zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Visho Lika, shpresa e vetme e treshes Llalla-Meta-Berisha, vihet në lëvizje SHISH për rastin “Tahiri”, PD-LSI lobime dhe te ndërkombëtarët Zyrtari i DASH rrëzon Llallën për Tahirin: Askush nuk duhet të shënjestrohet për arsye politike, mbështetje qeverisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit CIA: Ja si Sigurimi i Shtetit detyronte qytetarët të bëheshin spiunë, shumica të nxjerrë me qëllim nga burgu, më 1952 nisi fushata e ekzekutimeve Faqe 12,13 Ndërkombëtarët në alarm për zvarritjen e reformës në drejtësi, kërkojnë që vetingu të nisë me gjyqtarët milionerë, thirrje për pakt të ri politik Mazhoranca rrëzon kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, i hapet rruga kontrollit të banesës, PDIU në mbështetje të PS Edi Rama: Opozita është zhytur në llumin e shpifjes dhe urrejtjes, nuk mbrojtëm Tahirin por Kushtetutën Militantët e Metës braktisin LSI, deklarohen si anëtarë të PS, Rama urdhër bazës të hapë regjistrin e anëtarësisë dhe të verifikojë punonjësit Pr/buxheti, 1.8 miliard lekë për rritje pensionesh, rritet ndihma ekonomike, kadastra fiskale nis me 4 bashki Parlamenti ka rrëzuar dje kërkesën e proku- rorisë për të lejuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ditën e djeshme u mbajt seanca për votimin e dy raporteve të Këshillit të Imunitetit dhe Mandat- eve, ku nuk munguan debatet. Më konkretisht, një raport ishte përgatitur nga PD... Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në Kuvend me opozitën sa i takon imunitetit të Saimir Tahirit. Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë lëshoi disa akuza shumë të forta në drejtim të opozitës, pas vendimit që këta të fundit morën për të braktisur sallën. Duke i paralajmëruar se edhe më keq do ta pësojnë nëse do i bëjnë sërish... Militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në administratën shtetërore kanë filluar të ndrysho- jnë taktikë për t’i shpëtuar largimit nga puna, pas paralajmërimit të Partisë Socialiste dhe ekzekutivi për t’i shkarkuar nga puna. Menjëherë pas fitores spektakolare që korri në zgjedhjet... Qeveria ka vendosur të rrisë me 1.8 miliard lekë pensionet, vitin e ardhshëm. Në projektbuxhe- tin e dorëzuar në Kuvend për diskutim, qeveria ka parashikuar 170.5 miliardë lekë si shpenzime për fondet speciale, ku përfshihen shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore... & KOMENT ANALIZE Varka “Tahiri” nuk e shpëton dot PD-në! Nga Luan KURTI F. 16-17 Nga Pirro PRIFTI Nga Bardhyl BEJKO Tirazhi 7500 kopje E Enjte 26 Tetor 2017 Faqe 11 Faqe 4 Faqe 5 Institucionet 720 mln euro dëm ekonomik buxhetit të shtetit në 4 vite, KLSH zbardh shkeljet dhe abuzimet Rreth 720 milionë euro është dëmi ekono- mik i krijuar në buxhetin e shtetit gjatë 4 viteve të fundit, si pasojë parregullsive dhe shkeljeve të kryera nga institucione... Faqe 10 Faqe 7 Strategjia Anti-Vetting në veprim! Nga pankartat me karton, drejt e në revolucion Faqe 8 Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të parët vetingut, nga emrat që mbyllën 21 janarin dhe i dhanë fitoren Bashës në vitin 2011, tek të kallëzuarit për fshehje pasurie Faqe 2,3 Faqe 9

Upload: others

Post on 24-Oct-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Visho Lika, shpresa e vetme e treshes Llalla-Meta-Berisha, vihet në lëvizje SHISH për rastin “Tahiri”, PD-LSI lobime dhe te ndërkombëtarët

Zyrtari i DASH rrëzon Llallën për Tahirin: Askush nuk duhet të shënjestrohet për arsye politike, mbështetje qeverisë në

luftën ndaj krimit dhe korrupsionitCIA: Ja si Sigurimi i Shtetit detyronte

qytetarët të bëheshin spiunë, shumica të nxjerrë me qëllim nga burgu, më 1952 nisi fushata e ekzekutimeve F

aq

e 1

2,1

3

Ndërkombëtarët në alarm për zvarritjen e reformës në drejtësi, kërkojnë që vetingu të nisë me gjyqtarët milionerë, thirrje për pakt të ri politik

Mazhoranca rrëzon kërkesën për arrestimin e

Saimir Tahirit, i hapet rruga kontrollit të banesës, PDIU

në mbështetje të PS

Edi Rama: Opozita është zhytur në llumin e shpifjes

dhe urrejtjes, nuk mbrojtëm Tahirin por Kushtetutën

Militantët e Metës braktisin LSI, deklarohen si anëtarë

të PS, Rama urdhër bazës të hapë regjistrin e anëtarësisë dhe të verifikojë punonjësit

Pr/buxheti, 1.8 miliard lekë për rritje pensionesh, rritet

ndihma ekonomike, kadastra fiskale nis me 4 bashki

Parlamenti ka rrëzuar dje kërkesën e proku-rorisë për të lejuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ditën e djeshme u mbajt seanca për votimin e dy raporteve të Këshillit të Imunitetit dhe Mandat-eve, ku nuk munguan debatet. Më konkretisht, një raport ishte përgatitur nga PD...

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në Kuvend me opozitën sa i takon imunitetit të Saimir Tahirit. Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë lëshoi disa akuza shumë të forta në drejtim të opozitës, pas vendimit që këta të fundit morën për të braktisur sallën. Duke i paralajmëruar se edhe më keq do ta pësojnë nëse do i bëjnë sërish...

Militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në administratën shtetërore kanë filluar të ndrysho-jnë taktikë për t’i shpëtuar largimit nga puna, pas paralajmërimit të Partisë Socialiste dhe ekzekutivi për t’i shkarkuar nga puna. Menjëherë pas fitores spektakolare që korri në zgjedhjet...

Qeveria ka vendosur të rrisë me 1.8 miliard lekë pensionet, vitin e ardhshëm. Në projektbuxhe-tin e dorëzuar në Kuvend për diskutim, qeveria ka parashikuar 170.5 miliardë lekë si shpenzime për fondet speciale, ku përfshihen shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore...

&KOMENT ANALIZE

Varka “Tahiri” nuk e shpëton dot PD-në!

Nga Luan KURTI

F. 16-17

Nga Pirro PRIFTI

Nga Bardhyl BEJKO

Tirazhi 7500 kopje E Enjte 26 Tetor 2017

Faqe 11

Faqe 4

Faqe 5

Institucionet 720 mln euro dëm ekonomik buxhetit të

shtetit në 4 vite, KLSH zbardh shkeljet dhe abuzimetRreth 720 milionë euro është dëmi ekono-

mik i krijuar në buxhetin e shtetit gjatë 4 viteve të fundit, si pasojë parregullsive dhe shkeljeve të kryera nga institucione... Faqe 10

Faqe 7

Strategjia Anti-Vetting në veprim!

Nga pankartat me karton, drejt e në revolucion

Faqe 8

Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të parët vetingut,

nga emrat që mbyllën 21 janarin dhe i dhanë fitoren Bashës në vitin 2011, tek të kallëzuarit për fshehje pasurie

Faqe 2,3

Faqe 9

Page 2: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

2 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Në vitin 2017 progresi në reformën e drejtë-sisë nuk ka qenë me të njëjtin hap me atë të

një viti më parë dhe ecuria nuk ka qenë aq bindëse. Kemi nevojë për prioritete të reja për reformën në drejtësi. Ne nuk kemi më frymën e reformës. Duhet të gjendet një marrëvesh-je mes shqiptarëve dhe të gjendet motori që

mungon, sepse kemi nevojë për atë mrekulli, atë frymë bashkëpunimi të mëparshme...

Ngërçi i reformës në drejtësi dhe deklarata e Lu pushtojnë mediat e huaja, gjermanët flasin për orat e gjyqtarëve shqiptarë

Zvarritja e reformës në drejtësi, ndonëse ka pushtuar vëmendjen e ndërkombëtarëve, ka pushtuar edhe mediat e huaja. Gazeta e përditshme gjermane “Suddeutsche Zeitung”, dje, i ka kushtuar një artikull dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare si dhe deklaratave të am-basadorit amerikan Donald Lu. Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, ka nënvizuar se një diplomat amerikan kërkon të dekrim-inalizojë drejtësinë në Shqipëri. Ky artikull i të përditshmes gjermane është mbështetur

mbi deklaratat e ambasadorit Lu, të para pak kohëve, ku deklaroi hapur se 4 klanet mafioze që kontrollojnë Shqipërinë. Madje gazeta, duke u bazuar mbi deklaratat e ambasadorit Donald Lu, shkruan se Shqipëria vitet e fundit është kthyer në prodhuesin më të madh të drogës në Europë dhe se baronët e drogës duke fituar miliona lekë po kontrollojnë politikën dhe dre-jtësinë. “Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë kriminalitetit të organizuar, kërkoi Lu…pas kësaj diplomati u bë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë...Me këto

para ata munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë” , shkruan Suddeutsche Zeitung. Më pas gazeta ndalet edhe tek drejtësia ku shkruan se pavarësia e gjyqësorit është kthyer në një çështje të rëndësishme për ambasadorin amerikan. “Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe bosëve të drogës janë kthyer në një detyrë të rëndësishme për ambasadorin amerikan Lu”, shkruan gazeta “Suddeutsche Zei-tung” duke theksuar se ambasadori Lu flet hapur pasi e njeh gjuhën shqipe dhe e flet rrjedhshëm. Sakaq gazeta ndalet tek lufta e qeverisë “Rama

2” kundrejt kanabisit ku shkruan se premtimet e Ramës tingëllojnë si fraza boshe për ambasador-in amerikan. Por veç kësaj gazeta i ka kushtuar vëmendje edhe çështjes Tahiri duke shkruar se socialistët po refuzojnë t’i heqin imunitetin. “Për ambasadorin amerikan këto tingëllojnë si fraza boshe. Nga java e kaluar ndodhet nën presion ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të lidhjeve të dyshuara me bandën e drogës, që u ndoq me vite nga policia italiane. Socialistët në qeveri refuzojnë heqjen e imunitetit të tij”, shkruan gazeta.

Ndërkombëtarët në alarm për zvarritjen e reformës në drejtësi, kërkojnë që vetingu të nisë me gjyqtarët milionerë, thirrje për pakt të ri politik

Deville: Kemi nevojë për prioritete të reja për reformën në drejtësi

Endri ARIZI

Ndërkombëtarët janë vënë në alarm për zvarritjen e reformës në drejtësi. Vetingu duhet të niste

punën qysh një vit më parë dhe po ashtu institucionet që do të zba-tojnë vijimësinë e reformës. Por si rezultat i zvarritjeve të shumta duket se ndërkombëtarëve u është sosur durimi. Pas disa mesazheve të njëpasnjëshme nga ndërkom-bëtarët, gjatë muajve të fundit, ka ardhur dhe një ultimatum tjetër nga ish-kreu i Misionit EURALIUS, Ranier Deville, njëherësh një nga hartuesit e reformës në drejtësi. Dje, në kuadër të një diskutimi mbi reformën në drejtësi organizuar nga Instituti i Studimeve Politike & Konrad Adenauer, Deville deklaroi se gjatë këtij viti reforma nuk po bën progres krahasuar me një vit më parë. Sakaq ish-kreu i Mision-it Euralius theksoi se Bashkimi Europian po kërkon një pakt të ri politik si dhe nënvizoi se reforma nuk i përket vetëm një personi apo një partie por të gjithë popullit. Por përveç kësaj Deville lëshoi ultima-tum për politikën se vetingu duhet të nis me patjetër. “Në vitin 2017 pro-gresi në reformën e drejtësisë nuk ka qenë me të njëjtin hap me atë të një viti më parë dhe ecuria nuk ka qenë aq bindëse. Kemi nevojë për prioritete të reja për reformën në drejtësi. Ne nuk kemi më frymën e reformës. Duhet të gjendet një marrëveshje mes shqiptarëve dhe të gjendet motori që mungon, sepse kemi nevojë për atë mrekulli, atë frymë bashkëpunimi të mëparshme. Reforma nuk i përket vetëm një per-soni apo vetëm një partie, por gjithë popullit. Nuk duhet që shqiptarët të shikojnë tek ndërkombëtarët, por të bëjnë punën e tyre. Duhet që vetë Shqipëria të realizojë reformën dhe të funksionojë si shtet”, u shpreh Deville. Sakaq, Deville duke u ndalur tek reforma u shpreh se BE e dinte qysh në fillim se ligji për vetin-gun do të kishte vonesa por sipas tij jo kaq të gjata. “Ne e kishim mendu-ar që në fillim që ligji për Vettingun do të kishte vonesa. Por ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me ekspertizën e Komisionit të Venecias. Procesi ka një vit vonesë,

Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahu-tin u shpreh para disa ditësh se e vetmja mënyrë që Shqipëria të integrohet në BE mbetet përfundimi i reformave. “Është e rëndësishme të dëgjohet edhe një herë se Bashkimi Evropian i është përkushtuar përfundimit të përfshirjes së rajonit në qendër të tij, sapo këto vende të jenë gati. Por, po aq i rëndë-

sishëm, madje unë do të thosha edhe më i rëndë-sishëm, është përkushtimi i plotë i Shqipërisë për ta mbaruar procesin e reformave, jo kryesisht sepse kjo do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian, por sepse reformat do ta sjellin cilësinë e jetës së popul-lit shqiptar më pranë nivelit evropian”, deklaronte Vlahutin para disa ditësh.

VLAHUTIN: REFORMAT, RRUGA E VETME DREJT BE Ndoka: Berisha i dhuroi partinë Bashës Kreu i Partisë Demokristiane, Nard

Ndoka, njëherësh deputet i dal nga listat e Partisë Demokratike, ka reaguar, dje, pas votimit në Kuvend ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Përmes një statusi në pro-filin e tij zyrtar në “Facebook”, Ndoka për çudi nuk ka goditur maxhorancën por ka ironizuar me kreun demokrat Lulzim Basha. Kreu i PDK ndonëse deputet i dalë nga listat e demokratëve ka shkruar se Basha është me fat pasi partinë ia dhuroi ish-kryeministri Sali Berisha kurse qeverinë po ja dorëzon vetë Edi Rama. “Sa me fat ky Basha! Partinë ja dhuroi Berisha, qeverinë po ja dorëzon Rama!”, ka shkruar kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Duket se pas problemeve të brendshme PD po prish marrëdhëniet e saj edhe me aleatët. Fakt që po e tr-egon edhe vetë deputeti Nard Ndoka ku shkruan se partinë Bashës ia ka dhuruar Berisha pavarësisht se ky i fundit ka marrë votat e demokratëve për të qenë në krye të kësaj partie.

Klosi: Ashpërsim të penaliteteve për krimet mjedisore

Kush kryen një krim mjedisor do të përballet me masa të rrepta penale. Kështu ka deklaruar ministri i Turiz-mit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë çeljes së edicionit të pestë të Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë (EFFA 2017). Klosi e quajti domosdoshmëri edukimin masiv të të rinjve për të përgatitur një shoqëri që të mbajë të pastër Shqipërinë. “Ne duam shumë që së bashku me ju të punojmë në dy aspekte shumë të rëndësishme; e para forcimi i penaliteteve për ata që kryejnë krim mjedisor dhe duhet të kuptojnë që si për çdo krim tjetër janë nën presionin e shoqërisë dhe nën gjykimin e ligjit. Ai që ndot mjedisin ndot pasurinë tonë të përbashkët, bën një krim mjedisor dhe ai duhet të dënohet. Dhe aspekti tjetër që po ash-tu doja të ndaja me ju është edukimi. të kemi mundësi të fusim në kurrikulat e shkollave të të gjitha niveleve jo vetëm shpjegimin teorik të mjedisit, por edhe aksione praktike për pastrimin dhe edukimin afatgjatë’, tha Klosi.

Eurokomisioneri Johanes Hahn para disa kohësh ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Shqipëria të integrohet në BE mbetet ajo e bashkëpunimit ndërpartiak dhe reforma ne dre-jtësi. “Bashkëpunimi ndërpartiak do të jetë thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Komisioni Europian ka rekomanduar hap-jen e negociatave duke u bazuar në progresin e besueshëm dhe të ndjeshëm të implementimit të reformës në drejtësi, veçanërisht në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mund të themi se me ngritjen e organeve të verifikimit është arritur shumë progres. Presim që në vjeshtë këto organe të fillojnë punën”, ka deklaruar Johanes Hahn para disa kohësh.

Johannes Hahn: Të verifikohen gjyqtarët

dhe prokurorët

ndërkohë që duhet t’i afrohej fundit. Edhe ekipi i ONM-së ka ardhur me vonesë. Vettingu nuk është një pro-ces të shpëtojë miqtë. Nëse keni një dosje për një person në hetim, ajo duhet t’i kalojë gjykatës”, u shpreh Deville. Më shumë impenjime për vetingun

Në kuadër të diskutimit mbi reformën në drejtësi që u organi-zua nga ISP & Konrad Adenauer, ish-kreu i i Misionit EURALIUS, Ranier Deville akuzoi politikën për ngërçin me të cilin po përbal-let reforma në drejtësi ku theksoi se parlamenti duhet të kishte më shumë impenjime për vetingun. Por përveç politikës një problem tjetër më madhor sipas Deville është dhe financimi, pasi sipas tij ndrys-

himi i pagës mund të krijojë raste korrupsioni tek anëtarët e vetingut si dhe kërkoi monitorim më të kujdesshëm për anëtarët. “Do duhej që në parlament të kishte më shumë impenjim për vettingun, por duhet të them se një ndër problemet më të mëdha ka qenë financimi. Fillim-isht për anëtarët u vendos një pagë trefish më e lartë se e kryeministrit, ndërsa më pas kjo ndryshoi. Duhet kujdes me financimin për të mos

krijuar raste korrupsioni. Po ashtu duhet parë nëse këta anëtarë janë të pavarur”, u shpreh Deville. Ish-kreu i EURALIUS kërkoi që vetingu të nisë nga gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri të lartë. “Nëse ka milion-erë që nuk justifikojnë dot milionat e tyre, atëherë duhet të fillohet me trajtimin e dosjeve të tyre. Ligji thotë se ai hyn në fuqi dhe duhet të nisë të zbatohet qysh në çastin që miratohet”, tha ai.

Page 3: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbyllet përzgjedhja e dosjeve në Gjykatën e Lartë, gati të nisë procesi i rivlerësimit të aftësive profesionale

Procesi i vetingut ka hyrë në rrugën e duhur. Edhe pse të gjithë menduan se do të dështonte dhe pati tentativa zvarritje, tani kushdo që ka kryer afera nuk do e ketë të gjatë. Dje u mbyll procesi i përzgjedhjes së dosjeve për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të bëjë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve në aspektin e tyre profesional. Për të 400 gjyqtarët në vend do përzgjidhen nga 3 ose 5 çështje që ata kanë gjykuar dhe do të

verifikohet nëse kanë vepruar drejtë apo jo. Të martën u përzgjodhën dosjet për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe 3 anëtarë të tjerë, ndërsa dje janë përzgjedhur dosjet për anëtarët e mbetur. Sipas parashiki-meve, javën e parë të nëntorit do nisë punën Komisioni i Kualifikimit, ku do të marrë të dhëna për pasurinë, figurën dhe karrierën. Por procesi i verifikimit të karrierës është cilësuar si më i vështiri, pasi do të hapet çdo lloj dokumenti dhe akuze që është ngritur

ndaj gjyqtarëve. Sipas ligjit, Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të mbledhë deklarata nga subjekti i rivlerësimit, nga dëshmitarët, ekspertët dhe publiku; të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike; të këqyrë dhe të kontrollojë sende të luajtshme ose të paluajtshme, bazuar në vendimin e gjykatës kompetente. Sipas ligjit, deklarata

e dhënë nga dëshmitari ose eksperti gjatë një procesi penal mund të përdoret në cilësinë e provës. Sipas burimeve, ndërkombëtarët kanë nisur të kërkojnë regjistrimet audio e video në gjykata, procesverbalet e mbledhura dhe gjithçka tjetër kanë firmosur gjyqtarët. Të parët që do kalojnë në sitë janë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Dje, procesi është bërë në monitorim total dhe shumë shpejt do të shihet nëse ka të korruptuar në gjykatën më të rëndësishme në vend apo jo.

Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do i nënshtrohen të parët vetingut, nga emrat që mbyllën 21 janarin dhe i dhanë fitoren Bashës në 2011, te të kallëzuarit për fshehje pasurie

Lista është hartuar me ndërhyrjet e Komisionit të Kualifikimit dhe ONM

Kliti TOPALLI

Zbardhet lista e gjyqtarëve që do i nënshtrohen të parët procesit të vetin-gut. Një ditë më parë

gazeta deklaroi se KLD kishte hartuar një listë me 35 emrat e parë që do të kalojnë në sitën e Komisionit të Kualifikimit, ndërsa tani gazeta ka siguruar listën e plotë të tyre. Bëhet fjalë për një listë me emra mjaft të njohur për publikun, disa të akuzuar, e disa të tjerë kanë qenë pjesë e një sërë dosjeve mjaft të rëndësishme. Sipas burimeve të gazetës, lista është hartuar nga Komisioni i Kualifikimit, në bashkëpunim me institucionet e tjera, KLD, ILDKP, DSIK, si dhe ONM. Emrat në fjalë do i nënshtrohen fillimisht kontrollit të aftësive profesionale, pasurisë dhe më pas pastërtisë së figurës. KLD listën në fjalë e miratoi në mbledhjen e datës 16 tetor, ndër-sa të martën dhe të mërkurën u përzgjodhën dhe dosjet që do të shqyrtohen sa i takon aspektit profesional. Komisioni do të kontrollojë 5 çështje që ka shqyrtuar secili emër dhe nëse ka abuzime, atëherë vetingu nuk quhet i kaluar.Emrat që do kalojnë në sitë

Burime nga KLD dhe Komi-sioni i Kualifikimit thanë për gazetën se lista është hartuar në bazë të ligjit, duke përzgjedhur emrat më prioritar. Të parët janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, më pas anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe më pas janë emrat që kanë kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe ata që janë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nëse analizojmë të shkuarën e emrave në fjalë, disa janë të njohur sepse kanë shqyrtuar dosje të rëndësishme. 4 ndër emrat janë ata që kanë pasur në dorë rastin e 21 Janarit. I pari është Artan Broci, aktual-isht gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Por kur ndodhi ngjarja e 21 Janarit, ai ishte në Gjykatën e Apelit dhe u mor vendimi për dënimin e disa praj anëtarëve të Gardës, por dënime minimale. Ndërkohë prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë

1. Subjekti i rivlerësimit plotëson formu-larin e vetëvlerësimit profesional, sipas shto-jcës 4 bashkëlidhur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi, dhe e dërgon pranë organit të vlerësimit të aftësive profesionale.

2. Subjekti i rivlerësimit, i parashikuar në nenin 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kus-htetutës, ka të drejtë t’i paraqesë me shkrim Komisionit kërkesën për rivlerësimin e tij, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij

ligji. Kërkesa i bashkëlidhet formularit të vetëvlerësimit profesional, sipas shtojcës 4 të këtij ligji.

3. Periudha e vlerësimit për aftësitë profe-sionale, për efekt të këtij ligji, do të jetë 3 vitet e fundit të ushtrimit të detyrës nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në rast se subjekti i rivlerësimit ka më pak se 3 vite në detyrë, periudha e vlerësimit konsiderohet e gjithë koha gjatë ushtrimit të detyrës.

Fillimi i procedurës për vlerësimin e aftësisë profesionale

Grupi i punës, gjatë procedurave të kon-trollit të figurës, duhet t’u përmbahet kërke-save të përgjithshme si më poshtë:

a) verifikimi i saktë i identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ;

b) verifikimi nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar;

c) vlerësimi i përgjithshëm, nëse individi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale;

ç) kontrolli nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm, në bash-këpunim, ose në përbërje të një organizate kriminale

VERIFIKIMI I FIGURËS

Ja 35 emrat e gjyqtarëve që do kalojnë të parët në

sitën e vetingut1. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese2. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë3. Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. (Pjesë e

trupës ku u akuzua Majlinda Andrea)4. Altina Xhoxhaj, anëtare i Gjykatës së Lartë 5. Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë6. Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë7. Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë (Gjykoi rastin e

21 Janarit (Gjykata e Apelit Tiranë)8. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë (Gjykoi 21

janarin)9. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë (Gjykoi 21

janarin)10. Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë (Gjykoi 21

janarin)11. Medi Bici, Anëtar i Gjykatës së Lartë12. Tom Ndreca, Anëtar i Gjykatës së Lartë (I dha fitoren

Bashës më 2011)13. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese14. Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese15. Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese16. Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese17. Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese18. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese19. Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtë-

sisë, kandidate për KLGJ20. Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës (KED)21. Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative i

Shkallës së Parë Tiranë22. Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit (KED)23. Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë (KLGJ24. Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës (KLGJ)25. Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda

(KLGJ)26. Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda (KLGJ)

Gjykoi rastin “Frroku”27. Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës (KLGJ)28. Artan Lazaj, gjyqtar (KLGJ)29. Alma Brati, gjyqtare (KLGJ)30. Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë (KLGJ)31. Brunilda Kasmi, gjyqtare në Tiranë (KLGJ)32. Bledar Abdullai, gjyqtar në Tiranë (KLGJ)33. Marçela Shehu, gjyqtare në Kurbin (KLGJ)34. Gjin Gjoni, anëtar i KLD, anëtar i Kolegjit Zgjedhor,

gjyqtar i Apelit Tiranë35. Alaudin Malaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

dhe ata që vulosën mbylljen e saj ishin Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli. Pas zvarritjes për muaj e muaj me radhë, duke e mbajtur dosjen në dhomë këshillimi, në fund u rrëzua ankimi i Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë au-torët e vrasjes së 4 protestuesve ia hodhën paq. Mbetet të shihet se çfarë dosje është përzgjedhur për t’u shqyrtuar dhe nëse është ajo e 21 janarit, pritet të ketë zhvillime të shumta.

Gjyqtari që i dha fitoren Bashës

Një tjetër emër është Tom Ndreca. Ai është anëtar i Gjykatës së Lartë aktualisht, por

në vitin 2011 ka qenë pjesë e Ko-legjit Zgjedhor, i cili bëri Lulzim Bashën kryetar Bashkie. Në atë kohë pati një debat të ashpër pasi Arben Ristani, kryetar i KQZ në atë kohë vendosi që 10 votat që ishin hedhur gabim në kuti të ka-lonin në favor të Bashës. Çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor dhe aty vendimi i KQZ u cilësua i drejtë. Pjesë e këtij kolegji ishte Tom Ndreca. Por ky gjyqtar është pjesë dhe e trupës që mbyllën rastin e 21 Janarit.

Të akuzuarit nga ILDKPNë listë është futur dhe

një emër mjaft i njohur, siç është Gjin Gjoni, ai aktualisht është anëtar i KLD, gjyqtar në

Gjykatën e Apelit dhe anëtar i Kolegjit të Zgjedhjeve. Ai është një emër mjaft i njohur, pasi ILDKP e ka kallëzuar penalisht për fshehje pasurie. Ndaj tij nisi një hetim nga prokuroria, por në fund dosja u mbyll pasi nuk u gjetën elemente të veprës penale. Pra reforma do të nisë me krerët e institucioneve të drejtësisë dhe shumë shpejt do të dalin në dritë pasuritë e tyre dhe nëse kanë qenë korrektë me vendimet që kanë marrë. Në listë janë dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe 1 e Kus-htetueses që e kanë dorëzuar mandatin, por ata gjithsesi do i nënshtrohen vetingut.

Page 4: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

4 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ulsi Manja: Hetimet ndaj Saimir Tahirit të ndikuara politikisht, tani duhet të flasë drejtësia

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, ka komentuar sërish vendimin e Kuvendit për he-tim të lirë ndaj deputetit Saimir Tahiri. Kështu, ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Manja deklaroi se pas miratimit të raportit të PS-së dje në Kuvend, tashmë duhet të flasë drejtësia, ndërsa theksoi se Prokurorisë i është hapur rruga për të hetuar deri në fund ndaj deputetit. “Pranova të vij sot në studio, sepse nga sot duhet të flasë drejtësia. Kuvendi

sot me këtë vendimmarrje i ka krijuar gjitha mundësitë Prokurorisë të hetojë deri në fund çështjen ndaj Tahiri. Ne i kemi krijuar të gjitha mundësitë procedurale që të vijojë hetimet e nisura më 17. Me përjashtim të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi, prokuroria ka në dispo-zicion të gjitha masat e tjera, si dhe të kryejë hetime, duke filluar me kontrollin e banesës”, deklaroi deputeti socialist. Madje, deputeti so-cialist theksoi se Kuvendi ka rrëzuar edhe për dy deputetë të tjera autorizimin për arrestimin

nga Prokuroria, por nuk pranoi të japë emra në lidhje me këta deputetë. “E ka detyrim kus-htetues dhe procedural që të japë një përgjigje lidhur me hetimet, së pari opinionit publik, por edhe vetë deputetit Tahiri. Ose pushon çështjen për mungesë provash, ose e dërgon në gjykatë, kur krijon bindjen se ka prova. Në dijeninë time janë dy raste kur Kuvendi ka refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimit e deputetëve”, u shpreh Manja. Ndërkohë, i pyetur lidhur me pankartat e opozitës kundër qeverisë dje në

Kuvend, Manja u përgjigj se ato shkojnë në dëm të drejtësisë, ndërsa theksoi se çështje penale të bujshme të cilat kanë qenë të veshura me retorikë politike, kanë dështuar në gjykatë. “Shkojnë në dëm të drejtësisë, sepse çështje penale të bujshme, kur kanë qenë të veshura me retorikë politike, kanë dështuar në gjykatë, sepse mbrojtja e të pandehurit ka argumente të mjaftueshme për të bindur gjykatën se kjo çështje ka pasur motive politike dhe ka qenë e paragjykuar”, nënvizoi Manja.

Mazhoranca rrëzon kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, i hapet rruga kontrollit të

banesës, PDIU në mbështetje të PS

Rrëzohet kërkesa e PD-LSI, pranohet propozimi i socialistëve

Rigels SELIMAN

Parlamenti ka rrëzuar dje kërkesën e prokurorisë për të lejuar arrestimin e ish-min-istrit Saimir Tahiri. Ditën e

djeshme u mbajt seanca për votimin e dy raporteve të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku nuk munguan de-batet. Më konkretisht, një raport ishte përgatitur nga PD, kurse raporti tjetër i përkiste PS. Kështu, fillimisht fjalën e morri deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili lexoi raportin e hartuar nga opozita PD-LSI që kërkonin ar-restimin e deputetit Tahirit, teksa mes të tjerash dha edhe arsyet se pse duhet arrestuar ish-ministri i Brendshëm. Sipas Alibeajt, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt. “Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 de-putetë, Çupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e proku-rorisë. Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Tahirin dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale”, deklaroi ai. Madje Alibeaj theksoi se mosdhënia e autorizimit për arrest kompromenton legjitimetin e Kuvendit. “Mosdhënia e autorizimit për arrest dhe kontroll kompromenton tërësisht autoritetin dhe legjitimetin e këtij kuvendi. Do të cenohej barazia para ligjit. Nëse kuvendi voton kundër do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës publike dhe aksionit për re-formën në drejtësi. Kjo tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe një hap pas në rrugën e integrimit. Kuvendi do të godasë pritshmëritë për t’iu bashkuar BE”, nënvizoi ai.

