nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/broshure... · web viewprodhimtaria e plotë vjen në...

51
1 Msc. Nevion TELHA & Agr. Ledion SALILLARI Ngritja e pemetoreve të reja intensive.

Upload: others

Post on 19-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 2: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Pasqyra e lëndës:

Hyrje Hartimi i projektit teknik për ngritjen e pemtoreve intensive.Organizimi i territorit për ngritjen e pemtores së re.Vështirësitë janë.Zgjedhja e tokës dhe përgatitja e saj që përfshin. Zgjedhja e parcelës dhe përgatitja e tokës.Përgatitja e tokës.Zgjedhja e varjetetit dhe nënshartesës.Polenizimi. Densiteti i bimëve.Mbjellja e fidanëve. Teknika e mbjelljes.Plehrimi i dufrutorëve (molla).Sistemi mbështetës.Teknika e vendosjes së sistemit mbështetës.Sistemi i ujitjes me pika.Administrimi (drejtimi) i ujitjes me pika në impjante.Zgjedhja e formës së kultivimit.Parimet e krijimit të formës aks në 5 vitet e para.Krasitja per formën e kurorës dhe mirëmbajtjen e saj.Parimet e krasitjes për 4-5 vitet e para.Krasitja formuese.Krasitja prodhuese.Ngarkesa e pemës.Krasitja e gjelbër, koha, mënyra dhe ç’farë realizon ajo.Vjelja e mollës dhe rëndësia e këtij proçesi për kohëzgjatjen në ruajtje.Përfundime.

2

Page 3: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Hyrje:

Rritja e prodhimit të mollës vitet e fundit ka sjellë dhe ndryshime të mëdha, si përsa i përket konkurencës në treg ashtu edhe shitjes së prodhimit.

Kjo e parë në dy drejtime, atë të cilësisë dhe të sasisë për të rritur të ardhura e ekonomive të fermerëve të rajonit tonë. Duke u nisur nga sa më sipër, fermeri ynë duhet të orientohet në këto dy drejtime që shkojnë paralel me njëra-tjetrën. Rruga e vetme për plotësimin e kërkesave të tregut nga ana e fermerëve është krijimi i pemtoreve të reja me kapacitete të larta prodhuese, futja e tyre sa më shpejt në prodhim, si dhe mekanizimi i proçeseve të punës në këto pemtore me qëllim uljen e kostos së prodhimit të mollës.

Teknologjia e re për kultivimin e mollës nëpërmjet një sistemi intensiv dallohet nga teknologjitë e pemtoreve të tjera, kryesisht nga kombinimi i kultivarëve dhe i nënshartesave, distancat e mbjelljes së bimëve, mënyra e formimit dhe mbajtjes së kurorës, sistemi i mbështetjes, ai i ujitjes dhe ushqimit të bimëve. Sistemi i plehrimit i mbështetur mbi analizat e tokës dhe nevojave të bimëve për elementë ushqyes. Mekanizimi i trajtimeve kimike nëpërmjet përdorimit të teknikave të reja të spërkatjes me pompa centrifugale etj.

Kjo teknologji krijon mundësinë që të shfrytezohen me efikasitet si toka ashtu dhe aftësitë biologjike të çdo kultivari për të prodhuar. Shkalla e intensifikimit është në vartësi të kapacitetit dhe punës që do të investojmë dhe arrihet kur plotësohen të gjitha kërkesat agrobiologjike që ka bima në atë masë që i japin asaj mundësi të japë rendimente të larta e tregues cilësore të prodhimit në përputhje me kapacitetin prodhues të kultivarit dhe kushteve të mjedisit.

Intesifikimi i prodhimit të mollës në përgjithësi shikohet si tendencë për të zbatuar sistem mbjellje me dendësi të lartë dhe në vartësi të kësaj sot kemi:

3

Page 4: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

1. Pemtore të zakonshme (ekstensive) 80-150 bimë/ha

2. Pemtore gjysëm intensive 400-800 bimë/ha

3. Pemtore intensive 750-1700 bimë/ha

4. Pemtore super-intensive 1700-8000 bimë/ha

5. Pemtore livadh 70.000 bimë/ha

Hartimi i projektit teknik për ngritjen e pemtoreve intensive.

Puna fillon me hartimin e një projekti teknik e financiar duke përcaktuar të gjithë elementet përfshirë edhe të ardhurat, shpenzimet, vetëshlyerjen etj.Projekti teknik përfshin tërësinë e masave teknike dhe organizative që merren për shfrytëzimin sa me efektiv të tokës dhe të elementëve të saj për marrjen e rendimenteve të larta me kosto të ulët dhe me cilësi të lart.

Organizimi i territorit për ngritjen e pemtores së re.

Organizimi i territorit duhet të sigurojë këto kushte: Ngastrat të kenë kondita klimatiko tokësore të njëjta, të

zbatohet agroteknika e plotë dhe efikase. Të menjanohet rreziku i gërryerjeve dhe shpëlarrjeve. Të krijohen kushte sa më lehtësuese për mekanizimin e

proçeseve të punës dhe transportin e prodhimit etj.

4

Page 5: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Krijimi e kultivimi i mollës në pemtore intensive ka përparësi dhe vështirësitë e veta, nga të cilat përmendim: - Prodhimi i hershëm duke filluar nga viti 2-3 pas mbjelljes dhe

futja në prodhim të plotë në vitin e 4 -5 duke shkurtuar afatin e vetë shlyerjes dhe amortizimit të investimit.

- Sigurohet rendiment i lartë për njësi të sipëfaqes, shfrytezim maksimal i tokës.

- Prodhim cilësor dhe i njëtrajtshëm në madhësi, formë, ngjyrë, shije dhe aromë (sipas standartit).- Lehtësohen shërbimet si rezultat i përmasave të vogla të

pemës.- Harxhohen me pak pesticide në sasi dhe arrihet efektivitet më

i lartë i përdorimit të tyre.- Rritet rendimenti i punës dhe shërbimet vjetore si: krasitja,

rrallimi, vjelja etj.

Vështirësitë janë:- Investimet fillestare për mbjellje e mirëmbajtje janë të larta.- Teknika e teknologjia e kultivimit duhen njohur mirë sepse

gabimet janë me pasoja për qëndrueshmërinë e prodhimit në sasi dhe cilësi.

- Jetë e shkurtër ekonomike e pemtores.

Për të përfituar nga përparësitë dhe shmangur veprimin e faktorëve negative duhet që njohuritë tona e të fermerëve lidhur me teknikën e teknologjinë e kultivimit të këtyre pemtoreve duhet të jenë sa më të plota.

