ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

140
© Copyright Alma ZISI Viti, 2014

Upload: ledan

Post on 10-Dec-2016

334 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

© Copyright

Alma ZISI

Viti, 2014

Page 2: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Udhëheqësi i Alma ZISI vërteton se ky është version i miratuar i

disertacionit të mëposhtëm:

NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA

DIREKTE NË RRITJEN EKONOMIKE

DHE

FAKTORËT NXITËS NË PËRTHITHJEN E TYRE

Rasti i Shqipërisë

Udhëheqës shkencor

Prof. Dr. Luljeta MINXHOZI

Page 3: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA

DIREKTE NË RRITJEN EKONOMIKE

DHE

FAKTORËT NXITËS NË PËRTHITHJEN E TYRE

-Rasti i Shqipërisë

Përgatitur nga MSc. Alma Zisi

Disertacioni i paraqitur nё

Fakultetin e Biznesit

Universiteti “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Nё pёrputhje tё plotё me kёrkesat

Pёr gradёn “Doktor”

Universiteti “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Shtator, 2014

Page 4: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Përkushtim

Prindërve

dhe

familjes sime

Page 5: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Mirënjohje

Punimi i doktoraturës i ngjason një rrugëtimi, gjatë të cilit herë ndien shpresë dhe

optimizëm për të ecur përpara, dhe herë vështirësi që të duken të pakapërcyeshme.

Tani që kam arritur në fund, dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkpëpunëtorët dhe miqtë e

mi më të mirë pa ndihmën e të cilëve do ta kisha patur të vështirë ta arrija.

Një falenderim për rrugënisjen e këtij punimi, e kam për Prof. Dr Esmeralda Uruçin, që,

për fat të keq, nuk ndodhet më mes nesh.

Falenderoj thellësisht Prof. Dr. Luljeta Minxhozin që tregoi përkushtim dhe optimizëm

për të më ndihmuar. Falë këshillave, nxitjes dhe besimit që më dha, sot së bashku kemi

arritur në fund të këtij rrugëtimi.

Falenderoj të gjithë profesorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, të cilët me

përkushtim dhe këmbëngulje na udhëhoqën në rrugën e pafundme të dijes.

Falenderoj për ndihmën e pakursyer specialistët e Agjencisë AIDA dhe në veçanti Mileva

Meksi dhe Genard Dylqeshi.

Falenderoj në veçanti të gjithë kolegët e mi, të cilët më ndihmuan dhe më këshilluan në

mënyrë të vazhdueshme për realizimin e këtij punimi.

Gjithmonë i lëmë për në fund, por jo për nga rëndësia dhe vlerat që mbartin. Falenderoj

familjen time, prindërit dhe motrën, pa mbështetjen e të cilëve nuk do t’ia kisha dalë

mbanë. Me zemër falenderoj bashkëshortin dhe të dyja vajzat e mia që më mirëkuptuan

në çdo moment duke ma bërë më të lehtë përfundimin e këtij punimi.

Page 6: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Emri Mbiemri

Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime të

tjera, përveç atyre të shkruajtura nëpërmjet citimeve.

Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst, të cilat janë riprodhuar prej

ndonjë burimi tjetër, duke përfshirë edhe internetin, janë pranuar në mënyre eksplicide si

të tilla.

Jam e vetëdijshme se në rast të mospërputhjeve, Këshilli i Profesorëve të UAMD-së

është i ngarkuar të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj

teze, në përputhje me “Rregulloren e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë

(Doktoratë) të UAMD-së, neni 33, miratuar prej Senatit Akademik të UAMD-së me

Vendimin Nr. 16, datë 28.3.2013

Durrës, më _________________

Firma

Alma ZISI

Page 7: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Përmbledhje

Shqipëria ka treguar interes në rritje për investimet e huaja direkte. Nga ana e qeverive

shqiptare janë hartuar dhe janë zbatuar një sërë politikash nxitëse për të inkurajuar

investitorët e huaj. Është kjo arsyeja pse vendosa të studioj rolin e investimeve të huaja

direkte në një vend të vogël si Shqipëria.

Në qendër të këtij punimi kam vendosur dy çështje kryesore. Së pari, ndikimin e

investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe, së dyti, faktorët kryesorë që ndikojnë në

përthithjen e tyre.

Ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike është matur nëpërmjet

modeleve të ndryshme ekonometrike. Për të parë ndikimin e IHD-ve, u mbështeta në

funksionet e rritjes ekonomike që rrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow (1957),

Mankiw, Romer dhe Weil (1992), Borenstein, De Gregorio dhe Lee (1998) dhe nga

Easterly (2001). Të dhënat e përdorura i përkasin periudhës kohore 1990-2011. Zbatimi i

këtyre modeleve në Shqipëri tregon se IHD-të kanë ndikim pozitiv, por të papërfillshëm

në rritjen ekonomike.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve në vendin tonë, analizohen

nëpërmjet këndvështrimit nga ana e investitorëve të huaj. Ky vrojtim u realizua nga

Agjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e

Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me PNUD-in. Firmat e intervistuara kanë

dhënë një ndihmesë të vlefshme për mënyrën se si ato e perceptojnë mjedisin tonë për të

investuar dhe si ndikojnë faktorët mikro dhe makroekonomikë në planet e tyre afatmesme

dhe afatgjata.

Duke u mbështetur në flukset hyrëse në rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri,

shpresojmë që në të ardhmen vendi ynë të bëhet lider në fushën e IHD-ve në Evropën

Juglindore.

Fjalë kyçe: Investimet e huaja direkte, rritja ekonomike, përcaktuesit e IHD-ve, teoritë e

IHD-ve.

Page 8: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Summary

Albania has recently demonstrated an increasing interest on foreign direct investment.

Therefore, the Albanian Government has drafted and implemented several policies to

promote and stimulate foreign investments in the country. Since it is an interesting and

hot topic of the moment, it is why decided to dedicate this study to the foreign direct

investments in a small country such as Albania.

This study focuses on two main issues. First,which are the effects of foreign direct

investments in Albania, and second, which are the main factors that influence into their

absorption.

The impact that foreign direct investments have on economic growth has been measured

by means of different econometric models. Thus, in order to measure the impact of FDI, I

used the economic growth functions deriving from the models developed by Solow

(1957), Mankiw, Romer and Weil, (1992), Borenstein, De Gregorio and Lee (1998), and

from Easterly (2001). The data used belong to the period of time from 1990-2011. The

application of such models in Albania reveals that FDI has a positive effect, alas

insignificant to the economic growth.

The main factors which influence on the absorption of FDI in our country are analysed

through the foreign investors’ perspective. This survey was developed AIDA under the

guidance of UNCTAD and with the close collaboration of the Foreign Investors

Association in Albania (FIAA) and UNDP. The companies interviewed gave a

considerable support on how such companies’ percept our environment to invest and how

the macro and micro economic factors influence on their medium and long-term

decisions.

Based on the increasing foreign direct investments in-flow trend in Albania, there is a

chance that Albania becomes the FDI leading country in the South Eastern Europe.

Key words: foreign direct investment, economic growth, determinants of FDI, theories of

FDI.

Page 9: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Përmbajtja e lëndës

KREU I ......................................................................................................................................... 14

HYRJE .......................................................................................................................................... 14

1.1. Qëllimi i punimit ................................................................................................................ 15

1.2. Metodologjia ...................................................................................................................... 16

1.3. Struktura e punimit ............................................................................................................ 18

1.4. Korniza Teorike ................................................................................................................. 19

KREU II ....................................................................................................................................... 22

2.1. Investimet e huaja direkte ..................................................................................................... 23

2.2. A mund të japim një përkufizim të caktuar për IHD-të? ...................................................... 24

2.2.1. Pse i studiojmë IHD-të? ...................................................................................................... 24

2.3. Mënyra e hyrjes në një treg të huaj ........................................................................................ 25

2.3.1. Klasifikimet e IHD-ve ......................................................................................................... 27

2.4. Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të) ................................................................................. 28

2.5. Motivet që nxisin IHD-të ...................................................................................................... 28

2.6. Përcaktuesit kryesorë të IHD ................................................................................................. 30

2.7. Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse................................................................. 32

2.8. Teoritë e para të IHD-ve ........................................................................................................ 35

2.8.1. Teoria e kapitalit (arbitrage) .............................................................................................. 35

2.8.2. IHD-të dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare ....................................................................... 36

2.8.3. Trajtimi Makroekonomik i Kojimas .................................................................................... 36

2.8.4. Teoria radikale.................................................................................................................... 37

2.8.5. Këndvështrimi hymerian ..................................................................................................... 38

2.8.6. Teoria e IHD-ve sipas Aliberit ............................................................................................ 39

2.8.7. Teoria e ciklit të produktit................................................................................................... 39

2.8.8. Teoritë e ndërkombëtarizimit të IHD-ve ............................................................................. 40

2.8.9. Teoria eklektike e IHD-ve ................................................................................................... 41

Page 10: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

KREU III ....................................................................................................................................... 43

3.1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri .................................................................................................. 44

3.2. Struktura e IHD-ve në Shqipëri ......................................................................................... 45

3.2.1. Format e IHD-ve në Shqipëri ............................................................................................ 45

3.2.2. IHD-të sipas aktivitetit ekonomik....................................................................................... 46

3.2.3. IHD-të sipas vendit të origjinës .......................................................................................... 48

3.3. Biznesi në Shqipëri ............................................................................................................ 50

3.4. Efektet e investimeve të huaja direkte në Shqipëri ............................................................ 53

3.5. Investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore ............................................................. 55

KREU IV ...................................................................................................................................... 63

4.1. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike .................................................................... 64

4.2. Zbatimi i modeleve të ndryshme në Shqipëri ........................................................................ 67

4.2.1. Zbatimi i modelit Solow ...................................................................................................... 68

4.2.2. Zbatimi i modelit Mankiw ................................................................................................... 69

4.2.3. Zbatimi i modelit BGL1 dhe BGL2 ...................................................................................... 70

4.2.4. Zbatimi i modelit Easterly .................................................................................................. 75

KREU V ........................................................................................................................................ 78

5.1. Rezultatet e faktorëve ndikues të investitorëve të huaj në Shqipëri ...................................... 79

5.2. Analiza e pjesës së dytë të pyetsorit ...................................................................................... 98

5.2.1. Analiza regresive e efektit ndikues nё zhvillimin e firmave ................................................ 99

5.3. Analiza SWOT e IHD në Shqipëri....................................................................................... 111

KREU VI .................................................................................................................................... 117

6.1. Konkluzionet ........................................................................................................................ 118

6.2. Ndihmesa të punimit ............................................................................................................ 120

6.3. Rekomandime ...................................................................................................................... 121

6.4. Kufizimet dhe kërkimet e ardhshme .................................................................................... 122

Bibliografia ................................................................................................................................. 123

Shtojca......................................................................................................................................... 123

Page 11: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Lista e Tabelave

Tabela 3. 1. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës, 2006-2011 (mil. euro)............. 46

Tabela 3. 2. IHD-të hyrëse sipas aktivitetit ekonomik...................................................... 47

Tabela 3. 3. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë ........................................ 51

Tabela 4. 1. Modeli Solow ................................................................................................ 69

Tabela 4. 2. Modeli Mankiw ............................................................................................ 70

Tabela 4. 3. Modeli BGL1 ................................................................................................. 71

Tabela 4. 4. Modeli BGL2 ................................................................................................. 74

Tabela 4. 5. Modeli Easterly ............................................................................................. 76

Tabela 5. 1. Faktorёt qё ndikojnё nё vendimet e firmёs pёr tё investuar ......................... 83

Tabela 5. 2. Pёrvojat kundrejt pritshmёrive tё kompanive ............................................... 84

Tabela 5. 3. Kostoja e punёs ............................................................................................. 85

Tabela 5. 4. Aftёsitё gjuhёsore ......................................................................................... 86

Tabela 5. 5. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit ................................ 86

Tabela 5. 6. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe e rregulloreve ................................... 88

Tabela 5. 7. Fuksionimi gjyqёsor dhe sistemi ligjor tregtar ............................................. 89

Tabela 5. 8. Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik .................................................... 89

Tabela 5. 9: Qeverisja, integriteti publik .......................................................................... 90

Tabela 5. 10. Taksa tё arsyeshme ..................................................................................... 90

Tabela 5. 11. Struktura e sitemit tё taksave tё biznesit ..................................................... 91

Tabela 5. 12. Niveli i ulёt i burokracisё sё inspektimeve ................................................. 91

Tabela 5. 13: Rregulloret e tregtisё dhe tё doganave ........................................................ 92

Tabela 5. 14. Aksesi pёr tokё ............................................................................................ 93

Tabela 5. 15. Sigurimi i parqeve industriale ..................................................................... 93

Tabela 5. 16: Sigurimi i zonave tё lira ekonomike ........................................................... 94

Tabela 5. 17. Sigurimi i stimujve pёr investime ............................................................... 94

Tabela 5. 18. Sigurimi i granteve tё trajnimit ................................................................... 95

Tabela 5. 19. Sigurimi i lejeve tё planifikimit dhe tё ndёrtimit ........................................ 95

Tabela 5. 20. Aftёsia pёr tё krijuar lidhje me institucionet akademike ............................ 96

Tabela 5. 21. Aftёsia pёr tё pёrdorur burimet lokale ........................................................ 96

Tabela 5. 22. Rregulloret e sistemit tё sigurimeve shoqёrore ........................................... 97

Tabela 5. 23. Rregulloret mjedisore .................................................................................. 97

Tabela 5. 24. Statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin Europian ............................................ 98

Tabela 5. 25. Lehtёsia e regjistrimit tё kompanisё dhe fillimit tё aktivitetit .................... 98

Tabela 5. 26. Tregues tё hartimit tё planeve zhvilluese tё kompanisё ............................. 99

Tabela 5. 27. Numri i tё punёsuarve nё vitin 2012 krahasuar me vitin2010 .................. 101

Page 12: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Tabela 5. 28. Numri i tё punёsuarve mё 2010, krahasuar me vitin 2008 ....................... 103

Tabela 5. 29. Numri i tё punёsuarve mё 2012 krahasuar me vitin 2010 ........................ 104

Tabela 5. 30. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me 2010 ................................ 106

Tabela 5. 31. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010 ....................... 107

Tabela 5. 32. Pjesa e tregut më 2010 krahasuar me vitin2008 ....................................... 108

Tabela 5. 33. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010 ....................... 110

Lista e grafikëve

Grafiku 3. 1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri ....................................................................... 45

Grafiku 3. 2. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës ................................................ 46

Grafiku 3. 3. IHD-të sipas aktivitetit ekonomik ............................................................... 48

Grafiku 3. 4. IHD-të sipas vendit të origjinës ................................................................... 49

Grafiku 3. 5. Lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri .......................................................... 51

Grafiku 3. 6. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë ....................................... 52

Grafiku 3. 7. Lehtësia e të bërit biznes ............................................................................. 53

Grafiku 3. 8. PBB për frymë sipas vendeve ...................................................................... 56

Grafiku 3. 9. Rritja ekonomike për vendet e Evropës Juglindore ..................................... 57

Grafiku 3. 10. Konsumi, investimet dhe eksporti neto ..................................................... 58

Grafiku 3. 11. Flukset e IHD-ve në Evropën Juglindore .................................................. 59

Grafiku 3. 12. Lehtësia e të bërit biznes në vendet e EJL ................................................. 60

Grafiku 3. 13. Renditja e vendeve të Ballkanit ................................................................. 61

Grafiku 4. 1. Inflacioni dhe rritja ekonomike në vite ....................................................... 73

Grafiku 4. 2. Rritja e PBB në vite ..................................................................................... 75

Grafiku 5. 1. Rrethet ku veprojnë firmat e huaja .............................................................. 80

Grafiku 5. 2. Pjesa e kapitalit të huaj ................................................................................ 81

Grafiku 5. 3. Klasifikimi i IHD-ve.................................................................................... 81

Grafiku 5. 4. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit .............................. 87

Grafiku 5. 5. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe rregulloreve .................................... 88

Grafiku 5. 6. Niveli i ulët i burokracisё sё inspektimeve.................................................. 92

Page 13: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

Lista e Shkurtimeve

AIDA Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

BB Banka Botërore

BE Bashkimi Evropian

BERZH Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim

BSH Banka e Shqipërisë

FIAA Foreign Investors Association in Albania

IHD Investimet e huaja direkte

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

INSTAT Instituti i Statistikave

KMN Kompani shumëkombëshe

METE Ministria e Ekonomisë, e Tregtisë dhe e Energjitikës

OBT Organizata Botërore e Tregtisë

OECD Organization for Economic Co-Operation and

Development

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

SEE Vendet e Evropës Juglindore

UNCTAD United Nation Conference on Trade and Development

UNDP United Nations Development Programme

WIR World Investment Report

Page 14: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

14

KREU I

HYRJE

Page 15: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

15

Hyrje

Zhvillimet e vrullshme ekonomike kanë bërë që t’u kushtohet një vëmendje e madhe

investimeve të huaja direkte. Autorë të shumtë kanë shprehur bindjet e tyre në lidhje

me IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse, por kanë qenë skeptikë përsa i përket

efekteve që përcjellin IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Kjo për arsye se disa

vende përfitojnë nga IHD-të më shumë se vendet e tjera. Më së shumti, IHD-të kanë

përcjellë efekte pozitive në vendet e zhvilluara se në vendet në zhvillim. Në vitet e

fundit, duket se autorët mbështesin më së shumti IHD-të për efektet pozitive që

përhapin në ekonominë e vendeve pritëse, si transferimin teknologjik, rritjen e numrit

të të punësuarve dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendit.

Shkalla në të cilën investimet e huaja mund të ndihmojnë në rritjen ekonomike, varet

nga një sërë faktorësh. Ndër faktorët më kryesorë mund të përmendim madhësinë e

tregut, hapjen e tregtisë, nivelin e kapitalit human, politikat favorizuese për IHD-të,

cilësinë e institucioneve, infrastukturën e vendit etj.

Në ditët tona, për shkak edhe të globalizimit, shumica e qeverive të vendeve pritëse

kanë ndryshuar perceptimin për IHD-të. Ato përpiqen që nëpërmjet politikave nxitëse

të përthithin një numër sa më të madh të IHD-ve në industri të caktuara duke

ndihmuar në aspektin ekonomik dhe social të vendeve. Stabiliteti politik, klima e

favorshme e biznesit dhe përmirësimi i infrastrukturës janë disa nga politikat nxitëse

që ndjekin qeveritë e vendeve pritëse për të thithur një numër të ndjeshëm të IHD-ve.

Ashtu si të gjitha vendet në zhvillim, edhe Shqipëria ka treguar interes në rritje për

investimet e huaja direkte. Investimet e huaja nё Shqipёri kanё pasur njё trend nё

rritje, sidomos pas vitit 2006. Nga ana e qeverisë shqiptare janë hartuar dhe janë

zbatuar një sërë politikash nxitëse për të tërhequr investitorët e huaj. Mjafton të

përmendim nismën e fundit të qeverisë shqiptare në përthithjen e investimeve të huaja

direkte në industrinë e nxjerrjes dhe të përpunimit të mineraleve dhe, në sektorin e

energjisë së ripërtëritshme.

Prandaj dhe qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtojë rolin e investimeve të

huaja direkte në Shqipëri dhe të masë në mënyrë empirike ndikimin e tyre në rritjen

ekonomike. Për të provuar sa më sipër, studimi është përqendruar në faktorët kryesorë

që motivojnë thithjen e IHD-ve, trajtimin teorik të lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe rritjes

ekonomike dhe matjen e ndikimit të IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.

1.1.Qëllimi i punimit

Për investimet e huaja direkte është diskutuar shumë si në mjediset akademike, ashtu

dhe jashtë tyre. Studimet kanë përcjellë qasje të ndryshme, si: efekti i tyre në vendet e

Page 16: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

16

origjinës apo vendet pritëse, natyra e IHD-ve, politikat nxitëse etj. Megjithatë shumë

pak është folur për efektin e IHD-ve në vende të vogla. Për këtë arsye, studimi im në

këtë punim doktorature ka për qëllim të analizojë efektin e IHD-ve në rritjen

ekonomike në Shqipëri dhe faktorët nxitës në përthithjen e tyre.

Shqipëria është një vend i vogël, por ka shumë karakteristika pozitive, duke nisur që

me pozicionin e saj gjeografik shumë të favorshëm, me rezervat e pasura natyrore, me

fuqinë punëtore të re në moshë, me politikat nxitëse të zhvillimit të sektorit privat, por

jo vetëm. Qëllimi kryesor i këtij punimi është t’i japë përgjigje pyetjes që përbën

thelbin për të cilin diskutohet kaq shumë:

“A kanë ndikuar IHD-të në rritjen ekonomike të Shqipërisë”?

T’i përgjigjesh kësa pyetjeje, nuk është e lehtë, pasi IHD-të nuk janë faktori i vetëm

që ndikon në rritjen ekonomike. Më së shumti, studimet që janë bërë, i referohen

ndikimit të IHD-ve në vendet e zhvilluara ose në vende me mundësi të mëdha në

zhvillim, ku politikat nxitëse janë thjesht një katalizator që përshpejtojnë investimet e

huaja direkte. Këto investime kanë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëm

në rritjen ekonomike në vendet që kanë madhësi të tregut, fuqi blerëse, nivel të lartë të

arsimimit, infastrukturë të zhvilluar, teknologji të lartë etj.

Megjithëse ka studime të shumta që tregojnë për efektin pozitiv të IHD-ve në rritjen

ekonomike, të pakta janë rezultatet empirike për ndikimin e IHD-ve në vendet e

vogla. Për këtë arsye jemi përpjekur të shqyrtojmë lidhjen që ekziston ndërmjet IHD-

ve dhe rritjes ekonomike në vendet e vogla në zhvillim, siç është dhe Shqipëria.

1.2. Metodologjia

Punimi nis me një trajtim teorik të IHD-ve për të vazhduar më tej me një analizë

empirike të efektit të IHD-ve në rritjen ekonomike në Shqipëri. Korniza teorike është

trajtuar sipas një literature të gjerë dhe bashkëkohore, ku përfshihen punime

kërkimore shkencore, artikuj dhe publikime nga autorë kryesisht të huaj. Në qendër të

trajtimit teorik janë modelet e rritjes ekonomike të autorëve më me emër në fushën e

shkencave ekonomike. Megjithatë, edhe në trajtimin teorik shumë pak diskutohet për

vendet e vogla në zhvillim, duke lënë një hendek lidhur me rëndësinë e IHD-ve në

këto vende.

Për këtë arsye, u nxita të kryej një studim empirik lidhur me efektin e IHD-ve në

vendin tonë. Për IHD-të në Shqipëri është folur shumë, por natyra e studimeve ka

qenë e kufizuar në sektorë apo në rajone të caktuara. Edhe në studimet ku bëhen

përpjekje për të krijuar lidhje mes IHD-ve dhe rritjes ekonomike, IHD-të janë marrë si

një variabël i vetëm shpjegues, duke anashkaluar faktorët e tjerë makroekonomikë.

Analiza empirike në këtë punim, megjithëse kontradiktore me opinionet apo

përfundimet përgjithësuese pozitive për IHD-të, jep një tablo ndryshe për rëndësinë e

IHD-ve në rritjen ekonomike përsa i përket vendit tonë, ndërsa studimi empirik është

përmbledhur në dy kapituj thelbësorë. Në të parin (në renditje kapitulli IV) jepet

zbatimi empirik i modeleve kryesore të rritjes ekonomike dhe roli i ndikimit të IHD-

ve, nga ku shihet se ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike për Shqipërinë është

pozitiv, por i parëndësishëm.

Page 17: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

17

Për realizimin e këtij punimi jemi mbështetur tek qasjet teorike duke bashkërenduar

dy mjete kryesore për studim: modelet teorike të IHD-ve në rritjen ekonomike, si:

modeli Solow, model i Borenstein, De Gregorio & Lee, modeli Mankiw, modeli i

Easterly dhe kërkimin primar. Risia e përdorimit të këtyre modeleve ekonometrike

është zbatimi i teorive të ndryshme të rritjes ekonomike me të dhënat praktike të

vendit tonë.

Hipotezës së ngritur, nëse dhe sa kanë ndikur IHD-të në rritjen ekonomike në

Shqipëri, i jepet përgjigje duke përdorur modelet e lartpërmendura dhe përpunimin

statistikor të të dhënave me programin SPSS. Si tregues i rritjes ekonomike është

përdorur rritja e PBB-së (në përqindje vjetore), ndërsa variablat shpjegues janë të

ndryshëm sipas modeleve të zbatuara. Në testimin e shkallës së përshtatjes së

modeleve, sa të mirë janë ato në shpjegimin e lidhjes ndërmjet variablave të përdorura

në model, është përdorur testi statistikor i Fisherit (F-testi). Ndërsa për testimin

indivual të variablave të përfshira në model është përdorur testi statistikor i studentit

(t-testi).

Nisur nga përfundimet se investimet e huaja direkte kanë ndikim pozitiv, por të

parëndësishëm në rritjen ekonomike në Shqipëri, në kapitullin e dytë (në renditje

kapitulli V), analiza thellohet më tej në natyrën e IHD-ve në vend, si dhe në

përcaktimin e faktorëve nxitës në përthithjen e tyre. Për të kuptuar më mirë investimet

e huaja direkte në Shqipëri, në studim është marrë dhe analiza e pyetësorit, realizuar

nga Agjensia AIDA në periudhën 2011-2012 ku vihet në dukje natyra e këtyre

investimeve dhe pritshmërinë që kanë investitorët e huaj për vendin tonë.

Për trajtimin e situatës reale të IHD-ve në vend, edhe pse pesha e tyre është e

papërfillshme për Shqipërinë, pyetjet e ngritura janë:

Cilët janë faktorët ndikues në përthithjen e IHD-ve në vendin tonë?

A ndryshon realiteti nga pritshmëritë e kompanive të huaja investuese?

Çfarë planifikojnë në një të ardhme të afërt1 këta investitorë?

Në këtë kapitull, jepet një këndvështrim ndryshe i IHD-ve, mbështetur në opinionin

dhe vizionin e vetë kompanive të huaja. Pyetësori i realizuar (nga Agjencia AIDA) ka

për qëllim analizën e pritshmërive dhe të planeve që kanë kompanitë e huaja për të

investuar në Shqipëri. Ajo çfarë studiohet më tej në punim është dhe lidhja pritshmëri-

përvojë-planifikim.

Pyetësori është i përbërë nga tri pjesë. Në pjesën e parë (A) janë hartuar pyetje duke

përdorur shkallën e Likertit. Kёta faktorё janё analizuar sipas shkallёs 1-5 nga mё pak

i rёndёsishëm deri te shumё i rёndёsishёm. Tё njёjtёt faktorё analizohen duke matur

përvojën me pritshmёritё e firmave para se tё bënin investimin, tregues ky i studimit

tё mirё tё tregut. Në pjesën e dytë (B) përdoren pyetje të hapura në lidhje me planet

dhe veprimtaritë e kryera nga ana e kompanive dhe në pjesën e tretë (C) kompanitë

pyeten në lidhje me informacione të përgjithme, si: “Kur ka ardhur në Shqipëri

1Është marrë një hark kohor 3-vjeçar, për shkak të dinamikave të zhvillimit në vend dhe më gjerë,

sepse është i vështirë parashikimi më afatgjatë.

Page 18: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

18

kompania investuese? Ku është e vendosur? Sa është numri i punonjësve të

punësuar?” etj.

Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit është bërë një përshkrim i firmave

investuese në Shqipëri përmes paraqitjes grafike, ndërkohë që për testimin e çdo

faktori është përdorur testi Chi-square. Për pjesën e dytë, në vlerësimin nëse firmat

planifikojnë të zgjerohen dhe cilët janë faktorët e marrë në konsideratë, është përdorur

regresioni binomial. Përpunimi i të dhënave në këtë kapitull është bërë po me

programin SPSS.

Të dhënat

Të dhënat e përdorura në studim vijnë nga burime dytësore. Në testimin e modeleve

janë mbledhur të dhëna nga Banka e Shqipërisë, Banka Botërore dhe Instituti i

Statistikave për periudhën 1990-2011. Në vlerësimin e investimeve të huaja direkte në

Shqipëri (kapitulli III) të dhënat e përdorura janë marrë nga raportet kombëtare dhe

ndërkombëtare për vlerësimin e ecurisë së IHD-ve, treguesit makroekonomikë në

Bankën e Shqipërisë etj. Në kapitullin e pestë (Vlerësimet e kompanive të huaja në

vend) është shfrytëzuar pyetësori i realizuar nga AIDA (Agjensia për zhvillimin e

investimeve në Shqipëri) nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtë me

Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe PNUD-in.

1.3. Struktura e punimit

Realizimi i këtij punimi është organizuar në gjashtë kapituj. Secili nga kapitujt është

ndërthurur me tjetrin duke krijuar kështu një vijueshmëri të mendimit dhe qëllimit

kryesor të punimit. Për studimin e investimeve të huaja direkte në vendin tonë, punimi

nis me një trajtim teorik të IHD-ve në përgjithësi dhe të IHD-ve në vend në mënyrë të

detajuar. Punimi vazhdon me analizën e ndikimit që kanë IHD-të në vendin tonë, i

paraprirë fillimisht me një përmbledhje të shkurtër të modeleve të përdorura në botë

për të matur rolin dhe ndikimin e IHD-ve në rritjen ekonomike. Më tej, punimi

vazhdon me analizën krahasuese të faktorëve motivues dhe planeve zhvillimore që

këto kompani kanë në vendin tonë, duke arritur në disa përfundime konkrete për IHD-

të në vend. Në mbyllje të studimit, jepen rekomandime se si IHD-të mund të gjejnë

zbatim në kushtet e një vendi pritës siç është Shqipëria.

Analizë e detajuar e përmbajtjes së kapitujve të punimit

Në kapitullin e parë është dhënë qëllimi i studimit, pyetjet kërkimore të ngritura dhe

metodologjia e përdorur për realizimin e tij.

Kapitulli i dytë bën një rishikim të literaturës për IHD-të. Trajtohen fillimet e

investimeve të huaja direkte dhe evoluimi i tyre deri në ditët e sotme. Duke qenë se

IHD-të hyjnë në tregje me mënyra të ndryshme e kam vlerësuar të rëndësishme edhe

klasifikimin e tyre. Një vend të veçantë në këtë kapitull zënë dhe efektet që përcjellin

Page 19: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

19

IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Literatura e përdorur jep mundësi për të

trajtuar efektet pozitive dhe negative që përcjellin IHD-të në ekonomitë e vendeve

pritëse.

Natyra komplekse e IHD-ve, e bën të vështirë përshtatjen në një teori të pastër, pasi

dhe vetë roli i tyre ka ndryshuar me kalimin e viteve. Për këtë arsye, një paraqitje të

plotë të natyrës së IHD-ve na e japin teoritë e ndryshme të trajtuara. Teoria e kapitalit,

teoria e ciklit të produktit, teoria OLI, teoria e ndërkombëtarizimit, teoria radikale etj.,

përshkruajnë më së miri karakterin kompleks të IHD-ve.

Kapitulli i tretë jep një tablo të plotë të ecurisë së IHD-ve në Shqipëri, duke filluar me

një analizë të IHD-ve hyrëse në vite, veçoritë që mbartin dhe rolin që luajnë ato në

ekonominë e vendit tonë. Viteve të fundit, IHD-ve u është kushtuar një interes i

veçantë, gjë që e shohim dhe te politikat nxitëse që janë ndërmarrë nga qeveria për të

përthithur një numër më të madh të IHD-ve. Krahasimi i IHD-ve me vendet e

Ballkanit Perëndimor na bën të kuptojmë rolin e IHD-ve në këto vende. Ndërmjet

vendeve të Ballkanit Perëndimor shërbejnë si uralidhëse marrëveshjet dhe projektet

që kanë si qëllim nxitjen e IHD-ve në këto vende dhe arritjen e standardeve të

vendeve të Bashkimit Evropian.

Në kapitullin e katërt paraqitet ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.

Për të parë ndikimin e IHD-ve, u shfrytëzuan funksionet e rritjes ekonomike që

rrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow (1957), Mankiw, Romer, & Weil (1992),

Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998), dhe nga Easterly (2001).

Zbatimi i këtyre modeleve në vendet në zhvillim tregon se IHD-të kanë një ndikim

pozitiv dhe të rëndësishëm në rritjen ekonomike. Por në Shqipëri, ndonëse rezultatet

tregojnë se IHD-të kanë ndikim pozitiv, ato janë të papërfillshëm në rritjen

ekonomike të vendit tonë. Investimet e huaja direkte janë një dukuri pas viteve ’90 të

shekullit të kaluar dhe numri i kompanive të huaja nuk është aq i madh sa të ndikojë

ndjeshëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Kapitulli i pestë analizon opinionin e investitorëve të huaj në Shqipëri. Janё marrё nё

konsideratё 60 kompani investuese tё huaja, tё cilat janё intervistuar pёr perceptimin

e tyre bazuar nё pёrvojën për mjedisin e biznesit, për mёnyrёn si ndikojnё kushtet e

ndryshme në veprimtarinë konkrete dhe në planet e tyre zhvillimore. Ky pyetësor u

zhvillua nga agjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtë

me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe PNUD-in.

Në kapitullin e fundit paraqiten përfundimet e përgjithshme të nxjerra gjatë studimit,

trajtohen kufizimet e tij dhe jepen rekomandime për kompanitë e huaja që duan të

investojnë në të ardhmen në Shqipëri.

1.4. Korniza Teorike

Ky punim është mbështetur në një literaturë të gjerë për të arritur objektivat e

vendosur. Në vazhdim trajtohet shkurtimisht përmbajtja e punimeve të disa prej

autorëve, veprimtaria e të cilëve na bën të kuptojmë më mirë natyrën komplekse të

IHD-ve.

Page 20: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

20

Kështu, Moosa (2002) jep arsyet kryesore pse duhen studiuar investimet e huaja

direkte duke argumentuar se IHD-të shoqërohen me transferimin e teknologjisë, si dhe

të njohurive menaxheriale, teknike e të marketingut.

Një vend të veçantë zënë përcaktuesit kryesorë të IHD-ve. Chakrabati (2001), Walsh

dhe Yu (2010) argumentojnë se madhësia e tregut është ndër përcaktuesit kryesorë për

thithjen e investimeve të huaja direkte. Në punimet e tyre De Mello (1997),

Noorbakhsh e të tjerë (2001) dhe Campos e Kinoshita (2002) argumentojnë që midis

IHD-ve dhe kapitalit human ka një lidhje pozitive për vendet që kanë një nivel të

caktuar të kapitalit human. Ndërsa Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dhe

Easterly (2001) theksojnë se infrastruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëm

në tërheqjen e IHD-ve. Mund të themi se madhësia e tregut pritës, qëndrueshmëria

ekonomike, shkalla e hapjes së vendit pritës, niveli i të ardhurave, cilësia e

institucioneve dhe niveli i zhvillimit ekonomik të vendit pritës janë disa nga

përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve.

Efektet që përcjellin IHD-të kanë nxitur shumë autorë të ndërmarrin studime dhe të

analizojnë rolin e tyre në ekonominë e vendeve pritëse. Në qendër të shumë punimeve

vihen re efektet pozitive dhe negative që mund të përcjellin IHD-të në ekonomitë e

vendeve pritëse. Për shembull, Lipsey (2002) argumenton se IHD-të ndikojnë në

nivelin e pagës si pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo pjesëmarrjes së tyre në një

industri të caktuar. Firmat e huaja paguajnë më shumë se firmat vendase duke krijuar

efektin “spillover” të pagave. Sipas Wang (2009) IHD-të përcjellin efekte pozitive në

ekonominë pritëse, pasi transferojnë teknologjinë e përparuar dhe ndikojnë në

praktikat më të mira të drejtim-administrimit. Moosa (2002) në librin e tij “Theory,

Evidence and Practice” analizon efektet e IHD-ve në vendet pritëse, duke theksuar se

IHD-të ndikojnë pozitivisht në fluksin e kapitalit, në rritjen e prodhimit etj.

Trajtimi i teorive të IHD-ve na jep një paraqitje më të plotë për të kuptuar natyrën e

tyre komplekse. Autorë të ndryshëm i kanë parë në mënyra të ndryshme IHD-të pasi

dhe roli i tyre ka qenë i ndryshëm në vende të ndryshme. Teoria e Ciklit të Produktit

nga Vernon (1966) shpjegon ndërveprimet ndërmjet avantazheve specifike të

pronësisë dhe përparësive specifike të vendndodhjes, duke përshkruar më së miri rolin

e teknologjisë në tregtinë ndërkombëtare. Aliber (1970) i shpjegoi IHD-të nëpërmjet

marrëdhënieve të tregjeve financiare, ku firmat e huaja investuese duhet të përballojnë

papërsosmëritë e tregjeve të kapitalit dhe të kurseve të këmbimit.

Kojima (1973) klasifikoi tri motive kryesore që nxitin IHD-të: orientimi drejt

burimeve natyrore, orientimi drejt punës dhe orientimit drejt tregut. Hymer (1976),

analizoi se IHD zhvillohen kryesisht në ato tregje, të cilat kanë përparësi më të mëdha

konkurruese krahasuar me firmat vendase. Buckley dhe Casson (1976) në studimin e

tyre “E ardhmja e kompanive shumëkombëshe” analizuan rritjen e kompanive

shumëkombëshe dhe nxitjen e tyre për të tërhequr investimet e huaja direkte.

Dunning (1979) argumenton se IHD-të duhet të kenë kryesisht tri përparësi specifike

në mënyrë që të jenë të suksesshme në tregjet e vendeve pritëse. Teoria eklektike e

zhvilluar nga Dunning, njihet ndryshe si Paradigma OLI (Ownership-pronësia,

Location-vendndodhja dhe Internalise- përvetësimi).

Studimet e para për rritjen ekonomike i shohim te modelet neoklasike. Thjeshtësia e

tyre ka bërë që këto modele të shërbejnë si bazë e punës zbatuese dhe teorike për

akumulimin e kapitalit dhe për rritjen ekonomike. Solow (1956, 1957) aplikoi

Page 21: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

21

analizën e rritjes brenda modelit neoklasik. Në punimin e saj Alfaro (2003) tregon se

IHD-të në sektorë të ndryshëm kanë efekte të ndryshme në rritjen ekonomike. Kështu,

në matjen e kryer empirike del se IHD-të në sektorin parësor kanë prirje që të kenë

efekt negativ në rritjen ekonomike, ndërsa IHD-të në sektorin e prodhimit kanë efekt

pozitiv.

Vitet e fundit, studiuesit argumentojnë se investimet e huaja direkte mund të nxisin

teknologjinë e nivelit të lartë, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit pritës. Kjo

justifikon tërheqjen më të madhe të investime të huaja. Kështu, për shembull, Wang

dhe Blomstrom (1992) i kushtojnë rëndësi transferimit të teknologjisë nëpërmjet

kompanive shumëkombëshe dhe bashkëveprimit ndërmjet firmave të huaja dhe

firmave vendase. Xu (2000) argumenton se transferimi i teknologjisë nëpërmjet

kompanive shumëkombëshe ndihmon në rritjen e produktivitetit në vendet e

zhvilluara, por jo në vendet më pak të zhvilluara. Edhe Borensztein, De Gregorio &

Lee (1995) trajtuan lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human dhe arritën në

përfundimin se IHD-të kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike vetëm nëse vendet

zotërojnë një nivel të caktuar të kapitalit human. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit

human është matur nga Borenstein, De Gregorio & Lee (1998) në mënyrë empirike.

