zinxhiri ushqimor - amendamentet pËrmirËsojnË …

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 397 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 4 Shtator 2020 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 7 Faqe 7 Faqe 6 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Korçë, 150 fermerë në Maliq, nisin shitjen e patates sipas kontratave paraprake me tregtarët e shumicës Faqe 12, 13 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL RISI ALBANIA RISI ALBANIA Fermerët po rrisin interesin për certifikimin e prodhimit bujqësor nga fermat e tyre, me standardet Global GAP Faqe 2 Faqe 2 KASH I PROPOZON MBZHR NJË VARIANT PËR AMENDIM NË LIGJIN PËR BUJQËSINË Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Eksporti bujqësor nuk ka njohur pandemi, ja shifrat Qeveria, mbështetje me financime Djerrinat e deridjeshme të tranzicionit në Xarrë, tashmë shembëlltyrë e transformimit të bujqësisë Faqe 4 Rajonalizimi i fidanëve frutorë në Korçë. Testohen 4 varietete italiane për eksport Faqe 5 “Certifikimi i tokës mbetet sfidë”, Lame: 22 mijë familje nuk janë pajisur asnjëherë, afati i fundit për aplikim 7 nëntori Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 PRODHIMI BUJQËSOR Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia nga Covid-19 kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë, që përveç të tjerave, për ta përballuar me sukses kërkon detyrimisht përmirësimin e legjislacionit aktual, për të mundësuar një bashkëpunim efiçent midis agjencive publike dhe organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të sektorit privat, që operojnë në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit me ushqime Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh, Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë. Tel: +355 4 2 251 910 /911 Email: [email protected] [email protected] www.fedinvest.al Punësimi i të rinjve - Ambasada e Zvicrës program të veçantë për institucionet shqiptare ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË KOOPERIMIN, KOORDINIMIN, MEKANIZIMIN, INOVACIONIN E DIXHITALIZIMIN, PËR PËRMIRËSIMIN EKONOMIK DHE DISBURSIMIN E GRANTEVE

Upload: others

Post on 25-Oct-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 397Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 4 Shtator 2020

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 7 Faqe 7 Faqe 6

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Korçë, 150 fermerë në Maliq, nisin shitjen e patates sipas kontratave paraprake me tregtarët e shumicës

Faqe 12, 13

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

risi AlbAniA

risi AlbAniA

Fermerët po rrisin interesin për certifikimin e prodhimit bujqësor nga fermat e tyre, me standardet Global GAP

Faqe 2

Faqe 2

KASH I PROPOZON MBZHR NJË VARIANT PËR AMENDIM NË LIgJIN PËR BUJQËSINË

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Eksporti bujqësor nuk ka njohur pandemi, ja shifrat

Qeveria, mbështetje me financime

Djerrinat e deridjeshme të tranzicionit në Xarrë, tashmë shembëlltyrë e transformimit të bujqësisë

Faqe 4

Rajonalizimi i fidanëve frutorë në Korçë. Testohen

4 varietete italiane për eksport

Faqe 5

“Certifikimi i tokës mbetet sfidë”, Lame: 22 mijë

familje nuk janë pajisur asnjëherë, afati i fundit për

aplikim 7 nëntori

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

prodhimi bujqësor

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia nga Covid-19 kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë, që përveç të tjerave, për ta përballuar me sukses kërkon detyrimisht përmirësimin e legjislacionit aktual, për të mundësuar një bashkëpunim efiçent midis agjencive publike dhe organizatave

të shoqërisë civile, përfaqësues të sektorit privat, që operojnë në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit me ushqime

Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh,Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë.Tel: +355 4 2 251 910 /911Email: [email protected]@fedinvest.alwww.fedinvest.al

Punësimi i të rinjve - Ambasada e Zvicrës program të veçantë për institucionet shqiptare

ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË KOOPERIMIN, KOORDINIMIN, MEKANIZIMIN, INOVACIONIN E DIXHITALIZIMIN, PËR PËRMIRËSIMIN EKONOMIK DHE DISBURSIMIN E GRANTEVE

Page 2: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRANA. BANK: AL09206110040000100301826100; INTESA: AL75208110080000001023231803

risi AlbAniA

Punësimi i të rinjve - Ambasada e Zvicrës program të veçantë për institucionet shqiptare

Banka Credins vjen me degën më të re SMART në Tiranë, ofron eksperiencë unike për çdo klient drejt

një bankingu digjital

Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka

nisur procesin e transformimit të degëve nga një banking tradicional drejt një bankingu modern dhe digjital. Falë kon-ceptit të një dege Smart, sjellim një model të automatizuar duke ofruar një kombinim perfekt të një eksperience digjitale dhe asaj humane, për të ofruar një sherbim unike për çdo klient.

Dizanji i degës inovative SMART, nënkupton persona të specializuar që kryejnë funksionin e mikpritjes, të in-formimit dhe trajnimit të çdo klienti, për të lehtësuar për-dorimin e çdo shërbimi bankar. Krijimi i një këndi inovativ, ku klientët mund të relaksohen para tabletave të vendosura, u mundëson atyre të këshillohen nga stafi ynë, për të shkarkuar aplikacionin dhe për ta përdo-rur atë direkt duke pirë një kafe në një atmosferë të ngrohtë.

Objektivi ynë është të sjel-lim një mënyre të re të për-dorimit të bankës nga të gjithë klientët, të shtyjmë dhe rrisim penetrimin e klientëve drejt kanaleve digjitale, nëpërmjet një mënyre të re trajnimi dhe edukimi, e cila do sjellë një reduktim të kostove të bankës dhe rritje të kënaqësisë së për-dorimit të shërbimeve bankare nga ana e klientëve. Kombin-

imi i eksperiencës digjitale dhe asaj humane, është një urë lid-hëse midis konceptit tradicio-nal të një dege banke dhe atij digjital.

Që në hyrje, nëpërmjet ekra-neve të mëdhenj të vendosur, duket thjeshtë, si është orga-nizuar hapësira e re e degës në një mënyrë mjaft tërheqëse dhe komode.

E k r a n e t Touch të ven-dosur përg-jatë mureve të bankës, ofrojnë informacione të ndryshme për bankën apo për produkte dhe shërbime, si dhe përshëndesin ëmbël dhe në mënyrë miqësore çdo klient që kalon pranë degës.

Një ekran i madh në hyrje, ju tregon arkitekturën e plotë të degës, ku ju mund të adreso-heni për një “self-service” zonë. Dega ofron një kënd të veçantë

ku çdo klient mund të këshillo-het nga stafi ynë për mënyrën e përdorimit të bankingut digjtal dhe të përdorimit të platformës Credins Online, e aksesueshme nga çdo smartphone, tablet apo desktop. Çdo gjë sot po lidhet

me një smartphone, ndaj shtimi i shërbimeve bankare këtu është pjesë e këtij inovacioni.

Dega sjell dhe një kënd special me ekrane të mëdhenj SMART për çdo klient i cili kërkon të in-formohet me të rejat më të fundit të bankës, përsa i takon ofertave dhe produkteve bankare. Dhe

nëse keni interes për një shërbim të caktuar, mjafton të skanoni kodin e ofertës dhe automatiki-sht nga smartphoni juaj, ju mund të aksesoni të gjitha detajet e produktit. Madje dhe aplikimin mund ta bëni direkt online nga

telefoni. Pra jemi duke sjellë nje eksperiencë bankare totalisht në një telefon.

Klientë, biznese apo indi-vidë, kanë mundësi të përdorim çdo ditë të javës shërbimet e tyre bankare, në një menyrë të sig-urt, të shpejtë, dhe të thjeshtë. Përgjatë ditës, çdo klient do ketë

këshilluesin përkatës ku mund të adresohen për çdo pyetje, të marrin instruksione mbi për-dorimin e shërbimeve digjitale të bankës dhe asistencë mbi çdo shërbim bankar.

Banka Credins synon të krijojë një ek-periencë unike duke ofruar shërbimin më të mire për klientët e saj dhe duke përmirësuar atë më tej, nëpërm-jet krijimit të s h ë r b i m e v e të reja. Ideja për një degë SMART u pra-nua me mjaft entuziazëm nga

drejtuesit e bankës, duke sjellë një koncept të ri dizajni, shër-bimi dhe ekperiencë sa me të kënaqshme për klientët.

Jetojmë në kohë të ndryshi-meve të mëdha teknologjike, ku çdo pjesë e jetës sonë është në ndryshim të vazhdueshëm. Pse jo dhe industria bankare! Një

bankë plotësisht e automati-zuar mund të jetë pak herët për tregun shqiptar, gjithsesi, gjith-monë e më shumë bankat po i largohen bankingut tradicional, duke u dhënë klientëve një ek-periencë sa më digjitale.

Ndaj, Credins Bank, vjen me një degë të re SMART, ku trasformimi i proceseve nëpërmjet automatizimit të tyre, është një risi dhe një ekpe-rience e veçantë për çdo klient që hyn në degë.

Dega SMART ofron gjithashtu, shërbim Free Wi-fi, ku çdo klient fare thjesht përdor vetë aplikacionin, pa qenë nevoja për të shkuar tek shërbimi i klientelës. Dega of-ron gjithashtu shërbimin eBi-leta, ku klienti mund të skanojë numrin e tij për shërbimin e kërkuar dhe mund të shijojë dhe një kafe pranë ambjenteve te bankës, duke u njoftuar me e-mail ose sms për arritjen e rradhës.

Gjithë bota po shkon drejt teknologjisë dhe të gjitha ndry-shimet drejt digjitalizimit janë duke i bërë degët tona shumë efiçente. Ende kemi shumë ide dhe projekte interesante në proces, të cilat pak nga pak do i zbatojmë në praktikë, duke of-ruar një sistem të ri që jo vetem do përdori automatizim në një mënyrë krejt të re, por do e bëjë jetën tonë mjaft më të thjeshtë.

Ambasada e Zvicrës vazhdon që të jetë një aleat i fortë i

Shqipërisë. Chantal Nicod, Drejtuese për Qeverisjen dhe Shëndetësinë, Ambasada e Zvi-crës ka qenë në një takim në dy bashki, në Durrës dhe në Vlorë.

Ajo shprehet se Zvicra është krenare që mbështet bashkitë në Shqipëri për një kohë të gjatë, dhe se për të pasur bashki të for-ta, nevojiten jo vetëm fonde, por edhe një administratë e fortë.

“Bashki më të forta dhe shër-bime cilësore për qytetarët” – kjo ishte tema e diskutimit gjatë një vizite në bashkitë e Durrësit dhe Vlorës këtë javë. “Zvicra është krenare që mbështet bash-kitë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Për të arritur bashki më të forta, nevojitet jo vetëm fonde dhe një administratë e fortë, por

edhe të dëgjuarit e nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve” - tha Chantal Nicod, Drejtuese

për Qeverisjen dhe Shëndetësi-në në Ambasadën e Zvicrës”.

Para disa ditësh, ambasadori zviceran Adrian Maître ishte në një vizitë në Gjirokastër dhe Dropull ku ishte shprehur:

“Dëshira ime është që Shq-ipëria të ndërtojë institucione efektive dhe kjo do të thotë edhe bashki të forta. Pjesë e kësaj është konsultimi i gjerë dhe i drejtpër-drejtë me publikun dhe palët, dhe të dëgjuarit e shqetësimeve dhe përvojave të qytetarëve dhe sektorit privat vendor”.

Fermerët po rrisin interesin për certifikimin e prodhimit bujqësor nga fermat e tyre, me standardet Global GAPFermerët po rrisin

interesin për certi-fikimin e prodhimit

bujqësor nga fermat e tyre, me standardet Global GAP, që ga-ranton cilësi dhe konkurruesh-mëri të pakontestueshme në tregjet e shitjes, veçanërisht për eksport.

Agrobizneset në Shqipëri, po rriten falë projektit RisiAl-bania i mbështetur nga qever-ia Zvicerane, që po imple-menton metodika, këshillime dhe trajtimin e ekspertëve përkatës për adaptimin e cer-

tifikimit të standardeve Glob-al GAP, jo vetëm në fermat bujqësore inidividuale por edhe në grupet apo shoqëritë

e bashkëpunimit bujqësor. Kjo iniciativë po ndihmon agrobiz-

neset të rritin prodhimin e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre. Falë RisiAlbania, një prej këtyre agrobizneseve, Doni-

Fruit, është sot një nga ekspor-tuesit më të mëdhenj të prodhi-

meve bujqësore shqiptare në tregjet e huaja.

Certifikimi i prodhimeve bujqësore sipas standardeve me Global GAP, i ka dhënë kompanisë DoniFruit një vlerë të shtuar dhe lehtësi për të përfituar nga fondet e IPARD, në zgjerimin e investimeve të reja për ndërtimin e një depoje moderne të ruajtjes dhe maga-zinimit të prodhimeve bujqë-sore sipas standardeve më të mira. Doni Fruit është vetëm një shembull se si Risi Albania po ndihmon agrobizneset shq-iptare, për të arritur qëllimet e tyre.

Page 3: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

3 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

?????????????????KASH I PROPOZON MBZHR NJË VARIANT PËR AMENDIMIN E PROJEKT/ LIgJIT NR. 9817 DT. 22.10.2007 “PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL”

(Vijon në faqen 10)

legjislAcion

ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË KOOPERIMIN, KOORDINIMIN, MEKANIZIMIN, INOVACIONIN E DIXHITALIZIMIN, PËR PËRMIRËSIMIN EKONOMIK DHE DISBURSIMIN E GRANTEVE

Programi i qeverisë 2017 – 2021 i kushton një rëndësi të madhe

reformës për zhvillimin e shpe-jtë dhe të gjithanshëm të zonave rurale, veçanërisht rritjes së ren-dimentit dhe prodhimtarisë nga toka, përmes rritjes së shkallës së mekanizimit, përmirësimit të sistemit të ujitjes dhe kullimit, zhvillimit të mekanizmave të tregut etj. Në këtë kuadër synimi kryesor mbetet realizimi i objek-tivit për të prodhuar në Shqipëri produkte bujqësore e blegtorale me kosto të ulët, me qëllim rritjen e kapaciteteve konku-ruese të bujqësisë Shqiptare në rajon dhe më gjerë.

Një potencial dhe rezervë e madhe me shumë rëndësi e me kosto të ulët për realizimin e objektivave të mësipërme është edhe partneriteti me sho-qërinë civile e cila përfaqësohet nëpërmjet organizatave kom-bëtare që veprojnë në zonat rurale. Ky potencial nuk është vlerësuar dhe nuk është përdorur me efektivitet deri tani edhe për disa mangësi në fushën legjisla-tive.

Shoqëria civile në zonat ru-rale ka si objekt të veprimtarisë së saj përmirësimin e jetës në këto zona. Veçanërisht, organi-zatat e shoqërisë civile me eks-periencë të gjatë të organizuara në nivel kombëtar mbartin af-tësi teknike dhe administruese të spikatur në zbatimin e disa projekteve me ndikim të madh në fushën e mekanizimit dhe modernizimit të proceseve të punës në bujqësi, në zbatimin e teknologjive bashkëkohore të informacionit, në rritjen e num-rit të shoqërive të prodhimit bujqësor e blegtoral, në rinovi-min e parkut të mjeteve të me-kanikës bujqësore, në edukimin dhe kualifikimin e fermerëve të rinj në këto zona, në rritjen e pu-nësimit përmes hapjes së bizne-seve dhe vendeve të reja të pu-nës, në veçanti për emigrantët, që kohët e fundit po kthehen në një numër të madh në Shqipëri, në rritjen e kreditimit në zonat rurale me kushte lehtësuese dhe reduktimin e varfërisë në këto zona.

Sipas vlerësimeve të reali-zuara kohët e fundit në zonat rurale në Shqipëri rezulton mbi 100 mijë ha tokë pjellore e cila

nuk punohet me mekanikë bu-jqësore ose lihet pa punuar nga fermerët. Kjo sipërfaqe toke është një pasuri e madhe e vendit tonë, por aktualisht e papërdorur me efikasitet.

Nëse do të punohej e kul-tivohej me mekanikë bujqë-sore bashkëkohore e gjithë kjo sipërfaqe toke pjellore, në Shq-ipëri do të rriteshin të ardhurat bruto brenda një viti bujqësor me mbi 100 milion dollarë. Nga këto të ardhura do të për fitojnë mbi 400 mijë familje në shkallë vendi, kryesisht ato që punojnë në zonat rurale. Buxheti i shtetit do të përfitojë më shumë tatime e taksa nga rritja e prodhimit

veçanërisht nga sektori agropër-punimit, agroindustrisë, serrat me ngrohje etj. Eshte llogaritur të hapen që vitin e parë të zba-timit të masave dhe skemës së re të furnizimit me karburant me çmim të reduktuar mbi 5000 vende të reja pune kryesisht në zonat rurale duke mos kërkuar asnjë financim shtesë direkt nga buxheti i shtetit i miratuar për vi-tin 2021.

Në Shqipëri janë ndërtuar 64 ha serra me ngrohje. Në këtë sipërfaqe për prodhimin e perimeve janë investuar fonde nga sektori privat dhe ai publik mbi 20 milion $. Për arsye të çmimit të lartë të lëndës djegëse në periudhën e ftohtë nga këto serra nuk prodhohen perime. Rendimenti i prodhimit në këto sipërfaqe aktualisht është ulur 3 - 4 herë, vetëm për shkak të çmimit të papërballueshëm të lëndës djegëse. Në kohën kur do të zbatohet skema e re dhe do të reduktohet çmimi i karburantit për serrat me ngrohje, prodhimi i perimeve nga këto sipërfaqe

brenda një periudhe 3-4 mujore, veçanërisht në stinën e ftohtë do të rritet me mbi 6000 ton. Sasi që do të plotësojë jo vetëm nevojat e vendit me perime në periudhën e ftohtë por ka mundësi edhe për eksport.

