vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve ...€¦ · 3.2.2 - studimi i...

389
1 UDHËHEQËS SHKENCOR Prof. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri UNIVERSITETI I TIRANËS PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” nga Julinda Çilingiri Vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve antisociale dhe delinkuente të të miturve në qarkun e Durrësit, Tiranës, Elbasanit Analizë dhe përcaktime për një sistem të suksesshëm parandalimi në Shqipëri TIRANË - JANAR 2016 FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave Sociale

Upload: others

Post on 25-Aug-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    UDHËHEQËS SHKENCORProf. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri

    UNIVERSITETI I TIRANËS

    PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR”

    nga Julinda Çilingiri

    Vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve antisociale dhe delinkuente të të miturve në qarkun

    e Durrësit, Tiranës, Elbasanit

    Analizë dhe përcaktime për një sistem të suksesshëm parandalimi në Shqipëri

    TIRANË - JANAR 2016

    FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

    Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave Sociale

    ciesText Box

  • i

    DEKLARATË STATUORENën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.

    ©2016 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

  • ii

    UDHËHEQËS SHKENCORProf. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri

    UNIVERSITETI I TIRANËS

    PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR”

    nga Julinda Çilingiri

    Vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve antisociale dhe delinkuente të të miturve

    në qarkun e Durrësit, Tiranës, Elbasanit

    Analizë dhe përcaktime për një sistem të suksesshëm parandalimi në Shqipëri

    FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

    Juria e vlerësimit1.

    2.

    3.

    4.

    5.

    ciesText Box

  • iii

    Përmbajtje FaqjaLista e tabelave viLista e figurave viiiLista e shkurtimeve ixMirënjohje xAbstrakt xi

    KAPITULLI I - PREZANTIMI1.1 - Përshkrimi i fenomenit dhe përcaktimi i problemit 11.2 - Qëllimi i studimit 61.3 - Pyetjet kërkimore 111.4 - Përkufizimi i koncepteve dhe termave 121.5 - Rëndësia e kërkimit 131.6 - Supozimet 141.7 - Delimitacionet 151.8 - Organizimi i tezës 15

    KAPITULLI II - SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

    Hyrje 172.1 - Përqasjet individuale të kriminalitetit 18

    2.1.1 - Teoria e zgjedhjes racionale2.1.2 - Teoria e tipareve: përqasjet biologjike dhe psikologjike2.1.3 - Teoria e sjelljes2.1.4 - Teoria e të nxënit shoqëror2.1.5 - Teoria konjitive

    2.2 - Përqasjet sociologjike të kriminalitetit 232.2.1 - Teoritë e strukturës shoqërore2.2.2 - Teoritë e proçesit dhe kontrollit shoqëror2.2.3 - Teoritë e ndërveprimit shoqëror

    Përfundim 46

    KAPITULLI III - SHQYRTIMI I LITERATURËSHyrie 483.1 - Kategoritë e faktorëve të rrezikut 483.2 - Metodat e studimit të faktorëve të rrezikut të sjelljeve kriminale tek të miturit 49

    3.2.1 - Studimet afatgjata (të shtrira në kohë)3.2.2 - Studimi i kriminalitetit tek të miturit përmes të dhënave zyrtare 3.2.3 - Studimet transversale 3.2.4 - Zhvillimi dhe vlefshmëria e modelit të faktorëve të rrezikut

    3.3 - Faktorët e rrezikut për sjelljet kriminale dhe antisociale të të miturve 533.3.1 - Faktorët shoqërues të sjelljeve kriminale 3.3.2 - Fusha e familjes3.3.3 - Fusha e shkollës3.3.4 - Faktorët e komunitetit 3.3.5 - Fusha personale dhe moshatarët

    Përfundim 88

  • iv

    KAPITULLI IV - METODOLOGJIA DHE STRUKTURA E STUDIMITHyrie 904.1 - Struktura e studimit 904.2 - Periudha e studimit 924.3 - Popullata, kampionët e përzgjedhur dhe kampionimi 92

    4.3.1 Faza e parë4.3.2 Faza e dytë

    4.4 - Mbledhja e të dhënave 994.4.1 Proçedura e administrimit të studimit - Faza e parë4.4.2 Proçedura e administrimit të studimit - Faza e dytë 4.4.3 Pilotimi4.4.4 Instrumentët e studimit4.4.5 Përkufizimi i ndryshoreve

    4.5 - Përpunimi dhe analizimi i të dhënave 1314.5.1 Përpunimi i të dhënave 4.5.2 Analiza e të dhënave

    4.6 - Vlefshmëria dhe besueshmëria e studimit 1404.7 - Çështje etike të studimit 1424.8 - Kufizimet e studimit 143

    KAPITULLI V - REZULTATET E STUDIMIT - FAZA E PARËProfili i të miturve në konflikt me ligjin

    Hyrie 1465.1 - Të dhëna socio-demografike të kampionit 1465.2 - Profili i sjelljeve kriminale 149

    5.2.1 Rrethanat e veprës penale5.2.2 Historiku i sjelljeve të mëparshme kriminale

    5.3 - Analiza përshkruese e faktoreve të rrezikut 1535.3.1 Kushtet e rrethanat e jetesës5.3.2 Familja dhe marrëdhëniet personale5.3.3 Arsimimi dhe punësimi5.3.4. Fqinjësia/komuniteti5.3.5 Stili i jetesës dhe marrëdhëniet me moshatarët5.3.6 Përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave të tjera5.3.8 Shëndeti mendor dhe emocionet5.3.9 Perceptimi për veten dhe të tjerët5.3.10 Mendimet dhe sjellja5.3.11 Qëndrimet ndaj veprës penale/sjelljeve kriminale5.3.12 Motivimi për të ndryshuar

    5.4 - Marrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut dhe statusit të recidivizmit 1745.5 - Analiza shumëfaktoriale 179

    5.5.1 Ndërtimi i indekseve për fushat e faktorëve të rrezikut5.5.2 Analiza e faktorëve parashikues të përsëritjes së sjelljeve kriminale5.5.3 Ndërtimi i indekseve të tjerë 5.5.4 Vlerësimi i modeleve të regresionit logjistik për parashikimin e probabilitetit të përsëritjes së sjelljeve kriminale5.5.5 Faktorët përcaktues të numrit të sjelljeve kriminale5.5.6 Faktorët përcaktues të dënimit dhe ridënimit

  • v

    KAPITULLI VI - REZULTATET E STUDIMIT - FAZA E DYTËProfili i të miturve në shkolla

    Hyrie 2056.1 Karakteristikat socio-demografike 205

    6.1.1 Mosha dhe gjinia 6.1.2 Prejardhja etno-kulturore dhe struktura familjare

    6.2 Sjelljet antisociale dhe kriminale tek të miturit 13 -17 vjeç 2076.2.1 Përhapja dhe frekuenca e përdorimit të substancave6.2.2 Konsumi gjatë gjithë jetës i substancave sipas moshës dhe karakteristikave të tjera socio-demografike6.2.3 Konsumi gjatë muajit të fundit sipas moshës dhe karakteristikave të tjera socio-demografike6.2.4 Përhapja dhe frekuenca e sjelljeve të tjera antisociale dhe kriminale6.2.5 Përhapja e sjelljeve antisociale gjatë vitit të fundit sipas moshës dhe karakteris tikave të tjera socio-demografike6.2.6 Mosha e përfshirjes për herë të parë në përdorimin e substancave dhe sjelljeve të tjera antisociale

    6.3 Faktorët e rrezikut për sjelljet antisociale dhe kriminale 2196.3.1 Përhapja e faktorëve të rrezikut6.3.2 Marrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut dhe ndryshoreve socio-demografike

    6.4 Analiza e regresionit logjistik. Marrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut dhe sjelljeve antisociale e kriminale 233

    KAPITULLI VII - DISKUTIM, PËRFUNDIME DHE REKOMANDIMEHyrie 2467.1 Tipologjia dhe përhapja e sjelljeve kriminale dhe antisociale të të miturve 2467.2 Ndryshimet në dinamikat, përhapjen e sjelljeve kriminale dhe antisociale dhe faktorët e rrezikut bazuar në faktorët socio-demografikë 2477.3 Faktorët e rrezikut si parashikues të sjelljeve kriminale dhe antisociale të të miturve 2517.4 Gjetjet më të rëndësishme dhe rekomandimet përkatëse 252

    7.4.1 Për të miturit në konflikt me ligjin dhe të institucionalizuar 7.4.2 Për nxënësit në shkollat e qarkut të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit

    7.5 Rekomandime për studime të mëtejshme 259Përfundim 260

    Referencat 261

    Shtojcat Pyetësor për të miturit në sistemin penitenciar 1. 302Pyetësor për nxënësit në shkolla 2. 314

    326344356

    Shtojca për shkallën e pyetësorit në burg me alfa dhe për shkallën 3. e pyetësorit në shkolla me alfa

    Shtojca për rezultatet në IM Kavajë4. Shtojca për rezultatet në shkolla5.

  • vi

    Tendencat e kriminalitet tek të miturit e dënuar 2007-2013Të pandehur të mitur dhe gjithsej sipas kategorive të veprave penale Shpërndarja e kampionit sipas moshave 13-17 vjeç në Durrës, Tiranë dhe Elbasan Shpërndarja e nxënësve sipas shtresave, përmasat e kampionëve tështresave dhe pesha e shtresave në Durrës Shpërndarja e nxënësve sipas shtresave, përmasat e kampionëve të shtresave dhe pesha e shtresave në Tiranë Shpërndarja e nxënësve sipas shtresave, përmasat e kampionëve të shtresave dhe pesha e shtresave në Elbasan Numri i nxënësve sipas tri qarqeve, shkollave dhe klasave Karakteristikat socio-demografike të të miturve në konflikt me ligjin(N=150)Historia kriminale (N=150)Mosha e kontaktit për herë të parë me policinë dhe mosha e kryerjes së veprës së parë penale (N=150)Analiza e veprës penale sipas viktimologjisë dhe kohës së kaluar nga një dënim i mëparshëm tek kryerja e veprës aktualeShpërndarja sipas faktorëve të fushës ‘kushtet dhe rrethanat e jetesës’ (N= 150)Shpërndarja sipas faktorëve të fushës ‘familja dhe marrëdhëniet personale’ (N= 150)Shpërndarja sipas faktorëve ‘arsimimi, trajnimi dhe punësimi’ (N= 150) Përvojat dhe qëndrimet rreth shkollës sipas përkatësisë etno-kulturore (N= 150)Marrëdhënia mes qëndrimit negativ/indiferent ndaj shkollës dhe faktorëve të tjerë të rrezikut të shkollës (N= 150)Shpërndarja e vendodhjes gjeografike sipas përbërjes etno-kulturore të të miturve (N= 150)Shpërndarja sipas karakteristikave të komunitetit dhe përbërjes etno-kulturore (N= 150)Shpërndarja sipas tipologjisë së komunitetit dhe karakteristikave problematikave të raportuara (N= 150)Shpërndarja e faktorëve të fushës ‘shoqëria dhe kohë e lirë’ sipas përkatësisë etno-kulturore dhe jetesës në familje me dy prindërit bi-ologjikë (N= 150)Shpërndarja sipas përdorimit të substancave dhe problemet e lidhura me to (N=150)Marrëdhëniet ndërmjet ndryshoreve të përdorimit të substancaveMarrëdhënia mes përdorimit të substancave dhe sjelljeve kriminaleShpërndarja sipas faktorëve të fushës ‘problemet e shëndetit fizik’ dhe përkatësisë etno-kulturore (N= 150)Shëndeti mendor dhe emocional sipas strukturës familjare (N= 150)Perceptimi i vetes dhe të tjerëve sipas përkatësisë etno-kulturore (N= 150)

