frikë nga veturat të cilatkaojnë afër meje, kam frikë nga njerëzit e panjohur të cilët vijnë në zyrë,kam frikë prej gjithçkafit... Kam frikë edhe në shtëpinë time. Për çdo ditëshkoj në punë dhe mendoj: "Cili do të jetë vendi tjetër, kafeneja tjetër, cili dotë jetë njeriu tjetër - viktima e bombës së dorës?"

Më kujtohen kohët e kahmotshme derisa kam qenë fëmijë, në tele-vizion e kam shikuar luftën në Lindjen e Afërt. Më kujtohet emri Bejrut, kursemë vonë, më kujtohen vitet e tetëdhjeta dhe fillimi i viteve të nëntëdhjeta tëBelfastit. Kam menduar për atë se çfarë po ndodh atje dhe si bien bombat,tek ashtu. Nuk kam pasur idenë se si jetohet ditë pas dite. Natyrisht, nuk mëka rënë ndërmend se ndonjëherë Prishtina do të bëhet vend i tillë, njësoj siçaskujt në ish-Jugosllavi, nuk i ka rënë ndërmend se në këto hapësira do tëfillojë LUFTA.

Mirëpo këtu është zhviluar dhe po zhvillohet LUFTA.

Më 6 shkurt 1999

Parmbrëmë, pas orarit të punës kam dalë me një mik që të bisedo-jmë dhe të pijmë kafe. A keni provuar ndonjëherë të hyni në kafene dhevazhdimisht të shikoni dyert e kafenesë kush po hyn, çfarë ka në duar dhekush po qëndron afër teje? Ky është tmerr. Kemi qëndruar në kafene prejorës pesë e tridhjetë në mbrëmje deri në orën tetë, vazhdimisht duke eshikuar orën.

Në shtëpi jemi kthyer nëpër qendër për shkak se rruga është e ndrit-shme. Derisa kemi arritur afër kryqëzimit te mensa e studentëve, afër zonësse Bregut te Diellit ku unë banoj, e kemi dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.Ora ka qenë 8,20 në mbrëmje. Në një moment, kemi mbetur pa fjalë. E kemishikuar njëri tjetrin në qetësi. Duke shikuar njëri në tjetrin, kemi konstatuar

348

se: "Kemi mundur të jemi ne viktimat e ardhshme, sepse shpërthimi ka ndo-dhur vetëm 100 metra më larg prej nesh?"

Meqenëse miku im punon në OSBE, menjëherë me motorol i ka ftuarvëzhguesit e OSBE. I jemi afruar vendit të ngjarjes, secilin moment kam prit-ur të shoh viktimën, e jam lutur të mos jetë fëmijë, grua, mashkull...

Mirëpo, fatbardhësisht viktima nuk ka pasur, e kemi shikuar kafe-nenë e dëmtuar ku frekuentonin vetëm serbët, kurse policia tashmë kishtearrituri në vendin e ngjarjes. Kemi mbetur një kohë të gjatë derisa nuk kanëarritur vëzhguesit e OSBE-e, më vonë e kemi vazhduar rrugën. Ka ndryshuaredhe ai pak disponim yni që e kemi pasur. Kujt i ka rënë ndërmend ndonjëtemë tjetër dhe ndonjë rast tjetër për bisedë të mëtejme.

Deri kur do të zgjasë kjo dhe sa viktima do të jenë?Shoku im Valoni më tha, mos dil nesër, do të jetë rrezik, pritet se do

të hedhin bomba në kafenenë ku frekuentojne shqiptarët. Edhe më keq e kam ndjerë veten kur kam arritur në shtëpi, ka fillu-

ar të më dhemb lukthi nga nervozizmi.Vazhdimisht e kam pyetur veten edhe sa kohë, mundime dhe forca

për të mbijetuar, EDHE SA, EDHE SA, EDHE SA?VAZHDIMISHT më vjen keq për rininë dhe energjinë time të cilën po

e harxhoj në gjëra të këtilla, përherë po mendoj si jetojnë mikeshat e mia nëSHBA, Gjermani, Angli, Australi apo në botën e lirë. Po e ngushëlloj veten qëi kam shoqet të cilat jetojnë edhe më keq se unë si në Ruandë, Kashmir,Palestinë...

Bomba e dytë, më 7 shkurt 1999

Paramendojeni, mbrëmë derisa i kam dëgjuar lajmet në BBC teMimoza-motra ime, më ka mbetur molla në fyt. Përsëri ka shpërthyer njëbombë, këtë herë në lagjen Ulpiana, në një dyqan te tregu i qytetit. Tri vik-tima të kombësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe një vajzë 17 vjeçe.

Mbeta pa fjalë. Definitivisht nuk shoh rrugëdalje. A është kjo zgjidh-je? JO.

Secila javë në Prishtinë i merr nga disa viktima, nga disa lokale tëdëmtuara dhe persona të përfrikësuar të cilët nuk dalin jashtë shtëpisë pasorës 18.00h.

Më duhet të vazhdoj të jetoj sikur nuk ka ndodhur asgjë. E dimë seduhet të zgjohemi për çdo ditë, të shkojmë në punë, në shkollë, të punojmëose të rrimë në shtëpi, të hamë, të blejmë, të pimë kafe në ndonjë kafene tërrallë e cila punon dhe ku kryesisht shkojnë të huajt (për momentin më tësigurt). Gjithashtu, të vazhdojmë të flasim me miqtë, duam ose jo këtë, tëbëjmë plane për ardhmëri??? Mirëpo... a do të kemi ardhmëri?

E di se jetova sot, nuk di a do të jetoj nesër. Vazhdmisht e rikujtoj Skarlet O'Harën, për të nesërmen do të men-

doj kur të agojë dita.

Nora Ahmetaj

("Gratë për paqe " 1999)

349

Jam gjallë!

Njerëzit, në të njëjtën kohë kanë qenë të lumtur që diçka po ndodhpor edhe kanë qenë të frikësuar. Mirëpo, nuk janë frikësuar nga NATO-ja, pornga policia. Të gjithë e kanë ndjerë se serbët atyre do t'u hakmirren, gjë qëedhe ka ndodhur. Që natën e parë të goditjeve ajrore të NATO-s, e kanëndalur rrymën prej orës 19.30 në mbrëmje, gjithnjë deri në mëngjes dhekëto kanë qenë momentet më të tmerrshme atë natë. Errësirë ka qenë kudo,kurse njerëzit kanë provuar të mos ndezin qirinj, që të mos e vërejë policiase dikush është në shtëpi.

Kemi dëgjuar mjaft rrëfime se si policia ka shkuar nëpër shtëpi dhei ka kërkuar njerëzit, dhe njëri ndër të parët që e kanë marrë ka qenë avokatii njohur nga Kosova- Bajram Kelmendi. E kanë marrë avokatin dhe dy bijtë etij, kurse ditën e nesërme janë gjetur në periferi të Prishtinës, që të tretë tëvrarë.

Për shkak të rrëfimit siç është ky dhe shumë rrëfime tjera se sinjerëzit i kanë marrë nga shtëpia, frika është rritur, është ndjerë në të gjithashtëpitë. Kështu ka ndodhur edhe me familjen time. Jemi organizuar, i kemibërë rojet e natës, nga 2-3 orë dy-tre veta, të cilët shikonim në rrugë për tëparë a po vjen ndokush, dhe pastaj ndërroheshim.

Për çdo mbrëmje të ardhshme, forcat policore kanë qenë gjithnjë emë agresive ndaj popullsisë shqiptare, kanë shkuar në fshatra, i kanë nxje-rrë njerëzit, i kanë vrarë, i kanë ndarë meshkujt nga gratë, i kanë djegurshtëpitë...; dhe kështu, frika është rritur. Rrëfimet e këtilla i kemi dëgjuar tërëkohën: në njërën anë ka qenë policia serbe dhe paramilitarët, të cilët kanëpunuar bashkë dhe kanë marrë pjesë në spastrimin etnik, kurse në anëntjetër, në qytete kanë qenë civilët serbë, të cilët i kanë keqtrajtuar dhe i kanëplaçkitur njerëzit. Qëllimi i tyre kryesor ka qenë plaçkitja. Edhe përfrikësimi injerëzve. Supozoj se qëllimi i këtij keqtrajtimi ka qenë që shqiptarët të shko-jnë. Mirëpo disa prej nesh kemi vendosur të ndalemi, kështu edhe unë mefamilje, kemi mbetur të shohim se çfarë sjellë dita tjetër. Tërë kohën kemishpresuar se Milosheviqi, pas të themi tri goditjeve ajrore, do të pranojë tënesërmen planin paqësor. Kjo shpresë ka ndikuar që të qëndrojmë, gjithash-tu edhe shpresa se situata do të ndryshojë. Mirëpo gjithashtu edhe shumëprej tyre kanë konsideruar se Milosheviqi kurrë nuk do të dorëzohet dhe qëdo të luftojë deri në momentin e fundit.

Ka filluar vala e re e përfrikësimit të njerëzve në qytete, përsërinjerëzit me uniforma me maska, të cilët i nganin veturat nëpër rrugë, i lininpara ndërtesave dhe sapo që iknin, këto vetura shpërthenin. Kjo ka ndodhur

350

2-3 herë në Prishtinë dhe natyrisht njerëzit të cilët kanë jetuar në ato ndërte-sa, i ka kapur paniku, menjëherë i kanë braktisur vendet e banimit. Ushqiminnuk kemi mundur ta blejmë, sepe dyqanet e shqiptarëve i ka mbyllur policiaose në një numër të madh të rasteve, vitrinat kanë qenë të thyera, dhe tërëushqimin e kanë marrë. Kështu dyqanet e shqiptarëve përnjëherë kanë mbe-tur pa ushqim, kurse dyqanet shtetërore të serbëve përnjëherë janë bërëvend ku vetëm civilët serbë kanë mundur të blejnë. Unë nuk kam shkuar tëblej, motra ime ka shkuar... Ditën e parë, njerëzit tjerë kanë shkuar që të ble-jnë, por atëherë edhe kjo ka filluar të ndryshojë, ka ardhur deri te ndarja dhemeqenëse ajo ka qenë shqiptare ajo as nuk ka mundur të hyjë në dyqan...Kemi filluar ta ruajmë ushqimin, të hamë më pak ose në ndonjë mënyrëtjetër të organizohemi, këtë do të hamë, nga pak prej gjithçkaje, dhe kjokështu ka vazhduar, por natyrisht që e kemi ndarë edhe me fqinjtë. Edhe përshkak të mungesës së ushqimit edhe gjërave tjera, njerëzit kanë filluar t'indihmojnë njërit tjetrit, ata që kanë pasur më shumë kanë filluar të ndajnëme ata të cilët nuk kanë qenë të përgatitur për këtë situatë. E kanë ndarëmiellin dhe ushqimin, por miellin më së shumti, sepse përnjëherë nuk kemimundur të blejmë as bukë, i kanë mbyllur edhe furrat e bukës sepse krye-sisht i kanë mbajtur shqiptarët. Ata jo vetëm që i kanë mbyllur dyqanet, poredhe i kanë shkatërruar, thyer. Ka ekzistuar një edhe solidaritet mjaft i madhmidis njerëzve.

Kur goditjet ajrore të NATOS kanë filluar, jo vetëm që është ndalurrryma elektrike, por Prishtina ose pjesët e Prishtinës kanë mbetur edhe palidhje telefonike. Ka qenë aq vështirë të komunikohet me njerëzit nga anatjetër e qytetit. Kështu kanë filluar të përhapen thashethemet dhe kenimundur të dëgjoni rrëfimet, por nuk keni mundur të bindeni vet, sepse nukkemi pasur guxim të shkojmë atje dhe të bindemi vetë. Sepse, ditën e parëdhe të dytë njerëzit kanë dalë edhe deri në mesnatë, por më vonë siç kanëvazhduar sulmet ajrore, kurse dëshira për hakmarrje dhe urrejtja ndaj shqip-tarëve është rritur, njerëzit kanë vendosur të mos dalin më.

Unë nuk kam dalë përjashtë. Kam qenë përjashtë diku ditën e parë,të dytë ose të tretë, por jo edhe pas kësaj. Jam frikësuar dhe i kam thënëvetes do të qëndroj brenda në shtëpi. Ende kanë ekzistuar mënyrat përkomunikim, kemi mundur të shikojmë TV, BBC kur ka pasur rrymë, dhe seciliqë ka pasur bateri e ka dëgjuar radion, sepse nëse ke pasur bateri, nëmbrëmje... Ka qenë një strategji e pabesueshme e TV shtetëror serb, e cilaka ndikuar që te civilët serbë të krijohet një zemërim gjithnjë e më i madhndaj shqiptarëve, duke mos u thënë thjesht: "Shkoni sulmoni shqiptarët", porduke folur gënjeshtra të ndryshme në TV, shumë gënjeshtra. Për shembull,rrëfimi për Qendrën Informative Amerikane, selia e së cilës ka qenë në njëpjesë të qytetit. Policia e ka pastruar rajonin, e pastaj edhe e kanë granatu-ar, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, tërë ndërtesa ka qenë në flakë,kurse në lajme është thënë: NATO e ka djegur këtë ndërtesë.

Propaganda serbe, mënyra siç ata kanë folur me njerëzit e vet,mesazhet të cilat ua kanë dërguar kanë qenë: NATO po i sulmon civilët, NATO

351

dëshiron të vrasë serbët, NATO është mbi Serbinë për të vrarë civilët... Porkur unë e kam kuptuar këtë? Fqinja ime e parë ka qenë serbe, shumë e var-fër, ka jetuar me tre bijtë e vet, ne u kemi ndihmuar, nganjëherë duke udhënë të holla, nganjëherë ushqim dhe gjithnjë kemi qenë fqinj të mirë.Gjatë atyre ditëve, kam menduar, do t'i vizitoj dhe do të shoh se si po kalo-jnë, gjë e zakonshme, gjë që e kam bërë edhe më parë për çdo muaj, përt'u solidarizuar, pra, edhe në kohë lufte. Por, ajo ka qenë aq nervoze derisakam biseduar me të, dhe tërë kohën e ka përsëritur: "NATO-ja po na sulmon,ata nuk po ju sulmojnë ju, ata po na sulmojnë ne. Ata vetëm duan të navrasin të gjithëve!" Ajo ka besuar, natyrisht si edhe të gjithë serbët, për këtërrëfim dhe e ka përsëritur: NATO po na sulmon. Jam përpjekur t'ia shpjegoj,por ajo tërë kohën ka qenë mjaft nervoze, por kur i kam thënë që të qetë-sohet, ajo ka thënë: "Do të them pse jam nervoze. Serbët më kanë thënë qënuk guxoj të flas me asnjë shqiptar". I kam thënë: "Në rregull, unë po shkoj,vetëm të kam sjelë pak të holla, vetëm që të mundesh t'i blesh vetes diçka,por nëse gjen ndokund cigare, do të jap që të na blesh edhe edhe neve."

Dhe kështu, të gjithë gazetarët kanë qenë të përndjekur, por pjesër-isht u patën ndërprerë edhe linjat telefonike nga Prishtina, por që nga natae parë, rregullisht më kanë ftuar nga Beogradi, feministet, gratë e Beogradittë cilat i kanë ftuar sado që kanë mundur gratë në Prishtinë për të dëgjuarse çfarë po ndodh. Dhe kështu për çdo mbrëmje më kanë telefonuar ngaBeogradi, kemi biseduar, dhe ato e kanë shënuar çdo gjë që u kam thënë dhekështu përmes postës elektronike i kanë dërguar mesazhet më tutje. Ky rrjetka qenë mjaft i fuqishëm, sepse ky ka qenë burimi i vetëm, i pavarur, i cili kafolur për realitetin tonë. Përmes kësaj bisede kam marrë informata, por mëme rëndësi për mua ka qenë përkrahja që më kanë dhënë. Llepa Mlagjenoviqpër çdo mbrëmje më ka thënë: "Të dua". Po brengosem për ty. Bëhu efortë..." Ajo më ka treguar se çfarë po ndodh edhe në Beograd dhe se sinjerëzit i ka kapur paniku, e sidomos gratë dhe se si ato punojnë 24 orë nëditë, duke u përpjekur që t'u ndihmojnë atyre grave. Natën e dytë ose tëtretë, Llepa më ka thënë: "Më duhet t'i ftoj grupet e grave në Sarajevë, tëshoh se si e kanë përballuar ato frikën e luftës". Kështu ka funksionuar rrjetiynë Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe kjo ka qenë mjaft e fuqishme. Unë per-sonalisht, çdo herë e kam ndjerë përkrahjen dhe dashurinë e tyre dhe kamqenë e lumtur, por thënë sinqerisht edhe e brengosur: çka nëse e mësojnëse me çka ato merren, do të jenë në rrezik. Ka mjaftuar vetëm të më ftojnëe të më pyesin si jam. Sepse secili që ka qenë kundër regjimit, ka qenë armiki shtetit. Më kujtohet se gjithnjë Shesheli ka thënë në fjalimet e veta se:"Armiku ynë është Amerika dhe Gratë në të Zeza". Ai këtë e ka thënë në tele-vizion, kurse Gratë në të Zeza janë kundër regjimit, kështu që ai këtë disaherë e ka theksuar. Kështu që unë tërë kohën jam brengosur se çfarë do tëndodhë me to.

Edhe pse kjo situatë ka vazhduar për çdo mbrëmje: ne i kemi orga-nizuar rojet, kemi shikuar teposhtë rrugës, i kemi vënë perdet, kemi shikuarnëpër dritare... Për çdo natë e kemi dëgjuar bombardimin, shumë afër

352

Prishtinës, derisa NATO i ka bombarduar vendet ku ka qenë ushtria. Policiaushtarake ka filluar të vizitojë edhe banesat, i ka nxjerrë njerëzit me dhunëpërjashtë, dhe e ka vendosur ushtrinë në to, kështu që ndërtesat në Prishtinëjanë bërë strehimore ushtarake, sepse ata nuk kanë fjetur në baza ushtarake,por në ndërtesa civile të shqiptarëve. Kjo ka qenë strategji të cilën e kanë për-dorur për t'u fshehur. I kanë lënë tankset në rrugë ose në oborre të shkollave,atje ku ka mundur të fshihet armatimi ushtarak nga aeroplanët e NATOS.

Frika është shtuar, kurse njerëzit kanë folur: "Kjo pjesë e qytetit taniështë e zbrazët, sepse ushtria është këtu". Të gjithë kanë pritur, kurse unëkurrë nuk do të mundem të përshkruaj se si e kemi ndjerë veten dhjetë netë,derisa i kemi pritur, duke u frikësuar se për çdo moment do të vijnë. Unë per-sonalisht asnjëherë nuk kam fjetur më shumë se dy orë, sepse nuk kammundur të fle. Kur më ka ardhur radha të fle, fare nuk kam mundur të fle.Kam menduar se në çdo moment do të hyjnë, kështu që nuk kam mundur tëqetësohem e të fle, por as nuk kam dashur të vijnë derisa jam në gjumë, kamdashur të jem e gatshme.

Kjo ndodhi ditën e dhjetë. Përmes një vrime të vogël në perde i kemiparë tre policë në fund të rrugës derisa e nxirrnin jashtë një familje, duke ithënë: "Thuanu fqinjëve tjerë që për 30 minuta do të kthehemi". Fqinji mefamilje ka dalë, fëmijtë e frikësuar kanë qarë, kanë shkuar, dhe duke qarë nakanë paralajmëruar: "Ata do të kthehen për 30 minuta, më mirë është edheju të niseni". Ne kemi qëndruar në dritare, nuk kemi dalë, kemi vendosur tërrimë në shtëpi, derisa nuk vijnë. Kemi menduar se ndoshta nuk do të vijnë.Ndoshta kështu kemi reaguar nga frika, mirëpo tërë rruga kemi vendosur qëtë organizohemi, nëse vijnë e na detyrojnë të braktisim shtëpitë, të dalim, enëse nuk vijnë të rrimë në shtëpi. Kështu jemi marrë vesh...

Kanë kaluar dy-tri orë... Kemi menduar se ndoshta nuk do të vijnë...dhe atëherë... Atëherë, policia është paraqitur në rrugën tonë, me armëautomatike, me maska, kurse ata të cilët nuk kanë pasur maska, ua kam parëfytyrat, kanë qenë jashtëzakonisht të rinj. Kemi pritur. Atëherë e kemidëgjuar trokitjen e madhe në dyert tona. Kemi vendosur të mos e hapim, letë mendojnë se jemi larguar. Kemi qëndruar, plotësisht të qetë, kurse dikushprej nesh ka shikuar përmes dritares, nuk kanë mundur të na shohin prejrruge. Policia është nisur në derën tjetër, e kjo ka qenë banesa e fqinjesserbe. Ajo e ka hapur derën duke qeshur, çdo gjë kemi shkuar - dhe ajo fqin-ja me të cilën tërë kohën kemi qenë fqinjë të mirë i ka thënë policisë:"Njerëzit janë brenda".

Personalisht për mua, ky ka qenë momenti më i vështirë në tërë këtësituatë. Pse? - e kam pyetur veten. Po them më i vështiri, sepse kam qenëtepër e hidhëruar që po na ndodh kjo, sepse kemi qenë fqinj të mirë. Policëtnjëmend kanë qenë të zemëruar dhe na kanë bërtitur: "Pse nuk e keni hapurderën?" Jemi përpjekur t'i qetësojmë, se nuk e kemi hapur derën nga frika,paniku, se nuk e kemi ditur se po na trokasin ne. Sidoqoftë, kemi qenë tëqetë, nuk kemi kundërshtuar, sepse si të kundërshtosh? Nëse i kundërshton,të thonë: "Hyr brenda, do të flasim më vonë". Çfarë kanë thënë me këtë, nuk

353

di, a të vrasin ose... Pra, nuk i kemi kundërshtuar, por kemi vendosur të qën-dromë në grup, me fqinjtë dhe të mos ndahemi.

Dhe duke zbritur teposhtë rrugës, e kam kthyer shtëpinë në drejtimtë shtëpisë sime dhe kjo pamje, të cilën nuk do ta harroj kurrë, ka qenë një-mend si në filmat për Luftën e Dytë Botërore, kur nazistët i kanë dërguarhebrenjtë në drejtim të stacionit hekurudhor - pikërisht ka qenë kjo pamje.Të gjithë bashkë kemi ecur në kolonë dhe gjatë rrugës na janë bashkuaredhe njerëzit tjerë në kolona, dhe kështu kolona duke u shtuar gjithnjë e mëshumë ka shkuar në drejtim të stacionit hekurudhor. Gjatë tërë rrugës, poli-cia e ka mbikëqyrur rreshtin se a mos po del ndokush e po ikën. Derisa kamshkuar rrugës tërë kohën e kam kthyer kokën që të shikoj shtëpinë time sea mos po hyn menjëherë ndokush ose do të presë. A e dini kush ka hyrë ipari në shtëpinë time? Fqinjtë e mi serbë, ata kanë hyrë të parët. Sinqerishtkam qenë e hidhëruar, nuk mundem të përshkruaj hidhërimin të cilin e kamndjerë atëherë.

E kam ndjerë veten sikur nuk di se ku po shkoj, sikur është çdo gjënë rregull, e unë vetëm po shëtis, por kush e di se ku do të na qojnë. Kurdisa njerëz kanë bërë përpjekje që përmes rrugëve dytësore të ikin, atëherëi kemi dëgjuar të shtënat, por çfarë ka ndodhur me ata njerëz, nuk di. Porsikur të kthenim kokën të shikojmë se çfarë po ndodh, policia na bërtiste:"Mos shiko!" Ose bërtisnin: "Shpejt, shpejt!!!" Dhe tërë kohën kjo frikë ishtee pranishme...

Jemi brengosur për shkak të nënës sime, sepse nuk ka mundur tëecën. I kam parë edhe njerëzit tjerë të moshuar të mbuluar me batanie,invalidët në karroca, fëmijtë... kjo ka qenë e tmerrshme, të gjithë ata kanëshkuar në drejtim të stacionit. Kur kemi arritur, gjë që unë kam menduar sejemi tepër shumë, por një grumbull i njerëzve që e kemi parë atje... Mendojse kemi qenë me mijëra, dhjetë mijë, njëzet mijë, nuk di...

Më duket se tërë qyteti ka qenë aty, në një vend, edhe kanë qenë,dhe kanë ardhur gjithnjë shumë e më shumë njerëz. Policia ka qenë përreth,kështu që askund nuk kemi mundur të shkojmë. Nuk kanë qëndruar afër asajmase të njerëzve, kanë qenë në ndërtesat përreth me snajperë. Ky ështëvend i hapur dhe nuk është stacion i vërtetë hekurudhor, ky vend në të cilinna kanë lënë ka qenë i parashikuar për transportin e mallit, vend i hapur,kurse ne të gjithë kemi qëndruar aty dhe kemi e pritur trenin.

Ka filluar shiu, kurse ne në vend të hapur. Secili është përpjekur qëtë mbrohet disi, të mbrojë gratë, fëmijtë dhe njerëzit e vjetër. Përsëri kenimundur të ndjeni e të shihni solidaritetin në atë grumbull të madh tënjerëzve, njerëzit i kanë ndihmuar njëri tjetrit, e kanë ofruar: "Ja merrne, unëkam ombrellë".

Treni ka arritur dhe përsëri më është kthyer ajo pamja për nazistëtdhe hebrenjtë, sepse edhe këta, policia, i kanë shtyrë njerëzit në vagonë,kurse vagonët, transportues, kanë qenë të stërmbushur, kurse edhe përkundërkësaj policia i kanë shtyrë njerëzit brenda. Shumica tashmë në këtë vend janëndarë, për shkak të tollovisë, për shkak të grumbullit të madh të njerëzve.

354

Kam harruar të them... Derisa kemi pritur, ka rënë terri, ka qenëerrësirë, pa dritë, tri gra kanë lindur, në vend të hapur! Edhe këto foshnja tësapolindura poashtu i kanë futur në këta vagonë... Pastaj kemi dëgjuar se siedhe njerëzit e vjetër kanë vdekur në atë tren. Tërë ai presion ka qenë itmerrshëm...

Rruga prej Prishtine deri në kufi ka zgjatur më gjatë, sepse së parina kanë dërguar në një vend në të cilin qenë baza e serbëve, ushtarake,paraushtarake dhe aty kemi qëndruar një orë. Tërë kohën i kemi dëgjuarzërat e policëve, serbë, duke bërtitur, duke kënduar të dehur: "I kemi vrarëtë gjithë shqiptarët!". Nuk mund të paramendohet se çfarë ka qenë frika enjerëzve në tren. Ata kanë menduar: "Kështë është... ata na kanë sjellë këtutë na vrasin". Panik...

Të gjithë kanë qenë të frikësuar, edhe unë, por më së shumti kampasur frikë se do ta marrin vëllain tim. Të gjithë kanë pasur frikë se do t'indajnë meshkujt dhe do t'i marrin. Policia ka ardhur, jo gjatë kohës derisa kaqëndruar ky tren, por gjatë tërë kohës sa kemi udhëtuar deri në kufi dhe joçdokujt, sepse secili grup i njerëzve në tren ka pasur përvojë të ndryshme,kështu që njerëzve në grupin tonë policia u ka thënë: "Më jep të hollat!" Këtunë tren. Kemi qenë të lodhur dhe të rraskapitur dhe nuk kemi ditur se ku pona shpiejnë, kurse për shkak të rrëfimeve që kemi dëgjuar, frika edhe mëshumë është shtuar sa herë që jemi ndalur, se do t'i marrin meshkujt, se dot'i lënë gratë dhe fëmijtë.

Kur kemi arritur në kufi, treni është ndalur dhe na kanë detyruar qënga dy të kalojmë kufirin e Jugosllavisë dhe të hyjmë në zonë neutrale. Dynga dy nëpër binarë të hekurudhës, sepse policia na ka thënë, nëse shkonipranë binarëve, do të humbni jetën, sepse vendi pranë hekurudhës është iminuar.

Të nesërmen, kur kishte filluar të agojë drita, por ende ishteerrësirë, ne kemi hyrë në zonën neutrale, midis Jugosllavisë dheMaqedonisë... i kemi gjetur me mijëra e mijëra njerëz, të cilët kanë qenëduke pritur ulur në atë fushë.

Derisa kemi ecur, kam menduar se lehtë është të hymë nëMaqedoni, kam filluar të ndjejë shqetësimin se më në fund mundem të marrëfrymë lirisht, pas një frike kaq të madhe të cilën e kemi përjetuar. Kjo ka qenënjë ndjenjë e përzier, a të tregoj gëzimin, ose të... E kam parë këtë masë tëmadhe të njerëzve dhe jam shokuar, e kam harruar gëzimin, kam pyeturveten: "Ç'është kjo?" Kjo skenë më ka tmerruar. Atë moment kur i kam parëkëta njerëz, kam thënë: "Këtu do të na lënë, kush e di sa gjatë".

Kur kemi hyrë në këtë zonë, njerëzit kanë filluar të përpiqen të gje-jnë diku ndonjë vend e të ulen e të pushojnë, këtu në vend të hapur. Tërëkohën ka rënë shi, jo shumë, por bari ishte i lagur, njerëzit ishin të veshurme rroba të lehta, por edhe nëse uleshim atëherë e kishim edhe më ftohtë,kështu që unë as nuk kam dashur të ulem. Çdo gjë kemi bërë që nëna jonëtë ketë ngrohtë sa më shumë që është e mundur, me trup e kemi mbrojturnga të ftohtit...

355

Kam vendosur të shkoj e të shoh se çfarë po ndodh dhe disi të ngro-hem. I kam parë njerëzit e lodhur, të rraskapitur. Sa më shumë që është zhvi-lluar ngjarja kam mundur të shoh se si njerëzit kanë rënë edhe më shumënga lodhja edhe psikikisht edhe fizikisht, atëherë kam menduar, se tërë kjomirë është planifikuar. Sepse këtu krejt qartë ka mundur të shihet, strategjiase si të thyhen njerëzit, fizikisht, mendërisht, moralisht, dhe unë këtë e kamparë se si ka ndodhur, i kam parë njerëzit, gratë dhe meshkujt e fortë, të cilëtishin thyer... Ky njëmend ka qenë ferr... Dhe tërë kohën ka rënë shiu,asnjëherë nuk kemi qenë me rroba të thara edhe presionin të cilin e kemindjerë, të gjithë nën mbulesa plastike, për t'u mbrojtur nga shiu...

I kam thënë vetvetes që nuk mundem thjeshtë vetëm të rri ulurkëtu, mundem së paku të bisedoj me njerëz, të tregoj se kujdesemi njëri përtjetrin dhe që njëri tjetrit mundemi t'i ndihmojmë. Kam filluar t'i vizitoj njerëz-it, të cilët kanë qëndruar në grupe të vogla, i kam pyetur se si janë, a janëtë frikësuar dhe kështu e kemi filluar bisedën dhe jemi njohur. E kemipërkrahur njëri tjetrin, e kemi inkurajuar. I kemi folur njëri tjetrit: "Edhe psejemi të lodhur e të rraskapitur, prapëseprapë i kemi shpëtuar vdekjes, jemitë gjallë dhe nuk munden të gjithë t'i vrajnë..." Kjo është vetëm përkohësisht,do të kthehemi në shtëpi, atje ku kemi lindur, ku jemi rritur. Koha më e mirëpër këtë kanë qenë darkat, kudo ka qenë errësirë e plotë, përveç rreth zjar-rit, ku janë grumbulluar njerëzit, sepse ka qenë tmerrësisht ftohtë. Njerëzitkanë qëndruar rreth zjarrit, ka qenë aq qetë. Gjatë ditës të gjithë vazhdimishtdiku kanë nxituar, ose të gjejnë bukë, të gjejnë mbulesa plastike, sepse ekanë kuptuar se kjo do të zgjasë, kështu që kanë vendosur që disi të orga-nizohen, të gjejnë ndonjë mbrojtje për fëmijë dhe të ngjashme. Dhe kështuatë natë, edhe bisedat me njerëz kanë qenë të veçanta. Atëherë keni mundurtë jeni edhe me fëmijë, kurse fëmijtë...

Ditën e katërt definitivisht është paraqitur dielli, fëmijtë më në fundkanë dalë nga ato tenda, të hidhëruar, të frikësuar, të uritur kështu që u jamafruar dhe i kam pyetur: "Cilat sporte i doni?" Kurse ata janë përgjigjur se eduan basketbollin, ose futbollin, çkado që të kenë thënë këtu për këtë nukka pasur kushte, nuk kanë pasur as top, kurse unë u kam thënë: "Çfarëthuani për gjimnastikën?" Ata janë gëzuar, por edhe unë njëmend kam pasurnevojë, së paku të ngrohem disi. Kemi bërë gjimnastikë, kemi vrapuar e tëngjashme, për të ruajtur disi frymëzimin. Aty ka pasur shumë fëmijë, kurseprindërit kanë shikuar dhe kanë qeshur. Kjo ka qenë aq e qartë, saqë e kamvërejtur se edhe përkundër faktit që i kanë kaluar katër ditë në atë ferr,njerëzit megjithatë nuk kanë qenë aq të thyer. Prapëseparapë e kanë ruajturfrymëzimin, ata kanë qenë të lodhur mendërisht, por e kanë treguar dina-mitetin e vet. Sepse gjithnjë deri në atë ditë, asnjë organizate humanitarenuk i është lejuar të punojë aty, përveç njërës, e cila ka dhënë bukë dhequmësht. Sado që të kenë ekzistuar planet që të shkatërrojnë frymëzimintonë, këtu kanë dështuar dhe kjo ka qenë gjë e shkëlqyer e cila është parëditën e katërt. Njerëzit gjatë tërë kohës kanë pyetur: "Ku është ajo botë? Psenuk po na ndihmon askush?"

356

Po policia... nuk kam mundur të duroj sjelljen e policisë ndaj nesh.Me dhunë na kanë përndjekur, por me dhunë edhe na kanë pritur këtu! Kudodhuna dhe unë kam pyetur. "Çfarë bëni ju kështu djelmosha?" Kam menduar,policia serbe na ka nxjerrë jashtë, kurse ajo maqedonase nuk po na dëshi-ron këtu.

Qysh ditën e parë kur e kam parë se çfarë po ndodh, e kam parë qëata njerëz nuk kanë mundësi që të dalin prej këtuhit, sepse tërë strategjia kaqenë që në ditë të largohen nga dy njerëz, e jo pesëdhjetë ose njëqind. Dheqysh kur e kam parë këtë, këtu kanë qenë disa mijëra njerëz, sa kohë duhetqë të gjithë të dalin prej këtuhit: dy javë, një muaj, a do ta presin ata këtëfare. I kam ftuar organizatat humanitare dhe u kam thënë se na nevojiten,por nuk i kanë lejuar. I kam parë njerëzit duke u ngrirë, të uritur, fëmijtë tëcilët qanin, e madje as gazetarët nuk i kanë lejuar të hyjnë. Qysh ditën e parëkëtë e kam kuptuar dhe sinqerisht kam qenë e zemëruar, sepse i kanë ndër-marrë këto goditje ajrore që të parandalojnë katastrofën humanitare, kurseunë këtu pikërisht këtë tragjedi humanitare e shikoj me sytë e mi dhe kamqenë njëmend e zemëruar.

E kam ndjerë një zemërim tmerrësisht të madh, kam dashur të bër-tas, që me zë të shpreh zemërimin tim. Dhe e kam parë një njeri me kamerë,kam vrapuar, e kam kapur për dore dhe e kam pyetur: "A jeni ju ekip i TV?Shikoni se çfarë po ndodh! Ku është ajo NATO e q...? Këtu po zhvillohet njëkatastrofë humanitare! Ku është ajo botë???" Natyrisht ky nuk ka qenë faji itij, por unë thjeshtë kam pasur nevojë t'i bërtas dikujt. Ai e ka kuptuarzemërimin tim...

E kam ndjerë njëfarë lehtësimi, jam kthyer prapa te nëna ime, e kampyetur a e ka ftohtë, kurse ajo madje edhe në ato kushte e kishte ruajturprirjen për humor: "Po çfarë mendon ti?" Dhe atëherë ka ardhur ai ekip TV,kush e di fare se si kanë arritur të hyjnë këtu, përmes ndonjë rruge anësoresepse nuk kanë pasur leje dhe kanë kërkuar të flas. Unë i kam treguar se sina kanë përndjekur, me dhunë na kanë detyruar të dalim nga shtëpitë, dheme dhunë na kanë pritur...

Në atë kohë i kam fajësuar të dy palët, por gjithnjë e më shumë jamfrikësuar, sepse kam menduar se çfarë do të ndodh nëse unë jam e vetmjaqë jap raport të vërtetë për atë se çfarë po ndodh, munden të më përndjekin.Kam qenë e brengosur sepse nëse e them të vërteten dhe ua jap mediave,jeta ime më nuk është e sigurt.