1. Përveç dendësisë hallka të rëndësishme të intesifikimit janë: - zgjedhja e programuar e tokës- zgjedhja e nënshartesave dhe kultivarëve- teknikat e formimit e mbajtjes së kurorës- përcaktimi i skemes së mbjelljes si dhe shërbimet kulturale që

do të kryhen, si : plehrimi, ujitja, e teknika të tjera.

5

Page 6: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Zgjedhja e tokës dhe përgatitja e saj që përfshin:

- Pastrimin e mbeturinave bimore.- Sistemin sipërfaqësor të tokës, rrafshimin, piketimin e hapjen

e kanaleve kullues. Ky është investim kapital e mbetet gjatë gjithë jetës së pemtores, prandaj duhet të jetë i studiuar mirë dhe pa gabime.

- Në tokat me pjerrësi 0-5 grade nuk është e nevojshme të meren masa të veçanta për sistemim. Në këtë rast mjafton që mbjellja e pemëve dhe punimi i tokës të bëhen tërthor pjerrësisë për të menjanuar gërryerjen.

- Në tokat me pjerrësi 6-12 gradë del e nevojshme që në largësi të caktuara(10-12m) të ngrihen ledhe ose mezhda. Sa më e madhe të jetë pjerrësia aq më e vogël do të jetë largësia midis ledheve. Kryesorja është që të zbutet pjerrësia pa penguar mekanizimin dhe të mbrohet toka nga gërryerja.

Zgjedhja e parcelës dhe përgatitja e tokës

Në zgjedhjen e parcelës duhet të kihet parasysh që të plotësohen disa tregues për ngritjen e një pemtoreje siç është prania e ujit, përbërja e tokës e cila duhet të përcaktohen nga analiza e tokës.Nuk mund të bëhen mbjellje pa analizë nga e cila përcaktohen:

6

Page 7: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

1. Karakteristika fizike, si përbërja mekanike e mineralogjike e tokës, cilësitë fiziko-kimike.

2. Lënda organike bimore dhe shtazore.3. PH dhe përmbajtja e elementeve ushqyes në tokë.

Për toka të pasura distancat vendosen më larg dhe e kundërta.Gjithnjë duhet të kemi parasysh që analizat bëhen para lërimit të tokës dhe bëhen në çdo 7-8 vjet.

Përgatitja e tokës.

Plugimi i tokës në thellësin 45 cm, hiqen mbeturinat, rrënjët dhe barërat e këqia që të mos konkurojnë rrënjët e pemës së ardhëshme. Përmbysja në thellësinë 45 cm e mbeturinave lejon plehrimin organik dhe atë kimik.Pas punimit toka bëhet më e shkrifet nuk ka barëra të këqia dhe mundësia e lidhjes së rrënjëve me tokën është më e madhe.Në toka me lagështirë ajo ngrihet kurriz peshku për të kulluar lagështirën.

Zgjedhja e varjetetit dhe nënshartesës.

Për zgjedhjen e saj dhe kombinimin me mbishartesat duhet të kemi parasysh fuqinë e rritjes, dendësine e mbjelljes, shpejtësinë e futjes në prodhim, jetëgjatësinë e pemetores, rendimentin dhe cilësinë e frutit etj. Në këtë grup përfshihen EM-9 dhe seleksionet e saj dhe grupi MM etj,Fidani i ardhshëm duhet të zotërojë krahas cilësive të dëshiruara dhe përshtashmërinë ndaj cilësive të tokës. Për përcaktimin e varieteteve të mbi e nënshartesave duhen të kihen parasysh disa faktorë si:

- Përhapja e varieteteve të reja dhe tradicionale.- Kërkesa e fermerit.- Të dhënat klimatiko-tokësore.

7

Page 8: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Mbi bazën e këtyre elementeve përcaktohet struktura e mbjelles dhe varietetet që kënaqin faktorët e mësipërm. Disa nga varietetet e reja të mollës janë: Pink Lady, Braeburn, Fuji, Gala, Pinova, Renettë, Early Gold etj, ndërsa nga varjetetet tradicionale që janë kultivuar për shumë vite në vendin tonë kemi: Grupi Golden dhe Starking, Idaret Redchief, Granny Smith etj.

Në zgjedhjen e kultivarëve duhet të kemi parasysh që të realizohen disa kërkesa si futja e varieteteve të reja, ruajtja e atyre tradicionale. Ndërsa sipas periudhës së pjekjes ato me pjekje të vonë të mos mbillen në zona të ftohta.Nënshartesat vegjetative më të përshtateshme për mollën, të aplikuara gjatë këtyre viteve në disa pemëtore të rretheve: Dibër, Korçë dhe Kukës janë:

1. EM-9, EM-9 ENKB, PAJAM-1, PAJAM-2.2. Supp. 4PI 80.3. MM-106 dhe MM-111.

Në toka të pasura të përdoret grupi i katër nënshartesave të para për tokat e varfëra përdoret Supp. 4PI 80, për varietetet e grupit Starking (Spur) përdoren MM-106, MM-111.Seria e këtyre nënshartesave plotësojnë kërkesat e fermerit për çdo tip toke, qoftë nga pjelloria ashtu edhe nga pjerrësia në fushë apo në kodër, me ose pa sistem mbështetje.

Theksojme se pemëtoret me nënshartesa të MM-106, dhe MM111 përdoren dhe pa mbështetje.

8

Page 9: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Polenizimi.

Polenizimi është një faktor i rëndësishëm që duhet të zgjidhet që në strukturën e mbjelljes sepse përbën bazën për lidhjen e frutave dhe në prodhimin e ardhshëm.Në skemën e mbjelljes duhet të futet në strukturën varietore 5-10% polenizues i cili mund të jetë varietet tregëtar ose vetëm polenizues.Kjo realizohet me alternim varietetesh që një varietet tipik është Granny Smith, që ka një periudhë të gjatë lulëzimi dhe është polenizues i forte.Në skemën e mbjelljes vendosen në strukturë polenizuesit në këtë %.

1. Varieteti dominues 90-95%.2. Varieteti polenizues 10-5%.

Kjo realizohet nëpërmjet skemave të mbjelljes që mund të jetë brenda rreshtit në raportin 10:1 ose me alternim 3:1.2 ose 4.5:1,2 etj.Faktorët që ndikojnë në polenizimin e pemëve janë:

Kushtet e motit. Prania e bletës.

Sipas studimeve që janë bërë janë përcaktuar dhe varietetet komerciale që polenizojnë njëri-tjetrin.

9

Page 10: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Densiteti i bimëve.

