31154309 gram a tike kapitulli i 4 doc

32
KAPITULLI IV GRUPI EMËROR LEXOJMË PYESIM Cila është kryefjala dhe kallëzuesi i kësaj fjalie? Çfarë janë grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar - poezitë e tij dhe në sheshin e qytetit? Çfarë janë emrat shkrimtar, poezi dhe shesh të grupeve emërore të mësipërme? Po fjalët që i shoqërojnë ato çfarë janë? Çfarë funksioni kryejnë në fjali grupet emërore shkrimtar i talentuar, poezitë e tij dhe në sheshin e qytetit? Agroni, shkrimtar i talentuar recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit. MËSOJMË Grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar, poezitë e tij, në sheshin e qytetit janë grupe emërore. Emrat shkrimtar, poezi, shesh janë bërthama këtyre grupeve emëror. Grupet emërore të mësipërme përbëhen: nga emër + mbiemër (shkrimtar i talentuar), nga emër + përemër (poezitë e tij), nga emër + grup emëror (Agroni, shkrimtar i talentuar ) dhe nga emër+emër (në sheshin e qytetit). Pra , grupet emërore përbëhen nga një emër që është bërthama e grupit emëror dhe përcaktuesit e bërthamës. 65 Agroni, shkrimtar i talentuar, recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

Upload: thano-canko

Post on 29-Nov-2014

258 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

KAPITULLI IV

GRUPI EMËROR

LEXOJMË

PYESIM

Cila është kryefjala dhe kallëzuesi i kësaj fjalie? Çfarë janë grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar - poezitë e tij dhe në sheshin e

qytetit? Çfarë janë emrat shkrimtar, poezi dhe shesh të grupeve emërore të mësipërme? Po fjalët që i shoqërojnë ato çfarë janë? Çfarë funksioni kryejnë në fjali grupet emërore shkrimtar i talentuar, poezitë e tij dhe

në sheshin e qytetit?

Agroni, shkrimtar i talentuar recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

kryefjalë përcaktor kallëzues kundrinor rrethanor

MËSOJMË

Grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar, poezitë e tij, në sheshin e qytetit janë grupe emërore. Emrat shkrimtar, poezi, shesh janë bërthama të këtyre grupeve emëror.

Grupet emërore të mësipërme përbëhen: nga emër + mbiemër (shkrimtar i talentuar), nga emër + përemër (poezitë e tij), nga emër + grup emëror (Agroni, shkrimtar i talentuar) dhe nga emër+emër (në sheshin e qytetit).

Pra , grupet emërore përbëhen nga një emër që është bërthama e grupit emëror dhe përcaktuesit e bërthamës.

65

Grupi emërorshkrimtar i talentuar

Bërthama e grupitshkrimtar

Përcaktuesi i bërthamësi talentuar

Agroni, shkrimtar i talentuar, recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

Page 2: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Në një grup emëror përcaktuesit e tij mund të jenë mbiemra (nxënës i mirë), përemra, (djali i tij), emra me ose pa parafjalë ( inxhinier Bardhyli, libër për fëmijë), emra në rasën gjinore ( fletorja e gjuhës),ose rrjedhore ( fletore ushtrimesh), numërorë (radha e parë).

Përcaktuesit e grupit emëror zakonisht qëndrojnë pas emrit, në raste të veçanta qëndrojnë edhe para tij

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Në fjalitë e mëposhtme nënvizoni grupet emërore.

Fëmijët ishin mbledhur rreth mësuese Verës dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj.-Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona , është më e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt,

Fatmir, është i mirë . Do t’ia dërgoj revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar kërkesat e paraqitura në orën e mësimit. Ja le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre.

2. Si janë ndërtuar grupet emërore që nënvizuat?

3. Ç’funksione kanë grupet emërore që nënvizuat?

4. Në grupet emërore që vijojnë nënvizoni përcaktuesit e bërthamës dhe thoni me se janë shprehur.

dy nxënësdëshirat tonatë katër vajzatshtëpinë tëndedrutë e njomalibri e shkrimtaritkëpucët e vjetra

5. Cila nga strukturat e mëposhtme nuk është grup emëror, nënvizojeni.emër + mbiemëremër + parafjalëemër +grup emëroremër+foljeemër + emëremër + ndajfoljeemër + numëror

6. Ndërtoni fjali me grupe emërore që kanë bërthamë emrat: shkollë, klasë nxënës

66

Grupi emëror përbëhet nga bërthama dhe përcaktuesi i bërthamës. Bërthama është emër kurse përcaktuesi i bërthamës mund të jetë mbiemër, përemër, emër dhe numëror. Grupi emëror mund të kryej funksionin e kryefjalës, të kundrinorit dhe të rrethanorit.

Page 3: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

KRYEFJALA DHE KALLËZUESI

LEXOJMË

UJKU

Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

PYESIM

Sa fjali ka ky tekst? Çfarë fjalish janë, të thjeshta apo të përbëra? Argumentojeni. Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen? Çfarë funksioni kryejnë në fjali? Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me shkronja kursive? Çfarë tregojnë fjalët me shkronja kursive? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen? Çfarë funksioni kryejnë në fjali?

MËSOJMË

Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar. Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) përbëjnë bërthamën e fjalisë.

Si ta dallojmë kryefjalën dhe kallëzuesin?

Për të gjetur kryefjalën e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : cili? kush? : Ujkonja nuk ndërhynte. … Kush nuk ndërhynte …? Ai ishte i zemëruar. Kush ishte i zemëruar?

Për të gjetur kallëzuesin e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : ç’bën? ç’është? si është?: Ujku i madh i shikonte .... . Ç’bënte ujku i madh? Ai ishte i zemëruar. Si ishte ai ?

