alarm në politikë, shba dhe be ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 26 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Ylli MEÇE Ahhh... kjo e mallkuara, por dhe e bekuara, luftë klasore! Nga Pandeli BARDHI Kur të bëhem unë kryeministër... Nga Luan KURTI Qëllimi i vërtetë i protestës dhe grotesku me simbolikën e 2 marsit Presidenti Ilir Meta duket se më 2 mars nuk do të protestojë vetëm kundër qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve. Përveç sulmeve nga studiot televizive, Meta po i sfidon hapur ndërkombëtarët me deklarata shtypi. Prej një kohe të gjatë kreu i shtetit është në një luftë mjaft të... Meta sfidon ndërkombëtarët, deklaratë në anglisht për tubimin e 2 marsit, Spartak Ngjela paralajmëron fundin politik të presidentit Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për Byronë e Hetimit dhe luftën kundër korrupsionit, SPAK zbardh detajet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shumë pikëpyetjesh, zbuloi arsyen se përse thirri në se- ancë dëgjimore në shkurt të këtij viti gjyqtarin e Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli, edhe pse ai kishte dhënë dorëheqjen në dhjetor të vitit 2019. Pikërisht në këtë muaj nisi historia... Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj farmacive të kryeqytetit, të cilat rritën çmimet e maskave mbrojtëse dhe produkteve me përmbajtje dezinfektuese, pas kërkesave të mëdha nga qytet- arët për shkak të frikës nga koronavirusi. Përmes një njoftimi të shpërndarë për... Rreziku nga koronavirusi ka përplasur poli- tikën në vend. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se nuk janë duke marrë masat e nevo- jshme, për parandalimin e përhapjes së korona- virusit. Sipas kryeopozitarit qeveria është duke treguar neglizhencë në këtë aspekt... Të gjithë në alarm nga vetingu, edhe gjyqtari Tomor Skreli u largua në prag të rezultateve të KPK, zbardhet vendimi Koronavirusi, prokuroria nis verifikimet ndaj farmacive për abuzime me çmimet e maskave, ISHP jep detaje mbi situatën Koronavirusi përplas politikën, Basha flet për neglizhencë nga ana e qeverisë, Rama i akuzon për kaos dhe rrëmujë Reforma, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të kandidates së SPAK, Kolegji i Apelimit përfundon hetimin për Arben Dollapajn Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Dre- jtësi, Ardian Dvorani pritet që ditën e premte t’i japë goditjen finale presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa muajsh ka nisur një luftë të fortë me mazhorancën qeverisëse dhe kreun e KED, të cilët i akuzon për marrjen e kompetencave të presidentit sa i takon emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por teksa kreu i shtetit është fokusuar tek manifestimi... Faqe 7 Faqe 8 Faqe 9 Faqe 2 CIA zbardh detajet e operacioneve për rrëzimin e Hoxhës, ja agjentët që u futën përmes Greqisë dhe përplasjet me armë në kufi Plas sherri në opozitë, Kryemadhi e Berisha përplasen me Bashën për 2 marsin, dyshja revolucionare e alarmuar nga lëvizjet e kreut të PD Vendimi i presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë në datën 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka sjellë përplasjet e para brenda opozitës. Qëllimi kryesor i presidentit Meta... Amerikanët kanë hedhur detaje mbi operacionet konkrete në vendin tonë për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Sipas disa doku- menteve, në jug u fut një grup me 6 anëtarë, të cilët u përplasën... Faqe 3 Faqe 12 Faqe 5,6 Gati hapja e negociatave, BE nis diskutimet për zgjerimin, Gjermania thirrje për dritë jeshile ndaj Shqipërisë Faqe 10 Gjyqtari i bllokut 700 mijë përballë misterit të revolucionarit president Ilir Meta në kudhrën e komisionit hetimor, Ardian Dvorani do të zbërthejë veprimet anti- kushtetuese të presidentit e bllokun 700 mijë euro Faqe 4 CMYK

Upload: others

Post on 31-Mar-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Mërkurë 26 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Ylli MEÇE

Ahhh... kjo e mallkuara, por dhe e bekuara,

luftë klasore!Nga Pandeli BARDHI

Kur të bëhem unë kryeministër...

Nga Luan KURTI

Qëllimi i vërtetë i protestës dhe grotesku

me simbolikën e 2 marsit

Presidenti Ilir Meta duket se më 2 mars nuk do të protestojë vetëm kundër qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve. Përveç sulmeve nga studiot televizive, Meta po i sfidon hapur ndërkombëtarët me deklarata shtypi. Prej një kohe të gjatë kreu i shtetit është në një luftë mjaft të...

Meta sfidon ndërkombëtarët, deklaratë në anglisht për

tubimin e 2 marsit, Spartak Ngjela paralajmëron fundin

politik të presidentit

Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për

Byronë e Hetimit dhe luftën kundërkorrupsionit, SPAK zbardh detajet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shumë pikëpyetjesh, zbuloi arsyen se përse thirri në se-ancë dëgjimore në shkurt të këtij viti gjyqtarin e Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli, edhe pse ai kishte dhënë dorëheqjen në dhjetor të vitit 2019. Pikërisht në këtë muaj nisi historia...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj farmacive të kryeqytetit, të cilat rritën çmimet e maskave mbrojtëse dhe produkteve me përmbajtje dezinfektuese, pas kërkesave të mëdha nga qytet-arët për shkak të frikës nga koronavirusi. Përmes një njoftimi të shpërndarë për...

Rreziku nga koronavirusi ka përplasur poli-tikën në vend. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se nuk janë duke marrë masat e nevo-jshme, për parandalimin e përhapjes së korona-virusit. Sipas kryeopozitarit qeveria është duke treguar neglizhencë në këtë aspekt...

Të gjithë në alarm nga vetingu, edhe gjyqtari Tomor Skreli u largua

në prag të rezultateve të KPK, zbardhet vendimi

Koronavirusi, prokuroria nis verifikimet ndaj farmacive për abuzime me çmimet

e maskave, ISHP jep detaje mbi situatën

Koronavirusi përplas politikën, Basha flet për neglizhencë nga ana e qeverisë, Rama i

akuzon për kaos dhe rrëmujëReforma, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të kandidates së SPAK, Kolegji i

Apelimit përfundon hetimin për Arben Dollapajn

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Dre-jtësi, Ardian Dvorani pritet që ditën e premte t’i japë goditjen finale presidentit Ilir Meta. Ky i

fundit prej disa muajsh ka nisur një luftë të fortë me mazhorancën qeverisëse dhe kreun e KED, të cilët i akuzon për marrjen e kompetencave të

presidentit sa i takon emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por teksa kreu i shtetit është fokusuar tek manifestimi...

Faqe 7

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 2

CIA zbardh detajet e operacioneve për rrëzimin e Hoxhës, ja agjentët

që u futën përmes Greqisë dhe përplasjet me armë në kufi

Plas sherri në opozitë, Kryemadhi e Berisha përplasen me Bashën për

2 marsin, dyshja revolucionare e alarmuar nga lëvizjet e kreut të PD

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë në datën 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka sjellë përplasjet e para brenda opozitës. Qëllimi kryesor i presidentit Meta...

Amerikanët kanë hedhur detaje mbi operacionet konkrete në vendin tonë për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Sipas disa doku-menteve, në jug u fut një grup me 6 anëtarë, të cilët u përplasën... Faqe 3Faqe 12

Faqe 5,6

Gati hapja e negociatave, BE nis diskutimet për zgjerimin, Gjermania thirrje për dritë jeshile ndaj Shqipërisë Faqe 10

Gjyqtari i bllokut 700 mijë € përballë misterit të revolucionarit president

Ilir Meta në kudhrën e komisionit hetimor, Ardian Dvorani do të zbërthejë veprimet anti -

kushtetuese të presidentit e bllokun 700 mijë euro

Faqe 4

CMYK

Page 2: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

2 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Raportin e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë mbi kushtetutshmërinë e vijimit të procedurës që do të zbatojë Kuvendi për votimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese të shpallura nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019

2. Shkresat e institucionit të Presidentit, ku njofton kryetarin e Kuvendit për vendimin e pezullimit të procesit për plotësimin e vendit vakant për Gjykatën

Kushtetuese3. Shkresën e kryetarit të Kuvendit drejtuar kryetarit të

Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e datës 8 nëntor 2019

4. Përgjigjet e drejtuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në lidhje me ecurinë e procesit të zhvilluar nga ana e Presidentit të Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë për plotësimin e vakancave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Disa nga provat që PS ka kundër Metës Panariti: Reforma në drejtësi ka dështuar,

shteti ka rënëLëvizja Socialiste për Integrim

ka vijuar edhe dje me sulmet dhe akuzat në adresë të reformës në dre-jtësi dhe mazhorancës qeverisëse. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti deklaroi se reforma në drejtësi po rezulton një dështim total i shtetit. Ai shprehet se edhe BE tashmë e rekomandon këtë reformë si një model që nuk duhet ndjekur nga vendet e tjera. “Çfarë përfitoi vendi nga një eksperiment “brutal” me emrin reformë! Eksperimenti prod-hoi paralizë të plotë kushtetuese, institucionale dhe asfiksi të sistemit. Jo për disa ditë, as për disa muaj! Por me vite? 2016- 2020 e në vazhdim mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet në asnjë prej vendeve fqinj, sepse u ndalua nga BE dhe u refuzua nga vetë vendet në proces reformimi, do shërbejë vetëm për t’u treguar këtyre vendeve se si nuk du-het vepruar, pa e pësuar mbi lëkurën e tyre”, deklaroi Panariti.

Shoqatat e grave dënojnë sulmet e Kryemadhit

ndaj GjonajtQendra “Aleanca Gjinore për

Zhvillim” ka reaguar dje përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me gjuhën e urrejtjes të përdorur nga politikanët ndaj një pjese të shoqërisë, si dhe ndaj disa politikanëve të tjerë. Qendra kritikon veçanërisht gjuhën e përdorur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj pak ditë më parë. “Kohët e fundit ministrja e Dre-jtësisë, znj. Etilda Gjonaj u bë target i gjuhës së urrejtjes publikisht nga znj. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI në një takim me përfaqësues të partisë së saj në prani të mediave. Ky fjalor haptazi nxit urrejtje ndaj ministres te pjesa misogjene e popullatës. Çfarë domethënë “halabake rrugësh”? Sipas fjalorit domethënë rrugaçe! Ç’kuptim ka që një grua në politikë të etiketohet me këtë term? Nëse sheh komentet në mediat që e publikuan lajmin misog-jenët nuk kishin kursyer as zonjën që e përdori”, thuhet në deklaratë.

LSI rreshtohet krah Metës: Absurde që BE në Tiranë nuk flet për faktet skandaloze të reformës në drejtësi, tani fuqinë e merr populli

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë dje në mbrojtje presidentin Ilir Meta. Ky i fun-dit prej disa ditësh ka nisur një ofensivë ndaj mazhorancës, reformës në drejtësi dhe ndërkom-bëtarëve. Ndërkohë që, dje krah presidentit është rreshtuar edhe LSI. Ka qenë nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shprehu bindjen se reforma në drejtësi është kapur nga mazhoranca dhe së për të është skandal që ambasada e BE në Tiranë nuk flet për këtë çështje. “Ç’hall ja mbyll gojën BE-së në Tiranë para fakteve skandaloze të reformës

në drejtësi! Fakte të njëpasnjëshme njëri me tronditës se tjetri, po nxjerrin sheshit se reforma në drejtësi u kap dhe u copëtua nga rilindja duke përfshirë këtu edhe vetingun. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) megjithëse pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë nuk luajti asnjë rol për ta ndalur degradimin e reformën përkundrazi me qëndrimin e tij thelloi kapjen nga Rilindja. Zero qëndrime ka pasur BE në Tiranë për faktet flagrante që janë bërë publike dhe që rrënonin integritetin e reformës në drejtësi. Ndaj edhe negociatat nuk hapen, pavarësisht nga sher-

beti i deklaratave të BE në Tiranë”, deklaroi Vasili. Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Luan Rama teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, theksoi se tubimi me dy mars i thirrur nga presidenti Ilir Meta është për t’i dhënë mesazh qeverisë që të reflektojë. Sipas tij, në kushtet kur institucionet bien, fuqinë e merr populli. “Grusht shteti, sipas tyre është kur drejtohesh kundër qeverisë me dhunë. Por është edhe kur një pushtet merr në mënyrë të paligjshme pushtetin e drejtësisë apo kompetencat e presidentit. Ata ngatërrojnë Ilir Metën me Presidentin. Presidenti i Republikës

është institucion. Ata deformojnë institucionet. Kështu që, një nga mënyrat e komunikimit me qytetarët është komunikimi publik. Ky është një tubim për të krijuar një situatë mbështetjeje për qëndrimin e Presidentit. Ky akt është një mesazh që qeveria të reflektojë sepse nuk ka vetëm presi-dentin, por ka edhe qytetarët. Ai nuk është vetëm në mbrojtje të Kushtetutës, por ka edhe qytetarët që janë në mbrojtje të saj. Atëherë ndodh ajo që ka thënë Presidenti, që kur institucionet bien fuqinë e merr populli. Ai ka përgjegjësinë ti dalë zot Kushtetutës”, deklaroi Rama.

Rigels SELIMAN

Kryetari i Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi, Ardian Dvorani pritet që ditën e premte t’i japë goditjen

finale presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa muajsh ka nisur një luftë të fortë me mazhorancën qeverisëse dhe kreun e KED, të cilët i akuzon për marrjen e kompetencave të presidentit sa i takon emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por teksa kreu i shtetit është fok-usuar tek manifestimi i 2 marsit, mazhoranca ka bërë një lëvizje taktike për të fundosur Metën. Të premten është njoftuar mbledhja e komisionit të posaçëm hetimor në orën 13:00, e cila është e para për këtë vit, teksa është thirrur për të dëshmuar zoti Dvorani.

Dvorani paralajmëron zbardhjen e skandaleve të Metës

Ka qenë vetë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cili ka pohuar dje gjatë një prononcimi për mediat se do të paraqitet të premten në komision për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve. “U njoha me ftesën e Par-lamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”, është shprehur shkurtimisht Dvo-rani. Por prania dhe gatishmëria e kreut të KED, Ardian Dvorani për të qenë i pranishëm në mbledhjen e komisionit hetimor është një ogur i keq për presidentin Ilir Meta. Deri më tani zoti Dvorani është treguar i rezervuar dhe nuk ka folur për këtë çështje. Por fakti që ai është shprehur i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të anëtarëve të komisionit hetimor është një paralajmërim se në këtë mbledhje do të zbardhen skandalet e presidentit Meta. Pra, dëshmia e zotit Dvorani do të jetë vendimtare dhe do të përdoret nga mazhoranca si provë kundër kreut të shtetit. Nga ana tjetër, shumica qeverisëse do të përdorë si prova kundër Metës edhe përgjigjet që ka administruar komisioni hetimor nga Presidenca, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Shqipërisë, veçanërisht Këshilli i Legjislacionit. Ndërkohë, pozitat e presidentit Ilir Meta, priten të rëndohen edhe më shumë, pasi

Kreu i KED: Do t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve

Fundoset Ilir Meta, Ardian Dvorani dëshmon të premten para komisionit hetimor, paralajmëron

zbardhjen e skandaleve të presidentit

brenda muajit mars në tryezën e komisionit hetimor pritet të vijë edhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, sa i takon përgjigjeve për 6 pyetjet që do t’i dërgojë Kuvendi, duke i kërkuar interpretim. Kësh-tu, duke qenë se afati i komisionit hetimor përfundon në datën 8 prill, gjasat janë që komisioni hetimor të presë edhe opinion e Venecias për të vulosur shkarkimin e Metës, raport

që do t’i dërgojë Kuvendit për votim.Përplasjet Meta-Dvorani

Por raportet mes presidentit Ilir Meta dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë thelluar ndjeshëm për shkak të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë arsye, për-plasja mes tyre në muajt e fundit të vitit të kaluar ka përfunduar në SPAK. Presidenti kallëzoi penalisht Dvoranin në Gjykatën e Tiranës, ku

e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave të tij. Të dy janë marrë në pyetje nga prokuroria ku kanë paraqitur edhe provat e tyre. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, e cila nuk u ftua në betim nga presidenti Meta, por ajo shkoi tek noterja duke hedhur firmën. Ndërsa Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin. Ndërkohë që, nga ana tjetër zoti Dvorani këmbëngul se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe se për të akuzat e Metës janë politike. Kështu që, tani topi është në fushën e komi-sionit hetimor, i cili do të flasë fjalën e fundit, duke i vënë kapak këtij konflikti. Pasi nëse ai merr vendim që të shkarkojë presidentin Meta nga detyra, legjitimon edhe punën e Dvoranit në krye të KED, duke rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit.

Presidenti Ilir Meta sulmoi pak ditë më parë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvora-ni, duke thënë se po vazhdon të mbajë funksionin edhe pse ndaj tij është ngri-tur një kallëzim dhe se po punon në kundërshtim me ligjin për të zënë një vend si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. “Ardian Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar

kriminale, për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, me qëllim që vendin e fundit vakant në të t’ia ruajë vetes. Dvorani ka shtrembëruar fakte dhe ka abuzuar me detyrën, me qëllim të qartë që në bashkëpunim me Kuvendin t’i rrëmbenin Presidentit kompetencën e emërimit të anëtarit të radhës të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Meta.

Meta: Dvorani po i ruan vetes një vend në Kushtetuese

Page 3: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Plas sherri në opozitë, Berisha-Kryemadhi përplasen me Bashën për 2 marsin, dyshja revolucionare

të alarmuar nga lëvizjet e kreut demokrat

Basha nuk ndërhyn te strukturat për 2 marsin, ua lë në dorë krerëve të degëve

Meta kërkesë policisë për tubimin: Qytetarët do jenë të pajisur me mimoza të freskëta, më 2 mars nis pranvera shqiptare

Nuk kanë fund çudirat e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa ditësh ka nisur një luftë të fortë me ndërkombëtarët dhe mazhorancën, duke i implikuar në grusht-shteti kundër in-stitucioneve shqiptare dhe tij në veçanti, ndërsa ka paralajmëruar edhe mbajtjen e një tubimi në 2 mars përpara Kryeministrisë. Por ditën e djeshme ka dalë në media edhe kërkesa që presi-denti Meta i ka bërë drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku kërkon leje dhe e njofton se në 2 mars do të organizojë një manifestim në orën 17:00. Mirëpo, në këtë kërkesë bie në sy fakti se kreu i shtetit ka dalë nga korniza e shtetarit dhe

se kjo letër i ngjan më shumë një hartimi, pasi porositë që ai thekson janë tejet “qesharake”. Kështu, përmes kësaj letre Meta fton qytetarët që të vijnë në protestë me lule mimoze të freskëta, që sipas tij, paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë. “Aktiviteti do mbahet më datë 2 mars 2020, ora 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur. Numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi. Numri i personave të tjerë ndihmës në këtë manifestim është në varësi të kontributit të secilit qytetar që do të shprehë dëshirën dhe angazhimin për të marrë pjesë.

Qytetarët janë ftuar të kenë me vete flamuj kom-bëtarë dhe buqeta me lule mimoze të freskëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë. Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin me-sazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë”, thuhet në letër. Më tej, në njoftim thuhet se do të firmo-set një dekret përpara popullit, kundër grushtit të shtetit, por jo për shpërndarje të Parlamentit. “Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërg-

jegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj. Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Rigels SELIMAN

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë në datën 2 mars në bulevardin

“Dëshmorët e Kombit”, ka sjellë përplasjet e para brenda opozitës. Qëllimi kryesor i presidentit Meta është të mbushë sheshin para Kryeministrisë, në mënyrë që t’i tregojë muskujt mazhorancës qeverisëse. Por që të ndodhë kjo, Metës i duhet me patjetër ndih-ma e Partisë Demokratike, pasi dihet që vetëm me mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai nuk e mbush dot bulevardin “Dësh-morët e Kombit”. Mirëpo, Meta, sëbashku me Kryemadhin dhe Ber-ishën duket se nuk ia kanë besën kryedemokratit Lulzim Basha se do t’i mbështesë në këtë protestë. Kështu, burime shumë të sigurta nga selia blu i pohuan gazetës se lëvizjet e fundit të Bashës kanë alarmuar treshen Berisha, Meta dhe Kryemadhi, të cilët kanë nisur presionet ndaj tij.

Berisha-Kryemadhi përplasen me Bashën për 2 marsin

Sipas informacioneve, mësohet se zanafilla e këtij konflikti të fortë ka nisur dy ditë më parë, kohë kur kreu i PD zhvilloi një takim në selinë blu me një grup ekspertësh lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit. Basha menjëherë pas këtij takimi foli për mediat, ndërsa i bëri thirrje qever-isë që të marrë masat dhe të lërë propagandën, pasi edhe Shqipëria është e rrezikuar, duke qenë se koronavirusi ka zbritur në Itali. Por kjo thirrje e liderit demokrat nuk është pritur mirë nga ish-kryemi-nistri Berisha, LSI dhe kreu i shtetit, teksa mësohet se e kanë parë atë si një lëvizje që tremb qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të mos dalin në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Meta. Vetë Kryemadhi dhe Meta nuk kanë folur deri më tani, duke e injoruar koronavirusin, ndërsa janë shprehur se 2 marsi nuk ka kthim pas. Mirëpo, fakti që Basha po bën thirrje për t’u marrë masa, shihet si një mesazh për të minuar manifestimin e thirrur nga Meta dhe rreshtuar krah qever-

isë. Kështu që, Berisha, Meta dhe Kryemadhi kanë nisur presionet mbi Bashën, duke i kërkuar që të distancohet nga kjo lojë.

Lëvizjet e Bashës, alarmojnë Metën dhe LSIPor këto lëvizje dhe deklarata

të kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon koronavirusit kanë alarmuar tej mase treshen revolucionare Berisha, Meta dhe Kryemadhi. Kjo e fundit për t’i treguar se Basha ka hyrë në rrugë qorre, ka nxjerrën dy ditë më parë nënkryetarin e LSI, Luan Ramën për të mbrojtur bash-këshortin e saj dhe për të sulmuar e “kërcënuar” kryedemokratin. Mëso-het se përmes Ramës, Kryemadhi i ka dërguar një mesash të koduar Bashës, duke i kujtuar këtij të fundit se të merresh me këtë virus në një kohë që Meta ka thirrur protestë, është shërbim ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. “Çdo përpjekje për të krijuar alibi, apo çdo alibi për t’u fshehur pas koronavirusit, apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer

Braimllari: Në 2 mars për të mbrojtur shtetin, jo Metën

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka treguar arsyet se pse kjo forcë politike vendosi që ti bashkohej tubimit të thërritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në datën 2 mars. Gjatë një prononcimi për mediat, Braimllari deklaroi dje se kjo që ka ndodhur me reformën në drejtësi në vendin tonë është një grusht i pastër shteti. “LSI do të jetë në mbështetje të këtij tubimi, për shkak se ajo bëhet për të instaluar njëherë e mirë shtetin e së drejtës në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një bandë deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë, kemi një Parlament karagjozësh, deputetët mbrojnë interesin e krimit të organizuar. Rast i paprecedent është mënyra sesi Edi Rama ka kapur dhe ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese dhe Kushtetutën e këtij vendi, duke e bërë Kushtetutë personale të Sur-relit. Ne me Ramën kryeministër, nuk kemi Kushtetutën themelin e funksionimit të shtetit të së drejtës në këtë vend”, deklaroi Braimllari.

Koçi: Absurde që Meta dhe LSI shqetësohen nga OFL

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar dje pas akuzave të presidentit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në adresë të Operacionit Forca e Ligjit. Prej disa ditësh Policia e Shtetit e mbështetur nga akti normativ i anti-KÇK ka nisur goditjen e pasurive kriminale të bosëve të krimit të organizuar, fushatë kjo që shihet si e paligjshme nga kreu i shtetit dhe opozita jopar-lamentare. Por përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi deklaroi dje se është absurde që Meta dhe LSI janë alarmuar nga goditja dhe sekuestrimi që policia po iu bën pasurive kriminale. “Presidenti Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Inte-grim të shqetësuar nga konfiskimet e aseteve të krimit të organizuar”, deklaroi Koçi. Pak ditë më parë pres-identi Meta e cilësoi këtë paketë një ligj anti-kushtetues, ndërsa theksoi se në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi pak ditë më parë se më 2 mars do jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Shkodrës, ku ishte në një takim me struk-turën e LSI, Kryemadhi theksoi se në bulevard nuk do të jetë për Metën dhe rendit arsyet pse. “Më 2 mars do marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit, nga Parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo tjetër. Por unë do të jem në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do t’i shikojë në Shqipëri, si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë vitet që i kanë mbetur në familjen e saj”, deklaroi Kryemadhi.

KRYEMADHI: JA PSE MË 2 MARS DO JEM NË BULEVARD

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërtheu në akuza pak ditë më parë ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka marrë në mbrojte edhe presidentin Ilir Meta. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-kryeministri Berisha u shpreh i bindur se qytetarëve shqiptarë iu ka mbetur vetëm një alternativë për të larguar qeverinë dhe ajo sipas tij, është përballja me re-voltë dhe trup më trup me bandën qeveritare. Në këtë kontekst, zoti

Berisha theksoi se opozita duhet të aplikojë modelin Bolivian për të larguar Ramën. “Jam plotësisht dakord me Ilir Metën që akuzon shumicën për grusht shteti. Ilir Meta po tregon se është një burrë shteti, me mbrojtjen që po i bën Kushtetutës dhe institucioneve shtetërore. Sa i takon Edi Ramës, unë di të them se ekziston vetëm një mundësi dhe ajo është largimi i tij me revolucion, sikundër ndodhi në Bolivi”, deklaroi Berisha.

BERISHA MERR NË MBROJTE PRESIDENTIN: META BURRË SHTETI

antikushtetueshmërisë, është shër-bim ndaj atyre që kanë shkelur Kus-htetutën, është shërbim për t’u vënë në funksion të atyre që kanë bërë me vetëdije një veprimtari kriminale në funksion të kapjes së shtetit, dhunim-it të shtetit dhe shkeljes së Kushte-tutës”, deklaroi Rama. Pra, të gjitha këto tregojnë se ka plasur një sherr i fortë në opozitë. Megjithatë, nga ana tjetër gazeta kontaktoi disa nga degët e PD në Tiranë dhe në rrethe, duke i pyetur se a do t’i bashkohen tubimit të thirrur nga presidenti

Meta. Disa prej krerëve të degëve janë shprehur se Basha iu ka thënë se e kanë në dorë vetë se çfarë duhet të bëjnë, ndryshe nga udhëzimet që iu jepte një vit më parë gjatë protestave të thirrura nga opozita, ku kërkonte pjesëmarrje. Pra, edhe pse Basha e mbështeti pak ditë më parë, ndonëse me vonesë protestën e thirrur nga Meta në 2 mars, fakti që ai ua ka lënë në dorë strukturave që të zgjedhin vetë nëse do shkojnë apo jo si qyte-tarë në tubimin e presidentit, tregon se ka divergjenca mes palëve.

Page 4: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

4 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Avokat Spartak Ngjela tha pak ditë më parë në një reagim për gazetën “SOT” se presidenti Ilir Meta e ka humbur logjikën nga frika e shkarkimit, ku shtoi se pas dështimit për të bindur deputetët po tenton bllokimin e Kushtetueses. “Presidenti që ne kemi është një njeri që nuk ka intelekt. Ai e ka humbur logjikën sepse është trembur nga shkarkimi. Ai nuk ka asnjë fuqi që të ndryshojë Kushtetutën dhe Gjykatën Kus-htetuese nuk e bllokon dot. Ligji e ka të përcaktuar

qartë që ai që është i renditur i pari në listën e KED emërohet automatikisht anëtar në Gjykatën Kus-htetuese. Por presidenti nuk po arrin dot t’i bindë socialistët për shkarkimin dhe po përdor të tjera manovra. Këto vijnë nga humbja e ekuilibrit. Venecia e tha qartë që presidenti është në shkelje të rëndë dhe pikërisht për këtë shkelje të rëndë ai po hetohet nga komisioni që është ngritur. Ai do ta zvarrisë Gjykatën Kushtetuese se do t’i shpëtojë shkarkimit”, tha Ngjela.

Avokati: Meta e ka humbur logjikën nga frika e shkarkimit

Shpërndarja e Parlamenti, Taulant Balla: Meta ka shfaqur sjellje brutale ndaj ambasadorëve, ka humbur çdo sjellje normale dhe kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të Partisë So-cialiste, Taulant Balla, e krahasoi me përrallën “Dhelpra dhe rrushtë”, mundësinë e presidentit Ilir Meta për të shpërndarë Parlamentin, teksa ka thirrur qytetarët në një manifestim më 2 mars. Duke folur për media, Balla tha se presidenti ka humbur çdo lloj sjelljeje kushtetuese dhe çdo lloj sjelljeje normale për të vijuar për të qenë Pres-ident i Republikës. Sipas Ballës, në gjithçka ka thënë Meta këto ditë, më e rënda ka qenë sjellja aspak e pranueshme ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke e quajtur këtë një sjellje brutale.

“E dini përrallën “Dhelpra dhe rrushtë”, përgjig-jen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje. Nuk jap asnjë koment, ju them se do të hezitoja të bëja çdo koment përkundrejt një presidenti, i cili tashmë ka humbur çdo lloj sjelljeje kushtetuese dhe çdo lloj sjelljeje normale për të vijuar për të qenë Presidenti i Republikës. Ndër gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është ajo e një lloj sjellje aspak e pranueshme ndaj ambasadorëve të akredituar në vend. Kjo lloj sjellje brutale me kërcënime dhe paketime që bën ai nuk ka të bëjë fare me zakonin e shqiptarëve. Ne jemi mikpritës,

jemi aleatë besnikë të SHBA dhe një vend, i cili ka një politikë të jashtme të përafruar 100% me BE. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës ti zgjidhë pa zhurmë brenda opozitës dhe nuk ka nevojë të shqetësojë veshët, mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve, pasi ky është viti i rindërtimit”, tha Balla. Por deklaratës së kreut parlamentar socialist i është përgjigjur Presiden-ca. Zëdhënësi Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se Balla është i zënë me punët e Kongresit, ndaj edhe nuk ka mundur të lexojë deklaratat e kolegeve në qeveri,

të cilat u shprehën se kanë marrë miratimin e SHBA dhe BE-së për ligjin e betimit të gjyqtarëve. “I dashur Tao Tao, ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE. Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit. Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta”, tha ndër të tjera Blushi.