    1.11.2

    4.1

    4.2a

    4.2b

    4.2c

    4.35.1

    5.25.3

    5.4

    5.5

    5.6

    5.7

    5.8

    5.9

    5.10

    5.11

    5.12

    5.13

    5.14

    5.155.165.17

    5.185.19

    LISTA E TABELAVE

    23

    95

    97

    97

    97

    99147

    149151

    153

    154

    156

    158

    160

    160

    161

    162

    163

    164

    165

    167168170

    171171

    N. Titulli Faqja

  • vii

    5.205.215.225.23

    5.24

    5.25

    5.265.27

    5.28

    5.29

    5.30

    5.31

    5.32

    6.1

    6.2

    6.3

    6.4

    6.5

    6.6

    6.7

    6.8

    6.9

    6.10

    6.11

    6.12

    6.13

    172173173175

    186

    188

    194197

    198

    199

    200

    202

    203

    206

    208

    210

    211

    212

    215

    216

    222

    223

    224

    224

    226

    228

    Mendimet dhe sjellja (N= 150)Qëndrimet ndaj veprës/veprave penale (N= 150)Motivimi për të ndryshuar (N= 150)Marrëdhënia mes faktorëve të rrezikut dhe ndryshoreve të recidivizmitRezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik me 12 faktorët e rrezikut si parashikues të përsëritjes së sjelljeve kriminaleRezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik me ndryshore shpjeguese 12 faktorët e vlerësuar nga intervista si parashikues të përsëritjes së sjelljeve kriminaleFaktorët e rrezikut të nxjerrë nga analizat faktoriale Rezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik me faktorët e rinj si parashikues të përsëritjes së sjelljeve kriminaleRezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik me faktorët e rinj si parashikues të numrit të sjelljeve kriminaleRezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik për 12 faktorët që parashikojnë numrin e sjelljeve kriminale Rezultatet e përmbledhura nga analiza e regresionit logjistik me ndryshore shpjeguese 12 faktorët e vlerësuar nga intervista si parashi-kues të numrit të sjelljeve kriminaleRezultatet e modelit të regresionit me faktorët e vlerësuar nga analiza faktoriale si parashikues të numrit të dënimeve Rezultatet e modelit të regresionit me faktorët reduktuar si parashikues të numrit të dënimeveKarakteristikat socio-demografike të pjesëmarrësve në studim (N=1300)Përhapja e përdorimit të substancave të paktën një herë sipas zonës së studimit (N= 1300)Përhapja e përdorimit të substancave sipas moshës dhe zonës së studimit (N= 1300)Përhapja e sjelljeve antisociale dhe kriminale gjatë vitit të fundit sipas zonës së studimit (N= 1300)Përhapja e sjelljeve të tjera antisociale gjatë vitit të fundit sipas gjinisë, moshës dhe zonës së studimit (N= 1300)Krahasimi mes moshës së përfshirjes për herë të parë në sjellje antisociale dhe ndryshoreve socio-demografikeKrahasimi mes moshës së përfshirjes për herë të parë në sjellje antisociale dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së familjes dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së familjes dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së shkollës dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së shkollës dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës personale e moshatarëve dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës personale e moshatarëve dhe ndryshoreve socio-demografike

  • viii

    231

    232

    234

    237

    241

    243

    99148150

    151

    152

    152154155

    158

    159

    166

    166169

    213

    218220

    238

    Marrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së komunitetit dhe ndryshoreve socio-demografikeMarrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të fushës së komunitetit dhe ndryshoreve socio-demografikeVlerësimi i marrëdhënieve të faktorëve të rrezikut me sjelljet kriminale në modelin logit të ngopurModeli logjistik për sjelljet kriminale e antisociale-testi Hosmer-Leme-show për mirësinë e përshtatjesVlerësimi i marrëdhënieve të faktorëve të rrezikut me sjelljet kriminale në modelin logit të reduktuarEfektet marxhinale të faktorëve të rrezikut për probabilitetin që një i mitur të përfshihet në sjellje antisociale dhe kri

    Shpërndarja e kampionit sipas moshës dhe zonës së studimit99Shpërndarja e të miturve sipas vendodhjes së vendbanimit 147Shpërndarja sipas dënimeve të marra dhe numrit të veprave penale në të cilat janë përfshirë më parë 149Mosha e kryerjes së veprës së parë penale dhe e ndalimit për herë të parë nga policia 151Numri i veprave të mëparshme penale sipas moshës kur është kryer vepra e parëTipologjia e veprës penale sipas përbërjes etno-kulturore të kampionitShpërndarja sipas familjarëve me të cilët kanë jetuar 6 muajt e funditShpërndarja sipas familjarëve me të cilët kishin kontaktuar gjatë 6 muajve të fundit në institucionShpërndarja sipas nivelit arsimor të përfunduar dhe përbërjes etno-kulturoreArsyet që raportohen për mosfrekuentimin/braktisjen e shkollës nëntëvjeçareKonsumimi i duhanit dhe substancave të tjera gjatë gjithë jetësProgresi i moshës mesatare për veprën e parë penale dhe përdorimin e substancavePërdorimi i substancave tek të miturit të cilët janë përfshirë në tri ose më shumë vepra penalePërhapja e përdorimit të substancave dhe sjelljeve të tjera antisociale Mosha mesatare e përfshirjes për herë të parë në sjellje antisociale sipas zonës së studimit Përhapja e të miturve në nivel të lartë rreziku sipas fushave të faktorëve të rrezikut (N=1300)Specificiteti kundrejt sensitivitetit sipas pikës së ndarjes në modelin e ngopur

    6.14

    6.15

    6.16

    6.17

    6.18

    6.19

    4.15.15.2

    5.3

    5.4

    5.55.65.7

    5.8

    5.9

    5.105.11

    5.12

    6.16.2

    6.3

    6.4

    LISTA E FIGURAVE

    Nr. Titulli Faqja

  • ix

    LISTA E SHKURTIMEVE

    ASSET Instrument i vlerësimit të faktorëve që kanë kontribuar në zhvillimin e

    sjelljeve kriminale tek të miturit në konflikt me ligjin, Brodi i

    drejtësisë për të miturit, Mbretëri e Bashkuar

    CTC Communities that Care Youth Survey (Sondazhi rinor Komunitetet që

    kujdesen)

    ESOMAR European Society for Opinion and Marketing Research (Shoqata

    Europiane e profesionistëve në kërkimet për marketing dhe opinione)

    ESPAD European School Survey Project on Alcohol and Other Drugs (Projekti

    europian i sondazhit në shkollë për alkoolin dhe drogat e tjera)

    IEVP Institucion i ekzekutimit të vendimeve penale

    IM Instituti i të miturve, Kavajë

    INSTAT Instituti i statistikës

    LR Likelihood Ratio Test (Testi i raportit të përgjasive)

    PCA Principal Component Analysis (Analiza e komponentëve parësorë)

    UNICEF United Nations Children's Fund (Fondi i emergjencës i kombeve të

    Bashkuara për fëmijët)

    VIF Variance Inflation Factor (Testi i faktorit të inflacionit të variancës)

  • x

    MIRËNJOHJE

    Rrugëtimi disavjeçar për realizimin e këtij studimi do të ishte tepër i vështirë pa mbështetjen e shumë njerëzve, të cilët dua t’i falenderoj me mirënjohjen më të madhe.

    Së pari dhe mbi të gjitha, këtë dizertacion ia dedikoj prindërve e mi, Gojartës dhe Llazarit, dashuria e të cilëve për arsimin më ka udhëhequr në zgjedhjet që kam bërë, të cilët më edukuan të punoj përherë me përkushtim dhe të besoj në ato që bëj.

    Së dyti, falënderoj me mirënjohje udhëheqësen shkencore të këtij dizertacioni, Prof. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, sepse besoi tek unë, për mbështetjen dhe këshillat tepër të vyera gjatë gjithë proçesit të studimit.

    Nuk dua të lë pa shprehur mirënjohjen time më të madhe për specialistët e sektorit të kujdesit shoqëror të Institucionit të të Miturve në Kavajë dhe të gjithë stafet e shkollave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, në të cilat u krye studimi. Gadishmëria e tyre për të lehtësuar proçesin e mbledhjes së të dhënave, ishte tepër e çmuar për mua.

    Falenderimet e mia të sinqerta i shkojnë gjithashtu edhe miqve dhe kolegëve, me të cilët kam ndarë arritjet, vështirësitë, dilemat dhe dyshimet e këtyre viteve, pse më inkurajuan me entuziazëm të përfundoj këtë fazë të rëndësishme të jetës sime. Dua gjithashtu t’i falenderoj, sepse më kujtojnë vazhdimisht se studimi doktoral është vetëm fillimi i përpjekjeve për t’u rritur profesionalisht.

    Shumë faleminderit bashkëshortit tim Antonello, për optimizmin e përhershëm, durimin dhe mbështetjen konkrete për formatimin dhe paraqitjen vizuale të këtij dokumenti.

    Së fundmi, me mirënjohje falënderoj të gjithë adoleshentët, të cilët u treguan të gatshëm për të treguar për jetën e tyre dhe për të ndarë me mua përvojat, mendimet, ndjenjat dhe qëndrimet e tyre. Ata e bënë fazën e mbledhjes së të dhënave më të pëlqyeshmen për mua.

  • xi

    Vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve antisociale dhe delinkuente të të miturve në qarkun e Durrësit, Tiranës, Elbasanit.

    Analizë dhe përcaktime për një sistem të suksesshëm parandalimi në Shqipëri

    ABSTRAKTPërfshirja në sjellje kriminale e të miturve është një fenomen akoma i ri në

    Shqipëri, por me një rritje të shpejtë dhe shtetësuese. Është e nevojshme kryerja e studimeve empirike për të eksploruar, monitoruar, shpjeguar dhe kontrolluar në vazhdimësi tiparet dhe dinamikat e këtij fenomeni, si dhe faktorët që e nxisin dhe e shoqërojnë atë. Përmes qasjes së vlerësimit të faktorëve të rrezikut, ky studim transversal eksploron statistikisht disa sjellje kriminale dhe antisociale tek të miturit, duke u fokusuar në faktorët individualë, familjarë, të shkollës, moshatarëve, komunitetit. Në pjesën e parë të tezës analizohen dhe krahasohen teoritë klasike dhe të integruara të shkaqeve të kriminalitetit tek të miturit, si dhe përmes rishikimit të literaturës, diskutohen gjetjet më të rëndësishme empirike në lidhje me faktorët parashikues të sjelljeve kriminale dhe antisociale tek të miturit Në pjesën e dytë, paraqiten dhe diskutohen gjetjet nga analiza përshkruese, korrelative dhe parashikuese e të dhënave të mbledhura nga zonat e studimit.Për të identifikuar faktorët e rrezikut që shpjegojnë sjelljet kriminale tek të miturit në konflikt me ligjin, u përdor intervista e strukturuar me një kampion prej 150 djem të mitur, të cilët ishin institucionalizuar. Për të vlerësuar faktorët e rrezikut që parashikojnë përfshirjen në sjellje antisociale dhe kriminale, u pyetën përmes një pyetësori 1300 nxënës 13-17 vjeç nga 41 shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm të qarqeve të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Gjetjet treguan se mosha më e vogël, meshkujt dhe ata që nuk jetojnë me të dy prindërit, janë më të rrezikuar të angazhohen me sjellje antisociale. Po ashtu, faktorë të tillë, si: përfshirja e hershme, preferencat për sjellje rebele, shoqërimi me moshatarë me histori në sjelljet antisociale, familjarë me histori kriminale, me nivel të lartë konflikti dhe mungesë mbikqyrje nga prindërit, nivel i ulët arsimor dhe angazhim i dobët në shkollë, dhe jetesa në një komunitet me nivel lë lartë mobiliteti, janë parashikues të angazhimit dhe përsëritjes së sjelljeve antisociale dhe kriminale të adoleshentëve. Në vijim të studimit, sugjerohen disa rekomandime konkrete për parandalimin dhe kontrollin e sjelljeve problematike të adoleshentëve, si dhe nevojën për studime më të avancuara.