Raporti i PSMë pas fjalën e mori deputeti so-

cialist, Ulsi Manja i cili lexoi raportin e hartuar nga mazhoranca lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ndërsa sulmoi ashpër prokuror-inë, që sipas tij, nuk e shoqëroi me prova kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit. Për më tepër, ai tha se mungesa e provave dhe nxitimi i or-

Ish-ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i lirë, ditën e djeshme në seancën plena-re, i është drejtuar shkurt dhe prerë kolegëve të tij lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij. Kështu, në vijim të fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri Tahiri deklaroi se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen

me drejtësinë. “Kam dëgjuar shumë njerëz që janë për-betuar për çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur se askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë as më pak. Nuk pres ta gjej të vërtetën time këtu në sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin, përpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, nënvizoi deputeti Saimir Tahiri.

TAHIRI: RRUGA IME NUK NDALET, MIRËPRES VENDIMIN TUAJ

“Dje u mbajt seanca për votimin e dy raporteve të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku nuk

munguan debatet. Më konkretisht një rapor-ti ishte përgatitur nga PD, kurse raporti tjetër i përkiste PS. Kështu, fillimisht fjalën e morri

deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili lex-oi raportin e hartuar nga opozita PD-LSI që

kërkonin arrestimin e deputetit Tahirit...

Deputeti i Partisë Demokra-tike, Enkelejd Alibeaj ditën e djeshme iu drejtua sërish foltores së Kuvendit pas rrëzimit të rapor-tit të demokratëve në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kështu, Alibeaj e cilësoi si një test të humbur nga shumica rrëzimin e kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit, ndërsa theksoi se Tahiri fitoi përkohësisht. “Kush humbi dhe kush fitoi, ju e patë, që Tahiri fitoi përkohësisht. Kjo seancë nuk kishte të bënte nëse do të fitonte një kufomë politike si Tahiri. Ky ishte një test për Tahirin, ky flamurtar i moralit dhe trans-parencës me publikun e humbi, edhe karrierën politike dhe 4-5 vite eksperiencë. Ishte edhe test moral për Ramën. Drejtësia ra, ligji nuk i barabartë për të gjithë shqiptarët, disa futeshin në burg për dritat, ndërsa tani kemi një drejtësi tjetër të Ramës. Nuk ishte çështje imuniteti, por marrëdhënie e qeverisë me shqiptarët. Sot fitoi krimi, ju humbët”, deklaroi ai.

Alibeaj: Qeveria humbi testin, Tahiri fitoi përkohësisht

kushtet kur organi i akuzës e ka nisur procedimin ndaj deputetit”, tha Manja.

VotimiPas paraqitjes së dy raporteve nga

mazhoranca dhe opozita ato u hodhën në votim. Me 75 vota pro, shumica socialiste votoi kundër kërkesës së autorizimit nga Prokuroria për arres-timin e Tahirit. Ndërsa opozita në sallë, PD-LSI votoi me 60 vota në favor të kërkesës së prokurorisë. Ndërkohë, në

momentin e votimit, munguan deputeti Saimir Tahiri, deputeti Tom Doshi, Vangjel Tavo dhe Agron Çela nga LSI si dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por ajo që ra në sy ishte fakti se tre deputetë të PDIU bashkuan vo-tat me socialistët duke votuar kundër kërkesës së prokurorisë. Pra raporti i PS mori 75 vota të cilat ishin mandate të PS dhe tre të PDIU, kurse raporti i PD mori 60 vota pro dhe 75 kundër.

ganit të akuzës për heqjen e imunitetit deputetit krijon bindjen se Prokuroria ka ngjyrime politike. “Kërkesa e proku-rorisë për dhënien e autorizimit nuk plotëson aspektin procedural, pasi nuk është shoqëruar me prova. Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për heqjen e imunitetit Tahirin krijon bind-jen se në këtë stad të hetimeve proku-roria ka sfond dhe ngjyrime politike. Kuvendi ka detyrimin të respektojë të drejtën e lirisë, e cila është një e drejtë që nuk mund të cenohet. Arrestimi i Tahirit është një masë e papërshtatshme, në

Noka në Kuvend: Rama baron i drogësDeputeti i PD-së, Flamur Noka ka

akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të shndërruar në një organi-zatë kriminale. Ditën e djeshme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka drejtoi gishtin nga kryeministri Rama, duke e cilësuar si kreun e bandave kriminale në vend. Madje ish-ministrin Tahiri, deputeti i PD-së e ka cilësuar thjesht një hallkë. “Sot ky parlament vërtetoi se është parlamenti i drogës e krimit. Sot e panë gjithë shqiptarët lakuriqësinë e të vërtetës. Sot e panë të gjithë që Edi Rama nuk është as më shumë e as më pak kapo e baron i drogës. Saimir Tahi-ri, çfarë do që të bëni ju është i pambro-jtshëm, Tahiri s’ka qenë as me shumë e as me pak por çerr i disa bandave dhe i dërguari i kryebandës Edi Rama. Ju këtu keni ardhur e paratë e drogës e Habilajve dhe bandave të tjera. Ja ku është zeza mbi të bardhë. Çështja është se kjo mazhorancë ka rënë në mënyrë të palegjitimuar, ato byzylykët e varëset me diamante nuk ishin për kamionistin Saimir, ishin për ty”, tha Noka.

Ngjela: Shkaku i degradimit të qeverisë aktuale është Rama Avokati Spartak Ngjela ka komen-

tuar dje çështjen “Tahiri”, teksa deklaroi se rreziku i të ardhmes së Shqipërisë është Edi Rama dhe jo ish-ministri Tahi-ri. Më tej, ai shtoi se shkaku i degradimit të qeverisë aktuale është vetë kryemi-nistri. “Çështja Tahiri tregoi se rreziku i të ardhmes së Shqipërisë është Rama dhe jo Tahiri, dhe se, shkaku i degradim-it të qeverisë aktuale nuk është Tahiri, po Rama. Pse? Sepse kjo çështje tregoi që Rama vetë ka inkriminuar bash-këpunëtorët e afërt për të strukturuar një sistem politik autokratik me paratë e korrupsionit. Struktura është ende e dobët, dhe krimi është i dokumentuar tashmë. Struktura Rama nuk ka të ardhme. Tani është e qartë se gjendja aktuale është rrjedhojë e paaftësisë Rama, sepse ky nuk e kupton dot fare demokracinë, ngaqë dominohet nga një patologjizëm banal i degraduar. Ka një proces kundër Ramës, i cili do të vazhdojë nga ekspozimi i fakteve, kurse Tahiri ishte fakti i parë i procesit Rama”, deklaroi ai.

Page 5: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama sqaron përplasjen me gazetarët: Nuk kam fyer askënd, publiku nuk mund të dezinformohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje, pas ofendimit që u bëri gazetarëve jashtë Kuvendit, kur u pyet në lidhje me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arres-timin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahirit. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk ka fyer askënd, ndërsa theksoi se thjesht kishte dhënë opinionin e tij. Madje ai i kujtoi medias se publiku nuk mund të dezinformohet. “Asnjë ofendim thjesht opinion! Po pse qenkan ofenduar gazetarët nga unë? Sipas tyre po edhe sipas të tjerësh, në kazanin mediatik e në atë

politik, i paskam fyer sot pas seancës së Kuven-dit! Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dezinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, shefi i qeverisë ironizoi gazetarët, duke shtuar se ata janë në të drejtën e tyre të mos kuptojnë atë që thonë ose të thonë me qëllim gënjeshtra. “Padiskutim ata janë në të drejtën e tyre të mos kuptojnë atë që thonë ose të thonë me qëllim gënjeshtra a budallallëqe. Janë në lirinë e tyre të dëgjojnë siç u bëjnë veshët apo kur nuk e

dinë diçka, të mos përpiqen as ta mësojnë. Janë në punën e tyre që ta bëjnë punën duke shkelur me këmbë çdo normë e rregull bazik, të një profesioni aq fisnik e të vështirë njëkohësisht”, u shpreh Rama. Ndërkohë kreu i ekzekutivit ka sqaruar se qëndrimin e tij nuk e ka pasur për gazetarët e terrenit. “Por as ata dhe këtu nuk flas, siç nuk fola as sot thjesht për gazetarët e terrenit, po e kisha dhe kam me të gjithë ata që lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar - dhe as kushdo tjetër, nuk më ndalon dot mua të shpreh opinionin tim; qoftë

për turpin që i mbetet kujtdo që e shtrembëron, shkel apo shkatërron të vërtetën nga pozitat e gazetarit, duke më vënë në gojë gjëra që s’i kam thënë dhe jo vetëm; qoftë për paditurinë që shfaqet brutalisht nga mëngjesi deri në darkë, si liri dhe e drejtë për të dhunuar lirinë e të drejtat e tjetrit, në emër të profesionit (kur je gazetar je engjëll, kur je politikan je djall, prandaj o burra bjeri t’i biem kujt të duam se brenda jemi); qoftë për transformimin e urës së komunikimit mes politikës e publikut, në një grykë thashethemnaje frenetike, ku nuk e merr vesh i pari të dytin”, nënvizoi Rama.

Edi Rama: Opozita është zhytur në llumin e shpifjes dhe urrejtjes,

nuk mbrojtëm Tahirin por Kushtetutën

Kryeministri ofendon gazetarët: Jeni të paditur dhe flisni përçart

Mimoza IBRA

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në Kuvend me opozitën sa i takon imunitetit të Saimir Tahirit.

Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë lëshoi disa akuza shumë të forta në drejtim të opozitës, pas vendimit që këta të fundit morën për të braktisur sallën. Duke i paralajmëruar se edhe më keq do ta pësojnë nëse do i bëjnë sërish shqiptarët për budallenj, Rama tha se populli vetë e di shumë mirë se çfarë duan dhe se kujt duhet t’ia kenë frikën. “’Kush i bën shqiptarët për bu-dallenj në fund e ha! Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar. Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here me radhë. Përsëri do paguani! Do paguani dhe më keq, me kamatëvonesë shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, për njerëzit, për drejtësinë. Le të çirren, le të bërtasin, le të ulërijnë me emrin e Shqipërisë në gojë, por ta harrojnë se do ta bëjnë dot për budalla këtë popull. Mund të gjejnë dhe do të gje-jnë sa të duan edhe tellall në kazanin e medies, kot e kanë. Ky popull e di mirë edhe kush janë edhe çfarë duan edhe kujt i tremben edhe çfarë duhet të mendojë për ta sigurisht”, tha Rama. Po ashtu, Kryeministri shtoi se opozita po e hap vetë gropën e saj me lopatat e llumit dhe shpifjeve që po hedh mbi qeverinë, duke theksuar se nëse vazhdojnë me urrejtjen e tyre qorre, aq më shumë do të humbasin logjikën. “Mua nuk më dhimbsen këta, s’kanë si të më dhimbsen, se sa më shumë ta hapin gropën me lopatat e llumit për këtë qeveri dhe këtë shumicë aq më thellë do t’i zhysë ky popull në atë gropë. Por s’mund të mos më dhimbset, në fakt urrejtja e tyre që po i fundos përditë në llu-min e atyre lopatave si institucion i

opozitës, urrejtja që i ka kthyer në vegla qorre të saj. E vetmja këshillë që do t’ju jepja, - ikën, s’dëgjojnë, kuj-tojnë se mund të vazhdojnë ta marrin për budalla këtë popull, - është të mos vazhdojnë të na urrejnë, sepse sa më shumë të na urrejnë, aq më shumë do humbasin logjikën”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, lideri i qever-isë deklaroi se dje nuk u mbrojt një deputet, por drejtësia, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që në emër të drejtësisë të griset Kushtetuta. Përplasja e Ramës me gazetarët

Edi Rama është treguar i ash-për me gazetarët në përfundim të seancës parlamentare, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë për të arrestu-ar Saimir Tahirin. Teksa njerëzit e

medias i bënë pyetje në lidhje me çështjen “Tahiri” dhe vendimin e mar-rë, lideri i qeverisë ka shpërthyer në ofendime dhe sulme kundrejt tyre. Rama i quajti ata të paditur, të papër-gatitur dhe pjesë të llumit të kazanit. “Së pari turp për të gjithë ju dhe ata si ju nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni tororisni miletin. Nuk kemi kuptuar që jemi në kushte thjesht të qarta për këdo që

merr mundimin të lexojë 5 reshta se për çfarë bëhet fjalë. Akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. As përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Ju flisni përçart. Është e drejta ime t’iu përgjigjem juve si ma do e bardha zemër”, tha Rama. Ndërsa gazetarët, nga ana e tyre, në shenjë “hakmarrje” i kanë hequr mikrofonin kryeministrit dhe janë larguar.

“A bëni ndonjë gjë ju vetë, të mësoni, hetoni në lidhje me çfarë thuhet, tha ai që ishin dy veta atje. Du-het të kuptoni që roli juaj nuk është për të amplifikuar thashethemet. Ju jeni më të pafajshmit në këtë mes, se ato kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër klubet e katundit mediatik, po mirë ore çfarë ka të shkojë në burg

njëherë… ku jemi këtu ne, në kohën e gurit? E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga paditura, s’është ndonjë problem të jesh i paditur se s’keni detyrë të dini gjëra që s’janë pjesë e formimit tuaj, por duhet të lexoni, se kjo nuk është shkencë. Jeni për të qarë hallin”, replikoi Edi Rama me njerëzit e medies.

KRYEMINISTRI-GAZETARËVE: SHKONI E LEXONI UGSH: Bojkotoni Ramën të premten

Teksa Edi Rama iu drejtua gaze-tarëve ditën e djeshme me terma ofendues dhe sharje, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Unionit të Gaze-tarëve Shqiptarë. UGSH e konsideroi si të papranueshme gjuhën e përdorur nga Rama në drejtim të medias, ndërsa propozoi që të gjithë gazetarët të bo-jkotojnë veprimtarinë e Kryeministrit ditën e premte. “Kryeministri i vendit në mënyrë të përsëritur përdor pub-likisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj medieve të vendit dhe gazetarëve. Pohime të tilla dhe etiketimet në fjalë përbëjnë një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet mes dy pushteteve të njohura në jetën e sotme të shoqërisë, përkatësisht të ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij të medies. Unioni i Gazetarëve Shqiptare denoncon këtë gjuhë dhe këtë komunikim etiketues të Kryeministrit dhe apelon për një qëndrim refuzues të gjithë anëtarëve të organizatës sonë dhe komunitetit profesional në përgjithësi”, shkruhej në reagimin e Unionit.

Paloka: Rama tërhoqi vëmendjen

nga skandali i vërtetëNënkryetari i Parlamentit, Edi

Paloka ka drejtuar një varg sulmesh për Edi Ramën, pas fyerjeve që ky i fundit bëri ndaj gazetarëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat shkroi se Rama kërkoi të tërhiqte vëmendjen nga skandali i vërtetë, ndërsa shtoi se në Shqipëri shteti është krimi. “Rama u përpoq të tërheqë vëmendjen sot nga skandali i vërtetë, duke sajuar me vetëdije një skandal tjetër me gazetarët. Duke sulmuar e fyer gazetarët ( jo për herë të parë), Rama tregoi se nuk është aspak ndry-she gërxhove që dërgoi dhe ndërseu kundër gazetarëve përpara kryesisë së Kuvendit. Po ky nuk ishte qëllimi në vetvete i aktit te tij. Qëllimi i skandalit me gazetarët ishte mbulimi, apo lënia në hije e skandalit të vërtetë, faktit që sot Parlamenti , mazhoranca e Ramës, votoi për imunitetin e krimit dhe mafies në Shqipëri ”, u shpreh Paloka.

“Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në Ku-vend gjatë seancës plenare për Saimir Tahirin. Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë lëshoi disa akuza shumë të forta në drejtim të opozitës, pas vendimit që këta të fundit morën për të braktisur sallën. Duke i paralajmëruar se edhe më keq do ta pësojnë nëse do i bëjnë sërish shqiptarët për budallenj...

“Ju nuk keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por jeni pjesë e këtij problemi të madh, jo në rastin konkret. Akuzat i përçoni si një tel bakri, që nuk ka as përgjeg-jësinë për atë që përçon. Cili është roli që përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi, një studio noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por një kërkesë shumë ekstreme. As ministri, as kuvend, as këshilli i mandateve nuk kthehen në gjyqtarë. Para se të bësh këtë pyetje, shko lexo. Nëse do ishte kështu si thua ti kërkesa do shkonte direkt në gjykatë. Për ç’arsye vjen këtu? Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur”, u tha Rama gazetarëve.

SHARJET E RAMËS NDAJ GAZETARËVE

Page 6: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

6 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i opozitës Lulzim Basha teksa mbante fjalën e tij në foltor-en e Kuvendi, dje, theksoi se po shpenzohet më shumë kohë për luftën kundrejt kriminelëve sesa për të hapur vende pune. “Ja ku jemi, duke shpenzuar më shumë kohë për të larguar kriminelët që ti Edi Rama ke sjellë në radhët e kësaj qeverie dhe këtij parla-

menti, sesa të punojmë për jetët e fëmijëve tuaj, për të hapur vende pune dhe për t’i liruar lakun nga fyti njerëzve të thjeshtë. Kemi shpenzuar më shumë kohë për të ndalur dorën tënde grabitëse nga xhepat e njerëzve me tendera, me koncesione, me grabitje sesa për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë”, u shpreh Basha dje.

KREU I OPOZITËS AKUZA QEVERISË PËR LIDHJE ME KRIMIN

Lulzim Basha: Parlamenti vuri tjetër rekord të zi, votat kundër arrestimit të

Tahirit për të mbrojtur tenderat e vjedhur

Kreu demokrat: Detyra e Parlamentit është t’i hapë rrugë drejtësisë

Monika Kryemadhi: Mazhoranca nuk do reformën në drejtësi, krimi ka mbërthyer qeverinë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë se po pengon reformën në drejtësi. Vota e mazhorancës kundër kërkesës së Prokurorisë dhe relacionit të propozuar nga demokratët solli dhe indinjatën e LSI. Kreu i LSI Monika Kryemadhi, dje, në seancën plenare gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit akuzoi mazhorancën se me veprimin e saj tregoi dhe njëherë se ka për qëllim të kap sistemin e drejtë-sisë. “Ky veprim i sotëm tregoi edhe njëherë që mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi. Tregoi dhe njëherë që mërzitjen dhe dhim-

bjen dhe neveritjen e shqiptarëve që kishte ndaj sis-temit e përdori me hipokrizi për ta kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer në një vegël të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës. Prandaj të nderuar kolegë mendoj që sot ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i themi punë të mbarë të gjitha ban-dave të cilët vetëm në vitin 2017, janë kapur 13 ton drogë”, u shpreh Kryemadhi. Ndërkaq Kryemadhi ironizoi me qeverinë duke theksuar se parlamenti nuk është gjykatë politike por është institucion që prodhon politikë si dhe akuzoi qeverinë se nuk po shkëputet dot nga krimi. “Parlamenti shqiptar

nuk është gjykatë politike por është institucion që prodhon politikë dhe krijon shanse për të gjithë. Ju sot treguat që nuk shkëputeni dot nga krimi dhe me votën tuaj donit t’i jepnit shansin krimit, drogës. Ska problem, se ulin zërin që mos të dëgjojnë. Po mos u shqetësojnë se kamerat dëgjojnë. Se unë nuk flas për ata flas për shqiptarët. Me votën e tyre iu mohua shansi shqiptarëve për të pasur një Shqipëri Europiane. Treguat që nuk doni të dali e vërteta në shesh, treguat që keni frikë nga e vërteta. Treguat që jeni peng i krimit dhe i trafikut të drogës”, tha ajo. Sakaq Kryemadhi theksoi për maxhorancën se kjo

e fundit ka gabuar në lidhje me çështjen e Tahirit pasi sipas saj ka mbajtur një qëndrim ligjor të çështjes. “Në raportin e Komisionit të Venecias, në maj të 2014 për fushën e veprimit dhe heqjen e imunitetit parlamentar. Komisioni i Venecias vlerëson për më tepër që organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëj vlerësim ligjor të çështjes. Në veçanti ky organ nuk duhet në asnjë rrethanë të jap qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo të bazueshmërisë së procedimit kriminal”, u shpreh Kryemadhi.

Endri ARIZI

Rrëzimi i kërkesës së Proku-rorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri nga

shumica parlamentare ka sjellë dhe reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha. Dje, pas përfundimit të voti-mit ku u miratua relacioni i Partisë Socialiste dhe jo ai i demokratëve, këta të fundit akuzuan qeverinë se ka lidhje me krimin. Vetë kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, akuzoi qeverinë se me vendimin e marrë, Parlamenti vuri një tjetër rekord të zi në historinë e tij. Madje Basha theksoi se Kuvendi iu ka hequr mandatin edhe politi-kanëve më të lartë të vendit vetëm me faktin që t’i hapej rruga drejtësisë. “Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të një deputeti. 24 deputetëve rresht, Kuvendi i Shqipërisë ju ka hequr imunitetin pa asnjë përjashtim nga viti 1994. Ju është hequr politikanëve më të lartë të vendit, të majtë e të djathtë në pushtet dhe në opozitë. Ju është hequr nga shumica të majta, ju është hequr nga shumica të djathta, ju është hequr për akuza të rënda, për akuza më të lehta e madje edhe qesharake. Por arsyeja për këtë qën-drim të pandryshuar të Kuvendit ka qenë e thjeshtë. Me të mirat dhe me të këqijat e tyre, të gjitha legjislaturat e mëparshme kanë respektuar pa-rimin se pushtetet janë të ndara. Se i takon drejtësisë të vendosë për këdo. Detyra e Parlamentit është vetëm t’i hapë rrugë drejtësisë”, u shpreh Basha. Mirëpo kreu demokrat nuk u ndal me kaq, pasi ai nënvizoi se votat e socialistëve “pro” Tahirit, nuk ishin vota për të mbrojtur krimet e këtij të fundit, por sipas Bashës, ishin vota për të mbrojtur tenderat e vjed-hur. “Nuk ishte votë për të mbrojtur krimet e Tahirit, por ishte votë për të mbrojtur tenderat e vjedhura, konce-sionet klienteliste, pasuritë publike të tjetërsuara. Për të mbrojtur të paktën gjysmën e meshkujve në kabinetin tënd, të xhiruar dhe të përgjuar nga partnerët, siç t’i kanë dhënë ty provat, si lidhje të drejtpërdrejta të bandave

kriminale të drogës dhe trafikut të armëve”, tha Basha.

Akuza qeverisë Teksa mbante fjalën në foltoren

e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha nuk i kurseu sulmet kundrejt mazhorancës. Sipas Bashës vota “pro” Tahirit nga ana e mazhorancës ishte një votë paniku dhe dësh-përimi. Madje Basha u shpreh se kjo qeveri ka marrë fund dhe se orët e kësaj qeverie ,sipas kreut demokrat, kanë filluar të trokasin mbrapsht. “Vota e sotme është edhe kundër socialistëve të thjeshtë. Vota e sotme është votë dëshpërimi, pan-

iku, për ty Edi Rama dhe për këdo tjetër, këtu në këtë sallë që nuk u çlirua dot nga interesat e ngushta personale dhe frikës së dosjeve që do të hapen. Por, historia tregon se kur regjimet fillojnë të bien, skërmisin dhëmbët. Dhe e sotmja e tillë është, skërmitje dhëmbësh. Kjo qeveri ka rënë! Është de facto e vdekur! Dhe orët e narkoshtetit kanë filluar të trokasin mbrapsht”, u shpreh Basha. Ndërkaq kreu i

opozitës i vazhdoi akuzat kundrejt qeverisë duke theksuar se parla-menti është kthyer në një familje kriminale dhe se qeveria ka hum-bur ideologjinë politike. “Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj. Sot me këtë votë, i keni vënë gozh-dën e fundit një familje politike dhe ideologjike, që sot e keni kthyer në një familje kriminale, trëndafilin e të cilës e keni zëvendësuar me lulen e hashashit”, tha ai.

Kreu demokrat Lulzim Basha, dje, në seancën plenare akuzoi Kuvendin se dhe ky institucion sipas tij është përfshirë nga krimi dhe droga. Sakaq Basha akuzoi kryeministrin Rama se që prej ardhjes së këtij të fundit në qeveri Kuvendi është marrë më shumë me kriminelë se sa me punët e ekonomisë apo shën-detësisë. “Që krimi, droga dhe e keqja kanë zaptuar

Shqipërinë, treguesi më i mirë është puna e këtij Kuven-di. Ja ku jemi prapë, jo për të parën herë, duke u marrë me një tjetër kriminel. Kuvendi i Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës është rasti i vetëm në historinë e botës, që është marrë më shumë me punët e kriminelëve brenda kësaj salle, sesa me punët e ekonomisë, shëndetë-sisë, mirëqenies së njerëzve”, deklaroi Basha dje.

BASHA: KRIMI DHE E KEQJA KANË ZAPTUAR SHQIPËRINË Berisha: Dita më e turpshme në

historinë e ParlamentitIsh-kryeministri Sali Berisha e ka

pagëzuar me një emër tjetër Parlamen-tin e Shqipërisë pas vendimit që mori, dje, mazhoranca duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ish-kreu demokrat Sali Berisha ka postuar një foto-montazh duke shkruar se, prej ditës së djeshme, parlamenti mori një emër tjetër. Sipas Berishës dita e djeshme ishte dita më e turpshme e parlamentit shqiptar dhe se ky institucion ka marrë emrin “Kulla e Habilajve”. “Dita më e turpshme në historinë e parlamentit pluralist të Shqipërisë!”, shkruan ish-kryeministri pranë foto-montazhit të parlamentit. Por ajo ç’ka bie në sy është se vetë Berisha bojkotoi menjëherë parla-mentin pas përfundimit të votimit duke shprehur indinjatën e tij në lidhje me vendimin që mori mazhoranca. Një gjë të tillë Berisha e tregoi edhe gjatë prononcimit që bëri për mediat ku ripërsëriti dhe njëherë se kjo ishte dita më e turpshme e parlamentit.

Klevis Balliu: Vendimi, turp për ParlamentinDeputeti i PD Klevis Balliu ka

reaguar dje në lidhje me vendimin që mori qeveria për mosarrestimin e deputetit Tahiri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu ka shkruar se vendimi i qeverisë ishte një turp. “Vendimi i sotëm ishte një turp për Parlamentin. Me i turpshmi në histori. Kurrë nuk është parë dhe as dëgjuar që Parlamenti të bëj rolin e Gjykatës. Me këtë vendim qeveria tregoi që ajo drejton vendin për llogari të Habilajve dhe të një grupi trafikantësh. Kjo shu-micë është zyrtarisht tashme qeveri e krimit. Si deputet i PD i bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm të bashkohet me PD për të marrë qeverinë nga duart e krimit dhe tua kthejmë atë interesave të shqiptarëve. Interesa si Integrimi në BE, që sot është me larg se kurrë më parë për shkak të qeverisë të dorëzuar tek krimi i organizuar. Turp duhet t’i vijë çdo deputeti që sot i dha votën krimit”, ka shkruar Balliu.

Rrëzimi i kërkesës së Prokurorisë së Kri-meve të Rënda për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri nga shumica par-lamentare ka sjellë dhe reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha. Dje, pas për-fundimit të votimit ku u miratua relacioni i Partisë Socialiste dhe jo ai i demokratëve, këta të fundit akuzuan qeverinë se ka lidhje me krimin...

Page 7: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zyrtari i DASH rrëzon Llallën për Tahirin: Askush nuk duhet të shënjestrohet për arsye politike, mbështetje

qeverisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Hot Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por jo sulme politike

Vizita e Fatmir Xhafajt në Trieste, Prokuroria Antimafia pro Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj bëri një vizitë dy-ditore në Trieste të Italisë, ku propozoi edhe disa nisma konkrete për bashkëpunim më të mirë rajonal. Gjatë kësaj vizite, Xhafaj zhvilloi një takim me homo-logun e tij italian, Marco Minniti me të cilin diskutoi rreth bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masave kundër migracionit të paligjshëm. Në lidhje me këtë,

Minniti deklaroi se do të japë një mbështetje të pakursyer për shqiptarët në mënyrë që bashkëpunimi të jetë sa më i frytshëm. Teksa, Xhafaj e informoi homologun për rezultatet antikanabis, ky i fundit theksoi se vendi jonë ka bërë një luftë shumë të mirë kundër fushave me drogë dhe shprehu konsideratën e tij për këtë. Nga ana tjetër, dy homologët ranë dakord që të zhvillonin një takim të dytë në një kohë sa më të afërt për të diskutuar për projekte të

tjera me interes për dy vendet, si edhe në kuad-rin rajonal. Po ashtu, Prokuroria Antimafia në Itali do të japë suportin e saj për të ngritur në Shqipëri Qendrën Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Një gjë të tillë e bëri të ditur, zv.proku-rori i Antimafias, teksa takoi ministrin tonë të Brendshëm, ku theksoi se një gjë e tillë duhet për të koordinuar shkëmbimin e in-formacionit, për të bërë hapa para në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit,

trafikut të drogës dhe migracionit të palig-jshëm. Sakaq, Fatmir Xhafaj, në këtë vizitë dy-ditore, takoi gjithashtu edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të vepri-meve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale. Gjatë qëndrimit në Trieste, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe edhe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes.

Mimoza IBRA

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një goditje të fortë kryep-rokurorit Adriatik Llalla

sa i takon hetimeve të hapur ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Dje, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, kumbari i marrëveshjes Rama-Basha, deklaroi se i jep një mbështetje të plotë shtetit për çdo lloj hetimi, por nga ana tjetër ka kërkuar që individët apo personat nën hetim të mos vihen nën shënjestër vetëm pse bëjnë pjesë në një parti të caktuar politike. Sipas tij, SHBA mbështet çdo lloj hetimi në nivele të ulëta dhe të larta, por la të nënkuptohet se në asnjë rast prokuroria nuk duhet të jetë e ndikuar politikisht. “Mbësh-tesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të admin-istratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha Brian Yee. Në këtë mënyrë, ai ka lënë të nënkuptohet se në rastin “Tahiri” mund të ketë edhe ndikim politik, duke folur kështu në të njëjtën linjë si kryeministri Edi Rama.

Të kënaqur me përparimin e Shqipërisë

Gjatë intervistës televizive, zyr-tari i DASH u shpreh gjithashtu se Amerika ka mbetur shumë e kën-aqur me hapat përpara që vendi ynë ka bërë, ndërsa theksoi se SHBA ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për reformat, sidomos për atë në drejtësi. “Jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bash-kërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndë-sishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe

për faktin se reformat janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat

në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrup-sionit”, tha Yee. Më tej, ai u shpreh se nuk po ofrohet vetëm një ndihmë e drejtpërdrejt nga ana e amerikanëve për të trajnuar gjykatësit dhe proku-rorët për të kryer punët e tyre, por po jepet edhe një ndihmë financiare. “Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të

gëzojë imunitet nga ligji. Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që ka dhënë shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrup-sionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”, deklaroi në fund të fjalës së tij Bri-an Yee, i cili njihet ndryshe edhe si “buldozeri” i negociatave sepse ndi-hmoi në marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës në 18 maj.

