02 teorite e tregetise dhe investimeve

Upload: anja-shkozati

Post on 30-Oct-2015

194 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Slide 1

Teorite e tregetise dhe te investimeve dhe biznesi nderkombetarKapitulli 2

Teoria e investimeve nderkombetare fillon me teorine klasike, se ciles me vone i jane bere saktesimet perkatese.

Merkantilizmi

Sipas kesaj teorie, fuqia dhe pasuria e kombeve varet nga thesari, (zakonisht ar) qe ato jane ne gjendje te akumulojne. Kjo arrihet kur nje vend eksporton me shume sesa importon, pra objektivi merkantilist eshte maksimizimi i suficitit tregtar.Per kete vendet denojne importet dhe subvencionojne e nxisin eksportet.Zakonisht pasuria e akumuluar perdorej per ushtrine dhe mbrojtjen.1Akumulimi i suficitit tregtar vazhdon edhe sot ne disa vende duke u quajtur neomerkantilizem, qe ndryshon nga merkantilizmi se objekti i tij nuk eshte vetem mbrojtja por eshte shume me kompleks duke perfshire rritjen e nivelit te punezenies, akumulimin per investime kapitale prodhuese etj.

Teoria klasike e tregetiseKjo teori perqendrohet ne shpjegimin e shkaqeve dhe te efekteve te tregtise.Disa modele tregtie shpjegohenMeqe Greqia psh nuk ka fusha nafte, ajo duhet ta bleje naften nga vendet e tjera per te plotesuar nevojat e veta per energji. Edhe Italia importon cajin, i cili nuk mund te rritet atje.Shume prej mallrave apo sherbimeve tregtohen thjesht sepse ekziston kerkesa per to nderkohe qe ato nuk mund te prodhohen ne vend. Mgjse shumica e mallrave mund te prodhohen ne nje vend, ka shume te ngjare qe nje vend te kete epersi ne disa prodhime dhe disavantazh ne disa te tjera.

Ekonomistet klasike, me ne krye Smithin dhe Rikardon, argumentuan se te gjitha vendet do te fitojne nese secili paracakton burimet per prodhimin e mallrave per te cilat ka epersi.

Tek Pasuria e kombeve Smith sfidoi filozofine merkantiliste duke argumentuar se akumulimi i thesarit ben pak per rritjen e mireqenies se qytetareve te nje vendi.

Mireqenia e popullsise varet shume nga mallrat dhe sherbimet qe ai eshte ne gjendje te konsumoje, dhe se mundesite e konsumit mund te maksimizohen vetem ne tregetine e lire. Neqoftese mallrat do te jene te lira nga kufizimet, subvencionet, shtremberimet, cdo vend do te specializohej per prodhimin e produkteve dhe kryerjen e sherbimeve per te cilat ai ka epersi.Ky specializim do te coje ne produktivitet dhe efektivitet me te larte, pra edhe ne te ardhura me te larta, me te cilat mund te paguhen importet nga jashte vendit, te produkteve per te cilat jane specializuar vende te tjera.Rikardoja ne analizen e tij te vitit 1817, diferencen e cmimeve midis dy vendeve ia atribon, diferences ne rendimentin e punes ne to, madje punimi i tij shpesh quhet teoria e punes dhe vleres.Per te ilustruar epersine absolute dhe relative le te shikojme shembullin e meposhtem:Nje jurist i zoti ne profesionin e tij, eshte edhe nje daktilografist shume i shpejte.Thuhet se juristi ka epersi absolute ne te dyja operacionet: mbrojtje juridike dhe daktilografim.A duhet ti beje ai te dyja punet vete? Jo! Ai duhet te ofroje ndihme juridike dhe te pajtoje dike tjeter per te daktilografuar. Kjo sepse ai mund te beje me shume para si avokat sesa daktilografist.Thuhet qe ai ka epersi relative ne jurisprudence.Ne mund ti kalojme parimet nga juristi te tregetia nderkombetare. Nqs dy vende prodhojne dy produkte te njejta dhe njeri eshte superior ne prodhimin e te dyja produkteve ne krahasim me vendin tjeter.A duhet ti prodhoje ai te dyja produktet? Jo! Ai duhet te perqendrohet ne ate produkt ne te cilin ka epersi krahasuese.Psh. duke perdorur te gjitha burimet ne zoterim ne nje kohe te caktuar, dy vende A dhe B per shkak te dallimeve ne produktivitetin e tyre do te prodhonin molle ose portokalle (mije tone) si me poshte:

Vendet Molle PortokalleA 30 15B 20 10

Cmimet relative ne cdo vend para se te zhvillojne tregti me njeri-tjetrin jane:

Vendi A Vendi B1 ton molle=1/2 ton portokalli 1 ton molle=1/3 ton portokalle2 ton molle=1 ton portokall 3 ton molle = 1 ton portokalleBazuar ne te dhenat e mesiperme te paraqitura ne fig 2.2 dalin disa perfundime.

Vendi A mund te prodhije 15 mije ton molle ose 10 mije ton portokalle me shume se vendi B. Kjo do te thote qe ai ka epersi absolute ne te dy produktet kundrejt vendit B. Nqs vendi A i perdor te gjitha burimet e tij, pune toke kapital dhe i shfrytezon ato plotesisht mund te prodhoje 20 milion tone molle dhe asnje kokerr portokalli, ose te prodhoje 10 milione tone portokalle dhe asnje kokerr molle.Ai mund te prodhoje edhe nje kombinim te tyre pergjate vijes ne grafikun 1 duke hequr dore nga prodhimi I dy toneve molle per prodhimin e nje ton portokalli dhe anasjelltas duke zhvendosur burimet perkatese nga njeri produkt te tjetri.Vendi B ka disavantazh absolut ne prodhimin e te dy produkteve ne krahasim me vendin A. Nqs ai i perdor plotesisht te gjitha burimet, mund te prodhoje 15 milone ton molle dhe asnje kokerr portokall, ose 5 milione ton portokalle dhe asnje kokerr molle. Edhe ketu mund te prodhohen kombinime te ndryshme molle dhe portokalle pergjate vijes ne grafikun 2, ne varesi nga vendosja e burimeve.Psh nqs vendi B heq dore nga prodhimi i tre ton molleve me burimet perkatese, mund te prodhoje nje ton portokalle dhe anasjelltas.Vertet vendi A ka epersi absolute ne prodhimin e molleve dhe te portokalleve, por vendi B ka epersi relative ne prodhimin e molleve.Dallohet lehte se po te isha banor i vendit A dhe do te ishte e lire tregetia me vendin B, do te leverdiste te prodhoja portokalle te cilat po ti kembeja me vendin B do te merrja 3 ton molle per nje ton portokalle, ne kohe qe ne vendin tim A do te merrja vetem 2 ton molle.Vendi A fiton po te prodhoje portokalle dhe ti shesi ne vendin B.A eshte duke fituar vendi A ne kurriz te vendit B?Nga figura nqs jeni banor i vendit B, zoterues i molleve, me vendasit mund ti tregetoni mollet ne raportin 3 ton molle me nje ton portokalle, nderkohe qe me vendin A mund te sigurojne 1 ton portokalle vetem me 2 ton molle.

