a është i qëndrueshëm deficiti i llogarisë korente? rasti ... · ekonomia shqiptare ka ecur...

28
-- A ËSHTË I QËNDRUESHËM DEFICITI I LLOGARISË KORENTE? RASTI I SHQIPËRISË ALTIN TANKU, EVIS RUÇAJ, ARGITA FRASHËRI* QERSHOR 2007

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�-

A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë

korente? rAsti i shqipërisë

Altin tAnku, evis ruçAj, ArgitA frAshëri*

qershor 2007

Page 2: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2-

Page 3: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�-

përmbAjtjA

Abstrakt 5

I. Hyrje 7

II. Gjendja e llogarisë korente në Shqipëri 10

III. Përshkrimimodelit 15

IV. Përshkrimiitëdhënavedherezultatetempirike20

V. Përfundime 22

Bibliografia 24

Shënime 27

Page 4: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�-

Page 5: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�-

AbstrAkt

Gjatë15vitevetëfundit,llogariakorenteeShqipërisëkakaluarnëdeficitetëcilatnëshumicënerastevekanëshkuarpërtej5përqindtëPBB-së,njënivelqëndrueshmërieipranuargjerësisht.Kystudimtrajtonaftësitë eqëndrueshmërisë sëdeficitit të llogarisë korente,dukeubazuarmbimetodënLRBCtëzhvilluarngaTrehandheWalsh(1991)dhetëzgjeruarngaTaylor(2002).Nekemimarrënëshqyrtimvrojtime tremujore të llogarisëkorentepërperiudhën1994–2006dhetestiminerrënjëssënjësisë,përtëshqyrtuarqëndrueshmërinëe llogarisë korente. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar rolit tëremitancavedhesynojmëtëvlerësojmënëseatoluajnëndonjëroltëkonsiderueshëmnëqëndrueshmërinëellogarisëkorente.Rezultatettonatregojnësepavarësishtzgjerimittëdeficititkohëtefundit,duketse llogaria korente nëperiudhënafatgjatë është eqëndrueshme.Megjithatë, kjo qëndrueshmëri mund të jetë e cënueshme, ndajmeritonvëmendjeneautoriteteveshqiptare.

Fjalët kyçe: Qëndrueshmëria e llogarisë korente, remitancat eemigrantëve,kufizimebuxhetore,rrënjaenjësisë,ADF.KlasifikimiJEL:C22;F32;F41

Page 6: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�-

Page 7: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-7-

i. hyrje

ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion relativisht të kontrolluar dhe deficite të larta të llogarisë korente. ndërmjet këtyre variablave, puna kërkimore dhe përpjekje të tjera studimore janë përqendruar së pari tek rritja ekonomike dhe kohët e fundit tek inflacioni. llogaria korente, pavarësisht rolit të saj të rëndësishëm si një tregues i nevojshëm për pozicionin e jashtëm të një vendi, ka marrë shumë më pak vëmendje nga kërkuesit dhe akademikët. kjo vërejtje bëhet edhe më befasuese, në një kohë kur deficiti i llogarisë korente është stabilizuar tashmë përtej � për qind të pbb-së, një nivel qëndrueshmërie i pranuar gjerësisht�. A duhet që autoritetet shqiptare të shqetësohen për këto deficite të larta dhe të vazhdueshme?

qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë qëndrueshmërinë e llogarisë korente në rastin e shqipërisë. shumë autorë e kanë lidhur konceptin e qëndrueshmërisë së llogarisë korente me stacionaritetin e saj, pasi mungesa e stacionaritetit do të nënkuptonte shkelje të kufizimeve të buxhetit në periudha të ndryshme kohore. testimi për rrënjët e njësisë dhe bashkintegrimi në dinamikat e llogarisë korente të tregjeve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim kanë qenë në qendër të vëmendjes të punës kërkimore të kryer nga otto (�992), Wickens dhe uctum (�99�), liu dhe tanner (�99�), Wu (2000). ky material përdor testimin e thjeshtë për rrënjët e njësisë, me të dhëna tremujore, për të shqyrtuar qëndrueshmërinë e gjendjes së llogarisë korente në shqipëri. rezultatet tona, të mbështetura në procedurën Adf, tregojnë se matje të ndryshme të deficitit të llogarisë korente janë stacionare, duke sugjeruar se pozicioni i jashtëm i shqipërisë është i qëndrueshëm.

shqetësimet lidhur me nivelin dhe qëndrueshmërinë e çekuilibrave të llogarisë korente dalin më në pah pas ngjarjeve të përsëritura të krizave financiare dhe atyre të monedhës në Amerikën latine, Azi dhe rusi. midis të tjerë studiuesve, kërkime empirike nga crosetti, pesenti dhe roubini (�998), radelet dhe sachs (2000), kamin et al. (200�), fisher (200�) dhe edward (200�) kanë arritur në përfundimin se vendet që vuajtën më shumë gjatë këtyre ngjarjeve

Page 8: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-8-

ishin ato që u përballën me një deficit relativisht të lartë të llogarisë korente kundrejt pbb, gjatë viteve’ 90. nga ana tjetër, vende si kili dhe meksika, përjetuan kriza të jashtme të ashpra, ndonëse pozicioni i jashtëm nuk u përkeqësua shumë.

studimet akademike, gjetjet e tyre empirike, si dhe vlerësimet politike për implikimet e një deficiti të vazhdueshëm dhe në rritje të llogarisë korente, kanë evoluar ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar. milesi-ferretti dhe razin (�99�) ishin të parët që analizuan dhe “hartuan” udhëzimet mbi qëndrueshmërinë e llogarisë korente. Ata këshillojnë një rregull të përgjithshëm “… deficitet e llogarisë korente mbi � për qind të pbb-së japin sinjalin e kuq, veçanërisht nëse deficiti është financuar nga borxhi afatshkurtër ose rezervat valutore dhe nëse ai pasqyron shpenzime të larta për konsum”. megjithatë, ata konkluduan se “… një kufi specifik për deficite të vazhdueshme të llogarisë korente (si për shembull, � % e pbb-së për �-� vjet) nuk është në vetvete një tregues i mjaftueshëm për qëndrueshmërinë. madhësia e çekuilibrave të llogarisë korente duhet të konsiderohet së bashku me politikën e kursit të këmbimit dhe faktorët strukturorë…”.

qëndrueshmëria lidhet me çështjen nëse ekonomia është e aftë të plotësojë kufizimet buxhetore, pa ndonjë ndryshim drastik në sjelljen e sektorit privat apo zhvendosje të politikave. ky ndryshim nuk mund të ndodhë, nëse nuk cënohet aftësia paguese e vendit. një ekonomi ka aftësi paguese, nëse vlera aktuale e suficiteve të ardhshme tregtare barazon borxhin e saj aktual, domethënë, nëse ekonomia plotëson kufizimet e jashtme buxhetore gjatë periudhave të ndryshme kohore.

për ekonomitë në tranzicion roubini dhe Wachtel (�998) argumentuan se deficitet e llogarisë korente pasqyrojnë dy aspekte të rëndësishme: nga njëra anë, këto deficite pasqyrojnë suksesin e ndryshimeve strukturore që kanë mundësuar flukset hyrëse të kapitalit dhe të investimeve dhe kanë hapur perspektiva për rritje ekonomike të shpejtë; nga ana tjetër, deficitet e llogarisë korente mund të pasqyrojnë, gjithashtu, keqadministrimin e proceseve të tranzicionit duke shkaktuar çekuilibra të paqëndrueshëm, të cilët janë një burim i mundshëm i krizave të bilancit të pagesave, siç ndodhi në republikën çeke, në vitin �997 dhe në rusi në vitin �998.