“Mesazhi i parë që dua të jap, është se bashkësia ndërkombëtare është qartazi e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës. Kosova nuk është në rrezik që të pushtohet apo sulmohet nga ndonjë vend tjetër. Kosova nuk është e kërcënuar nga ndonjë rrezik i madh që kërcënon sig-urinë kombëtare. Si mesazh i dytë, dua të them se ne e mbështesim të drejtën e Kosovës që të ketë një ushtri. Çdo

vend sovran që ka përgjegjësi për sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e kufijve, për pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare të kërkim shpëtimit apo nismave tjera, duhet të ketë një formë të ushtrisë apo forcës së arma-tosur. Por, besimi ynë i fuqishëm dhe mesazhi ynë për qeverinë e Kosovës për një kohë, është se ka një proces për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri”, tha Yee.

“Jam i lumtur të them se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimorë që të trajtojnë çështjet me të cilat përballen, që të arrijnë më shumë përparim në in-tegrimet në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, përshirë Bashkimin Evropian, për ato vende që duan të bashkohen me NATO-n dhe mund të bashkohen

me NATO-n, duam tu ndihmojmë që ta përmbushin këtë synim. Ne kemi rol mjaftueshëm të vendosur në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me pëlqimin e Bashkimit Evropian, që natyrisht e drejton dialogun. Ne kemi qenë aty nga fillimi dhe dëshirojmë të jemi për aq kohë sa të dyja palët, Serbia dhe Kosova duan që ne të marrim pjesë”, deklaroi Brian Yee.

YEE: KOSOVA KA TË DREJTË TË KETË USHTRI

ZYRTARI I DASH: SHBA NDIHMË NË BISEDIMET SERBI-KOSOVË

Mustafaj: Mazhoranca manipuloi publikun

Vendimi i Kuvendit, ditën e djeshme, për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit ka ngjallur reagime në radhët e demokratëve. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, tha në një studio televizive se deklaratat që hetimi mbi Tahirin ishte i ndikuar politikisht u përdorën nga mazhoranca për të manipuluar publikun. “Unë besoj se në këtë rast kjo akuzë nga mazhoran-ca është realisht një mënyrë për ta mbrojtur, në mungesë të argumenteve kushtetues atëherë mazhoranca për-dori këtë argument për të manipuluar opinionin publik por edhe për të pasur një modus viventi”, tha ai. Më tej, ish-deputeti demokrat deklaroi se qeveria detyroi edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn të merrte në mbrojtje Saimir Tahirin. “Më ka ar-dhur keq që mobilizuan edhe Xhafën. Që me disa javë në detyrë e nxori zbuluar 4-vjeçarin e Saimir Tahirit. E di që Xhafa është njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh Mustafaj.

Patozi: Ja mënyra si gazetarët të hakmerren

me Edi RamënIsh-nënkryetari i Partisë

Demokratike Astrit Patozi, gjatë ditës së djeshme, ka reaguar në rrjetet so-ciale pas sulmeve që Edi Rama bëri ndaj gazetarëve. Duke e cilësuar të gjithë këtë si një shfaqje të shëmtuar, Patozi ka theksuar se e vetmja mënyrë për t’u “hakmarrë” është duke infor-muar çdo minutë për të vërtetat e hid-hura që nxjerrin zbuluar pushtetarët. “Një kryeministër që fyen gazetarët është një shfaqje e shëmtuar që ta shpif, por kjo jo domosdoshmërisht e nxjerr atë jashtë misionit të vet. E patë besoj sot që më shumë u fol për sharjet e Edi Ramës pas seancës, sesa për atë që ndodhi në sallën e parlamentit? Kurse një gazetar që bojkoton kryeministrin, mund të prod-hojë vërtetë spektakël publik, por kjo e nxjerr atë jashtë misionit të shtypit. Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuara. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar”, shkruante Patozi.

Departamenti Amer-ikan i Shtetit i ka

dhënë një goditje të fortë kryeprokuror-it Adriatik Llalla sa

i takon hetimeve të hapur ndaj ish-minis-trit Saimir Tahiri. Dje,

gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”,

zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, kumbari i mar-

rëveshjes Rama-Ba-sha, deklaroi se i jep

një mbështetje të plotë shtetit për çdo

lloj hetimi...

Page 8: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

8 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k eSaimir Vishaj: Prokuroria shkeli ligjin me

Tahirin, po ul besimin e qytetarëve te drejtësiaJuristë kanë hedhur poshtë procedurat që

ka ndjekur prokuroria sa i takon rastit të Saimir Tahirit. Avokati Saimir Vishaj ka folur dje në një studio televizive, duke thënë se prokuroria ka shkelur ligjin. Sipas tij ajo veproi në kundërshtim me nenin 34 të Kodit Penal, duke mos i garantuar të drejtat procedurale personit në hetim, në rastin konkret Tahirit. Ai tha se kur Prokuroria nuk zbaton procedurën ndaj një ish-ministri, qytetari i thjeshtë apo një ish-punonjës që kapet për vjedhje, nuk i garantohet asnjë e drejtë. "Kemi veprime joligjore të Prokurorisë. Sot drejtësia po shkon në një dyshes

që është pak e besueshme. Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë mua nuk më sjell një interes pozitiv. Nëse flasim për rrugë procedurale, çdo provë që do vijë do vijë përmes një rruge, drejtorisë së mar-rëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë. Organi i akuzës i ka pasur të gjitha mundësitë, sepse çështja nuk nisi në datën 17, por çështja ka nisur që në vitin 2015. Baza e provës i takon organit të akuzës. Akuza ka gabuar ndaj Tahirit, që në momentin e regjistrimit të emrit të tij në regjistrin e veprave penale”, tha ai. Sipas avokatit, Neni 34 i Kodit Penal thotë se në momentin që prokurori

regjistron një çështje ndaj një personi në hetim, është i detyruar t'i japë të drejtat procedurale per-sonit në hetim. Më tej Vishaj tha se proceduralisht Saimir Tahiri duhej të ishte vënë në dijeni nga ana e prokurorit të çështjes lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij ku ai të kishte mundësi të gjente avokat dhe të mbrohej. Nga ana tjetër, ai deklaroi se çështja nuk mund të ndiqet nga 3 prokurorë, por nga një. Madje sipas tij, përzgjedhja duhej bërë me short. Ai e quan të gabuar ndjekjen e çështjes në ngarkim të Tahirit nga tre prokurorë të Krimeve të Rënda, në një kohë kur duhej hedhur shorti dhe nga kjo

të dilte një prokuror i vetëm i cili të ndiqte çështjen. "Të tre prokurorët janë profesionistë, kjo që janë nga Tropoja apo nga Vlora, për mendimi tim është fyerje. Por çështja duhej të bëhej me short dhe të ndiqej nga një prokuror dhe jo nga tre. Dhe kjo solli këtë rezultat. Nëse do kishim një prokuror në ush-trimin e të drejtës penale, do kishim rezultat tjetër. Vajtja e tre prokurorëve në mënyrë të rrufeshme me kërkesën për arrestim të ish-ministrit Tahiri nuk ishte rruga e duhur. Kjo bëri që të sfumohet përballë një mazhorance cila në momentin e parë pa, a ka dyshim të bazuar në prova", tha Vishaj.

Visho Lika, shpresa e vetme e treshes Llalla-Meta-Berisha, vihet në lëvizje SHISH për rastin

“Tahiri”, PD-LSI lobime dhe te ndërkombëtarët

Veniten shpresat e SHQUP dhe LSI për të dërguar pas hekurave Tahirin

Kliti TOPALLI

Treshja Llalla-Meta-Berisha po bëjnë të gjitha lëviz-jet për të dërguar në burg Saimir Tahirin dhe për të

goditur qeverinë. Dosja për Habilajt e autoriteteve italiane u shfrytëzua mjaft mirë nga rivalët e kryeministrit Edi Rama, por dje shpresat e tyre për arrestimin e ish-ministrit u venitën. Por teksa Prokuroria e Katanias nuk ka sjellë ende asnjë të dhënë shtesë, mësohet se sytë e Presidentit, ish-kryeministrit dhe kryeprokurorit janë te SHISH. Para se të kërkohej arrestimi i Tahirit, pati një takim kokë më kokë mes Adriatik Llallës dhe Visho Ajazi Likës. Burime të gazetës thanë se në këtë rast është angazhuar dhe SHISH, duke bërë përgjime dhe shpresat janë se gjatë gjurmimit të Habilajve mund të gjendet ndonjë detaj që përfshin Tahirin. Edhe momentalisht mësohet se janë vënë nën përgjim shumë drejtorë policie dhe efektivë, që po ashtu po mbahen në monitorim nga Visho Lika. Edhe në këto raste po shpresohet që ata të përmendin emrin e ish-ministrit. Që kur nisi kjo histori, gazeta e bëri të ditur se bëhet fjalë për një lojë të fortë politike, e cila u faktua ditët e fundit. Dy personat e vetëm që mund të përfitojnë nga kjo janë Meta-Berisha, të cilat kanë vënë në lëvizje të gjithë institucionet pranë tyre. Ka pasur disa lëvizje që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një plan të mirëmenduar. Dosja ndaj Habilajve u publikua tani edhe pse ajo është mbyllur që në pranverën e këtij viti. Ele-menti i dytë është se dosja e plotë u publikua nga Lulzim Basha. Pastaj ajo që e dëshmoi haptazi, është mbledhja në Këshillin e Mandateve. Prokurorët dorëzuan një provë sekrete, që e kishte në dorë deputeti demokrat Gent Strazimiri. Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë provë që të tregojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të ish-ministrit. Por shpresat e tresh-es në fjalë ishin se Tahiri do arres-tohej dhe kjo do të ishte një alibi e fortë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë. Parlamenti e rrëzoi kërk-esën dhe tani shpresat e vetme janë te Italia për të sjellë prova,

por që shanset janë të pakta dhe te Visho Lika, që mund të nxjerrë diçka nga përgjimet.

PD lobim te ndërkombëtarëtE gjithë Partia Demokratike

është vënë në lëvizje për të dëmtu-ar imazhin e qeverisë sa i takon rastit të Tahirit. Burime të gazetës thanë se po lobohet fort te partnerët ndërkombëtarë. Reagimi i kreut të Partive Popullore Europiane ka qenë pikërisht për shkak të lobimit të PD.

Ferhati: Hetimet e prokurorisë, të

ndikuara politikishtDeputetja e PS, Klotilda Fer-

hati ka folur dje për votën kundër arrestimit të Tahirit. Ajo tha se ky vendim u mor pasi ndaj tij nuk kishte prova, ndërsa kërkesa e Prokurorisë kishte sfonde politike. “Ne votuam pjesërisht kundër kërkesës së proku-rorisë për arrestimin e Saimir Tahirit dhe votuam pro hetimit të tij dhe kontrollit të banesës. Ne nuk patëm nga organi i akuzës asnjë kërkesë që të kishte argumente të bazuara që të krijonin bindjen tonë për përfshirjen e Tahirit në këtë çështje. Në radhë të parë më duhet t’ju shpjegojë që këshilli i mandateve dhe Kuvendi janë organe kushtetuese. Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar tagrin e Kuvendin në këto raste. Deputetëve imuniteti absolut iu është hequr, ata janë të barabartë para ligjit. Vetëm për rastin e arrestimit dhe kontrollit të banesës kërkohet vendim nga Kuvendi. Gjithë qëllimi që mbrohen deputetët është që të evitohen sjelljet abuzive të organeve të tjera ndaj pushtetit, për ato që quhen veprime me sfonde politikë. Kuvendi në tagrat që kishte duhet të verifikonte këto elemente”, tha ajo.

Kontrolli i Tahirit pas vendimit të gjykatës

Pas vendimit të parlamentit është Gjykata e Krimeve të Rënda që do të vendos tashmë nëse banesa e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të kontrollohet apo jo. Gazeta ka kontaktuar me grupin hetimorë të cilët sqaruan se pas marrjes zyrtarisht të vendimit të parlamentit ata do të vendosin nëse është apo jo i nevojshëm kontrolli i banesës. Nëse prokurorët do të kërkojnë të kontrollojnë banesën e ish ministrit tashmë në hetim për trafik droge dhe korrupsion, kjo kërkesë e tyre do të vlerësohet nga gjykata e kri-meve të rënda. Ndërkohë ish- ministri Tahiri dje paradite ka hyrë në banesën e tij, nga ku ka dal për një kafe dhe është rikthyer sërish. Në momentin që është kthyer në banesë, ish- ministri u është drejtuar gazetarëve duke u shprehur: “Nuk kam asgjë për të thënë, është e kotë që rrini këtu”, tha ai.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë. Grupi i

trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën përgjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pak ditë më parë, Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk pranon të arrestohet pa prova, teksa sulmoi Metën e Berishën. “Kjo që ndodhi sot nuk e kanë bërë as fashistët. Të thonë shko në burg e na provo që s’ke marrë 5 milionë euro në muaj është estradë. Do i kisha ftuar miqësisht të sjellin një provë të vetme. Nëse nuk

sjellin provë të sjellin Saliun dëshmitar. Nëse nuk vjen Saliu të vijë djali i tij, Shkëlzeni, i cili la të vdekur 26 vetë në Gërdec. Nëse nuk vijnë këta, të vijë Ilir Meta, të vijë Monika, të vijë Lulzim Basha. Nëse këta nuk kanë pasur kurajo të përballen për hallet e tyre të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj”, tha ai.

AKUZAT NDAJ SAIMIR TAHIRIT

TAHIRI AKUZA METËS E BERISHËS

“Po ashtu edhe Doris Pack që reagoi dy ditë më parë, duke sulmuar qever-inë është ndikuar nga PD. Burimet thanë se demokratët po tentojnë të lobojnë te të gjithë mbështetësit që kanë në arenën ndërkombëtare, por deri më tani nuk ja kanë dalë. Përveç zyrtarit të DASH, Brian Ye, i cili komentoi rastin “Tahiri”, dje asnjë emër tjetër i rëndësishëm nuk ka folur. Burimet thanë se PD-LSI po tentojnë

të bëjnë ç’është e mundur që të ketë reagime nga ndërkombëtarët, por mbetet të shihet, pasi deri më tani u ka dështuar misioni. Shpresat e tyre ishin se do të rrëzonin qeverinë. Fillimisht u duk një tërheqje e Ramës, por në Këshillin e Mandateve situata ndrys-hoi, pasi prokurorët ranë brenda më këmbët e veta, duke kërkuar arrestim me 3 fletë formati. Mbetet të shihet loja që do ndjekë SHQUP dhe LSI.

Dosja për Habilajt e autoriteteve italiane u shfrytëzua mjaft mirë nga rivalët e kryem-inistrit Edi Rama, por dje shpresat e tyre për arrestimin e ish-ministrit u venitën. Por teksa Prokuroria e Katanias nuk ka sjellë ende asnjë të dhënë shtesë, mëso-het se sytë e Presi-dentit, ish-kryeminis-trit dhe kryeprokurorit janë te SHISH...

Page 9: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, ja si ndryshoi vendimi për votimin e imunitetit të Tahirit

Pak përpara se sa të niste seanca plena-re në Kuvend, ku do të votohej në lidhje me dy raportet e hartuara nga mazhoranca dhe opozita sa i takonte kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Partia Socialiste ka bërë një lëvizje surprizë dhe deri diku shumë taktike duke thirrur në mbledhje grupin parlamentar. Ndonëse ishte paralajmëruar se miratimi për arrestimin ose jo të deputetit Tahiri në Parlament do të bëhej me votim të mbyllur, ndodhi krejt e kundërta. Socialistët ndryshuan kurs 360 gradë duke vendosur që

votimi të bëhej i hapur. Po çfarë ndodhi dhe çfarë u diskutua në atë mbledhje? Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë ndaj deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Gazeta “SOT” ka siguruar detaje nga diskutimi me dyer të mbyllura, teksa shefi i qeverisë iu ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë që jovetëm që nuk duhet të mungojnë në seancë, por vota e tyre duhet të jetë në bllok kundër draftit të opozitës. Nga ana tjetër, një tjetër pikë e rëndësishme tek e cila ka vënë theksin kryeministri Rama ka qenë edhe sa i takon mënyrës se si do të procedohej

me votimin duke ia atribuuar luksin e përzg-jedhjes kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i cili vendosi që votimi të bëhet i hapur. Kësisoj përmes këtij vendimi, Kryeparlamentarit Ruçi që ka nxjerrë nga sikleti i rrjedhjes së votave, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai e ka zhvilluar votimin për arrestimin e Saimir Tahirit, ose jo, të hapur. Në këtë mënyrë, gjithë deputetët e opozitës, pra të PD dhe LSI, kanë votuar pro kërkesës për arrestimin, ndërsa ata të mazhorancës kundër. Prej disa ditësh kishte spekulime, se gjatë votimit të kërkesës së arrestimit të Tahirit, do

të ndodhte ripërsëritja e skenës gjatë zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi, kohë në të cilën Partisë Demokratike i firuan dy vota, ndërsa LSI tërhoqi deputetët nga votimi, pasi 8 prej tyre ishin gati të votonin Ruçin. Gjë që mund të ndodhte edhe ditën e djeshme, ç’ka do të ishte një goditje e fortë për opozitën. Pati aludime, që thoshin se kryeministri Edi Rama do hidhte miliona euro për këtë ske-nar. Një spekulim që kërkonte t’i paraprinte rrjedhjes së natyrshme të votave të opozitës. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se votimi ka qenë i hapur.

Militantët e Metës braktisin LSI, nisin deklarohen si anëtarë të PS, Rama urdhër bazës të hapë

regjistrin e anëtarësisë dhe të verifikojë punonjësit

LSI braktiset nga militantët pas ristrukturimit të administratës, qindra emra drejt PS

Rigels SELIMAN

Militantët e Lëvizjes Socialiste për Integ-rim në administratën shtetërore kanë filluar

të ndryshojnë taktikë për t’i shpëtuar largimit nga puna, pas paralajmërim-it të Partisë Socialiste dhe ekzekutivi për t’i shkarkuar nga puna. Men-jëherë pas fitores spektakolare që korri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, PS ngriti pesë grupe pune, teksa njëri prej tyre ishte edhe ai i cili analizoi ecurinë e punonjësve të administratës shtetërore dhe bëri sugjerimet e duhura sa i takon ris-trukturim të administratës. Mirëpo edhe pas kësaj, mësohet se kryemi-nistri Edi Rama i ka kërkuar sërish një urdhër të ri bazës socialiste duke i kërkuar një verifikim të dytë më të detajuar sa i takon gjithë punonjësve të administratës, ku pa diskutim militantët e LSI ishin dhe do të jenë të parët që do të shkarkohen. Sipas informacioneve, LSI ndodhet në një situatë tejet kritike pasi po përballet me një rast të paprecedentë. Kështu, fenomeni është se shumë simpa-tizantë, anëtarë, mbështetës dhe militantë të LSI janë tejet të çoroditur nga reforma e nisur nga qeveria, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e vendit të punës. Në këto kushte ata jo vetëm që janë trembur por për të shpëtuar vendin e punës kanë nisur të lënë teserat e kësaj partie duke u integruar tek Partia Social-iste në mënyrë që të mos humbasin vendin e punës. Pra përpara kësaj situate, kreu i ekzekutivit ka qenë i prerë me bazën socialiste sa i takon kërkesë së tij, pasi kërkon të ketë një panoramë të qartë përpara se t’i largojë të gjithë militantët e LSI nga administrata. Madje ai ka kërkuar që të hapet edhe regjistri i anëtarësisë për të verifikuar nëse këta militantët të LSI janë 100 % pjesë e PS apo thjeshtë janë të maskuar. Ndërsa po ashtu mësohet se Rama ka kërkuar që të shikohet me kujdes edhe koha se kur këta i janë bashkuar Partisë Socialiste. Megjithatë ky është vetëm fillimi që LSI po përballet me dezer-timin, pasi ditët në vijim do jenë edhe më të vështira ku braktisja e kësaj partie nga militantët do të kthehet në masë. Pra përmes kësaj taktike,

PS jo vetëm “hakmerret” ndaj ish-aleates së saj, ku nga njëra anë po i largon nga puna pjesën më të madhe të militantëve, ndërsa nga ana tjetër po i merr edhe elektoratin. Si duket vitet e artat të LSI në mazhorancë, do t’i kthehen në bumerang në opozitë.

LSI “karikon” elektoratinMirëpo reforma administrative e

nisur nga qeveria “Rama 2”, sidomos sa i takon valës së nisur së shkarki-meve që në të shumtën e rasteve kanë target pikërisht militantët dhe anëtarët

e Lëvizjes Socialiste për Integrim pjesë e administratës shtetërore, jo vetëm që është kthyer në stres për këtë parti, por ka çoroditur gjithë elektoratin e saj. Kështu, të ndodhur përpara kësaj situate, LSI ka nisur të mbajë të karikuar elektoratin e saj duke e inkurajuar dhe i ardhur në ndihmë sa i takon mbështetjes gjatë përballjes

së tyre në gjykata. LSI u ka kërkuar militantëve të saj që në rast largimi nga puna, duhet t’i drejtohen gjykat-ave për ankimuar vendimin, madje u është bërë e ditur se për këtë arsye do t’u vihet në dispozicion një armatë e gjerë avokatësh dhe juristësh në mbrojtje të të drejtave të tyre, sa i takon fitimit të gjyqit.

Kërpaçi: Rama në shërbim të interesave të krimitDeputetja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Floida Kërpaçi reagoi në lidhje me votimin e djeshëm në Kuvend, në sajë të së cilit u miratua raporti i PS dhe u rrëzua raporti i PD-LSI. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Kërpaçi akuzoi kryem-inistrin se është vendosur në shërbim të interesave të oligarkëve, krimit dhe trafikantëve të drogës. Madje ajo theksoi se kjo qeveri ka ndihmuar bandat të lulëzojnë dhe sipas saj, kri-mi që po gërryen Shqipërinë çdo ditë si sëmundje pa shërim është vendo-sur në karriget më të larta të pushtetit. “Vendosja e Edi Ramës në shërbim të interesave të oligarkëve, krimit dhe trafikantëve të drogës është e vetmja arsye pse Shqiptarët po jetojnë aq keq sa nuk shohin asnjë fije shprese për përmirësimin e jetës së tyre në të ardhmen! Kjo qeveri ka ndihmuar bandat të lulëzojnë dhe sot krimi i errët që po gërryen Shqipërinë çdo ditë si sëmundje e rëndë pa shërim është vendosur në karriget më të larta të pushtetit”, tha Kërpaçi.

Spahiu: Vështirë që paratë e hashashit të investohen

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu reagoi në lidhje me TVSH-n për biz-nesin e vogël. Kështu, ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahiu deklaroi se qeveria u tërhoq nga TVSH për biznesin e vogël, jo se ju dhimbsej por sipas tij u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat. “U tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat! U tërhoqën nga 6% tatim mbi dividentin. Vendim absurd që do të sillte përfitime vetëm për ata investitorë që quhen “në të zezë”. Plani 1 miliard investime s’do ta përmendi më njeri. Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime! Asnjë iniciativë tatimore për investime e investitorë të huaj, ku shumë mirë po na konkurrojnë prej vitesh vendet e rajonit. E vetmja gjë që kanë bërë është mbështetja e investitorëve në hoteleri ku unë besoj që është një lëvizje thjesht klienteliste”, nënvizoi ai.

Kryetarja e Partisë Socialiste dega Lesko-vik, Dallëndyshe Kravari gjatë një interviste për gazetën “SOT”, hodhi akuza të forta nda Lëvizjes Socialiste për Integrim, teksa deklaroi se LSI nuk ruajti raportin dhe nuk i qëndroi strikte marrëve-shjes së 1 prillit, sidomos sa i takon punësimeve. “Absolutisht jo. Bashkëpunimi me këtë force jo vetëm që nuk ka qenë korrekt, nuk kemi pasur

bashkëpunim të mirë në nivel lokal. Ka qenë LSI ajo e cila që nuk ruajti raportin dhe nuk i qëndroi strikte marrëveshjes së 1 prillit, sidomos sa i takon punësimeve. Dhe me të drejta akuzat e kryeminis-trit Edi Rama gjatë fushatës ishin tejet korrekte, nqs i referohemi ndarjes se posteve mes mazhorancës. LSI kishte zaptuar gjithçka në administratën ven-dore”, nënvizoi Kravari, pak ditë më parë.

KRAVARI: LSI NUK RESPEKTOI MARRËVESHJEN ME PS

Pra përpara kësaj situate, kreu i ekzeku-tivit ka qenë i prerë me bazën socialiste sa i takon kërkesë së tij, pasi kërkon të ketë një panoramë të qartë përpara se t’i largojë të gjithë militantët e LSI nga administrata. Madje ai ka kërkuar që të hapet edhe reg-jistri i anëtarësisë për të verifikuar nëse këta militantët të LSI janë 100 % pjesë e PS apo thjeshtë janë të maskuar...

“Largimet janë masive. Edhe në uebin tuaj ka lajme të tilla për këtë gjë. Ne as jemi pajtuar dhe as nuk pajtohemi, por i gjithë investimi i një prej tre kushteve për integrimin europian ka qenë Shërbimi Civil. Sot nuk kemi ligj të Shërbimit Civil. Ka dalë lista e sekretarëve të përgjithshëm në të gjitha ministritë, është akti më i paparë, më i paprecedentë. Për drejtorët, ajo pjesë e pakët që na qenë, nuk është më. Ata janë të gjithë njerëz që vazhdojnë vep-rimtarinë e tyre politike me LSI-në. Është PS, si parti klienteliste që rritet duke punësuar, ne se kishim bazuar këtu, ne s'kemi lindur me pushtet, nga 2004-a e deri në 2009 kemi kaluar 5 vite të vështira, e dini që edhe ligjet e kodet elektorale bëheshin kundër nesh. Qëndrueshmëria e LSI ishte se nuk ishte e bazuar te drejtori dhe nëpunësi, nuk i merr dot 250 mijë vota me 20 drejtorë”, deklar-oi Petrit Vasili, pak ditë më parë.

Vasili: PS spastroi nga administrata

njerëzit e LSI

Page 10: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

10 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

BB: Remitancat, Shqipëria pas Malit të Zi dhe Serbisë

Sigurimet, të ardhurat në janar-shtator mbi 12 mld lekë

Armenia është një nga ven-det kryesore në Europë dhe Azinë Qendrore sa i përket remitancave të dërguara në shtëpi nga emigrantët. Sipas përditësimit të BB, remitancat përbëjnë 13.9 për qind të PBB-së së Armenisë. Vendet kryesore në rajon janë Kirgistani (37.1%) dhe Taxhikistani (28%). Remitancat e Gjeorgjisë përbëjnë 12% të PBB-së, pasuar nga Mali i Zi (9.6%), Serbia (9%), Shqipëria (8.7%), Ukraina (7.2%), Uzbeki-stani (3.9%) dhe Bullgaria (3.6% ). Sipas Shërbimit Kombëtar

Statistikor të Armenisë, remitan-cat private të dërguara nëpërmjet bankave për qëllime jo-komer-ciale, tejkaluan 1 miliardë dollarë në 8 muajt e parë të këtij viti, nga 160 milionë dollarë që ishte në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2016 një total prej 1 532.8 miliardë dollarësh u transferua në Armeni (një rënie prej 6% nga një vit më parë) dhe 817 milionë dollarë u transferuan nga Armenia në vendet e tjera (një rritje prej 7.3%). BB thotë se remitancat në rajon janë relativisht të larta.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar zhvilli-met e fundit në tregun e siguri-meve në Shqipëri për periudhën Janar-Shtator 2017. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shtator 2017 kapën vlerën mbi 12,026 milionë lekë, ose 11.45% më shumë se në periudhën janar – shtator 2016.Gjatë pe-riudhës janar – shtator 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 932,106 me një rritje prej 15.23% krahasuar me periudhën janar – shtator

2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.52% të vëllimit të përgjithshëm të pri-meve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.15% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.33%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.38% të totalit të tregut.

Qytetarët braktisin letrat me vlerë për fondet e investimit

Normat më të favorshme të interesit në fondet e investi-mit duket se kanë zhvendosur vëmendjen e individëve tek ky treg duke ulur investimin tek ai i letrave me vlerë të qeverisë. Të dhënat e AMF reflektojnë këtë tendencë, ku rënia përveçse në vlerë ka qenë evidente edhe tek volumi i transaksioneve. “Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka pasur një ulje prej 985 milionë lekë ose 21.26% kra-hasuar me periudhën janar-shta-

tor 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 34.60%. Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2017 ka pasur ulje prej 769 milionë lekë ose 27.80% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 20.90%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2016. Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1,781 milionë lekë, krahasu-ar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raportoi AMF.

Institucionet 720 milionë euro dëm ekonomik buxhetit të shtetit në 4 vite,

KLSH zbardh shkeljet dhe abuzimet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRaporti i KLSH: Dëmi më i madh, në fushën e shitblerjeve dhe dhënies me qera të pasurive shtetërore

Rreth 720 milionë euro është dëmi ekonomik i krijuar në buxhetin e shtetit gjatë 4 viteve të

fundit, si pasojë parregullsive dhe shkeljeve të kryera nga in-stitucione të ndryshme. Kjo shifër është nxjerrë në Buletinin e tretë statistikor të 2017, të Kontrollit të Lartë Shtetëror, ku përmblidhen të gjithë auditimet e kryera përgjatë harkut kohor janar-shtator 2017. Në këtë buletin përfshihen; dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kry-era jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekono-micitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori. Sipas raportit të KLSH, dëmi i shkaktuar nga parregull-sitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, kap shumën totale 69 milionë euro, nga e cila rekomandohen për t’u dëmshpërblyer në vlerën 5,601.6 milionë lekë. Ndërkohë, shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjek-teve të audituara, konstatohen në shumën totale prej 86,961 milionë lekë, afërsisht 651,3 milionë euro nga e cila 81,244 milionë lekë afër-sisht 608,5 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 5,717 milionë

“Në një renditje të përgjithshme, fus-hat me shkeljen më të lartë janë ato të riblerjes së pa-surisë shtetërore, si dhe shitblerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, kurse shkeljet më të ulëta tek urbanistika...