Pra e dyja vendet mund te perfitojne nga tregetia me njeri-tjetrin. Secili vend ka nje epersi krahasuese qe mund ta shfrytezoje po qe se specializohet per ate produkt dhe tregetia midis vendeve te jete e lire.Rasti qe pame eshte mjaft i thjeshtuar sepse jane bere shume supozime, pshsikur dy produktet prodhohen vetem ne keto dy vende, nuk jane marre parasysh shpenzimet e transportit, ndikimi i kurseve te kembimit, supozohet qe burimet levizin lirshem nga nje vend ne tjetrin, nuk merret parasysh faktori kohe etj.Tregetia Nderkombetare dhe Biznesi NderkombetarNqs do ta kufizojme tregetine nderkombetare, Psh. vendi A mund te kufizoje importin e molleve duke perdorur kuote ne importin e tyre si dhe taksa qe efektivisht rrisin cmimin e tyre ne nivelin e cmimeve te vendit.Ne mbrojme prodhuesit e molleve te vendit A te cilet mund te vazhdojne biznesin, por jemi gjithashtu duke inkurajuar ineficencen relative kundrejt vendit B qe ka nje epersi relative ne prodhimin e molleve.Ne gjithashtu jemi duke demtuar konsumatoret e vendit A pasi tani ata nuk perfitojne nga cmimet me te ulta qe siguroheshin nepermjet tregtise nderkombetare me vendin B, sepse ata jane te detyruar ta blejne me cmim me te larte mollen vendase.Po keshtu jemi duke demtuar prodhuesit tane te portokalleve, sepse politikes tone te tregtise do ti pergjigjet edhe vendi B i cili gjithashtu do te vendose kuota dhe tarifa per importimin portokalleve nga vendi yne.Adam Smith qe ne 1876: vendosja e monopolit ne tregun e brendshem per nje produkt te industrise vendase duke i detyruar prodhuesit private sesi te perdorin kapitalet e tyre, ne te gjitha rastet eshte e padobishme; - eshte e vertete edhe sot.Cdo kryefamiljar i zgjuar nuk do te priret kurre te prodhoje me kosto me te larte ate qe mund ta gjeje ne treg. Psh rrobaqepsi nuk i prodhon vete kepucet po i ble ato dhe anasjelltas. Celiku ne Kore-Japoni me efektiv se ne SHBA.(pagat me te ulta)Zhvillime te teorise klasike te tregetise dhe ndikimi ne biznesin e nje vendiDoktrina e epersise krahasuese e propozuar nga Rikardoja, le te hapur problemin pse nje vend i caktuar eshte relativisht me eficent ne prodhimin e produkteve te dhena. Psh SHBA epersi ne drithe, Japonia ne celik.

Dy ekonomiste Suedeze Eli Hecksher dhe Bertil Ohlin jane te paret qe shpjeguan ne menyre sistematike burimet e epersise krahasuese qe mori dhe emrin Teoria e pajisjes me faktore Hecksher-Ohlin.

Ata theksonin qe vendet jane te pajisura me burime te caktuara prodhuese. Njeri me shume fuqi punetore, tjetri me shume rezerva te vlefshme minerali, nje tjeter me bollek toke te punueshme, e nje tjeter me shume kapital.Dy ekonomistet argumentuan se vendet do te priren te specializohen ne prodhimin e produkteve qe perdorin burimet e tyre me te bollshme.Singapori dhe Tajvani kane me shume fuqi punetore ne krahasim me siperfaqen e tokes.Normalisht keto