shba trondit metën dhe berishën: drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë koment...

24
Thellohet akoma dhe më tej skandali me fal- imentimin e “Veneto Banka”. Banka italiane kaloi kapitalet pranë “Intesa Sanapolo Banka”, por pas vetes la shumë abuzime dhe futi në mjerim mijëra shqiptarë që kishin marrë kredi aty... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 23 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e trefishta të 13-të tetorit Patetizmi formular biografik në PD, “karshillëk” ndaj Reformës në Drejtësi! Pse një ambasador i huaj i kujtoi Voltana Ademit 1913? Afron shkarkimi i Ilir Metës, KED nis përzgjedhjen e kandidatëve të Kushtetueses, pas 2 javësh emrat në dorë të Presidencës e Parlamentit Basha heq dorë nga protestat dhe del me alternativë për të ardhur në pushtet: Ja si do ta hetojmë korrupsionin Saimir Tahiri mesazh të koduar Edi Ramës, publikon foto me breshkë dhe shpërthen në akuza, ish-ministri rrezikon 15 vite burg Raportimet e amerikanëve, Enver Hoxha spastroi 25% të partisë gjatë 7 viteve të para në pushtet, ja si Jugosllavia kërkonte rrëzimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkundë nga themelet Partinë Socialiste. Ditën e stome do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, ku do të hapet rruga për të futur në zgjedhje degët dhe Organizatat Socialiste, ndërsa gjithashtu do t’i hapet rruga zgjedhjes së anëtarëve... Pas shumë ultimatumesh, kërkesash dhe thir- rjesh nga Parlamenti dhe institucione të tjera, më në fund Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ven- dosur të marrë masa ndaj kompanive të sigurimit. Falë një projekti të Drejtësisë së Pastrimit të Parave, AMF ka vendosur të fusë në skaner... PS futet në zgjedhje, Edi Rama rikonfirmohet kryetar, ndryshojnë krerët e degëve dhe OS, ja axhenda e Asamblesë ditën e sotme Reprezalje në kompanitë e sigurimit, pezullim licence për pronarët e lidhur me krimin dhe të regjistruar në parajsat fiskale SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ata që e kanë marrë peng prej vitesh, SPAK guri i çmuar i reformës, nuk do tolerojë askënd Faqe 10 Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Partisë Bindja Demokratike për mos- njohjen e procesit të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, më konkretisht në Bashkitë Tiranë, Sele- nicë, Shijak, Kurbin dhe Berat. Në argumentin e saj, partia e Patozit shprehet se... Skandali i “Veneto Banka”, ja si Sejko lejoi batërdinë e SGA me mbledhjen e borxheve, nuk mbrojti kontratat e kredimarrësve Kolegji Zgjedhor rrëzon Astrit Patozin, hapet rruga për konstituimin e këshillave bashkiakë, PD mesazh gjyqtarëve Deputetët pafund benefite, 320 milionë lekë kanë shkuar në 3 muaj për karburant, dieta e telefona, ja bonuset që ka marrë secili Gramoz Ruçi mesazh Ilir Metës: Reforma në Drejtësi proces i panegociueshëm, Kushtetuta dhe ligji do jenë mbi kompromiset Faqe 2-4 Përfitimet e deputetëve shqiptarë nga posti duket se janë të shumta. Prej muajsh ka nisur një betejë e fortë politike në vend dhe një numër i madh kandidatësh pranuan të futen në Parla- ment. Por duket se nuk ka qenë një luftë e kotë, pasi përveç pagës, benefitet e deputetëve nga ligji për statusin e tyre, janë të shumta. Gazeta ka siguruar përfitimet e deputetëve për muajt maj, prill dhe qershor. Sipas të dhënave... Faqe 7 Marrëdhëniet mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë të jenë të ftohta. Lënia e mandatit dhe largimi nga qeveria solli jo pak përplasje, ndërsa thumbat në... Amerikanët kanë hedhur dritë mbi spastrimet gjatë periudhës ko- muniste. Sipas “The New York Times”, Enver Hoxha spastroi 25 përqind të Partisë Komuniste deri në vitin 1952. Po ashtu tregohen... Faqe 8 Faqe 9 Faqe 12 Faqe 5 Faqe 6 Faqe 11

Upload: others

Post on 03-Aug-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

Thellohet akoma dhe më tej skandali me fal-imentimin e “Veneto Banka”. Banka italiane kaloi kapitalet pranë “Intesa Sanapolo Banka”, por pas vetes la shumë abuzime dhe futi në mjerim mijëra shqiptarë që kishin marrë kredi aty...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Martë 23 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Besi BEKTESHI

Nga Ramazan SHERJA

Paradokset e trefishta të 13-të tetorit

Patetizmi formular biografik në PD, “karshillëk” ndaj Reformës në Drejtësi!

Pse një ambasador i huaj i kujtoi Voltana

Ademit 1913?

Afron shkarkimi i Ilir Metës, KED nis përzgjedhjen e kandidatëve të Kushtetueses, pas 2 javësh emrat në dorë të Presidencës e Parlamentit

Basha heq dorë nga protestat dhe del me alternativë për të ardhur në pushtet: Ja si do ta hetojmë korrupsionin

Saimir Tahiri mesazh të koduar Edi Ramës, publikon foto me

breshkë dhe shpërthen në akuza, ish-ministri rrezikon 15 vite burg

Raportimet e amerikanëve, Enver Hoxha spastroi 25% të partisë gjatë

7 viteve të para në pushtet, ja si Jugosllavia kërkonte rrëzimin e tij

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkundë nga themelet Partinë Socialiste. Ditën e stome do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, ku do të hapet rruga për të futur në zgjedhje degët dhe Organizatat Socialiste, ndërsa gjithashtu do t’i hapet rruga zgjedhjes së anëtarëve...

Pas shumë ultimatumesh, kërkesash dhe thir-rjesh nga Parlamenti dhe institucione të tjera, më në fund Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ven-dosur të marrë masa ndaj kompanive të sigurimit. Falë një projekti të Drejtësisë së Pastrimit të Parave, AMF ka vendosur të fusë në skaner...

PS futet në zgjedhje, Edi Rama rikonfirmohet kryetar, ndryshojnë krerët e degëve

dhe OS, ja axhenda e Asamblesë ditën e sotme

Reprezalje në kompanitë e sigurimit, pezullim licence për pronarët e lidhur me krimin dhe të regjistruar

në parajsat fiskale

SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ata që e kanë

marrë peng prej vitesh, SPAK guri i çmuar i reformës, nuk do tolerojë askënd

Faqe 10

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Partisë Bindja Demokratike për mos-njohjen e procesit të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, më konkretisht në Bashkitë Tiranë, Sele-nicë, Shijak, Kurbin dhe Berat. Në argumentin e saj, partia e Patozit shprehet se...

Skandali i “Veneto Banka”, ja si Sejko lejoi batërdinë

e SGA me mbledhjen e borxheve, nuk mbrojti

kontratat e kredimarrësve

Kolegji Zgjedhor rrëzon Astrit Patozin, hapet

rruga për konstituimin e këshillave bashkiakë, PD mesazh gjyqtarëve

Deputetët pafund benefite, 320 milionë lekë kanë shkuar në 3 muaj për karburant, dieta

e telefona, ja bonuset që ka marrë secili

Gramoz Ruçi mesazh Ilir Metës: Reforma në Drejtësi proces i panegociueshëm,

Kushtetuta dhe ligji do jenë mbi kompromiset

Faqe 2-4

Përfitimet e deputetëve shqiptarë nga posti duket se janë të shumta. Prej muajsh ka nisur një betejë e fortë politike në vend dhe një numër

i madh kandidatësh pranuan të futen në Parla-ment. Por duket se nuk ka qenë një luftë e kotë, pasi përveç pagës, benefitet e deputetëve nga

ligji për statusin e tyre, janë të shumta. Gazeta ka siguruar përfitimet e deputetëve për muajt maj, prill dhe qershor. Sipas të dhënave...

Faqe 7

Marrëdhëniet mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë të jenë të ftohta. Lënia e mandatit dhe largimi nga qeveria solli jo pak përplasje, ndërsa thumbat në...

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi spastrimet gjatë periudhës ko-muniste. Sipas “The New York Times”, Enver Hoxha spastroi 25 përqind të Partisë Komuniste deri në vitin 1952. Po ashtu tregohen...

Faqe 8

Faqe 9Faqe 12

Faqe 5

Faqe 6

Faqe 11

Page 2: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT2 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gramoz Ruçi mesazh Metës: Reforma në Drejtësi proces i panegociueshëm,

Kushtetuta dhe ligji do jenë mbi kompromiset

Xhafaj: SPAK dhe BKH po ngrihet me prokurorë të pa korruptuar

Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme, SPAK dhe BKH shumë shpejt do jenë funksionale

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ishte i pranishëm në 3 vjetorin e nisjes së reformës në drejtësi, ku foli për të gjithë kalvarin që ka kaluar kjo reformë. Manja tha se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme, duke përmendur ngritjen e KED, KLP dhe KLGJ. Sipas tij, drejtësia e djeshme ka qenë e korruptuar dhe ka pasur një mungesë transparence, ku shtoi se vetingu ka dhënë rezultatet e para. “Kjo reformë është një sfidë, e cila na obligon të realizojmë me përpikmëri absolute atë arkitekturë institucionale të sistemit të drejtësisë. Të

diagnostikoje e të “kuroje” sistemin e drejtësisë dukej një mision gati i pamundur në atë kohë; fenomeni i koorporatizimit, mungesa e transparencës në ven-dimmarrje, mungesa e theksuar e llogaridhënies dhe niveli i lartë i korrupsionit në sistem, kishin cen-uar rëndë besueshmërinë dhe parimin e shtetit të së drejtës. Sot, nuk mund të mos cilësoj dhe veçoj si një nga shtyllat kryesore të kësaj reforme me rezultatet më të prekshme, procesin e veting-ut. Gjithashtu, shumë organe të reja të sistemit të drejtësisë janë ngritur, KED, KLGJ, KLP tashmë janë realitete të

implementuara”, u shpreh Ulsi Manja. Kreu i Komi-sionit të Ligjeve deklaroi se shumë shpejt do të bëhet e mundur ngritja e organeve të reja të drejtësisë, si SPAK dhe BKH, duke shtuar se edhe Gjykata Kus-htetuese është në fazat e fundit. “Së shpejti miratohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, SPAK dhe BKH, implementohet tërësisht arkitektura e institucioneve të projektuar në projek-tin kushtetues të 22 korrikut 2016”, u shpreh Manja. Më tej kreu i Ligjeve konfirmoi të gjitha vendimet e dhëna nga KPK. “Vendosëm ngritjen e institucion-

eve të reja të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokuroreve dhe konkretisht Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerin Publik. Sipas raportimit më të fundit të datës 11 korrik 2019, KPK ka dhënë në total 176 vendime nga të cilat 74 për konfirmim në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, 64 për shkarkime nga detyra, 14 vendime për ndërprerje të procesit, 8 vendime për pushimin e procesit dhe 16 vendime për përfundimin e procesit për prokurorë dhe kan-didatë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë”, tha ai.

Elisjeda KIKO

Parlamenti ka përkujtuar dje 3 vjetorin e startimit të Reformës në Drejtësi. Më 22 korrik 2016 Parlamenti

miratoi me 140 vota ndryshimet kushtetuese. Pas 3 vitesh, kjo re-formë ka hyrë në shina, ndërsa dje është zhvilluar dhe një aktivitet për të kujtuar të gjitha zhvillimet. Me rastin e publikimit të botimit parlamentar “Reforma në Sis-temin e Drejtësisë”, kreu i Kuven-dit Gramoz Ruçi u shpreh se refor-ma në drejtësi është një proces i panegociueshëm, duke u dërguar të gjithë kritikëve të reformës në drejtësi një mesazh të qartë. Por duket se ky mesazh ishte më tepër për Presidentin Ilir Meta, i cili ka qenë skeptik ndaj sistemit të ri të drejtësisë dhe shpeshherë ka shpërthyer në sulme e akuza të forta jo vetëm ndaj institucion-eve dhe autoriteteve vendase, por edhe atyre ndërkombëtare. “Reforma e Drejtësisë është një mundësi reflektimi e kontributit dhe përgjegjësive tona si legjisla-torë të Republikës. Prej reformës, unë si mbështetës i fuqishëm i saj, kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu po ndodh edhe me secilin prej jush. Prandaj gjatë dy viteve në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i kam dhënë përparësi të dukshme mbështetjes së organeve kus-htetuese dhe institucioneve të pavarura, monitorimit të tyre e të Qeverisë në shërbim të interesit publik e qytetarëve. Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim person-al dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pak-thyeshme dhe e panegociueshme”, u shpreh Ruçi.

Kushtetuta dhe ligji mbi kompromiset

Reforma në Drejtësi ka qenë një nga pikat kyçe ku është mbështetur opozita për të leg-jitimuar vendimet e saj, sipas së cilëve ajo është kapur nga kryem-inistri Edi Rama. Në përgjigje të këtyre akuzave, Ruçi shpjegoi se si funksionon kjo reformë, ku sipas tij Kushtetuta dhe ligji do të jenë mbi çdo lloj kompromisi. “Kushte-tutshmëria dhe ligjshmëria nuk janë vargonj për demokracinë,

por kolonat ku mbështetet ajo, janë kufizime që demokracia vendos ndaj vetes, me qëllim që

Murrizi: Shqipëria meriton drejtësi si në

vendet e BE-SHBADeputeti Myslim Murrizi u

shpreh se politika shqiptare duhet të gjejë guximin dhe të pranojë që refor-ma në drejtësi ia vlejti. Nga ceremonia e 3 vjetorit të “Reformës në Sistemin e Drejtësisë” ai tha se Shqipëria meriton një drejtësi të barabartë me vendet e tjera të BE dhe SHBA. “Politika duhet të ketë kurajon të dali nga vetja dhe të thotë, që procesi i Reformës në Drejtësi ia vlejti. Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie siç e kanë vendet evropiane dhe SHBA. Nisma e nisur nga faktorët ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi, i vuri palët politike në presion që nga viti 2014 dhe deri më 22 korrik 2016, ku për herë të parë me 140 vota pro u bënë të mundur ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sot 5 vjet nga pro-cesi i Reformës në Drejtësi, jemi pa Gjykatë Kushtetuese pa Gjykatë të Lartë dhe gati gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve të gjykuar nga KPA dhe KPK janë të shkarkuar”, tha ai.

Gjata: Edi Rama është armiku më i madh

i Reformës në DrejtësiSekretari për Çështjet Ligjore

i PD Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat deklaroi se 3 vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, Edi Rama mbetet armiku më i madh i kësaj reforme. Gjata shprehet se shqiptarët sot janë dëshmitarë sesi Rama ka kapur drejtësinë. “Tre vjet pas miratimit të reformës në dre-jtësi, shqiptarët janë dëshmitarë se asnjë politikan nuk ka dalë përpara drejtësisë. Drejtësia private e Ramës është bërë mburojë e çdo pushtetari apo krimineli që i shërben Ramës. Rama ka mbështetur Vangjush Da-kon, njeriun që duhet të ishte sot në burg për vjedhje votash. Kjo drejtësi është e kapur dhe aspak e pavarur. Kjo është një drejtësi private. Vendimi i Gjykatës në Durrës është skandaloz, i padëgjuar në asnjë vend europian . Kjo është dëshmia më tronditëse se Rama ka kapur drejtësinë. Ky ven-dim na jep të kuptojmë se Rama ka kapur totalisht drejtësinë. Tre vjet pas reformës, Rama ka kapur Reformën në Drejtësi”, tha Gjata.

të shpëtojë prej anarkisë, desta-bilitetit dhe pasigurisë. Nga ana tjetër, në sistemin demokratik, kushtetuta është ndërtuar mbi logjikën demokratike dhe për këtë arsye ushqen e mbështet praktikat demokratike. Prandaj demokracia nuk është kurrë e tradhtuar nëse zhvillohet në shinat e Kushtetutës dhe ligjit. Demokracia është, pady-shim, edhe arti i kompromisit. Por ndërsa kushtetutshmëria është themeli, kompromiset përbëjnë kthinat e demokracisë. Kushtetu-ta dhe ligjet janë rrënjët, ndërsa kompromiset politike degët e një sistemi demokratik. Dhe të gjithë jemi të një mendimi që rrënjët dhe themelet prevalojnë mbi kthinat dhe degët”, u shpreh Ruçi.

Drejtësia e korruptuarIsh-kryetari i Komisionit të

Posaçëm për Reformën në Sis-temin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj

u shpreh se sistemi i drejtësisë së djeshme ka qenë tërësisht i kor-ruptuar, duke shtuar se SPAK dhe BKH po ngrihen me prokurorë të ndershëm dhe pa asnjë lidhje me politikën. “Prokuroria e djeshme ishte e mbërthyer nga drejtues të paaftë, të korruptuar dhe shër-bëtorë militantë politikë dhe nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me institucionet e reja të drejtë-sisë penale, me SPAK dhe BKH të formuar me gjyqtarë, prokurorë e policë të skanuar në filtrat e vetin-gut, të emëruar mbi një proces konkurimi pa asnjë pikë lidhje me politikën dhe kryesorja nën një monitorim të fortë ndërkombëtar nga misionet e asistencës të SHBA e BE dhe akoma më shumë në një periudhë të paktën dy vjeçare me mandat kushtetues asistence, trajnimi dhe monitorimi prej tyre”, tha Xhafaj.

Kryeministri Edi Rama reagoi ditën e djeshme në 3 vjetorin e reformës në drejtësi. Përmes një postimi në Twitter, ai u shpreh se mjafton të dëgjosh arm-iqtë e reformës, për të kuptuar se sa e rëndësishme është ajo. “3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëg-josh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e

drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Evropiane. Krenar për PS dhe mirën-johës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Mazhoranca qeverisëse ishte nismëtare e reformimit të gjyqësorit, një premtim elektoral i zgjedhjeve të 2013, i vënë në zbatim me mbështetjen e madhe të ndërkombëtarëve.

RAMA: ARMIQTË E DREJTËSISË TREGOJNË RËNDËSINË E REFORMËS

1. Ulsi Manja2. Vasilika Hysi3. Pandeli Majko4. Fatmir Xhafaj5. Vexhi Muçmata6. Petrit Vasili7. Oerd Bylykbashi8. Fatmir Mediu9. Gent Strazimiri10. Arben Ristani11. Keltis Kruja

HARTUESIT E REFORMËS NË

DREJTËSI NË 2016

11

Page 3: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

SHBA trondit Metën e Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ata që e kanë marrë peng prej vitesh, SPAK gur i çmuar i reformës, nuk do tolerojë askënd

Moses-Ones: Vakancat në Kushtetuese tregojnë suksesin e vetingut

Shefja e ONM: Vetingu të ecë para dhe me cilësi, të gjithë aktorët të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre pa vonesa

Shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Geno-veva Calavera, ka kërkuar që vetingu të ecë me ritme sa më të shpejta, por sigurisht duke ruajtur cilësinë. Duke folur në përurimin e pallatit të dre-jtësisë, ajo u shpreh se falë vetingut është bërë e mundur ngritja e KLGJ dhe KLP. “KLP dhe KLGJ janë formuar si rrjedhojë e kësaj reforme, po ashtu shkolla e Magjistraturës është rigjallëruar me më shumë përgjegjësi duke reflektuar edhe përvojën e BE. BE e ka mbështetur jo vetëm fi-nanciarisht këtë reformë por edhe me përkrahjen e të gjitha ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi

kërkuar zbatimin e reformës dhe ecjen në një drejtim, në konsolidimin e sistemit, që të ishte i pavarur, llogaridhënës, transparent në të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Zbatimi i kësaj reforme ka arritur në një pikë kyçe, kemi tashëm institucionet e reja, vijon vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë vlerësuar mbi 150 raste. Të vazhdohet duke ruajtur cilësinë, duke mos e dëmtuar cilësinë, pavarësisht shpejtësisë”, tha ajo. Calavera tha ndër të tjera se në të gjithë këtë proces, çdo aktor duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Më tej, ajo ka kërkuar që të plotësohen sa më

shpejt vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrihet Inspektorati i Drejtësisë. Ndryshe nga sa mendon presidenti Meta, për Calaverën reforma në drejtësi është histori suksesi dhe të gjithë duhet të jenë krenarë. “Të gjithë aktorët të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre pa vonesa, sepse kemi konsoli-dimin e Gjykatës Kushtetuese, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe këtë zinxhir të plotë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka filluar me krijimin e SPAK. Ndërkohë që pritet të krijohen këto institucione ne duhet të jemi krenarë për gjithçka është arritur dhe të kremtojmë sonte me

këtë pallat të drejtësisë. Një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, do vite, përkushtim dhe integ-ritetin më të lartë të mundshëm”, vijoi ajo. Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca thotë se reforma është arritje historike për Shqipërinë. “Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është tre vjeçe. Një moment për të festuar por gjithashtu për të parë drejt së ardhmes. Bashkimi Europian po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. Bashkimi Europian për drejtësinë, Bashkimi Europian për Shqipërinë”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë dhënë dje një me-sazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarët e korrup-

tuar dhe që kanë kapur sistemin e drejtësisë. Dje u shënua 3-vjetori i ndryshimeve kushtetuese dhe në këtë përvjetor u inaugurua godina ku do të qëndrojnë KLGJ, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës. Në inaugurimin e saj mori pjesë dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses Ones, e cila e bëri shumë të qartë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. Presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë përfaqësues të PD-LSI kanë hedhur akuza të shumta sa i takon mungesës së Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë. Por për diplomaten amerikane, kjo tregon se vetingu po jep efekt dhe po largon të korruptu-arit. Madje ajo u kujdes të theksojë se sistemi i drejtësisë po shkëputet nga ata pushtetarë që e kanë mbajtur peng për vite me radhë. Mesazhi duket se ishte i qartë si për Metën ashtu dhe për Berishën, pasi të vetmit që akuzohen se kanë kapur sistemin e drejtësisë janë ata. “Një numër i madh, mbi 15 për qind i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë riv-lerësuar. Disa kanë kaluar rivlerësimin dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Disa thonë se ky është një problem, por ne besojmë se kjo tregon që rivlerësimi po funksionon dhe nënvizon se pse reforma në drejtësi ishte e nevojshme: Sistemi i vjetër i drejtësisë ishte kapur shumë kohë më parë. Ishte i kapur nga korrupsioni dhe nga ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa. Reforma në drejtësi e theu atë kapje të paligjshme të sistemit të drejtësisë dhe po ia kthen atë njerëzve”, tha Moses Ones para të pranishmëve.

Lufta ndaj korrupsionitPresidenti Meta dhe shumë emra

të tjerë prej ditësh po sulmojnë re-formën duke thënë se ajo ka dësh-tuar dhe është kapur. Por për SHBA, reforma është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do shihen frytet e saj. Leyla Moses Ones deklaroi se SPAK e BKH do jenë gati dhe do luftojnë korrupsionin. Sipas saj, ky proces do bëhet në kujdesin e SHBA. “Kjo godinë së shpejti do të shohë një Shqipëri me

gjyqtarë dhe prokurorë të aftë dhe me etikë. Do të shohë një Shqipëri me SPAK-un dhe BKH-në që bëjnë pjesën e tyre për ta çliruar këtë vend nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndërsa shqiptarët do ta shohin këtë ndërtesë si një simbol të suksesit të reformës në drejtësi. Prokurorët e rinj që betohen sot do të shohin ndryshime të mëdha në Shqipëri përgjatë jetës së tyre. Shtetet e Bashkuara kanë qën-druar krah Shqipërisë dhe i kanë nxi-tur këto ndryshime të mëdha. Ne qën-druam krah Shqipërisë kur reformat

Ibrahimi: Fara e drejtësisë së re ka zënë rrënjëKryetari i Këshillit të Lartë të

Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi në ceremoninë e inaugurimit të pal-latit të ri të drejtësisë se koha e sistemit të vjetër ka përfunduar dhe tashmë do të fillojë një epokë e re që pritet të japë rezultatet duke filluar nga vjeshta. “Shembujt e parë janë vërtetuar, sido-mos për ngritjen e SPAK-ut. Opinioni ka ndjekur procesin. Vetë ne shijuam një proces shembullor që nisi nga parimet dhe rregullat për të zbritur te emrat për të shërbyer. Kandidatë që vlerësohen kundrejt kritereve. Askush nuk mund të pretendojë se tërheq fijet e padukshme të interesave, askush nuk mund të paracaktojë rezultatet. Koha kur vendimet merreshin dhe procedurat kryheshin thjesht për t’i legjitimuar, ka mbaruar. Prania e kudondodhur e ndërkombëtarëve janë garancia më e madhe dhe e plotë për integritetin dhe suksesin e SPAK. Pavarësisht klimës së mosbesimit, kjo pritje pozitive na motivon për t’i çuar standardet përpara. Së shpejti do të zgjedhim kandidatët për Prokurorin e Përgjithshëm. Të gjithë të barabartë në start të gjithë në vendin e vet në finish”, tha Ibrahimi.

Hysi: Politikanët e korruptuar duhet

të kenë frikëPolitikanët dhe ish-funksion-

arët e lartë duhet të kenë frikë nga ngritja e SPAK-ut, pasi ky i fundit do t’i japë fund pandësh-kueshmërisë. Tre vite pas votimit të Reformës në Drejtësisë, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh në një intervistë televizive se tashmë drejtësia nuk varet nga politika. “Ajo që është shumë e rëndësishme për të thënë sot pas 3 vitesh është që Reformën në Dre-jtësi nuk e ka më në dorë ta pengojë politika. Sot, zbatimi i Reformës në Drejtësi është në shpatullat e disa institucioneve, duke filluar që nga Këshilli i Lartë i Gjyqësor, i cili duhet të bëjë procedurën për Gjykatën e Lartë dhe me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë zgjidhen edhe 3 anëtarë që duhet të zgjidhen për në Gjykatën Kus-htetuese”, tha Hysi.

u miratuan njëzëri tre vjet më parë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë kur filloi rivlerësimi dhe ndërsa ka pastruar sistemin e drejtësisë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë gjatë krijimit të Këshillave të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Ne jemi duke qëndruar krah Shqipërisë ndërsa po ngrihet SPAK-u. Jini të sigurt, ne do të vazh-

dojmë të qëndrojmë krah Shqipërisë ndërsa Reforma në Drejtësi i jep një formë të re të ardhmes tuaj”, tha diplomatja amerikane. Zyrtarja amer-ikane e cilësoi SPAK si një xhevahiri i të gjithë reformës. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka qenë duke punuar për gurin e çmuar të kurorës së reformave: krijimin e SPAK-ut”, tha Moses Ones.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujtoi dje 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke deklaru-ar se çdo kush do jetë i barabartë para ligjit dhe se zyrtarët e korrup-tuar do përballen me drejtësinë. “Ambasada e SHBA-së ka publikuar edhe një video lidhur me reformën në drejtësi se si po zbatohet dhe

si do të ndikojë në jetën e qytet-arëve shqiptarë. Aktualisht, KLP po punon një grup të ri që do të hetojë dhe ndjek penalisht zyrtarë të korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar, këtë grup e njohim si Njësia e Posaçme Antikorrupsion, ose SPAK. Ky organ do t’i çojë çështjet në gjykatën antikorrupsion

e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar. Në të kaluar kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri secili du-het të veprojë sipas rregullave secili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, thekson Ambasada e SHBA-së.

SHBA: TË PUSHTETSHMIT NUK NDIKOJNË DOT MË NË DREJTËSI

“21 korriku i 2016 filloi me pritshmëritë e një votimi mëngj-esi në Kuvend për reformat kus-htetuese. Këto reforma kishin qenë në lëvizje për pothuajse dy vjet. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës, PD miratoi draftin. Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Meta falën-deroi zotin Basha dhe zotin Rama dhe i vlerësoi për pjekurinë e tyre gjatë negociatave dhe tha se drafti ishte gati për t’u miratuar. Votimi filloi pas mesnatës më 22 korrik. Ishte unanim – të gjithë votuan për të bërë këto ndryshime historike. Ky votim tregon se çfarë mund të bëjnë udhëheqësit e Shqipërisë kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Prej orës 1 të mëngjesit, Shqipëria kishte një të ardhme të re, sepse politikanët shqiptarë kishin vizionin për të luftuar së bashku korrupsionin dhe për të ecur për-para drejt realizimit të ëndrrave të pranimit në BE”, tha diplomatja amerikane Leyla Moses-Ones.

MOSES-ONES KUJTON

VITIN 2016

Kjo godinë së shpejti do të shohë një Shqipëri me gjyqtarë dhe prokurorë

të aftë dhe me etikë. Do të shohë një Shqipëri me SPAK-un dhe BKH-në që bë-jnë pjesën e tyre për ta çliruar këtë vend nga korrupsioni dhe krimi i organizuar...

Page 4: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

4 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kus-htetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me: Ligjin antik-ushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”; Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria; Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë; Pa Gjykatë Kus-htetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as

Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe ku-vendit; Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pa-kontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush. Një tjetër Guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018-Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale”, deklaroi pak ditë më parë presidenti Ilir Meta.

Meta akuza Ramës: Nuk e do Gjykatën Kushtetuese

Procesi i vetingut rezultoi fatal për Gjykatën Kushtetuese, pasi thuajse shumica e anëtarëve të kësaj gjykate ngelën, duke bërë që kjo Gjykatë të shkërmoqej dhe mbetur me vetëm një gjyqtar, sikundër është Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati. Kështu, viktima e parë e procesit të vetingut ishte Fatos Lulo, i cili në mars të vitit të kaluar doli para KPK, duke mos e kaluar vetingun dhe u shkarkua nga detyra. Njëkohësisht

si nën efektin domino, pas shkarkimit të Lulos nga detyra, u rrëzuan njëri pas tjetrit katër anëtarët e tjerë: Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari. I humbur doli gjatë rivlerësimit të trefishtë edhe kryetari i kësaj gjykate Bashkim Dedja. Me pesë shkarkime nga detyra, dhe tre dorëheqje të gjyqtarëve Sokol Berberi, Vladimir Kristos, dhe Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese hyri zyrtarisht në ditë të vështira, duke u shpartalluar.

