rama fton bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Martë 17 Nëntor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Miratohet buxheti i ri, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, rritje pensionesh e pagash për mësuesit e mjekët, ja detajet Masat ndaj koronavirusit, mjekët në unison kundër një izolimi të dytë, qeveria paguan paratë për marrjen e vaksinës së Bill Gates Të gjithë mjekët edhe specialistët janë kundër një izolimi të dytë si ai i pranverës së vitit të kaluar. Qeveria shqiptare ka kthyer kufizimet në vend nga ora 22:00 deri në 06:00, ndërsa për mjekët një izolim i dytë... Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime projektbuxhetin e viti 2021. Kryefjala e diskutimeve në Parlament ishte përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pas... Faqe 9 Faqe 10 Letërsia në rrezik dhe autori e teksti nuk janë as në periferi të politikave kulturore, në vendin tonë. Kështu shprehet studiuesi i njohur Behar Gjoka, sipas të cilit letërsia shqipe është në rrezik, edhe sepse politikat kulturore dhe universitare, men- dojnë dhe organizojnë veprimtari... BEHAR GJOKA: Letërsia shqipe në rrezik, autori dhe teksti nuk janë as në periferi të axhendës së politikave kulturore dhe botuese Qeveria shqiptare vazhdon të marrë borxhe. Gjatë këtij viti Shqipëria ka marrë shumë borxhe për të përballuar pasojat e lëna nga pandemia. Kështu duke mos pasur siguri në vijueshmërinë e saj jemi të detyruar të marrim sërish borxhe nga ndërkom- bëtarët. Këtë herë Banka Europiane... Qeveria merr sërish borxh për të përballuar pandeminë e Covid-19, shkon në Kuvend marrëveshja me BERZH, merren 75 milionë euro hua Kolapsi në gjyqësor “shpëton” Sali Berishën, shtyhet pa afat çështja e Izet Haxhisë, të gjithë në panik nga rihapja e dosjes “Hajdari” Vijojnë replikat, PS kërkon sqarime nga Basha për çështjen e UÇK, lideri demokrat akuza për kolaps me ekonominë dhe shëndetësinë Faqe 2-3 Faqe 11 Faqe 18 Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, vijon të mbetet një ndër dosjet që i tremb të gjithë. Kanë kaluar 22 vite nga vrasja e deputeti socialist dhe ende sot ka pa fund mistere mbi këtë çështje. Në Gjykatën eTiranës ka nisur procesi ndaj Izet Haxhisë, një prej të akuzuarve për ngjarjen, i cili ndodhej në Turqi kur u dha dënimi ndaj tij dhe tashmë po rigjykohet. Izet Haxhia që në krye të herës e ka bërë të ditur se qëllimi... Hetimet e SPAK në nivel politik, SHBA mesazh prokurorëve: Mos u lëkundni në luftën antikorrupsion, po bëni punë mjaft inkurajuese Faqe 8 Vetingu rinis furishëm, shkarkohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër, konfirmohet Kryeprokurorja e Pogradecit Miratohet ligji për partitë, Balla akuza PD se financohet nga rusët, Murrizi kërkon rrudhjen e subjekteve politike Pas pezullimit të vetingut për shkak të korona- virusit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rinisur furishëm procesin e rivlerësimit. Ditën e djeshme u dhanë dy vendime nga KPK, ku kreu i Proku- rorisë së Apelit në Shkodër u shkarkua, ndërsa drejtuesja e Prokurorisë në Pogradec... Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar dje mes debateve projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndry- shuar””. Ky projektligj u miratua me 82 vota pro, 14 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa në thelb qartëson dhe ligjëron një ndryshim të dakordësuar e të votuar me ndryshimet kushtetuese... Faqe 6 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Stiljan DEDJA Qeshni zotërinj kur shahet Shqipëria! Çlirimtarët e Kosovës nuk mund të vihen në një bal- ancë me gjenocidin serb Nga Kastriot ALIAJ Nga Sokrat NDREÇKA Do ketë drejtësi falas në Shqipëri? Grupi i PS njëzëri kundër lojërave të pista të Metës: Mjaft e lamë të livadhisë Faqe 7 Faqe 5 Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një fushatë agresive kundër LSI dhe Ilir Metës

Upload: others

Post on 02-Oct-2021

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Martë 17 Nëntor 2020

Çmimi 20 lekë

Miratohet buxheti i ri, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, rritje pensionesh e pagash për mësuesit e mjekët, ja detajet

Masat ndaj koronavirusit, mjekët në unison kundër një izolimi të

dytë, qeveria paguan paratë për marrjen e vaksinës së Bill GatesTë gjithë mjekët edhe specialistët janë kundër një izolimi të dytë si ai i

pranverës së vitit të kaluar. Qeveria shqiptare ka kthyer kufizimet në vend nga ora 22:00 deri në 06:00, ndërsa për mjekët një izolim i dytë...

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime projektbuxhetin e viti 2021. Kryefjala e diskutimeve në Parlament ishte përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pas... Faqe 9Faqe 10

Letërsia në rrezik dhe autori e teksti nuk janë as në periferi të politikave kulturore, në vendin tonë. Kështu shprehet studiuesi i njohur Behar Gjoka, sipas të cilit letërsia shqipe është në rrezik, edhe sepse politikat kulturore dhe universitare, men-dojnë dhe organizojnë veprimtari...

BEHAR GJOKA: Letërsia shqipe në rrezik, autori dhe teksti nuk janë

as në periferi të axhendës së politikave kulturore dhe botuese

Qeveria shqiptare vazhdon të marrë borxhe. Gjatë këtij viti Shqipëria ka marrë shumë borxhe për të përballuar pasojat e lëna nga pandemia. Kështu duke mos pasur siguri në vijueshmërinë e saj jemi të detyruar të marrim sërish borxhe nga ndërkom-bëtarët. Këtë herë Banka Europiane...

Qeveria merr sërish borxh për të përballuar pandeminë e Covid-19, shkon në Kuvend

marrëveshja me BERZH, merren 75 milionë euro hua

Kolapsi në gjyqësor “shpëton” Sali Berishën, shtyhet pa afat çështja e Izet Haxhisë, të

gjithë në panik nga rihapja e dosjes “Hajdari”

Vijojnë replikat, PS kërkon sqarime nga Basha për çështjen e UÇK, lideri demokrat akuza

për kolaps me ekonominë dhe shëndetësinë

Faqe 2-3

Faqe 11

Faqe 18

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, vijon të mbetet një ndër dosjet që i tremb të gjithë. Kanë kaluar 22 vite nga vrasja e deputeti socialist dhe

ende sot ka pa fund mistere mbi këtë çështje. Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi ndaj Izet Haxhisë, një prej të akuzuarve për ngjarjen, i cili

ndodhej në Turqi kur u dha dënimi ndaj tij dhe tashmë po rigjykohet. Izet Haxhia që në krye të herës e ka bërë të ditur se qëllimi...

Hetimet e SPAK në nivel politik, SHBA mesazh prokurorëve: Mos u lëkundni në luftën antikorrupsion, po bëni punë mjaft inkurajuese

Faqe 8

Vetingu rinis furishëm, shkarkohet nga detyra

kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër, konfirmohet

Kryeprokurorja e Pogradecit

Miratohet ligji për partitë, Balla akuza PD se financohet

nga rusët, Murrizi kërkon rrudhjen e subjekteve politike

Pas pezullimit të vetingut për shkak të korona-virusit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rinisur furishëm procesin e rivlerësimit. Ditën e djeshme u dhanë dy vendime nga KPK, ku kreu i Proku-rorisë së Apelit në Shkodër u shkarkua, ndërsa drejtuesja e Prokurorisë në Pogradec...

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar dje mes debateve projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndry-shuar””. Ky projektligj u miratua me 82 vota pro, 14 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa në thelb qartëson dhe ligjëron një ndryshim të dakordësuar e të votuar me ndryshimet kushtetuese...

Faqe 6

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Stiljan DEDJA

Qeshni zotërinj kur shahet Shqipëria!

Çlirimtarët e Kosovës nuk mund të vihen në një bal-ancë me gjenocidin serb

Nga Kastriot ALIAJ

Nga Sokrat NDREÇKA

Do ketë drejtësi falas në Shqipëri?

Grupi i PS njëzëri kundër lojërave të pista të Metës: Mjaft e lamë të livadhisë

Faqe 7

Faqe

5

Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një fushatë

agresive kundër LSI dhe Ilir Metës

Page 2: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT2 E Martë 17 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rudina Hajdari akuza qeverisë për buxhetin: Më shumë lekë shkojnë për koncesionet sesa për familjet në nevojë dhe bizneset

Teksa ka folur nga Parlamenti, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë lidhur me bux-hetin. Sipas Hajdarit, ky buxhet favorizon oligarkët. Ajo tha se në buxhetin e vitit 2021 më shumë lekë u janë dhënë koncesionarëve sesa familjeve dhe bizneseve. "Dua që sot të flas për buxhetin, buxhet të cilin do e kalojmë sot. Kjo qeveri dhe PS pretendon se është me politika të majta, por le ta shohim pak se kujt ka vendosur që t'ia shpërndajë këto taksa. E

dini sa është ndihma totale që iu shpërnda familjeve dhe bizneseve, 110 mln euro, e dini sa është fatura që të çojnë në llogaritë e kon-cesionarëve, 120 mln euro. E dini që këto lekë që qeveria ia ka shpërndarë qytetarëve, ata i kanë përdorur për të mbijetuar, ndërsa kon-cesionarët i përdorin për t'i shtuar llogaritë e tyre offshore. Këto 120 mln euro do u shkon 12 vetave, pra gjatë 2020, ato që kanë marrë ndi-hmë ekonomike kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë”, u shpreh ajo. Ndër të tjera,

ajo deklaroi se qeveria ka mundësi ekonomike për shkak edhe të ndihmave që ka marrë nga BE dhe nga vendet e tjera. “Nuk është e vërtetë që kjo qeveri nuk ka pasur mundësinë ekonomike, se po të bësh një llogari të thjeshtë janë mbledhur mesatarisht 450 mln financime, vetëm BE na ka dhënë 50 mln euro plus 170 mln nga FMN, 180 mln prapë nga BE, vetëm për përballimin e situatës, kemi marrë ndihma nga SHBA e Zvicra, rreth 50 mln euro ishin të destinuara për shëndetësinë, dhe pjesa tjetër

për të ndihmuar ekonominë”, tha Hajdari. Ajo theksoi se nëse këto lekë do të kishin shkuar në ndihmë të qytetarëve sipas Hajdarit, vendi nuk do të ishte këtu ku është sot. “Janë çuar për t'i ndihmuar koncesioneve që qeveria sot i ka vënë si prioritet, nëse qeveria do i kishte përdorur këto 400 mln euro ne do ia kishim dalë. Sot jo vetëm duhet t'iu jepni qytetarëve një pagesë dinjitoze, por do kishim ndihmuar edhe bizneset, nuk janë shfrytëzuar as 30% e garancisë sovrane", u shpreh Hajdari.

Rama ftesë Bashës për bashkëpunim: Të jemi bashkë në përballimin e

pandemisë, ndalni dezinformimet

Kryeministri: Është kriminale t'u thuash qytetarëve që spitalet janë në kolaps

Sidorela BRAÇJA

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bash-këpunimit kreut të opozitës Lulzim Basha për përballim-

in e pandemisë. Javët e fundit ka pasur replika midis kryeministrit dhe liderit të opozitës, por duket se Rama ka ndër-ruar kurs. Duke folur dje në Parlament, ai i bëri ftesë opozitës që të bashkohet me shumicën për të dhënë mbështetje në përballimin e pandemisë në vend. Po ashtu kryeministri i është drejtuar opozitës që të mos dezinformojë pub-likun. “Ka një opozitë, ajo jashtëparla-mentare që për fat të keq edhe njëherë në 100 kur bie një sëmundje mbi tërë botën dhe prek dhe Shqipërinë nuk gjen arsye dhe forcë morale për t'u bashkuar me shumicën dhe për të lua-jtur një rol konstruktiv, jo duke hequr dorë nga kritikat, jo nga detyra për të nxitur qeverinë në drejtimin e duhur, por mos të bëjë krimin e dezinform-imin e një realiteti. Është kriminale t'u thuash qytetarëve që spitalet janë në kolaps, mund të ishin, por nuk janë”, u shpreh Rama. Kryeministri ka vijuar me tej duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për aparaturat në spitalet e vendit, ndërsa ka thënë se janë të njëjta si në çdo vend tjetër, ndërsa theksoi se në vendet e tjera asnjë opozitë nuk ia hedh fajin qeverisë. “Kam dëgjuar se bëhen vetëvrasje se bën zhurmë sistemi i oksigjenimit, absurde. Thonë që ka një zhurmë të barabartë me zhurmën e ngritjes së avionëve, kjo zhurmë është e njëjta në të gjithë botë se të njëjta janë aparaturat. Nuk është vetëm këtu që ka të vetëvrarë në spitale, ka pasur edhe në vende të tjera dhe në asnjë vend tjetër nuk është hedhur përpjetë asnjë opozitë për t'ia faturuar këto fatkeqësi qeverisë. Ashtu sikundër, personeli shëndetësor në Belgjikë edhe pse me Covid u urdhërua që të vazhdojë punën në spitalin Covid për shkak të shterimit të burimeve njerëzore dhe këtë nuk e them unë, ky lajm u përhap me shpejtë-si gjithandej dhe të tilla ka në të gjitha vendet”, u shpreh Rama.

Krahasimi me jashtëPo ashtu, kryeministri gjatë fjalës

së tij la të kuptohej se dhe në familjen e tij ka pasur të infektuar nga Covid, por as ata, as ministrat e kabinetit qeveritar, nuk kanë shkuar në Turqi. “Për mos

Rama bashkëbisedim me Kurz për Covid

dhe integriminKryeministri Rama ka zhvilluar

dje një vidoekonferencë me kancelar-in e Austrisë Sebastian Kurz, me të cilin ndër të tjera ka folur edhe mbi vaksinën anti-Covid. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi bëri me dije se fokusi i bisedës ishte sigurimi i vaksinës anti-Covid për vendet e rajonit. "Me kancelarin e Austrisë, Se-bastian Kurz, për luftën kundër Cov-id19, mbështetjen e BE për sigurimin e vaksinës për vendet e rajonit tonë, si edhe ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë", u shpreh Rama. Sakaq, edhe Kurz, përmes një postimi në Twitter, bëri me dije se në këtë bash-këbisedim u diskutua edhe mbi luftën kundër terrorizmit. "Unë zhvillova një videokonferencë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e OSBE-së, Edi Rama. Fokusi i këtij takimi ishte lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, lufta kundër COVID si dhe për mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit në BE", shkruan Kurz.

Ralf Gjoni kërkon miratimin e rezolutës për gjenocidin serb

Në seancën plenare që është duke u zhvilluar ditën e djeshme e mori fjalën edhe deputeti, Ralf Gjoni, i cili foli mbi gjyqin ndaj ish-drejtuesve të UÇK në Hagë. Deputeti Gjoni bëri thirrje që palët politike të bëhen bashkë dhe të miratojnë një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. "Nuk ka mundësi që për shkak se kemi kom-plekse nga disa burracakë në BE që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Millosheviçit, ndaj gjen-ocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Ai u shpreh se rezoluta është e vonuar nga Kosova ndërsa e etiketoi Gjykatën e Hagës si antishqiptare. “Ndaj z. Kryetar, këtë temë e ngrita pa qëllim. Ka një rezolutë shumë të vonuar të Parlamentit të Kosovës në vitin 2019 për dënimin e gjenocidit në Kosovë. Ka një kërkesë nga LVV për një rezolutë të ngjashme", tha ai.

dhënë shembuj dhe të familjes tani për të thënë që nuk shkojmë ne në Turqi. Për një arsye të thjeshtë jo se nuk ka shërbim shumë më të specializuara në spitalet e Europës kur vjen puna për sëmundje të veçanta, por se në këtë rast me këtë sëmundje s’ka asgjë jashtë Shqipërisë që nuk është në Shqipëri, asgjë, as ndonjë protokoll të veçantë shoqëror, as ndonjë aparaturë të veçantë as staf mjekësh me përkushtim që këta tanët nuk e kanë. Thonë që shkojnë qeveritarët në Turqi, nuk është e vërtetë, ne s’ndalojmë njeri të shkojë meqë rruga është e hapur, por asnjë qeveritar s’ka shkuar në Turqi e

janë disa që e kanë kaluar e po e kalo-jnë nga ministrat tanë Covid, asnjë s’ka shkuar”, u shpreh Rama.

Situata e testimeveGjatë fjalës së tij kryeministri foli

edhe mbi financimin nga ana e qever-isë për të marrë vaksinën anti Covid si pjesë e paketës COVAX, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës mbi testimet. “Strategjia e testimit lidhet me identifi-kimin dhe gjurmimin. Nuk testohet për të testuar. Sot në Lombardi, në rajonin më të pasur të Italisë, me shëndetësi ek-selente, autoritetet shëndetësore nuk të bëjnë tamponin, nëse nuk ke simptoma

të një grade të caktuar, por të thonë të qëndrosh në shtëpi. Vajtja me turravrap për të bërë tamponin te privati dhe për të paguar atje para, që shpenzohen në mënyrë të panevojshme, mund të shërbejë për të hequr një merak, por nuk ka lidhje me mënyrën e trajtimit të armikut në këtë luftë. Asnjë shtet sot që flasim, tani, nuk bën më atë që bënte në periudhën e mëparshme. Edhe shtetet që bënin testime, testime, tani janë frenuar, duke u përpjekur të fokusohen aty ku Shqipëria dhe disa vende të tjera janë fokusuar qysh në krye të herës", deklaroi kryeministri Rama.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlament u shpreh se për mjekët do të ketë një rritje të pagës me 40%, ndërsa u bëri një thirrje qytetarëve të cilët shfaqin simp-toma të koronavirusit që të besojnë këshillat e mjekëve të familjes. "Në masat e reja që do të hyjnë në fuqi në 1 janar, përveç investimeve në sektorin e shëndetësisë është dhe një masë që sot ka rëndësi. Rritja me 40% e

pagës së mjekëve. E bëjnë pagën e mjekut të Shqipërisë një pagë absolutisht të denjë dhe konkurruese me vendet e tjera. U them edhe qytetarëve se duhet t'i referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe të gjitha këshillave që marrin nga urgjenca kombëtare dhe të mos marrin ilaçe e mos të shpenzojnë nga buxheti për të bërë dëm në shëndetin e tyre", u shpreh Rama.

KRYEMINISTRI RAMA: RRITJE ME 40% E PAGËS SË MJEKËVE

Kryeministri Rama foli edhe mbi testimet në vend nga Covid duke u shprehur se ndiqet një strategji. Ndër të tjera ai theksoi se këtë strategji e kanë nd-jekur edhe vendet e tjera në botë. “Strategjia e testimit lidhet me identifikimin dhe gjurmimin. Nuk testohet për të testuar. Edhe shtetet që bënin testime, testime,

tani janë frenuar, duke u përpjekur të fokusohen aty ku Shqipëria dhe disa vende të tjera janë fokusuar qysh në krye të herës. Jo se jemi më të zotë, por se kjo ka qenë strategjia e zgjedhur nga ekspertët tanë. Nëse Komiteti Teknik do na thoshte të blinim teste më shumë, normalisht që do t’i blinim”, u shpreh Rama.

RAMA: STRATEGJIA E TESTIMIT LIDHET ME IDENTIFIKIMIN

Page 3: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Covid-19, Meta thirrje qeverisë: Jetike miratimi i një plani urgjent për testim masiv të qytetarëve, shkenca ka folur, koha për të vepruar nuk pret më

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje qeverisë që të shtojë numrin e testimeve për identifikimin e rasteve me COVID-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, presidenti Meta kërkon që të shtohet numri i testimeve, duke theksuar se testimi është mjet tepër efikas për diagnostikimin dhe gjurmimin e rasteve me koronavirus edhe pse Rama pretendon se shtimi nuk ndikon në uljen e numrave të të infektuarve. Sipas Metës, duhet të testohen stafi mjekësor si dhe mësuesit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Në këtë moment kritik të përhapjes së pande-misë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga Covid-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga Covid-19. Si hap i parë, duhet të testohen men-jëherë: Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe

spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19; Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë; Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social; Të gjithë qyte-tarët me sëmundje bashkëshoqëruese”, shkruan ai. Po ashtu, kreu i shtetit i kërkoi qeverisë që të veprojë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera dhe të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor. “Për të gjitha

këto kategori është tepër e nevojshme, sipas reko-mandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor. Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment. Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Grupi i PS mobilizohet për “luftë frontale” me Metën: Boll e lamë të livadhisë, po bën fushatë

të fshehtë, LSI do të shkrihet më 25 qershor

Balla udhëzon deputetët të mos vonojnë ligjin organik për presidentin

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste duket e vendosur për të izoluar presidentin Ilir Meta dhe shkërmoqur Lëvizjen Socialiste për Integrim. Meta

kohët e fundit është zhveshur totalisht nga kostumi i kreut të shtetit, ndërsa ka shtuar dozën e sulmeve dhe akuzave në adresë të mazhorancës socialiste. Por kjo strategji e Metës duket se nuk do të tolerohet nga socialistët, të cilët janë mobilizuar për “luftë frontale” me të. Ditën e djeshme është mbledhur grupi parlamentar socialist nën drejtimin e kreut të tij, deputetit Taulant Balla, ndër-kohë që gazeta ka mësuar se ky i fundit është shfaqur i vendosur për të mos e toleruar Metën. Sipas informacioneve, mësohet se Balla ka akuzuar kreun e shtetit se po bën fushatë të fshehtë në terren për LSI sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, nga frika se kjo parti po shkrihet dhe ai kërkon që ta mbajë më këmbë. Kështu që i ndodhur përpara kësaj sit-uate, zoti Balla ka porositur vartësit e tij që të jenë vigjilentë dhe në çdo takim me strukturat duhet të mos tolerojnë Presi-dentin. Sipas tij, ai ka dalë nga shinat dhe është kthyer në njëpartiak dhe është në kaos nga frika e shkrirjes së partisë së tij. Në këtë kontekst, numri 2 i Partisë Socialiste ka kërkuar nga deputetët që të përshpejtohet ligji organik që do t’i rrudhë kompetencat Metës, duke nisur sa më parë diskutimet në komisionet parlamentare. Ligji akoma nuk është depozituar në Kuvend dhe Balla ka kërkuar nga deputetët hartues që të mos e vonojnë më. Madje, sikundër thek-suan të njëjtët burime, zoti Balla është shprehur para grupit parlamentare se kreu i shtetit e ka mbushur kupën dhe nuk do të lihet më të livadhisë, ku sipas tij, një mënyrë e mirë dhe e dobishme është pikërisht ligji i ri për Presidentin e Republikës, që për socialistët shihet si një fre për Metën.

LSI duhet të shkrihet më 25 qershor

Por izolimi i presidentit Ilir Meta përmes ligjit organik nuk ishte e vetmja çështje që është diskutuar në mbledh-jen e djeshme të grupit parlamentar socialist, pasi një vëmendje i është kushtuar edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gazeta ka mësuar se kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët që të mobilizohen për të shkrirë LSI. Po si mund të shkrihet LSI? Për këtë Balla

Dhima: Prioritet i PS zgjidhja e problemeve

të qytetarëveNë kuadër të riorganizimit të

Partisë Socialiste për zgjedhjet par-lamentare të 25 prillit të vitit 2021, Zharrëz ishte ndalesa e radhës së deputetes së PS për Qarkun e Fierit, Antoneta Dhima. “Në takimin e sotëm me Këshillit Socialist Zharrëz për vijimin e masave për organizimin elektoral të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Me strukturat drejtuese dhe kryetarët e bashkëkryetarët e organizatave socialiste të këtij këshilli komunikuam për punën e bërë deri tani si dhe komunikimin e vazhdueshëm që duhet të kemi me njerëzit e zakonshëm për zgjidhjen dhe adresimin për zgjidhje të proble-meve që ata kanë. Partinë Socialiste e Shqipërisë gjatë këtyre viteve në qeverisje ka treguar dhe do të tregoj se është e vetmja forcë e cila do të vi-jojë transformimin në gjithë territorin e vendit dhe zbatimin e reformave në të gjithë sektorët”, shkruan deputetja e PS, Antoneta Dhima.

Toleranca fetare, Meta: Modeli i Shqipërisë

shembull për njerëziminPresidenti Ilir Meta deklaroi dje

se në 25-vjetorin e Ditës Ndërkom-bëtare të Tolerancës, Shqipëria mund të krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare. Ndërsa u shpreh se kjo është një vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare, Meta shkruan në rrjetet sociale se kjo duhet të jetë shembull për mbarë njerëzimin. “Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin. Toleranca është kusht i patjetërsueshëm për paqe dhe stabilitetit, që kërkon do-mosdoshmërisht respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë”, shkruan Meta.

ka një përgjigje, të cilën u ka zbuluar deputetëve. Mësohet se zoti Balla ka kërkuar nga të gjithë që në çdo takim që do të zhvillojnë me bazën, strukturat dhe qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 të sulmojnë Lëvizjen Socialiste për Inte-grim, duke ua bërë të qartë të gjithëve se kjo parti nuk do të marrë asnjë votë në këto zgjedhje. Po ashtu, mësohet se shefi i grupit të Partisë Socialiste ka kërkuar nga deputetët socialistë që në takimet që do të zhvillojnë të infor-mojnë qytetarët se situata në spitale për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk është e mjerueshëm dhe në kaos ashtu siç e servir PD dhe LSI, por është një situatë normale, ku qeveria dhe të gjitha instancat e shtetit janë në këmbë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga virusi. Ndërkohë, Balla ka kërkuar nga deputetët që të inten-sifikojnë takimet me bazën në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, ku në çdo

takim duhet të pasqyrojnë punën e qeverisë dhe faktet se ajo është pranë tyre, sikundër me paketat e ilaçeve për të prekurit nga Covid-19 që do të rimbursohen sapo të merret vendimi nga Këshilli i Ministrave për ata që do të mjekohen në shtëpi, si dhe për rritjet e rrogave për kategoritë që tanimë janë bërë publike dhe që janë vendosur që të

bëhen realitet në fillim të vitit tjetër, pasi janë reflektuar në Buxhetin e vitit 2021. Pra, Balla ka kërkuar që paralelisht me mobilizim e shkrirjes së LSI, deputetët duhet të informojnë qytetarët se sa ka bërë kjo mazhorancë qeverisëse në këto 3 vitet e fundit, nuk janë bërë në 30 vite bashkë qeverisëse të demokratëve dhe LSI-së.

“Unë nuk kam dyshim që ne, jo vetëm do t’i marrim 8 mandate në Elbasan, por duhet t’i vëmë objektivin vetes për të luftuar për mandatin e 9. Është e turpshme ajo që po ndodh që Ilir Meta bën menaxherin e kompanisë duke shkuar si President për të kërkuar vota. LSI këtu në Elbasan nuk ka asnjë arsye për t’u kërkuar votën

qytetarëve të Elbasanit. Vota për PS është një votë për të ndarë për-fundimisht të mirën nga e keqja. E keqja e këtij vendi në këto 30 vite është kthyer në 4 emra: Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Luli”, deklaroi dy ditë më parë nga qyteti i Elbasanit kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë So-cialiste, Taulant Balla.

BALLA: SKANDAL QË META KËRKON VOTA PËR LSI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pak ditë më parë pas publikimit të draftit të mazhorancës që kufizon mundësinë e tij për të bllokuar qeverinë dhe Kuvendin. “Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një Par-lament jo kushtetues, një Parlament ku qytetarët kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Një Parla-

ment ku një pjesë e mirë janë edhe tradhtarë dhe mercenare. Për mua ka vetëm një interes që është 25 pril-li dhe populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, deklaroi Meta.

META E CILËSON LIGJIN ORGANIK PËRPJEKJE PUÇISTE

Page 4: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT4 E Martë 17 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fatmir Mediu: Qytetarët nuk kanë mundësi të përballojnë pandeminë, Rama ka zhytur vendin në krizë të rëndë ekonomike

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka mbledhur ditën e djeshme strukturat e Partisë Republikane në Dibër, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e bëri përgjegjës se këtë qark e ka zhytur në papunësi dhe varfëri. Gjatë fjalës së tij, kryerepublikani Mediu u shpreh se pamundësia për të përballuar financiarisht COVID-19, sipas tij, po shkatërron familjet shqiptare. “Qarku i Dibrës është zhytur në papunësi dhe varfëri. Situata e rëndë shën-detësore e Covid-19, pamundësia për ta përball-uar financiarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare, dhe e vetmja mundësi

ekonomike është ndihma nga emigracioni. Pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion. Kjo situatë e rëndë, ku ekonomia po shkon drejt kolapsit, ka ardhur si pasojë e korrupsionit, shpërdorimit të taksave për interesa klienteliste nga qeveria Rama”, deklaroi ai. Më tej zoti Mediu u shpreh se sot vendi ka një qeveri që po shkatërron çdo mundësi që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. “Qeveria Rama ka shkatërruar shtetin dhe institucionet. Njerëzit, liritë dhe të drejtat e tyre, nuk kanë asnjë vlerë. Vlerë ka vetëm pushteti dhe korrupsioni, vjedhja dhe grabitja e të sotmes dhe të ardhmes

së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përballë kësaj situate, opozita, e djathta, duhet të bashkojë shqiptarët për ndërtimin e shtetit të qytetarëve dhe brenda 4-vjeçarit të parë, ta bëjë Shqipërinë vend anëtar të BE, siç e bëri vend anëtar të NATO-s. Platforma e saj duhet të jetë gjithëpërf-shirëse, për ndërtimin e shtetit, institucioneve, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në ekonomi, taksa e sheshtë 9%, mbështetja e biz-nesit, punësimit, reformat në arsim, në shëndetësi dhe bujqësi, janë rruga e vetme për të ndërtuar një Shqipëri Europiane”, u shpreh ai. Ndërkohë, Mediu i cilësoi absurde dhe antishqiptare debatet

e nxitura qëllimisht rreth “Shtëpisë së Verdhë”. “Deklaratat e Vuçiç duke krahasuar Ballkanin me Nagroni Karabak, tregon qartë se ai është i njëjti që ka qenë, në shërbim të Millosheviçit, duke masakruar shqiptarët dhe për më tepër, me qëllime të qarta për të ricikluar Serbinë e Madhe, me mbështetje të aktorëve të huaj, jo ballkanikë, që janë kundërshtarë të BE, Amerikës dhe NA-TO-s. Shqiptarët duhet të zgjohen! Shqipëria duhet të sillet si vend anëtar i NATO-s, të ngrejë në nivel të diskutimit politik në NATO, qëndrimet e Serbisë, dhe ushtarak, armatimin ofensivë të saj nga Rusia dhe vendet e tjera”, nënvizoi Mediu.