Hanson (2001), argumenton se nëse kapitali i huaj dhe vendas janë plotësues me njëri-

tjetrin, ndikimi final i IHD-ve në normën e rritjes do të jetë më i madh.

Punimet e të gjithë këtyre autorëve na ndihmojnë për të kuptuar natyrën e IHD-ve dhe

rolin që kanë ato në ekonomitë e vendeve pritëse.

Page 22: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

22

KREU II

KORNIZA TEORIKE E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE

Page 23: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

23

KORNIZA TEORIKE E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE

2.1. Investimet e huaja direkte

Investimet e huaja direkte i kanë fillimet e tyre që në fillimet e shekullit të 19-të, por

pas Luftës së Dytë Botërore ato filluan të rriteshin me një ritëm më të shpejtë. Kjo

rritje është ndikuar nga një sërë faktorësh, nga të cilët, ndër më kryesori, mund të

përmendet ndryshimi i tregut në të cilin vepronin firmat. Përveç tregtisë

ndërkombëtare, një mënyrë tjetër që firmat filluan të operonin dhe të fitonin pozicione

në tregjet e huaja, ishin investimet e huaja direkte. Zhvillimi i teknologjisë bëri që

IHD-të të përhapen me shpejtësi në mbarë botën, ndërsa globalizimi u krijoi mundësi

investitorëve të huaj të shfrytëzonin të gjitha tregjet e mundshme duke ndikuar në

përhapjen e shpejtë të prodhimit. Me potencialet që kanë, sot IHD-të shihen si një nga

faktorët kyç në zhvillimin ekonomik për vendet në zhvillim.

Megjithëse disa studiues i shohin IHD-të si zgjidhje të problemeve të ndryshme

globale, të tilla si: krizat e urisë, kequshqyerja dhe dëmtimet mjedisore, nga ana tjetër,

disa studiues të tjerë mendojnë se IHD-të janë vetë instrumentet me anë të të cilave

shkaktohen këto fatkeqësi globale2.

Zhvillimi dhe rritja e tregtisë ndërkombëtare e ndihmuar nga zhvillimi teknologjik

kanë nxjerrë në pah dukurinë që gjerësisht njihet me emrin globalizim. Globalizimi

është përhapja e shpejtë e prodhimit të një firme dhe shitja e tyre në mbarë botën,

duke e parë çdo vend si treg potencial dhe qendër e mundshme prodhimi ose burimi,

së bashku me rritjen e tregtisë ndërkombëtare që shkon paralelisht me këtë zgjerim

global të bizneseve. Kompanitë shumëkombëshe janë forma e biznesit që mbart

globalizimin në mbarë botën, dhe IHD-të janë një metodë e rëndësishme që

shfrytëzojnë firmat për strategjitë e tyre të rritjes globale3.

Sipas Shenkar, (2007) shoqëritë mund të hyjnë në një treg të huaj ose duke eksportuar

ose nëpërmjet IHD-ve. Eksportimi është mënyra më e thjeshtë dhe me risk të vogël

me anë të të cilit firma mund të futet në tregun e huaj, por ajo nuk ka mundësi të ketë

nën kontroll prodhimin dhe as të përfitojë nga mundësitë që mund të krijohen vetëm

nga prania konkrete në një treg të huaj. Ndërsa kur një firmë investon drejtpërdrejtë

në prodhim ose në mënyra të tjera në një shtet të huaj mbi të cilat ajo ushtron kontroll

domethënës, atëherë kemi të bëjmë me IHD-të.

Shenkar, (2007) thekson dallimin ndërmjet qarkullimit të IHD-ve dhe stokut të IHD-

ve. Fluksi i IHD-ve i referohet shumës së tyre të kryer gjatë një periudhe kohore të

caktuar (p.sh., brenda një viti). Stoku i IHD-ve i referohet vlerës totale të akumuluar

të aseteve me pronësi të huaj në një kohë të caktuar. Për sa i përket fluksit të IHD-ve,

është e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet IHD-ve hyrëse dhe atyre dalëse. IHD-të

janë dalëse kur dalin nga një vend, ndërsa janë hyrëse kur nënkuptojnë fluksin e tyre

në një vend, pra kur firmat e huaja ndërmarrin investime direkte në vendin pritës.

2Sezer, H. (2006) “Foreign Direct Investment”, in Piggott, J. and Cook, M. International Business

Economics: A European Perspective, fq. 186-222, Palgrave Macmillan. 3 Shenkar, (2007) “FDI Theory and Application”, kapitulli 3.

Page 24: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

24

2.2. A mund të japim një përkufizim të caktuar për IHD-të?

Nëse duhet të japim një përkufizim të caktuar se çfarë janë IHD-të, do të shohim se

është e vështirë për t’i dhënë një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Një nga

shkaqet kryesore të shumëllojshmërisë së përkufizimeve të IHD-ve është fakti se

investitorët e huaj, në vende të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme, si dhe

operojnë në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator të vendeve të tyre që

mund të jetë i ndryshëm nga kuadri legjislativ dhe rregullator i vendeve pritëse.

IHD-të janë shumë më komplekse për nga natyra sesa investimi portofol, pasi shpesh

herë ato përfshijnë edhe transferimin e mjeteve bazë siç janë njohuritë teknologjike,

dhe aftësitë menaxheriale dhe organizative. Për rrjedhojë, përkufizimi i IHD-ve nga

ana praktike nuk mund të shqyrtohet i veçuar nga përkufizimi i kompanive

shumëkombëshe, i cili, gjithashtu, nga ana e tij, është i vështirë për t’u përkufizuar4.

Përkufizimet kryesore të IHD i gjejmë te Manuali i Bilancit të Pagesave të Fondit

Monetar Ndërkombëtar dhe te Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuara

i vitit 1999.

Sipas Manualit të Bilancit të Pagesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar “Investimi

Direkt është një kategori e investimeve ndërkombëtare, të cilat pasqyrojnë sigurimin e

të ardhurave të qëndrueshme nga një subjekt rezident i një ekonomie në një subjekt që

është rezident në një ekonomi tjetër dhe ka një shkallë të konsiderueshme të ndikimit

në menaxhimin e këtij të fundit”.(FMN, 1993)

Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuara (UNCTAD, 1999) i përcakton

IHD-të si “një investim që përfshin një marrëdhënie afatgjatë, që pasqyron një interes

të qëndrueshëm dhe kontroll të një subjekti vendas në një ekonomi (investitor direkt i

huaj ose sipërmarrje mëmë) në një sipërmarrje vendase në një ekonomi të ndryshme

nga ajo e investitorit direkt të huaj (sipërmarrja IHD, sipërmarrja degë ose dega e

huaj)”.

2.2.1. Pse i studiojmë IHD-të?

Për shkak të natyrës së tyre komplekse, IHD-të u bënë objekt studimi nga shumë

teoricienë. Në fushën e gjerë të trajtimit të IHD-ve gjejmë mbështetës edhe

kundërshtues të ndikimit që sjellin këto investime në ekonominë e vendeve pritëse.

Gjithashtu, ndikimet e investimeve të huaja direkte janë matur edhe në mënyrë

empirike, por rezultatet nuk kanë qenë të njëjta5. Moosa, (2002) analizon tri arsye

kryesore pse duhet t’i studiojmë IHD-të.

4Po aty, Sezer, H, (2006) “Foreign Direct Investment”, fq. 187

5 Ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike do të trajtohet gjerësisht në kapitullin e katërt.

Page 25: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

25

Arsyeja e parë është se qysh prej viteve 1980 IHD-të morën një rritje të shpejtë dhe

pësuan ndryshime në strukturën e tyre. Në vitet 1990, IHD-të numëronin rreth ¼ e

qarkullimit të kapitalit ndërkombëtar. Kjo rritje e shpejtë e IHD-ve erdhi jo vetëm si

rrjedhojë e konkurrencës globale, por edhe nga prirja për të liberalizuar tregjet

financiare, të mallrave dhe të faktorëve. Është vënë re se IHD-të vazhdojnë të

zgjerohen edhe në ato raste kur tregtia botërore ngadalësohet.

Arsyeja e dytë është se IHD-të janë objekt studimi për shkak të shqetësimeve që

ngrenë në lidhje me shkaqet dhe pasojat e pronësisë së huaj. Shumica e vendeve

mbajnë një qëndrim të dyanshëm kundrejt IHD-ve, pasi, sipas tyre kanë efekte

negative në punësim, ngadalësojnë zhvillimin e progresit teknologjik vendas, dhe

përkeqësojnë bilancin tregtar6. Në ditët e sotme, më tepër në vendet në zhvillim,

shohim politika të shumta që nxisin fluksin sa më të madh të IHD-ve.

Arsyeja e tretë është se IHD-të ofrojnë mundësi për kanalizimin e burimeve për

vendet në zhvillim. Sipas këtij argumenti, IHD-të po bëhen një burim i rëndësishëm

fondesh në një kohë kur aksesi në mjete të tjera financimi po zvogëlohet, sidomos pas

krizës së borxhit ndërkombëtar që ndodhi në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Për më tepër, IHD-të janë ose mund të jenë të rëndësishme në këtë kuptim jo vetëm

sepse ato kërkojnë si premisë të rëndësishme lëvizjen e kapitalit financiar, por edhe

sepse ato zakonisht shoqërohen me ofrimin e teknologjisë, si dhe të njohurive

menaxheriale, teknike dhe të marketingut.

2.3. Mënyra e hyrjes në një treg të huaj

Firmat mund të hyjnë në ekonomi pritëse me anë të investimeve nga fillimi ose nga

bashkimet dhe blerjet. Një investim nga fillimi ndodh kur një firmë, si e vetme ose së

bashku me një firmë tjetër, (d.m.th., në një sipërmarrje të përbashkët) fillon aktivitet

të ri në vendin pritës. Një blerje ndodh kur një firmë blen nga një pjesë (d.m.th., blerje

e pjesshme) ose tërë kapitalin (d.m.th., blerje e plotë) e një firme të synuar në një vend

pritës. Në përgjithësi, IHD-të mund të marrin një nga tri këto forma: investime nga

fillimi (ose ndryshe në fushë të blertë), bashkime ose blerje shoqërish, si dhe krijime

të shoqërive të përbashkëta.

Investimet “Greenfield” nënkuptojnë kryerjen e investimeve nga fillimi në vendin

pritës. Investimet nga fillimi synojnë prodhimin e të mirave dhe të shërbimeve me

kosto më të ulët, duke shfrytëzuar kapacitetet prodhuese të vendit pritës. Ato

përkrahen nga vendet pritëse, pasi nxisin hapjen e vendeve të reja të punës,

kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve dhe ndikojnë në transferimin dhe në

përshtatjen e teknologjisë. Këto investime shërbejnë si motivim edhe për kompanitë

vendase të vendeve pritëse, duke ndikuar në rritjen e konkurrencës në vend.

Megjithatë, këto investime përqindjen më të madhe të përfitime që sigurojnë e

transferojnë në vendin e tyre mëmë duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike të

6 Po aty, Moosa (2002).

Page 26: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

26

këtyre vendeve. Kjo gjë shihet si një nga disavantazhet e investimeve nga fillimi për

vendin pritës.

Një formë tjetër e IHD-ve është bashkimi ose blerja e firmave ekzistuese në vendin

pritës (Mergers & Acquisitions). Kur firmat ndodhen në vështirësi financiare ose kur

duan të fuqizohen më shumë nëpër tregje, mund të ndodhë që dy ose më shumë firma

të bashkohen në një të vetme. Bashkimet e firmave i klasifikojmë në tri grupe: në

bashkime horizontale, në bashkime vertikale dhe konglomerate.

Bashkimet horizontale kryhen nga firmat, të cilat kryejnë procese të njëjta prodhimi

ose prodhojnë produkte homogjene. Këto bashkime shpesh çojnë në ekonomi me

shkallë rritëse. Bashkimet vertikale realizohen nëpërmjet firmave që operojnë në faza

të ndryshme të zinxhirit të prodhimit. Konglomeratet janë bashkimet e firmave,

veprimtaritë e të cilave nuk kanë lidhje të drejtëprdrejtë me njëra-tjetrën.

Mund të ndodhë që bashkimet horizontale të firmave të rezultojnë me një efikasitet

më të lartë se në kushtet e mëparshme. Firmat tashmë mund të prodhojnë një sasi më

të madhe të produkteve dhe me një cilësi më të mirë. Konsumatorët kanë mundësi të

marrin sasi më të madhe të produkteve, me çmime më të ulta. Por, nga ana tjetër

bashkimi i firmave mund të ndikojë në uljen e konkurrencës në treg. Si pasojë e

përqëndrimit të firmave nëpër tregje mund të ketë rritje të çmimeve pas bashkimit të

tyre. Rritja e çmimeve mund të nxisë konkurrentët e tjerë të rrisin prodhimin e tyre,

pra mund të ketë nxitje edhe për firmat e tjera që operojnë në të njëjtat kushte tregu.

Forma më e zakonshme e bashkimeve dhe e blerjeve synohet nga firmat e vendeve të

zhvilluara. Korporatat e mëdha kryejnë blerje të firmave të tjera (zakonisht në vendet

pritëse) për arsye zgjerimi. Bashkimet e firmave më së shumti ofrojnë përparësi

pozitive, pasi rrisin efikasitetin, ulin kostot e prodhimit dhe kanë mundësi zgjerimi në

tregun ndërkombëtar.

IHD-të mund të marrin edhe formën e shoqërive të përbashkëta (Joint Venture).

Ndërmarrjet e përbashkëta krijohen kur dy ose më shumë individë ose subjekte lidhen

së bashku në një marrëveshje kontraktuale për sipërmarrjen e një biznesi, duke ndarë

fitimet dhe humbjet. Bashkimi i firmave bëhet për të patur fitime më të mëdha, por

nga ana tjetër ato mund të kenë edhe implikime të konsiderueshme. Një partneritet

zakonisht synon vazhdimësinë e marrëdhënies afatgjatë të biznesit, ndërsa një

ndërmarrje e përbashkët bazohet në një projekt të vetëm të biznesit. Si përparësi

kryesore, që mbartin ndërmarrjet e përbashkëta, mund të përmendim aftësinë e tyre

për t’u përshtatur. Gjithashtu, kompanive u ofrohet mundësia e shfrytëzimit të

kapaciteteve të reja, mundësia për të hyrë në tregjet financiare të vendit pritës ose për

të fituar njohuri të reja teknologjike përfshirë edhe personelin e specializuar, si dhe

fitimin e emrit të mirë të një firme, me të cilin ajo mund të përmirësojë shitjet nëse

qëllimi i investimeve është t’u shërbejnë tregjeve lokale. Buckley dhe Casson (1996)7

e shpjegojnë rritjen e rolit të ndërmarrjeve të përbashkëta rreth viteve ’80 të shekullit

të kaluar nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe globalizimit të tregjeve.

Megjithatë, ndërmarrjet e përbashkëta kanë edhe mangësitë e veta, pasi atyre u duhet

kohë dhe përpjekje për të realizuar një marrëdhënie të përsosur dhe në partneritet të

plotë me një palë tjetër. Ndërmarrjet mund të mos bien gjithmonë dakort për

7 Teoria e internalizimit nga (Buckley dhe Coasse) do të trajtohet gjerësisht në çështjen 2.8.8

Page 27: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

27

objektivat e vendosur, partnerët jo gjithmonë ofrojnë mbështetje të plotë në fazat e

para, pasi mbartin kultura dhe mënyra të ndryshme menaxhimi, të cilat bëhen pengesë

për një bashkëpunim efikas.

2.3.1. Klasifikimet e IHD-ve

Studiues të ndryshëm, për të bërë klasifikimin e llojeve të IHD-ve marrin parasysh

kritere të ndryshme dalluese. Në përgjithësi, IHD-të mund t’i klasifikojmë në IHD

horizontale, në IHD vertikale dhe në IHD burimkërkuese.

IHD horizontale nxiten të prodhojnë në vendet pritëse të njëjtin produkt që prodhohet

në vendet e tyre mëmë, por me një kosto më të ulët. Kjo ndodh për shkak të

potencialeve që zotërojnë vendet pritëse dhe që shfrytëzohen nga IHD-të. Zakonisht

IHD-të horizontale, të cilat quhen edhe kërkimi i tregut, operojnë në ato vende ku

madhësia e tregut është e madhe dhe fuqia blerëse është e konsiderueshme nga ana e

konsumatorëve.

Në përgjithësi, IHD-të horizontale kryhen për të shfrytëzuar më tepër disa përparësi

monopoliste apo oligopoliste, të tilla si: patentat apo produktet e diferencuara,

veçanërisht nëse zgjerimi në shtetin mëmë nënkupton shkeljen e ligjeve antitrust

(Moosa, 2002).

IHD vertikale njihen ndryshe edhe si kërkuese të eficiencës. Synimi kryesor është

minimizimi i kostos nëpërmjet shfrytëzimit të faktorëve të prodhimit. IHD-të vertikale

mund ta kryejnë procesin e prodhimit nëpërmjet fazave të ndryshme. Për këtë arsye,

kompanitë investuese shpesh kërkojnë vende ku faktorët e prodhimit të jenë

relativisht të lirë. Për shembull, kompani të shumta, një pjesë të proceseve të

prodhimit, i kryejnë në vende të cilat kanë një forcë punëtore relativisht të lirë.

Gjithashtu, IHD-të vertikale kërkojnë të përdorin edhe teknologjinë e përparuar nëse

përdorimi i tyre minimizon koston e prodhimit.

Yokota (2005), i mbështetur në pikëpamjen e Helpman (1984), të Markusen (1984)

dhe në studimin empirik të Hanson et al (2001) analizon se IHD-të horizontale më së

shumti synojnë të shesin produktet e tyre në tregje me përmasa të mëdha të vendeve

pritëse, ndërsa IHD-të vertikale synojnë eksportin e produkteve nga vendi mëmë në

vendin pritës.

IHD burim kërkuese. Këto investime të huaja përqendrohen kryesisht në vende të cilat

janë të pasura me burime natyrore. Qëllimi i tyre parësor është shfrytëzimi i atyre

burimeve që nuk ndodhen në vendet e tyre ose që janë në pronësi të konkurrentëve të

tjerë. Në rastin e Shqipërisë, me interes nga investitorët e huaj shihet shfrytëzimi i

rezervave minerale, pyjore, të naftës dhe të energjisë elektrike.

Page 28: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

28

2.4. Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të)

Me kompani shumëkombëshe kuptojmë firmat të cilat operojnë në më shumë se një

vend. Në botime të ndryshme gjejmë një sërë emërtimesh për këto firma, të tilla si:

korporata, shoqëri dhe sipërmarrje të shoqëruara me përcaktimin se janë

ndërkombëtare, transnacionale, ose globale. Kompanitë shumëkombëshe kanë si

qëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme nëpërmjet degëve ose filialeve në shtete të

tjera. Pra, kompanitë shumëkombëshe mund të arrijnë t’i bashkërendojnë dhe t’i

përvetësojnë veprimtaritë e tyre përtej kufijve kombëtarë.

Në ditët e sotme, shohim që kompanitë shumëkombëshe luajnë një rol të rëndësishëm

në tregjet ndërkombëtare. Roli që mbartin këto kompani, vjen si pasojë e ndikimit në

ekonominë e vendeve pritëse. Ndikimi në ekonomi duket qartë nga efektet që sjellin

veprimtaritë e tyre. Megjithëse këto kompani kryejnë investime të ndryshme, efektet

që ato mbartin, janë të ndryshme në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Për

këtë arsye, efektet e kompanive shumëkombëshe janë gjithmonë të diskutueshme nga

ekonomistët.

Në përgjithësi, shihet se KMN-të ndikojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.

Në shumë botime të huaja, studiues të ndryshëm e vënë theksin te transferimi i

teknologjisë që kryhet nga ana e KMN-ve në vendet pritëse, në të cilat ato investojnë.

Gjithashtu, një përfitim tjetër, që ofrojnë KMN-të, është kualifikimi dhe trajnimi i

punonjësve. Kompanitë e mëdha shumëkombëshe kanë një personel të organizuar, i

cili jep ndihmesën e vet duke organizuar dhe menaxhuar veprimtaritë e ndryshme në

vendet pritëse. Sipas Freeman, (1981) duke qenë se kompanitë shumëkombëshe

kryejnë investime të shumta, një efekt pozitiv që shihet është rritja e numrit të të

punësuarve. Për shkak të numrit të madh të kompanive që operojnë në të gjithë botën,

numri i të punësuarve në to është shumë i madh. Kjo përbën një nga arsyet pse

qeveritë e vendeve pritëse i përkrahin këto kompani.

Nga mjaft studiues trajtohen edhe efektet ose pasojat negative që mbartin kompanitë

shumëkombëshe. Kështu, duke qenë se këto kompani zotërojnë teknologji të

përparuar, ato mund të ndikojnë negativisht në konkurrencën ndërmjet firmave

vendase. Prodhimi masiv dhe me një kosto më të ulët (për shkak të teknologjisë së

lartë) mund t’i detyrojë firmat vendase të dalin nga tregu. Kjo gjë do të sillte një

fuqizim edhe më të madh të këtyre kompanive në vendet pritëse.

Megjithëse ka shumë diskutime për kompanitë shumëkombëshe, ajo që duhet

theksuar është se ato janë rritur dhe janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, duke

punësuar një numër të ndjeshëm punonjësish.

2.5. Motivet që nxisin IHD-të

Në fillimet e tyre, investimet e huaja u panë me mëdyshje. Jo në të gjitha rastet ato

rezultonin me efekte pozitive në ekonomitë e vendeve pritëse. Për këtë arsye, këto

investime herë gjenin përkrahje e herë ndeshnin në kundërshtime të forta. Në vitet e

fundit, ku tashmë, pothuajse të gjitha vendet i ndiejnë efektet pozitive që kanë sjellë

Page 29: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

29

investimet e huaja, vihet re nxitja e vazhdueshme e këtyre investimeve. Qeveritë e

vendeve në zhvillim tashmë kërkojnë të përthithin një numër sa më të madh të

investitorëve për të ndikuar në rritjen ekonomike të vendeve të tyre.

Por cilat janë motivimet kryesore që mund të ndikojnë në përthithjen sa më të madhe

të IHD-ve?

Investitorët theksojnë se motivimet kryesore për të investuar ndryshojnë sipas

vendeve dhe sektorëve ekonomikë. Megjithatë, motivimet kryesore që i nxitin

investitorët e huaj për të bërë investime në vendet pritëse janë:

Madhësia e tregut dhe perspektivat e rritjes së tij;

Niveli i pagës dhe produktiviteti i punës;

Infrastruktura e mirë;

Stabiliteti politik dhe masat që merren për nxitjen e IHD-ve;

Mungesa e korrupsionit dhe nxitja e konkurrueshmërisë ndërmjet firmave;

Përmirësimi i mjedisit të investimeve, si: regjistrimi i biznesit, procedurat e

licensimit, lehtësia e të bërit biznes, mjedisi i përshtatshëm për biznes etj.

Edhe struktura e taksave mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në

perspektivat e investimeve.

Përveç këtyre faktorëve, investitorët, gjithashtu, theksojnë rëndësinë e faktorëve të

tjerë që mund të ndikojnë te IHD-të. Këta faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm në

rastin kur investitorët e huaj kërkojnë të investojnë në një vend të ri apo kërkojnë të

zgjerojnë veprimtarinë e tyre në vazhdim. Ndër faktorët që investitorët e huaj marrin

në konsideratë, mund të përmendim:

Nevoja për tregje. Shpesh nevoja për tregje të reja lind kur kompanitë kërkojnë të

zgjerojnë veprimtarinë e tyre jashtë tregut vendas. Kompanitë mund ta kryejnë

zgjerimin e veprimtarisë duke shfrytëzuar ekonomitë e shkallës, nëse tregjet e huaja

ofrojnë norma të larta fitimi.

Nevoja për efiçencën e prodhimit i motivon kompanitë të prodhojnë në ato vende që

faktorët e prodhimit i kanë relativisht të lirë. Kompanitë investuese shfrytëzojnë

burimet natyrore ose materialet e papërpunuara që ndodhen në vendin pritës. Vendet

që zotërojnë burime të shumta natyrore, si: burime nëntokësore, pyjore, burime

energjie etj., janë vende që thithin më shumë investime të huaja.

Nevoja për informacion dhe teknologjia i motivon IHD-të kryesisht drejt vendeve të

zhvilluara. Si të tilla mund të përmendim kompanitë e kompjuterave, si edhe

kompanitë farmaceutike që në ditët e sotme kanë gjetur një përdorim të gjerë.

Sistemi i taksave. Sistemi i taksave përbën një nxitje të madhe për të gjitha kompanitë

investuese. Nëse politikat tatimore bazohen tek taksat e ulta, nga ana e investitorëve të

huaj mund të ketë pritshmëri më të kënaqshme.

Emri i mirë dhe ruajtja e reputacionit. Shpesh kompanitë e mëdha kërkojnë të

zgjerojnë veprimtarinë e tyre duke shfrytëzuar emrin e mirë që ato mbartin.

Kompanitë me emër përpiqen të ruajnë reputacionin edhe në vendet e tjera që ato

operojnë. Kjo është veçanërisht e vlefshme për bankat dhe institucionet e tjera

financiare. Kur kompania mëmë vendos të zgjerohet, ajo mund të hapë degë të reja në

Page 30: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

30

vende të ndryshme. Kjo, është një nga arsyet e shtrirjes në nivele ndërkombëtare të

institucioneve financiare.

2.6. Përcaktuesit kryesorë të IHD

Në ditët e sotme të gjitha vendet që duan të thithin një numër më të madh të

investitorëve të huaj, duhet të shfrytëzojnë dhe të reklamojnë karakteristikat kryesore

që zotërojnë. Përcaktimi i duhur i këtyre faktorëve është i nevojshëm për t’iu servivur

investitorëve të huaj. Në shumë trajtesa për këto probleme gjejmë përcaktues të

ndryshëm. Kjo mbase për shkak të veçorive që kanë këto vende ose për shkak të

zhvillimit të tyre ekonomik.

Si përcaktues kryesorë të IHD-ve, Walsh dhe Yu (2010) përfshijnë potencialin dhe

madhësinë e tregut pritës, qëndrueshmërinë ekonomike, shkallën e hapjes së vendit

pritës, nivelin e të ardhurave, cilësinë e institucioneve dhe nivelin e zhvillimit

ekonomik të vendit pritës.

Lim (2001) rendit përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve. Largësia

ndërmjet vendeve që ndikon në kostot e transportit, madhësia e tregut, klima e

biznesit, qëndrueshmëria ekonomike e politike dhe hapja e vendit janë disa nga

përcaktuesit që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve. Në punimin e tij, Lim trajton

ndikimin e këtyre përcaktuesve në rritjen ekonomike të vendit.

Në studimin e tij, Chakrabati (2001), argumenton se madhësia e tregut është një ndër

përcaktuesit kryesorë për thithjen e investimeve të huaja direkte. Sa më i madh të jetë

tregu i vendeve pritëse, aq më shumë mundësi kanë investitorët e huaj për të

shfrytëzuar burimet natyrore që kanë këto vende, pra fuqinë punëtore.

Shkalla e hapjes së vendit pritës (raporti i eksporteve dhe i importeve) përbën një

tjetër përcaktues me rëndësi për IHD-të. Për shembull, Lipsey dhe Kravis (1982) në

studimin e tyre gjetën një lidhje pozitive dhe tepër domethënëse ndërmjet hapjes së

vendit dhe IHD-ve. Edhe Merledeve dhe Schoors (2004) si përcaktues kryesorë për

tërheqjen e IHD-ve përmendin madhësinë e tregut të vendit pritës dhe shkallën e

hapjes së vendit ndaj tregut ndërkombëtar. Nëse vendet pritëse i realizojnë këta

faktorë numri i investorëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në këto tregje, do të jetë

relativisht më i madh krahasuar me ato vende që kanë madhësi më të vogël të tregut

ose që kanë një hapje më të vogël ndaj tregjeve.

Si përcaktues tjetër të rëndësishëm për thithjen e IHD-ve, Chakrabati (2001) veçon

edhe nivelin e pagës, që mund të jetë një faktor nxitës. Niveli i pagës do të ishte

tërheqës për investitorët, nëse veprimtaritë e tyre janë të përqendruara kryesisht në

prodhim (duke ndikuar drejtpërsëdrejti në minimizimin e kostos së prodhimit).

Para shumë vitesh, investitorët e huaj nxiteshin të investonin në vende me një zhvillim

të ulët ekonomik, pasi shfrytëzonin fuqinë e lirë të punës që kishin këto vende. Në

ditët e sotme, shohim se, si përcaktues kryesor për IHD-të është dhe kapitali human.

Page 31: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

31

De Mello (1997) në teorinë e tij trajton lidhjen pozitive ndërmjet kapitalit human dhe

IHD-ve, megjithëse vendet pritëse duhet të kenë një nivel minimal të caktuar të

kapitalit human. Në punimin e tyre empirik, Campos dhe Kinoshita (2002)8

argumentojnë që ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human ka një lidhje pozitive dhe për

vendet që kanë një nivel të caktuar të kapitalit human kjo lidhje bëhet sinjifikative.

Gjithashtu, dhe Noorbakhsh dhe të tjerë (2001) argumentojnë se kapitali human është

një përcaktues i rëndësishëm për thithjen e IHD-ve në vendet në zhvillim. Në

studimin e tyre, ata theksojnë se kapitali human është një tregues sinjifikativ dhe, me

kalimin e kohës, vendet që kanë një numër të madh të njerëzve të arsimuar, kanë

mundësi që të përfitojnë një numër më të madh të investimeve të huaja.

Në punimin e tij Cho (2003) i përcakton kushtet ekonomike dhe politikat e vendeve

pritëse si faktorët kryesorë për tërheqjen e IHD-ve. Në kushtet ekonomike si faktorë

kryesorë Cho përmend madhësinë e tregjeve, burimet natyrore dhe aftësinë

konkurruese. Në politikat e vendeve pritëse, Cho (2003), trajton politikat

makroekonomike, sektorin privat, dhe politikat në nxitjen e IHD-ve.

Matev (2008) shqyrton përcaktuesit kryesorë në vendet e Evropës Qendrore dhe

Juglindore, të cilët i ndan në dy grupe kryesore. Në grupin e parë përfshin faktorët e

madhësisë së tregut dhe në grupin e dytë faktorët e infrastrukturës dhe kapitalin

human. Sipas Matev, këto vende duhet të përpiqen për liberalizimin e regjimit të

tregtisë, të këmbimit valutor dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.

Gjithashtu, Matev (2008), thekson se lufta kundër korrupsionit dhe burokracisë do të

ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të IHD-ve.

Një përcaktues tjetër me rëndësi, që është vërejtur vitet e fundit nga ana e

investitorëve të huaj, është cilësia e infrastrukturës së vendit. Kështu, shumë autorë e

mbështesin arsyetimin nga rezultatet e evidencave empirike që kanë kryer. Me termin

infrastrukturë përfshihen rrugët, portet, hekurudhat dhe sistemet e telekomunikacionit,

të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Cilësia e infrastrukturës përbën një

nga përcaktuesit kryesorë për tërheqjen e IHD-ve. Nëse vendet pritëse nuk kanë një

infrastrukturë të rregullt dhe cilësore, kjo mund të jetë një pengesë e pashmangshme

nga ana e investitorëve. Për këtë arsye, qeveria e çdo vendi duhet të marrë masa për

përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës.

Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dhe Easterly (2001)9 etj, theksojnë se

infrasruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e IHD-ve.

Modeli i Easterlit parashikon se të ardhurat fillestare dhe inflacioni ndikojnë

negativisht në rritjen reale të PBB-së, ndërsa kapitalit human, IHD-të, infrastruktura

në telekomunikacion dhe zgjerimi i OECD-së ndikojnë pozitivisht në rritjen reale të

PBB-së.

Si përfundim, mund të thuhet se qëndrueshmëria ekonomike e politike, madhësia e

tregut, shkalla e hapjes së vendit, niveli i taksave, politikat tregtare, politikat

qeveritare, aspekti institucional dhe cilësia e infrastukturës përbëjnë përcaktuesit

kryesorë që duhet të kenë vendet pritëse për të tërhequr një numër sa më të madh të

IHD-ve.

8 Lidhja ndërmjet kapitalit human dhe IHD-ve trajtohet gjerësisht në kapitullin 4.

9 Modeli i Easterlit do të trajtohet gjerësisht në kapitullin 4, çështja 4.2.3

Page 32: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

32

2.7. Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse

Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë mundësoi që investimet e huaja direkte të rriteshin jo

vetëm në numër, por të kishin dhe një përhapje të gjerë në shumë vende të botës. Kjo

bëri që shumë ekonomistë të analizonin efektet e IHD-ve. Për këtë arsye në shumë

trajtime vihen re këndvështrime të ndryshme për efektet që mbartin IHD-të. Në disa

vende IHD-të kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe në disa vende të

tjera jo. Për këtë arsye, roli dhe ndikimi që kanë IHD-të në rritjen ekonomike të një

vendi, është një nga çështjet ku janë përqendruar shumë autorë.

Pyetjet që shtrohen, kur analizohen efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse,

janë:

Si ndikojnë IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse?

Në cilët sektorë ndikojnë kryesisht IHD-të?

Në fazën e para të ekonomisë së tregut, investimet e huaja direkte kanë shpërndarë

efekte në formën e “normës më të lartë të punësimit” dhe “transferimin e

teknologjisë”. Rritja e konkurrencës, e njohurive, e teknologjisë si dhe

qëndrueshmëria financiare mbartin efekte pozitive. Por, në të njëjtën kohë, IHD-të

janë parë dhe si kompani që përpiqen të fitojnë më tepër nëpërmjet burimeve natyrore

më të lira që zotërojnë vendet pritëse, si krahu më i lirë i punës, që është edhe një ndër

qëllimet kryesore të investitorëve. Nga ana tjetër, transferimi i teknologjisë nuk mund

të realizohet nëse është e pamjaftueshme shkalla e integrimit të tregut. Fluksi pozitiv i

kapitalit shpesh kthehet në negativ kur investitorët shfrytëzojnë burimet natyrore si

lëndë të para dhe i shesin më shtrenjtë mallrat përfundimtare që kanë prodhuar

(Zilinske. A, 2010).

Efekti në paga. Firmat e huaja priren të përfshihen në ata sektorë të ekonomisë që

sigurojnë fitime më të larta. Ato përpiqen të punësojnë punëtorë më të kualifikuar dhe

më të arsimuar se firmat vendase. Kjo ndodh sepse IHD-të janë kompani më të

mëdha, ushtrojnë veprimtari që kërkojnë më shumë kapital, si dhe përdorin më shumë

produkte të ndërmjetme. Përveç kësaj, ka disa evidenca që tregojnë se firmat e huaja

paguajnë një çmim më të lartë për punë, pra për një punëtor të një cilësie të caktuar

paguajnë më tepër. Kjo dhe për vetë faktin se IHD-të zotërojnë teknologji të përparuar

Si pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo të pjesëmarrjes së tyre në një industri apo

rajon rriten edhe pagat e punonjësve në firmat vendase (Lipsey, 2002).

Hyrja apo prania e firmave të huaja mund të ndikojnë, me anë të shumë mënyrave,

mbi pagat në vendet pritëse. Një prej këtyre mënyrave është rasti kur këto firma

ofrojnë paga më të larta se pagat që ofrojnë firmat vendase. Kështu, Lipsey dhe

Sjoholm (2001) theksuan se firmat e huaja paguajnë gati 50 % më shumë se firmat

vendase. Kjo pasi IHD-të rekrutojnë punonjësit më të mirë, duke bërë që edhe firmat

vendase të rrisin pagat nga ana e tyre. Kjo dukuri ndryshe njihet si efekti spillover i

pagave (Lipsey, 2002).

Efekti në produktivitet. Në bazë të studimeve të mëparshme, që kanë krahasuar

aftësinë prodhuese të firmave vendase dhe ato me pronësi të huaj në vendet në

zhvillim, aftësia prodhuese e firmave të huaja është dy herë më e lartë se ajo e firmave

vendase. Lipsey (2002) mori në shqyrtim Meksikën dhe arriti në përfundimin se

Page 33: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

33

firmat e huaja kishin 2.5 herë më shumë aftësi prodhuese se firmat vendase

meksikane. Sipas Lipsey (2002), ky rezultat ishte arritur falë prodhimit të shkallës ose

intensitetit më të qartë të kapitalit në firmat e huaja. Ndërsa sipas Blomstrom dhe

Kokko (1998), efekti spillover i aftësisë prodhuese ndodh kur, si rezultat i krijimit të

firmave të huaja, vjen promovimi i produktivitetit dhe i eficiencës tek firmat vendase.

Firmat vendase janë të detyruara të përmirësojnë eficencën e tyre, duke përdorur

teknologji dhe burime për të përballuar konkurrencën me firmat e huaja. Konkurrenca

e ashpër bën që firmat vendase të blejnë teknologji të reja, të cilat ndikojnë në rritjen e

aftësisë prodhuese.

Edhe Vahter dhe Masso (2006) në punimin e tyre analizojnë se IHD-të janë të lidhura

pozitivisht me aftësinë prodhuese. Sipas tyre, IHD-të përzgjedhin firmat (si në

sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve) me aftësi prodhuese më të lartë.

Rritja e ekonomisë. Rritja e ekonomisë është një synim i përbashkët për të gjitha

vendet në zhvillim. Shumë studiues kanë kryer studime të ndryshme për të vërtetuar

nëse ka lidhje ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. De Mello (1999) kreu një

studim në 32 vende të zhvilluara dhe në zhvillim. Gjatë zhvillimit të studimit, ai vuri

re se efekti spillover i teknologjisë dhe njohuritë (know-how) e firmave të huaja ishin

përcaktues në rritjen afatgjatë të ekonomisë në vendet pritëse. Pra, IHD-të kishin

efekte pozitive në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.

Efekti në teknologji. Sipas Wang (2009), IHD-të janë përcaktuar si një investim që

përfshin transferimin e një grupi të madh asetesh, duke përfshirë kapitalin financiar,

teknologjitë e përparuara dhe know-how, praktikat më të mira të drejtim-administrimit

etj. Duke qenë se formimi i kapitalit dhe përmirësimi teknologjik janë motori i rritjes

ekonomike, pritet që IHD-të të nxisin rritjen ekonomike të vendeve pritëse.

Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme besohet të jetë një burim i rëndësishëm i

rritjes ekonomike, i akumulimit të kapitalit, i zhvillimit të tregtisë etj.

Moosa (2002) në librin e tij “Theory, Evidence and Practice” analizon efektet e IHD-

ve në vendet pritëse. Le të trajtojmë disa prej tyre. Efekti në kapital

10. Investimet e huaja direkte në përgjithësi kanë një efekt pozitiv në

kapital, sepse ato ndikojnë në rritjen e fluksit të burimeve financiare në dispozicion

për kryerjen e investimeve. Investimet e huaja direkte kanë më shumë përparësi se

financimet e tjera të huaja, sepse IHD-të janë më të qëndrueshme se flukset e tjera

financiare. IHD-të përfaqësojnë një siguri afatgjatë, duke plotësuar

pamjaftueshmërinë e kapitalit financiar të vendit pritës.