Page 9: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-9-

në sajë të zhvillimeve të fundit në tregjet e kapitalit dhe rritjes së mundësisë për të hyrë në to, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të termave të tregtisë dhe rritjes së produktivitetit në ekonomitë në tranzicion, deficitet e moderuara të llogarisë korente mund gjejnë financim të vazhdueshëm (Aristovnik, 200�). megjithatë, edwards (200�) këshillon se deficitet e larta të llogarisë korente duhet të jenë një çështje shqetësimi për politikën ekonomike.

ndërkohë që financimi i deficiteve të tregtisë apo i çekuilibrave të tjerë korentë me fonde të huaja është një mënyrë e arsyeshme për të lehtësuar konsumin në ekonomitë në zhvillim, çështja kryesore që shtrohet është nëse ky akumulim i detyrimeve të huaja do të jetë i qëndrueshëm me kalimin e kohës. sipas kufizimit të përkohshëm të vendit në lidhje me aftësinë paguese, këto detyrime të akumuluara duhet t’i paguhen pjesës tjetër të botës në një moment të caktuar në të ardhmen. madje, aftësia e një ekonomie, për të gjeneruar burime financiare për financimin e shpenzimeve të saj korente do të varet nga madhësia dhe qëndrueshmëria e deficitit të llogarisë korente. në qoftë se investitorët e huaj do të arrinin në përfundimin se këta çekuilibra të vazhdueshëm nuk janë të qëndrueshëm, atëherë autoritetet do të duhet të përballen me procesin kritik dhe të dhimbshëm të tërheqjes së fondeve dhe me pasojat e padëshiruara mbi prodhimin, konsumin dhe kursin e këmbimit.

edhe në rastin kur këto rreziqe nuk materializohen, është e rëndësishme të mbahet parasysh se deficitet e mëdha e të vazhdueshme do të kërkojnë rritje të vazhdueshme të normave të interesit, me qëllim tërheqjen e kapitalit të huaj. kapitali i huaj kërkon kompensim të lartë, me qëllim që të mbulohet rreziku në rritje i mospagimit të detyrimeve të huaja të një vendi. rritja e normave të interesit do të shtrembëronte konsumin optimal, si dhe do të shtonte barrën ndaj brezave të ardhshëm dhe ndaj konsumit të tyre. për këto arsye, deficitet e llogarisë korente përbëjnë një shqetësim madhor, si për autoritetet vendase ashtu edhe për agjentët e huaj.

materiali është strukturuar si më poshtë: në pjesën e dytë flitet për gjendjen e llogarisë korente në shqipëri; në pjesën e tretë diskutohet mbi modelin dhe metodologjinë; në pjesën e katërt përshkruhen të dhëna dhe gjetje empirike; dhe në pjesën e pestë jepen konkluzione.

Page 10: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�0-

ii. gjendjA e llogArisë korente në shqipëri llogaria korente në shqipëri2 ka qenë vazhdimisht në deficit, që

në fillim të viteve �990. grafiku � tregon se llogaria korente ka ndryshuar shpesh gjatë viteve �990, një periudhë deficitesh të larta dhe të ulëta, përreth 7.9 për qind të pbb-së. gjatë kësaj periudhe, deficiti i llogarisë korente arriti kulmin, ��.7 për qind në vitin �99� dhe �2.2 për qind në vitin �997. megjithatë, ai erdhi duke u ulur�, duke zënë respektivisht �.� për qind të pbb-së në periudhën �99�-�99� dhe � për qind në vitin �998. gjatë viteve 2000, niveli i deficiteve të llogarisë korente ka qenë gjithmonë mbi kufirin prej � % të pbb-së. gjatë kësaj periudhe, deficiti i llogarisë korente u luhat në intervalin � - �0 për qind të pbb-së, duke arritur nivelin maksimal në vitin 2002.

punimet e mëparshme për vlerësimin e qëndrueshmërisë së pozicionit të jashtëm të shqipërisë janë bërë nga kolasi dhe tanku (�998), Xhepa dhe mançellari (200�). duke krahasuar kriteret teorike dhe praktike mbi qëndrueshmërinë e deficitit të llogarisë korente me gjendjen e bilancit të llogarisë korente në shqipëri, ata kanë arritur në përfundimin se deficiti i llogarisë korente në shqipëri mund të konsiderohet relativisht i qëndrueshëm. megjithatë, ky stabilitet është i brishtë dhe mund të kërcënohet ashpër nga përkeqësimi i vazhdueshëm i tregtisë. Ata sugjerojnë se deficiti i llogarisë korente meriton vëmendjen e vazhdueshme të autoriteteve; ai kërkon, para së gjithash, ndryshime strukturore, të ndjekura nga politika ekonomike dhe stimuj për përmirësimin e konkurrueshmërisë. në qendër të këtyre masave duhet të jetë frenimi i rritjes së deficitit tregtar.

rekomandimet e mësipërme janë në pajtueshmëri me literaturën, sipas të cilës përbërja e llogarisë korente mund të japë sinjale të rëndësishme për vlerësimin e qëndrueshmërisë të llogarisë korente të një vendi. komponentët kryesorë të saj– deficiti tregtar dhe e ardhura faktoriale neto – janë burime potenciale që ndikojnë në qëndrueshmërinë. deficiti i llogarisë korente mund të jetë më pak i qëndrueshëm, në qoftë se ai shkaktohet nga një deficit i lartë tregtar, sesa kur shkaktohet nga pozicione të mëdha negative të

Page 11: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-��-

të ardhurave faktoriale (roubini and Wachtel (�998)). deficite të mëdha e të vazhdueshme tregtare nënkuptojnë probleme strukturore të konkurrueshmërisë, ndërsa pozicione të mëdha negative në të ardhura mund të jenë nga një profil i përkeqësuar i borxhit të jashtëm. në këtë kontekst, niveli i eksporteve në raport me pbb-në mund të jetë një tregues i mirë i konkurrueshmërisë.