Dendësia e bimëve në pemëtore përcaktohet nga disa faktorë si :a) Toka, pjelloria, pjerrësia.b) Mekanika, ç’farë lloj agregati do të përdoret.c) Nënshartesa e cila përcakton fuqinë e pemës.d) Mbishartesa (varieteti), fuqia e rritjes, afiniteti dhe raporti

që ka me nënshartesën.e) Lartësia e pemës.

Mbeshtetur në faktorët e mësipërm përgjithësisht distancat më të përdorshme dhe preferuara janë 3.75 - 4 X 1.25-1.5 m. Duhet të dimë që një pemëtore me dendësi të madhe jep rendiment të lartë, por duhet të shoqërohet dhe me shërbime intensive gjatë gjithë vitit.Për distancat ndërmjet rreshtave duhet të merret parasysh mekanika dhe lartësia e pemës në mënyrë që hija e pemës të një rreshti të mos e kalojë katin a parë të pemës së rreshtit tjetër, gjithashtu për lartësi të vogla të pemës kemi dhe distanca më të vogla ndërmjet reshtave dhe anasjelltas.

Mbjellja e fidanëve.

Duhet të bëhet në kohën e duhur sepse kur temperatura kalon mbi 7 gradë rrënjët fillojnë të lidhen me tokën dhe në pranverë vazhdon aktiviteti.

10

Page 11: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Koha më e mirë është në periudhen dhjetor-janar sepse aktivizimi i rrënjëzimit është në një nivel shumë të lartë. Por afati i mbjelljes vazhdon dhe gjatë muajit shkurt dhe mars, por vonesat në mbjellje nuk janë të dobishme sepse ulet % e zënies dhe ç’është më e rëndësishme, vonohet zhvillimi i vegjetacionit dhe kemi bimë më të dobëta.

Teknika e mbjelljes.

Pasi janë kryer proçeset paraprake si përcaktim parcelës punimi dhe plehrimi, përcaktimi i varietetit, nënshartesës dhe janë siguruar fidanët në kohë kalohet në proçesin e mbjelljes.Në fillim përcaktohet drejtimi i rreshtave i cili është në varësi të formës së parcelës si dhe orientimi i cili është më i preferueshëm është Lindje-Perëndim ose Veri-jug. Duhet të merret parasysh dhe drejtimi i erës, ku drejtimi i rreshtit të jetë në një drejtim me atë të erës.Pas përcaktimit të drejtimit të rreshtit dhe distancave të mbjelljes kalohet ne proçesin e piketimit.Piketimi bëhet para proçesit të mbjelles. Në teknikën e piketimit shumë e rëndësishme është krijimi i këndit të drejtë si bazë për piketimin e gropave.Pikërisht rreshti i parë dhe në çdo rresht vendosen pikat ku do të mbillet pema e ardhshme sipas distancës së përcaktuar, në

11

Page 12: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

vazhdim piketohet rreshti i dytë dhe kështu me rradhë për të gjithë parcelën.

Mbjellja fillon me hapjen e gropave në thellësinë 25-30 cm, pastaj futet fidani, fiksohet mirë, aksohet, mbushet me dhe, e ngjeshet kur lartësia e pikës së shartimit duhet të jetë detyrimisht 15 cm mbi tokë, fiksohet mirë, aksohet, mbushet me dhe e ngjeshet. Gjatë mbjelles duhet të shihet me kujdes pika e shartimit të jetë në të njëjtën nivel (lartësi), rreth 10 cm nga toka sepse ndikon në uniformitetin e pemëtores së ardhshme.Nuk duhet të përdoret pleh organik në mbjellje sepse rrezikon tharjen e pemëve ndërsa plehu kimik po, por sipas afateve të përcaktuara. Kur pika e shartimit ka lartësi të ndryshëm nuk kemi uniformitet të pemëtores. Në toka të rënda duhat të jetë 5 cm mbi tokë pika e shartimit, ndërsa në toka të pasura 10+5 cm.Për të ruajtur kurorën që duam të pemës pika e shartimit duhat të jetë e lartë mbi tokë.Po të mbillet poshtë të pika e shartimit kemi një rritje të madhe të pemës dhe nuk marrim kurorën që duam.

Nuk duhet të përdoret pleh organik në mbjellje sepse rrezikon tharjen e pemëve ndërsa pleh kimik po, por sipas afateve të përcaktuar, i cili me vonë hidhet në sipërfaqe.Kur nuk ka shi pas mbjelles vaditet që në pranverë. Është mirë të vendoset rrjeta që mbështjell trungun që të mos demtohet gjatë kositjeve të barrit dhe brejtësve.

12

Page 13: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Plehrimi i drufutorëve (molla).Përcaktimi i drejtë i dozave dhe i mënyrave të hedhjes së plehrave është i mundshëm vetëm duke patur parasysh fazat e zhvillimit të drufrutorëve, intensitetin e rritjes së tyre, veçoritë e varietetit si edhe kushtet e motit. Prandaj detyra kryesore e sistemit të plehrimit të kulturave drufrutore është krijimi sipas mundësisë i gjëndjes së ekuilibruar të zhvillimit vegjetativ dhe gjenerativ të bimëve.Tendencat bashkohore të pemëtarisë intensive bazohen në përdorimin e varieteteve me pjekje të shpejtë, me formim të kurorave me vëllim të vogël. Hyrja më herët në prodhimtari me rendimente të larta dhe mjaft të rregullta të varieteteve të përmendura lidhen me kërkesat më të larta ndaj elementëve ushqyes.Njohja e kërkesave të bimëve ndaj kushteve të ushqimit është kusht i nevojshëm për përdorimin e efektiv të plehrave. Gjatë periudhës së jetës shumëvjeçare drufrutorët kalojnë në një varg ndryshimesh së njëpasnjëshme duke përfshirë këtu kërkesat ndaj kushteve të ushqimit, ku dallojme tre periudha:

Periudha e parë:

Fillon nga mbjellja e bimëve deri në prodhimtarinë e tyre që në shumicën e varieteteve të mollëve dhe dardhave ajo arrin 5-8 vjet.

13

Page 14: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Kjo periudhë karakterizohet nga rritja e fuqishme e pjesëve vegjetative të drurit, ku zhvillohet intensivisht pjesa skeletore e sistemit rrënjor si edhe rritet aparati gjethor dhe të gjithë elementet e ushqimit mineral pothuaj përdoren plotësisht dhe nuk depozitohen në lëndë rezervë.Në këtë periudhë drufrutorët janë më të ndjeshëm si ndaj tepricës ashtu edhe ndaj mungesës së lëndeve ushqyese. Plehrimi në këtë kohë duhet të bazohet në sigurimin mesatar të elementëve ushqimorë për bimët, duke filluar me plehërimin para mbjelljes së bimëve me hedhje sistematike të plehrave sidomos ato azotike.

