amerikanët fusin në listën e zezë metën, drejtori i dash ...€¦ · e enjte 5 shtator 2019 Ç...

24
Tre zyrtarë të lartë të mazhorancës duket se do të kenë telashe me drejtësinë. Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe denoncimeve në media, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Qarkorja Basha llogarit mediat me përqindje, pro dhe kundër, miq-armiq! Pse asnjëherë këto tre dekada s’ka pasur kontroll të plotë mbi territorin!? Zbardhen faktet, ja sa duhet të paguajnë bizneset e qytetarët për çdo kredi të marrë në Fondin Besa, interesa super të larta Amerikanët zbardhin dëshmitë, ja si regjimi komunist i masakroi kritikët dhe propaganda që bëhej ndaj kundërshtarëve Faqe 7 Banka e Shqipërisë duket se po mundohet të largojë përgjegjësinë nga skandali me “Veneto Ban- ka”. Procesi i shkrirjes së“Veneto Banka”me“Intesa Sanpaolo Bank” u trajtua me Ligjin Shqiptar për Bankat ndërkohë për kalimin... Skandali me “Veneto Banka”, ja se si Banka e Shqipërisë veproi me dy standarde, a është duke shkelur ligjin Gent Sejko? Partia Demokratike pritet që këtë javë të dalë me një datë fikse se kur do të nisin protestat. Dje kreu demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar për rreth një orë një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin ku është diskutuar mbi modalitetet e aksionit opozitar... Thellohet skandali me kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku. PD e akuzon se është i dënuar në Greqi dhe prokuroria ka reaguar dje për të parën herë si për rastin e Kjamakut ashtu dhe të Valdrin Pjetrit. Sipas një njoftimi për media, prokuroria u shpreh se ka pasur vështirësi ... Aksioni opozitar, Basha kërcënon me protesta të fuqishme, premton anulimin e koncesioneve të qeverisë Shpenzimet për hotele dhe abuzimet me pesticidet, prokuroria nis hetimet për Peleshin, Maznikun dhe Etilda Gjonajn Thellohet skandali me Agim Kajmakun, prokuroria nuk i gjen dot adresën për të marrë shenjat e gishtave, Posta nxjerr blof Arta Markun Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH shmang takimin me presidentin, paralajmëron goditje nga reforma dhe jep ultimatum për PD-LSI Faqe 9 Mbyllet verifikimi për 5 kandidatët e fundit të SPAK, gati të dalin në seancë dëgjimore, brenda vitit nis lufta kundër të korruptuarve Thellohet lufta Mazhorancë-Presidencë, PS rrëzon edhe kandidatin e tretë për KLSH, Meta të hënën thirret në Komisionin Hetimor Dalin në dritë të tjera detaje mbi mënyrën se si operon në vendin tonë Fondi Besa. Ky fond u përfshi nga një skandal pak ditë më parë, pasi u zbulua një skemë mashtrimi me vlerë 3.7 milionë euro... Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimit komunist. Në disa artikuj janë mbledhur dëshmi të njerëzve që u burgosën apo internuan nga regjimi komunist... Faqe 2-3 Llogaridhënia e pesë kandidaturave të fundit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është çështje ditësh. Burime pranë KPK i thanë gazetës se pro- cesi i verifikimit për ta është mbyllur dhe mbetet vetëm përcaktimi i datës së seancës dëgjimore. Nga 15 prokurorët që Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi për t’u bërë anëtarë të SPAK, vetëm Anton Martini, Elisabeta Imeraj... Faqe 8 Faqe 6 Faqe 4 Nga Zaim Kuçi Evropa dhe ne shqiptarët....sa afër dhe larg saj! Faqe 5 Faqe 10 Faqe 12 OSBE publikon raportin final: 30 qershori i qetë, por vendimet e KQZ politike, regjistrimi i BD i parregullt, pati presione ndaj votuesve

Upload: others

Post on 01-Dec-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

Tre zyrtarë të lartë të mazhorancës duket se do të kenë telashe me drejtësinë. Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe denoncimeve në media, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Enjte 5 Shtator 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Besi BEKTESHI

Qarkorja Basha llogarit mediat me përqindje, pro dhe kundër, miq-armiq!

Pse asnjëherë këto tre dekada s’ka pasur kontroll

të plotë mbi territorin!?

Zbardhen faktet, ja sa duhet të paguajnë bizneset e qytetarët për

çdo kredi të marrë në Fondin Besa, interesa super të larta

Amerikanët zbardhin dëshmitë, ja si regjimi komunist i masakroi

kritikët dhe propaganda që bëhej ndaj kundërshtarëve

Faqe 7

Banka e Shqipërisë duket se po mundohet të largojë përgjegjësinë nga skandali me “Veneto Ban-ka”. Procesi i shkrirjes së “Veneto Banka” me “Intesa Sanpaolo Bank” u trajtua me Ligjin Shqiptar për Bankat ndërkohë për kalimin...

Skandali me “Veneto Banka”, ja se si Banka e Shqipërisë veproi me dy standarde, a është duke shkelur ligjin Gent Sejko?

Partia Demokratike pritet që këtë javë të dalë me një datë fikse se kur do të nisin protestat. Dje kreu demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar për rreth një orë një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin ku është diskutuar mbi modalitetet e aksionit opozitar...

Thellohet skandali me kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku. PD e akuzon se është i dënuar në Greqi dhe prokuroria ka reaguar dje për të parën herë si për rastin e Kjamakut ashtu dhe të Valdrin Pjetrit. Sipas një njoftimi për media, prokuroria u shpreh se ka pasur vështirësi ...

Aksioni opozitar, Basha kërcënon me protesta të

fuqishme, premton anulimin e koncesioneve të qeverisë

Shpenzimet për hotele dhe abuzimet me pesticidet, prokuroria nis hetimet për Peleshin, Maznikun

dhe Etilda Gjonajn

Thellohet skandali me Agim Kajmakun, prokuroria nuk i gjen dot adresën për të marrë shenjat e gishtave,

Posta nxjerr blof Arta Markun

Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH shmang takimin me

presidentin, paralajmëron goditje nga reforma dhe jep ultimatum për PD-LSI

Faqe 9

Mbyllet verifikimi për 5 kandidatët e fundit të SPAK, gati të dalin në seancë dëgjimore, brenda vitit nis lufta kundër të korruptuarve

Thellohet lufta Mazhorancë-Presidencë, PS rrëzon edhe kandidatin e tretë për KLSH, Meta të hënën thirret në Komisionin Hetimor

Dalin në dritë të tjera detaje mbi mënyrën se si operon në vendin tonë Fondi Besa. Ky fond u përfshi nga një skandal pak ditë më parë, pasi u zbulua një skemë mashtrimi me vlerë 3.7 milionë euro...

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimit komunist. Në disa artikuj janë mbledhur dëshmi të njerëzve që u burgosën apo internuan nga regjimi komunist...

Faqe 2-3

Llogaridhënia e pesë kandidaturave të fundit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është çështje

ditësh. Burime pranë KPK i thanë gazetës se pro-cesi i verifikimit për ta është mbyllur dhe mbetet vetëm përcaktimi i datës së seancës dëgjimore.

Nga 15 prokurorët që Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi për t’u bërë anëtarë të SPAK, vetëm Anton Martini, Elisabeta Imeraj...

Faqe 8

Faqe 6

Faqe 4

Nga Zaim Kuçi

Evropa dhe ne shqiptarët....sa

afër dhe larg saj!

Faqe 5

Faqe 10Faqe 12

OSBE publikon raportin final: 30 qershori i qetë, por vendimet e KQZ politike, regjistrimi i BD i parregullt,

pati presione ndaj votuesve

Page 2: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT2 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Thellohet lufta Mazhorancë-Presidencë, PS rrëzon edhe kandidatin e tretë për KLSH,Meta të hënën thirret në Komisionin Hetimor

PS: Milo në konflikt interesi, është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Vota kundër Petraq Milos, Agron Duka akuzon mazhorancën: Po e lënë KLSH pa kryetar për ta kapur, po mbushet kupa

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk u dakordësua dje me ven-dimin e mazhorancës për të rrëzuar kandida-turën e Petraq Milos për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka deklaroi se një nga institucionet më të rëndësishme të vendit është pa kryetar dhe ky është një lajm i keq për vendin. “Sot Ku-vendi rrëzoi kandidatin e tretë për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Kjo bën që ky institucion i rëndësishëm, që monitoron dhe kontrollon

mënyrën e përdorimit të Buxhetit të Shtetit, administrimin e shpenzimeve publike, i cili është edhe burim bazë i referimit për rastet e shkeljes së ligjit dhe dëmit ekonomik ndaj shtetit e interesave publike, të jetë prej 10 muajsh pa drejtues. Ky është një tjetër re-kord i zi për një vend që është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa KLSH funksionale”, tha Agron Duka. Sipas tij, për sa kohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të mos funksionojë normalisht, atëherë mazhoranca

do të ketë dorë të lirë për të vjedhur. Aleati i Partisë Demokratike shtoi se qeveria po e lë me qëllim KLSH pa kryetar me qëllim që në fund të vendosë një emër që i shërben asaj. Për Dukën, me këtë akt të mazhorancës po mbushet kupa dhe prandaj kërkoi rrëzimin e qeverisë. “Automatikisht kjo kthehet në një li-cencë për të vjedhur, pasi mungesa e kontrollit, shton makutërinë e një grupimi që ndër vite nuk ka qenë kurrë i kursyer në prodhimin e skandaleve. Njëkohësisht, kokëfortësia për ta

lënë KLSH pa kryetar, rrezikon të përkthehet në një tentativë për të imponuar një kandida-turë sa më pranë interesave të mazhorancës. Kësodore, në një kontekst në të cilin ndarja e pushteteve ka rënë dhe Presidenti është nën trysninë e mazhorancës, kapja e KLSH-së do të ishte pika që do të shënonte mbushjen e kupës prej babëzisë. Një babëzi që do të marrë fund vetëm kur të largojmë arkitektët e shkatërrim-it”, deklaroi ditën e djeshme kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Mimoza IBRA

Lufta midis mazhorancës dhe Presidencës po ashpërsohet çdo ditë e më shumë. Presiden-ti Ilir Meta po i kthen qeverisë

shumë ligje për rishqyrtim, por reston po ia kthen edhe mazhoranca. Ditën e djeshme, Meta mori goditjen e radhës nga Partia Socialiste, e cila i rrëzoi kandidaturën e Petraq Milos të prezan-tuar nga kreu i shtetit për kryetar të Kontrollit të Lartë Shtetëror. Milo ishte i ftuar në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar veten dhe prioritetet e punës së tij nëse kandidatura e tij do të miratohej. Por me nëntë vota pro dhe katër kundër, propozimi i Metës u hodh poshtë. Votat pro kandidaturës së Milos i dhanë përfaqësuesit e opozitës së re, ndërsa anëtarët e mazhorancës votuan për rrëzimin e tij. Relatorja Evis Kushi renditi edhe disa problematika të gjetu-ra nga shërbimet e Kuvendit, të cilat “detyruan” Komisionin e Ekonomisë të mos i japë “OK” Petraq Milos për në krye të KLSH. Sipas Kushit, mazhoranca nuk ka dijeni për disa vite pune të Milos, e ka gjetur atë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk është pjesë e listës së kandidatëve të vetë-ofruar për këtë pozicion.“Ne nuk kemi informacion për një periudhë për punët e bëra nga zoti Milo. Në ligj është e përcaktuar se gjatë ushtrimit të detyrës, kryetari i KSLH nuk mund të ketë angazhime të tjera si anëtar i Kuvendit, anëtar partie, etj.. Por nga kërkimet e bëra rezulton se zoti Milo është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që nga viti 2018. Ai këtë fakt nuk e ka deklaruar. Zoti Milo ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit edhe kur ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë sepse edhe asokohe ka patur angazhime politike. Po ashtu, zoti Petraq Milo nuk ka qenë pjesë e listës së kandidatëve të vetëofruar për këtë pozicion. Ai ka shprehur kërkesën përmes një shkrese dhe po në të njëjtën ditë presidenti e ka propozuar për krye-tar. Zoti Milo nuk mund ta ketë besimin e plotë të deputetëve të grupit socialist. Kështu që ne do ta votojmë kundër këtë kandidaturë”, tha Evis Kushi. Para rrëzimit të Petraq Milos, mazhoranca hodhi poshtë edhe dy kandidatura të tjera të Metës: Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. Meta të hënën te Komisioni Hetimor

Mazhoranca po i jep goditje të njëpasnjëshme presidentit Ilir Meta.

Përveç rrëzimit të propozimeve të tij, PS po vijon edhe procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Në kuadër të këtij procesi, Kuvendi thirri dje zyrtarisht Ilir Metën që të hënën të paraqitet te komisioni hetimor, të japë llogari për anulimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh dhe dhunimin e ligjit. “Në planin e heti-mit është përcaktuar zhvillimi i një seance dëgjimore me Presidentin e Republikës, si detyrim që buron nga zbatimi i nenit 112, pika 3 të Rreg-ullores së Kuvendit. Bazuar në nenin 16 të ligjit 6 nr. 8891, datë 2.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, Komisioni ka vendosur të thërrasë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për t’u paraqitur përpara komisionit ditën e hënë, datë 09.09.2019, ora 10:00 për të dëshmuar në lidhje me rrethanat që lidhen me objektin e he-timit”, thuhet në shkresën e Kuvendit.

Spahiu sulmon mazhorancën për rrëzimin

e dekreteve të MetësIsh-deputeti i LSI, Përparim Spa-

hiu u doli dje në mbrojtje dekreteve të presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të disa kontratave kon-cesionare. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Spahiu deklaroi se mazhoranca nuk mund ta fshehë ha-jdutërinë e saj duke rrëzuar dekretet e presidentit. “Argumenti bazë i dekreteve të presidentit për kthimin e kontratave koncensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike. 16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve - By Pass Orikum - Dukat dhe 52,165,040 euro për kontratën Milot - Balldren. Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që këto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe. Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kos-toja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor për konkurrim. A i shpëton hajdutët kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend?”, tha Përparim Spahiu.

Paloka: Rama po vjedh çdo ditë xhepat e shqiptarëve

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka deklaroi dje se kryeministri Edi Rama po vjedh shqiptarët çdo ditë. Në rrjetet sociale, duke komentuar një takim të kryeministrit me qyte-tarët, Paloka e quajti atë shou. “I shpifur, i pështirë! Ka nxjerrë përpa-ra kamerave, në krah të tij, në zyrat super-luksoze të Kryeministrisë (5 milionë euro “rikonstruksioni”) një grua që e falënderon (madje dhe duke u përlotur) sepse i ka ngritur pensionin të ëmës nga 44 mijë lekë të vjetër në 124 mijë lekë të vjetër. Ai që ka zhytur dorën në xhepin e çdo shqiptari dhe ju grabit miliona çdo ditë. Ai, të cilit vetëm fotoja me Cristiano Ronaldon i kushtoi sa do të rezultonte pensioni i përjetshëm i asaj gruaje. Ai që sot është kryem-inistri më i pasur në botë sepse vjedh dhe sundon mbi popullin më të varfër në Evropë. Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaq-jeje të neveritshme”, tha Edi Paloka.

Për këtë ftesë reagoi dje vetë Meta. Në rrjetet sociale ai la të nënkuptohej se do të paraqitet te komisioni hetimor në fillim të javës. “Presidentit si Krye-tar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe be-soj se në këto dy vite kam bërë gjithç-

ka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkroi Meta. Pra, e hëna pritet të shënojë një përplasje të mad-he mes qeverisë dhe Ilir Metës.

Në muajin korrik presidenti Ilir Meta i propozoi Kuvendit si kandidaturën më të përshtatshme për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit Petraq Milon. Sipas dekretit të Metës, nuk ka kandidatë më të mirë se Milo. “Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e ven-dimit të tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të

Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përsh-tatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profe-sionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese”, thuhej në dekretin e Ilir Metës.

JA PROPOZIMI I ILIR METËS PËR PETRAQ MILON

Pasi deputetja e PS, Evis Kushi relatoi problemet e gjetura nga Ku-vendi për kandidaturën e Petraq Milos në krye të KLSH, ky i fundit replikoi. Milo sqaroi vitet e punës që mungonin, ndërsa sa i takon konfliktit të interesit ai theksoi se detyrën e re nuk e ka marrë akoma. “Sa për dijeni të Komi-sionit që në punën time në Bankën e Shqipërisë isha model për të qenë bashkëpunues për çdo lloj qeverie. Nuk

kam pasur asnjë qëndrim politik në punën time në Bankën e Shqipërisë, në mënyrë absolute jo. Dhe ne këtë du-het të kërkojmë, integritetin e njerëzve. Çfarë kanë njerëzit në mendje është e drejta e tyre”, tha Petraq Milo. Kurse këshilltari ligjor i Ilir Metës, Bledar Dervishaj deklaroi se sipas Kushte-tutës propozimi i kandidaturës së kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është ekskluzivitet i presidentit.

ARGUMENTET E PETRAQ MILOS PËR PROBLEMET E GJETURA

Page 3: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH shmang takimin me presidentin, paralajmëron goditje nga reforma dhe jep ultimatum për PD-LSI

I dërguari i SHBA takon Ruçin: Reforma në drejtësi dhe vetingu mbështeten fort nga SHBA

Basha zbardh detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të DASH, Balla e falenderon për mbështetjen që SHBA po i jep Shqipërisë

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Kostelancik zhvilloi ditën e djeshme disa takime me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshi këtu edhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare e jo parlamentare. Fillim-isht, zoti Kostelancik takoi në Kryesinë e Kuvendit kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit reagoi në rrjetet so-ciale, duke zbardhur detaje nga takimi, ndërsa deklaroi se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Sipas Ballës, qeveria shqiptare me në

krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA. “Sot prita në një takim Drejtorin për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Ameri-kan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë mar-rëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria jonë e drejtuar nga

Kryeministri Edi Rama është e angazhuar mak-simalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ball-kanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presi-dencën e OSBE”, deklaroi Balla. Ndërkohë, lidhur me takimin me zyrtarin e DASH, dje reagoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një statusi

në rrjetet sociale, Basha theksoi se diskutimi me Kostelancik ishte konstruktiv. Sipas Bashës në fokus të këtij takimi ishte pandëshkueshmëria e politikanëve dhe rikthimi i sundimit të ligjit. “Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Ev-ropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i sundimit të ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”, deklaroi Basha.

Rigels SELIMAN

Sulmi ndaj ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi duket se po i kushtojnë shumë shtren-jtë Presidentit Ilir Meta. Pas

Matthew Palmer, dje Presidenti Meta mori edhe një goditje nga drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Depar-tamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Ky i fundit zhvilloi ditën e djeshme disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit, si me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi; kryeministrin Edi Rama; kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla; kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Por ajo që ra në sy në këto takime, ishte fakti se zyrtari i lartë i DASH nuk kishte para-shikuar në axhendën e tij një takim me kreun e shtetit, duke e shmangur atë. Pra, fakti që amerikanët e mënjanuan Metën, tregon se ai është futur në listën e zezë të SHBA-vë. Presidenti ka sul-muar shumë fort reformën në drejtësi dhe ndërkombëtarët këto kohë. Madje ka sulmuar drejtpërdrejt zv/ndihmës sekretarin Palmer. Të gjitha këto duket se i kanë irrituar amerikanët. Vizita e zyrtarit të DASH ka pasur në fokus dhe çështje të sigurisë. Meta është kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por nuk ka pasur asnjë takim.

Zyrtari i DASH paralajmëron goditje nga reforma

Interesant është fakti se në të gjitha takimet që zyrtari i DASH zhvilloi dje në Tiranë, fokus kryesor i diskutimit ishte reforma në drejtësi, ngritja e SPAK dhe BKH, si dhe reforma zgjed-hore. Kështu, zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se pas takimit afro një orë, drejtori David Kostelancik falënderoi kryetarin Ruçi për vlerësimin e kon-tributit të SHBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për SHBA. Po ashtu në njoftim, thuhet se zoti Kostelancik gjatë takimit me Ruçin vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësojë edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së

në vitin 2020. Ndërkohë, Kuvendi nënvizoi se Ruçi ia bëri të qartë zotit Kostelancik se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlam-entare, e cila ka të drejtën e vetos në

Kryemadhi takon zyrtarin e DASH: Zgjedhjet

e lira, emergjencëKryetarja e LSI, Monika Kryema-

dhi priti dje në një takim në selinë e LSI drejtorin e ri për Evropën Qen-drore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Koste-lancik. Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, Kryemadhi deklaroi se i shprehu zyrtarit të DASH vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falënderoi për mbështet-jen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe drejt Bashkimit Evropian. “Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negoci-atave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarde, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin evropian të Shqipërisë”, deklaroi ajo. Duke e falënderuar për vizitën në Shqipëri, Kryemadhi i ritheksoi Ko-stelancik bindjen e LSI-së për të vijuar raportet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA.

Vizita e zyrtarit të DASH, reagon Noka: SHBA mbështet opozitën

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Flamur Noka ka komentuar dje vizitën në vendin tonë të zyrtarit të lartë amerikan, David Kostelancik. Gjatë një prononcimi për mediat, Noka deklaroi se opozita është e gatshme të ulet në tryezën e bisedi-meve me PS, por përsëriti edhe një herë qëndrimin dhe një nga kushtet e saj kryesore pa Ramën kryeministër. “Le të jenë të gjithë. PD, PS dhe aleatët përkatës. Por pa Ramën me atributet e kryeministrit. Jemi dëshmitarë që në 6 vite të qeverisjes së Ramës dhe Rilind-jes asnjëherë nuk i është shtrirë dora opozitës. Numëronjës dhe mbushësh topi nuk mund të jemi. Zgjidhja duhet të jetë me PD dhe opozitën. U desh aksioni 6 mujor i opozitës, u desh të dalin gjithë këto skandale të tmerrshme, nga VOA dhe Bild, që të sensibilizohet faktori ndërkombëtar që ky vend ka një diktator dhe nuk ka demokraci”, deklaroi Noka.

Drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në De-partamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik ka zhvilluar dje një drekë pune edhe me kryetaren e grupit demokrat në Parlament, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Detajet e këtij takimi i zbuti vetë zonja Hajdari në rrjetet sociale, ku theksoi se opozita e re ka mbështetjen e plotë të SHBA. “Së bashku me Ralf Gjonin patëm një

takim dreke me drejtorin e ri për Ballkanin Perëndimor David Kostelancik, nga Departamenti i Shtetit për të diskutuar reformën zgjedhore. Të lumtur që patëm mbështetjen e tyre të plotë”, deklaroi Hajdari. Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit është takuar sot me krerët e politikës shqiptare, ndërsa shmangu takimin me Presidentin Meta.

ZYRTARI I DASH I JEP MBËSHTETJE OPOZITËS SË RE

komisionin e ri të reformës. Nga ana tjetër, në njoftimin e Kuvendit thek-sohet se drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi, duke paralajmëruar goditje nga kjo reformë. “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundëso-jnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vetingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga SHBA”,vuri në dukje drejtori Kastelancik, thotë Kuvendi. Pra, duket qartë se për SHBA reforma në drejtësi dhe instalimi i shtetit ligjor në Shqipëri janë dy çështje të panegociueshme.

Zyrtari i DASH trondit PD-LSIPërveçse takimit që pati me kr-

yeparlamentarin Gramoz Ruçi, zyr-tari i DASH, David Kostelancik ka zhvilluar takime të veçanta edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Gazeta ka mësuar se në të dy takimet,

zoti Kostelancik u ka bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit që të heqin dorë nga kushtet dhe të bëhen pjesë e reformës zgjedhore. Po ashtu, të njëjtat burime theksuan se zyrtari i lartë i DASH në këto takime e ka ndalur thek-sin edhe tek aksioni i opozitës, teksa mësohet se ka kërkuar nga të dy liderët opozitarë që protestat e paralajmëruara prej tyre të jenë demokratike dhe jo të dhunshme. Madje, sikundër theksuan burimet, ai ua ka bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit se SHBA nuk i toleron protestat e dhunshme dhe mosbindjen civile, ndërsa i ka paralajmëruar ata se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ske-nar destabilizues. Ndërkohë, ndryshe nga takimet e tjera, zyrtari i DASH në takimin me kryeministrin Rama ka qëndruar më gjatë, diku rreth 1 orë e 30 minuta. Gazeta mësoi se në këtë takim përveç situatës politike, fokus ka qenë edhe ndikimi rus dhe raportet Kosovë-Serbi.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti dje në një takim zyrtarin e DASH, David Kostelancik. Zyra e shtypit të Kuvendit theksoi se gjatë takimit zoti Ruçi i shprehu drejtorit Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Shqipërinë, për ruajtjen e integritetit e sovranitetit të saj në momentet vendimtare të historisë, mbështetjen gjatë tranzicionit dhe në mënyrë të veçantë në mbështetjen e reformave kyçe për transformimin dhe shëndoshjen demokratike të Shqipërisë. Duke u ndalur në kon-tributin e ShHBA-së në reformën në drejtësi, Kuvendi theksoi se Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje. Më tej në njoftim thuhet se zoti Ruçi vlerësoi faktin që SHBA vazhdojnë ta kenë me prioritet në fokus rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka e kon-firmoi edhe emërimi nga sekretari Pompeo i Matthew Palmer si i dër-guar special për rajonin.

Gramoz Ruçi: Reforma në drejtësi, ekskluzivitet i SHBA

Page 4: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT4 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shpenzimet për hotele dhe abuzimet me pesticidet, prokuroria nis hetimet për

Peleshin, Maznikun dhe Etilda Gjonajn

U akuzua nga PD për shpenzime luksi, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ministren e Drejtësisë

Ngjela: Reforma në drejtësi do të godasë 4 ministra të Ramës, SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Avokat Spartak Ngjela u shpreh ditën e djeshme se reforma në drejtësi do të godasë shumë emra të politikanëve në vend. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se mes politikanëve që do godasë drejtësia e re janë 4 ministra të kabinetit “Rama”, duke shtuar se me ngritjen e SPAK deputetët e opozitës nuk do të jenë më në skemën politike. “Duhet pritur a do jetë Rama, se këta të opozitës nuk do jenë më e sigurt. 4 ministra të Ramës nuk i ke më. Emrat nuk i them, por mi ka thënë Rama vetë.

Gjithçka në Shqipëri do fillojë pas Reformës në Drejtësi”, u shpreh Ngjela. Më tej, avokati foli edhe për integrimin e vendit në BE, duke deklaruar se SHBA është në mbështetje të Shqipërisë. Ngjela u shpreh se fajtor për zvar-ritjen e integrimit janë opozita joparlamentare dhe mazhoranca. “E kanë të domosdoshme futjen e Shqipërisë në BE, ka një garë se kush do hyjë më parë në BE, Shqipëria apo Serbia? Dukej sikur Serbia ishte para se i ka hap nego-ciatat, me shumë sabotime kundra nesh por i

ka hapur. Sabotimet i ka hap me klasat politike. Ka punuar kundër zbatimit të kushteve dhe ai kryesori ka qenë Reforma në drejtësi, e cila ka 3 vjet që zvarritet. Kush e ka zvarritur? Opozita që është jashtë parlamentit, mazhoranca edhe në rast se ka pasur raste lëkundjeje nuk e ka prishur marrëveshjen me Uashingtonin, kurse ata e kanë sabotuar hapur, jo është e Ramës thanë lloj lloj gjërash. Tani nuk ka më zvarritje, jemi në segmentin e fundit kohor për reformën në drejtësi, dhe në këtë pikë ka ardhur Palm-

eri”, u shpreh Ngjela. Avokati komentoi edhe aksionin opozitar, duke deklaruar se protestat e PD-LSI nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje. “Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë. Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin. Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

Rigels SELIMAN

Tre zyrtarë të lartë të mazhorancës duket se do të kenë telashe me dre-jtësinë. Pas akuzave të Par-

tisë Demokratike dhe denoncimeve në media, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj; ish-min-istrit të Bujqësisë, Niko Peleshi dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku. Gazeta ka mësuar se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit, pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Bujqësisë ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme për njerëzit. Përmes një shkrese që krye-prokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoru-ar detyrën, duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij insekticidi, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët. “Bash-këlidhur ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme. Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të ligjit “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë informa-cion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në shkresën që kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i dërgon Prokurorisë së Tiranës.Prokuroria nis hetimet për Gjonajn

Por përveç ish-ministrit të Bu-jqësisë, Niko Peleshi, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet edhe për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku. Verifi-kimet vijnë pas akuzave që janë bërë ditët e fundit nga media dhe Partia Demokratike për qëndrimet e tyre në hotele luksoze. Më konkretisht gazeta mësoi se për zonjën Gjonaj

do të verifikohen disa shpenzime, që ajo ka kryer për qëndrime në hotele të ndryshme në Evropë. Sipas disa faturave të bëra publike në media dhe nga selia blu, ajo ka paguar rreth 700 euro për një natë qëndrimi në një hotel në Bruksel. Ndërkohë që, ministrja Gjonaj i ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar se bëhej fjalë për pagesa për të gjithë delegacionin dhe se sipas saj, hotelet përzgjidhen nga vendet që organizojnë aktivi-tetet, ku ajo ka qenë pjesëmarrëse.

