drejtËsia...
Post on 19-Feb-2020
3 Views
Preview:
TRANSCRIPT
* * * *
DREJTËSIA SPORTIVE
pandailir
SPORTI
pandailir
Njerëzit e duan SPORTIN
pandailir
Çfarë është Sporti?
Përgjigje dhe mendime mund të ketë shumë!
Por, përgjigjen e saktë dhe ligjore e gjejmë te
Ligji Për Sportin . . . .
pandailir
Ligji Për Sportin
Ligji Nr. 79/2017, datë 27.4.2017,
“Për sportin”
Fletorja Zyrtare Nr. 114, Viti 2017, faqe 6035 - 6049
pandailir
Sporti është . . .
“Sport” është tërësia e veprimeve psiko-fizike, që synojnëzhvillimin e ushtruesve, argëtimin, edukimin, ruajtjendhe forcimin e shëndetit, përmirësimin e mirëqeniessë gjithanshme të tyre dhe arritjen e suksesit në garatsportive.
(Neni 3, pika 19, i Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Sportisti
Por, kush bën Sport ?
“Sportist” është individi, ushtrues i një sporti
në forma të ndryshme,
i anëtarësuar në një organizatë sportive.
(Neni 3, pika 20, i Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Amatorë apo Profesionistë?
Sporti dhe Sportistëtjanë
Amatorë ose Profesionistë
(Neni 3, pikat 22 dhe 23, të Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Veprimtaria Sportive
Sportistët kryejnë
Veprimtari sportive
janë të gjitha format e veprimtarive fizike e sportive, të cilat, nëpërmjetpjesëmarrjes së organizuar apo të rastësishme, synojnë shprehjen osepërmirësimin e aftësive fizike e psikike, zhvillimin e marrëdhënieve
shoqërore ose arritjen e rezultateve sportive në garat e të gjitha nivelevedhe të gjitha grup-moshave, duke respektuar frymën sportive dhe duke vlerësuar ndershmërinë sportive. Veprimtari sportive janë veprimtaritë
konkrete, të zhvilluara në një formë, kohë apo vend të caktuar.
(Neni 3, pika 31, i Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Federatat
Ka shumë lloje sportesh, . . . dhe për t’i ushtruar në mënyrë të organizuarkrijohen
Federatat Sportive
janë persona juridik, që krijohen në formën e shoqatës, anëtarë të së cilësjanë shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe klubet sportive që ushtrojnë
veprimtari në një sport të caktuar, dhe që ka për qëllim organizimin, zhvillimin, promovimin, kontrollin, rregullimin dhe përhapjen e një sporti
të caktuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
(Neni 3, pika 6, i Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Termat
Kur në Sport organizohet
Garë
duhet të ketë
Rregulla
dhe duhet të zhvillohet me
Fair play
pandailir
Gara
Garë
Takim, ndeshje ndërmjet skuadrave
ose sportistëve për të fituar vendin e parë.
Përpjekje për të dalë i pari.
Konkurrencë.
pandailir
Rregullat & Rregulloret
Rregulla
Tërësia e veprimeve që duhet të bëhen në kohë,
vend dhe mënyrë të caktuar.
Rregullore
Tërësia e rregullave dhe e normave që shërbejnë
për të siguruar mbarëvajtjen e garës.
pandailir
Fair play
Fair play
Loja e ndershme, respektimi i
rregullave dhe trajtimi i barabartë i të
gjithë pjesëmarrësve.
(Neni 3, pika 19, i Ligjit “Për sportin”)
pandailir
Mosmarrëveshjet
Përderisa ka garë, konkurim
dhe rezultat, mund të ketë edhe . . .
MOSMARRËVESHJESi zgjidhen Mosmarrëveshjet në Sport?
ARBITRATION
pandailir
Drejtësia
Si në jetën e zakonshme, . . .
me Drejtësi
dhe, për zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve në Sport është
DREJTËSIA SPORTIVE
ARBITRATIONpandailir
Ku bazohet Drejtësia Sportive?
Drejtësia Sportive vepron mbi bazën e:
- Parimeve të përgjithshme të së drejtës;
- Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
- Ligjeve;
- Akteve nënligjore.
pandailir
Parimet
Parimet bazë të funksionimit dhe e drejta e ushtrimit tësportit në Republikën e Shqipërisë, përcaktohen në ligjin
“Për sportin”, ku, ndër të tjera, janë:
pandailir
E Drejta e ushtrimit të Sportit
- Të ushtruarit e sportit është një e drejtë e të gjithë
shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Askush nuk
mund të privohet nga kjo e drejtë pa shkak të
mbështetur në ligj.
