· web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga beogradi” po...

494
Universiteti i Tiranës Fakulteti: Histori-Filologji Departamenti i Historisë Tema MARRËDHËNIET SHQIPËRI- JUGOSLLAVI VITET 1928- 1939 Punoi: Ma. Blerina Xhelaj Miratoi: Prof As. Dr. Pranvera D. Teli 1

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Universiteti i Tiranës

Fakulteti: Histori-Filologji

Departamenti i Historisë

Tema

MARRËDHËNIET SHQIPËRI- JUGOSLLAVI NЁ VITET 1928- 1939

Punoi: Ma. Blerina Xhelaj Miratoi: Prof As. Dr. Pranvera D. Teli

1

Page 2:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Përmbajtja:

fq

Parathënia……………………………………………………………………………….........4Hyrje…………………………………………………………………………….....................9

KREU I

MARRЁDHЁNIET SHQIPTARO – JUGOSLLAVE (1928- 1931)…………………….18

I.1 Shpallja e Mbretërisë Shqiptare dhe qëndrimi i qeverisë jugosllave..….........................................................................................................................18

I.2 Roli emigracionit politik në Jugosllavi në marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave………………………………………………………………………………........44

I.3 Atentati ndaj Zogut në Vjenë dhe implikimi i qeverisë jugosllave……………………...............................................................................................66

I.4 Marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në këtë periudhë…………………………….....................................................................................75

KREU II

PËRPJEKJET E TIRANЁS ZYRTARE PËR PËRMIRËSIMIN E MARRËDHËNIEVE ME JUGOSLLAVINË (1931-1934)……………………………….88

II.1 Përpjekjet e Zogut për t’u afruar me Jugosllavinë…………………………………88

II.2 Qëndrimi jugosllav ndaj politikës së jashtme të Zogut në këtë periudhë…………113

II.3 Interesimi i shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, në vitet 1931- 1934………………………………………………………………………………………....119

II. 4 Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike shqiptaro- jugosllave………………….128

KREU III

KONFERENCAT BALLKANIKE DHE RAPORTI SHQIPËRI- JUGOSALLAVI NË TO………………………………………………………………………………………….139

III.1 Karakteri i konferencave dhe rëndësia e tyre për marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave në Ballkan…………………………………………………………………………………….139

2

Page 3:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

III.2 Qëndrimi i delegacionit shqiptar në këto konferenca dhe reagimi jugosllav….147

III.3. Pakti Ballkanik dhe qëndrimi i qeverisë jugosllave………………………………………………………………………………….169

KREU IV

MARRËDHËNIET SHQIPTARO- JUGOSLLAVE NË VITET 1935-1939……………………………………………………………………………………….194

IV.1 Përmirësimi i marrëdhënieve shqiptaro- italiane dhe reagimi jugosllav…………………………………………………………………………………..194

IV.1. 1 Negociatat shqiptaro- jugosllave………………………………………………...202

IV.2 Shqipëria në takimin Stojadinoviç – Çiano……………………………………………………………………………………...205

IV.3 Politika e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi dhe qëndrimi i Tiranës zyrtare. Marrëveshja me Turqinë………………………………..212

IV.3.1 Veprimtaria e “Komitetit të Kosovës” dhe reagimi i mbretit Zog I, në vitet 1934-1939…………………………………………………………………………………........241

IV. 4 Reagimi i qeverisë jugosllave ndaj pregatitjes dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ………...………………………………………………………………………………….252

IV.5 Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave, si reagim i atyre politike….278

Konkluzione………………………………………………………………………….....285

Bibliografia……………………………………………………………………………...292

3

Page 4:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Parathënie

Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave në vitet 1928- 1939 përbëjnë një aspekt sa kompleks aq

edhe interesant të politikës së jashtme shqiptare në këtë periudhë. Kjo temë është interesante

për faktin e trajtimit të problemeve të trashëguara mes palëve, në rrethana të reja politike e

ekonomike, por edhe komplekse në konteksin e marrëdhënieve trepalëshe, Shqipëri- Itali-

Jugosllavi, si dhe nevojës për ekuilibra në rajon. Italia ka luajtur një rol shumë të

rëndësishëm, në dinamikën e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave.

Në kuadër të politikës së jashtme fashiste të qeverisë italiane, ajo është fuqia përëndimore më

e interesuar në rajonin e Ballkanit, duke depërtuar atje nëpërmjet zonës së saj më të dobët,

Shqipërisë, falë dobësisë ekonomike e politike të shtetit shqiptar, si dhe indiferencës së

diplomacisë angleze, ndaj zhvillimeve në këtë periudhë. Italia fashiste synonte të kishte një

dalje të gjerë në Mesdhe, Ballkan e Afrikën e Veriut. Interesat italiane në Ballkan e

veçantërisht në Shqipëri, binin ndesh me interesat jugosllave, si vende fqinje të Shqipërisë

dhe të interesuara drejtëpërdrejt në të. Edhe Jugosllavia synonte të ishte prezente, pse jo të

dominonte në Shqipëri me influencën e saj politike dhe me politikat ekonomike.

Italia dhe Jugosllavia do të jenë dy konkurrentet kryesore, edhe pse në rrethana të ndryshme

politike e ekonomike, për një ndikim në Shqipëri jo vetëm politik e strategjik, por edhe

ekonomik. Gjatë gjysmës së dytë të viteve 20-të dhe në vitet 30-të, Italia dhe Jugosllavia do të

përplasen diplomatikisht njëra me tjetrën për Shqipërinë, sikurse do të gjejnë edhe

mekanizma konsensuale për tu marr vesh, në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Periudha 1928- 1939 karakterizohet nga ngjarje me mjaft peshë politike për fatet e shtetit

shqiptar, duke filluar nga vendosja në Shqipëri e monarkisë shqiptare nën nxitjen italiane,

deri në pushtimin e Shqipërisë në prill 1939.

Në këtë prezencë italiane, në rritje mjaft interes paraqet qëndrimi jugosllav, si kundërshtari

kryesor i kësaj prezence. Në marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Beogradit zyrtar ka

probleme të trashëguara, por edhe të krijuara rishtazi. Ndër më tipiket ishin: trajtimi i

popullsisë shqiptare në mbretërinë serbo- kroate- sllovene, çështja e emigrantëve politik,

kundërshtarë të Zogut, çështja e kufijve etj. Në këtë temë i është kushtuar një vëmendje e

veçantë marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, trajtuar

gjerësisht në ekuilibrin italo- jugosllav. Një element kyç në trajtimin e marrëdhënieve

4

Page 5:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptaro- jugosllave, ka qënë vet figura e monarkut shqiptar Ahmet Zogut, i profilizuar nga

jugosllavët si filo-italian, dhe përpjekjet e tij politike e ekonomike për të gjetur një ekuilibër

midis interesave konfliktuale, për të shpëtuar pushtetin e tij dhe pavarësinë politike të

Shqipërisë. I vetëdijshëm, se mbijetesa e shtetit të dobët shqiptar varej nga marrëdhëniet e

mira me fqinjët, ai u përpoq të vendoste marrëdhënie të ekilibruara me Romën dhe

Beogradin., madje edhe të përftonte nga ky ekuilibër. Në kuadër të politikës së tij adriatiko-

ballkanike, Zogu herë afrohej me Italinë dhe herë me Jugosllavinë, por ai u mbështet

dukshëm tek e para. Kjo për disa arsye:

Së pari, Shqipëria nuk kishte kufij të përbashkët tokësor me Italinë, prandaj nuk ekzistonin

pretendime territoriale ndaj saj.

Së dyti, Italia ishte një shtet që zotëronte kapitale financiare aq të nevojshme për ekonominë

e dobët shqiptare.

Së treti, me Italinë nuk ekzistonin probleme të trajtimit të shqiptarëve me banim jashtë kufijve

shtetëror shqiptarë. Po kështu, Italia përfaqësonte perëndimin e civilizuar për Zogun, i cili u

përpoq të krijonte një shtet të stilit perëndimor, model i cili nuk ofrohej nga Jugosllavia.

Përsa i përket faktorit ndërkombëtar, këto vite karakterizohen nga një angazhim i

diplomacive perëndimore në problemet e Evropës Qendrore dhe shfaqjes atje të

nacionalizmit ekstrem, duke i lënë dorë të lirë Italisë fashiste në Shqipëri e Ballkan, me

kushtin e vetëm të ruajtjes së paqes dhe shmangies së luftës. Në këto kushte, Roma dhe

Beogradi do të gjenin vetë ekuilibrin mes tyre, edhe pse ky në shumicën e rasteve bëhej në

kurriz të shqiptarëve.

Tema e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave është trajtuar në katër kapituj.

Kreu i parë, trajton marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjatë viteve 1928- 1931.

Këto vite pasqyrohen nga disa ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si: shpallja e

mbretërisë shqiptare dhe hipja e Ahmet Zogut në fronin mbretëror, i proklamuar dhe i

vetëshpallur si “mbret i shqiptarëve”. Shpallja e mbretit Zog si “mbret i shqiptarëve”

shkaktoi mjaft reagime të ashpra sidomos, nga fqinji i saj verior, Jugosllavia. Qeveria

jugosllave nuk e mbështeti mbretërinë shqiptare, madje ajo mbajti një qëndrim të ashpër, për

shkak se në Jugosllavi mund të nxiteshin lëvizje nacionaliste shqiptare nga proklamata e

Zogut I, si “mbret i shqiptarëve”. Gjatë viteve 1928- 1931, mbreti Zog do të përballej edhe

5

Page 6:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

me kundërshtitë që vinin nga emigracioni politik në Jugosllavi, Austri, Itali etj.

Kundërshtarët më të fortë të Zogut ishin si: Hasan Prishtina, Angjelin Suma etj.

Jugosllavia gjatë vitit 1931 do të implikohet edhe në një atentat që do t’i bëhej mbretit Zog

në Vjenë. Shumica e ndërkombëtarëve do të fajësonin qeverinë jugosllave. Sipas të dhënave

dhe fakteve historike që janë trajtuar hollësisht në kreun e parë të punimit, rezulton e

implikuar Jugosllavia.

Kreu i dytë trajton tensionimin e marrëdhënieve ndërshtëtërore mes trekëndëshit Shqipëri-

Jugosllavi dhe Itali. Në këtë kapitull trajtohet karakteri dhe shkaqet e acarimit të

marrëdhënieve shqiptaro- italiane dhe italo- jugosllave, ku në qendër të konfliktit italo-

jugosllav qëndronte çështja shqiptare. Në vitin 1931 marrëdhëniet shqiptaro- italiane u

tensionuan për arsye se mbreti Zog nuk pranoi të përsëriste Paktin e Parë të Tiranës. Gjatë

kësaj periudhe, qeveria shqiptare bëri përpjekje për t’u afruar me Jugosllavinë. Në këtë

kapitull, objekt studimi të veçantë zënë edhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të

përmirësuar marrëdhëniet ekonomike me Jugosllavinë. Gjatë viteve 1931- 1934 kemi një

përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve fqinje. Mes dy

qeverive fqinje nënshkruhen një serë traktatesh ekonomike e tregtare, por këto marrëdhënie

do të zbehen sërish si rezultat i depërtimit sërish të kapitalit italian, i cili mënjanoi

përfundimisht kapitalin jugosllav.

Kreu i tretë trajton Konferencat Ballkanike, karakterin e tyre si dhe rolin dhe impaktin që ato

do të kishin në Ballkan. Edhe Shqipëria do të përfaqësohej në këto konferenca me kërkesat e

saj, për mbrojtjen e elementit shqiptar në Jugosllavi. Gjatë zhvillimit të Konferencave

Ballkanike, delegacioni shqiptar do të përplasej me delegacionin jugosllav në lidhje me

çështjen e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në mbretërinë jugosllave. Ndërmjet dy

delegacioneve u zhvillua një debat i fortë, ku delegacioni jugosllav kaloi edhe në ofeza ndaj

delegacionit shqiptar.

Në këtë kapitull një objekt të veçantë studimi, zë edhe Pakti Ballkanik, ku Shqipëria do të

përjashtohet nga ky pakt, për shkak të kërkesave që ajo kishte parashtruar gjatë

Konferencave, si dhe për arsyen se Shqipëria e kishte një aleat që ishte Italia. Kërkesat e

delegacionit shqiptar ranë në veshë të shurdhët, si dhe ato binin në kundërshtim me interesat

e shteteve fqinje, kryesisht ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë, të cilat bënë përpjekje për ta

larguar Shqipërinë nga Pakti Ballkanik. Një arsye tjetër ishte edhe Italia, e cila nuk ishte e

interesuar që aleati i saj, Shqipëria, të ndiqte një politikë rajonale me fqinjët e vet. Qeveria

6

Page 7:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

italiane përdori të gjitha manovrat për ta larguar Shqipërinë nga Pakti Rajonal, duke

ndërhyrë jo vetëm diplomatikisht, por ajo kaloi edhe në kërcënime e presione diplomatike

ndaj Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.

Së fundmi, kreu i katërt trajton gjithë dinamikën e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave,

gjatë viteve 1935-1939. Gjatë kësaj periudhe, përmirësohen marrëdhëniet midis Shqipërisë

dhe Italisë. Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave acarohen më tej, për shkak të politikës

antishqiptare që ndoqi Jugosllavia ndaj shqiptarëve. Kulmi i acarimit të marrëdhënieve mes

shtetit shqiptar dhe atij jugosllav, shënohet kur Jugosllavia nënshkruan konvëntën turko-

jugosllave, për dëbimin e 200.000 shqiptarëve në drejtim të Turqisë. Mbreti Zog dhe qeveria

shqiptare përdori të gjitha rrugët diplomatike, për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve dhe

largimin nga trojet e tyre në drejtim të Turqisë. Një rol të rëndësishëm luajti edhe “Komiteti

i Kosovës”, i cili nëpërmjet veprimtarëve, aktivistëve e patriotëve si: Hasan Prishtina, Bedri

Pejani, Nexhip Draga etj, penguan politikën serbo-madhe në realizimin e interesave të saj.

Shqiptarët e Kosovës bënë një rezistencë të vërtetë ndaj asimilimit të tyre si komb dhe

mbrojtjes së identitetit të tyre kulturor ndaj politikës shoviniste jugosllave. Qeveria

jugosllave përdori të gjtha rrugët dhe metodat për të detyruar që shumë prej shqiptarëve të

largoheshin nga trojet e tyre, duke i detyruar të deklaroheshin se ishin turq, por shumica e

tyre nuk u larguan nga Kosova.

Përpjekjet e shtetit shqiptar për të ndihmuar bashkëkombasit e tyre përfunduan në vitin

1939. Ky do të jetë viti tragjik i shtetit shqiptar, i cili do të shoqërohet me pushtimin italian,

në formën e një gjysëm mandati mbi Shqipërinë. “Mbreti Shqiptarëve”, Ahmet Zogu u largua

në drejtim të Greqisë, duke e lënë popullin e tij dhe Shqipërinë në duart e fashistëve.

Për punimin e temës doktorale, jam mbështetur në shumë burime parësore dhe dytësore. Si

burim parësor, u jam referuar burimeve zyrtare të Arkivit Qendror të Shtetit, Arkivit të

Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare, si dhe dokumenteve të botuara diplomatike

italiane e amerikane. Gjithashtu, për punimin e temës doktorale më kanë shërbyer edhe

historiografia e huaj, si edhe ajo shqiptare, ku u jam referuar si historianëve shqiptarë dhe

studiuesve të huaj, të cilët kanë shkruar për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në

pamundësi për t’i përmendur të gjithë, po citoj disa prej tyre si: B. Fischer, J.Swire, N.

Smirnova, E.Jackues, O. Pearson, Vuk Vinaver, M. Vickers, Jens Reuter etj.

Një rëndësi të veçantë, zë edhe literatura e studiuesve dhe historianëve shqiptarë, ku u jam

referuar historianëve të nderuar si: Paskal Milo, Arben Puto, Iliaz Fishta, Gazmend Shpuza,

7

Page 8:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Hazis Gjergji, Mareglen Verli, Pranvera Dibra, Izber Hoti, Valentina Duka, Fatmira Rama,

Shyqyri Ballvora, Muharrem Dezhgiu, Emine A. Bakalli, etj.

Një rëndësi të veçantë në këtë punim shkencor zënë edhe kujtimet e bashkëkohësve që kanë

përjetuar ngjarjet historike të shtetit shqiptar gjatë viteve 1928- 1939. Përmend kujtimet e

Sejfi Vllamasit, të Mehdi Frashërit, Kristo Dakos etj.

Për hulumtimin e temës doktorale zënë vend të veçantë, edhe periodiku i kohës, i cili gjendet

në Biblotëkën Kombëtare. Në këtë përiudhë, përfshihen gazeta dhe revista të ndryshme që

kanë vepruar, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vlen të permendet: “Zëri i Korçës”, “Gazeta

e Re”, “Drita”, “Vullneti i Popullit”, “Dielli”, “Hylli i Dritës”, “Demokratia”, “Rilindja”,

“Rilindja e Arbëria”, “Ora”, “Bashkimi Kombëtar”etj.

Një falenderim të veçantë do të bëja për udhëheqësen time shkencore, profesore Pranvera

Dibra, e cila në mënyrë të pakursyer dhe të palodhur më ka orientuar për t’a trajtuar sa më

mirë punimin tim shkencor, duke arritur në konkluzione shkencore të argumentuara.

8

Page 9:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Hyrje

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shqiptarët bënë përpjekje për të krijuar

qeverinë e re të pas luftës, e cila do të mblidhej në Durrës në dhjetor të vitit 1918. Qeveria e

dalë prej saj, u kryesua nga Turhan Pashë Përmeti, i cili u vu edhe në krye të delegacionit

shqiptar në Konferencën e Paqes bashkë edhe me At Gjergj Fishtën. Në Konferencën e

Paqes në Paris, Franca, Anglia dhe Italia, i’u përmbajtën traktatit të fshehtë të Londrës

sipas të cilës, Fuqitë e Mëdha kërkuan të copëtonin territoret shqiptare. Më 9 dhjetor 1919,

SHBA-ja, Anglia dhe Franca nënshkruan një memorandum sipas të cilës, Italisë i njihej

sovraniteti mbi Vlorën dhe rrethinat e saj, kurse Jugosllavisë i njihej dalja në Adriatik

përmes lumit të Bunës. Fuqitë e Mëdha i diktuan Jugosllavisë një prioritet ekonomik në

Shqipëri. Delegacioni shqiptar u paraqiti Fuqive të Mëdha një memorandum, për një

Shqipëri të pavarur dhe me kufij etnikë. Por, një pjesë e delegacionit shqiptar u kërkoi

Fuqive të Mëdha, që Italia të bëhej “kujdestarja” e Shqipërisë.

Qeveria e Durrësit nuk pati jetëgjatësi, sepse ajo kishte tendenca filo- italiane. Shumë

shpejt, në Shqipëri do të krijohej një qeveri e re e dalë nga Kongresi i Lushnjës, i cili i

zhvilloi punimet më 28- 31 janar 1920. Ky kongres hodhi bazat e një qeverie të

konsoliduar të shtetit shqiptar. Sulejman Delvina u zgjodh kryeministri i kabinetit

qeveritar, kurse ministër i brendshëm u zgjodh Ahmet Zogu, i cili do të shfaqet mjaft aktiv

në jetën politike shqiptare gjatë kësaj periudhe.

Në vitet në vazhdim, Ahmet Zogu do të jetë një nga personalitetet më të fuqishme dhe

aktive të politikës dhe qeverisjes shqiptare. Ndërsa, ministër i jashtëm u zgjodh Mehmet

Konica, i cili do të jepte një nga kontributet më të mëdha në faktorin ndërkombëtar, për ta

njohur Shqipërinë si dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Qeveria e

Delvinës zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës që do të përfaqësohej nga katër anëtarë të

feve të ndryshme dhe që do të përmbushnin funksionet e Princ Vidit. Më 11 shkurt 1920,

Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Qeveria e Tiranës u përball me rrezikun italian, të

cilët kishin rrethuar Vlorën, por shumë shpejt Italia do të heq dorë nga pretendimet e saj

mbi Vlorën, pasi Italia po kalonte një krizë të brendshme. Kështu, në 2 gusht 1920 u

nënshkrua marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku Italia njihte pavarësinë e Shqipërisë

brenda kufijve të vitit 1913. Italia ra dakort me qeverinë shqiptare, se hiqte dorë nga

Vlora. Italia i bëri të ditur palës shqiptare, se ishte e gatshme për ta përkrahur shtetin

9

Page 10:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptar. Gjithashtu, ajo u zotua se do ta integronte Shqipërinë në faktorin ndërkombëtar,

duke e njohur atë edhe me Fuqitë më të Mëdha të Evropës. Me largimin e trupave italiane

nga rrethinat e Vlorës, qeveria shqiptare do ta orientonte plotësisht politikën e saj të

jashtme drejt Lidhjes së Kombeve, e cila kërkoi edhe njohjen de jure të saj. Në 17 dhjetor

1920, Shqipëria aderoi në Lidhjen e Kombeve.

Vitet 1920- 1922 cilësohen si vite të arta për diplomacinë shqiptare. Shqipëria zhvilloi

marrëdhënie normale me fqinjët e saj, pa u mbështetur as te Jugosllavia dhe as te Italia.

Megjithëse, hërë pas here kishte edhe ndërhyrje nga jashtë, si në rastin e kryengritjes së

Mirditës, të cilët u rebeluan ndaj qeverisë shqiptare. Sipas historiografisë shqiptare,

mendohet se trupat jugosllave i kishin furnizuar kundërshtarët e Zogut, me armë e

municion. Jugosllavia kërkonte të shkaktonte trazira në Shqipëri, për t’i treguar Evropës

që shqiptarët nuk ishin në gjendje që të qeverisnin. Qëllimi i Jugosllavisë ishte zgjerimi në

drejtim të tokave shqiptare. Kryeministri Britanik Llojd Xhorxh, i kërkoi një takim

Këshillit të Lidhjes së Kombeve, për të larguar pretendimet jugosllave në drejtim të

Shqipërisë.

Anglia i shpalli Jugosllavisë bllokadën ekonomike, sipas së cilës, Jugosllavia nuk do të

zhvillonte marrëdhënie ekonomike me Shqipërinë. Në nëntor të vitit 1921, Konferenca e

Ambasadorëve në Londër, vendosi përfundimisht largimin e trupave ushtarake jugosllave

nga territori shqiptar. Gjithashtu, vendimi tjetër i kësaj konference e vinte Italinë, si fuqinë

kryesore për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë. Gjatë vitit 1922 e në vazhdim,

politika e jashtme e Shqipërisë ndryshoi, ku në mars 1922, u vendosën për herë të parë

marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit të vitit 1921, e kishte vënë Italinë në

pozitën e fuqisë garante, për pavarësinë dhe ruajtjen e terësisë territoriale të Shqipërisë.

Ky ishte një vendim që u dha nga Fuqitë e Mëdha.

Natyrisht ky nuk ishte aspak një mandat, por më mirë një zotim që të mos i’a rezervonin

veçse Italisë ushtrimin eventual të këtij gjysëm- mandate. Ky vendim binte ndesh me

interesat e shteteve fqinje sidomos me ato jugosllave, e cila donte të realizonte synimet e saj

aneksioniste mbi Shqipërinë. Shqipërisë i interesonte të vendoste marrëdhënie të mira me

fqinjët e saj, sepse fqinjësia e mirë do t’i siguronte asaj njohje në faktorin ndërkombëtar.

Deklarata e nëntorit do të shërbente edhe si pikënisje e rivalitetit italo-jugosllav. Të dyja

këto shtete, kërkonin që të fitonin një akses të veçantë në Shqipëri, si dhe të zotëronin ujrat

10

Page 11:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

e saj, duke synuar të kishin një dalje më të gjerë në detin Adriatik. Italia dhe Jugosllavia

do të përplasen diplomatikisht, duke rivalizuar njera- tjetrën, në lidhje me interesat e tyre

në Shqipëri. Shqipërisë i interesonte të kishte marrëdhënie të mira me shtetet fqinje,

sidomos me Jugosllavinë, pasi kishte kufij të afërt me të. Në vitin 1922, qeveria shqiptare u

kërkoi Fuqive të Mëdha nëpërmjet Lidhjes së Kombeve, që të vendoste marrëdhënie

diplomatike me Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene.

“Më 7 janar 1922, përmes konsullit francez në Shkodër, Bijkok… i’u kerkua qeverisë

franceze të ndërhynte në Beograd me qëllim që qeveria e mbretërisë SKS te njihte

zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe të vendoseshin marrëdhenie te fqinjësisë së mirë midis dy

vëndeve’’1. Qeveria shqiptare do të dërgonte në Beograd një mision ekonomik. Qeveria e

Beogradit do të këshillohej edhe nga Franca, e cila luftonte për pozitat e saj në Ballkan. Ajo

arriti në konkluzion, se MSKS-ne duhej të negocionte me shtetin shqiptar, duke e njohur

atë si shtet të pavarur, duke respektuar integritetin e saj dhe se ishin pjekur kushtet për të

bashkëpunuar politikisht, që më vonë do t’i hapte rrugë depërtimit ekonomik.

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin përmirësuar qysh nga viti 1920. Kjo gjë bëhet e

ditur nga korrenspondencat mes Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare dhe asaj

jugosllave. Në vitin 1920 ishte zhvilluar një korrespodencë e MPJ në prefekturën e

Shkodrës për përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave pas krijimit të kabinetit

të ri nën kryesinë e Iliaz Vrionit. Nga burimet arkivore del qartë se marrëdhëniet

shqiptaro- jugosllave ishin duke u përmirësuar. Këtë gjë e vërtetojnë edhe letërkëmbimet e

institucioneve brenda Shqipërisë. Marrëdhëniet diplomatike midis Beogradit dhe Tiranës u

forcuan më shumë nga kabineti i Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut.

“Qeveria e re, dukej se gëzonte përkrahjen e përgjithshme në kryerjen e detyrave të saj të

brendshme dhe të jashtme…”2. Qeveria e Beogradit dërgoi në Tiranë Nexhip Dragën, i cili

do të shprehte pëlqimin nga pala jugosllave, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

me Shqipërinë. Përfundimisht u vendosën marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në 25 mars

1922. Mbretëria SKS-ne do të bënte emërimin e Nastas Iliçit si i deleguari me punë në

Tiranë, duke marrë postin e ministrit fuqiplot në kryeqytetin shqiptar. Këshilli i Lartë i

Shtetit i dërgonte një letër mbretit të Jugosllavisë dhe e njoftonte legatën shqiptare në

Beograd dhe asaj jugosllave në Tiranë mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis

dy vendeve, paraqitjen e letër kredencialeve nga ministri fuqiplot. 1 Paskal Milo, ‘’Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927’’, (Tiranë: 1992), 1472 Edvin Jackues, “Shqiptarët”, (Tiranë:1995), 414

11

Page 12:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ardhja e përfaqësuesit diplomatik jugosllav do të thoshte për Shqipërinë, se

marrëdhëniet me fqinjin verior ishin vendosur dhe se ata gëzonin lidhje të shendosha.

Gazeta “Dielli” shkruante në një prej artikujve të saj, se ishin vendosur marrëdhëniet mes

Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe ishin vendosur lidhjet postare dhe lidhjet bankare . Midis

tyre u vendosën interesa të ndërsjellta ekonomike si: përcaktimi i vijës kufitare, zhvillimi i

lidhjeve tregtare midis dy vendeve, e cila synohej qe të realizohej shumë mirë kryesisht në

rajonet kufitare etj. “Në Janar të vitit 1922 filloi lundrimi i anijeve jugosllave, në linjën

Riekë-Shkodër, si dhe u vendosën shërbimet e rregullta telefonike e postare midis dy

vëndeve”.3 Në Cetinë të Malit të Zi u krijua banka serbo-shqiptare, e cila po i hapte

filialet e saj në Shkodër, Durrës e Tiranë. “Kjo bankë çeli një degë të saj në Shkodër’’.4

Politika e re ekonomike që ndoqën dy vendet u pasqyrua edhe në shtypin jugosllav.

Politika jugosllave ndaj Shqipërisë, dukej e përmirësuar edhe nga komentet që shtypi

jugosllav deklaronte, si dhe nga rruga diplomatike që ministri i Punëve të Jashtme Ninçiç

ndoqi me diplomacinë shqiptare. Dukej sikur marrëdhëniet mes tyre ishin të qeta, por kjo

situatë nuk do të zgjaste shumë, sepse punët e brendshme në Shqipëri ishin të tensionuara

midis qeverisë dhe opozitës.

Në mars 1922, filloi një kryengritje e kryesuar nga Elez Isufi, i cili mendohet se ishte

influencuar nga Italia. Italia ishte më e interesuar për të shkaktuar trazira në këto kohë në

Shqipëri, pikërisht për shkak të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë,

nga ana e qeverisë Ypi. Kjo ishte një lëvizje që u drejtua kundër qeverisë Ypi-Zog, por

shumë shpejt kjo lëvizje dështoi. Dështimi i kësaj kryengritje i atribuohej Ahmet Zogut, që

si Ministër i Brendshëm i detyroi rebelët të largoheshin. Ngjarjet ishin të acaruara edhe në

kufirin shqiptar, e cila do të lëkundte marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Gjatë kësaj kohe,

filloi një revoltë e armatosur e nxitur nga Komiteti “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për

të larguar Zogun nga pushteti. Zogu urdhëroi ç’armatimin e popullsisë në viset kufitare me

Jugosllavinë. Në këtë kohë, Zogu gëzonte postin e ministrit të brendshëm. Xhafer Ypi nuk

u kthye në Tiranë pas revoltës së fundit. Në këto rrethana, Zogu mori në kontroll drejtimin

e qeverisë shqiptare. Ai u shpall si shef i ekzekutivit, më 2 dhjetor 1922. Gjatë qeverisjes së

tij, ai hasi mjaft kundërshti nga bashkëkombasit e tij që jetonin në Jugosllavi, të cilët e

urrenin Zogun dhe klikën e tij.

3 P. Milo, “Shqipëria…, 150 4 Ilaz Fishta, ‘’Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931-1936”, (Tiranë: 1989), 22

12

Page 13:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Zogu u vu në krye të trupave që shtypën kryengritësit, ku Hasan Prishtina u arratis

jashtë vendit, kurse udhëheqësit e tjerë që u kapën u varën ose u burgosën’’ .5 Shtypi

jugosllav “Vreme” deklaronte, se figurat me të rëndësishme të Komitetit “Mbrojtja

Kombëtare e Kosovës si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina bashkë me ca të arratisur të

ushtrisë jugosllave, dëshironin që nga zona neutrale të shkaktonin turbullira në

prefekturën e Kosovës shqiptare.

Kryeministri jugosllav Pashiçi, i kërkoi Zogut eleminimin e kundërshtarëve politikë, të

cilët ishin problem edhe për shtetin jugosllav. Ahmet Zogu njihej nga diplomacia jugosllave

si një person me prirje diktatoriale dhe mjaft dinak. Kryeministri jugosllav u mundua t’a

joshte Zogun financiarisht, për të përmbushur interesat e tij në Shqipëri. Sipas

historiografisë së huaj si dhe asaj shqiptare, Zogu mori ndihma të mëdha nga Beogradi.

Zogu me Pashiçin i lidhte një gjë e përbashkët, lufta kundër kundërshtarëve politikë si:

Bajram Curri, Hasan Prishtina etj.

Këta të fundit kishin luftuar gjithmonë për Kosovën, e cila mbahej e pushtuar nga

Jugosllavia.“Ata llogarisnin se ne qoftë se në një farë mënyre do të arrinin sukses, pozicioni

i tyre në Shqipëri do të fuqizohej pa masë ‘’6. Kjo gjë e shqetësoi shumë Zogun, sepse do të

prekeshin interesat e tij politike në Shqipëri. Në Kosovë filloi një lëvizje e armatosur, e cila

u bë pengesë për qeverinë serbo- madhe. Jugosllavia filloi të ndiqte një politikë që kishte si

synim, shfarosjen e elementëve separatistë, ku nënkuptohej se bëhej fjalë për H. Prishtinën,

B. Currin etj.

Këta persona ishin edhe armiqtë e betuar të A. Zogut. Për shkak të orientimit të saj

demokratik, forcat zogiste ishin kundër kësaj lëvizjeje. Sipas shtypit jugosllav “Pravda”

shkruante: “nga shkaku i goditjeve të fundit të shokëve të Hasan Prishtinës në tokën

shqiptare, qeveria jonë në marëveshje me qeverinë shqiptare, bënë demarshe të

përbashkëta me Fuqitë e Mëdha për të kërkuar që të prishej zona neutrale. Shtypi

jugosllav deklaronte gjithashtu se komisioni që punoi në zonën neutrale e mbaroi punën e

saj… dhe se zona neutrale do prishej.

Edhe pse u vendosën marrëdhënie miqësore mes dy vendeve, kishte shenja mosbesimi

sidomos, kur bëhej fjalë për njohjen e Shqipërisë nga faktori ndërkombëtar. Fuqitë e

Evropës, si Italia, Anglia, Franca kërkonin që të kishin një akses të veçantë në Shqipëri,

5 Edvin Jackues ,“ Shqiptarët” ( Tiranë: 1995), 4146 Bernd J .Fischer, ‘’Mbreti Zog dhe përpjekja për stabiltet në Shqipëri’’ (Tiranë: Botimet Çabej), 1984), 41

13

Page 14:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

duke siguruar disa koncesione në këtë vend. Afrimi i Shqipërisë me fqinjin e saj

përëndimor Italinë, irritoi Beogradin zyrtar. Ninçiç nuk ngurroi të nënshkruante

marrëveshje ekonomike me Zogun, për të dominuar sa më shumë në Shqipëri, si dhe për të

mos i lënë atij mundësi, për marrëveshje të reja me ndonjë shtet tjetër. Gjatë kësaj

periudhe, Shqipërisë i bëheshin oferta nga ana e Anglisë, Italisë dhe Jugosllavisë. Nga

vjeshta e vitit 1922 kontaktet midis përfaqësuesve të dy qeverive erdhën duke u forcuar.

Gazeta “Shtypi” botonte : marrëdhëniet serbo- shqiptare janë normale, kurse gazeta

“Pravda” njoftonte për marrëveshjet e Jugosllavisë me Shqipërinë, për postat, tregtinë dhe

dorëzime të krimineleve të luftës’’7. Dukej se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin në

rrugën e mbarë. Nga vjeshta e vitit 1922, kontaktet shqiptaro-jugosllave erdhën duke u

shtuar.

Në Gjenevë në sesionin e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, u takuan dy delegacionet

zyrtare të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Përfaqësuesit jugosllavë përkrahën qeverinë

shqiptare të Xh. Ypit. Ninçiçi deklaroi përpara Asamblesë, se jugosllavët kishin kontribuar

që të krijohej shteti i lirë dhe i pavarur shqiptar. Vizita e markezit italian Duraco në

nëntor të vitit 1922 në Shqipëri, ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të Beogradit me

Tiranën zyrtare, sepse Beogradi dyshonte për një afrim të mundshëm të Zogut me Romën.

Ahmet Zogu u përpoq të orientohej herë nga Italia dhe herë nga Jugosllavia. Ardhja e tij

në pushtet, u karakterizua nga një numër i madh sulmesh të kryesuar nga B. Curri,

H.Prishtina etj. Ata sulmuan forcat qeveritare si dhe zunë Tropojën dhe rrethuan Krumën.

Në fillim, u përhap lajmi se kjo lëvizje kryengritëse kishte përkrahjen e Jugosllavisë. Gjatë

kësaj periudhe, Jugosllavia mbante nën suzerenitetin e saj edhe krahinën e Dibrës.

Prefektura e Dibrës i dërgoi Ministrisë së Punëvë të Brendshme, mbi mitingun e protestës

që është mbajtur në Dibër, për shkëputjen e saj nga Jugosllavia e bashkimin me shtetin

shqiptar. Në mbrojtje të ç’lirimit të krahinës së Dibrës nga trupat jugosllave, shkuan për

ndihmë shumë prej anëtarëve të Komitetit, “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Ky Komitet përbëhej nga figura antizogiste, të cilët ishin edhe armiqtë e betuar të

Jugosllavisë dhe kjo e fundit nuk mund t’i nxiste dot ato. Në zonën kufitare, kishte sërish

përplasje mes forcave jugosllave dhe shqiptare. Antarët e komitetit “ Mbrojtja e Kosovës”,

kërkuan të shkaktonin trazira në kufijtë shqiptaro-jugosllavë, si dhe bënë përpjekje të

vazhdueshme, për të rrëzuar Zogun nga pushteti. “Qeveria jugosllave i dha leje qeverisë

7 Paskal Milo, “Shqipëria… , 153

14

Page 15:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptare, që t’i fuste forcat e saj ushtarake në zonë neutrale, për të shkatërruar lëvizjen

kryengritëse antizogiste’’.8

Revoltat e kryengritësve u shtypën nga forcat zogiste dhe jugosllave. Jugosllavia filloi

sulmin ndaj shqiptarëve të Kosovës, ku “pasojat e genocidit të ushtruar mbi popullsinë

shqiptare ishte shperngulja e mijëra vetave’’.9Qeveria e Tiranës i kërkoi Beogradit që të

hiqte dorë nga sulmet dhe shantazhet ndaj popullsisë shqiptare, por Beogradi u përgjigj

menjëherë, se qeveria shqiptare nuk duhej të përzihej në punët e brendshme të saj.

Gjatë kësaj periudhe, Zogu emëroi Ali Riza Kolonjën si titullar të Legatës Shqiptare në

Jugosllavi. Kjo do të shërbente si pikënisje e rifillimit të marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave. Le të jemi miq të mirë me Jugosllavinë, me rastin e vajtjes si përfaqësues i

shtetit tonë në Beograd të Ali Kolonjës deklaronte gazeta “Zëri i Popullit”. Ndërkohë që

gazeta “Shtypi’’ bënte të ditur: …se qarqet e Beogradit e kanë mirëpritur takimin e

përfaqësuesve shqiptar për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Sipas burimeve arkivore,

Legata e Shqipërisë në Beograd e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme : “përfaqësuesi

shqiptar Ali Kolonja në një takim me Moncilo Ninçiç në fjalim me të, më shfaqi simpatinë

për popullin shqiptar, si dhe pergëzime për forcimin dhe mbarëvajtjen e shtetit shqiptar

dhe të qeverisë. Disa ditë më vonë, Ali Kolonja do t’i bënte të ditur MPJ shqiptare se u

pritën me ceremonial të zakonshëm, në pallat prej Mbretit Aleksandër, të cilit i dorëzuan

letrën kredenciale.

Në Beograd ekzistonte frika e përplasjes së interesave midis Italisë dhe Jugosllavisë

lidhur me koncesionet shqiptare. Beogradi u shqetësua gjithashtu, edhe nga depërtimi i

kapitaleve të shoqërive të huaja, si ato franceze, angleze, amerikane, të cilat sapo kishin

filluar negociatat me qeverinë shqiptare, për marrjen e koncesioneve të vajgurit dhe naftës

në këtë vend.’’ Ndërhyrja me epërsi e konkurrenca e kapitalit italian si dhe shkaqe te tjera me

karakter politik dhe ekonomik, e kishin tkurrur e kufizuar shumë depërtimin e kapitalit të huaj

në Shqipëri ‘’.10 Influencat kapitaliste të Fuqive të Mëdha mbi Shqipërinë do të

dobësoheshin me ardhjen e Nolit në pushtet, rivalit të Zogut.

Në 10 qershor 1924, në Shqipëri shpërtheu një lëvizje që në histori njihet si Revolucioni

i Qershorit, e cila çoi në rrëzimin e qeverisë së Zogut dhe zëvëndësimin me një qeveri

demokratike. Qeveria e re përbëhej nga njerëz intelektualë që përfaqësonin rrugën e 8 Paskal Milo, “ Shqipëria…, 1539 “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, botim i Akademisë së Shkencave të RPS, (Tiranë:), 26210 Iliaz Fishta, “ Ndërhyrja …, 21

15

Page 16:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

progresit dhe të demokracisë, ku në programin e tyre politik kishin mbrojtjen e shtresave

të ulta dhe të mesme. “Revolucioni solli në fuqi qeverinë më demokratike në historinë e

shtetit të pavarur shqiptar…’’11 Qeveria e re u kryesua nga intelektuali i njohur i kohës që

kishte vepruar në Shqipëri dhe jashtë saj, Fan Noli. Studiuesi Pietro Kuaroni e paraqet

Nolin si një personalitet inteligjent e me kulturë, por që përsa i përket ideve të tij, anonin

më tepër nga fryma socialiste. Në të vërtetë, Noli nuk mund të konsiderohet si personi që

përhapi ide të majta në Shqipëri, përkundrazi, ai kërkoi të ngrinte një shtet modern dhe

demokratik, mbështetur në idetë e tij përparimtare dhe evropiane.

Qeveria e re parashikonte ndryshime radikale në reformat që do të ndërrmernin si:

ç’rrënjosjen e feudalizmit, vendosjen e demokracisë, reforma administrative ushtarake dhe

legjislative, ç’lirimin e bujkut pakësimin e taksave për shtresat e ulta, mbrojtjen e

ekonomisë nacionale nga kapitali i huaj organizimin e arsimit në baza nacionale, ngritjen e

prestigjit të shtetit shqiptar në botën e jashtme, marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet

etj... Qeveria e Nolit nuk pati jetëgjatësi, sepse ai nuk u siguroi Fuqive të Mëdha

vazhdimësi të sigurimit të koncesioneve në Shqipëri. Qeveria e Nolit nuk do të gjente

mbështetjen e Jugosllavisë as të Italisë. Zogu do të rikthehet në pushtet me ndihmën e

Beogradit.

Qeveria e Beogradit kërkonte të realizonte synimet e saj në Shqipëri, nëpërmjet

vijueshmërisë qeverisëse të Ahmet Zogut. Por shumë shpejt, Zogu do t’i kthente shpinën

Jugosllavisë, duke e orientuar terësisht politikën e jashtme të shtetit shqiptar, drejt Italisë.

Gjatë kohës kur Zogu ishte president, ai do të nënshkruaj dy marrëveshje me Italinë, të

cilat do ta përfshijnë Shqipërinë në vorbullën italiane.

Afrimi i Shqipërisë me Italinë nxiti një rivalitet të hapur mes Jugosllavisë dhe

Shqipërisë, por edhe midis Jugosllavisë dhe Italisë. Kulmi i acarimit të marrëdhënieve

shqiptaro- jugosllave, u shënua me incidentin Vuk Gjurashkoviç, i cili u kap nga autoritetet

shqiptare me motivacionin, se ishte një agjent sekret i Beogradit. Falimentimi i politikës

jugosllave në Shqipëri shënohet me vrasjen e agjentit filo- jugosllav, Ceno Bej Kryeziut.

Në 1 shtator 1928, Shqipëria me ndihmën e Italisë shpallet Mbretëri, me mbret Zogun I,

të cilit i’u dha titulli “Mbret i Shqiptarëve”. Proklamata e Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”

ngjalli një reagim mjaft të ashpër në qarqet jugosllave, të cilat nuk e mirëpritën atë, duke

ngritur zërin pranë kancelarive evropiane, që ato mos të bënin të mundur njohjen e saj. Me 11 Paskal Milo, “Shqipëria…, 233

16

Page 17:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, kryesisht të ShBA-së, e cila ishte e para që e njohu mbretin

Zog I, Jugosllavia për të mos lënë një përshtypje të keqe në faktorin ndërkombëtar, do ta

njohi Mbretërinë Shqiptare, më 13 shtator 1928. Gjatë viteve të monarkisë, marrëdhëniet

shqiptaro- jugosllave erdhën duke u shtuar, por të cilat u karakterizuan nga ulje dhe

ngritje në tonet e marrëdhënieve të tyre diplomatike, por edhe atyre ekonomike.

KREU I

MARRËDHËNIET SHQIPTARO- JUGOSLLAVE (1928- 1931)

I.1 Shpallja e Mbretërisë Shqiptare dhe qëndrimi i qeverisë jugosllave.

17

Page 18:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne

të shtetit shqiptar, gjatë shekullit të XX. Periudha e viteve 1928-1939, me të drejtë cilësohet

edhe si periudha e transformimeve të thella historike e politike12, ku përshihen ndryshimet

institucionale dhe krijimi i kuadrit ligjor mbi të cilat do funksiononin institucionet shqiptare.

Nevoja për ndryshime politike në Shqipëri, si dhe dëshira e presidentit Ahmet Zog për t’u

shpallur mbret, lidhet me disa faktorë:

Së pari, Ahmet Zogu ndihej i rrezikuar në mbajtjen e pushtetit te tij, sepse nën regjimin

republikan, nuk garantonte vazhdueshmëri, pushteti i tij politik në Shqipëri13. Atij i nevojitej

ndryshimi i formës së regjimit, sepse shpallja e Mbretërisë dhe proklamimi i tij si mbret, do të

çonte në forcimin e pozitave të tij në vend, duke siguruar në këtë mënyrë një pushtet afatgjatë

dhe të trashëgueshëm.

Se dyti, dëshira për ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri dhe vendosja e Monarkisë,

nxitej edhe nga fakti që në shumë prej vendeve të tjera të Ballkanit, si në Jugosllavi, Greqi,

Bullgari, Rumani etj, ishte vendosur regjimi monarkik. Madje, Zogu e kishte patur ëndërr që

të bëhej mbret, i influencuar më parë edhe nga kurorëzimi i Perandorit Karli i Austrisë. Zogu

e kishte shtruar udhën për këtë ndryshim, duke nisur qysh nga fillimi i vitit 1924 e ndoshta

edhe më herët është i njohur për shumë studiues14.

Historiania Valentina Duka shkruan: “Zogu mund të ishte vetëshpallur me lehtësi mbret dhe

ndoshta do të kishte ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, por, duke u nisur nga fakti që vendi

sapo kishte dalë nga përvoja e një Revolucioni të majtë, siç ishte Revolucioni i Qershorit, ai

nuk dëshironte t’u jepte shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar, përshtypjen se ai ishte një

konservator i pandryshueshëm që mendonte për interesin e vet dhe jo për atë të vendit të

tij…”15.

Së treti, nën titullin mbretëror, Ahmet Zogu dëshironte të krijonte një shtet më të fortë në

optikën ballkanike, kryesisht në sytë e Beogradit, me të cilin kishte patur mjaft probleme të

trashëguara që nga e kaluara. Konfrontimet e vazhdueshme me politikat armiqësore të

12 Patrice Najbore, “Monarkia Shqiptare 1928- 1939”, Botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,” Monarkia Shqiptare 1928- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena), 2011, 31913 Historia e Shqipërisë (1912-1944), vol. III, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, ( Tiranë: 1984), 34514 Bernd Fischer, “Mbreti shqiptar midis dy lufëtrave”, (Tiranë: 2010), 5915 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912- 2000”, (Tiranë: Botimet Kristalina- KH, 2007), 175

18

Page 19:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

fqinjëve, së pari asaj jugosllave, e detyronin atë të mendonte serozisht për forcimin e pushtetit

suprem16.

Në këtë mënyrë, Shqipëria do të njihej më shumë nga faktori ndërkombëtar, si dhe do të

afrohej më tepër me fqinjët e saj. Zogu dëshironte të krijonte një pushtet të padiskutueshëm,

duke menduar se me forcimin e pushtetit të tij suprem, do të ngrinte një shtet shqiptar, i cili

do të karakterizohej më me pak turbullira apo trazira të brendshme.

Së katërti, Ahmet Zogu shpresonte që ta përdorte titullin mbretëror, për të rritur prestigjin e

tij edhe në trevat që banoheshin nga shqiptarë, si në Jugosllavi e Greqi, ku zhvillonin

aktivitetin e tyre një pjesë e emigracionit politik shqiptarë, të cilët ishin larguar nga Shqipëria,

pas kthimit të tij në pushtet, në vitin 1924 .“Shumë patriotë shqiptarë dhe oficerë të rregullt të

ushtrisë shqiptare, kishin marrë rrugën e mërgimit, pasi Ahmet Zogu ishte i pamëshirshëm

me kundërshtarët e tij17.

Kurorëzimi i Ahmet Zogut në fronin mbretëror, i cili gjatë kësaj kohe gëzonte postin e

presidentit, nuk do të kalonte pa reagime negative nga segmente të ndryshme të shoqërisë

shqiptare dhe jo vetëm. Ahmet Zogu nuk gëzonte një mbështetje të plotë në radhët e

shqiptarëve, si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Gjatë viteve të Republikës, vendi ishte

karakterizuar nga një paqëndrueshmëri ekonomike. Në Shqipëri kishte një pakënaqësi në

rritje, jo vetëm në radhët e shtresave më të varfra, por edhe në shtresën më të pasur të

shoqërisë shqiptare. Kjo pakënaqësi buronte për disa arsye:

Së pari, Ahmet Zogu kishte nënshkruar shumë marrëveshje me Italinë18 dhe Jugosllavinë19.

Këto shtete kishin investuar në mjaft sektorë të ekonomisë shqiptare, të cilat kishin

mënjanuar e tkurrur kapitalin e afaristëve20 në Shqipëri. Jugosllavia, por kryesisht Italia kishte

ndërhyrë në të gjithë sektorët, jo vetëm ekonomikë, por edhe politikë e ushtarakë brenda

shtetit shqiptar, duke siguruar mjaft koncesione në këtë vend21. Zogu u siguroi një vazhdimësi

16 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zog”,(Tiranë: 1997), 19917 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 330 Artikull i botuar në fletoren franceze “Le Temps”, Ne Ballkanet, 24 gusht 192818 Ahmet Zogu gjatë viteve të Republikës nënshkroi dy marrëveshje me Italinë. Në 27 nëntor të vitit 1926 u nënshkrua Pakti i Miqësisë, kurse në 22 nëntor të vitit 1927 u nënshkrua, Pakti i Dytë, traktati i mbrojtjes. 19 Qeveria shqiptare në prill të vitit 1926 , hyri në bisedime me qeverinë jugosllave për çështjen e Shën- Naumit dhe Vermoshit, të cilat do t’i jepeshin Jugosllavisë. Realizimi i kësaj marrëveshjeje u ratifikua nga Dhoma e Deputetëve të Shqipërisë me ndërhyrjen e Ahmet Zogut, më 14 tetor 1926. Çështja u mbyll përfundimisht më 30 korrik 1926. 20 Afaristë: Tregtarë dhe pronarë të mëdhenj në Shqipëri.

19

Page 20:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

dhe jetëgjatësi, koncesioneve dhe investimeve italiane në Shqipëri, duke e vënë shtetin

shqiptar nën tutelën italiane dhe duke u lënë dorë të lirë atyre për të kontrolluar e shfrytëzuar

pasuritë shqiptare.

Së dyti, situata ekonomike po rëndohej përditë. Shtresat e varfëra të shoqerisë po zhyteshin

më thellë në varfëri. Nëpunësit e administratës nuk paguheshin rregullisht.

Së treti, në Shqipëri ekzistonin marrëdhënie antagoniste ndërmjet çifligarëve dhe fshatarëve.

Shpeshherë, çifligarët22 shfaqnin edhe tendenca dhune ndaj fshatarëve, duke i fyer dhe

keqtrajtuar ata. Kjo ishte një dukuri që karakterizonte gjithë vendin. Ahmet Zogu nuk kishte

ndërmarrë asnjë reformë për të zhdukur këtë fenomen shoqëror.

Për të realizuar ëndrrën e tij, Ahmet Zogu kërkonte të siguronte një mbështetje në faktorin

ndërkombëtar. Përsa i përket ndryshimeve të reja politike që do të bëheshin në Shqipëri,

Ahmet Zogu i’u drejtua fillimisht Anglisë, në fillim të vitit 1928, duke i dëshmuar rëndësinë

dhe influencën e madhe që ai i njihte Londrës në Shqipëri23. Anglia në fillim, kishte shprehur

pakënaqësi ndaj titullit që do të mbante Zogu si “Mbret i Shqiptarëve”, pasi Tirana zyrtare

nuk i kishte kërkuar mendim Londrës, si në ndryshimin e formës së regjimit, ashtu edhe në

shpalljen e Zogut si “Mbret të Shqiptarëve”24. Ahmet Zogu në fillim u përpoq ta bindte

diplomacinë angleze, se monarkia ishte e domosdoshme për Shqipërinë, pasi forma e

republikane e qeverisjes nuk garantonte sigurinë e domosdoshme për një shtet të ri, i cili sapo

dilte prej trazirave të brendshme25. Londra ishte skeptike ndaj argumentimit të Zogut lidhur

me çështjen e vazhdimësisë dhe të stabilitetit, pasi ajo e dinte se bajraktarët e Veriut qysh prej

kohëve të lashta, kishin qënë faktor dominues në rregullimin e grindjeve të brendshme

shqiptare në këto vise26.

“Anglia, por edhe Franca, në fillim e kundërshtuan idenë e këtij titulli, po këtë qëllim mbajti

edhe ministri i jashtëm shqiptar Iliaz Vrioni”27. Vrioni kishte siguruar kryeministrin anglez

21 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë”, (Tiranë: 1989), 1322 Çifligarët përfaqësonin pronarët mëdhenjë të tokave në Shqipëri.23 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë, 1912- 2000”, (Tiranë: Botimet Kristalina-KH), 17624FRUS, (Foreign Relations of United States), vol. I, Telegram i ministrit amerikan Hart, për sekretarin e shtetit amerikan, Kellog, 18 shtator 1928, 849-85025 Valentina Duka, “Historia…, 17626 Valentina Duka, “Historia …,17627 Frus, Foreign Relations of United States), vol I,Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart për sekretarin e shtetit amerikan Kellog, 18 shtator 1928, 845- 846

20

Page 21:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Çambërlenin në vitin 1927, se në rast se Shqipëria do të shpallej Monarki, do të adoptohej

titulli Mbret i Shqipërisë28 dhe jo “Mbret i Shqiptarëve”, me qëllim që ajo mos të haste

probleme me Jugosllavinë, brenda së cilës jetonin afërsisht 1000.000 shqiptarë. Fuqitë e

Mëdha bënë demarshe për ta kundërshtuar titullin që kërkonte të mbante Ahmet Zogu si

“Mbret i Shqiptarëve”, madje ato kërkuan që ai të zëvendësohej, me titullin “Mbret i

Shqipërisë”, nga shkaku se titulli i parë mund të forconte aspiracionet e shqiptarëve që

ndodheshin jashtë kufijve të Shqipërisë29, si në Jugosllavi edhe në Greqi30. Diplomacia

angleze ishte e shqetësuar, për faktin se shpallja e Monarkisë Shqiptare, si dhe problemet e

trashëgimisë lidhur me të, mund të shkaktonin një shqetësim jashtë Shqipërisë. Zogu ndodhej

në një pozicion të vështirë. Anglezët, opinionin e të cilëve ai vazhdonte ende ta konsideronte

si më të paanshmin, e kishin këshilluar fuqimisht kundër një titulli të tillë.

Vetë ministri i jashtëm shqiptar, Iliaz Vrioni, u përpoq me të gjitha forcat kundër këtij

ndryshimi dhe kishte aq besim në forcat e veta, sa e siguroi të ngarkuarin me punë të Francës

në Shqipëri, më 28 gusht se titulli i diskutueshëm nuk do të përdorej31. Asambleja për

fatkeqësinë e Vrionit, i cili nuk e priste që mendimi dhe këshilla e tij për një çështje të tillë

të mos mbaheshin parasysh, vendosi të miratonte titullin luftënxitës32.

Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta dhe ndërhyrjes së Anglisë dhe Francës, si dhe

ndërhyrjes së ministrit Vrioni, Zogu nuk e mbajti premtimin që i kishte dhënë ministrit të

Anglisë Hodgson, se do ta ndërronte titullin e parë33. Njerëzit e afërt të Zogut, si ministri i

jashtëm shqiptar Iliaz Vrioni, ishte dyshues dhe skeptik në këtë situatë, ndaj bënte të ditur:

“Nëse Londra dhe Parisi nuk do ta njihnin Mbretërinë Shqiptare, ato mund të shkaktonin një

kaos në Ballkan”34. Së fundi, anglezët ishin të merakosur prej reagimit të mundshëm të

fqinjëve të Shqipërisë, ndaj këtij ndryshimi kushtetues, merak që Zogu këmbënguli se ishte

pa baza35. Zogu i deklaroi ministrit fuqiplot anglez në Shqipëri, zotit Hodgson, se ai ishte i

bindur që si italianët, grekët edhe jugosllavët do ta mirëprisnin këtë ndryshim. “Më në fund,

diplomacia angleze dhe ajo evropiane u bindën për t’i hapur dritat jeshile, ndryshimit të

28 Bernd Ficher, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 29 Valentina Duka, “Historia …, 17630 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 393 “Botim i fletores greke Ethnos”. 12. 10. 192831 Bernd Ficher, “Mbreti Zog …, 16032 Po aty33 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 393. “ Botim i fletores greke Ethnos”, 12. 10. 1928 34 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl.393 Botim i fletores greke Ethnos”, 12. 10. 192835 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912- 2000”, (Tiranë: Botimet Kristalina- KH, 2007), 176

21

Page 22:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

formës së qeverisjes shqiptare”36. Londra dhe Parisi vendosën ta informonin vetë Beogradin

për ndryshimin e ardhshëm në Shqipëri, informimin e të cilit Zogu e kishte vonuar duke i

kërkuar Jugosllavisë, njëkohësisht që të mos e kundërshtonte një gjë të tillë. “Gjendja me

jugosllavët ngeli e bllokuar deri në fund të gushtit, në pritje të datës së realizimit të

ndryshimit”37.

Mbështetjen më të madhe Zogu e siguroi nga Italia. Musolini diti si të fitonte miqësinë e

Zogut38, duke e përkrahur atë madje dhe financiarisht për ta hipur në fronin mbretëror.

Musolini e shikonte Zogun si të vetmin person që mund të realizonte më lehtësisht qëllimet

ekonomike dhe politike në Shqipëri.

Fillimisht, ministri italian Ugo Sola, i dërgoi një telegram Legatës italiane në Shqipëri si

edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, mbi transmetimin e notës së ministrit të

jashtëm shqiptar Vrioni, në lidhje me vendosjen e Monarkisë në Shqipëri39. Ministri i jashtëm

Vrioni, gjatë vizitës që bëri në Itali, pati afirmimin edhe nga qeveria italiane, në lidhje me

ndryshimet e reja kushtetuese që do të bëheshin në Shqipëri, nëpërmjet të cilit, qeveria

italiane e mbështeste këtë akt 40.

Fillimisht, ishin italianët ata që propozuan titullin e parë, ashtu siç edhe mbreti në Itali

gëzonte të njëjtin titull41. Zogu më vonë i kërkoi ministrit italian Ugo Sola, se çfarë qëndrimi

do të mbante qeveria e tij, në rast se Zogu do të mbante titullin: “Mbret i Shqiptarëve”? Sola

u përgjigj:“Qeveria e tij nuk mund ta ndryshonte mendimin e saj për shkak të një çështje kaq

të vogël, e megjthatë ky titull nuk përbënte asnjë problem për të dhe qeverinë e tij”42.

Megjithëse, perspektiva për përdorimin e mundshëm në të ardhmen të elementeve mbarë

shqiptare, si argument për presion mbi Beogradin ishin joshëse për Italinë 43. Më 31 gusht, në

prag të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, Sola ndryshoi mendje në lidhje me titullin që do të

mbante Zogu.“Zogu i la të kuptonte se fakti i heqjes dorë nga ky titull do të thoshte që t’i

dorëzohej frikës së Londrës dhe Beogradit”44, të cilat nuk ishin dakort me proklamatën e

36 Po aty37 Po aty, 17738 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 284 Artikull i botuar prej gazetës londineze “ Sunday worker” 2. Shtator 192839 AQSH, Fondi 187, d. 88, viti 1928, fl. 1-5 Telegram i ministrit italian dërguar legatës italiane në Tiranë . 40 AQSH, Fondi 187, d. 88, viti 1928, fl. 4 Telegram i ministrit italian, Sola dërguar legatës italiane në Tiranë.41 Po aty42 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog…, 15843 AQSH,Fondi 187, viti 1928,d. 88 , fl. 5 Telegram i ministrit italian Sola, dërguar Legatës italiane në Tiranë

44 AQSH, Fondi 187, viti 1928, d. 88, fl. 5- 12/ Ugo Sola, Memorie, cituar, 188- 194

22

Page 23:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”. Madje ato e kishin kundërshtuar këtë titull, për shkak të

problemeve që mund të lindnin te shqiptarët në Jugosllavi.

Në kujtimet e tij Sola shkruan: “Zogu dhe shqiptarët ishin të kënaqur në zgjedhjen e parë,

por ata e ndryshuan mendimin e tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos

nga Beogradi”45, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”.

Beogradi i’u drejtua kancelarive evropiane, që ato të mos e mbështesnin këtë veprim të

Zogut. Madje, Jugosllavia reagoi ashpër, duke shkaktuar edhe trazira në kufijtë shqiptaro-

jugosllavë.

Por, Italia u bë mbështetësja kryesore e Monarkisë Shqiptare, me Zogun e Parë si “Mbret të

Shqiptarëve”. Roma e përkrahu atë, duke e nxitur Asamblenë Shqiptare që Zogut t’i

atribuohej menjëherë ky titull46. Në këto kushte, Ahmet Zogu përshpejtoi hapat për të thirrur

Asamblenë Kushtetuese, e cila do të bënte ndryshimin e regjimit nga Republikë në Mbretëri.

Në lidhje me ndryshimet e fundit që do të bëheshin në Shqipëri, Ahmet Zogu bëri shumë

përpjekje që të siguronte një mbështetje brenda vendit.

Shumë shpejt Zogu gjeti përkrahjen e popullit të Tiranës. Ministria e Punëve të Brendshme i

dërgoi një telegram Zyrës së Shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku bëhej fjalë për

parinë e popullit të kryeqytetit, të cilët në një mbledhje që mbajtën dhe me një entuziazëm të

jashtëzakonshëm:“shfaqën dëshirën për ndërrimin e formës së regjimit, pasi sipas tyre ishte e

vetmja mënyrë regjimi që i përshtatej shpirtit dhe dëshirës së popullit, për të siguruar një të

ardhme të lumtur”47. Kryeqytetasit ishin dakort jo vetëm për ndryshimet e reja në qeverisje,

por ata shfaqën edhe dëshirën që:“Ahmet Zogut t’i dhurohej kurora e mbretërisë

shqiptare”48.

Si fillim, Zogu i bindi deputetët e Asamblesë Kombëtare49 që të bënin ndryshimin e statutit, i

cili kishte nevojë për t’u modifikuar. Kryetari i Republikës shqiptare nënshkroi dekretin për

zgjedhjet e Asamblesë. Zgjedhjet e para do të fillonin në 16 korrik dhe votimi i dytë do të

45 Po aty46 Dennis P. Hupchick, “The Balkans from Constantinople to Communism”, (Botimet: Palgrave Macmillan), 35247 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 10 Telegram i Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar MPJ në lidhje me ndryshimin e e ri të regjimit në Shqipëri. Nr. 4042, 18. 8. 1928 48 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 10 Telegram e Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar zyrës së shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në lidhje me ndryshimin e ri të regjimit politik në Shqipëri. Nr 4042, 18. 8. 1928 49 Asamble Kombëtare: Përfaqësonte institucionin më të lartë legjislativ, i cili do të bënte ndryshime në regjimin politik në Shqipëri, nga Republikë në Mbretëri, më 1 shtator të vitit 1928

23

Page 24:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

bëhej në 26 gusht, kurse në 28 gusht do të mblidhej Asambleja Kushtetuese50. Shtypi anglez

“The Times” shkruante:“Senati i Shqipërisë dhe dhoma e deputetëve, duke u mbledhur në

Asamblenë Kushtetuese, do të votojnë ato modifikime në statut të cilat janë të panevojshme

me vendimin e Ahmet Zogut, presidentit të Republikës për të proklamuar veten e tij mbret”51.

Presidenti i Asamblesë Kushtetuese kishte kërkuar prej Ahmet Zogut, që ta qeveriste vendin

në titullin Skënderbe i III52.

“Komisioni u kthye në Asamble dhe i komunikoi kësaj, pranimin e fronit prej shpëtimtarit të

Kombit. Zogu i Parë, “Mbreti i Shqiptarëve” erdhi në orën 16 e 40 në ndërtesën e

Asamblesë, i pritur me një ceremonial të posaçëm, si dhe i shoqëruar prej trupit ministerial

edhe prej suitës së tij53. Asambleja kushtetuese ra dakort që të propozonte në 1 shtator, pasi

pa formën e qeverisjes dhe emrin e shkruar të Ahmet Zogut në kushtetutë, si mbret.

“Pas bindjes fillimisht të Italisë, për shkak të marrëdhënieve specifike të Zogut me të, bindjes

së diplomacisë angleze dhe asaj evropiane, pas marrjes së një gjysmëmiratimi nga shtetet

fqinje, përpunimit të opinionit shqiptar dhe europian nëpërmjet shtypit”54, më 31 gusht 1928,

Asambleja Kombëtare miratoi dy rezoluta. “Rezoluta e parë mundësonte ndryshimin e

kushtetutës, e cila e shndërroi Shqipërinë nga Republikë në Monarki të trashëgueshme, kurse

rezoluta e dytë e kushtetutës shqiptare, e shpallte Zogun mbret”…55.

Në datë 1 shtator, Shqipëria u shpall monarki, kurse Ahmet Zogu u shpall “Mbret i

Shqiptarëve”56. Sipas diplomacisë amerikane, mbreti Zog e kishte proklamuar veten e tij si

“Mbret i Shqiptarëve”, 30 ditë më përpara se ai të shpallej zyrtarisht57. Kurorëzimi i Ahmet

Zogut kishte një rëndësi për të, gjithashtu e rëndësishme ishte edhe vendi ku do të bëhej

50 AMPJ, viti 1928, dosja 65, fl. 56 Telegram i Ministrit të Punëve të Jashtme dërguar Legatës Britanike në Shqipëri. Nr 372/2, 20. 8. 1928 51 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 241 Botim i gazetës londineze “The Times”, 29 gusht 192852 Po aty53 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 84 Raport i zyrës së shtypit drejtuar prefekturave dhe nënprefekturave të Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, në lidhje me hipjen e Ahmet Zogut në fronin shqiptar. 401/3, 2. 09. 192854 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 17855 Po aty / Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, Historia e Shqipërisë vol III, (Tiranë: 1984) 34856Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, dërguar sekretarit të shtetit amerikan, 30 gusht 1928, 847, / Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol III, (Tiranë: 1984), 34857 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, dërguar sekretarit të shtetit amerikan, Tiranë, 4 gusht 1928, 845- 846

24

Page 25:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kurorëzimi i mbretit Zog. “Ai zgjodhi pikërisht kështjellën e Krujës për t’u treguar

shqiptarëve se tashmë kishte lindur një Skënderbe i kohëve moderne”58.Statuti i ri

konstitucional i Shqipërisë përmbante 230 artikuj që i jepte të drejtën e plotë sovranit59. Sipas

statutit të monarkisë, Zogu I ishte kreu më i lartë i shtetit60. Ai gëzonte edhe privilegje të

tjera. Ai ishte kryekomandant i forcave të armatosura, i cili vendoste edhe për traktatet

ekonomike dhe politike, si dhe ato ushtarake me vendet e huaja61etj.

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare u pa si një eveniment shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Në

Tiranë u bënë manifestime të mëdha62, ku njerëzit brohorisnin, “Rroftë Zogu, Mbreti i

Shqiptarëve”. Kryeqyteti shqiptar prezantonte një pamje piktureske, ku burra dhe gra të

veshura me rroba kombëtare shiheshin kudo, kurse mbreti Zog ishte veshur me uniformë

gjenerali, duke udhëtuar në një karro të çelur, i cili ishte i shoqëruar prej tre miqve të tij, ku

një prej tyre ishte Pandeli Evangjeli, i cili u zgjodh President i Asamblesë63.

Mbreti Zog mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, i cili më vonë do të bënte edhe betimin

përpara kombit.“Unë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve, në çastin që kam marrë në dorë

pushtetin mbretëror, betohem përpara Zotit fuqiplotë se do ta ruaj bashkimin kombëtar,

pavarësinë shtetërore e terësinë tokësore, do të respektoj me besnikëri kushtetutën dhe do të

veproj në përputhje me kushtet dhe ligjet në fuqi duke pasur gjithnjë parasysh të mirën e

popullit”64.

Mbas leximit të formulës së betimit, mbreti Zog do të nënshkronte tekstin e saj me një pendë

të artë65, duke u drejtuar asamblistëve fjalën që vijon: “…Sot në minutën kur grakohem me

detyrën e randë e të naltë të Shtetit prej vullnetit të dëshirës së popullit të cfaqun me

vendimin të ndërgjegjes S’uaj do të veprojë tuej marë parasysh responsabilitetin moral….

Bota e ka marë vesht se po të lihen të qetë edhe bijt e Shqippes mund të krijojnë një shtet…

58 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë …, 179 59 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 229, Botim prej të përjavshmes “Near East” dhe “India të Londonit”. 13 dhjetor 192860 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 18061 “Historia e Shqipërisë 1912-1944”, vol III, Botim i Akademisë së Shkencave, Instituti Ii Historisë, (Tiranë: 1984), 34862 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 17963 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl 255 Editorial i shkruar nga korrespodenti Charls Woods.64 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 179/ Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog” , (Tiranë: 1997), 201 / Bernd Fischer, “ Mbreti Zog…, 15665 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 84 Raport i zyrës së shtypit dërguar prefekturës së Durrësit, Korcës, Gjirokastrës Shkodrës si dhe legatës britanike në Shqipëri në lidhje me hipjen e Ahmet Zogut në fronin mbretëror. Nr 401/ 3. 2. 9. 1928

25

Page 26:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në rregjimin e rij Shqipërija ka me qene një faktor paqësuer në Ballkan, relacionionet që

ekzistojnë sot me Shtetet fqinj e dashamirë shpresojmë se do të forcojmë edhe ma tepër…66.

Mbreti shqiptar vazhdoi më tej fjalimin, se do të vazhdonte politikën që kishte vazhduar në

respekt të plotë të traktateve dhe marrëdhënieve miqësore me të gjithë fqinjët67.

Mbas shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, shumë shpejt Zogu dha një intervistë në gazetën

“Dielli”, ku atij i’u bë pyetja, se përse ai zgjodhi që të quhej “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo

Mbret i Shqipërisë? Ai u përgjigj:“Froni m’u dha prej shqiptarëve dhe s’mund të quhem

ndryshe veçse mbret i shqiptarëve, populli shqiptar vazhdoi shembullin tjetër si popujt e

tjerë’’68.

Gjithashtu, Zogut i’u bë një tjetër pyetje, se përse ai e ndryshoi formën e regjimit? Ai u

përgjigj:“Ndryshimi u bë që guverna të jetë pas frymës dhe dëshirës së popullit shqiptar,

themeli i të cilit ka qenë ndarja në bajrake dhe secilido me një bajrak në krye’’69. Gjithashtu,

ai pohoi:“Realisht në Ballkan, shumë mbretër gëzonin këtë titull si psh: “Në Jugosllavi,

monarku quhej “Mbret i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve”. Në Greqi, monarku quhej

“Mbret i Helenëve’’, në Bullgari, mbreti thirrej “Car i Bullgarëve’’70 dhe për këtë arsye, nuk

kishte pse të bënte përjashtim Shqipëria. Ky ishte edhe një argument bindës që përdorën

simpatizantët dhe mbështetësit e Monarkisë.

Mbreti Zog bëri përpjekje që nëpërmjet Italisë të njihej edhe më gjerë nga faktori

ndërkombëtar. Roma zyrtare ndërhyri pranë kancelarive evropiane, që ato ta njihnin regjimin

monarkik në Shqipëri. Këtë e vërteton korrespodenca e Ministrisë së Punëve të Jashtme me

Legatën shqiptare në Romë, mbi njohjen e regjimit monarkik në Shqipëri nga ana e shteteve

të ndryshme71. Roma zyrtare nëpërmjet Legatës së saj në Paris, Londër, Beograd, Vjenë etj, u

kërkoi që ato ta njihnin sa më shpejt Monarkinë më të re në Ballkan,“Mbretërinë Shqiptare”.

Ndërkohë që shtypi italian shkruante me optimizëm, në lidhje me kurorëzimin e mbretit Zog

në fronin shqiptar.“Gazetat italiane salutojnë simpathikisht ngjarjet se nënë regjimin

manathik( monarkik- V.D.) dhe nën udhërimin A. Zogut, Shqipëria do të arrij plotësiht

66 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 85 Raport zyrës së shtypit së MPJ shqiptare, dërguar prefekturave dhe nënprefekturave shqiptare në lidhje me kurorëzimin e mbretit Zog. Nr 401/3, 2. 9. 192867 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 256 Editorial i shkruar nga korrespodenti Charls Ëoods.68 “Dielli”, 7 shtator 1928, 269 Po aty70 “Dielli”, 7 shtator 1928, 2, / Bernd Fischer, “ Mbreti Zog …, 158 71 AMPJ, viti 1929, dosja. 266, fl. 7 Korrespodencë e MPJ shqiptare me Legatën shqiptare në Romë.

26

Page 27:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

bashkimin kombëtar dhe politik dyke cvilluar qytetërimin e saj ca më shumë” 72. Në orën 5 e

30 mbas ceremonialit të betimit, mbreti Zog u kthye nga pallati mbretëror, ku u takua me

Ugo Solën, ministrin italian në Shqipëri dhe me përfaqësuesit e tjerë të Legatës italiane 73.

Ugo Sola i paraqiti urimet Zogut dhe deklaroi në emër të qeverisë italiane, për të hyrë në

marrëdhënie zyrtare me qeverinë mbretërore shqiptare74. Pas shpalljes së Mbretërisë

Shqiptare, filluan një serë telegramesh urimi nga vendet e huaja.

Telegrami i parë erdhi nga Italia, ku njohjen e Zogut si “Mbret i Shqiptarëve” e përshëndeti

mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, i cili shkruante: “Në këtë cirkoustancë solemne ju shfaq

urimet më të nxehta për lumturinë e mbretërisë tuaj dhe për begatinë e popullit tuaj” 75.

Gjithashtu, ai e falenderoi mbretin Zog për dhënien e dekoratës “Travalies i madh i

Shqipërisë”76.

Ahmet Zogu i’u përgjigj mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit, nëpërmjet një telegrami,“ku e

siguronte se do të ndiqte gjithmonë shembullin e tij për madhështinë dhe kulturën e popullit

të tij”77. Gjithashtu, telegram urimi erdhi edhe nga kryetari i qeverisë italiane Musolini78, i cili

i shkruante Zogut:

“Jam i lumtur që më jepet mundësia të siguroj madhërinë Tuaj se Italia do të vazhdoj edhe

në të ardhmen të ndjek politikën e saj të miqësisë së palëkundur ndaj jush dhe qeverisë suaj

të cilët nuk po i kursejnë përpjekjet e tyre të efektshme dhe fisnike për përparimin e

Shqipërisë”79.“Ndjenjat me të cilat madhëria juaj kanë qenë kaq të mira kundrejt meje, janë

parë mestabilitetin e regjimit monarkik në lidhjet tona kombëtare, të cilat garantojnë

vazhdimësinë e lidhjeve të thella dhe të sinqerta që egzistojnë midis dy vendeve”80. Zogu i’u

72 Valentina Duka, “Nga presidenca në monarki, çështje të legjimitetit”, Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Monarkia shqiptare (1928- 1939), (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 12373 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 92 Raport i Zyrës së shtypit së MPJ, dërguar prefekturave dhe nënprefekturave shqiptare, në lidhje me kurorëzimin e mbretit Zog. Nr. 406/1/9, 4. 9. 192874 Po aty75 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 92 Telegram urimi i mbretit italian Viktor Emanuelit dhe Musolinit dërguar mbretit Zog. Nr 406/1/9, 4. 9 1928,/ AMPJ,viti 1928, d. 64, fl.9276 AQSH, Fondi 150, d. 1-6, viti 1928, fl. 1 Telegram falenderimi i mbretit Italian, Viktor Emanuelit dërguar mbretit Zog. 4. 9. 192877 AQSH, Fondi 4/6 d. 16, viti 1928, fl. 62 Telegrami i Ahmet Zogut drejtuar mbretit të Italisë.78 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 92 Telegram urimi i mbretit Italian Viktor Emanuelit dhe Musolinit dërguar mbretit Zog. Nr. 406/1/9, 4. 9. 192879 AQSH, Fondi 151, d. 378, viti 1929, fl, 1/ AMPJ, Fondi 151, d. 858, viti 1929, fl. 11 Letër e Musolinit drejtuar mbretit Zog.80 Owen Pearson, “Albania and king Zog”, (Tiranë: 2004), 296

27

Page 28:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

përgjigj Musolinit, duke u shprehur: “Në këtë moment kur njerëzit thërrasin për Mbretin e

Shqiptarëve, unë jam i lumtur, të manifestoj për shkëlqesinë tuaj, sa shumë unë dhe

shqiptarët ju vleresojnë’’81.

Mbreti Zog e falenderonte Musolinin, për njohjen që Italia i bëri Mbretërisë Shqiptare, dhe

vlerësonte bashkëpunimin midis dy vendeve82. Njohja nga Italia ndodhi në të njëjtën ditë që u

bë shpallja e Mbretërisë Shqiptare. Kuptohet qartë, që Italia e mbështeti fort Zogun, për të

përmbushur interesat e saj politike e ekonomike, për vet pozicionin strategjik që kishte

Shqipëria ne Adriatik e Ballkan83.

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare dhe kurorëzimi i Ahmet Zogut si mbret, u përhap si lajm jo

vetëm nga Tirana zyrtare dhe shtypi vendas, por edhe nga kancelaritë e huaja, si ato italiane

e amerikane, si dhe nga shtypi i huaj. Zogu njoftoi trupin e huaj diplomatik në Tiranë për

ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Përfaqësuesit e huaj në Tiranë njoftuan qendrat e tyre.

Nëpërmjet ministrit fuqiplot amerikan të akredituar në Shqipëri, Charles C. Hart, i bënte të

ditur sekretarit të shtetit amerikan Castle, se Zogu I, u proklamua në orën 9 të mëngjesit, si

“Mbret i Shqiptarëve” dhe se shpallja e Mbretërisë Shqiptare kishte shkaktuar një shqetësim

në trupat diplomatike, si ato franceze, jugosllave, turke, gjermane, angleze84.

Diplomacia amerikane shprehte shqetësimin e saj për reagimin jugosllav ndaj kësaj

ngjarjeje85. Ministri amerikan bënte të ditur, se homologu i tij jugosllav i kishte thënë atij, se

çështja qëndronte në faktin, se qeveria e tij do të kishte kohë të mjaftueshme, në lidhje me

këtë çështje dhe se nuk kishte asgjë rreth këtij propozimi dhe efektet që mund të krijoheshin

për monarkun e ri të shqiptarëve, si brenda dhe jashtë Shqipërisë86. Diplomacia shqiptare bëri

përpjekje nëpërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Iliaz Vrionit, për njohjen e Mbretërisë

Shqiptare nga superfuqia më e madhe e botës, SHBA-ja. Iliaz Vrioni kërkoi njohjen e

Mbretërisë Shqiptare nga ana e ShBA-së.

81 Owen Pearson “Albania and king Zog”, (Tiranë: 2004), 29682 AQSH, Fondi 416, d.14, viti 1928, fl. 14-15 Telegram falenderimi nga ana e mbretit Zog drejtuar Musolinit83 Frus, (Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, drejtuar sekretarit të shtetit amerikan , 18 shtator 1928, 845- 84684Frus, (Foreign Relations of United States) Vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, drejtuar sekretarit të shtetit amerikan Kellog, Tiranë, 18 shtator 1928, 846 85 “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol III, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, ( Tiranë: 1984), 34986 Frus, ( Foreign Relations of United States) Vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, dërguar sekretarit të shtetit amerikan Castle, 30 gusht 1928, 845-846

28

Page 29:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Përfaqësuesi amerikan Hart i shkruante sekretarit të shtetit amerikan: “Qeveria e madhërisë

së tij kishte si qëllim zhvillimin e marrëdhënieve të mira që ekzistonin mes dy vendeve.

Megjithatë, Ballkani do të ketë një mbretëri të re, që do të shërbente si një faktor paqeje në

Ballkan. Përsa i përket ndryshimit të regjimit në Shqipëri, unë besoj se do të vazhdojmë të

kemi qëllime të mira për qeverinë e re”87.

Ndërsa sekretari i shtetit amerikan Kellog shkruante: “Qeveria ime ka marrë njoftimin në

lidhje me vendimin e Asamblesë Kombëtare në ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri,

në një monarki kushtetuese dhe me proklamimin e presidentit Ahmet Zogut, Zogu I, “Mbret i

Shqiptarëve”. Unë tani kam kënaqësinë të informoj shkëlqesinë tuaj sipas udhëzimeve nga

qeveria ime, se qeveria e SHBA-së do ta njoh Mbretërinë Shqiptare”88. Në një telegram të

dytë, sekretari i shtetit amerikan shkruante: “Është kënaqësi që unë pres nga madhëria juaj

dhe nga njerëzit në Shqipëri, urimet me rastin e hipjes në fron. Amerikanët do të bashkohen

me urimet më të mira dhe mbresëlënëse për madhërinë tuaj, për shëndet, lumturi dhe

prosperitet në Shqipëri. Departamenti do t’ju komunikoj më vonë letrat kredenciale të

njohjes”89.

Mbretëria shqiptare u njoh në 13 shtator nga SHBA-ja Lajmi i njohjes së Mbretërisë

Shqiptare nga SHBA u bë i njohur nga Zyra e Shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme

shqiptare, e cila informoi prefekturat e Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, dhe Durrësit në lidhje

me telegramin e mbërritur nga presidenti i SHBA-së, Kulixh, në të cilën thuhej:“Populli i

Amerikës i bashkuem me mua i çfaq përgëzimet më të mira për shëndetin dhe lumterin e

Madhnis s’uaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë”90. Lajmi i njohjes së mbretit Zog nga

SHBA-ja, u bë e ditur në mbarë opionin ndërkombëtar edhe nga ministri i jashtëm shqiptar

Koço Kota, i cili e falenderoi SHBA-në, në lidhje me njohjen që ajo i bëri mbretit Zog, si

“Mbret i Shqiptarve”..

Një ditë më vonë, Mbreti Zog i Parë do t’i drejtohet nëpërmjet një telegrami urimi, presidentit

amerikan Kulixh, me fjalët:“…se ishte shumë mirënjohës në lidhje me aktin miqësor nga ana

87 Frus, (Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan Hart, drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, 6 shtator 1928, 84788Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i sekretarit të shtetit amerikan Kellog për mbretin Zog. 12 shtator 1928, 846- 84789 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i sekretarit amerikan Kellog, drejtuar mbretit Zog, 12 shtator 1928, 84790 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 174 Telegram i presidentit amerikan Kulixh drejtuar Ministrisë së Jashtme shqiptare, në lidhjen me njohjen e Mbretërisë Shqiptare. Nr. 423 , 13. 2. 1929

29

Page 30:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

e SHBA-së duke vazhduar më tej:“Populli shqiptar i’u është shumë mirënjohës edhe për

mikëpritjen, në të cilën republika e madhe e SHBA-së u bën shqiptarëve me benefitet dhe

kulturën amerikane”91.

Meqënëse SHBA ishte e para nga Fuqitë e Mëdha, përveç Italisë, që e njohu regjimin

monarkik në Shqipëri, jugosllavët në një farë mënyrë të imponuar në rrethanat që ishin

krijuar brenda faktorit ndërkombëtar, e njohën Monarkinë Shqiptare, madje edhe për një

arsye tjetër, për të mos lënë një përshtypje të keqe sidomos, në sytë e ndërkombëtarëve.

Mbretëria shqiptare u njoh me radhë edhe nga Fuqi të tjera të Mëdha si: Franca, Anglia,

megjithëse ato në fillim, nuk kishin mbajtur një qëndrim pozitiv dhe kishin proceduar

ngadalë, në lidhje me njohjen e saj.

Mbretëria Shqiptare u njoh shumë shpejt nga shtete të mëdha e të vogla, të cilat rritën edhe

reputacionin e Zogut në faktorin ndërkombëtar.92. Përsa i përket Britanisë së Madhe dhe

Francës, ato do ta njihnin zyrtarisht, në 21 shtator 93. Zyra e Shtypit e Ministrisë së Punëve të

Jashtme shqiptare, na informon mbi telegramin e dërguar nga zoti Robert Hodgson, i cili ishte

i dërguari dhe ministri fuqiplot i Britanisë së Madhe në Shqipëri94. Ai lajmëronte qeverinë

mbretërore: “Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Unioni i Afrikës së Jugut dhe shteti i lirë

i Irlandës, njohën naltmadhërinë e tij Zog I, “Mbret i Shqiptarëve”95. Ndërkohë, që mbreti

Zog kishte dërguar disa ditë më parë në FO96, ministrin e jashtëm Iliaz Vrionin, i cili e vuri

theksin se njohja e Mbretërisë Shqiptare nga ana amerikane, do t’i detyronte Fuqitë e tjera për

të marrë një vendim97. Shpallja e Monarkisë Shqiptare, shënoi një nga sukseset më të mëdha

91 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i mbretit Zog drejtuar presidentit amerikan Kulixh, 14 shtator 1928, 848- 849 92 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 178- 187 / Telegramet e mbërritura nga kancelaritë evropiane dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme për njohjen e Mbretërisë Shqiptare. Nr. 438/II, 11. 9. 1928/ Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit Hart drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, 851

93 AMPJ, Fondi 151, viti 1928, d. 858, fl. 5- 11, Telegrame urimi nga vendet e tjera, mbi njohjen e Mbretërisë Shqiptare/ AMPJ, d. 64, viti 1928, fl. 191 Telegram i dërguar nga ministri i Britanisë së Madhe, Hodgson, për MPJ shqiptare. Nr 447, 22 shtator 192894 AMPJ, dosja 64, fl. 191 Telegram i dërguar nga ministri i Britanisë së Madhe, Hodgson, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare. Nr 447, 22 shtator 1928/ Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912- 2000”, Tiranë, Botimet Kristalina- KH, 2007) , 177 95 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 191, Telegram i dërguar nga ministri anglez në Shqipëri Hodgson për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nr 447, 22 shtator 1928 96 FO /Foreign Office përfaqëson qeverinë britanike ose Londrën zyrtare.97 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan Hart, drejtuar sekretarit të shtetit, 851

30

Page 31:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të karrierës politike të Zogut. Në planin diplomatik, Monarkia Shqiptare kishte stabilizuar

raportet me disa prej vendeve kryesore evropiane… 98. Njohja e saj nga faktori ndërkombëtar,

u komentua shumë shpejt nga shtypi shqiptar. “Nderimet dhe simpatia e madhe dhe e

meritueshme e Fuqive të Mëdha i’u bënë mbretit të shqiptarëve”99 botonte gazeta e pavarur

“Vullneti i Popullit”.

Zogu do të afrohej diplomatikisht me shumë shtete, duke lidhur aleancë me Francën,

Anglinë, Austrinë, Suedinë, Çeko-Sllovakinë, Hungarinë, Uruguaj, Bullgari etj100, pasi ato do

të bënin edhe njohjen e saj. Kurse nga vendet ballkanike, Mbretëria Shqiptare u njoh më vonë

nga Greqia101. Zyra e Shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme na informon për telegramin e

mbërritur nga presidenti i Republikës greke Paul Kunduriotis, i cili e përgëzonte mbretin Zog

për prosperitetin e mbretërimit të tij102.

Megjithatë, kishte edhe shtete në Ballkan që ende nuk e kishin njohur Mbretërinë Shqiptare,

si rasti i Turqisë ku Mustafa Qemali, kryeministri turk nuk e njohu menjëherë atë. Shtypi

anglez “Near East” dhe “India” shkruanin në një prej artikujve: “Shqipëria monarkike ka

rregullue marrëdhëniet e saj me të gjitha fuqitë me përjashtim të Turqisë, e cila refuzon të

njoh këtë ndërrim. Për këtë arsye ministri turk në Tiranë, Tahir Lutfi Beu ka shkuar për

Angorë, dhe Shqipëria po përfaqësohet në Turqi prej një sekretari të Punëve të Jashtme103.

Por edhe Turqia me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, do t’a njihte Mbretërinë Shqiptare.

Ahmet Zogu pasi siguroi njohjen e regjimit mbretëror nga Italia dhe SHBA-ja, si dhe pasi

mori një konfirmim gjysëm zyrtar nga Anglia e Franca, shtoi përpjekjet për njohjen e

Mbretërisë Shqiptare nga fqinjët e vet, sidomos nga Jugosllavia. Zogu ishte i shqetësuar se si

do ta mirëpriste Jugosllavia këtë lajm. Shtypi zyrtar jugosllav, në fillim shkruante: “…se

qeveria jugosllave nuk u shqetësua aq shumë për ndryshimet e reja që do të bëheshin në

regjimin politik në Shqipëri”104. Madje, ajo i paraqiste këtë ngjarje si më poshtë:“Kishte

98 Patrice Najbor, Les realizations du roi Zog (1928-1939), botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Institituti i Historisë, Monarkia shqiptare (1928- 1939), ( Tiranë: Botimet Toena, 2013), 32299 “Vullneti i popullit”, 24 shkurt 1931, 1100 Po aty101 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan Hart drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, 6 shtator 1928, 847102 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 93 Informacion nga zyra e shtypit të MPJ shqiptare, në lidhje me njohjen e mbretërisë shqiptare nga presidenti grek.103 AMPJ. viti 1928, dosja 64, fl. 229 Botim i shtypit anglez “Near East” dhe “India”, 13 dhjetor 1928 104 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 403 Raport i Legatës shqiptare në Jugosllavi dërguar MPJ shqiptare. Beograd, 30 gusht 1928

31

Page 32:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ardhur koha që Shqipërisë t’i jepet një formë shteti që të pajtoj traditat dhe zakonet e

popullit105. Populli dëshiron monarki. Këtë e vërtetojnë edhe manifestimet mbi personin

Zog”106. “ Asht per te vue oroe mbi kërkimin e përbashkët për titullin “ Mbret i Shqiptarëvet”

dhe jo mbret i Shqipnies Ahmeti të bahet Mbreti i të gjith Nationit. Ky vendim duket një gjë e

mbaruem. U caktue nji komision i cilli asht ngarkue me formulimin e artikullit parë të

regjimit monarhike107”.

Por, në të vërtetë, lajmi i shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe sidomos proklamimi i Zogut

si “Mbret i Shqiptarëve”, nuk do të mirëpritej, madje do të kishte një impakt negativ te

Jugosllavia.

Në lidhje me qëndrimin jugosllav, fillimisht Ahmet Zogu mendoi: “Përderisa Beogradi ishte

i zënë me problemet e brendshme politike, ai mundej pa kurrfarë rreziku ta vinte atë në dijeni

se veprimet e tij nuk ishin punë e tyre”108. Gjatë vitit 1928, Jugosllavia kishte probleme të

brendshme, përsa i përket lëvizjeve nacionale të popujve kroato-sllovenë, të cilët kishin

shpërthyer në revolta, kundër pakënaqësisë që kishin ndaj regjimit të Mbretërisë Jugosllave,

duke synuar shkëputjen prej saj. Gjithashtu, probleme Jugosllavia kishte edhe me Italinë, në

lidhje me çështjen kroate, të cilët të nxitur nga Italia filluan të shkaktonin mjaft probleme në

kufijtë italo- jugosllavë. Ahmet Zogu mendoi se për këto arsye, Jugosllavia nuk do ta kishte

vëmendjen te ngjarjet e brendshme që po zhvilloheshin në Shqipëri, dhe për më tepër që nuk i

përkisnin asaj.

Historiani amerikan Bernd Fisher në librin e tij shkruan: “Si fillim Ahmet Zogu i kërkoi zotit

Çekrezi, drejtorit të gazetës “Telegraf” që të shkruante një artikull me kuptim të dyfishtë e që

më pas ta përcillte këtë shkrim në Beograd”109. Fillimisht, zoti Çekrezi shkruajti: “Kjo

çështje, pra shpallja e Mbretërisë nuk ishte diçka terësisht e brendshme e Shqipërisë, por ajo

mund të konsiderohet edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve ndërkombëtare”110. Por disa ditë

më vonë, ai do të botonte një artikull tjetër, në të cilën shkruante:“Ndryshimi i propozuar nuk

105 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 403 Raport i Legatës shqiptare në Beograd për Ministrinë e Punëve të jashtme. Beograd, 30 gusht 1928 106 AMPJ,viti 1928, d. 64, fl. 403 Raport i Legatës shqiptare në Beograd për Ministrinë e Punëve të jashtme. Beograd, 30 gusht 1928107 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 403 Raport i legatës shqiptare në Beograd për Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare. Beograd, 30 gusht 1928 108 Bernd Fischer, “ Mbretit Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Çabej 1984), 154109 Po aty110 Po aty

32

Page 33:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ishte diçka që u përkiste qeverive të huaja, por një çështje thjesht e brendshme, që duhej të

zgjidhej prej vetë shqiptarëve”111. Zoti Çekrezi ndryshoi menjëhërë qëndrim në shkrimet e tij,

duke i konsideruar ngjarjet e brendshme që po zhvilloheshin në Shqipëri, vetëm si pjesë e saj.

Në ditët në vazhdim, qeveria jugosllave u tregua skeptike. Shtypi jugosllav kishte botuar

lajme alarmike mbi Shqipërinë112, të cilat u komentuan më vonë edhe nga shtypi austriak

“Neue Freie Presse”, e cila botoi një telegram të korrespodentit të saj nga Beogradi, në të

cilën shkruhej:“Jugosllavia ishte alarmuar që Ahmet Zogu do të kurorëzohej mbret, dhe për

këtë qëllim u diskutua çështja e parashikimit të statutit dhe se Italia është duke e përkrahur

Ahmet Zogu me planet e tija113. Shtypi jugosllav reagoi shumë ashpër edhe ndaj politikës që

kishte ndjekur Zogu, në lidhje me marrëdhëniet që kishte vendosur me Italinë. Shtypi

jugosllav i paraqiti këto ngjarje me një frymë negative114.

Qeveria jugosllave ishte skeptike edhe ndaj Italisë, për arsye të qëndrimit që kjo e fundit

mbajti, ndaj përkrahjes që i dha “Mbretit të Shqiptarëve”. Qeveria jugosllave u mundua ta

ngrinte zërin në qarqet diplomatike evropiane, për t’i treguar Evropës se Italia nuk dëshironte

një politikë paqeje në Ballkan115. Beogradi zyrtar dha deklarata në shtyp kundër Shqipërisë, se

ajo ishte vënë nën shërbimin e Italisë116.

Qeveria jugosllave mbajti një qëndrim, i shoqëruar nga tone të ashpra, jo vetëm ndaj Tiranës

zyrtare, por edhe ndaj diplomacisë italiane. Gjithashtu, ajo bëri përpjekje nëpër këto

kancelari, për ta kundërshtuar Mbretërinë Shqiptare”117. Përpjekjet e Jugosllavisë nuk ishin të

suksesshme, sepse më vonë shumica e shteteve evropiane do ta njihnin me radhë atë.

Arsyeja përse Jugosllavia ishte më tepër e alarmuar justifikohej me faktin, se Zogu mund ta

përdorte titullin mbretëror si “ Mbret i Shqiptarëve”, për të patur një përkrahje më të gjerë te

111 Bernd Ficher, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 154112 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl.300 Telegram i konsulliit të Shqipërisë në Vjenë dërguar ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, në lidhje me reagimin jugosllav ndaj shpalljes së Mbretërisë Shqiptare. Nr. 338-II, Vjenë, 9 qershor 1928113 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 300, Telegram i konsullit shqiptar në Vjenë dërguar MPJ shqiptare. Nr. 338- II, Vjenë, 9 qershor 1928 114 AQSH, Fondi 152, viti 1929, d.23/23 Korrespodencë e MPJ shqiptare në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.115 DDI, ( Il Documenti diplomatice italian) vol VII, vitet 1922- 1935, 28 dhjetor 1928, 158116 AQSH, Fondi 1, dosja 90, viti 1928, fl.1 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd, në lidhje me qëndrimi e shtypit jugosllav ndaj marrëdhënieve shqiptaro- italiane. 117 DDI, (I Documenti diplomatice italian), vol VII, vitet 1922- 1935, 28 dhjetor 1928, 158/ AQSH, Fondi 1, d. 90, viti 1928, fl. 5- 11 Korrespodencë e Legatës jugosllave me kancelaritë evropiane.

33

Page 34:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptarët që jetonin në Jugosllavi, të cilët duke menduar për t’u shkëputur prej saj, mund të

shpërthenin në revolta ndaj qeverisë jugosllave118. Jugosllavët, të cilët në përbërje të shtetit të

tyre kishin një numër shqiptarësh, e interpretuan këtë si shenjë për një fushatë të ardhshme

irridentiste119. Në të vërtetë Ahmet Zogu preferoi të mbante titullin si “Mbret i Shqiptarëve”,

për të siguruar një mbështetje të madhe tek shqiptarët që jetonin jashtë kufijve të

Shqipërisë”120. Gjithashtu, Ahmet Zogu e përdori titullin për të siguruar një mbështetje të

gjerë edhe të kundërshtarët më të fortë politikë të tij121, si Hasan Prishtina, Bedri Pejani,

Azem Bejta, Sotir Peci etj

Për ta siguruar Beogradin, Ahmet Zogu thërriti edhe të ngarkuarin jugosllav në Shqipëri,

zotin Kasidolaçin, para se të mblidhej Asambleja Kushtetuese, të cilin e informoi për

ndryshimin e ri kushtetues. Gjatë këtij takimi, Zogu paraqiti të njëjta argumenta, si edhe me

anglezët, duke shtuar gjithashtu: “Populli shqiptar ishte i vendosur që ta shpallte atë Mbret”.

Më tej Zogu u shpreh duke e siguruar Kasidolaçin:“Qeveria e re shqiptare do të ndiqte një

politikë të pavarur, e cila do të ishte krejt e ndryshme prej asaj të ndjekur prej qeverisë së

mëparshme”122. Në përputhje me vijën e re politike jugosllave të nënshtrimit ndaj situatës,

Kasidolaçi i’u përgjigj në mënyrë shabllone Zogut: “Kjo ishte një punë që i takonte vetëm

Shqipërisë”123.

Në lidhje me ndryshimet e reja në Shqipëri, i ngarkuari jugosllav në Shqipëri, zoti Kasidolaç,

në emër të qeverisë jugosllave deklaroi:“Shqipëria nuk e kishte lajmëruar Beogradin zyrtar,

në lidhje me ndryshimet e fundit që do të bëheshin në Shqipëri”124.

Zoti Kasidolaç, në fillim ishte shprehur: “Qeveria jugosllave nuk do ta pengonte ndryshimin e

formës së regjimit që do të bëhej në Shqipëri, dhe se ndërrimi i formës së regjimit i takonte

vetëm asaj. Kjo nuk duhej parë si një sukses i ndonjë personi, por vetëm si zhvillim i këtij

shteti të vogël në një formë të caktuar që sidoqoftë do t’i garantonte pavarësinë dhe do t’i

118 Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol.III, Botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 349119 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…,180 120 “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol.III, Botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 349121 AQSH, Fondi 152, viti 1929, d. 23/23, fl 3-6 Korrespodencë e MPJ shqiptare në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.122 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet: Çabej 1984), 159123 Po aty124 Po aty, 158

34

Page 35:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

krijonte kushte edhe për një përparim kulturor dhe ekonomik”125. Ahmet Zogu bëri përpjekje

në Beogradin zyrtar, duke e siguruar atë, se pavarësisht titullit që do të mbante, nuk do të

ndihmonte kurrsesi lëvizje nacionaliste dhe irridentiste te shqiptarët e Kosovës126. Pavarësisht

deklaratave nga ana e Zogut, Beogradi kishte frikën, se Zogu mund të rizgjonte ndjenjat e

shqiptarëve për një bashkim etnik.

Sipas këndvështrimit të diplomacisë jugosllave, kurorëzimi i Ahmet Zogut nuk u referohej

vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre që jetonin jashtë kufijve. Ky veprim shkaktoi

reagime të ashpra në qeverinë jugosllave, e cila shihte atje synimet për të përfshirë nën

“kurorën e tij”, popullsinë dhe territoret shqiptare, që ndodheshin brenda kufijve të

Mbretërisë Serbo- Kroate-Sllovene.

Sipas komenteve të shtypit francez “Le Temps”, Beogradi zyrtar kishte deklaruar:“Shqiptarët

janë të lirë të rrojnë nën regjimin demokratik ose monarkik sipas qejfit e dëshirës së tyre, dhe

me që titulli i mbretit të ri ka për të qënë Zog I, “Mbret i Shqipërisë, “titull ky që ishte

propozuar fillimisht nga Italia”, është e sigurt se ministri i Jugosllavisë në Tiranë, nuk ka për

të qënë i fundit prej trupit diplomatik në paraqitjen e përgëzimeve dhe të letrave

kredenciale”127.

Reagimi i Jugosllavisë nuk ishte fort i bindshëm. I ngarkuari jugosllav Kasidolaçi, ishte

treguar skeptik duke aluduar ndaj çështjes së titullit, gjatë takimit që kishte patur me Ahmet

Zogun. Ai i kishte lënë përshtypjen Zogut se do ta njihte atë, vetëm nëse do të mbante titullin

“Mbret i Shqipërisë dhe jo Mbret i Shqiptarëve”.

Gjatë bisedës që Kasidolaçi kishte patur me Zogun, ai i kishte shprehur këtij të fundit, se ishte

i pakënaqur nga vendimi që kishte marrë. Kjo gjë, ishte nënkuptuar si një kërcënim për

qeverinë shqiptare dhe shqiptarët bënë atë që nuk donin jugosllavët, duke e njohur Zogun si

mbret të tyre128.

Ky argument duket bindës, por mungojnë provat nga burimet arkivore të huaja dhe ato

shqiptare, sipas të cilave Kasidolaçi të ketë hezituar rreth çështjes së titullit. Ky argument

bëhet më i dyshimtë, pasi përfaqësuesi jugosllav ishte treguar i kujdesshëm, sepse e dinte se

125 Po aty 126 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 180127 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 381, Kryeartikull i botuar në fletoren franceze “ Le Temps” 31. 08. 1928128 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog…, 159

35

Page 36:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

deklarata e tij, do t’u jepte një mesazh të keq shqiptarëve. Pas bisedës Kasidolaç- Zog,

përfaqësuesi jugosllav i ishte shprehur një nëpunësi të Konsullatës në Tiranë: “…se

bashkëbisedimi me Zogun kishte qënë mjaft i rëndë”.“Ai i kish kujtuar se Dibra s’ish shumë

larg nga Tirana, sidomos kur njeriu merrte rrugën nga Serbia.”129.

Kjo gjë nënkuptohet si një kërcënin nga ana e Jugosllavisë, e cila mund të nxiste nëpërmjet

emigracionit politikë në Jugosllavi, një sulm të afërt në Shqipëri. Përveç Beogradit, edhe

përfaqësuesit e tjerë si: francezë, turqë, gjermanë dhe anglezë, nuk ishin të shqetësuar për

ndryshimin e regjimit, por për titullin që Zogu do të mbante dhe efektet që do të kishte te

fqijnët, sidomos te Jugosllavia130.

Sipas dokumenteve diplomatike amerikane, Jugosllavia duhet ta mbështeste mbretërinë e saj

fqinje, në qoftë se ajo donte paqen në Ballkan dhe se Jugosllavia kishte kohën e mjaftueshme

që të perceptonte konceptimin e kësaj ideje131.

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare dhe hipja në fron e mbretit Zog si “Mbret i Shqiptarëve” u

bë në momente të përshtashme historike, pasi edhe shumë prej vendeve të tjera të Ballkanit

ishin vende mbretërore. Por titulli dhe proklamata e Zogut si “Mbret i Shqiptarëve” shënoi

një provokim të hapur dhe një kërcënim për Jugosllavinë, si dhe për bashkëjetesën fqinjësore

mes dy vendeve, sepse ky titull mund të nxiste shqiptarët që jetonin jashtë kufijve të

Shqipërisë132, për të shkaktuar trazira brenda federatës jugosllave, si dhe për t’u shkëputur

prej saj.

Lajmi i shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, u përhap në Ballkan e më gjerë në Evropë e ShBA.

Me shpalljen e Mbretërisë dhe krijimin e qeverisë mbretërore, kjo e fundit nuk do të

ndryshonte aspak direktivat e saj në marrëdhëniet me fqinjët e tij, përkundrazi do të

vazhdonte në udhën e mëparshme133. Zogu shpresonte që Jugosllavia do të ndiqte një politikë

miqësore me të, pa u përpjekur që kjo e fundit, do të shkaktonte trazira në kufirin shqiptar.

129 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia…, 202130 AMPJ, Fondi 151, viti 1928, d. 858, fl. 5- 11 Telegrame urimi nga vendet e tjera mbi njohjen e Mbretërisë Shqiptare. 13-21 shtator 1928131 Frus , ( Foreign Relatinos of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan Hart, drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, 30 gusht 1928, 845 132 “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol. III, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti I Historisë, (Tiranë: 1984), 349133 AMPJ,viti 1928, dosja 64, fl. 105 Fjalimi i kryeministrit të parë të qeverisë mbretërore, Koço Kota drejtuar kabinetit qeveritar dhe Asamblesë Kombëtare.

36

Page 37:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ahmet Zogu i kishte ruajtur marrëdhëniet me Beogradin, megjithëse ato nuk ishin dhe aq

miqësore, që nga incidenti i Gjurashkoviçit dhe vrasjes së Ceno Bej Kryeziut134.

Pavarësisht përpjekjeve të dështuara të Jugosllavisë për të mos njohur mbretin Zog,

Jugosllavia për të mos rënë pre e lojës italiane, do ta njihte shumë shpejt Monarkinë

Shqiptare135. Gjithashtu, Jugosllavia u influencua edhe nga SHBA-ja, e cila ishte e para nga

Fuqitë e Mëdha që e njohu atë. Qeveria jugosllave, duke ndjekur shembullin amerikan, si dhe

për të mos i acaruar më tej marrëdhëniet me Romën zyrtare, e njohu ndër të parat regjimin

monarkik136.

Gjithashtu, njohja e Mbretërisë Shqiptare nga Jugosllavia, u përshpejtua edhe nga ndikimi

anglez, pavarësisht se kjo e fundit ende nuk e kishte njohur Monarkinë Shqiptare. Anglia

ndërhyri në Jugosllavi, nëpërmjet ministrit britanik, zotit Robert Hodgsonit i cili mbas një

takimi që bëri me qarqet e Beogradit, i bindi jugosllavët për ta njohur përfundimisht atë 137.

Jugosllavia nëpërmjet ministrit fuqiplot amerikan të akredituar në Beograd, John Prince

Dyneley, do t’i dërgonte një telegram sekretarit të shtetit amerikan Kellog, në lidhje me

njohjen e Monarkisë Shqiptare nga Beogradi zyrtar, ku ajo e vinte theksin në njohjen më të

fundit nga SHBA-ja, të Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”138.

Sekretari i shtetit amerikan deklaroi: “…se e ministri fuqiplot shqiptar në Beograd, zoti Tahir

Shtylla, e kishte telefonuar atë, për t’i shprehur vlerësimin e aktit të njohjes nga ana e SHBA-

së, si një akt tepër pozitiv dhe miqësor”. Zoti Shtylla i bënte të ditur ministrit të jashtëm

amerikan: “Se ishte habitur me faktin që SHBA-ja, Fuqia më e Madhe e Botës e kishte njohur

ndër të parat Monarkinë Shqiptare”.Tahir Shtylla ishte shprehur nga Beogradi:“Njohja e

Mbretërisë Shqiptare nga ana e SHBA-së, por edhe nga Italia, Hungaria, Bullgaria, Greqia,

kishte një rëndësi të madhe për regjimin e ri, por nga ana e SHBA-së ishte një veprim

miqësor që do të shkonte në stabilizimin e qeverisë së mbretit Zog, në sytë e botës”139.

134 AQSH, Fondi 150, d. I/5 viti 1928, fl.1 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd, në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave.135 AMPJ, Fondi 151, viti 1929, d. 858, fl. 5-11. Njohja e regjimit monarkik nga Jugosllavia. 136 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia …, 202137 Po aty138 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit fuqiplot amerikan të akredituar në Jugosllavi, John Dyneley Prince, dërguar sekretarit të shtetit amerikan, Kellog. Beograd, 20 shtator 1928, 849- 850139 FRUS, (Foreign Relations of United States), vol I, Telegram i ministrit amerikan të akredituar në Jugosllavi, John Dyneley Prince, për sekretarin e shtetit amerikan, Kellog. 20 shtator 1928, 849- 850

37

Page 38:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Njohja e Mbretërisë Shqiptare nga Jugosllavia, më 13 shtator të 1928-ës, u komentua shumë

shpejt nga ministri shqiptar i akredituar në Beograd, zotit, Tahir Shtylla. Ai shprehu

mirënjohjen më të thellë, në njohjen më të re të mbretit Zog nga ana e Jugosllavisë, e cila

ndoqi veprimin e SHBA-së.“Ministri i jashtëm amerikan Prince i bëri të ditur zotit Shtylla,

se SHBA-ja nuk kishte lidhje me njohjen që Beogradi zyrtar i bëri mbretit Zog dhe e siguroi

atë, se SHBA-ja nuk ka patur asnjë influencë, si dhe nuk ka qënë pjesë persekutuese e

Jugosllavisë, në njohjen e mbretit Zog”140. Jugosllavia e njohu Mbretërinë Shqiptare po atë

ditë që e njohu edhe SHBA-ja141.

Zoti Tahir Shylla duke i buzëqeshur ministrit të jashtëm amerikan i tha: “Më në fund,

shembulli amerikan pa dyshim stimuloi Jugosllavinë në njohjen e mbretit Zog, pa pritur

reagimin dhe veprimin e Francës dhe të Anglisë, aq sa zoti Sumenikoviç, ministri jugosllav,

më dërgoi fjalë mua: “Ai kishte qënë i detyruar ta bënte”142. Zoti Tahir Shtylla bënte të ditur,

se ministri jugosllav Sumenikoviç, i kishte bërë të ditur atij, se ai mund të priste veprimin e

Francës dhe të Anglisë, para se të njihej regjimi i ri i Tiranës, i cili duke buzëqeshur kishte

thënë:“Ne vendosëm jo që të bëheshim të parët për ta njohur Mbretërinë Shqiptare, sepse ne

e dimë se nëse duam të mbajmë marrëdhënie të mira me Italinë, na duhet të njohim

Mbretërinë e Shqipërisë herët a vonë….”143.

Jugosllavët përshpejtuan për ta njohur Mbretërinë Shqiptare, me qëllim që ata të mos ishin të

fundit. Pas një shkëmbimi notash diplomatike mes Beogradit dhe Romës, Jugosllavia vendosi

ta njoh përfundimisht atë, më 13 shtator.

Përfaqësuesi i Jugosllavisë zoti Kasidolaçi konfirmoi njohjen verbale të regjimit monarkik në

Shqipëri144. Në datë 19 shtator në orën 11, i ngarkuari me punë i Jugosllavisë, zoti Kasidolaçi

urdhëroi në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare dhe në mungesë të Ministrit të Punëve

të Jashtme, u poq me zëvendës sekretarin e përgjithshëm D. Poppa, të cilit i dorëzoi letrën

zyrtare, me anë të së cilës qeveria mbretërore e Jugosllavisë, konfirmoi njohjen e regjimit

140 FRUS, Foreign Relations of United States, vol I, Telegram i ministrit amerikan të akredituar në Jugosllavi, John Dyneley Prince, për sekretarin e shtetit amerikan, Kellog, 20 shtator 1928, 850141Frus, (Foreign Relations of United States), vol I, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri Hart, dërguar sekretarit të shtetit amerikan Kellog, 851142 Frus, ( Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit të jashtëm amerikan në Jugosllavi Prince, dërguar sekretarit të shtetit amerikan Kellog. Beograd , 20 shtator 1928, 850143 Po aty144 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 185- 186 Telegram i zotit D. Poppa, sekretar i MPJ të Jugosllavisë dërguar MPJ shqiptare. Nr. 438/2 19 shtator 1928

38

Page 39:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

monarkik në Shqipëri dhe Zog I, si “Mbret i Shqiptarëve”145.“Qeveria mbretërore e

Jugosllavisë konfirmoi njohjen e bërë pardje verbalisht të regjimit monarkik edhe hipjen në

fron të Nalt- Madhnis së tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve”146. Qeveria e Beogradit për të mos i

acaruar më tej marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe me Italinë, e njohu Monarkinë

Shqiptare, duke e njohur bashkë me të, edhe disa prej kancelarive të tjera evropiane.

Diplomacia jugosllave shprehej:“Me aktin tonë ne do të kërkojmë marrëdhënie miqësore më

Italinë, për të cilën ne nuk kemi dëshirë ta ofendojmë147”. Jugosllavia ishte i pesti shtet që e

njohu regjimin e ri monarkik shqiptar.

Njohja e Mbretërisë Shqiptare nga Jugosllavia, kishte një rëndësi të madhe, pasi Beogradi

kishte mbajtur një qëndrim skeptik ndaj saj148. Gazeta Dielli, organi i “Vatrës” në ShBA

shkruante: “Jugosllavia e ka kuptuar lajthimin që ka bërë dhe se tani e tutje ka për të

vazhduar tjatër politikë”149. Pas shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, si dhe pasi Jugosllavia e

njohu atë, mbreti Zog rifilloi përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë.

Mbreti Zog emëroi si ministër fuqiplot në Beograd, në shtator 1928, zotin Xhafer Villën. Ai

gëzonte një reputacion të madh në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi, pasi emërimi i tij si

ministër fuqiplot në Beograd, ishte pritur shumë mirë nga pala jugosllave.“Gazeta e Re”,

organ i pavarur shqiptar shkruante: “Z.Xhafer Villa do të ndihmonte shumë në konsolidimin e

marrëdhënieve miqësore mes Beogradit dhe Tiranës”150.

Gjatë vizitës së ministrit të ri të Shqipërisë në Beograd, zotit Villa, shtypi i Beogradit

“Politika” shkruante:“Mund të thuhet se në qarqet kompetente shqiptare prap ka njilloj

qëllimi që marrë-dhanjet me vendin t’onë të mos lëshohen fare…..Qëllimi kryesor i misjonit

tim në Belgrad, thotë z. Vila, asht me ushqye e mbajtë marrëdhanje të mira e miqësore në

mes të Shqipnisë e të vendit t’uej, por qëllimi i im nuk asht vetëm me i zgjanue e me i forcue

këto marrëdhanje, por me këto me krijue karakterin e besimit të sinqert e reciprok”.151 Me

145 AMPJ. viti 1928, dosja 64, fl. 185-186 Telegram i zotit D. Poppa, sekretar i MPJ të Jugosllavisë dërguar MPJ shqiptare. Nr 438/2, 19 shtator 1928 146 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 185- 186 Telegram i zotit D. Poppa, sekretar i MPJ të Jugosllavisë për MPJ shqiptare. Nr 438/2, 19 shtator 1928147 Frus, Foreign Relations of United States), Vol I, Telegram i ministrit amerikan në mbretërinë SKSS- ne ( Prince), dërguar sekretarit të shtetit amerikan Kellog, Beograd, 20 shtator 1928, 849- 850148AQSH,Fondi 1, d. 90, viti 1928, fl. 4-11 Letër e të ngarkuarit jugosllav në Shqipëri, zotit Kasidolaçi në MPJ shqiptare. (Njohja e Mbretërisë Shqiptare nga Jugosllavia). 19. Shtator 1928149 “Dielli” (Boston Mass),18 shtator 1928, 2150 “Gazeta e re”, 11 korrik 1930, 1151 Po aty

39

Page 40:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Beogradit dhe Tiranës zyrtare, Zogu mendoi,

se Jugosllavia nuk do të ndiqte më një politikë përçarëse në Shqipëri152. Por nuk rezultoi

kështu.

Një rëndësi të veçantë në studimin e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave dhe sidomos ndaj

aktit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, ka luajtur edhe qëndrimi i qeverisë jugosllave, por

edhe reagimi i shtypit jugosllav. Në lidhje me ndryshimet e reja qeverisëse në Shqipëri, pra

me shpalljen e Mbretërisë Shqiptare, qeveria jugosllave fillimisht nuk reagoi aq ashpër, këtë

gjë e pohojnë edhe shumë studiues që janë marrë me këtë periudhë. Por, Jugosllavia do të

acarohej në momentin kur mori vesh, se Zogu e kishte proklamuar veten si “Mbret i

Shqiptarëve”. Lidhur me përcaktimin e titullit që do të mbante Zogu, fillimisht ishte

propozuar titulli “Mbret i Shqipërisë”, i cili ishte propozuar edhe nga Italia, por më vonë u

ndryshua versioni që u përdor gjatë ditëve të para nga Feizi Alizoti dhe Shefqet Vërlaci153.

Ky ndryshim u bë u edhe për shkak të ndërhyrjes së qeverisë jugosllave, e cila nëpërmjet të

ngarkuarit të saj në Shqipëri, Kasidolaçit, kishte aluduar në lidhje me çështjen e titullit. Në

fakt, Kasidolaçi pohon të kundërtën, duke nënvizuar, se ai gjatë takimit që kishte patur me

Zogun, qëllimisht e pati përmbajtur veten ndaj ndonjë aluzioni rreth kësaj çështjeje, pasi e

dinte se një aludim të tillë e kishte bërë ambasadori anglez, Hodgson dhe për rrjedhojë një

shprehje e tij në këtë drejtim, do të perceptohej keq prej shqiptarëve. Këtë gjë ai i’a kishte

përmendur vetëm ministrit të jashtëm shqiptar Vrionit, por vetëm sa për të mësuar se çfarë

mendimi ishte marrë154.

Faktikisht, qeveria jugosllave ndihej e shqetësuar në lidhje me ndryshimin e titullit. Në pamje

të parë, dukej se të dy titujt kishin të njëjtën konteks, por e parë në konteksin e politikës

ballkanike, e sidomos asaj jugosllave, nuk ishte e tillë155. Sipas këndvështrimit të diplomacisë

jugosllave, Ahmet Zogu mund ta përdorte proklamatën e tij si “Mbret i Shqiptarëve”, për të

përfshirë brenda “kurorës mbretërore” edhe shqiptarët e Jugosllavisë. Në rast se Zogu do të

titullohej “Mbret i Shqiptarëve” shprehej fletorja zyrtare franceze “Le Temps”: “…atëherë

152 “Zëri i Korçës”, nr 352, 8 dhjetor, 1153 FRUS, (Foreign Relation of United States), vol. 1, Telegram i ministrit amerikan në Shqipëri për sekretarin e shtetit amerikan, 18 shtator 1928, 846154 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 159 155 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë…, 180

40

Page 41:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

çështja merr ngjyrë tjetër. Sepse në këtë rast do të krijohej një përpjekje e rrezikshme midis

fronit të ri shqiptar dhe minoritetit shqiptar që rron në Serbi”156.

Qeveria jugosllave do të ndryshoj në mënyrë rrënjësore kursin politik ndaj Zogut157. Ahmet

Zogu ishte i padëshirueshëm dhe i pabesueshëm në Beograd158. Qëndrimi i ashpër që mbajti

Beogradi ndaj Monarkisë Shqiptare dhe mbretit Zog, u komentua fuqishëm nga gazeta

“Dielli”, organ i shoqërisë “Vatra”, e cila shkruante:“Shkaktarë e çdo turbullirë në Ballkan

ka qënë dhe është Serbia”159. Kështu e cilësonte gazeta “Dielli” ndikimin jugosllav në

Shqipëri dhe se ajo po i shtynte masat, për të ndezur një luftë tjetër në vend. Fletorja franceze

“La France Militaires” bënte të ditur: “Shqipëria po karakterizohej nga trazira të brendshme

dhe komplote kundër Zogut”. Rreth 200 veta u arrestuan për komplot kundër jetës së mbretit

Zog160. Dukej se lëvizja kundër fronit ishte tepër e madhe161.

Gjithashtu, shtypi francez shkruante: “Në malet e Shqipërisë së Veriut ishte dërguar një

regjiment dhe dy divizione, nga shkaku se një shumicë e madhe e tyre, kishin ngritur krye

kundër ndryshimit të formës së regjimit dhe Ahmet Zogut”162, të cilët ishin të nxitur nga fqinji

i tyre, Jugosllavia. Lajmi i shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, por sidomos proklamimi i Zogut

si “Mbret Shqiptarëve” acaroi më tepër marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Jugosllavia ndërhyri me politikën e saj në Shqipëri, nëpërmjet rrjetit agjenturor që ajo kishte

krijuar163.

Lajmin e bënin të ditur edhe burimet zyrtare në Shqipëri, të cilat lajmëronin mbi hyrjen në

tokën shqiptare të nënshtetasve jugosllavë dhe shqiptarë banues në Jugosllavi, të hedhur nga

qeveria e jugosllave si agjentë të saj…164, të cilët u mbështetën financiarisht nga Beogradi,

duke shkaktuar trazira në vend165. Gjatë kësaj periudhe, në kufirin shqiptaro- jugosllavë

156 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 381 Kryeartikull i fletores zyrtare “Le Temps”. 157 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 234 Editorial i gazetës Times” Froni i Skanderbegut, 29 gusht 1928158 Po aty159 “Dielli”,16 nëntor 1928, 2160 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 345 Artikull i botuar në fletoren franceze “La France Militaires”, 27. 10. 1928 Një komplot në Shqipni.161 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl.345- 346 Artikull i botuar në fletoren franceze “ La France Militaires”, 27. 10. 1928 Një komplot në Shqipni.162 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 345- 346 Artikull i botuar në fletoren francez “ La France Militaires”, 27. 10. 1928. Një komplot në Shqipni163 AQSH, Fondi 152, d. 20/20, viti 1929, fl. 1 Korrespodencë nga MPB shqiptare dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare, në lidhje me veprimtarinë e nënshtetasve shqiptarë dhe jugosllavë në Shqipëri. 164 AQSH, Fondi 152, viti 1929, d. 20/20, fl.1 Korrespodencë nga MPB shqiptare dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, në lidhje me veprimtarinë e nënshtetasve shqiptarë dhe jugosllavë në Shqipëri.