Verifikimet për MaznikunNdërkohë, verifikimi për nënk-

ryetarin e bashkisë, Arbër Mazniku, ka nisur pas publikimit nga Partia Demokratike të një fature hoteli në Spanjë. Kjo faturë me vlerë 908 euro rezulton se është paguar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha. Nga ana e tij, Mazniku ka sqaruar se ai ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë

Gjonaj: Qeveria e vendosur për të luftuar korrupsionin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shprehu dje vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjonaj deklaroi se ministria që ajo drejton po i përmbush detyrat e saj, sa i takon luftës kundër korrupsion-it. “Ministria vijon të udhëheqë me përgjegjshmëri të plotë të gjitha diskutimet e detajuara ndërin-stitucionale mbi Draft-Planin e Ve-primit “Antikorrupsion” 2019-2023 për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit nëpërmjet rishikimit të legjislacionit, aspekteve rregul-latore, si dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet. E kënaqur me rezultatet e takimeve të fundit të zhvilluara me përfaqësues të Prokurimeve Publike, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, si edhe ILDKPKI. Në cilësinë e Koor-dinatores Antikorrupsion, shpreh besimin e plotë që në përfundim të procesit konsultativ ndërin-stitucional”, deklaroi Gjonaj.

Sandër Lleshaj takon homologun gjerman, merr mbështetje për integrimin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Gjermani, ku zhvilloi një takim me homologun gjerman, Horst See-hofer. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministri Lleshaj informoi se Gjermania është një mbështetje e për Integrimin Evropian të Shqipërisë dhe realizimin e reformave. “Në Berlin përfundova një takim të shkëlqyer me ministrin e Brendshëm Federal të Gjer-manisë, Horst Seehofer. Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”, deklaroi ai. Ndërkohë, pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përdorur politikisht rastin e hetimit të ish-Prokurorit të Përgjith-shëm Adriatik Llalla për të thënë se qeveria i ka plotësuar kushtet për të merituar hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropi-an. Këtë gjë Lleshaj e tha në Pustec ku u takua me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski.

e dhënies së çmimeve për hapësirat publike, ku sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin e parë, që i shkoi kompanisë “Fusha” dhe kontraktorit- Bashkia Tiranë. Kompania “Fusha”, thotë Mazniku, mori përsipër të mbu-lojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpen-

zuar fonde publike të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë, si kontraktorit për real-izimin. Megjithatë, pas verifikimeve, vetëm nëse do të ketë elemente të veprës penale, Prokuroria e Tiranës do të fillojë procedimin ndaj dy zyr-tarëve në fjalë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me akuzat e bëra në disa media në lidhje me shpenzimet e kryera prej kësaj të fundit në disa hotele jashtë vendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjonaj theksoi se ajo ka vepruar konform ligjit dhe se nuk e ka shkelur asnjëherë atë. “E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri

më sot, personalisht kam vepruar në çdo rast kon-form ligjit dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo infor-macion konform ligjit”, deklaroi Gjonaj.

AKUZAT PËR SHPENZIMET, JA PRETENDIMET E GJONAJT

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetet sociale përgënjeshtroi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke thënë se ajo ka paguar 700 euro natën për një dhomë në hotel. “Re-agimi i Etilda Gjonajt për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qëndron gjatë vizitave zyrtare, ten-ton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Dhoma e luksit me 700 euro nata: Është në emrin e Min-istres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj; Është dhomë teke; Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normal-isht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës”, deklaroi pak ditë më parë Vokshi.

PD NXJERR DOKUMENTET: GJONAJ PAGOI HOTELIN 700 EURO PËR PERSON

Page 5: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbyllet verifikimi për 5 kandidatët e fundit të SPAK, gati të dalin në seancë dëgjimore,

brenda vitit nis lufta antikorrupsion

Imeraj, Jella, Tavani, Martini dhe Musabelliu emrat e fundit pa kaluar në veting

Lehtësohen procedurat për Kushtetuesen, Zhaklina Peto drejt vijimit të kandidimit, KED pezullon garën e hapur nga Presidenca

Puna për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese duket se po lehtësohet. Pak ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi t’i kërkojë Ku-vendit rihapjen e garës duke qenë se kandidatët që kanë shfaqur interes janë të paktë në numër dhe Presidenca me Kuvendin nuk kanë mundësi zgjedhjeje mes tyre pa bërë më parë një “pakt”. Por duket se emri i Zhaklina Petos po i ndryshon gjërat. Pasi Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e KED për ta skualifikuar nga gara Peton, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë në

shqyrtim edhe një herë kandidaturën e saj. Ditën e djeshme KED zhvilloi një seancë pyetje-përgjigjesh me një ekspert të thirrur për pasurinë e Zhaklina Petos. Pasi përfundoi me pyetjet, KED vendosi që të vijojë më tej procedurat e verifikimit. Por ky është një sinjal se Peto do të lejohet të vijojë garën, duke qenë se KED nuk është e prerë në problemet që i gjeti më herët me pasurinë. “Në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të nenit 229, pikës 1 të nenit 234, 235 e vijues të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qever-

isjes së sistemit të drejtësisë”, nisur nga vendimi nr. 201 datë 22.08.2019 i Gjykatës Administrative të Apelit që ka disponuar shfuqizimin e vendimit nr. 108 datë 02.08.2019 dhe vendimit nr. 109 datë 02.08.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED zhvilloi të mërkurën 04.09.2019 ora 14:00, mbledhjen e radhës. Sikurse ishte parashikuar në rendin e ditës, mbledhja vijoi me thirrjen e ekspertit i cili iu përgjigj pyetjeve sqaruese të drejtuara nga kandidatja Znj. Zhaklina Peto si dhe pyetjeve të drejtuara ndaj tij, nga ana e anëtarëve të KED. Pas

përfundimit të seancës dëgjimore, këshilli vendosi të vijojë me procedurën e verifikimit të mëtejshëm të kandidates Zhaklina Peto”, njoftoi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Një tjetër fakt që tregon se Zhaklina Petos do t’i lejohet vijimi i garës është vendimi i KED për pezullimin e garës të hapur nga Presidenca për kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese. Duke qenë se Peto ka shfaqur interes tek thirrjet e Presidencës, nëse ajo vijon garën kjo zgjidh në një farë mënyre ngërçin për të patur mundësi përzgjedhjeje.

Mimoza IBRA

Llogaridhënia e pesë kan-didaturave të fundit për Strukturën e Posaçme An-tikorrupsion para Komi-

sionit të Pavarur të Kualifikimit është çështje ditësh. Burime pranë KPK i thanë gazetës se procesi i verifikimit për ta është mbyllur dhe mbetet vetëm përcaktimi i datës së seancës dëgjimore. Nga 15 prokurorët që Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi për t’u bërë anëtarë të SPAK, vetëm Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Ndini Tavani, Doloreza Musabelliu dhe Anita Jella nuk janë futur akoma në sitën e “vetingut”. Komisionerët e vetingut i kanë mbyllur të gjitha hetimet për pasurinë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin e tyre, por po kryhen vetëm mo-dalitetet e fundit. Sipas burimeve të gazetës, stafi i KPK po mban komunikime me kandidatët për t’i vënë në dijeni për rezultatet e hetimit dhe për të dakordësuar datën e seancës dëgjimore. Brenda pak ditësh ky proces do të mbyllet. Kalimi i tyre në veting është peng-esa e fundit për ngritjen e Proku-rorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kushti është që të gjithë garuesit të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut në të dyja shkallët me qëllim që më pas KLP të vijojë me emërimin e tyre. Deri tani, dhjetë kandidatë ia kanë hedhur paq nga vetingu, nga të cilët pesë janë gati të bëhen pjesë e SPAK sepse nuk ka pasur ankimim për ta nga Komisioneri Publik. Për tre pritet zbardhja e vendimeve nga ana e KPK për të parë nëse do të ketë ankimim apo jo, ndërsa kandidatët Manjola Kajana dhe Besnik Muçi do të duhet të përballen edhe një herë me vetingun, këtë herë në Apel. Mbyllja e gjithë këtij procesi do t’i japë Shqipërisë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Kjo strukturë do të ketë në dorë fatin e shumë zyrtarëve të lartë. Pak ditë më parë kryetari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Sandër Simoni paralajmëroi se janë 212 persona deri tani që do të japin llogari në SPAK. Deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra, por edhe ish-kryeministra, ish-presidentë, kryeministri dhe presidenti do të

duhet të dalin para SPAK nëse janë të përfshirë në afera. Sapo të ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion, puna do të vijojë

Kandidat për magjistrat përballë

vetingut, ja gjetjet për tëKëshilltari ligjor pranë Gjykatës

Administrative të Tiranës, Enkel Peza, i cili kandidon edhe për magjistrat, u përball dje me trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimit. Gjatë seancës, trupa i gjeti vetëm disa probleme të vogla Pezës lidhur me blerjen e katër makinave. Sipas KPK, ngrihen dyshime nëse këto makina janë blerë me çmimin e tregut apo jo. Enkel Peza dha sqarime në seancë, të cilat do të merren parasysh në dhënien e vendimit përfundimtar nga trupa gjykuese. KPK ka verifikuar edhe një gjendje kesh në vlerën 1.4 milionë lekë, si burim të së cilës, Peza ka deklaruar të ardhurat nga puna si avokat, paga si inspektor i INUK dhe paga si ndihmës ligjor. Lidhur me integritetin e figurës dhe aftësitë pro-fesionale, Enkel Peza mori vlerësime pozitive. Atij nuk iu gjetën lidhje apo kontakte me krimin e organizuar. Në testimin e Magjistraturës, Peza ka siguruar 62 pikë duke e kaluar kufirin 60%.

Alma Liçaj në KPA, përcaktohet data

e seancës dëgjimoreIsh-kryetarja e Gjykatës së Ape-

lit të Vlorës, Alma Liçaj do të dalë në datën 23 shtator para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ajo kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit, i cili e shkarkoi nga detyra, dhe rikthimin në punë si gjyqtare. “Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të para-qitur nga subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Luan Daci; Relatore: Natasha Mulaj; Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Koleg-jit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

intensivisht me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku hetuesit do të asistojnë në punën e proku-rorëve të SPAK për të goditur korrupsionin në çdo nivel. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paralajmëruar se me SPAK do të marrë fund epoka e të pa-prekshmëve të Shqipërisë.

Kandidatët që kanë kaluar vetingun

Altin Dumani, Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkeleda Mil-lonai, Behar Dibra, Elida Kaçki-ni, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Besnik Muçi dhe Klodian Braho janë dhjetë prokurorët që kanë marrë “OK” nga Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit për të vijuar më tej me garën për në SPAK. Që të dhjetë ata kanë patur në duar dosje të bujshme. Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja është prokurori që hetoi Lulzim Bashën për aferën

e Rrugës së Kombit. Ai gjithashtu ka qenë prokuror i çështjes së ish-gjyqtares së Lartë, Majlinda Andrea, e shpallur fajtore për afera korrupsioni. Prokurori i Kri-meve të Rënda, Ened Nakuçi nga ana tjetër ka patur në dorë dosjen “Shullazi”, si edhe është proku-ror i çështjes së Klement Balilit. Sakaq, Enkeleda Millonai nuk nji-het për ndonjë dosje të bujshme, por si një prokurore me qëndrim të prerë e të pakompromis ndaj krimit e korrupsionit. Manjola Kajana nga ana tjetër ka spikatur me hetimin e grabitëses seriale të njohur me nofkën “Nikita”. Altin Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Ndërsa Klodian Braho ka në dorë dosjen e Adriatik Llallës.

1. Arben Kraja2. Manjola Kajana3. Enkelejda Millonai4. Ened Nakuçi5. Edvin Kondili6. Besnik Muçi7. Behar Dibra8. Elida Kaçkini9. Klodian Braho10. Altin Dumani

kandidatët për SPAK që kanë

kaluar vetingun

10

1. Anton Martini2. Anita Jella3. Elisabeta Imeraj4. Doloreza Musabelliu5. Ndini Tavani

kandidatët për SPAK që

presin vetingun

5

Komisionerët e vetingut i kanë mbyllur të gjitha hetimet për pasurinë, integritetin e figurës dhe

profesionalizmin e tyre, por po kryhen vetëm mo-dalitetet e fundit. Sipas burimeve të gazetës, stafi i KPK po mban komunikime me kandidatët për t’i vënë në dijeni për rezultatet e hetimit dhe për të

dakordësuar datën e seancës dëgjimore...

Page 6: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT6 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Aksioni opozitar, Basha kërcënon me protesta të fuqishme, premton

anulimin e koncesioneve të qeverisë

Opozita pritet të caktojë datën e nisjes së protestave, priten takime të tjera

Shehi kundër Metës: Ne donin të largonim Ramën jo të fitonim disa muaj kohë, 13 tetori nuk ishte synimi ynë

Duket se mes opozitës ka disa kontradikta sa i përket dekretit të Metës për zgjedhjet e 13 tetorit, ku disa e mbështesin dhe disa të tjerë jo. Opozita e bashkuar ndan të njëjtin mendim vetëm në një pikë, sa i përket rolit të Metës për të shuar krizën politike në vend. Sipas opozitës Meta është përpjekur për ta shuar krizën politike. Por në një intervistë për mediat, ditën e djeshme, Dashamir Shehi ka bërë një deklaratë ku del kundër dekretit të presidentit Meta. Ai shprehet se ajo që donte opozita ishte largimi i kryeministrit Rama dhe

se ata i bojkotuan zgjedhjet për këtë qëllim, e jo për të fituar ca muaj kohë. "Unë gjykoj që zoti Meta si kryetar i shtetit, ka bërë maksimumin. Për të qetësuar ujërat në Shqipëri, për t'i dhënë një zgjidhje palëve, atë që duhet të bëjë kryetari i shtetit në fund të fundit. Për të fituar kohë, koha është e nevojshme shpesh herë kur ka sherre dhe probleme në emër të paqes. Ama nuk mund t'i shkojmë shqiptarëve përballë e ti themi: E gjithë kjo zhurmë që u bë, keni dalë dhjetë herë në bulevard, keni protestuar, keni pretenduar që

hajdutët e kriminelët kanë marrë çdo gjë në këtë vend, e tani hajde votoni në 13 tetor sikur nuk ka ndodhur asgjë", është shprehur Shehi në lidhje me dekretin e Metës. Ndërsa sa i përket djegies së mandateve Shehi i sheh të dyja anët e medaljes dhe ato pozitive dhe ato negative. Ai mendon se pa djegien e mandateve opozita nuk do të kishte fituar mbështetjen popullore që ka fituar tani, siç pretendon ai. Ndërkohë që ai sheh edhe defekte, ku thekson raportin me ndërkombëtarët. Sipas tij, sepse ndërkombëtarët nuk e kuptojnë dot që

një deputet apo një opozitë e gjithë të braktisë Parlamentin. "Ndërkombëtarët nuk e kuptojnë dot që një opozitë të lërë Parlamentin dhe ky është disavantazhi i djegies së mandateve. Gjermanët, suedezët, anglezët nuk e kuptojnë dot sepse ata nuk kanë kriminelë e hajdutë në Parlament. E dyta është që askush nuk e kishte menduar që pasi të iknim ne lojtarët e vjetër nëse do të flisja me gjuhën e futbollit, do të hynte një opozitë e re. Kjo situatë është edhe për të qeshur", ka deklaruar kreu i LZHK.

Arbjona ÇIBUKU

Partia Demokratike pritet që këtë javë të dalë me një datë fikse se kur do të nisin protestat. Dje kreu

demokrat Lulzim Basha, ka zhvil-luar për rreth një orë një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin ku është diskutuar mbi modalitetet e aksionit opozitar. Pas përfundimit të takimit mes krerëve opozitarë, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se protestat do të jenë më të fuqishme se ato që lanë pas. Po ashtu kreu demokrat ka përmendur sërish akuzat e vjetra ndaj qeverisë për koncesionet e njohura si PPP. Bëhet fjalë për dy koncesione, ai në Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, të cilat Basha ka premtuar se do t'i anulojë. "Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj. Skandali që ka plasur me dy kon-cesionet e hajdutërisë të ashtuqua-jtura PPP të Milot – Balldren dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek Milot – Balldren duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum. Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, par-ave të shqiptarëve dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesioneve për t’i rim-iratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutërisë, Land-filli i Republikës", është shprehur Basha pas takimit me Kryemadhin. Ndërkohë edhe kryetarja e LSI ka qenë e rezervuar në prononcimin e saj për mediat pasi nuk ka dhënë detaje, por ka thënë vetëm se plani i tyre është i qartë, dhe ata duan të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama. "Aksioni i opozitës do të vazhdo-jë, i drejtpërdrejtë, i mirëfilltë siç

ka qenë, të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve. Votimet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan Ramën, urrejtja që bëjnë shqiptarët çdo ditë kur nuk kanë ujë në çezmë, kjo është protestë, shqiptarët protestojnë çdo ditë", ka deklaruar dje Kryemadhi.

Basha thirrje për protestë Lulzim Basha gjatë fjalës së tij

për mediat ka bërë sërish thirrje për bashkim për rrëzimin e qeverisë Rama, ku ka ripërsëritur arsyet se

Hajdari sulmon opozitën: Nuk ju intereson populli

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka reaguar ditën e djeshme duke sulmuar krerët opozitarë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari ka dashur të sqaroj të gjithë ata që janë tallur me vështirësinë e saj në të folur ku ka theksuar se ka vështirësi me shqipen. Por ajo nuk ka kursyer as akuzat ndaj opozitës ku ju kujton se ata kanë vetëm një retorikë dhe ajo është "Rama ik", në mënyrë që të vinë vetë. Hajdari thekson se ata do e lënë popullin shqiptar po kaq të varfër sa është sepse interesi i tyre është pushteti dhe jo zgjidhja e problemeve të vendit. "Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale", ka shkruar Hajdari.

Bushatin në krye të Vetëvendosjes,

reagon KurtiPrej kohësh kanë qarkulluar zëra

se Ditmir Bushati do të jetë në krye të degës së Vetëvendosjes në Shqipëri. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është përgjigjur ditën e djeshme këtyre aludimeve ku ka theksuar se kjo nuk është në dorën e tij dhe këtë vendim e merr qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri pasi ajo është autonome. Ndërkohë Kurti nuk e ka fshehur dëshirën për të bashkëpunuar me ish ministrin e brendshëm Ditmir Busha-tin. Ai shprehet se bashkëpunimi nuk do të jetë problem por ama nga ana tjetër nuk e fsheh as marrëdhënien jo të ngrohtë me kryeministrin Rama. "Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e VV këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as En-isul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysa-medin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë", tha ai.

pse kjo qeveri nuk funksionon dhe duhet rrëzuar. "Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri. Ky është një nga shqetësimet kryesore të kësaj jave. Natyrisht nuk është asgjë e re, por jemi të vendosur ta denoncojmë deri në fund këtë aferë", ka thënë ndër të tjera kreu i PD. "Lajme të reja mos prisni", tha lideri demokrat në një prononcim për mediat pas takimit me Kryemadhin. "Protesta

ka pasur, do të ketë dhe do të jenë gjithmonë e më të fuqishme", shtoi kryedemokrati. Duket se tani Basha e ka ndarë mendjen për t'ju rikthyer protestave fuqishëm, pasi retorika e tij ishte më e qartë ditën e djeshme, ndërkohë pritet që sot Basha të mbajë një takim tjetër me aleatët e partisë. "Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje. Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anu-limi i çdo pseudo PPP-je dhe konce-sioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korrup-tuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë", është shprehur Basha.

Në muajt gusht kreu i PD Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me banorët e "Unazës së Re", ku bëri edhe një deklaratë në lidhje me rinisjen e protestave. Gjatë gjithë muajt gusht Basha ka folur për rifillimin e protestave, por ende nuk e ka vendo-sur një datë. “Laku po ngushtohet e po shtrëngohet në qafën e despotit të inkriminuar dhe hajdutit psikik

Edi Rama. Koha për të dhënë llogari finale para pop-ullit po afron. Unë kam kënaqësinë dhe nderin që para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme me banorët e Unazës së Re", ka deklaruar më parë Basha.

BASHA BËN THIRRJE PËR PROTESTË

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është treguar më e paduruar se kreu demokrat për rinisjen e protestave. Edhe më herët Kryemadhi ka reaguar duke kërkuar rinisjen e protes-tave, ndërkohë që ndryshe nga PD, LSI ka qenë edhe e hapur për zgjedhjet e 13 tetorit. "Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të bara-barta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me in-stitucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e indi-vidit mbi shtetin, por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin", ka shkruar më parë Kryemadhi.

Ky është momenti për të

shpëtuar Shqipërinë

KRYEMADHI:

Page 7: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Thellohet skandali me Agim Kajmakun, prokuroria nuk i gjen dot adresën për të marrë

shenjat e gishtave, Posta nxjerr blof Arta Markun

Boçi: Prokuroria po bëhet pengesë për hetimin e Kajmakut

Denoncimet e PD, Taulant Balla: PS nuk është prokurori që të bëjë hetime, çdokush duhet të mbajë përgjegjësi personale

Rasti i Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut kanë qenë kryefjala e debateve mes qeverisë dhe opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla reagoi ditën e djeshme në lidhje me denoncimet e PD për Pjetrin dhe Kajmakun, duke u shprehur se çdokush duhet të marrë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Në një reagim për media, ai deklaroi se ka qenë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ai i cili propozoi në kry-esi emrin e Valdrin Pjetrit për të marrë drejtimin

e Shkodrës, duke shtuar se PS i ka kërkuar falje qytetarëve të Shkodrës. “Ish-ministri Bushati është pjesë e Kryesisë së PS-së dhe në cilësinë e të deleguarit politik ka qenë propozuesi i kandidaturës në kryesi. Bashkë, unë si sekretar i përgjithshëm, ai, kryetari i partisë, kryesia e partisë, falje i kanë kërkuar popullit të Shkodrës që nuk mund të fillojmë punën menjëherë prej 21 gushtit për të ndryshuar qeverisjen vendore të Shkodrës", tha ai. Por duke iu referuar edhe

rastit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili po ashtu është akuzuar nga PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, Balla u shpreh se nuk jep asnjë garanci, duke deklaruar se në PS nuk ka prokurori që bën verifikime. “Në PS nuk ka një prokurori të përgjithshme që bën verifikime. PS nuk bëhet mburojë, por mbështet verifikimin. Nga ajo që është bërë publike, nuk rezulton të ketë një vendim të formës së prerë që të bëjë fjalë për rastin konkret. Përgjegjësia është personale. Për

këtë qëllim ne do të marrim masat”, tha Balla. Kreu i grupit socialist komentoi edhe dekretin e presi-dentit Ilir Meta, i cili ka caktuar 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Ballës, të vetmet zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në vend do të jenë ato për Bashkinë e Shkodrës. "Mezi presim procesin e ri zgjedhor në Shkodër me një kandidat shumë të mirë me qëllim që të marrim përgjegjësinë e rëndësishme të qeverisjes vendore të Shkodrës”, deklaroi Taulant Balla.

Elisjeda KIKO

Thellohet skandali me kryebash-kiakun e Vorës Agim Kajmaku. PD e akuzon se është i dënuar në Greqi dhe prokuroria ka

reaguar dje për të parën herë si për rastin e Kjamakut ashtu dhe të Valdrin Pjetrit. Sipas një njoftimi për media, prokuroria u shpreh se ka pasur vështirësi në marrjen e shenjave të gishtave për kryebashki-akun e Vorës, me argumentin se shërbimi postar ka ngatërruar adresën e Agim Kajmakut. “I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokuror-isë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në se-kretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thu-hen në njoftimin e prokurorisë. Ndërsa për rastin e kandidatit socialist për Bash-kinë Shkodër, Valdrin Pjetri, prokuroria u shpreh se i janë marrë shenjat e gishtave dhe janë dërguar për verifikim në shtetin italian. “Më datë 16.08.2019, Departamen-ti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016; Më datë 19.08.2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të depozituara nga sub-jekti Valdrin Pjetri; Më datë 19.08.2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore”, thuhen në njoft-imin e prokurorisë.

Posta rrëzon prokurorinëPor reagimin e prokurorisë e hodhi

poshtë Posta Shqiptare. Në një reagim të shpërndarë për media, posta njoftoi se dërgesa në drejtim të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku është bërë brenda 72 orësh, nga momenti që Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesën. “Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se : Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtë-

sisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës). Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

PD sulmon Arta MarkunPor pas njoftimeve të prokurorisë,

PD shpërtheu në sulme dhe akuza të forta në drejtim të Arta Markut. Në një dalje për media nga selia blu, ish deputeti Luçiano Boçi u shpreh se prokuroria ka dështuar, duke shtuar se vetë ky institucion po bëhet pengesë për hetimin e plotë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Por akuzave të ish deputetit demokrat nuk i shpëtoi as kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se ai do të largohet shumë shpejt nga qeveria. “Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e

shqiptarëve. Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, Parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve. Provat janë aty, në dritën e diellit. Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e Bashkisë së Vorës. Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karri-gen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asn-jë bashkie të vendit. Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve”, u shpreh Boçi.

Rasti i Pjetrit dhe Kajmakut, Hyseni:

PS nuk është hetuesiDeputeti socialist Alket Hyseni

foli ditën e djeshme për rastin e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajma-kut. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se PS nuk mban asnjë përg-jegjësi për rastet personale, duke shtuar se partia nuk është hetuesi. “Ne s’mbajmë asnjë përgjegjësi për përgjegjësitë penale personale të individëve. Ne s’kemi si të mbajmë përgjegjësi për një vepër që ka kryer një individ shumë vite më parë, kur në parti ai dorëzon një kurikul të pastër. Partia nuk është hetuesi. Ky është një shqetësim, një fenomen më i gjerë që kërkon adresimin e tij dhe ne po punojmë për të adresuar në legjislacion këtë problematikë, për të rritur mekanizmat e filtrimit për të mundësuar që partitë politike të bëjnë kontrollin e duhur ndaj fig-urave, që pavarësisht përgjegjësisë personale, kanë kosto të caktuara ndaj partive dhe publikut. Partia Socialiste asnjëherë nuk ka injoruar shqetësime të tilla”, tha ai.

Dekreti i Metës, Salianji: 13 tetori ka rënë

Ish deputeti i Partisë Demokra-tike Ervin Salianji komentoi ditën e djeshme aktualitetin npolitik në vend. Në një reagim për media, Salianji u shpreh se 13 tetori ka rënë, duke shtuar se zgjedhjet e vetme do të jenë në pranverë, ku do të mbahen si lokalet ashtu dhe qendroret. “Të vetmet zgjedhje që do të jenë, do të jenë lokale dhe të përgjithshme shumë shpejt. PD e njeh 13 tetorit si datë të ligjshme, por ne kemi kauzën me krijimin e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me qeveri tranzitore, pa Ramën. Në këtë kuptim e vlerësojmë përpjekjen e Presidentit të Republikës, por për shkak të abuzimit të KQZ-së, 13 tetori ka rënë, por zgjedhjet e lira do të jenë shumë shpejt. Nuk i di qëllimet, por shoh veprime që kanë kthyer disa personazhe të cilët janë shpërblyer shumë nga demokratët kur kanë qenë në pozicione, tani që nuk janë në pozicione kanë kritika personale, nuk kanë ide, kanë inate. Objektivi kryesor është largimi i Ramës, si një mundësi për ti hapur rrugë ndryshi-meve të mëdha” u shpreh Salianji.

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh pak ditë më parë se Agim Kaj-maku ka çështje të hapura me drejtësinë shqiptare, duke shtuar se Rama ishte në dijeni të dënimeve të tij. “Po shqyrtojmë të gjitha rastet, bëhet fjalë me dhjetëra kryetarë të kandiduar nga Rama. Dënoj heshtjen e Ramës, ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet që provojnë se Kajmaku ka shkelur ligjin dhe duhet sot të

ishte marrë i pandehur, dënoj dhe heshtjen e Prokurorisë, që si një shtojcë e pushteti të Ramës, hesht prej 24 orësh. Rama i dinte të vërtetat që sot i dinë të gjithë shqiptarët, se Kajmaku nuk mund të kandidohej. Ai tashmë ka llogari të hapura edhe me dre-jtësinë shqiptare. Nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur. Është e qartë se krimi mbështetet nga politika”, tha Basha.

BASHA: KAJMAKU KA ÇËSHTJE TË HAPURA DHE NË SHQIPËRI

Sekretari i përgjithshëm i PD Gaz-mend Bardhi u shpreh pak ditë më parë se faktet e publikuara nga opozita për krye-bashkiakun e Vorës janë të vërteta, duke shtuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi dhe se ka ndryshuar identitet. “Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është

në kërkim në Greqi. Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti? Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo”, tha Bardhi.

BARDHI: KAJMAKU PO TENTON TË MASHTROJË SHQIPTARËT

Page 8: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT8 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

p o l i t i k e www.sot.com.al

OSBE publikon raportin final: 30 qershori i qetë, por vendimet e KQZ politike, regjistrimi i BD i parregullt, pati presione ndaj votuesve

OSBE: Në 31 bashki nuk kishte mundësi zgjedhjeje

Elisjeda Kiko

OSBE publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar të zg-jedhjeve të 30 qershorit. Në raport, theksohet se procesi

zgjedhor ishte i rregullt, pavarësisht se pati presione nga të dyja palët e partive politike. Sipas raportit, 30 qershori ishte paqësor, ku theksohet se në 31 bashki të vendit nuk kishte asnjë alternativë zgjedhjeje. “Zgjedhjet lokale të 30 qer-shorit u mbajtën me pak kujdes për interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, dhe qeveria vendosi të zhvillojë zgjedhjet pa të. Në klimën e një bllokimi politik dhe polarizimi, votuesit nuk kishin një zgjedhje kupti-mplote midis opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashkitë kandidatët për kryetarë komunalë u treguan të padenjë. Kishte pretendime të besueshme për qytetarët që po bënin presion nga të dy palët. Për-ballja politike çoi në pasiguri ligjore, dhe shumë vendime të administratës zgjed-hore u morën me objektivin politik për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në një mënyrë përgjithësisht paqësore dhe të rregullt dhe numërimi u vlerësua pozitivisht në përgjithësi, meg-jithëse disa procedura nuk ishin ndjekur gjithmonë si duhet”, thuhet në raport.