Bizneset në vend krijuan të paktën 59 miliardë lekë detyrime të papaguara tek Tatimet në dy vitet e fundit. Kontrol-li i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një au-ditim me fokus “Efektivitetin e masave të ndërmarra nga Organet Tatimore në mbledhjen e detyrimeve të papaguara të subjekteve tatimpaguese” duke nx-jerrë në pah edhe një sërë shifrash. Gjendja e detyrimeve tatimore të pa-paguara në fund të vitit 2016 është mbi 146 miliardë lekë dhe paraqitet me një rritje e ndjeshme, në masën 45.5 %, kra-hasuar me një vit më parë. “Në vlerën e detyrimeve të papaguara prej 146 068

milion lekë është e përfshirë edhe vlera prej 37 338 milionë lekë e 541 subjek-teve që janë në proces gjyqësor. Ndërsa krahasuar me vitin 2011, gjendja e de-tyrimeve të papaguara në fund të vitit 2016 është 2.2 herë më e madhe”, thuhet në auditimin e KLSH-së. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se nga gjend-ja totale e borxhit tatimor, një pjesë e konsiderueshme i përket bizneseve që aktualisht kanë status pasiv. Kjo sipas audituesve ul mundësitë e mbledhjes së këtij borxhi. Në total bizneset që kanë detyrime të papaguara pranë ad-ministratës tatimore dhe njëkohësisht

kanë status pasiv kapin një nivel prej 37%. Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat në fund të peri-udhës (2016) përbëhet kryesisht nga detyrimet tatimore të lindura nga 2-5 vite me një peshë prej 58 % të totalit të borxhit, gjë që tregon se sasi të mëdha detyrimeve tatimore të papaguara janë të pambledhshme, për të cilat DPT tashmë e ka praktikisht të vështirë të ndërmarrë veprime të mëtejshme ligjore për mbledh-jen e detyrimit me forcë. Pavarësisht përmasave që ka marrë ky borxh, KLSH vlerëson se për këtë pjesë mundësitë e arkëtimit janë më të larta.

Borxhi tatimor, në 2 vite bizneset rritën detyrimet me 59 miliardë lekë

zbuluar por edhe me mungesën e efektivitetit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mall-rave/ punimeve/ shërbimeve. Për periudhën janar – shtator 2017 KLSH ka depozituar në organet e Prokurorisë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje për vlerësim. Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83.

lekë afërsisht 42,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve. Nëse do t’i marrim në total dëmet e shkaktuara kapin vlerën 720.5 milionë euro. Për vitin 2016, rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milionë lekë ose 41% më e lartë se viti 2015.

Dëmi sipas sektorëve Në një renditje të përgjithshme,

fushat me shkeljen më të lartë janë ato të riblerjes së pasurisë

shtetërore, si dhe shitblerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, kurse shkeljet më të ulëta tek urbanistika. Kështu, nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në admin-istrimin e pronës shtetërore në vlerën 2,769,696 mijë lekë ose 30% të vlerës totale të dëmit të zbuluar dhe në riblerjen e pasur-isë shtetërore në vlerën 2,864,592, mijë lekë ose 31%. Siç tregojnë

dhe shifrat e raportuara nga KLSH, administrimi i pronës shtetërore është zona më me risk dhe tregon se keqadministrimi ka vijuar, pa reflektuar përmirësim apo përgjegjshmëri menaxhe-riale në këtë sektor. Ndërkohë, dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana është në vlerën 1,752,816 mijë lekë ose 19%, pasuar nga 12% në fushën e prokurimeve, sektor që mbetet me një risk të lartë për sa kohë shkel-jet nuk lidhen vetëm me dëmin e

Page 11: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 11

e k o n o m i www.sot.com.al

“Pr/buxheti, 1.8 miliard lekë për rritje

pensionesh, rritet ndihma ekonomike, kadastra fiskale nis me 4 bashki

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZbardhet projektbuxheti 2018, ja ndryshimet në të ardhura dhe shpenzime

Qeveria ka vendo-sur të rrisë me 1.8 miliard lekë pensionet, vitin e

ardhshëm. Në projektbux-hetin e dorëzuar në Ku-vend për diskutim, qeveria ka parashikuar 170.5 miliardë lekë si shpen-zime për fondet speciale, ku përfshihen shpenzimet totale për Fondet e Siguri-meve Shoqërore, Shën-detësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, të cilat kapin një vlerë prej 170.5 miliardë lekë. Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2018, parashiko-het në masën 126.1 mil-iardë lekë ose 7.6% e PBB, nga e cila për rritjen e pen-sioneve është parashikuar një fond prej 1.8 miliardë lekë. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2018 janë par-ashikuar në masën 40.4 miliardë lekë ose 2.4% e PBB. Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensim-it në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 4 miliardë lekë ose 0.2% e PBB.

Ndihma ekonomike Qeveria synon për

vitin 2018 rritjen e efika-sitetit dhe transparencës së skemës të Ndihmës Ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit. Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sis-temi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në ven-dim-marrje, si dhe rritja e efiçencës në administrim-in e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të famil-jeve më në nevojë. Sipas relacionit të pr/buxhetit të ri, brenda vitit 2018, do të shtrihet skema në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithëpërf-shirëse. Qeveria synon transformimin e programit të Ndihmës Ekonomike në skemë aktive riinteg-rimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim, duke rritur përfshirjen në politikat aktive të tregut të punës në 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike. Për vitin 2018 janë para-shikuar të përfitojnë nga

elektronike. Për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të af-tësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

Kadastra fiskale Ngritja e kadas-

trës fiskale, aq shumë e kërkuar nga Fondi Mon-etar Ndërkombëtar, do të nisë në vitin 2018 fillim-isht vetëm mbi taksimin e ndërtesave dhe vetëm për katër bashki, përkatësisht për Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Korçës. Në vijim, në vitin 2019 syn-ohet realizimi i një data-bazë kombëtare të central-izuar për të gjitha pronat dhe mbulim tërësisht të territorit të Shqipërisë. Sipas relacionit të pro-jektbuxhetit të qeverisë, i dorëzuar tashmë në Ku-vend për shqyrtim, synimi i këtij plani është ngritja e një sistemi të integruar të të dhënave mbi pas-uritë e paluajtshme. Ky sistem do të shërbejë për të përmirësuar adminis-trimin dhe performancën e taksimit të pasurisë si dhe krijimin e bazës së nevojshme për të kaluar në një metodologji moderne

skema e ndihmës ekono-mike 79,891 familje. Me skemën e re janë rishikuar masat e pagesës mujo-re, është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe është rritur masa mesatare mujore në 5,600 lekë në muaj. Sistemi i ri i vlerësimit do të jetë sipas modelit bio-psiko-social duke rritur me 4.5% num-rin e përfituesve që real-isht u takon dhe duke ulur me 10% rastet abuzive. Objektivi lidhet me kri-jimin e një sistemi vlerësi-mi që ofron monitorim, nxit përgjegjshmërinë, nxit rritjen e kapaciteteve profesionale dhe realizon marrëdhëniet ndër-in-stitucionale, duke krijuar një sistem koherent të vlerësimit të aftësisë së ku-fizuar; dhe një sistem inte-gral të sigurimit të cilësisë dhe inspektimit, me qëllim parandalimin e abuzimeve. Qeveria pretendon të rrisë transparencën e skemës së aftësisë së kufizuar nëpërmjet ngritjes dhe vënies në funksionim të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të integruar për skemën e pagesave të aftësisë së kufizuar duke përfshirë edhe një arkivë

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2018, parashikohet në masën 126.1 miliardë lekë ose 7.6% e PBB, nga e cila për rritjen e pensioneve është parashikuar një fond prej 1.8 miliardë lekë...

SHPENZIMET PUBLIKE, 496.6 MILIARDË LEKË

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2018 është planifikuar 496.6 miliardë lekë ose 30.1% e PBB. Shpenzimet e personelit për vitin 2018, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, politikën e rritjes së pagave dhe ndryshimet strukturore të para-shikuara për t’u ndërmarrë. Në këto shpenzime planifi-kohet buxhetimi i institucioneve të reja të krijuara për mbështetjen e reformës në sistemin e drejtësisë si dhe kostoja financiare që rrjedh nga zbatimi i legjislacionit për nëpunësit civil si rezultat i procesit të ri-organizim-it strukturor të ministrive të linjës. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 79.2 miliardë lekë. Shpenzimet për interesa para-shikohen në nivelin 41.5 miliardë lekë ose 2.5% të PBB, bazuar në pritshmëritë për ecurinë e normave të interesit. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2018, janë parashikuar në masën 41.4 miliardë lekë ose rreth 2.5% e PBB-së.

RRITJA EKONOMIKE, 4.2% PËR VITIN 2018

Perspektiva ekonomike pritet të përmirësohet në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike pritet të përsh-pejtohet në mënyrë të qëndrueshme duke arritur 4.4% në vitin 2020. Përkatësisht për çdo vit rritja parashikohet në 4.2% për vitin 2018; 4.3% në 2019; 4.4% në 2020. Inves-timet, veçanërisht ato të Huaja Direkte dhe konsumi, pritet të jenë gjeneratorët kryesorë të rritjes. Eksporti i shërbimeve, veçanërisht shërbimet turistike, pritet të kenë një performancë të mirë në afat të mesëm, duke u rritur me një normë vjetore prej 8.9% gjatë vitit 2018. Kërkesa e huaj neto në tërësi pritet të japë kontribut pozitiv përgjatë vitit 2018 dhe gjithashtu kontributi i kërkesës së huaj neto parashikohet të vazhdojnë terren pozitiv edhe përgjatë viteve të tjera 2019-2020. Politika fiskale do të vazhdojë të orientohet drejt uljes të borxhit publik në peri-udhën afatmesme, synuar një nivel të investimeve publike prej 5% të PBB-së për vitet 2018-2020. Kjo do të mbështesë krijimin e kapitalit fiks bruto në ekonomi.

PRIORITETI I QEVERISË, LUFTA ANTI INFORMALITET

Një faktor i rëndësishëm që do të mbështesë dhe garantojë realizimin e programit të të ardhurave të buxhetit për vitin 2018 do të jetë thellimi i Luftës Kundër Informalitetit, e cila do të shoqërohet me një fushatë të gjerë sqaruese dhe edukuese për tatimpaguesit. Fokusi i luftës Anti-Informalitet do të jetë segment i bizneseve të mëdha, atje ku krijohet vlera e shtuar dhe ku kryhet volumi më i madh i transaksioneve. Parashikimi i të ardhurave për vitin 2018, synon konsolidimin e mëte-jshëm fiskal, forcimin institucional dhe përmirësimin e administrimit fiskal në mbështetje të rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke nxitur rritjen e prodhimit dhe eksportet. Të ardhurat Tatimore për vitin 2018, vlerëso-hen të arrijnë 424 miliard lekë, me një shtesë prej 23.8 miliard lekë ose 6% më shumë se pritshmëria e vitit 2017. Të ardhurat nga DPT dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 317 miliard lekë, me një rritje prej 6.6% ose 20 miliard lekë më shumë se viti 2017.

llogaritje të taksës kalim-in ne sistemin e taksimit ku baza e taksës të jetë vlera e pronës. Por si do të realizohet kjo? Qeveria ka menduar të ndryshojë lig-jin Nr.9632/2006, “Për Sis-temin e Taksave Vendore”, me qëllim ndryshimin e metodologjisë për lloga-ritjen e taksës së pronës, duke kaluar nga taksimi i sipërfaqes me një kuotë fikse, në taksimin e vlerës së pronës sipas sistemit ad valorem. Qeveria thotë në relacion se reformimi i taksës mbi pasurinë është kërkuar edhe nga Misio-net e FMN në mënyrë të vazhdueshme. Po ashtu, qeveria mendon se taksimi i pasurisë bazuar në vlerën e saj, është metoda më e drejtë e taksimit. Pas-uritë e paluajtshme kanë vlera të ndryshme, e për pasojë taksimi mbi ba-zën e vlerës gjykohet më i drejti. Ndërkohë, sipas relacionit, referuar ven-deve të rajonit, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që takson ende mbi bazën e sipërfaqes. Një tjetër argument mbi nevojën për reformimin e kësaj takse ka të bëjë me faktin se të ardhurat nga

taksa e pasurisë në vendin tonë, janë më të ultat në Rajon. Shqipëria arkëton 0.2% të PBB nga taksa e pronës, ndërkohë që ven-det përreth nesh arkëtojnë të paktën dyfishin. Qeveria vlerëson se kalimi në sis-temin e taksimit të vlerës së pronës do të krijojë Kadas-trën Fiskale, një element

i domosdoshëm jo vetëm për financat publike të një shteti por edhe më gjerë. Sipas saj, pushtetet vendore do të kenë mundësinë që të menaxhojnë vetë të ard-hurat nga kjo taksë, duke rritur njëkohësisht përfi-timet dhe shërbimet për paguesit e taksës, qofshin qytetarët apo bizneset.

Page 12: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

12 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si Sigurimi i Shtetit detyronte qytetarët të bëheshin spiunë, shumica të nxjerrë me qëllim nga

burgu, më 1952 nisi fushata e ekzekutimeve

CIA ka treguar detaje nga organizimi i Sigurimit të Shtetit. Përmes disa doku-menteve të deklasifikuar së

fundmi, tregohen lëvizjet që bënin krerët e Sigurimit për të rekrutuar sa më shumë agjentë. Shumica ishin persona që arrestoheshin dhe liroheshin më pas me kushtin që të spiunin në zonat e tyre. Po ashtu tregohet se si funksiononte Partia Komuniste dhe Ministria e Brendshme.

Shkurt 1953Organizimi i Partisë Komuniste

Në qeverinë e nivelit lokal komiteti i partisë së rrethit ka zëvendësuar prefekturën. Ai drejto-het nga një komunist me influencë që është gjithmonë kandidat për komitetin qendror të partisë. Të gjitha zyrat, duke përfshirë policinë dhe Sigurimin drejtohen nga ky zyrtar. Ndërsa komunat e fshatrave janë zëvendësuar nga këshillat e partisë, duke theksuar dhe një herë rrënimin e lirive civile në Shqipëri. Krerët e këshillave nuk zgjidhen nga komuniteti por nga qendra e partisë së rrethit, dhe funksionet e tyre janë të njëjta me ato të regjimit të mëpar-shëm por vetëm me shtesën e masave të sigurisë. Krerët e lokaliteteve kanë pushtetin e arrestimeve të qytetarëve që shfaqin opozicion ndaj regjimit, ata duhet të përhapin propagandën komuniste, veçanërisht te të rinjtë. Komiteti qendror i partisë është organi më i lartë dhe kontrollon të gjithë aparatin e shtetit. Komiteti qendror informohet përditë për çdo ngjarje në vend nga degët dytësore të lokaliteteve. Fronti Demokratik është një tjetër organizatë ndihmëse e partisë që shërben për të kon-trolluar jetën private të qytetarëve dhe gjithashtu drejtohet nga ko-munistë me influencë. Zakonisht të gjithë anëtarët e shoqërisë shqiptare janë anëtarë të Frontit Demokratik, përveç atyre që konsiderohen si armiq të regjimit. Anëtarët e Frontit kontrollohen nga agjencitë e reg-jistrimit për biografinë, dhe më pas marrin kartën e anëtarësisë, e cila është e nevojshme në shumë instanca të tjera të shtetit. Sindikata shqiptare e punës ka selinë e saj kryesore në Ti-ranë dhe drejtuesit e saj zgjidhen nga Byroja Politike mes komunistëve më të denjë. Por ndryshe nga mbrojtja e anëtarëve të sindikatës, organizata është në fakt një shtojcë e policisë së shtetit. Deri në vitin 1950 kreu i saj ishte Gogo Nushi. Degët e sindikatës shtrihen në të gjitha pikat e punës dhe prodhimit, duke përfshirë dhe ministritë. Ato organizojnë takime të përjavshme ne punëtorët që zhvillo-hen pas orëve të punës dhe shërbejnë për të disiplinuar anëtarët që shkelin linjën e partisë. Ato zgjasin disa orë, duke e shtuar ditën e lodhshme të punës me leksionet e “agjitatorëve” të sindikatës. Leksionet e folësve duhet të miratohen nga punonjësit para se ata të lejohen të shkojnë në shtëpi për të ngrënë. Seksionet e sindikatave nuk janë gjë tjetër përveçse organe policie që kanë si qëllim shtypjen e masave dhe jo të mbrojnë të drejtat e tyre. Ashtu si sindikatat edhe Partia Komuniste ka grupet dhe degët e saj në qendrat e punës për përhapjen e propagandës dhe eliminimin e opozicionit ndaj regjimit. Në thelb edhe kjo është një tjetër agjenci policore në vendet e punës, që terrorizon punonjësit. Këta të fundit e dinë mirë se të jesh anëtar i partisë duhet të jesh spiun dhe informator, qoftë edhe kundër familjes së vet. Me gjithë anëtarësinë

CIA tregon se si ishte e organizuar Partia Komuniste dhe Ministria e Brendshme

kabotazhi, vendosje minash, kontakte klandestine, sjelljen e agjentëve etj. Ministri Mehmet Shehu ka urdhëruar që të gjithë oficerët e sigurimit të tra-jnohen në Rusi. Çdo divizion i ushtrisë ka gjithashtu degën e tij të Sigurimit, e cila duhet të mbahet e informuar për punën e kryer, edhe pse komunikimet mes instancave janë të dobëta. Selia kryesore e Brigadës Speciale të Sig-urimit është vendosur në rrugën e El-basanit, në periferi të Tiranës. Ajo është e organizuar në katër batalione ush-tarake, me një personel që llogaritet deri në 1000 njerëz. Shumica e njësive të saj janë vendosur në veri të vendit. Në 1952 Mehmet Shehu ngriti një njësi

të re prej 20 njerëzish për çdo degë lokale të Sigurimit, kundër trazirave publike, të cilat ishin të pajisura mirë me transport të shpejtë dhe armë moderne. Drejtoria e përgjithshme e policisë është një organizatë rela-tivisht e dobët por është fuqizuar më shumë pas vitit 1952 me ndërhyrjen e sovjetikëve. Ajo kontrollon degën e burgjeve dhe të kampeve të internimit, por nuk ka fuqi të dënojë të burgosurit.

Shkurt 1954Fshati kufitar Letaj

Leta gjendet rreth 1 kilometër larg kufirit me Jugosllavinë dhe rreth 40 kilo-metra larg Kukësit ose 23 km larg në vijë ajrore. Fshati gjendet në një kodër rreth

500 metra mbi nivelin e detit. Ai lidhet vetëm me një shteg malor me fshatin e Krumës, që mund të kalohet me kuaj ose mushka, por jo me karroca. Natyra rreth tij është e pasur dhe zonë ka shumë derra të egër. Kjo sepse fshati është mysliman dhe nuk e konsumon mishin e derrit. Në 1951 në fshat ka pasur një prift nga Prizreni, i cili nuk ishte ko-munist. Fshati nuk ka energji elektrike dhe as aparate radio. Në fshat nuk ka komunistë të vërtetë dhe të rinjtë janë të detyruar të regjistrohen në Organizatën e Rinisë komuniste, por nuk kanë sim-pati për regjimin. Fshati lidhet me botën e jashtme vetëm me anë të kazermës së rojeve kufitare. Këto të fundit nuk

Rekrutimet bëhen mes njerëzve që janë ar-restuar më parë dhe lirohen me kusht që

të punojnë si informa-torë. Shpesh përdoret

sistemi i arrestimeve sekrete për rekrutimin

e informatorëve. Dega kriminale e Sigurimit ka

të bëjë me zbulimin e grupeve të agjentëve

të huaj “diversantë” që infiltrohen nga jashtë kufijve. Pas zbulimit të grupeve ilegale,

zyra lokale e Sigurimit kontakton policinë dhe

civilët e armatosur. Në raste të grupeve

të mëdha ndërhyn Brigada Speciale e

Sigurimit. Dega e kundër-spiunazhit ka të bëjë me zbulimin e

grupeve anti-qeveritare brenda Shqipërisë, siç ishte rasti i grupit të re-zistencës i zbuluar në

Tiranë në 1950...

e madhe Partia ende nuk ndjehet e sigurt pasi metodat e saj sovjetike po hasin kundërshtim mes popullsisë. Por rezistenca popullore nuk është e entuziaste pasi masat nuk besojnë se rrëzimi i partisë komuniste do të sjellë lirinë, por vetëm ndryshim të udhëheqjes.

Shkurt 1955Organizimi i Ministrisë së

Brendshme Ministria e Brendshme drejtohet

nga ministri, zëvendës-ministri dhe tre asistentë, të cilët drejtojnë degët e Sigurimit të Shtetit, Policisë dhe drejtorinë e rojeve kufitare. Përveç drejtorive, ministria ka dhe dy njësi të veçanta: Brigada Speciale e Sigurimit, dhe dega politike që përgjigjet për edukimin politik, kulturor e fizik të personelit. Sigurimi i shtetit ka 10 degë funksionale; dega e jashtme punon me spiunazhin në vendet e huaja, dega e brendshme punon me organizimin e informatorëve në qytetet e të gjithë vendit. Zakonisht elementët reaksion-arë janë të preferuarit e Sigurimit për t’i kthyer në agjentë informatorë pasi mund të fitojnë besimin e elementëve të tjerë reaksionarë. Rekrutimet bëhen mes njerëzve që janë arrestuar më parë dhe lirohen me kusht që të punojnë si informatorë. Shpesh për-doret sistemi i arrestimeve sekrete për rekrutimin e informatorëve. Dega kriminale e Sigurimit ka të bëjë me zbulimin e grupeve të agjentëve të huaj “diversantë” që infiltrohen nga jashtë kufijve. Pas zbulimit të grupeve ilegale, zyra lokale e Sigurimit kontakton policinë dhe civilët e armatosur. Në raste të grupeve të mëdha ndërhyn Brigada Speciale e Sigurimit. Dega e kundër-spiunazhit ka të bëjë me zbu-limin e grupeve anti-qeveritare brenda Shqipërisë, siç ishte rasti i grupit të rezistencës i zbuluar në Tiranë në 1950, i cili u asgjësua në mënyrë të ashpër. Dega e hetuesisë merr juridiksionin për arrestimet që nuk kanë të bëjnë me krimet ordinere, dhe kryen hetimet. Hetimet zakonisht kryhen nga dega zonale, përveç rasteve kur hetohen grupe të mëdha. Dega e sigurisë personale ka të bëjë me sigurinë e qeverisë dhe liderëve të partisë.Organizimi dhe funksioni i Sigurimit

Për arsye administrative, 26 qyte-tet e Shqipërisë ndahen në zona, 11 të kategorisë së parë, 9 të kategorisë së dytë e 6 të kategorisë së tretë. Sek-sionet e Sigurimit në qytete drejtohen nga oficeri i Ministrisë së Brendshme. Krimet ordinere trajtohen nga policia kurse Sigurimi heton ato që quhen “krime kundër shtetit”. Sigurimi dhe policia e shtetit janë të ngjashme në strukturë dhe ndryshojnë vetëm sipas nevojave lokale. Shkolla për agjentët e sigurimit në Tiranë gjendet në rrugën e Elbasanit. Në Durrës gjithashtu kryhet një shkollë kursesh të veçanta

Page 13: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si Sigurimi i Shtetit detyronte qytetarët të bëheshin spiunë, shumica të nxjerrë me qëllim nga

burgu, më 1952 nisi fushata e ekzekutimeve

CIA tregon se si ishte e organizuar Partia Komuniste dhe Ministria e Brendshme

ndërhyjnë në jetën e fshatit. Rojet janë të armatosura me karabina gjermane ose automatikë sovjetikë PPS, dhe kanë gjithashtu një mitraloz të rëndë gjerman. Kazermat kanë gjithashtu katër ose pesë qen të stërvitur, por që i njihnin të gjithë banorët e fshatit. Rezidentët e fshatit mund të afrohen deri në 50 metra larg vijës kufitare, e cila shënohet me gurë të bardhë dhe raportohet se mund të jetë e minuar.

Tetor 1953Masat shtypëse

Agjencia jugosllave e lajmeve raporton se autoritetet ushtarake dhe policore në Shqipëri kohët e fundit kanë nisur një fushatë të

ekzekutimeve të rebelëve në zonën e Lushnjës. Si rezultat rreth 20 fshatarë nga Karbunara që ishin larguar në mal në fund të vitit 1952, janë kapur. Ata u dënuan të gjithë me ekzeku-tim sepse kishin vrarë sekretarin e organizatës së partisë së zonës. Mes tyre ishte dhe Ramadan Rouje, që konsiderohet si nxitësi i rebelimit. Mësuesi i Lushnjes ishte gjithashtu në grup, dhe u ekzekutua nga au-toritetet në qendër të fshatit. Ndër të tjera raportime nga Shqipëria, flitet se policia dhe autoritetet në rrethin e Burrelit kanë mbledhur banorët në kisha, duke i detyruar të betoheshin para priftit dhe autoriteteve për

besnikëri ndaj regjimit komunist. Për të terrorizuar popullsinë, kohët e fundit 500 gra nga zona u dërguan me detyrim të punojnë në ndërtimin e hidrocentralit të lumit Mat. Sipas statistikave të mbledhura nga refug-jatët e larguar nga Shqipëria, rreth 10 për qind e popullsisë gjendet ose në burgjet politike ose në kampet e përqendrimit, që do të thotë më shumë se 100 000 burra, gra e fëmijë. Burgu i Shkodrës konsiderohet si më i keqi në Shqipëri ndërsa kampi më i keq i përqendrimit është ai pranë Tepelenës. Në burgun e Shkodrës të burgosurit jetojnë në errësirë dhe tor-turohen vazhdimisht. Ndërsa kampet e internimit janë mbushur me famil-jet e të afërmve të të arratisurve nga vendi, duke përfshirë dhe fëmijët.

Tetor 1953Procedura e votës në Gjirokastër

Të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç, duke përfshirë dhe ata që nuk kanë karta partie ose u është hequr, kanë të drejtë vote. Para votimit secili duhet të ketë një letër nga këshilli i fshatit ku shkruhen emri, mosha dhe e drejta e votës. Zakonisht të gjithë banorët e fshatit duhet të votojnë. Gjatë zgjedhjeve të fundit në 1952 kutitë e votimit u vendosën në shkollën e fshatit Glinë. Ato ishin lyer në ngjyrë kafe të errët dhe ishin zbukuruar me foto të liderit Enver Hoxha, Stalinit dhe kandidatit lokal i partisë. Përveç kësaj kutie është dhe një kuti tjetër e quajtur kutia e zezë e votimit, që vendoset prapa të parës dhe nuk zbukurohet. Para votimit çdo individ merr certifikatën nga Këshilli i Fshatit dhe e tregon te komisioni i pranishëm në pikën e votimit, për të parë nëse ai është i regjistruar. Nëse gjithçka është në rregull, komisioni i jep personit një top të zi, afërsisht me masë sa një ulli. Votuesi duhet ta mbajë fort në dorë topin e zi, të kalojë para kutive të votimit dhe ta lëshojë topin në kutinë

që dëshiron. Për të evituar zbulimin e votës personi duhet t’i vërë të dyja duart mbi kutitë e votimit, pavarësisht se te cila kuti dëshirojnë ta lëshojë topin, te kutia e votës për qeverinë apo për fashistët. Të gjithë votuesit in-formohen se është më mirë ta lëshosh topin te kutia e qeverisë dhe jo te ajo e fashistëve. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1952, asnjë nuk votoi kundër partisë, por në vitin 1948 rreth pesëdhjetë njerëz kishin votuar për kutinë e zezë, prandaj si rezultat i votës negative, në fshat erdhën autoritete komuniste nga Tirana dhe folën në një leksion të gjatë për njerëzit mbi votën në favor të fashistëve. Në fjalimin e tyre ata kujtuan se çfarë kishin bërë fashistët në fshat gjatë kohës së luftës si dhe për krimet e Ballit Kombëtar në vitin 1944. Ata deklaruan se do të hetonin për votimet dhe do të merrnin masa të ashpra ndaj të gjithë atyre që kishin votuar për fashistët. Por përsëri në zgjedhjet e vitit 1950 kishte njerëz që nuk kishin votuar për partinë, dhe për parandaluar këtë, sa herë që komisioni dyshonte se dikush do të hidhte topin te kutia e zezë, i thoshin të priste pak jashtë pasi kishte pasur një problem me votën. Ata më pas e thërrisnin përsëri dhe i kërkonin të votonte, dhe kësaj radhe personi nga frika se do të zbulohej votonte në kutinë e partisë. Kështu që në zgjedhjet e 1950 kishte vetëm 10 vota kundër partisë.

Shtator 1950Ekonomike pyllëzimet

Gazeta BashkimiKëshilli i Ministrave promovon ruajtjen dhe shtimin e pyjeveKëshilli i Ministrave ka konfir-

muar së fundmi pronësinë mbi pyjet e Shqipërisë, dhe ka specifikuar masat për ruajtjen dhe zhvillimin e pasurisë pyjore të Shqipërisë, mbro-jtjen e tyre nga zjarri, prerjet dhe in-fektimet e insekteve dhe sëmundjeve. Pyjet do të jenë përgjegjësi e agjen-

cive të shërbimit pyjor, organizatave të masave dhe të gjithë qytetarëve. Këshilli i Ministrave do të punojë për propagandën e mbrojtjes së pyjeve dhe rritjen e vigjilencës ndaj rreziqeve që mund t’i dëmtojnë ato. Prindërit, kujdestarët, ndërmarrjet dhe individët do të jenë përgjegjës për dëmet ndaj pyjeve të shkaktuara nga fëmijët, punonjësit ose barinjtë, në rast se nuk mund të provojnë se kanë kryer mbikëqyrjen e duhur për të parandaluar dëmet. Të gjitha ata që pa leje marrin dru, gurë, rërë fara etj, nga pyjet, do të gjobiten me 200 deri në 500 lekë për ngarkesa të marra me krahë dhe më shumë për ngarkesa me kafshë apo mjete të tjera. Vetëm një masë e vogël materialesh mund të merret pa autorizim. Në periudhën prej 1 prillit deri më 30 tetor asnjë zjarr nuk miun të ndizet në ambient të hapur në më pak se 200 metra larg një pylli, përveçse nga punonjësit e pyjeve, barinjtë apo udhëtarët, të cilët gjithashtu duhet të marrin të gjitha masat parandaluese ndaj zjarreve në pyje. Ndërmarrjet industriale që djegin karburante nuk mund të funksionojnë më pak se 200 metra larg pyjeve ose pa lejen e ministrisë së bujqësisë dhe pyjeve. Gjuetia me armë që mund të shkaktojë zjarre është e ndaluar gjatë kësaj periudhe. Në raste të zjarreve banorët duhet të njoftojnë autoritetet pyjore dhe të mobilizojnë të gjithë njerëzit e aftë për fikjen e zjarrit, dhe kur zjarri nuk mund të përmbahet të kërkohet ndi-hma e ushtrisë. Personat që thirren për ndihmë kundër zjarrit duhet të lënë çdo punë dhe të marrin me vete materialet kundra-zjarrit që mund të disponojnë. Të gjitha ndërmarrjet që punojnë pranë pyjeve kanë detyrimet e mësipërme, si deh vënë në dispozi-cion të fikjes së zjarrit të gjitha mjetet apo automjetet që kanë. Personat që luftojnë me zjarrit nuk duhet të brak-tisin punën deri në fikjen e tij të plotë. Nëse zjarri zgjat disa ditë, ata duhet të zëvendësohen nga të tjerë, nëse e lejojnë kushtet. Këshillat e Popullit në zonën e zjarrit duhet të sigurojnë njerëzit e nevojshëm për të luftuar zjarrin. Të gjitha ata që refuzojnë të ndihmojnë do të gjobiten në masën jo më shumë se 5000 lekë. Pemët degët apo shkopinjtë, duke përfshirë dhe ato të thata, nuk mund të merren nga pylli pa autorizim. Marrja e lëkurave, rrëshirës apo dëmtimi i fidanëve në pyll janë të ndaluara dhe objekt gjobitjeje. Dëmtimet pyjore, rrugore apo të kanaleve dhe burimeve ujore nga bagëtitë , gjithashtu dënohet sipas ligjit. Spastrimi i pyjeve apo transformimi i tyre në kullota apo fusha pa autorizim, ndalohet nga ligji. Spastrimi i pyjeve mund të autorizohet kur kjo sjell avantazhe të padebatueshme ekonomike dhe nuk shkakton dëmtime ndaj tokës, ujit etj. ose kur është në interesin e mbrojtjes kombëtare. Me leje të veçantë të ministrisë së bujqësisë dhe pyjeve tipet e mëposhtme të pyjeve mund të deklarohen zona të mbrojtura: ato që mbrojnë tokën nga erozioni, pyjet në rrëpira ose në tokët e ekspozuara ndaj erërave të forta, pyjet që mbrojnë burimet nga tharja ose që mbrojnë tokën nga përmbytjet, pyjet që shërbejnë për mbrojtjen kombëtare dhe parqet natyrore të bimëve dhe kafshëve. Ministria e bujqësisë dhe pyjeve për-cakton masat specifike që merren në rast infektimesh nga sëmundjet e pyjeve, ose mund të inspektojë punishtet e sharrave për kontroll. Penalizimet për dëme ndaj pyjeve të mbrojtura janë në masë të dyfishta të atyre ndaj pyjeve të zakonshme.

