· web viewdetyrim për ulje të tvsh për vlerësim nga diferencat inventariale dhe mosdeklarime...

913
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 215 (00-2012-1227) 03.05.2012..........Mersin Kodra kundër Këshilli Bashkiak Tiranë në mungesë, Enti Kombëtar i Banesave në mungesë, Fiqirete Goli, Armand Goli, Lediana Goli, Haki Goli 11 216 (00-2012-1226) 03.05.2012.......Ilir Neziri në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Dibër në mungesë. . 15 217 (00-2012-1382) 03.05.2012......Kliton Vaso kundër Banka Kombëtare Greke 21 218 (00-2012-1383) 03.05.2012..........Asqeri Xhani kundër Instituti i Mjekësisë Ligjore në mungesë...........................25 219 (00-2012-1546) 03.05.2012..........“Unitrans Albania” sh.p.k. kundër Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës Kukës 28 220 (00-2012-1822) 03.05.2012.......Shoqëria “Korça” shpk kundër Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Apelimit Tatimor 31 221 (00-2012-1457) 03.05.2012.....Xhevat Rira në mungesë, Shoqëria “Rira” sh.a. në mungesë, Shoqëria “Rrajca” sh.a. në mungesë kundër Zyra Përmbarimore Private “AFA 2010” në mungesë, Raiffaisen Bank sh.a. 38 222 (00-2012-1456) 03.05.2012.....Kujtim Ibraj në mungesë kundër “Industri-Ndërtimi” sh.p.k. në mungesë...................42 1

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

215 (00-2012-1227)03.05.2012Mersin Kodra kundër Këshilli Bashkiak Tiranë

në mungesë, Enti Kombëtar i Banesave në mungesë,

Fiqirete Goli, Armand Goli, Lediana Goli, Haki Goli11

216 (00-2012-1226)03.05.2012Ilir Neziri në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Dibër në mungesë15

217 (00-2012-1382)03.05.2012Kliton Vaso kundër Banka Kombëtare Greke21

218 (00-2012-1383)03.05.2012Asqeri Xhani kundër Instituti i Mjekësisë Ligjore

në mungesë25

219 (00-2012-1546)03.05.2012“Unitrans Albania” sh.p.k. kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës Kukës28

220 (00-2012-1822)03.05.2012Shoqëria “Korça” shpk kundër Njësia e Tatimpaguesve

të Mëdhenj Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve, Drejtoria e Apelimit Tatimor31

221 (00-2012-1457)03.05.2012Xhevat Rira në mungesë, Shoqëria “Rira” sh.a.

në mungesë, Shoqëria “Rrajca” sh.a. në mungesë

kundër Zyra Përmbarimore Private “AFA 2010”

në mungesë, Raiffaisen Bank sh.a.38

222 (00-2012-1456)03.05.2012Kujtim Ibraj në mungesë kundër “Industri-Ndërtimi”

sh.p.k. në mungesë42

223 (00-2012-1240)08.05.2012Kërkuese: Engjëllushe Bishqemi45

224 (00-2012-1241)08.05.2012Shoqëria “Transpetrol” sh.p.k kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore–Njësia e Tatimpaguesve të

Mëdhenj Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve49

225 (00-2012-1263)08.05.2012Naim Kasmi, Abdulla Kasmi kundër K.K.K.P. Tiranë,

Pajtim Puçi, Kumrije Puçi, Hamide Puçi, Kadri Puçi,

Vjollca Puçi, Shefet Puci, Lumturi Puçi53

226 (00-2012-1264)08.05.2012Sokrat Nako në mungesë kundër Ujësjellësi Fshat Sh.a

Lushnje në mungesë57

227 (00-2012-1266)08.05.2012Kërkues: Shoqëria “Italba-Asfalt” shpk61

228 (00-2012-1265)08.05.2012Leonard Lame kundër Shoqëria e Sigurimeve

“Eurosig” sh.a. Tiranë në mungesë65

229 (00-2012-1515)08.05.2012Lluka Gori, Sofika Zekaj (Gori), Dhespina Goni (Gori)

kundër Erval Libohova, Silven Libohova,

Odin Libohova, Mimoza Libohova, Seres Turku

(Libohova), Mehtap Verlaci (Biaçaku), Lejla Dino,

Nervin Dino, Nermin Dino, Nestin Dino,

Dino Franklin, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Tiranë, Ardian Dauti, Esmeralda Dauti,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Shoqërisë

“Anakonda” Shpk Vlorë68

230 (00-2012-1317)08.05.2012Shoqëria “Bregu”sh.p.k kundër Drejtoria e Apelimit

Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme,

Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë74

231 (00-2012-1855)08.05.2012Fotaq Lapa, Lefteria Cako kundër Mehmet Rakipi,

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë77

232 (00-2012-1830)08.05.2012Polo Çakalli kundër Vasil Jovani, Shoqëria Tregtare

“Kronos Konstruksion” sh.p.k., Shoqëria Tregtare

“Kronos“ sh.p.k., Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj

Tiranë83

233 (00-2012-1768)08.05.2012Armando Dule kundër Albert Canaj, Drita Xhaferri91

234 (00-2012-1301)08.05.2012Bujar Reçi në mungesë kundër Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës95

235 (00-2012-1281)08.05.2012Pave Matja në mungesë kundër Lluka Tomo Tavanaj

në mungesë, Niko Tomo Tavanaj në mungesë,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Malësi e Madhe në mungesë103

236 (00-2012-1219)08.05.2012Astrit Shpuza kundër Edmond Shpuza111

237 (00-2012-1380)08.05.2012Shoqëria “ PF Trade Tiranë” sh.p.k. kundër

Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave

dhe Tarifave Vendore Tiranë117

238 (00-2012-1438)08.05.2012Shoqëria Tregtare “Son 2” sh.p.k. kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria Apelimit Tatimor

Tiranë120

239 (00-2012-1186)10.05.2012Shoqëria “Avanca-1” Shpk (Shoqëria “So.Ri” Shpk)

në mungesë kundër Qendra Spitalore Universitare

“Nënë Tereza”, Kontrolli i Lartë i Shtetit në mungesë123

240 (00-2012-1248)10.05.2012Dorina Nika kundër Avokatura e Shtetit128

241 (00-2012-1187)10.05.2012Adriatik Kaja kundër Komuniteti Mysliman i

Shqipërisë në mungesë, Komuniteti Mysliman

Myftinia Durrës në mungesë133

242 (00-2012-1329)10.05.2012Luan Ceka kundër Ministria e Brendshme, Drejtoria e

Përgjithshme e Policisë së Shtetit138

243 (00-2012-1327)10.05.2012Shoqëria “Bankers Petroleum Albania” L.t.d. kundër

Dega e Doganës Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë141

244 (00-2012-1326)10.05.2012Skënderie Gorçe (Selmani) kundër Inspektorati

Ndërtimor Urbanistik Pranë Bashkisë Tiranë,

Njësia Bashkiake Nr.10 Tiranë144

245 (00-2012-1451)10.05.2012Shoqëria “E-88” sh.p.k. kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve, Dega e Tatim Taksave

Tiranë147

246 (00-2012-1584)10.05.2012Kadri Cani kundër Komuna Labinot Fushë, Elbasan153

247 (00-2012-1458)10.05.2012“Shoqëria DNX-Nitroindustria Kimike” sh.p.k. kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj

Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor, pranë D.P.T.156

248 (00-2012-1340)15.05.2012Bardhok Nokaj kundër Mark Molla, Bashkia Laç,

Këshilli i Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Laç161

249 (00-2012-1300)15.05.2012Shaban Selami në mungesë kundër Agjencia

Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

në mungesë, Bashkia Peshkopi në mungesë165

250 (00-2012-1280)15.05.2012Grigor Noti në mungesë kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër

në mungesë, Komuna Qendër Libohovë në mungesë172

251 (00-2012-1806)15.05.2012Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier kundër

Alkida Curri, Anjeza Mile, Natasha Kacanolli,

në mungesë178

252 (00-2012-1436)15.05.2012Ismail Bajrami kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve. Drejtoria e Institucionit të Ekzekutimit të

Dënimeve Penale Rrogozhinë në mungesë182

253 (00-2012-1482)15.05.2012Kostandina Saraçi, Dhorka Burnazi, Mitika Burnazi,

Vangjush Vëllahu kundër Sabahete Burnazi185

254 (00-2012-1480)15.05.2012Kërkues: Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k. kundër

Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Tiranë,

Agjencia Kombëtare e Privatizimit Tiranë190

255 (00-2012-1312)17.05.2012A. G. në mungesë kundër Xh. F. në mungesë195

256 (00-2012-1311)17.05.2012Muharrem Lita në mungesë kundër Hajri Elezi

në mungesë200

257 (00-2012-1839)05.05.2012Shërbimi Informativ Tiranë kundër Bujar Rama, Zyra

Përmbarimit Tiranë në mungesë206

258 (00-2012-1332)17.05.2012Kërkues: Ambrogio Guarneri214

259 (00-2012-1330)17.05.2012Kërkuese: Sofie Gjata (Kurti)216

260 (00-2012-1328)17.05.2012Ziqir Qyno, Zyriha Qyno, Lubjana Qyno, Elton Qyno,

Fevri Qyno, Trëndafile Qyno, Amada Qyno,

Anxhela Qyno, Halim Agolli, Muazes Agolli,

Yllson Topci kundër Bashkia Bilisht, Komuna Qendër

Bilisht218

261 (00-2012-1927)22.05.2012Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit

të Parave kundër Sonila Çeliku222

262 (00-2012-1809)22.05.2012Simo Koço kundër Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe

Administrimit të Ujrave227

263 (00-2012-1562)22.05.2012B. R. kundër L. R.233

264 (00-2012-2472)22.05.2012Kërkuese: Lumturi Xhuvani

Person i tretë: Rushit Kusho236

265 (00-2012-1483)22.05.2012B. H. kundër A. Rr.243

266 (00-2012-1481)22.05.2012Trashëgimtarët e Ali Dacit (Qazim Daci, Imer Daci,

Zenepe Kurti, Skënder Daci dhe Sabri Daci),

në mungesë kundër Qamil Dika në mungesë, Zyra e

Regjistrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të

Qarkut Durrës në mungesë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Krujë në mungesë,

Komuna Bubq Krujë në mungesë247

267 (00-2012-1325)24.05.2012Vasil Çetri kundër Çelo Lagji251

268 (00-2012-1569)24.05.2012“Coca Cola Bottling Shqipëri” sh.p.k kundër Shërbimi

i Kontrollit të Energjisë Elektrike, Operatori i Sistemit

të Shpërndarjes (OSSH) Drejtoria Zonale254

269 (00-2012-1593)24.05.2012Shoqëria “Real X” sh.p.k. Tiranë kundër Shoqëria

“Sigal Sh.A. Tiranë, Shoqëria “Shega-Trans” Sh.A.

Tiranë257

270 (00-2012-1559)24.05.2012G. V. kundër S. (V.) L.269

271 (00-2012-1743)24.05.2012Këshilli i Bashkisë Korçë kundër Artur Demiri,

Denisa Demiri, Enkeleida Demiri, Etleva Demiri,

Jorgaq Demiri, Lirija Demiri, Piro Demiri,

Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Korçë275

272 (00-2012-1583)24.05.2012Etleva Stamo kundër Ministria e Drejtësisë Tiranë280

273 (00-2012-2100)24.05.2012Shoqëria “ORBICOS” sh.p.k. kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore, Njësia e Tatimpaguesve të

Mëdhenj Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve

Tiranë283

274 (00-2012-1582)24.05.2012Nexhmi Allmuça, Kujtim Allmuça, Afsa Lamaj,

Shqipe Barbullushi, Shpresa Biçoku, Teuta Bleta,

Ermira Seferi, Rukie Kubati (Allmuça),

Xhemil Gurabardhi, Hidajete Merna, Enina Merna

(Nallbani), Denis Merna, Dhurata Merna (Vorpsi),

Fiqirete Vorpsi (Merna), Vehibe Gurabardhi,

Zyhdi Gurabardhi, Sherif Gurabardhi, Nurije Qefalia

(Gurabardhi), Dylbere Neli (Gurabardhi),

Rabie Bregasi (Gurabardhi), Shpresa Gurabardhi,

Vjollca Gurabardhi, Agim Murataj, Luneta Sava

(Merna), Suzana Begolli (Merna), Skënder Merna,

Drita Mema, Enxhi Mema kundër Agjencia Rajonale

e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

Fatmira Allmuça, Makbule Allmuça, Lumturi Allmuça,

Vjollca Hatibi, Lejla Hysi, Sali Allmuça, Edith Zajmi,

Artur Zajmi, Dritan Zajmi, Julian Zajmi, Ilirjan Mema,

Brunilda Mema, Klinton Mema, Adnand Gurabardhi,

Saimir Gurabardhi, Semeda Gurabardhi, Meliha Cami

(Gurabardhi), Sabahet Gurabardhi (Përmeti),

Myslym Gurabardhi, Ismet Gurabardhi288

275 (00-2012-1795)24.05.2012Qemal Toto kundër Veredun Hodaj, Naim Sorra,

Luan Sorra, Silvana Sorra, Yllka Nuraj (Lekdushi),

Luljeta Metaj, Suzana Kallarati, Burbuqe Hadëri,

Embrulla Nivica, Shkëndi Hizmo, Ermira Dervishi,

Arjana Hajri (Hysi), Z.R.P.P. Vlorë294

276 (00-2012-1543)24.05.2012H. S. kundër V. B.301

277 (00-2012-1744)29.05.2012“Proqual” sha Tiranë kundër Dega e Doganës Durrës305

278 (00-2012-1926)29.05.2012Agron Lama kundër Shoqëria e Sigurimeve

“Intersig” sh.a310

279 (00-2012-1866)29.05.2012Kostandin Bello kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave315

280 (00-2012-1513)29.05.2012Shoqëria “Cardio Diagnostic Center Hamburg/Tirana”

Shpk kundër Dega e Doganës Tiranë, Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave319

281 (00-2012-1444)29.05.2012Zhaneta Hoxha (Gjeka) kundër Arben Gjeka328

282 (00-2012-1580)29.05.2012Arben Koka kundër Prokuroria e Përgjithshme Tiranë333

283 (00-2012-1715)29.05.2012Vera Vasili kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit Tiranë339

284 (00-2012-1828)29.05.2012A. H. kundër R. K.342

285 (00-2012-1479)29.05.2012Kërkues: Lazem Isufaj, në mungesë346

286 (00-2012-1478)29.05.2012Nikolas Kasi në mungesë, Nedime Kasi në mungesë,

Ermira Baçi (Kasi) në mungesë, Polikseni Kasi

në mungesë, Argjiro Gjoni (Kasi) në mungesë kundër

Këshilli Bashkiak Tiranë në mungesë, Drejtoria nr.3 e

Punëtorëve të Qytetit të Tiranës në mungesë, Ministria

e Ekonomisë në mungesë349

287 (00-2012-1596)29.05.2012Fuat Korçari në mungesë kundër Ministria e

Brendshme Tiranë, Drejtoria e Qendrës së Furnizimit

Materialo Teknik Mullet Tiranë354

288 (00-2012-1381)31.05.2012Ramiz Hoxha në mungesë kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë

në mungesë358

289 (00-2012-1453)31.05.2012Dervish Guni në mungesë kundër O.S.Sh., Drejtoria

Zonale Durrës në mungesë363

290 (00-2012-1585)31.05.2012Njazi Elezi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave, Dega e Doganës Bllatë369

291 (00-2012-1812)31.05.2012Fadil Vathi kundër Qendra Spitalore Universitare

“Nënë Tereza” Tiranë372

292 (00-2012-1815)31.05.2012Kërkues: Altin Vrioni, Saimir Vrioni, Grabon Vrioni,

Servete Tirana (Vrioni), Hedije Hoxha (Vrioni),

Zija Vrioni e Arshi Vrioni

Shoqëria “Ndërtim-Montim” SHA Patos, Shoqëria

“Rubin Petrol” SHA, Patos në mungesë kundër

Servete Tirana (Vrioni), Hedije Hoxha (Vrioni),

Zija Vrioni, Arshi Vrioni, Sonja Vrioni, Altin Vrioni,

Saimir Vrioni e Grabon Vrioni, K.K.K.P. pranë

Këshillit të Qarkut Fier në mungesë375

293 (00-2012-2074)31.05.2012Mark Prenga kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit

(B.SH.S)380

Çështje Penale

123 (00-2012-673)02.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër

I pandehur: Alert Limani në mungesë389

124 (00-2012-1699)02.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

I pandehur: Lefter Alia393

125 (00-2012-997)02.05.2012I pandehur: Hodo Corro397

126 (00-2012-722)09.05.2012I pandehur: Fatos Balla401

127 (00-2012-950)09.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës

së Parë Fier

I pandehur: Vullnet Hoxha406

128 (00-2012-876)09.05.2012Të pandehur: Jonid Haxhia në mungesë, Nesti Beqiri

në mungesë, Klodian Musara në mungesë, Haxhi Salaj

në mungesë, Erion Ballia në mungesë, Luan Caca

në mungesë411

129 (00-2012-971)09.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Person nën hetim: Kreshnik Drita417

130 (00-2012-677)09.05.2012Të pandehur: Ilir Koçiaj, Xhiljano Xhoxhi,

Ervin Tavanxhi, Vangjel Kondili, Robert Peçi,

Kozma (Kristaq) Laçka421

131 (00-2012-607)09.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda

I pandehur: Altin Kore440

132 (00-2012-733)16.05.2012Kërkues: Ervis Kostandini453

133 (00-2012-1121)16.05.2012Kërkues: Lavdosh Hodo459

134 (00-2012-978)16.05.2012Të pandehur: Xhevahir Kumurija463

135 (00-2012-1256)16.05.2012I pandehur: Muhamet Hito

Kundër: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë468

136 (00-2012-952)16.05.2012I pandehur: Xhevahir Dalti472

137 (00-2012-752)16.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier

I pandehur: Gentjan Xarbo476

138 (00-2012-1114)16.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

I pandehur: Gerald Marini483

139 (00-2012-682)23.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Marjus Lulaj në mungesë488

140 (00-2012-841)23.05.2012I pandehur: Ardit Kërçuku491

141 (00-2012-681)23.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Arkimend Cenmurati në mungesë496

142 (00-2012-1123)23.05.2012I pandehur: Gazmir Canaj499

143 (00-2012-679)23.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Dibër

I pandehur: Qemal Zebi505

144 (00-2012-1291)23.05.2012Të pandehur: Suri Çenga510

145 (00-2012-985)23.05.2012I pandehur: Agron Domazeti515

146 (00-2012-768)23.05.2012Kërkues: Drejtoria Zonale Tiranë kundër Prokurorisë

së Rrethit Gjyqësor Tiranë520

147 (00-2012-929)30.05.2012I pandehur: Saimir Qerim Rrustemi527

148 (00-2012-1037)30.05.2012I pandehur: Elton Mallkuqi530

149 (00-2012-751)30.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Pogradec

