· web view2021. 5. 14. · labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në...

10
“Në Labirint” Terma Referencë Për shëtitjen e instalacionit të labirintit ndërgjegjësues kundër dhunës ndaj fëmijëve, në qytete të ndryshme të vendit World Vision Albania Titulli i shërbimit Zhvillimi i aktivitetit ndërgjegjësues “Në Labirint” Vendi: Albania Organizata World Vision Albania Departmenti Marketingu Lokal & Child Protection Kohëzgjatja Qershor 2021-Shtator 2022 Data e fillimit kontratës Qershor 2021 Afati i dorëzimit ofertave 30 Maj 2021 Informacion rreth World Vision: World Vision (WV) është një organizatë e krishterë zhvillimi dhe advokimi e themeluar në vitin 1950. WV është e përkushtuar për të punuar me fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre në mbarë botën për të arritur potencialin e tyre të plotë duke trajtuar shkaqet e varfërisë. Si e tillë organizata punon në 100 vende të botës, duke u shërbyer të gjithë njerëzve pa dallim feje, race, etnie apo gjinie. WV filloi programet në Shqipëri në prill të vitit 1999 në përgjigje të krizës së refugjatëve të Kosovës, duke punuar në Tiranë, Sarandë, Elbasan dhe Vlorë. Sot World Vision Albania (WVA) punon direkt me rreth mijëra fëmijë e të rinj, familjet dhe komunitetet e tyre në Lezhë, Kurbin, Librazhd, Shkodër, Dibër, Korçë, Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Nëpërmjet punës së saj, WVA synon të sjellë impakt duke e fokusuar shërbesën e saj në këto drejtime kryesore: Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve për jetën, Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna, dhe përmirësimin e mirëqenies e fëmijëve e të rinjve, duke punuar me prindërit dhe kujdestarët. Fushata “Në Labirint”

Upload: others

Post on 20-Jul-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

“Në Labirint”

Terma ReferencëPër shëtitjen e instalacionit të labirintit ndërgjegjësues kundër dhunës ndaj

fëmijëve, në qytete të ndryshme të vendit

World Vision Albania

Titulli i shërbimit Zhvillimi i aktivitetit ndërgjegjësues “Në Labirint”

Vendi: Albania Organizata World Vision AlbaniaDepartmenti Marketingu Lokal & Child ProtectionKohëzgjatja Qershor 2021-Shtator 2022Data e fillimit të kontratës Qershor 2021Afati i dorëzimit të ofertave 30 Maj 2021

Informacion rreth World Vision:

World Vision (WV) është një organizatë e krishterë zhvillimi dhe advokimi e themeluar në vitin 1950. WV është e përkushtuar për të punuar me fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre në mbarë botën për të arritur potencialin e tyre të plotë duke trajtuar shkaqet e varfërisë. Si e tillë organizata punon në 100 vende të botës, duke u shërbyer të gjithë njerëzve pa dallim feje, race, etnie apo gjinie.

WV filloi programet në Shqipëri në prill të vitit 1999 në përgjigje të krizës së refugjatëve të Kosovës, duke punuar në Tiranë, Sarandë, Elbasan dhe Vlorë. Sot World Vision Albania (WVA) punon direkt me rreth mijëra fëmijë e të rinj, familjet dhe komunitetet e tyre në Lezhë, Kurbin, Librazhd, Shkodër, Dibër, Korçë, Tiranë, Kamëz dhe Durrës.

Nëpërmjet punës së saj, WVA synon të sjellë impakt duke e fokusuar shërbesën e saj në këto drejtime kryesore: Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve për jetën, Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna, dhe përmirësimin e mirëqenies e fëmijëve e të rinjve, duke punuar me prindërit dhe kujdestarët.

Fushata “Në Labirint” Gjatë muajit Nëntor 2020, World Vision Albania organizoi në Sheshin “Skënderbej” një aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës të quajtur “Në Labirint”, i cili targetonte më së shumti të rriturit, + 16 vjeç. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe sektorin privat të biznesit dhe u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai konsistoi në ndërtimin e një labirinti me sipërfaqe rreth 300m2 i cili qëndroi në shesh nga datat 12-20 Nëntor. Qytetarët u ftuan të bëheshin pjesë e një eksperience sfiduese, ku për të gjetur daljen nga labirinti ata duhet të kalonin përmes disa dilemave. Çdo dilemë paraqeste një situatë reale që ndodh rëndom mes prindërve/të rriturve dhe fëmijëve në përditshmëri. Secila nga dilemat ofronte dy alternativa të ndryshme se si mund të zgjidhet situata. Në varësi të alternativës që sfidanti do të zgjidhte, do të përcaktohej edhe rrugëtimi i tij deri në dalje të labirintit. Gjatë