Shkëlqimi dhe rënia e Gjykatës Kushtetuese

Bylykbashi akuza se reforma në drejtësi ka rënë dhe është kapur nga Rama, Alibeaj ngre alarmin se është rritur ryshfeti ndaj gjyqtarëvePartia Demokratike ka vijuar edhe dje

me akuzat në adresë të Reformës në Drejtësi dhe mazhorancës qeverisëse. Teksa dje shëno-hej plot 3 vjet nga miratimi me konsensus i Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve kus-htetuese, demokratët ndihen të tradhtuar nga socialistët, për konsensusin që dhanë 3 vjet me parë për miratimin e Reformës në Drejtësi. Ka qenë ish-deputeti Oerd Bylykbashi, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se reforma në drejtësi ka rënë, ndërsa theksoi se ajo, mad-je i gjithë sistemi i drejtësisë është kapur nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama. “Me sa

duket, qëllimi i PS dhe kujtdo që e mbështeti PS ishte t’i marrim votat opozitës për Kushtetutën, se nuk i kemi, e më pas bëjmë ç’të duam vetë me votat për të miratuar ligjet. Kjo është jo thjesht një shkelje e besimit, por një precedent shumë i rrezikshëm. Drejtësia e re ende nuk është në horizont. Ne sot kemi një drejtësi të vjetër, e cila po rrënohet me shpejtësi. Unë gjykoj që shqiptarët kishin nevojë për një reformim dhe jo për një shkatërrim të sistemit, i cili ishte stand-ard evropian por kishte boshllëqe. Në 3 vite kemi një dështim të ngritjes së institucioneve të sistemit të drejtësisë. Kemi copa që po ngrihen

por ende nuk kemi ngrehinën e re të sistemit të drejtësisë. Ka politikanë që nuk iu leverdis kjo drejtësi, ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuat dhe duhet të ikin sot, por jo në shtë-pi siç i çon veting-u, por para drejtësisë dhe pastaj pas hekurave”, deklaroi Bylykbashi. Ndërkohë, periudhën 3 vjeçare të krijimit të Reformës në Drejtësi e ka komentuar dje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, deklaroi se tre vite pas krijimit të reformës në drejtësi qytetarët që përballen dyerve të gjykatave nuk flasin për gjyqtarë të pakorruptuar, por përkun-

drazi ryshfeti është rritur akoma edhe më tepër. “Kriteri i parë është testi. Një sistem drejtësie që reziston ndaj të fortit, aty me plot gojën mund të thuash, po ja kemi arritur qëllimit. Kriteri i dytë është a e jep shërbimin ndaj qytetarëve? Po të pyesësh sot qytetarët shqiptarë, atyre që iu bie halli për të shkuar në derën e gjykatave askush nuk thotë sot se gjyqet bëhen më shpejt sesa dikur, që ryshfeti ndaj gjyqtarëve është më pak sesa dikur ose aspak. Përkundrazi, ryshfeti është rritur akoma më tepër. Deri më sot këto dy kritere tregojnë që vetëm për sukses nuk mund të flitet”, deklaroi Alibeaj.

Rigels SELIMAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur procedurat për të përzgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prej disa muajsh kjo gjykatë ka ngelur pa

anëtar nga nëntë që duhet të kishte, pasi janë shkarkuar për shkak të procesit të vetingut. Por situata duket se ka ndryshuar dhe se shumë shpejt pritet që të ngrihet Kushtetuesja. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, deklaroi dje se të mërkurën KED do të shqyrtojë 14 kandidaturat dhe në fillim të muajit gusht, Ardian Dvorani do t’i dorëzojë Parlamentit dhe Presidentit renditjen, sipas vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Dre-jtësi. Sipas tij, filtrimi i kandidatëve pritet të mbarojë pas 10 ditësh. “Pasnesër Këshilli do të marrë në shqyrtim 14 nga kandidatët, për të lejuar apo ndaluar kandidimin e tyre dhe në ditët në vijim, që sigurisht do të jenë shumë shpejt, ndoshta brenda javës apo në fillim të javës tjetër, edhe pjesën tjetër të kandidatëve. Mbas këtyre vendimeve Këshilli do të kalojë në fazën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, e cila edhe sipas ligjit është e detyrueshme të përfundojë në një afat maksi-mal 10-ditor. Kushtetuta dhe ligji parashikojnë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të kryejë procesin e verifikimit dhe vlerësimit dhe organet e emërtesës që në këtë rast do të jenë Presidenti i Republikës dhe Kuvendi kanë një afat maksimal 30 ditor, nga dita që dokumentac-ioni përkatës mbërrin nga KED”, deklaroi kreu i KED, Ardian Dvorani. Por me këtë lëvizje, duket se afron edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra. Sipas ligjit, gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, ku 3 përzgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Por duke qenë se Gjykata e Lartë do edhe pak kohë të formohet, Kushtetuesja pritet të ngrihet me 6 anëtarë, sikundër janë ata të përzgjedhur nga Meta dhe Ruçi. Kështu që, me shumë gjasa Gjykata Kushtetuese pritet që të ngrihet në shtator, duke qenë se është lënë një muaj afat për përzgjedhjen e anëtarëve. Pra, me ngritjen e Kushtetueses afrohet edhe shkarkimi i Metës nga detyra. Megjithatë, vlen të nënvizohet fakti se shkarkimi i Presidentit do të varet nga Partia Socialiste, për të cilën pritet të shohim nëse vendimin për shkarkimin do ta çojë në Kushtetuese apo jo. Emrat në dorë të Presidentit dhe Parlamentit

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani vijoi më tej gjatë fjalës së tij, duke deklaruar se pasi KED i përcjell listën me kandidatët Presidentit dhe Kuvendit, këto 2 in-

Ardian Dvorani: Në shtator priten emërimet e reja për Gjykatën Kushtetuese

stitucione kanë plot 1 muaj kohë për të vendo-sur për emrat fitues. Sipas tij, nëse kreu i shtetit dhe Parlamenti nuk shprehen, do të aplikohet mekanizmi zhbllokues që parashikon ligji për këtë situatë, në mënyrë që shqiptarët të mos mbetet më pa Gjykatë Kushtetuese. “Pra mund të prezumohet që nëse ne në fillim të gushtit përcjellim renditjet përkatëse te Presidenti i

Republikës dhe Kuvendi, ata duhet që brenda një muaji të përfundojnë procedurën e tyre. Në rast se ata nuk arrijnë të gjejnë shumicën e nevojshme apo vendosin të mos shprehen me vendimmarrje përkatëse atëherë Kushtetuta dhe ligji parashikojnë dhe mekanizmin i cili nuk e bllokon procesin”, nënvizoi kreu i Këshil-li i Emërimeve në Drejtësi, Dvorani.

Afron shkarkimi i Metës, KED nis përzgjedhjen e kandidatëve të Kushtetueses, pas 2 javësh emrat në dorë të Presidencës dhe Parlamentit

Shkarkimi i Metës, Manjani: Çuarja në Venecia, absurde

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka komentuar dje nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani pyet se pse qeveria i është drejtuar Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës. Sipas tij, çfarë mund t’i kërkojë PS-ja Komisionit, çfarë opinioni, në një kohë kur ky është atribut i Gjykatës Kushtetuese. “Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parla-mentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias. Hahahaha-hahahahhahaha. Çfarë qesharakësh! Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias? Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës. E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese? Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu. Hardhuca pa bisht”, deklaroi Manjani.

Patozi: S’kemi parë asgjë konkrete nga Reforma në DrejtësiReforma në Drejtësi mbushi dje 3

vjet nga miratimi i saj me konsensus në Parlament. Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar për të dje, ndërkohë që ka pasur edhe një koment nga ana e kreut të partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, të cilin e ka refuzuar që ta quajë urim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Patozi tha se në këto tre vite Reforma në Drejtësi nuk ka filluar ende nga puna. “Në vend të një urimi për reformën, Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të, duke pasur parasysh gjithmonë “armikun”, që është duke plasur nga marazi për ata që kanë festë. Mjafton që ajo të fillojë një ditë nga puna, se këto tre vjet kanë qenë vetëm stërvitje për një shërbim, i cili ende nuk është kryer. Uroj që vitin e ardhshëm askush të mos kujtohet për 4-vjetorin e 22 korrikut të votës në Parlament. Do të ishte prova më e qartë se subjektet e reformës janë duke u marrë me halle më të mëdha se përkujtimoret”, deklaroi Patozi.

Page 5: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA PËRFITIMET E DISA PREJ DEPUTETËVE GJATË MUAJIT QERSHOR 1. Adelina Rista, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta2. Anastas Angjeli, 33,702 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta3. Andrea Marto, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta4. Antoneta Dhima, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta5. Anduel Xhindi, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta6. Bashkim Fino, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dita7. Blerina Gjylameti, 30,016 lekë kar-

burant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta8. Bujar Çela, 40,000 lekë karburant,

17,000 lekë tlefon, 75,250 lekë dieta9. Ervin Bushati, 30,016 lekë karbu-

rant, 17,000, lekë telefon, 37,625 lekë dieta10. Evis Kushi, 33,702 lekë karburant,

17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta11. Fidel Ylli, 31,214 lekë karburant,

17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta12. Gramoz Ruçi, 57,894 lekë dieta13. Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant,

17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta14. Taulant Balla, 33,702 lekë karbu-

rant, 20,000 lekë telefon15. Tom Doshi, 40,000 lekë karburant,

17,000 telefon, 37,625 lekë dieta16. Ulsi Manja, 30,016 lekë karburant,

20,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta17. Vasilika Hysi, 7,504 lekë dieta18. Xhemal Qefalia, 30,016 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta19. Edmond Leka, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta; 20. Xhevit Bushaj, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta; 21. Adnor Shameti, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta22. Alket Hyseni, 40,000 lekë karbu-

rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta23. Almira Xhembulla, 40,000 lekë

karburant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta

24. Arben Pellumbi, 30,016 lekë karbu-rant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta

25. Arben Kamami, 33,702 lekë karbu-rant 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta

26. Ilir Beqaj, 40,000 lekë karburant, 17,000 lekë telefon, 37,625 lekë dieta

27. Myslim Murrizi; 10,667 lekë karbu-rant; 4,533 lekë telefon; 42,559 lekë dieta

28. Nuri Belba; 14,604 lekë karburant; 7,367 lekë telefon

29. Reme Lala; 40,000 lekë karburant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

30. Roland Xhelilaj; 31,214 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta

31. Rrahman Raja; 31,214 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta

32. Ermonela Felaj, 40,000 lekë karbu-rant; 20,000 lekë telefon, 39,504 lekë dieta

33. Lefter Koka, 31,214 lekë karburant; 17,000 lekë telefon

34. Dritan Bici, 33,702 lekë karburant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta

35. Spartak Braho, 31,214 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon

36. Fatmir Xhafa 30,016 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon

37. Senida Mesi, 40,000 lekë karburant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta

38. Lindita Nikolla, 34,035 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

39. Mirela Furxhi, 40,000 lekë kar-burant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

40. Niko Peleshi, 40,000 lekë karburant; 20,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta;

41. Arben Ahmetaj, 30,016 lekë karbu-rant; 20,000 lekë telefon;

42. Damian Gjiknuri, 40,000 lekë kar-burant; 17,000 lekë telefon;

43. Ditmir Bushati , 40,000 lekë kar-burant; 17,000 lekë telefon;

44. Enver Roshi, 33,702 lekë karburant;

19,200 lekë telefon; 37,625 lekë dieta45. Aurora Mara, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta, 46. Ylli Shehu, 30,016 lekë karburant;

17,000 lekë telefon;47. Edmond Rrushi, 30,016 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta48. Alban Zeneli, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta49. Lefter Maliqi, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 150,500 lekë dieta50. Majlinda Halilaj, 30,016 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta51. Ediola Braha, 40,000 lekë karbu-

rant; 7,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta; 52. Edlira Hyseni, 31,214 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon;53. Elda Hoti, 34,035 lekë karburant;

17,000 lekë telefon;54. Ligoraq Karamelo, 40,000 lekë kar-

burant; 17,000 lekë telefon;55. Nimet Musaj, 40,000 lekë karbu-

rant; 20,000 lekë telefon; 31,354 lekë dieta56. Enada Kapllani, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta57. Ralf Gjoni, 30,016 lekë karburant;

17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta58. Adriatik Alimadhi, 30,016 lekë kar-

burant; 17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta; 59. Arben Elezi, 33,702 lekë karburant;

17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta60. Amra Barova, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon;61. Arlind Çacani, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta; 62. Korab Lita, 30,016 lekë karburant;

17,000 lekë telefon; 62,708 lekë dieta63. Halil Jakimi, 40,000 lekë karburant;

17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta; 64. Nikolin Staka, 40,000 lekë karbu-

rant; 17,000 lekë telefon; 75,250 lekë dieta; 65. Zef Shtjefni, 30,016 lekë karburant;

17,000 lekë telefon; 37,625 lekë dieta;

66. Fatjona Dhimitri, 30,016 lekë karbu-rant; 19,200 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

67. Eugen Bojaxhiu, 40,000 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon; 87,792 lekë dieta

68. Andi Permeti, 30,016 lekë karbu-rant; 17,000 lekë telefon; 50,167 lekë dieta

69. Artur Roshi, 30,016 lekë karburant; 17,000 lekë telefon; 18,813 lekë dieta;

70. Koçi Tahiri, 23,012 lekë karburant; 13,033 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

71. Klajdi Qama,23,012 lekë karburant; 13,033 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

72. Kujtim Gjuzi,23,012 lekë karburant; 13,033 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

73. Ardiana Jaku, 17,018 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

74. Suzana Topi, 16,851 lekë karburant; 8,500 lekë telefon; 68,979 lekë dieta;

75. Selami Jenishehri, 20,000 lekë kar-burant; 8,500 lekë telefon;

76. Besnik Troplini, 15,008 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 7,500 pagesë për hotel

77. Eljo Hysko, 15,008 lekë karburant; 8,500 lekë telefon; 31,354 lekë dieta

78. Kostaq Papa, 15,008 lekë karburant; 8,500 lekë telefon; 31,354 lekë dieta

79. Krenar Rryçi, 15,008 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

80. Ardit Konomi, 20,000 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon;

81. Florenc Spaho, 16,851 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 43,896 lekë dieta

82. Edmond Stojku,15,008 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 37,625 lekë dieta

83. Vasil Sterjovski, 20,000 lekë karbu-rant; 8,500 lekë telefon; 31,354 lekë dieta

84. Halit Valteri,15,008 lekë karburant; 8,500 lekë telefon; 25,083 lekë dieta

85. Ervis Meço, 8,004 lekë karburant; 4,533 lekë telefon; 31,354 lekë dieta

86. Artemis Dralo, 10,66 lekë karbu-rant; 4,533 lekë telefon; 43,896 lekë dieta

Kliti TOPALLI

Përfitimet e deputetëve shqiptarë nga posti duket se janë të shumta. Prej muajsh ka nisur një betejë

e fortë politike në vend dhe një numër i madh kandidatësh pranuan të futen në Parlament. Por duket se nuk ka qenë një luftë e kotë, pasi përveç pagës, benefitet e deputetëve nga ligji për statusin e tyre, janë të shumta. Gazeta ka siguruar përfi-timet e deputetëve për muajt maj, prill dhe qershor. Sipas të dhënave të Parlamentit, 32.411.263 lekë kanë shkuar për dieta, rimbursim karbu-ranti, telefoni dhe rimbursim qera-je. Ajo që bie në sy është fakti se po-thuajse secili përfaqësues i popullit i shfrytëzon maksimalisht benefitet që ka, pavarësisht rrogës së lartë që marrin, e cila arrin mesatarisht në mbi 25 milionë lekë në vit. Ligji “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve” përcakton marrëdhëniet financiare të deputetëve me Kuvendin, ku sqa-rohet se secili emër ka të drejtë të përfitojë një shumë të caktuar për kompensimin e karburantit, për ko-munikimet telefonike dhe për dieta. Sipas përllogaritjeve të bëra nga

Përfitimet më të mëdha të deputetëve nga dietat, rreth 75 mijë lekë në muaj

Deputetët pafund benefite, 320 milionë lekë kanë shkuar në 3 muaj për karburant,

dieta e telefona, ja bonuset që ka marrë secili

30,016 lekë; Evis Kushi, 33,702 lekë; Fidel Ylli, 31,214 lekë; Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant; Ulsi Manja, 30,016 lekë karburant; Xhemal Qe-falia, 30,016 lekë; Arben Pellumbi, 30,016 lekë; Arben Kamami, 33,702 lekë; Myslim Murrizi; 10,667 lekë karburant; Nuri Belba; 14,604 lekë

karburant; Rrahman Raja; 31,214 lekë karburant; Dritan Bici, 33,702 lekë karburant.

Deputetët e opozitësSa u takon deputetëve të

opozitës kanë më pak, pasi shumë pak kohë kanë që kanë hyrë në Parlament. Andi Permeti, ka përfi-

tuar 30,016 lekë karburant; Artur Roshi, 30,016 lekë karburant; Koçi Tahiri, 23,012 lekë karburant; Klajdi Qama,23,012 lekë karburant; Kujtim Gjuzi,23,012 lekë karburant; Ard-iana Jaku, 17,018 lekë karburant; Suzana Topi, 16,851 lekë karburant; Selami Jenishehri, 20,000 lekë kar-burant; Besnik Troplini, 15,008 lekë; Eljo Hysko, 15,008 lekë; Kostaq Papa, 15,008 lekë; Krenar Rryçi, 15,008 lekë; Ardit Konomi, 20,000 lekë; Florenc Spaho, 16,851 lekë, etj.

Dietat Përfitimet më të shumta depu-

tetët i kanë nga dieta dhe pagesa e qeverive. Në ditët në vijim gazeta do tregojë se kush përfiton dhe pagesa për qera dhe për qëndrime në hotele. Sa i takon dietave, shumë deputetë kanë përfituar mbi 750 mijë lekë të vjetra në muaj. Ajo që bie në sy është se kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka marrë 57,894 lekë dieta, por jo rimbursim karburanti e telefoni. E njëjta gjë dhe për Vasili-ka Hysin, e cila ka përfituar vetëm 7,504 lekë dieta. Ndërsa Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Lefter Koka e disa të tjerë nuk kanë përfituar fare dieta, por vetëm rimbursim karburanti e telefoni.

gazeta, vetëm gjatë një viti shkojnë 1 milionë euro për kompensimet e deputetëve. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga gazeta për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë 3 muajve, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat. Sa i takon ribursimit të karburantit, shumica kanë përfituar rimbursim në nivel 100 përqind, pra 40 mijë lekë në muaj. Po ashtu dhe sa i takon rim-bursimit të telefonave, shumica kanë përfituar 17 mijë lekë në muaj. Përfitimet më të mëdha shkojnë te dietat.

Karburanti Nëse kalojmë te emrat konk-

retë, Adelina Rista, Andrea Marto, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Bashkim Fino, Bujar Çela, Tom Doshi, Emond Leka, Xhevit Bushaj, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Almira Xhembulla, Senida Mesi, Ilir Beqaj, Reme Lala dhe shumë të tjera nga radhët e mazhorancës kanë përfituar 40 mijë lekë në mua-jin qershor benefite. Ndërsa emrat e tjerë që kanë përfituar: Anastas Angjeli, 33,702 lekë; Blerina Gjyla-meti, 30,016 lekë; Ervin Bushati,

Page 6: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

6 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një debat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase, një debat të gjerë, për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe politike, në

funksion të korrigjimeve të nevojshme, duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë, që sot jo vetëm nuk munguan, por ishin tepër domethënës. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike të vendit dhe marrëdhëniet ndërpartiake- qoftë me opozitën parlamentare, qoftë me opozitën jashtëparlamentare”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedh-jeve vendore të 30 qershorit 2019

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Pro-jekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Pro-

jekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Pro-jekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS

6. Të ndryshme

RAMA: NË KORRIK ANALIZË QEVERISJES VENDORE E QENDRORE

RENDI I DITËS SË ASAMBLESË SË PARTISË SOCIALISTE

Kryemadhi dhe Vasili: Reforma në Drejtësi ka vdekur, mazhoranca e ka lënë vendin pa gjykata dhe pa ndëshkuar korrupsionin

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka kursyer edhe dje sulmet ndaj reformës në drejtë-si. Ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila në 3 vjetorin e miratimit të Reformës në Dre-jtësi shprehet se vendi ka nevojë për një reformë të vërtetë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi denoncon deformimet e reformës që ka bërë Partia Socialiste, të cilat kanë sjellë sot sipas saj, një vend pa gjykata dhe mosndësh-kueshmërinë e asnjë afere korruptive. “Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus

kombëtar në 21-22 korrikun e vitit 2016. Sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Një sistem ku nuk do të kishte më ndi-kim qeveria, por me pavarësinë e tij sistemi do të jepte drejtësi dhe çdokush do të ishte i barabartë para tij. Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozitiv, po atë vit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog politik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformimi i bërë, me ko-

shiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së Reformës në Drejtësi që hartuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës”, deklaroi Kryemadhi. Ndër-kohë, akuza në adresë të reformës në drejtësi ka hedhur edhe ish-deputeti i LSI përmes një statusi në rrjetet sociale. “10 atentatet e rilindjes që vranë Reformën në Drejtësi! Ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut u dhunuan të gjitha; KLGJ dhe KLP e mbushur me njerëz pa integritet nga falsifikatorë, evazorë e deri në

spiunë të sigurimit; Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është si yjet që rrinë e vështrojnë se si integriteti i reformës rrënohet e kapet pa kthim; vetingu me dy standarde fakt i pamo-hueshëm nga këtu deri në Strasburg; Prokurori i Përgjithshëm u kap dhunshëm nga Rilindja me 69 vota kur Kushtetuta kërkon minimumi 84; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u shkatërrua për ta kthyer në vegël në funksion të kapjes së drejtësisë; Gjykata Kushtetuese u asgjësua për të mbrojtur Rilindjen nga ndëshkimi; Gjykata e Lartë gjithashtu është asgjësuar dhe mbi 32 mijë çështje janë bllokuar atje”, deklaroi Vasili.

Kriteret e zgjedhjeve në parti në fokus të Asamblesë së PS

PS futet në zgjedhje, Rama rikonfirmohet kryetar, ndryshojnë krerët e degëve dhe OS,

ja axhenda e Asamblesë ditën e sotmeRigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkundë nga themelet Partinë Social-iste. Ditën e stome do të

mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, ku do të hapet rruga për të futur në zgjedhje degët dhe Organizatat Socialiste, ndërsa gjithashtu do t’i hapet rruga zgjedhjes së anëtarëve të partisë, Asamblesë dhe Kongre-sit të Partisë Socialiste. Gazeta ka siguruar axhendën e Asamblesë së PS, në të cilën thuhet se punimet e Asamblesë do të hapen nga kryem-inistri Edi Rama dhe në fokus të diskutimeve do të jetë analiza e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndë-sishme do të jetë diskutimi mbi or-ganizimin dhe vendosjen e kritereve për zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë. “Fjala e Kryetarit të PS, Edi Rama; Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019; Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përg-jithshme në parti”; Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”; Shqyrtimi dhe miratimi i Pro-jekt-Udhëzimit “Për kriteret përzg-jedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë e të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS”, thuhet në axhendën e siguru-ar nga gazeta. Këto ndryshime pritet të votohen në Kongres, i cili pritet të mblidhet në fund të vitit.

Rama rikonfirmohet kryetarPor teksa degët, Organizatat

Socialiste dhe të gjitha strukturat e Partisë Socialiste do të hyjnë në zgjedhje, i vetmi që është “imun” dhe që nuk preket është kryesocialisti Edi Rama. Ky i fundit, sipas statutit të PS, rikonfirmohet automatikisht kryetar i Partisë Socialiste. Pak kohë më parë, kryeministri Rama pati një debat me ish-deputetin socialist, Ben Blushi, sa i takon rastit kur kryetari i PS hyn në zgjedhje ose jo. Asokohe në kulmin e debateve Rama-Blushi u vendos që kryetari i partisë jep dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet qofshin këto lokale apo parlamentare, ndërsa rikonfirmohet

automatikisht në krye të partisë nëse del fitues në njërën nga zgjedh-jet e sipër cituara. Kështu që, nëse i referohemi rezultatit të vendoreve të 30 qershorit, Partia Socialiste jo vetëm që doli fituese në këto zgjedh-je, por në hambarin e saj shkuan më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Thënë më troç, Edi Rama rikonfirmohet në krye të PS, jo vetëm për shkak se forca që ai dre-

jton doli fituese por edhe referuar statutit të Partisë Socialiste.

Rama jep detaje për mbledhjen e Asamblesë

Punimet e Asamblesë Kom-bëtare të Partisë Socialiste i ko-mentoi pak ditë më parë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, deklaroi se këtë viti do të ketë zgjedhje në

Bare: Në shtator, PS futet në fushatë zgjedhore Deputeti i Partisë Socialiste,

Besnik Bare komentoi dje zhvillimet politike në vend. Gjatë një pronon-cimi për mediat, Bare bëri me dije se në shtator PS futet në fushatë zgjedhore për strukturat e saj. “Në muajin shtator PS futet në fushatë zgjedhore në të gjithë strukturat e partisë”, deklaroi ai. Më tej, Bare akuzoi opozitën se gjatë këtyre 3 vjetëve është përpjekur të pengojë ecurinë e reformës në drejtësi. “Të gjitha palët shprehen sot pozitiv-isht për miratimin e kësaj reforme. Reforma në drejtësi është kontribut i PS-së. Ndërkohë që, qëndrimet e opozitës gjatë këtyre 3 viteve vërte-tojnë se ajo ishte e detyruar edhe nga faktori ndërkombëtar për ta votuar këtë reformë, sepse në fakt vetëm sa është përpjekur ta ngadalësojë zba-timin e saj. Përfaqësuesit kryesorë të opozitës janë bërë pengesë për Reformën në Drejtësi, ndërsa faktori lidership i PS-së ka qenë mbështetës për realizimin e saj”, deklaroi depu-teti Bare.

PD: Rama projekt mafioz, jep me PPP pompat e karburantit

Partia Demokratike e konsideron projekt mafioz dhënien me konce-sion që Ministria e Energjetikës ka parashikuar të japë për pompat e karburantit dhe krijimin e një ag-jencie për rezervën e sigurisë për karburantin. Gjatë një prononcimi për mediat, ish-deputetja, Izmira Ulqinaku deklaroi dje se ministrja Belinda Balluku po vë në zbatim planin për të vjedhur shqiptarët me rritjen e çmimit të karburantit me të paktën 20 lekë për litër. “Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP. Kësaj radhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburantin. Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër”, deklaroi ajo. Ndërkohë, duke iu referuar një tabele nga “Gobal Oil Price”, Ulqinaku tha se vërtetohet se shqiptarët paguajnë 1.4 euro për litër.

Partinë Socialiste. Sipas Ramës, ndryshojnë anëtarët e Asamblesë, Kryesisë, forumeve dhe Organiza-tave Socialiste. “Po patjetër! Ne do të hyjmë në proces zgjedhor sepse është viti. Do të flasim më tutje për këtë, duke filluar nga Asambleja Kombëtare. Të gjitha organizatat e partisë, forumet e partisë, Asambleja Kombëtare, kryesia e partisë do të rizgjidhen nga kongresi i ri zgjedhor i Partisë Socialiste”, deklaroi ai. Po ashtu, Rama deklaroi se Asambleja e PS do të “skanojë” punën e drejtuesve politikë dhe ministrave të kabinetit për rezultatet e zgjedhjeve të 30 Qershorit. “Kemi bërë një diskutim për të gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki. Kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku sigurisht do të flasim për çka është bërë dhe çka do të bëjmë në vijim pas pushimeve”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Page 7: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu demokrat Lulzim Ba-sha reagoi edhe dy ditë më parë si “kryeministër” i vendit, duke thënë se do hetojë korrupsionin në nivelet e larta. “Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe

ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë. Ky operacion do të përfshijë: Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar. Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licenci-meve publike. Prioriteti ynë do të jetë: Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta”, tha ai.

Basha: Do hetoj korrupsionin në nivele të larta

Zgjedhjet e 30 qershorit, përfundon konfirmimi i krerëve të bashkive, marrin mandatin 3 emra të dalë fitues nga zgjedhjet

Gjykatat në vend kanë vijuar me dhënien e mandatit fituesve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit për kryetar bashkie. Gjykata e Dibrës i ka dhënë mandatin kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Imeraj, i cili gjatë zgjedhjeve vendore kandidoi nën siglën e ASHE. Pas konfirmimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Imeraj mori mandatin edhe nga ana e gjykatës pa asnjë problem. Po ashtu, Gjykata e Dibrës i ka dhënë mandatin edhe një tjetër kryebash-kiaku. Lefter Alla i cili gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit doli fitues i koalicionit të majtë, ditën e

djeshme ka marrë pa asnjë problem mandatin, duke u emëruar zyrtarisht si kryebashkiak. Të dy kryetarët e rinj të bashkive kanë marrë aprovimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për të qeverisur në mandatin vendor në katër vitet në vazhdim. Po ashtu, edhe Gjykata e Beratit konfirmoi mandatin e kryebashkiakut të ri Ervin Demo. Ish zv/ministri i Arsimit ishte në garë në zgjedhjet e 30 qershorit me Pavlo Shkarpën nga Bindja Demokratike dhe Plar-ent Aleksin, kandidat i pavarur. Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiakë

e më pas këta të fundit të bëjnë konstituimin për t’iu dhënë mundësinë kryetarëve të dalë nga 30 qershori të nisin zyrtarisht detyrën. Por ndonëse dhënia e mandateve për kryebashkiakët përfundoi, opozita vijon me akuza se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegjitime. Kryebashkiakja e Shkodrës ende në detyrë Voltana Ademi kërkoi që zgjedhjet të shpallen anti-kushtetuese dhe të verifikojë Bindjen Demokratike, që sipas saj është regjistruar jashtë afatit. Ademi u shpreh se kandidimi i përfaqësuesve në rrethe është i paligjshëm. “Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

ka kërkuar: Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rr-jedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve; Verifikimin e kus-htetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ademi.

