vëll. 2 nr. 4 qershor 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i ... · bledar Çuçi, ministren e...

12
P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Tryezë e Rrumbullakët e Kryetarëve për Çështje dhe Sfidat e Decentralizimit 2 Procesi i Strategjisë së Decentralizimit 2 Ndryshimet Ligjore në Paketën Fiskale: USAID Mbështet NJQV-të 3 Fushata Ndërgjegjësimi për Taksat dhe Tarifat Vendore 3 Praktikat më të Mira Vendore për Admini- strimin e Taksës së Pasurisë së Patundshme 3 Plane Veprimi për Mbledhjen e Taksës së Pasurisë 4 Trajnim për Partneritetin Publik-Privat në Sektorin e Ujësjellësit 4 Ndërmarrja e Ujësjellësit Durrës me Plan 5-Vjeçar Biznesi 5 Manual dhe Trajnim për Standardet Mjedisore të BE-së 5 NJQV Partnere me Portale të Reja 6 USAID dhe Korpusi i Paqes në Shqipëri – Një Bashkëpunim Unik 7 Komisionet Qytetare dhe Anketimet 8 KKQV dhe Dita Ndërkombëtare e Tokës 8 Qytetarët dhe Planifikimi Gjithëpërfshirës 8 Jehona e Komisioneve Këshillimore Qytetare në Media 8 Mbështetje AKPT dhe MZHUT për Hartimin e Legjislacionit të Planifikimit 9 Dokument Politikash për Zhvillimet Urbane në Shqipëri 9 Përgatitja e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit (PPKT) 10 Mbështetje NJQV-ve për Zbatimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit 10 Forcimi Institucional i AKPT dhe MZHUT 10 AKPT dhe MZHUT për Shqetësimet e NJQV-ve për Planifikimin e Territorit 11 Në fokus 12 REFORMAT E DECENTRALIZIMIT Pas punës paraprake me Grupin e Punës së Strategjisë Decentralizimi dhe për të zyrtarizuar procesin, më 28 mars Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, me mbështetjen e USAID-it organizoi takimin e parë me Grupin e Punës për Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore. Takimi u ndoq nga mbi 100 pjesëmarrës përfshirë këtu Ambasadorin e ShBA- ve Shqipëri, Aleksandër Arvizu, Ministrin i Shtetit për Çështje Vendore, Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer- meni, kryetarë njësive vendore partnere të Projektit, përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe trupit diplomatik si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare të përfshirë në çështjet e decentralizimit. Ambasadori Arvizu inkurajoi palët e interesuara për të mbështetur grupin e punës për Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore si mundësi për zhvillimin e një dialogu konstruktiv për arritjen e konsensusit për çështjet e decentralizimit. “Qeveria e SHBA është e interesuar për një reformë të suksesshme territoriale dhe reforma më të gjera të decentralizimit,” Në këtë numër Nga e majta në të djathtë: Enea Hoti, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit dhe Tourizmit, Alexander Arvizu, Ambasador i SHBA në Shqipëri, Bledar Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, Orjana Arapi, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik në Kryeministri dhe Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore USAID vazhdon të mbështesë Reformat e Decentralizimit tha ai. Ai u bëri thirrje qeverisë qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore të bashkëpunojë në avancimin e këtyre reformave. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore prezantoi planet dhe programin e Qeverisë për reformën e decentralizimit të Shqipërisë dhe i njohu pjesëmarrësit me rolet dhe përgjegjësitë e grupit punës. Drejtori i Projektit USAID-it, Z. Peter Clavelle, ofroi një perspektivë ndërkombëtare në krijimin e një strategji të re ndërsektoriale të decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri. Ky takim ofroi një mundësi për dialog mes përfaqësuesve pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore mbi çështjet e decentralizimit dhe prioritetet përkatëse. Objektivi kryesor i grupit të punës së decentralizmit është hartimi i një Strategjie të re Ndersektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore deri në fund të muajit korrik 2014. Strategjia do të përgatitet nëpërmjet analizave, studimeve, raporteve dhe konsultimit të gjerë me grupet e interesit dhe aktorë të tjerë. Në këtë takim u prezantua dhe miratua plani i veprimit për hartimin e strategjisë ndërsektoriale të decentralizimit.

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

1

P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 2 • Nr. 4 • Qershor 2014

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Tryezë e Rrumbullakët e Kryetarëve për Çështje dhe Sfidat e Decentralizimit 2Procesi i Strategjisë së Decentralizimit 2Ndryshimet Ligjore në Paketën Fiskale: USAID Mbështet NJQV-të 3Fushata Ndërgjegjësimi për Taksat dhe Tarifat Vendore 3Praktikat më të Mira Vendore për Admini-strimin e Taksës së Pasurisë së Patundshme 3Plane Veprimi për Mbledhjen e Taksës së Pasurisë 4Trajnim për Partneritetin Publik-Privat në Sektorin e Ujësjellësit 4Ndërmarrja e Ujësjellësit Durrës me Plan 5-Vjeçar Biznesi 5Manual dhe Trajnim për Standardet Mjedisore të BE-së 5NJQV Partnere me Portale të Reja 6USAID dhe Korpusi i Paqes në Shqipëri – Një Bashkëpunim Unik 7Komisionet Qytetare dhe Anketimet 8KKQV dhe Dita Ndërkombëtare e Tokës 8Qytetarët dhe Planifikimi Gjithëpërfshirës 8Jehona e Komisioneve Këshillimore Qytetare në Media 8Mbështetje AKPT dhe MZHUT për Hartimin e Legjislacionit të Planifikimit 9Dokument Politikash për Zhvillimet Urbane në Shqipëri 9Përgatitja e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit (PPKT) 10Mbështetje NJQV-ve për Zbatimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit 10Forcimi Institucional i AKPT dhe MZHUT 10AKPT dhe MZHUT për Shqetësimet e NJQV-ve për Planifikimin e Territorit 11Në fokus 12

REFORMAT E DECENTRALIZIMIT

Pas punës paraprake me Grupin e Punës së Strategjisë Decentralizimi dhe për të zyrtarizuar procesin, më 28 mars Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, me mbështetjen e USAID-it organizoi takimin e parë me Grupin e Punës për Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore. Takimi u ndoq nga mbi 100 pjesëmarrës përfshirë këtu Ambasadorin e ShBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, Ministrin i Shtetit për Çështje Vendore, Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere të Projektit, përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe trupit diplomatik si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare të përfshirë në çështjet e decentralizimit.Ambasadori Arvizu inkurajoi palët e interesuara për të mbështetur grupin e punës për Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore si mundësi për zhvillimin e një dialogu konstruktiv për arritjen e konsensusit për çështjet e decentralizimit. “Qeveria e SHBA është e interesuar për një reformë të suksesshme territoriale dhe reforma më të gjera të decentralizimit,”

Në këtë numër

Nga e majta në të djathtë: Enea Hoti, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit dhe Tourizmit, Alexander Arvizu, Ambasador i SHBA në Shqipëri, Bledar Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, Orjana Arapi, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik në Kryeministri dhe Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore

USAID vazhdon të mbështesë Reformat e Decentralizimittha ai. Ai u bëri thirrje qeverisë qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore të bashkëpunojë në avancimin e këtyre reformave.Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore prezantoi planet dhe programin e Qeverisë për reformën e decentralizimit të Shqipërisë dhe i njohu pjesëmarrësit me rolet dhe përgjegjësitë e grupit të punës. Drejtori i Projektit të USAID-it, Z. Peter Clavelle, ofroi një perspektivë ndërkombëtare në krijimin e një strategji të re ndërsektoriale të decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri. Ky takim ofroi një mundësi për dialog mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore mbi çështjet e decentralizimit dhe prioritetet përkatëse. Objektivi kryesor i grupit të punës së decentralizmit është hartimi i një Strategjie të re Ndersektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore deri në fund të muajit korrik 2014. Strategjia do të përgatitet nëpërmjet analizave, studimeve, raporteve dhe konsultimit të gjerë me grupet e interesit dhe aktorë të tjerë. Në këtë takim u prezantua dhe miratua plani i veprimit për hartimin e strategjisë ndërsektoriale të decentralizimit.