Agjencia jugosllave e lajmeve raporton se autoritetet ushtarake dhe policore në Shqipëri kohët e fundit kanë nisur një fushatë të ekzekutimeve të re-belëve në zonën e Lushnjës. Si rezultat rreth 20 fshatarë nga Karbunara që ish-in larguar në mal në fund të vitit 1952, janë kapur. Ata u dënuan të gjithë me ekzekutim sepse kishin vrarë sekretar-in e organizatës së partisë së zonës. Mes tyre ishte dhe Ramadan Rouje, që konsiderohet si nxitësi i rebelimit...

Page 14: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

14 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

Artur Zoto mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimGjykata e Lartë ka lënë në burg ish-kreun

e burgjeve Artur Zoto, duke mos pranuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sig-urisë. Zoto qëndron në qeli prej më shumë se 7 muajsh, pasi u vu në hetim nga prokuroria për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me disa tendera që janë bërë në këtë institucion gjatë kohës që dre-jtohej prej tij. Zoto kërkoi zëvendësim mase sigurie nga shkalla e parë e krimeve të rënda, nga apeli i krimeve të rënda, gjykata të cilat i rrëzuan kërkesat e tij. Në të njëjtën mënyrë duke i rrëzuar kërkesën Artur Zotos u shpreh dhe kolegji penal i Gjykatës së Lartë ditën e djeshme. Aktualisht, Zoto po gjykohet tek

Krimet e Rënda dhe në procesin ndaj tij është ftuar të dëshmojë dhe ish-vartësi i Zotos, Iliaz Labi, i cili është po ashtu i pandehur por në gjendje të lirë. Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, ndërsa pas deklarimeve të tij për korrupsion në tenderat e ushqimeve u prangos më pas dhe eprori i tij në atë kohë Artur Zoto, pasi Labi në statusin e bashkëpunëtorit i pohoi prokurorisë se ai ishte thjesht ndërmjetësi, aferat i bënte shefi i tij. Por ndërkohë çështja e Artur Zotos në Gjykatën e Krimeve vazhdon të shtyhet për mungesë të përfaqësuesve të akuzës dhe të mbrojtjes. Iljaz Labi në seancën që kaloi u paraqit në sallën e gjyqit por nuk e dha dësh-

minë e tij. “Nuk dua të dëshmoj pa praninë e avokatit, dua të jetë dhe ai prezent në dëshminë time”, është shprehur Labi përpara togave të zeza. Mbrojtja u shpreh se ai ishte thirrur si dëshmitarë në atë proces dhe jo si i pandehur ndaj dhe duhej të dëshmonte. Vetë Zoto gjatë dëshmive të dhëna në prokurori ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën që i bëhej, madje ai ka thëne se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ish-vartësin e tij me të cilin madje nuk komunikonte që prej tre vjetësh. Artur Zoto u prangos më 21 shkurt 2017 dhe tre kërkesat e tij për të fituar lirinë janë rrëzuar, ndërsa në listën e të pandehurve me 6 persona i vetmi që qëndron në qeli është ish kreu i burgjeve.

k r o n i k e www.sot.com.al

Ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari, kishte kryer vrasje në 1995

Një 47-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim ndërkom-bëtar dhe i dënuar me 17 vjet burg për vrasje është ekstraduar nga Skocia në Shqipëri. Astrit Picari akuzohet për një vrasje të ndodhur në Vlorë në vitin 1995.“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Edinburgh/Skoci i shtetasit Shqiptar Astrit Picari, 47 vjeç, banues në Vorë. Personi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr 532, datë 20.11.1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 dhe 278/2 të Kodit Penal”, sqaron policia. Në datë 20.10.1995, shtetasi Astrit PICARI pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin me inicialet K. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

Pazare për një vend varri, pranga rojes së varrezave të Tufinës

Një person i punësuar si roje pranë varrezave publike në Tufinë është vënë në prangat e policisë, nën akuzën e korrupsionit. I arrestuari është Besim Sh., 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë roje sektori pranë varrezave publike Tufinë. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin me inicialet T. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Besimi duke qenë roje, u shiste vende për varrim, personave të ndryshëm kundrejt shumave të caktuara, i ndihmuar nga shtetasi T. M. Ishte emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ ai që zb-uloi se në varrezat e Tufinës ku deklarohet se s’ka vend, po të paguash 350 mijë lekë të vjetra, punonjësit të gjejnë një vend. Për të vërtetuar rastin flagrant, gazetarët e emisionit, fillimisht kontaktuan me rojën e varrezave, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me kangjella si varre, të cilat janë bosh, por që për këtë duhet folur me brigadierin, dhe pasi gazetarët e emisionit investigativ paguajnë shumën prej 350-mijë lekësh prenotojnë varrin.

Dyshohet për lidhje me ISIS, 27-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme italiane një shtetas shqiptar 27 vjeç e një maqedonas 36 vjeç, banues në qytetin e Barit, janë dëbuar nga territori italian me akuzën e rrezikut ndaj sigurisë kombëtare. Hetimet e anti-terrorizmit italian kanë dokumentuar kontaktet e rregullta të tyre në rrjetet sociale me një shtetas maroken i arrestuar pak më parë si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS. Gjithash-tu investiguesit italianë kanë vërtetuar lidhjet e tyre me elementë ekstremistë të islamizmit radikal në Kosovë. Pas kontrollit në kompjuterat e tyre janë gjetur materiale informatike kundër perëndimit. Shtetasi shqiptar dhe ai maqedonas janë dëbuar në vendet e tyre me një udhëtim ajror i nisur nga aeroporti i Barit. Ministria e Brendshme italiane informon se përgjatë 2017 janë 83 personave të dëbuar nga territori italian si rrezik terrorizmi dhe sigurie kombëtare. Ndërsa nga 1 janari i 2015 e deri më sot numri i personave të dëbuar ka arritur më 221.

Gjirokastër/ Vritet çifti në banesë për 4 metra tokë, autori tenton vetëvrasjen

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjykata kishte vendosur në favor të çiftit, ja konflikti mes kushërinjve

Elvis MYRTA

Një krim i dyfishtë ka tronditur orët e para të mëngjesit të djeshëm qytetin

e Gjirokastrës. Dy persona, burrë e grua janë vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto” të qytetit. Si-pas informacioneve të policisë shkak dyshohet një konflikt pronësie me kushëririn e tyre. Mësohet se viktimat janë Aleko dhe Afërdita Kosta 66 dhe 49 vjeç, ndërsa autori është Apostol Kosta, 70 vjeç, i cili pasi i ka kryer krimin ka qëlluar edhe veten, duke u plagosur. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushëririt të parë janë shkaku i ngjarjes. Konflikti mes dy djemve të xhaxhallarëve ishte i hershëm dhe kishe kohë që konfliktoheshin për shkallët. Çështja kishte marrë zgjidhje ligjorë në gjykatë vetëm pak ditë më parë, ku ishte ven-dosur që 70 vjeçari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri. Mes dy famil-jeve ka pasur gjithmonë debat por mbrëmjen e së martës ka përshkallëzuar ndjeshëm, derisa Apostol Kosta në orët e para të mëngjesit shkrepi breshëri kallashnikovi ndaj çiftit të bashkëshortëve në ob-orrin e banesës. Autori i kësaj vrasjeje makabër përpara se të kryente krimin në oborrin e djalit të xhaxhait të tij hodhi një granatë, e cila fatmirësisht nuk ka plasur. E gjitha ka ndodhur në pak minuta, ndër-sa në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës. Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo ishte mësuese. Aktualisht autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta ndodhet në spital në gjendje të rëndë pas tentativës së vetëvrasjes. Ai mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh

Kosta rreth një vit më parë kanë qenë protagonist në një emision televiziv, ku i kanë shprehur mesazhe dashurie njëri-tjetrit. Afërdita do t’i bënte në atë kohë bashkëshortit të saj Aleko një surprizë. Ky i fundit sapo shfaqej në ekran Afërdita do të reagonte duke thënë “shpirti im”. “Shpirti im që i dha kuptim jetës time. Është njeri shumë njerëzore, shpërndan shumë mirësi”, shprehej 66-vjeçari për

bashkëshorten e tij.“Të gënjeva pak, po unë nuk mund të bëja ndryshe. Që je një burrë i bukur nuk e shoh vetëm unë e shohin të gjithë”, ishin disa nga fjalët me të cilat bashkëshortja e tij 49 – vjeçare do t’i drejtohej të ndjerit, në emisionin “E diela shqiptare” Aleko dhe Afërdita Kosta u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit nga kushëriri i tyre Apostol Kosta për një konflikt pronësie.

“Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushëririt të parë janë shkaku i ngjarjes. Konflikti mes dy djemve të xhaxhallarëve ishte i hershëm dhe kishe kohë që konf-liktoheshin për shkallët. Çështja kishte marrë zgjidhje ligjorë në gjykatë vetëm pak ditë më parë, ku ishte vendosur që 70 vjeçari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri...

në Drejtorinë e Shëndetit Pub-lik, ndërsa konflikti për murin ndarës të tyre vijonte prej disa vitesh. Pas krimit të dyfishtë mësohet se Apostoli është shprehur i penduar për atë që ka bërë ndërsa ka shprehur dëshirën që më mirë të kishte vdekur edhe vetë.

Si shpëtoi djali i çiftitMe shumë gjasa ai që

do vuajë më shumë ngjarjen tragjike të Gjirokastrës ditën e sotme kur Apostol Kosta qëlloi për vdekje djalin e tij të xhaxhait dhe gruan e tij, është djali i çiftit Kosta, Harri. Kur Apostol Kosta sulmoi me granatë dhe kallash Aleko dhe Afërdita Kostën në banesën e këtyre të fundit, 19-vjeçari ka qenë në gjumë dhe është zg-juar i tmerruar nga të shtënat. Për fat të mirë, ai doli pa dëm-time nga ky sulm që i mori jetën prindërve tij. Harri ishte djali i Afërditës nga martesa e parë. Ndërsa pasi ishte martu-ar me Alekon ajo nuk kishte bërë fëmijë. I gjithë konflikti nisi për një mur rrethues në oborrin e kushërinjve Kosta. Apostoli pasi vrau djalin e xhaxhait dhe gruan e tij, tentoi edhe vetëvrasjen por është jashtë rrezikut në spital.Mesazhe dashurie mes çiftit

Çifti Aleko dhe Afërdita

Page 15: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Plagosi aktivistin e LSI, bie në prangat e policisë Danjan Ndoka Një operacion i ndërmarrë nga Policia

Vendore e Lezhës në bashkëpunim me forcat RENEA bëri të mundur arrestimin e disa personave, mes tyre edhe të shtetasit Danjan Ndoka. Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, plagosi Flori-an Dushkun, aktivist të LSI-së. Gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndo-ka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Në momentin e ndalimit nga forcat poli-core, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pistoletë e markës SMITH ËESSON me 6

fishekë. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dash-je”,”Armëmbajtje pa leje”,parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal. Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin me inicialet F. N. Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest

ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal. Kjo masë sigurie e vendosur pasi, më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Deta-rit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D. Gjithashtu, ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të go-mave të mjetit tip fuoristradë Range Rover, me drejtues shtetasin me inicialet B. L.

Sukth, zbulohet magazina që falsifikonte produkte ushqimore

Një magazinë me produkte ushqimore të skaduara të cilat hidheshin në treg pasi u ndryshohej etiketa është zbuluar në Sukth të Durrësit. Magazina e tipit stallë u zbulua gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth. “Në magazinë bëhej falsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Këto produkte etiketoheshin me etiketa false”, informon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtori i AKU, Durrës, Sefer Sefa i cili ishte në magazinë për të verifikuar kushtet. Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ush-qimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigorozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore. Magazina përdorej për të falsifikuar një sërë ushqimesh, si salcë, turshi, komposto, uthull, etj. Bëhet fjalë për një magazinë të madhe, ku falsifikoheshin lloje të ndryshme produktesh ushqimore. Një pjesë e produkteve merreshin të gatshme dhe u vihej etiketa false.

Shkodër, sekuestrohen 50 kg drogë, në pranga dy persona

Një operacion masiv i policisë së Shtetit u zhvillua në zonat malore të Pukës me qëllim goditjen e parcelave të Kanabisit. Në Gjegjan të Pukës, u asgjësuan afro 500 rrënjë kanabis, ndërsa u sekuestruan 50 kilogram lëndë narkotike dhe një armë. Parcela e drogës kultivohej nga dy lezhjanë, të cilët janë vënë në pranga. Aksioni është ndërmarrë nga Policia lokale dhe FNSH-ja. Policia e Shkodrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka nisur një operacion në zonat malore të qarkut për të goditur parcelat e kanabisit. Dy persona u arrestuan, 50 kilogram kanabis sativa dhe një armë u sekuestruan, ndërsa 473 rrënjë bime narkotike u asgjësuan vetëm në Gjegjan të Pukës. Parcela kultivohej nga dy të rinj lezhjanë, tashmë në pranga. Operacionet blic, mësohet se do të shtrihen në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, ku policia ka dyshime apo sinjalizime për egzist-encë të parcelave me kanabis, apo magazinave, tuneleve dhe objekteve të tjera ku ajo ruhet e fshehur.

Lezhë, shkrumbohet brenda banesës 85-vjeçari, shkak cigarja Një zjarr i madh që përfshiu një banesë në Rrilë të Lezhës,

i mori jetën një personi. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së djeshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja për menaxhimin e situatës. Një cigare dyshohet shkaku që përfshiu nga flakët banesën në Rrilë të Lezhës brenda të cilës humbi jetën 85 vjeçari Gjet Deda. Për shkak të moshës së thyer, ai nuk mundi të dalë nga dhoma, ku fqinjët e gjetën të djegur pa mundur që ti shpëtojnë jetën. Burime policore bëjnë me dije se i moshuari ka qenë duke pirë duhan në dhomë dhe cigarja i ka rënë në dyshekun e krevatit, i cili ka marrë flakë shumë shpejt dhe pas zjarri përfshiu të gjithë dhomën. Dhoma është përfshirë nga flakët në mënyrë shumë të shpejtë ku nuk i ka lënë kohë viktimës të dalë nga dhoma, ku si rrjedhojë është shkrum-buar brenda saj. Kanë qenë fqinjët e viktimës të cilët sapo kanë parë tymin kanë ndërhyre me mjete rrethanore për të shuar flakët por pa mundur që ta shpëtojnë 85-vjeçarin.

Afera CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, i sekuestrohen 4 milionë USD

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMbyllet procesi maratonë ndaj ish-administratorit të DIA

Elvis MYRTA

Pas një proce-si maratonë ku numërohen plot 46 seanca, në një

periudhë prej një viti e gjysëm hetimesh. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vite burg ish-adminis-tratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, për aferën me kompaninë çeke CEZ. Seanca në Gjykatën e Tiranës, me kryesuese gjyqtaren Vjollca Spahi-un dhe anëtarë Martin Deda dhe Bedri Qorri, ka zgjatur 3 orë e 45 minuta. Kastriot Ismailaj kërkoi në seancën e para dy ditëve që të rihapej hetimi pasi dispononte 100 prova të reja, Gjykata e Tiranës i la një ditë kohë avokatëve të tij për të paraqitur këto prova. Ditën e djeshme nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore të dy avokatët e Kastriot Ismai-lajt. Trupi gjykues nuk i mori në konsideratë arsyet e mungesës së avokatëve dhe avokate e Ismailajt u caktua Elona Ullorja për të lexuar konkluzionet, ku i pandehuri e kundërshtoi avokaten e caktuar nga gjykata, duke argumen-tuar që ajo nuk është në dijeni të çështjes dhe nuk i njeh akuzat ndaj tij. “Nuk e pranoj të mbrohem nga kjo, dua që të jetë prez-ent avokati im zoti Visha. Është ai i cili ka ndjekur të gjitha seancat dhe është në dijeni të gjitha dëshmive që janë dhënë ndaj meje. Kjo është estradë”, është shprehur Kastriot Ismailaj përpara trupit gjykues. Pasi u lexuan konkluzio-net Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vite burg ish-administratorin e DIA, Kastriot Ismailaj Gjithash-tu togat e zeza vendosën edhe sekuestrimin e një shumë të mëdha që llog-aritet në miliona dollarë. Ndërkohë, janë sekues-truar dhe kanë kaluar në

Management”, me admin-istrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë. Nga “Debt International Advi-sori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kom-panive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma fi-nanciare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo

kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transfertave është shumë më e madhe se 5 milion euro. Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledh-jen e borxheve ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.

“ Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vite burg ish-administratorin e DIA, Kastriot Ismailaj. Gjithash-tu, togat e zeza vendosën edhe sekuestrimin e një shumë të mëdha që llogaritet në miliona dollarë. Ndërkohë, janë sekues-truar dhe kanë kaluar në lloga-ritë e shtetit, 3 milionë dollarë, 451 mijë euro, 939 mijë dollarë dhe 12 mln lekë reja...

llogaritë e shtetit, 3 mil-ionë dollarë, 451 mijë euro, 939 mijë dollarë dhe 12 mln lekë reja. Deri më tani nuk dihet nëse dy avokatët e zgjedhur nga Ismailaj do të apelojnë vendimin apo jo, pasi ata nuk ishin të pranishëm në sallë kur u dha vendimi. Kastriot Ismailaj u akuzua për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të par-ave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me per-sona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndar-je rreth 5 milionë euro.

Akuzat ndaj Kastriot Ismailajt

Kastriot Ismailaj u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrim-it të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në 6 muaj, 9 kompani private përfit-uan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International

Page 16: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

16 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Varka “Tahiri” nuk e shpëton dot PD-në!

Strategjia Anti-Vetting në veprim!

Nga Luan KURTI

PD-ja po përpiqet ta shfrytëzojë mak-simalisht procesin për Tahirin, për të

fituar kreditet e humbura elektorale. Si të thuash gjeti një degë ku të kapet për të thënë se zgjedhjet e përg-jithshme parlamentare ishin të manipuluara, të blera me lekë droge. Kjo i leverdis ca më tepër Lulzim Bashës në përmirësimin e imazhit të tij sidomos brenda partisë, si të thuash i jep të drejtë se ai nuk ishte “humbësi i madh”, por i paracaktuar nga shkaqe dhe rrethana të tjera që nuk i kishte në dorë. Kësisoj delegjitimon edhe kundërshtarët e vjetër, që pak përpara ju bën bllok. Rasti Tahiri ishte si një lloj varke shpëtimi për kryedemokratin, por që gjithsesi nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë. Ai legaliz-oi përjashtimin e zërave kundër, dhe vendosi status qou- në e tij në parti. U përpoq që të krekoset edhe para ndërkombëtarëve, ose ta paraqesë qëndrimin e tyre si një lloj refl-ektimi në favor të tij, se koha i kishte dhënë të drejtë,për qëndrimin e tij të tejzgjatur në “Çadrën e lirisë”. Me gjasë nxjerr zbuluar mazhorancën, që nuk është e interesuar për Vetingun, por kjo i duhet vetëm për ta për-dorur si kurth, apo në gjuetinë e shtrigave ndaj

liktet politike ka kohë që kanë nisur dhe janë zhvilluar duke filluar që nga rënia e shtetit në 1997 dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme po aq ashpërsisht.

Shumë nga perëndimorët (BE dhe SHBA), mendojnë se si ka mundësi që një vend kaq i vogël ka një rryl fyti kaq të madh saqë zëri i tij dëgjohet në të gjithë Europën. Por habia më e madhe qëndron tek problemet për të cilat bërtet. Bërtasin për korrupsion galopant, duke ja hedhur fajin njëri tjetrit dhe duke kërcënuar njëri tjetrin me burgje, me llahtarira të ndryshme, por har-rojnë se ishin apo janë ata që po e drejtojnë këtë vend. Bërtasin për papunësinë duke akuzuar njëri tjetrin, por harrojnë se kanë bërë shumë pak për të hapur vende pune në vend në një kohë kur në 1990-1991 mbyllën të gjitha vendet e punës në Shqipëri me pretekstin se do të vinte `çeku i bardhë`... Bërtasin duke akuzuar njëri tjetrin për drogën dhe kanabisin por harrojnë se droga si kanabisi, kokaina, u futën që në vitet 1999-2000, pikërisht pas rënies së firmave piramidale me qëllim si burim fitimi, pikërisht nga lënia e shtetit në tranzicion dhe pa ligje.

Bërtasin dhe trashin zërin duke akuzuar me ̀ futje në burg` të kundërshtarëve respektivë politikë, por në mëndje kanë se si t`ja hedhin ligjit dhe drejtësisë.

Bërtasin për dalje të parave të pista dhe të `pastra` jashtë shtetit por nuk thonë se janë ata dirigjentët e lëvizjes së parave si brenda ashtu dhe jashtë. Kështu që ngel e qëndrueshme thënia e Vranickit për politikanët shqiptarë kur thoshte në 1997: Këtu është vështirë të dallosh se kush janë engjëjt dhe kush janë djajtë. Por për mendimin tim ata dallohen vetëm nga ve-prat që kanë bërë dhe jo nga fjalët.

Përsa i përket situatës së tanishme ka vetëm një paradoks që mesa duket hedh posh-të pretendimet e opozitës se vendi është keq ekonomikisht, dhe për nxirjen e situatës në një kohë kur ekonomia është e stabilizuar me një ritëm tek 3%, shumë më mirë se disa shtete në Ballkan dhe në Europën Lindore e qendrore në raport me luftën e ashpër politike e cila nuk ka sens kur shihet me sytë e politikanëve perëndimorë të cilët ngrenë supet të habitur; sidoqoftë kjo luftë politikë ka sens po të shihet nga populli, i cili e dha votën dhe nuk e dha ash-tu si mendon opozita: me para, dhe as me drogë apo me dhunë. Populli i dha votën mazhorancës këto katër vite për të vendosur shtet e ligjet që kanë munguar. Pikërisht kjo është ajo që nuk do opozita, që nuk e duan madje dhe disa

elementë politikë të ish mazhorancës madje dhe ndonjë i mazhorancës sot: vendosjen dhe zbatimin e ligjit.

Përse? Sepse vendosja dhe zbatimi i ligjeve do të thotë asgjësim i informalitetit, pagim të taksave, realizmin e vettingut aq të kërkuar në sistemin e korruptuar të drejtësisë përfshi dhe prokurorinë, dhe vendosjen para drejtësisë të të inkriminuarve. Atëhere të inkriminuarit e pa vënë para përgjegjësisë në vite dhe të ink-riminuarit e këtyre katër viteve të fundit, kanë hartuar një strategji djallëzore duke patur par-asysh tezën e vjetër: ̀ mbrojtja më e mirë është sulmi`, dhe akuzat më të efektshme janë errësi-mi punës së mazhorancës dhe dis-informimi.

Interesant është fakti se të gjitha akuzat janë drejtuar vetëm ndaj drogës si një nga elementët në të cilën kanë qenë të përfshirë edhe opozita me mungesën e luftës ndaj drogës (duke e përdorur sulmin si alibi për veten e tyre), dhe mungon ajo që është më e rëndë-sishmja në funksionin e opozitës: programet dhe projektet që duhet të përgatisë për të marrë pushtetin të shoqëruara me mungesën e theksuar të reflektimit se përse dështuan në zgjedhjet. Për fat të keq elementi i dytë i rëndësishëm negative me të cilën sulmon opozita është: ̀ prishja e imazhit të vendit` para të huajve. Kjo çuditërisht po shoqërohet me ashpërsimin e sulmeve të fqinjëve jugorë duke përdorur disa minoritarë për të ngritur problem që jo vetëm nuk egzistojnë por të krijohet për-shtypja se politikanët fqinjë tanë u intereson një Shqipëri copë-copë, u intereson grindja e përhershme midis grupeve politike në Shqipëri dhe u intereson largimi i Ramës (për shkak të qëndrimeve plot dinjitet ndaj problemeve me këtë shtet).

Nëse kjo është e mirë për fqinjët, është për të ardhur keq që opozita dhe disa politikanë kryesorë shqiptarë po përpiqen të shesin din-jitetin e shtetit për përfitime personale, pra për karrigen e pushtetit. Kjo nuk duhet lejuar sepse në një farë mënyre sovraniteti i vendit nuk duhet prekur për shkak të përplasjeve politike. Në rastin Tahiri, shikohet qartë nxitja politike për të shkaktuar çoroditje dhe destabilizim nëpërmjet disa prokurorëve të cilët kërkojnë në komisionin parlamentar arrestimin e një deputeti pa fakte. Kjo bie në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut që pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Merreni me mend se çfarë pësojnë njerëzit e thjeshtë para këtyre lloj prokurorësh: të arrestosh një deputet pa fakte

duke përdorur metodën enveriste: “plase në burg pastaj gjej faktet”!?

Duke mos i mbajtur anën deputetit Tahiri, në parim këta prokurorë duhet në demokraci të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën, e cila thotë:

Neni 15 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. 2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

Neni 17 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të para-

shikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 322. Askush nuk mund të deklarohet fajtor

mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim mund të them se kjo strategji e kundërshtimit në çdo hap ndaj veprimeve të mazhorancës madje pa arritur as 100 ditët e veprimit, politizimi i aksidenteve, kapjes së kriminelëve, shpifjet kundër individëve të mazhorancës e të tjerëve, përkrahja e `hesh-tur` nga fqinji jugor, nxirja e jetës në Shqipëri nëpërmjet mediave të blera brenda vendit dhe paraqitje me ngjyrë të zezë jashtë vendit, është në aktivitet të plotë; sidoqoftë kjo po ndodh se duke mos u përballur me drejtësinë, apo duke përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar një mori politikanësh ndër vite, është krijuar një front i rrezikshëm dhe djallëzor anti-Vetting, i cili përdor mjete të sofistikuara të shpifjeve e të disinformimit për t`ju shmangur përgjegjësisë ligjore që do të vijë kur të realizohet vettingu, dhe duke përdorur metodën `hajduti thërret kapeni hajdutin`, për të çoroditur opinionin Publik brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë sot pas 27 vitesh, populli po kupton kush mbetet engjëll dhe kush është djalli apo djajtë, dhe kush janë djajtë që vishen si engjëj.

[email protected]

kundërshtarëve. Por afërmendsh që Basha vetë nuk e do Vetingun, ndoshta pjesa kryesore e politikanëve që mbartin mbi kurriz dosje të pazbardhura korrupsioni, krimesh dhe allish-verishesh të këtij tranzicioni. Kjo po shndërro-het në një lojë hidh e prit ku ndërkombëtarët nuk takojnë në top dhe kanë rënë në hall të madh. Lulzim Basha është i bindur se edhe sot po të zhvillohen zgjedhjet prapë i ka të hum-bura, sepse opozita që bën është apatike, pa nerv dhe alternativa qeverisëse. Ai bën sikur godet kundërshtarët politikë, për të vendosur më lart stekën brenda partisë së vetë, për të çi-mentuar pushtetin absolut. KOP-isti parimor i disa viteve më parë është bërë kopjo e shëmtu-ar e Berishës, duke imituar autoritarizmin e tij. Kaq e vërtetë është kjo sa që ai me pretekstin e analizës së zgjedhjeve të fundit (kërkuar në promemorjen edhe të grupit firmëtar prej 63 personash), ka ofruar disa prej mbështetësve

të Astrit Patozit dhe Majlinda Bregut, në rolin e koordinatorëve për qarqet. Si të thuash ka bërë një pakt mirëbesimi për t’i larguar nga varka që po fundoset. Kjo mund të shihet edhe si një lloj shpage, apo cinizmi, kur “i yti të vret dhe të bën nekrologjinë”.

Artikulimi për dorëheqje të Ramës dhe zgjedhje të parakohshme është një truk për të fituar kohë. Vetë Berisha i dëshpëruar për stilin e politikëbërjes të kanakarit të tij, deklaroi jo shumë kohë më parë se humbja e zgjedhjeve me një rezultat kaq të frikshëm për opozitën erdhi prej gabimeve foshnjar-ake të Bashës, prej këshilltarëve mediokër që zgjodhën deputetë pa integritet, apo me begraunde për të dëshiruar. Në momentin që Basha ishte në shënjestër si përgjegjësi i vetëm për dështimin, nuk ngurroi të bënte marrëveshje me Ramën, duke krijuar qever-inë me teknicienë, kurse tani po lundron me

tjetër mjet dhe në tjetër rrymë. Nuk po e lë pa shfrytëzuar bekimin e fatit, rastin Tahiri. Sido që të vejë kjo çështje, ai është i bindur se një ditë pushteti do t’i vijë, në mos si shprehje besimi e qytetarëve të këtij vendi, si shenjë lodhjeje dhe pamundësi alternativash të tjera. Marrëveshja e majit jua mbylli rubinetat e votave pothuaj gjithë partive të vogla, i la “me gisht në gojë” dhe bipolariteti shihet si bekim. Edhe pse do të donte të riciklohej më shpejt në pushtet, prapë edhe në opozitë me aq deputet sa ka ndihet komod dhe teksa bën oratorin, të moralshmin, populistin, pret rastin kur do hedhë zaret e tij. Asgjë nuk është e pamun-dur dhe e përjetshme. Tani po relaksohet me rastin Tahiri dhe monologon se droga e kësaj qeverisjeje po helmon jo vetëm Shqipërinë, por mbarë Europën. I bindur se varka ku ka hipur edhe po nuk e shpuri shumë larg, së paku i siguron alibinë.

Nga Pirro PRIFTI

Ashtu sikundër një person që e men-don veten të ofen-duar dhe të rrezi-

kuar, vazhdon të mërmërisë me vete fjalë hakmarrëse dhe plot helm duke u përpjekur të përmbajë veten që të mos i shprehë ato në publik për arsye të paraqitjes si per-sonalitet apo person të ndershëm, ashtu dhe një pjesë e mirë e politikanëve dhe parlam-entarëve në Shqipëri kryesisht nga opozitat parlamentare por dhe nga mazhoranca, kanë mprehur shpatat për të kundërsulmuar me të tërë bateritë e ligjit dhe të anti-ligjit, me qëllim që të përmbysin partinë fituese në zgjedhje për t’i marrë asaj pushtetin nëpërmjet aku-zave-shpifje dhe dis-informimit mediatik.

