kontrolli operacional nË impiantin e trajtimit tË ujit...

33
KONTROLLI OPERACIONAL NË IMPIANTIN E TRAJTIMIT TË UJIT NË MITROVICË

Upload: others

Post on 17-Sep-2019

32 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

KONTROLLI OPERACIONAL NË

IMPIANTIN E TRAJTIMIT TË UJIT NË MITROVICË

Kontrolli operacional nënkupton marrjen e të gjithamasave në mënyr që uji i trajtuar të jetë brenda standardevetë përcaktuara me ligj për konsum nga njerëzit.

Ky kontroll përfshinë:

monitorimin e burimit të ujit,

monitorimin e cilësis së ujit të patrajtuar ,

sistemin e marrjes së ujit të patrajtuar,

sistemin e furnizimit të Impiantit me ujë të patrajtuar,

sistemin e trajtimit të ujit brenda Impiantit,

monitorimin e cilësis së ujit të trajtuar, dhe

monitorimin e cilësis së ujit të distribuar në sistem.

STACIONI I POMPIMIT Faza e parë e trajtimit fillon me rastin e kalimit te ujit nga

kanali ne strukturat thithëse te stacionit te pompimit. Përkëtë qellim janë të vendosura dy rrjeta vetpastruese mehapsirë prej 6mm që sherbejnë për ndaljen e mbeturinavetë vrazhda prezente ne ujë. Ky proces monitorehet për gjatëtërë kohës, dhe funksioni i tyre është ne menyrëautomatike i dirixhuar nga matësit e nivelit para portavedhe pas tyre.

Sistemi përbëhet nga 6 pompa, secila me fuqi prej 110kW,të cilat e furnizojnë FTU-në me ujë të papërpunuar.

Secila pompë ka kapacitet rreth 200- 230 l/s për rrjedhën efurnizuar.

RRJEDHA PËRMES IMPIANTIT Komanda bazike, d.m.th ndryshorja bazike e IPU-së është

sasia e ujit të papërpunuar që trajtohet dhe që furnizonrezervarin ekzistues të ujit të trajtuar.

Trajtimi mbrenda ITU-së, Para-ozonimi dhe para-klorimi, Koagulimi me FeCl3 ose Al2(SO4)3 ,

Flokulimi me polimer anionik, Sedimentuesit me llamella, Filtrat e rërës me shpejtësi të lartë, Dezinfektimi kryesor, Linja e llumit e cila përfshin: Dendësimin e llumit , dhe

dehidrimin e llumit,

Zbatimi i fazes së Para-oksidimit është i domosdoshëm,duke marrë për bazë se ne shfrytëzojm ujin nga burimisipërfaqësor. Në rastin tonë konkret si substance përoksidim e përdorim Ozonin ose Klorin e gaztë.

Koagulimi, Flokulimi dhe Sendimentimi

Trajtimi i ujit ka për qëllim t’i reduktojë te gjitha materjet edëmshme prezente në ujë, qofshin ato materje organikeapo inorganike. Për këtë qëllim duhet të aplikojmëtrajtimin kimik në mënyrë që këto materje ti largojmë nëmasen me të madhe të mundshme me procesin ekoagulimit, flokulimit dhe sedimentimit.

Koagulantët që përdorënnë IPU në Mitovicë janë sulfati ialuminit Al2(SO4)3 ose kloruri ferrik (FeCl3).

Grimcat e formuara nga koagulimi duhet të zgjerohen nëmënyrë që të mundësohet fundrrimi i tyre, prandaj trajtiminë vazhdim kërkon aplikimin e polielektrolitëve anionikë.

Në këtë hap të flokulimit është e nevojshme përzierja engadalshme. Procesi i flokulimit përbehet nga tre hapa, tëcilët realizohen në tri tanke të vëllimeve të ndryshme.Shpejtësia e përzierjes bie duke u nisur nga tanku i parë teki dyti dhe pastaj tek i treti.

Për këtë qëllim përdoren 0.1 – 0.2% të solucionit tëpolielektroliteve të përgatitur në njësitë e automatizuarapër përgatitjen e polimerit.