Page 2: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

2

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

USAID vazhdon të punojë nga afër dhe të mbështesë qeverinë qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore për çështje të decentralizimit fiskal. Nga refor-mat e ndërmarra deri tani rezulton se ka shumë çështje me të cilat përballen NJQV-të në përpjekjet për të konsolid-uar autonominë fiskale. Për të trajtuar sfidat e decentralizimit në Shqipëri, në 10 mars Projekti i USAID-it organizoi një tryezë të rrumbullakët të

USAID ka mbështetur edhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në or-ganizimin e një takimi të dytë me për-faqësues të ministrive që administrojnë funksione të përbashkëta me qeverisjen vendore për të shqyrtuar planin e vep-rimit të grupit të punës së decentral-izimit dhe për t’i dhënë qartësi objek-tivave të tyre përkatëse, prioriteteve, dhe analiza që do të përfshihen në strategjinë e decentralizimit.

Projekti i USAID-it dhe Ministri i Shtetit përgatitën një listë të përditësuar të nëngrupeve të punës të angazhuar në hartimin e strategjisë (ka pesë nën-grupe të krijuara nga ky grup: nëngrupi i funksioneve, nëngrupi i decentralizimit fiskal, nëngrupi i strukturave, nëngrupi i administratës, dhe nëngrupi i integ-rimit në Bashkimin Evropian).

kryetarëve të bashkive. Kryetarët dhe zëvendës kryetarët e 15 NJQV-ve dhe 3 njësitë vendore jo-partnere (mbështe-tur nga Projekti DLDP financuar nga Bashkëpunimi Zviceran) morën pjesë në këtë tryezë. Në takim ishin edhe do-natorë të tjerë dhe dy shoqatat e një-sive të qeverisjes vendore. Pas vështrim historik të decentralizimit në Shqipëri, u shqyrtuan hapat e ardh-shëm në formulimin e strategjisë së

USAID mbështeti Ministrin e Shtetit edhe për organizimin e takimit të parë të nëngrupit të punës për decentralizim fiskal. Mes pjesëmarrësve bënin pjesë ekspertë nga Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Çështjeve Sociale; përfaqë-sues të shoqatës së NJQV-ve dhe do-natorët. Pjesëmarrësve iu dha një pre-zantim të përditësuar të situatës në decentralizimin fiskal ndjekur nga një sesion diskutimesh dhe rrahjesh men-dimesh me ekspertë të pranishëm.Procesi do të vazhdojë me vlerësimin e sektorit në përputhje me nëngrupet e grupit të punës së strategjisë. Duke marrë parasysh se Strategjia Ndërsek-toriale e Decentralizimit është një pro-ces shumë i rëndësishëm, donatorë të

Tryezë e Rrumbullakët e Kryetarëve të Bashkive për Çështje dhe Sfidat e Decentralizimit

decentralizimit (duke përfshirë rolin e grupit të punës për decentralizim). Kry-etarët e njësive vendore u angazhuan në mënyrë aktive në një dialog dyp-alësh lidhur me prioritetet e reformave të decentralizimit. Në këtë takim, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor nga ku doli në pah se ekzis-ton një konsensus i gjerë mbi çështjet e decentralizimit, prioritetet, dhe nevo-jën për reforma.

ndryshëm kanë shprehur interes për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar me inputet e tyre në këtë dokument. Për të bashkërenduar përpjekjet, Sekretariati Teknik i cili është mbështetur kryesisht nga USAID, ka mbajtur shumë takime ad-hoc për të qartësuar dhe kanali-zuar përpjekjet e secilit aktor dhe kon-tribuues. Duke pasur parasysh interesin e donatorëve për procesin e strategjisë, do të mbahen takime të ndryshme koordinuese. Në kuadër të bashkëpun-imit me projekte dhe donatorë të tjerë, ekspertët e Projektit të USAID-it u takuan me përfaqësues nga organizata të ndryshme donatore për të kërkuar dhënien e mendimeve për Strategjinë e Decentralizimit. OSBE, KE, DLDP dhe donatorë të tjerë janë përfshirë në pro-cesin e hartimit të strategjisë.

Pamje nga Tryeza e Rrumbullakët e Krytarëve të Bashkive (foto majtas) dhe Eksperti i Decentralizimit Fatlum Nurja duke bërë një prezantim (foto djathas).

Pamje nga Takimi i Parë i Grupit të Punës të Decentralizimit për Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore (shih faqen 1)

Procesi i Strategjisë së Decentralizimit

REFORMAT E DECENTRALIZIMIT

Page 3: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

3

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Ndryshimet Ligjore në Paketën Fiskale: USAID Mbështet NJQV-të

Foto lart: ekspertja e taksave vendore, Silvana Meko prezanton broshurën e taksave; foto poshtë: broshurë e taksave përgatitur nga USAID për Bashkinë Kuçovë.

Pjesëmarrës nga NJQV-të partnere në udhëtimin studimor orgnizuar në Bashkinë e Korçës

Për të trajtuar ndryshimet e fundit li-gjore në paketën fiskale, që ndikojnë në buxhetin e NJQV-ve për vitin 2014, Projekti i USAID-it organizoi në fillim të këtij viti një seminar me pjesëmarrjen e 26 drejtuesve të lartë vendorë nga 13 bashki partnere. Qeveria shqiptare mi-ratoi paketën fiskale 2014 dhe buxhetin e shtetit në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku NJQV dhe aktorët e tjerë kryesorë nuk ishin pjesë procesit të konsultimit. Kryetarët e bashkive dhe zyrtarë të drejtorive të taksave e fi-nancave u përballën me afate të shkur-tra dhe paqartësi në lidhje me hapat që

duhet të ndërmerrnin për të përshtatur paketën e tyre fiskale me buxhetin e shtetit të vitit 2014.

Ekspertë të Projektit të USAID-it u pre-zantuan pjesëmarrësve në aktivitet sta-tusin aktual të decentralizimit fiskal dhe ndryshimet në buxhetet vendore 2014 dhe sistemin e taksave vendore. Drej-tori i Monitorimit dhe Zbatimit të Bu-xhetit nga Ministria e Financave paraqi-ti detajet e buxhetit 2014 në lidhje me buxhetet e njësive të qeverisjes ven-dore. Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore shpjegoi angazhimet e qeverisë për rritjen e financave për

njësitë e qeverisjes vendore. Po ashtu, Projekti ofroi asistencë të veçantë për bashkitë partnere të Beratit, Kuçovës dhe Sarandës për përshtatjen e paketës fiskale dhe buxhetet përkatëse.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe drejtues të lartë të të dy bashkive, kryetarë e zëvendës kryetarë, drejtorë të drejto-rive të taksave dhe të financave.

Ekspertja e taksave vendore të Pro-jektit shtjelloi çështje e propozime në lidhje me strukturën e re organizative që duhet përshtatur nga bashkia në përputhje me paketën e re fiskale.