Kjo tregon se lufta politike e paprinciptë e ashpërsuar këtë katër vjeçarin e kaluar, kur Shqipëria u qeveris me koalicion të gjerë PS-LSI-PDIU-PDNJ-PDK e që përfundoi me tre parti për shkaqe kryesisht të klientelizmit, i cili si zakon-isht kamuflohet me deklarata politike, vazhdon të dëmtojë shtetin shqiptar dhe stabilitetin e vendit. Lufta politike midis atyre që humbën zgjedhjet dhe atyre që i fituar ato me 25 qershor vazhdon po aq e ashpër dhe konfliktuale, sa që mund të themi se nuk ka dallim nga lufta e ashpër politike që bënte dikur PPSH kundër armikut të klasës: e paprinciptë, plot të pavërteta apo të vërteta të thëna përgjysmë, madje kështu si ka nisur mund të përfundojë edhe me krime.

Argumentat se përse po ndodh kështu, janë të shumta, dhe këtu qëndron problema-tika e kësaj përplasjeje, e cila e ka bazën në vetë sistemin kapitalist, që nxit dhe përkrah ekonominë e tregut, ka për bazë fitimet me çdo kusht dhe pasurimin e padrejtë, por ka dhe ele-mentë negativë të përhershëm si korrupsionin, krimin ekonomik e politik dhe degjenerimin moral e social.

Pavarësisht se ky sistem është nga ana materiale më i mirë se sistemi që trashëguam, problemet e dala janë të mëdha aq sa 1/3 e popullsisë është larguar këto 27 vite, dhe tran-zicioni së bashku me Reformat në Drejtësi, nuk po përfundojnë, duke krijuar hije të rënda dyshimi mbi palët e interesuara madje dhe tek ndërkombëtarët, të cilët kanë përgjegjësinë se përse po hezitojnë të veprojnë aktivisht. Konf-

Page 17: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga pankartat me karton, drejt e në revolucion

Të pasurit “e varfër” jashtë dhe arrogantët “e pasur” brenda!

Nga Bardhyl BEJKO

Sa herë që opozitës nuk i dalin parashikimet dhe i ngecin llogaritë e preten-dimet, kur përballet me

kundërshtitë e mazhorancës dhe nuk i shkon uji në rrjedhën që do, i drejtohet rrugës së revolucionit. Nga foltorja e parlamentit fill pas përfundimit të votimit dhe refuz-imit të kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një nga kauzat më për zemër me të cilën ka ditë që ushqehet tërë opinioni ynë shoqëror dhe me të cilin gdhihet dhe erret opozita, si gjithnjë përmes deputetit që ka zgjedhur të përfaqësojë, krahun e revolucionit, Flamur Noka, natyrisht në emër të opozitës, shpalli devizën më të re. Revolucion popullor. Jo revolucion dosido por më të fuqishmin që ka parë historia jonë. Pasi njoftoi më parë vetë Berisha se priten trazira civile. Në këtë ditë, më të zezën për Shqipërinë dhe turpit të kuvendit i mbetet popullit ta marrë situatën në dorë dhe zgjidhja që rekomandon ai është ta destabilizojë vendin. Dhe në këtë frymë ishte edhe thirrja e deputetit Noka për revolucion. Po nga do nisi revolucioni popullor që kërkon opozita? Dhe a ka baza logjike për një rrugë ekstreme, a janë ezauruar tërë rrugët e tjera më të buta që mbetet revolucioni si i vetmi opsion? Sinjali i parë u dha. Edhe pse ishte më shumë viziv e fotografik. Në kuvend nuk ishin në plan të parë fytyrat e revolucionarëve, deputetë të opozitës, por thirrjet në pankartat e kartonit. Dhe ky besojmë se do jetë, jo si më parë kur ka bërë revolucione opozita jonë, por revolucion i paparë, revolucion prej kartoni. Mos vallë synohet një 1997 nga opozitarët tanë në pretekstin e ruajtjes dhe mbrojtjes së drejtësisë dhe luftës kundër krimit? A ka vërtetë një motiv të pran-uar mbarë popullor që të jetë në mbështetje të thirrjes opozitës që pa një pa dy meqenëse nuk u kënaq me votimin e pozitës të nisi një marrshim revolucionar me mobilizim mbarëkombëtar për të luftuar kundër pozitës së sotme, legjitime që ka ardhur nga vota e popullit në 25 qershor 2015? Ngado që ta fillosh ana-lizën, llogaritë nuk dalin. Asgjë nuk justifikon thirrjen ekstreme të opozitës. Parlamentarët janë në të drejtën e tyre në vullnetin e ndërgjegjen e secili të votojë, të

të ndershëm, taksapagues dhe me integritet moral dhe në biznes! Arrogancën në pasuri e demostrojnë dhunshëm jo vetëm në shtëpitë, luksin, makinat, gratë dhe dashnoret, por dhe te marrëzia e shkeljes së ligjit qoftë dhe për gjëra të vogla që nuk, kushtojnë, por që thjesht duan të mos i zbatojnë! Nuk kam shumë nevojë t’i tregoj si zakone, sepse shumëkush i kupton si model dhe si moral si janë dhe në zonat respektive kush janë! Sigurisht janë dhe në politikë, dhe shumë prej tyre bëjnë dhe “njeriun një metër nën zotin”! Kurse bota e qytetëruar, ka prodhuar miliarderët “marksistë” hahaha - të cilët thjeshtësinë dhe jetën pa arrogancë të një miliarderi e demostrojnë lirshëm dhe pa asnjë problem?! Warren Baffet Presidenti CEO i Berkshire Hathawey, jeton akoma në shtëpinë e blerë në vitin 1958-të për 31,500 dollarë dhe është një “aspak shpenzues” tepër i rezervuar. Ka pasuri prej 74 miliardë dollarë. “Gruaja ime thotë Baffett, nuk mund të ishte më shumë se kaq e lumtur” dhe do ishte keq po të kisha shtatë shtëpi. Kam gjithçka të nevojshme thotë ai, nuk dua më tepër, sepse sipër një farë niveli nuk ka më diferenca! Pastaj jashtëzakon-isht i thjeshti – por jashtëzakonisht i pasuri CEO i Facebook, Mark Zuckenberg, ka vetëm bluza pam-buku, atlete, një Volkswagen me marrsha manual të vjetër, dhe sillet në jetë si një person që ka pasuri të zakonshme. Ky person nuk ka rënë asnjëherë në kurthin e arrogancës së një miliarderi dhe jo vetëm ka premtuar, por ka dhuruar miliarda “mirëbërje” në botë. Ka kaluar prej kohësh 70 miliardë dollarë dhe tani po shkon drejt 80 miliardët! Por është dhe Carlos Slim Helu, themeluesi i Grupit Carso me pasuri 63.3 miliardë dollarë, që ka 40 vite në një shtëpi me gjashtë dhoma, por dhe me jetën e tij “të marrë thjeshtë” dhe pa asnjë arrogancë primitive, si shumë të tjerë. Ha drekë dhe darkë pothuaj gjithmonë me fëmijët dhe nipat dhe drejton një Mercedes të vjetër. Miliarderi

Cherlie Ergen Presidenti i DISH ka 20 miliardë dhe merr drekën me vete në punë! Vishet fare thjeshtë dhe deri kohët e fundit në udhëtimet e fundit jetonte dhe harxhonte njësoj si kolegët e pronës gjigande që ka! Amacio Ortega, themeluesi i stërpasur i Inditex, ha drekë gjithmonë me nëpunësit e tij dhe pi kafen në barin e zyrave të “Zara”! Po pra po, por ka 82.3 miliardë dollarë pronësi si pasuri! Me një xhubot të thjeshtë e pantallona doku – miliarderi qesh dhe sillet si një person i zakonshëm me të gjithë vartësit e punonjësit e tij! E ka një “Jet” që kushton vetëm 45 milionë (asgjë për pasurinë e tij) por atë pothuaj nuk e merr ai, se sa nëpunësit e tij, për punë. Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA, akoma fluturon në klasën turistike dhe merr autobusin si një miliarder suedez, nga më të pasurit në Europë. Por në fund të fundit, si shumë kolegët e tij miliarderë europianë, që pothuaj nuk shikohen fare dhe as që tregojnë jetën e tyre “luksoze” të cilën realisht nuk e bëjnë! Shefi i IKEA-s ka 43 miliardë dollarë! Azim Premji, Presidenti i Wipro Ltd, drejton një makinë të dorës së dytë dhe ju kujton vartësve të tij, gjithmonë të fikin dritat e zyrave! Po pra - dhe pse ka pothuaj 16 miliardë dollarë në perandorinë e tij! E quajnë “miliarderin kockë e lëkurë” dhe ai fluturon në klasën ekonomi! Kurse Judy Faulnder, themeluesja e stërpasur e Epic system, shprehet qartë se – nuk ka qenë kurrë e interesuar për jetën luksoze. E vetme ka 5 miliard dollarë pasuri. Sëbashku me të shoqin kanë 30 vite që jetojnë në periferinë e Madison në Wiscon-sin! Ka dhuruar gjysmën e pasurisë për mirësi dhe projekte bamirësie! David Cheriton është një nga in-vestitorët e parë të Google dhe profesor i Standford. Ai urren të jetojë si i pasur. Ai tallet kur thotë se ka diçka të gabuar te mentaliteti i njerëzve që ndërtojnë shtëpi me 13 banja. Sigurisht e ka fjalën për dikë ...lart sot në politikë! Kurse objekti më i shtrenjtë i tij i blerë është makina Honda prej 33 mijë dollarësh, duke pasur një

pasuri që kalon 6 miliardët! Jan Koum, si themelues i WhatsApp, blen ushqim vetë në supermerkete dhe ka maninë e kursimit dhe mos harxhimit. Ka dyfishuar miliardat mbas shitjes, por jeton thjeshtë, duke mos harruar origjinën e vuajtur në Ukrainë! David Karp themeluesi i Tumblr, jeton akoma në një apartament të thjeshtë në Bruklin. Nget Vespën dhe shtëpia ka metra katrorë të shumtë, por është pothuaj bosh e mobiluar. Biz Stone, bashkëthemeluesi i Twiter akoma nget Wolswagenin golf të vjetër dhe pse ka qindra mil-iona - nuk ka kohë të ndërrojë as makinën, kurse jetën e do sa më të thjeshtë. Sergey Brin, bash-këthemeluesi i Google, bën pazarin në Costco ose zinxhiri më i madh i shitjeve “all’ingroso” në USA. E kam nga prindërit e gëzohem duke mos pasur kaq shumë thotë ai! Ai ka dhuruar 219 milionë dollarë kundër parkinsonit! Satya Nadella ose CEO i ri i Microsoftit, akoma e quan vetëm student dhe jeton – pothuaj ashtu. Shefi i madh i tij Bill Gates, është një model se si njeriu më i pasur i botës jeton thjesht, vishet thjeshtë dhe flet e sillet thjeshtë! Në fakt, janë një shumicë të njerëzve të pasur të botës që kanë lënë modelin e luksit dhe arrogancës. Kjo është koha e re dhe modeli i miliarderëve të tipit të ri! Në fund të fundit – tregojnë intelektualizmin dhe raportin e duhur, me pasurinë personale! Ju ngjan dikush te ne?! Shumë pak, dhe ato që janë afërisht kështu, me të vërtetë janë për tu nderuar, sepse sigurisht trajtojnë nëpunësit dhe punonjësit më mirë si me sjellje, kontrata dhe paga! Të pasurit e pa merituar pastaj dhe injorantët e pasurimit tragjik dhe po ashtu politikanët injorantë – demostrojnë pasuritë e tyre! Në këtë “klasë” futen dhe një dorë gjyqtarësh, kryetarësh, komunarësh dje dhe bashkiakësh, të cilët sigurisht demostrojnë luksin arrogancën e pasurisë dhe padyshim mbas tyre – nivelin intelektual përtokë, të keqedukuar dhe nganjëherë korruptiv që kanë!

mos votojë, të flasi, të kundërshtojë edhe të bojkotojë. Po deputetët e opozitës, sa herë mërziten, nuk bëjnë asnjë llogari tjetër, asnjë kompromis nuk kërkojnë, një rrugë të ndërmjetme dhe të pranueshme, të ar-syeshme apo të logjikshme. I bien fare shkurt. Ju nuk votuat kërkesën tonë. Na ofenduat, nuk mbështetët kauzën. Dhe menjëherë, rrugën e vetme që zgjedhin, është bojkoti. Protesta. Revolucioni. Në emër të luftës kundër krimit. Ky është preteksti dhe i mbivendoset sa për të larë gojën edhe mbrojtja e drejtësisë. Po nëse vërtetë këta burra e gra do ta dashuronin kaq shumë drejtësinë, përse e morën zvarrë reformën për dy vite radhazi dhe tani me pankarta në duar si në parakali-met e një majit të kohës së komunizmit, bëjnë presion se do fundosin tërë dynjanë dhe do përlajnë gjithçka që do t’u dali përpara. Le të bëje revolucion opozita. Po ta fillojë së pari nga oborri i vet. Ta pastrojë atë ahur, ku ka mbledhur deputet që kanë nga prapa një kosto shumë të rëndë akuzash dhe etiketimesh të cilat duhet t̀ i pastrojnë në gjykata. Jo me fjalë, as me pankarta. Po me gjyqe të rregullta dhe me drejtësi që më parë të ketë kaluar provën e vetingut. Se deri sot kanë bërë sikur janë gjykuar dhe i kanë rrëshqitur drejtësisë herë me procedurë e shumë raste me raporte mjek-sore. Opozita është në të drejtën e saj të kërkojë rev-olucion. Po të paktën të mos flasi në emër të popullit. Sikur i gjithë populli mezi pret të rreshtohet në betejat opozitare E folura në emër të popullit i ngjan asaj shprehjes që sa herë në komunizëm arrestohej një person, edhe në mes të natës i deklarohej. “Në emër të popullit, je i arrestuar”. Dhe një prej të akuzuarve në pritje të prangave, qetësisht iu drejtua hetuesit: “Po populli fle tani zoti hetues”. Kështu edhe opozita jonë le të mendojë për revolucion, por së paku ta adresojë dhe etiketojë revolucion të ndërmarrë nga opozita se sa për popullin dhe në emër të tij, zor se do ta kthejë një populli të tërë për interesat e opozitës për qëllimet

e saj, për karriget e padurimin për të mbërthyer fronet qeveritare në mish për top, që të dalë në rrugë të zihet e të grihet, të shahet e të vritet në emër të një opozite që nuk e bindi t̀ i merrte votat në zgjedhje përballë kutive të votimit e jo sot me parullat e kartonit kundër krimit. Simbolikat që përdorin opozitarët tanë në duk-je janë gjetje pikante. Po jo që të mbushin mendjen. Sepse veç fjalimeve e betimeve iu duhet të paraqesin alternativa, strategji, të krijojnë bindjen se kanë të drejtë për çfarë kërkojnë. Se paraqitja në diskutime dhe bashkimi i pankartave me kartona të shkruar, ku akuzohen deputetët që dalin kundër arrestimit si njerëz të krimit, si kriminelë, si aventurierë, si mbro-jtës të kriminelëve nuk është ndonjë gjetje për të na bindur që kanë të drejtë. Se nuk mund të akuzohen tërë ata që kanë qëndrim ndryshe, si e keqja e këtij vendi dhe se vetëm opozita në qëndrimin e vet është garante e të vërtetës, drejtësisë dhe në mbështetje të prokurorisë. Po a ka realizëm në vrullin opozitar? A ka të drejtë opozita e bashkuar të bëjë thirrje për përmbysje? Për rrugë revolucionare në marrje së pushtetit? Për trazira civile? Të armatosë popullin dhe ta vërë përballë mazhorancës sikur të ishte kope me dele dhe një popull që në këto 27 vite demokraci ka marrë shumë mirë leksionet e jetës dhe ka mësuar të eci në sensin e së vërtetës? Se rev-olucioni është një fjalë e madhe, por e huaj së paku për demokracinë, se revolucioni është demokracia dhe dialogu, vota dhe jo pushka. Se nuk mundet dhe nuk ka asnjë tagër opozita të diktojë se cili duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajë pozita. Si të votojë dhe kur të thotë, “po” e kur “jo”. Se po të ishte kjo praktika, atëherë nuk do kishim në parlament, pozitë-opozitë, por vetëm figurina. Se ndryshe do ishte një shtet pa rregulla dhe rrëmujë, ku fjalën e parë dhe të fundit, vendimet dhe rregullat nuk do i vendoste pozita, pra shumica, por opozita, pakica.

Ku është parë e dëgjuar një kërkesë e tillë, ku për çdo tekë të opozitës, siç ishin edhe dhe ato tre mu-jore në çadrën e lirisë që kërkohej as më pak as më shumë, por largimi i mazhorancës nga drejtimi, ikja e kryeministrit dhe delegimi i pushtetit, pakicës. Kjo nuk është as rruga e të drejtës. As prova e të vërtetës. Sa herë opozitës tonë nuk i shkon që të mbajë në tutelë pozitën, sa herë i duhet të bëjë lesh e li qeverinë, popullin, parlamentin, drejtësinë dhe kur nuk i shkon e nuk realizon objektivat finale të kërkoi as më pak e as më shumë, por revolucion me dhunë. Kjo nuk është rruga që njeh demokra-cia. As mënyra më e mirë që opozita jonë të na mbushi mendjen se është në anën e së vërtetës dhe se kjo do ishte rruga më e mirë për ta bërë vendin më të arrirë e demokracinë më të mirë. Oreksi opozitar sot është i paparë. Dje në çadër kërkonte pushtetin. Refuzonte zgjedhjet. Dhe sot kërkon gjithë pushtetet. O, kështu siç them unë, deklaron opozita ose do bëhet hataja. Dhe siç u duk në fund të kuvendit kur opozita braktisi sallën me gishtat përpjetë sikur atje brenda në sallë të bëhej miting, si të ishte bërë hataja dhe shpëtimtarët opozitarë kërkonin të vihej në vend e drejta dhe se e drejta sipas tyre është vetëm ajo që kërkojnë opozita dhe në se nuk bëhet realitet dëshira e saj nuk i mbetet rrugë tjetër veç revolucionit. Salla e kuvendit dje me britma, ulërima, ofendime, pankartat e deputetëve opozitarë në duar, dukej se ishte transformuar në një arenë boksi. Ku deputetët e opozitës kërkonin përmes parullave vizive t̀ iu jepnin zemër ushtarëve të tyre. Dhe në ring, veç argumenteve me fjalime, raporte në foltore të përdoreshin edhe kartoni me parullat, kriminelët, vrasësit dhe mafiozët. Ndaj dhe salla e parlamentit dukej jo sikur të ishte plot me deputetë, po sallë cirku, ku kishin shkuar bijtë e revolucionit për të luajtur me kukullat e kartonit.

Nga Besi BEKTESHI

Ajo që karakterizoi klasën e re të kapi-talit, të pasurit e mbas viteve ’90-të, tregtarët

dhe kapitalistët e lindjes, përbën një moment reflektimi shoqëror dhe padyshim moral! Miliarderët e rinj si të punës së madhe dhe të përkushtuar, ashtu dhe të pas-urimit me trafik, drogë apo dhe abuzime të mëdha fiskale dhe korruptive, jo vetëm te ne, por në të gjithë lindjen, kanë diçka të rëndë-sishme të përbashkët – janë arrogantë! Sigurisht që ka dallime dhe ka njerëz intelektualisht të barabartë me botën e biznesit jashtë – të cilët arrogancën dhe luksin, mënyrën e absurditetit arrogant në pasuri, e kanë hedhur nga kurrizet dhe nga mëndja e tyre! Bota sot është më e mirë, prej një numri të çuditshëm multi miliarderësh, që nuk duan më të përfaqësojnë njeriun e pasur në krenarinë e luksit dhe pasurisë së tyre reale, të demostruara pa kriter moral, apo aq më keq në arrogancë! Kjo mani, sa idiote dhe jo e kohës ka luajtur një rol deri në vitet 1990-të sipas shumë opin-ionbërësve në “Forbes”, por sot, në ditët e globalizmit dhe kërkesës për një thjeshtëzim të konceptit luks apo dhe pasuri të demostruar, është formuar prej kohësh, një plejadë të pasurish të jashtëzakonshëm, që së paku thjeshtësinë dhe mungesën e arrogancës në pasuri e kanë “ves” modern të tyre! Nuk dua të trajtoj se si janë arrogantë dhe prepotentë, “gjithçka-ditur” dhe “gjithçkabërës” miliarderët (pothuaj të gjithë, por jo të gjithë sigurisht) shqiptarë! Në përgjithësi shumica nuk kanë baza intelektuale dhe të edukimit të vërtetë menaxherial e në jurisprudencë (përjashto një numër të vogël, të cilët dalin si pasojë e studimit real të tyre) dhe një pjesë me baza nga mashtrimi i madh në pas-urim, në saj të informalitetit dhe evazionit fiskal, për të mos shkuar të kontrabanda dhe krimi në fund. Pra të tillë individë të pasur shumë në përballje me realitetin shqiptar – në dallim të parë kanë arrogancën që ja demostrojnë gjithkujt përfshi edhe institucioneve, por dhe politikës! Nuk dua të futem te ata që marrin pjesë pastaj direkt në politikë! Arroganca e tyre tipisht folklorike dhe e keqedukuar ka bërë dëme të mëdha në Shqipëri! Ju bie në qafë dhe kapitalistëve

Page 18: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

18 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Katalonia: Spanja nuk po na lë zgjedhje tjetër veç shpalljes së pavarësisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraLideri Carles Puigdemont refuzon të dalë para Senatit në Madrid

Andi LAMKO

Zëvendës-presidenti i Kat-alonjës ka thënë dje se Spanja nuk i ka lënë op-sion tjetër liderëve të ra-

jonit përveç shpalljes së republikës. Oriol Junqueras tha se partia e tij, anëtare e koalicionit qeverisës, do të punojë tashmë drejt ndërti-mit të republikës, pasi ka marrë mandatin demokratik për ta bërë këtë. Junqueras insistoi se po fliste për llogari të partisë së tij E Majta Republikane, dhe jo për qeverinë e drejtuar nga presidenti rajonal Carles Puigdemont. Komentet e tij vijnë në një kohë replikash të ashpra mes krahinës dhe qeverisë qendrore, si dhe në kohën kur Kat-alonja po vendos sesi të reagojë ndaj kërcënimeve të Madridit për shkarkimin e liderëve dhe heqjen e autonomisë.

Refuzimi i seancës së SenatitZhvillimi vjen disa orë pasi

një zëdhënëse katalanase tha se presidenti Puigdemont ka vendo-sur të mos paraqitet në seancën dëgjimore të kërkuar nga Senati i Spanjës, për të dëgjuar justifikimet e tij për pavarësinë. “Ai nuk do të shkojë në Madrid kësaj jave”, tha zëdhënësja, pasi Senati kishte sugjeruar që Puigdemont të para-qitet para se dhoma e lartë t’i japë pushtetin Madridit për heqjen e pushteteve rajonale të Katalonjës. Ajo nuk dha arsye për vendimin por burime rajonale thonin se qeveria spanjolle ka deklaruar tashmë se do të aktivizojë nenin 155 sido që të orientohet çështja, dhe ndoshta vajtja e Piudgemont në Madrid

Trump: Dosja e lidhjeve me Rusinë, e financuar nga demokratët

Italia e para në Europë për numrin e dhënies së nënshtetësisë

Presidenti amerikan Don-ald Trump tha dje se është vik-timë e “lajmeve të rreme” pas zbulimeve të fundit se fushata demokrate e Hillary Clinton ka financuar krijimin e një dosjeje të dyshimtë për lidhjet e Trump me Rusinë. E përditshmja amer-ikane “Washinton Post” rapor-toi dje se komiteti demokrat i fushatës presidenciale ka financuar dosjen e hartuar nga ish-zyrtari i inteligjencës britanike Christopher Steele, me pretendime dashakeqe ndaj Donald Trump. Hetuesit kanë

marrë në pyetje për orë të tëra drejtuesit e kompanisë Fusion GPS e cila ka punësuar Steele dhe mund të ketë lidhje me dos-jen. Trump komentoi sot se kjo ishte konfirmimi i sulmeve ndaj tij me lajme të rreme. '"Fushata demokrate dhe Clinton kanë paguar për krijimin e dosjes anti-Trump me lajme të rreme. Viktima këtu është Presidenti”, deklaroi Donald Trump, i cili mori përgjigjen e kërkuar prej shumë kohësh, pas persekutimit nga demokratët për lidhjet e im-agjinuara me Rusinë.

Italia renditet vendi i parë në Europë për numrin e nënshtetë-sive të dhëna ndaj shtetasve të huaj, përkundër asaj që po ndodh aktualisht në vendet e Bashkimit Europian ku numri i nënshtetësive të dhëna është gjithnjë e në rënie. Në vitin 2006 janë regjistruar rreth 35 mijë shtetas të huaj që kanë përm-bushur të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane, ndërsa në fund të 2016 ku numër është rritur ndjeshëm në mbi 202 mijë shtetas të rinj italianë. Të dhënat statis-tikore u publikuan nga raporti

i fundit i Fondacionit Italiane i Studimeve Multietnike (ISMU) të cilat vërtetojnë gjithashtu se numri i nënshtetasve të rinj italianë kapërcen numrin e emi-grantëve klandestinë. Sa i takon emigrantëve shqiptarë në Itali, raporti thotë se shqiptarët janë të dytët në numër për marrjen e nënshtetësisë italiane. Gjatë vitit 2016 janë regjistruar rreth 36 920 mijë emigrantë shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane. Në vend të parë ren-diten emigrantët marokenë me mbi 37 mijë.

Teheran, dënim me vdekje për agjentin në shërbim të IzraelitNjë shtetas iranian që

punonte për agjencinë izra-elite të spiunazhit Mossad, është dënuar dje me vdekje për dhënien e informacioneve sekrete agjencisë izraelite nga kryeqyteti iranian, si dhe për përfshirje në eliminimin e dy shkencëtarëve të rëndësishëm bërthamorë iranianë shtatë vjet më parë, nga e njëjta agjenci. Prokurori publik, Abbas Jafar Dolatabadi tha në gjykatë se shtetasi iranian i akuzuar, i ar-restuar në 2016, u kishte trans-metuar në mënyrë të përsëri-

tur informacionet sekrete të programit atomik të vendit, oficerëve të shërbimeve izrael-ite të inteligjencës, por pa për-mendur emrin e tij. “I pandehuri besohet se ka marrë para dhe një leje qëndrimi suedeze në këmbim të shërbimeve të tij”, ka thënë Dolatabadi, sipas agjencisë ira-niane të lajmeve ISNA. Agjencitë britanike të lajmeve emëronin personin e dënuar si doktori ira-nian i specializuar në mjekësi të katastrofave, Ahmadreza Djalali, rezident në Suedi dhe i njohur në rrethet evropiane.

mund të jetë një pretekst për arres-timin e tij. Ndërkohë, kryeministri spanjoll tha dje se marrja e kon-trollin të çështjeve kyçe të rajonit dhe ndalimi i lëvizjes së pavarësisë, ishin masa “të jashtëzakonshme”. Mariano Rajoy tha në parlament se shpallja e autoritetit kushtetues mbi Katalonjës duket se është zgjidhja e vetme për të risjellë rajonin në linjën e kushtetutës së vendit, të cilën sipas Rajoy, qeveria vendore e ka shkelur vazhdimisht.

Masa të përkohshmeRajoy tha se shpresonte që ma-

sat e planifikuara të ishin vetëm të përkohshme, në të cilat përfshihet shkarkimi i liderëve vendas dhe reduktimi i fuqive të parlamen-tit. Sipas Spanjës , masat marrin fund me zhvillimin e zgjedhjeve të reja që pritet të thirren së shpejti.

Senati i Madridit pritet të miratojë aplikimin e lëvizjeve të premten. Megjithë ftesën e Senatit, lideri Puigdemont vendosi të qëndrojë në Barcelonë. Kryeministri Rajoy thotë se neni 155 është i nevo-jshëm për të ndaluar veprimet sipas rezultatit të referendumit të 1 tetorit. “Reagimi i mundshëm i qeverisë është vetëm ky. Unë po plotësoj detyrën time dhe këtë p e bëj para një situate ku ligjet e Spanjës dhe kushtetuta e saj, ashtu si dhe ajo e miliona katalanasve, po refuzohen”, tha Rajoy, duke shtuar se nuk kërkonte pezullimin e vetë-qeverisjes së Katalonjës, por rivendosjen e ligjshmërisë, rritjen e bashkë-ekzistencës sociale dhe trajtimin e pasojave social-ekono-mike të veprimeve. Pasiguria mbi të ardhmen ekonomike të rajonit

Protestat në Itali, Lëvizja 5 Yje dënon ligjin e ri elektoral

Partia më e madhe italiane an-ti-stabiliment Lëvizja 5-Yje mbushi sot një nga sheshet kryesore të Romës duke protestuar kundër ligjit të ri elektoral që dënon partitë që nuk futen në koalicione, për zgjedhjet e vitit që vjen. Senati italian votoi dje ligjin e ri elektoral që parashikon bashkim të vendeve në parlament mes aleatëve për krijimin e max-horancave, në sistemin e quajtur kolegjial. Lëvizja 5 Yje nuk pranon koalicione me parti të tjera dhe tha në protestë se kjo e bën votën “të verbër”.

Ivanov kërkon zhbllokimin e procesit

të eurointegrimeve Presidenti i Maqedonisë, Gjorge

Ivanov, realizoi dje në Bruksel takim me kreun e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, nga i cili kërkoi angazhim dhe me-sazhe pozitive në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë. “Tusk dëshiroi të dëgjojë për qasjen tonë rreth gjendjes në Bosnjë dhe Serbi. Biseduam për krizën e emigrantëve dhe theksuam përvojat nga viti 2015. U hapën tema për të ardhmen evropiane të Maqe-donisë, gjendjen në rajon dhe krizën e emigrantëve”, tha mes tjerash Ivanov.

Irak, Kurdët pro ngrirjes së rezultatit të referendumit

Qeveria rajonale kurde ka shpre-hur dje gatishmërinë për të ngrirë rezu-ltatin e referendumit të pavarësisë nga Iraku, teksa tensionet p shtohen mes Bagdadit dhe kryeqytetit të krahinës kurde Erbil. Partia kurde tha sot në një deklaratë se udhëheqja e saj po përgatitej të shpallte "armëpushimin e menjëhershëm në të gjitha operacionet ushtarake në rajonin e Kurdistan ". Njerëzit në rajonin gjysmë-autonom votuan në referendumin e 25 shtatorit për ndarjen nga Iraku, mes tensioneve dhe pozicionit ndërkombëtar.