41

Page 42:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vazhdonin të shkaktoheshin turbullira nga ana e jugosllavëve, si dhe provokacione e vrasje

nga ana e tyre në drejtim të Shqipërisë. Ky lajm bëhet i ditur nga burimet e brendshme zyrtare

shqiptare. Në këtë kohë del në pah edhe aktiviteti anti-shqiptar i qeverisë jugosllave, si dhe i

organizatave anti-jugosllave, si: “Dora e Kuqe”166 dhe “Dora e Zezë”167. Ndërkohë që pasi

lajmi u bë i ditur nga organet kompetente, qeveria shqiptare survejoi të gjithë personat e

dyshuar, duke i nxjerrë jashtë kufirit. Disa forca të caktuara brenda Shqipërisë, filluan të

përforconin idenë në qarqet jugosllave, se Zogu pasi të bëhej mbret, do t’i kthente Shqipërisë

kufijtë që i takonin etnikisht. Ky veprim shkaktoi një entuziazëm të madh te shqiptarët që

jetonin si brenda dhe jashtë saj. Kjo gjë nxiti edhe fiset më të rëndësishme të Shqipërisë së

Veriut, të cilët në fillim nuk e kishin përkrahur fort idenë e ndryshimit të regjimit në Shqipëri,

por më vonë e pranuan. Ky qëndrim ekzistonte edhe te bajraktarët në emigracion. Bajraktarët

ndonëse në shumicën e rasteve i kishin dhënë besën Zogut, nuk kishin bërë kurrfarë betimi se

do të mbështesnin Zogun mbret.

Shtypi anglez “Irish Independent” bënte të ditur më datën 4 prill: “Proklamimi i Zogut si

“Mbret i Shqiptarëve” ishte një ofensivë për Jugosllavinë, pasi ai mund të mbante edhe

titullin që ishte propozuar më parë, si “Mbret i Shqipërisë”, e kjo do të thotë një sundimtar i

kurorëzuar i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufirit”168. Mbasi pretendohej që ata

numëronin më tepër jashtë se brenda kufirit të Shqipërisë, dhe kjo është shumë e lehtë për të

kuptuar, se ky titull nuk e kënaq Beogradin”169.

Qeveria jugosllave u shqetësua, sepse Zogu mund të nxiste pakënaqësi në radhët e

shqiptarëve që jetonin brenda Mbretërisë Jugosllave, të cilët mund të shpërthenin në revolta e

kryengritje, për t’u shkëputur prej saj170. Proklamimi i Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”

nënkuptohej nga pala jugosllave, si shtrirje e kujdesit dhe e përgjegjësisë edhe mbi shqiptarët

e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi171. Shtypi anglez “The Nation and

165 AQSH, Fondi 152, viti 1929, d. 23/23, fl. 3-6 Korrespodencë e MPB shqiptare dërguar xhandarmërisë shqiptare në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë shqiptarë. 166 Dora e Kuqe dhe Dora e Zezë ishin organizata kriminale që vepronin në Jugosllavi kundra interesave të mbretërisë jugosllave 167 AQSH, Fondi 152, d. 1087, viti 1928, fl. 1 Informacion në lidhje me aktivitetin e organizatave si “Dora e Kuqe” dhe “Dora e Zezë” 168 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 295 Editorial i gazetës londineze “Irish Indipendent” 4. 4. 1928169 AMPJ, viti 1928, d. 64, fl. 295 Editorial i gazetës “Irish Indipendent”. 4. 4. 1928170 “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol.III, Botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 349171 Bajram Xhafa, “Kushtet historike të ngritjes së mbretërisë shqiptare”, botim i Qendrës së studimeveAlbanalogjike, Instituti i Historisë, Monarkia shqiptare (1928- 1939), (Tiranë: Toena 2011), 32

42

Page 43:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Athenaeum”, në 1 shtator 1928, po atë ditë kur u shpall Mbretëria Shqiptare bënte të ditur, se

shtypi serb nuk e ka mirëprit mbretin e ri të Shqipërisë, duke bërë një koment të ashpër ku

ndër të tjera thuhej: “… po të mos kishte qënë e zënë qeveria e Beogradit me çështjen kroate,

ata do të kishin bërë diçka për ta bërë të zorrshme suksesin e Ahmet Zogut”172.

Proklamimi i Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”, i shkaktuar prej influencës së jashtme

dhe prej ambicieve personale të tij, nuk mund të shikohen si faktor paqe në atë pjesë të

Evropës, “Ballkan” shkruante një korrespodent i gazetës “Irish Independent”.“Me mbretërinë

fqinje të Jugosllavisë, ky hap interpretohet si pjesë e fushatës së Italisë, për të stabilizuar

hegjemoninë e saj në Ballkan, si një ofensivë drejtuar Beogradit”173. Opionini i Beogradit pa

dyshim gjen provë, në historinë e vërtetë që aleanca mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë e

përjetshme174.

Kurse, gazeta londineze “Times” shkruante në një prej artikujve të saj: “Në analet e

Mbretërive të Ballkanit, ky titull nuk do ta bënte sundimtarin e ri aq popullor në Jugosllavi,

ku populli në disa krahina të Serbisë Jugore është përgjithësisht shqiptarë175. Fletorja zyrtare

“Le Temps” në datë 24 gusht 1928, bënte të ditur në një nga artikujt e saj:“Në Ballkan kishte

një lloj turbullimi dhe se lajmi i shpalljes së mbretërisë shqiptare, ku presidenti i Shqipërisë

do të proklamohet mbret, do të ketë një karakter shqetësues”176. Ajo theksonte: “Për tash

mundet të mos i jepet rëndësi lajmit për një ndërrim të afërt të regjimit në Shqipëri. Qoftë

presidenciale, qoftë mbretërore fuqija e Ahmet Zogut nuk do të jetë kurrë gjë tjetër veç se ajo

që do të dojë Italia. Do të jetë në Romë e jo në Tiranë, ku do të vendoset fati i Shqipërisë” 177.

Por më vonë shtypi anglez ndryshoi qëndrim. Ai mbajti qendrimet e veta rreth impaktit te

kesaj ngjarjeje ne Beograd. Tre ditë para se të shpallej Monarkia Shqiptare, gazeta “Times”

shkruante: “Për tash, sigurisht, Belgradi s’duket se do të ngatërrohet në punët e brendshme të

Shqipërisë178.

172 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 287 Editorial i gazetës angleze “ The Nation and Athenaeum” 1 shtator 1928173 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 294 Editorial i gazetës “ Irish Indipendent”. 4. 4. 1928174 Po aty, 294- 295175 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 242 Editorial i gazetës londineze “Times”176 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl.327, Kryeartikull i botuar prej fletores zyrtare “Le Temps”. Ne Ballkanet, 24 gusht 1928177 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 327, Kryeartikull i botuar prej fletores zyrtare “Le Temps”. Ne Ballkanet, 24 gusht 1928178 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl . 242 Editorial i gazetës londineze “Times”. Froni i Skanderbegt, 29 gusht 1928

43

Page 44:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Edhe gazeta londineze “The morning post”, botoi në një prej artikujve të saj më datë 29

gusht, intervistën e dhënë nga një ish ministër serb në Londër.“Indipendenca e Shqipërisë

është një interesë vitale për kombin serb”179. Ai vazhdonte më tej: “…edhe pse ishte

nënshkruar një traktat i fshehtë ndërmjet Musolinit dhe Ahmet Zogut, serbët nuk do ta marrin

parasysh këtë dyshim, por do ta marrin këtë opurtinitet duke i dhënë shqiptarëve, provë të re

të besimit dhe miqësisë së tyre dhe se mbreti i serbëve, kroatëve, sllovenëve, të jetë i pari i

pari që të njoh Ahmet Zogun si mbret të Shqipërisë”180.

Shumë shpejt, mbreti Zog mori një mesazh urimi nga mbreti jugosllav Aleksandër, i cili e

uroi Mbretin Zog. Gazeta “Dielli”, organ i shoqërisë shqiptare “Vatra” në Boston shkruante:

“Guverna jugosllave pas një studimi të matur vendosi të njoh zyrtarisht regjimin monarkik të

Shqipërisë me mbret Zogu i parë’’.181

Ky vendim kishte një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Zogun në veçanti, sepse

Jugosllavia ishte e vetmja nga shtetet fqinje që e pa me armiqësi hipjen e Zogut në fronin

shqiptar. Gazeta “Dielli” vazhdonte të shkruante: “Guverna jugosllave nuk gjeti asnjë arsye

për kundërshtim si nga pikëpamja politike dhe juridike’’182.

Po sipas kësaj gazete, botuar më 18 shtator 1928, në artikullin kryesor botoheshin lajme që

vinin nga Jugosllavia:“ Në qoftë se nuk i pëlqen udha që kanë marrë punët në vitet e fundit në

Shqipëri, për këtë nuk mund të fajësojë asnjë tjetër përveçse veten e saj..”183. “Beogradi nëse

do të ndërhynte në Shqipëri, do t’i duhej më parë të merrej vesh me Italinë. Jugosllavia e

kishte kuptuar lajthitjen që kishte bërë, dhe për këtë arsye ndryshoi taktikë”184. Ajo e njohu

atë në 13 shtator, po në të njëjtën ditë që e njohu edhe SHBA-ja.

I.2. Roli i emigracionit politik shqiptar në Jugosllavi në marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave

179 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 268 Intervistë prej një ish ministri serb në Londër, në gazetën “The morning post”, Mbreti i ri i Shqipnisë, nr 387/11-9-28, Londër 29 gusht 1928 180 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl.268 Intervistë prej një ish ministri serb në Londër, në gazetën “The morning post”. Mbreti i ri i Shqipnisë. Nr 387/ 11. 9. 28. Londër 29 gusht 1928181 Dielli, 18 shtator 1928, 1-2182 Po aty183 Po aty184 Po aty

44

Page 45:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ahmet Zogu mendonte se me shpalljen e tij si “Mbret i Shqiptarëve”, do të rriste

kredibilitetin e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, duke siguruar një mbështetje jo

vetëm te shqiptarët e Jugosllavisë, por edhe në radhët e emigracionit politikë shqiptarë.

Ahmet Zogu ndihej i rrezikuar dhe i kërcënuar nga bashkëatdhetarët e tij që jetonin në

Jugosllavi. Kundërshtarët më të mëdhenjë antizogistë, ishin disa personalitete të njohura

shqiptare, të cilët kishin zhvilluar një veprimtari të gjerë në emigracion si: Hasan Prishtina,

Sotir Peci, Azem Bejtja, Rexhep Mitrovica etj185.

Shumica e tyre ishin larguar nga Shqipëria pas rikthimit të Zogut në pushtet, në vitin 1924.

Kthimi i Ahmet Zogut në pushtet detyroi mijëra patriotë shqiptarë që të merrnin rrugën e

mërgimit dhe të arratiseshin nëpër male186. Ata nuk e konsideronin aspak Zogun si person të

përshtatshëm, të besueshëm si dhe të devotshëm dhe sipas tyre, ai nuk meritonte një

vazhdimësi dhe vijueshmëri politike në Shqipëri, dhe aq më tepër kur bëhej fjalë, se ai do të

shpallej mbret. Kishin ndikuar shumë faktorë, se përse Zogu ishte bërë i papëlqyeshëm, jo

vetëm në radhët e shqiptarëve, si brenda dhe jashtë vendit, por sidomos në radhët e

emigracionit politik në Jugosllavi e në shtete të tjera. Reputacioni i Zogut nuk ishte aspak

pozitiv, madje ai e kishte humbur besueshmërinë në trevat e tjera që banoheshin nga

shqiptarë, pasi kishte ndjekur një politikë filo-italiane, duke e çuar Shqipërinë nën tutelën

italiane.

Gjithashtu, nuk përjashtohen edhe ambiciet për pushtet të rivalëve të tij politikë, si Hasan

Prishtina, Rexhep Mitrovica etj. Reputacioni i Zogut ishte ulur më shumë, sidomos pas

rikthimit të tij në pushtet që nga viti 1924, i cili me ndihmën e Beogradit si dhe me pazaret e

bëra me kryeministrin jugosllav të asaj kohe Pashiç, u dha jugosllavëve territorin e

Vermoshit, në vitin 1925. Në lidhje me aktivitetin e emigracionit politik, Vjena zyrtare bënte

të ditur, se policia e Beogradit kishte konstatuar një lëvizje të gjallë në mes emigrantëve

shqiptarë që jetonin në Jugosllavi187.

Edhe emigrantët shqiptarë që jetonin në Vjenë, kishin qëllim për të penguar kurorëzimin e

kundërshtarit të tyre Ahmet Zogu, dhe për këtë qëllim kishin dërguar disa njerëz me anën e

Jugosllavisë në Shqipëri188. Një prej të arrestuarëve quhej Simitch, të cilit i’u gjetën tre

185 AQSH, Fondi 152, viti 1929, d. 23/23, fl. 3-6 Korrespodencë e MPJ shqiptare me xhandarmërinë shqiptare, në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë186 AMPJ, viti 1928, dosja 54, fl. 333 Artikull i botuar në fletoren franceze “La France Millitaires”, 27. 10. 1928187 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 403 Raport nga legata shqiptare në Beograd. Beograd, 30 gusht 1928

45

Page 46:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

certifikata falso dhe një revolver me municion nga autoritetet e brendshme shqiptare189. Atij

i’u bënë pyetje, nga të cilat u konstatua se ishte një shqiptar, i cili ishte dërguar me një detyrë

të posaçme për të eleminuar mbretin Zog190. Kurse i arrestuari i dytë ishte një student shqiptar

me emrin Dervish Ismail191. Ai kishte ardhur prej Italisë dhe fshihej prej policisë. Ai donte në

rrugë të jashtëligjshme që të kapërcente kufirin nga Jugosllavia drejt Shqipërisë192.

Ahmet Zogu në prag të shpalljes së tij si mbret, do të përballej në mënyrë të vazhdueshme

me protestat e emigrantëve shqiptarë, të cilët kishin ngritur krye ndaj shpalljes së monarkisë

shqiptare. Duhet theksuar, se jo të gjithë emigrantët shqiptarë në Jugosllavi, apo edhe në

vende të tjera, ishin kundërshtarë të regjimit të Zogut. Një pjesë e emigracionit ishin kundër,

kurse një pjesë ishte indiferente193. Kishte edhe nga ata, që e panë në një këndvështrim tjetër,

madje pozitiv shpalljen e mbretërisë dhe titullin që Zogu i’a atribuoi vetes, si “Mbret i

Shqiptarëve”. Disa prej shqiptarëve në emigracion mendonin, se Zogu do t’u kthente

Shqipërisë territoret që i takonte, si Kosovën, Maqedoninë. Entuziazmi u ndez më shumë,

kur një gazetë shqiptare në Bari të Italisë deklaroi:“Jugosllavët e kishin kundërshtuar titullin

“Mbret i Shqiptarëve”194.

Reagime të forta Ahmet Zogu pati nga ata shqiptarë, të cilët ishin agjentë të Beogradit dhe se

ishin paguar nga qeveria jugosllave për të shkaktuar trazira në Shqipëri me qëllim, pengimin

e Zogut për të hipur në fron195. Ata do të financoheshin nga Jugosllavia, me qëllimin e vetëm

që të mos e njihnin Zogun si mbret të tyre196. Kundër Zogut kanë vepruar një serë

organizatash si “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”197, “Konare”198 etj. Zogu i trembej

një reagimi të ashpër nga ana e tyre 199. Më vonë u formuan edhe komitete të tjera si:

188 AMPJ, viti 1928, dosja. 64, fl.403 Raport i Legatës shqiptare në Beograd mbi qëndrimin e shtypit jugosllav. Beograd, 30 gusht 1928189 AMPJ viti 1928, dosja 64, fl. 403, Raport i legatës shqiptare në Beograd. Beograd, 30 gusht 1928190 Po aty191 AMPJ, viti 1928, dosja. 64, fl. 403 Raport i Legatës shqiptare në Beograd. Beograd, 30 gusht 1928192 Po aty193 AMPJ, viti 1928, dosja 64, fl. 74 Telegram i Faik Konicës dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme. 194 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Çabej 1984), 159195 AQSH, Fondi 152, viti 1928, d. 1087, fl. 1 Informacion nga legata shqiptare në Beograd.196 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 157, fl. 5-1 Korrespodencë e MPB me MPJ, në lidhje me propagandën jugosllave në Shqipëri. 197 Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u krijua ilegalisht në vitin 1918 në qytetin e Shkodrës, e cila më pas u ligjërua nga qeveria e Durrësit. Në këtë organizatë bënin pjesë si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sotir Peci , Azem Bejtja, Bedri Pejani etj. Në qendër të programit të KMKK ishte rimëkëmbja e shtetit të pavarur shqiptar, organizimi i një qëndrese të armatosur në Kosovë, si dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.198 “Konare”, organizata e komitetit nacional revolucionar, u themelua në mars të vitit 1925, në Vjenë të Austrisë, kryesuar nga Fan Noli.

46

Page 47:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Komiteti i Çlirimit Nacional”, “Bashkimi Kombëtar”, “Grupi i Zarës”, “Grupi Komunist i

Moskës” etj.

Në Vlorë vepronte edhe një nga organizatat antizogiste, e cila u zbulua në vitin 1932. KMKK

( Mbrojtja Kombëtare e Kosovës) ishte një nga organizatat më të fuqishme në radhët e

emigracionit politik shqiptar, e cila kishte hartuar një varg memorandumesh, në lidhje me

gjendjen dhe kërkesat e shqiptarëve në Jugosllavi.

Në fillim, Zogu e përkrahu KMKK, por në gjirin e kësaj organizate kishte personalitete që

nuk pajtoheshin me politikën që kishte ndjekur Zogu. Orientimi i Zogut herë me Jugosllavinë

dhe herë me Italinë, ngjalli dyshime te “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, e cila doli

në përfundimin se Zogu nuk ishte personi i përshtatshëm për të qeverisur Shqipërinë. Ai

konsiderohej nga emigracioni politik shqiptar, si armik i shqiptarëve, i cili po u’a shiste

Shqipërinë, Italisë fashiste200. Komiteti “Mbrojtja e Kosovës” si dhe VMRO-ja, luajtën një rol

të rëndësishëm në lëvizjet anti-jugosllave. të cilat mbronin interesat e shqiptarëve të Kosovës

dhe Maqedonisë në Mbretërinë jugosllave201.

Hasan Prishtina zhvilloi një bashkëpunim të ngushtë edhe me shqiptarët e Maqedonisë, për

t’iu kundërvënë politikës jugosllave. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, nuk

pajtohej as me politikën zogiste, dhe as me politikën jugosllave, e cila kjo e fundit nuk i

respektonte shqiptarët e Kosovës. Mbretëria e Jugosllavisë nuk i respektonte të drejtat e

shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi, sipas traktatit të Sen- Zhermenit202 të nënshkruar mbi

minoritetet, në vitin 1919. Themelimi i komiteteve dhe i organizatave politike të emigracionit

shqiptar, ngjalli një shqetësim në marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave. Këto organizata

revolucionare kishin dy qëllime kryesore:

Së pari, t’u viheshin në mbrojtje shqiptarëve të Kosovës, si dhe të realizonin bashkimin

politik të saj më Shqipërinë.

199 AQSH, Fondi 152, d. 23- 23/3, viti 1929, fl. 3-6 Korrespodencë e MPJ shqiptare me xhandarmërinë, në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.200 AQSH, Fondi 152, d. 23/23, viti 1929, fl. 7 Korrespodencë e MPJ me xhanadarmërinë shqiptare në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë. 201 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 335, fl. 5 Veprimtaria e KMK dhe VMRO-së për të sulmuar Jugosllavinë.202 Traktati i Sen- Zhermenit u nënshkrua në Konferencën e Paqes së Parisit pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore midis Austrisë dhe Fuqive të Mëdha, ku në një prej pikave të tij, ishte edhe trajtimi i çështjes së minoriteteve

47

Page 48:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së dyti, të largonin Zogun nga pushteti. Edhe vet Jugosllavia zhvilloi një lëvizje brenda

emigracionit shqiptar që punonte e jetonte në Jugosllavi. Këtë informacion na e jep Ministria

e Punëve të Brendshme Shqiptare, nëpërmjet një korrespodence që ajo kishte mbajtur me

kryesinë e Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komandës së Punëve së

Xhandarmërisë, mbi veprimtarinë e të arratisurve politikë, për përkrahjen që u jepte qeveria

jugosllave, për t’i nxitur në një lëvizje kundër Shqipërisë203. Si fillim, Zogu kërkoi të

manipulonte emigracionin politikë shqiptarë në Jugosllavi, me qëllim që ai të mos haste

asnjë pengesë, në ndryshimet e reja politike që do të bëheshin në Shqipëri, si dhe në

realizimin e ëndrrës për t’u kurorëzuar si “Mbret i Shqiptarëve”. Ahmet Zogu në të vërtetë,

nuk mendonte të përfshinte brenda “kurorës mbretërore” edhe shqiptarët që jetonin në

Jugosllavi. Në të vërtetë, shpallja e monarkisë dhe proklamimi i Zogut si “Mbret i

Shqiptarëve”, acaroi disa nacionalistë shqiptarë, sepse ai kurrë nuk parashtroi kërkesa

irridentiste as ndaj Jugosllavisë, as ndaj Greqisë, me përjashtim të faktit që e shpalli veten si

“Mbret të Shqiptarëve”. Zogu i ishte shprehur Iliaz Vrionit, në atë kohë ministër i jashtëm, se

e shikonte si një kërcënim atribuimin e këtij titulli, për t’u njohur nga fqinjët e tij. Një pjesë e

emigrantëve që jetonin në Jugosllavi, të nxitur edhe nga agjentura jugosllave, ndërhynë pranë

Lidhjes së Kombeve dhe Fuqive të Mëdha, për të mos e njohur Mbretërinë Shqiptare204.

“Më 1 shtator Komiteti Qendror i Organizatës Republikane shqiptare, një grusht emigrantësh

nga Beogradi, paralajmëruan të gjitha kancelaritë evropiane, se partia e tyre do të përdorte

edhe armët për të penguar ngjitjen e Zogut në fron”205. Të nesërmen shtypi londinez “Times”

mori një telegram të dërguar nga Tirana, ku thuhej se udhëheqësit republikanë në Shqipëri

kishin botuar një manifest, me anë të cilit kërkonin ndërhyrjen e huaj ndaj asaj që ata e

quanin “tirania e Mbretit të ri të Shqipërisë, Ahmet Zogolli. Në rast të kundërt, ata kërcënonin

se do të organizonin një revolucion.

Gjatë kësaj periudhe, në Jugosllavi kemi një aktivizim të madh jo vetëm të lëvizjeve

revolucionare shqiptare, por edhe të popullsisë kroate, malazeze, si dhe hungareze. Ato

organizuan një lëvizje revolucionare të fuqishme, që kundërshtuan hapur politikën jugosllave

203 AQSH, Fondi 152, d. 23- 23/3, viti 1929, fl. 3-6 Korrespodencë e MPJ shqiptare me xhandarmërinë në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.204 AQSH, Fondi 160, viti 1930, d. 7, fl. 5-6 Korrespodencë e MPB drejtuar MPJ, në lidhje me qëndrimin e emigracionit politik shqiptar në Jugosllavi., 205 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri ”(Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 164. The Times, Londër , 2 shtator 1928

48

Page 49:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

dhe kërkuan të shkëputeshin nga mbretëria e saj206, sepse ata ishin të pakënaqur nga regjimi

mbretëror jugosllav. Ngjarjet revolucionare në Jugosllavi, nxitën interesimin jo vetëm të

qeverisë shqiptare, por edhe të asaj italiane. Diplomacia italiane përkrahu interesat kroate.

Atë që nuk mund ta bënin lehtë “Komiteti i Kosovës” dhe “VMRO”, mund ta bënte lëvizja

separatiste kroate, të cilat nuk i ngarkonin mosmarrëveshjet e natyrës maqedonase, shqiptare

përkatësisht kosovare 207.

Gjatë kësaj periudhe filloi interesimi i diplomacisë italiane, në lidhje me lëvizjet e brendshme

revolucionare në Jugosllavi. Italia e përkrahu veprimtarinë si dhe bashkëpunimin e Komitetit

për Mbrojtjen e Kosovës e të VMRO-së, të cilët ishin kundërshtarët më të mëdhenj të

Jugosllavisë, e që shikoheshin nga diplomacia italiane, si kundërshtarë potencialë për

realizimin e interesave të shtetit italian. Gjatë kësaj periudhe, kemi një kontakt të shpeshtë

ndërmjet përfaqësuesve të diplomacisë italiane dhe Hasan Prishtinës, i cili si udhëheqës i

Komitetit për “Mbrojtjen e Kosovës”, mund të ndikonte në bashkëpunimin e veprimtarisë së

këtij komiteti dhe të VMRO-së, i cili gjithashtu ishte kundër synimeve jugosllave.

Diplomacia italiane nuk u përqëndrua vetëm ndaj përkrahjes së këtyre komiteteve, por dhe në

çdo lëvizje që mund të angazhohej kundër politikës dhe shtetit jugosllav. Interesimi i

diplomacisë italiane vihet re, me aktin e nënshkruar ndërmjet Legatës italiane në Vjenë,

dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë, më 2 janar 1932, në të cilën do të trajtohej

organizimi i brendshëm revolucionar në Jugosllavi.

Interesimi i diplomacisë italiane për lëvizjet e brendshme revolucionare në Jugosllavi, u shtua

më shumë, kur Franca filloi të interesohet për gjendjen në Jugosllavi, si dhe për lëvizjet

revolucionare kundër saj. “Një interesim të tillë do të shtohej, sidomos pasi në Jugosllavi do

të shtoheshin pakënaqësitë, ku gjendja do të bëhej më kaotike, e cila do të shfrytëzohej pët

veprimtari kundërjugosllave”208.

Italia gjatë vitit 1928, u mundua të shfrytëzonte gjendjen e krijuar në Jugosllavi, për të

realizuar ambiciet e saj në Ballkan. Emigracioni shqiptar pati një impakt të rëndësishëm edhe

206 AQSH, Fondi 151, viti 1929, d. 23/23, fl. 3-6 Informacion nga Legata shqiptare në Jugosllavi në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.207 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 335, fl. 5 Informacion nga legata shqiptare në Beograd në lidhje me veprimtarinë e çetave maqedonase/ Izber Hoti,“Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitet 1930- 1941”, (Prishtinë:), 142208 Izber Hoti, “ Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitet 1930- 1941”, (Prishtinë: 1997), 142

49

Page 50:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

në Itali. Ajo ishte e interesuar për veprimtarinë e “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,

si dhe VMRO-në. Roli i Hasan Prishtinës në emigracionin politik shqiptar, bëhet e ditur

nëpërmjet diplomacisë italiane. Dokumenti i parë i shkruar i interesimit të diplomacisë

italiane për Hasan Prishtinën, është korrespodenca mbi takimin e tij me Mihaiolov, një prej

udhëheqësve të organizatës antijugosllave VMRO, në 22 shkurt 1932 209.

Në këtë dokument shkruhej: “Prishtina…kishte kërkuar që të takohej në çfarëdo cilësie me

maqedonasin Mihailov me qëllim të koordinimit e të organizimit të një lëvizjeje paralele në

Kosovë me atë maqedonase…210. Gjatë takimit që u zhvillua mes përfaqësuesit të diplomacisë

italiane dhe Hasan Prishtinës, në mars të vitit 1932 u diskutua për modalitetet që duhej

ndjekur me Mihailovin, udhëheqësin e VMRO-së, për ndarjen politike e territoriale mes

Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe njëkohësisht u diskutua edhe për organizimin e organizatave

revolucionare211 si “Mbrojtja e Kosovës” dhe “VMRO-ja”212. Mosmarrëveshjet që ekzistonin

ndërmjet Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe VMRO-së, do të ndikonin në formimin e

një komiteti të përbashkët që do të quhej Komiteti i Marrëveshjes së Veprimit, e cila do të

ishte e vetmja mënyrë, në të cilën diplomacia italiane do ta përkrahte në luftë kundër

Jugosllavisë.

Megjithatë, mosmarrëveshjet e KMKK dhe VMRO-së nuk e zvogëluan interesin e

diplomacisë italiane për veprimtarinë antijugosllave të këtyre organizatave. Veprimtaria e

emigracionit politik shqiptar, kishte një impakt pozitiv për të gjithë shqiptarët e Kosovës, si

dhe në Shqipëri. Emigracioni politik në Jugosllavi, nëpërmjet Komitetit “Mbrojtja e

Kosovës”, mbështeti të gjitha të drejtat e shqiptarëve të Jugosllavisë. Ata kërkonin bashkimin

e Kosovës me Shqipërinë. Kjo politikë nuk i interesonte Jugosllavisë. Komiteti “Mbrojtja e

Kosovës” me në krye Hasan Prishtinën, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve, kishte si

qëllim eleminimin e Zogut. Ata e shikonin mbretin shqiptar, si një kërcënim serioz për të

realizuar qëllimet e tyre, pasi Zogu u kishte premtuar jugosllavëve, se nuk do të mbështeste

asnjë lëvizje irridentiste në Shqipëri. Në këtë komplot kishte gisht Hasan Prishtina, i cili në

bashkëpunim edhe me organizatën e VMRO-së kishin shpërthyer në lëvizje revolucionare

brenda Jugosllavisë, për t’u shkëputur nga ajo213. Beogradin me Tiranën zyrtare i lidhte një

209 Po aty210 Izber Hoti, “ Qendrimi….142211 Po aty, 143212 VMRO- Organizatë e veprimtarisë së emigracionit politik shqiptar në Maqedoni, e cila vepronte kundër interesave të shtetit jugosllav.

50

Page 51:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

gjë e përbashkët, lufta ndaj emigracionit politikë. Emigrantët politik shqiptarë në Jugosllavi,

pasi të eleminonin fizikisht Zogun, do të marshonin drejt Tiranës, ku do të merrnin në dorë

drejtimin e vendit214. Përpjekjet e tyre dështuan. Gjatë viteve 1928- 1931, shteti shqiptar u

përpoq të ruante marrëdhënie të mira dhe ekuilibruese me Beogradin, duke mos e përkrahur

veprimtarinë e emigracionit politik shqiptar. Zogu nuk i përkrahu ata për dy arsye: Së pari, ai

nuk gëzonte një mbështetje dhe popullaritet brenda komitetit “Mbrojtja e Kosovës”, ku

anëtarët që e përbënin këtë organizatë, ishin edhe armiqtë e Zogut. Gjatë kësaj periudhe, u

shtua edhe numri i organizatave dhe i individëve të arratisur në Jugosllavi, Rumani, Turqi si

kundërshtarë të mbretit Zog215.

Së dyti, Zogu nuk e përkrahu lëvizjen nacionaliste shqiptare brenda Jugosllavisë, sepse ky

veprim mund t’i shkaktonte atij, një reagim të ashpër diplomatik nga ana e Beogradit.

Pavarësisht përpjekjeve të mbretit Zog për të ruajtur marrëdhënie të mira me Beogradin, ai

nuk do t’i shpëtonte atij, ku ky i fundit shumë shpejt do të niste një serë inskenimesh, për të

eleminuar Ahmet Zogun në vitet në vazhdim. Beogradi përdori edhe emigracionin politik

shqiptar, të cilët ishin të shpërndarë në gjithë Evropën216.

Së treti, nëse Zogu do t’i përkrahte ata, do të rrezikonte edhe pushtetin e tij politik në

Shqipëri, ku shumë prej tyre mund të përdoreshin nga Beogradi, si agjentë të saj. Në Shqipëri

listohej një numër i konsiderueshëm i agjenturës jugosllave kundra regjimit zogist, sidomos

gjatë viteve 1930- 1940217.

Kjo gjë bëhet e ditur edhe diplomacia italiane. Gjatë viteve 1930-1941, ka patur mjaft agjentë

jugosllavë që vinin nga radhët e emigracionit shqiptar në Jugosllavi. Ata kishin përkrahjen e

princit Pavël dhe kryeministrit Stojadinoviçit. Në listën e rrjetit agjenturor jugosllav, bënin

pjesë: Muin Mezini, Mehmet Alem Trajasi, Dinosh Kokoshi. Bashkëpuntorët më të

besueshëm jugosllav ishin edhe Vladimir Lebedef, Gani Bej Kryeziu dhe Muharrem

213 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 335, fl.5 Korrespodencë e MPJ shqiptare me vendet ballkanike, mbi veprimtarinë e organizatave dhe individëve të arratisur, si kundërshtarë të regjimit zogist. 214 Haris Silajxhiç, “Shqipëria dhe SHBA, në arkivat e Uashingtonit”, 188, / Veli A. Haklaj, “Siguria Kombëtare në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Geer, 2012), 201

215 AMPJ, Fondi 151, d. 300, fl 1-5, Korrespodencë e MPJ jugosllave me vendet e Ballkanit, në lidhje me organizimin e emigracionit politik shqiptar kundër mbretit Zog.216AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 157, fl. 5- 12 Korrespodencë e MPB me MPJ në lidhje me propagandën jugosllave në Shqipëri, nëpërmjet emigracionit politik shqiptar.217 AMPJ, Fondi 151, d. 157, viti 1930, fl.5- 12 Korrespodencë e MPB me MPJ në lidhje me propagandën jugosllave në Shqipëri.

51

Page 52:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Bajraktari nga Gjakova218. Në rrjetin agjenturor jugosllav, bënin pjesë edhe Muharrem Baruti,

i cili lëvizte në të gjitha viset e Shqipërisë, i cili dyshohej si një prej agjentëve të tjerë

jugosllavë219. Gjithashtu në rrjetin agjenturor jugosllav, bënte pjesë edhe Shefqet Vërlaci, i

cili mendohet se kishte lidhje me të gjitha organizatat revolucionare, si dhe me qeverinë

jugosllave.

Në listën e agjenturës jugosllave, bënte pjesë edhe Rexhep Mitrovica, i cili në bashkëpunim

me Xhemal Bushatin dhe me qeverinë jugosllave, kishin përgatitur komplotin e atentatit

kundër Zogut220. Gjatë vitit 1930 ishte rritur veprimtaria e shqiptarëve jashtë atdheut. Shumë

prej tyre ishin vendosur në Francë, Korfuz, Selanik e Sarajevë. Shtimi i emigracionit politik

jashtë Shqipërisë, rrezikonte integritetin e qeverisë shqiptare dhe influencën e mbretit Zog në

Shqipëri.

Diplomacia italiane ishte shumë e interesuar, për t’i ardhur në ndihmë emigracionit politik

shqiptar në Jugosllavi. Italia e përkrahu atë, sepse ishte kundër interesave jugosllave në

Ballkan. Diplomacia italiane doli kundër Beogradit zyrtar. Ajo kërkonte shpërbërjen e

mbretërisë jugosllave. Diplomacia italiane, kërkonte të fshihej pas interesave të organizatave

të “Komitetit të Kosovës” dhe VMRO- së, për të shkatërruar mbretërinë e jugosllave si dhe

për të shmangur dominimin francez në Mesdhe. Me një Jugosllavi të shpërbërë dhe të

shkatërruar, Italia do ta kishte më të lehtë për të realizuar qëllimet e saj në rajonin e Ballkanit.

Hasan Prishtina zhvilloi një bisedë me një prej përfaqësuesve italianë, Vitorio Mapetin duke i

bërë të ditur atij, se në Gjenevë ishte takuar me Mihaiolovin, udhëheqësin e VMRO-së dhe se

ishin marrë vesh, për shumë çështje të bashkëpunimit shqiptaro-maqedonas. Diplomacia

italiane nuk u mjaftua me kaq. Ajo kërkoi nënshkrimin e një marrëveshjeje, ku dy komitetet

ushtarake anti-jugosllave, duhet të vepronin sa më shpejt në Jugosllavi221.

Përfaqësuesi i diplomacisë italiane Macoti, në lidhje me bashkëpunimin e KMKK dhe

VMRO-së zhvilloi bisedime me Hasan Prishtinën në fund të muajit prill dhe fillim të muajit

maj, të cilit i bëri me dije, se duhej të takohej me Ivan Mihaiolovin. Por ky takim nuk u bë

asnjëherë, kurse bashkëpunimi i Hasan Prishtinës më përfaqësuesit e diplomacisë italiane u

218 AMPJ, Fondi 151, d. 157, viti 1930, fl. 5-12 Korrespodencë e MPJ me MPB në lidhje me propagandën që zhvilloi Jugosllavia me anë të agjentëve të saj në Shqipëri/ Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacise, 143219 Po aty220 Izber Hoti “Qëndrimi i diplomacies…, 153 221 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 335, fl. 5 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd.

52

Page 53:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

zvogëlua.. Përsa i përket qeverisë shqiptare, duhet theksuar, se ajo nuk mbajti marrëdhënie aq

të mira me “Komitetin e Kosovës”, sepse asaj nuk i interesonte të kishte marrëdhënie të

tendosura me Beogradin.

Një nga problemet më të mprehta që ka shqetësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, ka qënë edhe çështja e shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Serbo- Kroate-

Sllovene. Mes dy vendeve fqinje, ka patur konflikte të vazhdueshme në lidhje me çështjen e

Kosovës, e cila konsiderohej nga Jugosllavia si pjesë e saj. Marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave në periudhën e Monarkisë Shqiptare kanë qënë të komplikuara. Kur Zogu u shpall

“Mbret i Shqiptarëve”, në Beograd, por edhe në vende të tjera u dyshua se ai do të ndiqte një

politikë irridentiste. Por, mbreti Zog u tregua i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje, pasi ai

nuk donte t’i acaronte marrëdhëniet me qeverinë jugosllave, “e cila kishte në dorë të nxiste

organizimin e kundërshtarëve të tij politikë, të emigruar në Jugosllavi që edhe kështu

punonin për rrëzimin e regjimit”222.

Një arsye tjetër përse Zogu ishte i interesuar të kishte mbështetjen e qeverisë jugosllave, ishte

edhe kërcënimi përballe presioneve italiane, të cilat ishin në rritje. Si fillim, Zogu do të

dërgonte në Jugosllavi një përfaqësues diplomatik, për të rregulluar marrëdhëniet me

Beogradin.“Në vitin 1929 Z. Xhafer Villa u emërua Ministër fuqiplot në Beograd”223. Zogu

kërkoi një bashkëpunim me Jugosllavinë, për të larguar rrezikun italian nga Shqipëria. Në

gjysmën e parë të viteve 1930, dukej se marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave ishin

përmirësuar224.

Një nga çështjet më të mprehta që shqetësonin qeveritë e dy vendeve fqinje ishte Kosova, e

cila ishte nën juridiksionin ekonomiko- politik të Jugosllavisë. Zogu e dinte mjaft mirë që

çështja e Kosovës do të acaronte më tepër marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe

Jugosllavisë. Kjo ishte një çështje shumë delikate, por si fillim ai nuk u ndal te kjo pikë. Në

dallim nga vitet e mëparshme, qeveria shqiptare nuk e ngriti çështjen e shqiptarëve në

Jugosllavi as edhe në Lidhjen e Kombeve. Qeveria shqiptare si fillim bëri përpjekje për të

aderuar në Paktin Ballkanik. Diplomacia shqiptare kishte frikë ta ngrinte si shqyrtim çështjen

e Kosovës, pasi Beogradi mund të reagonte ashpër, duke organizuar një pjesë të emigracionit

222 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 857223 “Gazeta e re”, nr. 194, 23 qershor 1929, 2224 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 858

53

Page 54:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

politik shqiptar që jetonin në Jugosllavi kundër regjimit të Zogut, ku disa prej tyre ishin edhe

armiqtë e betuar të mbretit Zog, si: Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica etj. E për rrjedhojë,

kjo gjë mund të çonte edhe në fundin e regjimit zogist. Gjatë gjysmës së parë të viteve 1930,

marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave ishin përmirësuar, pasi Zogu ishte afruar më tepër me

vendet ballkanike, sidomos me Jugosllavinë, duke nënshkruar edhe disa marrëveshje tregtare

me të. Mbas shpalljes së Monarkisë Shqiptare, gjendja ekonomike e Jugosllavisë u

përkeqësua shumë, pasi në Jugosllavi u vendos diktatura mbretërore, e cila ushtronte dhunë

ndaj të gjithë atyre që dilnin hapur dhe kundër regjimit diktatorial mbretëror. Çështja e

shqiptarëve që jetonin në territorin jugosllav, u shqyrtua gjer e gjatë në Lidhjen e Kombeve.

Në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi u angazhua Komiteti “Mbrojtja

Kombëtare e Kosovës”, e cila gjatë gjithë veprimtarisë së saj, i kushtoi një rëndësi të veçantë

çështjes shqiptare, programi i së cilës nënkuptonte bashkimin e të gjitha viseve shqiptare të

shkëputura nga trungu territorial shqiptar225.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lidhjes së Kombeve, më 4 qershor të vitit 1928 u diskutua

çështja e shqiptarëve që jetonin në Greqi, si dhe të atyre që jetonin në Jugosllavi. Përfaqësues

të qeverisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve, i paraqitën fakte konkrete Fuqive të Mëdha, për

genocidin që po ndiqte Jugosllavia ndaj shqiptarëve226. Brenda Jugosllavisë kishte lëvizje në

radhët e shqiptarëve, të cilët e kundërshtuan hapur politikën e Beogradit, si Hasan Prishtina

etj. Ky i fundit, përveç të tjerash ishte një përpilues i një varg peticionesh e

memorandumesh227. Ai i paraqiti Lidhjes së Kombeve një peticion, për mënyrën sesi po

keqtrajtoheshin shqiptarët në Jugosllavi228. “Letra e Hasan Prishtinës fliste për keqtrajtimin e

shqiptarëve të Kosovës nga pala e qeverisë serbe”229. Në këto peticione shkruhej për fakte, se

si shqiptarët trajtoheshin më keq se pakicat e tjera kombëtare në Jugosllavi230. Këtu flitej për

vrasjet dhe krimet si dhe plagosjet e kryera nga xhandarmëria jugosllave kundra popullsisë së

pafajshme të Kosovës231.

225 AQSH, Fondi 846, d. 1, nr 708- 761 Programi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” 226 AMPJ, viti 1934, dosja 57 Materiale të Lidhjes së Kombeve që flasin për trajtimin që i ka bërë kjo organizatë problemeve në të cilat ka asistuar edhe Shqipëria.227 Emine Arif Bakalli, “Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare”, Botim i Institutit Albanalogjik të Kosovës, (Prishtinë, 2011), 47-48 228 AMPJ, d. 559, viti 1929, fl. 8, Peticion i Hasan Prishtinës dërguar sekretarit të Lidhjes së Kombeve. 229 Shqipëria e re, nr 414, 30 mars 1930, fq. 2230 Emine Arif Bakalli, “Çështje …, 38 231 AMPJ, d. 415, viti 1930, fl. 5- 11 Informacione nga legata shqiptare në Beograd në lidhje me krimet e kryera nga xhandarmëria jugosllave.

54

Page 55:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Hasan Prishtina në vijim të përpjekjeve të tij më të hershme në këtë peticion paraqiti fakte

për mohimin e të drejtave më elementare të shqiptarëve, në kundërshtim edhe me konventën

për minoritetet që Jugosllavia kishte nënshkruar, për shpronësimin e tokave në emër të

reformës agrare e ndarjen e saj për kolonët serbë, malazezë dhe emigrantë rusë, për

shtrëngimin e tyre për të braktisur trojet e shtëpitë e për të emigruar në Shqipëri, Turqi e

vende të tjera, për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe, të lirisë së shtypit, të pamundësisë

për t’u mbrojtur para gjykatave serbe etj”232. Ai kërkoi që Lidhja e Kombeve të dërgonte në

Kosovë një komision të paanshmëm për të shqyrtuar gjendjen e shqiptarëve e për t’u siguruar

atyre të gjitha të drejtat e njohura për minoritetet233.

Aktivisti i shquar Hasan Prishtina deklaronte: “Do të mbetem armik i Jugosllavisë… deri sa

ky shtet t’u jap të drejtat e minoritetit shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni…”234. Edhe

qeveria shqiptare bëri përpjekje, duke ngritur zërin e saj ndaj Jugosllavisë, për t’i dalë në

mbrojtje elementit shqiptarë kudo që ai ndodhej. Mbreti Zog ishte treguar i tërhëqur

fillimisht, pasi ai nuk e mbështeti peticionin e Hasan Prishtinës, jo për nga përmbajtja apo

kërkesat e peticionit që Hasan Prishtina me shokë kishin përgatitur, por mbreti shqiptar e

shikonte H. Prishtinën si një armik personal, i cili kishte bërë disa herë tentativa për ta rrëzuar

atë nga pushteti. Megjithatë, Hasan Prishtina vazhdoi aktivitetin e tij, duke paraqitur fakte

konkrete pranë Lidhjes së Kombeve, për mohimin që Jugosllavia po u bënte shqiptarëve të

Kosovës235. Hasan Prishtina ishte një nga figurat patriotike shqiptare dhe një prej aktivistëve

më të shquar të Komitetit “Mbrojtja e Kosovës”, i cili dënoncoi qeverinë jugosllave në

Lidhjen e Kombeve, për padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve. “Komiteti i Kosovës”

kishte ngritur celula në zonat kufitare shqiptaro- jugosllave. Studiuesi Zh. Avramovski

shkruan: “Komiteti i Kosovës që nga viti 1934 kishte ngritur degën ( filialin e tij) edhe

brenda në Jugosllavi, nën drejtimin e Ferhat Dragës..” 236.

Ferhat Draga mbante marrëdhënie të mira edhe më Zogun pasi i duhej edhe ndihma nga

Shqipëria, për të zhvilluar një lëvizje të gjerë irridentiste ndaj Jugosllavisë. Shteti shqiptar me

232 Paskal Milo, “Politika …, 858 233 AMPJ, viti 1929, d. 559, fl. 3-8 Peticion i Hasan Prishtinës dërguar kryetarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. 2 mars 1929, / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Botimet: Toena 2013), 858 234 Ajet Haxhiu, “Lëvizja patriotike e Kosovës”, (Tiranë: 1968), 167 235 AMPJ, viti 1931, dosja 101 Apel i Hasan Prishtinës drejtuar Lidhjes së Kombeve.236 Halim Purelleku, “Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë Shqiptare”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, Monarkia shqiptare 1928- 1939, (Tiranë :Botimet Toena, 2011), 173

55

Page 56:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vonë bëri disa përpjekje pranë Lidhjes së Kombeve, për t’i dalë në mbrojtje të drejtave të

shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve të saj. Rreth gjysëm milionë shqiptarë që jetonin në

Jugosllavi po vuanin nga barbarizmat jugosllave237.

Shtypi anglez “Manchester Guardian” bënte të ditur se Lidhja e Kombeve duhet ta shikonte si

një punë urgjente duke përdorur mjetet e nevojshme për sigurimin e të drejtave të

minoriteteve, fati i të cilëve ishte ndarë kundër dëshirës së tyre238. Acarimi më i madh i

shqiptarëve në Jugosllavi ndodhi, kur Jugosllavia kishte shkelur konventën e nënshkruar me

minoritetet, për çështjen e shpronësimit të tokave. Jugosllavia gjatë kësaj kohe ndërmori një

reformë agrare, në bazë të së cilës tokat e banuara nga shqiptarë do të ndaheshin ndërmjet

kolonëve serbë, malazezë, etj.“Reforma Agrare në Jugosllavi shpronësoi pa mëshirë

shqiptarët”.239 Hasan Prishtina kërkoi nga Lidhja e Kombeve:“të dërgonte në Kosovë një

komision të paanshëm për të shqyrtuar gjendjen e shqiptarëve e për t’u siguruar atyre të

gjitha të drejtat e njohura për minoritete”240.

Qeveria e Beogradit reagoi mjaft ashpër në Lidhjen e Kombeve, në lidhje me peticionin që

paraqiti Hasan Prishtina. Ajo i dërgoi një përkujtesë Këshillit të Lidhjes, me anë të së cilës

ajo i mohonte të gjitha akuzat e bëra nga H. Prishtina. Beogradi u shfaqësua me faktin, se

në Jugosllavi kishte mjaft nxënës shqiptarë, por pa përmendur se në çfarë gjuhe mësonin. Në

të vërtetë asnjë shkollë shqiptare nuk i është siguruar shqiptarëve që rrojnë brenda kufirit të

saj241, shkruante një prej gazetave prestigjoze të Anglisë “Manchester Guardian”. Rreth 500

familje muslymane shqiptare ishin larguar në drejtim të territoreve të tjera, për arsye të

fanatizmit fetar, por edhe për të gjetur territore më të gjera242 dhe se kolonizimi ishte një masë

që ishte shtrirë në të gjithë Serbinë e Jugut e jo vetën në zonat e populluara nga shqiptarët dhe

se ishte zbatuar ndaj pronave të vjetra e të mëdha tokësore243. Madje, klima që ekzistonte në

Lidhjen e Kombeve ishte jo shumë pozitive për shqiptarët. Shpesh herë organet e Lidhjes së

Kombeve i zvarrisnin marrjen e vendimeve ndaj këtyre peticioneve244.

237 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 8 Botim i shtypit anglez “Manchester Guardian” prej M. E. Durham. Shtypje minoritetesh prej Italisë. 15 maj 1928238 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 8 Botim i gazetës angleze “Manchester Guardian”, 15 maj 1928239 Vullneti, nr 34, 16 shkurt 1930, 1240 Paskal Milo,“Politika …, 858241 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 8 Botim i një artikulli në shtypin anglez “ Manchester Guardian”, 15 maj 1928242 Vullneti nr 34, 16 shkurt 1930, 1-2243 AMPJ, viti 1929, dosja 559, fl. 11-20, Përkujtesë e qeverisë jugosllave për situatën e popullsisë shqiptare në Jugosllavi, dërguar Lidhjes së Kombeve. 2 mars 1929 /Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, Tiranë: Botimet Toena 2013), 859

56

Page 57:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ministri i Punëve të Jashtme Marinkoviç i kërkoi Lidhjes së Kombeve që këto ankesa të mos

pranoheshin fare,“sepse të tilla shkresa të turpshme nuk mund të fyejnë dinjitetin e shtetit”245.

Ndërkohë, qeveria e Tiranës mori informacionet e nevojshme, mbi gjendjen e vërtetë të

krijuar në Kosovë. Legata shqiptare në Beograd si edhe Konsullata shqiptare në Shkup, dhanë

informacione të ndryshme, si dhe bënë raportime, rreth persekutimit të shqiptarëve që jetonin

në Jugosllavi. Një prej tyre ishte Rauf Fico, i cili shkruante: “…se të 850.000 shqiptarët që

jetonin në Jugosllavi nuk kishin asnjë shkollë, nuk kishin liri të lexonin një libër ose një

gazetë shqiptare, nuk kishin liri për ushtrimin e fesë, objektet e kultit shpesh herë digjeshin

dhe kleri kërcënohej e vritej siç kishte ndodhur në vitin 1929 me At Shtjefën Gjeçovin, se ata

paguanin dy tri herë më tepër taksa se serbët që jetonin afër tyre, se në zbatim të ligjeve të

ndryshme të kolonizimit të reformës agrare, qindra familjeve shqiptare u ishin marrë tokat e

banesat e në vend të tyre, kishin ardhur kolonë sllavë”246.

Një numër i madh raportimesh erdhën nga Legata shqiptare në Beograd, në lidhje me

aneksimin e shqiptarëve në Jugosllavi e Turqi, instalimin e malazezëve në tokat e Kosovës, si

dhe barbarizmat e serbëve ndaj shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi247. Reagimi më i ashpër i

qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndodhi në momentin kur u nënshkrua Pakti

i Tiranës. Qeveria jugosllave filloi një aksion duke përdorur mjetet më barbare, për të

shtrënguar kosovarët shqiptarë që të braktisnin tokat e tyre, sidomos ata që jetonin përgjatë

kufirit shqiptaro- jugosllavë dhe të vendosnin në vendet e tyre malazezë dhe sllavë248. Sipas

konventës që jugosllavët kishin nënshkruar në lidhje me çështjen e minoriteteve, shqiptarët e

Kosovës do të braktisnin trojet e tyre dhe do të emigronin në drejtim të vendeve të tjera si në

Shqipëri, Turqi etj. Legata shqiptare në Turqi i bënte të ditur ministrit të Punëve të Jashtme

në Shqipëri, Iliaz Vrionit, se në Turqi kishin ardhur disa familje shqiptare, të cilat ishin

instaluar në vilajetin e Mersinit”249.

244 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930, nr. 40//II, Vjenë, 15 maj 1930 Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve, lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. 245 AQSH, Fondi 251, d. 194/1, viti 1931, nr. 578, Gjenevë, 3 maj 1931 Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve, lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.246 AMPJ, viti 1933, d. 211, fl. 42-45, Raport i ministrit shqiptar në Beograd, Rauf Fico, për ministrin e Punëve të Jashtme Xhafer Vila. 10 tetor 1933247 AMPJ, d. 413, viti 1929, fl. 5- 12 Raporte të Legatës shqiptare në Beograd, në lidhje me barbarizmat e serbëve.248 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 10 Telegram nga Legata shqiptare e Beogradit drejtuar MPJ shqiptare në lidhje me largimin e familjeve shqiptare nga Kosova. Nr . 1025/x, 20 gusht 1928249 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 6 Telegram i Legatës shqiptare në Turqi dërguar ministrit Iliaz Vrionit mbi disa familje emigrantësh të instaluar në Turqi. Nr. 579/III, Stamboll, 22 gusht 1928

57

Page 58:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë vitit 1928 kemi një largim të familjeve shqiptare prej viseve të Kosovës në drejtim të

Turqisë. Informacioni merret nga Legata shqiptare e Beogradit, e cila i bënte të ditur

Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare se në Konsullatën turke të Shkupit, ishin paraqitur

100 familje shqiptare prej viseve të Kosovës, të cilët kishin kërkuar viza për në Turqi250.

Konsullata e Shkupit u’a refuzoi vizat shqiptarëve, të cilët i’u adresuan më pas Konsullatës

angleze, duke i kërkuar viza për të shkuar në Egjipt251. Por, Konsullata angleze kërkoi

instruksione në Londër, e cila mori përgjigjen, se familjet shqiptare nuk mund të shkonin në

Egjipit, po ato mund t’i drejtoheshin ndonjë kolonie angleze252. Pas kësaj përgjigje, familjet

shqiptare të Kosovës i’u drejtuan konsullatës turke, duke i njoftuar edhe përgjigjen e

konsullatës angleze dhe duke i’u lutur përsëri që t’u jepeshin viza për në Turqi, me që ata nuk

donin të shkonin në koloninë angleze propozuar prej konsullatës së Shkupit253. Qeveria e

Beogradit përdori të gjitha mënyrat duke filluar që nga propaganda dhe deri te forca brutale

për dëbimin e shqiptarëve.

Shumë prej familjeve shqiptare të Kosovës nën presionin e brutalitetit dhe të autoriteteve

lokale, u detyruan t’u shisnin serbëve për pak para, pasuritë e tyre ku një pjesë e madhe

emigruan në Turqi254. Përballë kësaj situate qeveria shqiptare ndoqi një politikë pothuajse

pasive, e cila u mjaftua vetëm me ndërhyrje të vazhdueshme në Ministrinë e Jashtme në

Beograd, për të ndaluar padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve, për të mos nxitur

emigracionin e tyre në Turqi e për të lejuar mësimin e gjuhës shqipe në shkollat serbe nga

fëmijët shqiptarë. Madje qeveria në emër “të interesit kombëtar” e “të gjendjes financiare të

shtetit”, mori vendimin për të mos lejuar emigrimin në masë të shqiptarëve të Kosovës në

Shqipëri dhe u bëri thirrje atyre që të mos largoheshin as edhe për në Turqi, por me sakrifica

të qëndronin në vendin e tyre255.

250 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 9 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd, drejtuar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me largimin e familjeve kosovare në drejtim të Turqisë. Nr.1023/x. 20 gusht 1928251 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 9 Telegram i legatës shqiptare në Beograd, dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me largimin e familjeve kosovare në drejtim të Turqisë. Nr . 1023/x. 20 gusht 1928252 Po aty253 Po aty 254 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 10 Telegram nga legata shqiptare në Beograd, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, në lidhje me largimin e familjeve shqiptare nga Kosova. Nr. 1023/x. 20 gusht 1928 255 AMPJ, viti 1929, d. 413, fl. 21- 55 Telegrame të shkëmbyera midis Ministrisë së Jashtme Tiranë e legatës shqiptare në Beograd. Janar- Shtator 1929/ Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 859

58

Page 59:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Qeveria shqiptare ndërhyri nëpërmjet Legatës së saj në Beograd, edhe nëpërmjet ministrit

shqiptar në Ankara, i cili u lajmërua mbi këtë çështje256. Shumë shpejt, ministri fuqiplot

shqiptar në Turqi bëri një propagandë ndaj turmës së shqiptarëve që kishin ardhur drejt saj.

Ministri turk në Beograd, Hiqmet Bei mbasi u informua mbi ngjarjet që po ndodhin në

Kosovë, i’u la të nënkuptohej se edhe interesi i Turqisë ishte që kosovarët të rrinin në vendet

e tyre257. Me ndërmjetësinë e Rauf Ficos, i cili ishte i ngarkuari shqiptar me punë në Beograd,

qeveria turke i dha instruksione Legatës së Beogradit, që të mos vazhdonte me pashaportat e

shqiptarëve që dëshironin të instaloheshin në Turqi258. Por, me gjithë politikën e shtrënguar të

vizave e propagandën për të mos u larguar, në Shqipëri erdhën deri në gjysmën e parë të

viteve 30 me mijëra shqiptarë nga Kosova259. Shumë shqiptarë të tjerë shkuan në Turqi. Por,

Konsullata shqiptare në Turqi e vuri në dijeni ministrin e jashtëm shqiptar nëpërmjet një

telegram: “…se si gjithmonë edhe sot arritën në këtë qytet më shumë se 200 familje

emigrantë nga Kosova, të cilët këto ditë do të nisen në vendet e zbrazta dhe të largëta të

Anadollit”260. “Këta të mjerë, sikurse e dini… janë viktima të injorancës që nuk mund të

çmojnë dot se nga cila anë rëndon interesi i tyre, por duke qënë të gabuar prej axhentëve të

Turqisë dhe të shtënguar e të ndaluar prej autoriteteve të Jugosllavisë për emigrimin e tyre

në Shqipëri, po preferojnë më të shumtët, ardhjen në Turqi, ku mjerisht do të humbasin për

jetë për Atdheun tonë”261. Ministri i Punëve të Jashtme shqiptare i dërgoi një shkresë

Konsullatës shqiptare në Stamboll, duke e vënë theksin se Legata jugosllave po bënte

demarshe në Turqi, lidhur me largimin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të saj. Ai i kërkoi

ministrit fuqiplot në Turqi, që të bënte demarshet në mënyrë miqësore dhe diskrete me

ministrin e jashtëm turk, duke thënë se emigrimi i këtyre bën një përshtypje jo të mirë në

popull262. Shumë prej shqiptarëve për aq kohë sa rrinë në Turqi, vijnë këtu më me shumë

256 Po aty257 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 10 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd drejtuar MPJ shqiptare, në lidhje me largimin e shqiptarëve nga Kosova. Nr. 1023/x. 20 gusht 1928258 AMPJ, viti 1928, d. 155, fl/ 10 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për MPJ. Nr. 1023/x, 20 gusht 1928 259 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 859260 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 27 Telegram i konsullatës shqiptare në Turqi dërguar ministrit të Punëve të Jashtme Iliaz Vrionit, në lidhje mbi emigrimin e disa familjeve kosovare drejt Turqisë. Nr. 299, Stamboll, 21 dhjetor 1928 261 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 25 Telegram i konsullatës shqiptare në Turqi dërguar ministrit të punëve të jashtme Iliaz Vrionit, në lidhje mbi emigrimin e disa familjeve kosovare drejt Turqisë. Nr. 299, Stamboll, 21 dhjetor 1928262 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 29 Telegram nga MPJ shqiptare drejtuar Konsullatës shqiptare në Stamboll. Nr 29/1, Tiranë, 5 janar 1929

59

Page 60:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vuajtje dhe shpenzime, duke e vënë qeverinë shqiptare në një pozitë të vështirë,263

përfundonte telegramin ministri i jashtëm shqiptar, Vrioni.

Por, disa ditë më vonë, pasi erdhi raporti Konsullatës së Stambollit, ministri i punëve të

brendshme shqiptare, K. Kota bënte të ditur: “Interesi i kombit është që ata të mos emigrojnë

as në Turqi as në Mbretërinë Shqiptare, por është e nevojshme që ata të qëndrojnë në vendet e

tyre, dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, duhet të bëhet një propagandë masive nëpërmjet

Legatës shqiptare në Beograd264. Shtypi shqiptar i asaj kohe, shprehej se Jugosllavia ishte

treguar e padrejtë kundër shqiptarëve të Kosovës. Shqiptarët po rriheshin dhe po

keqtrajtoheshin nga pala jugosllave, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk po reagonte aq sa

duhej. Shtypi shqiptar reagoi mjaft ashpër. Ai kishte siguruar informacione të sakta të

mbështetura në dokumente të shkruara, se Jugosllavia po ndiqte një politikë agresive ndaj

shqiptarëvë të Kosovës dhe kjo gjë nuk do të sillte një paqe në rajon.

Gazeta jugosllave “Politika” shkruante:“Gjoja Shqipëria e Veriut nuk i bindet më qytetërimit

të Mbretit të Shqiptarëvet…! Dhe shton se bajraktarët e malësivet të atyre visevet i paskan

dhënë edhe një ultimatum Zogut, në të cilën çfaqin mos-bindjen e tyre” 265. Shqiptarët e

kuptuan lojën e Beogradit, dhe se ai ishte arkitekti kryesor i turbullirave në Ballkan. Në të

vërtetë edhe aleanca italo- shqiptare, kishte nxitur një rivalitet jo vetëm në marrëdhëniët

shqiptaro-jugosllave, por edhe atyre italo-jugosllave. Shtypi jugosllav ishte mjaft skeptik ndaj

aleancës italo- shqiptare.

Që prej vitit 1927, Jugosllavët nuk mundën të fshihnin dot italo-fobinë dhe albano-fobinë e

tyre. Shteti shqiptar në fakt ishte për një afrim me qeverinë jugosllave, pasi fqinjësia e mirë

do të siguronte edhe një paqe në Ballkan. Jugosllavia kishte nën sundim 1 milionë shqiptarë,

të cilët nuk gëzonin asnjë nga të drejtat që i’u siguronte në çdo vend, traktati i pakicave dhe

mbi të gjitha këto persekutoheshin ne mënyrë sistematike. Jugosllavët vazhdonin të ndiqnin

taktikën e shfarosjes së shqiptarëve. Shtypi jugosllav nuk pushoi së botuari një lumë akuzash

ndaj Shqipërisë, se ajo nuk ishte e aftë të qeveriste popullin e vet, duke e treguar në opinionin

ndërkombëtar, si të pazonjë për të vetqeverisur. Politika e ndjekur nga pala jugosllave,

263 Po aty 264 AMPJ, viti 1928, dosja 155, fl. 31 Telegram i ministrit të Punëve të Brendshme K. Kota drejtuar Legtaës shqiptare në Beograd. 16. 1. 1929 265 “Demokratia”, 14 dhjetor 1929, 2

60

Page 61:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

sidomos për çështjen e Kosovës, do të çonte në ftohjen e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave.

Shpifjet serbe në adresë të shtetit shqiptar ishin të shumta. Beogradi shkoi deri në atë pikë, ku

deklaroi hapur jo vetëm nëpërmjet shtypit, por edhe nëpërmjet takimeve të përfaqësuesve të

saj me ndërkombëtarët, se qeveria shqiptare nuk ishte e aftë të drejtonte shqiptarët që jetonin

brenda territorit të saj dhe jo më të interesoheshin për shqiptarët që jetonin në Jugosllavi266.

Jugosllavia u përpoq të tërhiqte vëmendjen e ndërkombëtarëve, për t’u treguar atyre njëmijë

shpifje dhe të pavërteta për shqiptarët.

Gromësirat sllave ishin të panumërta dhe të paskrupullta në adresë të Shqipërisë dhe

shqiptarëve. Gazeta “Arbënia” në një prej artikujve të saj shkruante për “qëndrimin e Serbisë

ndaj popullit shqiptar duke i quajtur njerëz me bisht”. 267 Qeveria shqiptare u përmbajt ndaj

këtyre shpifjeve sllave, duke ruajtur qetësinë dhe ekuilibrin në tonet e marrëdhënieve të saj

diplomatike me Jugosllavinë. Shtypi shqiptar “Demokratia” në dhjetor të vitit 1929 reagoi

duke deklaruar:“Ne shqiptarët, si shtet i lirë dhe independent, nuk dëshërojmë natyrisht të

bëhemi, n’as një rast, lodra e të tjerëve e, sidomos, të mos ndodhemi në relata të përzemërta

me fqinjë tone”268.

Sjelljet jugosllave ndaj shqiptarëve, ende vazhdonin të ishin të turbullta. Kulmi arriti kur

shtypi jugosllav raportoi: “…se gjoja gjenden komita maqedhonas në tokën shqipëtare”269

dhe se ato do të vepronin në territorin shqiptar për të sulmuar Jugosllavinë270. Për të mbuluar

politikën shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve të Kosovës, Jugosllavia u mundua të përbalte

kërkesat e shtetit shqiptar, për t’i ardhur në mbrojtje elementit shqiptar në Jugosllavi.

Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk ishin

dhe aq miqësore, gjithsesi marrëdhëniet ekonomike e tregtare, në përgjithësi ishin më të mira.

Fletorja e Beogradit “Politika”, kishte një shënim në lidhje me një konferencë të zhvilluar nga

ministri jugosllav i akredituar pranë mbretit Zog, zoti Nastasijoviç. Ai mbajti një fjalim në

Shkup, në lidhje me gjendjen e brendshme të ekonomisë shqiptare. Ai foli gjatë për traktatet

266 Po aty, 2-3267 “Arbënia”, nr 231, 10 prill 1936, 1268 “Demokratia”, 14 dhjetor 1929, 2269 “Zëri i Korçës”, 7 gusht 1929, 1270 AMPJ, d. 335, viti 1930, fl. 5-11 Korrespodencë e MPJ me MPB dhe legatën shqiptare në Beograd mbi veprimtarinë e çetave maqedonase në territorin shqiptar.

61

Page 62:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

tregtare që Shqipëria kishte lidhur me vendet e tjera. Ai e vuri theksin te traktati tregtar, i

nënshkruar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë që nga viti 1926. Ai deklaronte, se shumë artikuj

mund të dërgoheshin në Shqipëri, si psh: çimento, e cila po përdorej dendur në Shqipëri. Por,

Shqipëria zhvilloi më shumë marrëdhënie tregtare me Italinë.

Shqipëria gjithmonë ka qënë e preferuara e Italisë, e cila kërkonte të realizonte qëllimet e veta

në Shqipëri dhe më gjerë. Sipas një statistike tregtare të botuar nga gazeta “Dielli”, organ i

shoqërisë “Vatra” raportonte: “Italia “në tre muaj, Prill, Maj,Qershor, ka eksportuar

12,614,900 lireta plaçka dhe ka importuar në Shqipëri”271. Italia kishte blerë me shumicë

lëkurë, ullinj, vezë dhe i ka shitur me shumicë Shqipërisë, copë dhe penj të pambuktë272.

Jugosllavia e ndjeu rrezikun e dominimit të Italisë në Shqipëri. Edhe pse marrëveshja tregtare

që ishte lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë ishte drejt fundit. Qarqet italiane ishin të bindura se

Shqipëria do ta ratifikonte sërish traktatin tregëtar me të. Jugosllavia mobilizoi të gjitha forcat

për t’u afruar me Shqipërinë, si dhe nuk ngurroi të nënshkruante një traktat tregtar me të.

Jugosllavia mendonte se prania ekonomike, do të sillte një influencë politike në Shqipëri.

Sipas palës jugosllave, një afrim ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të çonte në

bashkimin e Ballkanit. Sipas gazetës “Dielli”, e cila ishte organi i shoqërisë “Vatra” në

diasporë, bënte të ditur se shumë shtete të Ballkanit i’a kishin hedhur fajin Shqipërisë dhe e

kishin ngarkuar atë me përgjegjësi, si shkaktaren e turbullirave në Ballkan273. Shteti shqiptar

ishte për një paqe në Ballkan. Kjo vërtetohet edhe nga rrethanat historike, se Shqipëria

asnjëherë nuk ka dashur të zgjerohej në kurriz të popujve fqinjë, përkundrazi kanë qënë

fqinjët e saj që kanë dashur të copëtonin tokat shqiptare.

Sipas gazetës “Dielli”, shkruhet se Shqipërisë u janë zaptuar tokat më pjellore. Ajo theksonte,

se bota nuk duhej të harronte, se sot janë më shumë se një milionë shqiptarë nën Serbinë dhe

nën Greqinë. “S’është çudi në luftën e arthme që parashikojnjë gazetarët Shqipëria munt t’i

fitoj prapë këto vise të saj”. 274Një nga gazetat më prestigjoze të Bostonit, “The Christian

Science Monitor” shkruante:“Shtetet e Ballkanit janë në harmoni dhe në marrëdhënie të

mira. Pastaj thotë se i vetëmi vent i rrezikshëmë për paqien është Shqipëria,nga shkaku i

ambicieve dhe intrigave të Italisë”. 275 Kuptohet qartë, që Italia shikohej si fuqia më e

271 “Dielli” 18 shtator 1928, 2-4272 Po aty273 “Dielli”, 18 shtator 1928, 2-4274 “Dielli”, 16 nëntor 1928, 1

62

Page 63:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

interesuar në Ballkan, e cila kërkonte të kontrollonte këtë rajon, nëpërmjet ndërhyrjes së saj

në Shqipëri.

Gazeta “Dielli” komentonte: “Shkaktare e çdo turbullimi në Ballkan ka qënë dhe është

Serbia…është shkaktare e Luftës së Pëbotëshme, dhe prapë ajo po i shtyn urat për të ndezur

një luftë tjatër….. Paqia në Ballkan munt të vijë kur Serbia të heqë dorë nga intrigat e saj dhe

mania lakmonjëse që ka sot. Sa kohë që Serbia nuk i lë fqinjët e saj në punën e tyre, paqia në

Ballkan është shumë e zorshme”276.

Jugosllavia nuk po hiqte dorë nga intrigat bashkë me agjentët e saj, në lidhje me padrejtësitë

që po u bëheshin shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre, por edhe në Shqipëri. Agjentët e

Beogradit thoshin se Shqipëria ishte shërbëtore e Italisë. Qëndrimi i Beogradit është

kontradiktor, pasi vetë Beogradi kërkonte një Shqipëri të pushtuar, por nën orbitën e saj dhe

jo atë italiane. Po sipas gazetës “Dielli”, Jugosllavia donte të kundërtën për Shqipërinë.

Përveç Kosovës, ajo dëshironte të zaptonte edhe ndonjë pjesë tjetër nga Shqipëria. Sipas

shënimeve editoriale të gazetës “Dielli”, serbët kanë qënë element turbullues në Ballkan.

Qëllimi i tyre ka qënë qeverisja e Ballkanit, dhe krijimi i një Serbie të Madhe.

Pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe traktateve që ishin nënshkruar mes

qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Beogradit gjatë viteve 1928- 1930, kur bëhej fjalë për

çështjen e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi, marrëdhëniet mes tyre acaroheshin. Rauf

Fico, i cili ishte ministër fuqiplot në Beograd, i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme

shqiptare, në lidhje me gjendjen e shqiptarëve, dhe për mënyrën se si ata po keqtrajtoheshin

nga pala jugosllave. Rauf Fico shprehej nga Beogradi : “Rreth 850 mijë shqiptarë që jetonin

në Jugosllavi, nuk kishin as shkollë në gjuhën shqipe, nuk ushtronin lirshëm fenë e tyre,

madje shpesh herë klerit dhe besimtarëve shqiptarë u bëheshin edhe kërcënime dhe vrasje, siç

kishte ndodhur me At Shtjefën Gjeçovi277. Pakënaqësia e shqiptarëve ndaj shtetit jugosllav, u

shtua më shumë nga vrasja e murgut shqiptar At Shtjefën Gjeçovi278. Në lidhje me vrasjen e

tij, dyshimet binin mbi shtetin jugosllav. At Shtjefën Gjeçovi ishte një prift nga Kosova. Ai

kishte lindur në 12 korrik të vitit 1871.

275 Po aty276 “Dielli”, 16 nëntor 1928, 1277 “Dielli”, 6 dhjetor 1929, 1-2/ Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 859278 AMPJ, dosja. 211, viti 1933, fl. 45, Raport i ministrit shqiptar në Beograd Rauf Fico. 10 tetor 1930

63

Page 64:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1896 mbasi kreu mësimet universitare në Austri, u bë prift. Ai veproi si famulltar në

Rrubrik, në Pejë, në Laç të Kurbinit, në Gomshiq etj. Motoja e tij ishte “Fe e Atdhe”. Ai u

përpoq me të gjitha fuqitë për ta mësuar popullin shqiptar për të dashur “Perëndinë dhe

Atdheun”279. Njëkohësisht, ai ishte edhe një atdhetar i flaktë. Gjatë aktivitetit të tij fetar, ai

kishte mledhur në Durrës qindra patriotë nga vise të ndryshme të Shqipërisë, duke bërë një

propagandë për një Shqipëri të bashkuar dhe të pavarur. Gjithashtu, ai kishtë qënë edhe një

prej këshilltarëve të “Komitetit shqiptar” kundra Turqisë.

At Shtjefën Gjeçovi shkruajti shumë, por vepra më e rëndësishme e tij ishte Kanuni i Lëkë

Dukagjinit”280. At Shtjefën Gjeçovi shkoi në Jugosllavi, për të ushtruar aktivitetin e tij si

misionar fetar, i cili besonte se do të gjente mbrojtjen e të gjitha ligjeve për shqiptarët që

jetonin në këtë vend. Shumë shpejt, ai do të gjej vdekjen njësoj siç kishin rënë viktimë rreth

200.000 shqiptarë nga autoritetet jugosllave281.

Vrasja e At Gjeçovit nga autoritetet jugosllave, provoi edhe njëherë mizorinë e serbëve, që

tregonte se ata ishin një element i rrezikshëm në Ballkan. Vrasja e at Gjeçovit shtoi edhe

njëherë armiqësinë mes shqiptarëve dhe qeverisë jugosllave 282. “At Gjeçovi nuk pat vepruar

kundër kanuneve të Jugosllavisë, vetëm u sherbente shqiptarëve si prift. Ra dëshmor i

idealeve të tij dhe do të mbetet i pavdekur në histori”283. Ai predikonte për një Kosovë të lirë,

ku shqiptarët të gëzonin të njëjta të drejta siç gëzonin popujt e tjerë të Ballkanit. Më 2 dhjetor

1929, Rauf Fico ministri i jashtëm shqiptar shkoi në Beograd, për t’i paraqitur qeverisë së

Beogradit, faktet mbi vrasjen e murgut franceskan At Gjeçovit.

R. Fico i kërkoi ministrit të jashtëm të Jugosllavisë, Marinkoviçit që t’i siguronte qeverisë

shqiptare, se autoritetet jugosllave po bënin hetimet e duhura mbi vrasjen e tij284. Rauf Fico në

takimin që pati me ministrin Marinkoviç, ky i fundit e siguroi atë se autoritetet jugosllave po

bënin hetimet e duhura, në lidhje me shkakun e vrasjes së murgut shqiptar At Gjeçovit.

Ministri Fico ngeli pa asnjë përgjigje. Ai i’u drejtua sërish Ministrisë së Jashtme jugosllave

për këtë çështje, por në fakt shteti shqiptar nuk mori asnjë përgjigje dhe rezultat në lidhje me

vdekjen e At Shtjefën Gjeçovit285. Implikimi i Jugosllavisë lidhet me disa fakte.

279 “Gazeta shqiptare”,( Bari) 1929 , 1-2280 “Dielli”, 6 dhjetor 1929, 2281 Po aty282 AMPJ, d.858, viti 1929, fl. 5- 11 Artikuj e korrespodenca mbi vrasjen e patriotit At Shtjefën Gjeçovit. 283 “Dielli”, 6 dhjetor 1929, 2284 “Gazeta e Korces”, nr. 1013, 13 maj 1930, 1

64

Page 65:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së pari, Jugosllavia kishte ndërhyrë në Vatikan që më emërimin e murgut At Shtjefën

Gjeçovit. Kisha ortodokse sllave nuk ishte dakort me emërimin e Gjeçovit, si misionar fetar

në Jugosllavi. Madje, Jugosllavia i ishte shprehur autoriteteve fetare në Vatikan, se nuk donte

asnjë meshtar katolik veç rracës sllave dhe selia e shenjtë e pranoi, por me një kusht që At

Shtjefën Gjeçovi të qëndronte në Jugosllavi me një kontratë për 5 vjet. Rastësisht, dy muaj

para se të mbyllej kontrata e murgut shqiptar, ai do të vritej barbarisht nga Jugosllavia.

Arsyeja kryesore e eleminimit të murgut shqiptar ishte karakteri i misionit fetar, i cili ishte

veshur me petkun e patriotizmit dhe atdhetarizmit të thellë shqiptar.

At Shtjefën Gjeçovi predikoi për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe për shqiptarë të bashkuar.

Ai gjithashtu bëri një propagandë masive në radhët e shqiptarëve të Kosovës, për një bashkim

me Shqipërinë. Rasti i murgut Shtjefën Gjeçovi, merret si shembull për të treguar edhe një

herë, barbarizmat e autoriteteve jugosllave kundrejt shqiptarëve të Kosovës. Ky rast u bë i

ditur edhe në faktorin ndërkombëtar jo vetëm nëpërmjet shtypit, por edhe ndërmjet

peticioneve e memorandumeve që atdhetarët shqiptarë kishin përgatitur, për ta bërë të ditur

më vonë në Lidhjen e Kombeve.

Ndërkohë që në qarqet e brendshme shqiptare, u rrit interesimi sidomos nga parlamenti

shqiptar, në lidhje me vrasjen e tij. Parlamenti i kërkoi shpjegime ministrit fuqiplot shqiptar

në Jugosllavi, zotit Fico, në lidhje me informatat që ai kishte, për çështjen e vrasjes së At

Shtjefën Gjeçovit, por ngeli pa një përgjigje. Edhe shtypi shqiptar i asaj kohe, raportoi për një

protestë të fortë dhe kryelartë të Parlamentit të Tiranës, për sjelljen e poshtër jugosllave

kundrejt nënshtetasve shqiptarë. Ai shkruante:“Eshtë mirë që shqiptarët gjithë ta dinë, se

armiku ma i madh asht Jugosllavia”286.

Pavarësisht komenteve të shtypi shqiptar, përfaqësuesi shqiptar Fico, u mundua të qetësonte

opinionin shqiptar.“Zoti Fico theksoi se qeveria ka bërë demarshët e duhura pranë

Jugosllavisë”287. Më tej raporti vazhdonte se qindra familjeve shqiptare u ishin marrë tokat

dhe banesat, dhe në vend të tyre kishin ardhur kolonë sllavë. Qeveria shqiptare edhe pse u

përball me padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve, qëndroi jo shumë aktive ndaj kësaj

çështjeje. Delegacioni shqiptar në Beograd kishte diskutuar rreth disa çështjeve si psh: të mos

285 AMPJ, dosja 211, viti 1933, fl. 45 Raport i ministrit shqiptar në Beograd Rauf Ficos në lidhje me vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit. 10 tetor 1930 286 “Gazeta shqipëtare” ( Bari), nr. 270, 13 nëntor 1929, 1287 “Demokratia”, nr. 234, 23 nëntor 1929, 1

65

Page 66:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

nxitej emigracioni shqiptar në Turqi, të lejohej mësimi i gjuhës shqipe në shkollat serbe, në të

cilat mësonin me mijëra nxënës etj.

Në parlamentin shqiptar, vrasja e At Shtjefën Gjeçovit shërbeu si një arsye më shumë për t’i

bërë të ditur opinionit shqiptar, por edhe faktorit ndërkombëtar, në lidhje me masakrimet që

po u bëheshin shqiptarëve prej autoriteteve serbe. “Parlamenti shqiptar paraqiti një listë të

gjatë vrasjesh”288. Gjatë vitit 1930, Jugosllavia filloi një valë të gjerë persekutimesh në

drejtim të shqiptarëve të Kosovës. Shembulli më i qartë është vrasja e priftit At Gjeçovit.

Gazeta “Dielli” reagoi mjaft ashpër ndaj qeverisë jugosllave, ku ajo shkruante: “Serbët po

rrëfehen më të egra se egërsirat e Afrikës dhe më barabarë se popujt primitivë të shoqërisë

mesjetare”289.Vrasja e At Shtjefën Gjeçovit nga autoritetet jugosllave shtoi edhe më shumë

armiqësinë e shqiptarëve me jugosllavët290. Gazeta “Dielli”, organ i shoqërisë “Vatra” në

diasporë shkruante: “Serbët duhet ta dinë se ata janë një element i rrezikshëm në Ballkan dhe

se me vrasjen e at Shtjefën Gjeçovit, shtuan armiqësinë e tyre me fqinjët. At Gjeçovi nuk

veproi kundër ligjeve jugosllave, ai u shërbeu shqiptarëve si një prift. Ai ra dëshmor i

idealeve të tij dhe do të mbetet i pavdekur në historinë e kombit shqiptar”291.

1.3 Atentati i Zogut në Vjenë dhe implikimi i qeverisë jugosllave.

Gjatë viteve 1928-1931, Zogu ndoqi një politikë filo-italiane. Gjatë viteve të para të

monarkisë, Zogu e orientoi politikën e jashtme të Shqipërisë plotësisht drejt Italisë, duke

mënjanuar Jugosllavinë. Nderkohe qe Ahmet Zogu u detyrohej jugosllavëve për rikthimin e

tij në pushtet, në dhjetor të vitit 1924, afrimi i vazhdueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë,

bën që të acaroheshin marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave. Mes shumë problemeve që acaruan

marrëdhëniet mes dy vendeve, ishte edhe qëndrimi që do të mbante Jugosllavia, ndaj

shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”. Kjo gjë do të ndikonte

edhe në çështjen e trajtimit të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Probleme të tjera që

288 “Shqipëria e re”, nr. 398, 8 dhjetor 1929, 34289 “Dielli”, 6 dhjetor 1929, 2290 AMPJ, d. 858, viti 1929, fl. 5- 11 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd mbi vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit.291 “Dielli”, 6 dhjetor 1929, 2

66

Page 67:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ndikuan në dobësimin e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave, ishin edhe të karakterit

ekonomik, tregtar etj.

Gjatë viteve 1928- 1931, mbreti Zog u orientua plotësisht drejt Italisë, duke lënë mënjanë

Jugosllavinë. Jugosllavia përdori agjentët e saj, ku shumë prej tyre ishin edhe emigrantë

shqiptarë, të cilët paguheshin nga qeveria e Beogradit, për të shkaktuar trazira në Shqipëri.

Në vitin 1931 Jugosllavia po përgatitej për t’i bërë një komplot Zogut, gjatë vizitës së tij në

Vjenë. Kundërshtarë të Zogut ishin nga radhët e emigracionit politik, të cilët ishin shpërndarë

në shumë vende të Evropës, kryesisht në Vjenë, Paris, Greqi, Romë etj. Shumë prej figurave

si: Fan Noli, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, ishin ndër figurat politike më

rivale të mbretit shqiptar.

Për eleminimin e tij, ishte e interesuar Jugosllavia, sepse ajo u la mënjanë me pretendimet e

saj për të marrë koncesione në Shqipëri nga mbreti Zog. Edhe brenda emigracionit politik

shqiptar, të cilët ishin të shpërndarë në Jugosllavi, Itali, Vjenë etj, ishte shfaqur një interes i

veçantë, për të eleminuar mbretin Zog. Komplote kundër Zogut ishin bërë disa herë, por pa

asnjë rezultat nga ana e komplotistëve.

Komploti i ardhshëm i Zogut do të bëhej në Vjenë. Në kryeqytetin austriak vepronin dy

organizata të emigrantëve shqiptarë, Bashkimi Kombëtar dhe Komiteti i Çlirimit Nacional

( KÇN), i cili ky i fundit “e zhvendosi qëndrën e vet nga Vjena në Paris, ku nëpërmjet faqeve

të organit të vet “Liria Kombëtare”, kritikonte ashpër si politikën e brendshme, ashtu edhe

politikën e jashtme të Zogut”292. Informacioni në lidhje me atentatin që do t’i përgatitej

Zogut, merret nga bashkëkohësi Sejfi Vllamasi, i cili në kujtimet e tij trajton në mënyrë

specifike, hollësitë e atentatit që i’u bë Zogut në Vjenë. Si fillim, Vllamasi një prej anëtarëve

të “Bashkimit Kombëtar” shkruan në kujtimet e tij, se ishte takuar me Fuat Bej Dibrën. Ky i

fundit i kishte bërë një propozim Vllamasit, në lidhje me sigurimin e e 10.000 napolonave ari

për të eleminuar Zogun293.

Nga ana tjetër, Vllamasi ishte vënë në dijeni, se vetë Fuat Dibra kishte njoftuar Zogun në

lidhje me komplotin që po i thurrnin emigrantët shqiptarë të Vjenës, dhe se ata i kishin

propozuar Fuat Dibrës 10.000 napolona, për të gjetur një njeri për të vrarë Zogun”294.

292 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912- 2000”, (Tiranë: Botimet Kristalina-KH, 2007), 193293 Sejfi Vllamasi,“Ballafaqime politike në Shqipëri 1897- 1942”, ( Tiranë: Botimet Neraida, 2000), 451294 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime …, 451

67

Page 68:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Emigrantët shqiptarë ishin të interesuar për gjithë veprimtarinë e Zogut në Shqipëri. Sejfi

Vllamasi, Angjelin Suma etj, të cilët ishin dy nga aktivistët më të rëndësishëm të emigracionit

politik shqiptar në Austri, kishin marrë të dhëna për qëllimin e vizitës së Zogut në Vjenë. Atje

qarkullonin lajme mbi shëndetin e Zogut, i cili nuk kishte qënë aq i mirë në atë kohë.

Në janar 1931, Zogu vjen në Vjenë për t’u kuruar nga një sëmundje e rëndë. Ky informacion

u bë i ditur edhe nga një grup artikujsh dhe gazetash të huaja, madje edhe nga komentet e

konsullit shqiptar në Vjenë, mbi sëmundjen e mbretit shqiptar drejtuar Ministrisë së Punëve

të Brendshme295. Ai u akomodua në hotelin Imperial, që siç e konsideronte Vllamasi në

kujtimet e tij, ishte një hotel luksoz, ku shkonin njerzit më të pasur të botës296.

Mbas vizitave që Zogu bëri te mjekët më profesionistë të Vjenës, rezultoi se Zogu nuk vuante

nga asnjë sëmundje e rëndë, veçse ai kishte një dobësi trupore që i ishte shkaktuar nga

mundimet e mëdha297. Lajmi mbi shëndetin e Zogut, u bë e ditur edhe në radhët e

emigracionit shqiptar në Vjenë, të cilët nuk e mirëpritën këtë lajm. Lajmi mori dhenë edhe te

emigrantët e Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë, të cilët u kërkuan bashkëatdhetarëve të tyre në

Vjenë, eleminimin fizik të Zogut.

Në Vjenë përveç Komitetit dhe anëtarëve të “Bashkimit Kombëtar”, e cila ishte një

organizatë politike që përfaqësonte interesat e emigracionit politik shqiptar në Vjenë, kishte

edhe emigrantë të tjerë si: Hasan Prishtina, Nikoll Ivanaj, dom Frano Karma, Azis Çani,

Qazim Mulleti etj. Këta ishin të arratisur politikë, që kishin filluar të planifikonin likuidimin

fizik të Ahmet Zogut, pasi ata ishin shpallur si armiq të tij në vitet në mërgim298.

Shumë prej emigrantëve politikë, të cilët ishin arratisur në vendet e tjera evropiane: si Ismail

Tatzati, Ali Këlcyra, Xhemal Bushati, Angjelin Suma, Sejfi Vllamasi, Kolë Tromara, Qazim

Koculi, Spiro Koleka e Xhelal Preveza, ishin formues të një komiteti të fshehtë antikombëtar,

të cilët kishin bërë përpjekje për t’i organizuar një atentat Zogut edhe më parë, gjatë kohës

kur ai ishte president299. Zogu e dinte se mbërritja e tij në Vjenë, do të kishte një kosto të

295 AMPJ, viti 1931, d. 858, fl. 5-11, Telegram i konsullit të Vjenës dërguar MPB, në lidhje me shëndetin e Ahmet Zogut.(data)296 Sejfi Vllamasi, “ Ballafaqime…,451, / Bernd Fischer,” Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, 195297 AMPJ, Fondi 151, d. 858, viti 1931, fl. 5- 11 Telegram i konsullit të Vjenës dërguar MPB, në lidhje me shëndetin e Ahmet Zogut. 298 AMPJ, Fondi 151, viti 1934, d. 300, Telegram i Legatës shqiptare në Jugosllavi dërguar MPJ, në lidhje me aktivitetin e emigracionit politikë. 299 Veli Avni Aklaj, “Siguria Kombëtare në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Geer, 2012), 202

68

Page 69:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

lartë, që mund t’i shkaktonte edhe humbjen e jetës. Për këtë arsye me të mbërritur në Vjenë,

këshilltari i tij Zef Serreqi shkoi në direksionin e policisë së Vjenës, ku kërkoi largimin e

gjithë emigrantëve shqiptarë, gjatë kohës së qëndrimit të Zogut në Vjenë.

Drejtoria e policisë së Vjenës u përgjigj: “Siç ju, ashtu edhe ata janë miqtë tanë, prandaj

kundër tyre smund të marrim një masë të tillë300. Për t’u siguruar, shefi i zyrës politike së

Vjenës thërret Angjelin Sumën, një prej emigrantëve antizogist në Vjenë, ku i kërkoi këtij

fjalën e nderit, se emigrantët e “Bashkimit Kombëtar” nuk do të ndërmerrnin asnjë veprim, që

mund të dëmtonte figurën e mbretit Zog301. Angjelin Suma i premtoi përfaqësuesit të zyrës

politike, se ai dhe bashkëkombasit e tij, nuk do të ndërrmernin asnjë veprim që mund të

dëmtonte mbretin e tyre302.

Policia e Vjenës i kushtoi një rëndësi të veçantë qëndrimit të Zogut në Vjenë, sidomos rreth

qëndrimit të tij në hotelin Imperail. Edhe pse Angjelin Suma dha fjalën, se ai apo edhe

emigrantët e tjerë nuk do të ndërrmernin asnjë agresion kundër Zogut, nuk rezultoi kështu. Në

ditët në vijim, Komiteti “Bashkimi Kombëtar” mori letra e telegrame nga emigrantët

shqiptarë që jetonin në Jugosllavi, Greqi, Itali, për të eleminuar figurën e Zogut303. Ata ishin

kundërshtarë politikë të Zogut, ku përveç interesave të Shqipërisë u interesonte edhe pushteti

politikë.

Bashkëkohësi Sejfi Vllamasi shkruan në kujtimet e tij, se ai bashkë me shokët e tij si: Kol

Tromara dhe Angjelin Suma, vendosën për t’i bërë një atentat Zogut, për shkak të

keqqeverisjes së tij, i cili u’a kishte shitur Shqipërinë, Italisë. Edhe Xhemal Bushati një tjetër

prej emigrantëve shqiptarë në Sarajevë, ishte i këtij mendimi. Siç shihet qartë, shumica e

emigracionit shqiptar e urrenin figurën e Zogut, pasi ai shikohej si armik i shqiptarëve dhe i

interesave të Shqipërisë. Anëtarët e “Bashkimit Kombëtar”, ishin të interesuar edhe për

qëndrimin e Jugosllavisë, në lidhje me atentatin që do t’i bëhej mbretit Zog, i cili kohët e

fundit nuk i kishte marrëdhëniet aq të mira me qeverinë jugosllave.

Markoviçi përfaqësuesi jugosllav, u emërua në Paris si këshilltar legate, në vitin 1929. Ai i

bënte të ditur komitetit të “Bashkimit Kombëtar”, se e aprovonte dhe e mbështeste qëllimin e

300 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri, 1849- 1942”, (Tiranë: Botimet Neraida, 2000), 452 301 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Çabej 1984), 195302 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime…, 452303 AMPJ, Fondi 151, viti 1934, d. 300, fl. 5-12 Telegram i Legatës shqiptare në Jugosllavi, në lidhje me aktivitetin e të arratisurve politikë.

69

Page 70:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kësaj organizate, për eleminimin fizik të Zogut. Markoviç u shpreh se do ta lajmëronte i pari

Beogradin, për vrasjen e mbretit Zog304. Të vetmin shqetësim që kishin anëtarët e “Bashkimit

Kombëtar”305, ishte fjala që Angjel Suma i kishte dhënë policisë së Vjenës. Anëtarët e

Komitetit “Bashkimi Kombëtar”, gjetën një mbështetje të madhe të Jugosllavia, e cila edhe i

ndihmoi monetarisht ata306. Atentati i Zogut ishte tepër i vështirë, pasi ai ishte i rrethuar nga

policë, si dhe lëvizjet e tij merreshin vesh vetëm minutën e fundit. Të vetmen mundësi,

emigrantët shqiptarë kishin vetëm lëvizjet që do të bënte Zogu, gjatë darkave nëpër lokale

opera dhe teatër. Për atentatin e Zogut do të merrnin pjesë shumë emigrantë. Pasi Zogu do të

diktohej në Opera, do të bëhej lajmërimi i përsonave që do të bënin atentatin ndaj mbretit të

tyre. Për të realizuar atentatin, duheshin edhe para.

Organizata e cila e kishte marrë si mision eleminimin e Zogut ishte “Bashkimi Kombëtar”, e

cila posedonte një shumë të ardhurash rreth 70.000 lirash që i kishte siguruar nga botimi i

gazetës Bashkimi307. E gjithë kjo shumë do të shkonte për të realizuar qëllimin, për vrasjen e

mbretit Zog. Një çështje tjetër që shqetësonte organizatën e “Bashkimit Kombëtar”, ishte

edhe kryerja e atentatit, se kush do ta eleminonte Zogun. Për vrasjen e Zogut u paraqitën dy

vullnetarë, kapiteni Azis Cami, toger Ndok Gjeloshi dhe Qazim Mulleti. Kurse Xhemal

Bushati dërgoi nga Sarajevë vëllain e tij Ramiz Bushatin, i cili mbërriti në Vjenë, me

preteksin se ishte i sëmurë dhe se kishte mbërritur në Vjenë për t’u kuruar.

Ardhja tij u bë e njohur edhe nga këshilltari i Zogut, i cili informoi menjëherë policinë

vjeneze për Ramiz Bushatin, i cili shikohej si i dyshimtë nga Serreqi. Gjatë qëndrimit të tij në

Vjenë, Hasan Prishtina i kishte kërkuar Sejfi Vllamasit, se Abdurraman Krosi dëshironte ta

takonte Vllamasin në Vjenë. Takimi i Vllamasit u bë në datë 12 shkurt, ku ai u takua me

Abdurraman Krosin dhe Llesh Topallajn 308.

Abdurraman Krosi i’u shpreh Sejfi Vllamasit se: “Ne kemi qënë shokë e miq, dhe mbreti të ka

dashur shumë, gjithashtu e ke dashur edhe ti atë… Ti ktheju në Shqipëri, ku do të kesh pozita

me rëndësi me i shërbye vendit, pse mbreti ka nevojë për njërëz të ndershëm”309. Abdurraman

304 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Neraida, 2000,) 453 305 Bashkimi Kombëtar ishte organizatë politike që përbëhej nga shqiptarët e emigracionit politik në Vjenë 306 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 157 Korrespodencë e MPB me MPJ shqiptare, në lidhje me propagandën jugosllave ne Shqipëri, nëpërmjet rrjetit agjenturor.307 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime …, 454308 Sejfi Vllamasi, “ Ballafaqime…, 455 309 Po aty

70

Page 71:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Krosi dhe adjutanti i Zogut Llesh Topallaj, bënë të pamundurën për t’i treguar Vllamasit, se

mbreti Zog nuk e kishte parë atë si një armik, gjatë viteve që ai ishte në emigracion. Ai i

kujtoi Vllamasit, kohën kur ata kishin qënë në Shqipëri, si dhe bashkëpunimin që ata kishin

patur gjatë viteve 1920- 1924. Mirëpo, pakënaqësia që buronte si brenda Shqipërisë, si dhe

brenda emigracionit politik shqiptar në Austri, Greqi, Itali, Jugosllavi, do të ndikonin në

përshpejtimin e përgatitjes së atentatit ndaj mbretit Zog. Pavarësisht përpjekjeve të

Abdurraman Dibrës për të parandaluar këtë atentat, kjo gjë ndodhi. Në këtë mënyrë dështuan

përpjekjet e tij. Atentati u krye më datë 21 shkurt 1931, para Operas së Vjenës, ku mbeti i

vrarë adjutant i Zogut Llesh Topallaj dhe u plagos në këmbë ministri i Oborrit, Ekrem

Libohova, ndërsa Zogu shpëtoi pa u prekur. Atentatorët si Azis Cami dhe togeri Ndok

Gjeloshi tentuan ashesimin fizik të tij, pornuk patën rezultat310.

Ata u arrestuan nga autoritetet austriake. Ata i bënin të ditur policisë vjeneze, se ishin

kundërshtarë të Zogut dhe se arsyeja kryesore ishte: pakënaqësia që ata kishin ndaj qeverisjes

së mbretit Zog dhe klikës së tij. Azis Cami, dhe Ndok Gjeloshi kishin qënë oficerë të

xhandarmërisë shqiptare311. Ndok Gjeloshi deklaronte, se ishtë një prej anëtarëve të partisë

nacionaliste shqiptare, kurse Azis u bënte të ditur autoriteteve austriake, se ai ishte pjesë e

opozitës së Zogut. Ata deklaruan, se do të vrisnin mbretin, sepse ai kishte tradhëtuar popullin

shqiptar dhe e kishte rrënuar vendin312. Të gjithë anëtarët e komitetit “Bashkimi Kombëtar” u

dënuan me përjashtim të Hasan Prishtinës, i cili do të gjente vdekjen në vitin 1933.

Mbas atentatit që i’u bë Zogut, si dhe pas kapjes së atentatorëve, shtypi vjenez reagoi se

paratë e atentatit ishin siguruar nga Jugosllavia, dhe se Dom Loro Caka, ishte arrestuar pasi

kishte bërë një udhëtim të fshehtë me përfaqësuesin jugosllav313. Kjo ngjarje u komentua edhe

në faktorin ndërkombëtar, kryesisht në kancelaritë e evropiane, të cilat nisën menjëherë të

hetonin, në lidhje me ndonjë implikim të mundshëm që mund të kishte ndonjë prej Fuqive të

Mëdha, por edhe ndonjë prej vendeve të Ballkanit.

Italia ishte e para që reagoi, pasi ajo ishte aleatja më e madhe e Shqipërisë në këto vite.

“Vetë Zogu si dhe qeveria italiane, fajësuan qeverinë jugosllave si sponsorizuese të aktit

kriminal”314 Diplomacia italiane ndoqi me vëmendje të posaçme atentatin kundër mbretit Zog

310 Valentina Duka, “Historia…, 193311 Bernd Fischer, “Përpjekjet e mbretit Zog për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Çabej 1984), 198312 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime…, 454313 Po aty

71

Page 72:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

në Vjenë. Italianët dyshonin te Jugosllavia, se nëse do të kishte një shtet më të interesuar për

t’i bërë atentat Zogut, kjo ishte Jugosllavia. Sipas këndvështrimit të diplomacisë italiane,

Jugosllavia përfitoi nga situata që ishte krijuar në Shqipëri, si edhe në radhët e emigracionit

politik shqiptar, duke i financuar ata, për të marrë hak ndaj mbretit të tyre në emigracion315.

Roma zyrtare bënte të ditur, se Jugosllavia kishte kohë që paguante emigrantët shqiptarë, për

të eleminuaar mbretin e tyre. Historiani Kosovar, Izber Hoti, mbështetur në dokumentet

italiane shkruan: “Ky atentat ishte organizuar me urdhrin e Hasan Prishtinës316. I autorizuari i

Konsullatës italiane në Sarajevë, Marçello Zukolini, vërteton “se për qëllimin e

lartpërmendur Hasan Prishtina mori para nga Jugosllavia, më 16 mars 1931 dhe si dëshmi

dërgoi edhe një letër- faturë me nënshkrimin e Hasan Prishtinës”317. Pohimi i konsullit

Zukolini u kundërshtua rreptë nga shumë diplomatë italianë, por pati edhe nga ata që e

pranuan këtë version, duke dëshmuar se më 20 shkurt 1931, në Vjenë Hasan Prishtina ishte

takuar me Ekrem Libohovën dhe me disa anëtarë të Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, që sipas

diplomatëve italianë, ishin organizatorët e këtij atentati318.

Kurse policia austriake bënte të ditur, se emigrantët shqiptarë ishin paguar nga qeveria

jugosllave319. Ata merrnin paga mujore nga Angjelin Suma, i cili ishte një prej anëtarëve më

të rëndësishëm të komitetit, “Bashkimi Kombëtar” në Vjenë. Policia e Vjenës bënte të ditur,

se Angjelin Suma dhe Dom Loro Caka ishin parë në ambasadën jugosllave 320. Ky fakt

tregon, se A. Suma dhe Caka raportonin çdo detaj në legatën jugosllave në Austri,në lidhje

me atentatin që po i përgatitej mbretit.

Historiani amerikan Fisher shkruan se Jugosllavia ishte e implikuar direkt. Ajo përgatiti

terrenin, si dhe ndihmoi financiarisht dhe ushtarakisht një grup shqiptarësh që jetonin në

Jugosllavi, për të kaluar kufijtë shqiptarë, pas lajmit të rremë të vrasjes së mbretit Zog. Gani

Beu kishte organizuar me qindra shqiptarë të armatosur në kufirin shqiptaro- jugosllav. Ata

do të ndërhynin në Shqipëri, për të rrëzuar qeverinë shqiptare, pas lajmit të vrasjes së

314 Valentina Duka, “Historia …, 193 315 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime …, 454 316 Izber Hoti, “ Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve (1930- 1941)”, (Prishtinë: 1997), 164317 Po aty318 Po aty319 AMPJ, Fondi 151, viti 1930, d. 157, fl. 5-12 Korrespodencë e MPB me MPJ në lidhje aktivitetin e Jugosllavisë dhe emigracionit politikë, kundër mbretit Zog. 320 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 200

72

Page 73:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Zogut321. Gani Kryeziu, në bashkëpunim me Kol Bib Mirakën, Maxhun Nimanin, Sadik

Rustemin, Arif Radën dhe Taf Pecën, përgatitën planin për një kryengritje brenda Shqipërisë 322. Në kryengritje, do të merrnin pjesë shumë prej malësorëve të Pukës, Mirditës, Gjakovës

dhe Dukagjinit, të cilët do të ndihmoheshin me armatime nga Gani Kryeziu323. Mbreti i

Jugosllavisë Aleksandri, e kishte vënë në dijeni mbretin Zog, se një atentat po i kurdisej atij

në Vjenë dhe për këtë arsye, ai duhet të bënte kujdes.

Ky lajm i’u bë i ditur Zogut edhe nga legata shqiptare në Vjenë, e cila e njoftoi Ahmet

Zogun, në lidhje me atentatin që atij mund t’i bëhej. Por, mbreti shqiptar nuk u kushtoi

ndonjë rëndësi të veçantë këtyre lajmeve. Nga fundi i janarit, ministri i Jugosllavisë në

Shqipëri Nastasijeviç, e vuri në dijeni qeverinë shqiptare se qeveria e tij, kishte mundur të

mësonte rreth një komploti të kurdisur kundër Zogut. Këtë paralajmërimi’a kishte bërë edhe

vet ministri gjerman në Tiranë, i cili i theksonte qeverisë austriake, se jeta e mbretit shqiptar

ishte në rrezik324. Pas atentatit që i’u bë Zogut në Vjenë, dolën në skenën politike shumë

njerëz që kishin kontribuar në eleminimin e tij.

Njëri prej tyre ishte Dom Loro Caka, i cili u mor për hetim nga policia vjeneze, në datën 11

mars. Mendohet, se Caka kishte kontaktuar me një nëpunës jugosllav, i cili quhej Ujçiç. Sipas

historianit Fisher, Caka u arrestua. Atij i’u gjetën 1800 lira, një shumë që mesa dukej paguhej

nga Jugosllavia325. Marrëdhëniet u ashpërsuan akoma edhe më shumë midis Beogradit dhe

Tiranës, kur policia austriake zbuloi, se dy vrasësit Gjeloshi dhe Cami, ishin pajisur me

pashaporta diplomatike, lëshuar prej qeverisë jugosllave. Këtë akuzë Beogradi vazhdonte ta

mohonte. Gjatë procesit gjyqësor që i’u bë dy të pandehurve, qeveria e Austrisë vuri në

pikëpyetje, se si ata i kishin siguruar paratë për të paguar avokatët. Gjeloshi dhe Çami

mbroheshin nga avokatë të zotë dhe të shquar, të cilët madje paguheshin edhe shumë

shtrenjtë326. Ministria e Punëve të Jashtme Austriake, ishte e bindur se pagesa e avokatëve

ishte bërë nga qeveria e Beogradit. Këtë mendim kishte edhe pala shqiptare, si edhe ajo

italiane. Hipotezat u bënë më të besueshme, kur një numër i madh emigrantësh shqiptarë,

ishin rreshtuar pranë kufirit shqiptar, në pritje për të sulmuar Shqipërinë, pas lajmit të vrasjes

321Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej 1984),200 322 Veli A. Haklaj, “Sigurimi Kombëtar në Shqipëri 1928- 1939”,(Tiranë, Botimet Geer, 2012), 204323 Po aty 324 Bernd Fischer “Mbreti Zog…, 201-203325 Po aty 326 Po aty

73

Page 74:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

së Zogut. Gani bej Kryeziu i vëllai i Ceno Kryeziut, kishte shkaktuar shumë herë probleme në

kufjtë shqiptaro- jugosllavë. Shtypi italian, por edhe qarqet italiane e akuzuan qeverinë e

Beogradit, si shkaktare të ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit në Shqipëri.

Historiani amerikan Fisher shkruante: Në këtë çështje, Jugosllavia kishte vepruar në një

mënyrë tepër të dyshimtë, në rast se mbreti do të ishte vrarë natën e shkuar. Gani Beu do të

kishte kapërcyer kufirin jugosllav si dhe do të hynte në Shqipëri, të nesërmen në mëngjes.

Jugosllavia duhët të këtë qënë në dijeni për aktivitetin e Gani Beut, si dhe për organizimin e

forcave të armatosura kundër qeverisjes së Zogut327. Jugosllavët kishin kurdisur edhe një

plan tjetër, nëpërmjet një grupi shqiptarësh, se pas vrasjes së Zogut në Vjenë, ata do të

marshonin në drejtim Tiranës, ku do të rrëzonin qeverinë e saj328.

Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Greqia, e cila afroi mjaft shqiptarë në kufijtë shqiptaro-grek,

për të shkaktuar trazira. Mbas atentatit që Zogut i’u bë në Vjenë, ai dha një intervistë në një

prej gazetave më prestigjoze të Vjenës, ku deklaroi: “Një histori shekullore ka provuar në

mënyrë të mjaftueshme se shqiptarët nuk do ta tolerojnë zgjedhën e huaj. Për rrjedhojë ne u

kërkojmë fqinjëve tanë të respektojnë të drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tonë.

Organizimi i bandave në kufirin tone shqetëson rendin e brendshëm dhe dobëson financat

tona, pengon konsolidimin e Shqipërisë dhe e vë në rrezik paqen në rajon 329.

Kjo deklaratë u bë direkt nga ana e mbretit Zog, pas deklaratës që mbreti Aleksandër kishte

bërë disa ditë më parë. Mbreti i Jugosllavisë ishte shprehur: “Askush tjetër nuk ishte më i

interesuar për pavarësinë, integritetin, mirëqënien dhe përparimin e kombit shqiptar, sesa

jugosllavët. Beogradi mohoi se kishte gisht, në ngjarjet e fundit330.Përsa i përket pagesës së

emigrantëve nga pala jugosllave, kjo gjë besohej nga të gjitha kancelaritë evropiane.

Kryeministri shqiptar i asaj kohe, Evangjeli shprehej:“Unë nuk besoj që Jugosllavia të kishte

gisht në komplotin kundër jetës së mbretit tonë në Vjenë, ndonëse ne jemi në dijeni, se

Angjelin Suma dhe shumë refugjatë të tjerë të politikës shqiptare, si dhe vetë Gani Kryeziu,

marrin të holla nga jugosllavët”331.

327 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 201- 203 328 Hysen Selmani, “Nga notimet e Zogut I, mbret i shqiptarëve”, (Tiranë: 2008), 225329 Bernd Fischer, “Mbreti Zog…, 201 / Veli Avni Aklaj, Siguria Kombëtare në Shqipëri, ( Tiranë:Botimet Geer 2012), 206 330 Po aty331 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 201

74

Page 75:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ndërsa ministri italian shprehej:“Unë e kuptoj rëndësinë e këtyre shqiptarëve me

Jugosllavinë, në rastin e një lufte më Italinë. Jugosllavia sheh të ata aleate me vlerë… Unë

nuk them se Jugosllavia gabon kur i financon dhe strehon ata për këto qëllime. Më duket se

edhe ne, po të kishim qënë në vend të Jugosllavisë, do të kishim vepruar në të njëjtën

mënyrë”.

Përsa i përket Gani Kryeziut, ai pohoi se vëtëm pak kohë kishte qëndruar në Beograd dhe se

ai vazhdonte të merrte të holla nga Beogradi. Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ai ishte pritur

edhe nga kryeministri jugosllav dhe gjenerali Zhivkoviç332. Zogu nuk kishte një vlerësim të

madh për gjeneralin jugosllav Zhivkoviç, dhe e kishte etiketuar atë, si një njeri që kishte

ndjekur një politikë kundër interesave të Shqipërisë.

Në lidhje me atentatorët, u mor vendimi për gjykimin e tyre, ku më 2 tetor të vitit 1931, Gjyqi

i Vjenës e dënoi Ndok Gjeloshin me 7 vite burgim, kurse Azis Cami e dënoi me 3 vite

burgim. Përsa i përket Hasan Prishtinës, armikut më të betuar të Zogut, ai do të largohej nga

Austria në drejtim të Italisë, i cili pas përpjekjeve për të eleminuar Zogun, do të përgatiste një

tjetër plan për ekzekutimin e tij. Përpjekjet e fundit të Hasan Prishtinës dështuan, sepse ai

gjeti vdekjen në vitin 1933, ku përfaqësitë shqiptare në Greqi, dërguan edhe lajmin mbi

vrasjen e tij333. Kurse në Shqipëri, do të bëhej një gjyq, ku do të dënoheshin të gjithë anëtarët

e komitetit “Bashkimi Kombëtar”, të cilët do të dënoheshin në mungesë të tyre. Bëhej fjalë

për dy atentatorët Gjeloshi dhe Cami, si dhe Sejfi Vllamasin, Qazim Mulletin, Angjelin

Sumën, Rexhep Mitrovicën, Kolë Tromarën etj334.

Me gjithë përpjekjet nga ana e qeverisë jugosllave për të asgjesuar Zogun, ata nuk i’a arritën

dot qëllimit. Mbreti Zog gjatë viteve në vazhdim, do të ndihej i rrezikuar jo vetëm nga

Jugosllavia dhe nga kundërshtarët ne emigracion në Jugosllavi, por edhe nga Italia.

Atentatet ndaj Zogut nuk do të rreshtnin. Ato do të ripërsëriteshin disa herë, me implikimin

dhe nxitjen jo vetëm të qeverisë jugosllave, por edhe asaj italiane, gjatë viteve në vazhdim.

1.4 Marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në këtë periudhë.

332 Po aty 333 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, fl. 1-10 Artikuj në lidhje me vrasjen e Hasan Prishtinës.334 Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912- 2000, ( Tiranë: Botimet 55, 2006), 320 / Veli Avni Haklaj, Siguria Kombëtare në Shqipëri,( Tiranë: Botimet Geer, 2012), 206

75

Page 76:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipëria edhe pse një vend i vogël gjeografikisht, zoteronte mjaft pasuri natyrore, si: nafta,

kromi, etj, burime këto që shikoheshin me mjaft interes nga fqinjët e Shqipërisë, sidomos nga

Jugosllavia dhe Italia. Shqipëria kishte dalje të gjerë në Adriatik dhe një pozicion të

favorshëm gjeografik. Kjo ishte një tjetër arsye, përse fqinjët e saj sidomos Jugosllavia dhe

Italia, interesoheshin për të. Diplomacia italiane kishte shfaqur hershëm interes të veçantë për

Shqipërinë, aq më tepër me ardhjen e partisë fashiste në pushtet. Ky interes rritet pasi

nëpërmjet territorit shqiptar, ajo do të realizonte qëllimet e saj ekspasioniste për t’u zgjeruar

në drejtim të Mesdheut Lindor e Ballkanit. Për të realizuar qëllimet e tyre ekspasioniste, si

Italia ashtu edhe Jugosllavia, në fillim do të vendosnin marrëdhënie të ngushta ekonomike

dhe tregtare me Shqipërinë. Edhe Jugosllavia kishte synime të veçanta në Shqipëri, kryesisht

strategjike. Për arritjen e tyre ndihmonin edhe lidhjet ekonomike midis dy shteteve, për të

qënë sa më të pranishëm në Shqipëri.

Në 22 qershor të vitit 1926, ishin nënshkruar tre marrëveshje nga pala jugosllave dhe ajo

shqiptare si, marrëveshja për tregti dhe lundrim, protokolli final i relacioneve konsullore, si

dhe konventa mbi ekstradimin e keqbërësve335. Pala shqiptare nguli këmbë për marrëveshjen

konsullore sipas së cilës Shqipëria do të fitonte të drejtën për hapjen e konsullatave në jug të

Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene336. Pala jugosllave nuk ishte e interesuar për këtë

marrëveshje, sepse ato do të ndikonin që në të ardhmen mund të shndërroheshin në baza të

Komitetit Kosovar dhe atij maqedonas.

Deri në v. 1928 midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin nënshkruar këto marrëveshje 337,

bisedimet e të cilave kishin filluar që nga viti 1926, si psh marrëveshja për tregti e lundrim, e

cila u ratifikua vetëm nga parlamenti shqiptar. Kjo marrëveshje nuk u ratifikua në atë kohë

nga parlamenti jugosllav, pasi pala jugosllave arritjen e marrëveshjes tregtare e kushtëzoi me

marrëveshjen për ekstradim, e cila asaj do t’i hynte në punë në ndalimin e hovit të Lëvizjes

Kombëtare që po vazhdonte në Kosovë”338.

Pas shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, si dhe pasi Jugosllavia e njohu atë, mbreti Zog rifilloi

përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve te qendrueshme me Jugosllavinë. Mbreti Zog në

fund të vitit 1928, emëroi si ministër fuqiplot në Beograd, zotin Xhafer Villa. Ai gëzonte një

335 AMPJ, viti 1936, dosja 70, fl. 17 Lista e traktateve të nënshkruara nga Jugosllavia me shtete të ndryshme. 336 Emine A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë: 1999), 28337 Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, (Tiranë: Çabej 1984), 233338 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 28

76

Page 77:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

reputacion të madh në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi, pasi emërimi i tij si ministër fuqiplot

në Beograd, ishte pritur shumë mirë nga pala jugosllave.

“Gjatë vizitës së ministrit të ri të Shqipërisë në Beograd, zotit Villa, gazeta e Beogradit

“Politika” shkruante:“Mund të thuhet se në qarqet kompetente shqiptare prap ka njilloj

qëllimi që marrë-dhanjet me vendin t’onë të mos lëshohen fare….. Qëllimi kryesor i misjonit

tim në Belgrad, thotë z. Vila, asht me ushqye e mbajtë marrëdhanje të mira e miqësore në

mes të Shqipnisë e të vendit t’uej, por qëllimi i im nuk asht vetëm me i zgjanue e me i forcue

këto marrëdhanje, por me këto me krijue karakterin e besimit të sinqert e reciprok”339. Gazeta

e Re”, organ i pavarur shqiptar shkruante: “Z.Xhafer Villa do të ndihmonte shumë në

konsolidimin e marrëdhënieve miqësore mes Beogradit dhe Tiranës”340.

Vizita e ministrit fuqiplot në Beograd, etiketoi disa nga problemet që duheshin zgjidhur sa më

parë mes dy qeverive fqinje, si: hyrja në fuqi e traktatit tregtar, konvencionet konsullore dhe

ekstradimin e keqbërësve mes dy vendeve fqinje. Zoti Villa shprehej se :“Nesër, shpresoj, do

të pranohen nga Ministri Juej… Marinkoviq, që t’i dorrzoj kopjen e letravet akreditive të

mija dhe me këtë rast do t’a përdoroj me fillue me Z. Ministrin bisedimet mbi punën që na

pret, për të mirën ë të dy vendeve”341.

Rauf Fico ishte një nga diplomatët e tjerë shqiptarë që shërbeu në Jugosllavi, në pozicionin e

ministrit fuqiplotë, gjatë vitit 1929. Qëllimi i tij ishte gjithashtu, afrimi me Jugosllavinë. Ai i

shfrytëzoi të gjitha rastet për t’u afruar me Beogradin, si psh me rastin e mbretëreshës

jugosllave Marie, për t’u kujtuar çështjet që duheshin zgjidhur sa më parë mes dy vendeve

fqinje342. Ai do të insistonte që krahas ratifikimit të marrëveshjes tregtare, të bëhej edhe

ratifikimi i marrëveshjes konsullore dhe asaj për ekstradim e elemnteve keqberes343. Rauf

Fico shkruante:“Këto tri marrëveshje janë sende që nuk ndahen nga njera- tjetra, sepse pa

qënë traktati konsullar, nuk mund të zbatohet ai tregtar”344. Beogradi u tregua i kujdesshëm

ndaj kërkesës së Tiranës, që në lidhje me ndryshimet në Shqipëri, në dokumentet përkatëse

termi “Republique d’ Albanie”, (Republika e Shqipërisë) të zëvendësohej me termin “ Royen

339 “ Gazet e re”, 11 korrik 1930, 1340 Po aty341 Po aty342 AMPJ, Fondi 151, viti 1929, d. 419, nr. 44 Telegram i Rauf Ficos dërguar MPJ shqiptare.343 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 419, nr. 59, Telegram i Rauf Ficos dërguar MPJ shqiptare. Shkurt 1929344 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 407, nr. 231/1, Telegram i Rauf Ficos dërguar MPJ shqiptare. 5. 4. 1929

77

Page 78:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

d’Albanie” (Mbretëria e Shqipërisë)345. Kjo gjë gjeti mbështetje te pala jugosllave si dhe te

shtypi zyrtar jugosllav “Vreme”346.

Gjatë vitit 1928 e në vitet në vazhdim, qeveria shqiptare nënshkroi një serë marrëveshjesh me

qeverinë jugosllave. Në 20 mars 1928, Këshilli Ministror shqiptar e autorizoi Ministrinë e

Punëve të Jashtme që të ishte dakort me realizimin e propozimit nga pala jugosllave, për

rregullimin e ujrave të lumenjve Drin dhe Bunë si dhe për tharjen e liqenit të Shkodrës 347.

Studimet e nevojshme për zbatimin e këtij programi do të bëheshin prej dy shteteve më të

interesuara, si në tokën shqiptare ashtu edhe në tokën jugosllave348.

Ato do të flisnin edhe për sasinë e përgjthshme të shpenzimeve të nevojshme, ku do të

kontraktohej një hua në tregun e New- Jorkut, prej së cilës 2/3 pjesë, do ta merrte përsipër

qeveria jugosllave dhe 1/3 pjesë, qeveria shqiptare349. Ekzekutimi i programit të punimeve do

të bëhej prej Shoqërisë huadhënëse, e cila u mor nga Shoqëria sipërmarrëse e punimeve nën

kontrollin direkt të qeverisë shqiptare, e cila do t’i akordonte shoqërisë sipërmarrëse një

shpërblim me fitim 8% për mbi sasinë e kushtimit të punimeve350. Në rast se shpenzimet do të

kalonin shumën e previndentuar prej studimit, shoqëria nuk do të kishte të drejtën të kërkonte

shpërblimin e caktuar351.