Efekti në rritjen e prodhimit11

. Një nga efektet më të rëndësishme të investimeve të

huaja direkte është rritja e prodhimit në vendin pritës. Zakonisht, IHD-të, kanë një

ndikim më të madh në vendet në zhvillim, ku investimet shikohen si një nxitës për

zhvillimin e ekonomisë. Teoritë e rritjes ekonomike12

përqendrohen kryesisht në

rritjen e të ardhurave reale për frymë. Faktorë të tillë, si: akumulimi i kapitalit, rritja e

popullsisë, përparimi teknologjik dhe zbulimi i burimeve të reja natyrore, ndikojnë

drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Në teoritë e rritjes, të trajtuara nga

10

Moosa (2002) fq. 71 11

Moosa (2002) fq. 73 12

Teoritë e rritjes ekonomike do të trajtohe gjerësisht në kapitullin 4, çështja 4.1

Page 34: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

34

autorë të ndryshëm, akumulimi i kapitalit dhe teknologjia (ose përmirësimi

teknologjik) janë parë si një forcë lëvizëse e shpejtë e rritjes ekonomike.

Efekti në bilancin e pagesave13

. Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm

për vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Bilanci i pagesave përfiton nga çdo

fluks hyrës kapitali. Këtij përfitimi i kundërvihet fluksi i vazhdueshëm dalës i

dividendëve, interesave e pagesave administrative të kompanisë mëmë, të cilat

transferohen në vendin e origjinës. IHD-të ndikojnë në përmirësimin e bilancit të

pagesave dhe në financimin e borxhit, duke çuar kështu drejt një qëndrueshmërie më

të mirë makroekonomike.

Por a mund të ndikojnë negativisht IHD-të?

Natyra e IHD-ve është shumë komplekse, kjo për shkak të veçorive që ato mbartin.

Për shkak të kushteve të ndryshme ku IHD-të operojnë, shumë ekonomistë kanë

patur dyshime në lidhje me ndikimet që kanë ato. Kështu, për shembull, analistët

radikalë argumentojnë se kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë burimet dhe

fuqinë punëtore në vendet pritëse, duke mos siguruar përfitime për këto vende. Për

këtë arsye, radikalët mendojnë se nuk duhen lejuar që këto kompani të veprojnë në

vendet në zhvillim. Edhe Lall dhe Streeten (1977), të cituar te Moosa (2002)

argumentuan se IHD-të mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit pritës

për këto arsye:

Së pari, veprimtaria e kompanive investuese mund të çojë në një normë më të ulët të

akumulimit në vend, sepse një përqindje e fitimeve të gjeneruara nga kjo veprimtari

mund të riatdhesohen në vendin mëmë të kompanisë dhe jo në vendin pritës.

Kompanitë shumëkombëshe zakonisht i dërgojnë fitimet për llogari të kompanive të

tyre mëmë në formën e dividentëve apo të honorareve të transferuara për aksionerët,

si dhe nëpërmjet transferimit të thjeshtë të fitimeve të grumbulluara. Dalja e fitimeve

nga vendi pritës ndikon negativisht në bilancin e pagesave, prandaj vendet pritëse

vendosin shpesh kufizime për sasinë e fitimeve që mund të dërgojnë kompanitë

shumëkombëshe.

Së dyti, kompanitë investuese mund të ndikojnë në strukturat e tregut negativisht,

duke e bërë atë më pak konkurrues.

Efekti crowding out. Kompanitë shumëkombëshe mund të ndikojnë në strukturat e

tregut. Kjo ndodh kur këto kompani zotërojnë teknologji të përparuar ose kur ato kanë

asete më të mëdha krahasuar me kompanitë vendase. Në raste të tilla, kompanitë

shumëkombëshe e kanë më të lehtë për të konkurruar në këto tregje. Një ndër efektet

negative që ushtrojnë kompanitë shumëkombëshe në vendet pritëse është efekti

crowding out. Efekti kryesor negativ i crowding out është fuqia monopol mbi tregun

vendas nga kompanitë investuese.

Edhe pse ka mendime kontradiktore në lidhje me ndikimin e IHD-ve në rritjen

ekonomike, besohet gjerësisht se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në zhvillimin

ekonomik të vendeve pritëse.

13

Moosa (2002) fq. 82

Page 35: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

35

2.8. Teoritë e para të IHD-ve

Shumë studiues kanë analizuar investimet e huaja direkte për shkak të rritjes së rolit

dhe të rëndësisë që kanë ato. Në trajtimet e para, vihet re se studiuesit kanë qënë

kritikë ndaj efekteve të IHD-ve në vendin pritës. Ata u morën gjatë me zhvillimin e

teorive të IHD-ve dhe me vërtetimin e evidencave empirike, nëpërmjet të cilave u

dhanë përgjigje shpjeguese pyetjeve kyçe që kishin të bënin me IHD-të. Disa nga

pyetjet që shtroheshin ishin: “Përse një firmë i shtrin aktivitetet e saj në vende të

tjera?”, “Si mund të konkurrojë një firmë e huaj me firmat vendase të vendit pritës?”,

“Përse duhet që firma të zgjedhë IHD-të në vend të eksportimit apo licensimit?”.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, i gjejmë në teoritë e shumta të IHD-ve, të cilat do të

trajtohen gjerësisht në vijim.

Karakteri kompleks i IHD-ve, e bën të vështirë përshtatjen në një teori të pastër, pasi

dhe vetë roli i IHD-ve ka ndryshuar me kalimin e viteve. Kjo përbën një arsye pse në

botime të ndryshme gjejmë mendime të ndryshme rreth investimeve të huaja direkte.

Gjithashtu, ndikimet e IHD-ve në vende të ndryshme kanë dhënë rezultate të

ndryshme. Në ditët e sotme, pothuajse në të gjitha punimet, IHD-të i shohim me

ndikim kryesisht pozitiv në vendet pritëse, prandaj dhe vendet në zhvillim përpiqen që

nëpërmjet politikave nxitëse të tërheqin sa më shumë investime të huaja.

Teoritë e para të IHD-ve u mbështetën në teorinë e përparësive krahasuese. Teoritë e

tjera, që bazohen në teorinë neoklasike të ekonomisë, i shpjegojnë IHD-të si përparësi

specifike të lidhura me vendndodhjen, kurse disa teori të tjera theksojnë faktin se

tregjet e produktit dhe të faktorëve janë jo perfekte.

Në këtë kapitull do të trajtohen disa teori, si: teoria e firmës, teoria e shpërndarjes,

teoria e kapitalit, teoria e tregtisë, teoria e financës ndërkombëtare, teoria radikale etj.,

sepse duke qenë se ka shumë teori dhe shpjegime për IHD-të, është e pamundshme të

identifikohet një teori e vetme për to.

2.8.1. Teoria e kapitalit (arbitrage)

Teoritë tradicionale të investimeve të huaja direkte më së shumti mbështeten në kostot

e lëndëve të para. IHD-të kërkojnë tregje të cilat e kanë të lirë koston e punës ose

tregje që kanë burime natyrore të pashfrytëzuara. Për këtë arsye, investimet e huaja

direkte kalojnë nga shtete ku ka normë kthimi të ulët në shtete me normë kthimi të

lartë.

Duke qenë se IHD-të deri në vitet 50 të shekullit të kaluar shpjegoheshin nga teoria

tradicionale, me kalimin e kohës teoria e kapitalit pati mjaft kritika, pasi dhe vetë roli

i IHD-ve ndryshoi me kalimin e viteve. Kështu, për shembull, Hymer (1960)14

ishte i

pari që vuri në dukje mangësitë e kësaj teorie. Ai pohoi se norma diferenciale e

hipotezës së kthimit nuk ishte në përputhje me disa karakteristikat të investimeve

ndërkombëtare.

14

Kapitulli 2 “FDI and the Multinational Corporation” fq. 9

Page 36: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

36

Sipas Sezer-it (2006) teoria e kapitalit mbart edhe kufizime të tjera.

Së pari, shtetet e pasura me kapital duhet ta eksportojnë kapitalin dhe shtetet e varfra

me kapital duhet ta importojnë atë.

Së dyti, nëse blerja e njëkohshme në disa tregje të kapitalit do të kryhej vetëm falë

IHD-ve, mund të pritej që ndërmjetësit e mëdhenj financiarë të ishin të mirënjohur

nga kompanitë shumëkombëshe.

Së treti, duke parë lidhjen ndërmjet normave të larta të interesit dhe të ardhurave të

kapitalit, investimet në aksione dhe IHD-të duhet të lëvizin në të njëjtin drejtim.

2.8.2. IHD-të dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare

Teoria e zhvilluar nga Heckscher dhe Ohlin (1933), shpjegon se ekonomitë e vendeve

ndryshojnë nga njëra-tjetra për shkak të faktorëve të prodhimit (toka, puna dhe

kapitali) që këto vende zotërojnë. Modeli bën propozimin se shtetet duhet të

specializohen në prodhimin dhe në eksportimin e atyre mallrave që përdorin

intensivisht faktorin e prodhimit që vendi zotëron me tepricë. Modeli mbështetet në

supozimin se janë dy faktorë prodhimi, dy të mira dhe dy vende. Gjithashtu, modeli

supozon se faktorët e prodhimit janë të lëvizshëm vetëm brenda vendit dhe jo jashtë

kufijve. Pra, sipas teorisë së Heckscher-Ohlin, tregtia përcaktohet nga shumat relative

të faktorëve të prodhimit, të cilët përcaktojnë koston e të mirave që prodhohen.

IHD-të nuk janë të nevojshme, pasi shkëmbimi ndërkombëtar i mallrave e bën

lëvizjen ndërkombëtare të kapitalit të panevojshëm. Është interesante të vëmë re se

nëse bëjmë supozimin e kundërt, si dhe nëse supozojmë se faktorët janë të lëvizshëm

në nivel kombëtar, por mallrat jo, do të ktheheshim mbrapsht në hipotezën e blerjes së

njëkohshme në disa tregje e kapitalit (Sezer, 2006).

2.8.3. Trajtimi Makroekonomik i Kojimas

Në trajtimin e tij makroekonomik, Kojima (1973) u përpoq të identifikonte

karakteristikat e dy tipave të ndryshëm të IHD-ve: tregti e orientuar (tipi Japonez) dhe

tregti e paorientuar (anti trade oriented) (tipi Amerikan). Ai sugjeroi se IHD-të luajnë

një rol të rëndësishëm në krijimin e konkurrencës së tregjeve të faktorëve, duke

përmirësuar proceset e prodhimit në vend.

Në tregtinë e orientuar, Kojima klasifikoi tri motive kryesore që nxitin IHD-të:

orientimi drejt burimeve natyrore, orientimi drejt punës dhe orientimi drejt tregut.

Së pari, orientimi drejt burimeve natyrore ndodh për shkak se firmat e huaja kërkojnë

të prodhojnë mallra me kosto më të ulët se në vendet e tyre. Kjo gjë ndodh zakonisht

kur këto burime natyrore mungojnë në vendet e tyre ose kanë çmime më të larta.

Page 37: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

37

Së dyti, orientimi drejt punës ndodh në të gjitha ato vende ku krahu i punës është më i

lirë. IHD-të nxiten të prodhojnë në ato vende ku niveli i pagës është më i ulët, duke

siguruar kështu një fitim më të madh.

Së treti, orientimi drejt tregut mund të ndahet në dy kategori.

Nëse vendet pritëse u vendosin tarifa të larta IHD-ve për prodhimet përfundimtare,

kjo do të bëjë që firmat të mos i eksportojnë prodhimet e tyre përfundimtare, por t’i

eksportojnë ato pjesë-pjesë, si: materiale ndërmjetëse, makineri etj., nga vendi

investues. Ky lloj i IHD-ve rezulton të jetë i orientuar drejt punës.

Lloji tjetër i IHD-ve të orientuara nga tregu mund të quhen investime të huaja direkte

oligopolistike. Sipas Kojimas, ky lloj investimi po ndodh shpesh në investimet e huaja

Amerikane në dhjetëvjeçarët e fundit dhe është investim i paorientuar (anti-trade-

oriented).

Më vonë, Kojima dhe Osawa (1984) u përpoqën për të krijuar një model, i cili të

trajtonte tregtinë ndërkombëtare dhe investimet e huaja direkte. Ata u bazuan në

modelin e krijuar nga Mundell, të cilin u përpoqën ta përmirësonin. Në modelin e

zhvilluar, investimet e huaja direkte ndodhin nëse një vend nuk ka përparësi

krahasuese në prodhimin e një malli, ndërsa tregtia ndërkombëtare bazohet në

përparësitë krahasuese.

Trajtimi makroekonomik i Kojimas pati shumë kritika. Më të shumtat lidheshin me

dallimet që ai bëri ndërmjet IHD-ve të Japonisë “pro-trade-oriented” dhe IHD-ve të

ShBA “anti-trade-oriented”. Kojima mendonte se IHD-të amerikane në industritë me

teknologji të përparuar ishin të nxituara dhe të dëmshme15

.

Kusluvan (1998) në punimin e tij tajton disa nga kritikat që u bëhen teorive të

ndryshme të IHD-ve. Për shembull, Either (1986) i cituar te Kusluvan (1998)

konstatoi se pjesa më e madhe e kompanive shumëkombëshe operojnë ndërmjet

vendeve me faktorë relativisht të ngjashëm.

Ndërsa Dunning J. H. (1988) i mbështetur në trajtimin makroekonomik të Kojimës

arriti në përfundimin se “IHD-të fillimet e tyre duhet t’i kryejnë në sektorë ku vendi

investues ka përparësi krahasuese në produkte të ndërmjetme në krahasim me vendin

pritës”, pasi kjo gjë do të sjellë ndryshimin nga “përparësitë specifike të vendeve” në

“përparësitë e kostove minimale të transaksioneve”. Kjo gjë është specifike për firmat

investuese.

2.8.4. Teoria radikale

Teoria radikale trajton pikëpamjen marksiste, politike dhe ekonomike. Analistët

radikalë argumentojnë se kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë burimet dhe fuqinë

punëtore në vendet pritëse dhe nuk sigurojnë ndonjë përfitim për këto vende, pasi

fitimin e siguruar këto kompani e dërgojnë në vendet e tyre. Për këtë arsye, investimet

e huaja, që kryhen nga kompanitë shumëkombëshe, zhvillojnë ekonomitë e kombeve

kapitaliste duke mbajtur të pazhvilluar dhe të prapambetur vendet e tjera të botës.

15

Kapitulli 2 “FDI and the Multinational Corporation” fq. 12

Page 38: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

38

Sipas pikëpamjes radikale, asnjë vend nuk duhet t’i lejojë korporatat e huaja që t’i

kryejnë investimet e huaja direkte, nëse këto investime nuk ndikojnë në zhvillimin

ekonomik të vendit. Radikalët mbështetën këtë pikëpamje deri në fund të viteve 80 të

shekullit të kaluar. Nga viti 1945 deri më 1980, pikëpamja radikale pati një ndikim të

madh në ekonominë botërore. Kjo pikëpamje u mbështet kryesisht nga vendet e

Evropës Lindore dhe nga vendet e tjera komuniste si Kina, Kuba etj. Pas viteve 1980,

pikëpamja radikale nuk vlerësohej më pothuajse në të gjitha vendet që e kishin

mbështetur më parë. Kjo, për arsye se sistemi komunist kishte filluar të shfaqte

probleme serioze. Zhvillimi ekonomik i këtyre vendeve ishte shumë më i prapambetur

se vendet e tjera që i kishin panuar investimet e huaja. Rënia e këtij sistemi filloi pas

viteve 80 në vendet e Evropës Lindore dhe shkallë-shkallë ndodhi në të gjitha vendet

e tjera komuniste.

2.8.5. Këndvështrimi hymerian

Kontributi që dha Hymer në punimin e tij të doktoraturës (1960) lidhej me kalimin

nga trajtimi i teorisë neoklasike të tregtisë dhe i teorisë financiare drejt analizës së

kompanive shumëkombëshe (multinational enterprise MNE). Sipas Horaguchi dhe

Toyne (1990), Hymer analizoi dy përcaktuesit kryesorë të IHD-ve: mënjanimin e

konkurrencës dhe përparësitë specifike që zotëron firma.

Hymer (1976) argumentoi se IHD-të zhvillohen pasi zgjedhin industritë apo tregjet të

cilat kanë përparësitë më të mëdha konkurruese, të tilla si teknologjia e përparuar.

Përparësitë specifike të vendndodhjes dhe përparësitë specifike të pronësisë bëjnë të

mundur që këto kompani të fitojnë karakteristikat e firmave monopol ose oligopol

nëpër tregje (Shenkar, 2007).

Interpretimi hymerian i vlerëson IHD-të si instrumente që i përdorin kompanitë

shumëkombëshe për të zotëruar fuqi oligopoliste me qëllim manipulimin e tregut.

Ndikimi politik i kësaj pikëpamje është se qeveritë e shteteve pritëse duhet të

ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i parandaluar manipulimet dhe shfrytëzimet e

kompanive shumëkombëshe (Sezer, 2006).

Sipas Pitelis (2005) teoritë e Hymerit për kompanitë shumëkombëshe janë një

kontribut i rëndësishëm për investimet në ditët e sotme. Për çështjet më të debatuara

të kohës, të njohura ndryshe sot si globalizimi, Hymer arriti të bënte parashikime të

sakta, të cilat i kanë rezistuar kohës dhe janë ende të vlefshme sot. Sipas Pitelis (2005)

kufizimet kryesore në punimin e Hymerit lidhen me mungesën e teorisë endogjene të

rritjes së firmës dhe prirjen për të theksuar tiparet monopol të kompanive të mëdha

shumëkombëshe.

Page 39: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

39

2.8.6. Teoria e IHD-ve sipas Aliberit

Aliber (1970) u përpoq t’i shpjegonte IHD-të nëpërmjet marrëdhënieve të tregjeve

financiare. Modeli i tij mund të shihet si sugjerim për firmat e huaja investuese, të

cilat duhet të përballojnë papërsosmëritë e tregjeve të kapitalit dhe të kurseve të

këmbimit16

.

Aliber (2003) trajtoi një pikëpamje të re për korporatat shumëkombëshe. Ai ishte ndër

të parët autorë që shpjegoi fluksin e IHD-ve në vitet 80 të shekullit të kaluar drejt

ShBA-së. Gjithashtu, ai shpjegoi se ndryshimet në normat relative të rritjes

ekonomike të vendeve kanë një ndikim të rëndësishëm mbi vendimet dhe praktikat e

firmave investuese. Aliber argumentoi se gjatë periudhave që normat reale të interesit

janë të larta, edhe fitimet që sigurojnë firmat janë të larta. Gjatë të njëjtës periudhë,

edhe monedha e vendit vlerësohet. Në punimin e tij trajtohen, gjithashtu, edhe

konfliktet ndërmjet qeverive të vendeve pritëse dhe korporatave shumëkombëshe.

Sezer (2006) trajtoi argumentin e Aliberit se IHD-të kanë prirje të rrjedhin nga shtetet

me monedhë të fortë në shtetet me monedhë të dobët për të marrë përparësi nga fuqia

më e madhe blerëse. Studimet empirike e mbështesin pohimin se IHD-të mund të

tërhiqen nga norma e lartë e rritjes dhe kërkesa e fortë në vendin pritës.

Kozul-Wright & Rowthon (1998) i cituar te Sezer (2006) japin si shembull suksesin e

vendeve të Azisë Juglindore në tërheqjen e IHD-ve, e cila ka ndodhur jo vetëm prej

politikave të përshtatshme qeveritare, por më tepër falë rritjes ekonomike të shpejtë

dhe të qëndrueshme të këtyre vendeve.

Buckley dhe Casson (1976) të cituar te Kusluvan (1998) kritikojnë teorinë e Aliberit

se IHD-të kanë tendencë të rrjedhin nga shtetet me monedhë të fortë në shtetet me

monedhë të dobët, pasi kjo teori nuk arriti ta shpjegonte rritjen e kompanive

shumëkombëshe evropiane dhe japoneze.

2.8.7. Teoria e ciklit të produktit

Teoria e ciklit të produktit të Vernon (1966) shpjegon ndërveprimet ndërmjet

përparësive specifike të pronësisë dhe atyre të vendndodhjes. Sipas Vernon, cikli

jetësor i produktit kalon nëpër këto faza: inovacionit (daljes së prodhimeve të reja),

maturimit, standardizimit dhe rënies. Kjo teori përshkruan më së miri rolin e

teknologjisë në tregtinë ndërkombëtare. Ajo trajton rolin e kompanive

shumëkombëshe amerikane në vitet 50 të shekullit të kaluar, të cilat, duke qenë se

përveç përparësive të tjera kishin edhe teknologji të përparuar, filluan të hynin në

tregjet evropiane.

Sipas teorisë së ciklit të produktit, në fazën e parë, kompanitë kanë teknologji të

përparuar. Teknologjia shihet si një nga përparësitë e tyre kryesore, pasi ato mund të

hedhin në tregje prodhime të reja dhe me një kosto të ulët. Produktet e reja shfaqen në

fillim në vendet e zhvilluara, pasi vetëm këto vende mund t’i sigurojnë teknologjitë e

16

Kapitulli 2 “FDI and the Multinational Corporation” fq. 18

Page 40: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

40

përparuara. Rritja e prodhimit të këtyre mallrave mund t’u ofrohet edhe tregjeve të

huaja nëpërmjet eksportit. Kur prodhimi fillon dhe zgjerohet, si pasojë e rritjes së

kërkesës nga ana e konsumatorëve, ai hyn në fazën e maturimit. Në këtë fazë, vihet re

edhe një rritje e numrit të firmave prodhuese, fakt ky që ndikon në rritjen e

konkurrencës dhe në uljen e çmimit të mallit në treg. Në fazën e standardizimit, të

gjitha firmat përpiqen të ofrojnë mall me çmim sa më të lirë që të jetë e mundur.

Mallrat mund të prodhohen tashmë jo vetëm në vendet e zhvilluara (nga ku këto

prodhime patën fillesat), por edhe në vende të tjera në zhvillim. Në këtë mënyrë,

firmat evropiane filluan të prodhonin mallra me cilësi të ngjashme me mallrat

amerikane. Kjo teori arriti të shpjegojë investimet e kompanive amerikane në Evropën

Perëndimore ndërmjet viteve 1950-1970 (Vernon, 1966).

Sipas hipotezës të ciklit të prodhimit, firmat që kërkojnë të operojnë në tregjet e huaja

duhet të kenë përparësi monopolistike ose oligopolistike. Në të kundërt, firmat duhet

të kenë përparësi të tjera krahasuar me firmat vendase, në mënyrë që ato të mos

operojnë në kushte pasigurie në tregjet e huaja.

Cikli i prodhimit fillon me supozimin se firmat duhet të ofrojnë mallra që nuk

prodhohen në ekonomitë e vendeve pritëse, por në të njëjtën kohë, firmat e huaja

mund të shfrytëzojnë burimet që ofrojnë vendet pritëse. Vendet pritëse mund të luajnë

një rol të dyfishtë, pasi jo vetëm shërbejnë si nxitëse për firmat e reja, por mund të

jenë dhe të favorshme për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të firmave investuese

(Vernon, 1979).

2.8.8. Teoritë e ndërkombëtarizimit të IHD-ve

Buckley dhe Casson (1976), në punimin e tyre “E ardhmja e kompanive

shumëkombëshe”, analizuan rritjen e kompanive shumëkombëshe dhe nxitjen e tyre

për të tërhequr investimet e huaja direkte. Këto kompani, që të maksimalizonin fitimet

e tyre, duke reduktuar kostot e prodhimi, duhej të krijonin treg të brendshëm.

Buckley & Casson (1985) ishin ndër autorët e parë që futën përparësitë specifike të

ndërkombëtarizimit në analizën e IHD-ve.

Në atë kohë IHD-të po rriteshin në industritë prodhuese të teknologjisë së lartë, ku

integrimi i kërkimit dhe i zhvillimit me prodhimin dhe marketingun ishin kryesorë.

Buckley & Casson (1985) theksuan rëndësinë e papërsosmërive në tregjet e

prodhimeve të ndërmjetme, veçanërisht ato të njohurive teknike me patentë dhe të

kapitalit human (Sezer, 2006).

Buckley dhe Casson (1976)17

u thelluan në punimin e tyre në drejtimin e industrisë

dhe në përcaktuesit kryesorë të flukseve të investimeve ndërkombëtare. Këta

përcaktues mund të grupohen në tri grupe kryesore:

Maksimalizimi i fitimeve në tregje joperfekte;

17

Buckley dhe Casson, 1976 fq. 33

Page 41: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

41

Krijimi i tregjeve të brendshme për prodhimet ndërmjetëse;

Internalizimi i tregjeve brenda kufijve ndërkombëtare.

Ndërsa për krijimin e tregjeve të brendshme, Buckley dhe Casson (1976)18

përcaktuan

katër faktorë kryesorë:

Faktorët specifikë të industrisë në lidhje me natyrën e prodhimit dhe struktura

e tregut të jashtëm;

Faktorët specifikë të rajonit, për shembull, largësia gjeografike dhe aspekti

social dhe kulturor.

Faktorët specifikë të kombit, si: faktorët politikë dhe fiskalë, për shembull.

Faktorët specifikë të firmës, si: drejtimi, organizimi dhe menaxhimi, për

shembull.

Buckley dhe Coasse (2009) analizuan ecurinë e progresit të studimit “E ardhmja e

kompanive shumëkombëshe”, të bërë në vitin 1976. Në studim trajtohet koncepti i

kompanive shumëkombëshe, analiza e hyrjes së kompanive në tregjet e huaja, ndikimi

i inovacionit në zgjerimin e korporatave dhe roli i kulturës në biznesin ndërkombëtar.

Kjo teori kombinohet me teorinë e tregtisë dhe me teorinë organizative për të

shpjeguar sipërmarrjet ndërkombëtare të përbashkëta, si dhe me teoritë e inovacionit

për të shpjeguar llojet e industrisë në të cilat do të operojnë firmat. Arritje e autorëve

në këtë punim ishte analizimi i progresit të teorisë së ndërkombëtarizimit. Ky progres

mbulon pesë fusha kryesore19

:

Testimin e teorisë;

Analizën e hyrjes së firmave në treg të huaj dhe strategjitë e zhvillimit;

Ndërmarrjet e përbashkëta “Joint Venture”;

Dinamikën, risitë dhe mundësitë reale;

Rolin e kulturës në biznesin ndërkombëtar.

Teoria e ndërkombëtarizimit është vlerësuar edhe nga Dunning, teoria e të cilit do të

trajtohet gjerësisht në vijim.

2.8.9. Teoria eklektike e IHD-ve

Dunning-u është një nga autorët që i ka trajtuar më shumë natyrën e kompanive

shumëkombëshe dhe IHD-të. Dunning (1979)20

argumentoi se IHD-të duhet të kenë

kryesisht tri përparësi specifike në mënyrë që të jenë të suksesshme në tregjet e

vendeve pritëse. Teoria eklektike e zhvilluar nga Dunning njihet ndryshe si paradigma

OLI (Ownership-pronësi, Location-vendndodhje dhe Internalise- përvetësim).

1. Përparësitë e pronësisë

Firmat e huaja duhet të zotërojnë përparësi në raport (vis-à-vis) me firmat vendase.

Për shembull, kompanitë investuese mund të kenë teknologji më të përparuar se

kompanitë vendase. Gjithashtu, nëse kompanitë e huaja investuese do të kishin

18

Buckley dhe Casson, 1976 fq. 74 19

Buckley dhe Casson, 2009 fq. 1575 20

Dunning, 1979 fq. 275

Page 42: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

42

përparësi në burimet natyrore, në tregjet e kapitalit dhe në ekonomitë e shkallës

atëherë këto kompani do të siguronin fitime të mëdha.

2. Përparësitë e vendodhjes

Një ndër arsyet pse kompanitë e huaja zgjedhin të investojnë në ekonomitë pritëse ka

lidhje me përparësitë që zotërojnë këto vende. Burimet natyrore, madhësia e tregut

dhe politikat qeveritare janë përcaktuesit kryesorë që nxisin IHD-të në vendet pritëse.

Gjithashtu, niveli i pagës bën që IHD-të të investojnë në ato vende ku kostoja e punës

është e ulët.

3. Përparësitë e përvetësimit

Përparësia e tretë lidhet me mënyrën si kompania shfrytëzon kompetencat e saj kur

tregjet janë joperfekte. Kompanitë e huaja investuese shfrytëzojnë fuqinë e tyre në

treg, përparësitë e pronësisë dhe kontrollin në vendin pritës. Përparësitë e përvetësimit

lidhen edhe me trajnimet dhe specializimet që kompanitë investuese u bëjnë

personeleve.

Gjatë testimit të teorisë së prodhimit ndërkombëtar Dunning (1980)21

trajtoi pesë

faktorë kryesorë. Së pari, shpjegoi arsyet e IHD-ve nga vendet e tyre drejt vendeve

pritëse. Së dyti, përcaktoi faktorët kryesorë të shfrytëzimit të tregjeve. Së treti, i

trajtoi së bashku përparësitë e pronësisë dhe të vendndodhjes. Së katërti, trajtoi

përfshirjen e faktorëve të mësipërm në teorinë e përvetësimit dhe së fundi bëri

krahasimin ndërmjet firmave të huaja me firmat vendase.

Dunning (1993), në librin e tij trajtoi katër faktorët kryesorë që vendet pritëse duhet të

disponojnë që të nxisin IHD-të. IHD-të kërkojnë të investojnë kryesisht në ato vende

ku kanë burime natyrore të pashfrytëzuara. Madhësia e tregut është një tjetër faktor që

duhet të disponojnë vendet pritëse. Efikasiteti i motivon firmat t’i shfrytëzojnë ato

tregje ku nëpërmjet ekonomive të shkallës ato mund të minimizojnë kostot e

prodhimit. Dhe, së fundi, IHD-të që kërkojnë asete strategjike duhet të shfrytëzojnë

përparësitë specifike për të rritur fuqinë e tyre në treg.

Në vitin 2001, Dunning (2001)22

propozoi tri përparësi kryesore të paradigmës

eklektike për të shpjeguar IHD-të.

1. Përparësitë konkurruese që disponon një firmë krahasuar me firmat e vendeve

të tjera;

2. Shkallën në të cilën firmat perceptojnë për të përvetësuar tregjet;

3. Vendet që gjejnë këto firma për të zgjeruar aktivitetet e tyre.

Pavarësisht se paradigma OLI ka patur dhe shumë kritika, ajo mbetet një nga teoritë

më përgjithësuese që shpjegon veprimtarinë e kompanive shumëkombëshe dhe

analizon përcaktuesit kryesorë të prodhimit ndërkombëtar. Eden (2003), për shembull,

paraqiti ecurinë e zhvillimit të paradigmës ekletike. Pas një analize të gjithanshme, ai

arriti në përfundimin se paradigma OLI është teoria që i ka qëndruar më së miri

kohës, pasi ajo ende vazhdon t’i ruajë vlerat e saj.

21

Dunning, 1980 fq. 12 22

Dunning, 2001 fq. 176

Page 43: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

43

KREU III

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË SHQIPËRI

Page 44: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

44

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË SHQIPËRI

3.1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri

Në ditët e sotme, vendet në zhvillim u kushtojnë një vëmendje të madhe investimeve

të huaja direkte, duke qenë se këto investime luajnë një rol kyç në zhvillimin

ekonomik. Ndër përparësitë më kryesore të IHD-ve mund të përmendim transferimin

e teknologjisë, nxitjen e konkurrencës në vend, krijimin e vendeve të reja të punës,

rritjen ekonomike të vendeve pritëse etj.

Për këto arsye, edhe nga ana e qeverive të vendit tonë, janë ndërmarrë dhe zbatuar

politika favorizuese për nxitjen e IHD-ve. Ndër politikat kryesore mund të përmendim

përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme

ekonomike, përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimet në klimën e biznesit etj23

.

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri filluan të shfaqeshin kryesisht pas viteve 90 të

shekullit të kaluar. Në fillimet e këtyre viteve, numri i IHD-ve ishte relativisht i vogël,

por pas viteve 2000 ato filluan të rriteshin në mënyrë të ndjeshme. Kjo ndodh sepse

Shqipëria është një vend që ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj. Në

grafikun 3.1 paraqitet ecuria e prurjeve të IHD-ve për vitet 1999-2013. Siç vihet re,

pas vitit 2006, IHD-të janë rritur ndjeshëm vit pas viti. Një prej arsyeve të rritjes së

prurjeve të IHD-ve në Shqipëri ka lidhje me privatizimet e kryera në sektorët kryesorë

të ekonomisë, si: në sektorin bankar, në sektorin e energjetikës, në telekomunikacion

etj.

Gjatë viteve 2008-2011, ku shumë vende po përballeshin me krizën ekonomike-

financiare, investimet e huaja direkte vazhduan të rriteshin. Prurjet e IHD-ve në vitin

2010 u rritën në krahasim me vitin 2009, nga 717 milionë euro në vitin 2009 në 793

milionë euro në vitin 2010. Në vitin 2011 investimete huaja direkte pësuan një rënie

të lehtë në 742 milionë euro. Edhe në vitin 2012 IHD-të shënuan një rënie të lehtë.

23

Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve: 2014-2020

Page 45: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

45

Grafiku 3. 1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri

Burimi: Banka Botërore, 2014

3.2. Struktura e IHD-ve në Shqipëri

3.2.1. Format e IHD-ve në Shqipëri

Stoku i investimeve të huaja në Shqipëri është kryesisht: i formës së kapitalit

aksioner, i fitimeve të riinvestuara dhe si kapital tjetër (si hua e brendshme e

kompanisë nga kompanitë mëmë).

Kapitali aksioner dhe fitimet e riinvestuara përbëjnë pjesën më të madhe të prurjeve

të IHD-ve në Shqipëri. Vlera e tyre arriti në rreth 97 për qind në fund të vitit 2009.24

Në vitin 2010, forma e kapitalit aksioner arriti afërsisht në masën 80 për qind dhe kjo

shifër u rrit më tepër në vitin 201125

.

Krahasuar me formën e kapitalit aksioner, fitimet e riinvestuara përbëjnë një pjesë më

të vogël, ndërsa format e tjera të kapitalit janë pothuajse të papërfillshme. Fitimet e

riinvesturara përbëjnë afërsisht 20 për qind të investimeve hyrëse, ndërsa format e

tjera të kapitalit në vitet 2009 dhe 2011 dolën me vlera negative (tabela 3.1).

24

Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë, 2009 25

Raporti i investimeve të huaja direkte, Shqipëri, 2012

-

200,000,000

400,000,000

600,000,000

800,000,000

1,000,000,000

1,200,000,000

1,400,000,000

1,600,000,000

19

99

20

00

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

20

12

20

13

Shqipëria

Page 46: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

46

Tabela 3. 1. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës, 2006-2011 (mil. euro)

Komponentët 2006 2007 2008 2009 2010 2011

IHD-total 259 481 665 717 793 742

Kapitali

aksioner 199 487 420 516 600 755

Fitimi i

riinvestuar 0 0 182 229 186 64

Kapital tjetër 60 -6 63 -27 7 -77

Burimi: Raporti i investimeve të huaja direkte, Shqipëri, 2012

Të dhënat e tabelës së mësipërme paraqiten në formën e grafikut si më poshtë:

Grafiku 3. 2. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës

Burimi: Raporti i Investimeve të Huaja Direkte, Shqipëri, 2012

3.2.2. IHD-të sipas aktivitetit ekonomik

Pas vitit 2000, në vendit tonë, numri i investitorëve të huaj erdhi duke u rritur. Edhe

gjatë viteve 2009, 2010, dhe 2011 investimet e huaj vazhduan përsëri të rriteshin,

ndërkohë që shumica e vendeve të tjera po kalonin situata të vështira financiaro-

ekonomike26

. Mund të themi se rritja e IHD-ve në vendin tonë erdhi si rrjedhojë edhe

e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

26

Analiza e zhvillimit në sektorin e jashtëm të ekonomise, Banka e Shqipërisë, prill, 2013

-100

0

100

200

300

400

500

600

700

800

900

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

199

487 420 516

600

755

Kapital tjetër

Fitimi Ri-investuar

Kapitali Aksioner

Page 47: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

47

Privatizimi i sektorëve kryesorë të vendit, si: privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe

të mesme (SME), privatizimi i ndërmarjeve të mëdha në sektorët kyç, si p.sh., bankat,

telekomunikacionet dhe energjetika, kanë ndikuar në tërheqjen e një numri më të

madh të investitorëve të huaj. Në periudhën 2004-2008, 24 për qind e totalit të IHD-

ve qenë rezultat i privatizimeve, ndërsa më 2009 kjo shifër u rrit në 26 për qind.

Në vitet 2006-2008 vihet re një rritje e investimeve në sektorin e industrisë, të

ndërtimit dhe në sektorin financiar.

Tabela 3. 2. IHD-të hyrëse sipas aktivitetit ekonomik

Aktivitetet 2007 2008 2009 2010 2011 Bujqësi, peshkim, gjueti 2 -54 -9 0 - Ndërtim 51 147 19 44 - Industri 56 369 300 394 351 Energji elektrike, gaz 4 2 143 88 103 Telekomunikacion 196 -61 84 97 67 Ndërmjetësim financiar 136 167 120 138 110 Shërbime të tjera 25 95 59 33 111 Total (Vlerë) 480 665 717 793 742 Bujqësi, peshkim, gjueti 0.4 -8.1 -1.3 0 0 Ndërtim 11.0 22.1 2.6 5.5 0 Industri 12.0 55.5 42.0 49.7 47.2 Energji elektrike, gaz 1.0 0.3 19.9 11.1 14.1 Telekomunikacion 41.0 -9.2 11.7 12.2 9.0 Ndërmjetësim financiar 28.3 25.1 16.7 17.4 14.8 Shërbime të tjera 6.2 14.3 8.2 4.0 14.9 Total (Në %) 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2012

Në grafikun 3.3 paraqitet ndarja e IHD-ve sipas veprimtarive ekonomike. Siç vihet re,

investimet e huaja direkte janë të përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve, në

sektorin bankar dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse.

Gjithashtu, vihet re se investimet e huaja në sektorin bankar kanë pësuar një rënie të

lehtë, por të vazhdueshme nga viti në vit. Nëse në vitin 2008 ky sektor përfaqësonte

27.1 për qind të stokut total, në vitin 2009 përfaqësonte 25.7 për qind të stokut total

dhe në vitin 2011 sektori i ndërmjetësimit financiar përfaqësonte 23.1 për qind të

stokut total të IHD-ve. Në vitet e fundit, shumë investitorë të huaj i kanë përqendruar

investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse. Nga 1.4 përqind të stokut total që zinte

ky sektor në vitin 2008, në vitin 2011 ky sektor përfaqësonte 20.8 përqind ndaj totalit

të stokut të IHD-ve27

.

Edhe sektori i telekomunikacionit zë një vend të rëndësishëm në përqindjen e stokut

total të IHD-ve. Sektori i telekomunikacionit është i përqendruar në sektorin e

telefonisë celulare dhe fikse. Sot kemi katër kompani celulare që operojnë në tregun e

vendit tonë, falë privatizimeve të kryera në këtë sektor.

27

Analiza e zhvillimit në sektorin e jashtëm të ekonomisë, Banka e Shqipërisë, prill, 2013

Page 48: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

48

Grafiku 3. 3. IHD-të sipas aktivitetit ekonomik

Burimi: Banka e Shqipërisë

Për fat të keq, ajo që vihet re është se sektori i turizmit nuk ka peshë të

rëndësishme në përqindjen e stokut total të IHD-ve. Megjithëse Shqipëria zotëron

bukuri të shumta natyrore, ende ajo nuk ka arritur të nxisë investitorët e huaj për të

bërë investimenë këtë sektor. Mbase tërheqja e investitorëve në fushën e turizmit

mbetet një nga sfidat për vitet e ardhshme.