Shkatërrimi i besimit të publikutMë tej, në raport theksohet se për-

plasjet mes palëve politike shkatërruan besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve. OSBE shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve u bë në një krizë politike dhe institucionale, ku theksohen dhe vendimet e opozitës për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor. “Zgjedhjet u zhvilluan nën një sfond të një krize politike dhe institucionale, që buronte

ADMINISTRATA ZGJEDHORE Mospranimi i komisionerëve të opozitës

në administratën zgjedhore për shkak të in-terpretimit të ligjit nga KQZ, e ka administratë zgjedhore politikisht të pabalancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve. Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë

të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të kon-siderueshme, gjë që cënoi transparencën. Vendimit për refuzimin e komisionerëve

të opozitës KQZ i dha karakterin e një vendimi normative që sipas Kodit Zgjedhor dhe standar-deve zgjedhore të Komisionit të Venecias kërkon shumicë të cilësuar, ndërkohë që ai u miratua me shumicë të thjeshtë votash.

REGJISTRIMI I KANDIDATËVE KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë

tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cenuar sig-urinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.

FUSHATA ZGJEDHORE Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar

në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990. ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se

duke votuar apo abstenuar ato potencialisht do ti ekspozonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpër-drejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale. Punonjësit e administratës publike dhe

ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

ANKESA DHE APELIMI Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor

ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në dre-jtësi. Konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vetingut, i cili mund të prek sigurinë e man-datit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre.

DITA E ZGJEDHJEVE Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë,

përveç disa tensioneve të vogla. Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shënjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë. U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjerë. U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve.

REKOMANDIMET Me qëllim të forcimit të demokracisë

pluraliste, riafirmimit të të drejtës së qyte-tarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstrimit të përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara zgjed-hore duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë Re-formën Zgjedhore që adreson rekomandime të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme të ODIHR-it.

Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të elim-inuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve të administratës publike gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve. Autoritetet duhet të

miratojnë rregulla të qarta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të për-doren për qëllime zgjedhore. Duhet të merren hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimit civil dhe të sigurohet që presioni të mos zbatohet mbi votuesit për të marrë pjesë në fushata zgjedhore ose të votojnë në një mënyrë të caktuar. Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën

e votuesve për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Procedurat e votimit duhet të rishikohen për të siguruar fshehtësinë e votës dhe mbrojtjen nga ndikimi i padrejtë mbi votuesit. Rëndësia e fshehtësisë së votave duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisioneve zgjedhore dhe në ma-terialet e edukimit të votuesve. Në përputhje me rekomandimet e

mëparshme ODIHR, për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor, duhet të merren në konsideratë formulat alternative për emërim-in e anëtarëve të administratës zgjedhore, të mbështetura nga masa procedurale që sigurojnë pavarësinë e tyre. Të gjitha gjykatat që kanë kompetencë

në çështjet zgjedhore duhet të jenë plotësisht funksionuese gjatë periudhave zgjedhore. Pa-varësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit duhet të sigurohet. Organet e zbatimit të ligjit duhet të het-

ojnë të gjitha pretendimet për krimet zgjedhore në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente.

JA DETAJET E RAPORTIT TË OSBE

nga një antagonizëm i gjatë në mes të Partisë Socialiste në pushtet (PS) dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë. Kjo e fundit ishte larguar nga parlamenti së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në shkurt dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje deri

në dorëheqjen e Kryeministrit dhe formimin e një qeverie teknike. Më 10 qershor, Presidenti Meta lëshoi një dekret që anulonte zgjedhjet duke për-mendur shqetësime për sigurinë publike dhe përgjegjësinë e tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin. Atmosfera e

pasigurisë ligjore dhe qëndrimi midis in-stitucioneve kryesore shkatërroi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve”, thuhet në raport. Po ashtu, në raportin përfundimtar theksohet se edhe vëzh-guesit e OSBE kishin mungesë besimi për të gjitha komisionet. “Mospranimi i komisionerëve të opozitës në adminis-tratën zgjedhore për shkak të interpreti-mit të ligjit nga KQZ, e ka administratën zgjedhore politikisht të pa balancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Mi-sionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve”, thuhet në raport.

KQZ cenoi sigurinë juridikeNdërkohë, në raport theksohet se

gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit, KQZ cenoi sigurinë juridike, ndërsa theksoi dhe rolin e gjyqtarëve të Kolegjit Zg-jedhor, ku sipas OSBE janë ndikuar politikisht për shkak të vetingut. “Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në dre-jtësi. Konstatohet shqetësim për mung-esën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve

të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vetingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”, thuhet në raport. Po ashtu dyshime hidhen dhe mbi vendimet e Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar se gjyqtarët janë nën presionin e vetingut. “Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në drejtësi. Kon-statohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i kon-stituuar, ata ishin subjekte të procesit të vetingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre.

“Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur plural-izmin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i

detyrueshëm nga ligji. PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vetingun e politikanëve. Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan, duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryem-inistrit’, thuhet në raport.

KONTEKSTI POLITIK

“ODIHR ishte dëshmitar i ras-teve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyr-tarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efek-tivitetit të hetimeve penale që kon-tribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet

elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve. Vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan sipas ligjit që të vëzhgonin procesin e mbylljes së qendrave të votimit, të vlerësonin protokollin tabelimit të rezultatit të votimit, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të shqyrtuar në mënyrë efektive proceset e numërimit dhe tabelimit”, thuhet në raport.

VËZHGIMI I ODIHR

Page 9: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita parlamentare kërkon largimin e Gjiknurit, PS kundër: Është ekspert shumë i mirë, nuk do të largohet

Opozita parlamentare ka dalë ditën e djeshme më një kërkesë për reformën zgjedhore, ku kërkojnë largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni. Deputeti Alban Zeneli ka folur dje për mediat duke vënë theksin se reforma duhet të jetë ndryshimi i sistemit. Zeneli ka kërkuar që reforma zgjedhore të jetë prioriteti i sesionit të ri parlamen-tar. "Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i Komisionit Parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma

zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë poli-tikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit, jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëg-juar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore", ka deklaruar dje Zeneli. Ndërkohë në një intervistë për mediat ka folur në lidhje më këtë kërkesë ditën e djeshme kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. Në fjalën e tij

Balla ka deklaruar se Damian Gjiknuri nuk do të largohet nga komisioni i reformës zgjedhore. "Zoti Gjiknuri është ekspert shumë i mirë. Ruan autorësinë e disa prej ndryshimeve të Kodeve Zgjedhore në shumë vite, edhe në atë 2008 dhe atë 2012. Kështu që, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë për tu diskutuar", është shprehur Balla. Kreu parlamentar i PS e ka anashkaluar kërkesën e opozitës parlamentare për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit të reformës zgjedhore. Ndërkohë që gjatë intervistës Balla është shfaqur

i bindur për reflektimin e opozitës që të marrë pjesë në reformën zgjedhore. "Shqipëria ka institucione tërësisht legjitime, një qeveri që buron nga një parlament legjitim. Diskutuam për vijimin e mëtejshëm të reformave. Ne duam që pjesë e procesit të reformës zgjedhore të bëhet PD përmes karriges bosh që e kemi lënë në komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë jam besimplotë që tashmë PD ka reflektuar për tu rikthyer dhe për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm", ka thënë ndër të tjera Balla.

Skandali me “Veneto Banka”, ja se si Banka e Shqipërisë veproi me dy standarde,

a është duke shkelur ligjin Gent Sejko?

Shtohen pikëpyetjet mbi falimentimin e “Veneto Banka”

Kliti TOPALLI

Banka e Shqipërisë duket se po mundohet të largojë përgjegjësinë nga skandali me “Veneto Banka”. Proce-

si i shkrirjes së “Veneto Banka” me “Intesa Sanpaolo Bank” u trajtua me Ligjin Shqiptar për Bankat ndërkohë për kalimin e kredive janë bërë në përputhje me dekre-tin e ligjit të qeverisë italiane për “falimentimin e bankave”, pra sipas legjislacionit italian. Këtë e konfir-mon në letrën që ne disponojmë të cilën Gent Sejko, ja dërgon Minis-trisë së Drejtësisë si kthim-përgjigje pas ankesave të shumta nga ana e klientëve. Institucioni i Gent Sejkos i referohet Kodit Civil dhe heq përgjegjësinë edhe pse këto kalime kredish janë bërë me monitorimin e Bankës së Shqipërisë, sipas kus-hteve për përthithjen e dy bankave. Këtë e lexojmë në Deklaratën Note-riale të dy Noterëve Ermal Hamzaj dhe Alket Mançka, ku edhe shkru-het qartë se “kjo vjen pas kushteve për miratimin e transaksionit mes dy bankave, “Veneto Banka” dhe “Intesa Sanpaolo”, sipas kërkesave nga Banka e Shqipërisë”. Në letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Gent Sejko dhe Banka e Shqipërisë citojnë Nenin 499 të Kodit Civil. Në këtë sipas Bankës së Shqipërisë përcaktohet shprehimisht se “Kred-itori mund t’ia kalojë kredinë e vet një personi tjetër edhe pa miratimin e debitorit”. Pra Gent Sejko dhe Banka e Shqipërisë rrjedhimisht pranojnë zyrtarisht se ka një proces kalimi kredish nga “Veneto Banka”, por për tek kush...? Gazeta “SOT” dhe opinioni publik, klientët e Veneto Banka të cilët çdo ditë janë në presion duke u përballur me Përmbarimorët Gjyqësor Privatë të kontraktuar nga “SGA spa” dhe “TRANZIT shpk”, për t’u sekues-truar kolateralet, kërkojnë të dinë se kush është kreditori i ri i tyre që Banka e Shqipërisë citon në Kodin Civil. Pra ata kërkojnë të dinë edhe për efekt transparence nga Banka e Shqipërisë nëse ka mes “Veneto Banka” dhe “personit tjetër” një Kontratë Noteriale, apo një mar-rëveshje të firmosur dhe të noteri-zuar në Shqipëri? E gjitha kjo për të kuptuar dhe marrë të mirëqenë atë

që Banka e Shqipërisë i shpjegon Ministrisë së Drejtësisë, në letrën e saj pas interesimit të kësaj të fundit, pra që kemi të bëjmë me një proces të rregullt “kalimi kredish”, për të cilën duket se e rregullon sipas Bankës së Shqipërisë “Kodi Civili” i Republikës së Shqipërisë. Se kush është kreditori i ri i cili do t’i japë të drejtë Gent Sejkos dhe bankës që ai drejton pa mandat, këtë do ta analizojmë gjatë ditëve në vijim.

Shkresa Gazeta SOT publikoi një

ditë më parë shkresën e plotë të Bankës së Shqipërisë, e cila i kthen përgjigje Ministrisë së Drejtësisë mbi skandalin me falimentimin e “Veneto Banka”. Së pari Sejko del në mbështetje të bankave, duke deklaruar se i takon asaj të klasi-fikojë kredi të keqe këdo që ka vone-sa. Ndërkohë skandali me “Veneto Banka” është se dhe kreditë me 1 muaj vonesë kanë hyrë në listën e zezë. Ndërkohë që vetë BSH ka har-tuar një rregullore për këtë proces. “Në çdo rast që banka gjykon se ka elementë të tjerë shtesë, pavarësisht ditë-vonesave, të cilët justifikojnë klasifikimin dhe provigjionimin në një klasë më të ulët se ajo e parashi-kuar në rregullore, mund ta realizojë këtë”, thuhet aty. Po ashtu më tej Sejko heq përgjegjësinë për kalimin e kapitaleve. Kreditë dhe kolateralet e klientëve kaluan në Itali. Por Sejko shprehet se nuk ka përgjegjësi në këtë mes. “Në vijim, përfitojmë nga rasti t'ju bëjmë me dije se transak-sionet e kalimit (transferimi) i kredive nuk rregullohen nga Banka e Shqipërisë, por parashikohen në Kodin Civil. Në nenin 499 të Kodit Civil”, thuhet në shkresë. Më tej Sejko shprehet se bazuar në këto dispozita, transaksionet e kalimit të kredive konsiderohen si një ak-

Konstituohet Këshilli i Qarkut të Fierit, zgjidhet

Evis Sema kryetareDitën e djeshme është konstituuar

Këshilli i Qarkut në Fier. Pasi kanë marrë detyrën kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë në qytetin e Fierit ka ardhur edhe konstituimi i Këshillit. Në krye të këtij Këshilli është zgjedhur ditën e djeshme Evis Sema. Kujtojmë se për katër vite me radhë Evis Sema ka drejtuar Këshillin Bashkiak të Fierit. Të pranishëm gjatë konstituimit bashkiak kanë qenë edhe Prefekti i Qarkut Fier si edhe deputetët dhe kryetarët e bashkive. Ndërkohë që në këtë prezencë është zhvilluar mbledhja e parë e këtij këshilli. Ndër-kohë kujtojmë që në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Fierit pas zgjedh-jeve të 30 qershorit morën mandatin 51 këshilltarë, nga të cilët 48 ishin nga PS, 2 nga Demokracia Sociale dhe 1 nga Partia Social Demokrate. Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 30 qershorit kryetar i bashkisë u zgjodh Armando Subashi. Ky është mandati i dytë për Subashin, i cili në mandatin e parë dha dorëheqjen nga posti i deputetit për të kandiduar në pushtetin vendor.

Nard Ndoka: Opozitës i ka mbetur revolucioni, do të ashpërsojmë protestatKryetari i Partisë Demokristiane,

Nard Ndoka ka folur dje në një studio televizive për aktualitetin politik. Ai ka theksuar se në kushtet kur kryeminis-tri i vendit nuk po bën asnjë lëvizje për të zgjidhur krizën politike është detyra e opozitës ta bëjë, dhe shton se opozitës i ka mbetur vetëm revolucioni tani. "Ka mbetur vetëm revolucioni. Ky kryem-inistër prodhon çdo ditë skandale, afera dhe paligjshmëri. Klasa politike të ndërgjegjësohet për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Politika shqiptare është detyruar për të rënë dakord nga ata që flasin anglisht. Kjo lë një shije të hidhur. I takonte Ramës si kryeministër i vendit për të bërë një hap, për ta kapërcyer këtë krizë të rëndë. I takonte Ramës që ta thërrasë një tryezë me të gjitha partitë me Bashën. Kushtet për tryezë pa Ramën", ka thënë dje Ndoka. Ai ka bërë publike dje edhe strategjinë që do të përdorë opozita për rrëzimin e Ramës. Ai ka thënë se opozita do të radikalizojë protestat dhe do i bëjë ato më të ashpra.

tivitet normal biznesi i bankave. Po ashtu ai justifikon veprimet e “SGA”. “Theksojmë se debitorët e Bankës Veneto sh.a., kredia e të cilëve i ka kaluar Shoqërisë SGA spa,

vazhdojnë të jenë debitorë sipas detyrimeve të përcaktuara në kon-tratën përkatëse dhe detyrimi i tyre kryesor është shlyerja e kredisë”, thuhet aty.

Pranë gazetës janë me dhjetra individë që ankohen se kanë kërkuar sqarime pranë BSH mbi kreditë e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim. Por BSH shprehet: “Së fundi, ju sqarojmë se portofoli i kredive me probleme të transferuara pranë SGA S.p.A, nuk është fshirë nga Regjistri i Kredisë, por është raportuar në përputhje me formatin e miratuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas Urdhrit nr.1233, datë 29.03.2016, “Për një shtesë në urdhërin “Për miratimin e “të dhënave dhe llojit të informacionit që raportohet në regjistrin e kredive në Bankën e Shqipërisë”, në momentin që një kredi shitet

tek një tjetër institucion financiar, subjekti që e ka shitur e raporton të mbyllur me status 5 “Kredi e paguar” dhe në të njëjtën kohë si “Kredi e shitur”. Pasqyrimi në këtë formë evidenton se mbyllja e detyrimeve të kësaj kredie nuk ka ardhur si rezultat i angazhimit të kredimarrësit për shlyerje të tyre, por ka ardhur si rezultat i një transaksioni shitjeje, e për këtë qëllim në të njëjtën kohë kjo kredi klasifikohet dhe si “Kredi e shitur”. Në vijim, subjekti që e ka blerë, në cilësinë e “Kreditorit të ri” e raporton si ekspozim të tijin për vlerën e detyrimit që pretendohet nga kredimarrësi”, thuhet aty.

PRETENDIMET E SEJKOS

Gazeta tregoi pak ditë më parë se si Banka e Shqipërisë nuk ka marrë asnjë masë që të zbatohet rregullorja e nxjerrë prej saj për kreditë e këqija. Kjo bankë u ka dërguar bankave të nivelit të dytë një rregullore që duhet të ndjekin për kreditë me probleme. Klasifikimet janë disa dhe në çdo rast parashikohen veprime dhe masa të ndryshme për të rimarrë raportin, pra që ajo të kthehet në një “Kredi standarde”. Asnjë banke të nivelit të dytë, nuk i intereson që ta klasifiko-jë një kredi direkt në të keqe dhe që më pas të merret me procedura

“administrim pronash kolaterale të sekuestruara”. Në çdo stad të kredive në risk, negociohet midis palëve, pra mes bankës dhe klientit. Ndërkohë, debitori njoftohet nëpërmjet letrave të vonesës për detyrimet në kohë reale, si dhe ftohet të paguajë ose të reagojë ndaj vonesave në pagesë. Kështu parashikohet në rregulloren që ka hartuar vetë BSH. Por sa është zbatuar kjo strategji? Klientët e Veneto Banka nuk janë njoftuar aspak për vonesat dhe me ta nuk është negociuar për ristrukturimin e kredive. Direkt i kanë klasifikuar si të këqija.

JA SI U SHKEL RREGULLORJA

Page 10: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT10 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhen faktet, ja sa duhet të paguajnë bizneset e qytetarët për çdo kredi të marrë

në Fondin Besa, interesa super të larta

Fondi Besa vijon të japë kredi me interesa shumë të larta

“Babalja”, Bardhi shmang shoqërimin me forcë në gjykatë, Hajdarmataj zbulon takimin me Alfred Veliun dhe ndërhyrjen e SHISH

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur dje në gjykatë për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore në procesin e njohur si “Babalja”. Bardhi ka shman-gur kështu shoqërimin me forcë të urdhëruar nga gjykata duke shkuar vullnetarisht. Por po ashtu, për të dëshmuar u thirr edhe prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili gjatë dëshmisë së tij zbuloi takimin me Alfred Veliun, i njohur ndryshme si “Babalja” në nëntor të vitit 2017, si dhe ndërhyrjen e Shërbimit Informativ të Shtetit. Por dëshminë e tij për këtë çështje e dha edhe gazetari Ylli Rakipi. Në seancë mungonte personazhi kryesor Albert Veliu, i cili ndodhet

në Belgjikë ku ka kërkuar azil. Ai është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit Xhafaj. Për këtë "audiopërgjim" në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi. Prokuroria e Tiranës gjithashtu ka marrë të pandehur ish-de-putetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua tek Gjykata e Tiranës. Prokurori i Kri-meve të Rënda Besim Hajdarmataj dëshmoi ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës për çështjen “Ba-balja”. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se e ka takuar

Alfdred Veliun në muajin nëntor të vitit 2017, duke shtuar se e ka pritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ të Shtetit. Hajdarmataj deklaroi më tej gjatë seancës se i kishte thënë “Babales” se ishte në dijeni se disa persona, mes tyre punonjës policie dhe vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj do të bënin trafikim të lëndëve narkotike. "E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit

të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror. Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH ta merrnin ata si rast ta trajtonin si informator. Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s'kemi diçka konkrete. Dua të sqaroj se takimin e kërkova me praninë e SHISH pasi Babale tha se kishte të përfshirë punonjës policie. Këtë informacion vendosa ta ndaj vetëm me SHISH. Përgjatë 2016-2017 vetëm SHISH na njoftonte për përfshirje të policisë në trafik e kultivim droge", tha Hajdarmataj.

Kliti TOPALLI

Dalin në dritë të tjera detaje mbi mënyrën se si operon në vendin tonë Fondi Besa. Ky fond u përfshi nga një skan-

dal pak ditë më parë, pasi u zbulua një skemë mashtrimi me vlerë 3.7 milionë euro. Gazeta pak ditë më parë tregoi disa detaje të shkurtra se si Fondi Besa ka op-eruar me interesa mjaft të larta ndër vite, ndërkohë që edhe sot bën të njëjtën gjë. Gazeta po tregon sot se sa duhet që të paguajnë qytetarët nëse drejtohen te ky fondacion. Nga një kërkim i thjeshtë në faqen e internetit të Fondit Besa, rezulton se ky fond jep 6 lloje kredi, ku secila ka interesa të ndryshme. Nëse i marrim me radhë, Fondi Besa jep kredi për bizneset, që variojnë nga 1 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, gjithmonë të reja. Për 1 milionë lekë, afati i maturimit është 4 vite dhe çdo muaj duhet paguar 32.601 lekë të reja. Pra në fund të 4 viteve, një biznes-men i kthen Fondit Besa, 1.564.848 lekë. Pra kthen gati 50 për qind më tepër të shumës që ka marrë. Në këtë lloj kredie mundësohet dhe dhënia e kredisë me vlerë 2 milionë lekë. Afati i maturimit është 6 vite dhe kësti mujor është 49.778 lekë. Nëse bëjmë një llogaritje, në fund të 6 viteve, një biznesmen që ka marrë kredi i paguan Fondit Besa 3.584.016 lekë. Pra më thjesht, nëse merr 20 mil-ionë lekë kredi, do paguash 35 milionë. Shumë më e madhe është në vlerën 10 milionë lekë. Afati i maturimit është 7 vjet, me këst mujor 210.178 lekë. Pra në fund të 7 viteve, biznesmeni ka pagur te Fondi Besa 17.654.952 lekë.

Kredia konsumatore Një tjetër lloj kredie që jep Fondi

Besa është ajo konsumatore. Sipas faqes në internet mundësohet dhënie kredie me vlerë 500 mijë lekë me afat maturimi 36 muaj dhe me këst mujor 19.933 lekë. Por në fund të 3 viteve, një qytetar i ka kthyer Fondit Besa 717.588 lekë. Një tjetër vlerë është ajo e 1 milionë lekë, me afat 48 muaj dhe këst mujor 32,602 lekë. Në fund të 4 viteve qytetari ka paguar 1.564.896 lekë. Ndërkohë fondi jep dhe kredi bujqësore, kredi për rininë, kredi për turizmin dhe kredi të gjelbër. Për këto lloje kredish nuk jepen të dhëna në faqen e internetit, por kuptohet qartë se sa duhet të pagua-jë një biznesmen apo qytetar.

Ja transformimet e “Besa”Fondacioni BESA filloi aktiv-

itetin e tij në Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni BESA me themelues Fondacionin SOROS. Në kushtet e konsolidimit të aktivitetit të institucionit, Bordi i fondi BESA dhe Themeluesi (OSF-A) në Qershor 2008 vendosi të aprovojë

planin e transformimit të Fondit BESA nga statusi aktual si OJQ në një status të ri ligjor si shoqëri ak-sionare në përputhje me legjislacionin shqiptar, ligji nr. 9901, datë 14.04.2008. Transformimi i Fondit “BESA” në një shoqëri aksionare bazohet në këto direktiva: Ky ndryshim është në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe rreg-

ulloret e Bankës së Shqipërisë për mbikëqyrjen e institucioneve mikro-financiare. Sipas aktit të themelimit të biznesit “Fondi BESA sh.a”. të regjistruar në Dhomën e Noterëve Tiranë dt. 10/07/2008, (Nr. 7665 Rep. dhe Nr. 1085 Kol.), rezulton se ky biznes është themeluar nga Fonda-cioni- Fondi BESA. Në bazë të ligjit nr. 8788, dt &/5/2001 për Organizatat Jofitimprurëse, Neni 36.

Bien çmimet e prodhimit në tremujorin e dytëIndeksi i çmimeve të prodhimit ra

sërish në tremujorin e dytë të këtij viti, duke qëndruar për të dytin tremujor radhazi në territor negativ. Sipas Instat, çmimet e prodhimit ranë me 0.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e prodhimit i janë kthyer rënies pas tre vjetësh, të shtyra sidomos nga mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit me euron. Indek-si i çmimeve të prodhimit mat çmimet e produkteve vendase në hallkën e parë të tregtimit ose e thënë ndryshe çmimin me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Indeksi i çmimeve të prodhimit është një tregues i rëndë-sishëm orientues për inflacionin dhe rënia e çmimeve të prodhimit është në linjë edhe me uljen e ndjeshme të inflacionit në gjysmën e parë të vitit. Banka e Shqipërisë e ka shpjeguar këtë dobësim drastik të rritjes çmi-meve kryesisht me efektin e kursit të këmbimit. Mbiçmimi i lekut ndaj euros duket të ketë ulur kostot e industrisë përpunuese dhe, rrjedhimisht, edhe çmimet e prodhimit.

Në Tiranë, kredia për frymë dy herë më e lartë

Çdo shqiptar ka mesatarisht 63 mijë lekë hua bankare, ndërsa për banorët e kryeqytetit kjo shifër është gati dy herë më e lartë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat trego-jnë se kredia për frymë është në rritje, e shtyrë nga zgjerimi i huadhënies në sektorin e individëve, por edhe nga rënia e ngadaltë, por e vazhdueshme, e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Duke pjesëtuar vlerën totale të kredisë për individë me numrin e popullsisë, në mesin e këtij viti çdo shqiptar kishte mesatarisht 63 mijë lekë ose rreth 515 euro borxh në sistemin bankar. Krahasuar me një vit më parë, kredia për frymë është rritur me rreth 5%. E ndarë sipas qarqeve, kreditimi për frymë nuk rezervon surpriza shumë të mëdha. Tirana dominon dukshëm, me 122 mijë lekë për frymë. Ky është një rezultat i logjikshëm i faktit se të ard-hurat mesatare në Tiranë janë shumë më të larta dhe aksesi i individëve në financim është rrjedhimisht më i madh.

Gazeta ka treguar me fakte se si në fillimet e saj Fondi Besa operoi pa licencë, por dhe duke shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit. Sipas dokumenteve që disponon gazeta, George Soros hodhi 1 milionë dollarë dhe qarkulloi 228 milionë dollarë. Arsyeja se si arriti Soros të arrijë një fitim 22800% (228 herë më të lartë) është e thjeshtë: Qever-itë Shqiptare në vite i dhuruan atij dhjetra milionë dollarë të shqiptarëve, i dhanë hua të paligjshme para të ndërkom-bëtarëve të destinuara për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe mbi të gjitha i dhanë favore të papara fiskale krejtë-sisht favorizuese duke shkelur parimet e tregut të kreditit

në dëm të subjekteve të tjera të mikrokreditit. Fondacioni Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si or-ganizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “Besa” filloi aktivitetin e tij në Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “Besa” me themelues Fondacionin “Soros”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar.

JA LËVIZJET E DYSHIMTA TË FONDIT

Fondacioni Soros nuk ka pranuar të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse”, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, Fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht nuk i paguante detyrimet shtetit shqiptar. Por meqenëse ligji nuk i përjashton këto organiza-ta (edhe pse janë të tilla ) nga detyrimet fiskale, ky fondacion

duhet të paguante tatimin mbi fitimin. Sipas ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë në ndonjërën prej kate-gorive të përjashtuara. Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni.

SHMANGIA E DETYRIMEVE

Page 11: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Vishet me mister shtyrja e kontratës me SGS

Monopoli i kolaudimit, vishet me mister shtyrja e kontratës me SGS, reagon MIE por nuk jep arsyet e vendimit

Vishet me mister shtyrja e kontratës me kompaninë që ka marrë me kon-

cesion kolaudimin e mak-inave. Ministria e Trans-porteve ka shtyrë deri në dhjetor 2020 kontratën, edhe pse duhej që të ishte mbyllur bashkëpunimi. Dje reagoi ministria, duke dhënë disa sqarime mbi këtë lëviz-je. “Bazuar në legjislacionin në fuqi, parashikimet e Kon-tratës bazë të Koncensionit si dhe kërkesën e shoqërisë “SGS Automotive Albania”, përfaqësuesit e MIE kanë zhvilluar disa takime nego-ciuese me përfaqësuesit e kompanisë koncensionare, në lidhje me shtyrjen e afatit të kontratës. Në përfundim të këtyre takimeve u vendos të nënshkruhej kontrata shtesë e Koncensionit, në të cilët palët kanë rënë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës duke vendosur afatin e ri deri më datën 31.12 2020”, thuhet në deklaratë. Sipas MIE, në kontratën shtesë përcaktohet se përgjatë periudhës koncensionare Autoriteti Kontraktues, në kuadër të liberalizimit të tregut të shërbimit të kon-trollit teknik të automjeteve, mund të kryejë procedurat për lidhjen e një kontratë/ marrëveshjeje me subjekte të tjerë për ofrimin e shër-bimit të kontrollit teknik të automjeteve, e cila do të nënshkruhet pasi të zgjid-het kontrata koncensionare. “Në këtë rast Autoriteti Kontraktues duhet të njof-tojë koncensionarin 3 muaj para nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje me subjekte të tjerë për ofrimin e shër-

Korporata Elektro-energjitike Shqiptare do të zhvillojë aktivitetin e vet tregtar të lidhur me prodhimin, tregtimin e energjisë në bazë të një rregulloreje të re. Min-istria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e aksionarit të vetëm të kompanisë publike të gjen-erimit ka miratuar edhe rregulloren për mënyrën sesi do të ushtrojë aktiv-itetin KESH. Së pari në rregulloren e re përcak-tohet qëllimi i saj duke

pasur në bazë katër pika ku së pari ti mundësojë shoqërisë zhvillimin e pro-cedurave dhe pjesëmarrjen në procedurat që zhvillo-hen nga subjekte te licen-cuara, në formë me mjete elektronike, në mënyrë të thjeshtëzuar, eficente dhe bazuar në praktikat më të mira të biznesit. Së dyti të nxisë pjesëmarrjen e subjekteve të licencuar në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike të inici-uara nga vetë shoqëria, si edhe të nxisë shoqërinë të

marrë pjesë në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike që zhvillohen në formë elektronike nga subjekte të licencuara. Së treti të nxisë konkurrencën në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike dhe të jetë konkurrues për mënyrën e çmim-formimit dhe paraqitjes së ofertës në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike që zhvillohen në formë ele-ktronike nga subjekte të licencuara. Së katërti të garantojë transparencë.

bimit të kontrollit teknik. Me përfundimin e afatit 3 mujor të njoftimit, kjo kontratë koncensionare konsiderohet e zgjidhur dhe koncensionari heq dorë nga çdo pretendim për këtë zg-jidhje të kontratës”, thuhet më tej. Por në deklaron e ministrisë ka dy pikëpy-etje. Së pari nuk dihet se kur kanë nisur diskutimet me SGS, ndërkohë që sipas kontratës, duhet të kishin nisur që para 6 muajve. Në media është folur dje se diskutimet kanë nisur para 3 muajsh dhe jo 6. Pyetja tjetër është se nuk shpjeg-ohet arsyeja se përse nuk u ndërpre tani kontrata, por bëhet një marrëveshje e re, ku sanksionohet që qeveria ka të drejtë të lidhë kontratë me dikë tjetër. Pra është mis-ter ende se përse nuk pati një përfundim normal të kon-tratës, pasi kolaudimi është gangrenë e problemeve.