Përveç personelit teknik, punëtorët e tjerë për punimet që do të bëheshin në tokën shqiptare,

do të ishin nënshtetas shqiptarë. Makinat dhe materiali i nevojshëm do të bliheshin prej

qeverisë shqiptare dhe pasi të mbaroheshin punimet, veglat dhe materiali i mbetur do t’i

dorëzoheshin qeverisë shqiptare352. Kushtet e huas ishin si më poshtë: “a) Sasia e huas që do

t’i takonte qeverisë shqiptare do të ketë një kurs rreth 93%. Bankave sipërmarrëse do t’u jepej

kursi rreth 93%. Bankave sipërmarrëse mund t’u jepej një kurs rreth 91%. Kamata e huas do

të ishte 7%. b) Shlyerja e huas do të fillonte mbas mbarimit të punimeve rreth 30 vjet. c)

345 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 407, nr. 231/1, Telegram i Rauf Ficos për MPJ shqiptare. 5. 4. 1929 346 “Vreme”, 17. 6. 1929, 1347 AMPJ, viti 1928, dosja 194, fl. 4 Vendim i Këshillit Ministror në lidhje me rregullimin e ujrave të lumit të Drinit, Bunës, si dhe tharjen e liqenit të Shkodrës. 20. 3. 1928348 AMPJ, viti 1928, dosja 194, fl. 4 Vendim Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullimin e ujrave të lumit të Drinit, të Bunës, si dhe tharjen e liqenit të Shkodrës. 20. 3. 1928349 Po aty350 AMPJ, viti 1928, dosja 194, fl. 4 Vendim i Këshillit të Ministrave, në lidhje me rregullimin e ujrave të Drinit, të Bunës, si dhe tharjen e liqenit të Shkodrës. 20. 3. 1928 351 Po aty352 AMPJ, viti 1928, dosja 194, fl.4 Vendim i Këshillit të Ministrave dërguar MPJ shqiptare në lidhje me konditat e huas. 22. 3. 1928

78

Page 79:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Huaja do të garantohej në tokën që do të thahej. ç) Grupi financiar do të jetë i detyruar të vëj

në dispozicion të qeverisë të hollat e huas 45 ditë mbas nënshkrimit të kontratës, duke i

depozituar atje ku ta shikonte të arsyeshme qeveria”353.

Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave u përmirësuan. Në vitin 1928,

parlamenti jugosllav ratifikoi marrëveshjen për tregti dhe lundrim, më 19. 10. 1928, i cili

ishte miratuar dy vjet më parë nga parlamenti shqiptar354. Ratifikimi i marrëveshjes për tregti

dhe lundrim nga parlamenti shqiptar (1926) dhe nga parlamenti jugosllav (1928), ka qënë

marrëveshja më e suksesshme në historinë e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. Kjo

marrëveshje parashikonte edhe eleminimin e pengesave për shkëmbimin e të njëjtave artikuj,

si ato industriale, zejtare etj. Ajo kishte një rëndësi të veçantë për palën jugosllave dhe atë

shqiptare, sepse zvogëlonte monopolizimin e import- eksportit nga Italia.

Më 17 maj 1929, në Beograd, midis të ngarkuarit shqiptar në Jugosllavi, para se të mbërrinte

Fico, Tahir Shtyllës dhe zëvendësministrit të jashtëm jugosllav K. Kamundit u këmbyen

instrumentet e ratifikimit për marrëveshjen për tregti e lundrim”355. Kjo marrëveshje do të

hynte në fuqi më 6 qershor 1929, e cila mund të zgjaste për tre vjet dhe pas kësaj kohe mund

të zgjatej edhe për tri vjet apo të hiqej dorë nga ajo356. Menjëherë sapo u ratifikua traktati

tregtar, qarqet zyrtare të Beogradit u shprehën:“Janë gati me punue me aktivitetin më të

madhë për shvillimin e ushqimin e marrëdhanjeve tregtare në Jugosllavi..”357.

Në traktatin tregtar kishte edhe dispozita të veçanta ne krijimin e një zone të veçantë të

lëvizjes kufitare, ku përveç dispozitave të përgjithshme mbi bazën juridike të marrëdhënieve

tregtare që ekzistonin mes vendeve, marrëveshja parashikonte edhe eleminimin e pengesave

në shkëmbimin e dyanshëm të disa artikujve industrialë. Shtypi i Beogradit reagoi se kjo gjë

kishte një rëndësi, jo vetëm në marrëdhëniet ekonomike, por edhe politike. Ratifikimi i kësaj

marrëveshjeje pati jehonë të madhe në shtypin jugosllav, i cili konkludonte, se ky akt

shënonte fillimin e një periudhe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe se ky ishte një

“gurthemel i paqes në Ballkan”358. Pasi u bë ratifikimi i marrëveshjes tregtare mes Shqipërisë

353 AMPJ, viti 1928, d. 194, fl.4 Vendim i Këshillit të Ministrave për MPJ shqiptare në lidhje me konditat e huas 22. 3. 1928354 AMPJ, viti 1926, dosja 3, fl. 36 Lista e traktateve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë,/ Emine Arif Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë 1997) 29355 AQSH, Fondi 251, viti 1929. d. 407, nr. 1003-V Rreth marrëveshjes së Traktatit Tregtar të Lundrimit.356 AQSH, Fondi 251, viti 1929,d. 407, nr. 1005-VI Rreth marrëveshjes së Traktatit Tregtar të Lundrimit. 357 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 407, nr. 1005- VI Rreth marrëveshjes së Traktatit Tregtar të Lundrimit.358 Emine Arif Bakalli, “ Marrëdhëniet ekonomike…, 40

79

Page 80:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

dhe Jugosllavisë, filloi një valë e madhe e shkëmbimit të mallrave. Importi jugosllav në

drejtim të tokave shqiptare, shënoi një progres në gjendjen e tregut në vend. Para vitit 1928,

importi jugosllav zinte vendin e nëntë në Shqipëri përsa i përket produkteve industriale359.

Kuptohet që një rol të madh në importin shqiptar zinte ai italian, pasi Tirana kishte lidhur një

serë marrëveshjesh ekonomike me Italinë. Italia kishte investuar me kapitalin e saj në

Shqipëri. Një vit më vonë, do të shikohet një rritje e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë

dhe Jugosllavisë. Jugosllavia do të renditej e treta në listë, përsa i përket shkëmbimeve

tregtare, mbas ShBA-së dhe Italisë në Shqipëri360.

Gjatë vitit 1929, përsa i përket eksportit të produkteve industriale, si drurit për ndërtim,

drithit, birrës, sodës kaustike etj361, Jugosllavia u rendit e katërta362. Qeveria shqiptare u

kërkoi ndihmë të gjitha qeverive të huaja, me të cilat kishte vendosur marrëdhënie

ekonomike, mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, për të përmirësuar të ardhurat

tregtare, të cilat vitet e fundit ishin në rënie363. Jugosllavia nuk siguronte të ardhura të larta

nga tregu shqiptar, por ajo pranoi ta ndihmonte Shqipërinë, sepse kjo e fundit paraqiste një

interes të veçantë politik dhe gjeostrategjik për interesat e jugosllave dhe të balanconte

prezencën e kapitalit italian në Shqiperi.. Këtë gjë e bëri të ditur diplomati jugosllav në

Shqipëri, Jovan Gjonoviç364.

Tregtarët jugosllavë treguan një interes të veçantë për tregun shqiptar, pasi aty e kishin më të

lehtë për të shitur mallrat e tyre, ku kryesisht shiteshin produkte ndërtimore dhe prodhime

kimike. Politika jugosllave u bënte të ditur tregtarëve jugosllavë, se ata duhet të ishin të

ndërgjegjshëm, se në tregtinë me Shqipërinë, do të hasnin vështirësi, pasi mallrat jugosllave

nuk mund të shiteshin menjëhërë, si dhe çmimet nuk mund t’i vendosnin shumë të larta, pasi

fuqia blerëse në Shqipëri ishte e ulët, si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike365.

Në të vërtetë Jugosllavia, shfaqi një interes të veçantë për Shqipërinë, kjo për disa arsye:

359 Emine .A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 40360 Po aty, 86361 AQSH, Fondi 251, d. 339, viti 1933, nr 53, Beograd, 2. 11. 1933 Lista e eksportit jugosllav / Emine A. Bakalli, cituar, 85 362 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 827 363 AMPJ, Fondi 151, d. 339, viti 1933, fl. 26, Notë e MPJ të Shqipërisë me legatën jugosllave në Tiranë. 364 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 827365 Po aty

80

Page 81:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së pari, Jugosllavia nëpërmjet depërtimit të saj ekonomik në tregun shqiptar, kërkonte të

zvogëlonte influencën italiane. Së dyti, Jugosllavia do ta kishte më të lehtë për të dominuar

edhe politikisht në Shqipëri. Ratifikimi i këtyre marrëveshjeve, pati një rëndësi të madhe në

Jugosllavi por edhe nga shtypi zyrtar i saj.“Por në shtypin e përmendur pati edhe zëra

dissonant që pohonin “(…) kjo marrëveshje nuk ka rëndësi të madhe dhe as që është fillimi i

asaj që do të duhej(…)”366. Qeveria jugosllave shprehej tepër e kënaqur, për arritjen e

marrëveshjeve bilaterale me qeverinë shqiptare. Në kohën e ratifikimit të marrëveshjeve

tregtare u fol shumë për rëndësinë ekonomike të intesifikimit të shkëmbimeve tregtare

shqiptaro- jugosllave. Eksporti jugosllav shënoi rritje, sidomos përsa i përket produkteve

industriale.

Gjatë mbledhjes që u mbajt më 23 nëntor 1929, në Odën tregtare industriale të Beogradit, u

diskutua veçantërisht çështja e intesifikimit të tregtisë me Shqipërinë. Aty u diskutua për

themelimin e magazinave tranzite në Prizren, Dibër, Ohër dhe Manastir367. Gjithashtu u

diskutua edhe për uljen e tarifave doganore, për shfrytëzimin sa më dendur të komunikacionit

detar si dhe për meremetimin sa më parë të rrugëve, të cilat ishin në gjendje shumë të keqe368.

Më 2 shkurt 1930, Oda tregtare e industrisë së Shkupit, organizoi një mbledhje, në të cilën

ministri fuqiplot i Jugosllavisë në Shkup, Nastasijeviç mbajti një fjalim me afaristët e Shkupit

në lidhje me tregëtinë shqiptaro- jugosllave.

Në fillim Z. Nastasijeviç, foli gjatë për traktatet dhe akordet tregtare që Shqipëria kishte

lidhur me shtetet e tjera, duke theksuar rëndësinë e traktatit tregtar, i cili lehtësonte shumë

mallrat jugosllave në Shqipëri369. Gazeta e pavarur “Vullneti” shkruante:“Tregtarët

jugosllavë duhet të dërgojnë përfaqësues shëtitës për të kuptue se tregtia me Shqipnin asht e

lehtë… Shqiptari… asht i ndershëm puntuer dhe i ndërgjegjshëm”370.

Sipas shtypit të pavarur “Vullneti”, afrimi tregtar mes dy shteteve fqinje, kishte nevojë për

hapjen e agjensive tregtare, me qëllimin e dhënies së informatave të nevojshme të

tregtarëve të tyre. Z.Nastasijeviç deklaroi në media për disa statistika, në lidhje me tregtinë e

jashtme shqiptare, e cila kishte shënuar arritje vitet e fundit. Në Shqipëri u dërguan disa lëndë

366 Emine Arif Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 32367 Po aty, 41368 Po aty369 “Gazeta Vullneti”, 14 shkurt 1930, 1370 Po aty

81

Page 82:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të para si: çimento, e cila u përdor në Shqipëri për ngritjen e ndërtesave të ndryshme, për

administrim publik etj. Sipas dy qeverive fqinje, me krijimin e zonë kufitare, do të

largoheshin të gjitha ato formalitete që kishin karakterizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, do

të hiqeshin pashaportat, si dhe do të krijoheshin ligje të veçanta për lëvizjen kufitare 371. Mes

dy qeverive fqinje u nënshkrua një protokoll për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e popullsisë

jugosllave në krahinat si: Guci, Potgoricë, të popullsisë shqiptare në krahinat e Vermoshit dhe

të liqenit të Shkodrës372.

Gjatë kësaj periudhe kemi mjaft korrespodenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Ministrisë së Punëve të Brendshme në legatën jugosllave në Tiranë, mbi ndalimin e

peshkatarëve të Shkodrës që të zënë peshk në bregun e djathtë të Bunës nga ana e rajoneve

jugosllave373. Në pamje të parë dukej se marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave ishin në rrugë të

mbarë, por qeveria e Beogradit u mohoi shqiptarëve që ndodheshin afër kufirit jugosllav, disa

të drejta që i gëzonin të dy popujt fqinjë.

Legata shqiptare në Beograd i raportoi Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndalimin e ujit për

vaditje nga ana e shqiptarve, afër kufirit jugosllav374. Ministri Villa i raportoi Ministrisë së

Jashtme shqiptare, se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin miqësore dhe se ai ndihej mirë

që marrëdhëniet mes dy vendeve po shkonin në udhën e mbarë. Por kjo ishte thjesht një

fasadë nga jashtë. Në të vërtetë kur bëhej fjalë për marrëveshje dhe traktate mes dy fqinjëve,

të cilat në disa raste i jepnin më shumë prioritet shtetit shqiptar, Jugosllavia hezitonte t’i

nënshkruante ato. Megjithatë, kishte edhe marrëveshje të cilat rezultuan të suksesshme mes

dy palëve, si marrëveshja e trafikut kufitar etj.

Shumë shpejt u krijua një komision i përbashkët shqiptaro- jugosllav, i cili do të caktonte

zonën kufitare, e cila do të shtrihej: “prej Korçet deri në Shkodër, në nji gjanësi 15

kilometrash nga të dy anët e kufinit… Qeverija e jonë i ka caktue përfaqësuesat e sajë në këtë

komisjonin mikst. Këta janë Z. Kolonel Gilardi, inspektor i ushtrisë shqiptare dhe Z.

Nenkolonel Ali Riza Kosova”. 375. Z. Villa ishte në pritje të emërimit të ekspertëve jugosllavë

371 Po aty 372 AMPJ, Fondi 151, d. 410, viti 1929, fl. 11 Protokoll mes Beogradit dhe Tiranës për lejimin e zonës kufizore në krahinën e Vermoshit dhe Shkodrës. Korrespodencë e MPJ me MPB mbi ndalimin e peshkimit në ujrat jugosllave. 373 AMPJ, Fondi 151, d. 429, viti 1930, fl . 5- 12 Korrespodencë e MPJ me MPB, për ndalimin e vaditjes nga ana e jugosllavëve.374 AMPJ, Fondi 151 d. 438, viti 1930, fl. 12 Korrespodencë e Legatës shqiptare në Beograd me MPJ shqiptare, në lidhje me ndalimin e vaditjes nga ana e kufirit jugosllav.

82

Page 83:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

dhe të caktimit të zonës lëvizore, e cila pritej që të bëhej gjatë verës së vitit 1930. Gjatë kësaj

periudhe kemi një serë përpjekjesh nga ana e disa fshatrave shqiptare në kufi me

Jugosllavinë, ku disa prej fshatrave të Tropojës i kërkuan qeverisë jugosllave, punimin e

tokave të tyre përtej kufirit376. Kjo marrëveshje ishte pjesë e traktatit për tregti dhe lundrim i

cili ishte nënshkruar në Beograd, në 22 qershor 1926 377. Kjo marrëveshje përbëhej nga 19

artikuj dhe dy shtojca378. Kjo marrëveshje vazhdonte për tre vjet dhe pas kësaj ajo mund të

zgjatej edhe tre vjet të tjera ose mund të hiqte dorë nga ajo379.

Mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar u nënshkrua protokolli i punimeve që kishte të bënte me

caktimin e kufijve si dhe të artikujve të aneksit të trakatit të lundrimit380. Dispozita që i

përkiste trafikut të kufirit, bënte fjalë për interesat e banuesve të vendeve kufizore, të cilët

ishin të detyruar nga “pikëpamja ekonomike e vet, nga situata e tokave të tyre respektive, të

detyruar me shkue në tregjet e njenës ose të tjatrës”381.

Komisioni jugosllavo-shqiptar, pasi i studioi nevojat e popujve fqinje në Shqipëri e

Jugosllavi, vendosi hartimin e Marrëveshjes së Trafikut Kufinor. Ky komision përbëhej nga

pala shqiptare prej deputetit Feizi Alizotit, kolonelit Leon de Gjilardi dhe Mihal Rama,

inspektor i Ministrisë për Financa. Ndrësa delegacioni jugosllav përbëhej nga Dragomir

Todoroviç, Milivoje Momçiloviç, si dhe Gjorgje Fotiq. Ata u përcaktuan “në frymën e nenit

të katërmbëdhjetë të marrëveshjes në fjalë”382, të cilët do të punonin në përpilimin e një

rregulloreje për realizimin në praktikë të aneksit të përmendur. Protokolli për qarkullimin

kufitar shqipraro- jugosllav u nënshkrua më 16 dhjetor 1929 në Shkodër383.Sipas kësaj

marrëveshjeje, në artikullin e tretë shkruhej: “Banuesat e zonës kufizore shqiptare që

s’kalojnë 15 km. thellësie e që shkojnë në tregjet e Mbretërisë të Serbëvet, Kroatëvet, e

Slovenëvet qoftë për shitjen e prodhimeve të veta, qoftë për të bërë blerje, do të mundin, tue

mos paguar asnjë të drejtë importimi e eksportimi, të blejnë sendet e

375 “Gazeta e re” , 11 korrik 1930, 2376AMPJ, Fondi 151, d. 411, viti 1929, fl. 12 Korrespodencë e MPJ me MPB në legatën shqiptare në Beograd në lidhje me kërkesën e disa fshatrave të Tropojës për punimin e tokave të tyre. 377 AMPJ, Fondi 151, viti 1929, d. 1, fl. 96 Lista e traktateve ekonomike shqiptaro- jugosllave. 378 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 419, nr. 59, fl. 5- 10 Përmbajtja e marrëveshjes shtesë të traktatit të tregtisë dhe lundrimit.379 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 407,fl. 65 Rreth përmbajtjes së marrëveshjes së tregtisë dhe lundrimit.380 AMPJ, Fondi 151, d. 858, viti 1929, fl. 5- 13 Shtesë e artikujve të traktatit të Lundrimit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë 381 Fletorja zyrtare, 13 tetor 1934, 2382 AQSH, Fondi 251, d. 407, nr 1005-61, Marrëveshja e trafikut kufitar. 16 qershor 1929383 AQSH,Fondi 251, viti 1929, d. 412, nr.44, fl. 91 Protokolli i Qarkullimit Kufitar.

83

Page 84:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

nevojshme( s’approvissioner), në masën e nevojës sa më të ngushtë, që i’u shërbejnë qoftë

për punen, qoftë për profesionin e tyre, si dhe për ekonominë shtëpijake…”384.

Popujt e dy vendeve fqinje do të hynin 15 kilometra brenda kufirit nga të dy anët385, për të

shitur mallrat e tyre. Gjithashtu, marrëveshja e traktatit tregëtar siguroi një bashkëpunim më

të mirë, për shitjen e mallrave dhe produkteve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Banuesit

brenda kësaj zone, mund të importonin pa paguar asnjë të drejtë doganore, cilido qoftë

emërtimi i tyre, ku përfshiheshin:“prodhimet e dheut e bujqësore, pyllore, pemore e

minierore, kafshore gjuejtore, peshkore, palore e bletore që vijnë nga Shqipërija; 2)

prodhimet qumështore, pelhurore, kaninstrore , zdrukëthetore, fuciore e të gjtha prodhimet e

tjera t’industrisë shtëpijake shqiptare”386.

Në vazhdimësi ky traktat do të plotësohej edhe nga shtojca, i cili ishte një akord i plotësuar

sipas ankesës C, të traktatit të tregëtisë dhe të lundrimit. Shtojca e këtij traktati u firmos në

Beograd, në 5 maj të vitit 1934 nga ministri i akredituar në Beograd, Rauf Fico si dhe nga

sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare, Dhimitër Berati, kurse

nga pala jugosllave ishin Juraj Demetrovitçh, ministër i tregtisë dhe i industrisë, si dhe

ministri i Punëve të Jashtme, zoti Bogoljub Jetviçh387.

Midis dy qeverive fqinje u përcaktua me anë të një marrëveshjeje edhe zona kufizore e

veprimit te traktatit të lundrimit ndërmjet hartave shqiptaro- jugosllave388. Në artikullin e

parë, bëhej fjalë për banorët jugosllavë që jetonin në një grup fshatrash të zonës kufitare me

Shqipërinë, që gjendeshin në jug të Liqenit të Shkodrës. Ata nëpërmjet tregut të Shkodrës

mund të shisnin mallrat e tyre dhe të blinin aq mallra sa u nevojiteshin për jetesën e tyre.

Ky akord sipas artikullit 2, do të hynte në veprim, ditën e shkëmbimit të ratifikimeve për një

afat prej 3 vjetësh.“Në rast se njana nga Palët e Nalta Kontraktuese, 6 muej para mbarimit të

periudhës në fjalë, nuk do të këtë njoftue qëllimin e sajë që të pushoj në efektet e tij, ky ka

për të zgjatue në heshtje për një afat të pa- caktuem dhe mundet me u dënoncue në cdo rast,

384 Fletorja zyrtare ,13 tetor 1934, 2, / Bernd Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984) 233385 AMPJ, viti 1929, d. 408 Teksti i protokollit të Qarkullimit Kufitar.386 “Fletorja Zyrtare”, 13 tetor 1934, 2 Akord i plotësuar sipas aneksit C të traktatit të tregtisë dhe lundrimit.387 AQSH, Fondi 251, viti 1934, d. 213, nr. 137, 21.4. 1934 Akord i plotësuar sipas aneksit C të traktatit të tregtisë dhe lundrimit ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. 388 AMPJ, Fondi 151, d. 858, viti 1929, fl 5-11 Të dhëna nga hartat shqiptaro- jugosllave në lidhje me zonën ku do të vepronte traktati i lundrimit.

84

Page 85:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

me kusht që të mbesi në fuqi gjashtë muej që nga data e denuncimit”389.Marrëdhëniet e

Shqipërisë me Jugosllavinë në vitet 1929-1931 ishin përmirësuar. Ato negociuan në shumë

fusha dhe veprimtari ekonomike. Kjo shprehej edhe nëpërmjet komenteve pozitive të

përfaqësuesit shqiptarë në Jugosllavi, si Zotit Xhafer Villa. Gjatë intervistës që Z. Villa dha

për gazetën jugosllave “Politika”, ai u shpreh: “Në Shqipëri gjërat po shkonin mirë, si nga

ana politike, administrative, kulturore, por edhe ekonomike”.

Shqipëria kishte bërë përparime në zbatimin e kodit civil, i cili ishte i punuar sipas modelit

francez, italian dhe atij zvicerian. Gjatë vitit 1931, Zogu po largohej gjithmonë e më shumë

nga Italia, duke u afruar më tepër me Jugosllavinë. Mbreti Zog u largua nga Italia, sepse nuk

rinovoi paktin e miqësisë me Italinë, për shkak të pakënaqësisë që buronte brenda shoqërisë

shqiptare, në lidhje me ndërhyrjen e vazhdueshme të Italisë në Shqipëri. Ahmet Zogu u

përpoq të tregohej një diplomat kur bëhej fjalë në politikën e jashtme. Ai shtoi përpjekjet për

t’u afruar me shtetet ballkanike e veçanarisht me Jugosllavinë.

Në këtë periudhë i’u kushtua një rëndësi e veçantë, përmirësimit të marrëdhënieve

ekonomike me Jugosllavinë. Jugosllavia pasi kishte siguruar tre marrëveshje me qeverinë

shqiptare, synonte të merrte edhe koncesione që kishin të bënin me pasuritë mineralore, si

dhe në shfrytëzimin e tyre nga pala jugosllave. Gazeta jugosllave “Vreme”, më 11 janar 1929

botoi në një prej artikujve të saj:“Shqipëria ka hartën gjeologjike, ndërsa ne ende nuk e kemi

një të tillë”390. Kjo hartë shikohej me shumë lakmi nga jugosllavët, e cila ishte rezultat i

punës së ekspertëve austriakë, italianë, francezë e amerikanë391. Nga hulumtimet e bëra doli

përfundimi se: Shqipëria ishte e pasur me pasuri të shumta natyrore e lëndë të para për

zhvillimin jo vetëm të sektorit bujqësor, por edhe atij industrial.

Shqipëria zotëronte pasuri të tilla si: vajgur, hekur, baker, bitum, asfalt, krom etj. Kjo gjë u bë

e ditur edhe nëpërmjet një referati nga ministri fuqiplot jugosllav në Shkup, zoti Nastasijeviç

më 10 qershor 1930392. Për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë, ishin interesuar shumë shtete

evropiane, si Anglia, SHBA-ja, Franca, Italia, Austria etj. Dy ishin kompanitë që rivalizuan

më tepër në lidhje me koncesionet e naftes në Shqipëri, shoqëria Anglo- Persian OilC, e cila

isht kompani angleze dhe kompania amerikane Standart Oil C. Përplasje kishte edhe Italia me

389 “Fletorja zyrtare”, 13 tetor 1934, 8390 “Gazeta e re”, 11 korrik 1930, 2391 Emine Arif Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë 1999), 34392 Po aty

85

Page 86:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Anglinë, por edhe shoqëritë franceze u treguan këmngulëse, në lidhje me koncesionet e

naftes. Zogu kënaqi interesat e të gjitha shoqërive të huaja me përjashtim të Beogradit, pasi

ajo nuk zotëronte kapitale të shumta për të investuar në Shqipëri. Natyrisht që kjo gjë solli

përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve.

Ekzistenca e shoqërive të huaja në Shqipëri, acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe

Beogradit. Ministri fuqiplot jugosllav Nastasijeviç në Tiranë shprehej:“Eksploatimi i

minierave, përveç në planin ekonomik, ka rëndësi shumë të madhe edhe në planin politik,

sepse shumë shtete pikërisht nëpërmjet koncesioneve bëjnë penetrimin e tyre në Shqipëri, e

mos të flasim për faktin se shumë nga koncesionet i shfrytëzojnë për qëllime ushtarake393.

Jugosllavia pretendoi për të marrë disa koncesione në zonën e Vlorës dhe përreth luginës së

Fanit, por nuk i’a arriti dot qëllimit.

Së pari, ajo nuk gëzonte as kapital, as teknologji të përparuar dhe nuk mund të krahasohej

me kompanitë e tjera, si ato angleze, franceze.

Së dyti, Jugosllavia u hapi rrugë koncesioneve franceze, të cilat nuk rrezikonin interesat e

Jugosllavisë, pasi Franca ishte mbështetësja kryesore e politike e Jugosllavisë në politikën e

saj të jashtme.

Jugosllavia këmbënguli për të arritur marrëveshje të tjera me Shqipërinë. Në vitin 1932,

qeveria e Tiranës shfaqi interesin për një marrëveshje veterinare, por ministria e bujqësisë

jugosllave nuk u tregua e gatshme për bisedime394. Jugosllavia nuk pranoi të nënshkruante një

marrëveshje të tillë, pasi nuk e njihte gjendjen e shërbimit veterinar në Shqipëri. Jugosllavia

nuk e nënshkroi një marrëveshje të tillë. Në vitin 1932, Jugosllavia eksportonte shumë lloje

produktesh industriale, produkte për ndërtim, mallra bujqësore, por edhe artizanale etj. Në

pranverë të vitit 1932,duken se ishin përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave395,

ndërkohë që ishin acaruar ato shqiptaro-italiane.

Natyrisht që Italia ndiqte me vëmendje çdo lëvizje të dy vendeve fqinje. Zogu filloi të

negocionte me Beogradin, në disa drejtime të marrëdhënieve ekonomike që duheshin

përmirësuar si: përmirësimi i defiçitit tregtar me Jugosllavinë, hapja e tregut shqiptar dhe

393 Emine Arif Bakalli, “ Marrëdhëniet ekonomike…, 39394 Po aty395 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 414

86

Page 87:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

jugosllav për më shumë mallra në tregjet e tyre, përfitimi i burimeve të tjera financiare mes

dy vendeve.“Në vitin 1932 Shqipëria importonte nga Jugosllavia mallra në vlerë mbi 2

milionë franga ari” 396. Fuqizimi i Jugosllavisë në tregun shqiptar, acaroi Italinë. Edhe Anglia

ishte një tjetër fuqi, që interesohej për koncesionet e Shqipërisë, e cila rivalizoi kapitalin

jugosllav. Edhe përsa i përket birrës jugosllave, ajo kishte një konkurrencë të madhe në

tregun shqiptar. Madje, legata jugosllave në Tiranë, ndihej shumë e shqetësuar nga depërtimi

i birrës nga Gjermania, Italia etj. Pikërisht në kohën kur birra jugosllave nisi të gjej terren në

tregun shqiptar, ajo do të konkurrohej nga Italia. Themelimi i industrisë së birrës nga Italia

gjatë vitit 1932, do të thoshte fund për eksportin e birrës jugosllave, në drejtim të Shqipërisë.

Megjithatë, birra jugosllave përdorej në sofrat shqiptare, sidomos në Shkodër. Shqiptarët

preferuan që të ndalen tek birrat gjermane dhe ato italiane, pasi ishin më cilësore. Vlen të

përmendet birra Dreher e Italisë, si dhe birra Levenbrauer dhe Shpor e Gjermanisë. Birra

italiane filloi të futej gjerësisht në tregun shqiptar me fuçi bashkë edhe me aparatet e posaçme

që shërbenin për mbushjen e birrës. Birra italiane rivalizoi birrën jugosllave. Nastasijeviçi,

ministri fuqiplot jugosllav pohonte se: vetëm nga shitja e birrës gjatë vitit 1932, kishte arritur

shifrën afërsisht prej 40 milionë franga ari në vit 397.

Gjithsesi, Jugosllavia zhvilloi marrëdhënie tregtie edhe me vendet e tjera të Ballkanit dhe të

Evropës Qendrore. Shqipëria edhe pse ishte një vend agrar, kishte nevojë jo vetëm për

prodhime industriale, por edhe për prodhime bujqësore e blegtorale. Ky ishte një rast i

volitshëm nga ana e Jugosllavisë, e cila nuk hezitoi të hynte në tregun shqiptar me mallrat e

saj bujqësore. Por Jugosllavia nuk ishte shumë e suksesshme me eksportimin e mishit të

derrit pasi nuk konsumohej shumë nga shqiptarët, për shkak të arsyeve fetare. Vetëm nga ky

sektor “Jugosllavia mori pjesë me gjithsej 28.629 fr.ari”398.

Shqipëria edhe pse ishte një vend agrar, kishte mangësi edhe nga ky sektor, pasi nuk e

furnizonte një pjesë të mirë të popullsisë shqiptare me grurë, misër dhe me prodhime të tjera

bujqësore dhe blegtorale. Mungesa e bukës ishte më e pranishme në Shqipërinë Veriore,

prandaj Shqipëria ka qënë e detyruar të importonte edhe drithëra nga fqinji i saj verior,

Jugosllavia. Edhe ato zona që prodhonin grurë në Shqipëri, i rritën çmimet e këtij produkti.

396 AMPJ, Fondi 151, d. 339, viti 1933, fl 40, Notë e MPJ të Shqipërisë me legatën jugosllave në Tiranë / Paskal Milo, “Politika e jashtme.., 827397Emine Arif Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 54398Po aty

87

Page 88:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1930 në Durrës, vetëm një kuintal grurë kushtonte 30 franga ari, kurse një kuintal

misër shkonte 15 franga ari. Jugosllavia i premtoi Shqipërisë se do t’a ndihmonte atë, por

vetëm me një kusht, që të mos kishte taksa të larta doganore për futjen e këtij produkti në

Shqipëri. Pala shqiptare nuk nxitoi, deri në një vendim të dytë nga kabineti qeveritar. Pala

jugosllave e pa me leverdi eksportimin e produkteve agrare, prandaj ajo nuk u spraps ne

kërkesën e saj399. Ministri i Punëve të Jashtme jugosllave Marinkoviç, e diskutoi çështjen me

Xhafer Villën, më 9 qershor 1931. Ministri jugosllav pohoi: “Nënshkrimi i marrëveshjes për

tregti dhe lundrim nga dy vendet fqinje, do të parashikonte taksa të ulta për drithërat

shqiptarë”.

Fillimisht kabineti qeveritar shqiptar, mori masa të prera në kundërshtim me kërkesën

jugosllave. Kryeministri shqiptar, P. Evangjeli shprehej:“Një masë e tillë kishte me shkaktue

rrënimin e bujkut shqiptar mbasi ky produkton në kondita shumë më të këqija se bujku

jugosllav dhe nuk mundet në asnjë mënyrë në gjendjen e sotme me përballue konkurencën e

tij”400.

Disa ditë më vonë, qeveria shqiptare duke arsyetuar se Ministria në fjalë e kishte kuptuar

gabimisht propozimin jugosllav, deklaronte se hiqte dorë nga qëndrimi i mëparshëm dhe

palës jugosllave i propozoi: se sipas statistikës, Shqipëria nuk ishte eksportuesja kryesore e

drithërave, dhe aq më tëpër në Jugosllavi, ku ajo i prodhonte vetë, si dhe kur kishte teprica të

grurit dhe misrit. Shqipëria eksportonte shumë pak drithëra në Jugosllavi401. Qeveria

shqiptare pranoi renoncimin e tagrave,( uljen e taksave), të parapara me traktatin e tregtisë

dhe lundrimit402, nëse Jugosllavia pranonte që kundrejt këtij renoncimi të plotësojë disa

kërkesa të qeverisë shqiptare. Si kusht, Jugosllavia duhet të plotësonte disa kërkesa nga ana e

palës shqiptare.

Së pari, Jugosllavia duhet të importonte nga Shqipëria të paktën 25 000 kg duhan në vit, me

çmimet konkurruese që ekzistonin në tregun shqiptar403. Së dyti,“Jugosllavia bleu nga

Shqipëria ullinjë të njomë e të kripur, vaj të ullirit dhe gështenja me kushte shumë të

399 AQSH, Fondi 251, d. 165, viti 1931, nr. 10 Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri. / Emine. Arif. Bakalli, “ Marrëdhëniet…, 54 400 AQSH, Fondi.251, dosja, 165, viti 1931, fl. 81 Informacion i kryeministrit P. Evangjeli në lidhje me gjendjen e bujkut shqiptar. 401 AQSH, Fondi 251, d. 165, viti 1931, nr. 10 Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri.402 AQSH, Fondi 251, d. 165, viti 1931, nr. 10 Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri.403 AQSH, Fondi 251, viti 1931, d. 165, nr. 10 (Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri. Emine A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…,, 54

88

Page 89:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

favorshme”404. Gjatë viteve 1929 -1930 Jugosllavia importoi nga Shqipëria, agrume dhe

nënprodukte e saj, si dhe lëkurë, peshk, e gjedhë të imta.

Jugosllavia u mundua të ndryshonte drejtim në lidhje me çështjet tregtare me Shqipërinë. Në

vitet 1928-1931, marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave në përgjithësi ishin të mira,

pavarësisht ndërhyrjes së kapitalit italian, i cili ishte më prezent dhe që në shumicën e

rasteve, kishte mënjanuar edhe depërtimin e kapitalit jugosllav në Shqipëri.

KREU II

PËRPJEKJET E TIRANËS ZYRTARE PËR PËRMIRËSIMIN E

MARRËDHËNIEVE ME JUGOSLLAVINË (1931-1934).

II. 1 Përpjekjet e Zogut për t’u afruar me Jugosllavinë

Gjatë viteve 1928- 1931, veprimtaria e kapitalit italian në Shqipëri dhe vërshimi i tij në

drejtim të Ballkanit, kishte rivalizuar kapitalin jugosllav në Shqipëri. Kjo politikë e ndjekur

nga Italia u kundërshtua fuqishëm nga Jugosllavia. Ndërhyrja me epërsi e kapitalit italian, si

dhe shkaqe të tjera me karakter ekonomik dhe politik, e kishin tkurrur dhe kufizuar kapitalin

jugosllav në ekonominë e Shqipërisë405. Edhe Jugosllavia nuk hoqi dorë nga pretendimet e

saj ekspasioniste mbi Shqipërinë. Jugosllavia mbajti një qëndrim krejt ndryshe nga Anglia, në

lidhje me depërtimin italian në Shqipëri. Qeverisë franceze i interesonte ky raport që ishte

krijuar mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi ajo mendonte të realizonte interesat e saj në Ballkan

nëpërmjet Jugosllavisë. Një interes të veçantë shfaqi diplomacia jugosllave, e cila për një

kohë të gjatë kishte luftuar ndaj ndërhyrjes së vazhdueshme të kapitalit italian në Shqipëri, i

cili kishte lënë mënjanë kapitalin jugosllav për vite me radhë. Kur u bë i njohur tensioni mes

Romës dhe Tiranës zyrtare, në Beograd lindën shpresat se ata mund të ndërhynin me

politikën e tyre ekonomike në Shqipëri, për të realizuar ambiciet e tyre politike, duke

menduar se kishte ardhur momenti i përshtatshëm për ta lidhur Shqipërinë pas Jugosllavisë.

404 AQSH, Fondi 251, viti 1931, d. 165, nr. 10. Informacion në lidhje me produktet që Shqipëria duhet të eksportonte në drejtim të Jugosllavisë. 405 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese në Shqipëri (1931- 1936)”, (Tiranë: 1989), 21

89

Page 90:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Pas qershorit të vitit 1931, Jugosllavia e dobët vetë ekonomikisht, pretendonte se me ndihmën

e kapitalit francez, do të mund ta përfshinte Shqipërinë nën ombrellën e saj.Të përfshirë nga

kjo shpresë, ato nisën të intesifikojnë veprimet e tyre në drejtim të Shqipërisë 406. Gjatë kësaj

periudhe, në Shqipëri mbërriti ministri i Jugosllavisë, i cili e këshilloi Zogun që të kishte

kujdes në marrëdhëniet me Italinë, pasi sipas tij nuk ishte e mirë që një fuqi e huaj si Italia, të

ndërhynte me politikën e saj në Shqipëri e më gjerë në Ballkan407. Ministri jugosllav bënte të

ditur: “Kjo gjë kishte pasoja negative për Shqipërinë, për pavarësinë e saj dhe se qeveria

jugosllave ishte e gatshme për të ofruar ndihmën e saj, shtetit shqiptar”408.

Por, politika jugosllave përfitoi nga kjo situatë e krijuar në raport me Shqipërinë. Politika

jugosllave u paraqit në rolin e dashamirësit dhe mbrojtësit të interesave kombëtare shqiptare,

por në të vërtetë, ajo synonte të realizonte po ato synime skllavëruese që kishte ndjekur Italia

për vite me radhë ndaj Shqipërisë409. Në shërbim të këtij plani, veproi edhe shtypi jugosllav i

asaj kohe410.Qeveria shqiptare nuk i besonte qeverisë jugosllave dhe ajo nuk nxitoi për t’u

afruar menjëherë me Jugosllavinë, sepse nuk ishte për një shkëputje të plotë nga Italia

fashiste. Ahmet Zogu e kuptoi se Beogradi zyrtar kishte të njëjtin qëllim si Italia fashiste, e

cila synonte realizimin e ambicieve të saj në Shqipëri.

Ahmet Zogu preferoi të zbuste tensionet që ishin krijuar mes Tiranës dhe Romës zyrtare.

Ahmet Zogu e dinte se Jugosllavia nuk kishte kapital të mjaftueshëm sa Italia, prandaj ai

hezitoi të afrohej fillimisht me Jugosllavinë. Megjithatë, qeveria shqiptare përfitoi edhe nga

Jugosllavia, duke u përpjekur që ta shfrytëzonte interesin e saj, si një mjet presioni për të

arritur qëllimet e veta. Interesimi i diplomacisë jugosllave për Shqipërinë, u bë e njohur edhe

nga diplomacia italiane, e cila u informua nëpërmjet agjentëve të saj. Gjatë kësaj periudhe

filloi edhe një tension në marrëdhëniet italo- jugosllave, ku përveç çështjes shqiptare,

qëndronte edhe çështja kroate, e cila do të ndizte një konflikt të hapur mes dy vendeve.

Komentimi i marrëdhënieve italo-jugosllave, ka qënë në qendër të diplomacisë, si dhe shtypit

406AQSH.Fondi.Legata italiane, viti 1931, nr. 642/257, 15 mars. 1932/ AQSH, Fondi MPJ, viti 1931, d. 53 Telegram i Ministrit të Punëve të jashtme shqiptare, dërguar MPJ italiane.407 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1932, nr. 833/ 327, Telegram i ministrit italian në Shqipëri, dërguar MPJ italiane. 5.Prill 1932408 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1932, nr. 833/ 327, Telegram i ministrit italian në Shqipëri, dërguar MPJ italiane. 5 prill 1932409 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit…, 66410AQSH, Fondi MPJ, viti 1932. d. 91, fl. 123 Telegram i ministrit italian në Tiranë, dërguar MPJ në Romë.

90

Page 91:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ballkanas gjatë viteve 20- 30 të shekullit të kaluar. Ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë kanë

ekzistuar një serë mosmarrëveshjesh.

Së pari, çështja shqiptare, sidomos kur bëhej fjalë për të siguruar dhe marrë koncesione në

territorin shqiptar dhe së dyti, çështja kroate. Rivaliteti italo-jugosllav në lidhje me

koncesionet që ato kërkonin të zotëronin në Shqipëri, kishte filluar që nga viti 1925, periudhë

kjo që përkon me qeverisjen e Zogut si president i vendit.

Gjatë viteve në vazhdim, ka patur mjaft mosmarrëveshje e kontradikta ndërmjet Italisë dhe

Jugosllavisë për të ndërhyrë në Shqipëri, nëpërmjet kapitalit të tyre. Mbas kapitalit jugosllav

fshiheshin edhe interesat e Francës, prandaj kontradiktat mes tyre u panë edhe në raport

ndërmjet kapitalit francez dhe atij italian. Çështja e koncesioneve në Shqipëri u bë mollë

sherri mes Jugosllavisë dhe Italisë. Gjatë viteve 1925- 1931, Zogu e orientoi politikën e

jashtme gjithnjë e më shumë drejt Italisë, duke lënë mënjanë pretendimet e kapitalit jugosllav

për të depërtuar në Shqipëri. Mbreti Zog në vitet në vazhdim do të kënaqte interesat e

kapitalistëve të huaj, kryesisht atyre italianë, anglezë e francezë. Por, Ahmet Zogu u orientua

më tepër drejt Italisë, për disa arsye.

Së pari, Italia nuk kishte kufij tokësor me Shqipërinë dhe kjo gjë e përjashtonte mundësinë

për një luftë mes tyre, ndërsa me Jugosllavinë problemet kufitare vazhdonin.

Së dyti, Italia ishte një fuqi e rëndësishme ekonomike, e cila nuk krahasohej me kapitalin

jugosllav, i cili ishtë më i dobët dhe i paqëndrueshëm.

Së treti, Italia përfaqësonte qytetërimin perëndimor krahasuar me Jugosllavinë, e cila

përfaqësonte një kulturë të tipit lindor (sllav). Megjithatë, Mbreti Zog nuk do t’i shkëpuste

marrëdhëniet me Beogradin. Ai bëri përpjekje që të manovronte midis Romës dhe Beogradit

duke mos lënë mënjanë edhe pretendimet e këtyre të fundit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes

për tregti dhe lundrim më 22 qershor nga ministri jugosllav i Punëve të Jashtme, M. Ninçiç

dhe ministri i drejtësisë M. Tutulani për palën shqiptare411, si dhe ratifikimit dy vjet më vonë,

më 19. 10. 1928412, marrëdhëniet italo-jugosllave do të acaroheshin. Bisedimet shqiptaro-

jugosllave dhe nënshkrimi i marrëveshjeve, ashpërsuan rivalitetin italo- jugosllav në Shqipëri.

411 Emine A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 29 412 Po aty

91

Page 92:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në tetor të vitit 1928 kemi një përmirësim të marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave. Një vit më

vonë, më 17 maj 1929 në Beograd midis të ngarkuarit Tahir Shtyllës dhe K. Kumanudit u

këmbyen instrumentet e ratifikimit për Marrëveshjen për tregti dhe lundrim413. Një vend të

posaçëm zinte edhe rregullimi dhe lehtësimi i qarkullimit ndërkufitar, i cili edhe më herët

kishte qënë i dendur. Kjo marrëveshje parashikonte klauzolën e kombit më të favorizuar.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje pati një impakt negativ në qarqet italiane. Raportet e

denduara ekonomike me fqinjët e saj tokësorë e zvogëlonin rrezikun nga monopolizimi i

eksport- importit shqiptar nga Italia fashiste414, si dhe mbyllnin shtigjet për depërtim të

gjithanshëm, e pa asnjë konkurrencë të kapitalit italian. Kjo nënkuptohet se prezenca e fqinjit

përtej detit në Shqipëri duhet të merrte përmasa normale, të cilat nuk do të mund të rrezikonin

sovranitetin e saj. Pala jugosllave llogariste se kështu hapej rrugë për një “penetration

pacifique”415 në Shqipëri, madje kishte ambicie që në një të ardhme jo të largët të zinte vendin

e Italisë në këtë vend, gjë të cilën e pasqyrojnë burimet e dorës së parë jugosllave416.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje pati një jehonë të madhe në shtypin jugosllav “Politika”, e cila

shkruante më 27 maj të vitit 1929: “Ratifikimi i çarmatos të gjithë ata, tëcilët mundohen që

vendin tonë të paraqesin si nxitës të turbullirave te fqinjët e tij”417. Ndërsa, diplomacia

jugosllave shprehej: “Me këtë aktu vërtetua se Jugosllavia nuk ishte nxitëse e turbullirave dhe

përmbytjeve tekë fqinjët e saj, sikur që shkruanin kundërshtarët e saj perëndimorë”418.

Ratifikimi i marrëveshjeve të përmendura shënoi një ulje tensioni në marrëdhëniet midis dy

vendeve fqinje, gjë që ishte tepër e nevojshme në kohën kur tensioni në marrëdhëniet me

Romën ishte në tendenca rritjeje. Në vitin 1929, qeveria jugosllave pretendonte për të marrë

disa miniera shqiptare, kryesisht vajgur, bitum, bakër. Natyrisht, vajguri shqiptar zgjoi

interesin më të madh për Jugosllavinë. Por, kapitali jugosllav do të rivalizohej nga kapitalet e

fuqive të huaja, si SHBA- ja, Anglia, Franca, Italia.

Çështja e vajgurit (nafta) do të ndikonte edhe në përplasjen anglo-italiane, por edhe italo-

jugosllave. Shumë shpejt, shoqëritë angleze, amerikane dhe franceze hoqën dorë nga

hulumtimet, pasi vajguri shqiptar nuk i përmbushi kërkesat e tyre as në aspektin sasior as në

413 AQSH, Fondi 251, viti 1929, d. 407. Nr. 1003-V414Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 33415 “Penetration pacifique” u përdor si term nga diplomacia jugosllave, e cila synonte për një ndërhyrje paqësore në Shqipëri.416 “Politika”, 27. 5. 1929, 1417 Po aty 418 Po aty

92

Page 93:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

aspektin cilësor, së paku jo deri në atë masë sa të konfrontoheshin me Italinë. Kështu në vitet

30, në terrenin vajguror shqiptar vazhduan punën vetëm kompanitë italiane, në hulumtimin

dhe eksploatimin e saj.

Kthesa që u bë në marrëdhëniet ekonomike tregtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjatë

vitit 1929, si dhe insistimi i palës shqiptare për bashkëpunim, e shtynë qeverinë jugosllave të

mendoj, se kishte ardhur momenti i përshtatshëm për koncesione të reja, sidomos për

sigurimin e lëndëve minerale në Shqipëri. Përpjekjet e qeverisë jugosllave për të marrë

koncesione në territorin shqiptar mbetën pa rezultat, pasi shtetit jugosllav i mungonin kaptali,

teknologjia dhe ekspertët. Edhe në këto pika, Jugosllavia u rivalizua nga Italia.Qeveria

jugosllave u interesua për një marrëveshje veterinare, por ajo nuk u nënshkrua asnjëherë me

të. Qeveria shqiptare lidhi një konventë të tillë vetëm me Italinë në 19 mars 1936. Gjatë

viteve 1930, Jugosllavia depërtoi fuqishëm me mallrat e saj në Shqipëri. Në funksion të rritjes

së eksportit jugosllav në Shqipëri ishte edhe organizimi i një panairi ashtu siç bënin edhe

italianët në Bari419. Nastasijeviçi ishte i bindur se zbatimi i masave për zhvillimin e

shkëmbimit tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë nënkuptonte një prestigj politik në

këtë vend. Ministri Nastasijeviç mendonte se në këtë mënyrë, mund t’i bëhej një konkurrencë

e suksesshme Italisë, së cilës tashmë së bashku me eksport- importin e saj në Shqipëri, kishte

filluar t’i bjerë edhe ndikimi politik. Por, Italia ishte një kundërshtar shumë më i fortë se

ç’mund të supozohej.

Ajo ishte shumë e vendosur që nëpërmjet “penetration pacifique”, të forconte më tej pozitën e

saj në Shqipëri për të pasur justifikim përpara botës në momentin kur do të ndërmerrej hapi i

fundit në këtë vend, pushtimi fashist. Monopolizimi i eksport- importit shqiptar ishte kanal i

sigurt për depërtimin në Shqipëri, prandaj ajo ishte përgatitur për ç’do rrezik në këtë aspekt

dhe ç’do aksion i Jugosllavisë dhe jo vetëm i saj, edhe pse i dobët, kurdoherë hasi një

kundërshtim të plotë nga kjo anë. Vendosmëria e Italisë për të ruajtur terrenin shqiptar u pa

edhe në rastin kur tregtari nga Shkodra, M. Kakariq arriti të sigurojë koncesionin për

monopolin e prodhimit të birrës420.Zoti Kakariq në bashkëpunim edhe me ish ministrin

fuqiplot anglez në Shqipëri, H. Eires, formuan shoqërinë duke siguruar aksionet për

ndërtimin e një fabrike në Shkodër421. Kapitali italian u vlerësua i dëmshëm për Jugosllavinë.

419Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike …, 44420 Po aty, 45421 Po aty

93

Page 94:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së pari, nga aspekti politik ky ishte edhe një hap i rëndësishëm në depërtimin e mëtejshëm të

Italisë në Shqipëri, madje duke eleminuar konkurrencën angleze dhe së dyti në planin

ekonomik, sepse kështu mbyllej dera e tregut shqiptar për ç’do artikull industrial jugosllav.

Rivaliteti italo- jugosllav u shfaq edhe në ndërtimin e treqind shtëpive për nëpunës që do të

ndërtoheshin në të dy anët e bulevardit” Zogu i Parë422.

Kjo ofertë tërhoqi vëmendjen e firmave italiane, e cila rivalizoi edhe kësaj radhe

Jugosllavinë. Por, koncesionin e mori shoqëria italiane “Roko” nga Roma. Kjo firmë mori në

dorë edhe ndërtimin e pallatit mbretëror si dhe të kanalizimit dhe të rrugëve ë Tiranës. Shteti

shqiptar siguroi garancën e dy firmave më në zë, atë të “Sita”dhe Stamles”423. Edhe në këtë

rast përfitoi kapitali italian.

Në vitin 1929, një artikull tjetër që filloi të depërtojë nga Jugosllavia në tregun shqiptar, ishte

ngjyra si ajo për flokë, për metal, për dru e tjera, pasi dihet se Shqipëria nuk është prodhuese

e saj. Po në këtë vit u eksportua një sasi e vogël lopatash për barka me vlerë prej 3.592 fr.

ari424 nga shteti jugosllav. Ky artikull, me vështirësi gjendte vend në tregun shqiptar, sepse ai

furnizohej nga prodhues individualë manifakturalë të vendit dhe me import nga Greqia e

Italia425. Rivaliteti italo- jugosllav u shfaq edhe kur do të bëhej fjalë për themelimin e një

banke, e cila do të hapej në Tiranë nga pala jugosllave, gjatë vitit 1934. Kësaj radhe fitoi

kapitali jugosllav, sepse qeveria shqiptare kishte hyrë në një krizë të marrëdhënieve të saj me

Italinë. Gjatë viteve 1931-1936, Jugosllavia kishte më shumë mundësi për të ndërhyrë me

kapitalin e saj në Shqipëri.

Mbretit Zog i interesonte afrimi me Italinë, sepse e shikonte atë si një fuqi me potencial të

rëndësishëm ekonomik, krahasuar me Jugosllavinë, e cila nuk mund t’i siguronte shtetit

shqiptar ndihma të mëdha financiare. Gjatë viteve 1928-1930, marrëdhëniet shqiptaro-

italiane ishin të mira. Përfaqësuesi i ri diplomatik në Shqipëri. Markeze di Soragna i paraqiti

kredencialet qeverisë shqiptare, në 12 gusht 1930. Soragna shprehej:“Kjo gjë s’ishte gjë

tjetër,veçse një shtrëngim i lidhjeve miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe në këtë çast,

pra, është një detyrë t’urojmë që marrëdhënjet midis të dy kombeve të jënë pas këtej, më

fatbardhe”426. Qeveria shqiptare bëri përpjekje që afrimi i mëtejshëm mes Italisë dhe

422 Po aty, 55423 Po aty424 Po aty, 56425 Po aty

94

Page 95:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipërisë, të gjendte një përkrahje edhe në masën e gjerë të popullsisë shqiptare. Qeveria e

Tiranës e vuri theksin te aleanca italo-shqiptare. Ahmet Zogu gjatë gjithë qeverisjes së tij,

ndoqi politikën e dyerve të hapura me Italinë427.

Kjo aleancë e vinte Shqipërinë nën protektoratin italian, pra ishte një bashkëpunim dhe

realizim i interesave mes dy shteteve. Shtypi shqiptar “Rilindja e Arbëria”, më 14 gusht të

vitit 1930, reagoi pozitivisht në lidhje me aleancën italo- shqiptare.“Fryma qi na inspiron në

mardhënjet t’ona me Italinë duhet të jetë kjo. Duhet të kemi konviksionin, për një herë e mirë,

se organizatorët dhe njerzit e punës italjanë që ndodhen në Shqipëri, kanë ardhur midis nesh

për të na ndihmuar në zhvillimin t’onë si Shtet e si komb, për të na udhëhequr- pse janë më të

ditur se ne, për të punuar, me ne-, e jo për të na sunduar” 428.

Sipas Editorit të“Times- it” të Londrës, ajo shkruante për çështjet ushtarake në një artikull të

botuar, ku e gjykonte punën e marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë dhe me

Jugosllavinë:“Pas marëveshjes të lidhur motin e shkuar midis Italisë dhe Shqipërisë u- besua

dhe u- përkrah nga shumë mendimi se Italia me anë të kësaj marëveshjeje shkeli këmbë në

Ballkan në t’atillë mënyrë që kufiret e saj të zgjaten… gjer te kufiret e Jugosllavisë dhe të

Greqisë, dhe se në t’ arthmen reziku i përpjekjes së interesave italiane dhe jugosllave do të

jetë më i math…”429. Italia donte të realizonte interesat e saj ekonomike e gjeopolitike në

Ballkan, nëpërmjet Shqipërisë. Shtypi i Beogradit mendoi që në fillim, se kjo ishte një

aleancë me karakter agresiv430. Jugosllavia në fillim nuk u ndje e rrezikuar, pasi ajo zotëronte

ushtrinë në vijën e Ulqinit, Cetinës dhe Potgoricës. Jugosllavia mendonte, se mund të

pushtonte shumë lehtë tokat shqiptare, kryesisht Shkodrën, Shën-Gjinin, Shkupin, Ohrin,

Strugën, Elbasanin dhe Tiranën431. Sipas jugosllavëve, italianët e kishin të vështirë të

hidheshin në tokat shqiptare dhe të mund ta pushtonin më shpejt atë se Jugosllavia, sepse

Italia nuk kishte kufij tokësor me Shqipërinë, siç kishte Jugosllavia. Kohërat në vijim, do t’i

siguronin një influencë shumë më të madhe Italisë në Shqipëri, në lidhje edhe me koncesionet

shqiptare.

426 “Rilindja e Arbëria”, 14 gusht 1930 , 3427 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj…, 13428 “Rilindja e Arbëria”, 14 gusht 1930, 3429 “Dielli”, Boston MASS, 28 shtator 1928, 243044 AQSH, Fondi MPJ, viti 932, d. 91, 123/1, fl. 1431 “Dielli” Boston MASS, 28 shtator 1930, 2- 3

95

Page 96:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Rritja e presionit italo- shqiptar u pa kur përfaqësuesit e Italisë në Shqipëri, si ministri i

Italisë, Ugo Sola dhe gjeneral Pariani shtuan ndërhyrjet e tyre pranë qeverisë shqiptare, për të

mos penguar depërtimin e shoqërive kapitaliste italiane në Shqipëri432. Gjeneral Pariani që i

vëzhgonte me shumë kujdes ngjarjet nga Tirana, në dritën e këtyre zhvillimeve të reja

paralajmëroi Romën: “Në qoftë se nuk do të ndërmarrim vendosmërisht veprimin me drejtim

të qartë do të humbasim terren”433.

Si fillim, Italia i bëri presion mbretit shqiptar, në lidhje me çështjen e Shoqërisë së

përgjithshme italiane të vajgurit. Edhe shoqëri të tjera të huaja, madje edhe ato shqiptare

kërkonin të merrnin koncesionet e vajgurit, si: shoqëria STAMLES dhe SITA434. Sërish,

italianët morën koncesione në Shqipëri. Qeveria shqiptare me ndikimin që pati edhe nga Ugo

Sola, i dha shoqërisë italiane AIPA435 koncesionin e vajgurit436. Në Shqipëri u shfaq një

atmosferë mosbesuese ndaj italianëve, të cilët po bëheshin padronët e vërtetë të pasurive të

shqiptarëve. Acarimi i popullit shqiptar ndaj Italisë u rrit ndjeshëm, kur Legata italiane në

Tiranë vendosi të largonte qeverinë shqiptare, të kryesuar në atë kohë nga Koço Kota. Ky i

fundit nuk kishte mundur dot të shuante konfliktet që ishin krijuar mes dy shoqërive

shqiptare, për të siguruar koncesionin e vajgurit. Gjeneral Pariani, u shpreh:“Në qoftë se

Shqipëria nuk do të tregohej mirënjohëse kundrejt Italisë,ne do të kishim të drejtën më të

plotë para gjithë botës ta zhduknim këtë vend nga harta gjeografike”437.

Qeveria e re shqiptare u kryesua nga Pandeli Evangjeli, i cili ripohoi edhe njëherë miqësinë

që ai do të ndiqte ndaj aleatit më të madh, Italisë. Në Shqipëri pati një gjendje alarmante.

Shqiptarët nuk ishin për depërtimin e politikës ekonomike italiane në punët e brëndshme të

Shqipërisë. Shtresat më të pasura në Shqipëri nuk ishin kundër futjes së kapitalit të huaj, por

ato kërkonin që të merrnin pjesë me kapitalet e tyre në vend. Shtresa më e pasur shqiptare

kërkoi edhe njëherë rishikimin e traktatit tregtar me përfaqësuesit jugosllavë.

432 AQSH, Fondi 187, d. 88, viti 1928, fl. 5-11 Telegram i ministrit italian Sola dërguar kryeministrisë, në lidhje me depërtimin e shoqërive aksionere italiane në Shqipëri.433 AQSH, Fondi 163, d. 91, viti 1933, fl. 11 Telegram i gjenaral Parianit për Ministrinë e Luftës në Romë. 9 mars 1932 434 STAMLES dhe SITA, ishin shoqëri shqiptare, të cilat kërkonin të merrnin koncesionet e vajgurit në Shqipëri. 435 AIPA ishte shoqëria italiane që mori koncesionin e vajgurit në Shqipëri 436 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”,botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Studimeve ekonomike, (Tiranë: 1979) , 295437 “Historia e Shqipërisë 1912- 1944”, vol III”, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 363

96

Page 97:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ahmet Zogu nuk mori asnjë masë rreth kërkesave të tyre. Zogut i duhej një ndihmë nga

jashtë dhe për këtë arsye, ai i’u rikthye sërish drejt Italisë. Roma i siguroi një tjetër hua

Zogut, në këmbim të një kushti të shprehur ndërmjet dy qeverive. Kjo marrëveshje u

nënshkrua në qershor të vitit 1931438. Pala italiane i kërkoi qeverisë shqiptare si kusht, që të

kryente një serë investimesh në Shqipëri439.

Por huaja e re, nuk e zgjidhi problemin që ishte krijuar në vend. Ajo shërbeu vetëm për të

zgjidhur disa probleme të mbajtjes së aparatit burokratik në vend, duke mos dhënë asnjë

zgjidhje për krizën ekonomike që dita-ditës, po thellohej gjithnjë e më shumë. Probleme

kishte edhe në lidhje me balancimin e import -eksportit, sepse vazhdonte të ishte në fuqi

traktati tregtar italo-shqiptar, që ishte bërë pengesë për tregëtinë vendase. Depërtimi italian po

forcohej gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Nga Italia erdhën shumë punëtorë italianë, të cilët

zunë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e punëve publike në Shqipëri.

Kjo gjë bëhet e ditur edhe Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare, “e cila i dërgoi një notë

verbale legatës italiane, ku i tërhiqte vëmendjen për sasinë e shumtë të punëtorëve italianë që

kishin ardhur në Shqipëri”440. Italia i premtoi ndihma Zogut në rast se ai, do të pranonte të

ngriheshin edhe vepra publike nga Italia, sipas planeve të palës italiane 441. Por, pala shqiptare

nuk pranoi. Ministri i jashtëm italian Grandi shkruajti nga Roma: “Shqiptarët nuk mund të

iluzionojnë që mund të përftojnë me forcat e tyreas minimumin e investimeve, sepse ata

duhet të përftojnë kapitalin”442. Qeveria shqiptare i dërgoi një letër shoqërisë SVEA në

Romë, nëpërmjet gjeneral Parianit në Tiranë,“ku i jepte udhëzime lidhur me ndërtimin e

veprave në Shqipëri, të cilat binin në kundërshtim me planet e palës shqiptare” 443.Edhe

shumë prej nëpunësve të administratës shqiptare filluan të shqetësoheshin për humbjen e

pozitave të tyre në qeverisje, pasi ata filluan të zëvendësoheshin me nëpunës italianë.

438 AQSH, Fondi MPJ, viti 1931, d. 189. fl. 1 Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 379, 24. 6 1931 Marrëveshja italo- shqiptare e qershorit e vitit 1931.439AQSH, Fondi 152, d. 354, viti 1928, fl. 3-4. Njoftim i MPJ shqiptare drejtuar Legatës italiane në lidhje me ardhjen e punëtorëve italianë në Shqipëri.440AQSH, Fondi 152, dosja 354, viti 1928, fl. 3-4 Njoftim i MPJ shqiptare drejtuar Legatës italiane, në lidhje me ardhjen e punëtorëve italianë në Shqipëri.441 AQSH, Fondi 152, dosja 354, fl.3-4442 DDI,( Il Documenti diplomatici italiane), vol VII, vitet 1922- 1935, Romë, 14 qershor 1930, 206443 AQSH, Fondi 179, d. 156, viti 1929, fl. 5-8 Letër e qeverisë shqiptare drejtuar shoqërisë SVEA në Romë, në lidhje me ndërtimin e veprave publike në Shqipëri.

97

Page 98:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në këto rrethana, Zogu i gjendur përballë këtij fakti, vendosi t’i kërkoj qeverisë së Romës një

tjetër hua për ta nxjerrë vendin nga kriza ose përndryshe, do të kërkonte ndihmën e ndonjë

fuqie tjetër, me qëllim çlirimin sadopak nga influenca e saj.Qeveria italiane u soll me shumë

diplomaci me qeverinë shqiptare.

Në 17 shkurt 1931, ministri Sorangna u takua me Zogun dhe i dorëzoi notën e qeverisë

italiane, ku me anë të kësaj note, Roma zyrtare i kujtonte Tiranës: “Në bazë të marrëveshjeve

ndërkombëtare siç ishte vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në 9 nëntor 1921, ku

“Italisë i njihej një pozitë e veçantë në Shqipëri”444. Në vjeshtë të vitit 1931, qeveria

shqiptare u takua me disa nga përfaqësuesit e qeverisë jugosllave, ku nëpërmjet saj, ajo u

kërkoi ndihmë edhe shteteve të tjera ballkanike, për t’u çliruar nga ndikimi italian. Qeveria e

Beogradit duke mos dashur të konfliktohet me qeverinë e Romës, e bindi qeverinë shqiptare

që të mbante një qëndresë ndaj Italisë, por nuk i premtoi asaj asnjë lloj ndihme, qoftë në

aspektin ekonomik apo ushtarak445.

Në këto rrethana, Ahmet Zogu i nxitur edhe nga qëndrimet e Fuqive të Mëdha si ato

britanike, në nëntor 1931, nuk e ripërtëriti traktatin e miqësisë me Italinë. Ky fakt rriti

reputacionin e mbretit Zog, si brenda dhe jashtë vendit. Në qeverinë britanike vlerësohej

fakti: “Sidoqoftë Mbreti nuk është pro- italian. Ai përpiqet të marrë benefite maksimale, nga

lidhjet me Italinë, por pa rënë nën influencën italiane…” 446. Mospërtëritja e këtij traktati,

shkaktoi menjëhërë një reagim të ashpër nga Roma zyrtare, e shoqëruar edhe me sulme të

ashpra diplomatike ndaj qeverisë shqiptare447. Qeveria e Romës nuk këmbënguli që traktati i

miqësisë mes dy vendeve të rishikohej edhe njëherë nga pala shqiptare, sepse mes italo-

shqiptarëve vazhdonte ende të egzistonte në fuqi traktati i mbrojtjes, çka e mbante Shqipërinë

nën mbikëqyrjen dhe suzerenitetin e Italisë. Traktati i miqësisë mbaronte në vitin 1931.

Mospërsëritja e traktatit të miqësisë nga ana e Zogut, do të kthehej në një mollë sherri mes

Romës dhe Tiranës Zyrtare. Zogu vendosi që të ndalonte rinovimin e traktatit, në një kohë

kur Shqipëria ishte në një krizë të përgjithshme ekonomike, ku kriza ekonomike vazhdoi të

godiste të ardhurat e buxhetit të qeverisë shqiptare448. Kjo situatë e krijuar do të acaronte

444 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit…, 67445 AQSH,Fondi LI, viti 1931 Telegram i ministrit italian për MPJ në Romë. Nr 833/327, 5 prill 1932446 Pranvera Dibra, “Kriza e marëdhënieve shqiptaro- italiane në optikën diplomatike angleze”, (Botimet Toena), 146447 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1931, Telegram i ministrit italian në Shqipëri, dërguar MPJ në Romë. Nr 642/257, 15 mars. 1932

98

Page 99:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

marrëdhëniet italo-shqiptare. E megjithëse vazhdonin marrëdhëniet diplomatike si dhe ato

ekonomike, mes dy vendeve kishte mosbesime. Musolini e humbi besimin ndaj mbretit Zog,

dhe nuk ishte më i sigurt në politikën e tij. Italianët kishin përgatitur edhe një relacion në

lidhje me figurën e Ahmet Zogut, ku aty trajtoheshin qëndrimet jo vetëm të Italisë, por dhe të

Jugosllavisë ndaj tij.

Sipas relacionit italian, Zogu përshkruhej si një person dinak, i karakterizuar nga falciteti,

dhelpëria, gënjeshtra, të cilat ishin baza të politikës së tij449. Aty flitej për shfrytëzim që i

bënte popullit. Raporti mbyllej me fjalët e Pashiçit, i cili kur po vdiste kishte thënë: “…se i

vetmi njeri që e kishte gënjyer atë ka qënë Zogu”450.

Sipas historianit profesor Paskal Milos në librin e tij “Politika e jashtme e shtetit shqiptar

1912- 1939”, shkruan: “..se në pranverë të vitit 1932, Zogu bëri përpjekje për t’u afruar sa më

shumë me Jugosllavinë, duke tentuar vazhdimin e një politike rajonale me fqinjin e tij si

dhe me vendet e tjera të Ballkanit”451. Nisur nga këto rrethana, Italia i kërkoi qeverisë se

Tiranës që të shlyente borxhin e SVEAS452. Kjo u pasua nga pretendimet e përfaqësuesve të

SVEA-as për shlyerjen e borxhit.” 453. Mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, u shkëmbyen

nota shumë të ashpra diplomatike. Pas marrjes së notës italiane, Zogut do t’i duhej ende të

priste për të marrë një përgjigje nga SVEA. “Madje kishte frikë nga ndonjë sulm që mund të

bëhej nga ana e saj”454. Në vitin 1932, gjendja financiare në Shqipëri ishte rënduar shumë,

pasi shoqëria SVEA kërkoi menjëherë shlyerjen e huas455. Në qeverinë shqiptare po rriteshin

borxhet e brendshme të saj456. I gjendur në një situatë të vështirë, Zogu i kërkoi Romës që ta

shtynte afatin e huas dhe se ai po përpiqej të normalizonte marrëdhëniet me qeverinë

italiane457.

448AQSH, Fondi MF, viti 1932, d.V-186.Letra e Drejtorisë së Financës së prefekturës Shkodër, dërguar Ministrisë së Financave shqiptare, nr.7/XXVII, 30 dhjetor 1931.449AMPJ, Fondi 151, d. 335, viti 1930, fl. 5 Raport i Romës zyrare mbi figurën e Ahmet Zogut.450AMPJ, Fondi 151, d. 148, viti 1930, fl.1 Opinioni i Pashiçit në lidhje me figurën e Zogut.451 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 821 452 Po aty / Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e Kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë(1931- 1936)”, (Tiranë: 1989), 62453 Pranvera Dibra, “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën e diplomacisë angleze”, Botim Qendra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,” Monarkia shqiptare 1928- 1939”, ( Tiranë: Botimet Toena, 2011), 147454AQSH.Fondi Banka Kombëtare Shqiptare. Letra e Xhiulio Guadenxit në Durrës, dërguar Amadeo Gambinos në Romë, 29 shkurt 1932455 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese në Shqipëri”, (Tiranë: 1989), 61-62456 AQSH, Fondi MPB, viti 1932, d. 149

99

Page 100:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Musolini këtë moment priste, ai gjeti momentin e duhur për t’i kërkuar mbretit Zog që

ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë të nënshkruhej traktati i bashkimit doganor. Por, italianët

duke ditur se do të hasnin në kundërshtime të shumanshme, menduan se ky propozim të mos

bëhej nga pala italiane, por të paraqitej si një “dëshirë” e palës shqiptare. Ata e udhëzuan

Eqrem Libohovën që me t’u kthyer në Tiranë, t’ia paraqiste çështjen Zogut, duke vënë në

dukje përfitimet që do të kishte Shqipëria nga kjo masë dhe, pas kësaj, qeveria shqiptare t’i

kërkonte Italisë përfundimin e një marrëveshje të tillë458. Por, nënshkrimi i këtij traktati do t’i

sillte shumë rreziqe shtetit shqiptar.

Së pari, do të hiqeshin nga arka e shtetit shqiptar miliona franga ari çdo vit.

Së dyti, do të lejonte importimin e mallrave nga Italia, duke ulur në këtë mënyrëedhe shitjen e

mallrave brenda vendit, madje edhe eksportimin e mallrave vendas.

Së treti, duke dobësuar ekonominë vendase, do të rritej urrejtja ndaj Italisë në qarqet më të.

Për këto arsye, Zogu e hodhi poshtë kërkesën e qeverisë së Romës për marrëveshjen e

bashkimit doganor. Zogu e kundërshtoi këtë marrëveshje, sepse nënshkrimi i saj do të

shkaktonte një humbje të integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu, Italia do t’a

kishte më të lehtë për të ndërhyrë me politikën e saj në Ballkan e më gjerë.“Ky aksion Italisë

në FO u konsiderua si një dëshirë e Romës për të bërë të pavlefshme aleancën e përtërirë

franko- jugosllave të vitit 1927”459. Ahmet Zogu i kërkoi Romës që të hiqte dorë nga kërkesat

e saj. Qeveria e Tiranës mori masa për të ndaluar shkollat italiane që vepronin në Shqipëri.

Kështu, katër shkollat profesionale të Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës dhe Korçës kaluan në

adminstrimin e Ministrisë së Arsimit, ku dhe u zgjodhën drejtorë shqiptarë.

Qeveria fashiste e fyer ndaj veprimeve të qeverisë së Tiranës, tërhoqi jo vetëm personelin

mësimor, por edhe bazën materiale. Kjo gjë çoi në mbylljen e shkollave italiane në Shqipëri.

Në 11 mars të vitit 1933 ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u takua me ministrin

italian, ku e vuri në dijeni për masat që ishte duke marrë qeveria e Zogut për mbylljen e

shkollave italiane…460.

457 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1931 Telegram i ministrit italian në Tiranë, dërguar MPJ në Romë. 3132/1357, 17 dhjetor 1931458 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989), 72 459 Pranvera Dibra ,“Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën e diplomacisë angleze”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare 1928- 1939”, ( Tiranë: Botimet Toena, 2011), 148

100

Page 101:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1933, ndryshoi edhe ligji për funksionimin e shkollave private dhe fetare në

Shqipëri. Ky ligj prekte interesat e qeverisë italiane, të cilat sipas qeverisë shqiptare vepronin

dhe zhvillonin veprimtari antikombëtare dhe në dobi të përhapjes së fashizmit. Ahmet Zogu i

acaroi marrëdhëniet me Italinë, kur ai nuk e përsëriti marrëveshjen e vitit 1928, gjë që u jepte

të drejtën instruktorëve italianë që të qëndronin në radhët e ushtrisë shqiptare.

Shumë oficerë italianë u larguan nga Shqipëria, përfshirë këtu edhe gjeneralin Parianin.Zogu

u përpoq që t’u bënte një presion të fuqishëm me anë të shtypit, të gjitha shoqërive italiane që

vepronin në Shqipëri. Si kundërpërgjigje, Italia veproi duke ndërprerë pagesën e këstit të huas

së SVEAS.

Diplomacia angleze ishte e shqetësuar se si do të përcillej në Beograd kjo situatë gjithashtu,

ajo ishte e interesuar edhe për Italinë, pasi ajo zotëronte koncesionin e naftës dhe të vajgurit.

Anglia nuk ishte as për dominimin jugosllav, por as edhe atë italian461.Anglia ndoqi me

vëmendje çdo zhvillim të marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave dhe italo-shqiptaro.“Të

trembur nga regjimi i mundshëm negativ i Beogradit në këtë situatë të acarimit..ata

këshilluan qeverinë jugosllave që qëndrimi më i zgjuar nga ana e saj në këto rrethana ishte

një indiferencë e plotë ndaj konfliktit italo- shqiptar, e shoqëruar nga një vendosmëri për të

mos kërkuar preteks për të përfituar nga kjo situatë”462.

Ahmet Zogu u tregua diplomat, ai nuk la mënjanë as edhe interesat jugosllave në Shqipëri.

Zogu i ndjerë ngushtë financiarisht dhe për të mos i’u drejtuar më Italisë, i hodhi sytë drejt

fqinjit verior, Jugosllavisë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte nënshkruar edhe më

parë një traktat tregtar, një marrëveshjeve konsullore,në lidhje me ekstradimet463.Shqipërisë i

nevojitej ruajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjin e saj. Lidhur me Jugosllavinë, situata

ishte mjaft e favorshme, ku është një moment në të cilën Jugosllavia mund të rriste ndikimin

e saj politik e ekonomik në Shqipëri464.

460 AQSH, Fondi MPJ, viti 1933, d. 100 Letra e MPJ të Shqipërisë, dërguar Ahmet Zogut, 11 mars 1933461 Pranvera Dibra “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave në optikën e diplomacisë angleze”, botim i Qendrës së studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare (1928- 1939)”, (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 149-150 462 Pranvera Dibra, “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro- italiane në optikën e diplomacisë angleze”, botim i Qendrës së studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare 1928- 1939”, (Tiranë, Botimet Toena 2013),149463 AMPJ, Fondi 151, d. 5. viti 1929, Lista e traktateve dhe marrëveshjeve ekonomike shqiptaro- jugosllave.464 AQSH, Fondi MPJ, viti 1931, d. 53/ fl. 1 Reagimi i shtypit jugosllav në lidhje me afrimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

101

Page 102:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Nënshkrimi i marrëveshjeve shqiptaro- jugosllave u pasqyrua edhe në shtypin jugosllav me

frymën optimiste465. Menjëherë filluan të shfaqeshin në shtypin jugosllav deklarata, se

Jugosllavia kishte për qëllim afrimin e dy popujve fqinjë, si nga pikëpamja ekonomike, por

edhe politike466. Sipas shtypit jugosllav, kjo aleancë i përgjigjej plotësisht dëshirës së popullit

dhe qeverisë shqiptare, e cila ishte përpjekur për të qënë një nga faktorët kryesorë për ruajtjen

e paqes jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë467.

Gazeta e Beogradit “Le Nouvelles Yougoslves” shprehej:“Kjo aleancë do t’praktikojë me

sinqeritet dhe me dinjitet poltikën e solidarësisë ndërballkanike duke vazhduar formulën e

shëndetshme. Ballkani për popujt e Ballkanit”468. Kjo formulë është e vjetër dhe ka shkaktuar

komente nga më të ndryshme. Shtypi jugosllav deklaroi se zhvillimi i Shqipërisë do të kishte

qënë më normal nëse Shqipëria do të kishte ditur të përfitojë nga eksperienca e të tjerëve, për

të kërkuar një bashkëpunim rajonal, pa pranuar një mbrojtje të interesuar nga jashtë Ballkanit.

Shtypi jugosllav u shpreh gjithashtu: “Shqipërisë nuk i ka munguar fati dhe as mbështetja

nga Jugosllavia dhe se kjo e fundit ka dashur t’i sigurojë asaj, pavarësinë dhe sovranitetin e

shtetit”469.

Një nga gazetat e Beogradit i dha mbretit Zog, titullin “Reformator” bënte të ditur organi i

pavarur në Shqipëri “Gazeta e re”470. Zogut i interesonte një marrëdhënie dualiste me dy

fqinjët. Ahmet Zogu i bënte të ditur Beogradit, se aleanca italo-shqiptare ishte e mbështetur

vetëm në reciprocitet dhe se interesi i të dy palëve, ishte ruajtja e paqes së përbotshme.

Shqipëria kishte emëruar si ministër fuqiplot në Romë, Z. Xhemil Dino, i cili në një intervistë

me redaktorin e fletores “Popolo d’Italia”, kërkoi arsyet e fushatës denigruese që hapi kohët e

fundit shtypi jugosllav dhe ai grek, kundrejt Shqipërisë 471. Zoti Dino foli për përparimet që

do të bëheshin në degë të ndryshme me ndihmën e huas së SVEAS, si dhe për shërbimin e

çmueshëm të oficerëve italianë në ushtrinë kombëtare.

465AQSH, Fondi MPJ, viti 1932, d. 91, nr.123 Reagimi i shtypit jugosllav në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjeve shqiptaro- jugosllave.466 Po aty467 “Gazeta e re”, 12 qershor 1929, 1-2468 Po aty469 AQSH, Fondi MPJ, viti 1932, d. 91, nr.123/ 1 Reagimi i shtypit jugosllav në lidhje me afrimin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave.470 “Gazeta e re”, 12 qershor 1929, 1-2471 “Gazeta e re”, 12 qershor 1929, 1-2

102

Page 103:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave herë normalizoheshin dhe herë ato

acaroheshin. Afrimi i Shqipërisë me Jugosllavinë përkoi me periudhën ku në rajonin

ballkanik, do të zhvilloheshin Konferencat Ballkanike. Përfshirja e Shqipërisë në këto

konferenca përkon edhe me periudhën e acarimit të marrëdhënieve italo- shqiptare. Kur Zogu

vendosi që të përballej me kërcënimet e Italisë, ai nuk mendoi që kjo gjë mund t’i shkaktonte

atijnjë kosto të lartë. Zogu mendonte se duke u afruar me aleatët ballkanikë, do të siguronte

një mundësi më shumë për t’u larguar nga influenca italiane.

Italia e njihte mirë Zogun dhe nevojat që atij i duheshin në Shqipëri. Refuzimi i nënshkrimit

për herë të dytë të Paktit të Parë të Tiranës, përshpejtoi ndërhyrjen e Italisë në Shqipëri, si në

rrugë diplomatike, por edhe me anë të presioneve nga ana e saj. Italia u shqetësua akoma dhe

më shumë, kur prania e Jugosllavisë u bë më e shpeshtë në Shqipëri. Zogu dërgoi si pjesë të

Legatës shqiptare në Jugosllavi Rauf Ficon, i cili ishte një figurë jo e dashur për Italinë472. Të

gjitha veprimet dhe kontaktet shqiptaro- jugosllave u ndoqën nga gjeneral Pariani. Ai i bënte

të ditur Musolinit, për ndërhyrjen e menjëhershme të Italisë në Shqipëri, qoftë edhe në rrugë

tjetër. Kuptohet që bëhet fjalë, edhe për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak nga ana e Italisë.

Musolini e theu rezistencën e Zogut te pika më e dobët, atë të financave. Siç dihet që nga e

kaluara, Italia kishte qënë kreditorja më e madhe Shqipërisë. Qeveria shqipare kishte marrë

disa here hua, të cilat nuk i’a kishte shlyer Italisë. Nisur nga rrethanat e vështira financiare që

ndodhej shteti shqiptar, Italia përfitoi duke penguar dhënien e huas. Kështu u anullua kësti i

10 milionë franga ari që i ishte akorduar Shqipërisë, gjatë verës së vitit 1931473. SVEA filloi

të kërkonte shlyerjen e huas që në vitin 1932. Ky këst shkonte në 8 milionë franga ari474.

Qeveria shqiptare e kishte të pamundur shlyerjen debitore. SVEA kërkoi shlyerjen e saj

nëpërmjet të ardhurave që Shqipëria siguronte nga doganat. I ndodhur përballë një gjendjeje

të vështirë financiare, Zogu i ktheu sytë drejt Lidhjes së Kombeve.

Beogradi ndiqte me vëmendje ecurinë e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Romës,

nëpërmjet përfaqësuesve të tij të akredituar në Romë dhe Tiranë. Në 24 maj të vitit 1933,

ministri i Jugosllavisë në Tiranë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai

472 AMPJ, Fondi 151, d. 335, viti 1930, fl. 5-12, Notë verbale, emërime transferime të personelit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave. 473AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1934, Letra e shoqërisë SVEA në Romë, dërguar Ministrisë së Financave të Shqipërisë. 6. Shkurt 1934 474 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1931, nr 3132/ 1357, Telegram i ministrit italian në Shqipëri dërguar MPJ në Romë. 17 dhjetor 1931

103

Page 104:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“këshillonte” që qeveria e Zogut të shkëputej nga Italia dhe t’i drejtohej për ndihmë Lidhjes

së Kombeve, duke i shprehur interesimin e Jugosllavisë dhe përkrahjen e ndonjë Fuqie të

Madhe. Duke dalë në rolin e “mbrojtësit” të lirisë dhe të pavarësisë së Shqipërisë, në të

vërtetë për ta larguar qeverinë e Zogut nga Italia dhe për ta hedhur në rrjetat jugosllave,

ministri i Jugosllavisë shprehu bindjen: “Kishte ardhur koha që Zogu të ndërmerrte hapa

konkrete pranë Lidhje së Kombeve, për të hedhur poshtë vendimet e Konferencë së

Ambasadorëve të Parisit të vitit 1921”475.

Sipas tij, këtë çështje e përkrahte edhe diplomacia franceze dhe ajo amerikane476. Zogu edhe

më parë për interesat e tij klasore kishte bërë orvajtje për sigurimin e një huaje nga Italia. Por,

këto përpjekje kishin dështuar për shkak të qëndrimit të Fuqive të Mëdha e kryesisht ato

angleze, e cila i kishte sugjeruar Zogut, që t’i drejtohej për ndihmë Italisë. Në këto rrethana,

duke qënë në një gjendje të rëndë financiare, si dhe i nxitur edhe nga qarqet e Beogradit,

Zogu bëri përpjekje për t’u afruar me të. Zogu mendonte se sigurimi i një huaje nga ndonjë

Fuqi e Madhe, mund të shërbente si një mjet presioni për Romën.

Pas bisedimeve me diplomatin jugosllav, mbreti Zog urdhëroi ministrin shqiptar në Beograd,

që t’i drejtohej mbretit të Jugosllavisë Aleksandrit, që t’i merrte premtimin, se Jugosllavia do

të përkrahë në Gjenevë kërkesën për një hua me ndërmjetësinë e Lidhjes së Kombeve.

Gjithashtu, nëpërmjet ministrit jugosllav në Tiranë, në mënyrë konfidenciale i kërkoi mbretit

Aleksandër një hua relativisht të vogël, me të cilat të përballonte disa nevoja të

domosdoshme477. Qarqet e Beogradit, të cilat e kishin nxitur Zogun, në këtë hap u përpoqën ta

çonin më tej veprën e tyre. Ministri fuqiplot shqiptar në Beograd Rauf Fico, i parashtroi

kërkesën mbretit Aleksandër për një hua prej 3 milonë franga ari, por ai nuk e pranoi 478.

Jugosllavia i premtoi Zogut se do t’ia siguronte paratë atij nëpërmjet Francës, por edhe

qeveria franceze vuri kushte të rënda për qeverinë shqiptare 479.

Mbreti Aleksandër, pa humbur kohë e bisedoi këtë çështje edhe me përfaqësuesin e Anglisë

në Beograd, Nevile Henderson. Duke i vënë në dukje fuqinë e dobët të financave jugosllave, i

475 AQSH, Fondi MPJ, viti 1933, d. 100. Letra e MPJ të Shqipërisë dërguar mbretit Zog. 25 maj 1933, / Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”(Tiranë: 1989), 84476AQSH. Fondi MPJ, viti 1933, d. 100. Letra e MPJ të Shqipërisë dërguar mbretit Zog. 25 maj 1933477 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989), 84478 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 821479 AQSH, Fondi MPJ, viti 1934, d. 250, Letra e MPJ shqiptare në Tiranë dërguar Legatës shqiptare në Paris.

104

Page 105:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kërkoi që Anglia të mbështeste çdo kërkesë të qeverisë shqiptare për hua në Lidhjen e

Kombeve480. Me këtë problem në Londër u mor Ministria e Punëve të Jashtme. Ajo ishte e

mendimit se askush nuk do t’i jepte hua Shqipërisë481. Prandaj, u shfaq mendimi se duhej

udhëzuar Legata angleze në Beograd të njoftonte mbretin Aleksandër, që qeveria jugosllave

të mos ngatërrohej me kërkesën e Zogut për një hua financiare në Lidhjen e Kombeve, sepse

ky veprim do të zemëronte Romën.

Diplomacia angleze nuk donte t’i shqetësonte qarqet e Romës në veprimtarinë e tyre

depërtuese në Shqipëri, ndërsa në Shqipëri do të lindnin shpresa që nuk mund të

plotësoheshin482. Edhe nga Ministria e Thesarit të Anglisë u dha e njëjta përgjigje. Në një

letër të këtij dikasteri shprehej qëllimisht: “Kam frikë se ideja e një huaje për Shqipërinë do

të pritej këtu me ftohtësinë e Arktikut. Në fakt ndjej se duhet t’i dërgonin dy fjalë Hendersonit

duke i bërë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për t’i dhënë hua Shqipërisë”483. Mendimet që

ishin shfaqur nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ato të Ministrisë së

Thesarit të Anglisë u vunë në themel të qëndrimit të diplomacisë angleze.

Me porosi të Londrës, Nevile Hendeson, ministri anglez në Jugosllavi udhëzonte qarqet e

Beogradit që të mos ngatërroheshin me këtë çështje. Njëkohësisht, ai do të vinte në Shqipëri

dhe më 30 qershor të vitit 1933, u takua me Ahmet Zogun, të cilit i komunikoi përgjigjen e

qeverisë së tij, se projekti i tij për t’iu drejtuar Lidhjes së Kombeve për sigurimin e një huaje

refuzohej484. Kështu dështoi edhe kjo përpjekje e Zogut. Londra nuk e mbështeti qëndrimin

jugosllav për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar.

Londra shprehej qartë, se nënshkrimi i një marrëveshje të Shqipërisë me Jugosllavinë mund

të sillte një përkeqësim të marrëdhënieve italo-jugosllave. Londra bëri të gjitha lëvizjet e

mundshme diplomatike që Jugosllavia të mos përfshihej në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Ambasadori anglez në Beograd instruktohej që jugosllavët që duhej të kthenin mbrapsht çdo

propozim të mbretit Zog, për të prezantuar çështjen në Lidhjen Kombeve, pasi çdo interesim i

treguar nga pala jugosllave do të keqinterpretohej në Romë”.485

480 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit…, 84-85481 Po aty482 Po aty483 Po aty484 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989), 84- 85485 Pranvera Dibra, “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave nën optikën e diplomacisë angeze”, botim i Qendrës së studimeve Albanalogjike, Insituti i Historisë, (Monarkia shqiptare 1928- 1939), Tiranë: Botimet

105

Page 106:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Anglia shqetësohej për punët në Ballkan, pasi ajo nuk dëshironte as ndikimin e Francës, e cila

përkrahte interesat jugosllave në këtë rajon486. Anglia i dinte synimet italiane dhe jugosllave

në Shqipëri. Sipas diplomacisë angleze, jugosllavët duhet t’i garantonin Shqipërisë se nuk do

të cënonin territorin shqiptar, pasi vëtëm në këtë mënyrë do të arrihej paqja në Ballkan. Në

këto rrethana të vështira, mbreti Zog duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër, i’u rikthye

negociatave sërish me SVEAN487.

Italia premtoi se do ta ndihmonte Shqipërinë dhe se do ta nxirrte atë nga kriza financiare. Si

fillim, qeveria shqiptare “shprehu gadishmërinë e saj për të diskutuar çështjen e rihapjes së

katër shkollave profesionale italiane që ishin mbyllur, me kusht që ato të funksiononin me

drejtorë administrativë shqiptarë dhe me një personel teknik italian”488.

Ministri i jashtëm shqiptar Xhafer Villa i premtoi qeverisë së Romës se nga ana e qeverisë

shqiptare, do të lejohej mësimi i detyruar i gjuhës italiane në shkollat shqipe si dhe do të

kishte një bashkëpunim ndërmjet stafit mësimor shqiptar dhe atij italian. Gjithashtu, do të

lejohej dhe hapja e 4 shkollave profesionale italiane që ishin mbyllur më parë.Qeveria italiane

nuk ishte e kënaqur me premtimet e qeverisë së Tiranës. Ajo deklaroi se ishte gati që të

trajtonte në një frymë të favorshme, kërkesat shqiptare për borxhin e SVEA-s për traktatin

tregtar e për huanë prej 30 milionë franga ari, që kishte kërkuar Zogu për zhvillimin e

bujqësisë, me kusht që të pranoheshin dhe kërkesat italiane, mes të cilave më kryesorja ishte

rihapja e shkollave katolike dhe ato profesionale, italiane”489.

Zogu edhe pse i ndodhur përballë vështirësive, nuk i pranoi hapjen e shkollave katolike

italiane. Ai i ktheu përgjigje Musolinit, se nuk mund ta merrte parasysh këtë kërkesë “sepse

ndryshe popullsia katolike do të ketë përshtypjen, se Italia është mbrojtëse e kësaj popullsie,

hipotezë qëështë në kundërshtim të plotë me principin e bashkimit kombëtar”490. Një çështje

tjetër që vështirësoi marrëdhëniet italo-shqiptare ishte edhe mosmarrëveshja që ekzistonte për

organizatorët italianë, civil dhe ushtarak që punonin nëpër ministritë shqiptare.

Toena, 2011), 149486 Iliaz Fishta “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese në Shqipëri”, (Tiranë: 1989), 66 487 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 826488 AMPJ, viti 1933, d. 100. fl. 76 Promemorie e qeverisë për qeverinë italiane, 22 korrik 1933489AMPJ, Fondi 151, d. 100, viti 1934, fl. 154, Informacion i Xhafer Vilës për mbretin Zog. 24 janar 1934 / Paskal Milo,“Politika e jashtme e Shqipërisë 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 826490 AMPJ, viti 1934, d. 100, fl. 155 Informacion i Xhafer Vilës për mbretin Zog, 26 janar 1934

106

Page 107:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ata gëzonin kompetenca të mëdha në institucionet shqiptare, duke ndërhyrë me kërkesat e

tyre në dobi të interesave italiane. Zogu i acaroi më tej marrëdhëniet me Italinë, kur ai kërkoi

të shkurtonte vendet e punës për organizatorët italianë,duke kërkuar edhe largimin e një pjese

të oficerëve italianë që ndodheshin në ushtrinë shqiptare491. Gjatë kësaj periudhe ka patur

edhe largime të Legatës italiane në Tiranë mbi emërime dhe largime të personelit italian492.

Arsyeja e largimit të tyre, ishte se qeveria shqiptare nuk kishte mundësitë financiare për të

paguar rrogat e tyre. Në Shqipëri ndjenjat kombëtare kundër Italisë ishin rritur shumë.

Ahmet Zogu duke patur mbështetjen e shqiptarëve u inkurajua akoma edhe më shumë, për t’u

bërë ballë presioneve të qeverisë së Romës. Zogu e shprehu këtë qëndrim, duke bllokuar

dhënien koncesionit të naftës qeverisë së Romës. Zogu refuzoi t’u jepte italianëve edhe

koncesionin për linjat e brendshme ajrore shqiptare.

Qëndresa shqiptare ndaj Italisë u thellua më tej, kur qeveria shqiptare miratoi ligjin që i

detyronte peshkatarët italianë, që të peshkonin në ujrat territoriale të Shqipërisë, si dhetë

paguanin një taksë vjetore. Kulmi i kësaj reforme, arriti kur qeveria shqiptare sekuestroi disa

varka italiane që kishin hyrë dhe peshkuar në ujrat territoriale shqiptare, në mënyrë të

paligjshme.

Zogu e dinte se çfarë po bënte. Ai mendonte se kishte ardhur momenti që ta përfshinte

Shqipërinë në Konferencat ballkanike dhe në Paktin Ballkanik, pas të cilave fshihej Franca

me aleaten e saj Jugosllavinë, të cilat ishin edhe riavalet e Italisë493. Franca kishte qëllimet e

saj në Ballkan, duke rivalizuar Italinë, ajo do ta afronte Shqipërinë më shumë drejt Paktit

Ballkanik nëpërmjet Beogradit, duke larguar në këtë mënyrë Italinë494.

Gjatë kësaj periudhe, kemi një shtim të aktivitetit të refugjatëve politikë në Jugosllavi, ku ata

bashkë me familjet e tyre kishin gjetur një mbështetje jo vetëm morale, por edhe materiale

nga Jugosllavia e Franca495. Ndërkohë që“Rauf Fico, ministri fuqiplot në Jugosllavi i dërgoi

491 AMPJ, Fondi 151, d. 100, viti 1934, fl. 39-40, Informacion i Xhafer Vilës për mbretin Zog. 30 maj 1934/ Paskal Milo, cituar, 826- 827492AMPJ, Fondi 151, viti 1929, d.858, fl. 5- 11 Informacion i Legatës italiane në Romë mbi emërimin dhe largimin e nëpunësve italianë.493 AQSH, Fondi MPJ, viti 1931, d. 53 Telegram i ministrit italian në Shqipëri dërguar MPJ në Romë.494 AQSH, Fondi MPJ, d. 53, viti 1931. Telegram i ministrit italian në Shqipëri dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë. 495AMPJ, Fondi 151, d. 335 dok.87, fl. 1- 12 Korrespodencë e MPJ me përfaqësitë shqiptare e të huaja, mbi aktivitetin e refugjatëve politikë në Jugosllavi.

107

Page 108:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

një relacion Këshillit Ministror se një flotë luftarake po orvatet të krijoj qeveria jugosllave në

Liqenin e Shkodrës”496. Pavarësisht këtyre incidenteve të shkaktuara nga pala jugosllave,

qeveria shqiptare kërkonte të ruante marrëdhënie të mira me Jugosllavinë.

Në fillim të viteve 1930, shteti shqiptar u përpoq të manovronte mes Romës dhe Beogradit.

Por, ky ekulibër u prish, kur Zogu nuk ripërtëriu Paktin me Italinë. Zogu u mundua që t’i

kthej sytë drejt shteteve ballkanike, duke përmirësuar marrëdhëniet fillimisht me

Jugosllavinë. Shumë shpejt Shqipëria do të afirmohet në Ballkan me pjesëmarrjen e saj në

Konferencat Ballkanike.

Gjatë viteve 1928- 1931, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit nuk ishin aq të

mira.Jugosllavia e pa si një kërcënim afrimin e Shqipërisë me Italinë, sepse rrezikonte

interesat e saj në Shqipëri. Megjithatë, të dy vendet fqinje i ruanin marrëdhëniet e tyre

diplomatike. Afrimi shqiptaro- jugosllav shihet edhe në konteksin e marrëveshjeve të fshehta

që këto vende u përpoqën të bënin në mënyrë sekrete, pa u bërë të ditura edhe për faktorin

ndërkombëtar, veçantërisht Italinë.

Në Jugosllavi kundërshtitë e shqiptarëve ndaj mbretërisë shtoheshin gjithnjë e më shumë,

kështu që lëvizja e shqiptarëve për çlirim kombëtar u bë e madhe, prandaj duheshin gjetur

mjete për lehtësimin e saj. Edhe në Shqipëri kundërshtitë ishin të ngjashme, kështu që

bashkëpunimi i qeverive në pushtet në Jugosllavi dhe në Shqipëri për këtë kohë ishte i

natyrshëm.

Për realizimin e këtyre qëllimeve nuk mjaftonin marrëdhëniet e deri atëhershme diplomatike

të dy vendeve, por ato duheshin përmirësuar. Kuptohet që një veprimtari e tillë e hapur

diplomatike do të cënonte interesat e shteteve fqinje, para së gjithash, Italisë, e cila deri në

këtë kohë kishte investuar në Shqipëri, duke bërë për vete qeverinë shqiptare. E vetmja

mundësi ishin trakatatet e fshehta. Historiani Izber Hoti, në librin e tij “Qëndrimi i

diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, shkruan në lidhje me një

traktat të fshehtë që u diskutua midis qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, i cili do të kishte

karakter ushtarak. Bisedimet në lidhje me këtë marrëveshje u bënë në vitin 1935 mirëpo, siç

duket, përpjekje të tilla ka patur edhe më herët, sepse Shqipërisë i duhej një aleat në Ballkan,

e cila përkon edhe krizën e marrëdhënieve italo- shqiptare. Acarimi i marrëdhënieve italo-

496 AQSH, Fondi 152, d.73-73/2 viti 1930, fl. 1 Relacion i Rauf Ficos në lidhje me pregatitjen nga ana jugosllave.

108

Page 109:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptare, përshpejtoi edhe traktatet e fshehta që do të nënshkruheshin mes Tiranës dhe

Beogradit. Zogu gjithmonë përpiqej të balanconte politikën e tij të jashtme, mes Beogradit

dhe Romës. Nismat e para të negociatave shqiptaro- jugosllave u bënë të njohura edhe për

diplomacinë italiane. Italia kishte hetuar në lidhje me ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave. Musolini nuk i’a zinte besën Zogut, pasi ky i fundit shpesh herë kishte devijuar në

politikën e jashtme. Mbreti Zog herë afrohej me Jugosllavinë dhe hërë me Italinë. Musolini

kishte ngarkuar me detyrë të veçantë shumë agjentë, si në konsullatat italiane në Shqipëri, në

Beograd ashtu edhe në vende të tjera. Diplomacia italiane shfrytëzoi ambasadat dhe

konsullatat e veta në vende të ndryshme të Evropës, ku kishte grumbulluar agjentë dhe

spiunë, kryesisht shqiptarë. Ata ushtronin aktivitetin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në

vende të tjera, si në Jugosllavi etj.

Pothuajse në shumicën e rasteve, agjentët e Italisë i raportonin asaj nëpërmjet Ministrisë së

Punëve të Jashtme, informacione të sigurta në lidhje me aktivitetin diplomatik të Tiranës me

Beogradin zyrtar.Shumë rrallë informacioni ishte i pa saktë497. Mbështetur në këto veçori

duhen marrë edhe të dhënat e agjentëve e spiunëve të Italisë në Shqipëri e Jugosllavi. Nuk

përjashtohet edhe mundësia e dezinformatave të natyrës së ndryshme.Interesimi i madh i

diplomacisë italiane për traktatet e fshehta Beograd- Tiranë më 1935 shihet edhe nga

informatat e amabasadave dhe konsullatave në Evropë498. Diplomacia italiane ndiqte me

vëmendje lëvizjet dhe çështjet e ndryshme të natyrës ekonomike e shoqërore, të cilave u jepte

përparësi të dorës së parë, veçantërisht marrëdhënieve me Jugosllavinë, të cilat në këtë kohë

Italia i konsideronte rrezik të madh të interesave të saj në Shqipëri.

“Për këtë arsye për çështjen e traktateve të fshehta Beograd- Tiranë të vitit 1935, ambasadat

dhe konsullatat e ndryshme italiane, thuajse nga të gjitha vendet e botës dërguan me dhjetëra

informata, trajtime të gjithanshme499”. Përpjekjet e Zogut për t’u larguar nga influenca

italiane ndikuan që në vitet në vazhdim, mbreti shqiptar t’i kthej sytë drejt fqinjit verior,

Jugosllavisë. Në shtator të vitit 1931, u bë e qartë edhe në faktorin ndërkombëtar, se

497 Izber Hoti , “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitet 1930- 1941” ( Prishtinë: 1997),74498 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1997), 74499 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1997), 74

109

Page 110:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipëria nuk e pranoi përsëritjen e Paktit të Parë të Tiranës. Si kundërpërgjigje, Italia

kushtëzoi dhënien e paraveqëi kishte premtuar mbretit Zog500.

Për rrjedhojë, kjo gjë ndikoi në dobësimin ekonomiko- financiar të vendit dhe dobësimit të

pozitave të qeverisë së Zogut, e cila edhe pse bëri përpjekje për shkurtimin e shpenzimeve

buxhetore dhe sigurimin e mjeteve plotësuese financiare,nuk arriti dot që të shpëtonte vendin

nga kriza ekonomike. Qeveria e Zogut bëri përpjekje që të afrohej me Jugosllavinë, e cila kjo

e fundit ishte e lidhur kokë e këmbë me Francën501.

Përpjekjet e Zogut për t’u afruar me Beogradin binin ndesh me politikën italiane, e cila e

ndjente rrezikun e ndërhyrjes së Francës jo vetëm në Shqipëri, por e më gjerë në Ballkan.

Deri në vitin 1933, qeveria shqiptare kishte ngurruar për t’u afruar me Jugosllavinë për

shumë arsye të ndryshme, ku ndër tyre mund të përmend, çështjen kufitare, emigracioni

politik, çështja e shqiptarëve të Kosovës etj.Gjatë kësaj periudhe, kemi një acarim jo vetëm të

marrëdhënieve shqiptaro- italiane, por edhe atyre italo- jugosllave. Ahmet Zogu shfrytëzoi

momentin e duhur për të ushtruar një presion ndaj Italisë, duke hyrë në bisedime me qeverinë

jugosllave në tetor të vitit 1933, duke i kërkuar asaj një hua financiare502.

Orientimi i politikës së jashtme nga ana e mbretit Zog drejt Jugosllavisë, nuk përbënte ndonjë

akt të rëndësishëm politik, por ishte një veprimi përshpejtuar, si një reagim për të

kundërshtuar Italinë. Mbreti Zog i dinte edhe synimet e Jugosllavisë, të cilat nuk ndryshonin

nga ato italiane. Jugosllavia synonte për të depërtuar ekonomikisht në Shqipëri, më pas të

depërtonte politikisht, si dhe nëpërmjet saj të zgjerohej duke zotëruar ujrat e

Adriatikut.Mbreti Zog duke mos dashur të binte në nënshtrimin e Italisë, si dhe për të mos i’u

nënshtruar kërkesave dhe presioneve të Romës, bëri përpjekje për t’u afruar me

Jugosllavinë503.

Mbreti Zog shpresonte se afrimi i Shqipërisë me Jugosllavinë do të nxiste Italinë që ajo të

tërhiqej nga kërkesat e saj ultimative, për shlyerjen e huas së SVEAS nga ana e qeverisë

shqiptare. Ahmet Zogu edhe pse shpresonte të ulte tensionet që ishin krijuar mes Shqipërisë

500 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989), 104501 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1933, d. 4177/ 1654, fl .1 Telegram i ministrit të Italisë në Shqipëri, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë. 16 nëntor 1933502 503 AQSH, Fondi Legata italiane,viti 1933, d. 4177/1654 Telegram i ministrit të Italisë në Shqipëri për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë. 16 nëntor 1933

110

Page 111:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

dhe Italisë, në tetor të vitit 1933, ai nisi manovrën diplomatike për t’u afruar me Jugosllavinë.

Në Beograd kjo përpjekje nga ana e Zogut u prit me një ndjenje kënaqësie, sepse Beogradi

këtë rast po priste,që mbreti shqiptar të hidhej në krahët e Jugosllavisë. Megjithatë, nisur nga

marrëdhëniet e së shkuarës që kanë ekzistuar midis Tiranës dhe Beogradit, duhet theksuar se

diplomacia jugosllave e shikonte me dyshim afrimin e Zogut. Megjithatë, qarqet zyrtare

jugosllave nuk ngurruan për të hyrë në bisedime me qeverinë shqiptare504.

Gjatë kësaj kohe, ministri jugosllav në Tiranë u takua disa herë me Zogun. Në Beograd

lindën shpresa për të realizuar ambiciet e tyre të vjetra, kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shumë shpejt, midis Beogradit dhe Tiranës zyrtare nisën marrëveshjet tregtare. Gjatë kësaj

kohe filloi edhe interesimi i diplomacisë italiane, e cila u interesua duke ndjekur me

vëmendje veprimet e diplomacisë jugosllave, për ndërhyrjen e kësaj të fundit në Shqipëri. Në

dhjetor të vitit 1933, diplomacia italiane u vu në veprim për të penguar dhe “paralizuar”,

marrëveshjet që mund të nënshkruheshin mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të cilat

përfundimisht nuk u nënshkruan. Gjatë disa takimeve që ministri italian kishte bërë me

ministrin e Punëve të Jashtme shqiptare, i kishte kërkuar atij, një bashkëpunim ekonomik që

të dyja vendet duhet të ndërtonin me njëra- tjetrën.

Ministri italian i kërkoi ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, një akord në lidhje me

bashkimin doganor mes dy shteteve, por qeveria e Zogut e kundërshtoi. Ministri italian u

ndje i shqetësuar në lidhje me hapjen e filialeve të bankave jugosllave në vitin 1934. Ministri

italian i bëri të ditur ministrit shqiptar, se depërtimi ekonomik jugosllav në Shqipëri mund të

sillte edhe një dominim politik në Shqipëri. Ministri shqiptar i kishte vënë në dukje ministrit

italian:“..se ishte në duart e Italisë që të mos vendosej ndikimi i Jugosllavisë në Shqipëri505.

Gjatë takimit të fundit që patën ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, ky i fundit

shfrytëzoi rastin për të goditur përpjekjet gjysmake të Zogut për afrim me Jugosllavinë506.

Sipas palës italiane, hapja e bankave jugosllave nëShqipëri përbënte një akt të rrezikshëm në

lidhje me ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro- italiane dhe aq më tepër që këto marrëveshje

ishin bërë pa dijeninë e Italisë në Beograd. Por diplomati shqiptar i’u kundërpërgjigj:“Me

504AQSH, Fondi i Kryeministrisë, viti 1933, d.III/ 2 537.Letra e MPJ të Shqipërisë, dërguar Kryesisë së Këshillit të Ministrave. Nr. 127/I, 18 tetor 1933505 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, viti 1933 Letra e MPJ shqiptare, dërguar Ahmet Zogut. 9 dhjetor 1933506 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese në Shqipëri 1931- 1936”,( Tiranë: 1989), 106

111

Page 112:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

qënëse Banka Kombëtare nuk i krijonte asnjë lehtësi tregtarëve shqiptarë, çelja e një banke

jugosllave gjykohej nga qeveria shqiptare si një rast i mire”507. Me këtë ai i kishte dhënë të

kuptonte ministrit të Italisë se qeveria shqiptare kërkonte lëshime në fushën ekonomike e

financiare dhe se po të bëheshin lëshime, depërtimi i shteteve të tjera do të kufizohej aq sa të

reduktohej në një çështje simbolike508.

Duke analizuar mendimet e diplomatit italian, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në

raportin që i dërgonte Zogut, fill pas bisedimeve i vinte në dukje, se qarqet italiane

shqetësoheshin për bisedimet që bëheshin ndërmjet qeverisë shqiptare e asaj jugosllave. Sipas

tij, afrimi me Beogradin ishte i vetmi mjet që do të shtrëngonte italianët të afrohen, për t’u

dhënë një zgjidhje çështjeve të mbetura pezull509.

Pavarësisht përpjekjeve nga ana e Romës zyrtare, për të penguar Zogun për të hyrë në aleancë

me Jugosllavinë, ai do të ecte në rrugën e bisedimeve me Beogradin zyrtar. Në 20 dhjetor

1933, në Beograd u përfundua marrëveshja e re tregtare mes dy vendeve510. Diplomati

shqiptar Mehmet Konica dhe ministri fuqiplot shqiptar në Jugosllavi, Rauf Fico, u takuan në

Beograd me mbretin Aleksandër dhe ministrin e jashtëm jugosllav B. Jetviç, me të cilët u

bisedua edhe ideja e një traktati të miqësisë midis dy vendeve”511. Këto bisedime u bënë më të

shpeshta pas nënshkrimit të marrëveshjeve që do të realizoheshin në vitin 1934.

Qeveria shqiptare shpresonte se me nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje, do

të lehtësohej gjendja ekonomike dhe financiare e Shqipërisë, si rezultat i futjes së kapitalit

jugosllav në vend. Ministri i Italisë në Tiranë ishte shumë i shqetësuar se me gjithë dhelpërinë

që kishte përdorur dhe presionet që kishte ushtruar deri në fund të vitit 1933, nuk kishte

arritur të sabotonte përpjekjet gjysmake të afrimit të qeverisë së Zogut me Beogradin. Duke

marrë parasysh këtë, ai kishte arritur në përfundimin se ndoshta duhej kërkuar Fuqive të

Mëdha që të zbatoheshin detyrimet që ata kishin marrë në dobi të kapitalit italian në

Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1921 në Paris, në bazë të së cilës Shqipëria

konsiderohej si një zonë e ndikimit italian512.

507 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, viti 1933 Letra e MPJ shqiptare, dërguar Ahmet Zogut. 14 dhjetor 1933508 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë”, (Tiranë: 1989), 107 509 AQSH, Fondi MPJ, viti 1933, d. 100. Letra e MPJ të Shqipërisë për Ahmet Zogun. 14 dhjetor 1933510 AQSH, Fondi MPJ, viti 1933, d. 214 Marrëveshjet ekonomike shqiptaro- jugosllave.511 AQSH, Fondi 163, d. 14, viti 1933, fl. 36 Telegram i Rauf Ficos nga Beogradi për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. 512 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989),

112

Page 113:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në rast të kundërt, sipas tij, i duhej bërë një ndryshim politikës italiane për çështjen e

Ballkanit, duke i nxjerrë në radhë të dytë planin italian për shkallëzimin e ndërhyrjes në

Shqipëri513. Në fillim të janarit të vitit 1934, në Shqipëri mbërrin ministri i Italisë, Armando

Kok, i cili u vu shumë shpejt në dijeni nga mbreti Zog për gjendjen shumë të vështirë

financiare. Në këtë takim Zogu e pyeti ministrin italian për kërkesat me karakter ekonomik e

fiananciar që i ishin bërë Romës në dhjetor të vitit 1933514.

Mbreti Zog mori një memorandum të firmosur nga Musolini në të cilën pohohej se Roma nuk

kishte ndërmend të ndryshonte qëndrimin e saj, se ajo nuk mnud të plotësonte kërkesat

ekonomike e financiare, nëse qeveria shqiptare nuk do të merrte masa për zgjidhjen e atyre

çështjeve që kishin mbetur pezull, midis të cilave më kryesorja ishte hapja e shkollave

katolike515. Gjatë kësaj periudhe kemi një serë takimesh ndërmjet Zogut dhe ministrit italian

në Shqipëri, A. Kok. Kërkesat e Romës u bënë objekt diskutimi edhe gjatë dy mbledhjeve të

Këshillit të Ministrave516.

Gjatë bisedimeve brenda kabinetit qeveritar, u shpreh bindja se manovra diplomatike e

afrimit me Beogradin, do të shërbente për të lehtësuar gjendjen e rëndë ekonomike, si presion

ndaj Italisë, që ky i fundit të pranonte të hynte në kushte sa më të përshtatshme për ta517.

Ndërkohë, qeveria shqiptare vazhdoi manovrën e saj diplomatike për zhvillimin e

marrëdhënieve me Beogradin zyrtar. Nga fundi i janarit të vitit 1934, qeveria shqiptare

miratoi kërkesën e qeverisë jugosllave për hapjen e një banke në Tiranë dhe një degëtë saj që

do të çelej në Beograd518. Gjatë pranverës së vitit 1934, vihet re një lëvizje e përfaqësuesve të

kapitalit jugosllav në Shqipëri519. Veprimtaria e kapitalit bankar jugosllav tërhoqi vëmendjen

e Italisë. Që në fillim të vitit 1934, në bazë të direktivave të Romës, Legata italiane dhe

udhëheqja italiane e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, u vunë në lëvizje për të siguruar

informata sa më të plota mbi bankën jugosllave që do të hapte filialin e saj në Shqipëri520.

513AQSH. Fondi Legata italiane, viti 1933, d. 177 Telegram i ministrit italian për MPJ të Italisë.514 AQSH, Fondi Legata Italiane, viti 1934, d. 24 Telegram i ministrit të Italisë, Armando Kok për MPJ të Italisë në Romë. Nr. 252/110, 27 janar 1934515AQSH.Fondi Legata italiane, viti 1934, d. 24 Telegram i ministrit të Italisë , Armando Kok për MPJ të Italisë në Romë. Nr. 6, 24 janar 1934516 AQSH, Fondi Legata Italiane, viti 1934, d. 24 Telegram i ministrit të Italisë Armando Kok për MPJ të Italisë në Romë. Nr. 252/110, 27 janar 1934 517 Po aty 518 AQSH, Fondi MPJ, d. 252, viti 1934. Çelja e bankës jugosllave në Shqipëri. Nr 36. 24 janar 1934 519 Po aty520AQSH, Fondi Legata italiane. Telegram i ministrit të Italisë në Tiranë për MPJ të Italisë në Romë. Nr 12, 5 shkurt 1934

113

Page 114:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Mbi bazën e informacioneve, ministri i Italisë në Shqipëri, Armando Kok i raportonte Romës:

“duke marrë parasysh gjendjen ekonomike e financiare të Jugosllavisë, një institut me

kapitale modeste nuk duhet të na preokupojë shumë”521. Viti 1934 cilësohet si periudha kur

Zogu manovroi diplomatikisht edhe me vende të tjera, si me Francën, e cila ishte

mbështetësja kryesore e Jugosllavisë, njëkohësisht edhe rivalja e Italisë. Përpjekja e Zogut

për t’u afruar me Francën kishte po ato qëllime si me Jugosllavinë. Ministri i Punëve të

Jashtme shqiptare i shkruajti përfaqësuesit shqiptar në Paris, që të ndërhynte pranë qeverisë

franceze për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-franceze. Kjo taktikë e Zogut për t’u afruar

me rivalen e Italisë, Francën do të kishte ndikim në përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave, sepse si Jugosllavia dhe Franca synonin të zbehnin rolin dhe impaktin e Italisë jo

vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Qeveria shqiptare shpresoi në dhënien e një huaje nga

ana e Francës, ku si kundërpërgjigje qeveria shqiptare do t’i jepte asaj koncesione në

territorin shqiptar522.

Qeveria franceze pranoi ta huante Shqipërinë, por me disa kushte, të cilat e vinin Shqipërinë

nën skllavërinë e plotë të saj. Në një nga kërkesat e qeverisë franceze ishte marrja e

koncesioneve nëfushën e Myzeqesë si dhe vendosja në këto toka të familjeve franceze523.

Qeveria shqiptare nuk i pranoi këto kërkesa, sepse Zogu kishte frikën e zemërimit të popullit

shqiptar, i cili mund të sillte rebelime ndaj regjimit të tij. Në bazë të disa burimeve italiane

përpjekjet e qeverisë së Zogut për t’u afruar me Francën paraqiten ndryshe.

Qeveria italiane e shqetësuar nga ky veprim ngarkoi ministrin e Italisë në Francë që të bënte

hetime dhe të merrte informata mbi këtë çështje. Ministri i Italisë në Paris njoftonte Romën se

qarqet e Parisit e kishin hedhur poshtë kërkesën e qeverisë së Zogut për një hua. Sipas

ministrit italian, ky qëndrim i Parisit lidhet me gjendjen e vështirë të financave për të

ndihmuar shtetet ballkanike, por edhe me një sjellje të kujdesshme ndaj Italisë, të diktuar nga

rrethanat e politikës evropiane dhe interesave franceze524. Pavarësisht përpjekjeve të Zogut

për t’u afruar me rivalet e Italisë, ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga politika e tij pro-italiane.

521 AQSH, Fondi Legata italiane, Telegram i ministrit të Italisë, Armando Kok për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë.522 AQSH, Fondi MPJ, d. 250, viti 1934, fl. 1 Letra e MPJ të Shqipërisë në Tiranë, dërguar Legatës shqiptare në Beograd.523AQSH, Fondi Legata italiane, d. 630/564, viti 1934.Telegram ekspres i MPJ të Italisë, dërguar legatës italiane në Tiranë.524AQSH, Fondi Legata italiane. Letra e Xhafer Vilës për Eqrem Libohovën, përfaqësues i Shqipërisë në Paris. Nr 122/I, 12 qershor 1934

114

Page 115:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

II.2 Qëndrimi jugosllav ndaj politikës së jashtme të Zogut I në këtë periudhë.

Ahmet Zogu ishte treguar një diplomat në marrëdhëniet me fqinjët e tij. Gjatë gjithë karrierës

së tij politike, ai kishte bërë përpjëkje për t’u afruar herë më Italinë dhe herë me Jugosllavinë,

duke siguruar jetëgjatësinë e tij në pushtet dhe pavarësinë politike të Shqipërisë. Ahmet Zogu

do t’i kushtonte një rëndësi të veçantë, afrimit me vendet fqinje e sidomos me Italinë dhe

Jugosllavinë. “Politika e jashtme e Zogut diktohej në mënyrë emergjente dhe afatgjatë”525.

Ahmet Zogu gjatë gjithë qëndrimit të tij në pushtet,u përpoq tëmanovronte midis Beogradit

dhe Romës, duke ndjekur politikën e dyerve të hapura, sidomos me Italinë526. Mbretit shqiptar

i duhej një mbështetje nga jashtë, sidomos nga fqinjët e tij, për të siguruar një pushtet

jetëgjatë.

Ahmet Zogut i duhej një mbështetje nga jashtë, me qëllim krijimin e institucioneve bazë të

shtetit shqiptar, krijimin e një ushtrie të forte, si dhe krijimin e një banke shqiptare. Ahmet

Zogu kërkoi të ngrinte dhe të modernizonte administratën shtetërore, si dhe të vinte në

eficencë pasuritë natyrore që gëzonte Shqipëria. Por Zogu nuk mund të rimëkëmbte shtetin

shqiptar, pa siguruar kapital dhe financa të mjaftueshme. Ai kishte nevojë për ndihma të

mëdha financiare.Ahmet Zogu e konsideronte Italinë, si një fuqi ekonomike që zotëronte

kapitale të mëdha dhe që ishte më e gatshme për ta huar atë. Ahmet Zogu i kuptonte edhe

pretendimet e Italisë, për të patur dalje të gjerë në ujrat e Adriatikut. Italia interesat e saj në

Ballkan i lidhte vetëm me Shqipërinë.Ahmet Zogut i interesonte të ruante marrëdhënie të

mira edhe me Jugosllavinë, pasi Shqipëria kishte kufij tokësor më të. Në Jugosllavi jetonin

edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët shpesh herë kishin ngritur krye ndaj politikës shoviniste

jugosllave. Shqipërisë i interesonte të ruante marrëdhënie të afërta me Beogradin, për të

ruajtur edhe elementin shqiptar në Jugosllavi.Edhe Beogradi shpresonte në përmirësimin e

marrëdhënieve shqiptaro- jugosllav527. Në vitin 1932, Musolini dhe mbreti i Jugosllavisë

Aleksandër,diskutuan për një marrëveshje, por që nuk dha asnjë rezultat, sepse Beogradi nuk

pranoi të njihte interesat e Italisë mbi Shqipërinë528.

525 Lisen Bashkurti, “Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë”, 235526 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989), 13 527AQSH, Fondi Legata italiane, d. 833/ 327, viti 1932, fl. 1. Telegram i ministrit të Italisë në Tiranë, dërguar MPJ në Romë.528 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Tena 2013), 821

115

Page 116:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Jugosllavia nuk pajtohej me idenë që Italia të negocionte me Shqipërinë, sepse në këtë

mënyrë do të prekeshin interesat e saj. Në fillim të verës së vitit 1932, marrëdhëniet midis

Beogradit dhe qeverisë së Tiranës ishin pozitive, sepse mes dy qeverive fqinje ishin

nënshkruar disa marrëveshje ekonomike529. Si fillim, vihet re shkëmbimi i notave

diplomatike mes dy vendeve fqinje. Zogu emëroi në Beograd Rauf Ficon, i cili u mirëprit me

entuziazëm edhe nga mbreti jugosllav, Aleksandër.Rauf Fico i kërkoi qeverisë së Beogradit

që të punonin së bashku kundër politikës ekspasioniste që po ndiqte Italia ndaj Shqipërisë, si

dhe më gjerë në Ballkan.Fico ndihej më tepër i shqetësuar për çështjet financiare.

