zëri i unionit europian -...

12
Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09 zëri i unionit europian Më 14 tetor, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit në UE, me ish Repub- likën Jugosllave të Maqedonisë. “Vendi ka arritur sukses të dukshëm dhe ka trajtuar në mënyrë sub- stanciale prioritetet e refomave kryesore. Komisioni është i mendimit se vendi i përmbush kriteret poli- tike të Kopenhagës në masë të mjaftueshme dhe se këto elemente i mundësuan Komisionit të reko- mandojë fillimin e negociatave të anëtarësimit,” tha Komisionari për zgjerim Oli Ren, në prezantimin e Raportit të Progresit të Komisionin Europian mbi vendin. Në Raportin e Progresit, Komisioni vlerësoi se janë shqyrtuar thelbësisht prioritetet kyçe të Partne- ritetit të Anëtarësimit, për sa i përket reformës së policisë, gjyqësisë, administratës publike dhe kor- rupcionit. Implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mbetet element vital i demokracisë dhe ush- trimit të ligjit në vend. Ka pasur progres në imple- mentimin e ligjit të gjuhëve, në decentralizim dhe në përfaqësimin e barabartë. Mirëpo, janë të nevo- jshme përpjekje konstruktive që do të plotësojnë objektivat e Marrëveshjes, thuhet në Raportin e Progresit. KOMISIONI EUROPIAN REKOMANDON FILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT UE-ja RIPËRTRIN ANGAZHIMIN E VET NDAJ VENDIT Hyri në fuqi Traktati i Lisbonës Traktati i Lisbonës, i para- parë për të mundësuar përfitime të reja të rëndë- sishme për qytetarët dhe për të qetësuar debatin institucional për një të ar- dhme të afërt, hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Në tre muajt e kaluar, UE-ja mori disa hapa të rëndësishëm drejt integrimit Europian të vendit, përveç rekomandimit të Komisionit mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të UE-së: më 19 dhjetor, regjimi i ri i udhëtimit pa viza, hyri në fuqi pas vendimit të Këshillit për të hequr obligimin e vizës Shengen për qytetarët e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, së bashku me ata të Serbisë dhe Malit të Zi; Komisioni gjithashtu vlerësoi se vendi ka plotësuar anga- zhimet e veta në suaza të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, dhe në bazë të asaj, propozoi kalimin në fazën e dytë të Asocimit. Ratifikimi dhe hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, me çka UE-ja mbylli debatin e vet të mbrend- shëm institucionale, u pranua si lajm pozitiv në të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në Unionin Europian. Udhëtimi pa viza bëhet realitet Regjimi i udhëtimit pa viza hyri në fuqi më 19 dhjetor 2009. Ai vlen për të gjithë qytetarët e vendit, si dhe për ata të Malit të Zi dhe Serbisë. vazhdon në faqe 3 vazhdon në faqe 9

Upload: others

Post on 17-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009

tetor - dhjetor ‘09

zëri iunionit europian

Më 14 tetor, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit në UE, me ish Repub-likën Jugosllave të Maqedonisë. “Vendi ka arritur sukses të dukshëm dhe ka trajtuar në mënyrë sub-stanciale prioritetet e refomave kryesore. Komisioni është i mendimit se vendi i përmbush kriteret poli-tike të Kopenhagës në masë të mjaftueshme dhe se këto elemente i mundësuan Komisionit të reko-mandojë fillimin e negociatave të anëtarësimit,” tha Komisionari për zgjerim Oli Ren, në prezantimin e Raportit të Progresit të Komisionin Europian mbi vendin.

Në Raportin e Progresit, Komisioni vlerësoi se janë shqyrtuar thelbësisht prioritetet kyçe të Partne-ritetit të Anëtarësimit, për sa i përket reformës së policisë, gjyqësisë, administratës publike dhe kor-rupcionit. Implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mbetet element vital i demokracisë dhe ush-trimit të ligjit në vend. Ka pasur progres në imple-mentimin e ligjit të gjuhëve, në decentralizim dhe në përfaqësimin e barabartë. Mirëpo, janë të nevo-jshme përpjekje konstruktive që do të plotësojnë objektivat e Marrëveshjes, thuhet në Raportin e Progresit.

KOMISIONI EUROPIAN REKOMANDON FILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT

UE-ja RIPËRTRIN ANGAZHIMIN E VET NDAJ VENDIT

Hyri në fuqi Traktati i Lisbonës

Traktati i Lisbonës, i para-parë për të mundësuar përfitime të reja të rëndë-sishme për qytetarët dhe për të qetësuar debatin institucional për një të ar-dhme të afërt, hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009.

Në tre muajt e kaluar, UE-ja mori disa hapa të rëndësishëm drejt integrimit Europian të vendit, përveç rekomandimit të Komisionit mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të UE-së: më 19 dhjetor, regjimi i ri i udhëtimit pa viza, hyri në fuqi pas vendimit të Këshillit për të hequr obligimin e vizës Shengen për qytetarët e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, së bashku me ata të Serbisë dhe Malit të Zi; Komisioni gjithashtu vlerësoi se vendi ka plotësuar anga-zhimet e veta në suaza të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, dhe në bazë të asaj, propozoi kalimin në fazën e dytë të Asocimit. Ratifikimi dhe hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, me çka UE-ja mbylli debatin e vet të mbrend-shëm institucionale, u pranua si lajm pozitiv në të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në Unionin Europian.

Udhëtimi pa viza bëhet realitet

Regjimi i udhëtimit pa viza hyri në fuqi më 19 dhjetor 2009. Ai vlen për të gjithë qytetarët e vendit, si dhe për ata të Malit të Zi dhe Serbisë.

vazhdon në faqe 3 vazhdon në faqe 9

Page 2: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-sëpërmbajtja

2

përmbajtja

Faqe 3- Udhëtimi pa viza bëhet realitet

- Mbështetja e reformës së administratës publike

- U shënua 20 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

- Zhvillimi rajonal: Ndërtimi i ardhmërisë së qëndrueshme

- Hyri në fuqi Traktati i Lisbonës

- Modalitetet e reja të Përfaqësimit të UE-së

- UE-Ja Shpall 2010 vit Europian: Ndaloni skamjen menjëherë!

