procesverbal · web viewne jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. ne jemi...

145
Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010 PROCESVERBAL SEANCËN E DREJTON KRYETARJA E KUVENDIT ZONJA JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA) (Seanca filloi në orën 10:00) Rendi i ditës: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 01.07.2010. 3. Miratimi i kalendarit trejavor për periudhën 5-22 korrik 2010. 4. Projektligji “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. 5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit ekspertit kontabël regjistruar dhe kontabilistit të miratuar””. 6. Akt normativ nr.2, datë 16.06.2010 “Për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995 “Për hidrokarburet, kërkim dhe prodhim”, të ndryshuar”. 7. Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Jozefina Topalli Zotërinj deputetë, hapim seancën. Për pikën e parë të rendit të ditës kanë regjistruar emrat nga opozita deputetët: Ilir Beqja, Arben Malaj, Gjokë Jaku, Eltar Deda, Alfred Dalipi, Blendi Klosi, nga maxhoranca: Edi Paloka, Selami Xhepa, Ferdinand Xhaferri, Gerti Bogdani, Leonard Demi, Sherefedin Shehu. Zoti Beqja, urdhëroni, 5 minuta! 1

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

PROCESVERBAL

SEANCËN E DREJTONKRYETARJA E KUVENDIT ZONJA JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

(Seanca filloi në orën 10:00)

Rendi i ditës:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 01.07.2010.

3. Miratimi i kalendarit trejavor për periudhën 5-22 korrik 2010.

4. Projektligji “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar””.

6. Akt normativ nr.2, datë 16.06.2010 “Për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995 “Për hidrokarburet, kërkim dhe prodhim”, të ndryshuar”.

7. Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Jozefina Topalli – Zotërinj deputetë, hapim seancën.

Për pikën e parë të rendit të ditës kanë regjistruar emrat nga opozita deputetët: Ilir Beqja, Arben Malaj, Gjokë Jaku, Eltar Deda, Alfred Dalipi, Blendi Klosi, nga maxhoranca: Edi Paloka, Selami Xhepa, Ferdinand Xhaferri, Gerti Bogdani, Leonard Demi, Sherefedin Shehu.

Zoti Beqja, urdhëroni, 5 minuta!Ilir Beqja – Kolege dhe kolegë deputetë,Prej 8 ditësh Kryeministri, ministrat dhe

mediat që i bien avazit të Kryeministrit vazhdojnë të tallen publikisht me pensionistët, invalidët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Sigurisht, si gjithmonë, i pari e nisi talljen Sali Berisha. Nuk është rastësi që ky njeri vazhdon të tallet, jo thjesht sepse këtë e bën qysh se ka filluar të merret me politikë, por tani e ka më të përligjur. Para një viti ju vodhi votat. Pas kësaj nuk ndien më asnjë grimë faji në ndërgjegjen e tij për çdo mashtrim që mund të bëjë me shqiptarët. Madje, kësaj here, gënjen edhe në emër të integrimit, meqë drejton koalicionin e integrimit.

Por, prej 8 ditësh, ju pensionistë, invalidë dhe të papunë po e provoni edhe vetë se Kryeministri ju ka gënjyer. Ju ka gënjyer kur ju tha se po bën rritjen më të madhe të pensioneve në 10 vjet. Shtesa e pensioneve me 4% apo 6 %, është shtesa më e ulët në 10 vjetët e fundit në Shqipëri. Ky është rezultati i një viti qeverisjeje në emër të integrimit. Integrim nuk ka, por varfërim ka me bollëk.

Ju ka gënjyer që prej 5 vjetësh kur deklaroi se nuk do të ketë pension nën 100 dollarë. Pas 5

1

Page 2: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

vjetësh pensioni i plotë nuk është më shumë se 95 dollarë, ndërsa pensionet e pjesshme janë më pak se 80 dollarë. Këto janë pensionet e qytetit, ndërsa në fshat pensionet nuk i kalojnë 70 dollarët. Edhe ky është rezultati i një viti qeverisjeje në emër të integrimit. Integrim nuk ka, bollëk nuk ka, por ka vetëm fukarallëk me bollëk.

Ju gënjeu kur ju tha se po bën rritje ngaqë ka mbledhur më shumë taksa në dogana e tatime. As në tatime e as në dogana nuk ka mbledhur më shumë, madje pas një viti koalicioni i integrimit është shndërruar në bandë që vjedh, trafikon e mitmerr nën petkun e integrimit.

Në të vërtetë nuk ka asnjë lek rritje pensionesh. Lekët që merrni si shtesa janë lekë që ose i paguani si taksa nga shtrenjtimi dyshifror i zërave bazë të jetesës mujore ose të marra nga depozitat tuaja në bankat e vendit, ku Sali Berisha është sot borxhliu më i madh.

Por me lekët që morët si shtesa të gjithë ju blini më pak sesa blinit një vit më parë. Prandaj kjo është tallja më e madhe dhe mashtrim më i madh që ju bën sot Sali Berisha.

Madje, përtej talljes, Kryeministri po e trash edhe më shumë zullumin e tij. Nga ky zullum nuk e shpëton dot sulmi që rreket të bëjë mbi opozitën.

Madje, përtej talljes, Sali Berisha po shpërdoron edhe detyrën. Ka një vendim të Qeverisë të datës 1 shkurt 2006, që, për ironi të fatit, është firmosur nga vetë Sali Berisha, i cili detyron çdo Kryeministër të indeksojë pensionet në datën 1 maj të çdo viti. Moszbatimi i vendimit të Qeverisë është shpërdorim detyre, ndërsa vjedhja e pensioneve për muajt maj e qershor është kriminale.

Vendimi që përmenda më sipër përcakton edhe se si llogaritet inflacioni për pensionistët. Edhe këtë detyrim Sali Berisha nuk e zbaton. Ky vendim thotë se ushqimet zënë 62 % të shpenzimeve mujore të pensionistëve dhe jo 37 % sa ç’thotë INSTAT-i. Ky vendim thotë se energjia zë 10.7 % të shpenzimeve mujore të pensionistëve dhe jo 4,3 % sa ç’thotë INSTAT-i.

Në kushtet kur zyrtarisht pranohet që energjia elektrike është shtrenjtuar 12%, uji i pijshëm është shtrenjtuar 26%, ushqimet janë shtrenjtuar 6-8 %, çdo nxënës maturant mund të llogarisë se inflacioni është më i madh se 5%.

Të shtosh pensionet më pak se inflacioni i llogaritur është shpërdorim detyre. T’u vjedhësh pensionistëve qoftë edhe një qindarkë në korrik e në muajt që do të pasojnë, është kriminale.

Të gjitha sa më sipër janë llogaritje që bëhen në zyra. Në të vërtetë, në të gjithë Shqipërinë, pensionistët kanë provuar se shtesa mujore e faturave të energjisë elektrike dhe të ujit është 5 herë më e madhe se shtesa e pensionit.

Ka të tjera grupe sociale që ende nuk kanë marrë asnjë shtesë apo Sali Berisha nuk u jep as çfarë ua ka dhënë ligji. Më shumë 60 mijë janë personat që marrin përfitim për aftësi të kufizuar dhe duhen të kenë një përfitim jo më të vogël se pensioni bazë në qytet. Ata edhe sot marrin 8700 lekë në muaj. T’u japësh më pak se detyrimi ligjor është shpërdorim detyre. T’u vjedhësh 2 mijë lekë në muaj është kriminale. 90 mijë familje që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike marrin vetëm 4 mijë lekë në muaj. Për këto familje qeveria e integrimit jep para vetëm për energji elektrike, ujë të pijshëm dhe për vetëm gjysmë buke në ditë.

Lista e shpërdorimeve të detyrës dhe e veprimeve kriminale të Qeverisë së sotme është shumë e gjatë. Kësaj liste i shtohen edhe grabitjet e pronës publike, korrupsioni në dogana e në tatime, monopolet që kanë kapur ekonominë, koncesionet për klientë të familjes së Kryeministrit.

Nëse nuk do të jenë këto grabitje janë të gjitha mundësitë financiare që pensionistët, invalidët, të papunët, personat me aftësi të kufizuar të kenë rritje reale të përfitimeve që të kenë një jetesë më të mirë e më dinjitoze në vendin e tyre.

Këto janë arsyet pse kjo Qeveri duhet të ikë. Ajo jo vetëm nuk solli integrimin, por po i varfëron shqiptarët. Për ne nuk është vetëm angazhim politik të luftojmë për të larguar këtë Qeveri, por, më së pari, është mision atdhetar.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Xhepa, urdhëroni, 5 minuta!Selami Xhepa – Falemnderit, zonja

Kryetare,Të nderuar kolegë,Nuk ka dyshim se sot shoqëria përballet me

sfida serioze, me probleme komplekse, zgjidhjet e të cilave janë tepër të vështira dhe nuk ka

2

Page 3: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

dyshim se çështja më madhore e botës së sotme janë borxhet, rivendosja e kontrollit mbi to në një mënyrë të tillë që as të mos të rrezikojë të fusë botën në një periudhë rënie afatgjatë, por as të mos rrezikojë apo kompromentojë zhvillimin e ardhshëm të vendit.

Çështja e borxheve është tashmë një temë e vjetër në debatin filozofik, moral, etik dhe ekonomik. Një herë edhe një kohë edhe Perëndimi e kishte të ndaluar borxhin dhe uzurin, ato ishin mëkate të judaizmit, që feja kristiane i ndëshkonte ashpërsisht. Por lëvizja reformiste shënoi edhe fundin e këtij qëndrimi e bashkë me të edhe fillimin e ndarjes së madhe të Lindjes nga Perëndimi, ndarje që vazhdon të ekzistojë edhe në kohët e sotme.

Etika protestante e kapitalizmit në kuptimin veberist ka pikërisht në thelbin e vet këtë mëkat fillestar, borxhin, pra që paratë e lira, të kursyera nga individë apo firma të mos flenë në kasaforta, por të përdoren për të zgjeruar investimet, prodhimin dhe konsumin e shoqërisë. Vështirë se mund të gjendet ndonjë libër i historisë së ekonomisë që të dëshmojë progres shoqëror pa borxhe, publike apo private, që nga antikiteti e deri në ditën e sotme.

Por ky qëndrim mbi borxhin ka marrë një përmasë cilësisht të ndryshme në shoqërinë e sotme, në shoqërinë e bollëkut të konsumit. Kredia konsumatore sot është shndërruar në problemin madhor ekonomik dhe moral të shoqërisë. Në shumë vende të zhvilluara kredia konsumatore ka arritur në mbi 400% të prodhimit të brendshëm dhe madje, në disa vende, edhe mbi 1700%, që do të thotë se njerëzit shpenzojnë në një vit 4 deri në 17 herë më shumë nga sa kanë mundësitë e tyre ekonomike. Për të ruajtur këtë nivel material të njerëzve, të shoqërisë, të familjeve qeveritë janë shtyrë shpeshherë, pa dëshirën e tyre, në marrjen e më shumë borxheve, Dashur pa dashur kemi mbërritur në një situatë kritike për shoqërinë njerëzore të botës moderne, një shoqëri që po e blen të ardhmen e saj nga brezat e ardhshëm me një çmim shumë të lirë.

E bëra këtë parantezë për të nënvizuar mprehtësinë e debatit aktual mbi borxhin dhe implikimin që ai paraqet për shoqërinë, si dhe përgjegjshmërinë që duhet të shoqërojë vendimmarrjen publike në qëndrimin ndaj borxhit, por e bëra njëkohësisht edhe për të

çmitizuar paksa këtë propagandë që është bërë, në veçanti kohët e fundit, si dhe spekulimet mbi çështjen e borxheve.

Për hir të së vërtetës, duhet të themi që debati më me vend në të gjithë këtë histori të derisotme të retorikave politike mbi gjendjen e ekonomisë është ai mbi borxhin. Në këtë pikë më duhet të them se do të isha dakord edhe me pikëpamjen dhe thirrjen e bërë nga opozita për mosarritjen e pagës së deputetëve, por më duket një spekulim shumë i mirëfilltë dhe shumë i shëmtuar përbaltja e politikave sociale të Qeverisë të kohëve të fundit dhe duhet thënë që është ndër rastet e rralla që realizohet një politikë sociale e rritjes së pagave të ulëta, e rritjes së pensioneve dhe, pavarësisht se pensioni mbetet pension dhe një njeri nuk mund të blejë dot lumturinë me të, më duket se do të ishte e pahijshme të spekulohet me një fakt të tillë të politikave sociale.

Historia e borxheve në Shqipëri është ndryshe, sepse borxhi i dekadës së parë të tranzicionit u krijua për të blerë të shkuarën, dështimin e një sistemi ekonomik që, pasi premtoi parajsën mbi tokë, provoi se kishte qenë rruga më e shkurtër drejt ferrit dhe deri në mesin e viteve 2000 buxheti nuk mund të paguante as shpenzimet e mbajtjes në këmbë të aparatit shtetëror pa marrë borxh. Po të shohim statistikat e bankave, nuk ka diskutim se Qeveria ishte, e thënë në terma relativë, klienti i vetëm i sistemit bankar, në një kohë kur kredia për sektorin privat mezi arrinte në 9% të prodhimit të brendshëm.

Sot ne marrim borxh në treg, por jo më për të blerë të shkuarën, por për të ndërtuar të ardhmen dhe unë besoj se ne do të mbetemi për një kohë të gjatë një vend borxhmarrës, kjo për arsye të nevojave të mëdha që dikton procesi i modernizimit të shoqërisë sonë, nga njëra anë, dhe nivelet modeste të kursimeve të brendshme nga ana tjetër. Çështja është që kostot e pagimit të borxheve të jenë të përballueshme dhe të mos rrezikojmë apo të komprometojmë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Unë besoj se vendi ynë, me gjithë emocionin negativ që krijojnë retorikat politike brenda vendit, apo pështjellimet që vazhdojnë të karakterizojnë tregjet financiare përreth nesh, nuk ndodhet në kufirin e alarmit. Sinjalet e kujdesit besoj se do të lexohen së shpejti me ndryshimet e ligjit të buxhetit të shtetit.

3

Page 4: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Menaxhimi i borxhit më tepër se nivelet e tij është problemi madhor i shoqërisë. Po shohim vende që kanë hyrë në krizë edhe nga një borxh nën 40% të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që ka vende me borxhe mbi 70% apo 100% të prodhimit të brendshëm, që vazhdojnë të bashkëjetojnë me to pa ndonjë kërcënim serioz.

Të nderuar kolegë të opozitës, E vetmja mënyrë për të kundërbalancuar

efektet negative të shkurtimit të shpenzimeve në rritjen ekonomike janë reformat strukturore dhe Shqipëria ka nevojë urgjente për to, pra për reforma që do të nxisin investimet private dhe do të zgjerojnë bazën e ekonomisë. Reformat e sistemit gjyqësor....

(I ndërpritet fjala se i mbaron koha.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Xhepa!Zoti Arben Malaj, urdhëroni, 5 minuta!Arben Malaj – Të nderuar kolegë

deputetë,Kam kërkuar sot të flas përpara jush për një

fenomen gjithnjë e më shqetësues. Kohët e fundit veprimet e dhunshme të Qeverisë në trajtën e aksioneve me sa më shumë policë, po rëndojnë ambientin shoqëror dhe politik në vend. Prishjet në Ksamil, Vlorë, Durrës, Hamallaj, spontaniteti dhe klientelizmi me të cilën veprohet, fodullëku me të cilin pozohet në media, dhuna me të cilat reagohet ndaj qytetarëve, shumë shpejt do të tregojnë se boja e përdorur për të ngjyrosur fasadën e shtetit ligjor do të mbetet vetëm një pamje e shëmtuar dhe e trishtueshme. Askush nuk mund të kuptojë se cilat janë interesat konkrete kur Qeveria, ndërsa fle gjumë për 5 vjet, një ditë të bukur, pikërisht në prag të fillimit të sezonit turistik, kur vëmendja edhe e medias ndërkombëtare drejtohet drejt promovimit të potencialeve turistike të vendit, me forca policore fillon një aksion spontan të prishjeve informale të ndërtimeve.

Pas tranzicionit të viteve `90, pas braktisjes nga shteti të zonave më të vështira të vendit, pasi mbetën pa mësues, pa infermierë, pa mjekë, pas përkeqësimit të infrastrukturës në këto zona, pas mungesës së rendit publik, pas mungesës së dritave e të ujit, mijëra familje nga këto zona, me shumë sakrifica, u vendosën rreth qyteteve të mëdha të vendit. Këto zhvendosje kanë qenë të dhimbshme, të shoqëruara me kushte të vështira për strehim dhe me kushte të vështira të jetesës,

por pa dyshim ka qenë një mundësi më e mirë për edukimin e fëmijëve të tyre dhe një mundësi më e mirë për jetën e tyre të përditshme. Për ato shtëpi që prishen me aq dhunë, mijëra shqiptarë kanë punuar në kushte të vështira në vende të ndryshme të botës larg familjeve të tyre dhe me ato ndërtesa që prishen me aq fodullëk ka jo pak djersë dhe në disa raste jo pak gjak të fëmijëve dhe të prindërve të tyre që janë në mërgim.

Ka rreth 20 vjet që jo për faj të këtyre familjeve që dëshirojnë një jetë më të mirë, por për faj të keqpërdorimit politik të tyre ky fenomen jo vetëm që nuk është rregulluar duke u orientuar në zonat potenciale për urbanizim, por në prag të zgjedhjeve e fushatave vendore dhe parlamentare është toleruar dhe është keqpërdorur në mënyrë të përsëritur. Braktisja e fshatrave dhe orientimi drejt qendrave të urbanizuara nuk është një fenomen tipik shqiptar. Tipik shqiptar është dështimi për të orientuar këtë proces, tipik shqiptar është dështimi i përsëritur i infrastrukturës rurale për të përmirësuar cilësinë e arsimit, shëndetësinë, mundësinë për biznes në këto zona, ndaj ndodh që braktisin fshatrat e tyre jo thjesht banorët e zonave më të vështira të vendit tonë, por edhe banorë fshatrash që janë jo më shumë se 5 kilometra deri në 7 kilometra larg qyteteve. Nga dhuna juaj mijëra familje mbeten në ankth, nga dhuna juaj miliarda lekë të fituara me plot vuajtje e sakrifica dalin jashtë qarkullimit ekonomik të vendit për shkak të dështimit 20-vjeçar.

Dy mund të jenë rastet konkrete të përcaktuara edhe në Kushtetutë, kur ndërhyrja e shtetit mund të jetë e fortë, por në asnjë rast nuk mund të jetë e dhunshme.

E para kur ka ndërtime informale që bllokojnë investimet publike që i shërbejnë të gjithë vendit ose një komuniteti të caktuar. Pra, kur këto ndërtime pengojnë investimet për rrugët, portet, aeroportet, hekurudhat, shkollat dhe spitalet.

Dhe rasti i dytë është kur cenohen dhe rrezikohen pasuritë kulturore të cilat në një proces integrimi dhe globalizimi do të jenë të vetmet prova reale të identitetit tonë kombëtar. Ngjarjet në Ksamil, Vlorë dhe Hamallaj janë raste konkrete të dështimit të Qeverisë. Vënia nën kontroll e informalitetit me forcën e dhunës shtetërore ka dështuar edhe në vende me

4

Page 5: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

institucione shumë më të forta se Shqipëria. Ekspertët më të mirë në botë rekomandojnë si strategji më të mirë planet urbanistike afatgjata, orientimin e ndërtimin në zona ku urbanizimi është më i mundshëm dhe kur ndërtimet e reja janë më të lehta dhe më të lira për t’u bërë. Ata rekomandojnë përmirësimin rrënjësisht të të gjithë faktorëve, ekonomikë e socialë që i ndihmojnë ata njerëz të banojnë në zonat e tyre dhe jo t’i braktisin ato për të jetuar rreth qyteteve.

Ne me politikat e strategjitë e zhvillimit duhet të rrisim hapësirat e zhvillimit që të pakësojmë informalitetin, burokracinë dhe kostot për ndërtimet në zonat e reja urbane. Vetëm kjo mund ta ulë realisht informalitetin dhe korrupsionin, jo prishjet e dhunshme dhe arrestimet mediatike.

Të nderuar kolegë të maxhorancës, mos angazhoni miliona dollarë të taksapaguesve shqiptarë për koncepte partiake, por krijoni fonde, struktura dhe bëni studime edhe 5 vjeçare, edhe 100-vjeçare se ku do të shkojë zhvillimi i vendit për të orientuar këdo që do të ndërtojë diçka të re! T’i miratojmë këto projekte strategjike, të bëhen të njohura, të inventarizohen, madje edhe të kontabilizohen këto prona si pjesë e strategjive të zhvillimit afatgjatë të vendit. Duhet bërë sa më parë reforma administrative e vendit. Qytetet e mëdha po mbyten nga dendësia e ndërtimeve, zgjerimi i infrastrukturës së tyre do të bëhet gjithnjë më i vështirë dhe më i kushtueshëm.

Mundësitë për ndërtime po zvogëlohen, sipërfaqet e gjelbërta dhe shplodhëse do të tkurren, pakësime mundësie për ndërtime në qytetet e mëdha të vendit do të sjellë konkurrencë abuzive deri edhe kriminale, nëse qytetet nuk zgjerohen me hapësira të reja. Çdo prishje e dhunshme, çdo shkatërrim dhe bastisje në zona të ndryshme të vendit që kryhet në mënyrë spontane pa i qartësuar se ku do të rivendosen dhe pa i ndihmuar se ku duhet të rivendosen, është dështim i sigurt për çdo qeveri të dhunshme.

Falemnderit!Jozefina Topalli - Falemnderit!Fjalën e ka zoti Bogdani.Gerti Bogdani - Falemnderit, zonja

Kryetare!Të nderuar kolegë,

Marr shkas për këtë fjalim të sotëm nga një shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve të zonës sime dhe qytetarëve të Tiranës në lidhje me barrën e rëndë që Bashkia e Tiranës u ka vendosur me rritjen ekstreme të taksave vendore.

Më lejoni t’ju lexoj paragrafin e parë të mesazhit në një nga fletët që shoqëron njoftimin e vlerësimit tatimor të Bashkisë së Tiranës për bizneset e kryeqytetit.

Të nderuar taksapagues të qytetit të Tiranës, viti fiskal ka filluar dhe qyteti i Tiranës ka nevojë për kontributin tuaj me qëllim zbatimin e politikave dhe projekteve në zhvillimin e qytetit tonë dhe rrjedhimisht biznesit tuaj. Në dukje i sjellshëm dhe shpresëdhënës, por në realitet vetëm një fasadë që mbulon mesazhin e hidhur që vjen në fletët që vijojnë; taksat shumë më të rënduara dhe të rritura në mënyrë ekspomenciale për familjarët, bizneset e vogla dhe ato të mesme. Taksat kryesoret të Bashkisë së Tiranës, sidomos taksa e pastrimit dhe ajo e gjelbërimit kanë pasur një rritje drastike nga viti në vit. Kështu taksa e gjelbërimit për biznesin e vogël vetëm nga viti 2008 në vitin 2010 është mbidyfishuar në pjesën më të madhe të këtyre bizneseve. Po të vëmë re me vëmendje disa prej tyre, biznesi i vogël shitje me pakicë, bulmet, ushqimore, e artikuj industrialë, në vitin 2008 paguante 5 mijë lekë në vit, në vitin 2010 paguan 12 mijë lekë në vit, 2,4 herë më shumë.

Biznesi i vogël; bar-kafe-restorant, në vitin 2008 paguante 14 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan 35 mijë lekë; 2,5 herë më shumë.

Biznesi i vogël; kafe interneti, qendra interneti, në vitin 2008 paguante 14 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan 35 mijë lekë në vit; 2,5 herë më shumë.

Biznesi i vogël; njësi shërbimi, lojëra të hapura ose të mbyllura për fëmijë në vitin 2008 paguante 14 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan 25 mijë lekë në vit; 2,5 herë më shumë.

Biznesi i vogël; profesione të lira, galeri arti të piktorëve, skulptorëve ose artistëve të tjerë në 2008 paguan 5 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan 12 mijë lekë në vit;2,4 herë më shumë.

Për mendimin tim këta tregues të marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës janë shumë të rëndësishëm në disa aspekte.

5

Page 6: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Së pari, kjo tregon një rritje të skajshme të taksave që bizneset e vogla dhe familjet shqiptare të punësuar në to duhet të paguajnë, ndërkohë që Qeveria i ka ulur taksat deri në masën 50%. Dhe këtu dua t’i bëj thirrje kolegut tim socialist parafolës që të hedhë sytë edhe nga taksat e Bashkisë së Tiranës, të cilën e drejton kryetari i partisë së tij, sepse do të vërë re që shpeshherë që bizneset paguajnë më shumë taksa bashkie sesa tatimfitimi. Mbi të gjitha, rritja e taksave për biznesin e vogël e të mesëm në këtë periudhë është jashtëzakonisht e dëmshme për punësimin dhe për zhvillimin e biznesit, sidomos në një kohë kur përpjekjet janë për të amortizuar pasojat e krizës botërore.

Së dyti, këto shifra tregojnë dhe tipin e biznesit dhe të sipërmarrjes që është rënduar më shumë nga taksat krahasuar me bizneset e tjera. Të gjitha këto biznese të cilave Bashkia e Tiranës u ka dyfishuar taksat, ofrojnë shërbime shumë të rëndësishme për qytetarët e Tiranës, që nga shërbimet ushqimore deri te lojërat e fëmijëve, në një kohë kur Qeveria shqiptare po aplikon një ndër nismat më të rëndësishme të saj; Shqipërinë dixhitale dhe të rinjtë shqiptarë gjithmonë e më tepër kanë mundësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të internetit, kryetari i bashkisë mbidyfishon taksat për qendrat e internetit. Në një kohë kur arti në Shqipëri ka nevojë për mbështetje më të madhe dhe të vazhdueshme kryetari i bashkisë, ish-artist, mbidyfishon taksat për hapësirat e përdorura për galeri, për skulptorë, piktorë, dhe artistë të tjerë.

Një tablo po kaq e zymtë është dhe ajo e taksës së gjelbërimit dhe e taksës së pastrimit. Bizneset e Tiranës mbingarkohen me shumëfishin e taksës së vendosur nga Bashkia e Tiranës.

Por viktimë e rritjes së taksave vendore nuk janë vetëm bizneset, janë edhe familjet e thjeshta, qytetarët e Tiranës. Rritjen drastike të taksave të pastrim-gjelbërimit e kanë ndier edhe familjarët e qytetit të cilët në vitin 2008 paguanin 3 mijë lekë për këtë taksë, ndërsa në vitin 2010 paguajnë 5 mijë lekë. Ata në vitin 2008 paguanin 3 mijë e 600 lekë për taksën e pastrimit ndërsa në 2010 paguajnë 5 mijë lekë. Taksat vendore të Bashkisë së Tiranës shoqërohen nga një fenomen tjetër shumë interesant. Në rastin e mbledhjes së tyre

Drejtoria e Taksave, e Tatimeve dhe e Tarifave Vendore në bashki bën një fushatë agresive dhe me sanksione të rrepta për ata që nuk i paguajnë, që nga gjobat e deri në bllokimin e llogarive bankare të biznesit. Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës e ka shumë të vështirë t’u ofrojë qytetarëve shërbime për të cilat ata paguajnë. Pavarësisht se taksat janë dyfishuar, Tirana nuk është dy herë më e pastër, pavarësisht se taksat janë dyfishuar, ajo nuk është dy herë më e gjelbër, pavarësisht se taksat janë dyfishuar, kryeqyteti nuk ka investime.

Natyrshëm lind pyetja: Ku përfundojnë taksat e paguara nga qytetarët e Tiranës? Ashtu sikurse është bërë e ditur dhe nga mediat, është e patolerueshme që qytetarët e Tiranës të paguajnë turet nëpër Shqipëri të zotit Rama si Kryetar i Partisë Socialiste, të paguajnë për lobimin e tij kundër Shqipërisë si Kryetar i Partisë Socialiste dhe në dëm të çdo qytetari të Tiranës. Prandaj është obligim ...

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Bogdani!

Fjalën e ka zoti Jaku.Gjokë Jaku – Të nderuar kolegë, Ka kaluar plot një vit nga zgjedhjet e 28

qershorit të vitit 2009 dhe është më se normale të bëjmë një vështrim analitik për situatën, ngjarjet dhe dukuritë që kanë ndodhur në këtë hark kohor. Zgjedhjet e lira në vend, siç ndodh kudo në botën demokratike, përbënin momentin për zgjidhjen e çështjeve e problematikave në zhvillimin e vendit, krijuan nyjën gordiane që ende sot edhe pas 20 vjetësh pengon gjithçka në prosperitetin dhe integrimin e Shqipërisë. Dhe, paradoksalisht, këtu na ka futur gjithnjë i njëjti njeri, armiku më i tërbuar i lirisë dhe i zgjedhjeve demokratike, i paafti, e papërgjegjshmi dhe i pandreqshmi, Sali Berisha.

Zanafilla dhe burimi i të gjitha të këqijave janë zgjedhjet e 28 qershorit të cilat lindën në maternitetin e tyre qeverinë e kësaj maxhorance që ushqehet në grazhdin e votave të vjedhura, të kutive të mbyllura, që merr oksigjen nga korrupsioni dhe krimi për t’u mbajtur në këmbë, çalamane siç lindi, përdor patericën Ilir Meta. Pikërisht këtu e ka zanafillën dhe burimin situata e vështirë që përjeton Shqipëria dhe shqiptarët sot, një krizë totale tepër e rëndë.

Kriza politike dhe ajo ekonomike përbëjnë vëllezërit siamezë të realitetit krizë të vendit, të

6

Page 7: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

cilat ushqejnë njëri-tjetrin. Nëse nuk punohet urgjentisht dhe seriozisht për t’i gjetur diagnozën dhe filluar kurimin për shërimin e tyre, pa as më të voglin dyshim, rrezikohet rëndë zhvillimi i vendit dhe jetesa e shqiptarëve. Kriza politike ka përfshirë çdo strukturë të saj.

Së pari, manipulimi i zgjedhjeve dhe mohimi i transparencës së tyre ka çuar në krizë jetën parlamentare. Ngërçi i madh në aktivitetin e saj, qëndrimi diskriminues e mohues i maxhorancës ndaj opozitës, vendimmarrjet e papërgjegjshme me dhunën e kartonëve, rrëzimi i mbi 30 akteve nga Gjykata Kushtetuese janë treguesit më sinjifikativë të kësaj situate.

Së dyti, mosrespektimi dhe shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, zgjedhjeve demokratike janë shenja të tjera të krizës. Po ju kujtoj se nuk duhet të harroni kurrë që shqiptarët e përmbysën diktaturën në vitet `90, sepse liritë dhe të drejtat, zgjedhjet e lira, prona, shteti ligjor, e vërteta, drejtësia janë vlerat më të çmuara, vlerat e vetë jetës dhe ekzistencës së tyre, dhe pikërisht pse besojmë kaq realisht ndaj tyre kundërshtojmë me kaq forcë dhe këmbëngulje regjimin autoritar që kërkon të instalojë Berisha me shpurën e tij.

Së treti, mohimi i transparencës për gjithçka dhe specifikisht për të zgjedhjet e 28 qershorit me justifikime groteske se nuk na lejon Kushtetuta. Por kushdo sot e di se nuk ka Kushtetutë në botë që e pengon transparencën, sepse ajo është thelbi i saj, përndryshe, vajmedet se çfarë vendi jemi.

Së katërti, kapja e shtetit në çdo qelizë të tij, që shfaqet në uzurpimin e të gjitha institucioneve, përplasja permanente mes njëra-tjetrës, drejtësia e korruptuar dhe pothuaj inekzistente po çon përditë e më shumë me humbjen e kuptimit të ligjit dhe të vërtetës për qytetarët shqiptarë. Kjo, sepse Berisha ky demagog klasik asnjëherë dhe aspak nuk punon për ndërtimin e shtetit ligjor, por vetëm për ndërtimin e regjimit të tij autoritar dhe gjindjes që kullosin në oborret e tij.

Për sa i përket krizës ekonomike ajo është e përgjithshme, është asfiksuese.

Së pari, vjen rrënimi i prodhimit ekonomik për shkak të mungesës së vizionit, por dhe të strategjive e politikave zhvillimore të kësaj Qeverie të papërgjegjshme dhe të paaftë në mosrealizimet e reformave të nevojshme, krijimi

i oktapodëve të megamonopoleve të pushtetit, që kanë zaptuar ekonominë, mungesa e rregullave të lojës dhe të arbitraritetit të shtetit, prodhimi vendas në tërësi dhe ai bujqësor në veçanti, që janë harruar tërësisht në axhendën e kësaj Qeverie, janë drejt rënies së frikshme. Prej kohësh biznesi dhe prodhuesit shqiptarë kanë vënë ulërimën për këtë situatë katastrofike.

E dyta, arka e shtetit, që është realisht zemra e shtetit, po shkon drejt shkatërrimit dhe kjo tregon qartë mosrealizimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit, taksat dhe doganat, rënien drastike të investimeve publike në fondet e buxhetit të shtetit, mbylljen dhe tkurrjen e përditshme të biznesit, rritjen e borxhit shtetëror, rritjen e inflacionit, rënien e aftësisë paguese të shtetit. Dhe për ta mbajtur në jetë këtë, Qeveria përdor mekanizmat e saj qorrazi duke gjobitur bizneset përmes taksave dhe doganave, duke privatizuar gjithçka që ka mbetur, nëse ka mbetur.

Përveç zhgënjimit total të të gjithë shtresës së popullsisë për rezultatet e zhvillimit ekonomik, mungesës së reformës dhe të keqqeverisjes së Berishës, ata i ka zënë për fyti me një lak mbytës, rritja e çmimeve të produkteve të jetesës, rritja e nivelit të papunësisë, rritja e borxheve dhe inflacionit, rritja e numrit të qytetarëve që gjenden në listat e gjata, rritja e numrit...

(I ndërpritet fjala për arsye të mbarimit të kohës së diskutimit.)

Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Demi, urdhëroni!Leonard Demi – Falemnderit, zonja

Kryetare!Të nderuar kolegë,Dua të bëj të njohur se Komisioni i Sigurisë

Kombëtare ka autoritet kushtetues të mbikëqyrë shërbimet informative të vendit, nëpërmjet nënkomisionit të përhershëm parlamentar të ngritur për këtë qëllim. Këtë të drejtë e gëzon gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm dhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH-it, i cili është përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave. Kontrolli parlamentar apo mbikëqyrja parlamentare e SHISH-it është një element tejet i rëndësishëm i sistemit ligjor të një demokracie funksionale. Ai është forma më e rëndësishme e kontrollit demokratik dhe drejtimit të veprimtarive të shërbimit të fshehtë.

7

Page 8: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Ky kontroll bëhet me ligj. Prandaj, Komisioni i Sigurisë po bën përpjekje për të hartuar dhe paraqitur, shpresojmë në sesionin e afërt parlamentar, një projektligj të tillë në bazë të përvojës më të mirë të demokracive europiane.

Sot drafti i tij ndodhet pranë sekretarisë së komisionit, në gjuhën shqipe e angleze dhe është i vlefshëm për çdo deputet, si dhe për grupet e interesit. Të hënën OSBE-ja do të dërgojë pranë Komisionit të Sigurisë një specialist britanik për të na ndihmuar me ekspertizën e vet në këtë drejtim. Deputetët e interesuar janë të ftuar të kërkojnë takim me të në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Qëllimi kryesor i këtij drafti është të ligjërojë një kontroll parlamentar konstant të efektshëm, të besueshëm dhe të mirorganizuar të SHISH-it në disa drejtime:

Së pari, në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Së dyti, në përdorimin efektiv të burimeve financiare që Kuvendi i miraton për veprimtarinë e tij.

Së treti, në forcimin e këtij institucioni në luftë kundër rreziqeve që i kanosen Shqipërisë apo në luftë kundër krimit që i kanoset vendit.

Mbikëqyrja parlamentare është shumë e rëndësishme, por ajo nuk duhet ekzagjeruar, sepse edhe ajo ka kufizimet e veta. Studiues të ndryshëm, kur analizojnë rezultatet e mbikëqyrjeve parlamentare, rreshtojnë një sërë arsyesh. Ata thonë se kufizimet e kësaj mbikëqyrjeje vijnë për shkak se një pjesë e deputetëve nuk kanë njohuri dhe përgjegjësi të mjaftueshme për institucionin dhe veprimtarinë e shërbimit të fshehtë që ata duhet të kontrollojnë, siç e kanë dëshmuar këto javë disa deputetë të Partisë Socialiste.

Kontrolli i Shërbimit Informativ ngërthen një dilemë, e cila është drejtpeshimi midis kontrollit demokratik që i bëhet shërbimit informativ dhe efektiviteti i këtij institucioni në detyrat e veta kritike dhe të rëndësishme në mbrojtje të vendit. Kjo dilemë mund të reduktohet te tensioni që krijohet midis përgjegjshmërisë, e cila kërkon transparencë dhe Shërbimit Informativ, i cili kërkon fshehtësi. Masat që merren për të kryer kontrollin parlamentar të SHISH-it janë të ngjashme me ato që në përgjithësi praktikohen gjatë kontrollit demokratik të Forcave të Armatosura. Por kësaj

radhe ato janë më të forta, për shkak se shteti dhe shoqëria po futen në fushën e funksioneve të zbulimit. Masat që po i rreshtoj më poshtë nuk kanë përparësi ndaj njëra-tjetrës, por duhet të zbatohen njëherësh. Ato ngërthejnë kompetencën e mbikëqyrjes, interesin dhe presionin e publikut, si dhe profesionalizmin e këtij institucioni.

Së pari, deputeti që do të merret me kontrollin e SHISH-it duhet të motivohet të zgjeroj njohuritë me SHISH-in, në mënyrë që të aftësohet për ta kontrolluar atë.

Së dyti, të zgjedhurit në mënyrë demokratike kanë përgjegjësinë e kontrollit të shërbimit, por ata duhet të ruajnë, gjithashtu, sekretin dhe të mos e nxjerrin atë për nevoja vetjake apo politike, siç kanë bërë rëndom deri më sot kolegët e opozitës.

Kësisoj, më lejoni t’u sugjeroj grupeve parlamentare që t’i kenë parasysh këto përfundime kur të marrin vendimin e përcaktuar përfaqësuesit e tyre në nënkomisionin për kontrollin e SHISH-it.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Demi!Zoti Deda, urdhëroni!Eltar Deda – E nderuar zonja Kryetare!Të nderuar kolegë deputetë,Kërkesa jonë dhe e gjithë popullit opozitar

për një transparencë të plotë nuk është thjesht dhe vetëm e kushtëzuar me vjedhjen e votës, por po vërtetohet dita-ditës se pushteti, i cili vjen si rezultat i devijimit të vullnetit të popullit është i destinuar që të sjellë vetëm kriza dhe degradim të shtetit, gjë e cila, tashmë, është evidente në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Nuk ka familje shqiptare që të mos e ndiej këtë krizë qeverisëse, e cila është ulur këmbëkryq në sofrën tonë nëpërmjet rritjes së pandalshme të çmimeve, rritjes së përditshme të shkallës së papunësisë. Çdo ditë e më shumë varfëria po bëhet e pashmangshme. Kjo krizë po ndihet te bizneset, të cilat janë të destinuara që të jenë pre e falimentimit vetëm nga shkalla e lartë e degradimit të shtetit nëpërmjet korrupsionit galopant që ka përfshirë çdo qelizë të shtetit; po ndihet në shërbimet sociale dhe publike, të cilat tregojnë krizën ku kjo qeverisje po e zhyt çdo ditë e më shumë popullin tonë.

Prandaj, kërkesa jonë bashkë me popullin opozitar nuk ka për t’u ndalur, sepse ajo nuk është gjë tjetër, veçse realiteti që po jetojmë çdo

8

Page 9: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

ditë dhe jo gënjeshtra televizive e Kryeministrit tonë, i cili më shumë se çdokush tjetër ka treguar që vendin dhe qeverisjen e tij e lë vetëm nëpërmjet krizave.

E mora fjalën në këtë 5-minutësh për një fakt, i cili ka të bëjë vetëm me muajin qershor dhe e tregon më së miri se marrja e pushtetit është një detyrim dhe angazhim për të realizuar ato se çfarë u ke premtuar qytetarëve. U more qytetarëve të Vlorës votën duke u premtuar se duke i prerë rrënjët korrupsionit, do t’u prisje një herë e përgjithmonë rrugën investimeve, të cilat Qeveria e mëparshme i bënte në dëm të qytetarëve dhe vetëm për të përfituar ajo. Madje, disa përfaqësues tuaj të këtij Parlamenti arritën deri aty sa ishin të gatshëm të dorëzonin edhe mandatet. Këto i thatë në qershorin e vitit 2005. Po çfarë ndodhi në të vërtetë? Pas ardhjes në pushtet jo vetëm që i harruat premtimet, por nëpërmjet arrogancës qeverisëse dhe një mungese të shumtë transparence arritët ta ndërtonit TEC-in dhe ta trumbetonit si një investim serioz dhe me cilësi jashtëzakonisht të lartë mjedisore, duke u treguar shqiptarëve se nga 150 milionë euro e ndërtuat me 98 milionë euro.

Në qershorin e vitit 2009, po në kulmin e fushatës së Albanian Power Sector Generation and Restauring Project erdhët dhe i pret shiritin, vetëm për efekt elektoral dhe korruptiv, një vepre të papërfunduar dhe që sot e kësaj dite ende nuk i dihet fati.

Më 30 qershor të vitit 2010 ju duhet ta kishit vënë në punë dhe duhet që të merrnit produktin për të cilin u ndërtua kjo vepër, por ju, me dinakërinë më të madhe i keni kërkuar Bankës Botërore shtyrjen e afatit edhe për një vit, për arsye të cilat i dini ju dhe vetëm populli shqiptar nuk i di, por e kupton se çfarë është.

Ju, për të fshehur aferat tuaja korruptive, për të fshehur ambiciet tuaja, për ta bërë pronë tuajën këtë si zonë, akoma sot e kësaj dite nuk dini si të dilni nga ky pozicion ku ndodheni. Mirë që TEC-in e sollët të një teknologjie tejet të vjetër në krahasim me atë çfarë premtuat dhe e ndryshuat nga TEC me gaz në TEC me naftë, pastaj me qymyrguri, por ende sot ju nuk keni mundur që ta fusni atë në punë, për shkak të kostos jashtëzakonisht të lartë të prodhimit të energjisë, si edhe për shkak të defekteve teknike, të cilat ju nuk i kishit parashikuar gjatë projektit,

të cilat po i kushtojnë Qeverisë dhe popullit shqiptar miliona euro. Ju mbase i shtuat buxhetit të shtetit një shumë të madhe borxhi për mosfillimin e punimeve në kohën e duhur, kurse tani po e zhysni akoma edhe një herë tjetër duke i kërkuar Bankës Botërore shtyrjen e afatit të përfundimit.

A mundeni ju, zoti Kryeministër, t’i thoni popullit shqiptar se sa është kostoja e shtyrjes së afatit për vënien në punë të këtij TEC-i? Cili është përgjegjësi për shlyerjen e saj? Përse nuk jepni shpjegime për kompaninë Teknimont në Itali, e cila realizon këtë investim në drejtim të cilësisë së kryerjes së këtyre punimeve?

Përse u ndryshua mënyra e blerjes së lëndëve djegëse, duke ia dhënë të drejtën për të importuar një kompanie pranë Qeverisë, ku lënda djegëse do të importohej direkt nga vetë TEC-i dhe do të llogaritej pastaj në TVSH-n e energjisë?

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Vlorës në veçanti, duan të dinë nga ana juaj përse ky terr informativ në drejtim të mosvënies në punë të kësaj vepre tejet të përfolur, ku ju dhe vetëm ju, zoti Kryeministër, mbani përgjegjësinë e madhe dhe të vetme të kthimit të saj në një mbetje të rëndë mjedisore ekologjike? A mund t’u thoni ju, zoti Kryeministër, shqiptarëve dhe qytetarëve të Vlorës se çfarë ju thanë përfaqësuesit e Bankës Botërore për shkallën e rrezikut që i kanoset zonës së Gjirit të Vlorës, për katastrofën mjedisore që kap të gjithë gjirin dhe zonat përreth, përpara 3 javësh, katastrofë e cila për nga përmasat i ngjan asaj të Gjirit të Meksikës? Thënë këto në raportin e Bankës Botërore.

Përse nuk e bëni të ditur këtë gjë? Ju nuk do ta vini ndonjëherë në punë këtë vepër dhe nuk keni për të dalë ndonjëherë nga ky korrupsion ku e keni zhytur veten tuaj.

Unë e ndjeva si detyrë qytetare dhe në të njëjtën kohë si përfaqësues në këtë Parlament ta bëj të ditur këtë skandal, në mënyrë që ju dhe gjithë mekanizmat shtetërorë të vihen në gatishmëri, se nesër do të jetë shumë vonë. Tani ju mbetet juve që të deklaroni nga goja juaj edhe sikur një herë të vetme të keni dështuar...

(I ndërpritet fjala për arsye të mbarimit të kohës së diskutimit.)

Jozefina Topalli – Zoti Sherefedin Shehu, urdhëroni!

9

Page 10: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Sherefedin Shehu – E nderuar zonja Kryetare,

Të nderuar kolegë deputetë,Tezat e opozitës për borxhin publik janë të

frymëzuara nga ideologjia e vjetër dezinformuese dhe penguese për prosperitetin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Populli shqiptar dëgjon më shumë se dy herë në ditë nga opozita e tij se Qeveria po e zhyt vendin në borxhe dhe ditët e fundit popullit u thuhet se depozitat e qytetarëve po merren borxh nga Qeveria.

Kjo tezë buron nga teoria leniniste dhe na kthen 20 vjet mbrapa, në atë kohë kur propagandohej se Shqipëria ishte i vetmi vend në botë pa ndihma dhe kredi të huaja, kur në të vërtetë ato pak vepra industriale ishin ndërtuar me kreditë e marra nga Kina dhe vendet e tjera komuniste dhe këto kredi po i paguajmë ne sot.

Ne ishim të lumtur se po zhvilloheshim pa ndihma dhe kredi, por më vonë pamë se qytetarët europianë dhe amerikanë ishin më të lumtur se ne, pasi qeveritë e tyre i kishin zhvilluar këto vende duke marrë edhe ndihma, edhe kredi si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Politika juaj, zotërinj opozitarë, nuk është vetëm regresive, por edhe demagogjike. Ndërsa u shfaqeni qytetarëve si politikanë antiborxh nuk u tregoni atyre se nën qeverisjen tuaj keni marrë borxh në përmasa më të mëdha dhe nuk e keni përdorur për investime, por për paga, për përfitime personal dhe shpenzime administrative.

Në vitet 2000-2005 Qeveria juaj investonte rreth 350 milionë dollarë në vit, ndërsa merrte borxh mbi 400 milionë dollarë në vit. Vitin e kaluar ndërsa bota ishte në krizë, Qeveria e Partisë Demokratike investoi 1 miliard dollarë, me një borxh gati sa ai i qeverisë suaj. Përveç filozofive dhe praktikave të ndryshme që kemi mbi huamarrjen, dua t’ju kujtoj se Patric Boston duke folur për rolin e huas në zhvillimin e kombeve dhe të marrëdhënieve, thekson se vënia në pikëpyetje e tij është njëherazi e pafalshme dhe quhet izolim. Por ne nuk kemi ndërmend të izolohemi, por do të bëhemi pjesë e vendeve të zhvilluara.

Tezat se Qeveria po u merr depozitat qytetarëve është boshe nga pikëpamja profesionale, por me qëllime të qarta për të krijuar pasiguri në vend. Kësaj i shtohet edhe dezinformimi tjetër që Qeveria duke marrë hua

në euro dëmton lekun dhe kufizon huamarrjen për bizneset. Kensi argumenton se huamarrja e Qeverisë nuk i përjashton të tjerët, pasi ndihmon në përdorimin e mjeteve monetare të lira të vendit. Nëse huamarrja e shtetit përjashton të tjerët, atëherë do të shtohet presioni për rritjen e normës së interesit. E vërteta është se normat e interesit janë më të ulëtat historike, sepse sistemi bankar është i shëndoshë, besimi i publikut është rritur dhe në 6 muajt e fundit përveç depozitave në lekë janë shtuar depozitat në valutë me rreth 300 milionë euro. Sektori privat ka marrë hua rreth 100 milionë lekë, ndërsa oferta e bizneseve për investime në euro ishte 30 milionë, nga 25 milionë që kërkonte Qeveria dhe kjo kërkesë u plotësua me 14 milionë nga burime jorezidente dhe vetëm 11 milionë u blenë nga tregu vendas, që përbëjnë 3% ose 1/30 e likuiditetit të shtuar në euro. Pra, siç shihet, Qeveria nuk i ka hyrë në pjesë biznesit dhe, nëse këto para nuk investohen në Shqipëri, bankat do të detyrohen t’i investojnë ato në tregjet europiane.