Elisjeda KIKO

Kreu demokrat Lulzim Basha ka hequr dorë nga beteja në rrugë me kryeministrin Edi Rama duke u fokusuar

te alternativa e qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha foli si kryeministri i vendit dhe jo si një dre-jtues i opozitës. Planin konkret, kreu demokrat e shpërndau nëpërmjet një video-mesazhi, ku deklaroi se nëpërm-jet tij do bëjë zbulimin e parave të kor-rupsionit dhe do iu kthejë shqiptarëve paratë dhe pasuritë e vjedhura përmes kontratave publike. Sipas planit të PD, kjo do të mundësohet nëpërmjet katër hapave, ku fillimisht do të bëhet miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qever-itar, ku prioritet i qeverisë së PD do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta. “Hapi i parë, miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar; Prioriteti i qeverisë së partisë Demokratike: Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta”, thuhet në hapin e parë të planit të PD. Më pas, sipas Bashës do të bëhet hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licencimet publike, duke shtuar se hetimi i PD do të jetë i përqendruar dhe tek paraja, për të zbuluar origjinën e tyre dhe nëse kanë ndikuar në bux-hetin e shtetit. “Hapi i dytë, Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licencimet publike. Prioriteti i qeverisë së Partisë Demokratike: Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike; Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesion-are. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë e tek kryeministri. Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja: Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura; Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti”, thuhet në hapin e dytë të planit të PDBashkëpunimi me ekspertët e huaj

Më tej, Basha ka dalë edhe me dy plane të tjera. Sipas kryedemokratit fokusi i tyre do të jetë te rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike dhe hartimi

Ja kush janë 4 hapat e planit që PD do zbatoj kur të vi në pushtet

i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave. “Hapi i tretë, Riku-perimi i pasurive të vjedhura për mes kontratave dhe koncesioneve publike. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari banka-re apo janë investuar kudo nëpër botë

do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve”, thuhet në hapin e tretë të planit të PD. Sipas Bashës, hapi i fundit do të jetë bashkëpunimi me ekspertë te huaj dhe me agjencitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkom-bëtar, EUROPOL, agjencitë britanike,

Lulzim Basha heq dorë nga protestat dhe del me alternativë për të ardhur në

pushtet: Ja si do ta hetojmë korrupsionin

Hetimi dhe ndësh-kimi i veprimtarisë kriminale të qever-isë për prokurimet

dhe licencimet publike. Prioriteti i qeverisë së Partisë Demokratike: Het-imi i mashtrimeve me kontratat dhe

fondet publike; Heti-mi pa asnjë përjash-

tim i kontratave...

1. Hapi i parë, Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar; Prioriteti i qeverisë së Partisë Demokratike: Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

2. Hapi i dytë, Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licencimet pub-like. Prioriteti i qeverisë së Partisë Demokratike: Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike; Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

3. Hapi i tretë, Rikuperimi i pasurive të vjedhura

përmes kontratave dhe koncesioneve publike. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

4. Hapi i katërt, Lufta kundër pastrimit të parave: Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave. PD do të bashkëpunojë me ekspertë të huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, holandeze, gjermane dhe amerikane; Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomitë produkteve të krimit.

4 hapat e planit të Bashës Grida Duma: Rruga Milot-Balldren, sagë korruptive

Ish deputetja e PD Grida Duma akuzoi qeverinë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren që e cilëson si sagë korruptive. Në një postim në Facebook, ajo jep edhe arsyet se përse sipas saj është aferë e pastër korruptive. “Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekono-mik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”. Në 18 korrik të këtij viti Kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionar, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si sho-qëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmen-tit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pakërkuar nga kompania ANK. Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha ajo.

Spahiu: Ja arsyet e keqqeverisjes së Ramës

Ish deputeti i LSI Përparim Spa-hiu akuzoi ditën e djeshme kryemi-nistrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social, ai renditi disa arsye, ku sipas tij tregojnë keqqeverisje nga ana e Ramës. “Filozofisë që bëj skandalin e radhës që të harrohet ai i mëparshmi i ka ardhur fundi. Edhe pse me shumë përpjekje për të thyer rekordin korruptiv të Unazës së Re, ku për 1 km rrugë u dhanë 20 milion euro, afera e fundit dhe oferta e fundit e pa kërkuar, pasi Parlamenti i ndaloi ato tashmë me votë, (mos të harrojmë që 1 Korriku ishte caktuar si data e fundit por duket se çdo gjë varej nga mbyllja e kësaj kontrate) nuk arriti ta thyente këtë rekord. Rama në 6 vite do të mbahet mend si KM-ja me më shumë rekorde, gjithmonë për keq. Me sukses ja arriti që Shqipëria të renditet si vendi: Më i korruptuar në rajon. Më i varfër në rajon. Me numrin më të madh të azilkërkuesve (duke garuar fort me vende në luftë si Siria). Qendër e krimit të organizuar. Bazë e trafiqeve ndërkombëtare të drogës”, tha ai.

holandeze, gjermane dhe amerikane. “Hapi i katërt, Lufta kundër pastrimit të parave: Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave. PD do të bashkëpunojë me ekspertë të huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkom-bëtar, Europoli, agjencitë britanike, holandeze, gjermane dhe amerikane; Miratimi i ligjit për ndalimin e legal-izimit në ekonomitë e produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomitë e parave të krimit dhe korrupsionit; Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Fundi i pan-dëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fil-lim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë”, thuhet në hapin e katërt të planit të PD.

Page 8: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

8 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas rrëzimit të animimeve të BD nga Kolegji Zgjedhor, reagoi Astrit Patozi i cili u shpreh se ky institucion është nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. “Edhe kolegji zbaton porosinë e Edi Ramës për t’i vënë kapak 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimet e Bindjes Demokra-tike, duke i hapur rrugë mbylljes së kapakut për zgjedhjet e 30 qershorit. Por edhe pse kjo ishte mundësia jonë

e fundit institucionale për të provuar që procesi ishte i deformuar, asgjë nuk ndryshon në faktin që vota u tjetërsua nga përfaqësuesit e qever-isë në komisione dhe në tavolinat e numërimit. Duke qenë garues në këto zgjedhje, ne u bëmë dëshmi-tarë të manipulimit të vullnetit të zgjedhësve, një sëmundje e rëndë kjo e politikës sonë, që vijon prej shumë vitesh”, u shpreh Patozi.

Patozi: Kolegji zbatoi porositë e Edi Ramës

Shoqata e Bash-kive ka de-

pozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushte-tutshmërinë e vo-timeve të 30 Qer-shorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë...

Erion Braçe: 30 qershori ishte një proces i qetë që u njoh nga ndërkombëtarët, zgjedhjet e ardhshme në 2021

Zv/kryeministri, Erion Braçe, komentoi ditën e djeshme letrën e Partisë Demokratike në drejtim të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkonte mos shpërndarjen e mandateve të këshillave bash-kiakë deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Lid-hur me këtë kërkesë të opozitës, Braçe u shpreh se mazhoranca e respekton dhe zbaton çdo vendim të Kushtetueses, duke shtuar se nëse kjo gjykatë i konsideron legjitime veprimet e Presidentit për 30 qershorin, atëherë merr fund çdo debat politik. “Ne do të zbatojmë vendimin e Gjykatës

Kushtetuese. Deri më sot në Gjykatë Kushtetuese ka një ankesë nga shoqata e bashkive që drejto-het nga PD dhe ka në thelb 30 qershorin, ndërsa për 13 tetorin s’ka asgjë. Në qoftë se veprimet e kryera nga Presidenti në raport me 30 qershorin do të konsiderohen kushtetuese atëherë ka marrë fund çdo gjë”, u shpreh Braçe. Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, zv/kryeministri deklaroi se procesi zgjedhor u zhvillua pa asnjë incident, duke shtuar se ato janë njohur si legji-time nga SHBA dhe BE. “Zgjedhjet e 30 qershorit

janë mbajtur sipas kushtetutës në konsultim me partitë politike, zgjedhjet janë mbajtur të lira dhe të qeta. Normalisht, të kufizuara jo për shkakun tonë por të të tjerëve që nuk u paraqitën në ato zg-jedhje. Janë njohur nga BE dhe SHBA, nga shtete anëtare individualisht të BE-së. Normalisht do vijë dhe vlerësimi përfundimtar nga OSBE/ODHIR. Kështu zgjedhjet vendore janë kryer, tani jemi në procesin e mbylljes përfundimtare dhe bërjen funksional të pushtetit vendor”, u shpreh Erion Braçe. Por sipas zv/kryeministrit Shqipëria do të

jetë përball procesit zgjedhor vetëm në 2021, kur mbahen edhe zgjedhjet qendrore. “Sipas Kushte-tutës, që nuk njeh presione politike, zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. Për sa kohë mazhoranca është funksionale në parlament, në qeveri, funksionale shpresoj shumë shpejt dhe në pushtetin vendor, zgjedhjet e radhës do jenë në 2021”, u shpreh Braçe. Me këtë, numri dy i qeverisë ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Presidentit Ilir Meta, i cili është shprehur se në 13 tetor do të ketë tre palë zgjedhje; lokale, qendrore dhe presidenciale.

Elisjeda KIKO

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Partisë Bindja Demokratike për mosnjohjen e procesit të

zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, më konkretisht në Bashkitë Tiranë, Selenicë, Shijak, Kurbin dhe Berat. Në argumen-tin e saj, partia e Patozit shprehet se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ndershme dhe se kutitë janë mbushur me vota fiktive. Por të gjitha këto preten-dime janë hedhur poshtë, duke lënë në fuqi rezultatin e dalë nga 30 qershori për këto bashki. Përfaqësuesi i PS në Kolegj Eridian Salianji u shpreh se pretendimet e Bindjes Demokratike janë ngritur mbi baza partiake dhe jo ligjore, duke shtuar se kjo parti nuk ka një referim të qartë se kujt ia drejton ankimimet. “BD nuk paraqiti asnjë provë, lidhur me procesin zgjedhor. Pretendimet e Bindjes janë thjesht të ngritura mbi bindje politike, false, për të justifikuar rezultatin apo lojën politike, por nuk ka asnjë preten-dim ligjor. Bindja nuk e di e ka me veten, me procesin apo me votimet”, u shpreh përfaqësuesi i PS në Kolegjin Zgjedhor. Konstituimi i këshillave bashkiakë

Po ashtu, ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor shqyrtoi edhe kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë për Bashkinë Ura Vajgurore. Më pas, konstituimi vijoi me bashkitë Devoll, Kuçovë e të tjera deri në fund të listës së 61 bashkive, në të gjithë vendin. Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të votojë me kuorumin e nevojshëm prej 5 votave, pasi kreu i KQZ Klement Zguri ka votuar kundër në çdo çështje të shqyrtuar. Kolegji Zg-jedhor do të vijojë edhe ditën e sotme me shpërndarje e mandateve për këshillat bashkiakë.

PD mesazh gjyqtarëvePo ashtu, Partia Demokratike i

dërgoi një mesazh gjyqtarëve të Ko-legjit Zgjedhor ku i kërkoi pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë, derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Përmes një letre, e cila mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se gjyqtarët ndihen të kërcënuar nga vetingu dhe

PD: Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën presionin e vetingut

Kolegji Zgjedhor rrëzon Patozin, hapet rruga për konstituimin e këshillave bashkiakë, PD mesazh gjyqtarëve

Kumbaro: 30 qershori, një ditë e qetë dhe surprizuese

Deputetja e PS Mirela Kumbaro komentoi ditën e djeshme procesin zg-jedhor të 30 qershorit, ku u shpreh se ishte një proces i qetë dhe surprizues. Në një studio televizive, ajo deklaroi se pjesëmarrja në votime ishte mjaft pozitive. “30 qershori ishte një ditë e qetë surprizuese, po ta krahasojmë me protestat e opozitës me molotov. Këtë e thotë, OSBE/ODIHR. Ne jemi rikthyer dy ditë pasi dolën rezultatet për të bërë një analizë në çdo njësi administrative, çdo organizate të PS-së në terren dhe çdo organizate të 61 bashkive për të kuptuar apo ndërg-jegjësuar, ndoshta dhe më ftohtë pas 30 qershorit për ato zgjedhje atipike. Patëm një rezultat pjesëmarrje shumë pozitiv, mbi 26 përqind në bashkinë Gjirokastër, 30 përqind në Tepelenë, 29,8 përqind në Përmet, duke ditur se këto dy bashki, nuk i kishte PS deri më 30 qershor. Ai 85 përqind është qeshar-ak që ta përmendim, sepse ne e dimë se lista zyrtare e zgjedhësve asnjëherë nuk është lista e zgjedhësve që janë realisht në territorin e Shqipërisë”, u shpreh Kumbaro.

Balliu: Zgjedhjet e 30 qershorit rikthyen diktaturën

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka hedhur akuza në dre-jtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin rikthimi i diktaturës në vend. “Dje solli policinë, për të fshehur dramën e madhe politike të udhëhequr nga Rama. Ai bëri 30 qershorin, zgjedhje diktatoriale në vend, duke tentuar të kthejë sistemin diktatorial në Shqipëri. Sot nga Policia e Shtetit, konkretisht Komisariati numër 6, me urdhër politik është kërkuar shoqërimi i banorëve. Pse duhet të arrestohen? Që kur është ndaluar të protestohet në vendin tonë? Kjo është qeveri banditeske. Asnjë polic nuk ka faj. Këtu banorët nuk kanë faj. Pse duhet të përplasen policët me banorët, për Ramën? Duhet të përplaset gjithë Shqipëria, që të kemi viktima në bule-vard dhe Rama të shpëtojë karrigen. Rama ka futur njerëz në protesta për provokime. Qeveria të distancohet nga veprimet e dhunshme”, deklaroi Balliu.

ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Koleg-ji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk

mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.” Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushte-tutshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te mosmarrëveshjeve janë në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet në letrën e Partisë Demokratike.

“Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tetor mandatet e

këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e plural-izmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën. Është koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjatë”, thuhet në letrën e PD.

PD: VENDIMET E KOLEGJIT TË PAMBËSHTETURA NË LIGJ

po i nënshtrohen mazhorancës. Duke iu referuar dekretit të Presidentit Ilir Meta i cili caktoi 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Bardhi tha se shpërndarja e mandateve është antikushtetuese. “Shoqata e Bashkive

Page 9: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përballet në Gjykatën e Kri-meve të Rënda me 3 akuza, të cilët janë ngritur nga prokurorët e Proku-rorisë për Krimet e Rënda. “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar krim-inal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i

strukturuar kriminal”. Sipas Proku-rorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar”, thuhet në pretencën e prokurorisë.

Akuzat e Prokurorisë për Tahirin

“Breshkat do vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një miku im artist, kishte qenë në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës një

breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit "ndalo dhe merre" dhe e morëm breshkën. Pastaj e morëm edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua”, deklaronte gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës, kryeministri Edi Rama.

JA ÇFARË THOSHTE RAMA PËR BRESHKAT

Reforma në drejtësi, Gjonaj: Koha të bëjmë ndryshimin e kërkuar, besim plotë se SPAK dhe BKH do të luftojnë korrupsionin

Reforma në Drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë sikundër janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë qenë dje në qendër të vëmendjes. Dje u shënuan plot 3 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, ndërkohë që paralelisht me këtë jubile u inaugu-rua edhe godina e re e KLP-së dhe KLGJ-së. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shumë zyrtarë të lartë, përfshi trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka marrë pjesë në inaugurimin e institucioneve të reja të “Polit të Drejtësisë”, deklaroi se reforma në drejtësi i

është ofruar mbështetje e vazhdueshme bux-hetore për ta jetësuar në mënyrën e duhur. “Sot jam këtu jo si ish eksperte e grupit të hartimit të reformës, por në cilësinë e ministres së Drejtë-sisë. Para jush ndihem mirë që Qeveria ku bëj pjesë dhe personalisht kryeministri i vendit, Z. Rama, i kanë dhënë dje dhe vazhdojnë ti japin ende mbështetje aktive të pakushtëzuar, pro-cesit të reformimit të drejtësisë shqiptare. Në mënyrë të vazhdueshme mbështetja buxhetore për Reformën në Drejtësi ka qenë në mënyrë konstante e padiskutueshme në programet tona buxhetore”, deklaroi ajo. Më tej, ministrja

falenderoi edhe partnerët ndërkombëtarë që kontribuan në hartimin dhe implementimin e reformës. “Faleminderit juve, SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian për mbështetjen që na keni dhënë që në nisje të Reformës në Drejtë-si, sot në jetësimin e saj dhe në vazhdim për formëzimin e të gjithë arkitekturës së sistemit të ri të drejtësisë”, u shpreh ministrja. Ndërkohë, Gjonaj shprehu besimin se ngritja e SPAK dhe BKH-së do të bëjnë kthesën e duhur në betejën kundër pandëshkueshmërisë ndaj fenomenit të korrupsionit ndër vite. “Pres me padurim që luftës kundër korrupsionit t’i bashkohen edhe

institucionet e reja, të SPAK-ut dhe BKH-së, si institucionet kyç, që shpresoj fort, do të shënojnë kthesën e duhur në betejën kundër pandëshkueshmërisë ndaj fenomenit të ko-rrupsionit ndër vite. Është koha për të bërë ndryshimin e kërkuar në hapjen e faqes së re për shtetin e së drejtës. Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që reforma në drejtësi do t’iu japi garanci për të patur drejtësinë që ata merito-jnë të kenë, qeverisje më të mirë në të gjitha nivelet, dhe kryesorja një kontribut më shumë në ëndrrën e tyre për të qënë pjesë e familjes evropiane”, nënvizoi Gjonaj.

Rigels SELIMAN

Marrëdhëniet mes ish-min-istrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryem-inistrit Edi Rama vijojnë

të jenë të ftohta. Lënia e mandatit dhe largimi nga qeveria solli jo pak përplasje, ndërsa thumbat në distancë ndaj shefit të qeverisë ish-ministri nuk i ka ndalur. Dje u zhvillua seanca e radhës, ku Gjykata e Krimeve të Rën-da ka pranuar kërkesën e ish-min-istrit të Brendshëm për gjykim të shkurtuar, duke vendosur që seanca e radhës të jetë më 10 shtator. Por një gjë e tillë nuk është pëlqyer nga Tahiri, i cili i ka dërguar një mesazh të kodu-ar Ramës, duke publikuar foton e një breshke në rrjetet sociale. Disa vite më parë kur Rama ishte kryebash-kiak i Tiranës, mbante në zyrën e tij disa breshka, kështu që edhe reagimi i Tahirit nuk është rastësor. Ndërkohë mes të tjerash, në status ish-ministri Tahiri me anë të fotos me breshkën tregon sesi procesi gjyqësor ndaj tij po zvarritet. Sipas Tahirit, ka 2 vjet që zgjatet një proces kundër tij, ndërsa politikanët e tjerë i janë shmangur drejtësisë me shtyrje. “Më avash se breshka... U shty përsëri, kësaj radhe se është gushti përpara, e gushti është pushim. Një mal me politikanë i janë shmangur drejtësisë me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokëlyer. Ndërsa unë kërkoj te mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi! Kur kjo zvarritje ndodh me mua që kam mundësi te flas para mediave, vaj halli ç’ndodh me njerëzit qe ulërasin për drejtësi e nuk dëgjohen. P.S. Me gjithë respektin për breshkën”, deklaroi ish-ministri Tahiri.

Seanca gjyqësore për TahirinDje u mbajt seanca e radhës

gjyqësore për ish-ministrin e Brend-shëm, Saimir Tahiri. Kështu, tre muaj pasi kaloi në gjykim dosja e tij, ditën e djeshme Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën për gj-ykim të shkurtuar ndaj ish-ministrit Tahiri. Pas katër shtyrjeve të seancave gjyqësore ndaj Tahirit që nga dita kur dosja u dërgua për gjykim, dje togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë pranuar kërkesën e ish-ministrit dhe vendosën që ai të gjykohet me gjykim

Tahiri: Gjyqi im nisi me burra me mustaqe dhe ka shkuar me burra me botox

Saimir Tahiri mesazh të koduar Ramës, publikon foto me breshkë dhe shpërthen

në akuza, ish-ministri rrezikon 15 vite burgSpaho: Kriza politike, zgjidhet me negociataNënkryetari i Partisë Demokra-

tike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t’iu imponuar kryeminis-trit Edi Rama që të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë një prononcimi për mediat, Spaho deklaroi se nego-ciata do të ketë mes shumicës dhe opozitës, por theksoi se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat përveç Kodit Zgjedhor, por sipas Spahos ku është problemi më i vogël. “Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD. Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që t’i imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër. Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata?”, deklaroi Spaho.

Xhixho: Sot mazhoranca kontrollon gjyqësorinNënkryetarja e LSI, Erisa Xhi-

xho ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës qeverisëse. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhixho akuzoi dje mazhorancën se kontrollon gjyqësorin, edhe pse sipas saj, Reforma në Drejtësi ka tre vjet që është miratuar. “Sot 3 vite më parë u miratuan ndryshimet kushtetuese, që i dhanë jetë reformës më të shumëpritur të shqiptarëve Reformës në Drejtësi. Një votim unanim i 140 deputetëve, të cilët mbështetën së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA, këtë reformë për qytetarët tanë. Fatkeqësisht si në çdo fushë tjetër, edhe këtu implementimi i reformës do të ishte tejet problematik e larg pritshmërive të të gjithëve. Koha provoi atë që në fakt Komisioni i Venecias e kishte thënë qysh në krye të herës, “se kjo reformë, e cila parashikon ngritjen e kaq shumë institucioneve të reja, krijon premisën e kapjes së saj nga mazhoranca””, deklaroi Xhixho.

të shkurtuar. Në këtë mënyrë procesi pritet të mbyllet brenda tre seancave, ku në 10 shtator prokuroria do të lexojë pretencën, më pas do të jetë mbrojtja ajo që do të lexojë konkluzi-onet e saj e më pas do të jepet vendimi. Gjithashtu përveç Tahirit, i cili ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar edhe për ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jahled Çelën. Ndërkohë, referuar të gjitha akuzave të ngritura

ndaj Tahirit, ky i fundit rrezikon 15 vite burg. Megjithatë, mbetet të shihet në shtator se çfarë pritet të ndodhë më konkretisht.

Reagon TahiriPas seancës së djeshme gjyqësore

ish-ministri Saimir Tahiri foli për mediat. Gjatë fjalës së tij, ish-ministri i Brendshëm e konsideroi të tepërt shtyrjen e seancës në shtator, sipas tij me arsyetimin se ndodhemi në ditët e fundit të muajit dhe se gushti

është pushim. “U bënë dy vite besoj se dhe shtyra e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim më duket akoma më e tepërt. Mendoj se ishin të gjitha kushtet që të bëhej një gjykimi pandërprerë siç e kërkon edhe Kodi edhe ligji, siç duhet të jetë normal-isht për një çështje të tillë. Tani është shtyrë për në shtator kjo histori. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori? Nuk dua të vë asnjë emër, thjesht dua të them se po zgjatet përtej çdo limiti të arsyeshëm”, deklaroi ai. Më tej, Tahiri bëri edhe një batutë për gazetarët. “Unë maksimumi në shkollë kam bërë 20% për mungesa, në vjeshtë nuk kam ngelur ndon-jëherë. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi Prokuroria. Kjo histori në fil-limet e shtetit ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botox, unë nuk jam ky model”, deklaroi ish-ministri Saimir Tahiri.

Page 10: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

10 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ligji i ri i ndihmës ekonomike, MSHMS: Orientim drejt tregut të punës dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri u shpreh se ligji i ri i Ndihmës Ekonomike, synon mbështetjen e personave në nevojë dhe orientimin e per-sonave në moshë pune drejt punësimit. Duke folur në një studio televizive, ajo tha se personat që kanë mundësi të punojnë, do orientohen nga shteti për të gjetur një punë. “Ne kemi në skemë 66 mijë familje që marrin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga programi ynë, por edhe nga bashkitë nga fondi 6%. Personat në moshë pune duhet të mbështeten dhe orientohen drejt

punësimit”, tha ajo. Sa u takon personave me aftësi të kufizuar, Kospiri theksoi se me ligjin e ri synohet integrimi i personave dhe jo trajtimi pasiv i tyre. “Ligji ka 3 programe edhe për per-sonat me aftësi të kufizuara, që nuk vlerësohen si pacientë, por në aspektin social në mënyrë individuale, me mbështetje të medikamenteve dhe ndahet vlerësimi për të rritur dhe fëmijë më vete. Personat me aftësi të kufizuara mo-tivohen, nuk trajtohen si persona për mbijetesë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtja Sociale mbështet grupet që kanë nevojë dhe grupime të

tjera vulnerabël. Asnjë e drejtë nuk shkelet dhe synohet përfitim sa më i drejtë si dhe integrimi i personave dhe jo trajtim pasiv”, theksoi Kospiri. Me ligjin e ri të Ndihmës Ekonomike nga bonusi i bebeve përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë jashtë territorit të vendit. “Përfitojnë të gjitha lindjet në institucionet shtetërore e private dhe shtetasit që lindin jashtë territorit të Shqipërisë. Kemi mbi 15 mijë përfitime nga bonusi i bebeve”, tha ajo. Kospiri foli gjithashtu edhe për shtimin e çifteve me aftësi ndryshe kur lidhin martesë. “Është shtuar numri i çifteve me aftësi të kufizuara me

dy ose një bashkëshort. Ata guxojnë se ndjehen të mbështetur dhe janë të punësuar e ndërtojnë familje se kanë mbështetje financiare”, vijoi zv/ministrja. Qeveria ka rishikuar skemën e ndi-hmës ekonomike, duke hequr disa nga kriteret penalizuese për qytetarët. Tashmë edhe ata që disponojnë elektroshtëpiake, do të mund të përzgjidhen nga sistemi elektronik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi draftin, ndërsa theksoi se ata që mbeten jashtë skemës si pasojë e përllog-aritjes, do të trajtohen nga bashkitë përkatëse.

Kliti TOPALLI

Thellohet akoma dhe më tej skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. Banka italiane kaloi kapitalet pranë “Intesa

Sanapolo Banka”, por pas vetes la shumë abuzime dhe futi në mjerim mijëra shqiptarë që kishin marrë kredi aty. Gazeta tregoi ditët e fundit se si Banka e Shqipërisë nuk ka marrë asnjë masë ndaj klientëve të “Vento Banka”, duke lejuar që garancitë hipotekore të tyre të avullojnë. Sot po tregojmë një tjetër skandal, se si BSH la italianët të bënin gjithçka donin me punonjësit e “Veneto Banka”, klientët e tyre, ndërsa shmangën dhe ligjin duke ndërhyrë përmes një kompanie që nuk ka seli në vendin tonë, për të mbledhur borxhet. Për çështjen në fjalë është angazhuar dhe Avokati i Popullit, por që dhe ai nuk ka arritur të japë zgjidhje. Gazeta ka siguruar ankesën e një qytetari pranë zonjës Erinda Ballanca, ku tregohen me detaje të gjitha shkeljet nga shitja e “Vene-to Bank” dhe mbyllja e syve nga ana e guvernatorit Gent Sejko. Së pari, nuk janë marrë masa për shkarkimet masive nga puna, edhe pse qeveria italiane kërkoi që të mos ndodhte diçka e tillë. “Intesa Sanpaolo Bank” në Shqipëri nga viti 2017 deri në vitin 2018 zhvilloi intervista të ndryshme me stafin e Veneto Banka ku bëri edhe përzgjedhjet e saj profesionale edhe pse kishte si detyrim prej vendimit të Këshillit të Ministrave të Italisë të mos pushonte asnjë punonjës nga puna të këtyre bankave që bënin pjesë në Grupin Veneto Banka. Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri nuk realizoi gjithashtu një ek-spertizë financiare nëse kishte punonjës të kredituar nga ana e Veneto Banka, për t'u krijuar atyre lehtësira në rast se do të humbisnin vendin e punës, ku me rrogën mujore si pasojë e performancës se tyre ata u kredituan nga Veneto Banka ku dhe paguanin këstet mujore rregullisht. “Në shtator 2018, Intesa Sanpaolo Bank më komunikon "pushimin kolektiv nga puna" edhe pse kisha një eksperiencë pune relativisht të gjatë pranë Veneto Banka, plot 12 vjet e gjysmë (2006-2018)”, thuhet në ankesën e ish-punonjësit të “Veneto Banka”, me iniciale K.C.Skandali me mbledhjen e borxheve

Gazeta ka treguar pak ditë më parë se kapitalet e mira i mori “Intesa Sanpao-lo Bank”, ndërsa kreditë e këqija i kaluan

Dalin në dritë të tjera afera me falimentimin e bankës italiane

Skandali i “Veneto Banka”, ja si Sejko lejoi batërdinë e SGA me mbledhjen e borxheve,

nuk mbrojti kontratat e kredimarrësveINSTAT: Ulet numri

i aksidenteve rrugore Përmirësimi i infrastrukturës

rrugore dhe forcimi i masave të ndër-marra nga policia për respektimin e rregullave të qarkullimit që rrisin sigurinë në rrugë, ka sjellë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore. IN-STAT bën të ditur se në muajin qer-shor 2019 janë shënuar 131 aksidente rrugore, nga 142 aksidente të ndod-hura në qershor 2018, duke shënuar kështu një ulje me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për gjashtëmujorin e parë 2019 u regjistruan 714 aksidente rrugore nga 801 aksidente të ndod-hura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një ulje me 10,9 %. Lidhur me rastet e personave të përfshirë në aksidente rrugore, INSTAT bën të ditur se, në qershor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) u ul me 13,8%, nga 217 raste në qershor 2018 u ul në 187 persona në muajin qershor 2019. Numri i të aksidentuarve për peri-udhën e gjashtëmujorit të parë 2019, është 960 persona nga 1069 persona, duke u ulur me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Mungesa e standardeve, AKU gjoba subjekteveDrejtoritë Rajonale të Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit, (AKU) të qar-kut Vlorë, Berat dhe Durrës ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Bar-Restorant” dhe “Magazina ush-qimore”, nga ku u konstatua ushtrimi i aktivitetit të pa licencuar, mungesa e kushteve higjieno-sanitare, etiketim i parregullt i produkteve, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP) si dhe produkte me afat përdorimi të skaduar. AKU bën të ditur se, për shkeljet e konstatuara, AKU mori 10 masat administrative “Gjobë” me vlerë totale 5 milion lekë për katër subjekte si dhe “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për produktet e pasigurta të konstatuara në një subjekt, citon njoftimi AKU-së. Më konkretisht nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Suljan Skura” Kuçovë, Berat, me ak-tivitet “Tregti me shumicë të artikujve të ndryshëm ushqimor”, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licencën përkatëse.

jësia është e Bankës së Shqipërisë që duhet të sigurojë zbatimin e kontratave. Përveç kësaj, BSH është ajo që lejoi futjen e Tranzit dhe SGA për mbledhje borxhesh. Por SGA ka marrë kolateralet e gjithë kredimarrësve dhe ndaj saj nuk mund të merret asnjë mas ligjore. “Po kështu i jam drejtuar edhe Platformës për Bashkëqeverisje, ku kam marrë përgjigje se subjekti italian SGA spa nuk rezulton të jetë i regjistruar fizikisht në Shqipëri dhe nuk paguan detyrime tatimore, nuk ka një seli ku të ushtrojë

aktivitetin e tij tregtar. Edhe kjo një tjetër shkelje e pastër e legjislacionit shqiptar për Shoqëritë Tregtare për të përligjur atë që ka si aktivitet kryesor të tij ky subjekt privat italian që në Shqipëri kërkon të mbledhë borxhet e klientëve shqiptarë”, thuhet në denoncim. Pra për të gjitha këto duhej të kujdesej BSH, e cila në vendimin e shkrirjes së “Veneto Banka” ngarkohet me detyrim të ndjekë me kujdes procesin. Po ashtu, punonjësit thonë se BSH ka kryer dhe inspektime, por që nuk ka marrë asnjë masë.

kompanisë “SGA”. Kjo e fundit kontraktoi në Shqipëri kompaninë “Transit”, e cila sipas punonjësve të “Veneto Banka” ka kryer vetëm presione. “Ndërkohë që një shoqërie italiane që kishte si aktivitet të saj “mbledhjen e borxheve të këqija (debt collection), qeveria italiane i dha me VKM "bad bank" që quhet SGA spa dhe është me seli në Napoli të Italisë. Sipas SGA spa, prona ime e vendosur si kolateral pranë Veneto Banka sh.a në Shqipëri, ka kaluar në favor të kësaj Shoqërie Italiane që funksionon dhe operon me legjislacionin italian. Në Shqipëri kjo sho-qëri italiane mbledhje borxhesh “SGA” spa, ka kontaktuar TRANZIT shpk, për të njoftuar klientët apo për t’u bërë presion me qëllim që të paguajnë paratë e kredive që kanë marrë si financime pranë ish-Veneto Banka sh.a., tashmë e falimentuar në Itali”, thuhet në ankesë.