- Spanja mori Presidencën e UE-së nga Suedia

- Qytetarët e huaj përbëjnë 6% të popullatës së UE27

- Të Drejtat e Njeriut në zemrën e Unionit Europian

- Zhvillimi i burimeve njerëzore: Investimi në njerëz

- U përfunduan dy pojektet tuining

- Njëmbëdhjetë grante të reja u ndanë në suaza të Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejta të njeriut (EIDHR)

Ndihma e UE-së . . . . . . . . . . . . . . faqe 4 deri në 8

Politika e UE-së . . . .. . . . . . . . . . faqe 9 deri në 10

Lajme nga Brukseli . . . . . . . . . . . faqe 11

Qendra Informative e UE-së . . . faqe e fundit

Informata të mëtejshme:

Ju lutemi vizitoni ueb faqet e mëposhtme për informata të mëtejshme lidhur me Unionin Europian.

www.europa.eu.int e parë e Unionit Europian

www.europa.eu.int/comm/external_relations/index.htm Marrëdhëniet e Jashtme të Unionit Europian

http://ec.europa.eu/dgs/enlargement/index_en.htm Zgjerimi

www.eu2010.es Presidenca spanjolle e Këshillit të Unionit Europian

www.delmkd.ec.europa.eu Delegacioni i Unionit Europian, Shkup

Për informata mbi artikujt në këtë Buletin, ju lutemi kontaktoni Qendrën Informative të Unionit Europian në Shkup.

Ose…z. Konstantin Jovanovski, Nëpunës për shtyp dhe informata

E-mail: [email protected] Tel: +389 (0) 3248527Botues : Delegacioni i Unionit Europian Adresa: M.H.Jasmin 52-V, 1000 Shkup.Tel.: (02) 3248 500. Faks: 3248 501 Email: [email protected]ëndrimet e pasqyruara në këtë botim nuk janë detyrimisht qëndrime të Komisionit Europian

Detajet për kontakt: Pikat Informative të UE-së

www.euic.mk Qendra Informative e UE-së

Pika Informative e UE-së, Kumanovë Komuna e Kumanovës "11 Tetori" bb 1300 Kumanovë Tel/Faks : (031) 437 310 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Veles Komuna e Velesit rr. "Panko Brashnar" nr 1 1400 Veles tel.(043) 231- 241 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Tetovë Komuna e Tetovës rr."JNA" bb 1200 Tetovë Tel. (044) 337-910 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Kavadarci Komuna e Kavadarcit "Marshal Tito" bb 1430 Kavadarci Tel. (043) 400 022 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Manastir Komuna e Manastirit bul "1 Maji" bb 7000 Manastir Tel. (047) 232 800 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Koçani Komuna e Koçanit "Rade Kratovce" 1 2300 Koçani Tel. (033) 274-045 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Gostivar Komuna e Gostivarit Bul. "Vëllezërit Gjinovski" nr.61 Tel. (042) 218-617 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Bilbliotekës universitare Kombëtare “Shën Kliment Ohridski” Bul.Goce Delçev, nr.6, 1000 Shkup Tel/Faks. (02) 3226-846 e-mail: [email protected]

UEi - Shkup Fakulteti Ekonomik Universiteti Shën Kirili dhe Metodi Krste Misirkov bb, 1000 Shkup Tel. (02) 3286-835 Faks. (02) 3118-701 E-mail: [email protected]

UEi - Tetovë Universiteti i Europës Juglindore Ilindenska bb, 1200 Tetovë Tel. (044) 356-205 Faks. (044) 356-001 E-mail: [email protected]

UEi - Manastir Fakulteti i Administrimit dhe Biznesit të sistemeve informative – Manastir Partizanska bb, 7000 Manastir Tel. (047) 259-923 Faks. (047) 259-917 E-mail: [email protected]

Page 3: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

3

UDHËTIMI PA VIZA BËHET REALITET

Më 30 nëntor, UE-ja vendosi që qytetarët e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Ser-bisë të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, duke filluar nga 19 dhjetori 2009.

“Vendimi i sotëm pasqyron perspe-ktivën e qartë Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është rezultat i punës së zellshme të vendeve në fjalë, për të plotësuar kërkesat e liberalizimit të vizave,”

tha Komisionari për zgjerim Oli Ren. Zëvendës Presidenti Zhak Barro, theksoi rëndësinë politike të këtij vendimi për mobilitetin e qytetarëve të tre vendeve në fjalë; ai theksoi re-format që këto vende realizuan gjatë dy viteve të kaluara, të cilat përfshi-jnë fushat kryesore të Gjyqësisë, Lir-isë dhe Sigurisë. “Duke thjeshtësuar lëvizshmërinë e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Maqedo-nisë, Malit të Zi dhe Serbisë, UE-ja do të vazhdojë të favorizojë kontak-

tet midis Unionit dhe këtyre vendeve dhe do të shpalosë një epokë të re të bashkëpunimit tonë,” tha Zëvendës Presidenti.

Regjimi i liruar nga vizat do të vlejë për të gjithë ata që kanë pasaporta biometrike, të cilët tani mund të ud-hëtojnë në zonën Shengen, me qën-drim 90 ditësh gjatë një periudhë 6 mujore. Zona Shengen përbëhet nga 28 vende të Europës – të gjitha Shtetet Anëtare të UE-së (përveç Britanisë së Madhe dhe Irlandës), si dhe tre vende që nuk janë anëtare të UE-së – Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Personat që nuk posedojnë pasaporta biometrike dhe banorët e Kosovës që kanë pasaporta të Ser-bisë, të dhëna në Drejtorinë Koordin-uese në Beograd, edhe më tej do të kenë nevojë për viza. E njëjta gjë vlen personat që duan të punojnë gjatë qëndrimit të shkurtër ose që duan të qëndrojnë mbi 90 ditë; kë-tyre personave ju nevojiten viza dhe leje pune.

Komisioni Europian filloi dialogun e liberalizimit të vizave ne fillim të vitit 2008, me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovi-nën. Pjesët kryesore të këtij dia-logu kanë qenë hartat e dialogut të vizave, të cilat përcaktonin kushtet që duhet t’i plotësojë çdo vend. Në korrik 2009, Komisioni Europian pro-pozoi heqjen e obligimit të vizave për tre vendet e para. Parlamenti Euro-pian dha opinion pozitiv në nëntor të vitit 2009. Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilat gjithashtu përfshihen në dialogun e vizave, nuk janë inkuadruara në vendimin e sotëm, pasi që vlerësimi i fundit i Komisionit demonstroi se ato nuk i plotësuan të gjitha kërkesat.Komsioni ka intensifikuar ndihmën e vet në të dyja vendet, me anë të implementimit të reformave të nevo-jshme. Vlerësimi i ri do të bëhet në periudhën prej dhjetorit 2009 deri në shkurt 2010. Sapo këto dy vende të arrijnë progresin e nevojshëm në implementimin e hartave, Komisioni do të jetë i gatshëm të propozojë ud-hëtimin pa viza për qytetarët e tyre.