Çmimi i karburantit që për-doret për mekanikën bujqësore dhe subjekteve të tjera prodhuese në zonat rurale aktualisht është shume i lartë dhe me tendencë për t’u rritur në të ardhmen. Naf-ta e importuar parashikohet të kalojë çmimin me pakicë 1.8 $/litër. Është llogaritur se fermerët në zonat rurale përdorin mesa-tarisht 35-40 mijë ton naftë në një vit bujqësor, që aktualisht

është 100 % e importuar, ose e konvertuar në litra llogaritet rreth 50 milion litra. Vlerësuar me 1.8 $/litër që është aktualisht çmimi i blerjes me pakicë nga fermerët dhe subjektet prod-huese harxhojnë nga buxheti i tyre deri në 90 milion $ në një vit bujqësor. Pasojat negative të rritjes së cmimit të naftës do të reflektohen në rritjen e sipër-faqes së tokes së lënë djerrë, në rritjen e kostos së prodhimit dhe do të vështirësojnë akoma më shumë jetesën e familjeve të varfëra që banojnë e punojnë në zonat rurale.

Zgjidhja më optimale e prob-lemit realizohet me ndryshimin e burimit të furnizimit të fermer-ëve me nafte nga importi me atë prodhim vendi dhe me mira-timin nga Këshilli i Ministrave i një skeme të re të furnizimit me karburant me çmim të reduktuar për fermerët dhe subjektet e tjera përfituese,skeme e propozuar nga shoqëria civile në zonat ru-rale. Masa që kërkojnë edhe disa pëmirësime në kuadrin ligjor

ekzistues. Përzgjedhja e skemës së

propozuar nga shoqeria civile, ka ardhur si rrjedhojë e zbatimit të procedurave transparente dhe një procesi të hapur e gjithëpërf-shirës të Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural, të ministrive të linjës në bashkëpunim me shoqatat e agrobiznesit, me gru-pet e interesit, me Këshillin e Ekspertëve te Agrobiznesit dhe me shoqërinë civile në tërësi në zonat rurale.

Në përfundim të kësaj pro-cedure u përzgjodh varianti më i mirë, me qëllim miratimin nga Këshilli i Ministrave i një skeme furnizimi të fermerëve

dhe përfituesve të tjerë me kar-burant prodhim vendi me çmim të reduktuar, e ndërtuar mbi pa-rimin e lehtësisë në zbatim, qën-drueshmërisë dhe efiçencës.

Shqipëria, si rezultat i rezer-vave të mjaftueshme të hidrokar-bureve, me anë të prodhimit vendas mundet të përmbushë të gjithë nevojat e fermerëve dhe përfituesve të tjerë në zonat ru-rale për furnizimin e tyre me kar-burant. Gjithashtu, aktualisht në vend ka kapacitete përpunuese të gatshme e të mjaftueshme për të plotësuar në kohë, në sasi e cilësi nevojat e përfituesve me karburant në zonat rurale e më gjerë.

Është vlerësuar paraprakisht se kosto e naftës së prodhuar në vend, duke përfshirë edhe kos-ton e përpunimit, llogaritet rreth 400 $/ton. Duke krahasuar kos-tot nafta e importuar llogaritet të jetë 3 herë më e shtrenjtë.

Propozohet që me miratimin e këtij projekt-ligji, Kuvendi t’i japë të drejtën Këshillit të Min-istrave të përdorë një pjesë të

naftës bruto dhe duke përdorur kapacitetet përpunuese ekz-istuese në Republikën e Shq-ipërisë, të përmbushë nevojat e fermerëve e gjithë përfituesve në zonat rurale. Burim i furnizimit të naftës bruto do të jenë sho-qëritë koncesionare të prodhimit të hidrokarbureve që aktualisht i dorëzojnë falas Shtetit Shqiptar 10 % të prodhimit ose aktualisht mbi 130 mijë ton karburant të papërpunuar në vit, sasi që do të vijë duke u rritur në të ardhmen.

Me miratimin e këtij projekt-ligji Kuvendi i krijon mundësinë Këshillit të Ministrave të zgjidhë disa probleme :

1. Ndihmon fermerët për të

minimizuar pasojat negative në harxhimin e karburantit si pasojë e mjeteve tejet të amortizuara, parcelave me sipërfaqe të vogla të tokës bujqësore, kushteve të vështira të terrenit dhe paqën-drueshmërisë së çmimit të kar-burantit në bursë.

2. Eliminon fitimet e shumta të disa ndërmjetësve që veprojnë në skemën aktuale të furnizimit me karburant të fermerëve.

3. Eliminon fitimet e mëd-ha të shoqërive të tregtimit të hidrokarbureve që veprojnë në këtë fushë.

4. Ndalohen abuzimet e shumta qëkanë ndodhur në Shqipëri me naftën verxhine që aktualisht tregtohet bruto nga ALBPETROL SHA.

Me miratimin e projekt-ligjit të propozuar dhe rrjedhimisht me miratimin e skemës së propo-zuar nga shoqëria civile në zonat rurale parashikohet që:

Nga fermerët dhe subjektet përfituese do të shpenzoheshin minimalisht për të blerë dhe përpunuar karburantin prodhim

vendi të paktën në një vit bujqë-sor rreth 25 milion $ dhe do të kurseheshin prej tyre 75 milion $. Shumë e cila do të investo-het menjëherë dhe totalisht në zonat rurale. Financim që do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës në këto zona, në uljen e kostos së produkteve, në rritjen e shpejtë të prodhimit dhe në reduktimin e varfërisë. Theksojmë gjithash-tu se këto fonde të fermerëve që aktualisht dalin jashtë Shq-ipërisë sipas skemës së re nuk do të dalin dhe do ndikojnë edhe në përmirësimin e raportit import –eksport, duke i dhënë një ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Efektet negative financiare në rastin konkret në buxhetin e shtetit janë indirekte. Llogaritet që nga heqja e disa taksave dhe supertaksave që aplikohen aktu-alisht për karburantin në vendin tonë për fermerët në buxhetin e shtetit nuk do të arkëtohen rreth 10 milion dollarë.

Por ky efekt negativ për buxhetin do të përballohet e kompensohet me përfitimet e mëdha dhe objektivat që priten të realizohen në zonat rurale duke filluar me:

Hapjen që në vitin e parë mbas zbatimit të skemës të mbi 5 mijë vendeve të reja të punës, rritjen po në këto përmasa në vi-tin e dytë e në vazhdim.

Rritjen e prodhimit të peri-meve me 6 mijë ton mbas 3-4 muajsh nga fillimi i zbatimit të skemës së re.

Rritjen e prodhimit të përgjithshëm bujqësor bruto me mbi 100 milion $ në një vit bu-jqësor.

Përfitimin e drejtpërdrejtë nga fermerët të 75 milion $ që do të ndikojnë direkt në uljen e kostos së produkteve me të njëjtën vlerë.

Rritjen e rendimentit të pro-dhimit me 25 % në të gjithë sipërfaqen shtesë të tokës bujqë-sore që do të kultivohet si rezul-tat i rritjes së volumit të punës me mekanikë bujqësore.

Rritjen e ndjeshme të perfor-mancës së skemës së re përmes përdorimit për herë te parë kaq masivisht në zonat rurale të

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia nga Covid-19 kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë, që përveç të tjerave, për ta përballuar me sukses kërkon detyrimisht përmirësimin e legjislacionit aktual, për të mundësuar një bashkëpunim efiçent midis agjencive publike dhe organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të sektorit

privat, që operojnë në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit me ushqime

Page 4: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

4 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

informAcione

Korçë, “Markata e shijes”, 95% e produkteve bujqësore prodhime të këtij qyteti

Denaj në Lurë: Agroturizmi, zhvillim për shumë zona të largëta

Agroturizmi gjatë viteve të fundit, ka sjellë një zhvillim shumë të madh për mjaft zona të largëta dhe të pashfrytë-zuara më parë. Kjo edhe në sajë të investimeve të bëra në përmirësimin e infrastrukturës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë vizitës së saj në Lurë, ndaloi në familjen Tollja, e cila ka rindër-tuar kullën e familjes, duke e kthyer në një destinacion turis-tik në Lurë.

Ministrja vlerësoi iniciativën e kësaj familje, që kanë kthyer këtë kullë në një bujtinë për të pritur turistët vendas e të huaj,

duke e transformuar vendn-dodhjen e largët nga tregu bu-

jqësor, në një vendmbërritje të tregut turistik.

Denaj theksoi se mbështetja e sipërmarrjes në këtë drejtim

do të vazhdojë të rritet dhe vlerat e traditës do të kthehen

kësisoj gjithnjë e më shumë në vlera monetare për familjet që i përkushtohen agroturizmit.

“Është një shembull i mirë për ata që jetojnë në qytete të tjera dhe ata që jetojnë jashtë vendit, se mundësitë i kanë që të bëjnë diçka që të mbetet dhe të përfitojnë të ardhura. Me in-frastrukturën rrugore do vijnë edhe turistët, që do jenë burim i mirë frymëzimi dhe për të tjerët”, tha Denaj.

Ndërsa inkurajoi zonjën e shtëpisë, ministrja Denaj tha, se do ketë shumë skema në të ar-dhmen që ndihmojnë sipërmar-rjet e drejtuara nga gratë.

95% e fruta perimeve që shiten në markatat e qytetit të Korçës, janë prodhime nga zonat e bashkisë Korçë.

Bashkia Korçë, bën të ditur se, ngritja e tri qendrave frigoriferike të grumbul-limit, mundëson furnizmin e bollshëm të tregjeve të shitjes me prodhime bujqësore të zo-nës, pavarësisht sezonit të pro-dhimit.

“Gjithashtu, - informon bashkia Korçë, - zgjerimi i skemave të mbështetjes finan-ciare, për produktet tradiciona-le të Korçës, krahas prodhimit të përgjithshmëm bujqësor ka

rritur ndjeshëm vitet e fundit, prodhimin dhe eksportet bu-jqësore nga ky rajon”.

Qarku i Korçës ka avanta-zhe konkurruese dhe kraha-suese për cilësinë dhe shijen e veçantë të prodhimeve bu-jqësore. Ndaj prodhimet nga ky qark konkurojnë në tregun

e huaj, por mbeten shumë të kërkuara edhe në tregun ven-das nga konsumatorët korçarë, që kërkojnë shijen e prodhi-meve bujqësore nga rajoni i Korçës.

Ndërkohë pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqë-sore ka pasur një rritje të shpe-jtë sidomos në vitin e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport.

Sipas statistikave, prodhimi i perimeve të freskëta u rrit me 1,25% gjatë vitit të kaluar, trend që po vijon edhe gjatë këtij viti, bën të ditur bashkia Korçë.

Shembulli i Bujarit që me mbështetjen e qeverisë eksporton prodhimet bashkë me 1500 familje në tregjet europiane

Bujar Hajdari është një nga mijëra fermerët e zonës Kutal-li, në Berat, që jetojnë me ser-rat, ku ai mbjell dy herë në vit.

Kryeministri Rama duke

publikuar pamje nga serrat e mbjella ku Bujari punon shpre-het: “Sot falë edhe mbështetjes sonë direkte financiare, Bujari prodhon e fiton më shumë. Bujari është pjesë e rrjetit të organizuar që përmes kompa-nisë Tomato-AL, eksporton prodhimet tij bashkë me 1500 familje fermere të tjera, drejt tregjeve europiane”.

“Pasionin për bujqësinë, Bujari ia ka trashëguar edhe nipit të tij, vetëm 20 vjeç, me ambicien për të rritur më tej fermën, prodhimin, fitimin, duke ndjekur shembujt kup-

timplotë të punës që bëhet në fshat”, tha Rama.

Bujari tregon se serrën e ka prej 15 vitesh dhe prej 2-3 vitesh ka ndryshuar plastmasët

e serrës për të cilat ka marrë subvencione.

“Këtu prodhoj 2 herë në vit. Sezonin e parë e mbjell me sal-lator. Bëhen rreth 650 kuintalë në 3 dynym e gjysmë që kam unë. Dhe e shes tek Fatosi me të cilin kam kontratë. Nuk be-soj se ndonjë fermer ankohet që s’ka ku e shet prodhimin. Prodhimi është shitur”, tha Bujari gjatë bashkëbisedimit me drejtoreshën e përgjith-shme e Agjencisë për Zhvil-lim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

Nipi i Bujarit ka aplikuar

në një projekt të IPARD-it. Ai shprehet se është student në Administrim Biznes dhe i është futur bujqësisë. 20-vjeçari që po ndjek hapat e xhaxhait të tij tregon se që i vogël shihte që xhaxhai i tij merrej me bujqësi, prodhonte dhe mendoi që t’i futej dhe ai kësaj rruge.

“Mendoj që të ndërtojmë serra moderne në 16 dynym tokë”, tha ai.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bu-jqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh: “Dëshiroj shumë të shoh brez të ri që është i apa-sionuar dhe i frymëzuar nga ky sektor. Dhe në fakt ne po e shohim dita ditës”.

“Ne në momentin që bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian,

çdo fermer për tokën që prod-hon, do të marrë mbështetje sipas kuotave të Bashkimit Eu-ropian. Ky “provim” që ne po kalojmë tani me menaxhimin dhe administrimin e programit IPARD, duke mbështetur fermerët në mënyrën sesi ato të bëjnë aplikimet, të administroj-

në procesin e aplikimeve dhe marrin financimin, do t’i bëjë fermerët e gatshëm, me njohu-ritë e duhura për të përfituar më vonë nga kjo mbështetje direkte”, tha Krifca.

Ajo shtoi se, është shumë optimist fakti që ne në pro-gramin IPARD 3, pra kur të

fillojmë programin tjetër dhe do të mbarojmë punë me këtë, parashikojmë që të dyfishojmë kërkesën për fond. Pra nga 94 të shkojmë diku tek 160 mil-ionë euro, t’i kërkojmë Bash-kimit Europian, sepse fermerët shqiptarë janë në gjendje t’i përthithin këto fonde”.

“Certifikimi i tokës mbetet sfidë”Lame: 22 mijë familje nuk janë pajisur asnjëherë, afati i fundit për aplikim 7 nëntori

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi sot se javën e parë të nëntorit përfun-don afati për aplikimin nga ana

e qytetarëve për pajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokës bu-jqësore.

“Ligji 20/2020 i vënë ka-pakun përfundimtar këtij pro-cesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020”,

deklaroi Lame.Ky ligj, tha ai, parashikon

që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të

aplikojnë pranë bashkive për-katëse, duke kërkuar pajisen me certifikatë pronësie për tokën bujqësore që u takon.

Lame tha se ligji do të përm-byllë të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.

“Pas sfidës për përmbylljen e procesit të legalizimeve, është sfida e certifikimit të tokës bu-jqësore”, u shpreh Lame.

“Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfitu-ar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara. Pikërisht në këtë proces është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti”, deklaroi Lame.

Lame informoi se ende re-zultojnë rreth 22 mijë familje nëpër fshatra, të cilat janë pa-jisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë bu-jqësore.

“Rezultojnë abuzime pa fund për tokat bujqësore. Pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pa-jisur ende me tokë bujqësore”, deklaroi Lame.

Sipas tij, disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë në gjendje ta përmbyl-lin asnjëherë atë.

Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë radhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me Ak-tin e Marrjes të Tokës në Pro-nësi.

Page 5: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

5 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

temA të ditës

Nis regjistrimi i pemëve në hipotekëAgjencia Shtetërore e

Kadastrës ka nisur procesin e regjistrimit të pemëve në regjistrat e pasurive të palua-jtshme dhe pasurive naty-rore. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat që do ndiqen për regjistrimin e tyre.

Në kategorinë e pemëve që regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme hyj-në të gjithë drurët që ndod-hen brenda kufirit të pasurisë (tokës), pavarësisht llojit dhe pronësisë së pasurisë (nëse është private apo shtetërore).

Kërkesa për regjistrimin e pemëve nga subjekti i in-teresuar duhet të shoqërohet me dokumentacionin e më-poshtëm: a) listën e detajuar të inventarit të pemëve; b) planin e rilevimit (paraqitja grafike e pronës dhe pemëve), sipas modelit të miratuar; c) aktin e fitimit të pronësisë, nëse nuk është regjistruar më parë.

Ndërkaq, për regjistrimin e pemëve në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, drejtoria vendore e ASHK-së verifikon këto elemente:

a) legjitimimin e subjektit, nëse ai është është pronari/bashkëpronari i pasurisë së paluajtshme mbi të cilën do të regjistrohen pemët apo përfaqësuesi i autorizuar i

tij; b) nëse dokumentacioni i depozituar për regjistrimin e pemëve është i plotë.

Kur pas kryerjes së verifiki-meve, kërkesa për regjistrim-in e pemëve i përmbush kush-tet e përcaktura në lidhje me dokumentacionin dhe legjit-imimin e subjektit, vijohet me

regjistrimin në kartelën e pa-surisë së paluajtshme, sipas të dhënave të paraqitura në do-kumentacionin tekniko-ligjor të depozituar për regjistrim, në përputhje me përcak-

timet e nenit 29, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.

Pas regjistrimit të pemëve në regjistrat kadastralë, drej-toria vendore e ASHK-së pajis pronarin me kartelën e pasurisë, si dhe me sasinë e nevojshme të matrikujve për çdo pemë të regjistruar.

Rajonalizimi i fidanëve frutorë në Korçë. Testohen 4 varietete italiane për eksport

Rajonalizimi i bujqësisë duke financuar projekte për kultura që përbëjnë avanta-

zhe krahasuese për një zonë të caktuar, është në vëmendje të politikave të qeverisë për zh-villimin e bujqësisë sipas stan-dardeve bashkëkohore.

Katër varietete italiane të dardhës, qershisë, kumbullës dhe mollës, po testohen për t’u kultivuar në fidanishte në Zëm-blak, Korçë, për prodhim të një cilësie dhe rendimenti të lartë për eksport.

Për rajonalizimin e fidanëve frutorë, me mbështetjen e Bash-kimit Europian, projekti “Rural Korçë”, ka nisur në fidanishten e Zëmblakut procesin e kultivi-mit të katër varieteteve të reja frutore, mbi baza shkencore.