Shkelja e kontratësSipas klientëve të “Veneto Banka”,

neni 16 i kontratës shprehet qartë se banka duhet të njoftojë klientin në rast se kredia zhvendoset. Nuk ka ndodhur aspak kështu në këtë rast dhe përgjeg-

Gazeta tregoi dje sesi kjo bankë kaloi te “Intesa San Poalo” dhe u bë një maskaradë me kreditë e shqiptarëve. Kushdo që kishte 1-2 muaj vonesa u kualifikuan te kreditë e këqija, ndërsa “Intesa” vuri në lëvizje kompaninë “SGA” për të mbledhur borxhet e “Veneto Bank” në Shqipëri, pra për t’u sekuestruar asetet shqiptarëve. Duke qenë se

kjo e fundit nuk ka autoritet në vendin tonë, kontaktoi kompaninë “Tranzit Shpk”, shoqëri offshore me seli në ishujt Cayman. Pronari i saj figuron dhe pronar i “Abi Bank”. Por ai që ka lejuar gjithë katrahurën është Gent Sejko. Gazeta ka siguruar vendimin e Guvernatorit, i cili i hapi rrugë kalimit të “Veneto Bank” te “Intesa San Paolo”.

JA ÇFARË KA NDODHUR ME “VENETO BANKA”

Në marrëveshjen që është bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, përmen-det dhe Banka e Shqipërisë. Italianët kontaktuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në dokument thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugje-ruar që të kontraktohet një kompani shqiptare. “Me referencë të Marrëve-shjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka

merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Vene-to Banka Sh.a të transferuara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas ligjit, ti besohen një shërbimi, siç është kërkuar dhe rekomanduar nga Banka e Shqipërisë, një subjekti ligjor shqiptar)”, thuhet në dokument. Pra, pyetja që shtrohet është, a ishte Gent Sejko ai që sugjeroi përzgjedhjen e Tranzit?

LOJA E PISËT E GENT SEJKOS

Page 11: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Reprezalje në kompanitë e sigurimit, pezullim licence për pronarët e lidhur me

krimin dhe të regjistruar në parajsat fiskale

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAMF ka ndryshuar procedurat për dorëzimin e dokumenteve nga kompanitë e sigurimit

Pas shumë ultimatumesh, kërk-esash dhe thirrjesh nga Par-lamenti dhe institucione të tjera, më në fund Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur të marrë masa ndaj kompanive të sigurimit. Falë një projekti të Drejtë-sisë së Pastrimit të Parave, AMF ka vendosur të fusë në skaner kompanitë e sigurimit, pasi ka dyshime se janë të përfshira në pastrime parash. Dje AMF ka ndryshuar procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informa-cionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimit, e përqendru-ar në të paktën tre pika. Së pari tek dokumentacioni që duhet të paraqesë aksionari themelues dhe ai juridik, së dyti tek kriteret për të qenë aksionar influencues dhe së treti për rastet kur dyshohet për pastrim parash apo kur burimi i kapitalit dyshohet se vjen nga llogari në parajsa fiskale. “Në rast se Autoriteti konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se aksionari themelues, aksionari influencues dhe/apo buri-mi i parave të tij lidhet me persona të dënuar për kryerjen e veprave penale, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi me aksionarët e propozuar, njofton Drejtorinë e Përg-jithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe pezullon procedurën e licencimit apo miratimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit”, thuhet në njoftimin e AMF. Masa janë marrë dhe ndaj kompanive që janë të reg-

Falë një projekti të Drejtësisë së Pastrim-it të Parave, AMF ka vendosur të fusë në skaner kompanitë e sigurimit, pasi ka dyshime se janë të përfshira në pastrime parash. Dje AMF ka ndryshuar procedurat dhe mënyrën e de-pozitimit të informa-cionit dhe dokument-acionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët...

jistruara në parajsat fiskle. Edhe për to do ketë pezullim licence. “Në rast se Autoriteti konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit të shoqërisë së sigurimit apo burimi i tij lidhet me kompani të regjistruara në parajsa fiskale, njofton dhe kërkon informacion nga Drejtoria e Përg-jithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe pezullon procedurën e licencimit apo miratimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit” thuhet në nenin e ri të rregullores. Nga ana tjetër lidhur me dokumentacionin për aksionarët nënvizohet se ata duhet

të vërtetojnë se nuk janë në ndjekje penale, nuk kanë qenë të dënuar pe-nalisht, ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera.

Ecuria e sigurimeve Pak kohë më parë Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare dha detaje mbi ecurinë tregut të sigurimeve. Të dhënat më të fundit vënë në dukje se, gjatë 4 muajve të parë, tregu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të përgjithshme prej 7.6%. Volumi i primeve të shkruara bruto tashmë prek shifrën e 6.7 miliardë lekëve. Numri i kontratave ndërkohë, në të gjitha produktet që ofron sektori

ka pësuar një rritje me 5.2% gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me të një-jtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesën dërrmues e zënë pa diskutim produktet e jo-jetës, me 6.2 miliardë lekë, dhe me një numër kontratash në rritje me 7.3% krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu, është rritur ndjeshëm edhe fatura e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit gjatë këtij segmenti kohor, me rreth 3.7%. kjo faturë për periudhën janar-maj të këtij viti fiksohet në rreth 2.3 miliardë lekë. Ajo që bie tjetër në sy nga të dhënat është rritja e kontratave për kartonin jeshil çka sinjalizon fluks

Raporti i KLSH, 12 mld lekë sigurime të papaguara

Balluku inspekton punimet në portin e Vlorës

Rreth 12 miliardë lekë është borxhi i krijuar nga debitorët për kontribute të papaguara të punonjësve. Shifra është evidentuar në raportin e auditit të publi-kuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nënvizon se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka dërguar në Institutin e Sigurimeve Sho-qërore 1,4 milionë listë-pag-esa. Ndërkaq, KLSH duke marrë në analizë sektorin e sigurimeve shoqërore për periudhën 2015-2018, eviden-ton gjithashtu se mungon një shërbim cilësor në drejtim të

qytetarëve, duke mos iu vënë në dispozicion të gjithë infor-macionin e nevojshëm dhe duke reflektuar vonesa dhe tejkalim afatesh në lidhjen e pensioneve. “Kjo reformë paraqitet e vakët, pasi nuk pasqyron ndryshime thel-bësore të ligjit ekzistues dhe nuk ka reflektuar zgjidhje për problematikat e konstat-uara përpara hartimit të saj. ISSH nuk ka një strategji institucionale dhe plane vep-rimi, si dhe nuk disponon një rregullore të brendshme në përputhje me strukturën or-ganizative”, thuhet në raport.

Porti i Vlorës ofron tashmë kushte, standarde shumë të mira dhe moderne për të gjithë pasagjerët të cilët zgjedhin të udhëto-jnë përmes tij. Vendosja në funksion e Terminalit të ri ka bërë të mundur një ndryshim rrënjësor të ofrimit të shërbi-meve për të gjithë udhëtarët, si dhe ka reflektuar një rritje të ndjeshme të numrit të këtyre udhëtarëve. Minis-trja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ambientet e reja të Terminalit ku u njoh edhe me investimin e bërë, për të cilin

u shpreh se është një inves-tim të cilin Vlora e meritonte si pika më e rëndësishme e turizmit në jug të vendit. “Vlen për tu theksuar se ky Port edhe me terminalin e ri, pothuajse ka dyfishuar kapacitetet përpunuese të udhëtarëve. Sot ne mund të përpunojmë nga Porti i Vlorës mbi 2500 pasagjerë në ditë. Ky investim vjen në kuadër të numrit të shtuar si të pasagjerëve ashtu edhe të mjeteve lundruese që qyteti i Vlorës ka pasur nga vitit 2017 dhe deri më sot”, u shpreh Balluku.

Bizneset në vështirësi, bie aftësia e paguese e kredimarrësve

Bizneset po ushtrojnë aktivitetin në një ambient të vështirë këtë vit për shkak të paqartësive që po vijnë nga zhvillimet politike në vend dhe nga sinjalet jo fort të mira për rritjen ekonomike të vendit sipas pritshmërive. Për këtë ar-sye aftësia paguese e bizneseve në vend është përkeqësuar në tremujorin e dytë të vitit sipas një vrojtimi që Banka e Shqipërisë ka bërë me bankat tregtare në vend për ecurinë e kushteve të kreditimit. Bankat janë përgjig-jur se bizneset kishin raportuar për përkeqësim të bilanceve të tyre dhe për rrjedhojë edhe të

aftësisë paguese. Kjo gjendje e biznesit ka detyruar bankat që ti shtrëngojnë më tej kushtet e kreditimit. Bankat kanë rapor-tuar se kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u shtrëngu-an disi nga një tremujor më parë. Shtrëngimi i lehtë i kushteve dhe termave të kreditimit për bizne-set u arrit nëpërmjet aplikimit të marzheve disi më të larta mbi kreditë me rrezik. Për këtë arsye bankat janë shprehur se kanë reduktuar madhësinë e kredisë dhe kanë rritur kushtëzimet në marrëveshjet e kredisë për bizneset.

më të lartë dalës të shqiptarëve me makinë jashtë kufijve. Në sy bie edhe rënia e ndjeshme e numrit të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës. Kjo rënie fiksohet në masën 28%. Sigurimi i jetës ndërkohë ka pësuar një rritje të madhe, në masën 13%, thonë të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka komentuar ditën e djeshme aksionin më të fundit të dikasterit që ajo drejton, sikundër është lufta kundër informalitetit. Ibra-himaj doli në një deklaratë për mediat, për t’i përcjellë së pari administratës tatimore se lufta kundër informalitetit nuk është një plan masash i përkohshëm. Në këtë kontekst, drejtoresha e Tatimeve theksoi se qeveria ka vullnet të fortë për të vënë rregull në treg. “Këtë takim me median, e kemi thirrur për të ndarë me ju dhe përmes jush me publikun e gjerë, një mesazh të qartë të Administratës tatimore, se lufta kundër informalitetit nuk është një plan i përkohshëm masash, por vullnet i fortë i Qeverisë Shqiptare për të garantuar rregulla të barabarta në treg; për të mbështetur biznesin që i respekton rregullat dhe punon çdo

ditë për të siguruar fitime në mënyrë të ndershme. Administrata Tatimore dhe veçanërisht Strukturat e Monitorimit në Terren, po zbatojnë këtë plan operacional, kundër Informalitetit, i cili do të jetë sistematik, i bashkërenduar edhe me institucione të linjës, të koordinuar nga Ministria e Financave, në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi ajo. Më tej, në deklaratën e parë për shtyp, pasi vetëm një javë më parë është emëruar në këtë detyrë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj theksoi se nuk do të tolerohet asnjë biznes që shkel ligjin. “Asnjë sipërmarrës nuk mundet që të pasurohet duke shkelur ligjet në kurriz të të tjerëve. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT-e. Nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant. Kjo bie ndesh me parimet e barazisë në treg, bie në

kurriz të qytetarëve që kërkojnë me të drejtë shërbime publike të merituara, sepse ata paguajnë TVSH në çdo blerje që bëjnë, por kjo humbet në xhepat e biznesit që nuk e deklarojnë atë. Nuk ka asnjë tolerancë në këtë luftë! Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Drejtoresha e Tatimeve bëri një bilanc të aksioneve të kryera në terren, ku vetëm në 20 ditë të para të korrikut janë konstatuar me shkelje 367 subjekte nga 1064 që janë kontrolluar në total. “Lufta ndaj Informalitetit na përket të gjithëve, ndaj i lutem çdo subjekti apo konsumatori të na bashkohet, duke bërë me dije rastet kur konstatojnë parre-gullsi, si nga ana e bizneseve, por edhe për punonjësit tanë, nëse abuzojnë me detyrën e tyre”, nënvizoi Ibrahimaj, duke thënë se së shpejti do të jetë gati edhe aplikacioni "Stop Informalitetit".

Ibrahimaj: Aksioni anti-informalitet i përhershëm, zero tolerancë

Page 12: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT12 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja “lufta”që ndodhte për pushtet gjatë regjimit komunist

Raportimet e amerikanëve, Hoxha spastroi 25% të partisë gjatë 7 viteve të para në pushtet,

ja si Jugosllavia kërkonte rrëzimin e tijAmerikanët kanë hedhur

dritë mbi spastrimet gjatë periudhës komuniste. Si-pas “The New York Times”,

Enver Hoxha spastroi 25 përqind të Partisë Komuniste deri në vitin 1952. Po ashtu tregohen detaje se si Beogradi trumbetonte rrëzimin e Hoxhës.

9 prill 1951Fletushkat e transmetimet

në radio nxisin luftën politike te satelitët

Ka nisur tashmë lufta politike ndaj regjimeve kukulla në shtetet satelite sovjetike nga organizata të posaçme në vendet aleate perëndimore. Fle-tushka propagande janë shpërndarë në Shqipëri e Bullgari. Stacione speciale ra-dio janë ngritur për të nxitur popullatën dhe elementët opozitarë të koordinojnë aktivitetet e tyre anti-sovjetike. Një prej këtyre stacioneve i quajtur Radio Goria-nin transmeton në frekuencën 56.3 e 60 në Bullgari çdo mbrëmje në 8:30. Duke folur në emër të Vëllazërisë së Bullgar-ëve të Lirë, radio këshillon: “Vëllezër bullgarë, dëgjoni Radio Gorianin çdo mbrëmje dhe flisni për të me miqtë tuaj të besuar”. Fletushkat janë lëshuar mbi Bullgari të paktën dy herë nga avionë të paidentifikuar, dhe thonë: “Kur ju të dëgjoni transmetimet tona, bëni kujdes të merrni masat e mëposhtme; kujdesuni që fqinjët tuaj të mos dëgjojnë radion, në apartamentet dhe pallatet ku jetojnë shumë njerëz kjo është shumë e rëndësishme. Përdorni kufje nëse keni dhe nëse dikush troket në derë teksa jeni duke dëgjuar Radio Gorianin mos harroni të ndryshoni stacionin. Për të evituar dyshimet dëgjoni dhe programet e gënjeshtarëve komunistë dhe ngrijeni zërin e radios që të dëgjojnë fqinjët tuaj. Me Radio Gorianin dhe mjetet e tjera të njoftimit të Vëllazërisë ne do të njoftojmë mënyrat e ndryshme që ju ta ndihmoni atë dhe ajo t’ju ndihmojë ju”. Fletushkat e hedhura nga avionët në një tematikë të ngjashme nxisin bullgarët të përgatiten për përpjekjen e mposhtjes së vrasësve të atdheut (regjimi komunist e quan vet-en Fronti i Atdheut). Ndërsa Jugosllavia është aq e tmerruar nga hakmarrja e mundshme sovjetike saqë denoncon se operacionet që po kryhen janë nxitur nga agjentë sovjetikë që kanë depër-tuar në inteligjencën perëndimore, për të nxitur trazira në Ballkan. Ata argu-mentojnë se dhe një shpërthim bombe kohët e fundit në Ambasadën Sovjetike në Tiranë është kryer nga ndonjë agjent provokator i Moskës. Kominform ka intensifikuar fushatën e akuzave ndaj Perëndimit duke thënë se së bashku me Jugosllavinë po përpiqen të përmbysin regjimin në Shqipëri me anë të forcës. Gazeta moskovite Isvestia shkruante më 25 mars: “Imperialistët amerikanë kërkojnë që servilët e tyre në Beograd dhe Athinë të intensifikojnë veprimet armiqësore kundër Shqipërisë dhe kundër paqes në Ballkan”. Ajo shton se është hartuar një plan nga koloneli grek Kirilakis për një pushtim të për-bashkët greko-turk të Shqipërisë, i cili është aprovuar nga admirali amerikan Robert R. Carne. Megjithëse është pozi-tive që një projekt i tillë nuk ekziston. Jugosllavia është e shqetësuar nga

lëvizjet që mund të prishin qetësinë de-likate në Ballkan duke i dhënë Kremlinit justifikim për luftë.

Shtypja e kryengritjes shqiptareShqipëria komuniste duket se ka

neutralizuar një kryengritje të shkallës së gjerë anti-komuniste me rreth 3000 njerëz të ardhur nga jashtë kufijve. Ky informacion vjen nga burime të ndryshme të shteteve kufizuese me Shqipërinë dhe nga burimet evropi-ano-lindore në Londër. Raportimet për natyrën e saktë të ngjarjeve nuk janë konfirmuar nga grupet jo-komuniste në Ballkan. Nga informatorët evropi-ano-lindorë në Londër erdhën këto raportime: “Në fillim të vitit rreth 3000 anti-komunistë shqiptarë, turq e grekë, hynë në Shqipëri dhe arritën deri në Tiranë. Ata kontaktuan me elementë armiqësorë ndaj regjimit komunist dhe planifikuan të përmbysnin regjimin në një kohë të caktuar. Në shkurt një bombë shpërtheu në ambasadën sov-jetike në Tiranë dhe kjo kishte nxitur kryengritjen, që kishte si qëllim vrasjen e kryeministrit Enver Hoxha”. Burimet thanë më tej se plani dështoi sepse njerëzit e Hoxhës arrestuan shumë nga të infiltruarit dhe të dyshuar të tjerë pas bombës. Hoxha shpalli gjendjen e emergjencës dhe drejtoi personalisht fushatën kundër komplotuesve.

8 qershor 1951Zogu i bën apel Perëndimit për integritetin e ShqipërisëIsh-mbreti Zog i Shqipërisë ka nxi-

tur sot fuqitë perëndimore të garantojnë integritetin territorial të Shqipërisë së vogël, si dhe inkurajoi njerëzit të përshkallëzojnë luftën e tyre ndaj regjimit aktual komunist. Zogu bëri deklaratën e tij në një intervistë, në reagim ndaj lajmeve për përshkallëzim të rezistencës në vend kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ish-mbreti tha se në këtë rast nevojitet një garanci për integ-ritetin territorial të vendit nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Franca, pasi diçka e tillë do të inkurajonte lëvizjen e rezistencës kundër qeverisë së Tiranës. Deklarata e Zogut u bë pas raportimit të frikës se në rast lufte ushtarët grekë e jugosllavë do të kalojnë kufijtë e vendit për të aneksuar provincat periferike.

17 prill 1952Spastrime në radhët e Partisë

Komuniste të ShqipërisëQë prej fundit të vitit 1948 nga

Partia Komuniste e Shqipërisë janë spastruar më shumë se 12 000 anëtarë ose rreth 25 % e anëtarësisë. Këtë ka deklaruar koloneli Enver Hoxha në një fjalim të fundit të partisë. Rapor-timet për kongresin e dytë të partisë shqiptare të mbajtur dy javë më parë, thonë se Hoxha prezantoi të dhënat për anëtarësinë e partisë, që kishin rënë nga 45 382 në nëntor 1948, 44 418 aktualisht, edhe pse në parti gjatë kësaj kohe kishin ardhur rreth 1 000 anëtarë të rinj. Kjo shpjegohet me përjashtimin e rreth 12 000 anëtarëve edhe vetë Hoxha tha në fjalimin e tij se ka pasur rreth 6000 të përjashtuar. Hoxha mburrej se janë spastruar e likuiduar elementë trotskistë dhe shtoi se presioni i borgjezisë ndaj partisë është një kërcënim serioz. Ai përmendi Sejfulla Malishovën e Abedin Shehun si udhëheqës të një deviacioni djathtas brenda partisë, i cili ishte likuiduar. Megjithëse pranoi se aktiviteti dhe disiplina e partisë është përmirësuar vitet e fundit, Hoxha sulmoi praktikat e vazhdueshme burokratike dhe shkel-jet e parimeve demokratike brenda partisë. Pas Hoxhës foli kreu i policisë sekrete Mehmet Shehu i cili akuzoi disa anëtarë të partisë se vetëm hiqeshin se ishin komunistë për të ruajtur apo për të fituar postet e tyre. Analistët e kon-siderojnë këtë si një paralajmërim për një tjetër spastrim madhor të aparatit shtetëror. Fjalimi i Hoxhës tregonte se komunistët do të nisin së shpejti fushatën e kolektivizimin të bujqësisë, por kjo do të kryhet me kujdes. Tetë muaj më parë qeveria ndaloi programin e kolektivizimit prej rezistencës së fshatarëve. Hoxha ishte ankuar se prodhimi bujqësor po mbetej shumë prapa atij industrial.

5 gusht 1952Raportime për vrasjen e ministrit

të Brendshëm të Shqipërisë, Sali Orm-ani, erdhën sot nga buletini anti-ko-munist i lajmeve në Romë. Ai thoshte se ministri është vrarë me armë sipas urdhrave të Partisë Komuniste.

Kryeministri Hoxha raportohet të kishte thënë se Ormeni ka vrarë veten.

14 gusht 1952Beogradi parashikon spastrimin e Hoxhës

Gazeta e Beogradit Politika tha sot se kryeministri shqiptar Hoxha pritet të spastrohet së shpejti për t’u zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Mehmet Shehu. Burime të mirinfor-muara shqiptare thonë Hoxha ka humbur besimin e Sovjetikëve prandaj do të zëvendësohet nga Shehu.

12 tetor 1952Shqiptarët ndjenë afrimin e revoltës

Burimet e refugjatëve shqiptarë në perëndim thoshin sot se në Shqipëri po përgatitet një revolucion, pasi regjimi komunist është tronditur nga vrasjet, spastrimet, dezertimet drejt Jugosl-lavisë dhe arrestimet masive. Grupi anti-komunist i emigracionit Shqipëria e Lirë sipas burimeve të tij thotë se nuk ka dyshime që një kryengritje serioze po përgatitet kundër regjimit të kuq kukull të Enver Hoxhës. “Bandat e re-zistencës së armatosur po veprojnë thu-ajse hapur në disa pjesë të vendit. Postet e komandës së ushtrisë dhe instilacione të tjera të sigurisë së qeverisë së kuqe po shkatërrohen gjithkund”. Grupi thotë se Enver Hoxha është prishur me Moskën dhe se pushtetin e vërtetë e ka marrë ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, i cili ka studiuar në Moskë.

21 shkurt 1953Kremlini fortifikon Shqipërinë kundër

Aleatëve në BallkanSiç ishte pritur Bashkimi Sovjetik

po bën gjithçka është e mundur për t’iu kundërvënë përpjekjeve diplo-matike të Perëndimit, duke fortifikuar postet e tij në Evropën Juglindore dhe në Lindjen e Mesme. Përpjek-jet e Aleatëve kanë arritur t’i hapin rrugë një marrëveshjeje politike mes Turqisë, Greqisë e Jugosllavisë, që shpresohet të përfshijë aspekte ush-tarake. Por duket qartë që Moska nuk pranon të shohë as harmoninë më të vogël në krahun jugor të bllokut të saj, prandaj ka nisur një fushatë fortifi-kimesh te dy popujt e saj të preferuar sherrxhinj, shqiptarët e kurdët.

Baza shqiptare Në rast lufte, Shqipëria do të kishte

rëndësi strategjike duke vepruar si bazë për çdo ushtri që vjen nga Bullgaria për të goditur Greqinë apo Jugosllavinë, siç e përdori dhe Aksi Nazist në vitin 1941. Prej fillimit të vitit duket se vëmendja e BRSS ndaj Shqipërisë është rritur si politikisht dhe ushtarakisht, me rritje të dërgesave të armatimeve të artilerisë dhe anti-ajrore, që janë instaluar në bregdet. Popullsia e vogël dhe e pa-parashikueshme e Shqipërisë nuk ka vlerë të madhe ushtarake, por duket se Moska kërkon të nxjerrë maksimumin prej saj, duke forcuar dorën e agjentit të saj, diktatorit Enver Hoxha kundër rebelimeve të mundshme. Disa oficerë të rëndësishëm sovjetikë kanë vizituar Tiranën, mes të cilëve gjeneral Kuzma Galitski. Për llogari të Stalinit, Galitski ka theksuar miqësinë e pathyeshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy popujve. Në të njëjtën kohë Hoxha, i cili vjeshtën e shkuar qëndroi disa javë në Moskë, dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë, po kërkojnë të forcojnë lidh-jet me Kremlinin.

23 mars 195350 000 guerilas në Jugosllavi

planifikojnë goditjen ndaj HoxhësNga një shtëpi e vjetër fshatare në

Jugosllavi, një ish-mësues matematike mburret se ka mbështetjen e 50 000 guerilasve shqiptarë për të nisur një revolucion ndaj regjimit komunist të Shqipërisë që mbështetet nga Moska. Apostol Tenefi, një shqiptar komunist në shpirt dhe në arsim, thotë se nd-jekësit e tij në vendin e vogël malor tashmë kontrollojnë një të tretën e tij dhe janë gati të godasin për të marrë kontrollin e plotë. Lajmet për planet e Tenefit u publikuan nga gazeta franceze Paris Presse, ku gazetari Jean Devay tha se ishte takuar me ud-hëheqësin partizan në selinë e “qeverisë së tij të ekzilit” në Prishtinë të Jugosl-lavisë. Devay raportonte se organizata e Tenefit vepronte në dijeni të plotë të qeverisë së Titos, i cili është prishur me Moskën në 1948.

Deklarata të paverifikueshme“Ne nuk kemi armë moderne”,

citonte Devay të kishte thënë Tenefi. “Sigurisht kemi pushkë, shumë push-kë e automatikë por kryesore është vullneti për të luftuar”, thoshte 40 vjeçari Tenefi, i cili ka qenë më parë mësues matematike në një qytet të vogël shqiptar. Por nuk ka mënyra për të konfirmuar deklaratat e Tenefit pasi autoritetet komuniste kanë bllokuar çdo kontakt me botën e jashtme përveç Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij. Sipas llogaritjeve Tenefi duhet të bazo-het në fjalët e refugjatëve që kalojnë kufirin drejt Jugosllavisë, por beson se e di mirë se çfarë po ndodh në vendin që pushtuesit italianë e gjermanë për-dorën si rrugë pushtimi drejt Greqisë. Tenefi thotë se 1.5 milionë njerëzit e vendit po vuajnë nga uria dhe e urrejnë regjimin komunist. Ai llogarit se ushtria shqiptare prej 50 000 vetash është e pa-jisur keq dhe dezertimet janë të shumta, prandaj është i sigurtë se partizanët e tij mund të mundin ushtrinë dhe të çlirojnë Shqipërinë pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.

Page 13: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thellohen përplasjet, Irani deklaron se ka shkatërruar rrjetin me 17 spiunë të CIA, SHBA i cilëson gënjeshtra e propagandë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTeherani: Disa nga rekrutët e CIAs i kemi dënuar me vdekje

Andi LAMKO

Irani njoftoi dje se ka shkatërruar një rrjet me 17 spiunë të rekrutuar CIA amerikane dhe disa prej tyre i ka dënuar me vdekje. Por raportimi

gjeti mohimin e shpejtë të SHBA, e cila e quajti propagandë dhe gënjeshtra. Televizioni shtetëror i Iranit citonte Ministrinë e Inteligjencës që tha se ka shkatërruar një rrjet spiunësh të CIA-s dhe ka kapur 17 të dyshuar. Një zyrtar tha se disa nga arrestimet janë gjykuar dhe dënuar me vdekje. Lajmi vjen pas një spiraleje tremujore konfrontimi me Teheranit dhe forcave amerikane në Gjirin Persik që nisi pas vendosjes së sanksioneve amerikane. Javën e kaluar, Irani kapi një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit, disa ditë pasi marina britanike kapi një anije iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit me akuzat se po trafikonte naftë për në Siri. Tehe-rani dhe se spiunët ishin të punësuar se sektorë të ndryshëm të administratës. “Spiunët e zbuluar ishin punësuar në se-ktorë të ndjeshëm privatë, bërthamorë, infrastrukturë, ushtri dhe fushat kiber-netike… ku ata mblidhnin informacion të klasifikuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për televizionin shtetëror. Nuk është e qartë nëse këto arrestime kanë lidhje me çështjen të cilën Irani në muajin qershor e quajti “ekspozim të rrjetit spiunazhi kibernetik që drejtohej nga CIA”.

Trump kundërshton pretendimet Presidenti amerikan Donald Trump

ka kundërshtuar pretendimet nga Te-herani se agjencitë iraniane të sigurisë

Pompeo: Britania të mbrojë vetë anijet e saj në Gjirin Persik

Partia e Zelensky fiton zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Sekretari amerikan i shtet-it Mike Pompeo tha sot se Britania është vetë përgjegjëse për sigurinë e mjeteve të saj detare në Gjirin Persik, pas sekuestrimit të një cisterne britanike nga Irani dy ditë më parë për shkelje të regullacion-eve. “Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Britaninë për t’u ku-jdesur për anijet e saj. SHBA ka një pjesë të përgjegjësisë dhe do të bëjë pjesën e saj”, tha Pompeo. Ministrat britanikë kryen sot një takim emergjence për të vendosur mbi reagimin

ndaj sekuestrimit të mjetit të tyre Stena Impero, e cila po mbahet në postin iranian Ban-dar Abbas. Anëtarët indianë të ekuipazhit të saj raportohen në shëndet të mirë dhe ende në bordin e anijes, raportonte ambasada e Iranit në Indi. Min-istri i jashtëm britanik Jeremy Hunt, foli me homologët e tij gjermanë e francezë për t’i nxitur të nisin një operacion ndërkombëtar detar në Gjirin Persik, ku tashmë është prez-ente një “task-force multina-cionale”.

Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fundjavë, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike. Sondazhet tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do të ketë nevojë për një part-ner koalicioni, për të formuar qeverinë. Zelensky është zotuar të zbatojë reforma dhe të luftojë korrupsionin. Duke folur jashtë një qendre votimi, pas hedhjes së votimit në Kiev të dielën, zoti

Zelensky tha se zgjedhjet e par-akohshme parlamentare ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”. Presi-denti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, në muajin maj. Ukraina ndodhet prej disa vitesh në konflikt me forcat pro-ruse në lindje. Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë nisur në vitin 2014 dhe kanë marrë mbi 13,000 jetë njerëzish.

Emigracioni në Mesdhe, Italia refuzon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënsh-kruajë dokumentin e Parisit në takimin informal mbi emigra-cionin në Mesdhe që u mbajt dje në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë pjesë në këtë takim, por ka dërguar stafin e tij teknik, të cilët kanë referuar qëndrimin e Italisë mbi krizën e emigra-cionit në Mesdhe. Qeveria e Romës dhe e Valetës vazhdojnë të ndjekin të njëjtën linjë qën-drimi si në takimin e Helsinkit duke propozuar mekanizma të

shpërndarjes së përkohshme të gjithë emigrantëve të parreg-ullt në Evropë, si dhe një listë portesh evropiane të sigurt ku emigrantët duhet të zbarkojnë me rotacion. Kjo zgjedhje do të lehtësoj Italinë e Maltën të cilat po mbajnë peshën kryesore të krizës së emigracionit, duke rrezikuar të kthehen që shtete ‘hot spot’ të emigrantëve në Evropë. Italia kërkon gjithashtu nga Evropa një politikë të drejtë e të vërtetë në riatdhesimin e emigrantëve që nuk plotësojnë kushtet e qëndrimit në Evropë.

Trajkoviç: Dorëheqja e Haradinajt, pasoja të mëdha për Serbinë

Perëndimi denoncon Izraelin për shkatërrimin e shtëpive palestineze

Të paktën 6 të vdekur nga vala e të nxehtit

në Shtetet e BashkuaraPjesa më e madhe e Shteteve

të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur. Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në natyrë, si festivale, koncerte e ndeshje sportive. Temperaturat e larta, edhe pse nën 40 gradë, jepnin ndjesinë prej 43 gradë Celsius për shkak të lagështirës. Në mbarë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë dje se është e rëndësishme që Koso-va së shpejti të ketë qeveri funksionale. Në përgjig-jen për mediat mbi dorëheqjen e Ramush Haradinaj, Heldt ka thënë se Gjermania respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe vendimin e kryem-inistrit. “Kosova vazhdon të ketë përballë sfida të rëndësishme politike, në veçanti dialogun politik me Serbinë dhe reformat e brendshme politike. Është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë një qeveri funksionale”, është shprehur ndër të tjera ambasadori gjerman. Dje ai përmes Haradinaj një letre ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive për vendimin, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të PDK, ku ka thënë se partia është gati për zgjedhje dhe hyn për të fituar. “Tashmë data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Ne kemi përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor, që ka fuqizuar PDK, dhe jemi të përgatitur për zgjedhje si asnjëherë më parë”, është shprehur Veseli. Në takim është vendosur që të gjitha degët e PDK të krijojnë shtabet zgjedhore gjatë kësaj jave. Data e zgjedhjeve është kërkuar dhe nga faktorë të tjerë me në krye opozitën, por presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK, ende nuk është prononcuar për zgjedhjet. “PDK hyn në zgjedhje me qëllimin e qartë për të fituar në këtë proces”, ka thënë tutje Veseli.

Gjermania: Kosova të ketë sa më shpejt një qeveri funksionale Veseli mbledh kryetarët e degëve, formon shtabet zgjedhore

kanë arrestuar 17 të dyshuar të lidhur me CIA-n, duke i quajtur gënjeshtra dhe propagandë. “Raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, janë totalisht të rreme. Aspak të vërteta. Janë vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse në rastin e rrëzimit të dronit) të krijuar nga regjimi fetar që është duke dështuar dhe nuk e di si të veprojë”, ka thënë Trump përmes një postimi. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka hedhur dyshime për këto arrestime në një intervistë televizive, duke thënë se “regjimi i Iranit ka një histori të gjatë të gënjeshtrave”. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë publikisht se ai ka gatishmëri për t’u takuar me liderët iranianë për të punuar në çështjet e sigurisë dhe ato bërthamore, mirëpo Teherani ka thënë

se nuk dëshiron një gjë të tillë, derisa të mos hiqen sanksionet e SHBA.

Rekrutimi kur aplikuan për vizaAutoritetet iraniane thanë se 17 të

dyshuarit janë të gjithë iranianë dhe se ishin rekrutuar nga amerikanët kur aplikuan për vizë për në SHBA ose kur patën dashur të rinovonin vizën e vjetër. Televizioni iranian publikoi regjistrime që supozohet se tregojnë agjentë të CIA-s, të cilën kanë qenë në kontakt me spiunët e dyshuar. Për shembull, një iranian thuhet se është rekrutuar nga CIA në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesazhi nga Teherani bëhet i ditur në një periudhë tensionesh masive me SHBA. Në fund të qershorit, rrëzimi i një droni zbulimi të SHBA nga ana e Rojeve Revolucion-are Iraniane mbi Ngushticën e Hor-

muzit për pak çoi në një konfrontim ushtarak. Presidenti i SHBA Donald Trump e ndaloi, sipas të dhënave të veta, vetëm në minutën e fundit një sulm hakmarrës. Në qershor, Irani ekzekutoi një njeri që e akuzoi për spi-unazh në llogari të Shërbimit të Fshe-htë të SHBA, CIA. Personi ishte punon-jës i Departamentit të Udhëtimeve në Hapësirë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai dhe gruaja e tij ka qenë arrestuar për spiunimin për CIA në vitin 2010, pasi hetuesit thanë se kishin zbuluar prova në shtëpinë e tyre. Pas hetimeve me vite të tëra, një gjykatë ushtarake e dënoi pastaj burrin me vdekje.

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë pasi sipas saj, kjo do ta shtyjë fillimin e dialogut dhe do të zgjasë taksën ndaj mallrave serbe. “Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e forta sa i përket re-fuzimit për heqjen e taksës. Ramushi, me strategji, ngriti pritshmërite e votuesve dhe në vend se të riforma-tohet qeveria, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Mediat perëndimore kanë dënuar sot shkatërrimin e dhjetra shtëpive palestineze nga ushtria e Izraelit në fshatin palestinez Sur Baher, mes Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perën-dimor, teksa një nga kritikat e quante "spastrim etnik i pandëshkueshëm". "Shkatërrimet janë shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe pjesë e një sjellje sistematike e Izraelit për zhven-dosjen e dhunshme të palestinezëve në territoret e pushtuara," tha Saleh Higa-zi, zëdhënës i Amnesty International.

17 të dyshuarit janë të gjithë iranianë dhe se ishin rekrutuar nga amerikanët kur apli-kuan për vizë për në SHBA ose kur patën dashur të rinovonin vizën e vjetër. Ata ishin punësuar në sektorë të ndjeshëm privatë, bërthamorë, infrastruk-turë, ushtri dhe fushat kibernetike...

Page 14: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT14 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Hetimi ka zgjatur prej disa mua-jsh pasi dyshimet paraprake

ishin se bëhej fjalë për një grup të strukturuar kriminal. Uniformat blu bëjnë të ditur se gjithashtu janë se-kuestruar edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjatë operacionit u sekuestruan disa doza kokainë dhe 3.7 kg përzierës

Kundërshtuan dhe dhunuan punonjësit e policisë, pranga katër personaveKatër persona kanë përfunduar në

pranga pasi kanë kundërshtuar dhe dhun-uar dy punonjës policie në qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e së dielës dy policët e dhunuar kanë shkuar në një lokal në zonën e Skel-ës, për të shoqëruar 36-vjeçarin Armando Dredha pasi kishin informacione se ishte person me probleme. Në momentin e ndë-rhyrjes për shoqërimin e 36 vjeçarit, në zonën e Skelës në një lokal, tre të rinj të tjerë që shoqëronin Dredhën kanë ndërhyrë për mos lejimin e shokut të tyre që të shoqëro-hej nga policia. Duke u konfliktuar me dy punonjësit e policisë, të cilët janë goditur

më grushte dhe me shkelma, dy punonjësit kanë kërkuar ndihmë nga forcat e tjera të policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur ndalimin e agresorëve, të cilët më pas u shoqëruan në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës. Burime zyrtare thanë se dy policët janë goditur në krye të de-tyrës nga katër të arrestuarit. Dy policët e dhunuar pas informacioneve të marra në rrugë operative se në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte shtetasi Armando Dredhaj, i cili dyshohej për një vepër penale shkuan aty për ta shoqëruar atë në komisariat. Por

dy policët hasën kundërshtimin e miqve të 36-vjeçarit, të cilët kanë goditur duke i shkaktuar disa dëmtime në kokë e trup. Dy policët e dëmtuar u transportuan në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. “Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërim-in e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale. Në momentin që punonjësit e pol-icisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A. C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e

këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, raportoi zyrtarisht policia mbi këtë ngjarje. Në pranga veç 36 vjeçarit përfunduan edhe shokët e tij të identifikuar sipas policisë si Daniel Muçaj, Sebastian Naqellari dhe Kevin Muhametaj. Policia nuk bën të ditur veprën penale për të cilën dyshohej 36-vjeçari, pasi burimet thonë se është ende nën verifikimin, ndërkohë atij dhe tre shokëve do ti shtohet edhe akuza e kundërshtimit të forcave të policisë.

Frontex me dorë të hekurt, në 6 muaj 1500 të ndaluar në kufiVetëm në 6 muajt e parë të këtij viti Drejtoria e Kufirit

dhe e Migracionit ka kapur rreth 1500 emigrantë të palig-jshëm, të cilët nëpërmjet kufirit me Greqinë kanë tentuar në hyjnë në territorin Shqiptar në mënyrë të paligjshme. Duke iu referuar burimeve zyrtare pranë Policisë së Shtetit, mësohet se rreth 60% e tyre janë kthyer vullnetarisht në Greqi, duke bërë procedurat nga ana e palës shqiptare. Sipas burimeve, këta persona mendohej se do ta përdorn-in vendin tonë si rrugë transiti për të kaluar në vendet e BE-së, aty ku kanë edhe familjarë të tjerë të tyre. Ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar azil në Shqipëri e aktualisht po trajtohen në qendrën e azilit në Babrru. Ndërkohë, një pjesë e emigrantëve të kapur në mënyrë të paligjshme ndodhen në qendrën e Karreçit, ku pasi të verifikohen e të bëhen procedurat përkatëse, do të përcaktohet nëse do tu jepet azil në vendin tonë apo do të kthehen në vendin nga kanë ardhur. Për të gjithë personat e kapur në kufi, janë kryer procedurat nga Policia Kufitare, si marrja e gjurmëve të gishtërinjve, verifikimi në sistem etj.

Kanosi vëllanë për pronën, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

Një 57-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Në prangat e uniformave blu të Elbasanit përfundoi shtetasi me inicialet L. K. 57 vjeç. Sipas burimeve zyrtare ky shtetas ka pasur një konflikt me vëllanë e tij për motive pronësie. Për këtë arsye mbrëmjen e djeshme ai ka shkuar në banesën e vëllait me inicialet P. K. duke e goditur dhe ushtruar presion ndaj tij. Ka qenë vetë i dëmtuari i cili ka lajmëruar policinë, këta të fundit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 57-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L. K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P. K.. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, tha policia.

40-vjeçari pret gishtat gjatë punës, pranga përgjegjësve të KURUM

Dy punonjës të kompanisë KURUM janë arrestuar dje nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare thanë se dy punonjësit e uzinës së prodhimit të çelikut në ish kombinatin metalurgjik Elbasan u arrestuan me akuzën e moszbatimit te rregullave të sigurisë në punë. Në pranga përfunduan shtetasit Erion Dautaj përgjegjës i kompanisë KURUM dhe Gazmend Dautaj punon-jës pranë kësaj kompanie. Arrestimi i tyre u bë pasi mesditën e djeshme shtetasi Elian Methasa 40-vjeç, punonjës i Uzinës së Petëzimit të kompanisë Kurum ka pësuar një aksident në punë dhe për pasojë ka prerë dy gishtat e një dore. Pas aksi-dentit 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por fatkeqësisht ai nuk mundi ti shpëtojë gishtat. Menjëherë pas ngjarjes policia nisi hetimet dhe bëri të mundur arrestimin e dy shtetasve të lartpërmendur. Sipas uniformave blu të Elbasanit dyshohet se ngjarja aksidentale që ka sjellë dëmtimin e 40-vjeçarit ka ardhur si shkak i kushteve të punës.

Elvis MYRTA

Tre persona janë arrestuar mes-ditën e djeshme në kryeqytetet, pasi

akuzohen se shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Në prangat e uniformave blu të Komisariatit nr. 1 të Tiranës përfunduan shteta-sit Elvis Fejzullai 22 vjeç, Mariglen Ismaili 35 vjeç dhe Genti Xhabeje 43 vjeç. Gjithashtu policia sekues-troi në cilësinë e provës materiale edhe disa doza me lëndë narkotike të dy-shuar kokainë dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për kokainën. Hetimi ka zgjatur prej disa muajsh pasi dyshimet paraprake ishin se bëhej fjalë për një grup të strukturuar kriminal. Uniformat blu bëjnë të ditur se gjithash-tu janë sekuestruar edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumen-timin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndar-jes së drogave të forta. Tre të rinjtë u arrestuan në katin e parë të një pallati në rrugën “Budi” ku e tregtonin, por edhe konsumonin kokainën. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Ky është rasti i dytë i goditjes së rasteve të shpërndarjes së drogës në lokalet e natës në kryeqytet. Pesë ditë më parë policia e kryeqytetit ndërmori një operacion ku arrestoi pronarin e një lokali nate në zonën e “Komunës së Parisit”, i cili kishte përshtatur në biznesin e tij ambiente për shitjen dhe konsumimin e kokainës.Operacioni “Frekuentuesit”

Uniformat blu të kryeqytetit në sajë të oper-acionit të koduar “Frekuen-tuesit”, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytetet. Uniformat blu thanë se operacioni

“Frekuentuesit”, u final-izua me sukses në sajë të së cilit përfunduan në pranga tre persona. Tre të arrestuarit prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike të forta në lokale të natës në Tiranë. Gjatë operacionit “Frekuentuesit” u sekues-truan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar koka-inë si dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për kokainën. Operacioni u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Poli-cisë Tiranës. Ky operacion u ndërmor në kuadër të goditjes dhe dokumentimit ligjor të veprimtarisë krim-inale në fushën e narko-tikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim

droge të lokaleve të natës, klubeve, tallavave. Kanë qenë oficerët e policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, ata të cilët e finalizuan me sukses operacionin policor anti-drogë të koduar “Frekuen-tuesit”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit me inicialet M. I., 35 vjeç, banues në Tiranë; G. XH., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe E. F., 22 vjeç banues në Tiranë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtor-isë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, është mar-

rë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambi-ent duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike kokainë. Në këtë kuadër u organi-zua dhe finalizua operacio-ni, duke ushtruar kontroll në ambientet e lokalit, ku si rezultat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dysh-uar kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilo-gramë pluhur i dyshuar përzierës për kokainën. Në cilësinë e provës materi-ale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumen-timin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Ma-terialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, goditet grupi i shpërndarësve të kokainës në kryeqytet

Page 15: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Pas lajmit mbi ekze-kutimin e 43-vjeçarit diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO, një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar i tha De Gelder-lander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta dhe ka bërë biznes me sipërmarrës...

Elvis MYRTA

Mesnatën e së dielës Policisë Shqiptare i ka mbërri t -ur konfirmimi i

autoriteteve holandeze mbi ekzekutimin e Festim Latos, të vetëshpallur “Presidenti i Çamërisë”. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë. Sipas De Gelderlander, Lato ka shman-gur një “ushtri” kreditorësh për një kohë të gjatë. Ai u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me vrasjen e tij. Pas lajmit mbi ekzekutimin e 43-vjeçari diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO, një organi-zatë e bazuar në Hagë për ven-det, rajonet dhe popujt e papër-faqësuar i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta. “Ka bërë biznes me sipërmarrës që nuk paguajnë TVSH, e për rrjedhojë ka vulo-sur një numër marrëveshjesh të fshehura. Shumë kompani apo edhe qeveri i huazuan shuma të mëdha, por nuk i panë më kurrë me sy ato para, vazhdon Zandberg që u shpreh sido-qoftë i tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 42-vjeçarin si një njeri që të bënte për vete me energjinë e tij”, ka thënë diplomati. I njohur si biznes-men, ai u kthye shpejt në njërin prej aktivistëve më të zëshëm të “çështjes çame”. 30 tetorin e 2016-ës Lato pati shpallur Republikën e Çamërisë, e një vit më pas premtoi së shumë shpejt do të prodhoheshin dhe 500 pasaportat e para të saj. Ndërkohë, pas konfirmimit të autoriteteve holandeze se

Festim Lato është personi i ekzekutuar mbrëmjen e së premtes mëngjesin e djeshëm familja e Festim Latos, ka hapur dyert e mortit. Por edhe pse me dyer morti hapur vëllai i madh i 43-vjeçarit, Xhemil Lato tregon se ende nuk e kanë konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë, por janë duke pritur përgjigjet e ADN-së. Gjithashtu, referuar dëshmisë së një nga vëllezërve, bëhet e ditur se nuk janë lejuar që të shkojnë në mort tre fëmijët e Latos për të bërë verifikimin e kufomës, e ndërsa vihet re se pranë banesës 3-katëshe dhe në lagjen e tij nuk është vendosur lajmërimi i nekrolog-jisë. Familjarët shprehen se janë kontaktuar nga policia e Holandës, ku janë informuar mbi vdekjen e Latos, por am-basada holandeze as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar një lajm të tillë.

Kush është Festim Lato?I vetëshpallur si 'Pres-

ident i Republ ikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Lato ishte vetësh-pallur si 'President i Repub-

Policia e Durrësit plan masash për sezonin veror, ja rrugët që duhen evituar

Policia e Durrësit ka organizuar një plan masash për garantimin e jetën të pushuesve shqiptarë e të huaj, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore kryesisht në disa nga akset rrugore që për policinë konsiderohen si më problematiket. Në një prononcim për mediat, kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini shprehet se si akse më problematike janë ato Maminas-Gjiri i Lalzit, Fushë-Krujë e Thumanë. “Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri i Lalzit, Maminas-Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem- Ura e Gjoles, Fushë Krujë-Thumanë. Në këto akse janë me shërbim të përforcuara dhe monitorim për menaxhimin e trafikut”, tha ai. Sipas zyr-tarit të policisë, këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar dhe ulur numrin e aksidenteve. “Gjithë këto masa janë marrë për të ulur dhe parandaluar numrin e aksidenteve”, tha kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini.

likës së Çamërisë', ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë. Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u mer-rte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut

ai ka publikuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruksel dhe vende të tjera për kauzën çame. Kundër tij nuk kanë munguar demaskimet për mbledhjen e fondeve përmes mashtrimeve, por që nuk kanë asgjë serioze për çësht-jen e shqiptarëve të Çamërisë. Historiani Arben Llalla në një shkrim në vitin 2017 e cilësonte si mashtrues që gën-jente në emër çështjes çame.

Nuk paguante detyrimet, pronari i lokalit dhunon punonjësit e tatimeve

Një sherr mes inspektorëve tatimorë dhe pronarit të një lokali në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet është përshkallëzuar në konfrontim fizik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar tensionet mes palëve. Mësohet se lokali kishte marrë një gjobë para një muaji dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga inspektorët tatimorë por pronari i tij ka zgjedhur të hapë lokalin pa shlyer ende gjobat. Ai ka dhunuar inspektorët tatimorë duke thyer edhe objekte të lokalit. Patrulla e policisë e cila është gjetur pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ka ndërhyrë duke bërë të mundur shoqërimin e tre personave. Prej disa ditësh inspektorët tatimorë kanë nisur vendosjen e masave strikte për pronarët e bizneseve që nuk shlye-jnë detyrimet tatimore në kuadër të aksionit anti-informalitet. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar rastet konkrete që janë prekur nga ky aksion të lokaleve dhe hoteleve luksoze në mbarë vendin duke paralajmëruar se për shkelje të tilla do të ketë, zero tolerancë.

Familjarët hapin dyert e mortit në Vlorë

Mediat holandeze konfirmojnë vdekjen e Festim Latos, shkak i ekzekutimit

të 43-vjeçarit dyshohet borxhet

Pas përplasjes me makinën motori godet biçikletën, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksi-denti rrugor në aksin Shkodër-Lezhë, në fshati Beltojë, Shkodër. Mësohet se një motor tip “Yamaha” është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe gjatë rrëzimit të motorit është aksidentuar biçiklit-isti 32-vjeçar me inicialet D. Gj.. Gjithashtu sipas burimeve zyrtare i plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i motorit “Yamaha” 31 vjeçari me inicialet M. S.. Pas ngjarjes dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas bluzave të bardha të qytetit verior dy të rinjtë që mbetën të plagosur në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident policia ngriti një grup hetimor. Paraprakisht raportohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, megjithatë hetimi përfundimtar nga uniformat blu do të jetë ai që do të japë shkaqet e këtij aksidenti që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Kur kanë kaluar gati 5 muaj nga supergra-bitja e Rinasit, ku u morën afro 6.5 milion euro nuk ka ende asnjë informacion mbi personin që e organizoi atë. Edhe pse policia një muaj më parë ofroi një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo që jepte informacion mbi vendndodhjen e Klemend Çalës. Burime bëjnë me dije se të paktën 100 telefonata janë administruar nga uniformat blu për vendndodhjen e tre personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e 9 prillit, por pas verifikimeve asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e vlefshme për kapjen e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala si dhe mikut të tyre Talo

Çela. Informacionet e mbërritura nga telefo-natat në Policinë e Shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, i cilësuar si truri i grabitjes së 6,5 milionë eurove në pistën e Rinasit kanë qenë të pakta, por edhe ato pak telefonata nuk kanë qenë efikase për ti ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit. Sipas policisë të tre këta persona referuar sistemit TIMS rezultojnë në territorin shqiptar, por ka dyshime se janë larguar nga vendi ynë përmes kufirit të gjelbër. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se Klement Çala vëllai i tij dhe Talo Çela, të tre nga Elbasani, dyshohet se fshihen në Kosovë.

Për këtë arsye autoritetet shqiptare dhe ato kosovare kanë shkëmbyer shpesh herë infor-macion për këta tre shtetas dhe autoritetet tona nëpërmjet letër-porosive i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve kosovare. Burime të rezervuara nga grupi hetimor i thanë gazetës “Sot” se Policia Kosovare në dy raste ka marrë dhe aksione për kapjen e tre të shpallurve në kërkim. Një aksion është ndërmarrë në Pejë dhe një tjetër në Prishtinë, pasi kishte informacione se vëllezërit Çala dhe Talo Çela fshiheshin në këto qytete. Nga grabitja e 9 prillit të këtij viti deri tani janë vënë në pranga Ragip Hajdini, Elton Pikli,

Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela dhe Alkond Bengasi. Ishte dëshmia e këtij të fundit që zbuloi grupin, pasi pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Më 15 Qershor të këtij viti u ar-restua edhe Hasan Kanaçi, personi që dyshohet se informoi grabitësit nga brenda aeroportit për transfertën e parave drejt Vienës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kanaçit, u gjetën rreth 100 mijë euro, që dyshohet se janë grabitur në pistën e Rinasit. Ditën kur ndodhi ngjarja, humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë Admir Murataj, i cilësuar si një nga organizatorët e supergrabitjes.

Asnjë informacion mbi Klement Çalën, dyshohet se fshihet në Kosovë

Page 16: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

16 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

Nga Bardhyl BEJKO

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedh-je të trefishta në 13 tetor është njëherësh

edhe paradoks i trefishtë. E trumbetuar si dita magjike, çelësi për ti zgjidhur të gjitha në 24 orë në fakt është strategji për ti bërë të gjitha lesh e li. Pas dekreteve seriale dhe çdekretimit të 30 qershorit, terrorin e organizuar kundër një fushate zgjedhore, me pretekstin se ishte nul dhe propagandës se do bëhej kasaphanë e përplasje civile mes palëve, sikur Shqipëria ishte në prag lufte dhe kur asgjë nga këto nuk u provua nga parashikimet ogurzeza, nisi një lojë tjetër për ta thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. Sigurisht, Presidenti është i in-teresuar për paqe sociale dhe marrëveshje mes faktorëve politik. Po gjithçka e koncepton sipas stilit të vet, fillimisht duke bërë kokëfortin, siç deklaroi në një nga konferencat seriale, më parë duke deklaruar se do jepte edhe jetën në interes të zgjidhjes dhe mund të bënte edhe Alenden, më pas Avni Rustemin e Mic Sokolin. Së fundi Presidentit i drejtohet popullit përmes facebook me mesazhin që në 13 tetor të shkohet në tri palë zgjedhje. Pra tri palë zgjedhje në 12 orë. Në se i marrim me radhë tri zgjedhjet, shikojmë se në të tria zgjedhjet e propozuara, ka nga një paradoks të madh dhe të pamundshëm për tu kapërcyer. Jemi në mesin e legjislaturës dhe mazhoranca e konfirmuar në zgjedhjet e qershorit 2017- të, certifikuara dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe të shpallura legjitime, parlamenti dhe qeveria kohë më parë pas bojkotit të opozitës dhe djegies së mandateve nga deputetët e saj nga SHBA dhe

Nga Besi BEKTESHI

Isha i sigurt që Lulzim Ba-sha do të shpikte një mar-rëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit mizerabël që

ka si në shoqëri dhe në parti! Humbjeve të një pas njëshme! Por nuk më shkoi fantazia se do të krijonte "formularin bio-grafik të PD-së antikomuniste" dhe e "pa përlyer politikisht" me ato të vitit 1944-1990-të!! Janë të fortë hëëë! Lulzim Basha tashmë ka një krijesë të shëmtuar dhe aspak të besueshme për të administruar dhe është ai që e ka shpërfytyruar kështu Partinë Demokratike! E gjithë "esenca" e formularit të Lulzimit të PD-së ishte - hahaha faqja 13 në se ju kujtohet skeçi në Estradën e Shkodrës, luajtur nga të mëdhenjtë e humorit Besnik Çinari, Zyli Miloti, Drande Xhaj e Edmond Halilin, por që avokatin e interpretonte i madhi Sandër Ruçi! Po pra te faqja 13-të ku futeshin edhe paret! I gjithë formulari i PD-së të Lulit, ishte marrëzia më e madhe që i dre-jtohet një grupi vullnetar njerëzish të organizuar në parti dhe që nuk kishte një pikë të vetme, ku të dilte sëmundja e madhe e këtyre 30-të viteve apo pasurimi i paligjshëm, i pa ndershëm i shumë e shumë individëve të kësaj force politike në pushte-tet e ndryshme! Nuk kërkohej kjo gjë! Nuk duhet të dilte se sa kanë vjedhur ish ministrat dhe ish kryeministrat e PD-së, as deputetët e saj dhe sa pasuri kanë! Në një "formular vetdeklarimi pra"! Jo jo, nuk duheshin të shkruheshin pasuritë sepse "hahaha" - thyhen të drejtat e njeriut?! Në formular nuk pyetet për pasurinë, sepse në këtë formë i pari që duhet të largohet është Lulzim Basha në të vërtetë, por dhe shumë e shumë pas tij, nga ajo parti dhe nga shumë elementë të tjerë demokracie!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Paradokset e trefishta të 13-të tetorit

Patetizmi formular biografik në PD, "karshillëk" ndaj Reformës në Drejtësi!

BE, kërkohet të ndërpritet kontrata dhunshëm, e njëanshme dhe tu thuhet shqiptarëve :Kaq me këtë mazhorancë! Të shkojmë në zgjedhje në 13 tetor. Meta kërkon tu thotë deputetëve të mazhorancës: Tani dorëzoni kartonët dhe dilni bashkë me opozitën rrugore se do fillojmë lojë të re. Boll qëndruat! Shkurt, ju shumica ikni zhdukuni! Po nëse ky është paradoksi numër një, pas tij vjen dyshi. Ende nuk janë konstituuar krybashkiakët e rinj. Nuk janë mbyllur tabelat e rezultateve dhe ky pushtet i dal nga zgjedhjet lokale konsiderohet i paqenë. Arsyeja se nuk mori pjesë opozita. Me këtë manovër kërkohet të flaket, të hidhet në kosh vullneti i më shumë se 800 mijë votuesve shqiptarë që iu përgjigjën ftesës për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur organet e qeverisjes vendore. Ende pa u ulur në karriget e bashkive, i hiqet vizë një pushtetit pa drejtuar asnjë ditë. Shkurt u thuhet shqiptarëve se 30 qershori ishte loja. Zgjedhjet legjitime janë ato të 13 tetorit. Çuditërisht është zgjedhur një ditë që në kalendarin horoskopik është si ditë tersi, e konstatoi edhe vetë Presi-denti i cili do të kthejë në një ditë lapidare kur të zgjidhen si me magji tërë problematikat që sot ndeshen në politikën shqiptare, ku ai ka pjesën e luanit me qëndrimet dhe veprimet që ka ndërmarrë, duke dekretuar e çdekretuar, pa pëlqim të palëve. 30 qershorin e cila ka qenë një datë kushtetuese dhe e pranuar nga tërë faktori politik i vendit. Pikërisht thirrja për të parë 13 tetorin si ditë zgjedhjesh, lokale është paradoksi më i rëndë, atentati që u bëhet shqiptarëve dhe shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve. Ç`kuptim ka që sapo dolëm nga zgjedhjet, arbitri i fryn bilbilit, kërkon anulim loje dhe cakton ndeshje në një ditë tjetër, ku mundësia për të marrë pjesë të gjithë është zero? Apo për Presidentin tonë është e mjaftueshme që të konsiderohen ligjore

Formulari i Bashës nuk do të luftojë perversitetin e vjedhjes në PD, por kërkon të bëjë biografi dhe show politik idiot si zakonisht vetëm ai di të bëjë! Lulit sot nuk i duhen krimet që kanë bërë njerëzit e elitës së PD-së për 30-të vite korrupsion dhe perversitete politike, por dhe krim politik! Atëherë çfarë ka krijuar Lulzim Basha në këtë formular? Marrëzinë biografike si dikur bënte PPSH-ja me anëtarët e partisë së saj! Ja çfarë ka formulari në faqen e 13-të kur duhet të ishin paratë dhe është në fakt biografia politike! Ja çfarë nuk duhet të kishte qenë anëtari i PD-së në faqen 13-të të formularit biografik Lulzim Basha: Nuk duhet të keni qenë anëtar dhe kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror, anëtar i presidiumit të Kuven-dit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i sigurimit të shtetit, bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, apo i favorizuar i tij, anëtar i Komisionit të Dëbim Internimeve, prokuror, gjyqtar në proceset politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore të posaçme!