Fushata Ndërgjegjësimi për Taksat dhe Tarifat Vendore

Bashkitë partnere të Patosit dhe Ku-çovës janë asistuar nga USAID për përgatitjen dhe nisjen e fushatave të ndërgjegjësimit që synojnë të sensi-bilizojë taksapaguesit vendorë të res-pektojnë ligjin për taksat vendore. Me mbështetjen e Projektit u hartuan një sërë materialesh informative tatimore në lidhje me paketën fiskale dhe bux-hetin vendor për 2014. Këto materiale informuese synonin të ulin paqartësinë në lidhje me taksat vendore dhe të nxi-sin pagimin e tyre.Në lidhje me këtë nismë, Projekti mbështeti bashkitë Patos dhe Kuçovë

për organizimin e seancave ndërgjegjë-suese me stafin administrativ vendor dhe me anëtarë të Komisionit Këshilli-mor Qytetar Vendor. Kryetarja e Bash-kisë Patos dhe ekspertët e Projektit i njohën të pranishmit me fushatën e ndërgjegjësimit për taksat dhe për-pjekjet e përgjithshme për të nxitur transparencën dhe për të rritur të kup-tuarit e të drejtave dhe përgjegjësive të qytetarëve. Ndërsa në Kuçovë, këto materiale të veçanta janë bërë tashmë pjesë e planit të veprimit të taksës së pa-surisë që po zbatohet me mbështetjen e projektit të USAID-it.

Praktikat më të Mira Vendore për Administrimin e Taksës së Pasurisë së Patundshme

Krijimi i të ardhurave nga burimet e veta për njësitë e qeverisjes vendore është element kyç për përmirësimin e shër-bimeve për qytetarët dhe bizneset. Në përpjekje për të ndarë praktikat më të mira në lidhje me këtë çështje të rëndë-sishme, në maj Projekti i USAID-it orga-nizoi një vizitë studimore në Bashkinë e Korçës me pjesëmarrës nga bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellësit të Fierit, Beratit, Kuçovës dhe Sarandës.Pjesëmarrësit patën mundësinë për të mësuar nga praktikat më të mira të Bashkisë Korçë për administrimin e tak-sës vendore të pasurisë. Duke përdorur ndërmarrjen e ujësjellësit si agjent tati-more, Bashkia ka arritur të përmirë-sojë nivelin e mbledhjes së taksave dhe tarifave nga tatimpaguesit familjarë.

Drejtoria e të Ardhurave të Bashkisë së Korçës ka nisur një projekt për për-mirësimin e bazës së tatueshme për çdo familje në territorin e saj. Duke punuar ngushtësisht me ekspertët e GIS të Dre-jtorisë së Planifikimit Urban për përdor-imin e hartave dhe të të dhënave nga

sistemi i adresave (që ka përfunduar në Korçë) si dhe bazën e të dhënave të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, bashkia ka arritur rezultatet e para cilësore në një nga tre zonat e Korçës. Kryetari i Bashkisë së Korçës përshën-deti pjesëmarrësit dhe ndau me ta përvojën dhe bashkërendimin e suk-sesshëm mes Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit që operon në këtë bashki. Kjo vizitë studimore u konsiderua një përvojë e vlefshme nga të gjithë pjesë-marrësit që morën pjesë në këtë vizitë studimore. Në lidhje me këtë, Bashkia Fier është në procesin e përshtatjes së një sistemi të ngjashëm që do të ndih-mojë në krijimi e një regjistri të saktë të bazës së taksueshme për vjeljen e tak-sës së pasurisë/ndërtesës.

FINANCAT VENDORE

Page 4: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

4

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

FINANCAT VENDORE

Plane Veprimi për Mbledhjen e Taksës së Pasurisë

Taksa e Pasurisë së Patundshme (TPP) është një burim i mirë të ardhurash për njësitë e qeverisjes vendore, taksë e cila aktualisht nuk po vilet në nivelin e kërkuar. Për të përmirësuar të dhënat vendore për këtë taksë, Projekti i USAID-it vijoi me asistencën e tij për NJQV-të partnere të Sarandës, Beratit dhe Kuçovës duke u fokusuar tek tak-sapaguesit familjarë. Me mbështetjen e projektit, stafi i këtyre bashkive har-

toi plane veprimi për mbledhjen e taksës së ndërtesës. Kryetarët e të tre bashkive kanë miratuar hapa specifikë,

afatet kohore dhe përgjegjësitë e detyrat e stafit përkatës për t’u ndjekur nga bashkitë gjatë vitit 2014. Ekspertja e projektit asistoi zyrtarët e lartë ven-dorë me përgatitjen e formularëve që do të përdoren për verifikimin në ter-ren të ndërtesave. U bënë edhe dis-kutime me zyrtarë të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Berat për mundësitë e për-dorimit të kësaj ndërmarrjeje si agjent tatimor për mbledhjen e TPP-së.

Në mbështetje të përmirësimit të per-formancës së sektorit të ujit, Projekti i USAID-it ka zhvilluar një strukturë të Plani Strategjik të Veprimit për Këshillat Mbikëqyrës të ndërmarrjeve të ujësje-llësit. Plani Strategjik i Veprimit do të shërbejë si një mjet për të siguruar

Për të zhvilluar kapacitetet e zyrtarëve vendorë dhe këshillave mbikëqyrëse të ndërmarrjeve të ujësjellësit, në maj Projektit të USAID-it organizoi tre tra-jnime për partneritetin publik-privat (PPP) në sektorin e ujit. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të stafit të menaxhimit dhe zyrtarë të pushtetit vendor të NJQV-ve partnere dhe ndër-marrjeve të ujit, si dhe përfaqësues të

Plan Veprimi Strategjik për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë

Trajnim për Partneritetin Publik-Privat në Sektorin e Ujësjellësit

mbikëqyrjen në përputhje me objekti-vat e përcaktuara dhe duke ndërmarrë aktivitete dhe monitoruar punën për arritjen e këtyre objektivave. Drafti i parë i Planit Strategjik te Veprimit është hartuar për Këshillin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime të

institucioneve të qeverisjes qendrore, si pjesë e politikës vendimmarrëse. Tre seanca trajnimi janë kryer në Tiranë dhe në Vlorë nga një ekspert ndërkombëtar për PPP në sektorin e ujësjellës-kana-lizimeve në bashkëpunim me ekipin e projektit. Modulet prezantuan përvojën ndërkombëtare në forma të ndryshme të PPP-të koordinuara me përvojën shqiptare në sektorin e ujit.

Korçës, e cila do ta përdorë këtë plan në të ardhmen si një pikë referimi për ana-lizat periodike të performancës së vetë ndërmarrjes. Procesi do të vazhdojë me ndërmarrjet e ujësjellësit të gjitha njësitë e qeverisjes vendore partnere të projektit të USAID-it.

Trajnimi u fokusua edhe në analizën e përvojës së mëparshme me projekte të PPP-ve të financuara nga donatorët në ndërmarrje të ndryshme të ujësjellësit në vend, si Elbasani, Durrës, Fier, Vlorë e Sarandë. Në sesionet e trajnimit pati mjaft reagime dhe shumë diskutime e analiza mbi atë që duhet të konsidero-het si alternativa më e përshtatshme për t’u zbatuar në Shqipëri.

NDËRMARRJET E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE

Në fotot e mëposhtme jepen pamje nga seancat e trajnimit të realizuara në Tiranë e Vlorë me zyratër të qeverisë qendrore dhe atyre vendore dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të ujësjellësit të NJQV-ve partnere dhe lektori kryesor, Seth Miller Gabriel, ekspert ndërkombëtar për PPP (në foton e parë majtas dhe të fundit).

Page 5: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

5

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

NDËRMARRJET E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka udhëhequr pro-cesin e hartimit të draftit të Planit të 5-Viti Biznesit të Ndërmarrjes Ujësje-llës-Kanalizime Durrës, e dyta ndërma-rrje e ujësjellësit më e madhe në vend. Plani 5-vjeçar i biznesit është një instrument i fortë menaxhimi në duart e stafit menaxhues të ndër-marrjes që u jep atyre një vlerësim të saktë të performancës aktuale të ndërmarrjes, hartimin e objek-tivave në fund të vitit të 5-të, dhe duke treguar hapat e nevojshme dhe masat për t’u ndërmarrë për përmirësimin e performancës.