67

Page 4: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Kallëzuesi foljor dhe emëror

Kallëzuesi i shprehur me një ose dy folje është kallëzues foljor: Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh filloi të shikonte të vegjlit.

Kallëzuesi i shprehur me foljen jam dhe një emër, mbiemër, përemër ose numëror është kallëzues emëror : Ujku është kafshë. Ujku është i zemëruar. Çfarë është ujku?Ujqit ishin dy.

Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin

Kryefjala përshtatet me kallëzuesin në numër dhe në vetë : Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Unë shikoj me zemërim. Ata shikojnë me zemërim.

Kur kallëzuesi është emëror kryefjala përshtatet me pjesën emërore të kallëzuesit edhe në gjini : Ai ishte i zemëruar. Ajo ishte e zemëruar.

PËRMBLEDHIM

Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar. Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. Kryefjala gjendet me pyetjet cili?, kush?. Kallëzuesi gjindet me pyetjet ç’bën?, ç’ është?, si është?. Kallëzuesi mund të jetë foljor ose emëror. Kryefjala përshtatet me kallëzuesin.

USHTROHEMI

1. Nënvizoni kryefjalët në fjalitë e këtij teksti.Gratë qajnë mesatarisht pesë herë në muaj. Meshkujt më së shumti qajnë disa herë në vit.

Shumë meshkuj pohojnë se kurrë nuk qajnë.. Ndoshta këtu qëndron arsyeja se gratë së paku mesatarisht janë më te shëndosha. …Lotët e grave janë të një përbërjeje tjetër, "qendra e lotëve" në tru te këto është më e ndjeshme.

Njerëzit e rinj qajnë më shumë se të moshuarit. Kur plakemi "prodhimi" i lotëve pakësohet te të gjithë njerëzit.

Gazeta « Bota sot »

2. Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti.

Një tufë bletësh zuri vend në zgavrën e trungut të një molle të egër. Bletët e mbushën zgavrën me mjaltin e tyre të mrekullueshëm. Që atë ditë, molla u bë krenare. Ajo diti t'i përbuzte të gjitha drurët e tjera. Atëherë një rrënjë trëndafili i tha : “Nëse dëshiron të jesh e bekuar prej njerëzve mundohu ti vetë të bëhen frutat e tua te ëmbla si mjalti i bletëve”.

3. Nënvizoni kallëzuesin e këtyre fjalive. Afroni kryefjalën tek folja.

68

Page 5: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

1. Qyteti, i larë nga shiu i natës, shkëlqente nën rrezet e diellit. 2. Sumbullat e vesës, shtruar mbi fletët e barishteve, përkulnin fijet e holla të barit. 3. Peshkatarët, duke vozitur nga njëra rrjetë tek tjetra, e mblodhën gjahun pa ndonjë vështirësi të madhe.Shembull: I larë nga shiu i natës, qyteti shkëlqente nën rrezet e diellit.

4. Nënvizoni me një vijë kryefjalët dhe me dy vija kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpive.Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djemuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.

Faik Konica

5. Shkruani disa fjali me kryefjalë si këto : unë dhe ti, unë dhe ata, ti dhe ajo, ai dhe Agimi, ne dhe ju, ju dhe ai. Kujdes përshtatjen e kryefjalëve me foljet.

KUNDRINORI I DREJTË

LEXOJMË

DIMËR NË JUTBINË

Dimër acar. Dielli ndrit shumë e ngroh pak. Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Maleve ka rënë borë e madhe. Ahet janë të rënduara, sa mend thyhen. Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Vashat e Jutbinës kanë dalë bregut të lumit. Ato kërkojnë ujë për gjënë e gjallë. Po tërë lumi ka ngrirë akull.

Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, moti ndryshon. Dynden retë e zënë diellin. Nga lartë nis e endet një pëlhurë shumë e gjerë e shumë e gjatë që fshin përnjëmend gjithë majat rreth e rrotull. Shtrohet dëborë e re mbi të vjetrën. Trimat nuk e njohin më shoku-shokun. Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë. Era e thëllime ua merr frymën.

Mitrush Kuteli

69

Page 6: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

PYESIM

Nga cilat fjalë varen fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin fjalët me ngjyrë të zezë? Në çfarë rase janë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? A është e mundur të hiqen ato? Me çfarë pyetjesh drejtuar foljeve mund të gjenden fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË

Fjalët rrapin, borë, kreshtat etj. që tregojnë sende mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja (tund, ka rënë, kanë mbetur etj.) janë kundrinorë të drejtë. Kundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë që plotëson kallëzuesin foljor. Ai tregon objektin (sendin a qenien) mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja:

Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës.Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor.

Dynden retë e zënë diellinTrimat nuk e njohin më shoku-shokun.

Kundrinori i drejtë është përbërës i grupit foljor dhe plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet.

Era e marrë tund... (?!).

Me se shprehet

Kundrinori i drejtë shprehet me:

a. me emër në rasën kallëzore pa parafjalë:Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Askush s’e njeh Lulin.

b. me grup emëror:Artani bënte çdo punë. Ne i kujtonim vazhdimisht ato ditë.Nga larg fëmijët shikonin me kënaqësi Liqenin e Ohrit.

c. me përemër në rasën kallëzore:Ne do ta kujtojmë atë me respekt.Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë.

Kundrinori i drejtë i shprehur me emër, grup emëror ose përemër shënjohet dhe me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (njëjës ose shumës) në rasën kallëzore.

E pashë shfaqjen e re.

70

Page 7: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Do ta lajmëroj vetë Zanën për datën e provimit.Do ta takoj vetë atë.

Në qoftë se fjalia ka kundrinor të drejtë të shprehur edhe me përemër edhe me trajtë të shkurtër trajta e plotë mund të mungojë.