Të pandehur: Lytfi Muçka, Shkëlqim Malo

në mungesë534

150 (00-2012-754)30.05.2012I pandehur: Agron Bukaçi540

151 (00-2012-1255)30.05.2012I pandehur: Kristaq Lena546

152 (00-2012-757)30.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Personi nën hetim: Ervis Gjeçaj550

153 (00-2012-753)30.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë

Të pandehur: Pëllumb Jakupi, Angjelin Ujka,

Arbër Jakupi, Agim Kashari555

154 (00-2012-766)30.05.2012E pandehur: Fatbardha Alizoti566

155 (00-2012-1258)30.05.2012Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

Të pandehur: Gramoz Yzeiraj, Ilir Yzeiraj571

156 (00-2012-1031)31.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Ernest Alia, Flamur Xeka në mungesë577

157 (00-2012-769)31.05.2012Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Aleks Hysaj, Andrea Kutelaj,

Hysni Dervishaliaj, Kastriot Abazaj, Valmir Likaj585

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11243-00987-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1227 i Vendimit (215)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Guxim ZenelajAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela FanaAnëtare

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS:MERSIN KODRA, përfaqësuar nga avokat Kosta Trëndafili

TË PADITUR:KËSHILLI BASHKIAK TIRANË, në mungesë

ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, në mungesë

FIQIRETE GOLI, ARMAND GOLI, LEDIANA GOLI, HAKI GOLI, të përfaqësuar nga avokat Shehebi Biçaku

OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes

nr.40/6, datë 11.01.2005 lidhur midis Entit Kombëtar të Banesave

në cilësinë e shitësit dhe shtetasve Haki Goli, Fiqirete Goli,

Armand Goli dhe Lediana Goli në cilësinë e blerësave.

Baza Ligjore: Neni 31 i K.Pr.Civile.

Ligji nr.9652, datë 31.07.2000.

Neni 32 i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992.

Vendimet e K.M. nr.250, datë 16.04.1996

dhe nr.530, datë 17.10.1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 01.03.2012, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë ushtruar ankim të veçantë të paditurit Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli, me të cilin kërkohet ndryshimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për këto shkaqe:

· Vendimi i gjykatës është i padrejtë. Gjykata nuk ka marrë parasysh faktin se për gjykimin e çështjes sipas objektit të saj nga ana e paditësit nuk është shteruar rruga administrative.

· Për sa kohë që paditësi nuk iu është drejtuar organeve administrative për të kundërshtuar aktin e nxjerrë prej tyre sipas hallkave dhe hierarkisë administrative, çështja është në juridiksionin administrativ.

· Paditësi nuk legjitimohet në këtë kërkesë padi për të kërkuar detyrimin e një pale (EKB) që të lidhë kontratë me paditësin. Ky kërkim vjen ndesh me parimin e lirisë së vullneteve të palëve kontraktore.

· Paditësi, në referim të nenit 117 të K.Pr.Administrative, duhet të kërkojë në Këshillin Bashkiak pavlefshmërinë absolute të vendimit nr.59, datë 09.12.2004.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurve Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli, avokatin Shehebi Biçaku, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; përfaqësuesin e paditësit Mersin Kodra, avokatin Kosta Trëndafili, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi, Mersin Kodra, me pretendimin se është përfshirë në listën e të pastrehëve në Bashkinë e Tiranës dhe i planifikuar për të marrë apartament por me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 09.12.2004, në mënyrë të paligjshme, apartamenti i planifikuar për të i është dhënë Haki Goli, me padinë e datës 28.01.2005 ka kërkuar: “Deklarimi i pavlefshëm i vendimit nr.59, datë 9.12.2004 “Për shqyrtimin e rasteve me konflikt ndërmjet qytetarëve për apartamentet që ndodhen në Rrugën “Myslym Keta” për pjesën e apartamentit 16 me strukturë 2+1, si dhe detyrimin e Entit Kombëtar të Banesave për të lidhur kontratën me shtetasin Mersin Kodra”.

2. Gjatë gjykimit, paditësi “ka bërë shtesë në objektin e padisë duke lënë si objekt”: “Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.40/6, datë 11.01.2005 lidhur midis Entit Kombëtar të Banesave në cilësinë e shitësit dhe shtetasve Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Ledian Goli në cilësinë e blerësave”, si dhe rregullimin e ndërgjyqësisë.

3. Në seancë gjyqësore, nga pala e paditur, është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me argumentin se paditësi nuk ka shteruar rrugën administrative.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 01.03.2012, ka rrëzuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

4.1. Në rrëzimin e kërkesës së palës së paditur, gjykata, pasi citon nenin 137 të Kodit të Procedurave Administrative, nenin 328 të Kodit të Procedurës Civile dhe aktet shkresore të paraqitura me cilësinë e provave, arsyeton:

· “..., rekursi administrativ ndiqet për ato akte që nxjerrin organet e administratës publike dhe që mund të kundërshtohen fillimisht në organet më të larta dhe më pas në gjykatë në mënyrë të tillë që organet që kanë nxjerrë aktet të ushtrojnë juridiksionin administrativ mbi këto akte”;

· “Në rastin konkret konflikti ka ekzistuar që në trajtimin e bërë nga pala e paditur Këshilli Bashkiak, pra deri në atë moment ka qenë konflikt administrativ dhe pala ka qenë pjesë e procesit administrativ. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se duke marrë parasysh dhe vendimin nr.1, datë 26.11.2010 të Gjykatës së Lartë, ligji specifik nuk parashikon ushtrimin e ankimit administrativ, organi ku duhet të paraqitet ankimi”;

· ”Në rastin konkret pala paditëse ka ngritur një padi ku kërkon rivendosjen e një të drejte të fituar më parë e cila është mohuar nga ana e palës së paditur me vendimin nr.59, datë 09.12.2004”.

5. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë ushtruar ankim të veçantë të paditurit Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli, me të cilin kërkohet ndryshimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Ligji i zbatueshëm

6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

6.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile:“Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

7. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga të paditurit Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit të datës 01.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është rrëzuar kërkesa e palës së paditur, për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.regjistri 20, datë regjistrimi 04.03.2005.

8. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës, ankimit dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

9. Ky kolegj vlerëson se gjykata e shkallës parë, pasi ka verifikuar pretendimet e palëve në lidhje me juridiksionin, me të drejtë ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe nuk mund të përcaktohet mbi interpretimet apo qëndrimet që rrjedhin nga dispozitat me karakter lejues apo referues, sikurse pretendohet në ankim.

11. Sipas nenit 36§1 të Kodit të Procedurës Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

12. Ndryshe nga sa pretendohet në ankim, ky Kolegj, referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë objekt shqyrtimi, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin, vlerëson se në kushtet kur mosmarrëveshja konkrete ka për objekt “Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.40/6, datë 11.01.2005 lidhur midis Entit Kombëtar të Banesave në cilësinë e shitësit dhe shtetasve Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli në cilësinë e blerësave”, është një mosmarrëveshje civile dhe gjejnë zbatim dispozitat mbi juridiksionin e shqyrtimit të mosmarrëveshjeve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Pjesa e Parë, Titulli III, Kreu II).

13. Evidentohet se, pas ndryshimit të objektit të padisë, pala paditëse ka përcaktuar si objekt të mosmarrëveshjes pavlefshmërinë e kontratës së shitjes nr.40/6, datë 11.01.2005, lidhur midis Entit Kombëtar të Banesave në cilësinë e shitësit dhe shtetasve Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Ledian Goli në cilësinë e blerësave.

13.1. Ky Kolegj thekson se çdo mosmarrëveshje që lind për shkak të veprimeve juridike të kalimit të pronësisë sipas dispozitave të Kodit Civil dhe ky shkak juridik përbën objektin e padisë është një mosmarrëveshje civile, shqyrtimi i së cilës i përket ekskluzivisht juridiksionit gjyqësor.

14. Gjithashtu, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjykon se, edhe në konsideratën se objekt kundërshtimi është vendimi nr.59, datë 09.12.2004 “Për shqyrtimin e rasteve me konflikt ndërmjet qytetarëve për apartamentet që ndodhen në Rrugën “Myslym Keta” i Këshillit Bashkiak Tiranë, konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë, pasi në vështrim ligjit nr.8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” për subjektet që mund të cenohen nga aktet e organeve të pushtetit vendor nuk ka ndonjë dispozitë që të parashikojë në mënyrë të saktë e të detyrueshme, pa ekuivoke rrugën administrative të ankimit ndaj këtyre akteve.

14.1. Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur ligji, në mënyrë eksplicite, ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës, duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mosndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës.

15. Nëse pretendimet e palës paditëse janë apo jo të mbështetura në ligj e në gjendjen e faktit, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe që do të zgjidhen me vendimin përfundimtar të saj.

16. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është rrëzuar kërkesa e palës së paditur, Haki Goli, Fiqirete Goli, Armand Goli dhe Lediana Goli për nxjerrjen e çështjes civile jashtë juridiksionit gjyqësor nr.regjistri 20, datë regjistrimi 04.03.2005, duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36§1 dhe 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit datë 01.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 03.05.2012

Nr.31003-00991-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1226 i Vendimit (216)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj

Kryesues

Ardian Nuni

Anëtar

Guxim ZenelajAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela Fana

Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS:ILIR NEZIRI, në mungesë

TË PADITUR:DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE DIBËR, në mungesë

OBJEKTI:

Anullimin pjesërisht të vendimit nr.07, datë 02.07.2010

të palës së paditur DRSSH Dibër për sa i përket rrëzimit të kërkesës

për detyrimin e Degës së Përfitimeve Dibër dhe ASSH Mat

që të njohë të drejtën e rimbursimit për blerjen e karburanteve

dhe lubrifikanteve për periudhën 01.01.1999-15.12.2000,

ndërsa për periudhën 15.12.2000 deri 17.12.2008

në vlerën 4.000 lekë në çdo muaj

si dhe për periudhën 17.12.2008 e deri më datë 31.12.2009

në vlerën 7.000 lekë në çdo muaj, si një e drejtë që më takon me ligj.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues të K.Pr.Civile.

Neni 86 i ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Ligji nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”,

ndryshuar me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995,

ndryshuar me ligjin nr.9143, datë 16.10.2003.

V.K.M. nr. 723, datë 19.11.1998,

nr.687, datë 15.12.2000 i ndryshuar

me V.K.M. nr.1692, datë 17.12.2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr.101, datë 30.03.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës së paditur D.R.S.SH. Dibër.

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.25/514, datë 03.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, me paditës Ilir Neziri.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Ilir Neziri, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

· Vendimi i gjykatës është i padrejtë. Çështja objekt gjykimi është çështje e mirëfilltë juridiko-civile që i përket juridiksionit gjyqësor.

· Sipas ligjit nr.7889/1994 “Për statusin e invalidit”, i ndryshuar më takojnë, krahas të tjerave dhe e drejta e rimbursimit për shpenzimet për karburant dhe lubrifikante.

· Jam invalid i Grupit të Parë. Me disa vendime të viteve 2005, 2006, 2007 si dhe me vendimin e fundit të KMACAP epror kam vërtetuar se jam i tillë, me diagnozën paraplegji.

· Që në vitin 1985 jam pajisur nga ISSH Tiranë me një mjet lëvizës dhe deri në vitin 1997 kam marrë rimbursimin e karburantit dhe lubrifikanteve. Pas këtij viti nuk më është dhënë rimbursim, si mua dhe disa personave të tjerë.

· Për këtë arsye Shoqata e Invalidëve iu drejtua gjykatës së Matit e cila me vendimin nr.125, datë 27.07.1999 na ka njohur të drejtën e rimbursimit për periudhën 1997-1999.

· Në vite të ndryshme, sipas vendimeve të K.Ministrave, masa e rimbursimit ka qenë e ndryshme. Fillimisht 2.200 lekë në muaj, 4.000 lekë në muaj, 6.000 lekë në muaj dhe me vendimin nr.1692, datë 17.12.2008 kjo shumë është bërë në vlerën 7.000 lekë.

· Referuar ligjit dhe akteve nënligjore për invalidët mua më takon rimbursimi i pa dhënë nga ana e paditur për periudhën nga 01.01.1999-15.12.2000.

· I jam drejtuar me ankim Komisionit Rajonal të Apelimit Dibër i cili pranoi pjesërisht atë, por përjashtoi nga rimbursimi periudhën e sipërcituar, me argumentin se fondet e programuara për vitin 2010 nuk mund t’i atribuohen viteve të tjera kalendarike. Ky argument bie ndesh me ligjin.

· Gjykata gabon kur thotë se nuk kam ndjekur rrugën administrative.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi, Ilir Neziri, ka qenë i sëmurë që në moshën 2 vjeçare nga Poliomyeliti dhe në vitin 1985 është pajisur nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, pranë Ministrisë së Financave, me mjet lëvizës motorik për invalidë (triçikël). Nga viti 1994 deri në vitin 1998 është furnizuar me karburant ndërmjet degës së Karburantit Mat.

2. Në vitin 1998 Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka filluar rimbursimin e karburantit për personat që trajtoheshin me pension invaliditeti dhe që kanë qenë të pajisur me mjet lëvizës për invalidë nga ky institucion. Për këtë kohë paditësi nuk është trajtuar me pension invaliditetit pasi ka qenë në marrëdhënie pune.

3. Mbi padinë e shoqatës së invalidëve, Gjykata e Rrethit Mat, me vendimin nr.125, datë 27.07.1999, ka detyruar anën e paditur t’u paguajë disa invalidëve, ndër të cilët edhe paditësin Ilir Neziri, rimbursimin për karburante dhe lubrifikante për vitet 1997-1998. Vendimi është ekzekutuar.

4. Me vendimin nr.84, datë 13.04.2005 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër, paditësi ka përfituar pension invaliditeti, pasi vuante nga Polineuropatia axono-demielienizante në subjekt me gjendje post Poliomyelitit (dosje pensioni nr.105168/330). Ai është rikomisionuar rregullisht dhe në vitet në vijim. Me vendimin nr.195, datë 29.09.2008, Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë i Rrethit Mat e ka cilësuar paditësin me humbje aftësie të plotë për punë, përgjithmonë. Për këtë është pajisur nga Shërbimi Social Shtetëror Tiranë në vitin 2009 me mjet motorik lëvizës për invalidë.

5. Paditësi Ilir Neziri, me pretendimin se nga ana e paditur nuk i është bërë pagesa e rimbursimit për periudhën nga viti 1999-2008 sipas ligjit, me padinë e datës 15.02.2010 ka kërkuar detyrimin e anës së paditur të rimbursojë atë për blerje të karburanteve dhe lubrifikanteve për këtë periudhë. Me vendimin nr.155, datë 06.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, është pushuar gjykimi i saj për shkak se paditësi ka hequr dorë nga gjykimi.

6. Më pas paditësi i është drejtuar Komisionit Rajonal të Ankimit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër, i cili me vendimin nr.07, datë 02.07.2010 ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit duke i njohur atij të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve për blerjen e karburantit dhe lubrifikanteve nga 01.01.2010 në masën e 7.000 lekëve dhe ka rrëzuar kërkesën për pjesën tjetër. Ky komision, referuar ligjit nr.7889/1994 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.723, datë 19.11.1998, ku është përcaktuar se: “Përfitojnë rimbursimin e shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe lubrifikanteve, edhe ato invalidë, që nuk përcaktohen si të tillë në nenin 1 të ligjit 7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, por që për arsye riaftësimi janë pajisur nga Instituti Sigurimeve Shoqërore me mjete motorike para vitit 1994”, si dhe nisur nga fakti që kërkuesi ka përfituar rimbursim edhe për sa parashikonte Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.48, datë 14.02.1994, ka çmuar pranimin pjesërisht të kërkesës me arsyetimin se “Kjo për faktin që fondet për rimbursim... përballohen nga buxheti i shtetit dhe programohen për çdo vit kalendarik... Si e tillë fondet e programuara për vitin kalendarik 2010, nuk mund t’i atribuohen viteve të tjera kalendarike...”.

6.1. Mbi ankimin e paditësit, Komisioni Qendror i Ankimit Tiranë me shkresën nr.4678/1, datë 30.09.2010 i ka kthyer përgjigje se ankimi i tij nuk mund të merrej në shqyrtim, pasi nuk është objekt i ligjit nr.7703, datë 11.05.1993.

7. Paditësi Ilir Neziri, me pretendimin se vendimi i anës së paditur, për pjesën që ka rrëzuar kërkesën e tij është i paligjshëm, me padinë e datës 11.10.2010 ka kërkuar: “Anullimin pjesërisht të vendimit nr.07, datë 02.07.2010 të palës së paditur DRSSH Dibër për sa i përket rrëzimit të kërkesës për detyrimin e degës së Përfitimeve Dibër dhe ASSH Mat që të njohë të drejtën e rimbursimit për blerjen e karburanteve dhe lubrifikanteve për periudhën 01.01.1999-15.12.2000, ndërsa për periudhën 15.12.2000 deri 17.12.2008 në vlerën 4.000 lekë në çdo muaj, si dhe për periudhën 17.12.2008 e deri më datë 31.12.2009 në vlerën 7.000 lekë në çdo muaj, si një e drejtë që më takon me ligj”.

7.1. Në seancë gjyqësore, nga pala e paditur është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me argumentin se paditësi nuk ka shteruar rrugën administrative, pasi ai duhej t’i drejtohej më parë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë rajonal dhe më pas atij epror në Tiranë.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr.101, datë 30.03.2011, ka pranuar kërkesën e palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër dhe ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.25/514, datë 03.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, me paditës Ilir Neziri.