Ai i kërkoi ndihmë Jugosllavisë, për t’a ndihmuar financiarisht, por mbreti Aleksandër u

përgjigj:“Jugosllavia nuk i kishte mundësitë: ai premtoi vetëm se ishte i gatshëm të

ndihmonte për të gjetur një zgjidhje, për shembull nga Lidhja e Kombeve. Beogradi tregoi se

ishte i paaftë të rivalizonte me Romën, kur në qërshor 1933 nuk i’u përgjigj kërkesës së Zogut

për 3 milionë fr. ari. Dështuan edhe përpjekjet që bëri Beogradi për të përmbledhur shumën

1 milionë fr. ari secili nga shtetet e Antantës së vogël” 530.

Ahmet Zogu e kuptonte mjaft mirë, se afrimi me Italinë, i garantonte Shqipërisë më tepër

ndihma financiare, sa herë ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë. Por, Zogu i trembej

faktit, se në rast se Shqipëria do t’i kthente sërish sytë drejt Italisë, patjetër kjo e fundit do t’i

kërkonte qeverisë së Tiranës, diçka në këmbim. Zogu u detyrua edhe nga rrethanat e

brendshme që t’i rikthehej Italisë.Ahmet Zogu u mundua të ruante një ekulibër në lidhje me

situatën në Ballkan.Konferencat ballkanike luajtën një rol të rëndësishëm në afrimin e

Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit.

Gjatë viteve 1930-1934, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u lidhën një serë marëveshjesh dhe

paktesh. Që nga viti 1929, ishte nënshkruar protokolli i rregullit të trafikut kufitar ndërmjet

Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në mars të vitit 1934 ishte nënshkruar protokolli për tregti dhe

lundrim në Tiranë. Në 8 maj 1934, ishte firmosur një akord mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar

në lidhje me importin në Jugosllavi të peshkut nga pjesa e Shkodrës531.

529AQSH, Fondi Legata italiane, d. 4177/ 1654, viti 1933. Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri.530 Paskal Milo, “Shqipëria dhe Aleanca Ballkanike”, 62-63531 AMPJ, viti 1933, d.5, fl. 11 Akord mbi importimin në Jugosllavi të peshkut nga pjesa e liqenit të Shkodrës. Beograd, 8 maj 1934

116

Page 117:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1933, midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë u nënshkrua një marrëveshje tregtare që

lejonte hapjen e tregut jugosllav të mallrave shqiptare, me një vlerë prej 2.6 milionë fr. ari në

vit. Një vit më vonë në 1934, u nënshkrua një tjetër marrëveshje kufitare, e cila zbuti

tensionet që ishin krijuar mes zonave kufitare të dy vendeve fqinje. Marrëveshje të tjera u

pasuan edhe nga marrëveshje për tregëti dhe lundrim532.Gjatë kësaj kohe, u diskutua edhe për

hapjen e bankave jugosllave në disa prej qyteteve shqiptare.

Në vitin 1934, kishte edhe zëra që mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte nënshkruar një

marrëveshje e fshehtë me karakter ushtarak, me anë të së cilës Jugosllavia do t’i vinte në

ndihmë Tiranës, në rast se Italia cënonte sovranitetin e shtetit shqiptar. Kjo gjë nuk u prit

mirë nga Italia, e cila filloi t’i bënte presion qeverisë së Tiranës.Italia ishte edhe kundër

hyrjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik.“Politika e jashtme e Italisë po ecte me revan drejt

synimeve të saj ekspansiv në Ballkan”533.

Tashmë ishte e qartë, jo vetëm nga ana e Shqipërisë, por edhe në faktorin ballkanik, se Italia

po përhapte agresionin e saj fashist në drejtim të Ballkanit. Qeveria shqiptare nuk u përkrah

nga vendet e tjera të Ballkanit, madje edhe nga Jugosllavia, për t’iu shmangur kërcënimeve të

Italisë. Mospërfshirja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, do të ndikonte negativisht në

politikën e jashtme të Zogut. Shqipëria ngeli jashtë familjes ballkanike, përveç kësaj gjendja

e brendshme në vend ishte përkeqësuar. Acarimi imarrëdhënieve italo-shqiptare, ndikoi që

vendi të ishte pa asnjë ndihmë financiare.

Ahmet Zogut i interesonte të bashkëpunonte me një nga fqinjët e vet. Beogradi e refuzoi

kërkesën për të huar qeverinë shqiptare, pasi nuk kishte kapital të mjaftueshëm sa Italia.

Mbreti i Jugosllavisë bëri përpjekje pranë Lidhjes së Kombeve, që ndonjë prej Fuqive të

Mëdha ta huante qeverinë shqiptare, por Shqipëria mbeti pa asnjë përgjigje nga ana e saj. Në

këto rrethana, mbreti Aleksandër filloi të negocionte me Francën, e cila ishte aleatja më e

madhe e Jugosllavisë.

Beogradi bëri përpjekje pranë qeverisë franceze për të huar shtetin shqiptar, pasi ai donte ta

largonte Shqipërinë nga influenca italiane, me qëllim realizimin e interesave të veta

ekonomike dhe ekspasioniste në drejtim të Shqipërisë e më gjerë. Pas qëndrimit jugosllav

532 AMPJ, viti 1934, d. 4, fl. 214 Protokoll për tregtinë dhe lundrim ndërmjet Shqipërisë e Jugosllavisë) Tiranë, mars 1934 533 Lisen Bashkurti, “Shqiptarët në rrjedhën e diplomacisë”, 254

117

Page 118:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

qëndronte diplomacia franceze, e cila edhe ajo kishte synimet e saj në Ballkan534.Në vjeshtën

e vitit 1933, qeveria e Tiranës bëri përpjekje pranë qeverisë franceze, për të marrë një hua,

me qëllim kapërcimin e krizës së brendshme ekonomike që kishte mbërthyer vendin535.

Gjendja e brendshme ekonomike në Shqipëri ishte vështirësuar, si rezultat edhe i ndërprerjes

së huas nga ana e Italisë. Qeveria franceze ngurroi në dhënien e përgjigjes, madje ajo më

vonë do të vendoste edhe disa kushte për dhënien e huas. Qeveria e Parisit i paraqiti qeverisë

shqiptare këto kushte536. Së pari, Zogu do të dënonconte dy paktet që ishin nënshkruar mes

qeverisë së Tiranës dhe qeverisë së Romës.

Së dyti, mes Shqipërisë dhe Francës do të nënshkruhej një pakt i njëjtë me atë të 1926, që

ishte nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë, me një afat prej 7 vjetësh dhe që të kishte

mundësi që tëpërtëritej537. Së treti, Franca të ishte i vetmi vend që donte të kishte

eksluzivitetin për të shfrytëzuar çdo minierë që do të zbulohej në tokën shqiptare538. Kushte u

vunë edhe në sektorin arsimor, ku gjuha frënge do të ishte e detyrueshme në shkollat e

mesme shqiptare539. Qeveria franceze i kërkoi qeverisë shqiptare që ajo të vendoste

marrëdhënie të plota me Jugosllavinë, si dhe të hiqte dorë nga irridentizmi shqiptar në

Kosovë. Gjithashtu, qeveria franceze kërkoi kontrollin e administrimit të huasë nga

funksionarët francezë540.

Siç shihet më lart, kushtet ishin shumë të rënda nga ana e Francës, dhe Zogu kurrsesi nuk

mund t’i pranonte ato, pasi pothuajse të njëjta kushte ishin vënë edhe nga Italia. Zogu i

gjendur në një udhëkryq, pranoi kushtet e vëna nga qeveria franceze, por me përjashtim të

disa prej tyre. Zogu nuk pajtohej me politikën franceze për të shfrytëzuar burimet vajgurore,

të cilat u ishin dhënë si koncesion qeverisë angleze. Qeveria e Romës ndoqi me vëmëndje çdo

lëvizje të qeverisë shqiptare. Tashmë rivaliteti për të shfrytëzuar koncesionet shqiptare u shtri

mes tre Fuqive të Mëdha, Italisë, Francës dhe Anglisë.

534 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 4177/ 1654, viti 1933, fl. 1 Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri. 16 nëntor 1933 535 Po aty536 AQSH, Fondi LI, dosja 4177/1654, viti 1933, fl.1 Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri. 16 nëntor 1933 537 AQSH, Fondi MPJ, viti 1934, d. 250, Letra e MPJ të Shqipërisë në Tiranë, dërguar Legatës shqiptare në Paris 538 Po aty 539 Po aty 540 AQSH, Fondi 163, d. 15, viti 1933, fl. 1, Telegram i legatës italiane në Tiranë për ministrin e Punëve të Jashtme në Romë. 16 shtator 1933

118

Page 119:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë kësaj kohe, midis Italisë dhe Francës ishte nënshkruar një marrëveshje navale.“Më 10

shkurt 1933 qeveria franceze njoftoi qeverinë italiane se në Shqipëri hiqte dorë nga aksioni

që do të zvogëlonte ndikimin italian dhe Anglia gjithashtu kishte bërë të qartë, se dëshironte

vetëm të sigurohej gjendja ekzistuese dhe jo të pengohej ndikimi italian.”. 541Kuptohet qartë,

se Anglia dhe Franca i trembeshin ekspasionit italian në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan,

por atonuk donin të konfliktoheshin me të, pasi ato kërkonin të zvogëlonin influencën

fashiste në Evropë.

Gjatë periudhës kur Zogu i kërkoi ndihmë Lidhjes ë Kombeve si dhe Anglisë dhe Francës,

marrëdhëniet italo- shqiptare u tensionuan akoma dhe më tepër. Italia nuk pajtohej me idenë,

që shoqëri të tjera të huaja të merrnin koncesione shqiptare. Rreziku i ekspasionit fashist në

Evropë bëri që “Parisi t’i linte dorë të lirë edhe në Shqipëri”542. Musolini dërgoi në portin e

Durrësit njësi të flotës italiane, si shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj

pretendimeve të Francës dhe Anglisë mbi Shqipërinë543. Ministri i jashtëm shqiptar Xhafer

Villa, kërkoi ndërhyrjen e luftë anijeve britanike për të larguar trup anijet italiane, të cilat po

cënonin territorin shqiptar. Roma u tërhoq duke e quajtur gjithë këtë, një situatë të

pakëndshme dhe se gjthçka ishte një keqkuptim. Gjatë kësaj kohe, Zogu kërkoi që të

sqaroheshin marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë. “Vetë A. Zogu i shprehu ministrit

italian në Tiranë, besimin në sqarimin e situatës mes dy vendeve dhe në forcimin e lidhjeve

në të ardhmen”544. Ahmet Zogu thjesht manovroi duke ndjekur rrugën e diplomacisë me dy

vendet fqinje.

Nëpërmjet Jugosllavisë, Zogu shtroi rrugën e aderimit të Shqipërisë në Konferencat

Ballkanike, kurse Italinë mbreti shqiptar e shikonte si një shtet kreditor që mund t’a huante

atë. Ahmet Zogu kërkoi të ruante marrëdhënie edhe me Anglinë. Zogu i kërkoi qeverisë

britanike nëpërmjet rrugëve sekrete, kërkesën për të marrë ushtarë dhe instruktorë anglez, të

cilët do të zëvendësonin instruktorët, oficerët dhe marinsat italianë që ishin dëbuar ng Zogu.

“Sipas mendimit të Ahmet Zogut, ushtria mbretërore do të bashkohej me xhandarmërinë dhe

541 Gazmend Shpuza, “ Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve” (Tiranë: Botimet Extra), 19542 Po aty 543 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë (1931- 1936), (Tiranë: 1989), 115544 Gamend Shpuza, “Shqipëria…, 19

119

Page 120:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

do të vihej nën organizimin e oficerëvë anglezë”545. Përsa i përket Italisë, ajo nuk i besonte

shumë Zogut.

Dobësimi i marrëdhënieve italo- shqiptare nuk ngeli pa u vërejtur edhe nga shtypi i huaj,

kryesishtai jugosllav546. Ahmet Zogu po përgatitej për të marrë pjesë në Konferencat

ballkanike nëpërmjet përfaqësuesve të saj. Këto konferenca u zhvilluan në kushte mjaft të

vështira diplomatike, ku shumë prej vendeve të Ballkanit kishin mosmarrëveshje me Fuqitë e

Mëdha.Kjo gjë solli edhe kontraditat e para mes Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike.

Acarimi i marrëdhënieve italo- shqiptare, do të ndikonte në ndryshimin e politikës në

Shqipëri. Përparimi ekspasionist nazisto- fashist në Ballkan, do të ndryshonte politikën që do

të ndiqte Shqipëria më pas. Ballkanit i duhej një unitet dhe një konsolidim i marrëdhënieve të

tyre brenda rajonit.“Forcimi i marrëdhënieve të barabarta dhe t’ekulibruara me fqinjët

ballkanikë toksorë, detar dhe vendet e tjera evropjane u bë politikë parësore për

Shqipërinë”547.

Shqipërisë i interesonte të ndiqte një politikë të afërt me fqinjët e saj rajonalë. Shqipëria bëri

përpjekje pranë qeverive ballkanike, se ishte e gatshme të niste një politikë rajonale dhe

bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit. Shumica e vendeve ballkanike niseshin edhe

nga interesat e tyre personale kundrejt Shqipërisë, si rasti i Jugosllavisë. Shqipëria bëri

përpjekje në këtë kohë, që të forconte më shumë marrëdhëniet me Jugosllavinë548. Mbreti Zog

i bëri të ditur ministrit jugosllav, se aleanca e 22 nëntorit të vitit 1927, ishte thjesht një

aleancë mbrojtëse, e cila kishte një rëndësi të madhe për Shqipërinë, pasi kjo e fundit

mbrohej ushtarakisht nga Italia, në rast të ndonjë sulmi të mundshëm nga jashtë549. Shqipëria

mund të çlirohej nga Italia, vetëm nëse shtetet ballkanike do ta ndihmonin atë financiarisht.

Jugosllavia e shikonte si kërcënim vërshimin e fashizmit në Ballkan. Shqipëria u përdor nga

Italia, që kjo e fundit të përhapte fashizmin në Ballkan.

Jugosllavia nuk i përkrahu interesat shqiptare. Ajo nuk pranoi të nënshkruante asnjë traktat

miqësor me Shqipërinë, pasi nënshkrimi i një traktati të tillë, mund të çonte në një konflikt të

545 Po aty546AQSH, Fondi MPJ, d. 91, viti 1932, fl. 1 Qëndrimi i shtypit jugosllav ndaj marrëdhënieve shqiptaro- italiane.547 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”(Tiranë 1997), 271548 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 4177/ 1654. Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri 549 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia…, 271

120

Page 121:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

hapur ndërmjet Jugosllavisë dhe Italisë. Ardhja e Stojadinoviçit si kryeministër në Jugosllavi

në vitin 1935, përmirësoi marrëdhëniet mes Italisë dhe Jugosllavisë.

Gjatë kësaj periudhe, Zogu u mundua të ruante një ekuilibër politik me dy fqinjët e vet. Ai

shfaqi prirje për një politikë paqësore. Këtë gjë e bënte të ditur edhe përfaqësuesi diplomatik

shqiptar në Gjenevë, Fuat Asllani. Ai i bëri të ditur ministrit jugosllav në Paris, Puriçit se

Shqipëria po zhvillonte një politikë paqësore me fqinjët e saj550. Puriçi u

përgjigj:“Jugosllavia e kishte kundërshtuar gjthnjë copëtimin e Shqipërisë dhe shpresonte se

ajo do ta mbronte sovranitetin e saj, veçse Beogradi s’kish ndërmend t’akonkurronte Italinë

në Shqipëri”551.

Jugosllavia e dinte mjaft mirë, që ajo nuk mund t’i hapte luftë Italisë. Sipas Françesko

Jakomonit, mëkëmbësit fashist në Shqipëri, ai shprehej: “se Italia kërkoi vetëm të ruante

marrëdhëniet me vendet e Ballkanit, duke siguruar ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë”. Italia

kërkonte t’u impononte vendeve të Ballkanit, një klimë pozitive në lidhje me Shqipërinë, me

qëllim që ato të mos shkaktonin turbullira në këtë vend. “Dino Grandi i bënte të ditur

ministrit, Nastasijeviç në Beograd, rreth bisedës së fundit që pati me zotin Marinkoviç, në

drejtim të raporteve politike të përgjthshme mes Italisë dhë Jugosllavisë”552.

Përfaqësuesi italian i bëri të ditur Beogradit, se kjo e fundit nuk duhej të ndërhynte me

politikën e saj në Shqipëri. Edhe Anglia ishte e interesuar se si po rridhnin ngjarjet në Ballkan

dhe sidomos në Shqipëri. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj Hodgson, i cili pas një vizite qëbëri

në Shqipëri, kërkoi të dinte më shumë rreth ndikimit italian në këtë vend. Hodgsoni i bëri të

ditur konsullit jugosllav në Tiranë, se ai nuk i konsideronte marrëdhëniet shqiptaro-italiane si

shkatërrimtare për sovranitetin e Shqipëri. Sipas Hodgsonit, Zogu po manovronte duke

bashkëpunuar jo vetëm me Italinë, por dhe me fqinjin e vet ballkanik, Jugosllavinë.

II.3 Interesimi i shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi, në vitet

1931- 1934

Një nga problemet më të mprehta që ka shqetësuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, ka qënë çështja e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi.Mes dy vendeve fqinje, ka

patur përplasje politike të vazhdueshme në lidhje me çështjen e Kosovës, e cila konsiderohej

550 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë: 1997), 277551 Po aty552DDI, ( Il Documenti diplomatici italiane), vol VII, viti 1922- 1935, 21 gusht 1930, 207

121

Page 122:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

nga Jugosllavia si pjesë e saj. Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave në periudhën e Monarkisë

Shqiptare kanë qënë të komplikuara. Kur Zogu u shpall “Mbret i Shqiptarëve”, në Beograd,

por edhe në vende të tjera u dyshua se ai do të ndiqte një politikë irridentiste.

Gjatë viteve 1929- 1931, qeveria shqiptare nuk u tregua shumë aktive në lidhje me kërkesat,

për mbrojtjen e elementit shqiptar në Jugosllavi. Në lidhjen e Kombeve ishin paraqitur mjaft

peticione të shkruara dhe memorandume, të cilat flisnin për gjendjen e mjerueshme të

elementit shqiptar në Jugosllavi. I tillë ishte peticioni i aktivistit shqiptar Hasan Prishtinës,

njëkohësisht edhe rivali më i rrezikshëm politik i mbretit Zog, i cili u tregoi Fuqive të Mëdha

një të vërtetë, në lidhje me barbarizmat jugosllave. Një numër i madh raportimesh erdhën nga

Legata shqiptare në Beograd, në lidhje me aneksimin e shqiptarëve në Jugosllavi e Turqi,

instalimin e malazezëve në tokat e Kosovës, si dhe barbarizmat e serbëve ndaj shqiptarëve që

jetonin në Jugosllavi553. Gazeta e pavarur e Korçës shkruante:“Prej 850.000 shqiptarë në

Kosovë, kanë mbetur 450.000”554.

Qeveria shqiptare nisi sërish aksionin e saj diplomatik. Ajo ndërmori një vendim të veçantë,

në lidhje edhe me moslejimin e largimit të popullsisë së Kosovës në drejtim të vendeve të

tjera. Kjo thirrje u bë nga autoritetet shqiptare. Qeveria shqiptare u bënte thirrje shqiptarëve

jashtë atdheut të tyre, që të punojnë për të sqaruar opinionin botëror, për qëndrimin e serbëve

ndaj shqiptarëve”555.

Pavarësisht propagandës masive që bëri qeveria shqiptare, shumë prej shqiptarëve u larguan

nga Kosova, ku shumë prej tyre u drejtuan drejt Shqipërisë, sidomos gjatë gjysmës së parë të

viteve 1930.“Rreth 1888 familje u sistemuan në çifligjet e shtetit e në tokat që u përfituan

nga zbatimi i reformës gjysmake agrare që u krye në këtë kohë në Shqipëri”556. Ndërhyrjet e

vazhdueshme diplomatike të qeverisë shqiptare në Beograd, nuk do ta pengonin këtë të

fundit, për të nënshkruar një marrëveshje, e cila do të nënshkruhej në vitin 1938, midis

Beogradit dhe qeverisë turke, për shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të Turqisë. Shkak i

kësaj marrëveshje, u bë vizita e ministrit të jashtëm turk, Ruzhdi Aras në Beograd.

Jugosllavia bëri përpjekje edhe te Fuqitë e Mëdha, sidomos në Francë, që kjo e fundit t’a

553 AMPJ, d. 413, viti 1929, fl. 5-12, Raporte të Legtaës shqiptare në Beograd në lidhje me barbarizmat e serbëve. 554 “Gazeta e Korçës”, nr 1013, 13 maj 1930, 1555 Po aty, nr 400, 22 dhjetor 1929, 1556“Historia e Shqipërisë 1912- 1944”vol III”,Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë,(Tiranë: 1984),229

122

Page 123:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

përkrahte atë, në lidhje me marrëveshjen e fshehtë që pritej të nënshkruhej midis saj dhe

Turqisë. Ministri italian Aloisi i bënte të ditur Dino Grandit:“…se dje një ambasador francez

ka shkuar për të vizituar zotin Tefik për mundësinë e një akordi politik turko- jugosllav”557.

Ministri i jashtëm turk nënshkroi një marrëveshje me ministrin e jashtëm jugosllav Jetviç, për

shpërnguljen e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Këto bisedime do të zhvilloheshin nën

ombrellën e një Pakti Ballkanik558. Emigracioni shqiptar drejt Turqisë u rrit ndjeshëm.

Qeveria shqiptare e kuptoi se duhet të shtonte përpjekjet, për t’i dalënë mbrojtje gjithë

shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Jugosllave. Sipas qeverisë së Tiranës, shqiptarët nuk

duhet të lëviznin nga trojet e tyre559. Sipas saj, politika që po ndiqte Jugosllavia dhe

propaganda masive që po u bëhej shqiptarëve nga ana e serbëve, kishte si qëllim asimilimin

dhe zhdukjen e kombit shqiptar, si dhe të vlerave kulturore të tij.

Qeveria shqiptare shtoi përpjekjet e saj diplomatike pranë qeverisë së Romës, për të

parandaluar largimin e shqiptarëve nga Kosova. “Qeveria shqiptare krijoi edhe një komision

të posaçëm, për të ndjekur çështjen e shqiptarëve, si dhe krijoi një fond financiar, i cili do të

pengonte emigracionin shqiptar në drejtim të Turqisë560.

Qeveria shqiptare në vitin 1935, i kërkoi Beogradit zyrtar që të bënte një marrëveshje, që

emigrantët shqiptarë nga Jugosllavia të mos dëboheshin drejt Turqisë, por me sakrifica të

qëndronin në vendin e tyre561. Gjatë viteve 1935- 1936 në Shqipëri erdhën me mijëra

shqiptarë nga Kosova. Por një vit më vonë, Legata jugosllave i dërgoi qeverisë së Tiranës një

shkresë, në të cilën paraqiteshin me hollësi të gjitha kërkesat nga ana e Jugosllavisë. Qeveria

jugosllave i kërkoi qeverisë shqiptare që për një periudhë prej 5 vjetësh, të priste 10 mijë

familje të emigrantëve shqiptarë. Emigrantët të cilët do të largoheshin nga banesat, tokat

dhepronat e tyre, do t’u jepeshin si kompesim që do t’i viheshin dhe qeverisë shqiptare, një

shumë prej 10 mijë dinarë për çdo familje me 5 anëtarë të emigruar562.

557 Dokumente diplomatike italiane, DDI, vol VII, viti 1922- 1935, 20 dhjetor 1930, 692558 Emine Arif Bakalli, “Çështje të historisë moderne dhe bashkëkohore shqiptare”,Botim i Institutit Albanalogjik të Kosovës, (Prishtinë: 2011), 77559 AMPJ, dosja 413, viti 1929, fl. 21- 55 Telegrame të shkëmbyera mes MPJ të Shqipërisë dhe legatës shqiptare në Beograd.560 Po aty561 AMPJ, dosja 413, viti 1929, fl. 21-55 Telegrame të shkëmbyera mes MPJ shqiptare dhe legatës shqiptare në Beograd.562 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 873

123

Page 124:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Zogu nuk ishte dakort me një gjë të tillë, kështu që ai nuk nxitoi për t’i kthyer përgjigje

Beogradit.Vizita e ministrit të jashtëm jugosllav Stojadinoviç në Turqi gjatë vitit 1936, solli

dyshime në qarqet shqiptare, për ekzistencën e një marrëveshje të fshehtë turko-jugosllave.

Ajo synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia në drejtim të Turqisë. Në vitin 1937,

përfaqësues të komisionit të posaçëm që ishte ngritur për çështjen e minoriteteve, të kryesuar

nga ministri jashtëm i asaj kohe, Eqrem Libohova dhe sekretari Eqrem Bej Vlora, filluan të

organizoheshin në forma nga më të ndryshme, për të parandaluar emigrimin e shqiptarëve

nga Jugosllavia në drejtim të Turqisë apo dhe drejt vendeve të tjera.

Komisioni ndali edhe në një pikë të veçantë. Të krijoheshin revista dhe gazeta të ndryshme në

Jugosllavi,të cilat do të shkruanin për mbrojtjen e elementit shqiptar. Komisioni kërkoi edhe

që të zhvillohej një bashkëpunim me elementët bullgaro- maqedonas që jetonin në Jugosllavi,

të cilët kërkuan të drejtat e tyre në këtë vend. Komisioni ngriti si çështje, edhe krijmin e

organeve të shtypit në Gjenevë të Zvicrës, ku jetonin me qindra shqiptarë. Komisioni e

shikonte si shumë të rëndësishme, nënshkrimin sa më shpejt të marrëveshjes shqiptaro-

jugosllave për çështjen e emigrantëve shqiptarë, që do të adresoheshin në drejtim të

Shqipërisë. Kjo marrëveshje duhej të nënshkruhejsa më parë, sepse ekzistonte më shumë

mundësia që Jugosllavia çështjen shqiptare ta përfundonte me Turqinë.

Marrëveshja shqiptaro- jugosllave u nënshkrua, por më pas ajo nuk u ratifikua nga

Jugosllavia. Ajo ndoqi politikën e genocidit mbi popullsinë shqiptare. Sipas shënimeve të

Çubriloviçit, ishin sekuestruar 280 mijë hektarë tokë. Në këto toka u vendosën mbi 13 mijë

familje kolonësh serbë e malazezë, afërsisht 70 mijë, e barabartë me rreth 10 % e të gjithë

popullsisë së Kosovës563.

Me gjithë përpjekjet që bëri qeveria shqiptare, ajo nuk arriti dot të shpëtonte elementin

shqiptar në Jugosllavi. Sipas gazetës “Dielli”, Jugosllavia i mundoi dhe i keqtrajtoi shqiptarët

në mënyrën më të keqe të mundshme. Gazeta “Dielli” shkruante më tej: “Përveç këtyre

gjërave të pështira, i ka hapur luftë dhe asaj cope Shqipërie të lirë…duke kallzuar botën se”

Shqipëria mban komitaxhinjtë maqedhonas”564.Të gjitha këto ishin shpifje të shtypit

jugosllav, që e konsideronin Shqipërinë në faktorin ndërkombëtar, si një shtet i cili nuk

kërkonte paqen e Ballkanit. Jugosllavët vazhdonin të shpifnin kundër Shqipërisë. Jugosllavia

563 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 873564 “Dielli”, 6 shtator 1929, 2, / “Zëri i Korçës”, nr 422, 13 gusht 1929, 2

124

Page 125:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

nëpërmjet shtypit të saj, mundohej të hidhte baltë mbi shqiptarët që jetonin në Jugosllavi.

Gazeta “Ora” shkruante: “Shtypi jugosllav vazhdonte të shpifte gjithmonë e më shumë kundër

Shqipërisë, sidomos gazeta Politika” dhe “Novosti”,të cilat mundoheshin të hidhnin baltë

mbi shqiptarët, por edhe mbi shtetin shqiptar dhe se ato shihnin ëndrra të këqija. Gjer kur

do të t’arrij kjo shtrembëri?”565. Ndërkohë që mbreti jugosllav Aleksandër, pas komenteve të

bëra nga shtypi jugosllav, në një intervistë që dha për korrespondentin e gazetës amerikane,

“Neë York Times” deklaroi:“Guverna jugosllave dëshiron të rroj në paqe me fqinjët e

saj”566. Kuptohet se pas kësaj deklarate, bëhej fjalë në mënyrë të veçantë për Shqipërinë.

Edhe Italia nëpërmjet shtypit të saj “Giornale d’Italia”, akuzonte Serbinë për planet kundër

Shqipërisë”567.

Lidhja e Kombeve po bisedonte për ç’armatimin e botës dhe për një Evropë të bashkuar. Këtë

gjë e mbështeti edhe qeveria e Beogradit, kurse nga ana tjetër, ajo lidhi kurthe dhe traktate të

fshehta ushtarake me Antantën e Vogël568, për dominimin e saj në Ballkan, për të dalë më

gjerë në Mesdheun Lindor etj. Jugosllavia kishte krijuar edhe një rrjet të gjerë spiunazhi në

Shqipëri, ku merrte të dhëna për qeverinë shqiptare, duke shkaktuar madje edhe turbullira në

kufijtë shqiptaro- jugosllavë.

Kjo provohej prej faktit, se qeveria shqiptare kishte zbuluar një bajraktar prej Shoshit, i

quajtur Lulash Gjeloshi, i cili bashkë me disa shqiptarë të tjerë paguheshin rregullisht nga

qeveria e Beogradit, për të prishur qetësinë dhe rendin publik në Shqipëri. Kështu shkruante

në një nga editorialet e saj, gazeta “Dielli”. Ajo shkruante “për disa zyrtarë shqiptarë që

paguheshin prej Serbisë, për të bërë komplote kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe integritetit

të saj në faktorin ndërkombëtar”569.

Lind pyetja, se ç’farë qëndrimi kishin mbajtur Fuqitë e Mëdha në lidhje me çështjen

shqiptare. Çështja shqiptare u studiua gjerë e gjatë në Lidhjen e Kombeve nga një komitet

prej tre vetësh: ministri Punëve të Jashtme të Anglisë, z. Henderson bashkë me përfaqësuesin

e Rusisë e të Finlandës në Lidhjen e Kombeve. Komiteti ballkanik i kishte dërguar Lidhjes

565 Ora , nr 5-7-8 dhjetor 1929, 1566 Po aty567 Po aty568Antanta e Vogël u krijua në vitet 1920- 1921 me pjesëmarrjen e Jugosllavisë, Rumanisë, Çekosllovakisë.Shtetet që bënin pjesë në këtë aleancë ishin të lidhura me Francën, por me kalimin e kohës, ndikimi i Francës në këtë bllok u dobësua.569 “Gazeta “Dielli”, 6 shtator 1929, 2

125

Page 126:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

së Kombeve një letër, ku në të rrëfehej për gjendjen e pakëndshme të shqiptarëve që jetonin

në Maqedoni dhe në Kosovë. Letra e Komitetit Ballkanik përmbante të dhëna dhe hetime që

kishte bërë një anglez me emrin Charles H. Gray, për gjendjen e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi. Ai deklaronte:“traktati i pakicave, i nënshkruar nga ana e Jugosllavisë në Shtator

të vitit 1919, nuk është respektuar pse në Maqedhoni dhe në Kosovë “ku jeton një popullsi e

fortë shqiptare…. nuk është celur asnjë shkollë në gjuhën e pakicavet”570.

Të dyja trevat si Maqedonia dhe Kosova, të cilat konsideroheshin si të tilla nga qeveria

jugosllave, kishin një rëndësi si nga pozita gjeografike, demografike, por edhe

ekonomike.Shqiptarët nëJugosllavi nuk gëzonin as të drejta civile dhe as të drejta politike.

Komiteti Ballkanik i paraqiti Lidhjes se Kombeve dërgimin e një komisioni ndërkombëtar,

për të bërë hetimet mbi gjendjen e shqiptarëve.Komisioni kërkoi të studionte mënyrën se si

mund të zbatohej traktati përpakicat.Komiteti Ballkanik u përball me një serë ankesash që

tregonin gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, pa shkolla në gjuhën shqipe571.

Qeveria e Beogradit u përgjigj me një shkresë të gjatë ku thuhej: “Nuk ka më mirë se rrojnë

shqiptarët në Jugosllavi: liri të plotë, shkolla gjithkah, të drejta politke sa të duesh; pra rron

ky element si në xhenet” 572. Qeveria e Beogradit me anë të përfaqësuesit të saj Z. Fotiç i

përgjigjet përfaqësuesve të Komitetit Ballkanik: “Nuk do të jetë pa interesë të shënojmë

pikëpamjen e Belgradit mbi këtë problem me rëndësi…. Qeverija Jugosllave proteston

rreptësisht pretendimin e Komitetit Ballkanik të paraqes mendime mbi qarjet e popullsisë së

pakicave…”573

Përfaqësuesit jugosllavë pasi i refuzuan të gjitha hetimet e bëra nga Z. Charles Gray, shtuan

se qeveria e Beogradit e ka ndërgjegjen të qetë, se ka mbushur detyrën e saj kundrejt

elementit shqiptar dhe i ka mbushur të gjitha detyrimet që i imponon traktati i pakicave.Sipas

statistikave që botoi “Gazeta e re”, në Jugosllavi kishte 526 mësues që jepnin mësim në

gjuhën shqipe.Gjuha shqipe mësohej lirisht në Kosovës. Siç shihet qartë, raporti i mësipërm

tregonte se minoriteti shqiptar kishte shkolla, por ankesat e shqiptarëve ishin të

panumërta.Jugosllavia mundohej të paraqitej në faktorin ndërkombëtar, si një shtet i madh, që

570 “Gazeta e re”, 10 janar 1929, 1571 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930, nr. 489 Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. 23 shtator 1930572 “Vullneti”, 29 janar 1930, 26573 “Gazeta e re”, 10 janar 1929, 1

126

Page 127:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

mbronte interesat e popujve të mbretërisë, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e Kosovës.

Raporti qe paraqiti Jugosllavia për respektimin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe për

ekzistencën e shkollave shqipe, u pranua nga Komiteti.

Komiteti Ballkanik edhe pse e pranoi deklaratën e Jugosllavisë, kishte një dyshim të madh në

vërtetësinë e tyre. Komiteti Ballkanik ishte i paqartë, nëse këto shkolla ishin me të vërtetë

shkolla minoritare, ku mësimi bëhej në gjuhën shqipe, apo bëheshin mësime të veçanta në

gjuhën shqipe574. Reagimi i Komitetit Ballkanik kuptohet që ishte në favor të shqiptarëve.

Shtypi i asaj kohe “Vullneti” shprehej: “Pas një qortimi që mori qeveria e Beogradit nga

Komiteti Ballkanik, pritej reagimi dhe sjellja e Jugosllavisë ndaj elementit shqiptar”575. Më

pas gazeta “Vullneti” shkruante: “Qeveria e Beogradit nuk raporton të vërtetën se“800.000

shqiptarë që rrojnë nënë sundimtë Belgradit nuk kanë as gjysmës shkolle në gjuhë të vet”576.

Reagimi i shtetit shqiptar ishte negativ, sidomos ndaj notës që qeveria e Beogradit i dha

Komitetit Ballkanik. Shqiptarët u befasuan, se si Jugosllavia pati guximin t’i tregonte botës

një të pavërtetë. Shteti shqiptar kërkoi që çështja shqiptare të hetohej sa më shpejt nga Lidhja

e Kombeve, misioni i të cilës ishte vendosja e paqes në Ballkan.

Jugosllavia gjithmonë kishte ndjekur një politikë agresive ndaj elementit shqiptar në

Jugosllavi. Sipas të dhënave nga qeveria shqiptare, që nga viti 1923 ishin mbyllur disa

shkolla katolike në Gjakovë. Në vitin 1927 ishte mbyllur shkolla në Pejë si dhe në fshatrat,

Dubovë, Istog, Gjirakoc, Srellc, Isnic, Baron etj. Gjatë vitit 1923, ishte mbyllur edhe shkolla

fillore katolike në Gjakovë. Në vitin 1926, u pushuan nga puna mësues të shkollës fillore në

Prizren, si dhe u pushuan nga puna me dhjetëra mësues edhe nga rrethinat e tjera të vendit.

Shteti shqiptar reagoi ashpër ndaj qeverisë së Beogradit, duke u bërë të ditur botës, faktet në

lidhje me ekzistencën e shkollave në gjuhën shqipe.

Madje në vitet në vazhdim, serbët do të ndërmerrnin masa shtrënguese ndaj të gjithë atyre që

flisnin shqip.“Shqiptarët e Rugovës në Kosovë u ndaluan të flisnin shqip (25 shkopinj kush

flet shqip)”577. Kjo tregon politikën e asimilimit nga pikëpamja kulturore që jugosllavët po u

574 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930, nr 489 Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. 23 shtator 1930575 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1932, nr 596/X / Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. 18 mars 1932/ “Vullneti”, 21 janar 1930, 1576 “Vullneti”, 29 janar 1930, 26577 “Vullneti i popullit”, nr 52, 16 prill, 1

127

Page 128:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

bënin shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Në një prej artikujve të saj gazeta “Vullneti”

shkruante:“Në ç’vend të Kosovës mund të gjindet nji shkollë ku të mësohet sadopak, gjuha

shqipe? Dhe cilët janë ata mësuesa, që, me masa të marruna prej Qeveris jugoslave po u

lodhkan m’e qytetnue Kosovën në gjuhën e saj amtare”?578 Këto fakte tronditën edhe

Komisionin e Lidhjes së Kombeve579, e cila filloi aksionin e saj diplomatik dhe hetimor ndaj

qeverisë së Beogradit. Genocidi serb ishte i ashpër edhe në Maqedoni, ku tre nga udhëheqësit

e popullsisë së Maqedonisë ikën fshehurazi, nga frika e serbëve dhe u ankuan pranë Lidhjes

së Kombeve.

Organizata maqedonase dërgoi një përfaqësues në Lidhjen e kombeve për të kërkuar të drejtat

e tyre. Këtë lajm e konfirmoi Fletorja “ Macedonia”, e cila ishte një nga organet e “Komitetit

maqedonas”. Komiteti maqedonas dërgoi në Gjenevë dy delegatë, Z Dhimitrillijav dhe

Dhimitri Shilajev.Delegatët maqedonas kërkuan hapjen e shkollave në shqip siç i kishin patur

qysh në kohërat e Turqisë, të cilat Jugosllavia nuk deshi kurr që t’ua njoh si: çeljen e kishave

bullgare, liri të plotë politike sipas ligjit të minoriteteve etj. Delegacioni maqedonas u prit

edhe nga sekretari i Lidhjes së Kombeve.Më vonë vijuan pakënaqësitë edhe në gjirin kroat, të

cilëtdërguan një peticion pranë Lidhjes se Kombeve, mbi gjendjen e krijuar Brenda

Mbretërisë Jugosllave. Ngeleshin udhëheqësit e Kosovës që të ankoheshin pranë Lidhjes së

Kombeve, por këtë gjë ata nuk e bënë, sepse rrezikonin të prekeshin nga interesat e tyre

politike.

Në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Kosovës, qëndronte shtetit shqiptar, i cili ishte për

një Kosovë të lirë dhe të shkëputur nga tutela serbe. Çështja e Kosovës do të acaronte edhe

më shumë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Reagimi mbi vuajtjet e

shqiptarëve nën regjimin dhe terrorizmin jugosllav, u munduan t’a paraqisnin me fakte edhe

priftërinjtë shqiptarë, të cilët ishin misionerë fetarë si: Dom Bishaku, Dom Etien Kurti si dhe

Dom Luigj Gashi580. Ata ishin që të tre famulltarë në Jugosllavi, të cilët ishin larguar nga

Jugosllavia, pasi ata ishin kërcënuar nga autoritetet jugosllave.

578 “Vullneti”, 12 Shkurt 1930, 3579Lidhja e Kombeve ishte një organizatë e krijuar mbas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.Ajo u themelua në vitin 1919, nga vendimet e Konferencës së Paqes së Parisit. Qëllimi kryesor i saj ishte vendosja e paqes në botë, por ajo nuk pati jetëgjatësi, sepse shtetet që do ta nënshkruanin atë, nuk do t’i zbatonin parimet e saj. 580 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930, nr 40/II Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve.Vjenë, 15 maj 1930

128

Page 129:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ata arritën në Gjenevë në 5 maj, ku i paraqitën Sekretarit të Përgjthshëm të Lidhjes së

Kombeve një lutje, në të cilën përshkruanin gjendjen e brendshme të shqiptarëve nën

pushtimin jugosllav581. Dom Bishaku, Etien Kurti dhe Luigj Gashi582, i kërkuan Lidhjes së

Kombeve në emër të 800.000 shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi, të drejtat e minoriteteve që

janë ligjëruar në traktatin e Saint Germain- en – Lay, më 10 shtator të vitit 1919583. Sipas

famulltarëve shqiptarë, ata pohuan faktin, se qeveria e Beogradit po ndiqte një politikë

shfarosëse si dhe persekutuese584. Qeveria serbe përpiqej vetëm e vetëm“të ndrojë sidoqoftë

puna karakterin etnik të regjioneve e të banuarë prej shqiptarëve, me mjetin e persekutimeve

gjthfarësh, me atë të ckombësimit t’ashpër e t’ekspulzimit ose të cfarosjes së elementeve që

nuk duan as ta t’a lënë vëndin as të pranojnë serbëzimin”585 .Të tri priftërinjtë shpjeguan, se

edhe vrasja e At Gjeçovit ishte kryer nga organet e qeverisë serbe. Lajmi ishte bërë i ditur në

Shqipëri edhe nga Italia.“Ministria e Punëve të Jashtme në Romë, njoftonte vrasjen e Shtjefën

Gjeçovit”586. Ky fakt u bë i njohur edhe në Lidhjen e Kombeve. Famulltarët pohuan pranë

Lidhjes së Kombeve, se ata ishin kërcënuar që të largoheshin nga vatrat e tyre. Kjo gjë u

shërbeu atyreqë të ngrinin zërin në Lidhjen e Kombeve, për vuajtjet e bashkëatdhetarëve të

tyre që po vuanin nga regjimi jugosllav.

Sipas lutjes së priftërinjëve, shqiptarët e Kosovës ndodheshin në gjendjen më të mjeruar dhe

se serbët nuk kishin zbatuar konventat në të cilat kishin aderuar587.“Bije fjala 80.000

shqiptarë nuk kanë qoftë edhe një vetëm shkollë fillore”588. Lutja e priftërinjëve kërkoi

dërgimin e një komisioni nga ana e Lidhjes se Kombeve për anketë, i cili do të ngarkohej për

të gjetur të vërtetën mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, si dhe do të kontrollonte

zbatueshmërinë e traktatit për mbrojtjen e pakicave. Në lutje ishin ngjitur 8 raporte, që

tregonin barbarizmat e autoriteteve serbe kundër jetës, lirisë, pronës, të drejtave qytetare e

politike, gjuhës kombëtare etj589.

581 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1932, nr 596/X Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. 18 mars 1932582 Dom Bishaku, Etien Kurti, Luigj Gashi ishin tre priftërinjë nga Kosova, të cilët shkruan një memorandum për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, të cilët ia dorëzuan Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, por kërkesat e tyre u zvarritën nga Lidhja e Kombeve duke mos u marrë asnjëherë parasysh. 583 AQSH, Fondi MPJ, d. 194, viti 1930 Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve 584 “Gazeta Arbënia”, 15 maj 1930, 2-4 .585 “Gazeta Arbënia”, 15 maj 1930, 2-4586 AQSH, Fondi 163, d. 151, viti 1929 Informacion nga MPJ italiane në lidhje me vrasjen e At Shtjefën Gjeçovi.587AQSH, Fondi MPJ, d. 194, viti 1930, Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Vjenë. Vjenë, 15 maj 1930588 “Gazeta Arbënia”, 15 maj 1930, 4

129

Page 130:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në raport shkruhej edhe për një rast të tmerrshëm si: djegja e katundit Dubnitza, në krahinën

e Vuçiternës, e cila ishte e rrethuar prej trupave serbe. Ngjarja kishte ndodhur qysh nga

shkurti i vitit 1924 “ku 25 vetë , nga të cilët 10 gra e 8 foshnja dhe 6 pleq, gjetën një vdekje

të tmerrshme. Asnjë nëpunës serb nuk u dënua për këtë krim”590.Lutësit më tej vazhdonin në

raportet e tyre të vitit 1930, se ishin marrë masa të ashpra nga ana e autoriteteve jugosllave,

për të shtrënguar ikjen e shqiptarëve në emigracion. Raporti më tej vazhdonte: “…se

autoritetet serbe zaptuan tokat dhe pronat shqiptare, duke u’a ndarë serbëve”591.

Përdorimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar. Më tej raporti vazhdonte: “Në të gjithë Jugosllavinë

s’ka jo vetëm asnjë shkollë shqipe, por bile asnjë klas shqip në një shkollë serbe. Pronet e

komunitetit fetar mysliman janë konfiskuar; xhamitë janë rëzuar dhe djegur si…xhamia e

bukur e Tetovës. Vorreza katolike e Pejës është konfiskuar dhe ndarë serbve” 592. Sipas

shtypit të asaj kohe, shqiptarët e Kosovës vuanin më shumë se shqiptarët e Maqedonisë, dhe

se populli shqiptar po vuante, ndërkohë që disa prej udhëheqësve të Kosovës, nuk po

organizoheshin për të drejtat e popullit të tyre, dhe se ata ishin bërë vegla të qeverisë serbe.

Gazeta “Dielli” shkruante në një prej artikujve të saj: “Kishte vënë re shumë raste se disa nga

udhëheqësit e Kosovës sbëhen merak fare për shqiptarët e Kosovës që po vuajnë nga tirania

serbe. Këta në vent që të marin masa si udhëheqësit e Maqedhonisë….. kanë ambicie të

bëhen ministra …” 593. Shoqëria “Vatra”, e cila ishte shoqëria më e madhe kulturore e

patriotike që vepronte jashtë Shqipërisë, shprehej mjaft e shqetësuar, jo vetëm ndaj

udhëheqësve të Kosovës, por edhe ndaj të gjithë kundërshtarëve politikë të regjimit të

Zogut,të cilët ishin larguar në drejtim të Vjenës dhe Beogradit, të cilët bënë propaganda

masive për të përçarë shqiptarët dhe emigracionin politik shqiptar që jetonte jashtë

Shqipërisë. Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe Beogradit, ishin të tensionuara

edhe nga ndërthurja e çështjeve të tjera të cilat preknin interesat e tyre, kryesisht ato

ekonomike e kulturore. Politika jugosllave ishte mjaft e ashpër edhe në çështje të tjera. Ligji

jugosllav nuk u njihte asnjë të drejtë pronësie mbi tokën, të cilat shqiptarët i zotëronin me

kadasra. Jugosllavia kishte ndjekur një politikë shkombëtarizuese dhe kishte ç’rrënjosur nga

589AQSH, Fondi 251, d. 151, viti 1932, Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. Nr 58, Gjenevë, 22 qershor 1932/ Emine A. Bakalli, “Çështje të historisë bashkëkohore dhe moderne shqiptare”, botim i qendrës së Institutit Albanalogjik të Prishtinës, (Prishtinë: 2011), 49590 “Gazeta Arbënia”, 15 maj 1930, 4591AQSH, Fondi 251, d. 151, viti 1932, Memorandum i tre priftërinjëve nga Kosova në Lidhjen e Kombeve. Nr 58, Gjenevë, 22 qershor 1932592 “Gazeta Arbënia”, 15 maj 1930, 4593 “Dielli”, 4 shkurt 1930, 2

130

Page 131:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

trojet shqiptare, mijëra gra, fëmijë dhe pleq. Qeveria shqiptare e gjendur përballë një rrethane

të tillë, për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, vuri në dispozicion një sasi të

konsiderueshme parash594, të cilat do të përdoreshin për instalimin e tyre në Shqipëri. Shteti

shqiptar deklaroi, se ajo i mbronte pakicat minoritare që jetonin në Shqipëri, të njëjtën gjë

duhet të bënte edhe Jugosllavia.“Gazeta e re” shprehej se Jugosllavia si një shtet i krishterë,

bënte mirë të merrte shembull nga Shqipëria laike, e cila i mbante nënshtetasit e vet pa dallim

race, krahine apo bindje fetare. Jugosllavia ishte treguar e padrejtë ndaj shqiptarëve.

II.4 Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike shqiptaro- jugosllave (1931- 1934)

Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro- italiane ndikoi në afrimin e qeverisë shqiptare me

qeverinë jugosllave.Ahmet Zogu bëri përpjekje për t’u afruar me Jugosllavinë, si dhe për të

negociuar nga pikëpamja ekonomike me fqinjin e vet. Qeveria shqiptare do të afrohej me

qeverinë jugosllave, jo vetëm për të përmirësuar raportet ndërshtetërore me të, por edhe për

të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike. Jugosllavia do të shndërrohej në një nga

eksportueset kryesore në tregun shqiptar. Gjatë periudhës 1931-1932, eksporti jugosllav në

Shqipëripati një rritje që shkoi deri në 9.5% 595. Në listën e eksportit jugosllav vend të

rendësishëm zinte çimentoja, druri për ndërtim, drithi, birra, soda kaustike etj 596.

Produkti që i solli më shumë fitime Jugosllavisë dhe që ishte më i kërkuar në tregun shqiptar,

ishte gruri. Jugosllavia gjatë vitit 1931 eksportoi më shumë grurë, rreth 80 vagona, kurse në

vitin 1933 u eksportua grurë me një vlerë që arrinte në 1.500000 dinarë, kurse vlera e miellit

shkonte në 360.000 dinarë. “Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave duke filluar nga pranvera e

vitit 1932 ishin përmirësuar mjaft”597.“Në vitin 1932 Shqipëria importonte nga Jugosllavia

mallra me vlerë në mbi 2 milion franga ari”598.

Të ardhurat më të mëdha Jugosllavia i siguronte nga shitja e grurit në Shqipëri. Eksportimi i

grurit u bë një nga mallrat më të shitura në tregun shqiptar.“Për vitin 1933 drithi zinte vendin

e parë duke spostuar produktet si çimenton dhe drurin për ndërtim”599. Përpjekjet

këmbëngulëse të Shqipërisë për të vendosur marrëdhënie të mira me Shqipërinë fqinjësore,

594 Po aty 595AQSH, Fondi 251, d. 165, viti 1931, fl. 10, Informacion në lidhje me produktet që Shqipëria eksportonte në Jugosllavi.596 AQSH, Fondi 251, dosja 339, viti 1933, fl. 43 Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri. 597 Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”,(Tiranë: Botimet, Toena 2013) , 827 598 AMPJ, viti 1933, d. 339, fl. 40/ Paskal Milo, “Politika e Jashtme .., 827599 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 70

131

Page 132:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

do të arriheshin nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale ekonomike dhe politike600. Marrëveshja

për tregti dhe lundrim që ishte nënshkruar mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1926, i

kishte ardhur fundi skadencës.

Mbreti Zog u bëri të ditur qarqeve të Beogradit, se e shikonte mundësinë për ripërtëritjen e

këtij traktati, por me kusht që Jugosllavia të orientohej më shumë, në lidhje me marrëdhëniet

e saj ekonomike me Shqipërinë 601.“Qeveria shqiptare në maj të 1933 i’u drejtua qeverisë

jugosllave sikurse qeverive edhe të vendeve të tjera me të cilat kishte shkëmbime tregtare që

të shihej mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje të re për të përmirësuar bilancin

tregtar negative të Shqipërisë”602. Mbreti Zog e pa të volitshme përtëritjen e traktatit, por me

disa ndryshime. Traktati i ri tregtisë dhe i lundrimit duhet të nënshkruhej me një periudhë

kohore më të shkurtër dhe pa klauzolën e kombit më të favorizuar. Pala jugosllave nuk ishte

për ndryshime në traktat. Ajo mendonte, se mund të bëheshin disa ndryshime të vogla në dobi

të Shqipërisë dhe të interesave të Jugosllavisë. Pala jugosllave i’u drejtua qeverisë shqiptare,

nëpërmjët disa propozimeve konkrete si: “hapja e një filiali banke jugosllave në Shqipëri,

organizimi i një ekspozite të mallrave jugosllave në Durrës si dhe hapja e një linje të rregullt

të autobusave në relacione Potgoricë-Shkodër dhe Manastir Korçë”603.

Përfaqësuesit e vendeve u zotuan se do të respektonin njëra- tjetrën, në të mirë të zhvillimit të

marrëdhënieve tregtare. Pala jugosllave i kërkoi palës shqiptare, që mos të mbante asnjë

qëndrim armiqësor ndaj tregtarëve jugosllavë në Shqipëri604.Shqipërisë i interesonte të

bashkëpunonte me Jugosllavinë, pasi në këtë mënyrë do të përmirësoheshin edhe

marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e tyre verior. Shqipëria kishte nevojë edhe për produkte

e artikuj të ndryshëm, që mund t’i siguronte për një kohë të shkurtër nga fqinji i saj.“Qeverisë

shqiptare i mbetej që të caktonte delegacionin dhe kohën kur ai të nisej për në Beograd” 605.

Në Jugosllavi shkoi delegacioni i përbërë nga Mehmet Konica dhe Dhimitër Berati. Pala

jugosllave përfaqësohej nga S. Pelivanoviq, i cili ishte shef i sektorit të konsullatës

tregtare.Të dyja palët arritën në një marrëveshje për importimin e misrit, të peshkut dhe të

600 AMPJ, viti 1933, d. 214, fl. 4-7 Marrëveshja shtojcë e traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit midis Mbretërisë Shqiptare dhe Mbretërisë jugosllave nënshkruar në Beograd më 26 qershor 1926. AQSH, Fondi 215, viti 1926, fl. 6 Marrëveshjet bilaterale Shqipëri-Jugosllavi.601 AQSH, Fondi 251, viti 1926, fl. 6 Marrëveshjet bilaterale Shqipëri- Jugosllavi.602 Paskal Milo, “Politika e Jashtme…, 828603 AQSH, Fondi 251, dosja 339, viti 1933, fl. 31 Marrëveshjet ekonomike shqiptaro- jugosllave.604AQSH. Fondi 251, d. 339, viti 1933, fl.31 Marrëveshjet ekonomike shqiptaro- jugosllave.605 AQSH, Fondi. 251, dosja 339, viti 1933, fl.42, Informacion në lidhje me delegacionin shqiptar në Beograd.

132

Page 133:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

agrumeve nga Shqipëria në drejtim të Jugosllavisë. Pala jugosllave do të eksportonte në

drejtim të tokave shqiptare mallratë ndryshme, kryesisht për ndërtim: si dru, çimento, gëlqere,

prodhime kimike, si edhe mjete e pajisje të ndryshme bujqësore. Pala jugosllave kërkoi që

edhe sheqeri të shtohej në listën e asortimenteve që do të tregtoheshin në tregun

shqiptar.“Sipas statistikave jugosllave, eksporti jugosllav në Shqipëri, për vitin 1932 ishte

15.000.000 dinarë, pra rreth 1.000.000 milion fr.ari, do të thotë 30.000.000 dinarë. Ndërkaq

për eksportin shqiptar në Jugosllavi…. Shqipëria eksportoi … mall me vlerë 550.000 franga

ari”606.

Gjatë viteve 1933- 1934, marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u

shpeshtuan, sepse mbreti Zog i kishte acaruar marrëdhëniet diplomatike e për rrjedhojë dhe

ato ekonomike e tregtare me Italinë. Zogu do t’i kënaqte interesat jugosllave, me nënshkrimin

e disa marrëveshjeve që do të nënshkruheshin mes Tiranës dhe Beogradit.Lajmin e bënte të

ditur shtypi shqiptar i asaj kohe “Kuvendi Kombëtar”, më datë 22 shkurt të vitit

1934:“Jugosllavia do të blerë 2000.000 fr. ari në mot nga tregu shqiptar, si dhe do të hapej

një bankë jugosllave në Tiranë”607.

“Në tetor 1933, të dy palët ranë përfundimisht dakord, për të zhvilluar bisedime në

Beograd”608.Në 20 dhjetor 1933, u arrit të nënshkruhej marrëveshja shtojcë e traktatit të

tregtisë dhe lundrimit, nënshkruar për herë të parë në 22 qershor 1926609. Kurse në 8 maj

1934 midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë u nënshkrua protokolli i aneksit C,të traktatit të

tregtisë dhe lundrimit610.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i jashtëm jugosllav B. Jetviç dhe kryetarit të

delegacionit shqiptar, Mehmet Konicës611. Marrëveshja e sipërpërmendur kishte 7 nene, ku në

nenin e parë të saj citohej: “Jugosllavia do të importonte një sasi të konsiderueshme mallrash

606 E. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike …, 97607 “Kuvendi Kombëtar”, nr. 9, 22 shkurt 1934, 3 608 AMPJ, Fondi 151, d. 214, viti 1933, fl. 4-7 Marrëveshja shtojcë e traktatit të tregtisë dhe lundrimit midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nënshkruar në Beograd në 22 qershor 1926 në Beograd. / Paskal Milo “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013) , 828609 AMPJ, Fondi 151, viti 1933, d. 214, fl. 4-7, Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.610AMPJ, viti 1936, dosja 70, fl. 35 Lista e traktateve të nënshkruara nga Jugosllavia me shtete të ndryshme.611AMPJ, viti 1933, d. 214, fl.4- 7 Marrëveshja shtojcë e traktatit të tregtisë dhe lundrimit mindis Mbretërisë Shqiptare dhe Mbretërisë së Jugosllavisë.Beograd. 26 qershor 1926./ AQSH, Fondi 251, viti 1933, d. 214, nr. 7

133

Page 134:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

çdo vit, që do të ishte e barabartë me një mesatare të vlerës së eksporteve jugosllave në

Shqipëri, realizuar gjatë 4 viteve të fundit (1929- 1932)”612.

Gjithashtu, Jugosllavia mori përsipër sigurimin gjatë kësaj kohe, për importimin të një

kontigjenti prodhimesh nga Shqipëria si: “ullinjët e njoma ose në shëllinë; voj ullini të

rafinuem ose të pa rafinuem; bersij ullinjësh, lëkura shtazësh të holla dhe të trasha( të

freskëta, të krypuna, të njoma ose të thata; lëkura shtazësh t’egra; lesh dhe qime; peshk të

freskët, të thatë, të krypun ose të tymosun, drithra”613. Neni 2, parashikonte importimin e

mallrave jugosllave në Shqipëri si: lëndë druri, çimento, prodhime kimike, farmaceutike,

lëndë për ndërtim si: hekura ndërtese, bakër ( fonte), vegla dhe artikuj të tjerë hekuri të cilat i

përshtateshin nevojave të tregut shqiptar si dhe lëndë ushqimore, sheqer etj .

Neni tre, parashikonte që import-eksporti mes dy vendeve, të përqëndrohej në duart e një

mbikëqyrësi special, i cili do të bëntë analizat tremujore në lidhje me shkëmbimin tregtar.

“Prodhimet kombëtare të nji Shteti që duhet me i eksportue në Shtetin tjetër, sa të jetë e

mundun do të qendërzohen me anë të një zyrje ose të nji institute të vecantë i cili njëkohësisht

do të ngarkohet edhe me dorëzimin e tyre institutit përkatës të vendit importues” 614. Në nenin

e katërt, në marrëveshje parashikohej që qeveritë e dy vendeve, të merrnin masat e duhura për

rregullimin e shkëmbimeve tregtare gjatë tremujorit në vazhdim. “Në pesë- mdhjetë ditët e

para të muejit që vjen, cdo tri mujor gjtë kohës në fuqië të kësaj marrëveshtjeje, zyrat e

ngarkueme me drejtue shkëmbimet mes dy Shteteve kontraktuese do t’i komunikojnë njana

tjetrës lajmet përkatse”615.

Në nenin e pestë, pala jugosllave merrte përsipër që të bënte lehtësime për tregtarët dhe

udhëtarët shqiptarë.Ky traktat u nënshkrua me qëllim, që të zhvillohej lëvizja e mallrave dhe

e udhëtarëve ndërmjet Mbretërisë Shqiptare dhe asaj jugosllave.Qeveritë përkatëse ranë

dakort edhe për krijimin e vijave të rregullimit të transportit, me anë të automobilave në mes

lokaliteteve jugosllave dhe shqiptare, ku trafiku ishte i dendur, pikërisht midis Manastirit-

Korçës dhe Potgoricë- Shkodrës616.

612 AMPJ, Fondi 151, d. 214, viti 1933, fl. 4- 7, Marrëveshja shtojcë e traktatit të tregtisë dhe lundrimit nënshkruar nga ministri jugosllav Jetviç dhe nga përfaqësuesi shqiptar Mehmet Konica.613“Fletorja Zyrtare” botuar prej Ministrisë së Punëve të Brendshme Shqiptare, E Hënë, 12 mars 1934, nr 11, 1 614 “Fletorja zyrtare”, 12 mars 1934, nr. 11, 2615 Po aty 616 AQSH, Fondi 251, viti 1934, d. 214, nr. 34 Teksti i marrëveshjes shtojcë të tregtisë dhe lundrimit.

134

Page 135:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Qeverija jugosllave pranon të marrë masat për të lehtësue sa të jetë e mundun , transitin e

udhëtarve ashtu edhe të mallnave nga Shqipnija ( bagtij dhe prodhime bujqsore etj. etj)

përmes banovinës së Vardarit drejt Salonikut dhe trafikun e udhëtarve nga Salonik, përmes

banovinës së Vardarit drejt Shqipnisë. Shqipnisë”617. Neni 6, parashikonte që automjetet që

kalonin kufirin shqiptar, duhet të bënin një deklaratë, se do të ktheheshin prapë brenda 10

ditëve. Neni 7, parashikonte hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, e cila do të funksiononte

për dy vjet. “Kjo marrëveshje do të hyjn në fuqij, pesdhet ditë mbas shkëmbimit

t’instrumenteve të ratifikimit… Mund të dënoncohet me nji paralajmërim dy muejsh dhe në

mungesë të këtij, do të zgjatet vetvetiu..”618.Marrëveshja shtesë e traktatit të lundrimit mes

Shqipërisë dhe Jugosllavisëu nënshkrua në Beograd, më 20 dhjetor 1933619. “Marrëveshja -

shtesë e traktatit të tregtisë e lundrimit, u bë e ditur edhe nëpërmjet organit të diasporës

“Vatra”620.

Marrëveshja në fjalë, shihej në qarqet shqiptare si një mundësi e mirë për Shqipërinë, për të

ruajtur jo vetëm stabilitetin ekonomik mes dy popujve, por për të ruajtur edhe marrëdhënie

me strukturat politike rajonale në Ballkan. Një çështje tjëtër që do të kishte ndikim tek

interesat jugosllave në Shqipëri, ishte lejimi edhe çelja e një banke me kapital jugosllav621. Në

Shqipëri vepronte banka kombëtare shqiptare, përmes së cilës bëheshin të gjitha transaksionet

nga huaja SVEA. Të gjtha koncesionet ishin në duart e Italisë.Banka nuk ishte gjithmonë

objektive, kur bëhej fjalë për dhënien e kredive afaristëve shqiptarë, si dhe kishte spekulime

të ndryshme.Shtypi shqiptar reagoi mjaft ashpër ndaj shoqërisë SVEA.

Gjatë mbledhjeve që u zhvilluan mes dhomave ekonomike të cilat ishin të sapoformuara, u ra

dakord që të hapej një banke bujqësore dhe një banketregtare. Qeveria shqiptare kishte ftuar

borgjezë dhe pronarë të mëdhenjë, të cilët do të investonin me kapitalet e tyre për themelimin

e këtyre bankave. Kjo gjë hasi në kundërshtim me Italinë, e cila u tregua këmbëngulëse për

moslejimin e veprimtarisë së këtyre bankave në Shqipëri. Edhe Italia po përgatitej të

themelonte një bankë hipotekare në Shqipëri, por kjo gjë nuk u lejua nga qeveria shqiptare,

dhe ajo e refuzoi. Jugosllavia ishte një tjetër vend që aspironte të themelonte një bankë në

617 “Fletorja zyrtare”, 12 mars 1934, nr. 11, 2618 Po aty 619 AMPJ, Fondi 151, d. 214, viti 1933, fl. 4-7 Marrëveshja shtojcë e traktatit të tregtisë dhe lundrimit Traktate dhe marrëveshje ekonomike e tregtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. 620 “Vatra”, 15 mars 1934, 1-4621 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1934, d. 477/ 168 Telegram i ministrit të Italisë në Tiranë, dërguar MPJ në Romë. 25.11. 1933

135

Page 136:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipëri. Ministri fuqiplot jugosllav në Shqipëri, i bënte të ditur palës shqiptare, se do ta

mbështeste atë, në idenë e krijimit të bankës622. Hapja e një banke me kapital jugosllav, do t’i

sillte shumë përparësi kapitalit jugosllav në Shqipëri.

Ajo premtoi si kusht, që kapitali në bankë mund të përfaqësohej edhe nga afaristët shqiptarë.

Sipas palës jugosllave, kapitali jugosllav do të ishte në 70%, kurse kapitali shqiptar do të

shkonte në 30%. Në vitin 1932, pala jugosllave nxitoi të merrte një përgjigje nga qeveria

shqiptare në lidhje me këtë çështje, por ajo nuk mori asnjë përgjigje.“Shtypi jugosllav

zgjidhjen e kësaj çështjeje e shikonte si faktor të dorës së parë për marrëdhënie të

suksesshme ekonomike mes dy vendeve” 623. Italia reagoi mjaft ashpër te qeveria shqiptare, në

lidhje me mundësinë për çeljen e bankës jugosllave në Shqipëri. Por në marrëveshjet që ishin

nënshkruar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, thuhej se Jugosllavia kishte eksluzivitetin për

hapjen e një banke në Shqipëri me kapitalin e saj.

Qeveria shqiptare vazhdoi manovrën diplomatike për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike

me Jugosllavinë. Në janar 1934, qeveria shqiptare miratoi hapjen në kryeqytetin shqiptar

tëbankës së Eksportimit me qendër në Beograd624. Gjatë muajve shkurt- mars vihet re një

lëvizje e përfaqësuesve të kapitalit bankar nëJugosllavi 625. Për tërealizuar zbatimin e këtij

neni në Tiranë, do të qëndronin përfaqësuesit e bankës jugosllave, J. Mihailloviq dhe

J.Saraqeviq626,“të cilët nga komponentët shqiptar kërkuan leje dhe vend për hapjen e filialit të

bankës në fjalë” 627.

Shtypi shqiptar nuk reagoi negativisht ndaj çeljes së bankës me një kapital shumicën

jugosllav, madje ai por edhe shteti shqiptar e mbështeti kërkesën jugosllave. Rreziku vinte

nga Italia, e cila kishte krijuar edhe një rrjet të gjerë agjenturor në Shqipëri.Italia bëri

përpjekje pranë qeverisë shqiptare, për mos lejimin e çeljes së kësaj banke.Italia kishte arritur

deri në atë pikë, sa t’i kërkonte edhe qeverisë franceze, e cila ishte aleatja kryesore e

Jugosllavisë që ta këshillonte Beogradin, për mosçeljen e bankës në Shqipëri.

622 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1934, d. 477/168 Telegram i ministrit Italian në Tiranë, dërguar MPJ italiane623 “Politika”, 25. 11.1933624AQSH, Fondi MPJ, viti 1934, d. 252, Vendimi i qeverisë shqiptare për çeljen e bankës jugosllave në Tiranë.Nr. 36. 24 janar 1934625 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1934, d. 477/168, Telegram i ministrit italian në Tiranë, dërguar MPJ italiane. 10 shkurt 1934 626 Po aty627 “Besa”, 23.1. 1934, 1

136

Page 137:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Nga informatat që kishin marrë përfaqësuesit italianë, mësohej se Banka e Eksportimit

jugosllav ishte themeluar që nga viti 1901. Ajo kishte një kapital prej 30.000 000 dinarësh,

shifër kjo që ishte baras me 2.7 milionë fr. ari628.Jugosllavia u tregua e vendosur deri në fund.

Beogradi duke marrë shkak edhe nga përsëritja e traktatit tregtar me Shqipërinë, në vitin

1933 vendosi ta hap atë.Në prill të vitit 1934,Banka e Eksportimit me qendër në Beograd, i

kishte përfunduar të gjitha marrëveshjet që kishin të bënin me çeljen e kësaj banke629.Në maj

1934, në Tiranë u hap filiali i “Bankës së Eksportit”… 630.

Më 6 Maj u bë edhe përurimi i hapjes së filialit të saj në Tiranë631. Qeveria jugosllave i bëri të

ditur qeverisë shqiptare, se hapja e bankës do të ndikonte pozitivisht, në ruajtjen e

marrëdhënive të mira ekonomike, tregtare dhe politike mes dy vendeve. Banka eksportuese

jugosllave e çeli filialin e saj në kryeqytetinshqiptar, ku si fillim do të merrej më

transaksionet monetare 632.“Banka në fjalë pasi që mori pajtimin nga Ministria e Financave

jugosllave( më 20.02.1034), mori edhe këstin e parë prej 500.000… Në 24.4.1934 në emër të

këtyre shpenzimeve mori edhe 2000.000 dinarë” 633.

Çelja e kësaj banke shikohej edhe si një mundësi e mirë nga pala shqiptare, për të shitur

produktet e saj në territorin jugosllav. Mirëpo,banka jugosllave nuk kishte një kapital aq të

madh sa Italia, prandaj dhe veprimtaria e saj ishte e kufizuar, sa që edhe një prej ministrave të

Italisë ishte shprehur se “duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe financiare të

Jugosllavisë, një institut me kapitale modeste nuk duhet të na prokuopojë shumë”634. Shumë

qytete të rëndësishme në Shqipëri, si: Vlora, Shkodra, Durrësi që dalloheshin për prodhimtari

të lartë në sektorin e bujqësisë, peshkimit, industrisë etj, kërkuan çeljen e bankës jugosllave.

Çelja e bankës jugosllave në Shqipëri nuk dha rezultatet e pritshme. Mes tregtarëve shqiptarë

dhe atyre jugosllavë kishte mosmarrëveshje, vonesa të mallrave si dhe dyshime mes dy

628 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit…, 111 629 AMPJ, viti 1933, dosja 214, fl. 99 Informacion nga MPB në lidhje me çeljen e bankës jugosllave.630AMPJ, viti 1933, dosja 214, fl. 99. Informacion nga MPB në lidhje me çeljen e bankës shqiptare,/ Emine Arif Bakalli, cituar, fq. 110-111631 AQSH, Fondi BKSH, viti 1934, Letra e Drejtorisë Qendrore të Bankës shqiptare në Durrës, dërguar Amadeo Gambinos në Romë, 7 maj 1934 / Iliaz Fishta, “ Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllaveruese për Shqipërinë”, ( Tiranë: 1989), 111632 AMPJ, viti 1933, dosja 214, fl. 99- 100 Çelja e bankës së eksportit.633 Emine Bakalli,“Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave në vitet 1928- 1939”, (Prishtinë 1999) , 110 634 AQSH, Fondi Legata italiane, viti 1934, Telegram i ministrit italian në Tiranë, dërguar MPJ në Romë. Nr. 12, 5 shkurt 1934 / Iliaz Fishta, “ Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat skllavëruese për Shqipërinë”, (Tiranë: 1989), 111

137

Page 138:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vendeve.Megjithatë, qeveria shqiptare zhvilloi marrëdhënie ekonomike e tregtare me

Jugosllavinë, pavarësisht faktit se Zogu nuk e përdori dot zgjerimin e marrëdhënieve me

Jugosllavinë, në atë shkallë që shpresonte, për t’i bërë presion Italisë. Duhet theksuar, se

marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave u shpeshtuan nga disa marrëveshje të tjera.

Mes dy shteteve u nënshkruan marrëveshjet për importin në Jugosllavi të peshkut nga pjesa

shqiptare e liqenit të Shkodrës, si dhe marrëveshja shtojcë për rregullimin e trafikut në zonat

kufitare shqiptaro- jugosllave635.

Sipas burimeve arkivore, gjatë viteve në vazhdim, mes “Shqipërisë, Jugosllavisë dhe

Greqisë, do të nënshkrueshin marrëveshje për rregullimin e ujrave, për popullsitë banuese të

kufirit”636 . Lajmin e bënte të ditur korrespodenca e mbajtur mes qeverisë shqiptare dhe

komandës së rojeve mbretërore të financës shqiptare. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura

mes qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, marrëdhëniet e tyre ishin të acaruara. Edhe pse

mes dy qeverive fqinje kishte marrëdhënie ekonomike e tregtare, incidentet kufitare

vazhdonin. “Ministria e Punëve të Brendshme shqiptare i raportoi Ministrisë së Jashtme, në

lidhje me arrestimin e 16 peshkatarëve shirokas dhe sjelljet e këqija kundrejt personave

shqiptarë që kanë dalë jashtë shtetit për qëllime tregtie”637.

Raporti tregoi, se shteti jugosllav sillej mjaft keq, duke i diskriminuar tregtarët shqiptarë.

Pavarësisht përplasjeve dhe acarimeve shqiptaro-jugosllave, shteti shqiptar gjatë kësaj kohe

bëri përpjekje të mëdha, për të ndjekur një politikë rajonale, si dhe për të siguruar një

bashkëjetesë të mirë me fqinjin e tij. Ministri i jashtëm jugosllav Gjonoviçi, pas takimeve të

shpeshta që bëri me mbretin Zog, i premtoi atij, se Jugosllavia ishte e gatshme që ta

ndihmonte Shqipërinë, për ta përfshirë atë si në Paktin Ballkanik ashtu edhe në Antantën e

Vogël638, ku merrnin pjesë shtetet si: Jugosllavia, Rumania dhe Çekosllovakia. Jugosllavia i

premtoi Zogut se do ta përfshinte Shqipërinë në Paktin Ballkanik, me qëllim që ai të largohej

nga dominimi dhe influenca italiane. Këtë gjë i’a kishte kërkuar edhe vet Zogu disa kohë më

pare, ministrit të jashtëm jugosllav Gjonoviçit.

635 AMPJ, d. 214, viti 1933, fl. 99/ Informacion nga MPB në lidhje me çeljen e bankës shqiptare. / Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 829636 AQSH, Fondi 149, d. 1/36, viti 1939, fl. 1 Marrëveshjet shqiptaro- greke në lidhje me çështjen kufitare.637AQSH, Fondi 152, d. 136, viti 1939, fl. 1 Raport i MPB shqiptare drejtuar MPJ në lidhje me aktivitetin e 16 peshkatarëve shirokas në Jugosllavi.638 AMPJ, d. 204, viti 1933, fl. 76, Telegram i legatës shqiptare në Romë për ministrin e jashtëm Xhafer Vila 10 tetor 1933/ Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 829

138

Page 139:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Delegacioni shqiptar u nis për në Beograd. Ky delegacion përbëhej nga Mehmet Konica dhe

Rauf Fico, u takuan me mbretin Aleksandër dhe ministrin e jashtëm jugosllav, Jetviç, në

dhjetor të vitit 1933. Ata diskutuan edhe për një traktat miqësor mes dy vendeve639. Rauf Fico

i shkruante Zogut: “Kishin filluar bisedimet e reja politike mes dy vendeve, por pa marrë

asnjë angazhim të prerë”640. Fico u porosit nga Zogu, që të vepronte në mënyrë të fshehtë për

tërheqjen e parave që i ishin premtuar qeverisë shqiptare nga ana e Francës, në të cilën

Jugosllavia ishte ndërmjetëse641. Arsyeja ishte se Ahmet Zogu donte të hynte në aleanca me

shtete të tjera pa dijeninë e Italisë. “Këto bisedime u bënë më intensive pas nënshkrimit të

marrëveshjes tregtare e dy marrëveshjeve të tjera në maj të 1934”642. Rauf Fico bëri përpjekje

qëme ndërmjetësinë jugosllave të afrohej me Francën, rivalen e Italisë. Ky veprim nuk dha

rezultat, pasi Franca vendosi kushte shumë të rënda në kurriz të Shqipërisë. Ajo pretendonte

të shfrytëzonte pasuritë kombëtare të Shqipërisë643. Kjo gjë e tronditi Zogun, pasi kushtet e

vëna nga Franca, ishin akoma dhe më të rënda se kushtet e Italisë. Zogu nuk e pranoi

ndihmën e Francës. Shqipëria gjatë kësa periudhe hyri në rrugën e anarkisë.

Vitet 1929- 1934 korrespondojnë edhe me vitet e krizës së madhe ekonomike botërore, ku

vende të vogla si Shqipëria që vareshin nga kapitali i huaj, e ndjenin më tepër krizën. Në

vend kishte pllakosur zia, por edhe terrori nga ana xhandarmërisë shqiptare. Zogu për të

garantuar pushtetin, përdori dhunën.Zogut nuk i’u ofrua asnjë ndihmë nga Franca dhe

Jugosllavia. Arka e Monarkisë Shqiptare ishte bosh. Në këto kushte, i ndoshur përballë

vështirësive financiare, Zogu i’u rikthye Italisë. Në Vjeshtë të vitit 1935, Lidhja e Kombeve u

mblodh për të ndëshkuar Italinë, për pushtimin që ajo i kishte bërë Etiopisë. Në vjeshtë të

vitit 1935, Lidhja e Kombeve u mblodh për të ndëshkuar Italinë. Musolini i kërkoi Zogut që

të dilte kundër sanksioneve ekonomike që ishin propozuar në Gjenevë, kundër Italisë.

Në rast të kundërt, Italia do të anulonte të gjitha marrëveshjet që ishin diskutuar mes dy

vendeve644. Zogu e mbështeti politikën italiane me anë të përfaqësuesve të vet në Lidhjen e

639 AQSH, Fondi 163, d. 14, viti 1933, fl. 36, Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939” (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 830640 AQSH, Fondi 163, d. 33, viti 1934, fl.5 Telegram i Rauf Ficos nga Beogradi për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. 19 maj 1934641 AQSH, Fondi 163, d. 33, viti 1934, fl. 8 Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për Rauf Ficon në Beograd. 2 qershor 1934642 Paskal Milo “Politika e Jashtme Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 830643 AQSH, Fondi MPJ, viti 1934, d. 250, Letra e MPJ të Shqipërisë në Tiranë, dërguar Legatës shqiptare në Paris, nr. 122, 23 maj 1934.644

139

Page 140:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Kombeve, duke abstenuar madje edhe për çështjen e sanksioneve ekonomike italiane në

Shqipëri. Musolini e falenderoi përzemërsisht Zogun. Në këtë mënyrë, rifilluan sërish

marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës zyrtare. Si shpërblim, Italia i akordoi Shqipërisë në

mënyrë të fshehtë, një shumë prej 1,5 milionë franga ari dhe më pas edhe 2 milionë të tjera,

gjatë vitit 1936. Shqipëria gjatë vitit 1936 shënoi vlera negative dhe një regres

ekonomik.Kriza ekonomike që kishte mbërthyer Evropën kishte përfshirë edhe Shqipërinë.

Fshatarësia shqiptare nuk prodhonte dhe as nuk mbulonte dot nevojat e saj me grurë, misër

dhe prodhime të tjera blegtorale.Shqipëria importonte më shumë se sa eksportonte, duke

shënuar kështu një regres në ekonomi.

Bilanci tregtar në ekonomi krahasuar me vitet e mëparshme ishte në rënie. Bilanci tregtar ra

në vlerën rreth 40% 645. Shqipëria duhet të dilte nga marrëveshjet aftagjata që kishte

nënshkruar me Jugosllavinë, pasi ajo kishte përfituar në dëm të prodhuesve shqiptarë, të cilët

nuk kishin siguruar treg në Shqipëri, por edhe jashtë, për shitjen e mallrave bujqësore e

blegtorale. Megjithatë, kishte zona në Shqipëri që i eksportonin prodhimet e tyre në drejtim të

Jugosllavisë. Një nga qytetet më eksportuese ishte edhe Korça, e cila i kishte hapur rrugët e

eksportit me këtë vend që nga viti 1925. “Eksporti shqiptar nga Korça për në Jugosllavi

arriti vlerën 11.843, fr. ari646. Në vitet në vazhdim, marrëdhëniet tregtare dhe ato ekonomike

mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u dobësuan. Shqipëria zhvilloi më tepër marrëdhënie tregtare

me Italinë.

645 AQSH, Fondi 251, d. 339, viti 1933, fl. 43 Lista e eksportit jugosllav në Shqipëri. / Emine. A. Bakalli, Marrëdhëniet…, 70646 Po aty

140

Page 141:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

KREU III

KONFERENCA BALLKANIKE DHE RAPORTI SHQIPËRI- JUGOSLLAVI NË TO.

III.1 Karakteri Konferencave dhe rëndësia e tyre për marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave në Ballkan.

Ahmet Zogu e kishte shumë të vështirë të mbijetonte pa ndihmat financiare nga jashtë. E

vetmja alternativë ishte fqinji i saj përëndimor, Italia. Ajo kishte siguruar një influencë të

madhe në Shqipëri, si në marrëdhëniet ekonomike, por edhe në ato politike dhe ushtarake. Në

Shqipëri ishte krijuar një situatë e vështirë për shqiptarët, të cilët ishin të pakënaqur nga

regjimi i Zogut dhe nga politika e tij pro- italiane647.

647 AQSH, Fondi 55, d. 86, viti 1930, fl. 9-11, Dokumente që vërtetojnë qëndrimin proitalian të Ahmet Zogut.

141

Page 142:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1931 mbreti Zog, i gjendur në kushte të vështira financiare, vendosi t’i kërkoj një

tjetër hua qeverisë italiane, por me disa kushte, ku një prej tyre ishte bashkimi doganor648.

Zogu hezitoi t’i kthente një përgjigje Musolinit, pasi ai mund të rrezikonte pushtetin e tij

politik në Shqipëri. Mbreti Zog nuk i pranoi të gjitha kërkesat ultimative që Musolini i diktoi

qeverisë shqiptare. Në këto rrethana, Zogu bëri përpjekje për të gjetur një tjetër alternativë,

për t’u larguar nga “ombrella italiane”.

Gjatë viteve 1931-1933, diplomacia shqiptare, zhvilloi një veprimtari të gjerë për t’u afruar

me vendet fqinje, si dhe për t’u afirmuar më shumë në faktorin ndërkombëtar, sidomos me

vendet e Ballkanit649, të cilat ishin duke u përgatitur për zhvillimin e Konferencave

Ballkanike. “Në fillim, ende pa u acaruar marrëdhëniet me Musolinin, Zogu mendoi të luante

në këtë forum ballkanik kartën e nacionalizmit, në formën e mbrojtjes së të drejtave të

shqiptarëve më vendet fqinje, e kryesisht me Jugosllavinë”650.

Vitet 1930 karakterizohen si vite të kënaqshme përsa i përket marrëdhënieve ndërmjet

vendeve ballkanase e sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik. Prosperiteti ekonomik u

shoqërua edhe me një siguri kolektive në shkallë botërore651. Prosperiteti ekonomik u

pasqyrua edhe nga një raport i Alek Papanastasiut mbi çështjen e federatës së popujve të

mbajtur në kongresin e XVII 652. Një nga faktorët që ndikoi në zhvillimin ekonomik botëror,

ishte edhe nënshkrimi i paktit Briand i nënshkruar në gusht të vitit 1928653. Pakti hodhi idenë

e shteteve të Evropës së Bashkuar654. Bashkëpunimi i shteteve të ndryshme do të kishte për

bazë parimin e sovranitetit dhe të pavarësisë së kombeve anëtare655.Të gjitha shtetet evropiane

e përkrahën atë, me përjashtim të Turqisë dhe Rusisë. Ideja e bashkimit evropian u mirëprit

edhe nga qeveria shqiptare jo pa rezerva, por nënkuptohet më dëshirë e me shpresë656, e cila

shikonte te ky pakt unitetin evropian. Shqipëria si fillim, kërkoi të dinte mendimin e Fuqive

648 “Historia e Shqipërisë, vol III”, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 365649 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë dhe shqiptarët”, (Tiranë: 1989), 50-60 650 Paskal Milo “Politika e jashtme e Shqipërisë 1918- 1939”, (Tiranë: Toena 2013), 815 651 Po aty652 AMPJ, Fondi 151, d.858, viti 1930, fl. 5 Raport i Papanastasiut mbi gjendjen e Ballkanit.653 R. J. Kerner, H. N. Howard, “The Balkan Conferences and the Balkan Entente 1930- 1935, (Greenwood Press, Publisher westport. Connecticut, 1970), 25 654 AQSH, Fondi 251, d. 102, viti 1930, fl. 1-2 Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Ficos për MPJ shqiptare655 Po aty 656 AQSH, Fondi 251, d. 102, viti 1930, fl. 1-2 Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Ficos për MPJ shqiptare.

142

Page 143:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të Mëdha rreth Paktit Briand. Londra zyrtare ishte shprehur, nga bisedat që ajo kishte bërë me

përfaqësuesin shqiptar, Myfit Libohova:“En principe qeveria britanike nuk asht defavorable

për bashkimin në fjalë dhe besoj se do ta pranoj me disa rezerva” 657.Shqipërisë i interesonte

edhe mendimi i Italisë.

Pakti pati një rëndësi të veçantë sepse “përjashtonte luftën si “mjet të politikës së jashtme”

dhe u vinte si obligim shteteve nënshkruese t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet eventuale në rrugë

paqësore…. Briand e quajti Paktin “ një datë të re në historinë e njerëzimit”658. Shqipëria

mori pjesë në komitetin panevropian, nëpërmjet një grupi të njohur intelektalësh si: Sotir

Kolea, Karl Gurakuqi, Osman Myrderizi e Kolë Mirdita659. Sipas të dhënave, ky grup

diplomatik nuk do ta zhvillonte asnjëherë veprimtarinë lidhur me këtë çështje660.

Shqipërisë i interesonte një pakt i tillë, pasi ajo kërkonte të afrohej më shumë me shtetet e

Evropës e sidomos me fqinjët e saj ballkanikë. Qëndrimi pozitiv që mbajti Shqipëria ndaj

Paktit Briand, nuk u mirëprit nga aleati i saj Italia661. Italia ishte skeptike ndaj Paktit Briand,

pasi sipas saj nuk mund të ekzistonte një Evropë e bashkuar, ku jetonin popuj të ndryshëm,

me ekonomi dhe kultura të ndryshme. Italia ishte e shqetësuar nga nënshkrimi i këtij pakti, i

cili do të ndikonte në konsolidimin, si dhe në stabilitetin e shteteve të rajonit ballkanik, për të

cilën Italia kishte shfaqur pretendimet e saj për ta zotëruar këtë rajon, duke ndërhyrë me

politikën e saj ekspasionisto-fashiste. Italia pretendonte se mosemancipimi i Ballkanit nuk

shkaktohej nga ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, por nga drejtimi dhe kërkesat e popujve

ballkanikë në Perëndim, për shkaqe politike dhe ekonomike662. Pakti Briand nuk pati

jetëgjatësi, sepse ajo nuk u mirëprit nga shumica e Fuqive të Mëdha. Një arsye tjetër ishte, se

pakti francez Brian kishte lënë mënjanë Rusinë dhe Turqinë, pra një pjesë të rëndësishme të

Fuqive të Evropës. Shqipërisë i interesonte bashkëpunimi me vendet e Ballkanit, pasi ajo

donte të largohej nga tutela italiane. Në vitin 1930, një grup diplomatësh nga Ballkani u

përgatitën për të organizuar një aleancë që do t’u bënte presion Fuqive të Mëdha.

657 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmejt Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra), 25658 Arben Puto, “Shqipëria politike 1912- 1939”, (Tiranë: Toena 2013), 519659 AQSH, Fondi 251, d. 102, viti 1930, fl. 116 Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Ficos për MPJ shqiptare.660 Po aty661 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: 1989), 28662 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1930, fl. 1 Artikull i shtypit italian “Stampa” në lidhje me qëndrimin që pati diplomacia italiane ndaj paktit.

143

Page 144:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Duke marrë si pikë referimi paktin Briand, shtetet e Ballkanit morën nismën për të

nënshkruar një marrëveshje të tillë, që do të çonte në unitetin e rajonit Ballkanik. Shqipërisë i

interesonte një pakt i tillë, pasi ajo do të afirmohej më tepër në faktorin ballkanik, do të

respektoheshin më tepër kufijtë e saj nga vendet fqinje, si dhe do të forcoheshin më tepër

marrëdhëniet e saj diplomatike dhe ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit, sidomos me

Jugosllavinë. Edhe diplomatët shqiptarë u bënë pjesë e këtij blloku663.

Gjatë viteve 1930-1933, Shqipëria mori pjesë në këto konferenca nëpërmjet përfaqësuesve të

saj. Konferencat nuk kishin karakter zyrtar, pasi zhvillimet e tyre nuk do të vareshin nga

qeveritë e secilës prej shteteve. Hapi i parë ishte përfshirja e Shqipërisë në Paktin Briand.

Qeveria shqiptare ndoqi me vëmendje të gjitha hapat dhe zhvillimet politike në

Ballkan.Vendet e këtij rajoni për të forcuar marrëdhëniet mes tyre, vendosën kontakte për

organizimin e një Konference Ballkanike.

Diplomati që hodhi idenë e federatës ballkanike, ishte ish kryeministri grek A.

Papanastasiu.“Papanastasiu ishte zgjedhur si president i Konferencë së parë Ballkanike”.664

Ky hap krijoi idenë e një bashkimi federativ mes shteteve të Ballkanit, e për rrjedhojë do të

sillte një unitet mes tyre. Fillimisht, Konferencat Ballkanike kishin në përmbajtjen e tyre

ruajtjen e statukuos politike dhe juridike të rajonit të Ballkanit665, të cilat do të pasoheshin nga

Pakti Ballkanik, i cili do të nënshkruhej në vitin 1934666. Ky pakt do të realizohej në frymën e

Lidhjes së Kombeve. Veprimtaria që po zhvillonin shtetet e këtij rajoni ishte nën moton:

“Ballkani i Ballkanasve”667, e cila përdorej sidomos nga diplomacia jugosllave. Një rol të

rëndësishëm në zhvillimin e konferencave ballkanike luajti Jugosllavia. Ajo ishte

kontradiktore në qëndrimin që do të mbante më vonë, sidomos ndaj atyre shteteve që

aspironin të merrnin pjesë në Konferencat dhe në Paktin Ballkanik, e kryesisht ndaj

Shqipërisë. Në federatën jugosllave kishte probleme nga më të ndryshme si: probleme etnike,

probleme fetare, probleme të pakicave kombëtare etj. Jugosllavia ndoqi një politikë

hegjemoniste, separatiste, shoviniste ndaj popujve të mbretërisë së saj, e kryesisht ndaj

shqiptarëve të Kosovës.

663 AQSH, Fondi 251, d. 102, viti 1930, fl. 1-2 Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Ficos.664 Theodore I Geshkoff, “Balkan Union, a road to peace in the Southeastern Europe” (Columbia University Press 1940), 88665 Po aty, 88- 89 666 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934, fl. 145 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik.667 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 41

144

Page 145:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë përgatitjes së Konferencës Ballkanike, edhe Shqipëria ishte dakort që ajo të ishte

pjesëmarrëse, por me një kusht që të respektoheshin të gjithë popujt e Ballkanit me kërkesat e

tyre, duke përfshirë edhe të drejtat se shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi668. Ministri shqiptar

në Jugosllavi, Rauf Fico u shpreh : “Jemi dakort që Ballkani u përket Ballkanasve, veçse

duhet bërë një korrigjim i vogël. Ai u përket ballkanasve, por me të drejta të barabarta dhe

pa dhunë të ndonje shteti ndaj një shteti tjetër” 669.

Diplomacia shqiptare i bënte të ditur Jugosllavisë, se aleanca ballkanike mund të sigurohej,

vetëm nëse Beogradi do të respektonte shqiptarët që jetonin brenda Mbretërisë Jugosllave670.

Shteti shqiptar e shikonte me skepticizëm përfshirjen e Shqipërisë në këtë aleancë. Një

mendim të tillë kishte edhe shtypi italian. Ajo i bënte të ditur qeverisë së Tiranës, se

mosemancipimi i Ballkanit nuk varej nga ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, por ndikohej

negativisht, sidomos nga politika serbo-madhe, si dhe nga kërkesa që popujt ballkanikë, u

bënin shpesh herë thirrje Fuqive të Mëdha, për arsye ekonomike, politike671etj. Gjithsesi,

fillimi i vitit 1930 cilësohet si një periudhë, ku shtetet ballkanike ishin në marrëdhënie të mira

diplomatike. Ballkani kishte mundur t’u bënte ballë edhe presioneve të Fuqive të Mëdha, të

cilat nuk ishin dakort ndaj zhvillimeve të reja që po ndodhnin në rajon672. Ato hynë shumë

shpejt në rrugën e marrëveshjeve dhe negociatave. Megjithatë, mes vendeve të Ballkanit

kishte ende probleme që duheshin zgjidhur, para se të arrihej një konsensus i përbashkët.

Rasti i Bullgarisë dhe i Greqisë paraqitet si një nga rastet tipike, ku ende vazhdonin përplasjet

mes tyre, për një dalje dhe një dominim më të gjerë në Detin Egje. Bullgaria dhe Rumania

kishin probleme të tjera, në lidhje me trajtimin e bullgarëve në Dobruxha. Ndërsa, Jugosllavia

ndiqte një politikë separatiste dhe shoviniste ndaj shqiptarëve që jetonin brenda federatës së

saj. Jugosllavia e shikonte me dyshim përfshirjen e Shqipërisë në Konferencat Ballkanike.

Fillesa e depresionit ekonomik që kishte përfshirë botën, përshpejtoi hapat për thirrjen e

aleancës ballkanike. Në këto rrethana, lideri i partisë agrare Aleksandër Papanastasiu,

gjithashtu edhe ish kryeminstër i Greqisë, mori inisiativën për propozimin e aleancës

Ballkanike673.

668 AQSH, Fondi 251, d. 100, fl. 1-2 Raporti ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Fico. 669 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra 1999) , 41670 AQSH, Fondi 251, d. 100, fl. 1-10, Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi, Rauf Fico për MPJ shqiptare671 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1930, fl. 1-2 Artkull i shtypit italian “Stampa” në lidhje me qëndrimin e diplomacisë italiane ndaj hyrjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. 672 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 814673 Theodore. I. Geshkoff, Balkan Union, a road to peace in the Southeastern Europe” (Columbia Univeristy Press 1940), 88/ L. S. Stavrinos, “ A history of the movement toward Balkan Unity in modern times, 230

145

Page 146:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Konferenca si fillim do të ishte gjysëm zyrtare, e cila do të bazohej në pjesëmarrjen e disa

prej grupeve nacionale, të përbërë nga profesorë të universiteteve, përfaqësues të

organizatave të ndryshme674 etj. Konferencat edhe pse nuk kishin karakter vendimmarrës nga

ana e qeverive të gjashtë shteteve ballkanike, nuk e humbi karakterin e saj zyrtarizues. “Kjo

konferencë me gjithë se jo zyrtare, indipendente dhe aspak angazhuese e përgjegjësisë së

qeverive, prapë nuk kishte mundur të mbahej as materialisht as moralisht, pa mbështetjen e

qeverive, të cilat do të ishin të përfaqësuara në të prej mbikëqyrësve të vet, në mënyrë që të

informonin qeveritë e tyre mbi punën e saj, mbi dëshirat e saj, mbi sugjerimet e saj dhe mbi

qëllimet e saj”675.

Qeveritë ballkanase përfaqësoheshin në këto konferenca, nëpërmjet të zgjedhurve të vet

shteteve, pas një konsultimi paraprak me qeveritë e tyre përkatëse676. Në veprimtarinë e

konferencave kryesonte Jugosllavia. Gjatë një vizite në Londër, zoti Papanastasiu mori një

telegram nga Athina, e cila i bënte të ditur atij, se qeveria jugosllave i kishte njoftuar me anën

e ministrit të saj në Greqi, se do të merrte pjesë në konferencën në fjalë677.“Synimi jugosllav

ishte që si shteti më i madh të kishte ekskluzivitet mbi shtetet e tjera të Ballkanit”678, e cila

kishte në përbërjen e saj shumë shtete si: Kroacia, Sllovenia, etj ku nuk mungonin

pakënaqësitë dhe problemet etnike brenda Mbretërisë Jugosllave.

Gjithsej, u zhvilluan katër konferenca ballkanike. Konferenca e parë u hap zyrtarisht në tetor

të 1930, në Athinë, e cila më pas do të pasohej nga Konferenca e Stambollit ( tetor 1931),

Bukuresht (tetor 1932), si dhe e katërta në Selanik, (nëntor 1933)679. Shteti shqiptar u

përfaqësua nga delegacioni i saj, me në krye Mehmet Konicën, i cili në këtë kohë ishte

këshilltar i mbretit Zog. Ai mori pjesë në të katërt Konferencat Ballkanike që u zhvilluan 680.

Këto Konferenca u zhvilluan jashtë veprimtarisë së qeverive të vendeve të tyre. Këtë gjë e

konfirmon edhe Legata shqiptare në Beograd, e cila njoftonte Ministrinë e Jashtme mbi

674 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram i MPJ dërguar Këshillit të Ministrave në lidhje me Konferencën e Parë interballkanike që do të mbahej në Athinë. Nr. 1013/III, 14 qershor 1930 / S. Stavrinos, “A history of the movement toward Balkan Unity in modern times”, Honden, Connectucut 1964, 230675 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram i MPJ dërguar Këshillit të Ministrave në lidhje me Konferencën e Parë Interballkanike që do të zhvillohej në Athinë. Nr. 1013/III, 14 qershor 1930676 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 41677 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 37 Informacion nga Legata shqiptare në Londër, dërguar ministrit të punëve të jashtme, Rauf Ficos. Nr. 2669/G, 22 korrik 1930678 Lisen Bashkurti, “Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë”, 255679 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 42680 Paskal Milo, “Shqipëria dhe Aleanca Ballkanike” Studime Albanologjike I. Viti II (3). 1997/1. 53-58

146

Page 147:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Konferencën ndërkombëtare që do të mbahej në Athinë, në të cilën ministri i jashtëm i

Shqipërisë në Beograd kishte kërkuar një takim me kryeministrin jugosllav, Marinkoviç681.

Fico e kishte pyetur atë nëse qeveria e Beogradit do të merrte pjesë në Konferencën e Parë

ndërkombëtare që do të mbahej në Athinë dhe në çmënyrë682? Kryeministri jugosllav ishte

përgjigjur: “Natyrisht, Jugosllavia do të marrë pjesë, por me qene se çeshtja e konfederatës

se bashkimit Ballkanik shkakton shumë susceptibilitete dhe me qene se veshtersinat qe kemi

jane te mjafshme…jam i mendjes qe, delegatet jugosllave te mos dergohen drejt për drejt dhe

nga ana e qeverisë, por të vene në emrin e disa Shoqatave jugosllave, fjala vjen ne emrin e

Shoqates jugosllave per Lidhjen e Kombeve, ose të Shoqates per paqen ose te Shoqates se

Paneuropa... 683”.

Konferencat u zhvilluan jo në mënyrë të drejtpërdrejt nga qeveritë ballkanike, por jo të

diktuara jashtë veprimtarisë së tyre. Gjithsesi, ato patën një rëndësi të veçantë. Programi i

Konferencës konsistonte në ekzaminimin e të gjitha çështjeve që karakterizonin shtetet

ballkanike, të cilat kishin një interes të posaçëm, në mënyrë që solucioni i tyre të vlente për

të afruar shtetet ballkanike njëra me tjetrën684. Për mbajtjen e Konferencës u diskutua që të

caktohej një numër delegatësh rreth 30 vetë685.

“Zgjedhja e delegatëve do të bëhej në mënyrë të tillë, ku në parim do të ftoheshin

personalitete që në jetën politike të vendeve të ndryshme ballkanike, kishin luajtur një rol

efektiv, pastaj do të ftoheshin organizata të mëdha shoqërore, si dhoma tregtie e industrie,

dhoma dhe qarqe agrikulturore, bursat e punës, bashkitë, shoqatat e mëdha që punonin

drejtpërdrejt ose tërthorazi për afrimin e popujve, me anë të përhapjes së ideve të së drejtës, të

solidaritetit ndërkombëtar etj”686. Zyra Ndërkombëtare e Paqes, Komiteti i së cilës kishte

pranuar të siguronte mbledhjen e konferencës, ka ftuar një ose dy përfaqësues të organizmave

ndërkombëtare të rëndësishme, si Lidhja e Kombeve, Zyra Ndërkombëtare e Punës, Dhoma

ndërkombëtare e tregtisë687etj.

681 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 9 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd, dërguar Ministrisë së Jashtme në lidhje me zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike.682 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl.9 Telegram i legatës shqiptare në Beograd, dërguar MPJ shqiptare, në lidhje me zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike.683 Po aty684 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram i MPJ dërguar Këshillit të Ministrave në lidhje me Konferencën e Parë Interballkanike që do të mbahej në Athinë. Nr.1013/III, 14 qershor 1930 685 Po aty686 Po aty, fl. 13

147

Page 148:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë përgatitjes së Konferencave Ballkanike, u krijuan komisione të veçanta për të

shqyrtuar probleme nga më të ndryshme, si të natyrës politike, si edhe çështje me karakter

social-ekonomik688. Komisionet e ngritura u ndanë sipas profileve të tyre. Komisioni që

kryesonte çështjet ekonomike do të ndalej te krijimi i një dhome tregtie dhe industrie për

popujt e Ballkanit, bashkëpunimin ndërmjet bankave brenda këtij rajoni, bashkëpunimin

doganor mes shteteve ballkanike, komunikacioni, krijimi i një zyre pune ballkanike, si dhe të

një unioni postar689. Informacion në lidhje më të detajuar të programit të Konferencës së Parë

interballkanike që do të mbahej në Athinë, na e jep Legata shqiptare në Londër, e cila

raportonte ministrin e jashtëm shqiptar, Rauf Ficon si më poshtë:

I a) “Organizimi i Bashkimit Ballkanik me pjesëmarrjen edhe të Lidhjes së Kombeve dhe të

një Federate evropiane eventuale. I b) Organizimi i Konferencave Ballkanike. II ) Masa për të

favorizuar afrimin politik dhe intelektual të shteteve ballkanike. III) Masa për të favorizuar

afrimin e tyre ekonomik690”. Gjithashtu, qeveritë ballkanike do të binin në akord me njëra-

tjetrën, rreth dobisë të një Lokarnoje Ballkanike, krijimin e një instituti bashkëpunimi

intelektual ballkanik, reforma të mësimit të historisë nëpër shkollat, zhvillimin e

komunikacionit ajror, detar, postar, telegrafik dhe telefonik midis shteteve ballkanike,

krijimin e një banke interballkanike, si dhe politika e përbashkët për mbrojtjen e duhanit691.

Komisioni i ngritur nga profesorët e universiteteve ballkanike, hodhën idenë e krijimit të

Institutit të Historisë së Ballkanit692.

Komisioni i cili ishte ngritur për të trajtuar çështje të natyrës politike, do të ndalej te problemi

etnik që ekzistonte mes popujve të Ballkanit, por që nuk dha rezultat. Kjo ishte arsyeja

kryesore, se përse nuk funksionuan konferencat. Ky komision përgatiti edhe planin për

krijmin e një Pakti Ballkanik, por pa u zgjidhur çështja etnike, si dhe çështja e pakicave

kombëtare brenda rajonit, nuk mund të bëhej fjalë për një pakt.

687 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram i MPJ dërguar Këshillit të Ministrave në lidhje me Konferencën e Parë interballkanike që do të mbahej në Athinë. Nr 1013/III, 14 qershor 1930688 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 814689 Po aty690 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 36 Informacion nga Legata mbretërore shqiptare në Londër, dërguar Rauf Ficos, mbi Konferencën e parë të Athinës. Nr. 2669, 22 7. 1930691 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 36 Informacion nga Legata mbretërore në Londër për ministrin Rauf Ficon. Nr. 2669, 22 korrik 1930 692 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 814

148

Page 149:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në lidhje me vendin se ku do të mbahej Konferenca e Parë Interballkanike, do të ishte një

prej vendeve të kryeqyteteve ballkanike dhe se zgjedhja e qytetit ku do të mblidhej

Konferenca e parë nuk kishte ndonjë rëndësi. Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare të Paqes, zoti

H. La Fontaine vendosi që kjo Konferencë e Parë të mblidhej në Athinë693. Në Konferencën

e parë do të merrnin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, ku do të

trajtoheshin mjaft çështje, të cilat janë sipërpërmendur.

Çështja e minoriteteve do të bëhej një nga pikat më të nxehta që do të acaronte zhvillimin

gjatë Konferencës së Parë, por edhe gjatë zhvillimit të konferencave të tjera. Bullgaria dhe

Shqipëria ishin dy nga shtetet më të pakënaqura në Ballkan, në lidhje me keqtrajtimin që u

bëhej kryesisht shqiptarëve, por edhe pakicave bullgare nga ana e autoriteteve jugosllave.

Shqipëria nuk u tregua këmbëngulëse në të gjitha etapat e zhvillimeve të konferencave, pasi

ajo në Konferencën e tretë, hoqi dorë nga kërkesa e saj për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

që jetonin në Jugosllavi.

Edhe në Konferencën e Katërt në Selanik, nëntorin e 1933 delegacioni shqiptar heshti për

këtë çështje694. Gjatë sesioneve të konferencave, u trajtuan probleme të ndryshme jo vetëm të

natyrës politike, por edhe të karakterit social si: themelimi i një bashkëfederate të

Organizatës së Punëtorëve ndërmjet vendeve të Ballkanit, si dhe u trajtuan probleme të

karakterit shëndetsor. Shqipëria e pranoi ftesën dhe mori pjesë në të gjitha konferencat 695.

III.2 Qëndrimi i delegacionit shqiptar në këto konferenca dhe reagimi jugosllav.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencat Ballkanike do të synohej si një rast i mirë për t’u

afruar me vendet e Ballkanit, sidomos me Jugosllavinë, e cila ishte rivalja kryesore e Italisë

693 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 13 Telegram i MPJ shqiptare dërguar Këshillit të Ministrave , në lidhje me Konferencën e parë interballkanike që do të mbahej në Athinë. Nr 1013/III, 14 qershor 1930 694 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 94-97, Telegram i Legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. Nr. 404/III, 27 nëntor 1933 695 Arben Puto, “Shqipëria Politike 1912- 1939” (Tiranë: Botimet Toena 2013), 520

149

Page 150:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

në lidhje me interesat që ajo kishte në Shqipëri696. Konferencat Ballkanike përkojnë në një

periudhë, ku marrëdhëniet shqiptaro- italiane ishin të tensionuara. Pjesëmarrja e Shqipërisë

në këto konferenca nuk u mirëprit nga Italia. Ajo ishte kundër përfshirjes së Shqipërisë në

këto konferenca, kurse Franca ishte ideatorja e tyre, si edhe e Paktit Ballkanik që vendet e

Ballkanit do të nënshkruanin në vitin 1934. Ajo ishte për aderimin e të gjitha vendeve

ballkanase, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Bullgarinë. Franca kërkonte të krijonte një

bllok të fuqishëm në Ballkan, për të larguar ekpasionin italian që po përparonte në drejtim të

Mesdheut Lindor. Politika franceze gjeti përkrahje edhe te fuqia më e madhe Lindore,

Bashkimi Sovjetik.

Së pari, Rusia ishte për dobësimin e influencës fashiste italiane në drejtim të Ballkanit e

Mesdheut Lindor.

Së dyti, Rusia është parë historikisht si çliruese e popujve të sllavëve të jugut. Ajo ishte për

ruajtjen e statukuos së Ballkanit. Përsa i përket qëndrimit italian, spekulohej se midis shteteve

të Ballkanit kishte mosmarrëveshje. Italia ushtroi një presion politik mbi qeverinë e Athinës

që kjo e fundit të mos e nënshkruante Paktin Ballkanik. Zogu e kuptoi mjaft mirë rëndësinë e

këtij pakti, dhe shumë shpejt i orientoi diplomatët shqiptarë që të mërrnin pjesë në punimet e

Konferencave.

Ky ishte momenti më i përshtatshëm për mbretin Zog, i cili bëri përpjekje për të ndjekur një

politikë rajonale me fqinjët e tij, si dhe të çlirohej sadopak nga ndikimi italian. Lajmi në

lidhje me përgatitjen e Konferencës së parë Ballkanike, na e jep telegrami i dërguar nga

Ministria e Jashtme shqiptare, e cila informonte kryesinë e Këshillit Ministror:“Zyra

ndërkombëtare e Paqes ishte duke përgatitur një mision që kishte dashur t’ia ngarkonte

“Nënkomisionit Ballkanik”, i formuar në gjinin e Komisionit të Federatës së Popujve” në

Kongresin e XVII të Paqes, mbajtur në Athinë në 6- 10 tetor 1929697.Qëllimi i kësaj

konference bënte të ditur Ministria e Jashtme shqiptare, ishte afrimi i popujve që kanë

interesa të posaçme, për shkak të fqinjësisë, kushteve ekonomike, aspiratave kulturore dhe të

historisë së tyre698.

696 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese në Shqipëri”, (Tiranë: 1984)697 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare dërguar Kryesisë së Këshillit Ministror, mbi Konferencën e Paqes së Parë Interballkanike, që do të mbahej në Athinë më 5 tetor 1930. Nr. 1013/III, 14 qershor 1930698 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 12 Telegram MPJ shqiptare dërguar Këshillit të Ministrave, në lidhje me zhvillimin e Konferencës së Parë në Athinë. Nr. 1013/III, 14 qershor 1930

150

Page 151:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare, raportonte qeverinë e saj, se Zyra

Ndërkombëtare e Paqes ka si qëllim edhe zmadhimin moral të popullit shqiptar699. “Ajo

shpresonte në konkursin shqiptar, e cila nuk do të mungonte dhe se “qeveria mbretërore e

Shqipërisë nuk ka për të refuzuar të interesohet në mirëdashje dhe të përmbaj një shpresë, e

cila do të ketë të paktën meritën t’i tregoj Evropës dhe Botës, ndjenjat e vërteta që frymëzojnë

popujt dhe qeveritë e Ballkanevet”700.

Zyra ndërkombëtare e Paqes shpresonte se “Ballkani do të pushonte së qënuri vendi

nevralgjik i trupit të Evropës, duke u siguruar dhe kuptuar se interesat e tyre, nuk do të

mbroheshin kurrë më mirë, veçse prej atyre vetë, duke gjetur ilaçin e të këqijave që kanë

vuajtur vetëm në vetë- vehte”701. Konferenca do të mbahej prej personaliteteve që

përfaqësonin qarqet politike, botën industriale dhe tregtare, shoqatat e mëdhaja paqësore,

universitetet, qarqet intelektuale dhe të shtypit të çdo shteti702.

Në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Konferencën e parë Ballkanike, Rauf Fico i kërkoi

Ministrisë së Punëve të Jashtme, që kjo e fundit të pyeste Legatat shqiptare në Athinë,

Beograd, Sofie, si dhe Kryekonsullatën në Bukuresht, gjithashtu edhe Legatën në Romë703.

Përsa i përket Ministrisë së Jashtme shqiptare, ajo ishte në favor të dërgimit të një

observatori dhe delegatësh nga ana e qeverisë mbretërore. Ky observator pa angazhuar aspak

qeverinë në vendimet që do të merrte Konferenca interballkanike, do të jetë në gjendje të na

informojë mbi të gjitha punët, dëshirat, sugjerimet dhe qëllimet e Konferencës në fjalë704. Në

lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Konferencën e parë, erdhën telegrame edhe nga Athina,

nëpërmjet zotit Papanastasiu, i cili ishte inisiatori për mbajtjen e saj. Zoti Papanastasiu i

shkruante Rauf Ficos, duke e falenderuar atë dhe qeverinë shqiptare për gjendjen favorable që

dha705. Zoti Papanastasiu bënte të ditur se qeveria mbretërore duhet të kishte kujdes që

delegatët që do të vinin, të kishin me vehte dhe dokumentat706. Gjithashtu, ai i bënte të ditur

Ficos, se qëllimi i konferencës ishte që vendet e Ballkanit të komunikonin njera me tjetrën,

699 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 13 Telegram i MPJ shqiptare për Këshillin e Ministrave, në lidhje me zhvillimin e Konferencës së Parë në Athinë. Nr. 1013/III, 14 qershor 1930 700 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 13 Telegram i MPJ shqiptare dërguar Këshillit Të Ministrave, në lidhje me zhvillimin e Konferencës së Parë në Athinë. Nr 1013/III, 14 qershor 1930701 Po aty702 Po aty703 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 14 Tegram i Rauf Ficos dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare.704 Po aty705 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 26 Telegram i Papanastasiut dërguar Rauf Ficos. Nr.338/I, 7 korrik 1930706 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 23 Telegram i Papanastasiut dërguar Rauf Ficos. Nr. 338/I, 7 korrik 1930

151

Page 152:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

duke pranuar një program me të cilin të sigurohet, që nëpër shkolla të mësohet historia e

kombeve të Ballkanit sa më mirë, që kështu t’u japim një mendim dhe një ndjenjë simpatie

për njëri- tjetrin, duke aspiruar dashuri për kombet fqinje707.

Telegrame erdhën edhe nga Legata shqiptare në Londër, ku ministri Myfit Libohova e

lajmëronte ministrin e jashtëm shqiptar Rauf Ficon, rreth qëllimit dhe programit të

Konferencës së Atihinës. Zoti Libohova i shkruante Ficos, se në Konferencën e parë do të

merrnin pjesë 6 shtete ballkanike, ku çdo delegacion do të kishte në dispozicion 30 vota708.

Në 23 korrik 1930, qeveria shqiptare në mbledhjen e mbajtur nën kryesinë e kryeministrit

Pandeli Evangjeli, si dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, vendosën që të mërrnin

pjesë në Konferencën e parë Ballkanike që do të mbahej në Athinë në ditët e para të

Tetorit709.

Qeveria mbretërore shqiptare mendonte që të përfaqësohej në këtë konferencë, nëpërmjet

idesë nacionaliste. Qeveria mbretërore shqiptare me anë të përfaqësuesve të vet diplomatikë,

kërkoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Shqipëria u përfaqësua

në këto konferenca me anë të një trupi diplomatik, të përbërë nga kryedelegati Mehmet

Konica, i cili kishte qënë ministër i jashtëm, si edhe këshilltar i mbretit Zog në fushën e

politikës së jashtme710. Përfaqësues të tjerë të grupit shqiptar ishin edhe:“Patër Gjergj Fishta,

Mit’hat Frashëri që më vonë u zëvëndësua nga Leonidha Naçi”711.

“Gazeta speciale”, organ i pavarur shkruan: “Anëtarë të tjerë të grupit shqiptar ishin edhe

GJ. Bonati, Emine Topalli, Stavro Stavri, Faslli Frashëri, Sait Toptani, Asim Jakova dhe

Maliq Bushati” 712. Grupi shqiptar që në hapat e para të Konferencës, kishte vënë si kusht që

nuk do të merrte pjesë, në rast se nuk do të shqyrtohej çështja e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi, të cilën e quante të domosdoshme për një Lidhje ose Federate Ballkanike713.

Delegacioni shqiptar nuk u nis menjëhërë për në Konferencën e Parë që do të zhvillohej në

707 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl.23 Telegram i Papanastasiut për Rauf Ficon. Nr. 338/I, 7 korrik 1930 708 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 36 Informacion nga Legata mbretërore e Shqipërisë në Londër dërguar Rauf Ficos, në lidhje me Konferencën Interballkanike që do të mbahej në Athinë. Nr. 2669/ G 22. 7 1930709 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 30 Vendim i Këshillit të Ministrave. Nr. 622, 23. 7. 1930710 “Liria Kombëtare” nr. 153, 29 tetor 1931, 4 711 AMPJ, Fondi 151, d. 103, viti 1930, fl. 30, Vendim i Këshillit të Ministrave. Nr. 622, 23 korrik 1930/ Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013) , 814712 “Gazeta special” 24 shtator 2011, 16713 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 43 Raport i Grupit Kombëtar, kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë Zyrës së Shtypit në Tiranë. 18.3. 1933

152

Page 153:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Athinë, pa u siguruar mirë për këtë pikë714. Në 2 tetor delegacioni shqiptar u nis nga Tirana

drejt Korçës. Ditën tjetër delegatët mbërritën në Follorinë, ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë

së Follorinës dhe në 4 tetor mbërritën në Athinë”715. Në Athinë delegatët shqiptarë u pritën

nga ministri shqiptar i akredituar në Greqi, nga një përfaqësues i zotit Papanastasiu,

gjithashtu delegatët u mirëpritën edhe nga zoti Leonidha Laçi, që kishte vajtur në Greqi disa

ditë më parë716.

Në lidhje me zhvillimin e Konferencës Ballkanike, një vështrim të përgjithshëm na e jep edhe

raporti i dërguar nga Legata mbretërore e Shqipërisë në Athinë, nëpërmjet Ali Asllanit. Zoti

Asllani i shkruajti ministrit të jashtëm zotit Rauf Fico, rreth mbërritjes së delegatëve shqiptar

në Athinë, të cilët kishin mbërritur ditën e shtunë. Ata ishin thërritur prej komitetit organizues

për drekë nga tre vetë për çdo dërgatë, së bashku me ministrat e akredituar në Athinë, një

përfaqësues të Zyrës ndërkombëtare të Paqes717.

Që në bisedimet private që u bënë gjatë takimit të delegatëve atë drekë, u shfaq edhe njëherë

idea se çështja më e rëndësishme ishte ajo e pakicave718. Gjatë këtij takimi paraprak u shfaq

një tendencë e ndryshme dhe e kundërt ndërmjet delegatëve bullgar dhe atyre jugosllav, ku

nuk munguan as qëndrimet e rrepta të delegacionit shqiptar, të cilët shtuan se çështja e

pakicave do të diskutohej, madje me të gjitha hollësitë719. Në mes fjalimeve private u gjend

një rrugë e mesme që çështja e pakicave të bisedohej në përgjithësi, por jo në hollësi720.

Po atë ditë, rreth orës 5 mbasdite u mblodh një këshill i përfaqësuar nga tre delegatë, për të

gjashtë shtetet që do të merrnin pjesë. Në këtë këshill, delegatët shqiptarë deklaruan se plaga

qëndronte në çështjen e pakicavet, prandaj duhej zgjidhur sa më shpejt kjo çështje. “Dërgata

shqiptare insistoi mbi këtë çështje që të bisedohej gjer e gjatë”721. Kështu që të nesërmen në

mëngjes, në datë 5 tetor u mbajt në Athinë Konferenca e Parë Ballkanike, me pjesëmarrjen e

Turqisë, Bullgarisë, Jugosllavisë, Rumanisë dhe Shqipërisë722. Fjalimin e parë e mori zoti

714 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 43 Raport i Leonidha Naçit dërguar Zyrës së Shtypit në MPJ.18. 3 1933.715 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 246 Raport mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike në Athinë.716 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl.246 Raport mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike në Athinë.717 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 69 Telegram nga Legata shqiptare e Athinës, dërguar ministrit të punëve të jashtme, zotit Rauf Fico, rreth Konferencën Ballkanike. Nr. 536/x, 6. 10. 1930 718 Po aty719 Po aty720 Po aty fl. 69- 70 721 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 69722 AMPJ, Fondi 151, d. 335, viti 1931, fl. 5 Korrespodencë e MPJ shqiptare që flasin për Konferencën e Parë Ballkanike.

153

Page 154:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Papanastasiu dhe më pas kryeministri grek Venizellosi, si dhe me radhë gjithë kryetarët e

delegatëve sipas rendit të alfabetit723. Qëllimi kryesor i Konferencës së Parë, bënte të ditur

Papanastasiu, ishte që vendet e Ballkanit të shtrëngonin më tepër lidhjet midis tyre724, të

kishin më tepër unitet, të ishin më tepër të bashkuara, për t’u bërë ballë qëllimeve

agresioniste fashiste italiane, e cila po depërtonte në Ballkan. Konferencat kishin si qëllim

sprapsjen e fashizmit nga Ballkani. Jugosllavia madje doli dhe me moton: “Ballkani i

Ballkanasve”725.

Gjatë Konferencës së Parë kishte një entuziazëm të lartë në të gjithë delegacionet, me

përjashtim të shqiptarëve dhe bullgarëve, të cilët erdhën në konferencë me shpirtin e

skepticizmit”726. Që në fillim, delegacioni shqiptar dhe më pas ai bullgar hapën çështjen e

pakicave, duke thënë:“Pa – u sgjidhur kejo çeshtje çdo bisedim tjeter eshte me kot”727.Zoti

Papanastasiu u bashkua me delegacionin shqiptar dhe atë bullgar duke deklaruar nëpërmjet

raportit e tij:“po te mos regullonej çeshtja e pakicavet, vepra jone do t’ish sin je ndertese me

themele ne rere”728.