Integrimi i gjykatësve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb në Gjyqësorin e Kosovës, në zbatim i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në shkurtin e vitit 2015, është përshënde-tur dje nga zyra e Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini. “Integrimi i të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve në Gjyqësorin e Kosovës është kyç për sigurimin e drejtësisë për të gjithë banorët”, thuhej në komunikatë mbi hap-in e rëndësishëm të kuadrit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Gjyqësori reprezentativ dhe zbatimi unik i ligjit në Kosovë do të përforcojë sundimin e të drejtës si shërbim themeltar publik dhe si nxitje kryesore për rritë ekonomike e inves-time”, thuhet në fund në komunikatë.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin diskutoi për fushat konkrete në të cilat do të intensifikohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë është e vendo-sur të ndërtojë marrëdhënie të mira me Kosovën, si dhe me gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev. Në takim bashkëbiseduesit kanë konstatuar se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura dypalëshe dhe kjo hap mundësinë për përparimin e lidhjeve. Ministri Pacolli ka theksuar se Kosova mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO.

MOGHERINI PËRSHËNDET INTEGRIMIN E GJYQËSORIT TË KOSOVËS PACOLLI: MAQEDONIA DHE KOSOVA NUK KANË ÇËSHTJE TË HAPURA

ka shkaktuar trazira në tregjet vendase dhe evropiane. Agjencia financiare DBRS paralajmëroi dje se situata po dëmton ekonominë e rajonit dhe atë të Spanjës, duke dekurajuar investimet dhe turizmin në rajon. Katalonia përfaqëson një të pestën e të ardhurave të Spanjës dhe ngadalësimi i saj industrial prek menjëherë ekonominë e vendit. Që tani qeveria spanjolle ka përditësuar parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2018 nga 2.6 në 2.3 për qind, të gjitha këto prej pasigurisë mbi të ard-hmen e Katalonjës. Por DBRS tha se efektet në ekonominë kombëtare do të jenë të menaxhueshme, përveç rastit kur kriza zgjatet së shumti.

Spanja nuk i ka lënë opsion tjetër liderëve të rajonit përveç shpalljes së republikës. Qeveria do të punojë tashmë drejt ndërtimit të republikës, pasi ka marrë manda-tin demokratik nga Katalonia për ta bërë këtë...

Page 19: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Ditët e fundit të njerëzimit” titullohet ekspozita e artistes austriake Deborah Sengl që u çel në Galerinë Kombëtare të Arteve. E kuruar nga Gunther Oberhollenzer është ndërtuar në formën e një metafore. E bazuar dhe frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull të autorit të njohur Karl Kraus, i cili i dedikoi këtë dramë shkatërrimit që la pas Lufta e Parë botërore, artistja Sengl ka zëvendësuar personazhet njerëzore me minj të balsamosur. Në ekspozitë ndodhen edhe 3 piktura e 39 vizatime. Kuratori i ekspozitës, theksoi se gjuha kryesore e këtij arti është satira përmes së cilës Sengl denoncon dhe kritikon sjelljet negative të njerëzve dhe vetë shoqërisë. “Jam shumë i lumtur të jem këtu. Galeria Kombëtare na ka pritur mrekullisht në këtë bashkëpunim. Në këtë ekspozitë Deborah ka bashkuar elementë nga historia dhe letërsia dhe i ka sjellë ato në këto vepra. Ajo i realizon ato me një formë satire të cilën e përdor kundër padrejtësive, kundër ngjarjeve që prodhon normaliteti i një kohe lufte. Satira e saj është shumë e fuqishme”, tha Oberhollenzer. Ekspozita “Ditët e fundit të njerëzimit” ka sjellë në Tiranë dhe artisten austriake Debo-rah Sengl, e cila shpjegoi se metafora e saj përmes minjve të balsamosur është një me-sazh i drejtpërdrejt për vetë njerëzit. “Fillimisht kur nisa të krijoja, as vetë nuk e njihja mirë veprën e Karl Kraus, por fuqia e saj më trembi. Dukej sikur do ta rijetëzoja në artin tim, do të inskenoja atë që kisha lexuar. Unë përdor kafshët si metaforë, por kritikat që dua të shpreh shkojnë për njerëzit, për atë që ne ndërtojmë pa arsye. Në këtë rast unë kam zgjedhur minjtë si një metaforë shumë të goditur mendoj për shkak të paraqitjes tematike. Ne njerëzit kemi një raport të dyzuar me minjtë se nga njëra anë kemi neveri, i kemi frikë sepse jetojnë nëpër kanale, janë krijesa të pista e të neveritshme nga ana tjetër nuk bëjmë dot pa ta. I përdorim ata në eksperimente mjekësore e kozmetike për shkak të ngjashmërisë gjenetike që ata kanë me njerëzit” tregon artistja. Por duke cituar autorin e veprës Karl Kraus artistja u shpreh se ai ka thënë se për të njerëzimi është një laborator i madh eksperimental. “Nga njëra ana minjtë jetojnë masivisht siç jetojnë njerëzit në tokë, por kur bëhet fjalë për elementët jetësor të tyre,ata bëhen tërësisht egoist dhe në këtë pikë ngjasojnë shumë me ne. Ngjyra e bardhë për mua simbolizon pastërtinë. Ka vetëm një mi të zi, i cili simbolizon autorin e dramës e cila më ka frymëzuar. Ne të gjithë jemi disi fajtorë për gjërat, të gjithë jemi si minj të bardhë, të gjithë nga pak fajtor për gjërat negative që ndodhin” , pohon Sengl.

Flasin autorët Vasil Premçi dhe Pandeli Koçi

me librin nuk janë të pakta. ““Tira-na lexon” po mirë por çfarë lexon? Unë nuk është se di shumë për këtë projekt. Por problemet me librin dhe autorët që nuk mbështeten ne i kemi thënë dhe më parë ç’të përsërisim. Ministria mirë bën që mburret edhe leximi duhet, ama dhe problemet e tjera duhen menduar”, pohon shkrimtari Koçi.

Mungon bashkëpunimiProblemet në krijimtarinë letra-

re, me leximin, apo politikat e min-istrisë vijojnë , por sipas shkrimtari Premçi edhe vetë autorët duhet të jenë më kërkues. “Unë mendoj që për problemet, që ne kemi sot i përket edhe shtetit, por dhe vetë autorëve shqiptarë. Në radhë të parë vetë shkrimtarët duhet të rrisin nivelin e tyre gjuhësor dhe me këtë mund të bëjnë shumë punë duke tërhequr lexuesit në pozitat e forta, që ka qenë dikur libri në vend. Shteti duhet të

ndihmojë dhe si fillim të heq një sërë zinxhirësh që ka vënë midis librit dhe lexuesit. E dini që janë shumë rraska, hendeqe që janë krijuar, tvsh, etj, dhe është e pamundur që libri shqip të shkojë sa duhet te lex-uesi që nuk ka mundësi për librin”, pohon shkrimtari Vasil Premçi. Sipas tij autorët dhe ministria du-het të bashkëpunojnë më shumë. “Edhe shkrimtarët dhe ministria duhet të bashkohen bashkë si aleatë të ngushtë për lexuesin dhe jo si kundërshtarë”, tregon ai. Në muajin nëntor shkrimtari Premçi pohon se pritet të dalin për lexuesit dy librat e tij. “Muajin që vjen pres të dalin për shtyp dy libra të mi, njëri është për shkrimtarët klasikë rus “Flladi i Deri-ozave” me mbresa të miat, shkrime kritike studimore. I dyti titullohet “Me vrullin e erës” me studime për shkrimtarët dhe poetët shqiptarë”, tregon ai.

“Ditët e fundit të njerëzimit”, Deborah Sengl

ekspozon në GKA

Shkrimtarët kundër projektit “Tirana lexon”: Kumbaro po i vë zinxhirin letërsisë për ta mbajtur pranë vetesJulia VRAPI

Autorët shqiptarë pohojnë se projektet që reklam-on aq shumë Ministria e Kulturës shërbejnë për

një rreth të ngushtë dhe nuk kanë në vëmendje problemet, që kanë sot shkrimtarët dhe libri. Ministria e Kulturës reklamon jo pak projek-tin “Tirana lexon”, por për autorë shqiptarë me këtë propagandim duket se po harron problemet që kanë vite që kufizojnë jo pak aktivi-tetin e tyre. Shkrimtari Vasil Premçi pohon se projekte të tilla që reklam-on aq shumë ministria nuk janë aq të mjaftueshme për letërsinë dhe au-torët, por dhe as të pëlqyeshme. “Kjo që po reklamon kaq shumë Ministria e Kulturës me “Tirana lexon” krijon uniformitet. Për mua kjo që bëhet jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por as e mjaftueshme. Kjo që po reklamon aq shumë Ministria e Kul-turës si projekt është vetëm për të na hedhur neve hi syve. Kjo formë është për ti vënë zinxhirin letërsinë për ta mbajtur pranë vetes. Pronari shtet do ta ulë edhe në gjunjë letërsinë”, shprehet shkrimtari Vasil Premçi. Në reagimin e tij ashtu si dhe më parë vijon se Ministria e Kulturës është një derë e mbyllur për të ndihmuar autorët dhe librin. Politikat që ndoqi ministrja e Kulturës dhe në vitet e kaluara nuk sollën përmirësim. Sipas tij dhe në ato raste që mundohet të tregojë se ndihmon kjo është vetëm për një rreth të ngushtë. “Kur Minis-tria e Kulturës shkrimtarët i shikon mjaft larg dhe mban afër ato që do, mban afër nëpunësit e saj, atëherë është po ministria që punon për vet-en e saj. Në ministri kur mbështeten projekte bëhen për një rreth të mbyllur, pra është një rreth i mbyllur që ministria me burokratët e zgjuar e sajojnë për të fituar pikë që ne përkrahim leximin, lexuesin, etj, janë përralla. Ata lexojnë vetveten, min-istria lexon vetveten. E kam thënë dhe më parë në politikat e librit për të ndihmuar si duhet letërsinë dhe autorët Ministria e Kulturës është një derë që nuk hapet. Të tjerat janë fjalë”, vijon shkrimtari Vasil Premçi. Për shkrimtarin Pandeli Koçi, i cili pohon se nuk ka shumë dijeni për këto projekte që merren me leximin, problemet me autorët shqiptarë dhe

Akademia Evropiane e Filmit plotësohet me 4 kosovarë

Ansambli “Gjilani” vlerësohet në komunën e Gjilanit

Akademia Evropiane e Filmit (EFA) në rrugën e pranimeve të anëtarëve të rinj, ka dërguar ftesat edhe për katër anëtarë të rinj kosovarë, të cilët kanë dëshmuar sukseset për të qenë pjesë e EFA-së. Anëtarët më të rinj të Akad-emisë janë dy regjisorët kosovarë, Faton Bajraktari, i njohur me filmin “Home Sweet Home” dhe Edon Riz-vanolli, i njohur me filmin ‘T’padashtun’, që të dy filma propozime të Kosovës për Oscar, si dhe dy produ-

centët, Valon Bajgora dhe Yll Uka të cilët janë bash-këproducentë të filmave “Three Days in September” dhe “Rooftop Story”. Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, u shpreh se duke qenë se Qen-dra Kombëtare e Kinemasë është në Akademinë Evropi-ane të Filmit, afërsia me këtë organizëm veçse po rritet. “Anëtarësimet e reja janë re-zultat i sukseseve të filmave kosovar dhe pasqyrë e zhvil-limit të kinematografisë tonë” tha mes të tjerave drejtori i qendrës së filmit në Kosovë.

Komuna e Gjilanit, në shenjë falënderimi dhe mbështetjeje për të vazhduar me punë dhe suksese të tjera, ka ndarë vlerësim mirënjohje për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, të cilët janë shpërblyer me vendin e parë në garat Ballkanike në Bull-gari dhe me çmimin si ansam-bli më profesionist përsëri në garat Ballkanike të mbajtura në Fushë Kosovë. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi, puna dhe profesionalizmi kanë bërë që ansambli “Gjilani”, të

shënoj fitore të shumta dhe të jetë prezantues i fuqishëm i Gjilanit në gara të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. “Ansambli “Gjilani” po dësh-mon që ky qytet i juglindjes së Kosovës është qytet i traditës, është qendër e kulturës dhe është qytet i konkurrencës së fuqishme si në kulturë, po ashtu edhe në arsim dhe fusha të tjera”, u shpreh mes të tjerave Lutfi Haziri, duke spikatur qëndrimin e tij që do të jetë gjithmonë mbështetës i kësaj fushe dhe i artistëve në përgjithësi.

Hersi Matmuja, në skenën italiane me “Bareshën”

Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja ka zgjedhur te këndojë këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha në një prej paraqitjeve të saj në një koncert në Itali. Mat-muja ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014 me këngën “One Nights Anger”. Këngëtarja shqiptare zgjodhi të sjellë në versionin e saj këngën e vështirë shqipe. “Baresha” mbetet ndër këngët vokalisht më të vështira për t’u performuar, të cilën para disa vitesh e krijoi Rexho Mulliqi për ta sjellë në jetë zëri i Nexhmije Pagarushës. Artistja shqiptare Nexhmije Pa-

garusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, për-doren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristaltë, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit". Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

“Në ministri kur mbështeten projekte bëhen për një rreth të mbyllur, pra është një rreth i mbyllur që ministria me burokratët e zgjuar e sajojnë për të fituar pikë që ne përkrahim leximin, lexuesin, etj, janë përralla...

Page 20: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

20 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Osijeku ka kaluar në fazën çerek-finale të Kupës së Kroacisë, teksa ka fituar ndaj ekipit të Zadar me lehtësi. Në këtë takim ishte sërish protagonist mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, i cili arriti të realizonte një nga golat e këtij takimi që në përfundoi me shifrat 0-4 dhe ku kosovari kuqezi shkëlqeu si gjithmonë. Bockaj shënoi në pjesën e parë golin e avantazhit ndërsa ne fillimin e pjesës së dytë ishte Grezda që realizoi e qetësisë katër minuta nga vërshëllima e arbitrit. Lukiç dhe Lam-bor ishin ata që “vulosën” fitoren dhe kualifikimin e Osijekut, që ble në verë Grezdën nga Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa verën e shkuar pat afruar nga Slaven Belup Muzafer Ejupin.

Shkëndija e Tetovës arriti të rikuperonte dy gola por nuk ia doli dot të merrte një pikë që mund të rezultonte shumë e rëndësishme në garën për titull përballë Akademisë Pandev. Në Strumicë kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 3-2 teksa u ndëshkuan nga një gol në fund i Çeshmedijev. Lajmi i vetëm i mirë për skuadrën e Qatip Osmanit pas kësaj humbjeje është se në javën e 12-të të kampionatit maqedonas u mposht edhe Vardari Shkupit. Riv-ali i Shkëndijës në garën për titull u thye nga Rabotniçki me rezultatin 3-1. Fituan ndërkohë dy skuadrat e tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë të Maqedonisë. Renova shpartalloi 5-1 FK Skopjen ndërsa Shkupi kaloi 1-0 Pobedan.

SULMUESI

TRAJNERI

EKIPI

Ish-portieri dhe kapiteni i Kombëtares flet për shkëlqimin e të birit tek Lacio në Serie A italiane

Foto Strakosha: Thomas s’ka xhelozi me Berishën, synon trofe me KombëtarenAdriatik BALLA

Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Foto Strakosha, në një intervistë të gjatë për gazetarin italian Xhanluka Di Marzio dhe porta-

lin e tij “gianlucadimarzio.com”, ka treguar se si ndjehet ai kur sheh të birin Thomas Strakosha të paraqitet në këto nivele të larta në Serie A, etapat e karrierës së portierit të ri dhe ëndrrat që ka ai për të ardhmen.

Çfarë ndjen kur e sheh në këto nivele?

“Jam i lumtur siç mund të jetë çdo baba për birin e tij. Më bën krenar fakti se po bën shumë mirë punën e tij. Mendjemadhësi? Nuk shoh asnjë problem dhe asnjë rrezik, e njoh shumë mirë dhe kam besim te karakteri i tij”.

Ndikimi që kishe te djali që i vogël...

“Që i vogël mendoj se frymë-zohej duke më parë të luaja, fakti që isha një portier me siguri e ka kushtëzuar në zgjedhjen për t’u bërë edhe ai i tillë. Shpresoj t’i kem dhënë impulsin pozitiv për të arritur në nivelet më të larta të këtij sporti. Idhulli tjetër? Ishte Bufon”.

Si erdhi vendimi për të shkuar te Lacio?

“Para se të firmoste me Lacion kishte interes edhe nga një klub tjetër, Fulhami. Jo vetëm ai, edhe Roma e dëshironte, kemi menduar gjatë atë që do bënim dhe në fund ishte një zgjedhje mes Romës dhe Lacios. Në fund zgjodhëm Lacion. Igli Tare ka ndikuar shumë te zgjedh-ja jonë, na ka bindur me projektin dhe çdo gjë që na prezantoi, aq sa tani Igli dhe Thomas kanë një raport perfekt”.

Si shkojnë përgatitjet te klubi

nën urdhërat e Adalberto Grix-hionit?

“Me Grixhionin jam i qetë pasi është një profesionist i jashtëzakon-shëm dhe ka pasur gjithmonë një raport të veçantë me Thomas”.

Vështirësitë dhe dështimi te Salernitana.

“Ishte normale që do të përballej me vështirësi. Një vend i ri, një gjuhë e re, shokë të rinj por sidomos filloi të ndjente largësinë nga shtëpia. Por ju siguroj se këto vështirësi e kanë ndihmuar që të rritet”.

Si paraqitet konkurrenca me Etrit Berishën?

“Çdo konkurrencë bën mirë, është një stimul për t’u bërë edhe më i fortë. Detyra e Thomas është që paraqitet mirë me klubin, pastaj në Kombëtare do të vendosë trajneri

dhe zgjedhjet e tij duhen respektuar”.Rëndësia e De Biazit dhe e ard-

hmja me Panuçin.“Po është e vërtetë, Thomas

e thotë gjithmonë se sa i rëndë-sishëm ka qenë De Biazi për Shqipërinë. Ai i dha mundësinë që të luante dhe debutonte me Kombëtaren e madhe. Por në të vërtetë është një njeri i rëndë-sishëm për të gjithë atë që ka bërë për Kombëtaren shqiptare. Panuçi ka nevojë për kohë ashtu si çdo trajner tjetër. Unë uroj që të shkojë gjithçka mirë”.

R e k o r d i q ë m b a n Fo t o Strakosha si portieri me më shumë ndeshje me Kombëtaren shqiptare.

“Nëse djali im do ta thyente, jo vetëm do të më kënaqte e bënte

Spanja kampione e Europës për 19-vjeçare në futboll për femra ishte thjesht shumë e fort për Shqipërinë. Kombëtarja jonë humbi me rezulta-tin e thellë 8-0 përballë iberikeve, në një ndeshje pa histori, në startin e kualifikueseve të kësaj grupmoshe, të vlefshme për Europianin “Zvicër 2018”. Spanja e nisi serinë e golave me Bautistan pas vetëm 9 minutave lojë. Duenash dyfishoi rezultatin në të 17-ën, ndërsa Fernandez në të 20-ën realizoi edhe golin e tretë. Pa asnjë shans për të marrë rezultat dhe

me ndeshjen që praktikisht u mbyll, kolapsi përpara pushimit ndërmjet pjesëve ishte fatal për 19-vjeçaret shqiptare, me Spanjën që realizoi edhe tre gola të tjerë në harkun e katër minutave me Dueñas, (min. 40) Bautista (min 41) dhe Fernandez. (min. 40). Të trija këto futbolliste re-alizuan nga dy gola secila në pjesën e parë të ndeshjes, e cila u mbyll në avantazh 6-0, por “Furia e Kuqe” nuk kishte ndërmend të ndalej dhe këtë e tregonte sa herë që shënonte, me lojtaret që nxitonin ta vendosnin

topin në mesin e fushës. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë me autore Egur-rolan në minutat 68-të dhe 73, duke u konfirmuar si skuadra favorite për të fituar Grupin 4 kualifikues. Megjithë humbjen e thellë, për përfaqësuesen e trajnerit Nevil Dede asgjë nuk ka mbaruar. Vajzat kuqezi kanë ende shanse të provojnë kualifikimin si ekipi i vendit të dytë, të favorizuara nga fitorja e Azerbajxhanit “outsid-er” përballë Ukrainës, që cilësohej forca e dytë e grupit.

Spanja luan “tenis” me Kombëtaren tonë të femrave, fitojnë iberiket 8-0

Shkëndija pëson humbje, por e ndihmon

ndalesa e Vardarit

Eros Grezda nuk mbahet, tjetër gol për Osijekun në Kroaci

të lumtur, por edhe do të më bënte më shumë krenar për të”.

Lacio dhe rëndësia e Inzagit.“Më pëlqen Lacio, futbolli që

ofron, grupi i lojtarëve. Mendoj se është në rrugën e duhur për të shkuar sa më lart. Pastaj ka një trajner që arrin të marrë maksimumin nga skuadra e tij. Sipas meje, Simone Inzagi është shumë i aftë. E lexon në mënyrë perfekte kundërshtarin dhe përgatit skuadrën e tij në mënyrë të jashtëzakonshme. E dini, Thomas shpesh më thotë se Inzagi, me bes-imin që i ka dhënë, i ka ndryshuar karrierën dhe si rrjedhojë jetën”.

Sugjerimi te penalltia e pritur ndaj Dibala.

“Është e vërtetë që ne flasim për shumë gjëra, edhe për elementë që i përkasin profesionit tonë. Në veçanti diskutojmë mbi pozicionin që duhet të mbajë një portier në disa episode të veçanta. Ajo pritje kishte një peshë të jashtëzakonshme për Thomas, por gjëja më e rëndësishme është që i mundësoi Lacios të ruante tri pikët kur mbeteshin pak minuta nga fundi”.

Objektivat dhe ëndrrat e famil-jes Strakosha.

“Djali im ka një rrugë të gjatë përpara dhe punon çdo ditë për të bërë edhe më mirë, e mira nuk ka fund. Thomas është në një skuadër të madhe. Unë uroj që të bëjë sa më mirë kudo që të luajë. Nga ajo që kam kuptuar unë, dëshiron të bëhet më i forti nga të gjithë dhe të fitojë trofe me klubin dhe me Kom-bëtaren. Ëndrra ime? Që Zoti t’i dhurojë shëndet dhe që të vazhdojë kështu, me seriozitet dhe përkush-tim. Unë uroj ta shoh gjithmonë të lumtur. Dhe të shoh të realizuara të gjitha ëndrrat e tij”.

Kuqezinjtë e vegjël nuk arritën të kualifiko-hen në Elite Round për moshën e 17vjeçarëve, por ata e mbyllën me fitore këtë fazë kual-ifikuese, duke mundur Lihtenshtejnin, një kundërshtar të dobët në grup, kurse Kroacia dhe Spanja shkojnë më tej. Kështu, Shqipëria e 17 vjeçarëve e mbyll në mënyrën e duhur aventurën e saj në eliminatoret e evropianit të 2018. Të eliminuar pas dy humbjeve minimale 0-1 ndaj Kroacisë dhe Spanjës, për kuqezinjtë e vegjël ishte detyrë mbyllja sa më e mirë e eliminatoreve në grupin 2-të. Djemtë nuk zhgënjejnë duke treguar se paraqitjet ndaj dy

rivalëve të grupit nuk ishin rastësi duke tri-umfuar 5-0 ndaj Lihtenshteinit. Mustedanagiç bën ndryshime të vogla në formacion por duke konfirmuar sulmin që rezulton i frikshëm. Në minutën e 10-të Kleis Bozhanaj më i miri për tanët në këto eliminatore përfiton nga dhura-ta e portierit kundërshtar për të zhbllokuar sfidën. Pasi Bullari humbi një mundësi të mirë (15’) është sërish Bozhanaj që me një aksion personal tregon gjithë klasin e tij duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 21-të. 3 minuta më vonë Astrit Rama me një gjuajtje nga jashtë zonës realizon edhe golin e tretë dhe të parin

për mesfushorin e Olimpiakos. Në harkun e një minute janë dy mundësi nga njëra portë tek tjetra, në fillim Frick për Lihtenshteinin dhe më pas Ibrahimi për kuqezinjtë (26’, 27’). Goli është çështje kohe teksa do të zhbllokohet edhe kapiteni Emiljano Bullari që në minutën e 33-të çon shifrat 4-0, duke mbyllur pjesën e parë me këtë poker golash në favor të Shqipërisë. Pushimi nuk prish dëshirën për të shënuar sërish me Klesi Bozhanaj që në minutën e 50 dhuron spektakël duke shënuar golin e 5-të të sfidës dhe të 3 personal. Gjithçka mbyllet këtu pavarësisht se rastet për të shënuar nuk

mungojnë. Në fund ajo që mbetet në mbylljen e këtyre eliminatoreve është keqardhja për eliminimin e pamerituar.

Xhemal MustedanagiçTrajneri i kombëtares U-17, Xhemal Muste-

danagiç theksoi pas takimit se ishte i kënaqur nga performanca e grupit, por i vinte keq që kuqezinjtë e vegjël nuk arritën të kualifikohen më tej. “Ndeshje e mirë, jam i kënaqur nga skuadra. Më vjen keq që nuk morëm pikë me Kroacinë dhe Spanjën por duhet të pranojmë se ata janë një tjetër nivel. Ndje-hem mirë për faktin që dhamë gjithçka dhe bëmë një përfaqësim dinjitoz të futbollit shqiptar”.

Shqipëria U-17 shpartallon vetëm Lihtenshtejnin, nuk mjafton për kualifikim

Skuadra e Tiranës po ecën mjaft mirë në Kategorinë e Parë, pasi ka fituar pesë ndeshjet e para në kam-pionat dhe po përgatitet për të radhës me Tomorin në Kuçovë, ndërkohë që lajmet e merkatos kanë nisur që tani, këtë herë për në dalje, pasi në Rum-ani ka nisur të përflitet për trajnerin Ze Maria. Më parë ai ka drejtuar atje Çeahlaulin ndërkohë që tanimë është skuadra e ACS Poli Timishoara des-tinacioni i mundshëm i trajneri bra-zilianin. “Sporturilor” raporton se Ze Maria është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës rumune, që së fundmi ka shkarkuar trajnerin. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi ish-lojtari i Interit është nën kontratë me bardheblutë.

Ze Maria tremb Tiranën, merr ofertë nga Rumania

Page 21: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Skënderbeu do të përballet të shtunën në Korçë me Luftëtarin dhe synimi për këtë takim është fitorja, që do t’u jepte mundësinë bardhekuqve për të vënën nën presion rivalët e tyre që luajnë një ditë më pas. Për trajnerin Daja nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim mesfushori Bruno Dita, i dëmtu-ar në ndeshjen me Teutën. Problemi në kaviljen e ndalon atë për këtë takim, ndërkohë që rrezikon të mos jetë edhe në ndeshjen mjaft të rëndësishme në Beograd me Partizanin. Dita në ndesh-jet e fundit ishte aktivizuar si titullar dhe ndalet në momentin më të mirë. Gjithsesi, pritet që ai të ketë sërish hapësira, pasi ngjeshja e kalendarit do bëjë që Daja të bëjë shpesh rotacion.

Një nga lojtarët shqiptarë që ka spikatur sezonet e fundit jashtë vendit është Besart Berisha, më herët pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë e tani pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Mësohet nga mediat aus-traliane se Melburn Viktori mund të mbetet pa yllin e tij, Besart Berisha për një muaj, nëse Komiteti Disiplinor dhe i Etikës i Federatës Australiane të Futbollit e gjen atë fajtor për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes (arbitrit), shkruajnë mediat australi-ane. Vendimi për dënimin e futbollistit kosovar do të merret të enjten mbrë-ma në Sidnei dhe golashënuesi më i mirë në histori të A-League mund të pezullohet me së paku katër ndeshje për sjellje antisportive.

MESFUSHORI

FAKTI

SULMUESI

Sulmuesi pritet të luajë titullar në fundjavë kundër vlonjatëve, ish-skuadrës së tij

Progni ultimatum Flamurtarit: Partizani nuk ndalet, s'keni shans

Adriatik BALLA

Partizani do të presë në fund-javë Flamurtarin në një prej ndeshjeve më të rëndë-sishme të të dyja skuadrave

për këtë fazë, nisur dhe nga rivaliteti direkt në tabelën e renditjes për vendin e tretë. Natyrisht, të kuqtë janë favoritë sepse e presin Flamur-tarin në kryeqytet, por vlonjatët duan të surprizojnë dhe të ruajnë staturën e skuadrës pretendente për titull, sepse ecuria e deritanishme ka qenë e mirë dhe administratori Sinan Idrizi pretendon se ekipi i tij ka cilësinë dhe forcën për të garuar për trofe dhe do të luftojë deri në fund për një vend në zonën europiane të klasifikimit. Dje në konferencën e zakonshme për sht-yp që organizoi klubi i Partizanit, foli sulmuesi Gerhard Progni, i cili vuri në dukje ambicien e të kuqve për të marrë maksimumin në ndeshjen e fundjavës dhe natyr-isht dëshirën e madhe për të marrë tri pikë që do ta afronte Partizanin me kryesuesit. Por mesfushori me tipare sulmuese Gerhard Progni parashikon një përballje të vështirë ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi, ai është i bindur në suksesin e Parti-zanit, që duket se ka gjetur ritmin e duhur pas atij starti negativ të sezonit. 30-vjeçari thekson se për “të kuqtë” çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk do të ishte i kënaqshëm. “Në këtë kampionat, kundërshtarët duhet të vlerësohen të gjithë njësoj. Flamurtari ka një ekip shumë të mirë, sidomos në fazën e sulmit. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe kam shumë besim që do të marrin rezultat pozitiv.

Luajmë në fushën tonë dhe duhet të marrim patjetër 3 pikët, nuk na lejohet më asnjë gabim. Per-sonalisht do të kem shumë punë, sepse do të kem përballë Alveshin dhe Bushiçin”, u shpreh Progni. Trajneri Iuliano ka preferuar ta aktivizojë më të tërhequr në ndeshjet e fundit, vendim që është reflektuar edhe te rezultatet pozi-tive. “Të them të drejtën, e mendoja më të vështirë pozicion tim të ri, por skuadra në këto ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një herë. Një mesfushor krahu nuk e ka shumë të vështirë të bëjë rolin e mbrojtësit të krahut. Patëm një start të keq, që nuk e kishim menduar, por, kur ke shumë prurje në ekip, kjo është normale. Edhe trajneri është i ri dhe sigurisht që do ta kishte pak të

vështirë ta kuptonte mentalitetin e kampionatit shqiptar dhe forcën që ka”, vijon Progni. Kur pyetet si një ish i Flamurtarit, Progni shprehet se i ka munguar vetëm titulli kampion gjatë eksperiencës vlonjate. “Te Fla-murtari kam kaluar tre vite të kën-aqshme, por nuk arrita të shijoj titullin. Të them të vërtetën, nuk kam ndonjë emocion të veçantë, që përballem me ish-ekipin tim”, përfundoi Progni.Flamurtari vendos heshtje shtypi

Klubi i Flamurtarit ka gjetur një mënyrë jo të panjohur për t’u mbyllur gojën lojtarëve të tij. ka vendosur heshtje shtypi, në mënyrë që të evitojë përplasjet e lojtarëve me kundërshtarët e tyre, përplasje që vijnë nga deklaratat për shtyp. një qëndrim i tillë mendohet të

Gjyqtari Lorenc Jemini është tërhequr nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit, por në largim e sipër, në një intervistë për median e shkruar sportive, ka “shigjetuar” kreun e FSHF-së, Armando Duka. Jemini sqaron bisedën që ka pasur me pres-identin e FSHF-së, Armand Dukën, ku shprehet: “Jam takuar kalimthi me presidentin Duka dhe u përpoqa të bisedoja me të, ta pyesja çfarë po ndodhte, por mora një përgjigje evazive: Hajde se ti këtu je. Je pjesë e gjyqtarëve, do të kemi kohë në të

ardhmen”. Jemini po ashtu bën të ditur se nga komisioni i gjyqtarëve në FSHF nuk i është dhënë asnjë motiv në lidhje me pezullimin e tij. Po pse duhej të shkonte Jemini te Duka për sqarim? Çfarë lidhje ka presidenti një federate të sqarojë një arbitër, kur ka një komision përkatës për këtë sektor? Si ka mundësi që askush nga komisioni i arbitrave nuk i jepte asnjë sqarim? Atëherë i bie që ka një lidhje direkte mes arbitrave dhe Dukës, kur nuk është aspak normale, madje është një situatë skandaloze. Është njësoj

sikur një Gjyqtar i Tiranës të shkojë dhe të ankohet te Kryeministri Edi Rama, kur në fakt është Gjykata e Tiranës për këtë punë. I bie që çdo ar-bitër në Shqipëri shkon dhe raporton apo ankohet te presidenti i FSHF-së, pasi komisioni përkatës i saj është “kukull”. Në futbollin profesionist është diçka e paimagjinueshme. Sis-temi i futbollit në Shqipëri është i kal-bur nga rrënjët dhe kjo lidhje direkte e arbitrave, e atyre që vënë drejtësi në ndeshje, me kreun e FSHF-së, është vërtet e frikshme.