Vijojnë replikat, PS kërkon sqarime nga Basha për çështjen e UÇK, lideri demokrat akuza për

kolaps me ekonominë dhe shëndetësinë

Basha: Rama po cicëron gënjeshtra kundër meje

Rigels SELIMAN

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë ditën e djeshme

në një tjetër debat virtual sa i takon situatës ekonomike në të cilën ndod-het vendi, pas mbërritjes së pande-misë së Covid-19. Gjithçka nisi dje në mesditë pas fjalës së kryeministrit Rama në Parlament, duke bërë që kreu i demokratëve të reagonte në Twitter, i cili kërkonte nga qytetarët që të përfytyronin lidhur me një qeveri që punon për njerëzit, sipas tij ndrys-he nga ajo e drejtuar nga socialisti Edi Rama që ka shkatërruar ekonominë në këto 7 vite qeverisje. Në postimin e tij, Basha theksoi se realiteti do të jetë ndryshe me demokratët në pushtet, pasi sipas tij, ata do të punojnë për të ndryshuar vendin, duke thumbuar kështu Ramën. “Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shën-detësinë, shumëkush priret të mendo-jë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe-bashkë ne do ta bëjmë real-itet”, shkruan Basha. Por teksa Basha u kërkonte qytetarëve që të parafy-tyronin, Rama nuk qëndroi dot i hes-htur. Me ironi, kryeministri Rama e ripostoi deklaratën e Bashës dhe shtoi mbi të që të përfytyronin edhe një kryeministër që gjatë detyrës së tij do të flinte gjumë. “Dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”, shkruan ai. Nga ana tjetër, kryemi-nistri Edi Rama ka replikuar përmes rrjeteve sociale edhe me presidentin Ilir Meta. Shefi i qeverisë shkruan se Shqipëria është nën mesataren e rajonit sa u përket pasojave nga Covid-19. “Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudo qoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Me Besim dhe Durim do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Gjebrea: PS është parti e konsoliduar,

LSI do shkojë për skrapDeputetja e Partisë Socialiste për

Qarkun e Tiranës, Elona Gjebrea ka reaguar ashpër pas lajmit se shumë socialistë po shkojnë drejt partisë së Kryemadhit. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho zbuloi dy ditë më parë se shumë anëtarë të PS në njësinë numër 1 në Tiranë iu janë bashkuar strukturave të LSI. Por përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Gjebrea e mohon se ky lajm është i vërtetë, ndërsa thekson se Partia Socialiste është solide dhe më e fortë se kurrë dhe se LSI është një parti që po shkon për skrap. “Kush janë socialistët e vërtetë? Dezinformacioni dhe lajmet e rreme duket se kanë mbetur alter-nativa e vetme për parti që ndodhen në çmontim e sipër dhe gati për skrap. Ndjej detyrim të bëj këtë reagim në respekt të shumë miqve që kanë lexuar së fundi në mediat sociale një trakt të shumëfishuar nga portalet për gjoja "largime masive të socialistëve të vërtetë të njësisë Nr.1, Tiranë" drejt partisë që ka marrë rrugën e skrapit”, shkruan Gjebrea.

Vasili: Rama po qan për pushtet dhe jo për qytetarët

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi dje përmes një statusi në rrjetet sociale kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit vetëm po ndihmon përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, pasi sipas tij, Rama qan për karrigen pasi situatën nuk e ka në kontroll. “Pusho KM, o anti-shkencë! Kryeministër bandit, që qan për karrigen, jo për qytetarët me COVID! Çdo idiotësi, që nxjerr nga goja pa pushim, Edi Rama vetëm e ndihmon COVID, ashtu siç jashtëqiti prapë sot në Parlament duke diarreruar të njëjtat maskarallëqe an-ti-jetë dhe anti-shëndet. Asnjë veprim, fjalë apo masë e marrë nga ky sharla-tan as e ka kufizuar, as e ka vënë në kontroll dhe as ka përmirësuar asnjë parametër të situatës së Pandemisë. Ky maskara politik të cilit as qindra të vdekur dhe mijëra të infektuar nuk ja ndryshojnë babëzinë për pushtetin”, shkruan Vasili.

PD akuza Ramës për pandeminëPor shifrat e paraqitura nga

kryeministri Edi Rama për pandem-inë e Covid-19 kanë bërë që të rea-gojë menjëherë Partia Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate, Orjola Pam-puri është shprehur se kryeministri

Rama ka dështuar në shëndetësi. Pampuri shkruan se 13 ambulanca presin në radhë tek Spitali Infektiv dhe se sirenat e tyre janë dështim i Ramës për pandeminë. Madje, zonja Pampuri akuzoi shefin e qeverisë se monton video imagjinare, duke publikuar të kundërtën e situatës së

“Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D. Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës. Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve,

por e ka mbi dyfishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokra-tike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhu-ra me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve”, deklaroi dje në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi.

PD AKUZA RAMËS PËR INVESTIMET

mjerueshme në të cilën ndodhet sot spitalet në Shqipëri, falë keqqever-isjes së tij. “13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet: Teston shumë pak; Vonon përgjigjen deri në 10 ditë; Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e in-fektimeve. Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerëzit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qev-erie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill”, shkruan ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer dy ditë më parë në akuza të forta në adresë të qeverisë dhe kryeminis-trit Edi Rama sa i takon situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha u shpreh se me kryeministrin Rama vendi është i fundit në çdo fushë,

duke shtuar se kjo gjë shumë shpjet pritet të marrë fund. “Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan Basha në Twitter.

BASHA: ME RAMËN JEMI TË FUNDIT NË ÇDO FUSHË

Page 5: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

BKH hyn në fazën finale, nis intervistimi i kandidatëve, gjykata rrëzon të skualifikuarit për padinë ndaj Komisionit të Vlerësimit

Byroja Kombëtare e Hetimit ka hyrë në fazën finale. Ditën e djeshme u zhvillua faza e parë e in-tervistës me gojë me gjysmën e kandidatëve, ndërsa sot do të jetë me pjesën tjetër. Pas kësaj faze emrat e kualifikuar do i nënshtrohen testit të poligrafit dhe më pas do të verifikohet figura e tyre dhe pasuria. Por teksa BKH vijoi me procedurat e formimit të administratës, dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative, ku një prej kandidatëve të skualifikuar ka paditur BKH. A.E, pretendon për parregullsi në procesin e përzgjedhjes së 60 oficerëve që do të punojnë në FBI-në shqiptare. Ai, kërkoi bllokimin e garës edhe pse BKH e pranoi

gabimin në skualifikimin e tij nga gara, por gjithç-ka është pezulluar nga Administrativja. Përpos tij, Komisioni i Vlerësimit në BKH është paditur edhe nga 6 aplikantë të tjerë, të cilët pretendonin se ka pasur manipulim në rezultatet e garës, sidomos për testin fizik. Për pretendimet e kallëzuesit, rea-goi vetë BKH-ja, e cila pranonte gabimin duke ia lënë “fajin” programit Exel dhe shtoi se kandidati kishte të drejtë për ankesën e bërë dhe se do të përfshihej në testin e shkrimit të esesë. "Komisioni i Përzgjedhjes me qëllim përmbushjen në mënyrë të saktë, të drejtë dhe transparente të detyrave që vijnë me rolin e tij në procesin e rekrutimit të

hetuesve të BKH-së, si dhe pasi mori disa ankesa prej kandidatëve, ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike. Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në pro-gramin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmendur më lart i nënshtrohet Testit

të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta”, thuhej në deklaratën e BKH. Në faqen e Byrosë është publikuar dhe rregullorja e përzgjedhjes së kandidatëve, ku jepen detaje se si është arritur te lista finale. “Rregullorja në fuqi, e miratuar prej BKH-së, parashikon rregulla të qarta dhe të detajuara për vlerësimin e kandidatëve për hetues në BKH. Komisioni i Përzgjedhjes është tërë-sisht i angazhuar të zbatojë kërkesat e Rregullores nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Të gjithë hapat e procesit të rekrutimit po monitorohen prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar ruajtjen e standardeve me të larta", njofton BKH.

Hetimet e SPAK në nivel politik, SHBA mesazh prokurorëve: Mos u lëkundni në luftën ndaj të korruptuarve, po bëni punë inkurajuese

Yuri Kim: Hetimet e deritanishme të SPAK inkurajuese

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë dhënë dje një tjetër mesazh të fortë sa i takon luftës ndaj korrupsionit në

nivel politik. Byroja Kombëtare e Hetimi është drejt fazës finale, ndërsa Prokuroria e Posaçme prej gati një viti që funksionon ka në dorë me qindra dosje të bujshme. Por nga ana tjetër sulmet dhe akuzat ndaj këtij organi janë të shpeshta, sidomos nga opozita dhe nga presidenti. Meta, Berisha, Basha dhe eksponentë të tjerë çdo ditë deklarojnë se SPAK e ka kapur Rama, ndërsa rasti më i fundit i përplasjes së opozitës me Prokurorinë e Posaçme ishte dy ditë më parë lidhur me hetimet ndaj deputetit Ervin Bushati. PD akuzoi SPAK se ka ngrirë hetimet, por proku-roria reagoi fuqishëm duke dëshmuar të kundërtën. Ndërkohë, dje ka ardhur reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka dalë hapur në mbështetje të prokurorëve të SPAK. Sipas saj, puna e tyre është për t’u lavdëruar dhe deklaroi qarë se SHBA do i mbështesë deri në fund. “Hetimet dhe akuzat e deritanishme të ngritura nga SPAK janë inkurajuese, një shenjë se ky organizëm po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndiqni këtë linjë dhe qëndroni të palëkundur. Vijoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është së bashku me popullin shqiptar në mbështetje të reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim. Qëndrimi i ambas-adores është një sinjal i qartë se steka e SPAK do drejtohet dhe nga politika. SHBA dhe BE prej kohësh kanë kërkuar hetime në nivele të larta dhe fakti që amerikanët janë të kënaqur se si po ecën procesi deri më tani, tregon qartë se do ketë zhvillime. Nga ana tjetër postimi i Kim në rrjete sociale është një shuplakë dhe ndaj atyre që sulmojnë SPAK e reformën në drejtësi.

Reagon BushatiLidhur me hetimet që Prokuroria

e Posaçme ka nisur ndaj tij, ka reaguar dje Ervin Bushati. Ai sulmoi opozitën, ndërsa u shpreh se ia ka lënë në dorë drejtësisë këtë çështje. “Ky është një avaz i vjetër i Partisë Demokra-tike. Kam shumë besim te drejtësia shqiptare. Kam votuar për këtë që të arrijmë në këtë ditë. Më vjen keq që PD ngatërron luftën politike me luftë ligjore. Këto janë që në 2017-n. Një

Del Monaco, ambasadori i ri i OSBE në TiranëAmbasadori Vincenzo Del Mo-

naco është kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur zyra e OSBE-së në Tiranë duke paraqitur edhe jetëshkrimin e tij. Ai ka shërbyer për 23 vjet në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte am-basador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin, në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Europian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presi-dentit të Italisë, Giorgio Napolitano. Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Europi-ane nga Kolegji i Europës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration. Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Repub-likës së Italisë, titullin Kalorës të Leg-jionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Trafiku i drogës, Lleshaj takime në Durrës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndalur dje në Policinë e Durrësit, ku është diskutuar mbi trafikun e drogës. “Në Durrës anali-zuam sot treguesit e arritur në luftën kundër tentativave për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Edhe pse treg-uesit e kësaj lufte në nivel kombëtar janë në vlerat më të mira historike, edhe pse sasitë e trafikuara në vendet fqinje kanë arritur në minimumet e regjistruara ndonjëherë, në Durrës dhe veçanërisht në Krujë ka hapë-sirë për të bërë më shumë. Nëse sot mbyllet operacioni kundër kanabisit për vitin 2020, po sot fillon operacioni 2021. Risi për operacionin e vitit 2021 do të jetë përqendrimi i goditjes së hershme kundër rrjeteve të organ-izuara të krimit përmes hetimeve proaktive të gjithanshme, të cilat do të njohin një rritje dhe intensifikim të panjohur më parë”, tha Lleshaj.

“Unë besoj tek SPAK. Taksapaguesit amerikanë besojnë tek SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh për t’u siguruar që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesi-mistë për këtë projekt. Pesimizmi është i lehtë, por unë shoh faktet dhe ajo që shoh është që kemi gjëra – si Byroja Kombëtare e Hetimit – e cila nuk ekzistonte dhe tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar Drejtoreshën të merrte rolin e saj. E kapërcyem këtë.

Kishim pak njerëz që aplikuan për vendet e hetuesve; në fakt, në fund, aplikuan më shumë se 600 persona për 60 vende. Ndaj, ka përparim. Këta njerëz tani po testohen. Dua që njerëzit të mos heqin dorë nga shpresa. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë duan që të hiqni dorë. Duan që të besoni se asgjë nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë ndonjëherë. Është false, është propagandë. Shihni faktet”, tha ambasadorja ameri-kane pak ditë më parë.

SHBA E VENDOSUR PËR AVANCIMIN E SPAK

gjyq e ka humbur kunati i z. Basha, edhe këtë do ta humbë. Janë çështje pa sens”, tha deputeti i PS. Sipas tij kjo çështje është hapur nga PD për kredo politike. Sipas tij, demokratët duhet të distancohen nga qëndrimet e Gazment Bardhit. “Njerëzit e kuptojnë të vërtetën. Më vjen keq në fakt. Unë e kam të shenjtë familjen, e kam të shenjtë pronën, ashtu siç e kanë edhe çdo mbështetës i Partisë Demokratike. Besoj se më dëgjojnë anëtarët e PD-së dhe distancohen nga këto akte të pështira të një sekretari pervers të Partisë Demokratike”, tha ai dje. Më

2 Tetor 2018, Partia Demokratike de-pozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Në Janar 2019,

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Ti-ranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Më pas dosja u kalua te SPAK dhe si duket hetimet kanë avancuar.

Në një intervistë televizive pak javë më parë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA po mbështet fort Byronë Kombëtare të Hetimit. “Kemi ofruar mbështetje shumë të fortë në formën e asistencës teknike, këshillave eksperte, tra-jnimit, si dhe asistencës materiale, për shembull kompjutera, duke u siguruar që të kenë pajisjet që iu du-hen për të bërë punën. Ne i vendo-sim paratë aty ku themi. Nuk themi thjesht që mbështesim SPAK dhe BKH apo prokurorinë e posaçme, por kemi vënë edhe investimin për ta treguar mbështetjen tonë. Ata (hetues amerikanë) janë aty për të ofruar asistencë teknike dhe këshil-la eksperte. Kam një ish-agjent të FBI-së që është pjesë e personelit në ambasadë që ofron një pjesë të kësaj asistence. Por të jeni të sigurt, jemi aty për të mbështetur në mak-simumin e mundshëm”, tha ajo.

FBI në mbështetje të Byrosë Kombëtare

të Hetimit

Hetimet dhe akuzat e deritanishme të ngritura nga SPAK janë inkurajuese, një

shenjë se ky organizëm po ecën për-para hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndiqni

këtë linjë dhe qëndroni të palëkundur...

Page 6: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT6 E Martë 17 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet vendimi i KPA për Roland Jaupajn, u rrëzua KPK për konflikt interesit, por gjyqtari sërish u shkarkua

Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin Roland Jaupaj, ndërsa i ka dhënë këtij të fundit të drejtë në disa prej pikave të ankimit, vë në dukje se këto ishin përfitime nga gabimet në referime ligjore dhe nga arsyetimi jo i saktë i Komisionit i Pavarur i Kualifikimit. KPA e rrëzoi Komisionin në ar-syetimin e këtij të fundit se Jaupaj kishte qenë në konflikt interesi pasi kishte vendosur në favor të një kompanie që i kishte shitur me çmim prefer-encial një apartament babait të tij një vit më vonë. Kolegji thotë se referenca ligjore në këtë rast ishte e gabuar dhe se KPK do duhej të kishte dalë në përfundimin se Jaupaj kishte shkelur etikën e magjistratit dhe duhej të ishte penalizuar për

këtë. Në lidhje me të njëjtin apartament, Kolegji lehtëson prindërit e Jaupajt nga të qenët persona të lidhur edhe pse kjo nuk del të kërkohej në ankim dhe shprehet se KPK duhej të kishte hetu-ar mundësinë e një pasurie të fshehur. Megjithatë, Kolegji një trupë e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtar, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi në favor të shkarkimit duke arritur në të njëjtin përfundim si Komisioni mbi pasuritë e gjyqta-rit dhe duke arsyetuar se deklarimi i tij ishte i pamjaftueshëm dhe i pasaktë. KPK vendosi më 28 maj 2019, të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Roland Jaupaj pasi u evidentuan probleme në kriterin e pasurisë dhe sipas Komisionit një rast

i konfliktit të interesit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyetoi në vendimin se përdorimi i padeklaruar prej Jaupajt i një apartamenti në pronësi të prindërve ishte problemi kryesor i pasurisë së tij. KPK doli në disa përfundime mbi këtë apartament, përfshirë faktin se Jaupaj ishte në konflikt interesi dhe prindërit e tij si persona të lidhur nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të blerë apartamentin. Jaupaj, që sipas KPK një vit para se babai i tij të blinte me çmim prefer-encial apartamentin, kishte dhënë një vendim në favor të kompanisë shitëse, kundërshtoi në KPA këtë arsyetim duke argumentuar se ligji në të cilin KPK bazohej ishte miratuar më vonë. Kolegji siç del nga vendimi i arsyetuar i ka dhënë të drejtë

ish-gjyqtarit në pretendimet mbi këto qëndrime të Komisionit, duke vënë në dukje se dispozita ligjore që KPK kishte përdorur nuk ishte e duhu-ra. “Identifikimi i gabuar i dispozitës ligjore, i cili nuk mbështetet në ligjin e kohës të zbatueshëm në rastin konkret, e bën të gabuar konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivlerësimit ka përfituar trajtim preferencial, për pasojë ky konkluzion është i pabazuar në ligj”, thuhet në vendimin e KPA, raporton “BIRN”. Por Kolegji arsyeton se kjo është vetëm një shkarje e KPK-së, pasi nëse Komisioni do të kishte identifikuar dispozitën e duhur ligjore, Jaupaj duhej të ishte ngarkuar me përgjegjësi për cenimin e besimit të publikut te drejtësia përmes sjelljes së tij.

Vetingu rinis furishëm, shkarkohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër, konfirmohet Kryeprokurorja e Pogradecit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep dy vendime brenda ditës

Pas pezullimit të vetingut për shkak të koronavirusit, Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit ka rinisur furishëm procesin e

rivlerësimit. Ditën e djeshme u dhanë dy vendime nga KPK, ku kreu i Prokurorisë së Apelit në Shkodër u shkarkua, ndërsa drejtuesja e Prokurorisë në Pogradec u konfirmua në detyrë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zh-villimit të seancës dëgjimore, në datën 12.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.11.2020, vendo-si: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi, prokuror/drejtues pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Pamela Qirko relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Në seancën dëgjimore, Komisioni konstatoi një sërë problemesh lidhur me një banesë tre katëshe në Paskuqan, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 1996 dhe ishte legal-izuar në vitin 2015. Sipas KPK, prokurori Dragjoshi kishte kryer kundravajtje penale me zënien e truallit shtetëror ku është ndërtuar banesa. Gjithashtu, u evi-dentua edhe fakti se ndërtimi pa leje për-bënte shkelje administrative, në kohën kur ishte ndërtuar banesa. Komisioni ka gjetur mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimin e kësaj pasurie si edhe të burimit të krijimit. Dragjoshi u gjet në pamundësi financiare për ndërtimin e banesës. Balancë negative u konstatua edhe për blerjen e dy automjeteve.Konfirmohet prokurorja e Pogradecit

Po ditën e djeshme KPK shpalli vendimin për drejtuesin e Prokurorisë Pogradec, Dorina Bejko. Në seancën dëgjimore pak ditë më parë KPK konstatoi pasaktësi në pasqyrimin në deklaratën “veting” të likuiditetit me vlerë 5.3 milionë lekë të përfituar nga

Bashkia Tiranë nis rindërtimin e banesave

në BaldushkLagja e re e Baldushkut është

kantieri i radhës ku Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë zonë, ndër më të dëmtuarat nga fatkeqësia natyrore e një viti më parë, do të ngri-hen dhjetëra shtëpi që pësuan dëme të pariparueshme nga lëkundjet siz-mike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar lajmin e shumëpritur për banorët, të cilëve pritet që t’u jepen çelësat e shtëpive të reja, shumë herë më të forta dhe më cilësore se ajo që kishin më parë, përpara Vitit të Ri. “Nis puna për Lag-jen e Re Baldushk në tokën e liruar shtetërore të Bashkisë së Tiranës për shtëpitë e reja pas tërmeteve të 2019,” shprehet përmes një statusi në “Twit-ter”, kryebashkiaku. Veliaj thotë se me këtë lajm që gëzon sot të gjitha famil-jet që humbën shtëpitë nga tërmeti bëhet lehtë diferenca mes atyre që bëjnë histori dhe atyre që bëjnë histeri.

PAA akuza qeverisë për buxhetin e ri

PAA ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me votimin e pr/buxhetit 2021 në Parla-ment. “Sot votohet buxheti i demagog-jisë, babëzisë dhe oligarkisë. Bujqësia për 7 vite ka patur mbështetjen më të ulët buxhetore vetëm 57 qindarka në 100 lekë të buxhetit. Vetëm 20 për-qind e fermerëve fitojnë nga skemat mbështetëse. Kullimi dhe pastrimi spontan i kanaleve vaditëse i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit. Kredia për fermerët e shtrenjtë dhe e vështirë. Rritja e buxhetit të bujqësisë në 2021 demagogji elektorale. Rritjen më të madhe në 2021 do ta përfitojnë vetëm oligarkët e projekteve ku bashkohet babëzia e qeveritarëve me fitimet kriminale të disa oligarkëve. PAA premton se pas zgjedhjeve 2021 do të kërkojë me këmbëngulje: Dyfishim të buxhetit të bujqësisë; Heqje reale e akcizës për bujqësinë; Rritje nga 20% në 80% të fermerëve që do të përfitojnë nga fondet e BE”, tha PAA.

shitja e një apartamenti me sipërfaqe 72 m2 në Tiranë në vitin 2012. Relatorja Suela Zhegu shpjegoi se Bejko e kishte shënuar këtë vlerë në deklaratën “vet-ing”, pavarësisht se kishte deklaruar pakësimin në vite për shkak të blerjes së një autoveture dhe shpenzimeve të tjera. “Komisioni konstaton pasaktësi në deklarimin e vlerës së likuiditeteve në deklaratën veting, pasi në këtë pe-riudhë nuk e dispononte për shkak se ishte shpenzuar në vitet e mëparshme”, pohoi Zhegu. Në fjalën e saj, proku-rorja Dorina Bejko shprehu vlerësim maksimal për hetimin e kryer nga Komisioni. Ajo u ndal shkurtimisht në gjetjet e KPK-së për pasaktësitë dhe mospërputhjet. Bejko tha se pasaktësia e konstatuar në deklarimin e likuiditetit në vlerën 5.3 milionë lekë ka ardhur për faktin se në deklaratën veting duhej të pasqyroheshin gjithë pasuritë, përfshi edhe ato që ishin pakësuar. “Kam shp-jeguar se këto likuiditete kanë ardhur

Në seancën ndaj prokurores Bejko, relatorja Zhegu sqaroi në seancë se në kontratën noteriale të shit-blerjes, çmimi i truallit ishte shënuar 500 mijë lekë. Komisioni nuk e ka konsideruar pretendimin e subjektit se vlera 500 mijë lekë e pasqyruar në kon-tratë ka qenë një gabim i noterit dhe se kjo shumë ishte diferenca mes çmimit të shitjes 5.5 milionë lekë dhe paradhënies 5 milionë lekë. Bejko në fjalën e saj kërkoi që për blerjen e apartamentit në Tiranë të merren në konsideratë të ardhurat nga tjetërsimi i

pasurisë së trashëguar, truallit 1000 m2. Ajo shpjegoi se në qershor të vitit 2004, vjehrri ka qenë në dijeni të finalizimit të përfitimit të truallit dhe kanë nisur bisedimet me blerësin. Sipas saj, vlera e parapaguar ka qenë 5 milionë lekë dhe secili nga anëtarët e familjes së bashkëshortit ka përfituar 1/5-ën, nga 1 milion lekë. “Më pas kur është nënshkruar kontrata, duket qartë se është finalizimi i gjithë transaksioneve të kryera më parë. Pasqyrimi i shumës 500 mijë lekë është gabim i noterit”, këmbënguli Bejko.

PRETENDIMET E PROKURORES BEJKO

nga shitja e apartamentit në Tiranë dhe se janë përdorur për krijimin e pasurive të tjera. Edhe në deklaratat periodike kam shënuar se si janë pakësuar këto likuiditete”, deklaroi Bejko. Ajo këmbën-

guli se nuk ka pasur qëllim për të kryer deklarim të pasaktë, por që të ishte sa më e hollësishme në deklarime. Bejko kërkoi që vlerësimi i deklaratës veting të kryhej në harmoni me ato periodike.

Në rastin e vetingut për proku-rorin Dragjoshi, komisioni konsta-toi një sërë problemesh lidhur me banesën tre katëshe në Paskuqan, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vi-tin 1996 dhe ishte legalizuar në vitin 2015. Sipas Qirkos, në deklaratën veting, Dragjoshi ka shënuar se kos-toja e ndërtimit për këtë pasuri ishte afërsisht 7 milionë lekë, ndërsa në vitin 2004 në shumën 4 milionë lekë. Si burim krijimi në deklaratën veting

Dragjoshi ka shënuar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamen-ti në Kukës dhe nga pagat ndër vite. Sipas dokumentacionit të dorëzuar në Komision prej ALUIZNI-t, trualli ku është ndërtuar banesa figuron pronë shtet. “Duket se zënia e truallit në vitin 1996 përbënte kundravajtje penale, “pushtimi i tokës””, theksoi relatorja Qirko. Ajo shtoi se edhe ndërtimi pa leje, me ligjin e kohës përbënte kundravajtje administrative.

PROBLEMET PËR PROKURORIN DRAGJOSHI

Në seancën dëgji-more, Komisioni kon-statoi një sërë prob-

lemesh lidhur me një banesë tre katëshe në Paskuqan, ndër-

timi i së cilës kishte nisur në vitin 1996

dhe ishte legalizuar në vitin 2015...

Page 7: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Debati për masakrën e Krushës, Dashamir Peza: Ja si BBC e mori filmimin, Bellanica u mor në pyetje nga OKB

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza hodhi dritë në lidhje me një ngjarje të 22 viteve më parë, masakrën e Krushës së Madhe, e rikthyer në vëmendje pas akuzave të artiku-luara edhe nga kryeministri Rama, se kasetën me filmime të kameramanit amator Milaim Bellanica, e ka Lulzim Basha, në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë. Ndryshe nga sa thuhet, Peza, në atë kohë përkthyes i një ekipi të BBC-së tha se është takuar vetë me këtë kameraman dhe se kasetën ia ka dorëzuar BBC-

së. "Po, kanë bërë një intervistë për dëshminë e tij, se çfarë kishte parë ai. Unë do thoja që akti i tij është tepër heroik. Të gjithë u impresionuam, pasi vuri jetën e vet në rrezik dhe të nënës së tij që mbajti kasetën. Deri dje isha krenar që isha pjesë e kësaj historie edhe pse sot lajmi ka marrë një rrjedhë të padëshiruar. Jetojmë në një periudhë ku loja me fatin dhe personalitetin e tjetrit është kthyer në të pacipë, dje po thoja pse më qëlloi fati të isha pjesë e saj", tha ai për “News 24”. Ish-deputeti deklaroi se nuk është infor-

muar mbi këto zhvillime të fundit. Ai ka hedhur poshtë zërat se kameramani është paguar për filmimet. “Është kaq e papritur për mua, jam shkëputur nga mediat e lajmet duke jetuar edhe në fshat, por po të them që deri dje se kam pas idenë që kjo histori ekziston dhe unë qenkam i akuzuar. Nëse do kishte ndonjë pagesë, të pyetet BBC nëse ka akorduar ndonjë shumë për të dhe ka dashur t’ia japë përmes meje, por që unë s’ ja kam dhënë kjo nuk qëndron. Por unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për

lajme, e ka kriter BBC”, tha ai. Ai po ashtu tha se beson që kjo kasetë mund të jetë dorëzuar nga ekipi i BBC-së, pranë OKB-së, pasi kjo e fundit edhe e ka marrë në pyetje kameramanin që filmoi masakrën ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 vetë. "Di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë me Milaimin, mbaj mend që është intervistuar. Këtë përshtypje kam, por kanë kaluar 22 vite. Kështu besoj se ka ndodhur se ka pas kontakt mes tyre. Nuk do habitesha ta kenë marrë përfaqësues të OKB", tha ai.