E dyta, kur keni ardhur ju dyjat, kur na e keni sjellë ushqimin, ciga-ret, thasët për gjumë, ombrellat, ka mjaftuar vetëm t'u shoh aty bashkë. Porkur keni shkuar, e kam kuptuar se sa e lodhur që jam, e rraskapitur, e frikë-suar më shumë se sa më herët dhe kam menduar për faktin, sepse tërëkohën jam ngrirë nga të ftohtit dhe tërë kohën ua kam dorëzuar energjinëtime njerëzve përreth... Dhe sikur të kisha mundur të jem vetëm dikund, dotë mund ta ktheja këtë energji nga natyra: mali, gjelbërimi, lumi, por unë nuke kam pasur as këtë moment të vetmisë, sepse kështu shumë njerëz kanëqenë rreth meje, kështu që nuk kam mundur të kemi privaticitetin tim, as të

357

gjej mënyrë që ta rikthej energjinë time. Dhe të gjithë ata të cilët kanë pasurnevojë që dikush t'i udhëheqë, kanë ardhur vazhdimisht, më kanë pyeturçfarë të bëjmë. Të shtunën në mbrëmje, natën e katërt, ia kam pranuarvetvetes se më nuk kam energji të cilën dua t’ua jap të tjerëve, sepse kamqenë e zbrazët dhe e frikësuar. Më në fund atë ditë edhe nata ka pushuar tëbjerë dhe nata ka qenë e kthjellët dhe kam mundur të fle pak më shumë.Përveç kësaj pak edhe kam ngrënë, dhe kam fjetur në thes. Për mua atokushte kanë qenë si në Interkontinental, ose Mariot, kjo ka qenë si fjetje nëhotel, në krahasim me netët e mëparshme, me shi, të ftohta, me një batanie,nën të cilën ka qenë ftohtë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar në vendinku më është thënë të pres njerëzit nga organizata, e cila do të më nxjerr prejkëtij vendi. Prej orës pesë të mëngjesit kam shëtitur përreth dhe kam priturdiku deri në orën 13 ose 14, nuk më kujtohet saktësisht dhe tërë kohën i kamshikuar njerëzit, të rraskapitur, tani ka pasur edhe më shumë, sepse trenatedhe më tutje kanë arritur, dhe secili grup i ri i njerëzve është rrëfim i ri. Nësecilin prej këtyre grupeve njerëzit kanë treguar se gjatë rrugës gratë nëtrena i kanë lindur foshnjet ose që pleqtë kanë vdekur, ata të cilët nuk kanëmundur të durojnë. Dhe secilën herë policia i ka keqtrajtuar përsëri, kurse nënjë tren për shembull, policia ka shkuar me qese plastike duke u thënë:"Hidhni këtu letërnjohtimet tuaja!" Këtë e kanë bërë për të zhdukur dëshmitëpër faktin se njerëzit kanë qenë të përndjekur e që i kanë takuar asaj, nësenë të ardhmen do të kthehen. Dhe derisa kam pritur ditën e pestë që të vijnënjerëzit të cilët do të më ndihmojnë të dal, të cilët do të më japin bexhin ekësaj organizate, i kam parë fytyrat e lodhura, të rraskapitura dhe kam men-duar se tërë kjo e konfirmon atë për të cilën kam menduar qysh ditën e parë.Kjo ka qenë mirë e planifikuar, ky ka qenë plan që njerëzit të thyhen shpirtër-isht, moralisht, mendërisht, kështu që ata të cilët njëherë dalin të mos duantë kthehen kurrë më, as të mendojnë më për këtë.

Më në fund ata kanë ardhur, më kanë dhënë bexhin dhe ështëdashur të shkoj në drejtim të daljes ku ka qenë policia... Tërë kohën kamqenë nervoze, dhe është dashur që përherë të flas anglisht, t'u tregojpolicëve se jam e huaj. Dhe tërë kohën kam thënë: "Uh çfarë ndyrësire...Shih këtë... O Zoti im..." me zë që policët të mos e kuptojnë se jam shqiptare.Dhe nuk kam besuar kur më kanë thënë: "Gati është, shkojmë në veturë".Sapo që kam hyrë në veturë, kam filluar të qaj, kam qarë, dhe çdo gjë kadalë prej meje. Por njëkohësisht kam qenë edhe e hidhëruar, kjo ka qenë njëndjenjë e përzier; Kam qarë për shkak se kam qenë e lumtur që kam dal, përshkak të dhembjes që kam përjetuar, për shkak të njerëzve të cilët i kambraktisur. Mirëpo pastaj në veturë e kam kuptuar se: "Jam gjallë!" Kjopërzierje e çuditshme e ndjenjave ka qenë aq e fuqishme, saqë kam qarëtërë kohën deri në Shkup.

Igballe Rogova, 1999, e shënoi Llepa Mlagjenoviq

(botohet për herë të parë)

358

Do të më lindësh djalë!

Disa ditë pasiqë ka filluar bombardimi i forcave të NATOS, më 27mars , policia e ka vënë bombën në veturë afër fqinjëve tanë. Furzinimi i ujitdhe i rrymës elektrike është ndërprerë. Situata ka qenë mjaft e tendosur.Atëherë, më 30 mars, policia i ka rrethuar fqinjtë tanë dhe ka filluar të përnd-jekë njerëzit nga shtëpitë e veta, të gjitha rrugët me rradhë. Kanë qenë 20policë me uniforma të zeza. Na i kanë marrë letërnjohtimet, na i kanëshkatërruar, dhe kanë thënë: "Shkoni në Shqipëri!"

Kemi dëgjuar se në stacion hekurudhor po i ndajnë meshkujt ngagratë, kështu që nuk kemi shkuar atje, por në drejtim tjetër në lindje. Atënatë kemi fjetur në rrugë. I kemi marrë disa valixhe të vogla me gjërat per-sonale dhe disa batanie, por policia nuk na ka lejuar të marrim bataniet. Çdogjë që kemi pasur ka qenë pak bukë.

Në familje kemi qenë nëntë veta, duke përfshirë edhe prindërit e midhe kunatin. Më një prill kemi kaluar nëpër pyll dhe kemi arritur në fshatin eafërt. Përmes këtij fshati kemi kaluar në orën 6 të mëngjesit. Kemi pasur fatsepse serbët nuk na kanë bërë asgjë, por pas 20 minutash, i kemi dëgjuar tështënat dhe fshati është zbrazur.

E kemi parë se si njerëzit po e braktisin fshatin në dy kolona: njëkolonë në veturë dhe tjetra me këmbë. Këta kanë qenë vetëm pleq, gra dhefëmijë - nuk ka pasur meshkuj. I jemi bashkuar kolonës, dhe jemi përpjekurqë të rrimë anash. Mbi ne, në kodër kanë qenë snajperistët, por na kanë për-cjellë edhe helikopterët.

E kam parë një grua të re duke lindur. Ka qenë tmerr, sepse nuk kammundur kurrsesi t'i ndihmoj. Ka ndodhur edhe një ndeshje komunikacioni,ndeshje e dy kamionëve, në të cilët e ka humbur jetën një foshnje.

I ati im ka qenë mjaft i sëmurë, ka pasur probleme me zemër. E kambindur nënën dhe vëllain të shkojnë përpara. Kam mbetur prapa me babaindhe kemi shkuar shumë ngadalë. Kemi arritur në një fshat në të cilin i kemipasur disa anëtarë të familjes. Në atë shtëpi me katër dhoma tashmë kanëqenë pesë familje të shpërngulura, rreth 80 njerëz. Shumica prej nesh nukkanë mundur as të hyjnë në atë shtëpi.

Në shtëpi kanë fjetur të rinjtë dhe disa gra, kurse ne të tjerët kemifjetur në mal. Nuk kemi pasur as najlonë që të na mbrojnë. Kështu i kemikaluar dy javë, duke e dëgjuar bombardimin në largësi. Kemi fjetur shumëpak. Edhe ushqim kemi pasur shumë pak. Nganjëherë edhe nga 48 orë kemiqenë pa bukë. Ushqimin të cilin e kemi pasur ua kemi dhënë grave shtatzënëdhe fëmijëve.

359

Pas dy javësh, kemi vendosur të kthehemi në shtëpi. Kthimi ynë kafilluar më 13 prill. Kemi zbritur teposhtë jo larg Prishtinës, dhe i kemi parëdisa dezerterë serbë të cilët luftonin me ushtri. Kjo luftë ka zgjatur pesë orë.Atëherë na kanë ndihmuar disa njerëz të UÇK-së. Na kanë marrë, vetëmfamiljen time, dhe na kanë dërguar në një fshat në të cilin kemi qëndruar derimë 18 prill.

Atë ditë kemi filluar të kthehemi në Prishtinë. Afër Podujevës kaqenë duke u zhvilluar ofensiva serbe. Njerëzit e kanë braktisur atë rajon.Kemi shkuar me ta tërë ditën dhe tërë natën. Jemi përpjekur të braktisimkolonën e njerëzve, por ushtarët dhe policia e kanë kontrolluar. Janë përp-jekur të na drejtojnë nga lindja, në drejtim të Leskovcit.

Kemi mbetur në mes të kolonës. Më përpara i kanë verifikuar letërn-johtimet dhe na i kanë marrë të hollat. Kanë kërkuar marka dhe dollarëamerikanë. I kanë ndarë meshkujt prej femrave.

Kemi pritur tri orë në bostbllok në verilindje të Prishtinës. Një aero-plan i NATOS ka fluturuar shumë ulët. Në atë moment kanë filluar të nagodasin me pushkë që të ecim më shpejtë. I kanë nxjerrë disa djem, dhe ikanë dërguar në garazh, dhe i kemi dëgjuar të shtënat. Nuk e kam parë seçfarë ka ndodhur, por më askush nuk i ka parë këta njerëz. Ata më nuk ekzis-tojnë.

Një ushtar e ka kapur një grua të re për flokësh dhe i ka thënë: "Dotë më lindësh një djalë". Ajo ka filluar të bërtas, kurse ushtari ia ka vënëdorën në gojë. Nuk kam mundur t'i ndihmoj. Na kanë urdhëruar të ulimkokën e të shikojmë poshtë.

I jemi ofruar tunelit afër Prishtinës. U kam thënë të gjithëve të ikinpërtej hekurudhës. Motra ime dhe dhëndri kanë vrapuar. E kemi kaluar heku-rudhën, por njëkohësisht e kam dëgjuar policinë duke shtënë me armë. Nukdi a kanë shtënë në ajër. Kemi arritur të ikim e të kthehemi në shtëpinë tonë.

Policia disa herë ka ardhur në shtëpinë tonë. Një herë na thoshim tëdalim, e pastaj na thoshin të rrimë. Kështu kanë vepruar deri në mes të majit.Atëherë të gjithëve na e kanë dhënë "dritën e gjelbërt", letërnjohtime tëveçanta për shqiptarët të cilët kanë mbetur në Prishtinë. Kanë qenë vetëmme shkrim cirilik. Nëse dilnim të blinim bukë, ata na pyetshin a kemi leje tëshëtisim nëpër rrugë. E kemi ndjerë veten sikur të ishim në kampin e përqen-drimit, si hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.

Ka qenë shumë rrezik të flitet shqip në rrugë. E kam takuar një pro-fesor timin në rrugë dhe ai ka pasur guxim të më drejtohet. Çmimet e artiku-jve ushqimorë për shqiptarë kanë qenë trefishë më të mëdha. Kemi mundurtë dalim jashtë midis orës 10 e 12 - vetëm ndokush i çmendur ka mundur tëdalë jashtë më vonë. Midis shtëpisë sonë dhe tregut kanë qenë 10 postbllo-qe për kontrollime. Policia i ka verifikuar të dhënat tona dhe na ka pyetur satë holla kemi, me çka merremi.

Në një moment policia ka hyrë në shtëpinë time të më kërkoj. E kamhapur derën, dhe jam bërë se kinse jam motra ime. Kam thënë: "Ajo nukështë këtu". Herën tjetër, policët më kanë ndalur në rrugë dhe kanë kërkuar

360

"t'u ziej kafe". Kam qenë me motrën, dhe ajo ka filluar të dridhet. Kam fillu-ar të mahnitem, ta rikthej situatën në favor timin. Polici ka thënë se do tëmbajë mend adresën time e që do të më vij në shtëpi; fatbardhësisht, nuk kaardhur.

Më së keqti ka qenë kur kanë hyrë rusët në Prishtinë, pikërisht parase të arrijë KFOR-i. Kjo ka qenë të enjten natën. Të premten dhe të shtunënkanë ardhur njësitë paramilitare dhe kanë përdhunuar , i kanë djegurshtëpitë i kanë plaçkitur dhe ua kanë marrë të hollat njerëzve. Kanë ardhurnë rrugën time më 18 qershor dhe kanë filluar të djegin shtëpitë, por timennuk e kanë djegur. I kanë therur njerëzit dhe i kanë rrahur pleqtë. Njëri kafolur rusisht. Të dielen ka qenë më qetë. Nga 20 qershori situata ka qenënormale.

Kjo është një pjesë e vogël e rrëfimit. Fal Zotit që nuk më kanë për-dhunuar ose nuk më kanë vrarë. Vrasja është përfundim i çdo gjëje, por unëmë me dëshirë e kisha zgjedhur këtë.

Tani pres të filloj të fal, por kam frikë që nuk do të mundem të har-roj çdo gjë që ka ndodhur. Nganjëherë kam ankthe gjatë natës. Tani, kurzgjohem, i them vetes që jam këtu, në shtratin tim, dhe që nesër duhet tëshkoj në punë.

Këtu është vështirë të vazhdohet jeta. Por edhe më vështirë do tëishte të filloj jetën dikund tjetër.

Korrik 1999Mihane Nartile Salihu

(e përktheu nga anglishtja Tamara Belenzada)

(On the Record Kosovo, vol. 9 No. 4)

361

Shënimet nga rruga nëpër MaqedoniFeministet në kampet e refugjatëve

Më 3 qershor 1999

Në rrugën për në Shkup, para kufirit qëndrojnë njerëzit dhe presintë kalojnë. Janë rreth 150, qartë nga qyteti i afërt, ndoshta nga Gjilani. Pyesveten kur qytetaret e Beogradit i kanë parë qytetaret e Gjilanit? Të kombë-sisë serbe ose shqiptare? Sidoqoftë, unë për herë të parë po i shoh tani. Janërreth 150, dhe me siguri janë shqiptarë. Qëndrojnë në errësirë dhe presin tëkalojnë. Këmbë. Heshtin, vetëm disa foshnje, heshtin sikur të kishin heshturme vite, sikur vuajtja të jetë larg nga personazhet të cilët parehatshëm janëtë durueshëm. Mërgimtarët në kalimin kufitar Tabanovc kanë status tjetërnga udhëtarët e Beogradit.

Jam nisur te shoqet e Prishtinës të cilat me "pushkë automatike" ikanë nxjerrë nga shtëpitë e veta dhe tani përkohësisht jetojnë në Maqedoni.Po shkoj t'i shoh, si janë duke jetuar sot kur për disa ditë janë bërë refug-jate, po ecin nëpër asfaltin e panjohur, po shkojnë shtëpi për shtëpitë të cilati kanë marrë me qira, në shtetin tjetër. Disa prej rrëfimeve tyre, se si kanëarritur atje, tashmë i di.

Prej vitit '92 me mikeshat nga ish-Jugosllavia të ndara me vijat efrontit, po përsëritet rrëfimi i ngjashëm - saqë na merr malli njëra për tjetrën,se luftërat po na ndajnë, që me dëshirë të madhe duam të takohemi, tëpërqafohemi në të të ashtuquajturat shtetet e treta, të udhëtojmë me orë përt'u takuar... A është kjo luftë e fundit?

Çegran

Për kampin e refugjatëve në Çegran këtu të gjithë kanë dëgjuarsepse është më i madhi, ai është pranë Tetovës, i ka rreth 43.000 njerëz dheështë i njohur sepse është i vendosur në pluhur dhe në gurë të përshtatshëmpër gjarpërinj dhe zhapinj. Ky është një shpat, fillimi i malit menjëherë pranëluginës së frytshme në të cilën jetojnë njerëzit, në të cilin ka drunj, ujë, lule.Mirëpo kampi nuk është në luginë por fillon pikërisht atje ku përfundon lug-ina e plleshme dhe fillon gurishta. Nga ana tjetër e luginës, në fillim të kodrëstjetër është kampi më i vogël Stenkovec, 30.000 njerëz. Të gjithë së bashkunë kampe në Maqedoni aktualisht janë rreth 103.000 shqiptarë të përndjekurnga Kosova, në banimin privat janë rreth 150.000.

Çegrani, para se gjithashë, është vend i vogël në luginë, në të cilën

362

kryesisht jeton bashkësia shqiptare. Aktualisht në fshat është jetë dinamike.Aty janë xhipat e Organizatave ndërkombëtare, tollovia gjatë tërë ditës,dyqanet, kafenet, çdo gjë është përplot me njerëz.

Kampi i Çegranit është me mijëra e mijëra tenda të verdha në tëbardha. Shkohet vazhdimisht pak nga pak përpjetë dhe kështu shkohet derinë fund. Shumica janë këtu tashmë dy muaj. Organizatat Humanitare e kanëinstaluar ujin, WC-, shkollat, spitalin, depot, parkun për fëmijë, shpërndarjene ushqimit. Kampi ende nuk ka dush për larje, por u kanë premtuar se do tëarrijë gjatë qershorit.

Kur të hyni në kamp i gjeni telat, telat përreth, telat përbrenda.Mikeshat më thonë se u kanë thënë se telat janë këtu për çdo rast, për tëparandaluar kryengritjet. Secili kamp është i rrethuar me tel. Në shumicën ekampeve është rregulli që refugjatët nuk mund të dalin përveç kur kanë leje.Rregulla në nivel të tërë Maqedonisë është që refugjatët nuk guxojnë tëudhëtojnë brenda shtetit më shumë se dy herë kurse herën e tretë do tëshfrytëzojnë kur të braktisin shtetin. Përveç kësaj, nuk mund të dalin dhe tëkthehen në Maqedoni. Nga kampi i Çegranit mund të dalin në fshat, të lahente dikush, të shkojnë në xhami, në dyqan.

Xhipat kalojnë poshtë-lart dhe pluhuri hyn në sy. Në Çegran nuk kahije. Ka shumë fëmijë. UNICEF-i i ka organizuar tendat për shkollë. Shkollatfillore i kanë 5 turne nga ora 8 në mëngjes, nga dy orë. Në tenda bankat,tabelat... Në fund të majit një aktor i njohur i teatrit DODONA nga Prishtinae ka përgatitur shfaqjen në gurishtë... rreth 4.500 fëmijë e kanë parë, kanëborohoritur dhe kanë kërcyer.

Grupi i femrave Motrat Qiriazi nga Prishtina, të cilat nga viti 1994punon nën përkrahjen e vajzave nga fshati Has në Kosovë, prej majit të vitit1999 e ka vazhduar punën e vet në Çegran. Feministet nga Prishtina dhemiket e tyre nga Anglia, Suedia dhe shtetet tjera e kanë organizuar një tendëtë madhe "vetëm për gra". Në tend tubohet grupi për vajza, grupi për gra,takimet e koordinatoreve të vendit gjatë ditës, orët e gjuhës angleze, trajni-mi i vajzave për punë me video kamera, me foto-aparate, etj. Dy herë në javënë tend floktaret ua presin flokët femrave. Dhjetë feministe për çdo ditë atypunojnë.

Atë të shtune kam arritur në Çegran dhe jam paraqitur si Marija ngaItalia. Ky ka qenë vendim i përbashkët, se trauma është shumë afër dhe qënuk duam që madje as një vajze t'i shkaktojmë mundime ose ndjenjë tëpakëndshme. Kur kanë kaluar disa javë Rada Boriq, Neva Tolle dhe SllavicaKusiq, feministe nga Zagrebi kanë qenë në kampet në Shqipëri, disa vajzajanë dridhur kur kanë dëgjuar se po flitet gjuha kroate.

Në kamp, vajzat më janë drejtuar me disa fjalë spanjolle, fjala ështëpër gjeneratën e ish-Kasandrës. Tenda e femrave pas gjysmë ore tashmë kaqenë përplotë, edhe vendi përreth, edhe në dysheme... rreth njëqind vajzanga fshatrat e ndryshme dhe vendet e vogla të Kosovës. Tenda plot vajza,shumica prej tyre i kanë shkurtuar flokët, shumica prej tyre tashmë disa javëjanë duke ardhur në këto punishte, disa këtu janë për herë të parë... energji

363

e pabesueshme... nuk ka vend as për një fije floku. Igballe Rogova, feministenga Prishtina të cilat e koordinojnë grupin, e ngrisin energjinë. "Ejani të bër-tasim: 'VAJZAT JANË TË FORTA'" - njëherë, dy herë, edhe më shumë... Çfarëgëzimi në kodër. A kemi pasur fat kur kemi qenë goca të vogla që veten tabëjmë të fortë bashkë me vajzat tjera përmes zërave tonë? Atëherë, bisedatpër risitë në kamp pastaj bisedat për dhunën e meshkujve dhe situatat epakëndshme me të cilat mund të ballafaqohen femrat në kamp. Atëherë fil-lon "role play" - si të mbrohemi nga mashkulli vërsulës? Mirëpo kësaj hererolin e mashkullit e ka luajtur feministja Nazlie Bala nga grupi i femrave Elenai Prishtinës; ka qenë aq e bindshme dhe aq simaptike saqë kjo në fakt ka për-funduar me të qeshura dhe me ulurimë sepse të gjithave u ka pëlqyermënyra si ka qenë ajo "vërsulëse". Vajzat qeshin... Vapë e madhe në tend.Atëherë këndojnë. Kënga për Drenicën dhe për Kosovën është më dashura.Kurse në fund vjen kasetofoni dhe bateritë. Fillojnë të luajnë me muzikë pop-ullore shqiptare. Në mesditë, në mes të tendës së mbushur me njerëz ku nukka vend as për një fije floku, vajzat pa adresa, prindërit e të cilëve ështëdashur t'i hedhin letërnjohtimet në qese najloni kur gjatë majit të vitit 1999policët serbë i kanë deportuar me trena deri në kufi... vajzat e etshme përshtëpitë e veta, vajzat të cilat me ditë kanë qenë të uritura dhe të frikësuara,vajzat e rraskapitura nga çrregullimi i jetës, si shumë vajza nga Kroacia, ngaBosnja nga Palestina... dhe ja kanë mbijetuar, po luajnë.

Llepa Mlagjenoviq

Shkup më 15 qershor 1999

Dje, derisa herën e dytë kam arritur nga Beogradi për në Shkup, nërrugë ka pasur shumë automobila të cilët kanë shkuar në drejtim tëBeogradit. Në kulmet e veturave dhe të rimorkiove: karriget, dollapët,tapetat, dyshekët... veturat nga Gjilani dhe Prizreni. Kësaj here serbët janëdetyruar të zhvendosin jetët e veta. Aktivistet kundër luftës nga ish-Jugosllavia mbajnë mend një mori skenash të këtilla qysh nga viti '91, mehidhërim dhe zemërim.

("Gratë për paqe " 1999)

364

Duke e pritur Kosovaren

Me përpjekjen e madhe dhe me këmbënguljen e cila rrjedh ngamotivimi i vërtetë, revista parisiene Transeuropeen e ka organizuar, pastakimit në afërsi të Parisit, takimi e ri të grave aktiviste nga ish-Jugosllaviakësaj here në Mavrovë, në Maqedoni. Para se gjithashë, nëse Maqedoniaarrin të "maturojë" në raportin me shqiptarët, ky mund të jetë një shtet dhemjedis krejtësisht i këndshëm. Duke shkuar në tubimin Transeuropeena edëgjojmë se si Valbone Petrovci dhe Kosovare Kelmendi, midis tjerash, nukmund të vijnë, sepse pasaporta e ashtuquajtur e Kushnerit nuk vlen, nukmunden nga Prishtina, nuk munden nga Kosova, këtë dokument nuk e njehasnjë shtet. Por Kosovarja do të vijë në kufi, në Blace, që të shihemi. Pamjanga rruga e Malit të Sharrit gati njësoj është e bukur si edhe pamja ngaGjeneva në Alpe, vetëm që jemi në Ballkan, dhe shkojmë nga kufiri, te edhenjë kufi i sapokrijuar i tmerrshëm, te edhe një territor-burgu të krijuar medorën e egër të shpërndarësve nga Ballkani. I afrohemi kalimit kufitar Blace.Blace para një viti, tokëllinë e zbrazët tani, tokëllinë para një viti. Gjak, djer-së dhe lot. Me një aftësi të pabesueshme diplomatike shoferi ynë arrin qëZharana Papiqin, Zhislen Glason, redaktore dhe drejtoreshë e Transeuropeen-it dhe mua të na sjellin, pa pritur deri te kalimi kufitar. Zhislen, me pasaportëfranceze, shkon që ta marrë Kosovaren, kure ne të dyjat mbetemi, të presimnë ndërzonë. Të gjithë politikanët tanë të cilët në mënyrë aq të pamëshir-shme, pa pushim, në mënyrë aq joproduktive dhe pa kurrfarë ndjenje ndajpopullsisë, ndaj civilëve, ndaj qytetarëve, ndaj popullit, po merren me poli-tikë si gjeostrategji duhet sjellë dhe duhet mbajtur, derisa nuk e kuptojnë, nëkalimet kufitare, te Bllaca, për shembull, se duhet të lihen që të kalojnëkufirin këmbë, jo me automobila, nga njëri kufi deri te tjetri, nga njëra palënë shumicë në drejtim të palës tjetër, në shumicë, duhet të ndalehn aty.Sepse nuk ka gjykatë, as Gjykatë e Hagës e tillë, si gjykatë e tmerrshme, nukka askund si në kalimet kufitare, të krijuara me vullnetin për mbizotërim tëkrijuesve të shteteve-burgje. Gratë dhe fëmijtë, përherë gratë dhe fëmijtë, tëvegjëlit në mesin e skapamentos dhe në mesin e burrave të të gjitha llojevedhe me uniforma të llojllojshme dhe me uniforma civile, asfalti, lakmia dhepamundësia e kalimit midis jetës dhe vdekjes. Përnjëherë të të pestët nëlëkurë, të qethur deri në kokë, me motoçikleta të mëdha. Nuk ka film të tillësiç është filmi i cili na ka ndodhur, ai në të cilin kemi marrë pjesë, ose kemiqenë shikues, drejtpërsëdrejti. Vërtiten automobilat e bardhë, veturat e bard-ha si kaptinë e veçantë e historisë dhe realitetit tonë. Veturat e UNMIK-ut,OSCE-së, KFOR-it, organizatave ndërkombëtae, daneze, norvegjeze, Kryqi i

365

Kuq "Shpëtoni fëmijtë", shkruan. Përnjëherë, një grua mirë e veshur e bartnjë valixhe luksoze, valixhet e zeza të mëdha, të kornizuara me metal nëfundin e të cilave gjendet një kuti e rrumbullakët, si për kapela. O Zot idashur, çfarë çudie e madhe. Gratë kokëzbuluar, gratë me shami në kokë ishtyjnë para vetes ose i tërheqin fëmijtë. Çdo gjë po jehon, dridhet, është,përmbysja e botës, bota është në përmbysje. Këtu është aq e qartë, se çdogjë do të shkatërrohet, se toka aq e keqtrajtuar do të hapet. Ku je Kosovare?Më mirë se kurdoherë po e kuptoj "Duke e pritur Godon", kjo është skena mëe tmerrshme dhe më e fuqishme, pamje definitive. Atëherë e shohim Zhislendhe Kosovaren, dhe pastaj, flasim, qajmë, pijmë duan, dri-dhemi, dhe për-piqemi të kuptojmë atë që, në fakt, nuk duhet kuptuar, që nuk guxon të kup-tohet, por që duhet të dihet, por nuk guxohet të lejohet, dhe nuk guxohet tëbëhet, sepse nuk është për njerëz, dhe kur njerëzit fillojnë ta bëjnë këtë, kurekziston Blace, dhe jo vetëm Blace, atëherë çdo gjë është e mundur. Atëherëperëndi nuk ka. Kosovare Kelmendi është edhe grua e guximshme, edhe ebukur dhe e fuqishme, edhe e mençur, e bart edhe babain edhe vëllain, edhevetveten e mban, fuqishëm. Për disa minuta do të largohet prapa, atje, nganuk mundet të dalë. E ngujuar. Deri të aprovohet ligji i ri, deri në ditën egjykimit. Po flas në Mavrovë "si ka qenë". Për këtë Radojka Tomasheviq ngaSpliti thotë: "Kjo asgjë nuk është, kam qenë unë te Bihaqi, në fakt, në auto-mobil, i kam parë kur vetëm duart dhe këmbët e njerëzve kanë rënë nëpërkulm." A ka fund kjo çudi e cila nuk mund të përjetohet. Sikur dikush e kasoditur që të gjithë njerëzit në këto shtete, nga ish-shtetet të mos i mundo-jë përnjëherë dhe njësoj, por gradualisht, dhe coptazi, në mënyrën më tëtmerrshme të mundshme.

Borka Paviqeviq

("Gratë për paqe" 2001)

366

Ai e ka zvogëluar rëndësinëe të gjitha grave në botë

Pas kësaj, Flora Brovina e ka pasur fjalën përfundimtare. Ajo i ështëdrejtuar gjykatës: "Gjykatë e ndershme, nuk është e vërtetë se e kemikeqpërdorur Lidhjen e Grave Shqiptare. Qëndroj para jush të më dënoni simjeke. Duke iu përmbajtur betimit të Hipokratit, tërë jetën time ua kampërkushtuar fëmijëve, kurse fëmijtë nuk e zgjedhin kombësinë e vet, as nukdinë çfarë kombësie kanë, derisa nuk u thonë prindërit. Pacientët e mi kurrënuk i kam ndarë sipas kombësisë, fesë, as sipas bindjes ideologjike tëprindërve të tyre. Jam krenare për këtë dhe poashtu do të punoja edhe sot.Unë jam person humanitar dhe e kam flijuar shëndetin tim për t'u ofruarndihmë fëmijëve dhe grave. Edhe sot, sikur të isha në liri, sikur të kisha punëdo t'u ndihmoja atyre të cilët tani janë të rrezikuar.

"Tani është e rrezikuar ana tjetër dhe do të mundohesha t'u ndihmojatyre. Si poete me punën time kam dashur të marrë pjesë në emancipimin egrave shqiptare, për të drejta të femrave, të ngris vetëdijen e grave, t'u ndih-moj që të luftojnë për lirinë e vet, të kuptojnë se pa pavarësinë ekonomikenuk ka as liri. Në Lidhjen e Grave Shqiptare i kam krijuar urat e para midisgrave në shtet dhe në botë.

"Bashkëpunëtoret më të afërta kanë qenë serbe. Përkrahjen më tëfuqishme na e kanë dhënë gratë serbe. Ndoshta gratë nga Serbia më së mirikanë folur për problemet e grave shqiptare. Këtë shqiptaret nuk guxojnë taharrojnë kurrë. Kemi bashkëpunuar me gratë nga tërë bota (Italia, Suedia...).

"Më vjen keq që prokurori e ka zvogëluar rolin e grave në botë sepseështë mjaft e rëndësishme që gratë të jenë të barabarta me meshkujt. Kurrënuk do të heq dorë nga lufta për të drejtat e grave - gjithnjë do ta bëj këtë.Fakti që prokurori po ma atribuon se kam luftuar për ndarjen e Kosovës dhebashkimin Shqipërisë, po e përsëris - atdheu im është atje ku i kam miqtë,atje ku lexohen vjershat e mia. Ato lexohen edhe këtu në Serbi, edhe nëSuedi edhe në Indi, Brazil, Poloni. Në secilën prej këtyre shteteve do të mundtë ndihesha si në shtëpi. Vjershat e mia janë në Enciklopedinë e Poetëve tëJugosllavisë (RSFJ).

"Në vend që të rregullohet gjendja, në Kosovë në vepër është revan-shizmi dhe për këtë më vjen shumë keq. Shqiptarët kurrë nuk janë sjellëkështu ndaj fqinjëve të vet, grave, fëmijëve. Më vjen keq që nuk jam në liri,që nuk mundem të ndikoj ndaj saj, që nuk mundem që bashkë me gratë t'uaofrojë dorën të të shpërngulurve. Mendoj se ato do të veprojnë si gra të cilat

367

i çmojnë gratë. Kurse si intelektuale konsideroj se është koha që intelektu-alët të bëjnë çdo gjë që serbët dhe shqiptarët të pajtohen. Edhe popujt tjerëkanë pasur probleme të tilla, kanë pasur luftëra edhe më të mëdha dhe janëpajtuar. Sikur të kisha mundësi, do të bëja çdo gjë që populli serb dhe shqip-tar të pajtohet."

Flora BrovinaE shënoi Stasha Zajoviq,

E pranishme në gjykimin në Nish, 9.12.1999

("Gratë për paqe" 2001)

368

Ju lutem, mos heshtni më

Tashmë disa ditë pres që lidhur me ngjarjen tragjike te Podujeva, tëprononcohen dhe publikisht ta dënojnë krimin intelektualët shqiptarë të cilëtende po heshtin.

Bëj pyetje a i keni harruar aq shpejt humanistët serbë të cilët kanëpasur guxim dhe publikisht e kanë dënuar tragjedinë e bashkëkombasvetuaj? Sa shpejt e keni harruar emrin e Natasha Kandiqit, Sonja Biserkos,Vojin Dimitrijeviqit, Natasha Odaloviqit, Ivan Torovit, të ndjerit Burzanit dheshumë të tjerëve (u kërkoj falje atyre emrat e të cilëve nuk i kam përmen-dur)?

Zonja Brovina, a i keni harruar tekstet dhe sjelljet publike tëintelekutalëve serbë të cilët për çdo ditë kanë shkruar për Ju dhe në fund Jukanë ndihmuar që të liroheni nga burgu. Kurse Ju po heshtni. Pse?

Zoti Rugova, nuk mjaftojnë vetëm kumtesat e shkurtra për dënim,por ndikimi i politikanit i cili mundet në një masë të madhe të parandalojë atëqë po ndodh, ta dënojë dhe ta quajë me emrin e vërtet. Mos harroni, Ju edhepse i keni shpëtuar vetë vdekjes gjatë luftës, prapë po heshtni. Pse?

Dhe të gjithë ju, gazetarë, juristë, sociologë, aktorë, humanistë, dhetë gjithë ju për të cilët miqtë tuaj serbë natën e 24 marsit të vitit 1999 janënisur nga Beogradi në humnerë për të shpëtuar jetët tuaja.

Ju vetë do të kuptoni dhe besoj se do të turpëroheni nëse u ka mbe-tur sado pak shpirt.

Mos më dënoni dhe mos thuani se udhëtarët në autobus janë faj-torë. Këta janë njerëz të pafajshëm të përmalluar për shtëpinë e vet, vatrëne vet, këta janë fëmijë të cilët nuk dinë të urrejnë, të cilët në prehër tëprindërve të vet janë gjetur në vendin e krimit tragjik dhe fatkeqësisht kanëhyrë në histori.

Prandaj ju lutem mos heshtni. Mos ua lejoni pasardhësve tuaj his-torinë e turpshme. A jemi njerëz apo jo...

Afërdita Jakupi, Medvegjë

("Gratë për paqe" 2001)

Përktheu: Naile Mala Imami

369

Ndërhyrja"humanitare"

La vitta e bellaMë 26 mars '99 në orën 17,00

Shpresoj se të gjithë do të mbijetojmë në këtë luftë. Serbët, shqip-tarët, djemtë e mirë dhe të këqij, ata të cilët i kanë marrë armët, ata të cilëtkanë dezertuar, refugjatët e Kosovës të cilët po shëtisin nëpër pyje dhe refu-gjatët e Beogradit me fëmijë në duar kur bien sirenat, duke kërkuar strehi-more joekzistuese. Shpresoj se pilotët e NATOS nuk do të lënë pas vetesgratë dhe fëmijtë e vet, të cilët i kam parë duke qarë në CNN derisabashkëshortët e tyre po fluturojnë për të goditur objektivat ushtarake nëSerbi. Shpresoj se të gjithë do të mbijetojmë por jo edhe këtë botë e tillëçfarë është. Shpresoj se do të arrijmë ta mposhtim: quaje këtë si të duashdemokraci, quaje diktaturë. Kur NATO vlerëson se 20,000 viktima civile ështëçmim i vogël për paqen në Kosovë, kur presidenti Klinton thotë se dëshironqë Evropa të jetë e sigurt për nxënësit amerikanë, ose presidenti serbMilutinoviq thotë se do të luftojmë derisa të kemi edhe pikën e fundit tëgjakut, gjithnjë e kam përshtypjen se po flasin për gjakun tim, e jo për tëvetin. Dhe atëherë të gjithë ata nuk bëhen vetëm armiq, por edhe bisha,ujqër për mua, të cilët kalojnë nga politika ekonomike në të drejtademokratike të njeriut me sasinë e gjakut të nevojshëm që ajo të realizohet(si karburant).

