amerikanët mesazh metës pas elozheve të tij ndaj moskës ...€¦ · amerikanët mesazh metës...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Premte 22 Mars 2019 Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin rus dhe paralajmëron armiqtë e reformës Ç m i m i 2 0 l e k ë Një udhëzim i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore par- ashikon përcaktimin e rregullave të detyrueshme mbi transferimin nga administrata... Kreu i grupit parlamentar i PS,Taulant Balla ka lëshuar dje akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i takon çështjes së lobimeve në SHBA... Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike duket se po shkojnë drejt greminës. Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet në një situatë shtetrrethimi, pasi... Protesta dhe djegia e mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kanë dëmtuar aspak punën e Parlamentit. Ditën e djeshme u zhvillua seanca... Balla paralajmëron Bashën: Nuk do t’i shpëtosh skandalit të lobimeve si aferës me Rrugën e Kombit, PD financohet nga Rusia 96 deputetë në Parlament, betohen 3 emra të rinj të LSI, Alimadhi dhe 2 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin Parlamenti vijon normalisht punën, ndryshon me procedurë të përshpejtuar ligji për vetingun në polici, ja si do verifikohen efektivët Udhëzimi i ri i Financave, detyrimet e prapambetura të akcizës pas 2010 do të mblidhen nga Doganat, ja procesi që do të ndiqet Faqe 7 Faqe 8 Faqe 9 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Bedri BLLOSHMI Nga një tmerr pa fund, në një fund të tmerrshëm Nga Saimir PLAKU Zhvillimi i Rajonit Berat përmes projekteve strategjike Bie skenari maqedonas i PD-LSI, protesta kthehet në tur shëtitjeje, Sali Berisha tenton të rikthejë teknikat e ’98 me rrethime komisariatesh CIA zbardh detajet, 45 për qind e shqiptarëve ishin analfabetë më 1949, amerikanët “luftë psikologjike” për të rrëzuar Enver Hoxhën Artan Lame shkel ligjin me të dyja këmbët, ja si janë legalizuar objekte në parqe e zona sportive, dështim me verifikimin e dokumenteve Trembet Lulzim Basha, refuzon thirrjen e prokurorisë për lobimet në SHBA, ja letra justifikuese për organin e akuzës Faqe 11 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Juristët rrëzojnë skenarët e Ilir Metës, dorëheqja e tij nuk e zgjidh krizën dhe nuk e dëmton mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditësh Shkelja e ligjit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t,Artan Lame duket se është e pashmangshme. Kur u vendos në krye të detyrës ai premtoi t’i japë zgjidhje problemit të qytetarëve me... CIA ka dhënë detaje mbi operacionet e saj të para në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar për vitin 1949 tregohet se qëllimi kryesor ishte të ndalej avancimi... Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po pësojnë dështime të njëpasn- jëshme në misionin e tyre për të rrëzuar qeverinë. Basha e Kryemadhi deklaruan se pas djegies së mandateve do shkohet te protestat e mosbindja civile, duke paralizuar Parlamentin e qeverinë. Por gjithçka deri më tani ka rezultuar flluskë sapuni. Dje opozita zhvilloi protestën e radhës para Parlamentit, me shpresën... Faqe 10 Faqe 12 Faqe 5 Faqe 6 Faqe 2,3 Ju lutemi zoti President mos u vetëvritni, ne ju duam!

Upload: others

Post on 17-Jul-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Premte 22 Mars 2019

Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja

e SHBA jep alarmin për ndikimin rus dhe paralajmëron armiqtë e reformës

Çmimi 20 lekë

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore par-ashikon përcaktimin e rregullave të detyrueshme mbi transferimin nga administrata...

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka lëshuar dje akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i takon çështjes së lobimeve në SHBA...

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike duket se po shkojnë drejt greminës. Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet në një situatë shtetrrethimi, pasi...

Protesta dhe djegia e mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kanë dëmtuar aspak punën e Parlamentit. Ditën e djeshme u zhvillua seanca...

Balla paralajmëron Bashën: Nuk do t’i shpëtosh skandalit

të lobimeve si aferës me Rrugën e Kombit, PD financohet nga Rusia

96 deputetë në Parlament, betohen 3 emra të rinj të LSI, Alimadhi dhe 2 kandidatë të

tjerë pranojnë mandatin

Parlamenti vijon normalisht punën, ndryshon me

procedurë të përshpejtuar ligji për vetingun në polici, ja

si do verifikohen efektivët

Udhëzimi i ri i Financave, detyrimet e prapambetura të akcizës pas 2010 do të mblidhen nga Doganat, ja procesi që do të ndiqet

Faqe 7

Faqe 8

Faqe 9

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Bedri BLLOSHMI

Nga një tmerr pa fund, në një fund të tmerrshëm

Nga Saimir PLAKU

Zhvillimi i Rajonit Berat përmes

projekteve strategjike

Bie skenari maqedonas i PD-LSI, protesta kthehet në tur shëtitjeje, Sali Berisha tenton të

rikthejë teknikat e ’98 me rrethime komisariatesh

CIA zbardh detajet, 45 për qind e shqiptarëve ishin analfabetë më

1949, amerikanët “luftë psikologjike” për të rrëzuar Enver Hoxhën

Artan Lame shkel ligjin me të dyja këmbët, ja si janë legalizuar objekte në parqe e zona sportive, dështim

me verifikimin e dokumenteve

Trembet Lulzim Basha, refuzon thirrjen e prokurorisë për lobimet në SHBA, ja letra justifikuese për organin e akuzës

Faqe 11

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Juristët rrëzojnë skenarët e Ilir Metës, dorëheqja e tij nuk e zgjidh krizën dhe nuk e dëmton

mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditësh

Shkelja e ligjit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame duket se është e pashmangshme. Kur u vendos në krye të detyrës ai premtoi t’i japë zgjidhje problemit të qytetarëve me...

CIA ka dhënë detaje mbi operacionet e saj të para në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar për vitin 1949 tregohet se qëllimi kryesor ishte të ndalej avancimi...

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po pësojnë dështime të njëpasn-jëshme në misionin e tyre për të rrëzuar

qeverinë. Basha e Kryemadhi deklaruan se pas djegies së mandateve do shkohet te protestat e mosbindja civile, duke paralizuar Parlamentin

e qeverinë. Por gjithçka deri më tani ka rezultuar flluskë sapuni. Dje opozita zhvilloi protestën e radhës para Parlamentit, me shpresën...

Faqe 10Faqe 12

Faqe 5

Faqe 6

Faqe 2,3

Ju lutemi zoti President mos u vetëvritni,

ne ju duam!

Page 2: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

2 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

“Jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja eks-tremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, deklaroi presidenti Ilir Meta dy ditë më parë.

Ja deklarata e Ilir Metës“Deklarata e tij tregon që ai është një njeri i dësh-

përuar dhe i trembur. Kjo kuptohet sepse ka patur shpresë që gruaja e tij ose Basha se mund të krijonin përmbysje me dhunë ose destabilizim në Shqipëri. Tani që gjithçka mori fund sepse nuk ka më asnjë forcë popullore që mund t’i përkrahë të korruptuarit, duke qenë gjithashtu një njeri i shënjuar për korrup-sion që e di gjithë Shqipëria, mendon i dëshpëruar se mund të krijojë ndonjë efekt destabilizues me dorëheqjen e tij, me ato që thotë, jo do vritem si Al-endja, jo do të vras veten”, u shpreh avokati Spartak Ngjela para dy ditësh për gazetën “SOT”.

Spartak Ngjela: Presidenti i dëshpëruar

p o l i t i k e www.sot.com.al

S’kanë fund skandalet e krerëve të drejtësisë, KPK shkarkon kryegjyqtarin e Përmetit, ja problemet e kryeprokurorit të Lushnjes

Krerët e drejtësisë duket se janë të zhytur në korrupsion dhe afera pasi shumica e tyre në përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka humbur. Pjesa më e madhe e kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive në vend janë shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë figurën dhe aftësitë profesionale, ndërsa i radhës dje që iu bashkua “grupit” ishte kryegjyqtari i Përmetit, Pashk Gjaci. Gjatë seancës dëgjimore KPK konstatoi probleme për Gjacin në të 3 kriteret. Ai zotëron-te një sërë pasurish të paluajtshme, por për të

gjitha trupa gjykuese kishte gjetur parregullsi. Për tokën-arë në Velipojë gjyqtari ka deklaruar se ia ka kaluar gjysmën vëllait të tij, por nga he-timet e KPK nuk ka rezultuar diçka e tillë. DSIK kishte sjellë një raport negativ për figurën e tij sepse ndaj tij është regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Gjirokastrës. Ndërkohë, Komisioni ka kryer hetim edhe për një vendim gjyqësor në Përmet që nuk ishte publikuar në faqen elektronike të Gjykatës së Përmetit, që më pas është gjetur i publikuar nga Gjykata e Gjirokastrës. Komi-

sioni ka konstatuar si problematike mospub-likimin e këtij vendimi. Pashk Gjaci kishte probleme edhe me profesionalizmin dhe të gji-tha këto gjetje e çuan KPK drejt shkarkimit të tij nga detyra. Kryegjyqtari i Përmetit, tashmë i shkarkuar, nuk është i vetmi drejtues që ka probleme pafund. Dje doli para KPK kryetari i Prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahini, ndërsa për të u konstatuan probleme me pasurinë. Si-pas KPK, ai ka në zotërim një objekt dy katësh + papafingo në Bashkinë e Sarandës në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Si burim krijimi Shahini ka

deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet. Por KPK ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove. Po ashtu, kryeprokurori ka deklaruar se papafingo nuk ishte përfunduar ende dhe se banesa përdorej nga familja, por hetimi i thelluar i KPK ka gjetur se apartamentet që zotëronte Shahini jepeshin me qira si shtëpi pushimi në bregdet. Ai kishte probleme edhe me figurën sepse ka përdorur mjetin e një personi të dënuar për trafik droge në Greqi.

Mimoza IBRA

Nëse Presidenti i Repub-likës, Ilir Meta i shkon deri në fund fjalës së tij dhe vendos të dorëzo-

jë mandatin e presidentit, diçka e tillë nuk do ta zgjidhte krizën politike. Një interpretim të tillë e japin juristët. Sipas tyre, si fillim Kushtetuta nuk e parashikon fare që një president të dorëhiqet. Por edhe nëse Meta e bën diçka të tillë, kjo nuk do të garantonte zgjidhje të krizës sepse zëvendësimi i tij nuk përbën asnjë problem. Kon-stitucionalisti Sokol Hazizaj deklar-oi se presidenti mund të dorëhiqet vetëm kur është i pamundur ushtri-mi i detyrës. Duke theksuar se pas deklaratës së kreut të shtetit fshihet diçka tjetër dhe jo kriza politike, Hazizaj shtoi se Meta duhet të garantojë zgjidhjen e krizës dhe jo të ndërmarrë akte të tilla. “Akti i dorëheqjes nuk parashikohet për këto motive, por parashikohet vetëm në pamundësi të ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të tij. Që do të thotë se nuk lidhet me krizën, madje Presidenti është ai që me staturën që ka dhe me detyrat që ka, në Kushtetutë shërben si organizator i zgjidhjes së krizave. Duhet të ketë ndonjë motiv tjetër që e detyron presidentin të kërcënojë duke u dorëhequr nga detyra. Nuk e uroj që të ndodhë”, deklaroi ai. Sokol Hazizaj nënvizoi se në këtë rast e vetmja zgjidhje është respek-timi i Kushtetutës dhe jo deklaratat e tilla politike. “Është edhe rasti i shkarkimit, por kjo e dyta është pak e pamundur sepse Kushtetuta e parashikon që 2/3 e Kuvendit, ku konstatohet pamundësia e ush-trimit të detyrave funksionale të presidentit, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi në rastin flagrant ku nuk ekziston Gjykata Kushtetuese. Konsensusi i vetëm është vetëm ardhja në shtratin lig-jor”, tha Sokol Hazizaj.

Reagimi i GjokutajtEdhe për avokatin Genc Gjo-

kutaj dorëheqja e Metës nuk i jep zgjidhje situatës politike. Madje ai deklaroi për gazetën “SOT” se nëse ndodh diçka e tillë, nuk kri-johet asnjë problem sepse vendi i

Gjokutaj: Nëse Meta dorëhiqet, Parlamenti e zëvendëson njësoj si t’i ketë mbaruar mandati

Juristët rrëzojnë skenarët e Metës, dorëheqja e tij nuk e zgjidh krizën dhe nuk e dëmton

mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditëshMoisiu: Meta të ulë palët në tavolinë për të zgjidhur krizën

Ish-presidenti Alfred Moisiu deklaroi dje se pasardhësi i tij, Ilir Meta duhet të ulë palët në tryezë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike. Në një kohë kur Meta kërcënon me dorëheqje sepse këtë e sheh si zgjidh-je më të denjë, Moisiu tha për mediat se në kështu rastesh duhet vepruar si në vitin 2007, kur palët politike gjetën dakordësi duke u ulur në tryezë. “Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë presidenti në këto raste. Ne u mblodhëm dhe bash-kë me gjithë forcat politike parlam-entare të asaj kohe i dhamë zgjidhje problemit”, tha Moisiu. Vendimin e opozitës për të djegur mandatet ai e cilësoi të gabuar. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme mund të zhvillohen vetëm nëse mazhoranca humbet në zgjedhjet e 30 qershorit. “Nuk mun-det tani në mes të mandatit të themi o burra... Nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme”, tha Alfred Moisiu.

Mustafaj: Kriza nuk zgjidhet nëse dorëhiqet presidenti

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj komentoi ditën e djeshme deklaratën e Presidentit të Repub-likës, Ilir Meta për tu dorëhequr dhe vetëvrarë. Gjatë një interviste televizive, Mustafaj deklaroi se Meta u ka dërguar një mesazh të koduar palëve politike. Sipas tij, kreu i shtet-it po i bën presion mazhorancës. “Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të koduar palëve politike, unë po pres nëse Meta ka një plan konkret në kokën e tij për zgjidhjen e krizës apo është një shantazh që i bën mazhorancës. Nëse është shantazh atëherë nuk është në kompetencat e presidentit ta bëjë këtë gjë. Nuk është në shërbim të zgjidhjes së krizës dorëheqja e presidentit. Arbitër duhet, por nuk shoh kushtet për t’u ulur në bisedime. Nuk përjashtohet opsioni i dialogut, por opozita duhet të ndërtojë dhe të artikulojë kushtet që do të zhvillohet ky dialog. Ikja e Ramës nuk përbën krijimin e rre-thanave të nevojshme për të ndërtuar dialogun”, tha Besnik Mustafaj.

kushdo mund të japë dorëheqjen. Në momentin që jepet dorëheqja, sigurisht që përdoret një shkak dhe kompetencat për ca kohë i kalojnë kryetarit të Kuvendit. Më pas nisin procedurat nga forcat politike për zëvendëimin e tij, ndiqet e njëjta rrugë si në rastin kur kreut të shtetit i mbaron mandati. Kompetencat i kalojnë kryetarit të Kuvendit për 45 ditë derisa të zgjidhet emri i ri dhe të votohet dhe më pas mund të kemi një president të ri”, tha Genc Gjoku-taj. Në këtë mënyrë, deklarata e çu-ditshme e Ilir Metës dy ditë më parë për dorëheqje dhe vetëvrasje për hir të të mirës së vendit, duket se ka

rezultuar vetëm një flluskë sapuni. Në një kohë kur përflitej edhe se Meta do të shpërndajë Parlamentin, juristët e tregojnë qartë se lënia e mandatit nga ana e tij nuk e zgjidh aspak situatën e tensionuar poli-tike, ashtu sikurse pretendon ai. Por nga ana tjetër, nuk krijon as ndonjë problem të madh sepse zgjidhja është e gjetur: Parlamenti vijon me procedurat për ta zëvendësuar normalisht, njësoj sikur t’i ketë mbaruar mandati. Kësisoj, duket se e vetmja arsye pse Meta mund të japë dorëheqjen është që të dalë me opozitën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

tij zihet nga një emër tjetër. Duke iu referuar Kushtetutës, Gjokutaj u shpreh se në këtë rast, mandati i presidentit i kalon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për 45 ditë dhe vijohen procedurat nga klasa politike për të gjetur një emër tjetër konsensual dhe për ta votuar brenda kësaj periudhe. “Nuk krijo-het asnjë ngërç. N.q.s presidenti zgjedh të largohet, atëherë thjesht nisin procedurat për të gjetur një emër të ri. Nëse shohim kapitullin e presidentit e kuptojmë fare qartë që nuk ka asnjë problem. Çdo zyr-tar jep dorëheqjen, mund të jetë ministri, mund të jetë kryeministri,

Page 3: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Monika Kryemadhi ka qenë një ndër politikanet që ka sulmuar më ashpër reformën në drejtësi. “Mua s’ më çon dot në burg se nuk kam firmo-sur në jetën time. Tani unë po iu them: Le t’i marrë Edi Rama dhe t’i fus të gjithë në burg. Nuk ka bir nënë që do ta shpëtojë Edi Ramën në zullumin ku ka rënë. Edi Rama do të rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavantazh

të madh. Disa ambasadorë janë tallur me Shqipërinë, ikën me xhepa të fryrë. Shkoni verifikoni Romana Vlahutinin. Për mua njëherë është një demagogji. Reforma ka rënë. Reforma në dre-jtësi ka vetëm një zgjidhje. Ajo është largimi i Edi Ramës. Kjo reformë ka dështuar, sepse nuk po gjen prokurorë dhe gjyqtar dhe do ta kthesh këtë si një dyqan”, tha ajo.

MONIKA KRYEMADHI: REFORMA KA VDEKUR

Kryeministri Rama del në mbështetje të ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi: E pranoj nëse japin dakordësi SHBA e BE

Kryeministri Edi Rama vijon të pozicionohet akoma dhe më qartë sa i takon debatit për ku-fijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për gazetën zvicerane “NZZ”, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve do ndodhë natyrshëm, ndërsa ka deklaruar se mbështet çdo marrëveshje që ka vulën e SHBA-BE. “Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai, ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripër-caktuar në vitet e fundit. Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë

në negociatat mes Kosovës e Serbisë. “Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, tha ai. Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Ser-bisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme. “Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohoi ai, ndërsa ka shtuar se Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara

të Amerikës. Rama nga zvicerania “NZZ”, është cilësuar si provokues kur vitin e kaluar ai propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët, të jenë njëzëri Bashkim Shqiptar ku mund të bashkonte shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia. Por gazeta ka marrë dhe opinionin e studiuesit Afrim Krasniqi. Sipas tij, ky është vetëm një përafrim i dukshëm. Sipas tij, takimet e përbashkëta të qeverive deri më tani kanë prod-huar rezultate pak konkrete. “Kjo ishte kryesisht

propagandë”, tha ai. Ai ka thënë se emërimi i ministrave kosovarë ishte vetëm një vendim simbolik, sepse qeveria shqiptare nuk mori ndikim në Kosovë. “Këta ministra janë shumë të panjohur në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi për NZZ. Sa i përket çështjes së quajtur Mini-Schen-gen në Ballkan për heqjen e kufirit me Kosovës e Shqipërisë, sipas Edi Ramës, nuk është vetëm kufiri me Kosovën që duhet të preket. “Ne duam të prezantojmë modelin Schengen në kontrollin kufitar në të gjithë rajonin”, vijoi ai.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës i kanë dërguar një mesazh të qartë dje presidentit Ilir Meta. Teksa të gjithë liderët

botërorë ziejnë nga ndikimi rus, Ilir Meta i befasoi me deklaratën e tij ditën e hënë, duke u shprehur se Moska nuk përbën kërcënim për vendin tonë dhe nuk duhet trajtuar si rreziku anglo-sakson. Po ashtu, Meta foli me një gjuhë mjaft të butë ndaj Moskës, ndryshe nga kreu i PE, gjenerali amer-ikan në NATO dhe funksionarë të tjerë të lartë. Por ndaj tij duket se ka vajtur dje një mesazh shumë i qartë nga zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Duke folur në një konferencë në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të NATO dhe 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë aty, diplo-matja amerikane dha alarmin për ndikimin rus. Ajo u shpreh se Moska është kthyer në një shqetësim mjaft serioz për të gjitha vendet anëtare të NATO, pra përfshirë dhe Shqipërinë. “Rusia është e vendosur që të mi-nojë institucionet tona demokratike dhe të mbjellë përçarje midis dhe brenda vendeve tona. Kërcënimet e shumëfishta ruse ndaj demokracive tona kanë përfshirë sulme me agjentë kimikë dhe aktivitete keqdashëse kibernetike”, tha dje zv/ambasadorja. Mosses-Ones në deklaratën e saj ju drejtohej ministrave dhe deputetëve shqiptarë të pranishëm në aktivitetin e mbajtur në një hotel në Tiranë dhe fakti që përmendi shprehjen “vendet tona”, do të thotë se dhe Shqipëria nuk ka shpëtuar nga influenca ruse, ndryshe nga sa pretendon presidenti. Gazeta prej javësh ka dhënë alarmin se Moska ka shtirë tentakulat në vendin tonë dhe po ashtu pas saj fshihen PD e LSI dhe liderët e tyre. Të hënën Meta i mori në mbrojtje rusët, ndërsa dje ambasada amerikane ja ka bërë të qartë se nuk ka tallje me ndikimin e Moskës. Pra duket se Presidenti po hyn në armiqësi të thelluar me SHBA.

Roli i NATOMë tej Moses-Ones tha se NATO

do punojë fort që të ndalet influenca ruse, por dhe ajo iraniane. Sipas saj, kjo luftë do forcohet edhe përmes bazës në Kuçovë. “Përballë këtyre sfidave, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj parimit se ne, si aleatë në NATO, do të jemi gjithnjë më

Zëvendësambasadorja: Kush mendon se reforma në drejtësi ka rënë e ka gabim, tani nis shfarosja e korrupsionit

Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin rus dhe paralajmëron armiqtë e reformës

modernizimin e bazës ajrore të Kucov-ës, e cila do të përforcojë operacionet e furnizimit nga ajri, mbështetjen logjistike, patrullimin ajror, trajnimet dhe stërvitjet”, tha ajo.

SHBA paralajmëron PD-LSIZv/ambasadorja e SHBA u ka

dërguar një mesazh dje dhe Bashës, Berishës e Kryemadhit. Duke folur në takimin për NATO, ajo ju drejtua të gjithë atyre që janë skeptikë për reformën në drejtësi dhe që lëshojnë akuza se ajo është e kapur politikisht. Leyla Moses-Ones ja u bëri të qartë se

Bushati: Opozita të distancohet nga dhuna“Kryetari i Partisë Demokratike

Lulzim Basha duhet të distancohet nga dhuna dhe të mos vihet në lojë si kukull ruse, siç po bën duke e kthyer Shqipërinë në lajm, kur nuk është lajm”. Kështu deklaroi dje në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, gjatë diskutimit të një marrëveshje me KfW dhe qeverinë gjermane, me ndikim në reformën e sektorit energjetik. Fillimisht, Bushati vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane ndaj vendit tonë, e cila në këto vite ka akorduar mbi 1 miliard euro financime, qindra milionë prej tyre në sektorin e energjisë. Sektori energjetik, tha Bushati, nga një barrë në qafën e shoqërisë shqiptare, po kthehet në kapital zhvillimi dhe burim të ard-hurash dhe po zhvillon ekonominë shqiptare. Në fjalën e tij, Bushati u ndal te 70-vjetori i NATO-s, ku thek-soi se shqiptarët janë mbështetës kryesor të Aleancës në një kohë kur kërcënimet nuk janë gjithmonë ushtarake, por janë edhe hibride.

IDN propozon 3 pika për zgjidhjen e krizësInstituti për Demokraci dhe

Ndërmjetësim u bën thirrje palëve e përfshira dhe aktorëve të tjerë më rëndësi që të përfshihen men-jëherë në një dialog konstruktiv që përfshin gjithashtu shoqërinë shqiptare. Për të dalë nga kjo krizë, IDM propozon 3 pika. 1-Moratorium politik 1 vjeçar – Shkëputje nga të gjitha veprimet aktuale politike të cilat injorojnë krizën politike ose nxisin përshkallëzimin e mëtejshëm të saj, nëpërmjet një marrëveshjeje të aktorëve politikë dhe shoqërisë shqiptare me qëllim angazhimin në reforma “shtet ndërtuese” dhe përsh-pejtimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE. 2-Fillimin e menjëhershëm të një dialogu kom-bëtar të aktorëve politikë, komu-nitetit të ekspertëve dhe shoqërisë shqiptare, me përfshirjen e part-nerëve ndërkombëtarë... 3- Aktorët politikë të përafrojnë qëndrimet dhe dakordësojnë një marrëveshje për qeverisje efikase që do të mundësojë progresin e vazhdueshëm në zba-timin e reformës në drejtësi.

po gabojnë me sulmet. Sipas saj, refor-ma është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt korrupsioni do të çrrënjoset. “Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo. Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim”, tha ajo. Mesazhi i diplo-mates shkon sigurisht për Kryemadhin, Bashën, Berishën, por dhe Metën. Ber-isha e Kryemadhi kanë deklaruar disa herë se reforma ka vdekur. Ndërsa Ba-sha me Metën akuzojnë Ramën se ka kapur reformën. Por zyrtarja e SHBA i paralajmëroi dje se kjo reformë po ecën dhe shumë shpejt do shihen frytet e saj.

të fortë nëse jemi të bashkuar. NATO është një aleancë ushtarake, por forca jonë e përbashkët vjen nga vlerat që ndajmë. Vjen nga angazhimi ynë i për-bashkët ndaj të drejtave dhe përgjegjë-sive që janë thelbësore për demokrac-itë tona, të tilla si liritë individuale që gëzojmë dhe integriteti e transparenca e qeverive që na përfaqësojnë. Këto janë forca jonë më e madhe. Këto janë vlerat dhe parimet që përfaqësojmë dhe mbrojmë... Shqipëria do të vijojë ta bëjë aleancën më të fortë nëpërmjet investimit prej 58 milionë dollarësh për

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike, për fat të keq, të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të

reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e së kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta në fillim të javës.

JA DEKLARATA E METËS NË MBËSHTETJE TË RUSISË

Page 4: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

4 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nënkryetari i Partisë Demokra-tike, Edi Paloka deklaroi ditën e djeshme se kriza politike do marrë fund me largimin e Ramës si kryem-inistër. Duke folur në protestën e opozitës, Paloka theksoi se Rama po zgjat agoninë e tij me arrogancë, por sipas tij, i ka ditët e numëruara. “Ne kemi vetëm një kërkesë dhe është largimi i Edi Ramës. Por Rama ka vendosur që me arrogancën e tij

ta zgjasë edhe agoninë e tij dhe po mbase edhe vështirësitë e qytetarëve. E rëndësishme është që fundi është vetëm një, nuk ka kthim dhe kjo krizë politike, institucionale, cilivile në fund fare do ketë vetëm një akt largimin e Edi Ramës së Kryeministër. Sot kemi një Parlament që ka qenë ilegjitim që ditën e parë, sot është edhe anti-kushtetues. I ka ditët e numëruara”, deklaroi Paloka.

Paloka: Rama i ka ditët e numëruara

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi dje për mediat, pas disa hyrje-daljeve në Policinë e Tiranës. Kryemadhi theksoi se i ka dhënë ultimatum policisë që të lirojë të ndaluarit për protestën e djeshme, pasi sipas saj, janë fëmijë. “Kanë shoqëruar 14 fëmijë që kanë lindur në vitin 1995. Madje ne sot i dhamë ujë policisë, por ata kishin frikë ta pinin se mos humbisnin vendin e punës. Pasi

ka degdisur 500 mijë shqiptarë nëpër Europë, tani Rama po i arreston fëmijët. Ne i dhamë ultimatum të dalin djemtë sa më shpejt”, deklaroi ajo. Duke komen-tuar deklaratat e ministrit Lleshaj, Kryemadhi theksoi se ai po bëhet qesharak. Për këtë, Monika Kryemadhi kishte edhe një shpjegim. “Sandër Lleshaj po bëhet gati për Kryeministër dhe ka nisur leksionet edhe nëpër universitetet”, nënvizoi Kryemadhi.

KRYEMADHI “THUMBON” LLESHAJN: DO BËHET KRYEMINISTËR

Rudina Hajdari: Djegia e mandateve minon demokracinë dhe bie ndesh me interesat e qytetarëve, e vendosur për të sjellë ndryshimin

Djegia e mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është mirëpritur nga të gjithë, përfshi këtu ndërkombëtarët, por edhe deputetë të opozitës, të cilët nuk pranuan që të hiqnin dorë nga statusi i deputetëve. Nga opozita ishin plotë tre deputetë që refuzuan thirrjet e Bashës dhe Kryemadhit, ndërsa vëmendje të veçantë tek këta deputetë “rebelë” mori vajza e ish-deputeti Azem Hajdari, Rudina Hajdari. Por ditën e djeshme kjo e fundit ka reaguar për këtë çështje, ndërsa ka zbardhur edhe arsyet që e detyruan atë që të dilte kundër rrymës së partisë. Teksa ishte duke folur në foltor-

en e Kuvendit dhe nën emocione të forta, zonja Hajdari sulmoi sistemin politik që ka qeverisur vendin përgjatë 28 viteve. Gjatë fjalës së saj, Ha-jdari deklaroi se ky model politik ka sjellë gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi sot, ndërsa theksoi se djegia e mandateve minon demokracinë dhe bie ndesh me interesat e qytetarëve. Madje, Ha-jdari theksoi se arsyeja pse vendosi të mos djegë mandatin është sepse do të sjellë një frymë të re, të ndryshme nga ajo që na ka qeverisur përgjatë këtyre viteve. “Dalja e protestuesve në veri dhe në jug shkaktoi një metamorfozë. Ky model politik është armik i interesave të qytetarëve. Kjo politikë

e mbrapshtë e ushqyer nga urrejtja që ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Qëndrimet radikale dhe marrëveshjet e fshehta na kanë sjellë drejt thirrjes E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ne jemi rritur me këtë thirrje por nëse nuk heqim dorë nga ky model politik edhe fëmijët tanë do të rriten me këtë thirrje. Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i politikave të këtyre 28 viteve i cili vetëm ndalon procesin e integrimit. Shqipëria nuk duhet të shihet si një model destabilizimi në Ballkan. Kjo qeveri vazhdon të mos pranojë me arrogancë gjendjen e mjeruar të shqiptarëve. Kjo qeveri nuk

do t'ia dijë më as për mbështetësit e saj Këtë e tr-egon qartë edhe raporti i fundit i DASH. Ashtu si çdo deputet jam përgjegjësi përpara zgjedhësve të mi. Unë do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Arsyeja pse unë kam hyrë në politikë dhe pse vendosë të mos djeg mandatin është se dua të sjellë një frymë të re politike në vend”, deklaroi ajo. Kujtojmë që Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Rigels SELIMAN

Plani i opozitës për të rrëzuar qeverinë me protesta dhe dj-egie mandatesh, duket se po zbehet nga dita në ditë. Partia

Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u tubuan sërish ditën e djeshme para Parlamentit, ku nuk munguan edhe deklaratat e liderëve politikë. Në mung-esë të kryedemokratit Lulzim Basha, ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila mori frenat e opozitës, ndërsa u pyet nga mediat për deklaratat e presidentit Ilir Meta se ishte gati të vetëflijohej. Në përgjigjen e saj, Kryemadhi u shpreh se nuk i komenton deklaratat e Metës, duke e lënë në njëfarë mënyre vetëm kreun e shtetit në aktin e tij të vetëflijimit. “Këtu nuk është më çështje revolte pallati apo opozite. Por është revolta e një populli që është ngritur për hallet e veta, jo për të Lulit apo Monës, por për hallet e veta. Kështu që si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me Parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë, etj. Pra, se ç’do të bëjë Presidenti, është zgjedhje e tij. Presidenti le të bëjë punën e tij, zyrtare, legjitime, jolegjitime. Nuk kam asnjë ar-sye për ta komentuar, pasi unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare, ndërsa ne si opozitë kemi qëndrim të unifikuar”, deklaroi ajo.