Koncesioni i SGSKoncesioni i kontrollit

teknik të automjeteve u dha në vitin 2009 me afat dhjetëvjeçar. Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tar-ifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit. Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë le-kësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh. Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se sa kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë

lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Al-bania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë. Gjatë vitit 2018, kompania koncesion-are SGS Albania pati 192 milionë lekë fitime neto dhe një kthim në masën 100% mbi kapitalin aksioner të kompanisë, i cili ishte 190 milionë lekë. SGS është një nga shumë koncesionet kontroverse të nënshkruara nga qeveria e kaluar e Par-tisë Demokratike dhe ajo e qeverisë aktuale të kryemi-nistrit Edi Rama, koncesione që kanë krijuar më së shumti monopole me kosto prej qin-dra milionë eurosh në vit në një nga vendet më të varfra në Europë.

Miratohet rregullorja e re, si do zhvillojë në vazhdim KESH aktivitetin

Biznesi gati të përballet me gjoba të reja, Denaj: Plani Operacional po jep

rezultate pozitive

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune: I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë në Inxhinieri Ndërtimi.; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit dhe/ose Administratë Publike mbi 10 vjet. Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA; Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve KonkurrimiSi dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Nga mesi i muajit Shtator, biznesi do të njihet më ma-sat e reja administrative, me të cilat do të përballet në rast abuzimesh. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka sqaruar se deri më tani gjobat e aplikuara nuk kanë qenë të harmonizuara dhe të njëjta për subjektet. Anila Denaj, doli dje në një konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, dhe zv/ministrin Elton Haxhi, me anë të së cilës informoi opin-ionin publik mbi rezultatet e zbatimit të Planit Operacional të luftës kundër informalitetit për muajin gusht. Ministrja Denaj bëri me dije se gjatë muajit gusht ka një realizim në masën 100 % të planit të të ardhurave nga tatimet, doganat dhe kontributet, të cilat janë rritur me gati 4.7% ose rreth 1.6 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar. Për periudhën 8 mujore të ardhurat u rritën me 3.8% ose rreth 9.7 miliardë lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo performancë, theksoi znj. Denaj, ka bërë që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të vijojë me korrektesë zbatimin e kalendarit të rimbursimeve të TVSH-së, ku vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar 1,68 miliardë lek, ose 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar. “Për periudhën 8 mujore janë rimbursuar 11,8 miliardë lek TVSH biznesve nga 9.22 miliard lekë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, ose 2.6 miliardë lek më shumë ose 28.7% rritje”, tha ministrja. Rezultate mbi zbatimin e masave të Planit Operacional kundër informalitetit dhanë edhe drejtorët e Administratave Tatimore dhe Doganore. Drejtoresha e Përg-jithshme e Tatimeve informoi se për periudhën 4 korrik-3 shtator janë kryer 4460 kontrolle nga Administrata Tatimore, ku janë konstatuar 1882 shkelje të legjislacionit tatimor. “Në fokus parësor të punës sonë për pjesën e mbetur të vitit do të jenë deklarimet e pagave, në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin e Punës”, u shpreh Ibrahimaj. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave informoi se që nga fillimi i zbatimit të Planit Operacional janë kryer 1454 kontrolle, nga të cilat kanë rezultuar me shkelje 90 raste. “Në total detyrimi i subjekteve shkon 220 milionë lekë. Fokusi kryesor ka qenë sektori i karburanteve në të cilin janë kryer kontrolle të de-tajuara në magazinat e lira dhe rafineritë e prodhimit, si dhe në subjektet konsumatore apo përdorues të lëndëve djegëse që janë produkt i akcizës”, u shpreh z. Gjokuta.

Page 12: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT12 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja si e përshkruajnë regjimin komunist besimtarët myslimanë

Amerikanët zbardhin dëshmitë, ja si regjimi komunist i masakroi kritikët dhe

propaganda që bëhej ndaj kundërshtarëveGazeta amerikane “New York

Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimit komunist. Në disa artikuj

janë mbledhur dëshmi të njerëzve që u burgosën apo internuan nga regjimi komunist. Aty tregohet lufta e komu-nistëve me ata që ishin kritikë.

27 mars 1992Klerikët shqiptarë kërkojnë rilindjen

"Edhe një qen nuk do të kishte fjetur aty ku jam detyruar të rri," thotë Haxhi Hafiz Sabri Koci, kreu fetar i myslimanëve shqitparë. Muftiu Koçi tregon duart e tij me kallo nga puna, dhe gishtat e enjtur nga vitet në burg. "Njëzetenjë vjet punë të detyruar", thotë ai. "Në minierat e bakrit. Kam qenë saldator, hidraulik, bëja çdo punë, si gjithë të burgosurit e tjerë. Të gjithë ishin të burgosur politikë." Tashmë në moshën 71 vjeçare, Koçi dhe klerikë të tjerë shqiptarë myslimanë, katolikë e ortodoksë, kanë dalë nga hijet e errësirës së gjysmë shekull persekutimi dhe janë vënë në krye të rilindjes fetare. Nga pop-ullata prej tre milionësh, në vend lloga-riten të paktën 65 për qind myslimanë, 20 për qind ortodoksë dhe 13 katolikë. Kisha ortodokse shqiptare në qendër të kryeqytetit, ka nisur t’i ngjajë asaj që ishte para se qeveria komuniste ta zhvishte nga ikonat e afresket. Punëtorët po punojnë për ta rikthyer atë në një kishë, pasi kishte shërbyer si shkollë e mesme. Reverendi Theodor Plushko, 74 vjeçar, po kthehet për herë të parë në një kishë të shenjtë që kur qeveria mbylli kishën e fshatit të tij verior në 1967, të cilën e zhveshi nga tjegullat e materialet e tjera për t’ia dhënë fermës kolektive. Edhe At Plushko u dërgua për punë në pemishte. Shqipëria nisi më pas një gjueti shtrigash ndaj të gjitha feve, ashtu si kombet e tjera kur erdhën në fuqi komunistët në vitet 1944-45. Më pas në vitin 1967, diktatori shqiptar Enver Hoxha, nën shembullin e Kinës e shpalli vendin ateist dhe ndaloi fenë në Kushtetutë. Kjo u shoqërua më tej me shkatërrimin e 95 kishave e xhamive të vendit. Pak prej tyre që mbijetuan u shënuan me pllakata që i identifikonin si “Monument Kulture”, siç është xhamia e shekullit të 18-të Et’hem Bej në kryeqytet, katedralja e Shkodrës e epokës romake. Liderët fetarë të besimeve tashmë flasin për planet e rindërtimit të objekteve të kultit, por në gjendjen e varfëruar të vendit gjithçka varet nga ndihmat e huaja. Bardhyl Fico, mysliman ilustrues, drejtues i Drejtorisë së re për besimin fetar, tregon për fushatën e Hoxhës ndaj fesë. "Ai shkatërroi shpirtin e njeriut dhe këtë do të duhen gjenerata për të rikrijuar”. Peshkopi Ivan Dias, diplomati i Vatikanit në vend, thotë: "Më shumë se kishat, ne duhet të ndërtojmë personin njerëzor". Monsignor Dias thotë se nga rreth 300 priftërinj që kishte në Shqipëri para se të vinin komunistët në pushtet, kanë mbijetuar vetëm 30. Fico thotë: "Katolikët kanë vuajtur më shumë nga të gjithë. Ata ishin më besnikë ndaj fesë së tyre dhe të intolerantë. Është në nderin e tyre që kanë qenë më të persekutuarit”. Për arsye të terrorit nga rrjeti i spiunëve

komunistë, njerëzit nuk guxonin t’i mësonin fenë fëmijëve të tyre. "Ne kishin frikë se mos fëmijët na shihnin që lute-shim, nga frika se mos tregonin përjashtë shtëpisë”, thotë katoliku 77 vjeçar Pjetër Rama. Si rezultat i kësaj, shumë nga ata që vërshojnë sot në kisha e xhamia nuk janë në dijeni të besimit që po mësojnë të praktikojnë. "Xhamitë janë plot me të rinj që nuk dinë asgjë për Islamin", thotë Sali Tivari, sekretar i Komunitetit Mysliman. Të gjitha besimet kanë hapur shkolla e seminare dhe shumë vende myslimane kanë dërguar në Shqipëri studentë të rinj për të mësuar shqiptarët. Të dër-guarit kristianë thonë se detyra e tyre në Shqipëri është shumë e vështirë për shkak të asaj, që edhe Papa e ka quajtur gjendjen në Shqipëri "Komunizëm në formën më të keqe".

New York Times 17 maj 1992

Të persekutuar për mëkatet e baballarëve

Valjeta Dosti Kaftalli ishte 9 vjeçe kur mësoi në shkollë versionin zyrtar të jetës së gjyshit të saj. Gjatë një mësi-mi historie, mësuesi erdhi te historia e monarkistit Abas Kupi, i cili kishte luftuar kundër komunistëve në përplasjet civile në fund të Luftës II Botërore. "Abas Kupi është një nga armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve", tha mësuesi, siç ishin mësuar të dëgjonin fëmijët e vendeve staliniste të Evropës Lindore për "krim-inelët borgjezë" që i kishin dalë kundër komunizmit. Por ajo që vinte më pas e tmerroi më shumë. "Abas Kupi është armiku ynë ashtu siç është dhe kjo vajzë", thërriti mësuesi duke treguar me grusht nga Valjeta. Fëmijët hapën sytë duke mos i besuar asaj që po dëgjonin. "U turpërova aq shumë", thotë Valjeta, tashmë 25 vjeçe. "Lotët po më rridhnin, deri atëherë nuk e dija që gjyshi im konsiderohej tradhtar. Prindërit nuk më kishin folur sepse isha e vogël”, thotë ajo. Kur shkoi në shtëpi i kishte rënë të fikët. "Pyeta nënën se përse është tradhtar gjyshi ynë. Mamaja më tha se nuk ishte i tillë dhe unë i besoj asaj. Më pas kur njerëzit thonin se gjyshi im ishte tradhtar nuk bëhesha merak sepse e dija që ishte njeri i mirë”. Incidenti qa-rtësonte dallimin që Valjeta kishte vënë re mes familjes së saj dhe fshatarëve më

të varfër të Gradishtës, fshati i largët në jug të Shqipërisë. Megjithëse prindërit e saj nuk ja shpejguan deri shumë kohë më vonë, Valjeta tha se e kishte kuptuar se ajo dhe famija e saj ishin të internuar të brendshëm, për arsye të krimeve të gjyshërve të saj anti-komunistë, ruajalistit Abas Kupi, dhe Hasan Dosti, që kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë gjatë pushtimit fashist italian. Vetëm vitin e kaluar familje si ajo e Valjetës u kthyen nga ekzili i brendshëm i disa dekadave, duke sjellë me vete histori të pabes-ueshme vuajtjesh. Megjithëse Shqipëria kreu zgjedhjet e para shumë partiake një vit më parë, vetëm në zgjedhjet e dyta këtë mars anti-komunistët arritën të fi-tonin, duke detyruar presidentin stalinist Ramiz Alia, të lirojë zyrën që mbante prej vdekjes së Enver Hoxhës në 1985. Për tre milionë shqiptarët sistemi i izolimit ishte i vështirë, por për mijëra familjet e internuara izolimi ishte i dyfishtë. Edhe në fshatrat më të largëta ku caktoheshin, ata trajtoheshin si të huaj nga vendasit, injoroheshin ose ngacmoheshin si arm-iq të shtetit. Megjithëse shumë nga të internuarit kishin diploma universitare, ata detyroheshin të punonin në fusha e në kooperativa deri në 16 orë në ditë, shtatë ditë të javës, dhe nuk arrinin të plotësonin nevojat e tyre. Një kërkesë për t’u larguar nga fshati për të shkuar te doktori ose për të takuar një të afërm, ishte e vështirë të merrej. Fëmijët e lindur në internim nuk mund të vendoseshin tjetërkund dhe shpeshherë nuk mund të shkonin as në shkollë. Librat shpeshherë konfiskoheshin. Qeveria shqiptare ende nuk ka zbuluar për publikun numrin e njerëzve të ekzekutuar, të burgosur ose të internuar për krime të supozuara politike, gjatë dekadave që komunistët ishin në fuqi që prej vitit 1944. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, grup i monitorimit të të drejtave të njeriut, llogarit se ka pasur të paktën 26,000 të burgosur ose të internuar për krime politike. Rreth katër të pestat e tyre ishin vetëm familjarë të atyre që kishin kryer krimet e supozuara dhe janë dënuar pa gjyqe. Grupe të tjera llogarisin se ky numër arrin në qindra mijëra. Shumë nga të burgosurit ishin vërtet anti-komunistë, por familje të tëra janë internuar sepse një anëtar i tyre tha

një barcaletë anti-Hoxha apo dëgjoi një transmetim të huaj të lajmeve. Shumë familje kanë kryer dënimin në internim dhe janë kthyer duke u rehabilituar, ndërsa të tjera janë dërguar në internim që prej fundit të Luftës II Botërore dhe janë kthyer vetëm kohët e fundit. “Kur një person vendoste të bënte diçka për veten e tij, ai duhet të mendonte për të gjithë familjen”, thotë Arben Puto, his-torian ish-komunist, që tashmë drejton Komitetin shqiptar të Helsinkit. "Ky ishte elementi më i fortë i diktaturës. Ti nuk dënoheshe vetëm, e gjithë familja jote internohej”. Hoxha e kopjoi sistemin e internimit të familjeve nga Stalini. Por dhe ligji i lashtë shqiptar i "kanunit", i cili është përdorur nga grupet fisnore që prej Mesjetës, përshkruan dënim për anëtarët e familjes së shkelësit. Historiani shqiptar Kristo Frashëri, beson se kjo origjinë mund të shpjegojë pjesërisht praktikën e përdorur nga Stalini. Pasi Nikita Khruschov denoncoi Stalinin në vitin 1956, Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera evropiano-lindore braktisën prak-tikën e internimit sistematik të familjeve edhe diskriminimi ndaj tyre vazhdonte në shkolla apo zona rezidenciale, ndërsa vetëm në Shqipëri rregullat staliniste vazhdonin të lulëzonin.

Hyrije e Viktor DostiGradishta, fshati ku jetuan në in-

ternim për më shumë se 30 vjet familjet e armiqve të regjimit komunist Kupi e Dosti, ngrihet mbi një kënetë tashmë të tharë që është mbjellë me drithëra. Fshati është krijuar nga hiçi në 1954, nga grupi i parë i të internuarve. Ai ndahet nga një rrugë balte që ndalon papritur në hyrje të fushës. Nga njëra anë e rrugës qëndrojnë gjashtë-shtatë shtëpi që i përk-isnin ‘njerëzve të lirë’ të fshatit, që ishin drejtuesit e mbikqyrësit e të internuarve, ndërsa nga ana tjetër rrugë të vogla balte kalojnë mes barakave e kasolleve të baltës ku jetonin të internuarit. Nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe kur bie shi vendi kthehet në baltore. Këtu çdo ditë prej orës 4 të mëngjesit deri në 6 ose 7 pasdite rreth 70 familjet e internuara në Gradishtë raportonin për paraqitjen. Sot Hyrije Kupi Dosti, nëna 61 vjeçare e Valjetës, jeton me burrin në kryeqytetin Tiranë. Por Gradishta është në sytë e saj, në kujtimet

që i vijnë bashkë me lotët. "Pasi bëhej apeli në duhet të punonim çdo ditë në fushë nga ora 6 deri në mesditë. Kishim pushim nga mesdita deri në ora dy, por nuk mund të largoheshim nga fusha, si me diell dhe me shi”, thotë ajo. Gratë që kishin fëmijë të vegjël mund të largo-heshin për të ushqyer fëmijët, por duhet të ecnin për dy orë-dy orë e gjysmë për në shtëpi. Pasdite duhet të punonim nga ora 2 deri në 6 ose 7. "Edhe kur ajo ishte bebe e vogël, unë duhet ta lija fëmijën tim Arta vetëm në shtëpi, pasi nuk kishte asnjë që të kujdesej për të. Kur kaloja me brigadën unë thërrisja emrin e saj 'Arta, Arta,' vetëm ta dëgjoja që qante që të kuptoja se ishte ende gjallë”. Fshatarët vendas kishin frikë të shoqëroheshin me të internuarit. "Nëse policia shikonte dikë që na fliste," shpjegon Hyrije, "ata e pyesnin: 'Çfarë thanë ata? Përse i fole? Ata janë armiqtë tanë.' " "Është e vështirë ta besosh, por ne jemi familje krenare, baballarët tanë ishin anti-komunistë. Kjo ishte vetmja gjë që kishim", thotë ajo. Abas Kupi, babai i Hyrijes ka qenë oficer në ushtrinë e mbretit Zog, i cili u largua nga Shqipëria në 1939 kur ushtria e Mussolinit pushtoi vendin. Kupi kaloi pesë vitet e ardhshme duke luftuar ital-ianët dhe më pas gjermanët, para se të largohej nga vendi në 1944 me dy djemtë e tij; ai vdiq në 1976 në SHBA. Ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të mbretit Zog apo bashkëpunëtorë të gjermanëve e italianë, ata u quajtën kriminelë lufte nga qeveria komuniste. Në 1949 gruaja dhe fëmijët e tij, përfshi dhe Hyrijen që atëherë ishte 18 vjeçe, u internuan në një kamp pranë Tepelenës në jug të vendit. Atje ishin rreth 2000, kryesisht gra e fëmijë, të burrave që kishin luftuar kundër komunistëve, të cilët jetonin me racione buke 200 gramë në ditë dhe nganjëherë me një gjellë drithi të mykur. Higjena nuk ekzistonte dhe çdo ditë vdisnin fëmijë nga sëmundje si tuberkulozi apo dizenteria. Në vitin 1954, pa asnjë shpjegim, familja e Hyrijes dhe tre të tjera u transferuan në kampin e Gradishtës, ku iu tha të ndërtonin fshatin që do të ishte streha e tyre për 37 vitet në vijim. Një tjetër familje e kampit ishte ajo e Viktor Dostit, me të cilin Hyrije u martua në 1957. Babai i Viktorit, Hasan Dosti gjithashtu ishte larguar nga vendi duke marrë me vete një bir, pak para instalimit të sistemit komunist. Ai vdiq një vit më parë në Los Angeles në moshën 96 vjeçe. Dosti i vjetër ishte kundërshtar i mbretit Zog, avokat i njohur i arsimuar në Francë. Në 1942 Dosti shërbeu për disa muaj si ministër i Drejtësisë në qeverinë fashiste italiane të Shqipërisë, në kohën kur po burgoseshin shumë partizanë dhe simpa-tizantë të tyre. Viktor Dosti nuk e dënon atë që bënte i ati dhe beson se qëllimet e tij ishin të mira. Tmerri i Viktorit nisi më 16 nëntor 1944, kur gjermanët bastisën shtëpinë e tij në Tiranë, e nxorrën atë në rrugë dhe e vunë në një mur me duar lart. Viktori kujton se dëgjonte ushtarët të thërrisnin "Feuer, Feuer", dhe më pas shtëpinë e tij që digjej nga flakët. "Më pas dëgjova ulërima", thotë ai qetësisht. “Kishte disa të shtëna dhe më pas qetësi. Mendova se të gjithë kishin vdekur. Kur shkova në shtëpi pashë xhaxhain tim të vdekur, pak më tej pashë nënë time të vdekur me plumba në gjoks”.

Page 13: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Senatorët amerikanë në Prishtinë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSHBA nxit vullnetin për kompromis e tolerime për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Andi LAMKO

Seria e fundit e presionit perëndi-mor për marrëveshjen e ndërs-jellë Kosovë-Serbi erdhi dje me anë të dy senatorëve amerikanë

në Prishtinë, të cilët thanë se për arritjen e marrëveshjes, dy palët duhet të jenë të gatshme për zgjedhje të vështira. Senatori demokrat Chris Murphy dhe republikani Ron Johnson, u takuan dje më udhëheqësit politikë në Kosovë në kuadër të një turneu në rajon, duke kërkuar përkushtim të plotë në arritjen e kompromisit. Senatori Chris Murphy tha se ka një marrëdhënie të veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai shtoi se Kosova ka një ardhmëri me angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë që do të jenë partner në suksesin ekonomik të saj. Por për ringjalljen ekonomike, tha ai se janë dy gjëra të domosdoshme. “Së pari janë reformat e brendshme, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit, përkushtimi ndaj reformës së sistemit arsimor. Por po ashtu përkushtimi ndaj bisedimeve me Serbinë. Kjo do të përfshijë zgjedhje të vështira, si këtu dhe në Beograd”, tha senatori Murphy duke nënvizuar se këto mesazhe do t’i transmetojnë edhe në Be-ograd ku do të takohen me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.Bisedime kuptimplota, të frytshme

“Presim që këto bisedime të jenë të kuptimplota dhe të frytshme. Dhe shpresojmë që të dyja palët do të kuptojnë se kërkohen sakrifica për të mundësuar normalizimin e mar-rëdhënieve ndërmjet këtyre dy ven-

Limaj: Partitë politike të mos bëjnë premtime të paarritshme

Ahmeti: Koalicioni AAK-PSD pretendenti kryesor për fitore,

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, iu ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të mos bëjnë prem-time të paarritshme në kërkim të një vote me tepër, sepse kështu po rrisin pritjet e qytetarëve. Kreu i Nismës ka thënë se forcat politike në Kosovë duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos e humbin racionalitetin para njerëzve në këtë muaj duke premtuar gjëra që nuk arrihen. “Duhet jemi të kujdesshëm çka po premtojmë. Sepse mbi

bazën e premtimeve qytetarët e Kosovës po i ngritin pritjet dhe tani në pamundësi për t’i realizuar ato premtime, zhgën-jimi është i madh. Duhet jemi të kujdesshëm çka po premtojmë. Prej temave për zhvillim ekono-mik, reformat në drejtësi, e deri të liberalizimi vizave”, ka thënë Limaj për mediat. Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se një parti ose një koalicion që fiton zgjedh-jet me premtime të pambuluara, ajo qeverisje është e destinuar të dështojë sepse bëhen viktimë e premtimeve të saja.

Kryetari i Aleancës për Ar-dhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe aleati i koalicionit Shpend Ahmeti i Partisë So-cialdemokrate, thanë dje AAK-PSD është gati për zgjedhjet e 6 tetorit. “Sinergjia që është krijuar në degë, u vërejtë edhe ditëve të fundit por edhe sot. Jemi të për-gatitur për këtë sfidë dhe jemi pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti, thuhet në një njoftim të AAK. Ahmeti ka theksuar se koali-cioni është një bashkëpunim i ndërsjelltë. “Aleanca dhe PSD-ja

nuk janë në garë ndërmjet vetes. Jemi gati për tubimin e parë dhe për listën e kandidatëve të cilën do ta dorëzojmë më 7 shtator”, ka theksuar ai në konferencën e përbashkët me Haradinajn. Kryetari Ahmeti i është përgjig-jur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nën-shkrimin e një Pakti Kundër Korrupsionit. Ai ka thënë se PSD nuk e nënshkruan këtë pakt, derisa ka kritikuar PDK-në si shkaktaren kryesore të korrupsionit.

Kosovë, Pacolli do nënshkruajë paktin anti-korrupsion të VeselitKryetari i PDK në Kosovë,

Kadri Veseli, gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10-pikësh për luftën kundër korrupsionit. Shumica e partive të tjera re-fuzuan nismën, por jo Aleanca Kosova e re, e Behgjet Pacolli, i cili deklaroi se do ta nënshkrua-jë. Pacolli ndër të tjera u shpreh se thotë se nuk ka nevojë që lufta kundër korrupsionit të nënshkruhet, por të tregohen rezultate. Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni

Zogiani, ka debatuar dje me Avni Bytyçin, këshilltar i PDK së Kadri Veselit, duke thënë se nuk mund ta vjedhësh një popull për vite të tëra, dhe pastaj të kthehesh e ta luftosh korrupsionin. “Duhet me pas turp përnjëmend”, ka thënë Zogiani. Ndërkohë kur Bytyçi ia ka përmendur nënshkrimin e “Paktit të Veselit”, në luftën kundër korrupsionit, Zogiani ka pyetur se me kë të nënshkruaj marrëveshje , duke cilësuar Veselin si ‘babën e korrupsionit”. “ Me kënd me nën-shkrue marrëveshje, me babën e korrupsionit a?”, ka thënë Zogiani.

Kroaci, kandidatja për presidente krahason serbët me hebrenjtë

Serbi, organizata u jep 2500 euro serbëve që të kthehen në Kosovë

Irani liron anëtarët e ekuipazhit të

çisternës britanikeTelevizioni shtetëror iranian rapor-

toi se 7 anëtarët e ekupiazhit të tankerit britanik "Stena Impero" u liruan. Më 20 korrik, tankeri britanik "Stena Impero" u kap nga trupat e Gardës Revolucion-are Islamike të Iranit. Sipas sekretarit të atëhershëm të Jashtëm britanik Jeremy Hunt, tankeri u rrethua nga 4 anije dhe një helikopter dhe më pas u dërgua në ujërat iraniane. Edhe pse anija është në pronësi të Britanisë së Mad-he, asnjë nga 23 anëtarët e ekuipazhit nuk është britanik.

Giuseppe Conte ka siguruar dje rikthimin si kryeministër i Italisë pak më pak se një muaj pasi dha dorëheqjen – kësaj here në krye të koalicionit mes një partie populiste dhe një tjetër nga më të vjetrat e stabilimentit. 55-vjeçari Conte ka zgjedhur një grup ministrash që sugjerojnë forcim të qëndrimit pro-ev-ropian të qeverisë, duke tentuar të forcojë ekonominë me eurodeputetin e vjetër Roberto Gualtieri, 53 vjeç. Në qeverisë së re eurodeputeti pro-evropian i PD, Roberto Gualtieri do të mbajë postin strategjik të ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Luigi Di Maio, do të jetë kreu i ri i diplomacisë, ndërkohë që prefektja Luciana Lamorgese do të jetë ministre e Brendshme dhe Mbrojtja do t’i jepet një peshe tjetër me rëndësi të PD, Lorenzo Guerini.

Pekini ka bërë dje një hap prapa ndaj protestave masive në Hong Kong teksa guvernatorja Carrie Lam, ka njoftuar tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim, shkakut fillestar të trazirave disa-mujore të cilat jo rrallëherë përfunduan në episode dhune. Protestat spontane të rrugës u shndërruan shpejt në një lëvizje më të gjerë, që bënte thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë, dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong. Lam kishte deklaruar më parë se projekt-ligji ishte “i vdekur”, e megjithatë, nuk e kishte tërhequr, duke i nxitur njerëzit të vazh-donin të dilnin nëpër rrugë. Një ditë më parë, ajo mohoi të kishte ofruar dorëheqjen, edhe pse, sipas në audio-incizimeve, që rrodhën në publik, kuptohej se donte ta bënte një të tillë.

Itali, Conte emëron kabinetin e ri qeveritar me demokratët Protestat Hong Kong, Kina tërheq projektligjin për ekstradimet

deve, dhe që të dyja të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë e tyre”, tha Murphy. Në linja të ngjashme foli dhe republikani Johnson, i cili kujtoi se marrëveshja me Serbinë është çelësi i mundësive për të dyja. “Ne jemi këtu pikë së pari për të mbështetur qytetarët e rajonit, të Kosovës dhe Serbisë. Duam t’i shohim se do të kenë sukses se rruga drejt paqes e sigurisë në Kosovë është përmes një qeverie që respekton sun-dimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe posaçërisht, duke siguruar një mar-rëveshje me Serbinë që është çelësi që hap mundësitë”, tha Johnson. Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari ameri-kan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew

Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palmer shton angazhiminZoti Palmer tha në fillim të javës

se qëllimi i tij është t'i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”. Ai ritheksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që të shohin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërsh-

timi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të integrohen në Bashkimin Evropian. Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të par-akohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedh-jeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Përveç SHBA vëmendja për nxitjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi është ruajtur i plotë dhe nga fuqitë ev-ropiane, teksa zyrtarë të lartë gjermanë dhe britanikë kanë vijuar fushatën e takimeve në rajon, duke kërkuar pro-gres në dialog dhe normalizim, megjithë diferenca të vogla në qasjen e secilit.