Ngjela: Ja pse Meta do të trembë politikën amerikane

Ilir Meta sfidon ndërkombëtarët, deklaratë në anglisht për tubimin e 2 marsit, Ngjela paralajmëron fundin politik të presidentit

Elisjeda KIKO

Presidenti Ilir Meta duket se më 2 mars nuk do të protes-tojë vetëm kundër qever-isë, por edhe ndërkom-

bëtarëve. Përveç sulmeve nga studiot televizive, Meta po i sfidon hapur ndërkombëtarët me deklara-ta shtypi. Prej një kohe të gjatë kreu i shtetit është në një luftë mjaft të ashpër me ndërkombëtarët, duke i akuzuar këta të fundit se janë kthyer në servil të qeverisë. Duke radhitur arsyet, Meta dha argumente pse shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në datë 2 mars kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i shtetit vijoi me të njëjtat akuza edhe ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Përse Presidenti i drejtohet popullit? Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm pop-ullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Re-publikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë. Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të blloki-meve të qëllimshme të funksion-imit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen. Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kus-htetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s'na kontrollon njeri”, tha ndër të tjera presidenti Meta në postimin e tij. Por të njëjtin mesazh kreu i shtetit e ndahu edhe në gju-hën angleze, ku e postoi edhe në faqen e Presidencës, duke sfiduar kështu hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Euro-pian. Por publikimi i këtij mesazhi në anglisht duket se është bërë me qëllim që ky mesazh t’iu shkojë edhe ndërkombëtarëve, duke i sfid-uar hapur. Kreu i shtetit duket se po kërkon që të largojë vëmendjen nga shkeljet e tij kushtetuese dhe ta kalojë vëmendjen diku tjetër. Tashmë prej kohësh Meta është

në një luftë të ashpër me partnerët ndërkombëtarë, duke i sulmuar dhe akuzuar hapur këta të fundit se janë bërë servilë të qeverisë. Por pas kësaj sfide, duket se lufta mes presidentit Ilir Meta dhe ndërkom-bëtarëve po ashpërsohet akoma më shumë.

Stabiliteti në Ballkan, Kim takon Riker dhe GrenellAmbasadorja e Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim gjendet në Uashington, ku tregoi se po punon sëbashku me zv/ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që të mund të gjejnë zgjidh-jet e shumëpritur. Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ajo tha se vizita ka për qëllim forcimin e miqësive dhe aleancave që në Ballkanin Perëndimor të arrihet paqja e shumëpritur. “Në Uashing-ton, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të arritur zgjidhje në Ballkan”, shkroi amba-sadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në postimin e saj në Twitter. SHBA prej disa kohësh është angazhuar për të gjetur një marrëveshje finale mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Bushati: PS-PD kanë gjetur dakordësi për zgjedhoren

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati u shpreh ditën e djeshme se kreu demokrat Lulzim Basha nuk e mbështet tubimin e 2 marsit të thirrur nga Ilir Meta. Në një intervistë, ai tha se PD-PS kanë arritur dakordësi për reformën zg-jedhore. “Ndërkohë negociatorët e Bashës janë në tavolinë me ne për të folur për reformën zgjedhore, e cila po ecën shumë mirë. Ai është realiteti, ne po flasim si do futemi në zgjedhjet e 2021-shit. Nuk ka zgjedh-je të parakohshme, edhe Zoti Basha edhe Partia Demokratike ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme. Logjikisht jo, as nuk e mbështet , do ta kishte thënë ose të paktën duhet të ishte i pari. Sa për sy e faqe mund të jetë aty, mund të shkojë të mbajë një fjalim dhe të shkojë në shtëpi, nga ato që harrohen të nesërmen. Ne nuk mund të presim që opozita të mos reagojë dhe të kthehet nga ana tjetër t’ia fusë gjumit. Kjo është një dozë adrenaline për ndjekësit e tyre”, tha Bushati.

““Në Shqipëri është bërë grusht shteti”, thotë Meta. Por, Shqipëria është shtet i NATO-s: na ka thënë gjë Brukseli dhe Uashingtoni për këtë lloj grushti? Asgjë. Po shkarkimi i Metës, grusht shteti është? Çdo shkarkim me vota në një Parlament, është i ligjshëm. Kjo është demokracia. Prandaj, të gjithë sot po tallen me një president shqiptar që kërkon të trembë Uashingtonin pa ushtri, por vetëm me ca hajdutë që i vinë qark. "Do shpërndaj Parlamentin", sokëllin Meta nëpër korridore, kurse py-

etja që i drejtohet atij në këtë rast është kjo: ku i ke tanket, zoti Meta? Parlamen-ti shpërndahet ose në funksion të votës, ose me tanke, dhe jo me letra. Por, tanket në Shqipëri drejtohen nga NATO. E di këtë, ti zoti Meta?! Prandaj, pikërisht për këtë, po tallen me Metën institucio-net ndërkombëtare që mbikëqyrin Shqipërinë. Kurse Meta është në fundin e tij politik. Fundi i Metës, është gëzimi i shqiptarëve dhe fillimi i Shqipërisë së re. Po të tjerët? Ata vijnë më pas, me radhë”, tha Ngjela.

Ngjela: Fundi i Metës do sjellë gëzimin e shqiptarëve

Ngjela paralajmëron fundin politik të Metës

Por ndonëse presidenti Meta ka shpërthyer në sulme të forta ndaj ndërkombëtarëve, avokati Spartak Ngjela paralajmëroi fundin politik të kreut të shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se pres-

identi po kërkon të trembë politikën amerikane që kjo të ndalojë opera-cionin antikorrupsion në Shqipëri, duke shtuar se Meta nuk ka më të ardhme politike. “Kë po kërcënon Meta me "revolucion popullor"? Meta po kërkon të trembë politikën amer-ikane që kjo të ndalojë operacionin antikorrupsion në Shqipëri. Po, me çfarë mjetesh kërkon ta bëjë Meta këtë? Me "revolucion popullor", po thotë; dhe, nga broçkullat që flet, duket sikur kërkon të ngjallë Fidel Kastron. Por, sigurisht që ameri-kanët tallen me të. Kurse shqiptarët po presin me padurim që, në trupin e shtetit të tyre të korruptuar të fillojë operacioni kirurgjikal për pastrimin e infeksionit njëqindvjeçar. Dhe ata po e presin nga politika amerikane këtë "operacion kirurgjikal". Po Meta, çfarë do të bëjë? Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë”, tha Ngjela.

Page 5: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja si do të trajnohen në Virxhinia hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, detajet e akademisë së FBI

Pas përzgjedhjes së kreut të BKH, do të nisë procesi i piketimit të 60 hetuesve që do të hapin dosjet e korrupsionit. Por para se të nisin punën, ata do i nënshtrohen një trajnimi rigoroz në Virxhinia të SHBA. Bëhet fjalë për akademinë e FBI në këtë shtet. Akademia e Trajnimeve është e vendosur rreth 36 milje larg Uashingtonit dhe është një strukturë kombëtare me shërbime të plota, ku përfshihen salla kon-ferencash dhe klasa, dhoma për të fjetur, vende për të pushuar, palestër, pishinë, bibliotekë dhe një sallë ngrënieje. Gazeta po zbardh sot disa detaje sesi oficerët e BKH do të trajnohen në

këto ambiente dhe ku do të jetë i fokusuar ky proces. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, hetuesit e BKH do të trajnohen për të identifikuar dhe luftuar tendencat e politikës, ekonomisë a faktorëve të tjerë të jashtëm që të ndërhyjnë në punët e brendshme të policisë. Tra-jnime do të ketë po ashtu edhe për të shmangur ndikimin e organizatave kriminale në radhët e policisë dhe hetuesve. “Temat e zgjedhura për programin e trajnimit për drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit përf-shijnë: tendencat e politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë kombëtarë e ndërkombëtarë

që ndikojnë në funksionimin e policisë; etika dhe integriteti; rekrutimet në punë, ryshfeti dhe politikat promovuese; marrëdhëniet me median; marrëdhëniet e punës; financimi i operacioneve policore; trajnime për çështjet ligjore dhe ndi-kimi i veprimtarisë kriminale në polici”, thuhet në dokument. Ekspertët e FBI amerikane do të synojnë t’i përgatisin hetuesit tanë të BKH që një vëmendje të veçantë t’i kushtojnë edhe korrupsionit. Përmes programeve të trajnimit, anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mësojnë sesi të bien në gjurmët e parave të kor-rupsionit dhe ta luftojnë këtë fenomen në tërësi.

Trajnime do të ketë edhe për përgjimet, por edhe për të shmangur krimin kibernetik. Për të gjitha këto, do të mbahen orë të specializuara. “Pro-grami Bilateral i Trajnimit mbështet kërkesat e zyrtarëve të atashuar për të trajnuar partnerët e huaj për zbatimin e ligjit në vendet e huaja dhe në SHBA. Akademitë Ndërkombëtare për Zbatimin e ligjit përmes programeve intensive të trajnimit mësojnë teknika të menjëhershme për udhëheqjen e hetimeve. Po ashtu ofrohen klasa të specializuara për gjithçka, nga korrupsioni e paratë e gjeneruara nga ky fenomen, tek krimi në internet”, theksohet në dokument.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe Bashkimi Europi-an kanë ngritur një komi-sion të posaçëm për të mon-

itoruar luftën ndaj korrupsionit e veçanërisht ngritjen e Byrosë Kom-bëtare të Hetimit. Gazeta pak kohë më parë e theksoi se do të ngrihet një komision, i cili do qëndrojë 2 vite në Tiranë, por duket se ai ka marrë formë. Lajmi është dhënë dje nga Prokuroria e Posaçme An-tikorrupsion. Përmes një njoftimi për mediat, u bë e ditur se sot do të nisë intervistimi i kandidatëve për kreun e Byrosë Hetimore dhe i gjithë procesi do të ndiqet nga ky komision. “Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komisionit Ndërkom-bëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kuali-fikuar deri në këtë moment për këtë pozicion. Në përfundim, Komisioni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndod-hur në adresën: Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes. I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavarur i Rishikim-it (Komisioni Ndërkombëtar), sipas përcaktimeve të nenit 57, pika 9, e ligjit Nr.95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar””, thuhet në njoftim.

Komisioni i Pavarur i RishikimitKomisioni i Pavarur i Rishikimit

është i ngjashëm me Komisionin Ndërkombëtar të Monitorimit, por teksa ky i fundit monitoron vetin-gun, KPR do të monitorojë luftën kundër korrupsionit. Në ligj i janë dhënë shumë kompetenca këtij komisioni. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bash-kimit Europian dhe Qeverisë së

Ndërkombëtarët sjellin ekspertë për të asistuar BKH

Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për Byronë e Hetimit

dhe luftën antikorrupsion, SPAK zbardh detajetKreu i Antimafias Italiane:

Shqiptarët menaxhojnë tregun e kokainës

Autoritetet e drejtësisë italiane shprehin shqetësimin e rritjes së influ-encës së shqiptarëve në trafikun e koka-inës dhe drogave të tjera në vendin fqinj. Në intervistë ekskluzive për Ora News, me gazetaren Alba Kepi, Kreu i Anti-mafias Italiane, Kryeprokurori Federico Calfiero De Raho, thotë se trafikantët shqiptarë kanë rol të rëndësishëm në Itali, duke bashkëpunuar edhe me mafien vendase. “Grupet kriminale shqiptare kanë tashmë një përfaqësim të madh në territorin italian ku ekzis-tojnë grupe shqiptare që menaxhojnë trafikun e lëndëve narkotike, herë në aleancë me grupet mafioze italiane, e herë në autonomi. E ku fakt dëshmon se aktiviteti kriminal shqiptar në Itali është veçanërisht i gjerë e shtrihet dhe në vendet e tjera të Europës. Vetë kjo mafia menaxhon importimin e kokainës nga vendet prodhuese e ka ngritur një rrjet për pritur e marrë këto ngarkesa me drogë në porte të ndryshme të detit Tirren e në Evropën Veriore”, tha ai. Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë së Përg-jithshme të Shërbimeve Antidrogë në Itali, Gjeneral Giuseppe Cuçhiara, thotë se Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm i prodhimit të marijuanës.

Heqja e mandatit, Ilir Beqaj i drejtohet Strasburgut Gjykata e Strasburgut i ka dërguar

shtetit shqiptar pyetjet për padinë e deputetit socialist Ilir Beqaj për heqjen e mandatit në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike. Një vit më vonë, në vitin 2012, Beqaj paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeminis-trit Sali Berisha. Beqaj e kishte fituar mandatin e deputetit në gusht të vitit 2009, ndërkohë që një vit më vonë Ku-vendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ta shkarkuar atë nga ky post. “1- A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në për-puthje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009? 2- A ishte i parashikueshëm interpreti-mi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës?”, thuhet në kërkesë.

duke nisur nga momenti i themelim-it të kësaj Byroje. Komisioni i Pavar-ur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe mira-ton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në ligjin e citu-ar nga SPAK. Pra duket qartë se i gjithë procesi i ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë në dorë të ndërkombëtarëve. Ndrys-he nga SPAK, pjesë e të cilit janë gjyqtarë dhe prokurorë që ishin te Krimet e Rënda, Byroja e Hetimit do të jetë me njerëz të piketuar nga amerikanët. Ata do të trajnohen prej tyre në Virxhinia dhe BKH do

ketë formën e FBI. Nëse shihen qën-drimet publike të ndërkombëtarëve, theksi është vënë pikërisht te BKH, pasi nëse ky institucion i kopsit dosjet me prova për të korruptuarit, atëherë prokuroria dhe gjykatat nuk kanë se çfarë të bëjnë. Fakti që ky komision është gati, tregon qartë se ndërkombëtarët janë bërë gati për reprezalje në politikën shqiptare.

Intervistat Ditën e sotme do të nisin in-

tervistat për 8 kandidatë finalë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë është bërë me dije se rezultatet e dala nga maki-na e së vërtetës do të jenë sekrete, por që do të kenë rol vendimtar në përzgjedhjen e emrit fitues.

1. Kandidatët për punonjës në Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshi drejtorin,

zëvendësdrejtorin, hetuesit, punonjësit dhe oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore duhet të përmbushin kushtet e sigurisë, të përcaktuara në nenin 6 dhe kreun VIII të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit apo në shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë saj, pa përmbushur kriteret dhe pa iu nënshtruar kushteve të sigurisë.

2. Kandidatët për drejtor apo hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të

përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, dhe përpara emërimit duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit.

3. Kandidatët për oficerë të Policisë Gjyqësore të shër-bimeve, të cilët përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, brenda 2 muajve nga emërimi, duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit.

PËRZGJEDHJA E ANËTARËVE TË BKH

Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare,

Në datën 26.02.20201. Aida Veizaj, ora 10:002. Ardian Çipa ora 11:003. Artur Beu ora 12:004. Ervin Hodaj ora 13:00

Në datën 27.02.20201. Gentjan Shehaj ora 10:002. Lindita Nushi ora 11:003. Idajet Faskaj ora 12:004. Ylli Pjetërnikaj ora 13:00

Ja oraret kur do të zhvillohen intervistat

Page 6: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

6 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përfaqësuesit e ONM pak javë më parë i rekomanduan Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e KPK për konfirmimin e Kryeprokurores së Durrësit Anita Jella. “Sub-jekti nuk ka deklaruar përdorimin e banesës së porositur nga vëllai i bashkëshortit, në deklaratat periodike vjetore të viteve 2011 –

2016; Ka mospërputhje lidhur me vlerën e deklaruar në deklaratën “Vetting”, në shumën 2.500.000 lekë, për shlyerjen e këstit të parë të pasurisë; Si drejtuese e Prokurorisë së Dur-rësit, ka shkaktuar pabarazi në trajtimin e çështjeve nga kjo prokurori, por, në të paktën dy raste”, rekomandoi ONM-ja.

Ja si ONM kërkoi ankimim për Jellën

Ankim është bërë nga Komisioneri edhe për dyshimet që u ngritën për zyrtarët e Ka-dastrës dhe ALUIZNI-t në Durrës se e kanë fituar shumë shpejt lirinë pas ndërhyrjeve të kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella. Pranë ONM erdhi denoncim duke pretenduar se Jella ka vonuar qëllimisht caktimin e masës

së sigurisë “Arrest me burg” për zyrtarët në fjalë. Por, sipas denoncimit Jella e ka caktuar masën e sigurisë pasi prokurori i çështjes i ka kujtuar kryeprokurores se kjo vonesë ishte në shkelje me ligjin. Për këtë çështje, Komisioneri pretendon se ky veprim i Jellës ka ardhur për të mbrojtur personin nën hetim.

Gjetjet në aftësitë profesionale

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion përballet sot me vetingun, ja pasuria e Bib Ndrecës

Një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion do të kalojë në sitën e vetingut. Sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në orën 10:00 pritet të zhvillojë seancën dëgjimore për gjyqtarin Bib Ndreca, i cili është i komanduar me pëlqimin e tij në institucionin më të ri të drejtësisë, Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Ndërkohë, vlen të theksohet se nëse Ndreca konfirmohet në detyrë nga të dyja shkallët e vetingut, do të emërohet përherë në Gjykatën e Posaçme. Sa i përket seancës, në faqen zyr-tare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,

njoftohej se trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko, do të gjyko-jë gjyqtarin Bib Ndreca. Ndërkohë, BIRN ka publikuar raportin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ndreca. “Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2009, gjyqtari Bib Ndreca deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.2 mil-ionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 6.3 milionë lekëve. Në fund të vitit 2017, gjyqtari zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.1 milionë lekë, një automjet me vlerë rreth 159

mijë lekë si dhe likuiditete bankare prej 48 mijë lekësh”, shkruan BIRN. Më tej ka vijuar me të ardhurat familjare të deklaruara nga gjyqtari. Ky i fundit ka deklaruar 14.7 milionë lekë dhe rreth 70% e të ardhurave sigurohen nga paga për shkak të funksionit të gjyqtarit, ndërsa paga e bashkëshortes si mjeke zë rreth 17% të totalit. Gjithashtu Ndreca dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 6% të të ardhurave nga dhuratat e familjarëve, ndërsa 3% të tjera konsiderohen të ardhura nga qiraja. Lidhur me deklaratat e pasurisë, dhuratat nga familjarët

dhe huat e marra për të mbuluar shpenzimet, Ndreca ka deklaruar një automjet të dhuruar nga vëllai me vlerë 12 mijë euro në vitin 2009, automjet të cilin subjekti e shet në vitin 2014 për 1.2 milionë lekë. Gjithashtu, sipas BIRN, gjyqtari dhe bashkëshortja e tij gjatë periudhës deklaruese, kanë deklaruar dhurata nga të afërmit në vlerën e 889 mijë lekëve. Gjithash-tu, gjyqtari Ndreca deklaron vlera të konsid-erueshme të marra hua nga të tretët fillimisht për blerjen e një apartamenti dhe më pas për shpenzime shëndetësore.

Dollapaj depoziton prova të reja pranë KPA

Reforma, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kandidates së SPAK,

KPA mbyll hetimin për Arben DollapajnOrnela ÇELPICA

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella nuk i shpëtoi dot Komision-erit Publik. Dje ky institucion njoftoi se, referuar rekomandimit

të përfaqësuesve të ONM-së, ka ushtruar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për konfirmimin në detyrë të Jellës, duke kërkuar të shkarkohet nga detyra, pasi kr-yeprokurorja nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Ankimi nisi me rekomandimin e ONM-së, që para pak javësh i dërgoi Komisionerit një raport ku kërkon që të rishqyrtohet çështja e Kryeprokurores së Durrësit, për dy kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale. Më pas, Komisioneri ka evidentuar gjetjet nga ana e tij ku dhe mbështet ankimimin. Komisioneri Publik i është referuar kriterit të pasurisë, konkretisht apartamentit në Durrës dhe disa dosjeve të shqyrtuara nga Jella, me kompe-tencën si Kryeprokurore e Durrësit. Dosja e parë ka të bëjë me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ku Jella në rolin e prokurores, ka vendosur të pushojë çështjen. Komisioneri, referuar vlerësimit të KPK, u shpreh se vlerësimi i shkallës së parë të vetin-gut është marrë në interpretimin e gabuar, duke arritur në përfundimin se hetimi për këtë çështje ka mangësi. Dosja e dytë është kallëzim penal për një shtetas dhe një gjyqtar në Tiranë. Kjo gjetje ka ardhur nga denon-cimi i një qytetari në emër të Jellës, duke pretenduar se Kryeprokurorja ka pushuar çështjen dhe asgjësuar provat. Konkretisht, gjyqtarja në fjalë ishte kallëzuar për “shpër-dorim detyre” dhe Prokuroria e Durrësit nuk regjistron procedim penal, pa vlerësuar nëse hetimi duhet të fillojë apo janë kushtet ligjore për të marrë vendim “mosfillimi”, dhe pas tre muajsh mbylli hetimin. Ndërsa lidhur me kriterin e pasurisë, Komisioneri pretendon se Jellës kur iu kalua barra e provës, nuk arriti të provojë të kundërtën, për gjetjen “deklarimi i pasaktë dhe i pamjaftueshëm për kontrollin e kriterit të pasurisë”.

KPA mbyll hetimin për DollapajnNjë tjetër betejë për Komisionerin Publik

dje ishte edhe përballja me prokurorin e Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Gjatë seancës së djeshme, KPA mbylli hetimin për prokuror-in, dhe i kërkoi dy palëve që në seancën e 5 marsit, të sillnin konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë që dje, prokurori dorëzoi pranë KPA provat që kishte “premtuar” një seancë më parë, konkretisht fletë projektimi të një kati të godinës, formularin e lidhjes së objektit

Shtyhet seanca dëgjimore për

kryegjyqtarin e Vlorës Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

pak ditë më parë kishte shënuar në kalendar, se të martën e 25 shkurtit do të zhvillonte seancë dëgjimore për kryegjyqtarin e Vlorës, Skënder Halu-ci, ndërsa dje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare njoftoi se kjo seancë është shtyrë. “Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Skënder Haluci me detyrë kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, përcaktuar në datë 25.02.2020, ora 14:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet. Seanca e radhës do të mbahet në datë 02.03.2020, ora 09:00”, shkruhet në njoftimin e Komisionit. Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

KPK jep sot vendimin për gjyqtaren Gjoka

Sot Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit do të shpallë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme An-tikorrupsion, Irena Gjoka. Kjo e fundit u përball me trupën e Komisionit të hënën e 24 shkurtit, ku relatorja evidentoi gjet-jet për kriterin e pasurisë. Konkretisht, gjyqtarja ka deklaruar një apartament në Tiranë, blerë 45 mijë euro, me burim krijimi të ardhurat nga paga dhe hua. Përsa i përket deklarimit të pasurisë, nuk u gjet asnjë problem. Në lidhje me hetimin e burimit të krijimit, KPK ka konstatuar se Gjoka ka pasur mundë-si financiare për krijimin e pasurisë, ndërsa për huan marrë nga vëllai, ka kërkuar disa dokumente. Hetimi është kryer edhe për analizën financiare, duke arritur në përfundimin se vëllai i Gjokës ka pasur mundësi financiare për t’i dhënë hua, gjithashtu edhe gjyqtarja kishte mundësi t’ia kthente huan. Lidhur me dy kriteret e tjera, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale, gjyqtarja Gjoka u vlerësua pozitivisht.

me infrastrukturën, si dhe faturë e pagesës së taksës së ndikimit të ndërtimit në infrastruk-turë. Lidhur me provat e sipërpërmendura, Komisioneri u shpreh se një pjesë e tyre ishin paraqitur në seancat e mëparshme, ndërsa vijoi me disa kërkesa. Referuar pagesës së taksës, që u përmend më lart, ai i kërkoi Dollapajt që të paraqesë në KPA vlerën e investimit në momentin e kërkesës për tu pajisur me leje për të ndërtuar banesën në Valbonë. Prokurori tha se këtë nuk e pose-donte. “Jo, nuk e kam. Nuk e kam detyrim ligjor, plus ndërtimi ende nuk ka përfunduar

që të kem një shifër përfundimtare”, tha ai. Ndërsa avokati i tij tha se nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore që e detyronte klientin e tij të arkivonte një kopje të dokumentacionit të dorëzuar për lejen e ndërtimit. Gjatë se-ancës u diskutua edhe kërkesa e dërguar nga Kolegji në SPAK, lidhur me hetimin e faktit të regjistrimit eventual të ndonjë kallëzimi ose procedimi penal në emër të prokurorit nga ky institucion, apo ish-Krimet e Rënda. Lidhur me këtë kërkesë, Komisioneri kërkoi nga KPA që për transparencë t’i dorëzonte kërkesën që ky institucion i dërgoi SPAK-ut.

Page 7: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Të gjithë në alarm nga vetingu, edhe gjyqtari Tomor Skreli u largua në prag

të rezultateve të KPK, zbardhet vendimi

KPK shpjegon pse caktoi seancë dëgjimore për Skrelin

Rama për herë të parë vizitë në Moskë: Qëllimi i Shqipërisë në krye të OSBE-së është zgjidhja e konfliktit për Krimenë

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje për të parën herë një vizitë në Rusi. Në kuadër të dre-jtimit të OSBE nga vendi ynë, shefi i qeverisë do të ketë një takim me homologun Lavrov. Ndërsa në një intervistë televizive u shpreh se do të punojë për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë. “Sigurisht që Rusia ka një fuqi dhe një rol të dorë së parë. Ashtu sikur është e rëndësishme të thuhet se roli ynë i Shqipërisë nëse pozicioni ynë dhe i qeverisë është krejt i qartë në raport me Ukrainën dhe në atë që i kanë ndodhur Ukrainës nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë.

Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodh, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë”, tha kryeministri. Në vijim të intervistës, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se qëllimi i tij nuk është të “negociojë por të zbatojë”, për të arritur paqen mes dy vendeve. “Jemi të përgatitur që të diskutojmë në këtë bazë. Është e rëndësishme që në këtë proces OSBE të ketë forcë dhe kapacitete sa më të mëdha lehtësuese

të një dialogu që ka nisur. Vazhdon në të tjera formate. Formati i Normandisë, ku kancelarja gjermane, presidenti i Francës, presidenti i Rusisë, dhe ai ukrainas janë ulur në një tryezë për të çuar përpara një proces të vështirë. Ka një marrëveshje. Marrëveshja e “Miskut”. Është baza e një procesi për ta çuar përpara, që çon drejt paqes dhe zgjidhjes të konfliktit në mënyrë përfundimtare. Për mua si kryetar i OSBE për këtë vit është shumë e qartë se marrëveshja nuk është për tu negociuar, por për tu zbatuar”, tha kryeministri Edi Rama. Më pas, gazetari i solli

në vëmendje Ramës se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë janë askund, duke i drejtuar py-etjen se a do e përdorë këtë rast për të nisur një bisedim mes dy vendeve. “Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë. për impulset me Moskën. Ka disa aspektet të rëndësishme të natyrës strateg-jike mbi të cilat ne si anëtar të NATOS si pjesë e familjes së Europës së bashkuar pavarësisht si anëtar të saj. Patjetër që ka jo pak gjëra që mund të na ofrojnë në interesa të përbashkëta. Nuk cenojnë dhe nuk anashkalojnë aspektet e panegociueshme strategjike”, tha ai.

Ornela ÇELPICA

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit pas shumë pikë-pyetjesh, zbuloi arsyen se përse thirri në seancë

dëgjimore në shkurt të këtij viti gjyqtarin e Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli, edhe pse ai kishte dhënë dorëheqjen në dhjetor të vitit 2019. Pikërisht në këtë muaj nisi historia, kur Skreli vendosi që të dorëzojë dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me argumentin se ka probleme shëndetësore, por, pavarësisht vendimit të tij, Komisio-ni i Pavarur i Kualifikimit caktoi për të një seancë dëgjimore në shkurt. Historia vijon, po në datën 3 shkurt kur ishte caktuar seanca dëgjimore, Komisioni njoftoi se seanca u shty dhe vetëm dy ditë më parë, pikëpye-tjet morën një përgjigje. Në vendim, KPK ka sqaruar arsyen e thirrjes së Skrelit në seancë dëgjimore, duke zbardhur edhe përgjigjet e gjyqtarit. “Për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe mos- cenimin e të drejtës së subjektit për tu dëgjuar, në datë 29.1.2020, Komisioni ftoi në seancë dëgjimore subjektin e rivlerësimit z. Tomor Skreli, seancë e cila do të zhvillohej në datë 3.2.2020. Mbas dërgimit të njoftimit për zhvillimin e seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit, në datë 30.1.2020, me komunikimin elektronik ndër të tjera parashtron se, …në datë 10.12.2019, KLGJ ka vendosur mbarimin e mandatit të tij dhe se ai është larguar nga detyra në datë 20.12.2019. Në vijim të komunikimit me subjektin e riv-lerësimit, në datë 30.1.2020 Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit njofton z. Tomor Skreli se, në garantim të të drejtave themelore të tij, e fton në seancë dëgjimore për ta dëgjuar në lidhje me procesin e rivlerësimit të ndjekur ndaj tij dhe se, seanca do të zhvillohet siç parashikohet në njoftimin përkatës. Komisioni i kërkoi subjektit të konfirmojë prezencën e tij ose të bëjë me dije nëse nuk dëshiron të paraqitet në seance”, shkruhet në vendim. Më tej, në vijim të bisedës, gjyqtari i Gjirokastrës Tomor Skreli shton se nuk mund të paraqitet në seancë, por Komisioni mund të vazhdojë

ndjekjen e procedurës përkatëse, ndërsa pas kësaj, ka kërkuar të ndërpritet procesi. “Gjithashtu me postë elektronike të datës 3.2.2020, subjekti i rivlerësimit njofton Komi-sionin, siç e kishte sqaruar edhe në komunikimin paraardhës, se ai nuk ka asnjë pretendim për ven-dimin e KLGJ-së për mbarimin e mandatin dhe deklaron se nuk do të paraqitet në seancë megjithëse e konsideron veten të njoftuar. Subjekti i rivlerësimit konfirmon se kërkon ndërprerjen e procesit të rivlerësimit”, shkruhet në vendim, referuar sqarimit të Skrelit.