Page 4: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së

4

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së TË DREJTAT E NJERIUT NË ZEMRËN E UNIONIT EUROPIAN

“Përvetësoni shumllojshmërinë, jepini fund diskriminimit” ishte motoja e një vargu evenimentesh të organizuara nga Delegacioni i Unionit Europian, që shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor). Unioni Eu-ropian angazhohet për sigurinë e njerëzve: inkurajimi i të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të çështjeve thelbësore lidhur me skamjen dhe konfliktin. UE-ja themelon sigurinë e njerëzve duke zvogëluar skamjen dhe pabarazinë, duke promovuar të drejtat njerëzore, demokracinë dhe ushtrimin e ligjit, duke ndihmuar zhvillimin, dhe duke trajtuar arsyet thelbësore të konflikteve dhe pasig-urisë. Prandaj, evenimentet e Ditës së të Drejtave të Njeriut kishin të bëjnë me mobilizimin e zyr-tarëve qeveritarë dhe ekspertëve të shoqërisë civile, zyrën e Om-budsmanit dhe gjyqësinë, si dhe mobilizimin e studentëve dhe të rinjve, për të shënuar këtë ditë me rëndësi, për rritjen e vetëdijes lid-hur me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe për të vër-tetuar angazhimet e të gjithëve në ruajtjen e vlerave dhe parimeve të kësaj deklarate.

Në Qendrën Informative të UE-së, u organizua debati i titulluar “Për-vetësoni shumllojshmërinë, jepini fund diskriminimit”, gjatë të cilit, publikut iu drejtuan Ambasadori Ervan Fuere, z. Xhelal Bajrami, Ministër i Punës dhe Politikës Soci-ale dhe z. Sasho Klekovski, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Koalicionit kundër dis-kriminimit.

Ditën e njëjtë, Ambasada e Hol-landës organizoi promovimin e

“Doracakut mbi të Drejtat e Njer-iut” për përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Më 10 dhjetor, Përfaqësuesi Spe-cial i UE-së dhe Shef i Delegacionit Ervan Fuere se bashku me Minis-treshën e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska promovuan edhe projektin e financuar nga UE-ja “Rinovimi i Stacionit Policor-Kisella Voda”. Projekti ka për qël-lim ngritjen e standardeve të këtij stacioni të rëndësishëm policor. Për të shtuar mbrojtjen e të dre-jtave të qytetarëve, në përputhje me përvojat më të mira të UE-së. Unioni Europian ka mundësuar mbështetje substanciale për re-formën e policisë, për të fituar garanca të nivelit të lartë për të

drejtat elementare, zbatimi i stan-dardeve minimale mbi gjendjen fizike të stacioneve policore, gjë që përfshin strukturën e godinave dhe pajisjet e tyre. Rinovimi i plotë i Stacionit Policor në Kisella Voda, me vlerë prej 500.000 euro, është një nga projektet e financuara nga UE-ja në fushën e Gjyqësisë dhe Çështjeve të Brendshme, përveç projekteve të ngjashme të pjesër-ishme ose të plota, në 9 stacione të tjera policore në vend [Shkup (Qendër, Gazi Babë, Karposh, Bit Pazar), Prilep, Gostivar, Gjevgjeli, Shtip dhe Tetovë], ose një vlerë prej rreth 850,000 euro. Autoritetet janë angazhuar për të mundësuar financimin plotësues për pajisjen dhe mobilimin e stacioneve të rin-ovuara policore.

Si pjesë e programit të Ditës së të Drejtave të Njeriut, u shpall lista e projekteve të OJQ-ve që janë zgjedhur për t’u financuar në suaza të Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejta të njeriut (EIDHR).

Njëmbëdhjetë projekte të reja për përforcimin e rolit të shoqërisë civile në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, u zgjodhën në suaza të Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR), Skema Ndihmëse 2008 e Bazuar në Vend. Projektet u zgjodhën nga 54 aplikacionet e dorëzuara. Konkursi parashihte tre grupe, nga një për çdo prioritet tematik, si vijon: Grupi 1: Ndjekja e agjendave të përbashkëta për të drejta të njeriut dhe për reformë demokratike; Grupi 2: Iniciativat për të shtuar përf-shirjen dhe pluralizmin, me anë të pjesëmarrjes së shtuar demokratike në proceset elektorale; dhe Grupi 3: Të drejtat sociale, duke përfshirë pakicat dhe sidomos Romët. Qëllimi kryesor i Instrumentit Europian për Pro-gramin e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut (EIDHR), është të kontribuojë në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe respektimin e të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale, në suaza të kornizës politike të Komunitetit lidhur me bashkëpunimin mbi zhvillim dhe bashkëpunimin ekonomik, financiar dhe teknik me vendet në zhvillim, në përputhje me politikën e jashtme të Unionit.

Më 10 dhjetor, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, u organizua Panairi i OJQ-ve EIDHR, në të cilin u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet e grupit të projekteve të implementuara në vitin 2009.

U ndanë njëmbëdhjetë grante të reja në suaza të Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR)

Page 5: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

5

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së

U SHËNUA PËRVJETORI I 20 I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS

Më 16 nëntor, Delegacioni i Union-it Europian, Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Këshilli i Europës organizuan debatin lidhur me përvjetorin e 20 të Konventës të Kombeve tëe Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (CRC). Gjatë debatit, publikut iu drejtuan dr. Gjorgje Ivanov, Kryetari i shtetit, z. Ervan Fuere, Përfaquesi Special i UE-së dhe Shef i Delega-cionit, z. Sheldon Jet, Përfaqësuesi i UNICEF-it, z. Alen Brajan Bergant, Ambasadori i Republikës së Sllo-venisë dhe Kryesues i Komitetit të Ministrave të Këshillit Europian. Fja-limet e tyre kishin për qëllim shtu-arjen e njohurisë dhe vetëdijes së të rinjve, shoqërisë civile, dhe institu-cioneve arsimore, kulturore dhe për të drejta të njeriut mbi Konventën.

Gjatë javës prej 16 deri më 20 nën-tor, u organizuan një varg ngjarjesh,

për të shënuar 20 vjetorin e Kon-ventës të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Fëmijës (CRC), siç janë Festivali i Filmit Dokumentar për Fëmijë, ekspozitë e fotografive që ilustrojnë artikujt e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, konkursi për ese më të mirë, etj.

Gjatë kësaj jave, u projektuan fil-ma lokalë, duke përfshirë klipe një

minutëshe, të realizuara nga fëmijë prej Shkupi, në temën “Dhuna në shkolla” dhe filma dokumentarë mbi “Arsimimin e vajzës rome”. Festivali gjithashtu përfshinte filma nga Izraeli mbi “Kohezionin ndëret-nik”, Shtetet e Bashkuara dhe Ke-nia në temën “Drejtësi për fëmijët” dhe nga Japonia mbi “Arsimimin gjithëpërfshirës”. Pas të gjitha pro-jekcioneve u mbajtën debate të udhëhequra nga ekspertë. Këshilli i Europës organizoi një konkurs për ese dhe projekte, të titulluar “Nëse do të isha magjistar” në mesin e nxënësve të shkollave të mesme në vend. Në Qendrën Informative të UE-së, për vizitorët u promovua nënshkruarja elektronike e peti-cionit të Këshillit të Europës për ndalimin e ndëshkimeve trupore të fëmijëve.