Kolapsi në gjyqësor “shpëton” Berishën, shtyhet pa afat çështja e Izet Haxhisë, të gjithë në panik nga dosja “Hajdari”

Gjykata e Tiranës paralizohet nga koronavirusi

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, vijon të mbetet një ndër dosjet që i tremb të gjithë. Kanë kaluar 22

vite nga vrasja e deputeti socialist dhe ende sot ka pa fund mistere mbi këtë çështje. Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi ndaj Izet Haxhisë, një prej të akuzuarve për ngjarjen, i cili ndodhej në Turqi kur u dha dënimi ndaj tij dhe tashmë po rigjykohet. Izet Haxhia që në krye të herës e ka bërë të ditur se qëllimi i tij është përballja me Sali Ber-ishën. Haxhia pretendon se është Ber-isha ai i cili ka gisht në ngjarje, ndërsa ish-kryeministri akuzon Haxhinë, i cili në atë kohë ka qenë truproja i tij. Sean-ca e radhës ishte planifikuar për këtë të premte, por nuk do të zhvillohet. Për shkak të situatës së koronavirusit Gjykata e Tiranës është kyçur deri në fund të muajit dhe për këtë arsye nuk do të ketë seanca gjyqësore. Ndërkohë gazeta ka mësuar se pas datës 30 do të vendoset se kur do të mbahet gjyqi i tij. Në seancën e fundit pati debate të shumta, pasi gjykata nuk pranoi të thërriste Sali Berishën si dëshmitar. Si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse kërkojnë atë që të japë qëndrimin e tij në seancë, por gjyqtari deklaroi se për të do të vendoset në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen provat dhe të dëgjohen dëshmitë e tjera. Pra gjyqtari do të vendosë në fund nëse ka rëndësi dëshmia e Berishës. Gazeta ka mësuar se po bëhet luftë e fortë që Berisha të qëndrojë larg sallës së gjyqit dhe si duket deri më tani po ja del. Një herë seanca u shty se prokurori ishte i sëmurë, në seancën tjetër gjyqtari deklaroi se do vendosë në një moment të dytë, ndërsa tani Gjykata e Tiranës ka pezulluar seancat.

Gjyqi i Haxhisë Në krye të listës me 20 dëshmitarë

të kërkuar nga Izet Haxhia ishte Sali Berisha. Ky i fundit dha një deklaratë në ambasadën amerikane pas vras-jes së Hajdarit dhe për këtë arsye u kërkua dëshmia e tij në gjykatë. “Në fashikullin e gjykimit, në faqet 707-708-709-710 ndodhet Deklarata e Partisë Demokratike e firmosur në datën 16 korrik 1999 nga dëshmitari Sali Berisha dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Robert H. Frowik. Në këtë deklaratë Sali Berisha jep me hollësi gjithë versionin e ngjarjes, orën e saktë të

Akuzat për UÇK, PD kritika “Top Channel”Televizioni “Top Channel” ka

publikuar dje të tjera dëshmi kundër liderit demokrat Basha, sa i takon angazhimit të tij në UNMIK dhe akuzave të ngritura ndaj UÇK. Por ndaj televizionit ka reaguar ashpër PD. “Partia Demokratike e Shqipërisë përbuz me neveri maskaradën e ork-estruar nga Edi Rama dhe Top Chan-nel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas inceneratorëve. Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Williamson. Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë. Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar”, tha ai.

Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi

Në një rrëfim për “TCH”, ish-ko-mandanti i UÇK-së për zonën oper-ative të Llapit, Latif Gashi tregon se gjatë arrestimit nga UNMIK në janar të vitit 2002 i ishte marrë si provë edhe ditari i tij nga lufta, e që i ishte zhdukur dhe nuk ishte proceduar asnjëherë si provë materiale. Gashi thotë se në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, të cilin e kishte identifikuar bashkëshortja e tij dhe ishte ankuar për sjellje arrogante. “Po flas gjithë herë me dëshminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë veç Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës”, ka deklaruar Gashi.

“Nëse Izet Haxhia do të kishte vetëm arsyen e vet, domethënë shmangien e ekzekutimit të këtij dënimi me 25 vjet burg, ashtu siç qëndroi ilegal për shumë kohë, deri sa vendosi që të vinte dhe të dëshmonte për të vërtetën e ngjarjes, i bindur se ndryshimet e ndodhura në vitin 2013 në qeverisjen e vendit dhe reforma në drejtësi që po formësohej dhe po implementohej edhe me ndihmën parësore të SHBA dhe BE, ashtu do të qëndronte deri në vitin 2023 dhe pastaj,

bazuar në nenin 68 paragrafi i parë, gërma "a" e Kodit Penal do të kërkonte parashkrimin e ekzekutimit të dënimit pasi "Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar 20 vjet për vendimin që përmban dënimin pesëmbëdhjetë gjerë në njëzetë e pesë vjet burgim". Dhe kështu, në vitin 2023, domethënë dy vjet pas ditës së sotme, ai do të gëzonte lirinë e plotë, pa bërë asnjë ditë burgim”, thuhet në argumentet e palës mbrojtëse.

JA ARGUMENTET E AVOKATIT

ndodhjes së krimit, si e ka dëgjuar atë, kush ishin qëlluar, nga kush u qëlluan, me kë ishte takuar Azem Hajdari para se të shkonte në vendin e krimit etj. etj., shpjegime të hollësishme të kësaj dite ngjarje dhe të ditëve të tjera para dhe pas saj. Deklarimet e Berishës para gjykatës janë të domosdoshme. Ai nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është personi i parë që i ka shkuar i gjithë informacioni për ngjarjen nga

dëshmitarët okularë, të cilat ai i ka bërë pjesë të deklaratës së tij”, thuhet në kërkesën e Izet Haxhisë. Sipas tij, deklarimet e Sali Berishës se cilët ishin personat që i dhanë atij të gjitha hollësitë e ngjarjes, autorët e krimit me emër dhe mbiemër të përmendur prej tij në deklaratë, gjithë mekanizmin lëvizës të secilit person ditën e ngjarjes, mjetet dhe targat e tyre që u përdorën në krim, duhen shpjeguar nga kush i

mësoi Sali Berisha që i bëri pjesë të dosjes hetimore dhe gjyqësore organi i akuzës dhe gjykata. Sipas Idajet Beqirit, ka qenë mbesa e tij që e ka informuar se jashtë selisë ishin Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj. “Mbesa e Sali Berishës Shpresa Breçani te lokali pranë PD i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmanin, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Candu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Sali Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën me targa VL0676. Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në një situatë të tillë, kur u njoftua nga mbesa e tij, në vend që të njoftonte organet e Policisë së Shtetit, ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës etj, urdhëroi Azem Hajda-rin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta”, thuhet më tej.

● Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në bur-gun e Burrelit.

● Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari.

● Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e depu-tetit të PD-së, Azem Hajdari, li-ruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.

● Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje.

● Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova

TË DËNUARIT PËR VRASJEN E HAJDARIT

Page 8: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT8 E Martë 17 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Frrok Çupi: Meta po shkon drejt lajthitjes, ka 21 vite që është në politikë, ja kush po e merr në qafë

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politke në të cilën ndodhet vendi, duke e ndalur theksin tek sulmet politike të artikuluara nga presidenti Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Çupi thek-soi se presidenti Meta, sipas tij, ka ngushtim të kapaciteteve mendore. “Zoti Meta ka shumë një ngushtim të jashtëzakonshëm të kapaciteteve mendore. Se di ç'ka ndodhur me të ose ka qenë gjithmonë i papërgatitur. Meta dhe disa të tjerë kanë hyrë në politikë 21 vjeç, atë doemos e ka marrë në qafë shoqëria, gradat. Në kohën e Zogut

po të bëheshe polic ose xhandar në pleqëri ishe i turpëruar”, deklaroi ai. Nga ana tjetër sa i përket rolit të Lulzim Bashës në raportin e Dick Marty, analisti Çupi ka deklaruar se kryedemokrati, pas punës në UNMIK sipas tij, nuk duhet të kishte mbajtur poste publike. “Ai është politikan dhe do sulmohet politikisht. Basha është në dubël në këtë moment dhe si individ thjesht ka bërë punën si përkthyes mund ta ketë bërë dhe si hetues, mund ta ketë bërë, dhe të tëra këto si individ do të ndiqej nëse do kemi ligj por ne se kemi. Kur kishte këto ngarkesa me vete, më të thjeshtën atë të përkthye-

sit të kombeve të bashkuara në Kosovë, që në këtë moment ai duhet të kishte dëshmuar para se të hynte në politike. Ai nuk duhet të kishte pranuar të merrte funksione publike”, u shpreh ai. Më herët teksa ishte në një studio televizive, analisti Frrok Çupi ka folur me tone të ashpra ndaj Pres-identit Ilir Meta, duke e quajtur atë të paditur, të pashkollë e të pakulturuar. “Ilir Meta është nervoz, që vjen edhe nga një brumë i papërpunuar, është i paditur, i pakulturuar, i pashkollë. Këtë e kemi nga shoqëria ne, kemi kaluar një shoqëri me ide burrë i mirë, trim, gjaknxehtë. Kemi të bëjmë

me një udhëheqje që po vdes, po vdes stili i tyre i vjedhjes. Iliri sot i ka nervat jashtë për arsye se ka shpërndarë aksionet. Ka dhe një problem se ai shpreson te PS për një aleancë sado e vogël që të dalë LSI në zgjedhjet. Nervi më i madh është çfarë do jetë në PD. Nëse PD do të fusë në aleancë Ilir Metën, është kosto për PD. Nëse PD nuk do ta pranojë në vetvete, ky bëhet shumë i rrezikshëm, në rrugë, me ata anëtarët e LSI. Ilir Meta shpreson te dhuna dhe nëse Basha e pranon si aleat, PD pëson humbjen e fundit. Ilir Meta ka synim të bëhet kryetar i opozitës”, nënvizoi Çupi.

Miratohet ligji për partitë, Balla akuza PD se financohet nga rusët, Myslim Murrizi kërkon rrudhjen e subjekteve politike

Murrizi: Nuk duhet të kemi parti fantazma, kryetarët ditën zihen e natën bëjnë atë që s’thuhet

Rigels SELIMAN

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar dje mes debat-eve projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.

8580, datë 17.02.2000, “Për par-titë politike”, i ndryshuar””. Ky projektligj u miratua me 82 vota pro, 14 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa në thelb qartëson dhe ligjëron një ndryshim të da-kordësuar e të votuar me ndrys-himet kushtetuese, ku financimet e partive kalojnë nga ligji për partitë në Kodin e ri Zgjedhor. Fillimisht ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Social-iste, Taulant Balla, i cili teksa foli për çështjen e financimit të partive, theksoi se duhet forcuar legjislacioni. Nga foltorja e Kuvendit, Balla mori shembull rastin e PD, ku tha se nuk ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me financimin rus të pub-likuar nga mediat, duke para-lajmëruar një rishikim të ligjit për financimin e partive politike, legjislaturën e ardhshme. Madje, Balla akuzoi Lulzim Bashën se ka pranuar investime dhe mbështetje financiare nga Rusia, që sipas deputetit nuk është një vend miqësor me Shqipërinë. “Mbetem i bindur që çështja e financimit të partive politike në Shqipëri duhet forcuar legjis-lacioni. Nuk kemi një legjisla-cion që të garantojë që partitë politike të mos financohen nga burime të paligjshme. Dështi-mi i institucioneve të drejtësisë shqiptare, jo ato amerikane, për të hetuar siç duhet rastin e fi-nancimit të PD-së, të bërë publik me prova, jo me fjalë, se si nga një kompani guacë në Edinburg të Skocisë persona të caktuar me origjinë, apo me pasaporta ruse ua dhanë në zemër për të financuar Lulzim Bashën është një fakt që sot nuk është hetu-ar, është një fakt që sot përsëri është një sirenë alarmi se si parti të caktuara politike në Shqipëri mund të bien pre e financimeve nga vende që nuk janë aspak miqësore me Shqipërinë. Biem të

gjithë dakord që Rusia nuk është një vend miqësor me Shqipërinë dhe në këtë këndvështrim, fakti që nga financime ruse të finan-cohet PD-ja, një prej partive më të rëndësishme të jetës politike të vendit”, deklaroi Balla.

Murrizi kërkon rrudhjen e subjekteve politike

Pas Ballës fjalën e mori deputeti i opozitës parlamenta-re, Myslim Murrizi, i cili duke

folur nga Kuvendi theksoi dje se amendamenti i ardhur në Par-lament për financimin e partive politike është një hall i madh i pazgjidhur i 5 qershorit. Murrizi bëri thirrje për krijimin e një ligji real në mënyrë që të mos ketë parti fantazma, por sipas tij, parti reale, duke kërkuar rrudhjen e tyre. “Koha ishte që të bëhej një ligj real për partitë politike. Amendamenti i sotëm i

Valteri: Kush voton për Ramën, do bashkëqeverisë

me Lulzim BashënTeksa mori dje fjalën në Kuvend,

deputeti i opozitës së re, Halit Valteri u shpreh se Rama, Basha dhe Kryema-dhi janë bashkë dhe se qytetarët duhet ta dinë që nëse votojnë në zgjedhjet e ardhshme për PS, ajo do qeverisë me PD-në, si dhe e anasjelltë. “Kjo oligarki dhe politika që i përfaqëson ka fituar përvoja negative nga vitet e kaluara. Në këtë kuptim përvoja, interesat i ka bërë këto tre parti më paqësore, më të gatshme të ulën për marrëve-shje. Nëse nga njëra anë Rama i vendos taksë Rrugës së Kombit dhe shqiptarët ngrihen në protestë, atij i duhej një Lul nul që ta mposhte atë protestë. Nëse flitet për Ramën, flitet edhe për Bashën, edhe për Kryema-dhin. Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën. Kjo është e vërteta, s’ka asnjë tjetër. Nga frika e reformës në drejtësi, Meta ende s’ka zbritur nga mali. Ndërsa PD-ja është kthyer si ato klubet e futbollit në krizë që fillojnë dhe shesin talentet te partitë e tjera”, deklaroi Valteri.

Gjosha: Në 25 prill do largohet Rama dhe do triumfojë demokraciaIsh-deputetja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Klajda Gjosha u shpreh dje gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, se në 25 prill do largohet Rama dhe do triumfojë demokracia. “Sikur çdo njëra nga ju të trokasë në çdo derë shtëpie dhe të pyesë si e ka jetën sot, jam e bindur që do ju thonë se janë shumë më keq. Ndaj trokisni në zemrat e këtyre njerëzve për të kërkuar votën dhe për të bërë ndryshimin. Duhet t’u themi mjaft largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Nuk duhet të ikin shqiptarët por Edi Rama. Unë besoj se ky ndryshim do të vijë dhe ajo do të jetë data 25 prill. Çfarë do makinacioni të përdorë Edi Rama ai nuk do ta ndryshojë votën e qytetarëve në 25 prill. Edhe sikur vetë t’i numërojë votat ai nuk mund ta ndryshojë votën e qytetarëve. E nisa këtë takim në njësinë 7 me gratë sepse forca jeni ju, e nisa sepse kryetarja e LSI është një grua”, deklaroi Gjosha.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi dje në Parlament se PS do t’i qëndrojë marrëve-shjes së 5 Qershorit. Ai u bëri thirrje të gjitha partive që të garojnë dhe të dalin përpara popullit. “PS në këto 30 vite kurrë nuk ka shkelur një marrëveshje edhe me kundërshtarët e vet, dhe në këtë funksion ritheksoj se PS-ja i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit. Besoj që

tashmë jemi të gjithë të qartë që procesi i ndryshimeve kushtetuese që i ka hapur rrugë hapjes së listës tashmë të 25 Prillit, na ndajnë edhe pak kohë dhe i ftoj të gji-tha partitë politike që të bëhen gati për të garuar tek gjykatësi që nuk gabon kurrë, populli shqiptar. Le të përballemi të gjithë me njëri tjetrin, por me gjyqtarin e pagabueshëm: popullin”, deklaroi Balla.

BALLA: PS I QËNDRON 5 QERSHORIT

ardhur nga zonja Hysi është një hall i pazgjidhur i 5 qershorit. Shqipëria ka një parti nga 41 e krijuar e Miladinit dhe Dushanit e që kaloi në duar deri tek Rama. U krijua në 91 dhe një parti tjetër. 136 parti politike të regjis-truara janë treguesit më të mirë se çfarë forcash politike kanë qeverisur. Ju punësuat Besart Kadiun ndërsa ato nxorën doku-mentin që e kanë shpallur armik. Partitë politike shqiptare nuk janë demokratike. Këta gjithë ditën zihen gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet, kështu më tha një i moshuar dhe kjo është e vërteta. Një parti që tallet me garën. Nga 16 mijë kandidatë për deputetë kanë futur një sekretar të Lulit. PD ka 3 ditë që është ngritur në këmbë për Islamin. Do ishte mirë të kishte kurajo të bëhej një ligj real për partitë politike reale që të mos kishte parti fantazma”, tha deputeti i opozitës parlamen-tare, Myslim Murrizi.

“Ju e keni mbushur gamën dhe sajoni armiq imagjinarë. E gjithë bota duartrokiti kur Putin u takua me botën e tij të kundërt. Ju punësuat Besart Kadinë, shpallët armik dy deputetë që takuan Blushin, shpallët armik dhe Rus-majlin. Kështu është këtu në Shqipëri. S’ka arti demokratike, pavarësisht se ndërrojnë letrën në xhep. Një plak i mençëm në

Myzeqe më tha: “E di si është lufta politike në Shqipëri mor bir?”. Hë si është xha Qerem, i thashë, se mbase e njeh edhe Eglantina. Më tha që “politika e pistë në Shqipëri nuk ka lejon të ecim para”. Mesa shoh xhaja tha, këta gjithë ditën zihen dhe gjithë natën bëjnë atë që nuk thuhet, më tha”, deklaroi dje deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi.

DEPUTETI MURRIZI AKUZA PS

Page 9: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Drejtori i OBSH: Vaksina anti-covid nuk mjafton për të mposhtur virusin, fillimisht sasitë do të jenë të kufizuaraPasi u konfirmua se do të dalë vaksina

anti-Covid, e cila do të bëjë të mundur kurim-in e të sëmurëve nga ky virus, mesa duket të gjitha shpresat për të zhdukur këtë pandemi kanë mbetur tek vaksina. Por a do të jetë vetëm vaksina e mjaftueshme për të mposhtur Covid-19? Përgjigje kësaj pyetje i ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghe-breyesus. Ai u shpreh se vetëm vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur Covid. “Vaksina anti-Covid nuk do

ta mposhtë dot virusin përfundimisht. Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato", u shpreh Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së. Drejtori i përgjithshëm është munduar të ulë dukshëm entuziazmin që ka përfshirë të gjithë, pas të dhënave të fundit në lidhje me sigurinë e vaksinës. Ai u shpreh se vaksina do të jetë për disa kategori të caktuara si personat që kanë më tepër rrezik, mjekët dhe të moshuarit. "Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit

dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë", u shpreh Ghebreyesus. Sakaq drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, ngriti alarmin për vendet që po e lënë të pakontrolluar këtë virus. “Ky është një virus i rrezikshëm sesa mund të sulmojë çdo sistem në trup, vendet që po e lënë atë të mbetet e pakontrolluar po lua-jnë me zjarrin”, shtoi ai. Kreu i OBSH-së apeloi për veprim të menjëhershëm, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, pasi mënyra më e

mirë për të rritur ekonomitë është mposhtja e virusit. “Nuk ka asnjë justifikim për mosveprim. Vepro shpejt, vepro tani, vepro me vendosmëri. Duke mos përdorur gamën e plotë të mjeteve në dispozicion, çon në vdekje, vuajtje dhe dëmton jetesën dhe ekonomitë. Nuk është një zgjedhje midis jetës ose jetesës. Mënyra më e shpejtë për të rritur ekonomitë është të mposhtni virusin”, këshilloi ai. Ai bëri thirrje që masat për të kon-trolluar përhapjen e Covid-19, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

Masat ndaj koronavirusit, mjekët në unison kundër një izolimi të dytë, qeveria paguan paratë për marrjen e vaksinës së Bill Gates

Pipero: Duhen deri në 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll

Sidorela BRAÇJA

Të gjithë mjekët edhe special-istët janë kundër një izolimi të dytë si ai i pranverës së vitit të kaluar. Qeveria shqiptare

ka kthyer kufizimet në vend nga ora 22:00 deri në 06:00, ndërsa për mjekët një izolim i dytë do të ishte fatal. Mje-ku shqiptar Skënder Murtezani, i cili punon si epidemiolog në Nju Jork, teksa foli në një intervistë mbi një izolim të dytë ai u shpreh se nuk është aspak dakord, ndërsa sugjeroi se duhet disiplinë. “Unë më shumë do kisha thënë disiplinë, sesa izolim të plotë. Nuk jam që të shkohet në atë ekstrem. Por, po të sillemi mirë, në mënyrë të disiplinuar, me maskën e pastër, dis-tancën, besoj se kjo luftë do fitohet. Të jemi të gjithë bashkë në këtë disiplinë”, theksoi mjeku. Lidhur me vetëvrasjet e pacientëve në Amerikë ai u shpreh se nuk ka pasur. “Unë kam 4 raste që kanë pësuar psikozë, jo vetëvrasje. Spitalet në Amerikë janë jashtëzakon-isht të organizuar, p.sh. Në pranimin e pacientëve në spital, infermierët bëjnë një test, janë 10 kategori në to. Nëse pa-cienti është në njërën nga këto kategori, duhet që psikologu të jetë aty. Infermieri gjithashtu komunikon çdo ditë me pacientin. Stafi mjekësor duhet të ketë syrin hapur me këta pacientë. Sigurimi në këto spitale duhet të jetë absolut”, u shpreh ai. Sakaq, edhe mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë, u shpreh se është kundër mbylljes së dytë, ndërsa theksoi se nuk e ka lexuar vendimin e qeverisë për ndalim e muzikës në loka-let e natës. “Unë nuk e kam lexuar të zbardhur urdhrin e qeverisë, por e kam dëgjuar sikurse e keni dëgjuar edhe ju, që ndalohet muzika pas orës 20:00, jo të mbyllet lokali. Mendoj se mund të shfrytëzohen mjediset e hapura dhe të ketë respektim të protokolleve. Jeta e një qytetari është shumë herë më e rëndësishme se sa një natë argëtimi në fundjavë, që do të jetë një kufizim 2-3 mujor”, u shpreh ai.

Masat Pipero po ashtu theksoi se nëse res-

pektohen masat nuk do të ketë një tjetër izolim. “U kërkoj të gjithë të rinjve që të bëjnë një sakrificë. Duhet mirëkuptim dhe secili nga ne të bëjë një sakrificë. Edhe kostoja ekonomike do të jetë e rëndë. Prandaj duhet mirëkuptim nga gjithë qytetarët. Askund nuk do të ketë

Rëndohet bilanci nga Covid, 8 persona

humbin jetën8 persona kanë humbur betejën

me Covid gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa i lartë ka qenë edhe numri i personave të infektuar. Sipas njofti-mit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 2241 testime kanë rezultuar pozitiv 602 persona me këtë virus. “Gjatë 24 orët e fundit është shënuar rekord shëruarish nga Covid në vendin tonë. E kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, dhe kanë rezultuar 602 raste pozitive”, thuhet në njoftim. Po ashtu në njoftimin e ministrisë bëhej me dije edhe numri i personave që janë shëru-ar dhe pacientëve që po trajtohen nga virusi.“Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Mjeku Sulçebe tregon ku dallon Covid-i me gripin e zakonshëmNumri i të infektuarve dhe vik-

timave nga Covid-19, vijon të rritet në vend. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, në një intervistë në Eurone-ws Albania, renditi shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me coronavirus. “Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimp-tomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, u shpreh ai. Ai foli edhe për testimet e shpejta, ndërsa tha se efektshmëria e tyre është në studimet epidemiologjike pasi nuk kanë efektin e testimit molekular. “Testimet e shpejta janë efikase, janë të lira dhe e kapin virusin me shpejtësi”, u shpreh ai.

mbyllje nëse respektohen protokollet”, u shpreh ai. Sa i përket kohëzgjatjes së pandemisë mjeku Pipero u shpreh se duhet së paku 1.5 ose 2 vite që pandemia të largohet. Sipas Piperos, krahas vaksinës duhen mbajtur edhe masat si distanca fizike apo maska. “Virusi ka shumë të panjohura, por mendoj se duhet së paku 1.5 ose 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll. Unë nuk pres mrekulli nga vaksina, sepse krahas saj duhet të prevalojnë edhe masat si distancat fizike dhe maskat. Edhe nëse del vaksina para fundit të vitit, kapacitet për ta prodhuar nuk janë kaq të mëdha. Sa kohë nuk kemi një vaksinë, duhet të respektojmë masat e tjera efektive parandaluese. Unë nuk besoj se Bill Gates flet pa pasur argu-mente shkencore nga stafi i tij, ndërsa unë flas nga eksperienca e pandemive të kaluara në botë”, u shpreh ai.

Financimi për vaksinën anti-covidGjatë fjalës së tij dje në Kuvend,

kryeministri Edi Rama ndër të tjera

foli edhe mbi financimin nga qeveria për vaksinën anti-covid. Kryeministri bëri me dije se do të dyfishohet ndihma ekonomike për periudhën e pandemisë, ndërsa theksoi se është paguar kapari për të marrë vaksinën anti-Covid si pjesë e paketës COVAX. “Ne do të bë-jmë gjithçka, të gjithë së bashku, që deri në fund të kemi një bilanc për të cilin të jemi të gjithë të lehtësuar me vetvet-

en dhe me njerëzit, që bëmë gjithçka mundëm dhe Shqipëria doli nga kjo luftë me të gjitha pasojat, që çdo luftë sjell, por me asnjë pasojë më shumë se gjithë të tjerët. Kemi paguar kaparin për COVAX, kemi prenotuar për të marrë vaksinën. Jemi në komunikim të përdit-shëm me BE, unë kam pasur një bisedë të gjatë me presidentët e Komisionit", deklaroi kryeministri Rama.

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur edhe lidhur me vaksinën anti-covid duke thënë se nuk pret mrekulli. “Unë nuk pres ndonjë mrekulli nga plazma hiper-imune. Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës u vërtetua se aty-aty është përfitimi. Edhe plazma mbetet në të njëjtat ujëra. Ne mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërf-shirës. Kësisoj edhe për plazmën dhe

për vaksinën nuk pres ndonjë mrekulli të madhe. Pres që të kemi një vakinë në fund të vitit ose të fillim të vitit tjetër”, u shpreh ai. Ndërsa foli për vaksinën stinore, ai theksoi se nuk të mbron nga Covid-19. “Sa i takon vaksinës ndaj virusit stinor, mendoj se na mbron ndaj këtij virusi, por jo kundër Covid-19. Kjo na ndihmon që të dallojmë viruset të dyja nga njëra-tjetra”, u shpreh ai.

PIPERO: NUK PRES MREKULLI NGA VAKSINA

Personat të cilët janë të prekur nga Covid nuk duhet të nisin tra-jtimin me antibiotikë. Këtë deklaratë e ka bërë Ornela Çela, mjeke e familjes, ndërsa u shpreh se, mjekët e familjes ofrojnë trajtim zëvendësues dhe mbështetës në farësi të formës që pacienti po kalon. Lidhur me trajtimin me oksigjen që shumë

persona e kryejnë në kushtet e shtëpisë nga frika që kanë të shtro-hen në spital, mjekja tha se ky është një mjekim i gabuar. “Nuk duhet të trajtohen me oksigjen në shtëpi pasi nëse oksigjeni bie nën 93 është për shtrim në spital. Nuk të zgjidh punë vetëm oksigjeni, duhen kontrolluar dhe kushte të tjera”, u shpreh ajo.

MJEKJA KUNDËR TRAJTIMIT ME OKSIGJEN NË SHTËPI

Virusi ka shumë të panjohura, por men-doj se duhet së paku

1.5 ose 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll. Unë nuk pres mrekulli

nga vaksina, sepse krahas saj duhet të prevalojnë edhe ma-

sat si distancat fizike dhe maskat...

Page 10: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT10 E Martë 17 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita interpelancë me Sandër Lleshajn, Korab Lita akuza për kultivimin e kanabisit, ministri këmbëngul te ulja e krimit

Seanca e djeshme plenare nisi me një inter-pelancë të kërkuar nga opozita me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ishte deputeti Korab Lita ai i cili parashtroi një sërë pyetjesh dhe akuzash për Lleshajn. Lita akuzoi ministrin se e ka shndërruar vendin në një Lazarat sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas tij, operacioni që nisi qeveria kundër trafikut të drogës ishte e gjitha një fasadë, pasi në të vërtetë i gjithë vendi është kthyer në një terri-tor kultivimi të drogës. “Pavarësisht se Qeveria e rilindjes nuk e pranon, faktet janë shumë të forta. Qeveria shqiptare po e shfrytëzon më së miri pandeminë për të fshehur problemet e tjera.

Sado e rëndë të jetë pandemia është detyra e qeverisë të mos heqë vëmendjen nga problemet e tjera. Deri para pak vitet ishte Lazarati problemi i madh në vend. Menjëherë pas ardhjes së kësaj mazhorance në pushtet u organizua operacioni i madh kundër trafikimit të lëndëve narkotike, një luftë e cila rezultoi me një dëshmor që dha jetën, një oficer i policisë i rënë në krye të detyrës. Por duke parë se ç'ndodhi më pas me trafikimin e lëndëve narkotike ndonjëherë mendoj nëse ia vlejti kjo dhënie jete ndërkohë që Shqipëria u shndërrua në një Lazarat në të gjithë territorin”, tha ai. Në përgjigje të këtyre akuzave, Lleshaj hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Litës. Si-

pas tij, krimi në vend është ulur në 1.2% dhe ky është një nivel pozitivë krahasuar me vendet e tjera që e kanë krimin e organizuar në 1.7%. Ndërsa për akuzat mbi kanabisin, Lleshaj tha se krijimi i OFL vërteton të kundërtën e asaj që tha Lita dhe së në tre vitet e fundit Shqipëria ka rritur ndjeshëm luftën kundër lëndëve narkotike. “OFL i cili godet asetet kriminale vazhdon me intensitet të lartë. Janë referuar 1881 pasuri të nxjerra nga krimi. Sa i përket kanabisit, dua t’ju them që lufta kundër saj ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit. Në vitin 2020 e ka shtuar nivelin e kontrollit në territor. 106 hetime proaktive janë zhvilluar nga policia këtë vit. Sivjet janë asgjësuar

më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë”, theksoi Lleshaj. Po për Litën të gjitha këto janë justifikime, pasi kriminelët janë të afërmit e qever-isë dhe vetë ata. Sakaq duke sjellë në vëmendje momentin ku Lleshaj debatoi me Murrizin, Lita e quajti ministrin si më të dështuarin ndër vite. Sot kriminelët ju i keni miq, i keni shok edhe kur i kapni ata në fakt dorëzohen vetë sepse e dinë që do të dalin pas disa muajsh. E gjithë trupa policore është kthyer në shërbim të kapove. Kryeplaku do t'ju ruajë territorin juve? Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ndonjëherë në Ministria e Brendshme. Nëse do të kishe pasur sadopak moral ushtarak kurrë nuk do ta ofendoje figurën e policit”, tha Lita.