Shkëlqim Mullaji, ekspert i bujqësisë shprehet: “Projekti synon të sjellë varietetet e reja të mollës, dardhës, qershisë dhe kumbullës, mbi bazën e studimeve shkencore, për t’i provuar në zonën e Korçës.

Përshtatja e tyre në rajonin tonë do të japë impakt shumë pozitiv në prodhim, eksport

dhe rritjen e të ardhurave për fermerët”.

Sipas tij, testi do të kryhet për të parë se cilat nga këto varietete përshtatet më mirë në

zonën e Korçës, pasi jo çdo gjë e sjellë nga jashtë mund të për-shtatet për rajonin e Korçës.

Por ndryshe nga herët e

tjera, thotë Mullaji, kjo është një iniciativë mbi baza studi-more dhe është mirëpritur nga fermerët e zonës, që dallojnë për prodhimin e frutorëve.

“Në këto vite fermerët kanë eksperimentuar me lloje të ndryshme varietet të bimëve të ndryshme pa u orientuar nga ekspertë të mirëfilltë të fushës dhe ka pasur raste dhe është gabuar.

Teknikisht ndodhte që ditët e prodhimit të bimëve nuk përkonin me kushtet mjedisore dhe klimaterike të Korçës, ndaj dhe rendimenti i prodhimit të tyre nuk ishte në pritshmëritë e duhura”, shprehet Mullaji.

Ai thotë se, iniciativa e këtij lloji që zbatojmë sot, vjen mbi baza shkencore nga ek-spertët shqiptarë dhe italianë dhe fermerët e kanë mirëpritur si risi që do të përmirësojë

standardet e prodhimit të fru-tikulturës në këtë zonë, për furnizimin e tregut vendas dhe të huaj.

Franca do të shpërndajë 250 milionë euro për sektorin në vështirësi të verërave

Qeveria franceze ka rritur mbështetjen financiare për kul-tivuesit e verës, të cilët janë përballur me një rënie të madhe të kërkesës, pas mbylljes së restoranteve dhe bareve nga pandemia, si dhe për shkak të tarifës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë frenuar eksportet.

“Shteti do të rritë fondin e tij me 250 milionë euro për të mbështetur kultivuesit e verës dhe ne do të kërkojmë që kjo ndihmë të shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur”, de-klaroi kryeministri francez Jean Castex, gjatë një vizite në vreshtat e luginës së famshme Loire.

“Situata ndërkombëtare,

kriza shëndetësore, rënia e ek-sporteve, sektori ynë i verës po përballet me vështirësi të mëdha. Mbështetja e shtetit duhet të vazhdojë dhe të inten-sifikohet”.

Franca tashmë ka ofruar disa herë mbështetje, por in-dustria e verës ka bërë thirrje për më shumë veprime.

Në maj, Franca vuri në dis-pozicion një fond prej 140 mil-ionë eurosh për të distiluar verën e tepërt në alkoolin industrial, që do të përdorej për prodhimin e dezinfektuesve të duarve.

Më vonë në qershor, qever-ia zbuloi një ndihmë tjetër shtesë prej 30 milionë eurosh për industrinë e verës, gjysma

e shumës për të mbështetur fil-limin e një skeme ruajtjeje pri-vate për 2 milionë hektolitra verë të tepërt.

Përveç ndikimit të Covid-19, industria e verës në Francë është prekur edhe nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bash-kuara për importet, si pjesë e mosmarrëveshjes tregtare midis Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Në prill, Komisioni Europi-an vendosi të mbështesë masat e menaxhimit të krizave në in-dustrinë e verës dhe sektorë të tjerë bujqësorë të prekur nga kriza e pandemisë së Covid-19./France24

Revista "Monitor"

Çelet në Shkodër Panairi i Artizanatit, Meta: Promovim kësaj dege shumë të rëndësishme ekonomisë

Në Shkodër u çel Panairi i Artizanatit. I pranishëm në çeljen e këtij panairi ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Meta u shpreh se Pa-nairi i Artizanatit synon pro-movimin e kësaj dege shumë të rëndësishme të kulturës, turizmit dhe ekonomisë kom-bëtare.

Ai shtoi se, Shkodra ud-hëheq vendin me shembullin e saj në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe trashëgimisë sonë së shkëlqyer kulturore.

Meta inkurajoi artizanët dhe zejtarët të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë.

“I lumtur të rikthehem në Shkodër, djepin e kulturës dhe traditave, për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit, që syn-

on promovimin e kësaj dege shumë të rëndësishme të kul-turës, turizmit dhe ekonomisë kombëtare. Shkodra udhëheq vendin me shembullin e saj në

ruajtjen dhe zhvillimin e tradi-tave dhe trashëgimisë sonë së

shkëlqyer kulturore”, u shpreh Meta.

“Inkurajoj artizanët dhe ze-jtarët duarartë të mbajnë gjallë

këtë traditë shekullore dhe uni-ke të vendit tonë. Për këtë qël-lim nevojiten politika proaktive më efikase dhe mbështetëse në nivel kombëtar”, tha Meta.

Po ashtu, me anë të një cer-emonie solemne të organizuar

në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Meta vlerësoi krye-tarin e Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, inxhinierin e shquar Zef Gjini, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e paresh-tura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicio-nale”.

“Vetëm duke iu transmetuar të rinjve dijet dhe eksperiencën në fushën e artizantit dhe zej-tarisë, do të mund të mbajmë gjallë një traditë shekullore dhe unike të vendit tonë. Vetëm kështu do të jemi të sigurtë që tradita jonë mijëravjeçare do t’u mbijetojë edhe shekujve që do të vijnë më pas”, përfundoi Meta.

Page 6: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

6 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

informAcione

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, AZHBR: 1546 aplikantë të rinj për Skemën Kombëtare

Agjencia për Zhvillim Bu-jqësor dhe Rural duke uruar ditën Ndërkombëtare të Rinisë bën të ditur se 45% e stafit të Agjencisë janë nën moshën 40 vjeç.

AZHBR njofton se, në të dyja thirrjet e IPARD-it, 45% e aplikantëve janë nën moshën 40 vjeç

“AZHBR uron Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! Kjo ditë manifestohet

më 12 gusht që prej vitit 1999. Për vitin 2020, tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë është “Angazhimi i të Rinjve për Veprim Global” që kërkon të nxjerrë në pah mënyrat me të cilat angazhimi i të rinjve në nivelin lokal, kombëtar dhe global të jetë sa më efektiv. Të rinjtë duhet të njohin rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në jetën dhe proceset politike, ekono-mike dhe shoqërore”, thekson

AZHBR.“Në AZHBR rreth 65% e

stafit janë nën moshën 40 vjeç. Në të dyja thirrjet e IPARD-it, 45% e aplikantëve janë nën moshën 40 vjeç. Për Skemën Kombëtare të 2020, rreth 20.2% e aplikantëve janë nën moshën 40 vjeç, e përkthyer në numra nga 7653 aplikantë, 1546 prej tyre janë të rinj”, bën të ditur AZHBR në njoftim e saj.

Rruga e Lumit të Vlorës, një tjetër vepër që po bëhet realitet - Asfaltohet segmenti Gjorm - Ura e Laskos

Punimet në kantierin e rrugës së Lumit të Vlorës vi-jojnë me asfaltimin e segmentit Gjorm-Ura e Laskos.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka ndarë pamje nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor ku po punohet me intensitet për zbatimin e një investimi me standarde bashkë-kohore dhe sipas parametrave më të mirë rrugorë.

Gjiknuri shprehet se, në segmentin Gjorm-Ura e Laskos vazhdon puna për asfaltimin e shtratit të rrugës së Lumit të Vlorës. “Një tjetër vepër in-frastrukturore e premtuar që po bëhet realitet prej qeverisë së Partisë Socialiste dhe Kryemi-nistrit Rama”, – tha ai.

Projekti parashikon edhe punime civile, vepra arti, el-ementët e sigurisë rrugore, sistemi i ndriçimit, vendkalime për këmbësorët.

Qendrat e fshatrave janë parashikuar të trajtohen si

zona urbane, duke përfshirë ndërtimin e trotuarëve, sistemit të ndriçimit dhe gjelbërim-in. E konsideruar si zemra e Labërisë, krahina ka 50 000 banorë në 100 fshatra.

Peizazhi piktoresk, uljet dhe ngritjet e relievit, historia dhe

traditat përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvil-

lim.Përveç lidhjes së fshatrave

të krahinës me Vlorën, projek-ti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të Jugut.

Korçë, 150 fermerë në Maliq nisin shitjen e patates sipas kontratave paraprake me tregtarët e shumicës

Mbi 150 fermerë në bash-kinë Maliq, të qarkut Korçë, kanë filluar në mënyrë gradu-ale grumbullimin e prodhimit të patates dhe paralelisht dhe shitjen sipas marrëveshjeve paraprake me tregtarët e shumicës, që furnizojnë tregun vendas dhe për eksport.

Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Korçë, Vullnet Gjol-la u shpreh për ATSH-në se në zonën e Maliqit kultivohen me patate rreth 200 ha tokë bujqë-sore, prej nga merren rreth 400 kv/ha.

“Në një vështrim të përgjith-shëm, këtë vit krahas cilësisë më të lartë, vihet re dhe një prodhimtari e kënaqshme”, - thotë ai, ndërsa evidenton fak-tin se aktualisht fermerët po e shesin prodhimin me çmim të arsyeshëm dhe të kënaqshëm.

“Në një nga parcelat e fshatit Drithas, që është dhe parcela e cilësisë më të lartë si-pas kategorisë të bonitetit (kat-egoria II), cilësia dhe prodhimi

janë në nivelet maksimale”, thotë Gjolla.

Krahas patates, bashkia Maliq shquhet edhe për pro-

dhimin e fasuleve.Në fshatin Orman, njësia

administrative Pojan, janë mbjellë sipërfaqe të konsid-erueshme me fasule të llojeve të ndryshme.

“Fasulja trenare me kunja mbështetëse, këtë vit, ka një

ecuri të mbarë si në sasi, ashtu dhe në cilësi. Prodhimi i prit-shëm në këtë parcelë është deri në 5 kv/dynym. Fasulet janë

mjaft të kërkuara nga tregu dhe konsumatorët, pasi ato përm-bajnë vlera të larta të energjisë dhe të gjitha aminoacidet es-enciale. Fasulet janë burim proteinash dhe nuk përmbajnë yndyrna të ngopura”, shprehet Gjolla.

Italia paketë të re për turizmin, bonus për konsumatorët dhe restorantet, mbështetje për bujqësinë

Italia po përgatit një pa-ketë të re për të mbështetur

ekonominë, e cila do të jetë e fokusuar tek turizmi dhe nxitja e konsumit.

Zëvendës ministrja e ekon-omisë italiane, Laura Castelli, foli për një paketë të re të masave për bare dhe restoran-te, duke filluar nga zgjatja e përjashtimit për të mbajtur tavolinat tek një fond garan-cie për qiratë e aktiviteteve që janë akoma në krizë deri në prezantimin e një “stimulimi të konsumatorit”. Ndërkohë që parashikohet të zgjatet bonusi

prej 600 eurosh për punëtorët sezonalë të turizmit.

Qeveria italiane ka rritur def-icitin me 25 miliardë euro, çka do i mundësojë të mbështesë sektorët që u goditën më shumë nga mbyllja e ekonomisë.

Sektori i turizmit pritet të përfitojë më shumë nga dekreti i gushtit.

Masat nuk janë përcaktuar ende, por ditët e fundit është folur për qëllimin e ekze-kutivit për të riaktivizuar pla-nin “pa para”, i cili duhej të kompensonte shpenzimet me karta dhe ATM që nga fillimi

i korrikut në formën e një bo-nusi, por që u shty për shkak se kishte shpenzime të tjera me emergjente. Tashmë po mendohet të bëhet diçka më shumë, duke u mbështetur mbi këtë plan fillestar, shkruan Il Sole 24ore.

Një tjetër plan që mbështet njëkohësisht bujqësinë dhe turizmin është bërë i ditur nga Ministrja e Politikave Bujqë-sore, Teresa Bellanova, që ka dhënë idenë e një fondi të pos-açëm me vlerë 1 miliardë euro për një bonus prej rreth 5000 eurosh me fonde të pakthye-shme që do injektohen direkt në 180 mijë ndërmarrje pub-like të hotelierisë për blerjen e produkteve bujqësore ush-qimore kombëtare, në mënyrë që të garantohet një injeksion i menjëhershëm i likuiditetit në sistem dhe të inkurajohen pag-esa në javët e para të rihapjes dhe të mbështesin blerjen e produkteve italiane.

Ky shpërblim që do të përf-shihet në veprimet që do të parashikohen në dekretin tjetër për mbështetjen e sektorëve ekonomikë dhe prodhues.

Revista "Monitor"

Investimi më i madh në 30 vite - 25 milionë euro për infrastrukturën portuale dhe peshkimin

Zëvendësministri i Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo ka njoftuar se kredia e butë prej 90 milionë euro me qeverinë italiane do të përdoret në vlerën e 25 milionë euro në zhvillimin e ekono-misë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimin.

Ai ka informuar se kjo kredi do të përdoret për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të

Shëngjinit dhe Durrësit. Sipas tij, 25 milionë euro që do të shkojë për portet e peshkimit përbën investimin më të madh në sektorin e peshkimit në 30 vjet.

“Kredia e butë prej 90 mil-

ionë euro me qeverinë ital-iane do të përdoret në vlerën e 25 milionë euro në zhvil-limin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastruk-turës portuale dhe peshkimit. Kjo kredi do të përdoret për

rindërtimin e portit të pesh-kimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit. 25 milionë euro për portet e peshkimit është investimi më i madh për pesh-kimin në 30 vjet. Porti i Vlorës do të ribëhet pothuajse nga e

para dhe është në vazhdën e in-vestimeve që po kryhen në këtë port si merkato e tregtimit me shumicë, ndërtimi i kantierit së shpejti dhe thellimi i tij me fondet e buxhetit të shtetit vi-tin e ardhshëm”, bëri të ditur

Kristo.Qeveria italiane akordoi një

fond prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant, për rindërtimin e objekteve publike që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënsh-krua 4 ditë më parë në Ti-ranë, nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Ti-ranë, Fabrizio Bucci.

Page 7: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

7 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

bujqësi

Rregullorja e re ndryshon periudha e ndalimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës, Adriatik

dhe Jon; Zgjatet me 5 vjet afati i lejeve

Ndryshon rregullorja për afatet e periudhës të peshkimit në ujërat e liqeneve të Ohrit, Shkodrës dhe të Adriatikut dhe Jonit. Ndalimi për peshkimin e cironkës në liqenin e Ohrit do të jenë nga 20 prilli deri në 20 korrik, nga 20 prill deri më 15 korrik që ishte më parë. Ndërsa në zonat e tjera ujore periudha në të cilat ndalohet peshkimi i cironkës nuk ka ndryshuar.

Në ujërat e liqenit të Ohrit, për 1 muaj brenda periudhës nga 20 prilli deri më 20 kor-rik nuk do të lejohet peshkimi i krapit dhe në zonat e tjera ujore 1 muaj brenda periudhës 1 prill deri më 1 korrik. Me rregullo-ren e mëparshme periudha e ndalimit të krapit në liqenin e Ohrit ishte nga 20 majit deri më 15 qershor, ndërsa e zonat e tjera ujore nuk përcaktohej ndalim. Rregullorja e ndrysh-uar me afatet e reja për pesh-kim është botuar në Fletoren Zyrtare.

Me rregulloren e re të mirat-uar nga Ministria e Bujqësisë, zgjatet me 5 vjet afati i vlefsh-mërisë të lejeve të peshkimit kanë vlefshmëri. Në peshkimin detar, që ushtrohet me mjete lundruese me kuvertë (moto-barka ose anije peshkimi),leja kishte afat vlefshmërie 5 vjet. Ndërsa për peshkimin breg-detar, që ushtrohet me mjete lundruese pa kuvertë kishte vlefshmëri deri në 5 vjet.

Me ndryshimet e miratuara vlefshmëria e lejes së pesh-kimit do të jetë 10 vjeçare dhe do të rinovohet automatikisht me dorëzimin e kërkesës për-

katëse të pronarit të anijes së peshkimit.

Sakaq për anijet e peshkimit që jepen me qira leja e peshkimit do të ketë vlefshmëri sipas afatit të kontratës së lidhur, por në çdo rast jo më shumë se 10 vjet.

Periudha e ndalimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës, Adriatik dhe Jon

Ishte Ndalohet të peshkohen,

me çfarëdolloj mjeti dhe me-todegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllim të për gjuca (cironka) -Alburnus albidusa lborella prej 20 prillit deri më 15 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prillit deri më 31 korrik në zonat e tjera ujore.

BëhetNdalohet të peshkohen, me

çfarëdolloj mjeti dhe metode-gjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarki-mi i qëllimtë për gjuhca (ciron-ka) –alburnus albidus alborella prej 20 prillit deri më 20 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prill deri më 31 korrik në zonat e tjera ujore.

Ishte Ndalohet të peshkohen, me

çfarëdolloj mjeti dhe metode-gjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarki-mi i qëllimtë, Krapi -Cyprinus carpio prej 20 majit deri më 15 qershor në liqenin e Ohrit.

BëhetNdalohet të peshkohen,

me çfarëdolloj mjeti dhe me-todegjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë, Krapi-Cy-prinus carpio 1 muaj në vit, si-pas urdhrit të ministrit, brenda periudhës 20 prill deri më 20 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1

prill deri më 1 korrik në zonat e tjera ujore.

Masat e reja- Ndalohet peshkimi me rr-

jeta në distancë prej 300 m nga bregu në liqenin e Ohrit dhe në liqenin e Shkodrës dhe 150 m nga bregu për zonat e tjera ujore.