Sa u përket qytetarëve, ata e dinë më mirë se Qeveria merr hua nga bankat dhe jo nga depozitat e tyre. Ata e dinë mirë, gjithashtu, se depozitat e tyre janë të siguruara nëpërmjet sistemit të garantimit të depozitave. Njëkohësisht, qytetarët janë investues direkt në letrat me vlerë të Qeverisë. Duke qenë një investim pa risk, ata preferojnë dhe mbajnë më tepër se 10% të portofolit. Ju luani rolin e antiborxhit, se jeni mësuar të qeverisni me filozofinë e mjerimit. Nëse me borxhin bëhen autostrada, rrugë, ujësjellës shkolla, spitale dhe vepra të tjera publike, vendi ka prosperitet dhe jo mjerim; nëse borxhi merret dhe përdoret me llogari, ai nuk është barrë mbi popullin, se e shlyen veten.

Dua t’ju kujtoj se, ndërsa luani lojën e antiborxhit, në qeverisjen tuaj borxhi publik ka qenë mbi 60% e produktit të brendshme bruto, ndërsa Qeveria e zbriti në 53%. Njëkohësisht, dua t’ju kujtoj që barra e borxhit në shpenzimet publike, nga 18% është ulur në 9%. Së fundi, dua t’ju them që borxhi në 6-mujorin e parë të këtij viti përfaqëson 35% të objektivit vjetor dhe jo rritje prej 8 herësh, siç pretendoni ju. Ndaj, ju ftoj të vini dhe ta votojmë amendimin e ligjit të buxhetit!

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Shehu!

10

Page 11: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Zoti Dalipi, urdhëroni!Alfred Dalipi – Falemnderit!Kolegë deputetë, E shoh kush e ka ngatërruar Kryeministrin

e vendit që t’i referohet Kensit, një mendimtar i ekonomisë, por dua të them se Kensi ishte edhe mbështetës i filozofisë marksiste dhe besoj se është gabim t’i sugjerosh Kryeministrit që t’i referohet një adhuruesi të ekonomisë shtetërore.

E kërkova fjalën në këto 5 minuta jashtë rendit të ditës, duke marrë shkak nga mungesa e marrjes së vendimit të Qeverisë dje për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarësisht se deklarimi i Kryeministrit është bërë që në 1 korrik se do të ketë rritje të pensioneve dhe pagave, ende nuk është zbardhur ky vendim nga maxhoranca.

Që në fillim, të nderuar kolegë deputetë, dua të sqaroj se socialistët janë për rritjen e pensioneve dhe pagave, janë për shtimin e financave në xhepat e qytetarëve shqiptarë, janë për shtimin e financave të buxhetorëve dhe atyre që kërkojnë të përballojë standardet minimale të jetesës në këtë vend. Ne jemi për rritjen e pagave dhe pensioneve, ndaj edhe kemi dalë këto ditë me një alternativë konkrete: rritje reale, jo demagogjike, jo mediatike, jo 20 lekë në ditë, jo për qeveritarët, jo për Kryeministrin, jo për Kryetaren e Kuvendit, jo për Presidentin dhe për të gjithë administratën e lartë.

Të nderuar kolegë deputetë, ne e mbështesim dhe jemi për rritjen e pensioneve të ish-minatorëve, ish-ushtarakëve; jemi për rritje e pensioneve dhe rrogës së atyre qytetarëve të thjeshtë, që kontribuojnë për zhvillimin e vendit; jemi për rritjen e rrogës së mësuesve, të mjekëve, të policëve, edhe të atyre policëve që me urdhrat tuaj shkojnë përballen me qytetarët në Hamallaj, mes flakës, zjarrit, gurëve dhe shkopinjve. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk e dinë se urdhrat vijnë për interesa, për klane dhe janë të jashtëligjshëm. Ne jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë në këtë vend, që Shqipëria të dalë nga harta e më të varfërve në Europë.

Por, a mund të jemi më pak të varfër, të nderuar kolegë deputetë, nëse rritja e pensioneve nuk përballon rritjen e energjisë elektrike, nëse rritja e pensioneve nuk përballon rritjen e çmimit të ujit, të specit dhe të domates, të sheqerit dhe të vajit, të naftës dhe të benzinës? A mund të jemi

më pak të varfër, kolegë deputetë, kur deklarojmë se po rrisim pagat dhe pensionet, ndërkohë që 90 mijë familje, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike nuk përfitojnë nga ky vendim tërësisht etatist, siç tha edhe parafolësi? A jemi më pak të varfër dhe a do të ndikojë në ekonominë e vendit, nëse nga ky vendim nuk përfitojnë 60 mijë persona me aftësi të kufizuara fizike? A mund të jemi më të varfër, nëse 10 mijë shqiptarë, që janë futur në listat e të papunëve dhe trajtohen nga fondet e papunësisë, vazhdojnë të jenë të papunë dhe do të dëgjohen vetëm nëpërmjet zërit të Kryeministrit se rriten pagat dhe pensionet?

Thelbi i çështjes është buxheti dhe mungesa e parave. Por, që ta kuptojmë se çfarë mund të blejë një pensionist me 20 lekë, dua t’ju them se sot mund të blihet vetëm ky (tregon një kastravec). Kurse me rritjen e pagës së Kryeministrit mund të blihet një peshk (tregon një peshk).

Nëse doni ta kuptoni se sa u është rritur shqiptarëve pensioni, le ta provojnë këta këtu mbrapa dhe Kryeministri që t’i ndërrojnë vendin peshkut, me kastravecin ... (Lë në tavolinën e ministrave kastravecin dhe peshkun përpara se të ulet.)

Jozefina Topalli – Sa ngjason edhe me njërin, edhe me tjetrin!

Zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Zonja Kryetare, Të nderuar kolegë deputetë, Prej ditësh opozita gjendet në një garë të

shfrenuar, e ndarë përgjysmë, ku gjysma mallkon pse rriten pagat dhe pensionet në një vend si ky yni, kur vendet e tjera kanë deklaruar ngrirjen apo uljen e pagave dhe pensioneve, gjysma tjetër deklaron se është e pamjaftueshme rritja e tyre dhe manipulon sipas interesit me të vërtetën e rritjes së pagave dhe pensioneve.

Unë e kam bërë publik se cili është niveli i rritjes së pagave dhe pensioneve dhe se kjo rritje përfshin të gjitha kategoritë: pensionistët e qytetit, pensionistët e fshatit dhe të gjitha llojet e pensioneve dhe asistencave të tjera që jepen nga buxheti i shtetit, duke mos lënë jashtë asnjë kategori, as kategoritë që marrin ndihma nga shteti, përfshi edhe ata që zotëria parafolës tha se nuk po u rritet trajtimi, as kategoritë e deklaruara në mënyrë specifike. Mashtrimi i opozitës shkon deri aty dhe na bën hesape se sa është rritur

11

Page 12: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

pensioni në fshat dhe sa është rritur në qytet dhe se na qenka shumë i ulët.

Tetë vjet qeverisën zotërinjtë dhe në asnjë vit nuk dhanë më shumë se 6% dhe ky 6%-sh i 36 mijë lekëve të vjetra, pensioni në fshat në kohë e tyre ishte vetëm 2 mijë lekë të vjetra; 6% e një rroge mësuesi në kohën e tyre ishte 12 mijë lekë të vjetra dhe kjo ishte rritja e pagave dhe pensioneve të atyre që derdhin lot krokodili, që krijuan diferencën më të madhe të pagave në Shqipëri dhe sot thonë të mos rriten pagat e administratës, pagat e larta dhe të rrisim vetëm të ulëtat, pavarësisht se ky mund të jetë një propozim alternativ.

Zotërinj, ishte qeverisja juaj që krijoi diferencën 1 me 20 në pagat e administratës, ishte ajo që krijoi diferencat më të mëdha edhe në trajtimin me pensione apo ndihma të tjera. Për 5 vjet rresht politika e pagave dhe pensioneve ka synuar rritjen e pagave dhe pensioneve të ulëta dhe bllokimin e pagave dhe pensioneve të larta, duke shkuar në raportin 1 me 5 dhe 1 me 7. Kjo është e vërteta. Zbritja nga 1 me 20, në 1 me 5 është vullnet për të shkëputur diferencat e mëdha në trajtimin e përfituesve nga fondet publike. Mbase ju vjen keq se pse janë stopuar pagat tuaja ose pse janë rritur në mënyrë simbolike në këtë periudhë 4-vjeçare, por ne do të vazhdojmë të rrisim pagat e arsimtarëve, të cilat, me rritjen e tanishme, e kalojnë vlerën e 45 mijë lekëve dhe ata marrin sot aq sa u keni dhënë ju 5 vjet rresht.

Mjekët dhe infermierët marrin një pagë shtesë përmes kësaj rritjeje. Nëse merrnin 12 paga, me këtë rritje marrin 13 paga. Arsimtarët marrin një rritje prej 08 pagash në vit dhe kategori të tjera përfitojnë në të njëjtat nivele. Ju bëni demagogji kur thoni se sa është rritur energjia. Ajo është rritur dhe është kompensuar 100% dhe nuk përfshihet në këtë rritje të pagave dhe të pensioneve. Të gjitha kategoritë sociale, të cilat duhet të kompensohen për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave të tyre, janë kompensuar dhe nuk mund të përfshihet kompensimi i energjisë në rritjen e pensionit që japim tani. Të gjithë pensionistët që paguajnë energji elektrike kanë një kontratë me shtetin dhe buxheti i kompenson ata në mënyrë të veçantë, pavarësisht nga rritja e pensionin që kanë marrë deri më sot.

Zotërinj deputetë, edhe një herë do t’ju bëja thirrje të lini mënjanë demagogjitë, kthejuni alternativave të besueshme dhe mos i bini njëri

gozhdës e tjetri patkoit, sepse jeni komplet jashtë loje. Adresoni kërkesat tuaja, nëse keni të tilla, që të jenë bindëse dhe të arsyeshme për t’u konsideruar nga ana e Qeverisë. Nëse do të vazhdoni të bëni garën e “Shalësave” të paguar, vazhdoni, por kurrkush nuk ju beson dhe kurrkush nuk ju dëgjon!

Falemnderit!Jozefina Topalli – Faleminderit, zoti

Ministër!Zoti Paloka, urdhëroni!Edi Paloka – Falemnderit, zonja Kryetare!Nga sa dëgjojmë, opozitë e majtë është

kundër rritjes së pensioneve. Sado që të thoni se jeni për rritjen e pensioneve, të vetmit që po talleni me njerëzit jeni ju. Pashë edhe një kronikë interesante dje në televizor, ku kishit dalë ca prej jush. Edhe aktoret që kishit marrë me vete nuk i kishit zgjedhur tamam. Kishit marrë një grua, gjoja të varfër, si duket e kishit lajmëruar që më përpara dhe i kishte të varura të gjitha bizhuteritë në qafë ajo nona për të thënë se gjoja jam e varfër. Por këto janë punët tuaja dhe qesharakë vetëm ju bëheni.

Unë jam sot këtu për një çështje që ka lidhje me varfërinë, sepse jam prekur shumë nga deklarimi i pasurisë së kryetarit të bashkisë, zotit Rama. Së pari, jam prekur për skamjen e këtij njeriu dhe, së dyti, sepse i paskemi rënë në qafë kot për kaq vjet, se kemi besuar akuzat që i ngrinin ndërtuesit se gjoja kryetari Rama vetëm për një leje ndërtimi merrte 200 mijë euro, ndërkohë që ai i shkreti paska në bankë vetëm 2 mijë euro dhe ato duke iu mbaruar.

Kemi besuar një ish-bashkëpunëtorin e tij, ish-nënkryetarin e bashkisë, Gonxhen, kur thoshte se jo Rama, por Erion Veliaj dilte natën me një tufë të madhe çelësash dhe provonte dyert e shtëpive se harronte ku i kishte shtëpitë, që i kishte falur Rama, ndërkohë që vetë Rama, është i pastrehë i shkreti. Kemi besuar edhe ministrat e Partisë Socialiste që kanë çuar dosje korrupsioni në prokurori për Ramën, por, me sa duket, edhe ata ia paskan futur kot. Prandaj jam “i prekur” sot, sepse e kemi akuzuar kaq rëndë sa, përpos varfërisë, nuk e kemi lënë rehat as në qetësinë e tij. Kështu që sot po bëhem me ju dhe me Ramën dhe po e besoj edhe unë këtë, por problemi është se nuk e besojnë dot të tjerët, nuk e beson dot as Rama vetë, sepse edhe në fushatën e fundit të Ramës, me porosinë e tij apo jo, njerëzit që bënin

12

Page 13: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

fushatë për të, si mënyrën më të mirë për të bërë fushatë kishin zgjedhur sloganin “Rama vjedh, por bën edhe punë”. Edhe ata vetë nuk thoshin dot që Rama nuk vjedh. E vetmja mënyrë për ta justifikuar ishte të thonin që Rama vjedh, por bën edhe punë, jo si ata të tjerët që vetëm vjedhin.

Megjithatë, Rama na doli se qenka më varfri ndër të gjithë politikanët shqiptarë dhe ne nevrikosemi për ata që deklarojnë se paskan fituar para këtë vit, që, në fakt, i deklarojnë dhe janë aty, mund të kontrollohen e mund të shihen nga të gjithë dhe nuk shqetësohemi nga mashtrime të tilla banale, si ky i kryetarit të Partisë Socialiste.

Keni kaq kohë që flisni për paratë e djalit të zotit Berisha. I ka deklaruar ai, kontrollojeni! Në qoftë se i ka të vjedhura, hajde ta dënojmë apo bëni ç’keni për të bërë, por ai i ka të deklaruara, pra nuk është ai problemi.

Ju thoni se i ka bërë në kohë krize, por edhe deputetët tuaj në kohë krize kanë bërë miliona euro. Pse nuk i thoni deputetëve tuaj si i bëtë këto miliona euro në kohë krize? Ky është absurdi pse në partinë tuaj flitet për varfërinë. Jua ka thënë një deputeti juaj, nga më të ashprit dhe më të fortit, se nuk mund të flitet për të varfrit dhe nuk mund të bëhet politikë për të varfrit, duke mbajtur unaza diamanti në dorë, sepse nuk ju beson kush dhe në rastin më të mirë bëheni qesharakë te njerëzit.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Paloka!Zoti Klosi keni fjalën, 5 minuta.Blendi Klosi – Kolegu parafolës edhe një

herë shprehu pakënaqësinë që ndiejnë kolegët e Partisë Demokratike, të cilët kanë një fatkeqësi të madhe, sepse shikojnë se sa shumë po pasurohet kabineti qeveritar, shikojnë se sa shumë shtohen deklarimet e tyre të pasurisë, shikojnë se si një ministër mund të fitojë 2 milionë euro nga shitja e një aseti, të cilin nuk e ka pasur një vit më parë, por meqë nuk kanë çfarë të thonë për këtë fakt (kjo mbase është në psikologjinë dhe në subkoshiencën e vetë personalitetit të njeriut), mundohen që t’ia veshin ato që bëjnë vetë palës tjetër.

Ju lutem, zotërinj, duhet të përqendroheni më shumë, sepse edhe ju jeni deputetë si ata që janë në kabinetin qeveritar, prandaj duhet ta

kuptoni se kjo histori nuk shkon, pra që të pasurohen vetëm 5 veta dhe e gjithë Shqipëria, së bashku me ju, të vazhdojë të jetojë një jetë e cila nuk është aspak e merituar për realitetin shqiptar.

Në këto kushte po shkojmë drejt një viti opozitë, një viti në të cilin maxhoranca e Partisë Demokratike po i afrohet atij kulmi të cilin nuk mund ta mbajnë më shqiptarët. U mbush plot një vit nga dita e votimit, nga dita e zgjedhjeve, ditë në të cilën të gjithë qytetarët normalë të botës demokratike shkojnë me shpresën se duke votuar ata mund të ndryshojnë për mirë jetën e tyre, por përsëri politika hileqare dhe e vjetër e Sali Berishës e ktheu këtë proces nga një proces shprese në një kalvar stresi dhe pakënaqësish. U mbush plot një vit nga kjo ditë dhe jo vetëm më shumë se gjysma e popullsisë, që iu vodh vota, por tashmë edhe ndërkombëtarët e kanë të qartë se 28 qershori i vitit 2009 shënon një ditë të trishtë për demokracinë shqiptare, se shteti shqiptar u vu i gjithi në shërbim të manipulimit të votës.

Sot, një vit më vonë, të gjithë po shohim se aq shumë energji e para që u harxhuan për të vjedhur votën e mbajtur pushtetin nuk ishin asgjë në krahasim me kaq energji, pasuri kombëtare, koncesione ekonomike dhe gjeopolitike, tendera rrugësh e helikopterësh, falje tokash, deri edhe bregdeti që u përdorën për të mbuluar vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Plot një vit nga dita e manipulimit elektoral, pas një viti të tërë që kjo qeverisje paguhet për të qeverisur shqiptarët, Sali Berisha dhe të tijtë mund të dëshmojnë se i vetmi aksion qeveritar, për të cilin kanë punuar dhe po punojnë, është ai i harxhimit të parave të taksapaguesve shqiptarë për lobimin antitransparencë.

Në këtë vit të parë të mandatit të saj të dytë Qeveria nuk mund të bëjë asnjë bilanc pozitiv, por vetëm një ekspoze shumë të keqe qeverisjeje për shqiptarët. Shqiptarët këtë vit nuk kanë marrë asnjë sinjal pozitiv për një jetë më të mirë, detyrë funksionale kjo e çdo maxhorance. Edhe procesi më i diskutuar dhe i shumëpritur, ai i liberalizimit të vizave, po kalon në një stres të paparë për qytetarët, të cilët shumë të dëshiruar për lëvizjen e lirë, në vend të shpresës marrin përditë sinjale e kritika nga institucionet europiane, pasojë kjo e keqqeverisjes.

13

Page 14: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Liberalizimi i vizave, ky aksion gjeopolitik i partnerëve tanë europianë, dëshmoi kryekëput se sa larg është Qeveria dhe politika e Sali Berishës nga politika e një vendi kandidat për Bashkimin Europian. Politika zyrtare, duke mohuar konsensusin dhe transparencën për më shumë se gjysmën e popullit shqiptar, duke luajtur me institucionet europiane një politikë hileqare dhe mashtruese, duke mos parë nevojat e shqiptarëve, por vetëm interesat e Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar, e la turpërisht Shqipërinë të fundit fare ndër të gjithë shtetet e rajonit në garën për liberalizimin e vizave.

Për pyetjen e mbarë shqiptarëve pse shtete kaq të reja si Mali i Zi dhe Maqedonia, me kaq shumë probleme për identitetin e tyre, pse një vend me kaq shumë rekorde negative, luftë e bombardime si Serbia, pse një nga shtetet më të çuditshme si Bosnja, janë kaq shumë përpara Shqipërisë në garën e liberalizimit, përgjigja është fare e qartë: sepse Shqipëria pas 20 vjetësh qeveriset përsëri nga Sali Berisha.

Maxhoranca duhet të kuptojë një herë e mirë se heqja e vizave nuk i shpëton shqiptarët nga problemet e tyre. Janë problemet ekonomike ato që shkaktojnë më shumë shqetësime në jetën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj ne jemi këtu për t’i bërë çdo ditë thirrje klasës politike qeverisëse që të jetë më e përgjegjshme dhe të ketë një përgjegjësi shumë më të madhe për njerëzit. Prandaj ne jemi këtu dhe me njerëzit në protesta kudo nëpër Shqipëri për të mos hequr dorë në asnjë mënyrë nga kauza jonë për transparencë.

Transparenca, të nderuar kolegë deputetë, nuk është debat politik, por një detyrë historike. Sali Berisha e ka të qartë se tashmë me hijet dhe pasuritë e pushtetit mund të blejë parti politike, ndërkombëtarë të trullosur, deklarata apo nuanca deklaratash, por sado shumë të harxhojë nuk ka për të blerë dot asnjë fjalë kundër transparencës, kundër konsensusit dhe hapjes së kutive, sado shumë të harxhojë, nuk e fsheh dot krizën politike që ka përfshirë politikën dhe institucionet shqiptare, sado shumë të harxhojë Sali Berisha nuk...

(I ndërpritet fjala se mbaron koha.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Klosi!Zoti Xhaferri, urdhëroni!Ferdinand Xhaferri – Falemnderit, zonja

Kryetare!Të nderuar kolegë,

Po e shfrytëzoj këtë mundësi për të folur për turizmin, por paraprakisht do të ndalesha për të bërë një koment të shkurtër.

Shumë nga kolegët opozitarë adresuan çështjen e pagave. Janë në të drejtën e tyre, por një gjë është e qartë, shqiptarët nuk informohen vetëm nga kjo tribunë, nuk informohen vetëm nga selia e PS-së, por kanë shumë burime informimi dhe është një fakt i pranuar me konsensus të gjerë, jo vetëm nga ana jonë, por nga e gjithë Europa, se jemi i vetmi vend që po mundësojmë rritje pagash. Shkoni dhe pyesni në Maqedoni ose në Mal të Zi, kudo ka rënie pagash.

Shqetësim kryesor i vërtetë për këtë vend është opozita. E ndoqa një nga kolegët që erdhi këtu me kastravec në dorë, duke dhënë mesazhin që opozita në 5 vjet ka lëvizur nga opozita e bilbilave tek opozita e kastravecëve. Ky është vërtet një shqetësim shumë i madh.

Gjithsesi, unë po kthehem te turizmi. Po shfrytëzoj këtë orë të debatit të lirë për të ndarë me ju, kolegë deputetë, por edhe me qytetarët e shumtë, ecurinë e sektorit të turizmit për këtë vit, për këtë 6-mujor që lamë pas.

Kuptohet që 5 minuta nuk mjaftojnë për të adresuar problematikën e gjerë të turizmit që integron bashkë institucionet e MTKRS-së, pushtetin lokal, aktorët privatë, por në 5 minuta ne mund të japim drejtimet kryesore, që kanë interes për publikun e gjerë lidhur me turizmin.

Qeveria shqiptare në programin e saj për vitet 2009-2013 e bëri të qartë se turizmi është prioritet dhe një pyetje qendrore që mund t’i lindë gjithkujt, si në këtë sallë, ashtu edhe një qytetari të thjeshtë, ka të bëjë me faktin se ku mendon të shkojë Qeveria me turizmin. Ne, në rakordancë me aktorët privatë, mund të themi se objektivi kryesor i Qeverisë është kthimi i vendit në një destinacion kryesor mesdhetar. Kjo nënkupton shumë detyrime, angazhime, përgjegjësi dhe sfida, por ajo që pranohet gjerësisht nga të gjithë është se turizmi përbën një prioritet për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi dhe kryeçështja është se çfarë kursi efektiv të ndjekim që të jemi konkurrues në një rajon që ka tradita në fushën e turizmin.

Kjo ishte në planin e përgjithshëm, le të zhvendosemi në një terren më konkret, që i përgjigjet kureshtjes së shumë qytetarëve: Cila ka qenë ecuria për 6-mujorin që lamë pas? Për të

14

Page 15: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

gjithë qytetarët e këtij vendi themi se për 6 muajt që kaluan, turizmi u ekspozua i mbarë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Po të hedhim një vështrim të shkurtër në vitin 2009, konstatojmë se Shqipërinë e vizituan pak më shumë se 3 milionë turistë. Këtë 6-mujor shifra e turistëve e ka kapërcyer 1 milionëshin. Për periudhën korrik-gusht mendohet se do të jenë më shumë se 1 milionë të tjerë dhe objektivi që ka vendosur MTKRS-ja është që për vitin 2010 të jenë më shumë se 3,5 milionë turistë.

Po ju tregoj një grafik i cili tregon ecurinë sipas muajve të vizitorëve turistike. (Tregon grafikun.) Këtu me bold është bërë me ngjyrë gurkali viti 2009 dhe me ngjyrë portokalli viti 2010, këto janë shifrat e 6-mujorit të parë. Çdo muaj evidentohet me rritje. I vetmi muaj që viti 2009 e ka kapërcyer vitin 2010 është muaji prill. Nga konsulenca që kam pasur me të gjithë aktorët privatë që operojnë në fushën e turizmit, pavarësisht orientimit të tyre politik, majtas apo djathtas, si arsye kryesore pse në prill të vitit 2010 kemi pasur ulje në krahasim me prillin e vitit 2009, kanë evidentuar protestat në rrugë të opozitës. Të gjithë muajt e tjerë ekspozojnë rritje dhe lajmi i mbarë mbetet se totali i 6-mujorit të parë të vitit 2010, krahasuar me totalin e parë të 6-mujorit të vitit 2009, ekspozon një rritje prej afro 6% të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikim në industrinë turistike? Unë i kam grupuar në tri grupe kryesore: imazhi, promocioni dhe shërbimet kryesore.

Imazhi. Është fat i mirë për ne, për ju, për të gjithë qytetarët dhe për emigrantët që Shqipëria ka ndryshuar imazh. Anëtarësimi në NATO, (qytetarët atëherë pyesnin se cilat do të ishin përfitimet nga ky anëtarësim) progresi në anëtarësimin në Bashkimin Europian, raportet globale që bëjnë FMN-ja dhe Banka Botërore, (të cilat për të gjithë raportojnë rënie ekonomike, ndërsa për Shqipërinë stabilitet të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike) kanë kontribuar që Shqipëria të ketë një imazh shumë pozitiv.

Vetëm disa ditë më parë, në mbyllje të qershorit të këtij viti, gazeta “Corriere della Sera” ftonte qytetarët italianë të vizitonin vendin tonë, duke e paraqitur Shqipërinë si një destinacion turistik simpatik. Po kështu, një forum elektronik britanik, ku komunikojnë

bashkë gazetarë, operatorë turistikë etj., e rekomandonte Shqipërinë si një destinacion pozitiv.

Gjëja më pozitive është që po përgatisim strategjinë e marketingut kulturor në bashkëpunim me UNDP-në dhe Qeverinë spanjolle. Ideja është që ato potenciale financiare dhe ato energji njerëzore që kemi t’i adresojmë më mirë në drejtim të turizmit. Për promocionin po punon edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Shërbimet dhe infrastruktura. Që nga Bajram Curri e deri në Korçë dhe Sarandë, qytetarët i shohin ndryshimet në infrastrukturë. Po rehabilitojmë qendrat historike. Për pastrimin e plazheve Qeveria ka një task force për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të pushtetit lokal për turizmin.

Kalojmë te perspektiva: Ku do të shkojmë? Tani që kemi zgjidhur energjinë, kemi bërë rrugët kryesore, kemi plane se ku do të ndërtojmë dhe çfarë do të ndërtojmë, kemi bërë shkollimin në të gjitha nivelet, duke pasur një universitet europian të turizmit, besoj se jemi gati për investime cilësore në turizëm, të cilat kanë filluar. Në Lalz, Pogradec e Gosë ka resorte turistike të mira. Pra, kemi shumë sfida përpara, por dimë se ku do të shkojmë dhe me kë do të shkojmë.

Ku do të shkojmë? Drejt në një turizmi gjithëvjetor, ku krahas turizmit të diellit dhe rërës, edhe format e tjera të turizmit do të marrin jetë, ku kryesisht turizmi malor dhe kulturor. Me kë do të shkojmë? Partneriteti me sektorin privat është çelësi për suksesin në turizëm.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Këtu mbyllet pika e parë e rendit të ditës.Kalojmë në miratimin e procesverbalit të

seancës plenare të datës 01.07.2010. Ka vërejtje? Nuk ka. Miratohet.

Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës: kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 5 korrik- 22 korrik i vitit 2010.

Kush e dëshiron fjalën? Fjalën e ka zoti Dokle

Namik Dokle – Zonja Topalli, Ne, bashkë me kryetarin e grupit

parlamentar, në mbledhjen e kryetarëve parashtruam disa kërkesa:

Së pari, një pjesë e këtyre ligjeve, sipas kërkesave të komisioneve, të shikohen edhe nga

15

Page 16: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

disa komisione. Përveç komisionit kryesor ka interferenca dhe natyrisht është e nevojshme që të shihen sidomos në Komisionin e Ligjeve, për sa i përket atyre projekteve që kanë të bëjnë me përputhjen ose jo me Kushtetutën.

Së dyti, parashtruam problemin e tri interpelancave të kërkuara nga deputetë socialistë të cilat mendoj se duhet të futen në kalendar dhe të zhvillohen në përputhje me kërkesat që ka Kushtetuta për interpelancat. Besoj se ky është obligimi juaj dhe besoj se do ta bëni këtë, të kontaktoni urgjentisht me ministrat përkatës për të caktuar datën e diskutimit të këtyre problemeve.

Pra, kam përshtypjen se ju, bashkë dhe kolegët e tjerë, në mbledhje ishit në një mendje me propozimet tona dhe me këto ndryshime që ne propozuam në mbledhjen e kryetarëve, kalendari mund të miratohet.

Jozefina Topalli- Falemnderit!Fjalën e ka zoti Patozi.Astrit Patozi – Falemnderit, zonja

Kryetare!Lidhur me kërkesën e parë të opozitës

trajtuar dhe në Konferencën e Kryetarëve, unë mendoj se është një kërkesë e ekzagjeruar për shkak se ishte thjesht në parim dhe nuk përcaktonte ligjet e veçanta që duhet të kalonin nëpër filtra të tjerë, që janë komisionet parlamentare. Unë mendoj se nuk është e arsyeshme që ne të paragjykojmë nismat ligjore që vijnë si nga Qeveria, ashtu dhe nga institucione të tjera, për kushtetutshmërinë e tyre. Nuk është Komisioni i Ligjeve ai që vendos nëse është kushtetues ose nuk është kushtetues një ligj i caktuar. Prandaj unë them se kjo është një kërkesë e cila është e pabazuar.

Lidhur me kërkesën e dytë të opozitës për interpelanca, unë mendoj se është e arsyeshme dhe duhet të rakordojmë me ministrat përkatës në mënyrë që brenda këtij muaji t’i arrijmë të gjitha ato interpelanca që kërkohen.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Patozi!Hapet votimi për prezencën.Mbyllet votimi.Janë 102 deputetë të pranishëm.Hapet votimi për kalendarin e punimeve të

Kuvendit për periudhën 5 korrik- 22 korrik i vitit 2010.

Mbyllet votimi.Janë 62 vota pro, 42 vota kundër. Miratohet kalendari. Kalojmë te projektligji “Për menaxhimin

financiar dhe kontrollin”.Në emër të Komisionit të Ekonomisë, fjalën

e ka zoti Selami Xhepa, si relator për projektligjin.

Selami Xhepa – Komisioni i Ekonomisë në mbledhjet e datave 23,28,29 dhe 30 qershor shqyrtoi projektligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Hartimi i këtij projektligji është kërkesë e nenit 67 të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe e letër-politikave të Qeverisë për kontrollin e brendshëm financiar publik dhe planin e veprimit për periudhën 2009-2014.

Projektligji përmbush detyrimet që rrjedhin nga neni 90 i Marrëveshjes së Stabilizim-Associmiit, Dokumentit të Partneritetit Europian 2007 dhe rekomandimit të progresit të raportit të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Ajo është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian dhe respekton parimet bazë të tij në fushën e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik. Projektligji është hartuar me konsulencën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrisë së Financave të Polonisë, si dhe ka marrë miratimin e Komisionit Europian.

Projektligji është pjesë e paketës ligjore në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik në përbërje të së cilës është edhe projektligji “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”. Disa nga elementet thelbësorë të këtij projektligji janë:

Së pari, jep konceptin e menaxhimit financiar dhe të kontrollit, si një sistem politikash, procedurash, veprimtarish e kontrollesh që synon realizimin e objektivave nga njësitë publike, si dhe parandalimin dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.

Së dyti, sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit parashikohet të ngrihet në të gjitha njësitë që shpenzojnë fonde publike, përfshirë dhe ato që përfitojnë fonde në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ky sistem së bashku me sistemin e auditimit të brendshëm

16

Page 17: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

përbën sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik në këto njësi. Projektligji parashikon përgjegjshmërinë e strukturave brenda njësive publike në fushën e menaxhimit financiar dhe të kontrollit. Kjo përgjegjshmëri i ngarkohet titullarit të njësisë publike, nëpunësit autorizues, nëpunësit zbatues, koordinatorit të riskut dhe të gjithë menaxherëve të tjerë të njësisë publike në përputhje me fushat që ato mbulojnë. Ajo përfshin përgjegjësinë për zbatimin e detyrimeve ligjore e nënligjore, si dhe llogaridhënien në përputhje me hierarkinë e tyre.

Sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit të njësive publike harmonizohet dhe monitorohet nga njësia qendrore e harmonizimit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, që është një strukturë e Ministrisë së Financave. Çështjet kryesore në fushën e menaxhimit financiar dhe të kontrollit në çdo njësi publike shqyrtohen nga grupi për menaxhimin strategjik që funksionon brenda tyre. Mbikëqyrja e problemeve që dalin në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik kryhet nga bordi i menaxhimit, i cili ngrihet pranë Ministrisë së Financave. Projektligji rregullon çështje që kanë të bëjnë me mjedisin e kontrollit, me menaxhimin e riskut, veprimtaritë e kontrollit, informacionin dhe komunikimin, si dhe monitorimin, si kompetenca të menaxhimit financiar dhe të kontrollit. Ai përcakton rregulla në drejtim të cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik, duke krijuar mundësi për përmirësimin e vazhdueshëm të saj, ngarkon Ministrinë e Financave të përcaktojë rregullat në fushën e administrimit të vlerave materiale e monetare, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1984.

Komisioni është i mendimit se projektligji sjell një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e menaxhimit të financave publike, rrit shkallën e transparencës, të përgjegjësisë dhe të llogaridhënies së titullarëve dhe të nëpunësve të njësive të sektorit publik, si dhe forcon rolin kontrollues të shtetit në përdorimin e fondeve publike. Ai vendos sistemet e informacionit, komunikimit dhe të llogaridhënies në të gjitha njësitë publike, në përputhje me hierarkinë e tyre. Zbatimi i tij do të sigurojë parandalimin e shkeljeve dhe të abuzimeve me fondet publike dhe rritjen e eficiencës në përdorimin e tyre. Plotësimi i kuadrit rregullator me manualet dhe

aktet e tjera nënligjore të nevojshme, si dhe forcimi i kapaciteteve administrative e strukturave përkatëse, do të krijojnë kushtet dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të rolit të shtetit në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik.

Mbështetur në këto argumente komisioni e miratoi projektligjin në parim me 11 vota pro dhe 7 abstenime, duke i propozuar seancës disa ndryshime, të cilat janë paraqitur bashkëlidhur me relacionin.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Urdhëroni, zoti Ministër!Ridvan Bode – Zonja Kryetare, Të nderuar kolegë deputetë, Projektligji “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin” përfaqëson një akt mjaft të rëndësishëm në kuadrin e reformës së ndërmarrë nga Ministria e Financave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Hartimi i këtij ligji ka filluar në vitin 2008, si një zhvillim i mëtejshëm i kërkesave të nenit 67 të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i cili për herë të parë ndërtoi konceptin e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe mundësoi ndarjen e qartë të vendimmarrjes politike nga ajo e mirëfilltë menaxheriale, për të garantuar rritjen e eficiencës, efikasitetit dhe ekonomisë në përdorimin e fondeve publike. Ky projektligj është në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga dokumentet strategjike, përkatësisht në nenin 90; bashkëpunimi për auditimin dhe kontrollin financiar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me prioritetet afatshkurtra të partneritetit europian në vitin 2007, për rishikimin e dokumentit dhe planit të veprimit për kontrollin publik të brendshëm financiar me rekomandimet e raportit të progresit për përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Europian, në kuadrin e aplikimit për vend kandidat, si dhe me drejtimet e përmirësimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit të parashikuar në letër-politikat e Qeverisë për kontrollin e brendshëm financiar publik 2009-2014, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.640, datë 11.06.2009.

Ky projektligj, i cili paraqitet sot para jush, është kontribut i një pune të gjatë dhe intensive nga grupi i punës i ngritur në Ministrinë e

17

Page 18: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Financave dhe i konsulencës së huaj, respektivisht Zyrës Kombëtare të Auditimit të Anglisë dhe Ministria e Financave të Polonisë, që ndihmuan grupin e punës për të gjetur dhe përshtatur eksperiencat më pozitive ndërkombëtare me terrenin shqiptar. Për përgatitjen e këtij ligji u përdor standardi Coso i komunitetit ndërkombëtar të standardeve të organizatave, si dhe legjislacioni i shumë vendeve anëtare ose kandidate të Bashkimit Europian. Projekti ka reflektuar komentet dhe vërejtjet e institucioneve qendrore, Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe ka marrë aprovimin paraprak nga Komisioni Europian.

Çfarë të rejash sjell ky projektligj? Së pari, përcakton kërkesat minimale për

mirëqeverisjen e të gjitha njësive të sektorit publik në Republikën e Shqipërisë, mbështet në parim përgjegjshmërinë menaxheriale për ngritjen e sistemeve të shëndosha të kontrollit të brendshëm finaciar, ndryshon filozofinë e drejtimit dhe mentalitetin e drejtuesve, duke vendosur tonin në nivelet më të larta të menaxhimit dhe dhënien e llogarisë nga lart poshtë sipas niveleve të hierarkisë administrative, vendos një lidhje organike ndërmjet hartimit të politikave dhe caktimin e objektivave të njësisë me plan-veprimet për arritjen e objektivave nëpërmjet menaxhimit të risqeve që cenojnë realizimin e tyre; përcakton nivelin e përgjegjshmërisë së aktorëve kryesorë të menaxhimit financiar dhe kontrollit brenda njësisë publike, siç janë titullari i njësisë, nëpunësi i autorizuar, koordinatori i riskut, nëpunësi zbatues dhe menaxherët e tjerë të njësive, e drejta që sanksionon të drejtën e delegimit të disa të drejtave dhe detyrave të nëpunësit autorizues, nëpunësi zbatues dhe menaxherëve të tjerë në shkallën e hierarkisë brenda njësisë publike, duke e vendosur theksin në ruajtjen e nivelit të përgjegjshmërisë. Ai parashikon procedurat e sinjalizimit për ekzistencën e parregullsive ose mashtrimeve gjatë kryerjes së detyrave funksionale, përcakton detyrimin për trajtimin e problemeve të menaxhimit financiar me takime periodike në të gjitha nivelet e menaxhimit të njësive publike, si dhe për ngritjen e grupeve të menaxhimit strategjik në çdo njësi publike. Në këtë kuadër po supozohet që GSB-të ekzistuese të ministrive të shndërrohen në GMS, që do të thotë të

trajtohen të gjitha problemet që lidhen me menaxhimin financiar brenda organizatës dhe jo vetëm problemet e planifikimit dhe monitorimit të zbatimit të buxhetit. Përcaktohet detyrimi për deklarimin vjetor nga nëpunësi autorizues për cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të rregullta në të gjitha nivelet e njësive publike për diskutimin e problemeve të menaxhimit financiar dhe të kontrollit. Kjo sjell rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale të nëpunësit të autorizuar dhe garantimin te titullari i njësisë publike për realizimin në kohë të objektivave lidhur me politikat e vendosura.

Deklarata e cilësisë është inputi kryesor i raportit të Ministrisë së Financave për Parlamentin lidhur me cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm në sektorin publik. Aty përcaktohet roli i njësisë qendrore të harmonizimit për menaxhimin financiar dhe kontrollin e krijuar në Ministrinë e Financave në zbatim të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Një pjesë të rëndësishme të këtij projektligji e zënë rregullimet për komponentët e menaxhimit financiar dhe të kontrollit, të cilët janë: mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, informacioni, komunikimi dhe monitorimi.

Ky ligj shfuqizon ligjin nr. 6942 të vitit 1984 “Mbi administrimin e vlerave materiale e monetare”, një ligj tashmë tërësisht i tejkaluar dhe jo i përshtatshëm për zbatim dhe ngarkon Ministrinë e Financave të nxjerrë udhëzimet dhe manualet mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin, ku përfshihen edhe udhëzimet standarde për ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin aktiv të njësive publike si pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit financiar. Ministria e Financave vlerëson edhe kontributin e dhënë në diskutimet në Komisionin e Ekonomisë dhe fton të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj.

Në përfundim, duke vlerësuar se projektligji është një kontribut tepër pozitiv dhe i çmuar në procesin e menaxhimit financiar dhe plotëson kuadrin ligjor, duke e përafruar atë me standardet e BE-së, edhe një herë ju ftoj të gjithëve ta mbështesim miratimin e këtij ligji.

Falemnderit!

18

Page 19: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Ministër!

Ka njeri pyetje? Po, zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Zoti Ministër, siç deklaruat

edhe këtu, ky ligj buron nga detyrimet që ne kemi edhe në raport me BE-në. Dua të di pse ligji nuk shoqërohet me një matricë të përmbushjes së direktivave të BE-së, me qëllim që deputetët të jenë të qartë se cilat nga praktikat e mira të BE-së, siç përcakton progres-raporti i fundit i BE-së, janë plotësuar dhe cilat jo? E para.

E dyta, gjithë parimi që buron nga ligji për menaxhimin e buxhetit të shtetit është ai i ndërtimit dhe i kontrollit të brendshëm në bazë të pavarësisë dhe decentralizimit, thuhet aty. Dua t’ju pyesja se cila ka qenë nevoja e Qeverisë për të ndërtuar një drejtori të harmonizimit me kompetenca që ndërhyjnë drejtpërdrejtë në njësitë e kontrollit dhe të menaxhimit, që i krijohen në të gjitha njësitë që parashikon ligji?

E treta, në ligjin për inspektimin financiar na thatë se argumenti bazë i ndërtimit të atij shërbimi ishin kontrollet post factum dhe mospërballja e këtij ligji apo mospërfshirja e kësaj veprimtarie të kontrollit të post factum në shërbimet e tjera të kontrollit. Përse në nenet e këtij ligji apo me këtë ligj ndërthurni edhe inspektimin financiar në veprimtaritë e kontrollit të njësive të pavarura, të cilat duhet të veprojnë në formë të pavarur dhe të decentralizuar?

Për të ardhur te pyetja tjetër. Në ligjin për menaxhimin e buxhetit të shtetit thuhet qartësisht se qëllimi i ndërtimit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit financiar janë të gjitha njësitë publike. Apo jo? E thatë ju. Përse i keni përfshirë në këtë ligj njësitë e tjera, siç janë organizatat jofitimprurëse, me detyrimin që edhe ato të ngrenë shërbime të kontrollit të brendshëm të tyre për menaxhimin financiar?

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Ka pyetje tjetër? Zoti Ministër, urdhëroni!Ridvan Bode – Lidhur me pyetjen që ju

bëtë, me mosprezantimin e matricës së përputhshmërisë, në të vërtetë ka disa parime që janë konsultuar dhe ne u referohemi parimeve të deklaruara nga BE-ja. Për këtë arsye, për të parë nëse përcaktimet e këtij ligji janë në përputhje me këto parime, ne kemi bashkëpunuar me këto tri zyra që përmenda këtu, që janë: zyra e

auditimit të Anglisë e zgjedhur dhe e përdorur nga BE-ja; Ministria e Financave polake dhe në fund kemi marrë edhe miratimin në tërësi për ligjin dhe për nenet e tij edhe nga vetë Komisioni Europian. Mendoj se këto kanë qenë detyrimet për të bërë përputhshmërinë tij dhe në diskutimet që ka pasur me Ministrinë e Integrimit dhe me Ministrinë e Drejtësisë këto gjenden të përputhura. Nëse ka ndonjë element konkret, mund të na thoni se nuk ka përputhshmëri, por janë të gjitha të përputhura.

Përse ngrihet një drejtori e harmonizimit financiar në Ministrinë e Financave, kur funksionet janë funksione të decentralizuara? Sigurisht që ka nevojë për një qendër, e cila merret me respektimin e standardeve dhe me përgatitjen e manualeve, metodologjive, që do të ndihmonte në funksionimin e ligjit, si edhe me monitorimin e proces të zbatimit të këtyre standardeve nga ana e njësive përdoruese të buxhetit. Është e njëjta gjë dhe kjo ndodh në të gjitha vendet, nuk është ndonjë strukturë që ngrihet vetëm në Shqipëri. E njëjta gjë është edhe auditimi i përgjithshëm. Pra, ka një auditim të brendshëm në çdo institucion, por ka edhe një auditim të përgjithshëm, i cili merret me harmonizimin e metodikave dhe praktikave në respektimin ose në zbatimin rigoroz të ligjit.

Pra, janë qendra që merren me harmonizimin, me përgatitjen e metodologjisë së manualeve dhe po ashtu të raportimit rreth zbatimit të standardeve të kërkuara nga ligji. Pra, është një risi që monitoron gjithë procesin e zbatimit të ligjit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për menaxhimin dhe financimin e kontrollit të brendshëm.

Përse doli ligji për inspektimin? Këto janë dy ligje, që shkojnë paralel me njëri-tjetrin dhe hartimi i tyre është bërë paralelisht me njëri-tjetrin. Edhe inspektimi financiar, edhe menaxhimi financiar e kontrolli janë instrumente të të njëjtit disiplinë financiare në përdorimin e fondeve publike. Ato janë pjesë e të njëjtave instrumente, sepse inspektimi ka të bëjë me rastet e shkeljeve, kurse ky është proces operacional i përditshëm. Këto janë struktura që udhëheqin gjithë procesin e planifikimit, të alokimit dhe përdorimit me eficiencë në ekonomi kundrejt zbatimit të strategjive dhe programeve të Qeverisë.

19

Page 20: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Pra, këto janë njësi ekzekutive dhe permanente. Inspektimi ndërhyn vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me shkelje, me shpërdorime të dimensioneve të mëdha të fondeve publike. Për këtë arsye lidhen të dyja ligjet. Ai ligj ka mbaruar. Mos e bëj si puna e atij që thoshte: “Mos kujto se ma hodhe, se fasulet mbrëmë ishin me shumë kripë”. Ligji i inspektimit u miratua, tani vazhdojmë me ligjin e menaxhimit, që janë pjesë e një strategjie. Mos u kthe edhe një herë te fasulet me kripë.

E treta: Pse përfshihen edhe organizatat jofitimprurëse? Siç e thamë parimi është ky: ku përdoren fonde publike, do të përdoren të njëjtat standarde në menaxhimin e fondeve publike. Në qoftë se do të ketë organizata jofitimprurëse që do të marrin fonde buxhetore, ato janë të detyruara të respektojnë parimin e eficiencës, efikasitetet dhe përdorimin me ekonomi të fondeve në varësi të qëllimit për të cilën kanë marrë fonde. Pra, duhet të respektojmë një standard që ka të bëjë me transparencën dhe përdorimin qëllimor dhe efektiv të fondeve publike.

Në qoftë se nuk do të marrim fonde publike, nuk do të inspektohen. Sepse edhe herën e parë e thatë se as inspektohen dhe as janë të detyruara të ngrenë njësi të tilla, për sa kohë ato kryejnë aktivitet tërësisht të pavarur nga fondet publike, për sa kohë përdorin fonde jopublike). Në momentin që ato përdorin fonde publike, ato do të japin llogari për përdorimin me eficiencë, efektivitet dhe ekonomik të fondeve publike.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë

zoti Turku.)Ardian Turku – Falemnderit, zoti

Ministër! Kush e dëshiron fjalën për diskutim?Po, zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Falemnderit, zoti drejtues i

seancës! Në referencë edhe të shpjegimeve që dha

zoti Ministër, do të parashtroja pikërisht këto rezerva që kemi ne ndaj ligjit.

Së pari, dua të them se ne nuk mund t’i diskutojmë ligjet në bazë të vakteve të fasuleve. Kush e ka menynë e fasules përpara, le të vazhdojë të bëjë diskutime në bazë të menysë së fasuleve. Natyrisht, nuk është ushqim i papëlqyer, pavarësisht se në modë ka hyrë dreka

e peshkut, darka e peshkut e të tjera me radhë, përsëri atje do të ktheheni, te fasulet, sepse nga koha e bollëkut po kaloni te koha e fukarallëkut. Besoj se edhe parullat i keni parë rrugëve nga Sali bollëku, te Sali fukarallëku. Ato janë shndërruar dhe do të shndërrohen pas çdo muaji që vazhdon të kemi këtë krizë ekonomike.

Megjithatë, unë do të doja të ngrija këto shqetësime.

Së pari, nuk është faji i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që ky ligj nuk shoqërohet me matricën e përafrimit të legjislacionit apo të përputhshmërisë me direktivat e BE-së. Përkundrazi, është detyrim i Qeverisë t’u tregojë jo vetëm deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe qytetarëve shqiptarë që, siç thotë Kryeministri në masën 96%, mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, se legjislacioni i saj, ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë përputhen ekzaktësisht me detyrimet dhe me praktikat më të mira të BE-së, që burojnë nga dokumentet e marrëdhënieve apo partneritetit midis Shqipërisë dhe BE-së. Për sa kohë që ky dokument nuk u vihet në dispozicion deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, natyrisht ne nuk jemi në gjendje sot t’ju besojmë se keni përafruar legjislacionin ekzaktësisht me praktikat më të mira të BE-së në këtë fushë, për më tepër kur disa prej parimeve shumë të rëndësishme që janë përcaktuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, siç është kontrolli financiar i brendshëm publik i pavarur dhe i decentralizuar, apo forcimi i gjithë elementeve të tjera të kontrollit duke përfshirë edhe auditin e jashtëm, pra KLSH-në, apo një ndarje shumë të qartë midis kontrollit të brendshëm financiar, inspektimit financiar publik dhe auditimit të brendshëm, nuk respektohen si parime në këtë ligj.