Miratohet buxheti i ri, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, rritje pensionesh

e pagash për mësuesit e mjekët, ja detajet

Rama: Familjet e prekura nga koronavirusi do të marrin paketë tjetër ndihmëse

Esmeralda HIDA

Kuvendi i Shqipërisë ka mirat-uar dje me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime projektbuxhetin e viti 2021.

Kryefjala e diskutimeve në Parlament ishte përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pas krizës që përfshiu vendin. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur një tjetër vendim të rëndësishëm për ata të cilët po e përje-tojnë më shumë krizën ekonomike dhe janë më të ekspozuar ndaj rrezikut që sjell koronavirusi. Sipas kryeministrit për aq kohë sa zgjat pandemia vlera e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohet. Këtu Rama sqaroi se kjo shtesë nuk do të bëhet vetëm për familjet në nevojë që janë të prekur nga koronavirusi, por kjo vlen për të gjitha familjet që janë të regjistruara në skemën ekonomike dhe marrin aktualisht asistencë sipas ligjit. “Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën që na duhet të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve në këtë rast, por në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike. Kjo në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike. Janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë. Nëse me të drejtë u kërkojmë të jenë sa më të kufizuar në aktivitetin e tyre është e domosdoshme të kenë bazën e garan-cisë për vete dhe për familjen e tyre, kryefamiljarët që rëndom punojnë të zezë. Është e domosdoshme t’u japim një ndihmë financiare, ndaj ndihma ekonomike është dyfishuar”, tha Rama. Nga ana tjetër ai konfirmoi se nga 1 janari do të marrin mbështetje ekstra familjet që kanë familjarë të prekur nga Covid-19, gjithashtu do të vihet në zba-tim skema që do bëjë të rimbursueshme të gjithë paketën e ilaçeve që përdoren për t’u kuruar nga koronavirusi. “Në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë atë që nisëm, mbështetjen me financë të recetës bazë dhe futjes në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medika-menteve dhe në funksion të të gjithë të prekurve nga Covid-19. Ne ndërkohë në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetje që hyn në fuqi në ditët në

Manastirliu: Do të ketë rimbursim 100% të paketës anti-covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas-tirliu, ka dhënë dje një lajm të mirë për të gjithë qytetarët në këtë kohë pandemie. Përmes një postimi në facebook ajo bëri me dije se, do të mbështeten financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë për ato familje që preken nga koronavirusi. Sipas saj çdo veprim do të bëhet i kon-trolluar dhe me kontakt nga ISHP, sigurisht duke zbatuar me përpik-mëri protokollet e miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve. “Planet për COVID-19. Rimbursim 100% i paketës bazë për trajtimin ambula-tor në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga komiteti teknik i ek-spertëve. Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje”, shkruan Manastirliu. Nga ana tjetër ministrja tregoi se do të vihen në zbatim testimet e shpejta.

Beqaj: Buxheti 2019 nxori vendin nga kriza

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha dje në Parlament se bux-heti i vitit 2019 jo vetëm që ka nxjerrë vendin nga kriza, po u ka dhënë mundësi familjeve shqiptare që të shpenzojnë më shumë për argëtim. Në fjalën e tij në Kuvend, Beqaj solli shifra, duke iu referuar INSTAT, sipas së cilit familjet e varfra kanë shpenzuar më shumë. Sakaq ai shtoi më tej se të njëjtat rezultate pozitive do të japë edhe buxheti i viti 2021. Sipas tij të gjitha planet e parashi-kuara për t’u vënë në zbatim vitin që vjen do të ringrejë ekonominë dhe do të ndihmojnë qytetarët ta përballojnë më lehtë koronavirusin. “Është rritur shpenzimet e familjeve të varfra, ky buxhet i 2019 që nuk duhet parë i vetëm, përveç se e nx-ori vendin nga kriza, arriti që duke rritur shpenzimet publike në shën-detësi e arsim, iu dhamë mundësi familjeve shqiptare për të shpenzuar më tepër", tha Beqaj.

vijim, për të prekurit me COVID që kurohen në kushte shtëpie”, u shpreh kryeministri.

Indeksim në paga dhe pensioneMe miratimin e projektbuxhetit

hyn automatikisht në fuqi vendimi për rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit. Kështu nga 1 janari 2021 mjekët do të marrin 40% më shumë rrogë dhe mësuesit do të paguhen 15% më shumë. Nga ana tjetër, në muajin prill të vitit që vjen do të ketë një indek-sim 2.5% të pensioneve dhe po në të njëjtat ritme do vijojë për dy vite të tjera. Konkretisht në vitin 2021 fondi i kontig-jencës, që tregon rritje të pensioneve në bazë të shpenzimeve të pensionistëve, do të kapë vlerat e 2.500 milionë le-këve. Në këto kushte qeveria tregon se do të ketë prioritet përmirësimin e të ardhurave për pensionistët në pe-riudhën afatmesme 2021-2023, duke përmirësuar skemën e përfitimit. “Për vitin 2021 janë përcaktuar për skemën e pensioneve 2.4 miliardë lekë, ku do të ketë indeksim të pensioneve përgjatë vitit. Rritja e nivelit të përfitimeve të

Projektbuxheti për vitin 2021, synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Kjo rimëkëmbje, do të kryhet përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes rikuperuese ndaj biznesit, rindërti-mit të plotë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti

si dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Në vitin që vjen familjet e dëmtuara nga tërmeti do të marrin kompensim ose hyrje të re në vetëm muajt e parë. Mbështetje të madhe mori edhe ministria e Bujqësisë, si i vetmi sektor i cili pavarësisht situatës së krijuar prej COVID-19, dha ndikim pozitiv në ekonomi.

JA OBJEKTIVAT E PROJEKTBUXHETIT 2021

pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës”, përcaktohet në projek-tligj. Gjithashtu, qeveria ka menduar që në vitin e ardhshëm do të rishikohet edhe njëherë skema për këta të fundit, ku pritet të jepen plot 1.45 miliardë lekë vetëm brenda një viti. Nga ana tjetër do të vijojnë me rritje dhe pensionet

për ish të përndjekurit politikë. “Për ish të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë ose 0.1% e PBB. Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashi-kohet të sjellin një efekt financiar prej rreth 1.45 miliardë lekë. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashi-kuara me ligj”, theksohet në dokument.

Qeveria shqiptare përmes taksës progresive, zerimit të tatimit mbi fiti-min për biznesin me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit dhe përjashtimin nga TVSH të ndërmarrjeve me xhiro 10 milionë lekë, synon të lehtësojë barrën fiskale për bizneset e vogla dhe të nxitet sipërmarrja dhe punësimi, me parim-in “kush ka më shumë, paguan më

shumë”. Ndërkohë në vitin që vjen do të kemi një regjim të ri për karburantin në bujqësi. Nga 1 janari 2021 do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor akciza dhe taksa e karbonit, duke reduktuar gjysmë për gjysmë çmimin e karburantit për fermerët. Përfitues të këtij programi pritet të jenë rreth 70 mijë fermerë në të gjithë vendin.

JA LEHTËSIRAT NË TAKSA QË HYJNË NË FUQI NGA 1 JANARI 2021

Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën që na duhet të përballemi me pandeminë, dhe jo në funksion të të prekurve në këtë rast, por në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistru-ara në skemën e ndi-hmës ekonomike...

Page 11: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Qeveria merr sërish borxh për të përballuar pandeminë, shkon në Kuvend marrëveshja

me BERZH, merren 75 milionë euro hua

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBERZH do ndihmojë Shqipërinë në rimëkëmbjen e turizmit

Esmeralda HIDA

Qeveria shqiptare vazhdon të marrë borxhe. Gjatë këtij viti Shqipëria ka marrë shumë borxhe për

të përballuar pasojat e lëna nga pandemia. Kështu duke mos pasur siguri në vijueshmërinë e saj jemi të detyruar të marrim sërish borx-he nga ndërkombëtarët. Këtë herë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të japë 75 milionë euro për përballimin e krizës dhe ringritjen e turizmit. Marrëveshja është nënshkruar disa ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme ka mbërritur në Kuvend projektligji mbi bazën e të cilit është ndërtuar marrëveshja. Konkretisht, BERZH do të japë 15 milionë euro për përballimin e koronavirusit. Me këto para do të rriten numri i pajisjeve dhe medika-menteve që përdoren për t’u kuruar nga koronavirusi, si dhe shtimi i ambulancave për të transportuar në kohë pacientët. “Miratim i këtij projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Re-publikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri, në shumën prej 15. 000. 000 eurosh. Sa i takon kapaciteteve në relacion thuhet se do të ketë shtim të numrit të shtretërve, infrastrukturë

më të mirë, sigurimin e pajisjeve dhe të materialeve të tjera të rëndë-sishme shëndetësore, sigurimit në shkallë të gjerë të pajisjeve mbro-jtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si edhe blerjen e ambulancave moderne”, thuhet në dokument. Gjithashtu këto para do të shërbejnë për fugimin e rrjetit të shërbimeve epidemiologjike. Ndër të tjera edhe të sëmundjeve që paraqesin ngjashmëri me gripin, duke përfshirë sistemet e njoftimit

të hershëm lidhur me rishfaqjen e përhapjes së vazhdueshme në komunitet. BERZH garanton edhe përmirësimin e laboratorëve kom-bëtarë të referencës dhe shëndetit publik, si dhe të kapaciteteve epi-demiologjike për zbulimin dhe kon-firmimin në një fazë të hershme të rasteve të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me të.

Rikuperimi i turizmitPër turizmin në total BERZH

do të japë 100 milionë euro, por 60

milionë euro do jepen si hua dhe 40 milionë euro do të jenë në formë granti. Referuar projektligjit, pro-grami do të përmirësojë turizmin e qëndrueshëm e të përgjegjshëm, duke rigjeneruar kështu strukturën ekonomike lokale dhe mjedisin urban. Destinacione turistike më të shumta dhe më tërheqëse do të rri-sin shpenzimet e turistëve, kohëzg-jatjen e sezonit turistik, mundësitë e punësimit për popullsinë lokale dhe të ardhurat në zonat e synuara.

BB vijon mbështetjen për Shqipërinë, 682 mln dollarë për ujësjellësit

Shqipëria e dobët në disbursimin e kredive, ka 565 mln euro të patërhequra

Banka Botërore do të shpenzojë 862 milionë dollarë për fazën e parë të programit që synon përmirësimin e ujësjellësve në vend. Ob-jektivi i dytë me një kosto 50 milionë USD synon që të përmirësojë performancën operacionale dhe financiare të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve. Kjo fushë do të shpërblejë zbatimin e masave, proceseve dhe pro-ceseve që përmirësojnë sis-temin e ndërmarrjeve të ujit duke përfshirë mjetet mod-erne të biznesit, sistemet komerciale, matjen e ujit

tek familjet, ulja e nivelit të ujit pa të ardhura, efikasiteti i energjisë, rritja e orëve të shërbimit. Mbështetja do të konsistojë në atë për COV-ID-19 dhe performancën bazuar në grante, projekte të eficencës dhe përmirësimit të performancës si dhe pake-ta investuese për procesin e rajonalizimit, pra kur bash-kohen disa ujësjellës në një të vetëm duke tentuar rritjen e performancës. Sipas BB, programi të mund të sigurojë financim për rreth 10,000-12,000 lidhje të reja familjare rreth 40,000-50,000banorë.

Ndër vite, Shqipëria ka shfaqur dobësi për disbur-simin e kredive të huaja në kohë, pasi nuk ka arritur të plotësojë në kohë kushtet e vëna nga palët për tërheqjen e kredive. Në të njëjtat kushte ka vazhduar edhe në vitet e fundit dhe sidomos gjatë 2020. Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, borx-het e nënshkruara dhe të patërhequra të Shqipërisë arritën në 565 milionë euro. Kjo ishte një vlerë në ulje në krahasim me 2015 kur problematikat në kredimar-rje arritën kulmin, ama ishte

në rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga shuma e borxhit të patërhequr prej 565 milionë eurosh, 58% i takon borxhit shumëpalësh dhe kryesisht bankave ndërkombëtare të zhvillimit, pjesa tjetër 42% i takon borxhit dypalësh. Borx-hi publik arriti në 79.72% të Prodhimit të Brendshëm Bru-to në fund të shtatorit, duke reflektuar një ulje të lehtë në raport me nivelin e deklaruar në prill-qershor që ishte mbi 80%, duke u luhatur afër niveleve më të larta rekord të arritura ndonjëherë.

Çuçi: Kemi lehtësuar taksat dhe rritur mbështetjen për fermerëtMinistri i Bujqësisë, Bledi

Çuçi, tregoi dje në Kuvend se falë përmirësimit të Skemës Kombëtare është rritur numri i fermerëve përfitues dhe si rr-jedhojë investimet në fermat e tyre. Sipas Çuçit, vetëm në një vit janë akorduar 120 milionë lekë për këtë sektor dhe fer-merët u lehtësuan nga shumë taksa. “Në vitin 2017 numri i fermave agroturistike shkoi në 10. Në vitin 2018 u miratua kuadri rregullator për agrotur-izmin dhe një paketë e veçantë fiskale. U ul TVSH-ja nga 20% në 5%. U ul tatimfitimi nga 15% në 6% dhe ky sektor u

përjashtua nga taksa e infra-strukturës. Ndërsa u adresua fondi 120. 000. 000 lekë nga Skema Kombëtare për sipër-marrjet në agroturizë. Gjatë vitit 2019 numri i fermave të certifikuara si agroturizëm u rrit në 17. Veç mbështetjes me fonde nga Skema Kombëtare, prej dy vitesh kemi edhe një paketë të posaçme me lehtësi fiskale për ata që investojnë në agroturizëm, Zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri është tashmë një realitet dhe një mundësi e re për të patur zhvil-lim të qëndrueshëm në zonat rurale”, u shpreh Çuçi.

Sipas projektligjit ndërhyrja në in-frastrukturë në zonat turistike do të nxisë rritjen ekonomike. Gjithashtu do të rikuperojë bizneset që opero-jnë në turizëm. “Ky projektligj synon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindër-tim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastruk-turës në Shqipëri, në shumën prej 60. 000. 000 eurosh. Shuma totale e financimit të programit është 100 milionë euro, nga ku: 40 milionë euro grant dhe 60 milionë euro hua. Programi synon rritjen e kontributit të turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm ndaj rritjes ekono-mike të Shqipërisë. Ai do të zbatojë dhe do të testojë modelin e zhvillimit ekonomik lokal të udhëhequr nga turizmi në territoret e bashkive Fier, Berat, Shkodër e Korçë, i përqen-druar në një numër të modeleve pilot të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe mjeteve të destina-cioneve të tjera lokale”, thuhet në dokument. Projektligji bën me dije se, modeli do të shtrihet në vende të tjera, të cilat do të zgjidhen në bazë të nevojave dhe të potencialeve të tyre për zhvillim lokal, në përputh-je me politikën e zhvillimit rajonal shqiptar. Bashkitë mund të marrin mbështetje për përmirësimin e infra-strukturës së tyre, lidhjen rajonale dhe shërbimet bashkiake.

Qeveria ka vendosur që të gjitha banesat e sekuestruara në shkelje ligji do të përdoren për strehim social. Këtu bëhet fjalë për ato banesa të cilat janë ndërtuara nga paratë e krimit dhe u janë bllokuar pronarëve, si dhe banesat të cilat janë ndërtuar jashtë ligjit dhe nuk mund të legalizohen , por as nuk mund të prishen. Vendimi i botuar në Fletoren Zyr-tare përcakton se në rast se këto prona të sekuestruara, destinohen të bëhen pjesë e

fondit të banesave për të pastrehët, pushteti vendor duhet t’i kërkojë mbështetje Minis-trisë të Financave për administrimin e tyre ose kalimit të pronësisë. Më tej sqarohet çdo procedurë që duhet të ndjekin vendorët për përdorimin e këtyre banesave. Konkretisht, bashkitë pasi kanë verifikuar mundësinë për përdorim strehimi për të pastrehët, të pronave të sekuestruara duhet t’i drejtohen me shkrim Ministrisë së Financave. Agjencia e Pasurive të

Sekuestruara në varësi të kësaj ministrie kërk-esën e pushtetit vendor e paraqet te Komiteti Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Pasi kërkesa miratohet nga ky institucion i kalon për shqyrtim Këshil-lit të Ministrave. Nëse pronat e konfiskuara do të administrohen nga pushteti vendor, si banesa sociale me qira do të shënohen në regjistrin e ngritur nga bashkitë. Për çdo pronë do të ketë dhëna që nga planvendosja e tyre,

Banesat e sekuestruara në shkelje ligji do përdoren për strehim social, ja si do procedohet

planimetria e apartamenteve, informacionin për gjendjen teknike, vlera e investimit fill-estar. Ndër të tjera në dokument sqarohet se, njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të kri-jojnë regjistrin e fondit të banesave sociale në pronësinë e tyre, që përdoren për t’u dhënë me qira. Në përfundim, në një faqe të posaçme të regjistrit të fondit të banesave sociale hidhen të dhënat për banesat në pronësi të pronarit social, për aq kohë sa ato janë në përdorim si banesa sociale me qira vetëm për efekt të evidentimit të qëllimit të tyre dhe të lehtësimit të menaxhimit e mbikëqyrjes së kontratës së qirasë, për të cilën paguhet subvencioni nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nga buxheti i shtetit ose nga të dyja bashkë.

Page 12: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT12 E Martë 17 Nëntor 2020

r a j o n www.sot.com.al

Kollçaku: UÇK-ja nuk ka qenë kurrë një

ndërmarrje kriminale

Mars-Nëntor, Kosova raporton 29. 117 infektime

Hoti premton vijim të mbështetjes ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti pas një takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore, tha se nga guvernatori kanë marrë informata premtuese për stabilitetin bankar e financiar në vend, që siç tha ai, me rritje vjetore të aseteve në 7.5 mil-ionë euro dhe rritje të kredive në 3 miliardë euro. “Diskutuam në detaje për bashkëpunimin me BQK mbi masat e reja për rimëkëmbje ekono-mike nga janari, sepse është e qartë se do të përballemi me pandeminë përtej dhjetorit të 2020”, tha ai.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku ka deklaruar se Albin Kurti gjithmonë është prononcuar për Gjykatën Speciale dhe akuzat që ajo ka ngritur, ndërsa shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk është njeri i paqes. “E para është botërisht e njohur që Kurti ka qenë i karantinuar. Kurti së paku është tepër ballëhapur, sidomos në raport me Gjykatën Speciale dhe kjo nuk po ju pëlqen shumë aktorëve politikë në Kosovë”, u shpreh ajo.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka shënuar rritje gjatë javëve të fundit. Që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para me virusin SARS CoV-2 e deri më sot, janë konfirmuar 29 mijë e 117 raste nga 118 mijë e 946 persona që janë testuar. Përveç numrit të rasteve pozitive, javëve të fundit ka pasur edhe rritje të rasteve të vdekjeve. Deri më tani numri total i rasteve që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 822.

Kusari Lila: Ka shumë deputetë që mund të japin aprovimin për rrëzimin e qeverisë,

duhet të kemi zgjedhje sa më shpejt

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVetëvendosje jep sinjale për mocion mosbesimi

Sonila ELEZI

Ashtu siç edhe është para-lajmëruar më parë nga LVV dhe Aleanca për Ard-hmërinë e Kosovës, qever-

ia e Kosovës është një qeveri drejt rënies ndaj vendi duhet që të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetarja e Alter-nativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë. Ajo thotë se në javët në vijim do të riaktivizojnë mo-cionin e mosbesimit ndaj ekzekutivit. Madje shprehet e sigurt se aktualisht ka deputetë të mjaftueshëm për të ftuar seancën, e më pas votuar pro shkarkimit të kryeministrit Avdullah Hoti. Deputetja Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress thotë se ende nuk kanë marrë vendim se a do t’iu kërkojnë nënshkrimet edhe deputetëve të Listës Serbe, pas deklaratave të tyre pro rrëzimit të Qeverisë Hoti. “Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti. Por do të rishikohet në javët në vijim ripo-zicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti. Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana. Por besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për

Haradinaj-Stublla: Kërcënimet ruse-serbe janë rrezik për rajonin

Të pagjeturit, në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në konferencën e Koalicion-it të Lirisë së Mediave, ku shprehu domosdoshmërinë për marrjen e veprimeve kundër kërcënimeve hibride si dezinformimi. Ministrja ngriti problemin që ka Ballkani Perëndimor me lajmet hibride. Ajo tha se Kosova është një shën-jestër e vazhdueshme e një vale masive dezinformimi dhe lajmesh të rreme, të nxitura nga aktorë të huaj në përpjekjet për të ndikuar në debatin e brendshëm dhe ra-jonal. “Përmes lajmeve të rreme

synohet të luhet me ankthet dhe emocionet e njerëzve duke rrezi-kuar mjedisin e qëndrueshëm të sigurisë në Kosovë dhe qetësinë publike. Informacioni i rremë dhe mashtrues, i sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia, kryesisht rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, po synon të dëmtojë kohezionin etnik dhe është kundërproduktiv ndaj përp-jekjeve të SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje recip-roke, në kufijtë ekzistues”, tha ajo.

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës. “Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë. Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Sapo arritur ekipi i tretë me radhë, ka hasur në mbetje kockore. Tash ndryshon procedura e punës

sepse tash kalon lënda nga prokurori te gjykatësi në Serbi dhe merren vendimet se si do t’i qasemi dhe ndërpritet puna me makineri të rëndë, kalohet në vegla dora”, tha ai. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviç, i cili tha se mbetjet mortore janë zbuluar më 16 nëntor. “Është e vërtetë. Rreth dhjetë ditë më parë, ne vazhduam kërkimet në vendin Kizhevak, afër Rashkës. Sot, në atë vend u gjetën mbetje”, tha ai.

Deputetja e AAK: T’i lëmë ndasitë e të bashkohemi për vendin dhe popullin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga radhët e AAK, Albena Reshitaj ka bërë thirrje për unitet, ndërkohë që ka kërkuar që mendimet që sjellin ndarje nga foltorja e parlamentit të lihen mënjanë dhe në vend të tyre të ketë një bashkim në luftën e popullit për atdhe dhe sfidën ndaj armiqve të Kosovës. Sipas deputetes, populli ka nevojë më shumë se kurrë të shoh klasën politikë të bashkuar. “Këto ditë kur plagët në zemrat e secilit prej nesh janë tronditur kaq thellë, në

këto ditë kur tronditur janë edhe varret e atyre që në moshën më të njomë braktisën ëndrrat rinore për të mbrojtur familjet, shtëpitë e lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, heshtja nuk duhet zënë vend, duhet të flasim madje duhet të flasim të gjithë me një gjuhë. Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërg-jegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend”, ka shkruar Reshitaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Hoti flet për presidentin: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind, shkak Covid-19

të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti. Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, thotë Kusari-Lila.

Shkuarja në zgjedhje Ajo thotë se zgjidhja e vetme

për rrethanat aktuale politike janë zgjedhjet. Këtë e bazon edhe në mungesën e numrave të koalicionit qeverisës në Kuvend dhe dësh-timin e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. “Vendi mund të ketë vetëm një zgjidhje, e cila është shkuarja në zgjedhje. Atë në një zgjedhje të jashtëzakonshme që do të organizoheshin konfrom masave për ruajtjen e shëndetit

publik, siç është bërë në tërë botën. Tash edhe në vendet demokratike që kaluan në procese zgjedhore. Daljen e një qeverie me legjitimitet dhe një Kuvendi me përgjegjësi dhe program intensiv të ruajtjes së shëndetit, por edhe rimëkëmbjes”, u shpreh ajo. Mes të tjerash, Kusari-Lila foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh se duhet të ketë rivlerësim të tërësishëm. “Këto rrethana duhet të ketë rivlerësim të dialogut, definitivit. Duhet të shikohet pozicioni dhe nuk kemi parë ne një strategji për dialog. Do të thotë qeveria e Kosovës aktual-isht kanë shkuar në dialog me agjen-da të përcaktuara nga të tjerët, nuk ka dalë në mënyrë proaktive të përcak-tojë agjendë të vetën. Nuk ka treguar konsistencë në qëndrime të cilat janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës, ka treguar që shkon me dinamikën

që ia përcakton tjetër kush”, tha ajo. Kandidaturën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj për president të vendit dhe kërkimin e votave për këtë postë, Kusari-Lila e cilësoi anti-kushtetuese. Sipas saj, kjo dëshmon se ai nuk është adekuat për këtë zyrë “Zoti Haradinaj ka treguar që nuk është fare adekuat për këtë zyrë, me vetë faktin si ka filluar të kërkojë vota, duke filluar të bëjë gabime përmbajtjesore. Nuk i ka njohurit bazike për Kushtetutën e vendit, duke ofruar vota ‘veresi’ për të ardhmen nga pozita e presidentit që është shkelje e kushtetutës”, thotë ajo.

Çështja e postit të presidentit të Kosovës, sido-mos pas arrestimit nga Gjykata Speciale e Hashim Thaçit, është një nga temat më aktuale në Kosovë. Ditën e djeshme, kryeministri Avdullah Hoti në fjalën e mbajtur në një konferencë për mediat, ka bërë me dije se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti dhe se rruga kushtetuese është e qartë. “Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, deklaroi Hoti. Ndër-kohë momentalisht, detyra e presidentit të vendit po ushtrohet nga Vjosa Osmani, e cila njëkohësisht është edhe kryetarja e Kuvendit.

Në analizën e fundvitit që do të bëhet në për-fundim të 2020, Kosova do të shënojë një rënie e cila parashikohet të jetë deri në 7.2 % dhe shkak për këtë duket se janë masat e marra kundër koronavirusit. Kjo u bë e ditur nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti pas një takimi më kryem-inistrin e Kosovës Avdullah Hoti. “Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizne-seve dhe sektorë të caktuar. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është më se e nevojshme për të minimi-zuar pasojat negative që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në ekonomi”, tha Mehmeti. Sektorët të cilat konsiderohet se jenë prekur më së shumti nga masat janë ai i gastronomisë dhe i ndërtimit.

Natyrisht se mbe-tet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti. Por do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlam-entar, në kuptimin e organizimit dhe marr-jes së mbështetjes...

Page 13: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Joe Biden kërkon të nisë tranzicionit i pushtetit, Trump: Mediat po përhapin lajme të rreme, u shkel hapur çdo ligj

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNuk kanë të ndalur debatet në SHBA mbi zgjedhjet

Sonila ELEZI

Presidenti i zgjedhur Joe Bid-en dhe ekipi i tij janë duke marrë hapat e nevojshme që të bëhet një kalim i paqtë

i pushtetit nga presidenti aktual Donald Trump për në administratën e re. Ekipi i tranzicionit i ish zv. presidentit Joe Biden, po i kërkon administratës së Presidentit Trump të nisë këtë javë procesin. Mos bashkëpunimi i Trump dhe admin-istratës së tij në këtë kalim pushteti, është duke e rënduar edhe më tej situatën, ndërkohë që infektimet janë gjithmonë e më shumë në rritje dhe vendimet duhet të merren sa më shpejt të jetë e mundur. Pretendimet e vazhduara të presidentit Trump lidhur me një manipulim të procesit të zg-jedhjeve dhe edhe më tej të numërimit të votave, janë duke mbajtur pezull SHBA. “Është në interesin kombëtar që ekipi i tranzicionit të njihet me informacionet rreth kërcënimit që paraqet pandemia, në mënyrë që të kuptojë planet e shpërndarjes së vak-sinave, të dijë se ku janë rezervat, cila është gjendja me maskat e dorezat. Ka shumë informacione të cilat duhet të shpërndahen. Kjo nuk është një gjë që mund të bëhet në minutën e fundit”, është shprehur Dr. Atul Gawande, anëtar i bordit këshillimor të zotit Biden mbi çështje që lidhen me COVID-19.Ndërkohë sipas një deklaratë të epide-miologut Anthony Fauci, takimi i fundit i presidentit me task forcë anti Covid ka qenë para disa muajsh.

Austria me plan për një testim masiv të popullsisë

Bashkimi Europian: Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin

Pas lajmit të dy ditëve më parë se një izolim si disa prej qyteteve të Europës do të ap-likohej edhe në Austri, ditën e djeshme u bë me dije nga kancelari Sebastian Kurz se në plan është edhe një testim masiv i popullatës në tentativa për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdalje nga bllokimi i dytë i cili hyn në fuqi javën e ardhshme. Duke iu referuar një programi të diskutueshëm të testimit masiv në Sllovakinë fqinje, Kurz tha se edhe në Austri është menduar të ndërmerret e

njëjta rrugë. Të shtunën Kurz njoftoi se Austria po ashpërson-te kufizimet e saj anti-koronavi-rus, duke mbyllur shkollat dhe dyqanet nga e marta deri më 6 dhjetor për të marrë nën kontroll numrin gjithmonë e më shumë në rritje të infeksioneve dhe duke u bërë thirrje austriakëve të shmangin të gjitha kontaktet shoqërore. Kurz tha se testimi masiv mund të ndihmojë vendin të rihapet në dhjetor, por nuk ishte e qartë nëse programi i testimit do të ishte në të njëjtën shkallë me atë në Sllovaki.

Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian, për shkak të një mekanizmi të ri, që do të lidhte financimin me sundimin e ligjit. Po ashtu është bllokuar edhe një pako e rimëkëmbjes nga koronavirusi, në vlerë prej 750 miliardë euro. Të dyja shtetet, dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së në vlerë 1.8 trilion dollarë si dhe kundër planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, duke e zhytur bllokun në krizë politike. Qeveritë e krahut të djathtë në Varshavë

dhe Budapest, me vendosmëri e kanë kundërshtuar këtë meka-nizëm, që sipas tyre mund të bëjë të humbasin paratë e BE-së, nëse vazhdohet me politika që nga ta shihen si prishje e standardeve demokratike. Zyrtarët e BE-së, këmbëngulin në mekanizmin e ri që do të lidhte sundimin e ligjit me financimin, në mënyrë që të ketë një mjet për t’ u përdorur kundër qeverive të kryeministrit Mateusz Morawicki të Polonisë dhe Viktor Orban të Hungarisë. Të dy kryeministrat akuzohen nga BE-ja për pengimin të gjyqësorit.