Vendimi i KPKNë sqarimet për thirrjen e

Skrelit në seancë dëgjimore më 3 shkurt, KPK zbardh të tjera detaje.

Cakaj: Shqipëria çel Konsullatën në StrugëMinistri në detyrë për Europën

dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar dje se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë një vendim për çeljen e Konsul-latës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se ky lajm është shumë i mirë për Shqipërinë.“Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar, ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përg-jithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut”, shkruhet në postim. Cakaj më tej bën me dije dhe qytetet që përfshihen në Konsullatë, ndërsa shton se do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja. Cakaj më tej tregon rolin që kjo konsullatë do të ketë. “Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të mar-rëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë”, shkruhet.

Testi i drogës negativ për Allën, reagon PDIsh- deputeti demokrat Flamur

Noka ka reaguar dje pas rezultatit se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla nuk ishte përdorues droge. Noka përmes një postimi në Facebook, tregohet ironik. ““Nuk është ashtu siç duket”. Skena që kemi parë është kjo: kryebashkiaku i Bulqizës, me anë të një karte, bën gati 2-3 viza të holla të bardha në një pjatë. Ul kokën, thith me hundë nga e majta në të djath-të masën e bardhë të përgatitur”, shkruan ish-deputeti. Ndërsa më pas i drejton një pyetje kryeministrit Rama. “Përveç kokainës, çfarë merret tjetër me hundë dhe ngjan me një vizë të bardhë”, shkruan ai. Duke mos ndalur pyetjet, këtë herë ai ka diçka edhe për SPAK. “Po SPAK si e priti këtë rezultat? Ashtu siç e kishte llogaritur: nuk është ashtu siç duket. SPAK urdhëroi analizat e urinës, që tregojnë gjurmët e kokainës maksi-mumi deri në 2 javë pas konsumimit të fundit, në vend që të urdhëronte testin me fije floku, që tregon gjurmët e kokainës”, përfundon deputeti.

Në vendimin e KPK nuk citohet se gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli dha dorëheqjen pasi iu kalua barra provës, por kjo pistë nuk përjashtohet, duke sjellë në vëmendje shumë gjyqtarët dhe prokurorë që për t’i shpëtuar vetingut, kanë dhënë dorëheqjen. Rasti i parë i regjistruar në sistemin e drejtësisë, për dhënien

e dorëheqjes dhe kërkesën për tu ndërprerë procesi i vetingut, është ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pra, precedenti “Llalla” duke se po përdoret si strategji për të shpëtuar të zhyturit në afera. Ligji parashikon që sapo një zyrtar drejtësie paraqet dorëheqjen, KPK ndërpret procesin e vetingut.

PRECEDENTI, LLALLA DHA DORËHEQJEN PARA PËRBALLJES ME KPK

Në vendimin 6 faqesh, KPK sqa-ron gjatë ecurinë e seancës, duke shpjeguar se ka qenë e drejta e gjyqtarit të japë dorëheqjen, dhe në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin. Ndërsa lidhur me mospranimin e Skrelit për të mos qenë në seancë, në vendim shkruhet se gjyqtari ka paraqitur komentet dhe shpjegimet e plota për gjetjet e KPK gjatë pro-cedurës administrative. “Subjekti i rivlerësimit u njoftua për zhvillim-

in e seancës dëgjimore, deklaroi mospjesëmarrjen e tij dhe, kon-firmoi kërkesën për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, Komisioni vlerëson se, procedura adminis-trative për këtë subjekt mund të mbyllet pa nevojën e zhvillimi të seancës dëgjimore, pasi subjekti ka paraqitur paraprakisht mendimet, komentet dhe shpjegimet e plota gjatë procedurës administrative”, shkruhet në vendim.

1. Besnik Imeraj2. Ilir Çeliku3. Mirela Fana4. Ilir Pashaj5. Joana Qeleshi6. Astrit Haxhialushi7. Agim Bendo8. Liljana Baku9. Eneida Civici10. Marina Rraboshta11. Stavri Kallço12. Arjana Liço 13. Ndue Gjura 14. Petraq Dhimitri15. Drita Veliaj16. Sulejman Tola17. Shkëlqim Miri18. Tomor Skreli

GJYQTARËT QË KANË DHËNË DORËHEQJEN

18

“Gjithashtu me postë elektronike të datës 3.2.2020, subjekti i rivlerësimit njofton Komi-

sionin, siç e kishte sqaruar edhe në komunikimin paraardhës, se ai nuk ka asnjë pretendim për

vendimin e KLGJ-së për mbarimin e mandatit dhe deklaron se nuk do të paraqitet në seancë meg-

jithëse e konsideron veten të njoftuar...

Page 8: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

8 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zv/ kryeministri Erjon Braçe e cilëson të turpshëm rritjen e çmi-meve për dizinfektantin e duarve pas shqetësimit për virusin kinez. E ndërsa sjell rastin e Italisë, ku në Milano u hap hetim për një rast të ngjashëm, ai kërkon nga organet fiskale në vend që të bëjnë detyrën. "Shikoni, kjo që po bëni me dizife-ktantin e duarve, duke përdorur

kujdesin e shtuar të njerëzve ndaj koronavirusit, është turp! Nga 90 lekë një ditë më parë, 180 lekë sot! Është turp! Është biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapën hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjëherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjnë detyrën! Denoncimi vjen nga një qytetar në Tiranë", shkruan Braçe.

Rritja e çmimeve në farmaci, reagon Braçe

Autoritetet shëndetësore përforcojnë masat në aeroport dhe porte, kontrolle të gjithë pasagjerëve, ja sa shtetas kanë ardhur nga Italia

Prej tre ditësh, pas alarmit për një numër të infektuarish me koronavirus në shtetin fqinj Itali, por edhe disa viktimave, në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas, janë intensifikuar kontrollet. Gjatë këtyre ditëve, kontrollet e pasagjerëve janë kryer për poth-uajse të gjitha linjat e fluturimit. Më prioritare janë ato që vijnë nga Italia dhe bëhet fjalë për mesatarisht 15 linja fluturimi në ditë. Në këto kontrolle, bëhet matja e temperaturës për të gjithë udhëtarët, ku një pjesë e tyre janë pajisur me maska mbrojtëse. Por kontrolle të shtuara

ka pasur edhe në Portin e Durrësit. Autoritetet shëndetësore kanë përforcuar masat e sigurisë, për të parandaluar futjen dhe përhapjen e sëmundjes virale të koronavirusit të ri përmes pikës kufitare të Durrësit. Përmes një postimi, Porti i Durrësit bëri me dije se gjatë tre ditëve të fundit në vendin tonë kanë ardhur 7 tragete, përkthyer në 1843 pasagjerë nga Italia. Vetëm ditën e djeshme hynë dy tragete nga Bari në Durrës me 452 pasagjerë. “Kujdes i shtuar shën-detësor në Terminalin e Trageteve në portin më të madh të vendit. Dy tragete me 452 udhëtarë

gjithsej janë ankoruar sot paradite në portin e Durrësit. Një grup i përforcuar mjekësh, si dhe personeli mbështetës janë kujdesur për t'u njohur me gjendjen shëndetësore dhe itinerarin e lëvizjes së tyre, para mbërritjes në portin e Durrësit. Udhëtarët kanë bashkëpunuar për zbatimin e protokollit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Që nga fillimi i këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit”, thuhet në njoftimin e Portit

të Durrësit. Në terminalin e udhëtarëve në port është dyfishuar personeli mjekësor, i cili është pa-jisur me mjetet e nevojshme, si maska mbrojtëse respiratore, termometra digjital, medikamente dhe skeda individuale për dokumentimin e të gjithë personave që hyjnë në Durrës nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komu-nitare të virusit, e përcaktuar nga OBSH. Që nga dita e djeshme është shtuar sasia e mjeteve mbrojtëse dhe monitoruese në dispozicion të ekipit shëndetësor jo vetëm në port, po dhe në strukturat spitalore dhe shëndetësore.

Prokuroria: Mirëpresim denoncimet e qytetarëve

Koronavirusi, prokuroria nis verifikimet ndaj farmacive për abuzime me çmimet e maskave, ISHP jep detaje mbi situatënElisjeda KIKO

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj farmacive të kryeqytetit, të cilat rritën çmi-met e maskave mbrojtëse

dhe produkteve me përmbajtje dez-infektuese, pas kërkesave të mëdha nga qytetarët për shkak të frikës nga koronavirusi. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, prokuroria bëri me dije se vijon të mbledhë in-formacione mbi farmacitë, që kanë ndryshuar çmimet e këtyre produkteve, duke përfituar nga situata. “Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmi-meve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” para-shikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal. Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi pro-dukte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të mar-rjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore”, thuhet në njoftim. Prokuroria e Tiranës shtoi më tej se mirëpret çdo denoncim të qytetarëve, duke shtuar se abuzimi me çmimet në situata të caktuara është një vepër penale dhe është e dënueshme. “Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penal-isht e dënueshme. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytet-arëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ja detajet për situatën nga ISHPPor situata në Shqipëri vijon të

Shehu: Qeveria po bën propagandë, nuk përballon

dot epideminëIsh-ministri i Shëndetësisë, Tritan

Shehu foli ditën e djeshme për ko-ronavirusin, ku u shpreh se qeveria është duke bërë propagandë me këtë situatë. Gjatë një interviste televizive, ai tha se shteti shqiptar është i vonuar për marrjen e masave dhe përballimin e një epidemie të tillë. “Këtu po bëhet propagandë, Rilindja tregon se nuk ka asnjë rrezik, kur në fakt ka rrezik sepse fqinjët tanë kanë pasur një numër të konsideruar rastesh, por edhe në deklaratën e drejtuesit të OBSH-së që thotë se bota po shkon drejt një pand-emie. Fakti është se qeveria shqiptare është mjaft e vonuar në marrjen e masave, është vonuar 40 ditë në balla-faqimin me këtë epidemi. Është prova më e madhe e një vendi, ballafaqimi me epidemi të tilla. Kërkohen politika shëndetësore të cilat organizojnë shër-bimin shëndetësor, që bëjnë të mundur përballjen me këto probleme. Rilindja bën show, nuk ka maska as në spitale, sidomos periferitë janë pa maska të thjeshta, nuk ka mjete për raste të tilla për t’u mbrojtur, por edhe për të trajtuar të sëmurët”, tha Shehu.

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit Kavajë, ja arsyeja

Përparim Daiu dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Spitalit Kavajë. Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu rea-goi ditën e djeshme, ku dha detaje nga vendimi i tij. Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Red-jan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu tha se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koro-navirusi. Daiu pohoi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij. “Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur”, tha ai. Daiu ka pranuar së në Spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh, por kjo ishte e para-shikuar shumë më herët, përpara se të nisnin diskutimet për karantinën. Sipas burimeve, Daiu përpara 3 muajsh kishte dhënë dorëheqjen, por nuk ju pranua nga Ministria e Shëndetësisë.

shkak të virusit që ka marrë 7 jetë në vendin fqinj dhe mbi 230 janë infek-tuar, por Tomini garantoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. "Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar

vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lom-bardia nga 22 shkurti kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shën-detësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përbal-lon të gjitha kapacitetet e nevojshme", tha Eugena Tomini.

Një rast i rëndë me insufiçensë respiratore u regjis-truar ditën e djeshme në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme plumonare ishte një 45-vjeçar që u dërgua me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim. Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët deklaruan

se në Berat janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila konfirmoi se rasti i nisur në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi. Pas disa orësh në QSUT, 45-vjeçari ndërroi jetë.

Dyshimet, një pacient niset nga Berati në Tiranë, vdes në spital

jetë e qetë, duke mos pasur deri tani asnjë të infektuar. Këtë gjë konfirmoi ditën e djeshme edhe Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, e cila në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës për masat që janë marrë u shpreh se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar. "Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kuf-itare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrufë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura", tha ajo. Vigjilenca është rritur në maksimum te udhëtarët që vijnë nga Italia për

Page 9: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Koronavirusi përplas politikën, Basha flet për neglizhencë nga ana e qeverisë,

Rama i akuzon për kaos dhe rrëmujë

Basha: Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë

Koronavirusi, flet Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Protokolli i trajtimit si rast i dyshuar, ja kur duhet telefonuar 127

Qeveria ka shtuar masat për mbrojtjen ndaj koronavirusit, në porte, në aeroporte, po ashtu tek mjekët dhe ka udhëzuar qytetarët publikisht që të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë qetësinë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një reagim për mediat ka shpjeguar dje pro-tokollin që ndiqet në të gjitha rastet e dyshuara si të prekur nga koronavirusi. Ai saktësoi se kur qytetarët që vërejnë simptoma, duhet të telefono-jnë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe kur duhet të trajtohen si për grip të zakonshëm,

duke qëndruar në shtëpi. “Ne në momentin që na marrin qytetarët në telefon e kemi përcaktuar kush është rast i dyshimtë. E ka përcaktuar Or-ganizata Botërore e Shëndetësisë, sipas sistemit që raporton çdo vend në lidhje me prekjen nga koronavirusi. Qytetarët shqiptarë që vijnë nga Kina, Singapori, Irani, Koreja e Jugut dhe Italia, që janë përcaktuar si zona ku janë shfaqur ras-tet e koronavirusit, në komunikimin online me 127, iu shpjegohet si të veprojnë ndërkohë që iu shkon ekipi i kompletuar me uniformat përkatëse

mbrojtëse dhe i jep pacientit një maskë kirurg-jikale me qëllim që të mos infektojë të tjerët. Më pas ai çohet në spitalin infektiv, i bëhet tamponi faringeal dhe dërgohet në Institutin e Shëndetit Publik”, shpjegoi Brataj. Gjatë intervistës ai thek-soi se deri në 8 orë qytetarit i jepet përgjigjja nga laboratori ynë për identifikimin e sëmundjes. Ai tha se është hera e parë që ekzaminimi i analizave bëhet në mënyrë të menjëhershme. “Është hera e parë që ekzaminimi i analizave bëhet në mënyrë të menjëhershme. Kështu që përgjigja vjen për 6-8

orë, nëse është koronavirus do të trajtohet do të izolohet dhe do të vazhdojë mjekimi simptoma-tik. Nuk ka ilaç tipik që sulmon apo shëron këtë shkak. Sipas standardeve ndërkombëtare, qyte-tarët që vijnë nga këto zona dhe kanë 14 ditë me këto simptoma do të trajtohen si raste të dyshuara. Qytetarët që banojnë në Shqipëri dhe nuk kanë pasur kontakt me jashtë vendit në këto shtete dhe kanë simptoma gripi është sindromë influencale dhe trajtohen si grip me antiinflamator, me lëngje, me vitamina”, u shpreh ai.

Arbjona ÇIBUKU

Rreziku nga koronavirusi ka përplasur politikën në vend. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar

kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se nuk janë duke marrë masat e nev-ojshme, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas kryeopozitarit qeveria është duke treguar neglizhencë në këtë aspekt. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Basha ka reaguar rreth koronavirusit dhe trajtimit që po i bën qeveria këtij rasti. Ai është shprehur se qeveria duhet të ndalojë propagandën dhe të marrë masat konkrete. “Qeveria duhet të ndalë men-jëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku korona virusi ka përhapjen më të madhe. Këto masa nuk mund të jenë show televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga korona virus. Ndër-kohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga korona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjeno-san-itare dhe me mungesa të theksuara në ushqime”, ka shkruar kreu i PD.

Basha flet për neglizhencëEdhe pse në Shqipëri nuk ka ende

asnjë rast të prekur me koronavirusi, paniku është përhapur me shpejtësi. Sakaq opozita dhe kreu i PD kërkojnë që qeveria të marrë masa urgjente, duke i konsideruar masat e marra deri më tani të panevojshme. Deri më tani, vlen të theksohet se janë shtuar masat në kufi, në aeroporte dhe porte, ku kontrollohen të gjithë personat që vijnë nga vendet e huaja. Sakaq në reagimin e tij Basha flet për neglizhencë. “Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për stre-himin apo sigurimin e kontenierëve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta. Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet

propaganda. Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t'u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës”, tha Basha. Më tej kryedemokrati thek-son se detyra e qeverisë, sipas tij është

Sulmet politike për koronavirusin, Vokshi:

Qeveria bën propagandëSulmet politike në vend nuk kanë

ndalur as në raste të tilla si koronaviru-si. PD ka sulmuar dje me akuza qever-inë, duke thënë se nuk po ndërmerren masat e duhura për të parandaluar koronavirusin. Ish-deputetja Albana Vokshi ka vizituar dje në qendrën shëndetësore në Kamëz. Vokshi tha për mediat se mjekët janë lënë në mëshirë të fatit pasi nuk janë pajisur as më mjetet elementare, si doreza, maska apo dezinfektues. “Praktikisht, mjekët dhe stafi shëndetësor i kësaj qendre shëndetësore, jo vetëm i kësaj qendre, por i gjithë qendrave shëndetësore në Shqipëri, stafi mjekësor i gjithë spital-eve në Shqipëri dhe urgjencat, praktik-isht, janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propaganda. Mjeku është kontakti i parë me pacientin, është ai i cili mund ta marrë virusin i pari dhe mund të rrezikojë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën dhe shëndetin e familjarëve të tij dhe të pacientëve, sepse mund të jetë bartës”, tha Vokshi.

Masat ndaj koronavirusit, nxënësit shkojnë me

maska në shkollëRreziku nga koronavirusi ka bërë

të rriten masat e sigurisë edhe nga qeveria, por edhe nga vetë qytetarët. Sakaq edhe nxënësit kanë marrë ma-sat për tu mbrojtur nga koronavirusi. Ditën e djeshme nxënësit në shkollat e kryeqytetit kanë lëvizur me maska mbrojtëse. Prindërit teksa kanë folur për mediat, kanë pohuar se i kanë udhëzuar vetë fëmijët që të veprojnë kështu, dhe u shprehën se nuk ka pasur ndonjë udhëzim nga shkolla. Ata kanë thënë për mediat se përveç maskave i kanë pajisur fëmijët edhe me antibakterial me dezinfektues dhe me letra të lagura. “Po, po mesa di këtu tek kjo shkollë është shumë e rregullt dhe janë të gjitha të pajisur me letra higjienike dhe shampo e të gjitha. Mësuesit nuk kanë kërkuar që t’i pajisim fëmijët, kemi vepruar vetë kështu. Ndërsa sa i takon informimit, dje u ka folur mësuesja fëmijëve dhe i ka informuar më tepër në mënyrën si të mbrohen nga ky virus, po ashtu i kanë thënë edhe të mos jenë në pan-ik”, është shprehur një prind.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish dje për koronavirusin. Si pasojë e panikut të përhapur në vend, kryeministri ka postuar një video ku i fton qytetarët që të ndjekin disa këshilla për të përbal-luar koronavirusin. “Ju lutem ndiqni këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore

e Shëndetësisë dhe shmangini sa më shumë tele-broçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë”, ka shkruar Rama.

KRYEMINISTRI: NDIQNI KËTO KËSHILLA, NUK KA VEND PËR PANIK

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale, ku i ka thënë se korona-virusi nuk luftohet me politikë. Rama ka shkruar se shteti shqiptar po përgatitet, që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi vdekjeprurës, duke shtuar se është bërë gjithçka sipas planit. “Koro-

navirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shën-detësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë

që të sigurojë kushtet e nevojshme dhe jo të bëjë propagandë.

Reagon RamaKryeministri Edi Rama ka reaguar

sërish dje për panikun që është shkak-tuar nga koronavirusi. Ai i ka përcjellë një mesazh dhe politikës, duke thënë se virusi nuk luftohet me politikë dhe as me gjithollogji. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai i është përgjigjur Bashës duke thënë se është duke përhapur panik dhe se qeveria po përgatitet për situatën. “Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi

natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallë-kut që në këto raste bëhet çnjerëzor. Dhe në krye të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dësh-përim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”, tha Rama.

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve

që lëshohen mbi pub-likun në nevojë për in-formacion, kanë dalë

përsëri, si gjithnjë, politi-kanët e së keqes që duan

kaos, rrëmujë, dësh-përim, në përpjekjen e

dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka mar-rë me vete përgjithnjë...

Page 10: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT10 E Mërkurë 26 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore: Të hapen negociatat për Shqipërinë, BE humbi pikë me vendimin e tetorit

Presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore ka deklaruar dje se Gjermania duhet të kthejë besueshmërinë që humbi BE në Shqipëri. Ai tha se Shoqata e Europës Juglindore e shoqëron të gjithë procesin në mënyrë kritike konstruktive. Në një intervistë në media, ai foli për disa tema, duke u ndalur edhe tek çështjet e Ballkanit Perën-dimor. “Shoqata e Europës Juglindore e shoqëron të gjithë procesin në mënyrë kritike konstruktive. E shohim me shqetësim, që zgjedhjet në Serbi zhvillohen para sfidave të mëdha në politikën e brendshme. E sigurisht jemi të preokupuar, se si mund të respektohen standardet demokratike

në këto zgjedhje, si në drejtim të qëndrimit që mbajnë aktorët qeveritarë ashtu edhe të sjelljes së opozitës. Mendoj, se është e rëndësishme, që të përpiqemi, nga njëra anë të mbajmë lart an-gazhimin e qartë të BE për procesin e zgjerimit për të gjithë rajonin, pra edhe për Serbinë, nga ana tjetër të bëjmë të qartë, që nuk do të ketë rabat të standardeve që prekin nenet 23 dhe 24”, tha ai. Më tej ai u pyet nga gazetari se çfarë do mund të bëjë Shoqata e Europës Juglindore për situatën. Presidenti Manuel Sarrazin tha se për mendimin e tij BE ka humbur shumë pikë me ven-dimin që mori për të shtyrë negociatat në gusht.

“Besoj, se Bashkimi Europian me mosmarrjen e vendimit për fillimin e negociatave në gusht ka humbur shumë besueshmëri tek të dyja vendet. Dhe kërkohet veçanërisht roli i Gjermanisë, të përpiqet të mbushë këtë boshllëk besueshmërie përmes një angazhimi proaktiv dhe intensiv me rajonin e të dërgojë sinjale të forta aty. Mendoj, se Shoqata e Europës Juglindore këtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm me ekspertizë dhe sinjale të veta politike në rajon”, deklaroi Manuel Sarrazin. Gjatë intervistës së tij, ai theksoi se shoqata të cilën ai drejton është duke vazhduar punën dhe po trajton sfidat. Sakaq ai

nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për vëmendje. “E para është që të vazhdohet puna e suksesshme e shoqatës, dhe të trajtohen sfidat që sjellin kohët e reja edhe për Shoqatën e Europës Juglindore. E dyta është që i gjithë rajoni, për momentin i gjithë Ballkani Perëndimor kanë nevojë për vëmendje politike në kryeqytetet europiane dhe në Berlin. Ne duam të përpiqemi si me punën tonë bazë, shkencën, por edhe me lobingun politik. E kjo sigurisht në radhë të parë lidhet me temat që trajtohen në mars, çeljen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Hapja e negociatave, BE nis diskutimet për metodologjinë e re të zgjerimit, Gjermania

thirrje për dritë jeshile ndaj Shqipërisë

Gjermania: Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të vendosura të realizojnë reformat

Arbjona ÇIBUKU

Shtohen sinjalet pozitive për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Eu-

ropian diskutuan dje metodologjinë e re të zgjerimit, e cila është propozuar tanimë nga Komisioni Europian. Min-istri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, tha para takimit se, metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar kë-sisoj shpresat për Shqipërinë. Takimi u mbajt në Bruksel, por ata nuk morën një vendim përfundimtar, kjo pasi ekze-kutivi nuk ka përfunduar ende raportet vlerësuese për reformat e Shkupit dhe Tiranës. Sakaq në rendin e ditës të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së ishin parashikuar diskutime të zgjeruara për samitin e ardhshëm të liderëve dhe marrëveshjen e ardhshme të bllokut me Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet për ShqipërinëNdërkohë që pranvera po afron,

shpresat për Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut po shtohen dita ditës. Marsi do të jetë muaji ku BE do të japë vendimin për hapjen ose jo të negoci-atave me të dyja vendet. Por gjasat janë që përgjigja të jetë pozitive, kjo pasi shumica e shteteve janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. E vetmja që nuk i tha po vendit, ishte Franca, por edhe ajo tani ka ndërruar qëndrim ndaj Shqipërisë si dhe faktoi atë që ishte thënë më herët, se Franca kishte prob-lemet e saj të cilat vinin nga problemet e vetë BE. Por me metodologjinë e re të zgjerimit ndryshoi edhe qëndrimi i Francës. Sakaq raportet vlerësuese për të dy vendet duhet të publikohen javën e ardhshme, mes dy dhe pesë marsit. Vlen të theksohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kriteret formale, ndaj dhe autoritetet shpresojnë se ato do të merren parasysh në favor të fillimit të negociatave gjatë këtij viti.

Gjermania pro negociataveMinistri gjerman i Shtetit për Eu-

ropën, Michael Roth, tha para takimit se metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dyja vendet si Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, që janë të vendosura të kalojnë të gjitha

reformat e nevojshme do të mirëpriten për bisedimet e pranimit. Parashi-kueshmëria është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë me rajonin. Europa duhet të përmbushë angazhimet e saj”, u shpreh Roth. Sakaq Holanda, Danimarka dhe Fran-ca ende nuk e kanë dhënë një përgjigje të saktë, pavarësisht ndryshimeve që ka bërë Makron në deklaratat e tij të fundit. Me rëndësi do të jetë vendimi

i Parlamentit holandez pas publikimit të raporteve vlerësues për përparimin e reformave. Në Bruksel, por edhe në Tiranë dhe Shkup ka më shumë opti-mizëm për fillimin e negociatave pasi kreu francez Emmanuel Macron tha se Parisi do ta heqë veton nëse raportet vlerësuese janë pozitive.

Holanda qëndrim kundërSakaq Holanda vijon ende të jetë

e lëkundur dhe të mos e japë dritën

jeshile për Shqipërinë. Dje ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok pas takim-it të ministrave të Jashtëm të BE-së tha se kriteret ende nuk janë përmbushur. “Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri-ut. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret. Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezul-tate”, tha Blok për mediat.

Integrimi, ambasadori i Kroacisë takon Ruçin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka takuar dje ambasadorin e Kroa-cisë, Zlatko Kramariç. Ambasadori ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vende, partneritetin strategjik politik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të rritjes së investimeve, si edhe garantoi se përpjekjet e presidencës kroate të BE-së do të jenë maksimale për mbështetjen e Ballkanit Perën-dimor dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë strategjikë dhe nuk ka asnjë çështje që na ndan, të gjitha na bashkojnë. Bashkëpunimi i shkëlqyer politik duhet të shoqërohet edhe nga rritja e bashkëpunimit ekonomik, tregtar si edhe prezenca më e madhe e investimeve kroate në Shqipëri. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme për integrimin europian të Shqipërisë dhe kemi bërë gjithçka për të merituar çeljen e negociatave gjatë presidencës kroate të BE-së”, tha Ruçi.

Shefçoviç: Mbështetje për metodologjinë e re të zgjerimit

Dje kanë përfunduar përgatit-jet për takimin e marsit të Këshillit Evropian. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç tha se në diskutimin e gjatë në Bruksel, min-istrat e Jashtëm të shteteve anëtare shprehën mbështetje për metodolog-jinë e re të zgjerimit dhe për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nënkryetari i Komi-sionit Evropian, Marosh Shefçoviç, në konferencën për shtyp pas Këshillit të djeshëm të punëve të përgjithshme të BE-së, theksoi se të gjitha 27 vendet anëtare kanë dhënë mbështetje të plotë për metodologjinë e re të BE-së për negociata inkuadruese. “Qasja e re u përshëndet nga të gjitha vendet anëtare, kam dëgjuar mbështetje prej të gjitha vendeve të cilat intervenuan”, deklaroi Shefçoviç. Ai theksoi se në këshillin e djeshëm është folur për hapjen e negociatave me Maqedon-inë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për praninë më të madhe të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim të takimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, pak ditë më parë, ka reaguar dhe President-ja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një prononcim pas mbledhjes informale, zyrtarja e lartë e BE tha se ven-det e Ballkanit Perëndimor janë prioritet. “E dini që kemi rishikuar metodologjinë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet

të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjellë te procesi sepse përshpejton status quo-në e reformave dhe nga ana tjetër krijon perspektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t'i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negoci-atat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit”, tha ajo.

URSULA VON DER LEYEN: METODOLOGJIA E RE I HAP RRUGË BALLKANIT

RAMA: KA DAKORDËSI PËR METODOLOGJINË E REMetodologjia e re për zgjerimin e BE

shihet si mundësi e mirë për hapjen e ne-gociatave. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama pas takimit informal me Pres-identen e KE tha se mes vendeve anëtare të BE ka një dakordësi për metodologjinë e re. Ai tha se nga KE të marrë në konsid-eratë edhe nisëm për ligjin anti-KÇK. “Ajo

që unë kam thënë dhe që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë topi në derën tonë, kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskuti-mit të brendshëm”, tha Rama.