Ali Asllani, ministri i jashtëm shqiptar në Greqi i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme

shqiptare në lidhje me çështjen e pakicave, ku gjatë një takimi që ai kishte patur me

Papanastasiun i kishtë thënë: “Që programi asht pregatitur nga Kongresi Ndërkombëtar

Paqes. Me gjthë këtë, ç’do Përfaqësi ka me proponue në Këshillë që ka me u mbajt në

Konferencë me shtue në rendin e ditës e me diskutue dhe çështjen e pakicave, të cilën

Papanastasiu në parim pranon…”729. Megjithatë, delegacioni shqiptar si para konferencës

dhe gjatë zhvillimit të saj, ngriti zërin me kërkesat e saj, në lidhje me çështjen e të drejtave të

shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Jugosllave730. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga raportimet

e përfaqësive shqiptare në Konferencën e parë, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme

shqiptare731. Mehmet Konica deklaroi me vendosmëri: “shteti shqiptar ishte partizan i

723 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 70 Telegram nga Legata shqiptare e Athinës, dërguar ministrit të jashtëm zotit Rauf Ficos, në lidhje me zhvillimin e Konferencës Ballkanike. Nr 536/x, 6. 10. 1930724 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 37 Informacion nga legata shqiptare në Londër dërguar Rauf Ficos, mbi zhvillimin e Konferncës së parë Ballkanike. Nr. 2669, 22.7 1930 725 “Rilindja” , Shqyrtime Historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 9726 Theodore I Geshkoff, “A road to peace in South eastern Evrope”, (Neë Jork, Columbia Univerisity Press 1940), 88 727 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 246- 247 Raport mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike. 728 Po aty729 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 79 Telegram i Ali Asllanit dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare. 30. 9. 1930730 AMPJ, Fondi 151, d. 335, viti 1931, fl. 5 Korrespodencë e MPJ shqiptare me Legatën shqiptare në Beograd, që flasin për Konferencën e Parë Ballkanike.

154

Page 155:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

zjarrtë i bashkimit ballkanik të bazuar në parimet e drejtësisë dhe miqësisë së plotë dhe se

nuk do ishte e mundur që të bëhej ndonjë hap në këtë drejtim pa u njohur më të drejtat e

pakicave” 732. Edhe shtypi shqiptar i konsideroi Konferencat Ballkanike shumë të

rëndësishme, të cilat do të shërbenin për vendosjen e unitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Sipas shtypit shqiptar, çështja e shqiptarëve të Kosovës duhet të gjente një zgjidhje sa më të

shpejt mes shteteve të rajonit. Mehmet Konica kërkoi që të diskutohej që në Konferencën e

Parë Ballkanike, edhe mbrojta dhe sigurimi territorial i Shqipërisë nga ndonjë sulm i

mundshëm nga jashtë733. Kjo gjë mund të bëhej në formën e një pakti.

Kjo ide nuk gjeti mbështetje as në Jugosllavi, si dhe as në Greqi. Dihet që si Jugosllavia dhe

Greqia, ishin dy nga fqinjët lakmitarë të Shqipërisë, të cilat gjatë gjithë rrjedhës historike janë

zgjeruar në kurriz të saj. Jugosllavia ishte kundër indipendencës në Shqipëri, shprehet në

mbledhjet e komisionit politik të vendeve ballkanike nga delegatë jugosllavë734.

Jugosllavia bëri përpjekje edhe në qarqet e tjera ballkanike që të mos merrej në konsideratë

delegacioni shqiptar, me kërkesat e saj për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si dhe me

kërkesat e saj për mbrojtjen e elementit shqiptar në Jugosllavi, pasi prekeshin interesat e

shtetit jugosllav, ku jetonin afërsisht 1 milionë shqiptarë. Delegacioni rumun dhe turk në këtë

mbledhje dhe mbi këtë çështje, u treguan të rezervuar, por qëndrimi i tyre ishte i favorshëm

për palën jugosllave735. Delegacioni jugosllav e luftoi çeljen e çështjes së pakicavet, duke

thënë se mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimit do të ishte më e pëlqyer të fillonte mbi baza

ekonomike që kishin më shumë rëndësi se çdo problem tjetër736. Këtë gjë e bënte të ditur edhe

At Gjergj Fishta, i cili i dërgoi një letër një prej delegatëve të Turqisë, në lidhje mbi debatet

dhe konfliktet e Mehmet Konicës me kryetarin e Legatës jugosllave737. Në letër ai

shkruante:“Mehmet Konica i ka përmendur sjelljet e Jugosllavisë ndaj shqiptarëve të

Kosovës si barbarë, dhe se jugosllavët janë kundër shqyrtimit të çështjes së pakicave

731 AMPJ, viti 1931, dosja 335, fl. 5- 11 Korrespodencë e MPJ shqiptare me Legatën shqiptare në Beograd , që flasin për Konferencën e Parë Ballkanike.732 Beqir Meta, “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, Monarkia shqiptare (1928- 1939,) (Tiranë: Botimet Toena, 2012), 151733 AMPJ, Fondi 151, d. 335, viti 1931, fl. 5 Korrespodencë e MPJ shqiptare me Legatën shqiptare në Beograd, që flasin për Konferencën e Parë Ballkanike.734 “Demokratia”, nr. 272, 18 tetor 1930, 1 735 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 247 Raport mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike. 736 Po aty737 AQSH, Fondi 17, d. 182, viti 1933, fl.1 Letra e At Fishtës dërguar Mehmet Konicës në lidhje me qëndrimin jugosllav ndaj shqiptarëve në Jugosllavi.

155

Page 156:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kombëtare” 738. Në 5 tetor, në orën 10 të mëngjesit, u çel zyrtarisht Konferenca e Parë e

Athinës, e cila filloi me himnin ballkanik. Fjalën e mori më parë zoti Papanastasiu, pastaj foli

zoti Venizelosi dhe më pas folën gjithë kryetarët e delegacionevet739.Kryeministri grek

Venezellosi, si dhe delegatët e Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, në këto fjalime u

treguan në favor të çështjes së minoriteteve, ku kryetari i delegacionit rumun duke folur mbi

pakicat, shtoi:“Eshtë e nevojshme mbrojtja e minoriteteve aq sa duhet që edhe minoritetet të

jenë loajale kundrejt regjimeve të shteteve ku jetojnë”740.

Në mbledhjen e parë të Konferencës, u vendosën 6 komisione të cilat do të përfaqësoheshin

edhe nga pala shqiptare, si ai i organizimit të Konferencës, i kryesuar nga Mehmet Konica,

çështjet politike që do të kryesoheshin nga Stavro Stavri, Fazli Frashëri, dhe Said Toptani,

çështjet ekonomike që do të kryesoheshin nga Leonidha Naçi, Asim Gjakova. Çështjet

intelektuale do të kryesoheshin nga at Gjergj Fishta, Maliq Bushati dhe Emine Toptani. Për

çështjen e komunikacioneve u zgjodh Leonidha Naçi, kurse çështjet sociale do të

përfaqësoheshin nga Bedri Peja dhe Said Toptani741. Mehmet Konica edhe pse ishte anëtari

kryesor i organizimit të konferencës, u mor më tepër me çështjet politike.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Mehmet Konica u shpreh se shqiptarët ishin në rrezik

brenda Mbretërisë Jugosllave. Delegacioni shqiptar u mundua tu’a mbushte mendjen shteteve

të tjera pjesëmarrëse në këtë konferencë, se ato duhej të ndiqnin shembullin e shtetit shqiptar,

i cili i respektonte pakicat që jetonin në Shqipëri. Delegacioni shqiptar shprehej: “Ja pra, ne

nuk po shohim asnjë rrezik që mund të na kanoset nga ana e këtyre pakicave. Rreziku do të

ekzistonte padyshim në qoftë se sillemi ndaj këtyre minoriteteve sikur të ishin robër lufte” 742.

Në fillim, kushtet e vëna nga grupi shqiptar në Konferencën e Parë Ballkanike gjetën

përkrahje nga të gjitha shtetet ballkanike, përveç delegacionit jugosllav. Fillimisht, në

përkrahje të propozimit shqiptar doli Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Turqia, ndërsa

Jugosllavia mbronte tezën: “Konferenca nuk kishte qëllim diskutimin e problemit të pakicave

kombëtare”743. Kryetari i delegacionit jugosllav u bëri të ditur delegatëve shqiptarë, se qëllimi

738 AQSH, Fondi 17, dosja 182, viti 1933, fl. 1 Letra e At Fishtës dërguar Mehmet Konicës në lidhje me qëndrimin jugosllav ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. 739 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 247- 248 Raport mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike.740 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 247-248 Raport mbi zhvillimin e Konferencave ballkanike741 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 247-248 Raport mbi zhvillimin e Konferencave Ballkanike.742 Beqir Meta, “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë”, Botim i Qendrës së studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, monarkia shqiptare (1928- 1939), (Tiranë: Botimet Toena, 2012), 151

156

Page 157:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

i këtyre Konferencave, nuk ishte diskutimi i çështjes së minoriteteve744. Kontributi i

Jugosllavisë të përgatitjes së Konferencave Ballkanike ishte shumë më tepër i limituar në

aspektet dhe problemet ekonomike 745.

Kuptohet qartë që respektimi dhe garantimi i kufijve të Shqipërisë nuk do të gjente as

mbështetjen e Jugosllavisë, as të aleatëve tjerë të Ballkanit. Fuqitë ballkanike nuk donin të

hynin në konflikt me Italinë. Të njëjtës gjë i druhej edhe Jugosllavia746. Në lidhje me çështjen

e pakicave bullgare në Jugosllavi, gjatë Konferencës së Parë Ballkanike, delegacioni bullgar

shprehu të njëjtin mendim si Shqipëria, që çështja e pakicave bullgare të trajtohej në

Konferencat Ballkanike. Delegacioni bullgar deklaroi:

“Konferenca e parë Ballkanike, duke konsideruar se çështja e pakicavet është nga më të

mëdhatë dhe më të vështirat që duhet të kufizohen për të hapur udhën për një marrëveshje

ballkanike, ishte e domosdoshme që të gjitha qeveritë e shteteve të Ballkanit, si dhe pakicat

që banojnë në ato, të plotësojnë integralisht dhe loajalisht detyrimet e tyre me njera- tjetrën

pas traktateve të minoriteteve”747. Pas mbledhjes së parë, u mblodh Komisioni i dytë, i cili do

të trajtonte kryesisht çështje të natyrës politike.

Delegati jugosllav, zoti Topalloviç, foli duke thënë se një marrëveshje ballkanike mund të

realizohej vetëm atëherë, kur në punët e shteteve të Ballkanit, mos të përzihet ndonjë fuqi e

madhe jashtë rajonit. Delegati jugosllav shprehej se Shqipëria, ishte shteti më i vogël dhe më

i ri në Ballkan, i cili ka nevojë dhe për ndihmë nga jashtë. Zoti Topalloviç theksonte: “Për

Shqipërinë interesohej një shtet i madh, që mund të vëj në rrezik pavarësinë e këtij shteti, gjë

e cila ka një karakter që të prish paqen jo vetëm të Ballkanit po dhe të gjithë botës748”.

Fjalimi i delegatit jugosllav Topalloviçit, kishte si qëllim të turbullonte opinionin në lidhje

me çështjen e pakicavet. Fjala e delegatit Topalloviç bëri një përshtypje të keqe në gjithë

delegacionet, si dhe në qarqet e tjera që interesoheshin mbi veprimet e Konferencës749. Gjithë

743 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë, 1997), 247744 Robert Joseph Kerner, Harry Nicholas Howard, “The Balkan Conferences and the Balkan entente 1930- 1935” (Cambridg University Press London, England), 31 745 Robert Joseph Kerner, Harry Nicholas Howard, „The Balkan Conferences and the Balkan entente 1930-1935”, (Cambridg University Press London, England), 31 746 AMPJ, Fondi 151, d. 335, fl. 5- 11, Korrespodencë e MPB me MPJ shqiptare, në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencat Ballkanike.747 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 248 Raport mbi zhvillimin e Konferencës Ballkanike.748 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 249 Raport mbi zhvillimin e Konferencës Ballkanike.749 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl. 249 Raport mbi zhvillimin e Konferencës Ballkanike.

157

Page 158:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

pasdreken e asaj dite, si dhe natën atmosfera e Konferencës ishte e shqetësuar, madje u shfaq

një frikë për shpërndarjen e saj, pas përgjigjeve që do t’i jepeshin zotit Topalloviç nga

delegacionet e ndryshme dhe sidomos, nga ato shqiptare dhe bullgare750. Atë mbrëmje,

delegacioni shqiptar studioi gjatë përgjigjen që do t’i jepte të nesërmen delegatit jugosllav,

zotit Topalloviç. Pak minuta para se të fillonte mbledhja e Komisionit të dytë, Konica u

paralajmërua nga zoti Papanastasiu që të qëndronte i qetë, pasi ai ishte takuar me zotin

Topalloviç. Delegati jugosllav i bënte të ditur Papanastasiut, se do t’i merrte prapë të gjitha

fjalët që kishte thënë, duke i’u lutur atij, që delegacioni shqiptar dhe ai bullgar të mos jepte

asnjë përgjigje. Konica i’u shpreh zotit Papanastasiut, se do të thoshte pak fjalë të buta,

mjaftonte që mos t’i sillnin dëm konferencës751. Të martën në mëngjes, hipi në tribunë zoti

Topalloviç, duke deklaruar se nuk kishte ndërmend të lëndonte asnjë prej delegacioneve.

Mehmet Konica ngarkoi Stavro Stavrin, i cili deklaroi në mbledhjen e dytë: “Shqipëria do ta

humbiste lirinë e saj, vetëm atëherë, kur të mos mbeten më shqiptarë dhe që marrëveshja

jonë me Italinë nuk do të kishte arsye të ekzistonte, po të mos ishim të kërcënuar prej të

tjerëve752. Pas mbledhjes së dytë, delegati jugosllav më shtrëngoi dorën për deklaratën tonë753,

bënte të ditur zoti Mehmet Konica.

Ngjarjet dhe komentet mbi zhvillimin e Konferencës së Parë Ballkanike, u trajtuan edhe në

fletoren gjysëm zyrtare turke “ Hakimiyeti Milliye”, e cila shkruante:“Sjellja e delegacionit

shqiptar në konferencën Ballkanike, ka kristalizue dhe një herë vecansin e situatës së

Shqipnis në Balkan…. Shqipëria ndodhet në një gjendje të vështirë nga pikpamja kombëtare e

gjeografike e saj.. Shqiptarët dhe bullgarët kanë ecur dora- doras në Konferencë përsa i

përket cashtjes së pakicavet… Jugosllavët , me thanë ma mirë serbët si len keqas kundrejt

pakicavet që kanë mbetë nën sundimin e tyre”754. Shteti shqiptar e kishte shumë të vështirë të

zgjidhte çështjen e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi, ku sipas delegatëve shqiptarë, bëhej

fjalë për një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, afro 900.000 banorë755.

Edhe në Konferencën e Dytë, e cila do të mbahej në Stamboll në 20- 26 tetor 1931,

delegacioni shqiptar përdori të njëjtën taktikë si në Konferencën e Parë. Delegatët shqiptarë

750 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl.249 Raport mbi zhvillimin e Konferencës Ballkanike.751 AMPJ,viti 1930, dosja 103, fl. 252 Raport i Leonidha Naçit mbi zhvillimin e Konferencave Ballkanike. 752 Po aty, fl. 253753 AMPJ, viti 1930, dosja 103, fl.253 Raport i Leonidha Naçit mbi zhvillimin e Konferencave Ballkanike.754 “Rilindja e Arbënia”, nr. 39-40, 29 tetor 1930, 3755 “Rilindja e Arbënia”, nr. 39- 40, 29 tetor 1930, 3-4

158

Page 159:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

këmbëngulën që të diskutohej çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi.

Sërish, delegacioni shqiptar që në fillim të Konferencës së Dytë Ballkanike vuri si kusht, se

nuk do të merrte pjesë në rast se nuk do të shqyrtohej çështja e shqiptarëve të Kosovës, të

cilën e quante të domosdoshme dhe si kusht për një lidhje ose Union Ballkanik756.

Delegacioni shqiptar nuk pushoi së këmbënguluri për çështjen e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi. Kështu si delegacioni shqiptar, por edhe ai bullgar shtuan në paraprojektin

ballkanik, çështjen e pakicave kombëtare që jetonin në Jugosllavi757. Delegacioni shqiptar që

në fillim të Konferencës së Dytë, u drejtoi një pyetje delegatëve ballkanikë, nëse kishte

shqiptarë që jetonin në vendet e tyre. Të gjithë kryedelegatët që kishin marrë pjesë në

mbledhjen e kësaj konference, njëzëri reaguan. Kryedelegati jugosllav pohoi:“Jo vetëm ka

pakica shqiptare në Jugosllavi, po dhe se do të përpiqen në çdo mënyrë që t’i jepen të drejtat

e saj”758. Nga pohimi i delegacionit ballkanas, veçantërisht ai jugosllav, del qartë se

shqiptarët përbënin një realitet të pamohueshëm për Jugosllavinë, dhe se ajo duhet t’i merrte

në konsideratë ata, duke i njohur dhe respektuar të drejtat e tyre.

Në mes shume delegatëve ballkanas, gjatë punimeve të Konferencës së Dytë Ballkanike,

dallonte kryedelegati shqiptar, Mehmet Konica. Ai mbajti një fjalim të zjarrtë për mbrojtjen e

çështjes së të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Jugosllave759. Konica u

konsiderua nga shtypi turk “Xhumhuri yet” si “professor universitar i vuar. Me ngadalë,

bukur “dhe në mënyrë imponuese”760. Ndërsa sipas historianit Bernd Fisher, Mehmet Konica

u kritikua ashpër për mungesë kritike ndaj politikës së fqinjëve në çështjen e pakicave

kombëtare761.

Gjatë punimeve të Konferencës së Dytë Ballkanike, mbajtur në 20- 26 tetor 1931, nuk

munguan edhe telegramet midis Ataturkut dhe Zogut, çka ishte afrimi i parë midis Shqipërisë

dhe Turqisë, pasi Turqia nuk e kishte mirëpritur shpalljen e Mbretërisë Shqiptare dhe nuk e

kishte njohur mbretin Zog. Më parë Ataturku kishte takuar delegacionin shqiptar në Ankara.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto konferenca, kishte një rëndësi të madhe për Shqipërinë,

756 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 53, viti 1931, fl. 1-10 Raport i legatës italiane drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme 757 Po aty758 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 43 Raport i grupit Kombëtar kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shypit në Tiranë. 18. 4. 1933/ “Dielli”, 12 maj 1933, 4759 Bernd Ficher, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Çabej 1984), 234760 “Demokratia”, 14 nëntor 1931, 3761 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog…, 235

159

Page 160:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

sepse kjo gjë u përdor nga qeveria shqiptare, si një mesazh edhe ndaj qeverisë së Romës,

kohë kur marrëdhëniet italo-shqiptare ishin të acaruara762.

Në Konferencën e Dytë Ballkanike, pasi u dëgjuan disa nga përfaqësuesit e delagacioneve

ballkanike, i erdhi radha edhe Shqipërisë. Mbreti Zog e kishte porositur kreun e delegacionit

Mehmet Konicën, se gjëja që duhej të diskutonte ai, ishte çështja e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi dhe në Greqi. Gjatë Konferencës së Dytë, pati përplasje mes delegacionit jugosllav

dhe atij shqiptar. Çështja që shqetësoi dhe që atakoi dy delegacionet fqinje, ishte çështja e

shqiptarëve të Kosovës. Jugosllavia nuk e pranonte faktin, se pikëpamja e delegacionit

shqiptar për mbrojtjen e elementit shqiptar në Jugosllavi, ishte e drejtë. Jugosllavia pohoi

gjatë sesionit të punimeve të konferencës: “Marëveshja ndërballkanike do të realizohet vetëm

kur do të shqyrtojmë dhe rregullojmë marrëdhëniet ekonomike” 763.

Mehmet Konica hasi në kundërshtim me delegatin jugosllav Joniç, i cili kërkoi që ta

përqëndronte objektin e diskutimit, në lidhje me çështjet ekonomike që karakterizonin dy

vendet fqinje764. Grupi shqiptar kishte këmbëngulur që në fillim të punimeve të Konferencës

së Dytë Ballkanike, në lidhje me trajtimin e çështjes së shqiptarëve, si dhe të gjendjes së tyre

të brendshme në Jugosllavi. Delegacioni shqiptar paraqiti fakte, se si Jugosllavia i trajtonte 1

milionë shqiptarë që jetonin në Mbretërinë Jugosllave. Debati Konica- Joniç ishte mjaft i

ashpër. Mehmet Konica mbajti një fjalim të ashpër gjatë konferencës.

Sipas gazetës “Demokratia”, Mehmet Konica shprehej për padrejtësitë që u ishin bërë

shqiptarëve, veprime këto që ishin nga më të padrejta dhe më flagrante, për një bashkëjetesë

rajonale nga ana e Jugosllavisë. Konica këmbëngulte që shqiptarët të liheshin të rronin,

pavarësisht nga rrethanat dhe forcat brutale që i kishin ndarë vëllezërit e një race. Më pas ai

shprehej:“Pa njohjen dhe aplikimin e të drejtavet, ne nuk do të mundim të bëjme asnjë “çap

përpara” 765.

Me këto fjalë e mbylli fjalimin, diplomati shqiptar Mehmet Konica. Ai e vinte theksin, se

nënshkrimi i Paktit Ballkanik do të shtyhej nga pala shqiptare, në rast se nuk do të shqyrtohej

dhe nuk rregullohej, çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetonin jashtë kufirit shqiptar766.

762 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 53, viti 1931, fl. 1-10, Raport i legatës italiane drejtuar MPJ shqiptare.763 “Demokratia” 14 nëntor 1931, 3764 AQSH, Fondi Legata italiane, d.53, viti 1931, fl. 120 Raport i Legatës italiane drejtuar MPJ shqiptare.765 “Demokratia”, 14 nëntor 1931, 3766 Po aty

160

Page 161:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Mehmet Konica deklaroi: “Për neve çështja më me rëndësi e më jetike është, që t’i

“sigurohen kondita njerëzore jetës së bashkatdhetarëvet t’onë në Jugosllavi. Nenani

sgjidhjen e kësaj çështjeje “dhe do t’a nënëshkruajmë me sy mbyllur Paktin e miqësisë dhe

çdo akt tjetër”767. Nga rrethanat e krijuara në Ballkan, nuk mund të flitej për një Pakt

Ballkanik, i cili u propozua gjatë sesionit të Konferencës së Dytë, propozuar nga profesori

Spiropulos768, ku ekzistonin probleme nga më të ndryshme, si mosmarrëveshjet midis

Bullgarisë dhe Greqisë, apo edhe mosmarrëveshjet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë etj. Në

Konferencën e Dytë Ballkanike, delegacioni jugosllavi u shpreh se nuk njihte pakicë

shqiptare, dhe se në Jugosllavi nuk kishte pakica, pasi Jugosllavia ishte një shtet i bashkuar

me serbë, kroatë, sllovenë e boshnjakë.

Konferenca u karakterizua nga tone të ashpra, mes delegacionit shqiptar dhe atij jugosllav769.

Përfaqësuesit shqiptarë deklaruan se konferencat nuk përfaqësonin asnjë akt bashkëpunimi

ndërballkanik, por shprehte edhe njëhërë ambiciet dhe pikëpamjet shoviniste serbe për të

dominuar, jo vetëm mbi shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjerë në rajonin ballkanik. Gjer sa

Mbretëria Jugosllave nuk njihte të drejtat e popullsisë shqiptare që jetonte në federatën

jugosllave, do të thoshte se Jugosllavia nuk e donte marrëveshjen ballkanike, të mbështetur

në barazi, liri dhe drejtësi. Delegacioni shqiptar mbajti një qëndrim mjaft të ashpër dhe ai u

shpreh:“Nuk do të permetojme te sakrifikohet as nje qime nga te drejtat e bashkekombasvet

t’one” 770.

Qëndrimi i delegacionit shqiptar ishte i qartë dhe i prerë. Mehmet Konica i bëri një mbrojtje

spektakolare elementit shqiptar që jetonte në Jugosllavi771. Mehmet Konica i rikujtoi

Jugosllavisë, gjithë dëmet dhe vuajtjet që ajo i kishte bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve për vite

me radhë. Gjatë sesionit të Konferencës së Dytë, të dyja delegacionet u konfliktuan ashpër,

ku “delegati jugosllav atakoi Shqipërinë” 772. Joniçi, kryetari i delegacionit jugosllav reagoi

shumë ashpër, duke u shprehur se vendet ballkanike, nuk duhet të influencoheshin nga ndonjë

fuqi e huaj që kishte interesa në Ballkan, duke nënkuptuar që pas interesave shqiptare,

qëndronin interesat italiane773. Por një ditë më vonë, delegati jugosllav kërkoi ndjesë të

767 “Demokratia”, 14 nëntor 1931, 3768 AMPJ, viti 1932, dosja. 72, fl. 261 Raport i kryetarit të delegacionit shqiptar Leonidha Naçit, mbi zhvillimin e Konferencës së Tretë Ballkanike në Bukuresht.769 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 53, viti 1930, fl. 1- 10 Raport i Legatës italiane drejtuar MPJ shqiptare. 770 “Demokratia”, 14 nëntor 1931, 4771 AQSH, Fondi Legata italiane, d. 53, viti 1930, fl. 1- 10 Raport i Legatës italiane drejtuar MPJ shqiptare.772 “Demokratia”, nr. 191, 19 tetor 1930, 1

161

Page 162:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

nesërmen për atakimin me Shqipërinë”774, sepse nuk donte të linte një përshtypje jo të mirë në

radhët e delegacioneve ballkanike.

Ndikimi i Fuqive të Mëdha në Ballkan ishte bërë diçka e zakontë. Ajo nuk ishte karakteristikë

vetëm e marrëdhënieve italo-shqiptare. Shumë prej Fuqive të Mëdha fshiheshin pas shteteve

të Ballkanit, për të realizuar qëllimet e tyre në këtë rajon. Pas Greqisë fshihej Anglia, apo pas

Jugosllavisë fshiheshin interesat franceze. Pas provokimeve nga pala jugosllave, delegacioni

shqiptar u përgjigj:“Midis tyre nuk kishte asnjë italofil dhe se, në fund të fundit, nuk ishte

ndonjë faj po të ishe mik i Italisë”775. Pretendimet jugosllave se grupi shqiptar kishte ndikim

nga Italia, nuk gjetën terren nga pala shqiptare për dy arsye: Së pari, vetë Zogu e kishte

porositur delegacionin shqiptar që të shkonte në Konferencë, pa u konsultuar me Italinë, pasi

gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet italo-shqiptare ishin në krizë.

Së dyti, Zogu e dinte që qëllimi i Italisë ishte që ta mbante larg Shqipërinë nga politika

rajonale me Ballkanin. Italia nuk kishte asnjë interes që Shqipëria të ndiqte një politikë

rajonale me fqinjët e saj, sepse ajo do ta kishte më të vështirë për të përhapur ekspasionizmin

fashist në Ballkan, pa Shqipërinë. Mehmet Konica vazhdonte, se e vetmja rrugëdalje, ishte

afrimi i Shqipërisë me Jugosllavinë dhe me popujt e tjerë ballkanikë. Konica i bëri të ditur

palës jugosllave, se ishte në interes të tyre bashkëpunimi rajonal, pasi të bashkuar, ata mund

të ndalonin përhapjen e fashizmit në Ballkan. Jugosllavia bashkë me aleatët e tjerë

ballkanikë, nuk i’a vunë veshin Shqipërisë. Ato heshtën ndaj kërkesave dhe thirrjeve të

shqiptarëve.

Gjatë punimit të seancave, pati debate e polemika që shkaktuan dy delegacionet, si ai shqiptar

dhe ai jugosllav776. Delegati shqiptar Bedri Pejani deklaronte:“Në Shqipëri jetonin më shumë

se 1 milion shqiptar, të cilët u ishin privuar liritë më elementare njerëzore dhe se ata së

bashku me Shqipërinë kërkonin të respektoheshin traktatet ndërkombëtare për pakicat

kombëtare”777. Delegacioni shqiptar kërkonte t’i bënte të ditur jo vetëm Jugosllavisë, por

edhe shteteve të tjera ballkanike, se shqiptarët në Jugosllavi përbënin një numër të

konsiderueshëm, duke përfaqësuar një komb më vete, dhe se ata duhet të trajtoheshin të

773 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra 1999), 47 774 “Ora”, nr 191, 10 tetor 1930, 1775 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra 1999), 47776 Po aty 777 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zog”, (Tiranë 1997), 248

162

Page 163:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

barabartë, njësoj si serbët dhe popujt e tjerë të federatës. Fletorja gjysëm zyrtare turke

“Hakimiyeti Milliye” shkruante:“Numri i këtyne shqiptarëvet, si ç’thotë delegacjoni

shqiptar, asht gati baras me numrin e shqiptarëvet të Shqipnis”778. Pas shumë debatesh mes

dy delegacioneve fqinje, Konferenca e Dytë u mbyll nga kryetari i konferencës, zoti Hasan

Beu779. Mbyllja e konferencës u shoqërua me një komunikatë që do të rishqyrtonte edhe

njëhërë çështjen e pakicave. Edhe në Stamboll, delegacioni shqiptar këmbënguli për

respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Këmbëngulja e delegacionit

shqiptar, bënë që të acaroheshin më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Në këtë periudhë filluan edhe përgatitjet nga pala jugosllave për rrëzimin e mbretit Zog. Si

fillim, Beogradi zëvendësoi ministrin fuqiplot jugosllav Nastasijeviçin, me Jovan Gjenoviçin,

i cili njihej për aftësitë e tij diplomatike edhe nga Italia780. Gjithashtu, Beogradi emëroi si

këshilltar të Legatës Jugosllave në Shqipëri, Vukoteviçin, i cili më parë kishte qënë konsull i

Malit të Zi në Shkodër781. Ai i njihte mirë prirjet e shqiptarëve. Trupa ushtarake jugosllave u

përhapën në kufijtë e Shqipërisë, kryesisht në Serbinë Jugore dhe në Maqedoni, në të cilat u

përhapën zëra: “…se rrëzimi i mbretit Zog, do të kryhej sa më shpejt782.

Sipas burimeve arkivore, ministri jugosllav Gjenoviçi dhe këshilltari i Legatës jugosllave në

Shqipëri, Vukotiçi kishin marrë në dorë situatën. Ata po përpiqeshin që të blinin edhe kapot e

bandave shqiptare, të cilët do të luftonin në mbrojtje të interesave jugosllave, dhe se shumë

shpejt do të nisnin një luftë civile të brendshme, për të rrezuar Zogun nga pushteti783. Edhe

pse delegacioni shqiptar kishte mbrojtur tezën e respektimit të të drejtave të shqiptarëve në

Jugosllavi, kjo e fundit filloi një valë të gjerë sulmesh për shkombëtarizimin dhe shpërnguljen

e tyre në drejtim të Turqisë. Shumë prej shqiptarëve që do të largoheshin nga Kosova, do të

zëvendësoheshin me malazezë dhe serbë. Shumë prej shqiptarëve të Kosovës, nuk u larguan

dot me dhunë nga jugosllavët. Edhe ata që u larguan, shfaqën dëshirën që të shkonin në

Shqipëri, “ku kishin më tepër mundësi më të mëdha për t’u sistemuar, por policia refuzoi që

t’u jepte pashaportat”784. Mbreti Zog e kishte kuptuar se diçka po kurdisej në kufirin

778 “Rilindja e Arbënia”, nr 39- 40, 29 tetor 1930, 3 779 “Rilindja”, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 9/ G.Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 46780 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia …, 248781 Po aty782 Po aty783 Po aty , 248- 249

163

Page 164:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptaro- jugosllav, prandaj shumë shpejt urdhëroi ushtrinë shqiptare që të bënte minimin e

kufirit midis Shqipërisë dhe Serbisë jugore785.

Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin duke u acaruar gjithnjë e më

shumë. Në këto rrethana ndërhyri Gjonoviçi, i cili donte të dinte më shumë rreth miqësisë

mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjonoviçi gjatë një bisede që pati me Zogun e pyeti atë, se çfarë

mendonte lidhur me marrëdhëniet me Italinë786. Mbreti shqiptar i’u përgjigj: “Marrëdhëniet

mes Italisë dhe Shqipërisë ishin të shkëlqyera”787. Gjonoviçi u mundua t’a manipulonte

Zogun, duke i bërë të ditur këtij të fundit, se Italia kërkonte të rrezikonte pavarësinë e

Shqipërisë, por Zogu i’u kundërpërgjigj: “Komanda është e gjitha në duart e shqiptarëve”788.

Ministri jugosllav në Shqipëri, Gjonoviçi, i kërkoi Zogut që Shqipëria të vendoste relata të

mira edhe me Jugosllavinë, por mbreti Zog pohoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të

ishin aspak të mira, nëse ekzistonin probleme kufitare mes tyre. Marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave nuk mund të përmirësoheshin, nëse vazhdonte më tej politika shkombëtarizuese e

shqiptarëve të Kosovës nga ana e serbëve. Sa kohë që të ekzistonin këto probleme, asnjëherë

nuk do mund të normalizoheshin marrëdhëniet mes dy fqinjëve ballkanikë.

Edhe shtypi shqiptar reagoi mjaft ashpër ndaj politikës jugosllave që ajo po ndiqte, si ndaj

shtetit shqiptar, por edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Shtypi shqiptar reagoi në një mal

akuzash sidomos, ndaj përgatitjeve jugosllave për rrëzimin e mbretit Zog. Përfaqësuesi

diplomatik jugosllav i akredituar në Shqipëri, Vukotiç, u shpreh në Ministrinë e Brendshme

dhe në Ministrinë e Jashtme shqiptare, se shtypi shqiptar si edhe diplomacia shqiptare, po

nxiste dhe po acaronte marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Me mbërritjen e ministrit jugosllav, Gjonoviçit në Tiranë, atij i’u bë e ditur nga pala

shqiptare, në lidhje me komentet e shtypi shqiptar, i cili kishte shkruar:“S’kish bërë gjë tjetër,

veç kishte botuar për Jugosllavinë artikuj të shkruar nga shtypi i huaj e lajme të dhëna nga

agjenci të ndryshme…” 789. Gjatë kësaj periudhe,“Fuqitë Ballkanike vendosën të mblidhnin

Konferencën e tretë Ballkanike në Bukuresht, nga data 22- 28 tetor 1932”790.Çështja më me

784 AQSH, Fondi. Legata italiane, dosja 91, viti 1932, fl. 96-97 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd për MPJ shqiptare. 785 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë 1997), 253786 Po aty787 Po aty788 Po aty789 Po aty

164

Page 165:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

rëndësi, me të cilën do të merrej Konferenca e Tretë Ballkanike, ishte çështja e Paktit

Ballkanik, ku një nga kapitujt e tij, do të merrej me rregullimin e çështjes së minoriteteve 791.

Para se të mblidhej Konferenca e tretë, delegacioni shqiptar informoi shtetet e tjera që do të

merrnin pjesë, se nuk do të bisedonte çështje të karakterit politik792, duke u shprehur: “Po të

ishte që paraprojekti i paktit nuk do të bisedohej atje dhe që s’do të merrte një përfundim,

delegata shqiptare s’do të merrte pjesë”793.

Shtetet Ballkanike kishin vendosur që në Konferencën e Bukureshtit të bisedonin edhe

çështje të natyrës ekonomike. Aty u vendos për një “akordimin reciprok taksash

preferenciale, për aplikimin e një politike tregtare, për mbrojtjen e produkteve ballkanike në

tregjet jashtë ballkanike, si dhe për krijimin e një dhome bujqësore interballkanike.

Gjithashtu, u biseduan edhe çështje të komunikimit detar, të turizmit dhe komunikacionit, si

dhe u morën vendime mbi statusin e shtetasve ballkanikë, mbi mbrojtjen e gruas dhe mbi

krijimin e një Zyre Pune”794.

Grupi Kombëtar shqiptar lidhi çështjen e marrjes pjesë së tij në këtë Konferencë me të

biseduarit e domosdoshëm të Paktit Ballkanik795. Grupi shqiptar, pasi mori përgjigje të

ndryshme nga delegatët ballkanikë, përveç atij bullgar që nuk i’u përgjigj, sepse nuk u

kënaqën në dy Konferencat e Para, do të respektoheshin respektojnë shkoi në Bukuresht, dhe

pakti në fjalë u pranua definitivisht prej gjithë delegatëve, përveç delegacionit bullgar që u

hoq nga kjo mbledhje, e cila kishte kërkuar azhurnimin e bisedimit të paktit, gjersa të merrej

vesh jashtë Konferencës me delegatët e tjerë 796. Gjatë zhvillimeve të Konferencës së Tretë,

Shqipëria heshti ndaj çështjes rreth pakicave shqiptare, kurse Bullgaria ngriti zërin në qarqet

790 Theodore Geshkoff, “A road to peace in the Southeastern Europe”, (Columbia University Press 1940), 257791 AMPJ, viti 1932, dosja 72, fl. 261 Raporti i delegacionit shqiptar, Leonidha Naçi, rreth zhvillimit të Konferencës së Tretë Ballkanike. 792 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 44 Raport i Grupit Kombëtar kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18. 4. 1933. / Theodore Geshkoff, A road to peace to southeastern Europe, (Columbia University Press, 1940), 257793 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 44 Raport i Grupit Kombëtar, kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18.4. 1933. / AMPJ, viti 1932, dosja 72, fl. 262 / Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zog”, (Tiranë 1997), 253794 AMPJ, viti 1933, dosja 72, fl. 263- 264, Raport i kryetarit të delegacionit shqiptar Leonidha Naçi , mbi zhvillimin e Konferencës së Tretë Ballkanike. / AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 3, 14 janar 1933. Shkurtim i raportit të Grupi Kombëtar shqiptar në Konferencën e Bukureshtit, dërguar Kryesisë së Këshillit Ministror.795 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 2 Shkurtim i raportit të Grupit Kombëtar shqiptar, mbi Konferencën e Bukureshtit, dërguar Kryesisë së Këshillit Ministror. 14 janar 1933 796 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 44 Raport i Grupit Kombëtar përfaqësuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë Zyrës së Shtypit në Tiranë. 18. 4. 1933. / AMPJ, viti 1932, dosja 72, fl. 263/ “Rilindja”, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 8-10

165

Page 166:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

jugosllave për njohjen e minoritetit bullgar në Jugosllavi. Shqipëria u përfaqësua në këtë

konferencë nga Mehmet Konica, Leonidha Naçi, At Gjergj Fishta. Konica dallonte nga

diplomatët e tjerë, i cili e kishte përfaqësuar me mjaft dinjitet shtetin shqiptar në këto

konferenca.

Mehmet Konica ende i vazhdonte mendimit të tij, për diskutimin e çështjes së të drejtave të

shqiptarëve, madje ai theksonte, se zgjidhja e të drejtave të tyre, ka qënë një kusht primar që

Shqipëria të aderonte me pjesëmarrjen e saj në këto konferenca797. Mehmet Konica u bëri të

ditur përfaqësive ballkanase dhe kryesisht atyre jugosllave, se Pakti Ballkanik nuk do të

aprovohej nga delegacioni shqiptar798, në rast se nuk do të respektoheshin të drejtat e

shqiptarëve. Kjo gjë erdhi si rezultat i pakënaqësisë që kishte shteti shqiptar ndaj

Jugosllavisë, në lidhje me politikën antishqiptare që kjo e fundit po ndiqte ndaj shqiptarëve

të Kosovës.

Në këtë konferencë, Shqipëria u largua nga kërkesa e saj për zgjidhjen e çështjes së të

drejtave të shqiptarëve799. Pakti shqiptar që u propozua gjatë Konferencës së Tretë, gjeti

mbështetje edhe nga grupet të tjera ballkanike, me përjashtim të Bullgarisë. Ajo nuk mori

pjesë në punimet e Konferencës së Bukureshtit, pasi kërkonte të shqyrtohej dhe të zgjidhej

çështja e pakicave. Bullgaria kërkoi shtyrjen e Paktit Ballkanik, i cili sipas saj nuk mund të

nënshkruhej “derisa ajo të përfundonte marrëveshjet dypalëshe me Jugosllavinë, Rumaninë e

Greqinë për çështjen e minoriteteve” 800.Përsa i përket Shqipërisë, ajo u tregua më e dobët se

Bullgaria me kërkesat e saj për t’i shkuar deri në fund çështjes së pakicave kombëtare

shqiptare. Ajo mori pjesë në Konferencën e Tretë që u zhvillua në Bukuresht nëpërmjet një

delegacioni të përbërë prej tre personash801.

Gazeta “Besa” e kritikoi qëndrimin që mbajti Mehmet Konica, ku vendimet që ishin marrë në

këtë Konferencë ishin ndjekur pa ndonjë interes nga ana e delegatëve shqiptarë802. Shtypi

797 AMPJ, Fondi 151, d. 103, viti 1930, fl. 97 Letra e Mehmet Konicës dërguar mbretit Zog798 AMPJ, Fondi 151, d. 129, viti 1933, fl. 2-3, / Raport nga Legata shqiptare në Beograd rreth qëndrimit të delegacionit shqiptar gjatë Konferencës së Tretë Ballkanike. 14 janar 1933 799 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 2-3 Raport nga Legata shqiptare në Beograd rreth qëndrimit të delegacionit shqiptar gjatë Konferencës së Tretë Ballkanike. 14 janar 1933800 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 2 Shkurtim i raportit të Grupit Shqiptar mbi Konferencën Ballkanike të Bukureshtit, dërguar Kryesisë së Këshillit Ministror. 14 janar 1933 / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 815801 AMPJ, viti 1932, dosja 72, fl. 262 Raport i Leonidha Naçit, rreth zhvillimit të Konferencës Ballkanike. 802 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 59 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd, rreth polemikës së krijuar ndërmjet shtypit lokal dhe Grupit Kombëtar shqiptar për Konferencën Ballkanike. 11 maj 1933

166

Page 167:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Besa” shkruante në një artikull të veçantë:“Ku shkuan ditët e mira, në të cilat delegatët tanë

kishin afirmuar që Unioni Ballkanik nuk mund të realizohej pa zgjidhur më parë, çështjen

rreth minoriteteve? Kush mund të imagjinonte që delegatët tanë do të braktisnin delegatët e

shkretë bullgarë, të cilët luftuan heroikisht për të drejtat e minoriteteve803. Me pranimin e

paktit nga qeveritë e vendeve ballkanike me përjashtim të Bullgarisë, çështja e pakicave u

rregullua, dhe vendimmarrja rreth kësaj çështjeje kaq të rëndësishme, varej nga pranimi i

qeverive ballkanike804. Duke qënë puna kështu, dhe në pritje të përgjigjes që do të jepnin këto

qeveri bënte të ditur në raportin e tij Leonidha Naçi, nuk ekzistonte asnjë arsye që kjo çështje

t’i paraqitej Konferencës së Katërt Ballkanike për bisedim805. Mënjanimi i çështjes së

pakicave, zbuti tensionet e krijuara mes dy delegacioneve, shqiptaro-jugosllave. Por kjo

çështje ngeli pezull për në Konferencën e Katërt Ballkanike.

Gjatë një takimi bilateral që patën delegatët bullgarë me ata jugosllavë, këta të fundit

deklaruan se nuk ka pakica bullgare në Jugosllavi. Delegatët bullgarë kërkuan nga Këshilli në

Bukuresht, që të vihej në urdhërin e ditës së Konferencës së Katërt, bisedimi mbi pakicat. Kjo

kërkesë e bullgarëve nuk u pranua, me gjithë se për ti’u dhënë një sadisfaksion, Këshilli

pranoi që të vihej në rendin e ditës kjo çështje806. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga shtypi turk

“Vakit”, i cili publikoi një lajm rreth agjensisë “Avala”, sipas së cilës zoti Jovanoviç, kryetari

i delegacionit jugosllav për Konferencën Ballkanike, pasi mori pjesë në Këshillin e

Bukureshtit, i kishte deklaruar redaktuesit të gazetës “Pravda”, që në Konferencën e katërt

ishte përfshirë edhe çështja e pakicave807. Megjithatë, gjatë Konferencës së Tretë, delegacioni

shqiptar dhe ai bullgar braktisën punimet e kësaj konference, për shkak të mospërfilljes së

kërkesave të tyre808.

Konferenca e Tretë nuk i mbështeti pretendimet e delegacionit shqiptar si dhe atij bullgar, për

të mbrojtur interesat e bashkëatdhetarëve të tyre në Jugosllavi. Konferenca e Tretë vendosi që

të nënshkruhej Pakti Ballkanik pa përfaqësimin e Shqipërisë dhe të Bullgarisë809, por

803 Po aty804 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 44, Raport i Grupit Kombëtar kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18.4 1933805 Po aty806 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 44 Raport i Grupit Kombëtar kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18.4.1933 807 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 58 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd, rreth polemikës së krijuar ndërmjet shtypit lokal dhe Grupit Kombëtar shqiptar për Konferencën Ballkanike. 808 “Gazeta special”, 24 shator 2011, 16

167

Page 168:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

delegacioni shqiptar u shpreh: “Qeveria shqiptare kujdeset si e meriton për pakicat tona, dhe

s’kemi dyshim se do të jetë nga të parat qeveri ballkanike, që do të pranojë paktin, dhe se do

të marrë inisiativën, për një mbledhje të ministrave të jashtëm, i cili siguron dhe të drejtat e

pakicave, që janë për tani, pengimi kryesor për Lidhjen Ballkanike dhe siguron paqen dhe

qetësinë”810. Kjo konferencë hodhi poshtë pretendimet shqiptare për krijimin e një

Konfederate Ballkanike, e cila ishte parashikuar nga delegacioni shqiptar811. Papanastasiu i

cili ishte edhe ideatori i këtyre konferencave u shpreh:“Idea për bashkimin ballkanik që me

forcën e tij magjike do të sillte zgjidhjen e të gjitha problemeve politike dhe ekonomike

dështoi…”. 812

Gjatë mbledhjes së Këshillit të delegatëve ballkanas, u diskutua edhe për mbledhjen e

Konferencës së katërt, ku u propozua që të mbahej në Beograd. Kryetari i Grupit Kombëtar

jugosllav Jovanoviç, bëri të ditur se konferenca tjetër nuk duhej të mblidhej në kryeqytetin

jugosllav, sepse opinioni publik i atij vendi është i ndezur, si dhe në opinionin bullgar dhe

mund të ndodhnin gjëra të papëlqyera813. Natyrisht që kjo arsye ekzistonte edhe për grupin

bullgar, kështu që mbledhja nuk mund të bëhej në Sofie814.

Ndërsa, në raportin e tij kryetari i delegacionit Leonidha Naçi, bënte të ditur:“Para se të

tërhiqej delegacioni bullgar, ky i fundit kishte propozuar që e katërta konferencë Ballkanike,

të mblidhej në Sofie dhe njëkohësisht dhe delegacioni jugosllav, kishte propozuar

Beogradin815. Përsa i përket mundësisë për mbledhjen e Konferencës në Tiranë, delegacioni

shqiptar deklaroi:“Nuk jemi të përgatitur të presim Konferencën në vendin tonë dhe për disa

arsye natyre të ndryshme”816. Kështu që kryedelegati grek Papanastasiu propozoi që

Konferenca e Katërt Ballkanike të mblidhej në Selanik817. Delegatët jugosllavë, turq dhe

809 AMPJ, viti 1933, dosja. 129, fl. 2-3 Informacion nga Legata shqiptare në Beograd rreth qëndrimit të delegacionit shqiptar gjatë Konferencës së Tretë Ballkanike. 14 janar 1933810 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 45 Raport i Grupit Kombëtar, kryesuar nga Leonidha Naci, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18. 4. 1933811 AMPJ, Fondi 151, d. 129, viti 1933, fl. 2-3 Qëndrimi i delegacionit shqiptar gjatë Konferencës së Tretë Ballkanike. 14 janar 1933812 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, Tiranë 1997, 254813 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 20 Shkurtim i raportit të Grupit Shqiptar mbi Konferencën Ballkanike të Bukureshtit, dërguar kryesisë së Këshillit Ministror.814 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 20 Shkurtim i raportit të Grupit shqiptar mbi Konferencën Ballkanike të Bukureshtit, dërguar kryesisë së Këshillit Ministror. 815 AMPJ, viti 1932, dosja 72, fl. 264 Raport i kryetarit të delegacionit shqiptar, Leonidha Naci mbi zhvillimin e Konferencës Ballkanike. 816 Po aty817 Po aty

168

Page 169:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptarë edhe gjatë Konferencës së Katërt Ballkanike, kishin propozuar që në këtë

Konferencë të zgjidheshin çështjet ekonomike, agrikulturore, problemet sociale, duke hequr

dorë nga problemi i minoriteteve818.“Delegatët jugosllavë kishin deklaruar që në Jugosllavi

nuk ekzistonte asnjë minoritet819”.Më 5-11 nëntor 1933 u zhvillua në Selanik, Konferenca e

katërt Ballkanike820. Në këtë konferencë, morën pjesë një grup të rinjsh, ku kryesonte

kryedelegati Leonidha Naçi821. Përfaqësues të tjerë ishin edhe ishdeputeti Faslli Frashëri,

avokat Lisimah Kondi, si dhe dy shqiptarë me rezidencë në Stamboll, Perikli Anxhopoulos

dhe Teodor Titopoulos822. Mehmet Konica nuk mori pjesë në këtë konferencë, sepse ishte i

sëmurë dhe nuk mundi dot ta rimerrte veten në kohë823.

Para se të nisej delegacioni shqiptar, mbreti Zog thërriti kryetarin e delegacionit, zotin Naçi,

të cilit i dha udhëzime, që të mbante veçantërisht kontakte me delegacionin grek dhe

bullgar824.Sipas udhëzimeve të mbretit Zog, zoti Naçi duhej të prezantohej sipas rastit i

sjellshëm, duke lënë të nënkuptohej që aleanca me Italinë, i jep Shqipërisë një situatë që i

lejon të qëndroj pa asnjë dëm në ngjarjet brenda Ballkanit825. Gjithashtu, mbreti Zog i tha

zotit Naçi që nuk kishte ndonjë gjë për t‘u mrekulluar, nëse në mbledhjen e Selanikut do të

vendoseshin bazat e një konflikt intesiv bullgaro- jugosllav826. Që në fillim të Konferencës,

kryetari i saj zoti Papanastasiu deklaroi: “Që çështjet politike të bisedoheshin sa më pak të

ishte e mundur, me qëllim që të shpëtonte Konferencën nga një falimentim, gjë e cila mund

të ishte e sigurt në rast se këto çështje do të përballeshin në mënyrë të hapur827.

Kryetari i delegacionit jugosllav deklaroi që në fillim të sesionit të katërt të Konferencës, që

nuk ka pakica bullgare në Jugosllavi, kurse përsa i përket shqiptarëve në Jugosllavi, ai nuk e

818 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 58 Informacion nga Legata shqiptare e Beogradit rreth polemikës së krijuar ndërmjet shtypit lokal dhe Grupit Kombëtar shqiptar për Konferencën Ballkanike. Nr A.16, 11 maj 1933819 Po aty820 “Rilindja”, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik, 7 tetor 1994, 8- 10821 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 815 822 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 109 Telegram ekspres i ministrit italian në Shqipëri për MPJ në Romë. Nr.3995/1575, 4 nëntor 1933 823 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 108 Telegram ekspres i ministrit italian në Shqipëri për MPJ në Romë. Nr 3995/1575, 4 nëntor 1933824 Po aty825 AMPJ, viti 1930, dosja 129, fl. 108 Telegram ekspres i ministrit italian në Shqipëri për MPJ në Romë. Nr.3995/1575, 4 nëntor 1933 826 AMPJ, viti 1930, dosja 129, fl. 108 Telegram ekspres i ministrit Italian në Shqipëri për MPJ në Romë. Nr. 3995/1575, 4 nëntor 1933827 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 95 Shkurtim: Konferenca Ballkanike e Selanikut, dërguar nga Legata shqiptare e Athinës. Nr. 404/III. 27. 11. 1933

169

Page 170:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

mohonte prezencën e tyre. Gjithashu, “kryetari i delegacionit jugosllav, me disa insinuate të

tij, la të kuptonte se po të viheshin në tryezë disa çështje delikate, për të cilat mjaft ishin folur

nëpër Konferencat e mëparshme, dyshonte në suksesin e kësaj konference”828. Kurse,

delegacioni bullgar kërkoi që çështja e pakicave të shqyrtohej sërish në këtë Konferencë,

madje kryetari i Grupit bullgar konfirmoi rezervat që kish formuluar në lidhje me Paktin

Ballkanik, duke u zgjidhur në fillim çështja e minoriteteve, por kërkesa e grupit bullgar nuk u

aprovua, sepse u kundërshtua nga grekërit, rumunët dhe jugosllavët829. Kryetari i Grupit

Kombëtar në Jugosllavi Jovanoviç, tha: “Nuk ekziston në Jugosllavi minoriteti bullgar, dhe jo

siç shkruan gazeta “Besa” që “Delegatët jugosllavë dekllaruan se nuk ka as një minoritet

Jugosllav?”830.

Përsa i përket Shqipërisë, Jovanoviçi, kryetari i delegacionit jugosllav shprehej: “Qeveria

shqiptare kujdesej për shqiptarët që jetonin në Jugosllavi dhe se Beogradi nuk kishte asnjë

pikë dyshimi, në lidhje me nënshkrimin e një Pakti Ballkanik831. Edhe në sesionin e katërt të

konferencës që u zhvillua në Selanik, delegacioni shqiptar do të heshte për çështjen e

minoriteteve832. Këtë informacion e marrim nga Legata shqiptare e Athinës, e cila raportonte

ministrin e punëve të jashtme zoti Villën, se zoti Naçi, si i vetmi delegat zyrtar i grupit

Kombëtar shqiptar kishte marrë pjesë në të gjitha komisionet, ku në komisionin politik ishte

biseduar vetëm çështja e Paktit Ballkanik833.

Siç shihet qartë, vihet re një ndryshim i madh në shtrimin e kërkesave nga ana e grupit

shqiptar, në krahasim me kërkesat e tyre që ata përjashtuan, në tre konferencat e para. Në

vitin 1933-1934, marrëdhëniet italo-shqiptare u acaruan. Shqipërisë i duhej një aleat. Shteti

shqiptar gjeti ngushëllim te politika rajonale.

E vetmja mënyrë që Zogu të ruante marrëdhëniet me Jugosllavinë, ishte heshtja për çështjen e

të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Jugosllave. Kjo gjë u duk sidomos në dy

828 Po aty829 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 95 Shkurtim mbi Konferencën Ballkanike të Selanikut dërguar nga Legata shqiptare e Athinës. Nr. 404/III 27. 11. 1933830 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 45 Raport i Grupit Kombëtar kryesuar nga Leonidha Naçi, dërguar Drejtorisë së Shtypit në Tiranë. 18. 4. 1933. / “Dielli”, 12 maj 1933, 4831 “Dielli”, 12 maj 1934, 4832 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 96 Shkurtim: Konferenca Ballkanike e Selanikut, dërguar nga Legata shqiptare e Athinës. Nr. 404-III, 27. 11. 1933. / AMPJ, Fondi 151, d. 72, viti 1932, fl. 249 Intervista e Mehmet Konicës dhënë gazetës “Politika” të Beogradit.833 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 95 Shkurtim: Konferenca Ballkanike e Selanikut, dërguar nga Legata shqiptare e Athinës. Nr. 404/III, 27.11. 1933

170

Page 171:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

konferencat e fundit. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti, se në dy konferencat e fundit, grupi

shqiptar kishte qënë më indiferent ndaj kërkesave të saj, për mbrojtjen e elementit shqiptar në

Jugosllavi. Lënja mënjanë e Shqipërisë nga Pakti Ballkanik e përjashtonte Shqipërinë edhe

nga konventat e protokollet që shtetet ballkanike kishin nënshkruar me njera- tjetrën834.

Sipas gazetës “Politika” të Beogradit, Mehmet Konica deklaroi:“Shqipëria ka dashur gjithnjë

të mbajë marrëdhënie të mira dhe të përzemërta me Jugosllavinë”835. Italia ishte e shqetësuar,

në lidhje me qëndrimin që delegacioni shqiptar kishte mbajtur nëpër Konferencat

Ballkanike836. Ajo ndihej e shqetësuar edhe për deklaratat që kishte dhënë Mehmet Konica, në

shtypin jugosllav. Diplomacia italiane ishte e bindur: “..se këshilltari i mbretit punonte

aktivisht për ta çuar Shqipërinë në grupin ballkanik837. Konferencat edhe pse hodhën bazat

teorike të një uniteti ballkanas, ato asnjëherë nuk e arritën këtë gjë.

Përkundrazi konferencat sollën përplasje, debate e shumë mosmarrëveshje ndërmjet shteteve

brenda rajonit. Sipas historianit profesor Paskal Milos, kjo gjë vinte nga disa arsye: Së pari,

shtetet ballkanike nuk vinin nga kushte të njëjta dhe të barabarta, si nga aspekti ekonomik,

por dhe politik. Shqipërisë dhe Bullgarisë u ishin mohuar trevat e tyre që kishin ngelur jashtë

kufijve, si rezultat i vendimeve të konferencave, si ajo e Londrës, e Parisit, e Lozanës etj.

Kujtojmë që Konferenca e Londrës, mohoi një pjësë të mirë të trungut shqiptar dhe të

popullsisë që jetonin në këto treva. Konferenca e Parisit kishte shpërblyer Rumaninë, duke i

dhënë territore asaj, në drejtim të tokave bullgare. Në Ballkan ishte krijuar edhe shteti më i

madh Jugosllavia, të nesërmen e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Së dyti, mes popujve ballkanas kishte ende çështje të pazgjidhura si: çështja e emigracionit,

çështje të kufijve, probleme fetare, çështja të minoriteteve, emigracionit etj.

Së treti, një ndikim kishin edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat do të influenconin direkt në këto

konferenca. Shtetet e Ballkanit nuk hynë me frymën e bashkëpunimit demokratik dhe nuk u

trajtuan njëlloj në këto konferenca, pra në mënyrë të barabartë. Dështimi i konferencave solli

më vonë krijimin e një Pakti Ballkanik, me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha. Qeveritë

834 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934835 AMPJ, Fondi 151, d. 72, viti 1932, fl. 249- 250/ Intervista e Mehmet Konicës dhënë gazetës “Politika” të Beogradit. / Paskal Milo,“Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 816836 AQSH, Fondi 151, d. 14, viti 1933, fl. 23 Informacion nga legata italiane në Tiranë mbi reagimin e diplomacisë italiane ndaj qëndrimit të delegacionit shqiptar në Konferencat Ballkanike. 837 AQSH, Fondi 151, d. 14, viti 1933, fl. 23 Informacion nga Legata italiane në Tiranë mbi reagimin e diplomacisë italiane ndaj qëndrimit të delegacionit shqiptar në Konferencat Ballkanike.

171

Page 172:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ballkanike u përgatitën për nënshkrimin e tij. Në krahasim me konferencat, Pakti Ballkanik

do të kishte karakter zyrtarizues nga të gjitha qeveritë e vendeve ballkanase838. Pakti

ndryshonte nga Konferencat e zhvilluara më parë, sepse përbëhej nga disa nene, të cilat

shprehnin garancinë që vendet ballkanike të mos sulmonin njëra- tjetrën. Në këtë pakt në një

prej neneve, flitej për pacënueshmërinë dhe pandryshueshmërinë e kufijve të Ballkanit. Pakti

do të sillte paqe dhe unitet brenda rajonit ballkanas. Pakti do të merrte jetë, pas nënshkrimit të

disa traktateve që do të ulnin tensionet e disa vendeve si: traktati greko- turk, traktati turko-

jugosllav, traktati turko- rumun839 etj. Turqia nënshkroi edhe një traktat me Bullgarinë për

çështjen e kufijve, por Bullgaria nuk do ta ratifikonte paktin, për arsye se ajo nuk e pranoi

nenin për mosndryshimin e kufijve. Bullgaria pretendonte të ndryshonte kufijtë e saj duke u

zgjeruar më gjerë, në drejtim të Rumanisë, Jugosllavisë, Greqisë. Shtetet e Ballkanit bënë

negociatat e fundit për nënshkrimin e paktit, me përjashtim të Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Shqipëria nuk ishte thirrur ende, kur delegatët nga vendet e tjera po bënin konsulta, të cilat u

zhvilluan në kryeqytetin serb. Nënshkrimi i Paktit Ballkanik përkon me momentin kulmor të

acarimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore për

mosftimin e Shqipërisë në këtë tubim ballkanik”840.

III.3 Pakti Ballkanik dhe qëndrimi i qeverisë jugosllave

Aktivizimi i politikës fashiste në Ballkan dhe në pellgun danubian, vuri në lëvizje

diplomacinë franceze rivalen e Italisë, e cila shumë shpejt do të nënshkruante Paktin

Ballkanik841. Pakti Ballkanik u nënshkrua në 9 shkurt të vitit 1934842, pas negociatave të cilat

u mbajtën në Gjenevë dhe më vonë në Beograd, nga ministrat e jashtëm të katër shteteve si

Greqi, Jugosllavi, Turqi dhe Rumani843. Ai shënoi një përpjekje në rrugën e evuolimit të

marrëdhënieve politike të Ballkanit në periudhën midis dy Luftërave Botërore844. Ky pakt si

838 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 816 839 AMPJ, viti 1933, dosja 129, fl. 95 Shkurtim: Konferenca ballkanike e Selanikut, dërguar nga Legata shqiptare e Athinës. Nr. 404/III, 27. 11. 1933/ Paskal Milo, “Politika e jashtme shqiptare 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 816- 817840 “Rilindja”, Shqyrtime historike “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9841 “Historia e Shqipërisë 1912-1939”, vol. III, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984), 386842AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934, fl. 145, Nënshkrimi i Paktit Ballkanik. 843 “Besa”, 19. 2. 1934, fl.1 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik. 844 Po aty

172

Page 173:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

fillim u firmos në kryeqytetin grek. Më 14 shkurt, pakti u firmos edhe nga 3 shtete e tjera,

konkretisht nga Jugosllavia, Rumania dhe Turqia. Dy shtetet që e patën refuzuar atë,

Shqipëria dhe Bullgaria nuk u ftuan për ta firmosur atë dhe për rrjedhojë mbetën jashtë Paktit

Ballkanik845.

Megjthatë, shteti shqiptar bëri përpjekje që nëpërmjet përfaqësuesve të saj të zhvillonte

bisedime me qeveritë e shteteve pjesëmarrëse në Paktin Ballkanik, për hyrjen e Shqipërisë në

këtë pakt846. Por ajo nuk u realizua me kërkesat e saj për të aderuar në familjen

ballkanike.Turqia u bë pjesë e paktit, sepse vetë shtetet e Ballkanit e kërkonin një gjë të tillë,

me qëllim garantimin e kufijve të gadishullit të Ballkanit kundër ndonjë agresioni të

mundshëm nga pala turke apo edhe nga ndonjë shtet tjetër në Ballkan që aderonte ose nuk

ishte pjesë e këtij pakti847. Turqia u tregua e gatshme për ta firmosur sa më shpejt këtë pakt,

për t’i bërë ballë edhe revanshizmit sllav në gadishull. Por pakti nuk mund t’i shpëtonte dot

as frymës sllave dhe as frymës perëndimore, pasi shtetet e Ballkanit ishin në aleanca me

Fuqitë e Mëdha si psh: Jugosllavia kishte mbështetjen e Francës, kurse Greqia mbështetjen e

Anglisë, ndërsa Shqipëria kishte qënë për një kohë relativisht të gjatë e lidhur me Fuqinë

Perëndimore, Italinë. “Pra mund të thuhet se Pakti Ballkanik i dominuar nga sllavët dhe me

nxitje franceze ashtu edhe inisiativa turke e dominuar nga doktrina racore dhe me nxitje

antisllave dështuan para së gjithash nga qëndrimi konstant properëndimor dhe plotësisht

demokratik i Shtetit Shqiptar”848.

Shtetet aleate vendosën që të konsultoheshin për të mos cënuar njëra-tjetrën, si dhe të mos

ndërrmernin asnjë veprim me karakter politik me ndonjë vend tjetër, pa u konsultuar sërish849.

Anëtarët e Paktit zotoheshin se do të zbatonin të gjitha marrëveshjet që ekzistonin mes

shteteve ballkanike. Ato si fillim duhej të respektonin disa çështje që kishin rëndësi jetike për

bashkëjetesën e tyre në rajon.

Së pari, ato duhej të garantonin sigurimin e kufijve mes tyre850.

845 Lisen Bashkurti “Shqiptarët në rrjedhjat e diplomacisë”, 258846 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, fl. 5- 11 Korrespodencë e MPJ shqiptare me përfaqësuesit e qeverive ballkanike për hyrjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik.847 AQSH, Fondi 252, d. 55, fl. 28-30 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik dhe qëndrimit të diplomacisë turke. 848 Lisen Bashkurti, “Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë”, 260849 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934 fl .145 Rreth përmbajtjes së tekstit të Paktit Ballkanik.850 Emine Arif Bakalli, “Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare”, (Prishtinë: Botim i Institutit Albanalogjik të Kosovës, 2011) , 57

173

Page 174:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së dyti, shtetet ballkanike nuk duhej të merrnin asnjë veprim apo aksion politik ndaj shteteve

të tjera ballkanike, të cilat nuk ishin aderuese në këtë pakt851. Bëhej fjalë për Shqipërinë dhe

Bullgarinë, të cilat nuk u ftuan në këtë pakt. Edhe përsa i përket aderimit të Shqipërisë dhe

Bullgarisë në këtë aleancë, do të shikohej mundësia e shqyrtimit dhe i aprovimit të palëve

kontraktore. Në mungesë të tyre, delegatët e 5 shteteve aprovuan me bindje të sigurta,

nënshkrimin e një drafti të paktit për mossulmimin për vendosjen e paqes 852. Në vijim

shtetet anëtare nënshkruan edhe një statut në tetor të 1934, për krijimin e një këshilli të

përhershëm. Më vonë kjo aleancë do të quhej Antanta Ballkanike853.

Pakti Ballkanas ishte i hapur për të gjithë shtetet e rajonit, ku mund të aderonte çdo shtet dhe

çdo komb që e ndjente veten ballkanas854. Si parim, pakti kishte garantimin e kufijve, si dhe ai

nuk i adresohej ndonjë fuqie evropiane.“Qysh në vjeshtë të vitit 1933, Konferencat

Ballkanike ishin bërë pjesë e disa lëvizjeve të përgjthshme dhe zyrtare për të përfunduar një

rapprochement rreth shteteve të Ballkanit”855. Qysh në vitin 1933, ishte diskutuar mes

shteteve të rajonit që të ruhej pavarësia politike, të sigurohej integriteti territorial i vendeve.

Kjo nismë u ndërmor në kohën kur Ballkanit po i kanoseshin mjaft rreziqe nga disa prej

shteteve, si: Gjermania, Italia etj. Përparimi i rrezikut fashist kërcënoi rajonin e Ballkanit që

qeveritë e tyre të merrnin masa, si dhe të afroheshin më shumë me njëra- tjetrën. Kjo gjë nuk

ishte e lehtë për shtetet e rajonit.

Së pari, vetë brenda familjes ballkanike kishte ende çështje të pazgjidhura, si probleme

etnike, kufitare etj.

Së dyti, shumë prej vendeve të Ballkanit fshiheshin në ombrellën dhe hijen e Fuqive të

Mëdha. Franca dhe Italia ishin dy fuqitë më të interesuara për të gjitha ngjarjet që ndodhnin

në Ballkan. Pakti duhet të ruante statukuon e Ballkanit. Ky pakt parashikonte që marrëdhëniet

mes vendeve ballkanike mund të realizoheshin edhe nga bashkëpunimi dyshe-dyshe, prej

shteteve. Pakti Ballkanik nuk i bënte parapritë vetëm Italisë dhe revanshizmit të saj në

Ballkan, por ai synonte t’u bënte ballë edhe qëndrimeve të Fuqive të Mëdha. Ky pakt kishte

851 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934 fl. 145 Rreth përmbajtjes së teksit të Paktit Ballkanik.852 L.S. Stavrinos, Balkan Federation “ A history of the movement Toëard Balkan Unity in Modern Times” (Archon Books Hamden. Connecticut 1964,) 236853 AMPJ, Fondi 151, d. 313, viti 1936, fl. 18 Rreth krijimit të Antantës Ballkanike.854 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934 fl. 145 Rreth përmbajtjes së tekstit të Paktit Ballkanik.855 Robert Joseph Kerner, Harry Nicholas Howard, “The Balkan Conferences and the Balkan Entente 1930-1935” (University of California Press Berkeley, California 1936), 237

174

Page 175:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

një rëndësi të veçantë, “sepse demostron se si qeveritë ballkanike në atë kohë mendonin të

kapërcenin problemet e trashëguara dhe sidomos të përballonin ndërhyrjen e Fuqive të

Mëdha në punët e brendshme të gadishullit dhe, madje, dhe rreziqet që u kërcënoheshin prej

tyre”856 .Pakti në fjalë përbëhej nga tre artikuj. Artikulli i parë, shprehte garantimin e kufijve

dhe sigurimin territorial të shteteve që do të ishin pjesëmarrëse në të857.

Artikulli i dytë, shprehte angazhimin e palëve kontraktuese, të cilat duhet të mërrnin masat,

në rast se do të cënoheshin interesat e shteteve me njëra-tjetrën858. Artikulli i tretë shprehte :

“Në pakt mund të merrnin pjesë edhe vende të tjera, pasi të bëhej një studim rreth tyre dhe

pasi shtetet kontraktuese, të jepnin pëlqimin e tyre859. Disa vende si: Jugosllavia dhe

Rumania, aderuan në këtë pakt pasi u konsultuan me Çekosllovakinë. Bashkangjitur me nenin

tre ishte edhe një protokoll, sipas të cilit në rast se një prej fuqive ballkanike sulmonte një

shtet jo pjesëtar të paktit, ky shtet nuk përfitonte nga pakti, madje mund të merreshin edhe

masa ndaj tij860. Në nenin katër, bashkangjitej një protokoll tjetër, se në rast se një shtet që

nuk ishte pjesë e paktit, sulmonte një shtet pjesëmarrës në pakt, atëherë shtetet e tjera

kontraktuese të paktit, do t’i vinin në ndihmë shtetit të sulmuar861.

Pakti parashikonte që në rast se Shqipëria si një vend ballkanas, por që nuk ishte pjesë e

paktit, në bashkëpunim me aleatin e vet Italinë sulmonte Jugosllavinë, shtetet e tjera

kontraktuese, do t’i vinin në ndihmë kësaj të fundit862. Pakti ngrinte pretendime, se

Jugosllavia mund të pushtohej nga Italia nëpërmjet territoreve shqiptare dhe për këtë arsye,

Shqipëria duhej dëbuar nga pakti863. Ky ishte vetëm një preteks nga ana e fqinjëve ballkanikë,

të cilët e përdorën këtë gjë si fakt, për të mos e përfshirë Shqipërinë në Paktin Ballkanik.

Megjithatë, edhe në qarqet greke qarkullonin mendime: Italia mund ta sulmonte Jugosllavinë,

dhe më vonë mund të sulmonte edhe Greqinë nëpërmjet Shqipërisë864. Në këto rrethana,

Greqia i bëri të ditur palës shqiptare, se nuk do të kishte punë me Italinë, por me Shqipërinë.

Deklaratat greke ishin të pavenda dhe kontradiktore.

856 “Rilindja”, “ Shqyrtime historike Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9 857 “Besa”, 19 . 2 1934, 1858 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934 fl. 145 Rreth përmbajtjes së tekstit të Paktit Ballkanik. 859 “Besa”, 19. 2 1934, 1860 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934 fl. 145 Rreth përmbajtjes së tekstit të Paktit Ballkanik.861 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl.145 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik.862 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 70 Informacion rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik.863 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934 fl. 89-90 Informacion rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik.864 Po aty

175

Page 176:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së pari, Greqia nuk mund ta dinte me siguri, nëse Italia mund të niste një sulm ndaj

Jugosllavisë apo Greqisë.

Së dyti, Greqia nuk mund ta akuzonte Shqipërinë si një vend invazionist, pasi ajo gjatë gjithë

rrjedhës historike, asnjëherë nuk ka pretenduar për t’u zgjeruar në kurriz të shteteve fqinje.

Përkundrazi, kanë qënë vetë Greqia dhe Jugosllavia, të cilat kanë ndjekur gjithmonë një

politikë përçarëse, shkombëtarizuese dhe asimiluese ndaj shqiptarëve. Trungut shqiptar u

ishin shkëputur padrejtësisht tokat nga fqinji verior dhe jugor, prandaj Greqia nuk kishte të

drejtën të akuzonte Shqipërinë për një veprim që nuk kishte ndërmend865. Edhe qeveria

jugosllave nëpërmjet politikës shoviniste ndaj faktorit shqiptar që jetonte në Jugosllavi, ka

qënë gjthmonë në përmasa galopante .

Së treti, në rast se Italia mund t’a sulmonte Jugosllavinë, atëherë shtetet e Ballkanit duhet të

kundërsulmonin vetëm Italinë dhe jo Shqipërinë. Ato nuk kishin punë me Shqipërinë, sepse

ajo ishte një nga shtetet që rrezikonte më shumë në Ballkan, nga vërshimi ekspasionist,

fashist, italian.

Pretendimet që ngritën si pala greke dhe pala jugosllave, për të mos e thirrur Shqipërinë në

këtë pakt ishin të pavenda. “Partitë politike të opozitës në Greqi me Venizelosin në krye

deklaronin se dëshironin që pakti të kishte karakter thjesht ballkanik dhe të mos shkaktonte

veprime armiqësore nga ana e Greqisë kundrejt një shteti ekstraballkanik, nënkuptohej se

fjala ishte për Italinë”866

Kjo bëhet e ditur edhe nga komentet e diplomatit grek Maksimos. Gazetës shqiptare

“Rilindja” shkruan: “se ai kishte vënë në dijeni qeverinë e Venizellosit në lidhje për një sulm

të mundshëm nga ana e Italisë, drejtuar Jugosllavisë, nëpërmjet tokave shqiptare”867.

Qeveria e Venezellosit shprehej se do të merrte të gjitha masat e nevojshme, që Greqia t’i

vihej në ndihmë Jugosllavisë, në rast të ndonjë sulmi të mundshëm nga pala italiane868.

Përjashtimi i Shqipërisë nga Pakti Ballkanik ishte kontradiktor, sepse në këtë mënyrë ai nuk e

përmbushte detyrën e tij si një pakt gjithëpërfshirës.“Jo vetëm nga ana formale, por edhe

865 AQSH, Fondi 252, dosja. 54, viti 1934, fl. 89- 90 Informacion rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik. 866 “Rilindja, Shqyrtime historike”,“Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994. 9 867 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934 fl. 70 Raport i përfaqësuesit grek Maksimos, në lidhje me një sulm të mundshëm nga Italia drejtuar Jugosllavisë.868 Po aty fl. 89

176

Page 177:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

gjendja reale kërkonte që Pakti t’i përmbahej me këmbëngulje karakterit ballkanik e të

përfshinte të gjitha shtetet e gadishullit, pra edhe Shqipërinë”869.

Greqia mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Shqipërisë që ajo mos të ishte pjesë e paktit, me

preteksin se Shqipëria e kishte një aleat, e cila ishte Italia. “Qarqet zyrtare dhe opozitare

ballkanike e vecantërisht ato greke, ndërsa kërkonin që Pakti të kishte karakter thjesht

ballkanik, e cënuan rëndë këtë karakter, që në hapat e parë të krijimit të tij, duke mos ftuar

Shqipërinë të merrte pjesë në të”870. Përsa i përket Jugosllavisë, ajo u mundua të tregohej më

realiste ndaj planeve që po kurdiste Italia ndaj Ballkanit.

Në fillim, Jugosllavia u bë mbështetësi kryesor i pranimit të Shqipërisë në Paktin Ballkanik,

por pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë pakt nuk do të kishte rezultate pozitive, pasi Zogu e

dinte se nuk mund të siguronte një mbështetje të madhe financiare nga jugosllavët, gjithashtu

edhe Jugosllavia do të kishte përgjegjësi më tepër ndaj Shqipërisë, e si rrjedhojë shanset e

Shqipërisë për t’u përfshirë në Paktin Ballkanik nuk ishin të mira871. Përpjekjet e mbretit Zog

për t’u afruar me vendet ballkanike ishin mjaft shqetësuese për italianët872. Italia u përpoq për

ta mbajtur sa më larg Shqipërinë nga familja ballkanike. Italia nuk shqetësohej për unitetin e

Ballkanit, por ajo shqetësohej më tepër për planet e saj ekspasioniste që kërkonte t’i

realizonte, nëpërmjet Shqipërisë. Edhe Bullgaria shikohej si një vend që nuk mund t’i

realizonte aspiratat për t’u integruar në aleancë. Pamundësia e Bullgarisë për t’u integruar,

kushtëzohej nga ndërhyrja e vazhdueshme e Greqisë dhe Turqisë. Turqia dhe Greqia u

aktivizuan që në fillesat e Paktit Ballkanik. Ato kishin interesat e veta në Ballkan. Greqia

kërkonte të ruante kufijtë e saj, ku në përbërjen territoriale të saj ekzistonin edhe treva të

Shqipërisë të banuar nga shqiptarë. Turqia me pjesëmarrjen e saj, kërkonte t’i tregonte

Evropës, se ajo ishte një vend evropian dhe jo aziatik.

Nënshkruesit e Paktit Ballkanik e shikonin Shqipërinë të pashpresë për t’u integruar në këtë

Pakt rajonal. Ajo që bie në sy, është fakti se Pakti Ballkanik nuk ishte i plotë, pasi mungonin

dy prej shteteve të rajonit si: Shqipëria dhe Bullgaria. Ato nuk ishin thirrur nga aleatët

ballkanikë, kur këta të fundit ishin duke firmosur këtë pakt.“Shqipëria dhe Bullgaria nuk

ishin ftuar në këtë ceremoni. E kjo ndodhte kur vetëm pak muaj më parë, ministri i jashtëm

869 Gazeta “Rilindja”, “Shqyrtime historike Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9870 Gazeta “Rilindja”, “Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 9-10871 Bernd Fischer, “ Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej 1984), 237872 Po aty

177

Page 178:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

grek Papanastasiu për të joshur delegacionin shqiptar kishte njoftuar se kryeministri

shqiptar, Pandeli Evangjeli, ishte zgjedhur kryetar nderi i Konfederatës Ballkanike”873.

Pakti kishte si qëllim garantimin e kufijve ballkanikë, kurse Jugosllavia kërkonte me çdo

kusht që Shqipëria të hiqte dorë nga pretendimet e saj për trojet shqiptare jashtë kufijve, të

heshte për çështjen e minoriteteve, si dhe të hiqte dorë nga aleanca me Italinë. “Në

kundërshtim me sigurime të këtij lloji, ministri shqiptar në Athinë i raportonte qendrës, se

kufijtë e Shqipërisë ishin cilësuar jo ballkanikë”874.Këto deklarata bëheshin të ditura edhe nga

përfaqësuesi jugosllav, Jetviç dhe përfaqësuesi turk Ruzhdi Beu. Deklarimi nga fqinjët e

Shqipërisë se ajo nuk kishte kufij ballkanikë, i leverdiste jo vetëm interesave grabitqare të

monarkive ballkanike, por edhe interesave italiane. Aleatët e Ballkanit e lanë mënjanë

Shqipërinë, pasi ato sidomos Greqia dhe Jugosllavia, nuk donin të njihnin kufijtë e

Shqipërisë.

Së dyti, monarkitë ballkanike i trembeshin Italisë. Ato e dinin se sa e rëndësishme ishte

Shqipëria për të.“Një Shqipëri jashtë ballkanike e lidhur terësisht pas çështjes Adriatike

mendohej, me sa duket, se mund të lehtësonte ripërtëritjen e ndonjë pazarllëku të vjetër”875.

Bullgaria nuk pranoi të ishte pjesë e kësaj aleance dhe refuzoi të bashkëpunonte me

Jugosllavinë, për shkak të pretendimeve të saj për Maqedoninë, që e quante atë si pjesë te

trungut bullgar, por gjithashtu ajo nuk njihte as kufijtë ekzistues të Ballkanit. Shtetet e tjera të

Paktit Ballkanik, e panë me skepticizëm mosaderimin e Bullgarisë në këtë pakt, sepse

Bullgaria mund të hynte në ndonjë aleance me ndonjë prej Fuqive të Mëdha që aspironte për

ndërhyrje në Ballkan. Italia ishte fuqia më e interesuar evropiane që aspironte për Ballkanin.

Ajo kërkonte të fitonte një akses të veçantë në këtë gadishull, sidomos të kishte një dalje të

gjerë në Adriatik e kryesisht në Mesdheun Lindor. Ajo i shikonte me vemendje të gjitha

veprimet dhe vendimet e shteteve ballkanike. Menjëherë, Italia mbështeti qëndrimin e

Bullgarisë ndaj këtyre konferencave. Shqipëria edhe pse kishte qënë pjesëmarrëse në të tre

konferencat e zhvilluara, nuk u bë anëtare e Paktit Ballkanik. Arsyet ishin nga më të

ndryshmet.

873 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 816874 Gazeta “Rilindja” “Shqyrtime historike Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9875 Gazeta “Rilindja”, “Shqyrtime historike, “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9

178

Page 179:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së pari, ajo nuk pajtohej me idenë se Kosova, si pjesë e trungut shqiptar t’i lihej Jugosllavisë.

Së dyti kishte probleme me Greqinë, në lidhje me kufijtë jugor.

Së treti, ajo që është më e rëndësishme për t’u theksuar është se: Italia e frenoi aderimin e

Shqipërisë në kët pakt, sepse ajo kishte synimet e saj në Shqipëri. Italia tashmë kishte fituar

një akses të madh, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë politike edhe ushtarake

brenda shtetit shqiptar. Aderimi i Shqipërisë në këtë pakt, mund të rrezikonte synimet dhe

pretendimet e Italisë mbi Shqipërinë. Kjo gjë mund të sillte një shqetësim edhe në faktorin

ndërkombëtar, sepse hyrja e Shqipërisë në këtë Pakt, do të shikohej si një çështje

ndërballkanike. Roma reagoi ashpër duke theksuar:“Çështja e futjes së Shqipërisë në Paktin

Ballkanik për Italinë nuk ekzistonte”, thoshte në Tiranë ministri Italian Koch” 876.

Qeveria e Romës u tregua mjaft e ashpër edhe me qeveritë e tjera ballkanike. Ajo ndoqi me

vëmendje çdo lëvizje dhe zhvillim gjatë Konferencave Ballkanike. Roma shprehej: “Ne ditëm

të krijojmë bindje,- …gjithkund, se Shqipëria është zona jonë e paprekshme dhe kushdo që ka

punë me të, në fillim duhet të marr lejen e Italisë” 877. Shqipëria e pa si një mundësi të mirë

përfshirjen e saj në Konferencat Ballkanike, sepse në këtë mënyrë do të afirmohej më tepër si

shtet. Qeveria shqiptare u përpoq që gjatë kësaj kohe të ruante marrëdhënie të mira, sidomos

me Jugosllavinë, pasi Tirana zyrtare i kishte të tensionuara marrëdhëniet e saj me Romën.

Legata italiane në Beograd nëpërmjet lëtërkëmbimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme

italiane, në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nënvizonte “tendencën e

qeverisë jugosllave për një afrim me Shqipërinë”878.

Në fillim, qeveria shqiptare u tregua pak e ngurruar me Jugosllavinë, në lidhje me qëndrimin

që ajo do të mbante për aderimin e Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Arsyeja ishte se Italia

ushtroi një presion të fortë edhe në qarqet jugosllave, për të mos lejuar përfshirjen e

Shqipërisë në këtë pakt. Në rast se Shqipëria do të përfshihej në Paktin Ballkanas, kjo gjë

nuk do të pritej mirë në Romë. Diplomati shqiptar që ishte caktuar për nënshkrimin e paktit, i

shkruajti një letër ministrit të jashtëm Xhafer Villa:“Nuk kishte as dijeninë më të vogël se

ç’mendonte qeveria për Paktin”.879

876 Arben Puto, “Shqipëria politike 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena,2009), 522877 Arben Puto, “Shqipëria Politike 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2009), 522878 AQSH, Fondi 163, d. 348, viti 1933 Letërkëmbim ndërmjet legatës italiane në Beograd dhe MPJ në lidhje me ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave. 879 Arben Puto, “Shqipëria Politike…, 522

179

Page 180:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shtetet ballkanike duke patur kërcënime të vazhdueshme nga Italia, vendosën ta përjashtonin

Shqipërinë nga Pakti Ballkanik. Arsyeja ishte e qartë, se shtetet ballkanike i trembeshin

Italisë, e cila mund të zhvillonte një lëvizje ekspasioniste në drejtim të tyre. Për këtë arsye,

aleatët e Ballkanit e përjashtuan Shqipërinë nga Pakti Ballkanik. Musolini nuk toleronte kur

bëhej fjalë për Shqipërinë, ai e vinte theksin, se Shqipëria nuk duhej të lidhte asnjë aleancë

apo pakt, me asnjë prej vendeve të Ballkanit apo edhe me ndonjë prej Fuqive të Mëdha.

Musolini ushtroi një presion të madh te të gjithë kancelaritë ballkanike, me qëllim që ato

mos ta thërrisnin Shqipërinë në këtë pakt. Kur ministri i Jashtëm grek D. Maksimos në fillim

të janarit 1934 ndërmori një turne në Romë për të informuar, por edhe për të marrë pëlqimin e

Fuqive të Mëdha në lidhje me Paktin, Musolini i kërkoi atij, që Shqipëria të mos pranohej në

Paktin Ballkanik”880. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, do të shqyrtohej edhe nga

kandidaturat që do të përfaqësoheshin në radhët e shteteve të Ballkanit si: Jugosllavia,

Rumania, Greqia, të cilat kishin interes që Shqipëria të mos ishte pjësë e paktit. Italia e dinte

që palët kontraktuese ballkanike, nuk do ta merrnin në konsideratë kandidaturën e Shqipërisë

për të qënë pjesë e këtij pakti. Edhe Greqia mbajti të njëjtin qëndrim, në kohën kur opozita

greke i kërkoi qeverisë së saj, që të merrte masa që Greqia të mos përfshihej në ndonjë

konflikt të mundshëm me Italinë881. Qeveria e Athinës u bëri të ditur qeverive të tjera të

paktit, se ajo në asnjë mënyrë nuk do të implikohej me ndonjë prej Fuqive të Mëdha, dhe aq

më tepër me Italinë, me të cilën kishte trashëguar probleme që nga e kaluara882.

Edhe Turqia me anë të ministrit të jashtëm të saj, deklaronte:“Për Shqipërinë ishte e

pamundur që të merrte pjesë në pakt, sepse ka një aleancë me Italinë dhe kjo e fundit nuk ka

dhënë pëlqimin e saj” 883. Shqipëria në këtë mënyrë, u përjashtua nga Pakti Ballkanik. Mbreti

Zog e kuptoi që diçka po kurdisej në kurriz të Shqipërisë. Për të sqaruar çështjen, ai dërgoi në

Beograd Mehmet Konicën. Ai refuzoi kërkesën për pjesëmarrjen e përfaqësisë shqiptare në

sesionin vjetor të Konferencës Ballkanike, që do të mbahej në muajin mars të vitit 1934, në

880 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 817881 AMPJ, Fondi 251, d. 54, viti 1934, fl. 3 Informacion nga Legata shqiptare në Athinë mbi reagimin e Greqisë ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Konferencat Ballkanike. 882 AMPJ, Fondi 251, d. 54, viti 1934, fl. 3 Informacion nga Legata shqiptare në Athinë, mbi reagimin e Greqisë ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Konferencat Ballkanike.883 AMPJ, Fondi 151, d. 54, viti 1934, fl. 8-9 Telegram i Legatës shqiptare në Ankara për ministrin e jashtëm shqiptar Xhafer Vila/ Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 817

180

Page 181:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kryeqytetin grek884. Shqipëria nuk pranoi të merrte pjesë, sepse ajo nuk u ftua nga fqinjët e saj

për të qënë pjesë e Paktit Ballkanik.

Mbreti Zog bëri përpjekje të vazhdueshme për ta anëtarësuar Shqipërinë në Paktin Ballkanik.

Ahmet Zogu i’u përmbajt nenit 3, i cili thoshte se Aleanca Ballkanike ishte e hapur për të

gjitha vendet e Ballkanit885. Zogu nuk veproi sipas nenit të mësipërm, por hyri në rrugën e

bisedimeve sekrete me Beogradin duke përjashtuar shtetet e tjera të aleancës. Në muajin maj,

mbreti jugosllav Aleksandër, pranoi faktin që Shqipëria të ishte pjesë e Paktit Ballkanik.

Beogradi dhe Tirana mbanin lidhje të fshehta, por ato u diktuan nga Roma.

Zogu edhe pse u përball me kërcënimet e Romës, nuk hoqi dorë nga politika rajonale për ta

përshirë Shqipërinë në Paktin Ballkanik. Zogu bëri përpjekje edhe pranë kancelarive

ballkanike, për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë pakt. Si fillim, Zogu u kërkoi ministrave të

jashtëm të Jugosllavisë dhe Rumanisë, që ta merrnin parasysh kërkesën e Shqipërisë për

anëtarësim. Në Beograd, ministri i jashtëm Stojadinoviç i shprehu Rauf Ficos, i cili ishte

ministri shqiptar në Beograd, se e aprovonte kërkesën e Shqipërisë për të hyrë në Paktin

Ballkanik.

Përgjigje pozitive erdhën edhe nga qeveria turke dhe ajo rumune, kurse Athina hezitoi të

kthente përgjigje, për hyrjen e Shqipërisë në këtë Pakt. Qeveria e Romës ende vazhdonte t’u

bënte presion shteteve ballkanike, me qëllim e vetëm që Shqipëria të mos aderonte në këtë

pakt. Beogradi dhe Bukureshti nuk dëshironin të bëheshin pre e qeverisë së Romës, por

shumica e kancelarive ballkanike e dëgjuan Italinë, sepse ato nuk donin të hynin në konflikt

me të. Përfundimi ishte shumë i keq për Shqipërinë. Shqipëria edhe pse ishte pjesë e trungut

Ballkanik, edhe pse mori pjesë vetë në Konferencat Ballkanike, nuk u bë pjesë e Paktit

Ballkanik. Është për t’u theksuar, se diplomatët ballkanas në përpjekjet për të justifikuar

mosthirrjen e Shqipërisë në bisedimet për arritjen e marrëveshjes ballkanike, kishin parasysh

vetëm aktet që e lidhnin Shqipërinë me Romën886.

Gjatë shekullit të XX nuk bëhej më fjalë për unitet, por bëhej fjalë vetëm për traktate e pakte

politike, madje dhe në dëm të interesave të shtetit shqiptar, si dhe të shqiptarëve që jetonin në

884 AQSH, Fondi 163, d. 30, fl. 1-10 Telegram i Legatës italiane në Tiranë për ministrin e punëve të jashtme në Romë.885 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 814886 “Rilindja”, “ Shqyrtime Historike Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9

181

Page 182:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

federatën jugosllave. Këto mekanizma ishin gjysmake, pasi Konferencat Ballkanike si dhe

Pakti Ballkanik, nuk sollën stabilitet në marrëdhëniet brenda rajonit, përkundrazi sollën

përplasje e kontradita mes shteteve pjësëmarrëse, duke lënë të pakënaqura edhe pretendimet

shqiptare dhe atyre bullgare për mbrojtjen e bashkëkombasve të tyre, të shpërndarë në

Jugosllavi e Greqi. Shtetet Ballkanike u përpoqën për krijimin e një fronti të përbashkët

përballë ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për aq sa do ta lejonin këto fuqi, të cilat përfituan

sërish nga kjo situatë e krijuar rishtaz.

Nismëtarët e Paktit Ballkanik si: Greqia, Jugosllavia, Turqia dhe Rumania, kërkuan që ta

bënin këtë pakt gjithpërfshirës, ku të merrnin pjesë të gjitha vendet ballkanike, pavarësisht

konflikteve që ato i karakterizonin. Nënshkrimi i paktit nga 6 shtetet ballkanike, nuk do të

realizohej për shkak të faktorëve të ndryshëm që vinin brenda dhe jashtë faktorit ballkanas. Si

fillim, Greqia mbajti një qëndrim pozitiv ndaj aderimit të Shqipërisë në këtë pakt, por më

vonë ajo do të ndryshoj mendje, pas kërcënimeve që qeveria e Athinës do të marrë nga

Roma.

Një arsye tjetër, ishte se edhe vet qarqet greke nuk e preferonin Shqipërinë, pasi kishin një

konflikt të hapur me të, në lidhje më çështjen kufitare. Në vitin 1933, ministri i jashtëm i

Greqisë Maksimos, do të ndërrmarë inisiativën drejt kryeqyteteve të Italisë, Francës dhe

Londrës, për të ditur opinionin e tyre, në lidhje me nënshkrimin e Paktin Ballkanik. Si fillim

Maksimos shkoi në Romë, ku atje u takua me përfaqësues të diplomacisë italiane, duke folur

për projektin në fjalë. “Vetë Maksimos do të pohonte se përfshirja e Shqipërisë në një grupim

ballkanik nuk do të mirëpritej prej Italisë, e cila është tejet e shqetësuar nga projektet e

mbretit Zog për të shpëtuar mbretërinë e tij nga tutela italiane”887.

Maksimos dha deklarata në shtypin italian. Ai theksoi, se pakti nuk i drejtohej as Bullgarisë,

Shqipërisë, apo ndonjë fuqie evropiane, por dëshmonte për një unitet mes shteteve të

Ballkanit, duke përfshirë këtu Bullgarinë, pse jo dhe Shqipërinë 888. Pakti Ballkanik e pati

fillimin në Turqi, gjatë një vizite që kryeministri grek i asaj kohe Caldaris, bëri në Turqi.

Shqipëria e shikonte me skepticizëm krijimin e paktit, ku sipas pohimeve të Maksimos

ministrit të jashtëm grek, ky pakt ishte gjithpërfshirës. Maksimos e vizitoi Italinë, në fillim

887 AMPJ, viti 1934, dosja 54, fl. 3. Deklarata e përfaqësuesit grek Maksimos, në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik. / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, 817888 AMPJ, viti 1934, dosja 54, fl.3 Informacion nga Legata shqiptare në Athinë rreth qëndrimit të diplomacisë greke ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik.

182

Page 183:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

për të ditur edhe opinionin e Italisë rreth këtij pakti. Edhe përfaqësuesit rumun dhe turq, nuk

i’u përmbajtën qëllimit të mëparshëm të aleancës889.

Ministri i jashtëm Jetviç, faktin e mospërfshirjes së Shqipërisë në pakt e shpjegonte

me“ndryshimin e qëndrimit të qarqeve qeveritare dhe diplomatike greke, pas vizitës së

ministrit të jashtëm grek Maksimos në Romë”890. Kuptohet qartë që ministrat e jashtëm të 4

vendeve ballkanike, pasi ishin konsultuar me Italinë,e braktisën Shqipërinë për të hyrë drejt

aleancës. Qeveria italiane interesohej më shumë për çështjen shqiptare. Musolini mori një

përgjigje pozitive nga Maksimos, për mospërfshirjen e Shqipërisë në këtë pakt. Qëndrimi

tepër negativ i Italisë ndaj Shqipërisë, u vërejt edhe nga diplomacia evropiane, kryesisht ajo

angleze. Sipas burimeve turke, ambasadori italian në Turqi i ishte shprehur Tefik Ruzhdi

Beut:“Italia nuk do t’a shifte kurr me sy të mirë që të thirrej Shqipëria e të merrte pjesë në

paktin Ballkanik”891.

Mbas këtij takimi, ministri i jashtëm turk Tefik Ruzhdi pas ndërhyrjes italiane, deklaroi: “Për

Shqipërinë ishte e pamundur të merrte pjesë në këtë Pakt, sepse ka një aleancë me Italinë dhe

kjo e fundit nuk ka dhënë pëlqimin e saj”.892 Diplomati shqiptar në Turqi, i bënte të ditur

homologut të tij anglez në Turqi, se përçapja italiane ishte e qartë, se Italia po bënte përpjekje

të vazhdueshme që Shqipëria të mos përfshihej në këtë pakt. Diplomati shqiptar pohoi faktin,

që Italia me të gjitha vendet e Ballkanit kishte biseduar dhe disa vende nisur edhe nga

interesat e tyre, por edhe presionet e Italisë, menduan që t’a linin mënjanë Shqipërinë, sesa

ato të futeshin në konflikt me të për shkak të Shqipërisë893. Në këto rrethana, shtetet

ballkanike nuk e thirrën fare Shqipërinë për të dialoguar rreth paktit. Edhe Jugosllavia nisur

nga rrethanat tepër të vështira që ishin krijuar me Romën, shprehu rezerva ndaj përfshirjes së

Shqipërisë në këtë aleancë.

Një arsye madhore ishte vetë qëndrimi i monarkive ballkanike, të cilat nisur edhe nga

konfliktet që kishin patur me Shqipërinë gjatë Konferencave Ballkanike, preferuan që ta

mbanin larg atë. Jugosllavia ishte shteti që kishte patur më shumë konflikte me Shqipërinë.

889 Po aty890 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999) , 60 891 Po aty892 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, fl. 154, Informacion nga Legata shqiptare në Turqi rreth qëndrimit të Tefik Ruzhdiut ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. / Paskal Milo “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, 817893 AQSH, Fondi 152, d. 54, viti 1934, fl. 70 Qëndrimi idiplomacisë turke ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik.

183

Page 184:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Problemet mes dy vendeve u karakterizuan nga përpjekjet që qeveria shqiptare kishte bërë,

për njohjen dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Të gjitha

shtetet pjesëmarrëse të Paktit Ballkanik, e dinin mjaft mirë që Shqipëria duhej të trajtohej

njëlloj dhe në kushte të barabarta, por ajo nuk u trajtua asnjëherë si e tillë. Jugosllavia mbajti

një qëndrim skeptik në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, pra të trajtimit

të Shqipërisë në mënyrë të barabartë me vendet e tjera. Sepse, Jugosllavia gjatë Konferencave

Ballkanike, të cilat ishin mbajtur në periudhën 1930-1933, nuk i kishin aprovuar kërkesat e

Shqipërisë për njohjen e kufijve të saj, si dhe nuk kishin respektuar çështjen e të drejtave të

shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi894.

Jugosllavia nxorri si preteks se Shqipëria mund të aderonte në këtë pakt, nëse dilte nga

aleanca me Italinë. Jugosllavia deklaroi se nëse Shqipëria do të pranohej në gjirin e shteteve

ballkanike, duhej të shkëputej nga Italia”. 895 Deklaratat që dha Jugosllavia, për shkëputjen e

Shqipërisë nga Italia ishin të pavenda, pasi vet Jugosllavia kishte nënshkruar disa herë

marrëveshje të fshehta me Italinë, në lidhje me Shqipërinë dhe në dëm të interesave të saj.

Qëllimi negativ ndaj mospërfshirjes së Shqipërisë në këtë pakt, shikohet edhe nga një raport

që dha Vukotiçi drejtuar kryeministrit jugosllav:“Në kombinacionet tona politike e

dipllomatike, në politikën tonë ballkanike, ne kemi synuar gjithmonë t’i kundërshtojmë

kërkesat shqiptare për krijimin e një shteti të pavarur për arsyen e thjeshtë se ky shtet do ish

kundër nesh dhe synimeve tona nacionaliste” 896. Siç shihet qartë nga raporti, Jugosllavia nuk

e pranoi Shqipërinë që të hynte në aleancë, pasi Shqipëria do të ndalej në këtë pakt, me

kërkesën e saj për t’i dalë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Për

këtë arsye, Jugosllavia preferoi ta mbante larg Shqipërinë nga ky pakt. Refuzimi i Shqipërisë

për të marrë pjesë në këtë pakt, bëhet e ditur edhe nga ministri i jashtëm shqiptar i akredituar

në Beograd, zoti Xhafer Vila, i cili e vuri theksin e përjashtimit të Shqipërisë nga Pakti

Ballkanik për arsye, se shteti shqiptar do të këmbëngulte edhe në lidhje për çështjen kufitare

me Jugosllavinë.

Pas nënshkrimit të Paktit Ballkanik, Shqipëria kërkoi të dinte diçka më shumë, në lidhje me

mendimet që kishin shtetet aleate të Ballkanit ndaj Shqipërisë. Ministri Vila i’u drejtua

894 “Rilindja”, Shqyrtime historike, “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9895 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, viti 1933, Qëndrimi i diplomacisë jugosllave ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. fl. 236/ Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zog”, (Tiranë :1997), 255896 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë: 1997), 255

184

Page 185:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

delegatit jugosllav në Shqipëri Çubotiçit, se cili ishte qëllimi i shteteve kontraktuese në

përgjithësi, dhe i Jugosllavisë në veçanti, në lidhje me sigurimin e kufijve ballkanikë. Shtetet

fqinje mbajtën një qëndrim tepër negativ ndaj Shqipërisë. Kuptohet që qëndrimi i aleatëve

ballkanikë nuk solli një unitet në rajon, por përkundrazi ajo solli një përçarje akoma edhe më

të madhe. Shtypi shqiptar u përpoq që ta zbuste qëndrimin që mbajtën fqinjët ndaj Shqipërisë.

Kishte zëra brenda qarqeve shqiptare, se pasi pakti të nënshkruhej në Athinë, më pas do t’i

bëhej thirrje edhe Shqipërisë që të ishte pjesë e këtij pakti897. Shtypi i asaj kohe “Besa”

shkruante:“Fuqitë Ballkanike do ta thërrisnin Shqipërinë për nga rëndësia që përmban

Mbretëria Shqiptare për fatin e të gjithë viseve të Ballkanit” 898

Gazeta “Besa” për të përforcuar idenë e hyrjes së Shqipërisë në këtë aleancë, do t’i drejtohej

shtypit britanik, i cili do të shkruante artikuj të ndryshëm, në lidhje me përfshirjen e

Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Shtypi anglez shkruajti në një prej artikujve të saj: “Shqipëria

ishte një urë lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe anasjelltas”899. Gjatë bisedave që

ishin zhvilluar mes Beogradit dhe shteteve të tjera ballkanike, Shqipëria ishte përmendur si

fakt që ajo do të përfshihej në këtë pakt. Sipas këtyre bisedave, Pakti Ballkanik u hartua në

mënyrë që të lejojë marrjen pjesë të Mbretërisë Shqiptare pa mos u cënuar interesat e saja, të

çdo lloji që mund të jenë 900. Edhe pse u bënë mjaft komente pozitive nga shtypi shqiptar për

vetë rëndësinë e Paktit Ballkanik, Shqipëria nuk mundi t’i realizoj dot qëllimet e saj për t’u

përfshirë drejt paktit. Edhe shtypi britanik bëri përpjekje që Shqipëria të njihej më mirë në

faktorin ndërkombëtar, si dhe të përfshihej në Paktin Ballkanik.901. Çështja e Shqipërisë për

t’u futur në aleancë, do të propagandohej nga gazetat me prestigjoze londineze, si: “Times”,

“Goodmorning”, etj. Shqipëria nuk u pa aspak me sy të mirë nga fqinjët e saj. Rumania,

Greqia, Turqia dhe sidomos Jugosllavia. Ato edhe pse mbajtën një qëndrim pozitiv në fillim

ndaj Shqipërisë, do ta përjashtonin atë për hir të Italisë. Siç kuptohet qartë, shtetet e Ballkanit

u ndikuan nga dominimi i Italisë për të mos e ftuar Shqipërinë në Paktin Ballkanik.

Mbreti Zog e dinte mjaft mirë qëndrimin italian, por ai nuk donte t’i vështirësonte gjërat

akoma edhe më shumë me Italinë. Çështja shqiptare dhe Pakti Ballkanik nuk ngeli pa u

897 “Rilindja”, Shqyrtime historike, “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 8-9898 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999) , 62899 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 4 Reagimi i shtypit britanik në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik.900 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 62901 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 27 Reagimi i shtypit britanik në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik.

185

Page 186:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

diskutuar edhe nga shtypi i huaj. Ai shpjegonte qartë arsyet e mosparanimit të Shqipërisë në

këtë pakt. Shtypi grek kishte shkruar se nuk ishte dakort për një aleancë me mbretin Zog. Ky

komentim u bë nga gazeta “Dejli Herald”, e cila u bë fill pas kthimit të ministrit të jashtëm

grek Maksimos në Greqi902. Shtypi grek komentonte faktin se Bullgarisë i ishin bërë thirrje

nga fqinjët për t’u përfshirë në pakt, kurse Shqipërinë e linte jashtë projektit.

Gjithashtu shtypi grek deklaroi:“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik nuk do të

mirëpritej nga Italia” 903. Ndërkohë që kishte gazeta të tjera që shkruanin për aderimin e

Shqipërisë në këtë pakt. Sipas publicistit Montegu Bell, i cili ishte drejtor i gazetës “Near

East”, ai shtronte kërkesën për futjen e Shqipërisë në pakt, madje për ti’a arritur kësaj gjëje,

Shqipëria duhej ndihmuar qoftë nga fqinjët, por sidomos nga Fuqitë e Mëdha904. Më tej ai

shprehej, se kur bëhej fjala për një aleancë rajonale, ajo duhej respektuar në përfshirjen e të

gjitha vendeve ballkanase, pa përjashtuar asnjë.

Kjo nënkuptohet si një shenjë pozitive për Shqipërinë, pasi edhe ajo kishte po aq të drejta për

t’u përfshirë në aleancë njësoj si: Greqia, Turqia, Jugosllavia etj. Ndërkohë, kishte edhe

gazeta të tjera që shkruanin për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një shtet të vogël dhe që

ishte pronë e Italisë905. Nisur nga ky koment, kuptohet mjaft qartë që edhe shtypi i huaj i asaj

kohe, ishte përçarës ndaj qëndrimit të çështjes shqiptare. Ai nuk mbajti një qëndrim asnjëanës

dhe real ndaj përfshirjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Kuptohet qartë, se Italia fshihej

mbas gjithçkaje. Ajo e kishte përfshirë Shqipërinë nën influencën e saj dhe se ajo nëpërmjet

zonës së saj më të dobët, do të përhapte fashizmin në Ballkan. Italia po fitonte një akses të

veçantë në këtë rajon, për të dominuar me politikën e saj, e ku më pas do të realizonte

ambiciet e saj për të dalë në ujrat e Mesdheut Lindor. Në këtë mënyrë, duke mbajtur të

mbërthyer Shqipërinë, si dhe duke ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të rajonit

ballkanik, ajo do ta kishte më të lehtë për ta penguar Shqipërinë në integrimin e saj rajonal.

Italia do të realizonte më mirë qëllimet e saj në Shqipëri, dhe më pas do të ndërhynte

agresivisht në Ballkan. Shtypi anglez u tregua më realist dhe më largpamës në lidhje me

902 Gazmend Shpuza, Shqipëria ndërmjet…, 63903 Po aty, 62-63904 AQSH, Fondi 252, d, 54, viti 1934, fl. 24 Qëndrimi i publicistit anglez Montegu Bell, në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik. 905 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1924, fl. 26 Reagimi i shtypit të huaj në lidhje me pranimin e Shqipërisë në Paktin Ballkanik.

186

Page 187:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Gazeta “Times” shkruante: “Nga të gjashtë

fuqitë ballkanike, vetëm Bullgaria dhe Shqipëria nuk kishin interesa ekstra- ballkanike906.

Shtetet ballkanike u justifikuan me faktin, se Shqipëria nuk mund të bëhej pjesë e projektit,

pasi ajo mbrohej nga Italia. Kjo e fundit ishte në marrëdhënie të mira me Greqinë dhe

Turqinë. Shqipëria shihej nga fqinjët e saj, si një vend i pa dobishëm në strukturat rajonale.

Për Shqipërinë u ndoq politika e izolimit diplomatik, ku për fatin e saj vendoste Italia. Fqinjët

ballkanas që në fillim të negociatave për nënshkrimin e Paktit Ballkanik, nuk lanë pa

komentuar paktet që Shqipëria kishte lidhur me Italinë. Edhe pse monarkitë fqinje të

Shqipërisë, ishin në dijeni të tensionimit të marrëdhënieve italo-shqiptare, ato nuk e

mbështetën Shqipërinë, për të hyrë në Paktin Ballkanik.

Mehmet Konica, kryetari i delegacionit shqiptar, në një takim që pati me përfaqësues të

qeverisë së Beogradit deklaroi: “Shqipëria e ka vendin në familjen Ballkanike”907. Zogu bëri

të gjitha përpjekjet diplomatike nëpërmjet delegatëve, për ta përfshirë Shqipërinë në këtë

pakt. Në vitin 1934, Zogu bëri përpjekje të vazhdueshme për t’u afruar me fqinjët e tij

rajonal, sidomos me Beogradin. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare zhvilloi bisedime me

funksionarët shqiptarë dhe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse të Paktit Ballkanik, për

hyrjen e Shqipërisë në këtë pakt908. “Zogu u ndje sa i izoluar aq dhe i dëshpëruar”909.

Mehmet Konica, përfaqësuesi shqiptar, bëri përpjekje edhe në qarqet greke për aderimin e

Shqipërisë në këtë aleancë, por fqinji i Shqipërisë i’a mohoi të drejtën e saj për t’u integruar

në këtë pakt. Ndërsa lideri dhe projektuesi i Konferencave Ballkanike Papanastasiu, ishte për

nënshkrimin e këtij pakti nga të gjashtë vendet, duke përfshirë Shqipërinë edhe Bullgarinë. Ai

madje kritikoi edhe qëndrimin që mbajtën fqinjët e Shqipërisë, sidomos Jugosllavia për

çështjen shqiptare dhe atë bullgare në Konferencat Ballkanike. Pakti Ballkanik solli vetëm

përçarje mes popujve të rajonit.

Vendet ballkanike mbajtën një qëndrim kontradiktor ndaj Shqipërisë. Në fillim ato u

shprehën se ishin për një bashkëpunim edhe me Shqipërinë. Jugosllavia në fillim ishte

906 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 27 Qëndrimi i shtypit londinez në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë dhe Bullgarisë në Paktin Ballkanik. 907 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 8/ Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra 1999), 64/ Rilindja, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 9- 10908 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, fl. 1- 12 Korrespodencë e MPJ shqiptare me qeveritë e shteteve ballkanike për përfshirjen e Shqipërisë në këtë pakt909 Paskal Milo “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 818

187

Page 188:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

përpjekur që t’u bënte të ditur shteteve të ballkanit, se ishte dakort për pjesëmarrjen e

Shqipërisë në këtë pakt. Jugosllavia e dinte se përfshirja e Shqipërisë në këtë pakt, do të

zvogëlonte influencën italiane në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Jugosllavia do të largonte

armikun dhe rivalin e saj Italinë, në lidhje me Shqipërinë. Interesimi për Shqipërinë dhe

kryesisht për koncesionet ekonomike të saj, nxiti rivalitetin italo-jugosllav. Në mbështetje të

politikës jugosllave ishte edhe Franca, e cila e këshillonte Beogradin që kjo e fundit ta

mbështeste kandidaturën e Shqipërisë për të hyrë në Paktin Ballkanik, duke mënjanuar në

këtë mënyrë pretendimet italiane jo vetëm mbi Shqipërinë, por edhe mbi Ballkanin.

Jugosllavia nuk gjeti mbështetjen e aleatëve të tjerë sidomos Greqisë, e cila ishte kundra

hyrjes së Shqipërisë në këtë pakt. Greqia kishte dy arsye kryesore përse ajo e refuzoi

pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë pakt.

Së pari, Greqia e konsideronte Shqipërinë si shtet jo të pavarur, pasi ajo lidhej më interesa të

veçanta me Italinë, dhe nuk donte të kishte përplasje me të.

Së dyti, vetë Greqia që nga e kaluara historike kishte trashëguar mjaft probleme me

Shqipërinë, në lidhje me kufijtë e saj. Ministri i jashtëm grek Maksimos, gjatë një vizite në

Angli, u takua me përfaqësuesin e Shqipërisë në Angli, Fuad Asllani. Ministri grek Maksimos

në mënyrë tepër hipokrite i bëri të ditur Fuat Asllanit, se ishte dakort që pakti të përfshinte të

gjitha vendet ballkanike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë910.

Ministri grek Maksimos më tej u shpreh se, Greqia ishte treguar e kujdesshme në lidhje me

Italinë. Greqia nuk donte të shkaktonte një konflikt të hapur me Italinë, për shkak të

Shqipërisë. Përfaqësuesi diplomatik në Angli, Fuat Asllani, i bëri të ditur Maksimos pasojat

që do të sillte Pakti Ballkanik me përjashtimin e Shqipërisë. Ai i bënte të ditur, se pakti në

fjalë nuk mund të ishte i plotë, pa pjesëmarrjen e Shqipërisë911. Edhe përfaqësuesi shqiptar në

Greqi, Qemal Mesarea, ishte përpjekur që ta kundërshtonte qëndrimin grek ndaj Shqipërisë,

duke e cilësuar atë tepër të rrezikshëm. Sipas Mesareas, Greqia do të cënonte dinjitetin e

kombit shqiptar. Edhe Turqia do të mbante të njëjtin qëndrim si Greqia. Ministri i jashtëm

turk Tefik Ruzhdi Bej, i bënte të ditur përfaqësuesit shqiptar në Ankara, Xhavid

Leskovikut:“Sa për Shqipërinë, sot për sot është e pamundur që të marr pjesë në këtë pakt,

910 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 4 Telegram i ministrit shqiptar në Angli Fuat Asllanit, dërguar përfaqësuesit grek Maksimos, në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik. 911 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1954, fl.6-7 Telegram i ministrit shqiptar në Angli Fuat Asllanit dërguar përfaqësuesit grek Maksimos, në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik.

188

Page 189:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

masi ka një aleancë me Italinë, dhe kjo e fundit nuk ka dhënë konsentementin (pëlqimin) e saj

për hyrjen e Shqipërisë në paktin Ballkanik”912.

Përfaqësuesi diplomatik në Ankara shprehej: “Shqipëria ishte e lirë në politikën e saj dhe se

shtetet fqinje nuk kishin arsye, pse të vendosnin një kusht të tillë”. Aleanca të vjetra kanë

ekzistuar edhe mes Jugosllavisë dhe Italisë, apo Jugosllavisë dhe Francës. Aleancë tjetër

ekzistonte edhe midis Greqisë dhe Anglisë. Jugosllavia si fillim u tregua e gatshme për ta

ndihmuar Shqipërinë që të merrte pjesë në pakt. Ajo i kuptoi mjaft mirë synimet që Italia

kishte mbi Shqipërinë. Më vonë diplomacia jugosllave do të ndryshoj qëndrim, në lidhje me

aderimin e Shqipërisë në Paktin Ballkanik913. Arsyet ishin nga më të ndryshme. Sipas

Jugosllavisë edhe ajo, si aleatet e saj mendonte se Shqipëria e kishte një aleate tashmë, që

ishte Italia914.

Jetviçi, ministri i jashtëm i Jugosllavisë arrinte deri aty, sa të pretendonte që edhe vet

Shqipëria nuk donte të ishte pjesë e këtij pakti915. Kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Shqipëria ishte

një vend ballkanas dhe si i tillë duhej trajtuar në kushte të barabarta si fqinjët e vet 916. Edhe

shtetet fqinje u munduan ta justifikonin veten e tyre përballë faktorit ndërkombëtar, se

Shqipëria nuk donte të ishte pjesë e Paktit. Në të vërtetë, ky ishte një justifikim dhe

manipulim që monarkitë ballkanike po u bënin Fuqive të Mëdha. Fqinjët ballkanikë në vend

që të merreshin me politikat që do të shërbenin në stabilizimin e rajonit, u munduan të

përdornin lloj- lloj manovrash, në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Greqia dhe

Jugosllavia ishin dy vendet që shfaqën më tepër synime armiqësore ndaj Mbretërisë

Shqiptare, kryesisht ndaj kufijve të saj.

Dihet që në të kaluarën historike, Greqia ka pretenduar tokat e Shqipërisë Jugore, kurse

Jugosllavia ka pretenduar tokat në drejtim të Shqipërisë Veriore. Mungesa e Shqipërisë në

Paktin Ballkanik, përshpejtoi sulmin më të madh që asaj do t’i bëhej nga Jugosllavia dhe

Turqia. Këto nënshkruan një konventë, sipas të cilës shqiptarët që jetonin në Jugosllavi do të

shpërnguleshin në drejtim të Turqisë, me preteksin se ata ishin muslymanë dhe vendin e

912 AMPJ, Fondi 151, d. 54, viti 1934, fl. 56- 59/ Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 69913 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 59-60 Reagimi i diplomacisë jugosllave ndaj Shqipërisë, në lidhje me përfshirjen e saj në Paktin Ballkanik.914 Po aty fl. 26 915 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 59-60 Deklaratë e ministrit jugosllav Jetviç916 AQSH, Fondi 252, dosja 54, viti 1934, fl. 8 Deklaratë e ministrit Jugosllav Jetviç.

189

Page 190:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kishin në Turqinë muslymane. Ky ishte sulmi i parë që i’u bë Shqipërisë nga aleatët fqinjë.

Karakteri i paktit ashtu siç e kishte planifikuar edhe kreu i paktit Papanastasiut, ishte

përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë917.

Organizatori i paktit Papanastasiu, kishte mbajtur gjithmonë një qëndrim mjaft pozitiv ndaj

Shqipërisë, ku sipas tij edhe ajo gëzonte po të njëjta të drejta si fqinjët e saj918. Jugosllavia

pavarësisht konflikteve që kishte patur me Shqipërinë, u tregua më largpamëse dhe më

realiste. Jugosllavia mendonte se në rast se Shqipëria do të lihej mënjanë, do të plotësohej

dëshira italiane për të patur një influencë më të gjerë në Shqipëri. Këtë gjë Jugosllavia nuk e

dëshironte. Jugosllavia u tregua skeptike ndaj qëndrimit që mbajti Italia ndaj Mbretërisë

Shqiptare, për aderimin e saj në pakt. Sipas palës jugosllave, në rast se Italia i donte të mirën

Shqipërisë, atëherë Roma nuk duhet ta pengonte Tiranën zyrtare që të bëhej pjesë e paktit.

Beogradi i kuptoi qëllimet italiane, pavarësisht se ajo heshti.

Gjatë kësaj kohe ishin shfaqur edhe shenjat e fashizmit në Ballkan. Jugosllavia rrezikonte nga

përhapja e fashizmit dhe nga ndonjë sulm i mundshëm nga ana e Italisë. Megjithatë,

Jugosllavia bashkë me vendet e tjera ballkanike heshtën, duke mos e mbështetur Shqipërinë,

si dhe duke përkrahur lojën italiane në kurriz dhe në dëm të interesave kombëtare të

Shqipërisë. Bisedimet e projektit ballkanik u bënë mbi bazën e dialogut të një fuqie

jashtëballkanike siç ishte Italia, dhe të katër fuqive ballkanike, si: Greqia, Rumania, Turqia,

Jugosllavia919. Përveç qëndrimeve antishqiptare, kishte edhe zëra pozitive ndaj përfshirjes së

Shqipërisë në këtë pakt. Papanastasiu nuk mbajti të njëjtin qëndrim si qeveria e Athinës, apo

si opozitari Venezellosi. Mendimi i Papanastasiut ishte për një pakt gjithëpërfshirës, ku pa

Shqipërinë kjo aleancë nuk do të kishte vlerë920. Asnjë prej katër vendeve nuk e dëgjoi

Papanastasiun. Përsa i përket qëndrimit që mbajti Anglia, ajo nuk u shpreh optimiste për

paktin, pasi në këtë pakt mungonte edhe Shqipëria. Lënja mënjanë e Shqipërisë dhe e

Bullgarisë nga fqinjët e tyre, do të shkaktonte më shumë turbullira brenda rajonit ballkanik.

Analistët shqiptarë të asaj kohe, kishin arritur në konkluzionin, se në rast të një konflikti të

mundshëm midis Italisë dhe Shqipërisë, por edhe të një konflikti italo-jugosllav, shtetet

917 Gazmend Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 65918 “Rilindja”, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti i Stabilitetit i vitit 1934, 7 tetor 1994, 8-10 919 “Rilindja” , Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 7 tetor 1994, 8- 10920 “Besa”, 5 shkurt 1934, 4/ “Rilindja” , Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 9

190

Page 191:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kontraktuese të paktit si: Rumania Turqia, Greqia, nuk do mund t’i shkonin për ndihmë dot

Jugosllavisë, sepse nuk mund të konfliktoheshin me një Fuqi të Madhe, si Italia.

Në rast se Pakti Ballkanik do të ishte i plotë dhe gjithpërfshirës, Italia do ta kishte më të

vështirë për të sulmuar ndonjë prej vendeve të Ballkanit, madje edhe Shqipërinë. Pakti bëri

një jehonë në faktorin ndërkombëtar, por ai nuk solli një paqe në rajon, përkundrazi shkaktoi

një paqëndrueshmëri politike, madje edhe një acarim të marrëdhënieve diplomatike mes

shteteve të rajonit. Përjashtimi i Shqipërisë nga Pakti Ballkanik rriti influencën italiane në

Ballkan. Nënshkruesit e paktit kishin edhe obligime ndaj njëri- tjetrit, si psh mbrojtjen

ushtarake të një vendi, pjesëtar i paktit në rast se sulmohej nga ndonjë shtet tjetër. Shqipëria

bënte pjesë jashtë këtij pakti dhe si e tillë, ajo as nuk mbrohej nga fqinjët dhe as nuk mund të

ndërhynte me politikën e saj ushtarake, për t’i shkuar në ndihmë një shteti tjetër që ishte

pjesëtar i këtij pakti. Greqia ka qënë vendi që nuk e ka dashur Shqipërinë që të afrohej në

Paktin Ballkanik.