3.2.3. IHD-të sipas vendit të origjinës

Shqipëria ndodhet në gadishullin e Ballkanit dhe kufizohet nga Italia (kufi detar),

Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Afërsia gjeografike përbën një nga arsyet

pse investuesit me peshë më të madhe në Shqipëri janë nga Italia dhe Greqia. Këto dy

shtete janë, gjithashtu, partnerët kryesorë të tregëtisë përsa i përket importit dhe

eksportit të mallrave.

Kështu, në vitin 2007, investimet e huaja direkte me origjinë greke zinin vendin e parë

me rreth 28.5 për qind të stokut total të IHD-ve. Kriza financiaro-ekonomike dhe

përkeqësimi i krizës së borxhit në Greqi u ndje edhe në investimet e kryera në vendin

tonë. Kështu, në vitin 2011, pesha e IHD-ve nga Greqia përbënte rreth 17.3 për qind

të stokut total të IHD-ve. Investimet greke janë të përqendruara kryesisht në

telekomunikacion, në ndërmjetësim financiar dhe në industrinë përpunuese28

.

28

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë

-10.00%

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

2007 2008 2009 2010 2011

Bujqësi, peshkim, gjueti Ndërtim Industri

Energji elektrike, gaz Telekomunikacionet Ndërmjetësim financiar

Shërbime të tjera

Page 49: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

49

Në vitin 2007, investimet me origjinë italiane zinin vendin e dytë me rreth 12 për qind

të stokut total të IHD-ve. Në vitet 2008 dhe 2009, investimet me origjinë italiane u

rritën në mënyrë modeste (mesatarisht 15.5% në periudhën 2008-2009). Ndërsa gjatë

viteve 2010 dhe 2011 u vu re rënie e stokut të investimeve me origjinë italiane për

shkak të vështirësive ekonomike që po kalonte Italia. Në vitin 2011, investimet me

origjinë italiane përbënin rreth 12.3% të stokut total të IHD-ve në vendin tonë29

.

Në vitin 2011, për shkak të pasojave të krizës financiaro-ekonomike, investimet me

peshën më të madhe nuk u zotëruan më nga Greqia dhe Italia. Në vitin 2011 kryesonte

Kanadaja me 18.6 përqind të stokut total të investimeve të kryera në Shqipëri.

Grafiku 3. 4. IHD-të sipas vendit të origjinës

Burimi: Banka e Shqipërisë

29

Po aty

Austri 14.1%

Kanada 11.0%

Gjermani, 3.1%

Greqi 23.2%

Itali 14.0%

Holande 8.3%

Turqi 10.5%

Te tjera 15.8%

2010

Austri 9.0% Kanada

0.4%

Gjermani 3.2%

Greqi 27.4%

Itali 15.6%

Holande 9.1%

Turqi 9.2%

Te tjera 26.1%

2008

Austri 9.8%

Kanada 4.5%

Gjermani 3.3%

Greqi, 24.8%

Itali 15.4%

Holande 9.2%

Turqi, 10.4%

Te tjera, 22.7%

2009

Austri 15.60%

Kanada 18.60%

Gjermani 2.80%

Greqi 17.30%

Itali 12.30%

Holande 8.20%

Turqi 9.30%

Te tjera, 16.00%

2011

Page 50: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

50

Edhe investimet turke zënë një vend të rëndësishëm në totalin e stokut të IHD-ve. Ato

kanë ardhur në rritje nga 8 për qind në vitin 2007 në rreth 10 për qind në vitin 2011.

Investimet turke janë të përqendruara në sistemin bankar, në industrinë e metaleve, në

telekomunikacion etj.

Austria, nga vendi i katërt në vitin 2009, ka kaluar në vendin e tretë në vitet 2010 dhe

2011. Në vitin 2010, IHD-të nga ky vend përbënin 14% të stokut total të IHD-ve dhe

në vitin 2011 përbënin 15.6% të stokut total të IHD-ve. Në përgjithësi, investimet

austriake i gjejmë të përqendruara kryesisht në sektorin bankar.

Kanadaja renditet shteti i katërt në përqindjen e stokut total të investimeve të huaja në

Shqipëri. Nga 0.4% në vitin 2008, investimet kanadeze në vitin 2011 përbënin 18.6

për qind të stokut total të IHD-ve. Investimet kanadeze në Shqipëri janë të

përqendruara në kërkimet dhe në prodhimin e naftës dhe të gazit.

3.3. Biznesi në Shqipëri

Shqipëria përshkruhet si një nga vendet me pozita shumë të favorshme gjeografike

dhe klimaterike. Pas viteve 90 të shekullit të kaluar, vendi ynë kaloi nga një vend me

ekonomi të centralizuar drejt ekonomisë së tregut. Si rrjedhim, shumë biznese

vendase dhe të huaja filluan të operonin në Shqipëri. Por sa e lehtë është të bësh

biznes në Shqipëri? A mund të themi se Shqipëria është një vend tërheqës për

investitorët e huaj, duke qenë se ka edhe pasuri të shumta natyrore? A jemi të sigurt se

numri i investitorëve të huaj do të rritet ndjeshëm vitet në vijim?

Në vazhdim do të analizojmë mjedisin e biznesit në Shqipëri duke u mbështetur në

“Doing Business in Albani, 2014”.

Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash për lehtësinë e të

bërit biznes, duke nxitur investimet e huaja në vend. Konkurrueshmëria e Shqipërisë

ka ardhur drejt përmirësimit vitet e fundit. Sipas statistikave shohim se vendi ynë ka

kaluar nga vendi i 96-të në vitin 2009, në vendin e 88-të në vitin 2010 dhe në vendin e

78 në vitin 2011. Pas këtij viti konkurrueshmëria ka ardhur duke u ulur me disa

shkallë. Në vitin 2012 Shqipëria u rendit në vendin e 82-të dhe në vitin 2013 në

vendin e 90-të nga 189 vende të analizuara30

. Ndër faktorët më problematikë për të

bërë biznes sipas “Doing Business in Albania, 2014” janë aksesi në financë, niveli

dhe rregullimi i taksave.

30

Doing Business in Albania, 2014

Page 51: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

51

Grafiku 3. 5. Lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri

Burimi: Doing Business in Albania, 2014

Në tabelën 3.3 jepen faktorët kryesorë për kryerjen e një biznesi në Shqipëri. Vihet re

se disa tregues kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme.

Lehtësia për hapjen e një biznesi, për marrjen e energjisë, për marrjen e kredisë dhe

për regjistrimin e pronësisë mbeten ende me vlera të ulta. Treguesi me performancën

më të ulët është zbatimi i kontratave me. Faktorët e tjerë, si: lejet e ndërtimit, mbrojtja

e investitorëve dhe pagesa e taksave nuk kanë pësuar ndryshim.

Tabela 3. 3. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë

Faktorët DB 2014 DB 2013 ≠ në Renditje

1. Hapja e një biznesi 76 68 -8

2. Lejet e ndërtimit 189 189 Nuk ka ndryshim

3. Marrja e energjisë 158 155 -3

4. Regjistrimi i pronësisë 119 115 -4

5. Marrja e kredisë 13 11 -2

6. Mbrojta e investitorëve 14 14 Nuk ka ndryshim

7. Pagesa e taksave 146 146 Nuk ka ndryshim

8. Tregtia përtej kufijve 85 84 -1

9. Zbatimi i kontratave 124 96 -28

10. Zgjidhja e paaftësisë

paguese 62 65 3

Burimi: Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe e investimeve, 2014-2020

Page 52: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

52

Grafiku 3. 6. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë

Burimi: Doing Business in Albania, 2014

Ekonomitë e vendeve të zhvilluara kanë përcaktuar disa standarde që duhet të arrihen

me kalimin e kohës për lehtësinë e të bërit biznes në një vend. Procedurat dhe koha që

duhet për të hapur një biznes, kostoja dhe kapitalit minimal që nevojitet për të filluar

një biznes, janë disa nga matësit kryesorë për të përcaktuar lehtësinë e të bërit biznes.

Grafikët e mëposhtëm tregojnë se ku ndodhet Shqipëria krahasuar me vendet e tjera.

a) Procedurat (numër) b) Koha (ditë)

Page 53: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

53

c) Kostoja d) Kapitali minimal

Grafiku 3. 7. Lehtësia e të bërit biznes

Burimi: Doing Business in Albania, 2014

Si përfundim, mund të thuhet se Shqipëria, falë reformave që ka ndërmarrë, ka

arritur të tërheqë një numër të madh të investitorëve të huaj. Por, megjithëse

shohim një trend rritjeje të IHD-ve në vitet e fundit, vlen të theksohet se ende ka

shumë punë për t’u bërë.

Zbatimi i ligjit dhe i kuadrit rregullator, sigurimi i pronësisë, kualifikimi i forcës

punëtore për t’iu përgjigjur nevojave të tregut, minimizimi sa më i madh i

ekonomisë informale, zbatimi i kontratave të biznesit dhe respektimi i të drejtave të

pronësisë intelektuale janë disa nga treguesit që duhen përmirësuar ndjeshëm në

vitet në vijim.

3.4. Efektet e investimeve të huaja direkte në Shqipëri

Investimeve të huaja direkte po u kushtohet një vëmendje e veçantë falë rolit që ato

luajnë. Pothuajse, të gjitha qeveritë e vendeve në zhvillim përpiqen të thithin sa më

shumë IHD në vendet e tyre. Nga shumë analiza empirike, të kryera nga specialistët,

vihet re se IHD-të përcjellin efekte pozitive në ekonomitë e vendeve pritëse31

.

Investimet e huaja vlerësohen për transferimin e teknologjisë, për rritjen e numrit të të

punësuarve, për rritjen e prodhimit etj.

31

Në kapitullin e katërt jepet një pasqyrë më e qartë për ndikimin e IHD-ve në rritjen ekonomike të

vendit tonë.

Page 54: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

54

Po në Shqipëri çfarë efekti kanë patur IHD-të?

Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë ndikuar në rritjen ekonomike kryesisht në

sektorin e shërbimeve dhe në infrastrukturë32

. Le të trajtojmë efektet kryesore të IHD-

ve në ekonominë e vendit tonë.

Efekti në punësim. Një ndër efektet më pozitive që luajnë IHD-të në ekonomitë e

vendeve pritëse, është rritja e numrit të të punësuarve. Në Shqipëri investimet e huaja

janë rritur ndjeshëm pas vitit 2006. Megjithse këto investime vazhduan të rriteshin vit

pas viti, e njëjta gjë nuk thuhet për numrin e të punësuarve. Në sektorin e punësimit

rritja ishte e vogël.

Nga studimi i kryer nga agjencia “AIDA”33

në vitin 2012, u vu re se 28.6 për qind e

kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri, janë sipërmarrje mikro dhe kanë të

punësuar më pak se 9 persona; 35.7 për qind janë sipërmarrje të vogla dhe kanë të

punësuar 10 deri në 49 persona; 12.5 për qind janë kompani të madhësive të mesme

dhe kanë të punësuar 49 deri në 250 persona dhe 21.4 për qind janë kompani të mëdha

dhe kanë të punësuar më shumë se 250 persona.

Pra, mund të thuhet se investimet e huaja në Shqipëri nuk kanë ndikuar në nivele të

larta punësimi. Mbase, në vitet në vijim, kur niveli i IHD-ve të rritet ndjeshëm, në

vendin tonë do të kemi një rritje më të madhe të të punësuarve.

Efekti në prodhim. Sektorët kryesorë ku operojnë investitorët e huaj në Shqipëri janë

në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, në sektorin e energjisë, në telekomunikacion

dhe në ndërmjetësim financiar për arsye të privatizimeve të shumta që janë bërë në

këta sektorë.

Efekti në teknologji. Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme besohet të jetë një

burim vital i rritjes ekonomike për ekonomitë në vendet në zhvillim. Sipas raportit të

investimeve në Shqipëri, 2012, në industrinë e manifakturës, teknologjia e përdorur

është pothuajse e ngjashme me teknologjinë e përdorur nga kompanitë vendase.

Efekti në bilancin e pagesave. Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm për

vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Në zhvillimet kryesore të bilancit të

pagesave për tremujorin e tretë të vitit 2013 u vu re se flukset financiare neto në

llogarinë kapitale u zvogëluan në masën 54.4 për qind. Ecuria e sektorit të jashtëm të

ekonomisë për këtë periudhë tregon se deficiti i eksporteve reale neto u rritën në

masën 2.5 për qind në terma vjetorë. Investimet e huaja direkte neto shënuan një rritje

me 64.6 për qind krahasuar me këtë periudhë para një viti. Raporti i IHD-ve neto ndaj

deficitit korent ka patur një ecuri të mirë edhe për vitin 2013, falë privatizimeve të

ndërmarrjeve publike34

.

Është për t’u vlerësuar fakti që investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend të

favorshëm për të investuar. Operimi i firmave të huaja në strukturat e tregut,

mundëson prodhimin e të mirave dhe shërbimeve falë teknologjisë që këto firma

32

Raporti i IHD-ve, 2012 33

Investor satisfaction survey, 2012 34

Analiza e zhvillimit në sektorin e jashtëm të ekonomisë, Janar 2014

Page 55: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

55

disponojnë. Por, nga ana tjetër, duhet të pranojmë se pozicionimi kyç në disa sektorë

kryesorë të ekonomisë nga ana e firmave të huaja tregon që kompanitë vendase ende e

kanë të vështirë futjen në këto struktura tregu.

Për këtë arsye është e nevojshme të kemi bashkëpunime midis firmave të huaja dhe

atyre vendase, pasi investimet e huaja së bashku me investimet vendase nxisin

konkurrencën në treg, rrisin sasinë e prodhimit në vend dhe ndikojnë pozitivisht në

rritjen ekonomike.

3.5. Investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore

Shqipëria bën pjesë në vendet e Evropës Juglindore dhe për këtë arsye është e

rëndësishme të merren në analizë prirjet kryesore të zhvillimit ekonomik, politik dhe

institucional të këtyre vendeve. Shtetet që kemi parasysh janë Shqipëria, Mali i Zi,

Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Fillimisht, analiza jonë do të përqendrohet në një vështrim të përgjithshëm

makroekonomik të këtyre shteteve dhe më pas te investimet e huaja direkte drejt tyre

për vetë faktin se këto vende kanë hyrë ose po përgatiten për të hyrë në Bashkimin

Evropian. Aspirimi drejt BE përbën ende një sfidë të madhe, prandaj është tejet e

domosdoshme bashkëpunimi i ngushtë i këtyre shteteve me njëri-tjetrin për të arritur

një nivel më të mirë socialekonomik.

Gjatë vitit 2013, ekonomia shqiptare pësoi një rënie të lehtë. Ndër faktorët kryesorë

që ndikuan në rënien ekonomike të vendit tonë, mund të përmendim borxhin publik

që është mbi 60 për qind e PBB-së dhe dobësitë që shihen në sektorin financiar në

lidhje me kreditë e këqija.

Rritja ekonomike në Kosovë, në vitin 2013, vazhdoi të jetë ndër më të lartat në rajon,

me 2.5 për qind, por ende ky shtet mbetet më i varfri në Evropën Juglindore, pasi

niveli i papunësisë dhe i varfërisë mbeten ende në nivele të larta35

.

Rritja e ekonomisë ishte me 0.8 për qind për Bosnjë-Hercegovinën për vitin 2013.

Parashikohet se ecuria ekonomike në këtë shtet do të jetë më e mirë për vitin 2014,

megjithse reformat ekonomike dhe politike nuk kanë ecur sipas pritshmërive, duke u

rrezikuar për të tërhequr fonde nga BE-ja.

Edhe për Malin e Zi ecuria e ekonomisë pësoi një rënie për vitin 2013 për arsye se

nivelet e borxhit publik janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Në vitin 2014,

parashikohet një rritje me 2.5 për qind për shkak të përmirësimeve si në kërkesën e

jashtme, ashtu edhe të brendshme.

35

Overview of Macroeconomic and Fiscal Challenges in the Western Balkans and Implications for the

WBIF, 2013

Page 56: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

56

Situata ekonomike paraqitet më e mirë për Maqedoninë në vitin 2013, falë rritjes së

vazhdueshme të investimeve të huaja direkte. Këto investime të huaja priten të

ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të Maqedonisë në vitet e ardhshme. Për

vitin 2014 parashikohet që rritja të jetë në masën 3 për qind.

Edhe ekonomia e Serbisë nuk ka kaluar pa i ndier vështirësitë financiare. Borxhi

publik ka tejkaluar 60 për qind të PBB-së dhe ende vazhdon të rritet. Me probleme

serioze shfaqet sektori i kredisë ku kreditë me probleme janë mbi 20 për qind të totalit

të kredisë. Për vitin 2014 parashikohet se rritja ekonomike do të jetë në masën 1.3 për

qind, nivel disi më i dobët se në vitin 201336

.

Grafiku 3. 8. PBB për frymë sipas vendeve

Burimi: WBIF (FMN), nëntor, 2013

Ashtu siç shihet edhe nga grafiku i mësipërm, vetëm Kroacia e mbart të njëjtë PBB-

në për frymë me vendet e BE-së. Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit përsa i

përket PBB-së për frymë, çka do të thotë se ne ende nuk kemi arritur një nivel të mirë

të jetesës, edhe pse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të patur një rritje të

qëndrueshme ekonomike.

Pas vitit 2009, të gjitha vendet e Evropës Juglindore pësuan një rënie të ndjeshme të

rritjes ekonomike. Efektet e krizës janë pasqyruar në grafikun 3.9, ku shihet qartë se

rritja ekonomike ka pësuar rënie në secilin shtet.

Sipas grafikut 3.9. Kosova ka rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, ndërsa

Kroacia dhe Serbia, që janë vendet me ekonominë më të madhe, rezultojnë me një

36

Po aty, WBIF, 2013

Page 57: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

57

normë rritje vjetore prej vetëm 2 për qind. Rritja ekonomike e Serbisë mbetet ende në

nivele të ulta për shkak të pengesave ligjore dhe rregullatore të veprimtarive të

biznesit me vendet e rajonit37

.

Grafiku 3. 9. Rritja ekonomike për vendet e Evropës Juglindore

Burimi: WBIF (FMN), nëntor, 2013

Në grafikun 3.10 pasqyrohet niveli i konsumit, i investimeve dhe eksporti neto për

vendet e Evropës Juglindore. Në grafik bie në sy se, përveç Kroacisë, të gjitha vendet

e tjera konsumojnë sasi të konsiderueshme të mallrave të siguruara nga importi.

Eksportet neto rezultojnë për të gjitha këto vende me vlerë negative, çka do të thotë se

më shumë importohet, sesa eksportohet.

Konsumi i madh i tejkalon edhe prodhimin total në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë

dhe në Mal të Zi. Mund të thuhet se shtetet e tjera, si: Shqipëria, Maqedonia dhe

Serbia, shfaqin një prirje për të konsumuar rreth 95 për qind të PBB-së. Një konsum

kaq i lartë nënkupton dhe një kursim të ulët për të ndikuar në investimet e tyre. Pra,

është e nevojshme që këto shtete të nxisin investimet private dhe publike në vend.

Sipas raportit të Spahn, Vukotić dhe O’Mahony (2013) ky tregues nxit nevojën e

rritjes së strategjive të orientuara nga eksporti mbështetur nga reformat strukturore të

rritjes së prodhimtarisë, të liberalizimit të tregut, të futjes në tregjet e huaja, të

kërkimit shkencor, të kreativitetit dhe inovacionit.

37

Overview of Macroeconomic and Fiscal Challenges in the Western Balkans and Implications for the

WBIF, 2013

Page 58: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

58

Grafiku 3. 10. Konsumi, investimet dhe eksporti neto

Burimi: WBIF (FMN), Nëntor 2013

Vendet e Evropës Juglindore tërhoqën një numër të konsiderueshëm të investimeve të

huaja direkte falë klimës së mirë të biznesit, kostos më të ulët të fuqisë punëtore,

lehtësisë së hyrjes në tregjet evropiane dhe, kryesisht, si rrjedhojë e privatizimeve të

ndërmarrjeve shtetërore. Por, pas vitit 2010, IHD-të pësuan një tkurrje të lehtë në

vendet e Evropës Juglindore për shkak të krizës financiare që po kalonin vendet

investuese që, kryesisht, ishin vende të BE-së. Gjatë vitit 2010, prurjet e IHD-ve në

Shqipëri ishin 793 milionë euro dhe flukset e IHD-ve vazhdonin të ishin të

qëndrueshme në vitet në vijim. Kroacia dhe Shqipëria ishin tërheqësit më të mëdhenj

të flukseve në rajon për vitin 201238

.

Nga grafiku 3.11 vihet re se flukset e IHD-ve janë ulur ndjeshëm për Serbinë në vitin

2012 krahasuar me një vit më parë. Edhe për Maqedoninë shohim një rënie të IHD-ve

në vitin 2012, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë shohim një rritje të IHD-ve për vitin

2012.

38

Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe i investimeve, 2014-2020

Page 59: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

59

Grafiku 3. 11. Flukset e IHD-ve në Evropën Juglindore

Burimi: World Investment Report, 2013

Lehtësia e të bërit biznes në vendet e Evropës Juglindore

Për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, vendet e Evropës Juglindore duhet të

jenë më konkurruese dhe më prodhuese. Raporti ekonomik39

për vendet e Evropës

Juglindore, ndër të tjera, trajton dhe lehtësinë e të bërit biznes në këto vende. Sipas

këtij raporti, për këto vende këshillohet përshpejtimi i reformave strukturore që nxisin

investimet e huaja në vend.

Por, si është të bësh biznes në këto vende?

Vihen re përmirësime të dukshme në lehtësimin e procedurave të fillimit të një

biznesi në këto vende. Procesi i privatizimit do të ndikojë pozitivisht në tërheqjen e

investitorëve të huaj. Megjithatë, për këto shtete ende ka shumë punë për t’u bërë

derisa të arrihet një klimë më e mirë për të bërë biznes.

Në grafikun e mëposhtëm shihet se Maqedonia mban vendin e parë për fillimin e një

biznesi. Gjithashtu, Maqedonia po përpiqet të thithë investitorë në fushën e energjisë

elektrike.

39

Raporti ekonomik për vendet e Evropës Juglindore, nr. 3, 2012

Page 60: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

60

Grafiku 3. 12. Lehtësia e të bërit biznes në vendet e EJL

Burimi: BB Doing Business, 2013, (Raporti ekonomik për vendet EJL, nr. 3)

Ashtu siç e trajtuam dhe më sipër, Shqipëria ka bërë progres në lehtësimin e të bërit

biznes. Por në vitin e fundit shihet se renditja e Shqipërisë është përkeqësuar duke

kaluar në vendin e 90-të për sa i përket lehtësisë së të bërit biznes.40

Mali i Zi ka një përmirësim të ndjeshëm në lehtësimin e pagesave të taksave. Mali i

Zi u rendit në vendin e 51-të në vitin 2013 nga vendi i 56-të që ishte në vitin 2012.

Serbia ka lehtësuar ndjeshëm procedurat e fillimit të biznesit gjë që ka ndikuar dhe në

përmirësin e saj në renditje, duke kaluar nga vendi i 92-të në vitin 2012 në vendin e

88-të në vitin 2013. Edhe Kosova i ka përmirësuar procedurat e fillimit të biznesit.

Kështu nga vendi i 117-të, në vitin 2012, ajo u rendit në vendin e 98-të në vitin 2013.

Vetëm Bosnjë-Hercegovina pati një rënie të lehtë nga vendi i 125-të në vitin 2012 në

vendin e 126-të në vitin 201341

.

Nëse krahasojmë vendet e Ballkanit Perëndimor sipas konkurrueshmërisë globale, do

të shohim se vendin e parë në listë e zë Mali i Zi dhe pas tij Maqedonia. Të bën

përshtypje se konkurrueshmëria e Bosnjë-Hercegovinës ka ardhur në rritje vitet e

fundit duke lënë pas Shqipërinë dhe Serbinë.

Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë të konkurrueshmërisë në vitet 2012-2013.

Megjithatë, mund të thuhet se reformat e ndërmarra nga qeveritë shqiptare kanë

ndikuar pozitivisht në rritjen e konkurrencës.

Në mënyrë që Shqipëria të ketë një rritje të konkurrueshmërisë në vendet e rajonit dhe

më gjerë, është e nevojshme të përmirësohen kapacitetet teknologjike të kohës, klima

40

Doing Business in Albania, 2014 41

Raporti ekonomik për vendet e Evropës Juglindore, Nr 3, 2012

Page 61: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

61

e mirë e biznesit, investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe konsolidimet e

institucioneve42

.

Në grafikun 3.13 paraqitet renditja e vendeve të Ballkanit sipas raportit të

konkurrueshmërisë globale.

Grafiku 3. 13. Renditja e vendeve të Ballkanit

Burimi: Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve, 2014-2020

Investimet e huaja direkte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të

vendeve të Evropës Juglindore, por për to ende mbetet sfidë tërheqja e vazhdueshme

e investitorëve të huaj.

Bisedimet dhe marrëveshjet ndërmjet shteteve të Evropës synojnë zbatimin e

politikave nxitëse për rritjen e tyre ekonomike. Kështu, marrëveshja e investimeve

OECD për Evropën Juglindore43

u jep mbështetje të gjitha qeverive të rajonit për të

nxitur rritjen ekonomike, duke përdorur shkëmbimin e përvojave dhe përdorimin e

instrumenteve të duhura. Kjo marrëveshje synon përmirësimin e klimës së biznesit

dhe nxitjen e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.

“Vizioni 2020” për vendet e ballkanit perëndimor mbështetet në këto shtylla kryesore:

Forcimi i lidhjeve rajonale për të nxitur IHD-të dhe ndjekja e politikave

jodiskriminuese;

Rritja e konkurrueshmërisë në sektorin privat;

42

Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, 2014-2020 43

Investment Compact for South East Europe, Janar, 2012

Page 62: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

62

Pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në tregun e punës;

Forcimi i sundimit të ligjit dhe minimizimi i korrupsionit, duke krijuar një

mjedis më konkurrues për të gjitha firmat e sektorit privat.

Ky vizion nxit përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për arritjen sa

më të mirë në secilën prej shtyllave të vendosura. Zhvillimi i kapitalit human, politika

lehtësuese tregtare, reforma rregullatore, politika e taksave, infrastruktura për

investime janë disa nga mënyrat e duhura që duhet të ndjekin këto vende për të nxitur

investimet e huaja direkte.

INVESTMENT COMPACT FOR

Page 63: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

63

KREU IV

MODELE TË RRITJES EKONOMIKE

Page 64: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

64

MODELE TË RRITJES EKONOMIKE

4.1. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike

Shumë ekonomistë, vitet e fundit, kanë trajtuar lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe rritjes

ekonomike në vendet pritëse. Studimet e ndryshme empirike nuk kanë dalë në një

përfundim të vetëm, pasi në disa vende IHD-të kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike dhe në disa të tjera jo.

Studimet e para për rritjen ekonomike i gjejmë te modelet neoklasike. Thjeshtësia e

tyre ka bërë që modelet neoklasike të jenë baza e punës aplikative dhe teorike për

akumulimin e kapitalit dhe rritjen ekonomike. Këto modele mbështeten te funksioni i

prodhimit, i cili shpreh lidhjen ndërmjet sasisë së inputeve të përdorura (kapitalin dhe

punën) dhe mallit të prodhuar.

Analizat neoklasike tregojnë se IHD-të nuk ndikojnë në normën e rritjes ekonomike

në periudha afatgjata, por vetëm në periudha afatshkurtra. Një rritje e jashtme

(ekzogjene) në IHD-të, ndikon në rritjen e kapitalit dhe më pas të output-it (për

person), por kjo rritje është e përkohshme si pasojë e ligjit të të ardhurave marxhinale

rënëse. Investimet e huaja direkte mund të ndikojnë në normën e rritjes vetëm

nëpërmjet progresit teknologjik ose rritjes së forcës punëtore, të cilët konsiderohen si

ekzogjenë44

.

Solow (1956, 1957) aplikoi analizën e rritjes brenda modelit neoklasik. Modeli

neoklasik analizonte ndikimin e madh të progresit teknologjik në rritjen ekonomike,

ndërsa teoritë e reja të rritjes ishin të përqendruara kryesisht në krijimin e njohurive

teknologjike dhe në transmetimin e tyre (Nowbutsing, 2009).

Në punimin e saj Alfaro (2003) analizon se IHD-të në sektorë të ndryshëm kanë

ndikime të ndryshme në rritjen ekonomike të një vendi. Kështu, në matjen e kryer

empirike, rezultoi se IHD-të në sektorin parësor kanë prirje të kenë ndikim negativ në

rritjen ekonomike, ndërsa IHD-të në sektorin e prodhimit kanë ndikim pozitiv.

Më vonë, Alfaro me bashkëpunëtorët e saj (2006) paraqitën lidhjen ndërmjet qasjes

teorike dhe asaj empirike. Modeli mbështetet në rolin e tregjeve financiare, të IHD-ve

dhe të rritjes ekonomike. Ata arritën në përfundimin se vendet me tregje të zhvilluara

financiare i nxisin më shumë IHD-të dhe, si pasojë ato kanë ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike. Gjithashtu, ata theksojnë se vendet me tregje të zhvilluara financiare

mund ta kenë normën e rritjes ekonomike dy herë më të lartë se vendet me tregje

financiare më pak të zhvilluara. Edhe faktorë të tjerë, si: struktura e tregut dhe kapitali

human nxisin tërheqjen e IHD-ve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike të

vendit.

Në modelin klasik, kapitali përcaktohet si një ndër faktorët kryesorë që ndikon në

rritjen ekonomike, ndërsa në teoritë e mëvonshme theksi vihet te teknologjia si faktor

44

Economic Growth and FDI in the Transition Economies, fq. 187

Page 65: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

65

kyç. Në botimet e viteve të fundit, shumë studiues kanë trajtuar lidhjen ndërmjet

transferimit të teknologjisë nëpërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. Studiuesit

argumentojnë se investimet e huaja direkte mund ta nxisin teknologjinë e përparuar,

duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit pritës. Kjo justifikon tërheqjen në rritje të

investimeve të huaja.

Kështu për shembull, Wang dhe Blomstrom (1992) i kushtojnë rëndësi transferimit të

teknologjisë nëpërmjet kompanive shumëkombëshe dhe bashkëveprimit ndërmjet

firmave të huaja dhe firmave vendase.

Xu (2000) argumentoi se transferimi i teknologjisë nëpërmjet kompanive

shumëkombëshe kontribuon në rritjen e prodhimtarisë në vendet e zhvilluara, por jo

në vendet më pak të zhvilluara. Kjo për arsye se vendet që përfitojnë nga transferimi i

teknologjisë, duhet të kenë patjetër një nivel minimal të caktuar të kapitalit human.

Borensztein, De Gregorio, & Lee (1995) trajtuan lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe

kapitalit human. Ata arritën në përfundimin se IHD-të kanë ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike të vendeve pritëse vetëm nëse ato zotërojnë një nivel të caktuar të kapitalit

human. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human është matur nga Borenstein, De

Gregorio, & Lee (1998) në mënyrë empirike (e matur si normat e frekuentimit në

lidhje me arsimin e mesëm).

Një koeficient pozitiv i lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human tregoi se IHD-të

mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të një vendi. Hanson (2001),

argumentoi se nëse kapitali i huaj dhe vendas janë plotësues të njëri-tjetrit, ndikimi

përfundimtar i IHD-ve në normën e rritjes do të jetë më i madh.

Investimet e huaja direkte, gjithashtu, ndikojnë në tregun e punës nëpërmjet krijimit të

vendeve të reja të punës. Ndër ndikimet më të rëndësishme dhe afatgjata të IHD-ve

është transferimi i teknologjisë dhe i njohurive teknike (know-how) që mishërohen në

kapitalin human. Nëse investimet e huaja kryhen në veprimtari në të cilat firmat

vendase kanë përvojë të kufizuar, atëherë IHD-të do të ndikojnë në transferimin e

njohurive të rëndësishme në aspektin e trajnimit, në praktikat dhe teknikat e

menaxhimit dhe sjelljen organizative. IHD-të, gjithashtu, mund të rrisin prodhimtarinë

nëpërmjet kërkimit dhe zhvillimit (R&D) duke ndikuar pozitivisht në rritjen e

prodhimit Campos & Kinoshita (2002).

Në punimin e tyre, Campos & Kinoshita (2002) trajtuan së bashku modelet e rritjes

ekonomike që rrjedhin nga modeli bazë i funksionit të prodhimit të Solow-it, i

zhvilluar më pas nga Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998), nga Mankiw, Romer,

& Weil (1992) dhe nga Easterly (2001). Ata testuan efektet e IHD-ve në rritjen

ekonomike në 25 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në vendet e ish-

Bashkimit Sovjetik për periudhën 1990-1998. Studimi tregoi se IHD-të kanë një

ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendeve të marra në

analizë.

Nisur nga studimi i mësipërm, do të mbështetemi në këto modele të rritjes ekonomike,

për të parë si ndikojnë IHD-të në rritjen ekonomike të vendit tonë. Për këtë le t’i

analizojmë me radhë modelet njëri pas tjetrit.

Modeli i zhvilluar nga Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998), paraqet rritjen

ekonomike në varësi të variablave: PBB-ja fillestare, kapitali human, IHD-të,

Page 66: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

66

inflacioni, shpenzimet qeveritare, qëndrueshmëria politike dhe burokracia (BGL1). Në

bazë të tyre, nxirret barazimi se:

y(BGL1) = f (y0, hk, IHD, infl, govc, lufta, burokracia), ku

y është rritja reale e PBB-së,

y0 është PBB fillestar,

hk është kapitali human,

IHD janë investimet e huaja direkte,

infl është norma e inflacionit,

govc janë shpenzimet qeveritare si një përqindje e PBB-së,

lufta është një variabël dummy për luftë dhe

burokracia është një variabël institucional që pasqyron nivelin e burokracisë.

Modeli (BGL1) parashikon se të ardhurat fillestare, inflacioni, shpenzimet qeveritare

dhe lufta (mungesa e qëndrueshmërisë politike) ndikojnë negativisht në rritjen reale të

PBB-së, ndërsa kapitali human, IHD-të dhe burokracia (si një variabël institucional)

ndikojnë pozitivisht në rritjen reale të PBB-së.

Në variantin e dytë të modelit të (Borenstein, De Gregorio, & Lee, 1998), jepet lidhja

e mësipërme, por tashmë, duke përfshirë edhe inv (investimet e brendshme) dilet në

barazimin e ri:

y(BGL2) = f (y0, hk, IHD, infl, govc, lufta, burokracia, inv)

Investimet (inv) mundësojnë shqyrtimin e marrëdhënieve ndërmjet investimeve të

huaja dhe investimeve të brendshme, ku nxirret në dukje se koeficienti për IHD-të në

vetvete nuk është statistikisht i rëndësishëm, por ndikimi i tij vjen si rrjedhojë e

ndërveprimit ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human (ky i fundit është statistikisht i

rëndësishëm dhe bazë për rezultatin e tyre).

Zbatimi i modelit (BGL2) në ekonomitë e vendeve në tranzicion solli përfundimin se

IHD-të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të tyre.

Sipas Mankiw, Romer & Weil (1992) rritja reale e PBB-së mund të paraqitet si më

poshtë:

y(MRW) = f (y0, hk inv, pop, IHD),

ku pop është rritja e popullsisë, variabël që nuk është përfshirë në modelet e tjera.

Në këtë model, ndryshimi teknologjik merret si një funksion i IHD-ve. Modeli

(MRW) parashikon se të ardhurat fillestare dhe rritja e popullsisë ndikojnë negativisht

në rritjen reale të PBB-së, ndërsa investimet, kapitalit human dhe IHD-të ndikojnë

pozitivisht në rritjen rritjen reale të PBB-së.

Page 67: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

67

Modeli i fundit ekonometrik Easterly (2001) është rezultat i kërkimit të një funksioni

që bashkon përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike ndërmjet vendeve dhe paraqitet

si më poshtë:

y = f (y0, hk, IHD, infl, infra, OECD growth)

ku, për variablat e përcaktuara më sipër, infra është një përafrues për cilësinë e

infrastrukturës në telekomunikacion në ekonominë e pritëse dhe OECD growth është

një përafrues për tregtinë ndërkombëtare.

Modeli i Easterly-t parashikon se të ardhurat fillestare dhe inflacioni ndikojnë

negativisht në rritjen reale të PBB-së, ndërsa kapitalit human, IHD-të, infrastruktura

në telekomunikacion dhe zgjerimi i OECD-së ndikojnë pozitivisht në rritjen reale të

PBB-së. Normat e ulta të rritjes ekonomike, Easterly ia atribuon goditjeve të jashtme,

si, për shembull, ngadalësimit të rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara. Duke u

ndalur vetëm në vendet e OECD-së Mello (1999), vërejti se IHD-të ndikojnë në rritjen

ekonomike vetëm në vendet në të cilat kapitali vendas dhe i huaj janë plotësues të

njëri-tjetrit.

Mospërputhja në disa raste ndërmjet teorisë së rritjes ekonomike dhe të dhënave

empirike vjen si rezultat i përpjekjeve për të barazuar IHD-të me transferimin e

teknologjisë, ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendeve dhe të rajoneve të botës

IHD-të përfshijnë një rrjet marrëveshjesh që shkojnë përtej transferimit të teknologjisë

(Campos & Kinoshita, 2002).

4.2. Zbatimi i modeleve të ndryshme në Shqipëri

Metodologjia

Për të studiuar efektin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri është përdorur

modeli Solow duke shfrytëzuar të dhënat dytësore. Në model janë përfshirë PBB-ja

për frymë, investimet e huaja si pjesë e PBB-së, kapitali si pjesë e PBB-së dhe

popullsia në moshë pune.

Të dhënat u përkasin viteve 1991-2011. Për të dhënat e munguara, janë ndërthurur

burime të ndryshme. Për vitet që u mungojnë të dhënat, janë bërë parashikime të

mundshme ku për vitin Vt janë marrë të dhënat e vitit Vt+1, duke shtuar normën e

rritjes nga Vt+1 në Vt+2.

Burimet e të dhënave janë Banka Botërore, Banka e Shqipërisë, Instat etj. Të dhënat

janë përpunuar me programin SPSS. Për testimin e modeleve të trajtuara më sipër

është përdorur F-testi (në rastin e modelit) dhe t-testi (në rastin e variablit shpjegues

IHD).

Page 68: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

68

4.2.1. Zbatimi i modelit Solow

Modeli i transformuar sipas Solow është ai i funksionit Cobb-Douglas:

ku A është poduktiviteti total i faktorëve të prodhimit (TFP), L është faktori punë i

prodhimit, K është stoku i kapitalit dhe α është elasticiteti i punës (raporti i të

ardhurave nga puna me totalin e të ardhurave të ekonomisë).