MBËSHTETJA E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKEReforma e administratës publike është një nga prioritetet kyç të Part-neritetit të anëtarësimit. Reformat mbështeten me ndihmën financiare të Unionit Europian për vendin. Pro-jekti i financuar nga UE-ja “Ndihma teknike për agjencinë e nëpunësve civilë dhe përforcimi i sistemit na-cional për koordinim të trajnimit”, i cili zyrtarisht u lançua në nëntor të vitit 2009, ka për qëllim përforcimin e aftësive të Agjencisë të nëpunësve civilë për të përkrahur zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin dhe ndërtimin mundësitë e mbrend-shme të agjencisë për të menaxhuar trajnimin. Përforcimi i mundësisë të Agjencisë së nëpunësve civilë, për implementimin e Sistemit Nacional të Koordinimit të Trajnimit dhe krijimi i mekanizmave koordinues me organet e tjera qeveritare, të cilat janë rel-evante për menaxhimin e burimeve njerëzore. Gjatë 15 muajve të ko-hëzgjatjes së projektit dhe përmes buxhetit në dispozicion, me një vlerë prej 500,000 euro, ekspertët do të punojnë ngushtë me organet dhe gru-pet punuese, përgjegjëse për burimet njerëzore dhe trajnimin në shërbimin civil. Këtu do të përfshihet: Agjencia e Nëpunësve civilë, Këshilli për Trajnim,

Grupet punuese të ekspertëve (Buri-met Njerëzore dhe Trajnimi) si dhe Sekretarët Shtetërorë. Në partneritet me këto trupa, ekipi i projektit do të ketë për qëllim të sigurojë prodhimin e suksesshëm të rezultateve në vijim: 1) Komponenti 1: Ndërtimi i kapac-iteteve të Agjencisë së nëpunësve civilë, lidhur me Zhvillimin e Burime-ve Njerëzore, përfshirë këtu përforci-min e kapaciteteve të brendshme për menaxhimin e trajnimit:• Vlerësimet e nevojës së trajnimit, trajnimet dhe vizitat mësimore;• Një pako e programeve trajnuese formale dhe joformale;• Programi vjetor trajnues dhe pro-grami i hartuar për trajnim;• Zhvillimi i sistemit për zgjedhjen e grupit të trajnuesve dhe ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm.2) Komponenti 2: Ndërtimi i kapac-iteteve për përforcimin e implementi-mit të Sistemit Nacional për Koordini-min e Trajnimit:• Procedurat për planifikim, koor-dinimi dhe raportimi për trajnimin e zhvilluar;• Përforcimi i mekanizmit për koor-dinim të trajnimit me sektorë të tjerë të qeverisë, relevante për implemen-timin e aktiviteteve të Menaxhimit të

Burimeve Njerëzore;• Zbatimi i vlerësimit për trajnimin e nevojshëm, trajnim për Këshil-lin Trajnues dhe Grupin Punues të Ekspertëve.

Për më tepër, projekti parasheh shqyr-timin dhe ripunimin e planeve të cak-tuara, strategjive dhe metodologjive për përforcimin e potencialit të Agjen-cisë, për të qenë efektive. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti të finan-cuar të UE-së është përforcimi i kapa-citetit administrativ, posaçërisht me zhvillimin e kapacitetit për planifikim strategjik dhe zhvillim të politikës, si dhe shtuarjen e trajnimit dhe zhvilli-min e strategjisë së përgjithshme për trajnimin e nëpunësve civilë.

Page 6: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së

6

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

ZHVILLIMI RAJONAL: NDËRTIMI I ARDHMËRISË SË QËNDRUESHME

Më 14 shtator 2009, u nënshkrua komponenti i ndihmës para-anëtarë-suese IPA – Marrëveshja për Finan-cim të Zhvillimit Rajonal. Strategjia për ndihmë, në suaza të Komponen-tit III, e cila është në përputhje me prioritetet e caktuara në Partnerite-tin e Anëtarësimit për ish Repub-likën Jugosllave të Maqedonisë, do

të përkrahë investimet në sektorët e mjedisit dhe transportit, në mënyrë që të kontribuojë për zhvillimin e vazhdueshëm të vendit, d.m.th. mbrojtjen e mjedisit si dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, dhe integrimin e saj rajonal. Një nga qël-limet kryesore të komponentit III, është të përgatisin vendin për real-

izimin efektiv të të Fondeve Struk-turore pas anëtarësimit. Komisioni mundësoi dhënien e paqes për kom-ponentin III të IPAs për (zhvillim ra-jonal).

Objektiva strategjike është të kon-tribuojë në zhvillimin e vazhdueshëm dhe integrimin rajonal të vendit, në Ballkanin Perëndimor. Për këtë qël-lim, ndihma e Komunitetit në ish Republikën Jugosllave të Maqedo-nisë do të koncentrohet fillimisht në sektorët e transportit dhe mjedisit, kurse konkurrenca rajonale pritet të inkorporohet në një fazë të mëvon-shme. Vlera prej pothuajse 80 milio-në euro, do të ndahet për periudhën 2007-2009 (40,5 milionë nga IPA dhe rreth 38 milionë nga burimet na-cionale) për prioritetet në vijim:

Prioriteti 1: Përfundimi i Auto-stradës në Korridorin X

Prioriteti 2: Modernizimi i Infra-strukturës së Transportit

Prioriteti 3: Përmirësimi i Insfra-strukturës së Mjedisit

Më 9 dhjetor, Ambasadori Fuere, Ministri i Mjedisit z. Nexhati Jakupi dhe bashkiaku i Prilepit, z. Marjan Risteski, zyrtarisht hapën projektin e ndihmës teknike të përgatitjes së projektit për investim, në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në Prilep. Ky projekt mundëson ndihmë për përgatitjen e projektit të pjekur teknikisht dhe të pranueshëm, i cili përfshin ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza, ndërtimin e linjave të reja të kanalizimit dhe riparimin e grumbulluesve dhe sistemeve aktuale të kanalizimit, me një vlerë prej rreth 18 milionë EUR (nga të cilat 6 milionë do të sigurohen nga Unioni Europian, përmes kompo-nentit të tretë të Instrumentit për Ndihmë Para-anëtarësuese). Qëllimi i projektimit të investimit është që, 76,000 qytetarëve të Prilepit t’u sigurojë sistem modern të grumbullimit të ujërave të zeza dhe qendrën e përpunimit të ujërave të zeza, në pajtim me kërkesat e UE-së, të cilat do të rezultojnë në një rritje të rëndë-sishme të kualitetit të ujit në lumin e Prilepit.