Page 2:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

rrugëtimit të tij në labirint, sfidanti informohej për çështje të lidhura me dhunën ndaj fëmijëve dhe në fund të rrugëtimit kishte mundësi të bënte një bisedë mbi eksperiencën e tij në labirint me një nga punonjësit e mbrotjes së fëmijëve të World Vision Albania. Koncepti i labirintit u ndërtua në mbështetje të idesë se një fëmijë i dhunuar gjendet si i humbur në një labirint. Për të dalë prej tij ai ka nevojë për mbështetjen e prindit/kujdestarit ligjor dhe gjithë shoqërisë.

Ky aktivitet u parapri nga një event minimalist lançues, 30 min. në sheshin “Skenderbej”, me rreth 20-30 të ftuar dhe u shoqërua me fushatë dixhitale, outdoor dhe mediatike. Aktiviteti “Në Labirint” u zhvillua në kuadër të fushatës globale të WVA, “Duhet Një Botë e Tërë për t’i Dhënë Fund Dhunës ndaj Fëmijëve”. Ai u prit pozitivisht nga qytetarët dhe vizitua nga rreth 3000 persona.

Qëllimi i Shërbimit

Për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj fëmijëve World Vision Albania dëshiron të shëtisë instalacionin e labirintit në disa qytete të Shqipërisë, të shoqëruar me fushatën përkatëse për rritjen e vizibilitetit dhe pjesëmarrjes. Labirinti shoqërohet me një event minimalist lançimi 30-40 min, me pjesëmarrje 20-30 persona dhe parashikohet të qëndrojë përafërsisht 5 ditë në secilin qytet.

Për këtë arsye World Vision dëshiron të kontraktojë një agjenci marketingu/subjekt, i cili do të realizojë të gjitha aspektet që lidhen me transportin, instalimin dhe elementët shoqërues të fushatës së labirintit.

Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë në secilin nga qytetet ku do të lëvizet. Elementët kryesorë të fushatës (video, gifs, ftesa, flyers, postera etj.) janë të prodhuara gjatë fushatës së parë të realizuar në Nëntor 2020, dhe mund të kenë nevojë për editime të pjesshme.

Deri ne 30 shtator 2021, datë që përkon me përfundimin e vitit fiskal të World Vision Albania, instalacioni i labirintit parashikohet të vendoset në qendër të qytetit të Korçës, gjatë muajit qershor dhe në Durrës në muajt gusht- shtator. Në vitin e ardhshëm fiskal, labirinti në varësi të situatës së Covid-19 dhe fokusit programatik të WVA, mund të shëtisë edhe në qytetet: Shkodër, Kurbin, Dibër, Librazhd dhe gjithashtu në Kosovë.

Zërat e shërbimit janë të kalsifikuara si më poshtë vijon:

- Zërat parësorë (me një probabilitet pothuaj të sigurtë për t’u përdorur në shëtitjet e labirintit në çdo shëtitje të labirintit.)

Përshkrimi Njësia Çmimi/njësiMontimi/çmontimi i labirintit.Labirinti përbëhet nga rreth 150 panele forex, 79 kolona, 79 pllaka dhe shufrat mbështetëse metalike, të cilat janë të koduara dhe duhen montuar sipas skemës së paracaktuar.

Shërbim (montim/ çmontim për çdo qytet)

Page 3:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

Ndriçimi i labirintit gajtë pasditeve/darkës, i cili bashkë me rrethinat duhet te jetë i mjaftueshëm për një sipërfaqe rreth 500 m2 (5 ditë në çdo qytet).

Ndriçim/ditor

Audio, e cila është e nevojshme për transmetimin e spotit të labirintit gjatë ditëve të qëndrimit në shesh dhe gjatë evenit lançues.

Audio/ditore

City lights/billboards (118.5x175 cm printim/qera/montim)

Copë

Transporti i labirintit nga Qyteza e fëmijëve në qendër të Korçës, vajtje-ardhje (trailer rreth 45m3).

Rrugë

Transporti me trailer Transport/ km

Ngarkim-shkarkimi i paneleve dhe aksesoreve të labirintit (referoju fotos më sipër, 150 panele, 79 shufra, 79 pllaka dhe aksesorë të tj.) dhe sistemimi i tyre në Qytezën e Fëmijëve në Korçë, sipas skemës së përcaktuar, pas përfundimit të aktivitetit. Panelet e labirintit janë të veshura me ambalazh plastik me efekt mbrojtës të cilat duhen vendosur sërish pas përfundimit të aktivitetit.