Kryemadhi sulmon ambasadorin e OSBE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt. Teksa u pyet lidhur me deklaratat e tij mbi krizën politike, kryetarja e LSI theksoi se diplomati i lartë e sheh vendin tonë si parajsë seksi. “Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë”, u shpreh ajo. Më tej, Kryemadhi hodhi akuza ndaj deputetëve të rinj që kanë hyrë apo do të hyjnë në Kuvend. “Nuk i komentoj fare. Janë 1 milionë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri që janë më të mirë dhe më të ndershëm se kushdo tjetër që hynë në atë godinë. Ka sa të duash pafundësisht, problemi qëndron në filozofinë e secilit prej nesh, mizat rreth mbeturinave flu-turojnë”, nënvizoi Kryemadhi.

Kryemadhi: Ambasadori i OSBE sheh Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje

Protesta e opozitës, Kryemadhi lë në baltë Metën në aktin e vetëflijimit dhe sulmon OSBE, Basha gjumë në avion gjatë tubimit, reagon dhe Rama

kryeministri Edi Rama, sa i takon pro-testës së opozitës por edhe pas lajmit të dy ditëve më parë në disa media, se ai ishte shtruar në një spital të Berlinit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në këto lajme, përveç disa takimeve në Europë për të përmirësuar imazhin e vendit, që sipas tij, e ka bërë pis

sjellja e PD-LSI. “Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Protesta e opozitës, Basha: Kemi mbështetjen e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mungoi dje në protestën e opozitës pasi ishte në Bruksel, ku takua me presidentin e PPE, Joseph Daul. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha komentoi protestën e opozitës, ndërsa garantoi militantët se në këtë betejë ai dhe ata kanë mbështet-jen e Partive Popullore Europiane. “Ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. Partia Demokratike po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike, deklaroi Basha. Ndërkohë, po dje nënkryetari i PD, Edi në mungesë të kryedemokratit Lulzim Basha në protestë, ndau për protestuesit edhe mesazhin e tij nga Brukseli. “Edhe njëherë doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot, për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazh-don takimet në Bruksel që janë pjesë të fitores që na pret”, deklaroi Paloka.

Çudit Vasili: Policia provokoi, duhet të thyejmë kordonin

Opozita protestoi dje para Par-lamentit, ku nuk munguan edhe disa incidente, pasi militant e PD dhe LSI u përplasën disa herë me policinë. I pranishëm në protestë, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili u pyet nga gazetarët se ku duan të shkojnë protestuesit që tento-jnë të thyejnë kordonin e policisë para Kuvendit. Vasili theksoi se gazetarët se nuk janë treguar të vëmendshëm, pasi sipas tij provokimi erdhi nga policia. Por çfarë quan zoti Vasili provokim? Ai quan thirrjet në altoparlant. “Nuk keni qenë të vëmendshëm. Ka qenë një polici që provokon në mënyrë të vazhdueshme me altoparlant. Ju keni parë edhe emra lartë e poshtë nëpër gojë sepse kërkojnë patjetër që të kërkojë një dhunë, saqë mijëra njerëz duan ti reduktojnë çështje të tilla. Është i njëjti sistem provokativ, që i ka bërë që ai Parlament të mbetet me vetëm një parti, kaq dhe ai të kthehet në një parlament monist. Shumë e thjeshtë, është ndarë”, deklaroi Vasili.

Basha në gjumë gjatë tubimitTeksa opozita ishte duke pro-

testuar në Tiranë para Parlamentit, me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte duke fjetur gjumë, madje në gjumë të thellë. Basha ndodhej në Bruksel prej ditës së mërkurë në disa takime, ndërsa u kthye dje mbasdite, pasi u fotografua në avion duke fjetur, pa mundur të jetë në protestë dhe as në Prokurorinë e Tiranës që e thirri në lidhje me hetimin për kontratat e lobim-it me tre kompani amerikane. Madje, kanë qenë udhëtarë të rastësishëm në të njëjtin avion me liderin demokrat, të cilët i kanë bërë atij një foto teksa ai qëndron në sedilje duke fjetur gjumë dhe me kufjet në vesh, ndoshta ishte duke dëgjuar ndonjë “Ninullë”.

Reagon RamaDitën e djeshme reagoi edhe

Page 5: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dje opozita zhvilloi protestën e radhës para Parlamentit, me shpresën se do bllokohej puna e këtij institucioni. Të mërkurën të gjithë

militantët u porositën që të bllokonin hyrjet e Parlamenti nga të gjitha anët, nuk ndodhi...

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të mos u ndalur për të rrëzuar qeverinë pro-testuesit janë nisur drejt kordonit të policisë duke u përpjekur të futen me forcë brenda perimetrit të sigurisë. Kjo ka sjellë zhvendosjen e kordonit të policisë. “Nuk ka asnjë hap pas. Lë të djegim këtë sistem, ne do të vijojmë rrugën tonë”, u shpreh Kryemadhi. Në këtë moment turma ka bërë thirrje për sulm ndaj kordonit të policisë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është në gatishmëri ndërkohë ka vënë edhe maskat kundërgaz pasi nëse do ketë tentativa të tjera nga protestuesit për të sulmuar kordonin e sigurisë do të përdoret gazi lotsjellës për të sjellë shpërndarjen e turmës.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ju bashkua protestuesve të cilët u drejtuan për tek Kuvendi. Gjatë marshimit ai është ndalur në një pronon-cim për mediat, ku tha se protestuesit dalin për rikthyer sovranitein e ndërsa shtoi se po të donin do të hynin në parlament për dy minuta. “Banorët duan të rikthejnë sovarnitetin. Ne nëse do donin të hynim në Parlament do të hynim për dy minuta. Gazi lotsjellës është si karamele”, u shpreh Ervin Salianji. Edhe deputetë të tjera deklaruan se djegia e mandateve bëhet për qytetarët dhe opozita do të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

MONIKA KRYEMADHI EKZALTON TURMËN

ERVIN SALIANJI: GAZI LOTSJELLËS ËSHTË SI KARAMELE

Spartak Ngjela: Deputetët e rinj po futen në Parlament nga ndërkombëtarët, krerëve të opozitës u duhen avokatë dhe jo protesta

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se ndërkombëtarët nuk do lejojnë destabilizimin e vendit. Duke folur në një studio televizive, ai u shpreh se deputetët që po hyjnë në Par-lament kanë mbështetjen e SHBA-BE. Madje ai ka hedhur një tezë se mund të kemi qeveri teknike të drejtuar nga ndërkombëtarët. “Njëra nga palët u dorëzua dhe e pranoi re-formën, ndërsa pala tjetër mendon se zgjodhi një rrugë tjetër. Politika ndërkombëtare po i fut zëvendësuesit. Ata kanë thënë që në fillim

se do të merren me zëvendësuesit. Ky është një informacion i saktë. Ata janë shprehur se duan numrin. Por mazhoranca do të tolero-jë. Pritet një qeveri teknike, drejtuar nga ndërkombëtarët që do të drejtojë reformën në mënyrë profesionale. Qeveria teknike do të jetë çështje kohe”, tha Ngjela. Teksa komentoi djegien e mandateve nga ana e opozitës, Spar-tak Ngjela e vlerësoi atë si frymë antipopullit. Sipas tij, opozita po ndjek një strategji shumë të gabuar. Ai u shpreh se reforma në drejtësi

po afron dhe për këtë arsye u ka sugjeruar që të gjejnë avokatë sepse do u duhen gjatë heti-meve. “Neni 70 i Kushtetutës, thotë se deputeti përfaqëson popullin. Është folje dhe tregon veprim. Nuk lidhet me asnjë mandat tjetër detyrues. Opozita është në rrugë të gabuar. Këta duhet të gjejnë avokat dhe jo protesta. Duhet të përgatiten të ulin koston e dëmit. Dëmi është i provuar. Mazhoranca nuk u tërhoq edhe pse rrezikon. Nuk ka rrugë tjetër, është vetëm rruga gjyqësore. Asgjë tjetër nuk

i shpëton. Kjo gjë ndodhi edhe me gjyqtarët. Politikanët e dinë se si do të shkojë kontrolli i problemit të tyre”, tha Spartak Ngjela. Opozita me djegien e mandateve i ka hyrë një rruge pa krye. Tashmë gjithçka është në dorë të kryemi-nistrit, i cili nuk jep asnjë shenjë se do pranojë qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme. PD e LSI duan largimin e Ramës, por po hasin në rezistencën e ndërkombëtarëve. Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë, por kriza politike sa vjen dhe thellohet.

Kliti TOPALLI

Partia Demokratike dhe Lëviz-ja Socialiste për Integrim po pësojnë dështime të njëpasn-jëshme në misionin e tyre për

të rrëzuar qeverinë. Basha e Kryemadhi deklaruan se pas djegies së mandateve do shkohet te protestat e mosbindja civile, duke paralizuar Parlamentin e qeverinë. Por gjithçka deri më tani ka rezultuar flluskë sapuni. Dje opozita zhvilloi protestën e radhës para Par-lamentit, me shpresën se do bllokohej puna e këtij institucioni. Të mërkurën të gjithë militantët u porositën që të bllokonin hyrjet e Parlamentit nga të gjitha anët, por nuk ndodhi kështu. Një numër i reduktuar protestuesish u mblodhën para Parlamentit dhe tentuan disa herë të futeshin brenda duke shtyrë policinë. Këtë herë forcat e rendit shmangën gazin lotsjellës dhe e mbajtën shumë lehtë nën kontroll turmën. E reja e vetme e protestës së djeshme ishte se drejtohej nga Beri-sha e Kryemadhi. Basha ndodhej në Bruksel dhe nuk ishte i pranishëm. Por njerëzit e tij, ai i kishte porositur që të mos lejonin asnjë skenë dhune. Edhe Berisha e Kryemadhi prej muajsh flasin për terror e destabilizim, duket se Ba-sha e njerëzit pranë tij janë distancuar. Dje u tentua sërish të shkohej te skenari maqedonas duke u futur në Parlament, por edhe këtë herë dështoi. Deputetët u futën lehtë në sallë dhe Parlamenti vijoi punën qetësisht. Pati vetëm disa flakadanë dhe shtyrje të forcave të rendit, por asgjë tjetër. Si duket thirrjet e ndërkombëtarëve kanë detyruar liderët e opozitës që të tërhiqen nga skenarët e dhunës. Por ndryshe nga sa u deklarua më 26 shkurt, protesta kohët e fundit është kthyer në një tur shëtitjeje nëpër rrugët e Tiranës. Para 3 javësh Basha e tërhoqi turmën nga Parlamenti te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më 26 mars pati rrotullime rreth Kryemi-nistrisë dhe marshim drejt Parlamentit. Ndërsa dje turma e la Parlamentin pak pas mesditës dhe u drejtua te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Efektivët shoqëru-an disa persona dhe ky ishte argumenti që turma u zhvendos aty. Më pas pro-testuesit u zhvendosën te selia e PD dhe aty e mbylli protestën Edi Paloka, i cili mbajti një fjalë rasti në mungesë të Bashës.

Skenarët e BerishësZhvendosja dje e protestës

para komisariatit të policisë është

Ja çfarë ndodhi dje në protestën e opozitës

Bie skenari maqedonas i PD-LSI, protesta kthehet në tur shëtitjeje, Sali Berisha tenton të

rikthejë teknikat e '98 me rrethime komisariatesh

ariatet. Ajo që ndodhi dje duket se ishte një strategji e Berishës për ato kohë. Por dje turma thjesht bllokoi rrugën dhe më pas për rreth gjysmë ore u largua. Edhe pse i ngjante një skenari të përdorur shumë herë nga Berisha, ish-kryeministri e ka kuptuar

se skenat e viteve 1998 nuk vlejnë më sot. Askush nuk vjen dot në pushtet me dhunë. Por ndryshe nga ajo kohë, sot kushdo ë sulmon institucionet ndëshkohet. Megjithatë Berisha po jep sinjale se do të kthejë vitet ’97- ’98, por nuk ka pas vetes Lulzim Bashën.

Djegia e mandateve, LSI përmend shembuj nga India

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka tha se lënien e mandateve në bllok nuk e ndalon Kushtetuta. E ftuar në një studio televizive, ajo solli edhe një precedent në Indi, në vitin 2002. Opozita indiane në atë kohë i dorëzoi mandatet në bllok për shkak të një raporti, ku ishin konstatuar shkelje. “Unë do t'ju përmend një precedent, i cili ka ndodhur realisht në Indi në vitin 2002. E gjithë opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet në bllok, vetëm për një raport të një in-stitucion i cili mund të barazohet me KLSH që ne kemi, një raporti i dalë nga KLSH që faktonte disa shkelje që kishin një kosto financiare në buxhetin e shtetit, e detyroi opozitën indiane në vitin 2002 që të dorëzonte mandatet në bllok. Nuk është rasti i parë që ndodh. Është një precedent që ndodh. Një tjetër rast ka ndodhur në Rumani, ku një parti e tërë dorëzoi mandatet në bllok”, tha ajo. Referuar deputetit Ralf Gjoni, i cili pranoi mandatin e deputetit, Caka tha se ai është vetëpërjashtuar nga LSI që në momentin që nuk iu bind vendimit të kryesisë së LSI.

Veliaj: PD e lidhur me rusët, merr urdhra nga MoskaKryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj deklaroi dje në një intervistë se me apo pa opozitën, Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai tha se, as PD-ja nuk e di aktualisht se çfarë do të bëjë, pasi vendimi merret në Moskë, për sa kohë që PD financohet nga Rusia dhe kryetari i saj refuzon të shkojë në prokurori për të dhënë sqarime. “Unë s’mund t’u them, meqë Moska vendosi mos të hyjë në zgjedhje PD-ja, ne nuk do t’i bëjmë këto shkollat e reja. Pra puna që është nisur do vazhdojë. Kjo është një përpjekje, një pakt, një besëlidhje mes meje dhe qytetarëve. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët pagua-jnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kan-didatin”, shprehet Veliaj.

një skenar i njohur në historinë e Shqipërisë. Të gjithë ata që kanë përjetuar periudhën 1997-2002 e dinë se këtë strategji e ndiqte Sali Berisha. Në atë kohë ai ishte në opozitë dhe sa herë që arrestoheshin militantë të PD rrethoheshin komisariatet. Por dy ngjarjet që mbahen mend nga të gjithë janë ajo e Bajram Currit dhe ajo e Shkodrës. Më 22 shkurt 1998, militantët e PD rrethuan komisaria-tin e Shkodrës dhe 35 të burgosur u liruan. Një skenar i ngjashëm ndodhi më 28 nëntor të vitit 2000. Militantët e PD rrethuan komisariatin e Bajram Currit dhe u përleshën me policinë, ku mbetën dhe persona të vdekur. Po ashtu dhe në shumë raste të tjera u sulmuan dhe u rrethuan komis-

Page 6: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

6 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Endrit Braimllari: Sandër Lleshaj është

kloun i RamësSekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes

Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se Sandër Lleshaj është një kloun që përdoret nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se mbas mbarimit të protestës reagoi ministri i Brendshëm, në vend që të reagonte drejtori i Poli-cisë së Shtetit. Braimllari deklaroi se Lleshaj ka dërguar në qeveri ligjin për ndryshimin e vetingut të uniformave blu si dhe për të sjellë ushtarakë në radhët e policisë. “Shtetin në dorë e ka marrë Sandër Lleshaj, sepse është ai që përpi-lon skema dhe i shpërndan. Është ai që çon propozimin në qeveri për të ndrysh-uar ligjin për vetingun, nxjerr VKM për të sjellë ushtarakë në Policinë e Shtetit. Rea-gon Sandër Lleshaj kur mbaron protesta, jo drejtori i policisë. Ai është një kloun që e ka vendosur Rama dhe e përdor”, u shpreh Endrit Braimllari.

Belind Këlliçi: Rama infiltroi civilë për të

përndjekur protestuesitKreu i FRPD, Belind Këlliçi tha se

kryeministri Edi Rama ka infiltruar policë civil të cilët përndjekin qytetarët që protestojnë. Gjatë një postimi në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se Prokuroria është e kapur nga qeveria dhe nuk po i heton. “Edi Rama erdhi në pushtet me bandat kriminale dhe si bandë kriminale vazhdon ta drejtojë shtetin. Edi Rama e ktheu policinë e shtetit në shërbim të krimit dhe krimin e veshi me uniformë policie, e sot kra-has mbjelljes dhe korrjes së hashashit, trafikimit të saj, pastrimit të parave që vijnë nga droga tani u është shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli. Këta janë civilet e bandës së Edi Ramës që përnd-jekin të rinjtë dhe qytetarët që protes-tojnë. Pa asnjë shenjë identifikuese por me kodin e familjes mafioze të rilindjes dhunojnë, ndalojnë dhe çojnë nëpër ko-misariate a bodrume bashkish të rinjtë që janë kundër padrinos. Po të kishte prokurori të pa kapur, sot kapo banda dhe tufa e banditëve të tij do ishin para drejtësisë”, tha ai.

Elisjeda KIKO

Kreu demokrat Lulzim Basha ka refuzuar dje thirrjen e prokurorisë për të dhënë sqarime mbi lobimet në SHBA. Një ditë më parë gazeta

tha se Basha udhëtoi në Bruksel, duke iu shmangur në këtë mënyrë edhe prokurorisë. Dje u njoftua nga selia e Partisë Demokratike se Basha i ka dërguar një letër Prokurorisë së Tiranës ku i shpjegon arsyet e refuzimit. Kreu demokrat e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit. Basha bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të in-formohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën. Gjithashtu, ai thekson se zyrtarët e Par-tisë Demokratike janë paraqitur në prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje. “Fakti që na keni drejtuar një ftesë të panevojshme për të marrë një informacion që nuk ka asnjë interes për ne. fakti Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet. Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqin-formimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike. Me thirrjen e panev-ojshme, keq informuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromen-tuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit u kërkojmë të distancoheni menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe ndaloni në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi”, thuhet në letrën e kreut demokrat drejtuar prokurorisë. Basha deklaroi se për tu njohur me të gjitha informa-cionet nuk është e nevojshme të paraqiten në prokurori, por organi i akuzës mund t’i njoftojë përmes medias ose me postë. “Nëse për çfarëdo arsyeje, ju mendoni se ne duhet të njihemi me ndonjë informacion, mund të na i dërgoni atë me postë ose mund ta bëni publik në media”, thuhet në letër.

Hetimet Në letrën e Lulzim Bashës gjithashtu thu-

het se Partia Demokratike ka depozituar në prokurori të gjitha të dhënat e nevojshme që i shërbejnë hetimit, duke shtuar se në të njëjtin mendim janë edhe zyrtarët e tjerë të Partisë

Protesta e PD-LSI, shoqërohen 10 persona në polici, Sandër Lleshaj akuza opozitës se po pengon luftën ndaj krimit

Protesta e opozitës ditën e djeshme ka përfun-duar me shoqërimin e 10 personave në polici. Ishte zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamollari ai që e bëri të ditur, teksa deklaroi se veprimet e opozitës janë akte dhunë të papranueshme, të cilat janë në dëm të vendit. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se peronat e ndalur u morën në komisariat për verifikim. “Mbi 10 persona janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë, të cilët po verifikohen, në varësi të provave. Dikush mund të shoqërohet dhe lirohet. Dikush nëse ka prova që është përfshirë në akte të dhunshme vijohet

më tej përmes referimit penal. Organizatorët duhet të jenë të përgjegjshëm për veprimet e protestuesve. Një grup policësh po goditeshin nga një grup barbar, veprim që nuk pranohet në këtë vend. Kanë prishur pronën publike, policët janë qytetarë të vendit,hedhja e gurëve kanë përgjegjësi ligjore. Heqja e maskave është detyr-im ligjor, nuk duhet të fshihet identiteti. Nuk ka arsye për ta fshehur fytyrën, sepse mund të këtë qëllim të papranueshme me ligjin”, u shpreh Besfort Lamallari. Por në mbrëmje 10 personat u liruan. Gjithashtu zv/ministri i Brendshëm

deklaroi se gazi lotsjellës është përdorur në protesta ashtu siç e ka parashikuar ligji. “Gazi është përdorur në momentin kur parashikohet nga ligji, kur kalohet distanca që parashikohet, ka përplasje fizike, etj. Ka një peron që autorizon dhe përdorimin e gazit lotsjellës”, tha Lamal-lari. Pak momente pas rrethimit të Drejtorisë së Policisë dje nga militantët e PD-LSI, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se opozita po pengon luftën kundër krimit. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ai deklaroi se protestat e verbra të opozitës po

godasin jo vetëm deputetët por edhe institucio-net, duke shtuar se me mbështetjen e qytetarëve policia do të luftoj krimin për një Shqipëri nor-male. “Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Basha letër prokurorisë: Distancohuni nga qëndrimet me prapavijë politike

Trembet Lulzim Basha, refuzon thirrjen e prokurorisë për lobimet në SHBA, ja letra justifikuese për organin e akuzës

këto kushte, organi i prokurorisë ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe që dispono-hen nga ana jonë, që i shërbejnë hetimit dhe ndihmojnë prokurorinë në përfundimin mbi këtë çështje. Për pasojë, ju bëjmë me dije se edhe zyrtarët e tjetër të Partisë Demokratike z. Ristani, z. Bardhi dhe z. Dervishi, e çmojnë të panevojshme paraqitjen, sipas njoftimit të ardhur nga ana juaj, për njohjen me aktet”, thuhet në letrën e Bashës.

Dorëzimi i mandateve nga ana e për-faqësuesve të opozitës duket se i bën ata më të rrezikuar përballë drejtësisë. Gazeta e tha pak ditë më parë se ata tani i kanë hapur rrugën prokurorisë dhe thirrja e Bashës në prokurori është sinjali i parë. Momentalisht nëse ngrihet një akuzë zyrtare ndaj Bashës, ai mund të arrestohet, mund t’i kontrollohet

banesa, makina dhe t’i bëhet kontroll per-sonal. Për më tepër ai mund të përgjohet, ti kontrollohen komunikimet elektronike dhe telefonike. Për sa kohë Basha ishte de-putet, prokuroria mund ta merrte në pyetje, por ndaj tij nuk mund të ndërmerrej asnjë veprim tjetër. Tani hetimet ndaj Bashës janë shumë më të lehta.

Revista amerikane “Mother Jones”, pak kohë më parë deklaroi se PD ka pasur lidhje me rusët sa i takon lobimeve në SHBA. “Një vit më parë, një firmë skoceze e quajtur Bin-iatta Trade, e cila u formua nga dy kompani të shell me bazë në Belize, pagoi një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës Trump me emrin Nick Muzin për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në atë kohë, ishin

duke u zhvilluar zgjedhje parlamentare ishte dhe PD e krahut të djathtë po sfidonte një qeveri të drejtuar nga Partia Socialiste. Kjo qeveri u drejtonte nga kryeministri Edi Rama, i cili drejtonte Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian dhe paralajmëronte për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Rastësisht -ose jo- dy kompanitë shell Belizeane nën drejtimin e “Biniatta Trade” ishin të dy të lidhur me firmat e kontrolluara nga rusët”, thuhej në artikull.

BASHA I RREZIKUAR NGA MUNGESA E IMUNITETIT

PD LOBIME PËRMES RUSËVE

Demokratike, të cilët e çmojnë të pa nevojshme paraqitjen në prokurori. “Zyrtarët e Partisë Demokratike, në zbatim të nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, në cilësinë e tyre si persona që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, janë paraqitur më parë në prokurori dhe kanë dhënë shpjegimet e tyre. Gjithashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar në organin e prokurorisë të gjitha të dhënat e kërkuara nga ana juaj. Në

Page 7: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

SHISH dhe shërbimet amerikane blindojnë Durrësin dhe Tiranën, muxhahedinët bëhen bashkë për Sulltan Novruzin, i pranishëm Majko

Rreth 3000 muxhahedinët iranianë të ardhur në Shqipëri janë bërë dje bashkë në kuadër të festës së Sulltan Novruzit. E pranishme ishte edhe vetë presidentja e “Rezistencës Iraniane”, Maryam Rajavi, e cila uroi të gjithë iranianët, në Iran e jashtë tij. “Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit, i cili ka refuzuar ta humbë shpresën, ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve. Viti i kaluar ishte viti kur kryengrit-jet dhe protestat popullore i tundën shtyllat e regjimit. Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e

fesë nga shteti, një vend që sundohet nga e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit”, tha Rajavi. Të ftuar në këtë kremtim ishin edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, si dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare. Majko u kujtoi muxhahedinëve se janë të mbrojtur nga autoritetet vendase, duke shtuar se për sigurinë e tyre shteti shqiptar dëboi ambasadorin. “Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe

kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf”, tha Majko. Edhe nën kryetari i PD Edmond Spaho u shpreh se opozita mbështet jo vetëm veprimin e qeverisë për të përjashtuar diplomatët iranian, por edhe ata vetë. “Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organ-izatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim,

dhe mbështesim madje edhe veprimin e qever-isë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste”, tha Edmond Spaho. Sipas burimeve të gazetës, aktiviteti i tyre është shoqëruar me masa të forta. SHISH, agjentët e SHBA dhe vendeve të tjera partnere janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të shmangur çdo lloj kërcënimi. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë u tentua një akt terrorist nga dy shtetas iranian, gjë që solli dhe dëbimin e ambasadorit. Për këtë arsye frika për sulme të mundshme terroriste nga Irani ekziston dhe ndaj janë marrë këto masa.

Balla paralajmëron Bashën: Nuk do t’i shpëtosh skandalit të lobimeve si aferës me Rrugën e Kombit, PD financohet nga Rusia

Balla: Hetimet për Bashën vazhdojnë në SHBA dhe në Skoci

Elisjeda KIKO

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka lëshuar dje akuza të forta ndaj kryeta-rit të Partisë Demokratike,

Lulzim Basha, sa i takon çështjes së lobimeve në SHBA. Dje Basha duhet të ishte paraqitur në prokurori për të dhënë sqarime, por refuzoi kërkesën. Kjo gjë solli dhe reagimin e Ballës në sallën e Parlamentit dje, duke paralajmëruar Bashën se nuk do ia hedh paq, njësoj siç bëri me aferën e rrugës Durrës-Kukës. Balla u shpreh se dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që financon Bashën në fushatën që bën kundër vendit në arenën ndërkombëtare. “Dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që paskan mbështetur Lulzim Bashën në fushatën e nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Lulzim Basha iu shmang hetimit dhe pas gjykimit në aferën e rrugës së Kombit duke dërguar raporte nga mjeku. Edhe sot që duhet të ishte përpara Prokurorisë shpiku një rrugë për të shkuar atje ku nuk duhet të ishte. Ata i lanë mandatet vetëm për hallet e tyre. Për mua si kryetar i grupit të shumicës iu them se jemi të gatshëm të dialogojmë me ju për in-teres të vendit”, tha Balla. Kreu i grupit parlamentar i PS deklaroi se Basha nuk respekton detyrimin që ka çdo qytetar, duke shtuar se vendimi i opozitës për të djegur mandatet erdhi nga frika e reformës në drejtësi. “Sot u njohëm me refuzimin e kryetarit të PD-së për t’u paraqitur në institucionin e Proku-rorisë. E kemi thënë para pak javësh që po i lënë mandatet, sepse e kanë hallin te Reforma në Drejtësi, por një pjesë e atyre që paguhen për të dhënë opinione thanë: ç’lidhje ka kjo reformë me lënien e mandateve. Sot shqiptarët kanë marrë përgjigjen. Ky është rasti i parë sesi kryetari i opozitës, pasi ka lënë mandatin për hir të interesave të vendit dhe jo për të bllokuar Reformën në Drejtësi, nuk respekton detyrimin që ka çdo shtetas, nga Presidenti i Repub-likës, deri te më i thjeshti” , tha ai.

Thirrjet e ndërkombëtarëveBalla u shpreh se partnerët

ndërkombëtarë e kanë theksuar se Parlamenti dhe qeveria janë legjitime, duke shtuar se zgjedhjet e 2017 janë certifikuar nga OSBE. “Shqipëria

Ndreu: Reforma në drejtësi në rrugën e duhur

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha dje se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur, duke shtuar se lider gjykues për këtë është BE dhe jo opozita. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se nuk do të ketë qeveri tranzitore, duke theksuar se PD-LSI nuk janë ulur asnjëherë në tryezë me mazhorancën për të dialoguar. “Refor-ma është e vështirë për t’u përkthyer, është sëpatë mbi politikën shqiptare. Qeveria tranzitore bëhet kur ka krizë në mazhorancë, por kjo nuk qëndron sot. Opozita po pengon dhe nuk është mbështetur nga ndërkombëtarët. Ne nuk ndërtojmë politikë me tekat e opozitës, as media nuk duhet ta pro-movojë këtë gjë. Opozitarët nuk janë ulur në tryezë dhe nuk kanë patur as indicie për t’u ulur. Sjellja jonë politike është normale, sjelljen anormalen e ka opozita. Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë detyrat tona. Reformat po ecin, lider gjykues kemi BE-në dhe jo Bashën e Kryemadhin”, u shpreh Pjerin Ndreu.