- Periudha e ndalimit është 20 korrik deri më 20 gusht për liqenin e Ohrit dhe 1 gusht deri më 31 gusht për zonat e tjera ujore. Peshkimi i gjuhcës (cironkës), në liqenin e Ohrit do të bëhet vetëm me tratë zalli (vlagë) me madhësi syze të thesit, jo më të vogël se 12

mm. Çdo dalje në liqen për gjueti gjuhcë me këtë lloj trate monitorohet nga Inspektorati i Peshkimit dhe OMP-ja.

- Ndalohet peshkimi me rr-jeta zhytëse fundore në liqenin e Ohrit, në largësinë mbi 1300 m nga bregu.

- Në peshkimin tregtar ar-tizanal në bregdet, veglat e peshkimit (mbrezhda, njica, kurthe, grepa etj.) hidhen/lëshohen në mbrëmje, në perëndim të diellit dhe ngri-hen në mëngjes, në lindje të diellit, sipas orareve të për-caktuara.

- Ndalohet hedhja e çfarë-dolloj rrjete peshkimi deri në

izobatën prej 10 m për detin Adriatik dhe deri në izobatën prej 20 m për detin Jon.

Vlefshmëria e licencave të peshkimi

Ishte Lejet e peshkimit kanë vlef-

shmëri si më poshtë:1. Në peshkimin detar, që

ushtrohet me mjete lundruese me kuvertë (motobarka ose anije peshkimi),leja ka vlefsh-mëri 5 vjet.

2. Në peshkimin bregde-tar, që ushtrohet me mjete lundruese pa kuvertë (sanalle, lundra etj., me ose pa motor), leja ka vlefshmëri deri në 5 vjet.

Bëhet1. Vlefshmëria e lejes

së peshkimit tregtar ka një kohëzgjatje 10 vjeçare, e cila tregohet qartë në leje. Me mbarimin e afatit të vlefsh-mërisë së lejes së peshkimit, leja e peshkimit rinovohet automatikisht me dorëzimin e kërkesës përkatëse të pronarit të anijes së peshkimit.

2. Përjashtimisht, kur anija e peshkimit jepet me qira/hua-përdorje nga pronari i saj, leja e peshkimit ka vlefshmëri si-pas afatit të kontratës së lidhur, por në çdo rast jo më shumë se 10 vjet. Me mbarimin e afatit të kontratës, leja e anijes së peshkimit rinovohet nga për-doruesi i ri, sipas pikës 1 të këtij neni.

Revista "Monitor"

Qeveria, mbështetje me financime Djerrinat e deridjeshme të tranzicionit në Xarrë, tashmë shembëlltyrë e transformimit të bujqësisë

Në Xarrë të Konispolit janë 800 hektarë tokë të mbjella me 500 mijë pemë frutore, nga të cilat fermerët e zonës siguroj-në çdo vit plot 30 mijë ton pro-dhime, 20 mijë prej të cilave shkojnë për eksport.

“Në Xarrë, të Konispolit, aty ku djerrinat e deridjeshme të tranzicionit, janë kthyer në shembëlltyrën rrezatuese të transformimit të bujqësisë, që nuk e shohin vetëm ata që nuk duan dhe që e mohon vetëm kush Shqipërinë e njeh e gjykon veç nga ekranet e por-talet, ku s’ka vend për punët e mira të këtij vendi”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Në këtë zonë që dëshmon më së miri suksesin e pro-dhimit vendas, Rama tha: “Po vijojmë t’u garantojmë fermerëve mekanikë të re bu-jqësore të standardeve euro-piane, falë edhe mbështetjes nga programi IPARD përmes Agjencisë së Zhvillimit Bu-jqësor e Rural”.

“A ka mundësi që disa miq komentatorë të postimeve me prodhimet bujqësore, që shkru-ajnë se këto “hidhen në lumë”, ta mësojnë që në fakt jo? Shq-ipëria eksporton sot më shumë se asnjëherë më parë dhe aktu-

alisht importon më pak se deri dje, pikërisht sepse prodhimi bujqësor është rritur në sasi e në cilësi. Ky është fakt, do s’do kush nuk do”, shtoi Kryemin-istri.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, Frida Krifca dhe zv/ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote ishin sot në Xarrë të Konispolit, për

të lidhur kontratat me fermerët përfitues të thirrjes IPARD, për mekanikën bujqësore.

“Janë rreth 7 subjekte apli-kantë të programit IPARD 2, që janë gati për të lidhur kon-tratat për mekanikën bujqësore.

Ndërkohë që ne, nga thirrja e parë deri tani kemi 41 kontrata të programit IPARD për meka-nikë bujqësore. Janë rreth 1.9 milionë euro, një financim që ka kohë që nuk jepej në këtë drejtim. Me shumë rëndësi të evidentojmë se si mekanika bu-jqësore ka mundësinë të trans-formojë pjesën e rendimentit”, tha Krifca.

Ajo u shpreh: “I bëjmë këto investime se duam që realisht të jemi shumë më konkurrentë në tregjet rajonale dhe ndërkom-bëtare me produktin shqiptar “Made in Albania”, që të jetë në një cilësi superiore, të rrisim

eksportet, të rrisim punësimin dhe të rrisim gjithë vlerën që krijohet në zinxhirin nga prod-huesi deri tek blerësi përfun-dimtar”.

Ndërsa Kote theksoi: “Këtu punësohen rreth 1200 punë-torë dhe dita e punës së punë-torëve këtu ëshë 20 mijë lekë të vjetra”. “Dita e punës dhe punëtori që punon si meka-

nizator merr gati 35 mijë lekë, mjeshtrat e krasitjes marrin 40-50 mijë lekë të vjetra në ditë. Mjetet që këta kanë marrë janë nga kompanitë më bashkëko-hore që janë sot në Europë”, tha Kote.

Eksporti bujqësor nuk ka njohur pandemi, ja shifrat

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka analizuar sektorin bujqësor në Shqipëri dhe ndikimin që ka dhënë Pandemia Covid-19 në këtë sektor të rëndësishëm. Por qeveria shqiptare raporton të tjera shifra lidhur me sektorin, të cilin ajo nuk e ka përfshirë në paketat e ndihmës shtetërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara analizoi efektet e pandemisë në bujqësi ku gjeti se, sektori ishte ballafaquar me mungesë të fuqisë punë-tore në kulmin e sezonit të mbjelljeve.

Por raporti konfirmon se zinxhirët e furnizimit të in-puteve nuk janë ndërprerë. In-putet të tilla si fara, fidanë etj. sigurohen nga importi i cili nuk u ndërpre.

Por një raport i Qeverisë Shqiptare me burim nga Min-istria e Bujqësisë dhe Zhvil-limit Rural, bën të njohur shi-fra në rritje sidomos në fushën e eksportit të fruta-perimeve, rritje të cilën ia atribuon poli-tikave mbështetëse të qeverisë për sektorin bujqësor, sikundër thuhet në këtë raport.

Sipas këtij raporti, eksportet e kajsive, qershive pjeshkëve, kumbullave etj., në qershorin e 2020, janë rritur me plus 179,4 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më

parë.Trendi rritës i eksportit ka

vijuar që prej muajve të parë të këtij viti, duke mos u ndi-kuar nga kriza e shkaktuar nga COVOD-19, theksohet në ra-portim.

Sipas të njëjtit burim edhe eksporti i patateve është rritur me 296 për qind, i kastrave-cave me 358, 5 për qind, i lakrës dhe lulelakrës me 147,1 për qind etj. Në total, ministria përgjegjëse thotë se eksporti i fruta perimeve është rritur me 16,4 për qind.

Shumica e fermave në Shqipëri, janë në pronësi të familjeve dhe prodhimi i tyre është kryesisht për vetëkon-sum. Vetëm 10-12% e numrit të përgjithshëm të fermave janë të zyrtarizuara me numrin e identifikimit tatimor (NIPT), që i lejon ato të prodhojnë kryesisht për tregjet. Bujqë-sia në Shqipëri është sektori me kontributin më të madh në ekonomi. Në vitin 2019, sektori kontribuoi me 18.5% të PBB-së vendit dhe është burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë rurale, teksa kontribuon me 38 për qind të punësimit total.

Aktualisht, ka rreth 350 mijë ferma familjare, ku mad-hësia mesatare e fermës është rreth 1.2 ha.

Page 8: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

8 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

9 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

Page 10: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

10 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

legjislAcion(Vijon nga faqja 3)

teknologjisë së informacionit dhe punësimit brenda 3 mua-jve të mbi 5000 të rejave dhe të rinjve në zonat rurale.

Përmirësimin e ndjeshëm të situatës përsa i përket konkurrueshmërisë të sektorit të bujqësisë krahasuar me ven-det e rajonit dhe rritjen e perfor-mancës e rolit të shoqërisë civile në zonat rurale të vendit.

Bazuar në parashtrimet e më-sipërme, ndryshimet e parashi-kuara nga projekt-ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9817, datë 22.10. 2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””, i propozuar, mundësojnë realiz-imin e skemës mbështetëse për të gjithë shtresën e agrobiznesit dhe në mënyrë më të veçantë grupimin e fermerëve, produk-tet e të cilëve gjenden në situatë të pafavorshme krahasuar me produktet e vendeve të rajonit dhe ato komunitare, si pasojë e nivelit tepër të ulët të mbështetjes strukturore, që ofrohet për këtë sektor të ekonomisë në mënyrë të krahasuar. Gjithashtu niveli i mbështetjes direkte apo nëpërm-jet lehtësirave fiskale, i dhënë këtij sektori të ekonomisë është tepër larg ndaj limitit të nego-ciuar dhe miratuar në kuadër të Marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), duke mundësuar përfshirjen pa pengesa ligjore të skemës mbështetëse të parashikuar nga projekt ligji i propozuar.

Ndryshimet e propozuara, përveç realizimit të skemës mbështetëse, parashikojnë mundësinë e rritjes së bashkëve-primit të agjencisë së pagesave me organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në zonat rurale ba-zuar në arsyetimin që shoqëria civile zotëron kapacitet njerë-zore dhe teknike që të kryejë shërbime shtesë që nuk përm-bushen nga sektori publik për shkak të mungesës së aftësive dhe kostos shumë të lartë në kryerjen e këtyre shërbimeve.

Rëndësia dhe roli i shtuar i organizatave të shoqërisë civile është përforcuar në disa dokumente ndërkombëtare si Dokumenti për Partneritetin i Busanit1, të cilin shteti Shqiptar e ka mbështetur, ku theksohet roli i organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve në fusha që janë plotësuese

të shërbimeve që ofrohen nga shteti2. Gjithashtu, edhe në Ko-munikatën e Komisionit të Bash-kimit Europian3 theksohet roli që luajnë organizatat e shoqërisë civile në kryerjen e shërbimeve të cilat plotësojnë shërbimet e kryera nga organet e qeverisjes vendore dhe qëndrore.

Për më tepër përzgjedhja e këtij modeli bashkëpunimi ndërmjet organeve të speciali-zuara të shtetit dhe shoqërisë civile parashikohet dhe nxitet edhe nga rregulloret e Këshil-lit të Bashkimit Evropian që rregullojnë bujqësinë dhe zhvil-limin rural4.

Me qëllim që të ndihmohen organizatat e shoqërisë civile që të shmangin fragmentariz-imin dhe të promovohet një bashkërendim i veprimeve në përmbushjen e misionit dhe qël-limit të tyre në mbrojtjen e inte-resave të fermerëve, prodhuesve bujqësorë dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqë-sore dhe ushqimore, projek-ligji parashikon legjitimimin e En-tit Kombëtar Rural si shoqatë gjithëpërfshirëse të të gjitha shoqatave që veprojnë në këtë fushë të ngritura mbi baza vull-netare. Projektligji përcakton regjistrimin e Entit Kombëtar Rural në gjykatë me nismën e shumicës së thjeshtë të organi-zatave, shoqatave dhe koopera-tivave të fermerëve, prodhuesve bujqësorë dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqë-sore dhe ushqimore, si një person juridik me statusin e organizatës jofitimprurëse, në formën e sho-qatës në nivel kombëtar. Theme-limi dhe regjistrimi i Entit kryhet në përputhje me parashikimet e ligjit përkatës për organizatat jofitimprurëse.

Gjithashtu, me qëllim që të forcohet qeverisja dhe demokra-cia e brendshme e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në zonat rurale, legjitimimi i tyre shoqëror, si dhe aftësia e tyre për të qenë gjithëpërfshirës dhe përfaqësues të gjithë fermerëve, prodhuesve bujqësorë dhe ato të përpunimit e tregtimit të produk-

teve bujqësore dhe ushqimore është parashikuar që të kryhet mbikëqyrja e veprimtarisë së organizatës përfaqësuese (Entit Kombëtar Rural) në dy aspekte kryesore: së pari, kryhet një mbikëqyrje paraprake e rregul-lave të funksionimit të demokra-cisë së brendshme të organizatës përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në zonat rurale duke parashikuar të drejtën e ministrit që mbulon çështjet e bujqësisë dhe zhvil-limit rural të miratojë rregullat dhe procedurat e përgjithshme të vendosura në statut dhe në vendi-met e mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve mbi përdorimin dhe administrimin e fondeve pub-like si dhe së dyti, projektligji ngarkon ministritë përkatëse që të monitorojnë veprimtarinë e entit nga organet shtetërore mbi ligjshmërinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së saj sipas udhëzimit të përbashkët të ministrive të linjës që do të dalë për këtë qëllim.

Nëpërmjet këtij lloj grupimi të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në zonat ru-rale garantohet transparenca, llogaridhënia dhe përfaqësimi i të gjithë përfituesve nga skema mbështetëse apo veprimtaritë e tjera këshilluese të Entit. Gjithashtu, në këtë mënyrë identifikohen organizata që kanë një interes të ligjshëm në mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, janë transpar-ente dhe përfaqësojnë një grup të madh shoqëror në zonat ru-rale. Kjo lloj forme organizimi krijon një formë bashkautorësie ndërmjet organeve shtetërore dhe shoqërisë civile në zbatimin e programeve dhe masave që kanë si qëllim mbështetjen e bu-jqësisë dhe zhvillimit rural e cila garanton një shkallë më të lartë suksesi të këtyre programeve dhe masave.

Për më tepër, parashikimi i këtij projektligji mbi procedurën e realizimit të skemës mbështetëse për lehtësimin fiskal në këtë sek-tor të ekonomisë, mbështetet dhe në precedentë ligjorë të përdorur me parë në kuadrin ligjor ven-

das. Në mënyre të veçantë mund të përmendet Ligji Nr. 8518 / 1999 “Për ujitjen dhe kullimin” (me disa ndryshime e shtesa të bëra me ligjin nr. 9860, datë 21.01.2008). Ky ligj parashikon të drejtën e shtetit për të kaluar administrimin e kapitaleve pub-like tek shoqatat dhe federatat e ujitjes dhe kullimit, të cilat janë organizata që ushtrojnë edhe veprimtari ekonomike jofitim-prurëse, në interes të fermerëve si përfitues të drejtpërdrejtë të të mirave që rrjedhin nga admin-istrimi i këtyre kapitaleve.

Në ndryshim nga ligji i lart-përmendur, në këtë projektligj, kompetencat që i jepen grupimit të shoqatave të agrobiznesit dhe atyre të prodhuesve ushqimorë nuk përkojnë me funksione pub-like të deleguara, por ato mbeten në nivelin e përfaqësimit të gru-peve përkatëse të interesit duke përcaktuar në këtë mënyrë esk-luzivitetin e entit publik përkatës ndaj funksioneve me interes publik, por duke lehtësuar rm-jaftueshëm zbatimin e skemës përmes identifikimit dhe për-faqësimit të përfituesve fundorë të kësaj skeme.

Projekt-ligji që propozohet është në pajtim të plotë me nenin 11 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon që sistemi ekonomik bazohet në pronën private e publike, në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike, dhe që

i garanton mbrojtje të njëllojtë pronës private e asaj publike. Përgatitja e këtij projektligji nis-et nga një arsye e rëndësishme publike, që është zhvillimi i qëndrueshëm i prodhimit bujqë-sor, i industrisë përpunuese dhe i agrobiznesit dhe nuk përbën ndonjë kufizim të lirisë së vep-rimtarisë ekonomike. Përfituesit, që plotësojnë kushtet dhe kriteret e vendosura me këtë ligj dhe me akte nënligjore, do ta përfitojnë karburantin me të njëjtin çmim të ulët dhe me produktin që do të prodhojnë do të jenë në gjendje që të konkurojnë ndershmërisht.

Projekt ligji i propozuar i shërben ndërkohë përmbushjes së një objektivi të rëndësishëm social në kuptim të Kushtetutës.

Sipas dispozitave kush-tetuese,

“1. Shteti, brenda kompeten-cave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë pri-vate, synon:

a) Punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë person-ave të aftë për punë;

b) ………………dh) shfrytëzimin racional të

… burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;

…………………2. ……Ligji përcakton kush-

tet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre ob-jektivave;”.

Pikërisht, realizimi sa më mirë e i drejtë e sa më i plotë, brenda kuadrit kushtetues dhe të arrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, i objektivave ekono-mike e sociale të parashtruara në pjesën hyrëse të këtij relacioni, kërkohet të arrihet nëpërmjet projekt ligjit të paraqitur nga Këshilli i Ministrave.

Plotësimet ligjore të para-shikuara në këtë projekt-ligj respektojnë plotësisht dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, madje struktura e administrimit të kësaj skeme gjen mbështetje edhe në AcquisCommunautaire, ku në mënyrë të veçantë mund të përmendet Rregullorja e Komu-nitetit Evropian 1698/2005 mbi mbështetjen e zhvillimit rural nga Fondi Evropian i Bujqësisë për Zhvillimin Rural, në nenin 6 të saj, ku përcaktohet mundësia e Shteteve Anëtare të BE për të deleguar administrimin e fond-eve Komunitare të financuara përmes këtij fondi, grupimeve të shoqërisë civile apo shoqat-ave jofitimprurëse të cilat për-faqësojnë grupimet përkatëse të interesit.