Katarina Pejoviç, kandidate për zgjedhjet presidenciale në Kroaci e grupimit populist Fronti i Punëtorëve ka dhënë dje një tjetër deklaratë të debatueshme, e cila megjithëse kishte kuptim pozitiv u keqkuptua për shembujt e marrë si krahasime. E pyetur për rolin e serbëve në Kroaci, kandidatja për presidente tha: “Serbët luajnë rolin e hebrenjve sot në Kroaci. Ata përdoren për të homogjeni-zuar e zbutur shumicën e njerëzve kundër pakicës”.

Në kuadër të projektit “Mbështet-je për kthim të qëndrueshëm të per-sonave të zhvendosur nga Kosova”, që financohet nga BE, personave të larguar serbë që dëshirojnë të kthe-hen në vendlindjen e tyre në Kosovë, i jepet si mbështetje një vlerë 2.500 euro si dhe trajnim për hapje të vendit të ri të punës. Thirrja përfshin personat e zhvendosur që jetojnë në Krushevac, Kragujevc, Kralevë, Çaçak, Rashkë, Arangjellovac, Tërstenik, Banje të Vranjës, Vranjë e Bujanovc.

Shpresojmë që të dyja palët do të kuptojnë se kërko-hen sakrifica për të mundësuar nor-malizimin e mar-rëdhënieve ndërmjet vendeve, dhe që të dyja të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë e tyre...

Page 14: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT14 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Në përfundim të seancës së djeshme Gjykata e Fierit ven-

dosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Zhapaj, Dan-iel Braçe, Emiglent Kararaj. Ndër-sa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” gjykata vendosi për Gaz-ment Braçen dhe Aldi Zhapajn...

Nga Fushë-Kruja për të kryer vjedhje në kryeqytet, pranga dy të rinjveDy të rinj nga Fushë-Kruja janë arrestuar në

flagrancë nga policia në tentativë për të vjedhur një banesë. Uniformat blu të kryeqytetit kanë parandaluar mëngjesin e djeshëm një vjedhje banese në kryeqytet. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë dy hajdutët, përkatësisht shtetasit me inicialet Xh. H., 22 vjeç dhe B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Jail”, operacion i cili u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr.6. Burime nga policia bënë me dije se dy të rinjtë akuzohen edhe për 4 vjedhje të tjera. Sipas

policisë dy të rinjtë janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të Komisari-atit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bënë thyerjen e banesës. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se, këta shtetas janë autorë të dy-shuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme, më konkretisht ata dyshohet se janë autorë të vjedh-jes së banesës me qira të shtetases me inicialet E. N., ngjarje e cila ka ndodhur më datë 04.08.2019.

Gjithashtu sipas policisë dy të rinjtë akuzohen se rreth një muaj më parë, më konkretisht më datë 06.08.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt te rruga “Shaban Bardhoshi” shtetasit me inicialet B. K.. Ndërsa më 05.07.2019 policia i akuzon dy të arrestuarit se kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet H. P.. Në njoftimin e saj zyrtar Policia e Tiranës thotë se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet ndaj dy të arrestu-arve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTë plagosurve, masa e sigurisë iu komunikua në spital

Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 45-vjeçariKomisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Inter-

pol Tirana, lokalizojnë dhe kapin një tjetër shtetas shqiptar të dënuar në Itali për “trafik droge”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bash-këpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë dhe të organizuar në mënyrë profesionale, lokalizuan dhe kapën, duke e arrestu-ar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin me inicia-let A. K., 45 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale “trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 56-vjeçari fierak

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar ne Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. D., akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ndërsa u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Gjykata e Milanos në Itali me ven-dimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshëm. Arrestimi i tij u bë i mundur nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, të cilat pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.

Vidhte makina, biçikleta e banesa, arrestohet 42-vjeçari në ShkodërNjë 42-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e disa autom-

jeteve, biçikletave dhe banesave është arrestuar mesditën e sotme. Në pranga ka rënë Arjan Rrushini 42 vjeç, i dënuar dy herë më parë për vjedhje. Mësohet se 42-vjeçari ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasmë trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta, banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u sekuestruan disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet që i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet. Dyshohet se Rrushini është autor edhe i vjedhjeve të tjera. Materialet ndaj 42-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

Elvis MYRTA

Gjykata e Fierit ven-dosi të mbajë në burg tre nga pesë të arrestuarit për

luftën mes dy familjeve në Urgjencën e Fierit mbrëmjen e së shtunës. Në qeli nga spi-tali do të shkojë 51-vjeçari i plagosur me armë zjarri dhe i riu që e qëlloi me armën që i mori nga brezi policit, që ishte në shërbim në spital. Alek-sandër Zhapaj, 51-vjeçari që u plagos me armë mbrëmjen e së shtunës në Urgjencën e Fierit, ku kishte shkuar pas një konflikti mes dy familjeve në Levan, do të shkojë nga spitali në qeli. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për “vrasje të mbetur në tentativë”, me të cilën ai është njohur në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet për trajtim të specializuar. Në burg me të njëjtën akuzë do të qëndrojë edhe Daniel Braçe, 21 vjeçari që i mori armën në ambien-tet e Urgjencës së Fierit dhe plagosi 51-vjeçarin e familjes kundërshtare. Ndërsa vëllai i tij Gazment Braçe do të vijojë të hetohet me masën “arrest shtëpie”, pasi akuzohet vetëm për kundërshtim të punonjësit të policisë. Gjithashtu togat e zeza të Fierit vendosën se edhe Emiglent Kararaj nga Spitali i Fierit do të shkojë në qeli, ndërsa për 22 vjeçarin Aldo Zhapaj gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dy të rinjtë e akuzuar për vrasje me dashje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje u njohën me masën e sigurisë në Spi-talin e Fierit, ku po trajtohen që pas konfliktit. Në seancat e mbajtura me dyer të mbyllura dhe në kushte të rrepta sigu-rie, para gjyqtarit Piro Sota palët akuzuan njëra-tjetrën për agresion dhe shkaktarë të përplasjes së dhunshme të 31 gushtit. Konflikti mes dy

familjeve nisi në një lokal në Levan, ndërsa përshkallëzoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Fierit. Bilanci i “luftës” në rrugët e Levanit dhe spital ishte 5 të plago-sur dhe pesë të arrestuar. Ndërkohë, hetuesit trego-hen të rezervuar çfarë po bëhet me hetimin e policit që i morën armën për ta përdorur në plagosje brenda spitalit. Në përfundim të seancës së djeshme Gjykata e Fierit ven-dosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Zhapaj, Daniel Braçe, Emiglent Kararaj. Ndërsa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, gjykata vendosi për Gazment Braçen dhe Aldi Zhapajn.

NgjarjaNjë konflikt mes dy famil-

jeve mbrëmjen e së shtunës, në një lokal në Levan të Fierit, la pesë persona të plagosur dhe pesë të arrestuar nga të dyja palët. Sherri i nisur në lokal mbrëmjen e të shtunës me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urg-jencën e Spitalit të Fierit, aty ku u transportuan të plago-surit me sende të forta nga sherri në lokal. Daniel Braçe 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj, i mori armën nga brezi një punonjësi të pol-icisë, dhe qëlloi ndaj një prej

familjarëve të palës tjetër, Al-eksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Aleksandër Zhapa ndodhej në spital për të sho-qëruar dy djemtë e tij, Gentjan dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan. Sot, dy ditë pas ngjarjes, Aleksandër Zhapa dhe dy të plagosurit e tjerë, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj u transportuan me urgjencë në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor, nën masa të forta policie. Dy efektivët që u angazhuan për shoqërimin e të plagosurve të Levanit, ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor. Në kohën kur njëri prej efektivëve po shoqëronte në ashensor Gentjan Zhapajn, policit tjetër që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Daniel Braçe, 21 vjeç, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras. Pra të plagosur në total mbetën, Gentjan Zhapa dhe Aldi Zhapa (me sende të forta), Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj me thikë, dhe Aleksandër Zhapaj me armën e policit. Shtëpitë e palëve të konflikutara në ngjarje ndodhen larg njëra tjetrës, dhe lokali ka qenë pika e takimit mes tyre.

“Lufta” me 5 të plagosur në Spitalin e Fierit, gjykata lë në burg 3 nga të

arrestuarit, 2 në “arrest shtëpie”

Page 15: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Mëngjesin e djeshëm Gjykata e Apelit nuk i ka konsideruar të

mjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje. 40-vjeçari, Gjergj Cukali i cili u akuzua nga poli-cia si ekzekutori i ish-policit Arben Bilali, krim i ndodhur më 30 janar në Tiranë, u arrestua në fund të muajit maj pranë shkollës “Vasil Shanto”, në një rrugicë teksa ecte në këmbë...

Vidhte makina në Maqedoni dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet 53-vjeçariNjë 53-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet

për trafikim të mjeteve motorike, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në prangat e uniformave blu të qytetit të Elbasanit përfundoi shtetasi Xh. Bogdani, 53 vjeç. Gjithashtu në lidhje me këtë ng-jarje është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut. Mëso-het se këta dy persona, në bashkëpunim me të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë. Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut,

në pronësi të një maqedonasi. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komis-ariatin e Policisë Librazhd. Policia e Elbasanit tha dje se në vijim të punës për parandalimin, ev-identimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Bogdani, 53 vjeç, lindur në Përrenjas,

Librazhd. Në kuadër të operacionit është sekues-truar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri. Vijon puna për identifikimin dhe ar-restimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra40-vjeçari u lirua nga gjykata për mungesë provash

Djali vrasës ndryshon dëshminë: Babai më keqtrajtonte vazhdimisht

Arjan Shahaj, djali i cili vrau babanë e tij me sëpatë dy ditë më parë ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, të ndryshme nga ajo e para, përballë hetuesve te Krimet e Rënda në Tiranë. Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda bëjnë me dije se 35-vjeçari përpara grupit hetimor ka deklaruar se ai e ka vrarë babanë pasi e ka keqtrajtuar prej vitesh. Ngjarja, mësohet të ketë thënë Shahaj, ka ndodhur pasi Iljaz Shahaj, babai i tij, i ka kërkuar që të presë dru, po ky ka refuzuar për shkak se ishte alergjik. Kjo gjë ka acaruar babanë dhe e ka goditur me shuplakë dy herë. Më pas, referuar gjithmonë dëshmisë së tij, ai ka shkuar ka marrë sëpatën dhe i ka rënë, madje thekson se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes deri sa është siguruar që e ka vrarë. Megjithatë, një ditë më parë, Shahaj tha se shkak i grindjes së tyre ka qenë një vajzë me inicialet B. C., për të cilin ai e ngacmonte, e ndërsa babai i kërkonte që të mos vazhdonte më sepse i janë ankuar të afërmit e saj.

Shkatërrohet organizata kriminale, drejtohej nga shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës, në përbërje të së cilës ka shqiptarë dhe italianë. Dje në Chietti u arrestuan 17 vetë, pesë prej të cilëve janë në burg, dymbëdhjetë nën arrest shtëpiak, si dhe 8 kanë marrë masën e detyrimit për paraqitje. Nga mega-operacioni i policisë italiane janë prangosur gjithsej 25 persona. Hetimi bëri të mundur identifikimin dhe çmon-timin e tre shoqatave të ndryshme kriminale, të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që vepronin në provincat e Chieti, Pescara dhe L’Aquila. Pas operacionit policia italiane ka publikuar edhe emrat e organizatorëve të arrestuar. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Isu Metushi, 29 vjeç, shqiptar banues në Buçhianico (Chieti), bashkëkombësi i tij Valter Baro, 31 vjeç, me vendbanim në Francavilla al Mare, Fatjon Shametaj, 28 vjeç, shqiptar me vendbanim në Montesilvano, Andrea Di Muzio, 33 vjeç banues në Chietti, dhe Savino Carnicella, 40 vjeç nga Cerignola.

Mbushi me karburant makinën me euro false, arrestohet adoleshenti

Policia e Tiranë ka arrestuar një adoleshent dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga përfun-doi shtetasi me inicialet A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë u arrestuan pasi furnizuan mjetin me karburant, duke përdorur një kartmonedhë të dyshuar të falsifikuar. Arrestimi i tij u bë i mundur nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, i cili ndaloi në flagrancë shtetasit e lartëpërmendur. Burime zyrtare bënë me dije se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar. Materialet i kaluan Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”.

Elvis MYRTA

Gjergj Cukali, për të cilin policia edhe pse dha një deklaratë të

bujshme në arrestimin e tij, ka fituar lirinë 4 muaj pas arrestimit nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ai kishte qëndruar në paraburgim si i dyshuar për vrasje me pagesë të ish-policit, Arben Bilali. Lirimi i Cukalit është bërë këtë të mërkurë nga Gjykata e Apelit. Trupa gjykuese përbëhej nga Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala. Për shkak se prokuroria deklar-oi se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza, me herët Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe e kishte lenë të dyshuarin në masën "arrest me burg", për akuzën e vrasjes me paramendim. Por, mëng-jesin e djeshëm Gjykata e Apelit nuk i ka konsideruar të mjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje. 40-vjeçari, Gjergj Cukali i cili u akuzua nga policia si ekzekutori i ish-policit Arben Bilali, krim i ndodhur më 30 janar në Tiranë, u arrestua në fund të muajit maj pranë shkollës “Vasil Shanto”, në një rrugicë teksa ecte në këmbë. Sipas organit të akuzës, në mjetin e gjetur pas vrasjes së Bilalit, u gjetën disa prova shkencore që çonin te Cukali. Bëhet fjalë për fije floku, gjur-më gishtash, të cilat për-putheshin me ato të Cukalit. Gjithashtu sipas prokuror-isë u gjet edhe ADN-ja e tij në një bidon plastik me ujë, i gjetur në automjetin tip Mercedez Benz”. Por të gjitha këto prova u rrëzuan poshtë nga togat e zeza të apelit të kryeqytetit.

EkzekutimiPara se të mbetej i

vrarë në atentat, mesditën e datës 30 janar, Arben Bilali kishte qenë në

shoqërinë e mikut të tij, shtetasit me iniciale A. Ç. Ky i fundit është marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes dhe ka shpjeguar se si 50-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina e tij tip “Golf 4”. Sipas materialit të referuar në prokurori, A. Ç. ka deklaruar se bashkë me Arben Bilalin, ka shkuar për të dërguar makinën në servis, pasi kishte një defekt dhe në momentin që janë kthy-er, ka ndodhur sulmi i menjëhershëm me armë. Në pamjet e fokusuara nga një kamera sigurie në vendin e ngjarjes, pas automjetit tip “Golf 4”, ku 50-vjeçari ishte si pasagjer, është një makinë tjetër

tip “Mercedes Benz CLS”. Në një moment, shoku i Bilalit ka ndaluar makinën vetëm për pak sekonda. Në këtë kohë, Arben Bilali ka zbritur dhe shfaqet duke kaluar mes dy makinave. Sipas pamjeve, viktima duket kur kalon para mjet-it të atentatorëve, madje edhe shikon drejt tyre. Por sapo kalon rrugën dhe i afrohet trotuarit, makina e shokut të tij vijon rrugën drejt, ndërsa atentatorët i afrohen Bilalit dhe hapin zjarr drejt tij.Ja kush është Gjergj Cukali

40-vjeçari Gjergj Cukali, njihet ndryshe si “i forti” i Myslym Shyrit dhe ka një sërë prece-dentësh penalë. Në 24

nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj Fajton Demir-likës, ngjarje e ndodhur në vitin 2004. Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte 10 vite burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pande-hur, në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndod-hur në rrugën “Myslym Shyri”. Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro. Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar. Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali. Arrestimi i tij u bë aso-kohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Ndërkohë në korrik të vitit 2016, gjatë hetimit për disa persona shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

U arrestua për vrasjen e Arben Bilalit, Gjykata e Apelit të Tiranës liron nga qelia Gjergj Cukalin

Page 16: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT16 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Edhe njëherë për problemet e të folurit të përditshëm të gjuhës shqipe!

Nga Jorgaq PERIKA

Sjellja e kulturuar dhe veçanërisht të folurit të kulturuar, kërkojnë në çdo rast një gjuhë të pastër, të saktë dhe korrekte. Të flasësh bukur gjuhën shqipe do të thotë pastërti të

foluri, pa huazime nga gjuhët e kombeve të tjerë. Dihet nga të gjithë se fjalët e huaja kanë hyrë në fjalorin e përditshëm të shqipes, për të cilat nuk ka fjalë plotësisht të barasvlefshme me të gjuhës sonë. Unë si intelektual bëj përpjekje të përdor gjuhën e pastër shqipe, si në familje ashtu edhe në rrethin tim shoqëror. Para disa vitesh e kam prekur këtë problem nëpërmjet një shkrimi, ku tërheq vëmend-

jen për problemet e të folurit të gjuhës sonë. Njerëz të kësaj fushe si pedagogë, intelektualë etj, mendoj se nuk po ndikojnë sa e si duhet në këtë drejtim. Arsyen nuk po e kuptoj, përse ky qëndrim gati i heshtur në një kohë kur gjuha shqipe po ndotet e shtrembërohet dhe nga kush? Nga një pjesë e gazetarëve, politikanë e intelektualë të ndryshëm, të cilët për mua duhet të ishin model referimi për mënyrën sesi duhet folur e përdorur gjuha jonë, gjuha shqipe. Ja dy shembuj të thënë nga gazetarë në televizione:

- Nuk kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në samitin e. - Garantojmë sigurinë

Si mendojnë lexuesit, a është e folur e saktë

e shqipes? Gjithashtu ajo çfarë më ka tërhequr vemendjen janë titrat e lajmeve, përkthimet e ndryshme apo njoftimet e shkurtra informative etj, të cilat përmbajnë mjaft gabime gjuhësore, gjë që nuk iu falen jo vetëm gazetarëve, por edhe autorëve, redaktorëve etj. Shkolla e lartë për gazetari duhet të përfshijë si lëndë studimi gjuhën drejtshkrimore të shqipes ose ministria e Arsimit ta shikojë me përparësi këtë problem. Më poshtë po japim fjalë të huaja që përdorin këta grupe njerëzish, të cilët u për-mendën pak më lart. Lexuesi t'i shikojë, t'i përkthejë e të gjykojë vetë, duke nxjerrë përfundimet e duhura.

A- Atak, aplikim, aludim, akomodim, agravim, arredim; B- Bilaterale, balotazh, bravo;

D- Drastik, deficinicion, destancion, dedikim, dakord; E- Eveniment, ekstravagancë, elokuent; F- Flash, fleksibilitet, fansa, fondamentalist; G- Grata; H- Horror; I- Investigim, inspirim, insistim, inovacion, impenjativ; K- Kontestim, kompetitiv, koshient, kolaps, kreativ, kontempo-ran, kuinta; L- Live, life, lancim; M- Monitorim, moderator; N- Navigim, negociata; O- Obligim, online, one, okej; P- Prezent, perfekt, puntata, prenotim, prezantim, posedim, promovim; R- Resurse, reputacion, recepsion, rikuper-im, relaks; S- Sensibilizim, sekuencë, suport, spostim, sinjifikim, spot; Sh- Shoping, sharm, shou; V- Vakant, vakancë, vision;

Nga Zaim KUÇI

Antishqiptarizmi shqiptar një rrezik kom-bëtar. Një gjeneral i huaj, pasi kishte lexuar një artikull në një gazetë të huaj, të një deputeti dhe personaliteti opozitar

shqiptar, ku në një faqe word nuk kishte gjetur asnjë fjalë të bardhë por vetëm zi (drogë, banda kriminale që kërcënojnë Evropën, korrupsion.....etc); i trembur nga ky informacion, pasi kishte parashi-kuar pushimet në vendin tonë, më këshilloi: Zbrasni trastat e urrejtjes kur kaloni kufirin, punoni dhe lo-boni për vendin tuaj. Zënkat i lini në shtëpinë tuaj, jashtë kufirit ato ju bëjnë dëm, madje në diplomaci quhet dështim, nuk merrni përkrahje nëse kërkoni ndryshimin tek urrejtja për vendin. Kjo gjuhë komu-nikimi ju bën të pabesueshëm, jo seriozë për Ev-ropën, këtë nuk e kuptoni. Të duash vendin tënd është ndjenjë dhe detyrë, por dhe është mallkim ta shesësh atë rrugëve të botës për hir të partisë. Tepria e diskriminit nuk rrëzon qeveri, por helmon vetvet-en dhe të tjerët. Një shok shqiptar me bindje partie, por dhe i penës më këshilloi: Shkruaj sa më shumë errësirë, lëre patriotizmin, ky vend kështu e do. Nuk i ktheva përgjigje, heshta..... të nesërmen i tregova këshillën e gjeneralit akademik të huaj. Unë e di, vendit tim i mungojnë shumë e shumë standarde. Ne ndërtuam një diplomaci pa frena, me shumë aksidente, ndaj shpesh revoltohem duke dalë nga karakteri im për ata që kanë pasur dhe kanë të drejtën për qeverisje, për katrahurën shqiptare në vite, por jashtë kufirit Shqipëria për mua është më i miri vend në botë. Jam edukuar dhe formuar dhe po edukoj familjen time ta dua vendin tim. Provat e besnikërisë i kam dhënë në shtypin e huaj, atje ku ishte vështirë të shkruaje dhe të botoje atë situatë katandisje që ne po kalonim, por unë zgjodha gjuhën e diplomacisë për të mirën e vendin tim. Këtë radhë në këtë shkrim po largohem nga të rrezikshmit antishqiptarët-shqiptarë, po i rikthehem të nderuarës Evropë, po i drejtohem për popullin tim, partitë janë rotacion ndoshta dhe sezonal. E munguara Evropë. Në bindjen time, Shqipëria virtuale është larg asaj reale, e shikoj si peng i politikanëve dritëshkurtër, i lobingut të pamjaftueshëm prezantimi nga diploma-cia shqiptare, edhe keqprezantuar nga të akreditu-arit në Tiranë, edhe pse ata ligështohen kur mbarojnë mandantin e tyre diplomatik në vendin me statusin e stërgjatur, herë herë i nofkuar “vend me siguri të kufizuar”. Kështu, vendi ynë është pak i njohur dhe i prezantuar keq edhe nga partitë opozitare që kërkojnë gjithmonë rotacionin, jo në vlera demokra-

Evropa dhe ne shqiptarët....sa

afër dhe larg saj!tike, por në nxirjen e vendit duke e quajtur delja e zezë e botës. Përtej këtij realiteti, përse RSH qëndron e bllokuar në portat e Evropës? Le të vlerësojmë disa elemente (histori, gjeografi, kulturë) apo standarde të arritura, duke formuar mbi to pyetjen: RSH duhet të jetë në Evropë? Në këtë artikull, sipas analizës time, tërheq konkluzionin se hezitimi evropian është jo i duhuri, ndoshta kërkon një reflektim në gjerësinë dhe perspektivën e këtij vendi, të rajonit apo të vet Evropës. Shqiptarët janë pjesë e pemës evropiane, gjeografikish, politikisht, ekonomikisht, më tepër janë pjesë e kulturës, civilizimit dhe vlerave të saj madhore. Nuk mund të ndahet identiteti shqiptar nga ai evropian. Qartazi evropianët duhet të kupto-jnë se “de facto” ne punojmë e jetojmë në Evropë, dhe prej kohësh jemi atje. Aktualisht, më shumë se ½ e popullsisë shqiptare punojnë në kuadrin e emigra-cionit legal të mirëkontrolluar në disa nga vendet kryesore të botës. Bashkëatdhetarët e mi, jetojnë, punojnë e studiojnë ashtu sikurse çdo banor tjetër i Evropës, të integruar me mendësi dhe punë në kontinentin e vjetër. Do të deshifroj për të faktuar se, 800 e ca mjekë dhe mbi 2000 infermiere kohët e fundit u larguan, të formuar në sistemin tonë arsimor dhe sot punojnë denjësisht si qytetarë në shtetet e Evropës, ligjërisht të bllokuar në portat e saj, duke boshatisur shërbimin tonë shëndetësor. Të shumtë janë edhe në fushat e tjera të jetës, ekonomike deri dhe në pedagogë universiteti, ata janë asete kom-bëtare të këtij vendi, por tashmë janë në shërbimin evropian. Asnjë nga vendet e rajonit nuk e ka këtë gjerësi integrimi evropian të qytetarëve të tyre, që unë e vlerësoj fatkeqesi për të ardhmen e vendit tonë, por është kontribut real për Evropën dhe sigurisht kulturë dhe mirëqënie plus për situatën ku ndodhemi ne. Është pikërisht kjo kulturë perëndimore shqiptare, që i propozon rajonit tonë të konfliktuar bashkëpunim në të gjitha fushat, madje si ushtarak kërkoj hapësira edhe në fushën e mbrojtjes, të cilat do të jenë urat e bashkimit bindës midis popujve të këtij rajoni të trazuar. Le të ndalemi pak tek ndasitë fetare të botës, ku faktet janë të hidhura. A nuk është një vlerë evropiane fakti që popullsia shqiptare ka predikuar në harmoni të plotë, për shekuj me radhë tre fe: myslimane, ortodoksë dhe katolikë dhe në shekuj kurrë nuk janë krijuar organizata të vël-lazërimit mysliman, siç po ndodh sot në botën e konfliktuar nga ndasitë fetare që kanë përfunduar në luftra barbare? Ç’po ndodh në Afrikë, Egjipt, Palestinë dhe në tërë botën arabe? Luftë fetare.... me përmasa globale. Evropa që të lëvizë përpara e bashkuar, duhet të fshijë nga harta e mendimit këtë

të keqe të njerëzimit. A nuk do të ishte Shqipëria një shembull bashkëjetese fetare për Evropën moderne? A do mundet që tetori i ardhshëm të shtrojë në tav-olinën evropiane këtë virtyt të bukur shqiptar, bashkëjetesën dhe dakordësinë fetare? Analistët dhe strategët ushtarakë duhet të kuptojnë se qendra e gravitetit të luftrave të sotme është spostuar drejt kësaj ndasie fetare, madje duket se po largohemi nga gjeopolitika tradicionale e lindjes dhe bërjes së luftës. Nëse do të ketë vullnet për të njohur këtë fatkeqësi që po kalon bota sot, duke prodhuar ter-orristë me shumicë, RSH do të ishte modeli më i mirë i kërkuar, sadopak për të zbutur egersinë çnjerëzore, ndasitë fetare që po gërryejnë botën sot. Evropa nuk duhet të mbetet viktimë e fjalive rutinë në diskurse partiake opozitare: drogë, krime, korrupsion. Ajo duhet ti hapë portat për ti luftuar këto fenomene së bashku, duke çliruar edhe Holandën moderne si vend pritës dhe kërkues të këtyre trafiqeve që vijnë nga vendi ynë, për ti ushqyer ata me këto vese-së-mundje të shoqërisë mbarë botërore. Le të luftojmë me forca të përbashkëta sigurie pabuksitë shqiptare që i kultivojnë dhe po kaq fort porositësit, të pasurit perëndimorë që i shijojnë. Ne pranojmë se Bashkimi Evropian e ka forcën e shkopit, me të drejtën për të kërkuar nga shqiptarët standarde evropiane të sjelljes, shtet ligjor, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, drogës, dhe të tjera fenomene që vijnë dhe shkojnë drejt vendeve të këtij kontinenti, por me bekimin mafioz evropian. Ne kërkojmë dhe presim me padurim të mirëpriturin veting, për të verifikuar edhe investimet e tyre; jemi në rrugën e mirë për ta bërë atë, nga ana tjetër shqiptarët i kërkojnë evropianëve rolin e dirigjentit të zbatimit konkret, të këtij revolucioni të shpresuar në këto vite demokracie. Bazuar në formimin si ushtarak do t’i kujtoj Evropës të post të padëshirueshmes “Jo”. A është vlerë uniteti i gjithë popullit dhe spektrit të saj politik për të mbështetur çdo lloj operacioni, kur ai kërkohet për të mbrojtur lirinë e popujve, vlerë që në situata krize si vendet e rajonit, BE dhe vende anëtare të NATO-s nuk kanë dakordësinë e veprimit? A është vlerë që për shqiptarët NATO konsiderohet ideal, edhe pse kjo nuk është për të gjithë vendet e kontinentit tonë? A është vlerë që RSH i propozon rajonit tonë të konf-liktuar bashkëpunim në të gjitha fushat edhe në fushën e mbrojtjes, ku këto vende stepen? A është dakordësia shqiptare unike përballë kërkesës për sigurinë e popujve? A është vlerë që popullsia shqiptare ka predikuar në harmoni të plotë, për shekuj me radhë, tre fe: myslimane, ortodoksë dhe katolikë dhe në shekuj kurrë nuk janë krijuar organ-izata të “vëllazërimit mysliman” siç po ndodh sot në ballkan dhe në botë. Evropa duhet të kuptojë se Republika e Shqipërisë ka vërtet shansin e vendn-dodhjes, pozicionin e favorshëm gjeo-strategjik për rajonin, Evropën dhe më gjerë, nga ku ajo vlerësohet në zonën pothuajse të përgjegjësisë së operacioneve të pritshme në këto hapësira, për të kontribuar duke vënë në dispozicion hapësirat e saj detare/ajrore, porte dhe aeroporte, që kanë vlera dhe kontribute ushtarake më shumë se njësi të mëdha e mjete luftarake moderne. Por…..! Nëse shtërngesat evro-piane do të vazhdojnë ritualin e tyre, përse jo, ky shans mund t’i drejtohet dhe gjeostrategjisë të aleatëve të dikurshëm strategjik... (Rusi/Kinë); por kjo nuk do të ndodhë, shqiptarët jane banorë në territorin evropian. RSh nuk mund të bëjë presione

me aleatët e saj të vjetër për plasdarmën ballkanike të shumë kërkuar prej tyre, siç nuk hezituan ta bënin fqinjët e saj, Greqia që kërkonte ndihma nga BE (370 miljard $) dhe nga ana tjetër harxhonte miliarda për avionë dhe tanke për forcat e armatosura-

Pro Qipro (për 850 mijë qipriotë, BE zgjidhi kuletën me 12 miliardë euro) si shpërblim për mos t’iu bashkuar Rusisë. A mos vallë Serbia vërtet ka krijuar vlera në rritje demokratike, të vlerësueshme që po tërheq gjithnjë në rritje kujdesin evropian, disi dhe me servilizëm prej saj? Për merakun drogë le të mobilizohemi së bashku. Të bashkuar jemi më të fortë për të luftuar drogën edhe terrorizmin që po merr jetë njerëzish kudo në botë. Vjeshta e ardhshme, do të duhet të jetë dita që do të ndajë radikalët evropianë nga qytetarët e vërtetë të saj; do të jetë dita provë që Shqipëria të jetë ose jo viktima e këtyre zënkave evropiane. Në tetorin e ardhshëm Bashkimi Evropian e kishte, e ka dhe do ta ketë autoritetin që i japin vlerat dhe po aq edhe gjeografia për të kërkuar nga shqiptarët standarde evropiane të sjelljes, shtet ligjor, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, drogës, etj. Në tetorin e ardhshëm BE-ja do ta ketë, njëherësh, edhe detyr-imin për të ndihmuar dhe për ta bërë këtë vend të vogël pjesë të saj. Në vjeshtën e ardhshme, duke e pranuar Shqipërinë me statusin e vendit kandidat, Evropa do të pranojë rreth 7.5 milionë, sa shqiptarë e po aq sa edhe evropianë, do të pranojë më tepër ekonomi dhe civilizim të shoqërisë shqiptare dhe asaj rajonale. RSH me kohë është futur thellë në këtë Evropë. Ajo është prezente në jetën ekonomike, poli-tike, familjare të këtyre shteteve me të mirat dhe të këqijat e saj. Në BE ndjehet, apo është krijuar një çar-je në vet shtetet e saj, duke krijuar edhe blloqe: nga njëra anë shihen interesa të vendeve anglosaksone për shkëputje, dhe nga ana tjeter kemi qëndresën franceze si ideatore dhe ajo gjermane si investitorja kyesore e BE, vendet e tjera evropiane, që janë shtyrë në krizën ekonomike, të cilat janë për një forcim të saj, pra duket ndarja e shteteve elitë nga shtetet evropiane në nevojë. Situatat e reja ekonomike kanë shtuar dhe frikën nga një gjeopolitikë e re gjithnjë në ndryshim e Rusisë, por dhe shumë dyshime për natyrën e rritjes dhe prezencës ekonomike të Kinës apo Turqisë. Frika ndaj kësaj të fundit mbarset edhe me dyshimin se zgjerimi i saj drejt vendeve ballka-nike mund të përcjellë vlera jo evropiane, përkatë-sisht islamike. Së fundmi, Ballkani sillet herë-herë pengesë për zhvillimet e Evropës ndaj ajo ka frikë zgjerimin drejt tij. Unë e di, Ballkani është me popull dhe politikanë “nevrikë”, që ka histori dhe gjuhësi, harta dhe doktrina, traktate me ambicie ushtarake, ka dogma fetare, kisha dhe xhami të pafundme, të përziera me lashtësi dhe tradhëti, etc. Të gjitha janë hezitime për Evropën, por ajo që i mbron ballka-nasit është bashkëpunimi me vendet perëndimore, zhvillimi i ekonomisë me tutor evropian, ajo i vulos dhe i gropos të gjitha. A do të vazhdojë kjo Evropë të mbetet njëherësh e kërkuara e po aq e pa arritshmja jonë? Këtë herë, ne besojmë te vetja, e po aq besojmë edhe te Evropa, e kërkojmë në modelin “tutorin e ga-bimeve tona”. Le të shpresojmë... Kjo ishte përgjigja për gjeneralin akademik duke e mbyllur bisedën. Zoti gjeneral, sot në mëngjes herët u përshëndeta me ambasadorin e vendit tuaj, i veshur sportiv që vraponte nga liqeni i Tiranës. Mos u frikësoni, jeta është me e sigurt këtu se tek ju. Gjeta mirëkuptimin me këtë dashamirës të huaj.