Pra, momenti i parë është pikërisht ai i përshtatjes me praktikat më të mira dhe direktivat e BE-së, i cili mbetet një proces shumë i dyshimtë.

Së dyti, dua të ngre shqetësimin lidhur me përshtatjen e këtij ligji me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Janë disa nene ku është përcaktuar qartë se cili do të jetë roli i kontrollit të brendshëm dhe menaxhimi financiar publik. Janë të përcaktuara shumë qartë se cilat do të jenë

20

Page 21: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

njësitë publike, në të cilat do të ndërtohet ky kontroll i brendshëm dhe do të funksionojë ky sistem i menaxhimit efikas financiar. Dhe në nenin e këtij ligji, përkufizimet e dhëna në ligjin “Për menaxhimin buxhetor të vendit” janë tejkaluar apo nuk janë përshtatur mot a mot, siç shkruhet në atë ligj. Pak më parë iu referova pikërisht asaj që thuhet për organizatat jofitimprurëse.

Ligji për menaxhimin buxhetor nuk shprehet fare për organizatat jofitimprurëse. Unë nuk arrij ta kuptoj se cili është motivi që në dy ligje, njëri pas tjetrit, ju vendosni qartësisht detyrimin për t’u inspektuar në çfarëdolloj dokumenti, madje edhe në të dhënat që janë brenda privatësisë të personave e individëve që përfshihen në ligjin për inspektim financiar dhe këtu vendosni detyrimin që të ngrihen struktura të kontrollit të brendshëm dhe të menaxhimit financiar brenda këtyre organizatave jofitimprurëse.

Komisioni i Ekonomisë ka shkuar edhe më larg akoma, sepse në ndryshimet që ka sjellë këtu, përcakton pikërisht këtë gjë. Aty thuhet: “shoqëritë tregtare, organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet e përbashkëta, të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësia e qeverisjes së përgjithshme”.

Zotërinj, këto nuk quhen më organizata jofitimprurëse. Në këtë lloj...

(Ka një ndërprerje të shkurtër regjistrimi.)Ridvan Bode - ...europian, Drejtorisë së

Përgjithshme të Buxhetit, që të përfshihen në përdorimin efektiv dhe eficient të fondeve publike edhe organizatat jo fitimprurëse dhe nuk ka asnjë tentativë apo tendencë nga ana e Qeverisë për të zgjeruar kufirin, se është standard. Pyetët pak më parë: A përputhet me standardet? Po, përputhet me standardet dhe kërkesa për të monitoruar dhe përdorur fondet publike me efikasitet edhe për OJF-të është e ardhur nga standardi dhe jo e zgjedhur nga ana jonë. Dokumentet edhe propozimi i BE-së për nenin përkatës ju janë vënë në dispozicion,.

Së dyti, krijohet një paqartësi midis raporteve të këtij ligji, njësive që ngre ligji për menaxhimin, kontrollin financiar dhe inspektimin. Këto të dy ligje janë paralele dhe janë kompensuese të njëri-tjetrit. Ne e kaluam

përpara ligjin e inspektimit, por mund të kishim kaluar ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, sepse në nenin 17 të këtij ligji thuhet se cila do të jetë procedura e sinjalizimit të parregullsive dhe mashtrimeve dhe këto sinjalizime i bëjnë të decentralizuarit, njësitë piramidale në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe pushteti lokal, pra, ata që janë përdorues të fondeve publike dhe pastaj këto ia propozojnë ministrit të Financave, nëse ka nevojë për një inspektim të posaçëm në përdorimin e fondeve publike, në rastet kur vërehen parregullsi të rënda dhe mashtrime me fondet publike. Pra, nuk kanë kundërthënie dhe qartësohen raportet midis dy ligjeve. Janë vetëm njësitë e menaxhimit të kontrollit financiar që kanë të drejtën ta bëjnë këtë kërkesë dhe të fillojnë procesin e investigimit për të gjitha njësitë e përdorimit të fondeve publike.

Së fundi, lidhur me pretendimet që ka me auditin, do t’u thosha që është e vërtetë se do të vijë në Parlament ristrukturimi i ligjit “Për auditin e brendshëm”. Duke hequr kompetencat e inspektimit, auditi shndërrohet në të njëjtin standard, sikurse është edhe njësia e harmonizimit në Ministrinë e Financave. Pra, qendra metodologjike, mbikëqyrëse, monitoruese të zbatimit të ligjit. Këto nuk janë njësi që kryejnë operacione të mirëfillta inspektimi apo kontrolli. Ka një strategji dhe ka një harmonizim të të gjitha këtyre institucioneve, ndaj, nëse ju keni vendosur për të mos votuar, kjo është puna juaj dhe mos e votoni ligjin, por mos thoni gjëra të pavërteta, mos “i bini fyellit në të njëjtën vrimë” në çdo seancë, se s’tregoni asnjë lloj pjekurie dhe alternative në ligjet që miratojmë.

Ju vetëm sa shani e thoni se nuk bëhet, sepse ka politikë, sepse Qeveria kështu e ashtu. Nuk ka të bëjë fare me këtë. Kanë qenë standardet e kërkuara dhe nga Komisioni Europian që kanë përcaktuar standardet e këtij ligji.

( Ka ndërhyrje nga deputeti Erion Braçe.)Ardia Turku – Ju, zoti Braçe, në mënyrë

të përsëritur i ndërhyni të tjerëve dhe kërkoni të bëni replikë për replikë. Jo. Nuk mundeni kështu.

(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka rimarrë zonja Topalli.)

Jozefina Topalli – Sapo u miratua në Parlamentin Europian Rezoluta për Shqipërinë, e

21

Page 22: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

cila përfshin edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Ky është një ndër momentet më të rëndësishme historike për vendin tonë, kur Parlamenti Europian me një shumicë të madhe votash mbështet heqjen e vizave për Shqipërinë dhe kjo vjen për shkak të progresit të jashtëzakonshëm gjatë këtyre muajve, për shkak të reformave që Qeveria dhe Parlamenti kanë ndërmarrë. Unë dua të falënderoj të gjithë deputetët që gjatë këtyre muajve kanë kaluar ligje të reformave të mëdha, që kanë kërkuar shumë punë, kurajë, vizion dhe që, në fakt, ua kishim borxh shqiptarëve.

(Duartrokitje në sallë)Zoti Shehu, urdhëroni!Sherefedin Shehu – Sot kemi shansin të

diskutojmë dhe të miratojmë një ligj të standardeve europiane, por edhe që mbështetet në eksperiencën europiane. Këtë e kemi parë gjatë gjithë diskutimeve që janë bërë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, por, njëkohësisht, ka pasur edhe prova dokumentare për komunikimin midis Qeverisë dhe Brukselit, për sa i përket zbatimit të standardeve europiane në përgatitjen e këtij ligji. Ndërkohë, edhe në komision është ngritur shqetësimi që ky ligj duhet të ketë edhe një tabelë të përputhshmërisë me këto standarde të BE-së. Por, siç është argumentuar edhe në komision, për këtë ligj nuk ka acqui communitaiere, ndaj, për këto arsye nuk ka pasur tabelë të përputhshmërisë, ashtu siç janë edhe kërkesat formale.

Me anë të këtij ligji, për herë të parë, bëhet i mundur rregullimi bashkëkohor i një procesi që ka të bëjë me përdorimin e parave publike. Në këtë ligj bëhet rregullim i procesit të vendimmarrjes dhe, po ashtu, edhe i kryerjes së shpenzimeve publike, njëkohësisht, edhe i të gjitha transaksioneve që kanë të bëjnë me fondet publike. Si i tillë, ky ligj është i vlefshëm për të gjitha strukturat, të cilat përdorin fonde publike dhe debatet për ndarjen e pushteteve apo për cenimin e ndarjes dhe të raporteve midis pushteteve janë të kota. Sa kohë që ato përdorin fonde publike, ky ligj nuk bën asgjë tjetër, veçse rregullon procesin e shpenzimit të këtyre parave dhe është në interesin e të gjithëve që paratë publike të përdoren me eficiencë dhe efektivitet në të gjithë piramidën dhe në të gjitha strukturat e shtetit.

Doja të theksoja se ky ligj kontribuon në forcimin e kontrollit para dhe në procesin e kryerjes së shpenzimeve publike, si i tillë, ai krijon kushte dhe një ambient ligjor, institucional, që parandalon keqpërdorimin e parave publike dhe rrit eficiencën dhe efektivitetin e tyre. Ky ligj rregullon procesin dhe nuk ngre struktura të posaçme, por përcakton detyra për strukturat ekzistuese dhe e bën funksional procesin e shpenzimit të parave publike.

Rregullimi i këtij procesi ngre në një standard më të lartë edhe shërbimin e audititit të brendshëm, të cilit i hiqet funksioni i inspektimit. Duke rregulluar më mirë procesin e marrjes së vendimeve dhe shpenzimit të parave publike, bëhet e mundur që edhe shërbimi i auditit të bëhet shërbim i standardeve europiane. Në këtë ligj detyrohen nëpunësit e administratës publike, të ngarkuar për shpenzimin e parave publike, të sinjalizojnë dhe dokumentojnë të gjitha shkeljet në procesin e kryerjes së shpenzimeve publike.

Nga ana tjetër, nëpunësit publikë mbrohen nga urdhrat e paligjshëm, pasi ata mund t’i zbatojnë, por, njëkohësisht, nuk mbajnë përgjegjësi për zbatimin e këtyre urdhrave. Pra, sipas standardeve të këtij ligji, përgjegjësinë e mban ai që jep urdhra. Në ligj ndahen dhe specifikohen përgjegjësitë në procesin e kryerjes së shpenzimeve publike dhe, njëkohësisht, futet standardi i monitorimit dhe vlerësimit të sistemeve, si me anë të vetëvlerësimit, ashtu edhe nëpërmjet shërbimit të auditit të brendshëm.

Dua të theksoj se me këtë ligj shfuqizohet ligji i fundit i mbetur nga sistemi i mëparshëm, që kishte të bënte me dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave monetare dhe materiale, pasi ky ligj bazohej në konceptin e pronësisë së shtetit mbi gjithçka. Sa i përket vënies në dyshim të kushtetutshmërisë, unë mendoj se ky ligj rregullon vetëm procesin, rregullon vetëm mënyrën se si do të shpenzohen paratë publike, ndaj pretendimet për shkeljen e Kushtetutës në këtë ligj dhe, sidomos, vënia e theksit te OJF-të është me paramendim.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Shehu!Fjalën e ka zoti Malaj.Arben Malaj - Falemnderit, zonja

Kryetare!

22

Page 23: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Zonja Kryetare, bëni mirë që e shihni televizionin. Transparenca është rritur dhe të gjithë shqiptarët e panë debatin dje. Është hera e parë që Parlamenti shqiptar ndihet krenar për vizat, por për debatin me të cilin bllokoi Parlamentin Europian në një ditë kur prioritet ishte Kosova, besoj se duhet të ndihemi përgjegjës dhe jo krenarë dhe, ndoshta, duhet të kërkojmë edhe falje publike. Ndaj, këtë debat për rezolutën është mirë ta bëjmë tamam dhe jo thjesht me lajmërimet që sillni ju sapo shihni televizionin.

JozefinaTopalli – Më falni, ju nuk jeni krenar për këtë rezolutë?

Arben Malaj – Unë jam shumë krenar, sepse jam pjesë e suksesit, por problemi është që dje, zonja Kryetare, për fokusin që mori ajo seancë, për problemet që ka demokracia në Shqipëri, në raport me fokusin që i takonte Kosovës dhe mbështetjes që po synohej t’i jepej Kosovës, nuk ka shumë vend për krenari. Ndaj, këtë debat e bëjmë në një seancë tjetër, nëse doni!

Lidhur me ligjin, do të ishte mirë që ministri të ishte këtu. Unë mbetem i habitur kur një anëtar qeverie thotë se Qeveria ka shumë pak dorë në këtë ligj, sepse ligji qenka me standarde europiane. Ky është shqetësimi më i madh për të gjithë sot, që bëjmë ligje europiane me implementim shqiptar dhe pastaj na dalin probleme të mprehta, deri edhe kushtetuese, jo thjesht në këtë ligj, por në këtë reformë.

Unë nuk besoj se Shqipërisë i takon të ndjekë një model që mund të jetë specifik në ndonjë vendim të BE-së. Për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, për mënyrën se si abuzohet me ligjet europiane në realitete kombëtare, siç është Bullgaria, ajo shpesh është bërë pjesë e kritikës dhe jo pjesë e mburrjes. Në këtë këndvështrim e kemi parë edhe ne diskutimin për këtë reformë, e cila ka disa ligje. Dakord që rritja e cilësisë së menaxhimit financiar është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e Qeverisë, por edhe e Parlamentit dhe institucioneve të tjera. Sigurisht që parimet është mirë të jenë unike, por strukturat nuk mund të jenë të detyrueshme.

Ajo që ne kemi parë gjatë debatit në komision për këto ligje është fakti që një pjesë e mirë e ligjeve në terminologjinë e tyre janë të paqarta dhe të vështira për t’u shpjeguar edhe

nga ekspertët. Pra, kemi të bëjmë me atë që ju thoni, që më tepër po na i sjellin draftet sesa po i përgatisim, çka do të thotë se pas miratimit të tyre, implementimi i këtyre drafteve ose do të jetë i vështirë, ose do të jetë i deformuar. Nuk ka pse të shqetësohet ndonjë koleg deputet se pse ne flasim se duhet një ndaje më e mirë. Pra, mund të ketë parime unike, por jo struktura unike.

E dyta, duhen ndarë qartë problemet që kanë të bëjnë me OJF-të dhe me pushtetin vendor. E theksoj këtë për një fakt, se u arrit deri atje sa të propozohej një terminologji që t’i quajmë Organizata Publike Joqeveritare. Deri këtu ishte përgatitja për të diskutuar për kufirin ndarës që duhet bërë për fondet publike. Le të organizohet sido. Kushdo që merr fonde publike, për atë pjesë, le të mbajë edhe kontabilitet specifik, qoftë kjo njësi e veçantë kushtetuese, qoftë OJF, qoftë pushtet vendor, vetëm për atë pjesë buxheti. Ne mendojmë se kishte paqartësi me të cilat u shoqëruan sqarimet, ku ngatërrohej koncepti i OJF-së, ndaj, këmbëngul, qartësojeni vetëm për pjesën e fondeve publike. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe për pushtetin vendor.

Parimet e financës, kontabilitetit, buxhetit në një vend duhet të jenë unike, kur vjen puna në struktura të ndryshme ka fleksibilitet se si ato e ndërtojnë këtë sistem. E rëndësishme është që në të gjithë punën e tyre të respektojmë parimet. Në se ne themi që një OJF duhet të ketë edhe ajo struktura që t’i përgjigje ligjit për menaxhimin financuar apo kontrollin, kjo nuk shkon, sepse ka OJF me tre vetë dhe ka OJF me 300 vetë dhe ka shumë sot në botë që punojnë me shërbim nga jashtë, sepse nuk duan të rrisin kosto e përhershme, pasi një program qeveritar mund ta marr një herë në tre vjet dhe nuk mund të ngrejë struktura thjesht dhe vetëm për atë program.

Shqetësimi kryesor për realitetin shqiptar është implementimi i ligjit, është risku që të tejkalohen kompetencat, qoftë në nivel teknik, qoftë në nivel politik dhe nuk kemi pse të shqetësohemi kur kërkohet të qartësohen, të eliminohen mbivendosjet dhe të reduktohen risqet për keqpërdorim politik të reformave të tilla, të cilat kanë marrë shumë peshë në Bashkimin Europian për vendet e reja të BE-së, për shkak se kanë dështuar në përmirësimin e menaxhimit të financave publike, kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit, por, nga ana tjetër, një vullnet i tepruar, thjesht për t’i përdorur si

23

Page 24: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

standarde dhe për të bërë një implementim me këtë performancë që kanë stafet tona, apo me këtë pavarësi të reduktuar, apo me këtë presion politik që mund të kenë nivele të ndryshme të qeverisjes, është një risk. Reforma nuk sjell rezultate apriori. Madje, duke i parë këto ligje, unë mendoj se është tamam momenti që të sqarohet mirë eliminimi i mbivendosjeve dhe është tamam momenti për të pasur programe trajnimi për të gjitha strukturat, sepse ligji është i vështirë për t’u konceptuar, pale pastaj për t’u implementuar.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Spaho, urdhëroni!Edmond Spaho – Falemnderit, zonja

Kryetare!Projektligji që shqyrtojmë sot është pjesë e

rëndësishme e reformës së ndërmarrë në financat publike. Së bashku me ligjin “Për sistemin buxhetor” dhe atë “Për inspektimin publik”, ato përbëjnë thelbin dhe bazën e reformës për administrimin më të mirë të fondeve publike dhe rritjen e eficiencës së përdorimit të tyre.

Projektligji i jep fund një situate paradoksale ku edhe 20 vjet pas krijimit të ekonomisë së tregut, në fushën e administrimit dhe menaxhimit të vlerave materiale dhe financiare ne vazhdojmë të punojmë me një ligj të vitit 1984.

Projektligji përcakton politikat, konceptet, rregullat, strukturat dhe përgjegjësitë e secilës prej njësive publike në fushën e menaxhimit të financave publike dhe të kontrollit. Rregullat dhe strukturat zbatuese do të jenë të unifikuara në të gjitha njësitë të cilat marrin dhe përdorin fonde publike.

Në Ministrinë e Financave do të funksionojë njësia e harmonizimit për menaxhimin publik dhe kontrollin me detyrë bashkërendimin e punës dhe përpjekjeve për një përdorim më të mirë të fondeve të buxhetit dhe atyre që vijnë nga Bashkimi Europian.

Projektligji përcakton rregulla për mjedisin e kontrollit të fondeve publike, cilësisë së tij, si komponentë të rëndësishëm të përdorimit të fondeve publike. Bordi i menaxhimit do të jetë struktura e cila do të monitorojë problemet që kanë të bëjnë me kontrollin e brendshëm financiar.

Miratimi i këtij projektligji, sikurse u theksua edhe nga kolegët, përbën një detyrim të vendit tonë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. Ai është hartuar dhe ka marrë miratimin e strukturave përkatëse të buxhetit dhe menaxhimit të fondeve publike në Bashkimin Europian.

Dëshiroj edhe unë të vë në dukje që Ministria e Financave i vuri në komisionit në dispozicion të gjithë praktikën, të gjithë korrespondencën që ka shkëmbyer me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit në Bruksel për të parë shkallën e përputhshmërisë së këtij projektligji me parimet, të cilat rregullojnë gjerësisht problemet e menaxhimit financiar dhe të kontrollit të brendshëm.

Projektligji nuk ka tabela përputhshmërie, sepse nuk ka acqui-communitaire që rregullon këto çështje, por ka vetëm parime të cilat janë zbërthyer në nenet përkatëse të projektligjit.

Këtu u spekulua me organizatat joqeveritare dhe kontrollin e tyre. Në fakt, në këtë projektligj kontrolli trajtohet vetëm si kuadër i përgjithshëm, rregullat specifike të kontrollit përcaktohen në ligjin në auditin e brendshëm, të miratuar kohë më parë, por disa propozime të reja ne tashmë i kemi në komision, i kemi në proces të shqyrtimit dhe të diskutimit. Është praktikë ndërkombëtare që çdokush që përdor fonde publike të kontrollohet për përdorimin e këtyre fondeve me një nga tri format: ose me strukturë të kontrollit të brendshëm të ngritur brenda njësisë, ose me kontroll nëpërmjet marrëveshjeve që mund të nënshkruhen me njësi që disponojnë njësi të kontrollit të brendshëm, ose me nënkontraktim, me operatorë të jashtëm. Për rrjedhojë, nuk është i vërtetë pretendimi që organizatat joqeveritare do të detyrohen të ngrenë njësitë e kontrollit të brendshëm. Në rast se organizatat joqeveritare marrin fonde publike, ato do të kontrollohen vetëm për përdorimin e këtyre fondeve me formën që mund të zgjedhin, që zakonisht do të jetë ajo me nënkontraktim.

Dëshiroj të theksoj që në të katër projektligjet që ne kemi miratuar për menaxhimin e financave publike në përgjithësi, ligji “Për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, ligji “Për auditin e brendshëm”, si dhe ai “Për inspektimin” përcaktohet fare qartë

24

Page 25: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

që bëhet fjalë për fonde publike, jo për çdo lloj fondi. Mjafton t’i referohemi përkufizimit të fondit publik për të kuptuar që të gjithë aktorët, të cilët nuk janë pjesë e strukturës së ekzekutivit, nuk do të kontrollohen për aktivitete të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me marrje dhe përdorim të fondeve publike.

Miratimi i këtij projektligji do të bëjë të mundur përmirësimin e përdorimit të fondeve publike, rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të tyre kudo kur krijohen dhe shpenzohen fonde publike. Ai do të japë kontribut të rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë të të gjithë aktorëve të cilët përdorin fonde publike, si dhe kontribut në luftën ndaj korrupsionit.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Spaho!Zoti Ilir Bejtja, urdhëroni!Ilir Bejtja – Mirëdita!Së pari, unë do ta nisja nga lajmi që na dha

zonja Kryetare, që më duket se nuk e kompletoi siç duhet. Rezoluta që kanë miratuar të djathtët dhe të majtët në Parlamentin Europian ka edhe 10 amendamente të tjera, të cilat mund të grupohen në katër blloqe kryesore, të cilave u është kushtuar vëmendje shumë e madhe: korrupsioni, kriza politike e pazgjidhur, demokratizimi i jetës së vendit dhe respektimi i ndarjes së pushteteve. Këto duhet të ishin përmendur në deklaratën tuaj dhe mund të entuziazmohemi, por duke marrë përsipër edhe detyra.

Tani të kalojmë te ligji. Unë kam përgatitur një përkufizim të shkurtër të këtij ligji që do ta quaja manipulim teoriko-parimor i bazuar në sofizma ligjore. Ku e bazoj këtë? Ka paqartësi të theksuara lidhur me menaxhimin financiar të fondeve publike dhe këto janë bërë me një ngutje shumë të madhe, po të kemi parasysh se duhet të shtrijmë falangat e kontrollit edhe në fonde të cilat deri tani Qeveria i ka pasur jashtë kontrollit, por që, fatkeqësisht, nuk e kupton që do t’i ketë përsëri jashtë kontrollit, sepse bëhet fjalë për financime nga fonde europiane dhe projekte ndërrajonale, të cilat nuk janë nën kontrollin e Qeverisë, pasi edhe lëvrimi i këtyre fondeve bëhet jashtë këtyre linjave.

Shikoj një moment tjetër shumë të rëndësishëm, që është mosrespektimi i decentralizimit dhe këtë nuk e lidh vetëm me

faktin që kemi decentralizim pushtetesh, por edhe brenda Qeverisë qendrore ka decentralizim, i cili lidhet edhe me statusin e nëpunësit civil, që e ngarkon atë me përgjegjësi para ligjit, jo vetëm Ministrinë e Financave, por çdo institucion të Qeverisë.

Ka ndeshje kompetencash. Ligji i mëparshëm binte ndesh direkt me kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Po ashtu, edhe ky ligj bie ndesh direkt me kompetencat e shumë institucioneve të cilat bëjnë revizion dhe auditim të fondeve publike.

Ka tendenca të theksuara unitarizmi dhe tendenca monopolizimi shtetëror. Në disa nene ka mospërputhje në perceptim me udhëzimet e dixhitbuxhetit dhe këtu thuhet se ligji është orientuar dhe hartuar pikërisht sipas orientimeve të dixhitbuxhetit. Njëri nga ligjet, ai pak më parë, por edhe ky i referohet kryesisht sugjerimeve të SIGMA-s dhe është zbatuar vetëm në një rast, me nota shumë të larta dështimi në objektivat e tij në Bullgari. Nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë po në të njëjtat hulli, në të njëjtat shtigje, të cilat na çojnë në rrugë të vështira.

Megjithatë, po të lexosh midis rreshtave të këtyre dy ligjeve të fundit, ajo çka unë arrij të kuptoj është instalimi i një diktature të egër, gjoja financiare, me të vetmin qëllim futjen e duarve të kastës së Qeverisë në përgjithësi, të Kryeministrit në veçanti, në gjithçka që menaxhohet në vend, kryesisht në pushtetin lokal, i cili, fatkeqësisht, nuk zotërohet nga pozita.

Kemi një unifikim të figurës së ministrit të Financave me këto dy ligje si një Sherlok Holmes i Qeverisë dhe i Kryeministrit në veçanti, duke injoruar të gjitha strukturat poshtë, institucionet të cilat punojnë me devotshmëri për zbatimin e objektivave të Qeverisë dhe të administratës publike.

Çfarë shikojmë tjetër nëpërmjet këtyre ligjeve?

Një kapje të të gjithë ekonomisë nga mafia shtetërore në disa drejtime, shtrembërim konkurrence, instalim sistemi mafioz për gjoba dhe bakshishe, paralelizëm dhe anashkalim i institucioneve kushtetuese nën etiketën e operativitetit kundër korrupsionit, i cili është tashmë i institucionalizuar dhe nuk luftohet më me operativitet;

25

Page 26: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Centralizim që i ka shpallur luftë decentralizimit demokratik, injorim total të interesave të grupeve të interesit, të cilat jo në një rast, të gjithë deputetëve këtu, u kanë dërguar në postën e tyre elektronike kundërshtimet e tyre për këta dy ligje;

Tendencë tashmë e vërtetuar e instalimit të një tjetër diktature të tipit enverian, ku një familje e ndritur vendos nën kontroll të gjithë jetën e vendit;

Një sistem ku hajduti quhet profesionist i ndershëm dhe vjedhja shtetërore është institucionalizuar, duke iu mbyllur gojën me hir e me pahir shumë kolegëve tanë të pozitës në Parlament, të cilët votojnë pa e kuptuar se çfarë është shkruar në ligj;

Veprime arbitrare për ushtrim diktati mbi Parlamentin dhe këtë e kemi vënë re së fundi edhe në Komisionin e Ekonomisë;

Deformim të koncepteve ligjore të rëndësishme për të manovruar Parlamentin, siç do ta shikojmë në ligjin tjetër që ne do të diskutojmë këtu, për auditin dhe për kompetencat, pra për certifikimin e ekspertëve.

Të gjitha këto kanë vetëm një rezultat, një Trujillo shqiptar, që shumë shpejt do të kthehet të na bastisë totalisht xhepat, dollapët, tavolinat e varfra dhe më tej të na shkelë me këmbë edhe nderin e familjes.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të mos e aprovoni këtë ligj, ashtu siç bëtë edhe me ligjin tjetër pak më parë, i cili ka vetëm një synim, të na frikësojë deri në palcë, tashmë jo me frikën e dhunës, por të ekonomisë. Duhet të frikësohemi dhe të lemerisemi, që të tronditemi dhe t’i thërrasim ndërgjegjes. Edhe një herë tjetër ju bëj thirrje që këtë ligj, ashtu siç e përmenda pak më parë, bazuar në sofizma ligjorë dhe në trajtime “teoriko-parimore” të mos e aprovojmë.

Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Kryeministër, urdhëroni!Sali Berisha – Zonja Kryetare,Zonja deputete,Zotërinj deputetë,Të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë,Erdha sot për të përshëndetur nga kjo

tribunë e lartë rezolutën e sapovotuar të Parlamentit Europian, e cila mori pothuajse në tërësi votat e tempullit të demokracisë europiane, një rezolutë që i kushtohej Kosovës dhe Shqipërisë. Mund të themi se sot shqiptarët kanë

qenë më të pranishëm se kurrë në Parlamentin Europian. Gjithashtu, të përshëndes mbështetjen që Parlamenti Europian, parlamentarët europianë i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe procesit të heqjes së vizave për shqiptarët.

Kjo mbështetje përbën vlerësimin më të madh në historinë e këtij Parlamenti ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për të ndërtuar demokracinë, shtetin ligjor, vlerësimin më të madh ndaj rezultatit të reformave të gjithanshme që e kanë bërë demokracinë shqiptare një demokraci funksionale, e kanë bërë ekonominë e tregut të këtij vendi një ekonomi tregu funksionale, kanë bërë që Shqipëria të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Në rezolutën e PE-sëParlamenti Europian, siç është në traditën e këtij Parlamenti, parashtron kërkesa, të cilat i adresohen Qeverisë dhe unë jam sot këtu për të garantuar parlamentarët evropianë, se Qeveria ime mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, të zbatojë çdo ligj e vendim, në mënyrë që procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian të jetë një proces i pandalshëm dhe i merituar.

Parlamenti kërkon, bazuar në kërkesën e opozitës, hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit hetimor parlamentar, si dhe amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. Jam këtu para jush t’ju bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin, sipas metodikës që biem dakord, të materialeve të votimit. Ky, mendoj unë, është një detyrim moral i maxhorancës ndaj opozitës, por kjo është, gjithashtu, edhe një e drejtë ligjore e çdo deputeti, grupi deputetësh ose qytetari për të parë materialet e votimit. Ne i qëndrojmë plotësisht vendimit tonë që ju të udhëhiqni komisionin, që ju të keni shumicën në çdo votim në këtë komision, në mënyrën më të padiskutueshme. I qëndrojmë plotësisht këtij vendimi që ju si opozitë të hartoni të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të gjeni nëpërmjet tyre garancitë më të mëdha ligjore.

Rezoluta e Parlamentit Europian, një mbështetje e gjerë, e fuqishme, e gjithanshme për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon, gjithashtu, që opozita të ketë rolin e saj, të meritojë të gjithë trajtimin e përshtatshëm dhe unë garantoj se do

26

Page 27: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

të keni të respektuar plotësisht të gjithë rolin tuaj, në këtë Parlament.

Edhe në seancën e shkuar, edhe në këtë seancë e përsëris se për çdo ligj me 3/5, maxhoranca është e gatshme t’jua ofrojë juve iniciativën, për çdo ligj të thjeshtë është e gatshme të negociojë, të diskutojë. Dua t’ju them se çdo propozim me 3/5 do të jetë juaji. Dora e sinqertë, e shtrirë, nuk refuzohet, se nuk keni interes për këtë. Çdo propozim me 3/5 maxhoranca është e gatshme t’jua ofrojë juve. Le t’i kthehemi traditës së bashkëpunimit në interesin tuaj më të mirë!

Lidhur me Rregulloren, unë ju garantoj se po ta dërgoni në një mijë gjykata, do të gjeni se ajo ka prurë një përmirësim thelbësor të një procedure, të cilën ju e vendosët në Kushtetutë dhe se nuk është bërë asgjë tjetër, veçse u plotësua Kushtetuta në frymën dhe shkronjën e saj. Në qoftë se ne përcaktojmë dy kritere dhe jo persona, unë absolutisht nuk e kuptoj kurrë se pse këto dy kritere duhet të jenë të papranueshme për ju. Në qoftë se ne shprehemi se gjykatësi nuk duhet të jetë politik e nuk duhet të ketë marrë pjesë në politikë, në një kohë kur kemi qindra gjykatës që nuk kanë marrë pjesë në politikë, të cilët kanë gjykuar siç kanë menduar, por nuk kanë kaluar ndonjëherë në kampin politik, përse duhet të kalojmë tani gjykatës që kanë preferuar edhe politikën edhe drejtësinë? Duhet ta dini mirë se në kampin tim kam jo një, por disa, jo vetëm të niveleve të ulëta, por edhe të niveleve më të larta, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga unë. Dhe në qoftë se kanë marrë përgjigje negative nga unë, e kanë marrë për shkakun tuaj, duke u thënë se ata që janë në krahun tjetër nuk do të kenë dëshirë të gjykohen nga një ish-deputet ose ish-politikan i Partisë Demokratike.

E njëjta gjë është edhe për të tjerët. Nuk kemi thënë dhe nuk themi kurrë se ky gjykatës, i cili ka dhënë vendime kundër Sali Berishës, këtij kryetari ose anëtari të PD-së, nuk do të votohet në këtë sallë. Në vend që të na përshëndesni për Rregulloren, ju na thoni Rregulloren, e ka Kushtetuta dhe Kushtetuta prevalon. Ky është parimi themelor mbi të gjitha ligjet. Unë jam këtu, në të drejtën time kushtetuese të përcaktuar nga Kushtetuta.

Ndaj, edhe njëherë, ju bëj thirrje, në përputhje me këtë rezolutë, e cila ka shkrirë e sintetizuar në një të gjitha sensibilitetet, të gjitha

hapësirat, në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të ulemi bashkërisht në komision, të merremi me shqyrtimin, siç është përcaktuar, të materialeve të votimit, në përputhje me nenin, të merremi me hartimin e amendamenteve dhe të tregojmë të gjitha përgjegjësitë tona, pjekurinë tonë politike, në mënyrë që ëndrra europiane e shqiptarëve, në mënyrë të pandalshme, të ecë drejt realizimit të plotë të saj.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Kryeministër!Fjalën e ka zoti Ruçi.Gramoz Ruçi – Pak më parë Kryetarja e

Parlamentit njoftoi publikun dhe Parlamentin shqiptar se u miratua një rezolutë për liberalizimin e vizave për shqiptarët. Ky ishte mashtrimi i parë. Kryeministri u tregua pak më i përmbajtur. E pra, ta marrim vesh ne si parlamentarë dhe të gjithë shqiptarët se kjo nuk është një rezolutë për liberalizimin e vizave, por është një rezolutë për integrimin europian të Shqipërisë, kjo është një rezolutë e munguar sot e 5 vjet për Shqipërinë e shqiptarët, është një rezolutë që për Shqipërinë dhe për shqiptarët është shtyrë dy herë, si dhe është një rezolutë që vjen edhe pas Bosnjës. Prandaj, opozita shqiptare e përshëndet; më mirë vonë se kurrë! Por ju që duartrokisni dhe unë që flas duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: Pse vendi ynë ka qenë 5 vjet pa rezolutë? Pse vendit tonë i shtyhet dy herë diskutimi i projektrezolutës? Pse vendin tonë e miratojnë pas Bosnjës?

Pra, ky është problemi i parë që desha të trajtoja.

Problemi i dytë lidhet me vizat. Sigurisht, është vjeshta periudha kur Parlamenti Europian do t’i shqyrtojë dhe lidhur me këtë do të vijnë ekspertët përkatës gjatë këtyre dy muajve dhe do t’i lëshojnë atij propozimin.

Por, sigurisht dhe për vizat, meqë kërkohet të privatizohen e monopolizohen nga maxhoranca, më lejoni t’ju them se rezoluta e miratuar sot për këtë çështje, citoj: “mirëpret mbështetjen politike, ndërpartiake në rezolutën parlamentare të miratuar në datën 20.05.1990”. Kjo është përmbajtja që ka rezoluta për liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen ndërpartiake jo të maxhorancës pro dhe të opozitës kundër.

27

Page 28: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Së treti, më lejoni t’ju them, zoti Berisha, se është hera e parë që Parlamenti Europian citon se Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë domosdoshmërinë e kalimit të krizës si një kërkesë e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, domosdoshmërinë e kalimit të krizës politike, e shkruar në një dokument të miratuar, ashtu sikurse cituat ju.

Kjo rezolutë thotë se është përgjegjësi e Qeverisë dhe e opozitës që të gjejnë një zgjidhje konkrete për krizën.

Së katërti, kemi 12 muaj që në këtë Parlament dhe jashtë tij kërkojmë komision hetimor për zgjedhjet, por do të duhej rezoluta e Parlamentit Europian që kjo të zgjidhej. Citoj ç’thotë ajo:

1. Domosdoshmërinë e ngritjes së komisionit hetimor

2. Përbërjen e komisionit hetimor me shumicë nga opozita

3. Drejtimin e komisionit hetimor nga opozita

4. Objektin e komisionit hetimor, që e kemi ngritur këtu e 12 muaj përpara

5. Kohën e cila duhet të përfundojë dhe t’u paraprijë ndryshimeve dhe reformës në kodin elektoral.

E pra, humbëm 12 muaj kohë vetëm për këtë fjali, vetëm për këtë dakordësi, vetëm për domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve, vetëm që përbërja të jetë me shumicë nga opozita dhe objekti i kërkuar nga opozita në një kohë sa më të shpejtë, që të bëjmë reformën elektorale. Pra, ja pse, zotërinj të maxhorancës, është koha për atë që pohuat sot, të ulemi. Ne jua kemi bërë si apel 12 muaj rresht këtu, të ulemi, të ulemi, të ulemi.

Dhe ne jemi ulur në këtë sallë, kemi marrë nismat tona politike, kemi marrë nismat tona ligjore të cilat ju i keni hedhur poshtë. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Ja ku jemi. Le të kuptojmë një gjë, rezoluta është tërësisht detyrë shtëpie për ne shqiptarët, për institucionet e këtij vendi; qoftë edhe për uzurpimin e institucioneve; qoftë edhe për atë që trajtuat ju, për një demokraci funksionale, qoftë edhe për funksionimin e ekonomisë së tregut, ku flitet jo pak, por goxha për korrupsionin; qoftë edhe për atë që ju e quani arritjen e shekullit,

kriminalitetin, për të cilin rezoluta është tepër e shqetësuar.

Me një mesazh njoftohemi se para gjysmë ore, në mes të Tiranës, vritet një qytetar. Nuk e di se kë po dëgjoj të flasë, por shpresoj të mos jetë ministri i Brendshëm që thotë se u vra një kriminel 25-vjeçar.

Zoti Ministër, unë nuk e di kush është vrarë. Për mua vrasja ka vetëm një emër, krim. Pavarësisht se ç’moshë ka, ç’profesion ka, në rast se ka qenë kriminel, vendin e ka në burg, ta kapje dhe ta dënoje.

E pra, rezoluta kërkon që të fitohet beteja edhe me korrupsionin, edhe me kapjen e shtetit, me kapjen e institucioneve, edhe me luftën kundër krimit. Një vajzë e vogël humb, ka sot e dy muaj dhe kur opozita kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm, përgjigjja e tij është: “Nuk vij në interpelancë, sepse përbën sekret hetimi”. Kush i kërkon ministrit të nxjerrë sekretet e tij? Askush, as opozita dhe as deputeti përkatës, që ka folur për rastin në fjalë. Por Parlamenti shqiptar dhe publiku shqiptar duan të dijnë se ç’bëhet me trafikun e qenieve njerëzor në Shqipëri, se pse një vajzë në mes të ditës humbet e sot e dy muaj ne nuk dimë asgjë, kurse ministri mban sekretet e tij.

E si mund të fitohet kjo luftë kur në këtë vend, në një skaj, sa fillon fushata elektorale, vritet një deputet dhe kjo Qeveri hesht, duke mashtruar hë sot e hë nesër, duke e kaluar çështjen për në kalendat greke, për të fshehur dorën kriminale dhe motivet e krimit, ndërsa, nga krahu tjetër një vajzë e vogël në majë të malit, në Zapod të Kukësit humb, e ministri thotë përbën sekret hetimi.

Ja, pse rezoluta kërkon që ne si parlamentarë, ne si institucione, ne si shqiptarë, edhe në këtë rezolutë kemi detyra shtëpie, që fillojnë me funksionimin e demokracisë, vazhdojnë me pavarësinë e organeve kushtetuese të këtij vendi, ku po kërkohet uzurpimi i tyre nga dita në ditë; vazhdojnë me fenomenet e korrupsionit galopant, kriminalitetin, me lirinë e medias e me të tjera e të tjera.

Pra, opozita shqiptare duke filluar që nga funksionimi i demokracisë, që fillon me hetimin e  zgjedhjeve, kërkon që të ulemi bashkërisht e t’i zgjidhim këto.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Ruçi!

28

Page 29: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Zoti Basha, urdhëroni!Lulzim Basha – Falemnderit, zonja

Kryetare!Më vjen keq për spekulimin e bërë nga një

koleg deputet, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ish-ministër i Brendshëm.

Natyrisht, vrasja e çdo qytetari është një tragjedi në vetvete dhe Policia e Shtetit e Ministria e Brendshme e trajtojnë vrasjen e çdo qytetari si një krim të rëndë dhe po kështu po trajtohet edhe vrasja së cilës ju sapo iu referuat.

Për fat të keq, spekulimi që sapo bëtë është në rrjedhën e spekulimeve që ju vazhdoni të bëni. Ju spekuloni me gjendjen e sigurisë në vend. Ju ngrini tellall pas tellalli, falsifikim pas falsifikimi, për gjendjen e sigurisë në vend, kur të gjithë indikatorët tregojnë përmirësim të thellë të sigurisë në vend në mes të sezonit turistik. Kjo është në vazhdën e agresionit tuaj kundër liberalizimit të vizave. E vërteta është certifikuar nga institucionet europiane, nga institucionet amerikane, të cilat edhe në raportin e fundit përgëzojnë Qeverinë për luftën efikase kundër krimit dhe në veçanti kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Ju spekuloni kur thoni se nuk ju janë dhënë të dhënat për çështjen në hetim, sepse këto të dhëna janë paraqitur të klasifikuara sekret, sepse çështja është ende në hetim dhe çdo deputet mund të njihet me këto të dhëna. Por është dëshira juaj për të përdorur si show edhe rastin e dhimbshëm, të cilit iu referuat, që ju pengon të keni bashkë me racionalitetin si deputet, edhe dhembshurinë njerëzore për të mos spekuluar me këtë rast.

Së fundi, ju spekuloni me shqetësimin tuaj për rendin publik dhe për sigurinë, sepse jeni ju, zotërinj, që rekrutuat banditët e Zani Çaushit; jeni ju që armatosët kontigjentet kriminale dhe u munduat që tensionin politik ta ktheni në tension social, duke kaluar deri në aktet më të rënda të goditjes së qytetarëve gjatë farsës së majtë.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Kryeministër, urdhëroni!Sali Berisha – Unë dua të shpreh

vlerësimin tim për diskutimin e zotit Ruçi dhe gatishmërinë e tij, bashkë me vërejtjet normale, që, mbi bazën e rezolutës, të bashkëpunojmë.

Unë dua të garantoj grupin tuaj parlamentar se kjo maxhorancë është e gatshme të

konkretizojë në frymë dhe në shkronjë rezolutën e Parlamentit Europian në interesin më të madh të shndërrimit në realitet të ëndrrës europiane të shqiptarëve.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Kryeministër!Kalojmë në shprehjen e grupeve

parlamentare.Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste?(Përfaqësuesi i grupit shprehet kundër.)Falemnderit!Në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Falemnderit!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Falemnderit!Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime

në ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizativ e profesionist të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”.

Zonja Ledina Alolli, urdhëroni!Ledina Alolli – Falemnderit zonja

Kryetare!Komisioni për Ekonominë dhe Financat në

mbledhjen e datës 5 korrik 2010 shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizativ e profesionist të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”, paraqitur nga Këshilli i Ministrave.

Projektligji synon të plotësojë boshllëkun ligjor të krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 3, datë 05.02.2010, për shfuqizimin e nenit 58 të ligjit “Për auditimin ligjor, organizativ e profesionist të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”. Sipas projektligjit, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël dhe përdorimi i çfarëdolloj titulli që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, përbën kundërvajtje administrative.

Në projektligj parashikohet që masa e gjobës për shkelje të kësaj natyre të jetë nga 5

29

Page 30: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

milionë deri në 10 milionë dhe vendimi për vendosjen e saj të merret nga bordi i mbikëqyrjes publike.

Për këto arsye ftoj kolegët të shprehin miratimin për këtë projektligj.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë

zoti Turku.)Ardian Turku – Falemnderit zonja Alolli!Ka pyetje? Po, zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – A mund të më sqaroni se ku

mbështetet ky ligj? Cila është referenca e këtij projekti që po sillni?

Ardian Turku – Falemnderit!Ka pyetje tjetër? Nuk ka.Zoti Ministër, urdhëroni!Ridvan Bode – Si çdo ligj tjetër referencën

e ka te Kushtetuta dhe të drejtën që i ka njohur Qeverisë Kushtetuta për të përcjellë ligjin në Parlament.

Ardian Turku – Po, zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Zoti Ministër, mua më vjen

mirë që ju keni shumë humor. Madje më vjen mirë që pas çdo batute humori, ju duartrokasin.

Ky ligj, zoti Ministër, merr të drejtën që të shpallë shkeljen administrative për një vepër të caktuar. Sipas ligjit nr. 10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, çdo ligj, zoti Ministër, që merr të drejtën nga ky ligj, për të shpallur kundërvajtjet administrative, duhet t’i referohet këtij ligji.

Ky ligj, zoti Ministër është miratuar në Parlament në datë 20.05.2010 dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës në datë 7.6.2010, është botuar në Fletoren Zyrtare në datë 29 qershor 2010. Pra, zoti Ministër ligji nuk ka hyrë ende në fuqi. Prandaj ju pyeta se ku mbështetet propozimi që keni sjellë, sepse ligji që të jep të drejtën që me një draft tjetër të shpallësh kundërvajtje administrative një çështje të caktuar, nuk ka hyrë ende në fuqi. (Tregon disa letra.) Ja, ku është.

Ardian Turku – Po, zoti Ministër!Ridvan Bode - Ligji për kundërvajtjet

administrative nuk ka të bëjë me përcaktimin se cila quhet kundërvajtje administrative. Ai ka të bëjë me mënyrën e ekzekutimit të vendimeve, që kanë të bëjnë me kundërvajtjet administrative për një fushë të caktuar. Janë ligje të veçanta që përcaktojnë se cila përbën kundërvajtje administrative dhe në ç’masë ndëshkohet në këtë

kundërvajtje administrative. Pra, është e kundërta e asaj që pretendoi parafolësi.

Ardian Turku – Meqenëse nuk ka pyetje të tjera, kalojmë në diskutime.

Zoti Malaj, urdhëroni!Arben Malaj – Falemnderit, zoti drejtues i

seancës! Po t’i shikojmë ligjet në mënyrë integrale,

ky ligj është në thelbin e shqetësimeve që ka opozita për mënyrën e qeverisjes së vendit dhe për arrogancën në rritje të Qeverisë. Çdo Qeveri normale, pasi një ligj ia rrëzon Gjykata Kushtetuese, minimalisht, në Parlamentin e vendit të saj dhe përballë palëve të interesuara duhet të kërkojë një falje publike. Kur ligji ka ardhur dhe është diskutuar në komision, bazuar në përvojën dhe eksperiencën tonë, i kemi paralajmëruar kolegët se ligji që keni sjellë herën e parë bie ndesh me Kushtetutën e vendit tonë. Ekspertët, që duhet të kualifikohen dhe të rrisin cilësinë e kualifikimit, janë marrë gjatë, duke harxhuar kohë duke shkuar në Gjykatë Kushtetuese me Qeverinë e vendit të tyre, pasi ajo e ka cenuar procesin e përgatitjes dhe atë ligjor dhe është bërë gjithnjë e më shumë mospërfillëse ndaj vërejtjeve të tyre.

Ne kemi këtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese që qartëson fenomenin më tipik të Qeverisë suaj. Po kërkoni të përdorni të drejtën e gjykatës për të penalizuar biznesin e vendit tuaj apo grupe të caktuara të profesioneve të caktuara. Dhe më e keqja është se shpejtësia me të cilën kërkoni të ndërhyni (aq më tepër që ne e dimë shumë mirë se pjesa më e madhe e ekspertëve kontabël, për shkak të detyrimeve për të dorëzuar bilancet e kanë mbaruar punën e madhe të këtij viti), nuk përbën ndonjë emergjencë për Qeverinë, që ajo, me të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pa e përmirësuar procesin e përgatitjes së propozimeve të reja, në mënyrë urgjente, ndoshta për t’i bërë karshillëk edhe Gjykatës Kushtetuese të vendit të saj, vjen dhe bën një ndërhyrje tjetër, se gjoja plotësuaka një boshllëk.

E para, ka një vullnet të tepruar për t’u marrë me këtë profesion dhe nuk e di pse, sepse ka pasur edhe debate publike.

E dyta, ashtu si në të gjitha strategjitë antikorrupsion, nëse Qeveria realisht i lexon ato, ka një këshillë që gjobat duhet të jenë mundësisht në diapazone sa më të vogla. Ju keni

30

Page 31: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

parashikuar një gjobë që shkon nga 5 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, qoftë për një individ ekspert kontabël, qoftë për një shoqëri.

Përse duhet të jenë këto gjoba kaq të mëdha, kur i gjithë procesi për të rritur cilësinë e ekspertëve kontabël të vendit tonë nuk duhet të bazohet te filozofia e gjobës? Po të jetë për një profesion pa leje, kemi të gjithë ligjin si veprohet për të gjitha bizneset në vendin tonë. Në qoftë se flasim për një profesion të veçantë, i cili ka një funksion publik që të rrisë cilësinë e raportimit të biznesit privat në organet tatimore, filozofia nuk është thjesht gjoba dhe, aq më tepër, nivelet që janë edhe shumë të larta edhe me diapazonin që e bën korruptues procesin e vendimmarrjes dhe të vendosjes së gjobave. Do të ishte normale që ky institucion të rriste transparencën, për të ditur të gjithë ekspertët që janë të licencuar. Mund të ketë shumë individë që duan të abuzojnë, por për kompani serioze që përzgjedhin ekspertët e tyre kontabël është shumë e lehtë të gjejnë mënyrën si ta dallojnë një mashtrues nga një njeri i licencuar.