Sedimentimi

Kryhet ne sedimentuesit me llamella të cilët ofrojnëefikasitet të lartë ne menjanimin e papastërtive ne këtë faze të trajtimit.

Grimcat e formuara në procesin e flokulimit mbahen ngaana e llamellave sipërfaqësore dhe mundësojn që grimcat tëbien në fund të pastruesit.

Llumi i fundërruar mblidhet me gërryesit lëvizës nëfund/pjesën e poshtme horizontale, dhe largohet nga atyduke përdorur pompat e llumit deri tek dendësuesit e llumit.

Menaxhimi i procesit të sedimentimit bëhet nga menaxherii procesit duke përdorur rezultatet e JAR testeve dherezultateve të cilësisë së ujit të papërpunuar që dalin ngalaboratori.

Filtrimi Në drejtim të rrymës së njësisë se sedimentimit, uji i

pastruar i nënshtrohet trajtimit të filtrimit në mënyrë që tëpastrohet uji deri në nivelin e dëshiruar të gatshëm përkonsum nga njerëzit.

Uji rrjedh përmes mediumit të rërës dhe grimcat eventualedo të mbesin në medium.

Janë gjithsejt 10 filtra të hapur, me rërë kuarci me shpejtësitë lartë. Niveli i tërsishëm i rërës është 120cm dhe me tri granulacione të ndryshme.

Turbullimi në efluentë duhet të jetë më pak se 0.5 NTU, ndërsa në rastin tone konkretë mesatarja e efluentit është0.15NTU.

Dezinfektimi Dezinfektimi është faza finale e trajtimit para se uji i

pijshëm të futet në sistemin e shpërndarjes deri tekkonsumatorët.

Një normë e lirë e klorit aktiv prej 0.5mg/l për një kohë prej30 minutash tek një pH me më pak se 8 është emjaftueshme për t’i larguar bakteret patogjene dhe virusetpoliomelie.

Për qëllim të dezinfektimit përdoret klori i gaztë.

Klori dozohet në hyrje të tankut i cili paraprakisht ështëpërzier me ujë përmes injektorit, kurse sasia e klorit tëdozuar në sistem bëhet përmes klorinatorëve, të cilëtpunojn në menyrë automatike varësisht prej menyrës sëzgjedhur për dozim.

Menyrat të cilat mund të zbatohen gjatë procesit të dozimitjanë:

Menyra proporcionale bazuar në rrjedhën e ujit,

Menyra e bazuar në rezidualin e klorit,

Kombinimi i rrjedhës proporcionale dhe klorit rezidual,

Vendosja manuale e vlerës për dozim, dhe

Vendosja e % për dozim.

I gjithë procesi i paraklorimit dhe dezinfektimit kryesorkontrollohet nga paneli operues i cili gjendet mbrendaobjektit për klorim.

Linja e llumit Llumi i gjeneruar nga procesi i trajtimit të ujit përfshinë

trupat e ngurtë të larguar nga burimi i ujit dhe mbetjevekimike të krijuara nga procesi i trajtimit.

Procesi i dendësimit të llumit shërben për të përmbushurkonsolidimin e mbetjeve nga trajtimi i ujit, pra rritjen epërqendrimit të trupave të ngurtë nga mbetjet dukeprodhuar një supernatant me përqendrim relativisht të ulëttë trupave të ngurtë.

Në mënyrë që ta rrisim efikasitetin e dendësuesit/dendësisë, një solucion prej 0.1% të polielektrolitevekationikë dozohet në tubin furnizues.

Dendësuesit gravitacional të llumit zakonisht janë tankerrethore nga betoni me fund të pjerrët që anojnë kahqendra.

Pajisja përfshinë: një gërryes fundor rotativ me orientues tëllumit në mesin e dendësuesit, e kompletuar me përzierësrotativ me piketa vertikale.

Kullimi/nxjerrja e ujit nga llumi Në mënyrë që të disponojmë me një sasi sa më të vogël të

llumit është e nevojshme ta kullojmë llumin.

Llumi i trajtuar kimikisht furnizohet në vazhdimësi gjatëcentrifugimit.