Periudha e dytë:

Është prodhimtaria e plotë e drufrutoreve ku si karakteristikë kemi rritjen e ngadalte të lastareve dhe formimin masiv të degëzave frutore. Periudha karakterizohet nga prodhimtari maksimale dhe prandaj është me shumë rendësi krijimi i kushteve optimale të ushqimit të bimëve. Kjo arrihet me hedhjen sistematike të dozave optimale të plehrave organike dhe minerale. E rëndësishme është zgjedhja e drejtë e afateve dhe mënyrave të hedhjes së plehut. Në varësi nga faktorët klimatiko tokësore, kushtet e kultivimit pleherat hidhen si në periudhën e qetësisë (pleherim bazë), ashtu edhe gjatë periudhës së vegjetacionit (pleherimi plotësues). Në këtë periudhë rëndësi ka roli i ushqimit të bimëve me potas, sepse me rritjen e rendimentit të prodhimit rritet edhe largimi i potasit.

Periudha e tretë:Karakterizohet nga rënia drastike e prodhimit, tharje masive e degëve dhe plakje e gjithë bimës. Dozat e pleherimit në këtë periudhë vijnë duke u zvogëluar. Pemët frutore konsumojnë elementë të ushqimit mineral gjatë gjithë vegjetacionit, ku dallojmë dy periudha me intensive të përvetësimit të tyre: në pranverë kur çelin lulet dhe formohet aparati gjethor dhe në vjeshtë, në periudhën e grumbullimit të lëndëve rezervë dhe vala e dytë e rritjes së rrënjëve. Gjatë periudhës së vegjetacionit

14

Page 15: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

elementët e ushqimit hyjnë në bimë në raporte të ndryshme. Në periudhën e rritjes fillestare në bimë ka hyrë relativisht më shumë fosfor se sa azot dhe potas, në periudhën e rritjes së plotë hyn më shumë azot dhe fosfor dhe në atë të ngadalësimit të rritjes hyn më shumë potas dhe azot dhe me pak fosfor. Në përfundim të rritjes mbitokësore hyn më shumë fosfor dhe potas dhe më pak azot. Duke mbajtur një raport të caktuar të elementëve të ushiqmit mineral, e lidhur kjo edhe më agroteknikën, komandojmë madhësinë e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në toka me përmbajtje të ulët të fosforit dhe potasit të lëvizshëm, dozat orientuese të pleherave të llogaritura për furnizimin e bimëve janë si më poshtë:

Në sistemin e pleherimit të pemtoreve prodhuese vend të rëndësishëm zë vendosja e rregullt e raportit të elementëve të ushqimit mineral dhe dozave të tyre. Me futjen e bimëve të mollës në prodhim të plotë do të rritet roli i pleherave potasike.

Këshillohen të hidhen dozat e mëposhtme të pleherave minerale: - Në pemëtoret me moshë 6-8 vjeçare nga 30 Kg azot, fosfor dhe potas për 1 Ha. - Në pemëtoret me moshë 8-10 vjeçare nga 60 Kg azot, fosfor, potas për 1 Ha.- Në pemëtoret me moshë 10-15 vjeçare deri 90 Kg azot, fosfor, potas për 1 Ha.- Në pemëtoret me moshe 15-20 vjeçare nga 120 Kg e me shumë azot, fosfor, potas për 1 Ha.Efektiviteti i afatëve dhe i mënyrave të hedhjes të pleherave në pemëtoret në prodhim varet nga zhvillimi dhe funksionet e

15

Llojet e drufrutoreve

Pleherat organike

T/Ha

P2O5 K2O

Kg/HaFaroret 40-60 150-180 160-170

Page 16: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

shpërndarjes së sistemit rrënjor, nga bashkëveprimi i pleherave me tokën dhe mënyrat e mbulimit të tyre. Përdorimi i pjesëshëm i pleherave azotike, në krahasim me hedhjen në vjeshtë ose herët në pranverë të gjithë dozën vjetore, zakonisht lejon të shmanget lidhja shumë e madhe e frutave në pranverë, që vështirëson diferencimin e sythave lulorë të prodhimit të pritshëm si edhe zgjatjen e tepërt të afatit të vegjetimit në vjeshtë, si rezultat rendimenti i prodhimit rritet.Përdorimi i pjesshëm i pleherave azotike gjatë vegjetacionit jep efektivitet të lartë ekonomik sidomos kur hedhja e tyre bëhet në 3 afate:

- Në vjeshtë pas vjeljes së frutave.- Herët në pranverë pas çeljes së sythave.- Pas rënies së luleve dhe rrëzimit natyral të kokrrave.

Sistemi mbështetës.

Që në mbjellje vendoset sistemi mbështetës në mënyrë që ti jepet drejtim pemës. Në pemëtore përpara vendosjes së sistemit mbështetës, vendosen hunj mbështetës që të mbajnë drejt pemën në mënyrë që të mos lëvizë rrënjët sepse rreth 20% e dëmtimit të pemëve ndodhin nga lëvizjet e rrënjëve.Në çdo pemë 6-7 pemë vendoset një bandier kur kemi parasysh për largësi ndërmjet pemëve 1.4-1.5 m.Në përgjithësi tek pemëtoret me nënshartesa vegjetative bëhet me sistem mbështetës për arsye se kanë një sistem rrënjor jo të fuqishëm kanë trup dhe kurorë të vogël gjë që nuk përballojnë mbajtjen e frutave.

Teknika e vendosjes së sistemit mbështetës.

Në përgjithësi vendosen 4 tela me distancë 70-80 cm, nga toka teli , 80 cm teli i dytë mbi të parin, 80 cm teli i tretë mbi të dytin dhe 60-70 cm teli i katërt mbi të tretin.

16

Page 17: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Vendosen shtylla me gjatësi 3.5m, ku 50 cm futen në tokë dhe 3m mbi tokë.Shtyllat vendosen nga 8-10 m larg. Ç’do shtyllë në fillim rreshti vendoset me kënd të hapur nga jashtë me qëllim që të fiksohen telat të sigurohet një qëndrueshmëri nga tërhqja që krijohet nga pesha e prodhimit.Duhet të kemi parasysh që një dendësi e madhe jep rendiment të lartë.