Më falënderoi (mua) duke më shtrënguar dorën.

Kundrinori i drejtë lidhet vetëm me foljet në formën veprore. Po të kthehet folja e formës veprore në formën joveprore, atëherë kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë dhe kryefjala kundrinor.

Bora mbuloi çatitë e shtëpive.Çatitë e shtëpive u mbuluan nga dëbora.

Si ta dallojmë kundrinorin e drejtë?

Për të gjetur kundrinorin e drejtë të një foljeje bëjmë pyetjet : kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes:

Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Çfarë tund era ...? Rrapin.

Në fjalinë dëftore kundrinori i drejtë zakonisht vendoset menjëherë pas foljes: Era tund rrapin.

Nuk mund të themi: Rrapin era tund. Era rrapin tund. Rrapin tund era.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza. Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo

dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, po ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja.

Marin Barleti

71

Kundrinori i drejtë shënon zakonisht objektin tek i cili kalon drejtpërdrejtë veprimi i shprehur nga folja. Kundrinori i drejtë është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. Kundrinori i drejtë është një emër, përemër ose grup emëror në rasën kallëzore pa parafjalë. Lidhet me folje kalimtare. Gjendet me ndihmën e pyetjeve kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes.

Page 8: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

2. Gjeni foljet që kanë kundrinorë të drejtë. Na ishte njëherë një mbret. Këtij mbreti i pëlqenin shumë rrobat e reja. Të gjithë

pasurinë e tij e shpenzonte për veshje. Sa herë që kalonte përpara ushtarëve, sa herë që shkonte në teatër ose në shëtitje, nuk bënte gjë tjetër veçse u tregonte njerëzve rrobat e reja. Ai i ndërronte rrobat çdo orë. Nëse për mbretërit është bërë zakon të thuhet se "mbreti gjendet në këshill", për këtë thoshin zakonisht: "mbreti ndodhet në gardërobë".

Hans Kristian Andersen (shkrimtar danez)

3. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza dhe thoni kategorinë gramatikore të tyre.

Të gjithë besojnë Perëndinë, secili e do fenë e vet, por e respekton edhe fenë e tjetrit. Ai para së gjithash është shqiptar dhe e ka vëlla çdo shqiptar të cilësdo fe qoftë ai... Por, shqiptarët myslimanë nuk e mohojnë të vërtetën historike se të parët e tyre kanë qenë katolikë... Me rastin e festave të mëdha, siç janë Kërshëndellat, Pashkët etj. kishat katolike mbushen edhe me rininë e besimit mysliman, ku dëgjojnë këngë, uratë, predikim në gjuhën e tyre, duke mos cenuar në asnjë mënyrë përkatësinë e tyre islame.

Mark Krasniqi

4. Vendosni kundrinorët e drejtë aty ku duhet: punën, këmbët, folenë, qimen, atdheun, folenë, gunën.Duaje … si shqiponja …. …e sotme mos e lër për nesër. Mos i shiko…, po shikoji punën. Shqiponja fluturon në qiell, po … e bën në tokë. Ujku … e ndërron, po zakonin s'e harron. Gënjeshtra i ka …e shkurtra.

5. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të drejtë.

KUNDRINORËT E ZHDREJTË

72

Page 9: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

LEXOJMË

MBANI NGAHERË LART NDERIN E ARBËRIT

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:- 0 ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve... Treguat se dardha bie nën dardhë. Ju e urreni armikun, sepse armiku sjell zi e robëri. Kështu të bëni dhe paskëtaj. Shpatën ta mbani gjithnjë pranë e ta dini gjithmonë se, kush bëhet dele, e ha ujku...Pra, mbani ngaherë lart nderin e Arbrit.

Mitrush Kuteli

PYESIM

Nga cilat fjalë varet fjala ushtarëve? Çfarë kategorie gramatikore i përket? Në çfarë rase është ? Çfarë tregon? A është e mundur të hiqet? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjendet ajo? Çfarë funksioni kryen ajo?

MËSOJMË

1. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

Fjala ushtarëve që tregon sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja (hodhi), është kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet: Skënderbeu u hodhi një vështrim... (?!).

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë?

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë bëjmë pyetjet : kujt?, cilit? cilës? drejtuar foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kujt u hodhi (një vështrim Skënderbeu)? Ushtarëve.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë vendoset para dhe pas foljes : Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij., por edhe : Ushtarëve të tij Skënderbeu u hodhi një vështrim.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shoqërohet gjithmonë nga trajta e shkurtër që zakonisht qëndron para foljes. Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kundrinor i

73

Page 10: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

zhdrejtë pa parafjalë zakonisht është një grup emëror në rasën dhanore (Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij.), një përemër në rasën dhanore (Atyre do t’u mjaftojnë këto para.), një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore: Ti, Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar.

2. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë

LEXOJMË

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:

- O ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...

PYESIM

Nga cilat fjalë varet fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin? Çfarë tregojnë? A është e mundur të hiqen? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjenden ato? Çfarë funksioni kryen ato?

MËSOJMË

Fjalët me pëllëmbë, me zemrën, me trimërinë, me shëmbëlltyrën … që tregojnë qenie ose sende që kanë lidhje me veprimet e shprehura nga foljet (fshiu, fituat) janë kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit... Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve....

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë nuk është plotës kryesor i foljes. Ai mund të hiqet : Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu … djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës…

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë?

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë bëjmë pyetjet : nga kush ? nga se ? me se ? me kë ? me çfarë ? për kë ? për se ? prej kujt ? drejtuar foljes: Skënderbeu ..., fshiu me

74

Page 11: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

pëllëmbë (Me çfarë ?) djersën e ballit.. .. Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...(Me çfarë?).