Page 11: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Ministria e Financave nxjerr shifrat, borxhi publik kapërcen 9 mld euro, rritje krahasuar me një vit më parë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNiveli i borxhit publik arriti vlerat më të larta gjatë 2019

Esmeralda HIDA

Borxhi publik i Shqipërisë ka ndjekur një trend rritës gjatë vitit që lamë pas. Me sa duket planet e qeverisë për reduk-

tim të borxhit nuk janë përmbushur, përkundrazi niveli i tij ka regjistruar një rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm dhe i jashtëm publik i Shqipërisë ka shënuar për herë të parë një shifër më të lartë se 9 miliardë euro. Në të dhënat zyrtare të publikuara nga MFE rezulton se shifra e këtij borxhi, më 31 dhjetor 2019, arriti vlerën e rreth 1 trilion e 112 miliardë lekëve. Kjo shifër është e barabartë me 9 miliardë e 137 milionë euro. Shifër kjo dukshëm më e lartë se një vit më parë dhe madje niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Po të bëjmë krahasimin në shifra me nivelin e borxhit të vitit 2018 rezulton se në një vit shifra është rritur me 44.5 milionë euro, pasi në fund të 2018-ës, kjo shifër ishte vetëm 8 miliardë e 972 milionë euro. Por, nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile që dikton se borxhi publik mund të këtë pësuar një rënie të lehtë gjatë 2019-ës. Sipas burimeve të ministrisë, ndikim pozitiv në këtë rast ka dhe niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në këto kushte, duke qenë se në të njëjtën kohë është rritur edhe vlera e përgjithshme e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, rezulton

Borxhi publik i Shqipërisë ka ndjekur një trend rritës gjatë vitit që lamë pas. Në të dhënat zyrtare të pub-likuara nga MFE rezu-lton se shifra e këtij borxhi, më 31 dhjetor 2019, arriti vlerën e rreth 1 trilion e 112 miliardë lekëve...

që raporti i borxhit publik me PBB-në në fakt të jetë ulur. Kështu, nga 67.85 për qind që ishte ky raport në fund të vitit 2018, në fund të 2019-ës rezultoi në 65.84 për qind, pra borxhi ka ardhur në rënie në një nivel prej dy për qind. Lëvizje kjo që i përafrohet parashikimeve të qever-isë, për uljen e nivelit të borxhit ndër vite.

Planet e qeverisë për uljen e borxhit

Pavarësisht përpjekjeve dhe masave të ndërmarra qeveria është e vetëdijshme që niveli i borxhit publik në vend është në përmasa shqetësuese. Për këta arsye, reduktimi i nivelit të

borxhit të jashtëm dhe të brendshëm publik është paraqitur si një nga pikat kyçe, që do të marrë vëmendjen totale të të gjithë organeve përgjegjëse për planin tre vjeçar 2020-2022. Me qëllim stabilizimin e niveli të tij në përmasa të tolerueshme, saktësisht deri në 57% në fund të vitit 2022. “Për tre vitet në vijim synohet ruajta e Balancës Primare Pozitive, e cila do të jetë pozitive për të pestin vit radhazi në nivelin 0.7%, duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse, ndërsa në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62.2% të PBB, për të zbritur

poshtë 60% të PBB në 2021 dhe më tej në rreth 57% në vitin 2022”, thuhet në planin e qeverisë. Gjithsesi rruga e ndërmarrë për ulje të borxhit nuk do të jetë aspak e lehtë, po të marrim në konsideratë dhe problemet natyrore që kanë prekur vendin tonë me ndikim të drejtpërdrejtë në situatën ekonomike, pasi për përballimin e tyre qeveria shqiptare ka kërkuar mbështetje financiare nga vende të tjera. Sipas ekspertëve, ulja e nivelit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm dëshmon se strategjia e uljes së shpenzimeve dhe mbajtjes së një deficiti shumë të ulët

Rivlerësimi i pronave, vështirësime shtëpitë në proces legalizimi

Shërbimet nga platforma e-Albania, qytetarët hasin vështirësi gjatë aplikimit

Rivlerësimi i pronave me lehtësirat e krijuara nga pro-jektligji i ri, ka nisur që nga data 7 e këtij muaji. Një risi e sjellë me ndryshimet në ligj është edhe rivlerësimi i atyre pronave që janë në proces regjistrimi në Kadastër. Por me sa duket qytetarët po përballen me disa probleme kur paraqiten për aplikim pranë zyrave të Kadastrës. Në një intervistë televizive vlerësuesi i pasurive, Ervin Demirxhiu, tregoi se në këtë drejtim ka ende paqartësi, pasi Hipoteka nuk ka për-caktuar se si do procedohet

me mënyrën e rivlerësim-it.“Akoma nuk i kemi marrë shumë në konsideratë pasi edhe nga Hipoteka nuk kemi pasur një përgjigje konkrete se si do të procedohet sepse nëse ne bëjmë rivlerësimin dhe procesi i regjistrimit nuk realizohet deri në momentin e mbylljes së këtij procesi, raporti i vlerësimit shkon dëm”, thekson ai. Megjithatë ai theksoi se është rritur nd-jeshëm interesi i qytetarëve për rivlerësim të pronave, sidomos për apartamente luksoze dhe tokat që ndodhen afër rrugëve kryesore.

Platforma on-line e-Alba-nia ka shkurtuar kohën dhe procedurat si për qytetarët, por edhe për institucionet për rreth 90% shërbime të ndryshme. Gjithsesi qytetarët tregojnë se hasin probleme dhe paqartësi gjatë përdorimit të programit on-line. Kërkesat dhe shqetësimet më të shumta janë të qytetarëve që harrojnë fjalëkalimin, pyetjen e sig-urisë për llogarinë e tyre apo adresën e-mail. Problem tjetër është ai kur përdoruesi gjatë aplikimit për disa shërbime përballet me mesazhin “keni një mesazh të hapur”. Kjo do

të thotë që biznesi nuk mund të aplikojë për një shërbim të ri nëqoftëse ka një tjetër shër-bim në proces. Tjetër paqartësi haset në ato raste kur, qytetari ka marrë një përgjigje nga institucioni, por nuk di ku ta ngarkojë. Në këtë pikë qyte-tari duhet të aksesojë përsëri shërbimin që ka përdorur për aplikim dhe të ngarkojë doku-mentin në seksionin përkatës. Ndërsa ato raste kur subjektit i është refuzuar aplikimi, ai duhet të bëjë edhe njëherë procedurat e aplikimit duke qenë i sigurt që ka plotësuar të gjitha rregullat.

Ulet niveli i bizneseve të reja, QKB: Ndikim mbyllja e lojërave të fatit

1000 biznese të reja janë regjistruar gjatë viti që lamë pas. Nga këto pjesa më e madhe janë biznese nga sipërmarrës shqiptarë. Gjatë një interviste televizive Drejtoresha e Qendrës Kom-bëtare të Biznesit, Pranvera Fagu, tregoi se një indikator me efekt negativ në këtë çështje paraqitet mbyllja e tregut të lojërave të fatit, pasi ky sektor mbante një peshë të konsiderueshme në hapjen si dhe mbylljen e pikave të lojërave. Gjithsesi nuk për-jashtohen edhe ndryshimet ligjore, ku një person fizik

nuk mund të ketë më shumë se një Nipt, është një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë. Nga ana tjetër trend rritës kanë regjistruar bizne-set në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë, si dhe sektori i riparimit të autom-jeteve. Më tej ajo tregoi se, çregjistrimi i biznesit vijon të jetë një proces i komplikuar. Një fakt ky i cili evidenton se numri i sipërmarrjeve të mbyl-lura në vitin që lamë pas është afro 1600 më pak se 2018. Edhe në këtë rast dominojnë subjekte në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

buxhetor për vite me radhë ka rezultuar pozitive. Por ndërkohë pritet të shihet se ç’efekt do të sjellë prurja e një sasie të madhe kredish e huash, që iu akorduan Shqipërisë më 17 shkurt të këtij viti për rindërtim pas tërmetit, mbi parametrat e borxhit. Bazuar në këto të dhëna tendenca pritet të rikthehet në rritje të shpejtë, duke e çuar raportin borxh publik me PBB në mbi 70 për qind. Ndërkohë që në projektbuxhet synohet mbajtja e deficitit buxhetor nën nivelin e 2%, ku për vitin 2020 planifikohet të jetë në nivelin 1.6% të Produktit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit.

Sistemi bankar në vend prej muajsh shfaqet në situatë jo të qëndrueshme, madje në kriza që prekin stabilizimin financiar. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka vendosur që nga fillimi i muajit tjetër të gjitha bankat në Shqipëri duhet të kenë nivele më të larta të kapitalizmit. Kërkesat për shtesë të kapitalit janë në linjë me masat e marra nga institucio-net mbikëqyrëse homologe në Europë pas krizës financiare dhe synojnë të rrisin rezist-

encën e bankave tregtare kundrejt rreziqeve të mundshme në të ardhmen. Për të evituar këto risqe, muajin e ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshimet e para të parashikuara në rregulloren “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, që u miratua nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar. Referuar këtij vendimi, shtesat makroprudenciale ndahen në katër kategori, ku një pjesë do të jenë fikse, ndërsa një pjesë do të jenë proporcionale me rëndësinë e bankës

dhe me ritmet e huadhënies. Shtesa e parë, që do të aplikohet nga marsi i këtij viti, është shtesa konservuese e kapitalit dhe do të jetë e detyrueshme për të gjitha bankat, pavarësisht nga madhësia e tyre. U vendos ky detyrim pasi bankat e të gjithave niveleve mund të përbal-len me risqe financiare bazuar në nivelim e kredive që ato japin. Shtesa kundër ciklike parashikon një rritje të kërkesave për kapital, në rast se bankat do të rrisin huadhënien me

Sistemi bankar në situatë të paqëndrueshme, BSH rrit kapitalizmin në të gjitha bankat

ritme shumë më të larta se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke bërë analizë në të gjithë sistemin bankar BSH ka mundur të evidentojë problematikat kryesore, prandaj në këtë vendim përfshihet edhe një shtesë tjetër e kapitalit. Kjo shtesë është e lidhur me rrezikun sistematik, e cila mund të ketë një përdorim më të gjerë, në varësi të ecurisë së rreziqeve, në strukturën e veprimtarisë bankare në tërësi ose për banka të veçanta. Sipas të dhënave të BSH, në fundin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapi-talit së sistemit bankar ishte 18.3%, nga 12% që është niveli minimal i kërkuar. Por, me hyrjen në fuqi të shtesave të reja, nga muaji mars, pritet që raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të kalojë kufirin e 19%.

Page 12: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

12 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Skuadra nuk iu bind instruksioneve duke operuar në një zonë të përcaktuar për Britanikët nga marrëveshja e

mëparshme dhe u përfshi me armikun përpara se të vendosesh-in dhe të përshtateshin me popullsinë. Si vazhdim, për arsye që ende nuk njihen nga Uashingtoni, sinjali për përforcime nuk u kap në kohë. Stafi operativ i misionit Britanik, i cili konsiderohet me shumë vlera raporton se është i shqetësuar. Alerti i forcave të sigurisë shqiptare mund të ketë ndikuar deri në ndërprerjen...

Një grup me 6 anëtarë të CIA depërtuan brenda territorit shqiptar

CIA zbardh detajet e operacioneve për rrëzimin e Hoxhës, ja agjentët që u futën përmes Greqisë dhe përplasjet me armë, konflikti që nisi me britanikëtAmerikanët kanë hedhur

detaje mbi operacionet konkrete në vendin tonë për rrëzimin e regjimit

diktatorial të Enver Hoxhës. Sipas disa dokumenteve, në jug u fut një grup me 6 anëtarë, të cilët u për-plasën me armë në kufi, ku pati dhe viktima. Por ky operacion ka shkak-tuar përplasje me britanikët.

Operacioni në ShqipëriNjë skuadër me gjashtë agjentë

shqiptarë të kontrolluar nga CIA, kaluan kufirin me Greqinë më 3 shta-tor. Gjatë qëndrimit 3 javor brenda vendit, skuadra u përfshi në një betejë me forcat e sigurisë shqiptare në rajonin mes Gramshit dhe Voskopo-jës dhe vrau 2 trupa pa pësuar vetë dëm. Matiani, kryetari i skuadrës, na solli dokumente të rëndësishme komuniste, të cilat i kishte marrë nga trupat që kishte vrarë. Skuadra nuk iu bind instruksioneve duke operuar në një zonë të përcaktuar për Britanikët nga marrëveshja e mëparshme dhe u përfshi me armikun përpara se të vendoseshin dhe të përshtateshin me popullsinë. Si vazhdim, për arsye që ende nuk njihen nga Uashingtoni, sinjali për përforcime nuk u kap në kohë. Stafi operativ i misionit Britan-ik, i cili konsiderohet me shumë vlera raporton se është i shqetësuar. Alerti i forcave të sigurisë shqiptare mund të ketë ndikuar deri në ndërprerjen e op-eracionit të kontrolluar nga britanikët në të njëjtën zonë. Shefi operacional shqiptar për terrenin ka rekomanduar braktisjen, shkrirjen e skuadrës së kontrolluar nga CIA, por ka kërkuar që dy nga personat më të rëndësishëm të grupit të përdoren më vonë për operacione me sulme të shpejta. Ai po instruktohet që t’i përdorë këta persona për operacione shumë të rëndësishme dhe për organizimin e këtyre operacioneve të përdorë inici-ativën e tij. Raportohet më 8 shtator se axhenda e shtatorit, për infiltrimin në Shqipëri është shtyrë me një muaj për shkak të mungesës së operatorëve të trajnuar. Nga shefi operacional për terrenin në Shqipëri, raportohet që in-filtrimi me dy dhe disa persona janë të skeduar për këtë muaj. Më tej skuadra me 6 agjentë shqiptarë të kontrolluar nga CIA që kaloi kufirin me Greqinë në 3 shtator ka zbuluar që lideri ko-munist shqiptar i zonës së Gramshit ishte mes të vrarëve nga skuadra në përplasjen me forcat e sigurisë së Shqipërisë. Radio klandestine e CIA në gjuhën shqipe që pritet të shkojë në Greqi brenda disa ditësh, planifi-kohet të bëjë rastin publik. Natën e 14 shtatorit u dorëzua me sukses një ngarkesë ndihmëse e dorëzuar në Kukës për një skuadër me dy perso-na që operojnë në këtë zonë veriore. Kjo është hera e tretë që kjo skuadër furnizohet me sukses nga ajri. Disa mijëra kopje në miniaturë nga botimi i gazetës së lirë shqip “Shqipëria” nga Komiteti Kombëtar u hodhën nga ajri nëpër Shqipëri mbrëmjen e 17-18 shtatorit. Nuk u has asnjë pengesë gjatë hedhjes së pamfleteve edhe pse

u panë tyta antiajrorësh kudo nëpër Tiranë. Një transmetues ilegal i CIA në gjuhën shqipe, që e identifikon veten si Zëri i Shqipërisë së Lirë filloi transmetimin me jashtë në mënyrë të rregullt më 18 shtator. Transmetuesi është në afërsi të Athinës, por valët e tij të transmetimit nuk do të mund të kapen në Shqipëri. Nuk është hasur ende asnjë tentativë për të mbyllur transmetuesin.

LetraËshtë marrë përkthimi i një letre

sekrete të koduar nga agjentët në Shqipëri, të cilët janë të kontrolluar nga CIA. Letra daton më 5 gusht dhe konfirmon marrjen e mjeteve të dërguara nga ajri në korrik, e para nga tre dërgesat që janë nisur dhe kanë arritur të merren nga skuadra. Raportohet se skuadra është e bash-kuar dhe aktive. Shkruesi i letrës përmend përhapjen e gjerë të ndjen-jave anti komuniste në Shqipërinë e Veriut. Ai i referohet specifikisht një organizate të njohur si “Për lirinë e Shqipërisë dhe shporrjen e komu-nistëve” dhe tha se numërohen si civilë ashtu edhe ushtarakë në radhët e kësaj organizate. Në qoftë se kjo organizatë është aq kompakte dhe e mirërregulluar sa pretendohet nga letërshkruesi është krijuar një e çarë

në Shqipërinë e Veriut mes të cilës mund të fusim në Shqipëri mjete dhe agjentë potencialë. Indikacionet janë që pjesëtarët e Ushtrisë Junta të Komitetit Kombëtar për një Shqipëri të Lirë, që operojnë me CIA në op-eracione kundër Shqipërisë, janë inspiruar politikisht nga përzgjedhja e agjentëve. Përpjekje do të bëhen që në operacionet e ardhshme të përfshi-het Junta ose për të izoluar anëtarët ndërkohë që zhvillohet operacioni, ose për të parandaluar anëtarët për të mos mësuar detajet e operacionit.

Kontaktet me HoxhënNë 13 shtator Komiteti Kom-

bëtar për Shqipëri të Lirë në Nju Jork i ka dërguar një komunikim liderit të Shqipërisë Enver Hoxha, ku i ofrohej ndihmë në ushqime dhe barna popullit shqiptar. Në komunikim sigurohej se sjellja dhe dërgimi i ndihmave do të bëhej nga persona të cilët do të ishin aparti-akë. Asnjë përgjigje nuk erdhi nga qeveria shqiptare lidhur me ofertën. Prandaj mesazhi do të postohet në gazeta dhe radio për dy ditët e ard-hshme nga sektori i marrëdhënieve me publikun i Komitetit Kombëtar. Refuzimi i heshtur i Enver Hoxhës na siguron materialin e ardhshëm për pamfletet të cilat CIA planifikon

të hedhë nga ajri në Shqipëri për të informuar shqiptarët mbi ofertën e Komitetit Kombëtar. Zoti Georges Gogh, një anëtar i Komitetit Kombëtar të kontrolluar nga CIA është tashmë në qytetin e Nju Jorkut. Ai do të ini-ciojë ndryshime të rëndësishme në pamjen dhe përmbajtjen e gazetës së Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (KKSHL), Shqipëria, duke aspiruar për lëvizjen e zyrave nga Nju Jork për në Romë brenda tre muajve të ardhshëm. Zoti Gogh do të qëndrojë përafërsisht tre javë, pas përfundimit të të cilave vendin e tij do ta zërë Zef Pali i Komitetit Ekzekutiv. Një aeroplan RAF që fluturonte nga Anglia për në Egjipt lëshoi 500.000 pamflete mbi Shqipëri mbrëmjen e 28-29 shtatorit. Gjysma e pamfleteve ishin të përgatitura nga CIA. 21 ag-jentë shqiptarë duke përfshirë disa operatorë po dërgohen nga shkolla e trajnimit të CIA në Gjermani për në Athinë. Pritet që këta trupa të in-filtrohen në Shqipëri menjëherë pas arritjes së tyre në Greqi. 26 rekrutë shqiptarë do të dërgohen në Gjermani për trajnim gjatë fluturimit të kthimit.

Lajmet e Radio TiranësNjë mesazh nga Radio Tirana

transmeton arrestimin e spiunëve të lidhur me Lëvizjen Shqipëria e

Lirë. Radio Tirana deklaroi me 25 tetor eliminimin e 7 spiunëve britan-ikë që ishin hedhur me parashutë në Shqipëri. Për të rregulluar dhe përmirësuar operacionet kundër Shqipërisë të drejtuara nga CIA, Komiteti Ekzekutiv dhe ushtria Junta e KKSHL dhe Kompania e Ruajtjes Shqipëria, në Gjermani do të për-jashtohet nga aktivitetet e 1952. Si masë paraprake trajnimi i agjentëve do të zhvendoset nga qendra aktuale që ndodhet në Gjermani. Më 25 tetor, Radio Tirana publikoi vdekjen e tre agjentëve të hedhur me parashutë në Shqipëri, që identifikoheshin si pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Britani-ke. Këta persona në fakt i përkisnin një misioni me katër persona të dër-guar në veri të Shqipërisë nga OSO nga Greqia. Një anëtar i skuadrës u arratis, ai arriti në Greqi rreth 22 tetorit, por ende nuk është bërë asnjë hetim mbi të. Tre nga pesë agjentët e CIA të dërguar në Shqipëri janë kthyer në Greqi nga Jugosllavia. Ra-dio Tirana ka raportuar asgjësimin e 13 agjentëve amerikanë në Shqipëri. Në bazë të atij raportimi besohet se skuadra me tre agjentë, e cila sapo ishte kthyer në Greqi është fshirë. Agjentët thonë se ata ishin ndarë nga dy agjentët e tjerë gjatë një shkëm-bimi zjarri. Një tjetër skuadër në Shqipëri gjithashtu është kontaktuar me radio, por mesazhi që na kanë dërguar është i padeshifrueshëm. Në mbrëmjen e 7-8 nëntorit, një mjet ajror i CIA hodhi 500.000 pamflete mbi Shqipëri. Pamfletet përfshinin përgjigjen tonë ndaj terrorit komunist duke udhëzuar shqiptarët në vep-rimet e pastudiuara, por që gjithsesi të mbështesnin KKSHL. Hedhja e pamfleteve ishte e rëndësishme sepse i tregon shqiptarëve mbështetjen e CIA për KKSHL dhe i siguron se nuk CIA nuk i ka braktisur. Një kontakt i tretë u arrit me skuadrën e kontrol-luar nga CIA në veri të Shqipërisë në 8 nëntor. Skuadra ka deklaruar humbjen e një agjenti, i cili u kap nga armiku dhe ka kërkuar furnizimin me mjete të reja për të zëvendësuar ato të humbura në 15 tetor. Çështja e parë e një buletini të publikuar nga KKSHL e kontrolluar nga CIA, do të dërgohet në Romë, për të festuar Ditën Kombëtare të Shqipërisë më 28 Nëntor. Një agjent është kthyer në Greqi për shkak të mungesës së një baze të sigurt dimërore në Shqipëri pas katër muajsh operimi në Shqipëri, kohë gjatë së cilës ka vrarë shtatë trupa shqiptare të sigurisë ndërkohë që në përballje humbën një pjesëtar të skuadrës. Grupi do të rikthehet në pranverë në Shqipëri për vazhdimin e operacionit të lënë përgjysmë. Plan-et për festimin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor do të kulminojë me një pritje të madhe në Romë ku do të marrin pjesë anëtarë nga ambasada ameri-kane dhe Britanike. Kjo pritje do të shënojë edhe publikimin e parë të buletinit të përmuajshëm shqiptar të publikuar nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë.

Page 13: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Koronavirusi mbërthen Italinë, shkon në 11 numri i viktimave,

shënohen rastet e para dhe në Zvicër

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa situata e virusit vdekjeprurës, masa të forta në SHBA

Sonila ELEZI

Numrat e të prekurve nga Koronavirusi në vendin fqinj Itali janë rritur me 322 të infektuar dhe 11 të

vdekur. Numri më i madh i rasteve si në të infektuar edhe në të vdekur është në Lombardi: në Veneto janë 42 të infektuar dhe një vdekje; 23 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili. Ndërkohë, kryeministri italian, Giusepe Conte, ka pranuar se menaxhimi i epidemisë së ko-ronavirusit nuk ka qenë tërësisht në përputhje me protokollin e një spitali çka edhe mund të ketë kon-tribuar në përhapjen e virusit në Itali. “Menaxhimi në nivelin e një struk-ture spitalore nuk ka qenë tërësisht në përputhje me protokollet që janë rekomanduar në këto raste dhe kjo sigurisht ka kontribuar në përhapjen. Por, ne vazhdojmë të ndjekim me rigorozitet situatën dhe ju premtojmë se do të bëjmë maksimumin, ditë e natë”, tha Konte. Rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus është regjistruar edhe në Zvicër, në kantonin Tiçino, krahina italisht folëse në vend. Sipas Zyrës Federale të Shëndetësisë, pacienti është shtru-ar në spitalin e Tiçinos.

Situata e përgjithshmeNdërkohë që paniku i përhapur

nga Covid-19 është gjithmonë e më prezent në të gjithë botën, numrat e të infektuarve vazhdojnë rritjen në mënyrë të frikshme për çdo ditë

Trump: Nëse humb zgjedhjet do ketë humbje të mëdha në bursë

Irani, SHBA pajis nëndetëset me raketa mini-atomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar ditën e djeshme se rezultatet e zgjedhjeve presi-denciale të këtij viti do të kenë një ndikim të madh në tregun e aksioneve në Amerikë. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Indi, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha para udhëheqësve të bizneseve se vlera e aksioneve do të rritet, nëse ai rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ose në të kundërt vlera e tyre do të bjerë ndjeshëm. Ai gjithashtu përdori këtë vizitë për të bërë

me dije se administrata e tij ka planifikuar zvogëlim të taksave për shtresën e mesme të popullsisë në një të ardhme jo shumë të largët. Trump shtoi se rënia e konsiderueshme e vlerës së aksioneve dy ditë më parë ndodhi për shkak të frikës nga koronavirusi, por se SHBA ndodhen në pozicion të mirë sa i përket luftimit të këtij problemi dhe se beson që presidenti kinez është duke punuar shumë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe shpreson që gjithçka do të jetë në rregull.

Zëvendësministri iranian i Çështjeve Ndërkombëtare ka dënuar dje Uashingtonin lidhur me dislokimin e nëndetëseve me mbushje bërthamore të shpërthimit të vogël bërthamor, duke thënë se lëvizja shton gja-sat e luftës jo-konvencionale. “Ve-prime të tilla provokative duhet të dënohen,” tha zëvendësmin-istri Mohsen Baharvand gjatë konferencës së çarmatosjes në Gjenevë, duke shtuar se kjo shton gjasat e luftës bërthamore dhe përshpejton garën e arma-timeve bërthamore. Pentagoni

ka njoftuar këtë muaj se marina amerikane ka lëshuar në shër-bim raketa balistike për nën-detëset me mbushje minimale bërthamore, duke pretenduar se vendimi vjen për të paranda-luar avancime të ngjashme nga kundërshtarët. Ekspertët thonë se forca shpërthyese e këtyre raketave mini-atomike është ekuivalente me atë të bombës që u lëshua në Hiroshima. Uashing-toni ka akuzuar prej kohësh Ira-nin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, çka është mohuar me insistim nga Teherani.

Neo-nazistët aktivizohen në Austri

Australia duket se kërcëno-het nga neo- nazistët. Një deklaratë të tillë e ka dhënë Shefi i inteligjencës së Austrisë duke i konsideruar neo-nazistët si një rrezik real. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ASIO, Mike Burges, tha se "qeliza të vogla" të ekstremistëve të djathtë takohen rregullisht për të nderuar flamujt nazistë dhe për të shkëmbyer ideologjitë e tyre. Ai tha se kërcënimi nga spiunazhi i huaj është gjithash-tu më i madh sesa gjatë Luftës së Ftohtë. “Niveli i kërcënimit

nga spiunazhi i huaj dhe nga ak-tivitetet e ndërhyrjes aktualisht është i paparë", tha ai. Burges po ashtu zbuloi se një agjent i huaj është aktivizuar në Australi. "Pas një periudhe të gjatë të fjet-jes, agjenti ka filluar të spiunojë dhe të shkaktojë probleme për disidentët, përpara se të kapej", tha Burgess. Burgers gjithsesi nuk komentoi vendin për llogari të së cilës bëhen këto spiunime. Ndodhitë vijnë edhe pas kalimit në Austri të një pakete ligjesh më 2018 për të ndaluar ndërhyr-jet e huaja.

Netanyahu injoron ndërkombëtarët, vazhdon ndërtimet për hebrenjtë

Mijëra qytetarë në vit heqin dorë nga

nënshtetësia e Kosovës

Siri, Rusia ndalon avancimin e forcave turke

Trupat turke në Siri kanë ar-ritur numrin e 7000, shumica prej të cilave janë të koncentruar në lindje të zonave të mbajtura nga Al Kaeda në Idlib për të ndaluar avancimin e ofensivës siriane drejt kryeqytetit të provincës. Por dje Turqia tentoi ta ndryshonte këtë duke tentuar kalimin e një au-tokolone pjesën jugore të Idlib dhe teksa tentonte ta bënte këtë u gjend nën zjarrin e gjuajtësve që supozo-het se ishin rusë në mbështetje të forcave të Sirisë.

Në një takim me ekspertët e Brooklin Institute, institucion që ndikon në vendimmarrjet e Uashingtonit, Presidenti i Kosovës ka folur për perspektivën euroatlan-tike të Kosovës. Thaçi është shprehur se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Kosova është e pavarur, por historia e suksesit të saj do të mbyllet kur vendi të integrohet në NATO dhe BE. Thaçi theksoi se BE është duke u vonuar me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor duke lëkundur besimin në institucionet e BE-së dhe po zvogëlon fuqinë e ndikimit të saj në rajon. “Marrëveshja përfundimtare për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për paqen, sta-bilitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit”, tha Thaçi.

Beogradit i është kërkuar nga Bashkimi Evropi-an për domosdoshmërinë e përmbushjes së angazhi-meve të Serbisë për rrugën drejt integrimit evropian. Kjo kërkesë nga BE ka ardhur disa ditë pasi në Serbi arriti dërgesa e parë e sistemit rus të mbrojtjes ajrore. "Në mënyrë që të ecim përpara në rrugën e integrimit evropian, Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në përputhje me kornizën e bisedimeve", ka thënë për Zërin e Amerikës, Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. “Qeveria serbe e ka vendosur integrimin në Bashkimin Evro-pian si një përparësi strategjike të vendit. Ne presim që Serbia të përmbushë angazhimet e saj", tha Stano.