deficitet e larta tregtare në mallra janë shkaktari kryesor për deficite të llogarisë korente. bilanci tregtar në shqipëri ka pasqyruar një deficit në rritje, që në fillimet e tranzicionit. Arsyeja që qëndron pas këtyre deficiteve është ecuria e ngadaltë e eksporteve, mesatarisht 7 për qind e pbb-së dhe rritja e përshkallëzuar e importit, e vlerësuar në rreth �0 për qind të pbb-së. ndërmjet çështjeve të tjera strukturore, këto shifra tregojnë për një problem të qartë, që lidhet me konkurrueshmërinë e eksportit shqiptar dhe rritjen e fuqishme të konsumit. sipas statistikave të bankës së shqipërisë

Grafik 1. Deficiti i llogarisë korente

-20

-15

-10

-5

0

19931994199519961997199819992000200120022003200420052006

Llogaria korrente

Grafik 2. Bilanci i llogarisë korente dhe bilanci tregtar

0

5

10

15

20

25

30

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

0

5

10

15

20

25

30

35

Importet EksportetDeficiti tregtar Deficiti i llogarisë korente

Grafik 4. Kursimet investimet dhe rritja e kredisë

0

5

10

15

20

25

30

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Kursimet

Investimetnë p

ërqi

ndje

të P

BB-s

ënë

për

qind

je të

PBB

-së

në p

ërqi

ndje

të P

BB-s

ë

Rritja e kredisë

Grafik 3. Kursi real i këmbimit (REER) dhe bilanci tregtar

50

70

90

110

130

150

170

190

210

Janar-93

Janar-94

Janar-95

Janar-96

Janar-97

Janar-98

Janar-99

Janar-00

Janar-01

Janar-02

Janar-03

-180-160-140-120-100-80-60-40-200

Bilanci tregtar REER Burimi: Banka e Shqipërisë

REER

Bilanci tregtar (mln euro)

Page 12: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�2-

për tregtinë, rreth �7 % e importeve (klasifikimi sipas kategorive të gjera ekonomike i kombeve të bashkuara), përfaqëson mallra për konsum, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga mallra kapitalë dhe të ndërmjetëm.

një shpërndarje e tillë jep sinjale lidhur me aftësinë e shqipërisë për të rritur investimet dhe për të nxitur rritje ekonomike në periudhë afatgjatë. megjithatë, një vështrim më nga afër mbi komponentët e importit nxjerr në pah një pjesë shumë më të lartë për konsum kundrejt përdorimeve të tjera të importeve, duke krijuar kështu shqetësime shtesë lidhur me qëndrueshmërinë e llogarisë korente.

për të shqyrtuar llogarinë korente, ka më shumë se një mënyrë. nga pikëpamja e llogarive kombëtare, llogaria korente përfaqëson diferencën midis kursimeve shqiptare bruto (publike dhe private) dhe investimeve. këta dy komponentë mund të japin sinjale të rëndësishme mbi qëndrueshmërinë e llogarisë korente. krahasimet në planin ndërkombëtar sugjerojnë se normat e ulëta dhe në rënie të kursimeve i bëjnë deficitet e llogarisë korente më pak të qëndrueshme dhe ekonominë më të brishtë. (shihni ndërmjet të tjerëve, bruno, �99�, dhe milesi-ferretti dhe razin, �99�.) madje, summers (�99�) sugjeron se një deficit i llogarisë korente, i shkaktuar nga rritja e investimeve, mund të jetë më i qëndrueshëm në konceptin dinamik�,

sesa një deficit i shkaktuar kryesisht nga

rënia e kursimeve kombëtare (deficite buxhetore më të larta). grafiku � tregon se si kanë evoluar këta dy faktorë gjatë dhjetë viteve të fundit.

normat e ulëta të kursimeve e detyruan shqipërinë të mbështetet në kapitale të luhatshme të huaja, të cilat e bëjnë vendin të prekshëm nga krizat. siç konkludon edhe uvalic (200�), nivelet e ulëta të të ardhurave, nivelet në rënie të jetesës, tregjet e pazhvilluara kapitale dhe financiare, skemat e ndryshme piramidale, mungesa e besimit në institucionet zyrtare financiare, praktikat e vazhdueshme të kursimeve të mbajtura nën dyshek, si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe i kriminalitetit ....” i ndrydhën kursimet. duke filluar nga viti �99�, norma e kursimeve u stabilizua në rreth �.� për qind për pjesën e mbetur të viteve ‘90. megjithëse e ulët, kjo përfaqëson një rimëkëmbje të fuqishme, kundrejt -��.9 për qind të pbb-së në vitin

Page 13: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-��-

�992 dhe -�.� për qind në vitin �99�. mbështetur në vlerësimet e fmn, kursimet u rritën deri në 2� për qind të pbb-së gjatë viteve 2000-200� dhe erdhën duke rënë në rreth �8 për qind gjatë vitit 200�. ndërkohë që ky grumbullim i kursimeve është arritur nga sjellja e sektorit privat, edhe kursimet publike u rritën gjithashtu, nga –22 për qind e pbb-së në vitin �992, shifra u bë pozitive në vitin 200� (e vlerësuar në 0.� për qind të pbb-së), duke arritur në 2.� për qind të pbb-së në vitin 200�. për rrjedhojë, përkeqësimi i mëvonshëm i llogarisë korente u bë në prani të tkurrjes së deficitit fiskal, duke hedhur poshtë rastin e hipotezës së “deficitit të dyfishtë” për shqipërinë.

investimet u dëmtuan, gjithashtu, në fillim të tranzicionit, por ato u rimëkëmbën pas reformave strukturore ekonomike, përfshirë privatizimin dhe hapjen e sektorit të jashtëm (shihni kolasi dhe tanku (�998)). këto reforma i dhanë shtysë investimeve private, të cilat arritën në �� për qind të pbb-së në vitin �99� dhe siguruan kushte për rritje të mëtejshme, duke arritur në 20 për qind të pbb-së në vitin 200�. në të njëjtën kohë, edhe investimet publike pësuan rritje, por mbetën ende të ulëta në rreth � për qind (duke u luhatur ndërmjet �.� për qind të pbb-së në vitin �99� deri në �.2 për qind në vitin 200�).

ndërkohë që kjo rritje në investime mund të nënkuptojë rritje të kursimeve në të ardhmen dhe ulje të deficiteve korente, rritja e shpejtë e kredisë ndaj ekonomisë e vërejtur gjatë tre viteve të fundit mund të çojë në një rënie më të shpejtë të normës së kursimeve, pasi ulet pasiguria dhe zbuten kufizimet për likuiditet.�

Zbërthimi i çekuilibrit të jashtëm në kursime dhe investime tregon se deficitet në rritje të llogarisë korente përfaqësojnë rritje të njëkohshme në normën mesatare të investimeve dhe kursimeve. nga diskutimi ynë del se nuk ka një prirje të përcaktuar qartë në drejtim të gjendjes së kursimeve dhe investimeve, të cilat së bashku edhe me një deficit fiskal të tkurrur, e bëjnë të vështirë vlerësimin e karakteristikave të qëndrueshmërisë së deficitit të llogarisë korente.

krahas përshkrimit të mësipërm të gjendjes të llogarisë korente, gjykimi i kujdesshëm mbi statistikat e bilancit të pagesave të

Page 14: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-��-

publikuara nga banka e shqipërisë nxjerr në pah aspekte të tjera të rëndësishme për pozicionin e jashtëm. investimet e huaja direkte për frymë janë ndër më të ulëtat në rajonin e evropës qendrore dhe lindore. gjithashtu, stoku i akumuluar i borxhit të jashtëm është i ulët dhe përfaqëson kryesisht huatë e buta për qeverinë shqiptare ose të garantuara prej saj, ndërkohë që investimet e portofolit janë të pakonsiderueshme. për rrjedhojë, është e arsyeshme të dalim në përfundimin se flukset hyrëse të kapitalit nuk kanë vepruar si faktor nxitës për krijimin e deficitit dhe ekonomia shqiptare nuk paraqet rrezikun e lartë të largimit të kapitaleve.

nga ana tjetër, ana negative e rrezikut të varësisë së madhe ndaj flukseve hyrëse të kapitalit për të plotësuar hendekun e deficitit të llogarisë korente, është mundësia e këtyre flukseve për të shkaktuar mbiçmim të kursit real të këmbimit. efektet në kursin e këmbimit të flukseve hyrëse të kapitalit janë shtuar për shkak të prurjeve të larta valutore të dërguara në shqipëri nga emigrantët shqiptarë, në formën e remitancave. vëllimi i remitancave u rrit ndjeshëm në fillim të tranzicionit dhe kohët e fundit është stabilizuar në rreth ��-�� për qind të pbb-së. remitancat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, lidhur me aktivitete të tjera ekonomike që përfitojnë valutë, duke përfaqësuar përafërsisht �� për qind të pbb-së dhe �� për qind të bilancit tregtar.

mbiçmimi i kursit real të këmbimit mund të shkaktojë një humbje të konkurrueshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm strukturor të bilancit tregtar, i cili në rastin e shqipërisë tenton të shkaktojë deficitin e llogarisë korente. roubini dhe Wachtel (�998), vërejnë se deficiti mund të bëhet më pak i qëndrueshëm, në qoftë se ai shoqërohet me mbiçmimin e kursit real të këmbimit. megjithatë, jo të gjitha mbiçmimet e kursit real të këmbimit mund të çojnë te përkeqësimi i deficitit të llogarisë korente. disa mbiçmime të kursit real të këmbimit mund të ndodhin gjithashtu si reagim ndaj ndryshimit të indikatorëve kryesorë makroekonomikë jo domosdoshmërisht nga perceptime të gabuara të kurseve të këmbimit.

natyrshëm lind pyetja: sa ndikohet dinamika e bilancit të llogarisë korente nga mbiçmimi i kursit të këmbimit në shqipëri? siç tregohet në grafikun �, luhatjet në kursin real të këmbimit� në

Page 15: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-��-

shqipëri kanë ndjekur vazhdimisht si bilancin tregtar, ashtu edhe atë të llogarisë korente. “shuma e elasticitetit të çmimit të flukseve tregtare (në vlerë absolute) në shqipëri është më e madhe se �, duke treguar se kushti marshall-lerner është plotësuar dhe për rrjedhojë, një zhvlerësim i monedhës mund të ketë efekte pozitive në deficitin tregtar” (vika (200�), gjë që në dritën e mbiçmimit të kohëve të fundit nënkupton përkeqësim të mundshëm të pozicionit të llogarisë korente.

diskutimi i mësipërm tregon qartë se deficitet e llogarisë korente në rastin e shqipërisë janë kryesisht funksion i deficiteve të mëdha tregtare, të mbështetura kohët e fundit nga mbiçmimi i kursit real të këmbimit dhe të orientuara kryesisht drejt konsumit. është e vështirë të identifikohet çdo zë apo faktor i vetëm brenda llogarisë korente, që mund të shfaqet si një forcë potenciale, e cila mund t’i rikthejë në suficite deficitet tregtare. nga ana tjetër, sjellja e investimeve dhe e kursimeve, shoqëruar nga deficitet e tkurrura buxhetore dhe zhvillimet e llogarisë kapitale dhe të kursit të këmbimit, nuk japin argumente të mjaftueshme për vlerësimin e qëndrueshmërisë të llogarisë korente në rastin e shqipërisë, gjë që e vështirëson gjykimin mbi pozicionin e saj, nëse bazohemi në rregullin e përgjithshëm.

iii. përshkrim i modelit

modeli ekonometrik i përdorur në këtë studim bazohet në kufizimin e buxhetit që një vend has në periudhë afatgjatë. kjo teori u zhvillua nga trehan dhe Walsh (�99�), hakkio dhe rush (�99�), dhe Wickens dhe uctum (�99�). një përmbledhje e mirë e kufizimit buxhetor në periudha afatgjata (lrbc) jepet nga taylor (2002), i cili tregon se lrbc ofron një test për qëndrueshmërinë afatgjatë të çdo modeli ekonomik që përfshin një kufizim afatgjatë të buxhetit. këtu do të japim një përmbledhje të shkurtër të lrbc, të zhvilluar nga trehan dhe Walsh (�99�) dhe të zgjeruar më tej nga taylor (2002).

identiteti i llogarisë korente të një vendi mund të jepet thjesht nga ekuacioni i mëposhtëm:

Page 16: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-��-

(�)

ku: y - paraqet pbb e një vendi;b - paraqet gjendjen e borxhit të vendeve;c - paraqet konsumin e një vendi;i - paraqet investimet e një vendi;g - paraqet shpenzimet qeveritare.

duke qenë se yt - ct - it - gt = Xt - mt atëherë ekuacioni (�) mund të shprehet si më poshtë:

(2)

ku: X - shpreh eksportet e një vendi;m - shpreh importet e një vendi.

në këtë formë të re, është e qartë se çdo ndryshim në pozicionin neto të kredisë në periudhën t duhet të barazojë interesin e paguar/fituar mbi detyrimet/mjetet plus bilancin tregtar për periudhën t7, që nënkupton se:

(�)

kushti i qëndrueshmërisë afatgjatë kërkon që vlera aktuale e skontuar e stokut të ardhshëm të nënkuptuar të borxhit konvergon në zero. trehan dhe Walsh (�99�, faqe 209) e projektoi këtë ekuacion në kohë, duke e zgjidhur atë në mënyrë zinxhir në kohë, për të marrë rezultatin se borxhi korent/mjetet aktuale do të kompensohet nga suficitet/deficitet e ardhshme. kështu, ekuacioni (�) mund të rishkruhet si më poshtë:

(�)

ku: nX = Xt – mt; , me “r”që përfaqëson normën reale të interesit;

it - përfaqëson të gjithë informacionin e disponueshëm për agjentë ekonomikë në periudhën t.