Duke u mbështetur në ekspe-riencën e Bashkimit Evropian, në mundësinë ligjore të ofruar nga kuadri normativ vendas, si dhe në vullnetin e shprehur të grupi-meve të interesit, subjekt i këtij projekt ligji, besojmë thellësisht se kjo skemë mbështetjeje do të sjellë një impetus të ri në zhvil-limin e konkurrueshmërisë së këtij sektori strategjik në struk-turën ekonomike dhe sociale të vendit.

1 URL: http://www.oecd.org/dac/effectiveness/49650173.pdf2 Shikoni neni 22 të Dokumentit për Partneritetin e Busanit: “Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) luajnë

një rol thelbësor në krijimin e mundësive për njerëzit që të kërkojnë të drejtat e tyre, në promovimin e qasjeve që bazohen tek të drejtat, në formimin e politikave dhe partneriteteve për zhvillim, sidhe në mbikqyrjen e zba-timit të tyre. Ata, gjithashtu, ofrojnë shërbime në fusha që janë plotësuese me ato që ofrohen nga shteti. Duke njohur këtë, ne do të:

a) zbatojmë plotësisht angazhimet tona për t’i mundësuar OSHC të ushtrojnë rolet e tyre si aktorë të pa-varur të zhvillimit, me në fokus të veçantë në një mjedis lehtësues, në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të rëna dakord që maksimizojnë kontributin e OSHC në zhvillim.

b) Nxisim OSHC të zbatojnë praktika që forcojnë llogaridhënien e tyre dhe kontributin e tyre në efikasitetin e zhvillimit, duke u udhëhequr nga Parimet e Stambolli tdhe Korniza Ndërkombëtare për Efikasitetin e Zhvil-limit të OSHC-ve.

3 Komunikata nga Komisioni për Parlamentin Europian, Këshillin, Komitetin Ekonomik dhe Social Euro-pian dhe Komitetin e Rajoneve, Rrënjët e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm: Angazhimi I Europës me Shoqërinë civile në marrëdhëniet me jashtë, e datës 12.09.2012. URL:

http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=COM:2012:0492:FIN:EN:PDF4 Council Regulation (EC) No 1698/2005, neni 6 dhe Regulation (EU) No 1306/2013 of the European

Parliament and of the Council of 17 December 2013, nenet 7 dhe 12.

Zinxhiri ushqimor - Amendamentet përmirësojnë Kooperimin, Koordinimin, Mekanizimin, Inovacionin e Dixhitalizimin,

për përmirësimin ekonomik dhe disbursimin e granteve

Ligj Nr. ________/2020PëR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 9817, DATë 22.10.2007 “PëR BUJQëSINë DHE ZHVILLIMIN RURAL”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËVENDOSI:

Në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë: Neni 1Në nenin 2, pas pikës 17 shtohen pikat 18 dhe 19 me këtë përmbajtje:“18. “Skema e shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar”

është metoda e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për furnizimin e përfituesve me karburant me çmim të reduktuar.

19. “Karburant” është nafta dhe nënproduktet e saj sipas klasifikimit

që bëhet në ligjin përkatës për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të saj.”

Neni 2Në nenin 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalitë me këtë përmbajtje:

“Pjesë e posaçme e programit për bujqësinë është edhe skema e shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar. Rregullat, kriteret dhe kushtet e veçanta për funksionimin e skemës së shpërndarjes së kar-burantit me çmim të reduktuar përcaktohen në nenin 13/1 të këtij ligji.”

(Vijon në faqen 11)

Amendamente që mundësojnë përmirësimin e Kooperimit dhe Koordinimit, Mekanizimit, Inovacionit dhe Dixhitalizimit, Përmirësimin e treguesve ekonomiko-financiarë dhe të disbursimit të fondeve

grant në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor

Page 11: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

11 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

legjislAcion

(Vijon nga faqja 10)

1 Akt Normativ nr.2, date 16.06.2010 “Për një shtesë në ligjin nr. 7746, date 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuar

2. Në fund të pikës 2, pas fjalëve “nëpërmjet agjencisë së pagesave” shtohen fjalët “ose Entit Kombëtar Rural sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”

3. Në pikën 3, pas fjalëve “masa e përfitimit nga fondi i programit” shtohen fjalët “dhe skema e shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar”.

Neni 3 Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9Dokumentet që duhen ruajturPërfituesit që kanë marrë fonde nga programi ose kanë përfituar nga

zbatimi i skemës së shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar, duhet të ruajnë të gjithë dokumentacionin për përfitimin e fondeve ose të karburantit me çmim të reduktuar, për një periudhë 4-vjeçare, duke filluar nga data që janë lëvruar fondet ose është marrë në dorëzim kar-buranti me çmim të reduktuar.”

Neni 4Në nenin 11 pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përm-

bajtje:“c) skemës së shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar”

Neni 5Pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 13/1Skema1. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat, kriteret dhe kushtet e

veçanta për furnizimin e përfituesve me karburant me çmim të reduktuar (“Skema”) si një politikë bujqësore, pjesë e programit për bujqësinë, që bazohet në parimet e mëposhtme:

a) Të ndihmojë dhe lehtësojë veprimtarinë bujqësore të fermerëve dhe çdo përfituesi tjetër;

b) Të përmbushë objektivat e këtij ligji;c) Të jetë efiçente dhe me kosto të përballueshme;ç) Të ndërtohet mbi bazën e parimit dhe procedurave të vetëadmin-

istrimit nga fermerët, transparencës, llogaridhënies dhe shpërndarjes së drejtë;

d) Të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri;

2. Këshilli i Ministrave, bazuar në parimet e mësipërme, përcakton:a) kushtet dhe kriteret që duhet të përmbushin përfituesit për përfit-

imin nga skema;b) shkallët e ndryshme të përfitimit, apo mënyrat për përllogaritjen e

shkallëve të ndryshme të përfitimit, sipas kushteve të veçanta të secilit përfitues;

c) sasinë vjetore të karburantit që nevojitet, procedura dhe mënyra e transferimit dhe administrimit të naftës bruto tek përfituesit, mënyrat, procedurat e furnizimit të përfituesve me karburant;

ç) mënyrën e ngjyrosjes dhe shënjimit të karburantit me ngjyrues dhe shënjues;

d) rastet e ndalimit ose kufizimit të përfitimit nga skema;dh) rastet kur përjashtohen përfituesit nga skema si pasojë e

mospërmbushjes së kushteve të skemës apo keqpërdorimit të përfiti-meve nga skema;

e) si dhe çdo çështje tjetër që është e nevojshme për të garantuar përmbushjen e qëllimeve të skemës.

Neni 6Në nenin 21 pika 2, pas shkronjës “e” shtohet paragrafi:“Agjencia e pagesave, në përmbushjen e detyrave të përcaktuara

më sipër, bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë e saj me Entin Kom-bëtar Rural.”

Neni 7Në nenin 22 pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:“5. Agjencia e pagesave mund të bashkëpunojë me Entin Kombëtar

Rural me qëllim përmirësimin e cilësisë së bazës së të dhënave.”

Neni 8Titulli i Kreut VII ndryshohet si më poshtë:

Kreu VII“Nxitja dhe mbështetja e partneritetit publik – shoqëri civile në zhvil-

limin rural dhe format e organizimit të prodhuesve, të përpunuesve dhe tregtarëve të produkteve bujqësore dhe agroushqimore”

Neni 9Pas nenit 28 shtohet neni 28/1 si më poshtë:

“Neni 28/1Enti Kombëtar Rural

1. Enti Kombëtar Rural përfaqëson organizatat, shoqatat dhe koop-erativat e fermerëve, të prodhuesve bujqësore dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, të ngritura në baza vullnetare.

2. Enti Kombëtar Rural regjistrohet në gjykatë me nismën e shumicës së thjeshtë të organizatave, shoqatave dhe kooperativave të fermerëve, prodhuesve bujqësore dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, si një person juridik me statusin e organizatës jofitimprurëse, në formën e shoqatës në nivel kombëtar, me qëllim kryerjen e veprimtarive në të mirë e në interes të publikut në funksion të mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe ndërmarrjen e veprimtarive për forcimin e shoqërisë civile në zonat rurale.

3. Çdo organizatë, shoqatë, grup apo kooperativë e fermerëve, prodhuesve bujqësorë dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në Statutin e Entit Kombëtar Rural bëhet anëtare e tij.

4. Enti Kombëtar Rural ka si mision parësor të promovojë, nxisë dhe zhvillojë interesat e banorëve në zonat rurale, me qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e aftësisë konkurruese të fermerëve shq-iptarë, promovimin e praktikave në zonat rurale që lejojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në harmoni me mjedisin, menaxhimit ekologjik, efektiv dhe konkurrues të tokës bujqësore, përmirësimin e aftësive sipërmarrëse të fermerëve, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale. Enti Kombëtar Rural e përmbush misionin e saj duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimtarinë me agjencinë e pag-esave.

5. Enti Kombëtar Rural përmbush funksionet e dhëna për zbatimin e skemës për furnizimin me karburant me çmim të reduktuar sipas për-caktimeve të këtij ligji dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që përcak-ton rregullat, kriteret dhe kushtet e veçanta për furnizimin me karburant me çmim të reduktuar.

6. Enti Kombëtar Rural, në bashkëpunim me agjencinë e pagesave, ndërmerr nisma si dhe kryen administrimin dhe zbatimin e projekteve në trajnimin dhe kualifikimin e fermerëve, asiston në rritjen e aftësisë kredimarrëse dhe rritjen e volumit të kreditimit me përqindje të ulët interesi apo kushte të tjera lehtësuese të përfituesve në zonat rurale, krijon dhe ndihmon në krijimin e bashkësive për shërbimet me mjete të mekanizuara të veprimtarisë në zonat rurale si dhe kryen çdo veprim-tari tjetër me qëllim zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

7. Enti Kombëtar Rural gëzon pavarësi drejtuese, administrative, financiare dhe teknike.

8. Enti Kombëtar Rural e ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin shqiptar, statutin e saj dhe rregulloren e brendshme.

9. Ministri që mbulon fushën e zhvillimit rural miraton rregullat dhe procedurat e përgjithshme të vendosura në statut dhe në vendimet e mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve mbi përdorimin dhe admin-istrimin e fondeve publike. Vendimet e mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve mbi përdorimin dhe administrimin e fondeve publike i njofto-hen ministrit brenda 10 ditëve nga data e marrjes së tyre.

10. Enti Kombëtar Rural organizohet si person juridik me qendër në Tiranë, që ka të drejtë të krijojë struktura të tjera, në nivel vendor sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligj dhe në Statut.

Neni 10Pas nenit 28/1 shtohet neni 28/2 si më poshtë:

“Neni 28/2Parimet e kryerjes së veprimtarisëEnti Kombëtar Rural në kryerjen e veprimtarisë dhe në ofrimin e asis-

tencës për përfituesit, bazohet në parimet e mëposhtme:a) përparësia sektoriale dhe/ose territoriale, në përputhje me për-

parësitë e politikave bujqësore;b) trajtimi në mënyrë të drejtë e të barabartë të përfituesve, në kushte

të ngjashme ndërmjet tyre;c) zbatimi i procedurave transparente, të thjeshta dhe të kontrol-

lueshme;ç) nxitja e pjesëmarrjes së fermerëve në identifikimin e nevojave dhe

përparësive të bujqësisë, zbatimin e projekteve dhe monitorimin e tyre;d) bashkëkontributi i fermerëve të organizuar në organizata, shoqata

dhe kooperativa prodhuesish bujqësore dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore në financimin e projekteve;

dh) bashkëpunimi ndërmjet fermerëve apo organizatave të tyre në zonat rurale.”

Neni 11Pas nenit 28/2 shtohet neni 28/3 me këtë përmbajtje:

“Neni 28/3Monitorimi i Veprimtarisë së EntitMonitorimi teknik dhe profesional mbi veprimtarinë e Entit Kombëtar

Rural dhe veçanërisht për përmbushjen e funksioneve të dhëna për zba-timin e skemës sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton rregullat, kriteret dhe kushtet e veçanta për

furnizimin e përfituesve me karburant me çmim të reduktuar, përcakto-hen me udhëzim të përbashkët të ministrit që mbulon çështjet e finan-cave, ministrit që mbulon çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit rural, minis-trit që mbulon çështjet e industrisë së naftës, ministrit që mbulon çështjet e pushtetit vendor dhe ministrit që mbulon çështjet e mbikëqyrjes dhe trafikut rrugor në rrugë.”

Neni 12Në nenin 35 pas fjalëve “në bashkëpunim me ministritë respektive,”

shtohen fjalët “me Entin Kombëtar Rural,”

Neni 13Në nenin 36 pika 1 pas fjalëve “në bashkëpunim” shtohen fjalët “me

Entin Kombëtar Rural,”.

Neni 14Në nenin 37, fjalia e parë, pas fjalëve “studimeve analitike dhe zhvil-

limore nga” shtohen fjalët “Enti Kombëtar Rural dhe”.

Neni 15Në nenin 38 pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4, 5 dhe 6 me këtë përm-

bajtje:“3. Mospërdorimi nga përfituesit të karburantit me çmim të reduktuar,

në përputhje me qëllimin për të cilin është dhënë.4. Mos arkëtimi dhe dorëzimi në destinacion e në afatin e përcaktuar

i fondeve të grumbulluara nga shitja e naftës. 5. Mosadministrimi i karburantit në përputhje me rregullat dhe proce-

durat e përcaktuara në vendimet dhe udhëzimet përkatëse për shpërn-darjen e karburantit me çmim të reduktuar.

6. Përdorimi i karburantit me çmim të reduktuar nga mjete të paau-torizuara për përdorimin e tij.”

Neni 16Në nenin 39 pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4, 5 dhe 6 me këtë

përmbajtje:“3. Kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 3 të nenit

38 të këtij ligji, dënohen me gjobë. Masa e gjobës përcaktohet nga shumëzimi i sasisë së karburantit të papërdorur në përputhje me qëllimin për të cilën është dhënë, me çmimin e shitjes me pakicë të karburantit në datën e konstatimit të kundërvajtjes administrative. Në rast se kundërvajtja kryhet më shumë se një herë, jepet si masë plotë-suese edhe përjashtimi nga skema e përfituesve të karburantit me çmim të reduktuar.

4. Kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 4 të nenit 38 të këtij ligji, dënohen me gjobë. Masa e gjobës është sa dyfishi i interesave bankare të shumës së padorëzuar në afatin e përcaktuar.

5. Kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 5 të nenit 38 të këtij ligji, dënohet me gjobë. Masa e gjobës caktohet nga 10% deri në 30% të dëmit të shkaktuar si pasojë e mosadministrimit të karburantit sipas rregullave.

6. Kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 6 të nenit 38 të këtij ligji, dënohet me pezullimin e lejes së qarkullimit të mjetit nga 3 deri në 6 muaj. Masa administrative e parashikuar në këtë pikë jepet nga organet dhe strukturat e parashikuara në nenin 12 të Kodit Rrugor në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 213 të Kodit Rrugor.”

Neni 17Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shënim: Për ndryshimin e ligjit 7747 datë 28.07.1993 “Për hidrokar-

buret (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuarNë vitin 2010, me anë të një akti normativ me fuqinë e ligjit Alb-

pertrol sh.a. iu dha e drejta të tregtojë produktet hidrokarbure për tre-gun vendas apo për eksport sipas çmimit të bursës ndërkombëtare për hidrokarburet.

Me qëllim që të realizohet skema e furnizimit të perfituesve me kar-burant me çmim të reduktuar, duhet kufizuar kjo e drejtë e Albpetrol sh.a. që të tregtojë vetëm ato produkte që nuk janë të nevojshme për të përmbushur nevojat e fermerëve për karburant të përcaktuara në Vendi-min e Këshillit të Ministrave që do nxirret në zbatim të këtij ligji.

Për këtë arsye duhet të ndryshohet shkronja neni 12(2)(ç) i ligjit nr. 7746, date 28.07.1993 “Për hidrokarburet “kërkimi dhe prodhimi” i ndry-shuar (shtuar me aktin normativ) në mënyrë që të parashikohet e drejta e Këshillit të Ministrave që t’ia transferojë naftën bruto në administrim nga Albpetrol sh.a (e cila e përfiton të drejtën e administrimit sipas mar-rëveshjeve Albpetrol) përfituesve.

Shënim II: Në nenin 10 të ligjit 62/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” duhet shtuar si një nga rastet e përjashtimit nga pagesa e akcizës edhe karburanti i prodhuar sipas përcaktimeve të skemës për furnizimin e perfituesve me karburant me çmim të reduktuar.

Amendamente që mundësojnë përmirësimin e Kooperimit dhe Koordinimit, Mekanizimit, Inovacionit dhe Dixhitalizimit, Përmirësimin e treguesve ekonomiko-financiarë dhe të

disbursimit të fondeve grant në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor

Page 12: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

12 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020

KëshillA në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROgRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIgURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në faqen 13)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJËRekordet në fermë janë një pjesë integrale

e praktikave të mira blegtorale. Ato i ndihmojnë fermerët në shumë mënyra të tillë si:

• Marrjen e vendimeve për menaxhimin e tufës dhe fermës

• Mbajtjen e llogarive financiare dhe marrjen e vendimeve

• Identifikimin e problemeve• Planifikimin për të ardhmen • Përcaktimin nëse objektivat e prodhimit në

fermë janë arritur

Kriteret kryesore për mbajtjen e rekordeve të mira janë: • Duhet të jenë të përdorshme (dobishme) • Duhet të mbahen në një formë të tillë që ato

mund të konvertohen lehtë në informacion. • Përpara mbajtjes së një rekordi duhet ta

kemi të qartë për çfarë do të përdoret, me qël-lim që forma në të cilën të dhënat regjistrohen të ndihmojnë në analizën dhe intepretimin e mëvonshëm.

• Dublimi i të dhënave duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur.

• Duhet të jenë të lehta për: t’u regjistruar, azhornuar rregullisht, për t’u kuptuar, për t’u aksesuar, për t’u përmbledhur në informacion.