Sot është dita e dytë pas. Kam shkuar në treg dhe në bursën e zezë,në Kaleniq. Përsëri është gjallëruar, u është përshtatur kushteve të reja,nevojave të reja: nuk ka bukë të shtetit por ka mjaft miell, nuk ka informatanë TV zyrtar, por thashetheme të popullsisë së frikësuar të cilët parashikojnëse kush do të fitojë. Adoleshentët lidhin bast nëpër qoshe: aeroplanët e kujtjanë rrëzuar, tanët ose të tyret, kush më mirë gënjen, kush më së miri i mbu-lon viktimat, kush më mirë e tregon fitoren, ose përsëri viktimat. Sikur të jetëfjala për ndeshjen e futbollit me ekipe të barabarta. Qyteti është i qetë dhei paralizuar, por po funksionon, njerëzit po i hedhin plehërat, kemi, ujë, kemirrymë eleketrike... Por ku janë njerëzit? Nëpër shtëpi, shtretër, strehimore...Po i dëgjoj disa rrëfenja personale se disa miq të mi kanë krizë nervash nëmesin e të cilëve ka meshkuj dhe femra. Ata të cilët kanë përjetuar krizë ner-vash nga fillimi i luftës në Kosovë, domethënë tashmë para më shumë se njëviti, disa prej tyre, tani ndihen më mirë: rreziku real i frikëson më pak njerëz-it se sa rreziku në fantazi. Nuk kam mundur të dal në fund me luftën e paduk-shme ashtu siç di me nevojat konkrete: bukë, ujë, barna... Dhe, shumë erëndësishme: tani po e shoh fundin. Më në fund e kemi fituar edhe ne nëBeograd atë që e ka pasur tërë Jugosllavia: luftën në truallin e vet. Më arri-

373

jnë 10-20 mesazhe elektronike në ditë nga miqtë dhe njerëzit të cilët i kamtakuar rastësisht: mendojnë për ne, për mua dhe për familjen time dhe mëjapin përkrahjen morale. E ndjej sikur unë duhet t'i përkrah ata moralisht,mua më nevojitet vetëm përkrahja materiale në këtë moment, morali imështë ndërtuar nga nevojat e mia.

Njerëzit grumbullohen nëpër shtëpi, që së bashku të presin bom-bardimin: njerëzit të cilët mezi njihen ndër veti, të cilët janë bërë sikur nukdinë ose njëmend nuk e kanë ditur se çfarë po ndodh në Kosovë ose seNATO-ja është kërcënuar seriozisht tërë kohën. Po rrimë bashkë dhe po nda-jmë çdo gjë që kemi. Solidariteti dhe gjentiliteti i zgjojnë vijat më të mira tëkarakterit te serbët. Më në fund: e kam kuptuar se një gjë e popullit tim mëpëlqen...

Mikesha ime gjermane e cila jeton në Beograd më ka telefonuar, dhemë ka thënë, nuk e kam braktisur shtetin, nuk i kam nxjerrë fëmijtë, madjeas nipat e sapolindur. Mjaft më, dua të jetoj jetën time personale. Mikeshaime feministe kërkon që në një punishte në Pançevë, të cilën mjaft e kanëbombarduar, të mbaj mbrëmje letrare. Por nuk kemi benzinë, duhet t'i ble-jmë biçikletat.

Tërë kohën e ftojmë njëri tjetrin, duke kërkuar dhe duke dhënë njo-htime: fëmijtë janë më të mirët në këtë punë, më shumë duan të jenë aktivëse sa pasivë në situatën e krizës. Ne të rriturit i keqtrajtojmë me frikat tonakurse ata janë tepër të rinj për të gënjyer ose për të soditur siç dimë ne: ipërdorin faktet dhe lajmet. Kryesisht jemi mirë të informuar përmes rrjetit tëfëmijëve, përmes programeve të huaja satelitore dhe stacioneve lokale TV.

Po mendoj për shqiptarët në Kosovë, për miqtë e mi dhe për frikate tyre, e di se e kanë më vështirë se sa ne; më kap frika kur më bie ndër-mend kjo, domethënë se ende nuk është fundi.

Nuk kam ëndrra, bëj një gjumë të rëndë dhe kam frikë nga zgjimipor jam e lumtur që ende nuk ka ndodhur tragjedia e vërtetë, ende jemi tëgjithë gjallë dhe përherë e shikojmë njëri tjetrin që këtë ta vërtetojmë.

Dhe që, kohën, kohën e shkëlqyer ta kalojmë mirë dhe t'i frikësohe-mi: sa më e mirë që është koha, më fuqishëm do të na bombardojnë, por samë e mirë që të jetë koha bombardimi do të jetë edhe më i saktë. Do të dojatë di a na nevojitet të kemi kohën e mirë ose të keqe që të mbijetojmë?

Dhe më në fund, e kam shikuar filmin e Beninjit "La vitta e bella"(Jeta është e bukur), një mbrëmje para bombardimit. Të nesërmen, edheneve çdo gjë na ka ndodhur. Ndoshta nuk është dashur ta shikoj, por taniështë shumë vonë: dhe po e kuptoj se çdo luftë të cilën e zhvillojnë Meshkujte Mëdhenj është vendi më i sigurt i viktimës.

P. S. Në këtë moment sirenat e ndërprejnë të shkruarit tim... sirenatjanë censori im dhe orari im. Po e ndez televizorin në CNN të shoh pse pobien sirenat në Beograd, po thonë që nuk e dinë. TV lokal do të na japë infor-mata atëherë kur do të përfundojë çdo gjë.

374

6 prill '99

Sot është përvjetori kur Hitleri e ka bombarduar Beogradin në vitin1941. Por dëmi më i madh është bërë kur Beogradin e kanë bombarduaraleatët në vitin 1944, britanik ose çlirues. E di që sot të gjithë këtu do tëshfrytëzojnë këtë paralele për ta ndjerë veten më mirë ose më keq, çkadoqoftë... më kujtohet një bibliotekar i moshuar e fejuara e të cilit e ka hum-bur jetën gjatë bombardimit të Beogradit, kurrë më nuk është martuar porështë bërë prift. Ky rrëfim më ka impresionuar më shumë se sa rrëfimi përtë vdekurit, për të mirat e humbura, për banesat për të cilat kam dëgjuar ngafamilja e ngushtë.

Sot në mëngjes kam qëndruar në tarracë, dielli më ka ngrohur medashuri të madhe, kam ëndërruar për detin dhe qiellin e pastër për të cilinkemi biseduar mbrëmë derisa i kemi pritur aeroplanët. Dhe ata kanë ardhur.Por përsëri nuk e kanë bombarduar Beogradin: përsëri vendet tjera, viktimattjera në tarracë. Aq ndjehem fajtore, më shumë se kurdoherë në këtë mën-gjes për shkak të atyre Tjerëve. Miqtë dhe armiqtë e mi më pyesin nga tërëbota, a nuk e di se çfarë tmerri është në Kosovë? E di, njëmend e di, dhendjehem fajtore që këtu aq keq ndjehemi por nuk e përjetojmë tmerrin etyre. Por lufta jonë kështu është gjithmonë, për 10-15 vitet e fundit ka qenëky lloj i luftës së padukshme, ne na duhet mjaft të kalojmë derisa të përje-tojmë katarzën, të lirohemi nga ndërgjegjja jonë e keqe, mitet e gabueshme,inercionet...

E ndjej se si na shkëpusin nga pjesa tjetër e botës, edhe më shumëura të rrënuara, edhe më shumë miq dhe armiq të cilët na drejtohen dukena thënë se sa të këqij jemi ne këtu, edhe më shumë të çmendur që këtubëjnë karrierë duke klithur se si ne jemi popull qiellor. Po populli? Po rri nëpërbodrume ose nëpër shtretër duke mos pritur asgjë.

Mbrëmë kam ëndërruar se si bombat bien në bodrumin tim, nështratin tim dhe pastaj e kam ndjerë veten më të relaksuar, më të lirë. Do tëduhej të pushoj të shkruaj, i urrej ëndërrat, mendimet dhe fjalët e mia. Kytashmë është ves i shfrenuar.

Jasmina Teshanoviq

("Për normalitetin: opera morale e një idioti politik" 1999)

375

Lilana Odaniq

Quhem Lilana Odaniq, jam nga Novi Sadi, e lindur në vitin '68. Paranëntë vitesh kam përjetuar ndeshje komunikacioni në të cilën kam mbetur epalëvizshme përgjithmonë, më janë paralizuar edhe duart edhe këmbët, qëpër këtë rrëfim do të jetë mjaft e rëndësishme. Fakti që më janë paralizuarduart dhe këmbët domethënë se plotësisht varem nga prindërit e mi dhe nganjerëzit të cilët janë pranë meje.

Si edhe të gjithë të tjerët fare nuk kam mundur të besoj se do të fi-llojë lufta edhe pse ditën e bombardimit i kam thënë nënës se në CNN kanëtreguar se shënjestra do të jenë Novi Sadi, Beogradi, Podgorica dhe Prishtina.

Në orën tetë është dëgjuar jehona e bombës së parë. Ështëqesharake të them, por më janë marrë, edhe këto pak pjesë të trupit qëmund të më merren. Së pari për shkak se varem prej prindërve dhe të gjithakëto nëntë vite sa jam në karrocë, i kam kaluar me ta; ata gjithnjë kanë qenëpranë meje dhe në çdo frikë ata kanë qenë me mua. Kjo ka qenë një frikë emadhe dhe me siguri frika më e madhe që kam përjetuar sepse ata nuk kanëqenë pranë meje. Atëherë jam dëgjuar me prindërit e mi të cilët kanë qenëte vëllai im. Nuk di si i kam kaluar ata 20 minuta derisa nuk kanë arritur. Kurkanë hyrë brenda më është dukur se ata nuk kanë qenë aq të frikësuar,përkatësisht me siguri kanë qenë të frikësuar si edhe gjatë viteve tëmëparshme, por këtë nuk e kanë treguar, e kanë përmbajtur veten që unëtë mos e vërej. Kemi filluar të bëjmë planin e luftës. Çfarë domethënie kapasur kjo për mua? Domethënë është dashur të grumbullojmë të gjitha bar-nat në një valixhe, të mbledhim dokumentet, të hollat, stolitë - ato pak gjëratë cilat i ka secila shtëpi - kjo për ne ka qenë gjëja më e rëndësishme.Problemi ynë i madh që ekziston në familjen është se ne i kemi dy gjyshe tëmoshuara. Gjyshen nëntëdhjetë e dy vjeçe dhe gjyshen nëntëdhjetë vjeçeme të cilat vërtetë ka qenë mjaft absurde kudo që të strehohemi. Ato dyjatedhe unë. Atë natë kemi qëndruar në banesë duke pritur se a do të ndodhëedhe ndonjë gjë tjetër, mirëpo, meqenëse unë nuk mundem të qëndroj ulurgjatë, mendoj se diku rreth orës dy kemi shkuar në gjumë. Netët tjera kamvendosur të zbres në bodrum, sepse të gjithë kanë thënë se do të shkojnënë strehimore, se do të zbresin në bodrume, e kjo ka qenë ajo euforia e parë.Kam zbritur në bodrum, aty i kemi gjetur edhe fqinjtë me të cilët kam kalu-ar mbrëmje të mirë, pakëz kemi arritur edhe të harrojmë luftën, por e kamkuptuar se unë nuk mundem të kaloj luftën poshtë, sepse gjendja ime shën-detësore është e tillë që unë shumë shpejt do të sëmuresha. Bodrumi ynëështë si edhe shumica e bodrumeve tona, me lagështirë, shumë i vjetër dhe

376

shumë i ftohtë. Siç e dimë të gjithë, ajo ka ndodhur në muajin mars dhe unëme siguri nuk do të duroja poshtë më gjatë se një javë. Kemi vendosur tëqëndrojmë aty ku jemi, të rrimë në banesë dhe të presim. Si edhe të gjithë,kemi menduar se lufta do të përfundojë shpejt, për pesë - gjashtë ditë. Mundtë them se ajo natë që e kam kaluar në bodrum më ka bashkuar me fqinjtë,gjë që është përvojë e të gjithë jugosllavëve. Kemi filluar të shoqërohemidhe kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Për çdo mbrëmje kam shkuar te fqin-ja, bënim shaka por edhe frikësoheshim kur binin sirenat, por të gjitha këtoi kemi kaluar.

Nata tjetër e tmerrshme ka qenë kur është rrëzuar ura e Varadinit ecila gjendet 200 metra larg nga banesa ime dhe atëherë e kam kuptuar sesa çfarë invaliditeti kam unë. Kur ka rënë bomba në orën pesë të mëngjesit,të gjithë kanë kërcyer, kurse unë as që kam mundur të rri ulur në shtrat.Nëna dhe babai kanë vrapuar dhe më kanë mbuluar, më kanë mbuluar metrupat e tyre. Në mëngjes kemi biseduar. Unë kam qenë shumë e frikësuar,por ata më kanë thënë se nuk do të më lënë vetëm çfarëdo që të ndodhë,se nuk duhet të frikësohem, se ata janë pranë meje. Atëherë kanë filluarmobilizimet. Atëherë më është paraqitur një frikë edhe më e madhe se mospo e mobilizojnë vëllain tim. Siç duket kjo është frikë edhe më e madhe sesa frika nga bombat. E kam vetëm atë, kurse ai e ka atë fëmijë të vogël i cilipër mua do të thotë çdo gjë në jetë. Gjithashtu, meqenëse jetoj në qendërtë qytetit, vështirë e kam përjetuar edhe rrëzimin e urës së Zhezhelit poredhe Rafinerinë e kemi mjaft afër. Ka pasur edhe momente qesharake. Jemigëzuar kur natën ka rënë një shi i madh, sepse e kemi ditur se atëherë nukdo të na bombardojnë. Është gjë absurde, por është e vërtetë.

E di se kjo për njerëzit e shëndosh është gjë e palogjikshme, pormua lufta më ka sjellë edhe diçka të mirë. Shumë miq, shumë shoqërime dhefatkeqësi kolektive. Unë e kam pasur tragjedinë time personale, e cila kaqenë shumë më e madhe se sa kjo tragjedi në këtë moment kur e kemi kup-tuar se cilët objektiva po i qëllojnë dhe kemi shpresuar dhe nëntëdhjetëpërqind e kemi ditur se nuk do të bombardojnë civilët. Askush nuk e ka diturse situata e Aleksincit nuk do të përsëritet edhe në Novi Sad, por megjithatëkemi shpresuar se nuk do të të qëllojë pikërisht ty, se nuk do të na qëllojëne. Këtu tashmë është kthyer optimizmi im. Mund të them se unë kam qenëajo e cila i ka ngushëlluar shoqet mia, meqenëse shokët dhe shoqet e miaedhe ashtu më konsiderojnë si mjaft optimiste, kështu që tashmë edhe par-alajmërimet e paradites i kam kaluar duke u shoqëruar me fqinjtë, nuk jamngritur fare lart.

Momenti tjetër shumë i rëndësishëm është ndalja e rrymës elektrike.Ndalja e rrymës elektrike për mua domethënë... (Ja po rrimë këtu në oborrderisa po e jap këtë intervistë, pikërisht ka fluturuar një kometë, nuk ngjanshumë në bombë, por jemi frikësuar... ka qenë një top i verdhë me vijë bar-dhë e kuq). Mirëpo, t'i kthehem rrymës elektrike. Rryma për njerëz ka peshëtë madhe, por çfarë do të thotë për mua? Domethënë ndarje e plotë nga bota,domethënë nuk ka ashensor, domethënë se do të jem e mbyllur në shtëpi.

377

Nuk do të ketë ngrohje, kurse unë e kam qarkullimin e dobët tëgjakut. Saherë që shtrihem në shtrat më duhet të kyç jastëkët elektrikë. Qëtë mund të lahem më duhet ta ngroh banjon, dy orë më herët, dhomën dyorë më herët. Kështu edhe këtu ka filluar edhe një plan i luftës, çfarë tëbëjmë, si t'ia bëjmë. Dy plaka të vjetra dhe unë...

Gjithashtu edhe për barna... Me barna kemi pasur problem edhepara lufte, edhe gjatë kohës së luftës, duke e marrë parasysh se nuk e kemiditur se sa do të zgjasë, njëmend kemi alarmuar, të na i sjellin disi nga botae jashtme, ato të cilat nuk mundem t'i gjej në Jugosllavi.

Në ndërkohë e kanë prishur edhe urën e Zhezhelit edhe Urën e lirisë.Bomba e ka goditur edhe Këshillin Ekzekutiv i cili gjendet rreth tetë-dhjetëmetra prej meje. Atë ditë telefoni ka rënë njëzet e gjashtë herë, njerëzit kanëtelefonuar për të pyetur se si jemi. Të gjithë kanë ndjerë dhembje për urat.Unë nuk mund të them se nuk kam ndjerë dhembje për ato ura, unë kam lin-dur në Novi Sad, jam rritur në Novi Sad dhe mbi të gjitha ato ura, e sidomosmbi urën e Varadinit kam kaluar me mijëra herë dhe prandaj jam mjaft e lid-hur për të. Mirëpo edhe pse të gjithëve u janë dhembur urat, ajo që për muaka qenë e rëndësishme në këtë luftë janë jetët e këtyre njerëzve të rinj. Unëe kam kaluar një kohë të gjatë në spital. Unë që nga viti 1990 deri në vitin1994 kam qenë në spital dhe jam lodhur duke shikuar të rinj të plagosur. Kapasur mjaft të plagosur. Të plagosurit të cilët kanë dalë jo vetëm me hand-ikapë fizik por edhe psikik; unë mendoj se kjo është tragjedia më e madhe ekësaj lufte. Urat do t'i ndërtojmë por ata njerëz kurrë më nuk do të kthehen.Mendoj se për të nuk është dashur të humbet asnjë jetë e asnjë fëmije.

Mund të them se kam dalë shumë më e fortë nga kjo luftë, porgjithashtu edhe shumë, shumë, shumë më e varfër. Optimizmi im, optimizmi"pa mbulesë" siç e quaj unë, është varfëruar. Ajo forcë e cila më është dashurqë të shtyj këtë jetën time, ka shkuar në atë luftë të mjerë. Po përpiqem tëmbush bateritë, tani pas lufte. Nuk di në çfarë mënyre t'i mbush, sepseshtetin e kemi në kaos. Kaosi mbizotëron edhe në mesin e miqve të mi.Kaosin e kemi në kokat tona. Nuk dimë nga t'ia mbajmë. Nuk dinë ku do tëshkojnë të rinjtë. Nuk dinë çfarë të bëjnë pensionistët. Por, edhe unë çfarë tëthem!?

Gjë interesante ka qenë... nëna ime e ka motrën në Zvicër; ata kanëtelefonuar për çdo mëngjes, ata i kanë dëgjuar lajmet para nesh. Mund tëthem se ata të mos them na kanë varrosur. Atëherë kemi fituar një energjitë veçantë dhe një forcë të veçantë duke i ngushëlluar ata. Nëna ime ështësje-llë sikur të ishim në piknik. Gjithnjë i ka ngushëlluar sikur të jetë çdo gjënë rregull këtu, por siç duket gjithnjë kur ndodhin gjëra të tilla është kështu.

Kam menduar se nuk do të mundem të flas diçka të tillë, se nuk dotë mundem përsëri të përmend luftën, pas tërë asaj që ka ndodhur.

Gjatë tërë kohës sa ka zgjatur kjo luftë kam pasur fat që e kam obo-rrin fenomenal, të them ashtu, që thjesht është një oazë. Një oborr i bukurme bar, oborr i qetë. Këtu jemi tubuar çdo ditë para dreke, kjo ka qenë një-farë bote ime e vogël. Madje kanë filluar të vijnë edhe mikeshat e mia, shokët

378

e mi, miqtë. Më duhet ta pranoj se unë jam kënaqur, sepse e kam zbuluarkëtë oborr, sepse më parë nuk kam dalë, kështu që në njëfarë mënyre edhepër veten them se jam përfituese e luftës. Jam njohtuar me fqinjtë, e kamdalë në këtë oborr, jam rrezitur, gjë që më herët nuk e kam bërë, më ështëpërmirësuar formula e gjakut dhe kështu, ka ndodhur çdo gjë dhe gjithçka,edhe kemi qarë edhe kemi qeshur. Sidoqoftë edhe unë si të gjithë të tjerëtkam pasur batica dhe zbatica. Ka pasur ditë që kam menduar se nuk do tëmbijetojmë, kur kam qenë histerike, kur kam qarë për pak, por ka pasur ditëedhe kur kam menduar, se të gjitha do të kalojnë, kjo nuk mundet të zgjasëshumë, se ne jemi më të fuqishëm se fati.

Ato shtatëdhjetë e tetë ditë kam pasur shumë kohë të mendoj përveten dhe mendoj se ky për mua është rezultat i kësaj lufte, pikërisht ajo qësiç duket gjatë atyre nëntë viteve kam jetuar dhe e kam shtyrë duke mos iureferuar fare fatkeqësisë sime, duke mos iu referuar jetës sime, duke e pran-uar ashtu çfarë është. Kurrë nuk jam pajtuar se jam në karrocë, por e kampranuar, por këta dy muaj e gjysmë më kanë detyruar të mendoj për veten,të mendoj për situatën time se nuk është aq me lule siç kam menduar. Kamndryshuar mjaft. Nuk ka mbetur më të qeshur të atillë - nuk mundem më sin-qerisht të qeshem. Po flas këtë që më ka bërë lufta, si gjendje e cila më kadetyruar të jem e mbyllur, të mendoj për gjërat e këqia, të mendoj përardhmërinë time, e cila fare nuk është e shkëlqyer siç nuk është e shkëlqyeras ardhmëria e bashkëqytetarëve të mi.

(E kanë shënuar Gratë në vepra, Novi Sad, korrik/gusht 1999;botohet për herë të parë)

379

Agnesh

Unë jam Agnesh. Jam dyzet e tetë vjeçe dhe me kombësi jam hun-gareze. Secila epokë i ka kohët e veta vendimtare. Më herët kjo ka qenëvetëqeverisja, sistemi i delegatëve, pastaj ka ardhur tranzicioni, identiteti,kurse sot në trend është i ashtuquajturi multikulturalizëm. Rrëfimi im i ka dyelemente multikulturore, një është horoskopi kinez, kurse tjetri është përvo-ja e hebrenjve nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas horoskopit kinez ky vit ështëdashur të jetë viti më i mirë i jetës sime, pas shtatë viteve të gjata, me uridhe të vështira të cilat vetëm kanë marrë, kurse mua aq pak më kanë dhënë,prandaj fshehtazi dhe në mënyrë solemne jam përgatitur për finalen grand.Së pari, e kam marrë ofertën për punë të cilën e kam pritur me vite, së dytie kam marrë specializimin të cilin e kam pritur që nga viti '93, së treti tash-më kam ardhur edhe deri kirurgjia kryesore e cila do të duhej të operoj fëmi-jën tim. Të gjitha kontrollet i kemi bërë dhe operacioni kirurgjik është caktu-ar për ditëlindjen e vajzës sime, më 8 prill, domethënë, më në fund jeta kafilluar. Më është dukur se kam hyrë në binarë... ka filluar të ngrohë dielli dhemë është dukur se njëmend ky është vit i jetës sime. Kjo ka qenë më 20 marsdhe pastaj përnjëherë çdo gjë është rrëzuar.

Më kujtohet, ka qenë ditë e mërkurë - në ditën e vetë bombardimit- fëmija është kthyer nga shkolla, kemi qenë vetëm në banesë. Është ndjerënë ajër, e kam ditur... Mendja më thoshte se do të ndodhë kurse zemra mërefuzonte çdo mundësi se kjo mundet të ndodhë, dhe pastaj ne të dyjat kemidalë në shëtitje. Ka qenë mbrëmje, ora gjashtë kur jemi kthyer nëpër rrugënZmaj Jovina dhe në Progres i kam parë një palë këpucë të cilat qëmoti mëpëlqejnë. Me muaj kam kërkuar këpucë elegante; këpuca është e rëndë-sishme sepse këpuca është ajo e cila të shpjerë nëpër jetë dhe për të mbi-jetuar unë luftën kjo këpucë do të jetë vendimtare. Qyteti i zbraztë dukej sifantazmë. Para mbrëmjes, ndajnatë, ne të dyjat rrimë para luftës dhe i shiko-jmë këpucët e jetës sime. Këpucë italiane, numër 36, braon dhe siç me sig-uri Hirusha i ka pasur këpucët e destinuara për të, për mua këto këpucë kanëqenë të destinuara. Kemi hyrë në dyqan, i cili ka qenë plotësisht i zbrazët, kaqenë i kyçur një tranzistor dhe tashmë moderatoria i lexonte këshillat se si tësillemi gjatë kohës së sulmeve ajrore. Jepnin këshilla për shenjat për alarm,të gjithë qëndronin të ngrirë, dyqani i zbrazët, kurse unë i provoja këpucët,çfarë kurrë në jetë nuk kisha gjetur aq të bukura! E kam ditur, se nëse kalonlufta, nëse mbetemi gjallë, nëse më presin këpucët, unë do t'i blej. Vajzatnga reparti i parfumerisë qëndronin dhe tashmë kur të gjithë e kishin të qartëse sot ose nesër do të na bombardojnë, dy vajza të reja i hapnin parfumet

380

të cilat u shërbenin si mostër dhe fillonin të rregullohen. Një situatë absurde.Unë me këpucë, vajzat e reja...

Kjo është, si të mbijetosh situatën e krizës. Domethënë, prej diçka-je që është ferr të bësh diçka. Ne të dyjat nuk jemi nisur në drejtim tështëpisë sonë, por kemi shkuar te mikesha ime e cila i ka katër fëmijë,domethënë të ndjejmë ndonjë siguri, të mos jemi vetëm, sepse disi ishte eqartë se kjo do të ndodhë. Meqenëse ajo është refugjate nga Rijeka dhe dimirë italisht, përherë e shikon televizionin italian, tashmë lajmet ishin radhi-tur, titrimi shkonte vazhdimisht, aeroplanët janë nisur, kanë fluturuar ngaAviana dhe pesë fëmijtë dhe ne të dyjat në katin e katërt, në kulm rrinim dheprisnim, e kishim të qartë se ardhmëria na kishte përfunduar në këtëmoment. Edhe tani ne i presim aeroplanët, njëmend, kur përnjëherë udëgjua krisma dhe ne të dyjat e shikonim njëra tjetrën me lotë në sy, fëmi-jtë ishin aty, dhe, dhe... thjesht atë që e kam ndjerë ka qenë ndjenja, se jetaime ka përfunduar, se jam në fund të viteve të mia të dyzeta, se më ështëndërprerë karriera, se ardhmëria është e pasigurt dhe që jeta në fakt ka për-funduar. Gjatë kohës së bombardimit nuk kam ndjerë frikë, kam punuar, kamndejtur ulur, kam shkruar, kam pritur të kalojë bombardimi, e kam ruajturfamiljen time dhe kam qenë e hidhëruar për shkak të humbjeve, por nuk kampasur frikë nga vdekja, nga ndonjë vdekje.

Element tjetër i këtij multikulturalizmi ka qenë lidhja me hebrenjet.Pra, ne një kohë të gjatë kemi qenë me qira te një hebreje, nëpër shtëpi tëndryshme të hebrenjëve, te gratë të cilat e kanë mbijetuar kontrollin e befa-sishëm policor të Novi Sadit, të cilat madje kanë qenë të përgatitura në kom-binezona dhe kanë qenë të rreshtuara në rreshtin për pushkatim kur kapushuar kontrolli policor. Njëra prej tyre ka qenë në Aushvic, domethënë tëgjitha këto i kanë përjetuar. Këto kanë qenë gra të reja dhe tërë jeta e tyree ka fituar një rrjedhë krejtësisht të re për shkak të një përvoje të këtillë. Atokanë treguar se të gjitha gratë të cilat kanë qenë pesimiste kanë përfunduardiku në ndonjë shtet perëndimor, në Amerikë, kurse të gjitha ato të cilat kanëqenë optimiste kanë përfunduar në Aushvic, sepse kanë menduar: tashmëLufta e Parë Botërore ka përfunduar, me siguri njerëzimi nuk është aq i çmen-dur që tashmë të fillojë luftën. Derisa ato i kanë treguar këto rrëfime unëkam menduar në vete, si është e mundur që nuk kanë pasur refleks, si nukkanë mundur ta vërejnë se çfarë do t'u ndodhë, si ne e kemi pasur aq tëqartë tani duke e shikuar fatin e tyre.

Bomba e parë ka rënë të mërkuren, të premten në mëngjes komu-na hebreje e ka organizuar transportin e fëmijëve me autobus dhe të gjithëata që kanë dashur janë nisur për në Budapest, nga Budapesti janë nisur përnë Izrael. Fëmijtë hebrenj. Ata i kanë transportuar edhe fëmijtë tjerë por nëIzrael kanë mundur të shkojnë vetëm në bazë të përkatësisë fetare. Kursetani meqenëse populli herbre tashmë në mënyrë gjenetike, të them ashtu,historike është mjaft i urtë dhe nëse ata e kanë boshatisur qytetin për tri ditë,atëherë ky ka qenë sinjal se tërë këtë tashmë e ka marrë lumi dhe që ka ar-dhur koha për atë refleks. Domethënë, atë që e kam menduar unë duke i

381

dëgjuar rrëfimet e hebrenjeve, tani është rrëfimi im. E dyta, qyteti ka filluartë duket i boshatisur, sepse të gjithë kanë shkuar, unë thjesht me vite askëtë njohur nuk e kam takuar dhe pas dyzet ditësh bombardimi, kur të gjithaurat kanë shkuar dhe kur për të gjitha tashmë kam vuajtuar, i kemi marrë dyvalixhe, dokumentet dhe jemi nisur përtej kufirit. Unë e kam farefisin nëHungari, e di gjuhën, e cila megjithatë nuk është e njëjtë edhe pse të gjithëflasim hungarisht dhe sipas të folurit tim nuk ndjehet se nuk jam prej atje-hit, por megjithatë ai është një shtet krejtësisht tjetër, njerëz tjerë, kulturëtjetër, e ndoshta fakti që e kam njohur gjuhën vetëm e ka vështirësuar për-puthjen. Dhe atëherë ne të dyjat e kemi filluar jetën e refugjatëve. Farefisinuk ka dashur të na pranojë, kanë qenë korrekt, por nuk kanë pasur kushte.E vetmja gjë që kemi pasur ka qenë një dhomë, pa ushqim, pa asgjë dhe kure kam parë se sa shpejt harxhohen të hollat mua më ka kapur paniku.Dhomën na e kanë dhënë anëtarët e familjes, por ata nuk na kanë thënë sakohë do të jetë e zbrazët ajo dhomë, sa do ta kemi në disponim, sepse ataintimisht janë frikësuar se po u mbetemi barrë në shpinë. Edhe këtë tanimundem ta kuptoj si njeri, njëmend askush nuk ka nevojë për një lloj oblig-imi të tillë, mirëpo ai farefis, kur kanë qenë këtu në Jugosllavi, ata e kanëditur se ne jemi këtu. Ata këtu kanë ardhur, për verim, kanë ardhur për shop-ing dhe atëherë njëmend kemi qenë farefis. Kur kanë ndryshuar rrethanatatëherë ka dalë krejtësisht ndryshe. Ata njëherë na kanë ftuar në drekë, atëjavë kur kemi arritur. Meqenëse fotografët e kanë bërë një portret në grupme refugjatët dhe këtu rrëfimi përfundon. Madje as me telefon nuk na kanëftuar, të na pyesin se si po gjendemi në atë situatë. Unë kam pasur nevojëpër ndihmë materiale, unë kam pasur nevojë për punë. Unë nuk i frikësohempunës, di të punoj edhe punë fizike dhe çdo gjë tjetër, por thjesht ekzisten-ca ka qenë tmerrësisht e vështirë, kemi qenë në një qytet të huaj, unë nukkam pasur me kë të flas, kam ecur nëpër rrugë dhe kam qarë. Qyteti i cili kaqenë shumë i bukur, në të cilin unë jam kënaqur si turist kur e kam pasurpagen në xhep, të cilën dikur shumë shpejt e kam harxhuar për tri ditë.Thjesht jam frikësuar deri në palcë të kurrizit. Unë kurrë në jetë nuk e kamndjerë atë lloj frike, pamundësie, mosrrugëdaljeje. Vajza nuk i ka përballuarlehtë vështirësitë në shkollë. Edhe pse të gjithë kanë qenë korrekt, ai nuk kaqenë mjedisi i saj. Ajo ka vuajtur për shoqet e veta, e ka pasur një nostalgjitë tmerrshme, është dobësuar nga shëndeti. Vazhdimisht i kemi shikuarlajmet. Ajo tmerrësisht është frikësuar për të gjithë që i ka lënë në qytet.Domethënë, një përvojë është se në situatat e krizës familja nuk duhet tëndahet dhe që shumë më mirë do të ishte edhe për të edhe për mua edhepër familjen time sikur të kishim qëndruar të gjithë aty, sepse një ndarje ekëtillë vetëm na e ka vështirësuar situatën edhe ashtu të vështirë.

Unë i jam frikësuar sulmit tokësor dhe ky ka qenë ideatori kryesorpse unë kam dalë nga shteti, sepse është folur se Kosova do të përsëritetedhe në Vojvodinë dhe unë thjesht kam shkuar në patrullën e zbulimit t'iamarr familjes sime dhe prindërve, për mos dhashtë Zoti, ndonjë leje, qëmund të qëndrojmë nëse aty ndodh ndonjë gjë. Meqenëse farefisi është

382

treguar i tillë çfarë është, e përsëri meqenëse ai viti im është viti im i mirë,këtu është paraqitur edhe horoskopi kinez. Kur kam qenë vajzë në shkollënfillore, kemi mbajtur kontakte me një vajzë të vogël nga Peçuja, ku kemiqenë dhe unë e kam mbajtur mend atë adresë dhe tani në atë gjendje pash-presë, në atë mungesë perspektive, e kam gjetur në numëratorin telefonikdhe e kam ftuar. Ata fatbardhësisht kanë qenë gjallë e shëndosh, njerëz tëcilët i kishin mbushur nga tetëdhjetë vjet. Ajo vajzë pikërisht ka qenë te tapër vizitë dhe ajo është nisur me autobusin e parë dhe ka ardhur të na viz-itojë. Dhe tani ajo e ka filluar rrëfimin e vet të jetës dhe ka thënë: kur kamqenë unë në vitin 1966, kur në Hungari ende ka pasur varfëri dhe kur detinkurrë nuk e kemi parë, ne na keni ftuar të vijmë për verim.

Meqenëse prindërit e mi kanë qenë punëtorë arsimi, i kanë dërguarfëmijtë për pushim në Kashtelle, ka thënë, dhe ne falas na keni marrë. Dhemë ka thënë, për mua ka qenë ajo përvoja më e mirë jetësore, unë këtëkurrë nuk ua harroj dhe shtëpinë time e keni në disponom, prindërit e minëse e kanë pjatën e fundit me supë, do ta ndajnë me prindërit tuaj. Dhe mëka thënë: jo vetëm që jeni të mirëseardhura, por mos u brengosni, unë dotë kujdesem edhe për ty edhe për vajzën tënde edhe për prindërit e tu.

Atëherë psikikisht pakëz kam filluar ta ndjej veten më mirë. Kam fi-lluar të kërkoj punë, mirëpo edhe ata e kanë pasur papunësinë e madhe dheka qenë shumë vështirë të gjendet ndonjë punë, sidomos pa letra dhekëshilla e vetme e mirë që e kam marrë është që punë duhet të kërkosh atjeku mundesh të gjesh. Po çfarë do të thotë kjo!? Domethënë, unë kam fillu-ar të punoj si shërbëtore nëpër shtëpi, të laj wc-të, të punoj te privatisti, tëbëj qese najloni, domethënë kjo është rrugë nëpër të cilën nuk shkohet. Dhegjëja tjetër, fëmijës i është përkeqësuar shëndeti shumë shpejt, unë e kamftuar mjekun dhe ai ka thënë se ajo urgjentisht duhet të operohet. Si në shtettë huaj, në qytet të huaj kur nuk di as ku është spitali? Krejtësisht pa të hollasepse rezervat janë harxhuar, ato që i kam fituar kanë qenë vetëm për bukëgoje. Si të dalë nga kjo situatë? Dhe tani përsëri vjen horoskopi: unë shkojrrugës dhe lotët më rrjedhin, e takoj një grua e cila më ka pyetur pse po qaj.Rruga e zbrazët. Askush asgjë nuk më ka pyetur që kur kemi ikur. Dhe unë ithashë me tri fjalë, fëmija i sëmurë, nuk di nga t'ia mbaj dhe ajo më tha: nukka problem, shoqja ime është anesteziologe në Spitalin e fëmijëve. Më tha:ja numri i telefonit, unë do t'ju bashkoj. Të nesërmen mikesha më pranoj,mikesha quhet njësoj si vajza ime - dashuria në shikim të parë, tha: kjo duhettë operohet urgjentisht, shkoni incizoni këmbën.