8.1. Në pranimin e kërkesës së palës së paditur, gjykata, pasi citon legjislacioni “Për statusin e invalidit” (aktet ligjore dhe nënligjore) dhe aktet shkresore të paraqitura me cilësinë e provave, arsyeton:

· “...paditësi e ka përfituar të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve deri në vitin 1999. Në këtë vit është bërë ndërprerja e rimbursimit të shpenzimeve. Kjo për arsye se në këtë vit e në vijim, ai është i punësuar dhe sipas rregullave ligjore në fuqi përfitimi i rimbursimit të shpenzimeve për karburante lidhej në mënyrë të kushtëzuar me përfitimin e pensionit të invaliditetit. Duke qenë se ai është në marrëdhënie pune, humbiste edhe të drejtën e rimbursimit...”. Paditësi nuk e ka përfituar këtë rimbursim nga viti 1999-2009 dhe më pas, kur “...e ka ndërprerë marrëdhënien e punës duke fituar statusin e invalidit të plotë” i takon rimbursimi, siç i është dhënë nga ne;

· Sipas pikës 2 të V.K.M. nr.1692, datë 17.12.2008 “E drejta e invalidëve për të përfituar rimbursim e shpenzimeve, për blerjen e karburanteve dhe të lubrifikanteve, përcaktohet nga K.M.C.A.P., pranë I.S.SH-së dhe organet rajonale në vartësi të tij, sipas kritereve të përcaktuara nga ky Institut”. Pra “...e drejta e rimbursimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve jepet nga ana e K.M.C.A.P-it të rrethit Mat. Ndërkohë që ligji ka parashikuar se, nëse nuk gjen një përgjigje të favorshme i interesuari mund ti drejtohet K.M.C.A.P. epror,...nenin 35 të Ligjit nr.7703...”;

· “...individi që pretendon të përfitojë rimbursim të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe lubrifikanteve duhet që fillimisht pretendimet t’ia parashtrojë K.M.C.A.P-it të rrethit, i cili krahas caktimit të aftësisë për punë, shprehet në mënyrë të integruar edhe në lidhje me rimbursimin e shpenzimeve për karburant e lubrifikant. Duke qenë kështu, padia e ngritur nga paditësi sipas objektit të mësipërm nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, por atë administrativ”.

9. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Ilir Neziri, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Ligji i zbatueshëm

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidëve të punës”, i ndryshuar në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta”.

10.2. Neni 19.2. i ligjit nr.7889, datë 14.12.1994: “për shkelje të të drejtave që sanksionohen nga ky ligj, invalidi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, individualisht ose nëpërmjet shoqatave që mbrojnë interesat e tyre”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

11. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Ilir Neziri përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.101, datë 30.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, me të cilin është pranuar kërkesa e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Dibër, për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.regjistri 25/514, datë 03.01.2011 regjistrimi.

12. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe ankimit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe nuk mund të përcaktohet mbi interpretimet apo qëndrimet që rrjedhin nga dispozitat me karakter lejues apo referues të akteve nënligjore, sikurse pretendohet nga pala e paditur dhe parashtrohet nga gjykata e shkallës së parë.

14. Sipas nenit 36§1 të Kodit të Procedurës Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

15. Ndryshe nga sa pranon gjykata e shkallës së parë, ky Kolegj, referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë objekt shqyrtimi, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin, vlerëson se, në kushtet kur mosmarrëveshja objekt gjykimi ka për objekt pavlefshmërinë e akteve për të cilët paditësi pretendon se i kanë cenuar të drejta të sanksionuara nga ligji nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidëve të punës”, i ndryshuar dhe kur në këtë ligj është përcaktuar se “për shkelje të së drejtave që sanksionohen nga ky ligj, invalidi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, individualisht ose nëpërmjet shoqatave që mbrojnë interesat e tyre” (neni 19.2.), nuk gjejnë zbatim dispozitat në të cilat gjykata ka mbështetur vendimin e saj. Pra, ligji i veçantë ka parashikuar shprehimisht juridiksionin gjyqësor.

16. Arsyetimi i gjykatës nuk gjen mbështetje në ligj. Ky kolegj, duke marrë në konsideratë edhe dispozitat ku referon gjykata, evidenton se në to nuk është përcaktuar në mënyrë eksplicite juridiksioni administrativ. Në këto kushte, kur mosmarrëveshja objekt gjykimi ka për objekt pavlefshmërinë e akteve administrative gjejnë zbatim dispozitat mbi juridiksionin e shqyrtimit të mosmarrëveshjeve me karakter administrativ të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Pjesa e Parë, Titulli III, Kreu II, Gjykimet e Posaçme).

16.1. Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste, mosndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjykon se konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi në vështrim të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”, i ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidëve të punës” i ndryshuar me ligjet nr.8052, datë 21.12.1995 dhe nr.9143, datë 16.10.2003 për subjektet që mund të cenohen nga aktet e drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore nuk ka ndonjë dispozitë që të parashikojë në mënyrë të saktë e të detyrueshme, pa ekuivoke rrugën administrative të ankimit ndaj këtyre akteve. Në këto ligje dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tyre, ankimi administrativ është parashikuar si mundësi dhe jo si detyrim për subjektet e interesuara.

18. Ligji nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidëve të punës”, i ndryshuar, ndër të tjera, ka për qëllim marrjen në mbrojtje të invalidëve në mënyrë që ata të marrin pjesë në jetën shoqërore sikurse të tjerët, t’u sigurohet atyre niveli ekonomik i nevojshëm për të jetuar në mënyrë dinjitoze, të kenë kushte banimi, të kenë një punë të përshtatshme, si dhe t’u krijohen mundësi normale për kurim, arsimim, etj. (neni 2). Shteti mbron invalidët nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes dhe talljes (neni 3). Sipas dispozitave të këtij ligji invalidët janë të përjashtuar nga taksat doganore për mjetet lëvizëse dhe ndihmëse, nga pagesat për udhëtim me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat, nga taksat e drejtpërdrejta kur nuk ushtrojnë veprimtari private. Në nenin 19.2. është parashikuar se “për shkelje të së drejtave që sanksionohen nga ky ligj, invalidi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, individualisht ose nëpërmjet shoqatave që mbrojnë interesat e tyre”.

19. Për rastin në shqyrtim pretendohet se vendimi nr.7, datë 02.07.2010 i palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër është në kundërshtim me ligjin dhe, përderisa ligji nuk parashikon në mënyrë të detyrueshme rrugën administrative të ankimit, përkundrazi, në nenin 19.2. të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 parashikohet që për shkelje të së drejtave që sanksionohen nga ky ligj, invalidi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës individualisht ose nëpërmjet shoqatave që mbrojnë interesat e tyre, paditësi legjitimohet t’i drejtohet gjykatës. Legjitimimi (locus standi) i këtij subjekti konsiston në kuptimin që ai ka të drejtën për të vënë në lëvizje një proces gjyqësor kundër një akti administrativ për të cilin pretendon paligjshmërinë.

20. Gjithashtu, gjykata ka keqinterpretuar dhe keqzbatuar nenin 35, të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993“Për Sigurimet Shoqërore”, i ndryshuar. Në këtë dispozitë janë përcaktuar kompetencat e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Përkatësisht, sipas nenit 35 “Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendim i të cilit për sa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë”.

20.1. Pra neni 35 i ligjit të sipërcituar, të cilit i referohet gjykata, bën fjalë për Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), duke përcaktuar kompetencat dhe detyrat e tij.

20.2. Nga përmbajtja e kësaj dispozite nuk rezulton që Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të ketë për kompetencë të marrë në shqyrtim nëse invalidit i takon ose jo rimbursimi për shpenzimet për karburante dhe lubrifikante. E drejta e sigurimit të një niveli ekonomik të nevojshëm për të jetuar në mënyrë dinjitoze i është garantuar nga ligji dhe e drejta e përfitimit/rimbursimit të shpenzimeve për karburante dhe lubrifikante, si një e drejtë konkrete i është akorduar me vendim të Këshillit të Ministrave në zbatim të ligjit të sipërcituar. Nëse një invalidi i takon pajisja me mjete lëvizëse, nëse i takon ose jo rimbursimi për shpenzimet në lidhje me këto mjete motorike nuk është në kompetencë të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, por sipas nenit 8 të ligjit nr.7889/1994 është Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe/ose Drejtoritë Rajonale në varësi të këtij instituti, sipas rastit, që administron pajisjet e invalidëve dhe përcakton kriteret individuale të pajisjes me këto mjete.

21. Nëse pretendimet e palës paditëse janë apo jo të mbështetura në ligj e në gjendjen e faktit, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe që do të zgjidhen me vendimin përfundimtar të saj.

22. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.101, datë 30.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, me të cilin është pranuar kërkesa e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Dibër, për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.25/514, datë 03.01.2011, regjistrimi duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36§1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.101, datë 30.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 03.05.2012

Nr.11241-00836-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1382 i Vendimit (217)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela FanaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:KLITON VASO, përfaqësuar nga av. Gentian Mete

E PADITUR:BANKA KOMBËTARE GREKE, përfaqësuar nga av. Erinda Ballanca

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e të paditurit Bankës Kombëtare të Greqisë Sh.a

Dega Tiranë për të dëmshpërblyer paditësin Kliton Vaso

me pagën e një viti pune si rrjedhojë e zgjidhjes së menjëhershme

e të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës,

me 2 paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit

si dhe 2 paga për mosrespektim të procedurës

së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

Baza Ligjore: Neni 143-145, 153/1/3 të K.Punës.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.9953, datë 18.11.2008, ka vendosur:

Pranimin e padisë, duke detyruar të paditurin Bankën Kombëtare të Greqisë sha-Dega Tiranë (559) për të dëmshpërblyer paditësin Kliton Vaso me pagën e një viti pune si rrjedhojë e zgjidhjes së menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të marrëdhënieve të tij të punës; me dy paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës; si dhe me dy paga mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënieve të punës.

Përllogaritjet për sa më lart të bëhen mbi bazën e pagës mujore prej 1.600 Euro që paditësi Kliton Vaso ka pasur në momentin e zgjidhjes të marrëdhënieve të tij të punës.