ARBITRI/ Lorenc Jemini “shigjeton” Dukën: Më tha “Hajde, se ti këtu je”

Fyeu arbitrin, Besart Berisha rrezikon

një muaj pezullim

Dita dëmtohet, rrezikon të mungojë ndaj

Partizanit të Beogradit

jetë i lidhur me tensionin që ka skuadra në prag të një ndeshje të rëndësishme, por edhe ambicies së vlonjatëve për të marrë pikë në kryeqytet. Kjo është hera e dytë që te Flamurtari vendoset heshtja për shtyp për këtë sezon. Hera e parë ishte para ndeshjes me Luftëtarin, pasi duhej të largohej euforia nga ekipi, por në fakt në atë ndeshje vlonjatët sërish barazuan, madje luanin në fushën e tyre. Të shohim këtë radhë si do të rezultojë strateg-jia për ta përgatitur ndeshjen në heshtje. Vetëm trajneri Shpëtim Duro është i autorizuar të komu-nikojnë me mediet. Tekniku do të përballet këtë herë me ish-skuad-rën e tij dhe ky është një duel emocional për Duron.

Në botën e futbollit sfidat e “ish”-ëve janë të shpeshta, e aq më tepër ndoshta kur rrethi ngushto-het në një kampionat si ai i Kategorisë Superiore. Por përballja e kësaj jave mes Kukësit dhe Vllaznisë është pa dyshim e veçantë. Këtë të diel, në “Zeqir Ymeri”, mund të ketë vend për pak nostalgji, për-ballje me të kaluarën e pse jo edhe ndonjë mllef apo dëshirë për hakmarrje. Duke nisur nga Ernest Gjoka, tekniku kthehet aty ku siguroi arritjen më të madhe të karrierës, titullin e parë kampion të Kukësit. Ndarja me Gjicin, pas asaj penalltie të humbur nga Pejiç në eliminatoret europiane, nuk ishte nga më të mirat, pa diskutim që Gjoka është

ndier i pavlerësuar nga klubi, me tifozët kuksianë marrëdhëniet kanë qenë të shkëlqyera, i kanë dalë në krah edhe në rastin e largimit, por tani i duhet të mendojë për Vllazninë e ndoshta t’i tregojë Gjicit se sa vlen, nga krahu i kundërt. Duhet të jetë një për-ballje e veçantë edhe për Ndricim Shtubinën. Kur nisi karrierën në vitin 2006 në klubin e qytetit të tij, as në ëndrrat më të shfrenuara nuk mund të kishte imagjinuar se një ditë do të luante kundër Vllaznisë me Kukësin, emër që atëkohë nuk figuronte në gje-ografinë e rëndësishme të futbollit shqiptar. Mbi 230 ndeshje me fanellën kuqeblu, 38 gola të shënuar e besnikëri pafund edhe kur nga skuadra shkodrane

iknin të gjithë. Verën e kaluar pa t’i refuzoheshin çuditërisht kërkesa që për dikë me kontributin e tij kudo tjetër do të konsideroheshin normale. Kukësi i hapi dyert dhe tani, nëse Milinkoviç i jep një shans, do t’i duhet të bëjë profesionistin kundër skuadrës ku ka kaluar një jetë. Vera apo më saktë pranvera e kaluar ishte e pazakontë edhe për Edon Hasanin. I larguar nga Kukësi pas një diskutimi me Gjicin (zyrtarisht ishte një zgjidhje konsensuale e kontratës), Hasani iku me keqardhjen që nuk e lanë të festonte atë fundkampionati, dicka për të cilën në fund të fundit kishte kontribuar dhe ai, titullin e parë kampion në historinë e Kukësit. 25-vjeçari

motivet preferoi t’i ruante për vete, pa ngjallur shumë polemika, por këtë të diel, pas ribashkimit me Gjokën te Vllaznia, do të ketë dhe ai rast për të folur në fushë. Radha e gjatë e ish-ëve nuk mbar-on këtu, por me të tjerë protagonistë për të cilët ndarja ka qenë një proces normal i rrugëtimit të një profesionisti. Bakaj, vendimtar në sigurimin e mbijetesës shkodrane vitin e kaluar, tani vështirë se mund të ketë nostalgji. Mund ta ndiejë më tepër një shkodran si Sidrit Guri, i rritur në fidanishten e Vllaznisë, ndërsa për kuksianin Hallaçi janë ndoshta më pak sugjestionuese kujtimet e sezonit 2009-2010, kur ishte pjesë e shkodranëve.

Kukësi-Vllaznia, rikthim emocionues për trajnerin Ernest Gjoka

Mesfushori kuqezi, Amir Abrashi, ka pasur një dëmtim në gju që e la jashtë Kombëtares në dy ndeshjet e fundit me Spanjën dhe Italinë, sikurse edhe nuk është aktivizuar me Frejburgun prej rreth një muaji. Mesfushori u kthye para disa ditësh me skuadrën, por sërish pati probleme në të njëjtin vend, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar dhe Abrashi ka nisur përgatitjet. Pritet që pasi të fitojë formën e duhur sportive mesfushori të aktivizohet në Bundesligë dhe të japë kontributin në fushën e blertë. Ndryshe është situata me Migjen Bashën, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe rrezikon të mos jetë nën urdhrat e Fabio Grosos në ndeshjen që Bari luan me Breshian.

Abrashi kalon dëmtimin, pritet kthimi në

fushë për Frejburg

“Flamurtari ka një ekip shumë të mirë, sidomos në fazën e sulmit. Ne do të bë-jmë lojën tonë dhe kam shumë besim që do të marrin re-zultat pozitiv. Lua-jmë në fushën tonë dhe duhet të mar-rim patjetër 3 pikët, nuk na lejohet më asnjë gabim...”

Page 22: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

22 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Cate Blanchett e Demi Lovato marrin çmimet e mëdha në “InStyle Awards”

1- Është ndihmës mjeke në maternitet. 2- Organizatë terroriste irlandeze me Shi Penin. 3- Gojëdhënë, mit. 4- Ai banon në manastir. 5- Ngastër e mbjellë. 6- Humoristi italian Desika në inic. 7- Pagesë mbi vlerën e faturës. 8- Janë toka të punuara dhe të mbjella. 9- Feudal polak i paraluftës. 10- Kompozitori popullor Myzyri në inic. 11- Ai vërteton identitetin. 13- Është litar çeliku. 14- Ish futbollisti turk ... Shukur. 16- Koha e ekzistencës. 17- Markë motoçiklete serbe. 18- Një nënë nga veriu. 20- Buxheli i letrave. 21- Kafshë e vogël mishngrënëse që rron nën tokë i thonë ndryshe edhe vjedhur. 22- Këngëtarja me ngjyrë Terner. 23- Enë e madhe për ujë. 24- Vagabond, imoral. 25- Shkak apo arsye. 26- Njeri i mefshët që s’para mbush. 27- Vendqëndrim i anijeve. 29- Kulçedër. 30- Kompozitori Kongoli. 31- Goli në Olimpikun e Romës. 33- Një fjalë pa kuptim. 34- Zotëroj. 35- Është kafshë shtëpiake. 36- Rovena e këngës lirike në inic. 37- Fill i hollë prej pambuku.

1- Qumësht i kondensuar me kanoçe. 4- ... Velo, shkrimtar dhe piktor. 7- Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën. 12- Tokë e punuar dhe e mbjellë. 13- Banor i një krahine kufi me Turqinë dhe Sirinë. 14- Njeri koti që nuk i hyn në punë asnjërit. 15- I thonë ndryshe gomarit në veri. 17- Fjalë që përcakton masën apo sasinë. 18- Në mes një solete. 19- Banor i disa vendeve prejardhjen e të cilëve populli e lidh me egjiptin. 20- Janë zakone që populli ynë i ndjek me besim në të mirë dhe për keq. 21- Fenomen atmosferik, i pashquar. 22- Është motra e nënës apo babait. 23- Janë kafshë nga viset e Amerikës së Jugut me lesh të mirë, përdoren edhe për ngarkesë. 24- Shkrimtari Stermilli autori i “Sikur të isha djalë”. 25- Këngëtarja Zeliha ... 26- Shpirt i keq, shejtan. 27- Janë dy ato të globit. 28- Fund për anglezët. 29- Politikani Ndre ..., pa të fundit. 30- Ka një të tillë drejtues. 32- Alibali i këngës në inic. 33- Lloj peshku me kokë të madhe. 34- Enë prej druri që nxë 8-10 kg për miell. 36- Ish futbollist anglez ... Kin. 37- Njëlloj si marrëveshje. 38- Pjesë loje në volejboll. 39- Kumbulla të egëra të tharta përdoren në gjellë. 40- Një shenjë e horoskopit. 41- Shkuan.

Të vishesh bukur është një e drejtë. “InStyle Awards” mblodhi si përvit ikona të stilit, ndërsa çmimet e mëdha i rrëmbyen Cate Blanchett dhe Demi Lovato, për kontributin e dhënë modës në ta-petin e kuq. Cate Blanchet kishte zgjedhur një fus-tan elegant me një prerje të thellë përpara në formë V-je, krijim i “Givenchy”. Fjalimi i saj iu drejtua drejtpërdrejt meshkujve që e dëgjonin. “E gjithë kjo ka të bëjë me gratë që ndihen të lira të veshin çfarë të duan, atëherë kur duan ta veshin dhe mënyrën sesi zgjedhin ta bëjnë këtë. Të gjithave na pëlqen të dukemi joshëse, por kjo nuk do të thotë se po e ftojmë palën tjetër në intimitet”, tha Cate Blanchett,

aktore. E gjithë mbrëmja në fakt u kthye në një elozh ndaj fuqisë femërore, në sfondin e skandalit “Weinstein” që ka tronditur nga themelet parajsën e filmit. Ndërkohë, Lovato u nderua me çmim për betejën e saj personale me çrregullimin bipolar, si dhe mbështetjen që i ka dhënë hapur personave të tjerë të prekur nga e njëjta sëmundje. “Ndershmëria i ka dhënë formë jetës sime. Edhe pse disa herë ka qenë e dhimbshme, jam ndierë e dobët, kam pasur frikë, unë sërish e kam ditur sesa e rëndë-sishme ishte ta ndaja historinë time me të tjerët, me shpresën se do t’i frenoja në rrugën drejt rrëzimit”, tha Demi Lovato

Lopa apo derri

Një herë Tafa po kontrol-lonte nëpër revista për një kokë lope për model.

Një shok i tij për të bërë hu-mor i jep portretin e njërit prej anëtarëve të zyrës.

- Po unë desha një kokë lope, -i thotë Tafa, - e jo turinj derri.

Dhimbja e barkut

Doktor, vdiqa nga barku, - i thotë, - të lutem më ndihmo.

Pasi e viziton, doktori i jep një ilaç dhe i thotë:

-Shko në shtëpi, pije këtë dhe do të qetësohesh.

-Ok faleminderit! Sa dety-rohem për këtë vizitë, - e pyet Beni.

-50 euro!- i drejtohet ai. -Sa!? Po tallesh doktor?,- i

thotë Beni.-Jo, kaq bën vërtet, sepse

unë kam investuar kushedi sa vjet për të ndjekur studimet dhe të gjithë specializimet e duhura që të bëhesha e të mësoja si të të shëroja ty.

-Po pse, unë ta kam fajin që paske qenë aq injorant, i kthe-het Beni.

Berberi-Një berber llafazan i thotë

një klienti të zakonshëm:- A e more vesh në 2 ja-

nar do të ngordhin të gjitha kafshët e botës, dhe në datë 4 janar do vdesin të gjithë njerëzit?

-Oh fatkeqësi, - thotë klienti, -po më datë 3 janar kush do më rruajë mua?

Sa është rroga…?Dy miq po bisedonin, dhe i

pari hidhet dhe thotë:-Shkova të kërkoja punë

dhe e pyeta pronarin sa ishte rroga. Më tha: Si fillim 750 euro, më vonë 900 euro !!

-Ti pranove, e pyet tjetri.-I thashë, po vij më vonë !!

k u l t u r e www.sot.com.al

3 1 7 8

6 8 4 2

9

3 5 9 7 6 8

4 6

7 6 8 2 9 1

8

2 9 1 5

7 3 8 2

3 7 9

3 4

9 5 6 7 3

5 9 3 1 4

6 9

4 5 8 6 7

3 4 9 1 6

2 9

4 1 7

9 1 8

5 2 7

4 6

1 5 7

4 8 9

9 1

3 5 9

1 8 2

Page 23: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

GAZETA SOT E Enjte 26 Tetor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Ata që janë më mendje hapur do të arrijnë që t’i larg-ohen rutinës dhe t’a shikojnë situatën aktuale nga një kënd krejtësisht ndryshe.

23 shattor-22 tetor

Kjo nuk është kohë e mirë për vendime të rëndësishme strategjike apo për ndryshime kardinale. Me shumë gjasa rrethanat do t’iu kushtëzojnë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Fleksibiliteti psikologjik do t’iu ndihmojë që të treg-oheni mendje hapur dhe të përmirësoni sa më shumë situatën e sotme.

Do të keni disa dyshime lidhur me punën apo biznesin tuaj. Nëse keni frikë nga një mashtrim i pistë, mos merrni ndonjë vendim kardinal.

Disa paqartësi mund t’iu ndjekin deri në mbrëmje ose lidhur me partnerin tuaj, ose me punën. Do shoqëroheni nga intriga dhe keqkuptime.

Dashi Demi

Tregoni kujdes në komu-nikimin me rivalët. S'këshillo-het të nënshkruani ndonjë kontratë ose të angazhoheni në konsultime me ndërmjetës.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Dita do ketë nevojë për di-versitet, kështu që ecni përpara dhe impresionojeni vete. Komu-nikimi i lirshëm me miqtë, apo kolegët do t’ju relaksojë.

Peshqit e ndikueshëm dhe të paekuilibruar këshillohet që të gjejnë një pikëmbështetje të qëndrueshme, nga zona e punës së përditshme të interesit.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Gjatë ditës njohjet e reja do t’iu tërheqin si magnet, por ato do të pasohen nga pasig-uritë dhe dyshimet e fshehta. Kjo është ditë e lojërave.

Mikroçipi i parë në botë del në shitje

Të lindurit e kësaj shenje do të shfaqin çaste disponimi. Nëse gjendja juaj psiko-fizike është e balancuar, atëherë mos u shqetësoni.

Horizontal

Gjatë së dielës do të shfaqni interes në sferën e dijes. Këshillohet që t’iu kushtoni më shumë kohë pasioneve tuaja.

Ata të cilët janë të varur nga mbajtja e vetes në formë të mirë fizike, këshillohet që të shpenzojnë më shumë kohë më vrap dhe stërvitje fizike.

Mikroçipi i parë në botë, i përdorur për t’i dhënë energji gjithçkaje, që nga smartphone tek anijet kozmike, do të shitet për 600 mijë dollarë në 60-vjetorin e shpikjes së tij. Inx-hinieri elektrik Jack Kilby ndërtoi një qark të integruar në 1958 bashkë me Tom Yeargan, i cili ishte tekniku drejtues për projektin në Texas Instruments. Gjysmëpërcjellësi, jo më i madh se gishti i unazës, përfshin një varg të bakrit dhe tela ari të lidhura me geranium, montuar në xham dhe i ruajtur në një kasë plastike. Ky mikroçip i hapi rrugën krijimit të telefonave mobile dhe kompjuterave dhe u përdor në teknologji si në televizorë, makina, mikrovale dhe aparate dëgjimi. Sot, 60 vjet pas krijimit, vajza e Yeargan, Leslie po e shet bashkë me një kumtesë ku tregon se si e krijoi atë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Ishte shitur për vetëm 60 dollarë në 1958-ën dhe tani ka një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Salvator Mundi i Leonardo Da Vinçit, një pikturë e Jezu Krishtit, është cilësuar nga shtëpia e ankandeve ‘Kristis’ si rizbulimi më i madh artistik i shekullit të 21-të. Aktu-alisht ajo është ekspozuar në shtëpinë e ankandeve ‘Kristis’, në Londër para se të dalë në shitje, muajin e ardhshëm në Neë York. Vepra është një nga më pak se 20 pikturat e njohura të Leonardos dhe e vetmja që ka qenë në pronësi private. Kanavaca që daton që prej viteve 1500, sjell imazhin e Krishtit. Piktura ishte e para e realizuar gjatë mbretërimit të Çarlsit të parë dhe u zhduk nga viti 1763 deri në 1900.

Fjalëkryq i shifruar

Piktura e Da Vinçit, vlera 100 milionë dollarë

1- Regjizori ... Xhuvani. 6- Goli në Olimpi-kun e Romës. 7- Organizatë terroriste baske. 8- Aktori amerikan Garsia në inic. 9- Kompozitori Arapi në inic. 10- Është dirigjenti i organizmit.11- Aleksandër ... shkrimtar francez autori i romanit “Zonja me kamelete”. 12- “Pyes ...”, një këngë fituese në festival. 16- Shtet në Gadishullin Arabik me kryqytet Doha. 17- Thuhet në fund të lutjes. 18- Plikot. 19- Bakër ose ... 20- Janë si veçori dalluese. 22- Hyrja në Irlandë. 23- Mjeshtër për enë prej balte për ujë ose për gjellë. 24- Gazermat Italiane. 25- Kafshë shtëpiake. 26- Arixhi. 27- Fillestar, diletant. 29- Ndërtesa ku ushtron funksionet dre-jtuese një organ shtetëror. 30- Ramazoti i këngës italiane. 31- Aktori Vangjel ... 32- Një opera e Pjetër Maskanjit. 33- Është veti e veçantë natyrore për të përvehtësuar diçka, prirje apo aftësi të veçanta. 35- Djali i vajzës. 36- Ish futbollisti i Tiranës ... Baçi. 37- I thuhet ndryshe kalit të shalës. 38- Ir-ritim i zorrës së trashë. 39- I thonë çajit italianët. 40- Lumi që kalon përmes Londrës. 41- ... Jashin, ish portieri legjendar i BS. 42- Kryetar manastiri i murgjërve ortodokse. 43- Aktori Ymer

1- Këngëtarja popullore ... Zani. 2- Koha e ekzistencës. 3- Njëlloj si nr.7 horizontalisht. 4- Notë në pentagram. 5- Gjihtar i egër i ng-jashëm me leopardin. 8- Formacion i madh ushtarak. 10- Kujdestar. 11- Ka për kryeqytet Senegali. 12- Është qytet dhe ekip futbolli në greqi. 13- Khajami i rubairave. 14- Kompani e telefonave celulare në Itali. 15- Industri e Ndërtimit. 16- Njëlloj si paradhënie. 18- Është fshat në Gjirokastër. 20- Tip motoçiklete ser-be. 21- Kodheli e politikës. 23- Është kripë e kaliumit përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sapunit etj. 24- Lartërsira ndërmjet Palestinës dhe Izraelit. 25- Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët. 26- Ai që ngre krye kundër qeverisë. 28- Markë cigareje italiane. 29- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës. 31- Titull fetar në hierarkinë myslimane. 32- Është si mëria. 33- Ka për kryeqytet Estonia. 34- Krahina, vise, toka. 36- Ka për kryeqytet Togo në Afrikë. 38- Zotëroj. 39- Vilhelm ... Heroi Kombëtar i Zvicrës. 40- Trupat Ush-tarake. 41- Notë muzikore.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Zbardhet lista e 35 gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen të

24 GAZETA SOTE Enjte 26 Tetor 2017

5,6,8,9,10,11,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Merkato është ende larg, për më tepër periudha e trans-ferimeve verore,

por Barcelona i ka të qar-ta idetë e saj për lëvizjet e mundshme, sepse nuk ka në plan të heqë dorë prej brazili-anit Kutinjo, të cilin e dëshiron në gjirin e saj. Klubi katalanas dështoi ta marrë yllin brazil-ian të Liverpulit në verë, për shkak se klubi anglez vendosi si kufi të fundit shumën e 180 mln eurove, praktikisht një shumë e pamundur për të afruar një lojtar në këto nivele. Bisedimet zgjatën për shumë ditë, por në fund trajneri Jurgen Klop i Liverpulit vuri veton, duke mbajtur Kutinjon në gjirin e “redsave” anglezë. Pra Barça dështoi ta marrë Kutinjon në verë, por kjo s’do të thotë se nuk do ta marrë verën e ardhshme. Në dimër braziliani shihet i pamundur të shkëputet nga Liverpuli, por Barcelona e dëshiron atë në merkaton e verës së ardhshme. Dhe bisedimet janë rikthyer dhe Liverpuli e Barça po dis-kutojnë madje dhe shifrën

SULMUESI/ Sampdoria dhe Juve, “viktimat” e preferuara

të “snajperit” Ikardi

KUPA E ANGLISË Në Angli është hapur një debat i madh për rregulloret e futbollit dhe rreziku i përjashtimit të Mançester Sitit dhe Arsenalit është shumë i madh. Kjo sepse Siti dhe Arsenali ar-ritën të kualifikohen mes vështirësish, vetëm pas minutave shtesë, në Cara-bao Cup, mbrëmjen e të martës, por dy klubet ende nuk mund të jenë të qeta. Si Guardiola, ashtu edhe Venger kanë kryer nga 4 zëvendësime dje dhe deri këtu nuk ka asgjë jonormale, sepse ky turne e lejon, por interpreti-

mi i rregullores ka hapur një debat të madh në opinionin sportive në Angli. Sipas rregullores së Carabao Cup, çdo klub mund të kryejë vetëm 3 zëvendësime gjatë 90 minutave dhe në rast se ndeshja i drejtohet minutave shtesë, mund të kryejë edhe 1 tjetër. Por ditën e djeshme, Guardiola kreu vetëm 1 gjatë 90 minutave dhe 3 të tjerë në fillim të shtesës prej 30 minu-tave, ndërsa Venger 2 brenda kohës së rregullt dhe 2 të tjerë në shtesë. Opinioni sportive është ndarë në dy

pjesë, ata që besojnë se është shkelur rregullorja, sepse lejohet vetëm 1 zëvendësim në minutat shtesë dhe pjesa tjetër që pretendon se gjithçka ka qenë e rregullt, sepse nëse ndeshja shkon në shtesë, çdo skuadër mund të përdorë 3+1 zëvendësime dhe i takon trajnerit të vendosë se kur do t’i kryejë ato. Por a do të eliminohen, Arsenal dhe Mançester Siti nga Carabao Cup? Përgjigja do të vijë shumë shpejt, pasi të mblidhet një komision, që do të bëjë interpretimin e rregullores së Kupës.

BOKS TRAJNERI BAJERNI

Joshua: Fitorja me Klitçko më bëri të ndihem vërtet kampion

Tuhel planifikohet të marrë drejtimin e Bajernit

Në boksin profesionist vëllezërit Klitçko kanë më shumë se dhjetë vjet që dom-inojnë, por dalin të rinj të tal-entuar që marrin stafetën. Kështu, Anthony Joshua ka thënë se nuk ndihej si kampi-on para ndeshjes me Vladimir Klitçko dhe se ishte pikërisht ajo fitore e bëri të ndjehej i tillë. Britaniku ishte kampion i IBF-së që nga viti 2016, por në prill të këtij viti e mundi ukrainasin për të fituar edhe titullin e ËBA në kategorinë e rëndë. “U bëra kampion për shkak të vështirësive në ndesh-jen me Klitçko, tani ndihem si

Trajneri Zinedine Zidane flet për të ardhmen e tij në stolin e Realit të Madridit. Francezi vetëm pak muaj më parë rinovoi zyrtarisht me “Los Blancos”, por në një klub të madh pozicioni i trajnerit nuk është asnjëherë i sigurt dhe Zizu e di mirë këtë. Në një in-tervistë francezi i stolit të Realit la të kuptohet se të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. “Kam një kontratë afatgjatë por kjo nuk do të thotë asgjë. Jetoj ditë pas dite sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Unë mendoj vetëm për këtë sezon. Nuk jam aspak euforik dhe dëshiroj të

Bajerni e ka një trajner në krye, por ai është deri në fund të sezonit, më pas duhet teknik i ri. Dhe emrat kanë nisur të lakohen. Kështu, ish-trajneri i Dortmundit, Thomas Tuhel, favorizohet për të marrë dre-jtimin e gjigantit gjerman, Bajernit të Mynihut, raporton “Bild”. Bajerni ka zëvendësuar Karlo Ançelotin e shkarkuar, me Jup Hajnkes, i cili do të qëndrojë në “Allianz Arena” vetëm deri në fund të këtij se-zoni. Është spekuluar se Tuhel mund të jetë edhe zëvendësues i Arsen Vengerit tek Arsenali, por është i papunë që nga se-

kampion i vërtetë”, ka theksuar Joshua. 28 vjeçari do të takohet me Karlos Takam më 28 tetor në Kardif, ku Joshua do të mbrojë titujt e tij përballë kamerunasit.

punoj intensivisht. Asnjëherë nuk mund t’a dish se çfarë do të ndodhë nesër sidomos kur je pjesë e një klubi të madh si Re-ali i Madridit”, u shpreh Zidane.

zoni i kaluar kur ishte larguar nga Dortmundi. Megjithatë, Bajerni është duke kërkuar për zëvendësues të përhershëm të Karlo Ancelotit.

Katalanasit nuk heqin dorë nga sulmuesi brazilian i Liverpulit, i cili konsiderohet si një prej lojtarëve që plotëson shijet e tyre për sezonet e ardhshme në La Liga

financiare të transferimit. Janë pikërisht mediat spanjolle që bëjnë të ditur se vetë Kutinjo e ka lënë derën e hapur për të lëvizur drejt Katalonjës dhe Barça llogaritet të jetë skuadra e dëshiruar prej tij. Barcelona ka mësuar çmimin që duhet të paguajë për të siguruar në janar shërbimet e Felipe Kutinjos. Sipas “Mirror”, Liverpuli është i gatshëm të privohet nga mesfushori brazilian vetëm për 135 milionë stërlina, që konvertohen afërsisht me 150 milionë euro. “Blaugranat”

po vazhdojnë të këmbëngu-lin për 25-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë pasuesin ideal të Andres Iniestës, që është drejt fundit të karrierës. Gjatë verës, drejtuesit e Liverpul re-fuzuan tri oferta të Barcelonës, e fundit 119 stërlina. Interesi i katalanasve për ish-futbollistin e Interit ka mbetur i njëjtë, por edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Camp Nou”. Kjo është arsyeja që mes përfaqësuesve të skuadrës spanjolle dhe menaxherit të Kutinjos, Kia Joorabchian, janë

Barça rikthen çështjen “Kutinjo”, Liverpuli kërkon 150 mln euro

Bënë katërndryshime, Siti e Arsenali rrezikojnë

Zidane flet për të ardhmen te Reali: S’i dihet

zhvilluar bisedime në fillim të javës. Si ndërmjetës mes dy klubeve, përfaqësuesi ligjor i brazilianit ua ka bëtë të qartë të dërguarve të Barcelonës së Liverpuli është gati të nënsh-kruajë marrëveshjen në janar, për 135 milionë stërlina. Pra Barça duhet të derdhë 150 mln euro për të marrë në qershor Kutinjon dhe për një shumë të tillë Barcelona është gati të nisë procedurat. Por deri në qershor loja mund të marrë drejtime të reja, pasi Paris Saint Germain, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, kanë dhënë sinjale se mund të futen në garë për Kutinjon. Braziliani dëshi-ron largimin nga Liverpuli dhe dëshiron Barcelonën, por deri atëherë është klubi i kuq që do të vendosë për destinacionin e tij të ri, që lidhte me ofertën më të mirë dhe kur është fjala për paratë, Al Khelaifi i PSG-së qëndron mbi të tjerët dhe bën çmenduri për afrimin e top-lo-jtarëve. Mbetet të shihet se si do të përfundojnë bisedimet mes Barçës e Liverpulit për çështjen “Kutinjo”, por sinjalet e para janë pozitive për një transferim në verë të brazili-anit drejt “blaugranave”.

Ai sot është një prej sul-muesve më të mirë në botë, por kur Mesi ishte në kulmin e tij në Katalonjë tek Barcelona, Mauro Ikardi ishte vetëm një djalosh 18-vjeçar që priste rastin të tregonte vlerat e tij. Në Itali e kuptuan që ai kishte nevojë të luante dhe Sampdoria i besoi atij. Por si ia shpërbleu? Duke e bërë viktimën më të madhe me golat e tij. Në janarin e vitit 2011, Sampdoria solli Mauro Ikardin nga Barcelona në Itali, kur argjentinasi ishte vetëm 18 vjeç dhe e prezantoi atë në Serinë A, gjatë sezonit 2012-2013. Gjatë kësaj periudhe Ik-ardi luajti 33 takime dhe shënoi 11 gola, mjaftueshëm për t’i bindur drejtuesit e Interit, që ta

transferojnë në Milano. Që nga vera e vitit 2013, argjentinasi luan te Inter, ku është shndër-ruar në kapitenin, bomberin dhe liderin e skuadrës zikaltër. Por, nëse i hedh një sy shifrave, vëren se argjentinasi nuk ka pasur aspak ‘mirënjohje’ për ish skuadrën e tij. Argjentinasi i ka shënuar Sampdorias plot 7 gola, në të gjitha përballjet e tij ndaj tyre dhe për më tepër, asnjëherë nuk ka ngurruar të festojë, duke dëshmuar qartë se goli për Interin është shumë më i rëndësishëm sesa mirënjohja sportive ndaj Sampdorias. Vlen të përmendet fakti se Samp-doria, bashkë me Juventusin, janë “viktimat” e preferuara të Ikardin, në Serinë A.