Shkuam e bëmë rendgenin, hyri mjeku, i cili në jetë nuk ështëdashur të paraqitet atje, sepse punon në kirurgji, dhe tha: ç'është kjo?Menjëherë profesionalisht shprehu interesim, dhe pyeti: i kujt është incizimii këmbës: I thashë, i yni? Më tha: unë do ta bëja operacion. Më tha: unë pojua caktoj - ne kemi qenë në muajin maj - unë po ju caktoj operacionin përgusht. Kur është gushti, çfarë do të ndodhë me ne deri në gusht, unë nuk dotë kisha asgjë kundër sikur të ishte ajo nesër. Më tha: mirë, meqenëse njënjeri i cili e ka pasur të caktuar kontrollin për orën dhjetë nuk ka ardhur, ekemi sallën e lirë.

383

Ajo u operua për një ditë, operacioni pati sukses, asgjë nuk paguam,na e bënë falas me gjentilitetin më të madh, në mënyrën më njerëzore tëmundshme. Mua më ushqyen, kam mundur të qëndroj në spital tërë ditën. Ekanë shikuar TV me ne, çfarë është bombarduar. Unë u kam folur për luftën.Ata fare nuk kanë pasur ide se si duket kjo... në fakt ata e kanë pasur ndjen-jën e fajit, ata hungarez në spital, meqenëse Tasari, vendi nga kanë fluturu-ar aeroplanët, është shumë afër Peçujit. Tërë spitali është solidarizuar me nedhe ky ka qenë një rrëfim shumë i mirë njerëzor, me mjaft ngrohtësi, kësh-tu që ne tërë atë operacion dhe tërë atë situatë e kemi përjetuar si një festëdhe si një dhuratë. Ne tani i shkruajmë njëri tjetrit, mbajmë kontakte me atapacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në spital... dhe jemi bërë pjesë e famil-jes në një mjedis të cilit kurrë nuk i kemi takuar. Kështu të them nga një anëdyert janë mbyllur nga ana tjetër.. miqësitë e tilla të pabesueshme, njerë-zore... dhe mësimi i fabulës është se duhet bërë vepra të mira dhe prejatëherit, kudo që kam mundësi t'i bëj mirë ndokujt, unë këtë e bëj. Edhelypësit, edhe me shpirt edhe me fjalë të mira dhe çfarë mundem të jap, unëkëtë tani e paguaj gjatë tërë jetën, mirësinë e atyre njerëzve të cilët pra...Atëherë jemi kthyer në shtëpi dhe kam vendosur që kurrë më të mos shko-jmë prej këtuhit. Dhe kur kam dalë në qytet, rruga më ka shpjerë në dyqantë këpucëve; këpucët kanë qëndruar atje dhe i kam blerë me tri çeqe. Tanipo i shikoj në dollap, me siguri kurrë nuk do t'i mbath, por këpucët janë dhebesoj se do të më shpiejnë në vend të duhur.

(E shënuan Gratë në vepër, Novi Sad, korrik/gusht 1999;publikohet për herë të parë)

384

Punishtet për luftën e verës '99Bobana, Beograd

Ne nga Qendra Autonome e Grave kemi biseduar, kur ka filluar lufta,me telefon aq sa ka qenë e mundur të mbështesim gratë në tërëJugosllavinë. Kemi filluar ashtu që ditën e parë (mendoj se kjo prej nesh kadalë nga tërë ai panik), vazhdimisht i kemi sjellë telefonat nëpër tërë Serbinëdhe i kemi inkurajuar gratë që të përballojnë frikën, kemi biseduar për atë seçfarë po ndodh nëpër qytetet e tyre. Ajo për çka unë më së miri ndihemështë fakti se ne për çdo ditë i kemi ftuar shoqet tona në Prishtinë, aq sakanë lejuar lidhjet telefonike. Ajo që unë mundem ta them, është se ku i kamdëgjuar zërat e tyre, diku atje poshtë, dhe kur unë kam biseduar meIgballen, kur e kam dëgjuar atë, më duket se lufta në Beograd ka qenë disikrejtësisht e vogël. Disi tërë ai bombardim është humbur në frikë, për gjithç-ka. Siç më duket në secilin moment e kam ditur se atje poshtë, është shumë,shumë më vështirë. E dini si, të gjitha ato i shikoni në TV, e shikoni CNN, BBC,i shihni kolonat dhe ju flasin rregullisht për atë, por kjo nuk mund të kraha-sohet me ndjenjën kur ju flisni me dikë që është e gjallë, të cilën përveç saje doni mjaft, se si ju flet nga ndonjë kënd i errët se si i kanë lëshuar perdet,se nuk guxon të flasë me zë të lartë, se ka frikë se do të hyjë policia, kjothjesht vetëm mund të përjetohet por jo edhe të shpjegohet. Sado që kjo tëjetë e vështirë, ndonjë pamje imja kur e kam pasur frikën më të madhe, kaqenë momenti kur unë e kam paramenduar se unë jam shqiptare, se poash-tu bien bombat, se jam duke ndejtur ulur në ndonjë kënd dhe që jam dukepritur se po hyn ndonjë bandë ushtarësh të cilët mund të më bëjnë gjithçka.Frika tjetër përkatësisht dhembja të cilën e kam pasur në Beograd është faktiqë nuk kemi mundur asgjë të themi. Në një moment, kur policia ka hyrë teNatasha Kandiqi, atëherë ne në Qendër jemi frikësuar mjaft se do të vijnëedhe te ne. Atëherë i kemi mësuar të gjithë numrat e telefonit që askund tëmos shkruajë Prishtina edhe për shkak të nesh por edhe për shkak të tyre.Më së vështiri e kam pasur, meqenëse në Qendër në tabelën tonë e kemipasur një letër të madhe në të cilën mikeshat tona shqiptare, të cilat kanëardhur (në pjesën e sipërme të tabelës ka shkruar mësojmë shqip) dheatëherë ato e kanë shkruar si psh., nuk di si thuhet feministe, si thuhet kjo ,si thuhet ajo. Mua më është dashur ta heq sa më shpejt. Atëherë më ështëdukur sikur është duke u shembur çdo gjë. Sikur përgjithmonë do të mbete-mi, unë nuk di, në atë fashizëm. Asgjë nuk guxon të thuash, të shkruashmesazhe me shifra, çdo gjë të bësh me shifra, në telefon të flasësh me shifra.Kjo ka qenë e tmerrshme. Atëherë unë në një moment krejtësisht "kam pla-sur" dhe kam thënë unë këtë më nuk mundem ta përballoj dhe atëherë ukam shkruar të gjitha mikeshave të mia në Kroaci, Bosnje, Maqedoni çdo gjë

385

që kam menduar dhe pas kësaj më kanë shkyçur nga Interneti. E vetmjalumturi në atë periudhë, me sa më kujtohet ka qenë kur kemi dëgjuar sendonjëra prej tyre ka dalë. Ka dalë kjo, ka dalë ajo. Kjo ka qenë gjëja më erëndësishme. Vetëm të shpëtojnë. Ja, kjo ka qenë lufta ime.

Ada, Pazar i Ri

Në shkollë ka qenë një qetësi e çuditshme, fëmijtë të cilët dijnë tëbëjnë shumë zhurmë, atë ditë kanë qenë jashtëzakonisht të qetë, të frikë-suar. Kur kam hyrë në klasë dhe u kam thënë se sot do të flas për n jë pjesëtë hareshme të jetës, për dashuri. Për shkak të respektit ose për shkak tëfrikës më kanë dëgjuar rreth pesë minuta, atëherë një nxënës më ka thënë:"Profesoreshë, unë i kam gjithsej 16 vjet, dhe asgjë nuk kam përjetuar." Paskësaj një vajzë më ka pyetur a mundet të këndojë. Ora ka zgjatur jashtëza-konisht gjatë, më duket me orë. Orët nuk kanë qenë të shkurtuara, edhe psenë shtet ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Derisa vajza këndonte mezë të ëmbël, unë në një moment u ktheva nga tabela që të mos më shohinnxënësit duke qarë. Fëmijtë më pyetnin a do të na bombardojnë, a ka shkol-la bodrum. U kam thënë se ekziston strehimorja edhe pse e dija se nuk kadhe që fëmijtë nuk kanë ku të strehohen, nëse gjatë asaj pasdite ndodhdiçka. Atyre fëmijëve më unë nuk do t'u jap mësim, nuk do të flasim më përdashuri. Agonia është që nga vitet e nëntëdhjeta, por agonia nga 24 marsipo vazhdon. Ne shikonim egzodusin e shqiptarëve dhe tërë kjo personalishtmë ka tronditur. Në shkollë më është dashur të jem kujdestare, kemi bërëkujdestari diku rreth gjashtë orë, qyteti ka qenë krejtësisht i errësuar. Ka mbi-zotëruar një mosbesim i përgjithshëm, sepse unë jetoj në një mjedis të përzi-er, kurse shumica është frikësuar a mos po përsëritet Srebrenica, a mos pondodh Peja, Gorazhda, Foça... Më 31 maj është bombarduar ndërtesa mecivilë, ku ka pasur mjaft viktima. Në disa raporte përmendet numri prej 13,në disa prej 23. Me atë rast askush nga myslimanët nuk ka rënë viktimë, tëgjitha viktimat kanë qenë të konfesionit ortodoks, kështu që nëpër qytet kanëfilluar të dëgjohen thashethemet se myslimanët e kanë ditur, se në ndërtesëka qenë lokatori, se dikush nga myslimanët përmes internetit e ka njohtuarNATO-n dhe prandaj të gjithë myslimanët kanë qenë jashtë asaj ndërtesedhe rrethine. Natyrisht që kjo nuk është e saktë. Është folur se piloti ka qenëturk dhe disa me qëllim ose paqëllim kanë dashur që unë të ndjehem fajtoreqë atë ditë kam qenë e uritur, që për një kohë jemi larguar dhe kemi jetuarnë shtëpinë e tezes. Kur pas kësaj jam kthyer në banesë ajo ka qenë total-isht e rrënuar. Më kanë pyetur në qytet se a është e vërtetë se nga krahu idollapit tim a e ka humbur jetën një grua.

Vera, Vërnjaçka Banjë

Unë në çdo moment e kam shprehur mendimin tim edhe atëherë kure kanë vrarë Sllavko Çuruvinë, vetëm që unë nuk kam pasur atë peshë. Unëjam përkrahëse e një mikeshe time të re, profesoreshë e letërsisë nga Nishi,e cila thotë: mbyllem në dhomë dhe bërtas derisa shfryhem: UNË JAMKUNDËR dhe llogaris se klithma ime do t'i bashkohet ndonjë kori i cili në fund

386

do të arrijë të ndikojë që gjërat të nisen për së miri. Pra, edhe unëvazhdimisht bërtas. Rrethanat e këqia të cilat i kemi ne janë të mëdha. Ne nukna duhet të paraqitemi në televizion, mua më kanë pyetur në televizion psenuk na vizitoni në televizonin tonë lokal të shkëlqyer... ne kemi përparësi nëkrahasim me Beogradin. Unë kam thënë që unë e shfrytëzoj çdo festë, krem-tim, tubim, varrim të them mendimin tim. Unë i kam bindur djemtë të mos upërgjigjen ftesave dhe është fakt se 23.000 djem serbë nuk i janë përgjigjurftesës për mobilizim, për çka nuk kanë aq vende në burgje që tani t'i arresto-jnë. Prandaj, aq sa djem i kam njohtuar - rezervisë të cilët janë kthyer, atëgjithë kanë qenë të tmerruar. Ka potencial në këtë popull të helmët. Unë ekam një shpresë të vogël. Ja se çfarë kam bërë: secilës prej jush i ndihmoftëZoti që të mos jeni nënë e djalit të vetëm, i cili e ka kryer ushtrinë në Sarajevëkur ka filluar lufta dhe të cilit i është kërcënuar rreziku i përditshëm të marrëftesën për ndonjë stërvitje ushtarake, përkatësisht luftë private të SlobodanMilosheviqit. Kur ka ardhur për herë të parë, një muaj pasiqë e ka kryer shër-bimin ushtarak, kur ftuesi ka hyrë në oborr, unë i jam kërcënuar me pushkë -askujt këtë nuk ia rekomandoj, i kam thënë që "kam arsenal armësh në shtëpie ty të kam më të afërtin që mundem ta vrasë". Unë nuk mundem të arrij derite Slobodan Milosheviqi, por në këtë oborr të mos shoh më!" A është shqyr-tuar ky rast unë nuk di por më nuk është paraqitur askush në derë.

Nada, Podgoricë

Gjatë kohës së bombardimit është goditur një kazermë në të cilën eka humbur jetën një ushtar. Është interesant që kazerma ka qenë krejtësishte zbrazët. Kjo mua më ka shkaktuar dhembje të mëdha, që të humbë jetënushtari, i vetmi, i cili ka qenë aty. Çfarë ka bërë ai aty? Këtë edhe e kamthënë për radio Goricë, se viktimë e parë e luftës ka qenë një ushtar, po kukanë qenë eprorët? Këtë e kam thënë në orën 14, kurse të nesërmen nëmëngjes në orën 5, ka ardhur policia ushtarake, katër prej tyre me mjaftarmatim. Birit tim i kam thënë të shkojë të flejë në ambientet hapësinore të"SOS" telefonit. Nuk më ka dëgjuar dhe ka mbetur në banesë. Ai e ka çerti-fikatën se është i liruar nga obligimi ushtarak dhe ka konsideruar se nuk dota kërkojnë. Kanë ardhur në orën 5 të mëngjesit. Nuk kam dashur ta hapderën, por ata aq shumë kanë trokitur saqë biri im është nevrikosur dhe e kahapur derën. Kanë hyrë me pistoleta, kurse unë i kam lutur që të presin t'uatregoj çertifikatën e mjekut, se është i liruar nga ushtria, por ata nuk kanëdashur ta shikojnë - më kanë thënë mua: "Ju, sektare e organizatës joqever-itare, ne tani do ta marrim djalin".Ua kam treguar librezën ushtarake dhekëtë çertifikatë të mjekut, mirëpo, ata e kanë mbajtur dorën në pistoletë dhesituata ka qenë e tillë që ose të shkoj me ta ose në burg. Ai ka shkuar meta. Kanë kaluar pesë deri gjashtë orë, por ai nuk është kthyer. Meqenëse i atii tij është person ushtarak, kurse unë jam e divorcuar prej tij, jam nisur nëkomandë te i ati i tij të shoh ku është. I ati i tij më ka thënë se ai është "...atje ku duhet të jetë, në njësinë e MKA, e cila është nisur në drejtim tëSjenicës". Pas kësaj, unë kam shkuar në Qeverinë e Malit të Zi, meqenëse nekemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme e jo në gjendje lufte, të kërkojdëshmi se ne nuk jemi në gjendje lufte dhe që kërkoj të kthehen. Mirëpo,

387

askush nuk ka dashur të më dëgjoj. Të gjithë fqinjtë e mi e kanë ditur se unëjam kundër shkuarjes së birit tim në luftë, e meqenëse disa kanë konsideru-ar se duhet të shkojë, më kanë granatuar ballkonin me vezë dhe me gurë.Derisa biri im ka qenë atje, gjysma e fqinjëve më kanë izoluar. Unë kam qenënë një traumë të tmerrshme, madje edhe vëllai im më ka pështyrë. Më kathënë që po e turpëroj birin tim që po lus që ta kthejnë dhe që duhet të jemkrenare që është atje.

Nora - Prishtinë

Për dallim nga të gjithë shqiptarët, të cilët e kanë përjetuar tmerrindhe frikën nga policia dhe nga njësitë tjera ushtarake serbe, unë ende mundtë them se kam qenë kundër bombardimit. Në njëfarë mënyre aq sa jam ezemëruar në Milosheviqin dhe në regjimin e tij, aq jam e zemëruar edhe nëBashkësinë ndërkombëtare.

Para fillimit të bombardimit, derisa kanë zgjatur bisedimet nëRambuje, situata në Prishtinë dukshëm është përkeqësuar, gjë që deriatëherë nuk është ndjerë, sidomos kur krahasohet me pjesët tjera tëKosovës. Kanë filluar bombat, njerëzit kanë filluar të mbyllen nëpër shtëpi.Për çdo natë dikush është vrarë. I kanë hedhur bombat edhe në kafene tëserbëve edhe në kafene dhe në dyqane të shqiptarëve edhe të serbëve. Ekam ndjerë sikur kjo po ndodh në Bejrut ose dikund në Irlandën Veriore.Shumica kanë shpresuar, tani po flas si shqiptare, se do të gjendet ndonjëzgjidhje paqësore për problemin e Kosovës në Rambuje. Mirëpo, u vërtetuase asgjë nuk u morën vesh, se Milosheviqi po e luan përsëri ndonjë lojë tëndytë. Populli, aq i zhgënjyer me dëshpërim të madh e ka kërkuar bom-bardimin. Ndonjë shpëtim tjetër për ne, populli shqiptar nuk ka parë. Poraskush nuk ka besuar se bombardimi njëmend do të fillojë. Kemi menduar sedo të ndodhë njësoj si edhe në tetor të 1998. Se do të përgatitet opinionipublik, se do të bëj presion ndaj Milosheviqit, dhe që çdo gjë do të shtyhetpër disa biseda tjera. Vetëm dëgjonim lajmet, çdo gjë tjetër ka qenë sekon-dare. Vetëm lajmet, lajmet. Madje as nuk kemi fjetur. Papritur, më 24 mars,ka fi-lluar bombardimi. Sapo që kemi dëgjuar se janë nisur aeroplanët e parënga Skotlanda, kolegët e mi dhe unë në zyrë e kemi ndjerë se po përgatitetnjë stuhi, se diçka e keqe do të ndodhë. Kolegët e mi janë nisur për nështëpi. Një kolege imja dhe unë kemi qëndruar në zyrë deri në orën 3 pas-dite. Zyrja jonë ka qenë përballë ndërtesës së policisë (SPB) dhe kemi priturse do të na bllokojnë ose se ndokush do të hedhë bombë dore në zyrën tonë.Thjesht nuk kam mundur të dal nga zyra. Lidhjet telefonike nuk kanë punuar.Kam qenë lidhje në terren. E kam ndjerë veten e pandihmë. Tani nuk kamqenë unë ajo e cila duhet t'i ndihmojë dikujt. Atëherë e kam vërejtur se muamë nevojitet ndihma dhe përkrahja, sepse plotësisht kam qenë e paaftë. Ekam ndjerë frikën në trup. Kemi arritur në shtëpi rreth orës 4 pasdite. Kemishëtitur nëpër qytet. Atëherë për herë të fundit jam parë me miken time mëtë mirë H. E kemi parë se njerëzit po blejnë çdo gjë nëpër dyqane, sepse ekanë ditur se do të mbyllen nëpër shtëpi. I kemi parë tankset nëpërkryqëzimet e qytetit. Më ka kapluar një nervozizëm saqë nuk kam ditur çfarëtë bëj në pikë të ditës. Të mbyllem në shtëpi? Kjo ka qenë abnormale për

388

mua. Nuk kam mundur të mbyllem në shtëpi e të pres se çfarë po ndodh.Atëherë i kemi dëgjuar sirenat të cilat e kanë paralajmëruar rrezikun

ajror: jemi mbyllur nëpër shtëpi. Rreth orës 6 në mbrëmje qyteti ka mbeturpa rrymë. Të shikosh një qytet aq të madh pa asnjë dritë, pa asnjë zë, kammenduar se madje edhe kafshët janë zhdukur, asgjë nuk është parë, asgjënuk është dëgjuar. Në atë errësirë kam qenë e lumtur vetëm për shkak tëfaktit se më në fund telefoni ka filluar të punoj. Ngushëllimi im i vetëm kanëqenë miqtë edhe në Prishtinë edhe jashtë Prishtine, si dhe në Beograd me tëcilët kam mbetur në kontakt. Gjatë natës derisa ka zgjatur bombardimi,qyteti vetëm atëherë "ka qenë i ndriçuar", derisa i kanë bombarduar objek-tivat ushtarake, të gjithë kemi bërë pyetje - a është e mundur që ka aq objek-tiva ushtarakë dhe armatim rreth Prishtine për të cilat ne fare nuk kemi ditur?Gjatë atyre netëve të para kanë filluar aksionet policore. Në disa qytete kanëqenë paramilitarët, kurse në Prishtinë këto kanë qenë njësitë policore, cili lloji policisë nuk di. E kanë vrarë avokatin më të mirë shqiptar me dy bijtë e tij.

Prandaj edhe kam qenë kundër bombaradimit sepse e kam ditur sene nuk do të kalojmë lehtë, duke e ditur se çfarë bën policia në terren, seajo e njëjta polici ka qenë edhe në Prishtinë, se nuk ka arsye që të veprojëmë ndryshe ndaj popullsisë së qytetit.

Liria e qarkullimit plotësisht është paralizuar. Njerëzit në periudhënprej orës 10-12 paradite kanë qarkulluar vetëm nëpër fqinj, kështu që nukkemi ditur fare se çfarë po ndodh nëpër lagjet tjera brenda qytetit tëPrishtinës. Atëherë ka filluar djegia e disa pjesëve të Prishtinës. Ndërkohë qëi pari qytet në listë për tu shkatëruar ka qenë Gjakova, qytet gati etnikisht ipastër me shqiptarë. Atëherë ka pasuar vrasja e civilëve veçanërisht nërajonin e Drenicës, në Mitrovicë, në pjesën e Dukagjinit ku janë zhvilluarbetejat midis UÇK dhe policisë. Komunikimi ka qenë i mundshëm vetëm në100, 200 ose 300 metra larg nga shtëpia. Janë të rrallë ata shqiptarë të cilëtkanë guxuar të shkojnë deri në qendër të qytetit, sepse askush nuk ka qenëi sigurt se do të kthehet pa pasoja ose i gjallë. Më së vështiri ka qenë gjatënatës. Kemi pritur kur do të vijë policia ose paramilitarët të cilët i kanë bërëkrimet më të mëdha në Kosovë. Atë natë kam qenë në shtëpi me vëllain dheme prindërit. Ka pasur momente të paaftësisë kur unë si antimilitariste e kampyetur babain tim: "Pse ti nuk e ke blerë ndonjë armë? Me çka ne do tëmbrohemi?" Ajo që më ka lehtësuar atë javë që e kam kaluar në Prishtinëkanë qenë bisedat e shpeshta telefonike me njerëz të ndryshim jo vetëm nëPrishtinë, por më së shumti nga Beogradi dhe nga bota e jashtme. Nuk mun-dem të përshkruaj pse, por përkrahja e miqve nga Beogradi për mua kapasur domethënie të madhe. Kur nuk më telefononte ndonjë mik/mikeshënga Beogradi kjo më zemëronte shumë. Kjo ka pasur domethënie të madhejo vetëm për mua por edhe për familjen time.

Pas 4-5 ditësh kam vendosur që nuk mund të mbetem në Prishtinë,sepse nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë, por as nuk dua të vdes. Por kamthënë unë do të punoj, do t'u ndihmoj njerëzve të cilët e braktisin Kosovën, ejo unë vetëm të jem refugjate e të kërkoj ndihmë prej ndokujt. Natyrisht, ekam ditur që askund nuk do të shkoj përveç në Beograd dhe vendet e rajonitku ishin refugjatët shqiptarë. Nuk do të pres të më nënçmojnë maqedonasitnë kufi, ashtu siç kanë bërë me refugjatët shqiptarë të cilët në Blace kanë

389

qëndruar gati dhjetë ditë. Në Beograd kam mbrina për shkak se ka ardhurdrejtoresha Natasha Kandiq dhe më ka marrë me vete. Përndryshe, nuk do tëarrija të dal vetëm nga Kosova. Kam shkuar atje, kam qëndruar 2-3 ditë dhejam kthyer në Mal të Zi që atje të punoj me refugjatët. Kam fjetur nëpërshtëpi të ndryshme ku më është dashur të mësoj rregullat e tyre, porasnjëherë nuk kam thënë se se do të ndihem si viktimë, se do të punoj sa mëshumë që sa më parë të kthehem në Kosovë, gjë që në fund edhe e kam bërë.

Pas përfundimit të hulumtimit në Mal të Zi, përsëri jam kthyer nëBeograd dhe aty kam qëndruar gati 2 javë. Aty jam ballafaquar me pasojat ebombardimit. Aty pothuajse ndihesha viktimë e dyfishtë. Kam qenë me miqdhe i kam përkrahur. I kam parë se si NATO-ja po i qëllon objektivat civile, përçka bien viktimë civilët, gratë dhe fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm. Nuk e kamditur a të jem më shumë e zemëruar për shkak të asaj që po i ndodh popul-lit tim ose për shkak të asaj që po u ndodh njerëzve të pafajshëm në Beograd,me faktin që plotësisht po shkatërrohet një qytett, që janë rrënuar aq ura.

Situata në Beograd gjithnjë e më shumë është përkeqësuar dhe kamvendosur të largohem. Më është dashur të kthehem në Shqipëri dhe nëMaqedoni e të punoj me njerëzit, me refugjatët. Të përcjell përmes tyre seçfarë po ndodh në Kosovë. Më së shumti e kam kaluar kohën me refugjatëtnë Shqipërinë Veriore në Kukës. Prej atjehit rastësisht pas nënshkrimit tëmarrëveshjes bashkë me KFOR-in kam hyrë në Kosovë. E kam ndjerë vetenmjaft mirë kur pas tre muajve përsëri jam kthyer në Kosovë. Kam qenë elumtur për shkak të kthimit në vend të cilin e dua, në qytetin më të bukurPrizrenin, por njëkohësisht kam qenë e zemëruar që kam hyrë me aq ushtri,të cilën e urrej, të cilën e konsideroj ushtri pushtuese. Më së keqti ka qenëkur i kam parë serbët vendas se si po përgatiten të braktisin qytetin bashkëme ushtrinë. Nga Prizreni, qytet më shumëetnik në Kosovë, serbët janëlarguar. Kam biseduar me ata serbë dhe u kam thënë që edhe unë 3 muajkam qenë refugjate, se e di se si është kur dikush të përndjekë nga vendi yt,se e di si është kur e braktis shtëpinë tënde dhe që ata duhet të mbeten, siçkanë mbetur edhe prindërit e mi në rrezik të vet. Serbët, malazeztë, romëtmë kanë thënë se i frikësohen hakmarrjes. Me siguri në mesin e tyre ka pasuredhe të atillë që kanë bërë krime, por tmerrësisht i janë frikësuar UÇK.Zhgënjimi im i dytë ka qenë kur kam arritur në Prishtinë. Nuk e kam njohurqytetin tim të lindjes. Në Prishtinë kanë qenë disa njerëz krejtësisht të huaj.

E kanë marrë pushtetin njerëzit nga rajonet tjera, të cilët kinse kanëluftuar dhe e kanë sjellë lirinë, edhe pse kjo nuk ka lidhje me këtë. Njerëzittë cilët e keqpërdorin emrin e UÇK, të cilët plaçkisin, djegin, i përndjekinnjerëzit e veçanërisht serbët. Meqenëse KFOR-i bashkë me KB ka për detyrëtë ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, bëj pyetje a nuk dëshiron ose nukmundet të ruajë paqen në Kosovë? Dikush duhet ta sjellë paqen në Kosovë,por kush - nuk di. Pyes se çfarë do të ndodhë me Kosovën shumëetnike? Ado të mbetet Kosova shumëetnike vetëm në letër?

Gusht 1999 në Ulqin - Gratë në të Zeza, Beograd" 1999

("Gratë për paqe" 1999)

Përktheu: Naile Mala Imami390

Duke kaluar vijën

Duke kaluar vijënDuke kaluar vijën

jashtë vijaveDomethënë ngjyrat e ndryshme

zëratmënyrat

Duke i kaluar ditëtmendimet

shpirtatDuke kaluar për çdo moment

për çdo ditëDuke kaluar bashkë

luftën e pakuptimtëDuke kaluar historinëKështuAta i vendosin vijat

Fjalët për ardhmërinë e vijave Na rikujtojnë E rikujtojnë jetën në paqeDuke kaluar jugun dhe veriun

lindjen dhe perëndiminBallkaniNe ecim nëpër tërë shtetin

jashtë vijaveKur e shikojmë njëra tjetrënE dimëSe jemi bashkëKur njëra në tjetrën mendojmë Me milje larg nga

bashkë Duke i rikujtuar ëndërrat dhe qëllimet tonaTërësitëEdhe përkundër vijave dhe anëve

lufta e pakuptimtë Ne nuk jemi vetëmParamendo

jashtë vijave

(Vjersha është shkruar gjatë kohës së kujdestarisë në Fushatën kundër luftës në Zagreb.Vjershën e kanë marrë paqësoret dhe paqësorët e botës si moto të shënimit të 8 marsit tëvitit 1994. Bilana ka menduar në ne derisa e ka shkruar këtë vjershë. Edhe ne mendojmënë Bilanën dhe në shoqet tona të Zagrebit edhe tani kur po e botojmë këtë libër.)

("Feministiçke sveske" 1/1994)

393

Bilana Kashiq

Lobi i femrave, Zagreb

Iren Majer

Fjalët të cilat e fshehin tmerrin.Ka qenë ajo një faqe në gazeta si edhe çdo tjetër: titulli i madh, pesë

shtylla, një pikturë, fjalia, fjalët, rrokjet, germat, shenjat e pikësimit. Asgjëshqetësuese. Me nxitim, e shfletojnë. Fleta tashmë në ajër, ndalet fryma:katër rreshta, në mes të tekstit, përnjëherë kërcejnë, zmadhohen si nënthjerëz, lidhen në kokë si këto fjalë: "Të gjitha vajzat dhe gratë natë e ditë ikanë përdhunuar meshkujt e ndryshëm. Në tokën e djegur, të mbështeturapër muri, nga prapa dhe para, në gojë. Herë-herë në të njëjtën kohë edhedisa meshkuj".

Të kthesh shikimin anash, vetëm të kthesh shikimin anash. Kur kthe-het shikimi, fjalitë janë ende këtu, nuk janë çminuar, nuk janë zhdukur ngaturpi, nuk janë nënshtruar nga tmerri. Jo, qëndrojnë këtu, drejt. Dhe pranëtyre edhe me mijëra tjera. Fjali të cilat në vetvete e fshehin tmerrin.

Tmerrin të cilin e ka përjetuar Marijana, 17 vjeçe. Shtatzënë pas qin-dra përdhunimesh. Tmerret të cilat i ka përjetuar Besima, 40 vjeçe. E kanëpërdhunuar në një kamp nga nata në natë, fqinjtë e dikurshëm. Fatima dym-bëdhjetëvjeçe. E përdhunuar para syve të nënës së vet.

Kjo kurrsesi nuk po pushon. Pse nuk po ndodh asgjë? Pse asgjë nukpo lëviz. Pse faqja e gazetës nuk po e ndryshon ngjyrën. Pse nuk po skuqetnga gjaku i grave? - Jo, letra po mbetet e bardhë dhe e thatë, ngjyra e tështypurit po mbetet e zezë. E pathëna është thënë, është shkruar, është shty-pur. Edhe është lexuar. Duke u mbrojtur, nga frika, do të mund tëparaqiteshin fotografitë. Trupi i përdhunuar i Marijanës, i Besimës, i Fatimësdo të mund të shtypeshin si fotografi në kokë. Kjo tashmë ka ndodhur. Të lex-osh diçka të tillë, e të mos shikosh, është e pamundur. Dhe e padurueshme.Sepse këto më nuk janë Fatima, Besima dhe Marijana, por kjo jam UNË. Çfarëpo të jem unë në vendin e tyre... mendimi ndërpritet. Sikur ta mbaroja unë,kjo do të kishte pasoja: ta mbarosh, do të thoshte të bërtitësh. Të bërtitëshme zë të lartë. - Të bërtitësh, për shkak të shpirtit tim të plagosur në thellës-inë më të madhe, të bërtitësh, për shkak të dinjitetit tim NJERËZOR.

Hapet humnera. Në luftë hapen të gjitha humnerat. Akti i dashurisëbëhet akt i urrejtjes. Bëhet tradhtia e grave, tradhtia e njerëzimit. Dhunë ecila shkatërron çdo gjë: trupin, shpirtin, jetën. Nënçmimi më i thellë i para-menduar në përgjithësi. I paramenduar dhe i realizuar vetëm në urrejtjen mëtë thellë, në ndjenjën më të tmerrshme të hakmarrjes, të dehurit me dhunëdhe drogë. Ose me rastin e humbjes së Unit të vet. Njeriu i cili nuk ndihetmë si njeri, mundet t'ia bëjë këtë krijesës tjetër njerëzore. Në luftë kjo ështëe mundur. Në secilën.

Edhe në secilën luftë tmerri e mbyt klithmën e viktimës. Aq më mezë të lart do të mund të bërtisnin tani ata të cilëve këtë ua lejojnë rrethanat.

(Ky tekst është i Iren Majerit, korrespondente e Radios zvicerane DRSnga Praga, e ka lexuar më 10 dhjetor të vitit 1992)

("Buletini kundër luftës i SOS-it" 1993)

394

Heshtja****

Të gjithë ata të cilët i kanë hulumtuar përdhunimet e luftës nëBosnje dhe në Hercegovinë theksojnë se heshtja e viktimave për ta ka qenëpengesa më e madhe, shpesh e papërballueshme. Edhe përvoja ime këtë edëshmon. Heshtja edhe në hulumtimin tim ka qenë kundërshtari im më imadh. Shpesh e kam ndjerë veten si para murit, kurse para meje kanë qenëkrijesat e njeriut, të pafata, të turpëruara, të nënçmuara, të humbura.Shumica prej tyre me muaj kanë qenë nën torturën më të keqe në kampedhe në burgje. Shumica i kanë humbur fëmijtë, burrat, prindërit. Pas shu-micës kanë mbetur shtëpitë e djegura ose të rrënuara. E kam kuptuar hes-htjen e tyre.

Kundërshtari im i dytë i madh kanë qenë emocionet. I kam mbiç-muar duke menduar se nuk do të më shqetësoj vuajtja e pamatur,pamundësia dhe gjendja e pashpresë e viktimave. Më së vështiri i kam për-jetuar takimet me fëmijtë e përdhunuar. Disa as nuk dinë si quhet "ajo" që uka ndodhur, por flokët e thime të vajzës tetëvjeçe, ose belbëzimi i papritur itjetrës, moshatares së saj, janë dëshmi e qartë e traumës e cila ua kashkatërruar fëmijërinë. Pas disa muajve të gjatë që i kam dëgjuar rrëfimettronditëse të cilat thellësisht janë ngulitur në vetëdijen time, kam pësuarkrizë të madhe nervore. Një kohë e gjatë më është nevojitur pas kësaj që tëripërtërihem dhe të filloj të shkruaj.

Disa që më njohin i ka habitur kthesa ime profesionale nga gazetariapolitike në temën e cila kurrë më herët nuk më ka interesuar. Ndoshta kjoedhe nuk do të ndodhte sikur refugjatja e parë e Bosnjës të cilën e kamtakuar në prill të vitit 1992, të mos kishte qenë gruaja e përdhunuar ngaBijelina. Kur e kam kuptuar se përvoja e saj nuk është as e rastësishme as evetmuar, më nuk kam mundur të kthehem prapa.

Dhjetë rrëfime të cilat janë paraqitur në libër vetëm me ndërhyrjete mia të vogla por të domosdoshme (shkurtimi), si edhe gati qindra deklara-ta të grave të përdhunuara dhe disa qindra deklarata të dëshmitarëve të cilatkanë shërbyer për analizën e "rastit" janë rezultat i gjurmimit nëpër vend-banimet e refugjatëve, nëpër stacione dhe në të gjitha vendet e mundshmenëpër të cilat është shpërndarë egzodusi i Bosnjës. Pa ndihmën e të tjerëvenuk do të kisha arritur sukses. (...)

Seada Vraniq

("Para murit të heshtjes", 1996)

395

* titulli i red.

Skenari unik i përdhunimitLajthimet fillestare

Në mes të majit të vitit 1992, kur pata vendosur të shfrytëzoj paprit-ur një mori "materialesh" për përdhunimet e luftës dhe në vend të reportazhittë planifikuar që të shkruaj fejtonin për Monitor, shprehja "spastrimi etnik"ende nuk ka qenë në qarkullim të mediave. Në Kroaci, ku numri më i madhi informatave për veprat e këqia të formacioneve serbe në Bosnje dheHercegovinë kanë arritur me ardhjen e dhjetëra mijëra refugjatëve, mediatzakonisht i kanë përdorur shprehjet si "politika gjenocide serbe" dhe "gjeno-cid mbi popullsisë joserbe të BeH", kështu që edhe informatat e para dheraportet për përdhunimet, i kanë klasifikuar krimet e tilla me të njëjtin emër-tim. Në qershor, e sidomos në korrik të vitit 1992, kur shtypi evropian endenuk i përmendte përdhunimet e luftës, gazetat kroate gati për çdo ditë i pub-likonin dëshmimet e grave të përdhunuara, duke e përhapur në opinion bind-jen se bëhet fjalë për strategjinë specifike, monstruoze e cila me plan dhe nëpajtim me praktikën e përdhunimit si një nga mjetet e luftës, përkatësishtçrrënjosjes së popullsisë joserbe nga territoret të cilat duhet t'i takojnë shtetittë ardhshëm të madh serb.