• Mbajtja e rekordeve të prodhimit në fermë mund të ndahet në 5 aktivitete kryesore, krye-sisht: identifikimi (matrik) i kafshëve, rekordet e riprodhimit dhe rekordet individuale të prodhimit të qumështit të lopëve, rekordet e shëndetit dhe të ushqyerit.

Cilat janë rregullat e të ushqyerit të lopëve në mjelje • Lopët e qumështit kanë kërkesa të mëdha

për ujë.• Dietat ushqimore duhet të jenë të balanc-

uara në lëndë ushqyese.• Në çdo kohë 60 % e lopëve të qumështit

duhet të jenë duke ripërtypur, kjo tregon që tufa e lopëve mbarështohet përgjithësisht mirë, veçanërisht në aspektin e të ushqyerit duke u mbështetur edhe në karakteristikat e feçeve.

• Lopët me prodhimtari të lartë janë më të ndjeshme ndaj ushqimeve me cilësi jo të mirë, stresit të temperaturave të larta.

• Lopët në mjelje konsumojnë më shumë ushqim por ato mund ta kthejnë këtë investim në më shumë qumësht.

• Ushqimi i koncentruar në racion duhet të përfshihet në atë sasi për të siguruar energji,

proteinë dhe lëndë mineralo-vitaminoze për të bërë të mundur marrjen e një prodhimi sa më të lartë të qumështit dhe pjellori sa më të lartë.

• Kalciumi dhe fosfori janë veçanërisht të rëndë-sishme për lopët në mjelje.

• Përfshirja në dietë e përbërësve të ushqimit të koncentruar duhet të bazohet në koston e tyre relative të energjisë dhe proteinës.

• Lopët duhet të qëndrojnë shtrirë dhe të push-ojnë 11-12 orë. Shtrati duhet të jetë i rehatshëm dhe i thatë, meqenëse kjo ndikon në rritjen e ripërtëritjes, rrjedhjen e një sasie gjaku më të madhe në gji dhe për pasojë rritjen e prodhimit qumështit.

• Është mirë vendosja e objektivave realiste për prodhimin e qumështit bazuar në kapacitetin gjenetik të lopës dhe ushqimet e disponueshme (foragjere dhe koncentrat).

Cilat janë rregullat për menaxhimin e riprodhimit në lope• Lopët në mjelje duhet të ushqehen mirë për t’u

mbarsur përsëri pas pjelljes.• Lopët me kondicion shumë të dobët ose të

majmura do të kenë pjellori më të ulët.• Periudha e pritjes nga pjellja deri në fekondim

nuk duhet të jetë më shumë se 50 ditë.• Vëzhgimi i shenjave të afshit 18-24 ditë pas

afshit të fundit, në qoftëse lopa nuk është akoma barëse.

• Momenti më i përshtatshëm për ndërzim është 4-12 orë pas shenjave të para të afshit.

• Mbajtja e shënimeve mbi datën dhe demin ndërzyes.

• Mund të jetë e nevojshme për të skartuar ndonjë lopë në qoftëse më shumë se 15 % e tufës kanë një interval pjellje mbi 480 ditë.

• Çdo muaj fermeri duhet të nxjerrë një listë me lopët që nuk janë barëse që kanë pjellur para më shumë se 80 ditë dhe që nuk ka parë shenja afshi.

KËSHILLA PËR FERMERËT

• Veterineri duhet të thirret për të ekzaminuar traktin riprodhues për anormalitete.

• Lopët me patologji të tillë si ato me mbetje të shtratit, çalime, mastite ose infeksione në traktin riprodhues kanë pjellori më të ulët.

• Një nga sfidat më të mëdha për të arritur sukses në pjellori është të ushqyerit e lopëve me racione ushqimore të balancuara në 100 ditëshin e parë të laktacionit. Të ushqyerit e pamjaftueshëm bën që lopa të përdorë rezervat trupore për të prodhuar qumësht, të ketë rënie të shpejtë në peshë dhe mosardhje në cikël në qoftëse humbja në peshë të gjallë është e madhe.

• Vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet mëshqerrave të pjella.

• Fermeri duhet të zhvillojë aftësi për të identifi-kuar lopët në afsh.

• Temperaturat e larta dhe lagështia do të ulin ndjeshëm orët që lopa të ndërzehet me sukses.

• Kontrolli i cilësisë së spermës është i domo-sdoshëm.

• Këshilla dhe ndihma e mjekut veterianar duhet të kërkohet në qoftëse kemi lopë me probleme si lindje të vështira, mbetje plaçente, çalime, dështime, ose rrjedhje vaginale për më shumë se 14 ditë pas pjelljes dhe probleme të tjera shëndetësore.

• Lopët me problem në pjellje ka mundësi më shumë të kenë infeksione të mitrës që mund të zgjasin me javë (ndoshta dhe muaj) pas pjelljes, megjithëse lopët shfaqin shenja normale të afshit dhe nuk kanë ndonjë rrjedhje vaginale jo normale.

• Identifikimi i çdo lope me problem të dyshimtë kërkon inspektim veterinar.

Cilat janë rregullat për t’u kujdesur për shëndetin e kafshëve • Hartimi dhe zhvillimi i një plani për parandalimin

e sëmundjeve që përfshin: higjenë të mirë, izolimin e kafshëve të sëmura dhe programin e rregullt të

Fermerë! Tregoni kujdesin e duhur në mbajtjen e rekordeve në një fermë qumështi

vaksinimit • Aftësimi për të identifikuar shpejt kafshët e

sëmura me shfaqje subklinike nga pamja e tyre fizike dhe sjellja siç mund të jetë trauma, dieta të pabalancuara, thundra të tejrritura (të paprera).

• Sigurimi i një shtrese të butë me qëllim që të përmirësojë komfortin e kafshës dhe mos të ketë problem me thundrat dhe këmbët

• Hartimi dhe zbatimi i një programi që përm-ban veprime të menaxhimit të shëndetit të tufës, për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet dhe çrregullimet specifike.

• Mjekimet për sëmundje të ndryshme duhet të kryhen sipas protokolleve veterinare të për-caktuara.

• Ambjeti ku mbahen dhe mjekohen kafshët e sëmura duhet të jetë i pastër dhe të dizinfektohet shpesh.

• Hartimi dhe zbatimi i një plani të vaksinimit kafshëve dhe të trajtimit kundër parazitëve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm që mund të futen edhe nëpërmjet forazheve.

• Në qoftëse çala shkaktohet nga trauma, sigurohu që dyshemeja e stallës mos të jetë shumë e ashpër me copa guri dhe pjesë çimento të thyera. Në qoftëse mund të jetë problem i të ushqyerit (acidozë) përdor solucione buffer (rumenicinë) etj.

• Çdo 6 muaj bën tualetin e thundrave. Diz-infektimet me formalinë dhe sulfat bakri janë të nevojshme

Temperaturat e larta shkaktojnë:• Uljen e konsumit të ushqimit nga kafshët.• Shtyrjen e periudhës të ardhjes në cikël të

lopës, për pasojë ulje të pjellorië si dhe munifikim të fetusit në zhvillim tek lopët barëse.

Masat: • Kontrolli i numrit të frymarrjes. Në qoftëse

është mbi 70 ose 80/minutë atëherë mund të themi që lopa është e stresuar nga temperatura e lartë dhe duhet të tregojmë kujdes të veçantë dhe mbi 100/minutë të merren masa si spërkatja me ujë, përdorimi i ventilatorëve, mbajtja jashtë natën etj.

• Është mirë që të ushqyerit e lopëve të kryhet gjatë natës që është më fresk.

• Uji i bollshëm duhet të jetë prezent.• Rritja e ventilimit natyral dhe artificial

(nëpërmjet ventilatorëve).• Lagie me ujë (sprucim) e trupit lopës për

disa minuta.

Përgatiti: Fiqiri Tahiri, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB-Fushë Krujë:

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

Faktorët që duhet të kemi parasysh në përgatitjen e silazhit misër kalli të cilësisë së lartë

Misri është bima më e preferueshme për silazh, sepse ka përmbajtje të lartë në lëndë të thatë (28-42 %) dhe mjaft të pasur me karbohidrate të tretshme në ujë. Këto kara-kteristika e bëjnë misrin një bimë ideale për silazhim.

Faktorët që kontribuojnë në realizimin e një silazhi të një cilësie të lartë përfshijnë:

Korrjen - e cila duhet të kryhet kur përqëndrimi i karbohidrateve të treteshme tek bima është e lartë. Momenti i korrjes për misrin kalli është në fazën e dyllit, Ky moment ka rëndësi shumë të madhe dhe nuk duhet të nënvlerësohet.

Grirja – Madhësia e copëzave duhet të

jetë 1-2 cm. Kjo krijon mundësi që aktiviteti mikrobik dhe për pasojë proceset fermenta-tive të zhvillohen normalisht. Prandaj duhet të tregohet kujdes i veçantë dhe të mos negli-zhohet ky moment i rëndësishëm, nga e cila varet aktiviteti normal i bakterieve laktike dhe për rrjedhojë cilësia e silazhit misër kalli.

Përdorimi i aditivëve (inokulanteve bakteriale dhe enzimave)

Faza e frymarrjes oksidative. Duhet të bëhen përpjekje që masa e grirë të ngjesh-et sa më shpejt dhe sa më mirë që kjo fazë të jetë sa më e shkurtër, pasi në të kundërt kemi humbje në vlerë ushqyese.

Përgatiti: Fiqiri Tahiri, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB-Fushë Krujë:

Page 13: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

AGROBIZNESI13 E Premte, 4 Shtator 2020

KëshillA në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROgRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIgURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon nga faqja 12)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

Faktorët që duhet të kemi parasysh në përgatitjen e silazhit misër kalli të cilësisë së lartë

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇË

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë:E-mail:[email protected]

Fermerë, barinj!Duke u bazuar dhe në ndihmën e Specialistëve të

Sektorëve të Ekstensionit Bujqësor pranë Agjensive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor dhe organizmave të tjera të specializuara për këtë sektor, ju këshillojmë që të kryeni këto veprime dhe të bëni analizë tekniko-ekonomike të fermës suaj për vitin bujqësor 2019-2020 në këto drejtime:

• Riorganizoni tufën me lëvizje hyrje-dalje të kafshëve sipas këtyre kritereve:

- Përcaktoni numrin e krerëve të tufës prodhuese për vitin pasardhës në bazë të objektivave që keni, ka-pacitetet strehues dhe bazën ushqimore të depozituar dhe sipërfaqen e kulturave të dyta që do të mbillni.

- Seleksiononi delet më të mira për prodhimin e qumështit, pjellorinë dhe pjellshmërinë.

- Seleksiononi përfundimisht qengjat femra dhe meshkuj që do të mbani për remontin e tufës.

- Përcaktoni delet dhe deshët që do të skartoni në bazë të këtyre kritereve: mosha e avancuar; gji të dëmtuar, dele shterpa më tepër se një vit, dele me sëmundje kronike etj. dhe eleminoni deshtë me problem me lidhje gjaku me tufën e deleve ose ndërrimin e tyre me tufat fqinje dhe që kanë kapacitet racor të përafërt.

• Bëni analizën e punës në fermën tuaj për këto probleme:

- Si janë zbatuar hallkat teknike të mbarështimit

të tufës, si strehimi, të ushqyerit, riprodhimi, mbrojtja e shëndetit të tyre etj., me qëllim përmirësimin e këtyre hallkave në vitet në vazhdim të punës suaj.

- Realizimet e prodhimeve blegtorale mbi bazë do-kumentacioni si pjellshmëria, pjelloria, dëmtimet në tufë (qingja e të rritur), prodhimi total i qumështit (rendimenti kg/krerë), prodhimi i mishit (pesha e qengjave në shitje dhe e deleve të skartimit).

- Prodhimet dhe tregtimi i tyre si afatet e shitjes, çmimet e shitjes etj.

• Bëni bilancin ekonomiko-financiar për tufën dhe gjithë fermën.

- Llogarisni rezultatin ekonomik të fermës në bazë të të ardhuarave dhe shpenzimeve të kryera.

- Përcaktoni cilat ishin hallkat më të forta dhe dobësitë në punën tuaj në mbarështimin teknik të tufës dhe menaxhimin ekonomiko-financiar në tërësi të fermës.

- Përcaktoni ndërhyrjet që do të bëni për të përmirësuar kushtet e mbarështimit të tufës, procesin e prodhimit dhe të tregtimit të produkteve dhe në përgjithësi drejtimin me dokumentacion të fermës se pse konstatimet tona tregojnë se kjo është hallka më e dobët e punës drejtuese dhe menaxhuese të fermës.

- Mbi bazën e ushqimeve të depozituara dhe blerjet që keni parashikuar, nëse ka defiçit ndërhyni me rritjen e sipërfaqes së kulturave të dyta.

KËSHILLA PËR FERMERËT QË MBARËSHTOJNË BAGËTI TË IMTAQENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-Lushnje E-mail: [email protected]

Muaji gusht për fermerët që merren me kultivimin e perimeve është një periudhë tepër intensive si në ambjentet e mbrojtura ashtu dhe në fushë.

Në serra Ka filluar mbjellja e perime në serra: Speca,

Patëllxhan, Pjepër, Domate.Me mbjelljet e reja një kujdes i veçantë duhet

treguar në hijëzimin e serrave pasi temperaturat janë shumë të larta, karakteristikë për këtë periudhë.

Nje kujdes i veçantë duhet treguar me dëmtuesit e tokës, si krimbi tel, dosëza, kër-milli. Trajtimi i tokës para mbjelljes me farat, slim etj.

Për mbrojtejn e bimëve nga sëmundjet. Kujdes duhet të tregohet për mbrojtjen nga ka-lbëzimi i qafës (pithyum). Trajtimi me Previcur, Vrugu Ridomil Gold 68ËG, Hiri (Oiduim ) Suic.

Kujdes i veçantë duhet treguar edhe për mbrojten nga dëmtuesit. Në këtë periudhë mund të kemi problem nga Afidet trajtim me Konfidor, Tripset, trajtimi me Vertimex, Tuta absoluta trajtimi me Altacor por edhe me alternim me luftën biologjike.

Edhe për kultivuesit e perimeve në fushë të hapur, këto ditë janë tepër të ngarkuara kryesisht në ujitje, plehërime dhe mbrojtjen nga semundjet dhe dëmtuesit.

Gjatë muajit gusht ka filluar mbjellja në fushë e lulelakrës, brokolit, lakër kokë etj.

MESAZH PËR FERMERËT PËR MUAJIN GUSHT 2020

Faza e fermentimit mikrobik (aerobik dhe anaerobik). Në këtë fazë është e rëndë-sishme ndërprerja e aktivitet të bakterieve dhe kërpudhave që shumëzohen në prani të ajrit dhe që shkaktojnë prishje të masës së silazhuar. Kjo realizohet duke siguruar një ngjeshje shumë të mirë të masës dhe largimin e plotë të ajrit duke bërë të mun-dur uljen e pH (4.2- 4.8) masës së silazhuar (fermentimi laktik) dhe ndalimin e proceseve fermentative të padëshirueshme.

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

Mbyllja e depos së silazhit. Procesi i si-lazhimit dhe mbyllja e depos nuk duhet të zgjasë më shumë se 48-72 orë. Depoja mbulohet në mënyrë hermetike me plastmas për të evituar

futjen e ajrit dhe shiut.Përgatitja dhe ruajtja e silazhit mund të

realizohet sipas mënyrave të mëposhtme:• Depo çimentoje mbi sipërfaqen e tokës.

• Dengje cilindrike të veshur me plastmas, është shumë praktike dhe me firo minimale, mjaft e përshtatshme për fermat e vogla famil-jare dhe që duhet të përqafohet nga fermerët tanë.

• Berja e silazhit mbi sipërfaqen e tokës nuk është e preferueshme sepse ka vështirësi në ngjeshje, duke komprementuar cilësinë dhe për pasojë firo të mëdha.

Sasia e silazhit misër kalli që rekomandohet është 7 ton për lopët dhe 3 ton për gjedhin në rritje.

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

Momente të rëndësishme për fermerët që kultivojnë perime për muajin gusht

Fundi i muajit gusht që përkon dhe me fundin e verës vazhdon me temperatura ende të larta dhe dita është ende e gjatë. Problemet e fermereve janë të shumta, por do të veçohen ato të kultivuesve të perimeve në serra, ku kujdes i veçantë duhet treguar me mbjelljet e reja në serra, pasi nga temper-aturat e larta preken nga kalbëzimi (pitium) dhe këshillohet banjëzim i fidanëve para mb-jelljes me previkur. Në këto ditë me tempera-tura të larta dhe ndriçim shumë të fortë, do të veçonim ruajtien e regjimit termik dhe të lagështisë ajrore, nëpërmjet ajrimit (hapjes e mbylljes) të serrës në kohën e duhur, si dhe rregullimin e ndriçimit, duke hijëzuar serrën me rrjeta hijëzuese ose në mungesë të tyre, duke e spërkatur sipër me gëlqere. Duhet pasur parasysh këtu ruajtja e një niveli, tem-perature që të sigurojë një ndryshim jo shumë

të madh midis ditës dhe natës dhe në raport të drejtë me ndriçimin, si dhe një lagështi ajrore e tillë që bimët të mos arrijnë në pikën kritike të evapotranspirimit. Një ajrim i mirë i serrës sig-uron qarkullimin e mirë të ajrit, polenizim të mirë të luleve dhe një numër shumë të mirë të frutave edhe në luleritë e sipërme, sidomos në domate, pjepër e spec.

Për bimët që janë mbjellë më herët ushqyerja e bimëve është në fazë intensive dhe rekoman-dimi më i mirë do të ishte një ushqyerje me ele-

mentë në raport të balancuar, duke shtuar edhe pak potas, e shoqëruar edhe me mikroelemente. Kjo do të siguronte një zhvillim të mirë të bimëve, një raport shumë të mirë të masës gjethore dhe numrit të luleve e frutave në bimë, por edhe fruta cilësore në pjekje e me ngjyrë të bukur.