    FUSHA E STUDIMIT: punë sociale, kriminologji, zhvillimi i fëmijëveFJALË KYÇE: të mitur, sjellje kriminale dhe antisociale, faktorët e rrezikut, parandalim i hershëm

    ciesText Box

  • xii

    Assessing risk factors as predictors of antisocial and criminal behaviour of minors in Durrës, Tirana and Elbasan districts.

    Analysis and definitions of a successful prevention system in Albania

    ABSTRACTEngaging in criminal behaviours is still a new phenomenon in Albania, but

    statistics are worryingly increasing. Considering the lack of field knowledge, it is fundamental carrying out empirical research to explore, monitor, explain and control the characteristics and dynamics of this problem, as well as factors that are associated and predict it.

    By using the risk assessment approach, this cross-sectional study explores statistically several criminal and antisocial behaviours of minors, focusing on individual, family, school, peers and community factors. Throughout the first part of the thesis are analysed and compared classical and integrated theories of criminal conduct and with a thorough literature review the most important worldwide findings in relation to risk factors of criminal and antisocial behaviours in minors are discussed. The second part presents and discusses findings of descriptive, correlative and predictive analysis of data from the field.

    A structured interview with a sample of 150 male juvenile offenders was used to identify the risk factors that explain offending among children in conflict with the law and in a correction facility. To assess the risk factors that predict antisocial and criminal behaviour in a non offender’s sample, a questionnaire was used with 1300 students of 13-17 years old from 41 middle and high schools in Durrës, Tirana and Elbasan districts.

    Findings suggest that young minors, boys, those who live in a single parent families are more at risk of engaging in antisocial behaviours. Other factors, as: early initiation, rebelliousness, having friends with antisocial attitudes and experiences, family history of criminal conduct, family conflict, poor child supervision, low level of education, poor school commitment and high community mobility, are significant predictors of involvement and persistence of antisocial and criminal behaviour of adolescents. In the conclusion of the thesis, are suggested some specific recommendations to prevent and control deviant behaviours among minors, as well as the need for a more advanced research in the field.

    FIELD OF STUDY: social work, criminology, child development KEY WORDS: minors, antisocial and criminal behaviour, risk factors, early prevention

    ciesText Box

  • 1

    KAPITULLI I - PREZANTIMHyrje

    Gjatë dy ose më shumë dekadave të fundit, adoleshentët shqiptarë janë ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj presionit të ndryshimeve dinamike në strukturën dhe funksionet e mikosistemeve shoqërore, si familja apo shkolla, aksesit gjithmonë e më të pakët në burimet ekonomike dhe shoqërore, jetesës në komunitete të ç’organizuara, ndryshimit të sistemit të vlerave apo tensionit për arritjen e statusit shoqëror përmes arsimimit dhe punësimit. Në konfliktin mes pritshmërive shoqërore dhe mundësive të kufizuara, disa prej tyre orientohen drejt sjelljeve të rrezikshme, kriminalitetit dhe dhunës. Shpesh sjellje të tilla, si: lënia e orëve të mësimit, eksperimentimi me konsumimin e alkoolit apo konfliktet me prindërit, janë me pasoja dhe rrezikshmëri të kufizuar me moshën, por në raste të tjera, sjelljet në të cilat përfshihen, si: shkelja e ligjit apo abuzimi me drogat, u ndryshojnë jetën duke rritur rrezikun t’i mbartin me vete edhe në moshën madhore. Për më tepër, përhapja e këtyre sjelljeve tek adoleshentët përforcohet nga pamjaftueshmëria e veprimeve ndërhyrëse nga sistemi i drejtësisë dhe në mungesë të politikave e strategjive të përshtatshme për të parandaluar kriminalitetin mes të miturve.

    1.1 Përshkrimi i fenomenit dhe përcaktimi i problemitGjatë dhjetëvjeçarit të fundit, të dhënat zyrtare nga vende të ndryshme raportojnë

    për rritje të numrit të veprave penale në të cilat ishin përfshirë të miturit, si ato të dhunshme ndaj personit, ashtu edhe ndaj pronës (Killias, Aubusson de Cavarlay, Hough, Haymoz, & Aebi, 2010). Po ashtu, raportohet për përfshirje gjithmonë e më të hershme të adoleshentëve në sjellje kriminale, mesatarisht rreth moshës 10-12 vjeçare (Enzmann, etj., 2010; Snyder, 2001; Calkins & Keane, 2009; Tolan & Thomas, 1995; Krohn, Thornberry, Rivera, & Le Blanc, 2001).

    Vendet europiane, veçanërisht ato lindore të ish-bllokut komunist kanë përjetuar një rritje të kriminalitetit tek të miturit me gati 30% -40% (Aebi, etj., 2014). Po ashtu, në nivel botëror, krimet kundër pronës zënë rreth 2/3 e të gjitha rasteve të veprave penale të kryera nga të miturit, të pasuara nga një rritje e numrit të krimeve të lidhura me prodhimin dhe tregtimin e drogave (UNICEF, 2000).

    Rezultatet e studimeve me vetraportim tregojnë një nivel akoma edhe më të lartë të sjelljeve kriminale të të miturve; sot pranohet gjerësisht nga studiuesit se afërsisht 70% - 90% e adoleshentëve në të gjithë botën kanë kryer ose do të kryejnë para se të arrijnë moshën madhore të paktën një vepër, për të cilën po të ndaloheshin, arrestoheshin, hetoheshin, dhe gjykoheshin sipas ligjeve përkatëse, mund të dënoheshin (Elliott, Ageton, Huizinga, Knowles, & Canter, 1983; Enzmann, Marshall, Killias, Junger-Tas, Steketee, & Gruszczynska, 2010).

  • 2

    Megjithatë, edhe pse adoleshentët përbëjnë një nga grupet moshore më aktivë përsa i përket shkeljes së normave ligjore dhe shoqërore, jo të gjithë ndërmarrin rrugën e krimit dhe e vazhdojnë atë edhe si të rritur. Në fakt, vetëm një pakicë e të miturve përsëritës janë përgjegjës për shumicën e krimeve të kryera nga kjo grupmoshë.

    Shumë studime afatgjata në vende të ndryshme të botës tregojnë se rreth 70% e krimeve të rënda dhe serioze janë kryer nga jo më shumë se 8% e të miturve meshkuj në kampione përfaqësuese të popullatave (Moffit, 1993; Snyder, Espiritu, Huizinga, Loeber, & Petechuk, 2003; Snyder, 2001). Raportohet gjithashtu se 15%-18% e adoleshentëve janë përgjegjës për shumicën e krimeve serioze dhe të dhunshme (Enzmann, etj., 2010; Tatem Kelley, Huizinga, Thornberry, & Loeber, 1997; Howell, 1995).

    Në Shqipëri, indeksi i kriminalitetit tek të miturit, edhe pse më i ulët krahasuar me vendet e Europës perëndimore, veriore, madje edhe të Mesdheut (Junger-Tas, etj., 2012), ka pasur vetëm rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, përveç vitit 2013 në të cilin kemi ulje të këtij numri sikurse tregojnë statistikat zyrtare (Vjetari statistikor 2013; Raporti vjetor për gjendjen e kriminalitetit për Vitin 2013); për më tepër, kemi rritje të numrit të krimeve të kryera nga të mitur nën moshën 14 vjeçare, për të cilët Kodi Penal parashikon papërgjegjshmëri penale (Sufaj, 2011).

    Tabela 1.1 përmbledh disa statistika të të miturve të dënuar nga viti 2007 deri në 2013. Të mitur të dënuar në vitin 2013 ishin 680 (8% e të gjithë të dënuarve, pra 8577) dhe 87% e tyre ishin dënuar për krime, ndër të cilët 253 nga Gjykata e rrethit gjygjësor Tiranë. 434 e të miturve të dënuar ishin akuzuar për veprën penale të vjedhjes, sipas Nenit 134 (Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, 2011).

    Tabela 1.1 - Tendencat e kriminalitetit tek të miturit e dënuar 2007-2013

    Të dënuar të mitur 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013Krime 198 356 362 594 610 826 589Kundravajtje 13 51 49 62 73 57 91Totali 211 407 411 656 683 883 680Burimi: Ministria e Drejtësisë (Vjetari Statistikor 2013). http://www.drejtesia.gov.al.

    Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme të po atij viti (2013), të pandehurit e mitur meshkuj përbënin 9% e të gjithë të pandehurve. Tabela 1.2 paraqet më hollësisht statistikat e të pandehurve të mitur meshkuj dhe gjithsej sipas kategorive të veprave penale. Të mitur të pandehur për vepra penale ishin 885, ndër të cilët 55% ishin përballuar me akuzën për vepra penale kundër pasurisë, kryesisht vjedhje.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 3

    Burimi: Prokuroria e Përgjithshme. Raport vjetor për gjendjen e kriminalitetit (2013). http://www.pp.gov.al.

    Vepra penale kundër pasurisë 494 (19) 2591Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike 245 (7.4) 3329Krime kundër jetës të kryera me dashje 14 (3) 459Fallcifikim i monedhave dhe dokumentëve 14 (2.4) 418Shkatërrimi i pronës 11 (4.1) 268Vepra penale kundër drejtësisë 11 (3.2) 342Krime kundër autoritetit të shtetit 10 (1.6) 627Mashtrimi 5 (1.2) 429Vepra penale kundër fëmijës, martesës dhe familjes 6 (0.7) 874Vepra seksuale 5 (11.2) 45Krimi kibernetik 4 (50) 8Vepra penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë 3 (2) 149Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit 2 (1.9) 108Zhvillim i palejuar i lojrave të fatit 2 (0.6) 316

    Të mitur(Në raport me totalin) GjithsejKategoria e veprës penale

    Total 885 (9) 9963

    Megjithatë, statistikat zyrtare duhet të shihen me kujdes, sepse përmasat e vërteta të sjelljeve kriminale dhe antisociale të të miturve mund të jenë më të mëdha (Killias, Aubusson de Cavarlay, Hough, Haymoz, & Aebi, 2010), kjo për shkak se të dhënat zyrtare bazohen vetëm në raportimet nga institucionet të sistemit të drejtësisë.

    Këto raporte zyrtare përveçse paraqesin të dhëna të përgjithshme rreth të miturve të dënuar dhe tipologjisë së veprave penale përkatëse, nuk analizojnë karakteristikat socio-demografike dhe problematika të tjera shoqëruese (mosha, gjinia, përkatësia etno-kulturore, përdorimi i substancave, niveli i ulët arsimor etj) të kriminalitetit tek të miturit apo tendencën përsëritëse të tyre. Nga ana tjetër, vetëm raportimi (zyrtar) i përhapjes së sjelljeve kriminale tek të miturit, nuk mundëson një panoramë të qartë rreth përhapjes dhe progresit të këtij fenomeni në vendin tonë dhe të faktorëve shoqërues e nxitës të këtyre sjelljeve. Aktualisht, në Shqipëri janë të pakta studimet me fokus eksplorimin e përvojave dhe qëndrimeve të adoleshentëve, të cilat mund të nxisin përfshirjen e tyre në sjellje problematike, si dhe të vlerësimit të nivelit të rrezikut në të cilin ata janë ekspozuar në sferën personale, familjare, shkollore dhe të komunitetit.