Gjermani, akuza zyrtarit të zyrës për media, spiunoi për Egjiptin

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë akuzuar një punonjës të zyrës për media të qeverisë, për spiunim për një shërbim inteligjent egjiptian. Të hënën, prokurorët federalë thanë se burri i identifikuar vetëm si Amin K, kishte përdorur pozicionin e tij në zyrën për me-dia (për shërbim të vizitorëve), për të marrë informacion për Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës së Egjiptit (GIS). Sipas prokurorëve, i dyshuari shtetas gjerman me origjinë nga Egjipti, filloi të merrej me

spiunazh që nga korriku i vitit 2010, me udhëzime të ambasadës egjiptiane në Berlin. Ai po aku-zohet për përpilimin e raporteve mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Gjermanisë në lidhje me Egjiptin, duke shfrytëzuar pozitën e tij në zyrën për media. Po ashtu, prokurorët thonë se ai ishte përfshirë edhe në një përpjekje të pasuksesshme për të rekrutuar agjentë për GIS në vitin 2014 dhe 2015. Në këmbim të këtij shërbimi, i dyshuari shpresonte që familja e tij në Egjipt do të merrte trajtim të veçantë.

Bota në festë, një tjetër vaksinë efektive kundër Covid-19 Azerbajxhani: Forcat armene kanë afat deri më 25 nëntor

Reagon trumpNdërkohë ditën e djeshme presi-

denti Trump ka folur optimist dhe ter-ritorial në lidhje me vaksinën e Mod-erna-s, e cila thuhet se ka rezultoi 94.5 për qind efektive në provat e hershme. Trump deklaroi se këto zbulime të mëdha ndodhën falë ‘përkushtimit’ të tij, pasi kishte reaguar edhe një javë më parë për rezultatin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech. “Një tjetër vak-sinë sapo lançoi rezultatet. Këtë herë ishte e kompanisë Moderna me 95 për qind efikasitet. Për ata historianë të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha që do t’i japin fund Sëmundjes së Kinës ndodhën të gjitha nën autoritetin tim”, u shpreh ai në Twitter. Admirali Brett Giroir, anëtar i grupit të punës së Shtëpisë

së Bardhë mbi koronavirusin, thotë se informacionet rreth përpjekjeve të administratës Trump për të luftuar infeksionin janë ndarë gjerësisht me publikun, përfshirë dhe me anëtarët e ekipit të zotit Biden. “Dua të jem sa më transparent të jetë e mundur me të gjithë. Kjo nuk është çështje poli-tike. Kjo është një çështje që lidhet me shëndetin publik dhe shpëtimin e jetëve të amerikane. Mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo”, thotë ai. John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i zotit Trump, u bëri thirrje udhëheqësve repub-likanë të nxisin Shtëpinë e Bardhë të ndajë me administratën e zotit Biden informacione lidhur me virusin dhe sigurinë kombëtare, ndërsa presidenti Trump e ka sulmuar sërish. “Ai ishte

një nga njerëzit më budalla në qever-inë, me të cilin unë kisha kënaqësi të punoja”, shkroi ai në Twitter. Siç thotë ai, Bolton ishte një djalë idhnak, i shurdhër dhe i qetë. Ai, sipas repub-likanit, nuk shtoi asgjë në sigurinë kombëtare.

Trump në rrjetet socialePresidenti Trump i ka konsid-

eruar edhe rinumërimin e votave në Georgia si fallto dhe mashtrim dhe se për të kjo nuk ka asnjë vlerë. Në postimet e shpeshta dhe të njëpasn-jëshme në Facebook, Trump shkroi : Unë i fitova zgjedhjet!. Më tej Trump vijon postimet me një shpeshtësi të çuditshme. “Përse mediat që përhapin lajme të rreme në vijimësi publikojnë se do të jetë Joe Biden ai që do të ngjitet në postin e presidentit? Madje duke mos na lejuar ne pavarësisht sa të vendosur jemi që të tregojmë se sa shumë dhe sa keq u shkel Kus-htetuta jonë në zgjedhjet e 2020. U sulmua, mbase si kurrë më parë nga një numër i madh i Vëzhguesve të Sondazheve që u hodhën nga dhomat e numërimit të votave në shumë prej Shteteve tona, te miliona fletëvotime që janë ndryshuar nga Demokratët, vetëm për Demokratët, te votimi pas përfundimit të Zgjedhjeve, te përdori-mi i së majtës Radikale nën ndikimin e Sistemit të Votimit Dominion të refuzuara nga Teksasi dhe shumë të tjerë sepse nuk ishte i mirë ose i sigurt. Ata që janë përgjegjës për ruajtjen e Kushtetutës sonë nuk mund të lejojnë që rezultatet false të vijojnë të publi-kohen. Bota po shikon”, tha Trump.

Veran, Franca e ka kaluar kulmin e shpërthimit

të koronavirusit

Iraku ekzekuton 21 të dënuar në një ditë

Kryeministri britanik në vetizolim

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka hyrë në vetizolim pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv për COVID-19. Johnson u takua të enjten rreth 35 minuta me depute-tin, Lee Anderson, i cili një ditë më pas kishte simptoma të sëmund-jes COVID-19. Kryeministri tani do të punojë nga banesa e tij në Downing Street. "Sot u njoftova që duhet të izolohem pasi kam qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, tha ai.

Franca e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit, ba-zuar në deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran. “Gjatë 10 ditëve të fundit, ka pasur një rënie në numrin e rasteve të reja me COVID-19, dhe shkalla e pozitivitetit ka qenë në rënie, kështu që gjithçka sugjeron që ne e kemi kaluar kulmin e epidemisë. Ne jemi duke e marrë përsëri situatën nën kontroll”, tha Veran në një intervistë. Ministri u shpreh se ulja e rasteve ndodhi për shkak të masave të bllokimit.

Iraku, shteti i cili ka më së shumti dënime me vdekje në botë, ekzekutoi të hënën 21 shtetas të saj të dënuar për “terrorizëm”, thanë burimet mjekësore dhe policore. 21 burra të dënuar për “terrorizëm” që kryen kohët e fundit ose disa vjet më parë, u ekzekutuan duke u varur në burgun kryesor në Nasiriyah, në jug të vendit, i vetmi në Irak ku po kryhet dënimi me vdekje. Që kur Iraku deklaroi fitoren mbi grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS) në vitin 2017, gjykatat irakene kanë dhënë qindra dënime me vdekje.

Një tjetër lajm i mirë është dhënë të hënën në luftën kundër Covid-19. Një tjetër kompani, Moderna, kompani ndaj së cilës që në fillim pritshmëritë ishin të larta, ka bërë me dije se ka zhvilluar një vaksinë me efektshmëri 94.5% në parandalimin e infektimit. Së bashku me vaksinën e kompanisë Pfizer, gjithashtu me një nivel efektshmërie mbi 90% dhe në pritje të më shumë të dhënave për sigurinë, Shtetet e Bashkuara mund të kenë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent në dhjetor, me deri në 60 milionë doza të disponueshme nga fundi i vitit. Vaksina e Modernas u testuar në 30 mijë persona. Vaksina administrohet me dy doza, 28 ditë larg njëra tjetrës. Një avantazh i madh i vaksinës së Modernës është se ajo nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta si e Pfizer-it.

Shteti i Azerbajxhanit ka rënë dakord që të zg-jasë afatin e lejimin të forcave armene që të kryejnë tërheqjen e tyre të plotë nga rrethi Kalbacar i Na-gorni-Karabakut deri më 25 nëntor. Kalbacar iu dha Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë javore. Afati fillestar ishte të dielën më 15 nëntor, ndërkohë orari i tërheqjes nga zonat Aghdam dhe Lachin mbetet i pandryshuar. Të tre zonat ishin menaxhuar nga armenët që nga një luftë që përfundoi në vitin 1994. Ndërkohë, ditën e djeshme, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi leje nga parlamenti për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan. Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin e vëzhgimit të armëpushimit ruso-turk në Nagorni-Karabaku.

Page 14: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT14 E Martë 17 Nëntor 2020

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas burimeve ky vendim është marrë dje nga ana e Gjykatës pasi

këtyre 4 të akuzuarve nuk u janë gjetur elemente të veprës penale. Konkret-isht mësohet se është pushuar akuza “për mosdeklarimin e të ardhurave në kufi” për të akuzuarin A. Vladi...

Në kërkim për gati 3 muaj, zbardhet ngjarja e kërcënimit me armë në Rrogozhinë, arrestohet 33-vjeçari

Pas gati 3 muajsh në kërkim, policia ka bërë dje të mundur arrestimin dhe zbardh-jen e kërcënimit me armë të një personi në 2 shtator të këtij viti në Rrogozhinë. Policia njofton se bëhet fjalë konkretisht për per-sonin e identifikuar me iniciale E.D., 33 vjeç i cili ka qenë i shpallur në kërkim për gati 3 muaj pasi mbrëmjen e 2 shtatorit ka kërcën-uar pas një konflikti të çastit 29-vjeçarin M.K, teksa në momentin e kapjes iu gjet një armë gjahu pa leje. “Zbardhet dhe dokumen-tohet ngjarja e ndodhur më datë 02.09.2020. Kanosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari. 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Prish-

ja e rendit dhe sigurisë publike”, “Armëm-bajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë gjahu. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 02.09.2020 dhe kapjen e autorëve, nga Komisariati i Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dysh-uar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: E.D., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas, më datë 02.09.2020, në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit, ka kanosur me armë zjarri shteta-sin M. K., 29 vjeç, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet

një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërsa, ma-terialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë disa ditë më parë është arrestuar edhe një 23-vjeçar banues në Fushë Lurë të Dibrës pasi ka qenë i shpallur në kërkim për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. “Shërbi-met e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të operacionit “Lura”, për zbardhjen e vjedhjes me thyerje të banesës së një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër, si rezultat i të cilit u arrestua njëri nga autorët dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov,

municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjed-hura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim: I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë, Dibër. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. V. (i arrestuar më parë nga Policia), më datë 12 korrik 2020, ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër”, deklaron policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDy prej të akuzuarve vazhdojnë të jenë përgjegjës për dy vepra penale

Albiona LIPO

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për çështjen

“Toyota Yaris”, të akuzuar për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina “Toyota Yaris”, në qershor 2018. Sipas burimeve, ky vendim është marrë dje nga ana e gjykatës pasi 4 të akuzuarve nuk u janë gjetur elemente të veprës penale. Konkretisht mësohet se është pushuar akuza për “Mosdekla-rimin e të ardhurave në kufi” për të akuzuarin A. Vladi, për A. Mollaymerin, për E. Likën dhe për K. Canin. Ndërsa, i vetmi që do të mbajë përgjegjësi për këtë akuzë është E. Vladi. Ndërkohë që nuk do të mbajë përgjegjësi për paratë, i akuzuari tjetër A. Cekaj do të përgjigjet për akuzën e “Armëmbajtjes pa leje” pasi në momentin e arrestimit në banesën e tij u gjet një armë pa leje. Ndërsa kujtojmë që në 6 nëntor të vitit të kaluar policia ndryshoi masat e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” për dy të arrestuarit për këtë çështje K. Likën dhe E. Likën. Sipas burimeve, ad-ministratori i kompanisë që i solli makinat, E. Lika teksa i është dhënë fjala ka deklaruar në gjykatë se makinat i kishte porositur A. Vladi, që kishte një biznes në Laprakë. Ndërkohë një operacioni i zhvilluar nga policia në 17 korrik të vitit të kaluar ka bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme prej grupit të të arrestuarve, të dyshuar për përfshirje në çështjen “Toyota Yaris”. Sipas njoftimit të poli-cisë, nën sekuestro u vunë 72 mijë euro nëpër banka, si edhe truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal. Konkretisht, pronat

u përkisnin shtetasve shqiptarë me iniciale: A.M., A.V., A.D., Gj.C. dhe K. M., të akuzuar për veprat penale si, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Duhet theksuar se ky operacion i zh-villuar në 17 korrik 2019 i titull-uar “BIZARK” ka qenë vazhdim i atij të nisur në qershor 2018 ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit të ardhur me dy makina “Toyota Yaris”.

Operacioni “Toyota Yaris”Operacioni i bujshëm “Toy-

ota Yaris” u zhvillua mbrëmjen e

24 qershorit 2018 teksa policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karotrec në trage-tin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trajlerin që i përkiste një kompania shqiptare trans-porti, kishte dhe 8 makina të tjera. Intenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Ita-li-Shqipëri. Menjëherë në vend-ngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit E. Lika, K. Lika djalin e pronarit të kompanisë dhe shoferin e

Çështja e “Toyota Yaris”, pushohen hetimet për 4 nga 6 të akuzuarit, nuk u gjetën elemente të veprës penale

kamionit Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, poli-cia arrestoi A. Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit E. Vladin dhe A. Vladin, që dy-shohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informa-cion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit bërë më 25 qershor, policia u lajmërua më 20 qershor nga burime vendase për një sasi të madhe eurosh të fshehura në disa autovetu-ra. Më 21 qershor, mbasdite, burime vendase njoftuan Po-licinë e Shtetit për një ngarkesë me karotrec që do të sillte disa mjete tip “Toyota”, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 qershor bëri identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Dëmtonte Parkun Kombëtar të Tomorrit, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Skraparit ka arrestuar dje një 43-vjeçar pasi dëmtonte “Parkun Kombëtar të Tomorrit”, duke nxjerrë pllaka dekorative. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj vep-rimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores. Shtetasi D. B nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Tentoi të transportojë 4 emigrantë të paligjshëm, arrestoi i riu në Pogradec

Një 32-vjeçar nga Korça ka rënë dje në prangat e Policisë së Pogradecit pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. “Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bash-këpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, deklaron policia.

OFL zbarkon në Dibër, iu kërkon burimet e pasurisë 3 të dënuarve për trafik droge

Operacioni Forca e Ligjit këtë herë e ka patur destinacionin në Dibër teksa iu ka kërkuar burimet e pasurisë tre të dënuarve për trafik droge.“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për ma-sat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: E.(M.) Ç., banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;T. V., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; A. M., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafiki-mi i narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, deklaron policia.

Page 15: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas policisë, ky operacion është shtrirë në 24 vende, tek-

sa më tej policia e Shtetit gjithash-tu ka raportuar se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona si dhe janë konstatuar 7 armë zjarri...

Plas sherri mes 4 personave në Pogradec, të rinjtë dhunojnë policët që ndërhynë për t’i ndarë, përfundojnë në prangaKatër të rinj nga Pogradeci, kanë përfunduar

në pranga ditën e djeshme pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, në momentin që këta të fundit kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Policia njofton se bëhet fjalë konkretisht për personat e identifikuar me iniciale E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec,

duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët. Spe-cialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundër-shtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërsa disa ditë më parë policia ka zbardhur një sherr të dhunshëm mes disa të rinjsh në Maliq. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur konkretisht rreth orës 23:00 në një nga lokalet e fshatit Podgorie.

Në pranga ka përfunduar personi i identifikuar me iniciale E. Bezati. Po ashtu personi i identifi-kuar me iniciale R. Xh., 34 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti ka nisur fillimisht duke u grindur verbalisht e më pas ka vijuar duke u goditur me sende të forta dhe shishe teksa Bezati ka qenë i vetëm në konflikt përballë dy vëllezërve Xhemollari. Të 3 këta persona kanë qenë të ulur në një tavolinë në lokal në momentin kur ka nisur konflikti, ndërsa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerës teksa më pas kanë përfunduar në spital, me plagë të lehta. Njëri prej tyre është vënë në pranga për veprën “Plagosja e rëndë me dashje” dhe tjetri procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKy operacion zgjati 9 ditë dhe janë ushtruar kontrolle në 81 banesa

Albiona LIPO

Një operacion ndërkom-bëtar kundër trafikut të armëve ka çuar në pranga 11 persona

mes të cilëve 9 shtetas shqiptarë. Konkretisht policia e Shqipërisë ka dhënë dje detaje lidhur me operacionin e titulluar “Bosfor” me qëllim goditjen e trafikut të paligjshëm të armëve të prod-huara në Turqi. Sipas policisë, ky operacion është shtrirë në 24 vende, teksa më tej Policia e Shtetit gjithashtu ka raportuar se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona si dhe janë konstatuar 7 armë zjarri që janë sekuestruar të tipit 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë si dhe sasi të vogla kanabisi, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false. “Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe parandal-imin e trafikimit të tyre. Opera-cioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së. Operacioni çoi në 11 arres-time dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara në spastrim ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të prod-huara në Turqi. Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka pasur raste të konstatimit/se-kuestrimit të armëve të konvertu-ara apo gazi apo alarmi, por janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Intenerari i OperacionitPolicia gjithashtu njofton

se ky operacion ka zgjatur 9 ditë nga 2-11 nëntori teksa

EUROPOL në bashkëpunim me autoritete të tjera kanë ush-truar kontrolle në 81 banesa në Shqipëri, Portugali, Greqi e Rumani, teksa gjithashtu janë sekuestruar rreth 1 585 armë zjarri. “Të mbështetur nga Eu-ropol-i, autoritet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të inteligjencës të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti, për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar. Midis datës 02 dhe 11 nëntor, operacioni vjetor “BOSPHORUS” u përfundua me ditë të veprimit të përbash-kët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia

dhe Rumania kryen 81 kontrolle banesash. Këto hetime çuan në arrestimin e 11 personave dhe në konfiskim e 191 armë zjarri, 3714 gëzhoja municionesh, sasi të vogla droge përfshirë hashash (cannabis sativa) dhe kokainë, paketa cigaresh të pavulosura, 1 automjet, 164 cope lëndë piroteknike, dokumente identifi-kimi false. Rezultatet paraprake: Para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen ak-tivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit”, deklaron policia.

Vendet e përfshiraPlot 24 vende europiane

mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë

Europol, kryen një operacion për sekuestrimin e armëve me origjinë turke që trafikohen ilegalisht në BE përmes Bull-garisë dhe vendeve të tjera. “24 vende të Europës si Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroac-ia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksem-burgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe MB, të mbështetura nga Komisioni Evropian, Ek-spertët Evropianë të Armëve të Zjarrit dhe Eurojust, përfshirë dhe Europolin, kanë qenë pjesë e një operacioni që ka synu-ar alarmin dhe sinjalizimin e armëve të prodhuara nga Turqia në mënyrë ilegale të trafikuara nëpër Europë nga Bullgaria dhe shtetet e tjera. Për të trajtuar rritjen e armëve të transformuara dhe tregtuara në mënyrë të paligjshme, operacio-ni “BOSPHORUS” u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT)”, deklaron policia.

I dënuar me 20 vjet burg për drogë në Zvicër, shqiptari kapet në KakavijëPolicia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar dje një

shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se shqiptari ka tentuar që të hyjë në tokën greke. Ndërsa policia greke ka lajmëruar se shqiptari ishte dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike. Por, nuk bëhet me dije emri dhe mosha e shqiptarit të prangosur në kufi me Greqinë. Ndërkohë, disa ditë më parë ka rënë në pranga një 30-vjeçar i identifikuar me iniciale E.Sh., pasi ishte shpallur në kërkim për “Mashtrim”. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të armëve, arrestohen 11 persona, mes

tyre 9 shqiptarë, kapen 1.776 armë zjarri

Aksident në Berat, makinat përplasjen me njëra-tjetrën, lëndohen dy shoferët

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së” në Berat. Sipas buri-meve, dy mjetet, njëra “BMW” me targa AA 866 KV dhe tjetra “Fiat” me targa AB 102 BS janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pas përplasjes kanë përfunduar mbi trotuaret në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes mësohet të jenë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë marrë mjekim në Spi-talin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se, në momentin e aksidentit zona ku ndodhi aksi-denti ka qenë tejet e populluar dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtarë të lënduar edhe pse mjetet janë zvarritur disa metra në asfalt pas goditjes. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë dhe efektivë të Policisë Rrugore që mundësuan edhe lehtësimin e trafikut që ishte krijuar pas aksidentit.

Policia arreston 3 persona për posedim droge e dhunë në familjeForcat e posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar dje 3

persona të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike dhe dhunë në familje. “Forca e posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë; E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa”, deklaron policia. Gjithashtu u bë arrestimi i Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Page 16: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT16 E Martë 17 Nëntor 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Sokrat NDREÇKA

Shqiptarët e kanë paguar me pare në dorë drejtësinë, në këto vite tranzicioni.

Nuk iu është dhënë mundësia asnjëherë të marrin pa paguar atë që u takon. Ka ndodhur kështu sepse të tillë e edukuan sistemin e drejtësisë politi-kanë, politika e hajdutërisë në vendin tonë, që në krye të herës. Është kuptuar qartë nga njerëzit se nuk janë përfaqësuar në këtë rrugëtim të vështirë, për të qenë në një komunitet të përbashkët me popujt europianë, të vendeve partnere. Nuk kanë faj shqiptarët për këtë vendnumëro, pasi politika e trazuar, problematike, konfliktuale me qëllim ose për shkak të mefshtësisë e ka futur vendin në një spirale që nuk ka zot që e shkorkoleps këtë mishmash që po çudit botën. Më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët kanë kuptuar se gjatë kësaj periudhe ka munguar drejtësia funksionale, ka munguar shteti i së drejtës, paçka se ky term është kthyer në një slogan në gojën e politikës dhe politikanëve. Vetëm për drejtësi funksionale nuk flitet, nuk mund të thotë askush se është vënë dorë nga strukturat e shtetit, të majtë dhe të djathtë, kur kanë qenë në mazhorancë. Duket se rotacioni është bërë vetëm për të ndërruar kuajt e pushtetit, ndërsa drejtësia është lënë në mëshirë të fatit. Drejtësia e munguar është pika më e dobët që kanë njerëzit. Kujtojmë premtimet e bujshme të politikës abuzive, këtu e tridhjetë vjet, kur premtonin se do shkojnë prapa hek-urave vjedhësit e pronës së qytetarëve, toka e qytetarëve, do ndëshkoheshin të gjithë peshqit e mëdhenj, pushtetarët, qeveritarët, hajdutët, të lidhurit me krimin, autorë të trafiqeve të ndrys-hme. Mund të themi se vendosja e një sistemi drejtësie ka qënë pika numër një e premtimeve politike në fushatat zgjedhore. Këtë e kanë prop-

Do ketë drejtësi falas në Shqipëri?

Qeshni zotërinj kur shahet Shqipëria!Nga Stiljan DEDJA

Qeshni zotërinj, k u r s h a h e t Shqipëria, gëzo-huni, bini daul-

leve dhe trumbetave, hidhni valle, dehuni nga gëzimi, po përçmohet Shqipëria, nuk po lejohet të hyjë në Europë! Qeshni, përplasni duart nga gëzimi, bashkë me serbët, grekët, rusët se- Shqipëria ka probleme! Pushteti juaj është më i ëmbël dhe më i rëndësishëm se atdheu ynë. Të them të drejtën të çudit gëzimi i këtyre njerëzve, që shpesh bërtasin dhe ulërasin se e duan Shqipërinë! Zgjedhja e kryeministrit si dre-jtues i OSBE-së, ishte një nder, respekt dhe vlerësim, që po i bëhej Shqipërisë. Për çudi, opozita e baltosi këtë ngjarje vlerësuese për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Në një artikull të saj ajo do të trumbetonte se: OSBE me Ramën kryetar të saj, përbën një vetëvrasje për të edhe se gjoja OSBE me Ramën kryetar, kishte vendosur të hynte në një cikël vetëshkatërrimi dhe se ardhja e Edi Ramës në krye të saj ishte gjetja e duhur për t’i dhënë asaj goditjen dërrmuese. Ajo citon: “Pas kësaj njolle të zezë në CV, kush mund ta shohë më si të besueshme OSBE-në? Kredencialet e saj kanë rënë në tokë”. Kjo opozitë mohon punën e një drejtuesi shteti, të një shqiptari, të një bashkëkombësi të vet dhe me qëllimin e keq, vlerëson punën e suedezëve të një jo bashkëkombësi të vet, të cilët do të marrin drejtimin e OSBE-së pas Ramës. Prapë citon: “Të bëjnë një punë titanike, që mund të rikuperojnë nderin e

humbur të këtij institucioni në një vit. Një pastrim kimik, një kirurgji, një sterilizim me themel, do të lypset për të rikthyer im-azhin e ndotur”. E çuditshme është se edhe grekët dhe serbët nuk e pritën mirë dhe e përfolën: si një zgjidhje jo e duhur vendos-jen e Edi Ramës, kryeministrit shqiptar në krye të organizatës europiane për zgjedhjet dhe krizat OSBE, duke qenë në rezonancë me opozitën shqiptare. Është i turpshëm ky deklarim, pasi ka ardhur koha që edhe ne shqiptarët, t’i bashkohemi Europës dhe specialistët tanë të talentuar, apo politikanët tanë të marrin pjesë në të gjitha organizatat europiane dhe botërore dhe bile të jenë dre-jtues të saj. Kjo është një meritë që tashmë njerëzit tanë të të gjithave fushave e kanë merituar me shkollimin edhe eksperiencën e tyre. Por ja! Nuk qenkan vetëm grekët dhe serbët, ata që nuk e duan Shqipërinë në Europë, që dashkan vetë drejtues në këto organizata të mos jenë shqiptarë, por na qenkan edhe vetë shqiptarët e marrosur që nuk e duan këtë gjë! Edhe këtë qëndrim dashakeq ndaj pjesmarrjes dhe vendosjes së personaliteteve shqiptare në vende drejtuese në institucionet europiane, mban edhe vetë Presidenti i Republikës. Atij i takonte të shprehte një mesazh urimi, për këtë gëzim të gjithë shqiptarëve, por me heshtjen e tij: as mish as peshk, të lë të kuptohet që edhe ai nuk është fare i kënaqur me këtë zgjedhje europiane në vlerësim të Shqipërisë. Opozita dhe njerëz dashakeq të Shqipërisë, u gëzuan dhe trumbetuan- nisjen e procedurave të Parlamentit holandez për kthim të regjimit të vizave me Shqipërinë për zonën Schen-gen. Me kërkesë të Parlamentit holandez u kërkua: pezullimi i lëvizjes së lirë të qytet-

arëve shqiptarë nëpër Europë, si dhe kemi kërkesën për nisjen e “Frenave të dorës”, si masë emergjente gjoja të aktivitetit krim-inal të mafias shqiptare në Holandë. Ata deklaruan: se në Shqipëri ka një rritje të krimit të organizuar! Në fakt autoritetet europiane sidomos ato gjermane e kanë refuzuar me forcë këtë vendim të njëan-shëm të parlamentit holandez. Edhe kreu i misionit të BE në Tiranë z. Luigi Soreka ka mohuar të ketë një vendim të tillë nga BE dhe se Shqipëria ka plotësuar kriteret sipas KE, për lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Autoritet europiane gjithashtu kanë deklaru-ar se: Parlamenti holandez nuk mund të ndryshojë rregullat e lëvizjes në zonën Schengen. Është e çuditshme, që për çdo lajm jo të mirë që dëgjojmë në Shqipëri, jemi ne vetë shqiptarët dashakeq që reklamojmë me shpejtësi të parët të keqen që mund të ketë ndodhur. Ne jemi vetë që bërtasim fort, për gjoja rritje të drogës së prodhuar në Shqipëri, duke ua paraqitur europianëve si qeveri që nuk kontrollojmë dot situatën me drogën. Zotërinj! Europa dhe Amerika e di shumë mirë se kush e luan drogën në botë dhe nuk beson se është Shqipëria vendi që e prodhon, vendi që e konsumon më shumë dhe vendi që e shpërndan më shumë se ven-det e tjera. Droga është një fenomen mbarë botëror dhe europian dhe nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Është e çuditshme, se për çdo gjë pozitive apo arritje të popullit shqiptar, kërkohet të gjendet ndonjë kleçkë, apo mangësi, për ta mohuar apo për ta njol-losur atë! Për opozitën apo edhe për disa kritizerë të sëmurë, çdo gjë është negative, nxin dhe nuk ka asnjë gjë pozitive apo arrit-je! Ndërsa europianët pohojnë shumë arritje

të popullit shqiptar gjatë kësaj periudhe që po jetojmë. Edhe emigracioni po përdoret si një levë e këtyre njerëzve dashakeq, për të njollosur qeverinë dhe politikën shqiptare, si rrjedhim Shqipërinë. Rritja e shifrave të emigracionit shpjegohet me hapjen e kufi-jve me Europën dhe krijimi i lehtësirave në lëvizje. Sot një emigracion i ligjshëm për arsye politike, ekonomike apo të tjera po zhvillohet pothuajse në të gjithë vendet e Ballkanit, të cilët po emigrojnë për një jetë më të mirë. Situata e sotme në Shqipëri dhe problemet që ekzistojnë nuk janë pasojë e viteve të tanishme, por pasojë dhe shkak i ngjarjeve historike qysh në kohën e Skën-derbeut dhe më tej. Nuk mund të fajësohen vetëm qeveria e tanishme për emigracionin, por të gjithë klasat politike qysh herët. Edhe pandemia është një epidemi mbarë botërore, që po krijon probleme ekonomike, politike në shumë vende të botës, po opozita shqiptare e paraqet si një “fenomen shqiptar” dhe duket se është e kënaqur me rritjen e numrit të të infektuarve nga Kovidi. Ata po ja hedhin fajin vetëm drejtuesve të shtetit, duke mos kontribuar vetë në këtë drejtim. Ata japin receta për të mos mbajtur maska me arsyetimin se: populli është i varfër dhe bile disa deputetë të opozitës i heqin maskat në mënyrë demonstrative. Bëjnë thirrje për tub-ime në këtë periudhë, gjë e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e protestuesve dhe shkak për përhapjen e infeksionit. Për hir të karriges së tyre këta njerëz janë gati të “baltosin” Shqipërinë në sy të opinionit europian dhe botëror, duke mohuar çdo gjë të bukur që bëhet në Shqipëri, duke mërzitur jetën e të rinjve shqiptarë dhe të popullit të saj.

aganduar për t’i përdorur zgjedhësit si karrem për të rrëmbyer votat dhe pastaj… mirupafshim në zgjedhjet e ardhshme! Ku është drejtësia e kërkuar, e cila është kërkesa numër një e qytet-arëve, të cilët kanë tre dekada që qëndrojnë para dyerve të gjykatave dhe presin të zhvillohen proceset gjyqësore për pronat e grabitura nga mega korrupsioni. Për një drejtësi të vërtetë flasin të gjithë. Bëjnë demagogji kur thonë se jemi në rrugën e duhur. Në cilën rrugë është Shqipëria sot? Në rrugën e krimit? Në rrugën kur organet e drejtësisë po shtyjnë kohën dita-ditës duke mos u ndaluar në dosjet që kanë dekada në sirtarët e institucioneve të drejtësisë? Vetingu i famshëm nxori jashtë sistemit shumë gjyqtarë e prokurorë të implikuar me krimin. Ata nuk kanë të drejtë të futen në sistem për një kohë të miratuar me ligj.