Gjiknuri: PS fitoi në Dibër mbi 4500 vota

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të opozitës për vjedhje votash në zgjedhjet parlamentare të 2017. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se diçka e tillë nuk ekziston sepse nuk ka marrë asnjë thirrje nga prokuroria, duke shtuar se fenomeni i shit-blerjes nuk hetohet nga Krimet e Rënda siç pretendon opozita. “Zgjedhjet në Dibër janë zgjedhje të pushtetit vendor dhe s’kanë lidhje me këtë që pretendojnë këta. 184-a nuk e di. Unë nuk jam thërritur ndonjëherë nga prokuroria. Nëse kemi të bëjmë me krim elektoral nuk kemi pse futemi te Krimet e Rënda njëherë, fenomeni i shit-blerjes së votës nuk hetohet nga Krimet e Rënda. Nëse ka ndonjë hetim penal për këtë unë nuk e di se nuk kam lidhje me atë proces. Fitorja e Dibrës është fitore mbi 4500 vota. PD në një vend të vogël si Dibra ka firmosur çdo lloj procesverbali, nuk ka bërë asnjë ankesë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Kreu i grupit parlamentar i Par-tisë Socialiste Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të rinj të dialogojnë me mazhorancën për të miratuar kodin zgjedhor. “Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, e kanë kuptuar se janë humbës që nuk mund të fitojnë zgjedhjet, sepse askush nuk iu beson

më. Të dialogojmë me deputetët e rinj të opozitës. I ftoj në një tryezë të rëndë-sishme për sa i përket kodit zgjedhor. Duhet ta miratojmë kodin zgjedhor. Dialog me PD e LSI do të doja të ftoja së shpejti në tryezë të rëndësishme sa i përket kodit zgjedhor”, u shpreh kreu i grupit socialist Taulant Balla.

KREU I GRUPIT PS: FTOJMË OPOZITËN PËR DIALOG

nuk e meriton një kryetar të Partisë Demokratike si Lulzim Basha as jashtë Kuvendit të Shqipërisë në rolin e huli-ganit, pasi vendit i duhet të ecë përpara, ndërsa dhuna na kthen shumë prapa në kohë. Mjaft kohë kemi humbur deri më tani. Aktet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me aspiratën e qytetarëve shqiptarë. Partnerët tanë amerikanë dhe euro-pianë e kanë dekurajuar qartësisht pjesëmarrjen qytetare, duke theksuar se Shqipëria ka një Parlament dhe një qeveri legjitime, të dala nga zgjedhjet e 2017-s të njohura ndërkombëtarisht dhe të certifikuara si më të mirat e zh-villuara në Shqipëri”, tha ai.

Hetimet në SHBA dhe SkociBalla u shpreh se hetimet për

Bashën nuk po kryhen vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës dhe Skoci. Ai deklar-oi se kreu demokrat nuk mund të marrë besimin e qytetarëve, kur “braktis” një hetim të rëndësishëm që ka habitur të

“I drejtohem personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare. Kushdo e mbështet thjesht sa largon Shqipërinë nga Europa dhe nxit destabilitetin në vend. Edhe pse sot, de-putetë, qytetarë dhe punonjës të Policisë së Shtetit mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës,

shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozite që të bëjë thirrje të hapur që të goditen forcat e rendit dhe institucionet. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë që me urdhra politikë të goditen deputetët. Sot Lulzim Basha po sillet si një huligan në një ndeshje futbolli”, tha Balla.

BALLA: KREU DEMOKRAT NXITËS I DHUNËS SË OPOZITËS

gjithë partnerët ndërkombëtarë. Balla tha se nga investigimi i mediave të hua-ja, 90% e shpenzimeve të PD nuk kanë dalë as nga selia blu as nga Shqipëria. “Hetimi nuk po kryhet vetëm nga Prokuroria shqiptare, por po kryhet njëkohësisht edhe nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga autoriteti i drejtësisë së Skocisë. Si mund të guxojë dhe të pretendojë besimin e shqiptarëve, kur

Prokuroria e njofton për ta marrë në pyetje për një çështje që i ka lënë go-jëhapur miqtë tanë perëndimorë, sesi kryeministri në hije paskësh qenë dy vite më parë i sponsorizuar me parà, që nga hetimi i medieve amerikane shkojnë në 950 mijë dollarë, nga të cilat Basha justifikon as 10 për qind të tyre. 90 përqindëshi nuk ka dalë nga Shqipëria, nuk ka dalë nga financat e PD-së”, u shpreh Balla.

Dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që paskan mbështetur Lulzim Bashën në fushatën e nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkom-bëtare. Lulzim Basha iu shmang hetimit dhe pas gjykimit në aferën e rrugës së Kombit duke dërguar raporte nga mjeku...

Page 8: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT8 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shkon në 96 numri i deputetëve në Parlament, betohen 3 emrat e rinj të LSI, Adriatik Alimadhi dhe 2 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin

Vijon “eksodi” nga listat e PD dhe LSI, 3 kandidatë të tjerë pranojnë mandatet

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike duket se po shkojnë drejt greminës. Ditën e djeshme Kuvendi i

Shqipërisë nisi punimet në një situatë shtetrrethimi, pasi jashtë saj ishin ven-dosur forca të shumta polici, për shkak të protestës së opozitës. Por në një kohë që opozita protestonte para Parlamen-tit, brenda tij janë betuar deputetët e LSI të cilët morën mandatin dy ditë më parë nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Seanca plenare startoi, ashtu sikundër ishte njoftuar në orën 10:00. Në nisje të seancës plenare, pas verifikimit të man-dateve nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, deputetët e rinj, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, u betuan si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kështu që, duke filluar nga sot zoti Gjoni do të jetë deputeti i qarkut të Tiranës, zoti Musai deputeti i qarkut të Fierit, ndërsa zonja Koçiraj deputete e qarkut të Vlorës. Së bashku me ta si dhe me mandatin e deputetëve të tjerë të rinj që thyen ven-dimin e opozitës, por edhe tre deputetët Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të Lefter Kokës, të cilët nuk hoqën dorë nga mandati, aktualisht numri i deputetëve në Parlament shkon në 96. Ndërkohë që, ajo që ra në sy dje në seancën plenare, ka të bëjë me faktin se nisja e mandatit prej tyre u duartrokit prej deputetëve të Partisë Socialiste.

3 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin

Rebelimi ndaj vendimit të Kryema-dhit dhe Bashës ka vijuar edhe ditën e djeshme. Teksa opozita ka dalë në protesta, me qëllimi rrëzimin e qever-isë, tre kandidatë të tjerë, pjesë e listave shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për kryetarin Partia e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, që në zgjedhjet e vitit 2017 ishte përfshirë në listën e PD-së në Qarkun Vlorë. Në këtë qark PD arriti të merrte vetëm tre deputetët; Agron Shehaj, Nadire Meço-rapaj dhe Vangjel Dule. Ndërsa mbetën pa u zgjedhur Arben Ristani dhe pjesa tjetër e listës. Mirëpo dje, zoti Alimadhi ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminal-

Manjani sulmon deputetët e rinj: Nuk u takon mandati

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka reaguar ditën e djeshme lidhur me procesin e zëvendësimit të depu-tetëve të opozitës që dogjën mandatet në Parlament dhe marrjes së mandat-eve nga kandidatët pasues në lista. Përmes një statusi në rrjetet sociale dhe teksa sjell në vëmendje edhe një herë fletën e votimit në zgjedhjet Par-lamentare të 2017, Manjani deklaroi dje se votuesit kanë zgjedhur partitë, por jo emrat në listat e tyre. “Të vetmit emra që mund të themi se janë zgjed-hur janë ato të kryetarëve të partive që janë djathtas fletës. Asnjë emër tjetër, po asnjë fare! Nuk është zgjedhur as Lefter Koka, e madje as Sali Berisha, Monika Kryemadhi apo Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi me shokë. Askush përveç partive dhe kryetarëve të tyre nuk është zgjedhur. Le pastaj të pretendosh që populli paska zgjed-hur fundlistësit Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni e te tjerë që s’ua dimë as emrat”, tha ai.

Murrizi thumbon Bashën: Vendosi të parët

në lista servilët e tijDeputeti Myslim Murrizi deklaroi

dje se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore që deputetët të mos ve-projnë si ushtarë që votojnë si të komanduar. Nga Foltorja e Kuvendit, Murriz sulmoi Bashën, duke i kujtuar se vendosi të parët në listat për deputet servilët e tij. “Ju vepruat me këtë ligjin e famshëm që folët prapë në 2008 thatë që do të sjellim intelektual në këtë sallë. Ku i keni? 19 veta kanë lënë sallën. Sa kanë ardhur kanë votuar këtu kur çifti ambasador rrok qafën. Kanë ardhur edhe me pranga nëpër duar. Ndaj unë them që për ligjin zgjedhor duhet t’i çojmë zgjedhjet tek zgjedhësit. Balla foli për kodin zgjedhor por sot duhet prishur sistemi politik. Kemi tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së popullit. Ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor do e votoja me shumë dëshirë. Jam kundër çdo qeverie që tallet me qytet-arët. Boll u tallëm me shqiptarët si ata brenda në Parlament ashtu dhe jashtë. Kryetarët vendosën të parët në lista servilët e tyre”, deklaroi Murrizi.

izimit, duke pranuar marrjen e mandatit të deputetit. Ndërkohë kandidatja tjetër që ka thyer vendimin, duke pranuar marrjen e mandatit është zonja Ambra Borova. Kjo e fundit ka qenë e treta në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në Shkodër. Borova pritet të zëvendëso-

Sulmohet me bojë Ralf Gjoni, deputeti: Agresori i porositur nga lart, nuk hyra në Parlament për të bërë opozitë me çizme

Dita e parë si deputet për Ralf Gjonin nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ai ditën e djeshme ka rënë pre e një sulmi të paprecedent. Ka qenë ora rreth 08:30 e mëngjesit, kur deputeti Gjoni, është sulmuar me bojë nga një militant i opozitës tek dera e shtëpisë. Sulmu-esi, një djalë i ri, i kishte bërë pritë Gjonit pranë banesës dhe më pas e ka sulmuar atë me bojë. Nuk dihet ende ç’farë solucioni kimik është për-dorur ndaj Ralf Gjonit, por boja ishte me ngjyrë të kuqe. Madje, këtë e konfirmoi edhe vetë Gjoni, teksa foli para mediave, pak para se të hynte në sallën e Kuvendit, për t’u betuar si ligjvënës. Gjatë

fjalës së tij, deputeti bëri me dije se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve, ndërsa sulmin e etiketoi si të orkestruar dhe urdhëruar nga lartë, duke nënkuptuar këtu kupolën e LSI. “Dukej qartë që prita dukej ishte e porositur nga lart”, deklaroi ai, pas ngjarjes. Por Gjoni vijoi të hidhte sulme ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe pasi seanca plenare mbylli punimet e djeshme. Në një dalje për mediat nga oborri i Kuvendit, Gjoni i cili bëri sot betimin në Kuvend si deputet, theksoi se nuk e kishte men-duar kurrë që partia e tij do të shndërrohej në një parti desintegruese, ndërsa theksoi se nuk ka hyrë

në Parlament për të bërë opozitë me çizme. “Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë në ëndrrat e mia më të largëta që kjo parti mund të shkonte drejt des-integrimit dhe drejt një axhende pa krye të çiz-meve, të bojërave dhe të thirrjeve për destabilizim dhe prishje të rendit kushtetues dhe rendit publik. Axhendë që njerëz të llojit tim nuk e mbështesin dot, jemi për të ardhmen, shpresën, për ata njerëz që deri sot nuk kanë gjetur një përfaqësim dinjitoz në këtë parlament. Prandaj jam sot këtu dhe do të vazhdoj që të mbetem i përkushtuar ndaj axhendës së integrimit, kundër bojës”, nënvizoi deputeti Ralf Gjoni. Ndërkohë në lidhje për sulmin ndaj Gjonit,

ditën e djeshme reagoi edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga balla e protestës, Kryemadhi deklaroi se Edi Rama është regjisori i sulmit me bojë ndaj deputetit të ri Ralf Gjoni ditën e djeshme. “Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij, pasi mori betimet e deputetëve të rinj do t’i kthejë dhe në kloun. Po të ishte për të sulmuar, do ta kishim bërë me kohë. Shpresoj që viktimat e radhës të Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Kryemadhi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar edhe 18 kandidatë të tjerë për raundin e tretë për marrjen e mandatit të deputetit. Nga PD janë njoftuar Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli në qarkun e Korçës, Luigj Gjergji dhe Klajti Reci në qarkun e Lezhës, Lorenc Danaj në qarkun e Vlorës, Halil Jakimi në qarkun e Dibrës, Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj në qarkun e Fierit, Prel

Gjoni, Isuf Meta dhe Arvit Bushati në qarkun e Shkod-rës, Dorjan Teliti në qarkun e Tiranës dhe Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi në qarkun e Durrësit. Po ashtu edhe nga lista shumëemërore e LSI janë njoftuar kandidatët pasardhës. Petrit Vargu në qarkun e Tiranës, Edlira Çekrezi në qarkun e Elbasanit, Taulant Vrapi në qarkun e Beratit dhe Brunilda Paskali në qarkun e Korçës.

KANDIDATË TË TJERË NJOFTOHEN NGA KQZ18

jë ish-deputetin Agron Çela. Nga ana tjetër “dezertime” ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit, sa i takon listës së deputetëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 2017, teksa Arben Elezi ka pranuar mandatin. Të dy këta kandidatë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ç’ka i hap rrugë marrjes së mandateve si ligjvënës. Kështu që me Alimadhin dhe dy emrat e tjerë, numri i deputetëve shkon në 99. Ky është një akt që Basha

e cilëson si “tradhti”. Por nga ballistët edhe pritej, pasi kohët e fundit kreu i saj ka qenë tepër kritikë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. Pra, duke parë këtë trend, ku shumë nga kandidatët e listave pasardhëse sa i takon zgjedhjeve të fundit parlamentare, po pranojnë mandatin e deputetit, duke dalë kështu kundër vendimit të Bashës dhe Kryema-dhit, shumë shpejt PD, por sidomos LSI mund të marrin tatëpjetën. Thënë më troç, djegia e mandateve iu kthye në bumerang dy krerëve të opozitës.

kandidatët e rinj që dolën kundër PD-LSI61. Ralf Gjoni u betua dje2. Nimet Musai u betua dje3. Enada Koçiraj u betua dje4. Adriatik Alimadhi, ka dorëzuar formularin në KQZ5. Ambra Borova, ka dorëzuar formularin në KQZ6. Arben Elezi, ka dorëzuar formularin në KQZ

Me Alimadhin dhe dy emrat e tjerë, numri i deputetëve shkon në 100. Ky është një akt që Basha e cilëson si “tradhti”. Por nga bal-listët edhe pritej, pasi kohët e fundit kreu i saj ka qenë tepër kri-tikë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike...

Page 9: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Drejt ngritjes Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, në garë 13 emra, zgjidhet ngërçi për të hetuar skandalet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ngritja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë është më afër se kurrë. Ditën e djeshme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbylli garën e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa në fund u regjistruan 13 kandidatë. Sipas njoftimit të KED, në listë bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Altin Hazizaj, Genci Gjonçaj, Mimoza Qinami, etj.. “KED bën me dije se në përfundimit të afatit të caktuar të shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve

që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë: Altin Hazizaj, Artur Malaj, Artur Metani, Elira Kokona, Eris Hysi, Ferdinand Caka, Genci Gjonçaj, Genci Ismaili, Klodian Rado, Lefteri Lleshi, Marsida Xhaferllari, Mimoza Qinami, Suzana Frashëri”, thuhet në njoftim. Hazizaj, i cili vjen nga radhët e shoqërisë civile, kandidoi për tu bërë edhe anëtar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, por u përjash-tua nga gara sepse kishte fshehur dy dënime. Ndërsa Genci Gjonçaj është Sekretari i Përg-jithshëm i Kuvendit, i cili siç duket tani do ta lërë

këtë detyrë për tu bërë inspektor. Edhe Mimoza Qinami kandidonte për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të përfaqësuar shoqërinë civile. Në listë bëjnë pjesë edhe gjyqtari i Gjykatës Administrative, Artur Malaj, i cili pati kandiduar edhe herën e parë për ILD. Artur Malaj është konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri Publik e ka ankimuar këtë vendim pranë KPA. Pjesë e kandidatëve është edhe kryeinspektorja e ish-KLD, Marsida Xhaferllari, e cila ashtu si Artur Malaj, pati kandiduar edhe herën e parë për ILD. Për të KPK nuk është shprehur me vendim sepse

nuk gëzon statusin e magjistratit, por as nuk e ka konfirmuar në detyrë. Kujtojmë që gara për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë qe hapur edhe një herë tjetër, por ngritja e këtij organi dështoi sepse u regjistruan vetëm dy kandidatura: Artur Malaj dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa duhen 5 anëtarë. Për këtë arsye KED u detyrua të rihapë garën. Me ngritjen e ILD hapet rruga për të hetuar skandalet që gjyqtarët dhe prokurorët kryejnë gjatë punës së tyre. ILD është organi që kryen inspektime për punën e tyre dhe në raste shkeljesh, merren masa.

Parlamenti vijon normalisht punën, ndryshon me procedurë të përshpejtuar ligji për vetingun

në polici, ja si do verifikohen efektivët

Ja çfarë parashikon drafti i ri për vetingun në polici i hartuar nga qeveria dhe mazhoranca

Rigels SELIMAN

Protesta dhe djegia e mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kanë dëmtuar aspak

punën e Parlamentit. Ditën e djeshme u zhvillua seanca e radhës parlamen-tare dhe nuk munguan diskutimet si nga deputetët e mazhorancës, ashtu edhe nga deputetët e rinj. Kanë qënë disa çështje për të cilët ligjvënësit kanë folur dhe diskutuar, sikundër projek-tligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, por edhe Projektvendimit “Për shqyr-timin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gar-dës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Mirëpo, shumë vëmendje në fjalën e depu-tetëve mori pikërisht projektligji për vetingun në polici, ku Parlamenti me votat e ligjvënësve, pas diskutimeve vendosi që të ndryshojë me proce-durë të përshpejtuar. Vendimi për të hyrë me procedurë të përshpejtuar u miratua me 73 vota pro dhe 4 kundër. Drafti i ri i hartuar nga mazhoranca dhe qeveri parashikon që verifikimi për policët e thjeshtë do të kryhet nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Momentalisht në ligj parashikohet që vetingun në Policinë e Shtetit ta bëjnë tre institucione, të cilët janë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qen-dror i Vlerësimit dhe Komisioni Vendor i Vlerësimit. Por me propozimet e reja që janë bërë nga qeveria, dy komisionet e fundit shkrihen dhe zëvendësohen nga SHÇBA.

Në veting 300 drejtuesit më të lartë të policisë

Sipas parashikimeve në ligj, 300 drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, do të vetohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Në këto kategori bëjnë pjesë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri tek zv/drejtorët apo drejtuesi i SHÇBA dhe kolonelët

Naqellari rrëzon denoncimet dhe

konfirmohet në detyrë Kryetarja e Gjykatës së Lezhës,

Ornela Naqellari u përball dje me një seancë të dytë dëgjimore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas vendimit për rihapje të hetimeve për shkak të denoncimeve të reja të mbërritura në adresë të saj. Denon-cimet kishin të bënin me qëndrimin e saj në një hotel në Lezhë, i cili ishte në pronësi të një personi që ishte palë në një proces gjyqësor që po gjykohej nga Naqellari. Denoncimi ishte bërë nga kancelarja e Gjykatës së Lezhës, por Ornela Naqellari i rrëzoi këtë pre-tendime, duke u konfirmuar në fund në detyrë. Gjyqtarja argumentoi se në një prej rasteve nuk kishte qenë kurrë në ambientin e pretenduar, ndërsa në rastin tjetër solli prova se hoteli ku kishte kaluar pushimet me të fejuarin, nuk ishte në pronësi të personit me të cilin ajo kishte pasur çështje. “Nxora nga faqja online e Qendrës Kombëtare të Bizneseve se personi në fjalë nuk është as pronar, as ortak dhe as admin-istrator i hotelit”, deklaroi Naqellari.

Ankimimi në KPA, Astrit Faqolli akuza Komisionerit Publik

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli doli ditën e djeshme për herë të tretë para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ai depozitoi në KPA 16 faqe prapësime kundër kërkesës së Komisionerit Publik për shkarkimin e tij nga de-tyra, ndërsa avokati i tij hodhi edhe akuza ndaj ankuesit. “Komisioneri ka pasur qëndrim mohues për të mos marrë asnjë provë duke cënuar procesin e rregullt ligjor”, tha avokati. Më tej avokati i gjyqtarit analizoi në mënyrë të detajuar pikëpyetjet e ngritura nga Komisioneri Publik mbi pasurinë e subjektit. “Zoti Faqolli nuk ka pasuri të fshehur dhe në 28 vite punë diskutohet për dy pasuri të paluajtshme me vlerë 68 mijë euro dhe një automjet”, shtoi ai. Avokati mbrojtës i Astrit Faqollit e cilësoi vendimin e konfirmim të dhënë nga KPK si të drejtë. “Vendimi i KPK-së ka qenë i drejtë dhe i bazuar në provat e shqyrtuara”, deklaroi ai.

e nënkolonelët. “Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vlerëson punonjësit në po-zicionet ose me gradat e mëposhtme: a) drejtor dhe zëvendësdrejtor i përg-jithshëm, drejtor departamenti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor e zëvendës-drejtor vendor dhe shef komisariati, në Policinë e Shtetit; b) komandant e zëvendëskomandant, si dhe çdo oficer

me gradë major, nënkolonel dhe kolonel në Gardën e Republikës; c) drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si dhe drejtor e shef sektori në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, thuhet në nenin 6 pika 1 e ligjit.

SHÇBA veton punonjësit e thjeshtë

Vendin bosh të dy komisioneve

1.Trupa e vlerësimit, bazuar në deklarimet e pas-urive, zhvillon një procedurë kontrolli, në përputhje me këtë ligj, ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë, ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, ligjin për parandalimin e pas-trimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2.Verifikimet për punonjësin kryhen në të gjitha

institucionet apo personat juridikë, publikë apo pri-vatë, të cilët detyrohen të japin të dhëna në lidhje me deklarimet apo mosdeklarimet e këtyre punonjësve.

3.ILDKPKI-ja vë në dispozicion të gjitha informa-cionet që disponon, si rezultat i deklarimit të punon-jësve, të cilët kanë pasur detyrimin për deklarimin e pasurive sipas ligjit përkatës.

4.Trupa e vlerësimit, për vlerësimin e pasurive të deklaruara nga punonjësi, mund të kryejë verifikime në terren.

JA SI DO BËHET VLERËSIMI PASURISË PËR UNIFORMAT BLU

Me ardhjen në krye të detyrës si Ministër i Brendshëm, zoti Sandër Lleshaj duke se ka futur një frymë të re në radhët e këtij institucioni dhe agjencive që varen prej tij. Për të rritur rendimentin e policisë, Lleshaj propozoi që pjesë e policisë të bëhen edhe ushtarakët. Dhe propozimi i tij u reflektua në ligj, ku 3% e uniformave blu të vijnë nga radhët e ushtrisë.

Ndërkohë që disa ditë më parë, një tjetër pozicion kyç i është besuar një ushtaraku. Bëhet fjalë për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit që do të bëjnë vetingun për 300 krerët e Policisë së Shtetit dhe që i është besuar Viktor Bërdos. Gjeneral Major Viktor Bër-do ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, deri në detyrën e Zv. Shefit të Shtabit.

Ja kush do kaloj në filtër krerët e policisëqë parashikoheshin në ligjin aktual dhe që janë hequr me draftin e ri të qeverisë dhe mazhorancës, do ta marrë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Min-istrinë e Brendshme. Në projekt vendimi, thuhet se ky institucion do të bëjë vetingun për punonjësit e thjeshtë të Policisë së Shtetit. “a) Punonjësit e policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në strukturat e veçanta, me përjash-tim të punonjësve të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, punonjësit e Akademisë së Sigurisë dhe të Institutit të Policisë Shkencore; b) punonjësit e Gardës së Republikës me gradë nëntoger, toger, nënkapiten, kapiten; c) punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me përjashtim të punonjësve të për-caktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni”, thuhet në ligj.

Page 10: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT10 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Artan Lame shkel ligjin me të dyja këmbët, ja si janë legalizuar objekte në parqe dhe zona sportive, ALUIZNI dështim me verifikimin e dokumenteve

Mungesa e taksës së infrastrukturës, 43 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Mimoza IBRA

Shkelja e ligjit nga ana e Dre-jtorit të Përgjithshëm të AL-UIZNI-t, Artan Lame duket se është e pashmangshme.

Kur u vendos në krye të detyrës ai premtoi t’i japë zgjidhje problemit të qytetarëve me legalizimet, por auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se ai ka dështuar në misionin e tij. Çdo ditë kanë dalë në dritë skandale të ALUIZNI-t dhe raste sesi ligji është shkelur me të dyja këmbët duke legali-zuar objekte që nuk duhet. Por abuzimet thellohen akoma më tej. Legalizimeve në kundërshtim me ligjin të objekteve pranë brigjeve, shtyllave të tensionit të lartë, etj., iu bashkohen edhe legalizimet në parqe e zona sportive. Sipas auditit të KLSH tek ALUIZNI Tiranë, për 27 raste në Velipojë dhe Golem janë lëshuar leje legalizimi për objekte që ndodheshin tek zonat e gjelbra, parqet, etj.. “DR e ALUIZNI-t, Tirana 4 në 27 raste, në Zonat e Kadastrave nr. 3072 Velipojë; nr. 3101 Golem, ka lëshuar lejet e legalizimit për objektet informale në funksionet “Social-Ekonomik” dhe “Banesë”, në kushtet kur objektet përkatëse të legalizuara ndodhen të pozicion-uara në zona të titulluara: “Brez i Gjelbër” , “Gjelbërim Mbrojtës”, “Park”, “Shërbime Publike”, “Zonë Sportive”, duke shkelur në gjurmë të objektit dhe sipërfaqes ndër-timore, plotësisht ose pjesërisht, zona të cilat janë të destinuara për rekreativitet, ekologji, aktivitete sportive, hapësira publike, shër-bime të tjera nga shteti, në favor të pushuesve, turistëve, etj., bazuar në studimet e kryera, të miratuara me leje legalizimi, me kontratë blerje nga shteti ose me certifikatë pronësie në favor të personit ndër-tues informal”, thuhet në dokument. ALUIZNI Tiranë, me shkeljet e tij, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej afro 43 milionë lekësh. Ky dëm është shkaktuar për shkak të neglizhencës së drejtorisë në fjalë për të mbledhur taksën e infra-strukturës.

Dështimi me verifikimin e dokumenteve

ALUIZNI i Artan Lames ka dështuar edhe me verifikimin e

Klosi: Pronësia e pyjeve dhe kullotave po kalon te bashkitëSektori i Pyjeve ka qenë vazh-

dimisht objekt i ndryshimeve, si rezu-ltat i reformës territoriale. Ministria e Mjedisit, ka ndërtuar një strategji të qëndrueshme dhe analizë të thellë në këtë sektor. Një nga këto është projekti i regjistrimit të pyjeve dhe kullotave, që po zbatohet në të gjithë Shqipërinë, i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin politik, ekonomik, social të vendit. “Më në fund bëhet realitet, kalimi i pronësisë së pyjeve dhe kullotave tek bashkitë. Ka ende një sërë zonash të tjera, të cilat akoma nuk i kanë zgjidhur problematikat e tyre. Krijimi i kësaj mundësie të re ligjore synon të freno-jë deri në eliminimin përfundimtar, shfrytëzimin informal të pyjeve dhe kullotave, por krijon edhe hapësira të reja për investime, do të rrisë numrin e të punësuarve si dhe do të zhvillojë taksën e pasurisë së paluajtshme, si burim i rëndësishëm i të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore”, tha Blendi Klosi dje.

Banorët e Fushë-Bulqizës kundërshtojnë

ngritjen e HEC-eveBanorët e Fushë-Bulqizës

kundërshtuan ditën e djeshme ngrit-jen e HEC-eve. Dje do të mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe në rend dite ishte një vendim për ta shfrytëzuar sipërfaqen pyjore të zonës së tyre për projektin e dy hidro-centraleve. Por kjo mbledhje dështoi se qytetarët protestues “vërshuan” në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke e penguar vijimin normal të saj. Në këtë mënyrë, mbledhja u bllokua për herë të dytë sepse edhe një herë tjetër banorët nuk kanë lejuar vijimin e projektit. Ata kërkojnë nga këshilltarët që të mos miratojnë dhënien e fondit pyjor dhe kullotave për këtë qëllim. Përveç pengesës që u krijua nga protesta e qytetarëve, mbledhja ku duhet te miratohej heqja nga fondi pyjor dhe trajtimi si truall për ndërtimin e dy hidrocentraleve të sipërfaqes pyjore pranë Fushë Bulqizës nuk kishte as kuorumin e duhur pasi disa këshilltarë mungonin.

dokumenteve para se të japë lejen e legalizimit për një objekt. Zyrat e ALUIZNI-t në Tiranë kanë legal-izuar objekte “Ndërtesë”, në kus-htet kur ato kanë statusin juridik “Shtet”. Për këtë veprim ALUIZNI duhet të kishte kërkuar më parë informacion tek ZVRPP përkatëse. “DR e ALUIZNI-t, Tirana 4 në 5 raste, në Zonën Kadastrale nr.3072 Velipojë, ka lëshuar lejet e legal-izimit: ku u konstatua se janë kryer legalizime të pasurive “Ndërtesë’’, dhe statuset juridikë të pasurive të legalizuara të dërguara me shkresë

Qeveria e kthen vëmendjen tek zhvillimi rural, miraton marrëveshjen me Gjermaninë, gati të nisë puna për aksin Milot-Balldren

Qeveria është e vendosur që pjesën e mbetur të mandatit të saj t’ia kushtojë zhvillimit rural. Një gjë të tillë e deklaruan ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit. Teksa diskutohej për miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Repub-likës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, Nikolla tha se ky është një pro-jekt i rëndësishëm për zhvillimin e fshatit. Sipas

saj, projektligji i mundëson Shqipërisë marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga KfW-ja, për projektin “Programi i investimeve për shpërndar-jen e energjisë elektrike I”, në vlerën 30 000 000 euro, si dhe marrjen e një shume financimi prej 2 000 000 eurosh, për masat e nevojshme sho-qëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit. “Fshati nuk ka qenë prioritet më parë, sot zhvilli-mi rural është në vëmendje të veçantë të qeverisë, madje në një prej programeve më të rëndësishme të saj siç është ai i ‘100 fshatrave’ është rezultat i investimeve të përbashkëta të katër ministrive.

Për 3 vitet e ardhshme OSHEE ka planifikuar 2.9 miliardë lekë investime të mëtejshme në qarkun e Lezhës”, tha Nikolla. Sipas saj, shumë shpejt do të nisë projekti për ndërtimin e aksit Milot-Balldren. “Brenda vitit përfundojnë edhe rrugët dytësore që i japin zgjidhje përfundimtare aksesit të komuniteteve lokale rurale, është në fazën e nënshkrimit kontrata e investimit të 165 milionë eurove për aksin Milot, Balldren, brenda vitit do të jenë aktive kantieret e kësaj vepre”, u shpreh ajo. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi si mjaft pozitive marrëveshjen

me Gjermaninë në kuadër të programit për zhvillimin e qëndrueshëm rural. “Marrëveshja që nënshkruajmë sot është një tjetër hap i rëndësishëm, për të transformuar realitetin e shoqërisë rurale. Falënderoj Gjermaninë për ndihmën që na kanë dhënë në krijimin e një modeli të qëndrueshëm të zhvillimit rural”, tha Xhaçka. Ajo duke marrë shembull krahinën e Dibrës, u shpreh se në vendin tonë ka shumë zona, krahina me potencial të lartë për zhvillim ekonomik e turistik, por duhet angazhim për çlirimin e këtij potenciali.