Mendimi im i atëhershëm për përdhunimet nuk është përputhur fareme trajtimin e këtyre krimeve në shtypin dhe opinionin kroat, edhe pse mirëi kam ditur qëllimet e agresionit serb ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Duke editur se çfarë brutaliteti ka treguar agresori në Kroaci, nuk kam dyshuar farese në agresion ndaj civilëve të pa mbrojtur boshnjak nuk do të ketë kurrfarëkonsiderate. Më në fund, në saje të informatave të cilat personalisht i kamgrumbulluar në kontaktet e përditshme me viktimat e përdhunimit dhe ngapersonat tjerë të ikur dhe të përndjekur qysh atëherë e kam ditur se dhunaseksuale në Bosnje e Hercegovinë nuk është dukuri sporadike por masive.

Mirëpo, e kam refuzuar mundësinë se në rast të përdhunimeve tëluftës bëhet fjalë për realizimin e projektit që më parë të paramenduar,përkatësisht se seksualiteti me qëllim po përdoret si mjet luftarak. Truri imnuk ka pasur ide të tilla të sëmura, as që sistemi im mendor ka mundur tëkuptoj se është e mundshme që me "karakterin burrëror" në largësi të arri-het kontributi psikologjik i granatës së topit, siç e ka sugjeruar këtë njëkarikaturë aktuale të cilës njësoj ia kam zënë për të madhe sa për shkak tëdështimit aq edhe për shkak të vullgaritetit.

Shkaku pse kam insistuar për qëndrimin tim, të veçuar, nuk ka qenëi natyrës akademike siç më kanë mveshur disa kolegë. Edhe më pak kjo kamundur të jetë "serbofilizëm" ose "jugonastalgjia", siç janë etiketuar publik-

396

isht shumë gazetarë kroatë të cilët kanë shkruar në mënyrë kritike për poli-tikën e Tugjmanit. Gjithashtu nuk kam pasur iluzione se shkaqet morale do tëparandalonin përdorimin me plan dhe të vazhdueshëm të dhunës seksualepër qëllime luftarake ose politike, sepse në rastin e formacioneve të Karaxhiqitdhe të njësive "speciale" nga Serbia, që janë dëshmi të pamohueshme përkrime monstruoze, nuk kanë mundur të llogariten parimet morale.

Pengesën kryesore për përdorimin me plan dhe sistematik të dhunësseksuale, përkatësisht të praktikën masive të përdhunimit sipas konceptit qëmë parë të përcaktuar, e kam gjetur në vetë natyrën e aktit seksual. Atëherëende e pa informuar në qenien e krimit të përdhunimit, e kam bindur vetense edhe akti seksual i dhunshëm implikon "nxitjet" përkatëse të cilat nukështë e mundshme të orientohen, sidomos jo në përmasat masive, me ndon-jë mekanizëm komandues nga jashtë. Edhe pse nuk kam pasur njohuri përshprehjen "krimi nga dëgjueshmëria" dhe argumentimi me të cilin psikologjiae shpjegon këtë fenomen, karakteristik veçanërisht për rrethana të luftës,kam qenë e bindur se përpjekjen e përdorimit të çfarëdo koncepti të dhunësseksuale do ta parandalonte barriera biologjike. Kam menduar se vetë natyrae njeriut, sistemi bio-psikik i qenies njerëzore, e përjashton ereksionin"teledirigjues", përkatësisht dhunën e programuar seksuale.

Nga këto lajthime jam liruar vetëm pasiqë, pas një sërë bisedash meviktimat, më është paraqitur pamja e demistifikuar e përdhunimit si dhunë eegër dhe mizore, më e afërt me Thanatosin se sa Erosin, dhunës së pak-thyeshme e cila nuk ka asgjë të rëndësishme të përbashkët me aktin normalseksual. Natyrisht, kthjellimit tim të nocioneve i ka kontribuar edhe literatu-ra për natyrën dhe funksionin e përdhunimit, e cila më ka ndihuar që ta kup-toj përdhunimin si akt të dhunshëm pseudoseksual. Mirëpo atëherë, në fillimtë gushtit të vitit 1992, janë radhitur edhe disa kubikë në mozaikun e përd-hunimeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ato e kanë shkapërderdhursupozimin tim fillestar se pas tyre qëndrojnë incidentet masive seksuale çfarëndodhin në secilën luftë dhe më kanë orientuar në ekzistimin e strategjisë sëpërdhunimit dhe në realizimin e vet sistematik dhe masiv në luftën kundërboshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës.

Së pari në një mori përvojash hapësinore dhe kohore të papërputhu-ra individuale të viktimave i kam vërejtur disa përputhshmëri bizare të cilavenë fillim nuk u kam kushtuar vëmendje. Mirëpo, me kohë, nga këto kanë fi-lluar të kristalizohen "formularët" e përdhunimit që, në fund, të radhitet tërëmozaiku me "metodologjinë" mjaft transparente të krimit. Natyrisht, paskësaj nuk kam mundur më të kundërshtoj përfundimin se përdhunimet një-mend përdoren si mjet luftarak. Në vazhdim të hulumtimit parashenjat janëbërë dëshmi të pamohueshme.

Si është radhitur "mozaiku"

Para rikonstruktimit të "mozaikut" , i cili më ka zbuluar strategjinë dhe qël-limin përfundimtar të përdhunimeve masive, e konsideroj të domosdoshme

397

të përmend se si, post festum, çdo gjë më duket logjike dhe e thjeshtë, kësh-tu që nuk e kam vështirë t'i koptojë koleget, së paku ato me qëllime të mira,të cilat i ka pezmatuar qëndrimi im i veçuar. Megjithatë, konsideroj se nuk ikam humbur katër muajt e parë të hulumtimit tim për të mësuar diçka që tëtjerët menjëherë e kanë vërejtur ose, madje, e kanë ditur që më parë.

Përmes kësaj kohe kam mësuar shumë për fenomenin e përdhunim-it, i cili më herët nuk më ka interesuar madje as si temë e "kronikave të zeza"të gazetave. Më në fund, përmes katër muajve të parë gradualisht vendimiim është pjekur se më duhet shumë më tepër të caktoj qëllimin tim a dua tëshpreh vetëm atë që është kryesore nga ajo që kam mësuar gati në të gjithabisedat e përditshme me refugjatët dhe viktimat. Kam qenë para një sfide tëmadhe, aq më të madhe sa që atëherë çdo gjë ka qenë më ndryshe se sa nëfillim të hulumtimit tim. E kam ndjerë se as unë më nuk kam qenë i njëjtiperson.

(...)Vendimin të shkruaj librin e kam marrë vetëm pasiqë e kam kuptuar

se gratë me të cilat për çdo ditë po bëj hulumtime nuk janë viktima të inci-dentit, por shënjestër që më parë e zgjedhur e një strategjie morbide e ciladhunën seksuale e ka vënë në funksion të luftës dhe të qëllimit politik.Shkrimi i librit e ka kërkuar angazhimin tim shumë më të madh. Edhe psejashtëzakonisht të çmueshme, bisedat e mia me viktima nuk kanë mundur tëmë ofrojnë përgjigje në pyetjet të cilat nuk kam mundur t'i injorojë. Ështëdashur të konsultoj literaturën përkatëse dhe ekspertët.

* * *

Një hartë e vjetër rrugore e Bosnjës dhe Hercegovinës, rastësisht kaqenë vendimtare që të marr vendimin definitiv. Kam supozuar se më lehtë nënjë hartë të tillë, se sa në atë tokëpërshkruese do të gjej Ngushticën, nga kaqenë familja e përndjekur të cilën e kam njohur atë ditë, ditën e fundit tëmuajit korrik të vitit 1992. Këtë vend, përafërsisht në gjysmë të rrugës midisFoçës dhe Gorazhdës, lehtë e kam gjetur në hartën rrugore, e pastaj kamvazhduar më tutje.

Pa ndonjë qëllim të veçantë, në fakt, duke mos pritur kurrfarë "zbu-limi", kam vendosur të kërkoj dhe në atë hartë të vjetër të shënoj edhevendet tjera, të shënuara në bllok-shënimet e mia, ku për shumicën prej tyrepër herë të parë kam dëgjuar nga refugjatët dhe viktimat. Kam menduar seedhe në këtë mënyrë do të mund t'u shmangesha befasive të pakëndshmedhe, së paku, do të jem e sigurt se vendet e tilla, vendet e krimeve, nuk janëtrilluar.

Kur në hartë rrugore i kam shënuar rreth pesëdhjetë pika të kuqedhe pastaj me vijë i kam rrethuar nëpër skajin e jashtëm, është paraqitur"vizatimi" i ngjashëm me kokën e kërpudhës gjë që e mbulon zonën e gjerëtë rrethuar me lumin Drinën në lindje, me lumin Sava në veri dhe me Unënnë perëndim. Në "vizatim" nuk kam kërkuar kurrfarë simbolike as nuk kam

398

vërejtur kurrfarë mesazhi, përveç se ka qenë e qartë se skaji i "kapelës" (për-puthet me drejtimin e pushtimit serb. Më shumë nga kureshtja se sa nga qël-limi praktik e kam llogaritur largësinë midis Foçës dhe Bosanska Krupës, dukevlerësuar se aeroplanit do t'i duhej vetëm 20 minuta të fluturojë ata 270 kilo-metra midis dy pikave të skajshme të diagonales ku është shtrirë koka e kër-pudhës. Mirëpo, këto vende lufta i ka bërë më të largëta se kurdoherë.Mirëpo, madje edhe kështu të larguara, Foçën dhe Krupën i ka bashkuar fatii njëjtë. Secili nga këto vende e ka përjetuar Golgotën e vet.

Më në fund, atëherë ka cingëruar edhe në kokën time. Ka filluar tëmë vërtitet filmi për ngjarjet për të cilat kanë dëshmuar viktimat. Përnjëherëmë janë bërë të rëndësishme ngjashmëritë jashtëzakonisht të rëndësishmehabitëse në përshkrimet e ngjarjeve gjeografikisht të ndara, të cilave mëherët nuk u kam kushtuar vëmendje. Hollësirat aq shumë të ngjashme,shpesh përputhëse me një mori përvojash individuale dhe tronditëse të dra-mave të veçanta të cilat nganjëherë më janë dukur si përsëritje e pafundmee një modeli të njëjtë, kanë filluar të më sinjalizojnë skenarin unik.

Pasiqë i kam shikuar me kujdes shënimet dhe pasiqë i kam dëgjuarshiritat me bisedat e regjistruara kam qenë e sigurt për këtë. Nuk ka pasurkurrfarë dyshimi se fjala ka qenë për një strategji unike, të praktikuar merastin e pushtimit dhe shkretëtimit të zonave me popullsi joserbe. Pjesë për-bërëse e saj kanë qenë edhe përdhunimet masive, të kombinuara memasakra dhe me forma tjera të dhunës dhe të terrorit, e kanë nisur egzo-dusin e milion boshnjakëve.

Në vazhdim të hulumtimit nuk kam pasur njohuri të cilat do tëndryshonin këtë përfundim. Përkundrazi, vetëm është shtuar grumbulli idëshmive se përdhunimet kanë qenë komponentë e rëndësishme estrategjisë ushtarako-politike serbe, të zbatuara pakompromis dhe nëmënyrë sistematike në agresionin ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Natyrisht,strategjia gjithnjë u është përshtatur rrethanave konkrete, gjë që më kadetyruar të përfundoj se skenari i përdhunimit i përmban edhe "variantet" eveta të caktuara. Më vonë kam mësuar se të njëjtin përfundim e kanë nxjer-rë edhe disa hulumtues tjerë të cilët "variantet" i kanë identifikuar si modelekarakteristike përkatësisht si formularë të dhunës seksuale. Më vonë e kammarrë këtë shprehejn e dytë, sepse më duket se fjala formularë e shpreh nëmënyrë më adekuat vazhdimësinë e veprimeve gjë që në rastin e përdhu-nimeve të luftës në Bosnje veçanërisht është karakteristike. Mendoj se nukështë vendimtare që formularët e përdhunimit, të cilët janë përshkruar këtu,nuk përputhen krejtësisht me ato nga raportet tjera.

Seada Vraniq

("Para murit të heshtjes" 1996)

399

Në shtratin e Rachelinit

"E kanë nxjerrë nënën time gjashtëdhjetëvjeçare dhe babain timgjashtëdhjetë e tetë vjeçar nga shtëpia. Ata çetnikë, ata djelmosha - ushtarëtë cilët janë rritur dhe e kanë vijuar shkollën fillore së bashku me ne. E kanëdetyruar babain tim të ndalet në mes të livadhit tonë dhe i kanë drejtuarpushkët në kokën e tij. Pastaj kanë filluar ta gjuajnë me gurë, me ç'rast ekanë goditur në kokë, shpinë dhe mbivete, derisa i pandihmë dhe i hutuar kaqëndruar para meje, nënës sime dhe familjes sonë. Ka pasur shumë plagëdhe gjakderdhje, pa ndërprerë e kanë keqtrajtuar para nesh."

Po rri ulur në karrigen metalike në rreth me gratë tjera të cilat popinë kafe të fortë turke dhe po pinë duhan. Është vera e vitit 1994 dhe jeminë ordinancën e improvizuar të përkohshme për shërim në kampin e refug-jatëve në rrethinë të Zagrebit, në Kroaci, dhe po e dëgjojmë mjeken trid-hjetvjeçare (siç e ka quajtur përkthyesja ime) e cila i përshkruan përvojatpara pak kohe nga Bosnja. Kam arritur këtu, e pastaj do të shkoj në Pakistan,të bisedoj me refugjatet nga Bosnja. Më kanë shokuar raportet për tmerrete bëra ndaj grave dhe kam ardhur këtu si dramaturge dhe skenariste për tëshkruar skenar për film.

"Pastaj e kanë ndarë nënën time dhe e kanë derdhur benzinën rrethkëmbëve të saj. Tri orë i kanë ndezur fijet e shkrepsës dhe i kanë mbajtur samë afër që kanë mundur. Nëna ime e mori një ngjyrë të bardhë në fytyrë -ka qenë shumë ftohtë. Pastaj ka filluar të bërtasë. E ka grisur fundin dhe kabërtitur, "Ejani, çetnikë. Vrismëni. Nuk ju frikësohem, nuk kam frikë të vdes.Vrismëni."

Është duke se boshnjaket tjera në grumbull kanë pushuar të marrinfrymë derisa e kanë dëgjuar rrëfimin. Po dëgjoj se si përmes përkthyesessime po shtroj pyetje me një ton të çuditshëm gazetaresk i cili tregon se tërëkëtë tashmë e kam parë, se ky është vetëm edhe një rrëfim i luftës. Pyes:"Si e shpjegoni fakti që fqinjtë tuaj janë kthyer kundër jush?" dhe "A keniqenë e brengosur ndonjëherë para luftës se jeni myslimane?" Po i shtroj këtopyetje nën maskën e veçantisë sime profesionale, e cila më shërben simburojë e fshehtë dhe vend i sigurt.

"Pasiqë më në fund kam ikur dhe kam arritur këtu", vazhdon mjek-ja, "kam dëgjuar se fshati ynë përsëri është i sigurt dhe i lirë. Forcat e KBkanë depërtuar në kampin e përqendrimit dhe i ati im është liruar. Ka filluartë më kthehet shpresa. Pastaj çetnikët kanë hyrë papritur në fshatin tim. Ikanë therur me shpata të gjithë anëtarët e familjes sime. I ati dhe e ëma imejanë gjetur me gjymtyrë të trupit shpërndara nëpër livadh."

400

Po i dëgjoj fjalët e saj dhe po e ndjej se diçka po më shembet.Logjika, Siguria, Rendi. Dheu nën këmbë. Nuk dua të qaj. Profesionistët nukqajnë. Dramaturgët i shohin njerëzit si personazhe nga drama. Ajo është per-sonazhe e mjekes. Ajo është personazh i një gruaje të fortë, rezistente dhetë traumatizuar. Po përpiqem t'i qetësoj të dridhurat e trupit tim.

Gjatë dhjetë ditëve të para të qëndrimit në Zagreb kam fjetur nështrat në Qendrën për gratë viktima të luftës. Qendra është themeluar paratri vitesh për ndihmë grave serbe, myslimane dhe kroate të përdhunuara nëluftë. Tani kjo qendër ua ofron mbështetjen më shumë se 500 grave të cilatjo vetëm që janë përdhunuar, por për shkak të luftës kanë mbetur edhe pakulm mbi krye. Shumica e grave të cilat punojnë në Qendër janë refugjate. Iudhëheqin grupet ndihmëse dhe e sigurojnë ndihmën e domosdoshme -ushqimin, nevojat sanitare, barnat, lodrat për fëmijë. U ndihmojnë grave qëtë gjejnë punë, të realizojnë të drejtën për shërim shëndetësor dhe i gjejnëshkollat për fëmijtë e vet.

Gjatë atyre disa ditëve të para i kam kaluar pesë deri tetë orë në ditëduke intervistuar gratë në qendër të qytetit, në kampet e lëna pasdore tërefugjatëve dhe në kafenetë lokale. Kam njohtuar mjaft gra të veshura merroba të zeza - mëndafsh të zi, pambuk të zi, lycër të zezë. Në të gjitha inter-vistat e kam pasur dëshirën e fuqishme të shpëtoj gratë - për çka e kamndjerë veten të pandihmë dhe të zemëruar - ose jam përpjekur të ruaj qën-drimin e dramaturges: i kam dëgjuar rrëfimet si drama të mundshme dhe ikam matur fjalët e tyre në takte dhe në vrullshmëri. Një çasje e këtillë më kabërë të ftohtë, të paarritshme, superiore.

Me qindra gazetarë tashmë kanë ditur çdo gjë për jetët e këtyregrave. Ato e kanë ndjerë veten të plaçkitura, sikur kanë mbetur pa pri-vaticitet. Ka qenë nderë dhe e kam ndjerë veten të favorizuar që gratë të cilatkanë punuar në Qendër më kanë sjellë në këto kampe të refugjatëve, enganjëherë madje edhe i kanë grumbulluar gratë për shkak të meje për tëmarrë të dhëna për të cilat kam ardhur t'i grumbulloj. E kam kuptuar se nukpo i respektoj obligimet e mia ndaj tyre. Kam vendosur marrëdhënie të cilatkanë qenë kierarkike, të njëanshme dhe të bazuara në të kuptuarit tim përveten si person i cili do të shërojë plagët dhe do të zgjidhë problemet - përnjë qëndrim të këtillë më ka nxitur me gjithë forcë nevoja dëshpëruese dhee fshehur për mbikëqyrje: nevoja të mbikëqyr kaosin dhe të mbroj veten ngahumbja e tepërt, vrazhdësia dhe çmendia. Nevoja ime të analizoj, të inter-pretoj, e madje edhe të krijoj vepër artistike nga këto tmerre të luftës, delnga mosaftësia ime të jetoj me njerëzit, të jetoj me vuajtjet e tyre, të dëgjoj,të ndjej, të humbem në kaos.

Ditën e dhjetë të qëndrimit tim në Zagreb një grua me emrin Rachel,e cila ka punuar në Qendër, më ka ofruar që të qëndroj gjatë fundjavës nëapartamentin e saj. Kam qenë e firkësuar. Për herë të parë kam qenë vetëmqëkur kam arritur në Kroaci dhe për herë të parë kam mundur të mendoj përkëtë përvojë dhe të mësoj se ku jam unë në atë moment. Kur kam arritur nëbanesën e saj, tashmë ishte errësuar. Dritat në shtyllën elektrike vazhdimisht

401

ishin fikur - kam ndjerë panik dhe frikë saherë që kam mbetur në terr. Mevite jam marrë me punë aktiviste - kam punuar në strehimore për gratë pakulm mbi krye, jam lidhur për gardhiqe në shenjë proteste kundër luftës nuk-leare, kam fjetur në kampe paqësore në qiell të hapur, në shi dhe në mesine tendave, kam qëndruar në terren me frymë për ekzaminime nukleare nëNevadë e rrethuar me pluhur radioaktiv - por asnjëherë nuk e kam ndjerëveten aq të vetmuar. Kam telefonuar në shtëpi, në Amerikë. Kam shëtiturnëpër banesë. Jam përpjekur të lexoj, por nuk kam mundur të përqendro-hem. Më në fund jam shtrirë në shtratin e Rachelit i mbuluar me një mbulesëjashtëzakonisht të bukur të kuqe dhe e kam dëgjuar kasetën me këngënshumë të mirë të Jane Siberry, "Calling All Angels".

Nga ditari im atë natë:Zemra ime po thyhet përbrenda si organizmi i cili e lind vetveten, i

cili krijon rrëfime për veten, për vrazhdësinë: cigaret e ndezura gati të depër-tuara përmes mollëzave të faqes së gruas së ushtarit, kokat e këputura tëprindërve të moshuar të saj, vajza pesëmbmëdhjetëvjeçare të cilën e kanëpërdhunuar bashkëshorti i saj ushtar dhe miqtë e tij në automobil, pistoletatë cilën ushtarët si për argëtim ia kanë vënë në duar foshnjes së tremuajshe,ushqimin të cilin kanë refuzuar t'ia japin nënës së vajzës myslimane e cila kavendosur të lindë fëmijën e serbit i cili e ka përdhunuar, daja nga Kanadajai cili është përpjekur të keqtrajtojë mbesën e vetë katërmbëdhjetë vjeçe ecila ka ikur nga Sarajeva dhe ka dashur të shkojë në vend të sigurt nëKanada, rrobat e ndyta dhe të palara në kuti të ndihmës humanitare për tëcilat gratë refugjate është dashur të jenë mirënjohëse.

Zemra ime nuk është thyer për shkak të asaj vrazhdësie dhe tmerriprimitiv. Më ka dhembur sepse jam përpjekur të mbrohem nga dashuria ndajrefugjateve. Gratë të cilat i kanë përgatitur ëmbëlësirat në hapësirën e cilatani ka qenë kuzhina e tyre, dhomë e gjumit, dhomë dite dhe banjo i kanëbërë për mua, për një shtetase të huaj. Ajo grua e cila qeshte dhe i tregonteata pak dhëmbë që i kishte, e cila e inkurajonte gruan pranë vetes e cila pintecigare, e ka qepte fundin dhe kërkonte ndjesë për shkak të flokëve të vetatë parregulluara. Zemra ime është mbushur me dashuri. Lotët kanë filluar tëmë rrjedhin si xhami i cili e ka prerë lëkurën time, më ka thyer, më kashndërruar në askë dhe në diçka joreale, e ka thyer mallin tim për përkufiz-im, të fuqisë, famës, i ka thyer të gjitha këto në grimca të cilat do të shkri-hen dhe nuk do të krijohet asgjë që do të mund ta përcaktoja, asgjë që dotë më ngjante mua ose qenies sime. Ka qenë vetëm pelte. Një grumbull ipeltes që pulson si gjaku. Dhe shkrirje.

Pas netëve të kaluara në shtratin e Rachelinit, udhëtimi im kandryshuar. Kam filluar të kuptoj intervistat e mia si kontrata të shenjtashoqërore. Nuk kam mundur vetëm të marrë rrëfimet, ngjarjet dhe ndjenjate atyre grave. Më është dashur që me to të vendos interaksion. Më ështëdashur të jem e pranishme. Më është dashur të jem e lënduar. Më ështëdashur të ndjej dashuri. Nuk kam mundur më të mbroj veten nga rrëfimet tëcilat i kam dëgjuar. Lufta nuk është e natyrshme. Kurrë nuk do t'i pranoj e

402

qetë tmerret dhe vrazhdësinë. Pas kësaj, shpesh gjatë intervistave kam qarë.E kam ndjerë veten të vogël dhe të pandihmë. Qëndrimet e vjetra vetëmbro-jtëse, identiteti dhe trajtimet më janë zhdukur.

(...)

Eve Ensler

(Eve Ensler është dramaturge, skenariste dhe aktiviste. I ka shkruar"monologjet e Vagininës" dhe ka merita për "Ditën -D", fushatën epërgjithhme kundër dhunës mbi gratë. Është mike shumëvjeçare e Qendrëspër gratë viktima të luftës.)

("Gratë i rikujtojnë kujtimet" 2003)

403

Shënimet për jetën në prapavijë

Unë jam Senka. Kam jetuar dhe kam punuar në Sanxhak tridhjetë enjë vit. Prej tyre njëzet e tri në Priboj në Limë. Për këtë vend të gjithë kanëdëgjuar, sepse një kohë të gjatë ka qenë i pranishëm në mjetet e informim-it, si tek e fundit edhe të gjitha vendet në Sanxhak. Për këto vende më lid-hin kujtime shumë të dashura. Lirisht mund të them se një pjesë e imja kambetur atje, pa e marrë parasysh që provinca fare nuk është e lehtë për jetë.

Derisa ka shpërthyer konflikti, në hapësirat tona kemi jetuar "mirë".Sistemi i mëparshëm i ka rregulluar jetët tona, i ka caktuar dhe i kandryshuar, kurse ne kemi qenë vëshgues pa zë, ose "besimtarë". Kurrë nukkam qenë në strukturat e pushtetit, por profesioni im me tërë forcën e kazbatuar në jetë tërë atë që e ka kërkuar pushteti. Pra, përmes planeve dheprogrameve nxënësit kanë qenë plotësisht të përfshirë në ideologjinë epushtetit. Ndoshta vetëm orët e matematikës kanë qenë jashtë kësaj. Mirëpo,rezistencë nuk ka pasur. Ekzistojnë vetëm ndryshimet e vogla kozmetike, porato janë të pamjaftueshme që nxënësit dhe nxënëset të krijohen si individëtë logjikshëm dhe të lirë. Çdo gjë është koduar që më parë. Tek unë ështëparaqitur revolta, mëdyshjet; po përpiqem aq sa mundem të ndryshoj diçka,por kudo po has në mur. Vetes i jap detyrë që sa mundem dhe di t'ua bëjnxënësve/nxënëseve qëndrimin e këndshëm në shkollë. Dhe mendoj se këtukam arritur sukses. Mendoj se u jam drejtuar me plot dashuri dhe ngrohtësi.Shpresoj se shumica prej tyre së paku një herë do të më rikujtojnë.

... Në shtet po ndodhin ndryshime të mëdha. Në vend të pushtetittë burokratisë komuniste, e kemi fituar pushtetin nacionalist. Ish-"luftëtarëtpër vetëqeverisje dhe të drejta të punëtorëve", gjatë natës janë bërë serbë,kroatë, etj. Mirëpo, ende askush nga njerëzit e zakonshëm nuk po e parand-jenë luftën. Në mars të vitit 1991 ndodhën demonstratat në Beograd. Nëshikim të parë rasti është i parëndësishëm, por në atë protestë me dhjetëramijëra njerëz, e kanë shprehur zemërimin, me vite të fshehur heshtjen edhunshme dhe mbajtjen e paqes në mënyrë artificiale. Për një moment ështëzhdukur bindja për shtetin e lumtur. Si lumi i fryrë, një masë e madhe enjerëzve, me tërë forcën i ka shprehur mungesat e grumbulluara të lirisë,moskënaqësitë, dëshpërimin. Në atë muaj mars kam qenë në sheshe tëBeogradit. Do të mbaj këtë në vete si momente të rëndësishme të jetës sime.Dhe si të bukura.

Ato disa ditë në Beograd kanë qenë të shkëlqyera dhe të lira. Atotankse më 9 mars nuk i kanë frikësuar njerëzit. Me mijëra të rinj të shkëlqy-er edhe tani po i shoh. Shpesh pyes pse Beogradi atëherë ka mbetur vetëm?

404

Ndoshta ajo ka qenë shenjë ndjellëkeqëse për tragjedinë tonë tëpërgjithshme.

... Përsëri jam në Priboj. Po punoj. Fillon lufta. Mobilizimet, frika,propaganda. Kudo ushtria. Gjatë kohës së pushimit jam në Beograd. Nërrugë më shumë persona me uniforma se sa civilë. Në vjeshtë të të njëjtit vitnë Priboj ende relativisht qetë.

Por në ajër ndjehet ngarkesa, po zgjerohet ashtu siç është zgjeruarzjarri i luftës. Fillojnë klasifikimet, akuzimet. Që nga fillimi e kam qëndriminlidhur me atë që po ndodh. Unë jam kundër luftës. Kundër nacionalizmit,kundër teorisë së tokës së djegur. Me këmbëngulje i paraqes qëndrimet emia. Dhe kështu fillojnë konfliket. Akuzat. Shumica më shmangen, nuk duantë bisedojnë me mua. Përjetoj ofendime. Më etiketojnë. Me mua kanë mbe-tur vetëm mikeshat e mia të shkëlqyera: Bila, Dana dhe Vuka. Përkrahja etyre për mua është e rëndësishme. Në shkollë është situatë e padurueshme.Me nxënës/e po punoj sa po mundem. Përpiqem t'i ruaj nga ndikimet e tele-vizionit, mjedisit, por edhe të vet prindërve. Për Ditën e shkollës e kampropozuar temën për hartim me shkrim për paqen. Nuk e pranojnë.

Një koleg imi i mirë atëherë ka qenë i mobilizuar. E mora klasën etij. Kam pasur mëdyshje të madhe për këtë. Pse po e bëj këtë? Po unë jamkundër luftës, dhe me këtë po i ndihmoj dikujt që ka shkuar në luftë.Vendosa të mos e zëvendësoj. Nuk dua kompensim me të holla për orët tëcilat i kam mbajtur deri atëherë në vend të tij.

Atë vjeshtën e hidhur të vitit 1992 fillojnë edhe shpërnguljet e paranga Priboji. Disa kolege dhe kolegë nuk vijnë më në punë. Sikur të mos kishinpunuar kurrë me ne. Kanë shkuar. me dashakeqësi pyesin: "Po pse kanëshkuar? këtu e kanë mirë." Filluan kërcënimet përmes telefonit.

Kurse unë edhe gjatë asaj vjeshte të vitit 1992 përsëri shpresoja.Ishin zgjedhjet.

Mirëpo, përsëri njerëzit gjithnjë e më shumë largoheshin njëri prejtjetrit. Me net nuk më ka zënë gjumi. Kisha ankthe gjumi. Kam frikë përPegjën. Do të vijnë e do ta kërkojnë. Ta qojnë në front, si edhe mijëra të tjerëtë cilët i kanë dërguar. Jam vetëm. Nuk e hap derën, me përjashtim shenjavetë dakordara. Edhe përkundër saj, përpiqem që ta mund frikën në vetvete.Edhe pata sukses. Nuk i ndërprej lidhjet me njerëzit, fillova të grumbullojnënshkrimet për referendumin kundër luftës. Më shkonte mirë, edhe pse çdogjë bëja fshehtazi. Shpesh e ndjej mirënjohjen e madhe të kolegeve dhe tëkolegëve të mi të kombësisë myslimane. Shumicën prej tyre deri atëherë nuki kam njohur e tani po më afrohen. Kanë ditur madje edhe të më thonë:"Faleminderit që po bisedon me ne". Uh, komenti për këtë është i tepërt.

Mikeshen time Enisën, mjeke e re, e larguan nga puna. Kinse nuk kaqenë korrekte ndaj rezervistëve. Dua t'i ndihmoj, Enisa refuzon. Ka frikë.Motra dhe dhëndri i saj tashmë kanë dalë nga Priboji. E kanë ndjerë se sahap e mbyll sytë janë bërë armiq nga të cilët duhet të largohen.

Mikesha ime Alma me ditë vjen te unë dhe shpreh fikë për vajzën evet, të vetmen, të cilën e ka lindur pas dymbëdhjetë vitesh martese. Anëtarët

405

e saj të familjes kanë qenë në Prijedor derisa ka filluar lufta. Tani ata tështatët jetojnë në shtatë shtete. Alma e do shumë Bosnjën e vet. Ka vuajtjetë thella për të. Një ditë krejtësisht e frikësuar më ka thënë: "Unë e di,Senka, se ti kishe me ma shpëtuar Merimën". Kam ankthe të mëdha. Jamduke bërë plane në kokë si ta shpëtoj Merimën. Po kërkoj mbështetje tenjerëzit e sigurt. Planin e kam bërë. Jo, Merimës nuk guxon t'i ndodhë asgjë.

... Ndodhi rasti i Severinit. Rrëmbimi nga autobusi. Natasha Kandiqkërkon ndihmë për të rënë në kontakt me njerëzit në Priboj. I ndihmoj samundem. Dëgjohen rrëfimet e tmerrshme për krimet mbi të rrëmbyerit. Afërështë Vishegradi, Rudo. Forcat paramilitare po shëtisin dhe po kapërdisennëpër qytet. Shpërnguljet e popullsisë myslimane po vazhdojnë pa ndarë. Ikam shikuar këta trena me përplot njerëz fatkeq të cilët janë nisur në drej-tim të panjohur. Pamjet e atyre plakave me shami; plaka të cilat nuk kanëdalë më larg se sa pragu i shtëpisë së vet, kurrë nuk do t'i harroj. Secila prejtyre ka mundur të jetë nëna ime. Kush e di a do të më ndodh diçka e tillëedhe mua.

Kam frikë.Ndodhi rasti i Shtërpcit. Nuk ka protesta, nuk ka përkrahje për famil-

jet e të të rrëmbyerve. Për ta po mbizotëron një heshtje e thellë. Po qarkul-lojnë rrëfime të ndryshme. Pushteti zyrtarisht po e premton hetimin, por nukpo bën asgjë ta zbulojë krimin. Po edhe si ta zbulojë, kur krejt vetë e ka kur-disur.

Shpesh kam udhëtuar me tren nëpër stacionin e Shtërpcit, dhe kamdëgjuar fjalë dhe komente: Përgatituni, tani e ka radhën Shtërpci, ha, ha, ha.Po shikoj, po dëgjoj por nuk mundem të besoj.

... Ne asgjë nuk na ka ndodhur rastësisht. Hapësirat tona po i vretnacionalizmi. Ai është edhe urrejtje, edhe primitivizëm, edhe lakmi edhesmirë. Jetojmë nga Brukseli deri në Gjenevë. Jam e hutuar dhe e pezmatu-ar. Për shkaqe familjare, por edhe për shkak të situatës së keqe në punë, kamvendosur të shkoj në pension të parakohshëm. Jo, në shkollë më nuk kammundur të punoj.

Tani jam në Beograd. I jam përkushtuar familjes dhe mikeshave tëmia të dashura Grave në të Zeza. Me to jam shumë shpesh.

Dua të protestoj në rrugë. Kështu ndjehem mirë.

Senka Knezheviq

(Është shkruar në bazë të rikujtesës, në janar të vitit 1994)

("Gratë për paqe" 1994)

406

Njohja me vetveten

Nga shqetesimi tashmë dy orë jam duke shëtitur nëpër dhomë, kamndërmend të shkruaj atë që po e ndjej. Si edhe zakonisht, nuk di nga të fil-loj, sepse po ndjej një ankth të tmerrshëm në vete. Nuk dua të përfundojkëtë artikull me një frymë si edhe artikujt tjerë të cilët i kam shkruar deri mëtani, që më në fund të përfundoj në shportën për plehëra. Më duhet ta pra-noj se kjo që do të shkruaj tani, për mua është më e rëndësishme se sa atëqë kam shkruar deri më tani. Pse mendoj kështu? Sepse kam filluar të men-doj më ndryshe, të ndjehem më ndryshe por edhe jam duke komunikuar menjerëzit më ndryshe. Më duhet ta pranoj se tani jam më e guximshme. Po evërej që përmes përvojave të reja po piqem, po bëhem më e matur. Po endjej se diçka po filloj. Për herë të parë dua të them atë që deri më tani nukkam mundur dhe nuk e kam pasur rastin që ta bëj.

Cili është shkaku?Çka ka ndikuar në mua?

Anjëherë më parë nuk kam qenë aq krenare me vetveten që jam kri-jesë njerëzore dhe femër. Gjithnjë kam luftuar për të drejtat e mia. Aq sa kamditur për këto të drejta: e drejta për jetë, fjalë dhe liri të mendimit, punë,shkollim, mënyrë të jetës... Sa i përket mënyrës së jetës, nuk ekziston aqhapësirë dhe mundësi për realizim në mjedisin në të cilin jetoj. Para segjithash, rrjedh nga një mjedis patriarkal, ku të drejtat e femrave ekzistojnëvetëm me fjalë. Për të drejtat e femrave vetëm flitet, asgjë konkrete nukbëhet. Edhe pse nuk është gjetur zgjidhja politike (për Kosovën), nuk men-doj se ne gratë, duhet të presim, që së pari të zgjidhet ky problem i madhpolitik, e që pastaj ne gratë duhet të luftojmë për pozitën tonë. Unë nuk duaqë ne, gratë, duhet të presim duarkryq që të tjerët të na e japin lejen që tëluftojmë për të drejtat tona. Të drejtat tona të femrave edhe më tutje janëtë rrezikuara, jo vetëm nga regjimi, i cili po na shtyp qëmoti, por edhe ngapatriarkati. Ne si gra jemi të edukuara të mos përkrahim njëra tjetrën siç dotë duhej. Me një pozitë të tillë në shoqërinë në të cilin jetoj jam përpjekur qëme mënyrën time të të menduarit të jetoj ashtu siç më është përgjigjur mua,por pranë një konfuziteti të tillë, jostabiliteti politik dhe problemeve tjera, kaqenë shumë vështirë. Për këtë jam bindur kur e kam vazhduar vitin e tretënë Fakutletin Arkitektonik në Prishtinë. Atë kohë rezhimi i Millosheviqit na patnxjerrë nga ndërtesa e fakultetit, sepse nuk kemi pranuar të punojmë meplanin dhe programin e imponuar nga ai rezhim. serb.