Kaq është thënë deri tani. Për vjedhjen e shekullit, ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë tjetër. Ku kanë më nevojë për punë në gjykatë e prokurori ata, kur e kanë rregulluar anën ekonomike e financiare, përmes vjedhjeve që kanë bërë për aq kohë sa kanë punuar. Ata janë përjashtuar nga sistemi. Po vjedhja që kanë bërë për aq kohë sa kanë patur vulën e shtetit në xhep, do marrin ndëshkim? Në rast se puna mbaron këtu, pyetja shtrohet; Është shkelur ligji nga gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, të cilët janë pasuruar duke përvetësuar për shkak të funksionit? Kanë kryer këta vepër penale? Dikush shpërdoron detyrën, i vihen hekurat në vend, ndërsa për punonjësit e sistemit, që janë pasuruar nga fakirët, nuk ka ndëshkim ligjor. Hajde drejtësi, hajde! Ka një ngërç të madh që mban peng sistemin e ri dhe nuk e lë të reformohet sipas standardeve që kër-kohen nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Nuk ka dyshim që politika po e hedh në erë ngritjen e një drejtësie të pavarur dhe funksionale. Ashtu si e kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë, ashtu si e do vetë sistemi për të qenë sa më pranë njerëzve, të cilëve u kanë humbur shpresat se ky sistem do kthehet tek zgjedhësit, tek ata që mbajnë sytë të jenë të barabartë në këtë shoqëri me demokraci të brishtë. Kryeministri Rama thotë se nuk është kjo Shqipëria që duam. Dakord. Shqipëria ka tridhjetë vjet që lebetitet, lemeriset, ankohet, shahet nga brenda, nga ndërkombëtarët, nga miqtë, nga armiqtë, sepse nuk ka shkuar atje ku duhet. Kush e ka penguar Shqipërinë të mos bëhet ashtu si e duam? Këtë vend e duan të mirë, me standarde të larta, e duan të gjithë, që nga Sali Berisha, Lul Basha, Monika Kryemadhi, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Presidenti Ilir Meta, Fatmir Mediu e plot të tjerë drejtues par-tish e partiçkash. Kur doni që ky vend i vogël t’i bashkohet vendeve partnere, me demokraci profesionale, përse e pengoni të marrë integrimin e premtuar nga Bashkimi Europian?

Zgjedhjet e fundit në SHBA, ku doli fitues Joe Biden, ishin një shembull i madh që tregon

sa funksionale është atje demokracia. Kur flet demokracia e vërtetë nuk ka vend më për meg-alomanë, me politikat e tyre shteruese, mjerane, janë për t’u ardhur keq që dalin e kërkojnë vota. SHBA, fuqia e parë në botë, tregoi se me drejtësinë nuk luhet sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Drejtësia është zot dhe ata që duan ta nëpërkëmbin, duhet të maten mirë, duhet të dinë se për kë e kanë fjalën. Tek ne në Shqipëri ndodh krejt ndryshe. Drejtësia lëviz sipas rradakes së njërit apo tjetrit drejtues partie dhe politikani. Ndodh kështu sepse, nuk po vendoset një drejtësi që të ketë fuqinë e zotit. “Kur të vijmë në pushtet, do t’i zhbëjmë me ligj të gjitha vendimmarrjet e PPP-ve të Ramës”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha. Pse duhet pritur kaq gjatë, derisa të vijë fitorja e 25 prillit që të zhbëhen ligje e vendime që favorizojnë korrupsionin, njerëzit e kapur në vjedhje, që kanë grabitur prona dhe kapitale ko-losale. Organet e drejtësisë këtu janë. Bëni denon-cime të argumentuar, të bazuara, të mbështetura në fakte konkrete dhe nuk ka arsye për të dalë çdo ditë në konferenca dhe takim me gazetarë, duke përsëritur veten lidhur me përvetësimin e parave të qytetarëve nga qeverisja e Edit. Kjo është fare e lehtë për një opozitë, për çdo opozitar, madje për çdo qytetar që ka bindjen se korrupsioni po bën kërdinë. Ajo që duam të themi është kjo: do vijë një ditë që drejtësia, sistemi i drejtësisë t’u shërbejë falas qytetarëve? Që do të thotë: njerëzit do marrin drejtësinë e munguar pa paguar para? Do çlirohen shqiptarët nga slogani “jemi në drejtimin e duhur”? Boll me shprehje patetike që të nervozojnë, të demoralizojnë. Ka ikur koha kur shqiptarët kanë paguar rëndshëm për të marrë drejtësi. U shkoi jeta duke paguar, duke u hequr bukën nga goja fëmijëve për të majmur gjyqtarët, prokurorët, ndryshe ata nuk “të qajnë hallin”. Ndoshta ajo kohë ka kaluar. Pritet të rilindë një sistem drejtësie me fytyrën e demokracisë profesionale. Nëse ndodh të vijë ky çast, atëherë njerëzit do binden se e drejta është në krahun e tyre.

Hajde drejtësi, hajde! Ka një ngërç të madh që mban peng sistemin e ri dhe nuk

e lë të reformohet sipas standardeve që kërkohen

nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Nuk ka dyshim që politika po e hedh në erë

ngritjen e një drejtësie të pa-varur dhe funksionale. Ash-tu si e kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë, ashtu si e do vetë sistemi për të qenë

sa më pranë njerëzve...

Page 17: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z eMjerimi i drejtësisë ndërkombëtare nuk ka fund

Nga Islam KRASNIQI

Aktakuzat e Prokurorisë Speciale, të cilat prokurori i ka ndërtuar në Beograd na kthejnë prapa edhe një hap duke treguar edhe

një herë fytyrën e vërtetë të bashkësisë në ndërkombëtare e cila pa fije turpi pop-ullin tonë e quan ndërmarrje kriminale. Masakrat më të mëdha në historinë e njerëzimit i quan incidente, i mbyll sytë para vrasjeve të fëmijëve, grave dhe pleqve, dhunimet seksuale gjenocidin dhe në fund drejton gishtin nga UÇK-ja duke i quajtur ndërmarrje kriminale duke e ditur së UÇK-ja ishte vetë populli shqiptar. Europa shumë herë ka provuar të na dënojnë trimat por ata s'kanë faj sepse ata trima janë ata që botës

demokratike i hapën sytë për të vërtetën. Çlirimtarët nuk gjykohen askund në botë pse vranë bashkëpunëtorët apo armikun sepse ai ka qenë vendim i popullit, pasi që historia na ka mësuar së tradhtarët plumbin e kanë hak dhe nga pas ata i ndjek plumbi kudo që të jenë. Po e lidh këtu edhe një fjalë të Gjafo Idrizit gjatë gjykimit të Avni Rrustemit "po mundoheni të na dënoni trimin, por nuk është vrasësi ky, edhe unë po ta takoja do të shtisha mbi atë tradhëtar" sepse populli i ka dënuar bashkëpunëtoret e Serbisë dhe ata që kanë punuar kundër interesit të vendit. Po e quajnë Ushtrinë Çlirimtare ndërmarrje kriminale, e lind pyetja si mundet bashkësia ndërkombëtare ta ndihmoj një ndërmarrje kriminale me tërë arsenalin ushtarak që ka, duke sul-

muar Serbin nga qielli dhe toka, jo jo ata e kanë gabim sepse ky gjykim nuk është ndajë ushtarëve të UÇK-së, por do të jetë turpi i Europës dhe atyre që e përkrahen këtë themelim të këtij tribunali. Askush nuk është kundër drejtësisë, por duam që drejtësia të bëhet në shtetin tonë, sepse ata që mbyllen sytë nga e vërteta s'mund të sjellin drejtësi, pasi që për këto krime ishte themeluar Tribunali i Hagës, i cili ndau dre-jtësisë në mes të errësirës, ku akoma Serbia nuk na ka kthyer mira të zhdukur e Bash-kësia Ndërkombëtare e drejton gishtin nga ne. Ata mund të na dënojnë trimat, por nuk mund të na ndryshojnë të vërtetën, sepse e vërteta është si drita që shihet në mes të errësirës, ata mund të na dënojnë trimat por historia do të shkruajë për ta siç shkruajti

për Skënderbeun, për Ismail Qemalin. Këta trima nuk e patën fatin e Ademit e Hamzes, Mujes e Adrianit, Luanit e Agimit, por patën fatin të vazhdonin rrugëtimin e atyre që i falën jetën kësaj toke. Po kjo Europë është ajo që coptoi tokat shqiptare, po kjo Europë popullin shqiptar gjithmonë e bëri kurban, duke përfituar në fatkeqësinë e tyre, duke mos i harruar intrigat dhe mashtrimet ndaj në populli të vuajtur shekullor. Kjo padrejtësi është vetëm një vazhdimësi e tribunalit të Hagës, misionit të UNMIK-ut, EULEX-it apo edhe gjykatave europiane që na maltërtuan çlirimtarët me akuza të Serbisë. Ju mund t'i shani, t’i ofendoni, por historinë nuk mund të na ndryshoni, sepse këta trima më pushkën e tyre shkruajtën historinë me të bukur të popullit shqiptar.

Çlirimtarët e Kosovës nuk mund të vihen në një balancë me gjenocidin serbNga Kastriot ALIAJ

Jo vetëm Kosova, por të gjithë trevat dhe e m i g r a c i o n i k u banojnë shqiptarët,

janë dëshmi e një historie të hidhur, e një proteste masive në ndërgjegjen e tyre, për genocidin serb në shekuj mbi kombin shqiptar. Historia e tre-vave shqiptare kullon gjak, aq sa i ka de-tyruar edhe të huajt të ngrenë zërin, për atë çka ka ndodhur me shqiptarët në shekujt e mëparshëm. Dëshmi për gjithçka që ka ndodhur në Ballkanin problematik, është "Golgotha Shqiptare"apo holokausti para atij të hebrenjve, kur në vitet 1912-13, ser-bët shfarosën nga trojet e tyre etnike 500 mijë shqiptarë. Për këtë tragjedi të për-masave apokaliptike, flet libri i shkrimtarit hebre Leo Freundih "Akuza që ulërijnë", i cili proteston kundër shfarosjes kolektive të shqiptarëve në Ballkan. Ky libër ka qenë edhe një protestë ndaj Europës plakë, që nuk ka reaguar kurrë ndaj krimeve të Ser-bisë mbi shqiptarët. Holokausti i parë ishte ai 30 vjet para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, i planifikuar dhe zbatuar nga Serbia nga mesi i Tetorit 1912 deri në Mars të vitit 1913. Egërsia serbe që ra mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare nuk ka të përshkruar, siç flet libri me titull "Akuza që ulërijnë". Me mijëra burra të paarmato-sur të therur si bagëtia, gra të përdhunuara, pleq të mbytur, me qindra shtëpi të djegura e të rrafshuara për tokë. E sikur të mos mjaftonte kjo tablo makabre, historia përsëritet disa dekada më vonë, kur idetë dhe doktrinat famëkeqe serbe për genocid mbi shqiptarët, nuk u ndalën deri në konf-liktin e viteve 1998-99, ku numërohen 11 mijë e 800 viktima, ndër ta edhe të zhdukur pa lënë gjurmë, 300 fëmijë nën 5 vjeç dhe 1400 deri 18 vjeç, ndërsa 20 mijë gra janë përdhunuar nga paramilitarë, policë e ush-tarë serbë. Krimet persistente të serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, bëjnë apel për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, për të gjithë ata që kanë ideal lirinë e fituar dhe pavarësinë, duke zgjedhur midis të mirës dhe të keqes të mirën. Çlirimtarët e Kosovës që akuzohen se kanë kryer krime gjatë konfliktit dhe pas tij, kanë zgjedhur të mirën sepse ata nuk u ngritën për të bërë krime, por për të fituar lirinë dhe pa-varësinë e mohuar nga regjimet sadiste serbe në shekuj. Askush nga të katër ish-drejtuesit e shtetit të Kosovës, si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi e

Kadri Veseli nuk janë kundër misionit të Gjykatës Speciale, që ata vetë e miratuan. Ata kërkojnë zbardhjen e të vërtetës, me dokumente autentike dhe jo me hamendësime, romantizma e gojëdhëna të senatorit Dick Marty, për shtëpitë e verdha e të kuqe, sipas logjikës së pabesueshme të relatorëve serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë e Shqipëri. Akuzat e prokurorëve ndaj tyre për një seri krimesh lufte e krime kundër njerëzimit, të pavërtetuara, nuk mund të motivohen si një ndërmarrje kriminale, sepse lufta ka ligjet e saj, që nëse nuk e vret armikun përballë, atëherë do vritesh prej tij. Por në luftën e drejtë për liri e pavarësi, ndërmarrje kriminale ishin serbët dhe jo UÇK. Të katër personat e akuzuar i përka-sin ndërmarrjes së përbashkët, për çlirimin e Kosovës dhe shtetformimit të saj. Themeluesit e UÇK që sot ndodhen në bankën e të akuzuarve për krime lufte në Hagë, hodhën themelet e ushtrisë të një shteti të lirë e sovran. Ata nuk e ndërmorën këtë aventurë për hobi e për të kryer krime, por të detyruar nga mizoritë e serbëve mbi popullin e Kosovës. Një shtet pa ushtri, është si një ushtar pa armë. Aq më keq kur shteti i lirë i Kosovës nuk njihet nga dre-jtuesit serbë, të cilët vazhdojnë të lobojnë për mos njohjen dhe tërheqjen e njohjes. Ajo është gjithnjë e kërcënuar dhe rrezi-kuar, jo vetëm nga nacionalizmi atavist serb, por edhe nga organizata ekstremiste të kësaj natyre, që vegjetojnë sot në disa shtete europiane që janë edhe anëtarë të unionit. Por BE që po vuan sot pasojat katastrofike të pandemisë, është e shqetësu-ar edhe nga politikat e vjetra të ekstremiz-mit, që kërcënojnë lirinë dhe pavarësinë e popujve. Ky nacionalizëm ekstrem në Ser-bi e rrotull saj, që bëjnë thirrje (za dom spremni) po merr oksigjen edhe nga një gjykatë speciale, që në vend që të merret me krimet e panumërta serbe, vë në balancë veprimtarinë e çlirimtarëve të Kosovës. Ajo po vë në balancë luftën e drejtë të popullit të Kosovës, nëpërmjet UÇK, ku themelet e së cilës janë hedhur, me lëvizjen politike legale; "Kosova Republikë" në vitin 1981. Kjo lëvizje kristalizoi idenë për luftën e armatosur, që u karakterizua nga përpjek-jet për organizimin politik, si dhe për ngrit-jen e ndërgjegjes kombëtare, në nivelin e përgjegjësisë historike. Ajo vuri bazat e strategjisë ushtarake, bëri armatosjen, kri-joi çdo strukturë funksionale të nevojshme, duke marrë trajtat e një ushtrie moderne. Pas këtij organizimi ajo u vu përballë forcave policore e ushtarake serbe, që kish-in ndërmarrë genocid në këtë rajon të banuar historikisht nga shqiptarë autok-

tonë. Ajo ndërmori hapa të rëndësishme politike, për të bindur opinionin ndërkom-bëtar, për drejtësinë e luftës së tyre, që kishte për qëllim çlirimin e Kosovës. Ajo i bindi ndërkombëtarët si dhe faktorin shqiptar, se e vetmja alternativë, për të hequr njëherë e mirë zgjedhën shekullore serbe, ishte lufta e armatosur për një Kosovë të lirë e sovrane. Me organizimin, ndërkombëtarizimin dhe mbështetja që ju dha nga shumica e shteteve në botë, nga NATO e Shqipëria, ajo hodhi poshtë zërat nga të dy anët e kufirit, se UÇK është një organizatë terroriste, lëvizje marksiste-len-iniste e fondamentaliste islamike. Ajo nuk pati në krye terroristë por bijtë e saj më të mirë, që nuk kursyen as jetën për lirinë dhe

pavarësinë e vendit të tyre. Shembulli fry-mëzues e inkurajues për ta ishte legjendari Adem Jashari, heroi kombëtar që sakrifikoi të gjithë familjen për lirinë e Kosovës. UÇK nga çdo prizëm që të gjykohet, ajo është një vlerë dhe baza e ushtrisë së Kosovës, që mbart në vetvete një mision historik. Por këtë mision historik të saj kanë dashur ta përdhosin dhe denigrojnë për fat të keq, dy figurat e politikës shqiptare, Sali Berisha e Lulzim Basha. Berisha e quajti UÇK organ-izatë terroriste, duke qenë në një linjë me Millosheviçin. Ndërsa për përfshirjen e Bashës në veprime skandaloze, me akuza për trafik organesh dhe dokumente fallso kundër UÇK, në kohën kur punoi për gjykatën ndërkombëtare për krimet e luftës në Jugosllavi, ka folur ish-shefi për të zh-dukurit Jose Pablo Paraybar. Ai është shprehur se: "UNMIK nuk kishte juridik-sionin për Shqipërinë, nuk kishim mundë-si për të bërë një kërkesë zyrtare. Kam ardhur në Shqipëri me përkthyesin Lulzim Basha, i cili ka punuar si mbledhës të dhënash për këtë gjë. Ai kur u bë ministër i Punëve Publike, pas ardhjes në Shqipëri i mohoi çfarë ka bërë. Çfarë ka bërë ai? Ai ishte me mua dhe ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua, sepse ai kishte dosjen dhe së bashku me të jemi futur në Shqipëri ile-galisht, duke u paraqitur si inxhinier, por më vonë ai i mohoi të gjitha dëshmitë. Meg-jithatë vlerat e UÇK nuk mund t'i marrë nëpërkëmbë asnjë person dhe mbi të gjitha asnjë gjykatë. Zhvillimet demokratike në rajon, e bëjnë akoma më atraktive rolin e saj, si dhe të themeluesve që po gjykohen në Hagë. Ata nuk mund të gjykohen si ndër-marrje kriminale, sepse janë garanci për paqe e siguri në rajon e më gjerë. Ata janë pjesë e individualitetit autentik të UÇK, si kontribuuese për paqen dhe faktorizimin shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Gjykata Speciale që po gjykon ish-themeluesit dhe drejtuesit e shtetit të Kosovës, duhet të shër-bejë si një shembull i avancuar i Kosovës përballë Serbisë, e cila duhet t'u kthehet gjykimit të krimeve, që ka lënë pas si varre të hapura. Kosova po jep një shembull të lavdërueshëm përballë Serbisë, në respek-timin e ligjit në përballje me të kaluarën. Këtë rrugë për ndëshkimin e kriminelëve nuk e ka bërë kurrë Serbia, por i ka trajtuar ata me paturpësi si heronj, e jo si pjestarë të gjenocidit mbi popullsinë e pafajshme të Kosovës. Ajo duhet të bëjë gjestin më hu-man, duke i kërkuar falje publike popullit të Kosovës, për krimet kundër njerëzimit, si dhe të bindë opinionin ndërkombëtar, duke hequr dorë nga gjenocidi verbal për mos njohjen e shtetit të Kosovës.

Themeluesit e UÇK që sot ndodhen në bankën e të

akuzuarve për krime lufte në Hagë, hodhën theme-let e ushtrisë të një shteti të lirë e sovran. Ata nuk e ndërmorën këtë aventurë

për hobi e për të kryer krime, por të detyruar nga mizoritë e serbëve mbi popullin e Kosovës.

Një shtet pa ushtri, është si një ushtar pa armë. Aq më keq kur shteti i lirë i Kosovës nuk njihet nga

drejtuetsit serbë, të cilët vazhdojnë të lobojnë për mos njohjen dhe tërheqjen e njohjes...

Page 18: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT18 E Martë 17 Nëntor 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

Megjithatë këmbanat e alarmit të studiuesit nuk mbërritën tek ne, të botuesit, politikëbërësit, studiuesit e lauruar me shumë tituj, por pa libra, që t’i qasen seriozisht fatit të hidhur...

Studiuesi thotë se letërsia nuk ka përkrahje institucionale dhe shihet si mall

universitare, mendojnë dhe organizojnë veprimtari vetëm për Kadarenë dhe Agollin, sikur letërsia shqipe zë fill me këta shkrimtar dhe duket sikur do ta ulë siparin e vet me këta”, thotë ai.

Letërsinë po e vrasin me të gjitha format

Përballë kësaj situate, studiuesi Gjo-ka mes të tjerave shprehet se letërsinë shqipe po e vrasin çdo ditë nga pak, por kjo me të gjitha format. Për Gjokën që ka risjellë në vëmendje një status të bërë që në 2016, letërsia shqipe ende është e ngujuar në kafazin e politikës. “Është më serioze se sa duket, se sa e shohim, se sa rrekemi të bindim veten se kemi ose se nuk kemi tekste letrare. Letërsinë shqipe, po e vrasim nga pak dhe përditë, me të gjithë format, ku askush nga ata që ka shkruar në gjuhën shqipe, nuk shpëton nga përgjegjësia e mjerimit të letërsisë, si vatër ku strehohen horrat, politikanët, delirantët, matrapazët e historisë. Letërsia është atdheu i lirisë, i njerëzve të lirë. Letërsia shqipe ende është e ngujuar në kafazin e politikës, së të gjithë krahëve”, shprehet mes të

tjerave ai. Studiuesi Behar Gjoka prej vitesh me aktivitetin e tij ka qenë një nga zërat kritikë për problemet që has letërsia dhe mungesën e mbështetjes së autorëve nga politikat e institucioneve në vendin tonë. Por një letërsi e mirë për studiuesin Gjoka, i cili dhe më parë ka folur për problemet do të vijë kur të çlirohet nga mitizimi i korifenjve të real-izmit socialist. “Letërsia e mirë, do të vijë dhe do të pastrojë shërbesën, përdorimin dhe shpërdorimin e saj, sidomos kur të çlirohet nga mitizimi i korifejve të real-izmit socialist, që e kanë zatet për fyti fatin e letërsisë shqipe larg shërbesës dhe dobisë së famës”, shprehet Gjoka. Jo vetëm me statuse dhe reagime herë pas here, por dhe si drejtues i qendrës “Pjetër Budi”, studiuesi Behar Gjoka ka zhvilluar tryeza për letërsinë shqipe, problemet dhe zhvillimi i saj. Tryeza e fundit shkencore u zhvillua në muajin shtator këtë vit dhe bëri bashkë autorë dhe studiues të ndryshëm, që përfshiu kumtesa, pyetje dhe disku-time mbi problematikat e ndryshme të letrave shqipe.

Ekspozita “Dedë Jakova”, me imazhe të

rralla në muzeun “Marubi”

Behar Gjoka: Letërsia shqipe në rrezik, autori dhe teksti nuk janë as në periferi të

axhendës së politikave kulturore dhe botueseJulia VRAPI

Letërsia në rrezik dhe autori e teksti nuk janë as në periferi të politikave kulturore, në vendin tonë. Kështu shprehet studiuesi

i njohur Behar Gjoka, sipas të cilit letër-sia shqipe është në rrezik, edhe sepse politikat kulturore dhe universitare, mendojnë dhe organizojnë veprimtari vetëm për dy autorë. Reagimi i Gjokës vjen në një kohë kur dhe autorë e studi-ues të tjerë janë shprehur prej kohësh për politikat kulturore, që mungojnë në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre, ndër vite në fushën e letërsisë politikat e ministrisë nuk janë parë në ndihmë të saj apo dhe autorëve. Me të njëjtin qëndrim është dhe studiuesi i njohur Behar Gjoka, që ka rikthyer një status të tij të shkruar që në 2016. Por dhe sot shprehet ai nuk ka ndryshim për problemet, që has autori dhe letërsia. Studiuesi Gjoka shprehet se edhe pse ajo që ka shkruar ka disa vite, është dëshpëruese, që situata nuk ka ndryshuar. “Është titulli i një libri të T. Todorov, botuar në 2007 në Francë. U përkthye edhe në shqip, madje u fut me të madhe në leksionet e shkollave të larta. Megjithatë kambanat e alarmit të studiuesit nuk mbërritën tek ne, të botuesit, politikëbërësit, studiuesit e lauruar me shumë tituj, por pa libra, që t’i qasen seriozisht fatit të hidhur. Letërsia shqipe është në rrezik, sepse autori dhe teksti, nuk janë as në periferi të axhendës së politikave kulturore dhe botuese”, thotë Gjoka në pohimin e tij. Për studiuesin, e drejta e autorit është një tjetër problem dhe ai që paguan derteminon hartën e letërsisë. “E drejta e autorit ka mbetur pa autor, pra tani ai që paguan determinon hartën e letërsisë shqipe”, vijon ai. Gjoka shprehet më tej se rreziku në letërsinë shqipe qëndron dhe te fakti se shihet si mall që shitet, ku nuk mungojnë reklama të ndryshme. Por sa i takon politikave universitare ai thotë se në vëmendje janë vetëm dy emra autorësh për aktivitetet, që zhvil-lohen. “Letërsia shqipe është në rrezik, sepse mendohet vetëm si biznes, si mall që shitet, fal botuesve dhe reklamave televizive. Letërsia shqipe është në rrezik, sepse politikat kulturore dhe

Filmi i regjisores More Raça vazhdon në programe të huaja

QSPA: At Giuseppe Valentini, albanologu më i madh i shekullit XX

“Home is where the films are” i regjisores More Raça po vazhdon rrugëtimin nëpër programe ndërkombëtare dhe ka marrë çmimin special në programin “DunaDoc”, që përkrahet nga kanali tel-eviziv “HBO Europa” dhe nga programi “Fast Forward Pro-gram” i Qendrës së Filmit në Hungari. Çmimi “Documen-tary Association of Europe” është një mundësi për të bash-këpunuar me profesionistë dhe promovuar filmin, i cili është në fazën e zhvillimit dhe dokumenton një histori goxha

intriguese. Pas 20 vjetëve disa fëmijë tashmë të rritur vihen në kërkim të filmbërësve amer-ikanë. Synimi i tyre është që t’i gjejnë njerëzit që i kanë vënë në kontakt me kinematografinë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur qëndronin në kampin e Stenkovecit të Maqedonisë së Veriut. Programi “DunaDoc” është një forum profesional për dokumentarë kreativë, që është themeluar në vitin 2013. Qëllimi i tij është krijimi i lidhjeve në mes të kineastëve dhe audi-encës hungareze, me industrinë ndërkombëtare të filmave.

Më 16 nëntor të vitit 1979 ndërroi jetë albanologu i njohur At Giuseppe Valentini, i cilësuar nga studiuesit si albanologu më i madh i shekullit XX. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehet se përveç vlerave dhe arritjeve që e bënë të njohur ndërkombëtarisht si historian dhe albanolog, ai nji-het edhe si një ndër kritikët më të shquar të letërsisë arbëreshe. “Mund të thuhet pa ndrojë se De Rada qe i pari që arriti t’i bëjë të njohur Evropës ekzist-encën e një Shqipërie- Atdhe të heronjve e truall të njerëzve

me sentimente fisnike, të denjë për të rrojtur një jetë të tyren krahas të gjithë atyre kombeve që Zoti u ka dhënë një fytyrë, e rrjedhimisht një mision, shkruante Valentini”, shpre-het qendra. QSPA shkruan se gjithashtu hulumtoi edhe në veprën e arbëreshit tjetër të madh, Zef Skiroit, duke nxjerrë në dukje frymëzimin e poetit bazuar nga njëra anë në njohjen e thellë të këngëve tradicionale shqiptare dhe nga ana tjetër në traditën klasike të Karduçit, Dantes dhe Naim Frashërit.

TOB: Gjenovefa Heba, debutimi i parë në operën “Agimi”

Gjenovefa Heba (Zoraqi) ishte një soprano shumë e njohur. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar një foto të sopranos Gjenovefa Heba (1933-2012) dhe shprehet se aktiviteti i saj nisi si piktore kostumesh. “Me këto foto, sjellim sot një nga ish solistet e Teatrit të Operës dhe Baletit, sopranon Gjenovefa Heba. Ajo e nisi karrierën si piktore, ku njihet si piktore kostumesh në filmin "Skënderbeu". Pas kësaj eksperience, në vitin 1955, u emërua në Korin e Filarmonisë Shqiptare. Debutimi i saj i parë

ishte në operetën "Agimi" të Kristo Konos, në rolin e Lules. Dy vjet më pas, në vitin 1957, nisi studimet në Konservatorin P.I.Cajkovskij në Moskë, në de-gën e kantos, kurse diplomën e mbrojti në Tiranë nën drejtimin e pedagogut Mihail Ciko. Pas diplomimit u emërua soliste në TOB, ku vazhdoi të punojë deri në daljen e saj në pension, në vitin 1978”, shkruan TOB. Në TOB, krahas roleve, ka reali-zuar dhe një numër të madh koncertesh me një repertor të gjerë që përfshinte gjini dhe autorë të ndryshëm.