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ngjanë shumë me rrethanorët, po dallohet prej tyre se u përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë (Me kë? Me çfarë? Me cilin?) : Fshiu djersën me pëllëmbë. Me çfarë fshiu... ? Me pëllëmbë. Për të gjetur rrethanorët bëhen pyetje me ndajfolje: E fshiu djersën shpejt ? Si e fshiu djersën ? Shpejt.

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë vendoset zakonisht pas foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës… .

Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë është zakonisht : një emër ose një përemër në rasën emërore, kallëzore, rrjedhore të paraprirë nga një parafjalë: Atë natë unë po rrija me shokët e djalit, po bisedoja me ta.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza.

Shqiptarët u kanë mbetur besnikë zakoneve të paraardhësve të tyre. Tre objektet kryesore te përkushtimit të shqiptarëve janë: nderi i tij, familja e tij dhe atdheu. Koncepti i nderit i ngulitet që në moshën më të njomë. Ai preferon vdekjen përpara një çnderimi që nuk është larë. Asnjë gjë e rëndësishme ose me interes në opinionin e tij, nuk e kalon besën ose fjalën e dhënë. Në prezencë të kufomës së babait ose të vëllait, ai do të respektojë atë vrasës, të cilit i ka dhënë besën, duke e pritur në shtëpi. I huaji do të gëzojë mbrojtjen solidare të gjithë banorëve të një fshati, nëse një nga këta banorë, dhe më i ulëti, do t’i ketë dhënë fjalën e nderit.

Ismail Qemal Vlora

2. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza dhe foljet me të cilat lidhen.

Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla , disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe

75

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë tregon qenien a sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja. Është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve kujt ?, cilit ?, cilës ? etj. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja. Nuk është plotës kryesor i foljes, ai mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë.

Page 12: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty.

Ismail Kadare

3. Cilat nga fjalitë e mëposhtme përmbajnë kundrinorë të zhdrejtë pa dhe me parafjalë? Mësuesi i drejtohet Benit: -Detyra jote me shkrim për macen ngjan fjalë për fjalë me detyrën e vëllait tënd. -Sigurisht, mësues, që do t’i ngjajë detyrës së vëllait, sepse është shkruar për të njëjtën

mace.

4. Vendosni fjalët ose grupet e fjalëve që vijojnë aty ku duhet. Thoni funksionin e tyre : jetën, pistën e gjatë prej betoni të aeroportit, një portë dhe një copë rrugë përpara saj, me shokët.

Eci (…)e mi aviatorë nëpër pistën e aeroportit.Të gjithë kemi (...), me anë të së cilës dalim përditë nga shtëpitë tona dhe po nëpër të

kthehemi përsëri në të. Kjo copë rrugë të kujton (...). Nëpër të aviatorët dalin në qiell dhe me anë të saj zbresin përsëri në tokë, në shtëpi. Këtë rrip të gjatë të betonuar ata e kanë parë shumë herë të rrëshqasë me shpejtësi ndenë krahët e avionit. E kanë parë që lart, të ndriçuar nga dielli e të buzëqeshur, si një "mirëseardhje" e ngrohtë të tokës mëmë, por e kanë parë edhe në kohë të keqe, të lagur e kërcënuese, kur një gabim i vogël në ulje të kushton (…).

Ismail Kadare

5. Plotësoni fjalitë që vijojnë me një plotës kryesor.1. Ky pallat i përket … 2. Vera dhe Aleksandri tallen … 3. Studentët shpërndanë … 4. Motra ime e madhe interesohet … 5. Jemi njoftuar … 6. Fëmijët ëndërronin… 7. Vjedhësit u kapen …

6. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

RRETHANORËT

LEXOJMË

76

Page 13: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

LUFTËTARI KOMBËTAR

Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Në ato ditë, ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë" dhe dinim shumë gjëra për komitët.

Në mëhallë u përhap lajmi se kaloi Nexhip Bënja i dëgjuar. "Nexhip Bënja" përsëritnin gratë nëpër porta.

Unë e pashë nga brenda portës sime. Më la përshtypje të thellë dhe m'u ngul në fantazinë fëmijërore ajo figurë e luftëtarit që kishte edhe forcën, edhe bukurinë.

Odise Paskal

PYESIM

Lexoni tekstin duke hequr grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Teksti që mbetet, a është i saktë dhe i kuptueshëm?

Zhvendosni grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Cili nga ata zhvendoset më lehtë ? Pse?

Çfarë tregojnë fjalët ose grupet e fjalëve me ngjyrë blu?

MËSOJMË

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rrethanorin mund ta zhvendosim sepse nuk është i lidhur me foljen :

Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

Një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe kaloi i vetëm në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet.

Rrethanorin mund ta heqim sepse nuk është i domosdoshëm në fjali : Kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

1. Kuptimi i rrethanorëve

Kuptimet e rrethanorit varen nga informacioni që jep. Ai mund të tregojë kohë, vend, shkak, qëllim, mënyrë, sasi ose krahasim.

77

Page 14: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Rrethanori i kohës vendos ngjarjet e treguara në kohë (Më 28 nëntor 1912...), tregon kronologjinë e ngjarjeve (Në mëngjes… Në drekë… Në mbrëmje… Të nesërmen...), tregon datën, shtrirjen në kohë, përsëritjen (Më 28 nëntor 1912... Gjatë dy ditëve... Gjithë javën...).

Rrethanori i vendit tregon vendin ku jemi (Në shesh... Nga një trotuar në tjetrin...), vendin e origjinës (Ata vinin nga thellësitë e maleve.), drejtimin (Ata shkonin drejt portit.), vendin ku kalojmë (Ata ecnin përmes fushave dhe livadheve.). Kur rrethanori i vendit përdoret pas foljeve që tregojnë zhvendosje ai nuk mund as të zhvendoset as të hiqet : Ata u ngjiten në skenë.