E dyta, në praktikat e vendeve të tjera është e nevojshme të krijohet ajo që quhet lista e zezë. Nëse disa individë tentojnë të ushtrojnë një profesion kaq të rëndësishëm pa licencë dhe pa të gjitha kriteret e përzgjedhjes dhe të ligjërimit të statusit të tyre, atëherë, patjetër që mund të krijohet lista e zezë e tyre, çka do të thotë që në jetën e tyre ata mund të arrijnë në një moment që të licencohen, por, për shkak se e kanë ushtruar këtë profesion në mënyrë të paligjëruar, mund të përjashtohen në një periudhë të caktuar. Ata shpesh auditojnë edhe bilance të kompanive publike apo të kompanive ku shteti është aksioner, edhe të organeve të tjera, ku shteti ka influencat e tij.

Për mua është shqetësues fakti që Qeveria e ka dëmtuar procesin e përgatitjes së legjislacionit, ajo ka tendenca të përsëritura, sepse është vendimi nr.26 i Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë vendime të përgatitura nga Qeveria, projektligje të debatuara nga opozita me profesionalizëm të paralajmëruar që janë antikushtetues dhe, nga ana tjetër, në vend që të pranoni se keni prishur cilësinë e ligjeve, mburreni se zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Cila do të ishte ajo maxhorancë në një vend demokratik, që do të mburrej se zbatonte

vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Çfarë funksionimi ligjor do të kishte ai shtet, nëse ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të kishte një arrogancë të Qeverisë për të mos i zbatuar apo për t’i zvarritur ato, siç po bën edhe me projektligjin për ish-ushtarakët dhe vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese? Në këtë diskutim nuk po diskutojmë një nen, por një mentalitet dhe një filozofi, që Qeveria duhet ta ketë sa më transparent procesin e përgatitjes së ligjit dhe kontrollin e saj mbi profesionet e tjera. Këtë nuk duhet ta bazojë te gjobat, por duhet të ketë një strukturë të tërë masash, të cilat krijojnë mundësinë që këto profesione të përmirësohen, që efekti i tyre të ndihet edhe në financat publike të vendit.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Malaj!Zonja Gjonaj, urdhëroni!Adriana Gjonaj – Projektligji “Për auditin

ligjor, organizativ e profesionist të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilist të miratuar” vjen në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimi i kërkuar është një hap tjetër në rrugën e forcimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e profesioneve, në këtë rast, për të garantuar profesionalizmin dhe për të mbrojtur të drejtën e ushtrimit të ekspertizës kontabël nga personat dhe subjektet e ligjshme.

Pas miratimit të disa ligjeve për miradministrimin financiar, si dhe të ligjit për kornizën shqiptare të kualifikimeve dhe ligjit për profesionet e rregulluara, vjen ky amendim që mbron profesionin e ekspertit kontabël dhe garanton ushtrimin e ligjshëm të tij, duke e konsideruar kundërvajtje administrative ushtrimin e tij nga subjekte që nuk zotërojnë titullin përkatës profesional ose nuk janë regjistruar si të tillë. Duke qenë se ky projektligj është një hap me pasojë fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe të një evazioni të mundshëm fiskal, unë ju ftoj ta votojmë atë.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zonja

Gjonaj!Fjalën e ka zoti Bejtja.Ilir Bejtja - Kolege dhe kolegë deputetë,Nëse ju e lexoni të gjithë vendimin që ka

dhënë Gjykata Kushtetuese për ligjin, aty ka një problem. Nuk është kundërshti për përmbajtjen e

31

Page 32: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

tij. Ligji synon të mbrojë sistemin e certifikimit të ekspertëve kontabël. Por këtu lëshohet një certifikatë, e cila sjell pasoja ekonomike shumë të rënda. Për shembull, një pensionist, ekspert kontabël, mund të miratojë një bilanc prej disa miliona eurosh dhe mund të krijojë evazion fiskal. Një pensionist ekspert kontabël ka të drejtë të jetë likuiditor shoqërish dhe për këtë arsye profesioni i tij është shumë i rëndësishëm.

Kjo certifikatë nuk është e ndryshme nga certifikata e profesionistëve të tjerë, për shembull, e një ndërtuesi, i cili, pa pasur certifikatë të ndërtojë ura, mund të marrë përsipër ta bëjë këtë gjë. Ashtu siç nuk është e ndryshme nga patenta e një shoferi, i cili duke pasur klasin e dytë, mund të falsifikojë dhe të ketë një patentë të klasit “D”, të marrë përsipër të transportojë 50 pasagjerë dhe t’i vrasë ata. Në këtë aspekt, ky është mashtrim i pastër dhe nuk është vepër administrative, por është vepër penale.

I gjithë marifeti sillet këtu në Parlament jo për të mbrojtur ekspertin kontabël dhe sistemin e tij të licencimit, por, sepse ky është një ligj që bazohet në Kodin Penal dhe duhet të kalojë me 3/5, pra, me shumicë të cilësuar. Këto marifete janë marifete banale dhe tentojnë anashkalimin e Kushtetutës dhe këtu qëndron edhe moskushtetutshmëria e këtij ligji.

Ne nuk kemi se si ta votojmë këtë ligj. Ky nuk bazohet në Kushtetutë, se nuk ka bazë ligjore të vendosësh gjoba. Është mashtrim dhe si i tillë është vepër penale dhe penaliteti dënohet me gjobë deri në burgim dhe nuk është asnjë lloj çudie që mashtruesi të dënohet edhe me burgim në bazë të dëmit që ai shkakton. Është akoma më tepër mashtrim të thuash që është vepër administrative, për të anashkaluar pikërisht atë problem të madh që ju keni, se nuk keni 3/5 për ta votuar këtë ligj.

Mos u ngutni! Siç e tha edhe zoti Malaj, nuk kemi ndonjë urgjencë për të miratuar tani bilance, as nuk kemi urgjencë se ka pak ekspertë kontabël të licencuar, të cilët mund të merren me punët e tyre. Jepuni kohë të vijnë këtu ndryshimet në Kodin Penal dhe të bazohet edhe ky ligj atje, si shumë ligje të tjera, kuptohet, kur t’i kemi zgjidhur edhe shumë ngërçe këtu në Parlament!

Ju falemnderit!Ardian Turku - Falemnderit, zoti Bejtja!

Zoti Koçi, urdhëroni!Ervin Koçi – Falemnderit!Në këtë projektligj vazhdon ende fryma

antikushtetuese, me dëshirën që, pasi të mbaroni me uzurpimin e institucioneve kushtetuese, të kërkoni të diktoni edhe profesionet e lira. Profesioni i lirë i radhës është ai i ekspertit kontabël dhe i kontabilistit të miratuar. Pasi shkelët Kushtetutën dhe sot nuk keni mundësi të siguroni 3/5 e votave, ju përdorni metoda dhe mënyra duke e kthyer një vepër penale për falsifikim në një kundërvajtje administrative. Domethënë, një person që kryen një profesion të lirë pa lejen e pushtetit, duhet të dënohet për kundërvajtje administrative me një gjobë të rëndë që shkon deri në 10 milionë lekë, vetëm e vetëm që pushteti ta kontrollojë këtë profesion, kur realisht ai ka konsumuar një vepër penale.

Këtë profesion ju e keni kthyer në një oligopol, ku një kontabilist i miratuar firmos mbi 100 bilance dhe një ekspert kontabël bën po ashtu ekspertizën e mbi 100 bilanceve financiare. Ju, maxhoranca, sot keni vepruar me të njëjtën formë, me të njëjtën metodë dhe të njëjtin model, për të kapur shtetin dhe çdo gjë tjetër që është e lidhur me këtë shtet.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Koçi!Zoti Mima, urdhëroni!Florian Mima – Falemnderit, zoti drejtues

i seancës!Nuk do ta merrja fjalën, por ndihem i

zhgënjyer kur dëgjoj kolegët e opozitës që bëjnë këto komente tërësisht të pavërteta rreth këtij projektligji, i cili nuk ka asnjë synim të shndërrojë një vepër penale në një kundërvajtje administrative apo vice versa, por ka të vetmin synim të vendosë rregull në një industri, e cila rregullon një profesion publik. Ka pasur tentativa që këtë profesion publik ta shndërrojnë në profesion privat dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të arrijmë me anë të këtij projektligji, që ky profesion i shenjtë të vazhdojë të mbetet publik, i rregulluar dhe i mbikëqyrur nga trupat e ngarkuar nga ligji me këto funksione dhe jo të kthehet në një profesionist kioskash dhe kulisash, ku fabrikohen letra dhe bilance tërësisht të falsifikuara.

Gjykoj se është një hap i duhur i Ministrisë së Financave dhe i ekzekutivit, i marrë në kohën e duhur.

32

Page 33: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Mima!Zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Së pari, doja të ftoja kolegët

e maxhorancës të jenë të përmbajtur në qëndrimet e tyre sa herë u drejtohen kolegëve të opozitës. Doja t’i thosha zoti Mima që, ashtu si në komision, ne nuk kemi pasur asnjë kontestim lidhur me përmbajtjen e këtij neni. Pra, asnjë kundërshtim që në momentin kur është miratuar për herë të parë dhe pasi ka vajtur në Gjykatën Kushtetuese.

Ne nuk kemi asgjë me përmbajtjen e këtij neni dhe shpalljen e kësaj vepre si vepër penale. Të gjithë kolegët e opozitës, që nga zoti Malaj e deri tek Ervini, që foli tani, nuk kanë asgjë në lidhje me përmbajtjen. Ne shpallim vepër penale ushtrimin e aktivitetit të paregjistruar. Kontestimi ynë ka qenë për mënyrën dhe për formën se si paraqitet kjo gjë. (Ia thashë pak më parë ministrit, që mbështetet në një ligj që ende nuk ka hyrë në fuqi.)

Vazhdoj të insistoj, zoti Ministër, dhe po lexoj nenin 6 për kundërvajtjet administrative: “Shkeljet që përbejnë kundërvajtjet administrative parashikohen me ligj dhe me akte të këshillit bashkiak”. Pra, e drejta që një kundërvajtje administrative ta shpallni ju me këtë ligj që keni sjellë këtu, buron nga ky ligji që po lexoj këtu. Ky vërtet nuk është një hall i madh, siç thoni ju, por edhe hall i vogël nuk është, se ka të bëjë me procesin ligjbërës.

Vini sot në këtë seancë për një tjetër “hall të vogël” që kishit më përpara, që, për fat të mirë, jua ka kapur Gjykata Kushtetuese, përsëri, jo në lidhje me përmbajtjen, por me formën, se si e keni miratuar dhe gjykata e ka shpallur antikushtetuese pikërisht atë gjë që keni bërë. Keni parashikuar një vepër penale me një shumicë të thjeshtë. Pra, nga një gjë kaq e vogël shkojmë te një hall i madh, tek antikushtetutshmëria. Hall i madh një herë, dy herë, tre herë, por deri tani janë bërë 40 herë. Hall i madh në Gjykatën Kushtetuese, që ka kapur Qeverinë dhe Parlamentin në antikushtetutshmëri të plotë të 40 akteve, të kaluara në Qeveri, të kaluara edhe këtu. Ky hall i madh bëhet edhe më i madh, kur të gjitha këto gjëra nuk respektohen dhe serioziteti i nismës ligjore, pastaj i aktit ligjor, nuk respektohet.

Dje Kryeministri e bëri hall fare të vogël mosbotimin në Fletoren Zyrtare të 465 ligjeve dhe synoi qysh dje që ta kthejë gjithë procesin nga hall i madh në një banalitet të madh. Kot t’i botojmë në Fletoren Zyrtare, tha, sepse duhet të kursejmë lekët e letrës, sepse shpenzojmë shumë letër për botimin e ligjeve. Edhe VKM-të e Këshillit të Ministrave nuk i boton në Fletoren Zyrtare për arsye korruptive.

Ja pra, që bëhet një tërësi me halle të mëdha, për të ardhur te thelbi. Parlamenti nuk është për të bërë farsë. Pak më parë dëgjova Kryeministrin e vendit që tha se të gjitha ligjet me 3/5-t do ta kenë të drejtën e propozimit nga ju. Tani, mbajeni fjalën! Kjo është vepër penale dhe nuk është kundërvajtje administrative. Urdhëroni, kërkoni mirëkuptimin e opozitës, për të marrë 3/5, siç thotë Kryeministri i vendit, për ta ndëshkuar këtë veprimtari kriminale siç e meriton. Keni ardhur me ligjin e mëparshëm dhe këtë ndryshim për një rast specifik të sajuar që edhe ju vetë e keni denoncuar si Qeveri, si ministri, që një shoqëri fantazmë, por me mbështetje politike, filloi të merrte e të licenconte ekspertë kontabël të autorizuar, në kundërshtim me atë që thoshte ligji për ekspertët kontabël.

Shumë mirë vepruat që e bëtë me ligj, shumë mirë që e shpallët vepër penale, por bëtë gabim shumë të madh që për të tejkaluar krizën e funksionalitetit të Parlamentit e miratoni me shumicë të thjeshtë. Ky është ngërçi që keni. Ky është kontestimi që kemi ne. Nuk kemi asgjë me përmbajtjen. Shumë mirë që të ndëshkohet si krim dhe si krim penal, pa asnjë lloj diskutimi, por mos u përpiqni që të kaloni mungesën e funksionalitetit të Parlamentit në këtë aspekt, duke gjetur artifica të tilla. Kështu do t’i zgjidhë Kryeministri të gjitha votimet që ka me 3/5? Do të vijë t’i votojë me shumicë të thjeshtë? Atëherë, përse vjen këtu dhe merr angazhime? Kot? Kë gënjen Kryeministri i vendit kur ndryshe flet 5 minuta më parë dhe ndryshe pas 5 minutash, duke prezantuar pikërisht këtë artificë, për të kaluar të gjitha ligjet e rëndësishme, ato që përcaktohen në Kushtetutë se kalojnë me 3/5-at, pra bashkë me opozitën? Kjo është historia dhe ky është kontestimi që kemi ne.

Ardian Turku – Falemnderit, zoti Braçe!Diskutimet këtu mbyllen, nuk ka të tjerë të

regjistruar.

33

Page 34: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Kalojmë në shprehjen e grupeve:Grupi Parlamentar i LSI-së?(Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Falemnderit!Grupi Parlamentar i PS-së?Zoti Braçe, në emër të grupit.Erion Braçe – Zoti Malaj jua tha pak më

parë, por po jua përsëris edhe unë në emër të grupit, që serioziteti i angazhimeve që merrni në Parlament nuk duhet të banalizohet deri në këtë farë feje. Në qoftë se Kryeministri i vendit vjen këtu dhe vetëm 5 minuta më parë deklaron se ligje që kanë nevojë për 3/5 do të kalojnë pikërisht te mirëkuptimi dhe te konsensusi i opozitës, mos e vazhdoni praktikën e tejkalimit të krizës politike të Parlamentit, të krizës së votave me artifica të tilla që nuk zgjidhin gjë as për thelbin e problemit. Nuk e zgjidh kundërvajtja administrative fenomenin kriminal në veprimtarinë e ekspertëve kontabël të licencuar apo të autorizuar. Duhet të parashikohet në Kodin Penal dhe hajdeni këtu të diskutojmë pikërisht për këtë vepër penale.

Ardian Turku – Falemnderit!Zoti Ministër, në emër të Grupit

Parlamentar të PD-së?Ridvan Bode – Zoti drejtues i seancës,Edhe një herë lidhur me ligjin në fjalë, dua

të bëj sqarimet e mëposhtme:Ndryshimet në ligj pas vendimit të

Gjykatës Kushtetuese janë të domosdoshme për dy arsye:

E para, sepse kemi të bëjmë me një vepër, e cila mbetet pa u ndëshkuar, as në rrugë penale, as në veprimtarinë administrative.

E dyta, për të plotësuar faktin që çdo shkelje ligji që nuk përbën vepër penale, duhet të ketë masat ndëshkuese si kundërvajtje administrative. Ky është një parim bazë. Kur përbën vepër penale, atëherë dënohet sipas akteve ligjore në fuqi për veprën penale të cituar, kur nuk përbën vepër penale, duhet të përbëjë kundërvajtje administrative. Pra, ligji bën këtë plotësim.

Është e vërtetë që ne, kur miratuam ligjin, sollëm një nen i cili kërkonte një shumicë të cilësuar dhe ky nen është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese pikërisht sepse opozita nuk e votoi. Në qoftë se do të ishte votuar me 3/5 ligji që kishim më përpara, ai do të quhej i vlefshëm dhe do të njihej automatikisht

ndryshimi, pra edhe si vepër penale e parashkruar. Në interpretimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese për këtë ka thënë: “Në qoftë se do ta kishit miratuar me 3/5 ligjin që ju keni sjellë, do të quhej se është klasifikuar si një vepër penale”.

Veprimi që po bëjmë ne synon të zgjidhë të dyja çështjet që u ngritën këtu. E para, është duke ardhur në Parlament cilësimi i kësaj kundërvajtje si vepër penale dhe, nga ana tjetër, po kompletojmë kuadrin ligjor, duke e cilësuar si kundërvajtje administrative në rastet kur prokuroria apo gjykata nuk e kualifikojnë si vepër penale dhe mbi të cilën, për mungesë të argumenteve që përbën vepër penale, bëhet një pushim i çështjes. Pra, nuk ka asgjë që është e pabazuar apo një gjë që po ndodh për herë të parë. Çdo ligj i veçantë përcakton kundërvajtjet administrative të fushës. A përbën kundërvajtje administrative ky rast? Sigurisht që përbën, përbën më shumë se kundërvajtje administrative, përbën edhe vepër penale dhe do t’ua sjellim si parashikim në Kodin Penal që ju ta votoni me 3/5, siç e kërkon ligji.

Unë po shoh që nga ana e deputetëve të opozitës po fryhen gjëra të pavërteta dhe të paqena. Diskutuam dy ligje që nuk kishin të bënin aspak me akuzat që ju ngrini. Ju, zotërinj, keni një problem, po sillni në Parlament krizën personale të një njeriu. Para një viti apo dy vjetësh këtu në Parlament erdhën bilbilat dhe kryetari i bashkisë tani i ka zëvendësuar bilbilat me fyej, por jo fyej që t’u bini ju, por fyej me një vrimë, që jua jep t’i fryni këtu në Parlament me avazin që kërkon kryetari i bashkisë, duke ju detyruar të merrni e të lexoni këtu përpara deputetëve të Kuvendit ato hartime që përgatiten nga zyrtarët e bashkisë. Mos e bëni këtë, sepse nuk jeni dinjitozë! Po jua kërkoj si kolegu juaj, ju po të doni vazhdoni.

Zotërinj, ju po ngrini idenë e komploteve kundër opozitës. Komplot qenka miratimi i një ligji që plotëson standardet e BE-së dhe e kërkon BE-ja, komplot ligji i inspektimit financiar, komplot liberalizimi i vizave, komplot integrimi në Bashkimin Europian, gjithçka po e shikoni me syze të zeza?

Zotërinj, këto janë pjesë e standardeve për të plotësuar një kuadër ligjor sipas kërkesave të integrimit në Bashkimin Europian. Ne kemi tjetër axhendë, zotërinj, ne kemi axhendën e

34

Page 35: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

integrimit. Ju vazhdoni t’i fryni fyellit me një vrimë të Edi Ramës.

Ardian Turku – Falemnderit, zoti Bode!Këtu mbyllet kjo pikë e rendit të ditës, për

të vazhduar me pikën e gjashtë, aktin normativ nr.2, datë 16.06.2010 “Për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995 “Për hidrokarburet, kërkim dhe prodhim”, të ndryshuar”.

Në emër të komisionit përgjegjës, Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, fjalën e ka zoti Bano.

Ilir Bano – Falemnderit, zoti drejtues i seancës!

Shtojcë dhe shtesë e ligjit për hidrokarburet është edhe marrëveshja e lidhur në vitin 1993 midis Bashkësisë Ekonomike të Naftës dhe të Gazit, Albpetrol dhe ministrisë përkatëse, sot Ministria e Ekonomisë. Në këtë marrëveshje kompania Albpetrol nuk e ka të rregulluar të drejtën e tregtimit në vend ose për eksport të produkteve hidrokarbure, si dhe procedurat e shitjes në përputhje me çmimet e bursës ndërkombëtare të hidrokarbureve.

Kjo mungesë, në kushtet kur Albpetrol përfshinte në mënyrë të integruar të gjithë procesin, nga kërkimi e deri në tregtimin e produktit të gatshëm, ose edhe më vonë, kur u nda në dy kompani me kapital shtetëror: Albpetrol, për kërkimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve, dhe ARMO, për rafinimin dhe tregtimin, nuk kishte ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit. Efektet e ndryshimit të çmimit të shitjes së naftës bruto ndikonin vetëm në rezultatin final financiar të bilanceve të dy shoqërive anonime.

Aktualisht, nisur nga fakti se kompania ARMO është privatizuar, si dhe nga regjimi juridik i veprimtarisë së shoqërisë Albpetrol, lind nevoja e rregullimit të së drejtës së cituar më sipër. Kjo realizohet nëpërmjet këtij akti normativ që po shqyrtojmë. Nëpërmjet tij bëhet një shtesë në pikën 2 të nenit 12 të ligjit “Për hidrokarburet, kërkimit dhe prodhimit”, të ndryshuar”, sipas së cilës i jepet e drejta Albpetrol-it që të tregtojë produktet hidrokarbure për tregun vendas apo për eksport, në përputhje me çmimin e bursës ndërkombëtare për hidrokarburet.

Gjithashtu, në këtë akt normativ përcaktohet e drejta e titullarit të ministrisë për të miratuar aktet përkatëse për përcaktimin e

procedurave të tregtimit të hidrokarbureve, duke marrë në konsideratë cilësinë e naftës bruto të prodhuar nga vendburimet tona me çmimin e saj në tregun ndërkombëtar, referuar bursave përkatëse, kryesisht çmimin sipas brand-it, praktikë e ngjashme në fuqi në vendin tonë, që realizon tregtimin sipas çmimeve të bursave ndërkombëtare, çka kërkon të rregullojë ky akt normativ, gjendet edhe në tregtimin e produktit energji elektrike, e aplikuar sot nga shoqëria KESH.

Ndryshimet e propozuara paraqiten në formën e aktit normativ për shkak të situatës së rënduar dhe emergjente financiare, deri në pamundësi të dhënies së pagave punonjësve, në të cilën ndodhet shoqëria Albpetrol. Miratimi i këtij akti garanton vazhdimësinë në ecurinë e prodhimit të shoqërisë, siguron vlerën më të lartë të produktit të prodhuar, rrit më tej transparencën në transaksionet e shitjes, përputh më mirë çmimin e produkteve hidrokarbure me tregun, maksimizon të ardhurat për shoqërinë dhe për pasojë edhe të ardhurat për buxhetin e shtetit.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka

rimarrë zonja Topalli.)Jozefina Topalli – Falemnderit!Ka pyetje? Zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Kisha pyetje për

specialistët, referuar edhe kësaj që sapo tha relatori, por referuar edhe relacionit të Këshillit të Ministrave. Në një paragraf të relacionit thuhet: “Ndryshimet e propozuara paraqiten në formën e aktit normativ për shkak të situatës së rënduar dhe emergjente financiare, deri në pamundësi të dhënies së pagave punonjësve, në të cilën ndodhet shoqëria Albpetrol”. Pyetjet janë:

Së pari, sa është humbja financiare e kompanisë për vitet 2008-2009?

Së dyti, sa arrijnë borxhet e kompanisë për vitet 2008-2009?

Së treti, sa janë borxhet e të tretëve ndaj kompanisë për vitet 2008-2009?

Së katërti, sa është borxhi ndaj organeve fiskale i kompanisë Albpetrol?

Së fundi, sa janë borxhet, që ka kompania Albpetrol ndaj punonjësve, pra për pagat e punëtorëve?

Jozefina Topalli - Ka pyetje të tjera?

35

Page 36: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Urdhëroni!Saimir Tahiri – Duke iu referuar të njëjtit

paragraf që iu referua edhe kolegu parafolës, dua të di për cilën arsye (sqarimi që është në relacion për mua nuk është i plotë) është zgjedhur ky instrument, pra akti normativ dhe mundësisht kërkoj një sqarim shterues, për të zgjidhur këtë problem, duke qenë se edhe Kushtetuta, edhe Rregullorja e Parlamentit parashikojnë procedura të përshpejtuara edhe për miratimin e ligjeve. Pra, në të këtë rast dua të di pse është përdorur ky instrument?

Falemnderit!Jozefina Topalli – Ka pyetje tjetër? Nuk

ka. Kush do të përgjigjet?Urdhëroni, zoti Prifti!Dritan Prifti – Pavarësisht se disa nga

pyetjet nuk kanë lidhje me thelbin e aktit normativ që po kalojmë sot, por kanë lidhje me gjendjen financiare të kompanisë, sigurisht, do të jap disa të dhëna. Nga informacionet që kam unë (në fakt nuk është se i kam me vete të detajuara, se nuk i prisja këto lloj pyetjesh), kompania Albpetrol për periudhën 2008-2009 nuk ka dalë me humbje, por me fitime minimale.

Sa janë borxhet që kompania ka ndaj të tretëve? Ndaj buxhetit të shtetit kompania i ka shlyer pothuajse të gjitha borxhet korrente. Këto janë disa borxhe të prapambetura që vijnë nga shumë vite më parë, të cilat në një marrëveshje që ka bërë Ministria e Financave dhe Zyra e Tatimeve me kompaninë ARMO, po i shlyen kompania ARMO në vend të Albpetrol-it, për shkak të detyrimeve që ka pasur ARMO ndaj Albpetrol-it. Ai i merr këto detyrime dhe tashmë po ia shlyen borxhin buxhetit të shtetit.

Kompania Albpetrol nuk ka borxhe të vjetra ndaj palëve të tjera, mund të ketë ndonjë borxh korrent ndaj ndonjë kompanie që ka kryer ndonjë shërbim të kohëve të fundit, por jo borxhe të mëdha, të trashëguara.

Për sa muaj nuk janë paguar pagat e punonjësve? Si është situata e pagave?

Në fakt ka rreth 3 muaj që kjo kompani ka hasur vështirësi për të paguar punonjësit e vet. Kjo kompani ka rreth 4 mijë e 200 punonjës dhe ka hasur vështirësi për shkak të problematikës ligjore, që ka pasur detyrimin për ta shitur naftën vetëm drejt rafinerisë, pra drejt kompanisë ARMO.

Kompania ARMO, si një kompani tashmë 85% private, ka pasur probleme teknologjike, nuk ka punuar për 5 muaj, 6 muaj të tërë për shkak të rinovimit të linjave të teknologjisë, mirëmbajtjes, por edhe problemeve me likuiditete dhe nuk ka pasur mundësi të blejë naftën që nxjerr dhe prodhon Albpetrol-i. Kjo ka ndodhur të paktën në tre- katër muajt e fundit. Albpetroli nuk ka shitur drejt kompanisë ARMO naftë. Pra, në këtë mënyrë, për të vetmin mall që ka, ajo nuk ka pasur mundësi të tërheqë likuiditetet për për të paguar pagat. Ne, duke parë këtë situatë, më parë kemi preferuar që naftën tonë t’ia shesim rafinerisë sonë, pra brenda Shqipërisë. Duke parë këtë situatë tentuam të bëjmë një tender ndërkombëtar të hapur, edhe ndërkombëtar, edhe të brendshëm, për të shitur me tender naftën që ka sot në inventar dhe në depozita Albpetrol-i. Tenderi dështoi, mori pjesë vetëm një kompani, dhe ajo kompani që mori pjesë nuk kishte dokumentacionin e saktë sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave që kemi ne.

Në këtë kuadër ne nuk mund të presim të bëjmë tendera sipas afateve ligjore për 45 ditë, për 30 ditë, për 60 ditë dhe menduam që kësaj kompanie t’i jepnim lirinë që ka edhe kompania KESH sot, që, duke tregtuar një mall, që është mall burse, që ka çmim ndërkombëtar ditor, t’i lejojmë kësaj kompanie që me çmimet e bursës ndërkombëtare të tregtojë mallin që ka, duke pasur lehtësinë që të tërheqë likuiditete dhe të plotësojë detyrimet që ka të paktën ndaj pagave të punonjësve.

Me këtë rast i dhashë përgjigje edhe deputetit tjetër i cili tha se pse duhej zgjedhur një akt normativ dhe jo një ligj normal. Akti normativ është thjesht për shpejtësinë që ne duam të shesim mallin. Sot janë rreth 60 mijë tonë naftë në depozitat e Albpetrol-it. Albpetrol-i kaq i ka depozitat maksimale, 60 mijë tonë, nuk kemi mundësi depozitimi më të madhe, kështu që do të na duhet ta shesim mallin, të paguajmë punonjësit, t’i paguajmë detyrimet buxhetit të shtetit dhe mbase edhe detyrime të tjera korrente ndaj palëve të tjera. Unë mendoj se kjo punë duhet të ishte bërë shumë më përpara, por Albpetrol-i duke qenë se tregton një mall, që është një mall me çmime burse, duhet të kishte pasur prej kohësh lirinë për ta shitur mallin e vet me çmimet e bursës ndërkombëtare.

36

Page 37: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Ju falënderoj për pyetjet dhe për rastin që më dhatë për ta sqaruar këtë situatë dhe shpresoj që ta miratojmë këtë akt normativ!

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti

Ministër!Fillojmë me diskutimet. Zoti Braçe.Erion Braçe - Zonja Kryetare, Unë pyeta, sepse i respektoj shumë

dokumentet zyrtare. Ky që kam përpara është raporti për analizën e programit buxhetor të vitit 2009 të kompanisë Albpetrol. Unë besoj se është në seriozitetin e këtij Parlamenti që të thuhen gjërat ashtu siç janë. Dhe po lexoj: “Ajo që e ka shqetësuar Albpetrol-in, përfshirë periudhën pas privatizimit të ARMO-s gusht 2008- dhjetor 2009 e në vazhdim, në vitin 2010, është mungesa në vazhdimësi e likuiditeteve, si rezultat i mosshlyerjes në kohë dhe në sasi të detyrimeve për prodhimin e shitur, kur vetëm për vitin 2009 detyrimet e pashlyera ishin në masën 47% të mallit të shitur”.

Jozefina Topalli – ( I drejtohet zotit Braçe që flet nga vendi.) Te diskutimi ke të drejtë për të folur më shumë. Kur bën pyetje, ministri përgjigjet...

Erion Braçe- Zonja Kryetare, në emër të grupit të PS-së kërkoj çerek ore pushim.

Jozefina Topalli – Atë e vendos unë, nuk e vendos ti.

Atëherë, bëjmë 5 minuta pushim.

(Pas pushimit)Jozefina Topalli – Rifillojmë seancën.Zoti Ruçi keni fjalën.Gramoz Ruçi – Zonja Kryetare, e kërkova

fjalën për procedurë lidhur me atë çka ndodhi në vazhdim të seancës para pushimit. Nuk është hera e parë, është kthyer në një traditë të rëndomtë që deputetët e opozitës kanë të vetmen armë fjalën në Parlament. Në drejtimin e Parlamentit mungon paanësia, ka një keqpërdorim të Rregullores së Parlamentit, të funksionit tuaj si drejtuese e Parlamentit në funksion të ruajtjes së integritetit të folësve opozitarë, duke etiketuar dhe duke përdorur pushtetin e mikrofonit apo pushtetin e drejtueses së Parlamentit ndaj deputetëve të opozitës.

Jam këtu për t’ju thënë edhe një herë, për herë të fundit, se opozita është këtu të shpalosë

përgjegjësitë e saj nëpërmjet marrjes së fjalës dhe zbatimit të Rregullores dhe nuk ju lejohet juve që, nëpërmjet pushtetit të drejtueses së Parlamentit dhe të mikrofonit, të bëheni palë dhe të diskutoni për disa deputetë tuaj dhe disa deputetë jo tuajt. Nëse ju keni mendim të kundërt me ta, askush nuk ju ndalon të merrni fjalën dhe të argumentoni të kundërtën e atyre që thotë opozita ose deputetët e saj. Por as etiketime, as ofendime dhe as penalizime nuk mund të përdoren në një sallë të Parlamentit demokratik.

Prandaj për herë të fundit ju bëj apel që të mos veproni më kështu ndaj deputetëve të opozitës!

Jozefina Topalli – Falemnderit zoti Ruçi!Ju keni të drejtë. Unë kam gabuar, se, në

bazë të Rregullores, pasi deputeti bën pyetje për ministrin, gjë të cilën Rregullorja nuk e parashikon në kuadrin e instrumentit të kontrollit parlamentar, unë shkela Rregulloren për t’i dhënë deputetit fjalën që nuk i takonte. E kam bërë, sepse mendoj se hapësira për të folur ose toleranca dhe fleksibiliteti janë të nevojshme në Parlament.

Së dyti, ka një nen tjetër në Rregullore që kur deputeti flet, deputetët e tjerë nuk duhet ta ndërpresin. Kjo nuk do të thotë se kur flet deputeti i PD-së, nuk mund ta ndërpresin ata të PS-së dhe anasjelltas. Kjo vlen edhe për brenda grupit.

Kështu që e gjitha kjo është një nonsens. Detyra ime është të respektoj Rregulloren. E kam shkelur duke toleruar për fleksibilitet. Nuk ju takonte fjala. Ju jeni deputet i vjetër dhe e dini këtë gjë.

Atëherë, kush dëshiron të flasë? Zoti Koçi, urdhëroni!Ervin Koçi – Falemnderit, zonja Kryetare!Të nderuar kolegë deputetë,Akti normativ i Qeverisë “Për një shtesë në

ligjin nr. 7746 “Për hidrokarburet”” në pamje të parë duket si një nismë ligjore për të rregulluar dhe përmirësuar veprimtarinë e shoqërisë Albpetrol, por, nëse shqyrtohet në thellësi dhe analizohet veprimtaria në vite e shoqërisë, evidentohen dukshëm keqmenaxhimi dhe abuzimi i pushtetit mbi këtë pasuri kombëtare, shkatërrimi i një pasurie publike të ndërtuar në vite vetëm e vetëm për t’i shërbyer në çdo hallkë të saj pushtetit të sotëm.

37

Page 38: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Shoqëria Albpetrol është në një situatë tejet të rënduar financiare, siç paraqitet edhe në relacionin shoqërues të aktit normativ, punonjësit e kësaj kompanie po bëjnë tre deri në katër muaj pa marrë rrogën, pra, pa u shpërblyer për punën dhe djersën e tyre .

Ky akt normativ nuk ka për ta nxjerrë shoqërinë Albpetrol nga kolapsi financiar ku e ka zhytur ky pushtet, pasi vetëm cilësia e naftës e prodhuar nga shoqëria Albpetrol nuk plotëson shumicën e parametrave teknikë që të kuotohet në bursat ndërkombëtare, ndryshe nga KESH-i, sepse energjia elektrike është një mall unik, si edhe për shumë arsye të tjera që do t’i paraqes më poshtë.

Ky pushtet po ushtron tashmë veprime abuzive në çdo qelizë të kësaj shoqërie, duke shkatërruar çdo vlerë që është ngritur në këta 75 vjet. Në vitin 2004-ën mesatarja e naftës së butë që prodhonin punonjësit ishte 95 tonë. Në vitin 2009 mesatarja e naftës së butë për një punonjës është 43.7 tonë. Pra, eficienca e një punonjësi është 2.2 herë më pak duke e krahasuar vitin 2009 me 2004.

Ky produktivitet është i ulët për shkak të keqmenaxhimit që i është bërë shoqërisë nga pushteti i sotëm në këta vite, ku detyra e çdo drejtuesi ka qenë të abuzojë sa më shumë. Keqmenaxhimi në këtë shoqëri vazhdon edhe në një fushë tjetër, që quhet ristrukturimi i burimeve njerëzore të shoqërisë Albpetrol, por që duhet të emërtohet “shfarosje” e punonjësve të ndershëm dhe e specialistëve. Edhe pse numri i nëpunësve aktivë që shfrytëzohen është ulur ndjeshëm, numri i punonjësve të shoqërisë vazhdon të jetë më i lartë se në vitin 2004. Edhe pse janë bërë disa “shfarosje” të punonjësve të ndershëm specialistë, numri i punonjësve nuk është ulur. Kështu, gjatë viteve 2006- 2009 janë hequr nga puna për shkak të “shfarosjes” 2 mijë punonjës, pa llogaritur punonjësit që kanë dalë në pension, të cilëve kompania u paguan pagën në një vit. Pas heqjes nga puna të punonjësve specialistë brenda një periudhe të shkurtër, partia në pushtet punësoi militantët e saj. Një pjesë e tyre nuk shkojnë në punë. Madje më keq, një pjesë nuk jetojnë në Shqipëri, e të tjera raste që tregojnë sesi një pasuri publike, një thesar për vendin, u kthye në një pasuri private që shfrytëzohet për interes të pushtetit. Dëmi financiar i pastër në aktivitetin financiar të shoqërisë, vetëm nga

proceset e “shfarosjes” me sloganin “Hiq specialistët dhe merr militantë”, është mbi 3 miliardë lekë për 4 vjet, ose rreth 30 milionë dollarë.

Gjatë procesit të “shfarosjes” janë hequr specialistët, punonjësit me përvojë që kanë punuar me dhjetëra vite në këtë sektor, një pjesë edhe me sëmundje profesionale, për shkak se kanë punuar në ambient të ndotur. Ata janë zëvendësuar me njerëz që kishin një cilësi, ishin militantë partiakë, ku disa dhunojnë votën e disa të tjerë japin vota.

Vetëm gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009 janë lëshuar me qindra fletë pune, shpërndarë nëpër komuna për të mbledhur vota, njerëz hallexhinj që u gënjyen dhe vetëm pas 2 muajsh dolën përsëri në rrugë, ose, më e keqja, një pjesë nuk u paguan fare, duke i gënjyer vetëm për t’u marrë votën.

Vazhdon abuzimi për vitin 2009, ku të paktën sipas programit duhet të kishte 3887 punonjës, por realisht në fund të vitit ka 4106 punonjës. Sot ka 4223 punonjës, pra, 220 punonjës më shumë, që i shkaktuan shoqërisë një dëm financiar prej 1 milion dollarësh. Do të vazhdojë historia e dhimbshme në këtë shoqëri publike me bastisjen e fundit, me heqjen nga puna të mbi 1 mijë punonjësve, që do të fillojë nga data 1 gusht, kur kjo duhet të ishte bërë më 1 janar. Kjo vetëm për arsye se militantët, për vlerat që treguan për shërbimin ndaj partisë në pushtet, që u morën në punë në qershor dhe korrik të vitit të kaluar, plotësuan kriterin 1 vit punë dhe, si gjithmonë, nga bastisjet në këtë shoqëri do të pushohen punonjësit e ndershëm, që gjithë jetën e tyre ia kushtuan kësaj shoqërie.

Në fushatë vetë ministri premtonte 6 mijë vende të reja pune për sektorin e naftës. Të gjithë pyesin: ku janë këto vende pune? Vazhdon historia e abuzimeve, kur kostoja e produktit të vitit 2009, krahasuar me koston e produktit të vitit 2004, është dyfishuar, kur pagat e punonjësve janë rritur vetëm me 50%. Rritja e kostos ka ardhur për shkak të kostos së lartë të produkteve që blihen e shiten dhe përdoren për nxjerrjen e naftës blu.

Të fitosh sot një tender në shoqërinë Albpetrol, duhet të parapaguash shuma të mëdha, duke bërë që shumë biznese të ndershme të eliminohen nga konkurrenca. Edhe atyre bizneseve që janë duke punuar u është marrë

38

Page 39: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

fryma duke i çuar drejt falimentimit, për shkak të mospagesës së furniturave. Në të ardhurat e shoqërisë mungojnë rreth 60 milionë dollarë, detyrim që ka shoqëria privatizuese ARMO, kliente e pushtetit, ndaj shoqërisë Albpetrol.

Investimet për vitin 2009 në këtë shoqëri, për shkak të situatës financiare, janë realizuar vetëm 48%, që ka sjellë mosmirëmbajtjen e puseve, mosinvestimin e projekteve për rritjen e koeficientit të shfrytëzimit të tyre, asnjë investim të drejtpërdrejtë dhe të dukshëm për mjedisin për të përmirësuar ambientin në zonat e banuara për mijëra familje që janë prekur nga kjo ndotje, pasi edhe ato që deklaron si të bëra janë vetëm mashtrime dhe investime fiktive, sepse realisht paratë nuk dihet se ku kanë shkuar.

Marrëveshja e hidrokarbureve me shoqëritë e huaja për të kërkuar dhe shfrytëzuar burimet e hidrokarbureve është një histori tjetër, por asgjë nuk është transparente. Asnjë e ardhur në buxhetin e shtetit nga këto shoqëri, sepse, sipas tyre, ende nuk është rikuperuar kostoja sipas marrëveshjes. Asnjë kontroll të Qeverisë mbi aktivitetin e tyre dhe investimet e kryera, pasi për të rritur kostot mund të ketë efektivitet të investimeve.

Skandali i radhës vazhdon, ku prej 6 muajsh drejtoria Albpetrol-it po kërkon të mbyllë skandalin e zhdukjes së sasisë prej 200 tonë naftë bruto në qendrën e prodhimit të naftës në Kuçovë. Sesi është zhdukur kjo sasi nafte nuk dihet, por një gjë dihet, se kjo sasi nafte mungon në bilancin material të kësaj qendre. Nga ana e drejtuesve të shoqërisë Albpetrol po kërkohet me çdo kusht që ky skandal të mbyllet me anë të ndryshimit të dokumenteve të bilancit material prej drejtuesve të kësaj qendre. Vazhdon një skandal tjetër, ku për shkak të marrëveshjeve të hidrokarbureve jotransparente, shoqëria Albpetrol sh.a. nuk po dorëzon puset që marrëveshja ia transferon shoqërisë private amerikane Visoka Oil. Drejtori i shoqerisë Albpetrol nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe nuk po i dorëzon puset që shoqëria e huaj të fillojë nga puna. Nga ana e saj, shoqëria Visoka Oil ka vënë në dijeni ambasadat e huaja dhe i është drejtuar gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Të gjitha këto që përmenda më sipër janë vetëm maja e ajsbergut në këtë shoqëri, kjo për shkak edhe të mungesës së transparencës, pra, të

aktivitetit të shoqërisë Albpetrol, po ashtu edhe për marrëveshjet e hidrokarbureve që janë bërë për aktivitetin e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës.

Situata në këtë shoqëri është situata reale që ka ky shtet sot, është pasqyra e buxhetit të shtetit, është situata reale sesi administrohen pasuritë publike në këtë vend, si i administron kjo Qeveri dhe ky pushtet.

Përfundimisht, unë mendoj se ky akt normativ nuk zgjidh asgjë dhe nuk përmirëson asgjë në aktivitetin financiar të shoqërisë.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Subashi, urdhëroni!Armando Subashi – Falemnderit!Mendoj se ky akt që na paraqitet sot për

miratim është tregues i qartë i krizës ekonomike, i keqqeverisjes, i korrupsionit dhe paaftësisë së kësaj Qeverie. Ky akt, i cili kërkon të bëjë një shtesë në ligjin bazë për hidrokarburet, është një përpjekje e dëshpëruar për të zgjidhur një problem social të krijuar prej muajsh nga vetë kjo Qeveri.

Që në fillim dua të theksoj se me përmbajtjen e këtij akti normativ jam plotësisht dakord. Leja që i jepet kompanisë Albpetrol për të eksportuar naftën bruto, jo vetëm është e domosdoshme, por është e vonuar, siç e tha edhe vetë ministri. Nga pikëpamja formale, politike dhe kushtetuese nuk mund të jem kurrsesi dakord.

Së pari, mendoj se një nismë e tillë e Qeverisë është antikushtetuese. Neni 101 i Kushtetutës parashikon nxjerrjen e një akti të tillë, në qoftë se ekzistojnë në të njëjtën kohë tri elemente, të cilët janë: nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të përkohshme. Kësaj kompetence të Këshillit të Ministrave, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë shpjegimin dhe interpretimin e vet kushtetues, me vendimin nr. 44 të vitit 2006, ku, midis të tjerash, kjo gjykatë shprehet: “Nevoja dhe urgjenca mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë dhe shoqërorë, siç mund të jenë fatkeqësi natyrore, boshllëk legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i një ligji apo parandalimi i menjëhershëm i spekulimeve.”.

Ajo që i bashkon të gjitha këto momente është se ato përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme; është prezent rreziku i ardhjes së

39

Page 40: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

pasojave të dëmshme për interesa publike. Ky rrezik dikton nevojën e këtyre masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot. Më tej, Gjykata Kushtetuese arsyeton: “Mungesa e këtyre elementeve shndërrohet në ves të legjitimitetit kushtetues të Qeverisë, nxjerrjen e aktit dhe, më pas, në ves të ligjit që e ka miratuar atë. Nëse nuk do të vlerësohej ky aspekt, Qeveria do të merrte pa të drejtë funksionet ligjvënëse të Kuvendit.”.

Atëherë, të nderuar kolegë, natyrshëm lind pyetja: A jemi përpara një fatkeqësie natyrore, përpara një boshllëku ligjor për shkak të shfuqizimit të ligjit, apo jemi përpara dhënies fund në mënyrë të menjëhershme të një spekulimi me pasoja të rëndë? Është e qartë se nuk jemi as përpara rastit të parë, as përpara rastit të dytë. Do të ishte më e ndershme për Qeverinë që, në sytë e opinionit publik, të pranonte dhe argumentonte se ky akt normativ bëhet për t’i dhënë fund një situate spekulative në këtë sektor, situatë që është krijuar nga kjo Qeveri edhe për shkak të privatizimit familjar të kompanisë ARMO përpara disa vjetësh. Ky privatizim, por edhe vjedhjet, shpërdorimet dhe drejtimi thellësisht politik dhe pa asnjë kompetencë profesionale të mirëfilltë të kompanisë, ka bërë që sot Qeveria të ndërmarrë këtë nismë antikushtetuese, për të bërë të mundur pagimin e pagave të të gjithë punonjësve, që, fatkeqësisht, kanë mbi tre muaj që nuk i marrin dot. Situata që po përjeton sot Albpetroli nuk është e rastësishme dhe as e papritur për ne, por edhe për shumicën e komunitetit të naftëtarëve dhe specialistëve të fushës.

Të nderuar qytetarë shqiptarë,Ashtu siç e përmendi edhe kolegu im, në

muajin qershor, në fushatën e zgjedhjeve të kaluara, kryetari i LSI-së dhe ministri i tij në Qeverinë e sotme, deklaronin se do të hapnin mbi 100 000 vende në Shqipëri, 6000 vende të reja pune veçanërisht në sektorin e naftës, madje duke punësuar edhe nga një pjesëtar për çdo familje të varfër. Sot, pas një viti në qeverisje, kjo parti jo vetëm që nuk ka hapur asnjë vend të ri pune në sektorin e naftës, por, në bashkëpunim me PD-në, çdo ditë po shton numrin e të papunëve, po rrit varfërinë, vjedhjen, korrupsionin dhe çdo ditë e më shumë po ndajnë me njëra-tjetrën llokmat e majme të pasurisë së shqiptarëve, të vëna me sakrifica nga breza të

tërë. Nën frymëzimin e këtij bashkëpunimi, edhe kompania e naftës “Albpetrol” po përjeton në ditët e sotme shkatërrimin më të madh që nga fillimet e saj. Puna, mundi dhe djersa e punonjësve të industrisë së naftës po vidhet dhe shpërdorohet në mënyrën më të turpshme.

Faktet janë shumë të qarta: në vitin 2008, me vendim të Këshilli të Ministrave, u bë e ashtuquajtura reformë dhe u larguan nga puna rreth 1700 punonjës, me kualifikim dhe përvojë shumë të madhe disavjeçare në fushën e naftës. Nuk kaluan as dy vjet dhe numri i punonjësve në Albpetrol u rrit përsëri në të njëjtin nivel, ndërsa sot u pranua që janë afërsisht 4200 punonjës, për arsye se u morën në punë militantë të PD-së, por edhe të tjerë, kryesisht të zonave rurale, për t’u marrë votën, edhe të fotografuar, më 28 qershor. Por, sigurisht që ata nuk mund të rrinin përgjithmonë në punë; ata e kryen misionin e vet dhe tashmë hidhen në rrugë. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, të muajit prill 2010, do të largohen nga puna rreth 1300 punonjës të tjerë.

Atëherë, pyetja është e thjeshtë: Përse u morën në punë rreth 1500 punonjës në vitin 2009, kur një vit më parë, në 2008-n, u larguan rreth 1700 tillë dhe sot, në 2010-n, po largohen rreth 1300 të tjerë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: së pari, për të mashtruar një numër njerëzish dhe për t’u blerë votën me vendin e punës dhe, së dyti, për ta shkatërruar këtë kompani, për të ulur rentabilitetin e saj ekonomik dhe vlerën reale në treg, me qëllim privatizimin me një çmim shumë më të ulët. Nuk do të suprizohej askush nëse ndonjë kompani e tipit Taçi Oil, brenda oborrit, po përgatitet ta privatizojë Albpetrolin, fillimisht duke mashtruar opinionin dhe naftëtarët se do të blihet nga një kompani e dëgjuar në Teksas apo diku gjetkë dhe, mandej, do të rezultojë ndonjë nga oborrtarët e familjes.