Faktori i kapitalit ndahet në kapital vendas dhe në kapital të huaj (IHD). Duke i kaluar

në trajtën logaritmike, kemi modelin ekonometrik Solow, si më poshtë:

0+

Në radhë të parë, le të provojmë nëse ky model është statistikisht i rëndësishëm, për

të treguar ndikimin që kanë faktorët e prodhimit në rritjen ekonomike. Për këtë,

hipotezat e ngritura janë:

Hipoteza nul:

Hipoteza alternative: Të paktën njëri nga koeficientët është i ndryshëm nga zero,

Për testimin e hipotezave është përdorur testi i Fisherit, F-testi. Ky lloj testi shërben

për të vërtetuar nëse modeli është i përshtatshëm për të shpjeguar rritjen ekonomike

në vendin tonë. Sa më e madhe të jetë vlera e F-testit (të llogaritur), aq më i mirë

konsiderohet modeli.

Në model janë përfshirë PBB-të për frymë, investimet e huaja direkte si pjesë e PBB-

ve, kapitali si pjesë e PBB-së dhe popullsia në moshë pune.

Modeli është statistikisht i rëndësishëm në nivelin e rëndësisë α = 1% (F- llog =

34,845 > F-kr dhe i rëndësishëm p-value< 1%). Pra, hedhim poshtë hipotezën nul, ku

supozonim se asnjëri prej faktorëve nuk ndikon në rritjen ekonomike (sipas modelit

Solow). Duke hedhur poshtë H0 (hipotezën nul) dhe duke pranuar Ha (hipotezën

alternative), thjesht arrijmë në përfundimin se të paktën njëri nga variablat në model

është statistikisht i lidhur me PBB-në, treguesin e rritjes ekonomike.

Pasi kemi provuar modelin, hipoteza e radhës në studim është lidhja IHD-PBB, ku

kërkojmë të testojmë nëse investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë ndikuar në

rritjen ekonomike.

Hipoteza nul: Rritja e IHD-ve nuk ndikon në rritjen ekonomike. = 0

Hipoteza alternative: Rritja e IHD-ve ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike. ≠ 0

Testi i përdorur është testi i studentit, t-testi. Ai shërben për të vërtetuar nëse një

koeficient është statistikisht i rëndësishëm, pra a ndikon variabli i përfshirë në model

tek variabli i varur (rritja ekonomike). Në tabelën 4.1 jepet modeli Solow.

Page 69: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

69

Tabela 4. 1. Modeli Solow

Modeli

Koefic. e pastand. Koefic. e stand.

t

p-value Beta Gabimi stand. Beta

Solow

Konstante 4.218 1.416

2.978 0.006

LnL 0.134 0.096 0.124 1.391 0.176

LnIHD 0.356 0.039 0.839 9.17 0.000

LnKap 0.597 0.099 0.551 6.052 0.000

Fisher

34.845

p-value (Fisher)

0.000

R katror

0.795

Burimi: Nga autori

Nga tabela e mësipërme shohim se IHD-të kanë ndikim statistikisht të rëndësishëm

pozitiv (koeficienti i vlerësuar ) në rritjen e PBB-së në nivelin p=1%.

Një rritje me 1 për qind e IHD-ve sjell një rritje me 0.00356 në PBB-në, ose 0.356%.

Pra koeficientët tregojnë elasticitetin e pjesshëm (fakti që faktorët e tjerë mbahen

konstatë), në ç’përqindje ndryshon variabli i varur, kur variabli i pavarur ndryshon me

një pikë përqindjeje dhe variablat e tjerë ndikues mbahen të pandryshueshëm.

4.2.2. Zbatimi i modelit Mankiw

Studimi i varësisë ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike nga Mankiw, Romer, &

Weil (1992) paraqitet si më poshtë:

y (MRW)= f (y0, inv, pop, hk, IHD), ku

variabël shtesë në këtë model është variabli i pavarur pop, që është rritja e popullsisë.

Në model janë marrë variablat shpjeguese, si: të ardhurat kombëtare neto, investimet

si % e PBB-së, të punësuarit, rritja e popullsisë, investimet e huaja direkte si përqindje

e PBB-së dhe është analizuar efekti i rëndësisë së tyre statistikore në rritjen vjetore të

PBB-së.

Modeli është statistikisht i rëndësishëm në nivelin 1% (sig = 0.006) dhe shpjegon

shumë mirë nga ana statistikore variablat e pavarur në rritjen ekonomike. Gjithashtu,

duke marrë parasysh R2, 45.8% e variablave të varur, shpjegojnë variablin e pavarur.

Page 70: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

70

Tabela 4. 2. Modeli Mankiw

Modeli

Koefic. e pastand.

Koefic. e

stand.

t

p-value Beta

Gabimi

stand. Beta

Solow

nga

Mankiw

Konstante -29.705 8.220

-3.614 .001

Të ardhurat

kombëtare neto 2.599 .000 1.068 3.087 .005

Investimet si % e

PBB-së .399 .188 .617 2.126 .044

Rritja e popullsisë

(në % vjetore) -12.223 2.932 -1.773 -4.169 .000

Të punësuar 1.852 .002 1.157 2.805 .010

IHD si (% e PBB-

së) -1.621 .918 .599 1.766 .090

Fisher

4.220

R katror

.458 Burimi: Nga autori

Variabli i varur: Rritja e PBB-së (në % vjetore)

Variablat shpjegues: Konstante, të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), investimet (si % e PBB-

së), rritja e popullsisë (në % vjetore), të punësuar, IHD- investimet e huaja direkte (si % e PBB-së).

Realisht, duke marrë në analizë të dhënat tona, një sërë treguesish kanë ndikim të

ndryshëm nga ai që pritej. Rritja e popullsisë ka një ndikim statistikisht të

rëndësishëm, por negativ në nivelin 1% në rritjen ekonomike. Nëse popullësia e një

vendi rritet me ritme më të shpejta se prodhimi, atëherë niveli i prodhimit real për

frymë ulet (kur faktorët e tjerë i mbajmë të pandryshuar). Është kjo arsyeja pse

ekziston një lidhjë e zhdrejtë midis rritjes së popullësisë dhe rritjes ekonomike.

Investimet e huaja direkte kanë ndikim negativ në rritjen ekonomike, por statistikisht

jo të rëndësishëm. Vihet re se IHD-të së bashku me investimet e brendshme janë

statistikisht të rëndësishme në nivelin 5%, si një variabël i vetëm (p-value = 0.044)

dhe ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike. Të ardhurat neto kombëtare dhe të

punësuarit kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe statistikisht të rëndësishëm

në nivelin 5%.

4.2.3. Zbatimi i modelit BGL1 dhe BGL2

Modeli i zhvilluar nga Borensztein, de Gregorio dhe Lee (1998) shpreh varësinë e

rritjes ekonomike nga variablat PBB fillestar, kapitali human, IHD, inflacioni,

shpenzimet qeveritare, qëndrueshmëria politike dhe institucionet:

y (BGL1) = f (y0, hk, IHD, infl, govc, war, buroqual), ku:

Page 71: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

71

y është rritja reale e PBB-së,

y0 është PBB fillestar, të ardhurat

hk është kapitali human, (si kapital human do të marrim numrin e të punësuarve)

IHD-të janë investimet e huaja direkte,

infl është norma e inflacionit,

govc janë shpenzimet qeveritare si një përqindje e PBB-së,

war është variabli që merr vlerën 0 kur është luftë dhe vlerën 1 kur është paqe. Si

periudhë për war marrim vitet ‘90, ‘91, ’92, ’93, ‘97, ’98 dhe 2008, të para nga

këndvështrimi ekonomik si vite të krizave ekonomike.

buroqual është variabli institucional që reflekton nivelin e burokracisë (meqë nuk

kemi të dhëna të vazhdueshme në vite, nuk mund ta përfshijmë në model).

Modeli është ndërtuar duke marrë parasysh PBB-në për frymë, shpenzimet qeveritare

në vite (si % e PBB-së), të ardhurat kombëtare neto, IHD-të (si % e PBB-së),

inflacionin, të punësuarit si dhe variablin dummy për vitet jostabël në Shqipëri.

Analiza përfshin të dhëna nga vitet 1990-2011. Si variabël i varur është rritja

ekonomike, e cila shpjegohet nga variablat e pavarur: rritja e të ardhurave vjetore,

popullsia në moshë pune, IHD-të janë investimet e huaja direkte si përqindje e PBB-

së, infl është norma e inflacionit, govc janë shpenzimet qeveritare si një përqindje e

PBB-së, war është variabli që merr vlerën 0 kur është luftë dhe vlerën 1 kur është

paqe.

Për të ndërtuar një model me time series me variablin buroqual (variabli institucional

që pasqyron nivelin e burokracisë), nuk mund ta përfshijmë në analizë, duke qenë se

nuk kemi të dhëna në formë të vazhdueshme në vite.

R2 e rregulluar është 0.747, çka tregon për një shpjegueshmëri të mirë të variablave të

pavarur me variablin e varur. Gjithashtu, duke analizuar vlerën e Fisherit, kemi një

shpjegim në nivel të mirë të modelit dhe statistikisht të rëndësishëm (p-value<1%).

Tabela 4. 3. Modeli BGL1

Modeli

Koefic. e pastand.

Koefic. e

stand.

t

p-value Beta

Gabimi

standard Beta

BGL1

Konstante 27.191 19.667

1.383 .187

Të ardhurat

kombëtare neto .567 .085 .909 6.641 .000

IHD (si % e PBB-

së) .089 .383 .028 .231 .820

Shpenz. qeveritare

G (si % e PBB-së)

-1.730

.566 -.706

-

3.055 .008

Page 72: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

72

Të punësuarit -.298 .589 -.083 -.506 .620

Inflacioni (në %

vjetore) -.129 .044 -.664

-

2.928 .010

War-Vitet jostabël

në vend -6.788 3.086 -.336

-

2.199 .044

Fisher

11.325

p-value (Fisher)

.000a

R katror

.819

Burimi: Nga autori

Variabli i varur: Rritja e PBB (në % vjetore)

Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara) (rritja % vjetore), IHD-të

(si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare (si % e PBB-së), Të punësuarit (raporti i të punësuarve me

numrin e popullsisë në %), inflacioni, CPI (në % vjetore), war - Vitet jostabël në vend.

y = 27.191 + 0.567y0 + 0.089 IHD -1.730gov - 0.298 hk - 0.129infl - 6.788war + u

Modeli parashikon që të ardhurat fillestare, inflacioni, shpenzimet qeveritare dhe

gjendja e luftës (qëndrueshmëria politike dhe ekonomike) kanë ndikim negativ, ndërsa

kapitali human, IHD-të dhe institucionet kanë ndikim pozitiv.

Duke analizuar të dhënat për vendin tonë, shohim që inflacioni, shpenzimet qeveritare

dhe variabli war kanë ndikime negative, kurse investimet e huaja direkte dhe të

ardhurat kanë ndikime pozitive në rritjen ekonomike. Të punësuarit (raporti i të

punësuarve me numrin e popullsisë në %) nuk kanë një ndikim statistikisht të

rëndësishëm në rritjen ekonomike, për arsye se numri i të punësuarve në vite ka

ardhur në rënie.

Gjithashtu nga tabela shohim se IHD-të nuk kanë një ndikim statistikisht të

rëndësishëm në rritjen ekonomike ndërsa variabli war dhe inflacioni janë statistikisht

të rëndësishëm në nivelin 5%.

Në fillim të viteve 1990, u vu re trendi i kundërt dhe ndikimi negativ që ka inflacioni

në rritjen ekonomike. Në këto vite, kemi një situatë inflacioni të lartë dhe rritja

ekonomike arriti nivele negative. Të njëjtën situatë, por shumë më të zbutur, kemi në

vitin 1997. Më pas trendi sa vinte dhe sheshohej si për rritjen ekonomike, ashtu edhe

për inflacionin, duke mbajtur në vite një trend ndryshimi pothuajse konstant.

Kjo gjendje paraqitet në grafikun 4.1 për inflacionin dhe rritjen ekonomike.

Page 73: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

73

Grafiku 4. 1. Inflacioni dhe rritja ekonomike në vite

Burimi: Banka e Shqipërisë

Variabli i të ardhurave dhe i shpenzimeve qeveritare kanë një efekt statistikisht të

rëndësishëm në rritjen ekonomike në nivelin 1%.

Varianti i dytë i modelit të Borensztein, de Gregorio dhe Lee (1998) paraqet varësinë

e mësipërme duke përfshirë inv (IHD-të dhe investimet e brendshme):

y(BGL2) = f (y0, hk, IHD, infl, govc, war, buroqual, inv)

Variabli i varur (rritja ekonomike) shpjegohet në masën 85.4% nga të ardhurat,

investimet e huaja, inflacioni, shpenzimet qeveritare, të punësuarit, war dhe

investimet e brendshme. Ky model është statistikisht i rëndësishëm në nivelin 1%.

Sipas tabelës së mëposhtme, shohim se të ardhurat fillestare, investimet e huaja,

shpenzimet qeveritare dhe investimet e brendshme kanë një ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike të vendit, ndërsa në vitet jostabël në Shqipëri, të punësuarit dhe inflacioni

kanë një efekt negativ në rritjen e PBB-së në vite.

Në ekonomine e një vendi të punësuarit ndikojnë pozitivish në rritjen ekonomike. Në

Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, shohim se numri i të punësuarve ka ardhur

gjithmonë në rënie45

. Është kjo arsyeja pse niveli i të punësuarve nuk ka ndikim të

ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit tonë.

45

Sipas të dhënave të Bankës Botërore

-50

0

50

100

150

200

250

19

90

19

91

19

92

19

93

19

94

19

95

19

96

19

97

19

98

19

99

20

00

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

Rritja e PBB

Iflacioni

Page 74: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

74

Tabela 4. 4. Modeli BGL2

Modeli

Koefiç. e pastand.

Koefiç. e

stand.

t p-value Beta

Gabimi

stand. Beta

BGL2

Konstante -5.345 14.572

-.367 .719

Të ardhurat

kombëtare neto .456 .069 .730 6.592 .000

IHD (si % ePBB-

së) .453 .411 .140 1.103 .289

Shpenzimet

qeveritare G .007 .002 .696 3.571 .003

Inflacioni ( %

vjetore) -.101 .033 -.522 -3.092 .008

Të punësuarit -.988 .623 -.275 -1.584 .136

war - Vitet jostabël

në vend -6.520 2.872 -.323 -2.270 .040

inv- Investimet (si

% e PBB-së) .485 .163 .434 2.970 .010

Fisher

11.732

p-value (Fisher)

.000a

R katror

.854 Burimi: Nga autori

Variabli i varur: Rritja e PBB-së (% vjetore)

Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara), (rritja % vjetore), IHD

(Investimet e huaja direkte, si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare G, Inflacioni (CPI % vjetore), Të

punësuarit (raporti i të punësuarve me numrin e popullsisë në %), war-Vitet jo stabël në vend, inv-

Investimet (si % e PBB-së).

Në bazë të të dhënave të tabelës 4.4, nxirret barazimi:

y(BGL2) = - 5.345 + 0.456y0 - 0.988hk + 0.453IHD - 0.101infl + 0.007govc -

6.520war + 0.485inv

Nga ana statistikore, sipas barazimit, ndikimi i investimeve të huaja direkte është i

parëndësishëm. I parëndësishëm është dhe variabli i kapitalit human (të punësuarit).

Variabli war dhe investimet e brendshme janë statistikisht të rëndësishme në nivelin

5%, kurse inflacioni, shpenzimet qeveritare dhe të ardhurat janë statistikisht të

rëndësishme në nivelin 1%.

Varianti i dytë i modelit mundëson shqyrtimin e marrëdhënieve ndërmjet investimeve

të huaja dhe investimeve të brendshme. Edhe këtu provohet teoria e Mankiw-it se

IHD-të dhe investimet e brendshme ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të

vendit. Koeficienti për IHD-të në vetvete nuk është statistikisht i rëndësishëm (t =

1,103˂ tcrit = 1.96, për α = 5%), ndërsa IHD-të së bashku me investimet e brendshme

kanë ndikim pozitiv (t = 2,970 ˃ tcrit = 1.96, për α = 5%).

Page 75: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

75

Gjithësesi, variabli për të punësuarit është statistikisht i rëndësishëm në lidhje të

drejtpërdrejtë me rritjen ekonomike, por, me përfshirjen e variablave të tjerë në

model, rëndësia e tij bie.

Grafiku 4. 2. Rritja e PBB në vite

Burimi: Banka e Shqipërisë

4.2.4. Zbatimi i modelit Easterly

Modeli i tretë ekonometrik, i quajtur modeli i Easterly-it (2001), është rezultat i

kërkimit të një funksioni që lidh përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike ndërmjet

vendeve, dhe paraqitet si më poshtë:

y = f (y0, hk, IHD, infl, infra, rritja e OECD), ku

infra është një zëvendësues për cilësinë e infrastrukturës në ekonominë pritëse,

rritja e OECD-së është një zëvendësues për tregtinë ndërkombëtare.

Regresioni është ndërtuar për 20 vitet e fundit, 1990-2011. Në model janë marrë të

dhënat e të ardhurave kombëtare në vend të të ardhurave fillestare; për kapitalin

human janë marrë të punësuarit; si tregues i infrastrukturës është marrë konsumi i

energjisë kwh për frymë, treguesi i rritjes sipas vendeve të OECD-së (si tregues i

përafrimit ose ndikues në PBB). Variablat e pavaruar e shpjegojnë 57.1% rritjen e

PBB-së.

Duke analizuar testin Fisher kemi një model të rëndësishëm nga ana statistikore në

nivelin 5%.

-40

-20

0

20

40

60

Rritja PBB I si %PBB punes IHD si %PBB

Page 76: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

76

Tabela 4. 5. Modeli Easterly

Modeli

Koefiç. e pastand.

Koefiç. e

stand.

t p-value Beta

Gabimi

stand. Beta

Easterly

Konstante -6.882 4.597

-1.497 .155

Të ardhurat

kombëtare neto .270 .097 .656 2.782 .014

Rritja e popullsisë

(% vjetore) 1.082 2.539 .119 .426 .676

IHD (si % e PBB-

së) .693 .601 .332 1.154 .267

Inflacioni (%

vjetore) -.055 .030 -.433 -1.841 .086

Konsumi i

energjisë elek (kwh

për frymë) .010 .004 .798 2.574 .021

Rritja e OECD-ve -.623 .899 -.156 -.693 .499

Fisher

3.330

R katror

.571 Burimi: Nga autori

Variabli i varur: Rritja e PBB (% vjetore)

Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), Rritja e popullsisë (%

vjetore), IHD (si % e PBB-së), Inflacioni, CPI (% vjetore), Konsumi i energjisë elektrike (kwh për

frymë), Rritja e OECD-ve.

Modeli (Easterly, 2001), trajton cilësinë e infrastrukturës në ekonominë e vendeve

pritëse dhe “OECD growth”, që është përafrues për tregtinë ndërkombëtare. Në këtë

model, inflacioni është me vlerë negative, ndërsa kapitali human, IHD-të,

infrastruktura dhe zgjerimi i OECD-së janë pozitive. Edhe sipas modelit të Easterlit

IHD-të nuk kanë një ndikim statistikisht të rëndësishëm në rritjen ekonomike në

vendin tonë (t = 1,154˂ tcrit = 1.96, për α = 5%).

Përmbledhje

Objektivi kryesor në këtë kapitull ishte matja e ndikimit të IHD-ve në rritjen

ekonomike në vendin tonë. Për të parë ndikimin e IHD-ve u zbatuan funksionet e

prodhimit që rrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow, Mankiw, Romer, & Weil

(1992), Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998) dhe nga Easterly (2001).

Modeli Solow arrin të shpjegojë rritjen e PBB-së në një masë të ndjeshme. (R2 =

0,79). Nëse shohim secilin nga variablat më vete, i vetmi faktor që del statistikisht i

parëndësishëm është popullsia në moshë pune (i cili nuk përbën objekt studimi në

Page 77: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

77

punimin tonë). Ndërsa IHD-të dhe kapitali ndikojnë pozitivsht në rritjen ekonomike

dhe janë statistikisht të rëndësishëm.

Në modelin (BGL1) dhe në modelin (BGL2), të zbatuar në vendin tonë, shohim se

IHD-të kanë efekt pozitiv në rritjen ekonomike të vendit, por nuk kanë një ndikim

statistikisht të rëndësishëm. Në modelin (BGL2) vihet re se efekti i IHD-ve së bashku

me investimet e brendshme është pozitiv dhe statistikisht i rëndësishëm.

Në modelin (MRW), të zbatuar në vendin tonë shohim se, duke marrë në analizë të

dhënat e vendit tonë, një sërë treguesish kanë ndikim të ndryshëm nga ajo që pritej.

Rritja e popullsisë ka ndikim statistikisht të rëndësishëm, por negativ në nivelin 1% në

rritjen ekonomike. Investimet e huaja direkte kanë ndikim negativ në rritjen

ekonomike, investimet (IHD-të dhe investimet vendase), të ardhurat neto kombëtare,

të punësuarit kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe statistikisht janë të

rëndësishëm në nivelin 5%.

Në modelin Easterly (2001), të zbatuar në vendin tonë, shohim se IHD-të kanë ndikim

statistikisht të parëndësishëm. Modeli i Easterly-t nuk gjen zbatim në rastin e

Shqipërisë, për vetë faktin se vendi ynë nuk ka kapacitete teknologjike, humane dhe

burime krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse në OECD.

Si përfundim mund të themi se në rritjen ekonomike të një vendi ndikojnë pozitivisht

norma e ulët e inflacionit, qëndrueshmëria politike dhe funksionimi sa më i mirë i

kuadrit institucional.

Përfundime

Kufizimet kryesore të ndërtimit të modeleve Solow, BGL1, BGL2, MRW dhe Easterly

lidhen me disponueshmërinë e të dhënave. Është e vështirë gjetja e të dhënave për të

ndërtuar seritë kohore (time-series) për të dhëna të shtrira gjatë në kohë (longitudinal)

për të na ndihmuar në ndërtimin e modeleve. Edhe atje ku gjenden të dhëna,

mungojnë të dhënat e viteve të fundit, ndaj janë përdorur të dhënat e marra nga

burime të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë, INSTAT dhe Banka Botërore.

Për variabla të caktuar jemi të detyruar të marrim variabla të përafërt, të dalë nga

variablat agregatë duke qenë se mungojnë të dhënat mikro P.sh., për hk, që është

kapitali human, kemi marrë raportin e të punësuarve mbi numrin e popullsi në %, për

variablin war janë marrë vite të përcaktuara si jostabël në Shqipëri, për sa i përket

periudhës politike dhe ekonomike. Për variablin buroqual, që pasqyron nivelin e

burokracisë nuk kemi të dhëna të vazhdueshme në vite, prandaj nuk është përfshirë në

model. Ka raste që këto modele e kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi efekti në PBB-në

është i ndryshëm në modelet që kemi përdorur. Kjo për arsye të variablave që janë

përdorur në model. Ndonjëherë, korrelacioni i lartë mund të sjellë efekte të ndryshme

nga ai që presim në variablin e varur.

Risia e përdorimit të këtyre modeleve ekonometrike është zbatimi i teorive të

ndryshme të rritjes ekonomike me të dhënat praktike të vendit tonë. Duke qenë se

IHD-të kanë një efekt statistikisht të rëndësishëm në rritjen e PBB-së në vendet e

zhvilluara, edhe ne presim që në të ardhmen IHD-të të kenë jo vetëm një efekt pozitiv

por edhe statistikisht të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Page 78: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

78

KREU V

KЁNDVЁSHTRIMI I FIRMAVE INVESTUESE NЁ SHQIPЁRI

Page 79: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

79

KЁNDVЁSHTRIMI I FIRMAVE INVESTUESE NЁ SHQIPЁRI

5.1. Rezultatet e faktorëve ndikues të investitorëve të huaj në Shqipëri

Metodologjia

Në periudhën dhjetor 2011 – janar 2012 u zhvillua vrojtimi mbi gjendjen e tregut dhe

opinionin e firmave tё huaja pёr sa i pёrket faktorёve ndikues nё vendimet e firmave

pёr tё investuar, tё tillё si: faktorёt qё lidheshin me fuqinё punёtore, teknologjinё,

kapitalin, aspektin ligjor dhe qёndrueshmёrinё politike, strukturёn e taksave, aksesin

pёr tokё, mjedisin investues, rregulloret e ndryshme etj.

Kёta faktorё u analizuan sipas shkallёs 1-5, nga mё pak i rёndёsishëm deri te shumё i

rёndёsishёm. Tё njёjtёt faktorё u analizuan duke matur pёrvojën me pritshmёritё e

firmёs pёrpara se tё investonte, që është edhe një tregues i studimit tё mirё tё tregut

nga ana e tyre. Gjithashtu, firmat u pyetёn nëse ishin përfshirë nё kёrkime dhe nё

zhvillime, nё studimin e tregut pёr tё ardhmen, pёr rritjen apo uljen e xhiros dhe të

pjesёs sё tregut, pёr pritshmёritё e tyre pёr dy vitet e ardhshme, si dhe pёr tё dhёna

pёrshkruese qё kanё lidhje me kuadrin ligjor, veprimtarinё e firmёs, kombёsinё e

firmёs mёmё, vitin e themelimit nё Shqipёri etj.

Vrojtimi u zhvillua nga Agjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it dhe në

bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) dhe

PNUD-in.

Nё studim, u pёrfshinё 60 firma me kapital tё huaj, tё cilat u intervistuan pёr tё dhёnё

perceptimin e tyre, bazuar nё pёrvojёn e fituar pёr mjedisin e biznesit dhe pёr

mёnyrёn si ndikojnё faktorё tё ndryshёm nё veprimtarinё dhe nё planet e kompanisё.

Gjatё analizёs u pёrdorёn imputime pёr vlerat qё mungonin dhe atje ku ishte e mundur

u pёrdorёn kategorizime tё ndryshme. P.sh., në pjesën e parё tё pyetёsorit (Pjesa A)

që kishte lidhje me mjedisin e biznesit dhe faktorёt ndikues nё planet e kompanisё pёr

tё investuar në Shqipëri, u përdorën kategorizimet 1-5, por për efekt analize ata u

grupuan nё 3.

Në pjesёn B tё pyetёsorit, kategorizimet ishin tё ndryshme nё varёsi tё pyetjeve. U

morën parasysh analiza pёrshkruese dhe analiza regresive pёr ndikimin qё kanё njё

sёrё faktorёsh nё vendimet e firmёs për investime në tё ardhmen. Tё gjithё llogaritjet

u bënë me programin SPSS.

Page 80: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

80

Qëllimi dhe risia e pyetësorit

Pyetësori përcakton në mënyrë të qartë faktorët kryesorë që ndikojnë nё vendimet e

firmave për të vepruar nё tregun shqiptar. Firmat krahasojnё përvojën e fituar me

pritshmëritë. Ato i vlerësojnë të gjithë faktorët përpara se të marrin vendime pёr tё

investuar. Pra, çdo firmë e huaj e ka informacionin e nevojshëm përpara se tё

investojnё nё tregun tonё.

Firmat u pyetën në lidhje me numrin e tё punёsuarve, gjendjen e tregut, mundёsitë pёr

kёrkim, zhvillim, si dhe pritshmëritë e tyre pёr tё ardhmen, tё cilat nё njё farё mёnyre

japin orientime si do vazhdojnё investimet e huaja nё Shqipёri.

Analiza e rezultateve

Tё dhёnat janё marrё duke intervistuar firmat që veprojnë nё qytete tё ndryshme të

Shqipёrisë, prej të cilave janё përzgjedhur rreth 60 firma qё kanё kapital tё huaj. Rreth

80% e firmave tё intervistuara gjenden nё Tiranё, e lidhur kjo dhe me kushtet reale tё

vendodhjes sё tyre, 13.6% në Tiranë dhe në njё rreth tjetёr dhe 5% operojnё nё rrethe

të tjera tё Shqipёrisё. Disa nga rrethet e tjera kryesore ku operojnë investitorët e huaj

janë: Durrës, Fier, Vlorë, Krujë, Lezhë, Librazhd etj.

Grafiku 5. 1. Rrethet ku veprojnë firmat e huaja

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Kёto firma e kanё kompaninё mёmё me kombёsi tё ndryshme, si: italiane, greke,

turke, austriake etj. Ato veprojnё nё fusha tё ndryshme, si: në sistemin bankar, në

telekomunikacion, në energjetikë, në fasone, në minerale, në hidrosanitare etj.

Pozita e favorshme gjeografike u jep mundёsinё dhe lehtёsinё pёr tё investuar në

Shqipëri kryesisht vendeve fqinje. Pjesa mё e madhe e firmave, rreth 73%, e kanё

100% kapital tё huaj, 24% kanё mё shumё se 50% kapital tё huaj dhe njё pёrqindje

shumё e vogёl kanё mё pak se 50% kapital tё huaj.

81.36%

5.08%

13.56%

Rrethet ku operojnё firmat e huaja

Tirane

Page 81: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

81

Grafiku 5. 2. Pjesa e kapitalit të huaj

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Teoria njeh disa forma të IHD-ve, të cilat janë tё ndryshme nisur edhe nga formimi i

tyre. Nga firmat e intervistuara, rreth 60% e tyre janё themeluar nёpёrmjet investimit

greenfield.

Greenfield – investime nga fillimi. Kjo formë e investimeve të huaja është edhe më e

parapëlqyera, pasi krijon mundësi për hapjen e fronteve të reja të punës në vendin

pritës dhe realisht zё pёrqindjen mё tё lartё ndёr tё gjithё firmat e huaja qё veprojnё

nё Shqipёri.

Shkrirjet dhe blerjet cilёsohen si forma më pak e pëlqyer e IHD-ve për sa kohë që nuk

është e domosdoshme, si në rastin kur kërkohet të privatizohet një kompani shtetërore

që prej kohësh rezulton me humbje. Gjithёsesi, kjo formё themelimi e njё kompanie

zё njё pёrqindje jo shumё tё vogёl, rreth 22%, për shkak të privatizimeve të kryera në

vendin tonë.

Brownfield ёshtё formё tjetёr e IHD-ve, qё zё rreth 19% tё firmave. Nёpёrmjet saj

firma ёshtё krijuar nga blerja e njё prodhimi ekzistues ose e aseteve tё njё biznesi nga

njё kompani apo agjenci ekzistuese.

Grafiku 5. 3. Klasifikimi i IHD-ve

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

"11-49%" 3%

"50-99%" 24%

"100%" 73%

Pjesa e kapitalit tё huaj

Investime nga fillimi 59%

Shkrirjet & Blerjet

22%

Investime në fushë kafe

"Brownfield" 19%

Klasifikimi i IHD-ve

Page 82: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

82

Mendohej se pasojat e vitit 1997 do tё ndikonin ndjeshёm nё investimet e huaja. Në

fakt, pjesa mё e madhe e firmave kanё filluar tё operojnё nё vendin tonё mbas vitit

1997 dhe vetёm 20% e tyre janё krijuar para kёtij viti.

Gjithsesi, firmat qё janё krijuar herёt, janё firmat e mёdha qё ende e ushtrojnё

veprimtarinë e tyre nё tregun shqiptar. Ato u pyetën pёr rёndёsinё qё kanё pasur

faktorё tё ndryshёm nё vendimet e tyre, pёr tё investuar dhe pёr ta shtrirё

veprimtarinё nё Shqipёri, si dhe pёr ndikimin real qё ka pasur secili faktor kundrejt

pritshmёrive tё firmave.

Ndёr faktorёt mё me pak rёndёsi pёr firmat, pёr tё investuar ose pёr t’u zgjeruar nё

Shqipёri, cilёsohen: sigurimi i parqeve industriale (mё shumё se 50 % jo tё

rёndёsishme), sigurimi i zonave tё lira ekonomike dhe sigurimi i granteve tё trajnimit

(rreth 50 %), aftёsia pёr tu’ lidhur me institucionet akademike, cilёsia e jetёs dhe

sigurimi i shkollimit ndёrkombёtar.

Ndёr faktorёt shumё tё rёndёsishёm nё vendimin e firmave, pёr tё investuar ose pёr tё

zgjeruar veprimtarinё e tyre, janё tё lidhur kryesisht me sitemin ligjor, me sistemin e

taksave, me ndёrveprimin me autoritetet vendase, si dhe me aftësitë profesionale të

forcёs punёtore. Kёta faktorё qёndrojnё nё nivel shumё tё lartё pёr pjesёn mё tё

madhe tё firmave qё morёn pjesё nё studim.

Analizimi i faktorёve tё njёjtё, pёr secilёn firmё, tё cilёt krahasojnё pёrvojёn e fituar

me pritshmёritё fillestare, nxjerr nё dukje se faktorёt qё janё tё lidhur kryesisht me

anёn ligjore, korrupsionin, qartёsinё dhe lehtёsirat e aspektit ligjor etj., janё ndёr

faktorёt qё nga pёrvoja tregojnё se kanё dalё mё keq sesa pritej.

Faktorёt e lidhur me fuqinё punёtore dhe koston e saj, sigurimin e lejes sё qёndrimit,

si dhe lehtёsinё pёr t’u regjistruar dhe pёr tё filluar veprimtarinё kanё dalё pothuajse

njёlloj sikurse ishin pritshmёritё, herё-herё edhe mё mirё.

Kjo analizё ёshtё bёrё duke testuar rёndёsinё e ndikimit tё secilit faktor me

pritshmёritё e firmёs investuese.

Nё tabelёn 5.1 pasqyrohen nё mёnyrё tё pёrmbledhur pёrfundimet e nxjerra nga

pёrpunimi i tё dhёnave tё pyetёsorit pёr faktorёt qё kanё ndikuar nё marrjen e

vendimit nga ana e firmave tё huaja pёr tё investuar nё vendin tonё.

Page 83: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

83

Tabela 5. 1. Faktorёt qё ndikojnё nё vendimet e firmёs pёr tё investuar

Apak e

rëndësishme Neutrale

E

rëndësishme Total

Sigurimi i parqeve industriale 55.90% 18.60% 25.40% 100.00%

Sigurimi i zonave të lira ekonomike 50.80% 20.30% 28.80% 100.00%

Sigurimi i granteve të trajnimit 49.20% 30.50% 20.30% 100.00%

Aftësia për të krijuar lidhje me institucionet

akademike 39.00% 39.00% 22.00% 100.00%

Cilësia e jetës dhe sigurimi i shkollimit

ndërkombëtar 39.00% 33.90% 27.10% 100.00%

Sigurimi i lejeve të planifikimit dhe tё

ndërtimit 35.60% 28.80% 35.60% 100.00%

Sigurimi i stimujve për investimet 30.50% 20.30% 49.20% 100.00%

Disponueshmëria e kapitalit 27.10% 20.30% 52.50% 100.00%

Disponueshmëria e financimit 27.10% 23.70% 49.20% 100.00%

Standardet ndërkombëtare ( ISO) 23.70% 30.50% 45.80% 100.00%

Aftësia për të përdorur burimet lokale 23.70% 37.30% 39.00% 100.00%

Aksesi për tokën 22.00% 22.00% 55.90% 100.00%

Statusi i anëtarësimit në BE 20.30% 25.40% 54.20% 100.00%

Mundësia për të zotëruar tokë me titull të

qartë pronësie 20.30% 23.70% 55.90% 100.00%

Rregulloret e sistemit të sigurimeve shoqërore 20.30% 35.60% 44.10% 100.00%

Kostoja e punës 18.60% 32.20% 49.20% 100.00%

Rregulloret mjedisore 16.90% 30.50% 52.50% 100.00%

Teknologjia e informacionit - aftësitë 16.90% 22.00% 61.00% 100.00%

Qasje në tregjet ndërkombëtare ose rajonale 15.30% 28.80% 55.90% 100.00%

Niveli i ulët i burokracisë, inspektimet 13.60% 39.00% 47.50% 100.00%

Rregulloret e tregtisë dhe tё doganave 11.90% 27.10% 61.00% 100.00%

Rregulloret e punësimit 11.90% 32.20% 55.90% 100.00%

Aftësitë gjuhësore 11.90% 28.80% 59.30% 100.00%

Lehtësia për sigurimin për punë dhe pёr leje

qëndrimi 10.20% 27.10% 62.70% 100.00%

Lehtësia e regjistrimit të kompanisë dhe pёr

fillimin e veprimtarisё 10.20% 25.40% 64.40% 100.00%

Disponueshmëria e fuqisë punëtore të

kualifikuar 8.50% 23.70% 67.80% 100.00%

Cilësia e infrastrukturës 8.50% 25.40% 66.10% 100.00%

Qeverisja me integritet publik (mungesa e

korrupsionit) 5.10% 25.40% 69.50% 100.00%

Ndërveprimi me autoritetet 5.10% 28.80% 66.10% 100.00%

Funksionimi i gjyqësorit, sistemi ligjor tregtar 3.40% 22.00% 74.60% 100.00%

Qartësia dhe korrektësia e ligjeve dhe e

rregulloreve 3.40% 18.60% 78.00% 100.00%

Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik 1.70% 25.40% 72.90% 100.00%

Struktura e sistemit të taksave të biznesit 1.70% 27.10% 71.20% 100.00%

Taksa të arsyeshme 0.00% 25.40% 74.60% 100.00%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Page 84: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

84

Ndёrsa nё tabelën 5.2 janё pasqyruar në mënyrë të përmbledhur përfundimet e nxjerra

nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit për pёrvojat kundrejt pritshmёrive të firmave.

Tabela 5. 2. Pёrvojat kundrejt pritshmёrive tё kompanive

Keq Neutral Mirë Total

Qeverisje, integriteti publik (mungesa e korrupsionit) 49.20% 32.20% 18.60% 100.00%

Funksionimi i gjyqësorit dhe sistemi ligjor tregtar 45.80% 37.30% 16.90% 100.00%

Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik 39.00% 35.60% 25.40% 100.00%

Sigurimi i lejeve të planifikimit dhe ndërtimit 37.30% 49.20% 13.60% 100.00%

Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar 35.60% 23.70% 40.70% 100.00%

Qartësia dhe korrektësia e ligjeve dhe rregulloreve 35.60% 40.70% 23.70% 100.00%

Statusi i anëtarësimit në BE 35.60% 42.40% 22.00% 100.00%

Standartet ndërkombëtare ( ISO) 33.90% 30.50% 35.60% 100.00%

Sigurimi i parqeve industriale 32.20% 54.20% 13.60% 100.00%

Sigurimi i zonave të lira ekonomike 32.20% 59.30% 8.50% 100.00%

Sigurimi i stimujve për investimet 32.20% 47.50% 20.30% 100.00%

Aksesi për tokë 30.50% 45.80% 23.70% 100.00%

Niveli i ulët i burokracisë, inspektimet 30.50% 49.20% 20.30% 100.00%

Mundësia për të zotëruar tokë me titull pronësie të

qartë 28.80% 50.80% 20.30% 100.00%

Sigurimi i granteve të trajnimit 28.80% 67.80% 3.40% 100.00%

Cilësia e infrastrukturës 27.10% 35.60% 37.30% 100.00%

Rregulloret e tregtisë dhe doganat 27.10% 49.20% 23.70% 100.00%

Rregulloret mjedisore 23.70% 39.00% 37.30% 100.00%

Aftësia për të përdorur burime lokale 20.30% 47.50% 32.20% 100.00%

Taksa të arsyeshme 18.60% 37.30% 44.10% 100.00%

Struktura e sistemit të taksave të biznesit 18.60% 42.40% 39.00% 100.00%

Aftësia për të krijuar lidhjet me institucionet

akademike 16.90% 59.30% 23.70% 100.00%

Cilësia e jetës dhe sigurimi i shkollimit ndërkombëtar 16.90% 59.30% 23.70% 100.00%

Ndërveprimi me autoritetet 15.30% 40.70% 44.10% 100.00%

Disponueshmëria e kapitalit 13.60% 66.10% 20.30% 100.00%

Disponueshmëria e financimit 13.60% 52.50% 33.90% 100.00%

Teknologjia e informacionit - aftësitë 13.60% 35.60% 50.80% 100.00%

Qasje në tregjet ndërkombëtare ose rajonale 11.90% 52.50% 35.60% 100.00%

Kostoja e punës 11.90% 47.50% 40.70% 100.00%

Rregulloret e sistemit të sigurimeve shoqërore 11.90% 52.50% 35.60% 100.00%

Rregulloret e punësimit 10.20% 49.20% 40.70% 100.00%

Aftësitë gjuhësore 6.80% 44.10% 49.20% 100.00%

Lehtësia në sigurimin për punë dhe leje qëndrimi 5.10% 30.50% 64.40% 100.00%

Lehtësia e regjistrimit të kompanisë dhe fillimin e

aktivitetit 3.40% 22.00% 74.60% 100.00%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Page 85: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

85

Përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në vendimet e firmave për të operuar në tregun

shqiptar do t’i trajtojmë ndërmjet tri degëzimeve kryesore: Kapitalit financiar dhe

human, aspektit ligjor dhe ambjentit investues. Trajtimi në këtë formë na ndihmon për

të kuptuar më mirë pritshmërinë që kanë firmat e huaja para se të investojnë, përvojën

që fitojnë kur investojnë dhe planet e tyre për përmirësim dhe zgjerim në vitet e

ardhshme.