Shërbim

- Zërat dytësor (Me një probabilitet më të ulët për t’u përdorur. Këto zëra janë kryesisht të siguruara tashmë nga World Vision Albania. Ata do të jenë të nevojshme për t’u përdorur në rast se produktet aktuale dëmtohen, konsumohen ose lind nevoja për të shtuar të tjera.)

Përshkrimi Njësia Cmimi/ Njësi

Tavolina & karrige, mbajtese skenari dhe mikrofon për eventin lançues (3 ore):

(5 tavolina të vogla + 20 karrige + 2 mikrofonë + 2 mbajtëse skenari)

Shërbim

Led screens, ekran për outdoor, për transmetimin e spoteve/videove të ndryshme 2x2 m

Qira/ditore

Page 4:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

Fotograf dhe kameraman për ditën e lançimit Shërbim/ditor

Dron për një ditë (2-3 orë) Shërbim/ditor

Stenda për personat e promocionit (pjesa siper 87x21 cm.  Pjesa poshte165x90 cm.)

Copë

Logim/printim i stendave të promocionit me logot/sloganin e eventit

Printim/m2

Printim i adezivëve të labirintit në rast të dëmtimit të ndonjë prej tyre

Printim m/2

Tenda për të mbuluar hyrjen e labirintit dhe pjesën e led-baner në rast se bie shi (3x3m)

Qira/ditore

Person i sigurisë për ruajtjen e labirintit gjatë natës

Orë pune

Staf për manaxhimin e labirintit (do të kujdesen Orë pune

Page 5:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

për të ftuar njërëzit në labirint, për të mbajtur radhën, për pyetësorët në fund dhe për të shpjeguar si fuksionon labirinti)

Gifs për online (15-20 sec) Copë

Editim dizenjimi i posterave aktuale Shërbim

Video-editim (për spotet aktuale, 30 sec) Shërbim

Voice Over recording for TV (vetëm editim i spoteve aktuale 15-20 sec)

Shërbim

Video production 30 sec, animation Shërbim

Digital & media campaign 5 ditë (fb promotions, 1 post)

Shërbim

Materiale për mbrojtjen nga Covid-19 (Maska, dezinkektues për rreth 3000 persona)

Copë

Nje pamje e labirintit

Page 6:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

Detyrat e punës Paraqitja e një buxheti me zëra, brenda limitit të kërkuar nga World Vision Paraqitja e planit të punës dhe afatet kohore për secilin proces duke siguruar që

eventi të jetë gati në kohën e kërkuar nga World Vision. Realizimi i produkteve dhe shërbimeve të sipër listuara, sipas kërkesës së World

Vision, duke mbuluar edhe aspektet logjistike e administrative që lidhen me to, si prokurimin dhe transportimin e materialeve, punëtoria, ndjekja e punimeve në terren, leje nga OSHEE-ja për ndricimin, koordinim me Bashkitë përkatëse sipas nevojës.

Eksperienca dhe aftësi të kërkuara ose të preferueshme të të kontraktuarit:1. Eksperiëncë në zhvillimin e koncepteve/fushatave ndërgjegjësese 2. Grup kreativ dhe dizenjues (siguroni Kredencialet & Portofolin e krijimeve) 3. Kontrata të mëparshme me agjenci nga sektori i zhvillimit4. Fushatat të mëparshme 360 ' (fushatat e marketingut të plota)5. Aftësi të mira komunikimi dhe lehtësimi.

Afatet kohore: Periudha kohore për kryerjen e shërbimit është: Qershor 2021 deri më Shtator 2021 (data e mbylljes së aktivitetit duhet të përckatohet ende).

Proçedurat e aplikimit:

Page 7:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë:

LISTA DOKUMENTAVE TE KERKUARA/ LIST OF REQUIRED DOCUMENTS

Forma e dorezimit te dokumentit

DOKUMENTA STANDART TE WORLD VISION ALBANIA&KOSOVO / WORLD VISION ALBANIA & KOSOVO STANDART DOCUMENTS

1 Politikat e World Vision per biznesin

e gjeni bashkelidhur ne email, duhet firmosur ne cdo faqe, e plotesuar, e skanuar