Kaq - asgjë për pasurimin dhe krimet gjatë 30-të viteve dhe për shumë e shumë elementë të diktaturës së zbatuar deri tani te njerëzit e politikës në PD! Po çfarë duhet të mos kishte në "biografi" një anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë!? Anëtari i PPSH-së nuk duhet të kishte qenë anëtar i Ballit dhe Legalitetit, as i Partisë Fashiste ( megjithëse Nexhmija dhe Ramizi thuhet se kanë qenë) nuk duhet të kishte qenë deputet dhe ministër i Monarkisë dhe Fashizmit, as anëtarë i thjeshtë i tyre! As prokuror dhe gjykatës i monark-isë dhe fashizmit?! Po po, as agjent i SIM-it dhe shërbimeve të huaja! As i paguar me bordero i shërbimeve të huaja dhe kohës së Monarkisë! As oficer në shërbim të Monarkisë dhe Fashizmit?! Me të tilla marrëzi merret faqja 13-të e libretistit

Lulzim Basha (and company ose kupto SB e rreth rrotullakët e tij) në vend që kjo faqe të merrej me pasurinë e njerëzve në PD! Në qoftë se kërkon që të mos jetë biografik formulari them! Përndryshe ai është një marrëzi tipike e Lulit që kërkon një spastrim tjetër dhe ti bëjë karshillëk reformës në drejtësi! Kanë vdekur të gjithë ata që mund të kenë qenë anëtarë të byrosë dhe kush është gjallë, nuk i ka luajtur fiqiri të futen në partinë e Sali Berishës e cila është më keq se sa partia e tyre e vjetër ose PPSH! Sepse Lulzim Basha ( SB-ja) e konsideron një ish sigurims më të rrezikshëm se sa një ish sekretar partie si Sali Berisha!? Më të rrezikshëm disa qindra apo ndoshta mijëra ish të rekrutuar të sigurimit që ka pasur PD-ja në "gjirin e saj" se sa krye demonin e PPSH- së dhe përfaqësuesin më të denjë të PPSH-së ideologjikisht ose Sali Berisha! Formulari i Lulzimit nuk ka mundësi të evidentojë njerëzit që urdhëruan të hapen depot në vitin 1997-të! As ata që urdhëruan të vriten njerëzit në 21 janar!? Nuk do të evidentojë se kush ka bërë grusht shteti dhe urdhëroi atë në 1998-të?! Po pra me që merret me biografitë e para 90-ës, pse nuk kujtohet me biografitë mbas 90-ës?! Apo jemi në demokraci dhe kjo nuk merret me biografi?! Po po merret me biografi edhe demokracia! Merret me biografitë e kriminelëve të korruptuar të këtij vendi! Të njerëzve që kanë shkaktuar mijëra të vdekur vetëm në vitet 1997-1999-të! Për grabitësit e parave të shqiptarëve! Për hedhësit në erë të Gërdecit dhe vrasjen e 26-të njerëzve dhe plagosjen e 150 të tjerëve në një sekondë! Demokracia merret me biografitë kriminale të hajdutëve dhe kriminelëve politikë, të pasuruarve me abuzim dhe me mash-trim! Demokracia merret me aferat e mëdha ku Shqipëria ka humbur miliona e miliona sikundër janë Cez apo dhe KESH apo dhe koncesione nafte, kromi e bakri me kompani fantazma që nuk kanë paguar asnjëherë dhe që kanë fituar miliona! E

njerëzit që i kanë bërë këto janë aty në partinë demokratike dhe lidershipin e saj të korruptuar! Me krimet dhe vjedhjet e tyre ia kanë kaluar dhe anëtarëve të byrosë politike të partisë së parë të Sali Berishës! Por të tilla gjëra dhe akoma më shumë me fajet në drejtësinë e formuar nga Berisha dhe Basha deri dje - do të merret Reforma në Drejtësi e amerikanëve dhe evropianëve që po fillon! Ajo nuk ndalet dot! Kurse formularët idiot dhe mashtrues të Lulzimit, janë vetëm për karshillëk dhe marrëzi filozofike e politike në ajrin e ndytë të momentit politik sot! Këto soj formularësh bio-grafikë i shërbejnë vetëm neo-stalinistëve patetikë sot në PD, për të zgjidhur punët e tyre brenda partisë, por jo për të pastruar partinë nga njerëz të rrezikshëm si hajna dhe mashtrues! Ky formular në mënyrë donkishoteske tenton ti bëjë karshillëk Reformës në Drejtësi, në ngjashmëri me formu-larët antiligjorë që klasa politike bëri para disa vjetëve ( frymëzuar po idiotikisht nga PD e Lulit) për të larguar me demek të korruptuarit?! Po pra, duke bërë organizmat politike vullnetare partiake - mbi drejtësinë?! Ligje që merren me biografinë politike se sa atë financiare dhe ekonomike që ka sot shumë rëndësi! Kur këtë gjë duhet ta bëjë drejtësia! Kur pastërtinë e biografisë ekonomike e bën drejtësia! Jo partia?! E PD-ja nuk vendos në formular pikërisht "biografinë ekonomike" sepse justifikohet me lirinë në parti dhe krijon marrëzitë biografike me komunizëm, të cilat janë delire që duan ose kanë qëllim karshillëkun me Reformën në Drejtësi! Cila parti? Ajo që ka pasur ish kryeministrin e fundit komunist në Evropë dhe biles ish sekretar partie dhe ish komunistin e fun-dit në Evropë si kryeministër? Kjo parti tani bën rregullimin e biografisë së faqes 13 dhe kërkon të largojë ata që "kanë qenë anëtarë të byrosë politike të PPSH-së"?! Tashmë pothuaj të gjithë e kuptojnë se në çfarë deliri politik, janë aty lart në PD!

ndryshuar dhe një ndryshim tjetër do të bënte rreckë kushtetutën, do ti ndryshonte themelet e saj. Si mundet të ndryshojë kushtetuta se do Meta për tu thënë shqiptarëve se unë jam nga ata burra që vë në dispozicion karrierën time dhe jam gati të sakrifikoj presidencën, vetëm që të zgjidhet kriza politike?! Nëse paradokset e dy zgjedhjeve, të përgjithshme e lokale edhe mund të përtypen, kjo e treta, ka vetëm një qëllim. Presidenti kërkon tu thotë shqiptarëve dhe atyre që kanë iniciuar shkarkimin nga parlamenti se, unë presidenti juaj, Ilir Meta, jam nga ata shtetar, i dinjitetshëm, largpamës që për interesa madhore vetësakrifiko-hem. Kot nuk deklaroi vetëm ditë më parë, se është Avni Rustem. Me këtë të zgjedhjes së presidentit në 13 tetor nga populli, vet Presidenti nuk është i sinqertë. Si lojë është brenda parametrave të strategjisë të gjithë kësaj kohe kur ai kërkon të bëj shpëtimtarin sipas mënyrës së vet. Po njëherësh është i bindur se pushteti i tij nuk preket në 13 tetor. Me këtë propozim arrihen të gjitha për Presiden-tin. Edhe pushtetet opozitës ia jep në sini, edhe veten e ruan në presidencë edhe mazhorancën e bën siktir. Pasi bën thirrje për ditën magjike që do i rregullojë të gjitha dhe do vendosi balancat në Shqipëri, pasi i jep opozitës gjithçka ka kërkuar me një skemë perfekte, atë që ka dashur ta marrë me dhunë, edhe mazhorancës i heq tërë pushtetet e votuara nga populli, Presidenti ynë i vesh tërë kësaj lëvizjeje radikale, kostumin e integrimit evropian. Presidenti nuk harron të deklarojë: Të kapim 13 tetorin magjik. Ti japim Shqipërisë qeverinë e re, pushtetin lokal të ri, presidentin nga populli për të shkuar në 17-18 tetor të sigurt për çeljen e negociatave!? Ndryshe Shqipërisë nuk do i çelen portat e BE-së. Ndaj mos ta lëmë të na iki 13 tetori. Në 13 zgjidhen të gjitha e tha Presidenti ynë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta. Pas ditës simbol, 13-të, është tepër vonë!

zgjedhjet, mjafton që të marrin pjesë vetëm opozita? Nëse ndodh kështu, atëherë lind pyetja: Cili është ndryshim i farsës numër dy nga ajo që ai e pagëzoi farsa një e 30 qershorit? Ndryshon ngjyra apo meqë merr pjesë opozita është ok dhe kjo është legjitime? Po edhe më paradoksale është ftesa që i drejton Presidenti vet Presidentit për tu verifikuar nga vullneti i popullit. Edhe ai në 13 tetor kërkon të votohet në popull. Në këtë lojën me vetveten, pleksen shumë situata dhe dëshira, pamundësitë absolute, pasionet, përplasjet me kushtetutën, me traditën 30 vjeçare të zgjedhjes së presidentëve në Republikën e Shqipërisë, me faktin se edhe ai ka vetëm gjysmë mandati në drejtim të shtetit. Po nuk mbaron këtu paradoksi i zgjedhjeve presidenciale. I pari i vendit e njeh kushtetutën dhe e di shumë mirë se zgjedhja e presidentit bëhet nga parlamenti me tre raunde, siç është zgjedhur edhe vetë zoti Meta me votat e socialistëve, atyre që sot do ti dërgojë në rrugë të madhe. Atëherë si do bëhen zgjedhje nga populli me votë të drejtpërdrejtë kur nuk e lejon kushtetuta apo mos vallë nuk është problem shkelja e saj për interesa madhore që gjykon sot Presidenti ynë? Opozita rrugore për ti bërë qejfin Presidentit dhe për ti kthyer nderet që i ka bërë deri sot, si dhe faljen e pushtetit legjislativ, lokal dhe djegien e mandateve apo daljen në rrugë të madhe në betejë me institucionet i thonë, po, ne jemi gati të ndryshojmë kushtetutën. Po si do e realizojnë këtë të drejtë kur nuk janë më deputetë? Kjo zgjedhja e Presidentit nga populli në një republikë parlamentare është vërtetë kr-yeparadoksi presidencial në zgjidhjen që kërkon ti japin përmes zgjedhjeve të trefishta në 13 tetor. Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga populli, jo vetëm është e pamundshme nga kus-htetuta, po kjo do ishte edhe një ndryshim total i sistemit. Kushtetuta ka vetëm dy vjet që është

Page 17: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 17

Nga Enver CAKAJ

Pasi u dergj rrugëve, mbushi burgjet me huliganët, shkatërroi dhe u shkatërrua vetë,

opozita na qenka hedhur në një aksion të fundit, që pretendon se do ta rrëzojë Ramën. Kjo i ngjan asaj historisë së dhelprës, që deklaronte, se sivjet do të bëhen gorricat se më hahen mua. Opozitës i qenka mbushur mendja se, pas dështimit të aksioneve varavingo, do të përdorë metoda e forma të atilla që do ta bindë popullin dhe ndërkombëtarët. Mirëpo populli dhe ndërkom-bëtaret nuk binden me gënjeshtra, por me alterna-tiva. A e di opozita që djemtë e gënjyer janë ende në burg? Po bota do të pyesë, se përse janë dënuar këta militantë, që ajo i quan popull? Dhe përgjigjja është e qartë: Kanë shkatërruar institucionet e shtetit, që në esencë është djersa e tyre. Si duket opozita paska harrua, që objektivi i saj ishte largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe këtë nuk e arriti, se Ramës nuk iu prek asnjë qime. Por një opozitë dështake në të gjitha aksionet që ka ndërmarrë, nuk ka si të jetë e besueshme, qoftë edhe për militantët e saj, që po rrinë burgjeve për të mbrojtur krimet e krerëve të tyre. Si mund të binden ndërkombëtarët kur qën-dron ende e varur në qafën e Lulushërisë vrasja e katër protestuesve në mes të sheshit? Për cilin popull flet opozita, se ata që e ndiqnin pas ishin militantë jo popull.

Që të bindësh ndokënd duhet të jesh serioz, kur duhet të kesh fituar disa aksione. Kam lexuar në një material amerikan lidhur me aksionet e partive, ku theksohej, se subjektet duhet ta çojnë deri në fund aksionin me çdo kusht, ndryshe janë të dështuara dhe duhet të dalin nga gara. Çfarë do t’u thotë opozita ndërkombëtarëve dhe popullit, kur s’ka fituar asnjë aksion?Do të vazhdojë të tregojë për dosjet “Babale”, që nuk kanë asnjë fakt që vërtetohet nga organet kompetente? Vër-

Nga Ramazan SHERJA

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa amba-sadorëve të huaj për të hetuar e vendosur

drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazh-dimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër. Dhe përgjigjen ia dha ambas-adori austriak, Johann Sattler, që mund të themi se është sintezë e një përgjigjeje që mund t’i jepte çdo ambasador që i del pak kohë për tu marrë me pushtetarë të tillë dhe ka ndjekur me konsekuencë aksionin e vazhdueshëm opozitar, e sidomos atë gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo përgjigje e shkurtër, korrekte, e zhveshur krejtësisht nga sensi diplomatik e ambasadorit Sattler, është tamam sikur të ishte përgatitur me mendjen e të gjitha diplomacive të huaja dhe nuk është vetëm për znj Voltana, por për gjithë ata opozitarë lokalë që mendojnë e veprojnë si ajo. “Do isha i lumtur të diskutoja- i përgjigjet ambasadori kërkesës së Ade-mit. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”. Është kjo një përgjigje sa aluduese për verbërinë e kate-gorisë së pushtetarëve të tipit Ademi e Mziu, aq dhe injoruese për një pushtetare që mundohet të hiqet me mendime dhe sjellje evropiane. Është injoruese kjo përgjigje, sepse Voltana Ademi, duke kërkuar zgjidhje institucionale nga organizma ndërkom-bëtarë, është një Don Kishote e vogël që stonon krejtësisht me aktualitetin e vitit 2019. Shqipëria që ka bërë kaq hapa përpara, me institucione që kanë përfaqësitë e tyre në strukturat evropiane, me një demokraci që edhe pse ka mangësi, ka ecur mjaft përpara, është shumë larg asaj që mendon e dëshi-ron znj Voltana dhe çdo krahasim është absurd dhe qesharak. Së dyti, përgjigja e ambasadorit i thotë edhe një herë Voltanës dhe të gjithë violentëve të tjerë pëdëistë që nuk duan të njohin institucionet, se faktori ndërkombëtar i ka njohur si zgjedhjet e viti 2017 ashtu edhe ato të 30 qershorit si të ligjshme, ndaj veprimet opozitare nuk janë veçse benzinë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Do t'i bindë apo do t'i rigënjejë opozita ndërkombëtarët?

Pse një ambasador i huaj i kujtoi Voltana Ademit 1913?

titen pas tri dosjeve që janë hartuar mbi bazën e përgjimeve, të cilat nuk janë zbardhur ende se ç’të vërteta kanë. Përse nuk presin që të zbardhen e të thonë të vërteta kur dalin nëpër protesta? Opozita po merret me kicmice për të treguar se ekziston, po jo se fiton ndonjë gjë. Priti sa gjykata e Durrësit të merrte një vendim absurd, që të ngriheshin të gjithë duke deklaruar, se “30 qershori u rrëzua!”” Drejtësia nuk ka vdekur!” Çfarë rrëzoi gjykata e Durrësit, kur ai vendim s’kishte lidhje me kandi-datin e zgjedhur, po me një parti tjetër? A e dinë opozitarët, se e njëjta gjë ndodhi edhe në bashki të tjera, ku Bindja Demokratike ishte rivale si në Durrës, përse u njohën kandidatët e PS? Pas dy dite kjo gjykatë e Durrësit e korrigjoi gabimin e saj duke e konfirmuar në detyrë kryebashkiaken e Durrësit dhe Lulushi na doli përsëri në televizor e na i sik-terisi atë gjykatë që lavdëroi. Ja pra, sa sentimen-tale është opozita, merret me pasaktësira, sepse i mungojnë alternativat. Dhe me këto na dashka të bindi ndërkombëtarët dhe atë farë populli që i ka mbetur. Të gjitha këto ja veshin Ramës, sepse kur ishin në pushtet ishin mësuar të ndërhynte Saliu për të gjitha, që të “ndreqeshin” gjërat. Na paska fiksuar Lulushi një shifër 85% të zgjedhësve e braktisën Ramën dhe sillen rreth asaj shifre, me shpresë se do të bindin ndërkombëtarët dhe popullin. Në 30 qershor opozita bëri të pamundurën që njerëzit të mos shkonin në votime, por askush nuk e dëgjoi. Një pjesë e socialistëve që ishin në punë në bashkitë e djathta dhe një pjesë e opozitarëve që punonin në bashkitë e majta, ishin në dilemë, se po të vinin i pushonin nga puna dhe nuk shkuan. Po kjo nuk do

të thotë se ndryshuan bindjet. Asnjë emigrant nuk mori pjesë në zgjedhje, të cilët përbëjnë 2 milion e ca veta. Por pjesa tjetër nuk votoi fare, jo se u tha opozita, po indiferentë kanë qenë për çdo votim. Opozita vuri roje të fshehta në çdo qendër votimi për të parë se kush e kishte thyer vendimin e saj. A e dini që në Skrapar edhe sot nuk i flasin në bashki, pse njëri, që nuk ishte në punë, po kishte njeriun e tij në punë! Opozita nuk ka pse ankohet, as të ndërmarrë ndonjë aksion si ato që turpëroi veten, se vetë ja dorëzoi Ramës Kuvendin, ku përplasen alternativat, i vetmi vend, ku ajo mund të bllokonte punimet e Kuvendit. Vetë ja fali Ramës 61 bashki dhe këshilla bashkiake dhe tani na zagariset nëpër mjetet informative për vjedhje votash. Ka pesë vjet opozita që akuzon qeverinë për vjedhje dhe akte kriminale, po asnjëherë nuk bëri një denoncim në organet e drejtësisë. Përkundrazi, drejtësia i ka ndëshkuar drejtuesit e saj për shpifje. Edi Rama nuk ka lënë pa bërë asnjë nga ato që ka thënë prandaj është i besueshëm në popull dhe te ndërkombëtarët. Si nuk e kupton opozita që është në rrugë të gabuar, kur nuk ka mbështetjen e asnjë strukture ndërkombëtare? Ndërkombëtarët nuk binden me letra ku sajohen shpifje e gënjeshtra. A e dini përse është kjo periudhë heshtje në opozitë? Sepse janë duke sajuar gënjeshtra më të forta nga ato që përdorën nëpër protesta. Laboratorin e drejton plaku i fshatit, që nuk po e kuptojnë që po i shpie drejt shkatërrimit total. Na del Lulushi nëpër televizione e na dërdëllis, se kur të vijmë ne në pushtet do t’i anulojmë këto ligje që ka aprovuar Kuvendi! Edhe kjo është një gënjeshtër bindëse. Si

mbi zjarrin e ndezur artificialisht këta muajt e fundit. Aq më keq që zgjedhjet e 2017, për të cilat opozita hidhet përpjetë se qenkan të manipuluara, vetë opozita shqiptare, jo vetëm që i ka certifikuar e pranuar, duke u bërë pjesë e strukturave të zg-jedhura në të gjitha institucionet sipas përkatësisë së votave, por ishte kjo opozitë që i menaxhoi vetë gjithë procedurat e zgjedhjeve të vitit 2017!

Së treti ambasadori i thotë shkoqur dhe shkurt Voltanës, se zgjidhjet e konflikteve politike bëhen në institucione, nga vetë shqiptarët dhe jo për çdo gjë të drejtohen sytë nga ndërkombëtarët. Kur zoti ambasador i përgjigjet Voltanës se “shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë ”, do t’i tregojë asaj se shumica e shqiptarëve nuk e ka mendjen tek çaprashitjet dhe molotovët e opozitës, por tek përpjekjet e gjetja e rrugëve konsensuale të kësaj klase politike, për të përmirësuar mirëqenien e tij, ndaj nëse opozitës i duket mirë kështu, le të vazhdojë ti bjerë legenit të “zgjedhjeve të manipul-uara dhe mazhorancës së inkriminuar!” Znj Ademi dhe gjithë ademjanët e tjerë duhet ta kuptojnë dhe mësojnë se konfliktet e pretendimet midis palëve në demokraci zgjidhen me dialog, me mirëkuptim dhe jo me ndërhyrje nga jashtë apo me protesta të dhunshme..

Së fundi dhe kjo është më e rëndësishmja, duke i kujtuar znj Ademi vitin e mbrapshtë 1913, ambasadori austriak bën një analogji të kon-cepteve të kryepushtetares shkodrane me ato të autonomistëve puçistë të vitit 1913, ku më shumë se kushdo qytet tjetër, i ka vuajtur Shkodra. Ai i kujton këtë vit të mbrapshtë znj Voltana, se kësaj kryebashkiakeje i ka mbetur ora mbrapa dhe ëndërron veten një kryeprince sikur të ishte Shkod-ra e atyre viteve. Me qëndrimin e saj antiligjor për të mos lëshuar zyrën, znj Voltana kërkon të sjellë imazhin e atij viti, kur Shkodra në kundërshtim me çdo akt ligjor kombëtar, e përpjekjet e patriotëve shqiptar për mos copëtimin e kombit, u shpall au-

tonome me qeverinë e saj. 1913 ishte viti i copëtimit të Shqipërisë, dhe në këtë përçarje kombëtare, faji kryesor është i atyre politikanëve miopë që e për-dorën autonominë e Shkodrës për interesat e tyre. Mos vallë zonja Ademi dhe liderët pëdëistë që e frymëzojnë atë, kanë ndër mend për një autonomi të Shkodrës, kur deklarojnë se nuk njohin qeverinë, nuk njohin parlamentin, nuk njohin zgjedhjet!? Tani znj Ademi është në siklet se po i ikën karrigia dhe kujton ta mbajnë ndërkombëtarët siç mbajtën Esad Pashë Toptanin. Dashje padashje, Ademi kështu shfaq një ndjenjë të partisë së saj, që gjithmonë ka nxitur vëllavrasjen, ndarjen Veri Jug dhe copëtimin e Shqipërisë në parcela partiake. Përgjigja e am-basadorit austriak është pa ekuivok: pushteti në demokraci merret me votë dhe as me kërcënime, as me bojkot dhe as me ndërhyrje nga jashtë.

Përgjigja e ambasadorit është dhe injoruese sepse vetë zonja Ademi injoron mënyrën e funksionimit dhe të zgjidhjeve të problemeve në demokraci. Ndërkombëtarët kanë ndjekur me kujdes e kanë parë me sytë e tyre ç’ka bërë partia e znj. Ademi këta muaj, pas shpalljes së 30 qershorit si ditë zgjedhjeje dhe ajo ka mbajtur shënim çdo gjë. Së pari kush e pengoi znj Ademi të futet në zgjedhjet lokale? Me Edi Ramën nuk bëhen zg-jedhje, deklaronte ajo dhe lideri i saj me kokëfortësi patriarkale. Kjo është thjesht militantizëm partiak dhe justifikim e frikë nga humbja, sepse a nuk qe kjo Voltanë që fitoi zgjedhjet në vitin 2015, kur qeverinë e kishte po Edi Rama!?Pse atëherë ajo nuk pati frikë nga manipulimi dhe fitoi bashkinë, e tani na bojkotuaka!?Atëherë faji nuk është i qeverisë Rama, por e ka tek vetja dhe lideri i partisë së saj që është kapluar i tëri nga makthi i humbjes..

A nuk qe konsulta me gjithë partitë politike dhe kryesisht kërkesa e partisë ku aderon znj. Ademi që Presidenti të shpallte me konsensus datën 30 qershor si datë të zgjedhjeve. Pse u kujtua ta kundërshtojnë e të protestojnë ndaj kësaj date

mund të vijë në pushtet një parti e hardallosur, që ka humbur të gjitha pushtetet dhe që nuk realizon dot asnjë aksion të sajin? Deri tani nuk kemi parë të shpalosin pjesë nga programi i tyre, po vetëm hedhin ndonjë shifër me hamendje, se do të rrisin pensionet trefish, po nuk thonë se cilat janë rrugët që do t’i rritin. Fatkeqësisht kjo parti nuk mund të vijë në pushtet për derisa të ketë një parti kryesore hije brenda saj. Lulushit i kanë thënë që je kryetar, po ai ka vetëm ekranin kurse pultin e mban Saliu. Dhe Lulushi vete i falet çdo ditë, ku furnizohet me gënjeshtra të reja. Cilat nga ato sajesa që ka hedhur në tregun mediatik gjatë këtyre viteve kanë qenë të vërteta? Të gjitha këto janë quajtur alternativa e opozitës. Kanë deklaruar se nuk bëjnë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër! Po kush humbet në këtë mes, se Edi Rama i bëri zgjedhjet dhe s’ka nevojë për zgjedhje. Ai rri në pushtet ju mbetët rrugëve. Madje ai nuk i pranon zgjedhjet e 13 tetorit. Atëherë cila është rruga për ta rrëzuar Ramën? Kush do t’i bëjë këto zgjedhje, kur pushtetin e ka Rama? Me protesta e shkatërrime e provuat, po humbi opozita. Me shkatërrime e provuat dhe humbët, se u mbetën burgjeve militantët. Me gënjeshtra e kaseta babalesh e provuat dhe humbët shumë terren. Do të hyni sërish në çadër që të çlodheni, se gjë nuk fitoni. Apo do të rrëmbeni pushkët, siç u rekomandon Presidenti me plakun e fshatit tuaj? Edi Rama e ka opozitën në Kuvend, pavarësisht se ju, që i kishit futur në lista nuk i pranoni. Po ata i pranon ligji. Tani nuk e dimë sa forcë bindëse do të kenë gënjeshtrat e reja, që të mbushni mendjen e ndërkombëtarëve dhe popullit të vërtetë.

pas pesë muajsh partia e Voltanës!?Pasi deklaroi me kryeneçësi se në Shkodër

nuk do të ketë zgjedhje në asnjë mënyrë, duke folur për autonomi të pushtetit lokal, zonja Ademi filloi sulmin ndaj KZAZ me të gjitha format an-tidemokratike. Herë dilte në ballë të turmës, duke hedhur molotovë, herë fshihej pas mosbindjes civ-ile, përfaqësuar nga një grusht rrugaçësh, dhe herë nxiste ca mitingashë të manipuluar e irrituar, duke i çuar ata deri në djegien e materialeve zgjedhore. Dhe kur të gjitha këto ishin në prag të konflikteve për gjakderdhje dhe pasi protestoi me këngë e saze pranë qendrave të votimit më 30 qershor, e kur e pa se populli nuk ia vari, e përfaqësuesit e SHBA dhe BE i paralajmëruan ashpër deri në etiketimin e partive të tyre si “organizata të dhunshme”, znj Ademi, si gjithë opozita u mundua të tregohej si tolerante, të bënte thirrje për qetësi e ulje gjakrash, madje mori guximin për tu kërkuar ndihmë edhe ambasadorëve!!

Zgjedhjet e 30 qershorit mbaruan dhe u njohën nga ndërkombëtarët dhe kolegji zgjedhor, ndaj trimat e PD që drejtojnë gjer më tani pushtetin lokal, duhet t’i ulin armët e të dorëzojnë zyrat. Pavarësisht se Presidenti ka caktuar datën 13 tetor si ditë zgjedhjesh, por lideri i partisë së Voltanës nuk e pranon as këtë datë!? Kjo datë e caktuar pa mbështetur në asnjë ligj dhe pa asnjë konsultim paraprak me forcat politike, dhe aq më keq, kur gjysma e opozitës nuk e pranon, tregon absurditetin më të madh të Presidentit dhe të një analisti i cili shkruante se “ do, apo nuk do Edi Rama, në 13 tetor duhet të zhvillohen detyrimisht zgjedhjet! “ Por, po nuk deshi Edi Rama që është kryeministri i vendit, që menaxhon të gjitha financimet e infrastrukturës së zgjedhjeve, kush do ti bëjë zgjedhjet, o i dashur President dhe ti analist zëdhënësi i tij. Ndaj znj. Ademi, nëse nuk ka ndonjë dialog e marrëveshje të forcave politike, përgatitu shpirtërisht që të tako-hemi për mirë, në zgjedhjet e vitit 2023.