Për të fiksuar telat bëhet nje plint 2m larg shtylles së parë. Për ndërtimin e plintit hapet një gropë ( me këmbë) me përmasa 0.8 X0.2 X0.2 m futet nje hekur në formë S-je 22 dhe mbushet me beton 30 cm duke formuar një këmbë betoni pastaj mbushet me dhe 50 cm.Telat duhet të jenë xingato O4 pas vendosjes së telave ato tendosen në mënyrë që të forcohet dhe të sigurojë mbajtjen normale të pemës.Cilësia e vendosjes së sistemit mbështetës duhet të jetë e lartë, sepse erërat e forta mund ta shkatërrojnë komplet atë sëbashku me pemëtoren, që do të kishte pasoja të pariparueshme dhe një kosto të lartë për fermerin.Forma kurrorë e pemës me aks vertikal ka disa avantazhe:

E lehtë për t’u formuar dhe aplikuar nga prodhuesit.

Dendësi të lartë bimësh. Prodhim të lartë dhe cilësi të mirë.

17

Page 18: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Futet shpejt në prodhim. Lehtësi punimesh dhe kosto të ulët. Jetëgjatësia e pemëtoreve shkon 20-30 vjet. Prodhim cilësor dhe të përvitshëm. Kontrollon ngarkesën e prodhimit nëpërmjet

krasitjeve rrallimit të luleve dhe frutave.Ngritja e këtij sistemi kërkon investime fillestare për sistemin mbështetës dhe sistemin e ujitjes me pika.

Sistemi i ujitjes me pika.

Një frutikulturë moderne që parashikon adoptimin e nënshartesave xhuxhe në impiantet moderne nuk mund të kryhet pa një sistem ujitjeje.Sistemi i ujitjes me pika e shpie ujin në atë pjesë të terrenit të eksploruar nga rrënjët dhe përshtatet ne impiantet intensive. Ky sistem ka si qëllim të ulë sasinë e ujit që përdorim me rreth 30% me pak se ujitja me shi. Ujitja me pika automatike na lejon një furnizim me ujë konstant dhe real për nevojat kryesore të bimës. Për të llogaritur sasinë e duhur të ujit që i duhet bimës për një ditë duhen vlerësuar faktorët në vijim.a) Struktura dhe fortësia e terrenit.b) Stadi fenologjik.c) Mosha dhe vëllimi i bimës.d) Produktiviteti .e) Avullimi ditor.Në vitet e para të frutifikimit ( në vitin e parë dhe të dytë) është e nevojshme të kryhet vetëm një furnizim me ujë në ditë. Në vitin e tretë dhe të katërt kur bimët kanë arritur të mbushin gjithë hapësirën midis tyre atëherë mund ti shtojme sasinë e ujit. Këtu sipas tabelës po japim të dhëna sasiore në periudha të ndryshme të vitit.

Litra/ditë Litra/ditë

18

Page 19: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Nr Muaji Mm/ditë për bimë në vitin e parë.

për bimë në vitin e dytë.

1 Prill 2.5 1.0 2.52 Maj 3.5 1.5 3.53 Qershor 4.2 2.0 4.04 Korrik 4.5 2.0 4.55 Gusht 4.2 2.0 4.06 Shtator 3.0 1.5 3.0

Tabela 2. Sasitë e ndryshme të ujit për tu shpërndarë në periudha të ndryshme të stinëve në impiantet në prodhim të mollës.

Nr Muaji Mm/ditë të avulluar

Litra/ditë për pemët në prodhim

1 Prill 2.5 4.52 Maj 3.5 6.03 Qershor 4.2 7.54 Korrik 4.5 8.05 Gusht 4.2 7.56 Shtator 3.0 5.0

Administrimi (drejtimi) i ujitjes me pika në impjante.

Për një përdorim sa më të mirë të impiantit të ujitjes me pika është domosdoshmërisht e nevojshme që terreni të rrijë gjithmonë i lagur. Duhet të ndërhyjmë me ujitjen, më përpara se terreni të ketë arritur 50 % të kapacitetit hidrik dhe pavarësisht rastit të shirave të lehta nuk duhet ndërprerë ujitja.Për të evituar humbjet e kota dhe për të evidentuar turnet e ujitjes më të përshtatshme është e rendësishme të merren parasysh edhe kushtet e terrenit. Në tokat e lehta këshillohet të ujitet dy herë në ditë, ndersa në tokat e rënda është e mjaftueshme vetëm një ujitje në ditë, pasi kapaciteti ujëmbajtës i tyre është më i madh.

Zgjedhja e formës së kultivimit.19

Page 20: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

- Forma me Aks Vertikal.Formimi i formës së kurorës aks fillon që në mbjellje, por me kusht që fidanët të kenë nënshartesën e duhur, cilësinë dhe standartin e kërkuar që në fidanishte, dhe të mbillet në distancat e përcaktuara nga specialisti, në mënyrë që të sigurojmë dendësinë e preferuar të bimëve. Kjo realizohet nga përdorimi i nënshartesave vegjetative me rritje të kufizuar, që janë EM-9, PAJAM-1, PAJAM-2 dhe që në strukturën e pemëtoreve Europiane zënë rreth 70-80% dhe nënshartesa të tipit MM që përdoren për grupin Spur (Starking).

Aksi është një strukturë esenciale e pemës, rritja e së cilës gjatë 2 viteve të para pas mbjelljes është prioritare. Gjatë dy viteve të para për të favorizuar zhvillimin e aksit nga njëra anë dhe nga ana tjetër të degëzave anësore realizohen pincime në verë.Në pemëtoret me aks kurora e pemës formohet lehtësisht dhe është shumë e thjeshtë për tu aplikuar nga fermeret. Pemëtoret me ketë formë kanë një jetëgjatësi 25 vjeçare dhe japin një rendiment nga 40-70 ton/ha duke dhënë një maksimum, dhe duke e shfrytëzuar intensivisht tokën.Kanë një prodhim të përvitshëm dhe cilësor. Mirëmbahen lehtësisht nga fermerët.Futja në prodhim e pemëve të një kultivari mesatarisht të fuqishëm por mbi nënshartesa vegjetative të grupit EM-9 dhe

20

Page 21: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

MM-106 ndodh në vitin e 2-të dhe të 3-të, kurse mbi nënshartesë të ardhur nga fara në vitin e 5-të dhe të 6-të. Prodhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të në rastin e dytë.

Parimet e krijimit të formës aks në 5 vitet e para.