Largimi nga puna në vitin 2008 dhe ajo që synoni të bëni sot janë tërësisht për motive politike. Më lejoni të sjell në vëmendjen e shqiptarëve disa fakte:

1. Nuk është hequr asnjë punonjës i marrë në punë pas vitit 2005, militantë të PD-së, të cilët, në masën më të madhe të tyre, nuk kanë punuar kurrë më parë në këtë sektor, nuk kanë asnjë kualifikim dhe nuk kanë mbaruar asnjë shkollë të fushës përkatëse.

40

Page 41: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

2. Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve kanë aktivitet privat; nuk shkojnë në punë, madje një pjesë e tyre nuk ndodhen fare në Shqipëri. Kanë vetëm emrin të regjistruar në ndërmarrjet e kompanisë dhe marrin pagat në bankomate si shpërblim politik.

3. Në largimet nga puna nuk janë vlerësuar kriteret e vendosura, qoftë edhe formalisht, siç janë: shkalla e kualifikimit, arsimi profesional, statusi, përbërja familjare, vjetërsia në punë etj.

4. Janë rreth 1000 punonjës që janë marrë në punë mbi strukturën dhe organikën funksionale, pa u miratuar nga këshilli mbikëqyrës i Albpetrol-it, duke shkaktuar një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm. Sipas një llogarie shumë të thjeshtë, 1000 punonjës, shumëzuar me 33 000 lekë, që është paga minimale në muaj për çdo punonjës, del se janë rreth 33 milionë lekë të reja dëm ekonomik për çdo muaj në këtë kompani. Kontrolli i Lartë i Shtetit është njohur me këtë fakt dhe ende nuk e ka denoncuar. Me këtë rast i bëj thirrje prokurorisë që të fillojë urgjentisht hetimin e këtij skandali, me pasoja të rënda për ekonominë dhe financat e shtetit.

5. Nuk ka asnjë lloj kontrolli mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompanitë koncesionare, me prapaskenë të pastër korruptive.

Më lejoni të paraqes shkurtimisht një raport të publikuar këto ditë nga një kompani shumë prestigjioze investigative amerikane “Wick lights”, që nxjerr njoftime dhe publikon raporte delikate, duke mbrojtur hartuesit e tyre. Ajo ka marrë shkas nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në fund të vitit të kaluar në rajonin naftëmbajtës të Visokës, duke fajësuar kompaninë kanadeze Benkers Petrolium dhe autoritetet shqiptare për dëmtimin e banorëve të zonës.

Sipas këtij raporti, kompania koncensionare e naftës, që operon prej vitesh në vendin tonë, ka arritur të sigurojë fitime të jashtëzakonshme. Ajo, midis të tjerave, ka shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pusin 646, që e ka marrë nga Albpetroli, gjoja për të futur një teknologji të re në shfrytëzimi e tij, atë të pompimit të ujit në brendësi për të nxjerrë naftën nga nëntoka. Për pak muaj që ky pus ka qenë nën investigim janë nxjerrë rreth 2600 tonë naftë bruto ose 16 mijë e 343 fuçi. Duke pasur parasysh çmimin në bursë

gjatë kësaj periudhe dhe koeficientin rreth 54% që ka nafta jonë, rezulton një fitim nga 500 mijë deri në 650 mijë dollarë.

Kompania ka vijuar më tej, duke kryer disa shpërthime në të gjithë zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, duke shkaktuar mjaft dëmtime të pronave të banorëve. Për fat të keq, vazhdon raporti, një fakt i tillë është mohuar si nga kompania e huaj, ashtu edhe nga autoritetet shtetërore. Por, sipas të dhënave sizmologjike, këto shpërthime janë të vetmit shkaktarë të këtyre dëmtimeve. Përpjekjet për më shumë informacion, vazhdon raporti, janë penguar nga rojat e armatosura të kompanisë Benkers. Përdorimi i teknologjive të tilla ka sjellë fitime të mëdha për kompaninë në fjalë, por, nga ana tjetër, kjo ka sjellë jo vetëm dëmtime të pronave të banorëve të zonës, por edhe dëmtim të mjedisit dhe shëndetit të tyre. Rastet e të sëmurëve me kancer në zonë janë rritur, ndërkohë që vihet re një përqindje shumë e lartë e amoniakut dhe substancave të tjera helmuese si në ajër, ashtu edhe në ujërat nëntokësore. Nga disa analiza të kryera në zonë, rezulton se uji nuk mund të përdoret për t’u pirë. Shumë substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut janë shkarkuar në lumin Gjanica, që kalon mes për mes qytetit të Fierit, me një popullsi të konsiderueshme, krahasuar me zonën ku ndodhen puset e naftës.

Në fund, raporti vë në dukje se ka qenë shumë e vështirë për të marrë informacionin e kërkuar edhe nga kompania Albpetrol dhe nga institucionet qeveritare, duke nënkuptuar se ato jo vetëm kanë dijeni për këtë problematikë, por edhe duan ta mbajnë atë të fshehtë.

E pra, të nderuar zotërinj, ky është një fakt i thjeshtë që tregon se korrupsioni dhe babëzia juaj kanë marrë dhenë dhe ju jeni bërë të famshëm në mbarë planetin.

Zoti Kryeministër, po ju kujtoj juve dhe të gjithë deputetëve të maxhorancës, se rezervat e naftës janë zbuluar me shumë mund e djersë nga specialistë, inxhinierë gjeologë dhe pasuritë nëntokësore janë pronë e gjithë...

JozefinaTopalli – Zoti Tushe e ka fjalën.Fatos Tushe – Të nderuar kolegë,Ne sot po diskutojmë rreth aktit normativ

nr. 2, edhe pse i vonuar, datë 16.06.2010 për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995. Ky akt ka për qëllim t’i japë të drejtë kompanisë

41

Page 42: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Albpetrol të tregtojë brenda vendit dhe të eksportojë naftë bruto me çmimet e bursës ndërkombëtare.

Deri në vjeshtën e vitit 2008, kompania Albpetrol kryente procesin nga kërkimi e deri te tregtimi i gatshëm i produktit dhe në vjeshtën e vitit 2008, kjo kompani u nda në dy kompani me kapitale shtetërore: Albpetrolin, kërkim dhe nxjerrje e naftës bruto dhe ARMO, për rafinimin dhe tregtimin, e cila tashmë është privatizuar.

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, na u relatua se rreth 4 mijë punonjës kanë 3 muaj pa marrë rrogën për faktin e një momenti të vështirë që po kalon kjo kompani, pasi e ka të kufizuar prodhimin dhe tregtimin e saj, për shkak të konkurrencës që ekziston në treg. Miratimi i këtij akti normativ do të eliminojë këtë situatë të vështirë dhe do t’i japë të drejtë edhe Albpetrolit të konkurrojë në treg, ashtu si të gjitha kompanitë që operojnë në tregun shqiptar dhe do të krijonte lehtësira për Albpetrolin, për prodhimin që ai jep, duke i siguruar të gjithë komponentët ligjorë për ta ushtruar këtë të drejtë. Dimë, gjithashtu, që deri në vitin 2004, të gjitha puset ishin të Albpetrolit dhe tani po i kalojnë kompanisë kanadeze Benkers Petrolium.

Në momentin kur kanë kaluar mbi 6 muaj dhe ende nuk është miratuar programi i zhvillimit të kompanisë, kjo kompani regjistron sot një borxh kolosal financiar që kompania Armo ka ndaj saj, u cili arrin në 60 milionë dollarë, kur dihet nga të gjithë se reduktimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i deficiteve publike është rruga e vetme për një rritje të qëndrueshme ekonomike, gjë që nuk ndodh te kjo kompani.

Nga drejtues të kësaj kompanie mësohet se janë kryer investime për përmirësime të mëdha të teknologjisë në fushat naftënxjerrëse, si dhe për rehabilitimin mjedisor dhe këto investime kapin vlerën 40 milionë lekë. Sipas drejtuesve të Albpetrolit këto investime janë kryer për të realizuar riparimin e operatorit të riciklimit të elementëve ndotës të naftës si dhe është realizuar përmirësimi i teknologjisë së injektimit të ujërave të shtresës, të cilat dalin nga sanksioni i dekantimit dhe rikthehen në shtresën e pusit, pa prekur mjedisin përreth.

Kjo është vetëm një nga mashtrimet e radhës, për të justifikuar paratë e keqmenaxhuara, sepse niveli i ndotjes në këto

zona naftëmbajtëse, jo vetëm që nuk është ulur, por shtohet çdo ditë dhe më shumë, duke u bërë një gangrenë për këta banorë dhe duke shtuar çdo ditë dhe më shumë sëmundjet kanceroze. Në vendin tonë prodhohen rreth 600 mijë tonë naftë, nga të cilët vetëm Albpetroli prodhon afërsisht 120 mijë deri në 130 mijë tonë naftë në vit. Pra, afërsisht ¼ e prodhimit total, ndërsa pjesën tjetër e prodhojnë kompanitë që veprojnë në bazë të këtyre marrëveshjeve hidrokarbure me Albpetrolin.

Gjendja shumë e rëndë në të cilën ndodhet kjo kompani duket se është krijuar qëllimisht, për të favorizuar dy kompanitë e tjera, Bengers Petrolium dhe Strim Oil, të cilat, nga mbështetja e Qeverisë, kontrata koncesionare dhe duke shfrytëzuar pasuritë e shqiptarëve janë pasuruar shumë, ndërkohë që shteti shqiptar nuk ka përfituar asgjë.

Kjo kompani ka ulur ndjeshëm veprimtarinë e saj prodhuese për shkak të menaxhimit të saj politik dhe klientelist, gjë që ka çuar në shkurtimet masive të punonjësve. Që prej dy javësh janë qindra punonjës që protestojnë për heqjen në mënyrë të padrejtë nga puna me justifikimin e ristrukturimit të kësaj kompanie në zbatim të VKM-së nr.275, datë 25.04.2010 “Për ristrukturimin e shoqërive tregtare me kapital shtetëror”, të cilat janë Albpetroli, Uzina Mekanike e Naftës në Kuçovë dhe ajo në Patos. Nuk largohen nga puna punonjësit që janë marrë vitet e fundit si militantë, por po largojnë ata punonjës që, me ndonjë mënyrë ose tjetër, mësojnë se janë përkrahës të së majtës, pa marrë parasysh faktin se janë punonjës të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në këtë sektor dhe, më e keqja, këta punonjës po zëvendësohen me militantë të partisë në pushtet. Punëtorët, sipas kontratës kolektive të punës, nuk janë trajtuar me veshmbathje për këtë vit. Kjo kontratë figuron vetëm në letra, se kur vjen ndonjë moment për mbrojtje të së drejtës të punonjësve, krerët vendosin veton e tyre prej militanti dhe pronari privat dhe, më e keqja, mbulohen nën hijen e të ashtuquajturave sindikata të punëtorëve të naftës, që këto vite vetëm emrin kanë të tillë, sepse për nga mënyra e funksionimit janë komplet vegla në dorë të drejtuesve të kompanisë.

Natyrshëm mund të shtrojmë pyetjen: Përse ky akt normativ që na paraqitet sot nuk është

42

Page 43: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

shtruar për t’u diskutuar më parë që kjo kompani të mos katandisej në këtë gjendje të mjerueshme? Atëherë me të drejtë mund të themi se këto veprime janë të qëllimshme nga Qeveria për të favorizuar dhe pasuruar kompanitë ARMO, Bankers Petrolium dhe Stream Oil.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, në datë 22.06.2010, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaroi se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në varësi të kësaj ministrie, ka firmosur kontratën me konsulentin ndërkombëtar për privatizimin e Albpetrol-it, kompaninë amerikane Petenbog, e cila e njeh Shqipërinë dhe ka qenë konsulente ndërkombëtare edhe për privatizimin e kompanisë ARMO, vlerësuar si një kompani me eksperiencë të mjaftueshme për sektorin e hidrokarbureve, të naftës dhe të gazit dhe se kjo kontratë ka një vlerë prej 25 milionë lekësh të reja dhe një afat prej 6 muajsh për të përfunduar puna, pas të cilit kompania Albpetrol do të dalë në tender ndërkombëtar për shitje, për privatizim apo për ndonjë formë tjetër koncesionare.

Së fundi, duke mos dashur të zgjatem me hollësira financiare, të cilat u takojnë ekonomistëve, do të thosha se kjo Qeveri dhe ministria përkatëse duhet të mendojnë më shumë për ta nxjerrë nga kjo gjendje e mjerueshme këtë kompani, sesa për shitjen pa asnjë kriter të kësaj pasurie kombëtare, nga e cila vendi ynë përfiton një sasi të ardhurash neto në financat publike. Mendo pastaj problemet sociale që po lindin!

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Tushe!Fjalën e ka zoti Tahiri.Saimir Tahiri – Falemnderit!Në fakt unë bëra një pyetje për zotin

ministër dhe nuk jam në gjendje të them, nëse për paaftësi apo për djallëzi, ai nuk më dha përgjigjen që duhet të jepte dhe madje nuk shtoi asnjë fjalë më shumë nga çfarë shkruhet në relacionin e aktit normativ.

Kur pyeta kisha një qëllim, sepse sot kemi në Parlament një akt normativ me fuqinë e ligjit, i cili nuk respekton kërkesat e nenit 101 të Kushtetutës. Nuk dua të përsëris ato që tha kolegu më parë, por Kushtetuta shprehimisht ka përcaktuar disa kritere taksative për aktin normativ, të cilat po i citoj:

E para është nevoja dhe urgjenca. Prezumojmë se objekti i aktit e ka edhe nevojën,

edhe urgjencën brenda për sa kohë janë punonjësit e kompanisë pa rroga. Ajo që nuk kuptoj unë dhe ajo së cilës nuk iu përgjigj ministri është përmasa e përkohshmërisë për këtë akt. Pra, cila është domosdoshmëria në këtë rast? Cila është masa e përkohshme në këtë rast? Akti nuk e ka, relacioni nuk e ka dhe as ministri nuk e tha.

Pra, ajo që me plot të drejtë këtu duhet të dyshojmë është delegjitimimi i Parlamentit dhe qeverisja me akte të Këshillit të Ministrave, të cilat, edhe në formën e aktit normativ me fuqinë e ligjit, vijnë këtu për t’u shqyrtuar me një procedurë të përshpejtuar dhe askush nuk mund ta thotë këtu, as ministri nuk e tha, cila ishte arsyeja që u zgjidh akti normativ dhe nuk u përdor procedura e parashikuar edhe në Kushtetutë, edhe në Rregulloren e Kuvendit për miratimin e një projektligji me procedurë të përshpejtuar. Ka disa arsye që unë do t’i rendis më poshtë, por fakti është që as relacioni i projektligjit dhe as ministri nuk na shpjegoi këtu cila është domosdoshmëria për marrjen e masave të përkohshme, cilat janë masat e përkohshme që parashikohet në këtë akt, cilat nuk do të vazhdojnë pra, të cilat detyrojnë Këshillin e Ministrave të miratojë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe ta sjellë këtu në Parlament për ta miratuar me shpejtësi.

Unë nuk do të futem në objektin e vetë aktit, por do të merrem me instrumentin, pra me vetë aktin normativ. Dje Kryeministri i Republikës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, me ministrin e Brendshëm prezent, deklaroi se aktet e Qeverisë, por edhe vetë ligjet nuk do të publikohen më në Fletoren Zyrtare dhe ministri nuk pati guximin t’i thoshte se kjo është një gjë që parashikohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Publikimi i projektligjeve, publikimi i akteve të Qeverisë duhen patjetër, detyrimisht të publikohen në Fletoren Zyrtare dhe kjo nuk është një kërkesë jona, këtë e kërkon Kushtetuta, neni 84, pika 3 kërkon domosdoshmërisht publikimin e akteve në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.

Ndërkohë, Kryeministri kërkoi të mos publikoheshin se jemi në dietë dhe Qeveria duhet të kursejë ato copa letre dhe të mos i publikojë në Fletoren Zyrtare, por t’i publikojë vetëm në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, e theksoj, është një

43

Page 44: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

detyrim kushtetues. Ka një procedurë për të kaluar në këtë kursim, për të cilën edhe unë deri diku jam dakord, duhet të detyrimisht të ndryshohet Kushtetuta.

Meqë jemi këtu, ka një studim të nderuar kolegë, ka një studim të përfunduar nga një organizatë joqeveritare, e cila ka marrë në shqyrtim pikërisht këtë çështje, publikimin e akteve në Fletoren Zyrtare, sepse kjo që paralajmëroi dje Kryeministri i republikës në mbledhjen e Këshillit e Ministrave, në fakt, de facto, ka ndodhur me aktet e Qeverisë, të cilat kanë marrë fuqi pa u publikuar në Fletoren Zyrtare. Kjo s’ka ndodhur vetëm me vendimet e Këshillit të Ministrave, ka ndodhur edhe me aktet normative, ka ndodhur edhe me ligjet e miratuara nga ky Parlament, të cilat kanë hyrë në fuqi pa u publikuar në Fletoren Zyrtare. Ky studim merr në shqyrtim tre vjet, vitin 2006, vitin 2007 dhe vitin 2008. Është një studim që bën me përgjegjësi të gjithë ministrat e Drejtësisë, siç bën me përgjegjësi Këshillin e Ministrave, siç bën me përgjegjësi edhe Kryetaren e Parlamentit.

Që në fillim dua të them se gjatë kësaj maxhorance, pra në thuajse 5 vjet maxhorancë, jemi kthyer në një republikë personale të Kryeministrit. Numri i akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave është pothuajse dyfishuar dhe këtu kam parasysh vendimet e Këshillit të Ministrave dhe aktet normative. Pra, në qoftë se në vitin 2007 janë miratuar 924 vendime dhe akte normative të Këshillit të Ministrave, në vitin 2008 janë miratuar 1729 akte (këtu përfshirë VKM-të dhe aktet normative), më shumë sesa dyfishi, që do të thotë (përfshirë këtu vetëm aktet e publikuara, pa marrë parasysh ato të papublikuara, për të cilat vetë studimi nuk del në konkluzione) se po materializohet një pushtet personal i Kryeministrit duke qeverisur me VKM-ra dhe pa sjellë aktet në Parlament, sepse ka një qëllim edhe kjo procedurë, për të shmangur debatin parlamentar, për të shmangur përballjen dhe ballafaqimin me alternativën e kundërt, që është alternativa e opozitës, për të shmangur transparencën, për të shmangur konsultimin me publikun dhe, tek e fundit, për të deligjitimuar deri në fund Parlamentit.

Për sa i përket transparencës gjatë viteve 2006-2008, nuk janë botuar 465 akte (përfshirë këtu vendime të Këshillit të Ministrave, akte

normative dhe projektligje, pra ligje te miratuara nga ky Parlament) dhe kjo është një analizë jokonkluzive, për sa kohë që edhe numri 465 nuk është i plotë. Numri teorik i akteve të papublikuara në Fletoren Zyrtare është thuajse dyfishi dhe pothuajse gjysma e akteve të parashikuara në këtë studim, pra 465 nuk janë publikuar, më shumë se gjysma e tyre nuk janë publikuar as në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

(Zoti Gjana ndërhyn nga vendi.)Të lutem më lër të mbaroj, kjo është koha

ime, e shfrytëzoj si të dua, jo si do ti. Nuk të marr leje ty si flas. A ka mundësi të më lësh të flas? Zoti drejtues i seancës, ju lutem!

Ardian Turku – Ju lutem, zoti Gjana, mos ndërhyni!

Saimir Tahiri – Zoti Gjana, e kuptoj që ndoshta ju shqetëson kjo që po them, por, të lutem shumë, ulu, më lër të mbaroj dhe pastaj po të duash, ja ku e ke podiumin, fol, do ta kthej edhe unë përgjigjen siç e meriton. Të lutem shumë, më lër të flas!

(Vazhdon.)Nga këto 465 akte të papublikuara, 167

kanë impakt financiar, 189 transferojnë prona të paluajtshme dhe pjesa tjetër e mbetur ka të bëjë me investime publike dhe në infrastrukturë, të cilat nuk janë publikuar në Fletoren Zyrtare, siç e kërkon detyrimi kushtetues dhe ligjor.

Mbi 10 prej tyre janë akte normative, njësoj si ky që po kalojmë sot, që jo vetëm nuk plotësojnë kërkesat e Kushtetutës, por gjithashtu, as nuk publikohen në Fletoren Zyrtare.

Të nderuar kolegë, është e tepërt t’ju them se botimi i akteve në Fletoren Zyrtare është një standard kushtetues, që fillimisht ka të bëjë me barazinë përpara ligjit. Të gjithë shtetasit duhet ta njohin njëlloj ligjin, në mënyrë që të marrin masat e tyre për ta zbatuar ligjin. Ka të bëjë edhe me një standard tjetër kushtetues, që është respekti ndaj ligjit, siç ka të bëjë edhe me një standard tjetër kushtetues, që është siguria juridike. Si ka mundësi që të miratohen akte, të cilat hyjnë në fuqi pa u botuar në Fletoren Zyrtare, pra pa e marrë vesh askush, sepse kjo Qeveri harton akte pa u konsultuar me grupet e interesit, i miraton ato në fshehtësi të plotë, pa i publikuar dhe i zbaton me represion dhe pa transparencën e duhur?

44

Page 45: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Në këtë mënyrë, unë besoj se po kalçifikohet injoranca legjislative, po kalçifikohet mashtrimi procedural edhe në këtë Parlament, me shkeljen e herëpashershme të Rregullores, po kalçifikohet mungesa e transparencës dhe e konsultimit me publikut dhe, gjithashtu, represioni dhe dhuna ndaj zërave alternativë për aktet që harton kjo maxhorancë, duke përfshirë këtu edhe opozitën në Parlament.

Të nderuar kolegë, Ju nuk mund ta trajtoni Parlamentin si

paradhomën e Partisë Demokratike, sepse këtu në Parlament ju nuk mund t’i shkelni procedurat si të doni, nuk mund t’i sillni, t’i miratoni dhe t’i diskutoni projektligjet si të doni, pastaj të publikoni disa dhe të fshihni disa të tjera. Pra, ajo që është e rëndësishme për t’u theksuar është procedura nëpërmjet së cilës po kalojmë për të miratuar akte, që fundja, sjellin pasoja për ne këtu në radhë të parë, por mbi të gjitha për qytetarët që janë atje jashtë dhe, në qoftë se projektligje që kërkojnë 3/5-at i sillni këtu dhe i miratoni me shumicë të thjeshtë, më mirë edhe ligjet nuk i sillni farë, i miratoni me vendime të Këshillit të Ministrave dhe pastaj mos i publikoni fare për qytetarët që t’i njohin. Kjo është...

Ardian Turku – Falemnderit, zoti Tahiri!(Zoti Tahiri kërkon të vazhdojë fjalën.)Mbaruat zoti Tahiri! Janë edhe 10 deputetë

të tjerë për të diskutuar. Ju lutem!Fjalën e ka zoti Prifti.Dritan Prifti – Falemnderit, zoti drejtues i

seancës!Sigurisht, e prisja që këtu të bëhej edhe

politikë për një akt normativ që është plotësisht teknik dhe plotësisht në ndihmë të kompanisë Albpetrol, pra plotësisht për të mirën e situatës, plotësisht për të zgjidhur problemet që ka kompania, por edhe për të ndikuar pozitivisht në zonën ku ndodhet kompania, në zonën ku ndodhet nafta, por edhe në të gjithë vendin.

Për fat, kolegët që folën janë të qarkut të Fierit dhe unë i njoh e i respektoj mjaftueshëm, por më vjen keq që kolegu Subashi, i cili foli më parë këtu, përdori shpifje. Unë nuk e prisja që një njeri që vjen nga drejtësia të flasë me shpifje përpara publikut. Ai shpifi kur tha që ka një numër punonjësish të paaprovuar nga Këshilli Mbikëqyrës.

Unë garantoj me përgjegjësi të plotë politike, morale dhe ligjore që Këshilli Mbikëqyrës i ka aprovuar të gjitha aktet për numrin e punonjësve në kompaninë Albpetrol. Më vjen keq për shpifjet e përdorura këtu. Unë mund të flisja edhe për kolegun tjetër, për zotin Koçi, i cili ka punuar vetë në Albpetrol, por ai foli thjesht me një gjuhë politike, pa ditur të vlerësojë rëndësinë e këtij akti normativ që ne kemi sot.

Unë po jua shpjegoj shumë thjesht. Ne po bëjmë një gjë të cilën duhet ta kishim bërë shumë kohë më parë. Ne po e fusim Albpetrol-in të tregtojë me çmime burse. Ku ka një gjë më pozitive, më transparente dhe më moderne se kjo? Pra, po i japim të drejtën kësaj kompanie, si të gjitha kompanive të tjera të tilla në rajon ose në botë, të tregtojë me çmimin e bursës mallin që ka. Në qoftë se këta kolegë kanë pasur vërejtje, se ka pasur problematikë korruptive më përpara, kjo që po bëjmë sot ne është se po i japim kësaj kompanie referencën e çmimeve që ka bursa ndërkombëtare sot. Pra, po i themi, po të japim të drejtën të shesësh me çmimet e bursës brenda ditës, brenda dy ditëve, një jave, një muaji, siç janë bursat. Në qoftë se koncepti i futjes së kësaj kompanie në operacionet e bursës për të shitur produktin e saj është një koncept i prapambetur, është një koncept korruptiv, mua më vjen shumë keq për komentet që bëhen.

Pra, ky është veprimi që po bëjmë. Po i themi kompanisë të hyjë në tregun ndërkombëtar dhe të shesë në bursë. Prandaj, të mos spekulojmë në mënyrë politike. Kjo gjë duhet të ishte bërë edhe më përpara. Mbase një pjesë të problemeve që ka kompania i ka sepse ka pasur boshllëqe ligjore. Kompania e shiste produktin e vet vetëm te rafineria dhe nuk kishte mundësi ta shiste diku tjetër. Në kushtet kur rafineria ka problemet e saj teknologjike, kur 6 muaj në vit nuk punon, kompania nuk mund të stokojë mallin e saj duke pritur kur të fillojë punë rafineria. Pra, ne po plotësojmë një boshllëk ligjor që e ka ndaluar këtë kompani të shesë në mënyrën më transparente në botë, siç shet e gjithë bota sot, të gjitha kompanitë e tjera që janë si kjo kompani, pra, të shesë mallin e vet në bursë.

Në qoftë se do të hyjmë të bëjmë politikë, unë po ju them se në vitin 2005 kompania Albpetrol dhe Shqipëria, në përgjithësi, nxirrte

45

Page 46: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

vetëm 200 mijë tonë naftë. Sot që flasim, kolegë deputetë, nxirren 700 mijë tonë naftë.

Pra, në këta 5 vjet të kësaj Qeverie ka pasur trefishim, madje edhe më shumë, të nxjerrjes së naftës në vend. Sigurisht që kjo ka goditur edhe korrupsionin, ka goditur edhe ata që e nxirrnin naftën dhe e shisnin në tregun e zi. Pra, nuk mund të bëjmë politikë në qoftë se nuk u referohemi fakteve, asaj që ndodh realisht. Këtë kompani e morëm me 200 mijë tonë, tani prodhon 700 mijë tonë. Kjo është një kompani të cilën ne e kemi futur në proces privatizimi dhe brenda vitit tjetër do ta privatizojmë. Unë po premtoj para Kuvendit, para të gjithë kolegëve dhe opinionin publik se me punën që kemi bërë, me marrëveshjet që kemi lidhur, me marrëveshjet e reja për kërkim dhe zbulim, por edhe me marrëveshjet e reja hidrokarbure, edhe pas privatizimit të Albpetrol-it, në fund të këtij mandati qeverisës, Shqipëria ka për të pasur dy herë më shumë rezerva nafte dhe gazi sesa ato që ne njohim sot, për shkak të qindra e milionave eurove që po hidhen në Shqipëri për kërkimin e naftës dhe të gazit në tokë e në det. Pra, për një hark kohor prej 5 ose 6 vjetësh po ju them se Shqipëria do të pesëfishojë nxjerrjen dhe prodhimin e naftës në vend për shkak të një serioziteti të jashtëzakonshëm në menaxhimin e këtij sektori, për shkak të përzgjedhjeve të kompanive shumë serioze që punojnë në këtë sektor.

U përmendën edhe disa nga kompanitë, kompanitë Bankers dhe Visoka. Po ju them se kompania Bankers është një kompani që hyri në Shqipëri me një kapital 100 milionë dollarë dhe është sot një kompani e listuar në bursat ndërkombëtare me një kapital prej 2,5 miliardë dollarësh, një kompani e cila ka investuar në 4 vjetët e fundit më shumë se 300 milionë dollarë në Shqipëri.

(I drejtohet zotit Gjoni.) O Ilir, shkëputuni nga mentaliteti komunist, sepse ai burri tjetër që foli tha se nuk do ta njohim privatizimin e Albpetrol-it. Por këtë vetëm Chavez- i e bën sot në botë, vetëm një diktator dhe një komunist nxjerr kompanitë e huaja nga vendi dhe u heq të drejtat që kanë. Ju po ktheheni mbrapa në komunizëm. Nuk është kjo politika që pritet sot nga një vend që po hyn në Bashkimin Europian.

Privatizimi mori 120 milionë euro. Ti deshe ta shisje me 10 milionë. A e di që privatizimi i

Qeverisë nën vazhdën socialiste donte ta jepte për 10 milionë euro?

Këtu ka një mungesë të theksuar edukate, por edhe mungesë profesionalizmi, sepse unë po flas për thelbin e ligjit, po flas me shifra, po flas për kompani që investojnë në vend. Në qoftë se ne duam të bëjmë debate, unë po ju them se edhe privatizimi i Albpetrol-it ka për të ndikuar jashtë mase pozitivisht në sektorin e hidrokarbureve në vend, jo vetëm duke shumëfishuar prodhimin, duke shumëfishuar të ardhurat që vijnë në vend, por duke ndikuar sigurisht për të vënë në punë edhe një rafineri të re në Porto-Romano, për të rivënë në punë rafinerinë e Cërrikut, pse jo për ta rivënë në punë edhe rafinerinë e Kuçovës, për t’u rritur numri i të punësuarve në sektorin e hidrokarbureve në vend. Pra, jemi në një rrugë të drejtë. Mos u mundoni të na pengoni kur jemi duke bërë gjëra të drejta dhe pozitive për komunitetin atje, por edhe për vendin. Jam dakord të bëjmë politikë, por nuk mund të bëjmë politikë mbi ato që janë tepër pozitive për t’u bërë. Nuk mund të bëhet politikë se ne po i japim të drejtën Albpetrol-it të shesë me çmimin e bursës. Nuk mund të thuash mos e bëj kur e bën e gjithë bota. Prandaj, ta lëmë politikën mënjanë, të aprovojmë ligjin dhe të vazhdojmë në këtë rrugë. Në fund të mandatit qeverisës Shqipëria do të pesëfishojë nxjerrjen e prodhimit të naftës në vend.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë

zoti Naço.)Nasip Naço - Falemnderit, zoti Prifti!Fjalën e ka zoti Subashi, për replikë.Armando Subashi – Falemnderit, zoti

drejtues i seancës!Së pari, duke marrë shkas nga ajo çka tha

Ministri këtu, duhet ta përsëris, jo për ministrin, por për të gjithë opinionin publik, sidomos për të gjithë punëtorët e specialistët e naftës të asaj zone që jam dakord me përmbajtjen e aktit normativ që vjen sot këtu, që ata punonjës dhe specialistët të cilët kanë mbi 3 muaj pa marrë pagat t’i marrin ato.

Së dyti, sa për shpifjen që u përmend këtu, dua të them se ato shifra që unë përmenda në fjalën time, të jeni i bindur, zoti Ministër, se janë shifra që janë nxjerrë në mënyrë shumë konfidenciale nga punonjësit dhe nga specialistët që punojnë sot në Albpetrol. Janë pikërisht ata

46

Page 47: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

punonjës të cilët, edhe pse rrinë atje mbi bazën e një besimi politik, që ju mendoni se e keni tek ata, si shqiptarë të vërtetë dhe si njerëz që u dhimbset pasuria kombëtare dhe Albpetrol-i nuk mund të mbyllin sytë dhe veshët përpara abuzimeve të tilla që ndodhin atje. Dhe janë ata të cilët na i kanë dhënë këto shifra, qoftë edhe në kuptim të numrit të përgjithshëm të punonjësve që ka sot ndërmarrja e Albpetrol-it.

Së treti, për sa i përket asaj që unë deklarova për privatizimin e Albpetrol-it, besoj se është shumë i qartë nënteksti. Në qoftë se Albpetrol-i do të privatizohet si ARMO-ja, fillimisht do të thuhet se shoqëria apo kompania është amerikane, nga Teksasi, ose ku di unë se çfarë, në këtë kontekst e thashë se nuk kemi për ta njohur. Pra, nëse Albpetrol-in përsëri e privatizon një nga kompanitë e oborrit të familjes së Berishës, nuk kemi për ta njohur. Ky është konteksti e asaj që thashë pak më parë.

Falemnderit! Nasip Naço - Falemnderit, zoti Subashi!Fjalën e ka zoti Malaj.Arben Malaj – Falemnderit, zoti drejtues i

seancës!Sigurisht, me këtë debat që po bëjmë ne

dhe me këtë optimizëm, ku po flitet për sasinë dhe cilësinë e naftës, ka mundësi që të tronditim edhe bursat botërore. Në fakt problemi është real. Ministrit nuk ka pse t’i vijë keq. Në qoftë se nuk ka pasur kohë ta lexojë relacionin, duhet ta kishte lexuar, sepse është ministri ai që e propozon.

Në këtë relacion, zoti Ministër, ju thoni që ndryshimet e propozuara paraqiten në formën e aktit normativ, i cili është totalisht antikushtetues në këtë rast, dhe të gjithë kolegët juristë të Partisë Socialiste e argumentuan, por ju vazhdoni me të njëjtin mentalitet për ta keqpërdorur aktin normativ, dhe nuk është hera e parë. Fjalë për fjalë thuhet: “Për shkak të situatës së rënduar dhe emergjente financiare, deri në pamundësinë e dhënies së pagave të punonjësve në shoqërinë Albpetrol”. Ku keni qenë kaq kohë? A duhet të mbeteshin pa paga për 3 muaj këta punonjës që ju të kuptonit se u dashka ndërhyrë me ndonjë metodë bashkëkohore për të shitur produktin e naftës? Si ka mundësi që si ministri e linjës nuk e njihni raportin që ka bërë Këshilli Mbikëqyrës, që patjetër një kopje, në mënyrë burokratike, duhet ta keni në tavolinën tuaj, ku

ka kohë që ju lajmëron për situatën gjithnjë e më shumë duke u rënduar? Si ka mundësi që 60 milionë euro të kësaj kompanie, kur nuk paguan dot punonjësit, diku janë kreditim indirekt në një kompani private? A është ky korrupsion? A duhet të ketë këtu bashkëpunim të Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Financave? Si ka mundësi që ata punonjës nuk marrin dot pagat e tyre pikërisht sepse në sistemin e shitblerjes dhe arkëtimit të parave, ku keni afate, detyrime dhe ku ka autoritet të veçantë Ministria e Financave, ju nuk arrini të vini dot nën kontroll këtë zinxhir pagesash?

Po, zoti Ministër, situata është shumë alarmante dhe shqetësimi sot këtu nuk ka të bëjë thjesht me Albpetrol-in. Të njëjtën gjë i bëtë dhe KESH-it, jo ju personalisht, por kjo qeverisje. Dhe e paralajmëruam Bankën Botërore të mos bënin privatizim para fushatës se do ta keqpërdorin, dhe e përdorët si lopë elektorale KESH-in. Ju hoqët punonjësit, morët punonjës për fushatë dhe pardje të ka dalë kompania çeke dhe të thotë se jam duke falimentuar, dua rritje çmimi, pikërisht se Qeveria më gënjeu për shkallën e humbjeve, dhe një pjesë e madhe e humbjeve vjen pikërisht nga keqpërdorimi politik që u bëni këtyre kompanive.

Si ka mundësi që edhe në Albpetrol, (unë jam deputet i vjetër këtu, e njoh dhe atë kompani qoftë në Gorisht të Vlorës, qoftë në Fier, Ballsh, të gjithë ankohen për shkak të zhvendosjeve të mëdha të punonjësve mbi bindjet politike) hiqen 1 mijë veta dhe merren 1 mijë veta? Këtu nuk është fakti nëse ju në total keni miratuar numrin e punonjësve, këtu është fakti se jeni aq çnjerëzorë, sa harroni se ata punonjës që punojnë në industrinë e naftës, qoftë edhe 5 vjet, duhet ta dini shumë mirë edhe nga trajtimi shëndetësor, janë punonjës që kanë lënë një pjesë të shpirtit dhe të shëndetit të tyre në këtë kompani. Ndërsa ju i hiqni me një të rënë të lapsit sa herë që ka rotacion politik dhe tani thoni se çfarë është ky debat këtu. Patjetër që është debat. Bën shumë mirë që të rritet transparenca, bën shumë mirë që ju t’i largoheni çdo hallke të këtij procesi dhe kjo është një nga vërejtjet që kam. Nuk keni punë ju si ministër të ndërhyni për një sh.a. në procedura sesi do ta shesë ajo. Ju jeni prezent atje nëpërmjet bordit, këshillit, strukturave, por si ministër duhet të largoheni nga çdo proces. Nuk e kam thjesht për ju, por si

47

Page 48: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

tendencë e përgjithshme. Ministrat merren me politikat, merren me gjërat më thelbësore, sesi funksionon ekonomia shqiptare. Kompanitë tregtare kanë strukturat e tyre se si qeverisen, si drejtohen dhe si duhet të përgjigjen.

Në këtë aspekt unë mendoj se ligji që keni sjellë këtu është një mundësi shumë e mirë që të flasim si menaxhohet prona publike, cilat janë problemet reale, pse kemi mbërritur në këtë pikë që tani vihemi këtu dhe bëjmë debat. Ju doni t’i paguani ata punonjës, ne nuk dashkemi t’i paguajmë! Problemi është që me atë keqmenaxhim politik që i keni bërë asaj, sidomos me burimet njerëzore, me heqjen e atyre njerëzve që kanë lënë një pjesë të shëndetit të tyre në këto kompani, duke futur militantët tuaj sa herë që ballafaqoheni me zgjedhjet e pushtetit vendor, duke rritur në mënyrë abuzive numrin e punonjësve. Një nga kolegët tanë dha shifra konkrete të rendimentit, të rentabilitetit. Përse rentabiliteti në këtë kompani ka rënë dyfish? Si ka mundësi që në një kompani, duke u rritur numrin e punonjësve, të bjerë rentabiliteti i kompanisë, dhe ju qenkeni optimistë për këtë kompani që të dalë patjetër me fitim?

Një pjesë e mirë e problemeve që ka kompania për të pasur rezultate pozitive ka të bëjë me kostot e saj dhe jo me mënyrën sesi do ta shisni. Ju e dini shumë mirë që bursa ka një vlerësim në rritje. Kjo nuk është merita juaj dhe nuk kemi pse ta marrim ne meritën, sepse pastaj do të marrim edhe përgjegjësinë kur bursa bie. Por problemi është që kompanitë e mëdha publike gjithnjë e më tepër, duke i organizuar si shoqëri tregtare, duke i larguar nga ndërhyrjet politike, të mund të mbijetonin në testin që kanë në ekonominë e tregut.

Nuk ka ndonjë teori ekonomike që privatizimi do të sjellë patjetër mrekulli. Jo, në rastet kur ato keqpërdoren në momentin e paraprivatizimit, në të gjitha rastet, edhe në vendet shumë më të organizuara se Shqipëria, procesi i privatizimit ose ka dështuar, ose ka shkuar në kostot buxhetore. Ja, tek e keni KESH-in. Kush po e paguan keqmenaxhimin e tij? Kush do ta paguajë fshehjen e humbjeve të KESH-it para privatizimit? Kush do ta paguajë rritjen e numrit të punonjësve të KESH-it, thjesht për arsye politike? Konsumatorët shqiptarë! Po, po, se çmimi u rrit rreth 20 e ca për qind. Mbase nuk

e ndien ti dhe unë, se i kemi pagat e larta, por e ndiejnë ata që mezi mbulojnë muajin.

E njëjta gjë do të vijojë edhe me Albpetrol-in. Në momentin që do ta privatizoni, mos mendoni se do të mbuloni të gjitha problemet që ai trashëgon. Mund të ndryshojë pronësia, por një pjesë e problemeve mund të kthehen në kosto buxhetore. Asnjë nga socialistët nuk e kundërshtoi rritjen e transparencës në procesin e shitjeve. Kështu që përpara se të merrni një të drejtë është koha të merrni përgjegjësinë politike, të largoni duart nga këto kompani, të largoni duart nga punonjësit që i hiqni thjesht dhe vetëm për arsye politike, të vini në kontroll kostot e Albpetrol-it që kompania të rezistojë si para privatizimit dhe pas privatizimit të saj.

Falemnderit!Nasip Naço – Falemnderit!Zoti Gjana, urdhëroni!Jemin Gjana – Zoti drejtues i seancës,Së pari, nga pikëpamja e procedurave

parlamentare, secili nga ne ka të drejtën, sipas Rregullores, të flasë 10 minuta dhe nuk mendoj se është korrekte, që meqë kemi mundësinë të diskutojmë për një projektligj, ta kthejmë seancën në 60- minutësh, pra, të dalim në tribunë dhe të flasim për çfarë duam ne. Në këto 10 minuta duhet të flasësh për thelbin e projektligjit, i cili diskutohet. Kështu e ka Rregullorja. Askush nuk na pengon, qoftë dhe kolegun që foli për çështjen e mënyrës sesi do të botohen ose jo vendimet, aktet, ligjet, ta diskutojmë këtë çështje në kohën e 60-minutëshit.

Unë besoj se askënd nga kolegët nuk e pengon, përkundrazi Rregullorja i jep të drejtën të flasë jo 10 minuta, por 30 minuta në një seancë pyetjesh, përgjigjesh ose interpelance me ministrin, për të marrë dhe për të shkëmbyer të gjitha diskutimet që kanë të bëjnë me sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri, apo me Albpetrol-in, si edhe problemet që ai ka në veçanti, ashtu siç Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mund ta nxiste debatin për këtë çështje dhe ne të rrimë orë të tëra duke diskutuar problematikën që ka Albpetrol-i.

Të shfrytëzosh tribunën për të diskutuar për gjithçka tjetër, por jo për thelbin e projektligjit, më duket se nuk është as racionale, as e bazuar në Rregulloren e Kuvendit. Të deklarosh që unë jam pro projektligjit dhe pastaj të flasësh për

48

Page 49: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

gjëra të tjera që nuk kanë lidhen me të, nuk besoj se është e frytshme.

Të nderuar kolegë, të jeni të bindur që seanca e sotme vetëm tri minuta do të jepet në çdo media dhe ato tri minuta zoti Ruçi do të zërë pjesën tuaj dhe një nga drejtuesit tanë do të zërë pjesën tjetër të tre-minutëshit. Ndaj, me këtë nuk kumtoni asgjë që t’ju dëgjojnë as ata që kanë ardhur në punë, as ata që kanë ikur nga puna, sepse që të gjithë janë jashtë thelbit të projektit që diskutojmë. Megjithatë vazhdoni të na mbani këtu dhe pastaj kur të mbyllet seanca e diskutimeve, thoni se keni marrë vendimin që nuk do të votoni.

Kur kemi diskutuar në komisionin përgjegjës për projektligjin, kolegët e opozitës dhe ata të maxhorancës kanë pasur të gjitha hapësirat e duhura dhe kanë marrë të gjithë informacionet e mundshme për t’u administruar. Kjo është e vërtetë dhe nuk është mohuar. Të gjitha janë të shkruara në procesverbale që janë bërë në komision, që për momentin ka një paaftësi paguese të Albpetrol-it dhe probleme financiare. Albpetrol-i dhe i gjithë sektori tjetër veprojnë mbi ligjet që janë miratuar në vitet ’95, ‘99 dhe ndryshimet më të fundit ligjore janë bërë në vitin 2004. Ne po vazhdojmë të operojmë me ligjet që keni miratuar ju. Ky ndryshim bëhet për t’i krijuar mundësinë Albpetrol-it që të dalë në treg me çmimet e listuara në bursë.

Me këtë ne i japim një mundësi Albpetrol-it të përmirësojë gjendjen e tij. Ndërkohë të luftohen edhe ato dyshime direkte apo indirekte, që mund të ekzistojnë, që mund të jenë duke e vënë Albpetrol-in në një treg të hapur. Të përmirësojmë situatën e tij dhe të eliminojmë të gjitha dyshimet që janë në raport me të dhe me të tjerët! Unë besoj se është mirë që të jemi të gjithë racionalë dhe të mos e konsumojmë kohën.

Falemnderit!Nasip Naço – Falemnderit, zoti Gjana!Zonja Meksi, urdhëroni!Ermelinda Meksi – Të nderuar kolegë,Si deputete e një zone, banorët e së cilës e

kanë lidhur jetën e tyre në breza me punën në industrinë e naftës, nuk mund të isha indiferente kur erdhi ky akt normativ. Për të diskutuar me përgjegjësi, u njoha me gjithë debatin që është bërë për këtë çështje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Sigurisht, emergjenca në sjelljen e këtij propozimi në formën e një akti normativ, i cili është në kundërshtim me praktikat ligjore dhe kushtetuese, na bën të arrijmë në konkluzionin se, në kushtet kur Parlamenti është i mbledhur, emergjenca vërtet është e tillë, por ka më se një vit që mund të ishte bërë. Kjo na sjell në konkluzionin që përsëri kemi mungesë transparence dhe, kur ka mungesë transparence, ka vend për qëllime të mbrapshta. Me këtë rast nuk druaj të them se pas këtij akti mund të ketë edhe qëndrime abuzive dhe korruptive të aktorëve që qeverisin apo klientëve të tyre. Ky akt normativ besoj se tenton të fshehë korrupsionin që e ka mbërthyer Albpetrol-in në çdo segment të tij.

Nëpërmjet këtij akti, mendoj se ka një retushim që po i bëhet kësaj kompanie për të justifikuar nesër shitjen jo në vlerën e saj reale. Sigurisht, akti kërkon në mënyrë të ligjshme, madje të vonuar, që çmimet e naftës pas kësaj të kuotojnë me çmimet e bursës. Por dëshiroj të pyes ministrin dhe në përgjithësi Qeverinë, pse ky veprim erdhi kaq vonë, në kushtet kur që të gjithë e dimë se pasi ARMO ka më shumë se një vit që është privatizuar, çmimi i produkteve të saj është liberalizuar që me finalizimin e këtij procesi? Pse duhet të vonohej Albpetrol-i, një kompani shtetërore, interesat e së cilës prekin direkt shtetin, përveç 4 mijë punonjësve të saj, për ta bërë me kaq vonesë këtë veprim?

Ky është shqetësimi që ngre opozita sot dhe jo përmbajtja në vetvete e aktit. Atëherë, përgjigjja jonë si deputetë opozitarë nuk është ndryshe, veçse interesi për të mbrojtur klientin e Qeverisë TAÇI OIL, pavarësisht kostos që kjo kompani shtetërore ka drejt falimentimit; pavarësisht kostos që sot e paguajnë punonjësit e saj, që sipas ekspertit të ministrisë në debatin në komision unë lexoj që mbi 4 mijë punonjës kanë tre muaj që nuk paguhen. Ky është shqetësimi ynë, zotërinj qeveritar. Megjithëse në relacionin përkatës dhe në debatin në komision ju thoni se Qeveria ka shqetësim për mungesë transparence, sepse bordi mbikëqyrës deri tani ka vendosur çmimet e shitjes, pyetja jonë është: Pse ndodhi kjo? Kjo ka qenë për të shpërblyer këshilltarët e Qeverisë, që janë pjesëtarë të këtyre bordeve, të cilat janë kthyer në borde politike. Këtu dëshiroj të përjashtoj një koleg të nderuar, profesor Stringën, i cili ishte kryetar i bordit dhe ka bërë

49

Page 50: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

diçka pozitive për t’u dhënë punonjësve të ARMO-s të paktën pagesën e asistencës që nuk e morën. Por, për fat të keq, profesor Stringa nuk është në krye të bordit.

Qeveria de jure dhe de facto, me vendimin e saj për të lejuar tregtimin e D2-shit nga kompania TAÇI OIL që nga viti 2009, vendosi monopolin në tregun e hidrokarbureve pas privatizimit të ARMO-s. Kjo nuk ka emër tjetër, veçse favorizim për një kompani, që filloi qysh me privatizimin e saj. Ende sot nuk ka transparencë lidhur me borxhin që kjo kompani ka ndaj shtetit dhe kompanive të tjera shtetërore, veçanërisht asaj të energjetikës.

Dëshiroj të theksoj se as shteti, në rastin konkret ministria, nuk ka bërë atë që duhej të bënte sipas vendimit të Qeverisë, por së bashku me kompaninë TAÇI OIL po luajnë ping pong me shtresën e naftëtarëve që nuk u paguajnë ende pagat dhe shpërblimin punonjësve që kanë dalë në reformë, sipas një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave të kësaj Qeverie.