Rrethanori i shkakut tregon atë që shkakton një veprim (Kërcisnin trarët e shtëpisë nga pesha e rëndë e borës.), jep një shpjegim (Për shkak të borës së madhe, puna u ndërpre.)

Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit:Treni ecte me shpejtësi të madhe.

Rrethanor i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit : Kemi punuar shumë për zbukurimin e qytetit.

Rrethanori i sasisë tregon sasi : Mic Sokoli bëri katër hapa dhe u gjind para topit armik.

Rrethanori i krahasimit tregon krahasim: Më mirë të jetosh një ditë në liri se sa njëqind vjet në robëri.

Rrethanor mund të jetë : një grup emëror pa parafjalë (Ne kalamajtë këndonim ditë e natë këngën "Për mëmëdhenë”…), një grup emëror me parafjalë (Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910… kaloi vetëm…), një ndajfolje (Ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë”…), një formë e pashtjelluar foljore (Ne kalamajtë këndonim pa pushuar këngën "Për mëmëdhenë”…).

Vendosja e rrethanorëve është e lirë. Shumica e rrethanorëve qëndron pas foljes. Rrethanori i vendit dhe i kohës, më shpesh, qëndrojnë para foljes, po mund të qëndrojnë edhe pas saj. Vendosja e rrethanorëve në fillim të fjalisë shpjegohet shpesh me nevojën për ta lidhur fjalinë me fjalinë para saj: Eskili ka shkruar pjesën teatrale „Prometeu i lidhur“. Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të shkurtër të kësaj pjese teatrale. Disa rrethanorë mund t’i vendosim në fillim të fjalisë edhe për të realizuar një paraqitje progresive që vjen duke e saktësuar situatën: Papritmas, atje, para pallatit, në bulevard bërtiste një grua.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Në tekstin e mëposhtëm gjeni rrethanorët dhe kundrinorët. Argumentojeni mendimin tuaj.

78

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra, një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rerthanori mund zhvendosetz brenda fjalisë dhe mund të hiqet. Rrethanori i vendit përcakton vendin e ngjarjeve. Rrethanori i kohës i vendos ngjarjet në kohë. Rrethanori i shkakut jep një shpjegim duke treguar arsyen e një veprimi. Përveç këtyre ka edhe rrethanor mënyre (Mjellmat fluturonin pa pushuar.), qëllimi dhe sasie.

Page 15: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Para katër ditësh, kur ata filluan serinë e re të sulmeve, ushtarët e tyre, që mundën të ngjiteshin në të çarat e mureve dhe në bedena, lëshuan shumë kafshë të sëmura, kryesisht minj, të cilët u shpërndanë brenda kështjellës. Në pusin e tretë, që porsa po jepte kovat e para të ujit, ranë minjtë e sëmurë. Dy puset e tjera i shpëtuan rojet, që rrinë ditë e natë te gryka e tyre. Ata porsa dëgjuan britmën "minj", "minj" i mbyllën menjëherë grykat me kapakët e hekurt. Një pjesë e ushqimeve gjithashtu është infektuar. Kovaçët tanë, duke punuar ditë e natë, bënë disa qindra çarqe, që u vendosën kudo nëpër kështjellë. Ditë e natë dëgjohet krisma e tyre e thatë, që nuk i lë ushtarët të vënë një sy gjumë.

Ismail Kadare2. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjetët në tekstin e mësipërm.

3. Gjeni rrethanorët e kohës dhe të vendit dhe thoni nëse mund t’i zhvendosim ose heqim.Pastaj u mendua ca dhe shtoi: " Kostandin Makariçit". I kënaqur që nuk e kishte penguar

njeri kur shkruante, ai vuri kapelën në kokë dhe, pa pallto, ashtu siç ishte në këmishë, vrapoi në rrugë.

Shitësit e dyqanit të mishit të cilët i kishte pyetur një ditë më parë, i kishin treguar se letrat hidheshin në kutitë e postës dhe prej kutive shpërndaheshin në gjithë botën me trojkat postare. Vanjka rendi deri te kutia e parë postare dhe e futi letrën e shtrenjtë në të çarën e saj...

I përkundur nga shpresa të ëmbla, një orë më vonë, ai ra të flinte... Anton Çehov

4. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjenden në tekstin që vijon. Anës grykave të frikshme e të radhëve të shtrënguara të maleve, ndodhesh papritmas në

oaze të gjallëruara që të kënaqin me gjelbërim të madh. Burime buçitëse uji, që bien poshtë nga të çarat e maleve, transformohen në përrenj të pastër e të qetë që dredhojnë gjatë lëndinave me erë të këndshme, ku grupe drurësh gjithnjë të gjelbër e gëmushat janë shpërndarë mbi relieve ngjyrë smeraldi. Gjatë bregut të detit gjire të kaltërta e të qeta, gjire të thella vizatohen në këmbë të maleve, majat e të cilave janë zhytur përjetësisht në retë e shtyra nga era.

Ismail Qemal Vlora5. Rindërtoni tekstin e mëposhtëm duke vendosur si duhet rrethanorët e vendit dhe të kohës : të nesërmen në mëngjes, nga malet, natën, në gjithë krahinën e Katarit

Është e vërtetë se …ka një lloj guri të zi që nxirret …dhe që digjet si dru, por që e ruan zjarrin më shumë e më mirë se druri. Kështu që po ta ndizni…, …keni për ta gjetur zjarrin të pashuar. Këta gurë janë aq të mirë, saqë në tërë krahinën nuk digjet gjë tjetër. Është e vërtetë që atje ka shumë pyje, po banorët nuk i djegin, sepse gurët janë më të mirë dhe kushtojnë më pak nga drutë.