vende do te specializohen ne produkte qe perdorin intensivisht punen sesa token.Ne Turqi eshte e kunderta. Prandaj dy ekonomistet do te predikonin qe ajo te specializohej ne prodhimin e produkteve qe perdorin intensivisht token e me pak punen.Pra epersia krahasuese e kesaj teorie buron nga pajisja me burime.Por sa shpjegohen modelet konkrete te tregetise midis vendeve me teorine H.O.Ne 1950 Vasili Leontiev, synoi te analizonte eksport importet amerikane per te pare nese ato vertetonin predikimet e H.O. ne krahasim me vendet e tjera SH.B.A ishte me e pasur me kapital sesa me fuqi punetore. Sipas teorise H.O duhet te prisnim qe te eksportoje me shume produkte qe materializojne me shume kapital e me pak pune.Perfundimet e Leontievit ishin shume befasuese dhe u quajten Paradoksi i Leontievit.Ai zbuloi qe eksportet amerikane permbanin me shume pune, sesa kapital, ne krahasim me importet, ne kundershtim me H.O.Studiues te tjere kane gjetur paradokse te ngjashme ne modelet tregetare te Japonise, Indise dhe Kanadase.U munduan shume ekonomiste qe te shpjegonin paradoksin.Nje shpjegim i mundshem qe u propozua nga Leontievi ishte qe puna ne SHBA, megjithese me e rralle se kapitali , ishte me produktive sesa tek partneret e saj tregtare, fakt qe ai nuk e konsideroi gjate studimit.Produktiviteti me i larte punes ne SHBA mund te coje ne epersi krahasuese te mallrave qe perdorin me shume pune, edhe pse eshte e pajisur mire me kapital.Nje shpjegim tjeter eshte se Leontiev nuk mori parasysh kapitalin qe eshte materializuar ne pune ne SHBA. (si psh kapitali i materializuar ne punen per arsimim dhe rikualifikim)Peter Kenen u mundua te testoje nese do te rezistonte paradoksi po qe se kapitali i harxhuar per punen do te vecohej e do te llogaritej si kapital e jo si pune ne bilancin e pergjithshem.Rezultatet tregonin se pas ketij korrigjimi paradoksi binte.Pas kesaj rillogaritje, Kenen vertetoi se eksportet amerikane kishin me te vertete me shume kapital se pune.Paradoksi i Leontievit ishte me shume problem matjesh korrekte sesa pavleshmeri e teorise H.O.Teorite alternative te tregetise dhe biznesit nderkombetarKoncepti I ciklit te jetes se produktit eshte shume i njohur ne marketing, por ai eshte perdorur per te shpjeguar modelet e tregetise dhe investimeve nderkombetare.Shitjet dhe fitimet e produktit ndryshojne ne kohe gjate jetes se produktit ne menyre te tille qe mund te persaktesohen stade te jetes se produktit, Fig 2.3.Ne stadin e pare te hyrjes se produktit te ri shitjet jane te kufizuara dhe fitimi i vogel, per shkak te shpenzimeve per perfitimin e produktit te ri.Stadi i rritjes karakterizohet nga rritja e shpejte e shitjeve dhe e fitimit, te cilat stabilizohen ne stadin e pjekurise, ku shfrytezohet tregu dhe fillon konkurrenca.Ne stadin e renies fitimi dhe shitjet bien.Teorite alternative te tregtise dhe biznesit nderkombetar