“DR e ALUIZNI-t, Tirana 4 në të gjitha rastet që i përkasin zonave turistike Velipojë, Shëngjin dhe Go-lem, ka lëshuar lejet e legalizimit dhe ka përgatitur inventarët e dosjeve përkatëse të paplotësuara me emrin dhe mbiemrin e arkivistit. DR e ALUIZNI-t, Ti-rana 4 në të gjitha rastet, në zonat kadastrale Velipojë,

Shëngjin dhe Golem, ka lëshuar lejet e legalizimit për objektet informale, në kushtet kur në dosje mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në in-frastrukturë të lëshuara nga njësitë e pushtetit vendor, për ndërtimet informale të legalizuara në territorin e tyre”, thuhet në auditin e KLSH.

SKANDALET ME LEGALIZIMET NË BREGDET

përcjellëse nga ZVRPP-Shkodër, konfirmon pronësinë e truallit dhe ndërtimit (objektit) të legalizuar dhe janë pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtetuar’’, pasuri për të cilat janë lëshuar lejet e legalizimit. Në dosjet e audituara nuk u gjetën deklarata noteriale për prishje të objektit pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtet-uar’’ dhe nuk rezulton të jenë zbat-uar procedurat për pasqyrimin e gjendjes së objektit “Shtet’’ apo “Pronar i pavërtetuar’’, sipas reg-jistrit të pasurive të paluajtshme

të njësisë administruese vendore apo qendrore si dhe të njësive apo institucioneve shtetërore të cilët i kanë këto pasuri në administrim apo pronësi. Për rrjedhojë, sa më sipër nuk vërtetohet se ndërtimet janë kryer nga qytetarët dhe si të tilla duhej kërkuar plotësim do-kumentacioni nga ZVRPP Shkod-ër ose subjektet informate, për Kartelat e Pasurive të Paluajtshme, para se të lëshoheshin lejet e legal-izimit nga DR e ALUZNI-t, Tirana 4”, thuhet në audit.

“Drejtoritë Rajonale të AL-UIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumenta-cionit disponibël në dosje, si gen-plani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit/detit me pak se 100 metrash, ve-prime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore”, si dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 “Për për-caktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje””, thuhet në auditin e KLSH për veprimtarinë e ALUIZNI-t.

Legalizimi i objekteve pa respektuar

distancat nga brigjet

Çdo ditë kanë dalë në dritë skandale të ALUIZNI-t dhe raste sesi ligji është shkelur me të dyja

këmbët duke legalizuar objekte që nuk duhet. Por abuzimet thellohen akoma më tej. Legalizimeve në kundërshtim me ligjin të objekteve pranë brigjeve,

shtyllave të tensionit të lartë, etj., iu bashkohen edhe legalizimet në parqe e zona sportive...

Page 11: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Një udhëzim i ri i Minis-trisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore parashi-

kon përcaktimin e rregullave të de-tyrueshme mbi transferimin nga ad-ministrata tatimore për ndjekje nga administrata doganore të të gjitha detyrimeve të papaguara të akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në administratën tati-more para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet pas datës 1 tetor 2012, për detyrimet e akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012. “Të gjitha detyrimet e papaguara të ak-cizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në administratën tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet e lindura pas datës 1 Tetor 2012, për detyrimet e akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012, kalojnë në ndjekje të ad-ministratës doganore. Administrata tatimore përcjell menjëherë të gjithë informacionin në lidhje me detyrimet e prapambetura të akcizës. Ky proces përfundon në datë 7.5.2019”, përcak-tohet në udhëzimin e Financave.

Përgatitja e të dhënave Drejtoritë rajonale tatimore do të

shqyrtojnë paraprakisht respektimin e hapave proceduriale për secilën dosje të subjekteve debitorë të akcizës dhe afatet e parashkrimit të së drejtës për fillimin e pro-cedurave për zbatimin e masave shtrënguese në harmoni me kërk-esat e legjislacionit tatimor dhe

atij doganor në fuqi. “Për subjektet të cilët plotësojnë kushtet ligjore për mbledhjen me forcë të borxhit bëhet paraprakisht edhe evidenti-mi nëse këto subjekte aktualisht janë me status aktiviteti “aktiv” apo “pasiv”. Drejtoritë rajonale tatimore duhet të përgatisin infor-macionin e detajuar të të dhënave që përmban dosja e detyrimeve të papaguara, bashkë me dokument-acionin mbështetës, si dhe hapat e ndjekura nga këta të fundit si-pas legjislacionit tatimor në fuqi.

Transferimi sipas rregullave të arkivit për detyrimet e papaguara të akcizës kryhet nëpërmjet kalim-it të dosjeve respektivisht për secilin debitor (dokumentacioni mbështetës provues për çdo hap te ndjekur nga ana e administratës tatimore, korrespondencën me institucione të tjera lidhur me nd-jekjen e borxhit etj.), shoqëruar me formularët e transferimit të detyri-meve të papaguara të akcizës, bash-këlidhur pjesë përbërëse e këtij udhëzimi)”, vijon më tej udhëzimi.

Kalimi i dosjeve Këto formularë përgatiten nga

strukturat përgjegjëse për mbledh-jen me forcë në drejtoritë rajonale tatimore. Në formularët e transfer-imit përfshihet informacioni mbi të dhënat e subjektit, si dhe të dhëna të detajuara ku specifikohet: shuma e papaguar (ndarë në zëra dhe totale), nr./dt. E vendimit, nr./dt. e njoftim vlerësimit, data e kontabilizimit, statusi i subjektit, si dhe informacio-ni në lidhje me proceset gjyqësore. Në shumën e detyrimit të papaguar

përfshihen edhe kamatëvonesat e llogaritura deri në datën e plotësimit të formularit të transferimit. Lloga-ritja e kamatëvonesave bëhet nga strukturat përgjegjëse për Analizën dhe Kontabilitetin në drejtoritë rajonale tatimore. Të dhënat e deta-juara në formularin e transferimit, për çdo rast do të rakordohen me të dhënat e administruara nga drejtoritë e kontrollit, Drejtoria e Kontabilitetit dhe Drejtoria e Borxhit pranë drejtorive rajonale tatimore, të cilat administrojnë ta-timpaguesit e akcizës si subjekt të detyrimit të papaguar. Formularët e transferimit për subjektet e akcizës me detyrime të papaguara, do të dër-gohen nga ana e drejtorive rajonale tatimore përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të dërgojë të gjithë dosjet dhe formu-larët e transferimit të subjekteve të akcizës me detyrime të papaguara, sipas përcaktimeve të pikave 4, 5 dhe 6 të këtij udhëzimi, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në për-puthje edhe me legjislacionin mbi arkivën. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në varësi të adresës ku subjekti debitor ka selinë, urd-hëron degët doganore përkatëse për marrjen në evidencë dhe kontabi-lizimin e borxhit të akcizës, si dhe ndjekjen e të gjitha procedurave deri në mbledhjen dhe shuarjen e këtij borxhi.

Ministria e Financave e rishikoi strategjinë për menaxhimin e financave publike, duke shtuar një kapitull të ri, që ka të bëjë me menaxhimin e koncesioneve PPP, për shkak të ndikimit negativ që këto kontrata kanë në stabilitetin fiskal të vendit. Institucionet financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkom-bëtar asistuan qeverinë shqiptare në vitin 2014, të zbatojë një strategji për menaxhimin e finan-cave Publike 2014-2020, e cila u bë shkak për

miratimin e një seri ligjesh e rregullash të reja që synon uljen e borxhit publik, reduktimin e detyrimeve të prapambetura dhe mbajtjen në kontroll të rreziqeve fiskale. Kjo strategji është rishikuar këto ditë për të shtrirë afatet e zbatimit deri më 2022, teksa është shtuar një kapitull i ri, i cili synon të mbajë nën kontroll kontratat koncensionare me Partneritet Publik-Privat. Draft-strategjia e re sugjeron që komponenti katër “Kontratat e PPP-ve dhe Koncesioneve”

propozohet të shtohet si një komponent i ri. Ai përfshin një fokus të ri të strategjisë së MFP-së, për të siguruar një kornizë ligjore të kujdesshme dhe të rreptë për një menaxhim më të mirë të PPP dhe Koncesioneve në të gjitha fazat, me qëllim uljen e rrezikut fiskal. Duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave vlerëson se zbatimi i kornizës së re të PPP është një sfidë. Duke pasur parasysh rreziqet fiskale të paraqitura nga axhenda ambicioze e PPP e

Ndryshon strategjia për menaxhimin e financave, nën kontroll dhe PPP

qeverisë, FMN ka theksuar rëndësinë e forci-min të kontrollit të Ministrisë së Financave mbi këto kontrata. Ndër të tjera është propozuar që Ministria e Financave të ketë të drejtën e vetos dhe gjithashtu të ketë të drejtë të monitorojë të gjitha kontratat PPP në fuqi. Gjithashtu është propozuar të vendoset një kufi i ri sasior mbi vlerën totale të të gjitha kontratave të PPP-së, përveç kufirit aktual për pagesat buxhetore të lidhura me PPP, për të ndihmuar në mbulimin e rreziqeve. Do të përmirësohet kapaciteti i Njësisë së Rreziqeve Fiskale për të ndërmarrë analiza financiare të kontratave të reja të PPP dhe për të fuqizuar INSTAT-in për të regjistruar PPP-të në statistikat fiskale dhe të borxhit në përputhje me standardet e ESA 2010.

Udhëzimi i ri i Financave, detyrimet e prapambetura të akcizës pas 2010 do të

mblidhen nga Doganat, ja procesi që do të ndiqet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZbardhet udhëzimi, ndjekja e debitorëve u hiqet Tatimeve

Posta Shqiptare lehtëson procedurat për tërheqjen e pensioneve

Statusi AEO lehtëson tregtinë, Ikonomi fton bizneset të aplikojnë

Tashmë të gjithë pension-istët mund të tërheqin pagesën e pensionit të pleqërisë në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare. Ndërsa ka njoftuar mbylljen procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elek-tronike të pensioneve si dhe informatizimit të sistemit të pagesave dhe procesit të kon-trollit të tyre, Posta Shqiptare sqaron se është mundësuar le-htësimi i procedurave të trans-ferimit të qendrës paguese të pensionit pavarësisht vend-banimit, sipas regjistrit të lindjes. “Në kuadër të këtyre

ndryshimeve, tashmë është lehtësuar edhe transferimi i dosjes së pensionit nga një Drejtori Rajonale e Siguri-meve Shoqërore në tjetrën. Sipas procedurës, qytetari mund të dorëzojë kërkesën pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku dëshiron të transferojë dosjen e tij, ndërkohë që kërkesën për pagesën e pensionit mund ta bëjë edhe pranë zyrës postare, ku ai do që të tërheqë pen-sionin”, thuhet në njoftimin e Postës. Fillimisht projekti pilot po aplikohet në Tiranë.

Takimi i parë për vi-tin 2019 i Komitetit Kom-bëtar i Lehtësimit të Treg-tisë është zhvilluar me aktorët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve. Në takim është diskutu-ar mbi potencialet e le-htësimit të tregtisë për op-eratorët në vend. Ministrja e Financave dhe Ekono-misë, Anila Denaj ka qenë e pranishme në takim dhe u shpreh gjatë fjalës hapëse se roli i Komitetit për vitin 2019 është i një rëndësie të veçantë. Arsyeja pse ishte

fakti se prej Janarit të vitit 2019 Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton Mar-rëveshjen për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore (CEF-TA). Sipas njoftimit, Denaj ftoi aktorët pjesëmarrës në këtë komitet për sugjerime mbi zbatimin e suksesshëm të protokolleve të kësaj marrëveshjeje në kuadër të lehtësimit të tregtisë, si edhe mbi hapat e mëtejshëm në kuadër të realizimit të Programit të Operatorëve Ekonomikë, si një nga pri-oritetet e vitit 2019.

Tatimet: 30 marsi, afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton tatim-paguesve, se data 30 mars është afati i fundit i pag-esës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndrysh-uar. Duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbin-garkesë të mundshme të sistemit bankar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kërkon tatimpaguesve që

pagesa e kësteve të kryhet brenda datës 29 mars. Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, DPT paralajmëron se tatimpa-guesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin. Ad-ministrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore.

Page 12: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

12 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Rreth 70 për qind janë myslimanë, 20 për qind ka-tolikë dhe 10 për qind ortodoksë. Shoqëria shqip-tare është kryesisht tribale e fisnore dhe regjimet e ndryshme në Shqipëri nuk kanë arritur të qeverisin

pritej zonave fushore, për të evituar të kundërshtojnë fiset e zonave malore. Vetë Shqipëria si shtet kombëtar apo i pavarur...

Amerikanët japin detaje nga vitet e para të themelimit të regjimit komunist

CIA ka dhënë detaje mbi operacionet e saj të para në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. Në një

dokument të deklasifikuar për vitin 1949 tregohet se qëllimi kryesor ishte të ndalej avancimi i Moskës në Ballkan. Po ashtu janë dhënë detaje mbi teknikat që do përdoreshin në operacione.

Tetor 1949Përmbledhje e projektit BGFIEND

Propozimi është në përputhje me politikën e SHBA për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit komunist të kontrolluar nga Moska në Shqipëri, për ta zëvendësuar me një qeveri të moderuar të pranueshme për popullin shqiptar dhe me objektiva që janë në harmoni me ato të Shteteve të Bash-kuara. Problemi qëndron në ngritjen dhe ruajtjen e një presioni e sulmi propagande sipas fazave të veçanta të projektit me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për grushtin e shtetit.

Fakte që ndikojnë te problemiMë poshtë kemi listuar të dhënat

që besojmë se janë vendimtare për të vendosur mbi temat e propa-gandës në Shqipëri: Rreth 45 % e më shumë se 1 milionë shqiptarëve janë analfabetë. Vendi përbëhet nga tre grupe kryesore etnike: gegët në zonën malore veriore dhe qendrore të vendit. Banorët e zonave fushore dhe bregdetare, dhe popullsia toskë në jug. Rreth 70 për qind janë mysli-manë, 20 për qind katolikë dhe 10 për qind ortodoksë. Shoqëria shqiptare është kryesisht tribale e fisnore dhe regjimet e ndryshme në Shqipëri nuk kanë arritur të qeverisin pritej zonave fushore, për të evituar të kundërshtojnë fiset e zonave malore. Vetë Shqipëria si shtet kombëtar apo i pavarur është një krijim artificial i politikave botërore sesa një shprehje e vullnetit kombëtar. 80 % popul-latës është fshatare ose bujqësore dhe megjithatë Shqipëria mund të plotësojë vetëm 75% të nevojave të saj ushqimore. Kjo shifër do të ishte ende më e ulët po të mos ishte për standardet shumë të ulëta të jetesës në vend. Pakënaqësia ndaj regjimit Hoxha mbizotëron në 80 për qind të popullatës, kjo prej traditës së rezistencës ndaj pushtetit qendror të zonave kryengritëse malore, gjendjes së rëndë ekonomike dhe mungesës së prestigjit të udhëheqësve. Pop-ullata e kundërshton instinktivisht sllavizmin dhe prej kësaj dhe reg-jimin aktual të sponsorizuar nga Jugosllavia. Komunikimet janë primitive, por megjithatë një kulturë e gjerë e shpërndarjes së zhurmave e thashethemeve siguron përhapje të shpejtë të lajmeve. Armiku ynë është regjimi aktual, anëtarët e par-tisë komuniste dhe lolot e vendosura nga Bashkimi Sovjetik në postet e ushtrisë dhe ekonomisë. Aktual-isht ekziston një sens pasigurie në shumicën e regjimit aktual prandaj kjo duhet të shfrytëzuar për ta çuar

deri në pikën panikut. Popullata në përgjithësi duke përfshirë dhe zyr-tarët dytësorë të ushtrisë e urrejnë regjimin prandaj duhet drejtuar nga nisja e revoltës. Për të pasur sa më shumë efekt propaganda jonë duhet të jetë e planifikuar mirë dhe e koordinuar me aktivitete të tjera të programit shqiptar BGFIEND. Në rekomandime përfshihen dhe angazhimi i një eksperti të mar-rëdhënieve publikë për aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë. Zëri i Amerikës dhe BBC duhet të fokus-ohen në edicionet e tyre me punën e Komitetit Shqipëria e Lirë si dhe të përmendin qasjen miqësore të qeverisë së Greqisë ndaj tij.

OperacionetNjë motobarkë me një trans-

metues në bord duhet të transme-tojë drejt Shqipërisë në të njëjtën frekuencë me Radio Tiranën duke iu imponuar volumit të saj. Transmetimet do të jenë të përditshme, rreth 15 minuta çdo mbrëmje. (Zëri i njoftuesit duhet të evitojë çdo devijim të mund-shëm nga teksti dhe transmetimet të fokusohen në lajmet nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa). Lëshime të vazhdueshme fletushkash duhet të kryhen në koordinime lëshimet e artikujve të vegjël të konsumit dhe të furnizimeve për agjentët, të cilët edhe ata do të shpërndajnë fletushka me kontaktet lokale. Këto masa do të zgjerojnë aksesin ndaj informacionit

në vendndodhje strategjike nga ku konfuzioni do të përhapet me tej me anë të gojëdhanës. Fletushkat do të ketë interpretime të lajmeve të fundit dhe të përpiqen të nxisin sensin e përgjegjësisë te udhëheqësit shqiptarë. Në fletushka të tregohet burimi dhe qëllimi i furnizimeve. Gjatë gjithë fushatës së fletushkave duhet të ruhet përshtypja se Komiteti Shqipëria e Lirë është një organ funksional dhe i mirë organizuar me financime të bollshme. Një listë e detajuar e tema-tikës së fletushkave dhe linjës së tyre të nxitjes së mendimit do të vijojë. Tematika e tyre nuk duhet të fokusohet në konceptet perëndimore të ashpër-sisë ose brutalitetit por mbi veprimin kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe mbi aktivitetet e huaja ndërhyrëse ose tradhtare në vend. Është esenciale të krijohet besimi te lajmet tona prandaj çdo fakt duhet kontrolluar dhe të jetë realist mbi jetën shqiptare, koha e pub-likimit të tyre duhet të jetë e tillë që të përfitojë nga veprimet e kompletuara, para se publiku të kuptojë se është kështu. Nuk duhet të tejkalohet masa e apelimeve ndaj ndërgjegjes kom-bëtare pasi për shumicën e popullsisë besnikëria fisnore është shumë më e rëndësishme.

Lufta psikologjikeMaterialet në lidhje me aktiv-

itetet e Komitetit Shqipëria e Lirë duhet të përgatiten nga eksperti i marrëdhënieve me publikun i Komiteti

StafiPër operacionet e luftës psikolog-

jike do të nevojitet stafi i mëposhtëm:Një shkrues amerikan i tek-

steve radio, operator amerikan në terren i luftës psikologjike, një zë shqiptar i provuar në radio, teknikë të mjaftueshëm për radiostacionin lundrues, personel për avionët e lëshimeve. Gjithashtu do të nevojiten materialet mbështetëse si një bakri dytësore për kalimin e materialeve furnizuese të radiostacioni, avionët e lëshimit të fletushkave, pajisjet e transmetimit dhe një antenë për t’i instaluar në bordin e barkës së trans-metimit. Lista e mëposhtme e temave të propagandës është prezantuar sipas rëndësisë së shfrytëzimit. Këto tema do të shfrytëzohen në objekte të ndryshme lajmesh për të inkurajuar mendimin sipas linjave të kërkuara. Çdo temë duhet të mbështetet nga sulmi përkatës i propagandës. Më pas gradualisht fokusi duhet të zhvendo-set në dhënien e sinjalit për veprim: Sulmet anti-sovjetike duhet të japin shembuj të përgjegjësisë së regjimit komunist për përkeqësimin e ekono-misë shqiptare dhe kthimin e vendit në një peng të interesave strategjike të BRSS. Shembujt të ilustrohen me përshkrime të terrorit institucion-al të qeverisë kundër shqiptarëve të thjeshtë, dhe për vënien e tyre kundër njëri tjetrit, në shumë raste edhe brenda familjes ose rrethit fis-nor. Kolaboracionistët shqiptarë me sovjetikët duhet të karakterizohen si njerëz të vegjël e pa karakter, të cilët për interesa dhe përfitime personale shesin mirëqenien e vendit të tyre dhe komplotojnë kundër patriotëve të vërtetë. Në lidhje me rritjen e besimit të Komiteti Shqipëria e Lirë duhet të theksohet larmia e elementëve të tij përbërës në përfaqësim dhe mbështetja e gjerë ndërkombëtare që ai zotëron. Materialet përshkruese duhet të evidentojnë elementët krye-sorë të problemeve ekonomike dhe politike, të cilat vijnë të gjitha nga dominimi prej Moskës. Këto mund të jenë agjentët sovjetikë të shërbimeve të sigurisë, informatorët shqiptarë, kontrolli i valutës që është në duart e sovjetikëve, kërcënimet nga vendet fqinje, sekuestrimi i pronës private dhe kolektivizimi i bujqësisë që janë bërë të gjitha në përfitim të sovjetikëve. Në lidhje me rritjen e shpresës për çlirimin e vendit duhet të përmenden numri i lartë i njerëzve të gatshëm për të ndihmuar në Shqipëri, numri i fuqive perëndimore që janë bashkuar kundër BRSS, si dhe historia e qëndresës shqiptare kundër dominimit të huaj. Për ndjenjën e pjesëmarrjes duhet të rritet forca e përhapjes së lajmeve me anë të gojëdhënës dhe të krijohen linja komunikimi. Për këtë mund të përdor-en truke si ndezja e zjarreve në kodra në momente të caktuara. Për temën e sensit të unitetit duhet të shfrytëzohen raportet e agjentëve të infiltruar ndër-sa për rritjen e urrejtjes ndaj armikut të bëhet demonizimi i BRSS dhe aleatëve të tij bazuar në incidente si vrasjet dhe burgimet e revolucionarëve.

Shqipëria e Lirë. Në varësi të krijimit të bazës së operacioneve, fletushkat duhet të përgatiten aty (në bash-këpunim me britanikët). Pas krijimit të bazës, aty do të hartohen dhe prin-tohen fletushkat. Aktivitetet e luftës psikologjike duhet të koordinohen me faza të tjera të operacioneve. Tem-atikat e fletushkave duhet të kenë të bëjnë me sulmin anti-sovjetik, rritjen e besimit të Komiteti Shqipëria e Lirë, sulmin ndaj bashkëpunëtorëve të reg-jimit. Pas nisjes së fazës së infiltrimeve tematika e tyre duhet të përqendrohet më shumë më rritjen e besimit se liria është e mundshme, te rritja e besimit në revolucion dhe ndjesia e pjesëmar-rjes. Gjatë fazës finale sensi i unitetit duhet të theksohet, për të përfunduar te urrejtja ndaj armikut. Planifikimi dhe ekzekutimi i mirë i fushatës së propagandës do të kontribuojë në një përgatitje të suksesshme të popullit shqiptar për rezistencë dhe rritje të besimit për përmbysjen e regjimit. Detaje të tjera të luftës psikologjike do të mbeten në dorë të shkruesve të teksteve në bordin e anijes së transme-timit dhe të hartuesve të fletushkave në bazën kryesore. Të dy ata duhet të mësojnë nga agjentët me eksperiencë për udhëzimet politike. Zona e opera-cionit nuk është caktuar ende, ndërsa vendimi për justifikimin e anijes së transmetimeve dhe ekuipazhit të saj do të merret pas sigurimit të mjetit, pasi origjina dhe tipi i saj mund të influencojnë operacionin.

CIA zbardh detajet, 45 për qind e shqiptarëve ishin analfabetë në vitin 1949, amerikanët

“luftë psikologjike” për të rrëzuar Enver Hoxhën

Page 13: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Rusia: Caktimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të ketë sukses, por krijon precedent

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMoska këshillon BE të heqë dorë nga zgjerimi në Ballkan

Andi LAMKO

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, ka thënë dje se propozimi për ko-

rrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i suksesshëm si zgjidhje por shtoi se do të krijonte precedent për vendet tjera të rajonit me popullsi shqiptare. “Kosova është një çështje shumë e komplikuar. Por nëse ata [Kosova dhe Serbia] pajtohen, propozimi për demarka-cionin mund të ketë sukses, por do të krijonte precedent që do të mundë të shkaktonte probleme në Maqedon-inë e Veriut, ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë”, ka thënë Çizhov në një intervistë për mediat greke. I nxitur prej këtyre të fundit, Çizhov përmendi më tej me shqetësim ato që quante “ide për Shqipërinë e Madhe”, për të cilat tha se tregojnë për ambicie territoriale. “Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe në të cilën janë përfshirë edhe pjesë të Greqisë”, tha ambasadori i Kremlinit në Bruksel, duke shtuar se Moska e kishte paralajmëruar BE se zgjerimi i saj në Ballkan do të sillte probleme. “Ne i njihnim këto vende më mirë se vendet anëtare Perëndimore. E dinim se ideja e bashkimit të disa prej tyre me BE dhe NATO-n ishte e prirë nga dëshira që ato të distancoheshin prej Rusisë sa më larg që të jetë e mundur. Por askush nuk mund t’i zgjedhë prindërit dikujt, sikurse dhe fqinjët”, tha Çizhov.

BE fajtore për ngërçin Qëndrimi i ambasadorit rus në

Bashkimin Evropian dukej se ishte më i zbutur kësaj radhe, teksa më herët ka akuzuar Brukselin se po

Britani, peticioni për anulimin e Brexit arrin 1000 000 firma

Tensionet/ SHBA ndalon dërgesën e avionëve F-35 për Turqinë

Një peticion që i bën thirrje kryeministres britanike Theresa May të anulojë Brexit duke u tërhequr nga Neni 50 i kushte-tutës së BE, ka kaluar dje 1 mil-ionë firma në faqen e peticion-eve të parlamentit të Londrës. Zhvillimi vjen në një kohë kur May ndodhet në Bruksel për të kërkuar shtyrjen e Brexit pas afatit të fundit të së premtes. Një zëdhënës i saj tha: "Kryeministrja ka qenë e qartë se dështimi i zba-timit të vendimit të referendumit do të ishte dështim i demokra-cisë". Por krerët evropianë thanë

se kërkojnë garanci të qartas për miratimin e marrëveshjes nga parlamenti për shtyrjen. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi dje se krerët e BE ndoshta do të miratojnë kërk-esën e Britanisë për një shtyrje tremujore të Brexit, por me kusht që parlamenti britanik të mbësht-esë marrëveshjen e Theresa May. "Në parim, ne mund të pajtohemi me këtë dëshirë nëse marrim një rezultat pozitiv të një votimi mbi një marrëveshje në parlamentin britanik javën e ardhshme", tha Merkel para samitit në Bruksel.

Zyrtarë të SHBA thanë sot se pritet që Pentagoni të ndalojë prodhimin e avionëve gjuajtës të gjeneratës së fundit F-35 për Turqinë, në një sinjal të fortë nga Uashingtoni se Ankaraja nuk mund të ketë njëkohësisht edhe avionët më të mirë luftarakë të SHBA edhe sistemin anti-raketë të Rusisë S-400. SHBA duket se po arrin pikën e vlimit pas disa vite tensionesh periferike me Turqinë, edhe pse aleate në NATO. "Sistemi S-400 është një kompjuter. Edhe avioni F-35 është një kompjuter. Ti nuk

mund të lidhësh kompjuterin tënd me atë të kundërshtarit, sepse kjo është në fakt ajo që do të ndodhte," tha për Reuters, Katie Wheelbarger, ndihmës sekretare e çështjeve ndërkom-bëtare të mbrojtjes. Vendimi zyrtar ende nuk është marrë por zyrtarët amerikanë po mendojnë për hapat e ndalimit të dërgesave të F-35, avion i ndërtuar nga grupi Lockheed Martin Corp. "Ka ende shumë vendime për të ndaluar këtë tren por kjo është vetëm një pauzë për t’i treguar atyre që e kemi seriozisht”, shtoi ajo.

Brazil, arrestohet ish-presidenti pas hetimeve për korrupsion

Brazili ka arrestuar dje presidentin që la detyrën në fund të vitit të kaluar Michel Temer, si segmenti i fundit i skandaleve të korrupsionit të nisura prej 2014 me kompaninë shtetërore të naftës, të cilat po përfshijnë të gjithë majën e poli-tikës dhe biznesit të vendit 200 milionësh. Hetimi i mbiquajtur “Lavazhi i makinave” po pjellin skandale njëri pas tjetrit, teksa dhjetra figura e kanë gjetur vet-en të akuzuar dhe pretendojnë se janë viktima të komplotë4eve politike, me qëllim largimin

e tyre nga postet. Operacioni “Lavazhi i Makinave” nisi në 2014 mbi pagesat nën dorë në kom-paninë shtetërore Petrobras për kontrata abuzime me kompani të tjera ndërtimi, por e gjithë Partia e Punëtorëve u përfshi në skandalin e korrupsionit pas akuzave se fondet e përftuara ishin kaluar në pagesa blerjesh të politikave dhe votave të popullit. Mes të akuzuarve ishin dhjetra politikanë përfshi presidentin popullor Luiz Inacio Lula da Silva dhe presidenten e rrëzuar në 2016 Dilma Rousseff.

Irak, 70 të vdekur nga përmbysja e tragetit

në lumin Tigris Janë më shumë se 70 njerëz

që kanë vdekur dje nga përmbysja tragjike e tragetit të mbushur me familje pranë Mosul të Irakut, të cilat po shkonin për të festuar ditën e Novruzit në Tigris. Majori Saad Maan, tha se të paktën 71 njerëz kanë vdekur, ndërsa 55 njerëz, përfshi dhe 19 fëmijë, u shpëtuan nga tragjedia. "Pashë tragetin që nisi të lëkundej majtas e djathtas, pasagjerët nisën të ulërinin para se të përmbysej", tha Mohamed Masoud, punonjës vendas.

Gjashtë të vrarë nga shpërthimi në

fabrikën e pesticideveNjë shpërthim në një impjant

industrial ka vrarë dje gjashtë njerëz dhe ka plagosur rëndë rreth 30 të tjerë në lindje të Kinës. Skuadrat e shpëtimit po punonin për gjetjen e të mbijetuarve në parkun industrial të Jancheng, në provincën Jiangsu ndërsa autorite-tet thanë se po hetonin shkakun e shpërthimit. Mes të plagosurve kishte dhe fëmijë në një kopsht pranë impian-tit. Zemërimi publik është rritur kohët e fundit pas një numri aksidentesh industriale në miniera e fabrika.