- Lënia e trungut ose boshtit kryesor të pemës të rritet lirisht pa pincuar deri në lartësinë e përcaktuar nga 2.5- 3.5 m, i cili mund të përkulet pasi të pritet kur maja të jetë me moshë mbi 2 vjeçare.- Heqja e të gjitha degëve me kënd të ngushtë mbi aksin kryesor dhe lënia e degëve me kënd të gjerë përgjatë aksit.- Lihen degët me kënd normal që do të përkulen për të formuar kurorën e ardhshme të pemës.- Përkulja e degëve me gjatësi 60 cm, duke i lidhur me lidhëse të posaçme. kur dega ka arritur ½ e largësisë së distancës së pemës në rresht.- Vazhdon heqja e degëve me kënd të ngushtë mbi aks dhe degët me drejtim vertikal mbi degët kryesore.- Lihen kokrrat afër degës kryesore.- Vitin e dytë lihet një prodhim 7-8 kv/ha.- Në vitin e tretë dhe të katërt vazhdon e njëjta praktike, por në këtë rast lihet një prodhim 2-3 herë më shumë se në vitin e dytë.Kur maja e aksit arrin lartësinë e duhur përkulet dhe lidhet me telin e katërt.Në këtë mënyrë formohet një pemë në formë bredhi me degë të kthyera poshtë si çadër, e cila nuk ka pincime të degëve duke bërë të mundur që pema të mos pengohet dhe të jetë e lirë si në formë ashtu edhe në aktivitetin e saj. Përndryshe për çdo pincim pema është nën depresion dhe ajo do të shpërthejë dhe po të vazhdojë një proçes të tillë do të kemi një seri operacionesh pa fund, pinco ose pre-shpërthe.

Krasitja për formën e kurorës dhe mirëmbajtjen e saj.

21

Page 22: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Forma e kurorës përcaktohet që në mbjellje ku kemi parasysh zgjedhjen e fidanit, përcaktimin e dendësisë, lartësisë së pemës, kurorës dhe madhësisë së saj.Proçesi i formimit të kurorës fillon që në vitin e parë, ku hiqen të gjitha degët me kënd të ngushtë dhe lihen ato me kënd të gjerë, por pa hequr majën e fidanit.Hiqet çdo shpërthim nën lartësine e katit të parë.Krasitja dimërore bëhet gjatë muajve Janar-Shkurt ose përpara fillimit të lëvizjes së lëngjeve në pemë.Formimi i kësaj forme vazhdon deri në pesë vitet e para kur pema futet plotësisht në prodhim. Gjatë kësaj periudhe kurora në formë aks formohet nëpërmjet lidhjes së degëve. Ndërsa krasitja verore ose e gjelbër bëhet në fund qershori dhe fillim korriku.

Parimet e krasitjes për 4-5 vitet e para.

Gjatë kësaj periudhe veprohet në këtë mënyrë:a) Nuk pincohen majat e degëve.b) Hiqen degët me kënd të ngushtë dhe ato vertikale,

thithaket, qoftë mbi aks ashtu edhe mbi degët e para formuese të kurorës.

c) Zgjidhen dhe lihen degët me kënd normal dhe tendencat për hapjen e tyre.

d) Hiqen degët e tepërta përgjatë aksit të pemës duke lënë një shpërndarje të pranueshme të tyre përgjatë aksit.

e) Kur gjatësia e degës arrin 50-60 cm ose sa ½ e distancës ndërmjet pemëve bëhet përkulja e degëve.

f) Pasi pema arrin lartësine e duhur për majën ka dy versione, njëri synon në përkuljen e majës, por kjo krijon hije mbi katet e tjerë, hijezon dhe zhvesh pemën nga degët prodhuese, ndërsa variant i dytë pritet maja, pema krijohet si bredh, meriton vëmendje për përhapje.

22

Page 23: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

g) Per çdo varjant dhe nënshartesë mund të ketë dhe specifika, por parimet janë të njëjta.

Krasitja formuese.

Krasitja është një veprim shumë i rëndësishëm. Roli i saj është i përcaktuar në cilësinë dhe rregullimin e prodhimit. Njëkohësisht të sigurojë ndriçim të mirë. Krasitja është një teknikë komplekse që kërkon njohje të madhe. Në çdo ndërhyrje krasitja duhet të bazohet në katër nivelet e mëposhtme:

Mbajtja e një ekuilibri të mirë të forms. Amenazhimi i vendit për përdorimin e mirë ted

rites. Seleksionimi i vendeve të mira të prodhimit. Rregullimi i prodhimit dhe mbajtja e ekuilibrit me

prodhim rigoroz.

Krasitja prodhuese.

Organet prodhuese tek molla ndodhen tek degëzat e shkurtëra, degëzat torbeste, të përbëra si dhe degëzat e holla njevjeçare (15-20 cm) në disa kultivarë. Krasitja prodhuese synon në një frutifikim të ekuilibruar që lejon prodhim normal për çdo vit.Degëzat e shkurtëra frutore tek molla zhvillohen për dy vjet prandaj për të siguruar formimin e tyre normal tek molla, lastarët njevjeçarë nuk shkurtohen, ata hiqen nga baza ose mbeten në pemë. Degëzat e holla frutore gjithashtu nuk shkurtohen. Shkurtime bëhen gjithnjë mbi degëzim dhe në dru 2 ose më shumë vjeçar për rruajtjen e kurorës.Krasitja sistematike, rrallimi i frutave, plehrimi, ujitja si dhe trajtime të tjera e bëjnë pemën të prodhoje rregullisht, e të shmanget kështu prodhimi i alternuar. Gjithashtu me anë të krasitjes prodhuese rinohen organet e frutifikimit. Në krasitjen e pemës dallohen dy krasitje: Krasitja dimërore (e thatë) dhe ajo verore ose e gjelbër.

23

Page 24: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Periudha e kryerjes së krasitjes dimërore është muaji Janar-Shkurt ose përpara se të fillojë lëvizja e lëngjeve në pemë.Nuk ka asnjë ndarje të prerë midis krasitjes formuese me atë prodhuese sepse në të dy llojet ato realizojne të njëjtin funksion si në proçesin e dhënies së formës së kurorës ashtu dhe në përgatitjen e pemës për të prodhuar.

a) Ruhen ato parime si në krasitjen formuese.b) Në vitin e parë nuk lihet asnjë frut, ndërsa vitin e dytë

mund të lihet një prodhim deri 7-8 kv fruta / ha, të tretin 15-20 kv fruta / ha, pastaj sa ç’është parashikimi i rendimentit.

c) Hiqen degët e tepërta ose mbi numrin e duhur dhe të gjitha degëzat në pozicion vertikal, degët e thyera dhe ato që këmbëhen me njëra tjetrën.

d) Gjatë 5 viteve të para, hiqet ngarkesa e tepërt e sythave frutore.

e) Vitet e ardhshme hiqen degët dhe frutat e tepërta.f) Në të dy anët e asksit kryesor hiqen degëzat mbi degët

kryesore rreth 20 cm nga baza, ku nga maja e pemës deri në fund të pemës formohet një oxhak me diameter 40 cm, që lejon dritëzimin, ajrimin dhe rritjen e kualitetit të frutave.

24

Page 25: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Ngarkesa e pemës.