Rrëzimin e kërkimit të paditësit Kliton Vaso për pagimin e tij me tre paga mujore, si shpërblim për vjetërsinë në punë si të pabazuar në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.154, datë 03.02.2010, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.9953, datë 18.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rrëzimin e padisë si të pabazuar në ligj e në prova.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.154, datë 03.02.2010, brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile ka paraqitur rekurs pala paditëse Kliton Vaso, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

-Gjykata e apelit ka shkelur ligjin material dhe atë procedural civil. Prishja e marrëdhënies së punës është bërë në mënyrë të menjëhershme nga pala e paditur dhe pa asnjë shkak të justifikuar.

-Zgjidhja e marrëdhënies së punës është kryer pa u zbatuar as afati i njoftimit dhe as procedura e parashikuar nga nenet 143, 144 të K.Punës.

-Gjykata ka shkelur nenin 259 të K.Pr.Civile duke pranuar si shkresë me fuqi provuese shkresën e depozituar nga pala e paditur me pretendimin e autorësisë së avokatit mbrojtës të paditësit dhe burim informacioni vetë paditësin.

-Nga gjykata e apelit u pranua se kam shkelur parimin e konfidencialitetit për shkak se kam pajtuar një avokat për t’u këshilluar në lidhje me zgjidhjen e problemeve që po më shkaktonin dy persona me funksione drejtuese të bankës. Faktet apo veprimet e disa drejtuesve të bankës NBG, të relatuara në letër janë vërtetë të rënda, por njohja me to siç thuhet dhe në letër është rezultat i ushtrimit të detyrës së avokatit të pajtuar prej meje dhe aspak të dhëna të furnizuara prej meje.

-Për sa i përket letrës nuk jam i bindur se e ka dërguar avokati im. Edhe sikur të ishte e kundërta, nuk mund të bëhem përgjegjës për veprime të avokatit të kryera në tejkalim të tagrave të përfaqësimit.

-Në vështrim të dispozitave të kontratës së punës, kreu 2, pika 4, pala e paditur nuk arriti në asnjë rast të vërtetonte përpara gjykatës faktin e aluduar se unë kam zbuluar përhapur apo komunikuar apo kam lejuar në këtë drejtim komunikimin e informacionit konfidencial tek palët e treta.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e paditësit, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi vendimit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; përfaqësuesen e palës së paditur, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E N

Vendimi nr.154, datë 03.02.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.

Rezulton se, paditësi Kliton Vaso ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur nga data 12.07.2005, mbi bazën e kontratës së punës me afat të pacaktuar. Paditësi Kliton Vaso fillimisht ka qenë në pozicionin e Drejtuesit të Degës Kryesore në Tiranë, ndërsa më datë 01.09.2007 ai ka kaluar në pozicionin e Menaxherit të Shitjeve të NBG Albania.

Më datë 02.06.2008 pala e paditur i ka njoftuar paditësit Kliton Vaso zgjidhjen e kontratës së punës me efekt të menjëhershëm dhe largimin e tij nga puna, duke u parashtruar dhe u pretenduar se paditësi Kliton Vaso ka shkelur nenin 4.1, 5, të kontratës së punës si dhe nenin 26 të Kodit të Punës, pasi ai ka refuzuar të plotësojë detyrat që i janë dhënë nga eprorët e tij dhe se ka shkelur konfidencialitetin.

Paditësi, me pretendimin se kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme, ka kërkuar dëmshpërblimet përkatëse.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.9953, datë 18.11.2008, ka pranuar padinë, duke detyruar të paditurin Bankën Kombëtare të Greqisë sha-Dega Tiranë (559) për të dëmshpërblyer paditësin Kliton Vaso me pagën e një viti pune si rrjedhojë e zgjidhjes së menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të marrëdhënieve të tij të punës; me dy paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës; si dhe me dy paga mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.154, datë 03.02.2010, ka ndryshuar vendimin nr.9953, datë 18.11.2008, duke rrëzuar padinë.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs paditësi, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi vendimit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky Kolegj analizon se, gjykatat e faktit, kanë vlerësuar në mënyrë të ndryshme veprimin e paditësit, i cili ka caktuar një avokat për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet e punës me palën e paditur. Avokati i paditësit në një letër ankesë drejtuar drejtuesve të Bankës Kombëtare Greke në Greqi, ka përdorur të dhëna konfidenciale të palës së paditur. Sipas gjykatës së shkallës së parë veprimi i avokatit të paditësit është konsideruar si veprim jashtë tagrit të dhënë nga përfaqësuesi i tij.

Ndërsa nga gjykata e apelit, veprimet e paditësit në lidhje me avokatin e tij duke i dhënë informacione të konsideruara sekrete nga pala e paditur, janë konsideruar si shkelje e detyrimit të konfidencialitetit. Prandaj gjykata e apelit, në analizë edhe të provave të tjera të administruara në gjykim, ka arritur në përfundimin se, për palën e paditur ka qenë e pamundur vazhdimi i marrëdhënies së punës, në momentin që është tronditur besimi reciprok midis punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe një shkelje e tillë është konsideruar shkak i justifikueshëm për zgjidhjen e marrëdhënies së punës.

Ky Kolegj e vlerëson të drejtë e të bazuar në ligj vendimin e gjykatës së apelit. Detyrimi i besnikërisë i përcaktuar në nenin 26 të Kodit të Punës përfshin detyrimin për të ruajtur dhe vepruar sipas interesave të punëdhënësit, për të ndihmuar punëdhënësin, ndalimin e konkurrencës, ruajtjen e sekretit ose ndryshe detyrimi i konfidencialitetit.

Në parim, punëmarrësi vepron me besnikëri ndaj punëdhënësit jo vetëm gjatë orarit të punës, por edhe në jetën e përditshme. Shkelja e këtij detyrimi përbën një shkak justifikues për të zgjidhur kontratën në mënyrë të menjëhershme të justifikuar (neni 153 i Kodit të Punës). Ky detyrim është i vlefshëm gjatë marrëdhënieve të punës edhe pas përfundimit të kontratës. Punëmarrësi duhet të ruajë si sekretet e veprimtarisë, të dhënat që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të ndërmarrjes, listat e klientëve, politikat e drejtimit të burimeve njerëzore, etj.

Kontrata individuale përmban klauzola të veçanta që detajojnë detyrimin e konfidencialitetit. Të gjitha këto të dhëna, i janë bërë të njohura punëmarrësit nga punëdhënësi, që në momentin e lidhjes së kontratës së punës, të parashikuara në nenin 5 të saj. Shkelja e këtij detyrimi përbën shkak justifikues për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Pretendimet e paraqitura në rekurs kanë të bëjnë me analizën e provave që ka bërë gjykata e apelit, prandaj ato nuk përbëjnë objekt shqyrtimi në Gjykatën e Lartë në bazë të nenit 472 të K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.154, datë 03.02.2010 tё Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranё, mё 03.05.2012

Nr.11241-01455-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1383 i Vendimit (218)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela FanaAnëtar

Guxim ZenelajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:ASQERI XHANI, përfaqësuar nga av. Edmond Zoto

I PADITUR:INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmëri e zgjidhjes së kontratës së punës

dhe kthimin e paditësit në vendin e mëparshëm të punës.

Detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditësit pagën e një viti pune

si pasojë e zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme

e pa shkaqe të justifikuara dhe të arsyeshme.

Detyrimi i të paditurit t’i paguajë paditësit të gjitha shpenzimet gjyqësore

që paditësi do të përballojë në lidhje me çështjen.

Baza Ligjore: Nenet 144, 146, 153 e 155/3 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4301, datë 12.05.2008, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e palës së paditur Instituti i Mjekësisë Ligjore për t’i paguar paditësit Asqeri Xhani një dëmshpërblim të barabartë me pagën e një viti pune për zgjidhjen e menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.814, datë 18.06.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.4301, datë 12.05.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:

Pranimin e padisë së paditësit Asqeri Xhani duke e kthyer në punën e mëparshme pranë palës së paditur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, më datë 08.07.2009, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

· Mbi bazën e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer nga paditësi i këtij gjykimi, gjykatat kanë vendosur lirimin e të dënuarve Sokol Peshku dhe Naim Shero, me argumentin se vazhdimi i burgimit rrezikon jetën e tyre.

· Aktet e ekspertimit janë një deformim i plotë profesional i të dhënave për të dënuarit (me ndonjë përjashtim të rrallë). Personat për të cilët janë kryer akte ekspertizat nuk kanë qenë asnjëherë nën mbikqyrje në spitalin e Burgjeve, përveç rasteve kur janë shtruar për t’ju nënshtruar pikërisht ekzaminimit mjeko-ligjor.

· Aktet e ekspertimit nuk i japin përgjigje se përse pacientët (të dënuarit) nuk mund të vazhdonin të mjekoheshin në kushtet e Qendrës Spitalore të Burgjeve.

· Këto akte janë në kundërshtim me parashikimet e Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, duke lënë vend për interpretime. Në aktet e ekspertimit, eksperti (paditësi) në rekomandimet e tij nuk ka disponuar për periudhën pas lirimit të të dënuarve me rekomandim për kurim specifik të pacientëve ose për shtrimin e tyre në institucione të specializuara, sikurse do të sugjeronte gjendja shëndetësore e tyre, e rënduar sipas mendimit të tij, por është cituar që “...vazhdimi i burgimit mund të rrezikojë jetën e tij”.

· Nga ana jonë paditësi është njoftuar me shkrim për prishjen e kontratës së punës (Libri i protokollit, datë 30.07.2007), ndërsa urdhëri i largimit nga puna është nxjerrë më datë 07.08.2007.