2 Dokumenti regjistrimit te ofertuesit / Supplier registration form Vendor

Form

e gjeni bashkelidhur ne email,duhet e plotesuar, firmosur, e skanuar dhe exel

DOKUMENTA TE OFERTUESVE / SUPPLIERS DOCUMENTS

3 Certifikate e regjistrimit te Biznesit QKB / Certified copy of business registration, Company Profile docs or any other official documents

e skanuar

4 License biznesi ose dokumenta te ngjashem / Certificate of incorporation, business license or similar document

e skanuar

5 Pasqyra financiare te dy viteve te fundit, bilanc / Last two years of audited financial statements or tax filing, or similar documents

e skanuar

6 Kontrata ose referenca nga kliente te meparshem, 2 referenca nga bashkëpunime të ngashme / Contracts or Reference Letters from previous customers

e skanuar

7 RFP /OFERTA FINANCIARE -Buxhetin e detajuar (sipas pikave dhe metodologjise se shpjeguar),

exel dhe skanuar

Page 8:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

8 Deshmi penaliteti ose aplikimin per te dhe vertetim gjykate, prokurori

e skanuar

9 Një përshkrim të esperiencës së punës së kompanisë (jo më shumë se 3 faqe Word Document me shpjegimet përkatëse. Mund të bashkangjiten materiale nga aktivitete të mëparshme).

e skanuar

10

CV-të e stafit që do të jetë pjesë e grupit të punës dhe roli i tyre ne projekt.

e skanuar

11

Kapaciteti llogjistik i kompanisë (pajisje dhe të tjera kapacitete)

skanuar ose format word, exel, power point etj

Shënim: Kapaciteti i emailit tonë është 32 MB , nëse dokumentat e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip dokumentat, compress file, google link etj .Proçesi i përzgjedhjes:Propozimet e marra do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:

- Background dhe punët e mëparshme të agjencisë (50%)- Çmimi (50%)

Shënime referuar Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, të World Vision AlbaniaTë gjithë njerëzit që punojnë për WVA, ose vizitojnë programet e saj janë të detyruar të nënshkruajnë Protokollet e Politikes së Mbrojtjes së Fëmijeve dhe Protokollet e Sjelljes. Kjo politikë ka për qëllim të krijojë një mjedis ku fëmijët ndjehen të sigurt dhe është e bazuar në parimet e Konventës së të Drejtave të Fëmijeve të Kombeve të Bashkuara dhe protokollet e saj.

Parimet e mbrojtjes së fëmijëve të përfshira shkurtimisht: Trajtimi i fëmijëve me respekt dhe dinjitet; Dëgjimi i pikëpamjeve dhe opinioneve të fëmijëve; Informimi i prindërve të fëmijës/kujdestarit ligjor dhe marrja e një leje me

shkrim para çdo ndërveprimi me fëmijët (kjo përfshin leje të veçantë me shkrim, kur është fjala për fotografitë);

Të jetë i ndjeshëm për moshën e fëmijës dhe pjekurinë, sfondit kulturor dhe normat sociale, familjare dhe lokale dhe t’i respektojë ato;

Të vishen në mënyrë të përshtatshme nga ana kulturore; Gjithmonë të jetë në shoqërinë e një të rrituri tjetër (mundësisht

prindi/kujdestari ligjor ose të mësuesve) kur takon një fëmijë; Të gjithë vizitorët në projektet WV duhet të shoqërohen nga një stafi i WV; Të mos abuzojë me fëmijët (abuzim seksual, emocional, psikologjik dhe fizik).

WVA dhe vizitorët pritet të raportojnë çdo dyshim të abuzimit të fëmijëve e tek Drejtori Kombëtar menjëherë. WVA ka politika dhe procedura që i përgjigjen akuzave, të cilat lejojnë për një proces që respekton të gjithë ata që janë të përfshirë. World

Page 9:   · Web view2021. 5. 14. · Labirinti është aktualisht i prodhuar dhe i magazinuar në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë. Ai parashikohet të qëndrojë minimalisht 5 ditë

Vision Albania mban qëndrimin se të rriturit janë gjithmonë përgjegjës për sjelljen e tyre me një fëmijë, edhe në qoftë se një fëmijë është duke vepruar në mënyrë provokuese.Proçedura e aplikimit:Pyetjet apo sqarime të mëtejshme duhet të dërgohen në adresën e e-mailit më poshtë: [email protected]

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 30 Maj 2021, ora 17:00.Aplikimi duhet të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:

Me zarf të mbyllur : World Vision Albania, Rruga: “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten, Kati2,Tirana, Albania

Email: [email protected]

(Nëse ofertat nuk do të dërgohen në këto adresa më lart , nuk do të konsiderohen)