Sedimentimi i çastit zë vend në bocën e centrifugës përshkak të efektit të forcës së lartë centrifugale që mund tëjetë 3000 herë më e madhe se graviteti.

Në mënyrë që ta rrisim efikasitetin e centrifugës, solucioniprej 0.1% i polielektorliteve kationikë dozohet në tubinfurnizues.

Përqendrimi i thatë i trupave të ngurtë në dalje tëcentrifugës është në normën prej 18-25%.

PROCESI I MATJEVE DHE KONTROLLI Aktivitetet për matje dhe kontroll bëhen në:

baza të vazhdueshme - monitorim i vazhdueshëm ngasondat analizuese të instaluara në sistem, si dhe analizat e rregullta ditore në laboratorin e IPU-së. dhe

periodike (p.sh. analizat e mostrave të ujit në laborator tëbrendshëm dhe/apo në laboratorë të licencuara).

Parametrat e cilësisë së ujit të cilët kontrollohen:

Parametrat fizik

Parametrat kimik

Cilësitë fizike të cilat fillimisht i interesojnë dhe i përkasinoperatorit të fabrikës së ujit përfshijnë:

1. Turbullira

2. Ngjyra

3. Shija dhe era

4. Temperatura

5. Përçueshmëria

6. Oksigjeni i tretur

7. pH, dhe

8. Koncentrimi i llumit

Parametrat kimik vijues të cilësisë së ujit të cilëtkontrollohen janë:

1. Nitratet

2. Hekuri dhe mangani

3. Vlera e permanganatit

4. Klori

5. Koncentrimi i Aluminit

6. Amoniumi

7. Nitritet

8. Fosfatet

9. Sulfatet dhe

10. Natriumi.

Procesi i matjeve i ka dy qëllime kryesore: I. kontrollimin dheII. menaxhimin e procesit të trajtimit - monitorimin e

procesit të trajtimit

Proceset që menaxhohen në matjen e rrjedhësjanë:

Dozimi i polielektrolitëve anionik duke përdorur matjet e rrjedhës së ujit

Dozimi i koagulantëve duke përdorur matjet e rrjedhës së ujit Dozimi i ozonit duke përdorur matjet e rrjedhës së ujit Dozimi i klorit duke përdorur matjet e rrjedhës së ujit dhe matjet

e mbetjeve të klorit Dozimi i polielektrolitëve kationik duke përdorur matjen e

rrjedhës së llumit

Proceset që kontrollohen nga niveli i matjeve: Uji i papërpunuar në pompat thithëse do të ndalet nëse

niveli në tankun e mbledhjes së ujit pas sedimentuesve me lamella rritet mbi vlerat e përcaktuara.

Uji i papërpunuar në pompat thithëse do të ndalet nëseniveli në rezervuare rritet mbi vlerat e përcaktuara.

Filtrat në operimin e ripastrimit të ujit nuk do të startojnënëse niveli në në tankun e ujëmbledhësit për ripastrim tëujit është sipër vlerave të përcaktuara.

Centrifugimi nuk do të fillojë nëse niveli i llumit nëtrashësinë me gravitacion është mbi vlerat e definuara.

Të gjitha pompat janë të mbrojtura nga punimi në të thatënë përputhje me matjet e nivelit dhe rrjedhës.

Pamja e përgjithshme e procesit e prezentuar nësistemin SCADA

Skema teknologjike e procesit në IPU në Mitrovicë

PËRFUNDIM

Bazuar në teknologjinë e këtij Impianti, nevoitet që stafioperues duhet të ketë njohuri të larta dhe përgaditjeprofesionale adekuate.

Sigurimi i cilësis së ujit sipas standardeve të zbatuara, sidhe sigurimi i funksionimit optimal të instrumentevematëse dhe aparaturës së përgjithshme të sistemit, kërkonangazhim dhe përkushtim të veqant të të gjithë stafitbrenda Impiantit.

Rol të rëndësishëm kanë ekipet e mirëmbajtjes sëaparaturave të sistemit (Teknikët dhe Inxhinierët) të cilëtduhet të kenë njohuri të veqanta për raste të këtilla.

JU FALEMINDERIT PËR

VËMENDJE !