Page 18: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT18 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin me të cilën kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që ka rreth saj artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shkruan se po tento-het të grabitet pasuria publike. “Bashkia e Tiranës ka shpallur zyrtarisht konkursin me të cilin kërkon të shembë godinën dhe të grabisë truallin e Teatrit Kombëtar. E gjithë kjo procedurë, e cila filloi me VKM-në e publikuar më 3 qershor bazohet tërësisht mbi një ligj anti-kushtetues, i cili e lejon qeverinë të veprojë si një feudal mesjetar. Nëpërmjet këtij ligji qeveria mund të grabisë pasuri publike e private, ku e si të dojë dhe t'ua dhurojë klientëve të saj pa pyetur askënd. Kuptohet që është tejet ironike, e mbase dhe tragjike, që e gjitha kjo po ndodh teksa shqiptarët dëgjojnë vazhdimisht përrallën e "reformës në dre-jtësi". Trualli i teatrit po grabitet pikërisht, sepse Shqipëria nuk ka sot një Gjykatë Kushtetuese, që do e bllokonte këtë proce-durë të çmendur në më pak se 5 minuta”, shprehet AMT. Dje re-agimet e artistëve nuk kanë munguar, por Aleanca për Mbrojt-jen e Teatrit bën thir-rje që dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të reagojnë tani, sepse nesër kur Teatri Kombëtar të mbrohet me forcë do të jetë tepër vonë. “Nëse komuniteti dhe partnerët ndërkombëtar, "intelektualët" dhe "ekspertët" e paguar prej tyre", duan të ruajnë sadopak kredibilitetin e tyre, ata duhet të reagojnë sot, qartë dhe publikisht, ndaj kësaj paçavure anti-kushtetuese. Nesër, kur teatri të mbrohet me forcë, do të jetë tepër vonë! Fati i reformës vendoset këtu, në mes të Tiranës, dhe jo në zyrat e fshehta të pazareve politike”, vijon deklarata. Në një tjetër re-agim, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se në fshehtësi të plotë janë kryer veprimet formale.“Sot është ditë mobilizimi për mbrojtjen e teatrit. I kemi të gjithë informacionet që nga ana proceduriale, në fshehtësi të plotë, janë kryer të gjitha veprimet formale. Para 1 ore, disa punonjës me letra nën sqetull, shoqëruar nga 2 patrulla policie, erdhën për të prerë dritat dhe ujin e godinës. Shembja e teatrit ka filluar zyrtarisht, por ne nuk frikësohemi. Këtë e dinim që ditën e parë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar sa më shumë tek sheshi i teatrit, rezistenca është në cikël 24 orësh, nuk ka më kthim”, vijon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që prej muajsh proteston në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Drejtori Kudret Alikaj: Projekti është dorëzuar në ministri, jemi në pritje të financimit

Premtimet për teatrinDrejtori i teatrit “Zihni Sako”

në Gjirokastër tregon se një projekt për rikonstruksionin e këtij institucioni kulturor është dorëzuar dhe në Ministri të Kul-turës, por pritet financimi. Ai shprehet se dhe ministrja e Kul-turës është shprehur se do të ndihmojë për rikonstruksionin e teatrit në Gjirokastër. “Ky projekt është bërë në mënyrë shtetërore dhe jo në mënyrë private. Është depozituar në Bashkinë e Gjiro-kastrës dhe në Ministri të Kulturës dhe pritet vetëm financimi i tij. Por në të gjitha rastet na është thënë, që do të bëjmë ç’është e mundur. Privatisht edhe tani ministrja e Kulturës ka ardhur te ne në teatër për të ndihmuar, dhe ka shprehur se nga ministria kanë marrë për-sipër që do ta rregullojnë. Na është premtuar që do të financohet dhe ne jemi në pritje”, pohon më tej drejtori Alikaj. Sipas tij, duke parë që lëvizja artistike në Gjirokastër ka një gjallëri të dukshme do të

ishte shumë mirë që dhe spekta-torëve ti plotësoheshin konditat e nevojshme për të parë një shfaqje teatri. “Kjo gjendje nuk na pengon vetëm për teatrin. Por është vetmja sallë në Gjirokastër, që mund të vihen dhe shfaqje të tjera në kohë dhe momente të ndryshme kur të jetë e lirë. Është një oaz i mirë për Gjirokastrën, që njerëzit në pikun e sezonit në dimër të kenë mundësi, ku të kalojnë kohën e lirë”, vijon Alikaj, duke pohuar se teatri i Gjirokastrës është një investim serioz dhe nuk bëhet pa ndihmën e shtetit. Në reagimin e tij drejtori i teatrit shprehet se është rritur numri i shfaqjeve. “Ne kemi rritur numrin shfaqjeve, por dhe numrin e të ardhurave në teatër. Shfaqjet ne i kemi në repertor, që do të jepen sërish në shtator dhe në muajin tetor ne kemi festivalin e dytë kom-bëtar në teatër. Vjet pati një numër rekord shikuesish”, përfundon ai. Gjatë këtij sezoni artistik në teatrin “Zihni Sako” mbi 50 net kanë qenë shfaqje teatri.

AMT: Bashkia kërkon të grabisë truallin e teatrit,

rezistencë në 24 orë

Teatri i Gjirokastrës që nga 1973 pa rikonstruksion, artistët në pritje të Ministrisë së Kulturës

Julia VRAPI

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në pritje të një rikonstruk-sionit, por kushtet me të

cilat përballen artistët në punën e tyre lënë për të dëshiruar. Një nga institucionet e rëndësishme të kulturës në vend për të cilin deri tani vetëm është premtuar, por ende nuk ka nisur një projekt për rikonstruksionin e plotë të tij. Përballë punës së madhe që bëjnë artistët, sot teatri është në një gjendje të mjeruar. Prej vitesh pa ndërhyrje janë të shumta prob-lemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin artistik, por dhe spektatori gjen një sallë pa kushte për shfaqjet. Për drejtorin e teatrit Kudret Alikaj një rikonstruksion i plotë i këtij institucioni duhet patjetër me ndihmën e Ministrisë së Kulturës. “Teatri i Gjirokastrës ka pasur këtë sezon artistik tre premiera për të rritur dhe dy për fëmijë, dhe nuk janë pak me kus-htet që jemi sot. Në 1973 ka filluar punë, dhe që nga ai vit e deri më sot teatri “Zihni Sako” nuk është rikonstruktuar asnjëherë. Është i vetmi teatër në vend, që nuk është rikonstruktuar”, shprehet drejtori Alikaj në një reagim të tij. Duke folur për gjendjen që është sot në këtë institucion, ku salla e teatrit përdoret dhe për aktivitete të tjera, drejtori Alikaj tregon se sistemi i ngrohjes pas viteve 90 doli jashtë funksionit dhe që nga ajo kohë asgjë nuk është rregulluar. “Provat i bëjmë në studio dhe aty në dimër ngrohemi me mjete rrethanore. Problemi është, që doli jashtë funksionit sistemi i ngrohjes pas viteve ’90, sepse linja këtu ka qenë me qymyr guri. Sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes është kryesori dhe ne kemi problem sepse na pengon, ne nuk nxjerrim dot shfaqje në kulmin e sezonit artistik. Sistemi, që nuk punon na shkurton kohën e sezonit, sepse në temperatura shumë të ulë-ta nuk të vjen njeri. Në dimër është shumë ftohtë dhe në verë shumë nxehtë, sepse mungon kondicionin i ajrit, por dhe karriget duhet ti zëvendësojmë, etj. Ministrisë së Kulturës ne i kërkojmë vetëm rikon-struksionin e godinës”, shton më tej Alikaj në reagimin e tij.

Ali Podrimja kujtohet përmes poezive në Gjakovë

Margariti: Bienalja e Artit Bashkëkohor, për ura bashkëpunimi

Poeti Ali Podrimja në shtatë vjetorin e vdekjes së tij në qytetin e lindjes në Gjak-ovë është kujtuar nëpërmjet poezive të tij. Në parkun kulturor, që mban emrin e njërit prej poetëve më të njohur shqiptarë, njëherësh akademikut Ali Podrimja, janë lexuar disa poezi të tij, janë shpalosur kujtime të afërme të poetit e po ashtu është inauguruar edhe bib-lioteka e parkut. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht

me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit, ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i do-mosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarë-sisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.

Bienalja e Artit Ndërkom-bëtare Bashkëkohor nisi në Prizren, nën kurimin e Gi-acinto Pietrantonio. Në këtë edicionin edhe Shqipëria përfaqësohet nga artistët e saj. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se bienalja është një rast mjaft i mirë dhe për bashkëpunime të ndryshme mes artistëve. “Një rast i shkëlqyer për të shkëmbyer eksperienca, për të vendosur ura bashkëpuni-mi me artistë, kuratorë dhe tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare përmes artit”,

shkruan Margariti. Tema e trajtuar në këtë bienale është frymëzuar nga vepra e Joseph Beuys-it, e vitit 1971, me tit-ullin “La Rivoluzione Siamo Noi”. Vepra e Beuy-s është një poster i prodhuar nga agjencia“Modern Art Agency” në Napoli. Një printim me ngjyra në dimensionet 185 x 106 centimetra, i botuar në 180 ekzemplarë, në të cilin shfaqet Beuys, duke ecur drejt nesh me kapelë tirku në kokë, këmishë të bardhë, jelek peshkatarësh, xhinse, çizme dhe çantën në supe.

Puna me kostumet popullore, trashëgim në breza

Në Pazarin e Krujës ka një larmi kostumesh pop-ullore dhe shumica e tyre janë të punuara me dorë me fije ari nga gratë krutane, të cilat vazhdojnë ende pa-sionin e të punuarit të tyre në mënyrë tradicionale. Ko-stumografja krutane Elida Çela tregon se qëndisjen e ka pasion që në fëmijërinë e saj. “Në fëmijërinë time e kam nisur duke qëndisur për kukullat. Këtu vijnë tu-ristë nga gjithë bota dhe ajo që atyre i binte në sy është teksa më shikonin mua kur

qëndisja veshje të ndryshme popullore. Fillimet e mia i kam nisur duke bërë 4 ose 5 kostume në vit”, thotë Çela. Ajo shprehet se duke parë që kërkesa për to ishte në rritje qoftë nga turistët e huaj, por dhe nga vizitorët vendas, ka arritur të real-izojë me punim dore gjithë kostumet e trevave shqiptare. “Kjo trashëgimi e të punuarit të kostumeve popullore në mënyrë tradicionale duhet të trashëgohet dhe në breza, pasi është një vlerë e madhe për ne”, shprehet ajo.

Teatri i Gjirokastrës ka pasur këtë sezon artistik tre premiera për të rritur dhe dy për

fëmijë, dhe nuk janë pak me kushtet që jemi sot. Në 1973 ka filluar punë, dhe që

nga ai vit e deri më sot teatri “Zihni Sako” nuk është rikonstruktuar asnjëherë...

Page 19: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina në “PriFest” në Prishtinë u nderua me tre çmime. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se në vlerësime ishin dhe aktorët e filmit. ““PriFest” ul tiparin. “Streha mes reve” nga Robert Budina nderohet me tre çmime. Filmi më i mirë ballkanik, aktori më i mirë Arben Bajraktari dhe aktorja me e mirë Irena Cahani. Suksese autorëve dhe ekipit”, shprehet QKK. Me producente Sabina Kodra filmi “Streha mes reve” ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. “Streha mes reve” është financuar nga QKK Shqipëri dhe është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani. Fil-mi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devot-shëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komu-nitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkë-jetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Në ditët e festivalit në Prishtinë, në qendrat kulturore u shfaqën 70 filma premierë, prej tyre 7 botërore e 5 ndërkombëtare. Edhe këtë edicion të 11-të nuk munguan të ftuarit special të industrisë së filmit. Filmi, i cili hapi festivalin ishte “Fusha e Mëllenjave” nga regjisorja Arzana Kraja, njëherësh film debutues i regjisores. Filmi ndërlidhet me personazhin Syla, i cili fal idealizmit nacional humbi të tashmen dhe të ardhmen.

Ekspozita, me riprodhime veprash që janë ruajtur në 11 muze të botës

të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Trashëgimia kulturore italianeProjekti “Opera Omnia” është

projektuar me qëllim të rikrijim-it të përvojës për të ardhur në kontakt me trashëgiminë kultu-rore italiane përmes shfaqjes së jashtëzakonshme, me riprodhime me definicion të lartë dhe të vërtetë në shkallë të kryeveprat e gjetura në muzetë në të gjithë botën. Itinerari i ekspozitës paraqet 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos, të zgjedhu-ra midis më të rëndësishmeve. Falë përdorimit të teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit të mençur të dritave, vizitori vendoset

virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale, që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton. Të fituara me kontributin e shumë fotografëve profesionistë dhe më pas të vendosura nën kon-troll dhe në restyling, riprodhimet përputhen me origjinalet dhe janë të një rezolucioni shumë të lartë. Ato gjithashtu janë të pajisura me një sistem të sofistikuar backlighting, që duke lejuar rregullimin e intens-itetit të dritës dhe temperaturën e ngjyrave, garanton një rendiment optimal në mjedise të ndryshme. Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia” organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Instituti Italian i Kul-turës dhe do të qëndrojë deri më 10 gusht për publikun.

“Streha mes reve”, nderohet me tre

çmime në “PriFest”

“Leonardo-Opera Omnia” në Muzeun Kombëtar, me riprodhime të 17 vepra pikture të Da Vinçit

Julia VRAPI

Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”, me riprodhime të 17 vepra pikture të Leon-ardo Da Vinçit të një cilësie

të lartë dhe me përmasat origjinale u çel në Muzeun Historik Kombëtar. E kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita e cila ka udhëtuar nëpër botë është pjesë e një programi promovues ndërkom-bëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh ripro-dhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Ekspozita po prezantohet në shumë vende të botës si pjesë e aktiviteteve për 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinçit. Publiku në këtë ekspozitë që u çel mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar do të mund të gjejë riprodhime të veprave si “Darka së fundit” , “Mona Lisa”, “Gruaja me fëmijë”, “Virgjëresha e shkëmbinjve” dhe të tjera. Ekspozita mbi veprën e Leonardo-s, së bash-ku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeve-prave të mjeshtërve të mëdhenj, or-ganizimi i ekspozitave monografike në fakt është teknikisht i vështirë, pasi veprat janë të shpërndara në muze, kisha dhe koleksione pri-vate në mbarë botën. Përdorimi i riprodhimeve të të njëjtës madhësi si origjinali lejon mundësinë për të shijuar pikturën e një autori të madh në një hapësirë të vetme ekspozuese, duke e bërë atë të ar-ritshme për një audiencë më të gjerë. Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që edhe sot të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimin dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes. Da Vinçi mund të mendo-het si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në

Festivali në Berat, qytetit iu shtuan ritmet muzikore

Margariti: Shyqyri Sako, një jetë në sheshxhirime

Festivali Multikulturor në Berat zhvilloi edicionin e gjashtë, duke sjellë një at-mosferë të larmishme artis-tike. Qytetarë dhe turistë në aktivitetet e festivalit ndoqën artistët. Ministria e Kulturës Elva Margariti në përfundim të tij shprehet se me festivalin qytetit të Beratit iu shtuan dhe ritmet muzikore. “U mbyll edicioni i VI i Festivali Mul-tikulturor Berat. Bukurisë së qytetit të një mbi një dritareve iu shtuan ritmet muzikore nga vende të ndryshme të botës dhe kinemaja nën yje”, pohon

ministrja e Kulturës. Rrugëti-mi i festivalit vazhdoi dhe këtë vit në edicionin e gjashtë në datat 18, 19, 20 korrik, duke e transformuar qytetin historik me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore. U zhvilluan koncerte muzikore nga grupet austriake, greke dhe shqiptare, DJ që luajtën rryma të ndryshme, art pamor, street art, cirk dhe shumë ak-tivitete të tjera. Natën e parë të festivalit performoi grupi austriak Leyya, të njohur për muzikën e tyre urbane dhe kozmopolite.

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” është çelur për publikun në COD me punime të piktorit të filmit Shyqyri Sako. Me një aktivitet të vlerësuar prej vitesh këtë herë veprat e tij janë prezantuar në këtë ekspozitë, që u hap së fundmi. Për minis-tren e Kulturës Elva Margariti, mjeshtri Shyqyri Sako është ndër emrat e vlerësuar në artin shqiptar. “Mjeshtri Shyqyri Sako kaloi një jetë nga sheshx-hirimet, në studion e piktorit. Plot 85 punime origjinale të tij, postera e vizatime, të nxjerra nga Arkivi Qendror Shtetëror

i Filmit, u ekspozuan në COD. Përgëzime drejtores së AQSHF-së, Iris Elezi, kuratorir Gent Gjikola dhe stafit të Center For Openness And Dialogue për punën e palodhur”, shprehet ministrja e Kulturës. Gjatë periudhës 1962-1997 Shyqyri Sako punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke reali-zuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. Si piktor kostumesh dhe më pas si piktor i rreth 40 filmave artistikë ai ka dhënë një kon-tribut të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare.

Kalaja e Prezës, në një projekt restaurimi

Alban Ramohitaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës shprehet se këtë vit në proces restaurimi është dhe kalaja e Prezës. “Buxheti vjetor është 3 milionë e 200 mijë lekë të reja, që ne e menaxhojmë për mirëmbajtjen e objekteve dhe për restau-rimet. Ka përfunduar pjesa e tendës së Mozaikut të Tiranës, kemi në proces pjesën e kal-asë së Prerëz, për t’u dhënë mundësinë turistëve që të shkojnë për ta parë. Nga prish-ja e të gjithë objekteve kanë dalë herë pas here mure të reja,

që ne duhet që t’i mbrojmë. Por kemi edhe projekte, që do t’i kemi në procedura prokurimi kur të bëjmë pjesën e restau-rimit. Nuk është një shumë e madhe, por nuk është as e vogël si vlerë, pasi ne objektet i kemi në mbikëqyrje, por ka edhe ndërhyrje që bëhen dre-jtpërdrejtë edhe nga Ministria e Kulturës”, pohon Ramohitaj në një intervistë së fundmi në media. Zona që mbulon DRKK Durrës, ku përfshihet dhe Tirana, Elbasani dhe Kru-ja përmban 2000 objekte të trashëgimisë kulturore.

Page 20: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT20 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndërsa Teuta dhe Laçi i kanë konfirmuar trajnerët, Kukësi po pret të emërojë teknikun e ri pas largimit të Gjokës. Ndërkohë, Arbër Çyrbja nuk do të jetë më pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Klubi verilindor zyr-tarizoi mbylljen e bashkëpunimit me 25-vjeçarin vetëm pak ditë pas eliminimit nga Debreceni që në raundin e parë të Europa League-s. Mesfushori e ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin. Çyrbja, i cili iu bashka skuadrës së Kukësit sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet. Kukësi falënderon Arbër Çyrbjen për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë!

SUPERIORE

VLERËSIMI

LËVIZJA

Dy klubet e Superiores u eliminuan nga Europa, por ekipet dhe teknikët u prezantuan mirë

Kohë rinovimesh në pankina, Starova mbetet në krye të Laçit, Shkëmbi në “timonin” e Teutës

Adriatik BALLA

Partizani është ende në garë në kompeticionet e UEFA-s, pasi formula e garës në Champions lejon që edhe pas eliminimit

në fazën kualifikuese mund të kalosh në Europa League ku të jepet një mundësi. Dhe kjo mundësi Partizanit i erdhi pas eliminimit në Champions nga Karabagu. Tani do të përballet me Sherif Tiraspolin në turin e dytë elimi-nator të UEFA Europa League. Kurse tri skuadrat e tjera shqiptare, Kukësi, Laçi dhe Teuta, u eliminuan që në raundin e parë kualifikues. Ndërsa problemet financiare me klubet e tjera në Superiore vijojnë, të paktën dy klube ia dolën që të ruajnë staturën e tyre të një grupi të kon-soliduar, por edhe një stafi të stabilizuar, e në këtë radhë janë vetëm dy skuadra, Teuta dhe Laçi, të cilat pranuan të vijo-jnë edhe në sezonin e ri me teknikët e mëparshëm. Në Durrës Bledi Shkëmbi do të vijojë të jetë trajner i Teutës, kurse në Kurbin, Sulejman Starova ka marrë “ok”-ejin që të qëndrojë në krye të Laçit edhe më tej. Në fakt, Laçi arriti të bënte një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Eu-ropës, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Hapoel Ber Shevës dhe më pas, duke u mundur 1-0 në Izrael nga e njëjta skuadër. Ajo që ishte pozitive në këto dy takime, ishte niveli i lojës së Laçit, duke u paraqitur si i barabartë ndaj një ekipi që vlen rreth 60 milionë euro. Natyrisht, meritë për ndeshjet e mira ka edhe tra-jneri Sulejman Starova, i cili duket se po e kthen në Laçin në skuadrën e viteve të fundit që pëson pak, por rrezikon shumë

edhe kundërshtarin. Kjo ka bërë që dre-jtuesit t’i japin besim trajnerit Starova dhe referuar portalit “VipSport.al”, “Bobi” do të jetë trajner i kurbinasve edhe për sezonin e ardhshëm. Natyrisht, e ardhmja e tij do të varet edhe nga ndeshjet e kampionatit megjithatë, me rëndësi për të është fakti se klubi do t’i besojë edhe pas eliminimit nga Europa dhe si gjithmonë në vitet e fundit, objektiv do të ketë, kualifikimin për në Kupat e Europës. Pra një situatë pozitive për kurbinasit dhe durrsakët, të cilët kanë premisa ta ruajnë grupin, ta përforcojnë atë dhe të jenë në lartësinë e kërkuar si pretendentë për trofe dhe pjesëmarrës në kompetici9onet6 euro-piane edhe në sezonin tjetër.

Shtohen pretendimet në EuropëPrezantimi i Laçit në Europa

League në duelin e dyfishtë me Hapoel

Beer Sheva la një shije të mirë jo vetëm te drejtuesit e klubit, por edhe te të gjithë ata që ndoqën sfidat e bardhezinjve. Kurbinasit treguan kompaktësi në lojë dhe ndoshta me më shumë fat mund të shkaktonin surprizën e madhe. Të eliminuar nga një gol i vetëm, Laçi ka fituar besim në këtë prag sezoni, aq sa, pa frikë, edicionin e ri e nis me pre-tendime të mëdha. Sigurisht që titulli është diçka e madhe për bardhezinjtë, teksa edhe sezonin e kaluar provuan ta përmendin fjalën titull, duke rrëshqitur më pas në klasifikim. Megjithatë, duke parë situatën në të cilën gjenden klubet e tjera të Superiores, por mbi të gjitha me besimin e fituar te forcat e veta, for-macioni i drejtuar nga Sulejman Starova zbret sezonin e ri si një skuadër për t’u mundur. Solid në mbrojtje dhe vrasës në

Ka ende skuadra shqiptare që janë në garën kual-ifikuese të kompeticioneve europiane. Kështu, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Partizani, Shkëndija dhe Feronikeli kanë edhe nga një shans tjetër në Ligën e Europës, aty ku do të luajnë në turin e dytë. Partizani do të ketë përballë Sherif Tiraspolin, Shkëndija do të luajë kundër Dudelanzhit ndërkohë që Feronikeli luan ndaj Slovan Bratislavës. Sot, skuadrat kanë njohur edhe kundërshtarët e mundshëm në rast se arrijnë të kalojnë këtë tur, aty ku Partizani do të përballet me humbësin e çiftit Maribor-AIK, ndërkohë që Shkëndija ka shansin e madh për hakmarrje. Kuqezinjtë e Osmanit, në rast se arrijnë të kalojnë ndaj Dudelanzhit, do të luajnë me humbësin e çiftit Sëlltik-Nome Kalju, ku me të gjitha

gjasat, do të përballen me Kaljun, skuadër që i eliminoi nga Championsi. Short të lehtë ka Feronikeli që nëse arrin të surprizojë duke eliminuar Slovan Bratislavën, do të përballet me humbësin e çiftit Karabak-Dundalk. Nëse Karabaku arrin të kualifikohet, atëherë Feronikeli do të përballet me skuadrën irlandeze të Dundalkut.

Shorti në Europa League, Partizani njihet me kundërshtarin nëse kalon Sherifin

Kukësi ia nis nga largimet, ikën Çyrbja

Tirana mbushur me “veteranë”, të

rinjtë ende s’bindin

sulm, edhe pse në repartin e avancuar drejtuesit e klubit nuk po gjejnë ende njeriun e duhur, çka i mungon skuadrës që nga largimi i Rexhinaldos. Përveç moshës së re dhe cilësisë që disponon kjo skuadër, ka avantazhin se mund të paraqitet në fushë si një kameleon, e aftë të ndryshojë në varësi të situatës dhe kundërshtarit që ka përballë. Me tre apo katër në mbrojtje, nuk është aspak problem, pasi këta djem kanë dëshirën e madhe për të sakrifikuar dhe treguar në fushën e lojës që mbi çdo gjë vlen skuadra. Laçi i sezonit të ri do të jetë ndryshe, pasi nuk lakmohet vetëm pjesëmarrja në Ligën e Europës, por edhe një nga dy trofetë e rëndësishëm, që janë kampionati dhe kupa.

Klubet e Kategorisë Superiore janë në krizë serioze financiare. Të paktën gjysma e tyre. Është një situatë anormale në një kohë kur duhet më pak se një muaj të nisë edicioni i ri. Ky duhej të ishte një vit që në normalitetin e gjërave duhej të sillte më shumë emocione, skuadra shqiptare që të vazhdonin rrugëtimin në Europë si dhe mer-kato të nxehtë tek klubet e elitës. Megjithatë, futbolli shqiptar është në një udhëkryq të rrezikshëm, duke bërë shuma hapa prapa. Nuk është çudi që të eliminohen të gjitha skuadrat e kampionatit që në raundin e parë,

madje nuk është çudi sikur të mungojë edhe një fitore e vetme. Por ajo që lë një shije të hidhur është se një muaj larg startit të sezonit nuk kemi ende të konfirmuar situatën tek disa klube. Luftëtari, skuadra që ka befasuar në sezonet e fundit, duke nxjerrë dhe talente si Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, duket si-kur nuk ekziston. Lojtarët janë larguar dhe së fundmi edhe ata që kanë kontratë kanë braktisur “anijen” bluzi, që gjendet vetëm një hap larg mbytjes. Situata nuk është më e mirë disa kilometra më në perëndim, pasi Fl-amurtari i lavdishëm është në koma. Skuadra

është shpërbërë, ka vetëm largime dhe asnjë afrim. Trajneri i ri është ende i pakonfirmuar, ashtu si dhe situata financiare. Si Flamurtari ashtu edhe Luftëtari përveçse duhet të nisin formatimin e skuadrës për sezonin e ri, për të cilin janë shumë vonë, duhet të mbyllin edhe problemet financiare që kanë si me ta-timet ashtu edhe me gjyqet ndaj sportistëve apo ish-trajnerëve. Në Shkodër kanë filluar të lëvizin, duke synuar të minimizojnë disi borxhin e madh financiar me tatimet, ndër-kohë që problemi më i madh mbetet e ardhm-ja e Skënderbeut. Pas humbjes së gjyqit me

UEFA-n klubi duhet të paguajë gjobën prej 1 milion eurosh, pavarësisht se korçarët pre-tendojnë të vijojnë më tej luftën me qeverinë europiane të futbollit. Sikur të mos mjafto-jnë të gjitha këto, qeveria shqiptare, me në krye kryeministrin e vendit, ka kaluar çdo afat të premtuar për ligjin e sporteve, duke vështirësuar akoma më shumë mundësinë e investimeve nga privatët. Mungesa e rezul-tateve është logjikë e situatës së krijuar dhe tashmë duhet sa më parë një reagim nga të gjithë, për të shpëtuar futbollin shqiptar të cilit po i humbin vlerat më të mira.

Kategoria Superiore në kaos, gjysma e klubeve s’kanë para për sezonin e ri

Esat Mala, talenti i sezonit në Kategorinë

Superiore

Tirana e sezonit të ri është një skuadër e madhe në moshë, me shumë futbollistë që kanë prekur pragun e të 30-ave. Idi Batha dhe Ismael Dunga janë dy prej përforcimeve që ulin disi mesataren e madhe, pasi Elton Cale, Austin Torrasa dhe Tefik Osmani janë futbollistë mbi të 30-at. Nëse përfshi-jmë edhe Erando Karabeci, mbrojtësit Gentian Muça, portierëve Ilion Lika dhe Edvan Bakaj, atëherë mosha me-satare do të jetë mbi 30, me një skuadër të mbushur me eksperiencë, por të madhe në moshë. Megjithatë, trajneri Mema ka në ekip edhe elementë shumë të rinj dhe të perspektivës, të gatshëm të bëjnë hapin cilësor, por që deri tani nuk e kanë treguar veten.

Esat Mala është shpallur talenti i sezonit për edicionin2018-2019 të Kategorisë Superiore. 20-vjeçari, ishte nga të besuarit e trajnerit Skënder Gega, ndërsa ishte ven-dimtar në fazën sulmuese të Par-tizanit së bashku me Asanin dhe Bardhin. Lojtari, falë paraqitjeve të këtij sezoni është bërë pjesë edhe e shpresave, ndërsa ka shënuar edhe një gol në miqësoren ndaj Uellsit. Çmimi jepet nga shoqata “ Sporti Na Bashkon”, ndërsa juria përbëhet nga trajnerë dhe gazetarë sportivë, të cilët në fund vendosën për Esat Malën. Ceremonia e këtij çmimi është organizuar në ambientet e klubit të futbollit Partizani, ndërsa çmimi iu dorëzua Malës prej drejtorit ekzekutiv të shoqatës, Gëzim Nushi.

“Pra një situatë pozi-tive për kurbinasit dhe durrsakët, të cilët kanë premisa ta rua-jnë grupin, ta përforco-jnë atë dhe të jenë në lartësinë e kërkuar si pretendentë për trofe dhe pjesëmarrës në kompeticionet eu-ropiane edhe në se-zonin tjetër....”

Sarajevo – Bate Borisov/RosenborgShkëndija/Dudelanzh – Sëlltik/Nome Kalju

Santa Koloma/Astana – Ferencvarosh/ValetaPartizani/Sherif Tiraspol – Maribor-AIK

Slovan Bratislava/Feronikeli – Dundalk/Karabak

TURI I 3 KUALIFIKUES

Page 21: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, tregoi se atmosfera në skuadër është e qetë, teksa bëri tir-rje për përqendrim dhe ndryshim të qasjes në ndeshje, për të synuar një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Dudelanzh. “Pas humbjes dhe eli-minimit nga Nomme Kalju, mendoj se analizat dhe kritikat e bëra ndaj lojtarëve, kanë sjellë një atmosferë të qetë në ekip. Ditëve të fundit ndjehet se në skuadër kemi atmosferë të mirë dhe jemi të gatshëm të presim ndeshjen e radhës, teksa dua që të rikthejmë përqendrimin. Kemi folur me lojtarët dhe mendoj se nesër (sot më 23 korrik) do të kemi qasje krejtësisht tjetër”, tha Qatip Osmani.