Thaçi: BE duhet të mos i heqë sytë nga Ballkani Perëndimor BE i tërheq vëmendjen Serbisë: E ardhmja nuk është Rusia

që kalon. Kina dhe Koreja e Jugut kanë bërë të ditura raste të reja me koronavirus ditën e djeshme, ndërsa tregjet e aksioneve në Japoni pësuan rënie për të dytën ditë rresht. Treg-jet globale po ashtu patën rënie të ndjeshme ku Wall Street dhe bursa e Londrës kanë shënuar rënie të mëdha. Zyrtarët kinezë të shën-detësisë njoftuan për 71 raste të reja vdekjesh dhe 508 raste infeksionesh. Numri total i të vdekurve në Kinë ka arritur në më shumë se 2,663 ndërsa njoftohet për 77,500 të infektuar. Koreja e Jugut është vendi i dytë i goditur më rëndë pas Kinës, ndërsa numri total i rasteve arriti në 1 mijë të martën me 10 të vdekur.

Situata në SHBA e IranPresidenti Donald Trump i ka

kërkuar Kongresit 2.5 miliardë dol-larë për të luftuar përhapjen e virusit

ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutirres u bëri thirrje qeverive që të bëjnë gjithçka nevojitet. “Të gjitha vendet, dhe ky është një problem që po prek vendet në botë, të gjitha ven-det duhet të bëjnë gjithçka që të jenë të përgatitura. Të gjitha vendet duhet të bëjnë gjithçka, duke respektuar natyrisht parimin e mos diskrimin-imit, pa stigmatizim, duke respektuar të drejtat e njeriut, por duke bërë gjithçka të mundur për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”. Ndërkohë që edhe Kroacia ka raportuar rastin e parë të infektimit nga virusi. Lajme të tilla vijnë edhe nga Irani ku zëvendës presidenti i Shëndetësisë ka rezultu-ar pozitiv në testin për Covid 19. Pres-identi i Iranit, Hassan Rouhani, u ka kërkuar qytetarëve të mos bëjnë pan-ik, përderisa shteti po përballët me

infektimet nga virusi. Ai ka thënë se do ta mposhtin virusin që tashmë i ka lënë të vdekur të paktën, 16 iranianë. Në Iran është raportuar për 95 raste të konfirmuara se janë prekur nga koronavirusi. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rritja kaq e shpejtë iranianëve të prekur nga koronaviru-si është shumë shqetësues. OBSh ka deklaruar ndërkohë që bota duhet të bëjë më shumë që të përgatitet për një pandemi të mundshme, një situatë kjo ku një sëmundje infektive përhapet lehtësisht mes njerëzve në shumë vende të botës. OBSH tha se është ende herët për ta etiketuar shpërthimin një pandemi, por vendet duhet të jenë në fazën e përgatitjes.

VaksinaKa dy lajme të mira mbi vak-

sinën kundër virusit që po gjun-jëzon botën. Njëri vjen nga Kina ku shkencëtarët kanë deklaruar se kanë arritur të zhvillojnë një vaksinë e cila do të merret në rrugë orale dhe jo me injeksion, por që provat klinike pritet të fillojnë të kryhen së shpejti. Sinjali i dytë vjen nga një kompani farmaceutike nga Cambridge, Mas-sachusetts e cila pretendon se është afër vaksinës së parë kundër virusit. Kjo kompani ka bashkëpunuar me Niad dhe Qendrën e Hulumtimit të Vaksinave ndërsa testet janë zhvil-luar në uzinën Norëood. Vaksina raportohet se është e gatshme për t’u testuar te njerëzit dhe disa vaksina eksperimentale janë dërguar tek Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Maryland.

Ditën e djeshme Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do të vazhdojë me planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi për kolonët hebrenj në një nga zonat më të ndjeshme të Bregut Perëndimor. Plani ka hasur në vazhdimësi në kritika ndërkombëtare. Palestinezët, që e kundërshtojnë planin, kishin paralajmëruar se ndërtimet izraelite mund të ndajnë Bregun Perëndimor, të largojnë palestinezët nga Jerusa-lemi dhe të shuajnë më tej shpresat e tyre për një shtet palestinez.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në vitin 2019 kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare 5 mijë qyte-tarë. “Gjate periudhës janar-dhjetor 2019, në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5461 vendime për lirim nga shtetësia. Prej tyre 5394 janë vendime pozitive, 67 vendime neg-ative. Nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës, janë nënshtetësia gjermane, austriake, sll-ovene e të tjera”, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Page 14: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT14 E Mërkurë 26 Shkurt 2020

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ata akuzohen se rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e

quajtur rruga e Kavajës, në ambien-tet e Poliklinikës “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me dy per-sona të tjerë, kanë vjedhur një kasa-fortë në të cilin ndodhej vlera mone-tare rreth 13 milionë lekë të vjetra...

Lojërat e fatit, gjykata lë në burg 55 persona, lirohen 22 të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi të hënën masat e sigurisë për 87 personat e arrestuar në kryeqytet gjatë operacionit “Fati i lojërave”. Pas një seance maratonë që nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në 23:00, gjykata vendosi të lërë në qeli 55 prej tyre. Për 27 të tjerë u caktua masa e “Arrestit në shtëpi” ndërsa 5 të tjerë u lanë në “Detyrim paraqitje”. Mes të izoluarve në qeli ishte edhe Gramoz Murataj, i dyshuar si organizator në veprimtarinë e jashtëligjshme të lojërave të fatit në kryeqytet. Gjatë seancës, ai mohoi akuzat duke pretenduar se kishte vetëm një “call center” dhe jo pikë për lojëra fati. Të dyshuarit e kësaj dosje akuzohen për “Përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Në total gjatë këtij operacioni u prangosën 115 persona. Ndërkohë që ditën e dielë dolën 33 persona të tjerë të arrestuar në sajë të këtij operacioni, ku 16 u lanë në burg dhe 17 u liruan.

Sherr mes çiftit në Lezhë, vajza masakron me thikë partnerin

Një çift të rinjsh në Lezhë janë përfshirë në një konflikt duke mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen "Besëlidhja", në afërsi të shkollave. Burimet paraprake bëjnë me dije se një 24-vjeçare me inicialet F. M., ka plagosur me thikë Anton Shytin, për motive ende të paqarta. Mësohet se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, i riu u transportua me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar dhe ndihmën e nev-ojshme mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të traumës bëjnë me dije se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë. Materialet procedurale u referuan për vep-rime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë Lezhë, ja arsyeja

Një biznesmen është arrestuar nga policia, pasi ndaj tij kanë nisur hetimet në muajin gusht të vitit 2019, jo vetëm për një ndër-tim pa leje, por edhe se për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë ka gjetur vdekjen një punëtor. Pashk Palokaj është edhe kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, ndërsa arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë, e cila ka kryer hetimet ndaj tij. Sipas burimeve nga Prokuroria e Lezhës, Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje, moszbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm. Dhoma e Treg-tisë në Lezhë ka reaguar përmes një statusi në Facebook për arrestimin e kryetarit Pashk Paloka. Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj. Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokajt një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.

Elvis MYRTA

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup grabitësish, duke vënë në pranga tre persona

dhe duke shpallur në kërkim edhe dy anëtarë të tjerë të këtij grupi. Të dyshuarit akuzohen për vjedhjen e kasafortave në dy klinika private në Tiranë, ku kanë marrë 17 milionë lekë të vjetra ndërkohë që po heto-hen për disa raste grabitjesh të tjera. Dy prej tyre janë liruar nga qelitë pasi më parë ishin akuzuar si pjesë e grupit “Hijet e Natës” që kishin kryer 11 vjedhje kasafortash. Tre perso-na janë arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes së kasafortave në dy klinika mjekësore në Tiranë ndërsa dy prej tyre janë liruar nga burgu pasi ishin akuzuar për grabitje edhe më parë. Burimet zyrtare thanë se janë vënë në pranga shtetasit Enis Mara 33 vjeç, Fatjon Shahini i njohur edhe si Fatjon Lila 37 vjeç dhe Eu-klid Çelmeta i njohur edhe si Euklid Habili 38 vjeç. Ata aku-zohen se rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vjed-hur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milionë lekë të vjetra. Gjatë veprimeve hetimore janë se-kuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e përdorura për realizimin e vjedhjes, një automjet “Mercedes Benz”, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, një shumë par-ash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë. Nga veprimet heti-more të kryera, sipas policisë, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në rrugën e Dibrës, të ndodhur më 20 janar 2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit. Në këtë rast ata kanë vjedhur një shumë prej 413 mijë lekësh

dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klin-ike. Fatjon Lila dhe Euklid Çelmeta janë persona me precedent penalë në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë. Në 18 qershor të vitit 2018 grupi ku bënte pjesë Fajton Lila u arrestua nga Operacioni Forca e Ligjit. Ai bënte pjesë në grupin e grabit-jeve, të njohur edhe si “Hijet e Natës”, i cili grabiti gjithsej 11 kasaforta në Tiranë përfshirë edhe vjedhjen në ambasadën daneze në kryeqytet.

Kush është Elton LikaElton Lika i arrestuar

dje nga Policia e Tiranës, konsiderohen si drejtue-si i një grupi kriminal që kryente grabitje në biznese

dhe banesa të ndryshme. Ai njihet si drejtuesi i grupit “Hijet e natës”. Pjesëtarët e këtij grupi u dënuan në vitin 2009 me gati 60 vite burg në total, ndërsa Lika u dënua me 12 vite burg. Grupi në atë kohë drejtohej nga Elton Lika dhe Sajmir Kuçi. Lika dhe Kuçi kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie. Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fatjon” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me

OFL, kërkesë për justifikimin e pasurisë Kreshnik Budllas dhe Fatjon LazesOperacioni Forca e Ligjit vijoi këtë të martë me

dërgimin e formularit të deklarimit të pasurisë për dy persona të tjerë, subjekt i ligjit anti-KÇK. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdekla-rim të pasurisë, Kreshnik Budllas, banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe Fatjon Laze, banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Fatjon Laze u arrestua në dhjetor të vitit 2008, në një aksion ku në pranga ra edhe vëllai i tij, Arben Laze, i dyshuar në

atë kohë si kreu i rrjetit të trafikut të drogës, por që nga hetimet më tej, përgjegjësia u përqendrua tek vëllai i tij. Ndërsa Kreshnik Budlla, është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, sëbashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Sipas medieve spanjolle, Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë,

në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë. Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë. Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preven-tive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij.

340.000 euro, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.Të dy këta persona janë arrestu-ar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës”. Elton Lika u arrestua dhe dy vite më parë, më konk-retisht më qershor të vitit 2018 në sajë të Operacionit Forca e Ligjit. Sipas policisë, anëtarët e këtij grupi lëviznin orët e vona të natës të arma-tosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Poli-cia tha në atë kohë se këta persona dyshohet se kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që gjatë operacionit u sekuestruan automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për re-alizimin e vjedhjeve. Sipas grupit hetimor pas përfun-dimit me sukses të opera-cionit u tha se grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të vitit 2018.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTë arrestuarit dyshohen si autorë të vjedhjes së kasafortës të poliklinikës më 20 janar

Vodhën 13 milionë lekë në poliklinikën private, arrestohen tre hajdutët e grupit “Hijet e natës”,

dyshohen për vjedhjen e disa bizneseve

Page 15: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Autori i dyshuar i krim-it të dyfishtë është ish-bashkëshorti i të resë, Fat-mir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës. Esmeralda dhe Fatmiri kanë tre fëmijë dhe ishin të di-vorcuar me vendim gjykate. Ng-jarja tragjike ndodhi në zonën...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytezën e Rrëshenit, ku ish

burri ekzekutoi në oborrin e banesës ish gruan dhe ish kunatin. Viktimë e këtij krimi të rëndë mbetën Vledison dhe Esmeralda Filopati, 34 dhe 36 vjeçe. Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit të dyfishtë është ish-bashkëshorti i të resë, Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës. Esmeralda dhe Fatmiri kanë tre fëmijë dhe ishin të divorcuar me vendim gjykate. Ngjarja tragjike ndo-dhi në zonën e ashtuquajtur “Kodra e Rrëshenit” rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që autori i vrasjes së dyfishtë pasi ka qëlluar për vdekje motër e vëlla është larguar me shpejtësi, ku i ndi-hmuar nga errësira ka humbur gjurmët. Kolecaj është shpallur në kërkim nga policia, ku për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyr-jes së Shpejtë të Shkodrës. Fatmir Kolecaj mësohet se më herët ka qenë edhe i ndaluar nga policia, për dhunë në famil-je. Djali që mbeti viktimë, Vledi-son Filopati, 34 vjeç pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Shkak i vrasjes konfliktet e vazhdueshme

Konfliktet familjare janë shkaktuar kryesor i krimit të dyfishtë që tronditi mbrëmjen e djeshme Rrëshenin. Prishja e martesës mes autorit të krimit dhe Esmeraldës bënë që Fat-mir Koleci të ekzekutojë me breshëri kallashnikovi nënën dhe dajën e tre fëmijëve të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Fran Filopatit, babait të viktimave. Mësohet se në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit që prej tre vitesh ishin ndarë. Sipas burimeve,

mes çiftit ka pasur prej kohësh konflikte, gjë që i kishte çuar ato dhe në divorc. Prej dy vitesh çifti ka qenë i divorcuar, ndërsa autori kishte një vit që kishte dalë nga burgu. Sipas burimeve autori i krimit rezulton i dënuar për dhunë në familje. Mësohet se Koleci ishte denoncuar disa herë për dhunë fizike dhe ver-bale nga 34-vjeçarja. Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranu-ar një fakt të tillë, derisa ka kul-muar me vrasjen e ish-gruas. Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen. Autori i ngjarjes, Fatmir Kolecaj nga fshati Ze-jmen i Lezhës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes i armatosur, duke qëlluar për vdekje Vladison Filopatin dhe menjëherë pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmer-alda Filopati, duke e qëlluar për vdekje edhe këtë të fundit.

Reagon policia30 minuta pas ngjarjes së

rëndë policia ka dhënë infor-macion zyrtar në lidhje me krimin që tronditi mbrëmjen e djeshme qytezën e Rrëshenit.

Sipas policisë, autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i të resë Fatmir Kolecaj nga fsha-ti Zejmen i Lezhës. Viktimat janë Vledison dhe Esmeralda Filopati, 34 dhe 36 vjeçe. Es-meralda dhe Fatmiri kanë tre femijë dhe ishin të divorcuar me vendim gjykate. “Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me inicialet V. F., dhe motra e tij shtetasja me inicialet E. F. Nga informacionet e para dyshohet

se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi me inicialet F. K., nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale RENEA dhe FNSH e Shkodrës. Shërbi-met e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit”, tha policia pas ngjarjes së rëndë.

Fatmir Koleci dhe viktima Esmeralda Filopati prindër të 3 fëmijëve

Tronditet Rrësheni, 47-vjeçari ekzekuton me breshëri kallashnikovi ish-gruan

dhe vëllanë e saj, ja detajet e ngjarjes

U shfaq duke thithur kokainë, përgjigje negative për Lefter Allën

Analizat e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla kanë re-zultuar negative, pavarësisht videos së publikuar në media ku ai shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike. Përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë e drogës në urinë dhe gjakun e kryebashkiakut i është dorëzuar grupit hetimor. Tashmë prokuroria është në pritje të ekspertizës që iu nënshtrua video, e cila u dorëzua në SPAK nga gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shihej kryebashkiaku që konsumonte lëndë narkotike. Pas shfaqjes së videos në media ishte SPAK që i nisi kryesisht hetimet duke marrë në pyetje personat që kanë pasur dijeni për këtë ngjarje. Në prokurori u paraqit edhe vetë kryebashkiaku, i cili dorëzoi vulln-etarisht kampione gjaku e urine, pasi prokuroria nuk e urdhëronte dot për sa kohë ngjarja nuk ishte në kushtet e flagrancës.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja rekurs në Gjykatën e Lartë

Kundërshtoi kushëririn me armë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me iniciale K. D., banues në Vlorë është arrestu-ar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kërcënim me armë të kushëririt të tij. Konflikti mes tyre kishte ndodhur në datë 20 mars të vitit 2017 në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, ku 25-vjeçari kishte kërcënuar të afërmin e tij, pas një sherri për pronën. Lidhur me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burg. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Tashmë materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. “Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg”, tha policia.

I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku, Redjan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, që gjykata ka caktuar ndaj tij. Duke qenë se momentalisht në Gjykatën e Lartë është gjyqtar vetëm Ardian Dvorani, ky rekurs nuk mund të shqyr-tohet. Policia arrestoi shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që tronditi vendin disa kohë më parë, ku mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit. Sipas organit të akuzës të riun e fundosën gjurmët e gishtërinjve të gjetura nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar.

Zbardhet grabitja e çiftit të të moshuarve në Maqellarë, arrestohen 5 nga 6 autorët e dyshuar

Policia e Dibrës ka zbardhur në kohë rekord gra-bitjen e ndodhur në orët e vona të së dielës në Maqel-larë të Dibrës. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, uniformat blu të qytetit të Dibrës kanë identifikuar autorët e grabitjes si dhe kanë vënë në pranga 5 nga 6 personat që morën pjesë në grabitjen e familjes Dulaj. Në prangat e uniformave blu përfunduan shtetasit me inicialet, A. V., 23 vjeç; S. C., 23 vjeç; E. P., 22 vjeç,; Z. E., 25 vjeç, dhe K. B., 35 vjeç, të gjithë banues në Njësinë Administrative Maqellarë. Ndërkohë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë. Policia thotë se në banesën e njërit prej të ar-restuarve, konkretisht 23-vjeçarit me inicialet S. C., janë gjetur të fshehura disa provave materiale të vjedhura

në banesën e shtetasit Rrahman Dulja. Pesë të rinjtë u arrestuan në sajë të operacionit të koduar “Maqellara”. “Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia pas

ngjarjes. Por dy orë më pas Policia e Dibrës do të njof-tonte sërish për arrestimin e personit të pestë. “Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 22 shkurt, në një banesë. Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesion-ale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë. Gjatë paradites së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin me inicialet K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë”, tha në njoftimin e dytë Policia e Dibrës. Materialet në ngarkim të personave të arrestuar do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Page 16: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

16 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Luan KURTI

E qartë është për të gjithë që presidenti ka humbur qetësinë. Kjo qëkurse nisi reforma

në drejtësi. Frika se mund të jetë target i SPAK dhe BKH-së nga momenti në moment, njëri nga “peshqit e mëdhenj” që do bëhet “kurban” për të shpëtuar të tjerët jo më pak të përfolur se ai dhe të legjitimojë procesin. Sa herë që ndjen zbaticën të rritet përreth tij shfaq gjendje makthi dhe lëshon kushtrime lufte duke sjellë në vëmendjen kolektive Avni Rustemin, Isa Boletinin, kilianin Alende etj. Kjo e fundit për 2 marsin që do shpëtojë “demokracinë” i kalon gjithë parashikimet. Por kurrsesi nuk duhet parë si problem i shëndetit mendor, apo si personazh kalorësiak, romanesk i Servantesit. Ilir Meta edhe në kulmin e acarimit nervor, di t’i bëjë mirë llogaritë, bilancin e humbje-fitoreve në çdo rast. Ai nuk pret që ta kapin galif dhe t’i vënë prangat me gjasë për akuza korrupsioni apo të abuzimit me pushtetin, të cilat janë bërë të njohura publikisht prej mediave, i barazvlefshëm nga pikëpamja ligjore me një krim ordiner. Kjo do rrëzonte mitin e njeriut të fortë,

Nga Ylli MEÇE

Po, po e mallkuar! E mallkuar sepse pikërisht kjo “luftë” lindi për herë të parë, jo kur lindi sho-

qëria njerëzore, por atëherë kur një shtresë e caktuar e kësaj shoqërie, rrëmbeu padrejtësisht prodhimet dhe të mirat materiale të shtresës tjetër. Vazhdimësia e mëtejshme historike e mar-rëdhënieve ekonomike, do të tregonte se me lindjen e kësaj prone të veçantë, e cila padrejtësisht u përvetësua, do të lindte për herë të parë dhe në rruzull, ndarja shoqërisë me klasa. Po pse, kush e bën njërën klasë të sundojë mbi tjetrën, kush ia jep asaj klase forcën e sundimit brutal, e cila e bën atë të pushtetshme dhe sundimtare?! Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi nga ku lind për herë të parë dhe lufta klasore, apo sikurse thuhet rëndom “lufta e klasave”. Ajo shtresë e shoqërisë, e cila rrëmbeu të mirat materiale duke u pasuruar, krijoi dhe mundësitë e sundimit me anë të forcës dhe pikërisht këtë forcë, jua u dha ekonomia. Sikurse kuptohet gradualisht nga të barabartë, sikurse ishin në “ko-munizmin primitiv”, u kalua në një pabarazi të madhe shoqërore, e cila vazhdoi me skllavërinë, bujkrobërinë, e deri më sot në marrëdhëniet kapi-taliste. Filozofët e shkencave shoqërore, ata të cilët rendin drejt progresit e kanë konsideruar si një ligj të përgjithshëm të shoqërisë, por që vepron në kus-hte të caktuara. Bukur, po kur vepron ky i mallkuari ligj dhe cilin tmerron aq shumë? Pikërisht ky ligj vepron në periudha të caktuara të shoqërisë njerë-zore, vepron atëherë dhe absolutisht atëherë, kur shoqëria është e ndarë me klasa, vepron atëherë dhe do të veprojë për deri sa të ketë pabarazi shoqërore dhe shtypje e shfrytëzim shoqëror. Pra sikurse vëre-het, lufta klasore apo ligji i luftës së klasave, nuk është në dorë të një individi po “diktatori”. Jo, absolutisht që jo. Individët përfaqësues të klasave sunduese mundet të ndikojnë pozitivisht apo negativisht, por kurrë as mund ta shpikin këtë ligj dhe as mund ta shuajnë dot. Mos vallë me këto fraza, rezulton se ligji i luftës klasore, do të ketë karakter të përher-shëm?! Jo as kjo nuk mund të pranohet, sepse ligji i luftës klasore, ashtu sikurse lind në kushte e rretha-na të caktuara të zhvillimit ekonomik, ashtu dhe do të zhduket. Ai do të pushojë së ekzistuari, vetëm atëherë, kur të zhduket nocioni “klasa” kur shoqëria njerëzore, të mos ketë më dallime ekonomike, të cilat sjellin jo vetëm skllavërinë me mëditje, por dhe skllavërinë shpirtërore. Është budallallëku më i madh dhe padituri e theksuar, të mos e kuptosh këtë gjë. Ne nuk duhet të mallkojmë ata që për herë të parë thanë se “kjo është e imja” dhe “kjo e jotja”. Jo aspak, por mallkohen ata të cilët përvetësuan me dhunë prodhimin material dhe këtë prodhim, që njëkohësisht është dhe forcë ekonomike, në të pastajmen e vunë në shërbim të tyre, për të shtrirë dhe zgjeruar më tej sundimin. Pikërisht kjo shtresë duke u forcuar dhe konsoliduar krijoi klasën e vet, klasë kjo, që ka interesa të kundërta me ata që shtypen e shfrytëzohen. Mbi këtë bazë, pikërisht këto klasa, në periudha të caktuara krijuan dhe

Qëllimi i vërtetë i protestës dhe grotesku me simbolikën e 2 marsit

Ahhh... kjo e mallkuara, por dhe e bekuara, luftë klasore!

emblematik të politikës 30-vjeçare, që ka ditur të dalë pa lagur, madje edhe më i fortë në përballjet me dinozaurët e mëdhenj si Nano dhe Berisha, duke u cilësuar edhe “Kingmaker”. Vetëm fakti i vik-timizimit dhe një fitorje afrofe të Edi Ramës (të cilin propagandon se e ka mbështetur për të qenë lider i PS-së) e ka nxjerrë nga shinat. Veç të tjerash një fund i tillë i palavdishëm do shthurte edhe LSI-në, do ta bënte politikën qartësisht dypolare, duke e arkivuar në prapaskenë. Pra, po ta marrim në versionin më dramatik, Ilir Meta me gjasë do preferonte të arres-tohej si tribun i lirisë, si disident (peng i një komploti ndërkombëtar) me një kauzë thellësisht populiste. Atij pak apo aspak i intereson se si pritet “poshtë” në bazë, besueshmëria tek njerëzit e thjeshtë, rëndësi ka skupi. Tekefundit gjithmonë ka pasur dhe do ketë miopë, naivë në nivelin e turmës dhe duke qenë protagonist i asaj çka ndodhur në Shqipëri, di

sistemet e tyre të shtypjes dhe shfrytëzimit, të cilat dhe vetë ato, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ndryshojnë sepse u ndryshon dhe vetë baza e zhvillimit ekono-mik dhe marrëdhënieve ekonomike. Historia e zh-villimit të shoqërisë njerëzore, që prej lindjes së sis-temeve, ka treguar e tregon se nga një rend ekono-miko shoqëror, nga një formacion më i ulët shoqëror, në një më të lartë, është kaluar vetëm nëpërmjet “ligjit të luftës së klasave”. Po pse? Sepse klasa që shtypet asnjëherë nuk pajtohet me pabarazinë dhe të drejtat që i mohohen. A nuk e tregojnë këtë luftrat e skllevërve kundër skllavopronarëve, të cilët më vonë sollën sistemin feudal? Po ku qëndronte e mira e këtij sistemi? Natyrisht nuk u hoq sundimi ekono-mik, por u hoq skllavëria. Ky ishte një hap i madh përpara edhe pse këto marrëdhënie kishin përsëri në thelb shfrytëzimin ekonomik. I njëjti fenomen ndodh dhe në kapitalizëm. Shoqëria njerëzore duke zhdukur feudalizmin, bëri një hap të madh e gjigant përpara me vendosjen e marrëdhënieve borgjeze. Ky hap i madh, duhet të krahasohet me feudalizmin, i cili në kushte të caktuara u bë pengesë e progresit ekonomik. Pikërisht mbi këtë bazë lindi kapitalizmi. Por pavarësisht sistemeve që përmendëm, një sy i vëmendshëm e kupton, se bazë e ndryshimeve të mëdha dhe kalimi nga një sistem në një tjetër, tregon se në një etapë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, marrëdhëniet e vjetra ekonomike, bëhen pengesë për marrëdhëniet e reja që sapo lindin. Ato kërkojnë që të zgjidhet kontradikta dhe pikërisht kjo kontradiktë zgjidhet me anë të përdorimit të forcës nga klasat që e kanë, por dhe nga ato që nuk e kanë pushtetin. Le të hidhemi në marrëdhëniet borgjeze. Revolucionit borgjez francez, tonin ja dhanë masa e gjerë e asaj klase që vinte nga feudal-izmi, por të udhëhequra nga borgjezia, e cila korri dhe fitoret e saj. Ky fenomen ndodhi pothuajse në të gjitha vendet që kaluan nga feudalizmi nëpërmjet revolucionit demokratiko- borgjez në kapitalizëm dhe këto ndryshime, nuk ndodhin kur ka dëshirë njëra apo tjetra klasë, por pikërisht kur ekonomia kalon në krizë dhe që kërkon ndryshimin e mar-rëdhënieve. Nëse në revolucionin borgjez merr pjesë dhe borgjezia, e cila e udhëheq vetë dhe del në krye të masave. Në revolucionin socialist (sikurse ndodhi me Komunën e Parisit për 3 muaj) në krye të ndry-shimeve ekonomike vihet proletariati si klasë, por ai dështoi, dështoi sepse i mungonte shtabi drejtues luftarak, që është Partia Komuniste. Partia Komu-niste, ky organizëm ideologjik u përcaktua për herë të parë nga Marksi si domosdoshmëri për fitoren e proletariatit. Marksi këtë gjë nuk e shpiku nga mendja e tij sepse dihet që çdo lëvizje me karakter shoqëror ka udhëheqjen e vet, por Marksi ndryshe nga sociologët, filozofët dhe socialistët utopikë para tij, përcaktoi jo vetëm rolin e kësaj udhëheqje politike, por dhe rolin e organizuar të proletariatit si klasë e

ta vërë gishtin mirë në plagë. “Njerëzit po largohen nga ky vend” dhe fajtor është vetëm Edi Rama! Pra, kemi mbërritur fundin... Me një të rënë të lapsit vetamniston të shkuarën dhe shënon “më të keqin” e momentit! Rrudhja e kompetencave presidenciale nga “gjysmë Parlamenti”, siç e cilëson ai, ja ka hequr mburojën, parzmoren, frëngjinë nga ku anulonte ligjet dhe nismat e mazhorancës aktuale në mbrojtje të “Kushtetutës”. Zbritjen në sheshin e protestave të një presidenti në detyrë në 2 mars shumëkush e cilëson të paprecedentë, një marrëveshje fjale me Berishën për të nxjerrë në hije Lulzim Bashën dhe për të marrë frenat e aksionit opozitar. Personalisht besoj se ata 10 mijë njerëz që u përfol se ia kërkoi Bashës, i cili i mëshoi tezës së rrotacionit pa dhunë duke u fokusuar tek bashkëbisedimi me qytetarët dhe reforma zgjedhore, do i ketë në shesh. Garanti është Berisha, lideri de fakto i PD-së. Atij pavarësisht

cila domosdoshmërisht të çon në përmbysjen e borgjezisë dhe të kapitalizmit dhe se kjo përmbysje bëhet me luftë klasore. Vërtetim katërcipërisht i tezave marksiste është Revolucioni socialist i Tetorit të 1917-tës udhëhequr nga V.I.Lenini. Borgjezia kërkon t’i ruajë privilegjet, por dhe sundimin e saj ekonomik duke i pirë gjakun klasës që sundon, por nga ana tjetër klasa që shtypet, nuk mund të durojë më pafundësisht këtë mënyrë jetese, që mbas termit “demokraci” fshihet skllavëria e tipit modern me mëditje. Ja përse borgjezë dhe proletarë janë në luftë me njëri-tjetrin. Janë në luftë, sepse prodhimi ka karakter shoqëror, teksa përvetësimi është privat nga kapitalisti. Është privat sepse kapitalisti vjedh djersën e punëtorit, nëpërmjet veglave të prodhimit, por në kapitalizëm vegla e parë e punës dhe që është më kryesorja është pikërisht krahu i punës së punëtorit, që kapitalisti e shfrytëzon si një makineri. Shembull më tipik? Kujtoni Charli Caplinin në rolin e punëtorit, ku ai i bashkangjitet ingranazheve me-kanike të fabrikës duke u bërë pjesë e saj. Fundja të mos shkojmë më larg. Uzinën e naftës në Ballsh e ngritën punëtorët, vodhën kapitalistët dhe përsëri prodhimin e saj e vjedhin kapitalistët shqiptarë dhe të huaj. Mos vallë punëtorët apo dhe partitë komu-niste janë kundër çdo lloj prone? Jo, punëtorët nuk janë kundër çdo lloj prone në përgjithësi, por kundër asaj prone e cila sjell çdo ditë shtypje e shfrytëzim në veçanti. Ky është thelbi i problemit. Po në social-izëm a vepron ligji i luftës klasore? Doemos që po edhe në socializëm, sepse socializmi është një fazë kalimtare midis kapitalizmit dhe komunizmit. Vërtet bëhet përmbysje e marrëdhënieve në prodhim, pra u hiqet baza ekonomike e shfrytëzimit ish-klasës shfrytëzuese kapitaliste, që do të thotë se fabrika, uzina, kantierë, ferma të mëdha dhe kompani gro-siste, sikurse gjithë pasuria e vjedhur i kalojnë popullit. Veçse ajo nuk likuidohet fizikisht si klasë (përjashto ata elementë, të cilët bëjnë rezistencë të armatosur apo dhe çdo lloj tjetër rezistence). Kështu që duke ju nënshtruar diktatit të klasës punëtore, ata janë të detyruar t’i binden asaj me hir apo me pahir, teksa natë e ditë mendjen e kanë te parajsa e humbur. Ata asnjëherë nuk heqin dorë vullnetarisht nga ëndrra për ta rifituar atë. Kështu që në këtë pikë edhe pse janë të përmbysur ata kërkojnë mundësi forma e metoda të tjera e të reja për të riardhur në pushtet. Praktika e vendit tonë tregon se me vendosjen e pushtetit popullor të gjithë ish-bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit u kthyen me banda të armatosura, ata vranë e masakruan pishtarë drite si mësues, të reja revolucionare të Malësisë, ata vranë udhëheqës krahinorë e sekretarë qarkorësh, ashtu sikurse patën vrarë dhe gjatë lufte partizanë. Organizimi i kryengritjes së Postribës, ishte vepër pikërisht e reaksionit të klasës së përmbysur. Por ligji i luftës së klasave vepron dhe ndaj atyre elementëve të dalë

dukjes, trumbetimit medatik, i leverdis një Lulzim Basha i dobët, i shantazhueshëm brenda selisë blu dhe një Ilir Meta agresiv, konfliktual, i gatshëm për harakiri. Në këtë lloj klime mund të ketë benefite të tjera, garanci që ai dhe familja e tij biologjike nuk do preken asnjëherë. A nuk u mbyllën një sërë çështjesh të nxehta nga gjykatat, midis të tjerash edhe afera CEZ-DIA! Pra, luan të moderuarin me Lulin kryetar pa rënë ndesh me ndërkombëtarët (kryesisht amerikanët), dhe në prapaskenë i shtie ura të ndezura zjarrit në nevojën ekzistenciale të Ilir Metës. Vetë simbolika e zgjedhur e 2 marsit për të protestuar (përkimi me Besëlidhjen e Lezhës të princave shqiptarë me Skënderbeun në krye kundër copëtimit të trojeve etnike nga Porta e Lartë) ngjan grotesku më i madh, i mundshëm. Pikërisht ata që e sollën Shqipërinë në këtë udhëkryq vijimësisht, premtojnë edhe ta shpëtojnë!