Hulumtimi i koleksioneve fotografike të arkivit mbetet njëri nga programet më të rëndësishme të muzeut kombëtar të fotograf-isë “Maryubi” në qytetin e Shkodrës. Sipas institucionit kjo synon njohjen, prezantimin e studimin e punës së autorëve të arkivit dhe sjell në vëmendje ekspozitën e hapur në mjediset e tij. ““Dedë Jakova” është pjesë e këtij programi dhe krijimtaria e tij i ofrohet për herë të parë publikut përmes një ekspozite autor. Jemi të hapur nga e marta në të dielën e ju ftojmë për ta zbuluar”, shprehet institucioni. Prej disa javësh në Shkodër po qëndron hapur ekspozita, me imazhe nga fotografi i njohur shkodran Dedë Jakova. Pamjet e rralla janë ekspozuar në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, të cilat përcjellin imazhet e kohës. Më herët, muzeu “Marubi” në një material shprehej se Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin foto-grafik më voluminoz në arkivin e muzeut. “Puna për hulumtimin e koleksionit të tij na ka njohur një foto-graf të kujdesshëm, të zh-dërvjelltë, një performues të jashtëzakonshëm, një personazh qendror të një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues të imazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik, ashtu edhe nga ajo estetike e ndjesore në momentet që ai përzgjedh të fotografojë”, thuhej në material. Më herët muzeu informoi për përgatitjen e kësaj ekspozite, e cila vjen në kushte të veçanta si pasojë e covid -19 dhe normalisht kërkon res-pektimin e rregullores së pandesmisë. E kuruar nga Lek Gjeloshi kjo ekspozitë sjell aktivitetin e Dedë Jakovës, të zhvilluar kryesisht në Shkodër. Në këtë ekspozitë përshkohen kalimet e forta ideologjike e politike, prej frymës së monarkisë e ndikimit të fashizmit italian, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit. Në këtë sistem u ndesh me procesin e shtetëzimit, në vitet ’60-të, i cili kulmoi me mbylljen e studiove fotografike private. Në vitin 1970 iu bashkua fotografëve të tjerë që e dorëzuan në shtet fondin e tyre, duke lënë në trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul. Dedë Jakova (1914-1973) lindi në Shkodër, në një familje intelektualësh. U shkollua në kolegjin saverian të qytetit, ndërsa mësimet e para mbi fotografinë i mori pranë Kel Marubit. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova” dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte eksluzivitetin

Page 19: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Vepra e autorit Jorge Accame, premiera u shfaq për një publik të kufizuar

nuk ka material, por e ka në mënyrë të fshehur, në mënyrë të koduar. Mjafton që ti të jesh i vëmendshëm dhe për çdo personazh ia bën vetë analizën. Pra të lë dorë në imagjinatë, fantazi dhe ta ndërtosh mbi etyde”, tregon regjisorja Elmazi. Sipas saj, personazhi kryesor në vepër është Gringa rol për të cilën u përzgjodh aktorja Justina Aliaj, një aktore që kishte plastikën dhe vokal për të kënduar. Regjisorja tregon se duke qenë se aktorja i përfshinte këto, ka menduar që ta çonte rolin në këtë dimension. “Pra ka plastikë, të jetë i tipit muzikal dhe ndërkohë të kishte dhe muzikë jo vetëm nga Justina por nga i gjithë stafi, dhe e gjithë vepra të ndërtohej mbi etyde. Një vepër, që të jepte shumë dorë për ta punuar për shfaqje dhe të dali shumë bukur në publik. Roli i Grigës u dublua nga Merita Dabulla dhe Justina Aliaj do të jetë përsëri në shfaqje”, thotë Elmazi.

Komedia sërish për publikunVepra është punuar dhe projek-

tuar për një skenë më të madhe dhe për një publik më të gjerë, ku sipas regjisores Najada Elmazi “Venecia” do të vijojë sërish me tu qetuar situ-ata për publikun. “Nëse do na duhet ta japim këtë shfaqje për një publik të kufizua sërish dhe në një skenë in-time do na duhet, që disa etyde ti për-shtatim. Nëse jemi në amfiteatër apo skenë më të madhe, ne do ti japim më

shumë rëndësi plastikës dhe pjesës muzikal”, tregon regjisorja. Edhe pse në kohë pandemie regjisorja Najada Elmazi falë punës së saj arriti të sjellë një komedi të bukur. Duke folur për personazhet e komedisë, regjisorja thotë se në këtë shfaqje figurat e saj janë fisnikëruar, sepse për atë që janë nuk ka qenë zgjedhja e tyre. “Në pamjen të parë duket sikur s’ka komedi, sikur publiku pret që ne ti përbaltim këto figura ngaqë ngjarja zhvillohet në shtëpi publike, por jo. Në fakt ne jemi munduar ti fisnikëro-jmë, sepse dikush thotë janë prosti-tuta, por nuk është zgjedhja e tyre, pasi është fati, jeta dhe pamundësia, dhe të gjitha kanë nga një dramë. Gringa i ka bashkuar, kanë gjetur ngrohtësinë njerëzore dhe janë bërë si një familje. Duke qenë se Gringa i ka shkëputur nga rruga ata mundo-hen t’ia plotësojnë dëshirën e fundit. Në një mënyrë të improvizuar ta ço-jnë në Venecia, sepse aty është qyteti që ajo ka takuar të dashurin e jetës”, thotë Elmazi. Ky projekt është fituar në Bashkinë e Tiranës dhe sipas reg-jisores së njohur Najada Elmazi edhe pse pandemia ekziston, arti duhet të mbijetojë. Regjisorja e njohur pohon se në këtë situatë njerëzit kanë nev-ojë dhe për ushqim shpirtëror. Ske-nograf dhe kostumograf në shfaqje Beqo Nanaj, konsulent artistik Pël-lumb Rira, koreografe Elvira Harizaj dhe producente Elvana Elmazi.

Vila e Athinasë, një nga elementët interesantë të arkitekturës romake

Komedia “Venecia”, regjisorja Najada Elmazi: Një vepër që të lë dorë në imagjinatë,

fantazi dhe ta ndërtosh mbi etydeJulia VRAPI

Komedia “Venecia” e autorit Jorge Accame është pro-jekti i radhës në fushën e teatrit, nga regjisorja

Najada Elmazi. Me punën e saj ndër vite me teatrin, si regjisore Elmazi ka sjellë për publikun vepra të ndryshme teatrore, dhe këtë herë zgjedhja e saj ishte komedia e autorit argjentinas Accame. Për shkak të pandemisë, premiera e komedisë “Venecia” u shfaq këto ditë nëntori në një mjedis alternativ në Tiranë për një publik të kufizuar, dhe në role kishte aktorë të njohur. Boshti i ngjarjeve në këtë komedi rrotullohet rreth per-sonazheve në një shtëpi publike, dhe një klienti të rregullt të tyre. Gringa është një tutore, tani e moshuar dhe e verbër e cila kujton të kaluarën e saj si kërcimtare. Ajo kujton edhe kohën kur dikush i kishte premtuar ta çonte në një vend me rrugë uji, vend të cilit ajo i mbante mend emrin, Venecia. Dhe gjatë komedisë bëhen llogaritjet se ku është Venecia, si të shkosh aty dhe sa klientë duheshin të paguanin që të shkoje aty. Rolet në vepër këtë herë regjisorja e njohur Najada Elmazi ia besoi aktorëve Justina Aliaj “Mjeshtre e Madhe” që punoi me personazhin kryesor Grin-ga, por për shkak të disa problemeve shëndetësore që ajo pati aktorja Merita Dabulla dubloi aktoren. Të tjerë aktorë në vepër janë dhe Klo-dian Hoxha me personazhin Cato, Rita nga aktorja Ina Gjonçi, Anila Muçaj si Graciela dhe Anderson Gurra si Marta. Regjisorja Najada Elmazi tregon, se ajo që ndikoi në këtë përzgjedhje të kësaj vepre është dhe ajo se çfarë i jep një regjisori një vepër në momentin kur e merr. “Shkruar nga autori argjentinas, “Venecia” është një vepër ku ngjarjet zhvillohen në një vend të humbur. Pra autori pak a shumë e lë të papër-caktuar, ku jetojnë gati në një familje. Është një tutore që drejton shtëpinë publike dhe tre prostituta. Fakti që zgjodha këtë vepër është sepse autori jep shumë pak informacion, shumë pak tekst. Duket si një vepër e cila

Jetesa arbëreshe, në dokumentarin “San Costantino Albanese”

MHK: Edith Durham, tregoi interes për kulturën shqiptare

San Costantino Albanese është një prej lokaliteteve arbëreshe, që gjendet e po-zicionuar në zonën e Luca-nia-s. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Ar-bëreshët shprehet se aty janë ruajtur të gjalla shumë nga elementet e jetesës tradi-cionale arbëreshe, të cilat së shpejti do të jenë pjesë e një dokumentari të titulluar “San Costantino Albanese”. “Kjo komunë është pjesë e 131 vendeve tërheqëse turistike për t’u vizituar në Lucania, e ndaj është pjesë e projektit

“Le 131 meravigli lucane” (131 mrekullitë lukane). Në trajler-in prej rreth 2 minuta e gjysmë, të dokumentarit që po realizo-het për këtë komunë, shfaqen detaje nga jeta e përditshme e komunitetit arbëresh të zonës, veshjet tradicionale, aktivitetet kulturore, peisazhet e natyrës, ambientet e kishave me elementet e veçanta të ritit bizantin, dhe momente nga realizimi i gatimeve aq të famshme arbëreshe të Lucan-ia-s”, shprehet Qendra e Stu-dimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në një material.

Mary Edith Durham (1864 - 15 nëntor 1944) ishte etno-grafe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ball-kanit dhe mike e shqiptarëve. Muzeu Historik Kombëtar shkruan se në fund të shek-ullit të XIX, etnografja Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në vendet e ndrys-hme të Ballkanit. “Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çësht-jen shqiptare. Ajo shkruajti

disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe. Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pas-qyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre. Edith Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështe-tur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve”, shkruan MHK.

Margariti: “Arkivi i Hapur”, një përzgjedhje e pikturave dhe skulpturave

Në Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdon të qëndrojë ekspozuar fondi i veprave. Min-istrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se arkivi prezanton një përzgjedhje të vepra. “Zb-uloni koleksionin e veprave të artit të Galerisë Kombëtare, nga e hëna në të shtunë, orari 10:00-16:00. “Arkivi i Hapur” prezanton një përzgjedhje të skulpturave dhe pikturave të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve”, thotë ministrja e Kulturës. Ekspozita me veprat e arkivit ka disa javë që është çelur, por nga autorë

të ndryshëm nuk kanë mun-guar dhe kritikat. Pinakoteka ishte institucioni i parë i arteve figurative në Shqipëri. GKA funksionon në bazë të statusit të saj i cili aprovohet nga Min-istria e Kulturës, si dhe nga rregullorja e saj e brendshme. Galeria Kombëtare e Arteve i ka fillimet e saj me përpjekjet e një grupi artistësh shqiptarë dhe të Komitetit të Arteve të vitit 1946. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.

Mozaikët e mrekullueshëm të Vilës së Athinasë në parkun arke-ologjik të Apolonisë mund të ndiqen përmes një turi virtual. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një video shkëputur nga puna e kryer nga specialistët përgjatë vitit 2018 dhe shkruan se Vila e Athinasë përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake në Apoloni. “Banesa ku është zbuluar një nga statujat e Athinasë daton në shek. II pas Krishtit dhe njihet për përmasat e saj. Sipërfaqja rreth 3500m² e cila mbulon ½ e insules, përfaqëson një nga rastet e pakta të zbulimit të një domusi romak në territorin shqiptar”, shprehet IKTK. Falë punës së special-istëve të Parkut Arkeologjik Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u bë e mundur hapja e këtyre mozaikëve, për të realizuar më tej dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës të degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe pro-movimin e tyre. Janë të shumta ambientet e banimit të shtruara me mozaikë, me motive nga më interesantet, në dhomat e njohura me emrat: “Dhoma e Ak-ilit”, “Dhoma e Aktorit”, “Hipokampi”, “Neraida” etj. Një nga takimet më mbresëlënëse me historinë që mund të keni në Shqipëri është në qytetin antik të Apolonisë, themeluar në shek-ullin e gjashtë para Krishtit. I ndërtuar në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorë grekë, qyteti ishte më i rëndësishmi nga mbi 20 qytetet në të gjithë Mesdheun që merrnin emrin e perëndisë së muzikës dhe poezisë, Apolon. Falë monumenteve e rrënojave të shpërndara në kodrat e parkut arkeologjik (më i madhi në Shqipëri), do të prekni nga afër shkëlqimin e periudhës helenistike dhe romake. Një sërë rrënojash e monumentesh të rëndësishme si shëtitorja B me kolonat dorike të shek. IV para Krishtit, çezmja madhështore e Nimfeut që është dhe monumenti më i madh i ruajtur i parkut, Porta e Temenosit me Obeliskun përballë e plot objekte e rrënoja të tjera, kanë shumë interes për vizitorët. Sikur të mos mjaftojë thesari arkeologjik që vizitohet në park, brenda mureve gjendet dhe Manastirit dhe Kisha e Shën Mërisë, të cilat së bashku me Muzeun Arkeologjik që ndod-het brenda manastirit, i shtojnë akoma më shumë vlerat historike, arkitekturore e kulturore të parkut.

Page 20: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT20 E Martë 17 Nëntor 2020

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ka dhënë mendimin e tij për per-formancën e kuqezinjve në ndeshjen e fundit, si dhe pritshmëritë nga dueli me Bjellorusinë. “Edhe Bjellorusia luan pak a shumë në mënyrë të ngjashme si Kazakistani, kështu që shpresoj që djemtë të jenë të frymëzuar dhe të motivuar për të zënë vendin e parë dhe shpresoj që ndeshjen ta fitojmë ne. Mesazhi im do të ishte thjesht që secili nga ata djem që është në fushë dhe jashtë fushe, të japë gjithçka për ta fituar ndeshjen duke u futur me seriozitet dhe mendoj se nëse secili jep maksimumin, them se kemi kualitet brenda që ta fitojmë”, theksoi Altin Lala pas fitores me Kazakistanin.

Kosova nuk ka pasur një ecuri të mirë në Ligën e Kombeve të këtij sezoni, sepse shu-mica e futbollistëve të saj patën probleme me kovidin dhe me dëmtimet e shumta. Kjo solli mangësi për trajnerin Bernard Shalond që nuk e realizoi dot objektivin e tij. ndërkohë, ka pasur elementë që po bëjnë përpjekje të lënë gjurmë me skuadrat e tyre, duke dhënë sinjale pozitive edhe në kombëtaren shqiptare të Kosovës, e i tillë është Vedat Muriqi. Ky i fundit ka pasur probleme për t’u përshtatur me Lacion, plus që erdhi direkt nga një fazë ndërprerje prej infektimit me virus. E pranojnë dhe mediat italiane që sulmuesi prizrenas hasi në vështirësi në fillim të eksperiencës në Lacio, por e riktheu

buzëqeshjen në dy ndeshjet me Kosovën, ku e gjeti golin ndaj Shqipërisë dhe ndaj Sllovenisë. Tash, 26 vjeçari synon të zhbllokohet edhe në Serie A. Vedat Muriqi e ka treguar në dy ndeshjet e fundit të Kosovës se sa vlen. Sul-muesi kosovar i realizoi dy gola, një kundër Shqipërisë në miqësore dhe një tjetër ndaj Sll-ovenisë në Ligën e Kombeve mbrëmë. Edhe pse Kosova i humbi të dyja ndeshjet, e rëndësishme për sulmuesin prizrenas ishte të zhbllokohej pasi po i mungonte goli që prej arritjes së tij në Lacio. Në 284 minuta të zhvilluar në kam-pionatin italian dhe në Ligën e Kampionëve, ish-futbollisti i Fenerbahçes e kishte vetëm një rast për të shënuar, atë kundër Juventusit. Një

top i Milinkoviçit nuk u arrit nga përfaqësuesi kosovar. Sidoqoftë, një lajm i mirë për Lacion është se po kthehet Muriqi i dikurshëm, i cili shënonte pothuajse në çdo ndeshje. Tash, pasi shkëlqeu me “Dardanët” (edhe pse e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar të mërkurën ndaj Moldavisë), Muriqi synon ta gjejë golin edhe në Serie A. Trajneri Simone Inzagi dhe tifozët kanë ende besim tek gjiganti kosovar, i gjatë 195 centimetra. Muriqi ka thënë se i nevojitet kohë për ta treguar veten edhe tek Lacio pasi ishte përballur me një lëndim dhe më pas ishte prekur nga koronavirusi. Dhe, duket se tashmë ka ardhur koha dhe Muriqi mund të shpërthejë në Serie A qysh këtë fundjavë.

Pas golave me Kosovën, Muriqi shpreson t’ia bëjë sefte me Lacion

Laçi luan në fundjavë ndaj Parti-zanit, në një sfidë delikate, për të dyja skuadrat, veçmas për trajnerin e skuad-rës kurbinase, Armando Cungu. Mirëpo, ndryshe nga dy sfidat e para kur skuad-ra e Armando Cungut ka pasur munge-sa lojtarësh, në këtë ndeshje me të kuqtë, skuadra do të jetë më e plotë. Me Tekon, Mazrekajn, Kërçikun që morën minuta edhe në Kupën e Shqipërisë, apo dhe me rikthimet e lojtarëve nga Shpresat që munguan ndaj Egnatias, kurbinasit do të jenë më të plotë. Kështu që ndaj të kuqve, në një sfidë delikate, synimi është marrja e 3 pikëve, aq më tepër që është një ndeshje delikate mes dy ekipeve me pretendime dhe fitoret në kësi ndeshjesh vlejnë shumë.

QËNDRIMIKuqezinjtë kanë fituar duelin e parë dhe shihen favoritë edhe nga kompanitë e basteve

Adriatik BALLA

Liga e Kombeve për këtë sezon mbyllet këtë javë, me ndeshjet e xhiros së fundit, ku pritet të ketë

emocione të shumta dhe surpriza në rezultate. Në grupin e katërt të Divizionit C të kësaj lige merr pjesë edhe përfaqësuesja kuqezi, e cila kërkon vendin e parë në grup, pasi ky është objektivi i kuqezinjve të trajnerit Edi Reja, një objektiv që nëse realizohet e ngjit Shqipërinë në Ligën B dhe i jep të drejtën të rivalizojë me vendet e para në Ligën C për një vend në Europianin e vitit 2024. Natyrisht, pozicioni i tanishëm i skuadrës dhe forma e mirë e grupit japin optimizëm dhe këtë e ka shprehur dhe vetë trajneri Reja në konferencat e zakonshme për shtyp, si dhe lojtarët në daljet e tyre për mediat. Shqipëria ndod-het momentalisht në vend të dytë në renditje, me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia, ndaj së cilës do të luajmë më 18 nëntor në Tiranë, një ndeshje që është përcaktuese për fatet e kreut të grupit. Bjellorusisë i mjafton një barazim për të qenë ajo fituesja e grupit, kurse Shqipërisë i duhet vendi i parë. Shanset janë të mira, e pranojnë të gjithë, pasi Shqipëria ka më shumë kualitet. Thuajse të gjitha kompanitë e basteve i japin më shumë pikë Shqipërisë për ta fituar këtë takim, me koeficient nga 2 deri në 2.5 të fitores kundrejt 2.6 deri në 3.2

për fitoren e “rusëve të bardhë”. Shqipëria ka lojtarë cilësorë që lu-ajnë në Serinë A, kurse Bjellorusia ka lojtarë kryesisht që luajnë në kampionatin e tyre. Cilësia teknike e lojtarëve kuqezi mund të vendosë fatet e ndeshjes. Specialistët men-dojnë se bjellorusët do të luajnë në mbrojtje, të ngjeshur, duke u përp-jekur të godasin në kundërsulm, kurse tanëve u duhet tëë gjejnë shpejt golin e epërsisë, në mënyrë që të nxjerrin rivalin nga “autobusi” i planifikuar në këtë takim. Edhe në aspektin sulmues Shqipëria ka treguar në këtë edicion të Ligës që qëndron më lart, ka statistika të vlefshme në këtë drejtim pasi kri-jon shumë raste. Problemi i vetëm i skuadrës tonë është se mungojnë

finalizimet, që do të thotë ka nev-ojë për një lojtar kalibri që lidh mesfushën me sulmin, pra lojtarin asist. Gjithsesi, Cikalleshi, Manaj dhe Uzuni, dhanë prova se dinë të përshtaten e të kenë efikasitet në lo-jën e tyre. Shqipëria e ka treguesin e aksioneve sulmuese në këtë ligë kombesh në masën 35%, kundrejt 28 % të bjellorusëve. Pra Shqipëria krijon më shumë raste dhe tenton ta fitojë ndeshjen nëpërmjet sulmit.

Bulku: Festën do ta lëmë pas fitores me Bjellorusinë

Zv/trajneri i Rejës, Ervin Bulku, është shfaqur optimist për fitore ndaj bjellorusëve, por ai kërkon që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mendojë seriozisht për këtë sfidë. Bulku tha se festa e vërtetë

Mbrojtësi i përfaqësueses tonë kuqezi, Marash Kumbulla, është ndalur këto ditë si pa-sojë e infektimit me kovid-19, duke u detyruar të qëndrojë larg skuadrës së Romës për ca ditë. Po kjo e ka penguar atë edhe të japë kontribut në Kombëtare gjatë këtij muaji, pra ai mungon në sfidat e fundit në Ligën e Kombeve. Marash Kumbulla është ende duke re-spektuar karantinën si pasojë e COVID-19. Mbrojtësi, humbi kështu edhe grumbullimin e nëntorit me Shqipërinë, ndërsa

së fundmi nëpërmjet Instagram ka treguar se edhe e dashura e tij, gjithashtu është pozitive me koronavirus. Në postimin e tij në rrjetet sociale, 20-vjeçari shpre-het se shoqëri në këtë moment është duke i bërë saga e Harri Poter, ndërsa nuk harron t’i ftojë të gjithë të bëjnë kujdes për t’i shpëtuar infektimit me COVID. “Përshëndetje të gjithëve, unë jam mirë dhe po vazhdoj peri-udhën time të karantinës. Për fat të keq edhe e dashura ime Greta, ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19. Për fat të mirë është

asimptomatike dhe tashmë jemi të dy që po kalojmë këto ditë izolimi në respektim të plotë të rregullave. Por, nuk e humbasim humorin. Përkundrazi, për të na ndriçuar këtë periudhë të errët është Harri Poter, që shpesh në të kaluarën më ka dhuruar buzëqeshje dhe e bën edhe tani. Kush është filmi juaj i preferuar nga kjo sagë? Një përshëndetje të gjithëve dhe bëni kujdes: Qëndroni të vëmendshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e Kumbullës.

Kumbulla në izolim bashkë me të dashurën, shkak pandemia Covid-19

Laçi ka grupin e plotë, për Cungun

vlen vetëm fitorja

Lala: Mund ta mposhtim me lehtësi Bjellorusinë, të luajmë si me Kazakistanin

Mungon Abrashi, Reja organizon stërvitjen

me dy grupe

SUPERIORE

SITUATA

Amir Abrashi do të mungojë kundër Bjellorusisë, për shkak kar-tonësh, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit është e plotë. Kuqezinjtë zhvilluan një seancë me ngarkesë të ulët fizike dhe për shkak të impenjimit që patën me Ka-zakistanin. Grupi u nda në dy pjesë nga ana e trajnerit Edi Reja, ku njëri grup përbëhej nga lojtarët që ishin titullar në ndeshjen e fituar ndaj Kazakistanit, që kreu vrapime të lehta rreth fushës, ndërsa grupi i dytë nga futbollistët që nuk ishin aktivizuar në përballjen me kazakët, ju nënshtruan disa ushtrimeve më të rënda. Morali i grupit është i lartë pasojë dhe e dy fitoreve radhazi të mar-ra, njëra në miqësoren me Kosovën dhe tjetra në sfidën zyrtare me Kazakistanin.

Ka avantazhe ndaj Bjellorusisë, Shqipëria më shumë cilësi teknike

e skuadrës duhet të ndodhë pas fitores me Bjellorusinë. Në një kon-takt me emisionin “Sport Time”, ai dha komentet e tij për pritshmëritë e këtij dueli final, duke u ndalur së pari tek fitorja me Kazakistanin. “Sigurisht që po, por tani kemi nisur të përgatitim ndeshjen e radhës. Po analizojmë ato që bëmë mirë dhe ato që gabuam dje, për t’i korrig-juar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës. Ne duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen me Bjellorusinë, pasi nëse duam të arri-jmë në vendin e parë në grup, na du-hen tre pikët. Mundësitë i kemi dhe çdo gjë e kanë lojtarët në këmbët e tyre. E përjetuam shumë mirë golin e Cikalleshit dhe normalisht që e festuam, por gjithçka mbaroi me mbylljen e ndeshjes, pasi men-jëherë u nisëm në vendgrumbullim dhe filluam të mendojmë për ndesh-jen e radhës”, theksoi Bulku. Ai beson se nuk ka cikël për lojtarët, të rinj apo të vjetër, për të ka rëndësi forma e futbollistit, e cila ndikon drejtpërdrejt në përzgjedhje dhe me këtë logjikë janë ftuar në ekipin përfaqësues futbollistë si Abrashi, Memushaj apo dhe Cikalleshi. “Çdo futbollist ka moshën apo ciklin e tij, por në ekipin kombëtar thirren gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. Përfaqësueset nuk janë si një skuadër të cilën e stërvit çdo ditë, por grumbullohen vetëm me raste dhe normalisht që luajnë ata që janë në gjendje më të mirë”, nënvizoi më tej Bulku.

Page 21: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 21

13:45 Bylis-Skënderbeu13:45 Kastrioti-Apolonia16:45 Vllaznia-Tirana16:45 Teuta-Kukësi16:45 Partizani-Laçi

NDESHJET, JAVA 3

Igli Tare duket se po përgatit pasardhësin e tij në radhët e Lacios. Drejtori sportiv shqiptar, një nga emrat më të lakuar në vitet e fundit në Itali e jo vetëm, po kërkon që të përgatitë një pasardhës të denjë të klubi italian. Prej disa kohësh, ai ka vendosur që të afrojë si vëzhgues një emër të njohur të futbollit ital-ian, ish-sulmuesin Alesandro Matri, i cili në karrierë ka veshur fanellat e skuadrave me emër në Serinë A si Juventus, Milan, Lacio

e Fiorentina mes të tjerash. Matri prej kohësh ka varur këpucët në gozhdë dhe është kthyer në vartësin e Tares, duke e ndihmuar këtë të fundit në monitorimin e lojtarëve që ka piketuar drejtuesi shqiptar. Ka qenë vetë Tare ai që ka kërkuar me ngulm Matrin, ndërsa tani e ka këshilluar këtë të fundit që

të nisë kursin e drejtorit sportiv në Koverçiano. Ky është një sinjal i qartë se po mendohet për të ardhmen pas Tares, i cili në fakt ka refuzuar shumë oferta tunduese gjatë këtyre kohëve.

Ardian Ismajli ishte një nga autorët e golave të fitores ndaj Kazakistanit. Ai mendon se kjo fitore e rrit moralin e grupit. “Besoj se kemi luajtur në grup të gjithë së bashku, edhe nga minuta e parë dhe te e fundit e kemi merituar absolutisht fitoren. Kemi dominuar në të gjitha repartet, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë. Por, me rëndësi që kemi marrë tre pikët dhe tani duhet të vazhdojmë në ndeshjen e radhës. Atmosfera

ka qenë shumë e mirë, por pas kësaj fitore do jetë dhe është shumë e mirë. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të mërkurën dhe nëse fitojmë dhe duhet të fitojmë, dalim të parët në grup. Nuk besoj te euforia se jemi të gjithë pro-fesionistë dhe duhet të rrimë me këmbë në tokë, dy ndeshje

kemi fituar, s’kemi bërë asgjë. Pas ndeshjes së të mërkurës mund të kemi eufori, nuk ka problem. Kemi shanse, kemi një objektiv dhe besoj do të marrim një fitore”, u shpreh Ismajli.

MBROJTËSI/ Ardian Ismajli: Kjo Kombëtare ka të ardhme, shpresojmë ta mbyllim në vend të parë

SURPRIZA/ Igli Tare ndjen presionin tek Lacio, shkak zëvendësuesi që po vjen rreth klubit

SOTSOT sport www.sot.com.al

Fitorja me Tiranën u kushtoi shumë durrsakëve që humbën sul-muesin Lorenc Vila, që u detyra të dal nga fusha nga një dëmtim, duke qenë edhe heroi i asaj sfide, që përfundoi me fitoren e durrsakëve. Por, kjo pe-riudhë pezullimi e Superiores edhe për shkak të sfidave të Kombëtares sigurisht që u ka ardhur në ndi-hmë durrsakëve, që të rikuperojnë sulmuesin që ka treguar një formë mjaft të mirë sezonin e shkuar por edhe në këtë edicion. Ai ka kaluar një fazë rikuperimi, ndërsa do të jetë gati për takimin kundër Kukësit. Mungesa e vetme do të jetë sërish Fabian Beqjan që vazhdon fazën e rikuperimit pas operacionit që bëri në pulpën e këmbës.

Egnatia ka ambicie për të kapur elitën, ashtu edhe moshat që kanë nisur të marin pjesë në kampiona-tet respektive zyrtare profesioniste sipas moshave. Por, duket se edhe infrastruktura do të ndryshojë. Ka nisur projekti i një stadium gjigant, ndërkohë që është punuar me ritme të shpejta edhe në fushën sportive në fshatin Lekaj, që ka qenë pjesë e Ko-munës Gosë dhe tashmë kanë kaluar administrativisht në varësi të Bashkisë së Madhe të Rrogozhinës. Punimet kanë afro 3 muaj që kanë nisur dhe po ecin me ritme të shpejta, teksa mendo-het që në pjesën e dytë të këtij sezoni, të dal në dritë investimi. Punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe pritet të ndërtohet një ambient komod.

DURRËSVllaznia-Tirana, takimi më i rëndësishëm i javës së tretë, derbi shqiptar luhet në “Loro Boriçi”

Adriatik BALLA

Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë të saj, ku padyshim bie

në sy Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Do të jetë një nga du-elet pikante të sezonit, pasi dihet rivaliteti midis dy skuadrave më të vjetra të kampionatit. Në Shkodër dëshirojnë të ruajnë ritmin e dy javëve të para në garë, ku Vllaznia është skuadra e vetme që ka marrë fitore të plota dhe mban kryesimin me 6 pikë, kurse Tirana, pas fitores me Kukësin në javën e parë, humbi duelin me Teutën në javën e dytë dhe për shkak të humbjes, por edhe eliminimit në Kupë përballë Korabit, shkarkoi trajnerin Emanuel Egbo, duke emëruar në krye të skuadrës teknikun Nevil Dede. E ndërsa kroati Bërdariç në krye të Vllaznisë synon fitoren e tretë, duket se për Tiranën kjo do të jetë një ndeshje shumë domethënëse. Kampionët në fuqi dëshirojnë të ruajnë staturën e tyre nga sezoni i kaluar dhe kanë nevojë për kalimin e situatës së vështirë. Por fusha në Shkodër nuk do të jetë e lehtë për ta. Për më tepër përballë një Vllaznie që këtë sezon e ka nisur me “marsh të pestë”.