Si pasojë e kësaj, grumbullimi i ujërave të zeza dhe pajisjet e reja të përpunimit, do të ndihmojnë në zvogë-limin e rreziqeve shëndetësore për popullatën dhe do të minimizojë rrezikun e ndotjes së burimeve të ujit të pijshëm. Realizimi i projektit investues, do të përmirësojë situatën e mjedisit dhe do të kontribuojë në zhvil-limin ekonomik, jo vetëm në qytet por edhe për rajonin më të gjerë në jug-perëndim të Prilepit.

Ndihma teknike për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në Prilep

Page 7: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

7

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE: INVESTIMI NË NJERËZ

Më 16 dhjetor, Përfaqësuesi Special i UE-së dhe Shef i Delegacionit të Unionit Europian, Ervan Fuere dhe Zëvendës Kryeministri përgjegjës për Çështje Europiane, Vasko Nau-movski, nënshkruajtën Marrëveshjen Financiare për zhvillimin e Burimeve Njerëzore, në kuadër të komponen-tit të ndihmës para-aënatrësuese IPA. Në dhjetor të vitit 2007, Komis-ioni Europian miratoi Programin Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007–2009, për ish Re-publikën Jugosllave të Maqedonisë, në suaza të komponentit të katërt të Instrumentit për Ndihmë Para-anëtarësuese. Synimi kryesor i kom-ponentit për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore është kujdesi i burimeve njerëzore, me anë të përmirësimit të kualitetit të kapitalit njerëzor, që do të krijojë numër më të madh të vendeve të punës, zhvillim më të lartë dhe konkurrencë të shtuar na-cionale, në nivel ndërkombëtar. Veç kësaj, Komponenti i IPAs për Zhvil-lim të Burimeve Njerëzore mbështet përgatitjen për implementimin e

politikës kohezive të Komunitetit, veçanërisht menaxhimin e Fondit Social Europian. Programi Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore përfshin një periudhë shtatë vjeçare (2007–2013) me një fond financiar prej mbi 19 milionë euro për 2007-2009 (rreth 16 milionë nga IPA dhe 3 milionë nga kofinancimi nacional). Kjo strategji do të implementohet përmes projekteve që përputhen me boshtet prioritare në vijim:

Boshti prioritar 1: Punësimi – tërheqja dhe mbajtja e njerëzve në punëBoshti prioritar 2: Arsimimi dhe

trajnimi – Investimi në kapitalin njerëzor, me arsimim dhe trajnim më të mirëBoshti prioritar 3: Përfshirja so-ciale – Përkrahja e tregut gjithëpërf-shirës të punës

Aktivitetet që do të financohen me fondin për tre vitet e para, do të përkrahin sistemet dhe strukturat e nevojshme për të hartuar dhe për të prodhuar politikë të shëndoshë dhe efikase të punësimit. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë të rinjve të diplomuar, të cilëve u mungon për-voja profesionale dhe atyre që janë të papunë një periudhë të gjatë.

Në nëntor të vitit 2007, Komisioni Europian miratoi Programin Operativ për Zhvillimin Rajonal për ish Re-publikën Jugosllave të Maqedonisë, në kuadër të komponentit të tretë të Instrumentit për Ndihmë Para-aënatarësuese. Prej atëherë, shteti po përgatitet në mënyrë aktive për menaxhimin dhe implementimin e programit. Bashkëpunimi i ngushtë me shërbimet relevante të Komisionit Europian ka ekzistuar gjatë tërë procesit. Misionet këshillimore u realizuan për t’u ofruar ndihmë autoriteteve në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme institucionale, menaxhuese dhe kontrolluese.Gjatë vitit 2008 dhe gjysmës së parë të vitit 2009, institucionet në fjalë intensifikuan aktivitetet e tyre për-gatitore. Hapi i parë që duhet të kompletohet nga autoritetet në sferën e menaxhimit të decentralizuar, ku Komisioni ua ndan detyrat e implementimit shteteve në zhvillim, është procesi i akreditimit. Procesi i akred-itimit kishte për qëllim të verifikojë nëse institucionet e caktuara kanë formuar sistemet e veta të menaxhimit dhe kontrollit, në pajtim me rregullat. Pakoja akredituese iu dorëzua shërbimeve të Komisionit më 19 janar 2009.

Shërbimet e Komisionit shqyrtuan pakon e akreditimit dhe bënë revidimin verifikues në mars 2009, për të arritur vendimin përfundimtar mbi transferimin e kompetencave menaxhuese. Synimi ishte marrja e garancës për nivelin e përgatitjes të aktorëve të ndryshëm (Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Komu-nikimit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapsinor). Revidimi verifikues konfirmoi arritjen e progresit të kënaqshëm. Në korrik 2009, Komisioni lejoi që kompetencat menaxhuese të komponentit III – IPA (Zhvillim Rajonal) t’u transferohen autoriteteve. Programi i IPA-s për zhvillim rajonal në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë tani mund të fillojë.

Në prill të vitit 2009, Qeveria dorëzoi kërkesë për transferimin e kompetencave menaxhuese të Komponentit IV të Programit IPA. Komisioni Europian shqyrtoi pakon akredituese dhe bëri kontrollin verifikues menjëherë. Synimi ishte marrja e garancës për kapacitetin e aktorëve të ndryshëm në marrjen e përgjegjësive. Revidimi verifikues konfirmoi arritjen e progresit të kënaqshëm. Në tetor 2009, Komisioni Europian miratoi vendimin që kompetencat menaxhuese për Programin Operativ të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, t’u transferohen autoriteteve nacionale të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Historia e shkurtë e procesit të akreditimit