nga gjiri i popullit, por që me mënyrën e të mendu-arit dhe të vepruarit i kundërvihen sistemit shoqëror dhe shtetit socialist. Ata me ose pa dashje, bëhen ose aleatë të përkohshëm (kur korrigjohen) të klasave të përmbysura, ose të përhershëm të tyre, kur nuk heqin dorë, duke kaluar kështu, në pozitat e klasës kundërshtare. Në socializëm, në shumë raste për ta atakuar diktaturën e proletariatit, ele-mentë devijatorë, karrieristë, oportunistë, burokratë nën maskën e zhvillimit me konsekuencë të “luftës së klasave” herë-herë i mëshonin “sektarizmit” dhe hera-herës “ultra majtizmit”. Dhe ja si: Po si more t’i japim bursën djalit të një ish-kulaku. Ka nxjerrë vërtet mesataren “10”, por armiku ngelet armik. (I shkreti ish-kulak edhe pse e kishte marrë triskën e frontit përsëri e ndiqte si hije qenia kulak), ose asnjë lëshim jo vetëm ndaj ballistëve, por dhe fëm-ijëve dhe të afërmve të tyre. Teksa “ultra majtizmi” nën maskën e parullave revolucionare çjerr gur-mazin duke deklaruar: “Populli heroik i Kuçit që gjatë lufte i dha kaq e aq dëshmorë atdheut dhe që u lidh si mishi me kockën me partinë edhe kësaj radhe do t’i shtrëngojë radhët e veta dhe solidari-zohet plotësisht me direktivën e partisë për t’i kolektivizuar dhe ato 10 krerë bagëti apo dhe lopën, sepse do ndërtojmë socializmin”. Të dyja këto parulla që në pamje duken sikur janë revolucionare, janë tërësisht jashtë realitetit dhe i kanë përdorur elementë të cilët kishin triskë parti, por që nuk ishin komunistë të vërtetë, përkundrazi sabotatorë të socializmit nuk ishin fshatarët apo djali i ish-ku-lakut që doli me 10-të e nuk i dhanë bursë, por pikërisht ai drejtues partie e pushteti që sabotonte fitoret e socializmit. Këtë e tregoi metamorfoza e PPSH-së, e cila nga një parti revolucionare në kohën e E. Hoxhës me ardhjen e Ramiz Alisë në krye, u kthye tërësisht në kundërrevolucionare, duke i bërë shërbimin më të madh klasës së përmbysur. Në këtë rast, ata të fshehur skutave nga mallkimi për luftën e klasave dikur, të ekzaltuar brohoritën: “E bekuar qoftë lufta e klasave, sepse na dhanë dinjitetin e nëpërkëmbur “! Veçse ata harrojnë përsëri se ky ligj në shoqërinë shqiptare, e cila është ndarë në dy klasa antagoniste, përsëri vepron. Mjafton një nënë me lot në sy të mërmërisë me vete: Kur do më kthehet djali vallë?! Mjafton një student mbas leurimit të vetëpyesë: Po tani që s’kam punë a nuk do të ishte më mirë të iki jashtë? Do të mjaftonte një kufomë e vetëvarur sepse nuk përballon dot nivelin e jetesës dhe taksat, do të mjaftonte një grevë urie e punëtorëve të naftës për të thënë se ligji i luftës klasore vazhdon e do të vazhdojë, deri atëherë kur këto dy klasa të njehso-hen e të bëhen një. Kjo arrihet vetëm atëherë kur mbi rruzull nuk do të ketë më shtypje e shfrytëzim të njeriut po nga vetë njeriu nëpërmjet betejave të luftës klasore. Ky është e ngelet ligj universal.

Page 17: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Stiljan DEDJA

Kjo është një shpre-hje e poetit dhe shkr imtar i t t ë shquar N. Bul-

ka në fejtonin “Karnaval” ku deklaron se: “Deputetët e të gjithë botës dhe të Ti-ranës veçanërisht, duhet të visheshin ashtu siç i ka hije baballarëve të kombit, domethënë lakuriq, jo vetëm turpërisht, por edhe shpirtërisht, sepse kështu mileti do të mund të gjykojë dhe votojë sipas veprimeve që kanë bërë”. Kjo thënie zë vend për të gjithë politikanët shqiptarë, por në veçanti ajo vlen për presidentin tonë “të nderuar”, që me të drejtë do ta konsideronim si “babain e kombit shqiptar”. U bënë një kohë e gjatë që shumë politikanë “baballarë të kombit”, i japin mësime “ morali” dhe “nderi” popullit shqiptar, politikanë që jetën e tyre e kanë ngritur mbi intriga, vese, mashtrime, lojëra politike të dyshimta, të cilat janë karakteristikë për moralin e tyre. Përpara fytyrës së tyre ata kanë vendosur një maskë të domosdoshme hipokrizie ku me anë të cilës ata na thonë se ne duhet të ëndërrojmë të zhvishni, të therim, rrjepim njëri-tjetrin dhe më në fund të puthemi dhe pushtoheni midis jush pa pikë turpi. Këta parazitë kumarxhinj, rrjepin pop-ullin në emër të “ligjit” dhe “drejtësisë” dhe tani më në fund na bëjnë thirrje për dhunë. Këta “baballarë” me trup dhe shpirt prej “floriri” po kërkojnë viktima të tjera të radhës, të cilat do ti shtohen atyre të shumta, të sakrifikuar kot

Nga Pandeli BARDHI

Kur ndonjërit i falin ndonjë gjë të çmuar dhe ai nuk e do, pop-ulli thotë një fjalë:

“Nuk do qorri sy”! Në rastin tonë fati e solli që të kemi një kryetar opozite z. Basha. Ky si të thuash është një “mrekulli” nga natyra. Kjo është njëra anë, por ajo ç’ka është kryesorja shtrohet pyetja: Si është e mundur që ky popull i vuajtur e i sfilitur të mos e pranojë z.Basha për kryeministër, që të shpëtojë njëherë e mirë nga varfëria e mjerimi? Mirë që tërë këtë klasë politike që tashmë është e “çimentuar” për të qëndruar gjatë, por të paktën një drejtues nuk janë në gjend-je të vendosin? Por a ka prova të mjaftueshme që të bëhet një gjë e tillë? Po si nuk ka. Nuk besoj të ketë ndonjë që të mos e ketë dëgjuar Bashën sa e sa herë në takime të ndryshme që ai bën “gju më gju” me popullin, me të tëra shtresat e popullsisë, me fukarenj, me studentë, me bujq, me intelektu-alë... Sa e sa herë ai është shprehur: “Kur të bëhem unë kryeministër, vendimi i parë që do të marr, do të jetë anullimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”. Këtë ua thotë studentëve dhe pedagogëve. “Të parën gjë që do të bëj kur të ulem në karrigen e kryem-inistrit do t’i jap bujqësisë 150 milionë dollarë, e cila është harruar nga kryeministri aktual sepse ai mendon vetëm për xhepat e vet” u thotë fer-merëve që shkon e takon kur ata hedhin pro-dhimet e tyre. “Sapo qeveria ime, të vijë në pushtet do të rishikojmë ligjin për pensionet dhe nuk do të ketë asnjë pensionist, edhe ata të kategorisë më të ulët që të mari më pak se 400 dollarë në muaj për të shkuar deri tek kategoria më e lartë, apo si i thonë “tavani” deri 800 dollarë” u thotë pension-istëve. “Do të dëgjoj një për një ankesat e qytet-arëve për shërbimet dhe nuk do t’i lejoj asnjë shteg korrupsionit. Këtë, shumë shpejt keni për ta parë”; “Akti i parë që do të nënshkruaj, do të anuloj taksën e rrugës së Kombit dhe pas kësaj, do të ul të gjitha taksat dhe shërbimet ashtu si i duan qytetarët”; “Qeveria ime, do t’i thotë “Stop” braktis-jes së Shqipërisë dhe i kam të gjitha mundësitë që Shqipërinë, ta rrethoj me tela me gjemba që jo njerëzit të mos ikin, por as lepujt”! Po të numërosh të gjitha sa ka thënë e vazhdon të thotë z.Basha, do të duhen shumë defterë, por edhe kaq sa për-mendëm sikur ai, vetëm këto të zbatojë nuk ka nevojë për të tjera, bile, jo vetëm që do e pranojnë si kryeministër, por do e mbajnë në këtë detyrë sa të ketë jetë. Të kuptohemi, z.Basha këto nuk i thotë

Baballarët e kombit duhet të vishen lakuriq!

Kur të bëhem unë kryeministër...

për interesa të tyre dashakeqe gjatë tërë kësaj kohe. Shumë njerëz rrojnë të “dehur”, nga ky opium shprese i “baballarëve të kombit”, ata janë në çastet e ëndërrimeve për të ardhmen. Këto baballarë paskan fatin e shqiptarëve në dorë dhe institucioneve demokratike të saj. Ata ia kanë me të pabesë këtë populli të varfër dhe të shumëvuajtur, i etur për liri dhe për një Europë të bashkuar. Gjithmonë në momentet kur mbizotëron paqja dhe po përgatitemi për zgjedhje të lira, ata na sjellin erën e barotit dhe të tymit. Këta të pabesë bashkohen me teoritë antishqiptare se: “shqiptarët kanë bisht” dhe do të mund ti ndjekin ata në çdo çmenduri të tyre. Të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri janë habitur me deklaratat ekstreme të presidentit dhe me shkarjen e tij në prag të Samitit të Zagrebit për: hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kapa-daillëku i tij se: mos luani me kokëfortësinë time, apo me ultimatum si ai i dy marsit, janë shkarje psiqike shumë të rrezikshme të “babait të kom-bit”, i cili hoqi maskën e tij të “florinjtë”, të cilën e ka pasur shumë për zemër dhe na doli lakuriq në sy të opinionit shqiptar dhe atij europian dhe botëror. Fjala e tij në presidencë i ngjan ligjërimit të një agjitatori komunist, inatçi dhe kapadai që i përket periudhës së shkuar diktatoriale. Thirrja e tij për një “besëlidhje të re” duket se i vjen për

me të qeshur, por me seriozitetin më të madh. Vetëm ndonjërit që i duken si çudira, si Nard Ndoka, i cili qesh me buzë shtrënguar, Fatmir Mediu tund kokën në shenjë miratimi dhe men-don: “Unë e di se sa vlen ti për kryeministër, por problemi është ta marrim njëherë qeverinë dhe më pas, një telefonatë unë i bëj djalit të Trump që kam dalë në fotografi dhe ti o Basha, ikën fishek”. Nga ana tjetër, Dash Shehi qesh nën buzë dhe vështron “vëngër”, ai nuk ka fije besimi tek Basha, por “ta marrim njëherë qeverinë pa shohim e bë-jmë”! Këta, që i rrinë rrotull Bashës, e dinë se sa i vlen lëkura Bashës, por rëndësi ka që Basha “gëzon” mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Të kuptohemi për sa thamë më lart, ai do t’i realizojë ende pa u ulur në karrigen e kryeministrit apo si i thonë, në ecje e sipër duke shkuar për në zyrën e tij. Po kur të ulet mirë në karrigen e kryeministrit? Do t’i marri të gjitha një e nga një dhe të gjithë do të habiten me këtë çudibërës, që nuk i zënë këmbët dhe e nuk vë gjumë në sy! Të thuash që e kanë provuar ndonjëherë si kryeministër dhe nuk e duan, kjo, nuk qëndron sepse në shumë funksione e kanë provuar, por si kryeministër jo. E kanë provuar si ministër të Brendshëm dhe ka “shkëlqyer”, e kanë provuar si ministër të Trans-porteve dhe Infrastrukturës dhe ka “shkëlqyer” edhe atje. Mirë që në këto detyra ka qenë i emëru-ar, por atë e kanë provuar edhe me të zgjedhur nga “sovrani” si kryetar i bashkisë më të madhe, atë të kryeqytetit dhe ka “shkëlqyer” edhe atje. Atëherë çfarë presin që ta heqin atë brekushe madhin dhe ta vendosin z.Basha, mos i mungon “nuri” kur qesh, apo simpatik nuk është, çfarë i mungon? Është e vërtetë që dikur ka qënë një përrallë me “Hemelin”, i cili qëndronte tërë ditën shtrirë mbi furrë dhe ai lutej dhe të gjitha punët bëheshin. “Me dashjen time dhe me urdhër të peshkut, piquni o bukë kulaçe, rritu o grurë bren-da ditës, dil o diell e na ngroh në mes të dimrit etj.”. Kështu edhe z.Basha si ariu, i cili e dinte që “dard-hat do të bëjnë shumë sivjet”. Po nga e dini ju o ari? “E di unë sepse më hahen shumë mua këtë vit”! Bashës, i ka dalë nami si vjedhës, si i paaftë, si humbës recidivist apo përsëritës, si kryetar

shtat edhe disa partive opozitare, të cilat nuk e duan Shqipërinë në Europë për momentin, pasi këtë meritë duan t’ia atribuojë si suksese vetes së saj kur të vij në pushtet. Përse “babai i kombit”, veshur me flori, është fiqirosur në këtë moment kur u ngrit edhe SPAK-u, i cili do kontrollojë veprimtarinë e këtyre Haxhi Qamilsave të kom-bit tonë liridashës? Degradimi dhe katandisja e tij kanë arritur pikun. Me nervozizmin e tij për gjoja shkelje apo grushte shteti imagjinare, ai po shqetëson gjithë popullin shqiptar, që kanë një arsye akoma më tepër për tu larguar nga vendi i tyre. Thirrjet për “të rrokur armët” dhe zbuar “zaptuesit” e pushteteve, besoj që nuk do të kenë sukses. Prej asaj përpjekje destabilizuese do të “lindë një mi”. Lotët e tij për “Shqipërinë” nuk paskan të tharë! Shqipëria është gati për të hapur negociatat me Europën, por fatkeqësisht ajo është si një nuse pa duvak. Hovet e zemërimit të tij ndaj të “këqijave të qeverisë” nuk kanë të ndalur. Ky “baba i kombit” e vendos vetë se kush e ka fajin dhe nuk mendon se fajtorin e përcaktojnë vetëm zgjedhjet politike. Populli shqiptar nuk ka pse ftohet, të futet në këtë udhë të rrezikshme nga këta “patriotë”, ku besoj që rrëkeja mund t’i marrë me vete dhe mund t’i fusë në një gropë, ku kalben tradhtarët e Shqipërisë. Rinia shqiptare nga këto lëvizje të dyshimta dhe të paqarta të

opozite pa asnjë alternativë etj etj. Po mirë mo, ç’duhen të tëra këto dhe çfarë interesi kanë qyte-tarët nëse di apo nuk di Basha sa bëjnë shtatë herë shtatë, rëndësi ka që ai të bëjë ligjin europian për arsimin e lartë? Po jo, do të thurë kufirin me tela që qytetarët të mos largohen, por, do të thotë dik-ush mirë që këta brenda nuk do të largohen, por ata nga jashtë si do të vijnë. Ata që jetojnë e puno-jnë jashtë vetëm kaq sa thamë të dëgjojnë dhe do ja mbathin të gjithë të vijnë këtu. Çfarë duan më shumë ata kur në vendin e tyre nuk do t’u mun-gojë asgjë? Paga të larta do të kenë, prindërit e tyre do të marrin pension të mirë, fëmijët do të shkollohen në universitete me një ligj, që diplomat e tyre do të njihen në tërë botën, korrupsion nuk do të ketë e shumë e shumë favore të tjera. Për të hyrë në kufi? Edhe avionë personalë të merrnin do të vijnë këtu të jetojnë e punojnë. Ç’rëndësi ka nëse Basha është “holandez” vendi, rëndësi ka që Holandën ta bëjë për vete dhe të na japi vizën për në BE. Ç’rëndësi ka që gjithmonë ka qenë humbës në të tëra funksionet, por ama si kryem-inistër, që ta provojmë njëherë, ç’të keqe ka? Thonë që ai ka vjedhur e ka shpërdoruar. Edhe po të jetë kështu, hallall t’i ketë të gjitha, vetëm pensionet të na rriti. Thonë që ai fle gjumë. Po të tërë njerëzit flenë. Po jo, thonë kur ishte kryetar bashkie flinte në divan, kur udhëtonte flinte në avion. Aq më mirë akoma që e ka këtë veti sepse ai “shfrytëzon” kohën, fle vetëm në momente kur nuk është në krye të detyrës, fle në udhëtim, në kohën e lirë, por jo në orar të punës, jo natën. Njerëz të tillë numërohen me gishtat e njërës dorë në botë. Thonë që kur të vjen e mira, hapi derën. Ja, erdhi 2 marsi. Të gjitha institucionet që ndod-hen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do t’u kthehen qytetarëve. Kushtetutën, do t’ia heqin nga duart “mafiozëve” dhe ajo do të jetë në dorën e qytetarëve. Po t’i shtosh këtyre edhe kryemi-nistrin e ri që do të vijë në krye, sëbashku me presidentin që do të jetë “gardiani” i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve, atëherë Shqipëria, doli nga “izjeti”. Ajo ç’ka nuk dihet është se si do t’i vejë halli kësaj opozite pa as edhe një të vetme alternativë qeverisëse. Mirë Basha

presidentit, gjen motivin e dëshpërimit dhe një ndjenjë të turbullt. Ajo kupton se i është privuar liria dhe po jeton rreth një rrethi vicioz ku nuk po gjen rrugëdaljen. Ajo po humbet shpresat që më parë e kishin frymëzuar. Lëvizjet e presidentit janë lëvizje në interes së frikës së tij nga SPAK-u, ato janë lëvizje që tregojnë që ai është kthyer në një apostull të interesave të tij dhe jo “apostull të shqiptarizmës”. Shqipëria dëshiron të ecë drejt rrugës së progresit. Asnjë s’ka të drejtë të na privojë nga rruga jonë drejt një shoqërie europi-ane, që është më e përsosur se shoqëritë e tjera. Uniteti i kombit shqiptar duhet patjetër të jetë i garantuar dhe kjo është një ndër detyrat kryesore të kryetarit të shtetit apo “babait të kombit”. Por në fakt roli përçarës i tij të unitetit të kombit, duket se është një gjë e dukshme për ata që duan ta shohin, pasi ai dëshiron ta fusë kombin dhe shoqërinë shqiptare në një rrugë të rrezikshme. Edhe në qoftë se kjo qeveri ka të meta në disa institucione të saj nuk mund të themi që: të gjitha institucionet dhe drejtësia janë të kapura plotësisht nga ajo dhe tani i paska mbetur vetëm presidenti, i cili po lufton i vetëm si një trim me “jatagan”. Ngritja e SPAK po vjen si një “tufan” i egër që do të fshijë një ditë këta “agallarë” dhe “gogozhelë”, që kanë mbetur akoma gjallë në këtë vend të lirë, demokracidashës.

që aq “i pret”, po ata që rrinë rrotull Bashës, a i thonë të paktën qoftë edhe një fjalë të vetme që alternativa e vetme që ai shpalos kudo e kurdo-herë është që të largojë Ramën? “Nuk ulemi në tavolinë me Ramën”; “Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën”; “Nuk bëjmë asnjë kompromis me Ramën”. Nuk merret vesh, a është kjo alternativë qeverisëse apo është si puna e asaj të bësh ko-mandë në shtëpinë e tjetrit në një kohë që shtëpia jote fut ujë nga të katër anët? Kësaj i thonë t’i kërkojnë llogari Bashës, për shtëpinë e Ramës. Përveç atyre që kemi thënë, që në pushtet nuk vihet as me dashje se më pëlqen të jem unë kryeministër, nuk vihet as me premtime buta-forike, nuk vihet as me sharje e akuza nga më të paimagjinueshmet, as duke nxitur militantët e simpatizantët duke i vendosur në krye të turmave që dalin jashtë kontrollit. Aftësia dhe largpamësia e një kryetari, e një udhëheqësi e një intelektuali është që ai të bëjë për vete qytetarët, jo duke u thënë atyre “Kur të bëhem unë kryeministër” sepse ata të varrin “teneqenë”, por duke u folur atyre me vizion, me alternativa, me punë konkrete e mbi të gjitha të kesh fituar besimin e tyre. Nuk është e nevojshme as të bërtasësh, as të bredhësh. Na është bërë një ves shumë i keq aq sa tani na është bërë e modës. Jo vetëm këta që sot janë në opozitë, por edhe kur partitë e tjera kanë qenë në opozitë, duke mos patur alternativa, ç’bëjnë? Për të fituar reputacion, jo gjithçka që bën mazhoranca qever-isëse, por ato ç’ka nuk gjejnë miratimin e shumicës së qytetarëve, menjëherë ndërhyn opozita dhe rreshtohet në krahun e qytetarëve për të treguar që ja “vetëm ne mund të bëjmë të kundërtën në interesin tuaj, prandaj largojeni këtë qeveri e na sillni ne në pushtet”. Por nuk bien vetëm krerët e partive në këtë “qorrollepsje”, por edhe partitë që kërkojnë të vijnë në pushtet duke lozur bilardo dhe letra katër vite dhe në fund kujtohen të marrin pushtetin në tavolinë. As më shumë e as më pak, kjo opozitë e sotme nuk ka bërë tjetër përveçse i ka konsoliduar edhe më shumë pozitat Ramës. Rama, pa dyshim që duhet larguar për shumë arsye, por kjo opozitë, e ka bërë atë që të qëndro-jë të paktën edhe një mandat tjetër.

Page 18: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT18 E Mërkurë 26 Shkurt 2020

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat, shprehet se një kol-eksion i grumbulluar gjatë restaurimit të banesave tradicionale tashmë do të jetë pjesë e muzeut Etnografik të këtij qyteti. “In-stitucionet bashkëpunojnë e bashkëveprojnë. Një koleksion i grum-bulluar me shumë pasion e dashuri nga kolegët tanë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore gjatë restaurimit të banesave tradicionale në qendrën historike Berat, dhuruar Qendrës Muzeore Berat. Tashmë ky koleksion për vlerat mjeshtërore që përmban do të jetë pjesë e ekspozimit të muzeut Etnografik”, shprehet qendra muzeore, që ka publikuar dhe foto nga ky koleksion me objektet të ndryshme. Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kul-tura popullore et-nografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tip-ike e trevës be-ratase. Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradi-cionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavi-joni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore. Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në vartësi të Ministrisë së Kulturës me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeu Etnografik. Muzeu i ikonografisë “Onufri” dhe muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek. XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare.

Artistët shprehen se politikat për kulturën popullore duhen çdo vit

këngëtarin, një festival kombëtar nuk duhet të ketë devijacione në krijimtarinë folklorike. Këngëtar i Ansamblit Popullor, Gramoz Burba shprehet se duhet punuar që në skenë të jenë vetëm grupet që e meritojnë. “Folklori nuk zhvillohet me urdhra dhe platforma zyrash, por zhvillohet spontanisht, ku ka terren, ngjarje historike dhe zhvil-lime. Struktura e kulturës në fshat është prishur, popullsia nuk është më si dikur. Një festival që të jetë pa devijacione siç ishte radhën e kalu-ar, që kishte grupe që nuk kishin të bënin fare me folklorin popullor. Në skenë të jenë grupe, që të kenë lidhje me folurin, sepse aty nuk ka lidhje muzika alternative. Nëse nuk diskutohet me kujdes platforma me specialistët e folklorit, lë vend për spekulim”, thekson këngëtari Gramoz Burba.Strukturat në rrethe pa aktivitet

Drejtuesi i shoqatës “Polifonia Shqiptare” këngëtari Yzeir Llanaj thotë se nuk ekziston më asnjë lloj komunikimi, me seksionet e kulturës në rrethe. “Festivalet folk-lorike tani çdo ministri e organizon, sepse duan të justifikojnë rrogën që ata marrin nga taksat tona. Dhe e ka për detyrë që ta bëjnë, por ai nuk është më festival folklorik si dikur i Gjirokastrës. Trashëgimia shpirtërore kulturore nuk mbahet nga shtëpitë e kulturës në rrethe, sepse kanë vdekur. Nuk ekziston

më asnjë lloj komunikimi me sek-sionet e kulturës, që janë formale në rrethe sepse nëse do të funksion-onte do kishte grupe artistike nga fshatrat e ndryshëm”, thotë Llanaj. Për këngëtarin e polifonisë, folk-lorin po e mbajnë gjallë vetëm vetë bartësit e tij, sepse nga institucionet nuk bëhet sa duhet. “Strukturat e kulturës që janë në rrethe nëpër bashki të ndryshme, nuk bëjnë asnjë lloj propagande apo aktiviteti, me kulturën popullore më rrethin e tyre. Vetëm janë ato pak shoqata, që bëhen ndërmjet grupeve polifonike, që organizohen dhe po e mbajnë gjallë, sepse seksionet e kulturës nuk ekzistojnë. Ministria duhet të ketë politika në bashkëpunim dhe me bashkitë dhe duhet punuar vit për vit për kulturën popullore, por vetëm kur vjen koha e festivalit flasin”, shprehet më tej Llanaj. Këngëtari popullor Yzeir Llanaj shprehet se në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokas-trës është ngjitur që në 1978, për të vijuar dhe festivale të tjerë më pas, por vëmendja pas ’90 humbi. “Unë kam qenë në skenë e festi-valit nga 1978 e deri në vitin ’95. Por ama ishte Festival Kombëtar Folklorik dhe kishte shumë më tepër kujdes dhe vëmendje, më pas jo më”, shprehet Llanaj. Edicioni i 10 i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës u mbajt në maj të vitit 2015 në kalanë e qytetit.