Plani i biznesit është hartuar duke pasur parasysh investimet që vijnë në kuadër të projektit të financuar nga Banka Botërore në shumën prej 85

Projekti i USAID-it ka nënshkruar plane të përbashkëta veprimi me këshillat mbikëqyrës të ndërmarrjeve të ujësjel-lësit të Fierit dhe Vlorës në përpjekje për të institucionalizuar marrëdhëniet midis Projektit dhe këshillave përkatëse mbikëqyrëse. Planet e veprimit janë përditësuar në bazë të situatës aktuale lidhur me prioritetin e nevojave që kanë të dy ndërmarrjet. Planet e përbashkë-ta të veprimit të nënshkruar nga të dy palët janë dokumenti që do t’i refero-hen si angazhim të dy palët për të ar-ritur objektivat me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe

Në funksion të anëtarësimit të Shqi-përisë në Bashkimin Evropian (BE), Pro-jekti i USAID-it ka përgatitur një manual në kuadrin e direktivave të BE-së për mbetjet e ngurta dhe ujin dhe për stan-dardet mjedisore të saj për të ndihmuar zyrtarët vendorë, stafin e menaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellësit të një-sive vendore partnere të projektit dhe njësitë vendore për të kuptuar më mirë e për të respektuar politikat e BE-së në sektorët e ujit dhe mbetjeve të ngurta. Manuali është përgatitur nga ekspertja e projektit Narin Panariti, specialiste e

Ndërmarrja e Ujësjellësit Durrës me Plan 5-Vjeçar Biznesi

Plane të Përbashkëta Veprime me Këshillat Mbikëqyrëse

Manual dhe Trajnim për Standardet Mjedisore të BE-së

milion USD, i cili do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e shër-bimeve në rajon. Nga ana tjetër, plani i biznesit merr në konsideratë perfor-mancën aktuale të ulët të ndërma-rrjes, hartimin e planeve të veprimit të

kualifikuar në këto fusha që ka përvojë të gjerë në politikat mjedisore të BE-së. Manuali fokusohet në ligjet e mjedisit, standardet dhe praktikat në fushat e furnizimit me ujë, ujërat e zeza dhe të menaxhimit të mbetjeve. Qëllimi i këtij manuali është që të shërbejë si një udhëzues praktik referimi ndaj zyr-tarëve publike të njësive vendore dhe ekspertëve të stafit të bashkive e ko-munave në raport me politikat dhe di-rektivat e Bashkimit Evropian në lidhje me menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.

Ekipi i Projektit të USAID-it organizoi disa takime punuese me drejtuesit e lartë të Ndërmarrjes që konsistojnë kryesisht në mbledhjen e të dhënave të vitit aktual nga drejtoria teknike, drejtoria financiare dhe drejtoria e shërbimeve të konsumatorit si bazë e performancës aktuale për hartimin e objektivave në fund të vitit të pestë. Lidhur me situatë shumë të ndërlikuar e sistemit inxhinierik të ujësjellësit, përgatitja e bilancit të ujit ishte një detyrë shumë e vështirë për të bërë një vlerësim të saktë të kërkesës për ujë.

Në këtë drejtim është treguar kujdes i veçantë për krijimin e një ideje të qartë se si konsumohet ujit përgjatë dy linjave kryesore të transmetimit nga Fushë-Kuqe dhe Fushë-Kruja, me qëllim harti-min e bilancit të ujit për përmirësimin e kërkesës për ujë.

Drafti përfundimtar i planit 5-vjeçar të biznesit është prezantuar dhe miratuar nga këshilli mbikëqyrës i ndërmarrjes në muajin qershor.

Në të dy fotot: Punonjës të ndërmarrjes dhe ekspertë të Projektit të USAID-it duke diskutuar për planin 5-vjeçar të biznesit të hartuar me asistencën e projektit

kanalizimeve në nivel vendor përmes ndërmarrjeve të ujësjellësit.

kërkuara në lidhje me përmirësimin në aspektin e menaxhimit të stafit të ndër-marrjes.

Page 6: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

6

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

Njësitë Vendore Partnere me Portale të Reja

Përmes ndërhyrjeve me teknologji të informacionit, USAID ndihmon njësitë vendore partnere për krijimin e porta-leve ueb. Në terma të përgjithshme, portali është faqe ueb ku jepen në një vend informacione nga burime të ndry-shme, ku çdo informacion ka hapësirën e vet në faqe. Përveç tipareve stan-darde, portalet do të ofrojnë shërbime të tjera, si lajme, forume, blogje, infor-macione, shërbime specifike, etj.Portali i NJQV-ve përbën një risi në faqet e internetit të tyre në shumë mënyra. Instrumentet e reja të instaluara në të hapin kanale të reja komunikimi me për-doruesit e rrjetit, duke siguruar kështu një mundësi për të kontaktuar një grup sa më të madh njerëzish. Ky portal bë-het një mbështetje e vlefshme për qytetarët, duke shërbyer njëkohë-sisht edhe si mjet pune për stafin e NJQV-ve që do ta përdorin atë. Ja disa nga tiparet krye-sore të portalit:• Qytetarët mund të

marrin informacione dhe shërbime në një formë të thjeshtë dhe të unifikuar në të gjitha NJQV-të;

• Përmbajtja mund të ngarkohet e për-ditësohet lehtësisht, duke u administruar ekskluzi-visht nga një zyrë e bash-kisë, ndërkohë që fusha të caktuara të portalit mund të delegohen edhe tek persona të tjerë jashtë bashkisë.

• Do të sigurohen kanale të ndryshme komunikimi me qytetarët.

• Shërbimet e reja zhvillohen thjesht dhe integrohen në platformë

Disa nga pjesët kryesore që do të inte-grohen në portalin e ri që nga fillimi janë si më poshtë:• Hapësirë e dedikuar informacioni

për secilën nga 15 NJQV-të partnere për të zëvendësuar faqet ekzistuese të internetit që kanë ato;

• Blogje dhe forume të dedikuara që do të administrohen nga stafi i bash-kisë, këshilli bashkiak dhe komisio-net këshillimore qytetare;

• Hapësirë për këshillat vendorë për të informuar për punën e tyre;

• Mjet raportimi për problemet për qytetarët, “Rregullo qytetin tim”;

• Shërbime specifik për të përmirë-suar informacionin për turistët;

• Shërbime online dhe integrimi në portalin e ri të shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga njësia vendore.

E-qeverisja, ose qeverisja elektronike apo transferimi i veprimtarisë së qe-verisë në internet, është jo vetëm ten-dencë logjike në komunikim, por sjell një sërë përfitimesh për qytetarët dhe administratën vendore. Duke eliminuar pengesat e komunikimit, e-qeverisja u mundëson qytetarëve pjesëmarrje më

të madhe në çështjet vendore si një nga parimet e rëndësishme të demokracisë. Bashkëpunimi vendor dhe përhapja e informacionit në rrugë elektronike sipas proceseve tradicionale mund të sjellin përmirësime të konsiderueshme në çdo aspekt të punës së NJQV-ve.Faza e parë e zbatimit të e-qeverisjes është transformimi i faqeve të zakon-shme të internetit në portale uebi, ku in-formacionet nga burimet të ndrysh-me vijnë në një platformë të vetme dhe të unifikuar. Përveç motorëve të kërkimit që janë standard për këto platforma, portalet ofrojnë edhe shërbime të tjera, si postë elektronike (email), lajme, in-formacione, baza të dhënash dhe ar-gëtim. Për administratën vendore dhe qendrore, këto platforma ofrojnë kon-troll dhe procedura për aplikacione