· Vendimi i gjykatës së apelit, kur vendos kthimin e paditësit në vendin e mëparshëm të punës, bie ndesh me ligjin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e paditësit, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E N

Vendimi nr.814, datë 18.06.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i pabazuar në ligj, prandaj duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.4301, datë 12.05.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rezulton se paditësi Asqeri Xhani ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur në pozicionin e ekspertit mjeko-ligjor prej datës 31.08.2004.

Me urdhërin nr.531 Prot., datë 07.08.2007 të palës së paditur, paditësit i është zgjidhur kontrata e punës në mënyrë të menjëhershme. Urdhëri ka dalë mbi bazën e shkeljeve të konstatuara nga kontrolli i ushtruar nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me dosjet nr.10 dhe 17, të cilat vinin ndesh me rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”.

Paditësi Asqeri Xhani, me pretendimin se zgjidhja e kontratës së punës është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës së punës dhe kthimin e paditësit në vendin e mëparshëm të punës, si dhe detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditësit pagën e një viti si pasojë e zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme e pa shkaqe të justifikuara dhe të arsyeshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4301, datë 12.05.2008 ka pranuar pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’i paguar paditësit Asqeri Xhani një dëmshpërblim të barabartë me pagën e një viti pune për zgjidhjen e menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës dhe rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.814, datë 18.06.2009 ka lënë në fuqi vendimin, me ndryshimin që duhet pranuar padia edhe për rikthimin në punë të paditësit në punën e mëparshme.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e padisë.

Ky Kolegj vlerëson të drejtë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrimin e mbajtur nga gjykata e apelit, se kontrata e punës midis palëve ndërgjyqëse është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme e për shkaqe të pajustifikuara. Gjykatat e faktit kanë analizuar provat e administruara në gjykim dhe kanë gjetur të bazuara pretendimet e paditësit se kontrata është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar, prandaj në bazë të nenit 153 të Kodit të Punës, paditësit duhet t’i paguhet dëmshpërblimi me një vit pagë.

Pretendimet e paraqitura nga pala e paditur në rekurs për këtë kërkim që i është pranuar paditësit kanë të bëjnë me analizën e provave që kanë bërë gjykatat e faktit dhe nuk përbëjnë objekt shqyrtimi nga Gjykata e Lartë.

Kjo gjykatë, si gjykatë ligji, nuk i hyn analizës së provave, gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera të niveleve më të ulëta, por ajo vetëm evidenton shkeljet që kanë lejuar këto dy gjykata, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.C.

Ndërsa për sa i përket pranimit të kërkimit tjetër të paditësit, për rikthimin në punë të tij, vlerësohet se është marrë në kundërshtim me ligjin, me dispozitat e Kodit të Punës dhe me Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Ky Kolegj vlerëson të theksojë dhe njëherë se fryma e Kodit të Punës është pikërisht shpërblimi i punëmarrësit në rastet e zgjidhjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi dhe ligjet specifike që mund të rregullojnë marrëdhënien e punës në sektorë të ndryshëm. Rikthimi në punën e mëparshme nuk gëzon mbrojtje ligjore nga Kodi i Punës, përveç atyre rasteve kur në ligje të posaçme, kjo e drejtë është sanksionuar.

Të njëjtin qëndrim me frymën e Kodit të Punës kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues me nr.7, datë 01.06.2011, ku shprehimisht thuhet: “…si dhe për analogji në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.31, datë 14.04.2003, ku shprehimisht thuhet se: ….me anë të ankimit në gjykatë punonjësi i policisë, ashtu si dhe një numër tjetër punonjësish publikë që kanë detyra të caktuara shërbimi ndaj shtetit, për shkak të së cilave veprojnë si përfaqësues të shtetit për mbrojtjen e interesave të tij, nuk mund të realizojnë gjyqësisht rikthimin në detyrën që kanë pasur, edhe në qoftë se provohet se janë larguar prej saj pa shkaqe të përligjura....

E drejta e rikthimit në punë nuk gëzon mbrojtje ligjore, ndërsa e drejta e dëmshpërblimit është një e drejtë që gëzon mbrojtje”.

Përfundimisht, pala që dëmtohet nga një pushim i padrejtë nga puna gëzon vetëm të drejtën e dëmshpërblimit, e realizuar kjo e drejtë në rrugë gjyqësore.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/b tё K.Pr.C.,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.814, datë 18.06.2009 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.4301, datë 12.05.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranё, mё 03.05.2012

Nr.31003-01003-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1546 i Vendimit (219)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela Fana Anëtare

Guxim ZenelajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS“UNITRANS ALBANIA” SH.P.K.

TË PADITUR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

DEGA E DOGANËS KUKËS

OBJEKTI:

Anullimin e vendimit nr.15892/2, datë 28.10.2011,

të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Anullimin e vendimit nr.109, datë 24.09.2011,

të Degës së Doganës Kukës.

Baza Ligjore: Nenet 32, 159 të Kodit të Procedurës Civile,

nenet 114, 115, 119, 263, 289 të Kodit Doganor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.637, datë 31.01.2012, ka vendosur:

Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e kësaj kërkesë-padie me palë paditëse Shoqëria “Unitrans Albania” Sh.p.k dhe palë të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Dega e Doganës Kukës me objekt anullimin e vendimit nr.109, datë 24.09.2011, Dega Doganës Kukës, anulimin e vendimit nr.15892/2, datë 28.10.2011 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë.

Dërgimin e akteve të këtij gjykimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Kundër vendimit nr.637, datë 31.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke pretenduar ndryshimin e vendimit pasi:

· Kjo padi mund të gjykohet si në gjykatën ku ka qendrën Dega Doganore Kukës, ashtu edhe në vendin ku ka qendrën DPD, pra në këtë aspekt si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë kompetente.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi pretendimet e palës së paditur nëpërmjet përfaqësueses Ornela Biti, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit; Av.Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; pasi analizoi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton e provuar se pala paditëse Shoqëria “Unitrans Albania” sh.p.k. i është drejtuar Gjykatës me padi duke kërkuar anulimin e vendimit nr.15892/2, datë 28.10.2011 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe anulimin e vendimit nr.109, datë 24.09.2011 të Degës së Doganës Kukës.

Me aktin e kundërshtuar, atë nr.109, datë 24.09.2011, të Degës së Doganës Kukës, pala paditëse, është detyruar të paguajë detyrimin doganor në shumën 1.088.588 lekë, si dhe shumën 3.265.764 lekë si gjobë për detyrimin doganor të pashlyer.

Pala paditëse e ka kundërshtuar vendimin e mësipërm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila me vendimin e saj nr.15892/2, datë 28.10.2011, ka lënë në fuqi vendimin e Degës së Doganës Kukës.

Në këto rrethana, pala paditëse, Shoqëria “Unitrans Albania” sh.p.k. Tiranë i është drejtuar gjykatës me padi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.637, datë 31.01.2012, ka vendosur:

“Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e kësaj kërkesë-padie me palë paditëse Shoqëria “Unitrans Albania” Sh.p.k dhe palë të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Dega e Doganës Kukës, me objekt anulimin e vendimit nr.109, datë 24.09.2011, Dega Doganës Kukës, anulimin e vendimit nr.15892/2, datë 28.10.2011 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë.

Dërgimin e akteve të këtij gjykimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës”.

Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

“Meqenëse akti administrativ (vendimi nr.109, datë 24.09.2011 i Degës së Doganës Kukës), i cili ka vendosur detyrime doganore ndaj shoqërisë paditëse është nxjerrë nga Dega e Doganës Kukës, ky akt duhet të shqyrtohet gjyqësisht pranë gjykatës ku ka qendrën organi administrativ që ka nxjerrë aktin. Në këtë padi administrative detyrimet administrative kanë lindur si pasojë e aktit të nxjerrë nga Dega e Doganës Kukës dhe jo nga akti administrativ i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë. Duke qenë se kjo degë dogane ndodhet në Rrethin Kukës, kompetenca gjyqësore tokësore për këtë proces gjyqësor i takon Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

Se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me kompetencën është i bazuar në ligj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor, në vendimin e saj i është referuar dispozitave të posaçme të Kodit të Procedurës Civile për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Në nenet 42-54 të K.Pr.Civile është rregulluar kompetenca tokësore në lidhje me mosmarrëveshjet civile, të cilat përfundojnë në gjykatë si rrjedhojë e cënimit të së drejtave subjektive.

Kundërshtimi i aktit administrativ, për shkak të pavlefshmërisë së tij, është një mosmarrëveshje administrative, gjykimi i së cilës parashikohet në një kre të veçantë të K.Pr.Civile, e konkretisht në kreun e dytë të këtij Kodi, ku përcaktohet kompetenca tokësore dhe ajo lëndore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Kompetenca tokësore për gjykimin e padisë me objekt kundërshtim të aktit administrativ është e përcaktuar në nenin 327 të K.Pr.Civile, në të cilin thuhet:

Nga aktet e administruara në dosje, rezulton se organi administrativ që ka nxjerrë vendimin për detyrimet e subjektit paditës është në qytetin e Kukësit. Është pikërisht ky fakt që përcakton dhe kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje.

Vetë paditësi duke kundërshtuar vendimin e Degës së Doganës Kukës, ka përcaktuar si objekt të padisë në këtë gjykim, marrëdhënien juridike të tij me Degën e Doganës Kukës.