Page 8: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

eu newsletter

8

zëri i ue-sëNdihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

U PËRFUNDUAN DY PROJEKTE TUINING

Më 14 shtator, u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit tuining të titulluar “Shqyrtimi i ligjit të pu-nës”, me të cilën u shënua përfundimi i projektit. Me këtë rast, para publikut u prezantuan arritjet e projektit dhe rezultatet e bazuara në bashkëpuni-min reciprok dhe partneritetin midis palëve të pro-jektit tuining – Ministria e Punës dhe Politikës Soci-ale të vendit, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Familjes të Republikës Sllovake dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal Senec-Pezinok, nga Rajoni i Bratisllavës. Projekti Tuining bashkoi ekspertë të të dyja vendeve, për të përmirësuar kapacitetin e vendit në harmonizimin e legjislacionit nacio-nal të punës me dispozitat ligjore të UE-së – në fushën e ligjit të punës, anti-diskriminimit dhe trajtimit të barabartë dhe në sferën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Projekti shqyrtoi politikën e punës dhe siguroi rekomandimet për inspekti-met e nevojshme të legjislacionit të punës, për të siguruar numër më të madh të vendeve të punës për qytetarët e vendit dhe për të harmonizuar më tej kushtet e punës me ato të standardeve të UE-së. U mundësuan edhe trajnime për pjesëmar-rësit përgjegjës për implementimin e ndryshimeve legjislative. Projekti Tuining ka siguruar ndihmë gjithpërfshirëse për Ministrinë e Punës dhe Poli-tikës Sociale, për përfaqësuesit e partnerëve so-cialë dhe pjesëmarrësve të tjerë relevantë, për të garantuar kapacitetin institucional në realizimin e kërkesave të planifikimit, sistemimit, raportimit dhe informimit, të cilat rrjedhin nga dispozitat lig-jore të Europës, në tre fushat e lartëpërmendura. Projekti Tuining “Shqyrtimi i Legjislativës Nacio-nale të Punës” u financua nga Unioni Europian, në vlerë prej 0,54 milionë euro.

Luftimi i suksesshëm i larjes së parave dhe luftimi i financimit të tëerrorizmit kërkon më tepër se legjislacion.Projekti tuining i titulluar “Zhvillimi i kapaciteteve për luftimin e larjes së parave – Faza II”, me ko-hëzgjatje prej 27 muajsh dhe me buxhet 1,5 mil-ionë euro, të financuara nga Unioni Europian dhe të implementuara në partneritet me Institutin për Studime Fiskale të Spanjës, ndihmoi përgatitjet e vendit drejt anëtarësimit në UE. Në këtë mënyrë, u ndihmuan përpjekjet e qeverisë në zhvillimin e sistemit funksional për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe për të mundësuar që autoritetet të bashkëpu-nojnë ndërkombëtarisht, në pajtim me standar-det europiane dhe ndërkombëtare. Qëllimi i pro-jektit ishte përkrahja e Zyrës për parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit (OPMLFT), për të zhvilluar edhe më tej kapac-itetet e veta në pajtim me ligjin mbi parandali-min e larjes së parave dhe parandalimin e finan-cimit të terrorizmit. Projekti mundësoi trajnime jo vetëm për personelin e Zyrës për parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit, por gjithashtu edhe për të punësuarit relevantë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policisë financiare, administratës doganore, Zyrës së Prokurorit Publik, të punësuarit e gjykatave dhe të Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës për të Ardhu-ra Publike, komisionit të letrave të çmuara dhe këmbimit, si dhe për Bankën Nacionale. Gjithsej 81 aktivitete janë ndërmarrë në periudhë prej 92 javësh, në të cilën u përfshinë 93 ekspertë nga Spanja, Bullgaria, Belgjika, Italia, Sllovenia, An-glia dhe Austria, me mbi 1000 pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme publike dhe private.

Përmbyllja e Projektit për luftë kundër larjes së parave

Përfundoi projekti “Shqyrtimi i legjislativës së punës”

Page 9: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

9

Politikat e UE-së

Politikat e UE-së

TRAKTATI I LISBONËS HYRI NË FUQI DHE KËSHTU SJELL UE-në MË AFËR QYTETARËVE

Traktati i Lisbonës, i paraparë për të mundësuar përfitime të reja të rëndë-sishme për qytetarët dhe qetësojë debatin institucional për një të ar-dhme të afërt, hyri në fuqi më 1 dhje-tor 2009.

‘Traktati i Lisbonës pozicionon qytet-arët në qendër të projektit Europian’, deklaroi Presidenti i Komisionit Eu-ropian, Zhoze Manuel Barroso, me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj mar-rëveshjeje. ‘Kam kënaqësinë që tani kemi institucionet e duhura për të vepruar dhe një periudhë stabiliteti, në mënyrë që të përqëndrojmë tërë energjinë për t’iu dhënë qytetarëve atë që është e nevojshme’. Trak-tati i Lisbonës plotëson traktatet ak-tuale të UE-së dhe KE-së, duke mos i zëvendësuar ato. Kjo marrëveshje do t’i sigurojë Unionit kornizën lig-

jore dhe mjetet e nevojshme për t’u ballafaquar me sfidat e ardhshme dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Ky dokument do t’i lejojë Unionit të koncentrohet plotësisht në menaxhimin e daljes së patrazuar nga kriza ekonomike dhe financiare dhe të avancojë strategjinë e vitit 2020 për zhvillim ekologjik.

Traktati i Lisbonës do të sigurojë se qytetarët e Europës, përmes Parla-mentit Europian dhe parlamenteve nacionale, mund të shprehin men-dimin e tyre mbi çështjet e Europës dhe të shohin të drejtat e tyre funda-mentale të caktuara në statut. UE-ja do të jetë më e pajisur për t’i plotë-suar parashikimet në fushat e en-ergjisë, ndryshimit klimatik, krimeve jashtëkufitare dhe migracionit. Për-mirësimet kyç gjithashtu përfshijnë

krijimin e pozitave të reja (Presidenti i UE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politikë Sigurie) si pjesë e përpjekjes për të sjellur koherencë midis pozitave të ndryshme të politikës së jashtme të UE-së, siç janë diplomacia, siguria, tregtia dhe ndihma humanitare. Këto përmirësime i japin Unionit kapacite-tin për të ofruar ndryshime, për t’i bërë europianët të ndjehen më të sig-urtë dhe më të avancuar dhe të hapin mundësitë e tyre për formësimin e globalizimit.

Traktati i Lisbonës u miratua në takim-in e Këshillit Europian në tetor të vitit 2007 dhe u nënshkrua më 13 dhjetor të po të njëjtit vit. Procedurat e ratifi-kimit në të gjitha 27 shtetet anëtare, u zbatuan në periudhën prej dhjetorit të vitit 2007 deri në nëntor të vitit 2009.

Herman Van Rompuj (62) është Pres-identi i parë permanent i Këshillit Eu-ropian. Presidenti kryeson Këshillin, siguron përgatitjet dhe vazhdimësi-në e punës së Këshillit me Kryeta-rin e Komisionit, orvatet të sigurojë kohezion dhe konsenzus përbrenda Këshillit Europian, dhe prezanton ra-portin në Parlamentin Europian, pas çdo takimi të Këshillit.