Koleksioni me objekte të banesave, në muzeun

Etnografik në Berat

Rikthimi i Festivalit Folklorik, artistët: Të mos ketë deviacione, strukturat e kulturës në rrethe të shkatërruara

Julia VRAPI

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvil-lohet në muajin shtator të këtij viti. Ministria e Kul-

turës njoftoi, se edicioni i radhës do të zhvillohet në shtator në kalanë e Gjirokastrës. Ministria e Kulturës shprehej se po merren masat për të qenë një aktivitet dinjitoz për vlerat e trashëgimisë, por për artistët për vlerat e folklorit dhe traditës nuk mund të flitet vetëm kur bëhet një festival. Në reagimet e tyre artistë të njohur popullorë i drejtohen Min-istrisë së Kulturës me shqetësimin për shkatërrimin e strukturave të kulturës në rrethe. Këngëtari popullor Gramoz Burba shprehet se ministria duhet të jetë ekipe me specialistët të fushës për plat-formën e festivalit, por edhe nëse kjo ka nisur ka shumë elementë që duhet të diskutohen. “Ministria e Kulturës duhet të ngrejë ekipe pune, që të përcaktojnë se çfarë duhet, pra e gjithë platforma e festivalit këtë vit. Duhet të ketë grupe të piktorëve për kostumet popullore , që të mos ketë abuzime, të muzikës që mos të sillet muzikë që nuk ka të bëjë me folkun shqiptar, etj. Pra ka shumë elementë që duhet të diskutohen për zhvillimin e festi-valit”, pohon Burba, në reagimin e tij. Festivali i parë në Gjirokastër mban vitin 1968, por këngëtari i njohur Gramoz Burba një nga zërat e vlerësuar në skenat tona, shprehet se festivale si para ’90 nuk bëhen dot më. “Festivali i Gjirokastrës nuk bëhet më siç ka qenë para viteve ’90 në vendin tonë. Problemet me festivalin janë, sepse në këto 30 vite fshati ka pësuar rrjedhje. Shtëpitë e kulturës dikur nuk ekzistojnë fare. Rapsodët që merren me këtë punë, janë dhe nuk janë efiçentë, sepse kanë ardhur në qytete. Kjo sigur-isht që ka vështirësi dhe këtu nuk pretendohet të bëhet një festival si në kohën para ‘90, por të paktën të ruhen ato që janë më tipiket. E rëndësishme është të jetë lahuta, çiftelia, polifonia, vallet karakter-istike”, shton më tej Burba. Për

“Bukuroshja e Durrësit”, mozaiku më i vjetër në Shqipëri

Rehovë, projekt restaurimi për banesën monument kulture

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” shekulli IV p.e. sonë, Durrës, ndodhet e ekspozuar në pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kom-bëtar. Herë pas here muzeu prezanton përmes fotove të ndryshme objekte, që janë në pavijonet e tij dhe së fundmi është publikuar “Bukuroshja e Durrësit”. Mozaiku u zbulua në vitin 1916, nga arkeologu austriak Camillo Praschniker. Është mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot. Ka përmasat 5.1 x 3me-tra dhe është realizuar me

gurë zalli shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmad-huar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zam-baku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme, kurse sfondi është i zi. Motive zbukurimi të ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas, Maqedoni e Lashtë. Pavijoni i Lashtësisë është i pasur me objekte të ndrys-hme në MHK.

Në Rehovë ka banesa monument kulture, që kanë nevoje për një ndërhyrje res-tauruese. Së fundmi Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka miratuar projektin e restau-rimit: “Restaurimi i mbulesës së çatisë së objektit me pronar Marika Priftin”, Rehovë, Erse-kë. Projekti i hartuar nga Dre-jtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në mbulesën e çatisë së banesës. Rehova është fshat që dëshmon qytet-ërim të veçantë jo vetëm në

zonën e Kolonjës, por edhe në Shqipëri. Konsiderohet si një perlë nga historiku, arkitektura e veçantë, natyra e mrekul-lueshme, qetësia, ushqimet bio dhe ajri i pastër. Të gjitha këto e mikpritja e banorëve e bëjnë atraksion të frekuentuar kryesisht nga turistët e huaj. Rehova mund të jetë Voskopoja e Kolonjës për turizmin. Ndod-het dy kilometra larg Ersekës, një nga perlat e fshehur të Shqipërisë. Ndërkaq që për-ballë pasurisë natyrore duhet dhe më shumë vëmendje, për monumente e kulturës.

“Zonja e Kangës”, një recital që sjellë këngë të njohura

Këngëtarja e njohur Edo-na Reshitaj vjen këtë mbrëm-je me koncertin e saj recital, "Zonjat e Kangës", që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Mes këngëve që ajo do të sjellë në skenë, Reshitaj do të interpretojë edhe këngë nga Nexhmije Pagarusha. Koncerti përfshin këngë të zërave më kum-bues të muzikës shqiptare, përfshirë edhe Vaçe Zelën, Liliana Çavollin e Merita Hal-ilin. “Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të Pagarushës. Kjo këngë u

kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpre-timet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore, por dhe opera. Nexhmije Pagarusha in-terpretoi në një koncert të muz-ikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Bashkëpunoi edhe me këngëtarë të ndryshëm dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota”.

Page 19: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho është duartrokitur këtë fundjavë edhe në Mynih të Gjermanisë. Sopranoja erdhi në skenë me rolin kryesor, atë të Violetës në operën “La Traviata”, e cila është shfaqur shumë në teatrot italiane, por edhe në rreth 23 shtete të botës. “La Traviata” me Ermonela Jahon ishte edhe në skenën e në teatrit të operës “Bayerische”, për të vijuar dhe në datën 28 shkurt. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, një tjetër shkrim vjen dhe nga “The Guardian”. Kri-tiku John Crace tregon se sopranoja është mahnitëse. “Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace, për prestigjiozen britanike “The Guardian”. “La Traviata është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e ven-dosur në një li-bret italiane nga Francesco Ma-ria Piave. Op-era "La Traviata" bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas histor-isë së muzikës triologji pop-ullore, ku bejne pjese tre operat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", të cilat janë tre operat më të shfaqura në botë. Në një nga darkat mondane në sallonin e saj parizien kurtizanja e bukur, Violeta Valery, takon fisnikun Al-fredo Germont, dhe për hir të dashurisë për të braktis jetën e saj prej kurtizane. Babai i Alfredos ndërhyn në bashkëjetesën idelike që të dashurit kanë nisur në një shtëpi fshati në per-iferi të Parisit. Edhe pse ai beson në sinqeritetin e ndjenjave të Violetës për të birin, ai këmbëngul që ajo të heqë dorë nga Alfredo. Violeta më në fund thyhet dhe largohet duke lënë vetëm një letër për Alfredon. Ajo shfaqet në një mbrëmje në shtëpinë e Florës në krah të të dashurit të saj të vjetër Baronit Douphol. Alfredo nevrikoset dhe bashkë me Baronin takohen në tavolinën e kumarit ku Alfredo fiton një shumë të madhe parash prej Baronit. Pasi nuk arrin të bindë Violetën që të kthehet me të ai e ofendon dhe thërritet nga Baroni në duel. Violeta sëmuret dhe të gjithë miqtë e braktisin. Alfredo më në fund kthehet. Babai i ka rrëfyer atij për sakrificën e Violetës dhe i thotë që ti kërkojë falje. E lumtur kur e shikon, Violeta përpiqet të çohet. Por është shumë vonë, ajo vdes në krahët e Alfredos.

Piktori shprehet se janë vepra që janë punuar pas viteve ’90

në aktivitetin e tij ai vazhdon të merret me krijimtarinë, të shkru-ajë, pikturoj dhe vizatojë. “Para rreth një viti u hap në galerinë e artit FAB një ekspozitë e imja, me vizatime, që ishin të paekspozuara më parë”, tregon piktori. Edhe me ekspozitën, që hapi në galerinë FAB, piktori mori shumë vëmend-je për krijimtarinë e tij.

Aktiviteti i autoritLekë Tasi u lind më 1929. Stu-

dioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Walter Caletti, në vitet 1939 - 1943, më pas me Ymer Skën-derin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës, ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet '20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas

Kongresit të Lushnjes. Pas revolu-cionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Leka u pushua nga puna dhe u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushn-jës, 1975-1990. Jetën e kësaj peri-udhe e ka rrëfyer në librin autobi-ografik "Grabjani rrëzë kodrave", botuar në Tiranë, në vitin 2009. Ak-tiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij pas internimit në Tiranë, më 1990 ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve, një ekspozitë personale në Pejë, "Galeria Exit" 2005, si dhe disa ekspozita kolektive në Tiranë dhe Durrës.

Ermonela Jaho një tjetër sukses me operën

“La Traviata”, në Gjermani

Lekë Tasi prezanton pikturat në Muzeun Historik Kombëtar, 10 tablo për vitet e internimitJulia VRAPI

Në kuadër të “Muajit të Kujtesës”, Muzeu His-torik Kombëtar çel sot një ekspozitë me ob-

jekte personale të personave, që kanë vuajtur nga regjimi ko-munist si edhe me piktura të Lekë Tasit. Muaji shkurt është caktuar si “Muaji i Kujtesës”, për shkak të atyre ngjarjeve, që do të ndryshonin rrjedhën e his-torisë shqiptare, prandaj muzeu shprehet se këto aktivitete janë jo vetëm për të kujtuar, por edhe për t’u solidarizuar, ndaj ngjarjeve që na kanë prekur të gjithëve. Në këtë aktivitet Lekë Tasi do të flasë rreth librit të tij “Grabjani rrëzë kodrave”, ku rrëfen ngjarje, që ka përjetuar gjatë vitet e internimit. Me një aktivitet të vlerësuar në krijimtarinë e tij piktori Lekë Tasi do të ekspozojë dhjetë tablo në vaj, që janë punuar pas viteve ’90. Piktori shprehet se në tablo tregon periudhën e jetës së tij, që ka qenë në internim. “Në ekspozitë do të prezantohen një numër pik-turash të punuara nga unë ndër vite. Por tema është mbi librin për internimin, ku do të ketë dhe një bisedë gjatë saj. Janë dhjetë punime, që do të jenë në këtë ekspozitë dhe në qendër është Grabjani, që do të projektohet në mur. Mua kështu më premtuan për këtë ekspozitë. Ka dhe disa tablo me episode si bixhozi, një krim me një ndërtesë që rrjedh gjaku, një portret gruaja me një trëndafil në dorë, etj. Janë punë, që janë të punuara me vaj pas viteve ‘90. Por në libër tregoj periudhën, që kam qenë i internuara para viteve ’90”, pohon piktori Lekë Tasi. I pranishëm sot në Muzeun Historik Kombëtar, piktori Lekë Tasi shprehet se shkrimin e librit e ka nisur, që në vitin 1980. “Librin “Grabjani rrëzë kodrave” e kam shkruar në mbarim të viteve të internimit, në pesë vitet e fundit. Më vajti puna pesë vite dhe më pas u deshën dhe shumë të tjerë. Unë e kam nisur punën me librin për ta shkruar më 1980 dhe e kam mbaruar së shkruari edhe si formë e botuar më 2009”, shton më tej piktori. Autori Lekë Tasi tregon se

Dirigjenti Eno Koço, zgjidhet anëtar i jashtëm i ASH

“Dasma e Figaros”, me një produksion të ri në 2000, në TOB

Dirigjenti i njohur shqiptar Eno Koço, i cili punon prej vitesh si dirigjent i Filarmonisë së Universitetit Leeds në Angli, është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artisti i njo-hur ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për muzikën shqiptare. Ai ka botuar një sërë librash dhe artikujsh stu-dimor mbi muzikën shqiptare dhe është nderuar edhe me titujt “Artist i Merituar” (1984) “Profesor i Asociuar” (2005) si dhe me urdhrin “Nderi i Kombit” (2017). Siç duket pra,

vepra artistike e Eno Koços në fushë të muzikologjisë, është kolosale. Kontributi i tij për afirmimin e ndjeshmërisë shqiptare në përmasa botërore, është i jashtëzakonshëm. Ndër botimet shqip dhe anglisht, janë traktati "Orkestrimi" në bashkëpunim me Gjon Si-monin (1977, 1984), librat "Tefta Tashko Koço dhe koha e saj" (2000), "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930" (2002), artikuj periodikë që nga viti 1970, dhe ndër më të fundit janë ato "Mbi këngët e përmbledhjes Lyra Shqiptare".

Opera “Dasma e Figaros” u shfaq me një produksion të ri më 9 nëntor 2000, si një bashkëprodhim i parë shqiptaro-grek-bullgar. Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, vepra ishte me regjisor Plamen Kartaloff, producente Zana Çela, skeno-graf dhe kostumograf Joanna Manoledaki, dirigjent Eno Koço dhe dirigjent kori Oleg Arapi. “Dasma e Figaros” është një opera gazmore me 4 akte nga Mozart dhe ka një larm-ishmëri karakteresh dhe një lojë shumë të bukur dhe in-

triga dashurie. Gjatë gjithë kohës, personazhet vendosin veten në situata të ndërlikuara duke e bërë publikun të jetë gjithë kohën kurioz për atë që do të ndodhë më pas. Në qendër të veprës janë Figaro dhe Suzana, të cilët janë re-spektivisht shërbëtorët per-sonal të Kontit dhe Konteshës Almaviva. Konflikti nis pasi Konti dëshiron të ushtrojë të drejtën (që kanë pasur në atë kohë zotërinjtë) për të fjetur me nusen para të shoqit, por sigurisht do ta bëjë këtë pa e marrë vesh kontesha e tij.

Trashëgimia kulturore në vend, në revistën “Monumentet”

Revista “Monumentet” nr. 58, botim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, është botimi i radhës që pasuron serinë e kësaj reviste, numri i parë i së cilës ka dalë që në vitin 1971. Instituti Kom-bëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se bashkëpunëtorët e revistës, të gjithë profesionistë në fushat që mbulojnë, kanë tra-jtuar problematika të ndryshme të menaxhimit të pasurive kul-turore në qytetet e ndryshme të Shqipërisë. “Kanë evidentuar raste specifike të restaurimit hap pas hapi në objekte të

veçanta të shpallura "monu-ment kulture", si dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik, mbro-jtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, turizmit, kulturës dhe muzeve”, shprehet IKTK. Kjo revistë pasqyron veprimtarinë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në fushën e gjurmimit, studimit dhe restaurime të mon-umenteve të arkitekturës dhe të atyre të artit. Nga viti në vit revista “Monumentet” ka ardhur duke rritur nivelin e artikujve, e zgje-ruar me problematikën e trajtuar.

Page 20: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT20 E Mërkurë 26 Shkurt 2020

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Gugash Magani ashtu siç edhe paralajmëroi pas disfatës me Po-gradecin, ka dhënë dorëheqjen. Tekniku peqinase nuk ka mundur të vazhdojë me verdhezinjtë duke qenë se rezultatet mungonin dhe ekipi është larg objektivit për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Ndaj, tekniku preferoi të ndante rrugën me kavajasit për të pasur mundësinë e një tjetër eksperience. Sakaq, klubi i Besës nuk ka humbur kohë por ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Në krye të Besës është Ndriçim Kashami, i cili i ka drejtuar verdhezinjtë edhe më parë. Ndërkohë, tekniku 50-vjeçar ka pasur eksperienca edhe me Besëlidh-jen, Egnatian e Apoloninë.

Skuadra e Bylisit fokusohet te sfida me Flamurtarin që do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Skuadra e trajnerit Dovedan pas pikës në kryeqytet synon që pas gjashtë javësh të rikthehet te fitorja ndaj vlonjatëve. Bylisi në këtë sfidë do të jetë më i plotë se ndaj Partizanit, pasi Ditmar Bicaj do të jetë gati. Ndërkohë që për mallakas-triotët alternativë e vetme është fitorja duke qenë se nuk e kanë bërë “sefte” këtë sezon, ndërsa sfida me kuqezin-jtë po vlerësohet shumë. Ballshiotët kanë ndeshje vendimtare, pasi presin Flamurtarin e më pas shkojnë në Laç dhe Gjirokastër, ku të dyja ndeshjet e javës luhen për një javë.

TRAJNERI5 mln lekë gjobë, 15 ditë afat të dëmshpërblejë stolat e thyer dhe arrestime nga policia

Dëmtuan “Air Albania”, Disiplina me “kamxhik” ndaj tifozëve të Tiranës, penalitete para derbit me PartizaninAdriatik BALLA

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, mori dje në shqyrtim fenomenet nega-tive të ndodhura fundjavën e

kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit në vend. Padyshim që fokusin e pati ndeshja Kukësi-Tirana, ku tifozët bardhe-blu shkaktuan dëme të konsiderueshme në impiant, dëshmuar me thyerjen e shumë stolave dhe ky është një fenomen i përsëritur. Dëmtimet janë shkaktuar në stadiumin “Air Albania”, gjë që përbën një fenomen shqetësues, pasi stadiumi në fjalë jo vetëm është i ri, por i përket ekipit kombëtar. Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës nuk është mjaftuar me kërk-esën ndaj Tiranës të dëmshpërblejë stolat e thyer, por njëherësh e ka gjobitur klubin bardheblu me një shumë të rëndë prej 5 mln lekësh të vjetra. Dhe e gjitha kjo me “sjelljen e gabuar të tifozëve”. Dhe është fakt, Tirana është skuadra më e dëmtuar nga vendimet e Disiplinës, pasi përveçse duhet të paguajë një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, duhet të bëjë kujdes për sfidat e ardhshme, sidomos në derbin me Partizanin, pasi tashmë është e para-lajmëruar për sanksione të rënda. E njëjta gjë vlen edhe për Kukësin (zhdëmtimi i dëmeve në sektorin përkatës), por klubi kuksian mund të ngushëllohet me gjobën më të ulët, vetëm 1 mln lekë të vjetër.

Policia arreston disa të rinjDëmtimet në “Air Albania” kanë

sjellë edhe gjurmimin e huliganëve nga policia dhe kanë ndodhur arrestimet e

para. Kështu, 19-vjeçari me inicialet F.Z., banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Dje Gjykata e Ti-ranës caktoi masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana. Ndërkohë që për Guri Marajn dhe Kujtim Brakën, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për ndeshjen e bardhebluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proceduar penalisht.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.“KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spek-tatorëve dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të sta-diumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve. 3.FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda

Derbi midis Tiranës dhe Par-tizanit shënon pikën kulmore të kampionatit shqiptar dhe një duel i tillë, klasikja e futbollit kryeqyte-tas, vjen në fundjavë në kuadër të fazës së tretë të Superiores, një duel që ka vlerë për fatet e sezonit. Në kuadër të këtij takimi, i cili do të luhet të premten ora 19:00 dalin në shitje biletat. Organizatorët kanë menduar që për këtë supersfidë të aplikojnë çmime të njëjtat se në derbin e parë të zhvilluar në këtë impiant modern, pra më të

shtrenjta se në takimet e tjera të kampionatit të zhvilluara në “Ai Albania”. Për tifozët ultra, që ven-dosen pas porte, në fakt nuk do të ketë rritje të çmimit (500 lekë). Në të gjithë pjesën ballore një biletë do të kushtojë 1 500 lekë në sektorët më pranë mesit të fushës dhe 1000 lekë më në anësore. Në Tribunën VIP, biletat do të variojnë nga 3000 në 5000 lekë. Në tribuna spektakli i tifozëve është i garantuar duke qenë se rivalitetin ndaj njëri-tjetrit e kanë të flaktë. Ndaj, përgatitjet

kanë nisur e gjithnjë më shumë po fillon të ndihet atmosfera. Ndër-kohë, duket se edhe Majkëll Ngo nuk po i pritet të zbresë në fushë për të ndihmuar 24-herë kam-pionët drejt triumfit, teksa para pak minutash ka publikuar në Instagram një foto selfie me tifozët e Tiranës pas shpine, shoqëruar me fjalët “Tirana është blu!”. Një mesazh i qartë për rivalët në fushë, me britanikun që duket i sigurt se edhe këtë herë kryeqyteti do pushtohet nga ngjyra bardheblu.

Biletat e derbit, publikohen çmimet për kryeduelin e javës së 24-t

Bylisi me pretendime të rritura, ndaj Flamurtarit

synohet trepikëshi

Magani dorëhiqet nga Besa, kavajasitgjejnë trajner të ri

Vllaznia-Skënderbeu shtyhet, shkak

dëmtimi i “Loro Boriçit”

SUPERIORE

SITUATA

15 ditëve. 4.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. 5.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. 6.Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 7.Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 8.Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij”, ishin disa prej vendimeve të djeshme të dhënë nga Disiplinori i FSHF-së.

Java e 24-t e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Gjithçka do të nisë të premten me derbin e kryeqytetit Tirana-Partiza-ni, ndërkohë që të shtunën do të luhen 4 sfidat e tjera të cilat janë ndarë në dy fasha oraresh, 14:00 dhe 17:00, por së fundmi ka patur një ndryshim në lidhje me takimin Vllaznia-Skënderbeu që ishte në program të shtunën në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Për shkak një problemi me ndriçimin në stadiumin e Shkodrës sfida është spostuar dhe do të luhet tre orë më herët, pra të shtunën në orën 14:00. Një ndryshim që me siguri nuk do t’u pëlqejë dy skuadrave por që nuk kanë rrugë tjetër veçse t’i përshtaten orarit të ri.

Partizani do të ketë të premten një duel vendimtar me Tiranën për objektivat sezon-ale, në një kohë që bardheblutë, rivalë të vjetër të tyre, kanë pasur gjatë javëve të fun-dit një ecuri fantastike dhe kanë marrë krye-simin e renditjes. Jo vetëm kaq, por Tirana ka fituar derbin e fazës së kaluar pikërisht në “Air Albania” dhe prej atij momenti Par-tizanin e ka ndjekur vetëm tersi. Sidoqoftë, klubi i Partizanit jep një lajm të mirë rreth gjendjes shëndetësore të Lorenc Trashit, i dëmtuar rëndë në sfidën mes Partizanit dhe Bylisit (2-2), të luajtur në “Air Albania Stadi-um”. 27-vjeçari, i cili u lëndua seriozisht në një përplasje me portierin Alban Hoxha, ka

lënë ambientet e “Spitalit Amerikan 3”, për të nisur periudhën e riaftësimit. Sigurisht që nuk bëhet fjalë që ai të jetë gati për ndeshjen derbi, që do të zhvillohet të premten, meg-jithatë stafi i të kuqve shpreson ta ketë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur. Pritet të saktësohet data e kthimit të Trashit në fushë, por pranohet dhe në kampin e kuq, Lorenc Trashi do jetë mungesa e madhe e Partizanit në këtë derbi me Tiranën, por edhe më gjatë në ndeshjet e tjera të kampionatit teksa do i duhen disa javë për t’u rikthy-er. Mbrojtësi ishte i pafat teksa pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasje fatkeqe me portierin Alban Hoxha në ndeshjen me

Bylisin. Futbollisti i kombëtares u dërgua menjëherë për në spital, për të marrë shër-bimin e duhur. Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Trashi duket se e ka rimarrë disi veten dhe pse pasojat janë të dukshme, teksa falënderon të gjithë për mbështetjen duke shpresuar t’i rikthehet sa më shpejt fushës së blertë. “Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Me ndihmën e Zotit shpresoj të rikthehem sa më shpejt”, ishin fjalët e Trashit, i cili tashmë ka lënë am-bientet e spitalit. I takon stafit mjekësor të sqarojë kohën e kthimit në fushë të Trashit, por e sigurt është se ai nuk do të jetë në derbin e së premtes kundër Tiranës.

Partizani/ Trashi mesazh emocionues tifozëve: Kthehem shpejt

“Komisioni i Disiplinës nuk është mjaftuar me kërkesën ndaj Tiranës të dëmshpërblejë stolat e thyer, por njëherësh e ka gjobitur klubin bard-heblu me një shumë të rëndë prej 5 mln lekësh të vjetra...”

Page 21: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Hetimi i menaxherit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani për evazion fiskal në Spanjë, përfshin në mënyrë indirekte edhe Armando Sadikun, emri i të cilit ka qarkulluar gjerësisht në media spanjolle gjatë ditës së sotme. Sulmuesi shqiptar rezulton të jetë nën menaxhim nga “LIAN SPORTS”, kompania e cila drejtohet nga Ramadani dhe Nikola Damjanac, të cilët kanë bërë të mundur disa transferime të tij në vitet e fundit nëpërmjet nëpunësve të tyre. Që kur shteti spanjoll nisi hetimet për evazionin fiskal nga Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij, po kalojën në sitë të gjithë transferimet që kanë kryer në emër

të “LIAN SPORTS”. Mes tyre figurojnë edhe lëvizjet në tre vitet e fundit të Armando Sadikut, si kalimi i tij në kampionatin po-lak te Legia Varshavë e më pas te Levante para se të përfundonte te Malaga. Mediat spanjolle shpjegojnë se asnjë prej këtyre transferimeve nuk rezulton të jenë mes atyre të dyshuara për evazion fiskal, pasi nuk ka pasur shifra fiktive si në rastet e mëparshme. Gjithashtu, për t’i finalizuar ato kanë qenë disa bashkëpunëtorë të tjerë të kompanisë që janë marrë e jo Ramadani me Damjanac në mënyrë direkte. Gjithsesi, kjo mund të dëmtojë paksa situatën e sul-muesit shqiptar pasi në rrethana të tilla,

pakkush dëshiron të kryejë marrëveshje me kompanitë që janë nën hetim nga au-toritetet shtetërore, aq më tepër për evazi-on fiskal e fshehje të ardhurash. Sadiku është në huazim te Malaga deri në fund të sezonit pa të drejtë të blerjes së kartonit dhe në verë do të duhet të vërë në lëvizje menaxherët e tij që t’i gjejnë një sistemim tjetër nëse Levante nuk e do më. Ndërkohë, Malaga vijon të “notojë” në ujëra të turbull-ta në ligën e dytë spanjolle. Në skenë kanë dalë emra pronarësh të interesuar. Dhe sipas mediave spanjolle, i interesuar për të blerë klubin spanjoll është as më shumë e as më pak por vetë aktori i njohur Holli-

vudit, Xhorxh Kluni me kompaninë e tij të menaxhimit. Aktori po qëndron në Malaga prej kohësh pasi aty janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollivudin dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin. Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët e Hollivudit i ka tërhequr ideja për të krijuar një “realiti show” me jetën e përditshme të klubit dhe nëse finalizohet, mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se si është futbolli profesionist 24 orë në 24. Sigurisht, kjo do të ishte një mundësi e rrallë për dy futbollistët shqiptarë, të cilët do të kishin shikueshmëri ndërkombëtare

Evazion fiskal/ Hetohet menaxheri, në “shënjestër” edhe Armando Sadiku

Dinamo do të ketë presidentin e ri dhe do të jetë italiani Marko Pontreli. Në fakt është zyrtarizuar si president edhe disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit të shkuar kur ndodhën edhe ndry-shimet në staf dhe në drejtim. Gjithsesi, koha të tregojë se si do të jetë e ardhmja e klubit blu. Dje pasdite, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, shkruhej se Marko Pontreli është zyrtarisht pres-identi i skuadrës së Dinamos në vijim. “FK Dinamo ka kënaqësinë të komu-nikojë se prej pasdites së sotme, Marko Pontrelli është presidenti i ri i 18-herë kampionëve të Shqipërisë! Një faqe e re pritet të nisë në historinë e klubit Blu! Ju urojmë suksese në detyrën e re z.President!”, shkruan Dinamo.

Olimpiakos do udhëtojë drejt Lon-drës, ku të enjten do zhvillojë sfidën e kthimit në Ligën e Europës ndaj Arse-nalit. Ekipi grek do ketë një mision të vështirë pasi në sfidën e parë shtëpi-ake u mposht 0-1. Dje Olimpiakos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit. Sul-muesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiakos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A. Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari do shpresoj të ketë minuta në dispozicion.

KATEGORIA IMbrojtësi kuqezi pritet të rinovojë për 3 vjet +2, në përfaqësuese titullar i padiskutuar

Gjimshiti “as”, Atalanta do t’i rinovojë kontratën, “shuan” Mavrajn në KombëtareAdriatik BALLA

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshi-ti, po kalon një sezon të shkëlqyer me Atalantën,

pasi jo vetëm luan në Champions League, ku ka premisa për të shkuar në çerekfinale të këtij aktiviteti, por njëherësh Atalanta e tij po garon suk-sesshëm në top-4 ekipet e Serisë A, me shpresa për të qenë sërish edicionin tjetër në Ligën e Kampioneve. Dhe forma e mirë, kontributi në ekip dhe përmirësimi i vazhdueshëm i treguesve sportivë, kanë sjellë në vëmendje mbro-jtësin shqiptar, të cilit i është propozuar të rinovojë kontratën në plan afatgjatë dhe bëhet fjalë për një rinovim në terma 3+2, formulë që mund të sjellë qëndrimin e mbrojtësit në Bergamo gjatë 5 vjetëve të ardhshëm. Në një in-tervistë që ka dhënë për të përditshmen zvicerane “Blick”, Gjimshiti ka folur në tërësi për sezonin që ka me Atalantën, ambiciet, por edhe dëmtimin që pësoi ditët e fundit. Në këtë intervistë ai nuk ka lënë jashtë vëmendjes as korona-virusin, duke mos iu trembur, por nga ana tjetër tha se nuk do të dëshironte që familjarët e tij të lëviznin në Itali në këtë moment, nisur nga rreziku i lartë i infektimit. Sepse, një nga zonat e cila është me të kuqe në hartë për shkak të rrezikut është edhe Bergamo, qyteti ku jeton mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti. “Shpresoj që virusi të ndalohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të mos ketë më viktima. Unë personalisht nuk jam i frikësuar nga virusi. Mendoj se në botë ka sëmundje edhe më të rënda. Sidoqoftë, familjen dhe miqtë e

mi nuk do i ftoja në Bergamo”, theksoi ai. Më pas mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë komentoi më konkretisht situatën disi të pazakontë në qytetin e Bergamos, por edhe angazhimin e autoriteteve për të mos pasur panik. “Këtu ende nuk ka polici në rrugë, mund të lëvizim të lirë. Sapo jam kthyer nga qyteti dhe dyqanet e restorantet ishin të hapura. Por, në rrugë ka shumë më pak njerëz”, theksoi më tej Gjimshiti. Duke folur sërish për koronavirusin, Gjimshiti kujton për gazetën e njohur zvicerane se edhe shokët e skuadrës diskutonin shumë për këtë temë, madje kishte edhe panik, por vetëm tek disa lojtarë. “Sigurisht, koronavirusi është një temë e cila flitet shpesh mes nesh. Disa janë më të frikësuar, disa të tjerë më pak”, nënvizoi më tej mbrojtësi kuqezi.