    Duke konsideruar numrin në rritje të ndalimeve të të miturve për aktivitete të jashtëligjshme, si dhe pasojat serioze që shkakton përfshirja në aktivitete kriminale dhe të rrezikshme për vetë të miturin dhe të gjitha sistemet shoqërore të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, është e domosdoshme të kuptohen dinamikat e zhvillimit të sjelljeve antisociale dhe kriminale të adoleshentëve shqiptarë dhe të vlerësohen ndikimi i atyre faktorëve që duket se parashikojnë angazhimin në sjellje të

    Kapitulli I

    PREZANTIM

    Tabela 1.2 - Të pandehur të mitur dhe gjithsej sipas kategorive të veprave penale

  • 4

    tilla për të ndërhyrë efektivisht në parandalimin e tyre. Në këtë kontekst, ky studim sasior përmes vetraportimit të të miturve eksploron

    gjerësisht nivelin e përhapjes dhe frekuencës së disa sjelljeve antisociale, në të cilat janë angazhuar ata, duke analizuar edhe dallimet mes grupeve të ndryshme demografike. Në këtë studim diskutohen gjithashtu dinamikat e zhvillimit të veprave penale, në të cilat janë përfshirë të miturit në konflikt me ligjin dhe identifikohen faktorët individualë dhe shoqërorë, të lidhur me këto aktivitete të jashtëligjshme, për të përcaktuar një skemë të faktorëve kyç parashikues të kriminalitetit tek të miturit. Këto të dhëna ofrojnë sfondin e duhur empirik për të vlerësuar statistikisht dhe për të diskutuar mbi mikro dhe makrofaktorët që rrisin rrezikun që adoleshentët të përfshihen në sjellje deviante dhe kriminale, si dhe për të gjykuar mbi veprimet dhe strategjitë efektive që mund të aplikohen për të parandaluar përfshirjen në sjellje kriminale dhe antisociale tek kjo grupmoshë.

    Ky hulumtim bazohet në modelin e vlerësimit të faktorëve kyç të rrezikut për të kontrolluar dhe parandaluar sjelljet kriminale dhe antisociale tek të miturit dhe sugjeron nevojën për të identifikuar faktorët nxitës e për të vlerësuar ndikimin e tyre tek të miturit, me qëllimin final reflektimin mbi ndërhyrjet efektive për parandalim. Ai supozon se sjelljet kriminale dhe antisociale të të miturve zhvillohen në ndërveprimin mes faktorëve në tri nivele; individualë, mikroshoqërorë dhe makroshoqërorë.

    Në nivelin individual bëjnë pjesë tiparet e lindura dhe të mësuara të personalitetit, qëndrimet, besimet dhe përvojat e të miturit, niveli i inteligjencës dhe impulsiviteti. Në nivelin mikroshoqëror ndikojnë marrëdhëniet dhe përvojat e drejtpërdrejta në familje, me moshatarët apo në shkollë. Ndërsa niveli makroshoqëror përmbledh faktorët e lidhur me shtresën shoqërore, përkatësinë etno-kulturore, nivelin e kohezionit dhe organizimit të komunitetit, të problemeve shoqërore, të qëndrimeve dhe sjelljeve të anëtarëve të komunitetit e institucioneve shtetërore ndaj krimit.

    Studimi eksploron në sjelljet, qëndrimet, opinionet dhe përvojat e dy grupeve të të miturve (në konflikt me ligjin e të institucionalizuar dhe nxënës të shkollës) në familje, shkollë, komunitet, me moshatarët, në të shkuarën dhe të tashmen, duke vlerësuar sesi dhe sa këta faktorë kanë ndikuar apo do të ndikojnë në sjelljet e tyre në të ardhmen.

    Ky model, i huazuar nga fusha e mjekësisë për të kuptuar dhe kontrolluar sëmundjet (Farrington, 1999), prej viteve 90-të përdoret për të eksploruar dhe parandaluar sjelljet antisociale e kriminale, sidomos tek moshat e mitura. Ai supozon se ekspozimi i të miturve ndaj një ose kombinimit të disa faktorëve të rrezikut gjatë zhvillimit i bëjnë ata më të prirur që të kryejnë sjellje antisociale apo aktivitete të rrezikshme (Kazdin, Kraemer, Kessler, Kupfer, & Offord, 1997). Përmes identifikimit me anë të instrumentëve vlerësues, ky model sugjeron hapa për të ndërhyrë duke eliminuar apo reduktuar ngjarjet ose kushtet paraprake të këtyre sjelljeve, pra duke parandaluar zhvillimin e tyre (Hawkins, Catalano, & Miller, 1992, f. 65).

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 5

    Në terma historikë, instrumentët e vlerësimit të faktorëve të rrezikut ndahen një tri breza; instrumentët e brezit të parë bazoheshin mbi gjykimin, shpesh informal dhe të pastrukturuar, të profesionistëve klinikë për të identifikuar rrezikun për përsëritjen e sjelljeve kriminale të të miturve në konflikt me ligjin. Instrumentët e brezit të dytë janë të standartizuar dhe bazohen në gjetje empirike, por fokusohen kryesisht tek vlerësimi i faktorëve statikë të rrezikut (historia e sjelljeve antisociale) për të vlerësuar rrezikun për t’u përfshirë në sjellje kriminale apo për t’i përsëritur ato. Në brezin e tretë bëjnë pjesë instrumentët që mund të administrohen në nivel komuniteti ose shkolle, të cilët bazohen në vlerësimin e faktorëve statikë dhe dinamikë të rrezikut (të shkuar ose aktualë), të frekuencës, shumëllojshmërisë dhe intensitetit të tyre, efekti i të cilëve mund të ndryshojë ose pushojë përmes veprimeve parandaluese (Andrews, Bonta, & Wormith, 2006; Sprague & Walker, 2000).

    Rezultatet nga studimet e fokusuara në identifikimin e faktorëve nxitës të sjelljeve kriminale dhe antisociale gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës (të trajtuara gjerësisht në Kapitullin 3) kanë gjetur lidhje mes një sërë faktorësh të niveleve të ndryshme: personal, familjar, shoqërisë, shkollës dhe të komunitetit, të cilët veçmas ose në ndërveprim me njëri-tjetrin, ndikojnë në formimin e prirjeve, qëndrimeve dhe sjelljeve antisociale dhe kriminale të adoleshentëve dhe rrisin rrezikun që ata të angazhohen në sjellje të tilla (Hawkins, etj., 2000; McGee, Wickes, Corcoran, Bor, & Najman, 2011; Connell, Cook, Aklin, Vanderploeg, & Brex, 2011; Farrington, 2003; 1995; Case & Haines, 2007; Arthur, Hawkins, Pollard, Catalano, & Baglioni Jr., 2002).

    Studimet tregojnë se të miturit, të cilët kanë më shumë gjasa të përfshihen në sjellje problematike dhe të jashtëligjshme, jetojnë me prindër me histori të sjelljeve kriminale (Farrington, Coid, & Murray, 2009; Farrington, 2001), të cilët nuk janë kujdesur dhe nuk kanë ushtruar mbikqyrje të rregullt gjatë rritjes së fëmijëve (Derzon, 2010; McCord, 1997; Loeber & Stouthamer-Loeber, 1986), kanë përjetuar dhunë dhe neglizhim në familje (Ryan, Williams, & Courtney, 2013; Smith & Thornberry, 1995) kanë rendiment të ulët shkollor (Maguin & Loeber, 1996; Junger-Tas, etj., 2010) dhe mungesë motivimi e angazhimi (Smith, 2006; Fleming, Catalano, Haggerty, & Abbott, 2010).

    Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun tek të miturit për t’u angazhuar në sjellje antisociale dhe kriminale përfshijnë jetesën në komunitete të përjashtuara (Elliott, etj., 1996) me mobilitet të lartë dhe nivel të ulët kohezioni mes banorëve (Crutchfield, Geerken, & Gove, 1982), ekspozimin ndaj krimit dhe qëndrimeve pozitive të komunitetit ndaj sjelljeve të jashtëligjshme (McCabe, Lucchini, Hough, & Hazen, 2005; Sampson & Groves, 1989; Van Horn, Hawkins, Arthur, & Catalano, 2007), impulsivitetin dhe nivelin e ulët të vetkontrollit (Klinteberg, Andersson, Magnusson, & Stattin, 1993; Lipsey & Derzon, 1998; Case & Haines, 2007), përdorimin e substancave (Wiesner, Kim, & Capaldi, 2005; Huizinga, Loeber, & Thornberry, 1995) dhe shoqërimin me

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 6

    moshatarë të përfshirë në sjellje problematike (Huizinga, Weiher, Espiritu, & Esbensen, 2003; Thornberry & Krohn, 1997; Latimer, Kleinknecht, Hung, & Gabor, 2003).

    Ka një shpërndarje jo të barabartë të sjelljeve kriminale tek adoleshentët, sipas karakteristikave socio-demografike, si mosha, gjinia (kriminaliteti tek të miturit është në mënyrë domethënëse fenomen mashkullor) apo etnia dhe vendodhja gjeografike pavarësisht vendeve të ndryshme (Enzmann, etj., 2010; Junger-Tas, etj., 2012; Haxhiymeri, 2007). Të miturit meshkuj kanë më shumë të ngjarë, gati dy herë, të përfshihen në veprime të jashtëligjshme dhe pesë ose gjashtë herë më shumë të dënohen për vepra kriminale krahasuar me femrat; të miturit nga zonat urbane kanë më shumë të ngjarë të jenë në konflikt me ligjin, krahasuar me ata që jetojnë në zonat rurale (Kombet e Bashkuara, 2005).

    Mosha është një parashikues i fortë i gjasave për t’u përfshirë në sjellje kriminale, zakonisht sjelljet më të lehta antisociale fillojnë rreth moshës 12-13 vjeçare, arrijnë kulmin rreth moshës 15-18 vjeçare duke u bërë më të rrezikshme dhe në konflikt me ligjin dhe pësojnë rënie ndërsa fillon mosha e rritur (Farrington, 2003; Sweeten, Piquero, & Steinberg, 2013; Piquero, Farrington, & Blumstein, 2007). Po ashtu, përfshirja e hershme në sjellje deviante, të dhunshme rrit rrezikun për t’u përfshirë në sjellje kriminale (Moffit, 1993; Loeber, Stouthamer-Loeber, Van Kammen, & Farrington, 1991) dhe lidhet ngushtë me frekuencën dhe nivelin e rrezikshmërisë së tyre.

    1.2 Qëllimi i studimit Qëllimi i këtij studimi sasior me natyrë përshkruese dhe vlerësuese është të

    ofrojë një panoramë të thelluar të natyrës dhe dinamikave të zhvillimit të sjelljeve antisociale dhe kriminale të të miturve sipas grupeve të ndryshme socio-demografike, të identifikojë faktorët e rrezikut të fushës personale, familjare, të moshatarëve, të shkollës dhe komunitetit, ndaj të cilëve janë ekspozuar të miturit, të reflektojë mbi nivelin e rrezikut sipas moshës, gjinisë, përkatësisë etno-kulturore e karakteristikave të tjera demografike, si dhe të vlerësojë gjasat që këta faktorë parashikojnë përfshirjen në sjellje kriminale dhe antisociale.

    Përmes diskutimit mbi bazën e të dhënave të mbledhura në terren, ky studim synon të hedhë dritë mbi sjelljet kriminale dhe antisociale të adoleshentëve, si një fenomen akoma të pazbuluar plotësisht, dhe të sjellë kontributin e tij në interes të përpjekjeve institucionale dhe të shoqërisë civile në Shqipëri, për të planifikuar strategji dhe ndërmarrë veprime për të ndërhyrë dhe parandaluar sjelljet kriminale të moshës së mitur mbështetur mbi gjetjet shkencore.