Modelet e shitjes dhe te fitimit per mjaft produkte, shpjegohen mjaft mire me teorine e ciklit te jetes se produktit.Psh. Shitjet e makinave llogaritese te dores, te radiove Sveglia dhe produkteve te tjera elektronike te vogla provuan rritje te shpejta ne vitet 70. Ne vitet 80 tregjet u maturuan sepse u plotesua kerkesa me e madhe per keto produkte dhe se konkurrenca shpuri ne cmime dhe fitime me te ulta.Teoria e ciklit te jetes se produktit zbatohet edhe ne sherbime. Psh ne fillim te viteve 80 ne dispozicion te firmave investuese u vune shume kapitale monetare.Keto paten rritje te shpejte ne kete periudhe, sepse ofronin perqindje te larta interesi, shkalle rreziku te ulet. Pas viteve 80 tregu i sherbimeve te tilla ishe i maturuar.Teoria e tregetise nderkombetare u lidh per here te pare me ciklin e jetes se produktit nga Rajmond Vernon, i cili sugjeronte qe ne percaktimin e modeleve te tregetise, roli i teknologjise dhe i kerkimit ishte i rendesishem. Ai argumentoi se vendet e industrializuara kane me shume te ngjare te kene kapacitet teknologjik, e te kerkimit te domosdoshem per zhvillimin e poduktit te ri. Qe te zgjatet faza e rritjes, keto vende duhet te eksportojne produktet qe zhvillojne dhe te importojne produkte, prodhimi i te cilave nuk kerkon shume studime kerkimi-zhvillimi dhe teknologji.Mund te thuhet, pa dyshim se forca motivuese e tregetise nderkombetare eshte epersia krahasuese.Shume me komplekse sesa e kishin perfytyruar ekonomistet klasike.Ndersa ata besonin se epersia krahasuese buronte nga kostoja e punes dhe e kapitalit dhe pajisja me burime, tani eshte pranuar gjeresisht qe ajo ka te beje edhe me teknologjine, ndikimet kulturore, niveli i arsimimit, politikat nacionale dhe faktore te tjere te tille, qe ndikimi i tyre eshte i veshtire te matet.Zotesia e vendeve te zhvilluara, per shembull, per te ruajtur epersine ne shume produkte, lidhet jo aq me koston e punes dhe te kapitalit, sesa me aftesine per te perfituar dhe per te mbrojtur ide te reja.Gjithashtu eshte e vertetuar qe kombet mund te krijojne epersi krahasuese ne shume fusha duke i orientuar burimet e tyre me perparesi ne arsimim dhe kerkim studim. Industria e vendeve te zhvilluara, e ne rradhe te pare e SHBA-se, Japonise, etj eshte tru intensiv dhe kapitali me me vlere qe mund te zoteroje nje kompani eshte prona intelektuale. Teorite e investimeve nderkombetare dhe biznesi nderkombetarTeoria e tregetise nderkombetare, perqendrohet ne shkaqet e efektet e tregetise te te mirave dhe te sherbimeve midis vendeve, ndersa teoria e investimeve nderkombetare studion levizjen e faktoreve te prodhimit midis vendeve.Qe vendet te specializohen ne prodhimin e portokalleve dhe te molleve sipas epersise krahasuese, do te duhet te transferojne teknologjine perkatese dhe kapitalin e punen nga njeri vend ne tjetrin, me shume se mallrat dhe sherbimet.Teoria e investimeve nderkombetare synon te shpjegoje racionalitetin e ketyre transferimeve.Si investimet vendase, edhe investimet nderkombetare mund te jene investime portofol dhe investime te drejtperdrejta.Investimet portofol jane blerja e sigurimeve te huaja, si aksione dhe obligacione, te cilat nuk realizojne ndonje kontroll te drejtperdrejte mbi operacionet nderkombetare.Psh nje i huaj mund te bleje aksione ne Sony Corporation ne Japoni, ose nje qytetar francez te bleje bono thesari te leshuara ne SHBA. Ne te dyja rastet investitori nuk ka kontroll te drejtperdrejte mbi subjektin qe leshon sigurimet.Investimet e drejtperdrejta jane shume me teper se investimet portofol apo blerja e sigurimeve, ato jane vendosje jashte vendit e operacioneve apo zgjerimi i atyre ekzistuese .Megjithese si rregull ne rastin e investimeve te drejtperdrejta firmat dergojne jashte investime te medha financiare, ato transferojne shume me teper se parate e tyre.Operacionet jashte kerkojne transferimin e teknologjise, shprehive drejtuese, proceseve te prodhimit, dhe burimeve te tjera ne vendet e huaja. Teoria klasike e tregetise sugjeron qe nje motiv i investimeve jashte eshte maksimizimi i fitimit.Teoria tregon qe faktoret e prodhimit do te priren te vendosen atje ku koeficenti i kthimit eshte me i larti.Faktoret e prodhimit jane te gjitha inputet si toka, puna, kapitali, teknologjia.Nqs toka eshte e palevizshme, faktoret e tjere pergjithesisht jane te levizshem ndermjet kufijve nacionale te vendeve, sigurisht me shkalle te ndryshme veshtiresie.Supozimi themelor i teorise klasike eshe qe faktoret jane te levizshem.Shembuj te kesaj levizjeje jane miliona punetore qe emigrojne ne drejtim te vendeve te industrializuara,Trasferimet e medha te teknologjise ne drejtim te vendeve ne zhvillim.Forca motivuese qe qendron ne cdo rast pas cdo levizjeje te faktoreve te prodhimit nga nje vend ne tjetrin eshte perdorimi me perfitim me te larte i tyre.Duhet theksuar qe nje vend do te kete kapital per te investuar jashte kur ai akumulon e nuk i shpenzon te gjitha te ardhurat e tij.Vendet e industrializuara priren te akumulojne 5-12% te te ardhurave te tyre. Si ne tabelen 2.2.