Kapitalin financiar dhe human

Përcaktuesit kryesorë që do të trajtojmë në lidhje me kapitalin financiar dhe human

janë: kostoja e punës, aftësitë gjuhësore dhe aftësinë në përdorimin e TIK-ut.

Fuqia punёtore. Faktorёt qё lidhen me fuqinё punёtore tregojnë pёr njё lidhje

statistikisht tё rёndёsishme ndёrmjet faktorёve ndikues nё vendimin e firmёs, pёr tё

investuar nё Shqipёri, dhe pritshmёrive tё saj pёr investimin që do të bëjë.

Kostoja e punёs. Rreth 50 % e firmave janё pёrgjigjur se ёshtё shumё e rёndёsishme

nё vendimin e firmёs pёr tё investuar, 28 % e totalit tё tё pёrgjigjurve tregojnë se

kostoja e punёs ёshtё njё faktor i rёndёsishёm dhe, njёkohёsisht, përvoja tregon se

ёshtё shumё mё mirё sesa parashikimi. Ndёrmjet kostos sё punёs si faktor ndikues nё

vendimet e firmёs dhe kostos sё punёs si faktor i parashikuar krijohet njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 5% (chi-square = 11.947).

Në tabelën 5.3, lidhur me koston e punёs, pёrgjigjet janё dhёnё tё grupuara nё tri

vlerёsime.

Tabela 5. 3. Kostoja e punёs

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Aftёsitё gjuhёsore. Rreth 50 % e firmave janё pёrgjigjur se aftёsitё gjuhёsore janё

shumё mё tё mira se ç’prisnin. Gjithashtu, rreth 60% e tyre i shohin aftёsitё gjuhёsore

si faktor shumё tё rёndёsishёm ndikues nё vendimet e firmёs pёr tё investuar nё

Shqipёri.

Ndёrmjet pritjes dhe rёndёsisё sё aftёsive gjuhёsore ekziston njё lidhje statistikisht e

rёndёsishme nё nivelin 5% (chi-square =10.080). Ndёr firmat e intervistuara, 37.3% e

tyre i shohin aftёsitё gjuhёsore shumё tё rёndёsishme dhe, njёkohёsisht, si njё faktor

shumё të rёndёsishёm krahasuar me pritshmërinë e tyre.

Pёrvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 5.1% 8.5% 5.1% 18.6% 11.947a .018

Neutrale 1.7% 23.7% 6.8% 32.2%

E rëndësishme 5.1% 15.3% 28.8% 49.2%

Total 11.9% 47.5% 40.7% 100.0%

Page 86: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

86

Nё tabelёn 5.4 jepen vlerёsimet me pёrqindje pёr mendimin e firmave pёr aftёsitё

gjuhёsore po me tri nivele.

Tabela 5. 4. Aftёsitё gjuhёsore

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 1.7% 6.8% 3.4% 11.9% 10.080a .039

Neutrale 20.3% 8.5% 28.8%

E rëndësishme 5.1% 16.9% 37.3% 59.3%

Total 6.8% 44.1% 49.2% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit: Mё shumё se gjysma e firmave

(rreth 61%) i shohin aftёsitё teknologjike si faktor shumё të rёndёsishёm nё vendimet

e tyre pёr tё investuar ose pёr tё zgjeruar veprimtarinё nё Shqipёri. 50.8% e firmave

janё pёrgjigjur se i gjejnё kёto aftёsi shumё mё mirё, krahasuar me pritshmëritë e

tyre.

Tabela 5. 5. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së

informacionit

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 8.5% 5.1% 3.4% 16.9% 16.853a .002

Neutrale 1.7% 11.9% 8.5% 22.0%

E rëndësishme 3.4% 18.6% 39.0% 61.0%

Total 13.6% 35.6% 50.8% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Edhe grafiku 5.5 tregon që teknologjia e informacionit ёshtё njё faktor shumё i

rёndёsishёm nё vendimin e firmave pёr tё investuar. Pjesa mё e madhe e investitorëve

të huaj e gjejnё mё mirё se sa pritej nga përvoja. Ndërmjet pritjes dhe rёndёsisё sё kёtij

faktori ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme qё sjell hedhjen poshtё tё

hipotezёs zero dhe pranon hipotezёn alternative, sipas sё cilёs ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme ndërmjet vendimit tё firmёs pёr tё investuar dhe

pritshmёrisё sё saj pёr sa i pёrket teknologjisё sё informacionit.

Page 87: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

87

Grafiku 5. 4. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Aspekti ligjor

Përcaktuesit kryesorë që do të trajtojmë në lidhje me aspektin ligjor janë: qartësia dhe

korrektësia e ligjeve dhe rregulloreve, funksionimi gjyqësor sistemin ligjor dhe

tregtar, politikat ekonomike dhe stabiliteti politik, mungesa e korrupsionit (qeverisja

dhe integriteti publik), sistemi i taksave, niveli i ulët i burokracisë së inspektimeve

dhe rregulloret e tregtisë dhe doganave.

Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe e rregulloreve. 78% e firmave e shohin

aspektin ligjor si faktor shumё tё rёndёsishёm nё vendimet e tyre pёr tё investuar,

40.7% e tyre e kanё gjetur njёlloj, sikurse e kanё parashikuar dhe 35, 6% e tyre e kanё

gjetur edhe mё keq. Ndërmjet qartёsisё dhe korrektёsisё sё ligjeve dhe të rregulloreve

si faktor ndikues pёr kryerjen e investimeve dhe parashikimit para kryerjes së tyre

ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 10%.

Të plota vlerësimet për qartësinë dhe korrektësinë e ligjeve dhe të rregulloreve jepen

në tabelën 5.6 dhe në grafikun 5.5.

Page 88: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

88

Tabela 5. 6. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe e

rregulloreve

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e firmёs

Apak e

rëndësishme 3.4% 3.4% 9.380a .052

Neutrale 5.1% 11.9% 1.7% 18.6%

E rëndësishme 30.5% 28.8% 18.6% 78.0%

Total 35.6% 40.7% 23.7% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e

klimës së investimeve, duke ndërmarrë një sërë reformash. Megjithatë, vihet re se aty

ku ligjet janë të paplota, (mungojnë regulloret zbatuese) mund të krijohen probleme

për mosfunksionimin e duhur të praktikave aktuale duke ndikuar në klimën e biznesit.

Krijimi i Vlerësimit të Impaktit Regullator (RIA), Reforma e Sistemit të Inspektimit

dhe krijimi i Regjistrit Elektronik të Legjislacionit të Biznesit përmirësojnë cilësinë e

regulloreve dhe pritet të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit46

.

Grafiku 5. 5. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe rregulloreve

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

46

Raporti i IHD-ve 2012, fq. 33

Page 89: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

89

Funksionimi i gjyqёsorit dhe i sistemit ligjor tregtar ёshtё njё ndёr faktorёt e vlerësuar

si shumё i rёndёsishёm nga firmat lidhur me sigurinё e tyre pёr tё investuar dhe pёr

t’u zgjeruar nё vendin tonё. Rreth 50% e firmave e kanё gjetur mё keq kёtё faktor nga

sa e kishin parashikuar, kurse 37.3% e tyre e kanё gjetur nё tё njёjtat nivele. Kjo

tregon pёr njё mungesё informacioni ose studimi tё mjedisit investues para kryerjes së

investimeve. Ndërmjet kёtij faktori dhe parashikimit fillestar ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme (chi-squar =12.819) nё nivelin 5 % (p-value=1.2%).

Tabela 5. 7. Fuksionimi gjyqёsor dhe sistemi ligjor tregtar

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 3.4% 3.4% 12.819a .012

Neutrale 6.8% 15.3% 22.0%

E rëndësishme 39.0% 18.6% 16.9% 74.6%

Total 45.8% 37.3% 16.9% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik cilёsohen si faktor shumё i rёndёsishёm pёr

vendimarrjen e firmёs pёr tё investuar ose zgjeruar më tej veprimtarinë e saj nё tregun

shqiptar. Pjesa mё e madhe e firmave (39 % e tyre) patën përvojë mё tё keqe tё

politikave ekonomike dhe të stabilitetit politik, sesa e kishin parashikuar. Ky faktor

ndikoi fuqimisht nё vendimet e firmёs pёr tё investuar nё krahasim me parashikimin.

Ndaj tij ka njё lidhje statistikisht tё rёndёsishme (chi-square = 13.102, p-value <5%).

Të dhënat e vlerësimit në përqindje jepen në tabelën 5.8.

Tabela 5. 8. Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme - - 1.7% 1.7% 13.102a .011

Neutrale 8.5% 16.9% - 25.4%

E rëndësishme 30.5% 18.6% 23.7% 72.9%

Total 39.0% 35.6% 25.4% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Njё tjetёr faktor i rёndёsishёm pёr sa i pёrket mirёfunksionimit tё aspektit ligjor,

qeverisjes dhe integritetit publik cilёsohet mungesa e korrupsionit çka lidhet

drejtpërdrejt me mirёfunksionimin e tregut dhe me lehtёsinё pёr tё bёrё biznes. Rreth

70% e firmave e cilёsojnё si njё faktor shumё tё rёndёsishёm nё vendimarrjen e tyre

pёr tё investuar dhe për t’u zgjeruar nё tregun shqiptar. Pjesa mё e madhe e firmave,

Page 90: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

90

qё e cilёsojnё kёtё si faktor shumё tё rёndёsishёm, kanё përvojë negative nё krahasim

me atё se çfarё kishin parashikuar përpara se të nisnin investimet. Kjo lidhje nga ana

statistikore ёshtё e rёndёsishme nё nivelin 5% (chi-square=10.159). (Shih tabelën 5.9)

Tabela 5. 9: Qeverisja, integriteti publik

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 5.1% - - 5.1% 10.159a .038

Neutrale 8.5% 15.3% 1.7% 25.4%

E rëndësishme 35.6% 16.9% 16.9% 69.5%

Total 49.2% 32.2% 18.6% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Njё aspekt shumё i rёndёsishёm nё fushёn e investimeve ёshtё dhe sistemi tatimor.

Shumё herё ёshtё folur pёr njё sistem taksash tё arsyeshme, por njё pjesё e

konsiderueshme e firmave gjithsesi kanё përjetuar njё përvojë më të keqe sesa e

mendonin.

Sistemi i taksave tё arsyeshme ёshtё njё faktor shumё i rёndёsishёm nё vendimet e

firmёs pёr tё investuar nё njё nivel statistikisht tё rёndёsishёm me parashikimin e tyre

pёr to (p-value <1% dhe chi-square=18.724). Nё tё njёjtat nivele gjykimi dhe

perceptimi qёndron dhe struktura e sistemit tё taksave tё biznesit si faktor ndikues nё

vendimet e firmave pёr tё investuar.

Të dhënat për vlerësimin në dy nivele për sistemin e taksave të arsyeshme pasqyrohen

në tabelën 5.10, ndërsa të dhënat për vlerësimin në tri nivele për strukturën e sistemit

të taksave të biznesit paraqiten në tabelën 5.11.

Tabela 5. 10. Taksa tё arsyeshme

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e firmёs

Neutrale 5.1% 20.3% 25.4% 18.724a .000

E rëndësishme 13.6% 16.9% 44.1% 74.6%

Total 18.6% 37.3% 44.1% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Page 91: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

91

Tabela 5. 11. Struktura e sitemit tё taksave tё biznesit

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e firmёs

Apak e

rëndësishme 1.7% 1.7% 18.586a .001

Neutrale 5.1% 22.0% 27.1%

E rëndësishme 13.6% 18.6% 39.0% 71.2%

Total 18.6% 42.4% 39.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Niveli i ulёt i burokracisё së inspektimeve. Rreth 50% e firmave e cilёsojnё si njё

faktor shumё tё rёndёsishёm pёr investim nga ana e firmёs. Po ashtu, rreth 50% e tyre

nga përvoja e kanё parё qё gjendja ёshtё nё tё njёjtat nivele tё pandryshueshme

sikurse e kishin parashikuar në fillim. Të dhënat e përmbledhura jepen në tabelën 5.12

dhe në grafikun 5.6.

Tabela 5. 12. Niveli i ulёt i burokracisё sё inspektimeve

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimet e

firmёs

Apak e

rëndësishme 8.5% 3.4% 1.7% 13.6% 23.895

a .000

Neutrale 1.7% 33.9% 3.4% 39.0%

E rëndësishme 20.3% 11.9% 15.3% 47.5%

Total 30.5% 49.2% 20.3% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Page 92: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

92

Grafiku 5. 6. Niveli i ulët i burokracisё sё inspektimeve

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Pjesa mё e madhe e firmave, rreth 61%, i vlerësojnë si faktor tё rёndёsishёm

rregulloret e tregtisё dhe tё doganave. 27.1% e firmave e cilёsojnё si njё faktor

neutral dhe shumё pak e konsiderojnё si një faktor jo tё rёndёsishёm. Gjithsesi, janё

rreth 25% e firmave qё patën përvojë mё të keqe nga ajo çfarё kishin parashikuar.

Ndërmjet variablit për rёndёsinё e firmёs pёr tё investuar dhe krahasimit të përvojës

së fituar me parashikimin fillestar, ekziston njё lidhje e rёndёsishme nё nivelin 5%.

Të dhënat e përmbledhura për vlerësimin në tri nivele të rregulloreve të tregtisë dhe të

doganave paraqiten në tabelën 5.13.

Tabela 5. 13: Rregulloret e tregtisё dhe tё doganave

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e firmёs

Apak e

rëndësishme 5.1% 5.1% 1.7% 11.9% 10.435

a .034

Neutrale 3.4% 22.0% 1.7% 27.1%

E rëndësishme 18.6% 22.0% 20.3% 61.0%

Total 27.1% 49.2% 23.7% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Page 93: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

93

Mjedisi investues

Përcaktuesit kryesorë që do të trajtojmë në lidhje me mjedisin investues janë: aksesi

për tokë, sigurimi i parqeve industriale, sigurimi i zonave të lira ekonomike, sigurimi i

stimujve për investime, sigurimi i granteve të trajnimit, sigurimi i lejeve të

planifikimit dhe ndërtimit, krijimi i lidhjes me institucionet akademike, aftësia e

përdorimit të burimeve lokale, rregulloret e sistemit të sigurimeve shoqërore,

rregulloret mjedisore, statusi i anëtarësimitnë BE dhe lehtësia e të bërit biznes nga

ana e kompanisë (lehtësia e regjistrimit dhe fillimit të aktivitetit).

Njё faktor problematik nё Shqipёri mbetet mos pёrcaktimi i tё drejtёs sё pronёsisё.

56% e firmave aksesin pёr tokё e vlerësojnë si faktor shumё të rёndёsishёm dhe

ndikues nё vendimet e firmёs. 22% e cilёsojnё si faktor jo tё rёndёsishёm ose neutral.

Ndoshta ky mund tё jetё njё ndёr faktorёt pёr tё cilin firmat e kanё studiuar mirё

tregun, meqënëse rreth 46% e tyre operuan nё tё njёjtёn formё sikurse e kishin

parashikuar. Ndërmjet faktorit ndikues dhe parashikimit pёr tё ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme (chi-square=16.190, p-value <1%). Përgjigjet e

përmbledhura për këtë faktor jepen në tabelën 5.14.

Tabela 5. 14. Aksesi pёr tokё

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 3.4% 13.6% 5.1% 22.0% 16.190

a .003

Neutrale 3.4% 18.6% - 22.0%

E rëndësishme 23.7% 13.6% 18.6% 55.9%

Total 30.5% 45.8% 23.7% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Sigurimi i parqeve industriale. Ky faktor, pёr pjesёn mё tё madhe tё firmave, shihet si

jo i rёndёsishёm pёr tё investuar, sepse e lidhur me fushёn investuese, faktori nuk ka

shumё lidhje me praninë ose jo tё parqeve industriale. Gjithashtu, rreth gjysma e

firmave tё intervistuara kanё operuar nё tё njёjtёn formё sikurse e kishin parashikuar.

Tabela 5. 15. Sigurimi i parqeve industriale

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 15.3% 39.0% 1.7% 55.9% 18.161

a 0.001

Neutrale 5.1% 11.9% 1.7% 18.6%

E rëndësishme 11.9% 3.4% 10.2% 25.4%

Total 32.2% 54.2% 13.6% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Page 94: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

94

Sigurimi i zonave tё lira ekonomike. Ky ёshtё njё faktor ndikues për firmat qё merren

me tregti. Ndaj, rreth 50% e firmave, e shohin si faktor jo tё rёndёsishёm nё vendimet

e tyre pёr tё investuar apo jo. Ndërmjet kёtij faktori dhe parashikimit të firmёs rreth tij

ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё nivelin p-value = 1%.

Tabela 5. 16: Sigurimi i zonave tё lira ekonomike

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 11.9% 39.0% - 50.8% 19.557

a .001

Neutrale 6.8% 13.6% 20.3%

E rëndësishme 13.6% 6.8% 8.5% 28.8%

Total 32.2% 59.3% 8.5% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Koncepti i sigurimit tё stimujve pёr investime ёshtё shumё i gjerё. Nga përgjigjet e

dhëna për këtë çështje, vëmë re se kanë lindur keqkuptime ose janë dhënë pёrgjigje tё

hapura, qё nuk lidhen thjesht me aspektin monetar nga ana e tё intervistuarve. Rreth

50% e firmave e cilёsojnё qё ёshtё shumё e rёndёsishme nё vendimet e firmёs pёr tё

investuar. Pjesa mё e madhe e firmave qё e shohin si njё faktor tё rёndёsishёm nё

vendimet e firmёs pёr tё investuar. Bëhet fjalë për firmat që janё themeluar pas vitit

2000. Pra, kёto firma e kanё pasur mё tё vёshtirё pёrfshirjen nё konkurrencёn

ekzistuese. Ndërmjet rёndёsisё për firmën pёr tё investuar dhe parashikimit krahasuar

me përvojën e fituar, ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme, por jo shumё e

fortё (p-value 8.8%). Përgjigjet në formë të përmbledhur jepen në tabelën 5.17.

Tabela 5. 17. Sigurimi i stimujve pёr investime

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 10.2% 20.3% 30.5% 8.112

a .088

Neutrale 5.1% 10.2% 5.1% 20.3%

E rëndësishme 16.9% 16.9% 15.3% 49.2%

Total 32.2% 47.5% 20.3% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Ndërmjet sigurimit tё granteve tё trajnimit si faktor i rёndёsishёm nё vendimet e

firmёs dhe përvojës së fituar, krahasuar me parashikimin ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 5%. Të dhënat e përmbledhura jepen në tabelën

5.18.

Page 95: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

95

Tabela 5. 18. Sigurimi i granteve tё trajnimit

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 10.2% 39.0% - 49.2% 13.095

a

.011

Neutrale 8.5% 22.0% - 30.5%

E rëndësishme 10.2% 6.8% 3.4% 20.3%

Total 28.8% 67.8% 3.4% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Njё faktor i rёndёsishёm në vendimet e firmёs pёr tё investuar ështё sigurimi i lejeve

tё planifikimit dhe e ndёrtimit. Pjesa mё e madhe e firmave kanё njё përvojё mё tё

keqe ose neutrale krahasuar me atё çfarё kishin parashikuar përpara se të kryenin

investimin. Rreth 36% e firmave e shohin si njё faktor tё rёndёsishёm. Ndërmjet dy

variablave ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme (p-value <1%), e cila

pasqyrohet në tabelën 5.19.

Tabela 5. 19. Sigurimi i lejeve tё planifikimit dhe tё ndёrtimit

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 13.6% 20.3% 1.7% 35.6% 16.514

a .002

Neutrale 1.7% 22.0% 5.1% 28.8%

E rëndësishme 22.0% 6.8% 6.8% 35.6%

Total 37.3% 49.2% 13.6% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Aftёsia pёr tё krijuar lidhje me institucionet akademike nuk shihet nga tё gjitha firmat

si faktor i rёndёsishёm pёr investim, madje 39% e tyre e shohin si njё faktor jo tё

rёndёsishёm dhe po aq si faktor neutral, ndoshta e lidhur kjo edhe me fushёn

investuese tё firmёs. Mё tepër se gjysmat e firmave janё pёrgjigjur se kanё njё

përvojё tё njёjtё me atё çfarё kishin parashikuar dhe kjo lidhje, gjithsesi, ёshtё

statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 1% (tabela 5.20).

Page 96: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

96

Tabela 5. 20. Aftёsia pёr tё krijuar lidhje me institucionet

akademike

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 6.8% 27.1% 5.1% 39.0% 16.006

a .003

Neutrale 5.1% 28.8% 5.1% 39.0%

E rëndësishme 5.1% 3.4% 13.6% 22.0%

Total 16.9% 59.3% 23.7% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Aftёsia pёr tё pёrdorur burimet lokale cilёsohet si njё faktor i rёndёsishёm nga 39% e

firmave. 37.3% e tyre janё neutralё dhe 23.7% e shohin si njё faktor jo tё rёndёsishёm

pёr vendimet e firmёs. Po ashtu, rreth 50% e firmave mendojnё njёlloj me çfarё kishin

parashikuar para se tё investonin nё vendin tonё nё lidhje me kёtё faktor. Ndërmjet

rёndёsisё pёr tё investuar dhe parashikimit ekziston njё lidhje statistikisht e

rёndёsishme, nё njё nivel tё lartё statistikor (p-value<10%). Në mënyrë të

përmbledhur, në tabelën 5.21, jepen vlerësimet e firmave për këtë faktor.

Tabela 5. 21. Aftёsia pёr tё pёrdorur burimet lokale

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 6.8% 15.3% 1.7% 23.7% 7.922

a .094

Neutrale 5.1% 20.3% 11.9% 37.3%

E rëndësishme 8.5% 11.9% 18.6% 39.0%

Total 20.3% 47.5% 32.2% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Rregulloret e sistemit tё sigurimeve shoqёrore konsiderohen si faktorë të rёndёsishёm,

në vendimet e firmёs pёr tё investuar. Por ajo qё ёshtё mё e rёndёsishme ёshtё

rёndёsia statistikore e lidhjes ndërmjet vendimit tё firmёs me pritshmёritё e saj (p-

value<1%). Rreth 1/3 e firmave e shohin si faktor shumё tё rёndёsishёm pёr vendimet

e firmёs, por gjithashtu ato kanё njё përvojё shumё tё mirё krahasuar me atё çfarё

kishin parashikuar (Tabela 5.22).

Page 97: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

97

Tabela 5. 22. Rregulloret e sistemit tё sigurimeve shoqёrore

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 5.1% 13.6% 1.7% 20.3% 34.057

a .000

Neutrale 1.7% 32.2% 1.7% 35.6%

E rëndësishme 5.1% 6.8% 32.2% 44.1%

Total 11.9% 52.5% 35.6% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Rregulloret mjedisore shihen si faktorë të rёndёsishёm pёr investimet e firmёs. Këtë

vlerësim japin 52.5% e firmave. Njё pjesё e konsiderueshme e firmave kanё njё përvojё

tё mirё krahasuar me atё qё kishin parashikuar (37.3%), por kjo nuk ndodh pёr tё

gjitha firmat, rreth 24% e tyre kanё gjetur rregulloret mjedisore mё keq sesa ato kishin

parashikuar. Gjithsesi, ndërmjet rregulloreve mjedisore si variabёl ndikues nё

vendimet e firmёs pёr tё investuar dhe parashikimit tё saj ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 1% (chi-square =17.426 dhe p-value=0.002).

Të dhënat përkatëse për vlerësimin e firmave, në mënyrë të përmbledhur jepen në

tabelën 5.23.

Tabela 5. 23. Rregulloret mjedisore

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 6.8% 3.4% 6.8% 16.9% 17.426

a .002

Neutrale 3.4% 23.7% 3.4% 30.5%

E rëndësishme 13.6% 11.9% 27.1% 52.5%

Total 23.7% 39.0% 37.3% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin Evropian shihet si faktor shumё i rёndёsishёm në

vendimet e firmave pёr tё investuar. Këtë mendim kanë shfaqur rreth 54.2% e

firmave. Kjo bindje është e lidhur me faktin qё pjesa mё e madhe e firmave investuese

nё Shqipёri janё nga vendet e BE-së. Ndoshta kёto firma kishin menduar qё vendi ynё

do kishte njё anёtarёsim mё tё hershëm, e lidhur kjo me pёrgjigjen e tyre, pasi përvoja

e jetuar nga firmat tregoi se ёshtё mё keq nga ajo çfarё kishin parashikuar ose nё tё

njёjtat nivele nga pothuajse 80% e firmave. Ndërmjet variablit qё mat rёndёsinё e

investimit dhe përvojës krahasuar me parashikimin ekziston njё lidhje statistikisht e

rёndёsishme nё nivelin 1%. Të dhënat e përmbledhura jepen në tabelën 5.24.

Page 98: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

98

Tabela 5. 24. Statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin Europian

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 13.6% 6.8% - 20.3% 23.649

a .000

Neutrale 22.0% 3.4% 25.4%

E rëndësishme 22.0% 13.6% 18.6% 54.2%

Total 35.6% 42.4% 22.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

Njё faktor shumё i rёndёsishёm nё vendimet e firmёs për të investuar ёshtё lehtёsia e

regjistrimit tё kompanisё dhe e fillimit tё veprimtarisë, i cili është vlerësuar si i tillë

nga 64.4% e të intervistuarve. Rreth 75% e firmave i kanё gjetur kёto lehtёsi mё mirё

sesa e kishin parashikuar. Ndërmjet pritshmёrisё dhe rёndёsisё nё vendimet e firmёs

lidhur me kёtё faktor ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 1%. Kjo

duket në tabelën 5.25.

Tabela 5. 25. Lehtёsia e regjistrimit tё kompanisё dhe fillimit

tё aktivitetit

Përvoja krahasuar me

parashikimin

Total

Chi-

Square

p-value Keq Neutral Mirë

Rёndёsia pёr

vendimin e

firmёs

Apak e

rëndësishme 3.4% 6.8% 10.2% 14.793

a .005

Neutrale 1.7% 13.6% 10.2% 25.4%

E rëndësishme 1.7% 5.1% 57.6% 64.4%

Total 3.4% 22.0% 74.6% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit

5.2. Analiza e pjesës së dytë të pyetsorit

Pjesa mё e madhe e firmave janё tё pёrfshira nё kёrkim dhe nё zhvillim. Rreth 1/3 e

firmave nuk janё tё pёrfshira. Kjo vёrtetohet edhe me informacionin e paktё qё kanё

pёr njё sёrё faktorёsh ndikues nё mjedisin investues, mundёsinё pёr t’u zgjeruar dhe

nё hartimin e planeve pёrpara se tё investojnё.

Page 99: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

99

Tabela 5. 26. Tregues tё hartimit tё planeve zhvilluese tё kompanisё

Tregues tё hartimit tё planeve zhvilluese tё kompanisё

%

Kompania ka njё plan tё qartё strategjik pёr tё ardhmen tё

paktёn pёr 1- 3 vitet e ardhshme 52.54

Rritja e pjesёs sё tregut mё 2010 krahasuar me 2008 69.0

Rritja e xhiros sё kompanisё mё 2010 krahasuar me 2008 66.1

Rritja e numrit tё tё punёsuarve mё 2012 krahasuar me 2010 55.9

Rritja e numrit tё tё punёsuarve mё 2010 krahasuar me 2008 61.0

Kompania ka parasysh pёrmirёsimin/zgjerimin e veprimtarisё qё

ushtron 88.1

Kompania monitoron tregun vazhdimisht pёr mundёsi tё tjera

pёr zhvillimin e biznesit 55.9

Kompania ёshtё e pёrfshirё vazhdimisht nё mёnyrё aktive nё

kërkim, zhvillim apo nё projektet inovative 20.3

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

Kompanitё e huaja nё disa raste veprojnё nё njё fushё krejt tё re tё tregut shqiptar dhe

kanё njё zhvillim tё ndjeshёm nё vite. Në të shumtën e rasteve kompanitë hartojnё

plane tё qarta pёr tё ardhmen. Rreth 88.1% e tyre kanё parasysh pёrmirёsimin dhe

zgjerimin e veprimtarisё qё ushtrojnë. Rreth 60% e kompanive tё huaja, nё mёnyrё tё

vazhdueshme, monitorojnё tregun pёr mundёsi tё tjera pёr zhvillimin dhe zgjerimin e

biznesit.

Pjesa mё e madhe e firmave kanё ardhur duke e rritur xhiron vjetore apo numrin e tё

punёsuarve nga viti nё vit. Nga viti 2008 deri nё 2010, kanё rritje nё xhiron vjetore

66.1% e firmave dhe 61% e tyre kanё rritur numrin e tё punёsuarve. Gjithashtu, rreth

60% e firmave janё pёrgjigjur se kanё nё plan tё rrisin numrin e tё punёsuarve edhe

nё dy vitet e ardhshme, nga 2010 nё vitin 2012.

5.2.1. Analiza regresive e efektit ndikues nё zhvillimin e firmave

Variablat e varur

Në studimin tonё, janё marrё nё konsideratё si variabla tё varur: numri i tё

punёsuarve nё vitin 2012 krahasuar me vitin 2010, koduar me 1 dhe 0, si dhe pjesa e

tregut nё 2010 krahasuar me vitin 2008 pёr tё parё efektin ndikues qё kanё njё sёrё

variablash kategorike nё ta. Ёshtё pёrdorur binari regresion, i koduar me 1→ rritur

dhe me 0→ ulur ose nuk ka ndryshuar dhe si kategori reference ёshtё pёrdorur “0”.

Page 100: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

100

Variablat e pavarur (variablat shpjegues)

Janё marrё nё konsideratё edhe disa variabla tё tjerё tё pavarur, por nё fund janё

mbajtur vetёm variablat qё kanё dalё tё rёndёsishёm nga ana statistikore dhe janё lёnё

pa pёrfshirё variabla qё korrelojnё me njё sёrё variablash tё tjerё.

Si variabla tё pavaruar janё marrё nё konsideratё: numri i tё punёsuarve nё vitin 2010

krahasuar me vitin 2008, kostoja e punёs, teknologjia e informacionit, qeverisja dhe

integriteti publik (mungesa e korrupsionit), taksat e arsyeshme, aksesi pёr tokё, niveli

i ulёt i burokracisё, ndёrveprimi me autoritetet, lehtёsia e regjistrimit tё kompanisё

dhe e fillimit tё veprimtarisё, monitorimi i tregut pёr mundёsi zhvillimi, ekzistenca e

njё plani strategjik pёr zhvillimin e saj nё tё ardhmen, viti i themelimit, pjesa e

pronёsisё sё huaj, numri i tё punёsuarve krahasuar me vitin 2008, xhiroja dhe pjesa e

tregut krahasuar po me vitin 2008, si dhe parashikimi pёr numrin e tё punёsuarve nё

vitin 2012 krahasuar me vitin 2010 etj.

Firmat nё formё tё vazhdueshme janё tё pёrfshira nё fushata publicitare dhe ndjekin

strategji tё zhvillimit tё kompanisё. Pjesa mё e madhe e kompanive (52.54%) kanё njё

plan strategjik tё qartё pёr tё ardhmen tё paktёn pёr 1-3 vitet e ardhshme. Nё 69% tё

tyre, pjesa e tregut ёshtё rritur nga viti 2008 nё vitin 2010. Pjesa mё e madhe e

firmave kanё njё plan strategjik pёr tё ardhmen (rreth 83%). 80% e firmave, qё kanё

rritur pjesёn e tregut, kanё rritur edhe xhiron nё 2010 krahasuar me vitin 2008.

Ndёrmjet xhiros dhe pjesёs sё tregut ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё

nivelin 1%. Mё shumё se gjysma e firmave mendojnё ta rrisin numrin e tё punёsuarve

nё vitin 2012 krahasuar me vitin2010.

Rritja e pjesёs sё tregut nga viti 2008 nё vitin 2010 ёshtё e ndikuar statistikisht nga

rritja e xhiros, nga plani strategjik pёr tё ardhmen, si dhe nga parashikimi pёr tё rritur

numrin e tё punёsuarve nё dy vitet pasardhёse. 85% e firmave, qё kanё rritje tё pjesёs

sё tregut nё vitin 2010 krahasuar me vitin 2008, kanё njё plan strategjik pёr tё

ardhmen. Edhe ndёr ato firma, ku pjesa e tregut nuk ka ndryshuar ose ёshtё ulur,

gjithsesi, ka patur prej tyre qё kanё hartuar plan strategjik pёr tё ardhmen.

Ndёr firmat, qё pjesa e tregut ёshtё ulur ose ka mbetur e pandryshueshme, mё shumё

se gjysma kanё tё njёjtёn vlerë tё xhiros. Ndёr firmat, qё kanё rritje tё pjesёs sё tregut

nga viti 2008 nё vitin 2010, 80% e tyre kanё arritur tё rritin dhe xhiron, statistikisht e

rёndёsishme kjo lidhje nё nivelin 1% (chi-square = 11.966 dhe p-value = 0.001). Mё

shumё se gjysma e firmave presin ta rrisin numrin e tё punёsuarve pёr tё ardhmen, kur

pjesa mё e madhe e tyre kanё pasur rritje tё pjesёs sё tregut (62.5%). Ndёrmjet

parashikimit pёr tё rritur numrin e tё punёsuarve dhe rritjes sё pjesёs sё tregut

ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme, ndonёse jo nё nivele shumё tё mёdha.

Si faktorë që ndikojnë nё kёtё rritje mund të përmendim kryesisht koston e punёs apo

qartёsinë dhe lehtёsinë e ligjeve dhe tё rregulloreve.

Rritja e numrit të tё punёsuarve nё vitin 2010 ka lidhje tё rёndёsishme nga ana

statistikore me ekzistencёn e njё plani strategjik pёr zhvillim pёr tё ardhmen (nё

nivelin 1%), me rritjen e pjesёs sё tregut nё vitin 2010 krahasuar me vitin 2008

(p<10%), me parashikimin e numrit të tё punёsuarve nё dy vitet pasardhёse (p<1%),

me pёrmirёsimin apo me zgjerimin nё tё ardhmen (p<10%).

Page 101: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

101

Gjithashtu, po tё analizohet prirja për të parashikuar rritjen e numrit të tё punёsuarve

nga viti 2010 nё 2012, vihet re se pjesa mё e madhe e firmave e kanё njё plan

strategjik pёr tё ardhmen. Rritja e numrit tё tё punёsuarve dhe parashikimi i firmёs

pёr pёrmirёsim apo pёr zgjerim ёshtё e lidhur ngushtё nga ana statistikore (p-

value=0.001). Kjo tregohet nё tabelёn 5.27.

Tabela 5. 27. Numri i tё punёsuarve nё vitin 2012 krahasuar me vitin2010

Nr. i të punësuarve më 2012

krahasuar me vitin 2010

Pjesa e tregut më 2010

krahasuar me vitin2008

Faktorёt ^

Rritet

Ulet/i

pandryshuar Total Rritur

Ulet/i

pandryshuar Total

Përfshirja e kompanisë në

kërkim dhe zhvillim

Po 33.9% 23.7% 57.6% 41.4% 15.5% 56.9%

Jo 22.0% 20.3% 42.4% 27.6% 15.5% 43.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Monitorimi i tregut nga

kompania për mundësi

zhvillimi

Po 52.5% 40.7% 93.2% 63.8% 29.3% 93.1%

Jo 3.4% 3.4% 6.8% 5.2% 1.7% 6.9%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Plani strategjik i kompanisë

pёr të ardhmen

Po 28.8% 23.7% 52.5% 39.7% 13.8% 53.4%

Jo 27.1% 20.3% 47.5% 29.3% 17.2% 46.6%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Mbajtja parasysh e

përmirësimit/zgjerimit të

kompanisë **

Po 55.9% 32.2% 88.1% 62.1% 25.9% 87.9%

Jo .0% 11.9% 11.9% 6.9% 5.2% 12.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Pjesa e pronësisë së huaj +

100% e huaj 35.6% 37.3% 72.9% 51.7% 20.7% 72.4%

Jo e gjitha e huaj 20.3% 6.8% 27.1% 17.2% 10.3% 27.6%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Numri i të punësuarve në

vitin 2010

Me pak se 250 44.1% 39.0% 83.1% 58.6% 25.9% 84.5%

Me shumё se 250 11.9% 5.1% 16.9% 10.3% 5.2% 15.5%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Numri i të punësuarve më

2010, krahasuar me vitin

2008 *** +

Rritur 45.8% 15.3% 61.0% 46.6% 13.8% 60.3%

Ulur/i pandryshuar 10.2% 28.8% 39.0% 22.4% 17.2% 39.7%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Page 102: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

102

Numri i të punësuarve më

2012, krahasuar me vitin

2010 +

Rritet 43.1% 12.1% 55.2%

Ulet/i pandryshuar 25.9% 19.0% 44.8%

Total 69.0% 31.0% 100.0%

Xhiroja më 2010, krahasuar

me vitin 2008 **

Rritur 39.0% 27.1% 66.1% 55.2% 10.3% 65.5%

Ulur/i pandryshuar 16.9% 16.9% 33.9% 13.8% 20.7% 34.5%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Pjesa e tregut më 2010,

krahasuar me vitin 2008 +

Rritur 43.1% 25.9% 69.0%

Ulur/i pandryshuar 12.1% 19.0% 31.0%

Total 55.2% 44.8% 100.0%

Viti i themelimit +

Pas vitit 2000 42.4% 23.7% 66.1% 46.6% 19.0% 65.5%

Para vitit 2000 13.6% 20.3% 33.9% 22.4% 12.1% 34.5%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

^ Përdorim testin Chi-square: +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001.

Mё shumё se gjysma e firmave e kanё rritur numrin e tё punёsuarve mё 2010,

krahasuar me vitin 2008. Ndёrmjet kёtij faktori dhe dy variablave, tё cilёt janё parё si

faktorё zhvillimi tё firmave tё huaja, rritja e pjesёs sё tregut dhe parashikimi pёr tё

rritur numrin e tё punёsuarve, ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme.