    Për realizimin e këtij qëllimi, të dhënat u mblodhën në dy faza nga të mitur të përfshirë në vepra penale dhe të institucionalizuar, si dhe nga nxënës 13-17 vjeç të arsimit bazë dhe të mesëm nga qarku i Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Objektivat e renditur në vijim paraqiten sipas fazave të studimit:

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 7

    Objektivi i përgjithshëm 1Përmes rishikimit të literaturës, të përshkruajë dhe vlerësojë në mënyrë kritike gjetjet empirike në lidhje me faktorët e rrezikut për përfshirjen e të miturve në sjellje kriminale e antisociale.Objektiva specifikë:

    Të përshkruajë gjetjet e studimeve më të rëndësishme në lidhje me faktorët e • rrezikut individualë, të familjes, të shkollës, moshatarëve dhe të komunitetit tek të miturit; Të krahasojë gjetjet në lidhje me faktorët e rrezikut sipas moshës, gjinisë dhe • karakteristikave të tjera socio-demografike.

    Objektivi i përgjithshëm 2Përmes analizës krahasuese, të diskutojë mbi konceptet, teoritë dhe perspektivat më të rëndësishme të kriminalitetit tek të miturit.Objektiva specifikë:

    Të përshkruajë konceptet dhe teoritë kryesore të përqasjes individuale të • delinkuencës;Të përshkruajë konceptet dhe teoritë kryesore të përqasjes sociologjike të • delinkuencës;Të analizojë konceptet më të rëndësishme të teorive të integruara të delinkuencës;• Të vlerësojë në mënyrë kritike përqasjet e ndryshme teorike duke eksploruar pikat • e tyre të forta dhe kufizimet.

    Objektivi i përgjithshëm 3 Të përshkruajë profilin dhe përvojat e të miturve djem të përfshirë në vepra penale dhe të institucionalizuar.Objektiva specifikë:

    Të përshkruajë karakteristikat socio-demografike të të miturve në konflikt me • ligjin;Të përshkruajë historinë e sjelljeve kriminale, llojin e veprës së kryer, shoqërinë në • veprën penale, frekuencën e veprave të mëparshme të kryera, numrin e dënimeve të marra më parë, kohën e kaluar nga dënimi i fundit dhe moshën e përfshirjes për herë të parë në vepra penale; Të vlerësojë marrëdhënien mes moshës së përfshirjes për herë të parë dhe frekuencës • së sjelljeve kriminale të raportuara;Të vlerësojë marrëdhënien mes moshës së përfshirjes për herë të parë dhe frekuencës • së dënimeve të marra.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 8

    Objektivi i përgjithshëm 4Të analizojë të dhënat rreth faktorëve të rrezikut sipas fushave tek të miturit djem të përfshirë në vepra penale dhe të institucionalizuar.Objektiva specifikë:

    Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me familjen • dhe kushtet e jetesës në jetën e të miturve në konflikt me ligjin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me shkollën • dhe punën në jetën e të miturve në konflikt me ligjin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me • komunitetin në të cilin kanë jetuar të miturit në konflikt me ligjin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me shoqërinë • dhe stilin e jetesës së të miturve në konflikt me ligjin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me • konsumimin e substancave dhe moshën e fillimit të konsumimit të tyre; Nisur nga studime të mëparshme, të krahasojë në terma të përhapjes dhe frekuencës • së konsumimit të substancave mes të miturve të përfshirë në vepra penale dhe moshatarëve të tyre;Të përshkruajë progresin sipas moshës së konsumimit për herë të parë të substancave, • nga duhani tek drogat më të rënda;Të analizojë mbi progresin e moshës mesatare të fillimit të konsumimit të • substancave dhe të sjelljeve kriminale mes të miturve përsëritës dhe jo përsëritës në vepra penale;Të përshkruajë dhe vlerësojë marrëdhënien mes konsumimit gjatë gjithë jetës të • substancave dhe moshës së fillimit;Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me shëndetin • fizik dhe mendor të të miturve në konflikt me ligjin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me • mendimet, qëndrimet dhe vetvlerësimin; Të përshkruajë nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të lidhur me qëndrimet • ndaj krimit dhe motivimit për të ndryshuar; Të vlerësojë marrëdhëniet mes grupeve të ndryshme socio-demografike dhe • faktorëve të rrezikut sipas fushave.

    Objektivi i përgjithshëm 5 Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të rrezikut sipas fushave dhe sjelljeve kriminale të raportuara tek të miturit djem në konflikt me ligjin dhe të institucionalizuar. Objektiva specifikë:

    Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve familjarë dhe sjelljeve kriminale;• Të • vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të shkollës e punës dhe sjelljeve kriminale;

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 9

    Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të komunitetit dhe sjelljeve kriminale; • Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të moshatarëve e stilit të jetesës dhe • sjelljeve kriminale; Të vlerësojë marrëdhënien mes konsumimit të substancave dhe sjelljeve • kriminale;Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të shëndetit fizik e mendor dhe sjelljeve • kriminale;Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve individualë dhe sjelljeve kriminale.•

    Objektivi i përgjithshëm 6 Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të rrezikut sipas fushave dhe dënimeve të mëparshme të marra tek të miturit djem të përfshirë në vepra penale dhe të institucionalizuar.Objektiva specifikë:

    Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve familjarë dhe dënimeve të marra;• Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të shkollës e punës dhe dënimeve të • marra;Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të komunitetit dhe dënimeve të marra; • Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të moshatarëve e stilit të jetesës dhe • dënimeve të marra;Të vlerësojë marrëdhënien mes përdorimit të substancave dhe dënimeve të marra;• Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve të shëndetit fizik e mendor dhe dënimeve • të marra;Të vlerësojë marrëdhënien mes faktorëve individualë dhe dënimeve të marra.•

    Objektivi i përgjithshëm 7 Të përcaktojë faktorët e rrezikut që parashikojnë sjelljet kriminale dhe të vlerësojë nivelin e ndikimit të tyre tek të miturit djem në konflikt me ligjin dhe të institucionalizuar.Objektiva specifikë:

    Të identifikojë dhe vlerësojë faktorët e rrezikut që parashikojnë gjasat për përsëritjen • e sjelljeve kriminale; Të identifikojë dhe vlerësojë faktorët e rrezikut që parashikojnë numrin e sjelljeve • kriminale; Të identifikojë dhe vlerësojë faktorët e rrezikut që parashikojnë numrin e dënimeve • të marra.

    Objektivi i përgjithshëm 8 Të përshkruajë të miturit 13-17 vjeçarë, nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga qarku i Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit dhe të eksplorojë lidhjet mes sjelljeve antisociale e kriminale dhe faktorëve socio-demografikë.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 10

    Objektiva specifikë:Të përshkruajë dhe krahasojë të miturit sipas zonës së studimit dhe karakteristikave • të tjera socio-demografike (gjinia, mosha, përkatësia etno-kulturore, struktura e familjes, vendodhja e banesës dhe vendodhja e shkollës); Të përshkruajë dhe krahasojë • përhapjen dhe frekuencën në konsumimin e substancave (duhanit, alkoolit, hashashit, heroinës dhe kokainës) gjatë gjithë jetës, 30 ditët e fundit dhe dy javët e fundit sipas karakteristikave socio-demografike;Të përshkruajë dhe krahasojë përhapjen dhe frekuencën e sjelljeve të tjera antisociale • e kriminale gjatë 12 muajve të fundit sipas zonës së studimit dhe karakteristikave të tjera socio-demografike; Të eksplorojë marrëdhëniet mes moshës së përfshirjes në sjellje antisociale e • kriminale dhe zonës së studimit e karakteristikave të tjera socio-demografike.

    Objektivi i përgjithshëm 9 Të eksplorojë marrëdhëniet mes faktorëve të rrezikut të sjelljeve antisociale dhe kriminale të ndarë sipas katër fushave: familja, personale dhe moshatarët, shkolla dhe komuniteti dhe moshës e ndryshoreve të tjera socio demografike.Objektiva specifikë:

    Të identifikojë të miturit në nivel të lartë rreziku ndaj faktorëve sipas fushave •përkatëse;Të eksplorojë dhe vlerësojë marrëdhëniet mes nivelit të lartë të rrezikut ndaj •faktorëve në fushën personale e moshatarëve dhe karakteristikave socio-demografike;Të eksplorojë dhe vlerësojë marrëdhëniet mes nivelit të lartë të rrezikut ndaj •faktorëve në fushën e familjes dhe karakteristikave socio-demografike;Të eksplorojë dhe vlerësojë marrëdhëniet mes nivelit të lartë të rrezikut ndaj •faktorëve në fushën e shkollës dhe karakteristikave socio-demografike;Të eksplorojë dhe vlerësojë marrëdhëniet mes nivelit të lartë të rrezikut ndaj •faktorëve në fushën e komunitetit dhe karakteristikave socio-demografike.

    Objektivi i përgjithshëm 10 Të identifikojë dhe vlerësojë faktorët e rrezikut që janë të lidhur dhe parashikojnë gjasat për t’u përfshirë në sjellje kriminale dhe antisociale. Objektiva specifikë:

    Të vlerësojë fuqinë parashikuese të ndryshoreve të lidhura me karakteristikat • socio-demografike për përfshirjen në sjellje kriminale dhe antisociale;Të vlerësojë fuqinë parashikuese të faktorëve personalë dhe të moshatarëve për • përfshirjen në sjellje kriminale dhe antisociale;Të vlerësojë fuqinë parashikuese të faktorëve të fushës së familjes për përfshirjen • në sjellje kriminale dhe antisociale;

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 11

    Të vlerësojë fuqinë parashikuese të faktorëve të fushës së shkollës për përfshirjen • në sjellje kriminale dhe antisociale;Të vlerësojë fuqinë parashikuese të faktorëve të fushës së komunitetit për përfshirjen • në sjellje kriminale dhe antisociale.

    Objektivi i përgjithshëm 11 Të ofrojë rekomandime në lidhje me parandalimin e përfshirjes në sjellje kriminale dhe antisociale bazuar në modelin e faktorëve të rrezikut të identifikuar tek të miturit 13-17 vjeçarë. Objektiva specifikë:

    Të diskutojë dhe analizojë përvojat më të mira botërore në parandalimin e hershëm • të përfshirjes në sjellje antisociale dhe kriminale bazuar në qasjen e vlerësimit të faktorëve të rrezikut;Të rekomandojë dhe analizojë veprime të përshtatshme në kontekstin Shqiptar për • të parandaluar përfshirjen në sjellje antisociale dhe kriminale tek të miturit bazuar mbi modelin e gjetur të faktorëve të rrezikut.

    1.3 Pyetjet kërkimorePër të eksploruar dinamikat e zhvillimin të sjelljeve antisociale dhe kriminale të

    të miturve dhe për të përshkruar, identifikuar dhe vlerësuar nivelin e rrezikut e ndikimin e faktorëve në përfshirjen në sjellje të tilla, ky studim ngre dhe i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme kërkimore:

    Cila është historia e sjelljeve kriminale në një kampion të mitur djem në konflikt 1. me ligjin dhe të institucionalizuar?A ka ndryshime mes grupeve ndryshme demografike (mosha, përkatësia etno-kulturore, 2. prejardhja gjeografike, struktura familjare) dhe përsëritjes së sjelljeve kriminale? Cilët faktorë të rrezikut janë të lidhur me përfshirjen në sjellje kriminale në 3. kampionin e të miturve djem në konflikt me ligjin dhe të institucionalizuar?Cila është përhapja dhe frekuenca e sjelljeve kriminale dhe antisociale të 4. vetraportuara në një kampion përfaqësues të të miturve 13-17 vjeçarë në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit?A ka ndryshime domethënëse mes grupeve të ndryshme demografike (gjinia, 5. mosha, zona e studimit, përkatësia etno-kulturore etj) në lidhje me përhapjen dhe frekuencën e sjelljeve kriminale dhe antisociale? A ka ndryshime domethënëse mes grupeve të ndryshme demografike në nivelin e 6. rrezikut sipas fushave të faktorëve të rrezikut? Cilët faktorë të rrezikut janë të lidhur me gjasat për t’u përfshirë në sjellje kriminale 7. dhe antisociale në kampionin përfaqësues të të miturve 13-17 vjeçarë në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit?