Page 17: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�7-

ekuacioni (�) supozon se vlera e skontuar e bilanceve të ardhshme tregtare është e barabartë me stokun aktual të borxhit, ndërsa vlera aktuale e stokut të mjete/detyrime duhet të konvergojë në zero, ndërkohë që koha shkon në infinit. për rrjedhojë, nisur nga vlera aktuale e stokut të borxhit, termi i fundit në ekuacionin (�) duhet të barazohet me zero, ndërsa koha shkon në infinit.

(�)

ku, , r - përfaqëson normën reale të interesit dhe It - përfaqëson të gjithë informacionin e disponueshëm për agjentët ekonomikë në kohën t.

bazuar në supozimin se për gjithë t dhe j ≥ 0, domethënë që norma reale e interesit r nuk do të ndryshojë me kalimin e kohës, trehan dhe Walsh (�988), tregojnë se ekuacioni (�) përfaqëson një kusht të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, që përmbush lrbc. prova qëndron në faktin se ndërkohë që ekuacioni (�) tenton ndaj zeros dhe koha t shkon në infinit, të dyja proceset, stoku i borxhit dhe deficiti pa përfshirë interesat, janë ose njëkohësisht stacionare ose i(�) dhe të bashkintegruara, shihni trehan dhe Walsh (�988). Wilcox (�989), campbell dhe shiller (�987) dhe hansen, roberds dhe sargent (�987), kanë zhvilluar metoda alternative për të testuar qëndrueshmërinë e llogarisë korente, sipas një arsyetimi të ngjashëm.

megjithatë, hipoteza se r nuk ndryshon me kalimin e kohës, nuk është reale dhe “nuk e karakterizon më së miri procesin që gjeneron të dhëna” (trehan dhe Walsh, �99�). në qoftë se R nuk do të ishte konstante, testet e mësipërme nuk do të siguronin kushte të mjaftueshme për qëndrueshmërinë8, sepse “testi i bashkintegrimit nuk zbatohet në rastin kur lejohet të ndryshojë. i njëjti përfundim qëndron edhe në lidhje me kufizimet e nënkuptuara nga bashkintegrimi, të shprehura ndërmjet ekuacioneve në një sistem vAr”. megjithatë, do të ishte e arsyeshme dhe më racionale të supozohej një normë reale interesi rigorozisht pozitive. në këtë rast, trehan dhe Walsh (�99�) tregojnë se kushti i qëndrueshmërisë dhe hipoteza e kufizimit të buxhetit të shprehura në ekuacionin (�), kërkon që:

Page 18: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�8-

(�)

ku: përfaqëson faktorin e skontimit së periudhave

j nga koha t deri në t+j. në këtë rast, trehan dhe Walsh (�99�) tregojnë se për aq kohë sa stoku i borxhit të papaguar Bt ndjek një proces stacionariteti të tendencës dhe

rritet

eksponencialisht, kushti lrbc plotësohet.

pohimi 2itrehan dhe Walsh (�99�), tregon se një kusht i tillë plotësohet (lrbc qëndron), vetëm në qoftë se r është një proces rastësor, rigorozisht i kufizuar nga poshtë me 1+ ( >0) në vlerën e tij të pritshme, dhe është një proces stacionariteti.9 ky pohim jep një kusht të mjaftueshëm për të cilin qëndron lrbc, duke ofruar një mjet të fuqishëm për testimin e supozimit bazë të modeleve ekonomike ndërkombëtare. (taylor, 2002.)

supozimi se variablat realë në ekuilibrat afatgjatë të qëndrueshëm do të rriten me një normë të barabartë me 0, nënkupton se eksportet neto në ekuilibrin afatgjatë të qëndrueshëm do të barazohen me pagesat e interesit/interesin e përfituar mbi stokun e detyrimeve të huaja/mjeteve, për secilën periudhë. kjo nënkupton se llogaria korente duhet të rritet me normën zero në gjendjen e qëndrueshme dhe stoku i detyrimeve të huaja/aktiveve nuk do të ndryshojë ndërmjet periudhës t dhe t+ jpër çdo j>0. taylor 2002, argumenton se llogaria korente mund të jetë një funksion i aftësisë së vendeve për rritje ekonomike, pasi ekonomia vetë mund të rritet me një normë rastësore g, me Gt=1+gt dhe E(gt)=gt>0,për rrjedhojëE(Gt)=Gt>1�0.

duke vlerësuar kushtin lrbc në prani të një norme të ndryshueshme rritjeje taylor (2002) e çon më tej diskutimin, duke përfshirë në të rritjen e qëndrueshme stokastike gt për ekonominë botërore. një rritje e tillë mund të supozohet si një goditje teknologjike stokastike në ekonominë botërore. në secilin rast, faktori i zbritjes i trehan dhe Walsh (�99�) do të marrë formën:

(7)

Page 19: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-�9-

ku: G=1+g, ndërsa kushti lrbc do të kërkojë që ekuacioni (�) të bëhet zero kur koha kur t shkon në infinit. Konkluzioni 1 i taylor tregon se një kusht i tillë plotësohet, në qoftë se është një proces stokastik i kufizuar nga poshtë me 1+ ( >0)11 në vlerën e tij të pritshme dhe cAt/yt është një proces stacionar.

sipas kuadrit të mësipërm teorik, në synojmë të vlerësojmë rekuizitët për rikthim të deficitit të llogarisë korente në shqipëri. pavarësisht periudhës afatshkurtër, ne synojmë të përdorim të dyja metodat e përshkruara më lart, për shkak të faktit se normat e rritjes së ekonomisë shqiptare janë lëkundur në mënyrë drastike, të paktën një herë gjatë kësaj periudhe të shkurtër tranzicioni.

madje, remitancat e emigrantëve sigurojnë një burim financimi shumë të rëndësishëm për llogarinë korente në shqipëri. megjithatë, ato nuk konsiderohen si një burim i pafundëm valute.