Page 17: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Bardhyl BEJKO

Qarkorja e Bashës për kyçjen e informa-cionit dhe pezullimit të marrëdhënieve

me median, llogaritur si kritike kundër opozitës, dërguar gjithë degëve të partisë në rrethe dhe forumeve drejtuese në qendër, për ndërprerje drastike të komunikimit me shtypin dhe median vizive të cilësuar si “armiqësore” me inte-resat dhe strategjitë e PD-së dhe forcave të tjera politike në opozitë, është një atentat i vërtetë ndaj medias së lirë, të pavarur, demokratike, kritike, lavdëruese apo investigative. Qarkorja në vetevete përbën një hap tepër negativ për lirinë e medias dhe pavarësinë e gazetarëve, qofshin ata profe-sionistë, amatorë, vizivë apo të shtypit të shkruar. Kjo është psikologjia e politikanit jo luajal. Është logjika e mbrapshtë: Jeni me ne, jeni të respektuar, vleni për tu ngritur përmendore. Gjithë ju të tjerët jeni në armiqësi, jeni pjesë e armikut, në llogoret anti-opozitare, duke e shtrirë këtë pretendim edhe ndaj 85 për qind të popullit sipas llogarive më të fundit, nisur nga mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është një pretendim absurd që shkon me logjikën e sistemit që lamë pas. Ca më shumë kur bëhet për një politikan, që pretendon se ka formim perëndimor dhe shpaloset në opin-ionin e gjerë shoqëror brenda dhe jashtë vendit, si kampion i mbrojtjes së lirisë së shtypit, kalorës i fjalës së lirë. Që një forcë politike dhe lideri i saj, forumet, individët, analistët e opinionistët të kenë qëndrime kundër zërave kritikë dhe idetë e tyre kundërshtuese në ballafaqime dhe kur gjenden në të njëjtat studio ose kur analizojnë faktorë të ndryshem të politikës, kjo është normale. Një

qëndrim demokratik që flet për liri të shtypit. Po të shpallësh non grata një pjesë të shtypit, ta coptosh atë në tanët e të armikut dhe të bësh llogaritarin meskin në përqindje, të shpallësh armiqë të gjithë ata që nuk janë dakord me opozitën, me metodat dhe strategjitë që përdor për t iu qasur pushtetit është e dënueshme. Të zgjedhësh protestat dhe dhunën si mekanizëm për të mbërriur te pushteti apo për të mbajtur pozicione antidemokratike ndaj reformave të mëdha, si ajo në drejtësi apo integrimit të vendit, duke u justifikuar dhe fshe-hur pas sloganeve, se jemi për negociatat, po kjo qeveri nuk e meriton, se janë këta pushtetarë që e mbajnë Shqipërinë larg Evropës nuk ke asnjë legjitimitet dhe nuk mund të maskohesh pas asnjë insinuate apo pretendimi se, mbron lirinë e demokracinë përballë një bande, siç e cilëson qeverinë dhe mazhorancën noterizuesi i qarkores. Cila është arsyeja që një lider partie të marrë në dorë stilolapsin dhe të llogarisë nga njëqind për qind e shtypit në shkallë republike, të rendisi në kolona, 30 për qind kundër, 50 për qind neutral, 10 për qind të pavarur, 7 për qind të armikut, 1 për qind të mikut?! Kaq përqind mbrojnë të drejtat e opozitës që barazohen me mbrojtjen e së vërtetës? Një logjikë e tillë, është vetëm një gjykim monist. Antidemokratikë. Është një nismë që flet për pargjykime dhe shpërthim mllefi ndaj kritikëve, të cilët bëjnë detyrën sipas gjykimit të tyre dhe japin mendime e mbajnë pozicione, që nuk ka pse t i marrin dorën askujt, qofshin ata edhe të opozitës jashtë sistemit. Mendësia që shprehet në qarkore, është një nonsens demokratik. Është kundër lirisë dhe pavarësisë së shtypit. Të drejtën për të kritikuar fenomene dhe veprime që nuk shkojnë në interes të qytetarëve dhe strategjive agresive të opozitës, është një e drejtë legjitime e secilit që ka marrë përsipër të respektojë lirinë që i ka garantuar pluralizmi politik e mediatik. Pargj-

ykimi është i dëmshëm dhe i dënueshëm. Deri sot, asnjë organizëm i ngarkuar me ligj apo ndonjë shoqatë nuk ka kryer asnjë sondazh kombëtar për të përcaktuar qëndrimin e shtypit të shkruar dhe medias vizive, pasi nuk ka asnjë arsye përse të mbahet një llogari e tillë, e cila nëse do ndodhte do ishte e dënueshme. Në shtypin shqiptar, ka zëra kritikë për të gjitha palët. Brenda të njëjtës media gjen edhe luftën edhe paqen. Ashtu siç ka vetëm kritikë të përjetshëm ndaj njërës apo tjetrës. Nat-yrisht, për vet përgjegjësinë e drejtimit të vendit, ka më shumë kritika ndaj qeverisë. Kryeministri i Shqipërisë është shpallur personi VIP i atakuar më së shumti, pa sens dhe masë në të gjitha organet e shtyipit dhe TV-të. Jo vetëm këtu, po nën influ-encën e lobingjeve edhe në shtypin e huaj. Nuk ka organ shtypi të mos kumtojë deklaratat anti Rama. Me të gjithë fjalorin e sloganet, deri edhe në fyerje e etiketime të llahtarshme, akuza të padrejta dhe gati hiperbolike. Dhe kjo është bërë edhe kur ani-jet kozmike të nisura nga planeti tokë nuk ia kanë mbëritur të shkojnë në Hënë. Edhe për këtë është bërë përgjegjës Edi Rama. Pa folur për përplasjet e mjeteve në rrugë. Një vatër e mbjellë me kana-bis. Shtëniet me armë në mjedise të ndryshme. Për trafikantët. Emigranët. PPP-të. Tenderat. Për ajrin dhe ujin, detin dhe lumenjtë, deri tek qeskat që flakin disa individë të pandërgjegjshëm nga dritaret në rrugë. Edhe për shiun, motin, diellin, dritën, errësirën, sëmundjeshmërinë, shërbimet, për gjithçka është shpallur fajtor. Është etiketuar hajduti psikik. Shkatërrimtari i demokracisë. Zaptuesi i drejtësisë. Është sharrë individualisht dhe familjarisht, deri tek etiketimet monstruoze për nënën e fëmijët. Është etiketuar oligarku më i madh. Prishësi i ekuilibrave në Ballkan dhe Ev-ropë. Deri edhe në botë. E megjithatë asnjëherë nuk ka marrë përsipër të dërgojë qarkore e të seleksionojë shtypin dhe median pro dhe kundër,

duke mos lejuar komunikimin. Kur ka gjykuar u ka thënë në sy gazetarëve atë që ka mendur dhe nuk ka bërë qarkore në emër të Komitetit Qendror të Partisë, duke e seleksionuar shtypin në impe-rialist- revizionitë e kapitalistë apo marksistë- lenisnitë, siç guxoi të shkruajë Basha. Hiqni një paralele në mendjen tuaj, nëse këtë qarkore do e shkruante dhe dërgonte Edi Rama në forumet e PS-së. Sot do ndihej tërmeti shtatë a tetë ballë. Do ngrihej stuhia dhe do buçisnin tribunat e podiumet. Do çaheshin TV-të dhe do griseshin gazetat nga pesha e shkronjave. Do niste kori i kryetarëve. Kush i pari të etiketonte armikun e shtypit, blerësin e medias, pagatorin e televizion-eve. Çfarë nuk do thuhej me mllef e me zemëratë! Akuzat do derdheshin lumë dhe organizatat humanitare e ato të shtypit do të mbuloheshin nga shkresat e partive opozitare. Do tmerrohej Helsinki dhe do bombardohej “Operatori pa kufi”. Do shurdhohej BE dhe OSBE. Dhe mirë do bënin. Se shtypi nuk mund të censurohet. Edi Rama mund të jetë kritik me shtypin. Ka etiketuar edhe gazetarë sipas rasteve. Po ka shkuar në të gjitha emisionet e televizioneve dhe ka folur nga ekranet e tyre dhe kur aty i është bërë gjyq publik. Dhe asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrime fyese. Nuk i është shmangur debateve dhe pyetjeve me spec. Ka bërë të barabartin dhe shumë herë ka folur si të ishte pjesë e grupit të gazetarëve që e sulmojnë. Ndarja me përqindje e shtypit dhe tel-evizioneve, cilësimi dhe etiketimi miq e armiq, të cilat noterizohen në qarkore partie, aq më shumë të një force politike që pretendon liderin e lirisë së shtypit dhe një kryetar që himnizon pavarësinë e medias, tregon sa pak demokraci dhe luajalitet kanë liderët tanë politikë dhe sa larg është Lulzim Basha dhe PD nga të qenit mbrojtës i lirisë dhe mendimit ndryshe, edhe kur e kritikojnë edhe kur i thurrin himne!

Pse asnjëherë këto tre dekada s'ka pasur kontroll të plotë mbi territorin!?

Nga Besi BEKTESHI

Dy janë qeverisjet - regjime të shtetit shqiptar që kanë pasur kontroll të

plotë ose absolut të territorit të vendit! Qeverisja e parë ka qenë Monarkia, e cila kontrollin mbi territorin e kishte të plotë dhe arrinte, megjithëse në vështirësi, të mbante këtë kontroll si me xhandarmëri, institucione dhe administratë të mbuluar dhe sigurisht diktatura, e cila kishte kontroll absolut në çdo cep të Shqipërisë! Nuk dua të përmend pushtimin fashist dhe nazist, por më duhet të them se "demokracia, as ka pasur dhe sërish do kërkohen shumë vite për të kontroll-uar qartë dhe plotësisht territorin e Republikës së Shqipërisë"! Unë dua të them se nuk është çështje zotësie në një nga aftësitë që duhet të ketë një qeveri, në çdo vend të botës dhe që është kontrolli mbi territorin! Ne shpesh herë themi se "nuk kemi aftësi ose zotësi shtet for-muese"! Në fakt, e kemi këtë zotësi, por nuk duam! Pra politika, ky establishment i krijuar si post diktaturë, nuk do dhe jo se është i pa aftë të mbajnë nën kontroll territorin e shtetit të vet! Në fakt, akoma një pjesë e madhe e shoqërisë nuk kupton se çfarë do të thotë realisht kontroll territorial, që në fakt nuk do të thotë dhe që nuk ka lidhje as me rivendikime territoriale dhe

as me armiq, apo pushtetime e lëshime! Unë e kam fjalën për autoritetin e shtetit të shtrirë si në qendër të Tiranës, qendrave urbane dhe në majë të Dukagjinit, Bregut të Lumit, kanion-eve të Skraparit, periferive më të largëta dhe zonave suburbane më të rrezikshme sot në Shqipëri! Meqë ra fjala, kontrolli mbi territorin jo vetëm si rend, pra si punë e policisë, por dhe si administratë dhe ligje të zbatuara kudo ku ka centimetra tokë të Shqipërisë! Jo, ne nuk e kemi dhe kjo është bërë me qëllim, kështu që mbas viteve 1990-të në këtë vend të shkretë dhe që në saj të mos kontrollit të territorit, janë zaptuar prona, prishur ligje, vrarë njerëz, munguar shkolla dhe ambulaca, por për më tepër ka munguar sovraniteti i shtetit dhe ligjit! Meqë ra fjala - te Bregu i Lumit në Dukagjin, sot ka një mizerje jetese dhe mungesë urbaniteti, kur si në kohë të Monarkisë ka pasur kontroll dhe as që diskutohet në kohë të diktaturës, ku ka pasur pothuaj gjithçka administrative si në Shkodër! Mirëpo, shteti i dy regjimeve e kishte seriozisht dhe sinqerisht me njerzit dhe pse ishin në mal dhe pse në fushë dhe pse në distancë nga Tirana! Edhe sot shteti dhe politika sigurisht e ka "sinqerisht", por vetëm me veten e saj dhe zonat periferike i do të pa kontrolluar nga ligji, sepse pastaj partitë dhe njerëzit e saj, mafia dhe kriminaliteti, mund ti përdorin në favor të zgjedhjeve dhe fitoreve fiktive që lider-shipet post-komuniste, kanë përdorur dhe duan vazhdimisht të përdorin, për të qëndruar dhe ardhur në pushtet! Prandaj ju duhen zona ku

autoriteti i shtetit të jetë i paktë ose në mungesë, që pastaj aty të luhet drama e madhe e jona ose krijimi i kushteve për të vendosur krimi dhe kriminelët mbi zgjedhjet në Shqipëri! Pa këtë mungesë kontrolli lidershipet pothuaj krimi-nale, nuk do të mundnin të bënin që, në asnjë palë zgjedhje të mos ketë fitore të pranuara dhe kritere ligjore të zbatuara me rigorozitet! Duke filluar që nga vitet 2005-ë mungesa e kontrollit të territorit në malësi dhe periferitë folklorike e suburbane ka qenë dhe dëshirë e lidhjes së shtetit me kultivuesit e trafikantët e kanabisit! Mbi bazën e kësaj logjike Sali Berisha ndërtoi "republikat e mëdha Lazaratiste" në jug dhe "Dukagjiniste" në veri! Ishin bankat e mëdha të Partisë Demokratike dhe për Lazaratin ai vetë thoshte dikur kështu: Ishte vendimi im politik "full stop"! Dhe asnjëherë nuk i hyri ferrë në këmbë nga ky qëndrim alarmant dhe kriminal! Mbi bazën e mos kontrollit të territorit si PD & PS, por dhe LSI krijonin basenet elektorale në ligj-thyerje! I linin njerëzit pa kontrollin territorial, që ato pastaj të organizoheshin mbi bazë fisin, tarafin dhe bandën, por jo mbi bazë demokracinë dhe ligjin! Po kështu ka bërë dhe PS-ja këto më shumë se gjashtë vite në pushtet! Por shembulli "par exelance" është shteti i Sali Berishës! Nuk është se policia nuk kontrollon dot, por ajo është model politik i zgjedhur dhe përkrahur apo përdorur dhe sigurisht territori është dhe do të mbetet domen i kontrollit të partisë por kurrë i shtetit, sepse ju prish shumë punë në qoftë se ligji dhe shteti kanë kontroll

mbi territorin! Nuk duan kontroll real mbi ter-ritorin se e kontrollojnë të gjitha partitë me të fortët dhe tagrambledhësit e tyre, me kriminelët e vegjël ordinerë, që i ngjiten partisë nga pas për të kapur ndonjë gjë! Por përdoren dhe krim-inelët e mëdhenj, sepse sigurisht pastaj kërkohet investim i madh në fonde, të cilat i duan për gjëra të tjera dhe nuk i përdorin as për liri dhe aq më pak demokraci! Si "Reforma Zgjedhore" dhe vetë ajo e pushtetit vendor e lënë përgjysmë, kanë pikërisht këtë vështirësi për tu realizuar! Ato nuk mund të bëhen deri sa establishmenti politik të largojë sundimin e njeriut sipër partisë! Ai (etablishmenti politik) do terrenin e tij që nuk kontrollohet nga shteti, biles as shteti i vet, sepse aty është i zoti për të bërë "elektorat" dhe aty gjenden dhe fondet pastaj! Ju duhet dhe territori infomal dhe i pakontrolluar, sepse është zona ku jetojnë mirë të gjithë shfrytëzuesit, evazorët fiskalë, informalët, hajdutët e mesëm, dhe të vegjëlit sepse të mëdhenjtë janë në qendër të Tiranës, por dhe.... etj etj! Prandaj nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk është vendosur plotësisht ky kontroll territorial në Shqipëri! E nuk besoj se do të ketë kaq shpejt, megjithëse të gjithë i kanë shpresat tashmë te drejtësia! Gjithsesi kontrolli i tillë është shumë i vështirë dhe në kushtet tona pothuaj i pamundur! Gjithmonë vijnë në pushtet me fjalë të bukura dhe kërkojnë dhe këtë gjë, por pastaj mekanizmi i zakonshëm lëviz dhe fillon nga e para "kujdesi" për të mos pasur kontroll mbi territorin, sikundër i duhet Shqipërisë dhe shoqërisë!

Qarkorja Basha llogarit mediat me përqindje, pro dhe kundër, miq-armiq!

Page 18: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT18 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

Përgjegjësia kryesore është te Ministria e Kul-turës, sepse duhet ti vërë detyrë teatrove sa drama shqipe duhet të vihen çdo vit në skena. Të bëhen takime kombëtare siç u bë në 2012. Por që nga 2012 nuk është bërë asnjë konkurs për dramën shqipe, te ne mungon edhe kritika për dramën shqipe, dhe po zhduken edhe dramaturgët...

k u l t u r e www.sot.com.al

Berati edhe përgjatë sezoni turistik 2019, ishte ndër qytetet me tërheqës dhe interesant për tu vizituar nga vizitorët vendas dhe të huaj. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, shprehet se monumentet kulturore , natyrore , tradita dhe mikpritja që ofron ky qytet i jep turistëve kënaqësinë e zbulimit të një kulture në gjithë dimensionet e saj, por kalaja gjithashtu ka qenë me shumë interes gjatë këtyre muajve. “Kalaja e qytetit ka mirëpritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 43 922 vizitorë më shumë, ndërsa krahasuar me 2018 kemi 1401 më shumë”, shkruan DRKK Berat. Referuar të dhënave të publikuara nga DRKK, gjatë periudhës janar -gusht të këtij viti kalaja ka pasur 96 334 vizitorë. Kalaja e Beratit është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndë-sishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 hektarë. Në dokumente të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me em-rin e lashtë Antipatrea për-mendet në vitin 216 p.e.s. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qenë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër, ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe, ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 metra brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 metra, ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 metra (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla, të cilat emërtohen sot me emrin turk tabje, së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit, që nisin qysh nga shekulli IV pk dhe për-fundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 hektarë të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i Sallabandës, etj.

Dramaturgët shprehen se teatrot preferojnë autorë të huaj

je, eksperimentohet me trupat tona”, shprehet dramaturgu. Sipas tij, ajo që nuk duhet të mungojë është dashuria për dramën shqipe. “Dramaturgjia shqiptare pothuajse e braktisur nga teatrot. Sot ka pak dashuri për dramën shqipe. Duhet dashuri për dramën shqipe, kritikë, financime, etj”, pohon mes të tjerave autori Mustafa Tukaj.

Problemi kërkon zgjidhje ligjoreTeatrot po bëhen gati të sjellin

veprat në skena, por edhe për autorin Bashkim Kozeli për dramën shqipe nuk ka interes. “Nuk kanë interes regjisorët, institucionet që janë teatrot dhe minis-tria, e cila duhet të vërë kritere që të jenë të domosdoshme, që të vihet në skena dramë shqipe. Në teatrot tona autorët e huaj i kanë më kollaj, sepse me të vendit ka telashe regjisori, pasi autori do ta shikojë se si vihet vepra në skenë. Por është ministria, që duhet ta mendojë ta rregullojë këtë punë ligjërisht”, shpre-het dramaturgu Bashkim Kozeli. Sipas tij, teatri si institucion do të ketë spekta-torë dhe ai tani ndjek komedinë, ndërsa

dramës shqipe nuk i afrohet. “Ku i keni sot dramaturgët, humbën nuk afrohet njeri. Nuk i afrojnë teatrot, sepse nuk kanë ligjin që të afrojnë dramën shqipe dhe autorët. Në mos të gjallët, kanë vepra të autorëve të tjerë plot. Pse mos të vihet përshembull vepra “Familja e peshkatarit”? Po “Cuca e maleve”? Kjo mund të ripunohet, por ama është vepër shqiptare. Kush e merr përsipër ta vërë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”?, pohon dramaturgu. Por ndërsa veprat shqiptare mungojnë në skena dhe teatrot rendin pas pjesëve të huaja, për dramaturgun Kozeli shteti nuk tregon interes për përgatitjen e regjisorëve. “Nuk ka regjisorë, që të ketë marrë kulturë regjisoriale diku. Ai sistem më parë ishte si ishte, por i çonte jashtë regjisorët për tu përgatitur. Por sot ku i ke regjisorët? Shteti nuk përgatit asgjë”, shprehet dramaturgu Bashkim Kozeli. Herë pas here autorë të ndryshëm janë shprehur për probleme, por sipas tyre asgjë nuk ka ndryshuar dhe rrallë një dramë shqipe shihet në skenat tona.

Kalaja e Beratit interes për vizitorët, 96.334 në tetë muaj

Dramaturgët: Drama shqipe ebraktisur nga teatrot, që nga 2012

asnjë konkurs nga Ministria e KulturësJulia VRAPI

Drama shqipe është pothuajse e braktisur. Institucionet teatrore nuk kanë treguar interes sa duhet për të mos

munguar në skena, por dhe Ministria e Kulturës deri tani nuk ka stimuluar autorët. Në muajin shtator nis dhe sezoni artistik në institucionet e teatrit. Sezoni i ri pritet të sjellë në skena ve-pra të ndryshme teatrore, por duket se për dramat shqiptare nuk ka interes. Dramaturgë të njohur shprehen se edhe pse këto probleme janë të ditura, nga institucionet nuk është bërë asgjë, që kjo situatë të ndryshojë. Dramaturgu Mustafa Tukaj shprehet se tani nuk po flitet më për pjesët shqiptare dhe au-torët shqiptarë i kanë larguar. “Drama shqipe as në takime ministrore nuk po përmendet më. Autorët që kanë shkru-ar dramën shqipe, që janë profesionistë dhe të vjetër dalëngadalë po largohen nga skena. Unë mendoj që drama shqipe krahas autorëve që kanë vite por ka dhe të rinj, nuk duhet të mungojë në teatro. Më shumë po vihen drama njëpërdorimshe në skena, preferohen autorë të huaj, që mos të paguhen as të drejtat e autorit as honoraret. Regjisorët shpesh i marrin dhe nga interneti dhe i kanë të gatshme veprat e huaja”, shpre-het Tukaj. Në reagimin e tij, Tukaj vijon se të flasësh për mungesën e dramës shqipe në teatrot tona është një temë e gjatë, por nga Ministria e Kulturës prej vitesh ka munguar dhe një konkurs për dramën shqipe. “Përgjegjësia krye-sore është te Ministria e Kulturës, sepse duhet ti vërë detyrë teatrove sa drama shqipe duhet të vihen çdo vit në skena. Të bëhen takime kombëtare siç u bë në 2012. Por që nga 2012 nuk është bërë asnjë konkurs për dramën shqipe, te ne mungon edhe kritika për dramën shqipe, dhe po zhduken edhe dramaturgët. Ne dramaturgët shqiptarë jemi në specie në zhdukje”, vijon autori Mustafa Tukaj. Sipas dramaturgut, në teatro po eksperimentohet dhe nuk po shihen vlerat. “Edhe teatrot kanë përg-jegjësinë e tyre, sepse preferojnë vetëm autorë dhe regjisorë të huaj. Preferojnë regjisor me emër, por ata vijnë tek ne dhe bëjmë eksperimente në disa shfaq-

TOB: Baleti “Zhizel”, moment i veçantë në kalendarin artistik

Bashkëpunimet kulturore, ambasadori i Japonisë vizitë në MHK

Teatri i Operës dhe Balet-it shprehet se baleti “Zhizel” ishte një nga momentet e veçanta të sezonit artistik që kaloi. TOB shkruan se kjo vepër erdhi si rivënie, në nderim të mjeshtrit Agron Aliaj. “Një moment shumë i veçantë në kalendarin artistik 2018 ishte premiera e baletit “Zhizel”, e cila u realizua në 9, 10 dhe 11 nën-tor në skenën e “ArTurbina”. Kjo vepër erdhi si rivënie historike në nderim të 85- vjetorit të lindjes së kryem-jeshtrit të baletit dhe kore-

ografisë shqiptare, “Artistit të Popullit” Agron Aliaj. Një produksion i ri në skena dhe kostume, i cili i ka qëndruar besnik konceptit origjinal të krijuar nga mjeshtri”, shkru-an Teatri i Operës dhe Baleti. Libreti i baletit “Zhizel” është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane mbi vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur të mar-tohen. Kjo vepër sa herë është vënë në skenën tonë dhe ka interpretuar trupa e baletit është mirëpritur nga publiku.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin e Japonisë në Tiranë z. Makoto Ito dhe z. Takashi Hibino, përfaqësues i JICA Balkan Office. In-stitucioni bën me dije se qël-limi i këtij takimi kishte të bënte me prezantimin e pro-jektit JICA "Greater Tirana Sewerage System Improve-ment Project" dhe vazhdimi i bashkëpunimeve kulturore midis Japonisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Në takim ishin të pranishëm edhe znj.

Hiroko Morikawa - sektori ekonomik dhe i projekteve në ambasadën e Japonisë, si dhe z. Sokol Konomi - koordina-tori i JICA’s për Shqipërinë. Drejtori i muzeut Dorian Koçi i shprehu gadishmërinë e tij z. ambasador Ito dhe z. Takashi Hibino se Muzeu His-torik Kombëtar do të punojë në thellimin urave të bash-këpunimit kulturor midis dy shteteve. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni më i rëndësishëm muzeor në vendin tonë dhe gjithmonë ka pasur interes për të huajt.