Keto kapitale paracaktohen per investimet ne vend dhe nderkombetare. Kuptohet qe sa me e larte te jete perqindja e akumulimit ne nje vend, aq me shume ka te ngjare qe ai te investoje jashte.Nje vend qe eshte i pajisur me mire me pune sesa me kapital ka te ngjare te kerkoje migrimin e punes se tij drejt mundesive me te mira. Psh shume nga vendet qe nuk kane nafte ne lindjen e mesme kane cuar shume punetoe ne vendet e OPEK, ku puna e tyre shperblehet me mire.

Thelbi i teorise klasike per investiemt nderkombetare eshte mjaft i thjeshte:Nga perdorimi i burimeve prodhuese do te kerkohen efekte ose kthime me te larta,e per kete, vendet e pasura me kapital, pervec prirjes se prodhimit dhe te eksportit te produkteve qe permbajne me shume kapital do te priren te investojne kapital jashte.Njelloj vendet e pajisura mire me fuqi punetore do te priren te eksportojne mallra qe materializojne me shume pune, por edhe do te nxitin migrimin e saj drejt vendeve te pasura.Zbatime te teorise klasike te investimeve nderkombetare dhe BNDTrashegiia e teorise klasike ndihmon pak per te kuptuar vendimin e firmave per investime nderkombetare.Shumica e investimeve te drejtperdrejta motivohet nga fitimi, Teoria klasike eshte teper e thjeshte dhe e pazonja te shpjegoje natyren komplekse te investimeve te drejtperdrejta jashte ne kohen e sotme.Shkaqe qe nje firme mund te investoje jashte jane:1. Perspektiva e fitimeve nga operacionet efektive.2. Mundesia e uljes se rrezikut nepermjet diversifikimit.3. Mundesia e shfrytezimit te papersosmerise te tregut.Nje motiv i padiskutueshem per investimet jashte eshte se atje mund te prodhohen produkte me me efektivitet se ne vend. Kjo arrihet duke vendosur aftesite prodhuese atje ku faktoret e prodhimit jane me te liret.Psh. shume prodhues amerikane te veshjeve jane vendosur ne Hong Kong dhe Korene e Jugut, sepse puna, si faktor shume i rendesishem prodhimi per kete dege industrie, eshte me kosto relativisht jo te larte. Perfitimet nga efektiviteti me i larte mud te arrihen duke iu afruar burimeve te lendeve te para, sidomos atyre qe perdoren me shume per nje njesi produkti.Psh shume kompani nafte ne vendet perendimore kane ngritur uzinat e rafinimit ne vendet nxjerrese te naftes, sepse kjo eshte me efektive sesa te trasportohet nafta bruto per ne vendet e tyre.Gjithashtu sherbime si konsulenca, sigurimet, sherbime financiare mund te jene shume me efektive nese vendosen ne vendin e klienteve.Nje firme mund te rrite perfitimet e saja edhe duke ulur rrezikun qe shoqeron operacionet.Rruga kryesore per kete eshte diversifikimi, sepse ka pak te ngjare qe te gjitha investimet e firmes ne vende te ndryshme, te shkojne te gjitha keq, ose te gjitha mire, duke qene se percaktohen nga kushte dhe faktore mjaft te ndryshem.Diversifikimi nderkombetar ka epersi pasi ka pak te ngjare qe luhatjet ne ekonomite e vendeve te ndryshme te perkojne ne kohe, keshtu qe firma mund te stabilizoje fluksin e te ardhurave duke i vendosur operacionet e saja ne disa vende.Nje arsye tjeter per investime te drejtperdejta nderkombetare eshte se keshtu firma mund te shfrytezoje papersosmerine e tregut.Nen kete term nuk duhet te kuptohet qe ka dicka te gabuar apo te papersosur ne mekanizmin e tregut, por nje largim nga supozimet strikte te teorise ekonomike te konkurences, pra duhet tejkaluar logjika e konkurences.Papersosmerite e tregut mund te marrin forma te ndryshme si:Diferencimi i produktitEkonomia e shkallesFaktoret institucionaleStefan Himeri dhe Carls Kindleberxheri, ishin te paret qe nxorren ne pah diferencimin e produktit, si motiv per investime te drejtperdrejta jashte.Ata mendonin qe firmat zhvillonin aftesi dhe epersi te caktuara ne zhvillimin e produkteve te tyre unike.Vendosja e operacioneve jashte i ben ato te eksportojne epersite dhe aftesite e tyre ne vende te tjera atje ku ato sigurojne fitime.Ekonomi shkalle ka kudo ku shpenzimet nuk rriten ne perpjestim te drejtperdrejte me rritjen e prodhimit ose te sherbimit, dhe ka vend ne cdo fushe te veprimtarise se firmes.Ajo eshte teper e pranishme ne operacionet masive ku kostoja e nje njesie prodhimi, ulet ndjeshem duke u shoqeruar me efektin e ekonomise se shkalles.Tipik eshte rasti i specializimit te vendeve te ndryshme ne fabrikimin e komponenteve te caktuar.Psh prodhimi i Ford Escort I prodhuar ne Europe, eshte kooperim i 15 vendeve: Angli, Suedi, Belgjike, Danimarke, Austri, Kanada, France, Holllande, Norvegji, Zvicer, Itali, Spanje, Japoni, ShBA dhe Gjermani, te cilat prodhojne pjese te vecanta per te cilat kane epersi dhe tradite. Automobilat montohen ne Angli dhe Gjermani.Papersosmeri te tjera lidhen me faktoret institucionale.Qeverite shpesh imponojne pengesa per importet ne formen e tarifave dhe kuotave.Investimet e drejtperdrejta mund te jene rruga e vetme efektive per depertimin ne treg ne pranine e ketyre barrierave.