(Neni 5, pika 1, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Barazia
- Parimi i barazisë,
- si një e drejtë e çdo shtetasi
për t’u marrë me sport.
(Neni 4, shkronja “a”, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Fair play
- Parimi i lojës së ndershme dhe korrekte,
i udhëhequr nga idealet olimpike dhe
parimet e etikës sportive.
(Neni 4, shkronja “ç”, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Ndalimi i diskriminimit
- Ndalohet diskriminimi në veprimtaritësportive për shkaqe, si bindjet politike a fetare, raca, etnia, gjuha, gjinia, orientimi seksual, gjendja ekonomike ose shoqërore.
(Neni 5, pika 3, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Propaganda e ndaluar
- Ndalohen organizimi dhe propaganda
politike e fetare në veprimtaritë sportive.
(Neni 5, pika 4, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Ku parashikohet Drejtësia Sportive?
Ligji Nr. 79/2017,
datë 27.4.2017,
“Për sportin”
KREU IV
DREJTËSIA SPORTIVE
pandailir
Fillimi i Drejtësisë Sportive
Drejtësia sportive fillon te
Federatat sportive,
të cilat krijojnë
Organet e gjykimit disiplinor
(Neni 23, pika 1, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Federatat
Panelet e gjykimitnë KAS
KAS me
7 Anëtarë
Çfarë bëjnë Organet e Gjykimit Disiplinor
Organet e gjykimit disiplinor
të federatave shqyrtojnë dhe vendosin
masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në veprimtaritë, garat sportive,
që kryejnë shkelje disiplinore ose teknike.
(Neni 23, pika 2, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Baza e Gjykimit Disiplinor
Organet e gjykimit disiplinor
të federatave bazohen në:
- Statutin e Federatës;
- Rregulloren e disiplinës së Federatës;
- Rregulloren e veprimtarisëpërkatëse.
(Neni 23, pikat 1 dhe 2, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Organet e Gjykimit Disiplinor në
Federata
Organet e gjykimit disiplinor nëpër federata
mund të jenë:
me një nivelose
me dy nivele.
pandailir
Me një nivel
Organ gjykimi disiplinor në federatë
me një nivel
Komisioni i Disiplinës
pandailir
Me dy niveleOrgane gjykimi disiplinor në federatë
me dy nivele.
pandailir
Komisioni i Apelimit – Niveli i Dytë
Komisioni i Disiplinës – Niveli i Parë
E Drejta e Ankimit
Nëqoftëse një nga (ose të dy) subjektet pjesëmarrës
në mosmarrëveshje janë të pakënaqur nga
Vendimi i Organit të Gjykimit Disiplinor të
Federatës,
mund të bëjnë
Ankim në
Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS)
(Neni 23, pika 3, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Afati i Ankimit
Ankimi
në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS)
bëhet brenda
15 ditëve kalendarikenga shpallja e vendimit.
(Neni 23, pika 3, i ligjit “Për sportin”)
15 ditë
pandailir
Çfarë është Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS)
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS)
është
Organ kolegjial
(Neni 3, pika 9, dhe neni 24, pikat 1 dhe 2, të ligjit “Për sportin”)
pandailir
Baza ligjore dhe nënligjore e KAS
Të drejtat, detyrat dhe veprimtaria e Këshillittë Arbitrazhit Sportiv (KAS) bazohen në këtoakte:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;
- Ligji Nr. 79/2017, datë 27.4.2017, “Përsportin”;
- Rregullorja e brendshme;
- Kodi i Arbitrazhit Sportiv.
(Neni 24, pikat 5, 6 dhe 7, të ligjit “Për sportin”)
pandailir
Përbërja e KAS
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), si organ kolegjial, përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, si përfaqësues të:
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar – 4 (katër) anëtarë;
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Special – 1 (një) anëtar;
- Dhoma Kombëtare e Avokatisë – 1 (një) anëtar;
- Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve – 1 (një) anëtar
Anëtarët duhet të kenë përvojë jo më pak se dhjetë vjetnë fushën e jurisprudencës ose ekonomisë.
(Neni 24, pika 4, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Kompetencat e KAS
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS):
- drejton,
- autorizon,
- mbikëqyr dhe
- kontrollon
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çështje të lidhura me sportin,
nëpërmjet
Paneleve të Gjykimit të mosmarrëveshjeve.