Fatos Kongoli, përfaqëson letërsinë shqipe në Mantova

Shkrimtari Fatos Kongoli autori i shumë romaneve do përfaqësojë letërsinë shqipe në “Festivaletteratura 2019”. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se au-tori i romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Ëndrra e Damok-leut”, “Te porta e Shën Pjetrit”, “Lëkura e qenit”, “Iluzione në sirtar” etj, fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”, çmimit “Penda e Artë” (2004), Fatos Kongoli përfaqëson letërsinë shqipe në Mantova. Ndërkaq, një bibliotekë e përkohshme me rreth 200

vepra të autorëve shqiptarë e të huaj, ku zbulohet kryeqyteti shqiptar, është ngritur në Pi-azza Sordello, nën kurimin e studiuesit, eseistit, përkthyesit e pedagogut, Luca Scarlini. Një hapësirë e gjerë do t’i jepet edhe arkitekturës në Tiranë në konferencën e Elisabetta Terragni, autore e ndërhyr-jeve të rëndësishme për rua-jte dhe krijim të hapësirave muzeale mes të cilave “Shtëpia e Gjetheve” si dhe “Shtëpia Muze e Kadares”, pa harruar edhe koncertin e këngëtares xhaz Elina Duni.

Page 19: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 19

Ekspozita përmban rreth 80 vepra arti në mer-mer, alabastër, qeramikë, etj, por nuk mungo-jnë dhe grafika e fotografi. Disa nga veprat e

njohura, që janë ekspozuar në hapësira publike dhe janë realizuar nga skultprit Perikli Çuli

k u l t u r e www.sot.com.al

Premiera e filmit të animuar “Aventurat e Lelos- Labirinthi” u shfaq në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë shtëpia filmike “Cinemania” erdhi këtë herë në botën e animacionit, me një film të realizuar nga të rinjtë. Producent Jaklid Gaçe, skenari i filmit është nga Marius Gaçe, regjia nga Endri Beqo dhe Fatjon Alla dhe kompozitor britaniku Will Bedford. I pranishëm në premierën e filmit të animuar “Aventurat e Lelos-Labirinthi” kin-easti Skënder Jaçe shprehet se filmi i animuar është një zhanër i dashur për të gjithë, por njëkohësisht dhe i vështirë në realizim. “Filmi i ri “Aventurat e Lelos-Labirinthi” vjen si një deodorant i ri për kinemanë shqiptare. I konceptuar në një format 3D - CG, i ng-jashëm me filmin e njohur Shrek, ose filmi Iron Man personazhi i Hulk, i cili ishte CG dhe është animuar 3D, etj. Pra është një format i ri për kinemanë shqiptare në botën e madhe të ani-macionit”, pohon kienasti Skënder Jaçe. Kohë zgjat-ja e filmit është 7 minuta dhe ai mori një vit kohë për realizimin e tij. Muzika e fil-mit e kompozuar nga britaniku Will Bedford, bashkë me efektet e ndrys-hme kompjuterike m b a j n ë b u k u r ritmin e filmit në kuadër. Duke folur më tej për filmin, kineasti Skënder Jaçe mes të tjerave shprehet se ish kryetari i QKK Ilir Butka përkrahu të rinjtë në filmin e tyre. “Urime të gjithë stafit, që punuan në realizimin e këtij projekti madhor dhe një falenderim të veçantë, artistit të njohur regjisorit Ilir Butka, i cili e njeh mirë filmin e animuar, dhe me idetë e vizionin e qartë për veprën, nxiti dhe përkrahu këta të rinj, duke na sjellë një format ndryshe në ekranin e madh të kinemasë”, vijon kineasti Skënder Jaçe. Misteret gjithmonë sjellin rrezik! Lakmia për të gjetur thesarin e çojnë personazhin e filmit, Lelon, në një labirinth ku vështirë të dilet prej aty. Lakmia për thesare të mëdha është gijotinë e vetvetes! Çdo të ndodhë me Lelon? Këtë e zbulojmë në filmin e animuar “Aventurat e Lelos- Labirinthi”. Në kinemanë e AQSHF janë shfaqur herë pas here premiera filmash, ku ky sezon sërish solli titujt të rinj në ekran. Jo vetëm për shfaqje filmash, por këto premiera sjellin dhe takime me artistë të njohur të kinemasë shqiptare.

60 vjet udhëtim i skulptorit të njohur përmes veprave në muze

Çuli do të mirëpres publikun në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar deri më 17 shtator.

Aktiviteti ndër viteNë albumin me vepra të skulptorit,

piktori Gazmend Leka shprehet se ishte një privilegj të kontribuonte në organ-izimin e ekspozitës personale të skulp-torit Perikli Çuli me rastin e 80-vjetorit të tij. “Ai është një nga personalitetet më të fuqishme të artit shqiptar”, pohon Leka. Petrit Malaj, Dekan i Fakultetit të artit skenik shprehet se kjo ekspozitë, me rastin e 80 vjetorit të skulptorit Perikli Çuli, e titulluar “Universi”, është ngjarje e madhe e mjedisit kulturor shqiptar. Piktori Ali Oseku gjithashtu vlerëson krijimtarinë e skulptorit të njohur. Ai shprehet se Perikli Çuli është autor i shumë monumenteve, fitues i shumë çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, një prej themeluesve të Akademisë së Arteve me një kontribut shumë të gjatë në artin shqiptar dhe në sistemin arsimor të artit. “Një nga pedagogët më të respektuar që kanë edukuar tre breza artistësh të rinj” pohon Oseku. Skulptori Perikli Çuli nga 1963 deri në 1990 ka ekspozime të veprave

në ekspozita të ndryshme, së bashku me autorë të tjerë shqiptarë, në Shqipëri, Austri, Egjipt, Rumani, Francë, Greqi, Jugosllavi, Itali. Në 1993- Janos Gat Gal-lery, New York; Greenwich - koleksion privat, Manhattan, SHBA; Cornell Club, Cambridge, Oxford, Angli, 1994- Muzeu Historik SIBIU, Rumani, 1995 - Muzeu Mediceo, Pietrasanta -Toskanë, Itali. 1996, i ftuar në Columbia University, New York, SHBA; 1999 i ftuar në ek-spozitë në Paris, Francë; 2001- ekspozon në galerinë Sassetti, Milano, Itali. Në aktivitetin e tij ndër vite merr porosi për buste, reliefe dhe monumente të ndryshme në Shqipëri e jashtë saj. Në aktivitetin e tij përmendim dhe çmimi i dytë në konkursin për reliefin “Rindër-timi i vendit”, bronz, Muzeu Historik Kombëtar, 1981. Urdhri i Punës i Klasit të I-rë për zhvillimin e arteve të aplikuara, 1982. Çmimi “Odhise Paskali”, skulptori më i mirë i vitit për monumentin “Tre Frashërllinjtë”, 1987; çmimi i parë për monumentin “Toka Jonë”, 1988; çmimi i Republikës” për skulpturën monu-mentale, 1989; çmimi i parë “Onufri” për veprën në skulpturë, 1995; çmimi i parë “Onufri” për veprën në skulpturë,1996.

“Aventurat e Lelos- Labirinthi”, një format i ri për kinemanë shqiptare

Ekspozita “Univers”, me veprat e skulptorit Perikli Çuli në Muzeun Historik Kombëtar

Julia VRAPI

Ekspozita “Univers” me punimet e skulptorit të njohur Perikli Çuli u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita është 60 vjet udhëtim i skulp-torit të Merituar Perikli Çuli, Laureat i Çmimit të Republikës. Në fjalën e hapjes së ekspozitës, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi u shpreh se profesor Perikli Çuli është ndër figurat më të shquara në art. “Të nderuar miq, kam kënaqësinë që ta fil-loj sezonin e ri të ekspozitave në Muze-un Historik Kombëtar me ekspozitën “Univers”. Profesor Perikliu është një nga figurat më të shquara të skulpturës shqiptare dhe si një dashamirës i artit nuk mund të lë pa e përmendur këtë mjeshtër të artit shqiptar dhe skulpturat e tij, të cilat kanë mbushur sheshe të tëra përgjatë territorit tonë", tha dre-jtori i MHK. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, para hapjes së ekspozitës shkruante se nuk duhej humbur “Uni-vers” në muze. “Nga “Katër heroinat e Mirditës” te “Portret vajze”, nga “Ylli i lirisë” te “Ëndërr dashurie”...Janë 60 vjet krijimtari plot pasion të skulptorit Perikli Çuli, një univers i tërë, që ai na fton ta zbulojmë. Për të mos u hum-bur ekspozita e tij retrospektive në Muzeun Historik Kombëtar”, shprehej ministrja Margariti. Ekspozita përm-ban rreth 80 vepra arti në mermer, alabastër, qeramikë, etj, por nuk mun-gojnë dhe grafika e fotografi. Disa nga veprat e njohura, që janë ekspozuar në hapësira publike dhe janë realizuar nga skultprit Perikli Çuli përmendim “Toka jonë” në qytetin e Lushnjes, “Ylli i lirisë” në Qukës të Librazhdit, “4 hero-inat e Mirditës”, “Tanush Topia” etj. Në ekspozitë janë prezantuar edhe disa prej punimeve që nuk janë ekspozuara më parë si “Vajza në heshtje” (dru arre, 1965), “Dashuria” (mermer gri, 2007), “Zogu rrezatues” (mermer i bardhë, 2008), etj. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës merrnin pjesë, miq dhe kolegë të skulptorit të njohur, ku nuk mungonin dhe dashamirës të artit të tij. Këtë herë me një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, skulptori Perikli Çuli përshëndeti të pranish-mit, por falenderoi Muzeun Historik Kombëtar, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e kësaj ekspozite. Ekspozita “Univers” me vepra të skulptorit të njohur Perikli

Muzetë e Beratit, me rritje të numrit të vizitorëve

Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në Amantia

Muzeu ikonografik "Onu-fri" dhe muzeu Etnografik në Berat vijojnë të mbeten des-tinacione të rëndësishëm për vizitorët vendas dhe të huaj në qytetin e Beratit edhe për periudhën tetë mujore të këtij viti. Trendi i vizitueshmërisë në muzetë e Qendra Kombëtare e Muzeve Berat (QKMB) vazhdon të ketë rritje. “Krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 43954, që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh. Vlerat unike dhe të pa krahasueshme, që gjenden

në muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeun Etnografik, kanë tërhequr vëmendjen e mjaft vizitorëve të huaj, numri të cilëve edhe për muajin gusht 2019, ka qenë më i lartë krahasu-ar me vizitorët vendas”, shkruan Qendra Kombëtare e Muzeve në Berat. Muzeu kombëtar “Onufri” në Berat,është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë shkruan se në vjeshtën e vitit 2013, në parkun arkeologjik të Amantias gjatë gërmimeve arkeologjike që po kryheshin nga projekti i Institutit të Arke-ologjisë në të quajturin “Varri i Çifutit” varr monumental i shek. III p. kr, aktet vandale të gërmuesve klandestin dëmtu-an monumentin, duke rrëzuar edhe disa nga blloqet antik të muraturës së tij. Në kuadër të projektit “Ndërhyrje reha-bilituese dhe konservuese në nekropolin e Parkut Arkeolog-

jik të Amantias”, DRKK-Vlorë në partneritet me European Heritage Volunteers realizoi restaurimin e fasadës jug-perëndimore të varrit monu-mental me anë të anastilozës. “Gjithashtu, për të bërë një vlerësim për ndërhyrjet e mëtejshme në këtë monument të rëndësishëm, u krye pastri-mi i strukturave të varrit dhe terrenit përreth tij nga vegjeta-cioni dhe dherat e lënë aty në gërmimet e vitit 2013”, shpre-het Drejtoria Rajonale e Kul-turës Kombëtare për parkun arkeologjik të Amantias.

Arkivi i Shtetit, me një ekspozitë për Nënë Terezën

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vjen sot me një ekspozitë në kuadër të 5 shta-torit, Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës. Kjo ekspozitë është në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. “Shën Tereza, misionarja e jashtëzakonshme, e cila çdo ditë të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, kujtohet nesër në ekspozitën “Zemër Shqiptare, Shën Tereza na bashkon”. Në ekspozitë do të shfaqen

dokumente dhe fotografi. Ju mirëpresim nesër në orën 19:30, e për këdo që nuk ka mundësi të jetë i pranishëm, ekspozita do të qëndrojë e hapur për 4 ditë. Shihemi në Kalanë e Tiranës”, shkruan AQSH. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dh-jetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016.

Page 20: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT20 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

SOTSOT sport www.sot.com.al

Dje u luajtën ndeshjet e para të grupit paraeliminator të Kupës së Shqipërisë. E veçanta është se në këtë tur luhet vetëm një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje siç edhe ka qenë kompeticioni disa vite më parë. Peqinasit e Shkumbinit kanë trium-fuar në Berat duke mposhtur Tomorin me rezultatin 0-3 dhe duke siguruar kualifikimin. Ndërkohë që ka qenë interesant sfida e zhvilluar në Yrshek mes Vorës dhe Luzit 2008 që do të jenë edhe dy ekipe rivale në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Pjesa e parë dhe e dytë kanë përfunduar 0-0, ndërsa 4-3 ka fituar skuadra e Vorës. Në turin tjetër, Vora do të luajë me Partizanin, ndërsa Shkumbini do të përballet me skuadrën e Kukësit.

QËNDRIMI

IMAZHI

KUPA

Luiza Gega dhe Briken Calja janë me normë olimpike, këtë muaj sqarohet e ardhmja e të tjerëve

Adriatik BALLA

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 do të zhvillohet në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, verën e ardhshme. Bëhet fjalë

për një prej veprimtarive më gjigante të sportit, madje mendohet se Olimpi-ada e Tokios do të jetë më e shtrenjta e historisë deri më sot dhe një prej më spektakolareve, dëshmuar edhe me një sërë masash që kanë marrë organiza-torët. Në këtë eveniment të madh sportiv do të marrë pjesë edhe Shqipëria, por vendi ynë po has vështirësi në sport, një vështirësi që duket sidomos në kapjen e normës olimpike nga shumica e spor-tistëve tanë në sportet individuale. Dihet që në sportet kolektive kemi mangësi të shprehura, dëshmuar me rezultate të dobëta në aktivitetet ndërkombëtare të basketbollit, volejbollit, hendbollit e madje dhe futbollit. Por në disa sporte individuale mund të përmbushen pritshmëritë, gjithmonë nëse sportistët tanë kapin rezultate të larta në muajt e kësaj vjeshte apo në muajt e parë të vitit të ardhshëm, në garat që kanë vlerë kualifikuese. Për momentin, kur ka nisur numërimi mbrapsht për Lojërat e ardhshme Olimpike të Tokios-2020, Shqipëria ka siguruar vetëm dy spor-tistë në këtë aktivitet. Bëhet fjalë për atleten Luiza Gega, e cila ka kapur normën olimpike në 3000 metra me pengesa dhe është aktualisht në top-10 të botës, ndërsa do të jetë në fund të këtij muaji në Doha për Kampionatin Botëror të Atletikës, me ambicie për

të qenë në fazën finale të kësaj gare. Dihet që Gega është atlete fenomenale dhe ka gjasa e pritshmëri të mëdha për të marrë, pse jo, medalje në aktivitetet e mëdha. Sportisti tjetër i kualifikuar, është Briken Calja. Edhe pse mungon konfirmimi, Calja është nënkampion i Europës në dygarësh, është padyshim në top-5 të botës në peshën e tij dhe me këtë pozicion është pothuajse i garan-tuar në Olimpiadë. Të tjerët janë duke punuar për të kapur normën. Këtë herë nuk ka më ftesa dhe Shqipërisë i duhet të djersijë shumë që të çojë shumë spor-tistë në Olimpiadë. Ky muaj, pra shtatori, është vendimtar për fatet e kualifikimit. Kjo pasi në fund të këtij muaji luhet kampionati Botëror i atletikës, ku ka shansi Izmir Smajlaj në kërcim së gjati dhe që i duhet të kapërcejë mbi 8.15 m që të kapë normën (ka një shans edhe në

pranverën e ardhshme), si dhe Franko Burraj, i cili garon në 400 metër dhe ka pasur një rendiment në rritje, duke qenë një kandidaturë potenciale për të kapur normën olimpike. Në peshëngritje, ku më parë kishim gjysmën e delegacionit, përveç Caljes, dy sportistët e tjerë që e lakmojnë Olimpiadën janë Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Ky muaj është vendimtar për ta. Qerimaj është fare pranë dhe i duhet një rezultat i mirë në Botëror, të përfshihet e pakta në top-8 më të mirët, kurse Godelli mbetet për t’u parë. Një mundësi ka dhe Krenar Shoraj, i cili gjithashtu ka ambicie, por varet nga rezultati që do të prodhojë në vijim. Në boks Kajoshi dhe Zeneli janë më afër objektivit, por referuar trajnerit të Kombëtares Zef Gjoni, për boksin shansi më i madh do të jetë në muajt e parë të vitit 2020, sepse në Botëror ka

Një tjetër emër i spikatur i sportit tonë tërhiqet nga aktivi-teti i luajtur. Bëhet fjalë për një çiklist të shquar të sportit tonë. Kështu, Eugert Zhupa, çiklist shqiptar në Itali, i dha fund kar-rierës së tij sportive. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “face-book”, Zhupa e ka justifikuar këtë vendim të vështirë, ndërsa çiklizmi ka qenë pjesë e zemrës së tij, me zgjedhjet që jeta të ofron. “Kështu që tani unë u për-balla me fatin tim gjithmonë me buzëqeshje dhe veçanërisht pa

keqardhje, sepse unë gjithmonë e vë shpirtin në çdo udhëtim. I falënderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën në këto vite dhe ata që janë pranë meje në jetën time të re”, shkruan Zhupa. Çiklisti i datëlindjes 1990, në moshën 19-vjeçare u bë pjesë e ekipeve italiane të Botolit, Tre-vixhianit, Zalf Euromobil Dezire Fior, Pro Cycling dhe Rasing EvoPro. Në Rrethin çiklistik të Shqipërisë, ku ka qenë disa herë dhe fitues, ka marrë pjesë që më 2013-ën. Madje është Kam-

pion Kombëtar i Rrugës dhe individuale më 2015 dhe 2016. Katër herë ka marrë pjesë në Turin e Italisë, ndërsa ishte një ndër çiklistët më profesionistë shqiptarë. Padyshim, Zhupa do të ketë vend në historinë e suk-sesit të sportit të dyrrotakëve në Shqipëri. Ai ka përfaqësu-ar vendin tonë në disa vep-rimtari sportive të rëndësishme dhe për këtë meriton respekt. Tërheqja nga sporti vjen në një moment kulminant të karrierës së tij sportive.

Çiklizëm/ Zhupa tërhiqet nga sporti i dyrrotakëve, ishte nga më të mirët

Shkumbini e Vora shkojnë më tej, do të

gjejnë Kukësin e Partizanin

Perlat Musta optimist për duelin me Francën: Më japin garanci portierët

konkurrencë dhe sportistët tanë mund të “digjen” kot si pasojë e rivalitetit ek-strem. Prandaj do të pritet Europiani i ardhshëm i boksit si shansi i fundit, por shansi më i mirë. Në sportet e tjera po punohet, sidomos në xhudo, karate, por edhe në gjimnastikë e ndonjë sport tjetër, por rezultatet duken të jenë mjaft larg normës olimpike. Noti, edhe pse ka përmirësime të rezultateve, ka pak shanse pëer kualifikim me normë, ndërsa Arben Kuçana, edhe pse në moshë pak të madhe, mund të jetë një shans në sportin e qitjes, një mundësi që ai mund ta shfrytëzojë. Në rastin më të mirë Shqipëria mund të shkojë në Olim-piadë me 10 sportistë, nëse nga atletika shkojnë 3, nga peshëngritja me 3, noti me 2, boksi me 1, si dhe qitja me 1. Të tjerët nuk kanë rezultate premtuese për momentin. KOKSH shpreson që nga 10 mundësi të realizohen të paktën gjysma e tyre, në mënyrë që të mos turpërohemi.

Atletika vijon të na surprizojë me rezultatet e saj, por këto rezultate mbeten sporadike dhe pa shumë shkëlqim, pasi janë cilësore vetëm në rang ballkanik, pa mundur të vëmë diktat në arenën europiane apo botërore. Edhe një herë tjetër Kampionati Ballkanik që u zhvillua në Bullgari nxori “zbuluar” atletikën shqiptare, e cila nuk ka forca të përballojë konkurrentët e nivelit të lartë. Këtë herë edhe Smajlaj dështoi të kalojë 8 metrat në kërcim së gjati, madje kemi të bëjmë me një dëmtim të tij sepse u tërhoq nga gara, duke ngjallur frikë për një prej atletëve më të mirë që kemi dhe që rrezikon të mos marrë pjesë në Olimpiadë vitin e ardhshëm. Kështu, Shqipëria në Ballkaniadën e atletikës për të rritur, që të

hënën e të martën u zhvillua në Pravets të Bullgarisë, mori vetëm dy medalje dhe të dyja nga i njëjti sportist. Medaljet erdhën nga David Nikolli, i cili ka zënë vendin e tretë në 1500 metra me kohën 3’47”06, si dhe i treti në 3000 metra me kohën 8’25”87. Ndërkohë Izmir Smajlaj në kërcim së gjati ka bërë vetëm dy kërcime. 7.73 në të parën, 7.78 në të dytën dhe më pas është tërhequr për arsye dëmtimi duke zënë vendin e katërt në këtë disiplinë. Ka qenë pikërisht shkaku i dëmtimit që ndikoi në paraqitjen e Franko Burrajt, që shënoi një kohë jo aq të mirë në 400 metra, ndërsa ka zënë vendin e dhjetë në këtë disiplinë me kohën 48”88. Në përgjithësi dy medal-jet e Nikollit ishin ngushëllimi i atletikës shqiptare në

Ballkaniadën e të rriturve. Një paraqitje që kërkon një analizë të kujdesshme, sepse aktiviteti në fjalë është në prag të Botërorit të Dohas, si dhe aktiviteteve të mëdha që kanë vlerë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Tokio-2020”. Padyshim Luiza Gega është për momentin në formë dhe shpresohet të kapë fazën finale në Botëror, edhe pse do ta ketë të vështirë, pasi garën e 3000 metrave me pengesa ku ushtrohet ajo e dominojnë vajzat nga Kenia, që janë ajka e botës. Mbetet të shihet gjendja e atletit Izmir Smajlaj, i cili po kalon një moment turbullire për shkak të “thembrës së Akilit”, një dëmtim që mund të kushtëzojë mbetjen jashtë garave për ca kohë dhe rrezikun e moskapjes së normës olimpike.

Atletikë/ Nikolli dy medalje në Ballkaniadë, Smajlaj dëmtohet sërish

Lorik Cana kujton fitoren e 4 shtatorit

2004 kundër Greqisë

Një nga ikonat e futbollit shqiptar, ish-portieri i Partizanit dhe për-faqësueses, Perlat Musta, tha dje për “RTSH Sport” se kuqezinjtë kanë shan-set e tyre në këto dy ndeshje, ndërsa u beson aftësive të portierëve. “Sa i përket Francës është një ekip shumë i forcë, kampion Bote, me lojtarë të mëdhenj, por futbolli është i pa parashikueshëm. Pastaj Shqipëria ka treguar se është e fortë me të fortët. Ana psikologjike bën shumë punë, nuk e shoh të pakalueshme Islandën sepse edhe trajneri i ri Edi Reja po fut një frymë optimiste në skuadër dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Kombëtarja ka portierë cilësorë. Si Strakosha, Berisha apo dhe Selmani e kanë garantuar portën”, tha Musta.

15 vjet më parë Shqipëria mundi Greqinë 2-1 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, duke regjistruar një prej sukseseve më të mëdha të përfaqësueses kuqezi në arenën ndërkombëtare, pasi në atë periudhë Greqia vinte në Tiranë si kampione e Europës. Këtë sukses të madh e ka përkujtuar 15 vjeët më pas një prej protagonistëve të asaj ndeshjeje të madhe, që është për “vitrinë”. Lorik Cana publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” fotografinë e skuadrës kuqezi në atë takim, ku tanët shënu-an brenda 10 minutave të para dy gola, fillimisht me Muratin, e më pas një supergol nga Adrian Aliaj. Ishte një mbrëmje e paharruar për sportdashësit shqiptarë.

Vetëm dy sportistë të kualifikuar në Tokio-2020, shtatori muaj vendimtar për sportistët që synojnë Olimpiadën

“Në rastin më të mirë Shqipëria mund të shkojë në Olimpi-adë me 10 sportistë, nëse nga atletika shkojnë 3, nga pe-shëngritja me 3, noti me 2, boksi me 1, si dhe qitja me 1...

Page 21: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tifozeria shkodrane mbushi tapetin e gjelbër të stadiumit “Loro Boriçi” me shishe uji në fund të takimit me Tiranën (fituan kryeqytet-asit 2-0), ndërsa dje kjo ng-jarje ishte objekt disiplinor i FSHF-së. Dhe në fakt, Komi-sioni i Disiplinës dënoi klubin shkodran me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë, dënim ky që do të zbatohet vetëm për dy ndeshje, ndërsa pjesa e mbetur do të pezullohet me kusht për një afat 6-mujor. Thënë ndryshe, Vllaznia do të luajë vetëm dy

ndeshje pa tifozë. Në kuadër të kësaj jave, një tjetër vendim disiplinor ishte ai për mbrojtësin e Kukësit, Olsi Teqja, deklaratat e të cilit që kritikonte FSHF-në u quajtën të papranueshme. Dy javë pezullim edhe për Teqjan. “1.KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të për-

kohshme të lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. 2.Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, dënohet me pezullim 2 ndeshje.

Mesfushori Keidi Bare po merr detyra serioze në forma-cionin e Kombëtares, paçka se ende nuk shihet favorit për të zbritur titullar. Ai foli dje nga konferenca e shtypit e Kombëtares, duke shpalosur objektivat e kuqezinjve për dy sfidat e radhës, veçmas duelin me francezët. “Të them të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin për kombëtaren. Para dy ditësh bëmë një bisedë të shkurtër me trajnerin dhe foli fjalë shumë të mira.

Besimin që më dha do ia kthejë në fushë. Për formacionin vendos trajneri, duhet të bëjmë sa më mirë të dalim me rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem për Xhakën apo Abrashin, por stërvitem për veten dhe për të dhënë 100% . Shpresoj të dalim sa më mirë dhe nuk ka rëndësi kush do të luajë. Franca është ekip i madh. Pavarësisht

se ka lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi. Të them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë. Por, të them të drejtën edhe me një barazim jam i kënaqur”, tha Bare.

Duelin Francë-Shqipëri të 7 shta-torit do ta gjykojë një treshe spanjolle, ku kryesor do të jetë Gil Manzano, një gjyqtar i njohur që ka drejtuar më parë edhe takime “El Clasico”. Në fakt, për të ka shumë polemika nga ana e Bar-celonës, teksa edhe Pike është ankuar publikisht ndaj tij, si një person që mbron interesat e madrilenëve. Jo pak herë, ndeshjet në të cilat i ka gjykuar Gil Manzano, katalanasit i kanë mbyllur në inferioritet numerik. Ka ndodhur kështu në pesë herë nga 19 ndeshje. Mbetet për t’u parë gjykimi i tij në ndeshjen me Shqipërinë, teksa shpresojmë që kuqezinjtë të mos ndodhen në situatë si ato të Barcelonës dhe të luajnë në inferioritet numerik përballë Francës.