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 12

    1.4 Përkufizimi i koncepteve dhe termaveNë këtë tezë studimore janë përdorur konceptet dhe termat të shpjeguar si më poshtë:

    Faktorët e rrezikut:• Në këtë studim, ky koncept i referohet tipareve individuale ose të mjedisit, kushteve rrethanore dhe ngjarjeve, të cilat, nëse janë ose kanë qenë të pranishme tek i mituri për një periudhë kohe të caktuar, e bëjnë atë më të prirur të angazhohet në sjellje kriminale dhe antisociale, krahasuar me një moshatar tjetër të zgjedhur rastësisht nga një popullatë (Mrazek & Haggerty, 1994; Hawkins, Catalano, & Miller, 1992; Clayton, 1992). Faktorët e rrezikut rrisin rrezikun e përfshirjes së hershme, frekuencës, vazhdimësisë dhe kohëzgjatjes së këtyre sjelljeve (Farrington, 2007, f. 605). Për t’u quajtur faktorë rreziku, duhet të ndodhin ose paraqiten para se i mituri të shfaqë sjellje antisociale dhe të ketë lidhje mes faktorëve dhe sjelljeve të shfaqura.

    I/e mitur/adoleshent:• Ky term i referohet personit, i cili/e cila është nën moshën 18 vjeç dhe për rrjedhojë ka një status të veçantë para ligjit. Termat “i/e mitur” dhe “adoleshent” janë përdorur gjatë tekstit duke u këmbyer me njëra tjetrën për të përshkruar personin/personat, të cilët i përmbahen këtij përcaktimi.

    I mitur në konflikt me ligjin• : Adoleshenti, i cili është në moshën e përgjegjësisë penale sipas Nenit 12 të Kodit penal Shqiptar (2011), pra midis moshës 14 dhe 18 vjeç dhe është në kontakt me sistemin e drejtësisë si pasojë e akuzimit, gjykimit dhe dënimit për kryerjen e një vepre penale.

    Sjellje kriminale/delinkuente: • Sjelljet ose veprimet në të cilat janë angazhuar të miturit, të cilat janë në kundërshtim me Kodin penal të Shqipërisë. Nëse do të kryheshin nga një person i rritur do të quheshin krime. Përfshijnë veprat penale kundër personit, kundër pronës, të lidhura me drogat (prodhim, transportim, shitje, shkëmbim) dhe ato kundër rendit dhe sigurisë publike.

    Sjellje antisociale:• Ky term i referohet sjelljeve të qëllimshme, agresive dhe të rrezikshme të të miturve që devijojnë ose dhunojnë rregullat dhe normat e një shoqërie apo grupi të caktuar. Përfshihen sjellje të tilla, si lënia e mësimit, braktisja e shkollës, përfshirja në konflikte me moshatarët, bullizmi, ikja nga shtëpia, konsumimi i alkoolit apo drogave, kryerja e akteve të vandalizmit, përfshirja në aktivitete të rrezikshme si bixhozi etj (Connor, 2004).

    Parandalim i fokusuar në vlerësimin e faktorëve të rrezikut:• I referohet planifikimit të strategjive dhe zbatimit të veprimeve të hershme për të ndaluar ose kontrolluar përfshirjen e të miturve në sjellje kriminale dhe antisociale para se ato të ndodhin, përmes qasjes së identifikimit të faktorëve të rrezikut dhe vlerësimit të ndikimit që kanë mbi të tilla sjellje.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 13

    1.5 Rëndësia e kërkimitStudimi i ndërmarrë kishte për qëllim identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin

    e faktorëve kryesorë individualë dhe shoqërorë të rrezikut dhe nivelin e ndërveprimit mes tyre në lindjen dhe zhvillimin e sjelljeve kriminale dhe antisociale tek të miturit. Duke përfshirë dy grupe adoleshentësh, shtrirjes së tyre moshore dhe gjeografike dhe përmes metodave të përdorura për të mbledhur e analizuar të dhënat, ky studim na ndihmon të kuptojmë perspektivën e të miturve, profilin e sjelljeve, qëndrimeve, përvojave dhe të gjitha ndryshoreve të tjera të lidhura me to.

    Konkluzionet mbi bazën e të dhënave të mbledhura në terren, të analizuara dhe të vlerësuara japin mundësinë e debatit, konsultimit dhe referimit nga politikbërës dhe ofrues të shërbimeve nga fusha të ndryshme: të edukimit, drejtësisë, shëndetësisë, psikologjisë, sociologjisë dhe punës sociale, për të planifikuar dhe zbatuar strategji e veprime efektive në reduktimin e faktorëve të rrezikut për të parandaluar sjelljet problematike në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës. Qasja e përdorur në këtë kërkim është e vlefshme për studiuesit e moshës së fëmijërisë dhe adoleshencës për të replikuar dhe përgjithësuar gjetjet në një grupmoshë, popullatë dhe kontekst më të gjerë.

    Kontributin e këtij punimi shkencor mund ta shohim në dy plane, duke pasur parasysh zhvillimin e tij nga teorik në empirik:

    A. Në sfondin teorik:Përshkruhen dhe krahasohen disa përqasje teorike, të cilat analizojnë shkaqet e • kriminalitetit tek të miturit, të ndara në kategoritë e teorive individuale duke përfshirë teoritë psikologjike dhe biologjike, si dhe teoritë sociologjike, të cilat diskutojnë rreth mikro dhe makrofaktorëve shoqërorë si burime të sjelljeve kriminale. Diskutohet paradigma e faktorëve të rrezikut për të identifikuar dhe vlerësuar • statikisht praninë dhe ndikimin e tyre në sjelljet antisociale dhe kriminale të të miturve për të arritur tek parandalimi i hershëm.

    B. Në sfondin empirik:Ofrohet një profil i detajuar i sjelljeve dhe përvojave më domethënëse të të miturve • në konflikt me ligji, kryesisht të lidhura me historinë e sjelljeve kriminale.Paraqitet analiza statistikore përshkruese dhe korreluese e faktorëve të rrezikut • individualë, familjarë, të shkollës, moshatarëve, komunitetit dhe konsumi i substancave me sjelljet kriminale të të miturve në konflikt me ligjin dhe të institucionalizuar. Vlerësohet modeli i faktorëve të rrezikut, të cilët parashikojnë në nivelin më të • lartë variancën e historisë kriminale të të miturve në konflikt me ligjin.Përmes sondazhit, identifikohen dhe përshkruhen faktorët e rrezikut individualë, • të familjes, moshatarëve dhe të komunitetit, të pranishëm tek të miturit e moshës

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 14

    13-17 vjeçare në tri qarqe të vendit, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.Krahasohen statistikisht faktorët e rrezikut sipas fushave dhe karakteristikave • socio-demografike (mosha, gjinia dhe vendodhja gjeografike) tek të miturit në tri zonat e studimit. Vlerësohet niveli i ndikimit të faktorëve të rrezikut sipas fushave në parashikimin • e sjelljeve kriminale dhe antisociale të të miturve.Përmes vlerësimit të fushave të rrezikut më të përhapura tek të miturit e pyetur, • sugjerohen disa veprime bazuar mbi faktorët e identifikuar të rrezikut për të kontrolluar dhe parandaluar zhvillimin e sjelljeve antisociale dhe kriminale tek fëmijët dhe adoleshentët.Në përhapjen gjithnjë e më shumë të sjelljeve problematike dhe të rrezikshme në • të cilat të miturit janë përfshirë, në kuadrin e planifikimit dhe zbatimit të politikave dhe veprimeve për të parandaluar kriminalitetin tek fëmijët dhe të rinjtë, ky studim empirik sugjeron krijimin e një sistemi lokal dhe kombëtar parandalimi me fokus shkollat dhe komunitetin, duke u nisur nga monitorimi periodik i dinamikave të sjelljeve problematike të të miturve, identifikimi i zonave dhe grupeve në rrezik për të zhvilluar sjellje të tilla dhe identifikimi e vlerësimi i faktorëve që shoqërojnë dhe parashikojnë të tilla sjellje.Me vetëdijen se ky studim është ndër të parët në vend që përdor qasjen e vlerësimit • të faktorëve të rrezikut për të parashikuar dhe parandaluar sjelljet kriminale dhe antisociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe duke pasur parasysh aplikimin me efektivitet të kësaj qasjeje në planifikimin e strategjive e veprimeve për parandalim në shumë vende të botës, besojmë se ofron një mundësi konkrete për t’u diskutuar, vlerësuar dhe replikuar periodikisht në fushën e drejtësisë për të miturit, por edhe në fusha të tjera të fokusuara në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës.

    1.6 Supozimet Ky studim bazohet në një sërë supozime të rëndësishme për t’u përshkruar dhe

    pasur parasysh. Së pari, supozohet se të gjithë fëmijët dhe adoleshentët gjatë zhvillimit të tyre janë ekspozuar ndaj një sërë ngjarjesh, situata ose kanë disa karakteristika, të cilat do t’i vendosnin ata në risk për t’u përfshirë në sjellje problematike dhe të rrezikshme. Nëse identifikojmë në kohë dhe më pas i kontrollojmë këto situata e karakteristika me probabilitet të lartë për të nxitur zhvillimin e sjelljeve kriminale dhe antisociale, do të reduktojmë përhapjen e kriminalitetit rinor dhe parandalojmë ndodhjen e sjelljeve problematike tek adoleshentët. Së dyti, supozohet se mbi bazën e instrumentëve të përzgjedhur, të aplikimit të pilotimit, të gjuhës së përdorur, të lirisë për të vendosur të merrnin pjesë dhe kujdesit për të ruajtur anonimitetin dhe konfidencialitetin, pjesëmarrësit e mitur i kanë kuptuar pyetjet dhe u janë përgjigjur atyre me sinqeritet dhe të pandikuar nga studiuesja, moshatarët apo edhe vetë instrumenti.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 15

    Së treti, në përzgjedhjen e kampionëve në të dy fazat, studimi supozon se janë përfaqësues të popullatës në të cilin ishte fokusuar qëllimi dhe mbi të cilët të mund të nxjerrim konkluzione të besueshme dhe përgjithësuese.

    1.7 DelimitacionetDelimitacionet kanë të bëjnë me vendosjen nga studiuesi të kufijve në studimin

    shkencor. Në lidhje me kufijtë hapsinorë, studimi mbuloi vetëm të miturit e dënuar dhe të paraburgosur në Institutin e të Miturve, Kavajë. Megjithëse institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në të cilat ndodhen edhe të mitur me statusin e të paraburgosurit, janë shtrirë në një rrjet të gjerë në të gjithë vendin, kampionimi dhe administrimi i studimit në nivel vendi do të ishte tepër i vështirë nga ana administrative dhe praktike. Vetëm IM, Kavajë dhe të gjithë të miturit e dënuar dhe të paraburgosur gjatë periudhës Maj 2012-Shkurt 2013 u përzgjodhën për të përmbushur objektivat e fazës së parë të studimit, duke supozuar se pjesëmarrësit ishin të ngjashëm me moshatarët e tyre në institucione të tjera.