Grafik 6. Llogaria korente (në përqindje të PBB-së)

-20-18-16-14-12-10-8-6-4-20

T1-94T4-94T3-95T2-96T1-97T4-97T3-98T2-99T1-00T4-00T3-01T2-02T1-03T4-03T3-04T2-05T1-06T4-06

Grafik 7. Llogaria korente duke përjashtuar remitancat(në terma realë)

-550-500-450-400-350-300-250-200-150-100

T1-94T4-94T3-95T2-96T1-97T4-97T3-98T2-99T1-00T4-00T3-01T2-02T1-03T4-03T3-04T2-05T1-06T4-06

Grafik 5. Llogaria korente (në terma realë)

-300

-250

-200

-150

-100

-50

0

T1-94T4-94T3-95T2-96T1-97T4-97T3-98T2-99T1-00T4-00T3-01T2-02T1-03T4-03T3-04T2-05T1-06T4-06

Grafik 8. Llogaria korente duke përjashtuar remitancat(në përqindje të PBB-së)

-35

-30

-25

-20

-15

-10

T1-94T4-94T3-95T2-96T1-97T4-97T3-98T2-99T1-00T4-00T3-01T2-02T1-03T4-03T3-04T2-05T1-06T4-06

Burimi: Banka e Shqipërisë

Page 20: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-20-

Ato shihem më tepër si një burim i fundëm, që zbut konsumin gjatë etapës së tranzicionit. në qoftë se nuk do të kishin ekzistuar këto flukse, atëherë do të ndesheshim me huamarrje shtesë, me qëllim financimin e hendekut të llogarisë korente. për rrjedhojë, ka kuptim të vlerësohet aftësia e rikthimit të llogarisë korente, pa përfshirë transfertat. krahasimi i dy rezultateve (me dhe pa remitancat) mund të sigurojë sinjale të vlefshme, lidhur me pyetjen nëse mbështetja në këtë burim financimi mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e llogarisë korente në periudhë afatgjatë.

iv. përshkrimi i të dhënAve dhe reZultAtet empirike

testet e rrënjës njësi janë kryer në të dhënat tremujore të llogarisë korente përjashtuar transferuat zyrtare�2 dhe në atë që përjashton transfertat zyrtare dhe remitancat. të dhënat e llogarisë korente vijnë nga statistikat e bilancit të pagesave të publikuar nga banka e shqipërisë. të dhënat mujore të llogarisë korente janë konvertuar në lekë, duke përdorur kursin mujor të këmbimit dhe janë shprehur në terma realë, duke përdorur të dhënat tremujore të içk-së të publikuara nga instAt. të dhënat tremujore të pbb-së të llogaritura nga e. dushku (200�), janë përdorur për të ndërtuar serinë e llogarisë korente si përqindje e pbb-së. seritë mbulojnë periudhën nga t�-9� në t�-200�, duke arritur në �� vrojtime. të katër seritë janë paraqitur grafikisht në grafikët (� - 8).

procedura tradicionale dickey-fuller është aplikuar për të shqyrtuar pavlefshmërinë e rrënjës të njësisë në të dhënat e llogarisë korente. metoda Adf është përdorur për të korrigjuar praninë e korrelacionit në mbetje.

grafikët (� - 8), sugjerojnë se të dyja seritë e llogarisë korente të matura në terma realë, janë prirur drejt rënies gjatë periudhës së vrojtuar, ndërsa të dhënat e llogarisë korente të matura si përqindje e pbb-së nuk duket të kenë prirje të qarta përcaktuese. bazuar në këto vërejtje, ne vendosëm të përfshijmë një konstante në analizën empirike të të dhënave reale të llogarisë korente dhe konstante, dhe trend në modelin e llogarisë korente të matur

Page 21: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2�-

si përqindje e pbb-së. kriteri schwartz është përdorur për të përzgjedhur gjatësinë e vonesës kohore për procesin autoregresiv të modelit.

ne fillimisht bëjmë testet e rrënjës së njësisë në nivelet e llogarisë korente reale dhe llogarisë korente si përqindje e pbb-së. më pas i përsëritim këto teste për variablat e mësipërm, duke përjashtuar remitancat. rezultatet i paraqesim në tabelën � më poshtë. siç mund të vihet re nga tabela, është e qartë se të gjitha vlerat e llogaritura janë më të vogla sesa vlerat kritike të Adf (duke nënkuptuar se ato janë vendosur në të majtë të vlerave kritike), duke sugjeruar se hipoteza zero e mungesës të stacionaritetit nuk është përmbushur në të gjitha rastet, përveç njërit. testi Adf nuk hedh poshtë praninë e rrënjës së njësisë për llogarinë korente pa remitancat dhe matur si përqindje e pbb-së, duke treguar se nuk është stacionare.

implikimi teorik i rezultateve të tilla tregon se nëse kushtet e diskutuara në ekuacionet (�) dhe (7) janë plotësuar, atëherë lrbc qëndron dhe llogaria korente e shqipërisë është e qëndrueshme në periudhë afatgjatë për të gjitha rastet, përveç llogarisë korente reale përjashtuar remitancat. mungesa e stacionaritetit e këtij rasti të fundit sugjeron se llogaria korente reale përjashtuar remitancat mund të përballet me probleme qëndrueshmërie në periudhë afatgjatë.

e kuptojmë që, dështimi në hedhjen poshtë të hipotezës zero të rrënjës së njësisë në rastin e fundit mund të lidhet me fuqinë e ulët të testit të Adf, brenda një harku kohor të shkurtër (kemi vetëm �2 vrojtime tremujore që përfaqësojnë një periudhë prej �� vjetësh), siç tregohet nga shiller dhe perron (�98�). megjithatë, në këtë pikë ne e ndërpresim shqyrtimin tonë në këtë drejtim për shkak të mungesës së të dhënave. kërkime të mëtejshme mund të bëhen kur të disponohen më shumë të dhëna. kërkimet e ardhshme mund të përqendrohen edhe në atë që harris dhe sollis (200�) i referohen si “përfshirja e komponentëve përcaktues shtesë, përveç atyre të përfshirë në procesin e gjenerimit të të dhënave (të panjohura)”. sipas harris dhe sollis, kjo mund të rritë probabilitetin për të pranuar hipotezën zero të mungesës së stacionaritetit.

Page 22: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-22-

Tabelë1.Rezultatetetestimittëmodelit.statistika t prob.*

vlerat kritikellogaria korente % e pbb -�.7�8��� 0.0000 llogaria korente reale -�.��9��2 0.0000 niveli �% -�.����

llogaria korente përjashtuar remitancat, si përqindje e pbb -7.0��2�8 0.0000 niveli �% -�.�0��

llogaria korente reale përjashtuar remitancat -2.��2��� 0.��20 niveli �0% -�.�8�0

burimi: llogaritje të autorëve.

duke marrë në konsideratë vrojtimet e mësipërme, ne synojmë të shqyrtojmë mundësinë se modeli ynë, i cili përfshin edhe trendin përcaktues edhe atë konstant, nuk përfaqëson procesin që gjeneron të dhëna reale, duke përdorur procedurën e peron (�988).