Trajtimet kimike duhet të bëhen të rregullta, si-pas një grafiku të mirëpërcaktuar si për sëmund-jet kërpudhore, ashtu edhe për dëmtuesit, por këtë herë duke pasur parasysh që spërkatjet të kombinohen mirë me ajrosjen e serrës, në

mënyrë që ato të jenë sa më të pakta që frutat e vjelë të jenë të pastër e pa ndotës kimikë.

Edhe për kultivuesit e perimeve në fushë të hapur, këto ditë janë tepër të ngarkuara për mbjelljen dhe ushqyerjen e bimëve. Kulturat që janë mbjellë duhet të plehërohen rregull-isht me plehra me formula të tilla ku elemen-tet ushqyes të jenë të balancuar (20x20x20), si dhe atje ku ka zhvillime bimore në masë jo të pëlqyeshme të përdoren edhe preparate me përmbajtje aminoacidesh si dhe plehra humikale.

Trajtimet për mbrojtjen e bimëve, në fushë të hapur, janë disi më të veshtira, por megjithatë nuk duhen neglizhuar dhe duhet të aplikohen sipas nje kalendari të përcaktuar, duke alter-nuar edhe preparatet e përdorura, me qëllim që edhe bimët të mbrohen, por edhe të ruhen parametrat e sigurisë ushqimore.

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-LushnjeE-mail: [email protected]

Page 14: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

AGROBIZNESI14 E Premte, 4 Shtator 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 15)

Trendet botërore të bujqësisë dhe ushqimit për të ardhmen

Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

1. Rritja e popullsisë, urbanizimi dhe plakja e popullsisë Ndërsa, në përgjithësi, rritja e

popullsisë botërore po ngadalë-sohet, në disa rajone popullsia do të vazhdojnë të rritet edhe më tej deri në vitin 2050, dhe më tej. Për botën si një e tërë, nor-mat e rritjes vjetore të popullsisë kanë qenë në rënie për gati pesë dekada. Në fund të viteve 1960, normat e rritjes globale arritën në 2 përqind në vit, ndërsa në vitin 2015, këto norma ranë në 1.2 përqind. Aktualisht, rritja vjetore absolute është rreth 80 milionë njerëz. (Grafiku)

Këta tregues flasin për një popullsi botërore prej 9.73 mil-iardë deri në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë deri në vitin 2100. Rritja e popullsisë mund të rr-ezikojë seriozisht perspektivat e përgjithshme të zhvillimit të vendeve, të cilat mbështeten në mënyrë të konsiderueshme në bujqësi për punësim dhe gjener-imi i të ardhurave, ajo gjithashtu do të pengonte perspektivat për përmirësimin e ushqimit dhe sigurisë së të ushqyerit. Rritja e shpejtë e popullsisë do të ndry-shojë dhe strukturën e popull-sisë. Kështu mes viteve 2015 dhe 2050, në vendet me të ar-dhura të ulëta dhe të mesme, numri e njerëzve të moshës 15-24 vjeçare pritet të rritet nga rreth 1 miliard deri në 1.2 miliardë.

Urbanizimi i shpejtë po për-shpejton tranzicionin dietik. Për dekada, popullsia e botës ishte kryesisht rurale, ndërsa sot pak më shumë se gjysma e popull-sisë globale (54 %) është ur-bane. Urbanizimi global deri në vitin 2050, mund të çojë në një shtim prej 2.4 miliardë njerëz në qytete, shifër që është më e madhe se rritja globale e popull-sisë prej 2.2 miliardë.

Urbanizimi ndikon në mod-elet e konsumit të ushqimit. Në vendet me të ardhura më të larta urbane ka tendencë të rritet kërkesa për ushqime të përpunu-ara, si dhe për ushqime shtazore, fruta dhe perime, si pjesë e një tranzicioni të gjerë dietik. Me këto ndryshime, dietat po bëhen më të pasura në kripë, yndyrë dhe sheqer dhe janë në përgjithë-si, më të pasura me energji.

Në dekadat e ardhshme, bota ka gjasa të jetë jo vetëm më e populluar dhe më urbane, por edhe demografikisht më e vjetër. Gjatë 15 viteve të ardhshme, numri e personave të mosh-uar pritet të rritet më shpejt në Amerikën Latine dhe Karaibe, me një rritje prej 71 % në popul-latën e moshës 65 vjet e lart, pasuar nga Azia (66 %), Afrika

(64 %), Oqeania (47 %), Amer-ikëa e Veriut (41 %) dhe Europa (23 %). Me plakjen, potenciali i rritjes së ekonomisë ngadalëso-het, sistemet sociale të sigurisë bëhen të paqëndrueshme dhe barra shëndetësore rritet. Plakja rurale ka implikime të mëdha në përbërjen e fuqisë punëtore ru-rale, modelet e prodhimit bujqë-sor, pronësinë e tokës, organiz-imin social brenda komuniteteve

rurale dhe zhvillimin social-ekonomik në përgjithësi.

2. Rritja ekonomike globale, investimet, tregtia dhe çmimet e ushqimit Rritja ekonomike mund të

përshpejtojë tranzicionin dietik dhe të ngrejë më lart kërkesat për prodhime bujqësore. Rritja ekonomike ka qenë e konsid-erueshme në dekadat e fundit. GDP globale u rrit me 2.6 për qind në vit në mes viteve 1990 dhe 2014, ndodhur kryesisht në vendet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vende ku GDP u rrit me rreth 5.1 për qind në vit. Kjo do të sjellë implikime serioze për përdorim të qëndrueshëm të bu-rimeve natyrore.

Investimet në bujqësi janë në rritje, veçanërisht në Kinë.

Nivelet globale të investimeve të gjera ekonomike janë rritur gjatë 25 viteve të fundit. Rritja e investimeve në vendet me të ard-hura të larta mesatarisht ishin më pak se 2 për qind në vit, në mes të vitit 1991 dhe 2014. Niveli i investimeve ra me pothuajse 15 % në këto vende si pasojë e krizës globale financiare 2008-2009. Bujqësia mbetet shumë më pak kapitaliste në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme ndonse sot, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme investojnë në bujqësi më shumë, në terma absolutë, se vendet me të ard-

hura të larta, rreth 190 miliardë USD. Në vendet me të ardhura të larta, investimet u rritën nga rreth 120 miliardë USD në 190 miliardë dollarë, me një normë mesatare vjetore rritjeje rreth 2 përqind. Në Kinë, ajo u rrit nga më pak se 10 miliardë në 75 miliardë USD, me një rritje prej rreth 9 për qind, ndërsa in-vestimi në bujqësi në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rritën nga 45 miliardë USD në 115 miliardë USD, me një rritje prej rreth 4 për qind.

Tregtia bujqësore ka ndjekur trendet ekonomike globale. Tregtia ndërkombëtare e produkteve bujqësore u përshpe-jtua me shpejtësi që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, por u rrëzua me krizën globale financiare të viteve 2008-2009. Pas kësaj u bë një rikuperim në vitin 2009, por rritja ka qenë e ngadaltë që nga ajo kohë. Tri marrëveshje të mëdha tregtare rajonale të viteve të fundit, që përfshijnë edhe bu-jqësinë synojnë liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë bujqësore, ndryshimin e rregullave për sig-urinë e ushqimit, shëndetin e kaf-shëve dhe bimëve dhe harmoniz-imin në standardet e produkteve ushqimore. Këto marrëveshje gjithashtu kanë edhe rregullore shtesë mbi përdorimin e subven-cioneve për eksportet bujqësore dhe rrethanat nën të cilat ku-fizimet e eksporteve bujqësore mund të vendosen.

Ndonëse tregtia bujqësore ndërkombëtare është zgjeruar, shumica e ushqimit furnizohet nga prodhimi brenda vendit. Përkundër rritjes përgjithësisht të shpejtë të tregtisë bujqësore, shumica e ushqimit të kon-sumuar në shumë vende prod-hohet në vend, importet neto janë në rangun e 0-20 përqind të furnizimit të brendshëm të

ushqimit në shumë vende. Çmimet e ushqimeve kanë

ardhur duke u ulur pas një kul-mi të arritur në vitin 2011. Pas rritjes në vitin 2008 dhe përsëri në 2011, indeksi i vërtetë i çmi-meve të ushqimeve ka rënë përsëri në nivelet e arritura në fillim të viteve 1980, megjithëse mbeten mbi nivelet e viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000. Deri në vitin 2025, parashikohet se ndërsa çmimet e mishit dhe drithërave, do të bien në terma realë, çmimet për produktet e qumështit do të jenë të prirura të rriten gjatë 10 viteve të ardh-

shme. Në përgjithësi, çmimet janë parashikuar të mbeten struk-turalisht më të larta se çmimet në dekadën para viteve 2007-2008. Nivelet e ardhshme të çmimeve të ushqimeve do të varen nga ajo se si prodhimi do të jetë në gjendje të përballojë kufizimet shtrënguese të burimeve dhe ndryshimi i klimës.

3. Konkurrenca për burimet natyrore Parashikimet për vitin 2050

sugjerojnë shfaqjen e mungesave në rritje të burimeve natyrore për bujqësinë. Për miliona fermerë, pylltarë, blegtorë dhe peshkatarë, kjo mund të krijojë barriera të pak-apërcyeshme për përmirësimin e jetesës së tyre dhe shpëtimin nga varfëria. Megjithëse bujqë-sia në nivel global është bërë më e efektshme, dekadat e fun-dit, konkurrenca për burimet natyrore është intensifikuar për shkak të ndryshimit në modelet e konsumit të nxitura kryesisht nga rritja e popullsisë, duke ndryshuar modelet dietike, zhvil-limin industrial, urbanizimin dhe ndryshimet klimatike. Degradimi i tokës, shpyllëzimi dhe mungesa e ujit janë ndër manifestimet më të dukshme të këtij konkurrimi të paqëndrueshëm. Në mënyrë paradoksale, disa përpjekje që synojnë reduktimin e emetimeve të gazrave serrë (GHG) kanë çuar në intensifikimin e mëtejshëm të konkurrencës për tokën dhe bu-rimet ujore. Globalisht, 33 për qind e tokës bujqësore në botë është mesatarisht e degraduar. Ky degradim ndikon veçanërisht në zonat e thata, duke ndikuar në cilësinë e jetesës së njerëzve lokalë dhe shëndetin afatgjatë të ekosistemeve. Në përgjithësi, de-gradimi i tokës është një pengesë për të realizuar sigurinë e ushqimit dhe reduktimin e urisë. Zgjerimi i tokës bujqësore vazhdon të jetë si rezultat kryesor i shpyllëzimit. Zgjerimi global i tokës bujqësore është stabilizuar gjatë 20 viteve të fundit në rreth 4.9 miliardë hektarë, ndërsa humbjet në pyje kanë arritur më pak se 100 milion ha. Projeksionet tregojnë se ka nevojë për rreth 100 milionë ha tokë shtesë për përdorim bujqë-sor në vitin 2050.

Konkurrenca për burimet natyrore po rritet ndërsa vendet kërkojnë për alternativat e bioen-ergjisë me lëndët djegëse fosile. Kërkesa e parashikuar për bio-energji në prodhimin e energjisë elektrike do të ketë një rritje prej 50 për qind midis viteve 2013 dhe 2020, ndërsa bioenergjia për ngrohje është parashikuar të rritet me rreth 25 për qind. Konsumi i drithërave dhe bimëve vajore për prodhimin e biokarburanteve do të rritet dhe ky ndryshim në bio-energji ka implikime për bujqësi-në dhe prodhimin e ushqimit.

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme në prodhimin e biokarburanteve, nga rreth 60 miliardë litra në vitin 2007, në

rreth 130 miliardë litra në vitin 2015. Produkti parashikohet të rritet në 140 miliardë litra në vitin 2020, me ndikim përkatës në pro-dhimin dhe konsumin e ushqimit dhe kulturat e ushqimit.

Ekzistojnë rreziqe që kjo konkurencë mund të ketë gjithashtu ndikime të dëmshme në sigurinë e ushqimit dhe qasjen në burimet e tokës. Si rezultat i kërkesave konkurruese nga bujqësia, industria dhe qytetet, pellgjet kryesore të lumenjve tani përballen me mungesë uji. Duke pasur parasysh këto kufizime, shkalla e zgjerimit të tokës nën ujitje është duke u ngadalësuar ndjeshëm. Megjithatë, me urban-izimin e shpejtë, kërkesa për ujë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe më shumë të përqendruar në hapësirë. Konkurrenca për ujë dhe ndërtimi i digave dhe objek-teve të tjera që ndërhyjnë në mi-gracionin e peshqve, mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në peshkimin e brendshëm. Në këtë drejtim, gjetja e përdorimeve jo konkurruese të burimeve ujore, të tilla si përdorimi i ujrave të zeza urbane të trajtuara për ujitje të kulturave, do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Mund të ketë disa mundësi për të shfrytëzuar më tej burimet ujore, të tilla si lumenjtë dhe liqenet, për të rritur prodhimin e ushqimit përmes zh-villimit të akuakulturës në brendë-si. Së fundi, presioni mbi burimet natyrore do të drejtohet jo vetëm nga ndryshimet në kërkesë, por nga ndryshimet në klimë. Reshjet dhe temperatura janë parashikuar të bëhen më të ndryshueshme me ndryshimet klimatike, të cilat do të çojnë në një incidencë më të lartë të thatësirës.

4. Ndryshimi i klimës Sipas një raporti i publikuar

në vitin 2014, nivelet e shkar-kimeve antropogjene të gazeve serë (GHGs) janë tani më të lar-tat në histori. Prodhimi bujqësor dhe efekti i saj në përdorimin e tokës janë burime kryesore të këtyre shkarkimeve. Ndikimet e ndryshimeve klimatike pritet të jenë më të dëmshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesa-tare, ku prej bujqësisëvaren mil-iona njerëz dhe këto janë vende të prekshme ndaj pasigurisë ushqimore. Gjatë 50 viteve të fundit, emetimet e gazrave serrë që rezultojnë nga bujqësia, pyjet dhe përdorimi i tokës gati janë dyfishuar dhe parashikimet sug-jerojnë një rritje të mëtejshme deri në vitin 2050. Ky sektor prodhon rreth 21 % të totalit të emetimeve globale të GHG. Bu-jqësia kontribuon me pjesën më të madhe të metanit global dhe oksideve tëazotit, si rrjedhojë e ushqimit të ripëtypësve dhe nga aplikimi i plehrave me bazë azoti dhe menaxhimi i plehut organik. Sasia e emetimeve të gazrave serrë rritet edhe nga përdorimi i karburanteve për makineritë bu-jqësore dhe nga përdorimi i en-

ergjisë në përpunim, tregti dhe konsum të ushqimit, të cilat e shpien në rreth 26 % të emetimit total të gazit serrë nga ky sek-tor. Rritja e ndryshueshmërisë së reshjeve dhe rritjes së frekue-ncës së thatësirës dhe përm-bytjeve ka të ngjarë të zvogëlojë prodhimin në përgjithësi.

Nga një analizë e 1090 stu-dimeve mbi rendimentet (krye-sisht gruri, misri, oriz dhe soje) nën kushte të ndryshme të ndry-shimeve klimatike ka treguar se ndryshimi i klimës mund të zvogëlojë ndjeshëm rendimen-tet në afat të gjatë. Temperatu-rat e larta dhe pakësimi i ujit do të ketë një ndikim të drejtpër-drejtë në shëndetin e kafshëve dhe gjithashtu do të zvogëlojë cilësinë dhe furnizimin me ushqim dhe foragjere. Ka disa dëshmi se ngrohja globale ka prekur tashmë shpërndarjen e disa llojeve të peshqve detarë, duke zhvendosur speciet e ujit të ngrohtë drejt poleve. Disa raporte deklarojnë se në disa rajone, rritja e temperaturës prej 3°C do të shkaktojë zhdukjen lokale të disa peshqve.

Si rrjedhojë e ndryshi-meve klimatike, dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve dhe kaf-shëve mund të përhapen në zona ku ato ishin të panjohura më parë. Ndryshimi i klimës gjithashtu do të kontribuojë në problemet ekzistuese afatgjata mjedisore, të tilla si pakësimi i ujërave nëntokësore dhe de-gradimi i tokës, të cilat do të ndikojnë në ushqimin dhe siste-met e prodhimit bujqësor.

Ndikimi i ndryshimeve kli-matike në sigurinë globale të ushqimit do të lidhet jo vetëm për furnizimin me ushqim, por edhe me cilësinë e ushqimit, qasjen dhe shfrytëzimin e ush-qimit, dhe stabilitetin e sigurisë ushqimore. Hulumtimet kanë gjetur se në kushtet e niveleve të ngritura të dioksidit të kar-bonit, përqendrimet e lëndëve minerale në disa kultura si gruri, orizi dhe soja, mund të jenë deri në 8 % më të ulëta se normal-ja. Përqendrimet e proteinave mund të jenë gjithashtu më të ulëta, ndërsa karbohidratet janë më të larta.

Adaptimi i praktikave të qën-drueshme nga prodhuesit e veg-jël si aplikimi i plehrave min-erale ose rotacioni i kulturave mund të gjenerojë rendiment më të lartë nën kushtet mesatare kli-matike. Por kapërcimi i këtyre pengesave për adaptim kërkoj-në sisteme efektive të mbrojtjes sociale, të cilat janë vendosur në më shumë se 100 vende dhe janë një mjet i rëndësishëm për reduktimin e urisë. Ndryshimi i klimës do përkeqësojë pabaraz-itë ekzistuese gjinore. Kjo do të jetë veçanërisht e vërtetë në ko-munitetet bujqësore të varfëra, ku tashmë ka pasiguri të rënda të ushqimit. Gratë fermere përbëj-në më shumë se gjysmën e fuq-isë punëtore bujqësore në disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e burimeve natyrore. Përgjegjësitë e shtëpisë së tyre janë të përcak-tuara nga gjinia dhe ato mbajnë

Page 15: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

AGROBIZNESI15 E Premte, 4 Shtator 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon nga faqja 14) Trendet botërore të bujqësisë dhe ushqimit për të ardhmengjithnjë e më shumë ngarkesat

e punës së rëndë në bujqësi për shkak të migrimit të meshku-jve. Së fundmi, për të mbrojtur sigurinë e ushqimit, masat për ndryshimin e klimës, adaptimi duhet të aplikohet jo vetëm për prodhimin e ushqimit, por edhe për të gjithë fazat e tjera të zinx-hirit furnizues të ushqimit.