të shumta, për bazë të dhënash dhe mjete të tjera komunikimi, që nëse do të zbatoheshin të shkëputura nga njëra tjetra do të konsumonin shumë energji, hapësirë, kosto, kohë dhe burime. Një tipar i rëndësishëm është përmirësimi i ndërveprimit të publikut me institucio-nin përkatës, me anë të të cilit vizitori i portalit kalon automatikisht në shërbi-min apo informacionin që kërkon. Disa nga mjetet ndërvepruese që do të funk-sionojnë në portal janë:E-Aplikacioni do të bëjë të mundur që qytetarët të marrin shërbime vendore online. Ky portal do të shërbejë si zyrë me një ndalesë për të gjitha rastet e ra-portuara, përshirë këtu shërbimet, që përpunoheshin manualisht nga NJQV-

të. Ky shërbim do të ulë kohën e marrjes së shërbi-meve dhe informacioneve dhe do t’i bëjë të mundur administratës vendorë të planifikojë më mirë kohën e saj. Shërbime të tjera të këtij aplikacioni janë:i. E-Formularë: Ky shër-bim do t’u japë qytetarëve shërbime online (një i tillë është për taksat, ku qytetarët do të informohen për detyrimet e tyre).ii. Statusi i problemit të raportuar: ndërtimi i një sistemi për ecurinë e prob-lemit të raportuar tek ad-

ministrata vendore.iii. Ndarja e njohurive: Projekti i USAID-

it do të nxisë NJQV-të partnere të ndajnë dhe përhapin informacione, njohuritë dhe praktikat më të mira mes njësive vendore.

Forumet dhe blogjet e qytetarëve: De-dikimi i një hapësirë në portalin e shër-bimit të informacionit të njësive të qe-verisjes vendore për forume me qytetarë që do të administrohet nga Komisioni Këshillimor Qytetar në secilën NJQV partnere është një tjetër ndërhyrje TIK e USAID-it. Blogjet e forume do t’u ofrojnë qytetarëve mundësi për bash-këveprim dhe dialog me NJQV e tyre.Programi për administrimin e infor-macionit turistik: Projekti i USAID-it po nxit NJQV-të partnere të mbledhin

Vijon në faqen 7.

Page 7: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

7

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

USAID dhe Korpusi i Paqes në Shqipëri – Një Bashkëpunim Unik

informacion turistik dhe ta vënë atë on-line me licencat përkatëse në mënyrë që të interesuarit ta përdorin këtë infor-macion për të krijuar guida turistike. Për shembull, NJQV-të mund të pasurojnë informacionin në Wikitravel për qytetet e tyre ose të prodhojnë dhe botojnë fa-las skedarë KML/KMZ të vendeve me interes turistik, udhëtime turistike, etj. Projekti do të trajnojë stafin e njësive vendore si të përditësojnë guidat e Wikitravel për qytetet e tyre ose si të

Që në fillimin e tij, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Ven-dore ka krijuar dhe nxitur një bashkë-punim të veçantë me Korpusin e Paqes në Shqipëri. Duke punuar bashkërisht, ata ndihmojnë në forcimin e komu-niteteve në të gjithë vendin. Gjatë vitit të kaluar, 12 vullnetarë të Korpusit të Paqes nga Programi i Zhvillimit të Ko-munitetit kryen shërbimin e tyre në 10 nga 15 njësitë vendore partnere të Pro-jektit të USAID-it. Qëllimet dhe objek-tivat e USAID-it dhe Korpusit të Paqes përputhen shumë mirë, veçanërisht në veprimtari që lidhen me përmirësimin e qeverisjes vendore dhe angazhimin qytetar (Komponenti II i Projektit) dhe planifikimin urban (Komponenti IV). Në mënyrë më specifike, vullnetarët e Kor-pusit të Paqes dhe USAID po punojnë bashkërisht me qëllim që:• Të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve

me anë të Komisioneve Këshillimorë Qytetare Vendore (KKQV) në bash-kitë partnere të Projektit (përveç Tiranës). KKQV i japin zë shqetësi-meve dhe mendimit të qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit dhe përcaktimit të prioriteteve, në përgatitjen e planeve të terri-torit dhe në ofrimin e shërbimeve vendore. Vullnetarët e Korpusit të

krijojnë skedarë KML/KMZ duke për-dorur programe si Google Earth.“Rregullo qytetin tim” është një ap-likacion që hapet online dhe ndihmon qytetarët të raportojnë probleme të ndryshme që hasin në jetën e përdit-shme. Ky aplikacion shërben për të lo-kalizuar lehtësisht problemin (si: “sema-fori i prishur”, “plehra në rrugë”, “rrugë e dëmtuar”, etj.) në hartë. Qytetarët japin të dhëna, zgjedhin llojin e proble-mit, dhe pastaj fusin hollësi të tij. Prob-

lemi më pas dërgohet automatikisht në drejtorinë përkatëse të bashkisë, e cila më tej merr masa për ta zgjidhur atë. Përparësitë kryesore të këtij mjeti janë:i. Shmangia e radhëve të kota në zyrat

e bashkisë apo komunës;ii. Shmangia e burokracisë në raporti-

min e problemit dhe bashkërendimi mes drejtorive të ndryshme;

iii. Rritja e efikasitetit në zgjidhjen e problemeve;

iv. Rritja e transparencës dhe pjesë-marrjes së qytetarëve me qëllimin e përbashkët të përmirësimit të mje-disit ku jetojmë.

Portali i ri është ende në fazë testimi dhe planifikohet që të jetë gati në kor-rik 2014. Janë bërë trajnimet e para dhe pritet që NJQV-të të ngarkojnë infor-macione në portal në qershor 2014.

Paqes kanë mbështetur fushatat e ndërgjegjësimit për përgjegjësinë për pagimin e taksave, për mbro-jtjen e mjedisit dhe kursimin e ujit.

• Të rrisë kapacitetet e njësive ven-dore: Vullnetarët i japin mbështetje bashkive për përgatitjen e propozi-meve për grante, për menaxhimin e projekteve dhe për përmirësimin e komunikimit. Trajnimi i ofruar nga USAID për metodat e pjesëma-rrjes dhe aftësitë e organizimit dhe lehtësimit të veprimtarive po japin rezultatet e tyre.

• Të mbështesë planifikimin ur-ban: Disa vullnetarë po ndihmo-jnë NJQV-të të përgatisin planet e detajuara vendore. Ata po mbësh-tesin edhe angazhimin qytetarë dhe po shpërndajnë informacione për mundësitë e pjesëmarrjes në aktiv-itetet e planifikimit dhe në hartimin e politikave për projektimin e lagjeve. Ata po mbështesin qytetarët për monitorimin e nismave vendore e rajonale të planifikimit.

• Të përmirësojë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK): Vullnetarët me përvojë në TIK dhe me njohuri të mirëfillta informa-tike po ofrojnë asistencën e tyre në

këtë drejtim. Ata që kanë më shumë aftësi të tilla po ofrojnë asistencë teknike dhe po marrin pjesë në traj-nime që synojnë të përmirësojnë in-frastrukturën informatike të njësive vendore. vullnetarët po ndihmojnë anëtarët e KKQV-ve dhe bashkive për përpilimin e informacioneve për faqet e internetit dhe në përdorimin e sistemit GIS.

Në zyrën e Projektit është vendosur një vullnetar i Korpusit të Paqes, që shër-ben si ndërmjetës në komunikimin e rregullt mes vullnetarëve dhe NJQV-ve partnere të Projektit. Qëllimi parësor është të krijojë lidhje të efektshme dhe të bashkërendojë punën e vullnetarëve dhe veprimtarive të projektit. Bashkë-punimi Korpusi i Paqes dhe USAID-it siguron praninë e vazhdueshme të Pro-jektit në bashkitë partnere ndërkohë që edhe vullnetarëve u sigurohet një struk-turë për punën e tyre. Në fund: të dy palët dalin të fituara.