Frutat duhet të kenë distancë me njëri-tjetrin, për të siguruar kalibrin dhe cilësinë e duhur dhe për të realizuar këtë duhet të bëhet krasitja prodhuese. Fermeri e njeh mirë gjendjen e pemës dhe në mënyrë të përgjithshme bën parashikimin për ngarkesën e pemës.Në bazë të diametrit apo seksionit të lihen aq fruta sa të peëballohet nga pema dhe dega. Sipas përllogaritjeve për një degë lihen 5-6 fruta për një rendiment që lëviz nga 40-60 t/Ha.

Krasitja e gjelbër.

Kur pema e re është e dobët nuk hiqen dhe degët me kënd të ngushtë me qëllim që të fuqizohet pema, por hiqen në krasitjen dimërore.

Degët vertikale hiqen për çdo rast. Në pemët normale hiqen dhe degët me kënd të

ngushtë. Krasitja e gjelbër bëhet çdo vit.

Krasitja e gjelbër realizon:

a) Ekuilibrin e pemës rritje-prodhim.b) Eliminon degët e tepërta (thithakët), kufizon shpërthimet e

reja.c) Formimin e kurorës, thjeshtëson dhe përgjysmon punën

për krasitjen dimërore.d) Përmirëson cilësinë e prodhimit.

Koha e kryerjes:

25

Page 26: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Zakonisht krasitja e gjelbër bëhet kur fillon rritja e frutit që përkon me 15-20 Qershorin dhe vazhdon deri në pjesën e parë të korrikut ose kur gjatësia e lastarit ka arritur në 12-14 gjethe.

Mënyra e krasitjes:

Hiqen degët llupëse ose thithakët që nga rrëzimi i frutave në mënyrë që të bëhet kolorizimi i frutave.Hiqen lastarët me drejtim vertikal dhe më kënd të ngushtë.Lihen ato degë që janë me kënd normal ose që mund të përkulen dhe që shërbejnë për formim kurore dhe për prodhim e ardhshëm.Prerja e lastarit bëhet jo në bazë, por me dy sytha me qëllim që të eliminohen shpërthime të tjera.Lehtëson shumë krasitjen dimërore dhe shpërthimet për vitin e ardhshëm.Gjithmonë gjatë krasitjes zgjidhen degët për formim kurore.Përdorimi i reduktuesve të masës së gjelbër po futet gjithnjë e më shumë në pemëtari sespse realizon dy kërkesa redukton masën e gjelbër dhe kursen krahun e punës. Një ndër reduktuesit që përdoret në 10 vitet e fundit në vendet e zhvilluara europiane është Regalis.

Vjelja e mollës dhe rëndësia e këtij proçesi për kohëzgjatjen në ruajtje:

Për t’i ardhur në ndihmë fermerëve, që të jenë të kujdesshëm, në vjelje, ambalazhim, transport dhe ruajtje të frutave, me qëllim që t’i japin konsumatorit produkte cilësore për konsum për një kohë sa më të gjatë, po trajtojmë disa nga praktikat e përshtatshme të vjeljes së frutave (mollës).

Proçesi i ruajtjes përpunimit dhe menaxhimit të prodhimit fillon që me përcaktimin e momentit të vjelies. Konkretisht për vjelien e frutave në përgjithësi e sidomos për mollën në veçanti duhet të mbajmë parasysh disa specifika.

26

Page 27: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

- Vjelja duhet të bëhët në pjekjen teknike (kur frutat kanë aritur përmbajtjen e nevojshme të sheqernave, aminoacideve dhe përbërësve të tjerë në raporte të drejta), të pëlqyeshme për konsum.Vjelja e prodhimit dhe parandalimi i humbjeve gjatë vjeljes:Në kushtet e intensifikimit të prodhimit të frutave e me rritjen e kërkesave të konsumatorëve për të patur në treg fruta me një cilësi sa më të mirë (sipas standarteve), proçesi i vjeljes së frutave merr një rëndësi të dorës së parë. Marrja e prodhimit në pemëtari me sa më pak firo është qëllimi kryesor i punës gjithëvjetore të fermerëve. Vjelja është një proçes teknik dhe organizativ, prandaj merren masa që më parë për përcaktimin e prodhimit të priteshëm, dhe bëhen llogaritjet për fuqinë punëtore, ambalozhimin, materialet dhe mjetet e transportit, vendi ku do të transportohet prodhimi, ambjentet apo magazinat e ruajtjes, frigoriferëve lokalë etj. Për të gjykuar mbi prodhimin e pritshëm për çdo kultivar, në fillim të verës zgjidhen disa bimë me përfaqësuesë në pika të ndryshme të pemëtores, mbi të cilat gjykojmë prodhimin mesatar që mund të japë secila bimë. Duke bërë edhe vlerësimin e përgjitheshëm të gjëndjes së pemëtores, si dhe humbjet që mund të kemi nga sëmundjet dhe dëmtuesit, llogaritet edhe prodhimi i pritshëm. Duke kryer këto vrojtime jemi shumë afër realitetit për të marrë masat e nevojshme tekniko-organizative për vjejien në kohë, e trajtimin si duhet të prodhimit të frutave. Për të kurorëzuar me sukses proçesin e vjelies së frutave duhet të përcaktojmë drejt kohën më të përshtatëshme për vjeljen e tyre, dhe mbas saj na mbetet detyrë:

- Ulja e firove.- Marrja e prodhimit maksimal e me cilësi të lartë për

transport dhe ruajtja sa më gjatë në magazinë apo frigorifer.

27

Page 28: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

- Ritja e rendimentit në punë.- Ruajtja e kurorave të pemëve nga demtimet gjatë procesit

te vjelies.Vjelja e prodhimit dhe rëndësia e tij:Koha e vjelies së frutave luan një rol të madh dhe të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sasinë frutave, aftësinë e tyre për t’i qëndruar transportit dhe ruajtjes nëpër magazina e frigoriferë. Frutat e vjela parakohe nuk kanë shijen dhe pamjen karakteristike të tyre, dhe nuk rezistojnë në ruajtje, ndërsa frutat e vjelë me vonesë janë të paqëndrueshme në transport dhe në ruajtje.Në bazë të qëllimit që ne kemi, bëjmë edhe vjeljen e prodhimit. N.q.s ne duam që prodhimin ta tregetojme direk tek konsumatori, vjelja e tij do të bëhet në atë moment kur fruti ka marrë cilësinë e shijes dhe vlerat ushqyese tipike për kultivarin, ndërsa kur në duam që prodhimin ta ruajmë për një kohë të caktuar, vjelja e tij do të bëhet kur produkti nuk ka fituar ende shijën e plotë, karakteristike të llojit. Ka një sërë treguesish ku në duhet të mbështetemi për përcaktimin më me saktësi të vjelies së kultivarëve të mollës dhe dardhës në kohën e duhur si:

- Marrja e ngjyres tipike për kultivarin e dhënë.- Shkëputja e lehtë e bishtit të frutit nga degëzat frutore.- Erësimi dhe marrja e ngjyrës kafe të majave të farave.- Shija karakteristike e frutit gjatë ngrënies etj.