Dëmtimi, rikuperimi dhe situata me Atalantën

Më pas vjen komenti i Gjimshitit

për dëmtimin e tij, që ndodhi vetëm pak minuta para se të zbriste në fushë me Atalantën kundër Valencias në duelin e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kam-pioneve. Dhe Gjimshiti bën një rrëfim shterues duke i dhënë sqarim të plotë situatës së tij në lidhje me dëmtimin. “Luajta një top të gjatë dhe papritur nd-jeva dhimbje në kofshë. Ishte bezdisëse. Ishte në ditën që festova datëlindjen e 27. Por, shokët e skuadrës bënë shumë mirë. Ndërkohë, tashmë nga dëmtimi jam mirë dhe jam sërish gati.”, theksoi mbrojtësi kosovar i kombëtares kuqezi. pyetjes së gazetarit të “Blick” nëse vijon të stërvitet rregullisht në këtë periudhë, Gjimshiti iu përgjigj se po kalonte një moment të qetë e të zakonshëm, por e pazakontë ishte se u anulua ndeshja e Atalantës në kampionat. “Deri më tani ka qenë e zakonshme, përveç faktit që ndeshja nuk u luajt. Të hënën nuk kishte stërvitje, por të martën do rik-

Florian Kamberi ka fituar shpejt vlerësimin e tifozëve të Rejnxhërs e sidomos trajnerit Stiven Xherard pas paraqitjes së fundit me fanellën e kësaj skuadre në kampionatin skocez. Lojtari shënoi një gol e dha asist në barazimin 2-2 ndaj St. Xhonston duke luajtur si zëvendësues, por pritet të jetë titullar ndaj Braga në Ligën e Europës këtë mesjavë, siç la të kuptohet edhe vetë Stiven Xherard në fjalët e tij para mediave ku nuk kurseu elozhet për futbollistin më të ri të përfaqësueses shqiptare. “Unë desha të hidhja në

fushë që nga fillimi të dielën, por sig-urisht që kishte rrezikun që të luante gjithë ndeshjen dhe të mos ishte i fre-skët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lo-jën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. Me atë performancë, me siguri, nuk mund ta injorosh një gjë të tillë, ai kishte një impakt të madh në lojë. Ai ishte lojtari i ndeshjes dhe të gjithë duhej të kishin folur për Flo Kamberin. Por të gjithë do të flasin për fazën mbrojtëse të Re-jnxhërs dhe ajo është një përgjegjësi e

imja që duhet të zgjidh”, tha Xherard i cili ka vendosur që futbollisti shqiptar të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës në transfertën portugeze për të ndihmuar ekipin që fitoi 3-2 sfidën e parë. “Do të jetë një lloj tjetër ndeshje, atij do t’i duhet që të tregohet altruist, që të bëjë punën e pisët, të vrapojë dhe të sakrifikohet shpesh për ekipin. Por padyshim që do ta bëjë. Megjithatë, nëse atij do t’i shfaqet mundësia, e di se ku është fundi i rrjetës. Për ne, kjo është një gjë shumë e madhe pozitive”, tha ai për futbollistin shqiptar.

Florian Kamberi “pushton” Skocinë, Xherard: Rejnxhërs ka tani një talent

Olimpiakosi fton Bullarin në Europa League, shans aktivizimi për shqiptarin

Dinamo me president të ri, italiani Pontreli do të financojë blutë

Teutës i kthehet një titullar, Arapi është gati

QËNDRIMI

SUPERIORE

thehemi në fushë. Të paktën ky është synimi. Mendon se javën e ardhshme do luhet? Shpresoj që po”, përfundoi Gjimshiti. Duhet theksuar në fund se mbrojtësi ka një rol thelbësor në ekipin përfaqësues. Ai e ka fituar tashmë rolin e qendërmbrojtësit titul-lar dhe duket se operon me më shumë efikasitet me Ardijan Ismajlin. Madje Gjimshiti, falë punës dhe përkushti-mit me Atalantën ia ka dalë të marrë vëmendjen e trajnerit Edi Reja dhe mund të pranohet se e ka nxjerrë “në pension” mbrojtësin Mërgim Mavraj. Ky i fundit nuk ka më ritmin e dikur-shëm as me skuadrën e tij në kampi-onatin gjerman, ndërkohë që Gjimshiti luan në top-4 të Serisë A, aktivizohet në Champions League me Atalantën dhe ka eksperiencë mjaftueshëm për të përballuar duelet e mëdha.

Teuta kishte mungesa të rëndë-sishme për transfertën korçare e cila u zhvillua në fundjavën e shkuar, e madje ranë në sy Renato Arapi por edhe Albano Aleksi. Të dy të dëmtu-ar. Por, duket se të dy do të jenë gati në një tjetër ndeshje të rëndësishme. Madje, Renato Arapit, duke qenë se kishte disa javë që nuk po i rikuper-ohej, udhëtoi drejt Serbisë. Ndërkohë që edhe Albano Aleksi është gati për Kukësin. Durrsakët do të kërkojnë që të rikthehen te fitorja në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e tyre në lidhje me kapjen e Europës nëpërmjet kampionatit. Duke qenë se në javët e fundit kanë pasur probleme apo lënie pikësh në fushën e tyre me ekipe si Luftëtari.

“Gjimshiti ia ka dalë të marrë vëmendjen e trajnerit Edi Reja dhe mund të pranohet se e ka nxjerrë “në pension” mbrojtësin Mërgim Mavraj. Ky i fundit nuk ka më rit-min e dikurshëm as me skuadrën e tij në kampionatin gjerman...

Page 22: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

22 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Tom Cruise ndërpret xhirimet e “Mision: Impossible 7”, në Venecia

Aktori i njohur amerikan, Tom Crusie, është detyruar të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Itali. Pas rasteve të vazhdueshme gjatë fundjavës, të përqen-druara kryesisht në pjesën veriore të vendit, Cruise u raportua se u zhvendos në një hotel me 5 yje në Venecia. Aktori 57-vjeçar mbërriti në Venecia më 20 shkurt, dhe ai kishte vendosur të fillojë xhirimet për “Mision: Impossible 7”, sipas “Daily Mail”. Por, pas një shpërthimi të coronavirusit, Cruise u mbyll në hotelin me 5 yje dhe nuk ishte në gjendje të fillonte xhirimet në film. Kompania e njohur “Paramount

Pictures” në një deklaratë ka thënë se xhirimet do vazhdojnë, pas qetësimit të situatës. “Gjatë kësaj ndërprerje ne duam të jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet e ekipit dhe po i lejojmë ata të kthehen në shtëpi deri sa të fillojnë xhirimet. Ne do të vazh-dojmë të monitorojmë këtë situatë dhe të punojmë së bashku me shëndetësinë dhe zyrtarët e qeverisë”, thuhet në deklaratë. Raportet fillestare tregojnë se askush nga kasti i aktorëve dhe i ekuipazht nuk është infektuar. Cruise u raportua se është duke qëndruar në hotelin “Gritti”, që fillimisht shërbeu si një vendbanim privat për familjet fisnike.

3 5 2

9 1

9 1 3 7 6

8 9 1 5 4

6 4

2 8 5

1 8

7 3 6

3 9 8

4 1 6 9

1 6 7

3 2 9

2 3 8

9 6 3

2 6 5 8 4

6 2 3 7 4 1

5 9 1 7

8

1 6 8 4 9

7 4 3

2

3

6 7 5 8 1

9 2 5

4 5

8 6 7

9 1 8

Baptiste Giabiconi, përfiton nga pasuria

e LagerfeldNjë vit pas ndarjes nga jeta të

stilistit Karl Lagerfeld ka dalë në dritë emri i trashëgimtarit kryesor të pasur-isë së tij, prej 170 milionë eurosh. Ai do jetë modeli Baptiste Giabiconi. Në një intervistë për programin francez “Sept a Huit”, ai foli për librin e tij “Karl e moi”, që do dalë në shitje nga 27 shkurti. Sipas tij janë 7 trashëgimtarë të pasurisë së stilistit, që u nda nga jeta në 2019, në moshën 86-vjeçare. Baptiste nuk ka zbuluar shumën që i takon, por e sigurt është që tani është një 30 vjeçar shumë i pasur. “Ka 7 trashëgimtarë që do marrin pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Edhe pse unë jam i pari”, tha ai. Një pjesë e pasurisë iu trashëgua dados së maces, që do kujdeset deri në fund për të.

1- Godinë banimi, mbrapsht 2-Humoristi anglez … Hard 3- Është ndaj-folje, gjoja, kinse, domethënë, pra 4-Shkencëtari rus Pavllov 5- Në këtë çast, pa fund 6- Shkrimtari turk Nesin në inic 7- Banjo allaturka 8- Etnografia dhe publicistja angleze Durhan 9- Kush?, ital 10- Këngëtarja dhe pedago-gia Turku në inic 11- Sheshi i dyluftimit të boksierëve, i shquar 13- Njëlloj si paradhënie 14- Ai është pasardhësi i romakut, i pa shquar 15- Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë 16- Mali i … , plazh afër shkëmbit të Kavajës 18- Lumi që kalon përmes Londrës 19- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 20- Marçelo … , ish futbollist kilian 22- Është perde në teatër 23- Përcaktimi i sëmundjes dhe ilaçeve nga mjeku 25- Ish futbollisti turk Shukur 26- Lloj site por me vrima më të mëdha 27- Një shtet aziatik me kryeqytet Ventiana 28- Goli në olimpikun e Romës 29- Kompozitori Kristi… , (O=A) 30- Regjizori Musliu 32- Kompani e telefonave celularë në Itali 33- Cigarishte 34- Drejtoria Jashtme 35-Ndajfolje sasie...

1- Film me metrazh të shkurtër 7- Masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me 10.000 m2 12- Një fshat i Fierit 13- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës pothu-ajse në brigjet e Gjibraltarit 14- Vendqëndrim i anijeve 15- Një perime bishtajë me farëza 16- Rajon Ndërkombëtar 17- Kanadaja ka për kryeqytet … 19- Janë konstruksione prej betoni për ndërtim 20- Sundimi Oligarkik Ganez 21- I thonë ndryshe plëndësit të pulës 22- … Musaj i Salarisë 23- Diçka që ndalohet të preket apo të zihet me gojë 24- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë 25- … Klinton e Amerikës, pa të fundit 26- Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një organ drejtues 27- Është fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit 28- Një ekip futbolli i Vjenës 29- Mundje kineze 31- Piktori i merituar Zajmi në inic 32- Njëlloj si kapriçiot 33- Është kripë e kaliumit, përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sapunit, etj 34- Ai i Ana Frankut 35-Bimë me farëza të hidhura dhe djegëse përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën 36- Ai që i shkon prapa beut, njihet edhe si trimi i beut 37- Tregon fuqinë e makinës apo të pajisjes për të prodhuar.

Sa kushton deri në aeroport?

- Taksi, sa lekë kushton deri në aeroport?

- 25 mijë lekë!- Po nëse marr edhe të dashurën

me vete?- I njëjti çmim!- E shef zemër, që s'vlen asnjë lek…

Mjeku i riNjë pacient operohet me anestezi

lokale. Gjatë ndërhyrjes, burri sheh që në operimin e tij është një mjek i ri. Pacienti tepër i zemëruar përgjigjet:

- Kishim rënë dakord se do të më operonte shefi i pavijonit.

Mjeku i ri:- Qetësohuni! Profesori nuk ndë-

rhyn në raste të tilla kaq të thjeshta. Këto raste na i lë ne të sapodiplo-muarve dhe ai vjen më pas”.

Pacienti pyet sërish:-Po, pas sa kohësh?Mjeku i ri:- Kur çështja bëhet më e komplikuar.

Babai i vërtetëNjë fëmijë bërtet:- Zotëri ju lutem më ndihmoni. Babai

po grindet me grushte me një person.Zotëria, i cili dëgjon fëmijën të

bërtasë, afrohet për ta ndihmuar dhe e pyet vogëlushin:

-Kush është babai juaj vogëlush?Fëmija:- Nuk e di! Pikërisht për këtë po

grinden edhe ata.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorMundohuni që të rretho-

heni nga njerëz pozitiv, të cilët ju bëjnë që të ndiheni të qetë. Ky është një moment i mirë dhe shumë probleme mund të gjejnë zgjidhje, pas tensioneve më parë.

23 shtator-22 tetor

Kjo e mërkurë duhet jet-uar qetësisht. Mundohuni që të mos reagoni në mënyrë të acaruar. Lini mënjanë prob-lemet në punë, të cilët do të duan ditë që të zgjidhen.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Hëna nuk do ketë ndikim të kundërt dhe për ju do të nisë një përmirësim i ndjeshëm në dashuri. Në punë, ju duhet të mundoheni që të gjeni një zgji-dhje dhe të shmangni debatet

Moment i mirë për të nisur projekte të reja, pasi Marsi nuk do të jetë më kundër jush dhe do ju bëjë, të ndiheni mirë. Po ashtu parashikohen përmirësime në sferën profesionale.

Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku do të ndiheni vërtetë mirë, ndaj mundohuni që të jeni me këmbë në tokë. Sa i takon punës, do ketë ndry-shime, por duhet të bëni durim.

Demi

Kjo e mërkurë do jetë dita e duhur për tu dashuruar! Nuk do ketë asnjë problem gjatë saj, me përjashtim të punës, ku do të jeni nervoz. Në mbrëmje do të jeni në qetësi me familjen.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Në dashuri do të përballeni me disa probleme dhe pengesa për të kaluar. Do të ketë një ngadalësim në punë, por nuk ka asgjë që nuk mund të zgjid-het nëse tregoni vëmendje.

Mos nënvlerësoni ndjenjat, pasi dashuria do të jetë protag-oniste në këtë periudhë. Nëse nuk e pëlqeni mjedisin tuaj të punës do të keni mundësi të ndryshuar, ndaj shihni përreth.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majJu pret një ditë pozitive.

Mundohuni që të shijoni në maksimum ndjenjat. Mund të keni vështirësi me ndonjë koleg, ndoshta për shkak të ndonjë konkurrueshmërie.

Huawei P40 Pro, në treg në muajin mars

Mos bëni zgjedhje të rrezikshme, pasi kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme për të shmangur situata të pasigurta. Në punë, mund të ketë një përkeqësim të lehtë.

Horizontal

Duhet ti besoni një miku, të flisni për problemet tuaja të dashurisë dhe të keni një vizion më të qartë të lidhjes në çift. Sfera profesionale do të jetë e mbrojtur nga Marsi.

Do ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj, edhe në sferën emocionale. Do të ketë diçka interesante sa i takon mundësive në punë, por duhet të tregoni pak kujdes.

Huawei P40 Pro pritej të arrinte diku në muajin mars, por informa-cionet e fundit tani japin një datë specifike. Huawei zhvilloi një ngjar-je, ku prezantoi Huawei Mate Xs të ri. Ata gjithashtu lançuan MatePad Pro 5G, Huawei MateBook X Pro, por dhanë edhe datën e lançimit për telefonin tjetër Huawei. Përfaqësues i kompanisë, Richard Tu ka konfir-muar që seria e ardhshme Huawei P40 do të arrijë më 26 mars në Paris, Francë. Kjo pajisje supozohet të përfshijë lidhje Wi-Fi 6+ për të arritur shpejtësi deri në 1.200 Mbps, lidhje duale 5G dhe disa nga kamer-at më të mira, në një smartphone.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Teksas, qeni i humbur raporton veten në polici

1-Sipas mitologjisë greke ishte perënde-sha e dashurisë 5- Është kafshë dinake 9- Dhurues 11- Instituti Bujqësor 13- Me të meta fizike 14- Pohojnë italianët 15- Gojëdhënë, legjendë 17- … Hsiao Pin, ish udhëheqës kinez 18- Kompani e telefonave celulare në Itali 19- Lajm i mire 21- Lumë në Gjermani 22- Janë dythundrrakë nga Peruja me lesh të mirë 23- Qytet bregdetar francez në Gjirin e Lionit 24- Omonia, përgjysmë 25- Gazetarja Vasili 26- Aktori amerikan Riçard… 27- …Ir Sen, ish udhëheqës Korean 28- I thonë çajit italianët 29- Ish zonja e parë e Amerikës Obama në inic 32- Instituti Lartë 34- Në fillim të bisedës 35- Cak, kufi 38- Vrasës, barbar, i pamëshirshëm 40- Zola i letërsisë franceze 42- … Vokshi, këngëtare e mis, jeton në Amerikë 43- Automjetet e transportit ndërkombëtar 44- Qymyr industrial 46- Gazeta që ke në dorë 47- Agjensi Telegrafike 48- Plak që e ka lënë mëndja 50- Përemër vetor 51- Janë grup eks-tremistë që veprojnë në Lindjen e Mesme 53- Vise, krahina 54- Formacion i madh ushtarak.

1-Specialist në degën e gjuhësisë që studi-on prejardhjen e fjalëve të një gjuhe 2- Omer Dishnica 3- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 4- Meri 5- Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit 6- Një fjalë pa shkak 7- Instituti Radikal 8- Asgjësim 10- Masë e sip. tokës e barabartë me 4047m2 12-Bashkëjetesa me dy gra 14-Fjalë apo shprehje që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën 16- Janë gjëndra të huaja në trupin e njeriut 18- Shoqëri e mjeteve komu-nikuese 20- Humoristi anglez Atkinson në inic 21- Repart Ushtarak 30- Fillestar 31- Njeri që merr pjesë gjerësisht në një parti dhe lufton me përkushtim 33- Cak, kufi 34- Enë e madhe për lëngje 36- Stacioni ndërplanetar rus në hapë-sirë 37- Instituti Lartë 39- “… i Debervileve” ro-man nga Çarl Dikens 41- Spiro … protagonist i shpëtimit të anijes luftarake, tek filmi “Duel i heshtur” 44- Një kafshë shtëpiake 45- Një shtet ishull në detin e Karaibeve 48- Njëri muaj i vitit 49- Mjet sinjalizues për anijet 51- Teatri Operas 52- Ndërmarrja Minerale...

Një qen në Teksas u largua nga shtëpia e tij në mes të natës dhe përfun-doi, duke raportuar policinë se kishte humbur. Oficerët e Departamentit të Policisë në Odessa u shokuan kur Chico hyri në komisariat dhe vendosi këmbët, në tavolinën e policëve. Gjatë kësaj kohe pronari i qenit nuk e kishte idenë se Chico kishte humbuar, pasi po flinte gjumë. Policët gjatë kësaj kohe telefonuan veter-inerët për të kontrolluar nëse qeni kishte ndonjë chip në qafë, për të identifikuar pr-onarin e tij. Pronari i tij, Edward Alvarado mori vesh për ngjarjen vetëm kur nipi i tij i dërgoi mesazh duke i thënë se kishte parë fotot e Chico, të publikuara nga policia. Por në momentin që menduan se e kishin zgjidhur çështjen, Chico u zhduk nga rajoni dhe kishte udhëtuar vetë duke gjetur rrugën për në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 544 11 6 13 5 3 2 3

13 3 8 1 2 4 8 4 11

2 13 2 1 5 4 11 5 8 1

1 2 6 5 14 2 6 2 7

2 7 5 4 2 3 8 7 10

7 2 1 2 7 5 6 12 11

5 4 8 9 15 12 7 5 3

13 2 7 8 4 7/R 2 1 8

16 15 7 5 1 1 5/I 9 8 7

11 7 8 3 17 5 3/T 11 8

3 8 1 2 3 5 4 2/A

K O N D I T A T

D T E M A K E K O

A D A M I K O T E M

M A N I F A N A R

A R I K A T E R P

R A M A R I N L O

E K E S U L R I T

S A R E K 7/R A M E

B U R I M M 5/I S E R

O R E T V I 3/T O E

T E M A T I K 2/A

Page 24: Alarm në politikë, SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për … · 2020-02-26 · mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme, i cili nuk ka shans të replikohet

GAZETA SOT24 E Mërkurë 26 Shkurt 2020

3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Liga e Kampioneve u rik-thye këtë javë me due-let e radhës në fazën e 1/8 të finales, ku pady-

shim të dy takimet e mbrëmjes dhuruan emocione. Napoli priti Barcelonën në “San Paolo”, kurse Çelsi priti Bajernin e My-nihut në “Stamford Bridge” të Londrës. Gjermanët shpartallu-an Çelsin 3-0, duke qenë thuajse në çerekfinale, kurse italianët frenuan Barcelonën dhe Mesin me një barazim 1-1 që, sidoqoftë, favorizon katalanët në duelin e kthimit. Napoli kishte zgjedhur të mbrohej në këtë ndeshje, me strategji efikase taktike në repartin difensiv, por me am-bicie në kundërsulm, gjë që i dha avantazhe në menaxhimin e takimit, pavarësisht se Bar-celona e dominoi ndeshjen në mbajtjen e topit me 66%. Duhet thënë se në fraksionin e parë të lojës, Napoli ishte kaq entuziast dhe aq i vendosur taktikisht sa edhe psikologjikisht ishte i pathyeshëm. Edhe pse domi-nonte Barça në mbajtjen e topit, lojtarët që vrapuan më shumë ishin ata të Napolit dhe kjo e bëri diferencën. Goditjet në portë për Barcelonën munguan tërësisht

Qëndrimi/ UEFA monitoron situatën me Coronavirus, nuk rrezikohet Europiani

MESFUSHORI Liverpuli e meriton të fitojë Pre-mier League dhe e ka njërën dorë te trofeu, ka vlerësuar mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba. Ai ka shtuar se i dhemb të shoh rivalin e përbetuar të klubit të tij, duke luajtur aq mirë. Liverpuli ka mposhtur Uest Hem Junajtid të hënën mbrëma me rezultatin 3:2, duke iu afruar titullit të parë të Anglisë pas 30 viteve. Liver-pulit i duhen vetëm edhe 12 pikë në ndeshjet e mbetura për të fituar titul-lin. Ka fituar 26 nga 27 ndeshjet këtë

stinor, duke regjistruar barazimin e vetëm me Junajtid. Liverpuli krye-son renditjen me 79 pikë, 22 më tepër se Mançester Siti që zë vendin e dytë. “Liverpuli është shumë para. Nuk ka humbur asnjë ndeshje në ligë gjithë stinorin. E ka njërën dorë te trofeu i Premier League tashmë. Liverpuli ka qenë më i miri edhe se stinorin e kaluar kur e fitoi Ligën e Kampionëve dhe po ashtu edhe se para dy stinorëve kur arriti në finale të Ligës së Kampionëve. Si

lojtar i Mançester Junajtid dhe me rivalitetin mes klubeve, ne nuk duam që Liverpuli të fitojë titullin. Ne nuk duam të shohim asnjë klub tjetër të fitojë titullin. Por, si një lojtar që respekton klubet kundërshtare, më duhet të them se Liverpuli e meriton vendin ku është sot”, ka thënë Pogba në intervistë për “ESPN”. Pogba nuk ka luajtur këtë vit shkaku i një lëndi-mi. Mançester Junajtid zë vendin e pestë në Premier League dhe është plotë 38 pikë prapa Liverpulit.

DEKLARATA MESFUSHORI QËNDRIMI

Kutinjo zhgënjen, i bie vlera e kartonit në treg

Reali i Madridit të mërkurën pret Mançester Sitin e Pep Guardiolës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. “Kjo ndeshje është Real Madrid kundër Mançester Sitit e jo Zidane kundër Guardiolës. Njerëzit duan të shohin ndeshjen e futbollit mes Madridit dhe Sitit. Është një ndeshje atrak-tive. E dimë se është një javë e veçantë. Lojtarët duan të luajnë ndeshje të tilla. A është Guardiola trajneri më i mirë në botë? Ai e ka dëshmuar këtë te Barcelona, Bajerni e Mançester Siti. Ka shumë top-trajnerë, por mendoj se ai

Barcelona shpenzoi 120 mln euro për të sjellë bra-zilianin Felipe Kutinjo në “Camp Nou” nga Liverpuli, e me klauzola do të rritej deri në 160 mln euro. Kutinjo shtyu largimin nga Liverpuli atëherë. 8 muaj më parë, drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamix-hiç përsëriti disa nga ato lëvdata që ishin thënë për Kutinjon. Pas një viti të parë dëshpërues në La Liga, Bar-celona u pajtua të lë Kutinjon të largohet në formë huazimi, por lojtari zhgënjeu edhe tek Bajerni. Vlera e 27-vjeçarit ka rënë dukshëm që nga kalimi

Liverpuli do ta konsid-eronte shitjen e Mohamed Salahut për një ofertë prej 155 milionë eurosh. Për këtë është i bindur ish-futbollisti i “Reds”, Xhimi Karragher. Sipas ish-futbollistit anglez, ylli egjiptian nuk është i pa-prekshëm në “Anfield Road”, përkundër formës së tij të shkëlqyeshme që po e shfaq. “Nuk ka gjasa që Liverpuli t’i shesë Alisonin apo Van Dijkun. Mirëpo, nëse e merr një ofertë prej 130 milionë funtesh për Salah, “Të kuqtë” do të mendonin për këtë. Kjo është arsyeja se përse unë them se ai nuk është i

është më i miri. Siti ka shumë cilësi, përfshirë lojën me po-sedim të madh të topit. Por ne interesohemi të tregojmë lojën tonë”, tha Zidane.

pashitshëm”, deklaroi Kar-ragher. Ish-futbollisti i Çelsit, Fiorentinës dhe Romës është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

dhe kapiteni Mesi u shfaq i izoluar. Edhe Griezman u mb-ulua rreptësisht dhe mesfusha bashkë me sulmin nuk shfaqën ide si të depërtonin. Kjo i dha avantazhe Napolit që pati dy raste në pjesën e parë, por njërin mundi ta konkretizonte me gol në minutën e 30-të, kur Dres Mertens realizoi një supergol me një goditje nga jashtë zonës, pikërisht nga një kundërsulm i frikshëm, i saktë dhe i shpejtë napolitan. Madje në minutën e fundit të pjesës së parë Napoli pati dhe një rast tjetër shënimi me Manolas, por goditja e tij e dobët përfundoi jashtë. Në

Bajerni shkatërron Çelsin brenda në Londër, Napoli frenon Mesin dhe Barçën

pjesën e dytë Barcelona vijoi të qarkullojë dendur topin, por këtë herë me disa ndryshime në skemën ofensive, e cila e dha efektin në minutën e 56-të, kur Semedo asistoi për Griezmanin e francezi barazoi shifrat 1-1. Më pas Napoli u përpoq të mos lejonte hapësira dhe ia doli në një farë mase, pasi askush nga katalanasit nuk ia doli të rrezikojë, pavarësisht volumit të lojës. Në minutat e fundit Barça mbeti me 10 vetë, pasi Vidal mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuqe. Ndeshja tjetër e mbrëmjes, ajo e zhvilluar në “Stamford Bridge” të Londrës

Bavarezët triumfuan 3-0 ndaj bluve anglezë, dhe kalimi në çerekfinale një formalitet, kurse Mesi me shokë shpresojnë në ndeshjen e kthimit

te Barcelona nga Liverpuli. Tani braziliani është shndër-ruar në një futbollist që nuk preferohet, pasi dështoi në dy klube elitare.

Zidane: Guardiola trajneri më i mirë në botë

Pogba: Liverpuli e meriton me padiskutim titullin në Premier League

Përhapja me shpejtësi në Europë e koronavirusit ka sjellë një situatë të paqartë dhe për aktivitetet sportive, aq sa të vihet në rrezik edhe Europiani i ardhshëm. Ende nuk ka një ilaç të konfirmuar zyrtarisht që lufton virusin, kështu që ai mbe-tet problem shqetësues, teksa kësaj epidemie nuk i shpëton dot futbollit. Në Itali ku gjendja ka qenë e rënduar, në fundjavën e kaluar u anuluan disa ndeshje të Serisë A, ndërsa tashmë është vendosur që kjo javë të lu-het me dyer të mbyllura. Sakaq, në verë është edhe një event shumë i rëndësishëm në botën e futbollit si Europiani, i cili në

këtë edicion është parashikuar të zhvillohet në disa qytete. Zv/presidenti i UEFA-s, Mikele Uva është shprehur se eventi do zhvillohet dhe e vetmja mundë-si që aktiviteti të ndalet është precipitimi i sëmundjes.”Jemi në një fazë pritje, duke moni-toruar shtet për shtet. Futbolli duhet të ndjekë me përpikmëri ato që kërkohen të zbatohen nga shteti. Do provojmë të mos ndalemi, teksa udhëtimi sportiv, Europiani, ndalet vetëm nëse situata precipiton”, u shpreh Uva. Me pak fjalë, Europiani për momentin nuk rrezikohet, por nëse situata përkeqësohet mund edhe të shtyhet.

Karragher: Liverpuli mund ta shesë Salahun për 155 mln euro

midis Çelsit dhe Bajernit të My-nihut, ishte një tjetër duel spek-takolar i mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampioneve. Të dyja skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme, por Bajerni e kontrolloi më mirë takimin, jo vetëm në mbajtjen e topit, por edhe në fazën ofensive me rastet e krijuara, ku në fraksionin e parë të lojës bëri 3 goditje drejt kuadratit nga 2 të vendasve. Gjithsesi, në 45 minutat e para mungoi goli. Në pjesën e dytë gjermanët do të gjenin shpejt rrugën e suksesit, me dy gola të shënuar nga talenti Gnabri në minutën e 51-të dhe të 54-t, gola që i dhanë jo vetëm avan-tazhin në rezultat skuadrës bavareze, por edhe i hap rrugën e kualifikimit për më tej. Për të vulosur këtë objektiv mendoi Levandovski në minutën e 76-të, duke trefishuar rezultatin. Për Çelsin gjërat u vështirësu-an më tej pasi Alonso doli me karton të kuq në minutën e 83-të dhe kjo ia bëri më të lehtë, në krahun tjetër, Bajernit, i cili me shifrat 3-0 i mbetej vetëm të administronte lojën dhe rezultatin. Dhe në fund ia doli, duke e bërë kualifikimin një formalitet, pasi dueli i kthimit do të jetë në Gjermani.