Pamje nga një takim orientues të kryer në Elbasan me vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes

Pamje nga një seancë trajnimi me staffin e NJQV-ve për përdorimin e portalit ueb dhe aplikacioneve të tjera

Vijon nga faqja 6

Page 8: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

8

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Komisionet Këshillimore Qytetare dhe Anketimet

Komisionet Këshillimore Qytetare dhe Dita Ndërkombëtare e Tokës

Qytetarët dhe Planifikimi Gjithëpërfshirës

Jehona e Komisioneve Këshillimore Qytetare në Media

ANGAZHIMI QYTETAR

Anketimet me qytetarët janë një nga mjetet më efektive që njësitë ven-dore të kuptojnë nivelet e kënaqë-sisë, nevojave, shqetësimeve dhe prioriteteve të qytetarëve. Me mbë-shtetjen e USAID, Komisionet Këshil-limore Qytetare (KKQV) të Kasharit, Sarandës dhe Patosit ndërmorën an-

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës Komisionet Këshillimore Qytetare në Kuçovë dhe Patos zhvi-lluan aktivitete pastrimi në qytet. Në Kuçovë, Bashkia dhe KKQV u ulën së bashku për hartimin e një plani vepri-mi që do të mbulonte zonat më të pa-pastra të qytetit. Në këtë veprimtari u përfshinë nxënësit e shtatë shkollave, ku dy anëtarë të KKQV ishin caktuar

USAID vazhdon të mbështesë Komis-ionet Këshillimore Qytetare Vendore jo vetëm në mbajtjen e takimeve të rregullta dhe organizimin e aktiv-iteteve të ndryshme, por edhe tra-jnimin e tyre me koncepte që lidhen me qeverisjen lokale. Për të ngritur kapacitetet e anëtarëve të KKQV ka nisur një seri trajnimesh për çësht-jet e planifikimit gjithëpërfshirës, që

Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore i janë prezantuar publikut shqiptar përmes emisionit të mën-gjesit në Televizionin Albanian Screen më 11 mars 2014. Drejtorja e Pro-gramit të USAID, Clare Mason, Krye-tarja e Bashkisë Patos, Raimonda Balili dhe Koordinatorja e KKQV Be-

nga secili qytet në lidhje me percep-timin e tyre mbi shërbimet e ofruara nga NJQV, nivelin e informacionit për taksat dhe tarifat vendore dhe komu-nikimin e ndërveprimin me qytetarët.

Procesi u finalizua me prezantimin e rezultateve dhe rekomandimeve tek autoritetet vendore. Prezantimet nx-itën diskutime mbi përmirësimin e punës dhe shërbimeve, si dhe nevojën e planeve konkrete nga ana e njësive vendore. Gjetjet dhe rekomandimet e anketimeve gjetën mirëkuptimin e zyrtarëve te NJQV-ve, dhe theksuan rëndësinë e marrjes së mendimit qytetar në lidhje me këto shërbime. Takimet nxorën nevojën e në kryerjes të sondazheve të tjera në vijimësi, të

cilat do t’i ndihmojnë njësitë vendore të ofrojnë shërbime më cilësore e të jenë më transparent me qytetarët.

Ka eksperienca të shumta në vend për bërjen e anketimeve nga orga-nizata apo programe të ndryshme, por është hera e parë që organizma vullnetare si Komisionet Qytetare të ndërmarrin një nismë të tillë. Këto mekanizma i japin KKQV një zë efek-tiv në diskutimet lidhur me punën dhe ofrimin e shërbimeve. Komisionet në vetvete ofrojnë një mundësi për të forcuar komunikimin mes qytetarëve dhe zyrtarëve lokal për çështje ndry-shme, si mbledhja e taksës së pronës, përgjegjësitë e vetë taksapaguesve, planifikimi gjithëpërfshirës, etj.

për çdo shkollë. Në Patos, aktiviteti i pastrimit përfshiu mbjelljen e pemëve të reja dhe lyerjen e trungjeve të atyre ekzistuese, si dhe pastrimin e disa lagjeve. Në këtë nismë vullnetare u bashkuan me anëtarët e KKQV-së, stafi i Bashkisë, nxënësit e shkollave e përfaqësues të Qarkut. USAID do të vazhdojë të mbështesë në të ardhmen përpjekje vullnetare të këtij lloji.

kanë për qëllim rritjen e njohurive dhe pjesëmarrjes në çështje të planifikimit të territorit. Deri tani janë organizuar trajnime me komisionet në Fier, Dur-rës, Sarandë dhe Patos. Këto trajnime kanë për qëllim të informojnë dhe an-gazhojnë qytetarët në proceset e pla-nifikimit, përmes ofrimit të njohurive të dobishme dhe praktike në çështjet e planifikimit territorial.

ketime me qytetarët e këtyre njësive vendore. U intervistuan 300 qytetarë

rat, Fitore Sulejmani që morën pjesë në intervistën e transmetuar drejt-përsëdrejti treguan përvojën pozi-tive dhe bashkëpunimin efektiv me njësitë vendore partnere të projek-tit. Programi u shfaq edhe në faqen e Facebook-ut të USAID në Shqipëri dhe nxiti komente interesante.

Anëtarët e KKQV-së Patos dhe qytetarë pastrojnë qytetin e tyre në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Koordinatori i KKQV-së Patos prezanton tek zyrtarët vendorë rezultatet e anketimit me qytetarët.

Pamje nga një seancë trajnimi për planifikimin gjithëpërfshirës me anëtarë të KKQV-së së Durrësit

Pamje nga biseda televizive e transmetuar drejtpërsë-drejti në televizionin Albanian Screen

Page 9: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

9

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Mbështetje AKPT dhe MZHUT për Hartimin e Legjislacionit të Planifikimit

PLANIFIKIMI I TERRITORIT

USAID ka bashkëpunuar me sukses me Agjencinë Kombëtare të Planifi-kimit të Territorit (AKPT) dhe Mini-strinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) për përgatitjen dhe finalizi-min e tre produkteve të rëndësishme: legjislacionin e planifikimit të territo-rit, dokumentin e politikave për zhvi-llimin urban, dhe termat e referencës për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit (PPKT). Palët kanë pasur takime të rregullta javore. AKPT dhe MZHUT kanë ngritur grupe të veçanta pune për secilën nga çështjet e sipër-përmendura.

Legjislacioni i planifikimit të territo-rit përfshin projektligjin dhe tre ak-tet nënligjore. Aktet nënligjore janë rregullore të planifikimit dhe kon-trollit të zhvillimit për t’u miratuar me anë të vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave. Fillimisht, AKPT, MZHUT dhe Projekti i USAID-it punuan intensivisht për të rishi-kuar ligjin aktual të planifikimit, me qëllim jo hartimin e një ligji të ri, por përmirësimin ndjeshëm të atij aktual, kjo si një kërkesë që vjen nga palët e interesuara në veprimtaritë publike të organizuara nga qeveria për të disku-

Dimensionet e planifikimit të territorit(Burimi: Dokumenti i Politikave të Ministrisë së

Zhvillimit Urban dhe Turizmit)

tuar në lidhje me legjislacionin. Pro-jektligji është diskutuar me hollësi në muajin janar në tri takime të veçanta me përfaqësues të qeverive vendore, me zhvillues dhe shoqatat profesio-nale. Megjithatë, edhe gjatë procesit, ligji aktual ka kaluar nëpër disa ndry-shime ku shumica e tyre kanë të bëjnë me përmirësimin e strukturës dhe lehtësimin e përdorimit të tij. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë sugjeroi që teknikisht ligji i përmirësuar të har-tohej si ligj i ri. Projektligji është quaj-tur “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”. Nga shkurti në prill drafti është komentuar dhe rishikuar disa herë nga autoritetet përkatëse pub-like, dhe tani është gati për miratim nga Këshilli i Ministrave. Ky i fundit do të dërgojë projektligjin për mira-tim në Parlament. Ndërkohë, AKPT (mbështetur nga Projekti i USAID-it) ka punuar paralelisht për rishikimin dhe përmirësimin e rregulloreve uni-forme për instrumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit. Disa nga risitë më të rëndësishme të projekt-ligjit, krahasuar me aktualin, janë:

• Qartësia në strukturat e planifi-kimit që punojnë në pushtetin lo-

kal, për të siguruar që bashkitë dhe komunat të kenë mundësinë dhe detyrimin për të punësuar perso-nel të kualifikuar profesional;

• Nuk ka asnjë mundësi për të lejuar legalizimin e zhvillimeve informale nëpërmjet ligjit të planifikimit. Ky i fundit do të rregullojë proceset dhe instrumentet përkatëse të pla-nifikimit dhe zhvillimit të tokës, dhe nuk do të ketë të bëjë me le-galizimin e zhvillimeve që nuk për-puthen me legjislacionin;

• Më shumë qartësi mbi llojet, pro-ceset dhe përmbajtjen e instru-menteve të planifikimit, duke thje-shtuar kështu të kuptuarit e ligjit;

• Më shumë instrumente financiare të dhëna për NJQV-të për financi-min e infrastrukturës përmes pro-ceseve të zhvillimit të tokës. E dre-jta e pronësisë është e ndarë nga e drejta e zhvillimit të tokës, që i takon NJQV-ve dhe këto të fundit mund të administrojnë të drejtat e zhvillimit përmes planeve të tyre të përgjithshme territoriale dhe programeve specifike të zhvillimit të tokës, të përcaktuara në ligj.

Dokument politikash për zhvillimet urbane në Shqipëri

Ky dokument i politikave mbi zhvil-limet urbane në Shqipëri është har-tuar paralelisht me legjislacionin. Ai mbështet disa nga dispozitat më të rëndësishme të projektligjit, dhe kjo përfshin prioritetet e qeverisë qen-drore dhe të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me planifikimin dhe zhvillimin e tokës, në lidhje me zhvi-llimin urban dhe të territorit.

Dokumenti i politikës u qarkullua mes ministrive dhe institucioneve të tjera publike, me qëllim marrjen e men-dimit dhe konsensusit prej tyre dhe përfshirjen e komenteve dhe sugjeri-meve që mund të kenë. Dokumenti i politikës është përkthyer në gjuhën angleze dhe po u shpërndahet dona-torëve dhe aktorëve të tjerë të intere-suar për bashkëpunim me Qeverinë

(sidomos me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Mini-strinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit) për zbatimin e politikave përkatëse.Dokumenti i poli-tikave përfshin një përshkrim të gjerë dhe analizë të zhvil-limeve urbane dhe proceseve institu-cionale përkatëse që nga viti 1990, dhe më pas, mbi këto baza, ai ofron një vizion të sektorit, parimet e zhvillimit, politikat dhe programet për zbatim. Programet janë dhënë sipas poli-tikës dhe institucionit përkatës.

Page 10: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

10

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Forcimi Institucional i AKPT-së dhe MZHUT-së

USAID ka vijuar të mbështesë Agjen-cinë Kombëtare të Planifikimit të Ter-ritorit (AKPT) dhe Ministrinë e Zhvi-llimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) përmes bashkëpunimeve të ndry-shme. Pas përfundimit të aktiviteteve të Planit të Përbashkët të Veprimit mes USAID-it, AKPT dhe MUDT (të

Mbështetje NJQV-ve për Zbatimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit

Projekti i USAID-it ka mbështetur bashkitë e Vlorës dhe Lushnjes për zbatimin e legjislacionit aktual të planifikimit, nëpërmjet hartimit të Planeve Detajuara Vendore (PDV). Në Lushnjë, stafi i planifikimit të territorit kishte nisur tashmë pro-cesin për hartimin e një PDV, duke zgjedhur zonën, duke analizuar ter-ritorin dhe realizimin e dy dëgjime-ve publike. Projekti ka mbështetur Bashkinë në hartimin e konceptit të zhvillimit që do të përfshihet në PDV dhe kryerjen e dëgjesës së tretë publike për prezantimin e tij para qytetarëve të lagjes së zgje-dhur. Koncepti i zhvillimit u miratua plotësisht nga banorët / pronarët e tokave.

Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Vlorës, Projektit të USAID-it dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka qenë efektiv. Projekti dhe bashkia zhvilluan një koncept dhe e paraqitën atë para qytetarëve për miratimin paraprak të tyre. MZHUT ndihmoi bashkinë për

paraqitjen e një propozimi dhe kërkese për financimin tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR). Një fond prej rreth 90.000.000 Lekë (afërsisht 900,000

USD) u miratua nga Fondi dhe Këshilli i Ministrave për zbatimin e infrastrukturës në lagjen me ndërtime informale të zgjedhur në Vlorë. Pas

këtij miratimi, bashkia i paraqiti FZHR-së planin e prokurimit dhe kalendarin e zbatimit. Një shumë prej rreth 600.000 USD do të jepet për zbatimin e planit gjatë vitit të parë (2014-2015), dhe pjesa e mbetur do të lëvrohet në vitin e dytë.

Projekti i USAID-it organizoi në prill një takim konsultativ me kryetarët e bashkive dhe komunave part-nere në përpjekjet për të kuptuar çështjet që lidhen me planifikimin e territorit dhe zhvillimin e tokës dhe për të përshtatur asistencën e Projektit në përputhje me to. Përfaqësuesit e AKPT ishin të pra-nishëm në takim vetëm si dëgjues. Shqetësimet dhe pyetjet për inicia-tivat e Qeverisë lidhur me planifiki-min e territorit do të adresohen nga AKPT dhe MZHUT në një takim të

dytë, i cili do të shërbejë si një forum për dialog me qeveritë vendore.

Pamje e një projektimi ilustrativ nga Projekti i Inte-grimit të Zonave Informale në Vlorë

rënë dakord në nëntor 2013), MZHUT kërkoi mbështetje nga Projekti edhe për vitin 2014. U zhvilluan disa takime për të vlerësuar situatën aktuale dhe për hartimin e një liste të fushave të mundshme të asistencës, e cila u for-malizua me një marrëveshje bashkë-punimi.

Ekspertët e projektit hartuan doku-mentin e ristrukturimit të AKPT-së, që iu paraqit kësaj agjencisë dhe Min-istrisë për komentet e tyre, në fillim të shkurt 2014, Kryeministri nxori një urdhër për miratimin e këtij dokumen-ti (VKM Nr. 52).

Përgatitja e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit (PPKT)

AKPT nisi punën përgatitore për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territo-rit (PPKT) në fillim të vitit 2014. Kjo fazë duhet të kulmojë me përgatitjen e metodologjisë për PPKT (procesi dhe përmbajtja), termat e referencës për ekspertët që do të përfshihen, dhe mbledhjen e të gjitha të dhënave të nevojshme për hartimin e PPKT.Projekti i USAID-it i ka dhënë mbësh-tetje në këtë proces me asistimin e grupit të puns në përgatitjen e metodologjisë për PPKT-në, duke u

përqendruar në përgatitjen e termave të referencës për fazën e analizës së PPKT-së. Ekipi i ekspertëve ka për-gatitur një ekzemplar për hartimin e vizionit, që duhet ta plotësojnë të gjitha ministritë si një kontribut të dre-jtpërdrejtë në harmonizimin e PPKT së ardhshme me politikat sektoriale.Ekipi ka përgatitur terma reference specifike për secilin nga shtatë tema-tikat e identifikuara si fusha kyçe për fazën e analizës të PPKT-së. Këto tematika janë: zhvillimi makro-eko-

nomik dhe social, vlerësimi i ndikimit territoriale për sektorët e zgjed-hur, analiza e pabarazive, vlerësimi strategjik mjedisor, zhvillimi i infras-trukturës; zhvillimi sektorial e mo-deli policentrizëm. Ekipi i Projektit ka pasur takime edhe me Institutin e Statitikave (INSTAT) në mënyrë që të përshtatë metodat e analizës së të dhënave dhe informacionit në li-dhje me tipologjitë urbane/rurale për transportin dhe rrugët dhe analiza e bashkimit të njësive vendore.