Greqia mendonte se kishte përkrahjen e Anglisë. Shtypi grek shkruante, se Anglia i kishte

përgëzuar të katër ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit. Kjo gjë nuk ishte e vërtetë, siç

shkruante shtypi anglez. Qeveria londineze ishte për aderimin e Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vetëm në këtë rast, Pakti Ballkanik do të ishte i plotë. Sipas diplomacisë angleze, pakti do të

ndante Ballkanin në dy grupe. Grupi i dytë përfaqësohej nga Bullgaria dhe Shqipëria, të cilët

ishin lënë jashtë këtij pakti.

Edhe në Beograd, mënjanimi i Shqipërisë dhe i Bullgarisë jashtë paktit, nuk u pa me sy të

mirë. Beogradi u dha sugjerime aleatëtëve të vet, se në pakt duhej përfshirë as Shqipëria as

Bullgaria. Pakti jo vetëm që nuk solli një konsolidim të marrëdhënieve diplomatike mes

shteteve të rajonit, por kjo politikë solli një paqëndrueshmëri edhe në vendet e tjera, të cilat

ishin kontraktuese të këtij pakti. Paqëndrueshmëria rajonale solli një rrezik të madh që po i

kanosej Ballkanit, atë të vërshimi fashist. Ky rrezik do t’i kanosej më vonë Jugosllavisë, e

cila kishte një dalje të gjerë në ujrat e Adriatikut. Ndërsa Greqia mendonte se nuk do të kishte

një agresion të mundshëm nga Italia, pasi ngjarjet historike do të vërtetonin më vonë, se edhe

Greqia do të bëhej pre e sulmeve italiane në Ballkan, madje i gjithë Ballkani do të pushtohej

nga Italia. Shtetet ballkanike nxorën si preteks, se Shqipëria nuk kishte kufij ballkanikë921.

921 “Rilindja”, Shqyrtime historike, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934, 9

191

Page 192:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Greqia këmbënguli që Shqipëria të mos përfshihej në këtë pakt, sepse të dyja vendet kishin

probleme kufitare, të trashëguara nga e kaluara. Por arsyeja kryesore që nxorën të 4 vendet

kontraktuese të paktit ishte se: Shqipëria e kishte një aleancë me Italinë922, si edhe vendimi i

Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e vinte Shqipërinë, nën protektoratin italian. Kjo

hipotezë hidhet poshtë, sepse edhe Jugosllavia kishte një aleancë me Francën, për rrjedhojë

do të thotë se: edhe Jugosllavia duhej përjashtuar nga Pakti Ballkanik. Greqia dhe Turqia

ishin dy nga vendet që mbajtën një qëndrim më të ashpër, në lidhje me aderimin e Shqipërisë

në këtë pakt. Edhe diplomacia shqiptare e asaj kohe, mundohej të argumentohej me faktin: se

si mund t’i propozohej Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë pakt, ku përjashta kufijve të saj,

jetonin rreth një milionë shqiptarë.

Sipas ministrit të jashtëm Xhafer Villa, ai i shkruante Ahmet Zogut se “… Natyrisht është në

interes të Jugosllavisë të siguroj pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe Shqipërisë, sepse kështu

mendon të siguroj njohjen e kufijve , për të cilat me kohë këto dy shtete kanë deklaruar në

konferenca dhe komisione ndërkombëtare se mbi ato vise kanë synime kombëtare”923.

Natyrisht që as Jugosllavisë dhe as Greqisë nuk i leverdiste përfshirja e Shqipërisë në pakt.

Greqia vazhdonte të pretendonte toka në drejtim të Shqipërisë jugore, kurse Jugosllavia

pretendonte të mbante nën mbikqyrjen e saj, më tepër se gjysmën e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi. Ministri shqiptar në Beograd, shprehte bindjen se qëndrimet që mbante Greqia në

lidhje me çështjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik, shkaktohej nga çështja e

kufijve. Rauf Fico gjatë një bisede me ministrin e jashtëm jugosllav Jetviç, pyeste në mënyrë

retorike… “n’është një shtet ballkanik që mund të kishte ankime përmbi aleancën shqiptaro-

italiane , do të ishte Jugosllavia dhe jo Greqia…” 924. Jugosllavia hodhi dyshime se

Shqipëria mund të lidhte një marrëveshje me Italinë, për ta sulmuar atë më vonë. Jugosllavia

kërkoi nga aleatët e saj, një garanci më shumë, përballë një kërcënimi që do t’i vinte nga ana

e Shqipërisë925. Kjo kërkesë nuk u pranua nga ministri i jashtëm turk Tefik Ruzhdi Beut926.

922 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 13 Telegram i Rauf Ficos dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, mbi mbledhjen e Antantës Ballkanike. Nr. 24/ III. Beograd.6. 05. 1936923 AQSH, Fondi MPJ , d. 10, viti 1933, fl. 154/ Raport i ministrit Xhafer Vila dërguar mbretit Zog / Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve” (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 86924 “Rilindja”, Shqyrtime historike, “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 9925 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 63 Telegram i Rauf Ficos dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me mbledhjen e Antantës Ballkanike në Beograd. Nr 24/III Beograd. 6. 05. 1936926 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 8 Reagimi jugosllav ndaj përfshirjes së Shqipërisë në ndonjë agresion të mundshëm.

192

Page 193:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Turqia e dinte mjaft mirë që jo vetëm Jugosllavisë, por as Greqisë apo ndonjë shteti tjetër

ballkanik, nuk mund t’i kanosej asnjë rrezik nga fqinji i tyre shqiptar. Sipas Turqisë,

Shqipëria nuk përbënte asnjë problem për Jugosllavinë, madje dhe vet Jugosllavia e dinte një

gjë të tillë. Jugosllavia ishte e shqetësuar se mund të rrezikohej nga Italia, e cila nëpërmjët

Shqipërisë do të realizonte synimet e saj në Ballkan. Aleatët sërish nuk i’a vunë veshin

Jugosllavisë, pasi nuk donin të kishin një konflikt të hapur me të.

Qeveria e Athinës bëri përpjekje, që kufijtë shqiptarë t’i përjashtonte nga harta e Ballkanit,

duke i cilësuar si jo ballkanikë927. Këtë lojë Athina e bëri vetëm për të përjashtuar Shqipërinë

nga pakti. Beogradi nuk mund të mbante një qëndrim të njëjtë si aleati i tij, në lidhje me

çështjen e kufijve shqiptarë. Jugosllavia u përpoq përpara diplomacisë shqiptare, se

pretendimet që ngriti pala greke në lidhje me çështjet e kufijve, si edhe me integritetin dhe

pavarësinë e Shqipërisë, nuk zinin vend dhe as nuk gjenin mbështetje te ajo. Pala shqiptare

dyshonte te Jugosllavia. Shteti shqiptar mendonte se nuk do të gjente mbështetje, në lidhje me

respektimin dhe garantimin e kufijve shqiptarë.

Jetviç i kishte shprehur ministrit të jashtëm shqiptar në Athinë, se të gjitha deklaratat që po

bëheshin nga pala greke ishin të pavërteta, si dhe e kishte siguruar Mesarean rreth

përmbajtjes së këtij pakti. Sipas Jetviçit, pakti do të shërbente si një instrument, për mbrojtjen

e interesave të përgjithshme për të gjitha vendet e Ballkanit. Jetviç pohoi se ishte kundra

cënueshmërisë së kufijve të Shqipërisë928. Xhafer Villa i drejtoi një pyetje zëvendës ministrit

jugosllav Subotiçit, në lidhje me garantimin e kufijve të Shqipërisë. Villa kërkonte të

informohej nëse Jugosllavia do të njihte kufijtë tokësorë, apo do të njihte dhe kufijtë detarë929.

Ai nuk mori asnjë përgjigje. Kuptohet qartë se Shqipërisë nuk do t’i vinin në ndihmë asnjë

shtet ballkanik, në rast se do pushtohej nga ndonjë fuqi agresioniste, si Italia. Edhe në rast se

Shqipëria do të ishte pjesë e paktit, ajo nuk do të mbrohej nga aleatët e saj 930 . Shqipëria e

kishte të sigurt, se edhe nëse anëtare e paktit të ishte, nuk do të siguronte kufijtë e saj. Athina

u përpoq që ta nxirrte Shqipërinë jashtë kufijve ballkanikë. Ministri i jashtëm grek Maksimos,

gjatë një bisede që ai kishte bërë me ministrin bullgar, i kishte shprehur atij, se nuk do t’i

927 AQSH, Fondi 252, d. 55, fl. 61 Reagimi i shtetit grek në lidhje me kufijtë shqiptarë, duke i cilësuar ato si jo ballkanikë.928 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 29 Reagimi i ministrit jugosllav Jetviç, në lidhje me çështjen e kufijve të Shqipërisë.929 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, viti 1934, fl. 159 Raport i ministrit Xhafer Vila dërguar mbretit Zog.930 AQSH, Fondi MPJ, d. 100, viti 1934, fl.160 Raport i ministrit Xhafer Vila dërguar mbretit Zog.

193

Page 194:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

njihte kufijtë shqiptarë, si dhe as nuk do të garantonte kufijtë e sotëm të saj 931. Athina

bashkëpunoi me Italinë, pasi ajo kërkonte të ripërsëriste ndonjë allishtverisht të vjetër me

Romën, në kurriz të interesave të Shqipërisë. Shqipëria nuk u pranua në Paktin Ballkanik, me

preteksin se kufijtë e saj ishin jashtë Ballkanit. Mendohet se lënja mënjanë e Shqipërisë, u bë

vetëm për të përmbushur interesat italiane.

Shtypi shqiptar reagoi ashpër, ndaj mundësisë së një marrëveshje të fshehtë që mund të bëhej

ndërmjet Greqisë dhe Italisë, kundra interesave të Shqipërisë. Pakti Ballkanik u pa më vonë,

si një rrezik i madh për shtetin shqiptar. Si konkluzion mund të theksojmë, se aleatët

ballkanikë u përpoqën që ta nxirrnin Shqipërinë jashtë konjukturave rajonale, si dhe jashtë

kufijve ballkanikë duke i diktuar asaj, një politikë të afërt me Italinë dhe jo një politikë

rajonale. Greqia paraqiti fakte: se Shqipëria e kishte një aleancë me Italinë. Realisht ishte

Pakti i Parë i Tiranës, sipas nenit 3 të së cilit theksohet, se Tirana nuk mund të lidhte

marrëdhënie diplomatike as ushtarake me ndonjë shtet tjetër, përveç Italisë. Edhe deklarata e

9 nëntorit të vitit 1921 e vinte Shqipërinë nën suzerenitetin italian. “Vendimi të Konferencës

së Asamblesë, të vitit 1921, të cilit i referohej dendur edhe Venizelloja”932. Nisur nga këto

fakte, sipas pretendimeve greke, por edhe atyre jugosllave, Shqipëria nuk kishte asnjë arsye

përse të ndiqte një politikë rajonale.

Tre vendet që e sulmuan më shumë Shqipërinë për t’a përjashtuar nga Pakti Ballkanik ishin:

Greqia, Turqia, Rumania etj. Jugosllavia u tregua më realiste. Ajo e konsideronte paqen në

Ballkan edhe me përfshirjen e Shqipërisë. Këtë lajm e konfirmonte edhe përfaqësuesi

shqiptar në Athinë, i cili kishte takuar kryeministrin grek Metaxa, pas vizitës së tij nga

Beogradi. Kryeministri grek i bënte të ditur ministrit të jashtëm shqiptar në Athinë, se qeveria

jugosllave ka një politikë paqësore dhe ka qëllime të mira kundër Shqipërisë dhe se e vetmja

gjë që e shqetëson është çështja e fortifikimeve në kufi933. Jugosllavia tregohej më realiste kur

theksonte se rreziku fashist do të përparonte në drejtim të gadishullit Ballkanik. Preteksi i

Fuqive Ballkanike për mospërfshirjen e Shqipërisë në pakt, u diktua nga vendimet e

Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921, si edhe nga dy paktet e nënshkruara midis Italisë

dhe Shqipërisë. Gjithsesi, shtrohet pyetja, se përse Shqipëria nuk u thirr njësoj si fqinjët e vet

931 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 29 Reagimi i ministrit jugosllav Jetviç, në lidhje me çështjen e kufijve të Shqipërisë.932 “Rilindja”, “Shqyrtime Historike” “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, 7 tetor 1994, 9933 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 97 Telegram nga legata shqiptare e Athinës dërguar ministrit të jashtëm shqiptar. Nr. 245, Athinë. 16. 05. 1936

194

Page 195:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ballkanikë. Fqinjët ballkanikë e kishin ftuar Bullgarinë të merrte pjesë në pakt, kurse përsa i

përket Shqipërisë, ajo duhej të bënte një kërkesë të veçantë dhe pasi të bëhej “ekspertiza”,

vetëm atëherë do mund të shqyrtohej çështja, nëse Shqipëria do ishte ose jo pjesë e paktit. Ky

kusht ishte vënë vetëm për Shqipërinë. Ministri fuqiplot në Beograd, Rauf Fico i deklaronte

Jetviçit: “ ...se ai vetë personalisht nuk do t’a këshillonte qeverinë e vet që të kërkonte

pjesëmarrjen e saj në Paktin Ballkanik, por,në e dëshirojnë shtetet nënshkruese, mundet ata

vetë ta ftojnë Shqipërinë, që kështu të eleminohej çdo dështim”934.

Shqipëria u ndje shumë e fyer nga aktet e fqinjëve të saj, të cilët për vite me radhë e kishin

sulmuar Shqipërinë. Shqipëria asnjëherë nuk u bëri ndonjë kërkesë të veçantë fqinjëve të saj

për t’u përfshirë në Paktin Ballkanik. Vetëm Jugosllavia kishte kërkuar që Shqipëria të ftohej

në këtë pakt, por zëri i saj nuk u dëgjua nga tre shtetet kontraktuese të paktit 935. Rauf Fico

deklaronte nga Beogradi, se edhe në rast se Shqipëria nuk do të bëhej pjesë e paktit, ajo do

mund të lidhte një marrëveshje josulmimi me vendet ballkanike936. Kjo çështje ishte trajtuar

në Jugosllavi nga pala shqiptare, por Beogradi u shpreh më tutje, se e mira ishte që Shqipëria

ta diskutonte këtë çështje edhe me Turqinë.

Mospërfshirja e Shqipërisë në këtë pakt, tregoi edhe njëherë që vendet ballkanike ishin

karakterizuar sërish nga konflikte dhe komplote ndaj njëra-tjetrës. Shtypi britanik do të

ndryshonte qëndrim, në lidhje me politikën shqiptare që ajo ndoqi në Ballkan. Dikur, Anglia

zyrtare kishte qënë kundra paktit të përbërë prej katër shteteve ballkanike. Ajo kërkoi që

Shqipëria të ndryshonte politikën e saj, duke i kthyer shpinën politikës rajonale ballkanike.

Shqipëria e gjendur pëballë një presioni diplomatik, si dhe e zhgënjyer nga Fuqitë e Mëdha

dhe vendeve të Ballkanit, i’u drejtua politikës së afërt me Romën.

Shqipëria hoqi dorë nga politika rajonale ballkanike, sepse fqinjët e saj kishin bërë mjaft

pazarllëqe në kurriz të saj. Shqipëria nuk do të merrte pjesë në konferencën e fundit

ballkanike. Papanastasiu, i cili ishte kryetar i konferencës ballkanike, nuk do ta mirëpreste

qëndrimin që mbajti Shqipëria për të mos marrë pjesë në këtë konferencë. Ai i shkruante

kreut të delegacionit Mehmet Konicës “ … nuk mund të shprehej pakënaqësia për këtë gjë

ndaj një institucioni i cili nuk ishte përgjegjës kurrsesi për gabimet e bëra nga instance të

934 Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Extra, 1999), 112935 Po aty 936 AQSH, Fondi 252, d. 54, viti 1934, fl. 60 Telegram i ministrit jugosllav Rauf Ficos dërguar mbretit Zog.

195

Page 196:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

tjera politike”937. Kuptohet qartë se qëndrimi i Papanastasiut, ka qënë gjithmonë pozitiv ndaj

çështjes shqiptare, për të aderuar në të gjitha konferencat ballkanike. “Ai kishte bërë më

shumë se të tjerët për t’a përfshirë Shqipërinë në Konferencat Ballkanike, por ai dështoi në të

ardhmen dhe veḉantërisht në Paktin Ballkanik”938. Në tetor të 1934, u themelua Antanta

Ballkanike që mbante firmat e katër ministrave të jashtëm të shteteve ballkanike939. Lajmi

bëhet i ditur nga ministri fuqiplot shqiptar në Beograd, zoti Fico, i cili bënte të ditur se

Antanta Ballkanike do të mblidhej në Bukuresht, më 10 janar 1936, ku do të diskutoheshin

çështje ekonomike940.

Gjithashtu, do të diskutoheshin edhe çështje që kishin të bënin me forcimin e marrëdhënieve

ekonomike të shteteve anëtare të Antantës Ballkanike dhe veçantërisht mbi shkëmbimet

tregtare, mbi zhvillimin e komunikatave dhe të turizmit941. Zoti Fico i shkruante Fuat Asllanit

se në mars do të mbahej në Beograd, një mbledhje tjetër e Antantës Ballkanike, që do të

kryesohej nga zoti Tefik Rushdi Aras. Zoti Fico i kërkoi Fuat Asllanit, se çfarë qëndrimi do të

mbante ai, në rast se do të pyetej nga zoti Tefik Rushdi Arasi, në lidhje me aderimin e

Shqipërisë në Antantën Ballkanike942.

Fuat Asllani i’u përgjigj telegramit, duke i shkruar Rauf Ficos:“Shqipëria bën një politikë të

qartë. Ajo dëshiron të mbaj marrëdhënie sa më miqësore me shtetet fqinje, duke mbetur

besnike e Shoqërisë së Kombeve… Shqipërisë deri më sot nuk i janë bërë propozime

konkrete, për aderimin e saj në Antantën Ballkanike, prandaj mund të shtoni se nuk keni

marrë instruksione mbi përgjigjen që duhet dhënë relativisht në aderimin e Shqipërisë në

Paktin Ballkanik”943. Përjashtimi i Shqipërisë si në pakt, por edhe mospjesëmarrja e saj në

Antantë nuk do ta qetësonte Ballkanin, përkundrazi edhe vet shtetet kontraktuese do të hynin

në konflikt të hapur ndaj njëra- tjetrës944. Në verën e vitit 1935, qeveria shqiptare ndërmori

937 AQSH, Fondi 252, d. 54, fl. 60 / Telegram i ministrit jugosllav Rauf Ficos dërguar mbretit Zog./ Gazmend Shpuza, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”, (Tiranë: Botimet Toena, 1999), 115938 AQSH, Fondi 252, d. 54, fl. 61/ Robert Joseph Kerner, Harry Nicholas Hoëard “The Balkan Conferences and the Balkan Entente, (Cambridg Univerisity Press London England), 88 939 AMPJ, Fondi 151, d. 313, viti 1936, fl. 18 Korrespodencë e përfaqësuesve shqiptarë në Beograd mbi mbledhjet e Antantës Ballkanike.940 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 2 Telegram i Rauf Ficos, dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me mbledhjen e Antantës Ballkanike dhe të vogël. Nr. 12.A.II. Beograd, 6. 01. 1936941 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 5 Telegram i Rauf Ficos, dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me mbledhjen e këshillit ekonomik të Antantës Ballkanike. nr.51.A.III. Beograd, 15.01.1936942 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 10 Telegram i Ficos dërguar Fuat Asllanit, mbi mbledhjen e Antantës Ballkanike. Nr 24, Beograd, 10. 02. 1936 943 AMPJ, viti 1936, dosja 63, fl. 11 Telegram i Fuat Asllanit dërguar Rauf Ficos. Nr A.II.84/I, Tiranë. 6. 03. 1936

196

Page 197:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

një ofensivë të re diplomatike për pranimin e Shqipërisë në Antantën Ballkanike945. Mbreti

Zog bëri përçapje në kancelaritë ballkanike, kryesisht në Jugosllavi e Rumani për

anëtarësimin e Shqipërisë në Antantën Ballkanike946. Kryeministri i Jugosllavisë Stojadinoviç

i bëri të ditur Rauf Ficos se e dëshironte që ta shihte Shqipërinë në Antantën Ballkanike 947.

Përgjigje pozitive erdhën edhe nga kancelaritë e Rumanisë e Turqisë, kurse Athina e

kushtëzoi përkrahjen e saj me zbatim të Gjykatës së Hagës për çështjen e shkollave të

minoritetit grek në Shqipëri948. Italia nëpërmjet rrjetit agjenturor në Tiranë u vu në dijeni të

plotë të përçapjeve të Zogut për ta përfshirë Shqipërinë në Antantën Ballkanike, por Roma

zyrtare preferoi të heshte në fillim.

Më vonë diplomacia italiane veproi aktivisht në kancelaritë ballkanike duke u kërkuar

qeverive përkatëse që të mos ushtronin presion ndaj Tiranës për t’a përfshirë në Antantën

Ballkanike. Beogradi dhe Bukureshti i hodhën poshtë akuzat italiane, por edhe u tërhoqën,

pasi nuk donin të provokonin Italinë dhe të hynin në konflikt me të949. Ballkani shihej nga

faktori ndërkombëtar, si një fuçi baruti. Italia nuk zgjati shumë, ajo vërshoi në drejtim të

Ballkanit duke sulmuar si fillim Shqipërinë dhe më pas të gjithë fqinjët e saj. Në të vërtetë,

trupat ushtarake italiane kishin depërtuar me politikën e tyre ushtarake në Shqipëri, qysh në

vitin 1934. Në Arkivin Qendror të Shtetit gjenden “shkresa të këmbyera me Prefekturën e

Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Peshkopisë për ardhjen në mënyrë të befasishme si një shantazh

ushtarak në portin e Durrësit, të një flote ushtarake detare italiane dhe reperkusionet e

saj”950. Me acarimin e marrëdhënieve italo-shqiptare, Italia shfaqi shenjat e saj agresioniste

në drejtim të Shqipërisë edhe gjatë vitit 1934951. Edhe pse mbreti Zog bëri përpjekje të

vazhdueshme për të ndjekur një politikë miqësore adriatiko-ballkanike dhe ekuilibruese me

dy fqinjët e tij, ai nuk i’a arriti dot qëllimit. Shumë shpejt ai do t’i rikthej sytë drejt Italisë

fashiste.

944 AMPJ, Fondi 151, d. 326, viti 1935, fl. 5- 11, Raporte dhe informacione të Legatës shqiptare në Beograd mbi mbledhjen e Antantës së Vogël dhe përjashtimin e Shqipërisë nga ky pakt. 945 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena 2013), 819 946 AQSH, Fondi 163, viti 1935, d. 25, fl. 4 Telegram i ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për Legatën italiane në Tiranë.947 AMPJ, Fondi 151, d. 141, viti 1935, fl 3-5, Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 948 AQSH, Fondi 163, d. 25, fl 1-2 Telegram i MPJ të Italisë për Legatën italiane në Tiranë/ Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 819949 Paskal Milo, “Politika e jashtme…, 820 950 AQSH, Fondi 152, d. 80, viti 1934, fl. 3-4 Njoftime në Prefekturat e Shqipërisë në lidhje me shfaqjen e një agresioni ushtarak nga ana italiane.951 Po aty

197

Page 198:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

KREU IV

MARRЁDHЁNIET SHQIPTARO- JUGOSLLAVE NЁ VITET 1935- 1939

IV.1 Përmirësimi i marrëdhënieve shqiptaro- italiane dhe reagimi jugosllav.

Në vitin 1936, dukej se marrëdhëniet italo- shqiptare po përmirësoheshin, kjo vihet re nga

ndihma financiare që Musolini i dha mbretit Zog. Në mars të po këtij viti, Italia do të

nënshkruaj një marrëveshje me disa pika kryesore:

1) Italia duhet t’i falte Shqipërisë huanë e qershorit prej 100 milionë franga ari.

2) Italia do t’i vinte në dispozicion Mbretërisë Shqiptare një hua prej 9 milionë franga ari, të

cilat do ti nevojiteshin shtetit shqiptar. Qeverisë shqiptare i nevojiteshin para për të mbajtur

buxhetin shtetëror. Qeveria italiane u zotua se do ta ndihmonte Shqipërinë, por me një kusht,

që huaja prej 9 milionë do t’i jepej Shqipërisë me tre këste952. 3) Shqipëria i kërkoi një tjetër

hua qeverisë italiane për zhvillimin e bujqësisë. Shifra ishte rreth 10 milonë franga ari, të cilat

qeveria italiane do t’ia jepte qeverisë shqiptare në pesë këste vjetore dhe me përqindje

interesi, me një afat shlyerje prej 50 vjetësh953.

4) Disbursimi i huas prej 3 milionë franga ari, për krijimin e monopolit shtetëror të duhanit që

Italia do t’ia jepte qeverisë shqiptare në dy këste. Qeveria shqiptare duhej t’a shlyente huan

brenda 15 vjetësh dhe pa përqindje interesi.

5)Një marrëveshje tjetër u bë për zgjerimin e portit të Durrësit.

6) Më pas vijoi një marrëveshje tjetër, e cila u bë nga ana e qeverisë italiane me kërkesën e

qeverisë shqiptare, që ajo të ndërhynte pranë shoqërisë SVEA, për pezullimin për pesë vjet të

pagesave vjetore të qeverisë shqiptare, për të shlyer huanë e vitit 1925 prej 50 milionë franga

ari. Qeveria shqiptare duhet të grumbullonte 250 mijë franga ari në buxhetin e saj vjetor, për

të shlyer këstin e parë të kredisë954. Qeveria shqiptare nuk i’a kishte arritur dot qëllimit. Ajo

jo vetëm që nuk kishte arritur të grumbullonte këtë shifër, por kishte nevojë akoma për një

952 “Fletorja zyrtare”, 23 prill 1936, 22 / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë:Botimet Toena, 2013), 843953 Po aty954 Po aty, 843- 844

198

Page 199:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

hua tjetër financiare nga qeveria e Romës. Si kusht, qeveria shqiptare do t’i linte një shteg të

hapur Romës, lidhur me koncesionet ekonomike që ajo do të zotëronte në Shqipëri, si psh:

koncesioni i naftës.

7) Një tjetër marrëveshje ishte ajo traktatit ekzistues mes dy vendeve, në lidhje me traktatin

tregtar. Marrëveshje të tjera ishin si:

8) Marrëveshje të përkohshme tregtare.

9) Konventë veterinare .

10) Lehtësimi i eksportimeve bujqësore shqiptare në Itali.

11) Zgjerimi i pronës bujqësore të shoqërisë italiane EIAA në Rrushkull, dhe moszbatimi i

reformës agrare atje.

12) Zgjatja e afatit të kërkimeve në koncesionin ekzistues të naftës dhe dhënia e një

koncesioni të ri të naftës, në prefekturën e Beratit për shoqërinë e hekurudhave italiane “ me

kusht që ajo të ngrinte në Shqipëri një rafineri nafte” 955. Të gjitha marrëveshjet e mësipërme

mbanin firmën e qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga ministri i ekonomisë, Dhimitër Berati

dhe nga ministri italian Mario Mandeli. Kjo marrëveshje u bë publike, pasi u shpall në

fletoren zyrtare. Mendohet se mes Italisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar marrëveshje sekrete

ushtarake, por që nuk u bënë të ditura nga pala shqiptare. Qeveria italiane e kishte ndihmuar

Zogun me ndihma ushtarake, që nga viti 1928. Kjo gjë u bë e ditur edhe nga shtypi i huaj

“Shtypi i huaj reagoi mbi ndërhyrjen e qeverisë italiane në ushtrinë shqiptare( sjellje

ushtarësh, armë municione”956. Mes Italisë dhe Zogut ishin nënshkruar mjaft marrëveshje, të

cilat mbaheshin të fshehura nga ana e të dy palëve. Gjatë viteve 1930- 1936 ishin nënshkruar

“akorde, konventa dhe protokolle të nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë mbi

likuidimin e huas së 26 qershorit 1931, sistemimin e gjendjes financiare të shtetit shqiptar,

organizimin e skelës së Durrësit,konventa sanitare- veterinare etj” 957. Mbreti Zog donte të

bashkëpunonte në mënyrë të fshehtë me Italinë, pa u marrë vesh nga Jugosllavia, si dhe pa i

955 AMPJ, Fondi 151, d. 121, viti 1936, fl. 9- 10/ Shkëmbim notash midis Ministrit të ekonomisë kombëtare, Dhimitër Beratit dhe Mario Indelit.956 AQSH, Fondi 151, d. 166, viti 1928, fl. 3-4 Nënshkrimi i marrëveshjes italo-shqiptare në lidhje me çështjen ushtarake. 957 AQSH, Fondi 151, d. 122, viti 1936, fl. 14 Konventa e protokolle në lidhje me marrëveshjet shqiptaro- jugosllave.

199

Page 200:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

acaruar marrëdhëniet sërish me të. Përveç marrëveshjeve të mësipërme që u bënë publike,

kishte edhe marrëveshje të tjera të cilat ishin sekrete ndërmjet Romës dhe Tiranës, si për

shembull:“marrëveshja sekrete për organizimin e financimin e ushtrisë shqiptare958. Edhe

Italia kishte të njëjtën arsye. Roma kërkonte të bashkëpunonte si me Jugosllavinë dhe me

Shqipërinë, për të realizuar ambiciet e saj në Ballkan. Ndërmjet Romës dhe Italisë ende

vazhdonte të ekzistonte marrëveshja ushtarake, e cila kishte në hyrë në fuqi që nga viti 1927.

Marrëveshje të tjera ishin nënshkruar edhe për largimin e organizatorëve anglezë nga

xhandarmëria shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre me organizatorë civilë italianë në

administratën shqiptare.

Marrëveshjet ekonomike, politike dhe ushtarake që ishin nënshkruar mes Tiranës dhe Romës,

kishin shërbyer si një trampolinë e përkohshme për t’a nxjerrë nga kriza ekonomike

Shqipërinë. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe dukej se po përmirësoheshin gjithnjë e më shumë,

marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë. Përmirësimi i marrëdhënieve shqiptaro-italiane

ndikoi në përmirësimin e buxhetit të Mbretërisë Shqiptare. U ndërtuan rrugë, u rrit shkalla

ekonomike nëpërmjet fuqizimit të tregut, u krijua banka bujqësore me kapital italian etj. Viti

1937 cilësohet si vit i suksesshëm në negociatat italo-shqiptare. Terenc Toci i dërgoi një letër

Ahmet Zogut ku i shkruante:“ndërmjet negociatave që ka pasur qeveria e tij, janë banka

bujqësore, banka e Napolit, koncesioni minerar i Lezhës etj” 959. Mbreti Zog mendoi se

mund të negocionte pa kushte me shtetin italian.

Në fillim, Musolini hoqi dorë nga sulmi diplomatik ndaj qeverisë shqiptare, për të relaizuar

ambiciet e tij politike në drejtim të Shqipërisë dhe më gjerë. Nuk do të vononte shumë, ku

Italia do ta çonte Shqipërinë nga protektorati drejt pushtimit. Roma zyrtare gjatë viteve 1936-

1938 u tregua e kujdeseshme që të ruante marrëdhënie ekuilibruese me mbretin Zog. Qeveria

italiane e ndihmoi Shqipërinë nëpërmjet huas që i kishte dhënë, por huatë e akorduar qeverisë

shqiptare, u dhanë me anë të disa kësteve 1 vjeçare.

Në vitin 1938 ishte nënshkruar një tjetër marrëveshje me SVEAN,“e cila rregullonte

marrëdhëniet financiare, për punimet botore, për periudhën e kaluar dhe 5 vjetët e ardhshëm

do të ndahej edhe marrëveshja dhe përdorimi i huas”.960

958 AQSH, Fondi 163, d. 142, fl. 129- 131, Marrëveshja e fshehtë për organizimin e fshehtë ushtarak/ Paskal Milo, “ Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939, (Tiranë: Botimet Toena, 2013) 844959 AQSH, Fondi 77, d. 221, vitin 1937, fl. 38-40, Letër e Terenc Tocit drejtuar mbretit Zog, në lidhje me ecurinë e marrëveshjeve bilaterale italo- shqiptare.

200

Page 201:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Marrëveshja e re bëhet e ditur nga korrespodenca e zhvilluar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme

me Ministrinë e Financave, si dhe Legatës shqiptare në Bari. Kjo gjë u bë me qëllim, që Italia

në njëfarë mënyre t’i bënte presion mbretit Zog. Huaja e SVEAS u përdor nga pala italiane,

për t’a shtrënguar politikën që do të ndiqte Zogu, në vitet në vazhdim. Italia do të përfitonte

nga territori shqiptar, pasuritë natyrore të saj. Italia përfitoi në disa sektorë të rëndësishëm të

ekonomisë si: në industrinë e naftës, në industrinë minerare etj961.

Përmirësimi i raporteve italo-shqiptare u komentua edhe nga shtypi i huaj dhe ai shqiptar.

Shtypi i huaj si dhe qarqet e ndryshme evropiane, u treguan të kujdesshme në lidhje me

komentet që ato do të jepnin, lidhur me marrëdhëniet italo-shqiptare. Jugosllavia ishte e

pakënaqur nga përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjëve të saj. Kryeminstri jugosllav,

Stojadinoviç e cilësoi afrimin diplomatik mes Shqipërisë dhe Italisë: “si një ndërhyrje e re në

sferën e Ballkanit” 962. Qeveria mbretërore shqiptare përdori një taktikë diplomatike në lidhje

me fqinjët e saj, duke u afruar më shumë me Italinë se sa me Jugosllavinë. Shqipëria u afrua

me Italinë, sepse nuk gjeti një mbështetje ekonomike te Jugosllavia. Beogradi nuk e ndihmoi

qeverinë shqiptare, si dhe nuk i mbajti premtimet për ndihmën financiare që ajo dhe aleatët e

saj, do t’i akordonin qeverisë shqiptare.

Jugosllavia nuk e hapi tregun e saj për importimin e mallrave shqiptare, si dhe ajo nuk hoqi

asnjëherë dorë për të mbështetur kundërshtarët e mbretit Zog që jetonin në emigracion, e

kryesisht në Jugosllavi. Si kundërpërgjigje, Zogu nuk e pranoi as edhe ministrin e ri të

Beogradit në Shqipëri, Vukotiç, i cili njihej për qëndrimet e tij anti-shqiptare963. Qeveria e

Beogradit nuk kishte qëllim që të acaronte marrëdhëniet me Italinë. Por, ajo shprehte

pakënaqësi dhe mosbesim ndaj marrëveshjeve shqiptaro- italiane. Në tetor të vitit 1936,

kryeministri jugosllav Stojadinoviçi dhe ministri jugosllav në Romë, i kërkoi asaj që ato të

bashkëpunonin.

“Për këtë qëllim Çianoja u takua dy hërë me kryeministrin jugosllav Stojadinoviçin dhe një

herë me ambasadorin e Jugosllavisë në Romë”964. Musolini i’u përgjigj pozitivisht kërkesës

960 AQSH, Fondi 151, d. 183, viti 1938, fl. 3-4 Marrëveshja e re me SVEAN.961 AQSH, Fondi 151, d. 183, viti 1938, fl. 3-4 Marrëveshja e re me SVEAN.962 AMPJ, Fondi 151, d. 129, fl. 72- 74 Telegram i ministrit shqiptar në Beograd Rauf Ficos për ministrin e Punëve të Jashtme Fuat Asllanit. / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 845963 Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë, 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 846964 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare” (Tiranë: Botimet Dituria), 22

201

Page 202:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

së Beogradit për të bashkëpunuar me Italinë. Konti Galeaco Çiano që njëkohësisht ishte edhe

dhëndri i Musolinit, i bënte të ditur ministrit fuqiplot jugosllav, se Roma ishte dakort, jo

vetëm për një bashkëpunim, por madje edhe për nënshkrimin e ndonjë aleance. Qëndrimi

italian ishte kontradiktor. Nga njëra anë Italia kishte lidhur aleanca dhe plot marrëveshje me

qeverinë shqiptare, kurse nga ana tjetër Roma bënte përpjekje për t’a afruar Jugosllavinë,

“duke e joshur atë”.

Shkëmbimi i mesazheve mes Italisë dhe Jugosllavisë, nxiti dyshime në qarqet shqiptare.

Jakomoni që ishte emëruar si ministër fuqiplot i Italisë në Shqipëri, i raportoi qeverisë së

Romës, se qeveria shqiptare i ndiqte me vëmendje të gjitha lëvizjet mes Romës dhe

Beogradit. Qeveria shqiptare kishte frikë, se nënshkrimi i mundshëm i ndonjë aleance mes

Italisë dhe Jugosllavisë, do të zvogëlonte interesin italian në Shqipëri, veçantërisht të

çështjeve ushtarake965.

Në këto rrethana, mbreti Zog u detyrua të bënte disa ndryshime. Ai zëvendësoi qeverinë e

Mehdi Frashërit me Koço Kotën, si dhe ministër të jashtëm caktoi Eqrem Libohovën, të cilët

ishin edhe miqtë më të besuar të Zogut, me prirje filo-italiane.Marrëdhëniet italo- jugosllave

u përshpejtuan duke filluar nga janari i vitit 1937966. Në 25 mars të vitit 1937, erdhi moment i

shumëpritur nga të dy palët, ku u nënshkrua traktati mes Çianos dhe Stojadinoviçit. Pakti

përmbante disa pika kryesore:

Së pari, të dyja shtetet angazhoheshin që të respektonin kufijtë e njëra -tjetrës, në rastin e

ndonjë agresioni të mundshëm. Kjo marrëveshje të kujtonte aleancën e dikurshme që ishte

nënshkruar 10 vjet më parë, mes Shqipërisë dhe Italisë. Të dyja vendet do të respektonin

interesat e tyre. Së dyti, traktati e përjashtonte luftën mes dy vendeve. Edhe nëse do të kishte

mosmarrëveshje, ato do të zgjidheshin nëpërmjet rrugës së paqes. Traktati përfshinte edhe

disa pika të veçanta që fliste për Shqipërinë. Nuk dihet përmbajtja e saj e saktë, por sipas

historiografisë del qartë: “…se Jugosllavia dhe Italia do të garantonin pavarësinë e

Shqipërisë dhe të integritetit territorial të saj, si dhe nuk do të cënonin aspak interesat

shqiptare967.

965 AQSH, Fondi 163, d. 11, viti 1936, fl. 2 Telegram i ministrit italian në Tiranë, Francesko Jakomonit me MPJ në Romë.966 Historia e Shqipërisë 1912- 1939, vol III, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1984)967 Gazeta “Drita”, 27 mars 1937, 1-2

202

Page 203:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Kjo gjë u bë e ditur si nga Italia dhe Jugosllavia, me qëllim që asnjëra dhe as tjetra të mos

zgjeroheshin në drejtim të fqinjit të tyre, Shqipërisë. Kjo marrëveshje nuk do të gjente

asnjëherë zbatim, pasi dy vjet më vonë Italia do ta pushtoj Shqipërinë dhe më vonë

Jugosllavinë. Mbreti Zog u ndje tepër i shqetësuar nga aleanca e nënshkruar nga dy fqinjët e

tij. Mbreti Zog i dërgoi një projekt telegram Legatës shqiptare në Romë, të cilës i kujtonte se

në bazë të paktit të aleancës mbrojtëse, Italia nuk duhet të nënshkruante asnjë aleancë pa

dijeninë e Shqipërisë. Nuk ka të dhëna, nëse Legata shqiptare në Itali e ka përcjellë

telegramin në Romë. Një gjë dihej me siguri, se Zogu nuk ishte aspak i kënaqur nga

diplomacia italiane. Zogu thirri mëkëmbësin italian në Shqipëri, Françesko Jakomonin, të

cilit i bëri të ditur pakënaqësinë që ai kishte, lidhur me nënshkrimin e aleancës italo-

jugosllave. Jakomoni i’a përcolli mesazhin qeverisë së Romës, duke i bërë asaj të ditur, se

Zogu ishte tepër i hidhëruar nga nënshkrimi i paktit italo- jugosllav, për faktin se nuk ishte

vënë paraprakisht në dijeni për bisedimet me Jugosllavinë, duke deklaruar: “marrëdhëniet

italo- shqiptare duhet të konsiderohen nga qeveria fashiste si marrëdhënie të politikës së

brendshme të pavarura nga faktet e politikës së jashtme968”.

Roma për t’i dhënë një besim mbretit Zog, dërgoi në Shqipëri kontin Çiano, e cila ishte edhe

vizita e parë e një ministri të jashtëm italian në Shqipëri. Kontit Çiano i’u bë një pritje festive

nga qeveria mbretërore shqiptare. Lajmi bëhet i ditur edhe nga Ministria e Punëve të

Brendshme shqiptare “dërguar prefekturave mbi vizitën e kontit Çiano në Shqipëri dhe mbi

takimin e tij me Zogun”969.

Çiano e takoi disa herë mbretin Zog. Ministri i jashtëm italian i bëri të ditur mbretit Zog, se

nuk duhej të shqetësohej për marrëveshjen italo-jugosllave. Ai i bëri të ditur mbretit shqiptar

edhe përmbajtjen e këtij pakti. Konti Çiano përpara se të ikte, i premtoi Zogut se qeveria e

Romës do të financonte rreth 60 milionë franga ari, për ndërtimin e disa veprave publike në

Shqipëri970.

Italia në të vërtetë nuk interesohej për financat dhe buxhetin e shtetit shqiptar, por ajo

interesohej më tepër për interesat e saj koncesionare në Shqipëri, si dhe për qëllimet e saj

968 AMPJ, Fondi 151, d. 120, viti 1937, fl. 10, Telegram i Francesko Jakomonit për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë.969 AQSH, Fondi 272, d. 26, viti 1937, fl. 14 Njoftim i MPB shqiptare në lidhje me mbërritjen e Kontit Çiano në Shqipëri.970 AQSH, Fondi 272, d. 26, viti 1937, fl. 10-14 Njoftim i MPB shqiptare në lidhje me bisedimet Çiano- Zog.

203

Page 204:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

gjeostrategjike në këtë vend. Italia ndërtoi shumë vepra publike në kryeqytetin shqiptar, të

cilat do t’i nevojiteshin më vonë asaj, gjatë kohës kur Italia do të pushtojë Shqipërinë, në prill

të vitit 1939. Zogu në fillim, dukej se u lehtësua nga ardhja e ministrit të jashtëm italian, si

dhe nga premtimet që konti Ciano i bëri atij, për ndërtimin e veprave publike, të cilat do të

realizoheshin. Një valë e madhe italianësh vërshuan në drejtim të Shqipërisë, të cilët ishin

specialistë kryesisht në fushën e arkitekturës. Ata u morën me projektet e punëve publike në

Tiranë. Ndërkohë, në radhët e shqiptarëve ishte rritur pakënaqësia e tyre ndaj italianëve. Në

Jug të Shqipërisë shpërtheu një nga lëvizjet më të mëdha, siç njihet ndryshe: “Lëvizja e

Delvinës”, e cila u drejtua prej vëllezërve Toto. Njëri prej tyre Ethem Toto, kishte qënë pjesë

e kabinetit qeveritar të Mehdi Frashërit. Kjo lëvizje nuk kishte karakter social.

Ajo kërkonte rrëzimin e qeverisë mbretërore të sapo krijuar nga Zogu, si edhe rrëzimin e

mbretit Zog nga froni. Kjo lëvizje u shtyp shumë shpejt nga ushtria mbretërore shqiptare.

Mbreti shqiptar i kërkoi ndihmë Beogradit që të mos lejonte dhe të strehonte, elementë

antizogistë971. Zogu ishte i bindur, se rreziku më i madh mund t’i kanosej nga emigracioni

politik shqiptarë në Jugosllavi. Në Jugosllavi vepronte një nga organizatat më të mëdha

kundërzogiste, si: Komiteti “Mbrojtja e Kosovës”. Mbreti shqiptar gjeti një mbështetje të

fuqishme në qarqet e Beogradit, por edhe nga shtypi i saj, i cili shkruante për një klimë të

mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve972.

Gjatë vitit 1937, Jugosllavisë nuk i interesonte që të kishte trazira në Shqipëri, sepse ajo nuk

donte të shkaktonte një ndërhyrje të jashtme nga ana e Italisë. Jugosllavia mendonte se ishte

në një pozitë të barabartë me Italinë, si garante për pavarësinë e Shqipërisë. Në rast të

kundërt, të dy fqinjët e Shqipërisë duhet t’i dilnin garante asaj, në bazë të marrëveshjes që ato

kishin nënshkruar. Zogu edhe pse mori një siguri nga pala jugosllave për të parandaluar

elementët separatistë në Shqipëri, i ndoqi me vëmendje të gjitha lëvizjet ndërmjet Beogradit

dhe Romës. Dyshimet u shuan më shumë, kur u bë e ditur vajtja e kryeministrit Stojadinoviç

në Romë.

Zogu u shqetësua, se Italia bashkë me Jugosllavinë mund të bënin ndonjë pazar në kurriz të

interesave shqiptare. Shqetësimi i Zogut u përcoll në Romë, nëpërmjët mëkëmbësit

971 AMPJ, Fondi 151, d. 76, viti 1937, fl. 18 Telegram i legatës shqiptare në Beograd për kryeministrin Koço Kota.972 Po aty

204

Page 205:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Jakomoni, i cili i bënte të ditur Zogut :“Stojadinoviç kishte shkuar në Romë për t’i kthyer

vizitën Çianos, i cili e kishte vizituar Beogradin gjatë dhjetorit. Të dyja vendet zotoheshin se

nuk kishin asnjë tendencë, për të mos respektuar pavarësinë e Shqipërisë”973.

Në të vërtetë, qeveria italiane mendonte për një politikë ndërhyrëse në drejtim të shtetit

shqiptar. Jugosllavia nuk mund ta parandalonte epërsinë italiane. Beogradi i kërkoi me çdo

kusht qeverisë shqiptare nënshkrimin e një aleance mbrojtëse me qeverinë shqiptare, e cila do

të kishte të njëjtin karakter, si aleanca mbrojtëse italo-shqiptare.

Kryeministri jugosllav, Stojadinoviçi i kishte bërë të ditur Zogut, se nënshkrimi i aleancës së

miqësisë mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, nuk do të sillte më përçarje mes dy vendeve fqinje.

Beogradi bënte të ditur:“një miqësi shqiptaro- jugosllave ishte plotësisht në harmoni me

marrëveshjet italo- jugosllave të marsit 1937”974. Italia nuk mbajti një qëndrim pozitiv ndaj

afrimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Italianët ishin të mirëinformuar për çdo veprim që

mund të bënte pala jugosllave, si dhe ajo shqiptare nëpërmjet Tahir Shtyllës, i cili ishte

ministër fuqiplot në Jugosllavi. Qeveria shqiptare në qendër të marrëdhënieve të saj

diplomatike, kishte edhe çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Qeveria shqiptare i vendosi si kusht Jugosllavisë, që të mos lejonte shkëmbimin e popullsisë

së Kosovës në drejtim të Turqisë975. Stojadinoviçi hezitoi rreth kësaj çështjeje976. Jugosllavia

nuk mundi t’a pranonte faktin që shteti shqiptar të ndërhynte me politikën e saj, ndaj të gjithë

atyre shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Sipas palës jugosllave, çështja e pakicave

kombëtare kishte marrë fund, qysh me përfundimin e Konferencave Ballkanike. Gjatë viteve

të fundit të ekzistencës së Mbretërisë Shqiptare, vihet re një tensionim në marrëdhëniet

shqiptaro-jugosllave, por edhe atyre italo-shqiptare. Viti 1938 shënon sërish konflikte dhe

tensione ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij italian.

Gjatë martesës së Zogut me konteshën hungareze Geraldina Appony, ndodhën një serë

incidentesh, mes të cilëve konti Çiano dhe mëkëmbësi italian Françesko Jakomoni ngelën të

pakënaqur977. Kjo gjë u pohua nga vet Jakomoni, i cili i’a bënte të ditur Romës. Edhe konti

973 AMPJ, Fondi 151, dosja 76, viti 1937, fl. 18 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për kryeministrin Koço Kota974 AMPJ, Fondi 151, d. 107, viti 1938, fl. 164- 225 / Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë në vitet 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 851975 AMPJ, Fondi 151, d. 107, viti 1938, fl. 222- 225 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për mbretin Zog.976 AMPJ, Fondi 151, d. 107/ 1, viti 1938, fl. 222- 225 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për mbretin Zog.

205

Page 206:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Çiano me të mbërritur në Romë, shprehej në ditarin e tij: “Kthehem nga Shqipëria i rrënjosur

më shumë se çdo hërë në bindjet e mia për zgjidhje radikale”. 978 Zgjidhja radikale për

Çianon do të thoshte, një ndërhyrje agresioniste sa më e shpejtë në Shqipëri. Kuptohet që

Çiano e kishte fjalën për rrëzimin e Mbretërisë Shqiptare dhe mbretit Zog, nëpërmjet

pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Nuk vonoi shumë, Çiano i kërkoi Musolinit që menjëherë

ushtria italiane duhet të vepronte në territorin shqiptar. Sipas Çianos, ekzistonte një rrezik

tjetër më i madh që ishte Gjermania, e cila kishte pushtuar Evropën Qendrore dhe shumë

shpejt, ajo do mund të afrohej në drejtim të Ballkanit. Konti Çiano i paraqiti Musolinit tre

propozime në lidhje me Shqipërinë.

Së pari, Italia mund të forconte lidhjet me Shqipërinë duke negociuar në sektorë të ndryshëm

të ekonomisë shqiptare. Në rast se Shqipëria nuk pranonte, kjo gjë mund të bëhej edhe me

dhunë.

Së dyti, mund të bëhej ndarja e Shqipërisë ndërmjet tre shteteve fqinje: Greqisë, Jugosllavisë

dhe Italisë. Së treti, nxitja që mund t’i bënte Italia shqiptarëve për ndonjë kryengritje të

brendshme, gjë që mund të zgjidhej me ndërhyrjen e ushtrisë italiane. Musolini ra dakort, por

nuk do të vepronte menjëherë. Si fillim, qeveria e Romës shpenzoi shuma të mëdha për

ndërtimin e zhvillimin sektorëve publikë, si dhe financoi në fushën e kulturës. Zogu e

ndjente se ndikimi italian sa vinte dhe bëhej më i madh, në çdo aspekt dhe veprimtari të

shtetit shqiptar.

Më 6 dhjetor 1938, Musolini projektoi me detaje çdo veprim që do të ndërrmerrte për

pushtimin e Shqipërisë. Italia kishte vetëm një shqetësim, se si do të reagonte Jugosllavia

ndaj këtij fakti. Në të vërtetë, kjo aleancë që ishte nënshkruar mes Italisë dhe Jugosllavisë,

cënonte interesat e Shqipërisë. Ahmet Zogu gjatë kësaj kohe, u mundua t’i shtonte përpjekjet

për të ruajtur marrëdhënie të mira me Italinë. Mbreti Zog u takua me atasheun ushtarak italian

në Tiranë. “Legata italiane në Tiranë njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Itali, mbi

dërgimin e raportit të përgatitur nga atasheu ushtarak italian lidhur me takimin e tij me

mbretin Zog. Raporti përmbante 8 pika lidhur me kushtet që Zogu i propozoi qeverisë

italiane për forcimin e marrëdhënieve italo- shqiptare”979. Edhe pse Zogu bëri përpjekje për

977 Francesko Jakomoni, “Gjysma ime shqiptare”, 76 / Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 852978 Galeazzo Ciano, Ditari (1937- 1943), (Tiranë: Botimet Shqipëria), 11 / Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë në vitet 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 853

206

Page 207:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të ruajtur marrëdhënie të mira me Italinë, kjo e fundit nuk spraps nga idea për të realizuar

planin, për aneksimin e Shqipërisë dhe pushtimin e plotë të saj.

IV.1.1 Negociatat shqiptaro- jugosllave.

Gjatë vitit 1935, dukej se marrëdhëniet italo-shqiptare ishin përmirësuar. Edhe pse ishin

përmirësuar marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës, mbreti Zog vazhdoi ta ruante miqësinë

edhe me Beogradin zyrtar. Kjo gjë bëhet e ditur nga tentativat e qeverisë shqiptare, për të

nënshkruar marrëveshje sekrete me qeverinë jugosllave pa dijeninë e Italisë, e cila ishte

aleatja më e madhe e Shqipërisë.

Sipas historiografisë shqiptare nuk ka ndonjë dokument që vërteton ndonjë marrëveshje të

fshehtë mes Beogradit dhe Tiranës, gjatë kësaj periudhe. Historiografia italiane shkruan, se

dokumenti i parë për bisedimet e para, lidhur me nënshkrimin e traktateve të fshehta

shqiptaro- jugosllave rreth viteve 1935, mungon. Por, diplomacia italiane bënte të ditur, se

marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave kishin rifilluar që nga qershori i vitit 1935. Sipas

diplomacisë italiane, marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave ishin shpeshtuar, nëpërmjet

traktateve që ishin nënshkruar në muajt korrik dhe gusht të vitit 1935. Lajmi bëhet i ditur

edhe nga Legata e Italisë në Shqipëri, nga zyra e atasheut ushtarak në Tiranë, ku ajo bënte të

ditur: “Beogradi që moti punon me mbretin Zog” 980.

Marrëveshjet e Beogradit dhe Tiranës kishin si qëllim stabilizimin e marrëdhënieve mes tyre,

zgjidhjen e konflikteve, si dhe të çështjeve që shqetësonin raportet mes dy fqinjëve. Ato u

përpoqën të rregullonin raportet mes tyre. Marrëveshjet shqiptaro-jugosllave, bëhen të ditura

përfundimisht nga informata që i përcolli Legata e Italisë në Shqipëri, Ministrisë së Luftës, ku

më 6 shtator Shqipëria dhe Jugosllavia kishin nënshkruar një marrëveshje, në lidhje me

çështjen e Kosovës 981.

Në pikën e parë bëhej fjalë, për lejimin që qeveria e Beogradit i bëri qeverisë së Tiranës, për

shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova në drejtim të shtetit shqiptar. Pika e dytë bënte fjalë,

për një premtim që qeveria shqiptare i bëri qeverisë jugosllave, se ajo do të angazhohej që

shqiptarët e Kosovës të mos kryenin asnjë kryengritje në Shqipëri, si dhe të mos bënin asnjë

979 AQSH, Fondi 163, d. 398, viti 1939, fl. 3-6 Raport i atasheut ushtarak Italian në Tiranë me mbretin Zog.980 Izber Hoti , “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1997”, (Prishtinë: 1999), 75 981 Po aty, 76

207

Page 208:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

propagandë kundër regjimit. Këto ishin kërkesat nga pala jugosllave. Qeveria shqiptare i

kërkoi Beogradit, që ajo të mos strehonte asnjë prej armiqve të regjimit të asaj kohe në

Shqipëri.

Së fundmi, qeveria shqiptare i kërkoi qeverisë jugosllave, që ajo të ruante territoret e

Shqipërisë nga të huajtë982. Qeveria shqiptare i bënte të ditur palës jugosllave: “…se është vet

ajo, që do të angazhohej në dërgimin e shqiptarëve të Kosovës të Shqipërisë së Veriut, në

drejtim të Jugut dhe së dyti, qeveria shqiptare nuk do të përkrahte asnjë prej lëvizjeve

irridentiste 983.Qeveria shqiptare përshpejtoi për të ndërhyrë sa më shpejt me politikën e saj,

në mbrojtje të elementit shqiptar në Jugosllavi.

Ndërsa, Beogradi i kërkoi qeverisë shqiptare që ajo të mos e përkrahte lëvizjen irridentiste në

Kosovë, e cila mund të shpërthente nga një moment në tjetrin. Lidhur me marrëveshjen e re

shqiptaro- jugosllave, nuk ngeli pa u bërë e ditur edhe nga diplomacia italiane, e cila shikonte

me vëmendje dhe çdo lëvizje të diplomatëve shqiptaro- jugosllavë.

Një prej përfaqësuesve të Italisë në Legatën e italiane në Tiranë, e komentonte marrëveshjen

e re shqiptaro- jugosllave: “është mëse e sigurt që në momentin aktual, mbreti Zog hoqi dorë

nga idealet irridentiste e të përkrahura në të kaluarën, me qëllim që: a) Të sigurojë

përkrahjen nga Jugosllavia në qetësimin e trazirave të brendshme dhe b) të formojë, duke

futur në provincën jugore bërthama kompakte etnike, qendra të afta për kryengritje të

menjëhershme, të nxitura me maturi nga kjo popullsi, kurse në pikën e dytë të traktatit,

qeveria e Beogradit me siguri pranoi obligimet e lartpërmenduara me qëllim a) të asgjësimit

sa më të madh të pikave të fërkimit në mes dy vendeve dhe së dyti, të nxiste Shqipërinë të

hynte në Paktin tri palësh 984.

Atasheu ushtarak italian në Tiranë, bazuar edhe në informatat e marra nga agjentët dhe

informatorët filo-italianë dolën në përfundimin, se Beogradi kishte bashkëpunuar me mbretin

Zog, të cilit i kishin premtuar, se do ta ndihmonin atë, lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve

në drejtim të shtetit shqiptar. Kurse, mbreti Zog i kishte premtuar Beogradit, se shteti shqiptar

nuk do të shkaktonte asnjë trazirë të brendshme në Jugosllavi.

982 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve” 1930- 1937”, (Prishtinë: 1999), 76 983 Po aty , 76- 77 984 Po aty

208

Page 209:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shtypi jugosllav bënte të ditur, rreth situatës së brendshme të Shqipërisë, e cila do të bëhej me

qëllim, kamuflimin e traktateve në vijim. Shtypi jugosllav deklaroi, se mbreti Zog ishte

ndjerë i kërcënuar kur bëhej fjalë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, jashtë kufijve të

Shqipërisë. Marrëveshja në fjalë nuk u vu në zbatim, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme

të mekanizmave diplomatike italiane. Italia ndërhyri diplomatikisht si në Jugosllavi dhe

Shqipëri. Arsyeja kryesore ishte, se Italia kërkonte ta mbante sa më larg Jugosllavinë nga

Shqipëria, për të realizuar qëllimet e saj në Shqipëri e më gjerë në Ballkan.Vazhdimësia e

aleancës italo-shqiptare, bëri që mbreti Zog ta kundërshtonte notën e traktatit të Beogradit, të

6 shtatorit të vitit 1935. Mbreti Zog pati ndërhyrjen nga diplomacia italiane, e cila nuk e lejoi

nënshkrimin e një traktati të tillë nga qeveria shqiptare, pasi prekeshin interesat e saj në

Shqipëri.

Arsyeja tjetër përse Zogu nuk e aprovoi këtë marrëveshje, ishte edhe qëndrimi i diplomacisë

jugosllave, e cila kishte vendosur marrëdhënie të mira me të dy fqinjët e Shqipërisë, si me

Greqinë dhe Italinë. Legata italiane në Beograd bënte të ditur, se mbreti Zog kundërshtoi të

nënshkruante traktatin Beograd- Tiranë, edhe nga pritja e një normalizimi të afërt të situatës

së brendshme në vend 985. Mbreti Zog u tregua shumë i kujdesshëm. Ai shikonte me

vëmendje ç’do lëvizje të diplomacisë italiane dhe asaj jugosllave.

Diplomacia shqiptare e asaj kohe, luajti një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm në

sëndërtimin e marrëdhënieve dy palëshe Shqipëri- Jugosllavi, por edhe në sëndërtimin e

marrëdhënieve trepalëshe, Shqipëri- Jugosllavi- Itali. Politika e jashtme që mbretit shqiptar

ndoqi me vendet e tjera, ndikoi në politikën e brendshme, si dhe në politikën e jashtme të dy

fqinjëve të tij, Jugosllavisë dhe Italisë. Kjo gjë u reflektua sidomos, pas kundërshtimit të

traktatit Beograd-Tiranë. Diplomacia italiane në Tiranë, i kërkoi autoriteteve të Romës

zyrtare, që të aktivizonin agjentin Muharrem Bajraktarin, i cili pritej për të filluar veprimin,

duke sjellë në rrugë sekrete armë e municion jugosllav nëpërmjet Kosovës. Ndërhyrja e

diplomacisë italiane në Beograd dhe Tiranë, ndikuan në cënimin dhe dështimin e

marrëveshjeve sekrete shqiptaro- jugosllave.

IV.2 Shqipëria në takimin Stojadinoviç- Çiano

985 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 77

209

Page 210:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ekzistenca e Antantës Ballkanike, ndikoi negativisht në qarqet italiane. Italia kërkoi të

afrohej me Jugosllavinë, për të larguar dominimin francez në Ballkan. Musolini kërkoi të

prishte aleancën franko-jugosllave. Edhe Jugosllavia shqetësohej nga prezenca italiane në

Shqipëri, pasi në Jugosllavi mund të shpërthenin lëvizje irridentiste, të cilat kërkonin

shkëputjen e tyre nga Jugosllavia dhe Italia mund ta përkrahte Shqipërinë, me kërkesat e saj

për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.

Jugosllavia kishte frikën se lëvizjet irridentiste mund të gjenin mbështetje nga Italia. Nisur

nga këto rrethana, Italia dhe Jugosllavia ishin të interesuara që mes tyre të zhvilloheshin

bashkëbisedime, për të gjetur frymën e bashkëpunimit. Në 25 mars 1937, konti Çiano shkon

në Jugosllavi, vizitë e cila do të mundësonte përcaktimin e politikës së Italisë me

Jugosllavinë986. Ky informacion bëhet i ditur nga telegrami i dërguar nga Tahir Shylla, i cili

konfirmoi ministrin e jashtëm shqiptar, për vizitën në Beograd të kontit Çiano në muajin

janar, por nuk ishte i sigurt për ditën që do të mbërrinte 987.

Mbas takimit të kontit Çiano me Stojadinoviçin, ata ranë dakort që Shqipërinë do ta

konsideronin si një shtet të pavarur dhe se ato do të merrnin masa të përbashkëta, për të

ruajtur pavarësinë e saj. Ekzistenca e një marrëveshje të tillë, do të sillte një klimë të ngrohtë

në marrëdhëniet italo- jugosllave. Në të vërtetë, të dy fqinjët e Shqipërisë nuk do të

interesoheshin për shtetin shqiptar, por ato do të hiqnin dorë nga pretendimet që kishin, lidhur

me kufijtë e saj. Ato e konsideronin Shqipërinë si një çështje tepër jetike, për të ruajtur një

politikë të qëndrueshme mes tyre. Me këtë marrëveshje, Musolini e “tradhëtoi” mbretin

shqiptar, pasi një aleancë të tillë ai e kishte nënshkruar gjatë vitit 1926. Marrëveshja italo-

jugosllave e detyronte Italinë, që kjo e fundit të njihte Kosovën dhe mjaft vise të tjera të

banuara nga shqiptarë, si pjesë e Jugosllavisë. Musolini i premtoi Beogradit që të mos

shqetësohej për këtë çështje, pasi shqiptarët e Kosovës do të konsideroheshin si pjesë e

Mbretërisë Jugosllave. Këtu nis edhe konflikti i hapur mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi Italia e

tradhëtoi aleatin e vogël në Ballkan. Së pari, Italia kishte nënshkruar një traktat miqësie me

Shqipërinë.

986 Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 847987 AMPJ, viti 1938, dosja 89, fl. 184 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar MPJ në lidhje me vizitën e Çianos në Beograd.

210

Page 211:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së dyti, Italia nuk mund t’i mohonte shqiptarëve të Jugosllavisë, të drejtat e tyre për të qënë

të pavarur nga ndikimi jugosllav. Qeveria shqiptare disa herë e kishte vënë në dijeni Romën

zyrtare, se sa e rëndësishme ishte çështja e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Beogradi u

ndje i kënaqur, për mbështetjen që Italia i dha, në lidhje me çështjen e shqiptarëve të

Kosovës.

Nënshkrimi i një marrëveshje të tillë, acaroi jo vetëm marrëdhëniet italo- shqiptare, por edhe

ato shqiptaro-jugosllave. Marrëveshja italo- jugosllave ishte bërë e ditur edhe nga shtypi

shqiptar, ku gazeta “Bashkimin Kombëtar” fliste për këtë marrëveshje, si dhe “ndikimin

negativ i kësaj marrëveshje në pavarësinë e Shqipërisë”988. Italia u mundua të manovronte

diplomatikisht me mbretin Zog. Roma dërgoi ministrin e jashtëm, kontin Çiano në Shqipëri.

Pas vizitës që Çiano bëri në Jugosllavi, ai vizitoi edhe Shqipërinë, nga datat 28- 30 prill.

Zogu e ndjente se ndërmjet ministrit të jashtëm italian Çianos dhe kryeministrit jugosllav

Stojadinoviçit, diçka ishte kurdisur mes tyre. Megjthatë, Zogu nuk i la asnjë dyshim Çianos.

Çiano u takua me Stojadinoviçin nga data 16-18 qershor. Stojadinoviçi i tha Çianos:“

Jugosllavia s’ kish asnjë vërejtje për politikën që kishte ndjekur Italia der atëherë në

Shqipëri, se mbreti Zog i kish propozuar Jugosllavisë përfundimin e një pakti miqësie

shqiptaro- jugosllave”. 989.

Plani i Çianos binte në kundërshti jo vetëm me paktin e miqësisë dhe paktin e mbrojtjes, që

ishin nënshkruar në vitet 1926-1927, mes italo- shqiptarëve, por njëkohësisht mohonte edhe

ekzistencën e marrëveshjes së fshehtë që ishte nënshkruar mes Italisë dhe Jugosllavisë, për

një Shqipëri të pavarur dhe sovran. Zogu ishte i shqetësuar se mes fqinjëve të tij ishte

nënshkruar një marrëveshje sekrete, në qendër të së cilës ishte Shqipëria. Mbreti Zog nuk

hoqi dorë nga diplomacia e tij për t’u afruar me Jugosllavinë, me qëllim që t’i paraprinte

pushtimit italian. Gjatë kësaj periudhe, kemi një shkëmbim notash diplomatike si dhe

telegrame urimesh, mes Beogradit dhe Tiranës zyrtare, ku kryeministri jugosllav

Stojadinoviçi i dërgoi një telegram urimi Mehdi Frashërit në Tiranë, ku e falenderonte për

telegramin që i kishte dërguar”990.

988 “Bashkimi Kombëtar”, nr 9, 1 prill 1937, 1989 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit shqiptar”, (Tiranë: 1997), 292990 AQSH, Fondi13/1134, viti 1936, fl. 69 Telegram urimi i Stojadinoviçit dërguar Mehdi Frashërit.

211

Page 212:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjatë kësaj periudhe, ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte përfolur për një serë

marrëveshjesh të fshehta mes tyre. Zogu u tregua i gatshëm nga ana e tij, që të nënshkruante

edhe një marrëveshje ushtarake me Jugosllavinë, me qëllim që të largonte rrezikun e

ekspasionit fashist italian. Mbreti Zog i la t’i nënkuptonte Jugosllavisë, se rreziku ishte i

përbashkët, por Jugosllavia qëndroi pasive në lidhje me këtë çështje. Jugosllavia i trembej

Italisë.

Musolini pasi bëri miratimin e projektit për pushtimin e Shqipërisë në vitin 1938, kishte

vetëm një shqetësim, reagimin jugosllav. Shumë shpejt Musolini do të dërgoj në Jugosllavi,

kontin Çiano, i cili do të takohej me kryeministrin jugosllav, Stojadinoviç. Takimi do të bëhej

në janar të vitit 1939991. Musolini i kishte bërë të ditur Çianos se çfarë do të diskutonte me

Stojadinoviçin. “Çiano kishte shpresuar ta bindte udhëheqësin jugosllav rreth avantazheve të

pushtimit të Shqipërisë prej Italisë, plan që përfshinte një serë korrigjimesh të kufirit” verior

të saj”. 992

Gjatë bisedës së tyre, Çiano përmendi një marrëveshje të re italo-jugosllave. Në këtë

marrëveshje do të parashtroheshin këto çështje si: rishikimi i kufijve shqiptaro- jugosllav,

ç’militarizimi i kufijve shqiptarë, një aleancë ushtarake italo- jugosllave etj. Të gjitha

propozimet e parashikuara nga pala italiane, kishin një interes për Jugosllavinë993. Rishikimi i

kufijve shqiptaro-jugosllav e sugjeruar nga pala italiane, do të thoshte një zgjerim të territorit

jugosllav në drejtim të kufijve të Shqipërisë.

Ç’militarizimi ishte një tjetër çështje e rëndësishme për Jugosllavinë. Sipas palës italiane,

kufiri shqiptaro- jugosllav nuk do të ruhej nga ushtarakë të armatosur. Ndërsa, pika e tretë e

marrëveshjes, bënte fjalë për krijimin e një aleance ushtarake mes Italisë dhe Jugosllavisë. Në

lidhje me përmbajtjen e Paktit italo- jugosllav, na informon edhe shtypi italian “ La voce

italiana di Skoplie”, e cila shkruante: “…se ky pakt që ishte firmosur nga Ministri i Punëve të

Jashtme Çiano dhe kryeministri jugosllav, Stojadinoviç” kishte si qëllim:

“Së pari, të përjashtonin luftën si mënyrë për të zgjidhur konfliktet.

Së dyti të garantonin një respekt reciprok ndaj njëra- tjetrës.

991 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano” ( 1937- 1943), (Tiranë : Botimet, Shqipëria), 19 992 Bernd Fischer, “Shqipëria gjatë luftës1939-1945”, (Tiranë: Çabej), 41993 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano”, (Tiranë: Botimet, Shqipëria), 20- 22

212

Page 213:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së treti, të siguronin një neutralitet mes dy shteteve.

Së katërti, të përjashtonin çdo propagandë të një kombi kundër një tjetri”994. Jugosllavia

mendonte se me nënshkrimin e paktit, do të merrnin fund pretendimet e Italisë për të pushtuar

Ballkanin. Madje edhe shtypi italian “ La voce italiana” shkruante: “ Italia fashiste do të jetoj

në një harmoni të plotë me fqinjët e tij dhe se harmonia italo- jugosllave është sot një nga

instrumentet më efikas të paqes në Evropë”995. Në të vërtetë nuk rezultoi një gjë e tillë. Gjatë

takimit të Musolinit me Stojadinoviçit që u bë në Romë, në 15 dhjetor 1938996, u diskutua për

një konsolidim të paqes në Evropë nga ana e Musolinit. Ndërsa, kryeministri jugosllav,

Stojadinoviç u shpreh: “e konfirmoj në këto rrethana, njëherë e më shumë të gjitha vlerat dhe

domosdoshmërinë e politikës tonë bazuar në paktin tonë”997. Diplomacia shqiptare në Itali

dhe Jugosllavi ndoqën me vëmendje çdo veprim të Beogradit dhe Romës zyrtare. “Gjatë

kësaj kohe kemi një korrespodencë të Legatës italiane në Jugosllavi me Ministrinë e Punëve

të Jashtme të Italisë, lidhur me tratativat që u bënë për përfundimin e një pakti mossulmimi

midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”998. Në të vërtetë, Italia kërkoi të sigurohej që Jugosllavia

nuk do të niste asnjë fushatë pushtuese ndaj Shqipërisë, siç kishte bërë kohë më parë, në

lidhje me çështjen e kufijve. Ndërkohë, Italia do të projektonte planin e pushtimit të

Shqipërisë disa kohë më vonë999 . Konti Çiano ishte i pakënaqur nga qëndrimi që mbajti

mbreti Zog ndaj Italisë.

Çiano i’u shpreh kryeminstrit jugosllav Stojadinoviçit:“unë isha dëshmimtar në martesën e

mbretit Zog, por kjo nuk do të më pengojë mua, që të vihem në krye të avionëve tanë, të ulem

në Tiranë e të vendos sovranitetin tonë mbi këtë vend i privuar nga kushtet natyrore për një

jetë të pavarur. Megjthatë, ne nuk dëshirojmë ta bëjmë atë pa një marrëveshje paraprake me

Jugosllavinë. Ne kemi nevojë për një siguri absolute në këtë sektor të Adriatikut, por kjo nuk

do të thotë se ne duam vetëm për vete të gjthë territorin shqiptar, dikur ka qënë çështja e një

ndarjeje të Shqipërisë midis Serbisë dhe Greqisë. Aktualisht kjo mund të bëhet lehtësisht mes

994 AMPJ, viti 1938, dosja 89, fl. 13 Artikull i botuar në të përjavshmen “ La voce Italiana di Skoplie, në lidhje me nënshkrimin e paktit italo- jugosllav. Nr. 1, 8 janar 1938995 Po aty996 Po aty997 AMPJ, viti 1938, dosja 89, fl. 13. Artikull i botuar në të përjavshmen “ La voce italiana di Skoplie”, në lidhje me nënshkrimin e paktit italo- jugosllav. Nr. 1, 8 janar 1938998 AQSH, Fondi 163, d. 1402, viti 1937, fl. 1 Informacion i Legatës italiane në Jugosllavi në lidhje me nënshkrimin e një pakti mossulmimit të Shqipërisë nga ana italo- jugosllave. 999 Po aty

213

Page 214:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Italisë dhe Jugosllavisë. Askush nuk do t’a kundërshtojë1000. “Italia do të ndërrmarë në

përgjegjësinë e saj zbarkimin e trupave dhe aksionin ushtarak. Pastaj ajo do t’i japë një

pjesë, përreth Shkodrës Jugosllavisë”1001. Nga fjalimi që mbajti konti Çiano del qartë synimi

italian mbi Shqipërinë. Italia nëpërmjët ministrit të saj, përpiqej t’a përfshinte Jugosllavinë në

orbitën italiane. Çiano nëpërmjet kërkesave të tij mbi Shqipërinë, kërkonte të kënaqte edhe

interesat jugosllave mbi këtë vend. Dukej se Jugosllavia ishte e kënaqur me plan projektin që

Çiano i’a paraqiti kryeministrit jugosllav. Megjithatë, Stojadinoviçi do të merrte mendimin

edhe të personaliteteve të tjera si të, ministrit fuqiplot jugosllav në Romë, Bozko Hristiç,

princit Pavël Karagjergjoviç, zëvendës ministrin e jashtëm Ivo Andriç1002, si dhe me shtabin e

ushtrisë. Para takimit të Çianos me Stojadinoviçin, vetë Ivo Andriç e kishte rekomanduar

kryeminstrin jugosllav, nëpërmjet një raporti ku shkruhej:“t’i shmangemi konfliktit të hapur

apo të fshehtë me Italinë. Gjithashtu, duhet të shmangim mundësinë që Italia vetë ta pushtoj

tërë Shqipërinë dhe të na rrezikoj në vende në vende shumë të ndjeshme si në Bokë të

Kotorrit dhe në Kosovë.. për ne ndarja e Shqipërisë mund të bëhet vetëm si një e keqe e

domosdoshme, të cilën pasi s’mund t’a kundërshtojmë duhet të nxjerrim aq sa është e mundur

fitime. Domethënë , pre dy të këqijave të zgjedhim më të voglën”1003. E megjthatë, jo të gjitha

pikat e parashtruara ng konti Çiano do të gjenin zgjidhje dhe aprovim nga kryeminstri

jugosllav. Stojadinoviçi ishte paralajmëruar edhe nga ministri fuqiplot jugosllav në Romë,

Bozko Hristiç, për të mos e pranuar propozimin për korrigjimin e kufijve. Kryeministri

jugosllav kërkoi copëtimin e Shqipërisë, si dhe ndarjen e saj mes Italisë dhe Jugosllavisë.

Stojadinoviçi foli për zonën e Shkodrës dhe Shëngjinit dhe për një dalje të gjerë në detin

Adriatik,“gjë që mund të bëhej e mundur vetëm në rast se krahinat e veriut të Shqipërisë i

kalonin Jugosllavisë dhe në rast se aty ndërtohej një linjë hekurudhore”. 1004 Siç duket, del

qartë qëndrimi i Jugosllavisë ndaj pushtimit të Shqipërisë. Ajo ishte dakort me pushtimin, si

dhe për ndarjen e tokave shqiptare, të cilat do të shërbenin si një pjesë torte, për të kënaqur

ambiciet dhe interesat e Italisë dhe Jugosllavisë. Jugosllavia u ndje përballë një rreziku, atë të

epërsisë së fuqisë italiane. Jugosllavia e pa me dyshim Italinë. Ajo e mendonte faktin, se një

1000 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 8541001 Po aty1002 Ivo Andriç ishte zevendës ministër i jashtëm i Jugosllavisë, i cili njëkohësisht ishte dhe shkrimtar. Ai hartoi një raport të posaçëm për Stojadinoviçin në prag të takimit të tij me kontin Çiano. 1003 Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena), 8541004 Bernd Fischer, “Shqipëria gjatë luftës 1939- 1945”, Çabej, 41

214

Page 215:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ditë do t’i vinte radha dhe asaj për t’u sulmuar nga Italia. Megjithatë, Jugosllavia kishte

zgjedhur të keqen më të vogël.

Diplomatët jugosllavë kishin rënë dakort, se pasi Italia të ndërhynte me politikën e saj

ekspasioniste në drejtim të tokave shqiptare, Jugosllavia do të kërkonte pjesën e vet.

Pretendimet jugosllave shkonin nga krahina e Shkodrës deri në Lezhë, në portin e Shëngjinit,

ku dhe do të ndërtohej një linjë hekurudhore që do të lidhte këtë rajon me Serbinë.

Stojadinoviçi u konsultua edhe me I. Vukotiç, i cili ishte ministri fuqiplot jugosllav në

Shqipëri. Ai e njihte mirë terrenin politik shqiptar. Në fillim, kryeministri jugosllav hezitoi

ndaj vendimit të Italisë për të pushtuar Shqipërinë, me preteksin se Lidhja e Kombeve do të

mbante një qëndrim negativ ndaj agresionit italian, pse jo edhe ndaj qëndrimit jugosllav. Por

më vonë, pasi Italia miratoi kërkesën për aneksimin e territoreve shqiptare nga pala

jugosllave, atëherë Stojadinoviçi bashkë me princin Aleksandër, miratuan planin për

copëtimin e Shqipërisë. Mbreti Zog u trondit edhe nga vizita e kontit Çiano në Beograd.

Vizita e Çianos u bë fill, pasi ai kishte qënë edhe në Shqipëri, ku kishte takuar mbretin Zog.

Pakënaqësia që shfaqi Zogu në lidhje me takimin Çiano-Stojadinoviç, u transmetua në Romë

nëpërmjet Jakomonit, mëkëmbësit italian. Ai i shprehu Romës alarmin e madh që kishte

shpërthyer në pallatin mbretëror shqiptar, se ky takim do të ishte në dëm të interesave

kombëtare shqiptare1005.

Zogu kërkoi të dinte diçka më shumë rreth këtij takimi, por ai nuk u informua, se për çfarë

kishte diskutuar ministri i jashtëm italian, me kryeministrin jugosllav. Edhe pse Tahir Shtylla

që ishte ministër fuqiplot në Jugosllavi, u mundua të qetësonte Zogun1006, mbreti shqiptar nuk

i zhduki dyshimet ndaj dy fqinjëve të tij. E megjthatë, shtypi shqiptar nuk reagoi ashpër. Ai

shkroi për një“frymë kuptimi në Shqipni”1007, në lidhje me marrëveshjen italo- jugosllave.

Në janar 1938, disa përfaqësues të shtypit jugosllav “Vreme”, mbërritën në Tiranë. Qëllimi i

vizitës së tyre ishte marrja e një interviste mbretit Zog. Mbreti Zog gjeti momentin më të

përshtatshëm për t’i bërë të ditur Beogradit, se shtetet fqinje i konsideronte mike dhe fqinje të

mira, duke e vënë theksin te nevojat dhe dëshirat e njëjta për paqe1008. Mbreti Zog deklaroi:

1005 AQSH, Fondi 163, d. 252, viti 1939, fl. 1 Telegram i lLegatës italiane në Tiranë për ministrinë e Punëve të jashtme në Romë. 1006 AMPJ, Fondi 151, d. 70, viti 1939, fl 194- 200, Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë.1007 Gazeta Shqiptare ( Bari), nr. 189, 11 gusht 1937, 11008 AMPJ, viti 1938, dosja 92, fl. 7 Botim i fletores “Vreme” nr 5739, 7, 8, 9 janar 1938.

215

Page 216:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“…se përsa i përket gjendjes së Ballkanit, jam i kënaqur që ballkanasit rrojnë në qetësi” 1009.

Kurse, ministri i Jugosllavisë në Tiranë, bënte të ditur se shtypi shqiptar botonte herë pas here

lajme dhe artikuj, që nuk kishin aspak frymë miqësore ndaj Jugosllavisë, dhe se qëllimi i tyre

nuk puqej aspak me dëshirën për të ndjekur një politikë miqësore që kanë qeveritë e dy

mbretërive1010. Ministri jugosllav bënte të ditur, se shtypi jugosllav mbante një qëndrim krejt

korrekt dhe miqësor kundrejt Shqipërisë1011.

Mbreti Zog u qetësua edhe disi nga deklaratat që dhanë organet e shtypit shqiptar, kur në

shkurt të vitit 1938, Stojadinoviç dha dorëheqjen. Më pas dha dorëheqjen edhe gjithë kabineti

qeveritar i tij. Zogu mendonte se me dorëheqjen e Sojadinoviçit, Italia nuk do mund të

realizonte dot qëllimet e saj mbi Shqipërinë. Dorëheqja e Stojadinoviçit shkaktoi një

shqetësim të madh në qarqet italiane, pasi Italia kishte lidhur një marrëveshje të fshehtë me

ishkryeministrin jugosllav Stojadinoviç, për ndarjen e Shqipërisë mes tyre. Dorëheqja e

Stojadinoviçit nuk u la pa u komentuar edhe nga fqinjët e tij . Kishte zëra që ishkryeministri

jugosllav e kishte dorëzuar detyrën, për arsyen se nuk e kishte lajmëruar princin serb, për

marrëveshjen e fshehtë që kishte nënshkruar Italia, për copëzimin e Shqipërisë, por

Stojadinoviçi i refuzoi këto komente1012. Të paktën kështu flitet në dorëshkrimet e tij. Një gjë

të tillë shkruante edhe konti Çiano në ditarin e tij personal. Por, e vërteta e braktisjes së

detyrës nga ana e kryeministrit jugosllav Stojadinoviçi, ishte paaftësia e tij për t’u bërë ballë

lëvizjeve nacionaliste, si edhe lëvizjeve irridentiste që kishin shpërthyer në gjirin e

Mbretërinë Jugosllave.

Pas dorëheqjes së Stojadinoviçit, qeveria jugosllave u pasua nga kryeminstri, Dragica

Çvetkoviç dhe ministër i jashtëm Markoviç. Qeveria e re nuk kishte prirje për t’u afruar me

Italinë fashiste. Çiano e dinte shumë mirë, që nuk mund të realizonte pretendimet e tij mbi

Shqipërinë me qeverinë e re jugosllave.

Shumë shpejt Çiano do t’a bindi Musolinin, për t’u hedhur në një sulm të shpejtë ndaj

Shqipërisë. Ai shkruante edhe në ditarin e tij.“Me Stojadinoviçin- ndarje midis nesh e

Jugosllavisë. Pa Stojadinoviçin – pushtimi ynë pa Jugosllavinë, e, po qe rasti , kundër

1009 Po aty1010 AMPJ, viti 1938, dosja 89, fl. 32 Notë e ministrit jugosllav në Shqipëri dërguar MPB shqiptare nga MPJ. Nr. 65/1, 10. 07. 19381011 AMPJ, viti 1938, dosja 89, fl. 32 Notë e ministrit jugosllav në Shqipëri, dërguar MPB shqiptare nga MPJ. Nr. 65/ 1, 10. 07. 1938 1012 Bernd Fischer, “Përpjekjet e mbretit Zog për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej, 1984), 286

216

Page 217:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Jugosllavisë” 1013. Çiano shprehej mjaftë qartë, mbi qëndrimin që do të mbante ndaj

Shqipërisë, si me përkrahjen e Jugosllavisë, ose jo. Shumë shpejt, Italia do të projektoj planin

për të përshpejtuar aksionin e saj kundër Shqipërisë, në fillim të muajit prill. Çiano u

përshpejtua për të vënë në zbatim planin e tij, pasi Italia kishte frikë, se Çetkoviçi mund të

lidhte një aleancë me Anglinë dhe Francën . Italia nuk e përjashtonte edhe mundësinë për një

afrim të mundshëm, të kryeministrit të ri jugosllav me shqiptarët.

IV.3 Politika e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi dhe

qëndrimi i Tiranës zyrtare. Marrëveshja me Turqinë.

Më 6 janar të vitit 1929, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene emërohet Jugosllavi.Brenda

Jugosllavisë përveç popujve serbë, kroatë, sllovenë, bënin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe kanë vuajtur pasojat e genocidit masiv, që ndoqi

qeveria e Beogradit ndaj tyre. Edhe pse Kosova ishte një nga vendet me popullsi më të lartë

pas asaj kroate dhe sllovene, edhe pse zotëronte pasuri të shumta natyrore, shqiptarët ishin ata

që vuanin më shumë pasojat e regjimit sllav. Gjatë vitit 1929, territori i Kosovës ishte i ndarë

në tre ndarje administrative, që thirreshin me emrin banovina. Kjo ndarje ekzistoi deri në

vitin 1941.

Beogradi nuk donte të krijonte një rajon administrativ, të përbërë vetëm me shqiptarë, pasi në

këtë mënyrë do të forconte pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi. Politika serbe ndaj

shqiptarëve të Kosovës, ka qënë antishqiptare, shoviniste e shkombëtarizuese për vite me

radhë. Kjo gjë dukej që në emërimin në poste të ndryshme publike, të popullsisë serbe. Edhe

në rastet kur bëheshin emërime në poste të rëndësishme publike të shqiptarëve, atyre u

bëheshin një serë intrigash politike, madje edhe fetare1014.

Rasti më i njohur ishte ai i priftit françeskan Shtjefën Gjeçovi. Ky prift kërkonte të përhapte

sa më shumë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, ndaj gjithë popullsisë së Kosovës, me

qëllim që shqiptarët që jetonin në Jugosllavi, të mos humbisnin zakonet e tyre1015. Shtjefën

Gjeçovi u pa nga shovinistët serbë, si një person ultranacionalist dhe që rrezikonte interesat e

Jugosllavisë.

1013 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano( 1937-1939)”, (Tiranë: Botimet Shqipëria), 231014 AMPJ. Fondi 151, d. 276, viti 1932, fl. 121 Relacion i dërguar në MPJ jugosllave nga ana e përfaqësuesve shqiptarë, në lidhje me minoritetet dhe çështjet e kishës.1015AMPJ, Fondi 151, d. 858, viti 1929, fl. 5- 11 Artikuj në lidhje me aktivitetin e At Shtjefën Gjeçovit.

217

Page 218:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në 14 tetor të vitit 1929, ai gjeti vdekjen pas një antentati, ku sipas dëshmive, i dyshuari

kryesor ishte vetë shteti jugosllav1016. Vitet 1929- 1939 cilësohen si periudha e kolonizimit

serb. Serbët kërkonin të ruanin territoret e banuara nga shqiptarët e Kosovës. Si fillim, ata do

të detyronin shumë familje shqiptare që të largoheshin nga vatrat e tyre. Më vonë Jugosllavia

e pa të arsyeshme, që të vendoste familje në një sipërfaqe toke prej 120.672 hektarë

tokë1017.“Për të ardhurit u ndërtuan 330 vendbanime dhe fshatra me 12689 shtëpi, 46 shkolla

e 32 kisha” 1018. Në vitin 1931, kolonëvë shqiptarë i’u dha rreth 50 hektarë tokë për çdo

familje, transport falas për të shkuar në vendet e tyre të banimit, si dhe përdorim të kullotave

shtetërore.

Reforma agrare që po bëhej nga politika serbe në Kosovë, nënkuptonte shpronësimin e

pronarëve të mëdhenjë të Kosovës dhe dhënien e këtyre tokave, popullsisë serbe dhe asaj

malazeze.“Shovinistët serbo- mëdhenjë përpiqeshin të bënin përçarje midis shqiptarëve nga

njëra anë dhe serbëve e kolonistëve ne anën tjetër”1019. Shumë prej pronarëve shqiptarë i’u

morën tokat me preteksin, se ata nuk kishin dokumente që të vërtetonin se ishin në pronën e

tyre. Qeveria jugosllave përdori lloj-lloj mënyrash për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e

tyre1020. Qeveria jugosllave filloi të ndërrmarë një reformë agrare, sipas së cilës shqiptarët

duhet të hiqnin dorë nga pronat e tyre me dëshirë.“Sipas dispozitave agrare, reforma agrare

vlente për të gjthë nënshtetasit e Mbretërisë me Jugosllavinë që nënkuptonte se nuk kishte

dallime midis kombeve dhe kombësive”1021. Shteti jugosllav do t’i dëmshpërbente ata, por

shumë prej shqiptarëve nuk pranuan të jepnin pronat e tyre. Në këtë rast, qeveria jugosllave

përshpejtoi politikat për t’i grabitur tokat, pa u dhënë asnjë grimcë të holle shqiptarëve.

Fshatarëve të thjeshtë i’u morën edhe tokat, me preteksin se tokat që ata zotëronin i

plotësonin nevojat e tyre. Kurse, popullsisë së ardhur kryesisht malazezë e serbë, i’u

shpërndanë tokat më të mira dhe pjellore. Ky veprim alarmoi shqiptarët, me preteksin se

qeveria jugosllave i konsideronte këto toka si të papunuara. “Autoritetet jugosllave u

shpërndanë kolonëve sllavë tokat si të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Pejës dhe Jakovës dhe

të cilat u-a muarrne shqiptarevet duke u-a ndare kolonistëve slave”. 1022

1016 AMPJ, Fondi 151, d. 211, viti 1931, fl. 45 Raport i ministrit shqiptar në Beograd Rauf Ficos, në lidhje me vdekjen e At Shtjefën Gjeçovit.1017 Miranda Vickers, “Midis serbëve dhe shqiptarëve”, (Tiranë: Botimet Toena, 2004), 1381018 Po aty1019 Mareglen Verli, “Reforma Agrare dhe kolonizimi në Kosovë 1918- 1941”, 2231020 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, fl .5- 11 Relacion i Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare dërguar mbretit ku e informon mbi bisedimet e zhvilluara në lidhje me instalimin e shqiptarëve të Kosovës. 1021 Miranda Vickers, “Midis serbëve dhe shqiptarëve”, 222- 223

218

Page 219:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Autoritetet serbe po përgatiteshin që të fillonin dëbimin e shqiptarëve edhe nga krahinat e

Strugës, Ohrisë, Kicevës dhe Manastirit etj. Kjo politikë e serbëve dëshmon, se Jugosllavia

kërkonte të largonte të gjithë shqiptarët që jetonin në federatën sllave, jo vetëm shqiptarët e

Kosovës, por edhe shqiptarët që jetonin në Maqedoni Titullari i kryekonsullatës së Shkupit i

bënte të ditur edhe ministrit fuqiplot në Beograd zotit Tahir Shtyllës, në lidhje me veprimet e

autoriteteve jugosllave që “t’i kundërshtonin pranë gjykatave dhe pranë autoriteteve eprore

të Belgradit me që tokat e tyre, si të punuara, nuk mund të përfshihen prej ligjit për kolonizim

dhe instalimin e emigrantëve sllav”1023. Shqiptarët nuk mund të ngrinin krye, pasi ish tokat e

tyre ishin marrë padrejtësisht nga Jugosllavia dhe ato po shfrytëzoheshin në mënyrën më të

paskrupullt, nga kolonët serbë e malazezë etj. Kolonizimi i territorit të Kosovës kishte një

qëllim të vetëm, shkrirjen e popullsisë shqiptare me atë sllave. Rauf Fico i raportonte

Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, në lidhje mbi vuajtjet e kosovarëve. Në telegram

shkruhej: “…se ministritë përkatëse jugosllave, të njoftuara edhe nga autoritetet lokale të

Kosovës po vazhdonin gjithnjë e më shumë me grabitjet e pasurive të Kosovarëve”1024. Këtë

padrejtësi e tregonin edhe ankesat e dërguara nga dërgata e Prizrenit dhe Ponoshecit, që

kishin ardhur në Beograd1025.

E para, i paraqiti ministrit të komunikacionit, Mehmet Spahos, një lutje me të cilën mbasi u

njoftuan për grabitjet e bëra në tokat e tyre, u kërkua ndërmjetësia për kthimin e tokës dhe

dhënien e të drejtës së jetës. Në këtë lutje, dërgata e Prizrenit shkruante se rreth 120. 000

muslimanë prej Prizrenit ishin të dënuar, që nëpërmjet reformës agrare të ngelnin pa bukë dhe

të vuanin nga uria1026. Ndërsa, dërgata e Ponoshecit u kërkoi autoriteteve përkatëse që të mos

u ndahej toka malazezëve1027. Shumë informacione vinin nga Legata shqiptare jugosllave, ku

në zonën e Prizrenit, xhandarmëria kishte shkuar shtëpi më shtëpi. Ata u kishin kërkuar

1022 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 3 Telegram i MPJ shqiptare dërguar ministrit shqiptar në Jugosllavi, Zotit Tahir Shtyllës, në lidhje me kërkesën e titullarit të Shkupit për mospranimin nga ana e shqiptarëve për t’u dëbuar nga tokat e tyre. Tiranë, 21. 02. 1938 1023 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 3 Telegram i MPJ shqiptare dërguar Tahir Shtyllës, në lidhje me kërkesën e titullarit të Shkupit për mospranimin nga ana e shqiptarëve për t’u dëbuar nga tokat e tyre. Tiranë, 21. 07. 1938 1024 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 58 Telegram i Rauf Ficos dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, mbi vuajtjet e Kosovarëve. Nr 22/ VI. Beograd, 14. 03. 19361025 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 58 Telegram i Rauf Ficos dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, mbi vuajtjet e Kosovarëve. Nr 22/ VI. Beograd, 14 .03. 19361026 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 59 Letra e dërgatës së Prizrenit dërguar ministrit të komunikacionit Mehmet Spahos.1027 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 58. Telegram i Rauf Ficos dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, mbi vuajtjet e Kosovarëve. Nr. 22/VI. Beograd, 14. 03. 1936

219

Page 220:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptarëve se kush dëshironte të shkonte në Turqi, duhej brenda tre ditëve të lajmëronin dhe

se në rast të kundërt në shtëpi, atyre do t’u instaloheshin malazezë, duke shtuar se ata që do të

deklaronin se dëshironin të emigronin, tokat nuk do t’u merreshin prej reformës agrare, por

do t’u bliheshin për 120 dinarë hektari1028. Kryekonsullata mbretërore e Shqipërisë e

raportonte Ministrin e Punëve të Jashtme zotin Fuat Asllanin, se përveç disa rasteve të

izoluara të atyre emigrantëve që kishin lekuiduar pasuritë e tyre, nëpër gjithë viset e Kosovës

nuk ishte konstatuar asnjë rast për emigrim1029.

Disa nga metodat e tjera që përdori qeveria jugosllave për të dëbuar popullsinë shqiptare nga

trojet e veta, ishte shpronësimi, dëbimi edhe emigrimi i tyre1030. Metoda e parë që ndërrmori

qeveria jugosllave, ishte ajo e shpronësimit të tokave shqiptare me anë të reformës agrare.

Legata shqiptare në Beograd, i bënte të ditur ministrit Ekrem Libohovës, nëpërmjet një

referati të shkruar mbi shpronësimin e tokave të shqiptarëve në Kosovë. Referati sqaronte, se

si ligji i reformës agrare vepronte në tokat e shqiptarëve. Si fillim, bëheshin matjet e tokave

dhe më pas, zyra teknike vendoste se sa tokë do të shpronësohej1031. Pasi vendosej se sa tokë

do të shpronësohej, bëhej lajmërimi i pronarit i cili kishte të drejtë të ankimohej. Jugosllavia

ndoqi një politikë të tillë, duke ndihmuar dhe shpërblyer me toka të gjithë sllavët që kishin

marrë merita në luftë. Shteti jugosllav i shpërblente pjesën sllave, duke u’a dhënë tokat e

shqiptarëve, atyre dalmat, boshnjakë etj. Jugosllavia nxorri pretendime që për arsye të vendit

të tyre të gurtë, ata nuk mund të jetonin në tokat e tyre, prandaj edhe qeveria jugosllave i

strehoi në tokat pjellore të Kosovës. Arsyeja kryesore se përse Beogradi ndoqi një politikë të

dhunshme ndaj shqiptarëve, ishte për motive politike.“Jugosllavia duke patur frikën e një

agresioni nga ana e kufirit shqiptar, prej 12 vjet e këtej po përdor çdo mjet që t’i largoj

shqiptarët e Kosovës… sepse e quante të të rrezikshme prezencën e tyre ner ato vende..”.1032

Legata shqiptare në Beograd i bënte të ditur Ekrem Libohovës, në lidhje edhe me dëbimin e

shqiptarëve, të cilët kishin emigruar në Turqi. Dëbimi i shqiptarëve të Kosovës dhe

shpronësimi i tyre, bëhej sipas faktorit politik.

1028 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 133 Telegram i Rauf Ficos dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, mbi detyrimin për emigrim në Turqi. Nr. 22/XXIII, Beograd, 7. 07. 19361029 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 174 Telegram i Kryekonsullatës mbretërore dërguar Fuat Asllanit, mbi emigrimin e kosovarëve. Nr. 3II/II. 25.08. 1936 1030 AMPJ, viti 1938, dosja. 107, fl. 13, Telegram nga legata shqiptare në Beograd dërguar Ekrehem Libohovës, në lidhje me shpronësimin e shqiptarëve. 1031 Po aty1032 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 13 Telegram nga legata shqiptare në Beograd dërguar Ekrehem Libohovës, në lidhje me shpronësimin e shqiptarëve.

220

Page 221:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Stojadinoviçi kryeministri i Jugosllavisë, u shpërndau më tepër toka malazezëve, pasi ata e

kishin mbështetur disa herë atë politikisht. Stojadinoviçi u mundua të ndryshonte kursin

politik edhe me shtetin shqiptar, duke i përkeqësuar marrëdhëniet edhe me Shqipërinë1033. Në

këtë mënyrë u mbyllej dera shtetit shqiptar për të kërkuar të drejta ndaj shqiptarëvë që jetonin

në Jugosllavi1034. Përsa i përket shqiptarëve në Jugosllavi, ata nuk e kishin përkrahur politikën

jugosllave, por ata ishin sjellë gjithmonë mirë me qeverinë jugosllave. Megjithatë, ekzistonte

edhe ideja nga pala jugosllave, që shqiptarët e Kosovës të përfshiheshin në një parti politike,

por kjo gjë nuk u bë e mundur, pasi shqiptarët kërkonin të krijonin partinë e tyre. Disa prej

shqiptarëve të cilët u bënë anëtar të ndonjë partie sllave, nuk i’u konfiskuan tokat nga qeveria

jugosllave dhe as nuk u dëbuan. Por, shumë prej tyre u dëbuan nga Jugosllavia. Jugosllavia

bëri të pamundurën që të përforconte idenë e emigrimit të popullsisë së Kosovës. Jugosllavia

lidhi një marrëveshje me Turqinë, që shqiptarët e Kosovës të cilët konsideroheshin edhe si

muslymanë, të largoheshin nga trojet e tyre dhe të shpërnguleshin në drejtim të Turqisë

muslymane, pasi sipas palës jugosllave, aty ishte vendii tyre. Lajmi bëhet i ditur brenda

autoriteteve lokale të Kosovës, në të cilën Jugosllavia ishte në marrëveshje me Turqinë për

emigrimin e 100.000 shqiptarëve, ku Jugosllavia do t’i paguante çdo familje që kishte 5

anëtar 8000 dinarë, kurse ata që kishin mbi 5 anëtar, 16.000 dinarë1035.

Gjithashtu, familjet kishin të drejtë që të merrnin me vehte vetëm tesha, kurse bagëtitë, tokat

dhe shtëpitë e tyre do t’ia linin qeverisë jugosllave, si dhe shpenzimet e udhëtimit do të

paguheshin nga ajo1036. Qeveria jugosllave arriti deri aty, sa t’u kërkonte edhe deputetëve të

Kosovës që të mos rrinin në Jugosllavi, por të shkonin në Turqi. Kjo gjë alarmoi disa prej

deputetëve, si zotin Zejnel Strazimiri, i cili ishte revoltuar duke u përgjigjur: “Neve nuk kemi

se ku të shkojmë. Mbas kësaj deklarate na mbetet detyra vetëm që të bashkohemi me popullin

dhe të mbrojmë, tokën ku kemi le dhe të drejtat e jetesës1037. Rauf Fico raportonte se kishte

edhe nga ata deputetë, të cilët kishin paguar për të mos u larguar nga Jugosllavia, si rasti i

deputetit Ramazan Bllaca, i cili kishte paguar 100.000 dinarë rrushfet1038.

1033 AQSH, Fondi 251, d. 141, viti 1935, fl. 7 Raport mbi mmarrëdhëniet shqiptaro- jugosllave në kohën e qeverisjes së Stojadinoviçit.1034 AQSH, Fondi 251, d. 118, viti 1932, fl. 24 Qëndrimi i Stojadinoviçit në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.1035 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 115 Komunikatë e Legatës shqiptare në Jugosllavi me autoritetet lokale të Kosovës, mbi dëbimin e shqiptarëve. 1036 Po aty1037 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 123 Telegram nga Rauf Ficos dërguar Fuad Asllanit, mbi një deklaratë të ministrit të bujqësisë kundër kosovarëve. Nr. 22/ XIV, Beograd, 22. 06. 1936

221

Page 222:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Disa ditë më vonë, Agjensia “Stefani” lajmëronte një marrëveshje të afërme turko- jugosllave

për emigrimin e shqiptarëve dhe turqve nga Jugosllavia1039. Ministria e Jashtme shqiptare i

dërgoi një telegram Tahir Shtyllës, të ngarkuarit shqiptar në Beograd, i cili të hetonte sa më

shpejt rreth kësaj çështje1040. Por, zoti Tahir Shtylla e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme

shqiptare nëpërmjet një telegrami, se qarqet jugosllave nuk e konfirmonin këtë lajm1041.

Megjithatë, Ministria e Jashtme shqiptare këmbënguli pranë Legatës shqiptare në Jugosllavi,

që ajo të hetonte në qarqet e atjeshme, se deri ku është e vërteta, duke kërkuar përfundimin sa

më parë1042. Zoti Shtylla gjatë kësaj periudhe zhvilloi një veprimtari të gjerë, për të ditur më

shumë rreth kësaj marrëveshje. Ai në një telegram tjetër e informonte Ministrinë e Jashtme në

Tiranë, “se qeveria jugosllave aty e dy muaj më parë kishte përsëritur propozimin e bërë dy

vjet më parë qeverisë turke, për të emigruar në Turqi 200. 000 turq të Jugosllavisë, por pa

rezultat”1043.“Megjithëse, qarqet jugosllave dhe turke m’a mohuan, unë kam arsye të forta të

besoj se kjo çështje do të bisedohet në Ankara, tani me rastin e Konferencës

Ballkanike…”1044. Zoti Shtylla bënte të ditur se kryeministri jugosllav Stojadinoviçi, do të

shkonte në Ankara për të diskutuar në lidhje me çështjen e emigracionit kosovar1045. Zoti

Shtylla shkruante: “ në rast se një projekt i tillë zbatohej, atëherë marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave do të prisheshin padyshim, si dhe në rast se lajmi vërtetohej edhe mbi intervenimin

e qeverisë italiane, sidomos kur Jugosllavia ishte duke biseduar marrëveshje të veçanta me

shtetet fqinje, në lidhje me pakicat kombëtare në Jugosllavi”1046.

Zoti Tahir Shtylla, pas një takimi që kishte patur me ish ministrin e Turqisë Ali Turkgeldi, e

informoi Ekrem Libohovën, se Turqia kishte ndjenja dashamirësie dhe simpatie për kombin

shqiptar. Ali Turkgeldi në letrën e tij shkruante: “Unë çmoj thellësisht se shërbimi më i math

që munt t’i bënj Shqipërisë është ajy që të mundohem t’i ndihmonj me idealin e saj

1038 Po aty1039 AMPJ,viti 1938, dosja 107, fl. 7 Telegram i MPJ shqiptare dërguar legatës shqiptare në Beograd. 29. 01. 1938 1040 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 10 Telegram i MPJ shqiptare dërguar zotit Tahir Shtylla. 2. 02. 19381041 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 9 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar MPJ Tiranë1042 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 11 Telegram i Ministrisë së Jashtme shqiptare dërguar zotit Xhafer Vilës. 2. 02. 19381043 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 30 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare. 9.02. 19381044 Po aty1045 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 37 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar ministrit të të jashtëm Ekrem Libohovës. 12. 02. 1938 1046 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 35 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar ministrit të jashtëm Ekrem Libohovës. 12. 02. 1938

222

Page 223:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kombëtar”1047. Ish ministri turk deklaroi, se si në Turqi dhe gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, i

kishte shprehur qeverisë shqiptare, se ishte munduar të ndalonte çdo veprim të emigrimit të

shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Turqisë. Ministri turk jepte informacion, në lidhje me

demarshin e qeverisë jugosllave për shpërnguljen e 200.000 shqiptarëve. Jugosllavia

pretendonte se 200.000 shqiptarët ishin muslyman dhe me origjinë turke. Ky ishte argument

që u përdor nga pala jugosllave 1048.

Jugosllavia përdori çdo lloj mjeti, duke filluar si fillim me politikën e dëbimit të shqiptarëve.

Shumë prej shqiptarëve të Kosovës nuk u larguan nga trojet e tyre. Tek disa u përdor dhuna

për t’u shpërngulur, disa të tjerë u larguan në drejtim të kodrave dhe maleve të Kosovës, të

cilët u bënë rekrutë të disa prej njësive të mbetura kaçake1049. Ato vepronin në sulme të vogla

ndaj Jugosllavisë, por që i kanosnin asaj turbullira dhe situata të pakëndëshme në vend. Në

Jugosllavi filloi të marrë jetë komunizmi gjatë viteve 1919, i cili e arriti fazën e zhvillimit

gjatë viteve 1929-1935. Në këtë periudhë, filluan të organizoheshin edhe studentët e parë nga

universiteti i Beogradit, të cilët filluan të vepronin në Pejë. Në vitin 1935 filloi të veproj edhe

celula e parë komuniste si: në Mitrovicë, Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj etj.

Partia komuniste jugosllave njohu disa të drejta për popujt e tij si: parimin e vetëvendosjes

kombëtare, shkëputjen e kombësive të ndryshme etj. Në vitet 1929-1934, në Jugosllavi u

vendos diktatura e mbretit Aleksandër Karagjergjoviçit. Të gjitha vendimet që ishin marrë

nga Komiterni u anulluan. Parimi i vetvendosjes së popujve të federatës nuk ekzistonte, të

gjitha të drejtat politike, por edhe ato ekonomike u shkatërruan, sidomos për popullin e

Kosovës. Përsa i përket përparimit të partisë komuniste jugosllave në drejtim të shqiptarëve

të Kosovës, ajo nuk krijoi ndonjë impakt të madh. Kishte disa arsye, se përse shqiptarët

hezitonin të bashkoheshin me partinë komuniste jugosllave. “Shtypja e vazhdueshme

kombëtare ushtruar ndaj tyre, prapambetja e trevës, mungesa e një klase punëtore me

peshë,numri i vogël i intelektualëve, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, mosbesimi i

grumbulluar i shqiptarëve ndaj serbëve e malazezëve” 1050.

1047 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 32 Telegram i konsullatës shqiptare në Stamboll, dëguar Ekrehem Libohovës, në lidhje me letrën e ish ministrit turk Turkgeldit. Nr. 1/II. Stamboll, 5.02. 1938 1048 Po aty, fl. 32- 33 1049 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl.17 Raport i ministrit shqiptar në Jugosllavi Tahir Shtyllës, dërguar MPJ shqiptare, rreth dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia.1050 Miranda Vickers,“Midis serbëve dhe shqiptarëve”, 148

223

Page 224:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Sipas studiueses Vickers, në vitin 1931 popullsia e Kosovës kishte rreth 552 064 banorë, nga

të cilët 347213 ose afërsisht 63% të popullsisë shqiptare. Kuptohet që pjesa tjetër afro 30 %

përbëhej nga serbo- malazezët 1051. Jugosllavia nuk ishte e kënaqur me raportin e popullsisë

shqiptare ndaj asaj sllave. Zona ku u bë dëbimi më i madh i popullsisë shqiptare, ishin ato

zona që ishin në kufi me shtetin shqiptar. Kjo politikë u ndoq nga Serbia, pasi ajo kërkonte të

zgjerohej në drejtim të kufijvë të Shqipërisë, me preteksin se atje nuk jetonin shqiptarë. Gjatë

vitit 1930, në lidhje me gjendjen e shqiptarëve të Jugosllavisë u nënshkrua edhe një

promemorie, nënshkruar nga Dom Gjon Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Dom Luigj Gashi.

Ata i’u drejtuan Lidhjes së Kombeve, konkretisht sekretarit të përgjthshëm të Lidhjes, zotit

Erik Drymond mbi gjendjen e shqiptarëve. Sipas tyre, nuk bëhej fjalë vetëm për pakicën

shqiptare në Jugosllavi, por bëhej fjalë edhe për gjysmën e kombit shqiptar, i cili i ishte

shkëputur trungut shqiptar1052. Ata i shkruanin Lidhjes së Kombeve: “ kemi nderin t’ju

parashtrojmë në emër të popullsisë shqiptare të Jugosllavisë, këtë peticion… ne nuk jemi zoti

sekretar i Përgjthshëm , emisarët e parë të popullsisë shqiptare që jeton në Mbreëtrinë e

Jugosllavisë, që vijnë për të paraqitur, situatën e trishtueshme , që i është krijuar kësaj

pakice nga dominimi serb”. 1053 Ata i bënin të ditur sekretarit të Lidhjes së Kombeve, se

serbët kishin bërë lloj lloj persekutimesh për dëbimin e shqiptarëve1054. Serbët kishin përdorur

dhunën për shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare. Gjithashtu, serbët kishin arritur në

syrgjynosjen dhe shfarosjen e të gjithë atyre shqiptarëve, që nuk pranonin të t’i

nënshtroheshin asimilimit sllav. Sipas letrës së tre të nënshkruarëve në Lidhjen e Kombeve,

ata paraqisnin edhe numrin e viktimave, të cilëve u ishte ushtruar dhunë. Serbët kishin

detyruar rreth 140.000 shqiptarë, të cilët kanë qënë të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre e

të emigronin në drejtim të Turqisë apo edhe vendeve të tjera, ku nuk përjashtohej edhe

Shqipëria. Rreth 1000.000 shqiptarëve, kanë qënë pjesë e ndëshkimeve nga më të ashpra, të

përdoruara nga qeveria jugosllave, si përdorimi i dhunës, asimilimi i kulturës shqiptare dhe

shkombëtarizimi i tyre 1055.

1051 Po aty1052 AQSH, Fondi 251, d. 194/ 1, viti 1931, Raport i tre priftërinjëve katolik shqiptarë Sh. Kurti, L. Gashi, Gj. Bicaku në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.1053 Gj. Bisaku, Sh. Kurti, L. Gashi , “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi, Promemorie e paraqitur në Lidhjen e Kombeve” ( 1930), 241054 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1932 Raport i tre priftërinjëvë katolikë shqiptarë në Lidhjen e Kombeve mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.1055 Gj. Bisaku, Sh.Kurti, L. Gashi, “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi”, Promemorie e paraqitur n Promemorie e paraqitur në Lidhjen e kombeve” (1930), 30

224

Page 225:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Kishte edhe viktima nga radhët e shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk pranonin idenë e

shkombëtarizimit të tyre, të cilët nuk i’u nënshtruan dot as asimilimit serb. Një nga

personalitetet më të rëndësishëm të shqiptarëve, ka qënë ati Franceskan, Shtjefën Gjeçovi, i

cili u vra nga ushtria serbe1056.

Një nga pikat kryesore të Lidhjes së Kombeve, ishte parimi i vetëvendosjes së kombeve.

Sipas këtij parimi, shqiptarët e Kosovës kërkonin të drejtat e tyre për një Kosovë të lirë dhe të

pavaruar, ashtu siç ekzistonte shteti i pavarur shqiptar. Më tutje Gj.Bisaku, Sh. Kurti, L.

Gashi deklaruan pranë Lidhjes së Kombeve, për zbatimin e traktatit mbi pakicat1057. Bëhej

fjalë për traktatin e Sën- Zhermenit të nënshkruar nga Mbretëria Serbo- Kroate –Sllovene, më

10 shtator të vitit 1919. Sipas këtij traktati, pakicat minoritare që jetonin në federatën slave,

duhet të mbroheshin nga jeta, pasuria, si dhe nga liria e qarkullimit, të njerëzve e mallrave.

Asnjë prej këtyre pikave Jugosllavia nuk kishte arritur të zbatonte, sidomos kur bëhej fjalë

për shqiptarët. Letërshkruesit i paraqitën Lidhjes së Kombeve disa rekomandime, për të

përmirësuar gjendjen që ishte krijuar në Kosovë1058.Përfaqësuesit shqiptarë kërkuan dërgimin

e një komisioni hetimor, i cili do të hetonte, në lidhje me zbatimin e traktatit me pakicat.

Mënyra më e mirë për të bërë hetimin në lidhje më gjendjen e shqiptarëve të Jugosllavisë,

ishte krijimi i një komisariati të përhershëm, në një nga qytetet minoritare. Në Lidhjen e

Kombeve ishin paraqitur edhe dokumente jugosllave që gënjenin, në lidhje me gjendjen e

shqiptarëve në Jugosllavi.

Aty pohohej:“në krahinat tona ekzistojnë “shkolla” dhe Komiteti i ngarkuar për të studiuar

çështjen,deklaron se është i kënaqur… për shkollat ku jepet mësim në shqip, ndërkohë që në

fakt 800 000 shqiptarë nuk kanë asnjë shkollë fillore, sikurse nuk ka ndonjë funksion të

rëndësishëm në as në administratën publike”. 1059 Nga ana e delegacionit shqiptar në shtator

1930, Mehdi Frashëri shkoi në Gjenevë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi. Bashkohësi Mehdi Frashëri shkruan në kujtimet e tij, se i kishte bërë të ditur

Arristide Briand, i cili në atë kohë ishte ministër i jashtëm i Francës “që t’i hiqte vërejtjen

qeverisë jugosllave për të ndaluar persekutimet që u bënte shqiptarëve të Kosovës…”

1056 AMPJ, Fondi 151, d. 858, fl. 5- 11, Raport i Rauf Ficos dërguar MPJ shqiptare, mbi vdekjen e murgut franceskan At Shtefën Gjeçovit.1057 AQSH, Fondi 251, d. 194/ 1, viti 1931 Memorandumi i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve.1058 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930 Memorandumi i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve.1059 Gj. Bisaku, Sh. Kurti, L. Gashi , “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi” Promemorie e paraqitur në Lidhjen e Kombeve”, (1930), 30

225

Page 226:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

1060.Dukej se Mehdi Frashëri i’a kishte kërkuar ndihmën Francës, pasi ajo kishte lidhur një

traktat mbrojtje me Jugosllavinë, dhe aq më tepër që Franca ishte kthyer në financuesen më

të madhe të shtetit jugosllav.

Mehdi Frashëri mendonte, se nëse Briand do t’ia kërkonte diçka të tillë Jugosllavisë, kjo e

fundit do të reflektonte më shumë ndaj çështjes së respektimit të të drejtave shqiptarëve në

Jugosllavi1061. Mjetet që u përdorën nga autoritetet serbe për të dëbuar shqiptarët ishin nga

më të dhunshmet. Priftërinjtë shqiptarë paraqitën edhe dokumente në Lidhjen e Kombeve, në

lidhje me cënimin e lirisë së shqiptarëve. Këto dokumente u përqëndruan tek shpërngulja dhe

dëbimi i detyruar që po u bëheshin shqiptarëve të detyruar nga pala serbe1062. Së dyti, u

përdorën mjete nga më të ndryshme për të nxitur emigrimin e tyre. Së treti, emigrimi i

shqiptarëve mund të bëhej drejt Turqisë, Shqipërisë apo edhe drejt vendeve të tjera, ku

shqiptarët e Kosovës mund të gjenin mbështetje1063. Shqiptarëve të Kosovës i’u bënë kufizime

të ndryshme në aspektin e lirisë individuale si: burgime, bastisje, liri qarkullimi, punë angari

etj. Përsa i përket të drejtave të pronësisë, atyre i’u konfiskuan pasuritë, i’u kryen mjaft

shpronësime, u zbatua reforma agrare, që minimizonte të drejtat e shqiptarëve për të patur një

copë toke. Shqiptarëve të Jugosllavisë i’u mohuan edhe mjaft të drejta nga ana e qeverisë së

Beogradit, si përshembull: shqiptarët përjashtoheshin nga funksionet e rëndësishme publike,

drejtësia nuk ishte e paanshme për shqiptarët e Jugosllavisë etj. Pakicave shqiptare i’u mohua

edhe gjuha e e tyre mëmë. Mjetet e përdorura për emigrimin e shqiptarëve nga pala

jugosllave, do të çonte në kërcënimin e jetës, si dhe kufizim të lirisë për të gjithë fushat e

veprimtërisë njerëzore1064. “Në pjesën më të madhe, zbatimi i këtyre mjeteve shtypëse

sigurohej nga shoqatat shoviniste si“Narodna Odbrana” 1065. Dëbimi i shqiptarëve u krye në

drejtim të Shqipërisë, por sidomos drejt Turqisë. Sipas të dhënave që dhanë tre priftërinjtë në

promemorien e tyre, paraqitur në Lidhjen e Kombeve pohuan, se qeveria shqiptare kishte

bërë përpjekje të sistemonte bashkëatdhetarët e vet.

1060 Mehdi Frashëri, “Kujtime ( vitet 1913-1933”), (Tiranë: Botimet OMSCA-1), 2361061 Po aty1062AQSH, Fondi 252, d. 194, viti 1932, Memorandumi i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve. 1063AMPJ, Fondi 151, d. 107, viti 1938, fl. 27 Raport i Tahir Shtyllës dërguar MPJ shqiptare, rreth dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia. 1064 AQSH, Fondi 251, d. 194/1 viti 1931, Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve. 1065 Gj. Bisaku, Sh. Kurti, L. Gashi, “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi”, Promemorie e paraqitur në Lidhjen e Kombeve, (1930), 54

226

Page 227:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Numri i tyre shkonte në 10 mijë vetë1066. Në Turqi numri i të ardhurve nga Jugosllavia,

shkonte në 130000 vetë 1067. Qeveria turke i strehoi në rrafshnaltën e Anadollit, një krahinë

kjo pothuajse e shkretë dhe me kushte të pafavorshne për shqiptarët, të cilët vuanin edhe nga

kushtet klimaterike të kësaj zone. Fletorja turke “Xhumhuriyet” jepte lajme, se edhe në Izmir

kishin shkuar 70 familje nga Jugosllavia1068. Qeveria turke kishte përgatitur një rregullore për

emigrantët, të cilët do të ndihmoheshin në çdo rast materialisht dhe financiarisht1069.

Qëllimi i emigracionit të shqiptarëve nga autoritetet jugosllave, ishte dëbimi i tyre dhe

vendosja e popullsisë malazeze e boshnjake në tokat shqiptare. Nëpër fshatrat e shqiptarëve,

Jugosllavia solli autoritete serbo- malazeze. Serbia kërkonte të ndryshonte fizionominë etnike

dhe strukturën në Jugosllavi. Zonat më të prekura nga procesi i shpërnguljes ishin Gjakova,

Peja e Prizreni. Kishte patur edhe shqiptarë të cilët ishin larguar për pak kohë nga trojet e tyre

dhe kur ishin kthyer, kishin gjetur kolonë sllavë. Konfiskimi i pasurive nga ana e autoriteteve

jugosllave, ishin të shumta. Ato ndodhnin në ato raste, kur pronarët shqiptarë dilnin hapur

dhe kundër qeverisë serbe. Shpronësime të mëdha i’u bënë edhe atyre shqiptarëve që kishin

prona të mëdha, por ndaj shqiptarëve u zbatua edhe një reformë agrare, por që ngeli vetëm në

letër, pasi ajo nuk u zbatua asnjëherë. Bëhej fjalë për familjet e mëdha në numër mbi 10 vetë,

të cilët do të gëzonin rreth 50 hektarë tokë. Asnjë familje shqiptare nuk gëzoi nga kjo

reformë, pasi prej saj përfituan popujt malazezë, boshnjakë, të cilët u vendosën në tokat

shqiptare. Priftërinjtjë Gj. Bisaku, Sh.Kurti, L.Gashi paraqitën pranë Lidhjes së Kombeve

edhe fakte të tjera, në lidhje me morespektimin e shqiptarëvë kur bëhej fjalë për të drejtat

qytetare dhe civile1070. Sipas traktatit të pakicave minoritare, neni 7, shqiptarët gëzonin barazi

të plotë për të gëzuar të drejta politike e civile dhe sidomos, kur bëhej fjalë për detyra

publike. Shqiptarët nuk gëzonin asnjë funksion të rëndësishëm në administratë. Edhe përsa i

përket taksave që shqiptarët duhet të paguanin çdo vit, ata nuk viheshin asnjëherë në dijeni,

se sa ishte shifra që ata duhet të paguanin çdo vit. Shqiptarëve i’u mohua edhe e drejta e tyre

për të folur shqip. Shqiptarët kanë vuajtur nga ky fakt. Edhe gjatë kohës kur ata ishin nën

sundimin osman, shqiptarëve i’u mohuan të drejtat e tyre, për të folur dhe mësuar shqip. Kjo

1066 AQSH, Fondi 251, d.194, viti 1932, Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve. 1067 AQsh, Fondi 251, d. 194, viti 1930, Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve.1068 AMPJ, viti 1936, dosja 165, fl. 163 Artikull i botuar nga fletorja turke “Xhumhurijet”1069 Po aty1070 AQSH, Fondi 251, d. 194, viti 1930 Memorandum i tre priftërijëve në Lidhjen e Kombeve.