5. Produktiviteti dhe inovacioni bujqësorPër të përmbushur kërkesat,

bujqësia në vitin 2050, do të duhet të prodhojë pothuajse 50 për qind më shumë ushqim, ush-qim për kafshët dhe biokarburant, sesa ai në vitin 2012. Që në fil-lim të viteve 1970, konsumi për frymë i qumështit, produkteve të qumështit dhe vajrave vegjetale pothuajse janë dyfishuar, ndërsa konsumi i mishit pothuajse është trefishuar. Gjatë pesë dekadave të fundit, konsumi i peshkut për frymë është më se dyfish-uar, sasi kjo e ardhur kryesisht nga akuakultura. Në të ardhmen pritet që prodhimi i drithërave do të rritet nga 2.068 miliardë ton në 2005-2007 deri në 3.009 miliardë ton në vitin 2050, me një rritje prej 43.4 % dhe 80 % e kësaj rritjeje do të vijë nga rritja e rendimentit, me një normë vje-tore të rritjes prej 0.9 për qind.

Çelësi i rritjes së bujqësisë së qëndrueshme është përdorimi më efikas i tokës, punës dhe kontrib-uteve të tjera përmes përparimit teknologjik, inovacionit social dhe modele të reja biznesi. Vitet e fundit ka një trend në rritje drejt adaptimit të bujqësisë konser-vative e cila synon të zvogëlojë shqetësimet e tokës duke mini-mizuar punimet mekanike, duke mbajtur një mbulesë organike mbrojtëse në sipërfaqen e tokës dhe kultivimin e një game më të gjerë të llojeve bimore, si vjetore dhe shumëvjeçare në bashkësho-qërim, në radhë ose në qarkul-lim që mund të përfshijnë pemë, shkurre, kullota dhe bimët e arave. Në mbarë botën, bujqësia konser-vative është adaptuar për rreth 117 milionë ha, ose rreth 8 për qind të totalit të tokës bujqësore.

Bujqësia klimatike e zgjuar synon rritjen e qëndrueshme të sig-urisë ushqimore dhe të ardhurave dhe përshtatjen dhe ndërtimin e elasticitetit ndaj ndryshimeve klimatike. Ajo bashkon risi të ndryshme, si bujqësia konserva-tive, agroekologjia, agropylltaria dhe zhvillimi i varieteteve të kul-turave që janë më tolerante ndaj dëmtuesve, sëmundjeve, thatë-sirës dhe mungesës së ujit.

Bujqësia klimaterike ka promovuar sisteme të përzi-era blegtorale dhe prodhimin e qëndrueshëm blegtoral, të cilat integrojnë objektivat e mjedisit dhe prodhimit, për shembull, rotacionin e kullotave dhe bimët e foragjereve për të rritur cilësi-në e tokës dhe për të zvogëluar erozionin, dhe përdorimin e plehut blegtoral për të ruajtur pjellorinë e tokës. Në sektorët e peshkimit dhe akuakulturës, qasja “rritja e kaltër” përqendro-het në përmirësimin e sistemeve të prodhimit dhe performancës përmes rezistencës ndaj klimës,

të cilat përfshijnë përmirësimin e sistemeve të peshkimit në dete dhe peshkimit në ujërat e ëm-bla, akuakulturë, akuponikë dhe forma të tjera të prodhimit të kombinuar të akuakulturës dhe bujqësisë.

Rritja e produktivitetit në bu-jqësi kërkon përparim të vazh-dueshëm teknologjik, si dhe risitë sociale dhe modele të reja biznesi dhe investimesh.

Pas një dekade të ngadalësim-it të rritjes në vitet 1990, shpenz-imet globale në kërkimet dhe zh-villimet bujqësore u rritën me një mesatare prej 3.1 për qind në vit, gjatë periudhës 2000-2009, duke u rritur nga 25 miliardë dollarë në 33.6 miliardë dollarë amerikanë.

Bioteknologjitë variojnë nga qasjet e teknologjisë së ulët, si ndërzimi artificial, teknikat e fer-mentimit dhe biofertilizerëve, në qasjet e teknologjisë së lartë dhe metoda të avancuara të ADN-së, siç janë organizmat e modifikuara gjenetikisht (OMGJ). Një debat i madh dhe polarizues rreth OMGJ-ve ka filluar që nga viti 1990.

Rezistenca qytetare ndaj OMGJ-ve rrezikon të lëkundë kontributin e bioteknologjive të tjera në bujqësinë produktive dhe të qëndrueshme. Përshembull, va-rieteti i ri i orizit për Afrikën (NER-ICA) i krijuar duke përdorur biote-knologjitë dhe zhvillimi i tanishëm në Kinë për orizin shumëvjeçar, i cili është i aftë të ri-rritet pa patur nevojë për rimbjellje.

Nanoteknologjia gjithashtu ofron mundësi për novacion. Tashmë, ushqime të bazuara në nanoteknologji dhe produkte ush-qimore shëndetësore dhe materi-ale për paketimin e ushqimit, janë në dispozicion në disa vende dhe pritet që ata do të jenë gjithnjë në dispozicion të konsumatorëve në mbarë botën në vitet e ardhshme.

Telefonat celular dhe shkollat fushore të fermerëve gjithashtu, kontribuojnë në terren për ino-vacionin bujqësor. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit po luajnë gjithnjë e më shumë rol të rëndësishëm në informimin e fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë për risitë bujqësore, kush-tet e motit, disponueshmërinë e të dhënave, shërbimet financiare dhe çmimet e tregut si dhe lid-hjen e tyre me blerësit. Ata lejoj-në peshkatarët dhe prodhuesit e akuakulturës, të prodhojnë më me efektshmëri dhe të vendosin çmime më të mira.

Shkollat fushore të fermer-it mbështesin fermerët në ndërtimin e aftësive të tyre tekni-ke dhe organizative, përshtatjen e teknologjive me nevojat lokale dhe përzierjen e tyre me këto njohuri lokale. Qasja e shkol-lave në terren të fermerëve është përhapur në më shumë se 90 vende dhe është përdorur për të trajnuar rreth 20 milionë fermerë.

Reduktimi i zgjerimit të shërbimeve publike është sho-qëruar nga rritja e përhapjes së teknologjive dhe praktikave në sektorin privat.

Por investimet publike dhe private në kërkime dhe zhvillim

janë të përqendruara në vendet me të ardhura të larta dhe disa vende në zhvillim, kështu që në vendet me të ardhura të ulta, ato kanë më pak ndikim.

Kjo nënvizon rëndësinë e rregullimit dhe forciminin e in-stitucioneve shkencore dhe siste-meve rajonale dhe kombëtare të kërkimit bujqësor.

6. Dëmtuesit dhe sëmundjet ndërkufitareSiguria e ushqimit kërcëno-

het nga një rritje alarmante e numrit të shpërthimeve ndërku-fitare të dëmtuesve dhe sëmund-jeve të bimëve dhe kafshëve. Këto dëmtues dhe sëmundje rr-ezikojnë sigurinë e ushqimit dhe kanë ndikime të gjera ekono-mike, sociale dhe mjedisore.

Një prirje shqetësuese është rritja e sëmundjeve zoonotike, siç është ajo e gripit avian dhe gripi i derrit, të cilët mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Rreziku i shpërthimeve serioze në këtë drejtim rritet me intensifikimin e lëvizjes nëpër kufijtë ndërkombëtarë dhe pasi sistemet e prodhimit të kafshëve bëhen më intensive. Këto janë një kërcënim i vazhdueshëm për jetesën e pronarëve të kafshëve, sidomos në vendet me të ard-hura të ulëta dhe të mesme. Në vitet e fundit, bota ka pësuar disa sëmundje pandemike të vjetra apo të reja, të tilla si spongiforme encephalopathy tek gjedhët dhe gripi avian patogjen të lartë. Për luftimin e këtyre sëmundjeve dhe për një blegtori të shëndetshme është i nevojshme koordinimi i angazhuar ndërkombëtar për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë kolektive globale të mbrojtjes shëndetësore.

Globalisht, humbjet vjetore të prodhimit nga dëmtuesit e bimëve vlerësohen të jenë midis 20 deri në 40 për qind të pro-dhimit. Në kuptimin e vlerës ekonomike, vetëm sëmundjet e bimëve kushtojnë ekonominë globale rreth 220 miliardë dol-larë në vit dhe insektet invazive rreth 70 miliardë dollarë. Trendet në përhapjen e këtyre dëmtuesve dhe agjentëve të sëmundjes në mjedise të reja janë në rritje.

Lëvizja e materialeve mb-jellëse, tregtia dhe udhëtarët mund të jenë mjeti kryesor për transmetimin në distancë të gjatë të dëmtuesve të bimëve dhe sëmundjeve. Disa sëmundje, mund të përhapen nga era përtej kufijve. Vektorët e insekteve gjithashtu luajnë një rol të rëndë-sishëm në përhapjen lokale të shumë viruseve dhe bakterieve agjentë të sëmundjes. Mbikëqyr-ja e rregullt, qasjet e integruara, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përgatitja adekuate janë thelbë-sore për parandalimin ndërkufit-ar të dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve dhe përgatitjen e një përgjigjeje në kohë për të mbroj-tur prodhimin.

Parandalimi i dëmtuesve ndërkufitar të bimëve dhe sëmundjeve ka provuar të jetë

strategjia më efektive e kontrol-lit, mbasi zvogëlon humbjetnë prodhim dhe minimizon për-dorimin e pesticideve dhe ndi-kimet negative në mjedis dhe kërkon më pak investime. Në disa raste, parandalimi mund të jetë e vetmja mënyrë për të mbrojtur kulturat, pasi opsio-net e tjera të kontrollit mund të jenë shumë të kufizuara. Ko-stoja e përsëritur e zbatimit të parandalimit të karkalecave në shkretëtirë në Afrikën Perën-dimore dhe Veriperëndimore, është vlerësuar në 3.3 milion USD në vit, ndërkohë që kos-toja e luftës kundër infektimit në vitet 2003-2005, ishte gati 600 milionë dollarë, të barabartë me 170 vjet parandalim.

Ndikimi i mundshëm i sëmundjeve të kafshëve në shën-detin e njeriut është rritur më tej për shkak të rritjes së nivelit të rezistencës në bakteret, parazitët, viruset dhe kërpudhat të barnave antimikrobiale, të tilla si antibi-otikë, antifungale, antivirale, an-timalarike dhe antihelminte.

Antimikrobikët përdoren shumë jo vetëm për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kaf-shëve, por më gjerësisht në prodhimin e blegtorisë. Vlerë-sohet se nëse nuk merret asnjë veprim në këtë drejtim, deri në vitin 2050, infeksionet rezistente ndaj barnave do të vënë në rrezik rreth 10 milionë jetë njerëzish në vit dhe një shpenzim 100 trilionë dollarë në prodhimin ekonomik. Ndryshimi i klimës dhe degradi-mi i burimeve natyrore po ndry-shojnë dinamikën e dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në mbulimin e tokës, siç janë shpyllëzimi dhe shkretimi, mund t’i bëjnë bimët dhe kafshët më të prekshme ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Pjesërisht, ndryshimi i klimës është gjithashtu përgjegjës për ngritjen në dëmtuesit ndërku-fitare të bimëve dhe sëmundjet. Ndryshimet në temperaturë dhe reshjet mund të kontribuojnë për evoluimin më të shpejtë të llojeve të reja dhe më agresive të dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve, të cilat mund të ndikojnë në varietetet e kulturave që janë tani rezistente ose tolerante.

7. Konfliktet, krizat dhe fatkeqësitë natyroreKonfliktet janë një fak-

tor kryesor i pasigurisë ush-qimore dhe kequshqyerjes. Ato zvogëlojnë disponueshmërinë e ushqimit, pengojnë qasjen në ushqim dhe kujdesin shënde-tësor dhe minojnë sistemet e mbrojtjes sociale. Këto konflikte janë komplekse nga natyra. Ndo-nëse fundi i Luftës së Ftohtë çoi në një rënie dramatike të tyre, prevalenca e konflikteve u rrit dukshëm që nga fillimi i shekullit të XXI-të, deri në mesin e viteve 2000, për shkak të shfaqjes së shpejtë të disa faktorëve në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për konfliktet civile, të cilat në vitet e fundit janë bërë forma më e zakonshme e konfliktit të armatosur. Në vitin 2014, ishin 424 konflikte politike dhe 46 konflikte jashtëzakonisht të dhunshme në nivel global.

Drejtimet e konfliktit specifik për bujqësinë dhe sektorët ru-ralë përfshijnë konkurrencën për tokën, ujin dhe burimet e tjera natyrore, pasigurinë e ushqimit, keqmenaxhimin e mjedisit dhe neglizhimin e qeverisë për zonat e varfra dhe të margjinalizuara, siç janë zonat e thata dhe gjysëm të thata, popullatat e varura nga blegtoria dhe bazat e peshkimit për ekzistencë.

Në vitin 2013, rreth 172 mil-ionë njerëz në vendet me krizë të zgjatur ishin të kequshqyer, që përbëjnë afërsisht 20 % të njerëzve të kequshqyer në botë. Po kështu numri i kafshëve është zvogëluar për gjysmë dhe pro-dhimi i grurit është zvogëluar me 40 për qind dhe pritet të përkeqësohet më tej. Pasigu-ria në ushqim dhe uria shpesh shkaktojnë më shumë vdekje sesa dhuna direkte. Mes viteve 2007 dhe 2012, humbën jetën rreth 70 000 njerëz në vit si re-zultat i konfliktit të drejtpërdrejtë apo terrorizmit. Në të kundërt, si rezultat i urisë të shkaktuar nga thatësira dhe konflikti i zgjatur, më shumë se 250 000 njerëz vdiqën vetëm në Somali, midis tetorit 2010 dhe prillit 2012.

Shumica e konflikteve godasin më së shumti në zonat rurale dhe ato pengojnë prodhimin e ush-qimit përmes shkatërrimit fizik dhe plaçkitjes së bimëve, bagë-tive dhe rezervave ushqimore.

Një prirje shqetësuese është se ndikimet e pasigurisë së ush-qimit të shkaktuar nga konflikti nuk janë të kufizuara vetëm në vende ose rajone të veçanta, por janë bërë globale. Në vitin 2015, më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën ishin zhvendo-sur me forcë, numri më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Zhvendosja e detyruar është një krizë që prek kryesisht vendet me të ardhura të ulëta, të cilat presin 89 për qind

e refugjatëve dhe 99 për qind të personave të zhvendosur brenda vendit.

Bujqësia ndikohet nga një tendencë në rritje e numrit dhe intensiteti i fatkeqësive natyrore në mbarë botën. Në 30 vitet e fundit ka patur një trend në

rritje në shfaqjen e fatkeqësive natyrore, si thatësira, përmbyt-jet, dhe stuhitë. Rritja në lidhje me motin janë një shqetësim i rëndësishëm për bujqësinë, duke pasur parasysh varësinë e sektorit bujqësor nga klima. Intensiteti i këtyre katastrofave po rritet dhe mund të vazhdojë ndikuar nga dryshimet klima-tike.

Fatkeqësitë natyrore pen-gojnë prodhimin bujqësor, eko-sistemet dhe jetesën, duke ndi-kuar në të ardhurat e fermerëve dhe punëtorëve të bujqësisë.

Meqenëse ndryshimet e klimës intensifikojnë rreziqet nga ngjarjet ekstreme të motit, reduktimi i rrezikut të fatkeqë-sive natyrore duhet të bëhet një prioritet urgjent në këto vende, nëse bota do të arrijë Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Reduktimi i rrezikut të fatkeqësive natyrore është gjithashtu një pikëhyrje për përshtatjen e ndryshimeve kli-matike dhe ndërtimin e elastic-itetit. Mundësitë për financimin e klimës duhet të krijohen në nivel kombëtar për të krijuar lidhje të forta midis DRR, për-shtatjes ndaj ndryshimeve kli-matike dhe elasticitetit të pro-gramimit.

Puna për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe ra-portimin mbi ndikimet në nivel kombëtar dhe lokal duhet të përmirësohet dhe të harmoni-zohet në të gjithë vendet, për të ndikuar më mirë planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Trendet tregojnë se rreziqet natyrore, fatkeqësitë dhe konf-liktet kanë më shumë gjasa të ndodhin edhe në të ardhmen.

Ndryshimi i klimës, urban-izimi i vazhdueshëm, luhatjet e çmimeve të ushqimit, goditjet financiare dhe streset e tjera mund të formojnë dhe komp-likojnë tendencat e ardhshme në ndërshfaqjen e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve dhe të ndikojë negativisht në sig-urinë ushqimore, rezultatet e të ushqyerit dhe zhvillimin e përgjithshëm.

Ngjarjet ekstreme të motit që lidhen me ndryshimet kli-matike, të cilat kontribuojnë për rreziqet konfliktuale dhe presionin e lidhur me migrimin e popullsinë, pritet të shtojë një nevojë globale për ndihmë hu-manitare. Ndërkohë, më shumë se 75 përqind e të varfërve në

botë varen drejtpërdrejt nga burimet natyrore për jetesën e tyre. Mendohet se deri në vitin 2050, do të ketë deri 200 mil-ionë emigrantë mjedisorë që detyrohen të emigrojnë si re-zultat i ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike.

Page 16: ZINXHIRI USHQIMOR - AMENDAMENTET PËRMIRËSOJNË …

16 AGROBIZNESI E Premte, 4 Shtator 2020