Vrasjet në Christchurch, Zelanda e Re ndalon armët automatike

Zelanda e Re ka ndaluar dje të gji-tha armët gjysmë-automatike dhe ato të sulmit pas masakrës në Christchurch, njoftoi kryeministrja Jacinda Ardern. Ardern tha se legjislacioni do të jetë gati më 11 prill: "Historia jonë ka ndryshuar përgjithmonë, dhe kjo do të ndodhë edhe me ligjet tona. Armët automatike dhe disa pjesë që i bëjnë ato automatike janë ndaluar, bashkë me karikatorët e mëdhenj. Ka hyrë në fuqi një amnisti për dorëzimin e armëve bashkë me rimbursimin përkatës”.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, tha dje se dështimi për të vazhduar bisedimet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij, ende nuk po arrin të shërohet nga luftërat e viteve ’90-të. “Çdo ditë vonesë mund të krijonte kushte në të cilat një shkëndijë mund të vendoste rajonin në zjarr. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar rritjes së ndjenjave kombëtare dhe nacionalizmit. “Ky është rreziku… kur ndjenjat kombëtare janë të ngulitura. Pranimi ynë në Bashkimin Evropian varet nga dia-logu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se në proces duhet të përfshihen edhe Gjermania e Franca.

Lideri i Partisë Liberal Demokrate, Çedomir Jovanoviç, ka thënë dje në lidhje me dënimin e në Hagë të kriminelit serb Radovan Karaxhiç, se vendi-mi duhet të shërbejë si mësim për Serbinë, në mënyrë që t’i vendosë themelet për ndërtimin e raporteve të reja dhe politikës së pajtimit në të gjithë rajonin. “Kjo më shumë i referohet Bosnjës dhe Hercegovinës, populli që ka vajtuar më së shumti si pasojë e kësaj politike. Kjo është dita kur Serbia duhet të ndalet dhe të mendojë për politikat e çmendura të viteve ’90, që e dërguan vendin në luftëra të pakuptimta dhe që rezultoi me vdekjen e shumë njerëzve. Serbia duhet të vendosë nëse duhet të marrë përgjegjësinë si komb për krimet e luftës që erdhën si rezultat i politikës së Karaxhiç”, tha Jovanoviç.

Vuçiç alarmon Perëndimin: Vonesat në dialog çojnë rajonin në luftë Jovanoviç: Vendimi për Karaxhiç, reflektim për politikat e Serbisë

dështon në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe zbatimin e direktivave të tij. Në fund të vitit të kaluar Çizhov deklaronte se Rusia, ka nisur të shqetësohet lidhur me sit-uatën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se kjo situatë është pasojë e qasjes së njëanshme të BE. Ai ka folur vjet në mbrojtje të murit ndarës në veri të për Mitrovicës te lumi Ibër, dhe dënoi heqjen e tij pas zemërimit të Prishtinës që kërkoi largimin e tij. “BE ndërhyri dhe ata ndikuan në serbët që të pranojnë të shkatërrojnë amfiteatrin, ndërsa si shkëmbim shqiptarët e Kosovës të tërheqin forcat e tyre speciale nga

jugu i urës. Por, çfarë po ndodh me obligimin e Prishtinës që të formojë Bashkësinë e komunave serbe? Këtë nuk po e përmendin më, as shqiptarët e Kosovës, por as BE-ja”, tha Çizhov.Marrëveshja e Prespës ‘qesharake’

Megjithëse Çizhov pranoi një masë kompromisi për çështjen e Kosovës e Serbinë, ai tha se ishte totalisht kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut, të cilën e quajti shkelje të kushtetutës. Ai mbështeti qëndrimin e opozitës greke duke e konsideru-ar marrëveshjen qesharake dhe si nxitëse për probleme në rajon. “Ajo çfarë u kam thënë miqve të mi grekë dhe maqedonas është se sa më shumë ta shtyjnë këtë çështje, pozicionet e palëve do të forcohen. Ditën e sotme dëgjova udhëheqësin konservator të opozitës, Mitsotakis, duke thënë se 70% e popullatës greke mendon se

është një marrëveshje e keqe. Një përqindje e ngjashme është edhe në Maqedoninë e Veriut. A është kjo një mënyrë demokratike për të zgjidhur një problem? Kushtetuta maqedonase u shkel hapur, referendumi u shpall i pavlefshëm, presidenti nuk e nën-shkroi atë, dhe tani kolegët e mi në BE thonë se kjo duhet të shërbejë si një model për zgjidhjen e çështjeve të tjera”, deklaroi Vladimir Çizhov gjatë intervistës për median greke. Më herët për çështjen ai ka thënë se pranimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një “gabim me pasoja”. “Sig-urisht, ne nuk do të hedhim bomba bërthamore. Siç thashë, çdo vend ka të drejtë të marrë vendime dhe të bëjë gabimet e veta. Por ka gabime, që kanë pasoja”, tha Çizhov, duke iu përgjigjur pyetjes për reagimin rus, në rast të pranimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO.

Kosova është një çështje shumë e komplikuar, por nëse ata [Kosova dhe Serbia] pajtohen, propozimi për de-markacionin mund të ketë sukses, por do të krijonte prece-dent që do të mund të shkaktonte prob-leme në Maqedoninë e Veriut, ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë...

Page 14: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT14 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarit, nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor të shkojë drejt

zbardhjes së ngjarjes. Sipas grupit he-timor dyshohet se vrasja e 35-vjeçarit, Ferdinand Polia, është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Hetuesit janë duke hetuar të shkuarën e errët që i riu ka pasur në Itali...

Tjetër automjet i djegur në Vlorë, policia në kërkim të autorëveSeriali i djegies së automjeteve në qytetin bregdetar të

Vlorës siç duket nuk do të ketë fund. Vlora do të gdhihej dje se një automjet tjetër do të ishte përfshirë nga flakët. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët deri në shkrumbim, rreth orës 4 të mëngjesit, shumë pranë Gjykatës së Vlorës. Me të marrë njoftim, policia ka shkuar në vendngjarje dhe nisi po ashtu hetimet, me dyshimet e para që flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit 50-vjeçar, me inicialet R. M., i cili është marrë në pyetje nga policia për ndonjë konflikt të mundshëm. Hetuesit kanë nisur gjithashtu kontrollin e kamerave të sigurisë përreth zonës ku u dogj automjeti, në përpjekje për të zbuluar autorin apo autorët e mundshëm të saj.

Shiste drogëra të forta nëpër shkolla, policia vë në pranga “Tafën”

Një i ri i cili akuzohet se shiste drogë pranë shkollave në kryeqytet është arrestuar pasditen e djeshme. Në prangat e uniformave blu përfundoi shtetasi me inicialet E. T., 29 vjeç. 29-vjeçari njihej me pseudonimin ‘Tafa’ dhe është arrestuar pranë një qendre tregtare në aksin Tiranë-Elbasan në kuadër të operacionit ‘Mapo’. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se akuzat ndaj tij janë dokumentuar teksa mësohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, pasi siguronin lëndën narkotike të llojit heroinë dhe kokainë të cilësisë së pastër, e përzienin dhe më pas e shpërndanin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme. Veprimtaria e tyre kriminale në shit-jen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”, “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë", sqaron policia. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar heroinë.

Shkarkoi punonjësit, drejtoresha e shërbimeve spitalore e pandehur

Skandali me ilaçet e skaduar dhe të mbetura stok në farmacinë qendrore të QSUT-së po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Hetimi për ilaçet e skaduara nisi pas kallëzimit që kanë bërë vitin e kaluar nga 6 punonjës të Drejtorisë së Shër-bimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor, të cilët pretendonin se janë shkarkuar padrejtësisht nga drejtuesja e tyre Lediana Mehmeti. Prokuroria do ta marrë të pandehur ish-drejtoreshën Mehmeti ku do të akuzohet për shpërdorim detyre. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Lediana Mehmetit i janë gjetur edhe shkelje të tjera. Për sa i përket hetimit për ilaçet e skaduara, shifra e dëmit është e lartë dhe hetimet vazhdojnë. Burime nga organi i akuzës thonë për gazetën “Sot”, se hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha.

Vrasja e pronarit të bujtinave në Theth, 35-vjeçari i dënuar për

trafik droge dhe prostitucioni në Itali

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDëshmitari Xhovani Mirashi: Autori qëllonte pa pushim drejt Nardit

Elvis MYRTA

Policia e Shkodrës ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ekze-kutimin e pronarit të

bujtinave në Theth dy ditë më parë. Grupi hetimor ka marrë dje në pyetje familjarë të vik-timës, por edhe dëshmitarin okular shtetasin Xhovan Mar-ashi, i cili ishte në makinë kur Polia u ekzekutua. Dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarit, nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor të shkojë drejt zbard-hjes së ngjarjes. Sipas grupit hetimor dyshohet se vrasja e 35-vjeçarit, Ferdinand Polia, është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Hetuesit janë duke hetuar të shkuarën e errët që i riu ka pasur në Itali. Sipas burimeve mësohet se Polia ka qenë i përfshirë në disa aktivi-tete kriminale dhe i dënuar në vendin fqinj. Ferdinand Polia në vitin 2011 në atë kohë 24 vjeç, së bashku me 8 shqiptarë të tjerë është arrestuar në sajë të operacioni të karabinierëve italianë. Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro. Ai do të dënohej nga drejtësia italiane me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor. Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia është akuzuar si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Polia do të dilte i pla-gosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32 vjeçari ishte futur

për të vjedhur. Pas kësaj, Fer-dinand Polia do të linte Italinë, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit. Por ndryshe nga sa kishte ndodhur në Itali, në vendin tonë Polia do të njihej si një biznesmen i suksesshëm. Madje Ferdinand Polia, ai ka qenë edhe admin-istrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Zbardhet dëshmia e dëshmitarit okularNë makinë me viktimën e

atentatit në Grudë të Shkodrës mesditën e së mërkurës, ku u ekzekutua në një atentat

mafioz Ferdinand Polia, ka qenë dhe një person tjetër. Xhovani Mirashi ka dëshmuar në polici momentin e vrasjes së Nardit të bujtinave, dhe se si i ka shpëtuar vetë ai atentatit. Në dëshminë e tij Mirashi ka treguar se autori ka qenë një person i vetëm i cili ishte mbi motor dhe kishte skafandër te zezë. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtësi. “Një motor i llojit “TMAX” ngjyrë gri, na preu rrugën dhe u erdhi drejt nesh. Pyeta Nardin, nëse e nji-hte dhe mu përgjigj jo. Drejtuesi i motorit kishte një skafandër

në kokë, në momentin që u afrua pak metra nga ne qëlloi dy herë drejt Nardit. Në ato momente nuk parë më asgjë, pasi ula kokën poshtë sedijes dhe vura duart mbi kokë. Çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin e përshkonin plumbat. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne. Nardin përveçse klient, i cili binte për servis makinat tek unë e kam pasur dhe shok, prej vitesh”, është shprehur dëshmitari okular, në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ky fakt tregon që vrasja është kryer nga një dorë profesionisti për shkak të preçizionit të ekzekutorit, pasi Xhovan Mirashi nuk ka pësu-ar dëmtime. Ndërkohë që në zonën e njohur si “Ura e Mesit” është gjetur i djegur motori i au-torit të krimit. Policia ka sekues-truar kamerat e sigurisë, për të krijuar një identitet të autorit. Autori ka përdorur automatik “Scorpions”. Ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes, kurse në trupin e viktimës 18 plumba. 35-vjeçari, ishte baba i një fëmije 3 vjeç, ndërsa bashkëshorten e kishte shtatzënë dhe priste të bëhej baba për herë të dytë.

Shtyhet seanca ndaj Tahirit, ish ministri mund të kërkojë gjykim të shkurtuarMos njoftimi i tre oficereve të policisë të

cilët ende janë në kërkim është bërë shkak për shtyrjen e seancës paraprake, e cila do zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të njoftojë ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish oficerët, Gjergj Kohila dhe Sokol Dodës. Në përfundim të seancës Tahiri nuk ka folur për mediat, ndërsa avokati i tij e cilësoi si joserioz atë që ka ndodhur. Sipas Maks Haxhisë ata në seancën e ardhshme do të kërkojnë pafajësi. I pyetur nëse do të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ai tha, se ende nuk është vendosur. “Është shtyrë seanca sepse organi i prokurorisë nëpërmjet oficerëve të policisë

gjyqësore duhet të kishte bërë paralajmërimin gjë që nuk është serioze për një organ të tillë, që është i moblizuar dhe për më tepër këtë çështje kaq serioze. Nuk ishin bërë njoftimet për të pandehurit e tjerë. Ata janë në kërkim por ka edhe procedura lajmërimi”, tha Haxhia në dyert e gjykatës. Ndërkohë pyetjes së gaze-tareve nëse do të kërkohej gjykimi i shkurtuar, Haxhia u shpreh se nëse shtyrja e seancave do të vazhdonte në këtë mënyrë do të detyrohen të pranojnë gjykim të shkurtuar. “Akoma nuk kemi vendosur. Por nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar sepse gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, fa-shikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të

tjerëve, nuk ka asnjë provë që të implikojë Ta-hirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërin e akuzave për të cilat ai është sjellë në për gjykim. Nuk ka letër-porosi ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen Tahiri nga analistë të qëllimshëm dhe të pozicionuar. Nuk ka 8 por 2 letër-porosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat”, u shpreh avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca e rradhës pritet që të mbahet më 26 mars, ku gjyqtarja Miliana Muça, do të vendosë nëse do e pushojë apo do e dërgoi për gjykim dosjen më të bujshme të këtyre viteve të fundit. Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Tahirin dhe tre ish drejtuesit e policisë Vlorë, për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Page 15: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 15

www.sot.com.al

Në seancën e djeshme ndaj të moshuarit, prokurori i çështjes Besnik Muçi lexoi pretencën, ku kërkoi përpa-ra togave të zeza shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të për-jetshëm të të moshuarit...

Elvis MYRTA

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar 28 vite burg për 9 ish punonjësit e hipotekës së këtij qyteti,

të cilët akuzohen për tjetër-simin e 36 ha tokë në zonën e Spillesë. Përveç dënimit të të pandehurve, gjatë leximit të pretencës organi i akuzës së Kavajës kërkoi nga gjykata që të urdhërojë fshirjen e pronë-sive në hipoteke, si dhe kalimin e këtyre sipërfaqeve tokësore sërish me pronar shtetin. Në këtë mënyrë organi i akuzës së Kavajës kërkoi për ish drejtorin e hipotekës Seit Cikalleshi 4 vjet burgim, gjithashtu për Ilir Kaja nga prokuroria u kërkua 5 vjet burgim; për Asim Arkaxhiu 3 vjet burgim; Andi Gjeçi 3 vjet e 6 muaj burgim; Dritan Kazazi 3 vjet burgim; Nezir Leçini 3 vjet burgim; Agron Xhelezi 3 vjet burgim; Aldo Kila 2 vjet e 6 muaj burgim dhe Aida Gjoci 1 vit burg. Pas hetimeve dy vjeçare prokuroria në nëntor të vitit të kaluar, ku prokuroria kërkoi arrestimin e 11 per-sonave, ku për gjykim shkuan 9 të pandehurit e lartpërmendur. Gjykatësja Diamela Goxha gjatë vlerësimit paraprak vendo-si që të pushonte në tetor akuzat ndaj biznesmenit Idlir Karkini, i akuzuar për pastrim parash dhe kryebashkiakut të Rrogozhinës, Beqir Nuredini i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Hetimet për tjetërsimin e 36 ha tokë në Spille nisën në pranverën e vitit 2017, kur Komanda e Forcës Ajrore dhe komisariati i policisë Rrogozhinë bënë kallëzim penal për tjetërsimin e pronësisë së poligonit të qitjes në Rreth-Greth dhe tokave në bregdet.

Skema e mashtrimitFalsifikimet e dokumenteve

të pronave në Kavajë dyshohet se kanë nisur shumë vite më parë, ku komisionet e Aktit të Marrjes së Pronave janë lënë të bardha, pa u shënuar asgjë. Më pas këto fletë të bardha, por me vula u janë shitur disa

personave. Ndërkohë që në dokumente janë përdorur vula të viteve të fundit, në një kohë kur ndarja e pronave sipas ligjit 7501 është bërë në fillim të viteve 90. Pasi plotësoheshin AMT, vendoseshin koordinatat të gjera, përfshirë pronat publike duke marrë në pronësi edhe toka jo bujqësore. Më pas tokat kaloheshin ne emër të per-sonave që ishin në emigrim dhe falsifikoheshin firmat sikur ketë persona që janë jashtë shtetit i kishin shitur këto toka. Në disa raste tokat janë kaluar në pronësi të fshatarëve dhe më pas këtyre u propozohej që ta shinin tokën duke u dhënë para, shumë herë më pak nga vlera reale. Kjo skemë ka funksionuar në bashkëpunim me hipotekën dhe Këshillin e qarkut, institucionet që bëjnë verifikime e doku-menteve. Abuzimet me pronat janë të shumta në bregdetin tonë. Burime për gazetën “Sot” bëjnë me dije se këto abuzime janë bërë pothuajse në gjithë vijën bregdetare të Adriatikut. Të njëjtat burime saktësojnë se e gjithë kjo vijë bregdetare është nën hetim. Mësohet se hetimet vazhdojnë për shumë ish-krye-tarë komunash, juristë, punon-jës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të cilët dyshohet se

Prokuroria kërkoi fshirjen e pronësisë dhe kthimin e tyre në shtet

Tjetërsimi i 36 ha tokë në Spille, Prokuroria e Kavajës kërkon 28 vite burg për 9 ish zyrtarët e hipotekës

Aksident i rëndë në Tepelenë, 1 i vdekur e 8 të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Krastë të Tepelenës, ku për pasojë humbi jetën një vajzë 18-vjeçare. Ajo udhëtonte në një automjet tip Volsvagen me të fejuarin e tij, ku u përplasën me një fugon pasagjerësh i linjës Sarandë-Elbasan, duke lënë të plagosur tetë prej tyre. Edhe i fejuari i saj 26-vjeçari, Sokol Brahimi nga fshati Toç i Memaliajt mbeti i plagosur rëndë nga përplasja. 18-vjeçarja, Shqiponja Xhaferri u gjet nga policia thuajse pa shenja jete në vendin e ngjarjes, u fut fillimisht në reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës, dhe më tej u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë. Të pla-gosurit janë mbetën Hanko Mara, 52 vjeç; Zergjin Sina, 62 vjeç; Syrja Brahimi, 54 vjeç; Endrikejd Kapa, 17 vjeç; Robert Aliko, 55 vjeç; Petrit Rapaj, 56 vjeç dhe Fatmir Selfaj, 60 vjeç. Nga përplasja e fortë, dy automjetet kanë dalë nga rruga, ndërkohë që policia e Tepelenës ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Benzi përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet shoferi

Një 40-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se një automjet ka për-plasur për vdekje këmbësorin Bujar Bujaj, 40 vjeç. Këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ak-sidentit. Forca policie në vendngjarje vijojnë hetimet. “Më datë 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Miklovan Lekën, banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin Bujar Bu-hajin vjeç 40, banues në Velipojë. Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia e qytetit verior disa minuta pas ngjarjes së rëndë.

janë përfshirë në këtë skemë abuzimesh. Gjithashtu mësohet se janë shumë zyrtarë që po het-ohen për pastrim parash.Shumë dosje për tjetërsimin

e pronaveFormula e tjetërsimit të

bregdetit dhe pyjeve pranë tij duke falsifikuar dokumente që e bëjnë atë tokë bujqësore dhe më pas duke e ndarë e fiktivisht të fshatarë të zonës bazuar në ligjin 7501 e më pas transferuar te të tretë përmes shitblerjeve po fiktive, është mjaft e njohur në vend. Qindra hektarë tokë mendohet se janë tjetërsuar në këtë formë nga Shkodra në Vlorë. Deri tani prokuroria ka hapur disa procese, përfshi një

të filluar së fundmi në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe disa të afërmve e bash-këpunëtorëve të tij, që akuzohen se kishin krijuar grup të struk-turuar kriminal për përvetësimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Po në Lezhë prokuroria kërkon gjykimin e kryebashkiakut të Partisë Demokratike Fran Frrokaj dhe disa zyrtarëve të tjerë lokalë. Çështje të ngjashme janë nisur në Shkodër dhe Vlorë ku proku-rori pretendon se janë tjetërsuar qindra hektarë në Karaburun, Nartë, Zvërnec e zona të tjera të lakmuara bregdetare.

Mëngjesin e djeshëm kur pritej të mbahej seanca e parë gjyqësore ndaj shtetasit grek Eftimius Eftimiu dhe 4 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit në janar të 2018, togat e zeza e kanë shtyrë atë në një datë të mëvonshme. Shkak i shtyrjes së seancës së djeshme është bërë mos njoftimi i të pandehurit Aurel Hoxhallari, i cili është personi i vetëm që nuk është arrestuar. Sipas prokurorisë dyshohet se ai është dhe personi që organizoi vrasjen e 41-vjeçarit. Në seancën e djeshme togat e zeza të Kri-meve të Rënda vendosi të kërkojë ndihmën e Interpol Tirana për të bërë të mundur gjetjen dhe njoftimin e tij. Ndërkohë, avokati i zgjedhur nga familja e të pandehurit, Samir Vishaj, kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit për pjesë tjetër të grupi dhe

të mos bëhet kjo, pengesë. Sipas dosjes hetimore, ka qenë një furgon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit. Prokurorët kanë mundur të identifikojnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë-Kruja. Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur furgonin për 4200 euro. Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere më 17 janar dhe personat që e kanë kontaktuar kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Kjo ka qenë përcaktuese për hetuesit, për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallarit, i cili dyshohet si organizator i atentatit, por që është ende në kërkim. Shtetasi nga Fushë-Kruja, që ka shitur furgonin tek organizatorët e atentatit, ka thënë në Prokurori se ai është takuar me dy persona rreth moshës 25 vjeç në afërsi të sheshit “Shqiponja”

në Tiranë. Sipas tij, blerësi komunikonte me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallarin dhe furgonin e kishin blerë për llogari të tij. Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dysh-uarit për pak ditë, derisa i arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuarit kanë thënë se shtetasi grek Efthymios Efthymious kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte mik i Aurel Hoxhallarit. Ai është arrestuar gjatë aksionit poli-cor, teksa tentonte të largohej nga banesa.

Vrasja e Devi Kasmit, dështon seanca e parë, shkak mos njoftimi i Hoxhallarit

Tritol banesës së 54-vjeçarit, policia në kërkim të autorëve

Burrel, bie me kamionçinë në humnerë, vdes 30-vjeçariNjë 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të

rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Baz-Burrel. Burime zyrtare bënë me dije se një makinë tip kamionçinë ka dalë nga rruga, duke bërë që të gjejë vdekjen drejtuesi i mjetit. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Besim Daçi, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë 20-30 m. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe forcat zjarrëfikse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e viktimës nga automjeti. Mësohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet se është shpejtësia me të cilën po udhëtonte i riu në një terren të vështirë dhe rrugë të ngushtë. Si pasojë e shpejtësisë, Daçi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në greminë, duke humbur jetën. Aktualisht hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

k r o n i k e

Page 16: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

16 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

Nga Bedri BLLOSHMI*

16 marsi do mbetet i pashlyeshëm si për mua, por edhe për shumë ish të burgosur politikë të reg-jimit diktatorial. Një telefonatë e bërë nga miku im Agron Hoxha, por edhe nga shumë të tjerë më ka tronditur jashtëzakonisht. Agron Hoxha më pyet:

-Ku je?Zëri i dridhej dhe unë e kuptova se diçka e

rëndë duhet të kishte ndodhur.-Po shkoj në shtëpi, i përgjigjem, po përse je

kaq i tronditur?-Bedri, jam para ekranit dhe televizioni po jep

një lajm të tmerrshëm, ndoshta nuk është i vërtetë.-Çfarë ka ndodhur, më thuaj, i them.-Diçka i ka ndodhur Xhikes, ka qenë xhiro

me djalin e vogël…Kanë vrarë Haxhinë…fliste i mbytur mes lotëve e dhimbjes.

Nxitova për në shtëpi, televizioni jepte me iniciale ngjarjen, por asgjë nuk kuptohej qartë, orën e jepte 18.15 dhe mbas pak e dha më të plotë kronikën e vrasjes: Tek Kodrat e Liqenit Artificial, duke bërë xhiro me djalin e vogël, vritet Haxhi Baçinozi.

Vura të dy duart në kokë, u ngrita tërësisht i tronditur, vijë vërdallë si i pamend, lexoja sërish dhe nuk doja ta besoja. Megjithatë lajmi i kobshëm ishte i vërtetë: Haxhi Baçinozi nuk jetonte më.

U nisa menjëherë në morg, telefoni nuk pushonte, të gjithë më pyesnin nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo. Të gjithëve u përgjigjesha me po.

Telefonova një mikun tim, Haki Hoxha, ku ishte dhe a e kishte dëgjuar këtë lajm të kobshëm. Po, më tha, është i vërtetë dhe ai ndodhej te Dre-jtoria e Policisë së Tiranës sepse kishin marrë me vete edhe djalin e Haxhiut për ta marrë në pyetje.

Kush ishte Haxhi Baçinozi?Lindi në Fier në 4 korrik 1957 nga prindërit

Shefqet dhe Dinora, ishin 4 vëllezër dhe 1 motër. Babai dhe nëna kanë lindur në Llapashticë në Kosovë. Në 1923 erdhën në Shqipëri dhe u vendosën në Fier. Gjyshi i Haxhiut, një familje nacionaliste, kishte luftuar krah për krah me Shote e Azem Galicën kundër serbëve. Në 1947 babai i Haxhiut arrestohet nga sigurimi i bandës komuniste me akuzën bajate “agjent i UDB” dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie.

Haxhi Baçinozi e ka kryer shërbimin ush-tarak në 1980 në Xhyrë të Librazhdit. Gjatë kësaj kohe e arrestojnë duke e akuzuar me të njëjtën akuzë si edhe babain e vet. Dënohet me 10 vjet heqje lirie dhe dërgohet në burgun e Spaçit dhe më pas e transferojnë në burgun e Qafë Barit. Më 22 maj shpërtheu revolta ku Haxhiu ishte në krah të miqve të tij, Sokolit dhe Tomës, që ishin së bashku më të panënshtruarit ndaj terrorit të ushtruar nga falangat e diktaturës dhe kryepolici Edmond Caja. Pas revoltës ai ridënohet me 21 vjet burg, Sokoli dhe Toma pushkatohen, ndërsa të

Nga Saimir PLAKU*

Reforma administrative territoriale mundësoi krijimin e njësive të konsoliduara të

vetëqeverisjes vendore të cilat përballen me sfida komplekse të pushtetit lokal, të shumëfishuara si pasojë e rritjes së sipërfaqes dhe kompleksitetit territorial dhe nevojës gjithnjë e në rritje për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike e sociale.

Këshilli i Qarkut, si një institucion rajonal që ka për qëllim kryesor ndërtimin e zbatimin e politikave rajonale dhe harmonizimin e tyre me politikat vendore e kombëtare, është një aktor kyç në zhvillimin e rajonit.

Në vizionin tonë, qarku i Beratit duhet të shndërrohet në një zonë “të gjelbër dhe blu”, mi-qësore ndaj mjedisit dhe cilësore për të jetuar, duke u fokusuar në zhvillimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, si dhe investimet afatgjata me karakter strategjik e impakt që kapërcen kufijtë rajonalë. Ky vizion ndërtohet mbi forcimin e rolit të Beratit si qytet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe krijimin e një mjedisi urban vibrant, që mundëson zhvillimin ekonomik bazuar në kulturë dhe turizëm për të gjithë rajonin, e për qytete me potencial të lartë për t’u zhvilluar si Kuçova që të përfshihen në hartën turistike për monumentet kulturore me dy kishat e saj që datojnë në shekullin e 14 por edhe me ujëvarën e Sinecit në zonën e Lumasit.

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga një tmerr pa fund, në një fund të tmerrshëm

Zhvillimi i Rajonit Berat përmes projekteve strategjike

tjerët ridënohen me vite të tjera. Nga torturat dhe dhuna e tmerrshme Haxhiut i thyejnë këmbën dhe dorën e majtë dhe e marrin dhe e mbyllin në burgun famëkeq të Burrelit. Më kujtohet kur rrinte shtrirë, dergjej në burgun e Burrelit dhe të gjitha shërbimet ia bënin shokët e qelisë. Pikërisht në këtë gjendje të vështirë ai guxoi t’i shkruante gruas së diktatorit dhe të denonconte krimet që bëheshin nga klika komuniste. Nga ky burg ai lirohet më 29 mars 1991. Më pas krijon familje dhe lind dy djem si pëllumba, Henrin dhe Eliotin. Ky djalosh me guxim dhe karakter të pakrahasueshëm, ky burrë i qetë, i dashur, shumë i komunikueshëm, i largohej përherë konflikteve.

Unë e kam njohur nga afër këtë burrë të palëkundur dhe me një karakter të fortë në burgjet e Spaçit, Qafë Barit dhe Burrelit. Nuk e mbaj mend asnjëherë që ky njeri të humbte arsyen apo që të bëhej shkaktar i ndonjë veprimi të pahijshëm. Akoma vazhdoj të besoj se me Haxhiun do ko-munikojmë sërish në telefon, do të ulemi dhe të bisedojmë me një kafe përpara dhe do të flasim për tmerret e komunizmit që na rëndojnë ende mbi shpinë.

Varrimi në TufinëTë gjithë sa erdhën për të bërë homazhe fu-

teshin brenda kokëulur, të përlotur, përkuleshin, puthnin trupin e pajetë. Ashtu shtrirë e gjithë nure, me një pamje fisnike, të jepte përshtypjen se është duke fjetur. Haxhiun e përcollën dhjetra njerëz nga Fieri, Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra, Laçi, Kukësi, nga gjithë Shqipëria, madje edhe nga Kosova, nga Prizreni. Profesor Gashi e Paçarizi, të mbytur në lot, duke u dridhur thonin se si ndodhi kjo gjëmë?

Haxhi, nuk mund të më rezistojë më dora, më derdhen lotët e më rrjedhin mbi letër, kam shumë për të thënë, por nuk mundem. Familjes tënde i them të bëhet e fortë, ta duan njeri-tjetrin; e ndjej dhimbjen e tyre për humbjen tënde, por në këto raste Zoti të jep fuqi për ta përballuar.

Lamtumirë mik, vëlla. Të qoftë i lehtë dheu që të mbuloi në moshën 62-vjeçare.

Letra që Haxhi Baçinozi i shkroi Nexhmije Hoxhës, në vitin 1990

Znj.kryetare!Një kosovar i dënuar në Shqipëri me burg të

përjetshëm kërkon përgjigje. Quhem Haxhi Baçi-nozi, pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan

Një rritje e qëndrueshme dhe e ekuilibruar social-ekonomike me qëllim që të mbështesë një zhvillim të shpejtë të të gjithë vendit, çka kontribuon në rritjen e konkurrencës, tërheqjen e investimeve strategjike dhe në këtë mënyrë ndikon në reduk-timin e pabarazisë sociale dhe ekonomike sidomos për shtresat e margjinalizuara.