227

Page 228:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

politikë u përdor edhe nga politika shoviniste serbe. “Gjuha shqiptare ka qënë më e

persekutuara ndër gjuhët ballkanike”. 1071

Kufizimet e përdorimit të gjuhës shqipe u panë edhe në ndalimin botimeve të gazetave apo

revistave në gjuhën shqipe1072. Rreth 800.000 shqiptarët e Jugosllavisë, nuk kishin as libra, as

revista si dhe nuk kishin asnjë botim në gjuhën shqipe 1073. Në periudhën ndërmjet dy

Luftërave Botërore, nuk ka pasur institucione kulturore që të përfaqësonin interesat e

shqiptarëve. Dom Shtjefën Kurti, një nga nënshkruesit e promemories në lidhje me gjendjen e

shqiptarëve të Jugosllavisë, i paraqiti Lidhjes së Kombeve, fakte të mos lejimit të hapjes së

shkollave shqipe dhe të mos përdorimit të gjuhës shqipe.

Mësimdhënia duhej të bëhej vetëm në gjuhën serbo- kroate. Fëmijët shqiptarë duhet të

mësonin në këtë gjuhë, duke harruar gjuhën e tyre mëmë. Shumë prej familjeve shqiptare,

nuk i dërguan fëmijët e tyre për të mësuar në shkollat serbo-malazeze. Kështu që në gjirin e

shqiptarëve, u rrit fenomeni i analfabetizmit. Studiuesi i huaj Jens Reuter shkruan:“përqindja

e analfabetizmit në popullsinë shqiptare të Kosovës arriti në 90%. Siç del dhe nga

dokumentet zyrtare, analfabetizmi i shqiptarëve nuk ishte i padëshirueshëm nga ana e

autoriteteve”. 1074 Shqiptarët preferuan më mirë që të mos shkonin në shkollat serbe, sesa të

asimiloheshin nga gjuha dhe kultura e saj. Gjithashtu, fakti se shumica e shqiptarëve nuk

dinin shkrim e lexim, nuk i shqetësonte autoritet jugosllave. Shqiptarëve i’u mohua edhe e

drejta e tyre për të mësuar dhe ushtruar fenë në gjuhën shqipe.“Përsa u përket shqiptarëve

muslymanë, ata nuk kishin asnjë Medrese”, ku feja do të mësohej në shqip” 1075. Shqiptarëve

i’u mohuan të drejtat e tyre edhe për t’u organizuar në shoqata të ndryshme kulturore etj.

Shqiptarëve i’u mohuan të drejtat e tyre për të marrë pjesë, si dhe për t’u përfaqësuar në parti

politike. “Me ngritjen në këmbë të diktaturës mbretërore (1929), të gjitha partitë politike u

ndaluan, kështu që s’mund të bëhej më fjalë për një përfaqësim të interesave të shqiptarëve të

Kosovës”. 1076

Reforma më e egër që i’u bë shqiptarëve, ishte dëbimi i tyre. Dëbimi i shqiptarëve ishte një

nga politikat më të ashpra që mori qeveria jugosllave1077. Politika e dëbimit të shqiptarëve nga

1071 Gj. Bisaku. Sh. Kurti, L, Gashi, “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi”, 731072 AQSH, Fondi 251, d. 194/1, viti 1931 Memorandum i tre priftërinjëve në Lidhjen e Kombeve.1073 Gj. Bisaku, Sh. Kurti, L. Gashi, “Gjendja …, 73- 741074 Jens Reuter, “Shqiptarët në Jugosllavi”, (Tiranë:Botimet Pex), 2003, 321075 Gj. Bisaku, Sh. Kurti, L. Gashi, “Gjendja…, 781076 Jens Reuter, “Shqiptarët…, 31-32

228

Page 229:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

trojet e veta, u mbështet fuqishëm edhe nga personalitete në fushën e kulturës dhe

mësimdhënies në Jugosllavi, siç ishte akademiku Vasa Çubrilloviçi, i cili ishte një nga figurat

më negative që ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi. Çubriloviçi

ishte përkrahës i flaktë i “Naçertanias”, projekt ky i hartuar që në vitin 1844 nga Ilia

Garashani, për krijimin e një “Serbie të Madhe”1078. Çubriloviçi nuk ishte i kënaqur për

raportin që ekzistonte mes popullsisë shqiptare, e cila ishte më e madhe në numër, në

krahasim më numrin e serbo-malazezëve që jetonin në Kosovë. Çubriloviçi ishte për

vazhdimin e kolonizimit të Kosovës.

Ai shkruante: “Shqiptarët nuk mund të dëbohen vetëm me mjetet e kolonizimit të ngadaltë. Ne

nuk kemi pasur sukses që të flasim për ndonjë asimilim kombëtar të shqiptarëve në favorin

tonë. Në të kundërtën, ngaqë ata mbështetën te Shqipëria, ndërgjegjia e tyre kombëtare është

zgjuar e, nëse nuk i lajmë hesapet me tanë kohën e duhur,brenda 20-30 viteve do të na duhet

të përballemi me një irridentizëm të tmerrshëm, shenjat e të cilit janë të dukshme që tani e që

pashmangshmërisht do t’i vërë në rrezik, të gjtha territoret tona të jugut” 1079. Siç shihet qartë

edhe nga deklaratat që lëshoi Çubriloviçi, ndihej frika e një Kosovë të lirë dhe të banuar

vetëm nga shqiptarë, pasi sipas tij ekzistonte edhe mundësia, që të krijohej një Shqipëri e

bashkuar. Për këtë arsye, Jugosllavia vazhdoi politikën e saj kolonizuese në territorin e

Kosovës, duke vendosur atje, me mijëra familje serbo- malazeze. Çubriloviçi shprehej se

politika që Jugosllavia po ndiqte ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, nuk ishte aq e

tragjikshme.

Sipas tij, Gjermania ndoqi një politikë akoma edhe më të keqe, kryesisht ndaj çifutëve, të

cilët i dëboi nga Gjermania, kurse disa vjet më vonë, Gjermania do të ndiqte një politikë

shfarosëse ndaj këtij kombi. Jugosllavia i trembej Italisë, por faza e dytë e kolonizimit përkoi

me okupimin e Italisë në Afrikën Lindore. Menjëherë, Jugosllavia i hyri punës për të dëbuar

me mijëra familje shqiptare nga Kosova, të cilat do të emigronin në drejtim të Turqisë.

Organizimi i shpërnguljes masive dhe përdorimi i dhunës nga ana e autoriteteve jugosllave,

ka qënë një nga politikat kryesore të saj. Qëllimi kryesor i largimit të popullsisë shqiptare

nga trojet e veta, ishte sllavizimi i territorit të Kosovës. Për shumë shqiptarë të cilët nuk u

larguan nga tokat e tyre, u mor një tjetër reformë. Atyre i’u lanë vetëm 0,16 hektarë tokë, e

1077 AMPJ, Fondi 151, d. 107, viti 1938, fl. 17- 27 Raport i Tahir Shtyllës dërguar MPJ shqiptare, rreth dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia.1078 Emine Arif Bakalli, “Çështje të historisë moderne dhe bashkëkohore shqiptare, botim i Institutit Albanalogjik të Prishtinës 2011), 491079 Miranda Vickers, “Midis serbëve dhe shqiptarëve”, 150

229

Page 230:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

cila nuk shërbente as për mbijetesë 1080. Disa prej tyre u shpërngulën me metodat më të egra,

duke filluar nga burgimet, internimet, djegjet e shtëpive etj.

Edhe pse Jugosllavia përdori metoda nga më të ashpra për largimin e popullsisë shqiptare,

numri i tyre, sa vinte dhe shtohej më shumë, sidomos gjatë viteve 1936-1937. Rritja e

popullsisë erdhi si rezultat i shtimit të numrit të lindjeve. Gjatë gjysmës së dytë të viteve 30,

politika jugosllave i’u vu hartimit të planeve në mënyrë sa më të detajuar për shpërnguljen e

shqiptarëve.

Një rol të madh krahas politikës serbe, luajti edhe klubi kulturor serb, i cili nxiti largimin e

shqiptarëve nga trojet e tyre.

Në këtë grupim bënin pjesë: ekonomistë historianë, sociologë, gazetarë etj. Veprimtaria e tyre

u përgëzua edhe nga shtypi jugosllav. Shtypi jugosllav lavdëronte Serbinë, si shtetin suprem

në Jugosllavi, ku predikohej superioriteti i saj ndaj popujve të tjerë dhe kryesisht ndaj

Kosovës. Klubi kulturor serb përgatiti politikat e veta, për mënyrën e shfarosjes së popullsisë

shqiptare. Në favor të kolonizimit të Kosovës, u shprehën mjaft filo-serbë si A.Urosheviç, M.

Jeliç etj. Ata kërkuan në mënyrë të menjëhershme, largimin e shpërnguljen e shqiptarëve të

Kosovës në drejtim të Turqisë. Platforma që gjeti më tepër mbështetje edhe në qarqet e

Beogradit, ishte ajo e Vasa Çubriloviçit. Ai në platformën e vet paraqiti largimin e popullsisë

shqiptare, në masën prej 85%. Ai krenohej kur paraqiste në platformën e vet politike, të gjitha

masakrat që popullsia serbe kishte kryer ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1878. Ai

shprehej:“Kur pushteti shtetëror, - vinte në dukje ai, - dëshëron të ndërhyjë në interes të

elementit të vet, mund të ketë sukses vetëm në rast se vepron brutalisht.” 1081

Qarqet jugosllave u përshpejtuan që ta vinin në zbatim sa më shpejt, platformën e

Çubrilloviçit. Qeveria jugosllave në mënyrë të përshpejtuar i kishte kërkuar Turqisë, që ta

miratonte marrëveshjen për të shpërngulur popullsinë shqiptare. Qysh nga shtatori i vitit

1935, ministri i jashtëm turk Ruzhdi Arasi, i kishte deklaruar përfaqësuesit jugosllav në

Lidhjen e Kombeve, se Turqia ishte e gatshme që të pranonte rreth 200.000 shqiptarë në

territorin e vet 1082.

Sipas burimeve arkivore, Legata shqiptare në Beograd i bëri të ditur Ministrisë së Punëve të

Jashtme shqiptare, se çështja e dëbimit të emigrantëve do të bëhej në Ankara, ku nga fundi i

prillit do të mblidhej një Konferencë në Stamboll, ku nëpërmjet delegatëve të Jugosllavisë,

1080 Miranda Vickers, “Midis serbëve dhe shqiptarëve”, 1501081 H. Bajrami “Shtypja dhe rezistenca e shqiptarëve në Kosovë”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike, nr. 9 1979, 183-184 1082 Miranda Vickers, “Midis serbëve dhe shqiptarëve”, 150

230

Page 231:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Turqisë do t’i studioheshin modalitetet dhe konditat për emigrimin e turqvë nga Jugosllavia

drejt Turqisë. Legata shqiptare në Beograd njoftoi Eqrem Libohovën :

“Ne Prillë, pra, do të bëhet Mbledhja e Stambollit, atje do të studiohen modalitetet, koha

brenda së cilës do të fillojë dhe do të mbarojë emigrimi, konditat ekonomike, dhe kjo që është

më me rëndësi, do të caktohet numri i tyre”.1083

Legata shqiptare në Beograd i tërhoqi vërejtjen ministrit të Turqisë në Beograd aso kohe,

Hajdar Beut, se në kurrizin e popullit shqiptar po bëhej një xhambasllëk. Ministri turk në

Beograd i kishte bërë të ditur legatës shqiptare në Jugosllavi: “Guverna turke nuk do të

pranojë asnjë shqiptar të Kosovës dhe në qoftë se nonjë prej tyre me batëçllëkë do të mundi

të përzihet me turqit, numri i këtyre do të jetë i kufizuar” 1084. Hajdar beu i raportonte Legatës

shqiptare, se numri i turqve që jetonin në Jugosllavi shkonte në 250000, por që qeveria turke

do të pranonte një numër prej 20000 vetash. Legata shqiptare në Jugosllavi, i bënte të ditur

ministrit turk, se ajo dispononte të dhëna shumë të sakta, në lidhje me numrin e turqve që

jetonin në Jugosllavi. Ata kapnin shifrën rreth 60.000 veta1085. Edhe Hajdar beu deklaronte,

se kishte statistikat e veta në lidhje me numrin e turqve që jetonin në Shqipëri, por Legata

shqiptare i kundërshtoi statistikat turke, pasi shumë shqiptarë kishin deklaruar te autoritetet

jugosllave se ishin turq, për arsyen e vetme që ata të shpëtonin pasuritë dhe pronat e tyre nga

reforma agrare jugosllave.

Ministri i Turqisë deklaroi, se do të bënte përzgjidhjen sa më të saktë të elementit turk në

Jugosllavi, në saj të gjuhës së folur, faktorëve historikë, origjinës së familjes etj. Ai u shpreh

se do të ndalonte çdo shqiptar që të kalonte për turk dhe për këtë arsye, ministri turk kërkoi

edhe mbështetjen e Legatës shqiptare. Sipas burimeve zyrtare “Hajdar beu nuk do të pranoje

ne asnje menyre asnje shqiptare te Jugosllavise dhe do t’i vinte shume keq sikur ndonje prej

tyre me batakajlleke do mundte fakti që Guverna turke nuk eshte ne gjendje ekonomikisht t’i

bëj balle shpenzimeve qe kerkon installimi i turqeve qe rrojne jashte Republikes… “. 1086

Në vitin 1936 Milan Stojadinoviçi, ngrinte në piedistal raportet e reja që ishin ngritur mes

Jugosllavisë dhe Turqisë. Jugosllavia i kërkoi në mënyrë urgjente zgjidhjen e çështjes së

emigrimit të shqiptarëve në drejtim të Turqisë.

1083 AMPJ, Viti 1938, d. 107, fl. 135 Njoftim i Legatës shqiptare në Beograd në lidhje me kushtet e marrëveshjes turko- jugosllave.1084 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 135 Njoftim i Legates shqiptare ne Beograd ne lidhje me kushtet e marreveshjes turko- jugosllave.1085 Po aty1086 AMPJ, Viti 1938, d. 107, fl. 106-107 Artikull i botuar nga fletorja “ Xhumhirijet” rreth bisedimeve mbi emigrantët në Jugosllavi. Nr. 4959, 6. 03. 1938

231

Page 232:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Turqia i kërkoi si shpërblim qeverisë së Beogradit, që t’i paguante qeverisë turke shpenzimet

për udhëtimin, si edhe instalimin me ushqim të emigrantëve shqiptarë për një vit në Turqi.

Qeveria turke madje kërkoi më tepër mbulime me shpenzime nga pala jugosllave, pasi në

Turqi ishin vendosur një numër i konsiderueshëm me kombësi turke që kishin emigruar nga

Rumania në drejtim të këtij vendi.

Hajdar beu gjatë takimit që do të bënte me kryeministrin jugosllav Stojadinoviçin, do t’i

kërkonte atij, që qeveria jugosllave të shkëmbente vetëm popullsinë turke për në Turqi dhe në

lidhje me shqiptarët që jetonin në Jugosllavi, qeveria turke nuk do të përfshihej. Qeveria turke

nuk i mbulonte dot shpenzimet për emigrantët e rinj.

Politikanët e Beogradit i kushtuan një rëndësi të veçantë edhe konferencës që do të zhvillohej

në Stamboll, ku në të do të diskutohej edhe çështja e dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia.

Nga 13 qershori deri në 10 korrik, i zhvilloi punimet kjo konferencë. Në korrik 1938 u

nënshkrua marrëveshja përfundimtare mes Turqisë dhe Jugosllavisë për emigrimin e

shqiptarëve, të cilët numëroheshin në 200. 000 të tillë. Edhe shtypi turk e publikoi një gjë të

tillë1087. Gazeta “Tan” botonte një shkrim më të hollësishëm në lidhje me këtë problem, ku

midis të tjerave, vihej në dukje se bisedimet që kishin vazhduar midis qeverisë turke dhe asaj

jugosllave, kishin përfunduar në mënyrë të kënaqshme. Marrëveshja parashikonte edhe

shpërnguljen e turqëve dhe muslymanëve nga Kosova dhe Maqedonia, për në drejtim të

Turqisë, kryesisht në zonën e Anadollit. Fletorja “Xhumhirijet” në Turqi bënte të ditur, se

Turqia do të dërgonte në Beograd përfaqësuesin e saj diplomatik Ali Hajdar Aktaj.

Ai do të diskutonte në lidhje me çështjen e transportimit në Turqi të emigrantëve që

ndodheshin në Jugosllavi, ku sipas burimeve zyrtare, në prill do të formohej një komision në

Beograd. “Komisioni i cili do te perbehet prej delegateve turq e jugosllave posaçerisht do te

miret me çkoqitjen e ceshtjeve te pasunive tundshme e te pa tundeshme si dhe disa te tjera

çeshtjeve financiare te emigrantave” 1088.

Ministria e Jashtme turke i bënte të ditur Ekrem Libohovës, se komisioni turk po e

shqyrtonte çështjen e turqve që jetonte në Jugosllavi, ku numri i tyre nuk i kalonte të 60 mijë

frymë dhe marrëveshja që ishte lidhur mes Jugosllavisë dhe Turqisë, ishte për një sasi prej

20000 frymë1089.

1087 AMPJ, Viti 1938, d. 107, fl. 106 Artkull i botuar ne fletoren Xhumhirijet.1088 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 106 Artikull i botuar në fletoren “Xhumhirijet”, rreth bisedimeve mbi emigrantët në Jugosllavi. Nr. 4959, 6.03. 19381089 Po aty

232

Page 233:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Komisioni turk do të bazohej te kriteri i gjuhës turke dhe te të gjithë ata që e deklaronin veten

turq. Kjo llogjikë e ndjekur nga Turqia ishte e pavend, sepse Beogradi do të përfitonte nga

kjo situate, duke përdorur taktikën dhe persekutimet e autoriteteve të tij.

Gjatë takimit të ministrit shqiptar në Turqi me sekretarin e përgjthshëm të Turqisë zotin Nebil

Bati, u diskutua gjer e gjatë në lidhje me konventën turko- jugosllave. Ministri shqiptar në

Ankara i bënte të ditur atij: “tue mare parasysh qe Shqiptaret n’ato vise, me shumice flasin

turqishten, te cilet e kane mesuar ne kohrat e vjetra dhe tash detyrohen t’a vazhdojnë nga

frika e autoriteteve me teper, per t’evituar deri diku persekutimet”. 1090

Sipas komisionit të ngritur në Beograd ata shpreheshin, se me dashje apo pa dashje në valën e

emigrimeve do të përfshiheshin edhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Pasi sipas

sekretarit të përgjithshëm Nebil Bati, ky mendim ishte i arsyetueshëm, por nëse një familje

shqiptare fliste shumë mirë turqisht dhe e deklaronte origjinën e saj turke, ajo nuk mund të

refuzohej për të emigruar në drejtim të Turqisë. Dëbimi i popullsisë shqiptare kishte vetëm

një synim nga pala jugosllave, uljen e numrit të popullsisë shqiptare në Jugosllavi dhe

zëvendësimin e saj me popullsi serbo- malazeze. Kryeministri jugosllav, “Stojadinoviçi

pohonte “ më Turqit kishin rënë dakord që periudha gjatë së cilës do të nënshkruhej

marrëveshja e nënshkruar të shtrihej në 9 vjet” 1091. Sipas burimeve arkivore shqiptare, numri

i emigrantëve të ardhur nga Turqia, do të jetë rreth 40 mijë familje, të cilët do të silleshin nga

Jugosllavia në drejtim të Turqisë. Sipas kryetarit të departamentit jugosllav që merrej me

problemet e Shqipërisë, procesi i emigrimit të shqiptarëve dhe Turqëve, do të bëhej prej një

periudhe kohore, nga viti 1939 dhe deri në vitin 19441092.

Në të vërtetë, marrëveshja do të përqëndrohej te numri i familjeve shqiptare që do të largohej

në drejtim të Turqisë dhe jo asaj turke. Jugosllavia kishte si synim që të largonte numrin e

popullsisë shqiptare, me qëllim sllavizimin e vendit. Çubrilloviçi, madje edhe në referatin që

kishte përgatitur për largimin e popullsisë shqiptare, kishte përgatitur edhe vendin, se ku do të

strehoheshin familjet e përndjekura nga Jugosllavia drejt Turqisë.

Ndërkohë, shtypi jugosllav bënte të ditur, që numri i shqiptarëve që do të shpërngulej të mos

ishte në 250.000, por të shkonte në një shifër rreth 400.000 vetë 1093. Përsa i përket numrit të

1090 AMPJ, viti 1939, d. 70, fl. 17-18 Raport nga konsullata shqiptare ne Turqi, rreth takimit të ministrit shqiptar në Turqi me sekretarin turk Nebil Bati. 1091 AQSH, Fondi, 251, viti 1939, d. 70, fl. 60-62 Raport nga legata shqiptare në Jugosllavi, mbi deklaratën e Stojadinoviçit, në lidhje me shtrirjen kohore të marrëveshjes turko- jugosllave.1092 AQSH, Fondi 251, d. 70, viti 1939, fl. 60- 62 Raport i legatës shqiptare në Jugosllavi, mbi deklaratën e dhënë nga Stojadinoviçi, në lidhje me shtrirjen kohore të marrëveshjes turko- jugosllave1093 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 48 Kërkesat e qeverisë turke nda qeverisë jugosllave në lidhje me shpërnguljen e turqve nga Jugosllavia.

233

Page 234:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

popullsisë turke, ai ishte shumë i vogël, thuajse i papërfillshëm në krahasim me numrin e

shqiptarëve.

Marrëveshja turko- jugosllave u përshpejtua nga pala jugosllave. Edhe ministri turk i

akredituar në Jugosllavi Ali Hajdari, e shikonte me një sy tepër optimist këtë marrëveshje.

Pala turke parashikonte në këtë marrëveshje, rikthimin e mijëra emigrantëve turq në drejtim

të Turqisë. Qeveria turke e pranoi elementin muslyman në Turqi, por me një kusht që

emigrantët që do të shpërnguleshin nga Jugosllavia, të flisnin gjuhën turke. Kjo ishte e

pamundur nga të gjithë, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë dhe nuk dinin turqisht.

Qeveria turke pranoi që të riatdhesoheshin në Turqi çdo familje turke që jetonte në

Jugosllavi, por me kusht, që “qeveria jugosllave t’i shpërblente ata, për pasurinë qe linte ne

token jugosllave, me nje shume qe vinte nga 6- 10 mije dinare”1094. Qeveria jugosllave dhe

ajo turke shkëmbyen premtimet, ku turqit pranuan në parim, se do t’i mirëprisnin në çastin

më të volitshëm “bashkëkombasit e tyre”. Mes dy qeverive nuk u përcaktua as numri, as koha

kur do të bëhej shpërngulja e tyre.

Qeveria jugosllave kishte bërë përpjekje që emigrantët të largoheshin sa më parë, me

preteksin për t’iu bashkangjitur bashkëkombasve të tyre, si dhe qeveria turke të caktonte një

shumë buxhetore për instalimin e turqve të Jugosllavisë në Turqi. “Kete here guverna turke u

pergjiq negativisht duke e justifikuar gjestin e vete me difikulterat ekonomike dhe me

angazhimet e marruna ndaj turqve te Bullgarise e te Rumanise…”1095.

Shumë shpejt qarqet diplomatike jugosllave, do të përshpejtojnë hapat për largimin në

mënyrë sa më të vrullshme të popullsisë shqiptare. Qeveria jugosllave kërkoi të dëbonte rreth

200.000 shqiptarë të Kosovës, të përzier me 10-15 mijë turq të cilët banonin në Jugosllavi 1096.

Kryekonsulli jugosllav Vukotiç shprehej, se Jugosllavia e kishte të lehtë të largonte elementin

shqiptar nga Jugosllavia, pasi ajo kishte lidhur një aleancë të ngushtë më Turqinë.

Për të dëbuar popullsinë shqiptare, atyre do t’u jepeshin pasaporta për të kaluar në kufirin

turk. Gjatë takimit mes konsullit të Bullgarisë, zotit Dr. Slivensky dhe sekratarit të

përgjthshëm turk Nebir Bati, konsulli bullgar i bënte të ditur atij: se e kishte pyetur Vukotiçin

se ç’do t’u bënin shqiptarëve, në rast se ata nuk do të dëshironin të emigronin në Turqi1097.

1094 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl.48 Raport i legatës shqiptare në Jugosllavi, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare, E. Libohovës, në lidhje me emigrimin e 200.000 turqve. Nr. 7/ VIII. 16.02. 1938 1095 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 48-49 Raport i Legatës shqiptare në Jugosllavi, dërguar Ekrehem Libohovës, mbi emigrimin e 200.000 turqve. Nr. 7/VII. 16. 02. 19381096 Po aty1097 Po aty

234

Page 235:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Vukotiçi i ishte shprehur: “ I detyrojme te thone se jemi turq, u japim pasaportat ne dore dhe

ne fund po nuk u binden u tregojme kopacen”1098.

Përsa i përket pakicave turke, numri i tyre jo vetëm që ishte i ulët, por ata nuk përbënin një

rrezik për Jugosllavinë. Turqit ishin të shpërndarë në gjithë Jugosllavinë, ata nuk

përfaqësonin asnjë territor kompakt e homogjen në Jugosllavi. Madje kishte zëra : “Turqit e

vërtetë nuk dëshirojnë të shkojnë në Turqi….” 1099. Jugosllavia përshpejtoi procedurat për

largimin e elemenit shqiptar në drejtim të Turqisë dhe në vend të tyre, të vendoseshin kolonë

sllavë, të cilët do të vinin kryesisht nga Dalmacia, Hercegovina, Bosnja, etj. Ministri shqiptar

në Beograd njoftoi ministrin e jashtëm shqiptar Eqrem Libohovën, se ai kishte patur një

takim edhe me kolonelin e shtat- madhërisë turke zotit Rahmi dhe deputetit turk Abdyl

Mytalib, të cilët e njihnin së afërmi Shqipërinë. Ata pyetën për gjendjen e përgjithshme të

Shqipërisë dhe deklaruan: “Shqiprija per fat te keq ka mbetur ne pozite te veshtire me kufijte

e sotme dhe duhet me doemos te mare ne gjrin e saj Kosoven thjesht shqiptare”1100.

Ata bënin të ditur, se bashkoheshin me idenë për një Shqipëri të bashkuar të elementit

kosovar dhe atij shqiptar. Çubriloviçi nëpërmjet platformës së tij, kërkoi të boshatiste ato

zona të popullsisë shqiptare që zinin një përqindje të lartë në numër. Çubriloviçi ishte edhe

për përdorimin e dhunës ndaj të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët nuk donin të shpërnguleshin.

Sipas tij, duheshin marrë masa sa më të ashpra ndaj tyre, të cilët po shtoheshin dita ditës, si

rezultat i numrit të lartë të lindjeve.

Sipas palës jugosllave nëse nuk bëhej shpërngulja e shqiptarëve në mënyrë të përshpejtuar,

ekzistonte mundësia që kjo marrëveshje të dështonte.

Një ndikim të madh në procesin e shpërnguljes së shqiptarëve, ushtroi edhe klubi kulturor

serb, të cilët propozuan lloj-lloj mënyrash dhe metodash, për të dëbuar popullsinë shqiptare të

Kosovës. Përfaqësues të klubit kulturor serb siç ishte: “Borivoje Panjevac… i kushtoi një

vend të posaçëm rrezikshmërisë që, sipas tij, paraqiste për interesat e shtetit të sllavëve të

Jugut, ekzistenca e një numri të madh shqiptarësh që kompaktësisht jetonin në ambiente të

gjera, aq mq tepër kur në radhët e tyre sa vinte e më tepër zgjerohej procesi i forcimit të

ndjenjave dhe i identitetit kombëtar” 1101.

1098 AQSH, fondi. 251, viti 1939, d. 70, fl. 346-347/ AMPJ, viti 1939, dosja. 70, fl. 18 Informacion nga Legata shqiptare në Jugosllavi, rreth deklaratës së Vukotiçit në lidhje me dëbimin e shqiptarëve. 1099 Po aty 1100 AMPJ, viti 1939, d. 70, fl. 19 Informacion nga legata shqiptare në Jugosllavi dërguar MPJ shqiptare, rreth takimit të ministrit shqiptar në Beograd me deputetin turk Abdyl Mytalib. 1101 Zamir Shtylla “Aspekte të politikës së shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve”, (Tiranë 1990), 80

235

Page 236:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Politika jugosllave e kishte tepër të vështirë të largonte masën dërrmuese të popullsisë

shiptare, pasi ata karakterizoheshin nga një ndjenjë e fortë nacionaliste, që gjente terren jo

vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Kishte edhe personalitete të tjerë në klubin kulturor

të Serbisë, si Gjok Perina, i cili ishte për shpërnguljen e shqiptarëve në shtetin shqiptar. Në

pamundësi edhe të zhvendosjes së popullsisë shqiptare për në Shqipëri, Perina hodhi një

tjetër ide.

Ai kërkoi që një pjesë e shqiptarëve të vendoseshin në zonat kompakte të Jugosllavisë, duke

sjellë elementë sa më të fortë sllavë, të cilët do të dominonin kulturën shqiptare. Perina

mendonte se shpërngulja e shqiptarëve brenda për brenda Jugosllavisë, nuk kërkonte

shpenzime. Ai kërkonte në mënyrë të përshpejtuar goditjen e elementit shqiptar, pasi

ekzistonte mundësia që ajo të bashkohej me Shqipërinë.

Jugosllavia filloi politikën e saj të genocidit ndaj popullsisë shqiptare, duke ngrirur si preteks,

se gjoja shqiptarët kishin organizuar shumë kryengritje ndaj Mbretërisë Jugosllave. Ky ishte

thjesht një preteks që u përdor nga pala jugosllave, për nisjen e një vale të gjerë masakrash

ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në vitet 1938- 1939, filloi një nga masakrat më të egra ndaj

popullsisë shqiptare. Ushtria jugosllave siç njihej me emrin xhandarmëria, shkonte në çdo cep

të banuar nga shqiptarë, me qëllim që t’i detyronin burrat dhe djemtë shqiptarë që të

dorëzonin armët, në rast të kundërt, atyre do t’u bëheshin rrahje dhe tortura. Zonat më të

prekura nga genocidi serb, ishin kryesisht zonat me popullsi më të madhe shqiptare, si:

Gjilani, Mitrovica, Prishtina1102 etj. Ky operacion u shtua sidomos mbas nënshkrimit të

marrëveshjes turko- jugosllave1103. Mbas vizitës së fundit të ministrit të jashtëm turk Ruzhdi

Aras, në Beograd u rrit më shumë tendenca e jugosllavëve për të dëbuar popullsinë shqiptare,

në mënyrat dhe format nga më të ndryshme. Jo vetëm shypi jugosllav, por edhe klubi kulturor

i Serbisë organizoi manifestime nga më të ndryshme, për të injoruar prezencën shqiptare si

dhe kulturën e saj. Në shumë shkolla, veprimtaria antishqiptare ishte mjaft e përhapur. Shumë

nxënës edukoheshin me frymën e urrejtjes nda shqiptarëve të Kosovës. Ata këndonin e

recitonin vargje me përmbajtje shoviniste e anti-shqiptare.

Madje u arrit deri në atë pikë, sa grupe të rinjsh dhe nxënës shkollash u organizuan nëpër

rrugë, duke kënduar këngë, si dhe duke hedhur parrulla për largimin e shqiptarëve në drejtim

të Turqisë. Problemi i shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova u nxit edhe nga qarqe të

ndryshme brenda Beogradit, të cilët filluan të hartonin politika edhe ndaj shtetit shqiptar.

1102 Po aty 1103 Emine Arif Bakalli, “Çështje të historisë moderne dhe bashkëkohore shqiptare, Botim i Institutit Albanalogjik të Prishtinës”, 2011, 76- 77

236

Page 237:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Jugosllavia nuk kishte si synim, vetëm asimilimin e popullsisë shqiptare të Kosovës, apo

shfarosjen e saj. Jugosllavia shqetësohej edhe për qëndrimin që do të mbante qeveria

shqiptare.“Madje Jugosllavia u pasua nga planet e fshehta për aneksimin e pjesëve të tjera të

Shqipërisë”1104.

Jugosllavia synonte të aneksonte një pjesë të mirë të tokave shqiptare, kryesisht të zonave

kufitare mes dy vendeve. Sipas qarqeve të Beogradit, Shqipëria shërbente si një fole për

shqiptarët e Kosovës, të cilët nxiteshin edhe nga lëvizje të forta nacionaliste, kundër politikës

shkombtarizuese jugosllave.

Në fund të viteve 1930, Beogradi filloi sulmin diplomatik ndaj shtetit shqiptar, nëpërmjet

bashkëpunimit me Italinë fashiste. Gjatë kësaj kohe, ndërmjet Jugosllavisë dhe Italisë u

propozuan dy marrëveshje, nëpërmjet Vukotiçit dhe Andriçit, të cilët i’a paraqitën projektet e

tyre kryeministrit Stojadinoviç.Vukotiçi shprehej hapur për qëndrimin e tij

antishkombëtarizues ndaj popullsisë shqiptare. Vukotiçi i kërkoi Italisë nëpërmjët projektit që

parashtroi, që të zvogëlonte kufirin shqiptar rreth 300 km, me qëllim zvogëlimin e

veprimtarisë së shqiptarëve.

Vukotiçi shprehej: “Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të rrethohej nga Lindja

dhe nga perëndimi dhe do t’i nënshtrohej asimilimit me lehtësi” 1105. Edhe projekti i Ivo

Andriç ngjasonte me atë të Vukotiçit. Ai studioi edhe raportet mes Italisë dhe Shqipërisë, si

dhe qëndrimet që mbajtën qarqet italiane dhe ato jugosllave ndaj figurës së Ahmet Zogut.

Ivo Andriçi ishte kundër planeve italiane për pushtimin e Shqipërisë nga pala italiane. Ai

ishte për një ndarje të Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë. Nga kjo ndarje përfitonte

shumë interesa edhe Jugosllavia.

Së pari, ajo do të zotëronte territore të reja jashtë mbretërisë saj, duke u zgjeruar nga

pikëpamja gjeografike në drejtim të Shqipërisë.

Së dyti, me pushtimin e Shqipërisë shqiptarët e Kosovës nuk do të kishin më asnjë mbështetje

nga atdheu i tyre mëmë.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e Kosovës do të asimiloheshin më lehtë nga Jugosllavia, ose do të

shpërnguleshin pa asnjë vështirësi në drejtim të Turqisë. Jugosllavia filloi një politikë

diplomatike për t’i dëbuar sa më parë shqiptarët e Kosovës1106.

1104 E. Hoxha, “Titistët”,(Tiranë: 1982), Shënime historike, 51105 Zamir Shylla, Aspekte të shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve, (Tiranë: 1990), 821106 AMPJ, Fondi 151, d. 107, viti 1938, fl. 27 Raport i legatës shqiptare në Jugosllavi dërguar MPJ shqiptare, rreth dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia.

237

Page 238:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Gjendja e tyre sa vinte dhe vështirësohej, megjithatë ata nuk u dorëzuan asnjëherë, për t’u

larguar me vullnet të lirë nga trojet e tyre.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, e detyroi qeverinë jugosllave që të merrte masa të

mënjëhershme për dëbimin e shqiptarëve. Jugosllavia nuk i’a arriti qëllimit final, për të

dëbuar gjithë popullsinë shqiptare, me përjashtim të 30 mijë shqiptarëve, të cilët u larguan me

metodat më brutale në drejtim të Turqisë. Shumë grupe patriotike shqiptare në Kosovë

shpërndanë traktate të ndryshme, ku dënohej politika antikombëtare që po nxiste Jugosllavia

ndaj shqipatarëve1107.Të rinjë shqiptarë grupuan pas vetes edhe popuj të tjerë që jetonin

brenda federatës jugosllave dhe që vuanin pasojat e saj.

Nëpër rrugë dhe bulevarde u shpërndanë me mijëra traktate, të cilat flisnin për veprimtarinë

antikombëtare të Jugosllavisë, si dhe të marrëveshjes antishqiptare turko- jugosllave. “Rinia

e studentëve….dënonconin qëllimin anti shqiptar të qarqeve në pushtet, duke u bërë thirrje

shqiptarëve që me çdo kusht të qëndronin në vatrat e tyre dhe t’i rezistonin politikës së

sundimtarëve të Beogradit” 1108. Aktiviteti i të rinjëve shtrihej edhe nga shoqëri të ndryshme

kulturore arsimore madje edhe fetare, të cilat propaganduan kundër politikës shoviniste

jugosllave. Këto propaganda masive që po përdoreshin në forma dhe mënyra nga më të

ndryshme, u panë me një sy tepër shqetësues edhe nga qarqet jugosllave 1109.“Gjatë

bisedimeve dy palëshe jugosllave- italiane në janar të vitit 1939, princi Pavël i Jugosllavisë i

deklaronte ministrit te jashtëm të Italisë fashiste, se shqiptarët që gjendeshin në kuadër të

Mbretërisë Jugosllave po i shkaktonin asaj shqetësime shumë të mëdha e të

vazhdueshme”1110. Një rol të rëndësishëm padyshim që luajtën vëtë shqiptarët, të cilët në

formën e qëndresave nga më të ndryshme, nuk u larguan nga trojet e tyre. Një mbështetje të

madhe, ata e gjetën edhe te mbështetja që patën nga shteti shqiptar nëpër Konferencat

Ballkanike.

Delegacioni shqiptar në Konferencat Ballkanike, bënte të ditur se ata do të bënin të gjitha

përpjekjet për t’i vërtetuar palës turke, se sa ishte numri i vërtëtë i turqëve që jetonin në

Jugosllavi. Delegacioni shqiptar do të kërkonte ndihmën edhe të aleatit të saj, Italisë. Italia do

të përdorte të gjithë influencën e saj, për të parandaluar ndonjë padrejtësi që mund të bëhej në

adresë të shqiptarëve të Kosovës.

1107 Po aty, fl. 27- 30 1108 AQSH, Fondi 251, viti 1937 d. 126, fl. 138 Informacion nga legata shqiptare jugosllave, në lidhje me veprimtarinë e grupeve shqiptare në Kosovë. 1109 Po aty1110 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano”, 266

238

Page 239:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Legata e Shqipërisë në Beograd i bëri të ditur Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare:“çdo

marrëveshje që do të bëhet nuk do të ketë nonjë efekt praktik, sepse turqët nuk janë në gjendje

t’i marrin shqiptarët e Kosovës, përveç në bëfshin ndonjë hua pozaçërisht për këtë, kurse në

vijat e përgjithëshme të dy Guvernat nuk janë të kuptuara, prandaj çdo marrëveshtje pa kohë

do t’ish në dëm të të dy palëve, sepse do të shkaktonte pa kohë protestimet t’ona”. 1111

Një faktor tjetër që ndikoi në mos realizimin e shpërnguljes së plotë të shqiptarëve nga ana e

autoriteteve jugosllave, ishte edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, gjë që do të çonte në

pushtimin e Ballkanit nga ekspasionizmi italian dhe më pas gjerman. Në këto kushte, edhe

Jugosllavia ndihej e kërcënuar nga përparimi i fashizmit në drejtim të Ballkanit. Arsye tjetër e

mos dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia, ishte edhe mungesa e kushteve financiare nga

pala jugosllave. Në një raport të Ministrisë së Luftës së Beogradit thuhet:“Shqiptarët nuk

janë të kënaqur me gjendjen e tyre në shtetin tonë. Fakti që atyre u është marrë toka si dhe

forcimi tek ata i vetëdijes se në territorin tonë janë një element i padëshirueshëm, është pa

dyshim një pikënisje e favorshme për përhapjen e propagandës pro-italiane…”1112. Kjo

marrëveshje nuk u zbatua.

Ajo ngeli vetëm e shkruar, sepse mungonin fondet e nevojshme për të shpërndarë emigrantët.

Shumë shqiptarë shkuan në Shqipëri, disa të tjerë u shpërngulën në vendet muslymane me

vullnetin e tyre, kryesisht në vendet arabe dhe në Turqi. Historiografia shqiptare, aktin e

largimit të atyre shqiptarëve që shkuan në drejtim të Turqisë, e paraqet me sy tepër kritik.

Së pari, një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare braktisën tokat e tyre pjellore, duke i’a lënë

ato jugosllavëve.

Së dyti, në vendet ku ata shkuan nuk gjetën të njëjta kushte, por duhet të përballeshin me

jetën nga e para. Disa prej tyre u shpërngulën në Shqipëri, ku u përqëndruan kryesisht përreth

Ultësirës Përëndimore. Nuk dihet me saktësi, se sa ka qënë numri i shqiptarëve të larguar nga

Jugosllavia gjatë kësaj periudhe, por mendohet që të ketë qënë diku te 200- 300.000

banorë1113. Burimet jugosllave të asaj kohe bënin të ditur, se numri i shqiptarëve që ishin

larguar nga Jugosllavia, ishte i papërfillshëm. Arsyeja qëndronte se rreth 30. 000 serbë kishin

emigruar në drejtim të SHBA-së 1114.

1111 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 50 Raport i Tahir Shtyllës dërguar MPJ shqiptare, në lidhje me emigrimin e 200.000 turqëve. 1112 Ali Hadri, “Lëvizja nacional çlirimtare në Kosovë në vitet 1941- 1945”, (Beograd: 1973), 271113 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 45- 50 Raport i Tahir Shtyllës, dërguar MPJ shqiptare, në lidhje me emigrimin e 200.000 turqëve. 1114 Po aty

239

Page 240:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Si përfundim, marrëveshja jugosllave- turke nuk u realizua asnjëherë. Vetë parlamenti turk

vendosi të mos e aprovonte marrëveshjen me Jugosllavinë. Një nga arsyet, përveç

pamundësisë financiare nga ana e dy vendeve, ishte edhe rënia e qeverisë së Stojadinoviçit.

Gjatë kësaj periudhe kemi një shpërngulje masive të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të

Shqipërisë. Shteti shqiptar mori masa për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së ardhur nga

Kosova.

Qysh në vitin 1923 kishte dalë ligji që i vinte në mbrojtje emigrantëve, më datë 14 qershor të

po këtij viti. Në vitet 1931 në Shqipëri doli një dekret nga Mbretëria Shqiptare, për mbrojtjen

dhe përkrahjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Më poshtë paraqiten disa nga artikujt kryesor që u

nënshkruar enkas për emigrantët shqiptarë të ardhur nga Jugosllavia. Në artikullin e parë të

saj shkruhej: “të gjithë ata persona që janë prej gjaku dhe gjuhe pa dallim feje dhe seksi, kanë

të drejta si emigrantë në Shqipëri”1115. Në një tjetër artikull shkruhej: “emigrantët që nuk kanë

mjete ushqimi deri sa të mbërrijnë në vendin destinacion, autoriteteve të cilave u janë drejtuar

emigrantët, kanë kredi relative në dispozicion”.1116 Në artikullin e gjashtë, zyrat e

emigrantëve që nga data e hyrjes së emigrantëve në Shqipëri, detyroheshin që t’u jepnin për

çdo frymë, 0,40 franga ari në ditë. Kjo ndihmë vazhdonte brenda një vit. Artikulli i shtatë, u

garantonte emigrantëve punë me qëllim në mirërrojtjen e tyre. Artkulli i tetë, u vinte në

ndihmë shendetsore emigrantëve të vobektë dhe zyra e shëndetsisë obligohej që t’u jepte

barna falas1117.

Artikulli i 12 u garantonte emigrantëve, dhënien gratis për truall të shtëpisë. Për çdo frymë të

familjes u jepej edhe nga gjysmë hektari tokë të punuar ose livadhe, mjafton që të mos

cënoheshin nevojat e bujqëve të instaluar në ato vende. Artikulli i 14, i bënte pronarë të

përhershëm të gjithë ata persona që kishin qënë bujk. Personave të tjerë që ishin marrë me

tregti të ndryshme u falej nga një copë truall, me qëllim ngritjen e një shtëpie. Artikulli i 20

thoshte, se në rast se emigrantët formojnë katunde të veçanta, atyre i’u akordohet toka gratis

për xhami, për kishë , shkollë, varreza etj…. 1118.

“ Zogu i Mbreti i Shqiptarvet Dekreton aprovimin dhe zbatimin e Dekret- Ligjës më datë 2

shtator 1931, mbi vendosjen e emigrantave, votuem prej Parlamentit si mbas shkresës Nr.

1115 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 7- 10 Dekret ligjor në lidhje me instalimin e shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. 1116 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 7-10 Dekret ligjor, në lidhje me instalimin e shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.1117 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 7-10 Dekret ligjor, në lidhje me instalimin e shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.1118 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl.7-10, Dekreti ligjor, në lidhje me instalimin e shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri/ Mareglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova, historia e një aspirate”, (Tiranë: Botimet PEX, 2007), 364

240

Page 241:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

218-I, datë 12. IV. 1932, të kryesis së tij, dhe urdhnon shtimin e saj në Kodet e Mbretnis si

Ligjë”. 1119

Në 15 nëntor 1936 kryeministri jugosllav Stojadinoviçi, i premtoi qeverisë shqiptare se do të

kthente 50-60.000 emigrantë në drejtim të tokave shqiptaare. Por në këmbim, qeveria

jugosllave i kërkoi qeverisë mbretërore shqiptare, që të dilte në bregdetin e Shqipërisë,

nëpërmjët një linje hekurudhore. Këtë gjë kryeministri jugosllav e shprehu nëpërmjet

përfaqësuesit anglez në Shqipëri. “Zogu tha se këtij propozimi ende nuk i kishte dhënë, asnjë

përgjigje” 1120.

Zogu u ndje i lëkundur përsa i përket kërkesës së kryeministrit jugosllav, lidhur me këtë

çështje. Përfaqësuesi anglez u shpreh, se ndoshta Zogu ka patur ndërmend fjalë të tjera, dhe

se nuk ka qëllim të prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Në vitin 1937, u mor një vendim

tjetër, në lidhje me ligjin e instalimit të emigrantëve në Shqipëri. “Shumë prej shqiptarëve që

jetonin në Jugosllavi u bënin lutje qarqeve zyrtare jugosllave drejtuar Ministrisë së Punëve të

Jashtme mbi mosmarrjen e tokave” 1121. Disa prej shqiptarëve të tjerë u shpërngulën në

drejtim të Shqipërisë. Qëllimi i këtj ligji, ishte çështja e vendosjes së emigrantëve dhe

përfitimet që ata do të zotëronin në shtetin shqiptar. Kryesisht, do të përfitonin emigrantët me

profesion bujk, dhe në ato raste kur ata nuk do të dispononin mjete bujqësore.

Çdo shqiptar prej Kosovës që shpërngulej nga vendi i tij dhe vendosej përgjithmonë në

Shqipëri, sipas palës shqiptare, do të cilësohej sërish si emigrant. Sipas vendimit nr. 216 të

Këshillit të Shtetit, emigrantët që nuk do të shkonin në vendet ku i kishte caktuar qeveria, nuk

do të kishin të drejtë që t’u paguheshin lekët e shpenzimet të udhëtimit të tyre 1122. Problemet

e mbrojtjes së shqiptarëve të Kosovës do të diskutoheshin edhe nga Komisioni, i cili u

mblodh më datë 6- 11 janar të vitit 1937.

Komisioni kryesohej nga z. Rauf Fico, Eqrem Vlora, si edhe nga Handi Karazi. Komisioni

pasi vërtetoi gjendjen dhe politikën shkombtarizuese që Serbia kishte ushtruar ndaj Kosovës,

vendosi:

Së pari, të organizoheshin elementë nacionalistë shqiptarë nga Kosova, të cilët do të kishin

mbështetjen edhe të Shqipërisë.

1119 Po aty1120 Po aty, 3711121 AQSH, Fondi, 149, d. 3603, viti 1937, fl. 1 Informacion nga Legata shqiptare jugosllave dërguar MPJ shqiptare, rreth kërkesës së shqiptarëve të Kosovës drejtuar Ministrisë së Jashtme Jugosllave, në lidhje me çështjen e tokave të tyre. 1122 AQSH, Fondi 149, d. 3603, viti 1937, fl. 1 Informacion nga Legata shqiptare jugosllave dërguar MPJ shqiptare, rreth kërkesës së shqiptarëve të Kosovës drejtuar Ministrisë së Jashtme jugosllave, në lidhje me çështjen e tokave të tyre.

241

Page 242:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së dyti, të organizohej rinia e shqiptarëve të Kosovës, të cilët do të përfaqësoheshin edhe në

klube kulturore.

Së treti, të botohej një organ politik kosovar në Gjenevë të Zvicrës, aty ku ishte edhe selia e

Lidhjes së Kombeve, me qëllim që kjo organizmë të ngrinte zërin në instanca më të larta, për

të mbrojtur dhe për të kundërshtuar procesin e emigrimit të shqiptarëve të Kosovës nga vendi

i tyre. Ky organ kishte si qëllim edhe vënien përballë përgjegjësisë të Jugosllavisë, në lidhje

me keqtrajtimin që ajo kishte bërë ndër vite.

Së katërti, komisioni shqiptar kërkoi bashkëpunimin e Kosovës me vendet e tjera të federatës

jugosllave, si kroatët, maqedonasit etj, të cilët edhe ata vuanin nga politika e egër serbo-

madhe. Komisioni ngriti si shqyrtim edhe çështjen e marrëveshjes turko- jugosllave.

Legata shqiptare në Beograd i bënte të ditur Eqrem Vlorës, se qeveria jugosllave evitonte të

merrte ndonjë angazhim, në lidhje me çështjen e minoritetit jugosllav. Legata shqiptare në

Beograd bënin të ditur, se edhe pse në fillim qarqet turke dhe jugosllave e mohuan

ekzistencën e një marrëveshje mes tyre, kishte shenja që kjo aleancë ekzistonte. Ministri i

jashtëm në Beograd, Tahir Shtylla bënte të ditur se do të shkonte në Ankara “për t’observuar

dhe hetuar s’afërmi bisedimet eventuale mbi cështjen e emigracionit kosovar , që do të bëj

Zoti Stojadinovic me rastin e vajtjes së tij n’Ankara…”. 1123

Shteti shqiptar donte të sigurohej edhe nëpërmjët aleates së saj Italisë, nëse ekzistonte një

marrëveshje, në lidhje me dëbimin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Turqisë. Komisioni

shqiptar i bëri të ditur qeverisë së Romës, se në rast se ekzistonte një marrëveshje e tillë, në

ç’mënyrë ajo mund t’a ndihmonte atë. Legata shqiptare në Romë kishte përgatitur dy

meromandume, në të cilën vinte në dijeni kontin Çiano, kurse në memorandumin e dytë në

emër të qeverisë shqiptare, Legata shqiptare në Romë kishte kërkuar si nga qeveria

jugosllave, si nga qeveria turke që të pranohej një delegatë shqiptar në komisionin turko-

jugosllav, për të dhënë ndihmën e vet në dallimin e elementit shqiptar nga elementi turk,

ndryshe me mijëra shqiptarë do të hynin në emigracion1124.

Komisioni shqiptar çështjen e zgjidhjes së problemit të emigracionit të shqiptarëve të

Kosovës, e shikonte me anë të Lidhjes së Kombeve, por nuk përjashtonte edhe mundësinë për

të përdorur ndonjë mjet tjetër. Kuptohet qartë, që komisioni shqiptar mund të përdorte edhe

1123 AMPJ, Fondi 151, d.107, viti 1938, fl. 37 Letër e Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare dërguar ministrit fuqiplot Xhafer Vilës, në lidhje me marrëveshjen turko-jugosllave. 1124 AMPJ, viti 1938, dosja 107, fl. 175 Telegram i Legatës shqiptare në Romë dërguar ministrit të jashtëm shqiptar, në lidhje me ngritjen e një komisioni turko- jugosllav.

242

Page 243:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

lëvizjet shqiptare brenda Kosovës, të cilët mund të shkaktonin trazira brenda Mbretërisë

Jugosllave.

Qeveria shqiptare donte të sigurohej në lidhje me qëndrimin diplomatik që qeveria e Romës

do të mbante në Lidhjen e Kombeve në lidhje me këtë çështje.

Qeveria shqiptare mendonte se në rast se dështonte kjo taktikë, atëherë qeveria shqiptare do

t’i kthehej politikës me Beogradin. Qeveria shqiptare propozoi idenë e krijimit të një zone në

Jugosllavi, gjatë kufirit shqiptar për t’i dhënë kësaj zone, të drejta minoritare, si dhe zbrazjen

e elementit shqiptar që janë jashtë kësaj zone. Kufiri që do të ndante Shqipërinë me

Jugosllavinë do të ishte vija ujëndarësë ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, në Liqenin

e Ohrit, e në dalje të gjerë në Adriatik.

“Jugosllavët kanë interes të veçantë t’a qërojnë nga elementët alogjene tokën të banuar nga

shqiptarët, e cila futet si pykë ndërmjet serbëve dhe maqedonasve dhe tue qënë se kanë

interes t’i bashkojnë këto dy element me një vazhdim race slave munden të pranojnë…. këtë

propozim shqiptar që është të paktën pranimi nga ana jonë e gjysmës së dëshirave të tyre” 1125.

Në rast se krijimi i zonës kufitare nuk do të arrihej nga pala jugosllave, atëherë qeveria

shqiptare do të propozonte për krijimin e një marrëveshje, për të tërhequr një numër të

caktuar familjesh kosovare, ku si kusht qeveria jugosllave duhet t’u jepte atyre një

dëmshpërblim.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1938, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare shkruajti një

promemorie me anë të së cilës instruktonte stafin e vet diplomatik në Jugosllavi, për

politikën që ajo duhet të ndiqte ndaj shqiptarëve të Jugosllavisë, si dhe për të penguar

shpërnguljen e tyre në Turqi. Legata shqiptare në Beograd i bënte të ditur palës jugosllave, se

nuk ishte dakort me dëbimin e shqiptarëve në Turqi dhe në rast se ndodhte, qeveria shqiptare

do të kërkonte ngritjen e një komisioni miks turko- jugosllav, që të dallonte shqiptarët nga

turqit.

Propozimi i Shqipërisë ishte i qartë, ai i bënte të ditur edhe Turqisë për kujdesin që duhet të

bënte ndaj çështjes shqiptare, kurse pala turke duhet të dallonte shqiptarët nga turqit.

Qeveria shqiptare i propozoi qeverisë së Beogradit që mos t’i merrnin tokat e shqiptarëve, me

qëllim që ata të jetonin në trojet e tyre. Shqipëria i propozoi gjithashtu palës jugosllave, që të

ishte më tolerante me shqiptarët. Qeveria shqiptare i propozoi gjithashtu Beogradit, që ajo

1125 AQSH, Fondi 251, d. 126, fl. 6- 11 Informacion nga Legata shqiptare jugosllave, në lidhje me qëndrimin e jugosllavëve ndaj çështjes shqiptare që jetonin në Jugosllavi./ Mareglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova, historia e një aspirate”, 376

243

Page 244:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

duhet të merrte masa të menjëhershme për zbatimin e tre propozimeve të palës shqiptare, në

rast se Jugosllavia kërkon të jetoj në paqe më Shqipërinë. Qeveria shqiptare i kërkoi qeverisë

së Beogradit, që të merrte një numër të konsiderueshëm të familjeve shqiptare që jetonin në

Jugosllavi, por edhe në kufirin shqiptaro-jugosllav, ku bëhej fjalë për banorë të Prishtinës,

Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit etj.

“Në qoftë se Zoti Stojadinoviç pranon këto kërkesat t’ona dhe merr angazhemane me shkrim

se do t’i respektoj, athere Guverna shqiptare është gati të nënshkruaj një pakt miqësie ose

mos-agresioni…” 1126.

Qeveria shqiptare nxiti edhe boshnjakët në Jugosllavi, që ata të ishin kompakt me shqiptarët e

Kosovës, pasi të dy popujt ishin muslymanë. Ata përbënin një komunitet të rëndësishëm në

Jugosllavi. Në rast se shqiptarët do të dëboheshin nga Turqia, atëherë ata do të ngeleshin një

komunitet i vogël muslyman, me premisa që mund të asimiloheshin nga ortodoksizmi sllav.

Qeveria shqiptare përdori të gjitha mënyrat për të bërë për vete krerët politikë të kroatëve,

sllovenëve, boshnjakëve etj. Legata shqiptare në Beograd, i vinte në dijeni liderët kroato-

sllovenë si edhe ata boshnjakë, në lidhje me padrejtësitë që Beogradi po u bënte shqiptaërve

të Kosovës. Qeveria shqiptare bëri përpjekje në qarqet të ndryshme jo vetëm në rrugë

diplomatike, por edhe fetare, në lidhje me situatën e vështirë që ishte krijuar në gjirin e

shqiptarëve të Kosovës.

Legata shqiptare në Beograd, e cila i merrte instruksionet nga Ministria e Punëve të Jashtme

shqiptare, kërkoi mbledhjen në Beograd si dhe në Shkup të deputetëve, senatorëve, liderëve

të Kosovës, si edhe përfaqësuesve të komunitetit fetar muslyman që t’i qëndronin afër

problemit shqetësues të Kosovës, të paraqisnin me fakte gjendjen reale të vuajtjeve të

shqiptarëve. Qeveria shqiptare bëri përpjekje për të anulluar marrëveshjen e nënshkruar mes

Turqisë dhe Jugosllavisë edhe faktorin ndërkombëtar. Qeveria shqiptare i bënte të ditur

qeverisë së Beogradit, se ajo nuk do t’i lejonte bashkëkombasit e saj që të largoheshin nga

Kosova dhe as të hiqeshin si turq. Qeveria shqiptare nëpërmjet përfaqësuesve të saj në

jugosllavi, do të shkonte katund më katund , të cilët ishin të banuar nga shqiptarë, me qëllim

që ata të mos largoheshin nga trojet e tyre.

Në rast se Jugosllavia nuk do t’a mirëpriste aksionin që po ndërrmerte qeveria shqiptare,

atëherë kjo e fundit do të niste sulmin e vet në Shqipëri dhe jashtë saj, duke u ankuar edhe

1126 AQSH, Fondi, MPJ, viti 1938, d. 107/2, fl. 763-767 Kërkesë e qeverisë shqiptare drejtuar qeverisë së Beogradit në lidhje me shpërnguljen e familjeve shqiptare nga Jugosllavia / Mareglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova, historia e një aspirate”, 379

244

Page 245:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

pranë Lidhjes së Kombeve. Shteti shqiptar i kërkoi qeverisë jugosllave, se shqiptarët të cilët

do të dëboheshin nga Jugosllavia, të mos drejtoheshin drejt Turqisë, por drejt atdheut të tyre,

Shqipërisë. Madje edhe shumë prej familjeve të Kosovës kishin kërkuar që ata të

shpërnguleshin nga Jugosllavia në drejtim të Shqipërisë1127. Mbreti Zog për të parandaluar

dëbimin e shqiptarëve drejt Turqisë, ngarkoi me detyrë një prej liderëve politikë në Kosovë,

Ferhat Bej Dragën.

Ai e instruktoi atë që të bashkëpunonte bashkë me aleatët e tij për të shkuar në Turqi dhe t’a

binde qeverinë turke, që kjo e fundit të mos e priste valën e emigrantëve, të parashikuar sipas

marrëveshjes turko- jugosllave. Në 20 mars 1939, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare i

dërgoi një promemorie Legatës shqiptare në Beograd, që kjo e fundit të vazhdonte t’i

mbështeste shqiptarët e Jugosllavisë. Legata shqiptare në Jugosllavi shprehej se ishte e

gatshme, se do t’i përmirësonte marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

Legata shqiptare i bënte të ditur Beogradit zyrtar, se marrëdhëniet e tyre mund të jenë

miqësore, por vetëm nëse nuk do të ekzistonte çështja e minoriteteve. Kjo çështje kishte

prishur relatat mes dy vendeve. Legata shqiptare ende vazhdonte politikën e saj, për

parandalimin e marrjes së tokave të Kosovës nga pala serbe. Ajo kërkonte të parandalonte

me të gjitha mënyrat, ndalimin e emigracionit në drejtim të Turqisë.

Legata shqiptare në Jugosllavi i’u përvesh punës që të krijonte një komision, i cili do të bënte

verifikimin e turqëve që jetonin në Jugosllavi. Kjo politikë taktike e përdorur nga ana e shtetit

shqiptar, donte t’i tregonte shtetit turk, se sa ishte numri vërtetë i emigrantëve që ajo do të

mirëpriste. Çështja e shqiptarëve ishte një nga çështjet më emergjente që duhet të zgjidhte

qeveria shqiptare, për bashkëkombasit e vet. Mbreti Zog urdhëroi që në Shqipëri të krijohej

një komitet nën kryesinë e Ferit Dragës, i cili në bashkëpunim edhe me aleatët e tij si dhe me

mbështetjen e legatës shqiptare në Jugosllavi, të ndërtonin një program i cili parashikonte

këto pika kryesore:

Së pari, mbrojtjen e tokave të Kosovës.

Së dyti, të ndalohej emigracioni në drejtim të Turqisë.

Së treti,të organizohej komuniteti fetar, si ai i krishtërë dhe ai muslyman.

Së katërti, të organizoheshin propaganda masive për shqiptarizimin e Kosovës etj. Në fillim

të aktivitetit, ky komitet duhet të zbatonte disa pika ku ndër më të rëndësishmet ishin:

“Të themelojë një fletore në gjuhën sllavishte dhe turce, më tutje më tutje e eventualisht dhe

një faqe në gjuhën shqipe, që të jetë organ i komunitetit muhamedian, për mbrojtjen e të

1127 AMPJ, Fondi 151, d. 414, viti 1930, fl.5- 11, Korrespodencë e MPJ me MPB, në lidhje me kërkesat e familjeve kosovare për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

245

Page 246:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

drejtave muhamedianëve të Kosovës…. Të pregatitë preventivin e librave shqipe që nevojiten

për rritjen e brezit të ri kosovar në gjuhën amëtare…”1128.

Qeveria shqiptare bëri përpjekjet nga më të ndryshme për të mos e lejuar Beogradin zyrtar, që

të vazhdonte politikën shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve të Kosovës, si dhe të dëbimit nga

trojet e tyre. Viti 1939 shënon edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, që përkon me

ekspasionin italian dhe atë gjerman në drejtim të Ballkanit. Jugosllavia ndihej e rrezikuar nga

përhapja e fashizmit në Ballkan. Për këtë arsye gjatë viteve 1939-1944, nuk u shpërngulën

shumë shqiptarë në drejtim të Turqisë apo edhe drejt vendeve të tjera. Në 7 prill 1939

Shqipëria do të pushtohet nga aleati i saj, Italia. Mbretëria Jugosllave do të bëhej pjesë e

pushtimit gjerman. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore do të arrihej shpërngulja e qindra

mijërave shqiptarëve në drejtim të Turqisë. Marrëdhëniet turko- jugosllave u riaktivizuan në

vitin 1953, të cilat i’u kthyen marrëveshjes së vjetër të vitit 1938.

IV.3.1 Veprimtaria e “Komitetit të Kosovës” dhe reagimi i mbretit Zog I, në vitet

1934-1939

Shqiptarët në Jugosllavi luanin një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike, tregtare, sociale e

kulturore. Numri i shqiptarëve në Jugosllavi mendohej se shkonte në 1 milionë. Sipas

statistikave mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë së Mbretërisë Serbo- Kroate-Sllovene,

Kosova zinte vendin e katërt për nga numri i banorëve, pas asaj serbo-kroate dhe sllovene.

Kosova ishte një nga viset e cila lakmohej më shumë nga Jugosllavia, sidomos për nga

rezevat e saj qymyrmbajtëse.

Që nga viti 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbo- Kroate -Sllovene, Kosova ka qënë një

nga krahinat ashtu siç e quante Serbia, ndër më të përndjekura nga politika shoviniste

jugosllave. Kosovarët vuanin nga mungesa e të drejtave të tyre, qoftë nga pikëpamja

ekonomike, por edhe ato politike. Shovinizmi jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës e arriti

kulmin në përiudhën 1930-1940.

Shqiptarët përçmoheshin dhe përndiqeshin nga politika serbo-madhe. Shqiptarët filluan të

organizoheshin, duke bërë një qëndresë të fortë ndaj serbëve. Një nga organizatat më të

mëdha të qëndrësës shqiptare në Jugosllavi, ishte Komiteti “Mbrojtja e Kosovës”1129. Kjo

1128 AQSH, Fondi, MPJ, 1938, d.106/2, fl. 796-797 Programi me pikat kryesore të “Komitetit të Kosovës”, në lidhje me mbrojtjan e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. 1129 AQSH, Fondi 846, d. 1, fl. 708 Pika e parë e programit të “Komitetit të Kosovës”

246

Page 247:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

organizatë u themelua në Shkodër më 1 maj 19181130. Figurat më të spikatura në këtë

organizatë ishin si: Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Ata dhanë kontributin më të madh në

mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, e kryesisht gjatë viteve 1920-1930.

Hasan Prishtina dhe shumë patriotë të tjerë, gjatë kësaj përiudhe kanë bërë përpjekje të

vazhdueshme, jo vetëm për të mbrojtur shqiptarët nga mizoria serbe, por u është dashur të

përballen edhe me probleme të ndryshme që kanë karakterizuar shtetin shqiptar.

Hasan Prishtina përveç se luftonte ndaj serbëve, kundërshtonte fort edhe regjimin e klikës

zogiste. Hasan Prishtina mendonte se Zogu ishte një mik i Jugosllavisë. Kjo gjë faktohet nga

ndihma që Zogu mori nga Jugosllavia, për t’u rikthyer në pushtet gjatë vitit 1924. “Janë të

njohura faktet që dëshmojnë për ndërprerjen e veprimtarisë së Komitetit “MKK”,

personalitetet kryesore të të cilit ishin rreshtuar përkrah opozitës në vitet 1921-1924 dhe

kishin mbështetur qeverinë e Fan Nolit..” 1131. Dukej se marrëdhëniët mes Komitetit

“Mbrojtja e Kosovës” dhe mbretit shqiptar, nuk ishin dhe aq të mira edhe në vitet në

vazhdim. Situata do të ndryshoj kur Zogu do të vetëshpallet si “Mbret i Shqiptarëve”. Një rol

të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve ndaj Jugosllavisë luajti edhe veprimtaria e

çetave maqedonase. Kjo gjë bëhet e ditur nga “korrespodenca e gjerë që ishte zhvilluar mes

Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Beograd e Sofie,

mbi veprimtarinë e çetave maqedonase në territorin shqiptar për të sulmuar Jugosllavinë”1132.

Mbreti Zog dhe qeveria mbretërore shqiptare filluan aksionin e tyre diplomatic, me të gjitha

organizatat, të cilat ishin për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga kthetrat e shovinizmit

sllav. Jashtë kufijve të Shqipërisë vepronin edhe emigrantët shqiptarë në mërgim, si

organizata “Zëri i Shqipërisë”,“ku ndër të tjerat flitet mbi një thirrje të shqiptarëve në

Jugosllavi, drejtuar nëpërmjet shtypit mbi barbarizmat jugosllave në Shqipëri…”1133. Me

mbështetjen edhe të Italisë, Zogu kërkonte të zhvillonte një lëvizje në Jugosllavi.

Gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare, vihet re një tendencë e rritjes së interesit nga shteti

shqiptar për të mbështetur lëvizjen shqiptare në Jugosllavi. Në fillim, Zogu pati përkrahjen

edhe të Italisë për këtë problem. Italia filloi të interesohet, në lidhje me ngjarjet që po

zhvilloheshin në kufijtë shqiptaro- jugosllavë. Prefektura e Shkodrës njoftonte Ministrinë e

Punëve të Brendshme shqiptare, mbi ardhjen e një koloneli italian i caktuar nga gjeneral

1130 Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897- 1942”, (Tiranë: 1995), 111131 Mareglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova. Historia e një aspirate”, (Tiranë: Botimet Pex, 2007), 2191132 AQSH, Fondi 151, d. 164, viti 1930, fl. 1 Korrespodencë e zhvilluar mes MPJ dhe MPB jugosllave në lidhje me veprimtarinë e çetave maqedonase në Jugosllavi. 1133 AQSH, Fondi 1501, d. 1-1, fl. 33- 34, viti 1934 Informacion nga Organizata e emigrantëve shqiptarë “Zëri i Shqipërisë”në lidhje me barbarizmat jugosllave.

247

Page 248:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Pariani, për të mbledhur informata ushtarake dhe interesohej për çdo lëvizje të qeverisë

jugosllave në kufi.1134 Këtë gjë e bënte të ditur edhe shtypi shqiptar.

“Gjatë kësaj kohe u zhvillua një korrespodencë e gjerë mes kryeministrit jugosllav dhe

Ministrisë së Jashtme jugosllave për shkrimet në frymë irridente në shtypin shqiptar1135. Edhe

sipas historiografisë italiane, Zogu do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë sidomos,

përqëndrimin e tij fondamental në lidhje me çështjen e Kosovës, ku evidentohej përqëndrimi i

çështjes së Kosovës në trekëndëshin e marrëdhënieve ndërmjet Italisë, Jugosllavisë dhe

Shqipërisë 1136.

Çështja e Kosovës nuk prekte vetëm interesat e shqiptaro- jugosllavëve, pasi edhe Italia u

përfshi në fillim, në përkrahje të mbretit Zog për zhvillimin e lëvizjes irridentiste. Vrasja e

Hasan Prishtinës në vitin 1933, i cili kish qenë edhe kreu i Komitetit “ Mbrojtja e Kosovës”,

do t’a zbehte rolin e kësaj organizate në vitet në vazhdim1137. Për këtë arsye, Zogu do të

merrte masa për të riorganizuar edhe njëherë “Komitetin e Kosovës”. Mbreti Zog e

administronte “Komtetin e Kosovës” nëpërmjet Beqir Rexhës, i cili konsiderohej edhe si

njeriu më i besuar i tij.

Gjatë viteve 1934-1939, personalitetet më të rëndësishme që do të drejtonin “Komitetin e

Kosovës”, ishin: Sali Vuçiterni, Bedri Pejani etj. Ky komitet kishte ngritur celula bazë në

kufijtë shqiptaro- jugosllavë. Sipas studiuesit Avramovski, ky komitet kishte ngritur një filial

edhe në Jugosllavi, ku vepronte në mënyrë të fshehtë, i cili drejtohej nga Ferit Draga. Ferit

Draga ishte jo vetëm drejtuesi i “Komitetit të Kosovës” në Jugosllavi, por njëkohësisht ishte

edhe deputet, që përfaqësonte interesat e shqiptarëve në “Skupshtinë”1138.

Shteti shqiptar e kishte në qendër të politikës së saj, elementin shqiptar në Jugosllavi. Zogut i

leverdiste që të mbronte faktorin shqiptar në të gjitha trevat ku ata jetonin, pasi në këtë

mënyrë ai do të siguronte një mbështetje nga të gjithë shqiptarët, si brenda dhe jashtë vendit.

“Ahmet Zogu synonte në radhë të parë konsolidimin e regjimit të tij, si dhe konsolidimin e

shtetit të brishtë shqiptar1139. Në këtë mënyrë, do të rritej kredibiliteti i Zogut edhe në faktorin

ndërkombëtar. Burimet britanike pohojnë, se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë

1134 AQSH, Fondi 152, d. 86, viti 1929, fl, 1 Korrespodencë e Prefekturës së Shkodrës me MPB shqiptare në lidhje me ardhjen e një koloneli Italian në Shqipëri.1135 AQSH, Fondi 152, d. 130, viti 1936, fl. 2 Korrespodencë e kryeministrit jugosllav me MPJ jugosllave në lidhje me përhapjen e irridentizmit në Jugosllavi.1136 Antonnio D’ Alessandri, “Re Zog nella storiografia italiana”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë “Monarkia shqiptare 1928-1939”, (Tiranë: Toena 2012), 2791137 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, fl 5- 11 Informacione nga përfaqësitë shqiptare në Greqi në lidhje me vrasjen e Hasan Prishtinës.1138 Skupshtina përfaqësonte parlamentin në Jugosllavi.1139 Mareglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova. Historia e një aspirate”, (Tiranë: Botimet Pex, 2007), 219

248

Page 249:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

gjatë vitit 1934 ishin miqësore. Kjo dëshmohet nga fakti se mës dy vendeve fqinje, vazhdonin

ende të nënshkruheshin marrëveshje bilaterale, si në tregti etj. Marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave u karakterizuan nga tone të mira diplomatike deri në vitin 1935, kur Shqipëria do

të orientohej sërish drejt ish aleatit të vjetër, Italisë.

Një nga çështjet më të nxehta që është bërë objekt debati dhe acarimi mes Jugosllavisë dhe

Shqipërisë, ka qënë problemi i shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Jugosllavia ndoqi një

politikë asimilimi, duke shpërngulur masivisht shumë shqiptarë me metoda nga më brutale.

Shteti shqiptar do të luante një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shqiptarëve gjatë viteve

1935-1939.

Ahmet Zogu do t’i kushtonte një rëndësi të veçantë shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi.

Prefektura e Kosovës bënte të ditur, se kryetari i shtatmadhërisë në Beograd, u ka njoftuar

komandove të ushtrisë në Kosovë, se në Shqipëri është formuar “Komiteti i Kosovës”. Për ta

mbajtur këtë komitet, Zogu kishte marrë ndihma në të holla nga qeveria italiane. Ky komitet

ishte duke organizuar komitete të tjera në tokën jugosllave dhe kishte urdhëruar të merreshin

masat e duhura1140. Ahmet Zogu zhvilloi një veprimtari të gjerë edhe diplomatike me Fuqitë e

Mëdha, në lidhje me çështjen e shqiptarëve të Kosovës si dhe lëvizjeve irridentiste që po

zhvilloheshin në Shqipëri dhe jashtë saj 1141.

Ahmet Zogu i kërkoi ndihmë Anglisë. Arsyeja përse Zogu i’u drejtua në rrugë diplomatike

asaj, ishte politika paqëruajtëse dhe ekulibruese që kishte ndjekur Londra zyrtare, në lidhje

me ngjarjet e zhvilluara brenda rajonin ballkanik. Shteti shqiptar bëri përpjekje të

vazhdueshme për të mbrojtur bashkëatdhetarët e tij në forma nga më të ndryshme.

Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre, gjallëroi lëvizjen shqiptare.

Këto lëvizje u nxitën edhe nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Mehdi Frashëri. Sipas

burimeve diplomatike jugosllave, Mehdi Frashëri ndoqi një politikë pro-italiane, sepse ishte i

bindur që me ndihmën e Italisë do të mund të realizonte idenë e bashkimit të të gjithë

shqiptarëve në një shtet 1142.

Me nënshkrimin e paktit italo- jugosllav në vitin 1937, u fuqizua më shumë influenca e

fqinjëve të Shqipërisë drejt saj. Shteti shqiptar u tregua i gatshëm që të strehonte një numër të

konsiderueshëm të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Megjithëse, disa prej

1140 AQSH, Fondi 342, d. 204, viti 1938, fl. 1 Informata nga prefektura e Kosovës, në lidhje me aktivizimin e “Komitetit të Kosovës”.1141 AQSH, Fondi, 342, d. 204, viti 1938, fl. 1 Informacion nga prefektura e Kosovës në lidhje me aktivizimin e “Komitetit të Kosovës”.1142 Halim Purellku, “Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në mbretërinë shqiptare gjatë viteve 1934-1939”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, Monarkia shqiptare 1928 -1939, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 176

249

Page 250:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi dhe që kishin ardhur në Shqipëri, ishin të përfshirë në

rrjetin agjenturor të Beogradit. Këto burime bëhen të ditura nga Arkivi Qendror i Shtetit, nga

nota verbale të shkëmbyera mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Legatës jugosllave në

Tiranë, si dhe korrespodenca nga Ministria e Brendshme, mbi nxjerrjen nga Shqipëria të disa

personave, si agjentë të Jugosllavisë1143. Përkeqësimi i marrëdhënieve diplomatike mes

Jugosllavisë dhe Shqipërisë, solli një intesifikim të politikës shkombëtarizuese jugosllave

ndaj elementit shqiptar në Jugosllavi. Qeveria shqiptare financoi organizatën “Komiteti

“Mbrojtja e Kosovës”, për të nisur fushatën e saj irridentiste ndaj Jugosllavisë. Gjatë vitit

1937, pati orvajtje të komitëve për të kaluar kufirin shqiptar, në drejtim të Jugosllavisë. Këto

aksione u shoqëruan me shkëmbim zjarri nga ana e të dy palëve, si nga ana e ushtarëve

kufitarë të Jugosllavisë dhe komitëve shqiptarë. Shtatë nga këto aksione rezultuan me

shkëmbim zjarri, në të cilën pati të plagosur dhe dy të vrarë, nga radhët e grupeve shqiptare,

kurse nga radhët e forcave kufitare jugosllave, nuk pati as të plagosur e as të vrarë1144.

Gjatë viteve 1936 -1937 pati një acarim të marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave, sidomos në

kufijtë e tyre. Ministria e Jashtme shqiptare e raportonte Legatën e saj në Beograd, në lidhje

me incidentet e fundit të ndodhur përgjatë kufirit shqiptaro- jugosllav, ku më 29 korrik 1936,

20 malazezë kishin kaluar kufirin dhe plagosën rëndë një vermoshas1145. Ky lajm u bë i ditur

nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, e cila e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, se

forcat ushtarake shqiptare ishin vënë në ndjekje të tyre, të cilët kishin ngelur të rrethuar në

pyllin e Skrepatushës, por një çetë tjetër jugosllave e kishte kaluar kufirin në Rekovec, për t’u

ardhur në ndihmë shokëve të rrethuar1146.

Komandanti i Batalionit të Rojes mbretërore të kufirit të Shkodrës, besonte se këto incidente

ishin inkurajuar nga qeveria jugosllave1147. Në një komunikim të dytë, Komanda e Mbrojtjes

Kombëtare i raportoi Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, se disa çeta jugosllave prej

500 vetësh ishin shfaqur në zonën e Shirokasit jugosllav, e cila ishte duke përgatitur për të

pushtuar Vermoshin1148. Ministra e Punëve të Jashtme i kërkoi Legatës jugosllave që të

dënoheshin përgjegjësit, si dhe të merreshin masa për të mos u përsëritur incidente që mund

1143 AQSH, Fondi 151, d. 151, viti 1935, fl.1 Informacion në lidhje me rrjetin agjenturor jugosllav në Shqipëri. 1144 Halim Purlleku, “Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në mbretërinë shqiptare gjatë viteve 1934- 1939”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 1791145 AMPJ, viti 1936, dosja 132, fl. 54 Telegram i Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare dërguar Legatës shqiptare në Beograd. Tiranë, 1. 08. 1936 1146 AMPJ, viti 1936, dosja 132, fl. 56 Telegram i Komandës së Mbrojtjes Kufitare dërguar MPJ shqiptare. Nr 40257, Tiranë. 1.08. 19361147 Po aty1148 Po aty

250

Page 251:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të turbullonin qetësinë dhe të cënonin raportet miqësore mes dy shteteve1149. Ministria e

Jashtme jugosllave i bënte të ditur palës shqiptare mbi ekstradimin e shtetasve jugosllavë nga

Shqipëria drejt Jugosllavisë1150. Ministria e Punëve të Brendshme i dha informata Komandës

së Mbrojtjes Kombëtare, mbi shtimin e dy motoskafëve në liqenin e Shkodrës, nga

jugosllavët 1151.

Kuptohet qartë, se autoritetet jugosllave kërkonin të shkaktonin trazira në ujrat dhe kufijtë

shqiptarë, për ta kërcënuar mbretin Zog, që ai të hiqte dorë nga lëvizjet irridentiste që po

shkaktonte në Kosovë. Gjithashtu, Ministria e Brendshme Shqiptare dha informacione mbi

ngarkimin e gjeneral Marinkoviçit në Beograd, për të organizuar shqiptarët refugjatë, si dhe

për t’i patur në dispozicion në çdo rast1152.

Pas këtij incidenti, qeveria shqiptare kërkoi që t’i rikthehej rrugës diplomatike me qeverinë

jugosllave, ku pala shqiptare në qendër të diskutimeve bilaterale, ngriti sërish çështjen e të

drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi.

Qeveria shqiptare me anë të ministrit të saj të jashtëm, i bënte të ditur ministrit fuqiplot

jugosllav në Shqipëri, se shteti shqiptar nuk kishte si qëllim që të zhvillonte ndonjë lëvizje

irridentiste ndaj jugosllavëve. Qeveria shqiptare ndryshoi taktikë ndaj Jugosllavisë. Gjatë

kësaj kohe, kemi një shkëmbim të gjerë notash verbale, promemorie dhe korrespodenca të

Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Financave, dhe legatës shqiptare në Beograd, mbi

zbatimin e protokollit dhe marrëveshjes kufizore me Jugosllavinë1153.

Qeveria shqiptare i bëri të ditur qeverisë së Beogradit, se nuk do të lejonte që të hynte asnjë

person i jashtëligjshëm në kufijtë jugosllavë.

Në këtë periudhë, qeveria shqiptare nëpërmjet xhandarmërisë së saj, nisi politikën e

arrestimeve si dhe burgosjen e shumë prej anëtarëve të organizatës “Komiteti i Kosovës.” Ky

aksion u ndërmor nga politika shqiptare për t’i vërtetuar Jugosllavisë, që Shqipëria nuk

kishte asnjë plan për të nxitur fushatë irridentiste ndaj saj. Zogu ndryshoi taktikë diplomatike

me Beogradin, duke përmirësuar marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e saj.

1149 AMPJ, viti 1936, dosja 132, fl. 54 Telegram i MPJ shqiptare dërguar Legatës shqiptare në Jugosllavi. Tiranë, 1. 08. 19361150 AMPJ, Fondi 151, d. 157, viti 1930, fl. 1- 13 Korrespodencë e MPJ me Legatën jugosllave në lidhje me ekstradimin e shtetasve jugosllavë nga Jugosllavia, sipas kërkesës së qeverisë jugosllave.1151 AQSH, Fondi 152, d. 381, viti 1936, fl. 2 Informata nga MPB shqiptare në lidhje me shtimin e dy motoskafëve në Liqenin e Shkodrës.1152 AQSH, Fondi 152, d. 1106, viti 1934, fl. 1 Informata nga MPB shqiptare në lidhje me organizimin e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi.1153 AQSH, Fondi 151, d. 131, viti 1936, fl. 3 Nota verbale mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit në lidhje me zbatimin e marrëveshjes kufizore.

251

Page 252:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

E megjithatë, “Komiteti i Kosovës” zhvilloi sërish veprimtari dhe aksione në kufijtë

shqiptaro- jugosllavë. Në dhjetor 1937 pati përpjekje nga 19 shqiptarë, për të kaluar kufirin e

tyre në drejtim të Jugosllavisë. “Disa nga këto përpjekje rezultuan me viktima: 2 të vrarë dhe

2 të plagosur nga radhët e forcave kufitare jugosllave” 1154. Ministri jugosllav në Shqipëri i

paraqiti këto ngjarje, si incidente kufitare të cilat ishin provokuar nga shqiptarët e

Jugosllavisë, të cilët jetonin si emigrantë në Shqipëri. Komanda e rojes mbretërore të kufirit, i

bënte të ditur Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, emrat e 49 kriminelëve të arratisur

nga Shqipëria dhe që mbaheshin të armatosur nga jugosllavët, përbri vijës së kufirit ndërmjet

piramidave dhe qyteteve Gjakovë e Prizren1155. Në listën e të arratisurve kriminelë bënin

pjesë: Elez Kryezi, Riza Kryezi, Maliq Elezi, Alush Elezi, Rustem Rama, Sadri Mushia

Ahmet Myftari Abdi Zenuni, Myftar Myftari… 1156etj. Ministri jugosllav kërkonte t’u

tregonte kancelarive evropiane, se në incidentet e fundit që po ndodhnin në kufijtë shqiptaro-

jugosllavë, kishte gisht shteti shqiptar dhe jo shteti jugosllav.

Gjatë vitit 1936, Jugosllavia përgatiti një komplot kundër mbretit Zog në bashkëpunim me

Legatën jugosllave në Tiranë. Ky lajm bëhej i ditur nga një “dosje gjyqësore e gjykatës së

posaçme për faje politike mbi gjykimin e Ethem Potgoricës dhe Jovan Kadiqit, për

përgatitjen e një atentati kundër mbretit Ahmet Zog, në vitin 1936 në Durrës, në marrëveshje

me Legatën jugosllave në Tiranë”1157.

Vitet 1937- 1938, i gjejnë sërish dy vendet fqinje në një raport të vakët, në marrëdhëniet e

tyre diplomatike. Në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, një informacion më të

detajuar na e jep edhe “letra e Tahir Shtyllës nga Beligradi dërguar Dhimitër Beratit, ku e

vinte në dijeni të çështjeve në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, si dhe kërkonte

leje për t’u kthyer në Tiranë”1158. Tahir Shtylla raportonte nga Beogradi, se qeveria jugosllave

po ndiqte një politikë asimiluese dhe shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve. Nisur nga këto

rrethana, qeveria shqiptare zhvilloi një aksion të fuqishëm diplomatik jo vetëm brenda vendit,

por edhe jashtë saj.

1154 Halim Purellku,“Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë shqiptare gjatë viteve 1934- 1939”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 180 1155 AMPJ, viti 1936, dosja 132, fl. 18 Telegram i Komandantit të rojes mbretërore të kufirit, Ali Riza, dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare. Tiranë, 2.11.19361156 Po aty, fl. 191157 AQSH, Fondi 157, d. 8, viti 1937, fl, 1 Informacion nga Legata shqiptare në Jugosllavi, në lidhje me atentatin e mbretit Zog në Vjenë. 1158 AQSH, Fondi 420, d. 8/1 viti 1938, fl, 650 Letër e Tahir Shtyllës dërguar Dhimitër Beratit në lidhje me ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave.

252

Page 253:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ajo ngriti zërin në qarqet diplomatike evropiane, për çështjen shqiptare. Burimet britanike

bëjnë të ditur, se gjatë vitit 1938 nuk pati incidente nga Jugosllavia dhe Shqipëria, në lidhje

më çështjen kufitare.

Ndërsa burimet italiane thoshin të kundërtën, se në kufijtë shqiptaro- jugosllave kishte

probleme të vazhdueshme. Ministria e Punëve të Jashtme italiane i dërgoi një telegram

Legatës italiane në Tiranë, ku e njoftonte për arrestimin e një kapiteni italian Giovani Flores

dhe shqiptarin Polok Elia nga qeveria jugosllave, si preteks të zbulimit të një organizate

spiunazhi në kufirin shqiptar1159.

Edhe nga autoritetet e brendshme shqiptare kishte informacione, se në kufijtë shqiptaro-

jugosllavë ende vazhdonin të kishte probleme. Lajmin e bënte të ditur “Prefektura e Shkodrës

me Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi mosrespektimin e marrëveshjes së trafikut të

kufirit nga autoritetet jugosllave 1160.

Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u rrit më tepër, kur Jugosllavia do të

nënshkruante me Turqinë, konventën për shpërnguljen e muslymanëve nga Jugosllavia në

drejtim të Turqisë. Sipas qeverisë jugosllave gjendeshin gjoja 200000 turqë, të cilët banonin

në Kosovë dhe sipas qeverisë jugosllave, pala turke duhet ta studionte rastin në fjalë, si dhe të

merrte masat për instalimin e këtyre emigrantëve.

Lajmi për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e bënin të ditur jo vetëm autoritetet zyrtare,

por edhe letra të shumta të shtetasve shqiptarë, si dhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Gjatë

kësaj kohe, një shtetas shqiptar me emrin “Qerim Begolli i dërgoi një letër në Tiranë Jashar

Erebarës, ku i shkruante mbi marrëveshjen midis Jugosllavisë dhe Turqisë, mbi shpërnguljen

gjoja të turqve nga Jugosllavia, mbi trazirat e jugosllavëve në Kosovë, mbledhjen e pushkëve

ndërmjet popullit dhe i lutej që të kthehej në Shqipëri për t’u interesuar për këtë qëllim”1161.

Shteti shqiptar u informua se kryeministri jugosllav dhe kryeministrit turk kishin nënshkruar

një marrëveshje në dëm të interesave të shqiptarëve.

Pasi kryeministri jugosllav, Stojadinoviçi bëri një vizitë në Ankara, ai u shpreh: “…se qeveria

turke kishte pranuar të merrte kur t’i lejonte gjendja financiare e saj, sasinë e Turqve të

propozuar prej Jugosllavisë” 1162.

1159 AQSH, Fondi 163, d. 221, viti 1938,fl. 26 Telegram i MPJ italiane dërguar Legatës italiane në Tiranë në lidhje me zbulimin e një organizate spiunazhi në kufirin shqiptar.1160 AQSH, Fondi 346, d. 79, viti 1937, fl. 1 Letërkëmbime mes Prefekturës së Shkodrës dhe MPB shqiptare në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjes kufizore nga ana jugosllave.1161 AQSH, Fondi 23, d. 12, viti 1938, fl. 17 Letër e një shtetasi shqiptar në Jugosllavi Qerim Begolli drejtuar Jashar Erebarës nga Tirana, në lidhje me marrëveshjen turko- jugosllave 1162 AMPJ, Viti 1938, d. 107, fl. 44 Raport i Kryekonsullatës shqiptare në Beograd dërguar ministrit Ekrehem Libohovës, rreth disa komenteve të Stojadinoviçit mbi vizitën e tij në Ankara. Nr. 3/ VII, 14. 02. 1938

253

Page 254:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Sipas palës jugosllave muslymanët konsideroheshin edhe shqiptarët, të cilët duhet të

dëboheshin nga Jugosllavia, pasi ata e kishin vendin me muslymanët në Turqi. Pala

jugosllave arriti deri në atë pikë, sa të shprehej se në Kosovë flitej edhe shqip. Kjo politikë e

ndjekur nga shteti jugosllav, jo vetëm që ishte e gabuar, por ajo ishte shkombëtarizuese dhe

se nuk i përmbahej aspak respektimit të të drejtave të pakicave minoritare, sipas Lidhjes së

Kombeve. Në këto kushte, qeveria shqiptare e pa si të domosdoshme ndërrmarjen e një

aksioni diplomatik, si brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë vitit 1938, u bënë përpjekje jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga mjaft të rinj

emigrantë, madje edhe nga deputetë, për organizimin e protestave kundër marrëveshjes turko-

jugosllave. Protestat u zhvilluan në qytetet më të mëdha shqiptare si: Shkodër, Korçë e

Tiranë. Protestuesit u bënë thirrje shtetit shqiptar si edhe Fuqive të Mëdha, të cilat duhet të

ndërhynin në Beograd, me qëllim që qeveria jugosllave të respektonte të drejtat e shqiptarëve

në këtë vend. Veprimtaria e Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” filloi të marrë një aksion

diplomatik nëpërmjet lëvizjes irridentiste, përfaqësuar aso kohe nga Ferhat Draga. “Organet

policore jugosllave, nga fundi i vitit 1938, përmendin edhe një “Proklamatë”të Komitetit të

Kosovës, për shtimin e ndërgjegjes për “Mëmën Shqipëri”, ndër shqiptarët në Jugosllavi” 1163.

Studiuesi Halim Purlleku shkruan: se ndër shqiptarët që vepronin në Jugosllavi gjatë kësaj

kohe për të nxitur fushatën irridentiste, përmënden Naim Bej Starova, Nazif Nushi, ku ky i

fundit në mënyrë të ligjshme shkoi në Jugosllavi, ku ai qëndroi në Pejë, Gjakovë e Shkup.

Ai dyshohej nga organet jugosllave, se kishte ardhur për të realizuar një mision ndaj qarqeve

jugosllave. Një nga organizatat e tjera që po ngrihej, ishte ajo e shoqërisë shqiptare të

krishterë “ Lek Dukagjini”, e cila ishte formuar në Gjakovë, Potgoricë, Guci dhe Cetinjë të

Ulqinit.

Kjo organizatë cilësohet si një organizatë antizogiste që u shkëput nga komiteti “Bashkimi

Kombëtar”, pasi sipas tyre, ky i fundit ashtu si edhe Ahmet Zogu, ndoqën një politikë të

hegjemonisë muhamediane1164. Përveç kundërshtarëve të cilët e vinin theksin, se Zogu nuk po

zhvillonte ndonjë lëvizje irridentiste ndaj shqiptarëve që jetonin anembanë Jugosllavisë,

kishte edhe mbështetës të politikës së tij.

1163 Halim Purellku, “ Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë Shqiptare 1934- 1939” botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare 1928- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 1831164 AQSH, Fondi 55, d. 89, viti 1938, fl. 27 Informacion nga Legata shqiptare jugosllave, në lidhje me veprimtarinë e shoqërisë “Lekë Dukagjini” në Kosovë.

254

Page 255:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Një nga ata ishte Ferit Draga, i cili ishte kreu i “Mbrojtjes së Kosovës”, dhe që kishte

marrëdhënie të mira me Zogun. Ferit Draga u nxit të shfrytëzonte lidhjet e tij personale, për të

çuar deri në kabinetin e Ataturkut, shqetësimin që kishin shqiptarët për konventën e njohur

turko-jugosllave të shpërnguljes së vitit 19381165. Vetë Ahmet Zogu e pa “Komitetin e

Kosovës” si një mundësi për të fuqizuar dhe rritur prestigjin, si dhe influencën e tij jo vetëm

në Shqipëri, por edhe te shqiptarët e Jugosllavisë. Ahmet Zogu nxiti lëvizjen irridentiste,

sepse kërkonte të konsolidonte shtetin shqiptar, por njëkohësisht të fuqizonte edhe pushtetin e

tij në Shqipëri e jashtë saj.

Çështja e irridentizmit shqiptar u ngrit si një çështje e rëndësishme nga ministri jugosllav në

Shqipëri, i cili i bëri të ditur ministrit të akredituar britanik në Shqipëri, se irridentizmi kishte

arritur kulmin në Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe, Jugosllavia kërkoi të shtypte irridentizmin

shqiptar, nëpërmjet veprimtarisë antikombëtare shqiptare që vepronte në Jugosllavi.

Lajmi bëhej i ditur nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare drejtuar

prefekturës së Kukësit, mbi dërgimin e informatave të marra nga Jugosllavia, për një

propagandë e veprimtari përçarëse ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe qëndrimin e gjendjes së

tij. Bëhet fjalë për veprimtarinë e Gani Kryeziut 1166.

Në këtë kohë, qeveria shqiptare ndërmori të gjitha masat për të nxitur një lëvizje irridentiste

në Jugosllavi, jo vetëm nëpërmjet veprimtarisë së komitëve ushtarakë, por edhe nëpërmjet

rrugës diplomatike. Ajo kërkoi ndihmën e Romës zyrtare, që kjo e fundit t’u bënte një

komunikatë Jugosllavisë, mbi qëndrimin që Beogradi duhet të mbante ndaj shqiptarëve që

jetonin në mbretërinë e saj. Legata italiane në Shqipëri, madje njoftoi Romën zyrtare mbi

thirrjen nga ana e Zogut të përfaqësuesit shqiptar në Jugosllavi, që të bënte të pamundur për

të rregulluar raportin shqiptaro- jugosllav 1167. Irridentizmi shqiptar dhe ndihma që ajo mori

edhe nga qeveria shqiptare, ndikuan në dobësimin e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-

jugosllave.

Për këtë arsye, qeveria e Romës ndërhyri te mbreti Zog, i cili duhet të ndalonte mbështetjen

që po i jepte irridentizmit shqiptar në Kosovë.

1165 Mareglen Verli, “Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët e Jugosllavisë në vitet 20-30 të shek XX ”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare (1928- 1939)”, (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 2201166 AQSH, Fondi 152, d. 96, viti 1938, fl, 1 Informacion nga Prefektura e Kukësit dhe MPB shqiptare në lidhje me veprimtarinë e Gani Kryeziut.1167 AQSH, Fondi 163, d. 214, viti 1938, fl. 1-2 Letër e Legatës italiane në Shqipëri dërguar MPJ italiane.

255

Page 256:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Arsyeja kryesore justifikohej me faktin, se Roma nuk donte t’i acaronte marrëdhëniet me

Beogradin, pasi Italisë do t’i duhej ndihma e saj më vonë, për ta mbështetur Italinë rreth

planit të pushtimit të Shqipërisë.

Roma në fillim e mbështeti lëvizjen irridentiste shqiptare, por më vonë ndryshoi mendim.

Italia i kërkoi diplomatikisht Zogut, që ai të hiqte dorë nga politika irridentiste mbi shqiptarët

e Jugosllavisë. Pavarësisht se Italia i’a kërkoi një gjë të tillë Ahmet Zogut, me qëllim

zvogëlimin e shkallës irridentiste, mbreti shqiptar do ta vazhdonte këtë politikë edhe gjatë

vitit 1939.

Më përpara Italia e kishte mbështetur lëvizjen irridentiste shqiptare, por ajo do të ndryshonte

taktikë, në momentin kur raportet italo- jugosllave do të zbeheshin. Ahmet Zogu duke ndjerë

rrezikun jugosllav, por edhe rrezikun italian u mundua të përshpejtojë veprimet diplomatike

dhe aksionet irridentiste në Jugosllavi.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste u dobësua edhe roli i Komitetit të Kosovës.

Kjo ndodhi për disa arsye.

Së pari, pushtimi fashist në Shqipëri e uli optimizmin e lëvizjes irridentiste për t’u zgjeruar

më tej.

Së dyti, vetë Komiteti i Kosovës nuk kishte më as mbështetje morale dhe as mbështetje

financiare nga Ahmet Zogu, pasi mbreti shqiptar ishte larguar po atë ditë kur u pushtua

Shqipëria. Shumë prej përfaqësuesve të Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” u larguan nga kjo

organizatë. Lidhur me këtë indikativë, është arratisja në Jugosllavi në mars 1939 e Mehmet

Alijës dhe e Murat Kaloshit, dy anëtarë të Komitetit nga më aktivët dhe më të rëndësishmit 1168. Italia fashiste e ndaloi veprimtarinë e “Komitetit të Kosovës”, pasi shumica e anëtarëve

të kësaj organizate kishin prirje anti-italiane, ku disa prej tyre u burgosën dhe të tjerë u

internuan. Megjithatë, populli i Kosovës dha kontributin e tij në luftë ndaj okupatorit fashist.

Rezultati i parë i së cilës u pa qysh në 7 prill 1939, kur shumë kosovarë u treguan të gatshëm

të vinin për të luftuar kundër ushtrisë fashiste italiane, që sulmoi Shqipërinë 1169.

1168 Halim Purellku, “Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë Shqiptare 1934- 1939”, Botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Insituti i Historisë, “Monarkia shqiptare (1928- 1939)”, (Tiranë: Botimet Toena, 2011), 1851169 Mareglen Verli, “Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët e Jugosllavisë në vitet 20 -30 të shekullit të XX”, botim i Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë, “Monarkia shqiptare (1928- 1939)” , Tiranë: Botimet Toena, 2011), 226

256

Page 257:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

IV.4 Reagimi i qeverisë jugosllave ndaj pregatitjes dhe pushtimit të Shqipërisë nga

Italia fashiste

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, diplomacia italiane veproi mbështëtur në rrethanat e asaj

kohe. Qëllimi i Italisë ishte ndërhyrja me politikën e saj pushtuese në Shqipëri. Italia

interesohej vazhdimisht për politikën që ndiqte Jugosllavia në Shqipëri. Diplomatët italianë

gjatë gjithë kohës ishin të interesuar edhe për marrëdhëniet që karakterizonin dy fqinjët e saj,

Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Gjatë vitit 1938, Italia filloi planin për pushtimin e

Shqipërisë1170. Për këtë arsye, asaj i duhej të dinte edhe opinionin e Jugosllavisë, si dhe

qëndrimin që ajo do të mbante ndaj kësaj çështjeje. Në prag të pushtimit të Shqipërisë

ndërmjet saj, Jugosllavisë dhe Italisë kemi një varg korrespodencash mes tyre.

Në këto korrespodenca u bënë përpjekje nga ana e diplomacisë italiane, që të përshkruheshin

sa më hollësisht marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Italia shpresonte se prishja e

marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave, do të ndikonte pozitivisht në qëllimet italiane për të

ndërhyrë me politikën e saj pushtuese në Shqipëri.

Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave do të shërbente si një qëllim politik nga Italia,

e cila do ta shfrytëzonte këtë gjë me ndërhyrjen e saj në Shqipëri, me preteksin për të

mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e shtetit shqiptar nga Jugosllavia. Në të vërtetë, si Italia

dhe Jugosllavia kishin qëllimet e tyre aneksioniste mbi Shqipërinë1171. Jugosllavia dhe Italia

ishin kundërshtare dhe rivale njëra me tjetrën, kur bëhej fjalë për Shqipërinë.

Në Shqipëri kemi një ndarje të shqiptarëve në sllavofilë dhe italofilë, të cilët kishin qëllimet e

tyre për të realizuar interesat personale në Shqipëri. Italia bëri përpjekje për t’u informuar më

shumë, në lidhje me synimet jugosllave mbi Shqipërinë.

Edhe pse Jugosllavia u vu në dijeni nga qarqet italiane, në lidhje me ndërhyrjen ushtarake

italiane mbi Shqipërinë, diplomacia jugosllave u bë e shurdhët. Ajo nuk luftoi me

këmbëngulje kundër planeve italiane për të pushtuar Shqipërinë1172. Nëse do të kishte një

shtet që duhet të këmbëngulte më tepër, që Shqipëria të mos i prekej asnjë pëllëmbë territor,

kjo ishte Jugosllavia. Pasi disa vite më parë, Jugosllavia dhe Italia kishin nënshkruar një

marrëveshje, në të cilën bëhej fjalë se nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të

Shqipërisë dhe aq më tepër pa pyetur njëra- tjetrën1173. Edhe pse diplomacia italiane i bëri të

1170 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano (1938- 1943)”, (Tiranë: Botimet Shqipëria), 20/ Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, (Tiranë: Botimet Toena, 2013), 846 1171 AQSH, Fondi 163, d. 19, viti 1937, fl. 15- 16, Telegram i Çianos dërguar legatës italiane në Tiranë.1172 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 801173 AMPJ, Fondi 151, d. 123, fl. 18 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për MPJ në Tiranë.

257

Page 258:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ditur Jugosllavisë planin për pushtimin e Shqipërisë, Jugosllavia nuk reagoi, duke i dhënë një

miratim të heshtur palës italiane. Këtë qëndrim mbajti jo vetëm Jugosllavia, por edhe Greqia.

Madje edhe Fuqitë e Mëdha do të heshtinin ndaj planeve aneksioniste të Italisë mbi

Shqipërinë 1174.

Jugosllavia heshti duke rrezikuar madje edhe interesat e saj në Ballkan, pasi shumë shpejt

Italia do të fillonte politikën e saj pushtuese edhe në drejtim të vendeve të tjera ballkanike, ku

nënkuptohet se do t’i vinte rradha edhe Jugosllavisë. Italia si fillim pushtoi Shqipërinë, sepse

ajo gjeti pikën më të dobët në Ballkan, pasi Shqipëria ishte një shtet i dobët ekonomikisht

dhe Italia e kishte më të lehtë për të depërtuar në këtë vend. Një arsye tjetër ishte se Shqipëria

kishte lidhur mjaft aleanca me Italinë, çka e kishte përfshirë Shqipërinë nën influencën dhe

protektoratin italian.

Jugosllavisë në fillim nuk i bëri përshtypje pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, madje

ajo vazhdonte edhe më vonë të injoronte me politikën e saj shkombëtarizuese dhe asimiluese

Shqipërinë dhe shqiptarët, e kryesisht shqiptarët të cilët ishin nën pushtimin e Mbretërisë së

Jugosllavisë1175.

Diplomacia italiane përfitoi nga qëndrimi i Jugosllavisë. Diplomacia italiane tashmë filloi të

interesohej për problemet që karakterizonin Jugosllavinë, në lidhje me Shqipërinë si: çështja

e kufijve etnikë, gjendja dhe jetesa vështirë e shqiptarëve në Jugosllavi etj.

Diplomacia jugosllave ndërmjet dy luftërave botërore, nuk ndërmori asnjë veprim për të

përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, përkundrazi ajo i acaroi disa herë marrëdhëniet e

saj me të, në lidhje me çështjen e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi1176.

Ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë kishte disa probleme të cilat nuk ishin zgjidhur akoma,

si: çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Jugosllavia jo vetëm që nuk e

mori asnjëherë mundimin për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, por ajo synonte të

pushtonte edhe Shqipërinë. Jugosllavia e dinte, se ajo nuk mund ta realizonte krejt e vetme

këtë gjë. Për këtë arsye, ajo kërkoi ndihmën e fqinjëve të saj, kryesisht Greqisë, Bullgarisë

dhe Italisë. Megjithatë, edhe pse ekzistonin marrëdhënie jo të mira mes dy fqinjëve, Shqipëria

dhe Jugosllavia do të nënshkruanin një marrëveshje në vitin 1938.

Gjatë vitit 1938, mbreti Zog dërgoi në Beograd përfaqësues dhe diplomatë shqiptarë për të

përmirësuar marrëdhëniet me Beogradin zyrtar. Një veprim i tillë sipas diplomacisë italiane i

1174 AMPJ, Fondi 151, d. 123, fl 18- 20 Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për MPJ Tiranë.1175 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 80- 81 1176 AQSH, Fondi 251, d. 141, viti 1935, fl.7 Telegram i Legatës italiane në Tiranë dërguar MPJ shqiptare.

258

Page 259:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

përshtatej Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të cilat shikohen edhe nga bisedimet e zhvilluara në

mes Tahir Shtyllës dhe kryetarit të Këshillit Jugosllav, si dhe nga planet që bëheshin për një

vizitë të nivelit më të lartë të Stojadinoviçit në Tiranë1177.

Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave gjatë vitit 1938, kishin si qëllim madje edhe në mënyrë

formale, përmirësimin e marrëdhënieve të tyre. Të dyja palët ndërshtetërore vendosën

marrëdhënie në pamje të parë miqësore, por të përcaktuara sipas kushteve të tyre. Pala

shqiptare kërkoi respektimin e shqiptarëve të Kosovës, por kjo pikë nuk gjeti mbështetje te

kryeministri jugosllav Stojadinoviç1178. Diplomatët shqiptarë kërkuan gjithashtu në mënyrë të

menjëhershme, ndërprerjen e shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga Jugosllavia në drejtim

të Turqisë1179. Përpjekjet shqiptaro-jugosllave edhe në këtë pikë dështuan. Diplomacia italiane

i interesonte që të ndiqte me vëmendje çdo informacion në lidhje me dy fqinjët e tij. Italia do

të përfitojë nga kjo situatë, për të realizuar arkitektimin e planit të pushtimit të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare bëri përpjekje pranë qeverisë jugosllave, për t’u afruar diplomatikisht me

atë, sepse e ndjeu rrezikun që mund t’i kanosej nga Italia. Por, qeveria jugosllave nuk reagoi

pozitivisht ndaj kërkesave të shtetit shqiptar1180. Marrëdhëniet e përkeqësuara shqiptaro-

jugosllave lehtësuan Italinë, në planin e saj për të pushtuar Shqipërinë. Ndërsa përsa i përket

Jugosllavisë, armiku iu afrua te dera1181.

Një çështje tjeter shumë e rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, ishte edhe

çështja e lëvizjes në kufirin shqiptaro-jugosllav, e kryesisht i armatosjes së shqiptarëve në

kufi1182. Ministria e Jashtme italiane kishte kërkuar nga agjentët e saj në Shqipëri, në lidhje

me armatimin e shqiptarëve në kufi përgjatë kufirit shqiptaro- jugosllav1183. Jugosllavia e

akuzoi Italinë, se ajo i kishte armatosur shqiptarët kundër saj. Diplomacia jugosllave i bënte

të ditur palës italiane, se ajo po e sulmonte atë, duke ndërhyrë politikisht në punët e

brendshme të saj. Legata italiane në Beograd e informoi Romën, se përhapja e armëve

kryesisht në rajonin e Hotit, nuk ishte bërë nga asnjë forcë apo organizatë italiane1184.

Roma bënte të ditur nëpërmjet Jakomonit, mëkëmbësit italian në Shqipëri, se jugosllavët

kishin shumë armë të prodhimit italian, prejardhja e të cilave ishte Tirana, që nga koha e

1177 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 821178 AMPJ, Fondi 151, d. 107/1 fl. 222-225, Telegram i Legatës shqiptare në Beograd për mbretin Zog.1179 AQSH, Fondi 251, d. 126, viti 1937, Telegram i MPJ shqiptare dërguar Legatës shqiptare në Beograd. 1180 Po aty1181 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 831182 AMPJ, Fondi 151, d. 300, viti 1934, Telegram i Legatës italiane në Beograd dërguar MPJ në Romë. 1183 AMPJ, viti 1934, dosja 300, fl. 81 Telegram i Legatës italiane në Beograd dërguar MPJ në Romë. 1184 AMPJ, viti 1934, dosja 300, fl. 81 Telegram i Legatës në Beograd dërguar MPJ në Romë.

259

Page 260:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

rikthimit të Zogut në pushtet, në vitin 1924. Armë të tilla mund të gjendeshin jo vetëm në

Shqipëri, por edhe te shqiptarët e Kosovës, të cilët sipas palës italiane ishin në shërbim të

Beogradit.

Çështja e armatimeve dhe prejardhja e këtyre armëve në prag të Luftës së Dytë Botërore,

preku marrëdhëniet trepalëshe mes Shqipërisë- Jugosllavisë dhe Italisë. Në Jugosllavi u ngrit

një komision i posaçëm për të vërtetuar origjinën e armëve. Nga komisioni i ngritur u arrit në

përfundimin, se të gjithë armët ishin të prodhimit italian, por Italia nuk i solli këtu dhe as që

ka aspak ndikim në furnizimin e shqiptarëve me këto armë1185. Jugosllavia bëri përpjekje për

të shuar konfliktin që kishte lindur, në lidhje me çështjen e armatimeve të shqiptarëve nga

pala italiane. Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave vazhdonin të ishin të tensionuara.

Jugosllavia në një farë mënyre e përgatiti terrenin e përshtatshëm për ndërhyrjen ushtarake të

Italisë në Shqipëri.

Italisë i interesonte Shqipëria, e cila do të shërbente si një pikë kyçe për të realizuar interesat

e veta në Ballkan. Shqipëria edhe pse një vend i vogël gjeografikisht, ka patur një pozitë

gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin ekonomik, për qarkullimin e mallrave e të

njerëzve, si në rrugë tokësore dhe në rrugë ujore. Shqipëria zotëronte resurse të shumta

natyrore. Ajo ç’ka e bënte më të veçantë Shqipërinë, ishte dalja e gjerë në ujrat e detit

Adriatik që e lidhte edhe me fqinjin e saj, Italinë. Italia ishte një nga fuqitë evropiane më e

interesuar për Ballkanin. Ajo kërkonte të kishte një akses të veçantë, sidomos në ujrat e

Mesdheut Lindor. Duhet theksuar se interesimi i Italisë për Shqipërinë nuk ishte një objektiv i

çastit, por që nga viti 1920 Musolini ishte seriozisht duke konsideruar aneksimin e

Shqipërisë”1186. Me përhapjen dhe fuqizimin e ekspasionizmit fashist në Ballkan, shumë

shpejt Shqipëria do të bëhet pre e politikës fashiste.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike,

por edhe politike e tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, rriti më shumë shansin që Italia të

depërtonte me politikën e saj në Shqipëri1187.

Nënshkrimi i dy traktateve të fundit mes Italisë dhe Shqipërisë, e kishte përfshirë Shqipërinë

nën tutelën italiane.“Këto traktate stabilizuan marrëdhëniet mbrojtëse shqiptaro italiane si

rezultat i së cilës Shqipëria bëhet një protektorat i Italisë”1188. Italia mendonte të ndiqte

politikën e forcës ndaj mbretit shqiptar, pasi Italia e konsideronte Zogun një person dinak,

1185 Izber Hoti, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1930- 1941”, (Prishtinë: 1999), 81 1186 Noel Malkolm, “Kosovo, A short history”, (Papermo), 2871187 Iliaz Fishta, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1931- 1936”, (Tiranë: 1989)1188 Dennis. P.Hupcichk, “The Balkans from Constantinople to Communism”, ( Pacgrave Macmillan), 352

260

Page 261:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

manipulues dhe bandit, ashtu siç e quante edhe Musolini atë. Në të vërtetë, Zogu kërkoi të

bashkëpunonte me Italinë, vetëm për të realizuar interesat e tij ekonomike në Shqipëri. Zogu

nuk ishte një figurë e dashur, as për kontin Çiano. Pas rikthimit të Çianos në Romë në 1938,

ai i kishte shprehur Musolinit planin për copëtimin e Shqipërisë. Italia përpara se të fillonte

sulmin ndaj Shqipërisë, duhej të llogariste shumë faktorë, qoftë në faktorin e brendshëm,

qoftë në faktorin e jashtëm ndërkombëtar.

Të dyja vendet ngjasonin në një pikë kyçe, pasi ato drejtoheshin nga dy “lidershipa”, të cilët

kishin në qendër të pikëpamjeve të tyre, politikën e forcës. Historiani Muharrem Dezhgiu i

cilëson marrëdhëniet mes Musolinit dhe Zogut, si çështje jo vetëm të llogjikës,“por shpesh

edhe të ndjenjave subjektive dhe të impulsive individuale”.1189

Ky fakt tregon se si Musolini dhe Zogu kishin ardhur në pushtet. Ata çdo veprim politik, e

ndërrmernin vetë dhe pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Kjo ishte e

përbashkëta mes tyre. Në fakt Musolini duhej të mendohej mirë, parpara se të fillonte sulmin

ndaj Shqipërisë. Italia ishte forcuar shumë në Shqipëri, pasi ajo kishte investuar në shumë

aspekte të jetës ekonomike shqiptare. Pakti i dytë i dha Italisë një kontroll në ushtrinë

shqiptare, në të cilën legjislacioni i dha të drejta edhe për të ndërtuar rrugë, porte detare,

shkolla etj. 1190

Italia kërkoi ta kthente Shqipërinë si bazën e saj për të përhapur fashizmin dhe pre andej, të

kalonte në të gjithë Ballkanin. Si fillim, Italia u mundua ta përgënjeshtronte lajmin, se ajo

ishte duke u përgatitur për të marrë ndonjë sum të mundshëm ndaj Shqipërisë. Roma i dërgoi

një telegram Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare më 18 mars 1939, duke i shprehur asaj

se : “thekson përgënjeshtrimin mbi intervenimin italian në Shqipëri, tue relevue dëshirën e

Italisë për Shqipni të bashkunen me intepentent të jetësueshme”.1191

Gjatë vizitës së bërë nga ministri i ekonomisë kombëtare Terenc Toci në Romë, ai u njoh

me rrethanat politike dhe kushtet që Italia kërkonte t’i vinte qeverisë shqiptare. Ai menjëherë

i dërgoi një letër Ahmet Zogut, ku shprehte pakënaqësinë rreth kushteve politike dhe

ekonomike të ndjekur nga qeveria shqiptare, duke dhënë mendime për ndjekjen e një politike

më të matur.1192

Zogu e dinte se edhe nëse pranonte kushtet e vëna nga Italia, Shqipëria do të binte sërish nën

protektoratin italian. Italia si fillim, nuk dëshironte që të ndiqte politikën e forcës, por kur

1189 Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1945”, 221190 Dennis.P. Hupchcick, “The Balkan from Constantinople to Communism”, (Pacgrave Macmillan), 3521191 AMPJ, viti 1939, d. 44, fl. 99 Telegram i Romës drejtuar MPJ shqiptare.1192 AQSH, Fondi 150, d.I/564, viti 1939, fl. 3-4 Letër e Terenc Tocit drejtuar Ahmet Zogut në lidhje me politikën që duhet të ndiqte mbreti shqiptar ndaj Italisë.

261

Page 262:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Zogu filloi të mos i bindej Musolinit, madje edhe t’i kundërpërgjigjej diplomatikisht, atëherë

Italia reagoi. Lajmet për pushtimin e Shqipërisë nga Italia, bëheshin të ditura nëpërmjet

shtypit shqiptar, nëpërmjet burimeve të marra nga Londra se: “Italia ka me pushtue disa

limane të Shqipnisë dhe se qeveria jugosllave ka me dhanë Shqipnisë lajme të tjera”.

Qeveria italiane i kërkoi palës shqiptare një bashkim doganor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Takimi i Terenc Toçit me Çianon nuk dha pritshmëri të lartë në opinionin shqiptar, pasi

ministri i jashtëm italian Çiano kishte firmosur një marrëveshje me Stojadinoviçin

kryeminstrin jugosllav, për ndarjen e Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë1193.

Vendosja e marrëdhënieve të fshehta italo-jugosllave, rrezikoi marrëdhëniet italo- shqiptare.

Për këtë arsye qeveria shqiptare i bëri një ftesë Çianos që të vizitonte Shqipërinë. Vizita e tij

në Tiranë shkaktoi një entuziazëm të madh në radhët e popullit shqiptar. Ky njoftim bëhej

nga radhët e prefekturave shqiptare, mbi vizitën e kontit Çiano në Shqipëri dhe mbi takimin e

tij me Zogun”.1194 Çiano u shpreh përpara shtypit të asaj kohe se:“bazat për një program për

të pasur më vepra publike, të cilat i ofronin mundësi të gjera pune shqiptarëve për disa vjet

shqiptarëvë”. 1195

Çiano u prit mjaft mirë edhe nga qarqet e autoriteteve shqiptare1196. Gazeta “Drita” shkruante,

se turma e mbledhur pardje përpara Legatës të Italisë në manifestime gazmore, i kërkoi

Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, që Duçeja të vizitonte Shqipërinë. Gazeta

“Drita” shkruante: se emri i Duçes ishte në gojën e shqiptarëve.“Duçeja asht shpëtimtar i

Shqipnisë, këtë e thonë të gjithë.Udhët dhe dyqanet janë të stolisuna me fotografina”1197.

Ardhja e ministrit të jashtëm italian rriti shpresat te shqiptarët për një përmirësim të gjendjes

së tyre. Gjatë kthimit të Çianos në Itali, ai i’u shpreh Musolinit nëpërmjet një raporti. Ai

madje do të shkruante edhe në ditarin e tij se:“Kësaj radhe nuk do të tërhiqemi, sikurse bëmë

më 1920-ën”. 1198

Çiano i raportoi Musolinit, se në Shqipëri kishte gjetur një klimë filo-italiane. Italia kishte një

mbështetje të fortë në ushtrinë shqiptare, pasi ajo drejtohej nga oficerë italianë, të cilët kishin

ardhur në Shqipëri gjatë vitit 1936. Çiano e rekomandoi Musolinin nëpërmjet raportit, që të

niste menjëherë sulmin ndaj Shqipërisë, sepse ekzistonte mundësia që Shqipëria të pushtohej

nga Gjermania naziste, e cila edhe kjo kishte qëllimin e saj për të dalë në Ballkan.

1193 AQSH, Fondi 163, d. 19, viti 1937, fl. 15- 16 Telegram i Çianos për legatën italiane në Tiranë.1194 AQSH, Fondi 272, d. 26, viti 1937, fl.14 Informacion nga prefekturat shqiptare në lidhje me mbërritjen e Kontit Çiano në Shqipëri. 1195 Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1945”, 241196 Galeazzo Çiano, Ditari, (1937- 1943), (Tiranë: Botimet Shqipëria, Albinform, 1994), 8- 10 1197 “Drita”, 15 prill 1939, 21198 Po aty

262

Page 263:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në 1938 politika gjermane përparoi në drejtim të Ballkanit, duke lidhur një serë

marrëveshjesh me këto vende. Italia filloi të shqetësohej për Shqipërinë, pasi ajo i kishte

kushtuar rreth 1 miliardë e 837 milionë lira. Musolini shprehej se: jam i mendimit që qeveria

gjermane ka për ta përkrahur Italinë 1199.

Vizita e Çianos në Tiranë i bëri me dije Zogut, se Italia do të mbante një qëndrim të pastër

dhe pozitiv ndaj Shqipërisë.

Çiano e kuptoi reagimin e mbretit Zog, i cili nuk do të binte në ujdi me politikën fashiste. Ai

pasi u rikthye në Romë, i’u përvesh punës për të rrëzuar mbretin Zogun nga pushteti. Konti

Çiano kërkoi të rriste dhe të fuqizonte ushtrinë shqiptare, nëpërmjet komandove dhe

oficerëve italianë, si edhe instruktorëve italianë. Këta instruktorë do të kishin një misionin të

posaçëm, për të krijuar celula në gjirin e ushtrisë shqiptare, të cilat do të kërkonin aneksimin

e Shqipërisë nga Italia1200. Gjatë kësaj kohe, Françesko Jakomonit i’u caktua detyra që të

përgatiste terrenin në Shqipëri. Madje Çiano kishte dërguar edhe Xh. Xhiron për organizimin

e një shoqate të rinisë shqiptare. Konti Çiano kërkoi të asgjesonte Zogun. Ai priti rastin që

mbreti Zog të bënte një udhëtim bashkë me të shoqen e tij në Adriatik. Në një intervistë

dhënë nga mbretëresha Geraldina gjatë vitit 1981, ajo shprehej se Çiano kërkonte : “për t’i

marr që të dy peng në Itali”1201.