Duke qënë anëtar i partisë Kristian-Demokrate dhe Flamane në Belgjikë, z Rompuj ishte në pozitën e Kryemi-nistrit të Belgjikës prej muajit dhje-

tor 2008 deri në nëntor 2009. Në periudhën prej shtatorit të vitit 1993 deri në korrik të vitit 1999, ishte Zëvendës Kryeministri dhe Ministër për Buxhet, dhe gjatë kësaj periudhe ndihmoi zbritjen e borxhit të Belgjikës nga kulmi i arritur - 135 përqind i prodhimit bruto nacional. Në vitin 1999, ai u bë anëtar i Odës së Përfaqësuesve. Në vitin 2004, u emërua Ministër Shtetëror. Në vitin 2007, mori pozitën e Presidentit të Odës së Përfaqësuesve në Belgjikë.

Presidenti i UE-së

Page 10: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së

10

Politikat e UE-së

Politikat e UE-së

UE-ja NË VENDIN TONË TANI PËRFAQËSOHET NGA ‘DELEGACIONi i UNIONIT EUROPIAN UNION’

Kethrin Margaret Ashton, Baronesa Ashton e Aphollandit, (53) është Përfaqësuesja e parë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë së UE-së. Njëkohsisht me emër-timin e zonjës Ashton në pozitën e Përfaqësueses së Lartë, ajo u bë edhe Zëvendës Kryetarja e parë e Komisionit Europian, pozitë e cila i nënshtrohet konfirmimit nga ana e Parlamentit Europian. Si politikane britaneze e Partisë së Punës, Ash-ton kishte pozita ministrore në tre departamente qeveritare. Më vonë ajo u emërua Udhëheqëse e Odës së Lordëve dhe në atë pozitë, ishte shumë e dobishme për orientimin

e Traktatit të Lisbonës në Odën e Lartë Britanike. Në vitin 2008, ajo trashëgoi Piter Mandelson, në poz-itën e Komisionarit për Tregëti në Unionin Europian. Gjatë kohës kur mbante këtë pozitë, ajo inicoi një marrëveshje ambicioze dhe me ndikim të gjerë me Korenë Jugore dhe zgjodhi një numër të madh të konflikteve me partnerët kryesorë tregtues. Ajo gjithashtu ka përkra-hur tregtinë si mjet të nxitjes së zh-villimit në mbarë botën, duke për-mirësuar marrëdhëniet ekonomike të UE-së me vendet e Afrikës, Kara-ibeve dhe Paqësorit.

Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lis-bonës më 1 dhjetor 2009, UE-ja në ish Republikën Jugosllave të Maqe-donisë tani përfaqësohet nga ‘Dele-gacioni i Komisionit Europian’. Sipas Traktatit “Delegacionet e Unionit në vendet në zhvillim dhe në organiza-tat ndërkombëtare do ta përfaqë-

sojnë Unionin” dhe “Delegacionet e Unionit do të vihen nën kompe-tencat e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë Sigurie. Ato do të vepro-jnë në bashkëpunim të ngushtë me misionet diplomatike dhe konsul-lore të Shteteve Anëtare”. Duke fil-

luar nga 1 dhjetori, Unioni Europian zëvendësoi Komunitetin Europian, me ushtrimin e të gjitha të dre-jtave dhe me marrjen e obligimeve të Komunitetit Europian, duke mos e ndërprerë kryerjen e të drejtave dhe obligimeve ekzistuese të Union-it Europian.

‘Delegacioni i Komisionit Europian’ zyrtarisht u hap në mars të vitit 2000. Nga nëntori 2005 deri në dh-jetor 2009, ‘Misioni i Unionit Euro-pian’ ishte përfaqësues i vetëm me funksion të dyfishtë të Ambasadorit Ervan Fuere – i cili ishte Përfaqë-sues Special i Unionit Europian dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Europian njëkohësisht. Përfaqësimi i vetëm i këtyre dy pozitave në ish Republikën Jugosllave të Maqedo-nisë, ishte shenjë paralajmëruese për ‘Delegacionin e Unionit Euro-pian’ të themeluar sipas Traktatit të Lisbonës, i cili, duke filluar nga 1 dhjetori 2009, do të përfaqësojë jo vetëm institucionet por Unionin Eu-ropian në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë Sigurie

Page 11: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

zëri i ue-së tetor-dhjetor 2009

11

Lajme nga Brukseli

Lajme nga Brukseli

Më 1 janar 2008, 30.8 milionë qytetarë të huaj jetonin në Shtetet Anëtare të UE27, nga të cilët 11.3 milionë Ishin qytetarë të ndonjë shteti tjetër anëtar të UE27. Të tjerët, 19.5 milionë qytetarë të vendeve jashtë UE27, nga të cilët 6.0 milionë ishin qytetarë të vendeve të tjera të Europës, 4.7 milionë nga Afrika, 3.7 milionë nga Azia dhe 3.2 milionë nga kontinenti i Amerikës. Konsiderohet që qytetarët e huaj përbëjnë 6.2% të popullatës së përgjithshme të UE27.

Ky buletin, i botuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve 2, më 18 dhjetor 2009, bazohet në ra-portin 3 të Eurostatit – Enti Statis-tik i Komuniteteve të Europës mbi qytetarët e huaj në Shtetet Anëtare të UE27, Norvegji dhe Zvicër. Ky ra-port prezanton të dhëna nga Institu-tet Nacionale Statistike, ose të dhëna që miratohen nga këto institute, pasi që të jenë vlerësuar nga Eurostati.

UE-ja SHPALL 2010 VIT EUROPIAN: NDALONI SKAMJEN MENJËHERË!

POPULLATA E QYTETARËVE TË HUAJ NË UE27, NË VITIN 2008 – QYTETARËT E HUAJ PËRBËJNË

6% TË POPULLATËS SË UE27

Më 1 janar, Spanja mori presi-dencën e UE-së nga Suedia. Spanja do të kryesojë UE-në deri në qershor, kur presidencën do ta marrë Belgjika. Presidenca Spanjo-lle përputhet me fillimin e një etape të re për UE-në, me Parlament dhe Komision të ripërtrirë dhe me traktat të ri, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Në këtë pikëpamje, Spanja,

Belgjika dhe Hungaria kanë hartu-ar një program pune për periudhë 18-muajshe, gjatë të cilës këto tre shtete do të kryesojnë Presidencën, në pajtim me rregullativën e re që zbatohet në Europë.

Kjo do të jetë ‘trio’ e parë e presi-dencave, që do të formalizohet dhe do të kryejë detyrat e veta në për-

puthje me Traktatin e Lisbonës. Qël-limi i kësaj procedure të re është të mundësohet kontinuiteti i punës dhe iniciativave të UE-së. Programi i pu-nës së Presidencave të Spanjës, Bel-gjikës dhe Hungarisë, do të zgjasë prej janarit 2010 deri në qershor 2011.