Një shembull ideal i tipologjisë së investimeve të cilat kanë impakt shumëplanësh në rajon është baza ajore e NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perën-dimor. Investimi prej më shumëse 50 milionë euro në fazën e parë të projektit është treguesi më i mirë i rritjes cilësore të kapacitetit të forcave ajroreve vendase, por edhe zhvillimit të zonës së Kuçovës i cili do të sjellë më tepër siguri, besim, zhvillim infrastrukturor dhe mundësi punësimi në disa sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Një investim i këtyre përmasave do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social të qytetit të Kuçovës, por edhe të rajonit.

Megjithatë, qyteti Kuçovës dhe institucionet e saj janë të papërgatitura të mbështesin këtë in-vestim gjigant të NATO-s. Vetëdija dhe gatishmëria

për të pritur këtë investim të madh akoma nuk perceptohet si duhet nga organet vendore dhe nuk ka asnjë iniciativë lokale që ta kthejë këtë shans historik për qytetin në instrumentin krye-sor të zhvillimit social-ekonomik për 30 vitet e ardhshme. Burimet njerëzore të qytetit dhe rinia duhet të përshtasë formimin profesional dhe akademik për ti shërbyer nevojave të bazës me fuqi punëtore apo dhe më tej të gjitha bizneset e zonës duhet të ridimensionojnë planet e tyre të zhvillimit të biznesit të nxitura kah këtij investimi madhor. Bashkia e qytetit do duhet të jetë aktori që udhëheq të gjitha potencialet dhe sinergjitë e faktorëve ekonomikë dhe social në mbështetje të këtij investimi madhor dhe strategjik për zonën e Kuçovës dhe gjithë qarkut të Beratit.

Këshilli i Qarkut, në ushtrimin e rolit dhe misionit të tij, është fokusuar veçanërisht dhe në projekte strategjike të zhvillimit rajonal të fi-nancuara kryesisht nga programe dhe me fonde të Bashkimit Evropian si ato të bashkëpunimit ndërterritorial IPA dhe Interreg Med.

Projektet e bashkëpunimit ndërterritorial me partnerët evropianë janë një mundësi e

jashtëzakonshme jo vetëm për të shkëmbyer eksperienca dhe për të mësuar nga praktikat më të mira, por edhe për rajonet e Shqipërisë që në mënyrë të barabartë të bashkëpunojnë, mësojnë, shkëmbejnë njohuri, të nxisin dhe tërheqin in-vestime, të hartojnë dhe implementojnë politika të cilat sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies sociale.

Në këtë kuadër, Këshilli i Qarkut është në fazën e implementimit të tre projekteve të bash-këpunimit ndërterritorial të cilat në total kapin një vlerë investimi prej 1 milion euro. Këto projekte fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm të turiz-mit, në menaxhimin dhe kompostimin eficent dhe të gjelbër të mbetjeve urbane, si dhe në aplikimin e teknologjive inovative në serrat bujqësore.

Përmes implementimit të këtyre projekteve synohet në krijimin e një kuadri efikas menax-himi për zhvillimin rajonal. Zhvillimin rajonal do të jetë thelbësor për të arritur kohezionin dhe koherencën në një fushë komplekse, duke pasur për qëllim që rajoni të shndërrohet në një embrion të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

*Nënkryetar i Qarkut Berat

shqiptarëve të pafajshëm në këto vende pellgje gjaku kufomash e gjymtimesh. Ka arritur të hajë të vjellat e shokut i burgosuri juaj, atëherë me ç’të drejtë flet për kosovarët kur sot e kësaj dite dergjen prej 3 dekadash me dhjetëra kosovarë, një përqindje e vogël e atyre që janë shfarosur nga banda kriminale e sigurimit të shtetit, me sloganin e njohur “agjentë të UDB-së” jugosllave. E atëherë si mund të flitni për kosovarët që jetojnë në Jugosllavi, kur ju s’keni lanë krim as poshtërsi pa ju bërë e që me dhjetëra si unë na mbani hala në burg, kur në Jugosllavi asht demokracia amer-ikane nëse mund të bëhet krahasim me terrorin që ekziston në burgun tuaj 3 milionësh.

Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nel-son Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai bën burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nënat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim I tillë dhe kundër kujt pa? kundër njerëzve të pafajshëm, a mendon se nënat e motrat shqiptare këtu në Kosovë i ke veshë në të zeza, sa gra i ke lanë të veja dhe sa mijë jetimë. Për këto gjana nuk do të ketë as sociolog, as shkrimtar në glob t’i përshkruajë apo portretizojë realisht një gjenocide të tillë, që nuk njeh asnjë periudhë e historisë njerëzore. Ju kujtoj një thënie shqiptare se “met nana pa djalë, se nuk met gjak pa marrë”!

Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm.

S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kurajo me m’ekzekutu direkt, por me metoda të stërhol-luara siç keni ba tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.

I dënuari politik, Haxhi Baçinozi18 shkurt 1990

*Ish i burgosur politik

në malet e Kosovës 15 vjet me radhë me armë në dorë, më hollësisht shih Enciklopedinë Shqiptare!

Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981 krimi agjitacion e propagandë, paragrafi nr.55 i Kodit Penal dhe duke vuajtur dënimin në burgun skëterrë të Qaf Barit. Në maj 1984 arresto-hem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organiza-tës kundërrevolucionare, fantazia e bandës krimi-nale të Sigurimit të Shtetit nuk njeh kufi, imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozave dhe me këtë mora një dënim të përjetshëm e gjendem në burgun mesjetar të Burrelit, natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura dhe në mbarim të gjyqit më merret akt-akuza me dhunë nga inkuizitorët e mi, e të dhjetëra-mijëra të pafajshmëve si unë, këto ishin një e qindta e atyre që unë kam heq, e po heq aktualisht në burgun tuaj shfarosës të Burrelit.

Të përshkruhen krimet e gjenocidit që usht-rohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj rreth një gjysmë shekulli me radhë, duhen penat e soci-ologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizuar realitetin tragjik të këtij populli të martirizuar. Por desha t’ju pyes ju çfarë i kam bërë unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin.

Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial as që do të merrte mundimin me më pyetur dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar.

Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2. Mbasi nuk njeh historia që një vend të quhet shtet e të jetë i rreth-uar me tela me gjemba. Ju arritët t’i shpërfytyroni shqiptarët duke i shkaktuar dëme shqiptarëve, si mund të flitni në mbrojtje të kosovarëve kur me qindra kosovarë që erdhën në Shqipërinë e pas luftës vdiqën ose u gjymtuan përjetë në kampet e burgjet shfarosëse të çifligut të burrit tuaj.

Kalaja e Gjirokastrës, Maliqi, Tërbufi, Thu-mana, Bedeni i Kavajas, Zadrima, Bulqiza, Spaçi, Batra dhe maja e ajsbergut të krimeve, Burreli, do të kujtohen brez pas brezi si varrezat e mijëra

Page 17: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 17

Nga Fatos ÇOÇOLI

Fjala “Junte” vjen nga spanjishta dhe ka pre-jardhje edhe më të lashtë, latinishten, me

foljen “jungere (shqipto: junx-here)”, që do të thotë me bash-ku. Ka kuptimin e një grupi bashkëpunëtorësh ushtarakë që përmbysin një qeveri dhe marrin pushtetin, të cilin e mbajnë me forcën e ushtrisë që komandojnë. Junat zakonisht janë treguar të përngjashme, duke përdorur ligje të egra ushtarake dhe forcë e dhunë përtej çdo përfytyrimi. Mbahen mend juntat e Brazilit (1964-1985), e Greqisë (vitet 1967-1974, e quajtur ndryshe rregjimi i kolonelëve) dhe ajo e Argjentinës (1976-1983). Juntat e Brazilit dhe të Argjentinës kanë qenë tejet të përgjakshme. E para vra me mijëra protestues kudo në Brazil. E dyta zhduku me dhjetëra mijëra vetë kundërshtarë të juntës, i rrëmbeu, fshehu, i torturoi dhe edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku ata kanë varrin. Të mbiquajturit e njohur në të gjithë botën si “los de-saparecidos” (të zhdukurit). Edhe sot që flasim, në botë janë pesë vende të qeverisura nga juntat, mes të cilave edhe Tajlanda. Është vështirë të krahasosh një anëtar të kabinetit të një vendi demokratik si

Nga Bardhyl BEJKO

Deklarata e Presiden-tit të Republikës se është gati të dorëzo-jë mandatin ose të

shkojë edhe më tej në hirakiri, duke u vetëvrarë nën shem-bullin e Ajlendes na ka vënë të gjithëve në mendime. Sapo mësuam mbi këtë deklaratë e cila është e panatyrshme për një politikan burrëror siç është Meta, i cili ka përballuar shumë dallgë dhe nuk është epur edhe kur përballë kishte grykat e zjarrit në Poliçan, ku ishin gati ta linçonin forcat qeveritare të Berishës dhe më pas në një gjyq në sallën e Kuvendit, ku i hoqën imunitetin e për të shkuar më tej ndër vite, ku i është dashur të përballet me gjyqin për shtatë përqindëshin më parë me ngjarjet e 1997-ës e shumë raste të tjera, deklarata e fundit nga Pogradeci është vërtetë një rrufe që zbriti nga qielli pa re. Prisnim që Presidenti të thërriste në dialog palët për të gjetur një zgjidhje ligjore brenda Kushtetutës dhe asnjëherë askujt nuk i shkonte në mend se ai do t’i ndizte edhe më shumë gjakrat dhe do t’i jepte një dimension të ri, luftës politike mes palëve në Shqipëri. Ideja për të fajësur të dyja palët në asimetri në raportin dy me një dhe për t’ia lënë topin e përgjegjësisë në derë mazhorancës, të cilën më parë e këshilloi të bënte dy hapa pas në krahasim me një që duhet të bënte opozita, edhe pse PD dhe LSI kryen aktin më të rëndë në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar, duke djegur mandatet nuk është as racionale e as normale. Presidenti i Republikës ka një mundësi të artë për të qetësuar së paku, jo vetëm pikën e tij të dobët Doktor Berishën e Bashën për t’i frenuar në aventurat që kanë ndërmarrë, po në radhë të parë, kryetaren e LSI-së, e cila për fat është Zonja e Parë që ndan me të shtëpinë, tavolinën, politikën, po se po dhe i ka të gjitha mundësitë që ta ndalë në aventurën për të shkelur me të dyja këmbët rendin kushtetues dhe braktisur sistemin demokratik për të cilën shqiptarët kanë derdhur gjak dhe kanë bërë sakrifica të panumërta. Zoti Meta, me një lehtësi për t’u patur zili e përjashtoi veten nga çdo përgjegjësi për situatën ku gjendet vendi ynë, duke deklaruar se ai i ka bërë të gjitha. Po cilat janë të gjitha dhe a vërtetë kaq duhet të bëjë një president, i cili konsiderohet garanti i unitetit të popullit, maja e piramidës së shtetit shqiptar? A mund të besohet se i ka konsumuar të gjitha mundësitë, kur nuk ka arritur të zbuti së paku bashkëshorten e vet, e cila është sot më agresivja, jo vetëm me ato që thotë, po edhe me ato që bën? A është përgjegjshmëri nëse i pari i vendit thotë se është i gatshëm që të dorëzo-het në emër të demokracisë dhe stabilitetit, mjafton të gjendet një zgjidhje? Po cila është zgjidhja e artë dhe si mundet të arrihet, kur palët politike ecin me shpejtësinë e dritës në kahje të kundërta? Me Presidentin në krye të punëve në Presidencë dhe nuk është gjetur një pauzë qetësie, po sikur

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ah, kjo junta...

Ju lutemi zoti President mos u vetëvritni, ne ju duam!

Shqipëria (ministrin e Brendshëm), që vjen nga një formim ushtarak, me natyrën në formim e sipër të një junte. Megjithatë Kryetari i Shtetit tonë e dha këtë krahasim dhe sigurisht që ka arsyet dhe shqetësimet e tij. Pozita e sotme bëri shumë mirë që nuk iu përgjigj këtij shqetësimi të shprehur nga kreu i sotëm i Shtetit. Do t’i përkeqësonte shumë gjërat një kundërpërgjigje e saj. Ndër-kohë, ne si qytetarë na lind e drejta të gjykojmë mbi përgjegjësitë dhe detyrimet kushtetuese të Kryetarit të Shtetit, pasi ai ndau me në një pjesë të shqetësimeve të tij për krizën e sotme, me kra-hasimin e përdorur dy ditë më parë në Pogradec, që mund të jemi edhe në prag të vendosjes së një junte. Dy partitë kryesore në opozitë kërcënuan në shkurt 2019 me daljen pa kthim nga Kuvendi dhe dorëzimin e mandateve të përfaqësimit të 675 mijë qytetarëve që kishin votuar për to dy vjet më parë. Paralajmëruan një protestë të fortë(edhe të dhunshme, me shprehjen “Populli do e vendosë”) më 16 shkurt 2019. Kryetari ynë i Shtetit mund të kishte apeluar për vetëpërmbajtje dhe shmangie të akteve të dhunës. Nuk e bëri. Protesta u zhvillua e

dhunshme nën sytë e kamerave televizive të vendit dhe të të gjithë botës dhe humbëm jashtëzakonisht shumë si imazh i një vendi të qëndrueshëm e të sigurtë. Ishte e dhimbshme. Atij që përfaqëson in-teresat e të gjithë neve, të shtetit shqiptar, drejtuesit të Shtetit, sigurisht që i ka dhembur më shumë se në qytetarëve të zakonshëm. Por sërish nuk foli as atë ditë dhe as të nesërmen. Dy ditë më vonë, më 19 shkurt 2019, deputetët e opozitës dorëzuan masivisht mandatet e tyre dhe e nxorën opozitën e vendit jashtë sistemit politik. Kjo ishte e rëndë, shumë e rëndë. Drodhi të gjithë vendin. Sërish Kryetari ynë i Shtetit nuk foli. Dymbëdhjetë vite më parë, në një gjendje të tensionuar fort politike, në janar të vitit 2007, dy javë përpara zgjedhjeve vendore, Kryetari i atëhershëm i Shtetit reagoi dhe i mblodhi kryetarët e partive kryesore politike në Pallatin e Brigadave. Sikurse e ka deklaruar vetë, i mbajti me çaj e me pica për 48 orë rresht dhe u gjet marrëveshja. Zgjedhjet vendore u shtynë nga 20 janari në 18 shkurt 2007 dhe u tejkalua problemi i mprehtë i certifikatave të gjendjes civile. Kryetari i sotëm i Shtetit mund të mos ketë gjasat të jetë kaq

mazallah të linte postin bosh dhe të zbriste edhe ai në shesh betejën opozitare? Se shanse për t̀ iu bashkuar qeverisë zor se ka, aq më tepër që aludon se kjo qeveri mund të instalojë juntën ushtarake. Po cilën juntë zoti President, sepse juntat zakonisht janë produkte të grushtit të shtetit dhe se atë e kryejnë përgjithësisht ushtria ose grupe të arma-tosura apolitike? Ju jeni fatmirësisht Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe vetëm ju e keni targetin t’i orientoni këto forca drejt një aventure të tillë të rëndë në shkallë kombëtare. Pastaj, ushtria jonë në ato përmasa që është edhe kur kanë dashur ta hedhin mbi popullin ka lënë në mes të rrugës tanket e armatimin dhe i është bashkuar popullit, siç ndodhi edhe në ngjarjet e vitit 1997, ku shteti funksiononte vetëm në disa metër katror rreth Presidencës? Në këto kushte, junta është e përjashtuar. Pastaj cili nga politikanët e mazhorancës do të vepronte sipas këtij modeli dhe a do kishte mbështetje një veprimtari e tillë në popull? Asnjë mbështetje nuk do gjente. Çdo veprim i tillë që do konsiderohej puç dhe nuk do gjente asnjë mbështetje tek qytetarët, përkundrazi të gjithë do t’i kundërviheshin juntës. Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast, qoftë edhe sporadik që të ketë provuar mbi shpinë junta, a të ketë duruar çizme të atyre që shtypin popullin. Në këtë kuptim, meraku i Presidentit është shumë i ekzagjeruar dhe qytetarët nuk e marrin seriozisht deklaratën as për frikë, përkundrazi nuk e llogarisin fare si të mundshme.

Po pse Presidenti Meta, pikërisht në një moment të tillë hedh një ide, e cila duket si një fuçi benzine mbi ngjarjet që ndodhin në vendin tonë përmes protestave të pandërprera të cilat kanë prishur ekuilibrat brenda vendit dhe kanë shqetësuar kancelaritë e Europës dhe SHBA-së? A mund të besohet se jemi para vendosjes së një junte dhe a mundet që vetëvrasja e Presidentit edhe figurativisht të jetë kamardarja e shpëtimit të demokracisë dhe shoqërisë shqiptare? Nga vetëvrasjet dhe vrasjet, bile as nga rrëmujat e dhuna që ushtron përditë opozita përmes miting-jeve dhe sulmeve permanente kundër forcave të policisë askush nuk përfiton. Të parët që humbasin janë shqiptarët, që nuk duan të vritet asnjë mizë me dëshirën e tyre, aq më pak të vetëvritet Presidenti e të bëhet kurban në emër të demokracisë dhe gjetjes së zgjidhjeve për të dalë nga situata politike, ku e ka futur vendin PD-LSI me djegien e mandateve dhe largimin nga kuvendi. Askush në arenën ndërkombëtare nuk e pranoi djegien e mandateve. Të gjithë e qortuan opozitën për veprimin ekstrem,

i cili është një precedent për tërë vendet demokra-tike. Nëse sot tolerohet flakja e mandateve dhe shihet si opsion zgjidhja në tavolinë, pse jo nesër, kur opozita e sotme në pushtet e cila ka provuar se nuk ka vënë dorë mbi zgjedhjet, po i ka sakatuar plotësisht ato, të kërkojë të njejtat zgjidhje.

Deklarata e zotit Meta për braktisje të Presi-dencës në emër të demokracisë ose edhe veprimi ekstrem, ai i vetëvrasjes nën shembullin e Ajlendes 46 vite më parë në Kili nuk ka sens dhe nuk ka asnjë justifikim në kuptimin njerëzor, politik, etik e shoqëror. Presidenti është Komandanti i Ushtrisë, Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dhe du-het të qëndrojë burrërisht në majë të piramidës me Kushtetutën në dorë dhe jo me armën e vetëvras-jes në mendje. Armët ka të tjerë që i mbajnë nën urdhrat e komandantit. Ka të tjerë që duhet të mbrojnë këtë vend në kuptimin fizik. Presidentin, ne e duam të jetë shëndoshë si molla dhe i fortë si çeliku, dhe kurrsesi të vetësakrifikohet, pasi nuk arrijmë asgjë veç humbasim gjithçka. Humbasim vetë Presidentin, figurën numër një të shtetit?! Paralelizmi me Ajlenden është si të bësh ditën natë e të afrosh dy planete, që janë mijëra vjet dritë larg në kuptimin e rrethanave dhe situatave, kushteve dhe pamundësive për të gjetur zgjidhje. Pastaj PD dhe LSI u larguan nga kuvendi, jo se i imponoi dikush, po me idenë se kështu do korrnin më shumë përfitime dhe do bënin jehonë për t’i dëgjuar Europa dhe Amerika. Dhe vërtetë ata i dëgjuan dhe i këshilluan për të mos e hedhur atë hap. Kritikuan qëndrimet e tyre ekstreme dhe nuk u dakordësuan me asnjë nga veprimet e tyre të cilat u shoqëruan me dhunë dhe përplasje fizike. Kush bën agresivin në këtë ndeshje mes palëve politike në Shqipëri? Kush është agresori që nuk pyet për rend kushtetues dhe i trajton forcat e rendit si të ishin pushtues dhe që duhen asgjësuar? Kush pro-vokon me molotov e dinamit me kapsolla e djegie? Ata që sulmojnë apo ata që mbrojnë institucionet janë pjesa paqësore?

Presidenti nuk duhet të shikojë vetëm me njërin sy. Ai duhet të dënojë dhunën që ushtrohet ndaj bijve të këtij populli, që janë atje vetëm për të ruajtur qetësinë dhe paprekshmërinë e institucion-eve. Në ç`vend të botës, policia qëndron nën breshërinë e molotovëve dhe gurëve e nuk vepron!? Si do të ishte më mirë? Të hapeshin portat dhe të vërshonin huliganët brenda tempullit të demokra-cisë, apo të mbrohen ato?! Nuk është normale që të cilësohet dhunë veprimi i policisë që mbron, dhe protestuesve të dhunshëm që godasin dhe shkatërrojnë pasurinë kombëtare. Nëse vlerësohet

dhunë qëndrimi i policisë dhe vlerësohen si paqe ata që gjuajnë mbi policët, kjo e ka emrin hipokrizi presidenciale. Në realitet, kjo junta e supozuar, edhe pse e vënë në qendër të goditjes permanente me të gjitha armët nuk ka ngritur armën mbi protestuesit siç bëri qeveria e Berishës dhe Metës në 2011-ën. Dhe as do ndërmarrë veprime të tilla të dënueshme. Po nuk mund të bëjë sehir, që huli-ganë të armatosur të djegin e shkatërrojnë dhe ata të ruajnë qetësinë se mos preket ndonjë agresor. Kjo nuk është logjikë normale dhe nuk ka brenda aspak realizëm e paanshmëri. Sa për qëndrim korrekt dhe mbi palët, as që mund të bëhet fjalë edhe pas deklaratës se Metës. Do kalojnë ditë dhe deklarata e Presidentit të Republikës për dorëzim mandati apo për vetëvrasje, një akt ekstrem dhe i padëshirueshëm, bile i panevojshëm për çdo shqiptar do saktësohet dhe do zhvishet nga mjer-gulla me të cilën është sot e mbështjellë. Do dali në pah cili është arsyetimi i Presidentit, përse artikuloi një deklaratë të pazakontë, që edhe Mbreti ynë në 1939 u ndrojt ta bënte hapur, po mori arratinë dhe në kushte ekstreme nuk zgjodhi vetëvrasjen? Përse ka arritur në këtë përfundim ekstrem Presidenti?

Shumë dilema lindin nga deklarata e Pres-identit, e cila është shumë dimensionale dhe nuk kufizohet vetëm me merakun dhe frikën e vendosjes së juntës, po edhe me kokëfortësinë e atyre që drejtojnë e këmbënguljen e opozitës për të braktisur sistemin në shenjë hakmarrje ndaj mazhorancës. Presidenti deklaroi vetëm atë që do bëjë ai. Dhe na la në hamendësime se ç`mendon për zonjën Kryemadhi dhe zotin Basha, se cila është përgjegjësia e tyre dhe si mundet të dilet faqebardhë nga ky labirinth që e kanë futur politikën ata që i kanë braktisur institucionet? Pastaj, a është zgjidhje plotësimi i kërkesave të opozitës? Dhe lëshimi i pushtetit pa votë? Nëse mazhoranca për të shpëtuar Presidentin nga vetëvrasja dhe për të mos ndjekur shembullin e Ajlendes si dhe për të shpëtuar vetë opozitën nga rrokullisja drejt eliminimit politik, do dorëzonte pushtetin se kështu do Berisha-Basha-Monika, do ta kthente mbrapsht Presidenti betimin për vetëvrasje? Nëse do ishte zgjidhje kjo, më mirë të sakrifikoheshin tërë pushtetet se jeta e Presiden-tit. Ne, të gjithë të duam zoti President! Me ju dhe tërë këto halle, po sikur ju ta lini Presidencën, deri ku do shkonte e keqja jonë? A nuk do të ishte më kollaj të iknin këta të pushtetit sa të provonim mbi shpinë juntën ushtarake!? Të lutemi zoti President mos bëj asnjërën nga të dyja ato që deklaruat. Ne të duam i dashur Presidenti Meta!

i suksesshëm, megjithatë mund të bëjë një sprovë dhe t’i mbledhë këta tre drejtues partish të larguar kaq shumë, gati me vite dritë sot, nga dialogu. Me forcën e autoritetit që i jep Kushtetuta dhe të qenit qytetari i parë i vendit. Deri tani nuk e ka provuar. Nuk është kurrë vonë. Zëri i tij për vetëpërmbajtje nga të dyja palët në protestën e 16 marsit është pa dyshim i mirëpritur, pavarësisht arsyeve pse e shtynë ta bënte më 16 mars dhe jo një muaj më parë të njëjtin veprim. Një zgjidhje jo fare pa baza mund ta ketë në dorë, në rast se do të dojë të luajë rolin e shuarësit të zjarreve dhe risjelljes së ekui-librit në këtë vendin tonë kaq të dërrmuar tashmë nga një lojë e egër dhe e pamoralshme politike. T’u propozojë të dyja palëve të provojnë fatin në zgjedhjet vendore, me kushtin që nëse opozita fiton shumicën e votave në këto zgjedhje në rang vendi, të thirren menjëherë më pas(ndoshta në shtator apo nëntor 2019) zgjedhjet e parakohshme. Mund të duket mision i pamundur, por të paktën mund të shërbejë për të qetësuar sadopak situatën, larg ske-narëve me junta ushtarake dhe me përshkallëzime tejet ogurzeza dhe pa kurrfarë baze reale tek ne.

Page 18: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT18 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” janë shfaqjet e fundit të veprës “Antigona” në skenë. "Antigona" do të vijojë për publikun dhe mbrëmjet e datave 22, 23, 24 mars. Vepra shkruar nga Jean Anouilh është përkthyer nga Ekrem Basha. Me regji nga Andrea Brusque në role janë Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj. Skenograf është Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Jean Anouilh (1910 - 1987) ishte autor dramatik, teoricien, kritik dhe shkruante për film e televizion. Ai interesohej për rolin e individit në shoqëri dhe përplasjen mes idealizmit dhe realizmit brenda individit. “Antigona” e Jean Anouilh është një përsh-tatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtu-an Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist. Vari-anti i Anouilh i Antigonës prek tema si tragjedia, meta-teatri, idealizmi i rinisë, kompromiset e moshës madhore, dueli mes moralit dhe politikës, si edhe zgjedhjet dhe paqartësitë e jetës në një botë komplekse jo bardhë e zi. Antigona është njëra nga seria e pjesëve dramatike të Anouilh, që kanë si bazë mitologjinë greke. I zhgënjyer dhe i tronditur nga ngjarjet e Luftës II Botërore, ai shkroi gjithashtu Euridika (1942) dhe Medea (së pari e vënë në skenë në 1937 dhe e botuar në 1946), të cilat ishin gjithashtu variante të përshtatura të klasikeve origjinale greke. Këto vepra eksploronin rolin e fatit në jetët e njerëzve. E vlerësuar shpesh si kryevepra e tij, Antigona çimentoi reputacionin e Anouilh si autor dramatik. Vepra qe sukses i menjëhershëm, kur u vu në skenë së pari në Paris në vitin 1944. Regjisorja franceze Brusque shprehet se mesazhet e veprës kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontem-porane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë”, shkruan Brusque. Sipas regjisores autori luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon regjisorja franceze Andrea Brusque.

Artistët: Fatkeqësia e madhe, çdo gjë e lidhur me politikën

me skenën e pavarur kulturore dhe jashtë. Qëllimi i rrjetit është që të jemi kombëtar dhe të shpërndahemi nëpër Shqipëri. Të zhvillojmë takime çdo muaj në qytete të ndryshme të vendit”, tha Tepelena. Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura theksoi se problem është dhe fakti që mungon një analizë për aktivitetet në vend. “Çfarë japim si produkt kulturor? Ne nuk kemi një ana-lizë të aktiviteteve tona. Në shkolla janë reduktuar dhe orët e historisë së artit, kjo është skandaloze”, tha dekani Isufi.

Beteja e SPKArtistët në diskutimet e tyre u

shprehën SPK ka pasur një betejë, ku arritën të bllokojnë ligjin për art dhe kulturë që ishte paçavure dhe do ti jepte të gjitha pushtet ministrisë. Në vijim drejtuesja e shoqatës “Argjiro” Ilda Mara vijoi se fusha e kulturës është e vendosur në duart e një ministrie që nuk lëshon asgjë. “Me borde komplet anonimë. Ne i kemi shkruar ministrisë dhe në takimet tona me ministren Kumbaro jua kemi kërkuar ti bëjnë publike, por si kanë bërë. Cilët janë këta njerëz që vlerësojnë projektet e vitit? Sot i jepet një artisti të ri shumë marramendëse si ka qenë rasti i një përfaqësuesi dhe në Bienalen e Vene-cias, një shumë diku te 200 mijë euro, po nuk dimë cilët artistë morën pjesë në këtë shpallje, kush konkurroi. Por thjesht vendim i titullarit të institucionit për të dërguar x artist. Kjo është një lloj totalirizmi në art”, vijoi Mara. Sipas saj me decentralizim në një farë mënyre është krijimi i Qendra Kombëtare të

Artit dhe Kulturës. “Por ministrja Kum-baro ishte shumë alergjike me termin QKAK, por kjo qendër ka qenë një nga kushtet tona. Këshilltari i BE i ka marr parasysh rekomandimet tona, gjë që nuk ka ndodhur me strategjinë e Min-istrisë së Kulturës”, shtoi më tej Mara. Agron Domi drejtues i “TIFF” dhe Gjergj Prevazi me “Albanian Dance Festival” u shprehën se mbijetesa e festivaleve është mjaft e vështirë. “Ne për TIFF duhet të na thërrasë ministria, por nuk na ka as në kalendar. Një gjendje mjerane e artit në vend. Ministria e Kulturës po mbjell mediokritet. 16 vite TIFF në Shqipëri dhe merr 5 mijë euro buxhet nga ministria”, tha Domi. Ndërkaq që koreografi Gjergj Prevazi u shpreh se artistët kërkojnë atë që u takon. “Decentralizim i kulturës në Shqipëri, dhe për këtë është të bërtasim. Institucionet tona janë tejet burokratike dhe me mentalitet të vjetër. Ministria nuk është pronare e atyre parave. Ne nuk i marrim fonde ministrisë, por na takojnë”, u shpreh Prevazi. Në fund të diskutimeve u nënvizua se Skena e Pavarur Kulturore ka si qëllim krye-sor të ndërtojë një skenë kulturore të qëndrueshme dhe synon decentralizim të prodhimit kulturor, bashkëpunim të vazhdueshëm midis organizatave kulturore. Po ashtu SPK synon zhvillim të audiencave në sektorin e pavarur kulturor; advokim për modele që nxisin transparencën dhe pjesëmarrjen në politikat kulturore, si dhe përmirësim të politikave që nxisnin një zhvillim më të shpejtë kulturor.