v. përfundime

qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet nëse deficitet në rritje të llogarisë korente të ekonomisë shqiptare janë të qëndrueshme në periudha afatgjata. ky material e zgjeron literaturën mbi qëndrueshmërinë e llogarisë korente në shqipëri, duke propozuar një mënyrë alternative për ta vlerësuar atë për një ekonomi në zhvillim, me prurje të konsiderueshme remitancash. procedura e përdorur prej autorëve është ajo e propozuar nga trehan dhe Walsh (�99�), dhe taylor (2002). rregullat e pranuar prej tyre të mbështetur në baza teorike sugjerojnë se testet e rrënjës të njësisë japin një përqasje praktike për vlerësimin e qëndrueshmërisë të llogarisë korente. në këtë drejtim, ne përdorim testin Adf për të vlerësuar karakteristikat stacionare të llogarisë korente përfshirë dhe përjashtuar remitancat, të shprehur në terma realë dhe si përqindje e pbb-së. rezultatet tona tregojnë se pavarësisht deficiteve të mëdha dhe në rritje të kohëve të fundit, llogaria korente në shqipëri është e qëndrueshme në periudhë afatgjatë. ndaj arrijmë në përfundimin se s’ka nevojë që banka e shqipërisë të ndërmarrë masa drastike në lidhje me politikat monetare dhe financiare.

gjetjet tona tregojnë gjithashtu se karakteristikat e qëndrueshmërisë të llogarisë korente mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës sesi përcaktohet ajo. rezultatet sugjerojnë se ruajtja e

Page 23: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2�-

ritmit aktual të rritjes ekonomike mund të luajë një rol të rëndësishëm në çështjen e qëndrueshmërisë. Autoritetet duhet të jenë shumë të kujdesshme kur planifikojnë dhe zbatojnë politika monetare, fiskale dhe të këmbimit valutor. rezultatet tregojnë se politikat ekspansioniste, të cilat mbështeten në financimin nga jashtë apo inkurajojnë shpenzimet korente më shumë se të ardhurat korente, duhet të marrin në konsideratë perspektivën ekonomike afatmesme për rritjen ekonomike. ndryshe, politikat e tyre rrezikojnë të bëhen të paqëndrueshme në periudhë afatgjatë, me implikime madhore për sektorin e jashtëm dhe stabilitetin financiar.

megjithatë, duhen bërë kërkime të mëtejshme, për të shqyrtuar arsyet që qëndrojnë pas përcaktuesve të sjelljes së llogarisë korente. pavarësisht gjetjeve empirike, që tregojnë se kushti lrbc është përmbushur, autorët besojnë se të gjithë aktorët ekonomikë duhet t’i kushtojnë vëmendje të vazhdueshme nivelit aktual të deficitit tregtar dhe të deficitit të llogarisë korente. kjo përbën një problem madhor, që duhet të trajtohet me masat e përshkruara përgjatë linjave të propozuara nga kolasi dhe tanku (�998), Xhepa dhe mançellari (200�).

Page 24: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2�-

bibliogrAfiA

Aristovnik,A.(2005),“PublicSectorStabilityandBalanceofPaymentsCrisesinSelectedTransitionEconomies.”DemocraticGovernancefortheXXICentury:ChallengesandResponsesinCEECountries.Aristovnik, A. (2006), “Current Account Adjustments in SelectedTransition Countries.” William Davidson Institute Working Paper,No.813.Bruno,M.(1996),“Comment”,inHausmann,R.andL.Rojas-Suárez(eds),“VolatileCapitalFlows:TamingtheirImpactonLatinAmerica.”JohnsHopkinsUniversityPressfortheInter-AmericanDevelopmentBank.Campbell,H.Y.,andShiller,R.J.(1987),“CointegrationandTestsofPresentValueModels.”JournalofPoliticalEconomy95,1062-1088.Corsetti,G.,Pensenti,P.,andRoubini,N.(1998),“PaperTigers?AModeloftheAsianCrisis.“NBERWorkingPaper,No.6783.Edwards, S. (2001), “Does the Current Account Matter?” NBERWorkingPaper,No.8275.Edwards,S. (2004),“ThirtyYearsofCurrentAccount Imbalances,CurrentAccountReversalsandSuddenStops.”IMFStaffPapers,Vol.61,SpecialIssue:1–49InternationalMonetaryFund.Edwards,S.(2005),“IstheU.S.CurrentAccountDeficitSustainable?AndIfNot,HowCostlyisAdjustmentLikelytoBe?”NBERWorkingPaper,No.11541.Fischer,S.(2003),“FinancialCrisisandReformoftheInternationalFinancialSystem.”ReviewofWorldEconomics/WeltwirtscahflichesArchiv,139(1):1-37.Hakkio,C.S.,Rush,M.(1991),“IstheBudgetDeficit“TooLarge?”EconomicInquiry,39,pp.429-445.Harris,R.,andSollis,R.(2005),“AppliedTimeSeriesModellingandForecasting.”Chichester:JohnWiley&Sons.InternationalMonetaryFund“Article….Consultation–Staffreport”;IMFCountryReport.Kamin,S.,Schindler,J.,andSamuel,S.(2001),“TheContributionofDomesticandExternalFactorstoEmergingMarketDevaluationCrises:AnEarlyWarningSystemsApproach.”InternationalFinanceDiscussionPapers,No.711.Liu,T.C.andTanner,E.(1996),“InternationalIntertemporalSolvencyin Industrialized Countries: Evidence and Implications”, SouthernEconomicJournal,vol.62,n.3,p.739-749.

Page 25: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2�-

Milesi-Ferretti, G.M. and Razin, A. (1996), “Current AccountSustainability”;PrincetonStudiesofInternationalFinance,No.81.Milesi-Ferretti, G. M. and Razin, A. (1996), “Current AccountSustainability:SelectedEastAsianandLatinAmericanExperiences”,NBERWorkingPaper,No.5791.Milesi-Ferretti,G.M.,Razin,A.(1998),“CurrentAccountReversalsandCurrencyCrises:EmpiricalRegularities.”NBERWorkingPaper,No.6620.Obstfeld,M.,andRogoffK.(1996),“FoundationsofInternationalMacroeconomics.”Cambridge,MA:MITPress.Otto, G. (1992), “Testing a present-value model of the currentaccount:evidencefromUSandCanadiantimeseries.”JournalofInternationalMoneyFinance,11,414430.Radelet, S., and Sachs, J. (2000), “The Onset of the East AsianCurrencyCrisis.”NBERWorkingPaper,No.6680.Rodrik,D.(2000),“SavingTransitions”WorldBankEconomicReview,14(3):481-507.Roubini,N.,andWachtel,P.(1998),“CurrentAccountSustainabilityinTransitionEconomies.”NBERWorkingPaper,No.6468.Schrooten,M.,Stephan,S.(2005),“PrivateSavingsandTransition.”EconomicsofTransition,Volume13,pp.287-309(23).Shiller,R.J.,Perron,P.(1985),“TestingtheRandomWalkHypothesis:PowerversusFrequencyofObservation.”NBERTechnicalWorkingPapersNo.0045.Summers,Lawrence(1996),“Commentary,”inRicardoHausmannandLilianaRojas-Suarezeds,VolatileCapitalFlows.IDB,p.46.Taylor,A.M.(2002),“Acenturyofcurrentaccountdynamics.”NBERWorkingPaperNo.8927.Trehan,B.,andWalsh,C.E.(1988),“CommonTrends,IntertemporalBudget Balance, and Revenue Smoothing.” Journal of EconomicDynamicsandControl12,425-444.Trehan, B., Walsh, C. (1991), “Testing Intertemporal BudgetConstraints: Theory and Applications to U.S. Federal Budget andCurrentAccountDeficits.”JournalofMoney,Credit,andBanking,23(2),206-223.Uvalic, M., (2003), “The Transition Twelve Years After - SpecificProblemsofSoutheastEurope”,CEE-JapanForumforthe21stCentury–“DemocracyandMarketEconomicsinCentralandEasternEurope:AreNewInstitutionsBeingConsolidated?Vika,I.(2006),“MeasuringImportandExportFunctionsinAlbania”,BankofAlbania,unpublishedDiscussionPaper.Vika,I.(2006),“KursiRealEfektiviKëmbimitnëShqipëri:Konceptet