Vijon në faqen 11.

PLANIFIKIMI I TERRITORIT

Page 11: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

11

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Përgjigjet në vazhdim (nga AKPT dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Tur-izmit) vijnë në adresim të disa prej shqetësimeve të ngritura nga bash-kitë dhe komunat partnere të Projek-tit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në tryezën e or-ganizuar në 18 prill 2014. Kjo trajtesë është në vijim të takimeve të tjera të organizuara nga Ministria dhe Agjen-cia me autoritetet vendore që prej shtatorit 2013. Qëllim i saj është të kontribuojë në sqarimin e mëtejshëm të keqkuptimeve të krijuara apo të py-etjeve të lindura gjatë një procesi ku nevoja për të vendosur rregulla për një zhvillim të qëndrueshëm përballet me presionin e zhvillimit.

1. Shqetësime të ngritura nga Bashkia e Tiranës:

a) Pezullimi i zhvillimit i vendosur në disa bashki është pa afat, pa kriter dhe i padrejtë. Në vendos-jen e pezullimit të zhvillimit nuk është ndjekur procedura e nenit 32 të ligjit të planifikimit sa i për-ket dëgjesave publike dhe trans-parencës në një proces të tillë.

Për këto çështje disa njësi vendore, përfshirë Bashkinë Tiranë, kanë kërkuar edhe vlerësimin e gjykatës kushtetuese. Tashmë gjykata është

Në takimin e dytë për Koordinimin e Donatorëve të organizuar nga MZHUT për të kërkuar mbështetjen e donatorëve të përfshirë morën pjesë USAID, Banka Botërore, PNUD, Bash-këpunimi Austriak për Zhvillim, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, GIZ, Amba-sada Gjermane, Këshilli i Evropës dhe OSBE. Projekti mbështeti Ministrinë me materialet që u prezantuan gjatë Konferencës. Në mars USAID ndih-moi MZHUT për përcaktimin e pro-grameve/projekteve të mundshme që Banka Botërore mund të financojnë gjatë vitit 2014. Pas disa takimeve me zyrtarë të Ministrisë u ra dakord që kjo e fundit së shpejti do t’i paraqesë

Përgjigje nga AKPT dhe MZHUT për Shqetësimet e NJQV-ve për Planifikimin e Territorit

Bankës Botërore një dokument të plotë konceptual me propozime të veçanta për projekte e programe.USAID-i ka vijuar të mbështesë zhvi-llimin institucional të MZHUT. Stafi i Projektit të USAID-it ka kryer një cikël të plotë intervistash individuale me personelin (70 anëtarë të stafit MZHUT, drejtorë të departamenteve, përgjegjës të sektorëve dhe special-istët përkatës). Komentet e marra nga procesi i intervistave iu paraqit Ministrit dhe u ra dakord për hapat e mëtejshëm. Rezultatet e intervistave do të merren parasysh për përcak-timin e përshkrimeve individuale të vendeve të punës.

Me kërkesën e MZHUT, Projekti i paraqiti Ministrisë një strategji trajni-mi, e cila u miratua nga Ministrja. Në këtë strategji përfshihen një vlerësim i shkurtër mbi nevojat e personelit të ministrisë për trajnime, përfundimet paraprake, një skicë të strategjisë së trajnimit me veprimet afatshkurtra dhe afatmesme, përcaktimi i temati-kave të trajnimit (si trajnime për drej-tuesit e lartë, punonjësit e sektorëve dhe punonjës të tjerë të ministrisë) dhe kushtet minimale që duhet të plotësohen. Në kuadër të kësaj strate-gjie, projekti organizoi një trajnim të trajnerëve për stafin e Ministrisë.

Vijon në suplementin bashkëngjitur këtsaj gazete.

Vijon nga faqja 10.

shprehur për disa nga kërkesat dhe pritet të shprehet edhe për të tjerat. Deri më tani i ka dhënë të drejtë KKT-së, duke i lënë në fuqi vendimet e saj.

b) Dy nga ndryshimet e ligjit për planifikimin e territorit shprehen në mënyrë të padrejtë se kur dy plane ekzistojnë për të njëjtin territor, është i vlefshëm ai që është miratuar më vonë në kohë dhe një instrument planifikimi mund të ndryshojë një tjetër në fuqi sipas procedurës së prit-shme në VKM.

Këto ndryshime i përkasin varianteve të hershme të draft-ligjit dhe tashmë nuk janë më në përmbajtjen e tij. Kjo është bërë mbi bazën e komenteve të ardhura më herët nga bashkitë, përfshirë atë të Tiranës. Fakti që një instrument planifikimi mund të ndry-shojë një tjetër trajtohet në ligj, por vetëm për rastin kur një instrument vendor kërkon ndryshimin e atij qen-dror. Pra i jepet mundësi autoriteteve vendore që përmes instrumenteve të tyre të planifikimit të kërkojnë rishi-kime të instrumenteve kombëtare.

c) Përveç faktit se Regjistri i Plani-fikimit të Territorit në përgjithësi nuk funksionon, hasemi me problemin që vendimet e KKT-së

nuk hidhen as në format PDF.Regjistri i Planifikimit të Territorit është funksional dhe autoritet e pla-nifikimit në nivel qendror dhe vendor kanë filluar të publikojnë akte dhe projekt-akte sipas fushës së tyre të kompetencës. Fakt është që prej tetorit 2013 deri në maj 2014, në Regjistrin e Planifikimit të Territorit janë publikuar 470 doku-mente (akte ligjore dhe nënligjore) krahasuar me 231 botime që kanë qenë të publikuara nga viti 2010 deri në tetor 2013. Pra në total janë 701 botime. Rezulton se kanë botuar akte e pro-jekt-akte në Regjistrin e Planifikimit të Territorit këto njësi vendore: Tira-në, Shkodër, Korçë, Mamurras, Mami-nas, Berat, Bilisht, Bulqizë, Burrel, Durrës, Elbasan, Fier, Fushë-Krujë, Himarë, Kamzë, Krujë, Kukës, Lezhë, Librazhd, Lushnje, Orikum, Përmet, Peshkopi, Pogradec, Roskovec, Shi-jak, Ura-vajgurore, Vorë, Bërxull, Bërzhitë, Bushat, Dajç, Dajt, Farkë, Golem, Kashar, Ksamil, Libofshë, Mollas, Ndroq, Nikël, Petrelë, Prezë, Qendër-Vlorë, Rrashbull, Shëngjergj, Shëngjin, Vaqar, Velipojë, Xhafzotaj, Zagori.

PLANIFIKIMI I TERRITORIT

Page 12: Vëll. 2 Nr. 4 Qershor 2014 P R O J E K T I I P L A N I F I ... · Bledar Çuçi, Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjer-meni, kryetarë të njësive vendore partnere

12

PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

USAID në Facebook

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka hapur një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga

projekti në 15 bashkitë e tij partnere si dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që puno-jnë në vendin tonë. www.facebook.com/Albania.USAID

Faqja e internetit e Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjes Vendore

Kjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e projektit të USAID-it dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe informacione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit si dhe shtjellohen komponentët kryesorë të projektit. Vizitorët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë adresë janë të rejat, histori suksesi dhe lidhje tek adresat në internet të part-nerëve vendas e të huaj të projektit.

NË FOKUS