Marko Polo

6. Shkruani një tekst të shkurtër ku të përdoren rrethanorë të vendit, të kohës dhe të shkakut.

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME MBIEMËR, PËREMËR DHE NUMËROR

79

Page 16: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

LEXOJMË

Princi i mjerë

Një njeri punonte në arë duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës që përkëdhel grunajat e pjekura, i ngjante këngës së bilbilit, i cili sheh duke ardhur pranverën; ishte këngë e zemrës së gëzuar.

Princi i brengosur u afrua dhe përshëndeti njerëzisht. Fshatari la shatin dhe çoi të panjohurin në shtëpinë e vet. Fliste plot gaz dhe e nderonte mikun me përzemërsi të madhe.

Princi u habit: "Pse ky njeri është kaq i lumtur?"-… Ma merr mendja se nuk ke ndonjë begati të madhe si unë! Mirëpo, në arë të gjeta

me këngë. . . Në shtëpi plot gaz. . . Të lutem, më trego pse je kaq i lumtur?Fshatari ishte mendar i madh.- Ti je princ, unë jam fshatar i thjeshtë, - tha ai. - Ti banon në pallat, unë kam shtëpi të

vogël. Por, mik i dashur, unë jam në zemrat e të gjithë banorëve të fshatit. A ka gjë më të bukur se të të dojë zemra e njeriut? A ka më lumturi?

Vehbi Kikaj

PYESIM

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË

Emri bërthamë i një grupi emëror shpesh herë shoqërohet nga një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalët që shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë në një grup emëror janë përcaktorë: Një njeri punonte...duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës.... Dëgjuam dy këngë nga një këngëtare e re. Shtëpia përtej është shumë e vjetër. I ngjante këngës së bilbilit. Banonte pranë një parku mbushur me lule. Përcaktori, pra, është një gjymtyrë e dytë e fjalisë që përcakton gjymtyrën prej së cilës varet.

Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër të nyjshëm (një princ i brengosur), të panyjshëm (një princ madhështor), një përemër dëftor (këto këngë), pronor (këngët tona), pyetës (cilën këngë), i pacaktuar (çdo këngë), një numëror (dy këngë), një ndajfolje (pylli aty pranë), një emër pa parafjalë në rasën gjinore (këngët e fëmijëve), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie), një emër me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej

80

Page 17: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

qerpiçi), një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna është rruga për të fituar para. Banonte pranë një parku mbushur me lule.

1. Përcaktori i shprehur me mbiemër

Mbiemri përcaktor shpreh një cilësi të sendit, të dukurisë ose të frymorit të treguar nga emri i përcaktuar: Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdylbeut një hije me të vërtetë madhështore.

Mbiemri përcaktor mund të jetë: i nyjshëm (mjekra e gjatë ) dhe i panyjshëm (hije madhështore ). Përcaktori i shprehur me mbiemër mund të jetë përcaktor i paveçuar (vjen menjëherë pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy të mëdhenj e të thellë.) ose përcaktor i veçuar (i ndarë nga emri nga fjalë të tjera ose me anë të një pushimi): Flokët e ndritshëm të vajzës, të mpleksur si një kurorë e argjendtë, i jepnin fytyrës së saj një pamje të mrekullueshme. Futbollistët, të gëzuar nga fitorja, përqafonin njëri-tjetrin. Mbiemri përcaktor i veçuar ndahet gjithmonë me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi një cigare. Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi një cigare. Mjeku ndezi një cigare, i lodhur nga puna.

Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në numër, gjini dhe rasë: Uji rrëshqiste mbi faqen e lëmuar të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi faqet e lëmuara të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi xhamin e lëmuar të dritares. Uji rrëshqiste mbi xhamat e lëmuar të dritares.

Përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm përshtatet me emrin në numër dhe gjini: Hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar fisnik dhe madhështor. Hapet dera dhe hyjnë brenda disa luftëtarë fisnikë dhe madhështorë. Përcaktori i shprehur me mbiemër, zakonisht qëndron pas emrit.

Kur duam të shprehim më me forcë cilësinë, pra, ta theksojmë, mbiemri mund të dalë edhe para emrit: Të vendosura drejt, njëra pas tjetrës, shtyllat e tensionit të lartë dukeshin si një shtyllë e vetme.

2. Përcaktori i shprehur me përemër

Përcaktori i shprehur me përemër mund të jetë: përemër dëftor (Ky vend kaq i bukur, këto male, këto kodra, këto fusha kaq të këndshme janë tonat.), përemër pyetës (Cili shkrimtar e ka shkruar poemën “Bagëti e bujqësi”? Ç’moshë kishte?), përemër i pacaktuar (I ftuari i bëri të gjithë fëmijët për vete.). Përcaktorët e shprehur me përemër përshtaten sipas rastit me emrin që përcaktojnë në gjini, numër dhe rasë: ky djalë/këta djem, djali im/vajza ime, cili djalë/cila vajzë, cilit djalë/cilës vajzë, cilin djalë/cilën vajzë.

Kur përcaktori është përemër dëftor, zakonisht qëndron para emrit të përcaktuar (ky djalë/kjo vajzë). Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë qëndrojnë zakonisht pas emrit (Djalë të tillë nuk kemi parë.). Kur përcaktori është përemër pronor, zakonisht qëndron pas emrit të përcaktuar (djali im/vajza ime). Kur është përemër pyetës qëndron përpara (Çfarë prodhimesh kishte në treg?). Kur është përemër i pacaktuar, zakonisht qëndron përpara, por ka raste që qëndron edhe pas emrit (të gjithë fëmijët, ne të gjithë).