LEGJIONARËT

KATEGORIA I

TRAJNERI

Ish-kapiteni kuqezi që vijon karrierën në SHBA, protagonist me gola e çmime me ekipin e tij

Ansi Agolli “pushton” Amerikën, Kukësi godet me dy lojtarë kuqezinj

Adriatik BALLA

Ai është një nga lojtarët më të dashur për sport-dashësit e Kombëtares kuqezi. Ka një karrierë

brilante, si në rang klubesh dhe me përfaqësuesen kuqezi, duke qenë një prej lojtarëve me më shumë takime të luajtura për fanellën e Kombëtares. Është Ansi Agolli, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit para se të vendoste të mos ishte më pjesë e kuqezinjve, një vendim që erdhi pas qëndrimit mohues të Panuçit, që linte të kuptuar se Agolli është “plak”, një vendim që nuk u miratua nga fansat pasi tiranasi po shkëlqente me Kara-bagun në kompeticionet e UEFA-s. Madje Agolli vijon të jetë aktiv në fushën e gjelbër, këtë herë duke kaluar edhe Oqeanin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bë pjesë e një skuadre të njohur, Nju Jork Kozmos, ekip që u bë i njohur afroi 50 vjet më parë kur mori në gjirin e saj legjendën dhe një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, më të madhin e vlerësuar nga FIFA, brazilianin Pele. Në fakt, Ansi Agolli po kalon një moment mjaft të mirë në Amerikë, aty ku ka arritur të shënojë një tjetër gol me skuadrën e Nju Jork Kozmosit. Pak ditë më parë, Agolli re-alizoi një supergol fluturimthi, duke e ndalur topin në rrjetë ndërkohë që një tjetër gol nga distanca është shën-uar nga ish-kapiteni i Kombëtares. Në ndeshjen që skuadra e tij arriti të fitonte ndaj Baltimore me rezultatin 3-1, Agolli ishte vendimtar duke realizuar golin e dytë për skuadrën e tij, kur rezultati ishte 1-1. Pas një krosimi nga e djathta, topi ka shkuar

te Agolli i cili ka goditur nga distanca duke shënuar. Sakaq, ky ishte trofeu i dytë që Agolli fiton në pak ditë, duke qenë se vetëm pak kohë më parë arriti të fitonte Kupën e Konferencës ndërkohë që së fundmi fitoi trofeun e regjionit të verilindjes.

Gavazaj braktis të huajt, zgjedh Kukësin

Ndërsa Agolli po shkëlqen në Amerikë, një tjetër lojtar i Kom-bëtares bën lëvizje të kundërt. Ai braktis skuadrat e huaja dhe i bash-kohet Kukësit në Kategorinë Supe-riore. Dje pasdite, klubi verilindor konfirmoi se ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke transferu-ar sulmuesin e Kombëtares, Enis Gavazaj. Ky i fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjel-

lorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën. Shifrat e tij në sezonin që lamë pas nuk ishin impresionuese, pasi luajti vetëm 12 takime, duke mos shënuar asnjë gol, por bëhet fjalë për një 24-vjeçar që e njeh mjaft mirë Kategorinë Superiore. Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Kristian Panuçi, ndërsa më pas nuk u ftua më për mungesë aktivizimi. Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, sulmi i Kukësit për sezonin e ri duket i kompletuar dhe njëkohësisht “i frik-shëm” për mbrojtjet kundërshtare. Ndërkohë, Kukësi do të nisë sezonin e ri me pretendime të mëdha për t’u kthyer të titulli kampion dhe lëvizjet e para pas eliminimit nga Europa tregojnë qartësisht këtë objektiv të

Basketbolli shqiptar ka bërë një progres të rëndësishëm vitet e fundit me pjesëmarrjen e gjerë të skuadrave kombëtare të moshave në veprimta-ritë e rëndësishme europiane, duke e ballafaquar koshin tonë me atë të vendeve të tjera dhe në nivel rajonal dhe europian. Rezultatet janë në përmirësim dhe besohet e në pak vite mund të barazohemi me nivelin elitar. Dëshmi për këtë janë ndesh-jet e fundit të ekipeve të moshave. Kështu, Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem e ka

përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, në vendin e dymbëdh-jetë mes 21 skuadrave. Dy fitore dhe pesë humbje për skuadrën e drejtuar nga Henri Moja dhe Bruno Hoxha, ndërsa spikasin në këtë turne fitoret ndaj Rumanisë, 73-68, dhe ajo me Bjellorusinë, 76-75. Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Finlandës për vendet 11-12, kuqezinjtë janë mundur me 29 pikë diferencë, 51-80. 13-17 perioda e parë për finlandezët, ndërsa kuqezin-jtë janë kundërpërgjigjur dhëmb për dhëmb në periodën e dytë. 19-18 dhe

në pushim Finlanda ka qenë në avan-tazh të tre pikëve, 32-35. 8-23 perioda e tretë, e cila duket se i ka vënë vulën suksesit të Finlandës, që ka kryesuar 40-58. 11-22 e fundit dhe përfun-dimisht 51-80 për Finlandën. Në këtë ndeshje, lojtari më i mirë i Shqipërisë ishte Nikolla Haruni me 10 pikë të shënuara, 3 kapje topash në tabelë, 1 rrëmbim të topit në aksion e sipër të kundërshtarit. Dhe në përgjithësi, një Evropian dinjitoz për kuqezinjtë e moshës deri në 20 vjeç me vështirësi në të gjitha anët e përgatitjes.

Basketboll/ Shqipëria U-20 prezantim të mirë në Kampionatin Europian

Qatipi mobilizon Shkëndijën, kërkon turin

e tretë në Europa League

Vrioni e mbyll me Venecian, kthehet

tek Sampdoria

verilindorëve. Pas huazimit të Ka-mara e zyrtarizmit të firmës me Enis Gavazajn, klubi po përgatit edhe një lëvizje të madhe duke nënshkruar me një nga futbollistët më të mirë të viteve të fundit në Superiore. Mëso-het se klubi ka arritur një akord me Dejvi Bregu për transferimin në radhët e kësaj skuadre nga Skënder-beu që zotëronte kartonin e tij. Men-dohej se futbollisti do të provonte një eksperiencë jashtë Shqipërisë por oferta që i ka mbërritur nga Kukë-si ka qenë shumë e mirë dhe mes palëve është arritur një marrëveshje që do të finalizohet në ditët në vijim. Kukësi ka gjetur akordin edhe me Skënderbeun për transferimin e vlonjatit falë marrëdhënieve të mira që kanë presidentët e dy klubeve.

Stadiumi i ri kombëtar ka gjasa të mëdha të mos quhet “Arena Kombëtare e Tiranës”, sikurse e dinim deri tani. Duke pasure nevojë të fortë për para, pra për sponsorizime dhe fitime, Federata Shqiptare e Futbollit do të nxjerrë në shitje shumë gjëra dhe një nga më pak të bes-ueshmet është dhe emri i stadiumit. Mirë apo keq, këtë praktikë e ndjekin edhe fed-erata dhe klube të tjera në botë, por fansat elektrizues të përfaqësueses do të donin mirëkuptim në këtë çështje. Sidoqoftë, nëpërmjet një shpalljeje në faqen zyrtare

pasditen e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje emrin e sta-diumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet. Stadiumi ka mbajtur emrin e heroit të popullit, Qemal Stafa ndërsa që pas nis-jes së punimeve për rindërtimin e tij, të gjithë i janë referuar me emërtimin “Arena Kombëtare”. Megjithatë FSHF ka vendosur të shesë emrin e stadiumit, ashtu si edhe benefite të tjera, teksa në njoftim thuhet se kërkon kompani që kanë një nivel relativ-isht të lartë xhiroje vjetore dhe që kanë një imazh të mirë në treg. Federata Shqiptare

Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Çdo kompani e interesuar duhet të përmbush kriteret bazë që janë: Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit. Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar ose ndërkombëtar. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

FSHF kërkon sponsorë, nxjerr në shitje emrin e stadiumit kombëtar

Dinamo lëvizje të mbara në treg, godet

me talentin e Shpresave

Xhakomo Vrioni i dha fund aventurës së tij me Venecian dhe u rikthye te Sampdoria. Në një prononcim për mediat italiane, ai u shpreh se kërkon të lërë pas se-zonin e vështirë, ndërkohë që foli edhe në lidhje me vendimin për t’u transferuar. Ai u shpreh se skuadra e ka pritur mjaft mirë dhe se e ka ndihmuar të ambientohet. “Erdha me dëshirën që të rikthehem në fushë pas një sezoni të vështirë. Kishte disa oferta për mua por ven-dosa të vija te Çitadela sapo e dëgjo-va që më kërkon. Natyrisht, ndikoi edhe besimi që drejtori Marketi ka te unë. Kam vetëm pak ditë në skuadër dhe djemtë më kanë vënë në pozitat më të mira për të treguar vlerat e mia”, u shpreh Vrioni.

Siç ishte paralajmëruar, Dinamo zbriti dje në fushën e stërvitjes, në se-ancën e parë për sezonin e ri futbol-listik, në kuadër të fazës përgatitore verore. Blutë e kryeqytetit, në ditën e parë kanë pasur një grup prej 12 lojtarësh, ndërsa duke filluar që nga nesër, pritet ë ky numër futbollistësh të rritet, e madje të ketë shumë lojtarë në provë nga tregu vendas dhe ai i huaj. Seanca stërvitore është drejtuar nga trajneri Igli Allmuça dhe ndi-hmësi i tij, Julian Brahja. Kanë rënë në sy disa nga titullarët e sezonit të shkuar, si: Muça, Laço, Nuriu, Shaba, apo dhe Vrapi që nuk u largua në Fier, ndonëse ishte pranë firmës ashtu edhe Ilir Allmuça.

“Agolli vijon të jetë aktiv në fushën e gjelbër, këtë herë duke kaluar edhe Oqeanin, në SHBA, ku u bë pjesë e Nju Jork Kozmos, ekip që u bë i njohur afroi 50 vjet më parë kur mori në gjirin e saj legjendën dhe një prej futbol-listëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave...

Page 22: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

22 GAZETA SOTE Martë 23 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Naomi Campbell: Unë kam lindur për të udhëtuar

Naomi Campbell i dashuron udhëtimet nëpër botë, dhe vetë modelja e njohur shprehet se për këtë ka lin-dur. “Kam lindur duke udhëtuar”, shpjegon në një video të publikuar në rrjetet sociale modelja. Por çdo fluturim në avion shndërrohet për të në një sprovë mbijetese, një luftë ndaj mikrobeve që gjenden në aeroport apo sediljet e mjetit fluturues. "Unë kontrolloj gjithçka", shpjegon modelja dhe ndërkohë tregon armët e saj. “Nga dorezat dhe shamitë, deri tek maska për gojën dhe hundën”, vijon Campbell. Në aeroport Naomi hedh sytë tek çdo gjë dhe nuk i shpëton asnjë detaj, deri tek këmbët e njerëzve që kalojnë. Me të hipur në

avion, vendos dorezat një përdorimshe të cilat nuk i heq përgjatë gjithë udhëtimit. Në çantën e saj gjithçka është e siguruar me mbyllje hermetike. Me anë të le-trave higjenike ajo nis të pastrojë gjithçka që mund të prekë, nga tavolina, deri tek sedilja para saj. "Nuk më intereson se çfarë mund të mendojnë njerëzit për mua. Bëhet fjalë për shëndetin tim dhe kjo që bëj më bën të ndihem më mirë ", thotë me siguri. Kolltuku i saj mbu-lohet nga një shtresë, që Campbell e ndërron çdo javë dhe të cilën e lan me dorë personalisht me të mbërritur në hotel. Kjo rutinë, nënvizon modelja, aplikohet si në një avion publik, ashtu edhe në një privat.

Një bustinë sheqer

Dy lypsarë pasi kanë kaluar një ditë tepër të lodhshme ulen dhe bisedojnë:

-Sa i keq ai tipi. E të mendosh se i mbajta çantat deri në shtëpi dhe si shpërblim futi dorën në xhep dhe më tha:

-Merreni këtë nga ana ime dhe pini një kafe, burrë i mirë.

Shoku që e ka dëgjuar e pyet:-Po, sa para të dha?Lypësi i pikëlluar i thotë:-Po, çfarë parash, ishte një bustin

me sheqer.

Në orën e mësimit

Në orën e mësimit nxënësit janë tepër të përqëndruar tek shpjegimi i mësueses, e cila po flet për gjëra të reja. Pasi ajo ka mbaruar shpjegimin kërkon të kontrolloj vëmendjen e nxënësve të saj dhe si fillim i pyet:

-Eva kishte tre fëmijë. Kush nga ju do të më thotë se çfarë emrash kishin?

Si gjithmonë Pierino ngre dorën për t’u përgjigjur i pari dhe klasa që e dëgjon:

-Evo antik, evo i mesëm dhe evo modern.

5

1

3 7 6

2

8 2 1

1 7 3 8

4 6 1 7 8 5

2 5 4 6

7 5 1 3 2 4

1 6 2 9

3 7 9 4 8

2 4 3 1 7

8 9 7 6

5 9 4 8 3 2

2 7

7 4 8

2 9

6 1

4 1 8 9 5

5 3 4 8

5 6 7

9 8 2 7

4 3 8

2 8 6 4

6 9 7 5 3

5 1

Mbreti i Tajlandës, monarku më i pasur në botë

“Business Insider” ka publikuar së fundmi listën e monarkëve më të pasur në botë duke i renditur nga i pari tek i fundit. Ajo që bie në sy është fakti se mbretëresha e Britanisë, Elisabeta II me një pasuri prej 500 milionë eurosh, ka shumë diferencë në krahasim me monarkët e renditur në listë, të cilët janë kryesisht janë aziatikë. Mbreti Rama X i Tajlandës qëndron në krye të listës, ndërsa në vend të dytë renditet sulltani i Bru-neit. Sulltani i Bruneit ka një pasuri rreth 16 miliardë euro, por brenda saj është futur dhe pallati i tij, i cili është më i madhi në botë. Ky sovran ka një garazh me mbi 7 mijë makina, 600 prej të cilave janë Rolls-Royce. Në vend të tretë të podiumit është mbreti i Arabisë Saudite, Salman, i ndjekur nga emiri i Abu Dhabit, që të dy janë zotë të naftës. Në vendin e pestë pozicionohet emiri i Dubait.

1-Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë...2-Bukuri, hijeshi, i ka ra një...i bukur...3-Fshat i Korçës...5-Ndryshe për mendimin...6-I thonë çajit italianët...7-Bimë me farëza të hidhura dhe djegëse, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën...8-Ai drejton një manastir...9-Loka...kafe...10-I thuhet ndryshe kalit të shalës...11-Ish shahisti kampion Fatos...13-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...14-Fenomen atmosferik që ndodh në dete, fryrja e ujit të detit...16-Kandërr që ha rrobat e lesh-ta...17-Shtëpia e pulës...18-Ish aktori Prokop...20-Janë konstruksione prej betoni për ndërtim...21-Përcaktimi i sëmundjes dhe ilaçeve nga mjeku...22-Kulçedër...23-Një shtet në Afrikën Perëndimore...24-Kujdestare fëmijësh...25-Janë vegla gjimnastikore për forcimin e muskujve të duarve...27-Një gazetë e përditshme...29-Nofkë e humor-istit italian Antonio Dekurti...30-Një ekip futbolli grek...31-Dashuri e pastër dhe e sinqertë...33-Gazeta që ke ti në dorë...34-Thirrjee tifozëve në stadiume...35-Emër i shkurtuar djali...36-Naimi, një futbollist shqiptar që ka luajtur në Itali me Napolin në vitin 1947, në inic...37-Shkrimtari turk Nesin në inic...

1-Janë vargmale të gjera në perëndim të Amerikës së Jugut...4-Lloj buke e hollë...7-E shtuna për italianët...12-Pikë turistike në veri, i pashquar...13-Dele me lesh të dredhur...14-Zogjtë e patës...15-Vend si humnerë që po të biesh thyen kokën...17- Mjet ndriçimi...18-Ade-lina shkrimtare në inic...19-Bija e Kelmendit...20-I thuhet ndryshe drenushave, shumës...21-Automjetet e transportit ndërkombëtar...22-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...23-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët...24-Një shenjë e horoskopit...25-Shpella...26-Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën...27-Poeti arbëresh Gavril...28-Një fshat i Tiranës në rrugën për në Elbasan...29-Letër në format të madh...30-Një opera e Verdit...32-Repart Industrial...33-Mal në Librazhd...34-Mjek specialist për kockat...36-Pambuk italian...37-Gjergj Elez...që luftoi me bajlozin...38-Fringo fare, i sapo dalë nga fabrika...39-U përpoq, u orvat...40-Qosheve...41-Më gjeti të papërgatitur...

Page 23: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT E Martë 23 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Yjet njoftojnë një ditë plot pasion, ju nxisni energjinë dhe do të jeni në gjendje të gjeni një ekuilibër të përsosur me të dashurin tuaj.

23 shattor - 22 tetor

Një dashuri që ka qenë në krizë për disa kohë do t’ju japë disa momente të këqija. Në punë jeni plotësisht të bindur për rrugët e marra.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Mos e kritikoni të dashu-rin tuaj për ndonjë gabim. Përkundrazi, përpiqu të jesh optimist dhe të përçosh emo-cionet dhe pasionet.

Nëse jeni duke kërkuar për atraksione të reja, siguro-huni që t’i gjeni, por ndoshta do të ishte e përshtatshme të mendoni për këtë vendim.

Nëse një sqarim mund të je të zgjidhja për të marrë situ-a tën e marrëdhënies sërish në dorë, mos hezitoni. Në punë kë-shi llohet që të shikoni përpara.

Dashi Demi

Ata që duan të vazhdojnë një histori të rëndësishme mund të hedhin hapa të mëtejshme. Sa i takon punës, planetët ju ftojnë të nisni projekte të reja.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kushdo që po përjeton një dashuri të re do të shohë gjithçka rozë, por është ende herët të thuhet, mund të ketë surpriza të papritura.

Ju keni kërkuar kon-firmime, por nëse nuk arrijnë, mund ta ktheni faqen. Ndrys-himet që po ndodhin mund të ndikojnë në disponimin tuaj.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Nëse keni arritur të mbani brenda instinktin e rebelimit do të keni pak zhgënjim. Në punë nëse mund të jeni të in-teresuar në propozimet e reja.

SHBA deri në vitin 2024 kthehet në Hënë

Dashuritë e mëdha mund të konkretizojnë marrëdhënien dhe të bëjnë projekte afatgjata. Marrëveshja është e përkryer për të gjitha çiftet.

Horizontal

Venusi është ende në pam-je të favorshme dhe ju lejon të prekni qiellin me dorë. Beqarët do të jenë në gjendje të përjeto-jnë histori interesante.

Dashuria: Çiftet sot mund të kenë disa kohë të këqija. Grindjet do të jenë në axhe-ndë, por këto do të jenë prob-leme të jashtme.

Në 50-vjetorin e uljes së parë të njerëzimit në Hënë, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, vlerësoi për real-izimin e tyre të shkëlqyer tre astronautët amerikanë. Më 20 korrik 1969, moduli hënor amerikan i quajtur “Eagle” zbriti në Hënë dhe astronauti Neil Armstrong, i cili u nda nga jeta në vitin 2012, kreu ecjen e parë në sipërfaqen e Hënës. Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë se zbritja në Hënë ishte një hap i madh. “Unë e kam udhëzuar Administratën Kombëtare të Hapësirës (NASA) që të dërgojë njeriun dhe gruan e parë në Hënë dhe të marrë hapin gjigand, duke dërguar amerikanë në Mars”. Administrata ka nisur planet për t’u kthyer në Hënë deri në vitin 2024 dhe të shkojë në Mars për herë të parë deri në vitin 2033.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Ka për kryeqytet Uellsi...6-Drama “... e Kremlinit...7-“Mister...”nofkë e humoristit anglez Atkinson...8-Ish futbollisti italian Rosi në in-ic...9-Notë muzikore...10-Patrioti Sadria...11-Ajo është përcaktuese në zgjedhje...12-Njëlloj si zili apo smirë...16-Lloj konjaku vendi...17-Pikturë shenjtori në dru...18-Aktori amerikan Xhek...19-Pjesë loje në volejboll...20-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore...22-Mançini trajner italian në inic...23-Shitje një malli ashtu siç është pa e peshuar...24-Posedon...25-Njëlloj si kapriçi-ot...26-Mikhail...ish shahist i madh rus...27-Harry...ish Presidenti i Amerikës nga viti 1945-1953...29-Koha e ekzistencës...30-Ai drejton një manas-tir...31-Shkencëtarja franceze Kyrri me origjinë polake...32-Dashuri e pastër dhe e sinqertë...33-Dhi e egër shumë e shkathët që rron në shkretëtirat e Azisë dhe Afrikës...35-Kompani e telefonave celu-larë në Itali...36-Një ujëmbledhës...37-Adela Orie-ga...38-Ish futbollisti i Dinamos Sejdini...39-Adelina e shkrimeve në inic...40-Fukara...41-Këngëtarja italiane Rita...42-Një minierë në rrethin e Pogra-decit...43-Ish sopranoja Mihali...

1-Një gjarpër i madh shumë i rrezik-shëm...2-Pjesë e shkëputur nga një apera...4-Adete, pa të fortat...5-Urdhër me shkrim i Sulltanit për një emërim...8-Një qytet pothuajse në jug të Shqipërisë...10-Kolosi i...një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...11-Sëmundja e rëndë e mush-kërive...12-Njëlloj si iniciativat...13-Masë e sip. tokës e barabartë me 1044 m2...14-Një fjalë pa kup-tim...15-Shkrimtari turk Nesin në inic...16-Mali i...plazh afër shkëmbit të Kavajës...18-Tip automjeti japonez...20-Njëlloj si kapriçiot...21-Fortesë...23-Ish këngëtari durrsak Kertusha...24-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...25-Vërshim i popullit në shesh...26-Një pjesë toke, relief, parcelë...28-Një mjet komunikimi...29-Turp të kesh, faqja e zezë...31-Tas i madh për çorbë...32-Atdheu i Odisesë...33-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët...34-Formacion i madh ush-tarak...36-Është kryeqyteti i Taxhikistan-it...38-Mjet sinjalizues për anijet...39-Kafshë e egër që ndodhet edhe në pyjet tona...40-Notë në pentagram...41-Organizatë Demokratike...

Maçoku, “pret” udhëheqësit në zyrat kryeministrore

Maçoku Larry “pret” udhë-heqësit e botës në kryeministrinë britanike. Edhe pse tingëllon e çuditeshim, maçoku Larry mban titullin zyrtar “Kryegjuetar në Zyrën e Kabinetit” në adresën më të rëndësishme në Londër, 10 Downing Street. Dikur një maçok rrugësh, dhe më pas i adoptuar, Larry është vendosur në zyrat kryeministrore londineze, që në vitin 2011 duke “pritur” udhëheqës nga mbarë bota. Edhe pas largim-it të kryeministres May, Larry do të vazhdojë të mbajë “postin e lartë” dhe të presë udhëheqës të ndryshëm që do të shkojnë në zyrat kryeministrore në londin-eze. Ndërkaq që fotot e maço-kut tashmë kanë marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Page 24: SHBA trondit Metën dhe Berishën: Drejtësia po çlirohet nga ... · mi 2 0 l e k ë KOMENT AN& ALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Nga Ramazan SHERJA Paradokset e

GAZETA SOT24 E Martë 23 Korrik 2019

2,3,11,12,13,14,118,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Reali i Madridit është duke bërë një su-permerkato me emra të fuqishëm,

por edhe blerje që shkojnë në qindra milionë euro. Synimi i klubit “Los Blancos” është të ngrejë një skuadër që të jetë e aftë të rikthehet në majën e Europës, duke pasur ambicie për titullin kampi-on në Spanjë dhe trofeun e UEFA Champions League. Për të mundësuar grupin më të mirë, presidenti i Re-alit, Florentino Perez, është duke projektuar një prej goditjeve më të mëdha të viteve të fundit, ndoshta një goditje më të madhe sesa ajo e PSG-së dy vjet më parë kur mori nga Barcelona “yllin” brazilian, Nejmar, për shumën e 222 mln eurove. Dhe është vetë Perez që është gati të sakrifikojë për sulmuesin e talentuar dhe yllin në ngjitje të futbol-lit botëror, Kilian Mbape. Kuptohet, nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi francez po reziston nga ofertat tun-duese për sulmuesin e vet, por as paratë me sa duket

TRONDITËSE/ Raul rrezikon burgun, akuzohet

për krim ekonomik

MERKATO Në Kinë janë duke bërë oferta të çmendura për Gareth Bejl, madje janë gati të japin miliona euro pagë në sezon, mjafton që uellsiani të pranojë të luajë për ta. Nga ana tjetër, Reali i Madridit po përpiqet të bëjë Pazar me sulmuesin Bejl, duke tentuar ta përdorë atë për të blerë Nejmarin nga skuadra franceze e Paris San Zhermenit. Janë pikërisht mediat spanjolle që shkruajnë se një mundësi afrimi të Nejmarit në Madrid është e mundur nëse futet

në lojë sulmuesi aktual i Realit. Kështu, gjithmonë sipas medieve sportive, “Los Blancos” ia kanë më-syrë seriozisht sulmuesit brazilian dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë “yllin uellsian” Gareth Bejl plus 90 milionë euro për ta bindur pronarin e PSG-së, Al Khelaifi që t’ia shesë yllin brazilian. Nejmar në Real Madrid, një mundësi që po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” e kanë marrë serio-zisht transferimin e yllit brazilian në

“Santiago Bernabeu”. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkru-an se Reali ia ka bërë Paris San Zhermenit një ofertë të avancuar: 90 milionë euro plus kartonin e Gareth Bejl. Natyrisht, ëndërr e Nejmarit është të kthehet në Barcelonë, por duke e parë transferimin e Griez-manit, ky transferim i fundit është komplikuar. Ndërkohë, Bejl po merr oferta faranike nga Lindja e largët, e konkretisht nga Kina. Janë oferta tunduese për “yllin” uellsian.

AMBICIA PËRPLASJA NOT

Britaniku thyen rekordin botëror në stilin bretkosë

Lojtari që bëri ndërhyrje horror kërkon falje

Merkato ka hyrë në fazë të nxehtë. Në Premier League do të mbyllet në mesin e muajit gusht dhe klubet po nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre cilësore pa u mbyllur afati zyrtar i “skadimit” të merkatos verore. Kështu, Arsenali është ende duke qëndruar në kontakt me yllin e Lionit, Nabil Fekir. Francezi është në bisedime me Real Betisin, përderisa edhe Napoli ka shfaqur in-teresim për shërbimet e tij. Mirëpo, asnjë marrëveshje nuk është arritur me asnjërin ekip. Fekir është në bisedime me Arsenalin që kur janë hapur transferimet, por Arsenali nuk

Futbollisti i Seviljes, Joris Gnagnon, ka kërkuar falje për ndërhyrjen e tij “never-itëse” në futbollistin e ri të Liverpulit, Yasser Laruçi, që çoi te përjashtimi i mbro-jtësit gjatë miqësores pa-ra-sezonale të zhvilluar të dielën në Boston. Gnagnon bëri ndërhyrje të ashpër në 18-vjeçarin Larouchi, i cili më pas u desh të largohej me barele nga fusha gjatë humbjes 2:1 të Liverpulit nga Sevilja. “Dua t'i kërkoj falje publike Liverpulit, familjes së lojtarit dhe përkrahësve të tij. Ishte një veprim i neverit-shëm nga ana ime. Nuk është

Notari britanik, Adam Piti është bërë i pari që ka notuar 100 metra stil bretkosë nën 57 sekonda. Ai ka thyer të dielën rekordin e tij të botës, duke notuar për 56.88 sekonda. Britaniku 24-vjeçar ka domin-uar në vitet e fundit në 100 dhe 50 metra bretkosë, duke ven-dosur 14 rekorde në 100 metra bretkosë. Ai rekordin e fundit e ka vendosur në gjysmëfinale të Botërorit që po mbahet në Gëangju të Koresë së Jugut. “Nuk ka fjalë tjetër përpos ‘e jashtëzakonshme'”, është shprehur Piti. Ai është i pam-poshtur në pesë vitet e fundit në këtë distancë në gara të

ka bërë ofertë derisa nuk ka gjetur ende blerës për Mesut Ozilin. Mbetet të shihet ku do të përfundojë turko-gjermani në këtë merkato vere.

mëdha. “Që nga Lojërat Ol-impike të vitit 2016 në Rio de Zhaneiro, unë kam menduar se mund të notoj më shpejt”, nënvizoi më tej Piti.

nuk i vlejnë klubit parisien, pasi vetë futbollisti është tunduar nga ideja për të luajtur në Madrid, me skuad-rën “mbretërore”. “Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror. Në këtë mënyrë, të shumtë janë klubet pretendente për sulmuesin, ndër të cilët Re-ali i Madridit që ka treguar qëllimet hapur”, shkruajnë mediumet sportive. Duke pasur edhe një francez në stol si trajneri Zidan, op-eracioni mund të kryhej

Kilian Mbape ëndërron Realin, refuzon sërish të rinovojë me PSG

me më shumë thjeshtësi. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Mbape vështirë se do të qëndrojë në kampionatin e Ligue 1, teksa do të kërkojë eksperienca më sfiduese për cilësitë e tij. 20-vjeçari ende nuk ka pranuar të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës, duke mbajtur në ankth Parisin. Megjithatë, nuk bëhet fjalë që Mbape të transferohet këtë sezon, por në tjetrin. Kjo, pasi strategjia e Realit për të mbërritur te sulmuesi është të presë prob-

Sulmuesi i shpejtë francez “driblon” Paris San Zhermenin, pret ofertën e presidentit të Realit Florentino Perez dhe kalimin në radhët e “Los Blancos”

ajo që duhet të shihet në fushë futbolli. Gjithë lutjet e mia janë për lojtarin dhe familjen e tij”, ka shkruar Gnangnon në Tuiter.

lemet e Mbape me klubin, për të përfituar më pas në anën financiare. Ndërsa, në kushte normale transferimi i kampionit të botës shkon më shumë se 200 milionë euro. Mançester Siti ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape. Siti është i gatshëm të paguajë 860 mijë euro në javë për francezin. PSG është duke u mundur ta mbajë në ekip francezin, pasi edhe ylli tjetër i skuadrës, Nejmar, ka shumë mundësi të largohet këtë verë. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola është duke u munduar të transferojë disa lojtarë dhe është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për Mbapenë. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se si do t’i lëvizin “gurët” klubet e mëdha europiane, pasi Mbape nuk është vetëm objektiv i Realit. Dihet që ai është një “yll” në ngjitje dhe klube si Juventusi, Liverpuli, Mançester Junajtid apo dhe Çelsi e dëshirojnë atë. Sido-qoftë, për vetë lojtarin Reali është klubi i ëndërruar dhe është mëse e qartë se Mbape dëshiron të veshë bluzën e “Los Blancos”.

Arsenali i vë “syrin” Nabil Fekirit

Reali ofron Bejl dhe 90 mln euro për Nejmar, nisin bisedimet

228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për tu marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekono-mik për shkak të pamundësisë

për të shlyer detyrimet. Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej 7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energ-jinë e rinovueshme. Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Kar-los Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanko. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.

GOLA ka realizuar Raul Gonzales me fanellën e Realit të Madridit dhe asaj të kombëtares Spanjolle. Ishte një nga lojtarët më të spikatur

të dy dekadave të fundit dhe ka krijuar një emër të madh në futbollin spanjoll, veçmas atë madrilen.

272