Page 26: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-2�-

dheMatjaeTij”,BankaeShqipërisë,MaterialDiskutimi2(18).Wickens,M.R.,andUctum,M.(1993),“TheSustainabilityofCurrentAccountDeficits:ATestoftheU.S.IntertemporalBudgetConstraint.”JournalofEconomicDynamicsandControl,17,423-441.Wilcox,D.W. (1989), “The Sustainability ofGovernmentDeficits:ImplicationsofthePresent-ValueBorrowingConstraint.”JournalofMoney,Credit,andBanking21(3),291-306.Wu,J-L.(2000),“MeanReversionoftheCurrentAccount:EvidencefromPanelDataUnit-RootTest.”EconomicLetters,66:215-222.Xhepa,S.,Mançellari,A.(2003),“CurrentAccountSustainability”,AlbaniancenterforInternationalTrade,ResearchPaper.

Page 27: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-27-

shënime

* Altin tanku ([email protected]) është drejtor në departamentin e kërkimeve të bankës së shqipërisë dhe profesor i asociuar në universitetin e nju jorkut. evis ruçaj është Zëvendësdrejtore në departamentin e statistikave të bankës së shqipërisë, Argita frashëri është përgjegjëse e sektorit të bilancit të pagesave në departamentin e statistikave të bankës së shqipërisë. Autorët dëshirojnë të falenderojnë z. ceca, drejtor i departamentit të statistikave, për komentet e tij të vyera në procesin e hartimit të këtij studimi. pikëpamjet e shprehura në këtë material diskutimi janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të bankës së shqipërisë apo të politikës së saj. ky material diskutimi përshkruan punë kërkimore në progres të autorëve dhe publikohet për të ngjallur komente dhe debate të mëtejshme.� kufiri është diskutuar fillimisht nga summers (�99�),i cili shkroi se “…vëmendje e madhe i duhet kushtuar çdo deficiti të llogarisë korente mbi �% të pbb-së, veçanërisht nëse ai financohet në mënyrë të tillë që mund të çojë në ndryshime të shpejta.…”. 2 llogaria korente pa përfshirë transfertat zyrtare.� kthimet pas (uljet) e llogarisë korente janë përcaktuar si përmirësim i llogarisë korente të një vendi me më shumë se � për qind të pbb së tij në një vit. (edward, 200�.)� deficitet më të larta korente mund të jenë të qëndrueshme nën kushtet e një rritjeje ekonomike më të lartë.� rodrik (2000) vlerësoi se një rritje prej � për qind në raportin të ardhura ndaj kredisë private do të ulte normën e kursimeve afatgjata me 0.7� pikë përqindjeje në ekonomitë e evropës qendrore dhe lindore.� kursi real i këmbimit është përcaktuar në mënyrë të tillë që lëvizjet në rënie përfaqësojnë mbiçmim dhe lëvizjet në rritje përfaqësojnë zhvlerësim. shihni vika (200�) për derivimin e kursit real efektiv të këmbimit në shqipëri. 7 ky përshkrim do të ketë më pas një implikim të madh, ndërkohë që ne përzgjedhim variablin për testin tonë. meqenëse në kushtin lrbc të ekuacionit (2) ne i jemi referuar deficitit si deficiti korent nga interesi neto, me përkufizim kjo do të thotë deficit tregtar në mallra dhe shërbime. ky përkufizim nga ana tjetër, përfaqëson llogarinë korente pa transfertat. 8 në përgjithësi, testet e kointegrimit, mbi të cilat bazohet kushti, nuk përgjithësohen në rastin ku norma reale e pritur e interesit është lejuar të ndryshojë. 9 prova vjen nga trehan dhe Walsh (�99�, pp. 209-��).�0 taylor supozon se të gjitha vendet rriten me të njëjtin rritëm g, në mënyrë të tillë që asnjë vend nuk do të ishte në gjendje të rritej më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe të marrë apo të japë hua një pjesë konstante të borxhit prej ose për pjesën tjetër të botës . (taylor 2002, faqe 729.) �� kushti �+ ( > 0) qëndron, për sa kohë që 0 < g < r. (shihni taylor, 2002, faqe 729.)�2 qëllimi i përdorimit të llogarisë korente pa përfshirë transfertat zyrtare është të shmangen efektet e këtij zëri gjatë fundit të viteve `90, pasi periudha është karakterizuar nga një fluks i konsiderueshëm ndihmash në formë cash, mallra dhe ndihmesë teknike.

Page 28: A është i qëndrueshëm deficiti i llogArisë korente? rAsti ... · ekonomia shqiptare ka ecur përgjatë rrugës së tranzicionit, duke gjeneruar rritje të qëndrueshme, inflacion

-28-

cip katalogimi në botim bk tiranë

Altin tanku, evis ruçaj, Argita frashëriA është i qëndrueshëm deficiti i llogarisë korente? rasti i shqipërisë // tanku Altin, ruçaj evis, frashëri Argita - tiranë:banka e shqipërisë, qershor 2007

-28 f; ��.� x 2� cm. (material diskutimi ..)

bibliogr.

isbn 978-999��-�2-��-�

���.�(�9�.�)��8.2�(�9�.�) :���.7�

Këtëpublikimmundtagjeniedhenëformëelektronikenëadresën:

www.bankofalbania.org

Nëqoftësedëshironitëkenikopjetëshkruaratëtijmundt’ikërkoninëadresën:

BankaeShqipërisëSheshi“Skënderbej”Nr.1TiranëShqipëri,

Tel.:+355-(0)4-2222152;Faks:+355-(0)4-2223558

osedukedërguarnjëe-mailnëadresën:

[email protected]

Tirazhi:1000kopje