3. Përcaktori i shprehur me numëror

81

Page 18: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve, dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton: Në fushë dolën trembëdhjetë futbollistë, dy futbollistë ishin rezervë. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta më shumë, pra, dyzet e shtatë minuta.

Përcaktorët numërorë janë të pandryshueshëm, vetëm numërori tre ndryshon në gjini duke marrë formën tri (Erdhën tre djem. Erdhën tri vajza.). Po kështu përshtaten edhe numërorët e përbërë që kanë si pjesë të fundit numërorin tre /tri (Erdhën njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Përcaktori i shprehur me numëror qëndron para emrit që përcakton.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Gjeni grupet emërore dhe nënvizoni përcaktorët.

Një herë tjatër, …dy kalorës persianë, të quajtur Jahja dhe Zampa, ardhë për të hyrë në shërbim të sulltanit dhe, për të provuar zotësinë e tyre, duallë në shesh, dhe ftuan ata më të mirët kalorës të ushtrisë turke në dyel. Të gjithë sytë u drejtuan nga Skënderbeu. Ky s’priti shumë. I hipi kalit dhe doli në shesh që t’u bënte ballë të dyve, njërit pas tjetrit…

Fan Noli

2. Tregoni se çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe me çfarë janë shprehur?Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. …Princërit rreth e rrotull e vajtonin

pas mënyrës shqiptare me këngë:-O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të

shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë i madh e mjerë i vogël, mjerë krishtërimi që humbën një të këtillë kryembrojtës!

Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët mbiemra, përemra dhe numërorë në tekstin e mëposhtëm.Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte

kali luftëtar i Skënderbeut, që vajtonte të zotin e tij. Mihte dhenë me tërbim, rënkonte si i plagosur për vdekje, drithërohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e lëshonte lot si njeri. Që kur u shtri Skënderbeu në shtrat u sëmur edhe ai dhe, kur vdiq, u egërsua, s'qaste njeri tjetër që t'i hipte, s'donte më të hante, s'donte më të rronte e u shtri e vdiq dy ditë pas të zotit.

Fan Noli

4. Gjeni përcaktorët në grupet emërore të kësaj poezie. me çfarë pjese të ligjëratës janë shprehur.

Kish leshra ngjyrë ari, sy të mëdhenj të zes,Ia krihte flokët era, si nën’ e mirë, shpesh;

82

Përcaktorët shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë të një grupi emëror. Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë të pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

Page 19: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Kur hidhej nëpër valle, kur thyhej si purtekë,I ndrinte nën gushë gjerdani me fyshekë,Edhe kur ngrihej lart, kurrizit të një malitNjë pe flori prej djerse ç’mi derdhej çurkë ballit,Po kish shikim pa re, vështrim plot kthjelltësiNdaj gjithë tok ia ngjitëm emrin:Ofeli!

Vehbi Skënderi

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME EMËR

LEXOJMË

Dita e verës

Ç’është dita e verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimëri, kur qaset vera ....zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël. Ne këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë t'u falen perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu leu festa hiroshe, që e quajmë Dita e Verës.

Faik Konica

PYESIM

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? A mund t’i heqim ose t’i zhvendosim fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Përcaktor mund të jetë edhe një emër. Edhe përcaktorët e shprehur me një emër shërbejnë për të përcaktuar një emër tjetër: Zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël.

83

Page 20: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Përcaktorët e shprehur me një emër mund të jenë emra pa parafjalë në rasën gjinore (dita e verës, zemra e njeriut), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie) ose emra me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi).

Përcaktori i shprehur me një emër tregon përkatësi, pra, se kujt i përket diçka, (shtëpia e Gencit), lloj (burra të fjalës, fjalë burrash, shpejtësi drite), vend (tavolina e zyrës, tokë nën ujë), emër të përveçëm sendi (mali i Korabit, lumi i Bunës), lëndë (enë druri, shtëpi guri), destinacion (dhoma e ndenjës, shtëpia e pritjes, shtëpi pushimi), përmbajtje (tufë dhensh, grumbull njerëzish, një gotë ujë, një thes miell, pjatë me oriz).

Përcaktori mund të varet edhe nga një përemër, nga një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje (Disa nga miqtë e mi u nisën për në Kanada. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. Është krenar për sukseset e tij. Është i lindur në Amerikë. Është i njohur për romanet e tij. Edoni është i fortë në matematikë dhe i zoti në kompjuter. Kjo makinë është e mirë për udhëtime të largëta. Dy nga miqtë e mi u nisën në Afrikën e Jugut. Nuk është mirë nga sytë. Shumë prindër janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.).

Marrin përcaktorë vetëm përemrat dëftorë, pyetës dhe të papërcaktuar: Djali i Bardhit nuk sillet mirë. Ai i Gencit është i mrekullueshëm. Cili nga fëmijët erdhi? Disa nga fëmijët duhet të nisen menjëherë.

PËRMBLEDHIM

Përcaktorët e shprehur me emër mund të jenë pa parafjalë ose me parafjalë. Përcaktorët e shprehur me emër mund të përcaktojnë një emër, një përemër, një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje.

USHTROHEMI

1. Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza?