Tre shfaqjet e fundit të veprës

“Antigona” në teatër

Julia VRAPI

Konferenca "Skena e Pavarur Kulturore: Sfida dhe Pres-pektiva" bëri bashkë artistë dhe drejtues të shoqatave që

veprojnë në fushën e artit. Edhe pse e ftesa i ishte drejtuar më parë ministres së Kulturës Elva Margariti ajo nuk ishte e pranishme, për të dëgjuar problemet për aktivitetin artistik. Artistë dhe drejtues të shoqatave u shprehen se buxhetet e pakta, mungesa e transparencës me projektet dhe fondet nga Ministria e Kulturës, mungesa e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve, mangësitë në legjislacion ishin shumë problem për zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në vend. Ilda Mara drejtuese e shoqatës “Argjiro” në analizën e zhvillimeve kultu-rore duke iu drejtuar në fjalën e saj dhe Ministrisë së Kulturës u shpreh se gjend-ja e SPK është më keq se kurrë dhe çdo gjë është e lidhur me politikën. “Ne jemi më keq se kurrë. Ajo që ne kërkuam që në fillim ishte që të bashkonim forcat dhe të mos nëpërkëmbeshim qoftë për-ballë institucioneve të kulturës, por dhe në mënyrën e politikbërjes të politikave kulturore. Fatkeqësia e madhe në këtë vend është se çdo gjë është e lidhur me politikën. Kjo ka infektuar shumë skenën e artit, por dhe ato pak fonde që janë në dispozicion të krijimtarisë në vend janë në duart e politikës”, u shpreh Mara. Më tej ajo vuri në dukej se SPK kërkon decentralizim të artit dhe kulturës në vend. “Ne kemi bërë një memorandum me Ministrinë e Kulturës dhe ti përmbahemi të tëra pikave që ne jemi angazhuar me ministrinë, gjë që nuk ka ndodhur nga ana tjetër. Sot dhe fakti që nuk ka përfaqësues të ministrisë ku ne i kemi çuar dy herë ftesa edhe zyrtarisht edhe privatisht ministres si dhe stafit të saj, por asnjë interes nga ana e tyre për të ardhur. Qëllimi jonë kryesor është decentralizimi i artit dhe kulturës në vend”, u shpreh Mara sho-qata “Argjiro”. Andi Tepelena drejtues i “Art Kontakt” nënvizoi se në objektivat e SPK është dhe një network kombëtar dhe rajonal. “Kemi buxhetin më të ulët në Europë për art dhe kulturë. Ne mbijetojmë sepse kemi një rrjetëzim të aplikimeve, si në Creative Europe. SPK është e hapur, të kemi bashkëpunime

“Portat e Rehovës”, në një projekt restaurimi

Margarita Xhepa: Ndaja çdo gjë me skenën

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës kanë iniciuar har-timin e projekteve të res-taurimit të “Portave të Re-hovës”. Projekti ka për qëllim vlerësimin dhe evidentimin e 80 Portave në fshatin Rehovë, për të bërë të mundur vendos-jen e sinjalistikës orientuese dhe restaurimin e tyre, duke krijuar kështu një itinerar arkitektonik- turistik- kultu-ror. Në kuadër të këtij projekti si dhe të Paktit për Universite-tin dhe programit të qeverisë shqiptare “100 + fshatrat”, u

organizua një ekspeditë 2 ditore në qendrën historike të Rehovës, me studentë dhe pedagogë të programit të studimit të arkitekturës. Eks-pedita shërbeu edhe si prak-tikë mësimore, ku në fokus kishte rilevimin, dokumen-timin grafik dhe përshkrimor, evidentimin e problematikave dhe ndërhyrjeve të parashi-kuara për “80 Portat e Re-hovës”. Secila prej tyre dhe të gjitha njëherazi kompozojnë një tablo të mjeshtrave kolon-jarë, kulturës së fshatit dhe vlerave që mbart ai.

Aktorja e madhe shqiptare, “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, të martën kreu një op-eracion të vështirë në një spital privat, i cili përfundoi me sukses. Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës është arritur mbulimi i kostos së operacionit, duke bërë të mundur përmirësimin e shën-detit të artistes së madhe. Pas operacionit vetë artisja e njohur Margarita Xhepa ka shprehur mirënjohjen për këtë gjest mjaft human. “Ndjehem e prekur nga ky lajm dhe nga zemra përcjell mirënjohje të thellë për kryetar-in e bashkisë së kryeqytetit z.

Erion Veliaj. Sapo të dal nga spitali, ku falë kujdesit dhe aftësive të mjekëve, gjithçka vajti mirë, do të dëshiroja kafen e parë ta pi me z. Veliaj. Unë nuk jam kursyer edhe në kushte të rënda shëndetësore këto vitet e fundit, pasi ndaja çdo gjë me skenën, me art-dashësin, dhe largimin e kon-sideroj vdekje. Unë do të fes-toj largimin e dhimbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e operacionit dhe të gjitha bashkë, do ti mbledhim në festën e 85-vjetorit të lind-jes”, tha Xhepa për mediat.

Kryhet dokumentimi fotografik i Kishës së Shën Kollit

Në kishën e Shën Kol-lit në Vodicë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, ka kryer dokumentimin fotografik dhe grafik të gjendjes ak-tuale të kishës dhe prob-lematikës së këmbanarisë, për të realizuar projektin për përforcimin e këm-banares. Kisha është e ndërtuar në shek e 18 dhe është e tipit një nëfeshe me kupolë në pjesën qën-drore dhe me një tambur të lartësuar mbi çati që shpaloset me 9 dritare.

Kupola shkarkon në 4 pilastra, që dalin nga qoshet e murit. Pjesa tjetër e mbulesës është me qemer guri dhe tavane me formë të ndërthurur cilindrike dhe sferike. Kisha ka këm-banëri që është ndërtuar në pjesën jugore të kishës dhe ka lartësi 8 metra. Kulla e këmbanërisë është prej muri guri smerc të punuar. E gjithë kisha është me muraturë guri me gur të zonës pak të punuar. Pas viteve 1990 edhe për këtë monument kulture nuk mun-guan problemet, por ka pasur dhe ndërhyrje.

Margariti në rrugën e Kumbaros, asnjë përfaqësues nga ministria në takimin e kërkuar nga artistët për problemet e artit dhe kulturës

Page 19: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik, Berat në dy muajt e parë të vitit janë vizituar nga 1979 vizitorë, duke rritur kështu dhe të ardhurat nga biletat. Muzetë për periudhën janar-shkurt 2019 u vizituan nga 1979 vizitorë vendas dhe të huaj, duke realizuar 257 560 lekë të ardhura nga biletat. Muzeu Kombëtar “Onufri” në Berat, është përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzg-jedhura nga një fond prej më se 1500 ob-jektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë. Muzeu Etnografik është kr-ijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakter-istike beratase. Ky tip banese është ndër-tuar nga shtresa e pronarëve të tokave, të cilët jetonin në qytetet me rente feudale. Është banesë dykatëshe, me çardak në njërin krah. Kati përdhes (hajati) është i pabanuar. Lidhja me katin e dytë është bërë me shkallë guri, të ndërtuara mbi qemerë në harkada guri. Periudha e ndërtimit i përket shekullit të XVIII. Banesa është pjesë e krijimtarisë popullore, ideuar dhe ndërtuar nga mjeshtrit vendas. Vëmendja kryesore në këtë banesë i kushtohet hapësirës së hajatit dhe çardakut. Ajo është e pajisur me orendi te palëvizshme, si kamare, sergjene, dollap muri, pus, oxhakë etj, të cilat shërbenin për ruajtjen e objekteve shtëpiake. Banesa është e përbërë nga disa dhoma që shërbenin për të ndenjur, për punë, ngrënie, fjetje, gatim etj. Mjedisi i jashtëm i këtij muzeu shquhet për një kom-binim të natyrshëm të objekteve te mëdha muzeale. Pranë pusit është vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjtë që shërbente për nxjerrjen e vajit nga ulliri. Gjithashtu këtu ka edhe shumë enë të mëdha qeramike që përdoreshin kryesisht për mbajtjen e produkteve të lëngshme. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.

Ekspozita “As mik, as armik”, e para për këtë vit në GKA

kam shfrytëzuar rastin t’i fotogr-afoj se kanë qenë brenda territorit ku ka qenë KFOR i vendosur. Unë kam qenë i vetëdijshëm, që sapo të lirohej ai lokacion kishin për t’u shkatërruar dhe kam shfrytëzuar rastin në moment. Këtu i kam gjetur policët pak para se të lironin loka-cionin dhe i kam bërë fotot”, tregon artisti për punët e tij.

Lufta në syrin e artistitNë tekstin e saj kuratorja Galit

Eilat shkruan se stili i drejtpër-drejtë dhe faktik që Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm; kjo është një zgjedhje e vetëdijshme teknike. “Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit, dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. Jemi të privuar edhe nga ndjenja e katarsisit; këto ngjarje kanë ndodhur dhe nga to nuk ka ardhur asnjë e mirë. Nuk gjejmë as shëlbim, dhe shikuesi nuk fshihet dot nga mesazhi i qa-rtë i punëve. Nëse arti nuk mund të na shpëtojë, të paktën mund të përshkruajë dhe të raportojë;

roli që merr Beqiri është roli i dëshmitarit, i cili është këtu për të raportuar dhe për të na kujtuar tmerret që nuk mund t’i harrojmë”, shkruan ajo. Sipas kuratores, është kjo formë e teknikës, ky vështrim i palëkundur i artistit, që i kthen në jetë kujtimet e luftës në Kosovë. Kuratorja Eilat vijon se lufta gjithmonë ka kërkuar të jetë e përfaqësuar në art, në art të lavdit dhe të shenjtërimit. “Dhuna por-tretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit, që ushtron dhunë që supozohet të jetë legjitime dhe që duhet për rend politik, apo me fjalë të tjera, për vetë sovranitetin. Meg-jithatë, kur dhuna bëhet shprehja e përhershme e sovranit, kur të qenurit i përjashtuar kthehet në normë, kur sovrani nuk përfaqëson më pushtetin, por është vet pushteti i ushtruar, atëherë i shmanget përfaqësimit piktoresk përveç në banalitetet e jetës së përditshme”, shkruan ajo. Ekspozita do të vazh-dojë të qëndrojë hapur për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve deri në datë 2 qershor 2019.

Muzetë e Beratit, mbi 1900 vizitorë

në dy muaj

Julia VRAPI

Ekspozita “As mik, as armik” është e para për këtë vit, që vjen për publikun në Galerinë Kombëtare të

Arteve. Pas ekspozitës së tetorit një vit më parë që u mbyll në janar të këtij viti, kur ka kaluar mesi i mua-jit mars GKA çel më në fund dyert për publikun. Ekspozita e parë vjen me fotografi dhe instalacione nga artisti kosovar Sokol Beqiri. Por ndërsa brenda Galerisë Kom-bëtare prezantohej kjo ekspozitë, jashtë saj skulptori Ermir Grezda protestonte nëpërmjet një pankarte, sipas së cilës GKA nuk po pranon më artistë të Shqipërisë. “Kjo galeri nuk funksionon fare për ne që jemi artistë të këtij vend, këtë nuk e them vetëm unë por dhe shumë të tjerë. Askush nuk reagon as nga Ministria e Kulturës. GKA ne na ka mbyllur dyert. Unë e kam shkruar Galeria e Arteve: Shkololli 2019 jo artistëve të Tiranës”, shprehet Grezda. Reagimi i skulptorit vjen në vijim dhe të artistëve të tjerë, që janë shprehur mbi këtë problem-atikë që sipas tyre është në GKA. Në galeri ekspozita e artistit Sokol Beqiri vjen e kuruar nga Galit Eilat. Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe në përkujtim të 20 vjetorit të intervenimit human-itar të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për të përkujtuar këtë datë artisti nga Peja, Sokol Beqiri, vjen në Tiranë duke sjellë dëshmitë e asaj kohe me qëllimin e qartë, që në rast se arti nuk mund të shpëtojë, të paktën duhet të rapor-tojë. Një piedestal, pemë në një mal, një djalë i shtrirë përtokë apo fotografi të heronjve janë disa nga elementët e ekspozitës së artistit nga Kosova. Ai fillon ekspozitën me një pikaçu të vendosur mbi një gur që gjithçka tjetër është e shkatërru-ar, por ngelet vetëm fjala “popullit”, më pas pemët simbolizojnë malin. Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit. “Këto statuja,

Shfaqja “Zyshë e dashur” shfaqet te “arTurbina”

DRKK Berat, ndërhyrje në banesën monument kulture

Në Teatrin Kombëtar ka nisur për publikun festiva-li “TK-RIN-ART”. Ky festi-val sjell në skenë shfaqje të ndryshme, që realizohen nga nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës. “Sapo ndoqëm "Zy-shë e dashur" nga autorja Ljudmilla Rozumovskaja, në “TK-RIN ART”, një shfaqje tronditëse dhe aktuale e sjell në skenë nga regjisori Ledi-an Gjeci, në interpretimin e çiltër e të sinqertë të nxënësve të shkollës "Arben Broci". Ju mirëpresim ditën e hënë datë 25 Mars ora 13:00 në

“arTurbina” të ndjekim "Vet-mi në perëndim" nga Martin Mcdonagh, me regji të Al-giona Agaj dhe nga nxënësit e shkollës "Sami Frashëri"”, shkruan Teatri Kombëtar për këtë festival, që ka nisur këto ditë në “arTurbina”. Festivali i të rinjve “TK-RIN ART 2019” nisi me shfaqjen nga nxënësit e talentuar të shkollës "Ismail Qemali", që ngjitën në skenë veprën "Loja e dashurisë dhe e rastësisë" me regji nga Françeska Hysi. Në vijim ky festival do të sjellë në skenë dhe të tjerë nxënës.

Drejtoria Rajonale e Kul-turës Kombëtare Berat ka bërë ndërhyrje emergjente për res-taurimin e murit të gurit, mur rrethues i banesës së familjes Thimije Xali, lagjja Kala, kate-gori e dytë. “Duke iu përgjigjur kërkesës së qytetarit dhe pas përgatitjes së projektit, DRKK mori masa dhe filloi punën mbi ndërhyrjen për restaurimin e murit, ku një pjesë e tij kishte rënë dhe pjesa tjetër kishte marrë hark dhe rrezikonte shembjen. Specialistët pastruan dhe sis-temuan pjesën e gurëve të rënë si dhe shqepjen e pjesës së harkuar,

për të vazhduar më tej me pro-cesin e ngritjes së murit të ri të gurit sipas teknikës së duhur”, bën me dije DRKK Berat. Në datën 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Konferencën e rradhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike osmane. Berati, sipas UNES-CO-s është dëshmitar i bash-këjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kultu-rore përgjatë shekujve.

Kisha e Shën Barbullës, drejt një projekti restaurimi

Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë Paulin Zefi bën me dije se po punohet për një projekt ndërhyrje në kishën mesjetare të Shën Barbullës në fshatin Pllanë të Lezhës. Ai shprehet se ka zhvilluar dhe takime me drejtues të Ministrisë së Kulturës dhe së shpejti projekti pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Restaurimit. “Ju bëj me dije se projekti i ndërhyr-jes, i cili po realizohet me

shumë emergjencë nga vetë specialistët e IMK dhe që së shpejti pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës së KKR, parashikon rehabilitimin e plotë të këtij objekti religjioz me vlera të jashtëzakonshme si në aspektin historik, arkitek-turor dhe atë artistik”, bën me dije përgjegjësi i trashëgimisë kulturore Paulin Zefi. Më tej ai shkruan se menjëherë pas kishës katolike mesjetare të Shën Premtes në fshatin Ball-dre të Lezhës, tani e ka rra-dhën kisha e Shën Barbullës në Pllanë.

GKA çel më në fund dyert për publikun, ekspozita e parë vjen nga një kosovar,

proteston skulptori Ermir Grezda

Page 20: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT20 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Lojtarët e Kombëtares krijojnë tensione sa herë nuk ftohen në për-faqësuese. Kjo gjë po bëhet rrugë tashmë, pasi në fillim e kanë për-dorur lojtarë si Rashica e Rrahmani që ikën nga Shqipëria e kaluan tek Kosova pse nuk u ftuan në Europian, ndërsa më pas u erdhi radha Xhakës e Lenjanit. Por Panuçi ka qëndrimin e tij. Për kthimin e mundshëm të Lenjanit, njëlloj si të Xhakës – “Xha-ka me mua është sjellë shumë mirë, superprofesionist. Unë gjykoj vetëm nga periudhë që kur jam këtu, ai dhe të tjerët kanë qenë shembullorë. E fundit që dua të bëj është të kem probleme, djemtë me mua punojnë mirë, kemi rregulla, janë profesion-istë si në klubet e tyre”.

TIFOZËT

KUNDËRSHTARI

QËNDRIMI

Trajneri optimist për fitore, komenton edhe sjelljen e Lenjanit që refuzoi Kombëtaren

Adriatik BALLA

Trajneri Kristian Panuçi doli dje në konferencë për sht-yp ku shpalosi objektivat e tij dhe të skuadrës për

ndeshjen me Turqinë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në Shkod-ër në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fjalën e tij Panuçi tha se skuadra është në top-formë, gjendja është e mirë dhe kishte besim se do ta niste me fitore. “Djemtë kanë punuar shumë mirë, janë mirë, është një ambient i mirë. Kemi bërë atë që duhej bërë dhe mendoj se djemtë janë gati për këtë ndeshje. Deri më sot është gjithçka perfekte. Kthe-het Sadiku, edhe pse nuk është në maksimumin e tij. Kemi lojtarë që shënojnë gola dhe jam i bindur se mjafton edhe vetëm një gol për të fituar ndeshjen, shpresojmë të mjaftojë. Ishte problem që nuk kemi shënuar, por me kthimin e Sadikut dhe Balajt, Grezdës, Uzunit e Abazajt, kemi cilësi dhe shpresoj që djemtë të shfrytëzojnë në maksi-mum mundësitë që kanë”, u shpreh Panuçi. Më pas trajneri komentoi kundërshtarin, duke thënë se ka skuadër të mirë dhe është e vështirë të mundet. “Sa u përket sulmuesve të Turqisë, mendoj se kam mbrojtës të mirë, që luajnë në kampionate të rëndësishme dhe duhet të bëjnë një ndeshje të madhe për të ndalur Çal-hanoglun, Jillmaz e Tosun, lojtarë të rëndësishëm. Kanë mundësinë të bëjnë mirë dhe i kam parë mirë djemtë gjatë kësaj jave. Takojmë një skuadër të fortë, kemi cilësi që do të mundohemi ta hedhim në fushë. Herën e fundit me Turqinë kemi fitu-

ar. Nëse do të na shfaqen mundësitë do të bëjmë mirë. Respektojmë Tur-qinë, por do të bëjmë ndeshjen tonë, të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë një rezultat të rëndësishëm. Duhet ta fitojmë me dëshirë, mund, djersë. Por me gjithë respektin mund t’ia dalim. Është plotësisht e ndryshme këtë herë me Turqinë, pasi ndeshja është një kualifikuese europiane. Por di që skuadra ime ka një cilësi, kemi gjithë javën që flasim se kush jemi dhe të kuptojmë veten. Nga aty të nxjerrim maksimumin, por skuadra thotë që mund të bëjmë mirë ndaj Turqisë. Ndaj djemtë du-het të zbresin në fushë dhe të japin maksimumin. Si them gjithmonë, nëse jemi më të fortë fitojmë, nëse janë më të aftë do tu japim dorën e shkojmë në shtëpi”, theksoi më tej tekniku italian i Kombëtares. Më pas Panuçi komentoi sjelljen e

Lenjanit, për të cilin tha se është në konfuzion. “Sa i përket Lenjanit, ai është thirrur 6 nga 9 herë. Kjo thirrje në dy javët e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Unë mendoj se ai nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit dhe Dukës, por Shqipërisë. Mbi të gjitha, edhe atë që kam ftuar në rolin e tij. Të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, më vjen të qesh, më vjen të qesh ndaj ajo që mund të bëj është të pranoj kërkesën e tij. Sipas meje, ka bërë konfuzion”, vijoi trajneri kuqezi. Për Panuçin, ka vend për optimizëm dhe e sheh situatën në aspektin pozitiv. “Duhet të jesh gjithmonë pozitiv në jetë sepse djemtë kanë punuar mirë, duhet të marrim maksimumin nga ato që kemi provuar. Kemi cilësi për të fituar ndeshjen, siç e ka edhe Tur-qia. Ne duhet të provojmë gjërat që bëjmë gjatë javës në fushë me seri-

Lojtarët e Kombëtares mbyllën dje përgatitjet për ndeshjen me Tur-qinë dhe shpresojnë që të marrin maksimumin sot në orën 20:45 kur të nisë dueli i parë eliminator në grupin H të Euro-2020. Bëhet fjalë për një ndeshje me rival direkt, ku ka rëndësi të madhe rezultati. Grupi është paraqitur mirë në stërvitje dhe ka potencial të mjaftueshëm për të marrë maksimumin. Megjithatë, një nga lojtarët nuk ia doli të jetë gati për trajnerin Kristian Panuçi dhe

do të mungojë në këtë duel. Bëhet fjalë për mesfushorin Ylber Rama-dani, i cili konfirmohet që do të jetë mungesa e radhës për Shqipërinë në dy sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës. I afruar në skuadër pas dëmtimeve të Andi Lilës dhe Egzon Binakut, mesfushori i Velje në kampionatin danez ka pësuar një lëndim që në seancën e së martës kur u bashkua me kuqezinjtë dhe për këtë arsye nuk është stërvitur as të mërkurën dhe as të enjten dhe nuk do të jetë ndaj

Turqisë dhe shumë gjasa edhe ndaj Andorrës. Panuçi megjithatë duke qenë se në repartin e mesfushës ka lojtarë me peshë si Xhaka, Abrashi, Basha, Memushaj e Kaçe, nuk ka grumbulluar asnjë lojtar tjetër për të zëvendësuar ish lojtarin e Partizanit. Përsa i përket Armando Sadikut ai u stërvit rregullisht edhe në seancën e fundit para ndeshjes dhe është plotë-sisht i gatshëm për ta nisur sfidën e kësaj të premteje që nga minuta e parë në majën e sulmit.

Ramadani i dëmtuar nuk rikuperohet dot, Sadiku mbetet në majën e sulmit

Krahasimi i Lenjanit me Xhakën, tekniku italian

elozhe Taulantit

“Plisat” do të jenë në Shkodër, kuqezinjtë s’janë

vetëm në “Loro Boriçi”

ozitet dhe profesionalizëm. Unë kam shumë besim te lojtarët e mi. Unë jam i bindur se kemi një skuadër që mund të paraqitet mirë në këto kualifikuese. Mund të bëjmë diçka të rëndësishme. I kam thënë djemve që për të shkuar në Europian duhet të bëjmë diçka më shumë. Besoj se kam nëj grup me djem inteligjentë që do të bëjnë maksimumin. Mendoj se jemi mina me sahat e grupit, sepse e nisim në vazon e katërt por kemi vlera të rëndësishme dhe mendoj se djemtë duhet të binden për këta vlera dhe të shkojmë të kërkojmë këtë kualifikim me Turqinë dhe Islandën. Francën ta lëmë më vete, e të bëjmë diçka speciale. Duhet të bëjmë një rrugëtim të madh. Jam i bindur që do të bëjmë një rrugëtim të mirë, djemtë do të luajnë me se-riozitet të madh”, përfundoi Panuçi.

Kuqezinjtë do të ndeshen sot në mbrëmje me përfaqësuesen e Turqisë, në kuadër të duelit të parë eliminator për Euro-2020, takim që nis në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Do të jetë një duel i drejtpërdrejtë, pasi, duke pasur parasysh Francën si favoriten absolute të grupit, Shqipëria, Turqia dhe Islanda kanë shanse më të mira për vend të dytë sesa Mol-davia dhe Andorra. Kjo e fundit është modeste dhe për statistikë në grup, por shqiptarët e kanë duelin për vendin e dytë me islandezët dhe turqit, prandaj kjo ndeshje duhet fituar dhe këtë e ka vënë në dukje edhe trajneri Panuçi para grupit.

Por mediumet italiane shkruanin dje se pankina e Panuçit është e brishtë dhe ai mund të rrezikojë shkarkimin nëse e humbet ndeshjen me turqit. “Shqipëria bën pjesë në Grupin H për ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020 dhe së bashku me Shqipërinë, në grup janë edhe Franca, Turqia, Islanda, Andorra dhe Moldavia. Kështu, shanset e Shqipërisë për një kualifikim të Shqipërisë për në Europian janë reale megjithatë në Itali nuk besojnë se Panuçi mund të përsërisë suksesin e De Biazit”, shkruan “TMË”, e cila, në një analizë që i ka bërë të gjitha grupeve, për Grupin H duket se i ka idetë e qarta me Francën që nuk e disku-

ton kualifikimin, ndërkohë që për vendin e dytë mund të ketë një luftë mes Turqisë dhe Islandës duke qenë se këto dyja shihen si ekipet më me cilësi. Ndërkohë, Shqipëria bën pjesë në grupin e fundit me Moldavinë dhe Andorrën dhe mediat italiane janë të bindura se Shqipëria mund të ng-jitet vetëm më lart se Andorra dhe Moldavia. “Te Shqipëria që ka përfunduar e fundit pas Skocisë dhe Izraelit rrezikon seriozisht stolin trajneri Panuçi dhe mund të largohet në rast se rezulta-tet janë të lëkundshme. Është përjashtuar edhe Strakosha pasi ka humbur avionin”, shkruhej në analizën për Grupin H.

Mediat italiane zbulojnë brishtësinë e Panuçit: E shpëton vetëm fitorja

Turqia vjen në Shkodër me pre-tendime për të fituar. Këtë e pranon edhe trajneri Panuçi, i cili beson, sido-qoftë, që Shqipëria mund të përfitojë nga gjendja luhatëse e momentit e kundërshtarit. Për paraqitjen e Turqisë së fundmi dhe për mungesën e Under, ka folur edhe trajneri i kuqezinjve Kristian Panuçi “Futbolli turk ka uljet e ngritjet e tij, si në të gjithë Europën. Under është një lojtar i rëndësishëm, i mirë në lojën një kundër një. Si trajner them mirë që nuk është. Por ky ekip ka edhe lojtarë të tjerë me cilësi në sulm. Ata janë një ekip patriotik, një faktor i rëndësishëm kur vesh fanellën e nd-jen himnin. Këtë ia them shpesh edhe djemve”, theksoi Panuçi.

Turqia skuadër me ulje-ngritje, kuqezinjtë

mund të përfitojnë

Pavarësisht zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ketë mbështetje edhe në Shkodër dhe mad-je vijnë edhe tifozë nga Kosova. Ashtu siç dihet, tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë mbështetur gjithmonë kuqezinjtë dhe nesër do të jenë në Shkodër. Vetë tifogrupi nëpërmjet një postimi ka bërë me dije detaje nga udhëtimi për në Shkodër, ku ‘Plisat’ do të udhëtojnë të organizuar në mbështetje të Kom-bëtares kuqezi. “PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri-Turqi bëhet nesër (e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiu-mit”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit. Ndërkohë, FSHF nuk ka dhënë detaje për biletat e shitura, por besohet se “Loro Boriçi” do të jetë plot.

Panuçi: Shqipëria “mina me sahat” e grupit, sot është dita e kuqezinjve

“Unë jam i bindur se kemi një skuadër që mund të paraqitet mirë në këto kualifikuese. U kam thënë djemve që për të shkuar në Europian duhet të bëjmë diçka më shumë. Besoj se kam një grup me djem inteligjentë që do të bëjnë maksimumin...

Page 21: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Përfaqësuesja e Kosovës luajti dje në Prishtinë një mi-qësore me Danimarkën, e cila ishte konceptuar nga të dyja skuadrat si një test i fortë në prag të dueleve eliminatore për Euro-2020. Në një stadium të tejmbushur, Kosova tregoi se nuk është e rastësishme në lojën dhe rezultatet e saj. Këtë e provoi edhe Danimarka, e cila e kishte nënvlerësu-ar në fillim por shpejt u “kthjellua” kur Kosova shënoi shpejt golin e parë dhe aty u duk se do të ishte një duel spektakolar. Në fillim shënuan kosovarët me

anë të Amir Rrahmanit, që shfry-tëzoi me kokë një krosim nga e djathta e sulmit. Ishte minuta e 42-të. Në pjesën e dytë danezët e rritën ndjeshëm forcën e tyre sulmuese dhe ia dolën të shënojnë me penallti nga Eriksen në 63’. Por në minutën e 66-të ishte Bersant Celina që shënoi golin e dytë, duke ngritur peshë stadiumin.

Loja gjallërohet në të dy kampet, sepse danezët synojnë të barazojnë e kosovarët të shënojnë golin e nokautit. Por ia dalin në minutat e fundit pikërisht danezët, që barazojnë 2-2 me anë të Hojbjerg.

Suksesi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Teutës, duket se mund t’i kus-htojë shtrenjtë skuadrës së Partizanit. Mesfushori Bruno Telushi detyrua në fundin e pjesës së parë të zëvendëso-hej, ndërsa iu drejtua spitalit pasi ndjeu shqetësime. Në fakt, pritej që Telushi të kishte dalë nga spitali, por mesa duket shqetësimet kanë rezultuar më serioze seç mendoheshin fillimisht dhe në këtë mënyrë mesfushori vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Duket se Telushi ka

probleme në mushkëri, ndërsa tek të kuqtë nuk mungon ankthi se vlonjati mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit. Në rast se gjithçka do të konfirmohej atëherë kjo do të ishte një humbje e madhe për mesfushën e Par-tizanit, në pjesën më të rëndë-sishme të kampionatit. Në këtë sezon, Telushi ka rezultuar arma

sekrete e të kuqve pasi shpeshherë, 28-vjeçari ka marrë rolin e liderit teksa ka shënuar gola shumë të rëndësishëm në garën e Partizanit për t’u rik-thyer te titulli kampion.

Kukësi ka në krye të tij tashmë Ramadan Ndreun, kurse sot ai pritet që të drejtojë skuadrën në pankinë. Kukësi, duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatit, ka menduar që të zhvil-lojë një ndeshje miqësore me një nga skuadrat e Kategorisë së Parë. Korabi i Peshkopisë do të jetë kundërshtari i verilindorëve të vendit të dytë, të cilët duan që ta shfrytëzojnë këtë pushim dhe të zhvillojnë një test për të qenë sa më të motivuar para Partizanit, javën e ardhshëm në sfidën që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Një test i tillë do t’i shërbejë jo vetëm titullarëve, por edhe atyre futbollistëve që nuk iu është dhënë minuta javët e fundit dhe Ndreu e ka të nevojshme që të shoh secilin prej tyre.