Në dhjetor të vitit 1938, Çiano kishte arkitektuar planin për vrasjen e mbretit Zog, nëpërmjet

Jak Koçit, të cilit do t’i jepeshin 10 milionë lireta si shpërblim. Plani i Çianos nuk gjeti

mbështetje te Musolini, pasi ai i trembej pasojave në planin ndërkombëtar. Italia kishte frikë,

se Jugosllavia do të hidhej në krahët e Gjermanisë. Në këtë mënyrë, do të humbisnin shanset

e Italisë për të dalë gjerësisht në Adriatik. Ahmet Zogu u ndje i rrezikuar nga komplotet e

Italisë. Ai urdhëroi Ministrinë e Brendshme që të arrestonte të gjithë ata njerëz që ishin me

prirje filo-italiane.

Në Shqipëri gjatë kësaj kohe ishin ngritur edhe celula të komunizmit. Ata shpreheshin se:

Musolini s’mund të merrte asnjë nga gjërat që kërkonte, si dhe s’mundi të ngrerë organizatën

fashiste nën drejtimin italian”.1202

Komunistët fshiheshin pas veprimeve që do të ndërmerrte politika fashiste italiane në

Shqipëri. Ata kërkonin rrëzimin e Zogut nga pushteti, por këtë gjë ata nuk mund t’a bënin dot

1199 AMPJ, d. 44, viti 1939, fl. 129 Politika e Musolinit për të pushtuar Shqipërinë dhe qëndrimi i Gjermanisë ndaj kësaj çështje. 1200 AMPJ, d. 44, viti 1939, fl. 27 Informacion në lidhje me ardhjen e instruktorëve italianë në Shqipëri.1201 Bernd Fischer, “Shqipëria gjatë luftës së dytë Botërore 1939- 1945” , Çabej, 381202 AQSH, Fondi 19, d.1, fl. 39 Opinione nga organizata komuniste në Shqipëri në lidhje me politikën fashiste italiane.

263

Page 264:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vetë. Legata shqiptare në Beograd dha informacione në lidhje me organizimin e një lëvizjeje

që kishte ndodhur në Shqipërinë e Veriut, por që qeveria shqiptare e mposhti shpejt. Një

version tjetër ishte një komplot që ishte organizuar kundra Zogut, në të cilën ishin të

implikuar personalitete shqiptare dhe një oficer italian “Pas disa diteve radio-ja e Londrës

dhe Ankarasë kishin përhapur lajmin simbas të cilit Italia po pregatitet të okupojë disa Porte

të Shqipërisë..”1203.

Beogradi u mundua ta paraqiste situatën dhe lajmin e komplotit kundra Zogut, si një komplot

kundra qeverisë italiane. I ndodhur në rrethana të vështira, Zogu u kërkoi ndihmë edhe

bajraktarëve, të cilët kundërvepronin ndaj agresionit italian. Kjo e fundit u shpreh, se Zogu

po u priste rrugën planeve të Italisë. Lajmi për pushtimin e Shqipërisë bëri një përshtypje të

madhe edhe te elementi shqiptar në Kosovë, të cilët e konsideruan këtë gjë si një shpifje. Një

situatë të tillë alarmoi edhe Françesko Jakomonin, i cili ndoqi me vëmendje çdo situatë që po

ndodhte në Shqipëri. Në Shqipëri vepronte një frymë negative ndaj Italisë. Pakënaqësia ishte

përhapur edhe te nëpunësit e administratës shtetërore. Zogu e ndjeu rrezikun që po i kanosej

nga Italia, për këtë arsye Zogu i kërkoi Jakomonit, se ai dëshironte të ruante marrëdhëniet e

mira me Italinë. Kjo ishte thjesht një lojë taktike nga ana e Zogut. Ai kërkonte të shtynte

kohën, që Italia të mos niste aksionin e saj ushtarak, ndaj mbretërisë shqiptare.

Zogu mendonte t’i kërkonte ndihmë edhe Gjermanisë, e cila ishte fuqia tjetër që kërkonte të

kishte një akses të veçantë në Ballkan. Përgjigjja që Hitleri i dërgoi mbretit Zog ishte tepër

befasuese. Ai u shpreh se: Zogu:“mund të shpresonte të ruante pavarësinë e Shqipërisë vetëm

nëpërmjet Musolinit” 1204. Italia rinisi edhe njëherë planin e sulmit ndaj Shqipërisë, pas

dështimit që Italia pati për vrasjen e Zogut. Çiano i bëri të ditur Jugosllavisë nëpërmjet

kryeminstrit Stojadinoviçit, planin për pushtimin e Shqipërisë. Në fillim të vitit 1939 ministri

i jashtëm italian Çiano, shkoi për një vizitë në Jugosllavi1205, pasi kishte marrë dhe udhëzimet

nga Musolini.

Çiano e kishte projektuar planin e pushtimit të Shqipërisë. Të vetmin problem ai kishte

qëndrimin që do të mbante Jugosllavia ndaj kësaj çështje. Italisë i interesonte edhe qëndrimi

jugosllav, pasi në vitin 1937 ministri i jashtëm Çiano kishte nënshkruar një marrëveshje me

kryeministrin jugosllav Stojadinoviç, që ata të respektonin sovranitetin dhe pavarësinë e

1203 AMPJ, viti 1939, d. 44, fl. 26- 61 Informacione nga radioja e Londrës dhe e Ankarasë në lidhje me pregatitjen e Italisë për të pushtuar Shqipërinë1204 Bernd Fischer, “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939- 1945” Çabej, 411205 Galeazzo Ciano, “Ditari 1937- 1943”, (Tiranë: Botimet Shqipëria, Albinform, 1994), 20

264

Page 265:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipërisë. Italia nuk i’u përmbajt marrëveshjes, prandaj ishte e nevojshme që ajo të dinte si

fillim se cili do të ishte qëndrimi jugosllav.

Me të mbërritur në Beograd, Çiano i shpjegoi Stojadinoviçit planin që ai kishte ndaj

Shqipërisë.

Çiano i bëri të ditur Stojadinoviçit edhe përfitimet që Jugosllavia do të kishte nga pushtimi i

Shqipërisë1206. Italia gjatë kësaj kohe dialogoi edhe me Greqinë, pasi ajo e dinte se edhe

Greqia ishte e interesuar për Shqipërinë. Në diskutim me qeverinë e Stojadinoviçit në

Beograd në vitet 1938-1939, italianët sugjeruan përfshirjen e Shqipërisë që Jugosllavia do të

fitonte Shkodrën, Greqia pjesën e Jugut dhe pjesa tjetër që mbetet do të merrej nga Italia.1207

Konti Çiano u mundua ta bindte Stojadinoviçin, duke i premtuar atij se Jugosllavia si

shpërblim do të merrte disa toka shqiptare. “Çiano gjatë bisedave i tha kolegut jugosllav se

Italia e kishte konsideruar gjithnjë problemin shqiptar si tërësisht italo- jugosllav”1208. Çiano

i garantoi Stojadinoviçit se Musolini nuk do të ndërmertë asnjë veprim pa u konsultuar me

Beogradin. Në të vërtetë Italia nuk shqetësohej as për qëndrimin jugosllav apo për traktatin e

fshehtë që Italia kishte nënshkruar me të. Por Italia ndoqi rrugën e diplomacisë.

Së pari, Italia kërkonte ta shkëpuste Jugosllavinë nga ndikimi francez, e cila kjo e fundit

kishte synimet e saj në Ballkan për t’u pozicionuar më gjerë në Mesdhe.

Së dyti, Italia kërkonte ta shkëpuste Jugosllavinë nga Pakti Ballkanik që ajo kishte

nënshkruar gjatë vitit 19341209. Ky pakt i mbante të bashkuar vendet e Ballkanit, dhe në rast se

ndonjë shtet jashtë aleancës ballkanike do të pushtonte një prej anëtarëve të aleancës, atëherë

të gjitha shtetet aleate do të kundërsulmonin1210. Në rastin konkret, Shqipëria nuk ishte pjesë e

Paktin Ballkanik. Megjithatë, Italia bëri të gjitha përçapjet për ta larguar Jugosllavinë nga kjo

aleancë. Sipas italianëve, kjo aleancë financohej nga Franca e cila ishte edhe arkitektja e saj.

Së treti, Italia përdori diplomacinë e saj, për ta orientuar politikën jugosllave drejt bllokut

nazisto- fashist.

Stojadinoviçi i’u shpreh Çianos, se ai nuk ishte përgatitur për të diskutuar këtë çështje.

Stojadinoviçi hezitoi t’i kthente një përgjigje të prerë Çianos. Stojadinoviçi i’u shpreh Çianos,

se ai ishte dakort për zëvendësimin e mbretit Zog me ndonjë person tjetër, si dhe ishte dakort

për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe Italisë, një plan ky i projektuar vite më parë nga

Beogradi. Por Jugosllavia nuk ishte për një pushtim të plotë të Shqipërisë nga ana e Italisë.

1206 Po aty , 221207 Noel Malkolm, “Kosovo, a short history”, “Paperme”, 2881208 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë: 1997), 3061209 AQSH, Fondi 252, d. 55, viti 1934, fl. 145 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik. 1210 AQSH, Fondi 252, d. 54, fl. 70 Rreth përmbajtjes së Paktit Ballkanik.

265

Page 266:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

E megjithatë, Stojadinoviçi e aprovoi kërkesën italiane për pushtimin e Shqipërisë, por më

një kusht që bisedat italo-jugosllave të mos bëheshin në dijeni të legatave, por të personave

më besnikë të Stojadinoviçit si ministrit Afuso dhe vëllait të tij, Dragomiri.

Stojadinoviçi nuk donte që mbreti Zog të vihej në dijeni nga legata shqiptare në Beograd, në

lidhje me prapaskenat që asaj po i bëheshin nga Jugosllavia. Tahir Shylla pohoi: se e kishte

takuar ministrin e jashtëm italian. Ai ishte fjalosur me të, në lidhje me qëllimin e vizitës me

kryeministrin jugosllav, të cilët kishin rënë në ujdi përsa i përket Shqipërisë. Tahir Shtylla i

bënte të ditur Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare se: përsa i përket vizitës së kontit

Çiano në Jugosllavi duket se: “nuk u arrinë përfundimet e dëshirueshme dhë këtë version e

kanë përhapun më të shumtën qarqet gjermane…Komunikata zyrtare dekllaron ma shumë

versionin por fliten fjalë të tjera që u banë lidhje të fshehuna”. 1211

Tahir Shtylla i dërgoi një letër Ministrisë së Punëve të jashtme shqiptare rreth një takimi që

kishte patur Rauf Fico dhe ministri Spaho me përfaqëuses të Ministrisë së Punëve të Jashtme

të Jugosllavisë. Pas një bisede të gjatë, ata arritën në një përfundim se: “lajmet e përhapura

mbi të më deklaruan se ata nuk besojnë në një aksion kësisoj të Italisë në Shqipni sepse kjo

vepër do të prish atë paqe në Adriatik për të cilën Jugosllavia, Italia, i ka dhënë garanci më

të plota edhe në këtë cështje. Jugosllavia interesohet drejtpërsëdrejt…”1212. Ministri jugosllav

arriti t’i manipulonte përfaqësuesit shqiptarë, se ata do të mbanin një qëndrim në favor të

Shqipërisë. Çiano i bëri të ditur Stojadinoviçit: se Jugosllavia do të përfitonte shumë

dëmshpërblime nga ky bashkëpunim.

Së pari, do të kishte një marrëveshje për ç’militarizimin e kufijve të Shqipërisë, çka do të

thoshte që Jugosllavia nuk do të kishte më probleme në kufirin shqiptaro- jugosllav.

Së dyti, do të kishte një aleancë ushtarake italo- jugosllave për mbrojtjen e Jugosllavisë nga

Gjermania. Italia i bëri të ditur Jugosllavisë, se Italia do të shndërrohej në një shtet ballkan.

Nisur nga ky fakt, Italia e garantoi Jugosllavinë se ajo nuk do të prekej nga asnjë sulm nga

jashtë.

Politika e ndjekur nga Italia ishte thjesht një manovër nga ana e saj, për ta shkëputur

Jugosllavinë nga Antanta Ballkanike dhe Franca. Së treti, Italia do t’i garantonte Jugosllavisë

gjoja korrektime të dukshme në kufirin jugosllav në Veri të Shqipërisë, e cila do të

favorizonte Jugosllavinë në lidhje me fqinjin e tij .1213

1211 AMPJ, viti 1939, d. 70, fl. 195 Letër e Tahir Shyllës dërguar MPJ shqiptare në lidhje me marrëveshjen e fshehur nënshkruar mes Stojadinoviçit dhe Çianos. 1212 AMPJ, d. 44 viti 1939 fl, 132 Letër e Tahir Shyllës dërguar MPJ rreth takimit që kishte patur Rauf Ficos dhe ministri Spaho me përfaqësuesit jugosllavë. 1213 Ilir Ushtelenca,“Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë 1997), 304

266

Page 267:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Së katërti, me një Shqipëri të pushtuar, Jugosllavia do t’a kishte më të lehtë për të penguar

lëvizjet irredentiste shqiptare. Në këtë mënyrë, do t’i jepej fund edhe pretendimeve të

qeverisë shqiptare për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës në Jugosllavi. Italia i garantoi

Beogradit, se nuk do të zhvilloheshin më lëvizje irridentiste në dëm të interesave të

Jugosllavisë. Stojadinoviçi në fakt ishte për një Shqipëri të copëtuar e të ndarë mes Italisë dhe

Jugosllavisë. Jugosllavia pretendonte për të marrë tokat në drejtim të Shkodrës e Shëngjinit .

Çiano pas këtyre propozimeve evitoi të përcaktonte saktësisht dhe praktikisht, se cilat zona

mund të okupoheshin në Shqipëri nga Italia e cilat nga Jugosllavia 1214.

Bisedimet Çiano- Stojadinoviç irrituan princin jugosllav Pavël, i cili nuk ishte vënë në dijeni,

në lidhje me këtë takim1215. E megjithatë kur bëhej fjalë për shqiptarët e Jugosllavisë, princi

Pavël shprehej: se nuk donte t’i acaronte më marrëdhëniet me Kosovën, si dhe as nuk donte

të shtonte më pakënaqësi në radhët e shqiptarëve. Princi Pavël shprehej: “Neve kemi tashmë

kaq shqiptarë brenda kufijvë tanë që na shkaktojnë aq shqetësime, sa unë s’ndjej asnjë

dëshirë të shtoj numrin e tyre” 1216. Mbas bisedave që Çiano pati me Stojadinoviçin, ai u

kthye në Romë me entuziazmin se Jugosllavia e kishte miratuar kërkesën italiane, që kjo e

fundit të niste sulmin ndaj Shqipërisë. Italia ishte e bindur që Stojadinoviçi jo vetëm që e

kishte përkrahur idenë për një Shqipëri të pushtuar, por ajo ishte mëse e bindur se

Jugosllavia do të ndiqte një politikë fashiste nën drejtimin e kryeministrit Stojadinoviç.

Ministri i jashtëm në Beograd dhe kryekonsulli në Shkup, biseduan bashkë për përfshirjen në

marrëdhënie të plotë, veçantërisht pas insistimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të

Jugosllavisë, në favor të politikës që do të mbanin së bashku, këtej e tutje kundrejt Italisë. 1217

Përfaqësues dhe diplomatë të mbretërisë jugosllave, mbajtën kryesisht një qëndrim

favorizues ndaj Italisë, në lidhje me pushtimin italian.

Gjatë kësaj periudhe rrëzohet edhe Stojadinoviçi nga pushteti, pikërisht për shkak të

trazirave që shkaktuan komunitetet etnike në Jugosllavi. Në të vërtëtë, shkaku i largimit të

Stojadinoviçit nga pushteti ishte pakënaqësia e princit Pavël ndaj Stojadinoviçit, në lidhje me

politikën e jashtme që ai kishte ndjekur ndaj vendeve të tjera. Princi Pavël e zëvendësoi

Stojadinoviçin me gjeneralin Çvetkoviçin.

Qeveria e kryesuar nga Çvetkoviçi, njihej për qëndrimin e tij anti-italian. Në këto rrethana,

Çiano u përgatit për të vepruar në Shqipëri, pa përkrahjen e Jugosllavisë. Plani i Çianos për

1214 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zog, (Tiranë: 1997), 3071215 Bernd Fischer, “Përpjekjet e mbretit Zog për stabilitet në Shqipëri”, (Tiranë: Botimet Çabej 1984), 2861216 Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e mbretit Zog”, (Tiranë: 1997), 307 1217 AMPJ, viti 1938, d. 107, fl. 70 Qëndrimi i ministrit jugosllav dhe kryekonsullit në Shkup në lidhje me qëndrimin që ata do të mbanin ndaj pushtimit italian në Shqipëri.

267

Page 268:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

pushtimin e Shqipërisë mendohej nga Roma zyrtare që të niste sa më shpejt. Çiano u

përshpejtua për ta vënë në zbatim planin për pushtimin e Shqipërisë, pasi kishte frikë se mos

jugosllavët do të forconin lidhjet e tyre diplomatike me Francën dhe Anglinë. Çiano e

shikonte me dyshim edhe afrimin e qeverisë së re jugosllave me dy Fuqitë e Mëdha. Në

ditarin e tij konti Çiano shkruan se: “Me Duçen ne fiksuam në vija të përgjithshme 1-9 prillin,

si periudhë e fillimit të aksionit në Shqipëri”. 1218

Pushtimi i Shqipërisë, u përshpejtua edhe nga ngjarjet që po ndodhnin në Evropë. Pasi

Gjermania kishte pushtuar Çekosllovakinë, në Romë ishin përhapur lajme se Gjermania

kishte në plan, që të shtinte në dorë edhe naftën shqiptare. Ministri i jashtëm italian Çiano e

pyeti përfaqësuesin gjerman të akredituar në Itali, se ç’mendim kishte Gjermania, nëse Italia

niste fushatën e saj ekspasioniste në drejtim të Shqipërisë. Përgjigjja e ministrit gjerman

ishte : “Gjermania ska synim në asnjë zonë të Mesdheut të cilin Fyhreri e konsideron atë

italian.” Vendimi përfundimtar për pushtimin e Shqipërisë u muar në 23 mars 1939” 1219.

Mbreti Zog bëri të gjitha lëvizjet diplomatike për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm

nga ana e Italisë. Zogu u mundua të siguronte lidhje diplomatike me Gjermaninë, por këto

përpjekje dështuan. Kjo gjë vërtetohet edhe nga Rauf Fico, i cili pasi ishte takuar me

nënministrin gjerman, i dërgoi një telegram Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, më

datë 5 prill 1939 ku shkruante se: Nënministri Punëve të Jashtme gjermane më tha: se në çdo

vepër bashkohemi me Italinë 1220. Zogu i bëri të gjitha përpjekjet edhe te fqinji i saj verior,

Jugosllavia.

Në këto kushte, Jakomoni i raportoi ministrit të jashtëm italian, se kishte mësuar nga qarqe të

brendshme të Antantës së Vogël, ku bënin pjesë edhe Rumania dhe Jugosllavia, të cilat do të

merrnin një kundërsulm ndaj Italisë në mbrojtje të kufijve shqiptarë. Në këto rrethana, Italia

u përshpejtua për të filluar sulmin ndaj Shqipërisë. Më 20 mars të vitit 1939, Italia mori

garanci nga Gjermania se ajo e konsideronte Adriatikun si një sferë eksluzive italiane. Italia

pasi mori përgjigjen nga aleati i saj, nisi menjëherë përgatitjet për pushtimin e Shqipërisë.

Vetë Musolini deklaroi se: “interesat në Adriatik” me gjithë që zinin vendin e parë, nuk ishin

eksluzive përsa i përket sllavëve”.1221

1218 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano”, Tiranë: Botimet Shqipëria Albinform, 1994), 24 janar 19391219 “Historia e Shqipërisë, vol III”, botim i Akademisw sw Shkencave tw Republikws sw Shqipwrisw, Instituti i Historisw, (Tiranë: 1984), 4371220 AMPJ, viti 1939, D. 44, fl. 152 Telegram i Rauf Ficos dërguar MPJ shqiptare, në lidhje me qëndrimin që do të mbante Gjermania, ndaj pushtimit italian në Shqipëri. 1221 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano”, (Tiranë: Botimet, Shqipëria Albinform, 1994), 73-74

268

Page 269:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Qëllimi i Italisë ishte që të qetësonte Jugosllavinë, e cila nuk duhej ta vinte në dyshim rolin

që kishte Jugosllavia në Shqipëri. Italia bëri përpjekje që të inskenonte edhe një manovër ndaj

Jugosllavisë, sipas të cilës vetë Ahmet Zogu kishte nisur një sulm ndaj Jugosllavisë, për të

marrë territorrin e Kosovës dhe se Ahmet Zogu i kishte kërkuar qeverisë së Romës, që t’a

ndihmonte atë me ndihma ushtarake. Kjo gjë solli një acarim në qarqet e Beogradit, të cilat

filluan ta shikonin me dyshim qeverinë shqiptare. Italia bëri përpjekje nga më të ndryshme

për t’a bindur Jugosllavinë, se kishte ardhur koha për të nisur pushtimin e Shqipërisë.

Musolini përshpejtoi të niste fushatën e tij ushtarake në drejtim të Ballkanit, pasi mori edhe

një letër nga kryeministri britanik Çambërleni, i cili i shkruante Musolinit, se ai duhet të

ndihmonte në rimëkëmbjen e mirëbesimit reciprok mes dy vendeve, si dhe në ruajtjen e

paqes.

Kjo letër e bindi Musolinin që të vazhdonte politikën ekspasioniste në drejtim të Shqipërisë.

Përforcimi i idesë së pushtimit të Shqipërisë, gjeti miratim edhe te ministri fuqiplot jugosllav

në Romë Kristiç, i cili i deklaroi Çianos: se Jugosllavia s’kish kundërshtim lidhur me

veprimin që Italia kishte ndërmend të fillonte në Shqipëri, vetëm me kusht që Tirana të mos

kishte funksion anti-jugosllav. Plani për pushtimin e Shqipërisë nga Italia gjeti një miratim

nga pala jugosllave.

Musolini bashkë me kontin Çianon përpiluan një dekret që do t’ia bënin të ditur mbretit Zog,

në lidhje me disa kërkesa që qeveria e Romës kishte ndaj Tiranës zyrtare.

Këto kërkesa përmbanin premtimin nga ana e Italisë, se në rast se Shqipëria do të kërcënohej

nga ndonjë shtet tjetër, Italia do të ndërhynte për të larguar rrezikun. Mbreti Zog nuk i pranoi

kushtet e vëna nga Roma. Kundërshtimi i Zogut u bë një fakt i njohur në Romë nëpërmjet

mëkëmbësit fashist në Shqipëri, Françesko Jakomonit.

Në ditarin e tij konti Çiano shprehej se : shpresonte në pranimin e kushteve nga ana e mbretit

Zog, pasi ai ndodhej në kushte mjaft të vështira dhe aq më tepër që mbretëresha Geraldina po

priste që të lindte foshnjën e saj. Çiano mendoi se mbreti Zog i ndodhur në një udhëkryq, do

t’i pranonte kushtet e vëna nga Çiano1222.

Mbreti Zog hezitoi për t’i kthyer një përgjigje të shpejtë Çianos. Ai kërkoi të fitonte kohë pasi

sipas tij, kërkesat italiane ndaj Shqipërisë nuk ishin pranuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Sipas Bernd Fisher dhe studiuesve të tjerë ka patur mendime se: anëtarët e qeverisë nuk ishin

vënë në dijeni për kërkesat italiane nga mbreti i tyre 1223. Në 28 mars, Abdurraman Dibra i

deklaroi atasheut jugosllav në Tiranë, se mbreti Zog i përmbahej vetëm Paktit të Parë të

1222 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano 1937- 1943, (Tiranë: Botimet Shqipëria, Albinform, 1994), 73- 751223 Bernd Fischer, “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939- 1945”, Çabej, 44

269

Page 270:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Tiranës, atë të miqësisë mes dy vendeve. Sipas A. Dibrës, në lidhje me traktatin që ishte

nënshkruar mes tyre, Italia nuk duhet të shkonte aq larg dhe aq më tepër që ky traktat nuk

duhej ripërtërirë.

Nëpërmjet Abdurraman Dibrës, Zogu i bënte të ditur atasheut jugosllav në Tiranë, se mbreti

shqiptar nuk ishte dakort për marrëveshjen e propozuar nga Roma. Mbreti Zog kërkoi të dinte

më shumë në lidhje me qëndrimin dhe reagimin që do të mbante Beogradit zyrtar, nëse Italia

do të niste sulmin ndaj Shqipërisë. Por përfaqësuesi jugosllav heshti ndaj kësaj çështjeje.

Edhe Mehmet Konica u ngarkua me detyrën, për të zbuluar diçka më shumë rreth qëndrimit

që do të mbante Beogradi ndaj sulmit italian në Shqipëri. Mbreti Zog kërkoi ndihmë edhe në

faktorin ndërkombëtar. Ai u bëri të ditur përfaqësuesve të huaj, se kërkesat italiane po

cënonin direkt interesat e integritetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.

Në 1 prill 1939 Italia do t’i paraqiste një propozim tjetrë Shqipërisë, prej 4 pikash.

Propozimi italian parashikonte kontrollin e të gjitha porteve, komunikacioneve, rrugëve dhe

aerodromeve, në rast se kërcënohej pavarësia e Shqipërisë. Pala italiane do të dërgonte një

këshilltar në çdo ministri shqiptare. Pala italiane u kërkoi autoriteteve shqiptare që qytetarët

italianë në Shqipëri, t’u njiheshin të drejtat e tyre. Së fundi, pala italiane i kërkoi qeverisë

shqiptare ngritjen e nivelit të përfaqësimit të legatave në Tiranë, në rolin e ambasadave.

Zogu u ndje shumë ngushtë nga kërkesat imediate të palës italiane, prandaj ai nuk vonoi t’i

kthente një përgjigje Romës zyrtare. Reagimi i Zogut ishte negativ ndaj kërkesave italiane.

Në këto rrethana, Zogu duke u ndjer gjithmonë e më i rrezikuar ndaj kërcënimit italian,

njoftoi përfaqësuesin amerikan për ultimatumin e qeverisë italiane.

Zogu mendonte se mund të gjente një mbështetje te Fuqitë e Mëdha, por kjo nuk ndodhi.

Amerika nuk ishte e interesuar për ngjarjet që po ndodhnin kohët e fundit në Ballkan, pasi

ishte larg gjeografikisht me këtë rajon.

Përfundimisht mbreti Zog nuk i pranoi kushtet e vëna nga pala italiane, pasi ato kërcënonin

direkt pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Pas kësaj përgjigjeje, Çiano dhe Musolini u

përgatitën që ta vinin në zbatim planin për pushtimin e Shqipërisë. Si fillim, ata i shprehën

hapur përfaqësuesit të Shqipërisë në Romë zotit Zef Serreqit, se ishin të vendosur të

zbatonin planin e tyre.

Minstri fuqiplot shqiptar Serreqi, u kthye në Shqipëri nën ndikimin e presioneve të Romës

zyrtare, bashkë edhe me Jakomonin për të bindur mbretin Zog, i cili duhet të nënshkruante sa

më parë paktin që Italia i kishte diktuar Shqipërisë. Sipas shënimeve të kontit Çiano “për

270

Page 271:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

këtë shërbim Zef Serreqi mori edhe një bakshishin e parë prej 15.000 liretash”1224. Zogu ishte

i bindur se Italia do të reagonte ashpër ndaj mosratifikimit të ultimatumit italian nga ana e

mbretit shqiptar, madje ai kundërveproi duke ndryshuar edhe disa nga propozimet italiane.

Zogu pranoi vetëm ato kërkesa të cilat nuk cënonin dhe rrezikonin aspak, integritetin

territorial të Shqipërisë. Në vend të pushtimit ushtarak të Shqipërisë, Zogu kërkoi që të

krijohej një konventë ushtarake, ku të përcaktoheshin rrethanat në të cilën ushtria italiane do

të kishte të drejtë për t’u vendosur në Shqipëri.

Mbreti Zog parashikonte sipas kësaj konvente që Italia mund të zbarkonte në Shqipëri, vetëm

në rast të shpalljes ose vendosjes së gjendjes së luftës. Mbreti Zog pranoi që të njihte të

drejtat e qytetarëve italianë, për të gjithë ata që kishin prej 5 vjetësh që banonin në Shqipëri.

Mbreti Zog pranoi që të vinin edhe përfaqësues italianë në ministri, por me një kusht që ata të

mos zotëronin asnjë kompetencë në këto ministri.Gjatë përgatitjes së propozimeve nga pala

shqiptare, brenda qeverisë shqiptare u hodhën dy mendime. Së pari, një pjesë e kabinetit

qeveritar e pranonin ultimatimin italian në Shqipëri, dhe së dyti, disa anëtarë të tjerë të

kabinetit, nuk e pranonin këtë ultimatum. Mbreti Zog pranoi qëndrimin e fundit, sipas të cilit

ai nuk do të përkrahte kërkesat italiane në Shqipëri. Ai pranonte ekzistencën e ushtrisë

italiane, vetëm në rast lufte. Propozimet e Shqipërisë ndaj ultimatumit italian, i’u parashtruan

edhe njëherë mëkëmbësit italian në Shqipëri Françesko Jakomonit, nëpërmjet Myfit

Libohovës dhe Mehdi Frashërit. Kundërpropozimet shqiptare nuk u pranuan nga pala italiane.

Në këto rrethana konti Çiano përgatiti terreninin në Shqipëri. Ai u dha urdhër personelit civil

në Shqipëri, si dhe qytetarëve të thjeshtë që të largoheshin nga Shqipëria, me preteksin se ky

vend përbënte një rrezik për ta.

Në të vërtetë, asnjë prej qytetarëve italianëve që jetonin në Shqipëri nuk u ishte vënë jeta në

rrezik.

Këtë gjë e pohonin edhe diplomatët e huaj në Shqipëri, si përshembull përfaqësia angleze.

Ajo hidhte poshtë çdo pretendim të ngritur nga qeveria e Romës, mbi gjendjen që mund t’u

krijohej qytetarëve italianë që jetonin në Shqipëri. Zogu vazhdonte të mos i bindej

ultimatumit italian. Italia kishte fituar një influencë të rëndësishme edhe në faktorin

ndërkombëtar gjatë kësaj kohe. Në fillim, Anglia nuk e pa me sy tepër kritik depërtimin

italian në Shqipëri, pasi sipas saj Italia donte vetëm të siguronte një paqe në Ballkan dhe jo

pushtimin e këtij rajoni.

1224 Galeazzo Ciano, “Ditari i kontit Çiano”, (Tiranë: Botimet Shqipëria, Albinform 1994), 32

271

Page 272:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Në vitin 1938, mes Anglisë dhe Italisë ishte nënshkruar një marrëveshje, që bënte fjalë për

ruajtjen e statukuosë në Mesdhe.

Plani për pushtimin e Shqipërisë u prit mirë edhe nga Gjermania, i cili ishte aleati më i

ngushtë i Italisë gjatë kësaj kohe. Mbreti Zog i kërkoi ndihmë edhe vendeve të Antantës së

Vogël, por pa asnjë rezultat. Asnjë prej Fuqive të Mëdha, si edhe faktorit ballkanik nuk e

ndihmuan dot mbretin shqiptar. Qeveria mbretërore shqiptare u bëri thirrje popujve të

Ballkanit dhe veçantërisht atij grek, për të kundërshtuar agresionin italian në Shqipëri1225.

Lajmi mbi okupimin e Shqipërisë nga trupat fashiste italiane bëhet i njohur nëpërmjet radios

së Londrës dhe shypit turk e grek, sipas së cilave, Italia po përgatitej për të okupuar disa porte

shqiptare1226. Edhe kryekonsullata mbretërore e Shqipërisë në Shkup lajmëronte ministrin

shqiptar Ekrehem Libohovën, mbi këtë lajm dhe se një observator anglez i kthyer nga një

udhëtim studimi në Romë, kishte konstatuar se Italia po përgatitej për pushtimin e porteve

shqiptare1227. Madje edhe konsulli turk pas një vizite që kishte bërë me konsullin shqiptar në

Jugosllavi, e kishte informuar atë dhe më pas edhe legatën në Beograd1228. Kryekonsullata

mbretërore këtë lajm më pas e përgënjeshtroi duke thënë se radioja e Londrës dhe fletorja

turke kanë bërë një përshtypje të thellë në qarqet e elementit shqiptar të Kosovës1229. Madje,

autoritetet lokale të krahinave duke përfituar nga ky rast, kishin filluar të propagandonin dhe

të deklaronin se Shqipëria do të ndahej midis Jugosllavisë, Italisë dhe Greqisë, dhe këto lajme

mund t’i dekurajonin shqiptarët që të linin vatrat e tyre dhe të emigronin drejt Turqisë1230.

Përsa i përket Legatave shqiptare si në Jugosllavi dhe Turqi ato e mohonin një gjë të tillë,

duke u treguar skeptike në lidhje me një agresion të mundshëm nga pala italiane. Tahir Shylla

raportonte nga Beogradi, se mbrëmë në qarqe këtu u përhap lajmi sipas të cilës një lëvizje e

vogël paskësh ndodhur në Shqipëri, por u shtyp prej qeverisë brenda pak orëve1231. Ndërsa

sipas një versioni tjetër, në këtë komplot ishin implikuar disa personalitete shqiptare dhe një

officer italian bënte të ditur Tahir Shtylla. Ministri shqiptar në Jugosllavi bënte të ditur se në

1225 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 64 Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme Tiranë, dërguar Ministrisë së Jashtme greke.1226 AMPJ, viti 1939, d. 44, fl. 33 Telegram i Tahir Shtyllës dërguar MPJ Tiranë. Beograd. 28. 02. 19391227 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 37 Telegram i Kryekonsullatës mbretërore shqiptare të Shkupit dërguar Ministrit Ekrehem Libohova. Nr. 15/I Shkup, 25.02. 19391228 Po aty1229 Po aty, fl. 451230 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 45-46 Telegram i Kryekonsullatës së Shkupit dërguar ministrit të jashtëm Ekrehem Libohova. Nr. 15/I Shkup, 7. 03. 19391231 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 12 Telegram nga Tahir Shtylla dërguar MPJ Tiranë. Beograd. 19. 02. 1939

272

Page 273:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Beograd kishte nga ata që lajmin e lëvizjes e lidhnin me qëllimet e këqija të qeverisë

italiane1232.

Ministri shqiptar gjatë një takimi që kishte bërë me ministrin Marinkoviç, ky i fundit kishte

thënë, se nuk do të lejonte asnjë prej refugjatëve politikë të dëshpëruar që të kalonin kufirin

shqiptar drejt Jugosllavisë. Marinkoviç i tha ministrit shqiptar, se donte qetësi në kufij dhe se

kurrë nuk mund të tolerojmë që njërëz të papërgjegjshëm t’i shkaktojmë ngatërresa një shteti

fqinj dhe mik1233. Më tej Tahir Shtylla raportonte nga Beogradi se shtypi jugosllav nuk kishte

botuar kurrgjë mbi këto lajme, por qarqet shqiptare ishin alarmuar1234. Asaf Xhaxhuli ministri

shqiptar i akredituar në Turqi, bënte të ditur se shtypi turk kishte botuar lajme alarmuese,

duke pasur burimin nga Londra se Italia ka me pushtue disa limane të Shqipërisë dhe se

qeveria jugosllave ka me i dhënë Shqipërisë armë të tjera1235.

Legata shqiptare në Ankara i shkruante Ekrehem Libohovës: “zoti ministër, kam nderin t’i

paraqes shkëlqesisë suaj një botim të gazetës turke “Ulus”, e cila siç do të shihet përmban

një lajm tendencioz duke thënë se Shqipëria është nën pushtimin e Italisë. Ky lajm i cili është

marrë nga Londra është shpallur edhe në radion e Ankarasë. Shtypi i këtushëm, duke mbajtur

një qëndrim gjthmonë armiqësor kundrejt Italisë nuk humbi asnjë rast për të zmadhuar këto

lajme”1236.

Edhe fletorja e Athinës e përgënjeshtroi këtë lajm të marrë nga Moska dhe Beogradi se gjoja

flota italiane kishte zënë Vlorën, pas një komunikate që kishte marrë nga qarqet italiane1237.

Dy ditë më vonë Ministria e Jashtme shqiptare i dërgoi një telegram Legatës shqiptare në

Turqi, në të cilën shkruhej se: “në Shqipëri mbretëron një qetësi e plotë. Lajme të tilla i

konsiderojmë si tendencioze”1238. Disa ditë më vonë Ministria e Jashtme shqiptare i dërgoi

telegram edhe legatës shqiptare në Beograd, duke e informuar “se nuk ka asnjë përgatitje ose

ndonjë shenjë alarmuese për të cilat bëhet fjalë në telegramin tuaj të djeshëm, përveçse vepra

e disa personave pa responsabilitet dhe pa cilësi zyrtare, e cila u shtyp menjëherë pa incident

me masat energjike të qeverisë. Qetësija është e plotë”1239.

1232 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 61, Telegram i Tahir Shtyllës dërguar MPJ Tiranë. Beograd, 4. 03. 19391233 Po aty, fl. 62-631234 Po aty, fl. 121235 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 28/1 Telegram i Asaf Xhaxhulit dërguar MPJ shqiptare. 25. 02. 19391236 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 35 Telegram nga legata shqiptare në Ankara, dërguar ministrit shqiptar Ekrehem Libohovës. 25. 02. 1939 1237 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 101, Informacion nga legata shqiptare e Athinës dërguar ministrit të jashtëm shqiptar. Nr 139, 18. 03. 19391238 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 32 Telegram i MPJ shqiptare dërguar Legatës shqiptare në Turqi. Nr. 56/ XVI, 27. 02. 19391239 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 32 Telegram i MPJ shqiptare dërguar legatës shqiptare në Jugosllavi. 1. 03. 1939

273

Page 274:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shteti shqiptar i gjendur përballë këtyre lajmeve nuk kishte forcë, veçse të priste rrethanat.

Lajmi mbi pushtimin e Shqipërisë u bë i njohur në faktorin ndërkombëtar, edhe nëpërmjet

lajmeve që vinin nga Franca. “Në Paris dhe në Romë u përhapën lajme që trupat italiane

janë tue hy në Shqipni” 1240. Këto lajme u bënë të ditura edhe nga vet Roma. Trupat e parë

italiane zbarkuan në Durrës. Lajmi u bë ditur edhe nga korrespodenti i Agjencisë Reuter në

Romë i cili lajmëronte se “trupa italiane, të përbëra prej një fuqie afro 20000 njerëz, janë të

mbledhura në Bari dhe në Brindisi, gati për t’u imbarkue për në Shqipëri”. 1241

Korrespodenti më tej vazhdonte, se okupimi ishte bërë me aprovimin dhe konsentimentin e

mbretit Zog dhe se Shqipëria do të bëhej gjysëm protektorat i Italisë. Shtypi i Romës e vinte

theksin te aleanca që kishte ekzistuar mes Romës dhe Tiranës. Këtë gjë e bënte të ditur edhe

gazeta “Mezzogiorno”.

Ndërkohë që shtypi anglez shkruante se “oficerët britanikë të Londrës deklaruan se nuk

kishin asnjë konfirmim të fjalëve të përhapura zbarkimit të trupave italiane në portet

shqiptare”1242.Populli i Durrësit i kërkoi qeverisë shqiptare armatosjen e tij, por kjo kërkesë

nuk gjeti mbështetje as te qeveria shqiptare, as te mbreti Zog.

Lindja e trashëgimtarit Zog, shërbeu si një nxitje nga populli shqiptar për të manifestuar

nepër rrugët e Tiranës dhe pallatit mbretëror, për t’i treguar Italisë se shqiptarët ishin të

bashkuar.

Në orët e para të mëngjesit, trupat italiane zbarkuan në Shqipëri. Alfredo Guxoni ishte i

ngarkuari me detyrën e operacionit të pushtimit të Shqipërisë. Ai do të kryesonte operacionin

anti-shqiptar. Në këto rrethana, Ahmet Zogu u detyrua të largohej nga vendi edhe për shkak

të kushteve të tija tepër specifike. Largimi i Zogut u komentua edhe nga shtypi i huaj, se ai

dhe qeveria shqiptare kishin dhënë pëlqimin e tyre për pushtimin e Shqipërisë. “ Nga Parisi i

është dërguar një dokument i tillë Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare, në të cilën

qeveria franceze i bënte të ditur qeverisë shqiptare se ai vetë e kishte kërkuar një gjë të tillë” 1243.

Largimi i tij nga Shqipëria është cilësuar nga historiografia shqiptare si një akt tepër negativ,

duke e braktisur popullin shqiptar në mëshirë të fatit. Në të vërtetë Zogu kishte bërë të gjitha

përpjekjet e tij, për të gjetur një rrugë të mesme me Italinë, por pa rezultat, pasi Italia synonte

1240 AMPJ, viti 1939, d. 44, fl. 97 Informacion nga Parisi dhe Londra në lidhje me pushtimin e Shqipërisë. 1241 AMPJ, viti 1939, d. 44, fl. 123 Lajme nga Agjensia Reuter mbi zbarkimin e trupave italiane në Shqipëri. 1242 AMPJ, Viti 1939, d. 44, fl. 136 Informacion nga shtypi londinez në lidhje me zbarkimin e trupave italiane në Shqipëri.1243 AMPJ. viti 1939, d. 44, fl. 136 Dokument i ardhur nga qeveria e Parisit dërguar MPJ shqiptare, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë dhe qëndrimi i Ahmet Zogut

274

Page 275:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

të pushtonte Shqipërinë. Si me prezencën e Zogut ose jo, Shqipëria do të bëhej pre e

pushtimit italian. Disa historianë pohojnë, se Zogu mund të fitonte një influencë të madhe në

radhët e popullit shqiptar, nëse ai do të bënte një rezistencë të fortë në Shqipëri. Ahmet

Zogu u largua për në Greqi, por atje nuk gjeti mbështetjen e duhur nga qarqet greke, pasi ato

nuk donin të prishnin barazpeshën e marrëdhënieve me Italinë. Në pasditen e 6 prillit, trupat

ushtarake italiane udhëtuan në ujrat e Adriatikut në drejtim të Shqipërisë. Rreth 100 avionë

ishin vënë në dispozicion nga qeveria italiane, për të sulmuar Shqipërinë, në rast se shqiptarët

do të bënin rezistencë.

Më 7 prill u bënë fluturimet e avionëve, si dhe u hodhën fletushka nga lart, me anë të të

cilave u bënin të ditur shqiptarëve që të mos luftonin kundër italianëve. “Në orën 7 e një

çerek të 7 prillit, avionët bombarduan rajonin e Vorës, duke lëshuar 160 bomba nga 15 kg

kundër një detasmenti shqiptar” 1244. Rezistencë bënë kryesisht rrethinat e Vlorës, Sarandës,

Shkodrës etj. Në Tiranë, italianët nuk hasën ndonjë qëndresë të fortë, pasi aty vepronte

mëkëmbësi Italian, Françesko Jakomoni. Ai kishte përgatitur gjithçka.

Në 8 prill u krye edhe pushtimi i kryeqytetit. Jakomoni kishte përgatitur shtypin shqiptar të

asaj kohe, manifestimet popullore, si dhe po përgatiste qeverinë e re. Me mbërritjen e forcave

të para italiane në Tiranë rreth orës 10, Jakomoni i nisi menjëherë telegramin Romës, se një

grumbull i madh njerëzish po i prisnin trupat italiane në hyrje të qytetit. Sipas telegramit të

Jakomonit, nënkuptohet se gjoja populli shqiptar e mirëpriti Italinë. Populli shqiptar e kuptoi

se nuk i kishte ngelur gjë tjetër, veçse të pranonte fatin e tij. Ata nuk mund të bënin dot asgjë,

para një fuqie të madhe evropiane, prej një poteciali të madh ekonomik e ushtarak siç ishte

Italia, dhe aq më tepër që ajo po depërtonte fuqishëm me politikën e saj fashiste në Ballkan.

Megjithatë, pati edhe elementë rezistentë në Shqipëri, të cilët bënë të pamundurën për të

larguar italianët nga Shqipëria. Ditën e pushtimit të Shqipërisë, vijnë në aeroport edhe konti

Çiano dhe ish ministri fuqiplot shqiptar Zef Serreqi. Konti Çiano u prit edhe nga peshkopi i

kishës ortodokse Visarioni.

Visarioni nuk i kishte patur marrëdhëniet e mira me Zogun, pasi ky i fundit e kishte larguar

nga detyra, si kreun e kishës ortodokse shqiptare.“Visarioni mbajti edhe një fjalim

përshëndetës para një turme të vogël njerëzish pranë Bashkisë, duke u bërë thirrje atyre për

bashkëpunim me italianët”.1245

Fashizmi italian gjeti një mbështetje në Shqipëri, te të gjithë kundërshtarët e Zogut, duke

përfshirë edhe ndikimin e kishës. Mirëseardhja e italianëve ishte përgatitur kohë më parë

1244 Muherrem Dezhgiu, “Shqipëria nën pushtimin italian” ( 1939-1943), 631245 Bernd Fischer,“Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939- 1945”, Çabej, 185-186

275

Page 276:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

edhe nga agjent sekret shqiptar me prirje filo-italiane, i cili kishte shkuar në Itali për të bërë

një propagandë të hapur ndaj pushtimit të Shqipërisë. Të gjithë kundërshtarët politik të Zogut

u bashkuan me Italinë. Ata nuk u interesuan për fatin e Shqipërisë, madje as për fashizmin

italian. Shumica e tyre ishin njerëz opurtunistë, të cilët kërkonin të realizonin ambiciet e tyre

në Shqipëri pas largimit të mbretit Zog. Sikundër pati edhe mjaft elementë, të cilët rezistuan

mjaft ashpër ndaj okupatorit fashist. Një nga figurat më të spikatura ishte Mehdi Frashëri, i

cili shprehu edhe qëndrimin e tij anti-italian, madje ai i kishte bërë edhe disa herë

paralajmërime Musolinit, që ky i fundit të hiqte dorë nga ëndrra e tij ekspasioniste në drejtim

të Shqipërisë.

Lind pyetja nëse Ahmet Zogu e favorizoi Italinë apo jo. Gjatë gjthë karrierës së vet politike,

Ahmet Zogu është munduar ta nxjerrë nga kriza e vështirë ekonomike Shqipërinë. Zogu

kishte nevojë për ndihma financiare nga jashtë. Ai gjeti vetëm mbështetje te Italia. Mendoj se

Ahmet Zogu nuk kishte qëllim që Shqipërinë ta çonte drejt kthetrave italiane, por rrethanat e

vështira ekonomike, e detyruan Zogun që ai të gjente ngushëllim vetëm te Italia, derisa ajo e

futi Shqipërinë nën protektoratin e saj. Ahmet Zogu nuk pati as mbështetjen më të vogël nga

fqinjët e tij, sidomos nga Jugosllavia.

Madje, Jugosllavia do ta përkrahte pushtimin italian në Shqipëri, duke heshtur. Mbreti Zog

i’u bëri thirrje disa herë fqinjëve të vet, se Shqipëria po shkonte drejt pushtimit fashist, por ai

nuk gjeti as mbështetjen më të vogël si në faktorin ballkanik, ashtu edhe në faktorin

ndërkombëtar. Fletorja “La Tribune de Geneve” e kritikoi Jugosllavinë, në të cilën shkruajti

një artikull, ku Jugosllavia duhet të fillonte seriozisht të mos bëhej objekti i ri i Fuqive të

Mëdha fashiste. Beogradi po sinjalizohej, se trupa gjermane ishin koncentruar afër

Klagenfurtit, trupat italiane ishin koncentruar në Venecie, kurse trupat hungareze ishin

përqëndrur përgjatë regjioneve jugosllave1246. Fletorja “La Tribune de Geneve” shkruante se

trupat italiane u dërguan në Shqipëri, por mund të jetë që këto kërcënime mos të kenë një

karakter imediat, që objektivi i parë është formuar për Shqipërinë dhe se përgatitjet e bëra në

kufirin jugosllav të jenë të destinuar të ndalojnë një ndërhyrje të Beogradit në rast sulmimi

kundra Shqipërisë1247. Në rast se Musolini do të bëhej protektor i Shqipërisë, prestigji i shtetit

italian do të forconte një pozitë strategjike në favor të masave që do të merren së afërmi

kundra Jugosllavisë1248.

1246 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 115 Artikull i botuar prej fletores “ La Tribune de Geneve”, 19 .03. 19391247 Po aty1248 AMPJ, viti 1939, dosja 44, fl. 115 Artikull i botuar prej “La Tribune de Geneve”, 19.03. 1939

276

Page 277:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Duke mos gjetur asnjë mbështetje nga fqinjët, mbreti Zog i’u drejtua përsëri parlamentit

shqiptar i cili vendosi që Ahmet Zogu të linte Shqipërinë1249. Zogu u largua nga Shqipëria,

pas largimit të mbretëreshës Geraldina, bashkë me djalin e porsa lindur. Si fillim ai shkoi në

Greqi, ku autoritetet greke nuk e lejuan të ushtronin asnjë veprimtari politike. Shteti grek

kishte interes në mosnjohjen e mbretit shqiptar dhe ndërprerjen e tij të vazhdueshmërisë si

mbret i shqiptarëve. Nga ana tjetër Greqia nuk donte t’i rrezikonte marrëdhëniet më shtetin

fqinj Italinë, e cila e kishte shpallur qeverinë në mërgim si jolegjitim.

Bernd Fisher shkruan në librin e tij edhe intervistën e dhënë nga mbretëresha Geraldinë disa

vite më vonë në lidhje me qëndrimin e vërtetë që donte të mbante Zogu gjatë pushtimit të

Shqipërisë. Ajo shprehej se Zogu donte t’a vazhdonte qëndresën e tij dhe se ai kishte

ndërmend të tërhiqej në male dhe të vazhdonte më tej qëndresën, por këshilltarët e tij dhe

kabineti qeveritar e kishin paralajmëruar Zogun për t’u larguar nga Shqipëria. Beogradi e

njoftoi Zogun se, “në rast se tërhiqej maleve, Jugosllavia jo vetëm që do t’a bllokonte

tërheqjen e tij, por forcat jugosllave do të hynin madje në tokat shqiptare për të ndaluar

trazirat nacionliste në kufijtë e vet” 1250.

Beogradi i druhej ndonjë reagimi të mundshëm të shqiptarëve të Jugosllavisë për t’u

bashkuar me mbretin Zog dhe për të zhvilluar luftën ndaj okupatorit fashist. Pushtimi i

Shqipërisë pati një jehonë të madhe në Itali , kryesisht në mediat e saj. Italia propagandonte

se ata kishin ardhur në Shqipëri për të vendosur rendin. Gazeta shqiptare e Barit e cila ishte

një nga organet propaganduese të medias italiane bënte të ditur se: “Marrëdhëniet italo-

shqiptare janë gjthmonë fort të përzemërta” 1251. Italia donte t’i tregonte popullit shqiptar se

ata nuk kishin ardhur si armiq, por kërkonin që të vendosnin një rend të ri në Shqipëri.

Jehona e pushtimit të Shqipërisë u komentua nga mjaft personalitete politike dhe nga mjaft

media të shkruara nga vende të ndryshme të botës.

Reagimet ishin dy lloje. Njëri grup mbështeste idenë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia

fashiste, të cilën justifikoheshin me faktin, se Italia kërkonte të pengonte depërtimin e

nazizmit gjerman, në drejtim të Shqipërisë e në Ballkan, kurse një grup tjetër e pranonin

realitetin ashtu siç ishte. Kishte nga ata, të cilët nuk donin të përziheshin në këtë çështje.

Danimarka ishte shteti që e trajtoi në mënyrë më të hollësishme pushtimin e Shqipërisë.

Shtypi danez e konsideroi pushtimin e Shqipërisë nga Italia si: “një manovër të Fuqive të

Boshtit,kundër përpjekjeve britanike, për të shtrirë të ashtuquajturin pakt të mossulmimit, që

1249 Royns Given, “Geraldine of Albanian”, (Londons 1978), 891250 Bernd Fisher “Shqipëria gjatë luftës”, 1939-1945, Çabej, 531251 “Gazeta shqiptare”, Bari, 1

277

Page 278:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

veç Francës e Polonisë, të përfshinin edhe vendet ballkanike:Jugosllavinë, Bullgarinë,

Greqinë dhe Rumaninë”1252.

Në fakt pushtimi i Shqipërisë ndikoi më tepër te Jugosllavia. Së pari, Italia nuk i’u përmbajt

marrëveshjes që ishte nënshkruar mes saj dhe Jugosllavisë, në lidhje me çështjen shqiptare.

Të dyja vendet kishin nënshkruar një marrëveshje të fshehtë nëpërmjët së cilës, konti Çiano

dhe kryeministri Stojadinoviç zotoheshin, se do të ndanin Shqipërinë mes tyre. Italia nuk i’u

përmbajt marrëveshjes, sidomos mbas largimit të Stojadinoviçit nga qeveria jugosllave.

Pushtimi i Shqipërisë rëndoi më shumë mbi Jugosllavinë.

Së pari, Jugosllavia humbi shpresat për të zotëruar Shkodrën dhe Shëngjinin.

Së dyti, Jugosllavia i humbi shanset për të vazhduar marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë, si

dhe sigurimin e koncesione në këtë vend. Së treti, përhapja e fashizmit në Shqipëri rrezikoi

edhe vendet e tjera të Ballkanit, ku përfshihej dhe Jugosllavia. Në këto rrethana, Jugosllavia u

ndje tepër e kërcënuar nga rreziku italian, e cila më vonë nuk e përkrahu pushtimin italian në

Shqipëri, por që ishte tepër vonë për të. Britania e Madhe e përkrahu pushtimin italian në

Shqipëri, sepse ajo kërkonte të mënjanonte ndikimin francez në Mesdhe. Britania e Madhe i

njihte edhe interesat italiane jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Kryeminstri britanik

Çambërleni shprehej se : Ne nuk kemi interesa direkte, por kemi një interes të përgjthshëm

për paqen botërore”. 1253

Çambërleni i bënte të ditur Musolinit: se ai nuk donte të shkaktonte pakënaqësira mes Italisë

dhe Anglisë.

Veprimi britanik mbi njohjen e interesave italiane në Mesdhe, u prit me shumë shqetësim nga

ana jugosllave. Në ambjentet zyrtare jugosllave, parashikohej një kundërshtim në lidhje me

pushtimin e Shqipërisë, si dhe në lidhje me reagimin që pati Anglia ndaj kësaj çështje. Nga

ana e qeverisë jugosllave u organizua një mbledhje, e cila u organizua pak kohë para se të

bëhej pushtimi i Shqipërisë. Qeveria jugosllave nuk bëri asnjë lloj kundërshtimi nëpërmjet

qarqeve të veta diplomatike. Pushtimi i Shqipërisë nuk u shoqërua me probleme nga

Jugosllavia, megjithatë Jugosllavia ndihej e rrezikuar.

Ajo filloi të merrte masat paraprake për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm nga Italia.

Pak ditë para se të ndodhte pushtimi i Shqipërisë, Çiano takohet me ministrin jugosllav

Kristiç, ku përfaqësuesi jugosllav nuk bëri objeksione për Shqipërinë, me kusht që të mos

ketë një funksion antijugosllav”1254. Jugosllavia rrezikonte edhe shqiptarët e Kosovës.

1252 Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria nën pushtimin italian 1939- 1943”, 771253 Po aty, 81 1254 Arben Puto “Shqipëria politike 1912-1939”, (Tiranë: Botimet Toena), 639

278

Page 279:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Jugosllavia mendonte se pushtimi i Shqipërisë nga Italia, do të kishte një impakt dhe një

shtrirje gjeografike edhe te të gjithë ata shqiptarë që jetonin jashtë territorit shqiptar.

Jugosllavia u referohej shqiptarëve të Kosovës. Musolini kur pushtoi Shqipërinë i kishte

premtuar Beogradit, se nuk do të shfaqte asnjë interes për shqiptarët që jetonin jashtë

Shqipërisë dhe aq më tepër për shqiptarët e Kosovës. Kjo gjë që i interesoi më tepër

Jugosllavisë.

Deklarata e Musolinit për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë, dukej se

qetësoi marrëdhëniet mes Italisë dhe Jugosllavisë. Përgjithësisht, Beogradi i kishte ulur

shumë tonet diplomatike ndaj politikës italiane: “Agresioni kundër Shqipërisë ishte krejt në

shpërpjestim me qëndrimet që kishte mbajtur më parë kur Jugosllavia konsiderohej si rivale e

Italisë në Shqipëri” 1255. Ditën e pushtimit të Shqipërisë, më 7 prill 1939 Musolini ngarkoi

ministrin italian në Beograd, që të falenderonte qeverinë jugosllave për qëndrimin që ajo

kishte mbajtur në lidhje me ecurinë e marrëdhënieve italo- shqiptare. Ndërsa një ditë më

vonë më 8 prill 1939, ministri jugosllav në Romë, informoi ministrin e jashtëm italian

Çianon, se qëndrimi i qeverisë së tij mbetej gjithmonë konformë ndjenjave miqësore që

kishin demostruar në bisedimet e mëparshme. Çiano shpresonte që Italia do të vijonte

pushtimin e plotë të Shqipërisë pa ndonjë problem serioz 1256. Jugosllavia ishte kontradiktore

në ato ç’ka thoshte dhe vepronte. Në të vërtetë, Jugosllavia i trembej rrezikut italian, i cili po

vërshonte fuqishëm në rajon. Ndërkohë edhe Jugosllavia indirekt u bë aleate me fashizmin

nga frika1257. Jugosllavia përfundimisht e aprovoi sulmin ndaj Shqipërisë, pasi ajo nuk donte

t’i prishte marrëdhëniet e saj diplomatike me aleatin e vet Italinë, të cilat dikur kishin

nënshkruar edhe marrëveshje të fshehta, në lidhje me ndarjen e zonave të influencës mbi

Shqipërinë.

“Shtypi i Italisë Veriore shkruante duke e vënë theksin te miqësia italo- jugosllave. Fletorja

Popolo d’ Italia e thekson afrimin me Hungarinë dhe bashkëpunimin aktif midis Belgradit

dhe Kryeqyteteve të Boshtit” 1258. Beogradi, për të mos u kërcënuar nga fashizmi italian, bëri

të pamundurën për t’u afruar me vendet e bllokut, ku bënin pjesë dy Fuqitë e Mëdha, Italia

dhe Gjermania. Në Venedik të Italisë u zhvillua një konferencë, ku merrnin pjesë fuqitë e

boshtit si dhe Jugosllavia. Jugosllavia u përfaqësua nga ministri i jashtëm Markoviç.

Markoviç u takua me ministrin italian, Çianon. Kjo konferencë kishte si qëllim që t’u bënte të

1255 Po aty 1256 Muharrem Dezhgiu,“Shqipëria nën pushtimin italian 1939- 1943”, 821257 Hysen Selmani, “Mbi notimet e Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, (Tiranë: 2008), 3751258 “Drita”, 29 prill 1939, 4

279

Page 280:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ditur Evropës, duke theksuar se ofensiva italo- gjermane në Evropë, kryesisht në Ballkan ka

si qëllim paqen.

Edhe shtypi i Berlinit vinte në dukje shumë të madhe rëndësinë politike dhe ndërkombëtare të

përfundimeve të Konferencës së Venedikut.“Shtypi gjerman Angrriff, vërtetonte se

Konferenca e Venedikut është një etapë e re dhe themelore në historinë e sistemit politik dhe

ekonomik të sektorit ballkanik dhe deklaron se, tani e tutje, munt të flitet pa tjatër për

bashkëpunim të ngushtë midis Jugoslavisë dhe Fuqive të Boshtit” 1259.

Dukej se marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Italisë do të forcoheshin mbas takimit të

Markoviçit me Çianon. Fletorja gjermane “Nachtausgabe”shkruante se: “Pjekja Çiano

Markoviç… solli qetësimin në shpirtrat e turbulluar nga fushata demokratike” 1260. Mbas

takimit që ministri i jashtëm i Jugosllavisë bëri me kontin Çiano, ai u shprehu gazetarëve

kënaqësinë që mundi të takoj atë. Markoviç vinte në dukje mikëpritjen e përzemërt si dhe

simpatinë e sinqertë që ai pati gjatë takimit. Markoviçi shprehej: se mes dy vendeve u trajtuan

probleme të ndryshme, të cilat u sheshuan.

Edhe shtypi italian komentonte pozitivisht përfundimet e pjekjes së Venedikut mes Italisë dhe

Jugosllavisë. Edhe princi jugosllav Pavël ishte një nga nga bashkëpuntorët që ndikoi në

afrimin e Italisë dhe Jugosllavisë. Gazeta Giornale d’Italia”, i nënshkruar nga Z. Virginio

Gayda shkruante se: “Vetë Princi është një mik dhe qytetar nderi dhe i nderuar i Italisë, të së

cilës i njeh shumë mirë gjuhën, kulturën dhe historinë”1261.Jugosllavët edhe pse e pranuan

heshtur pushtimin italian në Shqipëri, u treguan mjaft skeptikë edhe për disa fjalë të

përhapura : “sikur ndërhyrja italiane ishte kërkuar prej disa bajraktarësh të rëndësishëm

shqiptarë”.1262

Qarqet italiane i bënin të ditur Beogradit, se shqiptarët e kishin kërkuar vëtë ndërhyrjen e

Italisë. Megjithatë, Jugosllavia u tregua diplomate në këtë moment kritik, ku ajo mund të

rrezikonte edhe ekzistencën e saj e të qënurit një shtet i madh shumë kombësh. Ajo bëri të

pamundurën për t’u afruar diplomatikisht më Italinë. Vizita e princit Pavël në Itali, dukej se i

përmirësoi marrëdhëniet italo- jugosllave. Këto marrëdhënie ishin përmirësuar, sidomos nga

vizita e Çianos në Beograd. Gazeta “Drita” shkruante me gërma të mëdha artikullin e saj:

“Vizita e arthme e kontit Ciano Në Beligrad….duhet të konsiderohet si një përgjigje e asaj që

Z. Stojadinovich bëri në Veneti”1263. Në rrethet diplomatike jugosllave u përhap lajmi se

1259 Po aty1260 Po aty1261 “Drita”, 29 prill 1939, 41262 Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria nën pushtimin italian 1939- 1943”, 821263 “Drita”, 29 prill 1939, 2

280

Page 281:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

vizita e kontit Çiano do të kishte vlera pozitive. Vizita e tij në Jugosllavi dukej se kishte

karakter privat, pasi ishte thjesht një kthim i vizitës së fundit që kryeministri jugosllav i kishte

bërë Romës. Stojadinoviçi e kishte vizituar Romën në qershor të vitit 1938. Roma shprehej se

kërkonte të vendoste marrëdhënie të mira jo vetëm me Jugosllavinë, por me gjithë Evropën

danubiane. Konti Çiano u prit me entuziazëm nga qarqet e Beogradit dhe fitoi një popullaritet

të madh në Jugosllavi. Si fillim ai do të vizitonte qeverinë jugosllave. Takimi i Çianos me

qarqet jugosllave, rriti influencën italiane në Jugosllavi. Takimi i tij u konsiderua nga qarqet e

Beogradit, si personi i cili do të sillte paqen jo vetëm në Jugosllavi, por edhe në rajonin

ballkanas. Shtypi jugosllav e komentoi me tone pozitive vizitën e kontit Çiano në Jugosllavi.

Gazeta që bëri komentinin e kësaj ngjarjeje ishte “Samuprava”, e cila e vinte theksin në

raportet e reja italo-jugosllave. Gazeta “Samuprava” shkruante : “Ne jemi të bindur … se

vëtëm gjatë këtij viti fillon epoka e re që do të tregoj rëndësin e vet për paqen e përgjthëshme

dhe për marrëdhaniet, në gjinin e Adriatikut”1264. Shtypi jugosllav bëri komente pozitive

lidhur me miqësinë mes Italisë dhe Jugosllavisë. Një nga pikat që u trajtua mes Italisë dhe

Jugosllavisë, ishte çështja ekonomike mes dy vendeve. “Problemet ekonomike do të ishin ato

që do të kenë një rrahje të rëndësishme për të gjetur një marrëveshje të plotë e të përbashkët,

nji bazë zgjanimi të shkëmbimeve”. 1265 Miqësia mes dy vendeve do të krijonte një zgjerim

edhe të marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve. Vizita e kontit Ciano në Jugosllavi u pa

mjaft pozitivisht edhe nga faktori ndërkombëtar. Shtypi britanik shprehej: “…se e çmon se

bashkëpunimi midis Italisë dhe fqinjëve të saj asht një faktor i çmueshëm për paqen në

Ballkan1266. Anglia gjithmonë është karakterizuar nga tonet dhe pikëpamjet e saj ekuilibruese,

sidomos për rajonin e Ballkanit. Këtë gjë ajo e bëri me Italinë, pikërisht për të parandaluar

ekspasionizmin e saj në drejtim të Mesdheut. Një qëndrim i tillë nuk do të zgjaste për shumë

kohë nga ana angleze, pasi Italia do të nisi fushtatën e saj ekspasioniste në drejtim të

Ballkanit. Italia nuk i’u përmbajt marrëveshjes me Jugosllavinë. Shumë shpejt Ballkani do të

bëhej pre e sulmit nazisto- fashist. Shqipëria ishte shteti i parë ballkanas që u pushtua nga

Italia. Disa prej gazetave shqiptare bënin të ditur se pushtimi i Shqipërisë u prit me një

entuziatëm të madh në qarqet e Beogradit. Në orën 22. 30 në pallatin Venecia u shfaq

Duçeja, i cili ishte mjaft entuziast ndaj pushtimit të Shqipërisë. Duçeja i dërgoi edhe një

përshëndetje popullit shqiptar: “I thoni popullit se zemra ime asht pranë tij dhe se për

1264 Po aty1265 Po aty1266 Po aty

281

Page 282:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Shqipninë lindi një pranverë e re plot pemët të mira”1267. Në artikullin e saj gazeta “Drita”

shkruante se : “Italija i garanton popullit shqiptar rregullin, përparimin, drejtësinë dhe

paqen”1268 . Populli shqiptar përshëndeti në mënyrë entuziaste edhe ambasadorin italian

Françesko Jakomoni, i cili mbajti një fjalim në mes turmave popullore. Edhe Konti Çiano në

orët e para të pasdites së pushtimit të Shqipërisë, u prit nga turma e popullit. Gazeta “Drita”

shkruante, se në turmë morën pjesë edhe përfaqësi shkollore, të cilët parakaluan nëpër rrugët

e kryeqytetit, duke brohoritur për mbretin Peranndor, për Duçen dhe për kontin Çiano. Duket

qartë se shqiptarët në një farë mënyre ishin të imponuar nga rrethanat për ta pranuar realitetin

e hidhur ndaj okupatorit fashist. Arsyeja ishte e qartë, se populli shqiptar i ndodhur në

rrethana tepër të vështira ekonomike, pa qeverisje, me një mbret të larguar nuk mundën dot të

ndërrmernin asnjë veprim ndaj fashistëve, të cilët u kishin trokitur te dera.Shqiptarët ishin të

vetëdijshëm se ata nuk mund të bënin ndonjë rezistencë të fortë ndaj një fuqie të madhe siç

ishte Italia. Populli shqiptar nisur edhe nga rrethanat e vështira ekonomike në të cilën

ndodheshin, i pritën fashistët, por ata asnjëherë nuk e pranuan fashizmin. Qeveria e re

shqiptare u kryesua nga Shefqet Vërlaci“duke marr parasysh se Konti Galeazzo Çiano, ne

momentet historike per Popullin Shqiptar… Vendosi t’i ofroj kontit qytetesine e pare te

nderit, te kryeqytetit, dhe i lutet te kete miresine t’A pranojë këtë Qytetësi, për të gëzue

zemrat e mbarë Popullit te Kryeqytetit” 1269. Sipas burimeve arkivore me pushtimin e

Shqipërisë nga Italia, Këshilli i ri i Ministrave shqiptar, vendosi që të shpallte Duçen si

qytetarin e parë të gjithë Shqipërisë. Qeveria e re shqiptare e formuar nën ndikimin italian,

nuk solli gjë tjetër veçse fuqizimin dhe konsolidimin e fashizmit në Shqipëri. Kjo gjë vihet re

dhe nga deklaratat që dhanë krerët e fashizmit në shtyp. Musolini ishte për një politikë

ekspasioniste jo vetëm drejt Shqipërisë, por drejt të gjitha vendeve ballkanike. Musolini u

shpreh në lidhje me pushtimin e Shqipërisë: “si do“Bota asht e lutun që të na lejë të qetë në

përpjekjet t’onë të përditëshme qoftë, bota duhet ta dijë se, nesër, si dje dhe si përherë, na do

të marshojmë drejt përpara”1270. Me këto fjalë Musolini kërkonte t’i dëshmonte Evropës se

politika e tij ishte plotësisht ekspasioniste. Shqiptarët nuk mundën të rrinin të heshtur. Ata

bënë përpjekje në formën e qëndresave, si dhe në rrugë diplomatike, duke ndërhyrë edhe te

ministri i jashtëm jugosllav, Marinkoviç. Në datën 12 qershor një përfaqësues shqiptar

takohet me Marinkoviçin. Në bisedimet e para Marinkoviçi la impresionet se anonte nga

1267 “Drita”, 20 prill 1939, 11268 “Drita”, 15 prill 1939, 2 1269 AMPJ, viti 1939, d. 63, fl.2 Konti Çiano fiton titullin “Qytetar i Nderit i Kryeqytetit” 1270 “Drita”, 15 prill 1939, 2

282

Page 283:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

fashizmi. Përfaqësuesi shqiptar i shprehu Marinkoviçit se cilat ishin qëllimet e vërteta të

Musolinit që nga zhvillimet e Konferencave Ballkanike. Më tej ai vazhdonte se: me zor të

madh kemi kaluar dhe gjithë demarshet tona për të hyrë në Bllokun Ballkanik. Nuk na kanë

dhënë asnjë arsye, sepse ne i kemi kuptuar me kohë qëllimet e Musolinit kundër Ballkanit.

Por kur erdhi koha deri në 22 shkurt 1939, sa që u bë e padurueshme propaganda e agjentëve

fashistë.Ata kanë hyrë në gojën e popullit e duke shpërndarë të holla e të tjera. Ne nuk po

hyjmë në këto detaje, se ju i dini fare mirë se rregullisht ju kemi vënë në dijeni, mbi të gjitha

premtimet e dhurimet e Musolinit për një Shqipëri të Madhe. “Kjo nuk kishte vetëm që Italia

do të okuponte Shqipërinë, për ndonjë gjë tjetër,vetëm e vetëm si një krye-urë kundër

Jugosllavisë dhe Greqisë…” 1271. Përfaqësuesi shqiptar i kërkoi Marinkoviçit që të

bashkëpunonte me Shqipërinë, në mbrojtje të interesave të të dy vendeve fqinje. Jugosllavia

do të qëndronte neutrale, në lidhje me qëndrimin që ajo do të mbante ndaj fashistëve, deri në

momentin kur Jugosllavia do të pushtohet më 16 prill të vitit 1941.

IV.5 Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave, si reagim i atyre politike

Pavarësisht marrëdhënieve ekonomike dhe traktateve të nënshkruara gjatë viteve 1929- 1934,

nga Mbretëria Shqiptare dhe Mbretëria Jugosllave, ato nuk do të ishin të qëndrueshme, madje

dhe nuk do të arrinin të zbatoheshin. Gjatë vitit 1934 si dhe më vonë, qeveritë përkatëse nuk

arritën të zbatojnë Marrëveshjen tregtare. Shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve ra. Në

Tiranë qëndruan dy përfaqësues të bankës për të kontrolluar punën e Filialit. Pas formimit të

qeverisë së re jugosllave në vitin 1935, kryesuar nga kryeministri Stojadinoviç, shefi i

Sektorit shqiptar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Subotiq e vizitoi

ministrin fuqiplot shqiptar, Rauf Ficon në Beograd. Ai e informoi ministrin shqiptar për disa

ndryshime që do të bëheshin në Filialin e Bankës, ku do të bëhej emërimi i një drejtori të ri, i

cili sipas mundësisë do të fliste gjuhën shqipe, por doemos duhet të fliste edhe frëngjishten

edhe italishten1272.

Pas kësaj, banka në fjalë do të jepte tregti edhe për tregtarë shqiptarë1273. Por, tregtarët

jugoslllavë ankoheshin se ky Filial vetëm sapo e vështirësonte punën e tyre. Në tetor të vitit

1937, Filiali kërkonte nga qeveria jugosllave që ajo të ndërmerrte masa për ringjalljen e

1271 Hysen Selmani, “Mbi notimet e Zog i Mbret i Shqiptarëve”, (Tiranë 2008), 4131272 AQSH, Fondi 251, viti 1935, d. 257, nr. 31, Informacion nga Rauf Fico dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare. Beograd, 27 korrik 19351273 Po aty

283

Page 284:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

tregtisë me Shqipërinë1274. Ministri fuqiplot jugosllav në Shqipëri, zoti R. Jankoviq, mendonte

se në vend të këtij Filali, të formohej Banka eksportuese jugosllave, e cila do të merrej me

veprime konkrete tregtare. Por këto përpjekje dështuan, sepse me përmirësimin e

marrëdhënieve italo- shqiptare, u themeluan dy banka me kapital italian. Qeveria jugosllave

pësoi një rënie të shkëmbimit tregtar me Shqipërinë, sidomos pas vitit 1935. Në kohën kur

pritej një kthesë ndërmjet dy vendeve, ato do të dështonin plotësisht. Arsyeja kryesore ishte,

se qeveria jugosllave nuk i përmbushi obligimet që dilnin nga marrëveshja plotësuese tregtare

dhe marrëveshjet e majit të vitit 1934. Eksporti jugosllav pësoi rënie. Atasheu jugosllav për

shtyp në Shqipëri, Deniqi akuzoi palën shqiptare, për shkak të politikës së afërt që po ndiqte

qeveria shqiptare me Italinë. Shtypi jugosllav “Politika”, shkruante: “Këtu jemi ballafaquar

me konkurrencën italiane, sepse Italia na ka zbrapsur me masa lehtësuese për transport të

mallit për në Shqipëri”1275. Gjatë vitit 1935, Shqipëria zhvilloi më tepër marrëdhënie tregtare

me Italinë se sa me Jugosllavinë, për arsye se marrëdhëniet italo- shqiptare ishin përmirësuar.

Shtypi shqiptar filloi të reagonte ashpër, ndaj të gjitha atyre marrëveshjeve që Shqipëria

kishte nënshkruar me fqinjët e saj, kryesisht ndaj Italisë dhe Jugosllavisë. Gjatë vitit 1935,

Italia zinte vendin e parë në listën e eksportit të saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në

Jugosllavi. Ndërsa “në listën e importit shqiptar, Jugosllavia zinte vendin e tretë pas Italisë

dhe SHBA, ndërsa në atë të eksportit vendin e katërt”1276.

Shtypi shqiptar dënoncoi të gjitha marrëveshjet që përmbanin klauzola të kombit më të

favorizuar. Gjithsesi, Italia ishte në qendër të marrëveshjeve të ndryshme shqiptaro-

jugosllave. Ajo rivalizoi shumë ashpër edhe mallrat e ndryshme bujqësore e industriale që

vinin nga Jugosllavia në drejtim të Shqipërisë. Italia rivalizoi Jugosllavinë, edhe kur bëhej

fjalë për ndërtimin e 300 shtëpive të nëpunësve1277. Italia mori koncesionin për ndërtimin e

pallatit mbretëror, të kanalizimit dhe të ndërtimit të rrugëve të Tiranës. Jugosllavia e shikonte

me skepticizëm rrugën për të depërtuar me kapitalin e saj në Shqipëri. Ajo e kuptonte që

interesi italian në Shqipëri ishte shumë i madh. Jugosllavia e kuptonte mjaft mirë realitetin.

Ajo nuk mund të konkurronte kapitalin italian për disa arsye.

Së pari, vetë Jugosllavia ishte një shtet importues që blinte mallra të ndryshme industriale nga

Italia. Si Jugosllavia dhe Shqipëria, ishin pak a shumë të njëjta për nga sistemi ekonomik. Ato

1274 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë: 1997), 1131275 “Politika”, 15 nëntor 1935, 31276 AQSH, Fondi 251, d. 339, viti 1933, fl. 43, Lista e eksportit jugosllav në Jugosllavi / Paskal Milo, “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912- 1939”, 827, Emine Arif. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave në vitet 1928- 1939”, (Prishtinë: 1999) 861277 AQSH, Fondi 251, d. 339, viti 1933, fl. 43 Lista e eksportit jugosllav në Jugosllavi/ Emine A. Bakalli, “Marrëdhwniet ekonomike shqiptaro- jugosllave nw vitet 1928- 1939, Prishtinw: 1997), 86

284

Page 285:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ishin vende të prapambetura agrare. Kishin një infrastrukturë rrugore të prapambetur. Ato nuk

zotëronin kapitalet e nevojshme si Italia. Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në rënien

tregtare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ishin edhe politikat ekonomike të ndërrmara nga

pala jugosllave, në dëm të shtetit shqiptar. Ato asnjëherë nuk e gjetën gjuhën e përbashkët,

për arsye edhe të mosmarrëveshjeve që ekzistonin që nga e kaluara. Jugosllavia kërkonte të

ndiqte një politikë ekonomike dhe tregtare, dhe më pas të ndërhynte në Shqipëri. Jugosllavia

humbi ndaj Italisë. Gjithsesi, Jugosllavia kishte lidhje edhe me tregje të tjera evropiane, të

cilat ishin akoma edhe më të mëdha se tregjet shqiptare, dhe ku mund të siguronte më tepër të

ardhura dhe fitime. Një nga këto vende ishte Çeko-sllovakia. Kryeministri jugosllav,

Stojadinoviç i bënte të ditur Rauf Ficos gjatë takimit që pati me këtë të fundit, më 10 korrik

1935, për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve1278. Sipas statistikës

shqiptare të shpallur në verë të vitit 1936, për eksport- importin e vitit 1935, del se në

Shqipëri kriza ekonomike e arriti kulmin në vitin 1934. Në vitet në vijim, ekonomia e

Shqipërisë filloi të rimëkëmbet, si rezultat i dëpërtimit të kapitalit italian. Kështu, eksporti u

rrit rreth 30%, kurse importi u rrit rreth 11%1279.

Në vitin 1935 u rrit eksporti i djathit, vezëve, lëkurës, duhanit, cigarëve, ullirit, asfaltit dhe

drurit. Importi u rrit kryesisht nga Italia, duke rivalizuar importin nga Jugosllavia. Shqipëria

zhvilloi marrëdhënie tregtare jo vetëm me Italinë, por edhe me Brazilin, Anglinë, Indinë,

Egjiptin. Në vitin 1935, qeveria shqiptare bëri përpjekje për realizimin e marrëveshjeve

ekonomike ndërshtetërore me Jugosllavinë, në lidhje me importimin e hekurit1280.

Në vitin 1936, Shqipëria nxorri një dekretligj të ri për tregtinë e jashtme, sipas së cilës ajo do

të importonte mall vetëm nga shtetet me të cilat kishte bilanc normal tregtar, pra atëherë kur

deficiti shqiptar nuk kalonte mbi 30%1281, siç ishte rasti në shkëmbimin tregtar me Italinë e

me vende të tjera, ku përjashtim bënte Jugosllavia. Aplikimi i këtij dekreti do të thoshte,

mbyllje e dyerve të tregut shqiptar për mallin jugosllav.

Qeveria jugosllave nuk u shqetësua, pasi ajo mbante shpresat në faktin se ajo me shtetin

shqiptar, pothuajse mbante monopolin në eksportin e çimentos, drurit për ndërtim etj. Qeveria

jugosllave mendoi se nuk duhej të hiqte dorë nga tregtia me Shqipërinë, pasi do t’i linte një

terren të lirë, rivales së saj, Italisë për depërtimin e saj në Shqipëri. Dekretligji shqetësoi

1278 AQSH, Fondi 251, d. 141, nr. 7, Beograd, 30 korrik 1935 Informacion nga Rauf Fico për MPJ shqiptare.1279 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave, 1929- 1939”, (Prishtinë:1997), 1481280 AQSH, Fondi 251, viti 1935, d. 257, nr. 14, Beograd, 7 tetor 1935 Informacion nga ministri Raif Fico në Beograd për MPJ shqiptare. 1281 Emine. A. Bakalli , “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1928- 1939”, (Prishtinë: 1997), 149- 150

285

Page 286:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

kryesisht afaristët shqiptarë, të cilët madje e krtikuan rreptë atë1282. Në listën e importit

shqiptar, për tremujorin e parë të vitit 1936, Jugosllavia pozicionohej nga fundi i saj, duke

realizuar një shumë prej 210.311 fr. ari1283. Gjithashtu, importi jugosllav gjatë këtij viti arriti

vlerën në 14. 556 fr. ari1284. Siç shihet, në eksport- importin shqiptaro- jugosllav deficiti

shqiptar ishte shumë herë më i madh.

Rritja e eksportit jugosllav në Shqipëri shpjegohet me faktin, se afaristët jugosllavë u bindën

përfundimisht, se shteti i tyre kishte hequr dorë nga subvecionimi i tregtisë me Shqipërinë.

Ministri fuqiplot jugosllav në Shqipëri, R. Jankoviç, në fillim të vitit 1937, apelonte që tregtia

me Shqipërinë të mos lihej pas dore.

Në 13 gusht të vitit 1937, qeveria shqiptare më qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar,

vendosi që të ndalojë importimin e 42 artikujve. Neni i parë i këtij ligji, parashihte që artikujt

e ndaluar nuk mund të importoheshin, veçse me leje të posaçme të ministrisë përkatëse, e cila

do të lëshohej vetëm nëse tregtari shqiptar, brenda tre muajsh ka eksportuar mall së paku 50%

të vlerës së mallit të importuar nga ai shtet.

Një nen i këtij ligji, mundësonte që afaristët shqiptarë të importonin mallrat e ndaluar, me

kusht që për arkën e shtetit të paguanin 10% të vlerës së tyre1285. Në vazhdën e masave për

përmirësimin e bilancit tregtar, më 12 mars të vitit 1938, u aprovua ligji mbi tregtinë e

jashtme, ligj i cili legalizonte gjendjen e krijuar me Dekretin për tregtinë e jashtme të datës

13. 8. 1937. Gjatë vitit 1938, u bënë disa përpjekje për intesifikimin e tregtisë midis dy

vendeve fqinjë.

Gjatë këtij viti, eksporti jugosllav në Shqipëri arriti vlerën prej 2.520.000 fr. ari, ndërsa

eksporti shqiptar në Jugosllavi edhe më tutje ishte shumë modest1286. Burimet e proviniencës

shqiptare dhe asaj jugosllave pasqyronin pengesa të shumta që dilnin nga qarkullimi kufitar.

Këto pengesa nuk u e eleminuan, madje ato vazhduan edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes

për Tregti dhe Lundrim, pra edhe të aneksit C të saj, si dhe pas nënshkrimit të Protokollit për

qarkullimin kufitar, në vitin 1929. Këto pengesa vazhduan edhe pas vitit 1934, të cilat dilnin

më shumë nga ana jugosllave, si dhe me rastin e kalimit të kufirit1287, duke i gjobitur me taksa

të rënda shfrytëzuesit e kullotave përtej kufirit shqiptar1288. Por pengesa të tilla kishte edhe

nga pala shqiptare.

1282 Po aty1283 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëneit ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë: 1997), 1501284 Po aty1285 Po aty, 1521286 Po aty, 1561287 AQSH, Fondi 251, d. 419, viti 1929, nr. 225, 23 korrik 19291288 AQSH, Fondi 251, d. 151, viti 1932, 7 shtator 1931

286

Page 287:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Miratimi i Protokollit Kufitar më 23 janar 1935 u mirëprit nga shtypi jugosllav. Situata nuk u

përmirësua as pas fillimit të komisionit mikst shqiptaro- jugosllav (16. 8. 1935). Sipas shtypit

shqiptar, efektet e tregtisë kufitare për Shqipëinë kishin një deficit të madh. Gjatë vitit 1935,

eksporti shqiptar nga Korça për në Jugosllavi arriti vlerën prej 11.843. fr. ari, ndërsa importi

nga Jugosllavia arrinte vlerën prej 10.357 fr. ari. Ndërkaq, gjatë vitit 1936, Korça eksportoi

mall në Jugosllavi me vlerë 6018 fr. ari, dhe importoi nga ky vend mall me vlerë prej 304.410

fr. ari, çka do të thotë që deficiti për palën shqiptare u rrit dukshëm1289. Gjatë vitit 1937,

Korça eksportoi në Jugosllavi, mall me vlerë prej 10.333 fr. ari1290. Në muajt korrik-dhjetor të

vitit 1935, nëpërmjet qarkullimit kufitar, Shqipëria importoi nga Jugosllavia mall me vlerë

20. 350 fr. ari. Për muajt nëntor- dhjetor të vitit 1935 dhe janar- shkurt të vitit 1936, deficiti

për palën shqiptare ishte 8.505 fr. ari. Gjatë vitit 1938, Jugosllavia ndërmjet qarkullimit

kufitar eksportoi në Shqipëri mall me vlerë prej 8.000343 dinarë, ndërkaq importoi mall me

vlerë prej 2.643.027 dinarë1291.

Nga fundi i vitit 1938, Ministria e Financave shqiptare kërkoi nga Ministria e Punëve të

Jashtme që qarkullimi kufitar me Jugosllavinë të shqyrtohej në hollësi, i cili kishte rezultuar

shumë i dëmshëm për Shqipërinë1292. Më 24 dhjetor të viti 1938, qeveria shqiptare informoi

përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, se ishte e detyruar që të zbatohej neni 16 i aneksit C të

Marrëveshjes për tregti dhe lundrim, i cili kishte të bënte me mbylljen e kufirit, pasi në

territorin jugosllav ishte paraqitur sëmundja e gjedhëve1293. Ministria Kombëtare shqiptare

ndaloi importimin e çdo lloj mishi, të qumshtit e të prodhimeve të tij nga Jugosllavia1294. Si

kundërpërgjigje, Jugosllavia u dha instruksione doganave të veta, në të cilat ndalohej hyrja në

Jugosllavi e çdo të huaji që nuk kishte të holla rreth 3.000 dinarë1295. Disa prej afaristëve

jugosllavë të tregjeve qyteteve kufitare, apeluan te komponentët jugosllavë për normalizimin

sa më shpejt të qarkullimit kufitar me Shqipërinë. Por kjo çështje do të mbyllej pas okupimit

të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Një çështje tjetër që shqetësonte marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje ishte edhe përpjekja për

krijimin e linjave të përhershme të komunikacionit mes tyre. Deri në vitin 1933, qarkullimi

1289 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939”, (Prishtinë: 1997), 2071290 Po aty1291 Po aty1292 AQSH, Fondi 251, d. 155, viti 1938, nr 65, Tiranë, 21 shkurt 1938 Modifikimi i instrumenteve të reatifikimit për akordin plotësues C të traktatit për tregti e lundrim1293 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike…, 1961294 AQSH. Fondi 251, d. 210, viti 1938, nr. 1, 23 nëntor 1938 Ndalimi i prodhimeve blegtorale nga ana jugosllave.1295 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave në vitet 1929- 1939”, (Prishtinë: 1997), 200

287

Page 288:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

shqiptaro- jugosllav ka qënë në qendrat tregtare kufitare si Potgoricë- Shkodër dhe Korçë-

Manastir, i cili ishte në mënyrë jo të organizuar dhe të përhershëm. Në 16 gusht të vitit 1934,

u themelua një ndërrmarrje transportuese shqiptaro- jugosllave nga firma K. Todoroviq e

Manastirit dhe ajo “ Vllezrit Mano e Korçës, e cila pretendonte koncesionin për linjën në

fjalë1296. Gjatë vitit 1933, Oda tregtare Industriale e Shkupit, shtroi kërkesën pë një linjë të

rregullt komunikacioni, në linjën Manastir- Korçë. Por edhe kësaj radhe dolën pengesa nga

doganierët jugosllavë. Ata nuk i përfillnin marrëveshjet ekonomike- tregtare midis Shqipërisë

dhe Jugosllavisë, të cilat parashihnin lehtësime për këtë qarkullim. Kjo çështje u diskutua nga

dy qeveritë përkatëse. Në fillim të vitit 1935, Komisioni ekonomiko- politik për çështjen

shqiptare të Ministrisë së Punëve të Jashtme jugosllave, doli me disa propozime konkrete. Ky

Komision mendonte se duhej formuar një ndërmarrje e përbashkët shqiptaro- jugosllave.

Përfaqësuesit jugosllavë mendonin, se kjo linjë e cila ishte me rëndësi kombëtare dhe jetike

duhej të realizohej. Më në fund kjo gjë u realizua.

Një linjë tjetër që ishte paraparë me marrëveshje ishte ajo Shkodër- Potgoricë, e cila u

realizua. Më 25 shkurt të vitit 1935, në Beograd u nënshkrua Konventa për qarkullimin e

rrugëve, e cila posaçërisht u mirëprit nga rrethet tregtare të dy vendeve1297. Në vitin 1936, u

arrit marrëveshja shqiptaro- jugosllave për linjën e rregullt me autobus midis Dubrovnikut

dhe Shkodrës1298.

Në verën e vitit 1937, Jugosllavia u angazhua që të siguronte një koncesion për linjën Durrës-

Shëngjin- Shkodër, por kjo kërkesë nuk u përfundua nga pala shqiptare, sepse sipas ministrit

shqiptar të punëve të jashtme, marrëveshjet ekonomike ndërmjet dy vendeve, Shqipërinë nuk

e obligonin për këtë. Intesiteti i marrëdhënieve tregtare, si dhe rrethanat politike bën që neni i

gjashtë i marrëveshjes plotësuese tregtare të haste në pengesa të vazhdueshme. Sado që

interesi ekonomik diktonte një zhvillim intesiv dhe të lirë të tregtisë kufitare, ajo përcaktohej

dhe nga rrethanat politike, periudhë e cila përkon edhe me rivendosjen sërish të

marrëdhënieve italo- shqiptare. Në vitet në vazhdim, marrëdhëniet ekonomike midis

Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të dobësohen, për shkak të influences ekonomike italiane në

Shqipëri, e cila në vitin 1939 do të marrë edhe ofensivën ushtarake për pushtimin e saj, ku

nga datat 7- 12 prill, trupat fashiste italiane pushtojnë gjithë Shqipërinë.

1296 Emine. A. Bakalli, “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave 1929- 1939” Prishtinë: 1997), 2001297 Po aty, 2031298 Po aty, 216

288

Page 289:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

KONKLUZIONE

289

Page 290:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Tematika e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave gjatë viteve 1928-1939, përbën një nga

çështjet më interesante, si dhe më komplekse të politikës dhe diplomacisë ballkanase, e parë

jo vëtëm në konteksin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, por edhe në konteksin e

politikës rajonale e më gjerë. Ecuria e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave gjatë viteve të

ekzistencës së Mbretërisë Shqiptare, është parë dhe është ndjekur me një interes të veçantë,

edhe nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, të cilat ishin të interesuara drejtpërsëdrejti, për ngjarjet

që zhvilloheshin në rajonin e Ballkanit, e veçantërisht në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Italia, Franca dhe më pas Anglia, ishin tre prej Fuqitë më të interesuara në Evropë, të cilat

kanë ndjekur me vëmendje gjithë ecurinë dhe problematikat e marrëdhënieve Shqipëri-

Jugosllavi në këto vite. Fuqitë e Mëdha kishin interesa gjeostrategjike, gjeopolitike si dhe

ekonomike në Ballkan. Ato do të ndërhynin në punët e brendshme të këtyre vendeve, për të

realizuar edhe interesat e tyre ekonomike, politike e ushtarake, si dhe për të siguruar një

pozitë të favorshme në ujrat e Mesdheut Lindor.

Tematika e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave është e rëndësishme, sepse ajo është parë jo

vetëm në konteksin e marrëdhënieve mes tyre, por është trajtuar edhe në konteksin dhe

këndvështrimin e marrëdhënieve trepalëshe, Shqipëri- Jugosllavi- Itali.

Ky punim studion gjerësisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, si nga aspekti

politik, bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe ndërhyrjen dhe impaktin e Italisë mbi këto

vende, e kryesisht ndaj Shqipërisë. Italia synonte nëpërmjet zonës së saj më të dobët,

Shqipërisë, që të përmbushte interesat e veta ekonomike, gjeopolitike, si dhe gjeostrategjike,

për të zotëruar ujrat e Mesdheut Lindor. Këto pretendime nga pala italiane e kishin zanafillën

që nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër, të vitit 1921, ku Italia ishte

caktuar si “kujdestarja” e Shqipërisë.

Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave që nga viti 1922, e cila përkon me vendosjen për herë të

parë të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë e deri në fund të viteve

30 të shekullit të XX, nuk kanë qënë gjithmonë të qëndrueshme, por ato shpesh herë kanë

patur lëkundje dhe oshilacione në tonet e marrëdhënieve të tyre diplomatike.

Ky punim trajton në mënyrë të hollësishme çështjet që kanë shqetësuar më shumë

marrëdhëniet mes dy fqinjëve, si çështja e kufijve, çështja e emigracionit politikë shqiptar,

çështja e shqiptarëve të Kosovës , probleme të kishës, çështje të karakterit ekonomiko-tregtar,

çështja e koncesioneve shqiptare dhe ndërhyrja italiane etj. Duhet theksuar, se me vendosjen

për herë të parë të marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave, u duk se do të krijohej një klimë e

ngrohtë jo vetëm mes tyre, por edhe në Ballkan. Shqipërisë i interesonte të ruante

290

Page 291:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

marrëdhënie të mira me Jugosllavinë, për të siguruar një bashkëjetesë të mirë rajonale, por

Jugosllavisë nuk i interesonte një politikë e tillë, sepse ajo shqetësohej vetëm për të siguruar

një influencë ekonomike në Shqipëri, si dhe më pas të siguronte një influencë të fuqishme

nga pikëpamja politike e ushtarake. Kjo politikë e ndjekur nga ana e Jugosllavisë, e cila nuk

ishte aspak miqësore ndaj fqinjit të vet Shqipërisë, e ka zanafillën që nga koha e shkëputjes së

Serbisë nga Perandoria Osmane. Me shpalljen e pavarësisë së saj në Kongresin e Berlinit,

shteti i sapokrijuar serb, do të ndiqte një politikë përçarëse brenda rajonit të Ballkanit e

sidomos ndaj Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufijve.

Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, MSKS-ne nuk do të rreshte nga idea për të

sulmuar kufijtë Verior të Shqipërisë, të cilët shërbenin si kufij ndarës mes tyre. Konferenca e

Ambasadorëve të Londrës së vitit 1921, vendosi që Italia të dilte si kujdestare e Shqipërisë.

Kjo Konferencë ndali pretendimet e jugosllavëve për t’u zgjeruar në drejtim të Shqipërisë.

Me krijimin e Jugosllavisë në 1929, shteti shqiptar do të përballej me fqinin e saj, jo vetëm

për çështjen e kufijve, por marrëdhëniet mes tyre do të acaroheshin më tepër, në lidhje me

çështjen e shqiptarëve që jetonin brenda Mbretërisë Jugosllave. Në Mbretërinë Jugosllave

bënin pjesë përveç popujve të tjerë edhe shqiptarët e Kosovës, ku ndaj tyre filloi një politikë

asimiluese, për të cilën shteti shqiptar do të haste mjaft vështirësi për të siguruar të drejtat e

tyre.

Një rol të rëndësishëm në ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, përveç diplomatëve

dhe përfaqësuesve të dy vendeve, të cilët ishin të akredituar pranë Legatave në Shqipëri dhe

Jugosllavi, padyshim luajtën edhe krerët politikë të dy vendeve fqinje. Ahmet Zogu ishte

figura më e rëndësishme politike e shtetit shqiptar në këto vite, i cili kishte një përvojë me

shtetin jugosllav, ku gjatë vitit 1924 ai kishte marrë ndihma nga kryeministri Pashiç, për t’u

rikthyer sërish në pushtet. Por, në vitet në vazhdim marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave do të

zbehen, kur Ahmet Zogu do të afrohet me Italinë. Nënshkrimi i dy pakteve italo- shqiptare do

të ndikonin në acarimin e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave, por edhe atyre italo-

jugosllave, të cilat luftonin për të siguruar sa më shumë përfitime në kurriz të shtetit shqiptar.

Por, shpesh herë Roma dhe Beogradi edhe kanë negociuar duke përdorur dialogun e mjaft

mekanizma të tjera, në dëm të interesave shqiptare.

Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave arriti kulmin, kur Ahmet Zogu bëri ndryshime

politike në Shqipëri, duke thirrur Asamblenë Kushtetuese, e cila do të bënte ndryshimin e

regjimit nga Republikë në Monarki, kurse Ahmet Zogu do ta proklamonte vehten: “Mbret i

Shqiptarëve”.

291

Page 292:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Ahmet Zogu e ndërmori ketë veprim për të ruajtur dhe fuqizuar pushtetin e tij personal, si dhe

për të sigururar një pushtet të trashëgueshëm në Shqipëri. Më 1 shtator 1928, Asambleja

Kombëtare ndërmori dy rezoluta, ku e para e shpalli Shqipërinë mbretëri, kurse rezoluta e

dytë e shpalli Zogun I mbret. Zogu mori titullin “Mbret i Shqiptarëve”, njësoj siç e gëzonin

këtë titull edhe mbretërit e tjerë në Ballkan. Në Greqi mbreti mbante titullin “Mbret i

Helenëve”, në Bullgari mbreti gëzonte titullin, “Car i Bullgarëve”.

Pyetja që lind është: çfarë qëndrimi mbajti mbretëria fqinje e Shqipërisë, Jugosllavia, ndaj

ndryshimeve të reja politike që po ndodhnin në Shqipëri, dhe sidomos ndaj proklamatës së

Zogut, si “Mbret i Shqiptarëve”. Në fillim, Jugosllavia nuk u shqetësua dhe aq shumë për

ndryshimet e reja që po ndodhnin në Shqipëri, madje këtë gjë e konfirmonte edhe ministri

fuqiplot jugosllav në Shqipëri Kasidolaçi, i cili theksonte se Jugosllavia nuk kishte punë të

ndërhynte, në punët e brendshme të Shqipërisë.

Por, ky qëndrim ishte kontradiktor, sepse edhe shtypi jugosllav reagoi mjaft ashpër në lidhje

me ndryshimet e reja që po ndodhin brenda Shqipërisë dhe sidomos ndaj proklamatës së

Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”. Ahmet Zogu i trembej reagimit jugosllav, madje ai ishte

mjaft i interesuar të dinte edhe opinionin e qeverisë jugosllave në lidhje me këtë çështje.

Acarimi më i madh nga Jugosllavia erdhi për shkak të titullit që do të mbante Zogu si Mbret i

Shqiptarëve”. Në fillim, u propozua që Zogu të mbante titullin “Mbret i Shqipërisë”, por më

pas u ndryshua ky version dhe Zogu do të mbante titullin “Mbret i Shqiptarëve.” Në pamje të

parë, duket se të dy titujt nuk ndryshonin, madje ishte e njëjta gjë, por e parë në konteksin e

politikës ballkanike e kryesisht asaj jugosllave, ndryshonte. Jugosllavia dyshonte se Zogu

mund ta përdorte këtë proklamatë, për të përfshirë të gjithë shqiptarët jo vetëm brenda

Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Jugosllavia mendonte se Ahmet Zogu mund ta përdorte këtë gjë, për të nxitur një lëvizje

irridentiste ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Por, në të vërtetë

Zogu nuk shfaqi asnjëherë ndjenja irridentiste, përveçse e përdori këtë gjë për të rritur

kredibilitetin e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, sidomos në Jugosllavi, ku jetonin

shqiptarë, ku shumë prej të cilëve ishin pjesë e emigracionit politikë dhe kundërshtarë të

regjimit të Zogut.

Qeveria jugosllave si dhe shtypi jugosllav filloi një lumë akuzash ndaj Shqipërisë, e cila nuk

e kishte njoftuar qeverinë jugosllave, lidhur me ndryshimet në regjimin politik. Edhe Fuqitë e

Mëdha, si Anglia e Franca nuk ishin informuar në lidhje me zhvillimet e reja politike që po

ndodhnin në vend. Madje, Jugosllavia u përpoq edhe me anë të diplomacisë evopiane, që kjo

292

Page 293:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

e fundit të mos e mbështeste dhe ta njihte Mbretërinë Shqiptare. Njohja e Mbretërisë

Shqiptare nga Fuqia më e madhe e botës SHBA- ja, ndikoi pozitivisht në faktorin

ndërkombëtar, ku shumë vende do ta njihnin me radhë atë. Jugosllavia do ta njihte ndër të

parat Mbretërinë Shqiptare, pasi ajo nuk donte të binte në lojën italiane.

Italia ishte i vetmi shtet që e kishte përkrahur idenë e ndryshimit të regjimit në Shqipëri,

madje ishte vetë ajo që i’a kishte sugjeruar këtë titull Zogut. Italia ishte e interesuar që Zogu

të kishte një pushtet të plotfuqishëm në Shqipëri, pasi ai shikohej nga Roma si personi më i

përshtatshëm, për të realizuar interesat ekonomike të Italisë. Gjithashtu, Italia mendonte se

nëpërmjet zonës së saj më të dobët Shqipërisë, do të realizonte edhe interesat ekspasioniste,

duke dalë gjerësisht në ujrat e Mesdheut e që më pas të përhapte fashizmin në Ballkan.

Përkrahja që Italia i dha Zogut, do ta afronte gjithmonë e më shumë mbretin shqiptar drejt

Italisë. Mbreti Zog gjatë viteve 1928- 1931 mbajti marrëdhënie më të afërta me Italinë se sa

me fqinin Verior, Jugosllavinë. Ai u siguroi shoqërive italiane mjaft koncesione, duke lënë

mënjanë kapitalin e shoqërive jugosllave.

Afrimi italo- shqiptar nxiti një rivalitet të hapur jo vetëm shqiptaro- jugosllav, por edhe italo-

jugosllav, të cilat që të dyja kishin të njëjta qëllime për Shqipërinë, për të zotëruar pasuritë si

dhe për të dale më gjerësisht në detin Adriatik, nëpërmjet saj. Gjatë viteve 1931-1934

marrëdhëniet italo- shqiptare u dobësuan, pasi Italia kishte ndërhyrë në të gjitha aspektet e

jetës ekonomike të Shqipërisë dhe kjo gjë ishte bërë e padëshirueshme nga shqiptarët.

Marrëdhëniet italo-shqiptare do të arrijnë kulmin, kur mbreti Zog nuk do të ripërtërijë

traktatin e miqësisë me Italinë, pasi ai kishte frikë se mund të humbiste prestigjin e vet në

Shqipëri, si dhe mund të nxiste mjaft kundërshtarë në radhët e shqiptarëve.

Nisur nga këto rrethana, Zogu u mundua të ndiqte një politikë rajonale. Ai bëri përpjekje për

t’u afruar sërish me fqinjin tjetër, Jugosllavinë. Gjatë viteve 1931- 1934 u përmirësuan edhe

marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Gjatë këtyre viteve, u ratifikua

traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit, u nënshkrua Aneksi C që bënte të mundur kalimin e

mallrave dhe njerëzve në kufijtë shqiptaro- jugosllavë prej një distance prej 15 km. U

intesifikuan marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare. Gjithashtu, u çelën për herë të parë

bankat me kapital jugosllav, siç ishte Banka e Eksportit jugosllav. Ky ishte edhe një moment

i përshatshëm për mbretin Zog, jo vetëm nga ecuria e marrëdhënieve tregtare që po

zhvilloheshin mes dy vendeve, por edhe nga ana e diplomacisë që po ndiqte mbreti Zog.

Gjithashtu edhe Jugosllavia këtë moment priste. Mbretëria jugosllave si edhe shtetet e tjera të

rajonit ishin duke u përgatitur për të marrë pjesë në Konferencat Ballkanike, të cilat do të

293

Page 294:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

zhvilloheshin në të gjitha kryeqytetet e shteteve të Ballkanit. Edhe Shqipëria përshpejtoi për

të marrë pjesë në këto konferenca. Qëllimi i këtyre konferencave ishte vendosja e

bashkëpunimit mes shteteve ballkanike, vendosja e marrëdhënieve tregtare mes tyre etj.

Në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në këto konferenca, Jugosllavia si dhe shtetet e tjera të

Ballkanit bashkë me Turqinë e pranuan atë në këto Konferenca, por Shqipëria deklaroi se nuk

do të merrte pjesë, nëse nuk do të diskutohej çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në

Jugosllavi e Greqi.

Delegacioni jugosllav deklaroi që në fillim të Konferencës së Parë, se qëllimi i saj nuk ishte

diskutimi i çështjeve të natyrës politike, por në to duhej të diskutoheshin çështje me karakter

ekonomik dhe kulturor. Delegacioni shqiptar mori pjesë në dy konferencat e para, ku ai ngriti

zërin, lidhur me të drejtat e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Shqipëria u përfaqësua në

këto konferenca nëpërmjet delegacionit të saj, kryesuar nga Mehmet Konica.

Gjatë zhvillimit të Konferencës së Dytë zhvilluar në Stamboll, pati një debat të ashpër mes

delegacionit shqiptar dhe atij jugosllav, me anë të së cilës Mehmet Konica ngriti edhe njëherë

zërin në emër të shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që jetonin në Mbretërinë Jugosllave.

Reagime të forta erdhën edhe nga delegacioni jugosllav, ku kryedelegati Joniç u shpreh se

nuk e njihte minoritetin shqiptar. Kjo Konferencë u mbyll me ndërhyrjen e Hasan Beut,

përfaqësuesit të Turqisë, që njëkohësisht ishte edhe kryetari i Konferencës. Qëllimet dhe

përpjekjet e delegacionit shqiptar për respektimin e të drejtave të shqiptarëve nga ana e

delegacionit jugosllav ranë në vesh të shurdhër. Jugosllavia as nuk donte ta diskutonte

çështjen shqiptare, madje ajo kërkoi që në dy konferencat e fundit të mos diskutohej më

problemi i pakicave, në rast të kundërt Shqipëria nuk do të pranohej në Paktin Ballkanik, i cili

do të projektohej gjatë Konferencës së Tretë. Shqipëria mori pjesë në dy Konferencat e fundit

duke hequr dorë nga çështja e shqiptarëve.

Gjithashtu, Shqipëria u përjashtua edhe nga Paktin Ballkanik nga ana e shteteve ballkanike,

pasi sipas tyre Shqipëria e kishte një aleat, që ishte Italia. Në fillim, Jugosllavia e përkrahu

Shqipërinë për ta përfshirë në Paktin Ballkanik, por me ndërhyrjen e diplomacisë italiane

ndaj saj dhe shteteve të Ballkanit, Shqipëria nuk do të pranohej.

Shtypi shqiptar i asaj kohe shkruante, se nuk mund të flitej për një unitet mes popujve të

Ballkanit, nëse vetë ata nuk respektonin të drejtat e popujve të tyre, të drejtat e minoriteteve si

në rastin e Jugosllavisë dhe Greqisë. Italia u bëri presione diplomatike me radhë shteteve

ballkanike, për ta lënë mënjanë Shqipërinë nga ky pakt. Italia mendonte se Zogu i mënjanuar

nga politika rajonale, pa mbështetje në faktorin ndërkombëtar si dhe pa një ndihmë

294

Page 295:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

ekonomike, do të detyrohej t’i kthehej sërish negociatave me ish aleatin e vjetër, Italinë.

Përjashtimi i Shqipërisë nga Pakti Ballkanik, si dhe mosrealizimi i kërkesave të delegacionit

shqiptar gjatë punimeve të Konferencave Ballkanike, ndikoi që Shqipëria t’i kthej sytë sërish

drejt aleatit të vjetër, Italisë. Kësaj radhe, Zogu do të orientohej plotësisht drejt Italisë, për

shkak të një kërkese për një hua financiare që do të merrte nga ajo.

Diplomacia jugosllave ndoqi me vëmendje çdo veprim të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjatë vitit 1936 e deri në kohën e pushtimit fashist, mbreti Zog zhvilloi më tepër marrëdhënie

ekonomike me Italinë dhe shumë pak me Jugosllavinë.

Ndërkohë që marrëdhëniet italo-shqiptare u përmirësuan, marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave

do të zbeheshin si dhe do të acaroheshin më tepër. Shkak u bë se qeveria jugosllave po

përgatitej për të nënshkruar një marrëveshje me Turqinë, për të larguar shqiptarët muslymanë

“gjoja turqë” drejt Turqisë. Jugosllavia përdori të gjitha mënyrat për të larguar e dëbuar

shqiptarët nga trojet e tyre. Qeveria jugosllave përdori forma nga më të ndryshme për të

asimiluar shqiptarët dhe kulturën e tyre.

Gjatë viteve 1935- 1939 qeveria jugosllave do të hartoj politika të veçanta për zhdukjen e

shqiptarëve, me anë të kolonizimit dhe dëbimit nga tokat ku ata jetonin. Jugosllavia përdori

edhe dhunën për të larguar shqiptarët nga trojet e tyre, duke vendosur kolonë sllavë, kryesisht

serbë, boshnjakë, malazezë etj. Jugosllavia ndërmori edhe politikën e reformës agrare ku

shpronësoi me mijëra familje shqiptare. Kulmi i politikës antikombëtare ndaj shqiptarëve

ndodhi në vitin 1938, kur Jugosllavia do të nënshkruante marrëveshjen turko- jugosllave për

dëbimin e 200.000 shqiptarëve. Kryeministri jugosllav, Stojadinoviçi, i bënte të ditur

ministrit të jashtëm turk, se në Jugosllavi jetonin mjaft muslymanë. Ata e lidhnin faktorin

shqiptar me fenë.

Jugosllavia përdori elementin fetar për të dëbuar shqiptarët. Shumë prej tyre u dëbuan në

drejtim të Turqisë të cilët u hoqën si turq, pasi autoritetet jugosllave i detyruan shumë prej

shqiptarëve që të hiqeshin si të tillë. Në këto rrethana u desh ndërhyrja e qeverisë shqiptare, e

cila filloi një sulm diplomatik ndaj Jugosllavisë, por edhe ndaj qeverisë turke. Megjithëse,

marrëveshja u nënshkrua, ajo nuk gjeti një zbatim të gjërë nga pala turke, e cila nuk kishte

mundësi financiare për të pritur me mijëra shqiptarë, të deklaruar si turq.

Shteti shqiptar i kërkoi ndihmë edhe aleatit të vet Italisë.

Në fillim, Italia e përkrahu qeverinë shqiptare, madje e ndihmoi edhe me municione, të cilat

do t’i jepeshin organizatës “Komiteti i Kosovës”, por më vonë do të ndryshoj mendim. Gjatë

vitit 1938, Italia ishte duke u përgatitur për të arkitektuar planin e pushtimit të Shqipërisë.

295

Page 296:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Italisë i interesonte të dinte edhe opinionin e Jugosllavisë, lidhur me këtë çështje. Në vitin

1938, Musolini urdhëroi Kontin Çiano që t’i bënte një vizitë Stojadinoviçit, kryeministrit

jugosllav. Në qendër të bisedimeve qëndronte plani për pushtimin e Shqipërisë. Çiano i bëri

të ditur Stojadinoviçit përfitimet që Jugosllavia do të kishte ndaj Shqipërisë, në rast se

Jugosllavia do ta mbështeste Italinë, për të nisur sulmin ndaj Shqipërisë. Sipas planit të

Çianos, Jugosllavia do të merrte disa toka shqiptare.

Mbreti Zog u informua me anë të Legatës shqiptare në Jugosllavi, në lidhje me takimin

Çiano- Stojadinoviç, por jo konkretisht se çfarë ishte diskutuar. Disa ditë më vonë ministri i

jashtëm italian Çiano vizitoi edhe Shqipërinë. Çiano e siguroi mbretin Zog se Italia kishte

qëllim bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet saj dhe Shqipërisë. Konti Çiano me të mbërritur

në Romë ishte mëse i sigurt për të vënë në zbatim, planin për pushtimin e Shqipërisë. Përsa i

përket Jugosllavisë, ajo e mbështeti pushtimin fashist duke e miratuar në mënyrë të fshehtë,

si dhe duke heshtur ndaj pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian.

Me këtë veprim që ndërmori diplomatikisht Jugosllavia, ajo i’a bëri gropën vehtes. Trupat

ushtarake italiane e pushtuan Shqipërinë më 7 prill 1939. Agresioni fashist që u përhap në

Shqipëri shpërndau rrenjët e saj edhe më gjerë në Ballkan. Edhe Jugosllavia do të bëhej pjesë

e sulmeve fashiste, kur në prill 1941 trupat gjermane, aleate të Italisë e pushtuan atë.

Si konkluzion, theksoj se dinamika e marrëdhënieve shqiptaro –jugosllave është ndikuar jo

vetëm nga marrëdhëniet e përça që kanë ekzistuar mes tyre, jo vetëm nga problemet që kanë

shqetësuar dhe acaruar këto marrëdhënie, të cilat janë sipërpërmendur, por një ndikim dhe një

influencë padyshim të fuqishme ka patur Italia, e cila në shumë raste ka qënë edhe arkitektja

dhe shkaktarja e mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Padyshim, përveç politikës keqdashëse, shkombëtarizuese dhe asimiluese të Jugosllavisë ndaj

Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe Italia luajti një rol të veçantë, për më tepër negativ, duke u

dhënë edhe tonin e këtyre marrëdhënieve, përgjatë viteve (1928- 1939).

296

Page 297:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

BIBLIOGRAFIA

Burime arkivoreArkivi Qëndror Shtetëror (AQSH), Fondi, LI, MPB, MPJ, MF, BKSH, Kryeministria.

Fondi 4/6, 55, 132, 149, 150, 151, 152, 154, 160, 163, 179, 187, 215, 251, 416, 846,

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), Fondi 151

Dokumente diplomatikeDokumente diplomatike italiane, DDI, VOL VI 1928-1932 , VII 1932- 1935, Vol VIII,

1935- 1939

Dokumente diplomatike amerikane, Frus ( Foreign Relations of United States), Vol 1, 1928-

1939

SHTYPI

“Besa” 1934,1935, 1936

“Bashkimi Kombëtar”, 1931

“Dielli” 1922-1933

“Dajti” 1925

“Drita” 1924, 1937, 1938,1939

“Dit’re” 1922

“Demokratia” 1929, 1931, 1932, 1936

“Fletorja zyrtare” , 1933, 1934

“Gazeta e re” 1929, 1930 ,1931

“Gazeta “ Shqiptari Bari” 1937

“Rilindja”, 1994

“Gazeta special” 2011

“Gazeta Arbënia” 1930, 1936

“Hylli i Dritës” 1922

“Korça” 1922

“Koha”1922

297

Page 298:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

“Ora”

“Posta e Korçës” 1922

“Politika” 1933

“Rilindja e Arbria” 1930

“Shpëtimtari i Amerikës” 1924

“Shtypi” 1923,1937

“Vullneti” 1930

“Vullneti i popullit” 1931

“Zëri i popullit” 1923,

“Zëri i Korçës” 1929

Literatura historiografikeBajrami H, “Shtypja dhe rezistenca e shqiptarëve në Kosovë”, Gjurmime albanologjike, seria

e shkencave historike Tiranë 1979

Bisaku Gj, Kurti Sh. Gashi L, “Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi”, Promemorie e paraqitur

në Lidhjen e Kombeve.

“E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi”, Akademia e Shkencave të Republikës

së Shqipërisë, Tiranë 1990

“E vërtëta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” Akademia e Shkencave të Republikës së

Shqipërisë, Tiranë 1990

“Historia e Shqipërisë, vol III” Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti

i Historisë, Tiranë 1984

“Monarkia shqiptare në vitet 1928- 1039, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë,

Toena 2011

Monografi

Ballvora Shyqyri “Zhvillimet politike e Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare” Dituria

Bashkurti Lisen, “Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë”

Bakalli, Arif Emine “Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro- jugosllave në vitet 1928- 1939”,

Prishtinë 1999

Ciano Galeazzo, “ Ditari i Kontit Ciano (1937- 1939), Shqipëria

Dako Kristo “ Shënime historike

298

Page 299:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

D’Alessandri Antonnio “Re Zog nella storiografia italiana” Toena 2011

Dezhgiu Muharrem “Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1945”

Dibra, Pranvera, “Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927”, Tiranë: Neraida, 2005

Dibra Pranvera “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro- italiane nën optikën e diplomacisë

angleze” Toena 2011

Duka Valentina, “Historia e Shqipërisë 1912-2000”, Tiranë: Kristalina KH, 2007

Dervishi Kastriot, “Historia e shtetit shqiptar”, Tiranë: 55, 2006

Fischer Bernd “ Shqipëria gjatë luftës 1939- 1945” Çabej

Fischer Bernd, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Tiranë: 1984

Fishta Iliaz “ Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë

1931- 1936”, Tiranë 1989

Frashëri Mehdi, “Kujtime (vitet 1931- 1933), OMSCA-1

Geshkof I. Theodore “A road to peace in south eastern Europa”, Columbia University Press

1940

Given Royn “Geraldine of Albanian” Londons 1978

Gjergji Hazis “Myslim Peza, dëshmimtarët dhe protagonistët në historinë e Shqipërisë 1912-

1939” Tiranë: 2008

Huppchick P. Dennis “The Balkan from Constantinople to Communism” Palgrave Macmillan

Hadri Ali, “Lëvizja nacional çlirimtare në Kosovë 1941- 1945”, Beograd 1973

Haklaj Veli, Siguria Kombëtare në Shqipëri 1931- 1942, Geer 2012

Hoxha Enver, “Titistët” Tiranë 1982

Hoti Izber, “Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1931- 1942”,

Jackues Edvin “Shqiptarët”, Tiranë 1995

Krizman Boriz “ Elaborat doktorao Ivo Andric Albanie”

Kuaroni Pietro “Valixhja diplomatike” ALBINFORM- 1993

Kerner Joseph Robert, Nicholas Harry, “The Balkans Conferences and the Balkan entente

1930- 1938” Cambridg University Press London England Malkolm Noel “ Kosovo a short

history” Paperme

Meta Beqir “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë”

Toena 2011

Milo Paskal, “Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927”, Tiranë: 1992

Milo Paskal “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912- 1939” Toena 2013

Milo Paskal “Shqipëria dhe Aleanca Ballkanike”

299

Page 300:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

Mozoëer Mark “The Balkan from the enf of Bizantium to the present day” Prize 2001

Najbor Patrice “Les relazations du roi Zog 1928- 1939” Toena 2011

Pearson, Owen, “Albania and King Zog”, Tiranë: 2004

Puto Arben “Shqipëria politike 1912- 1939” Toena

Puto Arben “Demokracia e rrethuar”, Tiranë: 1990

Purellku Halim “Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë shqiptare 1928- 1939”

Toena 2011

Reuter Jens “Shqiptarët në Jugosllavi” PEX Tiranë 2003

Rama Fatmira “Aspekte të luftës politike në diasporë në vitet e monarkisë”Toena 2011

Rothschild Joseph “ Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botërore” Dituria 2004

Selmani Hysen “Mbi notimet e Zog I, Mbret i Shqiptarëve” Tiranë 2008

Sola Ugo “ Memorie”

Stafa, Monika, “Çështja e Shen- Naumit”, Tiranë: Albas, 2008

Smirnova, Nina, “Historia e Shqipërisë përgjatë shek. XX, Tiranë: Ideart, 2004

Sëire Joseph, “Shqipëria. Ngritja e një mbretërie”Tiranë: Dituria 2005

Stavrinos S. L “A history of the movement toëard Balkan unity in the modern times” Honden,

Connecticut 1964

Stevens. J Robert “Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939” Tiranë Geer 2004

Shpuza, Gazmend, “Ataturku dhe shqiptarët” Tiranë

Shpuza, Gazmend, “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve” Extra

Shpuza Selim,“Revolucioni Demokratik i Qershorit i 1924 në Shqipëri”, Tiranë: 1959

Shylla Zamir “Aspekte të politikës së shpënguljes me dhunë të shqiptarëve” Tiranë 1990

Toçi Veniamin, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve

demokratike, Tiranë: Mihal Duri, 1973

Traglia Gustavo “ L’Albania di re Zog” Ediz Tiber Roma

Ushtelenca Ilir “ Diplomacia e mbretit Zog”, Tiranë 1997

Vllamasi Sejfi, “Ballafaqime politike në Shqipëri,..” Neraida 2000

Verli Mareglen “ Shqipëria dhe Kosova historia e një aspirate” Botimi Pex Tiranë 2007

Verli Mareglen “Reforma agrare dhe kolonizimimi në Kosovë 1918- 1941”

Verli Mareglen “Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët e Jugosllavisë në vitet 20- 30 të

shekullit të XX.

Vickers Miranda “Midis serbëve dhe shqiptarëve” Toena Tiranë 2004

300

Page 301:  · Web viewe tyre, kur do të ndiheshin të kërcënuar nga jashtë, sidomos nga Beogradi” Po aty, i cili ishte alarmuar ndaj proklamatës së Zogut si Mbret i Shqiptarëve”

301