407

Atëherë janë rrënuar të gjitha ëndërrat e mia se një ditë do të jemarkitekte. Mirëpo, më duhet ta pranoj se nuk kam qenë e sigurt a dua të jemose jo arkitekte. Thjeshtë më nuk kam qenë e sigurt në vetvete dhe në atese cka dua.

Pasi që na kanë nxjerrë nga fakulteti, kemi mbetur në rrugë dikurreth tetë muaj derisa është organizuar arsimi paralel. Të rinjtë tanë kanëikur nëpër tërë Evropën. Kurrë nuk do ti harroj vitet 1991/92. Ajo ka qenëperiudha më e vështirë në jetën time, por mendoj edhe për shumë të tjerë.Nuk kam ditur çfarë të bëj me vetveten. Prindërit i patën larguar nga puna,dy motrat e mia tashmë kishin shkuar në Londër, kurse unë dhe motra e tretëpatëm mbetur në Prishtinë. Çdo gjë është dashur të paguhet, pra edhe fakul-teti, i cili është hapur pas disa muajsh. Kushtet i kemi pasur të tmerrshmepër punë dhe studim. Nuk kam mundur të pajtohem me kushtet e tilla tëshkollimit, nuk mundem as tani. Kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë nëjetën time, kam shpresuar se në të ardhmen do ta kem shumë më lehtë menjë përvojë të tillë, por kjo ka qenë një përvojë e hidhur. Në fund të tunelit,nganjëherë nuk kam parë dritë. Kam vendosur të shkoj diku në botën ejashtme dhe të filloj nga fillimi. Në thellësi të shpirtit këtë nuk e kam dashur,por megjithatë jam përpjekur. Kam shkuar në Holandë, në vitin 1992, që tëbëj diçka për veten dhe për familjen. Jam kthyer pas dhjetë ditësh në njëdepresion të rëndë. Diçka nga brenda më thoshte: -Jo, ti këtë nuk e do, tidëshiron diçka tjetër, duhet të jetosh atje ku ke lindur dhe të veprosh aty.

Një vit më pas (1993) kur jemi kthyer në fakultet, kemi filluar tëmbajmë ligjërata nëpër shtëpi private në kushte të këqia dhe primitive.Mësimi nuk ka ngjarë në mësim normal, klasat kanë qenë nga betoni, dhejemi ulur në banka druri nga shtatë orë në ditë. Na është dashur të mëso-hemi e të pranojmë këto kushte për studim. Ushtrimet i kemi përfunduar nështëpi, sepse na kanë munguar bankat për vizatim. Me kushte të tilla tëstudimit nuk jam pajtuar asnjëherë. Meqenëse ka qenë tmerrësisht shtren-jtë më është dashur të gjej një punë së paku të mbuloj harxhimet për fakul-tet. Kështu kam punuar si dado, dhe i kam ruajtur fëmijtë e mikes sime përt'i blerë vetes letër paus, hamer ose ndonjë gjë tjetër të imët. Kjo ka zgjaturgjashtë, shtatë muaj, mirëpo te unë asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk kam qenëe lumtur.

Në maj të vitit 1994 ka ndodhur edhe diçka që më ka goditur tmer-rësisht. Inspektorët e MPB të Serbisë e kanë arrestuar babain tim për shkaktë veprimtarisë politike. Kam qenë edhe më e palumtur. Atëherë për herë tëparë në jetë e kam kuptuar se nuk kam miq edhe pse kam menduar se i kam.E kam ndjerë nevojën të bisedoj me dikë, por fatkeqësisht nuk kam pasur mekë. Në aspektin financiar kemi qëndruar shumë keq, kështu që na ështëdashur që ne dy motrat më të vjetra të gjejmë punë, sepse të gjitha kemiqenë studente. Atëherë vetëm nëna është kthyer në punë. Pas dy muajshmotra edhe unë kemi gjetur punë. Pas gjashtë muajsh i ati im ka dalë ngaburgu me aktgjykim që të mbrohet në liri. Gjërat kanë filluar të ndryshojnë.Motra ime ka gjetur punë në Këshillin për të Drejta të Njeriut në Prishtinë,

408

kurse i ati ka filluar të punojë në Fakultetin Ekonomik paralel në Prishtinë.Unë atë vit kam qenë aktiviste në lëvizjen humaniste në Prishtinë. Jam për-pjekur me tërë forcën që të mbijetojë ajo lëvizje në Prishtinë, por shumëvështirë është të bindësh njerëzit që vullnetarisht të përhapin ide kundërluftës. Njerëzit kanë menduar se kjo ide është tepër utopiste dhe që neshqiptarët duhet së pari të themelojnë shtetin tonë (të Kosovës). Ka qenëshumë vështirë të ruash veten nga njëanshmëira e ambientit rrethues në tëcilin jetoja. Kam menduar se është mirë të duash popullin tënd e jo ta urreshatë tjetrin, këtë e mendoj edhe tani, kur jam më e pjekur.

Më është dukur se, nëse është dikush fajtor për atë që na ka ndod-hur në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, atëherë kjo është qeveria serbe në kryeme Milosheviqin dhe me politikanët tjerë paraprakë. Kështu mendoj edhe tanikur e kam një numër të madh miqsh në mesin e serbëve.

Në nëntor të vitit 1994 kemi shkuar në Budapest bashkë me lëvizjenhumaniste nga Kosova dhe atje jemi takuar me humanistët nga Beogradi. Kjoka qenë një përvojë e madhe për mua. Drejtpërsëdrejti kemi lidhur kontakteme beogradasit dhe kemi mësuar prej tyre se çfarë po ndodh në Beograd.Edhe ata kanë qenë të interesuar për situatën tonë në Kosovë. Kjo lëvizje mëka dhënë forcën të vazhdoj më tutje dhe të merrem me të drejtat e njeriut.

Mirëpo më së shumti i jam frikësuar një depresioni të lehtë. I kamndërruar dy-tri punë derisa kam gjetur atë që e kam kërkuar. Më ështëdashur puna që të mos e lejoj vetën të mendoj shumë, sepse nuk do të dijaçfarë të bëj me veten. Provimet në fakultet i kam dhënë vetëm atëherë kurkam pasur vullnet të mirë. E kam ndjerë veten të pandihmë dhe të pado-bishme, pa e marrë parasysh çfarë kam bërë. Të jetosh në një mjedis patri-arkal në një presion të tillë të rëndë politik, të pajtohesh me njerëzit të cilëte aktrojnë lumturinë kur të gjithë e kanë vështirë, këtë nuk kam mundur t'ialejojë vetes. Kam qenë e sigurt se nuk do të martohem si shoqet e mia përtë aktruar amvisen e mirë dhe për të lindur fëmijë të cilin nuk do të kisha meçfarë ti ushqej. Nuk do të doja të përfundoja fakultetin që diploma të mëshërbej si dëshmi se vlej diçka, e pastaj të rri në shtëpi e të pres ditë të lum-tura. Por çfarë më ka mbetur mua tjetër? Vetëm të vazhdoj të luftoj për poz-itën time në mjedisin në të cilin jetoj. Por si?

Në këto, për mua momente më të vështira, kam gjetur punë, për tëcilën as që kam ëndërruar. I janë hapur dyert fatit tim të ardhshëm. Më ështëdashur kohë ta bind veten se unë nuk jam e pavlefshme, se di çfarë bëj dhesi punoj, se do të vazhdoj këtë rrugë deri në fund dhe që nuk do të heq dorënga kjo për kurrfarë çmimi. E kam ditur në fillim që do të kem probleme, pornuk kam ditur të çfarë natyre do të jenë ato probleme.

Në qershor të vitit 1996 kam gjetur punë në një OJQ të Beogradit,dhe mua më është dashur të hulumtoj shkeljen e të drejtave të njeriut nëmjedisin tim. Që nga fillimi e kam dashur këtë punë, por edhe më shumë edua tani kur kam më shumë përvojë.

Ditën time të parë në Beograd kurrë nuk do ta harroj. Kam qenë nëBeograd edhe më herët, por kurrë nuk e kam ndjerë ngrohtësinë e tillë të

409

njerëzve, të atyre që më kanë pritur në vendin e punës. Kam menduar në njëmoment, a jam duke ëndërruar ose më duket se njerëzit janë tepër gjentilë.Është bërë një kthesë e madhe në jetën time, dhe këtë e kam ndjerë mëvonë. Secilën herë Beogradi për mua ka qenë një sfidë e madhe dhe përvo-jë e madhe. Asnjëherë nuk e kam ditur se çfarë më pret herën tjetër.Beogradi as atëherë e as sot nuk simbolozon për mua rezhimin eMillosheviqit. Ndoshta ky ka qenë fati ose lumturia që të gjej një rreth të tillëtë njerëzve me bindje shumë liberale, edhe karshi problemit të Kosovës.Ngadalë kam filluar të shikoj veten si qenie njerëzore e cila nuk i takon vetëmnjë bashkësie ose mjedisi. E kam ditur se mundem të bëj edhe më shumë përtërë njerëzimin. Kam vendosur të thelloj njohuritë për të drejtat e njeriut, poredhe më vonë për të drejtat e femrave. E kam mësuar se të drejtat e gravejanë të drejta të njeriut, se qenia njerëzore duron të gjitha llojet e dhunës.

Secilën herë kur kam qenë në terren në Kosovë duke hulumtuar, ekam ndjerë veten më të fuqishme dhe më të afërt me njerëzit, secilën herëkam njohtuar njerëz me karaktere dhe sjellje të ndryshme. Shumë vlera tëtyre të dobishme i kam marrë dhe i kam përvetësuar për punën time tëardhshme.

Përvoja ime e dytë ka qenë tubimi i GRAVE NË TË ZEZA në Novi Sadnë gusht të vitit 1996. Atje kam shkuar e painformuar, e papërgatitur epavendosur. Më duhet t'i falënderohem mikes sime të dashur Ursula Rennerite cila ka ardhur në organizatën time dhe më ka ftuar të marr pjesë në atëtubim. As që e kam parandjerë se çfarë do të ndodhë atje dhe kush do tëmarrë pjesë. Kam pranuar të shkoj, por fare nuk kam qenë e sigurt.

E kam parë se, ndër të tjera, do të flitet edhe për të drejtat e les-bikeve. Kam pasur shumë paragjykime për lesbiket. Atëherë nuk e kam diturse të drejtat e lesbikeve janë të drejta të grave, kurse të drejtat e grave janëtë drejta të njeriut.

Në Novi Sad, jam njohur me gra të ndryshme nga tërë bota. E kamndjerë një forcë për të cilën deri atëherë nuk kam ditur, kam qenë e lumturqë i takoj gjinisë femërore. Atje kam gjetur forcë të luftoj për të drejtat njerë-zore të femrave, e këto të drejta janë më të rrezikuarat në botë bashkë metë drejtat e fëmijëve. Jam njohur me gra të shkëlqyera dhe të mençura ngaish-Jugosllavia. Njësoj ka qenë edhe me gratë nga anët tjera të botës. E kamfituar përkrahjen të shkoj më tutje. Aty për herë të parë kam ndjerë dhem-bje për gratë e Bosnjës dhe e kam kuptuar se çfarë kanë përjetuar ato gjatëluftës. Më ka inspiruar ai solidaritet dhe motërzim midis grave të ish-Jugosllavisë dhe botës. Kjo më ka ndihmuar që të zhduket kaosi në shpirtintim. Kam mundur të dal nga mjedisi, i cili më ka rrethuar me politikë dhenacionalizëm, frikë dhe brenga për ardhmëri. Edhe atëherë kjo ka qenëshumë vështirë, por sot është edhe më vështirë.

Qëkur kam filluar të punoj, shumë gjëra kanë ndryshuar. Disa përmë mirë, e disa për më keq. E kam humbur një numër të madh të miqve,edhe pse nuk e kam ditur pse më ka ndodhur kjo. Pa arsyetim ngadalë janëlarguar prej meje të gjithë ata njerëz, të cilët i kam dashur shumë, secili në

410

mënyrën e vet. Nuk i kam tradhtuar unë pse kam filluar të punoj atë që atanuk e kanë kuptuar ose nuk kanë dashur ta kuptojnë. Asnjëherë nuk më kanëpyetur se si ndjehem por vetëm se sa marr page për atë punë. Kam hyrë nënjë krizë, dhe nuk kam ditur çfarë të bëj? Puna për mua ka qenë shumë erëndësishme, kurse nga ana tjetër nuk kam mundur të pajtohem me atë seata nuk duan më të shoqërohen me mua. Por kam qenë e sigurt se puna përmua është gjë shumë e rëndësishme dhe që unë askujt nuk jam duke i bërëkeq. Kam filluar të shoqërohem me njerëzit tjerë në rrethet tjera. Ata njerëzkam filluar t'i dua për çdo ditë shumë e më shumë. Ai rreth është shumë ivogël, por shpresoj se ngadalë do ta zgjeroj.

Ursula për herë të dytë më ka ndihmuar të kuptoj situatën dhe mëka propozuar që të flas me ndonjë psikolog/e. Më ka drejtuar të shkoj nëQendrën e femrave, të bisedoj me Llepën.

Jam mësuar që problemet e mia t'i zgjidhë vetëm. Megjithatë ky kaqenë një lloj tjetër i problemit. Mirëpo, kështu janë zhvilluar gjërat saqë unëpërsëri kam shkuar te psikologja. Si ka ndodhur kjo?

Në fund të janarit të vitit 1997 në Beograd, derisa kanë zgjaturprotestat e opozitës kunder rezhimit te Sllobodan Millosheviqit, kam dalë elodhur nga puna dhe jam nisur në drejtim të Terazisë që të marr pjesë nëprotesta. Në rrugën Vlajkoviqeva kam hasur në Natashën, Llepën dhe Kaçën.Kam menduar çfarë koinçidence është kjo, vazhdimisht kam menduar si tëshkoj deri te Qendra, por nuk kam mundur të vendos, kurse ato kanë qën-druar pranë meje atë moment. Jam gëzuar shumë që i kam takuar. Mendojse edhe atyre u ka ardhur mirë që më kanë parë.

Kemi shkuar bashkë në restorant për të pirë kafe dhe kemi biseduarpër situatën në Beograd dhe në Kosovë. Kam rënë dakort me Llepën që tënesërmen të shkoj në Qendër që të bisedoj me të. Mezi kam pritur të shkojedhe pse kam qenë nervoze. Ajo më ka dëgjuar deri në fund, më ka shp-jeguar se shoqëria dhe miqtë duhet të ndryshohen. Se jeta është dinamike,kështu që edhe miqtë ndryshojnë. Më ka përkrahur dhe më ka dhënë tëdrejtë për atë që ndjej dhe mendoj, se për këtë më duhet më shumë kohë,që gjërat të vijnë në vend të ver. Unë e kam pasur shumë më lehtë pasi qëkam biseduar me të. Tani e kam zgjeruar rrethin tim të miqve dhe mendoj sepër mua kanë domethënie të madhe. Sidomos numri i madh i miqve që ekam në Beograd dhe jam e lumtur për këtë.

Nora Ahmetaj

("Gratë për paqe" 1997)

411

Shtatë vitet e mia të luftës

Fakti që i ati im Borisi ka qenë rus, i cili ndjenjat e veta nacionale ika shprehur duke i shikuar filmat rus, edhe ata më stupidë, në mënyrë fetaredhe të durueshme (për dallim nga prodhimet tjera) dhe duke luajtur shah (kaqenë mjeshtër i shahut, i dhënë njësoj si edhe pas profesionit gjinekolog spe-cialist), dhe fakti që e ëma Vukosava, nga i ati Dushani dhe ashtu siç e kandjerë serbe, por edhe gjysmë sllovene nga e ëma Marija të cilën askush nëZagreb ose kudo tjetër nuk e ka ditur përveç si Dushankë, - më vonë kamkonstatuar - e ka përcaktuar qëndrimin tim ndaj kombit dhe çdo gjëje tjetër.Deri në vitin 1971, kurse atëherë kam jetuar në Topuskë, kam menduar se,vetë fakti që kam lindur në Zagreb i cili është në Kroaci, se edhe unë jamkroate. Atë vit e kam kuptuar - sepse sipas meje kur është përmendur kombi"fajtor" në klasë e kam ngritur dorën - se nuk jam e tillë, dhe prej atëherit ederi më sot, nuk jam asgjë. Kështu që me vite kam qenë, formalisht,jugosllave, siç sot formalisht them se jam ruse, edhe pse në aspektin kom-bëtar nuk ndjej - asgjë. Idiot, me fjalë tjera, sipas shokut tim Pera Lukoviqit,i cili në mes të Zagrebit, në vitin 1992, duke i shndërruar të gjitha të hollat,menjëherë në banak, nga shitja e gazetës Vreme e cila atëherë nuk ka arrit-ur në Zagreb përmes kanaleve të rregullta, në Stock, pas deklaratës publike"Popull kroat, ju faleminderit që nuk më keni therur", i pyetur se çfarë kom-bësie ka, është përgjigjur: "Unë jam idiot".

Dhe deri më sot, kjo është përgjigjja më e mençur të cilën, nga per-spektiva ime, e kam dëgjuar.

Kohëpaskohe kam menduar se i ati më jep deklarata idiotike: kurjemi vendosur këtu në, "vatrën time të sotme shekullore", në banesën nërrugën - dikur Svetozar Markoviq, kurse sot Filip Grabovci në Zagreb - nuk kalejuar të prishimin stufën prej majolike, me arsyetim: "Nëse do të ketë luftë,më lehtë do ta kemi me stufë". As e ëma, përndryshe energjike dhe kokëforte,as unë, atëherë e papjekur, nuk e kemi kundërshtuar, vetëm kemi menduarme atë tonën. Atëherë njëherë më ka thënë: "Të dish, vitet e luftës të vijnësi jeta e shtyrë". Atëherë këtë nuk e kam kuptuar. Mirëpo, kanë kaluar vitedhe ka ardhur koha e "jetës sime të shtyrë", e cila, pse të mos e pranoj, povazhdon edhe sot - në fund të vitit 1997.

Atëherë, në fund të vitit 1991 dhe deri në pranverë të vitit 1992 kamjetuar në relacionin Zagreb - Sarajevë. Vendimin tim që parakohe të largo-hem e kam marrë në momentin kur shumicës së pamarrëvesh në Zagreb (praedhe mua), na i kanë shkyçur telefonat dhe kur miku im është mobilizuar"vullnetarisht" (kur e kanë marrë me forcë atë pasdite) më ka ftuar dhe me

412

panik ka kërkuar që, nëse kam ndokë në rrugën Vëllezërit Domani, të njëjtënditë "të bëj evakuimin". Gjurgjicën e kemi dërguar në gjumë te vajza ime nënjë adresë në pjesën tjetër të qytetit; atë natë janë nisur tankset ngaBeogradi për në Kroaci (në Vukovar, më vonë kemi dëgjuar) kurse në rrugënVëllezërit Domani atë natë ka fluturuar në ajër kafeneja në katin përdhesë errokaqie-llit, sepse bodrumi nuk ekziston. Kemi kontaktuar "tajmingu" fajtor.

Kështu është krijuar shtojca për shkak të së cilës Gjurgjica,sekretaresha jonë me librezë pune të "pamarrëvesh" (nga Borba deri teKomunisti, kurse si fëmijë i partizanëve, edhe e ëma i ka vdekur nga bombae rastësishme në vitin 1945 në Tërnje të Zagrebit, ka qarë dhe na ka shpa-llur armiq. Fjalia: "Jugosllavi, shtet i cili nuk ekziston, natën e mirë", memjete të censuruara është larguar nga përdorimi, ne të gjithë e kemi ndjerëveten të braktisur dhe njerëz të cilët nuk na kanë kuptuar, Jugosllavi njëmendmë nuk ka pasur, por askush jashtë Kroacisë, na është dukur se, ende nuk eka kuptuar, dhe më asnjëherë nuk ka qenë njësoj. Së paku sot kështu, ngaperspektiva e "distancës historike".

Ditën e nesërme kam shkuar në Slloveni, e pastaj - babai dhe nënamë kanë përcjellë me lot me aeroplanin "se veda" kam arritur në Beograd, epastaj për Sarajevë. E vetjmja gjë që më kujtohet nga ajo kohë: qytetet endriçuara dhe banorët e tyre të cilët sikur asgjë nuk dinë, jetojnë normalishtdhe me dritë, derisa në Zagrebin tim, mbretëronte errësira, lufta, të shtënat.

Më kujtohet se atëherë, plotësisht e shokuar, u kam thënë miqve nëBeograd: "Sikur të kisha mundur vetëm njëherë t'ju fus në ato bodrume melagështi në mesin e minjëve, vetëm të ndjeni atë nënçmim...".

Ata kanë qeshur, edhe pse nga mundimi sepse janë në mesin e atyretë cilët atëherë tashmë çdo gjë e kishin të qartë - derisa unë kam dënesur,dhe jam nisur të nesërmen në mëngjes me aeroplanin e hershëm të JAT-itpër Sarajevë.

Atë ditë, askush prej nesh ende nuk e ka ditur të vërtetën përVukovarin dhe askush nuk e ka kuptuar atë që ka ndodhur atje nga kam arrit-ur unë, njëmend luftë e vërtetë.

Një kohë më ka neveritur plotësisht çdo gjë rreth meje. Sot vështirëështë të ftohen për ndihmë ndjenjat konkrete: pra, çdo gjë, ka mbetur vetëmlëmsh dhembjeje dikund brenda, i cili vlen tani të çthuret dhe të interpreto-het, tërë atë që e bëj për herë të parë qëkur ka filluar çdo gjë dhe kam frikëse jam patetike ndaj së kaluares, në krahasim me atë që kam kaluar.

Me siguri është momenti që secili prej nesh të japë llogaritë për vitete kaluara. Edhe pse edhe sot e asaj dite më llogarisin në armiq të secilit lloji,mendoj se kam të drejtë: në asnjë moment nuk e kam urryer askë, përveçkriminelëve të luftës të të gjitha llojeve. Nga të gjitha anët.

Dhe i besoj Gjykatës së Hagës.Nuk kam as me kë të normalizoj raportet, as të pajtohem. Me askë nuk jamzënë, as nuk kam pasur raporte jonormale.

Nuk kam as çetnikë as ustashë as në familjen e ngushtë as të gjerë,por edhe ashtu miqtë i kam nga populli të cilin e kam zgjedhur e jo nga famil-

413

ja. Me krenari e theksoj se jam fëmijë i martesës së përzier: nënën e kamfemër, babain mashkull; çfarë ka këtu të çuditshme e çka është e pazakon-shme? Miqtë e mi kanë mbetur kryesisht të mitë. Ata të rrallët të cilët janëçmendur gjatë kohës së kaluar, supozoj se, nuk kanë qenë miq të mi. Njollatnga lufta, natyrisht janë të shumta. Asnjë nga qytetet në të cilat kam jetuarnuk janë më ata që kanë qenë. Përmes Slunjit vetëm kaloj, edhe pse si nëkohën e fëmijërisë sime më të hershme, në të njëjtin vend, i shesin bananetmë të mira në botë. Mirëpo, Slunji më nuk është i njëjtë: siç në fëmijërinëmë të hershme disa njerëz të këqij ma kanë helmuar qenin tim Tedi të racësgjermane, kështu sot nuk ekziston më asnjë Rastok në tokën e dheut, poredhe xhaxhai Joso, përndryshe pronar i mullirit më të bukur (të Rastokut) nëbotë, ka vendosur të vdesë në ndonjë nga shtëpitë e Zagrebit për pleq. Edheashtu nuk ka ku, por këtë nuk ka pasur guxim t'ia thotë askush.

Në Sisak nuk dua të shkoj derisa atje janë në pushtet kriminelët eluftës, dhe derisa heshtin për krimin. Në Gospiq kam qenë: shtëpia në të cilënkam banuar nuk ngjan fare në ndjenjat e mia dhe nuk besoj se ekziston endenë të dhoma ime në tavan, e di vetëm se fqinjtë e mi kanë mbijetuar dhendoshta e ruajnë derën e dhomës sonë të fëmijëve në tavan për të cilën assot askush nuk di; bashkëqytetarët e mi të dikurshëm dhe fqinjët janë tëpranishëm me hijet e të zhdukruve, në mesin e të cilëve janë prindërit emiqve të mi, miqve të prindërve të mi, mësuesve të mi dhe kolegëve të mitë parë të shkollës - dhe heshtin. Unë jetoj me shpresë se kjo heshtja ështëturp, dhe që ata edhe më tutje janë njerëz të mirë.

Krenohem vetëm me atë që unë nuk kam heshtur; Veco Kocijan dheunë kemi folur të parët, kurse sot gazetat dhe pjesëtarët e guximshëm tëgazetës Feral konfirmojnë atë të cilën ne e kemi thënë qysh atëherë.

Në Topusko nuk dua të shkoj gjithnjë derisa nuk kthehet Milka.Kurse në rrugën nga Topusku deri në Gospiq janë liqenet e Plitvicës;

as atje nuk dua të shkoj, sepse nuk është më as nëna e Vesnës dhe Mirës,nëna e Milkës e cila e bën basën më të mirë në botë, të cilën nga viti 1991,nuk e kam ngrënë. Dhe qartë nuk do të ha, sepse as basa e Liçkës nuk ështësi e asaj, e ajo nuk është atje.

Njëherë i kam thënë dikujt: të gjitha qytetet e mia janë rrënuar.Disa, si Ogulini nuk janë as fizikisht, por janë në atë kuptimin tjetër, jojugonostalgjik, por ai njerëzor.

Kur më thonë se jam jugonostalgjike, unë në pikëpamje historikethem "jo". Sepse, unë jam jugozomb, çfarëdo që të ketë kuptim ky, dhe çfarë-do që të thotë për dikë. Çfarë do të thotë: "e kam ngushtë në kufijtë në tëcilët më kanë kufizuar dhe në mesin e ndjenjave të cilat i kam, e të cilat nukjanë asgjë në krahasim me ato të të njohurve dhe miqve të mi të cilët kanëpasur "humbje në njerëz dhe në teknik". Edhe pse, Dunja kujtimet e së cilësjanë në Vukovar, nuk e urren askë, kurse me Brankun asnjëherë nuk jam zënë.

Nuk dua të besoj se gjuha kroate dhe serbe janë të ndryshme dhebesoj se vetëm varfënjaku emotiv nuk do ta mësoj shkrimin cirilik. Besoj sene disa kemi të drejtë, sado që të na e zënë hundën se si kanë përfunduarfrancezet të cilat kanë marrë forcë të dashurohen në disa gjermanë në luftën

414

e kaluar, ose anasjelltas.Mikesha ime Kika, e vetmja e cila në mesin tonë ka shkuar në kishë

(katolike) është e martuar për serbë në Banjallukë. Dhe thotë: "Nuk ekzistonai shtet i cili mundet të shkatërroj martesën time". Mikesha jonë e përbashkëtnë Ogulin thotë: "Nuk kam më askë, sepse shumica e miqve të mi ka shkuardikund tjetër gjatë kohës së kësaj lufte!". Mikesha jonë e tretë Branka kavdekur në Titovo Uzhicë, ku është martuar shumë kohë para lufte. Askush nukka mundur të shkoj në varrim, kurse prindërit banor të Karlovcit nuk e kanëmarrë vizën. Nuk i njoh dy fëmijtë e saj. Vëllai i saj Neveni është i regjistru-ar si "i zdukur" në një rubrikë të refugjatëve në rrugën prej Liçka Jesenicësderi në Banjallukë, kurse biri i saj vjen nga Crikvenica për të vizituar gjyshene vet në Ogulin dhe përherë e pyet: "Gjyshe, po kur do të vij babai im?"

Të gjithë ne, edhe ashtu, sot jetojmë atje ku e kemi shtetësinë.

Tanja Tagirov

("Gratë për paqe" 1998)

415

Mbajmë mend

Në shtetin i cili është quajtur Jugosllavi lufta katërvjeçare ka krijuardallime të mëdha në mes njerëzve. Regjimet nacionaliste përmes emrave tëvet personalë i kanë ndarë njerëzit në të vetë dhe të huajtë. Çfarë emri kenë një vend të caktuar, në një regjim të caktuar, është bërë më e rëndë-sishme se sa jeta. E dyta, adresa e banimit. Fakti a je në zonë luftarake osejo, e ka përcaktuar fatin tënd. E treta, nëse e ke njërën prej këtyre pyetjevetë rrezikuara, a ke shans të largohesh nga adresa në të cilën gjuhet me armë.Nëse ke, ku do të shkosh?

Këto janë disa fjali të para të tekstit hyrës për këtë numër të"Feministiçke sveske." E shkruajmë Jadranka dhe unë. Ajo nuk do të shkru-ajë shumë, ne bisedojmë, atëherë e lexojmë se çfarë kam shkruar unë e pas-taj përsëri bisedojmë. Ajo më thotë çfarë të shkruaj. Ky është shënim i disamendimeve tona dhe i disa fragmenteve nga jeta jonë e përbashkët gjatëkohës së luftës.

Jadranka i ka larguar fëmijtë nga adresa e gabuar, nga qendra eSarajevës dhe me ta ka ardhur në Beograd në fillim të vitit 1993. Një pjesëe familjes së Jadrankës ka mbetur në Sarajevë, bashkëshorti, babai, mike-shat, populli, çarshia. Unë tërë kohën jam në adresë të gabuar, në qendër tëBeogradit, me emër të pagabuar për këtë qytet. Ne të dyjat jemi takuar nënjë takim femrash menjëherë pas ardhjes së saj. Prej atëherit lajme tëndryshme dhe disa ngjarje i kemi përjetuar në të njëjtën mënyrë.

Së pari kemi kaluar përmes dhembjes...

Na kanë interesuar gratë, fëmijtë dhe meshkujt të cilët kanë rënëviktimë, të cilët nuk kanë pasur ushqim ose kanë jetuar nën granata. Të dyjatmenjëherë e kemi pasur të qartë se dhembjen duhet ta shndërrojmë nëaksion politik. Kur Jadranka ka ardhur në Beograd, tashmë kanë ekzistuarGratë në të Zeza kundër luftës; ajo na është bashkuar menjëherë, kurse unëaty kam qenë që nga fillimi. Jadranka atëherë ka filluar përsëri të punojë megratë refugjate në kampe rreth Beogradit. Unë kam punuar me gratë refug-jate në Qendrën e grave. Kemi pasur punë sa kemi dashur, ose sa kemimundur... gjatë tërë kohës së luftës nuk jemi ndalur. Kemi punuar, plotësishtndaras, secila sipas vendimit të vetë, në projekte të cilat i kemi zbuluar vetë,i kemi tubuar gratë, i kemi hartuar projektet për të na ndihmuar ndokush.Kemi punuar për pavarësimin dhe për përforcimin e jetës së grave viktima tëluftës. Tërë puna jonë ka qenë politika jonë feministe kundër luftës. Edhe pse

416

Jadranka para se ka ardhur në Beograd nuk ka menduar për feminizmin,kurse unë tashmë dhjetë vjet jam në të. Jadranka menjëherë ështëangazhuar dhe ka marrë pjesë në jetën politike, solidaritetin e grave,përkrahjen e grave dhe çdo gjë tjetër që e ka përcaktuar mbijetesën e fem-inisteve në regjimin serb.

Politika jonë feministe kundër luftës e ka nënkuptuar organizimin egrave dhe të opinionin për rezistencën tonë politike. Prandaj Stasha Zajoviqe ka themeluar organizatën Gratë në të Zeza më 9 tetor të vitit 1991 dhe prejatëherit çdo të mërkure qëndrojmë në rrugë. Atëherë, në mëngjesin e tëmërkurave mendonim çfarë rroba të zeza të veshim atë ditë. Vetë qëndriminë këmbë të veshura me rroba me ngjyrë të zezë ka qenë fakti ynë person-al publik se nuk pajtohemi me politikën e nacionalizmit dhe të vrasjes.Kërkimi i rrobave të zeza në mëngjesin e të mërkurave e ka zvogëluarpamundësinë dhe ndjenjën e fajit. Të veshurit me rroba të zeza e ka nënkup-tuar se nuk pajtohemi me asgjë që bën regjimi serb, sidomos nuk pajtohemime gjuhën i cili e prodhon urrejtjen. Gjatë takimeve të Grave në të Zeza kemiheshtur, me transparente, me afishe. Dhe kështu çdo të mërkure. Katër stinëtë vitit, shumë herë. Krejtësisht të vendosura. Në takime kemi qenë shumëpak dhe mjaft shumë, ne grave krejtësisht të ndryshme, të ndjejmë se nukjemi vetëm. Qëndrimi ynë i përbashkët në shesh e ka shtuar solidaritetinmidis nesh, dashurinë ndaj atyre të cilët politikisht mendojnë ngjashëm, dhekjo na ka shpëtuar.

... atëherë përmes ndjenjës së fajit

Ajo për shkak se është larguar nga adresa e vetë dhe i ka lënë tëvetët midis granatave. Jadranka thotë: "... kështu ka qenë më shumë se dyvite, derisa unë qëndroj me mikeshat dhe flas, nuk di a është ai i vdekur osei gjallë. Dhe kur të pyet dikush si je, nuk guxon as të thuash si je sepse nuke di si janë tutë atje". Kështu Jadranka, kur mundet, ulet në veturë dheshkon te një i njohur i cili shkon në Hungari, del përtej kufirit, e blen njëkartelë telefoni dhe i fton të vetët. Nga pesëdhjetë herë e sjell numrin dukeqëndruar në kabinën telefonike, nganjëherë arrin t'i marrë në telefon, enganjëherë jo, dhe kthehet prapa të njëjtën natë.

Unë e kam pasur ndjenjën e fajit që nuk e kam askë në adresënluftarake ose për shkak se unë nuk jam në adresë luftarake. Pikërisht përshkaqe të kundërta nga Jadranka. Faji është vetëm deri në një farë largësieenergji nxitëse, pas saj paralizon. Në grupe të grave kemi pasur mjaft bise-da për fajin dhe prandaj kemi vendosur që në këtë hyrje nën këtë titull tëshkruajmë se si dy vite kemi jetuar duke dërguar paketa për gra në Sarajevë.Kjo domethënë se me paketa mendohet në vetëshërbim, në cilindo kalimnëpër qytet; kjo domethënë se në paketa mendohet kur kanë ardhur gratënga jashtë dhe kanë pyetur çfarë ju duhet, ose na sjellin dhuratë ne, kursene e lëmë në dollapin për paketa. Kjo domethënë se secilën herë kur kthe-hem në shtëpi shikoj pranë dyqaneve, a është hedhur ndonjë kuti kartoni e

417

cila i përgjigjet pakos standarde. E pastaj i marrë në shtëpi. Kështu nëdhomën time të vogël për çdo rast gjithnjë ka pasur kuti kartoni boshe të rad-hitura njërën mbi tjetrën deri në tavan. I kemi këmbyer kutit e kartonit.Jadranka gjithnjë e ka ditur se ku çfarë mund të blihet në qytet, çfarë mundettë hyjë në pako, e çka jo. Atëherë kur ndalet në semafor me veturë, shikonmajtas dhe djathtas, e atëherë nëse e sheh ndonjë dyqan i shikon çmimet,a ka diçka aty më lirë, për paketa. Jadranka gjithnjë e ka ditur se çfarë uduhet grave në Sarajevë, ku dhe kur duhet të barten paketat. Kjo ka qenëndjenjë fantastike e sigurisë. Mjafton të pyes Jadrankën dhe të di saktësishtse çfarë duhet të bëj. Ashtu kam dalë nga depresioni, më duket se në fillimkam qenë më depresive se sa ajo. Kurse depresioni gjatë kohës së luftës,neve të cilat nuk jemi në luftë, është gjë luksoze. I kemi këmbyer konservatdhe mallin. Kemi pritur në rresht ose, Jadranka gjithnjë ka pasur njerëz tënjohur, kështu që gati asnjëherë nuk kemi pritur gjatë. Në rradhë për pake-ta gjithnjë diçka ka ndodhur. Kemi takuar njerëz nga Sarajeva. Kemi dëgjuarkush kë e ka atje dhe sa muaj janë nëpër bodrume ose pa rrymë elektrikedhe ujë. Gjithnjë e kemi takuar Lula Mikijel. Ajo me siguri disa qindra pake-ta i ka bartur, vetëm e ka ngarë veturën, vetë i ka paketuar. Edhe Lula poash-tu ka ditur çdo gjë për paketa. Për shembull e ka ditur se si paketohen nëmënyrë më efikase: kur çdo gjë e palos me kujdes, atëherë i merr kokrrat efasules dhe e plotëson secilën zbrazëti që ka mbetur. Nga jeta ime nëBeograd nuk ka qenë lehtë të paramendohet se çfarë do të thonë kokërrat efasules në adresë të urisë.