Psh Toyota vendosi aftesiste e veta prodhuese ne SHBA pjeserisht si kunderpergjigje ndaj kontrolleve te vendosura per importet e automobilave japoneze nga qeveria amerikane.Teoria e ciklit te jetes te produktit dhe modelet e investimeve te drejtperdrejta nderkombetare.Teoria e ciklit te jetes se produktit e Rajmond Vernonit u diskutua me siper si teoria e tregetise, por ka ndikim edhe per investimet e drejtperdrejta nderkombetare.Vernon thekson qe modelet e tregetise dhe investimeve nderkombetare varen nga stadi i ciklit te jetes se produktit.

Teoria e ciklit nderkombetar te jetes se produktit sugjeron qe zhvillimi i produktit te ri te inovuar ka me shume te ngjare te behet ne vendet e industrializuara.

Nje arsye eshte se keto vende kane aftesite teknologjike dhe te kerkimit te domosdoshme per zhvillimin e produktit te ri.

Nje arsye tjeter eshte se vendet e industrializuara dhe me te pasura kane me shume mundesi te gjenerojne kerkesa per produkte te reja.Po keshtu eshte e kuptueshme qe firma qe zhvillon nje produkt te ri ka deshire ti vendose kapacitetet prodhuese ne fillim ne vendin e saj.Firma do te synoje ndertimin e kapaciteve prodhuese me koston me te ulet te mundshme.Produkti duhet te vendoset ne vendin e kerkim zhvillimit pasi aty mund te arrihet me kosto me te ulet pershtatja, stabilizimi, rregullimi.Ne stadin e hyrjes shumica e shitjeve do te realizohen ne tregun vendes.Kur produkti leviz ne stadin e rritjes, kerkesa ka te ngjare te materializohet ne tregje te tjera ne vende te industrializuara me te ardhura dhe shije te ngjashme me vendin ku u zhvillua produkti.Ne kete stad firma fillon te eksportoje, shitjet dhe fitimet kane prirje te rriten.Duam apo nuk duan produkti do te terheqe edhe konkurencen nga prodhues te huaj qe mund te kene perparesi:Se pari nuk jane objekt i tarifave dhe kuotave per shitjet qe gjenerojne.Se dyti mund te kene shume me pak shpenzime transporti per dergimin e produktit deri tek konsumatori.Kur produkti arrin ne shkallen e pjekurise prodhuesi ka shtytje qe te investoje ne vende qe me pare u ka sherbyer me eksporte duke u marre konkurrenteve epersine e pengesave tarifore dhe jotarifore, dhe te shpenzimeve te transportit.

Gjithashtu ne kete stad niveli i kerkeses ka te ngjare te justifikoje zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Kalimi nga stadi i pjekurise ne te renies ndodh kur presioni konkurrues behet me i forte dhe e detyron kompanine te konkuroje me kosto me te ulet.Firma mund ta zhvendose prodhimin ne vendet ne zhvillim ku kostoja e punes eshte me e ulet.

Verejme qe ndersa investimet fillestare te drejperdrejta nderkombetare ishin te motivoara gjeresisht nga tregu, investimet ne operacione ne vendet ne zhvillim motivohen kryesisht nga kostoja.Ky element eshte i rendesishem per zhvillimin e BND. FUNDFALEMINDERIT

47