    Po ashtu, duke supozuar se të gjithë ose të paktën shumica e të miturve ndjekin shkollën (nivelin bazë dhe atë të mesëm), u përzgjodhën shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme si vendi për të kampionuar popullatën e të miturve dhe për të realizuar objektivat e fazës së dytë.

    Ky studim diskuton gjetjet në lidhje me faktorët e rrezikut të lidhur me sjelljet kriminale dhe antisociale të identifikuar tek të miturit 13-17 vjeçarë, djem dhe vajza, të klasave të larta të arsimit bazë dhe të mesëm, të rregjistuar në vitin shkollor 2011-2012 nga zonat urbane, periferike dhe rurale të qarkut të Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës.

    1.8 Organizimi i tezës Struktura e kësaj teze shkencore është organizuar në shtatë kapituj: prezantimi

    i studimit, shpjegimet teorike të shkaqeve të krminalitetit tek të miturit, rishikimi i literaturës, struktura dhe metodologjia e studimit, përshkrimi i rezultateve të fazës së parë të studimit, përshkrimi i rezultateve nga faza e dytë e studimit, diskutimi i gjetjeve, konkluzionet dhe rekomandime për veprime efektive të parandalimit të sjelljeve kriminale dhe antisociale të të miturve.

    Kapitulli i prezantimit paraqet një panoramë të përgjithshme të të dhënave në Shqipëri dhe botë në lidhje me përhapjen e sjelljeve kriminale në grupmoshën e mitur. Në vijim, shpjegohen përkufizimet e termave dhe koncepteve të përdorur përgjatë tezës dhe përshkruhen objektivat e pyetjet kërkimore të studimit. Kapitulli mbyllet me një reflektim rreth rëndësisë së studimit dhe supozimet e tij.

    Në kapitullin e shpjegimeve teorike të kriminalitetit tek të miturit bëhet një përshkrim kohor dhe disa nivelësh i teorive dhe modeleve më të rëndësishme, të cilat shpjegojnë sjelljet kriminale të adoleshentëve.

    Kapitulli i rishikimit të literaturës përshkruan dhe përmbledh gjetjet nga studimet

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 16

    rreth faktorëve që rrisin rrezikun që të miturit të përfshihen në sjellje kriminale dhe antisociale. Në vijimësi, diskutohen faktorët e rrezikut në sferën e familjes, shkollës, individuale e moshatarët dhe të komunitetit, për të vlerësuar tendencat apo ndryshimet në kontekste të ndryshme.

    Kapitulli i metodologjisë prezanton strukturën e studimit dhe përshkruan si dhe nga ç’burime u mblodhën të dhënat për t’u dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore. Bëhet gjithashtu përshkrimi i ndryshoreve të analizuara e shpjegohen dhe justifikohen analizat statistikore të ndërmarra për përpunimin e të dhënave në nivelin e besueshmërisë. Në përfundim, kapitulli diskuton kufizimet dhe çështjet etike të studimit.

    Dy kapitujt në vijim zbatojnë modelin e vlerësimit të faktorëve të rrezikut për sjelljet kriminale dhe antisociale në kërkimin empirik në të cilin u përfshinë të miturit në konflikt me ligjin dhe nxënës 13-17 vjeçarë. Në këta kapituj përshkruhen dhe analizohen statistikisht gjetjet nga dy fazat e studimit, duke eksploruar marrëdhëniet dhe diferencat mes ndryshoreve të studimit dhe analizuar ndikimin e secilit prej faktorëve të rrezikut në gjasat për sjellje antisociale e kriminale të të miturve pjesëmarrës.

    Në kapitullin e diskutimeve përmblidhen gjetjet më të rëndësishme dhe debatohen ato për të hedhur dritë mbi veprimet efektive që rekomandohet të ndërmerren për parandalimin e sjelljeve kriminale të të miturve në Shqipëri.

    Kapitulli I

    PREZANTIM

  • 17

    KAPITULLI II - SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

    HyrjeËshtë e pamundur të përcaktohen masat trajtuese dhe parandaluese ndaj

    kriminalitetit tek të miturit, pa kuptuar më parë arsyet përse ata përfshihen në sjellje kriminale dhe antisociale.

    A janë të miturit e përfshirë në sjellje kriminale produkt i mjedisit në të cilin jetojnë, apo janë individë me vështirësi personale, emocionale ose fizike? Disa studiues argumentojnë se shkaqet e kriminalitetit tek të miturit mund të gjenden tek faktorët socialë, si varfëria, dhuna ose përjashtimi social.

    Por, nëse do të ishin vetëm këto shkaqe që do të përcaktonin sjelljen, si është e mundur që megjithë jetesën në zona të vështira dhe të rrezikshme, shumë adoleshentë nuk kanë qënë asnjëherë në konflikt me ligjin, ndërsa nga ana tjetër, ka shembuj të shumtë adoleshentësh nga klasa e mesme apo e lartë shoqërore që karakterizohen nga sjellje problematike dhe antisociale?

    Teoritë e analizuara në vijim tentojnë të paraqesin disa argumentë individualë, mikro dhe makro shoqërorë për të shpjeguar kriminalitetin tek të miturit. Ato fokusohen tek i mituri që kryen sjellje kriminale, po ashtu edhe tek ndikimi që kanë struktura dhe proçeset e marrëdhënieve e institucioneve shoqërore mbi sjelljen kriminale.

    Teoria e zgjedhjes racionale, duke përdorur konceptin e vullnetit të lirë, argumenton se të miturit duke qenë racionalë, vendosin nëse do të shkelin ligjin, ose jo. Teoritë biologjike dhe psikologjike fokusohen tek karakteristikat gjenetike dhe tiparet e tjera të personalitetit, të cilat i vendosin disa adoleshentë në rrezik për të shkelur ligjin. Psikoanalistët pretendojnë se sjelljet deviante janë simptoma të përvojave traumatike të fëmijërisë, të cilat nuk janë zgjidhur në kohën dhe mënyrën e duhur.

    Teoritë e strukturës dhe proçeseve shoqërore i shohin sjelljet e adoleshentëve në kontekste të caktuara, në varësi të të cilave, ndryshojnë mundësitë për t’u përfshirë në aktivitete kriminale. Teoritë e etiketimit dhe të konfliktit ndajnë të njëjtën perspektivë për kriminalitetin në shpjegimin sesi ligjet dhe rregullat krijohen dhe përforcohen. Sipas tyre, ligjet reflektojnë interesat e disa individëve dhe grupeve, më me ndikim në shoqëri, dhe përforcimi i ligjeve është bazuar mbi ruajtjen e këtij pushteti. Teoria e etiketimit trajton çështje të rëndësishme të ndikimit që ka etiketimi në imazhin për veten dhe sjelljen e adoleshentit.

    Përqasjet kryesore teorike për të përcaktuar dhe shpjeguar sjelljet kriminale të të miturve, bazohen në Kriminologjinë pozitive (Radzinowicz, 1996) e themeluar në fund shekullin e IXX, e cila vë theksin tek shkaqet individuale, sociale ose mjedisore, si përcaktues të sjelljeve.

    Kapitulli II

  • 18

    2.1 Përqasjet individuale të kriminalitetitTeoritë neoklasike të kriminalitetit tek të rinjtë theksojnë zgjedhjen e lirë dhe

    përgjegjësinë e vetë individit për veprimet e tij, por njëkohësisht tërheqin vëmendjen tek të miturit, të cilët nuk i kanë akoma kapacitetet mendore dhe morale për të bërë zgjedhje racionale, sikurse të rriturit (Shoemaker, 2010). Në këtë argument bazohen edhe parimet e drejtësisë për të miturit, të cilat marrin parasysh moshën për të reduktuar përgjegjësinë penale për veprën e jashtëligjshme (Krisberg & Austin, 1978; Platt, 1977).

    2.1.1 - Teoria e zgjedhjes racionaleNjë nga shpjegimet më të hershme, e konsideruar si kriminologjia klasike

    (Bentham, 1948), sot teoria e zgjedhjes, mbështetet në idenë se sjellja njerëzore vjen si pasojë e zgjedhjes së lirë dhe mendimit racional. Njerëzit vlerësojnë pasojat e veprimeve të tyre para se t’i kryejnë ato.

    Teoria e zgjedhjes argumenton se të miturit, pas një llogaritjeje llogjike të raportit mes përfitimeve dhe kostos së sjelljeve të tyre, do të përfshihen në vepra penale me zgjedhjen e tyre të lirë, nëse besojnë se veprimet e tyre do t’i shpërblejnë me të mira materiale, apo sociale, pa ndonjë kosto të madhe dhe me një ndërshkim të përballueshëm (Cornish & Clarke, 1986). Sikurse Brezina (2000) argumenton, të miturit e përfshirë në sjellje kriminale nuk janë produkt i një mjedisi të ç’organizuar, i familjeve disfunksionale ose kushteve të vështira të jetesës. Ata zgjedhin të vjedhin, të përdorin ose të shesin drogë, sepse krahasojnë përfitimet e marra, në statusin shoqëror, në para ose sende të tjera luksi – përftime të cilat vijnë të menjëhershme në kohë – me ndërshkimin, si burgosja në një institucion të vuajtjes së dënimit, i cili shikohet si një rrezik i largët dhe me pak gjasa të ndodhë.

    Shumë syresh mund të mësojnë të imitojnë modelet e më të rriturve me një ‘karrierë’ në shkeljen e ligjit, nëse sjelljet e këtyre të fundit u duken shpërblyese dhe ata i kanë shpëtuar ndërshkimeve (Tremblay & Morselli, 2000). Sipas teorisë së zgjedhjes, nëse të miturit do të përfshihen në sjellje devijante, kjo varet nga perceptimet e tyre për mundësitë që u jepen dhe rreziqet me të cilat mund të përballen, sikurse edhe nga perceptimi se bashkëmoshatarët, apo anëtarët e familjes i inkurajojnë, modelojnë dhe përforcojnë sjellje të tilla.

    Në studimin e tyre në një kampion të dënuarish të rritur me histori të abuzimit me drogën dhe braktisjes së shkollës, Piliavin, Gartner, Thornton, & Matsueda (1986) raportojnë për ekzistencën e marrëdhënies pozitive mes vetraportimit të veprave kriminale, perceptimit të mundësive për t’i kryer këto vepra dhe rrezikut të perceptuar për t’u arrestuar dhe dënuar. Por, perceptimet e mundësive dhe rreziqeve mund të ndikohen edhe nga përvoja e kryerjes së krimeve të mëparshme dhe ndërshkimit pasues, dhe meqë, pjesëmarrësit në studim ishin të rritur, këto përvoja mund të ketë ndryshuar

    SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

    Kapitulli II

  • 19

    perceptimet e tyre duke i bërë më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndërshkimit. Përderisa adoleshentët kanë më pak përvojë në kryerjen e veprave kriminale, dhe në vuajtjen e dënimit, perceptimet e tyre për mundësitë dhe përfitimet e lidhura me krimin, mund ta tejkalojnë frikën ndaj ndërshkimit.

    Mosha, pra është një faktor kushtëzues për të kuptuar sjelljet kriminale. Nëse arsyetimi dhe planifikimi ndikohen nga përvoja, këto proçese të rëndësishme mendore, të cilat bëjnë ndryshimin mes përfshirjes ose jo në sjellje kriminale, janë më pak të zhvilluara tek të miturit sesa tek të rriturit (Paternoster, 1989). Koncepti i zgjedhjes së lirë të individit për të realizuar qëllimet dhe dëshirat e tij debatohet gjerësisht prej dekadash, duke argumentuar se mendimet dhe sjellja e individit ndikohen nga një mori faktorësh mjedisorë dhe personalë; adoleshentë me karakteristika të ndryshme si gjinia, klasa dhe statusi social, mund t’i shikojnë mundësitë për realizimin e këtyre qëllimeve nga këndvështrime të ndryshme (Vold, Bernard, & Snipes, 1998).