Kombëtarja U-21 vazhdon për-gatitjet në Amiens të Francës nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, teksa sot në mbrëmje do të përballen me Francën U-21 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës së kësaj grupmoshe. Dje ka lënë grum-bullimin mesfushori Lindon Selahi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë sean-cave stërvitore, ndërsa në vend të tij Bushi ka thirrur menjëherë futbollistin e Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti. Pas duelit me Francën U-21, kuqezinjtë e Bushit do të kthehen në Shqipëri për t’u përgatitur për duelin zyrtar ndaj Austrisë më 9 shtator, një duel elimi-nator që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

ARBITRAT

DEKLARATA

KOMBËTARJA U-21

Trajneri operon taktikisht, duke lënë të kuptuar se ndaj Francës mund të luajnë debutuesit

Kombëtarja ndez “motorët” para duelit me Francën, Reja

presion “gjeneralëve” me të rinjtëAdriatik BALLA

Kombëtarja ka vijuar përgatit-jet për ndeshjen ndaj Francës, takim mjaft domethënës për kuqezinjtë në këto elimi-

natore për Kampionatin Europian të vitit 2020, ku ekzistojnë ende shanset teorike për të qenë pjesëmarrëse në veprimtarinë më të madhe kontinentale për ekipet nacionale, një sukses që kuqezinjtë tanë e realizuan 3 vjet më parë në “Francë-2016”. Padyshim që në futboll ka shpresë, sepse luajnë 11 kundër 11-ëve, por në kuadër të takimit të 7 shtatorit kundër “gjelave” francezë skuadra jonë nuk shihet pretendente, përkundrazi, atributet e favoritit i kanë francezët, nisur nga fakti se luajnë në fushën e tyre dhe kanë një skuadër të mbushur me “yje” të nivelit më të lartë botëror, për më tepër kur kemi parasysh Francën, kampione në fuqi e botës. Sidoqoftë, trajneri Edi Reja dhe kontigjenti i ftuar prej tij kanë besim se mund t’ia dalin, duke u përpjekur të krijojnë një mbrojtje solide e të padepërtueshme, në mënyrë që ndaj Francës të mbrohen me kujdes dhe të marrin, pse jo, pikë nga ky duel i rëndësishëm dhe mjaft i vështirë. Trajneri Edoardo Reja ka bërë disa manovra taktike me grupin gjatë ditëve të grumbullimit në Durrës, duke dashur të krijojë pështjellim tek kundërshtarët, madje dhe tek vetë lojtarët, për të rritur adrenalinën e tyre, por edhe për t’u dhënë të kuptuare që askush nuk e ka të sigurt vendin e titullarit. Natyrisht,

në duele të tilla të rëndësishme, zyrtare, nuk priten eksperimentime të tepërta, ose “lajthitje” të trajnerit në planin e operimit taktik, pra rreth modulit, por eksperimentet e tij kanë të bëjnë me gërshetimin e lojtarëve me eksperiencë me ata të rinj që kanë vullnet dhe forcë. Fundja trajneri Reja ka dashur t’u japë të gjithëve një shans që të tregojnë vlerat e tyre. Dhe në këtë ofertë për të paraqitur potencialin e tyre, kuqezinjtë e rinj janë treguar më të gatshëm e më të vendosur, duke bërë që Reja të pranojë se ata janë kontigjent që i nev-ojiten Kombëtares për vazhdimësinë. Sidoqoftë, vëmendja 3ëhstë tek Franca dhe trajneri po kërkon një skemë që t’i “gozhdojë” kundërshtarët, pra “gjelat” francezë, megjithëse kjo duket gati e pa-mundur. Në skemat taktike të trajnerit, që ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit, ka pasur jo pak protagonizëm nga të

rinjtë dhe është fakt që kuqezinjtë e rinj po u kundërvihen “gjeneralëve”. Në fakt, këtu është fjala për titullarët, të tillë si Mavraj, Memushaj, Abrashi, Xhaka, Lenjani, Roshi e ndonjë tjetër, të cilët përbëjnë edhe bërthamën e skuadrës përfaqësuese. Trajneri Reja nuk ka lënë të kuptohet nga askush cili do të jetë formacioni, por gërshetimi i të rinjve me grupin e “gjeneralëve” është parë nga veteranët si shenjë presioni për formacionin. Kjo është gjë e mirë, pasi ka rritur ndjeshëm përkushtimin në stërvitje dhe produktin stërvitor, por nga ana tjetër mund t’u shkaktojë veteranëve kokëçarje që lidhet me for-macionin titullar. Dihet që ndeshja me Francën është një vitrinë për futbollin në nivelin e ekipit kombëtar dhe të gjithë do të dëshironin të kishin pak minuta në mbrëmjen e madh të 7 shta-torit kundër “gjelave” të trajnerit Didier

Një prej futbollistëve shqiptarë që spikati më shumë gjatë sezonit të kaluar në Serie B ishte padyshim Emanuele Ndoji, futbolllist që ka kapur fazën e grumbullimit në ekipin kombëtar falë performancave të tij mjaft cilësore. Natyrisht, ai shihet me të ardhme dhe mediat italiane në më shumë se një rast e kanë llogaritur si një prej 20 lojtarëve më të mirë që kanë luajtur në Serie B të Italisë. Nga ana tjetër, Mario Xhufredi ishte një nga agjentët më të zënë gjatë kësaj periudhe merkato, teksa një nga

punët e tij më të rëndësishme ishte transferimi i Elseid Hysajt jashtë Italisë, sepse për shkodranin pati shumë oferta (por në fund nuk ia doli të lëvizë e mbeti pjesë e Napolit). Megjithatë, në fund nuk ia doli edhe prej shkak të Napolit, teksa mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë pavarë-sisht dëshirës për t’u larguar i duhet të qëndrojë me të kaltrit. Një tjetër futbollist shqiptar nën menaxhimin e Xhiufredit është edhe mesfushori Emanuele Ndoj. Lojtari, i cili është pjesë e Breshias, për momentin është

i dëmtuar. Por, Ndoj vjen nga një sezon i madh në Serinë B, duke qenë një element i rëndësishëm në suksesin e skuadrës për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian dhe cilësitë e tij janë të dukshme. Në të njëjtën linjë është edhe Xhufredi, i cili shprehet se mes-fushori shpejt mund të arrijë të jetë pjesë e 5 apo 6 skuadrave të mëdha në Serinë A. “ E them me siguri se pas një viti për Ndojin do të flitet shumë. Për nga kualiteti, mund të arrijë shumë shpejt mes 5 apo 6 ekipeve më të mira të Serisë A”, tha Xhiufredi.

Vlerësimi për Ndojin: Do të jetë në një nga katër ekipet e mëdha italiane

Dëmtohet Selahi, Bushi thirr menjëherë Sahitin

Një treshe spanjolle gjykon kuqezinjtë kundër Francës

Deshamp. Në portë ka një rivalitet të spikatur midis Berishës dhe Strakoshës dhe porta është enigma më e madhe këtë herë, pasi, edhe pse Berisha shihet favorit, duket qartë se Strakosha është në formë dhe luan me një skuadër më të madhe në kampionatin italian. Kurse në mbrojtje ka rivalitet më shumë, pasi Mavraj nuk ka më vetëm shqetësimin e Ismajlit, por edhe të të riut Kumbulla. Në mesfushë Memushaj do të ketë shqetësimin e Gjasulës dhe të Bares, dy të rinj të ftuar nga Reja për herë të parë (rasti i Gjasulës). Vetëm në sulm nuk ka surpriza, pasi Balaj duket për momentin kandidati kryesor për të luajtur titullar i vetëm në sulm në duelin kundër Francës më 7 shtator. Skema pritet të ndryshojë krejtësisht më 10 shtator kundër Islandës.

Në konferencën e djeshme për shtyp të ekipit kombëtar, para gaze-tareve doli ndër të tjera edhe mbrojtësi i ri, i ftuar për here të parë, Marash Kumbulla. “Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja me U-21, por isha i lumtur kur më thirri Edi Reja. Skuadra më duket mirë, se ka eksperiencë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje. Të gjithë lojtarët me kanë pritur mirë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lo-jtarëve. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin. Sa i takon sezonit, shpresoj që të luaj gjatë gjithë kampionatit dhe dua t’i ngjaj Kjelinit”, tha Kumbulla.

Kumbulla: Jam i lumtur si kuqezi,

dua të ngjaj me Kjelinin

MESFUSHORI/ Keidi Bare entuziast si kuqezi: Me Francën kënaqemi me një barazim

DHUNA/ Disiplina “djeg” Vllazninë, 4 ndeshje pa tifozë, i vë kusht gjysmën e dënimit

“Trajneri Reja nuk ka lënë të kuptohet nga askush cili do të jetë formacioni, por gërshetimi i të rinjve me grupin e “gjen-eralëve” është parë nga veteranët si shenjë presioni për formacionin...

Page 22: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT22 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ariana Grande padit “Forever 21”, kërkon 10 milionë dollarë

1-Kafshë e egër e ngjashme me luanin, quhet edhe macja e egër amerikane...2-Nd-jenjë e mungesës së ushqimit...3-Mbathës patkonjsh tek kali...4-Ka për kryeqytet Jemeni në Gadishullin Arabik...5-Ish volejbollisti Shaban...6-Rolandi i volejbollit në inic...7-...De Kuelar, ish Sekretar i OKB-së...8-Vegël...9-Ka edhe një të tillë fe-tar...10-Organizatë Ndërkombëtare...11-Qytet në Itali ku zhvillohen garat e Formulës Uno...13-Vendqëndrim për anijet...14-Hikje në rrëmujë, të trembur dhe të frikësu-ar...16-Një kafshë e egër mishngrënëse...17-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht...18-Njëlloj si nr.28 horizontalisht, por i shquar...20-Calik prej lëkure ku mban ushqimet bariu...21-I thonë ndryshe zhivës...22-Sheshi i luftimit të gladia-torëve...23-Rojtar pyelli...24-Bimë barishtore fijet e të cilit bëhen me thasë...25-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176”...26-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha...27-Futbollisti shkodran Rudi...29-Fshat bregdetar në jug gjiton me Dhërmi-hun...30-Koha...31-Këngëtarja dibrane Rasha...33-Fuçi druri pë verë...34-Shprehje që përdorim kur luajmë poker...35-Ndryshe për bakrin...36-Disponon...37-Përemër vetor...

1- Është burimi i të gjitha të mirave materiale...4-Janë 114 Kapitujt e Kuranit...7-Vepër letrare-satirike imituese e shoqëruar me muzikë...12-Lidh brigjet e lumit...13-Njëlloj si marrëvesh-je...14-E hidhur zeher...15-Një mullixhi grek...17-Rri pezull në ajër...18-Rita, këngëtare italiane në inic...19-Pikë turistike në veri...20-Moçal...21-Aktori amerikan Gibson...22-Ai drejton një manastir...23-Akuzoj, kallxoj...24-Ngjyrosës flokësh...25-Një shtet në Lindjen e Mesme...26-Cub mali...27-Njëra anë e horizon-tit...28-Lumë në Gjermani...29-Ato mund të jenë edhe elektro-magnetike...30-Shkrimtari Dodani...32-Energji Natyrore...33-Kaf-shë e vogël pa shtyllë kurrizore...34-Koncert me këngë e valle...36-Shtëpi banimi...37-Një komedi e Shekspirit “....e dym-bëdhjetë”...38-Është material inert...39-Fillestar, diletant...40-Lera i letrave...41-Shkenca që studion ndërtimin e formën e lëngjeve...

Ariana Grande po kërkon dëmshpërblim prej 10 mil-ionë dollarësh nga “Forever 21”. Ylli i muzikës është shpre-hur se marka ka përdorur emrin e saj, për të promovuar veshjet dhe produktet e saj të bukurisë. Grande shkroi në padi se firma publikoi të paktën 30 imazhe dhe video të paautorizuara, që sugjeruan se ajo kishte miratuar markën. Gjithashtu thuhet se marka përdori çuditërisht modele me ngjashmëri me Arianën, në disa nga postimet e saj në mediat sociale. Padia vjen pas prishjes së bisedimeve për nënshkrimin e një marrëveshje së bashku për reklamim-in e veshjeve. Grande tha se firma, e cila ka dyqane në më shumë se 50 vende të botës, i kërkoi në vitin 2018

nënshkrimin e një marrëveshje. Por sipas saj bisedimet u prishën pasi shuma, që “Forever 21” ofroi për të paguar për përdorimin e emrit dhe imazhit të Grandes ishte e pam-jaftueshme për një artiste të nivelit të saj. "Në vend që të paguajnë ashtu siç e kërkon ligji, ata thjesht e vodhën atë" shtoi Grande, në padinë e paraqitur në gjykatën federale në Kaliforni. "Reklama mashtruese" ndodhi kryesisht në janar dhe shkurt të vitit 2019, para publikimit të albumit Grande, “Thank U, Next”, sipas padisë. Por “Forever 21” nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e padisë. "Ne kundërshtojmë pretendimet, kemi punuar me kompaninë e saj licencuese gjatë dy viteve të fundit”, tha firma.

Veterineri Një ditë veterineri i zonës

shkon tek një fshatar dhe e pyet:-Çfarë i jep për të ngrënë

pulave?Fshatari:-Bar.Veterineri:-Nuk është e drejtë, 30 euro

gjobë.Veterineri kthehet të nesërmen

dhe e pyet:-Po sot çfarë i ke dhënë për të

ngrënë pulave?Fshatari:-Misër.Veterineri:-Nuk është e drejtë, 30 euro

gjobë.Ditën tjetër kur veterineri e

pyet sërish për ushqimin e pulave, fshatari përgjigjet:

-I kam dhënë lekë, kështu ble-jnë vetë çfarë të duan.

VjerraNjë ditë tepër i mërzitur nga

qëndrimi i vjehrrës në shtëpinë e tij, skocezi ulet përballë saj dhe i thotë:

-E dashura vjerrë, sa mendon ti se do të rrish tek ne?

Vjerra përgjigjet:-Derisa t’ju mërzitem juve.Dhëndri përgjigjet:-E pse kaq shkurt?

Sean Paul bëhet baba për herë të dytë

Aktori Sean Paul është bërë baba për herë të dytë. Këngëtari mirëpriti në jetë vajzën e pagëzuar me emrin Remi Leigh Henriques. Lajmi u bë i ditur nga bashkëshort-ja e tij, Jodi me anë të postimeve në mediat sociale. Foshnja lindi më 20 gusht dhe peshonte 3.8 kilogramë. Çifti gjithashtu janë prindër të një djali 2-vjeçar, Levi Blaze, dhe vogëlushi tashmë po mëson të ushqejë motrën e tij. Paul dhe Jodi i thanë “po” njëri-tjetrit në maj të vitit 2012. Në maj të këtij viti aktori dhe këngëtarja Rita Ora bashkëpunuan për këngën “Call on me”. Këtë bash-këpunim e kishte konfirmuar vetë reperi në një intervistë më parë. Ai ishte shprehur se ata kishin punuar më parë për dy këngë, dhe kishin vendosur më pas se cilën ta publikonin të parën.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 1 4

5 4 3

6 3 8 5

2 7 9 1

9 6 4 1 2 3

1 5 2 7

4 6 3 8

1 9 2

6 5 7

9 7 3

2 3 6 1

9 8 5

6 2 4

3 9 8 1 2

5 7 8

8 9 1

5 6 9 7

4 5 3

3 4 1

1 8 6

6 8

9 2

1 3 8 4

5 6

9 1

8 5 2 6

3 1 5

Page 23: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

..............GAZETA SOT E Enjte 5 Shtator 2019 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Nëse keni mundësi që të shkëputeni nga puna juaj dhe të bëni një udhëtim, përfitoni nga këto ditë, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Shpejt pritet, që të përjetoni emocione të bukura.

23 shattor-22 tetor

Ju pret një ditë nën rit-min e zakonshëm, ku mund të ketë keqkuptime lidhur me punën. Mirëpo përmirësimi nuk do të vonojë për shkak se yjet janë në anën tuaj.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të gjendeni në një sit-uatë në të cilën jo çdo gjë që ju bëni do të pëlqehet. Këshillohet që t’iu rezistoni provokimeve, si dhe të rrini sa më qetë që mundeni gjatë kësaj kohe.

Nga momenti në moment mund të lindin debate apo ten-sione me dikë, për shkak se mund të ketë një çështje që kërkon sqarim. Kjo e enjte mund të sjellë keqkuptime në çift.

K jo e en j te do ju mbushë me frymë pas dy ditëve stresuese që keni kaluar. Duke nisur nga kjo ditë gjërat do të ecin shumë më mirë.

Dashi Demi

Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori, të cilën e keni për zemër, çdo gjë do të ecë më së miri. Përfitoni nga këto ditë, Hëna do të jetë në anën tuaj.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E enjtja do të jetë mjaft pozi-tive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi, që të sheshoni çdo luhatje që keni pasur dhe të rigjeni entuziazmin në çift.

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ndiheni në siklet, për shkak të situatave tensionuese të cilat duhet të kaloni. Mundohuni, që të mos bini pre e provokimeve.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majKjo e enjte është mjaft

pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos për gjithë ata që janë në kërkim të mundë-sive të reja në punë dhe për të dalë jashtë rrezes së veprimit.

“Nobe 100", makina që mund të parkohet në mur

Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje-ngritje, ku nga njëra anë Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju mbrojë, por nga ana tjetër do të ndjeni një lloj nervozizmi.

Horizontal

Pas një fillim jave disi të ngarkuar, tashmë do të nisë përmirësimi, sidomos sa i takon ndjenjave. Bëni mirë që të përfitoni për të pasur riku-perim në dashuri.

Kjo e enjte është mjaft e bukur, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara. Yjet do të jenë në anën tuaj, sa i takon takimeve dhe marrëdhënies në çift.

"Nobe 100" quhet makina e re elektrike, e cila ka tre rrota dhe mund të parkohet në mur. Kjo makinë do të krijohet me një teknologji të re në Estoni. Makina peshon vetëm 600 kg dhe me dy orë karikim arrin të bëjë 260 km. E veçanta e kësaj makine është teknologjia e parkimit, e cila e lejon që të qëndrojë vertikalisht në mur. Shefi ekze-kutiv i kompanisë, Roman Muljar thotë se "Nobe 100" është dizejnuar në këtë mënyrë për të liruar hapësira në rrugë. Kompania po përpiqet të mbledhë para për të ndërtuar makinën dhe ka qëllim të arrijë në shumën 82 273 paund. Vetura do të kushtojë 29 790 paund, por dhjetë të parat do të shiten me zbritje deri në 23 997 paund.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Bahamas, nga uragani parkon

makinën në kuzhinë

1-Njeri i veshur me veladona...6-Tip au-tomjeti francez...7-Dirigjenti Koço...8-Fatimja, këngëtare popullore në inic...9-Kompozitori Arapi në inic...10-Komplet pa fund...11-Analisti Henri...12-Litarë prej çeliku...16-Ai kryen një punë në vend të një tjetri...17-Personazh tek filmi “Brazda”...18-Port slloven për ndërhyrje emergjente...19-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...20-Qingj i urtë, që i shkon prapa së ëmës...22-Tip pistolete...23-Gjarpër i madh aziatik pa helm...24-Pohojnë italianët...25-Janë dy ato të globit...26-Nder që i bëhet dikujt, hi-jeshi, bukuri...27-Ato nuk vijnë shpesh prandaj duhen shfrytëzuar...29-Ajo mund të jetë edhe elektromagnetike...30-Është kryeqyteti i Ara-bisë Saudite...30-Është kryeqyteti i Arabisë Saudite...31-Një shtet amerikano-latin me kryeqytet Lima...32-Velo, shkrimtar dhe pik-tor...33-Venë, gjaku...35-Tip i vjetër autoveture ru-mune...37-Komuniteti Europian...38-Një perime bishtajë me farëza...39-Pohojnë rusët...40-Qytet bregdetar turistik në jug të Spanjës...41-Prift ortodoks...42-Rrobat...43-Shenjë pikësimi...

1-Një ishull i madh grek...2-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Vërkojansk dhe derdhet në Detin e Veriut...3-Regjisor Milkani...4-Rita e këngës italiane në inic...5-Me qëllim...8-Ish futbol-list gjerman Rudi...10-Drejtues partie...11-Fshat i Fierit...12-Një brejtës i madh që jeton në strofka që ka lëkurë çmuar...13-Është në përbërje të ajrit...14-Zakon, huq...15-Ish Zonja e parë e Amerikës në inic...16-Janë edhe ato të privatizimit...18-Është brinjë në skuadër...20-Bukuroshja...tek filmi “Konti Montekristos”...21-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...23-Kripë e kaliumit, përdoret për pro-dhimin e plehrave kimike, sapunit etj...24-Predhë luftarake që vepron edhe në ujë...25-Njeri me të meta mendore...26-Njeri koti, që nuk i hyn në punë asnjërit...28-Bujk...29-Kafshë e vogël e porsa dalë nga veza...31-Një kryeqytet europian...32-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar...33-I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë...34-Pjesë gare çiklistike...36-Tip autoveture ruse...38-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...39-Cohë për rroba pune...40-Stoner, ish motoçiklisti Australian i garave...41-Gëlltit ose...

k u l t u r e www.sot.com.al

Uragani Dorian shkatërroi çdo gjë, që i doli përpara në Bahamas, por një burrë ka gjetur zgjidhjen perfekte për të mbrojtur makinën e bashkëshortes së tij. Ai e ka parkuar Smartin brenda në shtëpi. Fotot e publikua në median so-ciale janë bërë virale. Uragani shkatërroi mijëra shtëpi në Bahamas, dhe mbrëm-jen e së martës filloi të godiste brigjet lindore të Floridës. Më shumë se dy milionë banorë në Florida, Georgia dhe Karolinën e Veriut dhe të Jugut u para-lajmëruan të evakuohen. Dorian është stuhia më e fortë, në planet për këtë vit.

Page 24: Amerikanët fusin në listën e zezë Metën, drejtori i DASH ...€¦ · E Enjte 5 Shtator 2019 Ç m i mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI

GAZETA SOT24 E Enjte 5 Shtator 2019

..............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Midis Fabio Kapelos dhe Majkëll Ouen ka shpërthye një luftë e fortë, aq sa

ish-futbollisti i përfaqësueses angleze e ka akuzuar ashpër teknikun italian si një njeri që shkatërroi “Tre Luanët” në objektivat e tyre. Ouen e cilëson Kapelon “një plehrë” që i ka shkatërruar karrierën. Dhe të gjitha këto i ka thënë në një libër të botuar së fundmi prej tij, “Reboot”, një libër që ka ngjallur debat të fortë në Angli, pikërisht për shkak të përmbajtjes, ku Ouen është kujdesur që të dalin në pah prapaskenat që kanë ndod-hur në fushë dhe jashtë saj me disa prej personazheve të futbollit, përfshi këtu dhe teknikun e njohur italian, i cili drejtoi përfaqësuesen an-gleze gjatë viteve 2008-2012. E thënë ndryshe, Majkëll Ouen vazhdon të tërheqë vëmend-jen e publikut me qëndrimet e tij në librin “Reboot”, që po publikohet pjesë-pjesë nga “Mirror”. 39-vjeçari ka sulmuar ashpër trajnerin italian, Fabio Kapelo, të cilin e akuzon se i shkatërroi karrierën kur

Rekordi/ Top-5 ligat shpenzuan së bashku

5.5 mld euro në merkato

MESFUSHORI Mesfushori turko-gjerman Emre Xhan, ka mbetur jashtë Champions dhe për këtë ndihet i tradhtuar nga trajneri Sarri dhe deklaroi se vetëm një javë më parë i ishte garantuar e kundërta, duke shtuar se nëse do ta dinte që do lihej jashtë listës, do të kërkonte largimin nga Juventus. “Jam shumë i zemëruar, mbi të gjitha sepse javën e kaluar më premtuan diçka ndryshe. Në vend të kësaj, dje mora një telefonatë, e cila nuk zgjati as një minutë, ku më thanë që kisha

mbetur jashtë. Nuk di ç’të them. Në sezonin e kaluar kam luajtur disa ndeshje të bukura, mbi të gjitha në Champions. Futbollisti gjerman po llogarit një përballje me Juventusin, pas kthimit nga kombëtarja: “Unë do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin, pasi të kthehem”. Megjithatë Emre Xhan ka bërë një hap mbrapa në orët e pasdites dhe ka lëshuar një mesazh dashurie për klubin bardhezi dhe tifozerinë, teksa ka shtuar se për respekt të tyre, nuk

do të flasë më për këtë çështje, por do të tregojë veten në fushë. “Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Juventusit dhe mënyrës se si më mbështetën dhe qëndruan pranë që nga dita e parë, veçanërisht gjatë kohës kur isha i dëmtuar. Në respekt të Juventusit dhe shokëve të skuadrës, suksesi i të cilëve është prioritet edhe për mua, nuk do të flas më asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, shkroi Emre Xhan në rrjetin social “Tuitter”.

SERIE A MERKATO DEKLARATA

Suarez: Ende po vuaj eliminimin nga Liverpuli

Vjen Mkhitarian, armeni prezantohet me bujë tek Roma

Ka një skuadër që duhet ndjekur me vëmendje këtë sezon. bëhet fjalë për Fior-entinën, e cila ka bërë një merkato aktive e madje spek-takolare gjatë verës. Erdhi një pronar i ri, një miliarder, që ishte i lumtur të tregojë para tifozëve projektin e tij të madh të ri te Fiorentina. Më pas erdhën lojtarë të rinj, përfshirë legjendarin Frank Riberi dhe së fundi talentin e Liverpulit, Bobi Dunkan. Dhe klubi arriti të mbajë edhe talentin e madh Federiko Çieza. Kështu që Fiorentina po kalon një mo-ment të mirë dhe shpreson “ringjalljen”. Edhe pse sezoni

Mesfushori Heinrikh Mkh-itarian u bë përforcimi më i bujshëm i Romës në orën e fundit të merkatos dhe fanta-zisti armen, që erdhi në huazim të thjeshtë nga Arsenali, ka qëllim që të rigjejë formën e tij më të mirë. Nga grumbul-limi me kombëtaren armene, ku mban edhe shiritin e ka-pitenit, Mkhitarian u shpreh mjaft i kënaqur me kalimin te Roma dhe shpjegoi arsyet që e bindën për të miratuar veshjen e fanellës verdhekuqe. “Jam shumë i kënaqur me kalimin te Roma. Klubi më ka shpjeguar objektivat sezonalë, që janë rikthimi i skuadrës në Cham-

Luis Suarez i është kthyer disfatës së sezonit të kaluar ndaj Liverpulit në gjysmëfina-len e Champions League. “Ishin ditë, javë, të cilët ne që e kemi me shumë qejf të çojmë fëm-ijët në shkollë, në aktivitete, ne vuajtëm shumë. Unë nuk doja të dilja nga shtëpia pas disfatës. Ishte e komplikuar, kalova një situatë të vështirë, si të gjithë në skuadër. E ki-sha thënë një ditë më parë. E pësuam një vit përpara dhe në futboll të papriturat ndodhin. E dinim atmosferën në “Anfield”, ia kisha thënë shokëve. Në 5 minutat e para patën dy raste dhe në 15 minu-

ka nisur me dy humbje radhazi, për Fiorentinën pritet të vijnë ditë të mëdha në vazhdim të Serisë A, pasi ka grumbulluar mjaft cilësi në treg.

ta po fitonin, dhe kjo ndikon psikologjikisht. Pastaj shikon shokët e ekipit duke humbur topin dhe kjo të çon në situata të sikletshme”, tha ai.

mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008. “Fabio mendonte se duhej të ndryshonte diçka në përfaqësuesen e Anglisë dhe na doli problemi isha unë, Majkëll Ouen. Jo vetëm që ma shkurtoi karrierën ndërkom-bëtare, që e kisha të fituar me shumë vështirësi, pa më dhënë asnjë shpjegim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga trajnerët më pak efektivë që ka patur Anglia”, shkruan ai në librin e tij, duke ngjallur kështu një debat të fortë dhe duke i shpallur luftë trajnerit të njohur italian. Etiketimi që

Majkëll Ouen: Kapelo është plehrë, më shkatërroi karrierën, u pagua të dëmtonte Anglinë

Ouen i bën Fabio Kapelos, është vërtet shumë i rëndë. “Ai ishte absolutisht një plehrë. Si-pas mendimit tim, Fabio Kape-lo shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez, në përg-jithësi, dhe u pagua shtrenjtë për ta bërë këtë.” Ouen shënoi 40 gola në 89 paraqitje gjatë karrierës së tij me “Tre Luanët”. Ai u tërhoq nga kombëtarja 4 muaj pas emërimit të italianit. Kapelo u largua në vitin 2012 pasi kundërshtoi vendimin e FA për t’i hequr shiritin e ka-pitenit Xhon Territ, pasi kishte

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, nëpërmjet librit “Reboot”, akuzon teknikun italian se i shkatërroi karrierën ndërkombëtare me “Tre Luanët”

pions, finalja e Europa League dhe triumfi në Kupën e Italisë. Besoj shumë te skuadra dhe te Fonseka, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim”, tha Mkhitarian.

përfunduar një fushatë kual-ifikuese të pamposhtur për Euro-2012. Të gjitha këto janë përshkruar me një stil unik nga Ouen, duke nxjerrë në pah anët negative të teknikut italian, që sipas ish-sulmuesit të Mançester Junajtid dhe një sërë skuadrash angleze, kishte mundësinë të mos cenonte per-sonalitetin sportiv të lojtarëve në forma të tilla. Epërsia e stat-urës që kishte krijuar Kapelo si trajner i suksesshëm i kishte vënë “kapak” në atë kohë disku-timeve dhe debateve të krijuara në kampin e “Tre Luanëve”, por Ouen shkon më tej duke thënë se Kapelo i kishte shkatërruar karrierën me vendimet që kishte marrë dhe se ato kishin qenë vendime krejtësisht të papërg-jegjshme. Natyrisht, Kapelo do të reagojë dhe me siguri do të thumbojë, ashtu siç e ka zakon ai. Por ndoshta teknikui italian mund të zgjedhë edhe të heshtë, nisur nga fakti se përgjithësisht trajnerët nuk ko-mentojnë deklaratat e lojtarëve. Por etiketimet e rënda mund të ngjallin reflektimin e fortë të teknikut italian i cili është tashmë i akuzuar nga Majkëll Ouen si trajner që ka dëmtuar karrierën e sportistëve.

Fiorentina pret shpërthimin e madh, ka mbledhur cilësi

Emre Xhan mbetet jashtë Champions: Jam i tronditur

Klubet e top-5 ligave më të mëdha europiane kanë shpen-zuar në merkaton e verës një shifër rekord prej 5.5 miliardë eurove. Kështu ka njoftuar të martën grupi për analiza finan-ciare, “Deloitte Sports Business Group”. Shpenzimet janë për 900 milionë euro më tepër sesa rekordi i kaluar i vendosur në vitin 2018, ndërsa prin Premier League e Anglisë që këtë herë shpenzoi 1.55 miliardë euro. La Liga spanjolle shpenzoi 1.37 miliardë euro, duke e kaluar për herë të parë shifrën e një miliard eurove, ndërsa Serie A e Italisë arriti shifrën e 1.17 miliardë eurove. Bundesliga e

Gjermanisë, përkatësisht klubet e saj, shpenzuan 740 milionë euro dhe Ligue 1 e Francës 670 milionë euro. Për të gjitha ligat, në përjashtim të Premier League janë shifra rekorde. “Shpenzimet e klubeve në pesë ligat e mëdha të Evropës kanë arritur nivele rekorde në këtë afat kalimtar të verës. Ky nivel i paprecedentë i shpenzimit është shtyrë nga një numër faktorësh, përfshirë të hyra shtesë nga ciklet e reja të transmetimeve të ligave, po ash-tu nga paratë nga pjesëmarrjet në gara të klubeve të UEFA-s”, theksoi Dan Xhons, partner në “Grupin Për Biznes Sportiv të Deloittes”.