Një pyetje që na lind natyrshëm, zoti Ministër, është se a keni të njëjtin skrupolozitet që keni pasur dikur, kur diskutohej për kontratat e kompanive privatizuese. Ju vetë jeni shprehur për OSSH-në që, në qoftë se nuk bën këtë gjë, ne nuk e njohim privatizimin e kësaj kompanie.

Unë sot ju pyes: E keni kontrolluar kontratën e privatizimit të ARMO-s dhe detyrimet e kushtet për investim të kësaj kompanie, e cila realizoi privatizimin? Unë si deputete e zonës, me një vëmendje të posaçme për Mallakastrën, deklaroj këtu se nuk ka asnjë investim të kësaj kompanie, por veçse një përpjekje për të mashtruar nën bekimin tuaj. Nuk ka linja dhe pajisje të reja të instaluara, por quhen investime arnimet e pajisjeve të 30 vjetëve të kaluara; nuk ka investime për mbrojtjen e mjedisit, por më shumë ndotje, përveç shkallës së lartë të amortizimit që ka sot në Ballsh. Institucionet mbrojtëse të mjedisit në ministritë përkatëse bëjnë, për fat të keq, shurdhmemecin për problemet ekologjike që janë krijuar në këtë sektor.

Pas këtij akti normativ natyrshëm lind pyetja, e cila del pasi unë u njoha jo vetëm me relacionin, por edhe me debatin që është bërë në komision: Pse Qeveria lejoi degradimin financiar të së vetmes kompani shtetërore të hidrokarbureve në vendin tonë që është

Albpetrol-i? Sigurisht, këtu fshihet klienti i radhës i Qeverisë, për t’i dhënë si dhuratë Albpetrol-in, pasi ajo të katandiset më thellë në privatizim dhe të mburreni që e shitëm mirë.

Nga korrupsioni që ka mbërthyer Qeverinë dhe tentakulat e saj në çdo qelizë, nga drejtimi klientelist dhe militant që ka pushuar sot naftëtarët profesionistë, nga mungesa e profesionalizmit; nga abuzimi me fondin e pagave dhe të investimeve, sot Albpetrol-i është kthyer në një strehëz abuzive për militantët e PD-së, por edhe të LSI-së, të cilët marrin pagesa fiktive, kurse punonjësit që ju dhemb në breza për këtë kompani, nuk paguhen. Me gjithë optimizmin tuaj, zoti Ministër, lidhur me kuotimin në bursë të kompanive private, që shfrytëzojnë sot Albpetrol-in, unë shpreh këtu rezervën serioze të një qytetareje të shtetit shqiptar, përveçse të një politikaneje, për atë që fitojmë ne shqiptarët dhe shteti shqiptar nga marrëveshjet e hidrokarbureve me dy kompanitë Bankers dhe Stream Oil, se interesi për privatizim nuk është deklarativ. Ajo që më shqetëson, duke studiuar dhe lexuar sesi bëhet kjo në vendet e avancuara, është fakti se këto kompani do të shfrytëzojnë në mënyrë intensive dhe jo efeciente këtë zonë naftëmbajtëse kundër interesit tonë, të ne banorëve që kemi fatin të jetojmë në këto zona me pasuri të nëndheshme. Uroj të mos katandisemi në ato fenomene që po ndodhin sot në vendet e Afrikës!

Gjithashtu, sipas relacionit të këtij akti normativ, më rezulton se kompania Albpetrol në aktivitetin e saj paardhur duke u tkurrur. Nga përgjigjet del se nuk ka akoma një strategji kombëtare për zhvillimin e këtij sektori, ka mungesë investimeve themelore në sektorin e prodhimit te naftës dhe të gazit natyror, ka menaxhim militant dhe aprofesional të kompanisë, injorim të mendimit shkencor dhe të kualifikuar, mungesë adoptimi dhe zbatimi të metodave të reja të shfrytëzimit të vendburimeve në naftë, në Ballsh, Cakran, Gorisht dhe Delvinë.

Edhe një herë, dëshiroj të theksoj fjalët e drejtuesit të Albpetrolit, i cili deri në fund të 2009-s, megjithëse është kryetari i PD-së në Fier, ka deklaruar se kompania Taçi Oil i ka borxh Albpetrolit 22 mijë euro. Dikush këtu përmendi një shifër më të madhe. Pyetja që na lind natyrshëm, dhe kjo është brenda aktit, sepse lidhet me degradimin e performancës ekonomike

50

Page 51: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

të kësaj kompanie, është: Pse është toleruar ky borxh ndaj një kompanie që ka detyrimin të paguajë? Ne kemi të drejtë të themi, sepse këtu janë fshehur sponsorizimet elektorale të Qeverisë në prag të fushatës elektorale.

Të gjithë faktorët që përmenda pak më lart më bëjnë të besoj se ky akt, megjithëse duket pozitiv në përmbajtje, nuk ka gjasa të realizojë atë mision për të cilin është realizuar, pra, ngrirjen e performancës. Në vend të kësaj, qëllimi duhet të jetë si një veprim i nxituar për ndonjë blerës të mundshëm apo të gjetur rishtas, sepse kjo që them mbështetet në fakte.

Nuk është ky rasti i parë ku ndërhyrjet e ekzekutivit i lënë zbuluar detaje dhe veprime që tregojnë favorizime të disa kompanive dhe diskriminimin e disa të tjerave, siç ishte rasti i VKM-së që kufizoi tregun e naftës vetëm për përdorim të brendshëm, pasi ishte shpallur koncorcium fitues i privatizimit, duke prekur rëndë jo vetëm parimin e konkurrencës së lirë, por edhe operatorët e tjerë në këtë sektor.

Falemnderit!Nasip Naço – Zoti Ministër, urdhëroni!Dritan Prifti – Dua të sqaroj diçka në

lidhje me borxhet. Ajo që ka deklaruar dikur drejtori i Albpetrolit se kompania Taçi Oil i ka borxh 22 milionë dollarë atij, në momentin që është deklaruar, ka qenë korrekte, por borxhi është krijuar para privatizimit nga kompania ARMO, që ishte shtet dhe jo nga Taçi Oil pas privatizimit. Është një borxh i trashëguar në bilanc dhe jo i krijuar mbas privatizimit. Sigurisht që është një borxh që duhet arkëtuar, por, po e them për sqarim të opinionit, se është një borxh që ka qenë para periudhës së privatizimit dhe që është bartur me bilancin.

Mbas privatizimit është krijuar nga kompania Taçi Oil deri në vitin 2008 një borxh i ri, afërsisht 11 milionë dollarë, më shumë se gjysma e së cilit tashmë është paguar dhe ka një marrëveshje të pagesave midis ARMO-s dhe Albpetrolit për vjeljen e detyrimit të prapambetur. Mbas vitit 2009 nuk ka më rritje të borxhit.

Falemnderit!Nasip Naço - Falemnderit, zoti Ministër!Fjalën e ka zoti Bano.Ilir Bano – Këtu po ngrihen në përgjithësi

probleme që nuk kanë asnjë lidhje me projektligjin që po diskutojmë. Është e drejta e

gjithsecili t’i formulojë mendimet e tij, por në praktikën parlamentare, dhe për këtë janë të gjitha instrumente e duhura, është që të shfrytëzohen pikërisht këto instrumente në kohë e duhur dhe jo për një ligj, cili është thjesht teknik dhe për të cilin, me sa duket, edhe deputetët e PS-së bien dakord në shumicë. Ne, me sa duket, jo rrallë, nuk i shpëtojmë dot as politizimit të skajshëm dhe, për fat të keq, as shtrembërimit të fakteve.

Këtu ç’nuk u tha, duke folur për gjendjen në përgjithësi të Albpetrolit. U tha se ka ndotje të mjedisit dhe kjo ndotje po shtohet, se me këtë masë nuk zgjidhen problemet e shumta që ka Albpteroli, u sulmua deri privatizimi i ARMO-s dhe u aludua se kjo masë paska qëllim që ne ta shesim Albpetrolin me çmim të ulët.

Zotërinj opozitarë,Ndotja në industrinë e naftës është një

problem tërësisht i mbartur dhe kryesisht është i mbartur nga para vitet ’90-t. Gjanica ka qenë gjithnjë e ndotur, që kur filloi rafineria e Ballshit dhe derdhja pa kriter e të gjithë mbeturinave të vendburimeve tona të puseve të shpim-kërkimit, shpim-shumëzimit etj. Ujërat nëntokësorë, por edhe sipërfaqja, është problem i mbartur që në atë kohë. Ne, në teknologjitë që zbatonim para viteve ’90, në mënyrë absolute nuk kemi treguar asnjë kujdes për ruajtje e ujërave të ëmbël nëntokësorë, sikurse edhe për ruajtjen e mjedisit sipërfaqësor të ajrit etj., për arsye që gjithsecili nga ju i di.

Metodat që po përdoren sot, teknologjitë e reja që po futen, investimet e reja që po bëhen, jo vetëm nuk e përkeqësojnë më, por, vende-vende kanë filluar ta përmirësojnë ndotjen e mjedisit. Nuk mund të pretendohet se u bë rehabilitimi tërësor, sepse për gjendjen në të cilën u la industria e naftës mbas ndryshimeve demokratike, do të duhen fonde kolosale dhe një kohë shumë më e gjatë se sa kjo që ka kaluar. Ndaj, është nonsens që të lidhësh këtë ligj dhe t’i faturosh Qeverisë se po ndot ujërat nëntokësore.

Askush nuk tha që me anë të këtij akti normativ u zgjidhën të gjitha problemet që ka industria e naftës në tërësi dhe Albpetroli në veçanti. Zgjidhet vetëm një problem. Jepet një e drejtë ligjore Albpetrolit që rrit të ardhurat, rrit transparencën, për të tregtuar naftën e vet në tregu e huaj dhe të vendit në përputhje me bursën ndërkombëtare. Për të rritur transparencën

51

Page 52: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

ngarkohet ministri që të miratojë aktet përkatëse. Si do të jetë ky çmim, duke harmonizuar cilësinë e naftës sonë me çmimi e bursës?

Nuk është e vërtetë, siç u tha këtu, se nafta jonë është naftë e keqe dhe nuk kuotohet në bursë. Pra, me sa duket, ka qenë qëllimi të thuhet se nuk mund t’i vendoset çmimi sipas bursës ndërkombëtare. Nafta në të gjithë botën, është e vërtetë që nuk është si energjia elektrike, siç tha zotëria. Ajo ka cilësi të ndryshme në vendburime të ndryshme brenda një vendi dhe në vende të ndryshme, natyrisht. Në bursë kuotohet një naftë e caktuar dhe për të gjithë llojet e tjara të naftës, përfshi naftën tonë, bëhet korrektimi. Ka praktika të konsoliduara ndërkombëtare, ku bëhet korrektimi nëpërmjet çmimit të naftës që është kuotuar në bursë dhe cilësisë së naftës përkatëse. Kjo është pika e dytë që kërkon të bëjë ky projektligj. Askush nuk e tha dhe nuk e mendon se me anën e këtij projektligji mbaroi çdo problem dhe u kthyem menjëherë në industri moderne, u zgjidhën të gjitha problemet tona të punësimit, të pagave etj.

Ministri theksoi në mënyrë të qartë, për mendimin tim, një sërë masash që po ndërmerr për të arritur objektivat e duhura në këtë industri. Ndër to, kontratat me shoqëritë e huaja janë nga më efektivet. Nuk është absolutisht e vërtetë që këto kontrata po e shndërrojnë vendin tonë në vend të botës së tretë apo vend afrikan. Përkundrazi, ato që kemi lidhur ne me industrinë e naftës, duke filluar nga ato të vitit ‘92 për kërkimin në det, janë vlerësuar nga të gjithë ekspertët ndërkombëtarë si kontratat më të mira të lidhura anë këtë sektor.

Natyrisht, kompanitë e huaja duan të fitojnë. Ato nuk vijnë këtu për të humbur, por problemi është se në një masë akoma më të madhe rritet efektiviteti, fitimi dhe ulet ndotja. Pra, në kompleks, ne përfitojmë nga kjo pasuri që na ka falur Zoti a natyra, (ta gjykojë gjithkush sipas mendimit të vet.)

Unë nuk dua të futem në çështjet e privatizimit, sepse janë bërë debate të jashtëzakonshme për privatizimin e ARMO-s, duke nxjerrë argumente se u privatizua me çmim të ulët, sepse nafta bruto në tregun ndërkombëtar është rritur shumë. Kuptohet që nuk ka absolutisht asnjë lidhje midis çmimit bruto të naftës në bursën ndërkombëtare dhe shitjes së një rafinerie tërësisht të amortizuar këtu në vend.

Nuk do të ndalem me argumente për këto absurditete që janë thënë, por dua të theksoj se të gjithë deputetët socialistë, me të cilët kemi biseduar në atë kohë, deputetë që e njohin mirë sektorin, deputetë që kanë qenë edhe në pozicione të larta drejtuese në Qeveri dhe Albpetrol, janë shprehur mendimi i njëjtë se privatizimi i ARMO-s ka qenë sukses i padiskutueshëm i Qeverisë.

(Ka ndërhyrje nga deputeti Braçe.)Unë nuk kam si të gënjej për këtë, sepse...Nasip Naço – Zoti Braçe, mbas zotit Bano

keni ju radhën për të folur. Jo tani, ju lutem!Ilir Bano – Është e vërtetë që e keni votuar

kundër, por unë nuk thashë si u votua këtu, por thashë bisedat që kemi bërë me ekspertët më të mirë që ka pasur partia juaj. Unë thashë se çmimi i naftës bruto ka lidhje me çmimin e rafinerisë sa mund të ketë rritja e çmimit të grurit, për të shitur një fabrikë të shkatërruar mielli. Nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Atje shiten asetet, shitet teknologjia shumë e prapambetur, teknologjia e amortizuar, një uzinë me 10% humbje, kur kushtet e sotme për uzinat e rafinimit janë më pak se 1%, shitet një uzinë që prodhon nënprodukte jashtë standardeve etj. Megjithatë, këtu nuk është vendi për t’u ndalur në këto gjëra.

Zotërinj, ju keni një akt për të cilin bini dakord se është i nevojshëm dhe i drejtë, për të tjerat unë nuk kam qejf të diskutoj, se kam punuar 24 vjet në naftë, ndaj na sillni në një debat dhe të flasim për të gjitha çështjet që ju mendoni.

Ju falemnderit!Nasip Naço – Falemnderit, zoti Bano!Fjalën e ka zoti Braçe.Erion Braçe – Falemnderit, zoti

nënkryetar!Së pari, unë gjykoj që ky debat është i

vlefshëm, pavarësisht ilaritetit të një pjese të kolegëve këtu, kryesisht nga maxhoranca. Unë mendoj se ky debat i bën mirë edhe Kuvendit, por edhe çdo shqiptari.

Sektori për të cilin po flasim është një sektor ku interesat e shqiptarëve janë madhore. Pasuria për të cilën po flasim është një pasuri, ku interesat e shqiptarëve i bëjnë ata edhe më të favorizuar se fqinjët në Veri, Jug dhe Lindje. Për më tepër, që është një sektor shumë i

52

Page 53: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

rëndësishëm strategjik, nga i cili varet edhe ekonomia e vendit.

Për këtë arsye, të gjithë deputetët, kolegë socialistë, kanë qenë seriozë në diskutimin e këtij akti normativ dhe në paraqitjen e shqetësimeve të tyre, lidhur me përmbajtjen e këtij akti normativ dhe, mbi të gjitha, lidhur me problematikën që nxjerr në dritë për herë të parë relacioni i këtij akti normativ. Çfarë thotë ai? Nisur nga relacioni ne drejtuam një sërë pyetjesh. Relacioni thotë se kompania Albpetrol është në gjendje tejet të vështirë financiare, madje, deri në paaftësi paguese të pagave të punonjësve për disa muaj. Cilido mund ta kundërshtojë, mund të thotë edhe një, edhe dy muaj, por është e zeza mbi të bardhë, pikërisht në relacionin e Qeverisë dhe ky është shqetësimi që ka ardhur. Unë iu referova një dokumenti zyrtar, analizës vjetore të veprimtarisë së kompanisë Albpetrol, dokument i firmosur nga drejtori i Albpetrol-it, që i bie të jetë edhe kryetari i PD-së, (se e thashë gabim), në fakt i bie të jetë edhe një njeri totalisht jashtë profesionit për të menaxhuar një prej kompanive më të rëndësishme në Shqipëri, ende publike.

Po ju lexoj: “Ajo që e ka shqetësuar Albpetrol-in përfshin periudhën pas privatizimit të ARMO-s, gusht 2008 - dhjetor 2009 e në vazhdim për vitin 2010, është mungesa në vazhdimësi e likuiditeteve, si rezultat i mosshlyerjes në kohë dhe në sasi të detyrimeve për prodhimin e shitur, ku vetëm për vitin 2009 detyrimet e pashlyera ishin në masën 47% të mallit të shitur”. Pra, nuk bëhet fjalë për detyrime të vjetra, bëhet fjalë për detyrime të krijuara si rezultat i mosarkëtimit të mallit të shitur, kryesisht kompanisë ARMO. Detyrimet totale të pashlyera deri në 31 dhjetor 2009, ato të trashëguara nga viti 2008 dhe detyrimi korrent i vitit 2010, ishin 60 milionë dollarë, thuhet në relacionin apo në analizën e kompanisë Albpetrol. Mungesa e likuiditeteve ka krijuar një vazhdimësi probleme serioze në aktivitetin normal të Albpetrolit:

1. Mosshlyerje në kohë të pagave të punonjësve dhe moslikuidim të detyrimeve të sigurimeve shoqërore.

2. Mosderdhje të detyrimeve ligjore në buxhet, si tatimi mbi vlerën e shtuar, renta minerare dhe detyrime të tjera tatimore. Prandaj pyeta këtu se sa borxh u ka organeve fiskale kompania Albpetrol.

3. Moslikuidimi në kohë i detyrimeve kontraktuale, siç janë ruajtja e objekteve, transporti i punonjësve, likuidimi i furnitorëve të ndryshëm, likuidimi i detyrimeve kontraktuale të uzinave mekanike, furnizimi materialo-teknik, investimet etj.

4. Mungesa e likuiditeteve të shoqërisë ka çuar në krijimin dhe rritjen e gjobave e penaliteteve si ndaj buxhetit të shtetit, edhe ndaj të tretëve.

Kjo është gjendja e sotme e kompanisë Albpetrol, e krijuar apo e analizuar për veprimtarinë e vitit 2009. Natyrisht, kësaj gjendjeje i janë shtuar edhe disa elemente të tjera të kompanisë Albpetrol, duke filluar nga kufizimi i dukshëm i aktivitetit prodhues, deri në humbjen e lidershipit të Albpetrol-it, për prodhimin e naftës. Albpetrol-i është tkurrur kur me vendime dhe kontrata të Qeverisë numri i burimeve në shfrytëzim nga Albpetrol-i është ulur ndjeshëm. Albpetrol-i është i kufizuar në veprimtarinë e tij vetëm për prodhimin dhe tregtimin e naftës bruto brenda vendit, kryesisht për përpunim dhe dua të përgënjeshtroj zyrtarisht këtu atë që u tha se vetëm ajo ishte kompania përpunuese. Jo, me kontratën që u votua këtu në Parlamentin e Shqipërisë, të cilën ne e kemi kundërshtuar të gjithë, për privatizimin e ARMO-s, i është dhënë e drejta dhe detyrimi Albpetrol-it që për 5 vjet rresht naftën ta çojë pikërisht te kompania që privatizoi ARMO-n, te Taçi Oil.

Albpetrol-i regjistron sot pikërisht atë borxh fiskal që ju thashë, gati 60 milionë dollarë. Albpetrol ka 3 muaj që nuk paguan pagat. Albpetrol-i po kalon në një proces thelbësisht politik dhe partiak të shkurtimit të numrit të punonjësve, që ka prekur Vlorën, Fierin, Ballshin, Lushnjën dhe Kuçovën. Natyrisht, e gjitha kjo ka ardhur për shkak të dy veprimeve të qëllimta të Qeverisë.

Së pari, kalimin përmes kontratave të menaxhimit të zonave të tëra naftëmbajtëse, të vendburimeve të tëra naftëmbajtëse në dy kompani, duke ia hequr Albpetrol-it dhe duke e tkurrur veprimtarinë, pra duke i çuar te Bankers Petrolium dhe Stream Oil. Natyrisht që këtu mund të thuhet çdo gjë, mund të thuhet që kërkimet e reja do ta rrisin pasurinë e Shqipërisë e të tjera me radhë, por vetëm me këto dy kontrata, në këto vendburime, pasuria e

53

Page 54: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Shqipërisë vlerësohet në 7,5 miliardë fuqi nafte rezervë, ndërsa vlera këtyre rezervave të naftës dhe të gazit në këto dy kontrata është 3,3 miliardë dollarë.

Këto nuk jua them unë zotërinj, këto i thonë të dyja kompanitë në dokumentet që kanë dorëzuar në bursën e Torontos, ku që të dyja me pasurinë e Shqipërisë kuotojnë që nga mëngjesi e deri në darkë aksionet e tyre dhe nxjerrin përfitime nga këto aksione nga mëngjesi e deri në darkë.

Le të vijmë tek ajo që këto kompani u paguajnë Shqipërisë dhe shqiptarëve sipas këtyre kontratave. Ato kanë të drejtën e kontrollit të pasurisë për 25 vjet, kanë të drejtën e rinovimit të kontratës edhe për 5 vjet të tjera me 0% kontroll nga ana e Qeverisë të aksioneve të tyre, nuk ka asnjë kontratë për bashkëndarje të prodhimin të naftës me shtetin shqiptar, zero dollarë për shtetin për sa kohë kompania nuk rikuperon 100% të kostos së saj dhe vazhdon me radhë. Kjo do të thotë që gjatë të gjithë këtyre viteve shqiptarët kanë marrë vetëm zero dollarë përfitime nga këto dy kontrata koncesionare, ndërkohë që të dyja kompanitë, siç ju thashë, janë të listuara në bursën e Torontos dhe që të dyja kompanitë vetëm me kontratat që kanë përfituar në Shqipëri, vetëm me kontratat qeveritare, me asnjë lloj aktiviteti tjetër, kushtojnë sot: Bankers Petrolium 1,7 miliardë dollarë e kuotuar në bursë dhe tregton çdo ditë aksione dhe çdo ditë nxjerr përfitime nga aksionet me pasurinë që u ka vënë në dispozicion Qeveria e Republikës së Shqipërisë; Stream Oil, një kompani me një mbështetje të fortë politike, mu në mes të Parlamentit të Shqipërisë, kuotohet sot në bursë me 31 milionë dollarë, ku vetëm partneri politik shqiptar ka 6 milionë aksione me një vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë dollarësh. Këto janë përfitime që shkojnë te kompanitë, zero dollarë është përfitimi që shkon te shqiptarët.

Vijmë te momenti i dytë, Albpetrol-i është detyruar që, me kontratën e privatizimit, të miratuar në këtë Parlament, për 5 vjet rresht, ta çojë naftën te kompania ARMO. Unë habitem se si ka akoma njerëz në Parlamentin e Shqipërisë që të dalin e të mbrojnë privatizimin e ARMO-s. Dua t’i pyes të gjithë ata që dalin sot dhe mbrojnë privatizimin e ARMO-s: Kush është investitori teksan që prezantoi Kryeministri i

vendit këtu në sallën e Parlamentit, që ishte njeriu që po blinte kompaninë ARMO? Mos vallë ka ardhur të banojë në Ersekë dhe është bërë shqiptar, ka marrë shtetësinë shqiptare? Sepse rezulton pikërisht ky shqiptari, ky Taçi që mori dhe privatizoi këtë kompani për 2 lekë dhe, natyrisht, po e rrënon dhe duke e rrënuar po merr me vete edhe kompaninë Albpetrol, që është kthyer në kredituesen më të madhe të ARMO-s, ndërkohë që ARMO nuk i paguan detyrimet, por paguan Milan-in, Real-in, paguan Miss-et, paguan lloj-lloj fytyrash lart e poshtë për të ardhur dhe për të bërë reklamë pozitive për të në Shqipëri.

Këto duhet të dinë ata punëtorët e naftës, qoftë në Ballsh, qoftë në Fier, qoftë në Berat e Kuçovë, qoftë në Lushnjë e Divjakë, duhet të dinë që paratë e tyre janë atje. Kur kompania deklarohet këtu se del me fitim, pse nuk paguan rrogat e punëtorëve?

Ky është problemi. Ua thanë të gjithë kolegët tanë, deputetë socialistë, ne nuk kemi gjë me përmbajtjen e këtij akti, përveç kushtetutshmërisë së tij. Ne, natyrisht që po e denoncojmë këtë proces, këtë fenomen si elementin më korruptiv të shfaqur ndonjëherë në një prej sektorëve më të rëndësishëm, jetikë, sektorit strategjik të naftë, pasuria e të cilit po shkon për kompani private, por asnjëherë deri tani nuk ka vajtur për shqiptarët.

Falemnderit!(Duartrokitje në sallë)Nasip Naço – Falemnderi, zoti Braçe!Fjalën e ka zoti Olldashi.Sokol Olldashi – Falemnderit, zoti drejtues

i seancës!Kërkova të flisja në këtë seancë jo në

cilësinë e ministrit të Punëve Publike, por në cilësinë e deputetit të qarkut të Fierit për një fenomen që është shumë i ndjeshëm për të gjithë banorët e atij qarku. Duhet të jemi të gjithë koshientë, të majtë dhe të djathtë, për faktin se Albpetrol-i përbën një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik, por edhe të zhvillimeve sociale të qarkut të Fierit.

Më vjen keq të konstatoj që diskutimi është në binarë krejt të këqij dhe spekulativ nga shumica e përfaqësuesve të opozitës që folën, pavarësisht se me disa prej tyre, në disa pika, unë përsëri jam dakord. Cilat janë shenjat e këqija? Po bëhet një përpjekje spekulative në lidhje me

54

Page 55: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

këtë akt. Po sajohen të dhëna që nuk janë të tilla, për të krijuar një gjendje që në fakt nuk është.

Marrim rastet e fundit. U tha që kompanitë x apo y, pak rëndësi ka, po rrëmbejnë nëntokën tonë. E para, duhet ta ndajmë mendjen në mënyrë strategjike politikisht: jemi për kapitalizëm apo jemi me mendimin se nafta çan bllokadën. E dyta, kontratat e këtyre kompanive private janë të atilla që 70% e prodhimit, e theksoj 70%, për të qartësuar cilindo që nuk ka pasur lidhje me sektorin, por edhe gazetarët, i shkon shtetit shqiptar. Pra, në qoftë se nxirren 10 litra naftë, 7 litra nga këto i vijnë shtetit shqiptar si rentë minerare, pa llogaritur taksat e të tjera që paguajnë këto kompani për punësimin dhe faktorë të tjerë ndihmës që kanë. Pra, 70% i shkon drejtpërdrejt shtetit, pra, nuk vidhet, por kemi një kontratë që është tërësisht normale. Megjithatë nuk është ky objekti i diskutimit të sotëm dhe unë nuk dua të ndalem këtu.

U fol për menaxhim të keq të Albpetrol-it. Në qoftë se kemi shqetësim për mënyrën se si menaxhohet do të isha i gatshëm të bashkohesha me cilindo deputet të Partisë Socialiste. Edhe unë kam shqetësime për ecurinë e Albpetrol-it, sepse pretendoj që ajo ndërmarrje me resurset që ka duhet të ketë një avancim edhe më të mirë. Por, ama, edhe unë, edhe kolegët e mi të Partisë Socialiste, duhet të jenë realiste për një gjë, gjatë vitit 2003, viti juaj më i mirë i prodhimit, keni nxjerrë 350 mijë tonë naftë, ndërkohë që në vitin e fundit janë nxjerrë 700 mijë tonë, pra dyfishi i vitit tuaj më të mirë. Megjithatë, ta lëmë këtë. Pra, keni përmendur çështjen e menaxhimit dhe të borxheve që kanë te organet tatimore. Ju njoftoj që vetëm gjatë muajit të fundit Albpetrol-i i ka paguar arkës së shtetit 12 milionë dollarë tatime dhe nuk ka më detyrime ndaj arkës së shtetit. Relacioni që ju i referoheni është i fundit të vitit 2009.

U ankuat për mjedisin, ndërkohë që kontratat i detyrojnë të gjitha kompanitë private, përfshi Albpetrol-in, të investojnë në mjedis dhe Bankers, që ju përmendët, ka investuar 10 milionë dollarë dhe është i detyruar nga Qeveria, jo se po e bën vetë, të investojë edhe 10 milionë dollarë të tjerë për përmirësimet në mjedis.

Projektin për rehabilitimin mjedisor të lumit Gjanicë kjo Qeveri që ka iniciuar bashkë me Bashkinë e Fierit, që drejtohet nga një socialist. Pra, nuk është se nuk e dimë problemin

e mjedisit, por ju nuk mund të vini dhe të na thoni sot se ky problem mjedisor është krijuar në qeverisjen tonë, sepse ky problem mjedisor është krijuar, të paktën, që nga vitet ’80. Unë e mbaj mend unë që kur kam qenë fëmijë problemin e ndotjes që shkaktonin zonat e naftës në lumit Gjanicë, por edhe në lumin e Vjosës. Edhe Gramozi e di që ndotej Vjosa që atëherë nga nafta. Qeveria ka ndërmarrë masa për përmirësimin e tyre.

Tani, të dalim te thelbi. Ka një problem të madh me thelbin e këtij akti normativ. Ta shpjegojmë pak thjesht pse është i detyrueshëm. Është i detyrueshëm, sepse për vetë mënyrën e prodhimit të naftës, e cila është e vazhdueshme, e përditshme, të gjithë ata që njohin teknologjinë e dinë që pusi nuk mund të ndërpritet, sepse në momentin që ndërpritet vdes, Albpetrol-it i krijohen herë pas here pamundësi magazinimi të naftës dhe është i detyruar të bjerë në rrjetën e tregut të brendshëm, i cili duke ditur kushtet specifike të Albpetrol-it, e çon drejt çmimeve më të ulëta se sa duhet të jenë apo se sa janë në bursat ndërkombëtare.

Pra, ky vendim i sotëm, të paktën dikush nga ju pati mirësinë që tha se ishte dakord me brendinë, e shpëton Albpetrol-in nga kjo, e nxjerr Albpetrol-in në treg dhe i heq mundësinë kompanive që veprojnë në Shqipëri që ta detyrojnë Albpetrol-in të shesë me çmim më të ulët se sa ai që duhet të shesë normalisht. Pra, nuk po i krijojmë vështirësi, nuk po thellojmë krizën e Albpetrol-it, përkundrazi po i japim frymëmarrje, po i japim transparencë, sepse po futet në bursë dhe nuk po futet në zinxhirë të mbyllur tenderash dhe po i japim mundësinë të mëkëmbet financiarisht më mirë se ç’është sot.

Unë kam frikë dhe më duhet ta them që u bë një zhurmë e madhe këtu për Taçin, por kam frikë se pikërisht Taçi është thelbi i njërit prej kundërshtimeve të forta që vjen nga ju sot, sepse një nga kompanitë që preket më shumë nga ky akt normativ është pikërisht Taçi Oil, i cili humbet të drejtën ekskluzive që ka pasur deri më sot për të blerë naftën e Albpetrol-it.

Kujt nga ju i dhemb humbja e kësaj të drejte ekskluzive? Ju e dini shumë mirë se nuk është një e drejtë e dhënë me ligj, por është një e drejtë e marrë në mënyrë jo ligjore, për shkak të pamundësisë së Albpetrol-it për të shitur në treg të hapur, për shkak të pamundësisë së Albpetrol-

55

Page 56: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

it për të dalë në bursë. Pra, Albpetrol-i vihej në situatën që prodhonte naftë, nuk kishte ku ta çonte dhe ishte i detyruar që ta shiste sot, se nuk mund ta mbante naftën në bidon. Por, me sa duket, dikush preket nga kjo.

Së dyti, u përmend fakti që janë bërë spastrime politike. Jeni tërësisht kontradiktorë në këtë. Pse? Thatë që po bëhen emërime dhe pastaj thatë që po bëhen spastrime. Tani, ndajeni mendjen, po bëhen emërime apo po bëhen spastrime, e para punës. Po të jetë për qoka politike, do të na interesonte të fusnim njerëz, ne nuk po fusim njerëz në punë, por, përkundrazi, me synimin shumë të kthjellët për ta reformuar Albpetrol-in, për ta bërë një ndërmarrje që në ditën që do t’i vijë privatizimi të jetë rentabël dhe të jetë vërtet një ndërmarrje efikase, që do të marrë vlerën që meriton të marrë në privatizim, ne po e reformojmë, por duke mbartur edhe kosto. Do të ishte shumë më komode për ne të shtonim pa fund borderotë e Albpetrol-it. Në fakt, nuk po bëjmë këtë, por po bëjmë shkurtime, ndërkohë, në qoftë se në këto shkurtime përfshihen militantë të majtë, të djathtë ose njerëz pa parti, kjo është e paevitueshme, sepse kontingjenti aq i madh i punonjësve të Albpetrol-it nuk mund të qërohet në të majtë dhe në të djathtë.

Dua t’ju kujtoj një fakt, veçanërisht deputetëve të vjetër të Partisë Socialiste, se në vitin 1998, brenda një dite të vetme, keni hequr nga puna 3 mijë e 500 punonjës të Albpetrol-it dhe nuk ka qenë shkurtim, reformë, por ka qenë spastrim. Deputetët e rinj të PS-së mund të mos e dinë këtë fakt, dhe nuk mund të fajësohen për këtë, por deputetët e vjetër që kanë qenë në atë kohë në Parlament, që e dinë fare mirë se çfarë u bë atë vit, nuk mund të vijnë këtu e të bëjnë strucin, nuk mund të vijnë këtu dhe të ngrenë përpara kësaj tribune probleme personale. Është e vërtetë që njëri prej deputetëve tuaj i është hequr babai nga puna, por është hequr në përputhje të plotë me ligjin; i janë paguar 20 milionë lekë të vjetra, në përputhje me Kodin e Punës, dhe ditën që ka mbushur moshën, ka dalë në pension.

Por ky nuk është shkak që deputeti të vijë këtu e të mbajë fjalim. Ne nuk kemi ardhur këtu të zgjidhim as hallet e mia, as hallet e asnjërit prej jush. Në qoftë se duam të flasim realisht, flasim për ndërmarrjen, në qoftë se duam të jemi

objektivë në gjykimin e një akti ligjor që vjen sot për t’u miratuar përpara nesh, duhet të dalim dhe të themi, në radhë të parë, po, ky akt është pozitiv, i shërben Albpetrol-it, e shpëton atë. Duhet të ishte minimumi i detyrimit për zgjedhësit tuaj, flas veçanërisht për deputetët e qarkut të Fierit që në atë zonë janë shumicë e majtë. Do të ishte minimumi të dilni e të thoni, po, shumë mirë, kjo Qeveri e bëri këtë dhe të ngrini dorën, të votonit pro, të paktën ju të zonës së Fierit.

(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë zoti Turku.)

Ardian Turku - Falemnderit, zoti Olldashi!

Fjalën e ka zoti Çaçi.Albert Çaçi – Zoti Ministër,Meqenëse ju e kërkuat në mënyrë

eksplicite, po ju themi se të gjithë deputetët e Fierit janë dakord me këtë akt normativ. Pse? Ju nuk mund ta imagjinoni se sa njerëz të thjeshtë na kanë marrë në telefon duke na kërkuar që ne të japim mbështetjen tonë për të zgjidhur problemin e madh që ata kanë, pagat e tyre. Por nuk është ky problemi. Ju e kuptoni shumë mirë që ne nuk po kundërshtojmë thelbin dhe është e kot që të bëjmë sofizma, sikur ne jemi kundër thelbit të këtij akti normativ. Ajo që na shqetëson ne është një gjë, mjafton të ndiqje me vëmendje relacionin e zotit Bano, në dy rreshtat e fundit ku e nxirrte shumë qartë thelbin; kompania është në falimentim. Këtu kërkohet tani të jepet një zgjidhje ekstreme, dhe unë sinqerisht u habita me meritat e tua teknike për puset. Pra, kompania tani ka arritur të ketë 60 mijë ton naftë stok dhe ndodhet para një fakti; ose do të bëjë këtë akt normativ ose të ndalojë puset e naftës dhe të gjithë e dimë se ç’do të thotë kjo. Pra, po i jepni zgjidhje në një moment ekstrem. Nuk është se është një zgjidhje që po vjen në mënyrë natyrale. Tani nuk keni se çfarë të bëni më, ose do të ndalni puset ose do të bëni këtë që po bëni. Këtu shtrohet pyetja tjetër shumë e rëndësishme, (ministri Prifti e përmendi që akti është i vonuar, kjo nuk gëzon të njëjtin status që ka KESH-i me energjinë, tha që është një gjë moderne dhe ne jemi dakord): A mban njëri përgjegjësi për situatën e kësaj kompanie? ARMO nuk është privatizuar dje, por ka 18 muaj. Në këta 18 muaj Albpetrol-i ka kaluar dy-tri herë situatat në lidhje me mospagesat e punonjësve.

56

Page 57: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Ajo që kërkojmë ne, ju e kuptoni shumë mirë se çfarë kërkojmë ne, nuk është akti normativ, por: A mban njëri përgjegjësi në këtë shtet?

Përgjegjësitë po i ndaj në dy kategori: përgjegjësi korruptive, që ngelen për t’u provuar dhe përgjegjësi administrative. Keni 18 muaj që ju shikoni se si fitimi kompanive të huaja, siç tha edhe ministri, ka kaluar nga 100 milionë në dy-tre miliardë, pra një rritje fitimi prej 20 herësh. Në një konjukuturë ekonomike botërore kur nuk ka kompani në botë që në këto 3 vjetët e fundit të mos ketë dyfishuar e trefishuar fitimet, Albpetrol-i është e vetmja kompani në prag të falimentimit. Nuk ka sot kompani në botë që të ketë probleme të kësaj natyre. Lind pyetja: Pse është lënë kjo kompani në këtë situatë, ndërkohë që kompania tjetër, në sy të Albpetrol-it, në fushat që i ka pasur dikur vetë Albpetrol-i, fiton miliarda? Ne i dimë si janë kontratat me gjendjen selektive që ata kanë, ne nuk jemi me teoritë e Chavez-it, zoti Ministër, nuk jemi të shqetësuar se po lidhen kontrata me të huajt. Nuk është ky problemi, se po të ishte, do ta kishim demonstruar edhe në kohën kur ne kemi qeverisur vetë. Duke parë një kompani që siguron këto fitime, kompani Albpetrol rri e bllokuar dhe shikon sesi një kompani në fushat ngjitur me të arrin të sigurojë këto fitime marramendëse.

Ka një problem shumë të madh që na shqetëson ne. Po të marrim përsipër politikisht çfarë është bërë me spastrimet, nuk duam t’i hyjmë. Problemi i madh qëndron kur shikon ata punëtorët sot me lot në sy që të marrin në telefon dhe kërkojnë zgjidhje nga fjalimet që do të mbajnë politikanët në Parlament. Në këtë demokraci asimetrike, zoti Ministër, që është sot në Shqipëri, është një fatkeqësi e madhe që janë zhdukur sindikatat dhe sot ata punëtorë u besojnë fjalimeve të forta ose jo të forta të deputetëve të tyre të të gjitha krahëve në Parlament dhe e presin zgjidhjen pikërisht nga këto fjalime, ndërkohë që nuk janë dot në gjendje të organizohen e të mbrojnë interesat e tyre, jo interesat politike, se nuk ka vend në botë sot, zoti Ministër, të lësh për 4 muaj punonjësit pa marrë rrogën dhe të gjithë ata jo vetëm që rrinë, por marrin autobuzat dhe vijnë nëpër mitingje.

Ky është problemi i madh që ka sot Shqipëria, ky është fati i kësaj Qeverie që ata

janë të gjithë të fjetur. Megjithatë, ky nuk është faji juaj, këtë e kuptoj. Ajo që është shqetësuese dhe që na shqetëson të gjithëve ne nuk janë politikat e Chavez-it me privatizimet ose me nënshkrimet e kontratave, por është një fakt shumë i rëndë që kompania ka dalë për privatizim dhe gjendjen e saj financiare ne e kemi shumë të qartë. Është tjetër gjë të shesësh një kompani e cila është në gjendje të mirë financiare dhe tjetër të shesësh një kompani siç është kjo në gjendjen e sotme.

Pra, ajo që neve na shqetëson është fakti se nuk del përgjegjësia për gjendjen. Ky veprim, shumë lehtë, mund të ishte marrë më parë.

Lidhur me rezervat për të cilat foli ministri dhe mori duartrokitjen e shumë kolegëve këtu, unë po i drejtohem zotit Banom që është një ndër specialistët më të mirë që ka Partia Demokratike për problemet e naftës. Ai e di shumë mirë që Shqipëria ka 25 vjet pa zbuluar puse të rinj nafte dhe gazi, e di shumë mirë që këtu bëhen investime të rangut të qindra milionëve dollarëve gjatë dhjetëvjeçarit 1990-2000 nga kompanitë më të mëdhatë që ka bota sot dhe ai e di shumë mirë se ka qenë autor i atyre kontratave dhe rezultatet kanë munguar. Unë mund ta pranoj që rritet prodhimi, mund të jetë edhe pesë herë më shumë, siç tha ministri, por kur flasim që do të trefishojmë dhe katërfishojmë rezervat, kjo është një çështje që do shumë përgjegjësi për ta thënë, pasi përcaktimi i rezervave në botë është një nga problemet më të vështira që ka turpëruar kompani, specialistë dhe kompani vlerësuese nga më të mirat. Ishallah qoftë kështu, që rezervat të rriten 10 herë, 100 herë!

Pra, duke përfunduar, jemi dakord me këtë akt. Është shumë i vonuar. Sa më shpejt të bëhet, aq më shumë situata do të fillojë të përmirësohet. Ata njerëz të varfër atje në këtë krizë të madhe të marrin pagat e tyre dhe kompania të futet në një normalitet i cili ka munguar në mënyrë absurde.

Falemnderit!Ardian Turku - Falemnderit!Fjalën e ka zoti Olldashi.Sokol Olldashi - Në fakt fjalën e mora për

replikë, por nuk do të bëj replikë. Në fakt, do të doja të falënderoja deputetin Çaçi për realizmin që tregoi në vlerësimin e këtij projekt-akti. Doja ta sqaroja atë vetëm për një detaj.

Situata e pagave nuk është ekzaktësisht ajo që thoni ju, mund të jetë informacion jo i saktë.

57

Page 58: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Janë pa shpërndarë vetëm një pjesë e pagave të majit, por jo 4 muaj. Sigurisht që është tërësisht i ligjshëm shqetësimi që jo gjysma e pagave të majit, por nuk duhet të ketë asnjë ditë vonesë në lidhje me këtë çështje. Unë si deputet i këtij Paralamenti ju siguroj se jam i gatshëm të angazhohem për këtë problem, që ndërmarrja të marrë të gjitha masat administrative për ta eliminuar këtë si fenomen, që marrja e pagave të bëhet në ditën e caktuar.

Ardian Turku – Falemnderit, zoti Olldashi!

Fjalën e ka zoti Mediu.Fatmir Mediu – I nderuar, zoti drejtues i

seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Së pari, do të doja të bëja një vlerësim në

dy pozicione, pasi unë kam punuar në atë vendburim, si inxhinier nafte.

Së dyti, doja të bëja një vlerësim edhe në pozicionin e ministrit të Mjedisit.

Të gjithë e dimë si ka kaluar historia e industrisë së naftës në Shqipëri dhe është një histori e cila ka filluar që nga viti 1920 dhe problemet e sotme janë edhe probleme të trashëguara, si nga pikëpamja e kapaciteteve shfrytëzuese të teknologjisë, ashtu edhe e problemeve të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen. Do të ishte mirë, sidomos për ne deputetët që vijmë nga zona e Fierit, të gjejmë një gjuhë të përbashkët për sa u përket investimeve të huaja në këtë zonë, sepse të gjithë kemi rënë dakord që investimet e huaja janë më se të domosdoshme për të rritur kapacitetet shfrytëzuese dhe për të rritur teknologjinë në efekt të interesit të rritjes së të ardhurave nga nafta, por njëkohësisht edhe të efekteve sociale që do të ketë e gjithë ajo zonë e cila është pa dyshim shumë e populluar. Do të ishte mirë të kuptojmë se në të gjithë këtë proces, pa dyshim që do të ketë edhe probleme që lidhen me punësimin, probleme që do të lidhen me teknologjinë, me shfrytëzimin e vendburimit.

Unë dëgjova me vëmendje kolegë të cilët vijnë edhe nga fusha e financave, që ngrenë çështjen e kuotimit në bursë të këtyre kompanive. Kuotimet në bursë të kompanive, sidomos të kompanive të naftës, janë të lidhura me rezervat gjeologjike, me rezervat e shfrytëzueshme, me teknologjinë, me kapitalet që ato kanë dhe mundësinë që këto rezerva të bëhen akseksueshme, pra të mundshme për t’u

shfrytëzuar. Si inxhinier nafte dua t’ju them se ky vendburim jashtëzakonisht i madh, sidomos i Patos-Marinzës, e ka pasur kapacitetin e tij të rikuperimit me 5% dhe nëpërmjet teknologjisë së re që futet në proces tentohet që të arrihet rreth 12% dhe kjo pa dyshim që i rrit mundësitë dhe prezantimin në bursë të këtyre kompanive të huaja. Pra, duhet të them se është e domosdoshme që pavarësisht nga problemet që mund të kenë disa nga kompanitë, ne duhet t’i shikojmë si investime të cilat duhet të lidhen me njëra-tjetrën, si shfrytëzimi si shpimet e reja, po ashtu edhe përpunimi i naftës. Janë tri elemente të cilat shkojnë paralel dhe në harmoni me njëra-tjetrën dhe duhet të gjejnë të gjitha hapësirat që u jep tregu.

Akti normativ që kalojmë sot nuk bën gjë tjetër veçse i jep një potencial dhe një mundësi tjetër Albpetrol-it për të dalë në treg, për të fuqizuar kapacitetet e veta dhe në momentin e privatizimit të jetë një kompani ku të ketë forcën dhe potencialin për t’u privatizuar me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që ajo ka.

Megjithatë, unë nuk dua t’i futem këtij debati, por do t’u kërkoja kolegëve, sidomos deputetëve të Fierit dhe të gjithë zonës naftëmbajtëse, që të kemi një diskutim racional.

E para, në qoftë se kemi një çështje për të investiguar në kapacitetin kushtetues dhe në kapacitetin që kemi si deputetë, është më se e mundshme që të bëhet investigimi i të gjitha marrëveshjeve dhe procedurave ligjore, por, gabimi më i madh do të ishte që ne të fillojmë dhe të sulmojmë kompanitë private, sepse kanë një vlerë shumë të madhe për sa i përket rritjes së mundësive të shfrytëzimit të vendburimit, sidomos edhe në raportet sociale që krijohen në gjithë atë zonë, e cila pa dyshim në kohën më të madhe të saj është mbajtur nga kjo industri.

E dyta, mendoj se është e rëndësishme që ne të arrijmë edhe në një konkludim tjetër të përbashkët, se si duhet të punojmë të gjithë së bashku për të parë se cilat janë efektet mjedisore. Në qoftë se do të themi se këto efekte mjedisore janë krijuar 5 vjetët e fundit ose 20 vjetët e fundit, ky do të ishte një gabim i pafalshëm. Këto efekte mjedisore janë bërë nga shfrytëzimi pa kriter në të gjithë historikun e këtij vendburimi, për shkak të një teknologjie tërësisht të prapambetur në këtë vendburim, të cilat mund të rikuperohen vetëm me investime të

58

Page 59: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

qenësishme dhe të koordinuara. Ju e dini shumë mirë që këto efekte të ndotjes lidhen jo vetëm me Gjanicën që kalon përmes Fierit, jo vetëm me vijën e Ngjalës apo Semanit, që derdhen në bregdetin e mrekullueshëm të Semanit. Pra, kanë një efekt shumë të madh ndotës në të gjithë atë rajon dhe kërkojnë patjetër politika të menduara mirë dhe të integruara, që duhet të përfshijnë si sektorin privat, ashtu dhe atë shtetëror, në mënyrë që ne të rehabilitojmë sa më shpejt këtë vendburim, sidomos Patoz-Marinzën që është kthyer në një hot spot, në një problem shumë të madh, e cila kërkon mbi 100 milionë dollarë për t’u rehabilituar.

Prandaj, Qeveria shqiptare në vitin 2008 në bashkëpunim me Bashkimin Europian nëpërmjet një kompanie angleze shumë prestigjioze ka arritur të bëjë një studim të impaktit mjedisor të kësaj zone. Bazuar mbi studimin e bërë nga kjo kompani 10 ditë më parë në prani të IBRD-së, IFC-së, Albptrol-it, Bankers dhe kompanive të tjera kemi bërë një diskutim të përbashkët se si mund të ndërhyjmë në mënyrë që impaktet mjedisore të fillojnë të jenë sa më të vogla.

E para, të frenojmë shkarkimin e ujërave që dalin nga dekantimi ose nga puset që ndotin në mënyrë masive zonat rreth e rrotull dhe pa dyshim lumenjtë ose të gjitha kanalet që çojnë ujin në bregdetin e Semanit.