Rreth 70% e firmave kanё pasur rritje tё pjesёs sё tregut mё 2010, krahasuar me vitin

2008. Kjo shpjegohet me faktin se firmat e huaja e gjejnё veten nё tregun vendas dhe

jo vetёm, por vijnё edhe duke u zhvilluar nga viti nё vit. Kjo lidhet ndoshta edhe me

teknologjinё qё firmat e huaja sjellin nё Shqipёri, si dhe me pёrvojёn e mёparshme nё

atё fushё investuese. Gjithashtu, prirja e rritjes sё tregut tё tyre shpjegohet me faktin

se efekti i krizёs botёrore nuk ishte ndier ende nё Shqipёri.

Ndёrmjet kёtij variabli dhe parashikimit pёr tё rritur numrin e tё punёsuarve nё dy

vitet pasardhёse ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё nivelin e rёndёsisё

10%. Rritja e pjesёs sё tregut ndikohet dhe nga rritja e xhiros nga viti 2008 nё vitin

2010 (p-value 0.001). Pjesa mё e madhe e firmave janё themeluar pas vitit 2000, dhe

pjesa mё e madhe e tyre mendojnё ta rrisin numrin e tё punёsuarve nё dy vitet e

ardhshme (p-value<10%).

Kompanitё janё pyetur edhe pёr pjesёn e kapitalit tё huaj, ku janё grupuar nё dy grupe

firmat qё nuk e kanё tё gjithё kapitalin e huaj me firmat qё kanё 100% kapital tё huaj.

Firmat e huaja janё mё tё prirura pёr t’u zhvilluar dhe zgjeruar, por jo nё tё njёjtёn

formё me rritjen e numrit tё tё punёsuarve. Janё rreth 73% e firmave qё kanё kapital

100% tё huaj. Ndёr firmat qё janё shprehur se do të rrisin numrin e tё punёsuarve nё

dy vitet e ardhshme janё rreth 35.6% me kapital 100% tё huaj. Ndёrmjet dy

Page 103: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

103

variablave ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nga ana statistikore pёr p-

value <10%.

Aspekt pozitiv ёshtё se rreth 82.8% e firmave kanё njё plan strategjik pёr zhvillimin e

tyre nё tё ardhmen. Megjithёse nё vitin 2010, mё shumё se gjysma e tyre, e kanё ulur

numrin e tё punёsuarve, krahasuar me vitin 2008, firmat parashikojnё ta rrisin numrin

e tё punёsuarve nё vitin 2012. Rreth 88.1% prej tyre janё duke menduar tё

pёrmirёsohen dhe tё zgjerohen, gjë qё tregon se kёto firma kanё njё zhvillim pozitiv

nё tregun vendas. Ndёrmjet planit pёr zhvillim nё tё ardhmen dhe numrit tё tё

punёsuarve nё vitin 2010 ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme nё nivelin 1%,

me parashikimin pёr numrin e tё punёsuarve nё vitin 2012 nё nivelin 5% dhe

mendimi pёr t’u pёrmirёsuar dhe pёr t’u zgjeruar nё nivelin 1% rёndёsie.

Nё tabelёn 5.28 pasqyrohen të llogaritura në përqindje të dhënat për numrin e të

punësuarve më 2010, krahasuar me vitin 2008.

Tabela 5. 28. Numri i tё punёsuarve mё 2010, krahasuar me vitin 2008

Faktorёt ^

Numri i tё punёsuarve mё 2010

krahasuar me 2008

Total

Ulur/I

pandryshuar Rritur

Plani strategjik i kompanisë pёr

zhvillimin nё tё ardhmen

18.846a 0.000

Jo 43.50%

16.90%

Po 56.50% 100.00% 83.10%

Pjesa e tregut mё 2010,

krahasuar me vitin 2008

+

Ulur/I pandryshuar 43.50% 22.90% 31.00%

Rritur 56.50% 77.10% 69.00%

Numri i tё punёsuarve mё 2012

krahasuar me vitin 2010

***

Ulet/I pandryshuar 73.90% 25.00% 44.10%

Rritet 26.10% 75.00% 55.90%

Mbajtja parasysh nga kompania

e përmirësimit/ zgjerimit

+

Jo 21.70% 5.60% 11.90%

Po 78.30% 94.40% 88.10%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetsorit

^ Përdorim testin Chi-square: +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001.

Nё kontekstin e zhvillimit tё firmёs janё parё dy variabla: rritja e numrit tё tё

punёsuarve nё dy vitet pasardhёse, si dhe rritja e pjesёs sё tregut mё 2010, krahasuar

me vitin 2008. Nёpёrmjet tyre, analizohet si do tё ndikojnё njё sёrё faktorёsh nё

zhvillimin e firmës, si: faktorёt financiarë dhe human, faktorёt e aspektit ligjor apo

qeveritar, si dhe faktorёt qё lidhen me mjedisin investues. Analizimi ёshtё kryer sipas

testit chi-square pёr tё parё lidhjen e variablave 2 me 2 dhe mё pas pёr tё nxjerrё

ndikimin e tyre tё njёkohshёm nё analizёn regresive.

Page 104: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

104

Nё pjesёn e parё tё pyetёsorit janё dhёnё njё sёrё variablash ndikues kategorikё si

faktorё përcaktues nё vendimet e firmave pёr tё investuar apo edhe si faktorё, tё cilёt

janё parashikuar nga firma, duke u krahasuar me atё çfarё ato gjejnё nё momentin qё

vijnё dhe investojnё nё Shqipёri.

Sipas pёrgjigjeve tё dhёna, rreth gjysmat e firmave kanё tё njёjtёn pёrvojё me atё

çfarё ato kanё parashikuar pёr disponueshmёrinё e financimit. Rreth 1/3 e firmave

kanё thёnё se pjesa e tregut ёshtё rritur dhe kanё tё njёjtin mendim rreth

disponueshmёrisё sё financimit. Ndёrmjet dy variablave ekziston njё lidhje

statistikisht e rёndёsishme nё nivelin p-value <10%.

Rreth 81% e firmave e shohin koston e punёs si njё faktor të rëndësishëm nё vendimet

e tyre pёr tё investuar. Ndёrmjet kostos sё punёs dhe rritjes sё numrit tё tё punёsuarve

ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme (p=0.055) dhe me pjesёn e tregut (p-

value=0.081).

Kapitali financiar dhe human

Lidhur me kapitalin financiar dhe human, nё tabelën 5.29, janë pasqyruar të dhënat

për numrin e të punësuarve më 2012, krahasuar me vitin 2010 dhe për pjesën e tregut

më 2010, krahasuar me 2008. Variablat e përdorura shpjeguese janë: disponueshmëria

e financimit, parashikimi i financimit, kostoja e punës, disponueshmëria e fuqisë së

kualifikuar punëtore, aftësitë gjuhësore dhe aftësitë e përdorimit të TIK-ut.

Tabela 5. 29. Numri i tё punёsuarve mё 2012 krahasuar me vitin 2010

Faktorёt^

Nr. i tё punёsuarve nё 2012

krahasuar me 2010

Pjesa e tregut ne 2010 krahasuar me

2008

Rritet Ulet/i

pandryshuar

Total Rritur Ulet/i

pandryshuar

Total

Disponueshmёria e

financimit +

Jo e rëndësishme 18.6% 8.5% 27.1% 17.2% 10.3% 27.6%

Neutrale 13.6% 10.2% 23.7% 13.8% 8.6% 22.4%

E rëndësishme 23.7% 25.4% 49.2% 37.9% 12.1% 50.0%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Parashikimi/

Disponueshmёria e

financimit +

Keq 3.4% 10.2% 13.6% 8.6% 5.2% 13.8%

Neutrale 30.5% 22.0% 52.5% 31.0% 22.4% 53.4%

Mirë 22.0% 11.9% 33.9% 29.3% 3.4% 32.8%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Kostoja e punёs + +

.00 15.3% 3.4% 18.6% 17.2% 1.7% 19.0%

1.00 40.7% 40.7% 81.4% 51.7% 29.3% 81.0%

Total 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Disponueshmёria e

fuqisё së kualifikuar

punёtore

Jo e rëndësishme 3.4% 5.1% 8.5% 6.9% 1.7% 8.6%

Page 105: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

105

Neutrale 10.2% 13.6% 23.7% 15.5% 8.6% 24.1%

E rëndësishme 42.4% 25.4% 67.8% 46.6% 20.7% 67.2%

Total 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Disponueshmёria e

fuqisё punёtore tё

kualifikuar *

Keq 13.6% 22.0% 35.6% 22.4% 13.8% 36.2%

Neutrale 10.2% 13.6% 23.7% 15.5% 8.6% 24.1%

Mirë 32.2% 8.5% 40.7% 31.0% 8.6% 39.7%

Total 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Aftёsitё gjuhёsore +

Jo e rëndësishme 1.7% 10.2% 11.9% 6.9% 5.2% 12.1%

Neutrale 16.9% 11.9% 28.8% 22.4% 6.9% 29.3%

E rëndësishme 37.3% 22.0% 59.3% 39.7% 19.0% 58.6%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Teknologjia e

informacionit-aftёsitё +

.00 20.3% 18.6% 39.0% 22.4% 17.2% 39.7%

1.00 35.6% 25.4% 61.0% 46.6% 13.8% 60.3%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Teknologjia e

informacionit-aftёsitё +

Keq 3.4% 10.2% 13.6% 12.1% 1.7% 13.8%

Neutrale 18.6% 16.9% 35.6% 22.4% 13.8% 36.2%

Mirë 33.9% 16.9% 50.8% 34.5% 15.5% 50.0%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetёsorit

^ Përdorim testin Chi-square. +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001.

Është e qartë se rritja e numrit tё tё punёsuarve ka lidhje tё rёndёsishme me

parashikimin për aftësitë e përdorimit të teknologjisё sё informacionit dhe me aftёsitë

gjuhёsorё (p-value<10%), si dhe me parashikimin rreth disponueshmёrisё sё fuqisё

punёtore tё kualifikuar (p-value<5%). Ndёrsa për variablin e rritjes së pjesёs sё tregut

ekziston njё lidhje statistikisht e rёndёsishme me parashikimin e informacionit apo

aftёsitё (p-value<10%)

Aspekti ligjor

Ekzistojnё njё sёrё faktorёsh ndikues pёr sa i pёrket aspektit ligjor apo tё qeverisjes

qё ndikojnё nё rritjen e pjesёs sё tregut apo në rritjen e numrit tё tё punёsuarve.

Është e rëndësishme të paraqesim të dhënat e faktorit ndikues në ritjen e numrit të të

punësuarve dhe në përfshirjen në tregun vendas nga ana e firmave nëpërmjet

përgjigjeve të të intervistuar për aspektin ligjor, mbështetur në tabelën 5.30.

Page 106: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

106

Tabela 5. 30. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me 2010

Faktorёt^

Nr. i tё punёsuarve nё 2012

krahasuar me 2010

Pjesa e tregut ne 2010 krahasuar

me 2008

Rritet Ulet/

i pandryshuar

Total Rritur Ulet/

pandryshuar

Total

Qeverisja integriteti

publik (mungesa e

korrupsionit) +0.053

Keq 20.3% 28.8% 49.2% 34.5% 15.5% 50.0%

Neutrale 20.3% 11.9% 32.2% 22.4% 10.3% 32.8%

Mirë 15.3% 3.4% 18.6% 12.1% 5.2% 17.2%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Taksa tё arsyeshme

Neutrale 13.6% 11.9% 25.4% 20.7% 5.2% 25.9%

E rëndësishme 42.4% 32.2% 74.6% 48.3% 25.9% 74.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Rregulloret e tregtisë

dhe të doganave

Jo e rëndësishme 5.1% 6.8% 11.9% 6.9% 5.2% 12.1%

Neutrale 18.6% 8.5% 27.1% 19.0% 8.6% 27.6%

E rëndësishme 32.2% 28.8% 61.0% 43.1% 17.2% 60.3%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Lehtësia e

regjistrimit të

kompanisë

**

(0.008)

.00 20.3% 15.3% 35.6% 17.2% 19.0% 36.2%

1.00 35.6% 28.8% 64.4% 51.7% 12.1% 63.8%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Qartёsia dhe

korrektёsia e ligjeve

dhe rregulloreve *(0.044)

.00 10.2% 11.9% 22.0% 10.3% 12.1% 22.4%

1.00 45.8% 32.2% 78.0% 58.6% 19.0% 77.6%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetsorit

^ Përdorim testin Chi-square test. +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001.

Mjedisi investues

Në mjedisin investues ndikojnë faktorë të tillë, si: aksesi pёr tokё, parashikimi rreth

kёtij faktori, aftёsia pёr tё zotёruar tokё me titull tё qartё pronёsisё, sigurimi i parqeve

industriale, letёsia pёr tё siguruar punё dhe leje qёndrimi.

Pjesa mё e madhe e firmave, rreth 55.9%, e shohin aksesin pёr tokё si faktor tё

rёndёsishёm ndikues nё mundёsinё pёr tё investuar. Ky faktor ёshtё i lidhur ngushtё

Page 107: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

107

edhe me rritjen e numrit tё tё punёsuarve (p-value=0.054). Të dhënat më të plota për

vlerësimin e secilit faktor lidhur mjedisin investues pasqyrohen në tabelën 5.31.

Tabela 5. 31. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010

Faktorёt^

B17_n Nr. i tё punёsuarve

nё 2012 krahasuar me 2010

Pjesa e tregut ne 2010 krahasuar me 2008

Rritet Ulet/

i pandryshuar

Total Rritur Ulet/

pandryshuar

Total

Aksesi pёr tokё +

Jo e rëndësishme 11.9% 10.2% 22.0% 17.2% 5.2% 22.4%

Neutrale 18.6% 3.4% 22.0% 15.5% 6.9% 22.4%

E rëndësishme 25.4% 30.5% 55.9% 36.2% 19.0% 55.2%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Parashikimi rreth

aksesit pёr tokё *

Keq 20.3% 10.2% 30.5% 22.4% 8.6% 31.0%

Neutrale 23.7% 22.0% 45.8% 24.1% 20.7% 44.8%

Mirë 11.9% 11.9% 23.7% 22.4% 1.7% 24.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Mundёsia pёr tё

zotёruar tokё me

titull tё qartё

pronёsie +

.00 30.5% 13.6% 44.1% 31.0% 13.8% 44.8%

1.00 25.4% 30.5% 55.9% 37.9% 17.2% 55.2%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Sigurimi i parqeve

industriale +

.00 44.1% 30.5% 74.6% 46.6% 27.6% 74.1%

1.00 11.9% 13.6% 25.4% 22.4% 3.4% 25.9%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Parashikimi pёr

sigurimi i parqeve

industriale +

Keq 13.6% 18.6% 32.2% 24.1% 8.6% 32.8%

Neutrale 32.2% 22.0% 54.2% 32.8% 22.4% 55.2%

Mirë 10.2% 3.4% 13.6% 12.1% .0% 12.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Lehtёsia pёr

sigurimin nё punё

dhe leje qёndrimi +

.00 22.0% 15.3% 37.3% 20.7% 17.2% 37.9%

1.00 33.9% 28.8% 62.7% 48.3% 13.8% 62.1%

Total 55.9% 44.1% 100.0% 69.0% 31.0% 100.0%

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetsorit

^ Përdorim testin Chi-square. +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001.

Page 108: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

108

Analiza regresive e faktorёve ndikues nё rritjen e pjesёs sё tregut nga 2008 nё

vitin 2010b

Si variabёl i varur ёshtё marrё rritja e pjesёs sё tregut nga viti 2008 nё vitin 2010 pёr

tё treguar zhvillimin e firmave tё huaja. Ky variabёl ёshtё koduar me 1= rritur dhe 0 =

nё rastin kur ёshtё ulur ose mbetet i pandryshuar. Janё marrё njё sёrё faktorёsh qё

mendohet se ndikojnё nё rritjen e pjesёs sё tregut, tё cilёt pёr efekt regresioni janё

koduar. Si variabla tё pavarur janё marrё: xhiroja mё 2010, krahasuar me vitin 2008,

parashikimi pёr numrin e tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me 2010,

disponueshmёria e financimit, statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin Evropian, lehtёsia e

regjistrimit tё kompanisё dhe e fillimit tё veprimtarisë dhe rregulloret mjedisore. Disa

nga variablat që lidheshin me kapitalin human nuk u përfshinë në analizë si rezultat i

korrelimit me variablat e tjerë.

Firmat qё kanё pasur rritje tё xhiros vjetore, kanё rreth 25 herё mё shumё mundёsi pёr

tё rritur edhe pjesёn e tregut, krahasuar me firmat qё nuk kanё pasur rritje nga viti

2008 nё vitin 2010, statistikisht e rёndёsishme pёr p-value <0.01. Parashikimi i rritjes

sё numrit tё tё punёsuarve ka njё ndikim tё rёndёsishёm (p= 0.039) nё rritjen e pjesёs

sё tregut me rreth 7.5 herё. Disponueshmёria e financimit si njё faktor i rёndёsishёm

pёr investimin sjell rreth 7 herё mё shumё mundёsi pёr rritjen e pjesёs sё tregut,

krahasuar me ato firma qё e kanё deklaruar si tё parёndёsishёm.

Rregulloret mjedisorё sjellin njё ulje tё mundёsisё pёr zgjerimin e pjesёs sё tregut.

Rregulloret mjedisore sjellin njё ulje prej 0.03 herё nё pjesёn e tregut (p-value<5%).

Njё sёrё faktorёsh qё kanё tё bёjnё me nisjen e biznesit, si dhe faktorёt e prodhimit

janё ose tё parёndёsishёm nё momentin qё ndёrveprojnё me faktorё tё tjerё ndikues,

ose korrelojnё fuqimisht me njё sёrё faktorёsh tё tjerё. Të dhëna më të plota janë

pasqyruar në tabelën 5.32.

Tabela 5. 32. Pjesa e tregut më 2010 krahasuar me vitin2008

Pjesa e tregut më 2010 krahasuar me vitin 2008a B Std. Error p OR

Intercept -3.481 1.323 .008

Lehtёsia e regjistrimit tё kompanisё

dhe të fillimit tё veprimtarisë E rёndёsishme

2.883 1.077 .007 17.860

Jo e rёndёsishme 0b

1.000

Parashikimi pёr numrin e tё

punёsuarve mё 2012 krahasuar me

vitin 2010

Rritur 2.019 .978 .039 7.533

Ulur/i

pandryshuar 0b

1.000.

Xhiroja nё 2010, krahasuar me vitin

2008

Rritur 3.228 1.092 .003 25.235

Ulur/i

pandryshuar 0b

1.000

Disponueshmëria e financimit E rёndёsishme

1.941 .977 .047 6.969

Page 109: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

109

Jo e rёndёsishme 0b . . 1.000

Statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin

Evropian E rёndёsishme

1.808 .938 .054 6.101

Jo e rёndёsishme 0b . . 1.000

Rregulloret mjedisore E rёndёsishme -3.331 1.286 .010 .036

Jo e rёndёsishme 0b . . 1.000

p-value .000

a. Kategori referencё: 0 Ulur/i pandryshuar

b. Binary logistic regression; +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001

Burimi: Nga përpunimi i të dhënave të pyetsorit

Analizimi i faktorёve ndikues nё rritjen e numrit tё tё punёsuarve mё 2012,

krahasuar me vitin 2010c

Si variabёl i varur ёshtё marrё parashikimi i rritjes sё numrit tё tё punёsuarve mё

2012, krahasuar me vitin 2010. Ёshtё pёrdorur binary logistic regression, në të cilin si

kategori reference janё marrё: ёshtё ulur ose nuk ka ndryshuar, ndërsa si kategori qё

studiohet, ёshtё rritja e numrit tё tё punёsuarve.

Si variabla tё pavarur ose ndikues janё marrё njё sёrё variablash tё lidhur me numrin

e tё punёsuarve: pjesёn e tregut më 2010 krahasuar me 2008, viti i themelimit të

firmave (nëse janë themeluar para vitit 2000 ose pas vitit 2000), pjesa e pronёsisё sё

huaj, disponueshmëria e fuqisë punëtore dhe teknologjia e informacionit - aftësitë.

Variablat pёr efekt regresioni janё koduar nё dy kategori. Janё hequr nga studimi

variablat qё korrelonin apo qё nuk janё tё rёndёsishëm.

Të dhënat për përgjigjet e të intervistuarve për secilin faktor pasqyrohen në tabelën

5.33.

Rritja e numrit tё tё punёsuarve nё dy vitet pasardhёse ndikohet nga rritja e pjesёs sё

tregut me rreth 14 herё, statistikisht e rёndёsishme nga ana statistikore (p-

value<0.05).

Firmat qё janё themeluar pas vitit 2000 kanё 10 herë mё shumё mundёsi pёr tё rritur

numrin e tё punёsuarve nё dy vitet e ardhshme (p-value<5%). Mbështetur dhe në

grafikun 3.1 shihet qartë se niveli i investimeve të huaja direkte është rritur pas vitit

2000.

Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar është një faktor i rëndësishëm për

rreth 70% të firmave të intervistuara, por përvoja që kanë këta investitorë të huaj

tregon se ata e kanë të vështirë gjetjen e punëtorëve të kualifikuar sipas aktiviteteve

ekonomike që ata kryejnë. Është kjo arsyeja pse disponueshmëria e fuqisë punëtore të

kualifikuar ndikon me vetëm 4.6 herë në rritjen e numrit të të punësuarve.

Page 110: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

110

Tabela 5. 33. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010

Nr. i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin

2010a B Std. Error p OR

Intercept

-5.400 1.901 .005

Pjesa e tregut mё 2010,

krahasuar me vitin 2008 Rritur

2.664 1.212 .028 14.360

Ulur/i pandryshuar 0b . . .

Viti i themelimit Pas 2000 2.313 1.012 .022 10.107

Para 2000 0b . . .

Disponueshmёria e fuqisë

punëtore të kualifikuar E rёndёsishme

1.527 .766 .046 4.604

Jo e rёndёsishme 0b . . .

Teknologjia e informacionit-

aftësitë E rёndёsishme

1.909 .993 .054 6.744

Jo e rёndёsishme 0b . . .

Pjesa e pronёsisё sё huaj

3) 11-49% -1.296 2.056 .529 .274

4) 50-99% 2.061 1.034 .046 7.856

5) 100% 0

b . . .

p-value .000

a. Binary logistic regression ku variabli i varur: nr. i tё punёsuarve mё 2012

krahasuar me vitin 2010 ka dy kategori 0-Rritur dhe 1- Ulur/i pandryshuar.

Ulur/i pandryshuar ёshtё kategori reference.

b. Kategori reference

c. Binary logistic regression; +p<0.10; *p<0.05; **p<0.01; and ***p<0.001

Teknologjia e informacionit ndikon pozitivisht në vendimet e firmës për rritjen e

numrit të të punësuarve me rreth 7 herë, statistikisht e rёndёsishme pёr p-value <10%.

Përsa i përket pronësisë së huaj shohim se firmat të cilat kanë 50-90% pronësi të huaj

kanë mundësi për të rritur me 7 herë më shumë numrin e të punësuarve se firmat që

kanë 11-49% pronësi të huaj (p-value <5%). Kjo dhe për vetë faktin se firmat me 11-

49% pronësi të huaj zënë vetëm 3% të firmave të huaja në total (nga firmat e

intervistuara).

Përmbledhje

Pyetёsorit të zhvilluar nga agjencia AIDA pёr firmat e huaja që veprojnë në vendin

tonë nё fusha tё ndryshme ekonomike, iu përgjigjën firmat që janë të përqëndruara

kryesisht nё Tiranё. Gjithsesi aspekti gjeografik i shtrirjes sё firmave do tё ishte

shumё interesant pёr t’u analizuar nёse do të kishte njё mbulim mё tё gjerё.

Page 111: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

111

Firmat e huaja janë shprehur pozitivisht në lidhje me reformat e ndërmarra nga ana e

qeverive për lehtёsinë e regjistrimit tё kompanisё dhe të fillimit tё veprimtarisë, në

lidhje me aftësitë gjuhësore, koston e punës etj.

Pjesa më e madhe e firmave ka ardhur duke u zgjeruar në vite, duke u mbështetur dhe

në plane strategjike për të ardhmen. Rreth 88% e tyre kanё parasysh pёrmirёsimin dhe

zgjerimin e veprimtarisё qё ushtrojnë dhe rreth 60% e kompanive tё huaja, nё mёnyrё

tё vazhdueshme, monitorojnё tregun pёr mundёsi tё tjera pёr zhvillimin dhe zgjerimin

e biznesit.

Shumë firma kanё ardhur duke e rritur xhiron vjetore apo numrin e tё punёsuarve nga

viti nё vit. Nga viti 2008 deri nё 2010, kanё rritje nё xhiron vjetore dhe në rritjen e

numrit të tё punёsuarve.

Ndёr faktorёt shumё tё rёndёsishёm nё vendimin e firmave, pёr tё investuar ose pёr tё

zgjeruar veprimtarinё e tyre, janё tё lidhur kryesisht me sitemin ligjor, me sistemin e

taksave, me ndёrveprimin me autoritetet vendase, si dhe me koston e punës. Kёta

faktorё qёndrojnё nё nivel shumё tё lartё pёr pjesёn mё tё madhe tё firmave qё morёn

pjesё nё studim.

Ndёr faktorёt mё me pak rёndёsi pёr firmat, pёr tё investuar ose pёr t’u zgjeruar nё

Shqipёri, cilёsohen: sigurimi i parqeve industriale (mё shumё se 50 % jo tё

rёndёsishme), sigurimi i zonave tё lira ekonomike dhe sigurimi i granteve tё trajnimit

(rreth 50 %) dhe aftёsia pёr t’u lidhur me institucionet akademike.

5.3. Analiza SWOT e IHD në Shqipëri

Investimet e huaja direkte janë shpeshherë një indikator i rëndësishëm për zhvillimin

ekonomik të vendeve. Në analizat empirike47

, të kryera nga autorë të ndyshëm, shihen

se IHD-të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomke të vendve pritëse, prandaj dhe

qeveritë e vendeve në zhvillim përpiqen të thithin një numër të tyre sa më të madh.

Shqipëria vitet e fundit po përpiqet të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj, duke u

siguruar përparësi të mëdha.

Prandaj dhe është shumë e rëndësishme për të kryer analizën SWOT të IHD-ve duke

trajtuar përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe risqet që ofron vendi ynë. Në këtë

mënyrë vihet fort theksi te përparsitë që Shqipëria mund t’u ofrojë investitorëve të

huaj.

Përparësitë

Shqipëria ka thithur një numër të ndjeshëm të investimeve të huaja direkte krahasuar

me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kjo falë përparësive që vendi ynë

47

Modelet e rritjes, Kapitulli 4

Page 112: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

112

zotëron. Reformat e shumta që janë ndërmarrë, kanë patur si qëllim përmirësimin dhe

lehtësimin e kushteve të të bërit biznesi në Shqipëri.

Le të trajtojmë pikat më të forta që ka vendi ynë.

Situata ekonomike

Shqipëria ka mundur të ruajë një qëndrueshmëri të mirë makroekonomike. Pas vitit

1997, Shqipëria ka patur një rritje ekonomike të qëndrueshme. Rritja ekonomike

mbarti vlera pozitive edhe për vitet 2009 dhe 2010, ku shumë vende të tjera të

Evropës filluan të ndienin rënie si pasojë e krizës ekonomike. Reformat e shumta,

sidomos në privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore, patën një ndikim pozitiv për

ekonominë e vendit. Si pasojë e privatizimeve, është vënë re një rritje e numrit të

investimeve të huaja direkte. Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, sektori i

energjisë, ulja e pengesave të ndryshme ligjore dhe administrative kanë nxitur

investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Ashtu siç e pamë edhe më lart, pas vitit

2006, niveli i IHD-ve është rritur ndjeshëm. Interesant është edhe fakti se investitorët

e huaj nuk janë vetëm nga vendet fqinje, si: Greqia dhe Italia, por investime serioze

janë kryer dhe nga Turqia e Kanadaja.

Edhe sipas raporteve48

të ndyshme, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në

aspektin ekonomik dhe institucional që nga fundi i viteve 1990. Ato theksojnë

potencialet që ka Shqipëria për rritjen e lartë ekonomike edhe në vitet e ardhshme.

Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian përbën gjithashtu një

avantazh në zhvillimin e ekonomisë në tërësi dhe në nxitjen e investimeve të huaja

direkte.

Pozita gjeografike

Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe klima e favorshme janë përparësi që mund të

shfrytëzohen lehtësisht nga ana e investitorëve të huaj. Portet kryesore të vendit tonë

dhe afërsia me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ndikojnë pozitivisht në kostot e

transporti. Për të qenë një vend sa më konkurrues në treg, është bërë i mundshëm dhe

modernizimi i porteve detare. Gjithashtu, edhe përmirësimi i vazhdueshëm i

infrastrukturës, ka sjellë ndërtimin e autostradës Durrës-Kosovë, duke ndikuar në

lehtësimin e tregtisë ndërmjet vendeve. Ndërtimi i korridorit VIII dhe aksi veri-jug

patjetër që do të ndikojë në thithjen e IHD-ve në vend.

Burimet natyrore

Shqipëria është një vend i pasur me burime të shumta minerale, si: krom, bakër, nikel,

qymyr, fosfor, vaj etj. Këto pasuri natyrore kanë nxitur investitorët e huaj të lidhin

marrëveshje me qeverinë shqiptare për të shfrytëzuar këto burime. Mund të

përmendim kompaninë “Kurum Energy” (Turqi) dhe “Sichuan Jiannanchun”

International Group Ltd (kineze), të cilat kanë nënshkruar marrëveshje për

shfrytëzimin e depozitave të kromit49

.

48

Global Rating Agency, 2012 49

Raporti i investimeve të huaja direkte, 2012

Page 113: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

113

Sektori i energjisë

Shqipëria ka burime të shumta enegjitike, si: energjinë e ripërtëritshme,

hidroenergjitike, burime diellore dhe shfrytëzimin e energjisë së erës. AIDA së

fundmi ka nxjerrë botimin “Renewable Energy Albania” ku nxiten investitorët e huaj

për të investuar në fushën e energjisë. Është e vërtetë se vitet e fundit sektori i

energjisë ka thithur një numër të ndjeshëm investimesh. Politikat e ndërmarra kanë

bërë që në vitet e fundit të jepen më shumë se 100 koncesione për ndërtimin e

hidrocentraleve të reja dhe po shihen mundësitë për të investuar dhe në energjinë e

erës.

Të gjitha këto projekte kanë si qëllim shfrytëzimin sa më të madh të burimeve

energjitike që kemi, duke rritur prodhimin e energjisë elektike. Kjo gjë ka sjellë dhe

ndërtimin dhe funksionimin e linjave të interkoneksionit, duke lidhur Shqipërinë me

vendet e tjera.

Niveli i ulët i pagave

Një ndër faktorët që nxit IHD-të është niveli i pagave që kanë ekonomitë e vendeve

pritëse. Sa më i ulët të jetë niveli i pagave, aq më e ulët është dhe kostoja e

prodhimit. Shqipëria mbart një nivel të ulët të pagës minimale (krahasuar me vendet e

tjera të rajonit). Më së shumti janë kompanitë e fasoneve ato që kanë shfrytëzuar këtë

përparësi duke ndikuar edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor.

Mosha e re e fuqisë punëtore

Krahas nivelit të ulët të pagave, edhe mosha e re e fuqisë punëtore përbën një

përparësi të fortë për IHD-të. Sipas statistikave zyrtare, Shqipëria ka një moshë

relativisht të re, që përbën një tregues premtues për invstitorët e huaj

Konkurrenca në treg

Investitorët e huaj e kanë të lehtë të investojnë në Shqipëri edhe për shkak të

konkurrencës relativisht të ulët krahasuar me kompanitë vendase. Sektori i

telekomunikacionit dhe sektori i shërbimeve financiare janë ndër veprimtaritë që

kryesohen nga investitorët e huaj. Të dy këta sektorë janë zhvilluar kryesisht nga

procesi i privatizimeve. Mund të themi se bankat e huaja kanë luajtur një rol pozitiv

në sistemin bankar.

Në anketimin që iu bë investitorëve të huaj në Shqipëri nga Agjencia AIDA50

nën

drejtimin e UNCTAD dhe në bashkëpunim me FIAA dhe PNUD-in, shprehën

vlerësime pozitive për:

Lehtësimin e fillimit të procedurave të biznesit, të sigurimit të lejeve të punës

dhe të regullores së punësimit.

Koston e lirë të krahut të punës dhe kapacitet gjuhësore shihen me sy pozitiv

nga ana e investitorëve të huaj.

Sistemin tatimor etj.

50

Anketimi u krye në periudhën dhjetor 2011- janar 2012

Page 114: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

114

Dobësitë

Vërtet që Shqipëria ka bërë progres në shumë fusha të ndryshme gjatë këtyre viteve,

por ende i duhet shumë punë për të bërë. Ato që sot shihen si sfida për ekonominë e

vendit tonë, duhet medoemos të kthehen në përparësi për të bërë të mundshme

tërheqjen e investitorëve të huaj. Forcimi dhe zbatimi i ligjit, sigurimin e titujve të

pronësisë, zvogëlimi i shkallës së korrupsionit, rregullimi i lejeve të ndërtimit, zbatimi

i kontratave janë disa nga problemet që shihen si pengesa kyçe nga ana e investitorëve

të huaj.

Madhësia e tregut

Pengesë kryesore që shihet në vendin tonë për të tërhequr kryesisht investitorët e

mesëm dhe të mëdhënj, është madhësia e vogël e tregut dhe fuqia e ulët e blerësve.

Pamvarsisht rritjes së mirë ekonomike, përsëri PBB-ja për frymë ende ka mbetur në

vlera të vogla.

Mjedisi i biznesit

Mjedisi i biznesit është një tjetër faktor i rëndëssishëm që ndikon në vendimarrjen e

investitorëve të huaj, por ende në vendin tonë nuk mund të flitet për mjedis biznesi të

favorshëm. Për të krijuar një klimë sa më të mirë për investitorët e huaj janë ndjekur

një sërë politikash dhe janë mërrë një sërë masash për t’u kryer.

Regjistrimi i biznesit, prokurimet publike, reformat tatimore, politikat tregtare,

reformat rregulluese për përmirësimin e transparencës janë disa nga masat që janë

kryer për përmirësimin e mjedisit të investimeve51

. Megjithë përmirësimet e kryera,

ende nuk ekziston një klimë favorizuese për IHD-të në Shqipëri.

Reformat rregullatore

Në veprimtarinë e firmave (të huaja dhe vendase) ka një ndikim të madh mjedisi

rregullator. Atje ku ligjet janë jo të plota ose shkallë të ulët ku zbatohen dhe

ekzekutohen, bën që për të gjithë biznesin në tërësi të krijohet vështirësi. Kjo gjë

mund të ndikojë deri dhe në sigurinë që kanë, sidomos firmat e huaja për të investuar

në vendin tonë. Kjo gjë do të ndikonte dhe në tërheqjen nga ana e investitorëve. Për

këtë arsye është formuar sistemi për vlerësimin e impaktit52

rregullues që do ndikojë

në përmirësimin e transparencës dhe të cilësisë së rregulloreve, duke u krijuar

bizneseve një klimë më të mirë për të investuar.

Institucionet publike jo efiçente

Institucionet publike është e domosdoshme të funksionojnë në mënyrë transparente.

Nëse procedurat zgjaten shumë në kohë, përshpejtimi i tyre nga ana e bizneseve do të

shoqërohet me korrupsion. Kjo dukuri ndikon negativisht në klimën e biznesit,

prandaj është e rëndësishme të rritet efiçenca në institucionet publike. Minimizimi i

procedurave burokratike në institucionet publike përbën një faktor të rëndësishëm për

klimën e investimeve në përgjithësi.

51

Masat për përmirësimin e mjedisit të investimeve, raporti i IHD, 2012 52

Masat për përmirësimin e mjedisit të investimeve, raporti i IHD, 2012

Page 115: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

115

Informaliteti

Informaliteti ndikon drejtpërsëdrejti në akumulimin e të ardhurave nga taksat,

motivon konkurrencën e pandershme, rrjedhimisht, në këtë mënyrë ka dëmtuar

mjedisin e të bërit biznes. Një bashkëpunim i ngushtë dhe i vazhdueshëm ndërmjet

institucioneve përgjegjëse, si: Drejtoria e Tatimeve, METE etj, do të ndikonte

pozitivisht në minimizimin e kësaj dukurie.

Sigurimi i titujve të pronësisë.

E drejta e pronësisë mbi tokën vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore për

investitorët e huaj. Shumë prona e kanë të vështirë të regjistrohen me tituj pronësie,

sepse ato ose nuk kanë dokumentacionin e plotë, ose disa persona pretendojnë të

zotërojnë të njëjtën pronë. Ky ngerç ndikon negativisht si për investitorët e huaj,

ashtu edhe vendas, të cilët tkurren për të investuar të ardhurat e tyre në vende me

probleme pronësie. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt këto çështje të zgjidhen

sa më shpejt nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucione përkatëse.

Mundësitë

Sot Shqipëria është anëtare e disa organizmave ndërkombetare dhe gjithashtu anëtare

e një serë Institucionesh Ndërkombëtare Financiare si Fondi Monetar Ndërkombetar

(FMN), Banka Botërore (BB), Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), Banka

Evropiane për Ri-ndërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në vitin 2005 Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Associm (MSA)

dhe është shumë pozitive marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Marrja e statusit përbën një mundësi shumë të mirë për të thithur më shumë investime

të huaja direkte.

Mbështetja e investitorëve të huaj shihet dhe te Ligji bazë “Për Investimet e Huaja"

nr.7764 datë 02.11.1993. në bazë të ligjit ekziston një trajtim i barabartë dhe i

paanshëm për të gjithë investitorët e huaj duke përbërë një garanci për të gjithë

investitorët e huaj.

Ligji nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për ndihmën shtetërore”, nuk u ofron stimuj të

posaçëm invistitorëve të huaj. Kommpanitë e huaja së bashku me kompanitë vendase

mund të përfitojnë stimuj të ndryshëm për zgjerimin e veprimtarive, si nëpërmjet:

subvencioneve, grante, garanci të kredive etj. Ligji për Koncesionet të miratuara në

dhjetor të vitit 2006, mundësuan qeverinë shqiptare për të ofruar kontrata

koncesionare në sektorët e minierave dhe të hidroenergjisë.

Në lidhje me mbrojtjen e investitorëve, ligji për IHD-të përcakton se investimet e

huaja nuk mund të shpronësohet ose të nacionalizohet direkt apo indirekt, përveç se

në raste të veçanta, në interes të publikut, të përcaktuar me ligj. Investitorët e huaj

kanë këto të drejta:

Investitorët e huaj mund të operojnë në të gjithë sektorët;

Investitorët e huaj kanë të drejtë të punësojnë shtetas shqipëtar dhe të huaj;

Investitorët e huaj mund të transferojnë kapitalin nga Shqipëria, pasi nuk kanë

kufizime mbi fitimin dhe riatdhesimit kapitalit.

Page 116: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

116

Ekonomia tërësisht e hapur, përbën një mundësi të mirë për të gjithë investitorët e

huaj dhe vendas që duan të investojnë në Shqipëri. Ndër mundësitë më të mira që

ofron vendi ynë për investitorët mund të përmendim: sistemin e taksave, regjistrimin e

veprimtarisë së biznesit, mundësi për të investuar në shumë sektorë etj.