(Neni 3, pika 9, dhe neni 24, pikat 1 dhe 2, të ligjit “Për sportin”)
pandailir
Realizimi i Misionit të KAS
Për realizmin e misionit të tij,Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) duhet të sigurojë:
- infrastrukturën e nevojshme;
- legjitimitetin e paneleve të gjykimit të mosmarrëveshjeve;
- mbikëqyrjen e zhvillimit procedural të çështjeve; dhe
- ekzekutimin e vendimeve.
(Neni 24, pika 7, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Përbërja e Paneleve të Gjykimit
Panelet e gjykimit të mosmarrëveshjeve përbëhen (formohen) nga
Arbitra dhe Ndërmjetës
të zgjedhur nga lista e publikuar.
Kriteret e Arbitrave dhe Ndërmjetësve përcaktohen nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
(Neni 24, pikat 2 dhe 3, të ligjit “Për sportin”)
pandailir
Formimi i Paneleve të Gjykimit
Panelet e Gjykimit
të mosmarrëveshjeve,
në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS),
formohen sipas procedurës së arbitrazhit të përcaktuar në
Kodin e Arbitrazhit Sportiv.
pandailir
Panelet e Gjykimit me tre Arbitra
Për formimin e Paneleve të Gjykimit me
tre arbitra, zakonisht, si procedurë,
secili nga subjektet zgjedh një arbitër
nga Lista e Arbitrave dhe dy arbitrat e
zgjedhur,
zgjedhin një arbitër të tretë, i cili
kryeson Panelin.
Kur nuk e caktojnë dy arbitrat,
arbitrin kryesues e cakton Kryetari i KAS.
pandailir
Paneli i Gjykimit me një Arbitër ose
zgjidhja me një Ndërmjetës
Subjektet mund të bien dakord që ta zgjidhin
mosmarrëveshjen duke caktuar ata vetë (me konsensus)
edhe vetëm një Arbitër ose një Ndërmjetës nga Lista e
Arbitrave/Ndërmjetësve.
Në këtë rast, Paneli i Gjykimit përbëhet vetëm nga një
Arbitër ose çështja zgjidhet nga një Ndërmjetës.
pandailir
Kompetencat e Paneleve të Gjykimit
Panelet e gjykimit të mosmarrëveshjeve janë kompetente dhe
zgjidhin mosmarrëveshjet për çështje të lidhura me sportin.
Pra, fillimisht, në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS),
mosmarrëveshjet shqyrtohen dhe zgjidhen
në
Panelet e Gjykimit(me tre Arbitra ose me një Arbitër ose Ndërmjetës).
(Neni 24, pikat 2 dhe 7, të ligjit “Për sportin”)
pandailir
E Drejta e Ankimit ndaj
Vendimit të Panelit të Gjykimit
Nëqoftëse një nga (ose të dy) subjektet pjesëmarrës nëmosmarrëveshje janë të pakënaqur nga
Vendimi i Panelit të Gjykimit të Mosmarrëveshjeve (tëArbitrave/Ndërmjetësve), mund të bëjnë
Ankim në
Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS), si trup gjykues, me përbërje kolegjiale (me 7 Anëtarë).
(Neni 24, pika 8, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Afati i Ankimit ndaj
Vendimit të Panelit të Gjykimit
Ankimi
në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS)
bëhet brenda
30 ditëve
nga shpallja e vendimit.
(Neni 24, pika 8, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
Vendimi i KAS
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS),
në përbërje kolegjiale prej 7 (shtatë) anëtarësh,
shqyrton ankimin brenda
30 ditëve
dhe merr Vendim.
(Neni 24, pika 8, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
CAS Lozanë
Vendimet e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS),
ankimohen vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit
(CAS),
në Lozanë të Zvicrës.
(Neni 24, pika 8, i ligjit “Për sportin”)
pandailir
pandailir
Skema e Drejtësisë SportiveGjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) Lozanë
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) (me 7 Anëtarë)
= = = = = = =
Panelet e Gjykimit të Mosmarëveshjeve në KAS (me 3 Arbitra ose 1 Arbitër ose Ndërmjetës)
= = = = = = = = = ose = = = ose = = =
Arbitrat 1 Arbitër Ndërmjetësit
- - - -
- - - -
- - - -
- - - -
- - - -
Organet e Gjykimit Disiplinor në Federatat Sportive
Niveli i II-të = = = = = = = = = = = =
Niveli i I-rë = = = = = = = = = = = =
pandailir
Drejtësia Sportive
Drejtësi
për
Sportin
dhe
Sportistët.
Nën monitorimin e publikut sportdashës!
pandailir
Faleminderitpër
Vëmendjen !
pandailir
top related