Me trimërinë që tregoi në beteja të ndryshme, u bë oficer i lartë kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjetsh, dhe dy a tre vjet më vonë, Sulltan Muradi e emëroi Sanxhak Bej dhe i dha kumandën e një trupi kalorsie prej 5000…Skënderbeu ishte gjeneral kalorsie. Mori pjesë në disa fushata në Azi e n’Evropë, dhe kudo doli i nderuar. Në rrethimin e një fortese n’Anadoll, si Alexandri i Math një kohë në Indi, u ngrit në mur, ku ngriti flamurin, dhe hyri i pari në qytet, Sulltan Muradi ia rriti shkallën dhe e dërgoi si kumandar në disa ekspedita të rënda. Fan Noli

2. Gjeni përcaktorët e shprehur me emër ose mbiemër.

Skënderbeu mezi merrte frymë kur i sollën lajmin e mirë të fitores së fundme. Kur i thanë mjekët që s'kishte më asnjë shpresë për shërim, thirri princërit shqiptarë dhe bajlozët e Venetisë, të cilëve u la shëndet dhe i këshilloi të vazhdojnë luftën e përbashkme kundër turqve. Mbretërinë e tij ia la të birit Gjon Kastriotit, me mbretëreshën si regjente.

84

Page 21: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët e shprehur me emra ose mbiemra.

Kam shpresë t’i marrim edhe fortesat me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë të forta dhe kështjellat janë vendosur në shkëmbinj të ashpër e të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s’i kanë mbetur veç muret e fortesave.

Fan Noli

4. Plotësoni tekstin me fjalët në kllapa dhe thoni çfarë janë ato.Mjekra ...(i gjatë) pak... (i thinjur), balli...(e lartë), dhe... (e gjerë) i jepnin Abdylbeut një

hije me të vërtetë ...(madhështor). Po sytë, (dy) sy ...(i madh) e ... (i thellë), që kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, (gjithë) flakën, (gjithë) fuqinë e këtij burri.

Faik Konica

5. Ndërtoni nga një tregim të shkurtër ku të përdoren sa më shumë përcaktorë.

NDAJSHTIMI

LEXOJMË

Çajupi

Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë. Kreu studimet e larta jashtë atdheut dhe jetoi në Egjipt, ku edhe vdiq. Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut ». Ka përkthyer bukur fabulat e La Fontenit. Poezia e Çajupit të tërheq me gjallërinë dhe frymën e saj popullore.

PYESIM

Në tekstin e mësipërm, a mund t’i heqim fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat fjalë lidhen? Çfarë emërtojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

85

Page 22: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

MËSOJMË

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Emri ndajshtim shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson: Andon Zako Çajupi… lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

Emri ndajshtim, kur nuk veçohet me pushim ose me presje, quhet ndajshtim i paveçuar: Andon Zako Çajupi lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

Ndajshtimi i paveçuar është një emër, në rasën emërore të pashquar, që ndodhet para ose pas emrit bërthamë: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomorri ». Nënë Tereza është me origjinë shqiptare.

Ndajshtimi i paveçuar është gjithmonë në rasën emërore të pashquar, pavarësisht se në ç’rasë është emri bërthamë: Shtëpinë botuese “Onufri” e kam vizituar shumë herë. Ky është edhe një kriter për të vërtetuar se cili nga dy emrat e pranëvënë kryen funksionin e ndajshtimit: Profesor Martini është shkodran. Profesor Martinit i erdhi vajza nga Shkodra. Profesor Martinin e takuam në Konferencë.

Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, të një rruge, të një ndërmarrjeje a institucioni, vihet midis thonjëzash dhe fillon me shkronjë të madhe: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut.

Ndajshtim mund të jetë edhe një përemër i pacaktuar ose emër në gjinore: S’le gjë për ne të tjerët. Na ndihmoni edhe ju të shtëpisë.

Ndajshtimi, kur veçohet nga emri që plotëson me një pushim ose me një presje, quhet ndajshtim i veçuar. Ndajshtimi i veçuar është një emër ose grup emëror që vihet pas emrit ose përemrit bërthamë për ta sqaruar ose saktësuar atë: Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni ndajshtimet në fjalitë e mëposhtme dhe nënvizoni emrin a përemrin që plotësojnë

Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar.

86

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Ndajshtimi, zakonisht, është një grup emëror ose një emër që shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson. Ndajshtimi mund të jetë i paveçuar dhe i veçuar.

Page 23: 31154309 Gram a Tike Kapitulli i 4 Doc

IV

Thimi Mitko, tregtar korçar në Egjipt, mblodhi dhe botoi në veprën “Bleta shqiptare” me këngë dhe përralla.

Ai nuk fliste, as me ne, shokët e tij të ngushtë.Ju, studentët, duhet të jepni shembull.Është bela me ne, pleqtë.

2. Nënvizoni me një vijë ndajshtimin e paveçuar dhe me dy vija ndajshtimin e veçuar në fjalitë e mëposhtme.

Anija “Durrësi” çante me shpejtësi valët e detit.Onufri, piktor i shquar i shek. XVI, ishte nga Elbasani.Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar vepra me vlerë.Agronom Bujari erdhi sot nga Amerika.Profesor Nekiu është autori i librit për mjedisin.Dajë Mimi ishte shumë i shqetësuar atë mbrëmje.Operën “Traviata” e ka shkruar Xhuzepe Verdi.

3. Vendosni në vendin që duhet grupet e fjalëve që pasojnë :djalë pa fjalë, lumin Drin, “Lahuta e Malësisë”, plakut të maleve, student i vitit të dytë,

dragoit të Dragobisë, Bajram Currit, djali i sjellshëm dhe gazmor,Hidrocentrali i Komanit është ndërtuar mbi ....Fishta ka shkruar veprën ... .Qytetit të ri i kanë vënë emrin e njeriut më të shquar të atyre anëve, .... .Goni, ...., është shumë shok me vëllanë tim.Takova një shokun e Gonit, ... .Nënvizoni ndajshtimet në fjalitë që plotësuat

4. Ndërtoni fjali me ndajshtime të paveçuara dhe të veçuara. Komentoni mënyrën e ndërtimit të tyre.

87