E dyta, si do të rehabilitohen këto vendburime? Bankers dhe Albpetrol-i kanë bërë një investim prej 10 milionë dollarësh. Planifikohet që, nëpërmjet një kredie që merret nga IPC-ja dhe IBADI-ja, të jenë rreth 10 milionë dollarë të tjera. Po a janë të mjaftueshme? Absolutisht që jo. Prandaj Qeveria ka ndërtuar një grup pune, ku janë të përfshira Ministria e Mjedisit, Ministria e Territorit, Ministria e Bujqësisë, që të shikojmë planifikimet tona buxhetore në këtë rajon, të mirëkoordinuara, që edhe këto kompani të plotësojnë detyrimet dhe kushtet mjedisore. Nuk e kanë çështje dëshire, por çështje të respektimit të detyrueshëm të ligjit. Ky do të jetë pozicioni ynë në raport me këtë çështje.

Po i kthehem edhe një herë çështjes së fillimit të diskutimit tim dhe do t’ju lutesha që të ulemi dhe të diskutojmë me këto kompani për të gjitha problemet që ka. Gjëja më e lehtë që mund të bëjmë është t’i akuzojmë ato. Duhet të diskutojmë së bashku që të harmonizojmë

marrëdhëniet në shërbim të respektimit të ligjit dhe ngritjes së industrisë përpunuese të shfrytëzimit dhe të çmimit për rritjen e rezervave të reja.

Kam bindjen se kuotizimi i mirë në bursë i këtyre kompanive nuk është gjë tjetër veçse interesi i të ardhurave në interes të qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit. Edhe një herë kërkoj një bashkërendim më të mirë me të gjithë deputetët, pavarësisht krahut politik, sidomos për çështjet mjedisore të kësaj zone.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Mediu!Zonja Felaj, urdhëroni!Ermonela Felaj – Zotërinj të maxhorancës,Sot ju po i kërkoni Kuvendit të Shqipërisë

të miratojë një akt normativ të Qeverisë, i cili nuk është as më shumë e as më pak, veçse kapaku i radhës për të mbuluar abuzimin tuaj me pronën publike, abuzimin tuaj me qindra e mijëra vite punë dhe eksperiencë njerëzore, ndoshta në sektorin më të vështirë të industrisë më të rëndësishme, siç është ajo e prodhimit të naftës.

Zotërinj, e kam fjalën për naftëtarët e Kuçovës, Patosit, Marinzës dhe Ballshit që po i hidhni në rrugë pikërisht pasi e vodhët dhe e shkatërruat një industri të tërë. Me urgjencën dhe panikun e hajdutit që kërkon t’i largohet vendit të ngjarjes sa më shpejt, na propozoni të votojmë këtë akt normativ, të cilin e keni nxjerrë në shkelje të plotë të Kushtetutës. Neni 101 i Kushtetutës parashikon se aktet normative nxirren nga Këshilli i Ministrave vetëm në rast nevoje dhe urgjence dhe vendosin në zbatim masat e përkohshme. Pra, jo të përhershme. Nevoja dhe urgjenca nuk janë ato që ka parasysh Kushtetuta, as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 24, i vitit 2006, por janë pikërisht, ashtu sikurse e pohuat edhe vetë, gjendja skandaloze e Albpetrol-it, e cila sot ka ulur ndjeshëm prodhimin, duke prodhuar, vetëm në vitin 2009, 35834 tonë naftë më pak se në vitin 2008, për shkak të uljes së ndjeshme të vendburimeve që ju me vendimet tuaja ia keni lënë sot në shfrytëzim Albpetrol-it.

Kjo gjendje është rënduar veçanërisht pas privatizimit të ARMO-s në periudhën gusht 2008 - dhjetor 2009 dhe në vazhdim të vitit 2010. Kompania ARMO, kompania e oborrit të familjes, i ka borxh Albpetrol-it 60 milionë dollarë. Si rezultat i këtij borxhi, punonjësve të

59

Page 60: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

naftës nuk u janë dhënë pagat që prej 3 muajsh, nuk u janë paguar sigurimet shoqërore, nuk janë u paguar detyrimet tatimore në buxhetin e shtetit dhe për pasojë janë shtuar penalitetet dhe gjobat nga buxheti i shtetit.

Nuk është realizuar ruajtja e objekteve, çka ka sjellë që humbjet në rrjet të jenë shumë të rënda, përtej çdo normative ligjore. Po kështu nuk janë realizuar investimet. Pikërisht për dhjetëra pasoja të tjera të ngjashme, po pushohen qindra punëtorë të naftës.

Në emër të ristrukturimit të ndërmarrjeve, vetëm dy javë më parë, nuk po flasim 10 vjet më parë, u pushuan 75 punëtorë në qendrën e prodhimit të naftës në Kuçovë; u pushuan 126 punonjës në qendrën e prodhimit të naftës në Gorisht dhe 179 punonjës në qendrën e prodhimit të naftës Patos. Të gjithë këta, zotërinj, janë njerëz, janë familje, fëmijë, gra, pleq dhe jo numra. Ata u pushuan pa asnjë sqarim përtej çdo procedure dhe në shkelje të hapur që vetë Albpetrol-i ka vendosur, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë të gjithë me arsim të mesëm profesional dhe arsimi i mesëm profesional në kriteret që ka vendosur Albetrol-i (Zotëri të lutem mos qesh, sepse ata janë njerëz që kanë dalë në rrugë!), vlerësohet me 30 pikë. Ndërkohë, keni futur në punë, dhe po marr për shembull qendrën e prodhimit të naftës në Kuçovë, që para dy vjetësh kishte 405 punëtorë dhe sot ka 480 punëtorë, njerëzit tuaj që nuk kanë asnjë lloj arsimi për të punuar në naftë.

Këto fakte nuk i them unë, por i thonë zotërinjtë e Albpetrol-it në raportet dhe dokumentet e tyre. Më vjen keq që këtu u gënjye hapur dhe publikisht kur u tha se raporti është përpiluar vitin e kaluar. Raporti mban datën 8 mars 2010 dhe është nënshkruar nga drejtori juaj i dashur, Ferdinand Murati. Po ia lë ministrit përkatës që ta shikojë në fund me vëmendje, meqenëse nuk e paska parë.

Kjo derexhe në të cilën është katandisur sot Albpetrol-i nuk erdhi rastësisht, as nga ndonjë forcë madhore apo e mbinatyrshme, sikur keni fatin t’ju vijë, por nga makutëria juaj për të zhvatur çdo pasuri publike të këtij vendi, që shqiptarët e kanë vënë me gjak dhe me djersë, nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e njerëzve që sot drejtojnë ekonominë.

Shqipëria ka 5.7 miliardë fuçi nafte në rezerva që sot vlerësohen në 3.3 miliardë dollarë.

Këto pasuri ju ia keni hequr Albpetrol-it dhe ua keni dhënë në koncension me terma tejet disfavorizuese për palën tonë, kompanive të huaja dhe këtu po përmend Bankers Petrolium dhe Stream Oil, dhe jo pa qëllim. Qëllimi është sa si dukshëm, aq edhe kriminal.

Unë po ju lexoj dy pikat e marrëveshjes që keni lidhur me kompaninë Bankers, kompania të cilës i është dhënë vendburimi i naftës Patos –Marinëz, pikërisht në zbatim të kësaj marrëveshjeje që ju vetë keni lidhur: “Kompania Albpetrol nuk ka pasur dhe nuk ka supervizor për të mbikëqyrur shpenzimet ditore që bën kompania Bankers. Kështu që shpenzimet ajo i vendos vetë deri në ç’nivel do t’i çojë dhe këto shpenzime nxirren nga të ardhurat dhe pjesa që mbetet i kalon Albpetrol-it.”

Po kështu po ju lexoj edhe një pikë tjetër të marrëveshjes, madje edhe po jua specifikoj, është faqja 13 e marrëveshjes, pika 3/5 ku thuhet: “Kompania Bankers merr një pus nafte në dorëzim nga Albpetrol sh.a. dhe në këtë moment Albpetrol sh.a. duhet të ndalë pusin e saj, që është në shfrytëzim afër tij”. Kjo është në disfavor të dukshëm të Albpetrol-it, zotërinj.

Ju kërkoni ta katandisni në borxhe pa fund Albpetrol-in dhe këtë e bëni pikërisht për shkak të interesave tuaja dashakeqe dhe meskine. Ndërkohë që Bankers Petrolium dhe Stream Oil rrisin vlerat e kompanive të tyre nëpërmjet shitjes dhe blerjes së aksioneve në bursën ndërkombëtare, Albpetrol-i rrënohet dhe shteti shqiptar nuk fiton asgjë. Vlera aktuale e Bankers Petrolium është 1.727 miliardë dollarë dhe 31 milionë dollarë ka arritur vlera e kompanisë Stream Oil që nga koha kur ka marrë me koncesion vendburimet e Ballshit, Cakranit dhe Gorishtit dhe shteti nuk fiton asgjë, sepse kontratat tuaja qeveritare i japin zero dollarë Shqipërisë deri sa kompanitë e huaja të rikuperojnë qind për qind koston e marrjes në koncension të burimeve të naftës.

Shteti nuk fiton përsëri asgjë, sepse kontratat tuaja qeveritare nuk e lejojnë kontrollin e aksioneve të kompanive të huaja që rriten vetëm në bursën ndërkombëtare, ku dihet që nafta është ndër mallrat më të kuotuar; shteti përsëri nuk fiton asgjë, sepse me qëllim ju keni vendosur përqindjen më të ulët tatimore ndaj fitimit të këtyre kompanive në raport me gjithë vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara; shteti

60

Page 61: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

nuk fiton asgjë, sepse ka një Rezart Taçi, biznesmen, klient i familjes që, sipas urdhrit tuaj, merr nga Albpetrol-i pothuajse të gjithë naftën që ky prodhon, që prej vitit 2008 nuk i jep asnjë lek, ndërkohë, xhiroja vjetore e kompanisë që ky njeri zotëron, sipas deklarimit të tij, shkon në 716.1 milionë euro dhe shteti nuk do të marrë asgjë, sepse ju, ju rrethojnë shumë Rezart Taçër, sepse Qeveria juaj është po aq korruptuar, sa edhe ministri juaj i Ekonomisë që mandatin e tij si deputet nuk e sheh si detyrim përkundrejt atyre që pretendon se e kanë zgjedhur, por si një mall që mund ta shesë dhe ta blejë ashtu sikur po bën sot me pronën e shqiptarëve.

Së fundi, apeli im nuk është për kokat tuaja boshe, por për shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar që të kuptojnë se njerëzit që qeverisin janë veçse hajdutë ordinerë, që nuk e meritojnë atë karrige në të cilën u ulën me forcë, por një tjetër karrige, që qëndron pas hekurave.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zonja Felaj!Zoti Bano, urdhëroni, 2 minuta replikë!Ilir Bano – Dua të bëj një replikë me zotin

Çaçi, pasi më përmendi emrin dy herë. Në fakt në relacionin që thashë nuk përmendej gjëkundi që Albpetrol-i është në falimentim. Është në vështirësi financiare, ka mall që duhet shitur.

Unë nuk do të ndalem as me sjelljen jo të hijshme, më vjen keq, se ka moshën e vajzës sime, të deputetes parafolëse, por do të ndalem në thelbin e problemit që u caktua dhe të konceptit që u tha. (U drejtohet deputetëve të opozitës.) Dy minuta do të flas.

Këtu vazhdohet me konceptin e përçmimit të të gjitha investimeve të mëdha private që janë bërë në vendin tonë, se është i humbur lidershipi i Albpetrol-it, se Albpetrol-i po e ul prodhimin etj., etj. Përveçse jepen shifra nga më absurdet për rezervat e naftës që ka vendi ynë, dikush 7.5 miliardë fuçi, dikush 5.3 miliardë, në një kohë kur rezervat nxjerrëse janë 30 milionë tonë, afërsisht 200 milionë fuçi nafte, po t’i kthejmë me fuçi, por jo me miliarda.

A është e vërtetë që është i humbur lidershipi i Albpetrol-it dhe jo tani, por ka mbi 15 vjet kur prodhimi vendas plotëson vetëm rreth 30% të tregut? Ky është një suksesi kësaj Qeverie, por edhe i qeverive në tërësi, pasi diversifikimi i pronarëve, i tregut të naftës, është

në konceptet tona për një zhvillim të qëndrueshëm dhe jo monopolist.

Është ulur prodhimi i Albpetrol-it? Nuk mund të mos ulej, por është rritur shumë prodhimi në vend dhe kjo është e rëndësishme për ne. Është 2-3 fishuar prodhimi në vend i naftës bruto. Pra, fitimet janë rritur për shtetin shqiptar dhe për qytetarët shqiptarë.

Ardian Turku – Falemnderit, zoti Bano!Zoti Ngresi, urdhëroni!Vasillaq Ngresi – Falemnderit, zoti

drejtues i seancës!Në fakt, për rëndësinë e këtij akti normativ

foli ministri dhe njëkohësisht, pozitivisht, më bëhet qejfi, u shprehën edhe deputetët e opozitës. Por, unë desha të saktësoj disa gjëra që kanë të bëjnë me Albpetrol-in dhe ecurinë e tij.

Albpetroli si kompani nuk është kompani në krizë. Albpetrol-i është një kompani që ka operuar si sh.a. me programe vjetore dhe në të gjitha vitet, të paktën që nga viti 2005, Albpetrol-i është kompani që del me fitim. Kështu për vitin 2008, Albpetrol-i doli me 350 milionë lekë të rinj fitim, në vitin 2009 nga 160 milionë lekë të planifikuara fitim doli 462 milionë lekë. Po ashtu, Albetroli nga marrëveshjet me kompanitë e huaja fiton 25 milionë dollarë në vit. Marrëveshjet e huaja nuk është që kanë filluar në 2005. Vendburimi i Patos-Marinzës është vendburimi më i madh ranor i naftës në Europë. Në korrik të 2004-s ka filluar të zbatohet marrëveshja me kompaninë Sakson dhe tani me Beges Petrolium. Mbas kësaj marrëveshjeje, në 2005-n, kur ka ardhur në drejtim PD-ja, janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera edhe me terma shumë herë më të përmirësuara se marrëveshja e Saksonit, por, po qe se doni, të bëjmë një transparencë për ecurinë e marrëveshjeve, unë jam dakord të bëhet një debat parlamentar, të vijmë me shifra të përgatitura dhe të shohim se kush e ka të drejtën, ju që përmendni shifra dhe probleme që s’ekzistojnë, apo siç është e drejta realisht.

Në 2005-n, kur kemi ardhur ne në pushtet paga mesatare e një punonjësi në Albpetrol ishte 24 mijë lekë, ndërsa sot, në 2009-n, paga mesatare është 42 mijë lekë për punonjës, pra, pothuajse e dyfishuar. Gjithashtu, ngrihet si problem ai i asistencës nga deputetët e Fierit, që më shumë duan të bëjnë politikë. Asistenca është një dukuri që e ka prekur herë pas here

61

Page 62: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Albpetrolin. Alboetroli është një industri nafte 50-vjeçare dhe nga 20 mijë punonjës është reduktuar në 9 mijë, 4 mijë, e kështu do të vazhdojë, sepse, në fund të fundit, 48% të shpenzimet kryesore në Albpetrol i zënë pagat.

Ndaj, në kushtet që ai do të mbijetojë si një kompani sh.a., normalisht, planifikon herë pas here asistenca dhe ato janë bërë gjithmonë me kritere. Kriteret janë vënë në 1998-n, 2008-n, dhe tani në 2010-n, por asnjëherë dhe nuk është e vërtetë aspak sepse nuk kanë ekzistuar sindikatat apo nxjerrje në asistencë me motive politike. Edhe për këtë vit që po flasim, Albpetroli ka si plan mbi 8 mijë tonë prodhim më tepër dhe ka shlyer detyrimet e 6-mujorit të parë në vlerën 12 milionë tatime shtetit.

Nuk është e vërtetë që Albpetroli ka 4 muaj pa paguar pagat e punonjëse. Vetëm muaji maj, për çështje të likuiditeteve mbeti pa paguar dhe kjo nuk është ndonjë gjë e madhe. Ne tashmë jemi në ekonominë e tregut dhe treg është. Edhe për një gjë që thatë se Albpetroli ka drejtim inkopetent, absolutisht nuk është e vërtetë. Armata e naftëtarëve fillon nga profesione si fizikanë, gjeologë, kimistë etj. Drejtori aktual i tij është fizikan dhe ky profesion është pjesë përbërëse e specialiteteve në industrinë e naftës.

Unë dua edhe njëherë t’i ftoj deputetët e Fierit të mos bëjnë politikë me asistencën dhe të kenë mirëkuptimin, sepse është një hapësirë e re që i krijohet Albpetrolit me këtë akt normativ për të operuar në treg si një kompani e pavarur, si të gjitha kompanitë e naftës. Harrojeni që ka kompani naftënxjerrëse me humbje! Albpetroli nuk është në krizë.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit!Fjalën e ka zoti Beqja.Ilir Beqja – Në momentin kur ministri i

Ekonomisë filloi t’u përgjigjej pyetjeve, u habita kur u shpreh se nuk i kishte të azhornuara të dhënat financiare të Albpetrolit. Kjo sepse akti që kemi sot ka lidhje me pjesën financiare. Këtë përgjigje jo të plotë dhanë në datën 30 qershor në komision edhe përfaqësuesit e ministrisë. Pra, është e vërtetë që kishte hapësirë për të diskutuar në komision në datën 30, por përfaqësuesit e ministrisë atë ditë na thanë se nuk i kishin me vete të dhënat. Nuk i thanë atë ditë ministrit që u kërkua kjo gjë, dhe ministri as sot nuk i paska me vete ato të dhëna.

Lidhur me mungesën e pagesës prej tre muajsh, këtu kam një dokument parlamentar. Është procesverbali i datës 30 qershor, i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Unë po ruaj etikën dhe nuk po e them emrin e atij personi që në emër të ministrisë ka thënë: “Situata e pagesave dhe shlyerjeve që ka shteti ndaj punëmarrësve është rënduar për shkak se rreth 4000 punëtorë të Albperolit kanë 3 muaj pa u paguar”. Kjo është thënë në 30 qershor. Gjithkush mund ta shikojë në arkivin e Parlamentit se cili përfaqësues i ministrisë ka dhënë këtë përgjigje. Me sa duket, përsëri në naftë po zbuluakemi një grup të ri armiqësor që nuk tregon të vërtetën përpara deputetëve.

Sot kemi për diskutim një akt normativ të sjellë nga Qeveria. Vetë aktin në Qeveri e ka propozuar ministri ynë i Ekonomisë. Mjafton ky akt normativ, si dhe analiza e tregut të hidrokarbureve për të provuar se ajo çfarë thotë prej shumë muajsh Partia Socialiste dhe opozita për ekonominë e vendit është e vërtetë. Ne themi prej muajsh, me argumente profesionale, se ekonomia shqiptare është në krizë. Ky akt e provon se ndërmarrjet shqiptare janë në krizë. Albpetroli nuk është në gjendje të paguajë as punonjësit e tij.

Ne themi prej muajsh, me argumente profesionalë, se kriza e keqmenaxhimit të financave publike dhe të pronës publike është transferuar në sistemin financiar. Në komision na thanë se Albpetrolit nuk i jep kush më kredi, sepse nuk po shlyen kreditë që ka. Kjo ka vënë edhe bankat tregtare në vështirësi.

Ne themi prej muajsh, me argumente profesionalë, se papunësia po rritet. Relacioni i aktit dëshmon se paaftësia paguese e Albetrolit po nxjerr punëtorët në rrugë. Vetëm në vitin e fundit, kur vendi qeveriset nga qeveria e koalicionit të integrimit, të papunët janë shtuar me 100 mijë vetë. Para disa ditësh, drejtoresha e INSTAT-it tha që po krijohet një regjistër i ndërmarrjeve. Kjo tregon se Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk ia ka dalë të krijojë një regjistër të tillë, edhe pse pikërisht për këtë u krijua. QKR-ja është shitur si një nga sukseset e Ministrisë së Ekonomisë, por ja që po provohet se është dështimi i radhës. Në po atë deklarim, drejtorja e INSTAT-it u shpreh se në Shqipëri janë 150 mijë ndërmarrje. Po INSTAT-i na thotë se në sektorin urban janë 404 mijë të punësuar në

62

Page 63: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Shqipëri. Nëse zbresim 107 mijë buxhetorët siç na raporton Ministria e Financave të punësuar në ndërmarrjet shqiptare janë 297 mijë vetë.

Në ndërmarrjet shqiptare mezi janë të punësuar dy vetë. Pra, pas 20 vjetësh ekonomi tregu, ajo që kemi arritur është ndërmarrje ku punojnë burrë e grua. Integrimi europian është së pari integrim ekonomik. Kështu ka filluar në zanafillën e tij në vitet 80-të. Nuk mund të integrohemi në Europë më ndërmarrje me dy vetë.

Ne themi prej muajsh, me argumente profesionalë, se shqiptarët po varfërohen. Relacioni i aktit apo çfarë thanë në komision përfaqësuesit e Ministrisë dëshmojnë se edhe katër mijë të tjera familje nuk kanë asnjë të ardhur prej tre muajsh. Dhe jo vetëm që nuk kanë paga, por janë edhe të pambuluar me sigurime në rast sëmundje apo nëse kanë nevojë për shërbim shëndetësor.

Ne themi prej muajsh, me argumente profesionale, se privatizimi i ARMO-s ka qenë një nga dështimet më të bujshme të Qeverisë “Berisha”. Borxhet e mëdha që ARMO i ka Albpetrolit e tregojnë më së mirë këtë gjë. Jo vetëm kaq, por është momenti për të nënvizuar se në 4 vitet e fundit të gjitha privatizimet apo koncesionet e mëdha kanë përfunduar në prokurori apo në gjykatë, për shkelje të barazisë në garë.

Ne themi prek muajsh që privatizimi i ARMO-s ka qenë krejt klientelist. Këtë thotë edhe relacioni i aktit. Edhe pse tashmë shteti ka vetëm 15 % të aksioneve të ARMO-s, kjo e fundit ka blerë me çmim preferencial nga Albpetroli për më shumë se 1 vit.

Ne themi prej muajsh themi se çmimi i energjisë rritet, sepse shteti është debitori më i madh. Edhe relacioni dëshmon se Albetroli i ka shumë borxhe KESH-it.

Ne themi prej muajsh se kjo Qeveri është më antisocialja e 20 viteve të fundit. Në komision na u tha se çdo e ardhur që krijohet shkon për të larë borxhet ndaj tatimeve dhe ndaj faturave të energjisë elektrike. Kjo nuk ndodh në asnjë legjislacion tjetër, në asnjë praktikë tjetër europiane. Në çdo shtet me ndjeshmëri sociale detyrimet ndaj punëtorit, pagat dhe kontributet e mbrojtjes sociale janë prioritetit maksimal.

Ne themi prej muajsh se thelbi i koalicionit të integrimit është një pazar i ndyrë për të vënë

dorë në pasurinë e shqiptarëve. Prova më e mirë janë arrestimet e drejtuesve të agjencisë shtetërore të kontrollit të tregut të hidrokarbureve. Para disa muajsh, ministri i Ekonomisë tha publikisht se në atë agjenci punësohesh me 10 mijë euro. Ende nuk ka rrëfyer publikisht se sa kanë paguar ata të tre që sot janë në pranga.

Ne themi prej muajsh, me argumente profesionalë e prova të pakundërshtueshme, se vendi është nën kthetrat e monopoleve. Tregu i hidrokarbureve është në situatë monopol, sepse rreth 80 % e tregut në vitin 2009 është kontrolluar nga ARMO dhe Taçi Oil. Në këtë konkluzion kanë arritur edhe hetimet e Autoritetit të Konkurrencës.

Ne kemi thënë prej muajsh se Qeveria e koalicionit të integrimit nuk ka asnjë ndjeshmëri për mjedisin. Këto ditë bitumi i ARMO-s ku Qeveria ka ende 15 % është derdhur në bregdetin e Vlorës. Kjo është mënyra se si i presim turistët e huaj në Shqipëri.

Ju kemi thënë prej muajsh se ekonomia e vendit është në krizë. Në tremujorin e fundit të 2009 ekonomia është në rënie edhe zyrtarisht. Askush nuk po merr përsipër të na thotë sa është rritur ekonomia shqiptare në tremujorin e parë. As Sali Berisha nuk e prek më këtë çështje. INSTAT-i e ka shkelur afatin me 8 ditë. Njoftimi 6 ditë me vonesë, se nuk i kanë ardhur informacionet nuk është justifikim.

Më sipër, ju rreshtova 12 momente që provojnë se ekonomia shqiptare është në krizë. Kjo krizë nuk ka lidhje me krizën botërore të vitit 2009. Kjo krizë është fund e krye shqiptare. Nisi si krizë e financave publike dhe e ekonomisë publike. Kjo, sepse në funksion të krimit elektoral Sali Berishës iu desh të vinte dorë edhe në paratë publike.

Në komision na thanë se Albetroli u ka borxh ndërmarrjeve të ndryshme private. Kështu kriza e financave publike u zhvendos tek ekonomia reale. Në komision na thanë se 4 mijë kryefamiljarë janë pa paga prej 3 muajsh. Kështu, kriza u zhvendos në buxhetet familjare. Në komision na thanë se Albetroli ka kredi të pashlyera. 12 % arritën në maj 2010 kreditë e këqija në Shqipëri. Kriza ka arritur pra edhe në tregun financiar. Pra, koalicioni i integrimit në 10 muaj ia doli me sukses të helmojë të gjithë mjedisin ekonomik shqiptar.

63

Page 64: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Prej disa javësh jeni vënë në garë të gjithë për të na mbushur mendjen për mrekullinë e suksesit të eksporteve shqiptare. Por çfarë kanë sjellë eksportet shqiptare? Nuk ka rritje të punësimit, përkundrazi papunësia është shtuar. Nuk ka rritje të taksave, përkundrazi deficiti buxhetor është shtuar. Nuk ka rritje të importit të makinerive dhe pajisjeve, përkundrazi janë 20 % më pak se 1 vit më parë. Pra, eksportet janë shfrytëzim e tejskajshëm i burimeve natyrore duke mos respektuar asnjë standard mjedisor. Në mbledhjen e KRRTRSH-së Sali Berisha u lut që të kihet parasysh mjedisi dhe trashëgimia kulturore. I vetmi avantazh mjedisor që ka Shqipëria e Sali Berishës është dumpingu mjedisor. Po shndërrohemi si Nigeria. Nigeria ka shumë platforma shfrytëzimi nafte off shore, por nigerianët janë të varfër.

Akti normativ na tregon se koalicioni i integrimit është i vendosur në rrugën e mashtrimit dhe të korrupsionit. Siç e keni lexuar në dokument, ministri që celebroi i pari koalicionin tuaj do të përcaktojë procedurat se si do të tregtohet në bursë nafta. Në relacion thuhet se çfarë janë këto procedura, por në akt nuk ka asgjë. Pra, meqë do të ngrini dorën, ju tregojnë për kulturë se si mund të bëhet kjo punë, por se si do të bëhet tregtimi në bursë e dinë ministri dhe kryeministri.

Nuk dua të zgjatem të bazueshmërinë juridike të këtij akti normativ. Ju nuk keni lidhje me Kushtetutën e Shqipërisë. E shkelni atë rregullisht. Gjykata Kushtetuese jua ka provuar më shumë se 30 herë. Po kështu edhe Rregulloren e Kuvendit. Akti duhet të ishte diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Beqja!Fjalën e ka zonja Doda.Mesila Doda – Falemnderit, zoti drejtues i

seancës!Doja, së pari, të tërhiqja vëmendjen për një

moment që më duket tejet me rëndësi për ta theksuar sot. Është mirë që gjatë kohës që flasim për projektligje të mos merremi me tematika që i takojnë diskutimit të lirë në 60 minuta. Me sa duket, është një strategji e PS-së që të kenë mundësi të flasin për gjithçka dhe për asgjë, në thelb, duke kërkuar të zvarrisë pambarimisht procesin dhe seancat, për të arritur në rezultatin zero.

Meqenëse bëhet fjalë për problemin e Albpetrolit, që i takon qarkut të Fierit, qark ku edhe unë jam deputete, do të dëshiroja të flisja për këtë resurs të madh dhe të jashtëzakonshëm të këtij qarku dhe të të gjithë Shqipërisë. Dua të përmend disa momente që u thanë gabimisht apo u dhanë shifra që kundërshtonin njëra-tjetrën. Këtu u fol për një rentabilitet shumë të ulët të puseve të naftës dhe unë dua t’ju rikujtoj që, në qoftë se një pus nafte gjatë viteve ’98 shkonte nga 500 kilogramë deri në 1 ton rentabilitet, sot një pus nxjerr nga 7 deri në 15 tonë naftë. Pra, flasim për një rendiment të shumëfishuar të këtij sektori të jashtëzakonshëm.

Këtu folën për borxhet e jashtëzakonshme që janë te tatimet, taksat, tek institucionet e mëdha të shtetit dhe ndërkohë u përgënjeshtruan të gjitha shifrat, të cilat flisnin për shlyerje të të gjitha detyrimeve dhe për pagesa shumash, të cilat shkojnë në buxhetin e shtetit për shlyerjen e detyrimeve të Albpetrol-it, gjë që do të thotë se nuk kemi një gjendje të sëmurë të kësaj kompanie.

Çfarë parashikon projektligji i sotëm? Projektligji parashikon një përkujdesje të madhe dhe një politikë antimonopoliste dhe antiklienteliste, të cilën ju e keni shumë të zorshme ta perceptoni në mënyrën tuaj të të bërit politikë.

Është e vërtetë që ne heqim sot me ligj mundësinë që Albpetrol-i të ketë vetëm një klient, të ketë vetëm një mundësi për të shitur naftën dhe i japim mundësinë që ky treg të zgjerohet pambarimisht dhe t’i krijohet mundësia që jo vetëm të ketë një rentabilitet shumë të madh, por edhe që të ketë fitim shumë më të madh kjo kompani, gjë që do të thotë se do ta rrisë çmimin në privatizimin e saj.

Por, nga ana e deputetëve të qarkut të Fierit, nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste, sot na thuhet: një herë se është një projektligj që ndoshta ka ardhur me qëllime të errëta, më pas projektligji ka ardhur dhe në thelb është i drejtë, por duhet të kishte ardhur më herët. Ju lutem, zotërinj deputetë, zgjidhni mënyrën tuaj të komportimit ndaj këtij projektligji! Thoni që ky projektligj është shumë i drejtë dhe do ta ndihmojë Albpetrol-in që të rritet edhe shumë.

Folët, gjithashtu, për problemin e politikave të punësimit. Unë do të doja që jo vetëm të ritheksoja faktin që keni hequr 3500 veta,

64

Page 65: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

demokratë dhe punonjës të tjerë nga kjo kompani dhe keni punësuar po aq, por edhe më tepër të Partisë Socialiste në vitin 1998, brenda një dite, por sot duhet të jeni shumë hipokritë kur vini dhe flisni ende për probleme të punësimit të zonës. Ju zotërinj, e keni nisur që në vitin 1998 këtë lloj politike dhe sot nuk keni të drejtë morale të flisni për një shkurtim, i cili do të krijojë mundësinë që të ketë një rendiment më të madh kjo kompani.

Së fundi, meqenëse u fol lidhur me politikat që ka ndjekur Albpetrol-i, dua të theksoj vetëm një fakt, sidomos për deputetët e vjetër të këtij qarku, se një nga mbështetësit e Partisë Socialiste, nga ata e mbështetësit që në vitin 2010 mbështetën edhe grevat e saj, festoi në vitin 1998, në një festë shumë të madhe, milionin e parë të eurove që kishte bërë për një vit, nga viti 1997 deri në vitin 1998, ai që quhet pronari i Traut të Marinzës.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka

rimarrë zonja Topalli.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zonja

Doda!Këtu mbyllen diskutimet.(Ndërhyrje nga deputetët socialistë.)Zoti Patozi.Astrit Patozi – Zonja Kryetare,Unë propozoj që të kalohet në shprehjen e

grupeve për këtë projektligj.Jozefina Topalli – Dakord me propozimin? (Deputetët socialistë kërkojnë fjalën.)Të shohim Rregulloren. Për çështjen e

procedurës flet neni 49: “1. Për çështje të procedurës fjala jepet

menjëherë. Janë çështje të procedurës kërkesat që kanë të bëjnë me zbatimin e Rregullores, kërkesat që përmbajnë propozime për ndryshime ose plotësime të rendit të ditës të miratuar, kërkesa për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve, si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me mënyrën e marrjes së vendimeve ose kryerjes së votimit.

2. Ndërhyrjet për çështje të procedurës bëhen shkurtimisht. Në këtë rast, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër, jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”

Zoti Ruçi, urdhëroni!

Gramoz Ruçi – Megjithëse e lexuat nenin e Rregullores, ai nuk merret i shkëputur. Këtu kemi një debat për një akt ligjor, siç është akti normativ apo siç është gjykimi apo shprehja për çdo projektligj. Ka nen përkatës i cili nuk vë asnjë kufizim, përjashto kohën që është 10 minuta, për cilindo deputet që do të marrë fjalën. Kështu që janë edhe tre deputetë të grupit socialist, përveç shprehjes në emër të grupit, të cilët kanë kërkuar të marrin fjalën. Kush ka të drejtë të hedhë në votë ta marrin ose jo fjalën ata? Askush.

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Ruçi!Zonja Xhuvani, urdhëroni!Më pas radhën e kanë zoti Toçi dhe zoti

Deda.Luiza Xhuvani – U bë kaq kohë që ne

flasim, shikojmë, dëgjojmë, por, fatkeqësisht, nuk komunikojmë. Kështu që nuk kam ndonjë iluzion se fjala ime do të ndikojë te ju, qoftë edhe për të zgjuar sadopak vëmendjen për këtë problem që po flitet e po përflitet këtu. Kështu që qëndrimi im në këtë moment është t’u drejtohem me pak fjalë shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti atyre të prekurve direkt të qarkut Vlorë, Fier e Berat.

E gjithë kjo histori e re për sot, por e vjetër në krijimin e saj, ka në thelb instalimin e pushtetit pa lavdi, pra të një pushteti financiar i cili lind nga mashtrimi dhe mbrohet ose, më saktë, mbijeton nga korrupsioni. Ky pushtet pa lavdi fshihet në labirintin e lidhjeve, por të padukshme, të interesave dhe është më i rrezikshmi, sepse është tej mase i vështirë shkatërrimi i tij. Ky pushtet pa lavdi që po instalohet kalbëzon nëpërmjet korrupsionit, jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen, të ardhmen tuaj si qytetarë, por është i rrezikshëm edhe për të ardhmen e një politike të re.

Ky fenomen më shqetëson mua si individ, por shpresoj t’ju shqetesojë edhe ju, bashkëqytetarët e mi, sepse mendoj se një pjesë e madhe e shqiptarëve ndodhen në kurth, në një kurth nga ku zor se do të dalin nesër.

Po jua përsëris edhe një herë: ruhuni nga pushteti pa lavdi!

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë

zoti Turku.)Ardian Turku – Falemnderit, zonja

Xhuvani!

65

Page 66: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Fjalën e ka zoti Toçi.Fatmir Toçi – I nderuar drejtues i seancës, Të nderuar deputetë,Këtë diskutim unë dua ta nis me një

perifrazim që bëri ministri Prifti, kur fliste në lidhje me këtë akt normativ që diskutojmë sot: “Ne, aktualisht, jemi të vonuar në lidhje me kompetencat që duhet t’i jepen një ndërmarrjeje të tillë shtetërore, siç është Albpetrol-i”.

Në fakt, kjo është shumë e vërtetë dhe ne nuk kemi pasur asnjë herë dyshim se janë të vonuar në dhënien e këtyre kompetencave, ashtu sikurse nuk kemi asnjë pikë dyshimi se kjo nuk është bërë për arsye të padijes nga maxhoranca e sotme, por është bërë pikërisht për shkak të interesave të njerëzve të lidhur me pushtetin. Kjo ka bërë që të gjitha fitimet e kësaj ndërmarrjeje të drejtohen te një tjetër ndërmarrje, që tashmë zotëron mbi 85% të aksioneve dhe është në shërbim pikërisht të këtij pushteti.

Së dyti, u tha këtu, po nga ministri Prifti, se kemi një rritje të prodhimit gjatë këtyre viteve nga shoqëritë e huaja që operojnë në tregun e naftës në Shqipëri. Ne, pa dyshim, e kemi të gjithë informacionin ç’është thënë në të shkuarën për sasitë e prodhimit, rezervat, resurset natyrore që ka vendi ynë, sidomos në fushën e hidrokarbureve dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët, as edhe lajmi që pikërisht kompani të tilla që kanë ardhur me shumë dëshirë dhe brenda kuadrit ligjor që ka ky vend për të operuar në tregun shqiptar, kanë çarë në bursat ndërkombëtare pikërisht me prodhimet shqiptare.

Problemi dhe pyetja këtu është se çfarë kanë fituar shqiptarët nga kjo veprimtari. Nuk besoj se lajmi që këto kompani fitojnë shumë është ndonjë gëzim i madh. Problemi është se cilat janë ato politika shtetërore të ndërmarra nga kjo maxhorancë që të kemi sa më shumë të ardhura pikërisht nga veprimtaritë e këtyre kompanive.

E vërteta është se duke parë termat me të cilat janë lidhur këto kontrata, me atë informacion që kemi deri tani, shikojmë se ato janë tërësisht diskriminuese dhe nuk shkojnë në interes të rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit shqiptar.

Duke cituar këtu edhe ministrin Olldashi, do të thosha se ai shembulli që u dha këtu se sipas këtyre kontratave për çdo 10 litra naftë, 7

litra i takojnë Shqipërisë, absolutisht nuk më rezulton kështu. Ne do të dëshironim që të ishim të gabuar, por në termat e këtyre kontratave thuhet që 15% e fitimit që rezulton nga nxjerrja dhe përpunimi i kësaj nafte shkon për buxhetin e shtetit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër është për firmat e huaja. Do të ishte një rast ideal po të ishte 70%, duke pasur parasysh që mesatarja sot në tregun ndërkombëtar, në rastin e lidhjes së këtyre kontratave, është rreth 67%-70% të fitimit, pra bëhet fjalë jo për prodhimin bruto.

Pikërisht në kuadrin ligjor të këtyre 5 vjetëve, kur bëhet fjalë jo vetëm për industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, por edhe në sektorë të tjerë, në strategjinë e maxhorancës së sotme ka qenë pikërisht rrudhja e kompetencave të të gjitha ndërmarrjeve të sektorit shtetëror dhe një hapësirë pa fund për ndërmarrjet private, sidomos ato që janë pranë pushtetit dhe shembulli më tipik këtu është për Albpetrol-in, të cilit i janë kufizuar tregjet e shitjes brenda dhe jashtë vendit, i janë kufizuar çmimet e shitjes, duke e detyruar të operojë me një ndërmarrje të vetme, siç është ARMO-ja dhe ne i dimë të gjitha lidhjet e saj me shumë fije me pushtetin e sotëm.

Duke u kthyer pikërisht te shembulli i Albpetrol-it, që po degradohet si ndërmarrje, jo se nuk ka prodhim dhe nuk rezulton me fitim në nxjerrjen e naftës, por se është bllokuar për likuiditete pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje, unë do ta shikoja pak aspektin nga ana sociale, sepse këtu u diskutua gjatë nga të gjithë kolegët e mi, edhe për termat ekonomike, edhe për termat teknike. Pa dyshim, duke mos qenë specialist i fushave ekonomike e teknike, më shqetëson shumë gjendja e Albpetrol-it parë në aspektin social dhe pesha e pasojat që po bien pikërisht mbi punonjësit e Albpetrol-it, duke u fokusuar pak më tepër në ndërmarrjen e Gorishtit në qarkun e Vlorës, ku unë jam zgjedhur deputet.

Duke iu kthyer shifrave, ndërmarrja e Albpetrol-it sot ka hedhur në rrugë me një të rënë të lapsit vetëm në këtë ndërmarrje 126 punëtorë, nga rreth 1200-1300 që bëhet fjalë në të gjithë vendin. Këtu u diskutua gjatë se nuk bëhet fjalë për lëvizje politike, por për një ristrukturim të kësaj ndërmarrjeje, ndërkohë kriteri që ka përcaktuar ndërmarrja e Gorishtit me qendër në Vllahinë, është që punonjësit që

66

Page 67: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

janë marrë në punë 5 vjetët e fundit, kur ka ardhur në fuqi Partia Demokratike, nuk do t’i përfshijë kjo reformë. Punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, duke qenë më të civilizuar se sa drejtuesit e tyre, të cilët as nuk kanë pasur kohën e duhur për t’i pritur dhe për t’i dëgjuar, kanë kërkuar transparencë më të madhe, duke e kuptuar se në kohën që jetojmë kjo ndërmarrje për arsye nga më të ndryshimet mund t’i nënshtrohet ristrukturimit të saj. Edhe në tavolinën e zotit Prifti qëndron një kërkesë e tyre për t’i takuar dhe unë mendoj se është një detyrim moral dhe ligjor për të vajtur e për t’i takuar aty ku janë.

Ajo që u tha këtu në lidhje me pagat është e vërtetë. Në ndërmarrjen e prodhimit të naftës në Gorisht është muaji i katërt që punëtorët nuk kanë marrë rrogat dhe jo vetëm kaq, por kanë 10 muaj që nuk u paguhen sigurimet shoqërore dhe raportet mjekësore. Dua të sjell këtu, me dhimbje, një rast që ka ndodhur sot në Vllahinë të Vlorës, është lajmi i ditës dhe shpreh pakënaqësinë masive të të gjithë banorëve të saj. Një ish-punonjësi të naftës nuk iu paguan raportet për 9 muaj rresht derisa ndërroi jetë. Pra, shteti jo vetëm nuk mundi dhe nuk deshi t’i japë asistencë, por nuk i dha as atë që i takonte me ligj, t’i paguante raportet mjekësore që i takonin sipas ligjeve të shtetit.

Duke qëndruar te transparenca që kërkojnë punonjësit e sektorit të naftës, do të thosha se nga ata që janë mbledhur për të hartuar një komision për listat që të nxjerrin njerëzit nga puna, nga 12 veta të këtyre komisioneve, 6 veta nuk kanë pranuar të firmosin ose e kanë kontestuar listën, sepse nuk e kanë informacionin e mjaftueshëm për të bërë këto lista. Një tjetër gjë që duhet thënë dhe nuk u përmend këtu, siç e përcakton dhe Kodi i Punës, është konsultimi me sindikatat kur bëhet fjalë për pushime të tilla masive nga puna. Dhe ka ndodhur një gjë mjaft e çuditshme në këtë sektor që përmendim, kur drejtoria e ndërmarrjes ka shpikur një sindikatë, shtetërore e quaj unë, kryetar i së cilës është vënë pikërisht kryetari i degës së burimeve njerëzore. Pra, shteti konsultohet për të pushuar njerëzit nga puna me atë që i merr njerëzit në punë, gjë që është një konflikt midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Në lidhje me politizimin e problemit prapë në një replikë me zotin Olldashi do të sillja në

vëmendjen tuaj se këtu u përmend viti 1993 kur 3 mijë punonjës të naftës janë hequr nga puna për shkak të reformës. Unë do të sjell një shembull të fundit të vitit 2007, kur menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2007, zgjedhjeve vendore, rreth 1 mijë e 200 punonjës janë pushuar nga puna në sektorin e naftës, nga të cilët rreth 140 pikërisht në ndërmarrjen e prodhimit të naftës në Gorisht dhe ka ndodhur pikërisht për të shpërblyer ata militantë të cilët kanë mbështetur Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të vitit 2007. E them këtë me plot kompetencë, sepse pikërisht në vitin 2007 nga 525 punonjës që kishte para reformës u hoqën nga puna 140 vetë dhe vetëm disa muaj më pas kjo ndërmarrje ka shkuar prapë në 510 punonjës, gjë që tregon se njerëzit zëvendësohen për arsye politike. Këtë e thonë vetë punëtorët të cilët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin dhe nuk ka nevojë që ne ta trajtojmë problemin këtu politikisht.

Ajo që kërkojmë ne në fund të këtij prononcimi është një transparencë më e madhe, në qoftë se do të ketë me të vërtetë një reformë. Ne kemi dy drejtime që mund të ketë kjo reformë që po ndërmerret sot në naftë.

Së pari, dihet që ndërmarrja është në prag të privatizimit dhe kërkohet që të jetë sa më e lehtësuar nga detyrimet, sidomos ato sociale që shteti do të ketë ndaj punonjësve duke u dhënë kompetencat e duhura për të operuar suksesshëm në tregun e naftës brenda dhe jashtë vendit, një ndërmarrje që shumë shpejt do të shkojë në duart e privatëve.

Së dyti, duke qenë në prag të zgjedhjeve vendore që po afrohen, kemi frikë se do të ndodhë ajo që ka ndodhur me vitin 2007, që këta punonjës hiqen sot nga puna dhe në prag të këtyre zgjedhjeve dhe menjëherë pas tyre do të zëvendësohen me militantë, me njerëz të afërm të pushtetit. Ne i kërkojmë nga kjo tribunë ministrit dhe drejtorit të Albpetrol-it t’i presë dhe t’i dëgjojë punëtorët se nuk i kanë kërkuar as më shumë e as më pak vetëm transparencë më të madhe dhe barazi në qoftë se do të ketë domosdoshmërisht seleksionim të listave në interes të rinovimit të kësaj ndërmarrjeje.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Toçi!Fjalën e ka zoti Deda.Eltar Deda – Në fakt fjalën e mora i

detyruar nga dy momente:

67

Page 68: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Në radhë të parë nga takimi që kam pasur me të gjithë punonjësit e sektorit të naftës në Gorisht, degë e Albpetrol-it, të cilët më kanë sjellë me shumë seriozitet shqetësimet e tyre në lidhje me këtë reformë dhe ato mendime se çfarë do të shpreh këtu janë mendime të thëna nga ata si punonjës dhe si teknicienë, pasi kanë breza të tërë që kanë ngritur atë si sektor, kanë breza të tërë që kanë ngritur ato qendra ku sot e kësaj dite po luhet me pasurinë e shtetit shqiptar.

Po kështu e mora fjalën edhe për shkak të asaj që tha zoti ministër, që këtu nuk bëhet politikë. Jo, po nuk u bë politikë në këtë sallë këtu, nuk e di se ku mund ta bëjmë në vend tjetër. Në rrugë nuk bëhet politikë, pastaj dhe vetë ju keni deklaruar që bërja e politikës në këtë sallë do të thotë që të sjellim këtu shqetësimet e duhura.

Për sa i përket reformës në lidhje me këtë akt normativ për hidrokarburet vetë punonjësit e sektorit të naftës janë dakord që të bëhet një strategji në fushën e këtyre hidrokarbureve. Po kështu të përgatitet dhe të miratohet ligji për privatizimin, pasi ata nuk janë që të bëhet dhënia me koncesion e këtyre vendburimeve duke i ndarë këta dhe duke ua dhënë firmave joserioze, firma të cilat kanë rezultuar në tri gjithsej që kanë marrë me koncesion sektorin e naftës. Vetëm një nga këto ka dhënë zhvillim, ndërsa dy firmat e tjera nuk janë në zhvillim. Dhe çudia më e madhe është që nafta e kuotuar nga firma Bankers shitet në tregun e lirë me 35 dollarë, ndërsa vetë tregu e ka me 70 dollarë.

Prandaj këtu duhet parë kjo dhe vetë punonjësit e këtij sektori kanë të drejtë që të dyshojnë. Ata kanë të drejtë që të dyshojnë se duhet që të kontrollojnë këto marrëveshje me kompanitë e huaja dhe të mbahet qëndrim për ata që nuk kanë hyrë në fazë zhvillimi, sepse nga informacioni që kanë, ata kanë dëgjuar se do të miratohet një ligj për t’i dhënë licencë Albpetrol-it për të dalë në treg për shitjen e naftës bruto. Parimisht jam dakord, por dyshimi i tyre është se Qeveria ia shiti Taçi Oil-it dhe në kontratë, me sa dinë ata, është rënë dakord që për 5 vjet Albpetrol- i do t’ia shiste naftën Taçi Oil-it nga i cili do ta përpunohej nafta në Ballsh. Dyshojmë se ky ligj fsheh diçka që duhet të ketë lidhje me Taçi Oil-in. Unë në fjalimin tim diskutova dhe ngrita këtu me shumë shqetësim një rast i cili ka të bëjë me TEC-in në Vlorë. Përfitoj nga rasti që

edhe ministri i linjës ndodhet këtu në sallë dhe do të doja që ai t’u jepte përgjigje atyre pyetjeve të cilat unë i drejtova ministrit të linjës përkatëse në lidhje me TEC-in, se pse ai nuk është vënë në funksionim. Cila është ajo kosto e cila do të paguhet dhe kush do ta paguajë atë kosto që ia ka kërkuar vetë ministri dhe Qeveria Bankës Botërore për ta shtyrë afatin akoma edhe një vit?