Sipas përcaktimeve të ligjit që rregullon veprimtarinë në fushën e doganave, që është Kodi Doganor, administrata doganore përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe degët doganore e Drejtoritë Rajonale(këto përfshijnë një ose disa degë doganore).

Duke pasur parasysh edhe përcaktimet e VLM nr.205, datë 13.04.1999, “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor, që bën përcaktimin e rajoneve e degëve doganore, konkludohet se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nën mbikëqyrje Drejtoritë Rajonale dhe Degët Doganore dhe merr në shqyrtim ankimet kundër vendimeve të degëve, për të cilat vendos lënien në fuqi, ndryshimin apo shfuqizimin, në mbështetje të nenit 289 të K.Doganor”.

Për sa më sipër, duke qenë se vendimi është nxjerrë nga Dega e Doganës Kukës dhe pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shqyrton ankimin ndaj vendimit të kësaj dege doganore, ky kolegj çmon se referuar dhe praktikës së Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, kompetente për gjykimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, në të cilën është krijuar dhe seksioni për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.637, datë 31.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 03.05.2012

Nr.31001-01009-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr.00-2012-1822 i Vendimit (220)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik ImerajKryesues

Ardian NuniAnëtar

Majlinda AndreaAnëtare

Mirela FanaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.05.2012 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “KORÇA” SHPK

TË PADITUR:NJËSIA E TATIMPAGUESVE TË MËDHENJ, TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE, DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR

OBJEKTI:

Shfuqizimin pjesërisht të vendimit nr.4412/11

të Degës së Tatimpaguesve të Mëdhenj

dhe shfuqizimin pjesërisht të vendimit nr.400 datë 19.09.2007

të Komisionit të Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave.

Baza Ligjore: Nenet 154, 324 e vijues të Kodit të Procedurës Civile,

Ligji nr.8560, datë 22.12.1999

“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

Ligji nr.7928 datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar,

ligji nr.8485 datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”,

Ligji nr.7661 datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8843, datë 08.11.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes administrative me nr.11186/2094/495/256/150, regjistruar më datë 12.11.2007, që i përket palës paditëse Shoqëria “Korça” sh.p.k.

Kundër vendimit nr.8843, datë 08.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim paditësi Shoqëria “Korça” sh.p.k., duke pretenduar se:

· Vendimi i gjykatës së rrethit është nxjerrë duke u bazuar të ligji nr.8560, datë 22.12.1999, “Për Procedurat Tatimore në RSH” i shfuqizuar nga ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”.

· Me ligjin e ri kompetenca për zgjidhjen e ankimit të paditësit i ka kaluar Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe rrjedhimisht, vendimi nr.400, datë 19.09.2007, i Komisionit të Apelimit Tatimor do të konsiderohet si vendimmarrje e Drejtorisë së Apelimit Tatimor. Në këto kushte ky organ nuk ka më kompetencë të zgjidhë këtë konflikt, duke e kaluar çështjen nën juridiksionin e pushtetit gjyqësor.

· Pretendimi se Komisioni i Apelimit Tatimor ka tejkaluar kompetencat në vendimmarrjen e tij është i pabazuar në ligj dhe prova. Për shkak të ndryshimit të ligjit, këto kompetenca i kanë kaluar Drejtorisë së Apelimit Tatimor

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesin e palës paditëse av. Alban Toro, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.8843, datë 08.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në të cilën është vendosur “nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor” dhe vazhdimin e gjykimit për zgjidhjen e themelit të kësaj çështje; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se subjekti paditës Shoqëria “Korça”, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k) me seli në Tiranë, që ushtron veprimtari në fushën e ndërtimit.

2. Pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padi të datës 30.10.2007, me anë të së cilës, ka kërkuar shfuqizimin pjesërisht të dy akteve administrative: vendimit nr.4412/11 të Degës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, dhe vendimit nr.400, datë 19.09.2007 të Komisionit të Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave. Për këtë arsye, fillimisht ajo ka paditur përveç Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj edhe Komisionin e Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave.

3. Me vendim të datës 19.05.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur pezullimin e gjykimit të çështjes deri në përfundim të hetimeve të procedimit penal me nr.1093.

4. Me kërkesën drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, protokolluar me nr.491, datë 25.01.2011, pala paditëse ka kërkuar vazhdimin e gjykimit të çështjes, pasi ka rënë shkaku i pezullimit.

5. Nga vënia në lëvizje e gjykatës, dhe seancat përgatitore, u provua se: me vendim të datës 24.03.2009, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, - lidhur me procedimin penal nr.1093 që bën fjalë për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” – në ngarkim të shtetasit Myfit Lulo, është vendosur: pushimi i hetimeve në lidhje me procedimin penal nr.1093 të vitit 2009 për shkak se faktet nuk parashikohen nga ligji si vepër penale.

6. Mbi informacionin e kërkuar nga gjykata me shkresën “Kthim përgjigje” me nr.20001/1 prot., datë 09.05.2011, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës ka konfirmuar se ndaj vendimit të sipërcituar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk është bërë ankim. Në këto kushte është proceduar me vazhdimin e gjykimit.

7. Në seancën gjyqësore të datës 15.06.2011, nga pala paditëse u kërkua dhe u rregullua me vendim të ndërmjetëm të gjykatës ndërgjyqësia, duke mbajtur pozicionin procedural të subjektit të paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor, të cilës i kanë kaluar edhe atributet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave.

8. Po në këtë seancë, përfaqësuesja e palës së paditur, Ogerta Çevi, ka paraqitur kërkesën për nxjerrje të çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

9. Nga provat shkresore që ndodhen në dosje rezulton se: mbi kontrollin e ushtruar nga ana e Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj pranë subjektit paditës, me aktin administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet” me nr.4412/11 prot., datë 29.06.2007, kjo Njësi ka përcaktuar ndaj subjektit tatimpagues të inspektuar:

1. Detyrim për ulje të TVSH për vlerësim nga diferencat inventariale dhe mosdeklarime në shitje për periudhën e inspektuar tatimore Dhjetor të viteve 2003, 2004, 2005 dhe 2006 dhe Janar 2007;

2. Detyrim për tatim fitimin për mosdeklarim shitje dhe fshehje të ardhurash për periudhën e inspektuar tatimore 2203 – 2006;

3. Interesat, të cilat llogariten sipas sistemit informatik;

4. Gjobat përkatëse, të cilat janë llogaritur në masën 100% të detyrimeve tatimore.

10. Ndaj aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet” me nr.4412/11 prot., datë 29.06.2007 të Drejtorisë Rajonale Tatimore - Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, pala paditëse ka paraqitur ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve më datë 06.07.2007. Në aktin e ankimit subjekti ka kërkuar faljen e gjobës që lidhet me llogaritjen e gabuar të inventarit gjendje më datë 31.12.2006.

11. Gjithashtu me apelimin shtesë nr.607/1 prot., datë 06.08.2007, subjekti ka kundërshtuar edhe pjesë të tjera të detyrimeve të komunikuara.

12. Rezulton që me shkresën nr.6047/1 prot., datë 03.08.2007, Drejtoria e Apelimit Tatimor i është përgjigjur subjektit tatimpagues se kërkesa e tij për apelim nuk merret në shqyrtim, pasi nuk janë parapaguar detyrimet tatimore.

13. Në shkresën e mësipërme, Drejtoria e Apelimit Tatimor i referohet nenit 43 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke përcaktuar në përmbajtjen e aktit edhe shumat e detyrimeve të pretenduara të papaguara në masën:

· Detyrimin e TVSH në vlerën 177.047 lekë (për periudhën Dhjetor 2003, pika 1 e njoftim vlerësimit)

· Detyrimin e TVSH në vlerën 13.715 lekë (për periudhën Dhjetor 2004, pika 2 e njoftim vlerësimit)

· Detyrimin për tatim fitimin në vlerën 177.411 lekë (për periudhën 2005, pika 8 e njoftim vlerësimit)

· Detyrimin për tatim fitimin në vlerën 117.043 lekë (për periudhën 2006, pika 9 e njoftim vlerësimit)

14. Pala paditëse i është drejtuar më datë 20.08.2007, Komisionit të Apelimit Tatimor pranë Ministrisë së Financave, dhe ky fundit me vendim nr.400, datë 19.09.2007, ka vendosur:

“1. Të pranohet kërkesa e subjektit për heqjen e gjobës lidhur me gabimin e çmimeve të konstatuara dhe të kërkuara për korrigjim nga vetë subjekti sipas procesverbalit nr.1, për shumën prej 699.650 lekë.

2. Për të gjitha pikat e tjera objekt apelimi, të lihet në fuqi njoftim vlerësimi nr.4412/11 prot. datë 29.06.2007 i Degës së Tatimpaguesve të Mëdhenj”.

15. Pala paditëse i është drejtuar rrugës gjyqësore me padi me të cilën ka kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të dy akteve administrative, përkatësisht: “Njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore” nr.4412/11 të Degës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, dhe të vendimit nr.400, datë 19.09.2007 të Komisionit të Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave.

16. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8843, datë 08.11.2011, ka vendosur:

“Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes administrative me nr.11186/2094/495/256/150, regjistruar më datë 12.11.2007, që i përket palës paditëse “Korça” shpk.”

17. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “Pala e paditur parashtroi se në bazë të nenit 43/1 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, të sipërcituar, pala paditëse ka pasur detyrimin e parapagimit tatimor sipas përcaktimit se: “Para se të paraqiten për apelim në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat që l