Komisioni Europian dhe Presidenca spanjolle e UE-së, shpallën vitin 2010 – Vit Europian për luftimin e skamjes dhe përjashtimin social. Nën slloganin “Ndaloni Skamjen Menjëherë!” fush-ata ka për qëllim që luftën kundër skamjes, e cila ndikon në çdo të gjashtin qytetar të Europës, ta vërë në qendër të vëmendjes të UE-së, gjatë tërë vitit 2010. Presidenti i Komisionit Europian Zhoze Manuel Durão Barroso dhe Kryeministri i Spanjës Zhoze Luis Rodríguez Zapa-tero, do të inaugurojnë Vitin e luftës kundër skamjes gjatë një evenimenti të organizuar në Madrid. Pothuajse 80 milionë europianë jetojnë në mar-gjina të ekzistencës, që do të thotë se ballafaqohen me pasiguri dhe jetojnë

pa gjërat themelore, të cilat shumë njerëz i konsiderojnë si të zakon-

shme. Të jetuarit në skamje mund të ketë pasoja të ndryshme, duke filluar nga mungesa e parave për të blerë ushqim dhe veshëmbathje e deri në kushte të vështira të banimit, madje edhe në mungesë të strehimit. Ska-mja gjithashtu nënkupton ballafaqi-min me zgjedhjet e kufizuara të stan-dardit jetësor, të cilat mund të çojnë drejt përjashtimit social. Parimi udhë-zues i Vitit 2010 është të dëgjohen shqetësimet e njerëzve që përballen me skamjen dhe përjashtimin social, dhe të inspirohen të gjithë qytetarët e Europës dhe të involvuarit e tjerë për t’u angazhuar më tepër lidhur me këto çështje të rëndësishme.

SPANJA MORI PRESIDENCËN E UE-së NGA SUEDIA

http://www.2010againstpoverty.eu

http://www.eu2010.es

http://europa.eu/rapid/ (Reference=STAT/09/184)

Page 12: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 4/2009 tetor - dhjetor ‘09

eu newsletter

Qendra Informative e Unionit EuropianM.H. Jasmin 52v, 1000 ShkupTel./Fax. ++389 (0)2 329 63 63Orari i punës E hënë-e premte 09-18; E shtunë 10-13

Informatat mbi evenimentet e ardhshme në Qendrën Informative të UE-së, gjenden në faqen tonë www.euic.mk

Qendra Inform

ative e UE-së

Qendra Informative e UE-së

U shpall fituesi i shpërblimit të konkursit gazetaresk ‘Zhan Mone’ 2009

Fituesi i Çmimit të konkursit gazetaresk ‘Zhan Mone 2009, i shpallur nga Delegacioni i Unionit Europian, është Josif QURÇIEV, ish gazetar i Dojçe Veles dhe kolumnist në Utrinski Vesnik. Ai fitoi çmimin për tregimin më të mirë gazetaresk, në temën e sivjet-shme “Nga rënia e Perdes së Hekurt në vitin 1989 deri në Zgjerimin e vitit 2004”, për artikujt e botuar në Utrinski Vesnik, në të cilët përshkruante ngjarjet, para, gjatë dhe pas rënies së Murit të Berlinit. Delegacioni i Unionit Europian organizoi ngjarjen tradicionale më 15 dhjetor, në të cilën, Ambasadori Ervan Fuere ia dorëzoi çmimin z. QURÇIEV.

Mediumet kanë rol të rëndësishëm demokratik në jetën publike: ju jeni përgjegjës për të treguar të vërtetën. Prandaj, ju nxis që të përforconi përpjekjet tuaja në avancimin e nivelit të profesionalizmit në

punën gazetareske, tha Ambasadori FUERE dhe shtoi se Delegacioni i Unionit Europian konsideron mediu-met si partner kryesorë në komunikimin e vlerave dhe standardeve të Unionit Europian për shikuesit dhe lexuesit.

Fituesi u falënderua për çmimin dhe theksoi se arti-kujt nuk ishin shkruar për konkursin por me qëllim që të sqarojnë proceset thelbësore, të cilat filluan në vendet e Europës Lindore 20 vjet më parë.

Tema e vitit 2009 për konkursin u zgjodh për të shënuar 5 vjetorin e zgjerimit më të madh të UE-së dhe 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Sivjet, anëtarët e jurisë, vlerësuan rreth 70 arti-kuj të shtypur dhe programe televizive dhe të ra-dios. Anëtarët e jurisë ishin: z. Jordan PLEVNESH, shkrimtar, publicist dhe ish ambasador, znj. Gonca STOJANOVSKA, nga Sekretariati për Çështje Europi-ane, znj. Sonja BONET, nga Ambasada e Gjermanisë, z. Gazment AJDINI, nga Asociacioni i Gazetarëve, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Unionit Europian.

Çmimi është një statujë e vogël dhe sumë me vlerë prej 1,000 euro.

Ngjarja e këtij viti u begatua me dy elemente plotë-suese: promovimin e ribotimit të librit “Europa nga A-ja deri në Z”, e shkruar nga Uerner Ueidenfeld dhe Uolfgang Uesels, e botuar nga Fondacioni Konrad Ad-enauer, në bashkëpunim me Delegacionin e Unionit Europian, SEA dhe GTZ, dhe me hapjen e ekspoz-itës së fotografive “Europa pa kufij” nga dy fotografë amatorë, Elena Georgieva and Kristina Georgieva.

Ditët e Ndryshimeve Klimatike në Qendrën Informative të UE-së

Ligjerata mbi Traktatin e Lisbonës në EUi në Manastir

Në prag të Samitit të Kopengahës mbi ndryshimet klimatike 2009, Delegacioni i UE-së organizoi një varg evenimentesh lid-hur me përpjekjet e UE-së për reduktimin e nxjerrjes së gazrave dhe aktiviteteve për harmonizimin e politikës Europiane me re-alitetin e ndryshimeve klimatike.

Qëllimi ishte ngritja e vetëdijes mbi ndiki-min njerëzor në klimën, të informojnë mbi qasjet e reja në zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave dhe të apelohet për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër ndryshime-ve klimatike. Mbi të gjitha, qëllimi kryesor ishte inkurajimi i mëtejshëm i diskutimit nacional mbi çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe aktivitetet e nevojshëm që duhen ndërmarrë.

Më 2 dhjetor, në EUi në Fakultetin e Administratës dhe menaxhimit të sistemeve informative në Manastir, u or-ganizua ligjeratë mbi Traktatin e Lisbonës, i cili hyri në fuqi të njejtën ditë. Në ligjëratën e mbajtur nga Zidas DASKALLOVSKI, Dr Mladen KARAXHOVSKI, dhe Diogen HAXHI-KOSTA MILEVSKI, morën pjesë rreth 50 stu-dentë.

QIUEtetor-dhjetor 2009

Në periudhën

pranoi

dhe distribuoi

2817 vizitorë

botime31.557