    Nga ana tjetër, mbështetësit e teorisë së zgjedhjes racionale e kanë të vështirë të shpjegojnë rastet e sjelljeve irracionale të të miturve, si vandalizmi, përfshirja në konflikte të dhunshme, abuzimi me drogat etj. Kjo teori, edhe pse na ndihmon të kuptojmë sjelljet kriminale të të miturve, nuk është në gjendje të argumentojë arsyet pse disa adoleshentë zgjedhin alternativa jo të ligjshme për të arritur suksesin ose kënaqësinë, dhe të tjerë preferojnë të konformohen me rregullat dhe vlerat e shumicës.

    2.1.2 - Teoria e tipareve: përqasjet biologjike dhe psikologjikeSipas teorisë së tipareve, sjelljet kriminale në të cilat përfshihen të miturit janë

    pasojë e problemeve dhe tipareve individuale. Shumë sjellje deviante dhe kriminale, si abuzimi me drogat, ose përfshirja në akte të dhunshme, janë më shumë impulsive, sesa racionale dhe mund të nxiten nga tipare fizike, ose psikologjike jo normale, si hiperaktiviteti, niveli i ulët i inteligjencës, çrregullime gjenetike ose hormonale. Për shkak se sjelljet kriminale vihen re tek të miturit nga të gjitha përkatësitë racore, etnike dhe socio-ekonomike, përfaqësuesit e kësaj teorie i shikojnë këto sjellje më shumë si funksione të karakteristikave biologjike, të shqetësimeve psikologjike apo vonesës mendore, sesa pasoja të faktorëve socialë, si varfëria, diskriminimi ose përjashtimi social (Vold, Bernard, & Snipes, 1998).

    Themeluesi i teorisë biologjike të kriminalitetit, Lambrosio (1835–1909) në (Wolfgang, 1961; Ellwood, 1912) sugjeronte se kriminelët kanë disa tipare gjenetike, biologjike dhe hormonale që i bëjnë të ngjashëm me paraardhësit e qënies njerëzore dhe që udhëheqin ose kanë një ndikim të fortë mbi tendencat e tyre kriminale.

    Edhe Marsh (1984), në shpjegimet e tij për sjelljen kriminale, fokusohet në tiparet fiziologjike: “krimineli i lindur paraqet nofulla të mëdha, dhëmbë të dalë, hundë të shtypur dhe ballë të lartë”, ‘fytyrë djallëzore’, ose ‘ëngjëllore’, në përmasat dhe proporcionet e kokës, në anormalitetet fizike si tregues të predispozitës kriminale.

    Kapitulli II

    SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

  • 20

    Argumentët biologjikë për krimin dhe delinkuencën janë të pasaktë dhe subjektivë, nuk kanë marrë mbështetje të besueshme empirike dhe nuk janë në gjendje të shpjegojnë rolin dhe marrëdhëniet mes tipareve fizike dhe faktorëve mjedisorë, si familjet disfunksionale, klasën sociale dhe komunitetet kaotike (Shoemaker, 2010).

    Teoristët e hershëm të psikoanalizës si Jung (Campbell, 1976) dhe Frojd (Gay, 1989) u përpoqën të shpjegojnë personalitetin, dhe si rrjedhojë sjelljen njerëzore përmes klasifikimit të përbërësve të tij. Zhvillimi i shëndetshëm i përbërësve të personalitetit (id, ego, superego) ndodh herët përmes ndërveprimit prind-fëmijë, dhe këto përvoja janë të rëndësishme për sjelljen e të rriturit. Përjetimi i ngjarjeve të dhimbshme ose traumatike gjatë fëmijërisë së hershme mund të nxisë sjelljet kriminale në adoleshencë dhe moshën e rritur. Sipas teorisë psikoanalitike, të miturit e angazhuar në sjellje kriminale nuk kanë zhvillim të mjaftueshëm të egos dhe superegos. Meqënëse superegoja moraliste është e dobët, adoleshenti do të synojë të plotësojë nevojat parësore dhe impulsive të idit, pa u penduar dhe pa vlerësuar ndjenjat e interesat e të tjerëve.

    Ndërsa Erikson (2001), në teorinë e tij psikodinamike të zhvillimit të vetes, thekson se shumica e adoleshentëve përjetojnë një krizë identiteti, gjatë të cilës janë emotivë, impulsivë dhe të paqartë për rolin dhe qëllimet që do të kenë në shoqëri. Në këndvështrimin e tij, disa të mitur, sidomos ata që kanë pasur përvoja abuzimi apo neglizhimi në familje mund të përjetojnë në mënyrë të pandërgjegjshme frikë ose zemërim ndaj prindërve të tyre. Po ashtu, fëmijët mund të ndjehen të vetmuar ose të pashpresë nëse vijnë nga përvoja të paqëndrueshme dhe të varfëra të komunikimit dhe kujdesit prindëror. Përpara një dileme emocionale, të zemëruar nga ky privim, dhe nga ana tjetër, të vetëdijshëm se prindërit janë të nevojshëm për të mbijetuar, në dukje ata përvetësojnë rolin e fëmijës ‘së mbarë’ duke shtypur zhgënjimin dhe duke i drejtuar këto ndjenja negative tek vetja. Ky dyzim ndjenjash i bën ata më të ndjeshëm ndaj depresionit dhe çrregullimeve të humorit (Siegel & Welsh, 2010) .

    Teoria psikodinamike ka gjetur mbështetje në rezultatet empirike, të cilat tregojnë se adoleshentët e përfshirë në krime vuajnë nga një sërë probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime të personalitetit (Pullmann, etj., 2006). Studimet e viteve të fundit në popullatat e të miturve të përfshirë në krime pohojnë për një numër të madh prej tyre të diagnostikuar me nivel të lartë agresiviteti, ankthi dhe depresioni (Grisso, 2008; Fishbein, 1996). Shumë prej tyre paraqesin karakteristika antisociale, të cilat mund të jenë shenja të çrregullimeve të personalitetit; ata raportojnë për marrëdhënie problematike me anëtarët e familjes, mësuesit, apo bashkëmoshatarët, vështirësi për të besuar dhe respektuar figurat autoritare e rregullat (Brandt & Zlotnick, 1988).

    Teoritë moderne të tipareve pohojnë se sjelljet kriminale kontrollohen nga përbërja biologjike (Curran & Renzetti, 2001) dhe psikologjike (mendja), të cilat edhe pse nuk përcaktojnë, rrisin predispozitën për sjellje kriminale (Conley & Bennett, 2000; Marsee, Silverthorn, & Frick, 2005). Në librin e tij, Rimland (2008) thekson

    Kapitulli II

    SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

  • 21

    se sjelljet antisociale të të miturve janë më shumë të lidhura me tiparet e trashëguara fizike dhe mendore, mbi të cilat ata nuk kanë asnjë lloj kontrolli, sesa me zgjedhjet personale.

    Megjithatë, duhet të pranojmë se tiparet e brendshme psiko-biologjike bashkëveprojnë në mënyrë reciproke me elementët mjedisorë (familja, bashkëmoshatarët, mësuesit, komuniteti) duke prodhuar sjellje individuale. Për shembull, çrregullimet e personalitetit, ose niveli i ulët i inteligjencës mund të rrisin rrezikun për sjellje devijante dhe kriminale (Fishbein, 1996).

    Adoleshentët me vështirësi në të nxënë kanë gjasa që të kenë rendiment të ulët shkollor; ata nxënës që dështojnë në pritshmëritë e shkollës, humbasin lidhjen emocionale me mësuesit dhe bashkëmoshatarët dhe kanë në këtë mënyrë më shumë gjasa të përfshihen në sjellje antisociale dhe kriminale. Për më tepër, prania dhe kombinimi me faktorë stresantë mjedisorë, si marrëdhënie të vështira familjare, vështirësi të përshtatjes në shkollë ose shoqërimi me bashkëmoshatarë me sjellje problematike, e bën një adoleshent të tillë më të ndjeshëm dhe më të prekshëm ndaj këtij mjedisi dhe klime dhe gjasat për sjellje delinkuente janë akoma edhe më të mëdha (Schmalleger & Bartollas, 2008).

    Teoria e tipareve duket se nuk ka gjetur mbështetje të besueshme empirike në argumentët që jep. Edhe pse nuk i injoron, nuk është në gjendje të shpjegojë faktorët socialë, ekonomikë dhe mjedisorë të kriminalitetit (Siegel & Welsh, 2010). Nëse sjelljet kriminale të adoleshentëve shkaktohen nga disa tipare individuale ose kombinimi i tyre, pse kemi një shkallë më të lartë kriminaliteti në zonat urbane dhe suburbane, apo në zonat më të varfëra dhe më të izoluara, përse vëmë re një përqëndrim jo të barabartë në shtresa të caktuara shoqërore të popullsisë?

    2.1.3 - Teoria e sjelljesJo të gjithë studiuesit bien dakort se sjellja kontrollohet nga faktorë biologjikë apo

    psikologjikë të ndikuar nga marrëdhëniet dhe përvojat e fëmijërisë. Psikologët e sjelljes mendojnë se personaliteti është një tërësi elementësh të mësuar gradualisht përmes ndërveprimeve me të tjerët (Akers & Jennings, 2009; Burgess & Akers, 1966; Jeffery, 1965). Që nga fëmijëria e hershme, njerëzit mësojnë duke vëzhguar dhe riprodhuar sjelljet në varësi sesi të tjerët reagojnë ndaj tyre. Nëse sjellja përforcohet nga ndonjë reagim apo ngjarje pozitive, ajo do të përsëritet aq sa të mësohet. Në të kundërt, nëse sjellja nuk përforcohet ose ndërshkohet, ajo do të zhduket (Skinner, 1953).

    Pra, ne mësojmë nga pasojat e ngjarjeve të shkuara, perceptojmë, marrim vendime, dhe sillemi për të marrë të njëjtat pasoja pozitive apo për të evituar ato negative. Bazuar në këtë teori, sjelljet antisociale dhe kriminale të të miturve janë përforcuar nga individë apo grupe me të cilat ata jetojnë ose ndërveprojnë në familje, komunitet e shoqëri ose nuk janë ndërshkuar në mënyrë të përshtatshme në rastin e parë të shfaqjes së sjelljes.

    Kapitulli II

    SHPJEGIMET TEORIKE TË SHKAQEVE TË KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT

  • 22

    2.1.4 - Teoria e të nxënit shoqërorSipas teorisë së të nxënit shoqëror ose vëzhgues, sjellja mësohet nga përvojat

    shoqërore, kombinuar me një sërë elementë mendorë (pritshmëritë dhe vlerën e perceptuar), dhe mjedisorë. Bandura (1977) mendonte se fëmijët vëzhgojnë dhe imitojnë sjelljet e më të rriturve, nëse vënë re se këto sjellje miratohen, ose shpërblehen. Nëse fëmijët vëzhgojnë sjellje agresive nga individë që i perceptojnë si të rëndësishëm, sjellje të cilat shpërblehen dhe inkurajohen, gjasat janë që ata do të sillen në të njëjtën mënyrë në situata të ngjashme. Duke u rritur, ata do të përmirësojnë teknikat e sjelljeve agresive, duke besuar se sjelljet do të vijojnë të shpërblehen (Perry, Perry, & Rasmussen, 1986). Sipas të nxënit shoqëror, fëmijët që rriten në mjedise ku dhuna është s