Fillimi i vjelies është i varur nga destinacioni, ku llogaritet transporti për në ambjentin ruajtës. Mënyra e vjeljes ka të bëjë me disa momente të cilat duhet të respektohen dhe të zbatohen me korektësi nga vjelësit apo punëtorët e zakonshëm të cilët duhet të jenë të kujdesëshëm, por gjithmonë nën kujdesin e punëtorëve më me përvojë. Gjatë vjeljes së frutave duhet të kemi parasysh disa kërkesa:

28

Page 29: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

-Vjelja me bisht e frutave, me qëllim që fruti të mos humbasë lagështinë dhe të vyshket gjatë ruajtjes në magazinë.- Ruajtja nga dëmtimi i cipës dhe i tulit. Gjatë vjelies frutave që ju dëmtohet cipa dhe tuli fillojnë të kalben menjëherë, për këtë punëtorët duhet t’i kenë thonjtë e prerë dhe të mos i përplasin frutat nëpër arka, dhe ti vjelin ato një nga nj.- Ruajtja e degëzave frutore gjatë vjelies , pasi nga mos kujdësi i treguar nga punëtori do të kemi dëmtimin e sythave frutore për vitin e ardhëshëm. Gjatë vjelies përdoren arka ose kosha sipas mundësisë. Për pemët e larta duhet të përdorim patjetër shkallë me qëllim realizimin me sukses të këtij proçesi. Vjelja bëhet gjithmonë veçmas për çdo kultivar. Sa me shpejt të transportohen frutat, aq më të pakta do të jenë firot dhe aq më shumë do t’i qëndrojnë transportit për në destinacion e ruajtjes. Frutat mbahen në magazina të ajrosura, e më lagështi të caktuar, ndërsa në frigorifer ato ruhen në temperaturën 1-2 gradeëC.

Rëndësia e proçesit të vjeljes së prodhimit:Koha e vjelies së frutave luan një rol të madh dhe të drejtpërdrejtë në cilesinë dhe sasinë frutave, aftësinë e tyre për t’i qendruar transportit dhe ruajtjes nëpër magazina e frigoriferë. Frutat e vjela parakohe nuk kanë shijen dhe pamjen karakteristike të tyre, dhe nuk rezistojne në ruajtje, ndërsa frutat e vjelë me vonesë janë të paqëndrueshme në transport dhe në ruajtje. Disa tregues për përcaktimin me saktësi të vjelies së kultivarëve të mollës e dardhës janë:

- Marrja e ngjyres tipike për kultivarin e dhënë.- Shkëputja e lehtë e bishtit të frutit nga degëzat frutore.- Erësimi dhe marrja e ngjyrës kafe të majave të farave.- Shija karakteristike e frutit gjatë ngrënies etj.

29

Page 30: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

Frutat mbahen ne magazina të ajrosura, e më lagështi të caktuar, ndërsa në frigorifer ato ruhen në temperaturën 1-2 gradë C dhe në lagështi 90-95 %.

Seleksionim dhe ambalazhimi i prodhimit:Seleksionimi i frutave mund të bëhet direkt, me vjelien e prodhimit nga pema. Kjo është mënyra direkte, redukton koston, ul ndjeshëm humbjet që vijnë nga dëmtimet mekanike duke krijuar kushte për një kohëzgjatje në ruajtje, pasi produkti kalon mënjëherë në ambjentin e ruajtjes. Seleksionimi i frutave brenda ambjenteve frigoriferike kërkon dyfish kohë dhe një kosto më të lartë, pasi çdo arkë do të seleksionohet kokërr më kokërr. Ambalazhimi duhet të jetë i tillë që të parandalojë dëmtimet fizike të frutave dhe të lehtësojë trajtimet dhe ruajtjen e tij për një kohë sa më të gjat.

Përfundime:

Vitet e fundit, shumë fermerë i përkushtohen këtij sektori të frutikulturës (kultivimit të mollës), që shihet si prioritet kryesor dhe me përspektivë për të ardhmen, kjo si pasose edhe e mbeshtetjes financiare që MBZHR ka dhënë për fermerët në këtë drejtim.Vlen të theksohet se vitet e fundit po shtohen pemëtoret e reja, dhe kryesisht po ngrihen pemëtore intensive me mollë nga prodhues dhe grupe prodhuesish në disa rrethe të vendit. Synimi i tyre për ngritjen e këtyre pemëtoreve është shtimi i numrit të bimëve për Ha, e për rrjedhoje rritja e rendimentit për njësi të sipërfaqes, hyrja herët në prodhim, ulja e kostos së prodhimit dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.Në këtë kontekst ngritja e pemëtoreve intensive është një realitet tjeter që kërkon njohje të mjaftueshme dhe që çdo hap i hedhur të

30

Page 31: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

mos shoqërohet me gabime, pasi pasojat mund të jenë me shumë dëme për ekonomitë e fermerëve. Prandaj këtu del detyrë nga ana jonë që ti paraprijmë këtyre ndryshimeve pozitive dhe t’u japim fermerëve teknologjinë më të mirë të kultivimit të mollës, gjë që pasqyrohet e detajuar në materialin e përgatitur për këtë qëllim.

Bibliografia:

31

Page 32: Nrqttbkorce.com/wp-content/uploads/2020/08/Broshure... · Web viewProdhimtaria e plotë vjen në vitin e 5-të dhe të 6-të në rastin e parë dhe në vitin e 10-të dhe të 12-të

1. “Word apple situation”. Retrieved on 24 Janary 2008.2. Lowther, Granville, William Worthing. The Encyclopedia

of Practical Horticulture. A Reference System of Commercial Horticulture, Covering the Parcticul and Scientific Phases of Horticulture, with Special Reference to Fruits and Vegetables. The Encyclopedia of horticulture corporation.

3. “Origin, History of cultivation. University of Georgia.4. Weaver, Sue (June/July 2003). “Croups & Gardening –

Apples of Antiquity”. Hobby Farms magazine (Bow Tie, Inc).

5. Ferre David Curtis, Ivan J. Warrington (1991). Apple; botany, Production and Uses. CABI. Publishing ISBN 0851993575. OCLC 182530169.

6. Ellis Davidson. H. R (1998), Roles of the Northen Goddess. Routledge ISBN 0415136105.

32