Njëherë dy motra e kanë sjellë një pako për herë të parë. Kur ështëdashur të paguajnë, njërës prej tyre i janë dridhur duart. E dyta ka qenë aqe hutuar saqë nuk ka mundur t'i ndihmojë. Vetëm kanë thënë... Më falni, pora është e mundur se paketa me siguri do të arrijë. Kurse Jadranka dhe unënë ato radhë kemi qenë si punëtore sociale në terren të cilat i kanë edhe pen-jtë edhe lapustilët, edhe shiritin ngjitës dhe u ndihmojnë të tjerëve të lidhin,të hapin kuletat, të bartin, të shkruajnë adresa, të përkrahin të hutuarit.Jadranka ka bërë çdo gjë që kam bërë edhe unë, por pak më shpejt dhe mëshkathët, kurse unë kam qenë më e ngadalshme, gjithnjë e kam pyetur çfarëtë bëj, dhe pak me më shumë lot në sy. Jadranka vazhdimisht është dukur senuk ka kohë të jetë e hidhëruar, të reagojë në mënyrë emotive ose të men-dojë shumë. Kur çdo kokërr fasulje është e rëndësishme dhe secili minutë irëndësishëm, atëherë nuk ka kohë për ndjenjë faji dhe për melankoli emotive.

Herën e fundit kur kemi dërguar paketa ka qenë janari i vitit 1996.Atëherë ka qenë shumë më lehtë.

Kështu e kemi këputur fajin dhe e kemi tejkaluar dhembjen

Atëherë në mars të vitit '95 e kemi organizuar takimin në Istër:dhjetë feministe nga Beogradi janë takuar me dhjetë feministe nga Zagrebi.Në Zagreb, Jadranka së pari u ka telefonuar të vetëve, atëherë kemi hyrë nëautobus vetëm për ne njëzet dhe jemi nisur në drejtim të detit. Për herë të

418

parë që nga fillimi i luftës ne nga kjo anë e kemi parë detin tonë. Detin ekujt? Nuk është më i yni. Deti ka qenë i njëjtë si gjithmonë, i qetë i kaltërt;por ne jemi të huaj në shtetin e detit. Na duhen pasaportat dhe vizat. Dhepër këtë kemi folur derisa kemi biseduar bashkë me zagrebaset, dhe për fak-tin se çfarë do të thotë të jesh e zhgënjyer në mikesha, si na kanë ndarë poli-tikat nacionaliste thellë përbrenda, dhe kundër vullnetit tonë. E kemi dëgjuarnjëra tjetrën.

Ende po zgjat lufta në Bosnje, por ne kemi dashur që sa më parë tëkrijojmë besimin njëra në tjetrën. Nëse këtë tani e shkruaj në mënyrë për-shkruese kjo është për shkak se ka pasur tepër shumë emocione për t'u përf-shirë në tekst. Do të mund të thonim me fjalë se Nadezhda ka qarë një ditë,Sllavica dy ditë, Dasha dy ditë, unë përkohësisht, Lilana përkohësisht, Ana kaheshtur. Por të gjitha kemi kënduar mbrëmjen e fundit në mejhane (pijetore)me istrianet të cilat gjithashtu kohëpaskohe kanë qarë. Për të kaluar në idetëe shteteve të reja, për të kaluar nga pamjet e kampeve dhe pamjet e tëvdekurve, me të cilët kemi jetuar, sepse na ka interesuar se si po bien vik-timë njerëzit, për të filluar të paramendojmë planet për të ardhmen, ky takimna ka pastruar dhe na ka afruar me shoqet nga Zagrebi. Jashtëzakonishtshumë e kemi dashur njëra tjetrën. Aida Bagiq, Vesna Kesiq, Rada Boriq,Sllavica Kushiq, Nela Pamukoviq, Martina Bijeliq, Mica Mladineo. Kështu ekemi krijuar former sisters unite, një frazë lokale e cila e ka pasur kuptiminse motrat nga shtetez e ish-Jugosllavisë do të punojnë së bashku për krijimine botës së përbashkët për gra.

Pastaj në prill të vitit '95 për herë të parë nga fillimi i luftës në Bosnjekemi shkuar në Sarajevë. Kemi qenë tridhjetë e tetë veta, në organizim tëKëshillit Qytetar Serb nga Sarajeva dhe grupit të Beogradit Të jetosh nëSarajevë. Na është dashur të ndërrojmë pesë autobusë, të kalojmë katërkufij dhe dyzet e tetë orë me autobus për të arritur atje. Kemi kaluar përmestunelit nën aeroport, nëpër tunelin për minjtë dhe për njerëz. Kemi kaluarnëpër rrugë me vetëdije të përhershme se vrasësit janë duke na shikuar ngakodra. Në atë kohë vrasësit kanë gjuajtur me armë. Jadranka përsëri ka diturçdo gjë, nëpër cilat rrugë nuk duhet të kalojmë, në cilin kënd duhet të vrapo-jmë. Edhe pse kemi ardhur nga kemi ardhur, edhe pse e dimë se çfarë kup-timi ka fjala Beograd në Sarajevë, njerëzit me të cilët jemi takuar janë gëzuarkur na kanë parë. Në një dyqani byreku, një mysliman i moshuar, kur kadëgjuar nga kemi ardhur, ka thënë, ju jeni mysafirët e mi, dhe nuk ka dashurtë bëjë pagesën për piten me patate të cilën e kam marrë. Ju jeni të gux-imshme, më ka thënë ai, pasiqë keni ardhur këtu tani. Ia kemi shtrirë dorënnjëri tjetrit, të emocionuar. Të nesërmen kur kemi shkuar të vizitojmë ish-fqinjen time Fikën, unë kam pasur frikë si do të më shikoj Fika, çfarë do tëthotë. Pas dhjetë vietsh, Fika e ka hapur derën dhe ka thënë: Llepa ime!Atëherë kemi arritur me shkallë dhe Jadranka e ka ditur se ajo tani duhet tëbisedojë me Fikën sepse unë nga lotët thjeshtë nuk kam mundur të flas.

Kur jemi kthyer, u kemi shkruar letër, të gjitha grave të Sarajevës.Në gusht të vitit '95 në Beograd janë paraqitur kolonat me njerëz me

419

traktorë dhe me vetura. Përsëri lajmet kanë qenë të tmerrshme. Para kësajushtria serbe i ka vrarë 10.000 meshkuj në Srebrenicë, tani pushteti kroat ika nxjerrë 150.000 njerëz nga Krajina. Shumica prej nesh menjëherë jeminisur që t'u dërgojmë ndihma njerëzve në rrugë. Kjo ditë ka qenë 16 gushti,dita e dymbëdhjetë e udhëtimit të tyre. Traktor pas traktori, kolona e pafunde njerëzve të thelluar në mendime dhe të rraskapitur. Me sy të kuq ngapluhuri dhe lodhja. Disa kanë ecur gjysmë rruge këmbë. Shumë gra i kanëpasur këpucët e grisura nga të të ecurit. Çështja e kuptimit të jetës e kaudhëhequr kolonën në drejtim të panjohur. Ku do të shkosh? Çfarë tani? Ikam lënë tetë jastëk, ka thënë një grua. Për çdo ditë po brengosem shumëe më shumë pse nuk e lëshova nga litari qenin, thoshte tjetra. Një mashkulli ka thënë Radës, ju jeni të parat që keni ardhur të na pyetni se si jemi. A edini ju se prej nga po vijmë ne? Një plakë pushonte pranë rrugës, e tëra eveshur në të zeza. E pyeta, gjyshe si po e ndjeni veten, ajo më tha: kamfrikë, unë e pyeta, prej çkafit po frikësoheni, ajo më tha, të mos has në të.Është zhvendosur nga jeta e vet përgjithmonë, plaka ka qenë në kolonën nënë të cilën askush nuk ka ditur nga po ia mban, por ajo e ka ditur se në atëerrësië para saj ekziston një rrugë më e mirë dhe rrugë e gabuar. Atë natëka rënë një shi i madh, me siguri janë fshehur nën traktor, kurse të nesër-men, kur jemi dëgjuar, ka qenë e qartë se as Rada as unë tërë natën nukkemi mundur të mbyllim sytë.

Në tetor të vitit '95 jemi nisur për në Tuzëll në mbledhje me qytetaretadhe qytetarët në Parlamentin e Helsinkit. Shtatë autobusë dhe tre automo-bila, përsëri përmes Hungarisë, Zagrebit, Splitit, Mostarit. Përsëri Jadranka,sapo e ka kaluar kufirin hungarez në secilën pompë u ka telefonuar të vetëve.Kësaj here kemi kaluar pëmes fshatrave të shkretuara të Krajinës. I kemishikuar pa zë shtëpitë boshe të njerëzve nga kolona. Sa herë gjatë luftëskemi pyetur Pse, saqë tashmë edhe kjo është bërë fjalë pa tekst. Pastaj kemikaluar përmes Mostarit saktësisht në mesditë, dhe të gjitha shtëpitë kanëqenë me vrima. Atëherë, atje në Tuzëll ka pasur shumë njerëz nga të gjithaanët e ish-atdheut. Shumica kanë qenë aq të lumtur që po takohen dhe netëme radhë kanë qëndruar bashkë ulur, e kanë shikuar njëri tjetrin, kanë bise-duar dhe kanë kënduar. Jadranka dhe unë për çdo natë kemi qenë në debateme gratë e Bosnjës. Në mbrëmje kanë shkuar në disko. Një mbrëmje, në mestë disko-muzikës dhe vallëzimit, është ndalur muzika dhe një grup alternativi teatrit në dyshemenë në mes të popullit e ka shfaqur një skenë të shkurtërtë luftës. Gjashtë të rinj, në prapavijë breshërit e zëshme të granatave, tështënat, një i verbër me shkop, një vajzë me të folur të paartikuluar, përsëribreshërit, të shtënat, disa të vdekur, bien në dysheme. Çdo gjë është tepërtronditëse. Unë nuk kam qenë ty, të nesërmen kam dëgjuar nga një amerikanse si një natë më parë gjatë kohës së diskos ka ndodhur një gjë e çuditshme.Thotë ai, muzika është ndalur dhe ka filluar skena nga lufta. Ai ka qenë itmerruar. Çfarë u nevojitet lufta, tani kur të rinjtë argëtohen. Ai ka menduarqë ajo është një gjë morbite dhe e keqe. Ose nuk është nga adresa adeku-ate për ta kuptuar këtë. Jadranka dhe Selma nga Zenica kanë qenë aty.

420

Selma ka thënë se shfaqja ka qenë e shkëlqyer. Ajo thotë se brendia ka qenëqë të mos e harrojmë se çfarë ka ndodhur në luftë. Kështu, pas skenës sëtmerrshme mundemi të relaksohemi, mundemi të vazhdojmë të luajmë,sepse edhe ashtu lufta përherë është në ne. Ne nuk do ta harrojmë.

Në Tuzëll në bisedën e fundit kemi qenë më shumë se tridhetë dheaty kemi biseduar se do të ishte e rëndësishme të organizojmë takimin egrave nga Repbulika Serbe me gratë nga Federata e BeH. Këtë edhe e kemibërë. E kemi organizuar në maj të vitit '96 në Banja Llukë, Gratë në të Zezanga Beogradi dhe Qendra për gratë viktima të luftës nga Zagrebi. Kemi qenëtri nga Beogradi, tri nga Zagrebi, gjashtë nga Banjalluka dhe pesë ngaFederata e BeH. Takimi ka qenë i shkëlqyer, kemi këmbyer shumë shumëfakte se si të punojmë me gratë viktima të luftës, cilat problemi na presin.Kësaj here nuk kemi hyrë në debate se kush e ka filluar luftën dhe kush ështëfajtor. Këtë e kemi lënë për më vonë, qëllimi ynë ka qenë që të krijojmëhapësirën në të cilën gratë do të munden të vendosin raportin e besimit.Sepse ideja e shoqërisë civile e nënkupton që secila qytetare dhe secili qyte-tar vendos sipas dëshirës së vetë. Prandaj nevojitet shumë punë individuale,vetëdije dhe takime të vogla. Kurse gjatë luftës, nga shtetet në konfliktvetëm grupet e grave vazhdimisht kanë insistuar për bashkëpunim, kursepërveç nesh, grupet për të drejta të njeriut, gazetarët e pavarur, dhe kjoështë e tëra. Duke marrë parasysh se feministet nga Beogradi dhe Zagrebitashmë janë motërzuar, dhe vetëm prania jonë e përbashkët në Banjallukëka qenë fakti për libra nga historia. Në fund, Belma nga Zenica ka thënë,pesë vjet po e pres këtë moment dhe... nuk ka mundur të durojë. Për shu-micën prej nesh era e të qarit ende nuk ka përfunduar, mirëpo më e keqjaka kaluar.

Po, Jadranka nuk ka qenë në këtë tubim, nuk ka mundur, por nëvend të saj ka shkuar Rada Zharkoviq. Ajo ka thënë, Rada është njësoj sikurtë jem unë. Nuk është njësoj, sepse edhe kur gjatë tërë ditës punojnë bashkënë terren, Rada është me emocione, kurse Jadranka në aksion. Gjatë mbrëm-jes janë merakesha edhe njëra edhe tjetra, rrinë deri në një kohë pas mes-nate. Në mëngjes përsëri janë në këmbë. Rada ka ardhur në Beograd në tënjëjtën kohë kur edhe Jadranka, por pak më nga pjesa jugore, nga Mostari.Rada është shoqja e Jadrankës. Të dyjat punojnë në projektet me gratë nëkampet e refugjatëve. Jadranka organizon gjërat e nevojshme, i bart, men-don për secilën grua në kamp, njërën pas tjetrës, a u duhen syzet ose bariose çorapët... Rada bisedon dhe i dëgjon ato.

Derisa po e shkruaj unë këtë dhe derisa më flet Jadranka çfarë tëshkruaj, është data 23 qershor i vitit 1996. Është nënshkruar paqja nëDejton. Jadranka tashmë katër herë ka qenë në Sarajevë. Dje me Bojanën eka dërguar të birin në Sarajevë, është nisur në mëngjes, e ka lënë djalin tëshëtisë nëpër çarshi dhe është kthyer në të njëjtën ditë. Jadranka këtë e kabërë sikur të jetë çdo gjë OK, sikur dikur në ato kohët e mira të vjetra.Çarshia është dridhur nga muzika. Kurse populli në Sarajevë thotë, nuk duamtë harrojmë, duam të falim kur mundemi, duam të merremi vesh dhe të

421

punojmë bashkë kur mundemi. Duam muzikë, por nuk duam të harrojmë.Pas muzikës nga çarshia, kush e di mund të dëgjohen granatat, uria,sëmundjet, të qarët, pellgjet e gjakut.

Jadranka thotë, Dejtoni e ka sjellë paqen, por midis refugjateveështë krijuar një tendosje dhe depresion. Frika nga e ardhmja. Gjatë të gjithaviteve të luftës disa gra kanë dëshiruar të kthehen, kanë mundur të ëndër-rojnë. Tani, kur letra e Dejtonit ka urdhëruar që refugjatët të kthehen, ëndër-rimet është dashur të ndërpriten. Tani është krijuar panik midis atyre të cilëtnuk kanë ku të kthehen, në mesin e atyre meshkujt e të cilëve kanë qenë tëdetyruar që me dhunë të shkojnë në luftë. Derisa ka zgjatur lufta, ka ekzis-tuar arsyetimi pse situata e tyre nuk po zgjidhet. Kur të përfundojë lufta dhekur të fillojë paqja e cila refugjatëve nuk u sjell kurrfarë ndryshimesh,atëherë mungesa e ndihmës shndërrohet në mungesë totale të kuptimit, nëdepresion pa fund. Çfarë do ttë thetë legjitimacioni i refugjatëve pas luftës?Në Palestinë edhe sot e asaj dite 72 përqind të popullsisë i përbëjnë refug-jatët, tashmë dyzet vjet. Në Liban nuk janë kthyer 83 % e refugjatëve pasnënshkrimit të paqes. Momentalisht në botë, nga territori i ish-Jugosllavisë,azil të refugjatëve e kanë 1,5 milionë njerëz.

Kurse ne e dimë se secili shtet kombëtar e ka politikën të mbushështetet e veta me emra kombëtar. Pesë vite pas zhvendosjes luftarake tëemrave, që secili emër të kthehet në vend të vet, politikat nacionaliste tëpushtetit serb dhe kroat edhe më tutje po vazhdojnë. Pushteti boshnjak qënga fillimi është i ngujuar midis këtyre dy monstrumeve, dhe nuk ka mundësitë zgjedhë. Kështu që, gjatë kësaj pranvera dhe vere, një familje me emrashqiptarë e cila kthehet nga Zvicra në Kosovë, pushteti serb në aeroportin eBeogradit e kthen prapa në Zvicër. Supozohet se Kosova është rezervuar përemra serbë. Kurse një grua me emër kroat dhe me kartë identifikimi të refug-jatëve në Kroaci e cila dëshiron të kthehet në qytetin e vet në Bosnje, kjonuk mundet sepse në atë emër tani mbizotërojnë emrat serbë. Ajo nga pus-theti kroat e ka fituar shtëpinë në Krajinë ku nuk dëshiron të jetojë. E kjoështë shtëpia në të cilën ka dëshirë të zjarrtë të kthehet një grua me emërserb, nga ajo kolona, e cila për momentin gjendet në kampin e refugjatëvepranë Beogradit. Por emri i saj serb i takon Serbisë, sepse tani në Serbi kamjaft emra serbë, sepse më shumë se gjysmë milioni janë refugjatë. Nëseasgjë nuk mundet të zgjedhë, as gruaja aktualisht në Zagreb, as gruaja aktu-alisht në Beograd as ajo në Cyrih, për çfarë shtetesh është fjala? Nëse fati iqytetareve dhe i qytetarëve tashmë është shënuar në emër dhe në mbiemër?

Jadranka ka pasur fat, ajo do të kthehet në adresën e vet të vjetër.

Llepa Mlagjenoviq dhe Jadranka Miliçeviq

("Feministiçke sveske" 5-6/ 1996; "Gratë për paqe" 1997)

422

Qytetet e ndara

Para fillimit të rrugës kemi biseduar se po shkojmë në vend të dhem-bjes dhe të krimit, dhe që për shkak të kësaj do ta kemi vështirë. Jam për-gatitur për dhembjen për të kaluaren, kurse në shtëpi jam kthyer me dhem-bjen për të ardhmen. Jetoj dhjetë vjet në nacionalizëm, kurse tani i kam për-jetuar pesë nacionalizma gjatë këtyre dhjetë ditëve. Për mua Karvani ka qenëudhëtim nga një qytet i ndarë në tjetrin Plani ka qenë të shkojmë në qytetetë vogla shumëetnike dhe njëkombëshe dhe të bisedojmë me pushtetet dheme përfaqësuesit e OJQ. Por edhe qytetet shumëkombëshe janë ndarë.

Pamja e parë nga rruga është Vukovari. Gjimnazi i ndarë, një palëshkallë për serbët, nxënësit dhe arsimtarët serbë, kurse tjerat për kroatë.Secili e ka kafenenë e vet dhe dyqanet e veta. Kur jam kthyer, kjo pamje përdy palë shkallë për mua ka qenë metaforë e secilit vendi. Edhe pse shkallëte ndara në shkola nuk janë fenomen i ri, në Maqedoni edhe në Kosovë këtoekzistojnë midis popullsisë shqiptare dhe joshqiptare tashmë më shumë sepesëmbëdhjetë vjet.

Në disa vende kjo nuk duket kështu, siç të themi është në Kralevë.Kur kemi shkuar në komunë na kanë thënë se ata nuk kanë probleme ndër-nacionale, se ata janë mjedis njëkombësh. Kur e kemi pyetur se si jetojnëromët, përgjigjja ka qenë, se ata janë të pranueshëm, vetëm kur nuk eprishin rendin dhe paqen e qytetarëve. Pushtetet lokale nuk i përjetojnëromët si subjekt politik, vetëm si problem social. Romët janë në periferi, nëlagje-geto, pra ky është edhe një qytet i ndarë. Në Shkup na kanë thënë selumi e ndan Shkupin në pjesën e maqedonasve dhe të shqiptarëve, si edhenë Mitrovicë dhe në Mostar. Pra, në Maqedoni ekziston fshati Lipkovë dhe aiështë vetëm i shqiptarëve, me flamur të shqiptarëve, i cili sipas Marrëveshjessë Ohrit nga viti 2001 është ilegal. Popullsia maqedonase është larguar ngaai vend. Aty nuk hyn policia e përbashkët shqiptaro-maqedonase. Nëpunësite komunës na kanë thënë, le të kthehen maqedonasit, ne do të kujdesemipër ta. Por nuk ka kushte që ata të kthehen. Pra edhe Lipkova është qytet indarë i padukshëm, asi të tjerë nuk ka. Kështu ka shumë vende të cilat janëvetëm maqedonase, edhe ata të tjerët nuk mund të kthehen.

Të ndarët është emocion i ndarë, mendime të ndara, vlera, simboletë ndara. Shpesh ekziston konsensusi shoqëror që në vende të vogla nukguxon të jesh më ndryshe, nuk guxon të jesh jo-nacionaliste. Serbët nëKosovë nuk mund të shqiptojnë fjalën shqiptare, kjo thjeshtë domethënë see tradhtojnë bashkësinë e vet. Nëse duan të mbijetojnë në këtë bashkësi ataduhet t'i quajnë shqiptaret "shiptarka". Shqiptarët dhe shqiptaret për të mbi-

423

jetuar në bashkësinë e vet nuk guxojnë të flasin serbisht në vend publik. Nërrugët e Prishtinës ne kemi folur anglisht. Nëse dua edhe njërën edhe palëntjetër t'i kuptoj, atëherë këto dy fakte për mua janë të rëndësishme. Kur ven-dos të dëgjoj të Tjerët, çka bëj me sistemin tim të vlerave? Nëse dua t'i kup-toj, së pari duhet t'i dëgjoj. Kurse derisa dëgjoj nuk e them gjykimin tim.Derisa dëgjoj, mësoj kush është Tjetra.

Çfarë kemi parë, se si procesi i krijimit të kombit të ri shkon ndër tëtjerat përmes krimit. Kroacia është përplot me përmendore të të rënëve vik-timë për luftën atdhetare, edhe kur është fjala për civilët e vdekur. Kosova,Maqedonia, Serbia poashtu. Përmendoret, muzika e cila tani kudo ështënacionaliste, si edhe turbo-folku i ri etnik në Serbi, libraritë, emrat e fëmijëvetë sapolindur, gjuha - të gjithë janë duke gjurmuar rrënjët e vjetra. Kjo ështëpërplot me emocione për t'u bazuar identiteti kombëtar. Këngët e reja çet-nike në Serbi janë me përplot dhembshuri ndaj nënave të cilat ende qajnëpër bijtë e vet të cilët i ka vrarë armiku komunist, ato kërkojnë hakmarrje,sikur ende të jetë ajo luftë sot.

Këtu ekziston edhe një dimension, puna në konsensusin për krimetderi te i cili ende nuk kemi arritur. Një përfaqësues i serbëve të komunës sëKamenicës në Kosovë ka thënë se serbët më të vështirën e kanë kaluar nëkëtë luftë, mirëpo edhe shqiptari ka thënë se ata më së vështiri kanë kaluar.Në autobusin tonë ka qenë një situatë e ngjashme. Shumë gra i janë shman-gur të akuzojnë "të vetët" por edhe më vështirë e kanë pasur t'i akuzojnë "tëtjerët". Kështu që për krimet shpesh është folur në mënyrë neutrale: kjo qëna ka ndodhur" ose "këtu ka qenë incidenti", dhe mendohet në masakrim.Rrallëherë ndonjëra prej tyre mundet të thotë për krimet edhe të njërës edhetë palës tjetër në qytetin e vet. Njerëzit të cilët duan të jetojnë bashkë ven-dosin të mos flasin, logjika e tyre është se më mirë është të heshtin dhe jeto-jnë bashkë se sa të shkaktohet përsëri konflikti. Kështu që bashkë, si edhenë shumë vende tjera në botë, domethënë paralelisht, njëri pranë tjetrit.

Në autobus ka pasur momente të prekshme të përparimit. Kanëqenë tri boshnjake nga Srebrenica, të cilat kanë vendosur të jenë në auto-bus, e kjo domethënë se do të kalojnë Drinën për herë të parë gjatë dhjetëviteve të fundit. Njërës prej tyre i ishte vrarë bashkëshorti në kufirin midisSerbisë dhe Bosnjes, këtu në Drin. Këtë kufi ne e kemi kaluar këmbë, në urëtë gjitha kemi qëndruar - një minutë heshtjeje për viktimat e luftës. Në mesintonë edhe gruaja e cila në momentin e dhembjes, kur i është vrarë bashkë -shorti, është përbetuar se kurrë nuk do të kaloj Drinën. Por tani nuk ka qenëvetëm. Më vonë, ka treguar se si ka qarë në urë, dhe që tani i vjen mirë qëme ne ka arritur të vijë në vendin e krimit dhe të kalojë kufirin e vet të brend-shëm, sikur i është hequr një barrë nga trupi.

Në Pazarin e Ri aktivistet lokale na e kanë organizuar një party nëhotel. E dimë që muzika është akt politik. Një shqiptare nga Prishtina dhe njëboshnjake nga Tuzlla këndojnë bashkë këngën e vjetër boshnjake. Qëndrojnëpara mikrofonit, shikojnë larg përpara dhe na prekin për brenda, sikur gjith-monë kanë kënduar bashkë. Atëherë shqiptarja na e ka kënduar një këngë

424

të hidhërueshme të dashurisë. Nuk i kuptoj fjalët, nuk e dalloj melodinë,kurrë nuk e kam dëgjuar, ku kam jetuar kështu kaq shumë vite nëse këngëtnuk i di nga Trigllavi deri në Gjevgjeli, por ato në gjuhën shqipe nuk i di. Nisetvallja serbe. Asociacionet e mia janë Shesheli, çetnikët, turbo-folku, fillon tëmë shtrëngoj diçka në gjoks. Me vite nuk mundem të relaksohem me këtëmuzikë. I shoh, gratë luajnë: gratë tona nga Bosnja, Hercegovina, Kroacia,Kosova, Maqedonia janë kapur për dore, qeshin, gëzohen. Ato luajnë, unëasgjë. Kanë qenë aq të gëzuara dhe të bukura, e shikoj Zharanën, edhe unëngadalë filloj të qesh dhe të më qarkulloj diçka nëpër trup. Aktivistet e kalo-jnë kufirin.

Qytetet e ndara - por gjithkund i kemi takuar gratë të cilat dinë tëdëgjojnë tjetrën. Kur e dëgjon tjetrën ashtu siç mendon ajo për veten, mevlerat e veta dhe sistemet e interpretimit, atëherë e dëgjon edhe një gjuhë.Po, qytetet janë ndarë, por disa aktiviste flasin shumë gjuhë.

Llepa Mlagjenoviq

(Aktivitetet e grave kryqëzohen përmes kufijve, prej 25 majit deri më 9qershor të vitit 2002, "ProFemina" nr 31/31, pranverë/verë 2003)

425

Shënim nga rrugaGratë nga ndenjësja e prapme e autobusit

Autobusi Beograd - Doboj. Rashodovan, rri ku ka vend të lirë. Përherë të parë udhëtoj vetëm në Bosnje. Rreth meje njerëzit me bohçe. Nëndenjësen e prapme gratë dhe fëmijtë. Gratë vazhdimisht i qetësojnë fëmi-jtë "të mos u pengojnë të tjerëve". Me shikime merren vesh, gati me pësh-përitje ia përcjellin njëra tjetrës vështirësitë. Po ndjej ngërç në bark. E di qëgratë në ndenjëset e prapme i kanë emrat e padëshirueshëm. Cilat janëshenja "të dallimit"? Në duar i mbajnë fëmijtë, dhe sapo që afrohet kufiri atoi mbajnë disa letra. Të mos ngatërrohen, të mos hutohen, nëse ndonjë meuniformë hyn edhe më herët para se të arrijmë në kufi.

Vështroj përmes dritares. Pauza para Raçes së Sremit, të kufirit tëashtuquajtur. E njëjta kafene te e cila kemi ardhur për çdo ditë në gushtin evitit të kaluar ('95) kur kanë arritur kolonat e të përndjekurve nga Krajina.Gratë nga ndenjësja e prapme zbresin, fëmijtë vrapojnë andej këndej rrethautobusit. Si t'i qetësojmë, edhe jashtë "pengojnë". Një nga gratë nga nden-jësja e prapme i bërtet djaloshit "O Safet"! Këtë e kam dëgjuar edhe unëedhe ata. Emër për të cilin duhet justifikim; madje edhe kërkim falje.

Menjëherë pasiqë e kaluam "kufirin" hyri një person me uniformëdhe bërtiti: "A ka në autobus njerëz me emra myslimanë dhe kroatë?" Shoferii tha, po. Shkojmë më tutje. Si në filmin "Kush po këndon atje", "Vazhdo!"Hyjmë në të ashtuquajturën RS. Një natyrë e butë. Pas më pak se gjysmëore edhe një kontroll. I hollësishëm. Dokumentet me emra të "serbëve" ishikojnë vetëm në mënyrë rutinore. Në fund na thanë: "Ata me emra mysli-manë dhe kroatë le të zbresin me mua". Gratë nga ndenjësja e fundit zbritën.Fëmijtë ia lënë ndonjërës prej grave të familjes me emër të dëshirueshëm.Supozimi im se ajo është motra e bashkëshortit të njërës prej grave të cilëne kanë zbritur, është i saktë. Njerëzit gati as që e komentojnë. "Kjo është pro-cedurë normale". Mua më rritet ngërçi, zbrita që ta ndez një cigare, fare nukkam biseduar me njerëz. Vetëm kam shikuar. Kamionët e mbushur përplotme drurë vijnë nga drejtimi i kundërt. Të gjitha këto i bartin për Serbi. Biznesipo u lulëzon.

Kaloi një gjysmë ore, gratë nga ndenjësja e prapme ende nuk ukthyen. I kanë dërguar në një "shtëpizë" në bisedë informative. Përveç tyreedhe një familje pesëanëtarëshe, mendoj me emra kroatë. Pas gati një ore,u kthyen nga shtëpiza gratë nga ndenjësja e fundit; Ato gra me fytyra tëskuqura nga shqetësimi, thanë: "Mirë kaluam, kanë qenë gjentilë." (!?) Epërqafojnë njëra tjetrën, fëmijtë më nuk i heshtin si më parë. Relaksim në

426

ndenjësen e fundit të autobusit. Njëra prej grave thotë: "Po shkoj nëSrebrenik. Pesë vite nuk i kam parë të mitë". Kurse tjetri i cili e mbanteshishen pranë vetit i tha: "Pi motër. Di edhe unë për halle. Edhe unë pesëvite nuk e kam parë motrën. Jeton në anën tjetër. Unë nga kjo (e tregonshishen) nuk ndahem."

Shikoj përmes dritares. Kalimthi pllakatet parazgjedhore. Na zgërd-heshen të gjithë, na përqesh Arkani. Postera të tij ka gjithnjë e më shumë samë shumë që i afrohemi Bijelinës. Në njërën prej stacioneve hyn njëmashkull. Konduktori ia kërkon të hollat për biletë, kurse plaku me zë drid-hës i arsyetohet: "Për kokë të nënës, nuk kam". Konduktori i drejtohetplakut: "Fare nuk më intereson? Mjeshtër, ndalu!" Plaku e nxjerr librezënushtarake. Konduktorin kjo e zemëron shumë: "Çfarë më duhet kjo, o budal-la?" (Këtë ti tregoja Mladiqit, mendova në vete). Çfarë të bëj të mos shkak-toj turpërim edhe më të madh të plakut? Shikova rreth vetes, kërkoj përkrah-je që të grumbulloj të hollat. Dhe ia dhashë aq sa i duhen. Konduktori tha"mjeshtër": "Vazhdo më tutje". Plaku vetëm e përsëriste: "Më vjen turp.Faleminderit, faleminderit..." Nuk dua ta ndjej veten keq. Të më shpreh"mirënjohje": Mashkulli pranë meje barkdalë, unë vazhdimisht tëlrhiqemanash. Sikur të mund të kërceja për dritare" Mendova në vetvete: luftëtar, sai ka vrarë" Pas njëzet minutash, plaku u ngrit, u pa qartë se nuk mundi tëdurojë nënçmimin, duke vrapuar nëpër autobus iu afrua konduktorit, ky ehumbi durimin, e nxori plakun jashtë. Dridhem, ngritem nga ndenjësja: "Psepo veproni kështu njerëz, e nxorët jashtë njeriun! Çka i kam faj unë tani?"Meshkujt rreth meje të befasuar me reagimin tim. Njëri prej tyre tha: "Mesiguri kjo është hera e parë që vjen këtu. Uh sikur të dish se çka krejt kemiparë ne." Ky pranë meje me zë të ulët tha: "Ky është kaos. Mos reago. Këtundodh gjithçka". Kurse ai me shishe: "Tërë kjo është sindrom i luftës. Këtunjeriu e vret tjetrin njeri kur e sheh që ka veturë vetëm pse e ka".

Mbeta pa fjalë. Vetëm të arrij deri te Lonçari. Atje kryqëzohen katërshtete: BeH, IFOR, e ashtuquajtura RS, e ashtuquajtura Herceg-Bosna.Përreth IFOR-it veturat e blinduara, tankset. Me tyta të drejtuara. Supozoj sepas tyre janë taksitë për Tuzllë. E shikova vëllain e gruas nga ndenjësja e fun-dit. Ajo iu përplas në gjoks. Qajnë. Unë dridhem. Kurse mashkulli i cili ishteulur pranë meje poashtu zbriti. Nuk "i plotësoi të priturat e mia". Nuk i katakuar ushtrisë së RS, kësaj i jam frikësuar më së shumti. Për mua ka qenëme rëndësi të arrij në Tuzllë. E kemi marrë një taksi së bashku: ne të katërt,edhe shoferi. Dy gra - kroate nga Tuzlla, të gjitha shtetet i kanë kaluar, iakanë paguar haraçin RS, kanë ardhur deri në kufi me RFJ, por "normalizimi"nuk është për njerëzit normal, nuk ua lejojnë të hyjnë në RFJ. U kthyen.

Ndihem e relaksuar. Shoferi rrëfen, si ciceron turistik na e tregon -Ja tregu Arizona nëse doni të ndaleni. Këtu janë takuar për herë të parëfamiljet (1994) në vitin (nga të gjitha entitetet e tanishme, shtetet) e pastajështë krijuar tregu, këtu janë veturat e të të gjitha regjistrimeve.

Shiu binte, asgjë nuk më pengon, arrita në Tuzllë. Shoferi i taksisëe nget veturën në drejtim të hotelit Bristol. Nuk dua të pres të pushojë të

427

bjerë. Që sa më parë të arrij, të shoh personat e dashur. Në tarracë pivakafenë vetëm. E kërkova një "kafe turke" siç e kam shprehi, porkamarierjamë korrigjoi që të them "kafenë boshnjake". E ngazëllyer, e qetësuar. Ështëduke u zhvilluar takimi i Dialogut civil. Vrapojnë të takohen me muaJadranka, Lino, Gorani. Goranin e pashë për herë të parë. Çfarë emocionimi!

Gusht '96.

Më 01.09.1996. Të gjithë bashkë "tradhtaret/ët " e kombeve dheshteteve tona hyjmë sa më shpejt në autobus. Shkojmë në Crikvenicë. NëLonçar përsëri në kryqëzim katër shtete: vetëm në 20 km.

Kur jemi ndalur të zgjatim këmbët më thotë shoferi: "Bosnja ështëe okupuar. Cila është ajo ushtri e cila sjellë diçka të mirë dhe e cila sjell fat?"Ti dhe unë e dimë se na e sjell fatkeqësinë, por përfaqësuesi "i lartë" M.Shtajner pohon të kundërtën, se "na e sjell dhe na e ruan paqen!"

Unë gjithnjë kënaqem kur flasin kundër të gjitha ushtrive, dhevetëm që nuk kam bërtitur kur kam dëgjuar në Crikvenicë Marko Orsholiqin,teologun e Sarajevës, i cili ka qenë refugjat në Berlin, kur ka thënë: "Tëgjithë me uniforma, përveç zjarrfikësve, janë armiq të shoqërisë civile".

Stasha

("Gratë për paqe" 1997)

428

Tri mijë trëndafila për tri mijë viktima

Jemi nisur më 25.05 Stasha, Violeta, Lila, Senka, Nevzeta, Uma,Miloshi dhe unë, në shënimin edhe të një vendi të krimit. Edhe një "kujdestarie jona në solidaritet ".

Në qytetin e vjetër Vishegrad, ... Vishegrad - simbol i rinisë sonë,dashurive tona, urës më të bukur i cili me shekuj e ka lidhur lindjen meperëndimin, bregdetin e majtë dhe të djathtë të Drinës. Kurse tani, tani jeurë e pamundësisë, idiotizmit njerëzor, kurse para se gjithashë dhembjes dhehidhërimit.