Klasikja, prova e parë për trajnerin Dede

Java e 3 e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha në një ditë. Kësh-

tu, të shtunën e datës 21 nëntor, të gjitha skuadrat zbresin në fushë, ndërsa rezervohen disa sfida të spikatura. Sigurisht, vëmendja më e madhe shkon në Shkodër, atje ku luhet klasikja e Shqipërisë mes Vl-laznisë dhe Tiranës. Kuqeblutë vijnë në një formë shumë të mirë duke fituar dy ndeshjet e para të kampion-atit, ndërsa kanë shkëlqyer edhe në kupë. Ndërkohë, situata në kampin bardheblu është krejtësisht e ndrys-hme duke qenë se kryeqyetasit vijnë me një trajner të ri pas shkarkimit të Emanuel Egbo pas dështimit të skuadrës për t’u kualifikuar në Kupë, si dhe humbjes në kampionat me Teutën. Nevil Dede do të ketë mundësinë të zhvillojë të parën në stolin e Tiranës dhe kurioziteti mbe-tet i madh në mënyrën si do të pa-

raqitet skuadra. Ndërkaq, një tjetër sfidë me shumë rivalitet është ajo mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët që pas dy ndeshjeve kanë grumbulluar katër pikë, janë një nga skuadrat favorite për triumfin final, ndërkohë që verilindorët po ashtu shihen si një nga ekipet që do të luftojë për titull edhe pse sezonin e kanë nisur shumë keq me dy humbje. Në këtë ndeshje pritet kthesa për të mos rënduar edhe më shumë pozitat e ekipit, apo edhe trajnerit Gega. Ndërkohë, Partizani pret në Elbasan, Laçin. Të kuqtë e Ilir Dajës pas humbjes në javën e parë me Kastriotin, fituan me Kukësin, ndërsa kurbinasit e kanë nisur me “frena dore” duke marrë dy barazime në dy ndeshjet e para. Ndërkaq, po të shtunën luhet edhe Bylis-Skënder-beu, e Kastrioti-Apolonia.

Partizani ka marrë një fitore e një humbje në dy ndeshjet e para të kampionatit, por skuadra e Ilir Dajës shpreson që pas fitores së Kukësit të arrijë të marrë maksi-mumin edhe në sfidën e radhës. Përballë do të jenë kurbinasit që kanë një ekip shu më btë fortë dhe vtë etur për fitore, plus që vijnë nga dy barazime zhgënjyese. Pra për “demat” s’do të jetë e lehtë. Por shpresohet më e mira. Sido-qoftë, grupi në prag të këtij dueli ka probleme. Pranohet dhe nga burimet pranë klubit se Partizani ndodhet në siklet përpara sfidës

me Laçin, pasi dy lojtarë të të kuqve janë në rrezik për ndeshjen delikate të fundjavës. Braziliani polivalent, Uilliam Kordeiro Melo dhe Jasir Asani vazhdojnë të jenë të dëmtuar te Partizani. Melo stërvitet i diferencuar dhe vetëm në ambientet e palestrës, duke munguar në grumbullimet me skuadrën. Ndërsa Jasir Asani, nuk ka marrë pjesë as ditën e djeshme në stërvitjen e klubit. Anësori i “demave” ka pësuar një tërheqje muskulore dhe dëshiron që të jetë në dispozicion të Ilir Dajës për ndeshjen me Laçin. Kjo sfidë me

kurbinasit është si një barometër për të kuqtë dhe për të parë realisht forcat e tyre, aq më tepër që tashmë janë kompaktësuar si skuadër dhe kanë fituar siguri edhe në aspektin psikologjik, sidomos pas fitores në kampionat me Kukësin, por edhe kualifikimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Apolonisë. Mbetet të shihet performanca e Partizanit, por skuadra ka cilësi të mjaftueshme për t’ia dalë mbanë të përmbushë misionin e saj dhe misioni i Partizanit këtë sezon është të fitojë trofe e të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Partizani ka mungesa për duelin e radhës, shqetësohet trajneri Daja

Egnatia synon elitën, ka një projekt

për stadium të ri

Pushimi i bën mirë Teutës, po rikuperohet

sulmuesi Vila

Albetrol futet në krizë, ikën zv/trajneri

AMBICIA

KATEGORIA 2

Albpetroli, skuadra që ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar, e madje ka pasur dhe një brez të spikatur futbollistësh, që kanë luajtur jo vetëm me Naftëtarit në nivele të larta, që në verë dha shkëndija se do e priste një dimër i ashpër. Pas shumë largimeve të lojtarëve titullarë, largimi i trajner-it Marjol Miho pas dy humbjeve të para shqetësoi jo pak. Por, jo vetëm ai, nga skuadra është larguar edhe Marjus Kapaj, portier në Kategorinë e Parë, apo dhe përgatitës portierësh e zv/trajner. Duket se situata nuk është aspak e mirë te patasorakët që këtë sezon e nisën garën me preten-dime, por që duket se tashmë janë në një situatë aspak të mirë.

Klasikja shqiptare do të luhet të shtunën, prova e trajnerit Dede nis nga Shkodra

Luhatjet e skuadrave favoriteMe përjashtim të Teutës, e cila duket

se ka qëndrueshmëri në lojën e saj, por edhe në rezultate, ekipet e tjera të mëdha që pretendojnë titullin po kalojnë një fazë ridimensionimi. Tirana kampione në fuqi ka pasur probleme si në lojë dhe në rezultat, e po ashtu Kukësi, që llogaritet si pretendent për titull por që ka probleme serioze. Verilindorët kanë humbur dy ndeshjet e javëve të para, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të fituar titullin këtë sezon. natyrisht, Kukësi e ka cilësinë e grupit, pavarësisht ndryshimeve që ka bërë në merkaton e verës. Trajneri Gega erdhi me entu-ziazëm në krye të grupit, por deri tani Kukësi ka zhgënjyer. Ka zhgënjyer edhe Partizani, megjithëse ishte e pritshme të mos ishte në kapacitetin e tij, pasi të kuqtë nuk u lejuan të bëjnë merkato si pasojë e ndëshkimit nga UEFA. Gjithse-si, skuadra e trajnerit Ilir Daja ka marrë një fitore e ka tri pikë, duke bërë një hap përpara. Skuadra tjetër pretendente për trofe është Laçi, me një grup të konsolid-uar, por ka zhgënjyer me dy barazime në dy takimet e para. Pra, të gjithë pretend-entët për titullin kanë shfaqur probleme në startin e kampionatit, kështu që pritet me interesa java e tretë.

Page 22: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT22 E Martë 17 Nëntor 2020

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Sylvester Stallone, në kastën e aktorëve të filmit “The Suicide Squad”

1- Shkojmë dialektore 2- E kundërta e ngriti 3- Ish-këngëtarja lirike Koka 4- Arkë apo, ... 5- Një fshat i Tiranës në rrugën për në El-basan 6- Përemër vetor 7- Arkë e madhe prej druri që mbante nusja pajën 8- Lëng me erë të rëndë që përdoret në rast asfiksie 9- ... kafe, pa fund 10- Instituti Veterinar 11- Kaos, pa fund 13- Virna e skenës italiane 14- Kryeqyteti i një shteti ishull aziatik 16- Një shenjë e horoskopit 17- Luftëtar që del malit për liri 18- Çutra, ish futbollist i Dinamos 20- I thonë edhe çitjane edhe brekushe 21- Është figurë gjeometrike 22- Agjensia e lajmeve greke 23- Njeri i mefshtë që s’para mbush 24- Prift françeskan 25- Filmi artistik “... e para” 26- Një shtet gadishull në lindjen e largët 27- Një ishull i madh grek pa fund 29- Kripos ose ... 30- Lëngu i hidhur që prodhon mëlçia për tretjen e ushqimit 31- Agolli e skenës dhe pedagoge 33- Tip autobusi gjerman 34- Shpend që bie në kurth 35- Shkrimtari Dushi 36- Në fillim të bisedës 37- Okej.

1- Një fshat bregdetar në jug, gjiton me Dhërmiun 4- Zamira aktore 7- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 12- Profil metalik 13- Kuçedër 14- Një kryeqytet aziatik i një shteti ishull 15- Rreth në veri me kryeqendër Rrëshenin 17- Port sllo-ven në Adriatik 18- Kompozitori Arapi nëinic19- “ ... i Debervileve” një roman nga Dikensi 20- Është hamall në port 21- Mentar, përgjysmë 22- Ka qenë shërbimi i fshehtë ushtarak italian gjatë luftës 23- I thonë edhe çitjane apo brekushe 24- Ajo e ruan vreshtin, pa të fundit 25- I plotfuqishmi i një vilajeti në kohën e Sulltanit 26- Kura intensive kundër tumoreve kancerogjene 27- Lloj peshku i ujërave të ëmbla me ngjyrë ari dhe me katër fije si mustaqe nën hundë 28- Gjika i skenës tek filmi “Vetmi” 29- Mali i ... plazh afër Golemit 30- Fshat i Tiranës në kufi me Peqinin 32- Kompozitori Arapi në inic 33- Markë cigareje në Itali 34- Njëlloj si pretendim 36- Jashtëqitje e dythundrakëve 37- Drama “ ... e Kremlinit” 38- Tip i vjetër autove-ture ruse 39- Ato dalin nga pleqëria, i pashquar 40- Masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me 4047m2 41- Këngëtarja me ngjyrë Turner.

Aktori i njohur Sylvester Stallone i është bash-kuar kastës së aktorëve të filmit “The Suicide Squad”. Lajmin e konfirmoi vet ylli i filmave aksion. Filmi i bazuar në librat komik “DC Comics” vjen me regji të James Gunn, dhe aktualisht planifikohet të lanço-het nëpër kinematë e Britanisë së Madhe, më datë 6 gusht të vitit 2021. Stallone e ndau lajmin e mirë me gjithë fansat e tij në Instagram, duke e postuar një “screenshot” të një artikulli, i cili e paralajmëron përfshirjen e aktorit në këtë projekt filmik. “Puna me këtë regjisor të mahnitshëm në këtë projekt të jashtëzakonshëm, e ka bërë këtë vit edhe më të veçantë për mua. Jam një burrë shumë me fat që

kam pasur rastin të jem i rrethuar nga njerëz kaq të talentuar”, shkruhej në postimin e aktorit. Edhe regjisori James Gunn e ka konfirmuar lajmin se Stallone është angazhuar me rol në filmin e radhës “The Suicide Squad”, duke e postuar në rrjetet so-ciale një “selfie” me yllin e kinematografisë. Ai e ka lavdëruar talentin e aktorit në aktrim, pavarësisht se deri më tani ai ka qenë i angazhuar më shumë në projekte të zhanrit aksion. Nuk janë dhënë detaje rreth personazhit të cilin Stallone do ta portretizojë në film. Por, në “The Suicide Squad” ai do të luajë krahas aktorëve të njohur hollywoodian si Margot Robbie, Idris Elba dhe Pete Davidson.

Qeni Qeni im është aq i zgjuar, saqë

çdo mëngjes më sjell në tavolinë gazetën e ditës.

Shoku që e dëgjon këtë shprehje nuk çuditet dhe i thotë:

-Kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse këtë veprim e bëjnë të gjithë qentë.

Më pas burri i parë këmbëngul duke thënë:

-E veçanta e qenit tim është se unë nuk jam as i abonuar në shtypin e ditës.

VeshjaFqinja e katit të parë e pyet

fqinjën e katit të katërt, pasi sheh që përpara saj kaloi një femër e veshur mirë dhe në dorë mbante qeskën me plehra. Menjëherë fillon të pyes miken e saj:

-A e di se kur një femër dhe një mashkull vishet mirë?

Fqinja tjetër përgjigjet:-Sapo e pashë atë femrën e ve-

shur bukur e mendojë se femrat vish-en mirë kur dalin për të bërë pazarin, kur ujisin lulet, kur derdhin plehrat, kur flasin në telefon. Ndërsa për meshkujt nuk kam ndonjë mendim.

Në këtë moment ndërhyn fqinja tjetër:

-Meshkujt vishen mirë në funer-ale dhe në martesa.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 2 9 1 7 8

8 4 3 2

2 5

2 4 6 3 7

6 9 7 3 4 5

7 5

4 9 8

1 6

1 3 6 8

8 2 1 7

2 1 5

7 2 6

3 7 4

7 6 5 9

3 1 8 2

9 1 4 6

1 7 6

8 7 9 1

1 6 4

6 5 8 7

3 2

6 7

8

7 2 9

Modelja Isa Stoppi ndahet nga jeta në Milano

Modelja me famë botërore Isa Stoppi u nda nga jeta në Milano. Ikona e elegancës dhe bukurisë, ajo njihej si muza e fotografëve më të njohur, përfshirë Gian Paolo Barbieri, i cili e portretizoi atë si një perëndeshë me një gjarpër në qafë, në një foto që ka hyrë plotësisht në imagjinatën e historisë së modës, apo Richard Avedon i cili e quajti atë "modelja me dy liqene në vend të syve". Edhe Helmut Newton, Irving Penn dhe shumë të tjerë portretizuan modelen e famshme. Lindur në Libinë koloniale dhe e rritur në zonën e Piacenza, ajo u zbulua nga Diane Vreeland, redaktor-ja e famshme e “Vogue”, që i kushtoi modeles kopertinën e numrit të parë të “Vogue Italia”. Sidoqoftë, suksesi global erdhi në vitin 1962 kur ajo e gjeti veten, duke përfaqësuar Italinë në “Miss Universe”. Gjatë viteve ‘60 ajo u shfaq në kopertinat e revistave më prestigjioze në botë, duke u bërë fytyra e shtëpive të modës.

Page 23: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT E Martë 17 Nëntor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Në punë këtë kohë për ju gjërat janë më mirë dhe në ditët në vijim do të merrni një bonus shumë të rëndësishëm. Në dashuri ka shumë tension, tregoni kujdes.

23 shattor-22 tetor

Ju jeni në një udhëkryq në dashuri, mund të ktheni faqen ose të vazhdoni ta përjetoni atë në një mënyrë konfliktu-ale. Forma fizike nuk është në gjendjen më të mirë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të keni Hënën në shenjë, falë të cilës takimet e dashurisë janë me fat. Nëse jeni beqarë, shikoni përreth pasi është një ditë interesante për të bërë njohje të reja.

Në dashuri gjithmonë duhet të ankoheni për diçka. Mun-dohuni të mos ndikoheni nga faktorë të jashtëm dhe përpiquni të bëni takime të reja. Miqësitë forcohen në këtë periudhë.

Pas disa javësh tensioni tani më në fund gjërat do të fil-lojnë të përmirësohen. Klima është më e mirë në dashuri, se sa në marrëdhëniet me të tjerët këtë kohë.

Dashi Demi

Do të jetë një ditë e çu-ditshme për ju, në të cilën do të jeni shumë të diskutueshëm dhe do i bëni gjërat me shumë ngurrim. Mundohuni të mos debatoni me askënd.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Është një periudhë shumë aktive për ju me Hënën që ju jep hijeshi dhe shkathtësi, ndërsa zemra është plot pa-sion. Ju gjithashtu mund të ri-kuperoni një dashuri të largët.

Në dashuri jeni në një pikë kthese. Si çift do të gjeni pasionin, por kini kujdes nga një takim i fatit. Kjo kohë do të sjellë mundësi të mira edhe në punën tuaj.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj Gjeni entuziazëm në ak-

tivitete të reja, përfshirë ato fizike, të cilat mund t’ju ndi-hmojnë të shkarkoni agre-sionin e grumbulluar gjatë ditëve të fundit.

Telefoni OnePlus Nord 2, në treg vitin që vjen

Ju jeni argëtues dhe plot sharm dhe keni shumë mundë-si për të përparuar. E vetmja gjë është që rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme, do të duhet të prisni dhe pak.

HORIZONTAL

Hëna është e kundërt te ju, por kjo do të ndikojë edhe në një situatë që shqetëson part-neritetet dhe marrëdhëniet këtë kohë në jetën tuaj. Bëni kujdes.

Sharmi juaj është në rri-tje dhe situata është magjike për ndjenjat dhe takimet. Kjo kohë premton të jetë e qetë për ju, dhe takimet me njerëzit tuaj kanë rëndësi.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Dy binjakët paguajnë hipotekën me fitimet

nga video lojërat

1- Kushta, ish-futbollist vlonjat 4- Ato mund të jenë edhe elektromagnetike 7- Tip automjeti japonez 9- Konditat 11- Përemër vetor 13- Ana e mprehtë e thikës 14- Pije alkoolike që kanë përdorur piratët 16- Al-eksi shkrimtar 18- Figurë te urët e shahut 19- Humbjet që pëson malli gjatë shitjes dhe transportit 20- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur 21- I plot-fuqishëm i një vilajeti në kohën e sulltanit 22- Enë e madhe për ujë 23- Një nënë nga Gjirokastra 24- Ultësira në Kinën Qen-drore 26- Repart Industrial 27- Masa e be-lit për rrobaqepësin 28- Përemër vetor 29- Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët 30- Zotëroj 31- Është brinjë në skuadër 32- Banor i një krahine në jug të vendit, i shquar 33- ... Barleti 34- Figurë tek letrat e bixhozit 35- Pjesë gare çiklistike 37- Shkrimtari Dodani 39- Kumbarë 40- Zë në opera 42- Ai mban çatinë 43- Krahinë e gjerë fushore në zonën e Kurbinit 46- Saki, ish-trajner i përfaqësueses italiane 47- Djallëzi, lojë me hile në kurriz të një tjetri 48- Album me harta.

1- Bakërpunues 2- OKB 3- Kom-pozitori hungarez Franz ... 4- Objekt zbukurimi në veshin e një gruaje 5- Qoshe 6- Ata i tregojnë gjoksin dhe nuk u dridhet syri 8- Përgjeg-jësi i repartit 9- Shportë me thupra 10- Plaçkë lufte, shumës 12- Alberti, këngëtari popullor elbasanas 15- But-ka, poet 17- Fringo fare, i porsadalë nga fabrika 18- Gradë ushtarake 20- Shkak, arsye 21- Çekiç i madh 22- Cak, kufi 24- Një pjesë e tokës, ngastër, re-lief 25- Organizatë e fshehtë ushtarake italiane gjatë luftës 27- Kështu thirrej shkruesi i sulltanit 28- formacion ushtarak i sulltanit me njëmijë veta 29- Njëlloj si dorëzanës 30- Mundje kineze 31- Vend poshtë shtëpisë ku mbahej më parë bagëtia 32- Kalamaj, në mes 33- Dijetar 36- ajo pret fëmijët në mater-nitet 38- Lloj peshku liqeni me shumë hala 40- Është institucion riedukimi 41- “... e Forsajtëve”, roman trilogji nga Xhon Gollsuorth 44- Bujtinë primitive 45- Një lloj sporti.

k u l t u r e www.sot.com.al

Vëllezërit binjakë Matt dhe Ben Horton paguan hipotekën e nënës së tyre, pasi bënë 250 mijë euro në vit nga video lojërat. Dy 20 vjeçarët po ndihmojnë edhe të paguajnë për arsimimin universitar të vëllait dhe motrës së tyre pas fitimeve të mëdha që zhvilluan lojëra në internet, shkruan “TheSun”. Ata u bënë të suksesshëm kaq shpejt sa prindërit e tyre në fillim menduan se po merreshin me drogë kur 700 euro u shfaqën në llogaritë e tyre bankare si adoleshentë. Vëllezërit filluan të luanin video lojëra kur ishin vetëm fëmijë, duke vazhduar të mësonin se si të bënin lo-jërat e tyre nga e para. Dy vëllezërit jetojnë në Hackney, në lindje të Londrës.

OnePlus Nord po merr një pasardhës të ri, për t’i qëndruar besnik konceptit të kompanisë e cila është orientuar për të dhënë telefona të mençur me specifika të larta. Lajmi për pasardhësin e OnePlus Nord është dhënë nga një informator i besueshëm në Tëitter, i cili thotë se modeli i ri i Nord pritet të vijë në vitin e ardhshëm. Vlen të thuhet se Nord nuk ishte në dispozicion në SHBA, për dallim nga modelet premium të linjës sikurse modelet e fundit OnePlus 8 Pro dhe OnePlus 8T. Cicëruesi Max Jambor e ka konfirmuar se pasardhësi i modelit të parë Nord është në krijim e sipër dhe emri i koduar i modelit të telefonit është Denniz. Para Nord 2, pritet që tregu të plotësohet edhe OnePlus Buds Z.

Page 24: Rama fton Bashën për bashkëpunim dhe jep mesazh për një

GAZETA SOT24 E Martë 17 Nëntor 2020

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Barcelona hyri në një krizë të thellë disa muaj më parë për shkak të një elimin-

imi të turpshëm nga Liga e Kampioneve ku humbi përballë Bajernit të Mynihut 8-2. Dështoi të fitonte titullin kampion në Spanjë, dështoi të fitonte Kupën e Mbretit dhe çdo kompeti-cion tjetër, kështu që nisi një krizë e rëndë që kulmoi me marrëdhënien e rëndë mes Leo Mesit e presidentit Josep Bartomeu. Kjo përplasje solli më në fund dorëheqjen e Bar-tomeut, por klubi ka deklaruar së fundmi se duhen ulur pa-gat e lojtarëve në të kundërt shkohet në falimentim dhe një krizë afatgjatë. Një nga lojtarët e larguar nga klubi në momentin e krizës, Luis Suarez, i është rikthyer dhe një herë “shigjetimeve” të tij për klubin blaugrana. Ai vijon të shigjetojë klubin e Barcelonës, për atë largim të pamerituar, sikurse e konsideron ai, ndërkohë që pra-noi për herë të parë se ky për-jashtim nga blaugrana i ka dalë pozitiv, sepse të shumta kanë qenë klubet e mëdha që e kanë kërkuar atë. Por, pranohet që

QËNDRIMI/ Bendtner: Pirlon, Bufonin e të tjerë i

pashë të tymosnin në tualet

SULMUESI Prej 12 vjetësh futbollin në rang individual e kanë dominuar dy fut-bollistë: Lionel Mesi me 6 “Topa të Artë” dhe Kristiano Ronaldo me 5 “Topa të Artë”. Argjentinasi dhe portugezi kanë dominuar edhe me trofe të fituar, gola të shënuar, suksese ekipore etj. por, aktualisht, “ylli” por-tugez, Kristiano Ronaldo, vitin 2020 e kishte filluar me ambicie të mëdha, duke pretenduar që të arrijë trofe me skuadrën e Juventusit, por gjithashtu edhe çmime të rëndësishme individ-

uale. Mirëpo, viti 2020 për portugezin do të përfundojë vetëm me një trofe të fituar, atë të Serie A. Juventusi është shpall kampion i edicionit 2019-2020, të cilin trofe e ka festuar bashkë me Ronaldon. Por, synimi i 35-vjeçarit ishte trofeu i Ligës së Kampionëve dhe Kupa e Italisë, por që skuadra e tij ka dështuar në të dyja këto gara. Kupën e Italisë, Juve e humbi në finale nga Napoli. Ndërsa në Ligën e Kam-pionëve, Ronaldo shihej i denjë për Juven, por ata u eliminuan herët nga

ekipi francez, Lion. Ronaldo nuk shi-hej as si konkurrent këtë vit për “Topin e Artë”, i cili çmim anulua shkaku i pandemisë COVID-19. Në këtë fillim sezoni, ai u infektua me koronavirus, dhe mungoi në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, atë kundër Dina-mos së Kievit dhe Barcelonës. Por sikur mos të mbaronin të gjitha këto, Ronaldo dështoi që të triumfonte me kombëtaren e Portugalisë në Ligën e Kombeve, garë kjo të cilën e kishte fituar vitin e kaluar.

MBROJTËSI MESFUSHORI SULMUESI

Calhanoglu dhe Milani pritet të zyrtarizojnë “divorcin”

Rinovimi i Serxhio Ra-mosit vazhdon të jetë temë kryesore në shtëpinë e Re-alit të Madridit. Kontrata aktuale e mbrojtësit Serxhio Ramos përfundon më 30 qershor të vitit 2021. Si-pas gazetës spanjolle “AS”, për 34-vjeçarin ka interes konkret nga Paris San Zher-men, që është gati t’i ofrojë kontratë 3-vjeçare, nga e cila vetë futbollisti do të përfitonte 20 milionë euro në sezon. Ky propozim, nëse arrihet, do të ishte joshës për Ramosin, pasi në moshën 34-vjeçare do të nënshkru-ante kontratën e fundit, por

Milani po bën një pa-raqitje shumë të mirë në Serie A dhe pas 8 javëve të para mban kryesimin e kampionatit, me shpresa për trofeun. Por, ndërkohë, Mes-fushori Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani. Mesfushori turk nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin “kuqezi”. Kon-trata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij se-zoni. Oferta e “Rossonerëve” dhe kërkesa e turkut janë larg njëra-tjetrës, ashtu që mundësitë janë të mëdha që ai të largohet nga “San Siro”. Sipas mediave italiane, Atle-

Merkato e dimrit duket ende larg, por kjo nuk i pen-gon disa klube që të bëjnë lëvizjet e tyre që tani. Një prej lojtarëve që shihet e do të lëvizë është Osman Dembele, i cili deri tani ka dështuar tek katalanasit. Megjithatë, Barcelona dëshi-ron ta mbajë. Klubi thuhet se është i gatshëm t’ia japë edhe një mundësi sulmuesit për të dëshmuar veten. Madje, drejtuesit blaugrana i kanë ofruar vazhdimin e kontratës Dembeles. Francezi ka kon-tratë deri në qershorin e vitit 2022, kurse krerët e klubit i kanë ofruar kontratë dyv-

me terma “faraonikë”. Ai dëshiron të qëndrojë tek Rea-li, por për lojtarët që janë mbi 30 vjeç “Los Blancos” ofrojnë kontrata vetëm 1-vjeçare.

jeçare. Francezi vitet e fundit i ka kaluar duke u shëruar nga lëndimet, mirëpo këtë edicion e ka nisur mirë, duke shënuar tre gola dhe një asistim.

Suarez: Largimi nga Barça më doli pozitiv, përveç Atletikos m’u afruan 5 klube të mëdha

tiko Madridi është favorit për nënshkrimin e mesfushorit, i cili kërkohet shumë edhe nga Mançester Junajtid, Interi dhe Juventusi.

Ramos pëlqehet nga PSG, sheikët gati “thesin” me para

Ronaldo me sezonin më të dobët në karrierë, largimi nga Juve çështje kohe

Një prej futbollistëve të shquar danezë, Niklas Bendt-ner, ka trazuar paksa ujin në radhët e “kampionëve” të Ital-isë, Juventusit. Ai ka theksuar se se pirja e duhanit është gjë e cila ndodh te çdo skuadër, por gjatë kohës sa ishte pjese e Juventusit, ai insiston se i ishte bërë si traditë. Danezi ishte pjesë e Juves gjatë se-zonit 2012/2013 dhe me “Bian-coneri” në kohë të shkurtër e fitoi titullin e Serie A. Bendtner ishte huazuar nga skuadra an-gleze Arsenal te gjiganti italian dhe kishte luajtur vetëm në 11 ndeshje gjatë sezonit. “Ishte dita ime e parë dhe nuk mund t’i

gjeja djemtë, ishte e çuditshme, por pastaj i gjeta 10 apo 12 nga ta në tualet, me kafe duke biseduar dhe shijuar bisedën me cigare”, tha Bendtner. “Më ka bërë të ndihem mirë dhe sikur do ta shijoja kohën time këtu duhet kuptuar që pirja e duhanit nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe në Itali”, shtoi ai. “Kanë qenë edhe lojtarë të mëdhenj si Andrea Pirlo dhe Xhixhi Bufon, të dy në grupin të cilët i pashë duke pirë cigare. Në rast se e shikon karrierën e tyre dhe se sa profesionistë ata janë, atëherë nuk mund të mendosh ndonjë gjë të tillë për ta”, përfundoi Bendtner.

Dembele shihet dështim, por Barça do t’ia japë një mundësi

Luis Suarez nuk e harron kollaj Barcelonën. Edhe pse e larguan në mënyrën më të keqe gjatë kësaj vere sulmuesi uruguaian në një intervistë nga grumbul-limi me kombëtaren e tij ka deklaruar se nuk ndihet mirë, kur Barça luan keq dhe nuk arrin rezultatet e dëshiruara. Gjithsesi Suarez tashmë është i fokusuar tek e tashmja e tij dhe ajo është Atletiko Madrid. “Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletiko, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh

Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mung-esë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vi-jnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Mesin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez. Ndërkohë, një tjetër ikonë e Barcelonës, pra që ka luajtur me këtë klub, argjentinasi Havier Maskerano, ka njoftuar edhe zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli dhe daljen në “pension”. Në moshën 36-vjeçare Havier Maskerano i ka dhënë fund futbollit të

Sulmuesi uruguaian shigjeton dhe një herë tjetër klubin katalanas. Ndërkohë, një nga legjendat e Barçës, Maskerano, tërhiqet nga futbolli i luajtur

luajtur. Në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi Estudiantes që ishte i fundit për të në karrierë, ish-mesfushori i Liverpulit dhe Barcelonës ka komunikuar tërheqjen nga futbolli. “ Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falënderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, deklaroi Maskerano i cili ka fituar shumë trofe në karrierë ndërsa ka qenë edhe kapiten i Argjentinës. Mesfushori i lindur në vitin 1984 gjatë kar-rierës së tij ka veshur fanellat e skuadra të tilla si: River Plate, Korinthians, Uest Ham, Hebei Fortune, por kuptohet kulmin e karrierës së ka pasur te Liver-puli dhe Barcelona. Me fanellën “blaugrana”, me të cilën ka pasur edhe kulmin e karrierës, Maskerano ka fituar 5 tituj të La Ligas, 5 Kupa të mbretit, 2 Champions League, 3 Su-perkupa të Spanjë, 2 Superku-pa të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh. Ka fituar medaljen e artë me përfaqësuesen ol-impike të Argjentinës në dy raste, në vitet 2004 dhe 2008, ndërsa me përfaqësuesen A ka zhvilluan në total 147 ndeshje.