Unë jam i bindur plotësisht se me këtë akt që po kryejmë tashmë (veprim që ka kryer Qeveria duke ia dhënë importin e naftës për të vendosur në punë TEC-in e Vlorës një kompanie e cila ka lidhje me Qeverinë), nafta në projekt do të importohej nga TEC-i dhe pastaj TVSH-ja do të kalonte direkt me çmimin e energjisë. Ndërsa tashmë Qeveria ia ka dhënë të drejtën e importimit të naftës një kompanie pranë saj. Kjo do t’ia shesë TEC-it, kuptohet bashkë me taksën doganore dhe TEC-i do ta prodhojë energjinë me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Unë tashmë e kuptova këtë gjë. Pres që ta marr këtë përgjigje nga ministri.

Po kështu ne kemi shumë të drejtë të dyshojmë mbasi është vetë zoti ministër i cili kur erdhi në detyrë deklaroi që Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Hidrokarbureve është vatër korrupsioni. Rezultoi që njerëzit që ai ka vendosur me punë janë tejet të korruptuar dhe njerëz të cilët kanë përfunduar tashmë pranë prokurorisë. Unë do të sjell një shqetësim të një biznesmeni nga Vlora i cili e ka ngritur këtë shqetësim në Prokurori dhe si rezultat i denoncimit që ai ka bërë, përfunduan në prokurori të gjithë punonjësit e këtij Inspektorati të Kontrollit të Lartë të Hidrokarbureve, mbasi merrnin për çdo kontroll të një mjeti, i cili vinte për t’u shkarkuar në molin e Vlorës, minimumi 10 mijë euro. Ata në kontaktet që kanë pasur me biznesmenin kanë deklaruar që 10 mijë eurot nuk ishin për ta, por për atë lart. Ai lart, druaj se mos është ministri i cili edhe në deklarimin e pasurisë ka vendosur një shumë e cila ende sot e kësaj dite nuk dihet se nga e ka prejardhjen. Prandaj ne kemi shumë të drejtë që të dyshojmë, pasi vatër e korrupsionit është ky inspektorat dhe këta njerëz të cilët ministri i mbron.

Dua t’i them diçka edhe ministrit Olldashi, i cili tha se punonjësit nuk kanë 3 muaj pa paguar. Po, kanë 3 muaj që punonjësit janë pa paguar në sektorin e naftës. Hajde të shkojmë bashkë, të diskutojmë, t’i shikojmë hallet e të

68

Page 69: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

gjithë punonjësve të sektorit të naftës në Gorisht dhe në Vllahimë dhe do të shikosh që kanë 3 muaj pa marrë pagat! Patjetër janë bërë ndryshime në kohën tonë, kur kemi drejtuar Qeverinë dhe sektorin e Albpetrol-it, por ato i kemi bërë në bashkëpunim me sindikatat. Të mos harrojmë që në atë kohë, kur ne ishim në pushtet, sindikatat, që gjoja na mbronin ne, minimumi çdo 6 muaj futeshin në grevë urie që të mos hiqeshin punëtorët e naftës nga puna. Sot që po flasim punonjësit kanë të drejtë që të kërkojnë se pse pushohen nga puna, por nuk kanë se ku të ankohen, pasi kryetari i sindikatës është kryetari i degës së burimeve njerëzore, një injorant pa shkollë.

Prandaj është fatkeqësi e madhe që ato familje të cilat kanë breza të tërë që punojnë në atë sektor nafte të bëhen viktima të reformave të tilla të cilat bëhen nga njerëz që kanë dalë si produkt i politikës. Prandaj unë si deputet i qarkut të Vlorës, pas kontakteve që kam pasur, e pashë të arsyeshme që ta diskutoja këtu problemin. Por nga ana tjetër pres një përgjigje edhe nga ministri i linjës, qoftë për TEC-in e Vlorës, po kështu dhe për këta punonjës.

Falemnderit!(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka

rimarrë zonja Topalli.)Jozefina Topalli - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Ministër!Sokol Olldashi – Do të doja që për replikë

të saktësoja diçka. Është shumë e thjeshtë që me mandatin që kemi ne, unë dhe ti, dhe të gjithë të tjerët këtu, t’i adresohesh një personi që nuk është në sallë ta fyesh, ta etiketosh, ta quash edhe injorant. Por të siguroj që injoranca e vërtetë tregohet kur bën akte të tilla.

Jozefina Topalli – Kalojmë në shprehjen e grupeve.

Grupi Parlamentar i LSI-së? (Përfaqësuesi i grupit shprehet dakord.)Falemnderit!Grupi Parlamentar i PS-së? Erion Braçe – Falemnderit, zonja

Kryetare!Pak më parë u shpreha se ky debat do t’i

bënte mirë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në fund të këtij debati shumë deputetë janë më të ndriçuar lidhur me informacione, fakte, prova, të cilat dëshmojnë se sektori i naftës në Shqipëri është në krizë të

thellë dhe është në krizë për shkak të korrupsionit. Natyrisht që ky debat do të ishte bërë edhe më i mirë në rast se Kryeministri i Qeverisë, pra Sali Berisha, nuk do të rrinte korridoreve të Kuvendit, por do të ishte këtu në sallë. Do ta doja Kryeministrin e Shqipërisë në sallë, sepse pikërisht këtu po diskutohej për një nga sektorët më strategjikë të vendit. Kryeministri i vendit është arkivuar në dokumentacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si një njeri që ka folur për pula dhe për vezë, duke abuzuar me të drejtën e tij, duke fyer dhe përgojuar njerëz të cilët i ka vënë në qendër të goditjes padrejtësisht si kontrollorë të një monopoli në një treg të caktuar të cilin e kontrollonte deputeti i tij që ishte në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Do ta doja Kryeministrin e vendit të mos fliste më në Parlamentin e Shqipërisë për pula dhe për vezë, por të fliste për naftën, mallin më të kuotuar në të gjitha bursat ndërkombëtare nga Europa në Amerikë dhe në Azi. Do ta doja Kryeministrin e vendit të ishte në sallë për ta pyetur, për ta dëgjuar, për të debatuar, pse jo për ta sfiduar dhe për ta akuzuar lidhur me përgjegjësitë e tij të drejtpërdrejta në menaxhimin e një prej sektorëve më të rëndësishëm strategjikë të vendit, sektorit të naftës. Por Kryeministri zgjodhi thjesht dhe vetëm të bëjë lojë fëmijësh, të vijë të bëjë “ta” dhe pastaj të bëjë “olala” me ju, zonja Kryetare, në zyrën e Kuvendit dhe të iki, siç u largua vetëm 20 minuta më parë. Kjo nuk është burrëri, por mbi të gjitha nuk është përgjegjësi. Kryeministri i vendit është votuar nga ajo pakicë shqiptarësh që gjithsesi bashkë me Qeverinë e tij të jetë këtu në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për t’u pyetur, për t’u përgjigjur, për të diskutuar, dhe natyrisht për të dhënë sqarimet e kërkuara nga deputetët dhe natyrisht të gjitha në mbrojtje të akteve që dalin nga Qeveria e tij.

Do ta doja Kryeministrin e vendit të jetë këtu për ta vënë përballë shqiptarëve me faktin e rëndë që Qeveria e tij, për të mos thënë gati 60% e Qeverisë së tij, nuk është në detyrë. Këtu përpara kam deklarimet e pasurisë të të gjithë kabinetit qeveritar, pa përjashtim dhe nga këto deklarime rezulton që 60% e Qeverisë nuk merret me punë, por me veprimtari të shitblerjes së aseteve të ndryshme, nga shtëpi, në vila në bregdet, në mal, me shtëpi në qendër të qytetit,

69

Page 70: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

në dhënien me qira të ambienteve që disponojnë dhe ky është një turp. Pasi merrni rrogat, ministrat deri në 20 milionë lekë të ardhura në vit, Kryeministri deri në 25 milionë lekë të ardhura në vit, Kryetarja e Kuvendit deri në 33 milionë lekë në vit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dëgjojeni mirë këtë fakt, atë që shqiptarët i kanë besuar paratë e tyre, deri në 90 milionë lekë në vit merrni pikërisht edhe me këtë aktivitet, me këtë aktivitet që gjeneron të ardhura për ju, nga 10 mijë euro në vit deri në 1.8 milionë euro në vit të deklaruara në deklarimet e pasurive për shitje pronash, për shitje trojesh, për shitje shtëpish, për shitje aksionesh, për më tepër në ndërmarrjet që ende nuk kanë aktivitet prodhues, për shitje në vijim të dhjetëra e dhjetëra pasurive të deklaruara në dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar.

Vijmë te thelbi i aktit. Akti që na keni vënë përpara është antikushtetues, në bazë të nenit 101 dhe 117 të Kushtetutës. Në bazë të nenit 101 kërkohet afati dhe përkohshmëria e këtij akti që kemi përpara. Por nuk ka as afat, as përkohshmëri.

Së dyti, në bazë të nenit 117 për ju mund të jetë edhe e papërfillshme, por për një shtet ligjor, veprimtaria e të cilit mbështetet në Kushtetutë, natyrisht është e rëndësishme. Akti kërkon që të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që në akt thuhet qartësisht se akti hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj botohet në Fletoren Zyrtare.

Lidhur me përmbajtjen dua të kundërshtoj drejtpërdrejt faktin se veprimtaria e një shoqërie tregtare, siç është Albpetrol-i dhe për më tepër veprimtaria tregtare e saj, kalon nën varësinë e ministrit. Ky produkt i rëndësishëm i një kompanie shumë të rëndësishme strategjike nuk mund të kalojë në një mbikëqyrje politike të ministrit të linjës, kushdo qoftë ai.

Vijmë te përmbajtja e aktit. Ju thashë pak më parë se akti ka probleme të rënda dhe sjell në vëmendje dhe në evidencë të çdo shqiptari probleme shumë të rënda që po kalon sektori i naftës në Shqipëri. Kompania Albpetrol është në gjendje të mjerë financiare. Nuk paguan pagat, nuk paguan sigurimet shoqërore, nuk paguan tatimet, nuk paguan rentën minerare, nuk paguan kreditë që ka marrë për të shlyer pagat dhe sigurimet shoqërore në kriza ciklike brenda këtyre 2 vjetëve, nuk paguan dot marrëdhëniet

kontraktuale që ka me të tretët. Kjo është gjendja e kompanisë sot, e Albpetrol-it. Kjo gjendje ka ardhur për dy arsye themelore:

Së pari, aktiviteti prodhues i kompanisë është tkurrur për shkak të dy kontratave, të cilat vlerësohen në miliona e miliona dollarë, zoti Kryeministër. Njëra i është dhënë Bankers Petrolium dhe tjetra i është dhënë kompanisë Stream Oil.

Unë nuk i pranoj të gjitha mendimet që u dhanë këtu sipas së cilave këto kontrata i kanë sjellë të ardhura Shqipërisë. Nuk është kështu. Nuk u kanë sjellë asnjë të ardhur shqiptarëve. Këtu kam një përmbledhje të hedhur me faksimile të të dyja kompanive, faksimilet e të një mijë dokumenteve të mbledhura në bursën e Torontos, zoti Kryeministër dhe njëra bën fjalë për Bankers Petriolium, e cila pas kontratave me Shqipërinë, veçanërisht në zonën e Patos-Marinzës, i ka rritur aksionet në bursë 14 herë dhe vlera sot është 1.7 miliardë dollarë. Sa nga këto para përfitojnë shqiptarët, zoti Kryeministër?

Kompania e dytë me mbështetje të thellë politike, zoti Kryeministër, të një deputeti këtu në sallën e Kuvendit, kuotohet në bursë dhe ja ku janë dokumentet (tregon disa dokumente). Për 31 milionë dollarë, 3 milionë dollarë i ka pikërisht mbështetësi politik në këtë Parlament i kësaj kompanie dhe i aksioneve të saj. Më thoni: Sa marrin shqiptarët nga këto, zoti Kryeministër? Asgjë. Jua them unë.

Momenti i dytë ka të bëjë pikërisht me kompaninë ARMO. Zoti Kryeministër, Albpetrol-i është në gjendje të rëndë financiare për shkak të një marrëdhënieje dy-vjeçare me kompaninë ARMO, me një kontratë privatizimi për të cilën ju duhet të jepni shpjegime sot.

U keni thënë shqiptarëve se kjo kompani iu shit një biznesmeni nga Teksasi. Më thoni kush është teksani, zoti Kryeministër? Ku është teksani që kontrollonte aksionet e kësaj kompanie? I keni thënë kësaj salle e këtij Kuvendi dhe gjithë shqiptarëve se kjo kompani iu shit një biznesmeni tjetër, që kontrollonte kompaninë Mercuria. Më thoni, zoti Kryeministër, kush është ky qipriot? Kush është ky qipriot që brenda 2 muajve shiti aksionet në kompaninë që i dhatë ju, Qeveria juaj dhe u votua këtu në Parlament?

70

Page 71: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Pra, do të doja të thosha se gjendja e vështirë dhe borxhi prej 60 milionë dollarësh që ARMO dhe disa të tjerë i kanë kompanisë Albpetrol kanë ardhur drejtpërdrejt nga veprimet korruptive të Qeverisë.

Në fund, dua t’ju them se sektori i naftës është në këtë krizë për shkak të vendimeve të korruptuara të Qeverisë.

Zoti Kryeministër, kompanisë ARMO i keni dhënë të drejtën menjëherë pas privatizimit të kishte monopolin në tregun e gazoilit D2. Pati një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ju që na keni folur vazhdimisht në këtë sallë të Kuvendit për kushtetutshmërinë e veprimeve tuaja, për respektin tuaj shumë të madh përkundrejt Kushtetutës, pse nuk e zbatuat këtë vendim, por i dhatë një favor pikërisht këtij biznesmeni që sot jo vetëm është dizkredituar nga kompania Albpetrol, por po çon në zgrip të gjithë kompaninë Albpetrol.

Zoti Kryeministër, pak më parë disa zyrtarë të Qeverisë suaj thanë se e kanë zgjeruar aktivitetin e kërkim-shpimit në Shqipëri. I keni dhënë 4 ose 5 kontrata vetëm një kompanie të vetme DVW Manas, një kompanie greke, në dhjetor. Kontratat e saj dolën në internet në shitje. Në 80% të zonës naftëmbajtëse të Shqipërisë, kush po kërkon naftë sot, kompania Manas, që nuk ishte një kompani kërkimi, por një kompani e mirëfilltë tregtare, apo dikush tjetër?

Të gjitha këto fakte, zoti Kryeministër, bëjnë që ne të shprehemi thellësisht të shqetësuar lidhur me zhvillimet në tregun e hidrokarbureve në këtë vend, duke filluar nga krijimi i monopoleve në këtë treg dhe duke përfunduar tek abuzimi me kompanitë shtetërore në prag të privatizimit.

Pikërisht për të gjitha këto arsye po shkojmë drejt një komisioni të mirëfilltë hetimor për privatizimin e ARMO-s dhe për veprimtarinë e Albpetrol-it. Duhet të hetohet sepse ne nuk mund të pranojmë që pasuria e shqiptarëve të përfundojë duke shkuar....

(I ndërpritet fjala për arsye të mbarimit të kohës.)

Jozefina Topalli – Zoti Kryeministër, urdhëroni!

Sali Berisha – Nihilizmi është arma e të mjerëve, është steriliteti i argumenteve. Kur ai

kombinohet me histeri, bëhet shumë i neveritshëm.

Të nderuar zotërinj, ajo kontratë që sulmoni ju sot është e firmosur nga Qeveria juaj. Ju ishit gati të lëpinit jo çizmet po këmbët e atyre që firmosin kontratat. Ajo kontratë që fitoni ju sot, e Bankers-ve, me të cilën u dyfishua prodhimi i naftës në Shqipëri, ajo është trashëgimi juaja. Nuk kemi ndryshuar asgjë, përkundrazi e kemi përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Por të sulmohen kompanitë të cilat bëjnë sukses në Shqipëri, përbën një akt të rëndë. Në qoftë se një kompanie që investon në Shqipëri i rriten aksionet, atëherë nuk ka dëshmi më të qartë të klimës së favorshme të biznesit për Shqipërinë. Në qoftë se sulmohen aksionet e saj, nuk ka qëllim më të shëmtuar, më antikapitalist, më antitreg sesa ky.

Po faj ka kjo kompani se në suksesin e saj ka rritur aksionet në bursën e Torontos apo të Nju Yorkut? Si mund të ndodhë kjo, more zotërinj? Çfarë humbi Shqipëria nga suksesi i saj? Shqipëria nga suksesi i saj dyfishoi prodhimin e naftës. E kemi gjetur 320 mijë tonë dhe tani është 680 mijë tonë dhe po ecën drejt 1 milion tonëve. Ku jeni ju? Çfarë bëni kështu?

Të nderuar zotërinj, po pse preokupoheni se kompania Manas ka marrë zonën e Lezhës, ku kurrë ndonjëherë në histori nuk është ngulur një sondë? Ç’preokupim paske ti pse Gustavson e reklamon zonën si një nga zonat më të pasura të naftës dhe të gazit? Pse ju mundon kjo, more zotërinj?

Këto kompani paguajnë taksa. Kjo që dyfishoi prodhimin e naftës paguan taksat. Zbaton apo jo kontratën që ka firmosur me qeverinë tuaj? Ju e keni sjellë atë. Ju keni firmosur kontratën dhe tani ngriheni dhe e sulmoni.

Si mund ta bëni një gjë të tillë? Kjo është e pakonceptueshme.

Ju mund të më sulmoni mua, por jo kompanitë e huaja. A e kuptoni ju që ato s’mund të bëhen çështje debati politik? Krijoni 100 komisione, urdhëroni, krijojini dhe kontrollojini! Të mundoka ty pse i ka aksionet në bursën e Torontos! Ju mundon se bën sukses në Shqipëri? Por ne për sukses luftojmë. Ju mundon ju se po dyfishohet dhe trefishohet prodhimi i naftës? Po ky është qëllimi.

71

Page 72: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Ju lutem, zotërinj, jeni deputetë, krijoni komisione, në çdo komision që ju të dëshironi ne marrim pjesë, por sulme apriori ndaj kompanive të huaja mos bëni! Sepse ka një politikë pastaj, si të bëjmë që të falimentojë kjo. Po ju them se e keni gabim, se kjo politikë dështoi, se këta 6 muaj industria shqiptare ka pasur rritje më të madhe në historinë e saj. Shkoni dhe merrni të dhënat! Merrini transaksionet, zotërinj! Vetëm eksportet janë rritur me 39 miliardë lekë. Merrini të dhënat! Mos dëgjoni mashtrimet e njëri-tjetrit! Dëgjoni statistikat!

Cilën të dhënë po mohoj unë? Mund të ndodhë në botë që të ngrihet kush pse u rritën aksionet e kompanive? Nuk ndodh kjo gjë në asnjë vend të botës. Shqiptarët përfitojnë taksat, kanë dyfishuar naftën, shqiptarët kanë rritur eksportin. More zotërinj, a e dini ju që këtë vit të ardhurat janë 151 miliardë kundrejt 146 miliardë të vitit të kaluar? Çfarë janë këto, të ardhura apo avull?

Nuk bëhet kështu, se i largoheni pushtetit me kilometra, me vite, mos me dekada. Doni t’i kallni datën biznesit? Jo, more zotërinj, nuk i kallet data biznesit në këtë mënyrë. Ju jeni opozitë. Ju jeni për të qëndruar kundër arbitraritetit të autoriteteve ndaj biznesit, por jo për cenuar biznesin dhe aksionet e tij. Sa e privatizoi Qeveria juaj ARMO-n? Më thuaj pak. 13 milionë dhe dështoi. 130 milionë u privatizua. Ku është sot?

Zotërinj, sot janë me qindra gjigantë të industrisë në botë që kanë falimentuar dhe ajo s’ka falimentuar, po funksionon. Tani ju keni hallin se u privatizua 13 herë më shumë sesa në periudhën e qeverisë suaj? Ku e keni hallin? Sot ajo është në funksion të plotë. Pse thoni larg monopolit, kur nuk ishte monopol, kur e detyruam të shiste në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e tjera? Vendim gjykate ka, por vendimi i gjykatës u zbatua. U respektua plotësisht, sepse u detyrua që të gjithë D2-shin t’ua shiste në proporcion me përqindjen në treg kompanive të tjera. Nuk ka monopol këtu. Monopoli nuk ekziston, sepse është kjo Qeveri që ndaloi me datë 1 janar të 2010-s tregtinë e D2-shit në Shqipëri. Ku është monopoli? Ndaj edhe industritë dhe kompanitë mos i ngatërroni me politikën, i lini ato të bëjnë biznesin dhe politikën bëjeni me ne. Ja ku jam unë. Më keni këtu të pranishëm sa herë të doni. Ministrat janë

këtu. Ky dekret ka interes publik dhe asnjë interes tjetër. Edhe kontratat janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Shkoni dhe kërkojini në ministri! Pavarësisht nga qëndrimet inkoherente, ju ftoj ta votoni projektligjin!

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Kryeministër!

Hapim votimin për prezencën.Mbyllet votimi.124 deputetë të pranishëm. Kalojmë në votimin në parim të

projektligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Zoti Ruçi, urdhëroni!Gramoz Ruçi – Zonja Kryetare, nuk ka

mbaruar rendi i ditës. Është dhe pika 7 e tij: Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Jozefina Topalli – Janë shqyrtuar. Sot ato votohen.

Gramoz Ruçi - Ju lutem! Unë ju kam bërë një kërkesë. Ajo është brenda Rregullores, neni 119 i saj thotë që kur një kryetar grupi kërkon debat për dekretet e Presidentit, bëhet debat.

Unë thjesht kam kërkuar shprehjen e qëndrimit të grupit tonë parlamentar për dekretet.

Ju jeni e detyruar të na jepni fjalën të shprehim qëndrimin tonë për to dhe pastaj vazhdoni votimin.

Jozefina Topalli – Pastaj ju doni të ikni.Gramoz Ruçi – Ju lutem, unë thashë se

dua të diskutoj rendin e ditës!Jozefina Topalli - Falemnderit!Në bazë të Rregullores, kur një kryetar

grupi kërkon debat, kjo paraqitet me një kërkesë përpara fillimit të seancës plenare dhe në afatet e caktuar. Kjo kërkesë nuk është bërë, sepse do të ishte diskutuar në konferencën që e bëmë sot, por, meqenëse ju kërkoni që në emër të grupit të flasë zoti Xhafaj, urdhëroni!

Famir Xhafaj - Të nderuar kolegë deputetë,

Sot në këtë seancë të Kuvendit jemi përballë një fakti të kryer: ekzekutimin politik të paralajmëruar me votën e kartonave blu të një tjetër dekreti të Presidentit të Republikës për emërim si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron tërësisht të papranueshëm procesin dhe qëndrimin e Qeverisë ndaj këtij procesi.

72

Page 73: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Grupi Parlamentar i PS-së e konsideron këtë një proces të montuar politikisht, që jo vetëm nëpërkëmb thellësisht integritetin e kandidaturave të miratuara nga Presidenti i Republikës, por, gjithashtu, nëpërkëmb edhe integritetin e të gjithë trupës së gjyqtarëve, duke imponuar konformitetin dhe bindjen politike ndaj partisë në pushtet, si kriterin kryesor dhe të vetëm për të përfituar pëlqimin e Parlamentit për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Rasti “Çomo” sot është rasti “Traja” më pak se dy vjet më parë, është si rasti i zotit Kosta rreth dy muaj më parë. Ndoshta për të gjithë ata deputetë që e barazojnë veten me kartonët në këtë sallë këto emra nuk ju thonë gjë, por ju siguroj se për komunitetin e juristëve në këtë vend, dhe jo vetëm për ata, këta 3 emra thonë shumë. Janë ndër juristët më të shquar të këtij vendi, përfaqësues të profesionistëve më të zotë të kësaj fushe. Kanë një fat të përbashkët: janë viktima të ekzekutimit politik të Kryeministrit Berisha. 

Pak më shumë se një vit e gjysmë më parë, Kristaq Traja, ish-gjykatës i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, u rrëzua në votim nga kjo shumicë, e frymëzuar mbrapsht nga e njëjta mendësi. Njeriu që kishte dhënë drejtësi në emër të bindjes së thellë europiane për shenjtërinë e ligjit, nuk konsiderohej i përshtatshëm për të dhënë drejtësi në Shqipëri, ku ligji kërkohet të jetë pronë e politikës. Një tjetër profesionist i dorës së parë, një nga juristët më të spikatur të gjyqësorit shqiptar, i njohur për ndershmërinë e tij në detyrë, zoti Çomo, paralajmërohet sot me dështim nga e njëjta maxhorancë dhe për të njëjtat arsye.

Ne këtu nuk kemi asnjë dyshim për motivet tuaja. Sot ky veprim duket sa qesharak, aq edhe trishtues për të gjithë trupën e profesionistëve të drejtësisë. Nesër ky vendim do të frymëzojë edhe më fort mediokritetin politik, i cili pikërisht për këtë arsye, do të kërkojë të gjejë rrugë dhe shtigje deri në majë të piramidës së gjyqësorit, vetëm nëpërmjet një CV-je të thjeshtë: të jetë politikisht korrekt me politikën e ditës. Ky kriter, besnikëria ndaj shumicës së votave dhe si rrjedhojë, parapremtimi për “tradhti” të ligjit dhe bindjes së brendshme të gjyqtarit, është bërë kriteri kryesor për karrierë. Ka shumë e shumë vend për të kritikuar dhe goditur vendimin e paralajmëruar të kësaj shumice.

Nguti i përfaqësuesve të maxhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të miratuar me urgjencë relacionet e parafabrikuara dhe të vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës vetëm një ditë përpara votimit në Kuvend, është një tjetër shenjë e vendimit politik të Qeverisë për të konsideruar e vlerësuar procesin nën diktatin partiak të mekanizmit të votës.

Grupi Parlamentar Socialist dënon dhe denoncon ashpër dhe fort këtë mashë politike që zgjatet nga Komisioni i Ligjeve në gjyqësorin shqiptar dhe rishpreh qëndrimin dhe vullnetin e tij politik për të kundërshtuar këtë mendësi të mbrapshtë politike qeverisjeje.

Kolegë deputetë, Sot ju po ekzekutoni goditjen

përfundimtare ndaj pushtetit gjyqësor. Votimi nominal dhe i hapur i kandidaturave i ngjan betimit që bën shërbyesi përpara kryezyrtarit faktik të vendit, Kryeministrit Sali Berisha. Ju po kërkoni që ata të lidhin fatin e tyre personal dhe profesional jo me Kushtetutën, jo me ligjin, por me fatin e shërbesës ndaj Sali Berishës, sepse jo vetëm fati, por mëkatet tuaja do t´i çojnë nesër në dyert e ligjit. Qeveria po kërkon t´i paraprij kësaj dite, kërkon të zgjedhë arbitrit e nesërm të mëkateve të djeshme dhe të sotme.

Vota juaj e paralajmëruar dhe e diktuar politikisht është një shans më shumë për kalçifikimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë. Nuk është e rastit që sot kemi mbërritur në këtë pikë, kthimi pas të cilës, nga sot, do të bëhet edhe më i vështirë. Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe votimi i hapur për kandidaturat e paraqitura e shndërron përfundimisht këtë sallë në një zgjatim qesharak të Kuvendit të Partisë Demokratike, me një zë, me një fytyrë, me një votë të vetme.

Juve ju kanë mbetur kartonët në duar, por duart jua lëviz vullneti i Sali Berishës. Sot, ju po i rihidhni racionin e përhershëm të benzinës klimës politike në vend. I gjithë procesi për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve është një goditje e drejtpërdrejtë e cilësdo nisme për përmirësimin e klimës politike në vend. Me këtë goditje që ju po i jepni sot gjyqësorit, jo vetëm jeni larg nga fryma bashkëpunuese dhe konsensuale që ka ndjekur Partia Socialiste në procese të tilla, por po minoni çdo urë të mundshme bashkëpunimi.

73

Page 74: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Vota juaj e sotme është tjetër shfaqje në formë e përmbajtjes së rëndë të krizës politike në vend, sepse jeni sërish në darët e hekurta të krizës së shumëfishtë që po prodhoni vetë, jo vetëm krizë ekonomike, jo vetëm e sistemit demokratik, jo vetëm e sistemit gjyqësor, por dhe kriza e fortë e besimit, të atij besimi që, mbi të gjitha, ju mungon ndaj njëri-tjetrit. Është trishtuese të shohësh emërimet tuaja në gjyqësor të këtyre 5 vjetëve në pushtet. Paradokse që flasin për amoralitet politik e kushtetues.

Dëshironi një shembull konkret të hipokrizisë dhe amoralitetit tuaj politik? Po ju jap vetëm një ndër shumë të tillë. Ju me votat tuaja keni emëruar në këtë sallë kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, ish- zëvendësministër i drejtësisë në mandatin tuaj mëparshëm, anëtar i Partisë Demokratike dhe ish-prokuror para viteve ’90. Me këtë nuk dua të kontestoj aq atë si person personalisht, por t’ju tregoj standardin tuaj të dyfishtë, amoralitetin e kritereve tuaja përzgjedhëse.

Ju flisni për pastërtinë e figurës së kandidatëve në raport me të kaluarën dhe rrëzoni një kandidat që në atë sistem ishte vetëm 25 vjeç, ndërsa keni emëruar me votat tuaja ish-hetues e gjyqtarë të njohur për proceset e tyre politike, duke dhënë edhe dënime me pushkatim.

Ju flisni për kandidatura me backgraund politik, ndërkohë që keni emëruar apo dhënë pëlqimin për individë në sistemin e drejtësisë që s’kanë pasur asnjë vlerë tjetër, veç karrierës politike në shërbim të partisë suaj.

Ju flisni për kritere profesionalizmi e karriere, ndërkohë që jeni po ju që këtu keni rrëzuar me votat tuaja kandidatë të njohur brenda dhe jashtë vendit për cilësitë e larta profesionale e kontributet akademike dhe keni dhënë pëlqimin e keni bërë emërimin për kandidatë me integritet të cenuar profesional, që nuk kanë në CV-të e tyre një kontribut minimal në fushën e së drejtës, deri edhe gjyqtar që arsimin juridik e kanë me korrespondencë.

 Keni miratuar kandidatë që nga shkalla e parë e gjyqësorit i katapultoni drejt e në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, ndonjë i përfolur qartazi për korrupsion në radhët e gjyqësorit dhe ndonjë i njohur edhe për probleme mendore. Nga këta gjykatës ju kërkoni që të arsyetojnë vendime të doktrinës

kushtetuese apo vendime unifikuese të kolegjeve të bashkuara.

Është njëlloj si doktori i djeshëm i zemrës Sali Berisha, me vendim të organizatës bazë të partisë që drejtonte në atë kohë, të merrte vendim që operacionet e zemrës t´i kryente infermieri komunist, sepse ai ishte besnik ndaj vijës së partisë. Është kështu, sepse ju po operoni direkt në zemrën e sistemit gjyqësor. Po operoni keq dhe shumë keq. E gjitha kjo është një hipokrizi totale, është një atentat politik i paralajmëruar për gjithë sistemin e drejtësisë.

Vota juaj e sotme, vazhdim i qasjes suaj negativiste ndaj gjyqësorit, fatkeqësisht, prodhon dëshpërim afatgjatë për fatet e gjithë sistemit të drejtësisë, sepse ju po kërkoni të votoni jo gjyqtarë, por mercenarë të pushtetit tuaj politik. Gafat e sotme dhe vota kundër e deputetëve që i rreshtohet me naivitet dhe servilizëm kryevotës së kryetarit tuaj do të kenë një kosto pothuaj të papërballueshme nesër për shoqërinë shqiptare, e cila, duke u nisur qoftë dhe nga vota juaj e sotme, e ndjen se duhet të nxitojë për të prerë trungun e kalbur ku kacavirret pushteti juaj i kalbur: një pushtet hajdut, pa legjitimitet dhe moral qeverisës, sepse rrjedh nga  vota e vjedhur.

 Fatkeqësisht, ju që vazhdoni të mbani mbyllur votën e fshehtë të qytetarëve shqiptarë që nga 28 qershori, sot do të votoni në mënyrë të hapur, për turpin tuaj, për të keqen e të gjithë vendit. Ne jemi këtu në këtë sallë dhe do të jemi përball jush edhe në ditët në vazhdim, për ta demaskuar e denoncuar këtë maskaradë politike dhe parlamentare. Ne nuk mund të jemi  me ju dhe nuk mund të qëndrojmë së bashku me ju në këtë sallë inkuizicioni politik. Nuk jemi as bashkëfajtorë dhe as bashkëpërgjegjës.

Falemnderit!(Duartrokitje nga deputetë e opozitës.)(Deputetët socialistë largohen nga salla.)Jozefina Topalli – Hapim votimin në

parim të projektligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, me elektronikë.

Mbyllet votimi.71 vota pro. Nuk ka kundër. Nuk ka

abstenime.Miratohet në parim projektligji.Kalojmë në votimin nen për nen, me

kartonë, bashkë me vërejtjet e komisionit përgjegjës, që në rastin konkret është Komisioni për Ekonominë.

74

Page 75: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

Neni 1. Kush është dakord? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet.

(Neni 2 deri te neni 34 miratohen në të njëjtën mënyrë.)

Hapet votimi në tërësi, me elektronikë.Mbyllet votimi.71 vota pro. Nuk ka kundër. Nuk ka

abstenime.Kuvendi miraton në tërësi projektligjin “Për

menaxhimin financiar dhe kontrollin”.Kalojmë te votimi i projektligjit “Për disa

ndryshime në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar””.

Hapet votimi në parim, me elektronikë.Mbyllet votimi.71 vota pro. Nuk ka kundër. Nuk ka

abstenime.Miratohet në parim projektligji.Kalojmë në votimin nen për nen, me

kartonë.Neni 1. Kush është kundër? Falemnderit!

Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet.Neni 2. Kush është dakord? Falemnderit!

Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet.Hapet votimi në tërësi, me elektronikë.Mbyllet votimi.71 vota pro. Nuk ka kundër. Nuk ka

abstenime.Kuvendi miraton në tërësi projektligjin.Kalojmë te votimi i aktit normativ nr.2,

datë 16.06.2010 “Për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995 “Për hidrokarburet, kërkim dhe prodhim”, të ndryshuar”. Ky është akti normativ dhe ka vetëm një votim.

Hapet votimi me elektronikë.71 vota pro. Nuk ka kundër. Nuk ka

abstenime.Kuvendi miraton aktin normativ nr.2, datë

16.06.2010.Kalojmë në votimin e dekreteve të

Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Bazuar në nenin 59, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, drejtuesi i seancës ose sekretari i caktuar prej tij thërret deputetët sipas rendit alfabetik të mbiemrit të tyre dhe ata përgjigjen me zë të lartë “pro”, “kundër” apo “abstenim.

Neni 60, pika 1/1 thotë: “Në rastin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit për dekretet e

Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve në Gjykatën e Lartë votimi është nominal”.

Sekretariati i votimit, bashkë me këshilltarët të ndjekin votimin.

Fillojmë me votimin e dekretit të Presidentit për emërimin si anëtar të Gjykatës së Lartë të zotit Medi Bici.

1. Abazi Sadri (Mungon)

2. Ahmetaj Arben (Mungon)

3. Alibeaj Enkelejd: Pro.4. Alolli Ledina: Pro.

5. Balla Taulant (Mungon)

6. Bano Ilir: Pro.

7. Baraj Besnik (Mungon)

8. Basha Lulzim: Pro.

9. Beci Astrit (Mungon)

10. Beja Fatos: Pro.

11. Bejtja Ilir (Mungon)

12. Bello Marko (Mungon)

13. Beqja Ilir (Mungon)

14. Berisha Sali: Pro.

15. Bizhga Gazmir (Mungon)

16. Blushi Ben (Mungon)

17. Boçi Luçiano: Pro.

18. Bode Ridvan: Pro.

19. Bogdani Gerti: Pro.

20. Braçe Erion (Mungon)

21. Bregu Majlinda (Mungon)

75

Page 76: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

22. Bulku Rajmonda: Pro.

23. Bumçi Aldo: (Mungon)

24. Bushati Astrit: Pro.

25. Bushati Ditmir (Mungon)

26. Cara Igli: Pro.

27. Çaçi Albert (Mungon)

28. Çipi Kreshnik: Pro.

29. Çota Rrahim: Pro.

30. Çuko Arben (Mungon)

31. Dade Arta (Mungon)

32. Dalipi Alfred (Mungon)

33. Deda Eltar (Mungon)

34. Demi Leonard: Pro.

35. Dibra Gëzim: Pro.

36. Doda Mensila: Pro.

37. Dogjani Asllan (Mungon)

38. Dokle Namik (Mungon)

39. Doshi Tom (Mungon)

40. Dule Vangjel (Mungon)

41. Dushaj Besnik: Pro.42. Felaj Ermonela (Mungon)

43. Fino Bashkim (Mungon)

44. Gaçi Artan (Mungon)

45. Gashi Hazir (Mungon)

46. Gjana Jemin: Pro.

47. Gjermeni Eglantina (Mungon)

48. Gjiknuri Damian (Mungon)

49. Gjonaj Adriana: Pro.

50. Gjoni Ilir (Mungon)

51. Gumi Viktor: Pro.

52. Halimi Eduard: Pro.

53. Harasani Andis (Mungon)

54. Hasa Skënder (Mungon)

55. Hida Sybi: Pro.

56. Hoti Pavlina: Pro.

57. Hoxha Bedri: Pro.

58. Hoxha Fatos: Pro.

59. Hoxha Ismail: Pro.

60. Hoxha Rajmond: Pro.

61. Hysi Vasilika (Mungon)

62. Idrizi Shpëtim: Pro.

63. Imami Arben: Pro.64. Isaraj Arben (Mungon)

65. Islami Kastriot (Mungon)

66. Jaku Gjok (Mungon)

67. Kadeli Gjovalin (Mungon)

68. Kadilli Fatbardh: Pro.

69. Klosi Blendi (Mungon)

70. Koçi Ervin (Mungon)

71. Kodheli Mimi (Mungon)

72. Koka Lefter: Pro.

73. Kola Ndue (Mungon)

76

Page 77: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

74. Kollozi Ardian: Pro.

75. Ksera Spiro: Pro.

76. Lama Ylli: Pro.

77. Leka Agim (Mungon)

78. Leskaj Valentina (Mungon)

79. Ligori Shegush (Mungon)

80. Lutaj Pirro (Mungon)

81. Majko Pandeli (Mungon)

82. Malaj Arben (Mungon)

83. Maliqi Lefter (Mungon)

84. Marku Mark: Pro.

85. Mediu Fatmir: Pro.

86. Meksi Ermelinda (Mungon)

87. Meta Ilir: Pro.

88. Metalla Osman: Pro.

89. Mima Florian: Pro.

90. Minxhozi Qemal (Mungon)

91. Naço Nasip: Pro.

92. Ngresi Vasillaq: Pro.

93. Nishani Bujar: Pro.

94. Noka Flamur: Pro.

95. Oketa Gazmend: (Mungon)

96. Olldashi Sokol: Pro.

97. Paloka Edi: Pro.

98. Paluca Ndue: Pro.

99. Papa Gjergji: Pro.

100. Patozi Astrit: Pro.

101. Përnaska Lajla: Pro.

102. Peza Dashamir (Mungon)

103. Pollo Genc: Pro.

104. Prenga Armando (Mungon)

105. Prifti Dritan: Pro.

106. Qefalia Xhemal (Mungon)

107. Ruçi Gramoz (Mungon)

108. Ruka Et’hem (Mungon)

109. Ruli Genc: Pro.

110. Rusmali Ilir: Pro.

111. Seseri Rudina (Mungon)

112. Shalsi Eduard (Mungon)

113. Shehu Sherefedin: Pro.

114. Shehu Tritan: Pro.

115. Shkreli Enkelejda (Mungon)

116. Skuqi Luan: Pro.

117. Spahiu Klodiana (Mungon)

118. Spaho Edmond: Pro.

119. Sterkaj Paulin: Pro.

120. Strazimiri Gent: Pro.

121. Subashi Armando (Mungon)

122. Sula Dashnor: Pro.

123. Tafaj Myqerem: Pro.

77

Page 78: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

124. Tahiri Dashamir: Pro.

125. Tahiri Saimir (Mungon)

126. Tavo Vangjel (Mungon)

127. Toçi Fatmir (Mungon)

128. Topalli Jozefina: Pro.

129. Trashani Arenca: Pro.130. Turku Ardian: Pro.

131. Tushe Fatos (Mungon)

132. Uldedaj Gjok: Pro.

133. Vokshi Albana: Pro.

134. Xhaçka Olta Mungon)

135. Xhafaj Fatmir (Mungon)

136. Xhaferri Ferdinand: Pro.

137. Xheka Mehmet: Pro.

138. Xhepa Selami: Pro.

139. Xhuvani Luiza (Mungon)

140. Ylli Fidel (Mungon)Në emër të komisionit të votimeve?Urdhëroni, zoti Gumi!Viktor Gumi – Falemnderit, zonja

Kryetare e Kuvendit!Nga votimi rezultoi se janë 72 deputetë të

pranishëm dhe kandidati ka marrë 72 vota pro, të paktën sipas kalkulimeve që kemi bërë ne.

Jozefina Topalli - Ju lutem, verifikojeni edhe një herë, ndërkohë po vazhdojmë me votimin e dytë!

Ndërkohë që Sekretariati do të vazhdojë punën e tij, ne do të vazhdojmë me votimin nominal të Sokol Çomos.

1. Abazi Sadri (Mungon)

2. Ahmetaj Arben (Mungon)

3. Alibeaj Enkelejd: Kundër.

4. Alolli Ledina: Kundër.

5. Balla Taulant (Mungon)

6. Bano Ilir: Kundër.

7. Baraj Besnik (Mungon)

8. Basha Lulzim: Kundër.

9. Beci Astrit (Mungon)

10. Beja Fatos: Kundër.

11. Bejtja Ilir (Mungon)

12. Bello Marko (Mungon)

13. Beqja Ilir (Mungon)

14. Berisha Sali: Kundër.

15. Bizhga Gazmir (Mungon)

16. Blushi Ben (Mungon)

17. Boçi Luçiano: Kundër.

18. Bode Ridvan: Kundër.

19. Bogdani Gerti: Kundër.

20. Braçe Erion (Mungon)

21. Bregu Majlinda (Mungon)

22. Bulku Rajmonda: Kundër.

23. Bumçi Aldo: (Mungon)

78

Page 79: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

24. Bushati Astrit: Kundër.

25. Bushati Ditmir (Mungon)

26. Cara Igli: Kundër.

27. Çaçi Albert (Mungon)

28. Çipi Kreshnik: Kundër.

29. Çota Rrahim: Kundër.

30. Çuko Arben (Mungon)

31. Dade Arta (Mungon)

32. Dalipi Alfred (Mungon)

33. Deda Eltar (Mungon)

34. Demi Leonard: Kundër.

35. Dibra Gëzim: Kundër.

36. Doda Mesila: Kundër.

37. Dogjani Asllan (Mungon)

38. Dokle Namik (Mungon)

39. Doshi Tom (Mungon)

40. Dule Vangjel (Mungon)

41. Dushaj Besnik: Kundër.42. Felaj Ermonela (Mungon)

43. Fino Bashkim (Mungon)

44. Gaçi Artan (Mungon)

45. Gashi Hazir (Mungon)

46. Gjana Jemin: Kundër.

47. Gjermeni Eglantina (Mungon)

48. Gjiknuri Damian (Mungon)

49. Gjonaj Adriana: Kundër.

50. Gjoni Ilir (Mungon)

51. Gumi Viktor: Kundër.

52. Halimi Eduard: Kundër.

53. Harasani Andis (Mungon)

54. Hasa Skënder (Mungon)

55. Hida Sybi: Kundër.

56. Hoti Pavlina: Kundër.

57. Hoxha Bedri: Kundër.

58. Hoxha Fatos: Kundër.

59. Hoxha Ismail: Kundër.

60. Hoxha Rajmond: Kundër.

61. Hysi Vasilika (Mungon)

62. Idrizi Shpëtim: Abstenim.

63. Imami Arben: Kundër.64. Isaraj Arben (Mungon)

65. Islami Kastriot (Mungon)

66. Jaku Gjokë (Mungon)

67. Kadeli Gjovalin (Mungon)

79

Page 80: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

68. Kadilli Fatbardh: Kundër.

69. Klosi Blendi (Mungon)

70. Koçi Ervin (Mungon)

71. Kodheli Mimi (Mungon)

72. Koka Lefter: Pro.

73. Kola Ndue (Mungon)

74. Kollozi Ardian: Kundër.

75. Ksera Spiro: Kundër.

76. Lama Ylli: Kundër.

77. Leka Agim (Mungon)

78. Leskaj Valentina (Mungon)

79. Ligori Shegush (Mungon)

80. Lutaj Pirro (Mungon)

81. Majko Pandeli (Mungon)

82. Malaj Arben (Mungon)

83. Maliqi Lefter (Mungon)

84. Marku Mark: Kundër.

85. Mediu Fatmir: Kundër.

86. Meksi Ermelinda (Mungon)

87. Meta Ilir: Pro.

88. Metalla Osman: Kundër.

89. Mima Florian: Kundër.

90. Minxhozi Qemal (Mungon)

91. Naço Nasip: Pro.

92. Ngresi Vasillaq: Kundër.

93. Nishani Bujar: Kundër.

94. Noka Flamur: Kundër.

95. Oketa Gazmend: (Mungon)

96. Olldashi Sokol: Kundër.

97. Paloka Edi: Kundër.

98. Paluca Ndue: Kundër.

99. Papa Gjergji: Kundër.

100. Patozi Astrit: Kundër.

101. Pernaska Lajla: Kundër.

102. Peza Dashamir (Mungon)

103. Pollo Genc: Kundër.

104. Prenga Armando (Mungon)

105. Prifti Dritan: Pro.

106. Qefalia Xhemal (Mungon)

107. Ruçi Gramoz (Mungon)

80

Page 81: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

108. Ruka Ethem (Mungon)

109. Ruli Genc: Kundër.

110. Rusmali Ilir: Kundër.

111. Seseri Rudina (Mungon)

112. Shalsi Eduard (Mungon)

113. Shehu Sherefedin: Kundër.

114. Shehu Tritan: Kundër.

115. Shkreli Enkelejda (Mungon)

116. Skuqi Luan: Kundër.

117. Spahiu Klodiana (Mungon)

118. Spaho Edmond: Kundër.

119. Sterkaj Paulin: Abstenim.

120. Strazimiri Gent: Kundër.

121. Subashi Armando (Mungon)

122. Sula Dashnor: Kundër.

123. Tafaj Myqerem: Kundër.

124. Tahiri Dashamir: Abstenim.

125. Tahiri Sajmir (Mungon)

126. Tavo Vangjel (Mungon)

127. Toçi Fatmir (Mungon)

128. Topalli Jozefina: Kundër.

129. Trashani Arenca: Kundër.130. Turku Ardian: Kundër.

131. Tushe Fatos (Mungon)

132. Uldedaj Gjokë: Kundër.

133. Vokshi Albana: Kundër.

134. Xhaçka Olta (Mungon)

135. Xhafaj Fatmir (Mungon)

136. Xhaferri Ferdinand: Kundër.

137. Xheka Mehmet: Kundër.

138. Xhepa Selami: Kundër.

139. Xhuvani Luiza (Mungon)

140. Ylli Fidel (Mungon)

Sekretari për Procedurat dhe VotiminViktor Gumi

81

Page 82: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

(Përfundon lista e deputetëve.)Urdhëroni, zoti Gumi!Viktor Gumi – Falemnderit, zonja

Kryetare e Kuvendit!Në përfundim të dy raundeve të votimit që,

sikundër parashikohet nga Rregullorja e Kuvendit, janë votime nominale, unë po deklaroj rezultatin e votimit nominal për kandidatin për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, zotin Medi Bici.

Në votim morën pjesë 71 deputetë, nga ku kandidati ka marrë 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Në lidhje me votimin e dytë nominal për kandidatin për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, zotin Sokol Çomo, në votim morën pjesë 71 deputetë. Nga këto 64 vota ishin kundër kandidaturës, 4 vota pro dhe 3 abstenime.

Në përfundim të rezultatit të votimit:- Kuvendi jep pëlqimin për kandidaturën

e zotit Medi Bici. - Kuvendi nuk jep pëlqimin për

kandidaturën e zotit Sokol Çomo.Jozefina Topalli - Falemnderit!Është paraqitur një projektvendim për

shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004”.

Kuvendi propozon shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004”. Shqyrtimi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bëhet brenda datës 15.07.2010. Paraqitja e amendamenteve bëhet brenda datës 12.07.2010. Shqyrtimi në seancë plenare bëhet brenda datës 22.07.2010. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Hapet votimi me karton.Mbyllet votimi.Kush është dakord? Falemnderit! Kundër?

Nuk ka. Abstenim. Nuk ka. Miratohet. Vendimi hyn në fuqi.Seanca mbyllet.Ditën e mirë!

(Seanca u mbyll në orën 18:30.)

Kryetarja e Kuvendit

Jozefina Topalli (Çoba)

   

82

Page 83: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

83

Page 84: PROCESVERBAL · Web viewNe jemi edhe për ata, të cilët përballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagave dhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohet harta e varfërisë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 KORRIK 2010

84