Duhet të shihet si një ndër sektorët më të rëndësishëm për të investuar edhe sektori i

turizmit. Nëse investohet në këtë sektor, mund të akumulohen të ardhura të shumta në

buxhetin e shtetit. Sektori i telekomunikacionit, sektori i shërbimeve finaciare, sektori

i minierave dhe sektori i energjisë kanë patur investime të shumta nga ana e

investitorëve të huaj.

Risitë

Duke parë ecurinë e IHD-ve në vite, si dhe duke dashur që në të ardhmen numri i

investitorëve të huaj të jetë ende në rritje, mund të themi se për Shqipërinë mbetet risi:

Përmirësimi i vazhdueshëm i klimës së biznesit;

Bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve për rritjen e imazhit të

Shqipërisë në nivelet ndërkombëtare;

Në vitet e fundit shohim se rritja e borxhit publik po vjen në rritje dhe kjo

shihet si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj. Prandaj është e

nevojshme të merren masa për të minimizuar këtë rritje në vitet e ardhshme.

Nëse Shqipëria vazhdon të ecë në këto hapa, shpresojmë që në të ardhmen IHD-të të

rriten ndjeshëm, duke patur një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në rritjen

ekonomike.

Page 117: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

117

KREU VI

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Page 118: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

118

6.1. Konkluzionet

Ky punim studion rolin e investimeve të huaja direkte në një vend të vogël si

Shqipëria. Në qendër të këtij punimi kemi vendosur dy çështje kryesore: së pari,

ndikimin e IHD-ve në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe, së dyti, faktorët kryesorë

që ndikojnë në përthithjen e tyre.

Ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike është matur nëpërmjet modeleve të ndryshme

ekonometrike. Për të parë ndikimin e tyre u zbatuan funksionet e rritjes ekonomike që

rrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow (1957), Mankiw, Romer & Weil (1992),

Borenstein, De Gregorio & Lee (1998), dhe nga Easterly (2001). Të dhënat e

përdorura i përkasin periudhës 1990-2011. Zbatimi i këtyre modeleve në Shqipëri

tregon se IHD-të kanë ndikim pozitiv por jo të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve në vendin tonë analizohen

nëpërmjet këndvështrimit nga ana e investitorëve të huaj. Ky vrojtim u realizua nga

agjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it dhe në bashkëpunim të ngushtë me

shoqatën e investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) dhe PNUD-in. Firmat e

intervistuara kanë dhënë ndihmesë të vlefshme për mënyrën si e perceptojnë ato

mjedisin tonë, për të investuar dhe si ndikojnë faktorët mikro dhe makroekonomikë në

planet e tyre afatmesme dhe afatgjata.

Punimi nis me një qasje teorike për IHD-të, me qëllimin kryesor për të kuptuar më

mirë përcaktuesit kryesorë të IHD-ve, motivet kryesore që nxisin ato të investojnë në

vende të ndryshme pritëse, dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimarrjen e

firmave investuese. Pikëpamja teorike na bën të kuptojmë më mire rolin e IHD-ve në

ekonomitë e vendeve pritëse.

Kapitulli i tretë trajton ecurinë e IHD-ve në Shqipëri. Nga studimi vëmë re se fluksi i

tyre ka ardhur në rritje, sidomos pas vitit 2006. Privatizimi i sektorëve kyç të vendit,

si: telekomunikacioni, industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjitika etj, kanë

ndikuar në tërheqjen e një numri më të madh të investitorëve të huaj. Lulëzimi i

sektorit financiar ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve financiare dhe përthithjen e

këtyre investimeve. Investuesit me peshë më të madhe në Shqipëri janë nga Italia,

Greqia, Kanadaja, Austria dhe Turqia. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe

ndërmarrja e reformave për lehtësimin e të bërit biznes ka përmirësuar

konkurrueshmërinë, duke nxitur investimet e huaja në vend. Së fundmi, me interes

nga ana e investitorëve të huaj po shihen investimet në sektorin e energjisë së

ripërtëritshme.

Në kapitullin e katër trajtohen modelet e rritjes ekonomike. Shumë autorë kanë

trajtuar lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. Në matjet empirike të kryera

nga studiues të ndryshëm, vihet re se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në vendet

e zhvilluara dhe në vendet me tregje të mëdha. Modelet e trajtuara në vendin tonë janë

modeli bazë i funksionit të prodhimit i Solow-it, Modeli i Borenstein, De Gregorio &

Lee (1998), modeli i Mankiw, Romer & Weil (1992), dhe modeli i Easterly-it (2001).

Gjetja e tyre më kryesore ishte se IHD-të kanë një ndikim pozitiv dhe të ndjeshëm në

rritjen ekonomike të vendit pritës.

Page 119: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

119

Në modelin BGL1 dhe BGL2 të zbatuar në vendin tonë, rezultatet empirike tregojnë se

IHD-të kanë efekt pozitiv, por nuk kanë një ndikim statistikisht të rëndësishëm në

rritjen ekonomike. Një rezultat interesant i vënë re është se investimet e huaja direkte

së bashku me investimet vendase kanë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të

rëndësishëm në rritjen ekonomike (rezultati vihet re në modelin BGL2).

Në modelin MRW të zbatuar në vendin tonë, disa tregues kanë ndikim të ndryshëm

nga pritshmëritë teorike. Sipas rezultateve empirike rritja e popullsisë ka një ndikim

statistikisht të rëndësishëm në rritjen ekonomike në nivelin 1%, ndërsa IHD-të kanë

një ndikim negativ në rritjen ekonomike dhe statistikisht i rëndësishëm në nivelin

10%. Investimet, të ardhurat neto kombëtare, të punësuarit kanë një ndikim pozitiv në

rritjen ekonomike dhe statistikisht të rëndësishëm në nivelin 5%.

Në modelin Easterly-it (2001) të zbatuar në vendin tonë, shohim se IHD-të kanë një

ndikim statistikisht të parëndësishëm. Ky model nuk gjen zbatim në rastin e

Shqipërisë, për vetë faktin se vendi ynë nuk ka kapacitete teknologjike, humane dhe

madhësinë e tregut krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse në OECD.

Arsyet kryesore që IHD-të nuk kanë një ndikim statistikisht të rëndësishëm në rritjen

ekonomike janë:

Madhësia e tregut në Shqipëri është e vogël. Siç dihet, një nga faktorët që

ndikon në përthithjen e investimeve është dhe madhësia e tregut vendas. Nëse

para shumë vitesh një nga motivacionet kryesore të investimeve ishte kostoja e

ulët, sot është zgjerimi i tregut.

Dukuria e IHD-ve i përket vetëm viteve të fundit. Shqipëria në 10-vjeçarin e

parë të tranzicionit është karakterizuar nga një mungesë e qëndrueshmërisë

politike dhe ekonomike duke ndikuar negativisht në përthithjen e investimeve

të huaja. Ndërsa, në vitet e fundit efekti i krizës ndikoi jo vetëm në ndryshimin

e vendeve origjinë të këtyre investimeve, por dhe në ngadalësimin e flukseve

hyrëse.

Një aspekt shumë i rëndësishëm është madhësia e këtyre investimeve dhe

natyra e tyre. Qëllimi kryesor i këtyre investimeve është përfitimi nga kostoja

e ulët, lehtësirat e ofruara dhe shfrytëzimi i rezervave natyore.

Edhe në Shqipëri është ndier efekti i krizës. P.sh., Greqia dhe Italia, si

investuesit me peshën më të madhe në vend, i kanë ulur ndjeshëm flukset e

investimeve në vitet e fundit.

Risia e punimit është testimi i modelve të ndryshme teorike të rritjes ekonomike me

të dhënat empirike të vendit tonë.

Një tablo më e plotë për mënyrën si investitorët e huaj e shohin vendin tonë paraqitet

në kapitullin e pestë. Pyetёsorit të zhvilluar nga agjencia AIDA iu përgjigjën kryesisht

firmat e huaja qё zhvillojnё veprimtarinë e tyre nё fusha tё ndryshme ekonomike,

kryesisht nё Tiranё (kjo dhe pёr faktin se shumica nga firmat operuese gjenden atje).

Nëpërmjet përgjigjeve të dhëna nga ana e investitorëve të huaj, kuptojmë më mirë

Page 120: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

120

natyrën e investimeve të huaja në Shqipëri dhe cilët janë faktorët kryesorë që

influencojnë në vendimet që ndërmarrin investitorët e huaj.

Konkluzionet që janë nxjerrë nga përpunimi i të dhënave të pyetsorit janë:

Ndër faktorёt më ndikues nё vendimet e firmave të huaja pёr tё investuar në

vendin tonë përmendim: faktorёt tё lidhur me fuqinё punёtore si koston e

punës dhe aftësitë gjuhësore, strukturёn e taksave, aspektin ligjor dhe

qëndrueshmërinë politike, rregulloret e punësimit, etj.

Ndёr faktorёt mё me pak rёndёsi pёr firmat, pёr tё investuar ose pёr t’u

zgjeruar nё Shqipёri, cilёsohen: sigurimi i parqeve industriale, sigurimi i

zonave tё lira ekonomike dhe sigurimi i granteve tё trajnimit, aftёsia pёr t’u

lidhur me institucionet akademike, cilёsia e jetёs dhe sigurimi i shkollimit

ndёrkombёtar.

Kompanitё e huaja nё disa raste veprojnё nё njё fushё krejt tё re tё tregut

shqiptar dhe në të shumtën e rasteve kompanitë hartojnё plane tё qarta pёr tё

ardhmen. Rreth 88% e tyre kanё parasysh pёrmirёsimin dhe zgjerimin e

veprimtarisё qё ushtrojnë. Rreth 60% e kompanive tё huaja, nё mёnyrё tё

vazhdueshme, monitorojnё tregun pёr mundёsi tё tjera pёr zhvillimin dhe

zgjerimin e biznesit.

Këto firma nuk planifikojnë të rrisin ndjeshëm numrin e punonjësve pasi dhe

shumica e firmave të huaja që operojnë në Shqipëri janë ndërmarrje të vogla

dhe të mesme ku numri i të punësuarve arrin 10-50.

Ndër problemet më kryesorë që investitorët e huaj hasin në Shqipëri mund të

përmendim të drejtat e pronësisë mbi tokën (që ndikon dhe në zgjerimin e

aktivitetit), mundësinë për të gjetur burime lokale dhe mundësinë për të gjetur

puntorë të kualifikuar dhe të trainuar sipas aktiviteteve që kryejnë këto firma.

Në mbyllje të këtij punimi, mund të arrijmë në përfundimin se IHD-të në vendin tonë,

pavarësisht flukseve hyrëse në rritje, nuk kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen ekonomike

të vendit.

6.2. Ndihmesa të punimit

Ne besojmë se ky punim mund të japë ndihmesë në disa drejtime:

Testimi i IHD-ve dhe rritjes ekonomike në vend, duke zbatuar modelet më të fundit të

rritjes ekonomike, shërbejnë për të kuptuar më mirë rolin e IHD-ve në një vend të

vogël si Shqipëria. Ky punim mund të jetë një burim shumë i mirë për studiues që në

të ardhmen dëshirojnë të testojnë këtë lidhje. Këtë e them duke vënë re se investimet e

huaja këto vitet e fundit kanë ndryshuar natyrën, duke u përqëndruar në sektorë kyç si

në sektorin bankar, në sektorin e industrisë nxjerrëse, në sektorin e shërbimeve dhe

më së fundi investimet në sektorin e energjinë e ripërtëritshme. Përmes këtyre

modeleve është bërë e mundshme dhe testimi i faktorëve të tjerë që ndikojnë në rritjen

ekonomike. Këto modele mund të shërbëjnë dhe për studimin e mëtejshëm.

Page 121: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

121

Vlerësimi i mjedisit socioekonomik në vend nga këndvështrimi i firmave të huaja, na

ndihmon të kuptojmë si firmat e huaja e shohin vendin tonë. Këndvështimi i firmave

të huaja bën të mundshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin reformat e duhura

për të krijuar një klimë sa më të favorshme për shtimin e investimeve.

Lehtësia e të bërit biznes, që në vitet e fundit ky tregues ka ardhur në përmirësim,

mund të nxisë jo vetëm investimet e huaja në vend, por dhe investimet vendase.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet tyre mund të sjellë fryte dhe të ketë një ndikim të

rëndësishëm në rritjen ekonomike.

6.3. Rekomandime

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri filluan të shfaqeshin kryesisht pas viteve 90 të

shekullit të kaluar, ku vihet re se pas viteve 2000 ato filluan të rriteshin në mënyrë të

ndjeshme. Pas vitit 2006 shohim një rritje të ndjeshme të IHD-ve, si pasojë e privatizimeve

të kryera në disa sektorë kryesorë të ekonomisë. Investimet e huaja direkte i gjejmë kryesisht

në sektorin financiar, në sektorin e shërbimeve, në sektorin telekomunikacionit, në sektorin e

minierave, në sektorin e energjisë etj. Ndërmarrja dhe zbatimi i politikave favorizuese për

investitorët e huaj kanë ndikuar në nxitjen e IHD-ve, por ende niveli i prurjeve të tyre mbetet i

ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Për këtë arsye shihet e nevojshme vazhdimi i

përpjekjeve për të përthithur investime të huaja në mënyrë të vazhdueshme.

Nisur nga analiza e gjerë në këtë punim për investimet e huaja direkte dhe nga këndvështrimi

i investitorëve të huaj rekomandimet kryesore që jepen për nxitjen e IHD-ve në vendin tonë

janë:

Zgjidhja e problemeve me titujt e pronësive të tokave

Tituj e pronësisë së tokave janë një ndër problemet kryesore që ndeshin investitorët e huaj kur

investojnë në Shqipëri, prandaj është detyrë zgjidhja e aksesit ndaj tokës. Zgjidhja e

problemeve të titujve të pronësisë do të ndikonte në zgjerimin e aktiviteteve që zhvillojnë

investitorët e huaj.

Trainimi dhe kualifikimi i fuqisë punëtore

Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar do t’i përgjigjej më mirë kërkesave të

tregut. Në tregun e punës vihet re një numër i madh i personave të diplomuar, por një numër

relativisht i vogël i specializuar në aspektin profesional. Prandaj është e nevojshme nxitja e

kualifikimeve profesionale sipas nevojave të tregut të punës.

Zhvillimi i parqeve industriale

Ky faktor, pёr pjesёn mё tё madhe tё firmave, shihet si jo i rёndёsishёm pёr tё

investuar, sepse e lidhur me fushёn investuese, faktori nuk ka shumё lidhje me praninë

ose jo tё parqeve industriale. Zhvillimi i parqeve inustriale mundëson progresin e zonava

më pak të zhvilluara duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.

Sigurimi i lejeve tё planifikimit dhe e ndёrtimit.

Pjesa mё e madhe e firmave të huaja kanё përvojё mё tё keqe krahasuar me atё çfarё kishin

parashikuar përpara se të kryenin investimet. Që vendi ynë të shihet si një destinacion i

preferuar nga ana e investitorëve të huaj duhet përmirësuar dhe lehtësuar dhënia e lejeve të

planifikimeve dhe të ndërtimeve.

Page 122: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

122

Rritja e konkurrueshmërisë në tregje

Rritja e konkurrueshmërisë në tregje është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin

ekonomik të vendit. Prania e konkurrueshmërisë nxit jo vetëm investimet e huaja

direkte por dhe investimet vendase duke ndikuar në rritjen ekonomike.

Bashkëpunim sa më i ngushtë

Bashkëpunimi sa më i ngushtë dhe efikas midis institucioneve përkatëse, ndihmon në

rritjen e investimeve të huaja direkte. Agjencia AIDA me mbështetjen nga ana e

qeverive përbën një mbështetje për të gjithë investitorët e huaj që duan të investojnë

në Shqipëri. Nga nxjerrja në pah e avantazheve që ofron vendi ynë nëpërmjet

marketingut të duhur, mund të arrihet tërheqja e investitorëve potencialë.

Përmirësimi i klimës së biznesit

Shqipëria ka bërë progres në përmirësimin e klimës së biznesit, por përmirësimi i

vazhdueshëm si: rritja e transparences, lehtësirat e të bërit biznesi, rritja e nivelit të

shërbimit të administratës publike etj, do të ndikojë jo vetëm në tërheqjen e

investitorëve të vegjël por dhe të investitorëve me influencë në sektorë të ndryshëm

ekonomikë.

6.4. Kufizimet dhe kërkimet e ardhshme

Në realizimin e këtij punimi kufizimet nuk kanë qenë të vogla. Realizimi i një studimi

empirik në kushtet e vendit tonë të vogël përbën vështirsi. Për praktikimin dhe

zbatimin e modeleve shpesh kam hasur probleme lidhur me mungesën apo vërtetësinë

e të dhënave. Është e vështirë gjetja e të dhënave për të ndërtuar seritë kohore (time-

series), për të dhëna të shtrira në kohë (longitudinal) që të na vijnë në ndihmë. Edhe

atje ku gjenden, këto të dhëna mungojnë për vitet e fundit, ndaj duhen imputuar këto

të dhëna që gjenden në burime të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë, INSTAT dhe BB.

Përpunimi i tyrë ka qenë nën testim të vazhdueshëm deri në bindjen e plotë se modeli

nuk ka mangësi për sa i përket lëndës së parë (të dhënave statistikore).

Për variabla të caktuar qemë të detyruar të marrim variabla përfaqësues të dalë nga

variablat agregatë duke qenë se mungojnë të dhënat mikro, p.sh.,: për hk që është

kapitali human kemi marrë popullsinë në moshë pune, për variablin war janë marrë

vite të caktuara në Shqipëri si jostabël për sa i përket periudhës politike dhe

ekonomike dhe për variablin buroqual që pasqyron nivelin e burokracisë, nuk ishte e

mundshme të siguronim të dhëna në formë të vazhdueshme në vite, prandaj nuk e

përfshijmë në model. Ka raste që këto modele e kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi efekti

në PBB-në është i ndryshëm në modelet që kemi përdorur, kjo për arsye të variablave

që janë përdorur në model. Ndonjëherë, korrelacioni i lartë mund të sjellë efekte të

ndryshme nga ai që presim në variablin e varur.

Në përpunimin e pyetsorit shikohet se disa pyetje janë lënë pa përgjigje, duke

vështirësuar analizimin e tyre. Një kufizim tjetër, në lidhje me pyetsorin e përdorur,

është shtrirja më e gjerë e vrojtimit. Mostra mё e madhe do të sillte rezultate mё

përfaqësuese pёr të kuptuar edhe më mirë natyrën tërsore të IHD-ve në vendin tonë.

Page 123: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

123

Kërkimet e ardhshme

Ky punim më jep shtysë që në vitet e ardhshme studimet të përqëndrohen në:

Konkurrueshmërinë e investimeve të huaja me kompanitë vendase dhe roli i

tyre në rritjen ekonomike.

Eksternalitetet negative dhe pozitive të investimeve të huaja në zhvillimin e

qëndrueshëm.

Rolin e IHD-ve në transferimin e teknologjisë.

Lidhjen e IHD-ve me kapitalin human.

Rolin e politikave lokale dhe vendore në shtrirjen më të gjerë të IHD-ve.

Bibliografia

Page 124: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

124

Alfaro, L. 2003. "FDI and Growth: Does the sector matter"?, Harvard Business

School

Alfaro, Chanda, Kalemli-Ozcan, dhe Sayek. 2006. "How does FDI Promote

Economic Growth? Exploring the Effects of Financial Marketson Linkages", Journal

of Development Economic, vol. 61.

Aliber, R. Z. 1970. A theory of direct foreign investment. Cambridge: MIT Press.

Aliber, R. Z. 2003. The Multinational Paradigm. The MIT Press.

Arrow, K. J. 1962. "The Economic Implication of Learning by Doing", The Review of

Economic Studies , fq. 155 - 173.

Blomstrom dhe Kokko. 1998. "Multinational Corporations and Spillovers", Journal of

Economic Survey , vol. 12.

Borenstein, De Gregorio, E. & Lee, J. W. 1998. "How does foreign direct investment

affect economic growth"?, Journal of International Economics , vol. 45, fq. 115-135.

Borensztein, De Gregorio, J. & Lee, J. W. 1995. "How does FDI affect economic

growth"?, Journal of International Economics , Working paper, Nr. 5057.

Buckley dhe Casson. 1996. "An Economic Model of International Joint Venture

Strategy", Journal of International Business Studies, Palgrave Macmillan , fq. 849-

876.

Buckley dhe Casson. 1976. The Future of Multinational Enterprise. London: The

Macmillan Press.

Buckley dhe Coasse. 2009. "The internalisation theory of the mulktinational

enterprise: A reviw of the progress of a research agenda after 30 years", Journal of

International Business Studies , fq. 1563-1580.

Buckley, P. & Casson, M. 1985. The Economic Theory of Multinational Enterprise.

London: Macmillan.

Campos, N. F. & Kinoshita, Y. 2002. "FDI as Technology Transferred: Some Panel

Evidence from the Transition Economies", William Davidson Working Paper , Nr

438.

Chakrabati, A. 2001. "The Determinants of Foreign Direct Investments: Sensitivity

Analyses of Cross- Country Regressions", Kyklos, fq. 89-114.

Cho, J. 2003. "FDI: Determinants, Trends in flow and promotion policies", Investment

Promotion and Enterprise Development Bulletin for Asia and the Pacifi , fq. 99-112.

Doing Business in Albania, 2014

Dunning, J. H. 1979. "Explaining changing patterns of international production: a

search for the eclectic theory", Oxford Bulletin of Economics and Statistic, fq. 269-

295.

Page 125: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

125

Dunning, J. H. 2001. "The eclectic (OLI) paradigm of international production: past,

present and future", International Journal of the Economics of Business, vol 8, fq.

173-190.

Dunning, J. H. 1988. "The eclectic paradigm of international production: and some

possible extension", Journal of International Business Studies, fq. 1-31.

Dunning, J. H. 1993. The Globalization of Business. London: Routledge.

Dunning, J. H. 2002. Theories and paradigms of international business activity, in

The Selected Essays of John H. Dunning. Cheltenham: Edward Elgar.

Dunning, J. H. 1980. "Towards an eclectic theory of international production",

Journal of International Bussunes Studies, fq. 9-31.

Easterly, W. 2001. "The Lost Decades: Developing Countries' Stagnation in Spite of

Policy Reform 1980-1998", Journal of Economic growth, vol. 6, fq. 135-157.

Eden, L. 2003. A critical reflection and some conclusion on OLI. London, UK dhe

New York: International Business and the Ecletic Paradigm.

Edwards, S. 1990. "Capital flows, FDI and debt - equity swaps in developing

countries", NBER, Cambridge MA, working paper nr. 3497.

Either, W. J. (1986). "The multinational firm", The Quarterly Journal of Economics,

fq. 805-833.

Freeman, O. 1981. The Multinational Company: Instrument for world growth. New

York: Praeger.

Hanson, G. H. 2001. "Should Countries Promote Foreign Direct Investment"?, United

Nations Conference on Trade and Development, Discussion Paper Series, Nr 9. New

York.

Hanson, Gordon, Mataloni, dhe Slaughter. 2001. "Expansion Strategies of US

Maultinational Firms", NBER Working paper, Nr 8433.

Helpman, E. 1984. "A simple Theory of Trade with Multinational Corporations",

Journal of Political Economy, fq. 451-471.

Horaguchi dhe Toyne. 1990. "Hymer, internalization theory and transaction cost

economics", Journal of International Business.

Hymer, S. 1960. "The International Operations of Firms: A study of FDI",

Ph.D.Disertation. Cambrdgie, MA: MIT Press .

Hymer, S. 1976. The International Operations of National Firms. Boston: MIT Press.

Investment Compact for South East Europe, Janar, 2012

Kojima, K. 1973. "A macroeconomic approach to Foreign Direct Investment",

Hitotsubashi Journal of Economics , vol. 14, fq. 1-21.

Kojima, K. & Osawa, T. 1984. "Micro and macro-economic models of foreign direct

investment", Hitosubashi Journal of Economics.

Page 126: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

126

Kozul-Wright, & Rowthon, R. 1998. "Spoilt for choice? Multinational corporations

and the geography of international production", Oxford Review of Economic Policy,

vol.14, nr. 2.

Kusluvan, S. 1998. "A Review of Theories of Multinational Enterprises",

D.E.U.I.I.B.F. Dergisi, fq. 163-180.

Lall, S. & Streeten, P. 1977. Foreign Investment, Transnationals and Developing

Countries. London: Macmillan.

Lim, G. 2001. "Determinants of, and the Relation Between, FDI and Growth",

International Monetary Fund (IMF), Nr. 01/175.

Lipsey dhe Kravis. 1982. "Location of overseas production and production for exports

by US multinational firms", Journal of International Economics, fq. 201-223.

Lipsey dhe Sjoholm. 2001. "Foreign Direct Investment and Wages in Indonesia

Manufacturing", NBER Working Paper Nr. 8299, Cambridge, Ma.

Lipsey, R. 1999. The Role of Direct Investment in International Capital Flows.

Chigago: University of Chigago Press.

Lipsey, R. 2002. "Home and Host country effects of fdi", NBER Working Paper

Series, Cambridge, Ma, fq. 1-78.

Mankiw, Romer & Weil. 1992. "A Contribution to the Empirics of Economic

Growth", Quarterly Journal of Economics, fq. 407-437.

Markusen, J. 1984. "Multinationals, Multi-plant Economies, and the Gains from

trade", Journal of International Economics, fq. 205-226.

Matev, M. 2008. "Determinants of FDI in Central and Southeastern Europe", 8th

Global Conference on Business & Economics, Florence, Italy.

Mello, D. 1997. "FDI in Developing countries and growth: A Selectivity Survey",

Working Papers Series, UK , fq 1-46.

Mello, D. 1999. "FDI - Led Growth: Evidence from Times Series and Panel Data",

Oxford Economic Paper, vol. 51, fq 133-151.

Merledeve dhe Schoors. 2004. "Determinants of FDI in transition economies", Centre

for Russian International Socio-Political and Economic Studies, Ghent University.

Moosa, I. A. 2002. Foreign Direct Investment Theory, Evidence and Practice.

Palgrave Macmillan.

Noorbakhsh, Farhad, et.al. 2001. “Human Capital and FDI Inflows to Developing

Countries.” World Development 29.

Nowbutsing, B. 2009. "FDI, Domestic Investment and Economic Growth: A

Theoretical Framework", Globelics 7th International Conference, Dakar, Senagal.

Overview of Macroeconomic and Fiscal Challenges in the Western Balkans and

Implications for the WBIF, 2013

Page 127: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

127

Pitelis, C. 2005. Stephen Hymer, The Multinational Firm and Multinational Corporate

Capital. University of Athens and Cambridge University. Greece.

Raporti "Investimet e huaja direkte në Shqipëri", 2012

Raporti ekonomik për vendet e Evropës Juglindore, nr. 3, 2012

Raporti “Regional Economic Prospects in EBRD”, 2014.

Sezer, H. 2006. "Foreign direct investment", International Business Economics: A

European Perspective Palgrave Macmillan, fq. 186-223.

Shenkar. 2007. Foreign Direct Investment Theory and Application.

Spahn, Vukotić dhe O’Mahony. Nëntor, 2013. Overview of Macroeconomic and

Fiscal Challenges in theWestern Balkans and Implications for the WBIF. Brussels,

BELGIUM: IFI.

Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe të investimeve (2014-2020)

Vahter dhe Masso. 2006. "Home versus Host Country Effects of FDI: Searching for

New Evidence", William Davidson Institute Working Paper, Nr. 820.

Vernon, R. 1966. "International investment and international trade in the product

cycle", Quarterly Journal of Economics, vol. 80, fq. 190-207.

Vernon, R. (1979). "The product cycle hypothesis in a new international

environment", Oxford Bulletin of Economics and Statistics, fq. 255-267.

Walsh dhe Yu. 2010. "Determinants of FDI: A Sectoral and Institutional Approach",

IMF, Working Paper, WP/10/187.

Wang dhe Blomstrom. 1992. "FDI and Technology Transfer: A Simple Model",

European Economic Reviw, fq. 137-155.

Wang, M. 2009. "Manufacturing FDI and Economic Growth: Evidence from Asian

economies", Applied Economics, fq. 991-1002.

World Investment Report, 2013

Xu, B. 2000. "Multinational Enterprises, Technology Diffusion, and Host Country

Productivity Growth", Journal of Development Economics, fq. 477-493.

Yokota, K. 2005. "Horizontal versus Vertical Multinationals", ICSEAD Working

Paper series.

Zilinske, A. 2010. "Negative and Positive effects of Foreign Direct Investment",

Economics and Management, vol 15, fq. 332-336.

Shtojca

Page 128: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

128

Page 129: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

129

Page 130: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

130

Page 131: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

131

Page 132: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

132

Modeli Solow

Model Summaryb

Model R R Square

Adjusted R

Square

Std. Error of

the Estimate

1 .891a .795 .772 .22686

a. Variablat e pavarur: (Constant), LnKap, LNLforc, LnIHD

b. Variabli i varur: LNGDP (logaritmi i PBB)

ANOVAb

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 5.380 3 1.793 34.845 .000a

Residual 1.390 27 .051

Total 6.769 30

a. Variablat e pavarur: (Constant), LnKap, LNLforc, LnIHD

b. Variabli i varur: LNGDP (logaritmi i PBB)

Residuals Statisticsa

Minimum Maximum Mean Std. Deviation N

Predicted Value 7.3448 8.9915 8.2311 .42347 31

Residual -.49480 .39423 .00000 .21522 31

Std. Predicted Value -2.093 1.796 .000 1.000 31

Std. Residual -2.181 1.738 .000 .949 31

a. Variabli i varur: LNGDP

Modeli BGL1

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .905a .819 .747 4.84696

Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara) (rritja %

vjetore), IHD (si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare (si % e PBB-së), Të punësuarit,

inflacioni, CPI (në % vjetore), war - Vitet jostabël në vend

ANOVAb

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 1596.338 6 266.056 11.325 .000a

Residual 352.396 15 23.493

Total 1948.734 21

Variabli i varur: Rritja e PBB (në % vjetore)

Page 133: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

133

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .905a .819 .747 4.84696

Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara) (rritja %

vjetore), IHD (si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare (si % e PBB-së), Të punësuarit,

inflacioni, CPI (në % vjetore), war - Vitet jostabël në vend

Modeli BGL2

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .924a .854 .782 4.50254

a.Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara), (rritja % vjetore),

IHD (Investimet e huaja direkte, si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare G, Inflacioni (CPI %

vjetore), Të punësuarit, war-Vitet jo stabël në vend, inv- Investimet (si % e PBB-së).

ANOVAb

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 1664.913 7 237.845 11.732 .000a

Residual 283.821 14 20.273

Total 1948.734 21

a.Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rreglluara), (rritja % vjetore),

IHD (Investimet e huaja direkte, si % e PBB-së), Shpenzimet qeveritare G, Inflacioni (CPI %

vjetore), Të punësuarit, war-Vitet jo stabël në vend, inv- Investimet (si % e PBB-së).

b. Variabli i varur: Rritja e PBB-së (% vjetore)

Modeli MRW

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .677a .458 .349 6.69675

a. Variablat shpjegues: Konstante, të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), investimet (si % e

PBB-së), rritja e popullsisë (në % vjetore), të punësuar, IHD- investimet e huaja direkte (si % e

PBB-së).

Page 134: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

134

ANOVAb

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 946.319 5 189.264 4.220 .006a

Residual 1121.163 25 44.847

Total 2067.482 30

a.Variablat shpjegues: Konstante, të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), investimet (si % e

PBB-së), rritja e popullsisë (në % vjetore), të punësuar, IHD- investimet e huaja direkte (si % e

PBB-së).

b. Variabli i varur: Rritja e PBB-së (në % vjetore)

Modeli Easterly

ANOVAb

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 484.581 6 80.763 3.330 .027a

Residual 363.753 15 24.250

Total 848.333 21

a.Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), Rritja e

popullsisë (% vjetore), IHD (si % e PBB-së), Inflacioni, CPI (% vjetore), Konsumi i energjisë

elektrike (kwh për frymë), Rritja e OECD-ve.

b. Variabli i varur: Rritja e PBB (% vjetore)

Model Summary

Model R R Square

Adjusted R

Square Std. Error of the Estimate

1 .756a .571 .400 4.92445

a.Variablat shpjegues: Konstante, Të ardhurat kombëtare neto (të rregulluara), Rritja e

popullsisë (% vjetore), IHD (si % e PBB-së), Inflacioni, CPI (% vjetore), Konsumi i

energjisë elektrike (kwh për frymë), Rritja e OECD-ve.

Page 135: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

135

Model i regresionit: Numri i të punësuarve më 2012 krahasuar me

2010

Case Processing Summary

N

Marginal

Percentage

Nr i te punwsuarve me 2012

krahasuar me 2010

.00 Rritur 32 55.2%

1.00 Ulur 26 44.8%

Viti i themelimit .00 Pas 2000 38 65.5%

1.00 Para 2000 20 34.5%

Disponueshmeria e fuqise

punetore te kualifikuar

.00 23 39.7%

1.00 35 60.3%

Pjesa e tregut ne 2010

krahasuar me 2008

.00 Rritur 50 86.2%

1.00 Ulur 8 13.8%

Teknologji e informacionit-

aftësite

.00 29 50.0%

1.00 29 50.0%

Pronesia e huaj 3 11-49% 2 3.4%

4 50-99% 14 24.1%

5 100% 42 72.4%

Valid 58 100.0%

Missing 1

Total 59

Subpopulation 22a

a. The dependent variable has only one value observed in 16 (72.7%)

subpopulations.

Page 136: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

136

Model Fitting Information

Model

Model Fitting Criteria Likelihood Ratio Tests

AIC BIC

-2 Log

Likelihood

Chi-

Square df Sig.

Intercept Only 55.269 57.330 53.269

Final 43.009 57.432 29.009 24.260 6 .000

Likelihood Ratio Tests

Effect

Model Fitting Criteria Likelihood Ratio Tests

AIC of

Reduced

Model

BIC of

Reduced

Model

-2 Log

Likelihood

of

Reduced

Model

Chi-

Square df Sig.

Intercept 43.009 57.432 29.009a .000 0 .

vitittt 48.017 60.380 36.017 7.008 1 .008

AA2_6 45.341 57.704 33.341 4.332 1 .037

B20_n 47.018 59.381 35.018 6.009 1 .014

AA2_8 45.619 57.982 33.619 4.610 1 .032

B13_1 44.709 55.011 34.709 5.699 2 .058

The chi-square statistic is the difference in -2 log-likelihoods between the final model

and a reduced model. The reduced model is formed by omitting an effect from the final

model. The null hypothesis is that all parameters of that effect are 0.

a. This reduced model is equivalent to the final model because omitting the effect does

not increase the degrees of freedom.

Page 137: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

137

Parameter Estimates

B17_n1a B Std. Error Wald df Sig. Exp(B)

.00 Rritur Intercept -5.400 1.901 8.069 1 .005

[vitit=.00] viti I

themelimit

2.313 1.012 5.229 1 .022 10.107

[vitittt=1.00] 0b . . 0 . .

[AA2_6=.00] 1.527 .766 3.978 1 .046 4.604

[AA2_6=1.00] 0b . . 0 . .

[B20_n=.00] 2.664 1.212 4.836 1 .028 14.360

[B20_n=1.00] 0b . . 0 . .

[AA2_8=.00] 1.909 .993 3.698 1 .054 6.744

[AA2_8=1.00] 0b . . 0 . .

[B13_1=3] -1.296 2.056 .397 1 .529 .274

[B13_1=4] 2.061 1.034 3.975 1 .046 7.856

[B13_1=5] 0b . . 0 . .

Classification

Observed

Predicted

.00 Rritur 1.00 Ulur Percent Correct

.00 Rritur 23 9 71.9%

1.00 Ulur 6 20 76.9%

Overall Percentage 50.0% 50.0% 74.1%

Page 138: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

138

Model i Regresionit: Pjesa e tregut më 2010 krahasuar me 2008

Case Processing Summary

N

Marginal

Percentage

B20_n1 Pjesa e tregut ne

2010 krahasuar me 2008

.00 Rritur 40 69.0%

1.00 Ulur/pandrysh 18 31.0%

AA33 Ease of company

registration and start-up

.00 37 63.8%

1.00 21 36.2%

B17_n Nr. i te punesuarve

ne 2012 krahasuar me 2010

.00 Rritet 32 55.2%

1.00 Ulet/i pandryshuar 26 44.8%

B19_n Xhiroja ne 2010

krahasuar me 2008

.00 Rritur 38 65.5%

1.00 Ulur/i pandryshuar 20 34.5%

AA3 Availability of financing .00 29 50.0%

1.00 29 50.0%

AA31 Status of European

Union Accession

.00 31 53.4%

1.00 27 46.6%

AA27 Environmental

regulations

.00 30 51.7%

1.00 28 48.3%

Valid 58 100.0%

Missing 1

Total 59

Subpopulation 34a

a. The dependent variable has only one value observed in 31 (91.2%) subpopulations.

Page 139: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

139

Model Fitting Information

Model

Model Fitting Criteria Likelihood Ratio Tests

AIC BIC

-2 Log

Likelihood

Chi-

Square df Sig.

Intercept Only 69.689 71.749 67.689

Final 47.712 62.135 33.712 33.977 6 .000

Likelihood Ratio Tests

Effect

Model Fitting Criteria Likelihood Ratio Tests

AIC of

Reduced

Model

BIC of

Reduced

Model

-2 Log

Likelihood

of

Reduced

Model

Chi-

Square df Sig.

Intercept 47.712 62.135 33.712a .000 0 .

AA33 55.522 67.885 43.522 9.810 1 .002

B17_n 51.100 63.463 39.100 5.388 1 .020

B19_n 59.408 71.770 47.408 13.696 1 .000

AA3 50.618 62.980 38.618 4.906 1 .027

AA31 50.004 62.366 38.004 4.292 1 .038

AA27 56.078 68.440 44.078 10.366 1 .001

The chi-square statistic is the difference in -2 log-likelihoods between the final model

and a reduced model. The reduced model is formed by omitting an effect from the final

model. The null hypothesis is that all parameters of that effect are 0.

a. This reduced model is equivalent to the final model because omitting the effect does

not increase the degrees of freedom.

Page 140: ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe

140

Parameter Estimates

B20_n1 Pjesa e tregut ne

2010 krahasuar me 2008a B Std. Error Wald df Sig. Exp(B)

.00 Rritur Intercept -3.481 1.323 6.928 1 .008

[AA33=.00] 2.883 1.077 7.159 1 .007 17.860

[AA33=1.00] 0b . . 0 . .

[B17_n=.00] Nr. 2.019 .978 4.264 1 .039 7.533

[B17_n=1.00] 0b . . 0 . .

[B19_n=.00] 3.228 1.092 8.736 1 .003 25.235

[B19_n=1.00] 0b . . 0 . .

[AA3=.00] 1.941 .977 3.947 1 .047 6.969

[AA3=1.00] 0b . . 0 . .

[AA31=.00] 1.808 .938 3.714 1 .054 6.101

[AA31=1.00] 0b . . 0 . .

[AA27=.00] -3.331 1.286 6.713 1 .010 .036

[AA27=1.00] 0b . . 0 . .

Classification

Observed

Predicted

.00 Rritur

1.00

Ulur/pandrysh Percent Correct

.00 Rritur 38 2 95.0%

1.00 Ulur/pandrysh 4 14 77.8%

Overall Percentage 72.4% 27.6% 89.7%