KLUBI

SKUADRA

TEKNIKU

Klubi shkodran nuk ka gjetur ende pasuesin e Hasan Likës në krye të pankinës

Vllaznia akoma pa trajner, Cungu refuzon, klubi në kërkim të alternativaveAdriatik BALLA

Vllaznia është në pozita mjaft të forta në grupin A (të Veri-ut) në Kategorinë e Parë dhe i duhen edhe pak pikë që të

sigurojë edhe matematikisht vendin e parë dhe të ngjitet në Kategorinë Superiore edicionin tjetër. Puna e bërë nga trajneri Hasan Lika ka qenë mjaft e mirë dhe Vllaznia në asnjë moment të këtij sezoni nuk e vuri në diskutim objektivin e saj, duke qenë skuadra që udhëhoqi garën nga fillimi e deri në këtë moment. Kuptohet, ambiciet e skuadrës shkodrane janë jo vetëm të kthehet në elitë, aty ku e ka vendin, por edhe të bëjë merkato të fuqishme dhe të sjellë lojtarë cilësorë që do të bëjnë diferencë, për të rritur premisat e saj për trofe dhe sukses në edicionin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri Hasan Lika u dorëhoq, sepse i doli lotaria amerikane dhe i duhej të udhëtonte drejt SHBA-së. Lëvdatat për trajnerin ishin të mëdha sepse ai e la Vllazninë në vend të parë, por ka një problem se-rioz. Sepse ekipi ka mbetur pa trajner dhe klubi po kërkon kandidatura të reja për të mundësuar stërvitjen e ekip-it dhe drejtimin në ndeshjet e mbetura të sezonit. Në skenë kanë dalë emrat e shumë trajnerëve, të cilët e dëshirojnë drejtimin e Vllaznisë për situatën kiu ndodhet, por edhe për emrin e madh që ka klubi shkodran, i cili këtë vit festoi 100-vjetorin e themelimit të tij. Ndër emrat më të spikatur që qarkul-luan në orët e fundit ishin Armand Cungu dhe Agim Canaj. Ky i fundit është vetofruar dhe duke qenë se e ka drejtuar më parë Vllazninë, e njeh ambientin dhe mund të konsiderohet

një kandidaturë serioze dhe e aftë. Ndërsa Cungu, një shkodran, duket se ka hequr dorë përfundimisht, sepse është shprehur në media se do të bëjë pushim ca kohë dhe nuk kishte në plan të rikthehej tek Vllaznia.

Cungu refuzon Vllazninë: Kam nevojë për pushim

Trajneri shkodran, Armando Cun-gu, nuk arriti të përfundonte sezonin me Kukësin, trajneri shkodran u lar-gua nga verilindorët për shkakto rezu-ltateve, ndërsa pas rikthimit në qytetin e tij, Cungu ka folur për televizionin vendas “Rozafa TV”. Tekniku i pyetur për një rikthim në stolin e Vllaznisë pas largimit të Hasan Likës, ka mohur teksa shtoi se ka vendosur të pushojë për pak kohë. “Nuk kam marrë asnjë kontakt nga drejtuesit, por dhe nëse marr vetëm do i falënderoj. Dua të rri pushim. Isha te Vllaznia dhe u largova

për situata që mendova se ishin të vështira në ato momente dhe mendoj se nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Kam treguar se jam munduar si shkodran dhe moralisht e kam pas-ur detyrë ta drejtoj Vllazninë në ditë të vështira dhe kam bërë aq sa kam mundur, mendoj se deri diku kam pasur një aventurë të suksesshme duke parë parasysh rrethanat dhe mundësitë e klubit”, tha Cungu. Ndërkohë, shkodrani më pas shtoi se i vjen keq për largimin e Hasan Likës, pasi ish-trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer dhe meriton respekt, ndër-sa i uron fat Likës. Në fund Cungu komentoi edhe rikthimin e Vllaznisë në superiore. “Nëse nuk kanë punuar deri tani janë vonë për Superiore. Vllaznia ka nevojë për ndryshime rrënjësore”, u shpreh ish-trajneri i Kukësit. Mbetet të shihet se çfarë lëviz-

Mbrojtësi Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i kuqezinjve në ndeshjen që skuadra do të zhvillojë në du-elin e sotëm në mbrëmje në “Loro Boriçi” të Shkodrës përballë Turqisë. Është një moment emocionues për mbrojtësin kuqezi, pasi do të luajë në shtëpinë e vet dhe para publi-kut të tij, një përgjegjësi dyfishe për të. Në fakt, Elseid Hysaj ka dalë në konferencë shtypi bash-kë me trajnerin Kristian Panuçi. Mbrojtësi shkodran do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e

nesërme me Turqinë dhe shpreson që Kombëtarja ta nisë me fitore, aq më tepër që luan në “Loro Boriçi”, në shtëpinë e tij. “Sulmuesit që ka Turqia i vlerësojmë, por Shqipëria ka mbrojtës që luajmë në Serinë A dhe jemi mësuar me sulmues me kualitet, siç i ka edhe Turqia. Jemi përgatitur për ta përballuar sulmin e saj në këtë ndeshje. Grupi që kemi është fantastik, sepse njihemi me njëri-tjetrin, kemi kohë që luajmë bashkë. Atmosfera është mjaft e mirë në grup. Ndjesia është shumë

e bukur për faktin që do të luaj në shtëpinë time dhe do të jem kapiten. Pozicioni? Nëse është nevoja të luaj në një rol tjetër, mbrojtës i majtë, do ta bëj patjetër. Kam luajtur edhe më parë në këtë rol. Për Strakoshën nuk është se vendosim ne futbollistët, vendosin drejtuesit. I kam thënë të jetë i qetë dhe të kuptojë gabimin që ka bërë. Kush gabon, duhet ta paguajë. Duhet të kthehet më i fortë në të ardhmen”, ka thënë mes të tjerash në konferencë mbrojtësi i krahut të djathtë, Hysaj.

Mbrojtësi/ Elseid Hysaj flet si kapiten: Luaj në shtëpinë time, dua fitoren

Ndreu do të debutojë me Kukësin në fund të marsit kundër Partizanit

Tirana me ambicie të mëdha, por borxhet nuk

e lënë të ngrejë kokë

je do të marrë klubi ditën e sotme për emërimin e trajnerit të ri. Kampionati është i ndërprerë sepse luhen ndesh-jet e Kombëtares, por në Shkodër po shqyrtojnë alternativat, duke nisur fillimisht me emrat e teknikëve të spikatur. Kuptohet, vendimtare është dita e sotme, por nuk përjashtohet mundësia që trajneri të emërohet në ditët në vijim pasi të jenë shqyrtuar mirë kandidaturat. Me siguri që klubi do të mendojë për një lëvizje afatgjatë, por kjo mbetet të shihet nga diskutimet që do të bëjë bordi. Për momentin skuadrën po e stërvit Safet Osja dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Edhe pse Lika u largua, Vllaznia nuk rrezikon dhe ajo duhet vetëm të menaxhojë epërsinë që ka ndaj rivalëve në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Grupi i futbollistëve të Partizanit ishte lënë 3 ditë pushim nga trajneri Skënder Gega, pas fitores me Teutën, por dje u kthyen në fushë. Në këtë seancë të parë ka pasur mungesa në grupin e futbollistëve. Disa janë të impenjuar me ekipet kombëtare, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi me Kombëtaren A, kurse Esat Mala me Kombëtaren U-21. Një tjetër mungesë është ajo e mesfushorit Bruno Telushi, i dëmtuar në ndeshjen e fundit me Teutën dhe që i duhet kohë që të rik-thehet. Të kuqtë po e përgatisin me qetësi ndeshjen me Kukësin e vendit të dytë. Diferenca prej 9 pikësh me këtë kundërshtar e bën Partizanin më komod përpara ndeshjes direkte, ku edhe barazimi do të bënte punë.

Partizani i kthehet stërvitjes, Gegës i

mungojnë katër titullarë

Bruno Telushi fut në stres Partizanin, frikë se mund të humbasë ndeshjet e mbetura të sezonit

Dueli/ Kosova spektakël dhe barazim në miqësore 2-2 me Danimarkën, testi para Bullgarisë funksionon

“Kuptohet, ambiciet e skuadrës shkodrane janë jo vetëm të kthehet në elitë, aty ku e ka vendin, por edhe të bëjë merkato të fuqishme dhe të sjellë lojtarë cilësorë që do të bëjnë diferencë, për të rritur premisat e saj për trofe dhe sukses në edicionin e ardhshëm...”

Pjesëmarrja në Europa League nga kampionati për Tiranën duket e pamundur, por skuadra 24 herë kampione e vendit ka shans që nëse fiton Kupën e Shqipërisë të provojë këtë verë pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Tirana është me një këmbë në gjysmëfinale duke pasur parasysh faktin se në ndeshjen e parë kanë mundur Laçin me rezultatin 3-0 në kryeqytet. Ndaj edhe në klubin bardheblu kanë filluar që të për-gatiten për Evropën, e madje janë duke bërë tërë dokumentacionin e nevojshëm gati për licencimin, por të pashmangshme janë borxhet ndaj ish-presidentit Metush Seferi.

Page 22: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

22 GAZETA SOTE Premte 22 Mars 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Brigitte Bardot, në ndjekje penale për nxitje të urrejtjes

1- Stadiumi ...Dovano. 2-Përemër vetor. 3-Uragani që ndodhi në Nju Orleans të SHBA. 4-Janë 114 Kapituj e Kuranit. 5-Është medika-ment larës helmues dhe oksidues. 6-Komuniteti Europian. 7-Cipa e kokërdhokut të syrit. 8-Një ekip futbolli grek. 9-Lloje në fushën e sha-hut. 10-I thonë ndryshe kalit të shalës. 11- Poemë e madhe epike për heronjt legjendarë. 13-Aktori amerikan Kabir. 14-Ka edhe vaj të tillë për motorrat.16-Një shpend grabitqar që rron shumë. 17-Ish Kryetar i Federatës Sporteve ... Konçi. 18-Bija e Kelmendit. 20-Një dy thundrrak i egër i viseve të amerikës veriut me një gungë mbi shpatulla. 21-Kom-pozitori Kanaçi. 22-Agjensia e lajmeve egjyptiane. 23-Kocka e kofshës së këmbës. 24-Ai jeton në manastir. 25-Ves, tabiat, huq. 26-Ish futbollisti turk.. Shukur. 27-Janë me name ato kubaneze. 29-Ndan mënjanë. 30 Pikë turistike në veri me disa liqenj. 31-Gëlltit ose...

1-Desidenti ... Spiro.4-Vegël muzikore frymore. 7-Aparate për zbulimin e objekteve. 12-Italia në tabelë. 13-I thonë femrës së qenit. 14-Janë shtretës të nxehtë për perimet. 15-Bukë e thatë, kore buke. 17-Njëlloj si dhënje fjale. 18-Mohojnë italianët. 19-Dele me lesh të dred-hur. 20-Teatri i Fierit. 21- Prift ortodoks. 22-Personazh tek dilmi “Tokë e përgjakur”. 23-I thatë, lungë me qelb. 24-Shkurre e egërqë bën kokrra të kuqe që haen. 25-Lumi që kalon përmes Parisit. 26-Gati. 27-Është burimi i të gjitha të mirave materiale. 28-Gjika e skenës. 29-Një mjet lundrimi. 30-Pikë turistike në veri me disa liqenj. 32-Notë muzikore. 33-Ushqen foshnjën. 34-Janë institucione riedukimi. 36-Thikë xhepi. 37-Milkani regjisor. 38-Thirrje e tifozëve në stadiume. 39-Orvatet. 40-Lloj vinçi lundrues me dy krahë. 41-Vend në mal që rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet edhe përpunimi i qumshtit.

Ylli i filmave, Brigitte Bardot po përballet me nd-jekje penale për nxitje të urrejtjes racore pasi e quajti "të degjeneruar" popullin francez nga Reunion Island. 84-vjeçarja tha se ishte e zemëruar që shumë prej atyre që jetonin në territorin e huaj në Oqeanin Indian ishin të egër ndaj kafshëve. "Vendasit kanë ruajtur instiktet e tyre të egra," shkroi Miss Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë në ishull, që ka një popullsi prej pothuajse një milion. Ajo ishte veçanërisht e zemëruar me indianët për sakrifikimin e dhive, dhe tha se ata në "ishujt e demonizuar" ishin gjithashtu mizorë ndaj maceve

dhe qenve. Ish-seks simboli theksoi se gjatë një festivali, indianët prisnin dhitë dhe i hidhnin në det për peshkaqen. Bardot është një ikonë ndërkombëtare në vitet 1950 dhe ’60 me filmat. Brigitte Bardot u lind më 28 shtator 1934, në Paris, Francë. Ajo që kur ishte vetëm një adoleshente ishte fytyra që përfaqësonte revistën “Elle”. Në vitin 1956 ajo luajti në filmin “And God Created Woman”, film i cili i dha Bardot famë ndërkombëtare. Ajo u shfaq në dhjetëra filma të tjerë, duke përfshirë “Contempt” dhe “Viva Maria !”. Brigitte Bardot u tërhoq nga aktrimi në vitin 1970. Ajo iu dedikua aktivizimit në mbrojtje të kafshëve.

Lajmi Dy shokë të vjetër takohen dhe

përshëndeten njëri me tjetrin:- Përshëndetje, ku i ke prindërit

sot?Djali tjetër i përgjigjet:- Kanë shkuar në Durrës.Shoku kërkon më tepër hollësi

për ta:- Mos kanë kaluar gjë nga au-

tostrada?Tjetri përgjigjet:- Po andej kanë kaluar, pse i ke

takuar ti?- Po, a kishin një makinë të vogël

ngjyrë të bardhë?- A të thashë se i ke takuar?Shoku mjaft i sigurt se nuk i

kishte takuar, por i kishte parë diku tjetër e pyet:

- A kishin prapa makinës një karton të shkruar?

Tani më se i sigurt se shoku i kishte takuar prindërit i thotë:

- Të lutem, bjeri shkurt dhe më thuaj ku jeni takuar?

Duke e parë shokun që kishte përballë mjaft të sigurt ai i tregon të vërtetën:

- E di, kishin dalë në gazetë. Kanë pësuar një aksident, ku kanë vdekur të gjithë.

Shoku mjaft i tronditur bërtet:- Çfarë?Tjetri për ta qetësuar i thotë:- Mos u mërzit, bëra shaka. Ka

vdekur vetëm babai yt.

Veshja e reNë një dyqan për fëmijë, Mario

provon një veshje të bukur. E ëma paksa në merak për veshjen e djalit të saj pyet shitësen:

- Veshja është e cilësisë së lartë?Shitësja që i përgjigjet:- Sigurisht zonjë, është cilësia më

e mirë. Duhet të kesh besim tek ne.Pasi e ëma paguan, ata dalin nga

dyqani. Pas tre minutash, ndërsa janë duke ecur në rrugë, fillon të bjerë shi i rrëmbyeshëm. Nënë e bir lagen nga shiu ndërsa veshja e re, fillon të zvogëlohet mëngët shkurtohen, por dhe pantallonat. E ëma tepër e zemëruar kthehet tek dyqani me fëmijën prej dore. Kur hyjnë brenda shitësja mbetet pak e çuditur, por nuk e jep veten dhe arrin t’i bëj ballë situatës duke u shprehur e habitur:

- O, zot. Po, sa shumë qenka rritur?

7 6 2

4 1 9 5

5 4 9 1

2 1 7

3 7 5 8

4 7 2 1 3 9

2 3 5 4

9 7 8

5 1 6

8 7

9 7 1

8 2

9 3 1 7

7 5

3 5 2 6

8 1

6 2 4

6 7

8 4 6 1

1 8 3 5

5 1 3 8

6 2

4 3 9 1

7 5 9

6 7 4 8 3

7 5 1

8 3 2 9

Page 23: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT E Premte 22 Mars 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Jeni në një fazë të acaruar, por do gjeni forcë për të për-balluar çdo vështirësi. Fundja-va do sjellë rikuperim, ku do të çoni përpara gjërat tuaja.

23 shattor - 22 tetor

Kjo e premte është një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon ndjenjave. Bëni pro-jekte: yjet janë në anën tuaj!

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të jeni disi melankolik dhe pa humorin e duhur. Gjithçka për shkak të mendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë.

Kjo ditë është e mbushur me nervozizëm, si për sa i takon sferës profesionale. Keni dëshirë të “shpërtheni”, por bëni mirë që të ruani qetësinë.

Kjo ditë është e rëndë-sishme sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, të cilat do të vihen në provë dhe do të rezistojnë vetëm më lidhjet më të forta.

Dashi Demi

Parashikohet ditë intri-guese! Edhe pse do ju duket se dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë sa i takon anës fizike pasi mund të ndiheni të lodhur.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave. Duhet të tregoheni më të hapur me të tjerët dhe të jeni më të shoqërueshëm.

Do jetë ditë mjaft pozitive, ku ekziston mundësia për të bërë takimet e duhura. Është e nevojshme të jeni të hapur, të lini pas krahëve trishtimin.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, për shkak të ndonjë të papriture në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni diskutimet.

Telefoni Galaxy S10 5G vjen më 5 prill në treg

Do të ndiheni shumë en-ergjik, ku ardhja e pranverës ju bën të ndiheni mirë si dhe parashikohen momente të mira në dashuri.

Horizontal

Dita nuk do jetë në ritmin e duhur, dhe sforcimet që do të bëni nuk do të marrin rezulta-tet e pritura. Mos fajësoni vet-en, ndoshta nuk do kuptoheni.

Kjo e premte parashiko-het të jetë mjaft e bukur, sido-mos për takimet dhe ndjenjat. Përfitoni nga ko ditë për të sqaruar konfliktet.

Samsung ka konfirmuar datën e lançimit të Galaxy S10 5G. Fillimisht duhej ta lançonte pajisjen deri në fund të këtij muaji, por kjo u vonua për shkak të diskutimeve të vazhdueshme midis partnerëve transportues dhe qeverisë së Koresë së Jugut. Kompa-nia konfirmoi se do të lançoj pajisjen e parë me kapacitet 5G më 5 prill në Korenë e Jugut. Nuk do të ketë ndonjë program para-porositjesh për pajisjen, raporton Yonhap News. Galaxy S10 5G pritet gjithashtu të shfaqet në Shtetet e Bashkuara në prill. Pas lançimit të telefonave të parë të palosshëm në botë, Galaxy Fold, Samsung tani po shqyrton titullin e vendosjes së telefo-nit të parë 5G në treg.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Një ishull i madh grek. 6-Një lloj përshën-detje nga italianët. 7-Një numër i papërfunduar. 8-Ndajfolje sasije. 9-Efekt Reciprok. 10-Prift ortodoks. 11-Aktorja italiane Laura... 12-Vlerë-son benzinën. 16-Pronë shtetërore. 17-Është kryeqyteti i Arabisë Saudite. 18-Vargmale në azi kufi me Kinën dhe në veri të Himalajave dhe indisë. 19-Mes, qemer sic i thonë rrobaqëpësit. 20-Qytet bregdetar francez në Gjirin e Lionit. 22-Instituti Veterinar. 23-Josa i Futbollit. 24-Ish Zonja e parë e Amerikës në inic. 25-Diktatori i Romës, pa fund. 26-Një fjalë pa kuptim. 27-Nofkë që i vihet dikujt për të lavdëruar apo me qëllim sharje. 29-Fitimi, leverdia, përfitimi. 30-Shkrimtari rus... T urgenjev. 31-Pjesa metalike e grykës së pushkës. 32-Aktori i humorit anglez ... Aurel. 33-Një shtet amerikano-latin me kryeqytet La Paz. 35-Helmut ... Kancelar gjerman. 36-Kafe, bar apo... 37-Shkrimtari turk Nesin në inic. 38-Grup njerzish me mendime dhe interesa të përbashkëta. 39-Notë muzikore. 40-Sipas mitologjisë greke ishte perëndesha e dashurisë. 41-Kumbarë. 42-Njeri i vrazhdë i prapë. 43-Ish futbollisti i Tiranës Ali.

1- Është brinjë në skuadër. 2-Lumë në Gjërmani kufi me Polon-inë. 3-Ka edhe një të tillë fetar. 4-Ish shahisti kampion Omari në inic. 5-Një zvarritës me ngjyrë të verdhë. 8-Shkrimtari korçar Ando-ni. 10-E hidhur zeherr. 11-Notë në pentragam që tregon se një notë muzikore duhet të ulet në gjysëm toni. 12-Rruga që përshkron një trup qiellor. 13-Është kryeqyteti i Ukrainës.14-Mikhail.. ish shahisti rus kampion. 15Aleanca Demokra-tike. 16-Janë me name ato kubaneze. 20-Dete që lag brigjet e francës dhe italisë. 21-Françesko.. ish futbollisti i Romës. 23-Gaz pa erë që formo-het nga toka kënetore. 24-Mal në Korçë. 25-Lartësia që arrin një lëng në gjendje të qetë. 26-Vrasës, barbar, njeri i pamëshirshëm. 28-Një gjarpër i madh aziatik pa helm. 29-Qeleshe. 31-Lloj vere.

Australi, kapet peshku me gjatësi mbi 2 metra

Në ujërat e Australisë është kapur peshku gjigand me gjatësi 2.5 metra. Jo vetëm gjatësia e tij, por dhe pesha është shumë e madhe, mbi 200 kilogramë. Ndërsa kishin dalë për pesh-kim dy peshkatarë australianë u habitën kur kapën një peshk gjigand, më i madhi që kishin parë në jetën e tyre. Ata e gjetën krijesën 25 km në lindje të lumit Murray, një destinacion popullor për peshkim në Australinë e Jugut. Një nga peshkatarët, Linette Grzelak e postoi imazhin e peshkut në Facebook. Krijesa ka habitur shumë njerëz dhe është shënuar si një ngjarje e rrallë, pasi peshk me këtë gjatësi dhe këtë peshë nuk ishte parë ndonjëherë në këtë zonë.

Page 24: Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës ...€¦ · Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin

GAZETA SOT24 E Premte 22 Mars 2019

7,8,9,10,11,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Di e g o S i m e o n e bëri një veprim të turpshëm në ndeshjen e parë

të 1/8 të finaleve ndaj Ju-ventusit, pasi fitoi në “Vanda Metropolitano” 2-0 ndaj “Zonjës së Vjetër” italiane, duke u treguar juventinëve organet gjenitale. Ky gjest kaloi në komision disipline në UEFA dhe trajneri arg-jentinas i Atletikos së Ma-dridit u gjobit me 20 mijë euro. Në ndeshjen e kthimit Simeone dhe Atletiko e tij u përmbysën me rezultatin 3-0 nga Juventusi, ku spikati portugezi Kristiano Ronal-do që shënoi tregolësh. Në fund të ndeshjes, Ronaldo bën të njëjtin veprim që bëri Simeone, duke kaluar edhe ai në komision disiplinor të UEFA-s. Dhe vendimi nuk mund të ishte ndryshe, pra vetëm me gjobë, megjithëse shumë specialistë mendonin se “hakmarrja” e Ronaldos duhej bërë shembull ndësh-kimor dhe të pezullohej, madje ishte përfolur se Ronaldo mund të mungonte në çerekfinale ndaj Ajaksit.

Pogba ndryshon mendje, s’është Reali dashuria e madhe, por Barça

INTERI Mes Mauro Ikardit dhe Interit nuk ka më luftë, përkundrazi, lojtari është kthyer në stërvitje sepse ka gjetur gjuhën e mirëkuptimit me drejtuesit. Ish-kapiteni zikaltër është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me grupin dhe me shumë gjasa pritet që në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lacios, të rikthehet edhe në fushën e blertë, pa shiritin e kapitenit. Argjen-tinasi është pritur mirë në stërvitje nga tifozët të cilët kishin shkuar për t’i dhënë mbështetje pas kësaj çështjeje.

Të pranishëm në stërvitje, ishin disa tifozë të cilët kishin hapur edhe një ba-ner në mbështetje të tij. “Na bëj sërish të ëndërrojmë! Mirë se u riktheve Maurito”, shkruhej në baner. Sakaq, të pranishëm në Apiano kanë qenë edhe Marota e Ausilio të cilët kanë ndjekur nga afër stërvitjen e Interit, me grup të përgjysmuar duke qenë se pjesa tjetër e skuadrës luan me ekipet kombëtare këto kohë. Një tjetër dilemë në lidhje me rikthimin e Interit, është ambien-timi dhe pritja që mund t’i rezervojnë

shokët e tjerë të skuadrës apo edhe tifozët kur të rikthehet në fushë. “Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj klubit të Interit, kam një statistikë pjesëmarrjeje prej 97,5% nga 100 % të seancave stërvitore që ekipi ka zhvilluar dhe kurrë askush nuk është ankuar për profesinalizmin tim dhe as për sjelljen time. Ndaj gjykoj se heqja e shiritit të kapitenit ishte një fyerje e tepërt ndaj meje”. Kështu është shpre-hur Ikardi në takimin me presidentin e Interit Stiven Zhang.

SITUATA MBROJTËSI LËVIZJA

Nojer-Ter Shtegen, “shkëndija” mes portierëve të Gjermanisë

Kompani drejt rinovimit me M.Sitin, ndikoi Guardiola

Varane në “radarët” e PSG-së, ofrohen 100 mln euro

Mes Nojerit dhe Ter Shte-genit nuk ka komunikim. Ftohtësia mes tyre u pa në pushimin e sfidës miqësore që Gjermania zhvilloi ndaj Ser-bisë, kur portieri i Barcelonës hyri në fushën e lojës për të zëvendësuar Nojerin, ku porti-erët nuk shkëmbyen as një shi-kim mes tyre. “Nojer vazhdon të jetë portieri ynë i parë, por duhet të ketë të njëjtin rendi-ment si të tjerët”, tha trajneri Lëv. Lothar Matheus, në rolin e opinionistit në platformën “SKY”, ishte i drejtpërdrejtë: “Në këtë moment, Nojer nuk ka as formën dhe as sigurinë që kishte përpara se të pësonte

Paris Sain Germain është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e qendërm-brojtësit Raphael Varane nga Real Madridi në fund të këtij edicioni. Lajmi është bërë i di-tur të enjten nga e përditshm-ja franceze “L’Equipe”. Ditë më parë, është raportuar se Varane ka kërkuar largimin nga Real Madridi gjatë verës, pasi nuk është i kënaqur në “Santiago Bernabeu”. Te PSG-ja e shohin 25-vjeçarin si për-forcim të duhur për repartin defensiv. Varane ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka regjis-

Qendërmbrojtësi belg, Vincent Kompani, pritet që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Mançester Sitit. Gazeta britan-ike “Daily Mail” ka raportuar se drejtuesit e Sitit tashmë i kanë ofruar 32-vjeçarit kon-tratën e re, pavarësisht lëndi-meve që ka pasur gjatë këtij edicioni. Kompani ka kontratë me Sitin deri në fund të këtij edicioni, kurse me kontratën e re, ai do të mbetet në klub edhe për edicionin e ard-hshëm. Kompani është pajtuar të firmosë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit pasi synimi i tij

atë dëmtim të rëndë. Besoj se Ter Shtegen e fitoi pak nga pak të drejtën për të pasur mundësinë për të luajtur si titullar, edhe pse Nojer është i gatshëm”.

është të mbyll karrierën tek ekipi anglez. Këtë edicion, Kompani ka 19 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Sitit prej vitit 2008.

Por kjo nuk ka për të ndod-hur dhe ylli i Juventusit do të jetë në fushë në raundin tjetër të UEFA Champions League. Ai ia ka hedhur me një gjobë.

Vendimi zyrtar i UEFA-s“Sulmuesi Kristiano

Ronaldo nuk do të mungo-jë në Champions League. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, pasi ka analizuar sjelljen e portugezit në ndeshjen me Atletikon, ku ai bëri gjestin e Simeones, vendosi që portugezi të mos pezullohet, por vetëm të gjobitet”. Lajmi është bërë i

Ronaldo do të jetë në çerekfinale të Champions, UEFA e gjobit me 20 mijë euro

Vetëm një ditë më parë Pol Pogba u shpreh publikisht se do t’i pëlqente që një ditë të luante për Realin e Madridit, por pak orë pas kësaj deklarate, mes-fushori i Mançester Junajtid lëv-don Barcelonën. Madje, francezi flet me superlativa për katalanët. “Barcelona është ekipi më i mirë. Ka një skuadër që luan një fut-boll të bukur, argëtohesh teksa e sheh duke luajtur. Ka lojtarë të shkëlqyer, një fenomen si Mesi, i cili qëndron, për mendimin tim, mbi të gjithë. Çdo ekip që përbal-let me ta e ka shumë të vështirë

t’u marrë pikë”, tha ai. Më pas, mesfushori ka folur edhe për gjendjen e “Djajve të Kuq” si dhe për dyshen Mbape-Rashford. “Kampionati ende nuk ka për-funduar. Me ardhjen e Solskjaer kemi arritur të marrim suksese tepër të rëndësishme, siç ishte dhe kualifikimi për në raundin tjetër të Champions League, ndërsa sa i përket kampionatit objektivi ynë është të arrijmë një nga 4 vendet e para. Sa i përket Mbapesë dhe Rashfordit mund t’ju them se janë lojtarë të talentuar”, shtoi ai.

ditur nga “Sportmediaset” në Itali, që shkruan se Ronaldo do të gjobitet, ashtu siç ndo-dhi me Simeonen. Më pas ka ardhur edhe konfirmimi nga faqja zyrtare e UEFA-s. CR7 do të jetë në dispozicion të trajnerit Masimiliano Alegri për çerekfinalet e Championsin me Ajaksin. UEFA ka mbajtur të njëjtin qëndrim në të dy rastet, si me trajnerin Diego Sime-one, ashtu edhe me lojtarin e Juventusit. Edhe Ronaldo, është gjobitur me 20 mijë euro. Natyrisht, edhe pse thuhej se Ronaldo do të

Mauro Ikardi fjalë emocionuese presidentit Zhang, kthehet në stërvitje

MLN euro projekton Barcelona të shpenzojë për të afruar në skuadër gjatë merkatos së verës mesfushorin Pol Pogba. Edhe vetë Leo

Mesi ka shprehur dëshirën që Pogba të bëhet pjesë e katalanasve.

100

Portugezi mori të njëjtën masë ndëshkimore si trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone. Me ndryshimin që Ronaldo çoi Juven në çerekfinale

truar 35 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2011 kur u transferua nga Lensi për dhjetë milionë euro.

bëhej shembull me një pe-zullim për duelin e radhës, kjo gjë në realitet nuk pritej të ndodhte, pasi mund të kirijohej një precedent me standard të dyfishtë nga UEFA, prandaj dhe por-tugezi mori vetëm gjobë. Në çerekfinale Juventusi do të përballet me Ajaksin e Amsterdamit. Holandezët kanë ndërtuar një skuadër simpatike me shumë të rinj, të cilët janë të shpejtë, teknikë dhe me fantazi në veprimet sulmuese. Ishte pikërisht kjo skuadër që eliminoi nga Champions League skuadrën kampione në fuqi, Realin e Madridit, të cilin e mundi brenda në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 4-1, një prej dis-fatave më të rënda e të turpshme të Realit në këtë kompeticion. Padyshim, Juventusi ka ambicie për të fituar trofeun dhe nëse kalon Ajaksin ka shanse re-ale për të rrëmbyer trofeun e Champions League këtë edicion. Dhe Ronaldo mund të ndihmojë me eksperi-encën dhe potencën e tij për ta bërë Juven një favorite kryesore për titullin.