Tri mijë trëndafila për mijëra viktima. Për kë, për shkak ideologjisësë kujt?! Vetëm për shkak se sipas lindjes i kanë takuar fesë tjetër, janë vrarëtre mijë viktima të pafajshme, fëmijë dhe meshkuj dhe këtë nga maji deri nëkorrik të vitit 1992?!? Vishegradi im, atëherë i ke pasur 65 përqind banorë tëkonfesionit myslimanë, boshnjakë dhe boshnjake, kurse sot ke një, i cili emban xhaminë, vetëm një. Në emër të kujt?!?

Nga drejtimi i Uzhicës në hyrje të Vishegradit gjenden varrezat bosh-njake. Kurse në to si lulenuse, shënimet e drurit me mbishkrimet: NN 324;NN kockat 197; NN kockat 69. Me këtë rast e mësova se "kockat" domethënëse nuk kanë ADN e të afërmve, farefisëve të gjallë, të gjithë janë vrarë. Motëre panjohur kur do të pushosh të jesh NN 186?! Kur do të mundem të japnderin njerëzor, që si viktimë e pakuptimësisë të të shpreh respekt, por tëmos jesh pa emër?!

Mëngjes më 26.05. Nisemi në drejtim të urës që të takohemi mebanoret dhe banorët e dikurshëm të Vishegradit, të cilët në karvan arrijnë meautobus nga Sarajeva në qytetin e vet në të cilin më nuk munden të qëndro-jnë në emër të "qëllimeve më të larta të serbëve". Çfarë absurdi! Arrijmë nërrugën e Korpusit të Uzhicës, hasim në përmendoren e ushtarit serb mekësulë. Lila shkon të verifikojë a është kjo përmendore nga Lufta e ParëBotërore. Dhembje, turp: jo nuk është, në të shkruan "Mirënjohje luftëtarëvetë RS, populli mirënjohës i Vishegradit". Kurse në të më nuk jetojnë 65% ebanorëve të lindur të Vishegradit.

Rrimë ulur në kopshtin e kafenes dhe pimë kafenë forcëdhënëse mefamiljet e para të cilat kanë arritur me automobila. Sabina shtathedhur, absol-vente e biologjisë, e qetëson nënën e vet, e cila përmes lotëve më shpjegonse polici i cili rri përball nesh (me një të qeshur kapadaiu) jeton në shtëpinë esaj. "Të dish, vajzë, në vitin 1992 këtu ka qenë Qendra e grumbullimit të Kryqittë Kuq. Thonë se atëherë e kam nënshkruar se vullnetarisht e braktis qytetintim dhe shtëpinë time. Por çfarë kam mundur të bëj tjetër - bashkëshortin ma

429

kanë vrarë, kështu që më është dashur të largohem me tri bijat e mia. Çfarëkam pasur të bëj tjetër?!" Lotët nga dhembja i rrëshqasin përgjatë fytyrës sërraskapitur, e rrotullon kokën paksa turpshëm sepse e ka treguar dhembjen evet. Por pas nesh dy idiotë, trupakë, na shikojnë me një shikim të zbrazëtvrasës. Njëri prej tyre me mjekër tregon se do t'ia heqë kokën. I shmangemiincidentit sepse në çdo pikëpamje jemi më inferiorë se sa ata.

Disa minuta para orës dymbydhjetë arrin edhe karvani i autobusitnën shoqërim policor. Arrijnë banorët e dikurshëm të Vishegradit të cilët nukmunden të kthehen në të. Fëmijtë dhe rinia e bajnë pëlhurën e bardhë tëvizatuar me lule dhe tekst: "Tri mijë trëndafila për tri mijë viktima".Menjëherë pas tyre nisemi dhe ne me pëlhurat dhe transparentet tona, tëcilat me ne i bajnë edhe të tjerët nga autobusi. Në bedenin e urës janë rad-hitur tri mijë trëndafila, të kërcejve të prerë. Nedia, një grua e jashtëzakon-shme, kryetare e shoqatës së "Personave të zhdukur dhe e viktimave civiletë agresionit Vishegradi - 92", na shpjegon: "Shihni, vajza, ato anije nëDrinë? Ato poshtë, tatëpjetë lumit te ajo kthesa? Ata presin aty kur ne i hed-him trëndafilat, vijnë që t'i mbledhin e t'i shesin. Vitin e kaluar me to i kanëfituar rreth njëmijë euro. Tani së paku nuk do të mund të fitojnë." O njerëz,deri në çfarë niveli të jo-njerëzimit kemi rënë?!?

Fillojnë fjalimet, për herë të parë përfaqësuesi i RS, nënkryetari iqeverisë së tyre. Gjatë fjalimit, i pëlcet zëri, fillojnë t'i rrjedhin lotët e sin-qertë; si të kërkojë ndjesë, si të aryetojë të paarsyetueshmen? Eh, Drinë,Drinë e përgjakur. Në të njëjtin moment nga altoparlanti nga kafeneja dëgjo-het muzika më e fuqishme se sa zëri i tij, këndon Ceca Razhnatoviq. Si tëkërkoj ndjesë kur nuk mundet t'i qytetërojë që së paku të respektojnë dhem-bjen e familjeve të viktimave të pafajshme. Ku e kanë njerëzimin dhe soli-daritetin?!? Flet Stasha nga grumbulli, zë i dhembshëm i gruas: "Nuk kandjesë", të tjerët edhe më dhembshëm: "Mos vajzë, a e di ti se çfarë kanëpërjetuar krej ato? Mos ashtu." Ndaj fjalëve të Stashës nga zhurma u dëgjuanjë zë mashkulli: "Mos fol ashtu vajza ime. Do të të vrasin kriminelët." Pranëmeje një mashkull i moshuar e mban pëlhurën me ne "Gratë në të Zezakundër luftës", më thotë: "Eee, vajza ime, juve ju nevojitet guxim dyfish mëi madh që të vini se sa ne". Nisemi ngadalë nga ura, bisedojnë dy gra, kurpërnjëherë njëra thotë: " I njoh, ato janë të shkëlqyera, ato kanë shkuarkudo, madje edhe në Potoçare." Na afrohen të rinjtë dhe pleqtë, gratë dhemeshkujtë dhe flasin njësoj: "Ju faleminderit që keni ardhur, ju nuk e dini seçfarë do të thotë kjo për ne. Këtë nuk do t'ua harrojmë kurrë dhe t'u jemimjaft mirënjohës."

Qëndrojmë nën hijen e drurit kur Violetën e ftuan gratë të cilat rrinëulur me fëmijët e vet: "Eja vajza ime, këtu ka hije më të madhe, eja pushopak. Kam djathë, bukëza dhe ujë. Eja, merre." Violeta u afrohet dhe flet meto sikur t'i njoh tashmë 100 vjet. Më ftojnë edhe mua. Mua, përndryshe, pasinsulinës më duhet të ha diçka. Një vajzë shumë e mirë me një shikim tëngrohtë, me të qeshur nga zemra, më ofron një copë bukëze me djathë.Brengoset se si do ta përballojmë ne rrugën dhe a kam ngrënë unë mjaft.

430

Dhembje, dhembje e cila kalon në hidhërim. Si, vajzë fisnike, të të lus përkërkim falje që nëpër qytetin tënd lirisht po shëtisin vrasësit që t'i kanë vrarëmë të dashurit? Si të të kërkoj falje që asnjë aktiviste e OJQ nga Vishegradiyt sot nuk është me ne? Si ta shpjegoj turpin dhe dhembjen të cilën e bajmëne në vete sepse dikush kinse në emrin tonë dhe për mbrojtjen e ndonjëSerbie të tyre, i ka vrarë tutë? Si kur me gazin tënd më të ngrohtë më keofruar freskim dhe po kujdesesh se si do të arrijmë ne deri në Beograd? Sitë të lutem të ma falësh kur nuk kam mundësi që t'i zgjoj bashkëqytetaretdhe bashkëqytetarët e mi nga apatia që njëherë e përgjithmonë të nxjerrimjashtë fundërrinën politike nga kuvendi që të mos e ndotin popullin e vet? Qëmë në fund të dënojmë të gjitha krimet dhe të mbyllim të gjithë keqbërësit,kriminelët dhe inspiruesit e tyre. Kur do të takohemi pa pikë turpi me motrattona nga ajo ose kjo anë e Drinës?

Novi Sad, 28.05.2007.

Nada Dabiq, Gratë në të Zeza

("Gratë për paqe" 2007)

431

Zgjerimi i hapësirës sonë civile:gratë në nismat paqësore

Më kujtohet vera e vitit 1991. Vapat dhe ndjenjat e rënda të drojt-jes. Edhe nevoja që të bëj diçka, të cilën e kam ndjerë si dhembje në lukth.Hapësira për punë, për frymëmarrjen të cilën e kemi ndërtuar me vite ka fil-luar të zvogëlohet, të shuhet, të zhduket. Gjatë asaj vere të ngrohtë e kampasur krejtësisht të qartë se çdo gjë që kemi ndërtuar me anë të grupeve tëgjelbërta dhe grupeve të grave po zhyten nga dita në ditë. Në vitin 1991 kemifolur për luftën me mosbesim. Fjala luftë ende nuk e ka pasur shijen e diçka-je që nuk mundet të ndodhë. Edhe pse tashmë ka rënë mjaft gjak, edhe pseKrajina tashmë një vit ka qenë e ndarë. Çdo gjë ka folur se do të zhvillohetnjë luftë e përgjakshme, por disi nuk kemi mundur të besojmë se kjo do tëna ndodhë pikërisht neve. Nga të gjithë njerëzit pikërisht neve. Sikur fillonkarcinomi. Pse ne, pse tani?

Gjatë asaj vere të tendosur e kemi filluar fushatën. Një mbrëmje, nëkopshtin e kafenes Zagorka, kemi rënë dakord se duam të fillojmë Fushatënkundër luftës në Kroaci. Atëherë e kemi pasur vështirë të flasim për luftën. Kurlufta pikërisht filloi? Sa gjak duhet të rrjedhë për t'u bindur se ka filluar lufta?

Së shpejti u vyshk iluzioni se njëmend do të mund të ndalej lufta.Kur kanë filluar të bien granatat nëpër Osijek, lufta është afruar rrezikshëm.Të shtënat dhe alarmet më nuk kanë lënë vend për dyshime. Lufta na kapërfshirë pikërisht ne, pikërisht tani. I kemi nisur shumë projekte me të cilatkemi dashur të ruajmë sadopak gjendjen pa dhunë, për të ripërtrirë sado paklidhjet e këputura ose për të vendosir disa të reja, të cilat në këto hapësirakurrë nuk kanë qenë.

I kemi krijuar aksionet e para kundër luftës në Shesh dhe në rrugënTkalçiceva në Zagreb. Shura Dumaniq në atë kohë ka punuar në Rijekë dhei ka inicuar aktivitetet paqësore. Në vitin e dytë, në maj të vitit 1992, ka fil-luar të punojë Qendra për paqe, mosdhunë dhe të drejta të njeriut në Osijek.Gjatë asaj vere kemi organizuar edhe projektet e para vullnetare. Në shtatorështë themeluar Suncokreti (luledielli). Pastaj, në vjeshtën e vonshme, kurkanë filluar të arrijnë lajmet për përdhunimet nga Bosnja, është tubuar grupii cili më vonë e ka themeluar Qendrën për gratë viktima të luftës. Gjatë vitit1992 dhe 1993 kanë filluar të punojnë organizatat në Poreç, Pulë, Split. Nëvitin 1993 ka filluar projekti vullnetar në Pakrac, i pari në rajonin të cilin ekanë mbrojtur Kombet e Bashkuara. Në të kemi bashkëpunuar me vullnetarëtnga Ura e Beogradit. Gjatë atij viti kanë filluar edhe B.a.B.e.- Grupi për tëdrejta njerëzore të grave. Janë themeluar edhe organizatat në qytetet më tëvogla, në Daruvar dhe në Zhupanj. Në mesin e grupeve kanë qarkulluar infor-

432

matat në letra dhe në ndeja, por një pjesë e madhe e mesazheve nga vitit1993 ka shkuar përmes ZaMir-it, rrjetit elektronik të sistemeve lokale nëZagreb, Pakrac, Beograd, Sarajevë, Tuzllë, Prishtinë. Pas ndërprerjes së lid-hjeve telefonike dhe ndaljes së postës në vitin 1991, ZaMir-it ka qenë shan-si ynë i vërtetë i komunikimit. Kemi lexuar dhe kemi shkruar në të gjitha anëte vijës së ndarjes.

Në vitin 1994 e kemi filluar edhe organizatën e parë kushtuar vetëmseminareve dhe punishteve: Hapi i vogël - Qendra për kulturën e paqes dhetë mosdhunës. Arsimi për ne ka qenë gjithnjë e më i rëndësishëm. Në vitin1995 i kemi filluar Studimet e grave. Tani planifikojmë Studimet paqësore.Presim që programi eksperimental do të fillojë në pranverë të vitit 1997.

Gjatë këtyre pesë viteve vullnetaret dhe vullnetarët kanë mbajturmë shumë se njëqind orë vullnetare, për disa qindra orë vullnetare, për disamijëra arsimtarë kemi organizuar seminare dhe punishte për transformimin ekonfliktit. Grupet për të drejta të njeriut kanë ndihmuar me këshilla dhe membrojtjen e madhe të mijëra të të prekurve nga lufta. Organizatat të lidhuranë koordinim të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut endepunojnë në kushte mjaft të rënda në Krajinë, Likë, Banijë, Kordun dhe nëSllavnoninë Perëndimore. I kemi organizuar grupet e vetëpërkrahjes përdhjetëra qindra të përndjekur dhe refugjatë? E kemi filluar ARKzin, i cili ka fil-luar si buletin i vogël kurse tani po shitet në kiosqe. I kemi botuar disa libra,i kemi shtypur me qindra afishe.

Në mesin tonë ka pasur edhe gra edhe meshkuj. Megjihtatë mëshumë ka pasur gra. Ndoshta më lehtë e kemi pasur të zgjedhom mosd-hunën. Si të përhershme "tjerat" i kuptojmë më mirë se problemet nuk mundtë zgjidhen me dhunë. Gjithnjë i fillojmë disa punë, si pastrim i pafundmë ishtëpisë. Rutina e përsëritjes së ritit të pastrimit sikur të jetë përcaktimi ynë.Gjithnjë i ngjesim copët e disa tenxhereve të thyera. Gjithnjë krijojmë diçkaprej asgjëje, nganjëherë darkën, nganjëherë pamjen, por nganjëherë mar-rëdhëniet e ndërprera dhe fijet e komunikimit brenda bashkësisë lokale...

Të zgjedhurit e mosdhunës gjithnjë është gjë e vështirë sepse ambi-enti rrethues fillon në dhunë. Veçanërisht është e rëndë gjatë luftës. Sjelljae dhunshme është formë mbizotëruese e sjelljes. Menjëherë nën sipërfaqe,sapo që gërvishet pak lista e dhjetë urdhrave, qëndron fjala jonë e urtë: Kushështë më i fortë ai vendos. Shumë herët na arrijnë mesazhet se dhuna nëfakt është forma më prodhuese e sjelljes. Në luftën përdorimi i forcës ështëlegjitimuar me nevojat e shtetit, kombit. Në çështjen e zgjedhjes së medotësështë polarizuar tërë skena e paraluftës e grave.

Edhe përkundër asaj që kanë kaluar pesë viteë nga momenti kurdisa gra kanë thënë se tani duhet vetëm me dhunë sepse Kroacia është sul-muar, kurse tjerat se rruga e mosdhunës ende gjithnjë është e mundur, hum-nera e madhe e dallimeve ende i ndan grupet e grave.

Të gjitha ato që i kemi zgjedhur mosdhunën e kemi krijuar rrjetin, ekemi shënuar hapësirën e vet, e kemi gjallëruar me nismat tona dhe e kemihapur hapësirën për gra të reja. Edhe bashkë me to e kemi gjetur rrugën eruajtjes ose përsëritjes së dinjitetit. E kemi investuar vetveten, të gjitha prir-

433

jet tona, tërë kohën, vështirësitë tona, admirimin tonë dhe me këtë i keminxitur të tjerat. Projektet tona kanë pasur për qëllim realizimin e disa qël-limeve të rëndësishme.

Për ne ka qenë e rëndësishme të qëndrojmë në mbrojtjen e vleravepërkundër presioneve. Gjatë kohës së luftës, kur vala e gjakut rritet shumëe më shumë, shumica janë të gatshëm të thonë se nuk ka rrugë tjetër. Vetëmme armë do të mbrojmë atë që jemi dhe që e kemi. Pikërisht atëherë ështëshumë e rëndësishme të thuhet se ekzistojnë edhe rrugë tjera. Rruga e mos-dhunës nuk është gjithnjë e qartë dhe nuk është lehtë t'u përshkruhet atyretë cilët e kanë dhembjen në shpirt dhe të cilët janë të zemëruar sepse e kanëhumbur familjen dhe miqtë. Por me rëndësi është të ruhet dhe të hulumto-het kjo rrugë dhe të ruhet përvoja e gjallë për refuzimin e dhunës për ata tëcilët nuk mund të drejtojnë armët ndaj tjetrit, për kohët kur do të shërohenplagët e luftës dhe kur tërë bashkësia përsëri do të dëshirojë të vendosë sis-temin tjetër të vlerave. Me rëndësi ka qenë të propagohen të drejtat e njeri-ut dhe kohët e mungesës së arsyes - sepse mendimi se të drejtat e njeriutjanë universale dhe të pandashme gjithnjë duhet të përurohet. Me rëndësika qenë të theksohet rëndësia e dinjitetit të secilës dhe secilit prej nesh.

Me përurimin e vlerave të mosdhunës dhe të mbrojtjes së të drej-tave të njeriut e kemi ndërtuar dhe e kemi zgjeruar hapësirën tonë civile.Hapësira në të cilën kemi mundur të marrim frymë dhe të punojmë. Hapësiranë të cilën kemi qenë të vetvetes dhe kemi mundur të krijojmë marrëdhënietë reja, projekte dhe të jetojmë jetën tonë duke i sfiduar kërkesat e dhun-shme të shtetit. Energjia e shumë aktivisteve shpesh shkon vetëm për ruajt-jen e hapësirës, e jo për zgjerimin e qarqeve të reja, sepse rezistancat janëtë tilla saqë nganjëherë nuk kemi forcë për rikrijim, por vetëm mundemi tëruajmë vetëm atë pak dritë. Vetëm aq ta ruajmë deri te disa kohë më të mira.Por nganjëherë gabojmë. Atëherë kufijtë e hapësirës sonë bëhen më kalues.Papritmas arijnë njerëz të rinj dhe shkojnë më tutje në krijimet e tyre.

Brenda hapësirës sonë civile kemi mësuar se në mesin e qëllimevemë të rëndësishme të punës sonë është dhënia e forcës dhe inkurajimi i gravetë dalin nga roli i viktimës. Në punën me gratë i kemi përkrahur që të shpre-hin përvojat e dhembshme. E kemi zgjatur dorën, por edhe kemi dhënë shen-jë se me rëndësi është të ankohemi dhe pas kësaj të vazhdojmë të ecim medinjitet të plotë të grave. Shumë gra janë që gjatë luftës kanë përjetuar për-voja të tmerrshme dhe thjeshtë kanë vazhduar të jetojnë me rolin e viktimës.Kjo me siguri është një nga rolet më të popullarizuara në këto hapësira. Nëcilëndo anë të konfliktit njerëzit gjejnë shkaqe të numërta që veten ta shohinnë rolin e viktimës - dhe e bllokojnë çfarëdo rruge të daljes nga kjo gjendje- sepse me këtë veten e lënë në situatë në të cilën gjithnjë duhet të vendosinpër jetët e tyre. I kemi inkurajuar gratë që të marrin përgjegjësinë për jetëne vet personale dhe të njohin forcën e vet, dhe të vazhdojnë rrugën e vet, meforcat e veta, me përkrahjen e rrjetit të gjerë të grave.

Vendosja e dialogut midis grupeve të cilat vështirë ose kurrsesi nukbisedojnë, në fakt ka qenë punë e rëndësishme e tërë një sërë organizatash.Polarizimet janë të mëdha. Jo vetëm në mesin e serbëve dhe të kroatëve. Të

434

gjitha ndarjet në Kroaci janë të ashpra si brisku. Bashkë me identitetin e vetkombëtar, fetar, profesional ekziston edhe nevoja për t'u mbyllur në grupinpersonal, për ndërtimin e sigurisë brenda grupit të të njëjtëve, për ndjenjëne ngishmërisë dhe të ngrohtësisë brenda deri diku botës së ngushtuar tëatyre "të cilët janë si unë". Ata tjerët na mbushin me plot frikë dhe mosbes-im. Teprimet paksa bajat "ne" në të pasigurt, të panjohur dhe kërcënues"ata", janë të rralla. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është dialogu midis ser-bëve dhe kroatëve, por shpesh nuk jemi të vetëdijshme se sa e vështirë ështëbiseda ose marrëveshja midis katolikëve, të cilët janë grupi më fetar nëKroaci, dhe atyre të cilët nuk besojnë. Katolikët ne do të na quanin ateistë.Jemi të vetëdijshëm se sa i vështirë është dialogu midis serbëve të përnd-jekur dhe kroatëve të përndjekur sepse jemi duke u përpjekur që t'i vendosimbrenda Koordinimit të organizatave paqësore për Sllavoninë Lindore,Baranjën dhe Sremin Perëndimor, por shpesh harrojmë se këtë skenën tonëncivile, nga të tjerët të cilët nuk janë angazhuar, shumë shpesh e ndajnë murete mosbesimit. Megjithatë gjithnjë e më shumë po i mësojmë shkathtësitë ekomunikimit dhe po bisedojmë me të gjithë të cilët mendojnë si ne.

Kjo luftë për mua veçanërisht ka qenë rrugë e ndryshimit dhe emësimit. Tashmë më shumë se pesë vite jetoj midis stresit dhe njohjes. Pesëvjet të gjendjes së jashtëzakonshme e kanë stërholluar aftësinë time të mbi-jetesës - e cila mundet të përmblidhet në tri fjalë vendimtare - kërkesa ehapur për ndryshime. Për çdo gjë që punoj në grupet paqësore të grave dhenë organizatat për të drejtat e njeriut, duhet stërholluar, duhet energji, qën-drueshmëri dhe çiltërsi për dhembje dhe lumturit. Kurse rezultatet rrëshqasinnëpër gishtërinj si fatamorgana. Të rraskapiturit nga përgjigjet për veprimete pushtetit është i madh dhe nuk kalon lehtë. Deri në pafundësi është elodhshme të reagohet ndaj veprimeve të pushtetmbajtësve. Tepër e pafund-shme dhe e lodhshme është edhe qëndruesmëria në pozitën e baraspeshim-it dhe të notimit në ujin e thellë për t'u mbajtur koka mbi sipërfaqe dhe të moszhyten të gjithë ata të cilët mbahen me ne. A jemi vetëm kashta me të cilatluhet shtrëngata, ose jemi trungjet të cilat ofrojnë siguri dhe mundësi të shpë-timit dikujt që tashmë e ka refuzuar shpresën ose megjithatë jemi ishuj, disaishuj të normalitetit në detin e çmendisë luftarake në kohën në të cilën gati tëgjithë e pranojnë përjashtueshmërinë, si një rrugë të vetme të mundshme tëvet. Dhe janë të gatshëm për mbrojtjen e identitetit të vet të ndjeshëm, tëluhatur dhe të pasigurt duke e kapur këmbëzën e pistoletës, pushkës...

Kur e kam vështirë dhe kur jam e lodhur, me shpëton njohja se jamduke u mbështetur në rrjetin e gjerë të grave nga Kroacia, Bosnja, Serbia,Vojvodina, Anglia. Rrjeti ynë i përkrahjes është shtrirë përmbi kontinente dhena e bën të mundur të përhapim qëllimet tona hapësinore kudo që të jenë.

Vesna Tersheliç

("Gratë dhe politika e paqes: shtojcat për kulturën femërore për rezistence" 1997; "Gratë për paqe" 1997)

Përktheu: Naile Mala Imami

435

Bibliografia*

Alenka Mirković: 91,6 MHZ - Glasom protiv topova (91,6 MHZ - Mezë kundër topave), Algoritmi sh.p.k., Zagreb, 1997, pp. 5, 7, 23, 28, 48, 55,81, 116, 124, 127, 134, 142, 143, 145, 146, 151, 220, 221, 243, 264, 283-284,286-287, 295-296, 298, 300, 305, 310, 311-312, 314-315, 316-317, 321, 324, 326.

Antiratni bilten SOS-a (Buletini kundër luftës i SOS-it), nr. 4, Beograd,1993. pp. 74-75.

Brendan MacQuillan: Glasovi svitanja - svjedočanstva raseljenihlica (Zërat e agimit - dëshmitë e personave të shpërngulur), 2005.www.glasovisvitanja.com, pp. 3, 7, 30.

Dëgjoni çfarë themi ne - Familijarët flasin; iniciativa e historive gojore mefamiljarët e të zhdukurve; Hear what we are saying - The Families Speak; Anoral history initiative the families of the missings; Slušajte šta ćemo vam rećimi - Porodice pričaju; Inicijativa oralnih istorija sa članovima porodica nesta -lih, OMPF, Prishtinë, 2006.

Doba razuma (Periudha e arsyes), redaktore Nebojsha Spajiq dhe RadeVelanovski, Fondacioni për paqe dhe zgjidhjen e krizave e Boris Vukobratit,Botimi I, Beograd, 1994, pp. 22-23, 31-34, 37-38, 43-44, 73-75, 81-85, 86-88, 92-94, Botimi II: Doba razuma 1, (Periudha e arsyes 1), 1998.

Doba razuma II (Periudha e arsyes II), redaktore Nebojsha Spajiq,Peace and Crises Management Fondation, Paris dhe Multi servis, Beograd,1998, pp. 149-151, 166-168.

Elizabet Kestli: Jazovi i mostovi - Prijateljstva pre i posle sukoba na prostorubivše Jugoslavije (Hendeqet dhe urat - Miqësitë para dhe pas konfliktit nëhapësirën e ish-Jugosllavisë), 16 portrete, Studimet dhe hulumtimet e grave,Futura publikacije, Novi Sad, 2005.

Elizabet Kestli: Žene sa Kosova - životne priče Albanki (Gratë nga Kosova -rrëfimet e grave shqiptare), (2002, përkthimi në kuadër të projektit "Rrëfimetjetësore të grave" në Studimet e grave në Novi Sad, redaktore Svenka Saviq),Novi Sad, 2002.

437

* Titujt e publikimeve nga të cilat janë marrë tekstet janë shkruar me germa bold.

Feminističke sveske, redaktore Nadezhda Qetkoviq et al, Autonomni žen-ski centar, 1/1994, Beograd, 1994, pp. 1, 16-21.Feminističke sveske, redaktore Nadezhda Qetkoviq et al, Autonomni žen-ski centar, 2/1994, Beograd, 1994, pp. 141-142.Feminističke sveske, redaktore Nadezhda Qetkoviq et al, Autonomni ženskicentar, 3-4/1995, Beograd, 1995.Feminističke sveske, redaktore Nadezhda Qetkoviq et al, Autonomni žen-ski centar, 5-6/1996, Beograd, 1996, pp. 7-13, 340. Feminističke sveske, redaktore Nadezhda Qetkoviq et al, Autonomni ženskicentar, 9-10/1997, Beograd, 1997.

Fond za humanitarno pravo (Fondi për të Drejtën Humanitare),www.hlc-rdc.org, Foçë 1992: Jashtë dyshimit të bazuar, Beograd -Konferenca, më 28 janar 2006; Prijedor 1992: Jashtë dyshimit të bazuar,Konferenca kushtuar të vërtetës gjyqësore dhe viktimave, Beograd, më 24qershor 2006; Srebrenicë: Jashtë dyshimit të bazuar, Beograd - Konferenca,më 11 qershor 2005.

Glasovi nestalih, Voices of the Missing (Zërat e të zhdukurve, Voicesof the Missing), Audio Visual Portrait of members of Associations ofFamilies of Missing Persons in BiH, with photographs taken by Haris Memija,The International Commission on Missing Persons (ICMP), Sarajevo, 2002.

Godine podrške - 1994-2004 (Vitet e përkrahjes - 1994-2004), Viva žene(Gratë Vive); Bosanska rijeç - Bosnische Wort Wuppertal, Tuzllë, 2004.

Govore žene: Ne bilo ga nikad i nigdje (Gratë flasin: Kurrë dhe askund mostë përsëritet më), Edicioni Ljudi u ratu (Njerëzit në luftë), redaktore DrinkaGojkoviq, Dokumentacioni centar Ratovi 1991-1999 (Qendra për dokumenta-cion Luftërat 1991-1999), Beograd, 2005.

Grijeh šutnje - rizik govora (Mëkati i heshtjes - rreziku i të folurit),përmbledhje e punimeve nga konferenca ndërkombëtare "Shkelja e të drej-tave të grave në BeH gjatë luftës '92-95", Sarajevë, 1999, redaktore MirsadTokaça, Komisioni për grumbullimin e fakteve për krimet e luftës në BeH,Sarajevë, 2000.

Janja Beč: Pucanje duše (Pëlcitja e shpirtit), Këshilli i Helsinkit për të Drejtate Njeriut në Serbi, Radio B92, Beograd, 1997.

Jasmina Tešanović: Balkan ne postoji (Ballkani nuk ekziston), Feministička94, Beograd, 2004.

Jasmina Tešanović: Ja & moja multikulturna ulica (Unë & rruga ime multikul-turore), Feministička 94, Beograd, 2001.

438

Jasmina Tešanović: O normalnosti: moralna opera jednog političkogidiota (Për normalitetin: opera morale e një idioti politik),Feministička 94, Beograd,1999, pp. 78-81, 97-98.

Jusuf Kadrić: Brčko: genocid i svjedočenja (Bërçko: gjenocidi dhedëshmimet), Instituti për hulumtimin e krimit kundër njerëzimit dhe tëdrejtës ndërkombëtare, Sarajevë, 1998.

Miroslava Malešević: Didara - životna priča jedne Prizrenke (Didara- rrëfimi jetësor i një prizrenaseje), Etnološka biblioteka, Libri 14,Beograd, 2004, pp. 167-188.

Ne može meni biti dobro ako je mom susjedu loše (Nuk mundem takem mirë unë nëse fqinji im e ka keq), redaktore Helena Rill dhe IvanaFranoviq, CNA, Beograd, 2005, www.nenasilje.org, pp. 40-43, 56-61.

Nenad Vukosavljević: Svi bi rado bacili kamen (Të gjithë me dëshirëdo ta hidhnin gurin), film, CD produkcija Centar za nenasilnu akciju,Beograd, 2006.

Opsada Sarajeva - mart 1992 - mars 1996, Priručnik za preživlja-vanje (Rrethimi i Sarajevës - mars 1992 - mars 1996, Doracak përtë mbijetuar), redaktore Suada Kapiq, FAMA, Botimi II, Sarajevë, 2005, pp.163, 257, 264, 375, 379, 384, 445, 446, 463, 470, 514, 518, 735, 813, 816,827, 910, 1061.

Pisma iz dva Sarajeva (Letra nga dy Sarajeva), redaktore DankaNikoliq; Beogradski krug, biblioteka "Krug", Beograd, 1996, pp. 77-79, 82-86,86-88, 93-96, 102

Priče iz Berka (Rrëfime nga Berku), redaktore Dragica Aleksa, Centar zamir, nenasilje i ljudska prava, Osijek, 2001.

Radmila Sesar: Majka Mejra - Tragovi do istine (Nënë Mejra -Gjurmët deri te e vërteta), Radio reportazhi, 2001

Rodićeš mi sina (Do të më lindësh djalë), On the Record Kosovo, vol. 9No. 4, 1999, www.advocacynet.org/news_view/news_153.html

Samrtno srebreničko ljeto '95 (Vera e ndjerë e Srebrenicës '95),Udruženje građana "Žene Srebrenice" - Tuzla, 1998, www.srebrenica.ba, pp.41-42, 53-55, 93-9, 123-125, 133-135, 215-219, 231-234.

Seada Vranić: Pred zidom šutnje (Para murit të heshtjes), Akantsh.p.k., Botimet AB Antibarbarus, biblioteka Electa, Zagreb, 1996, pp. 18-19,27-35, 58-65, 75-85, 86-96, 121-130, 178-184.

439

Sjećam se (Më kujtohet), redaktore Radmila Manojloviq Zharkoviq, Ženeu crnom (Gratë në të Zeza), Beograd, 1995, pp. 1, 2, 3, 18, 25.

SOS bilten (Buletini SOS), 6-7, redaktore Nadezhda Qetkoviq at al, TelefoniSOS për gratë dhe fëmijtë viktima të dhunës, Beograd, 1993.

Srbija i Srebrenica 1995-2005 (Serbia dhe Srebrenica 1995-2005), CD, redak-tore Andrej Nosov, Inicijativa mladih za ljudska prava, 2006.

Sudbina civila I (Fatet e civilëve I), Edicioni Ljudi u ratu (Njerëzit në luftë),redaktore Drinka Gojkoviq, Dokumentacioni centar Ratovi 1991-1999,Beograd, 2004.

The Suitcase: refugee voices from Bosnia and Croatia, redaktore Julie Mertuset al, University of California Press, Berkley, Los Angeles, 1997.

Suočavanje s prošlošću: feministički pristup (Ballafaqimi me të kaluaren: tra-jtimi feminist), Žene u crnom (Gratë në të Zeza), Beograd, 2005.

Svetlana Broz: Dobri ljudi u vremenu zla (Njerëzit e mirë në kohë të këqija),Prelom, Banja Luka, 1999.

Svetlana Ðorđević: Svedočanstvo o Kosovu (Dëshmia për Kosovën),Fond za humanitarno pravo (Fondi për të Drejtën Humanitare), edicioniDokumentet, Beograd, 2003, pp. 133, 153, 164-165, 180-181, 182-183, 190-191, 199, 271, 274, 275-276, 279-281, 282, 298, 303-305.

Svjetla u tunelu (Dritat në tunel), redaktore Snjezhana dhe JezdimirMilosheviq, Protektor, Sarajevë, 1999, pp. 35-47.

Swanee Hunt: Ovo nije bio naš rat: Bosanke obnavljaju mir (Kjo nuk ka qenëlufta jonë: Boshnjaket e rikujtojnë paqen), Dani, Sarajevë, 2001, Përurimi ilibrit: Svjedočenje (Dëshmimi), Beograd, 2002.

Uvod u ljudska prava (Hyrje në të drejta të njeriut), redaktore Enver Gjulimanet al, Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut i Norvegjisë dhe Komiteti iHelsinkit për të Drejta të Njeriut i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, 2003.

Zbornik: Centar za žene žrtve rata (Përmbledhja: Qendra për gratëviktima të Luftës), redaktore Martina Beliq at. al, Qendra informative edokumentacionit e grave, Centar za žene žrtve rata, Zagreb, 1994, pp. 77-91,98-99.

Žene Balkana za mir - Aktivistkinje prelaze granice (Gratë eBallkanit për Paqe - Aktivistet e kalojnë kufirin), redaktore ZhislenGlason Deshom dhe Svetlana Slapshak, Pro Femina, 2003, pp. 130-132.

440

Žene i politika mira: prilozi ženskoj kulturi mira (Gratë dhe politikae paqes: shtojcat për kulturën femërore për rezistence), Centar zaženske studije (Qendra për studime e grave), kryeredaktore Bilana Kashiq,Zagreb, 1997, pp. 19-23.

Žene Krajine - rat, egzodus i izbeglištvo (Gratë e Krajinës, lufta,egzodusi dhe refugjatët), redaktore Vesna Nikoliq Ristanoviq et al,Institut za kriminološka istraživanja, Beograd, 1996, pp. 71-77, 102-109, 112-119, 163-174.

Žene obnavljaju sjećanja - Centar za žene žrtve rata deset godinaposlije (Gratë i rikujtojnë kujtimet - Qendra për gratë viktima tëluftës dhjetë vjet pas), botimi i dytë i zgjeruar i përmbledhjes QGVL 1994,redaktore Vesna Kesiq et al, Zagreb, 2003, www.women-war-memory.org,pp. 89-97, 99-102, 113-114, 115-123, 139-142.

Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 1994, pp. 223-224, 251-253. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom (Gratënë të Zeza), Beograd, 1995. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom (Gratënë të Zeza), Beograd, 1996. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 1997, pp. 101-106, 109-111, 127-129, 137-138,170-173, 234-237.Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 1998, pp. 227-229. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 1999, pp. 117-118, 231-233, 237-238, 239-243,246-247. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 2001, pp. 127-128, 135, 142.Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom (Gratënë të Zeza), Beograd, 2002. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom (Gratënë të Zeza), Beograd, 2004. Žene za mir (Gratë për Paqe), redaktore Stasha Zajoviq, Žene u crnom(Gratë në të Zeza), Beograd, 2007.

Žene žrtve rata (Gratë viktima të luftës), redaktore Bilana Mijiq et al,Udruženje gra|ana Civis (Shoqata e Qytetarëve Civis), Beograd, 2006, pp.16, 17-19.

441